Co-PLAN RAPORTI VJETOR 2016
RAPORTI VJETOR
2016
Raporti Vjetor Co-PLAN 2016 Adresa: Co-PLAN, Rruga Bylis 12, Kashar, K.P. 2995, Tiranë - Shqipëri www.co-plan.org
|
co-plan@co-plan.org
Përgatitur nga: Ingrid Xhafa, Renisa Muka, Besiana Bregu Redaktuar nga: Ingrid Xhafa Viti i Publikimit: 2017
Përdorimi apo riprodhimi i një pjesë apo tërësisë së materialeve të shkruara dhe të fotografive në këtë raport, nuk mund të kryhet pa pëlqimin dhe dakordësimin paraprak të autorëve, Co-PLAN.
2-3
Mesazh Përshëndetës për Partnerët
I nderuar partner, Me shumë kënaqësi ndajmë me ju zhvillimet më kryesore të punës së Co-PLAN për vitin 2016, si dhe zhvillimet më të rëndësishme në fushat e zhvillimit urban dhe hapësinor, financave publike, dhe manaxhimit mjedisor. Në përgjithësi, viti 2016 shënoi një vit ngjarjesh, veçanërisht për sa i përket fazës së konsolidimit në fushën e planifikimit të territorit. Co-PLAN, së bashku me USAID/PLGP mbështeteti Bashkitë e Fierit, Lushnjes, Beratit, Kuçovës dhe Elbasanit për hartimin e Planeve të Përgjithshme Vendore të Territorit. Kjo mbështetje pilote vjen si domosdoshmëri pas reformimit tëresor të sistemit të planifikimit dhe kufijve të territoreve të njësive vendore, si rezultat i reformës administrative-territoriale. Viti 2016 na gjen në lartësimin e ciklit të maturisë së organizatës, ku kemi nisur një punë intesive për trajnimin dhe ndikimin e organizatave të shoqërisë civile dhe aktivistëve të rinj, për ngritjen e kapaciteteve dhe angazhimin e tyre publik. Momente të tjera të rëndësishme përgjatë vitit veçojmë kontibutin intesiv për konsultimin e ligjit të ri të financave vendore dhe punës në fushën e turizmit me fokus në manaxhimin e destinacioneve. Në këtë kuadër, kemi mundësuar gjithashtu publikimin e databazës me të dhënat e financave vendore që nga viti 2008. Kemi konsoliduar platformën online të të dhënave në www. financatvendore.al, e cila i jep mundësinë çdo të interesuari të njihet me pasqyrat financiare të bashkive, për arsye monitorimi, analizimi, studimi, etj. Jemi angazhuar në disa projekte dhe studime me fokus në turizëm, si një sektor i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik vendor. Gjej rastin t’ju falenderoj për kontributin dhe bashkëpunimin tuaj në përpjekjet e përbashkëta për të ndryshuar pozitivisht panoramën e zhvillimeve urbane në Shqipëri, si dhe ju ftoj të shfletoni këtë raport, pse jo për të stimuluar ide bashkëpunimi për vitet e ardhshme. Dritan Shutina Drejtor Ekzekutiv
Co-PLAN | Raporti Vjetor 2016
Rreth Co-PLAN •
Profili i Organizatës
•
Bordet Drejtuese
•
Stafi i Co-PLAN
Ngjarjet Kryesore
Përmbajtja 4-5
• • • • • • • • •
Lançimi i Strategjive të Zhvillimit të Territorit Miratimi i Planeve të Përgjithshme Vendore për 5 bashkitë Pilote Çelja e projektit “KINDLE Advocacy” (Shkëndija Advokimi) #Eja në Gramsh Konferenca përmbyllëse Tempus Universiteti POLIS dhe Co-PLAN në Trienalen XXI të Milanos UNIVERSI SHQIPTAR: Projektim mes Vakumit dhe Energjisë Co-PLAN në Rajon. Aktivitete rajonale në kuadër të UPP II Rijetëzimi i Pazarit të Ri / TID Tirana Javët e Arkitekturës 2016
• • • • • • • •
Programi i Planifikimit dhe Qeverisjes Vendore në Shqipëri (PLGP) Platforma ENV.NET në Ballkanin Perëndimor TRASACU (Traffic Safety Culture) Kultura e Sigurisë Rrugore dhe Qasja ndaj sistemeve të sigurisë Platforma e të dhënave financiare Vendore- Në Kuadër të Lëviz Albania Programi i Partneritetit Urban (UPP II) Qëndrueshmëria Sociale dhe Angazhimi Qytetar nën UPP II Planifikimi dhe nxjitja e investimeve për kohezion social dhe zhvillimin e qendrueshëm të turizmit në Gramsh Planet e Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve të Ngurta, Bashkia Pukë dhe Malësia e Madhe
Projekte
Co-PLAN | Raporti Vjetor 2016
1
6-7
NJIHUNI ME Co-PLAN
Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit është një organizatë jofitimprurëse që kontribon në zhvillimin e qëndrueshëm, në qeverisjen e mirë urbane dhe rajonale, duke trajtuar çështjet kyçe mjedisore, zhvillimin e shoqërisë civile, si dhe duke ndikuar politika dhe promovuar pjesëmarrjen e komunitetit që nga viti 1995. Në thelb të aktivitetit tonë është puna me njerëzit dhe institucionet, për të nxitur transformim të prekshëm social dhe ndryshime pozitive në terren, duke prodhuar njohuri promovuese për një manaxhim më të mirë të habitatit. Co-PLAN përmbush misionin e tij përmes aktiviteteve pilot dhe shërbimeve këshilluese, të cilat financohen nga institucione kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe përfshirjes së drejtpërdrejtë me komunitetet, njësitë e qeverisjes vendore dhe organizata të tjera joqeveritare në fushën e manaxhimit urban dhe rajonal, manaxhimit të mjedisit dhe financave komunale. Edhe pse ne jemi bazuar në Tiranë, Shqipëri, ne kemi zhvilluar një rrjet të gjerë projektesh në terren në nivel rajonal dhe kombëtar. Puna kërkimore dhe konsultative e Co-PLAN ndërton mbi katër fusha ekspertize: Zhvillimi Urban dhe Rajonal, Manaxhimi i Financave Publike, Manaxhimi i Mjedisit Urban dhe Punë Kërkimore, si një element i integruar në të gjitha fushat. Secila ekspertizë trajtohet nga ekipe të dedikuar.
Co-PLAN | Raporti Vjetor 2016
Planifikimi Hapësinor dhe Manaxhimi i Tokës - Aspiratat, përfshirja dhe angazhimi i Co-PLAN në këtë fushë është
zgjeruar dhe maturuar me kohën dhe pasqyrohet qartë në aktivitet e shumta në shkallë (prsh. në lagjje, qytet, rajon, ndër-rajon dhe nivele kombëtare) dhe në numrin e madh të aktorëve të përfshirë, si: komuniteti, qeveria Qëndrore dhe ajo Vendore, bizneset, donatorët dhe organizata të Shoqërisë Civile. Co-PLAN ka mbështetur qeveritë vendore, OJQ-të dhe grupet e biznesit në adresimin e problematikave të zhvillimit urban, nëpërmjet përgatitjes së strategjive të zhvillimit të qytetit, planeve rregulluese urbane, planeve të zhvilimit të lagjjeve, si dhe dokumentave të tjera udhëzuese. Sot, Co-PLAN luan një rol të rëndësishëm në nivelet e politik-bërjes, i angazhuar në mënyrë aktive në rishikimin e ligjit “ Për Planifikimin e Territorit”, ndërtimin e kapaciteteve për implementimin e drejtë të ligjit, trajnimin dhe asistimin e NJQV-ve në përgatitjen e Planeve Vendore të Zhvillimit.
