Matura: Gjuhë dhe letërsi shqipe

Page 1

PËRGATITJE PËR

TESTIN E MATURËS GJUHË DHE LETËRSI SHQIPE

LETË LETËRSIA SHQIPTARE . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . 2 LETË LETËRSIA BOTË BOTËRORE . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . 6 LLOJET E VARGJEVE . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . 10 FIGURAT STILISTIKE . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . 14

SHËNIM I HARTUESIT Pasi që testi i maturës përmban më së shumti pikë (60) nga lënda e gjuhës shqipe dhe pasi që nxënësit kanë vështirësi për të mësuar lëndën si shkak i materialit të shumtë, në këtë skriptë kemi ofruar një përmbledhje të përgjithshme të kësaj lënde. Së pari, kapitujt 'letërsia botërore' dhe 'letërsia shqiptare' janë përmbledhur nga librat e klasës së 10-të, 11-të dhe 12-të të cilat në vete përmbajnë shumë material. Pastaj kapitujt 'llojet e vargjeve' dhe 'figurat stilistike' janë shtuar për shkak se shumë pyetje, nëse jo shumica, në testin e maturës janë të lidhura direkt me to.


1


LETËRSIA SHQIPTARE KULTURA TRADICIONALE Ndahet në gojore (e hershme) dhe e shkruar (e re). KANUNI I LEKË DUKAGJINIT – Vepra më e madhe e kulturës tradicionale shqiptare. Është kod i jetës. Ndërtohet sipas një diskursi kodifikues dhe u përmbledh nga Shtjefën Gjeqovi. KËNGËT KRESHNIKE – Apo ‘Eposi për Mujën e Halilin’ janë shumë të hershme (ilirike) dhe janë fiktive, heroike, figurative dhe hiperbolizuese. BALADAT – Janë të tipit kryesisht lirik por edhe epik e dramatik. Njihen si tragjikja individuale. Ndër to veçojmë: Besa e Konstandinit, Rozafa, Aga Ymeri etj. PËRRALLA – Fantazi e pastër, formë e gjatë e prozës gojore. Të gjatat nga to njihen si përralla novelistike. Hyrja dhe mbarimi përbëhen nga formula të gatshme. Karakterizohen me fund të lumtur.

DOKUMENTET E PARA NË SHQIP FORMULA E PAGËZIMIT (1462) FJALORTHI I ARNOLD VON HARFIT – Përmban 26 fjalë të cilat i nevojiteshin atij gjatë udhëtimit. UNGJILLI I PASHKËVE – (Shek. XV) U shkrua në alfabet grek.

LETËRSIA E VJETËR SHQIPTARE – 1. HUMANIZMI DHE FILOBIBLIZMI (XVI – XVIII) MARIN BARLETI – Humanisti më i madh shqiptar i cili shkroi të famshmen: HISTORIA E SKËNDERBEUT – Ka 2 pjesë e 13 libra. Përdor figurat e krahasimit dhe antitezës. GJON BUZUKU – Meshari (1555) kishte përmbajtje biblike. PJETËR BUDI – Shkroi: Doktrina e Kërshtenë, Rituali roman, Kush thotë meshë këto kafshë i duhet me shëlbyem, Pasqyra e t’rrëfyemit. Njihet si poeti dhe prozatori i parë shqiptar. FRANG BARDHI – Shkroi: FJALORI LATINISHT-SHQIP – Libri i parë jofetar në shqip. Pati 5000 fjalë. SKËNDERBEU (APOLOGJI) – Ku mbrohet identiteti shqiptar i Skënderbeut. 2


PJETËR BOGDANI – Çeta e profetëve përbëhet nga poezi të krijimit, të sibilave, përkushtuese.

2. LETËRSIA ARBËRESHE (XVI(XVI-XVII) Si vepër të parë pati ‘Doktrina Kristiane’ të Lekë Matrangës. Ndër autorët e tjerë veçojmë: JUL VARIBOBA – ‘Gjella e shën Mërisë virgjër’ ishte vepra e parë origjinale Shqiptare, Variboba poeti i parë i mirëfilltë shqiptar.

3. LETËRSIA E BEJTEGJINJVE (XVIII – XIX) U shkrua me alfabet arab. NEZIM BERATI – Shkroi Divanin me vjersha orientale. HASAN ZYKO KAMBERI – Ka shkruar poezi personale, shoqërore dhe satirike (p.sh paraja). MUHAMED KYQYKU – Shkrimtari i parë Çam. Shkroi: Evreheja (një heroinë me jetë të rëndë) dhe Jusufi (a.s) e Zelihaja.

4. ROMATIZMI (XIX) Ishte edhe një rilindje ‘e vonuar’ kombëtare. Aurorët kryesorë ishin: JERONIM DE RADA – Shkroi: Këngët e Milosaos, Serafina Topia, Skënderbeu i pafan, Parimet e estetikës etj. KËNGËT E MILOSAOS – Poemë dashurie mes Milosaos sundimtar dhe Rinës së varfër. Dallimi nuk i lë të bashkohen por bashkimi ndodh kur një tërmet rrënon Shkodrën. SKËNDERBEU I PAFAN – Përshkruhet ‘moti i madh’ i kohës së Skënderbeut. KONSTANDIN KRISTOFORIDHI – Përktheu disa vepra fetare dhe shkroi: Abetare, gramatika, fjalori etj. Vepra e tij letrare e vetme është: GJAHU I MALËSORËVE – HIJA E TOMORRIT – Është pothuajse dialog i pastër ku përshkruhet një ditë gjahu. Ka karakter alegorik. NAIM FRASHËRI –Rilindës e romantik. U mor aktivisht me çështjen kombëtare. Shkroi: ËNDËRRIMET – (në Persishte) Është veprër me ndjeshmëri dhe origjinalitet mediativ. BAGËTI E BUJQËSI – Është poemë lirike baritore njëkohësisht kryevepra e tij. LULET E VERËS – Poezi dashurie. QERBELAJA – Vepër bektashije. HISTORI E SKËNDËRBEUT – Të cilën e shkroi për të ngjallur ndjenjat kombëtare. Aty përshkruhet utopia shqiptare. 3


ZEF SEREMBE – Shkroi: Poezi italiane, këngë origjinale, kthimi i ushtarit, tingëllima të ndryshme, Vjersha etj. Është liriku i parë i madh i shqipes me veprat e tij elegjiake. ZEF SKIROI – Arbëresh, albanolog, poet, prozator, dramaturg e studiues që shkroi: Flamuri i Arbërit, Rapsodie albanesi, Mili e Hajdhia, Te dheu i huaj, kënkat e luftës, mino etj. MILI E HAJDHIA – Përshkruan dashuri tragjike. TE DHEU I HUAJ – Kryevepër arbëreshe e cila përshkruan asimilimin e tyre. SAMI FRASHËRI – Shkroi 50 vepra, ndër to janë: DASHURIA E TALATIT ME FITNETEN – Romani i parë turk. BESA – Ku babai vret të birin për shkak të fjalës së dhënë. Seria e veprave të tij shkencore përfshin Enciklopedinë e parë turke të Gjeografisë dhe Historisë. Veprat didaktike shqiptare janë: Alfabetarja, Abetarja e shkronjëtores etj. SHQIPËRIA Ç’KA QENË, Ç’ËSHTË E Ç’DO TË BËHET – Është manifest i rilindjes ku përshkruhet e kaluara e Shqipërisë, e tashmja e saj dhe shpresa për të ardhmen.

