Në momentet e tronditjeve të mëdha të kalimit nga një regjim totalitar në një shoqëri të lirë, kemi një shpërthim dëshmish e kujtimesh për krimin dhe terrorin
e organizuar shtetëror, të cilin, regjimi i atyre viteve u mundua me të gjitha mjetet ta mbante të fshehur e larg çdo mundësie vëzhgimi, verifikimi e analize. Është e rëndësishme të mbahet gjallë kujtesa e të kaluarës, pasi nuk mund të ketë pajtim
shoqëror pa kujtesë dhe njohjen e të vërtetës.