Travel Magazine nr 19 - Albania welcomes Terra Madre Balkans

Page 1

Nr 18/2016

albaniantravel.info

Delegatë nga 12 vende të Ballkanit, Turqia dhe Italia do të marrin pjesë në edicionin e 4t të "Terra Madre Balkans", i cili do të mbahet këtë vit nga data 2-5 qershor 2016, në Sheshin “Nënë Tereza” – Tiranë, Shqipëri. Në Ballkan gjenden shumica e fermerëve të të gjithë Bashkimit Evropian. Për këtë arsye, tema e këtij viti është zgjedhur për të theksuar rëndësinë e vendosjes së prodhuesve të vegjël të ushqimit në zemër të axhendës së politikave për të siguruar zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit.

2 - 5 JUNE 2016

Albania welcomes Balkans


Marina Maritime SA Company Rruga Mitat Hoxha, Mbi portin Detar Sarandë, Albania; Tel: 0035585226057; Fax: 0035585225117 Mob: 00355672022004; Mob: 00355692073711; info@finikas-lines.com; finikaslines@yahoo.com marinamaritime.sa@gmail.com; www.finikas-lines.com

E re!

Përveç shërbimeve të tjera të shumta që ju i njihni, Finikas Lines ju ofron këtë verë një shërbim të ri. Tashmë nëse doni të vizitoni Korfuzin mund ta merrni me vete makinën tuaj. Finikas Lines ju ofron transport për automjete me tragetin e ri të linjës Sarandë-Korfuz. Eksploroni ishullin cep më cep me makinën tuaj! Marina Maritime SA Company Rruga Mitat Hoxha, Mbi portin Detar Sarandë, Albania; Tel: 0035585226057; Fax: 0035585225117 Mob: 00355672022004; Mob: 00355692073711; info@finikas-lines.com; finikaslines@yahoo.com marinamaritime.sa@gmail.com; www.finikas-lines.com


Fly with us... and feel the difference... Explore the Albanian beauty from the air. Live the most beautiful experience by flying with Shega Air.

For further information and booking, please contact in the numbers below: Adresa: Autostrada Tiranë – Durrës, Km 12 Bërxull, Tiranë, Albania Tel.: +355 4 2408418 / 419; Fax.: +355 4 2408420 Mob: +355 68 4030143; Mob: +355 68 8030355 e-mail: info@shega-air.com; www.shega-air.com

www.shega-air.com


.

in the Balkans. any type of trip or vacation anywhere agency and we are capable of building ur company is an integrated travel .taob FAFA Resort Address :"Mali i Robit", Kavaje Mob: +355 69 700 13 53 Email: info@ fafa.al Website: www.fafa.al

O

.noita

Kompleksi Fafa

5

Offering an outdoor pool and a restaurant, Resort Fafa is located in Durrës. Free Wi-Fi access is available in this resort. The accommodation will provide you with a TV and air conditioning. There is a kitchenette with a refrigerator and kitchenware. Featuring a shower, private bathroom also comes with a hairdryer and a bidet. At Resort Fafa you will find a private beach area, luggage storage and a children’s playground. The property offers free parking. If you feel like visiting the surroundings, check out Port of Durrës (10 km) and Durrës Amphiteatre (10.4 km). This resort is 26 km from Tirana Airport.

O

levart detargetni na si ynapmoc ru gnidliub fo elbapac era ew dna ycnega erehwyna noitacav ro pirt fo epyt yna .snaklaB eht ni


Rr. “Fortuzi” nr 47, Tirana, Albania; Tel.: +355 4 244 4222; Mob: +355 67 42 22 444 reservations@hotelsenator-al.com; www.hotelsenator-al.com Situated 600 m from Skenderberg Square in Tirana, Senator Hotel features a restaurant, bar and free WiFi throughout the property. Free private parking is available on site. All rooms are air-conditioned and feature a flat-screen cable TV , a minibar and a safe. Private bathrooms come with a shower, a hairdryer and free toiletries. Guests can use the services of the on-site hairdressers. The hotel also offers car hire. Sky Tower is 1.2 km from Senator Hotel, while National Arts Gallery is 400 m from the property. The nearest airport is Tirana Airport, 13 km from Senator Hotel.

Hotel Xheko Imperial eshte nje hotel Butik i cili eshte hapur ne vitin 1993 dhe ndodhet në një nga lagjet më prestigjioze të kryeqytetit të Shqipërisë. Hoteli ofron akomodim luksoz si per klientet qe vijne per

Xheko Imperial is a boutique hotel which is opened in 1993 and is located in a prestigious neighborhood of the capital city of Albania. It provides luxury accommodation to each guest whether coming as business


Këtë numër: Terra Madre/ Sarda/ Shkodra/ Zagoria/ Karaburuni/ Vjosa

Turi i Lumenjve të Ballkanit, ka mbledhur aktivistë e dashamirës të mjedisit nga të gjitha anët, të cilët këtë herë kanë ngritur zërin në mbrojtje të Vjosës, për shkak të projekteve të shumta që janë përfolur, për ndërtim hidrocentralesh në shumë segmente të saj. Vjosa konsiderohet si Lumi i Fundit i egër në Europë ku nuk ka vënë dorë njeriu dhe teknologjia. Photo: Eco Albania ©

6


/Dajti /Valbona/ Voskopoja/ Apollonia/ Permeti / Fishta /Tomorri/ Rubrika / Articles

22

26 46 15

11

Editorial Sfidat e përhershme të turizmit shqiptar Ardit Çollaku

26

Intervista Marin Mema: Shqipëria tjetër është Shqipëria e vërtetë Ilirjan Gjika

18

Fokus Energjia ujore dhe turizmi, binom problematik? Alma Balliu

58

Natyrë

64

Personazh Igli Pustina, eksploruesi i thellësive

73

Made in Albania Vis Albania, Slow Food Përmet, Fshati Llogora, Oazi Fishtë Gardenland Resort, Njam Njam, Ferma Amalthia

Shtigjet turistike të Dajtit / Valbona

Destinacione pranvere / Spring Destinations 38

Urat e Zagories, dhuratë nga Ali Pashë Tepelena Zagoria Bridges, Ali Pashë Tepelena gifts

42

Mirësevini në Piacë, në zemrën e Shkodrës Welcome to Piazza, at the heart of Shkodra

46

Sarda magjike, 3000 vjet qytet The magic Sarda, a 3000 years old town

50

Karaburuni, 360 0 përvojë e paharrueshme Karaburuni a 360 0 unforgettable experience

54

Në Malin e Tomorrit, Zot i Pellazgëve Berati in Spring? Who can resist?

Events 32

Terra Madre Balkans

34

Rock Climbing Festival

2 - 5 Qershor, Sheshi "Nënë Tereza", Tiranë

27-29 Maj 2016, Përmet

90

53

Nr 19 TRAVEL 2016

7


Designer: Anisa Kaso Marketingu Blue Agency Marketingu Blue Agency Distribucioni: Shqipëri: Adrion L.t.d, Distribucioni: Posta Adrion Shqiptare Shqipëri: L.t.d, Greqi: Adrion L.t.d. Posta Shqiptare Kosovë: Greqi: AdrionRilindja, L.t.d. Buzuku Maqedoni: Kiosqe Sh.p.k. Kosovë: Rilindja,TDS Buzuku Maqedoni: TDS Kiosqe Sh.p.k. Përgjegjës botimi për Maqedoninë TDS Kiosqe Përgjegjës botimiSh.p.k. për Maqedoninë TDS Kiosqe Sh.p.k.

Blv. Bajram Curri, P. Agimi, Nr. 14/260 Blv. Bajram Curri, P. Agimi, Nr. 14/260 Tel: +355 68 40 17 309 Tel: +355 68 40 17 309 Email: revista@albaniantravel.info Email: revista@albaniantravel.info Web: www.albaniantravel.info Web: www.albaniantravel.info

Partners:

Shkolla Teknike Ekonomike

Me siguri që ti je nga ata që e pëlqejnë ushqimin e shijshëm. Nëse është kështu, atëhere mos e humb ngjarjen më të madhe të ushqimit të pastër e të shijshëm që quhet "Terra Madre Balkans" e që do të zhvillohet në Tiranë, tek sheshi "Nënë Panairinga 6-mujor i të2gjithë të shpalosë Tereza" data deriPlanetit me 5vazhdon Qershor. Aty donëtë Milano, gjitha shijet që Tokaushqimet mëmë u ka falur njerëzve mund të tëshijosh të gjitha e mira që të ata kanë ditur t'i kultivojnë aq bukur. Planifikoni do dhe zemra. udhëtimin tuaj në Shtator, kur Vis Albania dhe Cesvi Përmet, do të shtrojnë atje, tryezën e shijeve shqiptare nëpërmjet produkteve tona autentike.

---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Nr. 16 / Travel Nr. 18 / Travel 20162015

Botues: Blue Agency © Botues: Blue Agency © Administrator: Florian Baba Administrator: Florian Baba Kryeredaktor: Kryeredaktor: Irhan Jubica Irhan Jubica Koordinatore: Koordinatore: Flora Xhemani Baba Flora Xhemani Baba Konsulentë Konsulentë Arjan Konomi Arjan Clingenberg Konomi Sophia Sophia Clingenberg Gazetare: Gazetare: Irena Kanani Irena Kanani Bashkëpunëtorë: Përkthimi: Anxhela Anxhela Çikopano, Blerina Çikopano Ago, Ermir Hoxha, Ermelinda Marku, Katia Zene, Laureta Roshi, Ilirjan Gjika, Sonila Kocli, Stefan Pinguli, Giulia Riva, Bashkëpunëtorë: Zeqirja Ismaili Ardit Çollaku, AADF, Alma, Balliu, Blerina Ago, Ermir Hoxha, Ilirjan Gjika, Giulia Blocal, Giz, Kristina Fidhi, Mirjan Topi, Falënderojmë: OrestaeSaliaj, Dervishej, Goga, Cesvi, Vis të Bashkintë qyteteveLuan Përmet, KomunënThoma Ohër, Ministrinë e Ekonomisë Albania, Xaira Kastrati Maqedonisë, Vis Albania, Cesvi Përmet, Klubin"Discover Albania", Nano Resort Fotografia: AADF, Giz, Adis Shera, Caravan Travel, Cesvi Përmet, Kristina Fotografia: Fidhi, Cesvi, Vis Albania, Igli Pustina, Studio Nenshati Aldi Karaj, Albania Rafting Group, Rally Albania, Blue Albania, Cesvi Përmet, Irhan Jubica, Ismail Hoxha, Klubi "Discover Albania", Vis Albania, Designer: Laureta Roshi, Shkëlzen Rexha Anisa Kaso, Adriatik Baba

-----------------------------------------------------------------------------------------------

KujTesë

Planifikoni udhëtimin tuaj....

8

8

Mos humbisni:

Mos humbisni:

Jo më kot revista Travel këtë vit ka vendosur që destinacionet më të mira shqiptare t’i ofrojë të gjitha nga natyra. Male, dete, pyje, lumenj, laguna, shtigje, natyrë, shpendë, kafshë, gjithçka që natyra shqiptare ofron, në mënyrën më të mirë të mundshme, ashtu siç i kemi, pa zbukurime e teprime por duke mos i lënë në hije. Bota (rreth nesh) ka shumë më pak dhe bërtet (marketon) shumë më shumë. Mënyra se si e kemi ofruar Shqipërinë natyrore të 2015-ës, është edhe një qasje drejt turizmit aktiv,

D e s ti nacione t e ver ë s

2015 më pas la ë q a n ti s a g n ë n Një kartoli

onjë ozaikë apo nd kur e plot m bu i k ni te Li ri i, de ht i is d të shtyhem iloni, Tushem i Liqenit të he, apo mun shkon tek Dr umëngjyrës dini se qyteti , mendja të sh in të t le ec he lu ad e du gr t, Po rim hi at përgjatë bë us për el vij t sg gj rr te La ot fli zja të pl r e tij ar ku m ë du rja e Ndonëse trimin e men t, që mbulojn aj ose Qershor. , tek shëtito sh qe ra vë ku ar n lë e lu në m t a ni t ng në m pjatë Kora hedhin rrjeta peisazhi ndize t ta vizitoni Pogradecin shkatarëve që ahnitëse ku he pamjet e pe të rralla, du mje të tilla m je pa m he pa ed to n kë Dritës, ju ofro , që t'i shijoni nga afër m se bregut. Vetë

Pogradeci

Destinacionet

pranverore Destinacionet e pranverës janë joshëse, kudo që të drejtohesh për të udhëtuar nëpër Shqipëri. Lëndinat e mbushura me lule, gjelbërimi që ka shpërthyer ngado dhe aroma e luleve është e parezistueshme. Por ne vendosëm t`ju orientojmë megjithatë, në ca vende magjike, plot mistere e histori, zhytur mes Egjelbërimit mbani mendpa kurfund "mëkatonim" shtigjevenë tëfëmijëri Zagorisë apo ujrave të bruzta të Sardës, mes duke vjedhur ndonjë lugë reçel nga ai më i traditës e festave të shumta në të bukurën Shkodër apo brigjeve e bukurive të mrekullueshmi i gjyshes?! Jemi gati t'i jepemi Karaburunit, edhe sot tundimit, që po përveç si...?! plazheve të magjishme, ju ofron plot të tjera që ende Njam! Njam! sjell harruara nuk i keni njohur,shijet e qëemund t`i tëshijoni në 365 ditë... E dimë që nuk do t`u reçelrave e glikove, me përbërës natyralë, erëza rezistoni dottë vjetra, destinacioneve të pranverës... sekrete e receta fiks si të gjysheve,

Një ftesë për....mëkat

tamam Made in Albania......


NË SHIFRA

35.700.000.000 euro ishin shpenzimet e turistëve të huaj në Itali gjatë vitit 2015, ose 4.4% më shumë se në 2014. Turistët italianë shpenzuan nëpër botë 22 miliardë euro.

1.352.000.000 euro ishin të ardhurat nga turizmi në Shqipëri gjatë vitit 2015. Sipas Bankës së Shtetit, kjo shifër është 5.3% më e lartë se 1.283 miliardët e vitit 2014.

200.000.000 euro ishte vëllimi i shkëmbimeve tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës për vitin 2015, por raporti i tyre është 25% nga Kosova dhe 75% nga Shqipëria.

100.000 punëtorë mund të mbesin pa punë nga mbyllja e pritshme e hoteleve në Turqi nga frika e terrorizmit, ndërsa humbja llogaritet në mbi 10 miliardë dollarë.

68.028 hektarë është sipërfaqja e Parkut Kombëtar "Bjeshkët e Namuna", i cili shtrihet në pesë komuna të Kosovës: Pejë, Gjakovë, Deçan, Junik dhe Istog.

440 km është vija bregdetare e Shqipërisë në Adriatik dhe Jon, e gati po kaq (420) është gjatësia e rrjetit hekurudhor, ndërsa rrugët kombëtare janë 3.848 km.

11

euro në ditë llogaritet nga operatorët turistikë kostoja e një pakete ditore në rrethinat e Tiranës, ku përfshihet ushqimi, transporti, si dhe guida e agjencisë.

5 % ishte eksporti i Shqipërisë drejt Kosovës përpara Rrugës së Kombit, ndërsa në vitin 2015 shkoi në 11.4%. Prijnë metalet, karburantet dhe fruta-perimet.

Shqipëria në Panairin e Berlinit 2016

EDIT

Sfidat e përhershme të turizmit shqiptar Ardit Çollaku Agjencia Kombëtare e Turizmit po ndërmerr një sërë iniciativash nxitëse për promovimin e Turizmit në në të gjithë Shqipërinë në kuadër të fushës së saj të veprimtarisë dhe ligjit të ri për Turizmin duke përfshirë këtu jo vetëm promovimin e natyrës spektakolare që ofron vendi ynë por duke vënë në dukje edhe sportet turistike outdoor, kulturën, historinë, sitet arkeologjike dhe për më tepër vlerat e traditës shqiptare dhe pjesën e kulinarisë për të cilën turistët e huaj dhe vendas ngelen gjithmonë të kënaqur.. Bashkëpunimi me përfaqësuesit e pushtetit vendor, me donatorët e huaj, organizatat e ndryshme joqeveritare është një tjetër rol që Akt-ja do të ketë në kuadër të këtij ligji. Turizmi është një ndër sektorët prioritarë për zhvillimin ekonomik të vendit dhe promovimi i tij do të vijojë të jetë gjithmonë në rritje. Viti 2016 ka sjellë edhe shtimin e numrit të panaireve ndërkombëtare ku AKT merr pjesë, duke bërë të mundur edhe rritjen e numrit të operatorëve turistikë shqiptarë që prezantojnë paketat e tyre turistike në vendet e ndryshme të Europës. Iniciativat e promovimit të vazhdueshëm kanë bërë të mundur edhe organizimin e FamToureve të ndryshme me Operatorë dhe Gazetarë të huaj të cilët kanë vizituar dhe do të vijojnë të vizitojnë vendin tonë edhe në muajt në vazhdim. Një treg i ri turistik është duke u kërkuar të hapet kundrejt turistëve rusë dhe për këtë shërbeu edhe vizita që bëmë pak kohë më parë në Panairin e Moskës dhe në Republikën e Kazanit në Rusi dhe e njëjta gjë do të bëhet edhe me tregun e turistëve nga Azia, për të cilën jemi duke përgatitur një vizitë në muajin qershor. Me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit po ndërmerren konsultime të vazhdueshme me grupet e interesit dhe Institucionet e Linjës, në kuadër të planit të masave për përgatitjen e sezonit turistik veror 2016 dhe dhënies zgjidhje të problematikave që kanë sjellë operatorët e ndryshëm turistikë. Me hyrjen në fuqi të akteve të reja nënligjore do të kemi edhe një standartizim të hotelerisë, ku pas fazës së parë të vetëdeklarimit, të gjitha strukturat

pritëse do të standartizohen dhe çertifikohen sipas klasifikimit me yje duke ndjekur edhe praktikën sipas "Hotel -Stars", të cilën e ndjekin edhe vende të ndryshme të botës që bëjnë klasifikimin e hoteleve. Një tjetër procedurë e rëndësishme do të jetë edhe ajo e çertifikimit të guidave e cila do të ndihmojë operatorët tanë turistike në standartizimin e informacionit që do t`u ofrohet turistëve të ndryshëm nëpër sitet historike. E njëjta procedurë në vijim do të fillojë të ndiqet edhe për hartat dhe guidat lokale dhe kombëtare , për të cilat Agjencia së shpejti do të fillojë një procedurë stanInidartizimi duke kërkuar edhe ciativat ndihmën e donatorëve e promovimit të huaj dhe të organizatave të vazhdueshëm kanë të ndrybërë të mundur edhe or- s h m e q ë ganizimin e Fam-Toureve o p e ro j n ë fushën të ndryshme me Operatorë në përkatëse dhe Gazetarë të huaj të në Shqipëri. cilët kanë vizituar dhe Synimi është do të vijojnë të vizitojnë kthimi i sektorit Turistik vendin tonë edhe në në një sektor të muajt në vazhdim. qëndrueshëm dhe gjithëvjetor. Aktualisht kemi një fluks turistësh gjatë sezonit veror dhe strukturat pritëse kanë vështirësi në përballimin e këtij fluksi pasi nuk kanë kapacitetet e duhura dhe në të shumtën e rasteve përdoren familjarët pa një trajnim përkatës për plotësimin e vendeve bosh të stafit duke sjellë edhe një ulje të nivelit të shërbimit dhe cilësisë e cila mund të kthehet në një reklamë negative per vetë strukturën . Për këtë çështje një tjetër bashkëpunim i rëndësishëm po nxitet edhe me universitetet dhe shkollat profesionale të hoteleri-Turizmit, të cilat do të fillojnë edhe përgatitjen e studentëve të parë që do të praktikohen si brenda por edhe jashtë vendit. * Drejtor i Agjencisë Kombëtare të Turizmit

Nr 19 TRAVEL 2016

99


KARTOLINE

10


Parku Arkeologjik i Apollonisë, Fier, AL Të vizitosh Apolloninë, është bukur në çdo stinë por në pranverë praku është një mrekulli e vërtetë. Natyra harliset dhe mbulon rrënojat antike, duke e kthyer parkun në vend ideal edhe për piknik.

Photo: Blue Albania ©

Nr 19 TRAVEL 2016

11


TRADITA

Prodhuesit e vegjël artizanë të ushqimit në zemër të axhendës politike SHQIPËRIA MIRËPRET

ALBANIA WELCOMES

Sheshi “Nënë Tereza” – Tiranë 2 - 5 qershor 2016

"Mother Theresa" Square – Tirana, Albania 2 - 5 June 2016

“TERRA MADRE BALKANS 2016” “TERRA MADRE BALKANS 2016”

, U

12

,


Balkans

DY FJALË RRETH TERRA MADRE BALKANS

Terra Madre Balkans është një rrjetëzim i të gjitha komuniteteve të ushqimit dhe projekteve Slow Food në Gadishullin e Ballkanit. Qysh nga viti 2010, ky rrjet ka bërë përpjekje të shumta për të shpëtuar traditat gastronomike dhe biodiversitetin ushqimor të një prej rajoneve më tërheqëse dhe më pak të njohura të Evropës. Terra Madre Balkans është rrjeti i parë i këtij lloji që bashkon komunitete ushqimi nga vende të ndryshme të të njëjtit rajon. Slow Food dhe Terra Madre krijuan një rrjet me rrënjë të thella në rajon i mbështetur nga mijëra përkrahës, 24 Presidia (produkte të mbrojtura) Slow Food, 100 komunitete ushqimi, 50 shefa kuzhine, 15 programe edukuese mbi ushqyerjen dhe shijimin në shkolla dhe mbi 280 produkte nga Ballkani të listuara në katalogun e Arkës së Shijes së Slow Food. Rrjeti i Terra Madre Balkans takohet çdo dy vjet, por energjia e tij është më së shumti e përhapur në nisma të vogla në të tërë rajonin: shkëmbime dijesh e njohurish, seminare trajnimi për studentët që janë nga vende të ndryshme, fushata që synojnë mbrojtjen e peisazhit agrar dhe të të drejtave të fermerëve dhe prodhuesve të vegjël, festivale nëpër fshatra që festojnë agro-biodiversitetin vendor dhe kuzhinën më të mirë vendase. E gjithë kjo është Terra Madre Balkans.

TERRA MADRE BALKANS IN A NUTSHELL

“PUTTING FARMERS FIRST” Small-scale artisan food producers at the heart of the policy agenda

Terra Madre Balkans is a network established in 2009 by Slow Food to give voice and support the small-scale food producers of the region in upgrading their production from homemade to artisan, advocating for their social and political recognition, and accessing to markets. Terra Madre Balkans is a biannual event gathering all the food communities that are working to change the food system through local actions. Terra Madre Balkans is the first network of its kind to unite food communities from several countries of the same region. Slow Food and Terra Madre formed a deep-rooted network in the region with thousands of supporters, 24 Slow Food Presidia, 100 food communities, 50 chefs, 15 educational programs on nutrition and taste in schools and over 280 Balkan products listed in Slow Food’s Ark of Taste catalogue.

