Raporti vjetor i punës për vitin 2020 është hartuar dhe miratuar duke u mbështetur në ligjin nr. 45/2015 dhe aktet nënligjore të nxjerra në bazë dhe për zbatim të ligjit të sipërcituar, që normojnë dhe rregullojnë veprimtarinë funksionale të institucionit. Sipas këtij raporti, veprimtaria e institucionit për vitin 2020 është e fokusuar në disa shtylla kryesore: konsolidimi i arkivit të dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit, sigurimi i aksesit në dokumentet e ish-Sigurimit për të gjithasubjektet e përcaktuara në ligj rishqyrtimi historik i veprimtarisë së ish-Sigurimit të Shtetit, duke u mbështetur në kërkimin shkencor, të realizuar në bashkëpunim me institucionet kërkimore-shkencore në vend dhe institucione partnere, si dhe ndërtimi i një platforme komunikimi dhe dialogimi mbarëkombëtar, në funksion të edukimit qytetar, duke organizuar tryeza pune me grupe të ndryshme interesi, seminare, ekspozita dokumentare, konferenca shkencore ndërkombëtare, etj