5. MODERNIZMI (XX) Sipas modernizmit, arti nuk duhet t’ju përmbahet formave e rregullave. NDRE MJEDA – Shkroi: Lissus, Lirija, Scodra dhe: VAJI I BYBLYLIT – Poezia më personale e Mjedës. Shkruhet gjatë një periudhe të gjatë kohore andaj fillon si vajtim i poetit (në rini) dhe racionalitet i tij (në pleqëri). ANDRRA E JETËS – Poemë për familjen shqiptare. Ka karakter alegorik. Tringa përfaqson fëmijërinë, Zoga rininë, Lokja pleqërinë. GJERGJ FISHTA – Poet kombëtar- shkroi: LAHUTA E MALCIS – Epope kombëtare e cila përfshin periudhën me gjysmës së shek. XIX dhe vitit 1913. Për ndjeshmëri të lartë veçojmë pjesën e cila bën fjalë për sakrificën e Tringës së Grudës kundër ushtrisë malazeze. Këtu dhe në disa vende autori përdor hiperbola. JUDA MAKABE – Ka tematikë hebraike ku kryepersonazhet Juda dhe Alkimi luftojnë për pushtet. Njëri me nder e me luftë ndërsa tjetri me ryshfet e tradhëti. NË HAJAT TË PARRIZIT – Është një dialog mes Skënderbeut , djallit dhe Pjetrit për Shqipërinë. FAIK KONICA – Shkroi: ‘Një ambasadë e Zuluve në Paris’, ‘Shqipëria si mu duk’ dhe kryeveprën: DOKTOR GJILPËRA – I cili ishte i shkolluar në perëndim dhe pasi kthehet në Shqipëri si ‘apostull i qytetarisë’ ai has në shumë vështirësi. Rrena, ryshfeti e prishja kanë kapluar shoqërinë. SHQIPËRIA KOPSHTI SHKËMBOR I EVROPËS JUG-LINDORE – Përshkruan Shqipërinë gjeografikisht, popullin e saj me të mirat dhe problemet e tij. Ka shkruar edhe ese për gjuhën shqipe ku thotë se ajo duhet të jetë shkruar në shekullin XII. FAN S. NOLI – Politikan aktiv, idealist e prift. Përktheu disa vepra të Shekspirit pastaj Servantesit dhe Omer Khajamit. Poashtu shkroi: 4


AUTOBIOGRAFIA – Ku përveq tjerash ka edhe elemente mitizuese si p.sh. ‘linda në natë të shenjtë’. ISRAILITË E FILISTINË – Është dramë me tri akte ku Samsoni, predikues Hebre, shkon tek Filistinët të cilët e mashtrojnë me femrën e bukur, Dalilën. HAKI STËRMILLI – Shkroi: Dibranja e mjerueshme, Burgu, Kalorësi i Skënderbeut dhe: SIKUR TË ISHA DJALË – U shkrua në formë ditari të Dijes e cila përfaqëson femrën shqiptare. Dija e do Shpendin por prindërit e detyrojnë të martohet me një 40 vjeqar. LASGUSH PORADECI – Llazar Gusho shkroi: ‘Vallja e yjeve’ dhe ‘Ylli i zemrës’ të dyja këto vepra me përmbledhje lirikash të forta e të thella. ERNEST KOLIQI – Tregimtar modern. Pro-italian që shkroi: Kushtrimi i Skënderbeut, Hija e maleve dhe: SYMFONIA E SHQIPEVE – Ku trajtohet trashëgimia e vjetër shqiptare. KANGJELET E RILINDJES – Është poemë me tema nga bota arbëreshe si: dashuria, vuajtja etj. Ndër novelat e toj numërojmë: (1) ‘Gjaku’, ku parashtrohet nevoja për reformimin e shoqërisë shqiptare. (2) ‘Diloca’, e cila pasi nuk u lejua të martohej me të dashurin vendos të ikë në Shkodër, por rrugës për atje ia vranë të dashurin. (3) ‘Tregtar flamujsh’ është një dialog mes një tregtari materialist dhe poetit idealist. MITRUSH KUTELI – Prozator modern që shkroi: ‘Ago Jakupi’, ‘Tregime të moqme shqiptare’. Ai trajton tema si: kurbeti, hakmarrja, dashuria, prishja shoqërore etj. Vepra kryesore është: TAT TANUSHI – Një prift i dashuruar në Kalijen e cila më vonë vdes për t’i shkaktuar dhimbje të mëdha Tanushit i cili pastaj bën mëkat kur vizaton ikonat e saj. Më pas ai bie në mëkat me një grua si pasojë nuk i pranohen lutjet dhe jeton shumë gjatë. Pas qindra vitesh pendohet dhe gjenë paqen. MIGJENI – Millosh Gjergj Nikolla shkroi: ‘Vargjet e lira’ të cilat janë lirike dhe elegjiake ndërsa në prozë shkroi: NOVELAT E QYTETIT TË VERIUT – Ku bëjnë pjesë edhe: (1) ’Studenti’ që trajton traditat e ashpra familjare. (2) ’Historia e njërës nga ato’ që trajton jetën e Lukës e cila bëhet prostitutë për të mbetur gjallë. (3) ’Bukën tonë…’ ku trajtohet varfëria për shkak të së cilës një nënë vendos ta shes veten për ta mbajtur gjallë fëmijën. Kur e kupton burri i saj atëherë ata ndahen dhe nënë prapë mbetet pa fëmijën e saj. (4) ‘Matanë gardhit asgja e re’.

5


LETËRSIA BOTËRORE 1. FILLET E LETËRSISË EPI I GILGAMESHIT – Është vepra më e vjetër e njohur, shkruajtur në 12 pllaka argjile në Babiloni 3000 p.r.l.k., në shkrimin Kuneiform. Gilgameshi ishte një gjysmë hyjni dhe mbret i cili pasi përjetoi vdekjen e mikut të ngushtë vendosi të kërkonte ilaçin e pavdekësisë. Pasi e gjeti ai prapë i humbi dhe kështu e la të vdiste në pallatet e tij.

2. KLASIKA GREKE (VII p.r.l.I p.r.l.I – VI p.s.l.k.) Themel i kulturës perëndimore. Ndahet në klasikë dhe helenistikë (Aleksandri). Poetët janë: Alkeu, Safo etj, (strofa safike ka 4 vargje, 3 të parat kanë 11 rrokje ndërsa e 4-ta ka 7-5) Diskurset: Poezi elegjiake (vajtuese), jambike (satirike), melike (personale). – Ditirambi (kushtuar dionisit), himnet (hyjnive), odet (njerëzve me cilësi të larta). HOMERI – Shkroi Iliadën dhe Odisenë, dy epope. Iliada flet për luftën e Trojës ndërsa Odisea kthimin e Uliksit në atdhe. Të dyja kanë karakter mitik. ESKILI – Tragjediografi që shkroi: Persët, Të shtatë kundër Tebës, Prometeu i mbërthyer, Orestia (triologji). ARISTOFANI – Komediografi që shkroi: Bretkosat, Retë, Princat etj. Me karakter satirik.