Nr 19 TRAVEL 2016

13


14


Biodiversiteti

Qëndrueshmëria

Cilësia Multifunksionaliteti

Komuniteti

Etika Territori

Nr 19 TRAVEL 2016

15


Rikth

! j a ejmë buzëqeshjen tu

Ortodonci me aparate fikse dhe të lëvizshme, me mjekë të specializuar të fushës Mbi 20 vjet eksperiencë ne Implantologji orale (metoda me mbjellje të dhëmbëve) Të gjitha shërbimet dentare me materiale cilësore dhe jetëgjata

Adresa: Rruga "Muhamet Gjollesha" nr 81, Tiranë, Albania Tel.1: +355 4 2258 429; Tel. 2: +355 4 2249 494 email: almirogurakuqi@hotmail.com; www.toti-gurakuqi.al 16

Nr 16 travel 2015

16 47


GALLERY

Edison Gjergo,

periudha blu e Pikasos në heronjtë e luftës nacionaçlirimtare Edison Gjergo (1939 – 1989) lindi në Tiranë, ku mbaroi dhe studimet në liceun artistik “Jordan Misja”. Studimet e larta i kreu mes viteve 1961- 1966 në Insitutin e Lartë të Arteve. Pas saj, fillon punë si piktor dizenjator në ndërmarrjen e Mjeteve Mësimore “H. Shijaku” në Tiranë. Në vitin 1973, artisti dënohet nga sistemi komunist me 8 vjet burg për influencat perëndimore. Pas lirimit nga burgu rikthehet si punëtor i thjeshtë në vendin e vjetër të punës, por pa pasur mundësinë e ekspozimit. Ermir Xh. Hoxha Në fillimvitet ’70, sipas propagandës së kohë, shenjat e liberalizmit "armiqësor", ndikuar nga shija e huaj borgjezo-revizioniste, ishin shtrirë në çdo fushë të jetës. Kjo frymë "negative" ishte shtrirë padyshim edhe tek piktorët, të cilët nën frymën e liberalizmit kishin tentuar të përcillnin një formë të re pikturimi, me huazime nga piktura moderne e fillimshekullit, pa e cënuar tematikën. Mbi këtë, gjuha zyrtare e shtetit do të shprehej se “... u dukën shfaqje të huaja për artin e realizimit socialist, punime me huazime shqetësuese formaliste e dekadente, vepra që shkatuan diskutime dhe kundërshtinë e tyre nga masat dhe nga Partia.” “Epika e yjeve të mëngjesit” vepër e realizuar nga Edison Gjergo në vitin 1971, përbën epiqendrën e kritikave e shumë diskutimet e viteve ’71-’72. Gjergo zgjedh një moment nga lufta partizane, ku disa prej tyre, të ulur heshtur, dëgjojnë një rapsod popullor, i cili po luan me lahutë. Nga ndriçimi mistik, yjet në sfond dhe vetë titulli (mjaft i gjetur e poetik), kuptohet që ngjarja po zhvillohet në orët e para të mëngjesit. Mesazhi duket i qartë, (gati i rëndomtë) forcat çlirimtare ngahera kanë qenë të lidhur fort me rrënjët e kulturës kombëtare. Çka i jep pikturës një kontekst të “dënueshëm” është në fakt, trajtimi piktorik i temës. Në një inskenim gati sureal, veshur nga një armosferë sa qiellore aq dhe tokësore, artisti ndërthur lidhjen e trashëgimisë folkloristike të rapsodit me idealet e luftës partizane. E gjithë kjo ndërtohet nga dy plane kompozicionale. I pari është ai ballor përbërë nga partizanët dhe plaku, ndërsa i dyti është ai në sfond, që tenton sado pak t'i japë gjithë tablosë një kontakt me

realitetin tokësor. Të ndarë e mbështjellë nga bluja kobalt, ato funksionojnë pa e shqetësuar njëri-tjetrin. Gjergo, për t'i dhënë unitet dhe qëndrueshmëri tablosë i ndërton të dy skenat brenda formateve gjeometrik, piramidal e katror, elementë që i rezervon dhe në trajtimin stilistik. Si të tilla, nuancat kubiste janë mëse të dukshme, sidomos në figurën e plakut, element që padyshim nuk u harrua të kritikohej nga kolegët në vitin e trazuar ’73. E përtej prekjeve kubiste, Gjergo eksperimenton dhe në ngjyrat e forta, simbolet, kontrastet e artikulimet e zgjatura. Bien në sy stërzgjatja e trupit të partizanes, lulja e kuqe sensuale që mban në dorë dhe rroba e kuqe që e evidenton përmbi mashkulloritetin partizan. Feminiliteti i saj gati i tepruar për një luftëtare të lirisë, nuk bën gjë tjetër veçse përforcon edhe më tendencën e tablosë drejt një atmosfere të largët. Gjergo nuk e fsheh qëllimin e tij për të ndërtuar një inskenim ndryshe të luftës partizane. Ai e dinte se në përfytyrimin skematik, shteti nuk priste partizanë që rrinë në pikë të mëngjesit e dëgjojnë lahutar. I ndërgjegjshëm ai e vendos pikërisht skenën e tij në limitet e kohës, mes ëndrrës dhe realitetit, atëherë kur forcat njerëzore janë në zgrip. Atij i intereson poezia e momentit, përjetimi i idealit dhe formatimi i saj i ndryshëm. Kjo ishte forma tjetër e tij për të anashkaluar ato qindra tablo me temë historike,.. ato stërpërsëritje të luftëtarëve që qëllojnë majë shkrepave mbi armikun. Tablloja një nga shembujt më të mirë të periudhës në fjalë, ruhet e ekspozuar në Galerinë Kombëtare të Arteve.

Nr 19 TRAVEL 2016

17 17


Energjia ujore dhe turizmi

binom problematik?

Photo: Mario Molla

Alma Balliu Open Vision, Albania Kush frekuenton mediat sociale, ka vënë re që në artikujt që promovojnë destinacionet turistike, shumë shpesh klasifikojnë dhe Shqipërinë ndër vendet e para për t’u vizituar. Kur shoqërohen me foto, shumica e tyre kanë me patjetër një foto nga Liqeni i Komanit, me traget ose pa traget. Të gjithë ne që punojmë në turizëm e dimë që kur bëhet fjalë për të ndërtuar një tur për zonën e veriut duhet përfshirë udhëtimi me traget në liqenin e Komanit. Kur nuk funksionon trageti të gjithë revoltohemi, ne në Tiranë por edhe kolegët tanë atje në zonë. E pra, Liqeni i Komanit, një nga sitet e rëndësishme të turizmit tonë natyror nuk është vecse një liqen artificial i ndërtuar në funksion të një hidrocentrali, i cili prodhon energji nga burime të rinovueshme! Pa dashur të analizoj ndikimet në ekonominë lokale dhe më tej të këtyre lloj investimeve sic janë ndërtimet e hidrocentraleve, sepse nuk jam eksperte e fushës, do të ndalem në ndikimin që mund të kenë ato në zhvillimin e turizmit të zonës dhe si rrjedhojë edhe të të gjithë vendit. Në këndvështrimin klasik të tilla ndërhyrje në zonat e larta malore 18

përfaqësojnë linjën “Njeriu kundër Natyrës”. Po të ndjekësh këtë linjë, trashëgimia kulturore e zonave të larta malore dhe çdo lloj tjetër trashëgimie, mbetet në hijen e trashëgimisë së tyre natyrore. Megjithatë, që nga fillimi i shekullit të 20-të zhvillimi i turizmit malor në botë ka qenë i lidhur ngushtë me zhvillimin e infrastrukturave të energjisë hidroelektrike. Aq më shumë vlerë merr tani, në kohën e debatit për të mbyllur centralet bërthamore! Por ky fakt bie ndesh me paragjykimin e mësipërm “Njeriu kundër Natyrës”, pra, ashtu siç ndodh me liqenin e Komanit, këto ndërhyrje mund të mundësojnë mënyra të reja për të përfshire suksesshëm këto sipërfaqe hibride që krijohen, në përmirësimin dhe diversifikimin e produktit turistik vendas. Në mbështetje edhe të debatit aktual per marëdheniet ekzistuese ose potenciale, mes burimeve territoriale dhe zhvillimit të turizmit, le të përpiqemi të konsiderojme lidhjet mes peisazhit të krijuar nga këto ndërhyrje dhe llojet e turizmit malor që mund të gjenerohen në këto zona. Zhvillimi lokal, i cili mund të bazohet kryesisht në buri-


met e rinovueshme natyrore mund të zgjerohet duke përfshirë si trashëgimi kulturore edhe përdorimin e këtyre peisazheve! Por kjo bie ndesh me filozofinë ku çdo ndikim i njeriut në zonat e larta malore për të modifikuar peisazhin shihet si negativitet. Por kjo filozofi, këtë trashëgimi natyrore e kufizon në një botë imagjinative, sepse aksesi i njeriut është i pamundur! Po për çfarë i shërben zhvillimit të turizmit një peisazh shumë i bukur natyror që mund vetëm të imagjinohet? Duke qenë se lidhjet që shoqëria njerëzore mban me natyrën janë komplekse dhe shpesh të paqarta, nuk është aq e thjeshtë për t`u kuptuar lidhja që zhvillohet me kalimin e kohës mes mjedisit natyral dhe ndërhyrjeve njerëzore që përdorin keto burime. A ka kontribuuar në zhvillimin e turizmit në zonat malore të Shqipërisë ndërtimi i hidrocentraleve? Sigurisht që po! Nga ana tjetër kjo nuk do të thotë se nuk duhet ruajtur trashëgimia natyrore! Sigurisht që duhet ruajtur por sipas një planifikimi të kujdesshëm dhe të studiuar pa u bërë pengesë për zhvillimin ekonomik! Zonat e larta malore duhet të shihen si prototipe të bukurisë së peisazhit natyror. Autenticiteti dhe bukuria e peisazheve i jep atyre statusin e zonave të mbrojtura ose të prekura pak nga aktiviteti njerëzor, nëse nuk janë një territor i virgjër. Në këto zona natyra injoron plotësisht njeriun. Në këtë këndvështrim, këto zona janë në opozitë me zonat më pak të larta dhe luginat që kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë të banuara dhe të zotëruara nga njeriu. Kufiri që ndan këto dy zona është shumë i brishtë dhe thuajse i padukshëm, është kufiri që ndan piktoresken me sublimen. Eshtë pikërisht kjo mospërputhje e perceptimit të njerëzve dhe realitetit, që i jep udhë konfliktit në prezantimin e vlerave. Si kudo në botë, edhe në Veriun e Shqipërisë, zonat e banuara nuk përfaqësojnë sublimen, madhështoren dhe mbinjerëzoren. Fatkeqësisht ndërhyrja amatoriale dhe sporadike pa asnjë lloj planifikimi nga ana e aktorëve të ndryshëm, institucione apo individë, lokalë apo qendrorë, i ka bërë këto zona një mishmash natyror e kulturor për të ardhur keq! Në këto zona dëmi më i madh i është bërë turizmit pikërisht nga mënyra amatoreske dhe pa vizion e zhvillimit të tyre. Nga lënia e tyre në mëshirën e fatit dhe në dorën e disa bizneseve të vogla lokale, të cilat në fakt duhen përgëzuar për përpjekjet që bëjnë për të rregulluar ekonomitë e tyre të vogla familjare, po shohim çdo ditë me sytë tanë si bjerren të gjitha vlerat sociale autentike në këmbim të përfitimeve financiare të pakonsiderueshme. Dhe për më tepër për të ruajtur këtë gjendje, luftohet nën flamurin e mbrojtjes së mjedisit. Edhe pse mund të duket paradoksale, fenomene të tilla si: ofrimi i mishit Brazilian si mish i freskët bio i zonës; shtëpitë kaotike, bëj një dhomë sot dhe më vonë shto një tjetër; triplikimi i kullave duke prishur për fare etnografine e tyre, si psh duke hequr dhomen e oxhakut për të shtuar dy shtretër më shumë; ndërtimi i hoteleve në kufijtë e qesharakes ku në disa raste vishen me pllaka që imitojne gurin ose zbukurohen me stalaktike e stalagmite duke ndërprerë kështu procesin mijëra vjecar të formimit të tyre; janë më të dëmshme se ngritja e një hidrocentrali! Të mos flasim për shërbimin dhe çmimet e larta pa sens! Të gjitha këto dëmtojnë atë që Shqiperia ka si vlerë unike në tregun global të turizmit: institucionin e mikpritjes. Dhe ky është një dëm i pariparueshëm. Shqipëria nuk ështe vendi më i bukur në botë, malet e Shqipërise nuk janë më të bukura së të fqinjëve! Ne gjykimin tim modest ndërtimi sipas një plani të mirëstudiuar i një hidrocentrali përvec të ardhurave direkte ekonomike që sjell për ekonominë lokale, sjell gjithashtu përmirësim të infrastrukturës, i cili ndikon ndjeshëm në zhvillimin e turizmit në atë zonë, dhe jo vetëm! Do të mbështesë dhe hapjen e destinacioneve të reja në zonat më të larta ku fatmirësisht dora shkatërrimtare nuk ka arritur ende! Le të mos fshihemi pas gishtit, zona që tashmë janë rrënuar, nuk mund të përfaqësojne turizmin autentik. Eshtë koha që të ndërhyhet për të ndrequr dëmet, ato që mund të ndreqen duke i kthyer në zona turistike si pjese e turizmit global! Kjo nuk do të thotë që të shkojmë drejt ketij zhvillimi të ri po aq të pakujdesshem dhe joprofesionalë sic kemi bërë deri tani, perkundrazi pësimi të na bëhet mësim. Të hedhim hapa të kujdesshëm por jo duke u bërë imitatore symbyllur të trendeve që nuk kanë aq shumë lidhje me realitetin tonë, por janë pjesë vetëm e imagjinatës. Ta ngremë zërin, por të jemi seriozë dhe ta bazojmë protestën tonë në argumenta të fortë! Le të bëhemi aktorë dhe faktorë për ngritjen e një vizioni të ri për zhvillimin e turizmit në vendin tonë! Opinionet në rubrikën "Fokus" nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht mendimet e redaksisë. Është i mirëpritur të shkruajë çdokush që ka mendime pro ose kundër një argumenti të caktuar.

Nr 19 TRAVEL 2016

19


Emigrantët si kërcënim dhe përfitim për turizmin në rajon dhe Shqipëri

Mijat e emigrantëve përgjatë shtigjeve ballkanike, të cilët nji pjesë e vendeve tona, përfshi edhe Shqipërinë, nuk po i mirëpret, duket se kanë trembur edhe operatorët turistikë. Duke filluar që me zgjatimin e Azisë mbi Europë - Turqinë, shumë vende e parashikojnë këtë vit si ma të keqin për zhvillimin e turizmit. Turqia duket se ka pozitën më të keqe: në njërën anë e gjendur përballë një Rusie me të cilën muajt e fundit për pak sa nuk nisi një luftë ajrore, nuk pret më turistë prej superfuqisë, në mes sulmet terroriste, e nga ana tjetër, brigjet që vazhdojnë me qenë skena tragjedish jo ma pak rrënqethëse se ajo e Alanit të vogël, zor se mund të joshin përsëri turisët perëndimorë, e sidomos ata gjermanë, të cilët edhe i kanë anuluar rezervimet. Vazhdimi i kësaj situate, sipas ekspertëve vendas, mund t'i kushtojë Turqisë një humbje prej 10-12 miliardë dollarësh vetëm nga turizmi, ndërsa më shumë se 100 mijë vetë mund të mbesin pa punë nga mbyllja e pritshme e shumë hoteleve. Jo më pak e frikësuar duket edhe Greqia, që megjithatë, ka shpresa se mbas krizës ekonomike, mund të përjetojë sivjet një kthim në mesataren e turizmit të saj të para disa viteve. Sipas ekspertëve grekë, turistët e huaj mund të arrijnë shifrën rekord prej 4.5 milionë deri në fund të vitit, 800 mijë prej të cilëve nga Amerika e largët, e pjesa tjetër nga Rusia dhe Gjermania. 20


Fara Resort, Mali I Robit, Kavajë ndër më të mëdhenjtë në bregdetin shqiptar

Edhe pse e gjendur në korridorin ballkanik të regugjatëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika, Maqedonia nuk ka dëshirë ta pranojë ndikimin e tyre në turizmin vendas, e për këtë vit nuk parasheh luhatje të numrit të vizitorëve, derisa pak kohë më parë, bashkë me Kosovën e paprekur nga refugjatët e luftës, promovoi një pullë postare për Malet e Sharrit në kufirin e përbashkët. Ndërsa Kroacia, edhe pse kohët e fundit mbylli një pikë të kalimit kufitar me Malin e Zi - ky i fundit gjithashtu i paprekur nga refugjatët, ndjehet e sigurt se viti turistik do të shënojë rritje. Dhe kjo rritje për ekonominë vendore nuk është e vogël, nëse mbahet në konsideratë fakti se 17% e GDP e siguron nga industria e turizmit falë bregdetit unik të Dalmacisë. Duke u kthyer edhe një herë të Kosova pa ofertë të qartë, të konsoliduar e të konkurrueshme në tregun turistik, mbetet të shpresohet se vendet e bregut lindor të Adriatikut e Jonit do të jenë përfitueset fatlume të kompleksitetit të kësaj situate fatkeqe jashtë territorit të tyre. Duke premtuar mosrritjen e çmimeve, Mali i Zi, e sidomos Ulqini pretendon t'i rrisë edhe më 181,258 netët e fjetjeve të regjistruara gjatë vitit të kaluar. Sikurse edhe Maqedonia, Greqia e Kroacia edhe Mali i Zi ka zhvilluar një fushatë të dendur promovuese për turizmin e saj në Rusinë e madhe, por edhe në atë të voglën - Serbinë, ndërsa Shqipëria ka kështu, të dytën mundësi brenda pak viteve për t'u treguar serioze dhe e qëndrueshme në ofertën e saj të kombinuar turistike. Mundësia e parë - ajo pas rrudhjes së ekonomisë europiane para 4-5 viteve nuk u shfrytëzua si duhet për promovimin e turizmit shqiptar. Madje Shqipëria humbi edhe Milano Expo 2015, duke reklamuar në mes të Italisë prodhime italiane! E në kohën kur vendi ynë duhej të ishte duke promovuar me agresivitet ofertën e vet turistike në Europë, lajmet nga Shqipëria në median botërore janë prapë të drogës e të përplasjeve politike. E derisa Shqipëria të kuptojë momentin e saj turistik, do të vazhdojmë të shohim ministria që krenohen para gazetarëve në konferenca se kanë numëruar aq e kaq vizitorë që hynë nga Morina dhe dolën nga Muriqani brenda ...3 orëve sa bën rruga nga Kosova deri në Mal të Zi për turistët që shkelin tranzit nëpër Shqipëri. Travel

Photo: Adis Shera © Klubi Discover Albania

Nr 19 TRAVEL 2016

21 21


GJURMË

Roskoveci ,

qyteti-stacion qysh nga kohët e Via Egnatia Thoma Goga Ashtu modest dhe pa shumë “pretendime”, Roskoveci hyn te qytetet e vegjël të Shqipërisë. Njëlloj si shumica e tyre edhe ai e mbart histori dhe vlera të patjetërsueshme, të cilat na vijnë deri më sot qysh nga antikiteti deri në ditët tona. I banuar herët si një nga stacionet kryesore të rrugës Egnatia, në Roskovec janë kryqëzuar gjatë të gjitha kohërave rrugët e komunikimit, qytetërimet, zhvillimet kulturore dhe bashkëjetesa midis komuniteteve. Pikërisht në këtë hapësirë gjenden shumë nga vlerat natyrore, materiale dhe shpirtërore të kulturës shqiptare. Gjetjet arkeologjike, ngjarjet historike, folklori dhe monumentet, konfirmojnë traditën e vjetër dhe të re të këtij qyteti, që bashkë me prapatokën e tij kanë se ç’të dëshmojnë. I ndodhur në të dy anët e rrugës Berat-Fier, ose anasjelltas, si dhe një herë lokalitet, një herë komunë, pastaj rreth e më pas qytet, Roskoveci, njëlloj si në pazarin e tij të famshëm, ishte bërë dikur shpesh herë “mollë sherri” midis dy qarqeve, apo prefekturave, të Fierit dhe Beratit. Ndërkohë sot ai përbën një tjetër realitet dhe si dikur është kthyer në një stacion pushimi për këdo që udhëton përgjatë tij, qoftë udhëtar vendas apo turist i huaj.

Pak gjeografi. Roskoveci përbën njerën nga 61 bashkitë e Republikës së Shqipërisë dhe sh-

trihet në Rajonin Perëndimor të vendit në jug të rrjedhës së mesme të lumit Seman. Territori i tij ndodhet përgjatë fushës së Myzeqesë së Vogël dhe Mallakastrës së Poshtëme. Bashkia e Roskovecit kufizohet në veri dhe perëndim me Bashkinë Lushnjë, në jug me Bashkinë Mallakastër, në lindje me Bashkinë Ura Vajgurore, ndërsa në perëndim me bashkitë e Fierit dhe Patosit. Territori i Roskovecit ka një reliev kryesisht fushoro-kodrinor, ku në veri dhe në perëndim shtrihet fusha e Roskovecit, si pjesë e Myzeqesë së Vogël, kurse pjesa jugore e tij zihet nga zona kodrinore e Mallakastrës. E formuar nga depozitimet e Semanit rreth 1.5 milion vjet më parë, fusha e Roskovecit, nuk është krejt e rrafshët. Ajo vjen duke u ulur nga jugu drejt veriut ku takohet me shtratin e këtij lumi. Ndërsa zona kodrinore që përbëhet kryesish nga flishi dhe gëlqer22


orët e neogjenit, karakterizohet nga një system vargjesh kodrinore me lartësi 100-300 m, të cilët ulen gradualisht deri sa zhduken përgjatë fushës. Hidrografia e përbëhet nga lumi Seman, disa përrenj që zbresin drejt tij, këneta e zezë e Strumit dhe liqeni artificial i Kurjanit. Klima e Roskovecit është tipike mesdhetare, me verë të ngrohtë dhe të thatë dhe dimër të butë dhe të lagësht. Temperatura mesatare vjetore është 15 gradë C, ku muaji më i ftohtë, janari karakterizohet nga një mesatare prej 7 gradë C, ndërsa muaji më i ngrohtë, korriku, “shënon” një mesatare prej 23-24 gradë C. Reshjet bien në formë shiu, kryesisht gjatë gjysmës së ftohtë të vitit dhe sasia mesatare e tyre arrin deri në 1000 mm. Rrezatimi diellor llogaritet në rreth 2000 orë me diell në vit, të cilat krijojnë kushtet e zhvillimit të një vegjetacioni të pasur.