Qeverisje Urbane dhe Rajonale - Financat përbëjnë një element të pandashëm të çdo procesi zhvillimi. Ndaj, Co-
PLAN, prej vitesh ka promovuar rëndësinë e manaxhimit të financave bashkiake në zhvillimet urbane në Shqipëri. Deri tani, Co-PLAN ka punuar me qeveritë vendore për të përmirësuar praktikat e manaxhimit të financave vendore, nëpërmjet përgatitjes së programeve të investimeve kapitale, buxhetit vjetor me pjesëmarrje, analizave të kostove të partneritetit publik-privat, dhe përmisimin e vjeljes së taksave. Çështje të llogaridhënies sociale dhe transparencës përbëjnë një pjesë të rëndësishme të portofolit të projekteve të Co-PLAN, duke u fokusuar në rëndësinë e transparencës dhe hapjes së të dhënave në mënyrë që të përmirësohet përformanca e qeverisjes në terma të matshme të llogaridhënies dhe transparencës.
Manaxhim Mjedisor Urban - Zhvillimi territorit, veçanërisht kur bëhet në mënyrë të shpejtë dhe informale ka pasoja të mëdha dhe të pakthyeshme për mjedisin. Si rrjedhojë, manaxhimi i mjedisit të qendrueshëm përbën një pjesë të rëndësishme të ekspertizës kryesore dhe projekt-portofolit të Co-PLAN. Fokusi në këtë fushë të veçantë ka qënë në përmisimin e efiçencës dhe standardeve të shërbimeve të lidhurave me mjedisin (veçanërisht në manaxhimin e mbetjeve të ngurta, etj.), zhvillimin e kapaciteteve, forcimin e institucioneve përmes dhënies së udhëzimeve dhe asistencës në punë, lidhjen e projekteve të manaxhimit mjedisor me konceptin e partneritetit publik-privatë, etj. Politika Publike, Punë Kërkimore dhe Advokim - Puna kërkimore përbën një pjesë integrale dhe të gjërë të punës metodologjike dhe projekt-portofolit të Co-PLAN. Krahas punës kërkimore të ekspertëve dhe asaj të lidhur me projekte kërkimore të mbështetur nga agjenci të ndryshme donatore, puna kërkimore lidhet me çdo projekt si: studime fizibiliteti, vlerësime mjedisore dhe auditime, të fokusuara mbi planifikimin, proceset me pjesëmarrje, qeverisjen vendore, ofrimin e shërbimeve, etj. Co-PLAN është pjesë e Institutit për Kërkim dhe Zhvillim të Universitetit POLIS - POLIS IKZH dhe ka një agjendë kërkimore të konsoliduar e cila rishikohet vazhdimisht, brenda interesave, prioriteteve dhe angazhimeve vjetore të Co-PLAN.
8-9
Bordi Drejtues
A/Prof. Sokol Çelo (PhD) (Drejtor)
Prof. Dr. Besnik Aliaj (Anëtar)
Doc. Sotir Dhamo (Anëtar)
Kryeson Bordin Drejtues të Co-PLAN që nga viti 2002. Aktualisht punon si Asistent Profesor i Manaxhimit të Biznesit Ndërkombëtar në Suffolk University, Boston, SHBA. Dr. Çelo, matematicien nga kualifikimi, thelloi studimet e tij në fushën e administrimit të biznesit, duke e përqendruar punën e tij kërkimore në vendim-marrjet lidhur me vendin se ku investojnë korporatat multinacionale.
Një bashkëthemelues i Co-PLAN dhe Rektori aktual i Universitetit POLIS, Shkolla Ndërkombëtare e Arkitekturës dhe Politikave të Zhvillimit, ku ai jep lëndën e projektimit urban. Prof.Dr. Aliaj është planifikues urban, për nga kualifikimet dhe profesioni, autor i shumë botimeve në këtë fushë dhe i ftuar nderi në konferenca të ndryshme ndërkombëtare. Aktualisht ai është anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës.
Administratori i bordit themelues të Universitetit POLIS si dhe pedagog i dy kurseve: Dizajn Urban dhe Analizë Territori e Vendbanimeve Njerëzore. Është redaktor i periodikut shkencor të U_POLIS, “Forum A+P” dhe angazhohet në punë kërkimore e konsulencë në fushën e planifikimit urban dhe projektimit urban. Gjithashtu, është autor i botimeve të shumta në këtë fushë.
Co-PLAN | Raporti Vjetor 2016
10-11
Co-PLAN 2016
Co-PLAN | Raporti Vjetor 2016
2
12-13
NGJARJET KRYESORE
• Lançimi i Strategjive të Zhvillimit të Territorit • Miratimi i Planeve të Përgjithshme Vendore për 5 bashkitë Pilote • Çelja e projektit “KINDLE Advocacy” •
#Eja në Gramsh
• Konferenca përmbyllëse Tempus • Universiteti POLIS dhe Co-PLAN në Trienalen XXI të Milanos UNIVERSI SHQIPTAR: Projektim mes Vakumit dhe Energjisë • Co-PLAN në Rajon. Aktivitete rajonale në kuadër të UPP II • Rijetëzimi i Pazarit të Ri / TID Tirana Mbështetje në hartimin e Planit të Menaxhimit
• Javët e Arkitekturës 2016 Architecture that matters
Co-PLAN | Raporti Vjetor 2016
Lançimi i Strategjive të Zhvillimit të Territorit
14-15
Më datë 1 prill 2016, u mbajt takimi prezantues i Strategjive të Zhvillimit të Territorit, të miratuara në fillim të vitit në këshillat bashkiak të 5 bashkive partnere: Fier, Lushnje, Elbasan, Kuçovë dhe Berat, si dokumenti parësor që hedh dritë mbi politikat dhe objektivat e zhvillimit strategjik territorial të bashkive në 15 vitet e ardhshme. Në këtë takim morrën pjesë përfaqësues nga zyra e USAID në Shqipëri, përfaqësues të qeverisë qendrore dhe vendore, si Ministria e Zhvillimit Urban, Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, bashki të ndryshme të vendit, organizata lokale dhe ekspertë të ndryshëm. Takimi shërbeu për të shpërndarë njohuri dhe sygjerime për bashkitë, të cilat sapo kishin hyrë në procesin e hartimit të PPV-ve. Dokumentat startegjike përmbajnë analiza të thella të territorit, sfidat, mundësitë dhe risqet me të cilat bashkia përballet, objektivat dhe vizionin e zhvillimit për të ardhmen, duke drejtuar vendimmarrjen afatgjatë që do të shprehet më tej përmes PPV-së. Ndër të tjera u diskutua metodologjia e projektit, rolet dhe funskionet përkatëse të të gjithë aktorëve të përfshirë, hapat e procesit në hartimin e planeve, legjislacioni përkatës dhe si u hartua platforma e komunikimit dhe bashkëpunimit mes Co-PLAN, PLGP-së dhe 5 Bashkive partnere.
Miratimi i Planeve të Përgjithshme Vendore për 5 Bashkitë Pilote Në Dhjetor të 2016-ës Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi pestë Planet e Përgjithshme Territoriale Vendore (PPV), për Bashkitë Kuçovë, Berat, Elbasan, Fier dhe Lushnje, të përgatitura me mbështetjen e USAID/ PLGP dhe asistencën teknike të Co-PLAN. Këto përbëjnë të parat Plane të miratura për bashkitë e krijuara pas Reformës Territoriale Administrative, të cilat do të shërbejnë si model për bashkitë e tjera për përgatitjen e Planeve të tyre. Një arritje kulmore e mbi 18 muajve punë, ku ndihma e USAID-it dhe Co-PLAN konsistoi në rreth 7 raunde konsultimesh me pjesëmarrje aktive të publikut dhe me sesione ekspertësh, dhe përfundoi me rezultate të rëndësishme për secilën nga 5 bashkitë, të tilla si: krijimi i bazës së të dhënave për territorin, bazuar në Sistemin Gjeografik të Informacionit (GIS), kryerja e Vlerësimit Mjedisor Strategjik, dhe, më e rëndësishmja, finalizimi i Planit të Përgjithshëm Territorial Vendor.