3. MESJETA (V – XV) Epike: Krijohen eposet kombëtare si: Këngët e Rolandit (Franceze), K. e Sindit (Spanjolle) dhe K. e Nibelungëve (Gjermane). Poashtu romane në vargje apo kalorsiake pastaj Romani mbi Trojën, Romani mbi Aleksandrin e madh etj. Lirike: poezi dashurie, balada (fetare) etj. Teatër: Misteret (histori shenjëtorësh), Moralitetet (ballafaqime me mëkatin), Interludet barokiene. KËNGËT E ROLANDIT – Ka për tematikë luftën e Krishterëve kundër Muslimanëve në Spanjë. DANTE ALIGIERI – Përfaqësues i ‘stilinovo’. Shkroi në latinisht por edhe në italisht kryeveprën e tij: KOMEDIA HYJNORE – Ferri (34 këngë) Purgatori (33), Parajsa (33) (gjithsej 100). Aligieri është kryepersonazh që bashkë me Virgjilin dhe Beatriçen kalojnë nëpër të tri skenat. Personazhet kanë karakter alegorik. 6


4. RILINDJA (XIV – XVII) Ringjallet kultura Greke dhe ndodh reforma e kishës. FRANCESKO PETRARKA – Shkroi ‘Libri i Këngëve’ që pati tematikë dashurie dhe formë soneti (14 vargje dhe 4 strofa, formacion 4-4-3-3). XHOVANI BOKAÇO – Dekameroni apo 10 rrëfime. MIGEL DE SERVANTES – ‘Don Kishoti i Mançes’ me ndihmësin Sanço Panço. Pasi merr të vërtetë çdo gjë që lexon dhe pasi lexon libra kalorsiak ai niset në luftë me përbindësha imagjinar. UILLIAM SHEKSPIRI – 154 sonete, 2 poema, 13 tragjedi, 14 komedi, 10 drama historike. Komedia: (1) Satirike: Zbutja e kryeneqes, Masë për masë etj. (2) Fantastike: Ëndrra e një nate vere, Nata e 12 etj. Tragjedia: (1) Romake: Jul Cezari, Antoni e Kleopatra etj. (2) Italiane: Otello, Romeo dhe Zhulieta etj. (3) Mbretërore: Hamleti, Makbethi, Mbreti Lir etj. ROMEO DHE ZHULIETA – Dy të rinj të dashuruar vendosin të martohen por pengesë është armiqësia në mes dy familjeve të tyre. Pasi Romeo detyrohet të kryej një vrasje dhe pastaj të iki dhe Zhulieta detyrohet të martohet me një kont ata të dy bëjnë vetëvrasje. HAMLETI – Ishte një princ të cilit i vdiq babai, pasi vdiq ai iu paraqit si vegim dhe rrëfeu se e ka mbytur i vëllai për t’ja marrë fronin dhe gruan. Hamleti vendos të hakmerret. Vepra është bërë e njohur për shkak të pyetjeve ekzistenciale dhe për shkak se në Hamletin ngërthehen veçoritë e çdo njeriu. SHUMË ZHURMË PËR ASGJË – Komedi satirike me shumë keqkuptime dhe lojra fjalësh.

5. KLASICIZMI (XVII) Karakterizohet me art drejtuar klasës së lartë. Imiton shumë autorët antikë. Është i vërtetë dhe i bazuar, i arsyeshëm, elegant. U shkrua në vargun Aleksandrin (12 rrokje me cenzurë në të 6tën). ZHAN RASINI – Poet tragjik që shkroi ‘Fedra’ (tragjedi pasioni), ‘Andromaka’ në stilin A dashuron B që dashuron C që dashuron D. MOLIERI – Zhan Batist Pokëlen ishte gjeni komik që përdori katarsin komik për ti vënë në lojë veset e njerëzve duke dashur të ndikoj në largimin e tyre. Ka dy lloje të komedive: (1) Komedi karakteri si: Koprraci, Tartufi, Don Zhuani, Mizantropi, I sëmuri për mend etj. (2) Komedi zakonesh si: Shkolla e burrave, Shkolla e grave, Gratë dijetare etj. KOPRACI – Këtu ai vë në lojë Harpagonin si një kursimtar i papërmirësueshëm. Nga kjo vepër rrjedh termi Harpagon. Ai flet gjithashtu për viktimat e Harpagonit (rrethin e tij).

7


6. ROMANTIZMI (XVII – XIX) Lëvizje për identitet kombëtar dhe liri shpirtërore e fizike. U zhvilluar kryesisht lirika. JOHAN VOLFGANG GËTE – Pati një vepër të madhe vëllimore dhe cilësore. Shkroi: Divani perëndimor-lindor, Gëci i Berlihingenit, Vuajtjet e djaloshit Verter etj. Vepra kryesore mbetet: FAUSTI – Tregim për një doktor të lodhur nga jeta e studimet e shumta të cilat nuk e dërguan askund dhe kështu vendos t’i ipet magjisë dhe lidhë pakt me djallin (Mefistofelin). As kjo nuk e dërgon gjëkundi dhe në fund zbulon se puna në të mirë të njerëzimit është lumturia e vërtetë. VIKTOR HYGO – Poet kombëtar Francez- shkroi: poezi lirike, epike, satirike; drama në vargje e prozë; romane historike, filozofike, simbolike; pamflete, polemika, fjalime etj. XHORXH BAJRON – Tip poeti romantik që shkroi: Muzikë dhome, Çajld Haroldi etj. ÇAJLD HAROLDI – (në strofë Spenseriane pra 9 vargëshe) Çajldi, alterego i poetit, bëri shtegtime në Evropë dhe në lindjen e saj. ALEKSANDËR PUSHKINI – Themeluesi i realizmit rus shkroi: Liria, Fshati, Ciganët, Robi i Kaukazit, Në Siberi, Monumente dhe: EUGJEN ONJEGIN –Roman në vargje që ka tematikë dashurinë mes Eugjenit dhe Tatjanës e cila është simbol i vajzës ruse.

7. REALIZMI DHE SIMBOLIZMI (XIX) Realizmi është kundërvënie ndaj romantizmit, simbolizmi kundërvënie ndaj realizmit. Realizmi është kritikë shoqërore, simbolizmi është i ndërlikuar dhe elitist. HONORE DE BALZAK – baba i romanit – të gjitha veprat i përmbledhi në një e cila quhet: KOMEDIA NJERËZORE – Përmban seritë: zakone, filozofi dhe analitike. Balzak në romane të ndryshme kthente të njëjtat personazhe. Pasi i bazoi ngjarjet në jetën personale letërsia e tij njihet si REALISTE. XHA GORIO – Shfaqë rrezikun e shkatërrimit të familjes. Xha Gorio blente me para dashurinë e të bijave, por kur mbeti pa para edhe ajo mbaroi. ÇARLS DIKENS – Shkroi romane sociale të bazuara në përvojën personale si p.sh. Dejvid Koperfilld, Oliver Tuist i cili ishte një djalosh jetim që shfrytëzohej nga disa mashtrues. FJODOR DOSTOJEVSKI – Shkroi: Njerëz të varfër, Adoleshenti, Netët e bardha dhe: KRIM E NDËSHKIM – Ku kryepersonazhi Raskolnikovi e pandehte veten si të lartë ndaj kreu një krim mizor kundrejt dy të ‘ultëve’. Pasi kryen krimin pason ndëshkimi i ndërgjegjes dhe në fund rilindja e tij si një njeri joegoist. 8


LEON TOLSTOI – Shkroi: Ana Karenina, Ringjallja, Atë Sergej, Haxhi Muradi dhe: LUFTA DHE PAQJA – Romani më i rëndësishëm rus që përshkruan qëndresën ndaj Napoleonit. EDGAR ALEN POE – Pati një jetë të hidhur kështu që u bë mjeshtër i prozës ‘horror’. Shkroi disa vepra ndër të cilat kryesorja është poema ‘Korbi’ (u shkrua me strofë 10 vargëshe). SHARL BODËLER – Poeti ‘i nëmur’ që shkroi ‘Lulet e së keqes’ si përmbledhje poezish por që kanë lidhje logjike ndërmjet vete.