Kultura dhe trashëgimnia. Gjurmët më të vjetra të jetës janë gjetur gjatë punimeve të ndryshme bujqë-

sore. Të tilla janë shenjat e një ujësjellësi, fakt që tregon për një vendbanim antik. Po kështu në hapësirën e Roskovecit kanë dalë rrënoja të vendbanimeve rurale si në Marinëz, Suk, Strum, Luar dhe Ngjeqar. Vëzhgimet e para arkeologjike janë bërë gjatë viteve të Luftës së Parë Botërore kur arkeologu Kamilo Prashnikër e shkeli me këmbë të gjithë gjatësinë e degës jugore të rrugës antike Egnatia. Në shënimet e tij të cilat i gjejmë në librin “Myzeqeja dhe Mallakastra”, të botuar në Vjenë në vitin 1920, ai përcaktoi në terren edhe itinerarin përgjatë së cilit kalonte kjo rrugë. Duke u bazuar tek një nga guidat e udhëtimit, “Itinerari Hierosomilitan”, Prashnikeri pasi krahasoi distancat në milje me ato në terren doli në përfundimin se në atikitet Roskoveci ishte një nga stacionet e kësaj rruge dhe mbante emrin Stefana. “Te hani i Roskovecit arrijmë sipas numrit të miljeve në stacionin Stefania (mutatio Stephanaphana) shkruan Prashniker (Camillo Prachniker, Muzakia und Malakastra, Alfred Holder, Vien 1920, f. 99). Ndërkohë që historia hesht për këtë vendbanim për të ardhur në vitin 1431, kur në defterin osman, Roskoveci, përmendet si truall i braktisur nga banorët. Por shumë shpejt ai do të rimëkëmbet dhe rëndësia e tij do të rritet pas vitit 1683, kur qendra e sanxhakut të Vlorës do të zhvendoset në Berat. Kështu Roskoveci do të shndërrohet përsëri në një stacion të rrugor që lidhte këto dy qëndra të rëndësishme të këtij sanxhaku. Përfshirja e tij në këtë itinerari të ri e shdërroi atë edhe në një treg të rëndësishëm rajonal, i cili do të njihej në të gjithë vendin si “Pazari i Roskovecit”. Këtu tregtoheshin mallra të karakterit bujqësor, artisanal dhe industrial. Në këtë treg vinin tregtarë dhe blerës jo vetëm nga rajoni përreth, por edhe nga gjithë vendi. Një e veçantë e “Pazarit të Roskovecit” ishte se aty gjeje edhe prodhime prej ari, argjendi dhe gurësh të çmuar si dhe ushtronin aktivitetin e tyre edhe tregtarë dhe grosistë nga më të njohurit e kohës. Krahina e Roskovecit është inkuadruar si njësi më vete me reformën administrative të vitit 1923. Ajo emërtohej komuna “Tregu i Frasherit” dhe ishte në përbërje të Rrethit Qendër të Qarkut Berat. Popullsia e kësaj krahine ishte 9413 banorë dhe përfshinte 32 fshatra. Ndërsa në vitin

1928 popullsia përbëhej nga 7632 banorë dhe përmblidhte 25 fshatra si: Arapaj, Cukalat, Çiflik- Strum, Çomlekaj, Donofrosa, Drenovica, Ngjeqari, Hallambrezi, Jagodina, Kumani, Kumaraka, Kurjani, Luari, Marinza, Matka, Pobrati, Rërëza, Roskoveci, Sllanica, Stamatica, Strumi, Suku, Velmishi, Vidhishta dhe Ngraçie. E njohur historikisht si “Krahina e Roskovecit” kjo zonë është dalluar për lindshmërinë më të lartë në vend, jo vetëm kaq, por kjo lindshmëri ka qenë në rritje progesive lineare për periudha relativisht të gjata. Në ndarjen administrative të vitit 1953, Krahina e Roskovecit, fitoi statusin e rrethit me emërtimin “Rrethi i Roskovecit” dhe përfshinte territore e mëparshme me një popullsi rreth 40 000 banorë. Në vitin 1956 ky status degradoi dhe Roskovecit iu dha statusi i lokalitetit në përbërje të rrethit të Fierit. Ky shdërrim dhe kalimi nga rrethi i Beratit në atë të Fierit veç të tjerash u bë për të shkatërruar edhe atë që ishte epiqendra e jetës ekonomike të krahinës, “Pazarit të Madh të Roskovecit”. Tashmë ekzistenca e tij binte ndesh me idetë e ekonomisë së centralizuar që po aplikonte regjimi i kohës. (Megjithatë Pazari i mbijetoi edhe atij sistemi). Në vitin 1958 Roskoveci artikulohet si qytet, status që nuk solli asgjë pozitive për gjithë fshatrat e Krahinës së Roskovecit. Ato mbetën të shpërndara në 7 ish- komuna, në një qytet, në tre rrethe dhe dy qarqe.

Nr 19 TRAVEL 2016

23


zb sh Ekonomia. Kushtet e favorshme klimaterike, relievi i alternuar fushoro-kodrinor dhe

burimet ujore, konsiderohen të përshtatshme për prodhimin bujqësor. Ato e rendisin Roskovecin si një ndër zonat më të rëndësishme bujqësore të vendit. Këtu kultivohen rreth 70 lloje bimësh si drithërat, bimët industriale, perimet, ulliri, agrumet, vreshtaria dhe dru-frutorët. Blegtoria dallohet për gjedhët, dhentë, derrat dhe shpendët. Qysh herët janë mbarështruar edhe buajt, të cilët përdoreshin si kafshë pune dhe për prodhim blegtoral. Sot Roskoveci ka jo vetëm fondin e nevojshëm të tokës bujqësore, me sistem bonifikimi model, por dhe me një popullatë aktive me përvojë në fushën prodhimit bujqësor, ku merreshin rendimentet më të larta. Në prodhimin blegtoral ishte shkollë përvoje për rritjen e derrit, ku mbarështrohej shkencërisht specia “derri i Roskovecit”, studim i cili njihet edhe në Amerikë sipas studimit të Prof. Ilo Fotos. Po kështu me traditë të veçantë në prodhimin dhe përpunimin e duhanit, ndaj një varietet duhani i njohur në Europë ka emrin “Roskoveci”. Kurse zona e Kurjanit ishte shkollë e përvojës për rritjen dhe kultivimin e lulediellit. Tradita vijon edhe për ullirin e vreshtat që zënë sipërfaqe të konsiderueshme në zonën kodrinore të krahinës. Por faktori më i rëndësishëm që garanton zhvillim të qendrueshëm ekonomik të krahinës është pasuria nëntokësore, siç është nafta që shfrytëzohet në fushat e Marinëzës, Belinës dhe Jagodinës. Qyteti dhe Popullsia. Roskoveci përbën sot një nga bashkitë kryesore të Qarkut të Fierit. Ai funksion me një status të tillë që nga viti 1992. Kryetari i parë i bashkisë ishte Rrapi Kuqo, për t’u pasuar nga Petrit Çepele, Lindita Çobo, Ylli Kola, Gëzim Caushi dhe së fundi Majlinda Bufi. Ndërkohë që me hartën e re të reformës administrative-territoriale, Bashkia e Roskovecit rifitoi territoret e saj duke përfshirë edhe fshatrat e ish-komunave Suk, Kuman e Kurjan. Aktualisht në këtë territor përfshihen 14 fshatra, me një popullsi prej rreth 32 163 banorë. Qendra e Bashkisë është në Roskovec dhe ka në përbërje edhe 3 Njësi Administrative; Kuman, Kurjan dhe Strum. Qyteti shtrihet në të dy anët e një aksi gjatësor që njëkohësisht është edhe arteria kryesore që e lidh atë me Beratin, Fierin dhe pjesët e tjera të vendit. Pikërisht këtu ndodhen ndërtesa e bashkisë, e ndërtuar në stilin neoklasik, pallati i kulturës, gjimnazi “Adem Vrapi”, fusha e sportit, tregu, agjensitë e transportit, etj. Në zgjedhjet vendore të 21 qershorit 2015 kryetare e Bashkisë Roskovec është zgjedhur zj. Majlinda Bufi. Me inisiativën e saj u ngrit një komision i simboleve, i cili duke u konsultuar me të gjithë aktorët vendorë, i propozoi Këshillit Bashkiak, që data e 24 korrikut, të jetë Dita e Festës së bashkisë. Roskovecarët janë njerëz të ngrohtë, të sinqertë dhe mikpritës. Natyra i ka bërë njerëz bujarë dhe të dhënë pas punës, familjes dhe vlerave. Këto janë disa nga cilësitë e këtij komuniteti që përpiqet dhe punon çdo ditë për të arritur gjithçka në sajë të punës, normave dhe vlerave shoqërore. Jo pak e rëndësishme për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të Roskovecit është ajo pjesë e madhe intelektualësh, gjithënjë në rritje, me djem dhe vajza që mbarojnë studimet e larta, madje shumica me grada dhe tituj shkencorë, emra të njohur në diplomaci, ekonomi, në fushën e artit e kulturës, të letërsisë e gazetarisë, botues e mbi të gjitha një armatë e madhe arsimtarësh. Të tillë mund të përmendim emra të njohur si Mystehak Xhemali, Agron Goga, Tonin Kola, Nuri Plaku, Harilla Goga, Ramadan Çepele, Arqile Apostoli, Mimoza Nushi, Mimoza Kadiasi, Iriselda Prifti, piktorë të njohur si Llambi Blido, Barjam Mato, etj. Një ambasador i kulturës ka qenë edhe kompozitori Vakthi Sheme, i cili u shfaq në muzikën shqiptare në fillim të viteve 70-të dhe zuri një vend të nderuar midis talenteve të brezit të tij. Bashkëkohës me Hajg Zaharian, Francesk Radin, Aleksandër Peçin, etj. Vakthi Sheme ishte vetëm 22 vjeç, kur rrëmbeu në Festivalin e 10-të, të këngës në RTSH, çmimin e dytë me këngën ‘’Bardhësi’’. Që nga fillimi viteve 70-të ajo u bë “hit” i muzikës shqiptare. Roskoveci krenohet edhe një ekip shahu që kanë arritur të jetë fitues të kupës së Shqipërisë dhe ka konkuruar me dinjitet në kompeticionet ndërkombëtare. Për t’u vizituar nuk duhet anashkaluar Strumi, si një nga vendbanimet e shumta rurale të Bashkisë së Roskovecit. I vendosur në lindje të këtij qyteti, përgjatë rrugës automobilistike që e lidh atë me Beratin, ai bart në vetvete dëshmi të shumta të kulturës sonë materiale. Të tilla janë një sërë dëshmish, monumente natyrore dhe objekte kulturore. E tillë është edhe legjenda e famshme popullore e “Bukuroshes së Strumit” dhe kënga e saj popullore. Kurse “Këneta e Zezë” është një tjetër monument natyror e cila përpara bonifikimit krijonte një basen të madh ujor, që vijonte me kënetën e Roskovecit, për të vijuar më pas me ato të Marinzës, Sheqishtes dhe në fund atë të Sheqit. Pikërisht në këtë vend, ngjitur me “Kënetën e Zezë” ndodhet kisha e Shën Gjergjit, e cila përbën një nga monumentet e kulturës që ndodhen në këtë hapësirë. E ngritur mbi një bregore të butë dhe të veshur me gjelbërim, “Shën Gjergji”, ndodhet një kilometër në veri të Strumit të sotëm, në krahun e djathtë të rrugës autobolistike që lidh këtë vendbanim me fshatin Suk. Kisha ka një gjatësi prej 10 m dhe një lartësi prej 3.5 m. Nga pikpamja arkitektonike ajo është një ndërtesë në formë drejtëkëndëshi, e vendosur në drejtimin lindje-perëndim dhe mbulohet nga një çati me tavan të rrafshët. Kisha e Shën Gjergjit përbëhet nga naosi njënefësh dhe absida, muret e të cilave janë dekoruar me afreske, të cilat sot ndodhen në një gjendje jot ë mirë. Kisha është pikturuar dikur nga piktorët e familjes ikonografe të Çetirëve të Grabovës. Ikonostasi dhe objektet e tjera mungojnë, ndërsa në dyshemenë e pash24

truar të faltores, pikërisht pranë absidës shihen dy pjesë kolonash antike me kanelyra dhe një pjesë mermeri e një kapiteli dorik, të marra nga ndërtimet antike, ndoshta edhe nga qyteti i Dimali që ndodhet aty pranë. Me një lartësi prej shtatë metrash, këmbanorja e ndërtuar në vitin 1782, është pjesa më e ruajtur e këtij objekti. Nën të ndodhet edhe një portë me qemer, e ndërtuar me gur të bardhë të skalitur, ku janë imituar kolonat antike, mbi të cilat është vendosur një hark i zbukuruar me dy rozeta. E lartë 1.8 m, ajo ka lartësinë e një njeriu të zakonshëm. Kurjani është një tjetër vendbanim rural pjesë e bashkisë së Roskovecit. I përmendur për kultivimin e ullinjve dhe vreshtarinë, ai është i njohur edhe për liqenin artificial të ndërtuar rreth 50 vjet me parë. Pikërisht në Kurjan në kodrën më të lartë të tij, aty ku syri të kap gjithë rrafshinën e Myzeqesë, Shpiragun dhe kodrat e Mallakastrës, ndodhet një nga kishat bizantine më të vjetra në Shqipëri, Shën Nikolla. Në vitin 1956 një ekspeditë studimore e Universitetit të Tiranës dhe Institutit te Historise bëri një nga zbulimet më interesante dhe më të rëndësishme në brendinë e saj. Të tilla ishin afresket e pikturuara nga Nikolla, biri i Onufrit, të cilat së bashku me vlerat e spikatura arkitektonike të këtij objekti, bënë që në vitin 1963, kisha e Shën Nikollës të shpallej monument kulture. Liqeni i Kurjanit është sot një nga rezervurët më të mëdhenj dhe produktiv që i jep jetë Myzeqesë, pa të cilin nuk do të quhej “hambari i Shqipërisë”. I ndërtuar në një vend të studiuar, ky rezervuar filloi të vihet në punë në vitin 1960 dhe kishte rreth 33 milion metër kub ujë. “Bukuroshja e Strumit” nuk do të jetë më vetëm një nga legjendat më të bukura të kësaj treve. Së shpejti pritet që ajo të përfaqësohet me një shtatore elegante dhe mbresëlënëse në në një vend të preferuar të qytetit. Dhe vargjet e këngës së famshme të saj si: “Më shkove tek burimi/ U hodhe në vah/ Fol moj bukuroshe e Strumit/ Me shtëmba në krah”, duket se çdokush që do të vizitojë qytetin do t’i kujtojë tek monumenti i saj. Objektivat dhe vizioni i kryetares së Bashkisë Roskovec zj. Majlinda BUFI, se një qytet i ri, Roskoveci, po përpiqet të krijojë edhe ai tashmë profilin e tij në raport me sivëllezërit e tij fqinj të Beratit dhe Fierit, ju fton se shumë shpejt çdo vizitor do ta ndjejë veten si në shtëpinë e tij. Si një dhuratë e begatisë së natyrës ne po përpiqemi që krahas këtyre vlerave ta shdërrojmë atë edhe në një destinacion modest turistik. Projektet tona në infrastrukturë po na krijojnë mundësinë që monumentet tona të kulturës t’i bëjmë të vizitueshme jo vetëm për turizmin transit, por edhe atë të qëndrushëm. Tradita, mikpritja, gatimet, prodhimet bio janë disa nga resurset që do ta shdërrojnë shumë shpejt qytetin në një stacion të përhershëm ashtu siç ka qenë dikur një nga stacionet e rrugës Egnatia. Këtë po e realizojmë të gjithë së bashku, si pushteti vendor, biznesi dhe qytetarët, obligimi kryesor i të cilëve është që ta bëjmë Roskovecin shtëpinë e të gjithë qytetarëve. Historia e ka treguar se qytetet-stacion, janë shpeshherë më njohurat dhe më të vizituarat nga turistët, sepse ngado që të vish dhe për kudo që të jesh nisur, nuk mund të mos ndalosh së paku një herë aty. Autori është drejtor i Kulturës, Arsimit dhe Sportit Bashkia Roskovec

T P b a ta e

T T q m b d


premte më e të në shtunë, skenë bresintëartistët zë tënëskenës zbresin artistët më në zë të skenës hqiptare. shqiptare.

Albanian Blue Line Albanian Blue Line

TeBeergarden Stela Beergarden Te Stela Beergarden TeTe Stela Stela Beergarden Te Stela Beergarden Te Stela Beergarden Te Stela Beergarden i përzgjedhur qëqë shijohet Ushqim ii përzgjedhur shijohet Te StelaUshqim Beergarden Ushqim i përzgjedhur qëqë shijohet Ushqim përzgjedhur që shijohet Ushqim i përzgjedhur shijohet Ushqim i përzgjedhur që shijohet përsosmërisht me birrat e freskëta Ushqim i përzgjedhur që shijohet përsosmërisht me birrat e Ushqim i përzgjedhur që shijohet përsosmërisht me birrat e freskëta freskëta përsosmërisht me birrat e freskëta përsosmërisht me birrat e freskëta përsosmërisht me birrat e freskëta të të prodhuara dybirrat hapa më tej.tej. Çdo prodhuara dy hapa më Çdo përsosmërisht me e freskëta të prodhuara dy hapa më tej. Çdo përsosmërisht me birrat etej. freskëta të prodhuara dy hapa më tej. Çdo të të prodhuara dy hapa më Çdo prodhuara dy hapa më tej. Çdo të të premte e tëeehapa shtunë, nëtej. skenë premte të shtunë, në skenë të prodhuara dy më Çdo të premte të shtunë, në skenë të prodhuara hapa më tej. Çdo të premte eartistët të shtunë, në skenë të të premte e tëeedy shtunë, në skenë zbresin artistët më në zë të skenës premte të shtunë, në skenë zbresin më në zë të skenës zbresin artistët më në zë të skenës të premte të shtunë, në skenë zbresin artistët më në zë të skenës të premte e të shtunë, në skenë shqiptare. shqiptare. zbresin artistët më në zë të skenës zbresin artistët më në zë të skenës shqiptare. shqiptare. zbresin artistët skenës zbresin artistët mëmë nënë zë zë të të skenës shqiptare. shqiptare. Te Stela Evente shqiptare. shqiptare.

mysafirët tanë në udhëtim Te StelaPërEvente biznesi, tanë Te Stela ofron Për mysafirët në Evente udhëtim dhe facilitete për biznesi,ambiente Te Stela Evente ofron takime pune, mbledhje, trajnime ambiente dhe facilitete për e konferenca. akime pune, mbledhje, trajnime Stela Evente Stela Evente e konferenca.Te Te Stela Evente TeTe Stela Evente

Për mysafirët tanë në udhëtim mysafirët tanë udhëtim Për mysafirët tanë në udhëtim PërPër mysafirët tanë nënë udhëtim biznesi, Te Stela Evente ofron biznesi, Te Stela Evente ofron biznesi, Stela Evente ofron biznesi, TeTe Stela Evente ofron ambiente dhe facilitete për ambiente dhe facilitete për TeTe Stela Evente Stela Evente ambiente dhe facilitete ambiente dhe facilitete përpër Stela Evente TeTe Stela Evente takime pune, mbledhje, trajnime takime pune, mbledhje, trajnime takime pune, mbledhje, trajnime takime tanë pune, mbledhje, trajnime Për mysafirët në udhëtim Për mysafirët tanë në udhëtim Për mysafirët tanë në udhëtim Për mysafirët tanë në udhëtim ee konferenca. e konferenca. e Te konferenca. konferenca. biznesi, Te Stela Evente ofron biznesi, Stela Evente ofron

biznesi, Stela Evente ofron biznesi, TeTe Stela Evente ofron ambiente dhe facilitete për ambiente dhe facilitete për ambiente dhe facilitete ambiente dhe facilitete përpër takime pune, mbledhje, trajnime takime pune, mbledhje, trajnime takime pune, mbledhje, trajnime takime pune, mbledhje, trajnime ee konferenca. e konferenca. e konferenca. konferenca.

Te Stela Hotel Te Stela Hotel, një oaz i vogël qetësie.Te kapacitet Stela Hotel Te Stela Hotel 66 dhoma, TeMe Stela Hotel TeTe Stela Hotel, njënjë oaz i vogël Stela Hotel, oaz i vogël të me pamje mbi pishinë dhe ndriçim qetësie. MeMe kapacitet 6666 dhoma, qetësie. kapacitet dhoma, natyral. Hotel i relaksit Te Stelabollshëm Hotel meme pamje mbi pishinë dhe ndriçim të të pamje mbi pishinë dhe ndriçim dhe i shërbimit special. bollshëm natyral. Hotel i relaksit bollshëm natyral. Hotel i relaksit Te Stela Hotel, një oaz i vogël dhe i shërbimit special. dhe i shërbimit special.

73

73

Te Poolbar Te Stela Stela Poolbar Pishinë hapure ekombinuar kombinuar Pishinë eehapur për për fëmijë ee tëtërritur prejprej fëmijë rriturmemekapacitet kapacitet 200 vendesh. vendesh. Gjatë verore në në 200 Gjatënetëve netëve verore këto ambiente ambiente organizohen festafesta të të këto organizohen ndryshme tematike. ndryshme tematike. TeTe Stela Poolbar Stela Poolbar Te Stela Poolbar Te Stela Poolbar Pishinë e hapur e kombinuar përpër Pishinë e ee kombinuar Pishinë e hapur hapur kombinuar për Pishinë etë hapur eme kombinuar për Te Stela Poolbar Te Stela Poolbar fëmijë e rritur kapacitet prej fëmijë e të rritur me kapacitet prej Te Stela Poolbar fëmijë e të rritur me kapacitet prej Te Stela Poolbar fëmijë e të rritur me kapacitet prej 200 vendesh. Gjatë netëve verore nëpër Pishinë e hapur e kombinuar për 200 vendesh. Gjatë netëve verore në Pishinë e hapur e kombinuar 200 vendesh. Gjatë netëve verore në Pishinë e hapur e kombinuar 200 vendesh. Gjatë netëve verore nëpër Pishinë e hapur e kombinuar për këto ambiente organizohen festa të të këto ambiente organizohen festa fëmijë e të rritur me kapacitet prej fëmijë e të rritur me kapacitet prej këto ambiente organizohen festa të këto ambiente organizohen festa prej të prej fëmijë të rritur kapacitet fëmijë e tëe tematike. rritur meme kapacitet ndryshme ndryshme tematike. ndryshme tematike. 200 vendesh. Gjatë netëve verore nënë 200 vendesh. Gjatë netëve verore ndryshme tematike.

200 vendesh. Gjatë netëve verore 200 vendesh. Gjatë netëve verore nënë këto ambiente organizohen festa të këto ambiente organizohen festa të këto ambiente organizohen festa këto ambiente organizohen festa të të ndryshme tematike. ndryshme tematike. ndryshme tematike. ndryshme tematike.

Te Stela Sport Center Struktura sportive e Te Stela Resort përfshin dy pishina të mbyllura Te Stela Sport Center gjysmëolimpike ku ofrohen sauna Struktura sportive Te Stela Resort e banjo turke, mësimee noti kurativ Te Stela Sport Center Stela Sport Center dy pishina aerobike, të mbyllura Te Stela Sport Center Tepërfshin Stela Sport Center eTe sportiv, gjimnastikë masazhe Struktura sportive e Te Stela Resort Struktura sportive e Te Stela Resort Struktura sportive e Te Stela Resort Struktura sportive e Te Stela Resort relaksuese e terapeutike. gjysmëolimpike ku ofrohen sauna përfshin dy pishina të mbyllura përfshin pishina mbyllura përfshin dy pishina të mbyllura përfshin dydy pishina të të mbyllura

e banjo turke, mësime noti kurativ e sportiv, gjimnastikë aerobike, masa relaksuese e terapeutike. përfshin dy pishina të mbyllura përfshin pishina mbyllura përfshin dy pishina të mbyllura përfshin dydy pishina të të mbyllura gjysmëolimpike ku ofrohen sauna gjysmëolimpike ofrohen sauna gjysmëolimpike ku ofrohen sauna gjysmëolimpike kuku ofrohen sauna ee banjo turke, mësime noti kurativ ee banjo turke, mësime noti kurativ banjo turke, mësime noti kurativ banjo turke, mësime noti kurativ Te Stela Sport Center Stela Sport Center Te Stela Sport Center Te Stela Sport Center ee Te sportiv, gjimnastikë aerobike, masazhe ee sportiv, gjimnastikë aerobike, masazhe sportiv, gjimnastikë aerobike, masazhe sportiv, gjimnastikë aerobike, masazhe Struktura sportive e Te Stela Resort Struktura sportive e Te Stela Resort relaksuese e terapeutike. relaksuese e terapeutike. Struktura sportive e Te Stela Resort Struktura sportive e Te Stela Resort relaksuese e terapeutike. relaksuese e terapeutike.

gjysmëolimpike ku ofrohen sauna gjysmëolimpike ofrohen sauna gjysmëolimpike ku ofrohen sauna gjysmëolimpike kuku ofrohen sauna ee banjo turke, mësime noti kurativ e banjo turke, mësime noti kurativ e banjo turke, mësime noti kurativ banjo turke, mësime noti kurativ ee sportiv, gjimnastikë aerobike, masazhe ee sportiv, gjimnastikë aerobike, masazhe sportiv, gjimnastikë aerobike, masazhe sportiv, gjimnastikë aerobike, masazhe relaksuese e terapeutike. relaksuese e terapeutike. relaksuese e terapeutike. relaksuese e terapeutike.

qetësie.Te kapacitet Stela Hotel Te Stela Hotel 66 dhoma, TeMe Stela Hotel TeTe Stela Hotel, njënjë oaz i vogël Stela Hotel, oaz i vogël të me pamje mbi pishinë dhe ndriçim Vetëm 7 km nga aeroporti, 6 km km nga qendra e Tiranës dhe 200 m200 nga QTU Vetëm 7 km nga aeroporti, 6 km nga qendra eeTiranës dhe 200 m nga QTU qetësie. Me kapacitet 6666 dhoma, qetësie. Me kapacitet dhoma, Vetëm 7 km nga aeroporti, 6 nga qendra Tiranës dhe m nga QTU bollshëm natyral. Hotel i relaksit (Qendra Tregtare Univers), Te Stela Resort, Autostrada Tiranë Durrës, km 7. 7. (Qendra Tregtare Univers), Te Stela Resort, Autostrada Tiranë Durrës, km meme pamje mbi pishinë dhe ndriçim të pamje mbiTregtare pishinë dhe ndriçim tëStela Resort, Autostrada Tiranë - Durrës, (Qendra Univers), Te Cel. 067 2020 3333 309; info@testela.al; www.testela.al; facebook.com/StelaResort Cel. 067 309; info@testela.al; www.testela.al; facebook.com/StelaResort km 7. dhe i shërbimit special. bollshëm natyral. Hotel i relaksit bollshëm natyral. Hotel i relaksit 25 Nr 19 TRAVEL 2016 Cel. 067 20 33 309; info@testela.al; www.testela.al; facebook.com/StelaResort dhe i shërbimit special. dhe i shërbimit special.