Co-PLAN | Raporti Vjetor 2016
Çelja e projektit “KINDLE Advocacy” Në 9 dhjetor, 2016 në ditën ndërkombëtare kundër korrupsionit, Ambasada e Shteteve të Bashkuara, në bashkëpunim me Co-PLAN dhe Partnerët Shqipëri, organizuan një aktivitiet artistik, ku u prezantua për të parën here publikisht programi “Roli mbikqyrës (watchdog) dhe advokues i shoqërisë civile”, mbështetur nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Ky projekt synon forcimin e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile lokale për të mbajtur qeverinë të përgjegjshme dhe për të advokuar për prioritet kyçe të vendit. Gjatë aktivitetit, 10 organizata të shoqërise civile në Shqipëri ndan mesazhe me të pranishmit rreth modelit të shoqërisë që synojnë të krijojnë, bazuar në parimet e drejtësisë sociale, barazisë dhe zhvillimit të qendrueshëm. Co-PLAN është pjesë e programit me projektin “Kindle Advocacy”, i cili synon të fuqizojë kapacitetet të aktivistëve të rinj, për të monitoruar, analizuar, dhe ndërmarrë hapa dhe veprime konkrete, për të ndikuar në politikbërjen.
16-17
#EjaNëGramsh #EjaNëGramsh është fushata më e re promovuese e ndërmarrë nga Co-PLAN në kuadër të nxitjes së zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm në Bashkinë e Gramshit, nën mbështetjen e IADSA. Qëllimi i kësaj fushate është të pozicionojë ofertën turistike në një mënyrë të veçantë, mes turizmit të aventurës dhe natyrës, në mënyrë që Gramshi të identifikohet si një destinacion unik. Përveç identifikimit të potencialeve turistike, itinerareve dhe guidave të ndryshme, Co-PLAN në mbështetje të Bashkisë Gramsh, po promovon imazhin e Gramshit Turistik në median e shkruar dhe atë sociale. CoPLAN ka angazhuar komunitetin vendas, bizneset lokale, operatorët turistikë, grupet e aventurës të identifikojnë ato elemente të natyrës, kulturës, trashëgimisë, komunitetit dhe pasuri e tjera që mund të shërbejnë si bazë për zhvillimin e turizmit në bashki. Gramshi ka një potencial të madh natyror, i cili nëse promovohet mjaftueshëm, mund të rrisë kërkesën e brendshme dhe rajonale për ekoturizmin, turizmin natyror, agroturizmit dhe turizmit aventuresk në gjithë shtrirjen e gjerë rurale të bashkisë. Co-PLAN | Raporti Vjetor 2016
Konferenca përmbyllëse e projektit TEMPUS Në datën 13 tetor 2016 u zhvillua konferenca përmbyllëse e projektit TEMPUS, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe drejtuar për herë të parë nga një Institucion i Arsimit të Lartë në Shqipëri, Universieti POLIS. Projekti mbledh së bashku 11 partnerë rajonale dhe evropiane, në një përpjekje për të modernizuar programet e arsimit të lartë në temën e efiçencës energjitike, duke u fokusuar në promovimin dhe forcimin e trajnimit profesional në Shqipëri dhe Kosovë, në kohë dhe përputhje me prioritetet e qeverisë në drejtim të arsimit të lartë dhe punësimit. Brenda vitit 2016, janë krijuar programet dyvjeçare post-sekondare dhe të gjitha objektet e nevojshme laboratorike për një karrierë të fortë drejt orientimit të tregut dhe një dimensioni të zgjeruar të aftësive të aplikuara. Pjesëmarrësit e konferencës finale të projektit TEMPUS, vizituan edhe ambientet e laboratorit të eficencës në universitetitn POLIS.
18-19
Universiteti POLIS dhe Co-PLAN në Trienalen XXI të Milanos UNIVERSI SHQIPTAR: Projektim mes Vakumit dhe Energjisë Për herë të parë në historinë e saj, Shqipëria bëhet pjesë e Triennales së Milanos, përmes një Institucioni Akademik, Universiteti POLIS, një platformë kërkimi dhe zhvillimi në Polis University, në Ballkanin Perëndimor dhe Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit. Së bashku, POLIS dhe Co-PLAN prezantojnë një reflektim mbi temën dizajni pas dizajnit, bazuar në historinë e tyrë dhe në kontekstin Shqiptar të dy dekadave të fundit. Qasja ndërton mbi gjendjen socio-ekonomike dhe politike të vendit, një lloj radiografie të shoqërisë Shqiptare, ku sfidat e dizajnit gjithmonë shoqërohen nga kritikat dhe problematikat e kontekstit. Pas një prezantimi mbi çfarë Shqipëria është sot, pavilioni shqiptar fokusohet në çmitizimin e sfidave të lidhura me konsolidimin e një demokracie dhe ekonomie tregu përmes punës së POLIS dhe Co-PLAN, të adresuara në katër kolona kryesore. Secila prej tyre përfaqëson një sfidë të kontekstit shqiptar dhe zgjidhjen konkrete si një projekt ndryshimi kulturor dhe fizik.
Co-PLAN | Raporti Vjetor 2016
Co-PLAN në rajon
Aktivitete rajonale në kuadër të UPP II
Programi i Partneritetit Urban i Bankës Botërore Austri (UPP) ka për qëllim forcimin e kapaciteteve të qeverive lokale në EJL, dhe për të pajisur zyrtarët lokalë të zgjedhur, administratorët e qytetit dhe stafin teknik me mjete praktike për vendimmarrje, për të menaxhuar efektivisht zhvillimin urban për gjithëpërfshirje dhe rritje të qëndrueshme. Co-PLAN, në bashkëpunim me disa bashki në vend, është duke zbatuar në mënyrë sinergjike tre nga katër komponentët e programit, përkatësisht MFSA (Vetëvlerësimi financiar bashkiak), UA (Auditimi Urban) dhe SSCE (Qëndrueshmëria Sociale dhe Përfshirja Qytetare). Përveç shumë prej aktiviteteve në nivel kombëtar, Co-PLAN ka marrë gjithashtu pjesë në një sërë aktivitetesh rajonale.
20-21
NALAS - Shkolla Verore për Qeverisje Lokale dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare Fiskale Co-PLAN ka marrë pjëse në Shkollën Verore për Qeverisje Lokale dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare Fiskale - dhe Investimet Buxhetore në nivel vendor në Evropën Juglindore (NALAS), në datat 10 deri më 15 korrik, 2016 në Ohër, Maqedoni. Shkolla verore u fokusua veçanërisht në mjetin analitik (MFSA), të zhvilluar nga Banka
Botërore dhe i zbatuar në Shqipëri nga Co-PLAN, me qëllim thellimin e aftësive analitike të ekspertëve vendorë të financave dhe grupeve të interesit, për të lehtësuar shkëmbimin e informacionit, dhe për të thelluar kuptimin teorik dhe praktik në menaxhimin financiar, planifikimin e investimeve dhe buxhetimit.
“Dialogu Ndërqytetas” mbi Financat Bashkiake dhe Menaxhimin e Tokës, Beograd, Serbi Co-PLAN mori pjesë në Konferencën “Dialogu Ndërqytetas”, mbajtur më 23-25 Tetor, në Beograd, Serbi. Aktiviteti mblodhi rreth 120 përfaqësues nga shtatë vendet e Ballkanit Perëndimor, për të diskutuar gjetjet dhe
problemet e zbardhura pas Vetë-vlerësimit financiar bashkiak (MFSA) dhe Auditimit Urban (UA), praktikat e mira dhe sfidat në fazën e zbatimit.
