Komunikatë për Shtyp Co-PLAN

Page 1

Tiranë, 13.11.2013

KOMUNIKATË

PËR SHTYP

Nisur nga ndjeshmëria e lartë e lajmit dhe niveli i deritanishëm i informacionit që është qarkulluar në lidhje me çështjen e asgjësimit të armëve kimike Siriane në Shqipëri, Co-Plan si pjesë ë shoqërisë civile mbështet lëvizjen qytetare kundër asgjësimit të armëve kimike siriane në Shqipëri, për këto arsye: 1 - Një vendim i mundshëm për të asgjësuar armët kimike ndikon negativisht në imazhin e Shqipërise turistike. Gjithashtu, ky vendim bie ndesh me prioritet e Shqipërisë për zhvillimin e turizmit dhe të bujqësisë, të cilat janë ngushtësisht të lidhura me zhvillimin ekonomik. 2 – Pavarësisht teknologjisë dhe proceseve të asgjësimit dhe të mirëmbajtjes ende të paqarta, sikurse dhe infrastruktura e duhur dhe protokolli i sigurisë, është shumë e rëndësishme të kuptohet se Shqipëria nuk disponon infrastrukturën për mirëmbajtjen e lëndëve të mbetura pas proceseve të asgjësimit, si dhe plane të manaxhimit të katastrofave të mundshme mjedisore dhe humane. 3 – Një vendim i mundshëm për të asgjësuar armët kimike në Shqipëri, mund të vendosë precedentë të rrezikshëm, për sjelljen tonë ndaj vetes dhe të të tjerëve me ne. Askush nuk do të merte mundimin t’i kërkonte Zvicrës asgjësimin e armëve kimike pasi përgjigja kundërshtuese dihet dhe pa u kryer referendumi. Janë pikërisht vendime të tilla të rëndësishme në nivel kombëtar, që përcaktojnë perceptimin e një shteti ndërkombëtarisht, dhe në këtë rast perceptimi ndaj Shqipërise thotë shumë gjëra, shumë prej të cilave aspak pozitive. Duke rrespektuar nevojën për të qenë aktor-faktor në një aleancë ndërkombëtare si NATO, interesat kombëtare të Shqipërisë duhet të prevalojnë përmbi interesat e strukturave ndërkombëtare.

Me respekt, Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.