INTERVISTA

Me gazetarin e njohur të Top Channel, i cili prej vitesh u tregon shqiptarëve, një Shqipëri të ndryshme nga ajo e bulevardeve, përmes cikleve televizive“Shqipëria Tjetër” dhe "Gjurmë Shqiptare”

Marin Mema: Shqipëria tjetër është Shqipëria e vërtetë Ilirjan Gjika

Turizmi historik dhe ai kulturor përbëjnë dy nga komponentët më të rëndësishëm që sjellin prurjet më të mëdha të vizitorëve në sektorin e turizmit në botë. Në këtë drejtim nuk bën përjashtim edhe vendi ynë. Janë me mijëra turistë që në çdo stinë të vitit “mësyjnë” drejt parqeve dhe siteve arkeologjike, kishave dhe manastireve mesjetare, xhamive dhe teqeve, kështjellave dhe kullave, monumenteve dhe rrënojave, atje ku vijojnë të ruhen vlerat e së kaluarës. Dhe nëse nuk do të ishte puna e albanologjisë, jo vetëm të huajt

26

Historical and cultural tourism are two of the most important branches of tourism, providing worldwide the biggest flow of visitors. Albania is not an exception. There are thousands of tourists flooding archeological sites and parks, medieval churches and monasteries, mosques and masjids, castles and towers, monuments and ruins, places that still preserves jewels of the past. Thanks to Albanology studies, not only foreigners but even Albanians have come to know their country, its history, monuments, material culture


An interview with the well-known journalist of Top Channel that through his documentary series “The Other Albania” and “Albanian Tracks”, since several years is showing Albanians a country that is much more different from the boulevards

The other Albania is the true one por edhe shqiptarët nuk do ta njihnin Shqipërinë, së bashku me historinë, traditat, monumentet, kulturën materiale dhe folklorin e saj. Por “Jeta është e shkurtër dhe shkenca e gjatë”, thotë një proverb i huaj, fakt që përshtatet me realitetin. Nëse nuk do të ishte televizioni, ky mjet i fuqishëm i komunikimit masiv, albanologjia, pavarësisht botimeve të shumta nuk do të siguronte “marketingun” e duhur të kulturës sonë. Këtu, meritë të madhe kanë televizionet kombëtare dhe natyrisht edhe gazetaria televizive. Pikërisht një nga njerëzit që ka bërë më shumë në këtë drejtim është padyshim gazetari i mirënjohur Marin Mema. Për mëse një dekadë, nëpërmjet dy emisioneve të tij ‘’Shqipëria tjetër’’ dhe ‘’Gjurmë shqiptare’’, ai ka sjellë përpara

and folklore. But as the proverb says, “life is short and science is long”. If it was not for television, a powerful tool of massive communication, despite the numerous publishingson Albanology, the field would have never had the right “marketing” focus on our culture. A big up goes to the national networks and television journalism. One of the journalists with major contribution is definitely Marin Mema. For almost a decade, through his programs “The Other Albania” and “Albanian Tracks”, he brought on the screen an unknown part of our history. In his titanic research, along his

Nr 19 TRAVEL 2016

27 27


ekranit atë anë të panjohur të historisë sonë. Nëpërmjet një pune kolosale dhe të jashtëzakonshme ai dhe ekipi i tij i kanë rënë kryq e tërthor territorit të shtetit shqiptar por edhe të hapësirës ku jetojnë shqiptarët, për të dëshmuar thesaret e mëdha të kulturës sonë, të krijuara me aq mund dhe durim ndër shekuj. Pikërisht për zbulimin dhe evidentimin e tyre, gazetari i njohur, tregon eskluzivisht për revistën Travel punën dhe përpjekjet e tij. 1-Gjithmonë në lëvizje plot ritëm, vrull dhe ambicje për zbulime të reja, fakte që duket se tregojnë që nuk do të ndaleni kurrë. Kaq e fortë është lidhja juaj me këtë profesion? Nuk është thjesht lidhje me profesionin por edhe dëshirë per të treguar vendin tim. Shqipëria është një vend i bukur që fsheh mrekulli, të cilat presin të tregohen, të dalin në dritë, të ruhen e të kthehen në destinacione të vërteta turistike. Nga sa kam patur mundësine të udhëtoj në këto vite mund të them me siguri se ne përdorim vetëm 1% të burimeve tona të vërteta. Shpesh them se këtë vend zoti e ka dashur pafund, sepse pavarësisht sesa shumë e kemi shkaterruar në këto 25 vjet, bukuritë nuk i mbarohen. Le t`i japim pra më shumë frymëmarrje, më shumë dashuri, më shumë forcë e mbi të gjitha, më shumë zë këtyre vendeve. 2-Vetëm në terren dhe asnjëherë në studio. Diçka e çuditshme për një gazetar. Mos ka të bëjë me ushtrimin e sportit, sepse që pas shkëpujtes nga pasioni i fëmijërisë dhe rinisë suaj të hershme, futbolli, nuk ju shohim më të stërviteni? Vazhdoj të stërvitem rregullisht, atëhere kur mundem. Sigurisht sporti është një dashuri e madhe, ashtu siç është po aq e madhe edhe dëshira për të sjellë të renë, e sigurisht e reja nuk është as në studiot e ftohta e as në baret e restorantet luksoze. Është bukur të baltosesh për të sjellë diçka të ndryshme, diçka që mbetet dhe nuk harrohet menjëherë sapo fiken dritat. Media ka nevojë për oksigjen, e sigurisht në sallat e mbyllura ai mungon ose është i kufizuar. 3-“Shqipëria Tjetër” është një nga emisionet më të dashur dhe më të ndjekur nga publiku. Përse e keni titulluar kështu? Pas Shqipërisë tjetër, fshihen njerëzit e thjeshtë, problemet e tyre, fshihen zona të tëra , fshihen monumente natyre dhe kulture, fshihen histori të harruara. Në thelb të gjithçkaje është ajo Shqipëri që ne ose kalojmë shpeshmi pa e vënë re, ose e konsiderojmë shumë larg nga realiteti ynë. E pra, Shqipëria nuk është veç qytete të mëdha, por edhe ato zonat e humbura, ato zonat pa mundësi, ato zona ku zëri i banoreve nuk dëgjohet kurrë. Shqipëria tjetër është në Lure, është në Vithkuq, është në Bulqizë, është në Kelmend, është në Luaras, në Martanesh, në Nikaj Mërtur, është në Lekas, ashtu siç është në Gjirokastër, në Shkodër në Ersekë , Tropojë e kudo. Është një hapësirë që synon të sjellë të vërtetat pë doreza dhe pa ngjyrime. Shqipëria tjetër është Shqipëria e vërtetë. 4- “Gjurmë Shqiptare” është një tjetër titull i goditur , por më specifik për nga karakteri si emision historik, i cili i ka shërbyer shumë edhe promovimit të turizmit kulturor. Pse hape një rrugë të re në rrëfim ? “Gjurmë Shqiptare” është një hapësirë për të treguar historinë e kombit tonë,

28

team he has traveled across the whole Albanian territory, even beyond borders, to testify the treasures of our culture, forged slowly and patiently during history. So today he is exclusively narrating for Travel magazine about his work and efforts. 1- Always on the move, fast paced, vigorous and ambitioned aiming to new discoveries, looks like you will never stop. Is your bond to journalism really so strong? It is not merely a bond to what I do, it is the desire to expose my country. Albania is a wonderful place hiding wonders that wait to be discovered, preserved and turned into real touristic destinations. Because of my travels through the years, I can confirm that we use only 1% of our potential. I often say that God loved immensely this country, because despite the fact that we have destroyed it during the last 25 years, you will still find other undiscovered beauties. Therefore let’s give to these places more air, love, power and above all more visibility. 2- Always on the field and never in a studio. This is a bit weird for a journalist. Is it somehow connected to sports, because since you left behind the childhood passion, football, we’ve never seen you training again? No, I keep training whenever I can. Of course, sports are my big love, same as my love to bring novelties, and one cannot find novelties in studios, or luxurious bars and restaurants. It is nice to have your shoes covered in mud in order to bring something different that impresses and does not go forgotten as soon as the spotlights are off.Media needs oxygen and in the studios it is missing or limited. 3-“The Other Albania” is one on the most beloved and followed TV programs. Why did you named it like that? Inside the other Albania one finds the common people, their problems, whole regions, cultural and natural monuments, forgotten histories. At the heart of everything is the Albania that we cross by without even noticing or that we consider far from our reality. Albania is not only the big cities, it is the remote forgotten areas, with no chance to live, the ones where the inhabitants’ voice is never heard. The other Albania lies in Lura, Vithkuq, Bulqiza, Kelmend, Luaras, Martanesh, NikajMërtur, Lekas, same as it spreads in Gjirokastra, Shkodra, Erseka, Tropojaand anywhere else in our country. My program aims to bring out the truth, with no veils and shadows. The other Albania is the real one. 4- “Albanian Tracks”is another striking name, but it is more specific due to his historic core, serving as a promoter of cultural tourism. Why did you cre-


pasuritë që ai fsheh. Ju siguroj se ne e njohim shumë pak këtë histori, ose njohim vetëm disa elmentë të saj. Çdo zonë nëse studiohet ka ç`të tregojë dhe të sjellë nga e shkuara e saj. Kemi shumë nevojë të njohim vetveten, sepse pa njohur të shkuarën si mundet të ndërtojmë të ardhmen? 5- Si një nga njohësit më të mirë të hapësirës shqiptare, çfarë do t`u rekomandonit të apasionuarve pas këtij lloji turizmi ? Përse turistëve të huaj dhe vendas do t`u duhej të vizitonin pasuritë tona kulturore ? Sepse Shqipëria është një perlë që 25 minuta nga kryeqyteti të ofron detin e Durrësit, 1 orë e 30 minuta liqenin e Shkodrës, për të pasuar më pas në Theth, Kelmend e me radhë. Dy orë nga kryeqyteti mund të shkosh në Pogradec, dhe përreth 3 orë në Korçë e më pas në Kolonjë. Për jo shumë km jë në Divjakë apo në bregdetin e Fierit , Vlorë e në jugun e magjive. Për po aq je në Gjirokastër. Por Shqiperia ka edhe Berat, ka edhe Lezhë, ka edhe Shëngjin. Mund te rrish edhe në kryeqytet dhe të zbulosh kalanë e Dajtit, atë të Petrelës, qytetin antik të Persqopit, atë të Ndroqit, Tujanit, Vaqarrit e kështu me radhë. Shqipëria është një vend i jashtëzakonshëm që siç thashë edhe më sipër, deri me sot ka shfytëzuar shumë pak nga mundësitë e saj. 6-Duke prekur, njohur dhe dokumentuar gjithçka që keni vizituar në terren, cilat do të ishin disa nga këshillat tuaja për mirëmbajtjen e vlerave tona historike dhe arkeologjike? Së pari duhet të fillojme t`i njohim, t`i studiojmë siç duhet, të analizojmë atë që këto monumente na sjellin e më pas të ringreme vlerën e tyre. Shteti duhet domosdoshmërisht t`u japë rëndësine që u takon. Të jeni të sigurtë se ata turistët e huaj që ne i citojme kaq shume, nuk vijnë për pallatet e larta dhe betonin mbytes, por vijnë për natyrën e paprekur (aty ku ka mbetur e paprekur) dhe këto monumente historike. Fatmirësisht Shqipëria ka pa fund monumente që duhen kthyer në vende të vizitueshme dhe që sot pak njihen nga publiku i gjerë. Tani më vijne në mend shumë të tilla, duke filluar nga Kalaja e Matohasanajt jo larg Tepelenës, ajo e Olimpes në Lumin e Vlorës, Drishti i famshëm, Albanopoli, vetëm pak km nga kryeqyteti, qyteti i Hijes së Korbit në Maliq, Guri me Qiell apo Sofra e Zotit në Vranisht, kalaja e Shën Triadhës, jo larg Gjirokastrës, kalaja e Grezhdanit në Dibër, ajo në Kardhiq, Palokastra, kalaja e Hollmit në Qinam të Kolonjës, ku është gjetur një nga thesaret më të famshëm , kalaja e fshehte e Skënderbeut jo larg Laçit por edhe vetë fortifikimi i këtij qyteti, kalaja e Zhulatit, apo rezidenca e Kastriotëve në Gur të Bardhë, jo larg Klosit. Sa të tilla ka. Janë pa fund. E të gjitha presin të flasin me gjuhën e shekujve. Ne duhet t`u japim zë… 7- Së fundmi ndonjë mesazh për revistën Travel dhe lexuesit e saj, meqë ata janë të gjithë të lidhur me turizmin. Le ta duam pak më shumë vendin tonë. Mjafton vetëm pak. Të mos hedhim një mbeturinë sado e vogël qoftë, të mos presim një pemë, të mos ndukim asnjë monument, të mos gjuajmë kohë e pa kohë, të respektojmë këdo në rrugë, të ruajmë atë që na bashkon të gjithëve, Shqipërine tonë. Kjo është ta duash këtë vend.

ate a new narrative path? “Albanian Tracks” is the space dedicated to our nation history, exposing its wealth. I assure you that we know very few about our history, only a few elements of it. Each area, if properly explored has a lot to tell and show from the past. We really need to know ourselves, because if we do not know the past, how can we build the future? 5- As one of the best connoisseurs of the Albanian territory, what would you suggest to the ones that love this kind of tourism? Why local and foreigner tourists should visit our cultural treasures? Because Albania is a real jewel. Just 25 minutes from the capital, you find the Adriatic Sea, in an hour and a half is Shkodra Lake, which is followed by Theth, Kelmendand so on. In two hours you can reach from the capital the city of Pogradec and in about 3 hours Korçaand Kolonja. Not too far from the capital is Divjakaas well, and the seaside of Fier, Vlora and the magical south. In the same distance lies Gjirokastra. But Albania has as well Berat, Lezha and Shëngjin. You can even stay in Tirana and discover Dajti and PetrelaCastle, the antique sites of Persqop, Ndroq, Tujan, Vaqarr and so on. Albania is an extraordinary place and as I mentioned before, until now it hasn’t made the most of its capacities. 6-By touching, knowing and documenting everything you have visited, can you give some advices on the preservation of our historical and archaeological values? In the first place we have to properly know, study and analyze these monuments, so they can duly be reevaluated. The state should give them the position they deserve. I assure you that the tourists we mention so often, do not to visit the high buildings and the suffocating cement, but the untouched nature (whenever it is still untouched) and these historical monuments. Luckily Albania has endless monuments, generally not known by the public, yet they should be restored as sightseeingspots. I now recall many of them, starting from MatohasanajCastle not far from Tepelena, the Olimpa one by Vlora River, the famous Drisht, Albanopoli only a few kilometers far from the capital, the Crow Shadow city in Maliq, the Stone with the Sky Within or God’s Table in Vranisht, Holy Trinity Castle not far from Gjirokastra, Grezhdan Castle in Dibra, the ones of Kardhiq and Palokastra, Hollm Castle in Qinam of Kolonja,

Nr 19 TRAVEL 2016

29


Marin Mema jetëshkrim. Marin Mema lindi në Tiranë më 22 mars 1981, ku aktualisht banon edhe sot. Në vitet 1995-1999 ndoqi mësimet në Shkollën e Mesme të Gjuhëve të huaja "Asim Vokshi". Më pas studjoi në Universitetin e Tiranës, ku u diplomua për gazetari në vitin 2003, ndërsa për dy vite të tjerë studion për master në shkenca politike dhe marrëdhënie ndërkombëtare. Si përvoja profesionale mund të përmendim fillimisht atë të gazetarit sportiv, ku në vitet 1996-1998 e gjejmë në gazetën “Sporti Shqiptar”. Më pas për gati një vit punon në gazetën “Populli”, për të ardhur në vititn 2002, ku deri më sot punon si gazetar në televizionin Top Channel dhe gazetën “Shqip”. Është realizues i ciklit "Shqipëria Tjeter" që transmetohet çdo të hënë në Top Channel dhe çdo të martë në Top News. Marin Mema është njëhkohësisht edhe autor i më shumë se 300 reportazheve mbi problemet sociale, të drejtat e njeriut dhe zhvillimet politike në Shqipëri, që prej kohës së komunizmit e deri në vitet e tranzicionit. Por ai ka realizuar edhe dhjetëra dokumentarë me karakter historik dhe aktual, ku janë përfshirë vende si SHBA, Greqia, Serbia, Bosnjë-Hercegovina, Maqedonia, Mali i Zi, Turqia, etj. Në fushën e krijimtarisë letrare, Marin Mema, ka publikuar romanin “Qetësi shurdhuese” (2003) dhe përmbledhjen me poezi, “Çmenduria e Fundit” (2004). Në vitn 2008 është trajnuar në Strazburg nga Këshilli i Europës dhe Universiteti Veror mbi demokracinë si dhe nga Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike dhe Këshilli i Europës. Në vitin vitin 2009 ka ndjekur trajnimin nga dhe Fondacioni AFP dhe FCI mbi gazetarine në media dhe integrimin europian Marin Mema është fitues i disa çmimeve si: Çmimi i parë për reportazhin më të mirë investigativ mbi çështjen e vetëvrasjeve të femijëve në vitin 2005; Reporteri më i mirë në vitet 2011-2012, i zgjedhur nga Akademia e Pavarur e Audiencës; Një nga dhjetë personalitetet e vitit 2012, zgjedhur nga revista "Klan"; Ambasador i vullnetit të mirë për diversitetin kulturor nga PNUD në vitin 2013; Një nga dhjetë personalitetet e vitit 2013 i shpallur nga një sondazh i publikut, i realizuar nga Top Channel; Gazetari më i mirë për vitin 2014, zgjedhur nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë; Njeriu i vitit 2015 i shpallur nga Fondacioni Harpa, etj. Në vitin 2015 me reportazhin mbi fshatin Malbardhë në ciklin ‘’Shqipëria Tjetër’’ renditet në vendin e pestë mes 100 kandidaturave nga e gjithë bota për çmimin “Jacques Chirac” në Francë. Nën akuzën e rrezikut për sigurinë kombëtare shpallet “Non Grata” në vitin 2012 nga shteti grek si pasojë e emisioneve të realizuara në zona të ndryshme të Çamërisë. Ndërsa në vitin 2016 arrestohet për disa orë në Shkup nga njësia speciale maqedonase teksa përgatiste një dokumentar për historinë e vërtetë iliro-shqiptare të këtij qyteti.

where they have found one of the most famous treasures, the Secret Castle of Skanderbeg not far from Laç and the fortifications of this city, Zhulati Castle and the Kastriots’ residence by the White Stone, not far from Klos. There are so many. Endless I would dare say. They all are waiting to talk with their legendary language and we should give voice to them… 7- Just to wrap it, do you have a message for Travel magazine and its readers, as they are mainly related to tourism? Let’s show more love to our country. Just a little bit more. We shouldn’t litter it, even with small stuff, we shouldn’t cut trees, we shouldn’t chip a monument, we shouldn’t hunt indiscriminately, and we should respect anyone and protect what keeps us united: our Albania. This is loving your country.

30


KRONIKA

5-6 Shkurt

Panairi Ndërkombëtar i Turizmit “Tirana 2016"

Për herë të parë në Shqipëri, nga 5-6 Shkurt u mbajt Panairi Ndërkombëtar i Turizmit “Tirana 2016". Në Pallatin e Kongreseve morën pjesë shumë operatorë të rëndësishëm të turizmit nga Shqipëria, Kosova, Italia, Greqia, Mali i Zi, Turqia dhe Maqedonia.

26-28 Shkurt

Panairi i Pajisjeve për Hotele, Restorante, Bare dhe Kafe, në Expo City Albania mblodhi për 3 ditë mbi 100 ekspozues dhe mbi 20 mijë vizitorë.

9-13 Mars

Panairi Ndërkombëtar i Turizmit ITB në Berlin

20 operatorë turistikë dhe Agjencia Kombëtare e Turizmit morën pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit ITB në Berlin në datat 9 – 13 mars 2016. Numri i lartë i vizitorëve si dhe kontaktet mes palëve tregojnë se edhe këtë vit Shqipëria mbetet një prej hot-spoteve të kërkuara të Mesdheut.

18-19 Mars

"Sfidat e Turizmit të Qëndrueshëm në Qarkun Shkodër"

"Sfidat e Turizmit të Qëndrueshëm në Qarkun Shkodër" ishte e para konferencë e llojit të saj në krejt rajonin e Shkodrës. Qëllimi i saj ishte krijimi i një rrjeti gjithëpërfshirës për të gjithë të interesuarit në sektorin e turizmit. Rreth 200 pjesëmarrës ndoqën punimet dyditore dhe aktivitetet e përfshira në konferenca, ndërsa gati gjysma e pjesmarrësve udhëtuan në ditën e dytë të konferencës për në Kelmend, ku i njohën me modelin e zhvillimit të turizmit në këtë zonë. Ditën e parë, u paraqitën 19 prezantime, prej të cilave 6 i referoheshin politikave të zhvillimit të turizmit në nivel qendror dhe lokal; 10 prej tyre mbi zhvillimin e produkteve turistike të suksesshme në rajonin e Shkodrës. Tre prezantimet e fundit ceknin tipologjinë e turizmit të eventeve, me qëllim që të sillnin tre modele suksesi nga qytete të ngjashme, të tilla si: DokuFest nga Prizreni, Festa e Birrës nga Korça dhe Turizmi përmes Etnofolkut nga Mirdita. Pas një panairi për materialet promovuese u shërbye dreka me produkte lokale, të gatuara nga shkolla profesionale ‘Maria Ndihmëtare’ (profili guzhinierë) dhe biznesi social ‘Arti i Zanave’. Pasdite u organizuan tavolinat e rrumbullakëta për vjelje idesh sipas tre tematikave të mëposhtme: 1. Bashkëpunimi territorial dhe produktet e përbashkëta 2. Marketimi i turizmit në Rajonin e Shkodrës 3. Rritje kapacitetesh dhe përmirësimi i shërbimeve. Në konferencë morën pjesë përfaqësues të institucioneve, të shoqërisë civile, medias si dhe operatorë turistikë nga Shkodra, Malësia e Madhe, Vau i Dejës, Puka, Fushë-Arrëzi, por edhe nga Tirana, Prizreni, Korça, Peja, Gjakova, Përmeti, Gjirokastra dhe Mirdita.

7 Prill 17-20 Mars

Prej 17 deri më 20 Mars, operatorët turistikë të Kososvës, Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, prezantuan ofertën turistike të Kosovës në panairin e turizmit “Destination Nature" në Paris të Francës.Në panair u promovua edhe guida turistike në frëngjisht për Kosovën, nga Petit Fute.