Simpoziumi i Kryetarëve të Bashkive, Qeverisje bashkëpunuese për Zhvillimin Urban Gjithëpërfshirës në Evropën Juglindore Co-PLAN mori pjesë në Simpoziumin e Kryetarëvë, mbajtur në Graz të Austrisë më 29 shkurt- 1 mars, 2016, organizuar nga Bashkia Graz dhe Ministria Austriake e Financave. Aktiviteti mblodhi mbi 160 përfaqësues nga shtatë vendet e Evropës Juglindore. Pjesëmarrësit përfshinin zyrtarë qendrore dhe lokale të qeverisë, duke përfshirë 50 kryetarë dhe zëvendës kryetarë bashkie, përfaqësues të departamenteve të financave, planifikues urban, Shoqata të qeverisjes Vendore, Organizatat Joqeveritare, Rrjeti i Shoqatave të Autoriteteve Lokale të Evropës Juglindore, si dhe partnerë të
tjerë dhe aktorët kryesorë të Programit. Simpoziumi ekspozoi çfarë është arritur në rrugën e reformimit, si dhe mënyrën se si Programi ndihmon qytetet të përparojnë bazuar në aplikimin e mjeteve të vetëvlerësimit për qeveritë lokale, duke përfshirë: Vetë-Vlerësimin Financiar. Prezantimet e Co-PLAN u mbajtën në lidhje me tre komponentëve të cilët organizata drejton në nivel kombëtar, përkatësisht Auditimi Urban (UA), Vetë-Vlerësimi Financiar Bashkiak (MFSA), dhe Qëndrueshmëria Sociale dhe Përfshirjes Qytetare (SSCE).
Co-PLAN | Raporti Vjetor 2016
Rijetëzimi i Pazarit të Ri / TID Tirana Mbështetje në hartimin e Planit të Menaxhimit Në kuadër të projektit të rehabilitimit të Pazarit të Ri në Tiranë, një projekt i përbashkët i Bashkisë Tiranë dhe Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, Co-PLAN kontribuoi në koordinimin e punës kërkimore në terren dhe në dhënien e rekomandimeve për qytetin, në kontekstin e politikave se si planifikimi dhe instrumente të tjera ligjore mund të ndihmojnë në zhvillimin e Planit të Zhvillimit dhe Menaxhimit të zonës. CoPLAN ndërmorri më shumë se 120 anketime me përfaqësues të biznesit në zonë dhe realizoi 300 pyetësorë me kalimtarët, për të hedhur dritë mbi disa aspekte të perceptimit të cilësisë së Pazarit të Ri në sytë e përdoruesve të tij dhe njerëzve që punojnë në zonë. U realizuan vëzhgime të rëndësishme mbi lëvizjet e këmbsorëve, çiklistëve, fuqisë blerëse, duke bërë të mundu krijjimin ë një grupi bazë të dhënash në lidhje me hapësirën dhe jetën publike në lagjen e Pazarit të Ri. Gjithashtu, Co-PLAN kontriuboi në krijimin e vizionit të zhvillimit të Planit të Menaxhimit, i cili synon ta kthejë zonën e Pazarit të Ri në një Destinacion të Përmirësuar të Turizmit.
22-23
Javët e Arkitekturës 2016 Architecture that matters Universiteti POLIS, Tiranë - 26 Shtator - 28 Tetor. Javët e Arkitekturës në Tiranë 2016, “Arkitektura që ka rëndësi”, duke u fokusuar në pjesët thelbësore intelektuale të disiplinës në një perspektivë globale dhe lokale. Kjo ngjarje, e cila mund të konsiderohet si një traditë tashmë, pas dy edicioneve të mëparshme dhe të suksesshme, u zhvillua nga fundi i shtatorit deri në ditët e fundit të tetorit. Universiteti POLIS, dhe Co-PLAN si partnerë që punojnë me idenë e transformimit (në arkitektonike, peizazh dhe në nivel urban), synojnë krijimin e kushteve për një diskutim mbi arkitekturën dhe projektimin, fokusuar në rëndësinë e saj të veçantë. Javët e Arkitekturës në Tiranë janë bërë të mundura nga bashkëpunimi midis disa subjekteve ndërkombëtare dhe vendore që përfshijnë institucionet publike dhe private. “Arkitektura që ka rëndësi”, përmes disa aktiviteteve, përfshirë fjalimet publike, punëtoritë, tryezave të rrumbullakta, ekspozita, etj., ka për qëllim të nxisë një diskutim mbi arkitekturën, projektimin dhe dizanjin urban, duke theksuar vlerën e veçantë të arkitekturës dhe sintezën e saj të natyrshme.
Co-PLAN | Raporti Vjetor 2016
3 PROJEKTE
24-25
• Programi i Planifikimit dhe Qeverisjes Vendore në Shqipëri (PLGP) • Platforma ENV.NET në Ballkanin Perëndimor • TRASACU (Traffic Safety Culture) Kultura e Sigurisë Rrugore dhe Qasja ndaj sistemeve të sigurisë Drejt Hulumtimit të Ndryshimeve Kulturore dhe Agjendës Inovative për Sigurinë Rrugore
• Platforma e të dhënave financiare Vendore- Në Kuadër të LëvizAlbania. Qeverisja e hapur është qeverisje e përgjegjshme
• Programi i Partneritetit Urban (UPP II) Vetëvlerësimi Financiar Bashkiak (MFSA) dhe Auditimi Urban (UA)
• Qëndrueshmëria Sociale dhe Angazhimi Qytetar nën UPP II • Planifikimi dhe nxjitja e investimeve për kohezion social dhe zhvillimin e qendrueshëm të turizmit në Gramsh • Planet e Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve të Ngurta, Bashkia Pukë dhe Malësia e Madhe
Co-PLAN | Raporti Vjetor 2016
Programi i Planifikimit dhe Qeverisjes Vendore në Shqipëri (PLGP) Periudha e zbatimit: 2015 -2017W Donator: USAID/PLGP Fondi: 2.513.341 USD Zbatuar në: Bashkitë e Fierit, Lushnjes, Beratit, Kuçovës, Elbasanit Implementuar nga: Tetra Tech ARD dhe Co-PLAN
Në kuadër të Programit të Planifikimit dhe Qeverisjes Vendore, qeveria shqiptare, në nivel qendror dhe vendor, është mbështetur me asistencë teknike për zhvillimin e kapaciteteve dhe njohurive teknike për hartimin e planeve territoriale, në përputhje me Ligjin për Planifikimin e Territorit. Në nivel qendror programi ka mbështetur Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT), duke ofruar trajnime profesionale për fazën e zbatimit të PPV-ve; me fokus të veçantë në instrumentat e manaxhimit të tokës dhe drejtimit të zhvillimit, parashikuar në legjislacion shqiptar të planifikimit. Nëpërmjet këtij programi i është dhënë një mundësi më e madhe pjesëmarrëse grupeve të interesit, si qytetarëve, shoqërisë civile, bizneseve dhe grupimeve të tjera, në mbikëqyrjen e planifikimit territorial. PLGP gjithashtu ofron asistencë për 5 Planet e Përgjithshme Vendore (PPV) për bashkitë pilote Fier, Lushnje, Berat, Kuçovë, Elbasan. Planet e përgjithshme