8. MODERNITETI (XX) Termi ‘Moderne’ shpreh periudhën letrare më të afërt në kohë. FRANC KAFKA – Ishte një Çifuto-gjerman që jetonte në Çeko-sllovaki. Pati një jetë të izoluar. Shkroi: METAMORFOZA - Ku kryepersonazhi zgjohet në mëngjes dhe e sheh veten të shëndrruar në kandërr. Kjo vepër ka karakter alegorik sepse shfaq vetminë dhe diskriminimin e poetit në jetën reale. PROCESI – Ku përshkruhet simbolikisht sistemi i cili e ndjek vazhdimisht Jozef K. pa e ditur ai se për çfarë krimi akuzohet. Në fund të ngjarjes Jozef K. vritet. MARSEL PRUST – Shkroi ‘Në kërkim të kohës së humbur’ (roman) ku gjejmë historinë shpirtërore të autorit. GIJOM APOLINER – Ka shkruar kaligrame si: Krevata dhe ora, Zemra etj. XHEJMS XHOJS – Shkrimtari i shkrimtarëve – Ka shruar vepra si: ‘Portreti i artistit djalosh’ për të cilin ka gjetur motivin në jetën reale. EZRA PAUND – Kontradiktori – Shkroi ‘Cantos’ një vëllim me 120 këngë dhe një mozaik artistik. Vlen të përmendet për kritikën e sistemit bankar dhe kamatës pastaj anti-Amerikanizmin, fashizmin etj.

9


LLOJET E VARGJEVE KATËRROKËSHI – ndeshet rrallë në poezinë tonë, si varg i shkurtër, me mundësi të vogla shprehëse. Në shumicën e rasteve e gjejmë të përzier me vargje të tjerë, me gjashtërrokëshin dhe me tetërrokëshin dhe përdoret si refren i tyre. Ky varg përdoret si shtesë e vargjeve të tjerë. Përdoret si refren në këngët popullore. Si varg më vete e ndeshim në disa proverba popullore, pastaj në këngët dhe lodrat e fëmijëve.Vargu katërrokësh ka një ose dy theksa ritmikë: theksi ritmik bie në rrokjen e tretë dhe kur ka dy theksa ritmikë bie në të parin dhe në të parafundit. GJASHTËRROKËSHI – është varg tipik lirik që ka shtrirje të gjërë si në këngët rituale, të dashurisë, në vajet etj. Gjashtërrokëshin e ndeshim edhe te poetët tanë që nga Naimi e Çajupi, pastaj te Mjeda, Asdreni, Noli e deri tek autorët tanë të sotëm.Theksat e rregullt ritmik i ka në rrokjen 3 dhe 5 (mund ta ketë edhe nërrokjen e parë). Pra theksat rimik lëvizin. Si rregull mund të thuhet se te gjashtërrokëshi theksi i parë bie në një nga rrokjet e para, kurse i dyti në rrokjen e fundit. TETËRROKËSHI – është vargu më i përdorur në vjershërimin shqip dhe për nga përdorimi është vargu më i moçëm, të cilin e kanë përdorur edhe shkrimtarët tanë të vjetër si Lekë Matrënga, Pjetër Budi. Këtë varge ndeshim edhe në krijimet poetike të bejtexhinjve në shek. XVIII-XX. E ndeshim në të gjitha llojet e poezisë popullore: në këngët e djepit, në vaje, në këngët e dasmës, të dashurisë, pastaj në këngët epike si te këngët “Aga Ymeri”, “Halit Gashi” etj., në këngët lirike historike e deri te komedia në vargje. Me këtë varg i kanë ndërtuar e tyre më të bukur poetët tanë të Rilindjes. Kështu, p.sh. De Rada me këtë varg i ka shkruar poemat e tij të njohur “Këngët e Milosaos”,“Këngët e Serafina Topisë”, Gavril Dara i Riu me këtë varg e shkroi poemën e tij të bukur “Kënga e sprasme e Balës”, kurse Naim Frashëri e shkroi poemën e tij “Histori e Skënderbeut”. Me këtë varg shkruajnë edhe poetët tanë të sotëm si Dritëro Agolli, Kolë Jakova etj. Tetërrokëshi paraqitet me skema të ndryshme ritmike, por skema tipike e këtij vargu është 3-7. DHJETËRROKËSHI – është vargu më i përhapur në poezinë popullore, sidomos në ciklin e “Mujit e të Halilit”, të “Gjergj Elez Alisë”etj. Me një fjalë ky është vargu i poezisë epike jo vetëm e shqiptarëve, por edhe i popujve të tjerë të Ballkanit e më gjerë, si “Kënga e Rolandit” te francezët etj. Skema ritmike e këtij vargu është: 3-5 dhe 3-5-9. Trim mbi trima aj Gjergj Elez Alia (3-5-9) Qe nand vjet, nand varra n’shtat m’i ka (3-5-7-9) Veç nji motër nat’e dit’t kryetia lan varrt me ujt e gurrës nand vjeçe... (3-5-7-9) (Gjergj Elez Alia) Përveç këtij vargu unik, kemi edhe një lloj tjetër tëdhjetërrokëshit, të krijuar nga bashkimi i dy vargjeve pesërrokëshe në një të vetëm. Këtë lloj vargu endeshim te Çajupi, Mjeda, Noli etj. SHTATËRROKËSHI – është një varg i rrallë të cilin e ndeshim edhe në letërsinë popullore edhe në të shkruarën. E kanë përdorur Kristoforidhi, Mjeda endonjë poet tjetër nga rilindësit tanë. Skema ritmike etij është: 2-6. Theksi ritmik i tij ësht mjaft i lëvizshëm. Këtë varg e ka përdorur Ndre Mjeda në poemën e tij “ Andrra e jetës”. 10