Këshilli i Ministrave vendos shtyrjen edhe për 5 vjet të Moratoriumit të Gjuetisë në Republikën e Shqipërisë. Ky Memorandum ishte vendosur 2 vjet më parë. Ky vendim ka hasur në kundërshtimin e Federatës Kombëtare Shqiptare për Gjueti dhe Konservim, e cila e ka quajtur atë si dështim të zbatimit të ligjit.Federata paralajmëroi ngritjen e padive ndaj qeverisë në Gjykatën Kushtetuese dhe në atë Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.

12 Prill

Prezantohet drafti final i Planit Hapësinor për rregullimin e Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Namuna”.

Në takim morën pjesë ministra, si dhe përfaqësues të pesë komunave të Kosvoës ku shtrihet ky park: Pejë, Gjakovë, Deçan, Junik dhe Istog. Ata ranë dakord që mbas hyrjes në fuqi të këtij plani, për të cilin është marrë konsensusi i të gjithë aktorëve, grupeve të interesit dhe banorëve të zonës, në 68.028 hektarët e tij, nuk do të lejohet ndërtimi i hidrocentraleve dhe i guroreve të reja.

13-15 Prill

në Shkodër u mbajt Konferenca Ballkanike e Muzeve.

E organizuar nga Rrjeti Ballkanik i Muzeumeve dhe Fondacioni Trashëgimia Kulturore pa Kufi, konferenca me titull "Meet, See, Do" mblodhi 100 ekspertë të muzeve dhe të trashëgimisë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Bosnje-Hercegovina, , Maqedonia, Greqia, Kroacia, Slovenia e Serbia, si dhe nga Suedia e Mbretëria e Bashkuar.

21 - 22 Prill Panairi i Turizmit dhe Udhëtimeve Me 21 dhe 22 prill, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë U mbajt edicioni i 13-të i Panairit tëTurizmit dhe Udhëtimeve, i organizuar nga Congress & Event Organization. Revista "Travel" ishte partner medial i edicionit të 13 të Panairit tëTurizmit dhe Udhëtimeve. Në nji sipërfaqe ekspozimi rreth 4000m², në këtë Panair morën pjesë zyra të informacionit turistik, agjenci turistike, asociacione turistike vendore & ndërkombëtare, ministri, komuna, organizatorë udhëtimesh, hotele, gastronomi, restorane, komplekse turistike, distributorë dhe prodhues të skive dhe pajisjeve për skijim, pajisje sportive, pajisje për sporte në natyrë (sporte alpine, ngjitje, hiking), turizëm malor dhe turizëm rural, turizëm mjekësor, avio-kompani, agjenci për ofrimin e veturave me qera, IT dhe shërbime softuerike për aranzhimin e udhëtimeve, institucione kulturore, qendra rekreative dhe pajisje, fitness, botues të guidave turistike, artizanate, bllogera, etj. Panairi U mbështet nga Departamenti i Turizmit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Komunat, Asociacionet Turistike nga Kosova dhe rajoni, Oda Ekonomike e Diasporës Shqiptare etj. Panairi ofroi mundësi për pjesëmarrës aktorët kryesorë të fushës së Turizmit dhe Udhëtimeve nga Kosova dhe rajoni, gjetjen e partnerëve bashkëpunues dhe zgjerimin e rrjetit, takime ballë-përballë me klientin, mundësinë e takimeve B2B, B2C dhe B2G, informimin me trendet e fundit, konsulencë për paraqitje sa më profesionale në panair etj, shitje direkte, promovim në Katalogun e Panairit dhe promovim direkt pranë të gjitha mediave.

Nr 19 TRAVEL 2016

31


KRONIKA

Prishtina “Travel Fair 2016”

13 vjet histori suksesi Panairi i Turizmit “Travel Fair 2016” në Prishtinë, këtë viti shënoi edicionin e tij të 12-të. Një aktivitet që, pas më shumë se një dekade, mund të quhet me plot gojën i suksesshëm, duke u shndërruar në platformën promovuese të turizmit në rajon. Sivjet Revista Travel, ishte media partner i këtij aktiviteti. CEO - Congress and Event Organization/Prishtina Trade Fair është themeluar në vitin 2000 në Prishtinë, Kosovë. Kompania është e specializuar në menaxhimin e ngjarjeve/eventeve. Si kompani lidere në vend dhe rajon, CEO – Congress and Event Organization është kompani e certifikuar dhe anëtar i vetëm i UFI – Asociacioni Global në Industrinë e Panaireve (www.ufi.org). Duke u mbështetur në rrjetin e partnerëve tanë, të cilët tashmë janë në shumë vende të botës, përfshirë këtu dhe partnerët institucional publikë ne organizojmë panaire për suksesin e biznesit tuaj. Ne përdorim potencialin tonë të plotë, për të ofruar klientëve tanë një platformë të komunikimit sa më të mirë të mundshëm.

Programi vjetor i panaireve ndërkombëtare - Panairi i i ndërtimit EXPOKOS - Panairi i Agrobiznesit, Pijes dhe Ushqimit AGROKOS - Panairi i Edukimit EDUCATION Fair, në 5 vende. - PanairiTurizmit, Hotelerisë dhe Gastronomisë TRAVEL - Panairi i Teknologjisë Informative ITTF (ICT, electronics and graphics) - Panairi i Mjekësisë MEDIKOS - Panairi i CIF fair (Citizens information) - Panairi i Investimeve / IME Investment Management Exhibition

32


Panairi i Turizmit, Hotelierise dhe Gastronomise “Travel Fair 2016” shenoi me shume sukses edicionin e 13të me radhë i panairit ndërkombëtar të turizmit, udhëtimit dhe hotelerisë, i cili u mbajt më 21-22 prill, 2016, në Prishtinë. Travel Fair, këtë vit mirëpriti pavionet e shteteve rajonale, si; Agjencia Kombëtare e Shqipërisë, Organizata Kombëtare e Turizmit e Malit të Zi, Ministria e Turizmit e Malit të ZIi, Organizata Turistike e Ulqinit, Bar-it, Budvës, Kotorit dhe Tivatit si dhe Agjencia për Promovimin dhe Mbështetjen e Turizmit të Republikës së Maqedonisë. Në panair gjithashtu u ekspozuan shumë pika të reja turistike si nga Kosova ashtu dhe rajoni përmes komunave/bashkive përkatëse, agjencitë kyce turistike, organizatorë udhëtimesh, hotele, rezorte, restorante, komplekse turistike, kompani që ofrojnë turizëm shëndetësor, malor, avanturier (sporte alpine, ngjitje, hiking), institucione kulturore, qendra rekreative, etj., të cilët dolën shumë të kënaqur me suksesin e arritur për vetëm dy ditë. Travel Fair, tashmë 13 vite me radhë vazhdon ndikimin në zhvillimin sistematik të turizmit përmes këtij panairi, duke qenë aktiviteti më i rëndësishëm në rajon për promovim të turizmit të vendit dhe të rajonit, duke plotësuar standardet nderkombetare te organizimit, te berit biznes, dhe krijimit te partneritetit te qendrueshem me kliente. Ky manifestim, si çdo vit me radhë, shpalos një gamë të gjerë të destinacioneve/atraksioneve turistike dhe ofertave të ndryshme nga një numër i madh i agjensioneve turistike, bizneseve, institucioneve dhe palëve të tjera me interes nga vendi, rajoni, dhe më gjerë. Ngjarja ka për qëllim të ndikojë në rritjen e aftësisë konkurruese në treg duke ndihmuar bizneset në: • Gjetjen e partnerëve të rinj bashkëpunues dhe zgjerimin e rrjetit • B2C (takime ballë-për-ballë me klientin) dhe mundësinë e B2B, B2G takimeve • Informimin me trendet e fundit • Konsulencë për paraqitje sa më profesionale në panair, etj • Promovim direkt pranë të gjitha medieve partnere Cdo vit paralelisht me ekspozimin e klientëve, organizatori ben rifreskimin e aktiviteteve paralele sociale dhe kryesisht aktuale me kohen, me qëlllim të ngritjes konstante të vizitorëve si profesionist ashtu dhe publikut të gjerë. Gjatë panairit, për vizitorët profesionist është mbajtur aktiviteti më i ri i bashkangjitur ngjarjes “GATIME PROFESIONALE TE USHQIMIT LIVE”, të cilat me shumë sukses u realizuan nga kuzhinierë të njohur, si; z. Alfred Marku, kuzhinier profesionist dhe udhëheqës i Hotel Restorant Rapsodia në Shqipëri, I cili bëri gatimet me interesante nga kuzhina e tij dhe njëkohësisht ndau eksperiencën e tij me të gjithë të interesuarit në këtë sektor së bashku me një sesion informative rreth gatimit. Ky aktivitet u percoll nga shumë kuzhinierë dhe udhëheqës të restoraneve dhe hoteleve, si dhe nga të gjitha mediet partnere si nga vendi ashtu dhe rajoni. z. Francisco Arriola, (MasterChef Albania) kuzhinier profesionist dhe udhe-

heqës i “Francisko Spanish Restaurant në Prishtinë”, restoranti I parë spanjoll I hapur në Kosovë, I cili për herë të parë bëri gatimet LIVE të ushqimit Spanjoll duke e komplementuar me degustimin e verërave spanjolle si dhe seminar informativ mbi kuzhinën Italiane dhe Arabe, pranë shumë kuzhinierëve tjerë, medieve dhe vizitorëve të interesuar. Dy kuzhinierë nga Hoteli i vetëm me dizajn të vecantë “Boutique” në Kosovë, Hotel Gracanica, I cili bëri gatimin e kuzhinës qe ofron Hoteli I vetëm në fjalë me mikëpritjen dhe komoditetin Zvicëran. Suksesi i këtyre aktiviteteve të inkorporuara për herë të parë këtë vit, rezultoi me ngritje të frekuentimit të vizitorëve, deri në 45% më tepër se një vit më parë. Gjithashtu, kontriboi në rritjen e mijëra vizitorëve profesionist nga sektori i Hotelierisë dhe Gastronomisë. Në po këtë panair, u mbajtën edhe shumë aktivitetë tjera sociale për gjithë vizitorët, si: shpërndarja e 15 pakove turistike nga ekspozuesit tek viitorët, eksperiecim i ngasjes së pilotit përmes Simulatorit të Fluturimit, zhvendosja e programit argëtues më të shikuar të Televizionit Klan Kosova “Super Sfida” në panair, ku shumë vizitorë patën kënaqësinë të argëtohen përmes lojërave interesante dhe shpërblimeve të dhëna nga sponzorët/bizneset e lojës. Shihemi në edicionin e 14-të me përplot RISI, si për BIZNESE ashtu dhe për VIZITORË.

Nr 19 TRAVEL 2016

33


FUTOURISM

, 8 1 0 2 NË apësirë

h ë n ë e t r s i o r r f u i T h s 6 a t e l i b e m Kompania amerikane Blue Origin po planifikon fillimin e udhëtimeve komerciale në hapsirën suborbitale në vitin 2018. Jeff Bezos, themeluesi i Blue Origin, ka treguar planet e ekipit të tij gjatë prezantimit të kompanisë për herë të parë para publikut. Blue Origin nuk po merrej me seriozitet sa konkurrentët e saj, si SpaceX, por kjo ndryshoi me lëshimin e raketës më shumë së njëpërdorimëshe, duke u bërë kështu kompania e parë me një prurje të tillë. Kjo normalisht rriti edhe besimin e ekipit në këtë projekt. Për t’u përgatitur për turistët e hapsirës, Blue Origin do të ndërtojë 6 raketa të quajtura “New Shepard” apo Bariu i Ri të cilat mund të përdoren disa herë. Secila prej tynre do të ketë mundësi të bartë deri në 6 pasagjerë në një distancë 62 milie mbi tokë për të përjetuar përvojën e jashtëzakonshme të disa minutave pa gravitet dhe me pamje që deri tani vetëm astronautët kanë pasur mundësinë t’i shohin. Në fakt, dy raketat të cilat tashmë kanë filluar të ndërtohen, kanë dritare përmes të cilave mund të shihet hapsira. Sipas Bezos, kompania e tij në vitin a ardhëm do të fillojë të dërgojë në hapësirë pilotprojekte të cilat do ta shtyjnë ëndrrën e ekipit një hap para drejt realizimimt. Nëse diçka shkon keq, kompania mund të bëjë ndryshime në afatin e lëshimit të raketave. Bezos nuk ka treguar ende për çminim e biletave për futurim në hapsirë, por ka thënë se do të jenë konkurruese në treg. Kjo nuk është hera e parë që dikush planifikon dërgimin e turistëve në hapësirë. Një projekt të till nisi edhe Virgin Galactic për t’u ndërprerë në vitin 2014, pas përplasjes së raketës SpaceShip2. Çmimet e bletave të kësaj kompanie shkonin deri 250.000 mijë euro, prandaj me 6 shifra mund të jetë edhe çmimi për biletë i kompanisë Blue Origin

34


EVENTS

të vizatuar, ose pikturuar mbi një telajo me përmasa 2 x 3 m. Pas një muaji proçesi krijimtarie, telajo do të cilësohet një pikturë e përfunduar që do të ekspozohet në hollin e GKA. Çdo fëmijë që ka hedhur një ngjyrë, apo ka krijuar një imazh në këtë tablo do të jetë bashkëautor i saj, ndërsa Galeria do të ruaj një kujtim të mrekullueshëm dhe një krijim të denjë për t’u ekspozuar për publikun.

Shqipëria Mirëpret “Terra Madre Balkans 2016” Sheshi “Nënë Tereza” – Tiranë 2 - 5 qershor 2016

1 Mars - 31 Dhjetor Reja * The Cloud Një nga kryeveprat më të njohura të instalacionit të artit publik “Reja” (Cloud), ideuar nga artisti dhe arkitekti i mirënjohur japonez Sou Fujimoto shfaqet përpara Galerisë së Arteve në Tiranë. Ajo është huazuar nga Galeria Serpentine në londër, si një donacion i Fondacionit Luma, do të jetë e vizitueshme nga publiku kryeqytetas dhe vizitorë të tjerë, e ndërthurur edhe me një kalendar të detajuar aktivitetesh. “Reja” ka një sipërfaqe rreth 541 metra katrorë dhe lartësia maksimale shkon deri në 7 metra.

12 Prill - 20 Maj Qytete të Lashta dhe peizazhe të Shqipërisë

Ekspozita organizohet nga Instituti Italian i Kulturës dhe Ambasada Italiane në Tiranë në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar, Institutin e Arkeologjisë dhe Universitetet e Barit, Bolonjës, Chieti-t, Ferrara-s, Foggia-s dhe Macerata. Kuratori i ekpozitës dhe autori i katalogut dygjuhësh është Giuseppe Lepore. Kjo ekspozitë paraqet rezultatet kryesore të bashkëpunimit, në fushën e kërkimeve arkeologjike, mes Italisë dhe Shqipërisë, me një histori gati shekullore tashmë. Nga gërmimet e gjurmëve të para arkeologjike nën kujdesin e studiuesit italian, rreth fundit të shekullit XIX dhe Luftës së Dytë Botërore deri në kërkimet e fundit nisur në vitet 2000 nga bashkëpunimi mes dy vendeve. Ekspozita është e përbërë nga panele ekspozuese e ndarë në seksione. Disa vitrina do të ekspozojnë objekte të gjetura gjatë misioneve arkeologjike. Në mesin e materialeve të ekspozuara do të ketë edhe skulptura të viteve ’20 të shekullit XX të gjetura në Finiq dhe Butrint.

13 Prill - 13 Maj 1000 Penelata në Telajo Çdo fëmijë, apo nxënës është i mirëpritur të vijë në Galerinë e Arteve i shoqëruar nga një person i rritur ku gjithashtu do të gjejë materialet e nevojshme për

Viti 2016 do të jetë një vit i rëndësishëm për Shqipërinë, e cila do të mirëpresë 12 vende të Ballkanit, Turqisë dhe Italisë me një pjesëmarrje prej 350 delegatësh dhe mijëra vizitorësh. Ky do të jetë edicioni i katërt i Terra Madre Balkans, një event i një rëndësie të veçantë që do të mbledhë së bashku fermerët dhe prodhuesit e vegjël të këtyre vendeve, të cilët do të jenë të pranishëm me prodhimet e tyre unike, duke na njohur me dijet e tyre tradicionale dhe me thesaret e tyre gastronomike.

28 - 29 Prill Panairi i Punës Panairi i Punës do të mbahet nga data 28 – 30 prill 2016, në Pallatin e Kongreseve, Tiranë.

30 Prill - 2 Maj First Wave Përpos muzikës së zgjedhur non stop, nuk do të mungojnë Yoga në oret e para të mëngjesit (08:00) apo gjimnastika e mëngjesit, e shoqëruar me instruktorët përkatës. Gjatë paradites e drekës në vazhdim, ka edhe lojra të ndryshme si: Tërheqje litari, Balona, Paragliding (guide), Kanoe gara, Lakejump slip & side, frisbi, vollejboll etj.

Maj Hapja e sezonit turistik në Shqipëri Çelja e sezonit turistik në të gjitha qytetet e vijës bregdetare të Shqipërisë, si dhe në Pogradec.

Si vende të Ballkanit ne ndajmë tradita ushqimore të përbashkëta por edhe që dallojnë nga njëra tjetra, si dhe kushte të ngjashme socio-ekonomike, dhe ruajtja e trashëgimisë së tyre rurale kërkon përpjekje të përbashkëta që shkojnë përtej kufijve.

6 Maj Dita e Luleve

Në qytetin e kulturës shqiptare, Shkodër, që prej disa vitesh ka zënë fill tradita e Ditës së Luleve, vazhdim i një feste të vjetër me origjinë pagane, që në kulturën popullore njihej si "Dita e Hithrave" e më vonë edhe si

Terra Madre Balkans është rrjeti i parë i këtij lloji, i cili bashkon komunitete ushqimi nga vende të ndryshme të të njëjtit rajon dhe është mundësia më e mirë për të paraqitur mbi 280 produkte të Ballkanit, të listuara në katalogun e Arkës së Shijes, i cili përmban produkte cilësore të prodhuara në nivel familjar, të lidhura me kulturën, historinë dhe traditat e planetit, por që rrezikojnë të zhduken. Ky event ofron një sërë konferencash, seminaresh, pikëtakimesh mes fermerësh, prodhuesish dhe konsumatorësh, debate të ndryshme, ekspozita dhe tregje me produkte vendore, takime dhe programe edukuese për fëmijët e shkollave dhe jo vetëm... është një event për të mos u humbur.

Shën Gjergji.

22 Maj - 5 Qershor Festivali i Filmit mbi Mjedisin në Shqipëri

.

22 - 29 Prill PriFest Edicioni i 8 i Festivalit të Filmit në Kosovë me katër kategoritë e konkurrimit mbahet nga data 22 deri me 29 Prill në Prishtinë. Kategoritë ku konkurrojnë filmat nga e gjithë bota janë: European Film Competition, PriDocs, Middle Length Competition dhe Honey and Blood (Balkan film competition).

Tre janë kategoritë në konkurim: filmi me metrazh të shkurtër (<20min), filmi me metrazh të gjatë (>20min) dhe EFFA Lab Film. EFFA në shkolla synon ndërmarjen e iniciativave në edukimin mjedisor nga shkolla të ndryshme në Shqipëri.

1 Qershor Dita Botërore e Fëmijëve

Nr 19 TRAVEL 2016

35 35


Albanian Climbing Festival

adrenalinë dhe sport në natyrë!

27-29 Maj 2016 Festivali i kacavjerrjes këtë vit do të postohet në Përmet. Ky do të jetë viti i dytë ku kacavjerrës profesionistë dhe amatorë, vendas e të huaj mblidhen në Shqipëri për të ndarë sëbashku sfidat që ofron mjedisi shkëmbor, momente të mbushura me adrenalinë, kënaqësi por herë herë, edhe frikë. Festivali që vjet u zhvillua në Gjipe synon të kthehet në një traditë. Vitin e shkuar, në edicionin e parë të festivalit, pati një pjesëmarrje masive me mbi 300 njerëz nga i gjithë rajoni, si dhe nga atletët me profesionistë ndërkombetarë të kacavjerrjes. Pas tre ditësh të mbushura me muzikë, kacavjerrje, det, e yoga, të gjithë po presin edicionin e dytë i cili do të ketë më shumë surpriza. Përveç shkëmbimit të eksperiencave me ekspertë të kacavjerrjes, mposhtjes së sfidave të ndryshme, ky aktivitet ndërgjegjëson dhe rininë mbi të jetuarit shëndetshëm dhe ofron mundësinë e rritjes së turizmit në zonat ku ky i fundit zhvillohet, duke u kthyer kësisoj në faktor të rëndësishëm për zonat ku realizohet aktiviteti. Për këtë arsye këtë vit në Përmet ju presim të gjithëve të na bashkoheni, mos nguroni nëse nuk e keni provuar këtë sport më parë, ju mund të bashkoheni me ne për kacavjerrje apo mund të sodisni natyrën e mrekullueshme dhe banjot termale të Përmetit. Sivjet në të njëjtën kohë do të zhillohet dhe Festivali i Filmit Mjedisor, por nuk mbaron me kaq. Në të njëjtën fundjavë do t'i bashkohen Festivalit edhe shumë aktivitete të tjera si rafting, ecjet ne natyrë, yoga, mountain biking, si dhe fluturimet me parashutë. Dhe s'ka sesi të mungojë, në darkë një party me të gjithë pjesëmarrësit, dy netë rradhazi. Ruajeni fundjavën e fundit të Majit për këtë multi aktivitet në Përmet (2729 Maj) dhe do shijoni mrekullitë e vendit në një miks me adrenalinën e sporteve në natyrë! Për më shumë info vizitoni: www.albanianclimbingfestival.com

36


ECHO

Turit i Lumenjve të Ballkanit 13 maj

Finalja e madhe e turit të lumenjve të Ballkanit do të zhvillohet në një lumë mjaft të veçantë: në perlën natyrore të Evropës tashmë të njohur gjerësisht. Lumi Vjosa në Shqipëri është ndoshta lumi i fundit, i madh i Evropës pa përfshirë Rusinë, i cili është ende “i gjallë”. Që nga malet e Pindit në Greqi e deri në grykëderdhjen e tij në detin Mesdhe, ky lumë rrjedh i pandërprerë nga ndërhyrjet njerëzore për afro 270 kilometra. Kanione të thellë, rrjedha të rrëmbyeshme, brigjet me zall në një shtrat të gjerë dhe ishuj në brendësi të shtratit lumor janë tipike për Vjosën. Ajo çka e bën këtë sistem lumor të veçantë është se jo vetëm dega kryesore e tij është e pa prekur, por edhe shumica e degëve e tjera siç është lumi i mrekullueshëm i Bënçës. Ky lumë është unik në të gjithë Evropën. Në të njëjtën kohë, shumë pak të dhëna ka për këtë ekosistem, për sa i përket biodiversitetit apo parametrave të tjerë të rëndësishëm për një lumë siç është transporti i sedimenteve apo sistemi i ujëvarë nëntokësorë. Shkencërisht në mund të dimë më shumë për lumenjtë në Amazonë sesa për pellgun e Vjosës. Megjithatë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Qeveria e tij po planifikojnë të ndërtojnë diga hidrocentralesh në Vjosë dhe në degët e saj. Qëllimi i fushatës “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës” është të parandalojë ndërtimin e këtyre HEC-eve dhe në vend të tyre të krijojë një Park Kombëtar në të gjithë luginën. Duke u shtrirë në të gjithë pellgun ujëmbledhës të Vjosës, ky park do të përbënte Parkun e parë Kombëtar të një lumit të “egër” në të gjithë kontinentin.

Komuniteti lokal i luginës së Vjosës është shprehur në mbështetje të vizionit të Parkut Kombëtar dhe i kundërshtojnë projektet e ndërtimit të HEC-eve. Në këtë finale të madhe të turit të lumenjve të Ballkanit, kajakistë nga e gjithë Evropa do të dëshmojnë mbështetjen e tyre përmes protestave mbresëlënëse që do të organizojnë në lumin e Vjosës dhe në kryeqytetin e Shqipërisë, në Tiranë.