territoriale janë konceptuar si dokumente gjithëpërfshirëse dhe integruese, me projekte specifike, të hartuara në mënyrë që autoritetet vendore dhe qytetarët të planifikojnë më mirë çështjet sociale, ekonomike, fizike, politike, estetike dhe çështje të tjera që ndihmojnë arritjen e objektivave të përgjithshme të zhvillimit të bashkive. Co-PLAN, gjatë vitit 2016, ka bërë të mundur, që nëpërmjet punës intensive me grupin e punës pranë bashkive respektive të hartojë të gjithë dokumentet përbërëse të PPV-ve deri në miratimin e tyre në këshillat bashkiak. Trajnimet, gjithashtu, janë ofruar si për AKPT, edhe për stafin e bashkive dhe anëtarëve të këshillave vendor, si aktorë thelbësorë në procesin e planifikimit të territorit. Më poshtë janë listuar disa nga arritjet kryesore dhe rezultatet e Programit të Planifikimit dhe Qeverisjes Vendore gjatë vitit 2016:
26-27
Mbështetja e pesë bashkive pilote në miratimin e dokumenteve të plota përbërëse të Planeve të Përgjithshme Vendore; Asistencë të vazhdueshme ndaj të pesta bashkive në detajimin e objektivave strategjikë dhe politikave të zhvillimit, të parashikuara në Strategjite Territoriale të Zhvillimit; nëpërmjet parashikimeve të pozicionimit të infrastrukturave kryesore publike, të zonave me prioritet zhvillimi ekonomik, të shpërndarjes së popullsisë, etj.; Lancimi dhe miratimi në këshillin bashkiak i Strategjive të Zhvillimit të territorit për të pesta bashkitë, si dokumenti parësor i procesit të planifikimit, i cili hedh dritë mbi politikat dhe objektivat e zhvillimit strategjik territorial të bashkive në 15 vitet e ardhshme. Hartimi i dokumentit të Vlerësimi Strategjik Mjedisor (VSM) për të pesta bashkitë, ku bëhet analiza e situatës ekzituese të mjedisit në tërësi, vlerësimi i parashikimeve të PPV-së dhe masat që duhen ndërmar për përmirësimin e gjendjes mjedisore të gjithë territorit; Mbajtja e mbi 63 konsultimeve publike dhe fokus grupeve me mbi 550 aktorë lokalë, në kuadrin e hartimit të dokumenteve të Planit të Zhvillimit, Rregullores Vendore të Planifkimit, VSM-se dhe PIK-ut. Ofrimi i trajnimeve për institucionet përgjegjëse për procesin e planifikimit të territorit në nivel qendror dhe vendor për procesin e hartimit dhe miratimit të dokumenteve të planifikimit të territorit dhe instrumentave të drejtimit të zhvillimit të tokës; si dhe përdorimin e GIS në kuadërt të hartimit dhe zbatimit të dokumenteve të planifkimit. Miratimi përfundimtar i dokumenteve të plota të Planeve të Përgjithshme Vendore në nivel vendor, nga këshillat bashkiak, dhe qendror nga Këshilli Kombëtar i Territorit, në muajin dhjetor.
Co-PLAN | Raporti Vjetor 2016
Platforma ENV.NET në Ballkanin Perëndimor Periudha e Zbatimit: Dhjetor 2014 -Dhjetor 2016 Donator: EU Fondi: 644,766.00 EUR Zbatuar në: Ballkanin Perëndimor dhe Turqi Implementuar nga: Punto.sud (IT), ATRC (KS) - Partner, Co-PLAN (AL) - Partner, EASD (SRB) - Partner, EEB (BE) - partner mbështetës, TEMA (TR) - Partner, BALKAN për Urat 4x4x4 (MK) - partner
Gjatë vitit 2016, Co-PLAN ka vazhduar me implementimin e fazës së dytë të “zhvillimit të platformës ENV.net në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi: duke i dhënë qytetarëve një zë për të ndikuar reformat procesit mjedisor për integrim më të afërt në BE”. Kjo fazë, ndër të tjera, është fokusuar në rritjen e ndërgjegjësimit për çështjet e ndjeshme në lidhje me mjedisin dhe identifikimin e mangësive të mundshme në përafrimin e legjislacionit mjedisor. Objektivi i përgjithshëm i projektit është të nxisë integrimin e vendeve partnere (përfshirë Shqipërinë) në BE dhe përafrimin e tyre drejt legjislacionit europian nëpërmjet ankorimit të vlerave dhe strukturave demokratike, mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të njeriut dhe përfshirjen sociale në një shoqëri civile më aktive dhe dinamike. Roli i Co-PLAN në fazën e dytë u fokusua në dhënien qytetarëve një zë për të ndikuar në procesin e reformës publike në fushën e mjedisit, nëpërmjet paraqitjes së analizave bazuar në fakte, raporteve të monitorimit dhe advokimit. Gjatë vitit 2016, viti përmbyllës i projektit, u zhvilluan këto aktivitete në shkallë kombëtare dhe rajonale: Hartimi i 12 buletineve/ fletëpalosjeve në nivel vendi, dhe 12 të tjera në nivel rajonal, të cilat mbuluan informacione të rëndësishme në lidhje me legjislacionin mjedisor dhe zhvillimet e fundit në këtë fushë; Akordimi i 4 grante të vogla për organizatat lokale mjedisore në Shqipëri (IEP, Milieu Contact, CRCD, EcoLëvizja). Projektet e tyre u fokusuan në përdorimin e qendrueshëm të burimeve natyrore, fushata ndërgjegjësimi mjedisor, në mbrojtjen e burimeve natyrore në rajonin e Vlorës dhe implementimin e paneleve fotovoltaike në një kopësht në Tiranë;
28-29
Zhvillimi i një trajnim kombëtar në lidhje me ndotjen industriale, i hapur për organizatat mjedisore, studentët, dhe të gjitha grupet e tjera të interesit; Mbajtja e konferencës mbyllëse të projektit në Strugë me temë” Sfidat Mjedisore, Zgjerimi i BE-së, pjesëmarrja publike dhe media”, ku u ndanë edhe sfidat e procesit, mësimet dhe praktikat e mira me të gjithë pjesëmarrësit. Pjesëmarrja në konferencën përmbyllëse e të gjithë projekteve FPA (Framework Partnership Agreements) në Shkup, pjesë e të cilave ishte dhe Evn.net, ku u diskuta mbi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe zhvillimin e përgjithshëm te shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi. U hartuan 2 publikime të rëndësishme si: “Manuali i Advokimit Evn.net - Ndryshimi i klimës dhe sfidat e zgjerimit. Si të ndikojmë politikat e mjedisit përmes avokimit efektiv” dhe “Udhëzimi rreth instrumentave të të monitorimit të BE-së, për OSHC-të në vendet kandidate dhe kandidate potenciale”.