NËNTËRROKËSHI - është varg i huazuar nga gjuhët neolatine. E ndeshim në poezinë e Fan Nolit, të Lasgush Poradecit e të poetëve të tjerë të sotëm. Skema ritmike e tij është: 2-5-8. NJËMBËDHJETËRROKËSHI – është një nga vargjet kryesore të metrikës italiane. Me këtë varg Dante Aligieri e ka shkruar veprën e tij “Komedia hyjnore”, kryevepër e letërsisë italiane dhe e asaj botërore. Edhe në gjuhën shqipe ky varg është përdorur që nga kohërat më të vjetra. Me njëmbëdhjetërrokësh Fan Noli ka përkthyer veprat e Shekspirit dhe rubairat e Omar Kajamit. Me këtë varg Ndre Mjeda i ka shkruar tingëllimat e tij “Lissus”, “Scodra” dhe “Liria”. Me këtë varga Dritëro Agolli i ka shkruar disa poezi të tij, si “Poema e udhës”, “Baballarët” etj. Ky varg paraqitet me shumë skema ritmike, por më të njohurat janë këto: 4-8-10; 6-10 dhe 4-610. TREMBËDHJETËRROKËSHI – është një varg shumë i rrallë të cilin në poezinë shqipe e ka përdorur vetëm Fan Noli. Ky varg përbëhet prj tri anapestash plus njërrokje në fund. Ekzistojnë edhe vargje të krijuara nga poetët tanë, duke bashkuar dy vargje me njëri-tjetrin. Kështu u krijua vargu dymbëdhjetërrokësh nga bashkimi i dy gjashtërrokshave, pastaj vargu gjashtëmbëdhjetërrokësh i formuar nga bashkimi i dytetërrokshave. Me vargun dymbëdhjetërrokësh Çajupi e ka shkruar poezinë e tij të njohur “Vaje” dhe disa fabula. Këtë varg e ndeshim edhe në poezinë popullor edhe sipas Dhimitër Suteriqit, Çajupi ka të ngjarë ta ketë marrë nga poezia popullore, por duke e përpunuar dhe përsosur atë në krijimet e tij. Dymbëdhjetërrokëshi është përdorur që nga fundi i shekullit XIX dhe është përdorur edhe më vonë në krijimet popullore. Përveç këtij dymbëdhjetërrokëshi ekziston edhe një dymbëdhjetërrokësh tjetër, i cili është formuar nga bashkimi i një tetërrokëshi me një katërrrokësh. Edhe këtë lloj vargu e ndeshim si në poezinë popullore, ashtu edhe në poezinë e shkruar (Memo Meto, Fatmir Gjata, Ismail Kadare etj.). KATËRMBËDHJETËRROKËSHI – e ndeshim shumë rrallë në poezinë shqipe. Përbëhet prej dy vargjeveshtatërrokëshe dhe theksohet sipas shtatërrokëshave që e përbëjnë. Ka dy theksa kryesorë të palëvizshëm: 6-12. Vargu katërmbëdhjetërrokësh ndryshe quhet aleksandrin, sepse këtë varg më parë e kanë përdorur poetët e qytetit të Egjiptit, Aleksandria. Me këtë varg është shkruar poema franceze “Romani i Aleksandrit” në shekullin XII, prej nga vjen edhe emri i tij, që është përdorur shumë në letërsinë franceze. Aleksandrini francez ka dymbëdhjetë-rrokje të ndarë në dy gjashtërrokësha, me çezurë dhe dy theksa të detyrueshëm në vargun e gjashtë dhe në të dymbëdhjetin. Me këtë varg në shekullin XVIII janë shkruar tragjedi. GJASHTËMBËDHJETËRROKËSHI – është formuar nga bashkimi i dy tetërrokshave. Ndryshe ky varg quhet varg naimian, sepse këtë varg i pari e ka krijuar edhe e ka përdorur poeti ynë i madh, Naim Frashëri, në poemën “Bagëti e bujqësi”. Këtë varg shpesh e ka përdorur edhe Lasgush Poradeci në disapoezi të tij. VARGI I LIRË – lindi si shenjë revolte e krijuesve ndaj formave tradicionale të metrikës, por megjithatë shumë forma të lashta të vargut mund të konsiderohen si vargje të lira dhe këto forma përdoren edhe në krijimet poetike të poetëve bashkëkohorë. Përkundër vargjeve të matura, vargjet e lira kanë një orgnizim krejt tjetër, më të ndërlikuar se vargjet e matura. Ato janë të organizuar sipas mendimit dhe ndjenjës që shprehin, nga një ide e caktuar, nga ritmi 11


i tyre që quhet ritëm i brendshëm, që lidhet më tepër me kuptimin që shprehin ato, pastaj me intonacionin e të folurit të emocionuar, të gjallë e deri te kombinimi i elementeve dhe i vargjeve të tëra, të marra nga sistemi tradicional i vjershërimit. Andaj nuk ekziston një varg plotësisht i lirë, në të kundërtën ai do të shndërrohej në prozë. Ai është një varg që nuk ka një numër të caktuar rrokjesh, as vendosje fikse të theksave ritmikë. Si poet i parë i vargut të lirë përmendet shkrimtari amerikan Ëolt Ëitman me përmbledhjen e tij “Fije bari” të botuar në vitin 1855. Në letërsinë shqipe vargun e lirë për të parën herë e ka përdorur Asdreni në veprën e tij “Psalme murgu” ndërsa vendin e vërtetë ia dha poeti ynë i “Vargjeve të lira”, Migjeni. VARGU I THYER – është varg i cili krijohet duke thyer vargun e rregullt për arsye të ndryshme, për të veçuar një fjalë, një pjesë të vargut nga pjesa tjetër, për të shquar atë pjesë me qëllim të krijimit të vlerave të reja emocionale. Dyvargëshi në letërsinë orientale quhet bejte. Dyvargëshin e hasim shpesh në proverbat popullore. TREVARGËSHI (it. terzina – trevargësh, ose terzarima – e treta rimë, tercina) – është strofë e përbërën nga tri vargje, e shkruar zakonisht nënjëmbëdhjetërrokësh. Vargjet në trevargësh lidhen me rimë të alternuar; vargu i parë rimon me të tretin, që është i fundit në strofë; vargu i dytë me vargun e pare të strofës së dytë etj. Trevargëshi mbaron me një varg të veçantë, që rimon me vargun e parafundit të trevargëshit të fundit. Trevargëshin e ka përdorur me mjeshtëri të rrallë poeti italian Dante Aligieri në veprën e tij “Komedia hyjnore”. KATËRVARGËSHI (katreni, fr. quatrin – katërshe) – është një nga llojet më të përhapura të strofës poetike e përbërë prej katër vargjesh të lidhur me skema të ndryshme rimash. Në poezinë orientale katërvargëshi quhet rubai. PESËVARGËSHI (gr. pentastik) – strofë prej pesëvargjesh me skema të ndryshme rimash. SHTATËVARGËSHI (lat. septima – septem-shtatë)-strofë prej shatë vargjesh. Në poezinë franceze të shekujve XV dhe XVI zakonisht është rimuar sipas sistemit aabcncb. TETËVARGËSHI (lat. octava –tetë) – strofë tetëvargëshe gjashtë prej të cilave janë të lidhura me rimë të kryqësuar, kurse dy të fundit me rimë të puthur. Me këtë strofë janë shkruar baladat e poetëve francezë dhe anglezë të shekujve XIV dhe XV. Ky varg është përdorur rrallë në gjuhën shqipe (Kristo Floqi, Dimbri). DHJETËVARGËSHI (lat.decima,decem –dhjetë) – strofë prej dhjetëvargjesh e përdorur shumë rrallë në gjuhën shqipe (Luigj Gurakuqi,Zogëzës kryezezë). STROFA SAFIKE (lat. versus saphici ) – u quajt kështu sipas poeteshës greke, Sapho (Safo) nga shekulli 6/7 të erës së vjetër. Kjo strofë përbëhet prej katër vargjesh, prej të cilave tri vargjet e para janë njëmbëdhjetërrokëshe, kurse vargu i fundit përbëhet prej pesë rrokjesh. Në letërsinë shqipe këtë strofë e kanë kultivuar Ndre Mjeda, Fan Noli, L.Gurakuqi, Gj.Fishta. STROFA ME ORIGJINË ORIENTALE – shkruan poetët tanë bejtexhinj, të cilët duke e njohur mirë traditën kulturore të Lindjes, u ndikuan nga poezia persiane, arabe e turke. Trajta më të njohura të strofave me origjinë orientale janë: gazeli, kasideja dhe rubaia. 12


