Raporti Vjetor 2021

Page 103

5.4. SIGURIA DHE ZHVILLIMI TEKNOLOGJIK

1. Siguria: 1.1. Siguria Fizike Gjatë këtij mandati 5 vjeçar, janë hasur sfida të shumta në aspekte të sigurisë. Ruajtja e parametrave të sigurisë në mjediset pranë Gardës se Republikës lidhej ngushtë me mungesën e buxhetit dhe financimeve, si dhe me faktin së Autoritetit i ishte miratuar me VKM zhvendosja në mjediset e reja pranë garnizonit “Skënderbej”. Për aspekte të sigurisë fizike, gjatë të gjithë vitit 2021, Drejtoria e Sigurisë dhe Zhvillimit Teknologjik dhe konkretisht Sektori i Sigurisë dhe Qarkullimit të Informacionit të Klasifikuar, ka ndjekur rregullisht punimet në godinën e re, në funksion të vendosjes së parametrave dhe mjeteve të kërkuara, sipas percaktimit të zonave përkatëse të sigurisë. Në përfundim të punimeve dhe testimit të sistemeve të sigurisë, në zbatim të Urdhrit të Kryetares së Autoritetit për zhvendosjen e zyrave në ambientet e Godinën e Re, janë ndjekur nga strukturat e sigurisë dhe asistuar procesin e zhvendosjes së mjeteve dhe materialeve të punës. Në kuadër të zhvendosjes në ambientet e Godinës se Re si dhe në zbatim të legjislacionit në fuqi për informacionin e klasifikuar dhe sigurinë fizike, janë hartuar aktet e nevojshme për vendosjen në parametrat e kërkuar të sigurisë fizike, miratuar me urdhër të Kryetares së Autoritetit, konkretisht: “Urdhër për ngritjen e strukturës së sigurisë”, “Urdhër për zonat e sigurisë dhe

Plani i masave”, “Urdhër për administrimin e çelësave”, “Urdhër për regjimin e hyrje daljeve”. Sfidë për aspekte të sigurisë në këtë 5-vjeçar ka qenë dhe siguria fizike e materialeve arkivore të ndara në ambiente të ndryshme si SHISH, Ministria e Brendshme apo Instituti i Përgatitjes së Qenve të Policisë IPQP, për të cilat në raste të incidenteve të ndodhura gjatë vitit 2021 të raportuar dhe në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Sa më sipër, titullari i institucionit me urdhrat përkatës, së pari ngriti Komisionin e Hetimit Administrativ dhe bazuar në konkluzionet, gjetjet dhe rekomandimet e këtij Komisioni u ngrit dhe Komisioni Disiplinor mbi marrjen e masave disiplinore, lidhur me hetimin administrativ të dëmtimit të fletëve të regjistrit të agjenturës së Degës së ish Punëve të Brendshme Fier. Ky komision pasi hetoi rrethanat e ndodhjes së incidentit dhe gjithë elementët e tjerë, në përfundim të procedimit disiplinor, bazuar në nenet 57, 58, 59, 60 të ligjit nr.152/2013,“Për nëpunësin civil”, i ndryshuar; pikat 17,18 të Kreut të II_të Vendimit të Këshillit të Ministrave, nr.115, datë 5.3,2014,“Për përcaktimin e procedurës disiplinore dhe të rregullave për krijimin, përbërjen e vendimmarrjen në komisionin disiplinor në shërbimin civil”; Udhëzimin nr.1, datë 2.4.2014, të Departamentit të Administrates Publike,“Për elementet kryesore proceduriale dhe material të ecurisë dhe të shyqrtimit të shkeljeve disiplinore”, duke analizuar shkaqet, rrethanat e kryerjes së shkeljes; rëndësinë dhe pasojat e ardhura RAPORTI VJETOR 2021

103


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.