Co-PLAN | Raporti Vjetor 2016
TRASACU Kultura e Sigurisë Rrugore dhe Qasja ndaj sistemeve të sigurisë Drejt Hulumtimit të Ndryshimeve Kulturore dhe Agjendës Inovative për Sigurinë Rrugore Periudha e Zbatimit: Janar 2015 - Dhjetor 2017 Donator: EU Horizon2020 Program, Marie Sklodowska-Curie grant Fondi: 24,400 EUR Zbatuar në: Vienna (Austria), Athens (Greece), Tallinn (Estonia), Tirana (Albania), Ankara (Turkey), Helsinki (Finland), Pristina (Kosovo), Hague (Netherlands), Blacksburg (Virginia, USA), Bozeman (Montana, USA) Zbatuar nga: KFV – Austrian Road Safety Board, Road Safety Institute “Panos Mylonas” (Greece), Tallinn University of Technology (Estonia), Co-PLAN Institute for Habitat Development (Albania), METU - Middle East Technical University (Turkey), Traffic Research Center (Finland), Polis University, AMRKS – Kosovo Association of Motorization, SWOV - Institute for Road Safety Research (Netherlands), TCN - Telecommunications and Computer Networking (Albania), TU Wien - Technical University of Vienna, Virginia Polytechnic Institute and State University (USA), MSU - Montana State University Bozeman (USA) TraSaCu është një projekt i mbështetur nga Bashkimi Europian me qëllim zbulimin e sfondit kulturor dhe modelet e sjelljes që ndikojnë në sigurinë rrugore dhe në probleme të përgjithshme të trafikut në qytetet e sotme moderne. Co-PLAN dhe Universiteti Polis, së bashku me 11 institucione të tjera akademike dhe jo-akademike nga 9 vende të botës, kanë marrë pjesë në këtë projekt nëpërmjet hulumtimit dhe shkëmbimit të stafit. Duke qënë se kultura e sigurisë është identifikuar si një nga faktorët kryesorë që ndikon në sigurinë rrugore, projekti TraSaCu synon: Krijimin e një platforme të njohurive publike dhe ndërtimin e një mjedis institucional për kërkime, për të lehtësuar shkëmbimin e informacionit dhe shpërndarjen midis vendeve pjesëmarrëse, dhe të tjerëve; Kryerjen e analizave të thella metodike dhe të krahasueshme të treguesve të ndryshëm të kulturës së sigurisë së trafikut; Të kuptuarit e marrëdhënieve mes qëndrimeve dhe sjelljeve që ndikojnë në sigurinë e trafikut për të gjitha vendet pjesëmarrëse; Zhvillimin e një modeli të plotë të kulturës së sigurisë rrugore dhe formulimin e mekanizmave të ndryshimit kulturor
30-31
Aktivitetet dhe arritjet përgjatë vitit 2016 përfshijnë: Shkëmbime stafi mes Co-PLAN dhe Universitetit Teknologjik të Vjenës dhe Bordit Austriak të Sigurisë Rrugore, në krijimin e një platforme të përshtatshme instituciale për kërkim, krahasim dhe bashkëpunim. Hedhja e bazave për një studim të thelluar të kulturës aktuale të trafikut në Shqipëri, nëpërmjet shqyrtimit të legjislacionit dhe statistika ekzistuese; vëzhgimeve anësore të ndryshme të sjelljes së shoferëve dhe këmbësorëve në rrugë, në pikat e nxehta të trafikut në Tiranë; intervista të shumta me ekspert vëndas, etj. Hartimi i Raportit të Integruar, i cili vë në dukje çështjet kryesore kulturore që ndikojnë sjelljen rrugore të përdoruesve në Shqipëri, Austri dhe Virginia, në mënyrë analitike e krahasimore.
Co-PLAN | Raporti Vjetor 2016
Platforma e të dhënave financiare Vendore- Në Kuadër të Lëviz Albania Qeverisja e hapur është qeverisje e përgjegjshme Periudha e zbatimit: 2016-2019 Donator: Agjensia Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, në kuadër të Lëviz Albania Fondi: 147, 160 CHF Zbatohet në: Shqipëri Implementuar nga: Co-PLAN
Co-PLAN në bashkëpunim me Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA), Ministrinë e Financave dhe Ministrin e Shtetit për Çështjet Vendore, kanë nisur një platformë digjitale (www.financatvendore.al) që përmban të dhëna financiare në njësitë administrative vendore, në kuadër të projektit “Monitorimi sistematik i gjendjes financiare dhe praktikave të menaxhimit financiar në nivel lokal”. Bazuar në këtë projekt, Co-PLAN, në partneritet me Ministrinë e Financave dhe LëvizAlbania është duke punuar për pasurimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të platformës, në formën e një Instrumenti Mundësues Strategjik, si një mjet i dobishëm dhe thelbësor në monitorimin e performancës financiare të bashkive në Shqipëri, dhe si nje mjet i dobishëm për të advokuar për politika të informuara, për një periudhë prej 3 vjetësh. Ky instrument i mundëson përdoruesve të monitorojnë performancën financiare të qeverive vendore, duke bërë të mundur më shumë transparencë dhe llogaridhënie, dhe si pasojë rrit mundësitë e përmirësimit të shërbimeve. Objektivat kryesore të kësaj platforme janë:[1]Të kontribuojë në përmirësimin e të kuptuarit të financave vendore mes grupeve të ndryshme të interesit, përfshirë OSHC, universitete, media, profesionistë, studiues, etj. [2]Sigurimi i një Instrumenti Strategjik Mundësues, që mundëson të dhëna të besueshme dhe sistematike mbi performancën financiare dhe situatën fiskale të NJQV-ve në Shqipëri; dhe [3] Sigurimi i një platforme dialogu mes aktorëve të ndryshëm të përfshirë dhe të interesuar në çështjet e qeverisjes vendore. Disa nga arritjet kryesore dhe aktivitetet përgjatë vitit 2016 përfshijnë:
32-33
Publikimi i një numëri raportesh analitike për gjendjen e financave të pushtetit vendor në të gjithë vendin, duke përfshirë 3 raporte tremujore, dhe një raport vjetor; Popullimi i platformës me të dhëna, në baza tremujore për periudhën 2010-2016 dhe në vazhdim; Publikimi i bazës ligjore të qeverisjes vendore, me fokus të veçantë në financa; Publikimi i buxheteve dhe Paketave Fiskale për të gjitha bashkitë në vend; Publikimi i Gazetave Elektronike Informative, të cilat mbajnë informacion mbi zhvillimet më të fundit në fushën e financave vendore, ndryshimet legjislative dhe trendet e shpeshta të të dhënave; Zhvillimi i takimeve informuese me një numër të madh grupesh përdoruese, duke përfshirë organizatat e OShC-ve, studentë dhe akademikë, aktivistë, etj.
Co-PLAN | Raporti Vjetor 2016
Programi i Partneritetit Urban (UPP II) Vetëvlerësimi Financiar Bashkiak (MFSA) dhe Auditimi Urban (UA) Periudha e zbatimit: 2016-2017 Donator: Banka Botërore Fondi: $ 24,800 Zbatuar në: Elbasan, Berat, Lushnjë, Fier, Kuçovë, Vlorë, Himarë, Sarandë, Gjirokastër, Përmet Implementuar nga: Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit Programi i Partneritetit Urban është një iniciativë unike e Qeverisë Austriake dhe Bankës Botërore me qëllim forcimin e kapaciteteve të qeverisjes vendore dhe rritjes së bashkëpunimit mes bashkive të shtatë vendeve të Evropës Juglindore, si Shqipëria, Maqedonia, Kroacia, Serbia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, dhe Kosova.
34-35
Vetëvlerësimi Financiar Bashkiak (MFSA)
Një nga temat kryesore të kësaj iniciative ka të bëjë me financat e bashkive dhe lidhjen e tyre me tokën dhe menaxhimin e infrastrukturës së investimeve. Për këtë qëllim, zyrtarët e zgjedhur vendor, administratorët e qytetit dhe stafi teknik u prezantuan me disa mjete praktike diagnostike që lehtësojnë proceset e vendim-marrjes, menaxhimin financiar efikas dhe efektiv në drejtim të zhvillimit të qëndrueshëm. Duke filluar në dhjetor të vitit 2011, një seri konferencash ndër qytetase (C2Cs) kanë mbledhur së bashku përfaqësues të bashkive dhe aktorë të tjerë të rëndësishëm nga shtatë vende të ndryshme të rajonit, për të diskutuar rreth çështjeve me interes të përbashkët. Sipas kësaj iniciative, bashkive të grupimit të parë (Fier, Lushnje, Kuçove, Berat, Elbasan) iu bashkëngjitën pesë bashki të reja (Përmet, Himarë, Sarandë, Gjirokastër, Vlorë) në fazën e dytë të zhvillimit të projektit.. Të gjitha bashkitë u angazhuan,mbi baza vullnetare në një proces të vetëvlerësimit, duke përdorur metodologjinë e Vetëvlerësimit Financiar Bashkiak (MFSA). Disa nga aktivitetet dhe arritjet kryesore të projektit për vitin 2016 përfshijnë: Përditësime të formularit MFSA në përputhje me ndryshimet legjislative në Shqipëri (reformën territoriale dhe administrative dhe ligjit të ri për vetëqeverisje vendore); Ndërtimi dhe rishikimi i bazave të të dhënave financiare të dhjetra bashkive në vend; Hartimi i planeve të përmirësuara të veprimit; Ndarë e gjetjeve, rezultateve dhe mësimeve të bashkive pjesëmarrëse me bashkitë e tjera në rajon, gjatë seminareve të Dialogut Ndërqytetas; Organizimi i dy tryezave të rrumbullakëta (në Gjirokastër dhe Tiranë) për të diskutuar gjetjet paraprake mbi menaxhimin financiar dhe identifikimin e planeve të veprimit në secilën prej bashkive.