VJERSHAT ASTROFIKE – përveç vjershave strofike për të cilat folëm më sipër kemi edhe vjersha që nuk ndahen në strofa. Këto vjersha shkruhen me vargje të renditura njëri pas tjetrit pa u ndarë në strofa. Vjersha të tilla i quajmë vjersha astrofike ose njëkolonëshe (monokolonë-she). Vjershat e tilla i ndeshim jo vetëm te poetët tanë, por edhe në poezinë popullore, sidomos në poezinë epike, por ato ndeshen edhe në poezinë lirike dhe në atë dramatike. RIMA (gr. rhéō – rrjedh) – është element i rëndësishëm i vjershërimit, e cila krijohet nga përputhja tingullore në fund të vargjeve. Pra, përsëritja e të njëjtave zanore dhe bashkëtingëllore duke filluar nga theksi i fundit ritmik në fund të dy e më shumë vargjeve krijon rimën. Rima luan rol të rëndësishëm në poezi në krijimin e efekteve akustike dhe muzikore në varg. Ajo është faktor i rëndësishëm i shtresës tingëllore dhe semantike në poezi dhe në realizimin e tërësisë kuptimore të vjershës. Ajo i lidh vargjet, duke organizuar renditjen e tyre në strofë. Ajo e organizon edhe strofën si strofë. Rima në strofë ka organizim të ndryshëm. Sipas renditjes së vargjeve të rimuara dallojmë këto lloje të rimave: rimën e puthur (çifte), rimën e kryqësuar (alternuar) dhe rimën e përmbyllur. Përveç rimave të përmendura ekzistojnë edhe rima të tjera si: rima e grumbulluar, kur e njëjta rimë përsëritet në më shumë vargje (aaa, aaa), rima të ndërprera, kur nuk kanë skemë të qëndrueshme (abcd, abcdacd) (dyshe, treshe, katërshe,ose monorimë ose e ndërprerë.) Sipas vendit të theksit ritmik në fund të vargut, rimat mund të jenë: mashkullore (fundore), femërore (parafundore) dhe rrëshqitëse (tejparafundore). Pjesa e vargut e cila e mbyll vargun duke filluar nga rrokja e fundit e theksuar deri në fund, quhet klauzolë, e cila shënon mbylljen, finalen e vargut. Andaj edhe rima s’është gjë tjetër, por vetëm përsëritje e së njëjtës klauzolë në dy e më shumë vargje. Përsëritja e një vargu a strofe pas vargut a strofës tjetër quhet refren. Kur në një varg takohen dy fjalë nga të cilat e para mbaron me një zanore të patheksuar dhe e dyta fillon me një zanore, ato formojnë (numërohen) një rrokje të vetme. Ky fenomen quhet sinalefë (gr.synaleífō –lidhje, bashkim i dy zanoreve të gjata në një rrokje). Kur dy zanore të njëpasnjëshme (tog zanor) në një fjalë numërohen si dy rrokje, atëherë kemi dierezën (gr. dieresis –ndarje). Kur në mes të fjalës ose në fund të fjalës së parë dhe në fillim të fjalës vijuese ndeshen dy zanore (vokale), atëherë kemi dukurinë e hiatusit (lat. hiatus – veprim i të hapurit.)

13


FIGURAT STILISTIKE STILISTIKE Figurat Stilistike ndahen në: 1. Figurat e kuptimit: krahasimi, personifikimi, antiteza, kontrasti, hiperbola, litota, grotesku, simboli, paralelizmi figurativ. 2. Figurat e shqiptimit poetik (figurat tingullore dhe të intonacionit): pyetja retorike, pasthirrma, apostrofa, retiçenca (heshtja), pretericioni (tejkalimi), perseritja, epanastrofeja, epanalepsa, epifora, anafora, aliteracioni, paronomazia, onomatopeja, asonanca (zanoresia), kansonanca (bashkëtingëlloresia), pauza (ndërprerja). 3. Figurat e fjalëve dhe të shprehjeve: metafora, katakreza, metonimia, sinekdoka, ironia, sarkazmi, asteimi, paradoksi, oksimoroni, perifraza, epiteti, alegoria, eufemizmi, antonomazia. 4. Figurat e fjalorit poetik (të leksikut): sinonimet, antonimet, homonimet, arkaizmat, neologjizmat, dialektizmat (krahinorizmat), barbarizmat (huazimet). 5. Figurat e sintaksës poetike: inversioni, konversioni, enumeracioni, gradacioni, elipsa, pleonazmi, asidenti, polisidenti, kiazma.

1. FIGURAT E KUPTIMIT Krahasimi – figurë letrare që përdoret për ta bërë më të gjallë e më të qartë mendimin e shprehur, duke vënë pranë diçkaje më pak të njohur diçka tjetër të ngjashme me të dhe më të njohur, më të qartë e më të kuptueshme (p.sh. i bardhë si bora). Krahasimi sajohet kur i vëmë përballë njëra-tjetrës dy mendime, dy objekte, dy dukuri për t’u krahësuar, gjithnjëme qëllim që të shquhet më mirë njëra nga këto dy palë. Personifikimi – figurë që krijohet kur i mveshim një kafshe a njësendi tiparet e njeriut, (e paraqet diçka si njerëzore). Në estetikë flitet edhe për antopomorfizëm, d.m.th. për njerëzimin e dukurive natyrore, flitet edhe për animizëm, për shpirtëzimin e gjithçkaje jo të gjallë. Antiteza – vënia përballë e përqasje e dy nocioneve, mendimeve a figurave të kundërta që përdoren si mjet stilistik për t’i dhënë shprehjes force e qartësi. Kontrasti – vjen nga frëngjishtja contraste: ndryshim i madh, kundërshti. Kontrasti ndërtohet duke vënë përballë në mënyrë të theksuar dy karaktere njerëzore, dy sende a dukuri, por duke kundërvënë figura a tablo të tëra, jo në anë të veçanta, si të antiteza. Hiperbola – shprehje figurative që konsiston në zmadhimin jashtëmasës të forcës, rëndësisë dhe të përpjestimeve të fenomenit të përshkruar.

14


Litota – fjalët zëvendësohen me fjalë, shprehje të buta të kundërta, d.m.th. kur përdoren shprehje më të buta që të theksohet më fortë fjala e cila trajtohet. Gjithçka paraqitet përmes kundërvënies (nuk është keq). Pohimi arrihet në rastin e antitezës, kurse me anë të mohimit në rastin e litotës. Grotesku – vjen nga italishtja grottesca - që i ngjet shpellës; nga disa zbukurime të epokës së Rilindjes që ishin të ndërlikuara me kafshë e bimë dhe që imitonin modelet e pikturave të zbuluara në rrënojat e Romës, me figura të vogla të ndërthurura në mënyrë të çuditshme. Grotesku është një mënyrë shprehjeje ose mënyrë paraqitjeje në të cilën bashkohen anë të stërmadhuara të vëna në kontrast të fortë e të papritur, ose format më të përziera, të parregullta e të largëta të realitetit duke i shformuar deri në përqeshje. Simboli – Simbol quhet figura artistike që personifikon në të vërtetë me forcën më të madhe tiparet më karakteristikë të një dukurie, idenë e saj vendimtare. Paralelizmi figurative – Sajohet kur njeriun e vëmë përballë natyrës, kur fenomenet njerëzore i vëmë përballë atyre natyrore.