Programi Kajakistët do të mbërrijnë në Vjosë në 13 maj dhe do të qëndrojnë aty deri në 20 maj. Aty do të ndërtojnë kampin e qëndrimit në bregun e Vjosës afër qytetit të Tepelenës. Ky kamp do të jetë pikënisja e lundrimit për në disa degë të lumit Vjosa deri në datën e eventit final. Gazetarët do të mund të qëndrojnë së bashku me kajakistët në kamp ose mund të zgjedhin të qëndrojnë në hotelet pranë qytetit. Turi do të përfundojë në Tiranë ku të gjithë pjesëmarrësit do te marshojnë drejt kryeministrisë me kajakët e tyre për t’i dorëzuar Kryeministrit një peticion të veçantë.

Nr 19 TRAVEL 2016

37 37


DESTINACIONE

Dhurata e Ali Pashë Tepelenës

38


Kristina Fidhi

Emocionet dhe ndjenjat mund të jenë ura Urat mund të jenë emocione dhe ndjenja. Përfundimin mund ta nxjerrësh në pak minuta meditimi teksa përshkon Urat e Zagories. Të vendosura mbi lumin e Zagories në krahinën me të njëjtin emër në Gjirokastër, urat historike të Hoshtevës dhe Nivanit janë dëshmia më e shkëlqyer e një periudhe të artë ndërtimesh. Urat me harqe guri dhe kalldrëm mund të të ngacmojnë lehtë në shpirt. Pa shumë sforcim e kupton se vete emocionet e ndjenjat nuk mund të jenë vec ura. Përpjekja për tu bashkuar, për të komunikuar, për të shkëmbyer, për tu pranuar ,për të përcjellë lajme mbetet substanca jetësore e tyre që prej ndërtimit. Urat e Zagories janë monumente që jetojnë, që marrin frymë që sfidojnë dhe që mahnisin. Edhe sot pas 200 vjetësh ato mbeten shpërblim për më të guximshmit, për ata që sfidojnë kilometra të tëra ngjitje dhe zbritje nëpër terrene të vështira. Urat kanë dinjitet megjithëse të veshura nga bimësia dhe harresa. Ato kanë nevojë të mbrohen , të restaurohen e të shpëtohen për të vijuar të emocionojnë udhëtarët e së tashmes dhe së ardhmes.

Urat e Zagories – Dhurata e Ali Pashë Tepelenës Në këmbim të strehimit dhe mbrojtjes së tij nga ushtarët turq Ali Pashë Tepelena sipas gojëdhënës popullore i dhuroi Zagories urat e famshme të Nivanit dhe Hoshtevës. Strukturat që përtej gojëdhënës bartin gjithë hiret arkitektonike të periudhës janë dëshmitare shekullore të rrugëtimeve të karvaneve të tregtarëve. AtoiI dhanë jetë në fillim të shek. XIX komunikimit jo vetëm tregtar por edhe shpirtëror mes Gjirokastrës dhe Përmetit. Karvanet që vinin nga Gjirokastra kalonin mbi Urën e Hoshtevës, në Hoshtevë, në Gjurmëmushkë, në Buhaj në Lipë e përfundonin në Përmet ndërsa itinerari i dytë më i rëndësishëm që kalonte mbi Urën e Nivanit ndalej më pas në Manastirin e Nivanit ndërtim I vitit 1777 , vijonte në Nivan, Sheper në Qafën e Dhëmbelit e më pas në Përmet. E ndërtuar me një qemer guri të dyfishtë rreth 1,1 m të gjerë dhe hapësirë drite rreth 15 m Ura e Hoshtevës ofron një prej peisazheve më mahnitëse mbi lumin e Zagories. Ura e Nivanit përfaqëson një strukturë më komplekse me 2 harqe guri dhe një hapësirë dritë rreth 20 m . Të dyja urat janë të mbuluara me kalldrëm përkatësisht 28m dhe 40 m të gjatë. Ali Pasha figura komplekse historike e fundshekullit të XVIII dhe fillimit të shek. XIX, ende përmendet nga banorët në këto zona si ndërtuesi , frymëzuesi dhe restauruesi kryesor jo vetëm i Urave por edhe i rrugëve të kalldrëmta mesjetare të tregtarëve, karrakolleve të mbrojtjes, mullinjve të drithit, kishave e manastireve. Gjurmët historike dhe rrënojat pranë urave nga ku kalonin rrugët më të rëndësishme tregtare të kohës flasin qartë për infrastrukturën që i shërbente udhëtarëve, hanet, shitoret, tregjet mesjetarë dhe hapësirat e shërbimit për ta. Rrugët historike që nisin nga Ura e Hoshtevës

Nr 19 TRAVEL 2016

39 39


në drejtim të manastirit të Apostujve në Hoshtevë dhe ajo që nis nga Ura e Nivanit për në Manastirin e Nivanit, janë të mbuluara me rrënoja, gurë antikë e mesjetarë të pastudiuar e të braktisur në vetminë e tyre prej dekadash.

Si mund të arrihen Urat e Zagories? Ju duhet fillimisht të mbërrini në Gjirokastër. Rruga malore automobilistike e asfaltuar përfundon në Fushën e Çajupit e në lartësinë 1250 m. Do të duhet të vijoni në drejtim të krahinës së Zagories duke zbritur Qafën e Hijes së Mallkuar. Në fund të zbritjes rruga ndahet në dy drejtime , djathtas shkoni drejt Topovës e Ndëranit dhe majtas drejt Zhejit e LLiarit. Për të vizituar Urën e Nivanit duhet të ndaleni në qendër të fshatit Ndëran dhe të kërkoni ndihmë për të zbuluar shtegun që zbret në lumë. Në anën tjetër të Urës mund të vizitohet kisha e rindërtuar e Manastirit të Nivanit dhe rrënojat. Në Ndëran familja e Arqile Kondilit mund t’ju ndihmojë për akomodim dhe ushqim. Shtëpia e tij gjendet përballë rrapit shekullor të fshatit. Për të vizituar Urën e Hoshtevës është e mundur të zbritet vetëm me këmbë në drejtim të qendrës së Lliarit. Shenjat e vendosura nga ekipet e hikers do të ndihmojnë lehtësisht për të gjetur shtegun. Mos humbisni vizitën në Kishën e Hoshtevës 45 minuta larg urës në krye të kodrës. Do të duhet të vijoni të ndiqni shenjat. Në qendër të Hoshtevës një kafene, restorant i vogël dhe hostel për hikers është duke përfunduar. Katerina Telon e gjeni dukeiI telefonuar numrit që gjendet ne dritaren e katit përdhes. Gjithashtu, për ta patur këtë udhëtim plotësisht të organizuar dhe ju të shijoni vetëm udhëtimin, mund të kontaktoni edhe burimet e Caravan Travel

www. caravanhorseriding.com

Zagoria Bridges Ali Pashë Tepelena gifts Emotions and feelings may be bridges Bridges may be emotions and feelings. You can come up to this conclusion by visiting for a few minutes Zagoria Bridges. Hanging upon Zagoria River in the Gjirokastra region bearing the same name, the historical bridges of Hoshtevaand Nivan are the perfect testimonial of a gold era of constructions. The bridges of stone arches and cobblestones can easily reach your soul. Without much effort you come to understand that emotions and feelings cannot be any other thing rather than bridges. The attempt to join, to communicate, to exchange, to be accepted, to spread the news are their vital core since their construction. Zagoria Bridges are living and breathing monuments, inducing challenges and enchantment in us. Even after 200 years they remain a reward to the boldest, to the ones that accept the challenge of walking up and down for kilometres in a harsh terrain. Despite covered in green because of oblivion, one can clearly spot the dignity in these bridges. They need to be protected, restored and saved so they can further excite actual and future travellers.

Zagoria Bridges - Ali Pashë Tepelena gifts According to a legend, in exchange to shelter and protection against ottoman soldiers, Ali PashëTepelenagifted toZagoria the famous bridges of Nivan and Hoshteva. Beyond the legend, the structures bear all the architectonical graces of the period and are age-long testimonials of the traders’ caravan routes. At the beginning of the 19th Century they gave life not only to the trade communication, but as well to the spiritual one among the areas of Gjirokastra and Përmet. The caravans coming from Gjirokastra went through HoshtevaBridge in Hoshteva, Gjurmëmushkë, Buhaj, Lipë, finally reaching Përmet, while the second most used itinerary crossed by Nivani Monastery, a building of 1777, passing through Nivani Bridge to further proceed in Nivan, Sheper, Dhëmbel Pass, toward Përmet. Built by a double arch of approximately 1.1 meters wide and a span of circa 15 meters, Hoshteva Bridge offers one of the most astonishing panoramas of Zagoria Rivers. Nivan Bridge has a more complex structure with 2 arches of stones and a span of 20meters. Both bridges are

40

paved in cobblestones respectively 28meters and 40 meters long. Ali Pasha, the most complex historical figure of the 18th-19th Century is mentioned in the area as the constructer, motivator and restorer not only of these bridges, but as well of medieval cobblestone trade roads, protection watchtowers, grain mills, churches and monasteries. Historical traces and ruins by the bridges, where passed by the most important trade routes of the time, clearly evidence the infrastructure dedicated to travellers, such as inns, stands, medieval markets andservice spaces. The historical routes starting from Hoshteva Bridge toward the Apostles Monastery in Hoshteva and the one starting from Nivani Bridge toward Nivani Monastery are covered in ruins, antique medieval stones, yet not explored, just left in their solitude since decades.

How to reachZagoria Bridges? First you have to reach Gjirokastra. The mountain paved road ends by Çajupi Field in the height of 1,250 meters above sea level. Then you have to proceed toward Zagoria Region, descending the Cursed Shadow Pass. Reaching the end you will find two directions, the left will lead you to Topova and Ndëran, the left in Zhej and Lliar. To visit Nivani Bridge you should stop at the centre of Ndëran village and ask for the direction of the path that descends by the river. On the other side of the bridge can be visited the rebuilt church of the Nivan Monastery and the ruins. In Ndëran, ArqileKondili family might help you with food and accommodation. Their house is by the age-long plane tree of the village. To visit Hoshteva Bridge there is no other chance despite walking from the centre ofLliar. The hikers’ markings will help you to easily find the path. Do not miss a visit to Hoshteva Church, 45 minutes from the bridge, on the top of the hill. You still will have to follow the marks up to there.In Hoshteva centre they are building a coffee house, a small restaurant and a hikers’ hostel. You will find Katerina Telo by calling the number exposed on the window of the ground floor. If you want to have this trip entirely organized and just enjoy it, you can contact and use the resources of Caravan Travel.


VelipojĂŤ, Albania, Mobile: +355672782735, +355694437914; +355692575951 E-mail:info@hotelgodija.com; www.hotelgodija.com Stina magjepsese e veres, qe te gjithe kemi pritur me padurim per te pushuar dhe rigjalleruar trupin dhe shpirtin, tashme ka ardhur. Rrezet e arta te diellit, valet e kalterta dhe rera vezulluese e Adriatikut ju ftojne ne Velipoje. E ku tjeter pervecse tek Hotel Godija, mund t'ju shtoni pushimeve tuaje dhe mrekullise qe ofron natyra jone edhe me shume magji?! Perfitoni sa me pare nga ofertat tona superiore per pushime te qeta e te paharruara

GodiA HoTEl And SuiTES Hotel Godija & Suites has now been developed into a resort providing services of a great standard striving for excellence, only a few steps away from the blue sea and the magic sand, cafes, restaurants and entertainment venues. The grounds of the hotel, fully covered by elegantly landscaped lusciously green and blooming gardens, artistically and craftily laid pathways, the pool buzzing with children or other holidaymakers during the day and the romantic live music in the evening, the restaurant with its unique and perfect Mediterranean cuisine, ample covered parking and lightening of the areas have all rendered Hotel Godija & Suites as one of the most favourite and sought after hotel by the holidaymakers, who keep coming back year after year to find what only Hotel Godija & Suites offers in Velipoje.

Nr Nr19 11TRAVEL travel2016 2013

4137


Mirësevini në Piacë,

në zemrën e Shkodrës .��,o;� a �,,

Zona per Zhvillimin e Biznesit

b�,w SH KO DER '>-.� � �-

42


Welcome to Piazza, the heart of Shkodra Zonat për Zhvillimin e Biznesit – BID janë partneritete publik-privat të krijuar si organizata me mbështetje publike, por të menaxhuara privatisht. Ato kanë për qëllim përmirësimin e infrastrukturës, rritjen e cilësisë së shërbimeve publike, dhe investimet në lagjet tregtare qytetëse. Qëllimi kryesor i zonave BID është përmirësimi i mundësive ekonomike, sigurisë dhe krijimi i një klime biznesi bashkëpunuese mes anëtarëve të shoqatës. Administrimet e suksesshme të zonave BID shkojnë përtej përmirësimit dhe mirëmbajtjes së infrastrukturës, ato krijojnë një bashkësi sipërmarrësish, rrisin sigurinë, stimulojnë rritjen e aktivitetit tregtar dhe rrisin vlerën e pronës në zonë. BID-et e sukseshme mund të rigjallërojnë qendrat e qyteteve dhe mund t’i bëjnë ato më tërheqëse për vizitorët e turistët. Fondacioni Shqiptaro Amerikan për Zhvillim – AADF ka ndihmuar komunitetin e biznesit dhe bashkitë përkatëse në krijimin e shoqatave BID dhe ka ofruar grante e shërbime këshilluese për bizneset në zonë. AADF e zbaton projektin “BID Shkodra” në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër përgjatë rrugëve “28 Nëntori”, “13 Dhjetori” dhe “Kolë Idromeno”. Shoqata BID Shkodra dhe Bashkia bashkëpunojnë për të organizuar veprimtari, të cilat përfshijnë komunitetin dhe promovojnë zonën.

A Business Improvement District (BID) is a public-private partnership in which a publicly supported, privately managed organization is created to improve the physical environment and enhance public services and investments in a geographically distinct urban, commercial neighborhood. The primary purpose of the district is to create improved economic opportunities, security, and a business climate among BID members. Successful BIDs go beyond addressing just infrastructure repairs and maintenance, they also create a community, increase security, lead to increased business activity and increase property values. The AADF is implementing Shkodra BID in partnership with the Municipality of Shkodra along November 28th - December 13th – Kol Idromeno Streets. The BID Association and the Municipality collaborate to host events which gather the community and promote the area.

Foto: Studio Nenshati ©

Nr 19 TRAVEL 2016

43


Foto: Studio Nenshati ©

Foto: Studio Nenshati ©

Shtrirë në Piacën e dikurshme, në qendër të qytetit, BID - Zona për Zhvillimin e Biznesit Shkodër, ka bërë bashkë sipërmarrësit e vendosur në këtë hapësirë publike me qëllim promovimin dhe begatimin e bizneseve të tyre. Shoqata BID Shkodra ka nisur veprimtarinë në vitin 2013, pas përmirësimit infrastrukturor që përfitoi zona falë investimit të AADF dhe Bashkisë Shkodër. BID Shkodra synon të ndërtojë një klimë biznesi që i shkon për shtat këtij përmirësimi infrastukturor, duke nxitur bashkëpunimin dhe promovuar një qasje bashkëkohore të të bërit biznes. Një gamë e gjerë dhe e larmishme shërbimesh e produktesh akomodohen në njësitë tregtare në zonën BID. Bukurisë së ndërtesave karakteristike qytetare u vishen biznese shërbimi shumë interesante, si edhe emra të njohur në fushën e modës si LC Waikiki, Max Optika apo Perla. Përgjatë gjithë kësaj zone dedikuar njerëzve ju mund të gjeni “shijen e Shkodrës”. Ditë-netët e fundjavës aty ofrojnë një larmi zgjedhjesh si Retro Pub, Bllok Coffe, Fontana Bar Restorant, Shamrock Irish Pub, Country Club, etj. Nëse jeni në kërkim të një atmosfere të ngrohtë mes miqsh, për një darkë ose një gotë verë, nën ritmet e ahengut shkodran, mund të ndaleni në Bar Restorant Cliché, apo Restaurant San Francisko, mund të rehatoheni tek Sofra apo t`i gëzoheni freskut në Oborrin Shkodran. Mund ta lini si thuhet “ambëlcinën” për në fund, shijojeni atë në pasticeritë më të njohura të zonës BID si pasticeri Bell’Italia, Rinia apo tek e ambla Flo. Ju mjafton të ecni për të shijuar gjallërinë e zonës BID. Në kafenetë përgjatë saj si Karma Coffe, Chicago Bar, Indipendent Bar, Centro, apo Oaz-i, mund të gjeni patjetër një revistë, gazetë apo libër me të cilin mund të kaloni pak kohë me veten dhe kafen tuaj. Në zemren e zemrës së Shkodërs gjeni Muzeun Kombëtar të Fotografisë Marubi, një destinacion për të mos u humbur. Përtej fasadës historike në godinën e restauruar së fundmi, do të gjeni një hapësirë bashkëkohore që ruan dhe ekspozon thesaret e fotografisë shqiptare. Dinastia e Marubëve shpalos në muret e muzeut dëshmi të shumëçkaje në realitetet ballkanike të dy shekujve të shkuar, Studiot dhe galeritë e piktorëve më në zë të qytetit do t`i gjeni aty karshi, duke plotësuar kështu itinerarin e vizitës tuaj me të bukurën që ju servirin pasardhësit e Kol Idromenos, Simon Rrotës e Lin Delisë. 44

Extended in the former piazza at the center of the City, BID (Business Improvement District) Shkoder, brings together the entrepreneurs of the area for promoting and increasing the business/hospitality activity in the area. Established since 2013, BID Shkodra area offers a variety of products and services from the premises it holds. Well known fashion brands in Albania such as; LC Waikiki, Max Optika and Perla, can be found in BID area. The weekend may be enjoyed in the bars and pubs such as Retro Pub, Bllok Coffee, Fontana Bar-Restaurant, Shamrock Irish Pub, Country Club, etc. Shkodra traditional joy of living the music may be found in Bar Restaurant Cliché, San Francisko Restaurant, Sofra or Oborri Shkodran. At the end, an enjoyable desert may be tasted in the confectionaries Bell’ Italia, Rinia and the sweet Flo. In the bars such as Karma Coffee, Chicago Bar, Independent Bar, Centro, Oaz you can enjoy your coffee accompanied by a magazine, newspaper or book. In the very center of Shkodra’s “heart” may be found “Marubi” National Museum of Photography, a MUST destiantion. Beyond its historical façade recently restored, the museum offers a contemporary space that exposes the gems of the Albanian photography. The studios and galleries of the well-known artists of the city, the


Foto: Studio Nenshati © Foto: Studio Nenshati ©

Foto: Studio Nenshati ©

Foto: Studio Nenshati ©

Foto: Studio Nenshati ©

Foto: Studio Nenshati ©

Mbi 30 aktivitete kulturore dhe artistike që organizohen në qytetin e Shkodrës shkelin në zonën BID. Në 2 km rrugë këmbësore parakalojnë “Karnavalet”, “Dita e Luleve”, “Festat e Nëntorit dhe të Fundvitit”, ndihet “Festivali Mbarëkombëtar i Fëmijëve”, “Festivali i Muzikës Jazz”, “Mbrëmjet verore të muzikës” shpaloset tradita në “Ditën e Artizanëve dhe Zejeve”, zhurmon “Vespa dhe miqtë”, e ndriçon “Festivali i dritave”. Tek ne ju pret një festç në çdo stinë të vitit të cilat ftojnë t`u bashkohen jo vetëm vizitorë vendas por edhe shumë turistë të huaj. Festat flasin për traditën dhe qytetarinë e Shkodrës dhe kombinohen shumë bukur me eventet e organizuara gjatë fundjavave në njësitë e biznesit BID nga shoqata, me synim gjallërimin e zonës. BID Shkodra, përveç gjallërisë, gjeneron edhe ide dhe praktika të reja të përfshirjes. Ajo kujdeset të masë përformancën e saj dhe të zonës duke angazhuar studentë vullnetarë në realizimin e pyetësorëve që ofrojnë informacion mbi qasjen e qytetarëve dhe bisneseve për të. BID është gjithmonë në lëvizje dhe mbështet sipërmarrësit që duan të investojnë, e të zhvillojnë ide të reja biznesi në zonë. Mos u largoni nga Shkodra pa marrë me vete shijen e hollë të traditës shumëvjeçare. Ju sugjerojmë të vizitoni dyqanin Suvenir Albania dhe Suvenir Shop dhe të ndaleni e të njiheni me Qëndistari Artën - një nga qëndistaret më të vjetra të qytetit tonë. Prodhime tipike shqiptare që përcjellin denjësisht brez pas brezi traditën do të jenë suveniri më i bukur që do t`ju kujtojë Shkodrën e luleborave, traditës, artit dhe jetës së bukur.

descendants of Kol Idromeno, Simon Rrota and Lin Delia, are located very close to the museum. Over thirty cultural-artistic activities organized in the city of Shkodra every year, are extended through the BID area. Shkodra Carnavals, Flowers Day, November Celebrations, Youth Festival, Jazz Fest, Music Summer Nights, Artisans Day, Vespa and Friends, Light Fest parade through two kilometers pedestrian area. Before you go, take a peace of Shkodra with you, through a souvenir that may be found in “Souvenir Albania”, “Souvenir Shop”, or “Arta embroidery”. Foto: Studio Nenshati ©

Nr 19 TRAVEL 2016

45


Sarda,

ishulli magjik, dikur 3000 vjet qytet Xaira Kastrati

Të shijosh pranverën mes ujrash, gjelbërimit, shpateve bleroshe e mureve të vjetër të qytetërimeve të lashta, teksa varka shket mbi ujë plot përkëdhelje, kjo mund të ndodhë vetëm rreth e qark Shurdhahut, ose në daçi mund të themi edhe rreth e qark Sardës. Nuk ka vend më të bukur për t`u shëtitur në pranverë, mbu ujë e krah ujit, ndër brigje të gjelbra plot hijeshi e nur stine, që ka veshur si nuse me të bardha pemët që zbukurojnë ishullin, dikur qytet fisnik. Nuk keni sesi të mos vini në këtë vend magjik, për të shijuar shumë natyrë e një grimë historie, nga ato të bukurat shqiptare, që dikur kanë lulëzuar me aq lavdi e që pak prej nesh vijnë t`i rizgjojnë me dëshirat për të mësuar më shumë. Dikur ishte shumë e vështirë të vije e të vizitoje Sardën, për të shijuar mrekullitë e saj. E sot jo më. Njerëz të apasionuar pas të bukurës por edhe me dëshirë për të zhvilluar turizmin në zonë, kanë mundësuar pasjen e një linje shëtitëse me anë të një skafi të vogël turistik, i cili i bie kryq e tërthor ujrave, duke u treguar mysafirëve bukuritë e liqenit, misteret e legjendave dhe perlat e historisë. Trageti “Sarda” ju ndihmon të përjetoni mbresat e paharruara të një dite të kaluar ndryshe, ku koha ka mbetur në vend dhe sotër të saj jeni vetëm ju. Ju dhe natyra. Po çfarë ka qenë më parë ky grumbull rrënojash, që sot prej hidrocentralit të shekullit të njëzetë, është përmbledhur në një grusht gurësh në mes të një ishulli? “Sarda” është një qytet i vjetër 3000 vjet. Dikur ishte një fshat i vogël pranë lumit Drin, një gadishull strategjik dhe pikë lidhje46