Co-PLAN | Raporti Vjetor 2016
Programi i Partneritetit Urban (UPP II) Vetëvlerësimi Financiar Bashkiak (MFSA) dhe Auditimi Urban (UA) Periudha e zbatimit: 2016-2017 Donator: Banka Botërore Fondi: $ 24,800 Zbatuar në: Elbasan, Berat, Lushnjë, Fier, Kuçovë, Vlorë, Himarë, Sarandë, Gjirokastër, Përmet Implementuar nga: Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit
36-37
Auditimi Urban (AU)
Auditimi Urban është një mjet metodologjik i Programit të Partneritetit Urban, që i ofron bashkive një bazë të qendrueshme mbi të cilën mund të zhvillohet vendimmarrja racionale,në lidhje me caktimin e projekteve prioritare. Ky instrument siguron një kornizë për zvogëlimin e hendekut mes planeve të investimeve kapitale, si dhe planifikimin e buxhetit afatmesëm. Auditimi Urban ofron një model për të ndihmuar qeveritë vendore të marrin vendimet më të mira për projektet urbane, në lidhje me nevojat e tyre aktuale dhe të ardhshme, duke konsideruar kapacitetin e tyre financiar. Në këtë kontekst, Co-PLAN mbështeti pesë bashkitë vullnetare (Fier, Lushnje, Kucove, Berat, Elbasan) të hartojnë auditimet e tyre urbane, dhe programet e tyre prioritare të investimeve (PIP) për 3 vitet e ardhshme. Procesi përfshiu ekspertë planifikimi dhe përfaqësues nga drejtoritë e financave të pesë bashkive partnere. Aktivitetet dhe rezultatet për vitin 2016 përfshijnë: Mbledhja e të dhënave vendore dhe përpunimi i tyre për të 5-ta bashkitë partnere; Kryerja e analiza metodike në temat si: konteksti rajonal; përbërja urbane dhe organizimi i qytetit; tendencat dhe projeksionet e popullsisë; ekonomia urbane; dhe shërbimet urbane, asetet dhe mirëmbajtja. Vlerësimi i potencialeve dhe nevojave në aspektin e ofrimit të shërbimit, vlerësimin e projekteve prioritare të kaluara, dhe prioritet e të ardhmes, në një afat kohor 3-vjeçar, në bazë të rëndësisë dhe mundësive të financimit të tyre; Organizimi i dy tryezave të rrumbullakëta në Gjirokastër dhe Tiranë për të diskutuar mbi gjetjet paraprake mbi auditin urban dhe identifikimin e projekteve prioritare të secilës bashki; Zhvillimi i një sërë diskutimesh të hapura dhe dialogjeve me komunitetin, ku është diskutuar mbi tematikat e ndryshme të auditimit urban; Hartimi i raporteve përfundimtare për secilën bashki, si dhe diseminimi i tyre me grupet e interesit; Diskutimi i procesesit dhe rezultatet e Auditimit Urban në aktivitete të ndryshme ndërkombëtare dhe vendore, mbështetur nga Banka Botërore ku janë ndanë sfidat dhe përvojat në lidhje me projektitet prioritare dhe zbatimin e tyre.
Co-PLAN | Raporti Vjetor 2016
Projekti i Partneritetit Urban (UPP II) Qëndrueshmëria Sociale dhe Angazhimi Qytetar Periudha e zbatimit: 2015-2016 Donator: Banka Botërore Fondi: 199.995 (USD) Zbatohet në: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Serbi, Bosnje Hercegovinë, Kroaci, Mali i Zi Implementuar nga: Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit dhe I2UD, Instituti për Zhvillim Ndërkombëtar Urban
Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit, në bashkëpunim me Institutin për Zhvillim Ndërkombëtar Urban (I2UD), janë duke zbatuar projektin e qëndrueshmërisë sociale dhe Angazhimit Qytetar (SSCE), nën Programin e Partneritetit Urban (UPP). Faza e dytë e këtij projekti bazohet në mësimet dhe praktikat më të mira që dolën gjatë fazës së parë të zbatimit të tij (2012-2013), duke përfshirë dhe zgjeruar më tepër fokusin mbi angazhimin qytetar. Zgjerimi i projektit të Auditimit të Qëndrueshmërisë Sociale në 9 qytete në rajonin e Ballkanit Perëndimor bëhet për të rritur njohuritë dhe ndërgjegjësimin mbi llogaridhënien sociale të aktorëve vendorë, ku përfshihet shoqëria civile, zyrtarët qeveritarë, banorët dhe grupet e margjinalizuara urbane; dhe për të forcuar integritetin në ofrimin e shërbimeve publike, duke rritur kërkesën për qeverisje të mirë, llogaridhënie sociale dhe rritje të angazhimit qytetar, në një perspektivë rajonale. Qëllimi i projektit për fazën II është të zgjerohej duke përfshinte të shtata vendet e rajonit, përkatësisht: Shqipërinë (Elbasan), Bosnje Hercegovinën (Tuzla), Kroacinë (Karlovac), Maqedoninë (Kumanovo), Malin e Zi (Ulqin dhe Kolashin), Kosovën (Gjilan) dhe Serbinë (Sabac dhe Pancevo). Aktivitetet në kuadër të këtij projekti janë zbatuar në sinergji me komponentët e tjerë të UPP II, respektivish me Iniciativën e Ndërtimit të Integritetit, Vetëvlerësimit financiar Bashkiak dhe Auditit Urban. Përveç koordinimit të projektit në nivel rajonal, Co-PLAN punoi ngushtësisht me Bashkinë e Elbasanit, në ndërmarrjen e një studimi tërësor mbi nivelet e llogaridhënies dhe transparencës në bashki, duke përfshirë sa më shumë komunitetin vendas, nëpërmjet diskutimeve me grupe të fokusuara, intervistat me ekspertë dhe workshop për zhvillimin e skenarëve, duke përfunduar me hartimin e një manuali që orienton vendim-marrjen lokale drejt proceseve me pjesëmarrje.