2. FIGURAT E SHQIPTIMIT POETIK (figurat tingullore dhe të intonacionit) Pyetja retorike – ndërtohet duke pyetur, pa kërkuar përgjigje, për t'i dhëne shprehjes ngarkese emocionale, për ta tërhequr vëmendjen e dëgjuesit a lexuesit. Pasthirrma – themelet e ngurtësuara të gjuhës Pasthirrmat (Britmat, OH-AHTET) janë: zëtinguj (fonema), rrokje ose fjalë me të cilat frymëtohet gjendja emocionale. Të ngjashme janë edhe përgjasjet (imitimet) e britmave të vet njeriut ose të atyre që dëgjon në botën ku ai jeton që quhen onomatope, që pak a shumë janë zëthirrmat të përceptuara me anë dëgjimit, me të cilat ai kërkon të identifikojë një gjasë që ka ndodhur, si edhe emocionin e çastit. Pasthirrmat frymëtojnë çasje ose gjendje të ndryshme nga bota shpirtërore njerëzore dhe nga natyra e gjallë. Pasthirrmat e shkruara bartin qëndime të ndryshme me vlera metonimike, sepse arrijnë të shprehin, edhe grafikisht, ndjenjat çast pas çasti e të shfaqin gjendje, si : gëzimin, kënaqësinë,miratimin ose të kundërtën etj. Apostrofa – figurë që ndërtohet duke ndërprerë papritur ligjërimin dhe duke iu drejtuar me thirrje një njeriu ose një sendi të personifikuar. Retiçenca (heshtja) – vjen nga latinishtja reticentia - heshtje. Retiçenca përftohet duke e këputur menjëherë mendimin, zakonisht para një fjalë ose shprehjeje me peshe, me qëllim që të nënkuptohet vazhdimi i tij. Pretericioni (tejkalimi) – vjen nga latinishtja praeteritoi - kalim përtej, kapërcim pa e përmendur. Pretericioni lë në heshtje për t'u nënkuptuar diçka, por pastaj e përmend në hollësi 15


atë që nuk e tha para heshtjes. Është formulë, përmes së cilës thuhet se nuk do shprehet ajo, që do të dalë më tej në fjali më me fuqi. Përsëritja – Një nga figurat stilistike; mënyrë shprehjeje poetike që konsiston në përsëritjen e fjalëve të njëjta, disa herë të frazave të njëjta, në përsëritjen e të njëjtave forma sintaktike, në përsëritjen e tingujve (anafora, mbaresa, rima etj.) Epanastrofeja – Kur një varg përfundon me një fjalë dhe vargu që pason fillon po me atë fjalë kemi figurën e epanastrofesë. Epanalepsa – vjen nga greqishtja epanalepsis - përseritje, rimarrje. Epanalepse kemi kur një fjalë a shprehje e fillimit të një vargu përsëritet në fund të atij vargu. Epifora – vjen nga greqishtja epiphora - shtesë. Epifora është përsëritje e po atyre mjeteve në fund të vargjeve a fjalive për t'u dhënë ngarkesë emocionale. Epifore quhet edhe vargu i fundit që shërben si mbyllje ose si refren pas çdo strofe. Anafora – Përsëritje e fjalëve të njëjta në fillim të fjalisë dhe të pjesëve të fjalisë. Aliteracioni – Përsëritja pranë e pranë e bashkëtingëlloreve ose e rrokjeve të njëjta në vargje për ta rritur fuqinë shprehëse të tingëllimit të tyre. Paronomasia – vjen nga greqishtja paronomazia e përbërë nga parà - afër, onomazo - quaj. (afër_quaj) - - Është figurë stilistike që krijohet duke vënë afër në një fjali ose në një varg dy fjalë me perbërje tingujsh të ngjashëm, por me kuptim të ndryshëm. - - Paronomazia ndryshon nga aliteracioni, sepse të aliteracioni tingujt ose rrokjet përseriten në fjalë që vijnë njëra pas tjetrës. - - të paronimazia tingujt e ngjashëm mund të jenë të tipit zanor ose bashkëtingëllor: afroj-ofroj etj. Onomatopeja – vjen nga greqishtja onoma - emër, poieo - bëj, krijoj. - - Është fjalë tingullimituese ose përshkrim i dukurive a i sendeve, duke shfrytëzuar imitimin e zhurmave e të zërave. - Fjalët paf-puf, bam-bum etj., janë onomatopeike. Fjalët tingullimituese shërbejnë për të pasuruar fjalorin e gjuhës. Fjalët janë formuar nga pasthirrmat ose onomatopetë janë: feshfeshe, feshfërimë, bubullimë, belbëzoj, çange, çuçurit, etj. Asonanca (zanorësia) – vjen nga latinishtja adsonare - bashkëtingëllon, i përgjigjet një titulli. Është rimë jo e plotë e dy a më shumë vargjeve, që kanë të njëjta vetëm zanoret e theksuara dhe zanore të tjera të fjalëve fundore. Ndonëse më rrallë, asonanca mund të shfaqet edhe në zanore të përsëritura brenda vargut. Përdoret për të arritur pëlqim tingullor ose tingëllim të këndshëm. Konsonanca (bashkëtingëlloresia) – Konsonancë vjen nga latinishtja consonantia bashkëtingëllim. Konsonanca ose disonanca është rimë jo e plotë, kur fjalët e rimuara, duke filluar nga theksi i fundit ritmik, kanë të njëjta vetëm bashkëtingëlloret, ndërsa zanoret i kanë të ndryshme. 16


Pauza (ndërprerja) – Pauzë vjen nga greqishtja pausis - ndërprerje, ndalesë. - - Është ndalimi i zërit, ndërprerja e ligjërimit për të ndarë fjalët ose fjalitë jo thjesht për nevojë frymëmarrjeje, po për dallim ritmi a kuptimi.

3. FIGURAT E FJALËVE DHE TË SHPREHJEVE Metafora – përdorim i një fjale a i një shprehje me kuptim të figurshëm në bazë të krahasimit sipas ngjashmërisë. (P.sh. qesh natyra; vullnet i çeliktë; ditë e zezë; buzë mali; dashuri e pastër, etj.) Katakreza – vjen nga greqishtja katakresis - shpërdorim (kata - kundër, kresis - përdorim) Është një lloj metafore, kur përdorim një fjalë a shprehje në rastin kur nuk e ka gjuha një fjalë të zakonshme. Pra, në ato raste kur metafora përdoret nga nevoja se mundon fjala emërtuese për objekt a dukuri. (P.sh. gjuhët e flakës, doreza e derës, etj.) Metonimia – përdorim i një fjale a i një shprehje në vend të një tjetre duke u mbështetur në afërinë që kanë sendet e dukuritë në hapësirë a në kohë, në lidhjet e tyre sipas funksionit. (P.sh. 1000 pushka në vend 1000 ushtarë; flokë të zbardhëruara për ‘i plakur’) Sinekdoka – është një figurë në të cilën zëvendësimi bëhet mbi bazën e afërsisë që kanë shfaqjet sasiore të një dukurie, pra pjesa në vend të së tërës dhe anasjelltas, ose njëjësi në vend të shumësitë. Ironia – fjala ironi vjen nga greqishtja eironeia - tallje e fshehur, shtirje. Është tallje e hollë dhe e fshehur me intonacion lavdërues, që nënkupton të kundërtën. Është përdorimi i fjalës me kuptimin e antonimit të saj. Këtu kuptimi i vërtetë është i kundërti. Sarkazmi – (nga gr. sarkazo- kafshoj mishin). Kur ironia merr një karakter të hidhur, sulmues, kur shpreh urrejtje dhe përbuzje të thellë quhet sarkazëm. Këtë mjet të fuqishëm e përdorin shpesh poetët në veprat satirike ose oratoret ne ligjëratat e veta kur duan të demaskojnë e të goditin rëndë kundërshtarët, veset e të metat e ndryshme të një shoqërie, etj. Asteimi – vjen nga greqishtja asteismos - hoke, fjalë therëse. Është figura stilistike, me anën e së cilës qortojmë ose shajmë, me qëllim që të lavdërojmë. Pra, është e kundërta e ironisë. Paradoksi – vjen nga greqishtja paradokson - i papritur, kundër mendimit të zakonshëm. - Është gjykim origjinal i papritur, që bie në kundërshtim të hapur me mendimin e përgjithshëm, por në thelb përputhet me të vërtetën. - Nje pohim i tillë ndërtohet mbi bazën e një oksimoroni. Oksimoroni – vjen nga greqishtja oksymoron - i krisur, i luajtur mendsh. - - Oksimoroni i ngjan paradoksit, është një antitezë e llojit të veçantë, në të cilën bashkohen kuptime të kundërta dhe del një kuptim i ri. - Është vendosje marrëdhëniesh sintaksore (bashkërenditje, përcaktim, etj) midis dy antonimesh. (P.sh. qetësi shurdhuese, çorganizim i organizuar, etj.)