Enjoying the spring among groundwater, vegetation, verdant slopes of the old walls of the ancient civilizations, while boats float on the water full of endearment, it can happen only around Shurdhahu, or we also can say around Sarda. There is no more beautiful place for a walking in spring, on water side, the green banks of the season full of charm and grace, who has dressed as a bride in white the trees that adorn the island, once a noble city. How can you miss this magical place to enjoy the nature a little bit more history, of those beautiful Albanian who once flourished with the glory, that glory that few of us come here to reawake desires to learn more. Once it was very difficult to come and visit Sarda, to enjoy its wonders. But not nowadays. Passionate people about beauty but also full of desire to develop the tourism in the area, have enabled the availability of a line traveling by a speedboat, which falls crisscrossing waterways, showing to visitors the beauty of the lake, legends and mysteries of the history. "Sarda" Ferry helps you to experience the unforgettable impressions of a day spent differently, where time has stooped and there is only You and nature. But what has been before this place, exchanged into a handful of stones in the middle of an island from the hydropower of the twentieth century? “Sarda” is a 3000 years old town. Once, it was a small village near the river Drin, a strategic peninsula and a linking point with the old road Gjakova - Shkoder - Ulqin. Today it is known as Shurdhahu Castle, located in an island in Vau I Dejes Lake, approximately 10 miles from


Sarda,

a magical island, 3000 years old town je me rrugën e vjetër Gjakovë-Shkodër-Ulqin. Sot njihet si Kështjella e Shurdhahut, që ndodhet në një ishull në liqenin e Vaut të Dejës, rreth 16 km larg qytetit të vaut të Dejës dhe 6 kishim larg fshatit Rragam, që ndodhet 9 km larg Shkodrës. Ishulli duket si një kurorë e bukur rrethuar nga ujrat e kristalta të Drinit. Uji i liqenit, malet dhe kodrat rreth, me gjelbërimin e tyre përgjatë gjithë vitit, krijojnë një peisazh të rrallë bukurie natyrore. Zona ku ndodhet Sarda është shumë e rëndësishme në pikëpamjen arkeologjike dhe historike. Këtu ndodhet vendbanimi i hershëm i Gajtanëve (Shpella e Gajtanëve), vendbanimi i Jubanëve (Shpella e Jubanëve), qyteti i Gajtanit, Kalaja e Danjës, Kështjella e Dalmacisë dhe Kështjella e Sardës (Shurdhahut). Qyteti i Sardës ishte një qendër e rëndësishme kulturore deri në fund të shekullit

the city of Vau I Dejes and 4 miles from the village Rragam which is located 9 km from the city of Shkodra. This island looks like a beautiful crown surrounded by the crystal water of Drin. The water of the lake, mountains and hills around with their greenness throughout the year create a landscape of rare natural beauty (photos attached). The region where Sarda belongs is very important in the archaeological and historical aspect. Here is the residence of early Gajtani (Gajtani Cave), the residence of Jubani (Jubani Cave), Town of Gajtani, Danja castle, Dalmaces castle, and the castle of Sarda (Shurdhahu). The town of Sarda until the end of the 15th century was an important cultural center and meeting point of three major cultures, Highland culture, the Mirdita and Zadrima with special characteristics, different from each other and that have culturally resisted in time. This town was described in many writings form foreign scholars as Ippen, De Grandi, JGHahn and researchers and Albanian archaeologists Hana Spahija, D. Interest, Nr 19 TRAVEL 2016

47 47


XV dhe pikëtakimi e tri kulturave të mëdha: kulturës së Malësisë së Madhe, Mirditës e Zadrimës, me karakteristika të veçanta, të ndryshme nga njëra-tjetra, që i kanë bërë ballë kohës. Qyteti përshkruhet në shumë shkrime dijetarësh të huaj, si Ippen, De Grandi, J.G.Hahn dhe arkeologësh shqiptarë si Hana Spahija, D. Interest, Neritan Ceka dhe Atë Gjon Karma, që e kanë vlerësuar zonën si trashëgimi të kulturës ilire. Ky qytet lulëzoi gjatë shekullit VIII-XIII, si qendër e rëndësishme kulturore, por edhe si një qendër e rëndësishme fetare, ku gjendeshin 365 kisha kushtuar shenjtorëve të ndryshëm. Kjo zonë në periudhën e pranverës vizitohet nga turistë e studentë, që shijojnë ekoturizmin dhe vlerat kulturore, historike dhe arkeologjike të këtij thesari të fshehur. Aktualisht në këtë zonë nuk ka investime në infrastrukturë. Rruga nga Shkodra e deri në Vaun e Dejës bëhet me autobus, pastaj me një traget të vogël të Sarda Tours, mund të mbërrini rrethinat e bukura të zonës.

Për të organizuar ture në zonë, shëtitje në Liqenin e Vaut të Dejës apo guida në Ishullin e Sardës, kontaktoni me ekipin e SARDA TOURS. +355 67 281 7765 & +355 67 431 5590 www.sarda.al / Fb: Sarda Tours 48

Neritan Ceka and Father John Karma who have assessed this zone as a heritage of the Illyrian culture. This city flourished during the 8-13 century, as an important cultural Centre but in the same time as an important religious centre where there have been located 365 chapels that were devoted to different saints. This zone in spring is visited from tourists and students who benefit from the eco touristic, cultural, historical and archaeological values of this hidden gem. Actually this zone misses the investments in the infrastructure. The road from Shkodra to Vau Dejes is done by bus and then through the small ferry of Sarda Tours you can reach the beautiful surroundings of the zone.


Radhime, Vlore, Albania Tel: +355 69 20 65 399; Tel: +355 69 26 56 757 Skype: regina_hotel; Email: info@hotelregina.al Web: www.hotelregina.al Situated in a dominant position overlooking the beautiful, deep blue Ionian Sea and the clean Radhime beach in the horseshoe bay of Vlora, Regina Hotel offers a truly wonderful spot for relaxing summer holidays. The comfortable conditions and settings combine with the very good service and reasonable prices to create a welcoming and stress free atmosphere. If you are looking for luxury, you will not find it at Regina. However what you will find are: new comfortable room conditions, a nice beach, a spectacular view, and friendly willing staff to make your stay an experience to remember.

Around Albania with Regina Travel Around Karaburun, Sazani & Zvërnec, with Regina Blu

Excursions & Tours

Every day a new program for individuals or groups Tours & Excursions The local area around Hotel Regina provides many areas for hiking and touring. Whether it is a adventurous hike with a knowledgeable guide, or a driving excursion to some of the scenic, cultural, or simply beautiful places in our area, Hotel Regina can help you arrange any and all of these activities. Whether you want an adventurous expedition or a comfortable sight seeing trip, we are ready to serve your needs.. Hiking in the beautiful mountains and hills, All types of water sports, Excursions to Vlora and the local villages, Tours to historic and cultural sites, Dinners at local restaurants, Many activities and equipment for enjoying the sea, And always your will receive superior service from our trained and friendly staff. Tours on the Regina Blu Our ship Regina Blu has tours every day in the Vlora bay, Karaburun-Sazan-Zvernec with a restaurant and a bar on board.. The Monastery of Zvernec Sea, forests, sun and pure nature around you. In this tour you can explore the monastery of Zvernec and some unforgettable nature miracles around it. Tour to the ancient Butrinti A city declared “museum” in 1961, Butrinti is protected by UNESCO. Many legends live today about how the city was created, you can explore and live exciting moments in the ancient city. We can plan and organize the entire tour for you. Tour to Berat, The City of a Thousand Windows History, transition and much to explore in the unique and beautiful city on Berat which is also inscribed on the UNESCO World Heritage List. Tour to Gjirokastra, the medieval museum-city, an UNESCO World Heritage List. with the most interesting architecture and history in Albania


Mirjan Topi dhe Oresta Saliaj PPNEA Rajoni i gjirit të Vlorës (Karaburuni - Mali Çika) shtrihet në jugperëndim të Shqipërisë dhe dallon si një nga zonat kyçe e më interesante në lidhje biodiversitetin në mbarë rajonin e Mesdheut, me një gamë të gjerë speciesh të florës e faunës. Kjo zonë është pa dyshim një nga zonat më turistike të Shqipërisë, jo vetëm për shkak të vlerave të mëdha natyrore, por edhe prej historisë e kulturës. Në këtë sipërfaqe kaq të vogël toke gjenden thuajse të gjithë elementët turistikë të Shqipërisë dhe kjo sikur të ngacmon mendimin se ky mozaik natyre e kulture është krijuar në atë vend veç për turizëm. Këtu gjenden edhe disa nga brigjet e plazhet më të bukura të Shqipërisë: i vetmi gadishull i Shqipërisë - Karaburuni, ishulli më i madh i Shqipërisë - Sazani, parku i vetëm detar kombëtar Sazan-Karaburun, por ka edhe male të larta, ujë të pijshëm, monumente natyrore, është qyteti antik i Orikut, kështjellat mesjetare të “Gjon Boçarit” dhe “Sofos”, kisha e vjetër “Marmiroi”, shpellat fantastike të “Duk Gjonit” dhe 50


KARABURUN

360O of unforgettable experience

The region of Vlora bay - Karaburun - Cika Mountain lies on the southwestern part of Albania and it has been distinguished as one of the most interesting key biodiversity areas of the entire Mediterranean basin, holding a wide variety of flora and fauna species. This area is without any doubt, one of the most touristic sites of Albania, not only due to its high natural values but also for rich history and culture. Here are found almost all touristic elements of Albania, in just a small surface of land. All this, brings the exiting thought, that this mosaic of nature and culture has been created there just for tourism. In this area, are found some of the Albanian’s most beautiful coast and beaches; the only peninsula of Albania – Karaburun; the largest island of Albania – Sazani; the only Marine National Park of Albania Sazan-Karaburun; there are found high mountains, clean fresh waters; monuments of nature, monuments of culture; the ancient city of Orik, the medieval castles of “Gjon Bocari” and “Sofo”; the old church of “Marmiroi”, the fantastic caves of “Duk Gjoni” and “Haxhi Aliut”; the National Park of Llogara and many other touristic sites and objects. Why 360’ Experience Dear Tourists? To describe all what can be enjoyed in this area, would even not be enough the entire pages of this magazine, and this is not a literature metaphor, but a true statement. We will start now to describe for you a simple 360’ journey in Karaburun, and you may make this trip real: We start in January: where you can experience 360’ the Mediterranean winter - feel the unique, cozy and diverse wintertime in Karaburun when experience goes beyond any limits. See the Golden eagle in the skies, over the green and white of Llogara and Cika Mountain, smelling the flavor of “Arapashi” coming from the welcoming guest houses. In February: climb the Çika Mountain and feel the diversity of the KARABURUN. Enjoy the magnificent view of the coastline from the top of Çika, feel the benefits of trekking in pure nature in sunny days. “Haxhi Aliut”, Parku Kombëtar i Llogarasë dhe shumë vende të tjera turistike. Po pse një përvojë 3600 turistë të dashur? Për të përshkruar gjithçka që mund të shijohet në këtë zonë, nuk do të na dilnin as gjithë faqet e kësaj reviste dhe kjo nuk është metaforë, por një e vërtetë e madhe. Tani do të fillojmë t'ju përshkruajmë një udhëtim të thjeshtë 3600 në Karaburun dhe ju mund ta bëni këtë udhëtim realitet: E filluam në janar, kur mund të përjetoni një dimër mesdhetar 3600, duke ndjerë dimrin e rehatshëm, të veçantë e krejt të veçantë të Karaburunit, ku përvoja shkon përtej çdo kufiri. Mund të shikosh shqiponjën e artë nëpër qiell, mbi Llogaranë dhe malin e Çikës të gjelbër e të zbardhur, ndërsa hunda të kap aromën e arapashit, që vjen nga hotelet. Në shkurt: ngjitje në malin e Çikës ku ndihet larmia e Karaburunit. Shijohet pamja e mrekullueshme e bregdetit nga maja e Çikës, ndihet kënaqësia e ngjitjes së natyrës së paprekur në ditët me diell.

In March: Celebrate the spring coming at Llogara and admire the Flag Pines. Perfect for all forms of trekking and hiking. Just pick the right equipment and be ready to get the most out of one of the most picturesque part of Albanian. In April: Dukati valley - explore the diversity and boldness of KARABURUN. The valley is cut into the mountain slopes and provides breathtaking experience from mountain through Orikumi Lagoon to the sea. In May: Birdwatching at its fines. You’ll find about 105 species of birds here, at this time. The high cliffs of Karaburun are perfect for nesting of pelagic seabirds, and you might be the first discovering some nests or colony. In June: Be an explorer -go deep into history in the phenomenal caves. Go after pirates, explore the breathtaking costal caves of KARABURUN. Find out the richest rocky diary of the Mediterranean and learn the legends around some of the Nr 19 TRAVEL 2016

51 51


Në mars: festohet ardhja e pranverës në Llogara dhe admirohet Pisha Flamur. Muaj i përkryer për të gjitha llojet e ecjeve dhe ngjitjeve malore, thjesht zgjidhni pajisjet e duhura dhe bëhuni gati t'i merrni maksimumin një prej pjesëve më piktoreske të Shqipërisë. Në prill: eksplorohet shumëllojshmëria dhe ashpërsia e luginës së Dukatit në Karaburun. Lugina zbret nga shpatet e maleve dhe ju fal një përvojë mbresëlënëse nga mali, përmes Lagunës së Orikumit e deri në det. Në maj: është koha më e mirë për përgjimin e zogjve. Këtu do të gjeni rreth 150 specie. Shkëmbinjtë e lartë të Karaburunit janë të përkryer për foletë e zogjve detarë dhe mbase mund të jeni të parët që mund të zbuloni ndonjë çerdhe a koloni. Në qershor: bëhu eksplorues, zhytu në histori falë shpellave fenomenale. Ndiq piratët, zbulo brigjet marramendëse të shpellave bregdetare të Karaburunit. Zbuloni ditarët më të pasur në gur të Mesdheut dhe mësoi legjendat që tregohen për disa prej shpellave më fantastike. Në korrik: zhytuni në misteret nënujore. Zbuloni muzetë e mjediseve nënujore - thesarin e fshehtë të Karaburunit që ruan në formë të pabesueshme relikte të shekullit XX. Në gusht: njihuni me vendin e kështjellave dhe të legjendave të periudhave të ndryshme historike. Eksploroni trashëgiminë e pasur kulturore të kohëve e kulturave të ndryshme. Në shtator: laguna e mrekullueshme e Orikumit. Përgjoni zogjtë kënetorë ose perëndime që të lënë pa frymë. Shijoni edhe peizazhe të mahnitshme dhe zbuloni bregun nga deti me një udhëtim të paharrueshëm me varkë. 52

most amazing caves. In July: Dive into the mystery hidden underwater. Explore the underwater museum underwater habitats – the secret treasure of KARABURUN that keeps 20thcentury artefacts in an unforgettable form. In August: Encounter the land of castles and legends from different times. Explore the rich cultural heritage of different times and cultures. In September: The amazing Orikum Lagoon. Watch wetland birds or breathtaking sunsets. Enjoy breathtaking views and go exploring the coast from the sea with unforgettable boat trip. October: From Orikum citadel to Orikumi lagoon. The enchanted colors and mythical smells of autumn in KARABURUN. Find out the boldness and power of this area.


Në tetor: nga kalaja e Orikumit drejt lagunës së Orikumit shijoni ngjyrat magjepsëse dhe aromat mitike të vjeshtës në Karaburun. Zbuloni veçantinë dhe fuqinë e kësaj zone. Në nëntor: shijoni polifoninë e pashoqe, tingujt mbresëlënës të Karaburunit, vendlindjes së polifonisë, me stilin e saj unik, që kur e dëgjon të mbetet përherë në zemër. Në dhjetor; një përvojë e ndryshme Krishtlindjesh. Zbulo se çfarë quajmë ne Krishtlindje 3600, duke ngjitur malin e duke zbritur pastaj në luginë. Shpresojmë ta kemi ngjallur ndërkohë kureshtjen tuaj! Jeni të mirëpritur në vendin tonë: në vendin e shqipeve e kështjellave.

In November: Enjoy the unique polyphony. Encounter the astonishing sounds of KARABURUN –the birthplace of polyphony –a unique style of singing that stays in your heart for lifetime once heard. In December: A different Christmas experience. Find what we call 360 Christmas –go up in the mountain or down the valley. We hope to have made you already curious! You are all welcome, in our country: in the Land of Eagles and Castles. Mirjan Topi and Oresta Saliaj, PPNEA

Ky material u përgatit nga ekipi i PPNEA This article was prepared by PPNEA team

www.ppnea.org

Nr 19 TRAVEL 2016

53


Castle per te qPark, e enderru aq e bu ene e bukur, ar enderrukur sa per t'u tani ar… www.castle-park.com

Plot hijeshi Castle Park gjendet i vetem majë një kodre, mes një pylli plot sekrete dhe natyre të virgjër me vështrim nga gjigandi, mali i Tomorrit dhe nga Berati me një histori 2400-vjeçare. Kështjellë si të gjitha kështjellat me legjendën e saj, ka mikpritur personalitete me famë botërore. Duke kaluar këtu le të mbetet e bukura duke përcjelle më të bukurën… Berati është një nder shembujt e rrallë arkitektonikë të periudhës osmane në Ballkan. Berati dëshmon për bashkëjetesën paqësore të komuniteteve të ndryshme fetare dhe kulturore në Shqipëri përmes shekujve. Ndër atraksionet e saj është një kështjellë mesjetare, e njohur si "Kala", e cila është ndërtuar në shekullin e 13, edhe pse origjina e saj datojnë që nga shek 4 p.e.s.

Spring in Berat! Natyrë dhe Adrenalinë! Who can resist?

Në këtë stinë, rafting në Osum dhe Vjosë dhe river hiking & eksplorim në të gjithë zonën e Beratit dhe Skraparit! An energizing getaway to Albania’s site of Berat to the Exotic Canyons of Eight Waterfalls Nëse ju pëlqen natyra dheUNESCO jeni kurioz rrethandShqipërisë së paeksploruar, bashkohuni me ne! Do të shkojmë drejt If you've got a taste for adventure and you are curious about Albania, join us! We depart from the beautiful qytetit të bukur e trashëgimisë të UNESCO-s, Beratit dhe për rafting në luginën e hapur të lumit Osum! UNESCO heritage city of Berat and head out across the wilderness of the Osumi Canyons in Skrapar. INSTRUCTIONS Një largim energjik drejt natyrës dhe kulturës, është ajo ç'ka ju ofron Castle Park dhe Albania Rafting Grup, në këtë stinë të nxehtë plot ritëm e larmi! Pikërisht ajo që na duhet për të përjetuar lumturi dhe adrenalinë! About the city Berat is one of the rarest architectural gems of the Ottoman period in the Balkans. Located in central Albania, Berat bears witness to the peaceful coexistence of various religious and cultural communities in Albania through the centuries. Among its attractions is a medieval castle, locally known as the “Kala,” which was built in the 13th century, although its origins date back to the 4th century BC.

About the experience

During this two days trip, we will combine nature, adventure, adrenaline, entertainment, relaxation, positive emotions, and friendship. Rafting will provide magnificent scenery as you float by the Canyon walls and will certainly make for a memorable experience. Eight waterfalls, a cathedral, the unspoiled nature, and the soothing sounds of running water combine to create a truly unique trip. Distance from nearest airport: 126 km (Mother Teresa Airport, Tirana, Albania) Destination Profile: Adventure, Culture, Nature Visitor's Profile: Nature loving, explorer, fond of authenticity and tradition

Profile attractions:

I. Natural: Canyons, mountains, waterfalls II. Well-being: Sport III. Cultural: Illyrian and Medieval castles, churches, mosques, medieval bridges, Albanian gastronomy, ethnography, folklore Profile Activity: Eco -tourism

Day I

Accommodation in hotel Traditional dinner with live music

Day II

Breakfast Departure to Skrapar region (rafting starting point) Rafting in the Osumi Canyons Packaged lunch Departure to Berat End of the program

www.castle-park.com

Hotel Castle Park është fitues i markave të rëndësishme të cilësisë: 1.Shqipëria Autentike Argjend 2. Kuzhina Shqiptare 3. Shpirti Shqiptar Marka Autentike e Cilësisë Shqiptare është marka zyrtare e cilësisë, përsosmërisë dhe turizmit të qëndrueshëm të Shqipërisë. 4. Eko-marka "ECOPROFIT" Eco-marka ECOPROFIT e njohur në nivel ndërkombëtar, përbën një nga çertifikimet më të rëndësishme për bizneset në fushën e ekologjisë, ekonomisë dhe të asaj sociale.

Each visitor should wear: Eksperienca bath suit Gjatë këtyre udhëtimeve tona old sneakers or sandals sport’s wear (T-shirt, ne sportive do të trousers) kombinojmë natyrën,

aventurën, adrenalinën,

You should take with yourself argëtimin, relaksin, emocionet towel pozitive warm clothes to be changed dhe miqësinë. Rafting old sneakers or sandals change at the of the trip do tëtoofrojnë njëendeksperiencë të

paharrueshme. Natyra përreth

ARG provides the white water rafts, rafting equipments and the professional guide specialized for all these trips:dhe tingujt e rrjedhës së lumit kombinuar me adrenalinën që http://www.fshr.al/en/activities/kursi-i-formimit-profesional-fshr

të falin rrëmbesat e shumta

Attention * Rafting trips in Albania not providenjë high udhëtim level of difficulty, do tëdokrijojnë të but every visitor should consider: për ju! Age over 16-70 years (personspaharrueshëm under 18 years must be accompanied by an adult.) To know swimming Be healthy and have consulted the doctor during the year. Have a weight no heavier than 100 kg In absolute terms, the person should not have diseases and complications following: Cardiac disease of any kind Hypertension Flake out or lose of feeling of any kind Problems of the spine and muscular system that reduce the physical possibility of safety. Problems with breathing apparatus Nerve Problems Pregnancy Problems with eyes (severe myopia, retinal detachment, glaucoma) Be under the influence of pharmaceutical drugs, drugs, alcohol. There are no limits of age and weight for the low levels: Class I and Class II.

Berat - Përmet street, 1.5 Km from Gorica Quarter, Berat/Albania; Tel.: +355 67 200 66 23 www.castle-park.com ; castlepark_2003@yahoo.it 54

Nr 11 travel 2013

41


Vizitë në malin e Tomorrit, Zot i Pellazgëve

Nëse doni të vizitoni një nga malet më madhështore të Shqipërisë dhe të përjetoni bekimin dhe harmoninë nga faltorja e perëndive duke zotëruar një pamje të gjithë horizontit bashkohuni me ne në shëtitjen drejt malit të Tomorrit. Gjatë periudhës antike dhe mesjetare dhe në letërsinë romantike ky mal është përfytyruar si Olimpi i Shqiptarëve dhe shtëpia e zanave te maleve, Orakulli që parathotë të ardhmen e kombit.

Programi

-Mbërritja gjatë paradites në Berat,hotel Castle Park,ora 9.00. -Nisja drejt malit te Tomorrit me makina 4x4. Transporti zgjat 1 orë e 40 min. -Vizitë te gjurma e shenjtit Abaz Aliut. Gjurma e Abaz Aliut lidhet me legjendën se si ka ardhur Abaz Aliu në Tomorr, nëpërmjet fluturimit të tij mitik duke qëndruar për jetë të jetëve. -Vizitë në Teqenë e Kulmakut. Cdo vit gjatë peligrinazhit e vizitojnë rreth 250 000 besimtarë mysliman e te krishterë nga e gjithë bota. -Vizitë në Tyrbenë e Abaz Aliut në Cukën e Tomorit. Tyrbeja ndodhet rreth 4 orë në këmbë nga Teqeja e Abaz Aliut ose 40 min me makinë. Varri ndodhet 2416 m mbi nivelin e detit dhe është vendi më i rëndësishëm sot në botën e peligrinazhit dhe jepen të dhëna si një vend besimi që nga lashtësia. Grupi do të ndezë qirinj dhe do të kryejë ritet fetare të lutjeve. Në mes të livadheve malore grupi do të hajë një piknik. Prej aty shpaloset një pamje gati hyjnore e livadheve malore, majave të thepisura, ku puthet deti me qiellin. Pas disa orëve harmonie dhe qetësie, grupi zbret në Berat duke marrë me vete bekimin dhe mbarësinë e malit të shenjtë të Tomorit, vendit të perëndive.