38-39
Co-PLAN ka kontribuar në nivel projekti në përditësimin e kornizës analitike dhe metodologjike dhe planit të punës, për vlerësimin e nivelit të qëndrueshmërisë sociale dhe përfshirjes qytetare në qeverisjen lokale; si dhe koordinimin koonceptual dhe praktik mes komponentëve të UPP II. Aktivitetet kryesore dhe produktet përgjatë vitit 2016 përfshijnë: 9 Raporte të plota analitike për secilën nga bashkitë pjesëmarrëse në projekt, ku jepet një pamje e plotë e sfidave me të cilat duhet të përballen grupet e margjinalizuara në çdo qytet, duke përfshirë edhe një profil të detajuar për secilën bashki dhe nivelin e ofrimit të shërbimeve për qytetarin; Mbajtjen e mbi 40 diskutimeve me grupe të fokusuara dhe mbi 80 intervista në të nënta qytetet e rajonit, për të marrë informacion në nivel komuniteti mbi vështirësitë, mangësitë në marrjen e shërbimeve, dhe përjashtimit social, të dhënat këto të cilat nuk gjenden zakonisht në census apo anketa; Zhvillimi i 9 workshop-eve për zhvillimin e skenarëve me pjesëmarrje në secilën prej bashkive të rajonit, për të paraqitur gjetjet fillestare nga diskutimet me grupe të fokusuara dhe intervistat me grupet e interesit dhe qytetarët. Gjatë aktivitetit, u dhanë zgjidhje të ndryshme për disa nga problemet në ofrimin e shërbime publike; U konsideruan disa skenarë operacional të mundshëm dhe të arritshëm ; Hartimi i Planeve të Veprimit për të gjitha 9 bashkitë e rajonit në formate të ndryshme, si manuale, projekte, praktika bashkiake, etj; Hartimi i 9 Raporteve përmbyllëse për të gjitha bashkitë, duke përmbledhur të gjithë procesin e vlerësimit të nivelit të llogaridhënes sociale dhe angazhimit qytetar në vendimmarjen e qeverisjes vendore, si zgjidhjet gjithë-përfshirëse për problemet e identifikuara. Hartimi i një manuali në funksion të bashkisë dhe stafit të Elbasanit, në mënyrë që të nxiten ose forcohen praktikat me pjesëmmarrje dhe angazhimi i komunitetit në vendimmarrjen lokale.
Co-PLAN | Raporti Vjetor 2016
Planifikimi dhe nxitja e investimeve për kohezion social dhe zhvillimin e qendrueshëm të turizmit në Gramsh Periudha e zbatimit: Qershor 2016- qershor 2018 Donator: Programi Italo-Shqiptar i Konvertimit të Borxhit për Zhvillim (IADSA) Fondi: 65.773.428 lekë Zbatuar në: Bashkinë Gramshi Implementuar nga: Co-PLAN Instituti për Zhvillimin e Habitatit dhe Bashkia Gramsh
Përgjatë vitit 2016, Co-PLAN në bashkëpunim me Bashkinë e Gramshit punoi për zbatimin e projektit të mbështetur nga IADSA, mbi kohezionin social dhe zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në Bashkinë e Gramshit. Pas miratimit dhe zbatimit të Reformës se re Administrative Territoriale, bashkia e re e Gramshit përballet me sfida kryesore dhe komplekse, pasi ajo përfshin një territor më të madh e të larmishëm, qoftë nga aspekte topografike, përdorimi i tokës, përbërja socio-ekonomike, etj. Si pasojë, një nga prioritetet kryesore të identifikuara për zhvillimin e përgjithshëm të bashkisë, është hartimi i dokumenteve strategjike gjithëpërfshirëse që do të udhëheqin zhvillimin social, ekonomik dhe territorial. Ky projekt ka një objektiv të përgjithshëm që kërkon të kontribuojë në promovimin e kohezionit social mbi baza territoriale dhe mbështetjen e zhvillimit të balancuar rajonal në Bashkinë e Gramshit. Në mënyrë më specifike, projekti ka për qëllim të: [1] orietojë zhvillimin social në Bashkinë e Gramshit përmes një plani të zhvillimit social dhe ndërhyrjeve katalitike në qendrën e qytetit dhe [2] Nxitjen e zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm në Bashkinë e Gramshit përmes një strategjie zhvillimi afatmesme dhe ndërhyrjeve të harmonizuara katalitike dhe promovuese. Disa nga aktivitetet kryesore dhe rezultatet kryesore për vitin 2016 përfshijnë:
40-41
Përgatitja e projektit të projektimit duke u fokusuar në rritjen e ndërveprimit shoqëror dhe angazhimin në qendrën e qytetit, që lidh segmentin e “Rrugës Devoll” me zonën para lumore të qytetit; Zhvillimi i një serë analizash, duke përfshirë atë socio-ekonomike, demografike, infrastrukturën dhe shpërndarjen e varfërisë në territor; Identifikimi i potencialeve ekzistuese për zhvillimin e turizmit, identifikimi i itinerareve ekzistuese dhe ato të mundshme; si dhe angazhimi i aktorëve të përfshirë në proceset e ndryshme të zinxhirit të vlerës; Ndërtimi i një bazë të dhënash GIS dhe dokumentimi i të gjitha pasurive dhe potencialeve për zhvillimin e turizmit Kryerja e një fushate promovuese në mediat sociale dhe konvencionale për zhvillimin e turizmit në Gramsh, si një destinacion i ri, i pazbuluar.
Co-PLAN | Raporti Vjetor 2016
Planet e Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve të Ngurta, Bashkia Pukë dhe Malësia e Madhe Periudha e Zbatimit: Shkurt 2016 - Dhjetor 2016 Donator: Agjensia Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) /dldp Fondi: 49,827.00 EUR Zbatuar në: Bashkinë Pukë dhe Malësinë e Madhe Implementuar nga: Co-PLAN dhe Metropolis
Gjatë periudhës shtator-tetor 2016, Co-PLAN dhe Metropolis mbështetën bashkitë e Pukës dhe Malësisë së Madhe në auditimin e shërbimeve të mbetjeve, si një masë e parë për konsolidimin e shërbimit, pas zbatimit të reformës territoriale dhe administrative. Procesi përfshiu gjetjet fillestare nga të dhënat e bashkive, vlerësimet në terren, konsultimet me qytetarët dhe autoritetet lokale dhe rekomandimet e ekspertëve. Të dyja bashkitë morrën asistencë teknike në planifikim dhe mbështetje infrastrukturore, në mënyrë që të sigurojnë ofrim sa më të mirë të shërbimit. Përmes një qasjeje të integruar dhe mbështetjes së vazhdueshme teknike, Bashkitë e Pukës dhe Malësisë së Madhe, hartuan dhe aprovuan planet e integruara vendore për menaxhim të mbetjeve, të cilat priten të përmirësojnë performancën e ofrimit të shërbimeve, zgjerimin e zones së mbulimit dhe reduktimin e kostove. Projekti nxorri mësime dhe praktika të cilat do të kontribuojnë gjithashtu për rishikimin dhe përmirësimin e instrumentave të planifikimit të proceseve të menaxhimit të mbetjeve, menaxhimin financiar të sektorit dhe komunikimit me qytetarët. Disa nga rezultatet dhe aktivitetet kryesore për vitin 2016 përfshijnë: Hartimin e planeve afatshkurtra të veprimi të lidhura me: -Listën e prioriteteve të investimeve që do të prokurohen përmes mbështetjes së dldp-së në bashkinë e Pukës; -Mundësinë për të filluar një studim fizibiliteti për një stacion transferimi në Malësinë e Madhe, në kuadër të sistemit të trajtimit të mbetjeve.
42-43
Skema Kompostimi në të dyja bashkitë, si pjesë e planit të menaxhimit të mbetjeve Dizenjimi i skemës së menaxhimit në ofrimin e shërbimeve publike (struktura, organigrama, përshkrimi i pozicionit të punës, etj) në të dyja bashkitë, që synon ndërtimin e një modeli të shërbimit komunal të ndërmarrjes. Trajnimi i stafit vendor administrativ të dy bashkive; Hartimi i planit të menaxhimit të mbetjeve për të dyja bashkitë, pas diskutimeve të shumta me komunitetin dhe grupet e interesit dhe miratimi i tyre në Këshillin Bashkiak. Mbajtja e fushatave ndërgjegjësuese me komunitetin si dhe kryerja e një studim para-fizibiliteti për reduktimin e mbetjeve dhe riciklimin.
Co-PLAN | Raporti Vjetor 2016
44-45
Co-PLAN | Raporti Vjetor 2016