17


Perifraza – është zëvendësimi i emërtimit të zakonshëm me një togfjalësh ose shprehje përshkruese. (P.sh. “mbreti i kafshëve”nënkuptojmë “luanin”,”Vendi i shqiponjave”- e quajmë Shqipërinë, etj.) Epiteti – (greqisht epitheton - shtojcë, vënie përsipër) është një fjalë përcaktuese, zakonisht mbiemër, që i shtohet një emri për t'i pasuruar kuptimin, duke i dhënë bukuri artistike, duke shprehur një vlerësim, një qëndrim nga autori, ose duke i vënë në dukje një anë. Në përgjithësi epitetet janë metafora të shprehura me mbiemra, por epiteti mund të shprehet dhe me emra, ndajfolje, pjesore të foljeve, etj. (P.sh. zemër e bardhë, etj.) Jo ç'do mbiemër është epitet. (P.sh. muri i bardhë, etj.) Përdoret edhe një lloj epiteti me një kuptim të caktuar që del bashkë me emrin sa herë që ky përdoret me një kuptim të caktuar. Ky lloj quhet epitet i përhershëm ose i ngulitur. (P.sh. dhelpra dinake, etj.) Alegoria – (flas, them, pra të folur i tërthortë) Kur paraqesim ose shtjellojmë diçka dhe nënkuptojmë gjithë kohën një gjë tjetër, përfitojmë figurën që quhet alegori. Eufemizmi – vjen nga greqishtja euphemismos - fjalë ogurmirë. Eufemizma quhen zakonisht gjithë ato fjalë e shprehje, që zëvendësojnë fjalë të vrazhda e të pahijshme me fjalë e shprehje më të lehta e më të buta. Tek eufemizmi ndryshohet forma e shprehjes pa u ndryshuar asgjë nga përmbajtja e saj. Praktikimi i shprehjeve të lehta për dukuri të rënda e të egra ka qenë rrjedhojë e pafuqisë së njeriut ndaj forcave shkatërruese të natyrës, kur natyra sundonte pothuajse për çdo gjë mbi njeriun. Njeriu me fjalë i merrte me të mirë fuqitë e fshehta e të egra të natyrës. (P.sh. kepi i shpresës së mirë, etj.) Antonomasia – vjen nga greqishtja antonomazo - ndërroj emrin. Është figurë stilistike që përftohet duke zëvendësuar një emër të përgjithshëm me një emër të përveçshëm, i cili është bërë mishërim i një vetie nga historia, letërsia, etj., ose nga anasjelltas, një emër i pëveçshëm zëvendësohet me një titull, me një togfjalësh, me një epitet etj.

4. FIGURAT E FJALORIT POETIK (të leksikut) Sinonimet – janë fjalë të ndryshme me kuptime të ngjashme apo të njëllojta dhe janë të zëvendësuesh-me (të këmbyeshme). (P.sh. rrethi-qarku, dera-porta, etj.) Antonimet – janë fjalë që kanë kuptim të kundërt. (P.sh. i zi-i bardhë, i madh-i vogël, etj.) Homonimet – Një fjalë që tingëllon dhe është shkruar njësoj si një fjalë tjetër por ka kuptim ndryshe nga fjala e parë. Dallimi midis dy kuptimeve zakonisht kuptohet nga vendosja e theksit gjatë shqiptimit të fjalës. (P.sh. Bári (bimë)-Barí (person që kujdeset për bagëti, etj.)) Neologjizmat – rrjedh nga greqishtja e vjetër, më saktësisht nga fjalët neo-i ri/ e re, dhe nga fjala logos-dije, mendim, fjalë. Me neologjizma, siç tregon pra edhe vetë emri, nënkuptojmë fjalët e reja që i shtohen një gjuhe dhe që i takojnë asaj gjuhe.

18


Duhet të kemi kujdes që neologjizmat mos t'i ngatërrojmë me barbarizma dhe fjalë të huazuara. (P.sh. Prushnajë-oxhak, dhe’shkronjë-gjeografi, etj.) Dialektizmat (krahinorizmat) Barbarizmat (huazimet)

5. FIGURAT E SINTAKSËS POETIKE Inversion – ndërrimi i vendeve të zakonshme të gjymtyrëve në fjali ose Anasjelltas. Konversioni – vjen nga latinishtja conversio - ndërrim, kthesë. Quhet edhe refren (që vjen nga frëngjishtja refrain - përsëritje). Është përsëritje e një ose disa vargjeve, kur pas disa fjalëve, zakonisht pyetëse, jepet e njëjta përgjigje e shkurtër. Enumeracioni – numërim, radhitje, renditje një nga një e fjalëve që kanë lidhje nga kuptimi. Shkallëzimi – Renditja e gjymtyrëve kur shkon duke u rritur ose duke zbritur forca e sinonimeve dhe e nocioneve që shënohen, quhet shkallëzim. Prandaj shkallëzimi është ose ngjitës ose zbritës. 1) Shkalëzim ngjitës: “Thuaja kangës, rini, pash syt’e tu! / Të rroki, të puthi kanga, të nxisi me dashnu!” 2) Shkallëzim zbritës: “Valimi i anijes së lehtë / Qetohet, ndalohet, mbaron …” Elipsa – është figura stilistike që krijohet, kur heqim nga tërësia e tekstit ndonjë fjalë a pjesë, e cila nënkuptohet, pa prishur kuptimin, me qëllim që t'i japim shprehjes më shumë gjallëri, hijeshi a shpejtësi. Fjala elipsë vjen nga greqishtja e vjetër "elleipsis" që do të thote mungesë. Kjo figurë përdoret me tepër në poezi dhe në dramaturgji. Pleonazmi – vjen nga greqishtja pleonasmos - teprim. Është figura stilistike që përftohet nga përdorimi i fjalëve të tepërta, më kuptim të njëjtë ose shumë të afërt, duke e forcuar mendimin ose duke e bërë më bindës. Kur kemi "lëvizi qerpikët e syve" është pleonazëm, sepse mjafton të thuash "lëvizi qerpikët" për të kuptuar që ai "lëvizi qerpikët", sepse vetëm sytë kanë qerpikë. Asidenti – është e kundërta e polisedentit, radhitja dhe emërtimi i gjërave dhe i kuptimeve i fjalëve në varg a fjali pa përdorur fare lidhësen. (P.sh. Nga veriu nga lindja, etj.) Polisidenti – Përsëritja e lidhëzës në ndërtimin e fjalisë dhe periudhës e sidomos gjatë ligjërimit poetik quhet polisedent. (“dhe me flok’ të gjata / prapa arratisur; / dhe me flok’ të gjata / deri mu në mes.”) Kiazma – vjen nga greqishtja hiazmos - kryqëzim. Është figurë stilistike që krijohet nga përmbysja e gjymtyrëve, nga vendosja e tyre e anasjelltë, por duke ruajtur rendin sintaksor. Kjo figurë është një përftesë me shumë efekt si lojë gjuhësore. (“Lufta për burrat është e burrat për lufte janë.”) 19


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.