Mundësitë

- Transport me makina 4x4 (mundësi për hiking nga Teqeja në Tyrbe) + dreka e paketuar = 55 euro/pers - Transport me makina 4x4 (mundësi për hiking nga Teqeja në Tyrbe) + dreka e paketuar + akomodimi në hotel Castle Park + darka tradicionale + mëngjesi +yoga = 75 euro/person Ju duhet të keni veshur rroba sportive dhe atlete/sandale të mbyllura të përshtatshme për ngjitje si dhe të keni një xhup shtesë, pasi në mal temperaturat ulen ndjeshëm. Mos harroni kremin e diellit.

Nr 19 TRAVEL 2016

55


ECHO

Shqipëria një histori e tmerrshme, një vend i mrekullueshëm Një udhëtim nëpër Shqipërinë e Jugut ofron kultura të ndryshme dhe reliev interesant, që mund të eksplorohen mirë si me makinë, ashtu edhe në këmbë – dhe një histori që me shumë se gjurmë, la pas bukuri. Deri në rënien e komunizmit Shqipëria ishte vendi më i mbyllur i Evropës. Në vitin 1990 me gjasë më i rrezikshmi. Sot vendi i vogël i Ballkanit është i sigurt, stabil dhe falë një infrastrukture gjithnjë e më të mirë edhe individualisht lehtë i arritshëm. Është një vend që duhet zbuluar sa më shpejt para se këtë ta bëjnë hotelierët, ofertuesit e udhëtimeve çarter dhe turizmi masiv, sepse, duke pasur parasysh bukurinë e relievit, monumentet interesante kulturore dhe përzemërsinë e njerëzve, kjo mund të ndodhë shpejt.

Një ndyshueshmëri e çuditshme Shqipëria nuk është e lehtë të klasifikohet, sepse, edhe përkundër faktit se vendi është i vogël në sipërfaqe, nduarnduarshmëria e tij është e çuditshme: mes Veriut të egër dhe Jugut urban, mes regjioneve gati të pakalueshme malore dhe bregdetit dendur të populluar, të rrënojave të prapambeturisë fshatare dhe pallateve të reja prej xhamit. Aty mund të ndodhë që autostraada përnjëherë të përfundojë në një rrugë me zhavorr, që mes modernitetit dhe mesjetës të mos jenë as 100 metra distancë. Myslimanët jetojnë derë më derë me katolikët dhe ortodoksët – dhe këtë në një vend i cili deri para një gjenerate ishte me dekret vend ateist. Qyteti i Beratit është një ndër pikat kulminante kulturore të Shqipërisë dhe vlerë e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s Kush dëshiron ta eksplorojë Shqipërinë nga Veriu deri në Jug i duhen disa javë. Kush nuk ka kohë kaq shumë, duhet te vendosë për një pjesë të vendit. Për t’i vizituar bjeshkët e larta në veri, përtej civilizimit, të quajturat “Alpet Shqiptare“, shumica e turistëve udhëtojnë në grupe. Por kush dëshiron të përjetojë në një masë atë që vërtet ofron Shqipëria duhet të bëjë një xhiro në Jug dhe të përjetojë historinë dhe kulturën 3000 vjeçare si dhe t’i ndërlidhë ato me shëtitjet nëpër parqet e shumta nacionale dhe me pushimet në plazh. Kjo gjë bëhet më së miri në pranverë apo në vjeshtë, kur në bjeshkë nuk ka ende borë dhe kur nuk ka filluar ende vapa e verës. Pikat kulmore kulturore të vendit janë qytetet- trashëgimi kulturore të UNESCO-s – Gjirokastra dhe Berati. Në mes tyre ndodhen disa prej vendeve më të bukura të Ballkanit, që arrihen më së lehti me ndonjë makinë të marrë me qira. Trafiku është kryesisht i përballueshëm dhe ngasësit e automjeteve të disiplinuar. S’është çudi kur çdo i dyti automjet është një mercedes, të cilët poseduesit i ruajnë mirë. 56


Rastësi fatlume

Zbritja në Përmet ofron një befasi të veçantë. Pak para se të mbërrish në rrafsh gjendet Kisha e Shën Mërisë e shekullit XVII. Shoqëruesi ynë i këtij udhëtimi malor, i cili edhe banon këtu, shkon tek një fqinje e tij dhe e merr çelësin për të hapur dyert e kishës. Muret janë fund e krye të dekoruara me ngjyra të hapura të freskave me figura të fantazuara. Vetëm rastësisht kjo perlë i kishte shpëtuar shkatërrimit të komunizmit. Burimet e ujit termal, një urë e vjetër osmane e gurit dhe një kanjon përmes të cilit në verë mund të dalësh dhe të shetitësh deri larg në një park nacional janë atraksionet e tjera të kësaj treve. Gjirokastra, caku tjetër i udhëtimit tonë, ashtu si edhe Berati, shtrihet në një kodër nën hijen e një kështjelle. Rrugët e qytetit të vjetër janë edhe më të ngushta dhe këndore, kullat disakatëshe të disa familjeve të pasura – disa të rinovuara bukur, të tjerat në rrezik shembjeje – janë mjaft interesante. Por më e mira gjendet në nëntokë: në qytetin e lindjes së diktatorit shumëvjeçar, Enver Hoxha, ishte ndërtuar një vendstrehim nëntokësor, në të cilin do të strehohej udhëheqja e partisë në rast të ndonjë lufte që pritej vazhdimisht. Në tunelet e gjata janë renditur me dhjetëra hapësira të mjera të dedikuara për sektorë të ndryshëm të udhëheqjes së qytetit dhe të partisë – një pasqyrim i trishtë i burokracisë së papërshkrueshme asaj kohe. Butrinti shtrihet në një siujdhesë të veçuar në zemrën e një parku nacional dhe mbruan në vete monumente kulturore fascinuese dymijëvjeçare. Lulëzimin e tij e kishte arritur falë klimës së tij të freskët si një vend për fresk vere i romakëve të pasur. Sot vizitohet kryesisht nga mysafirët e Ishullit të Korfuzit Nga thellësia të paktën 50 metra e një shpelle karstike,në sipërfaqen e një liqeni malor gurgullon uji i një burimi që jep ujit ngjyrë të kaltër në të gjelbër. “Syri i Kaltër” quhet atraksioni turistik, që gjendet krejtësisht në jug të Shqipërisë, dhe të cilin mund ta vizitosh lehtë në rrugë nga Gjirokastra për në vendbanimin arkeologjik të Butrintit. Udhëtimi tri orë e gjysmë nga Gjirokastra në Butrint mund të ndërpritet në gjysmë të rrugës për një ndalesë te burimi karstik i quajtur “Syri i Kaltër”. mes lëpushave dhe bimëve ujore në sipërfaqen e liqenit malor gurgullon një ujë i vrullshëm i kaltër në të gjelbër Butrinti shtrihet në një ishull të veçuar mu në mes të një parku nacional dhe mbruan në vete monumente fascinuese të para më shumë se dymijë vjetëve. Lulëzimin e tij e kishte arritur falë klimës së tij të freskët si vend fresku veror për romakët e pasur. Gjatë verës vizitohet kryesisht nga turistët e ishullit të afërm grek Korfuzit. Jashtë sezonit mund të kalosh orë të qeta mes rrënojave. Butrinti, thellë në jug të vendit, posedon monumente të para 2000 vitesh. Nga aty një rrugë bregdetare të shpie për në rivierën shqiptare, ku verës vendet e vogla. popullohen kryesisht nga shqiptarët vendas dhe ata të jashtëm. Secili gji ka nga një kishë, një kështjellë apo një shetitore të vogël. Pas Dhërmisë, vendit të njohur të pushimeve- rruga gjarpëron përpjetë për në Grykën e LlNjë orë e gjysmë zgjat udhëtimi nga Vjena në Aeroportin e Tiranës, i cili mban logorasë. – një park nacional me hotele rustikale – prej nga mund të bëhen xhiro ecjeje në emrin e fitueses së Çmimit Nobel, Nënë Terezës, me prejardhje shqiptare. maje mali deri në 2000 metra lartësi. Por edhe ngjitjet më ulëta ofrojnë pamje magjepsëse në Makina e rezervuar me qira është tashmë e gatshme, udhëtimi për në qendër det, në ishujt grekë dhe, kur dukshmëria është e mirë, edhe deri në Itali. Me këtë rast zgjohen të qytetit bëhet pa problem. Hotelet, krahasuar me hotelet evropiane, janë të kujtimet nga koha e shkollës: këtu 48 vjet para erës sonë u bënë betejat e rëndësishme mes lira, siç është edhe kuzhina e jashtëzakonshme mediterane me ndikime greke, Cezarit dhe Pompeut. turke dhe italiane. Kush mund ta përballojë financiarisht, vendoset në Rogner në Tiranë – qe njëzetë vjet pikëtakimi i elitës shqiptare. Tirana me disa prej muzeve të saj rreth sheshit qendror “Skënderrbeu”, me Muzeun e madh Kombëtar, me Galerinë e saj të Arteve me koleksionin e saj Në veri të luginës relievi është sërish i rrafshtë. Në rrugë për në Tiranë gjendet sërish një vendbanim arkeologjik shumë atraktiv – porti i veçantë detar greko-romak, Apollonia, i cili ka të pikturave absurde staliniste, me një xhami pitoreske dhe me një lagje shik pësuar shumë nga shkatërrimet e luftës dhe të diktaturës në shekullin XX. për kalimin e kohës së lirë, „Blloku“, dikur geto e kuadrit të Partisë Komuniste, Plagët e historisë në Shqipëri ndihen kudo – edhe në rrëfimet e njerëzve që njeh. mund të vizitohet mirë për një apo dy ditë. Por pikërisht kjo e bën vendin kaq të dashur.

Hotele të lira, ushqim i shijshëm

Në portin e Apollonisë

Thellë në Shpellën e Pëllumbasit

"Der Standard" Në udhëtimin me makinë për në Berat të ofrohet shpejt mundësia e shmangies Albinfo për në Shpellën e Pëllumbasit, e cila arrihet për një orë ecje në këmbë nëpër http://derstandard.at/2000033636708/Albaniengrausame-Geschichte një rrugë malore mbi luginën e një lumi të qetë. Shpella karstike është krejtësisht e errët dhe të çon në 360 metra thellësi. Qyteti i vjetër osman, Berati, “qyteti i 1000 dritareve“, të ofron një pamje të panjohur: si në një galeri. Nën hijen e një kështjelle mesjetare gjysmë të shkatërruar, shtrihen shtëpitë nga kodrat lart, drejt Lumit Osum poshtë . Verës në lumë ofrohen edhe xhiro në kajak, bjeshkët përreth ofrojnë mundësi për shëtitje të bukura.

Qendër arkeologjike lart në luginë

Udhëtimet më interesante në bjeshkë i ofron regjioni i Përmetit, i arritshëm në rrugë direkte vetëm me automjete të terreneve kodrinore-malore. Udhëtarët me automjete të rëndomta duhet të bëjnë një rrugë të gjatë, që të mundëson ta vizitosh edhe Byllisin – një qendër arkeologjike iliro-greke, që shtrihet lart në luginë. Qyteti i vogël Përmeti është bërë këto vitet e fundit një qendër e ecjeve malore dhe e kajakut në lumin Vjosë. Veçanërisht e bukur është ngjitja disaorëshe në Qafën e Dhëmbelit, në lartësi mbidetare 1500 metra, prej nga mund të shihet Lugina e Zagorisë, e cila mund të arrihet këmbë pas një ecjeje disaorëshe.

Nr 19 TRAVEL 2016

57 57


NATYRE

Xhimi Begeja:

Nuk ka turizëm pa sinjalistikë turistike

Shtigjeve të Dajtit… 58


Xhimi Begeja, Mjeshtër Sporti i alpinizmit, Kryetari i SHDAT dhe drejtues i projektit për markimin e shtigjeve në Parkun Kombëtar të Dajtit , është një aktivist i vjetër i natyrës, turizmit dhe sipërmarrjeve të suksesshme. Pinjoll i familjes së vjetër tiranase Begeja, me përvojë të njohur në tregti, Xhimi e ka çuar para traditën e familjes duke menaxhuar njëherësh disa nisma të ndërthurura me biznesin, argëtimin dhe ushqimin e pastër, siç janë Restorant Begeja, Hotel Turizëm Puka apo Birra Puka. Por pasioni i Xhimit është alpinizmi dhe aktivitetet në natyrë. Prandaj edhe kjo nismë për të markuar shtigjet natyrore të Dajtit me sinjalistikë turistike, është një prej aktiviteteve të tij më të fundit, që bëhet jo thjesht për interes turistik por në radhë të parë për pasion dhe për domosdoshmëri. Sepse siç thotë vetë Xhimi, nuk mund të ketë turizëm natyror pa sinjalistikë turistike. Dhe, në vend që të informonim për shtigjet e reja të Dajtit, ne menduam që këtë lajm të bukur për dashuruesit e natyrës, ta sillnim tek ju në formën e një bisede me Xhimin.

1. Z. Begeja çfarë ju ka bërë qe të mendoni kështu për turizmin? Duke ju dëgjuar të thoni që pa sinjalistikë s`ka turizëm, më bën të mendoj seriozisht për rëndësinë e sinjalistikës. Ne së bashku dhe me shoqatën “Dajti Alpino Turistik” para shumë vitesh kemi filluar të publikojmë Shqipërinë turistike në revistat tuaja, duke ju ofruar fotot aq të bukura të anëtarëve të shoqatës sonë, të cilat në atë periudhë ato ishin treguesit kryesorë se si është natyra e mrekullueshme dhe e virgjër e vendit tonë, por veçanërisht e maleve tona, pra ishte "sinjalistika" turistike. Efekti i "mrekullisë"ndodhi dhe turistët shtoheshin vit pas viti, vijnë, vizitojne natyrën tonë, mahniten prej saj. Mirëpo kështu lind nevoja që të orientohen duke përdorur të gjithë elementët tregues dhe shpjegues, si didaktikë, vizualë dixhitalë por më e rëndësishmja është ajo e markimit të shtigjeve turistike dhe vendosjes së tabelave informuese dhe orientuese ngado, por veçanërisht në mal . 2. Përse vetëm Ju , kur them ju kam parasysh edhe shoqatën që drejtoni, Dajti Alpino Turistik (SHDAT), përse jeni kaq të privilegjuar në turizmin malor ? Pse mos të jemi ?! E dashurojmë malin. Ne jemi shoqata që me çunat e saj kemi çuar në majë të botës flamurin e saj e të Shqipërisë. Dhe duke qenë se Dajti na e ka mësuar malin, na takon të bëjmë për malin e Dajtit. Ky mal na beri të jemi alpinistë dhe ne i detyrohemi atij duke e respektuar atë. Para 13 vjetësh, pasi u kthyem nga kampi bazë i malit Everest në Nepal, në parkun më të madh botëror natyror dhe alpin pamë se si turistë të aventurës si në grup të shoqëruar nga guida (udhërrëfyes në shqip) por dhë vetëm, ecnin dhe orientoheshin aq lehtesisht fale sinjalistikes turistike. Atje kuptova qe ajo ishte aq e domosdoshme dhe filluam si shoqatë në mënyrë spontane dhë më e rëndësishmja, me konribut vullnetar, të vepronim duke bërë markimin e shtigjeve në Malin e Dajtit si dhe të vendosnim tabela orientuese dhe treguese të thjeshta. Kjo bëri që të

Nr 19 TRAVEL 2016

59


STAY WITH PEOPLE WHO CARE... hidhnim bazat e sinjalistikës. Më pas në Theth , Valbonë, në ato shtigje që të çonin në disa male ku ne shëtisnim, si në Radohimë , Shtegu i

Dhenve , Mark -Zagorë Grykat e Hapuna etj . Vitet kalonin dhe para dy vjetësh, falë nismës së ambasadores çeke në Shqipëri, znj. Borislave Tomasova, një ish alpiniste dhe apasionante e malit, nisi një projekt për markimin e shtigjeve në Parkun Kombëtar të Dajtit sipas standarteve turistike çeke. Sot që po flasim feston 152- vjetorin e markimit të shtegut të parë në rrethinat e Pragës, eksperiencë që ne po e implementojmë duke vazhduar projektin për markimin e të gjitha shtigjeve të Pakrut Kombëtar Dajti. Gjithsej janë 24 shtigje për të gjithë të apasionuarit e malit e natyrës sipas pasionit që kanë.

zbresë malit pa u ngatërruar . Me këtë parim ne po bëjmë të mundur që këtë pranverë Parku Kombëtar i Dajtit të jetë plotësisht i gatshëm me të gjithë sinjalistiken e plotësuar . Me këtë rast dua të falënderoj ekipin e mrekullueshëm të shoqates sime që çdo fundjavë sakrifikojnë për të mirën e komunitetit që e dashuron malin dhe natyren dhe për këtë ne jemi krenarë, teper krenarë . Gjithashtu mundësia e dhënë nga përfaqësitë diplomatike të tre shteteve si Austria, Çekia dhe Sllovakia në mbikqyrjen e fondacionit REC Albania dhe Agjensisë së Zonave të Mbrojtura dhe Bashkia Tiranë, i shtohet si pjesë këtij projekti edhe bërja e hartave si dhe dixhitalizimin e shtigjeve nëpërmjet një alpikacioni në aparatet smartphone që çdo turist të jetë i orientuar duke treguar vendndodhjen dhe në rast aksidenti apo shëndeti ai jep sinjalin SOS, sinjali i dërgohet automatikisht dhe emergjences civile e qytetare për ndihmë.

3. Atëherë mund të na përshkruani cilat shtigjeve kryesore në park do jenë të markuara dhe për çfare pasionesh të tjera përveç ecjes në mal, do të shërbejnë ato? PK Dajti tashmë ka një shtrirje më të madhe se sa është. Fillon me një shtrirje gjeografike në very, me masivin e Qafshtamës, në lindje me masivin e Malit me Gropa, jug me Bizë-Martaneshin dhe në perëndim me shtrirje gjatësose me kryeqytetin, pra në konceptin turistik jo atë administrative, është parku më i madh pranë zonave urbane në Shqipëri, sepse ne kërkojmë që turisti, sidomos ai i qytetit të Tiranës , Durrësit por dhe i Elbasanit, ta shikojë me syrin e tij të bukurën që përfaqsojnë këto 5. Cilat janë etapat që ndiqni në zbatimin e këtij projekti të bukur dhe zona natyrore të mrekullueshme, që i kemi aq afër vetes e nuk e dimë kur përfundon ky projekt që qytetarët të ndjehen sikur po shkojne në që ndodhen aty, sepse nuk ka një orientim të saktë se ku duhet të argështëpine e tyre në Dajt, pra të mos humbin rrugën? tohen . Unë po përmend atë të Malitt të Gamtit, liqeni i Bovillës, Priskës Projektin e kemi ndarë në tri etapa , atë didaktik dhe edukues ku në tashmë së Vogël, Brarit që në kontekstin e tij me kanionet dhe shkëmbijtë që në të gjitha hallkat e saj meremi vetëm me të rinj të shkollave të mesme ka, bën atraktiv sportin e kacavjerrjes malforsithose dhe who travel BEST WESTERN PREMIERpor Ark edhe Hotel istëtheecjes idyllicnë choice leisure purposespërsince its unique style, personalized dhefortëbusiness larta qëor informohen malin dhe sinjalistikën, e dyta është praktika të biçikletave për mal. Itinerari i vargmalit të Dajtit, ku bëhet fjalë për që bëjmëtoduke shkuar në brand mal me mjete përmodern të bërëhotel pastrimin, sistemimin, services and strategic location in Tirana, always leave a long lasting positive impression all our guests. Our new luxury and in 12 shtigje fantastike për të gjitha moshat dhe sipas mundësive, sepse lyerjenate highest shtigjeve si dheThe vendosjen e tabelave, dhe e treta bërja në kompjutTirana is among the top and largest in Albania and it is in position to deliver services standards. hotel is developed by “Shijaku L.T.D” mali është për të gjithe dhe i të gjithëve. Aty jane shtegu i Tujanit, Linzes, er e të gjithë punës pregatitore të hartave dhe alpikacioni i dixhitalizimit . Gurorja e Vjeter , Tubat ujit, Kreshta Unaza e Hotel Dajtitinetj. and haserecently become etheDajtit, first "PREMIER" Albania by the World's Hotel Chain, Bestvullnetarisht Western International. BEST WESTERN e mi, anëtarët e PraLargest ky projekt bëhet nga të Inmrekullueshmit Më pas kemi një tjetër masiv kryeveper parkut ku atraksioni për argëPREMIER ArktëHotel in Tirana, we continually strive to ensureshoqatës that we notsonë. only meet our guests’ expectations, but we exceed them. tim është shumpërfshirës për të gjitha llojet e sporteve të aventures, si të rally me makina e motorë, biçikleta, alpinizëm, kampingje me çadra Epo, përgëzime ty Xhimi dhe djemve të tu të shoqatës Dajti Alpino Turistik, dhe rulota (campervan) , ecje e shëtije në mal, kacavjerrje dhe më e që e keni bërë A: Dajtin si një kartolinë bukur që gjithkush mund ta shijojë "Mother Teresa"tëTirana Airport, rëndësishmja është ajo e turizmit familjar për fund javë. në pëllëmbë të dorës. 4. Cilat janë shenjat orientuese dhe a është menduar që qytetarë të të gjitha moshave të orientohen pa humbur rrugën? Koncepti i markimit të shtigjeve është masivizimi me turistë, është thjeshtësia dhe bukuria e kompozimit të shenjave duke i bërë me ngjyra të ndezura, tabela në harmoni me natyrën, duke kombinuar materiale druri me pak metal e duke i vendosur në vende të studiuara që çdokush që e ka për herë të parë, të orientohet lehtësisht . Për këtë kemi menduar sikur dhe një fëmijë 8- 9 vjeç të niset i pashoqëruar nga prindërit, ai mos të humbasë rrugën por duke ndjekur shenjat, t`i ngjitet dhe t`i 60

Airport Rd Rinas, 1053, Albania T: + 355 44500515/616, F: + 355 44500545 E: info@arkhotel.al R: reservations@arkhotel.al


Str.Durresit Nr.2/2 Builiding Kafe Flora; +355 67 202 7494; +355 4 227 3 087; info@happytours.al; www.happytours.al; reservation@happytours.al

Zbritje 10- 55 % per rezervime te hershme ! • Charter Antalya & Bodrum Fëmijët fluturojnë Falas në Fluturimet çdo të Mërkurë për të gjithë sezonin Tiranë - Antalya • Greqi( Korfuz,Halkidiki , Parga , Preveza , Zakynthos, Santorini etc) • Kroaci & Riviera e mrekullueshme Dalmaciane • Mali i Zi •Spanje Jadore Deluxe Hotel & Spa 5* - Alanya (All Inclusive) *I RI* Zbritje 40% për Rezervime të Hershme deri 31 Maj. 2 FEMIJE FALAS deri 12.9 vjeç në hotel tek dhoma standarte.

Justiniano Deluxe Resort 5* - Alanya (All Inclusive) Zbrije 55% për Nisje 1 deri 12 Qershor dhe 50% për Nisje 26 dhe 27 Maj për Dhomat Standarte dhe Familjare. 2 FEMIJE FALAS deri 12.9 vjeç në hotel në dhomat standarte Godina Theodora. Zbritje 50% për datat e tjera për rezervime të hershme deri 31 Maj

Fillon nga 335 Euro pp ! Lichnos Beach Hotel & Suites 5* L - Parga (All Inclusive) Fillon nga 484 Eur pp . Shtesa 55 Eur për transportin vajtje - ardhje nga Tirana. Messonghi Beach 3* Superior - Messonghi, Korfuz (All Inclusive) Zbritje 20% për Nisje më 20 Maj dhe 10% për Nisje më 24 Maj.

Fillon nga 439 Eur pp Fillon nga 200 Eur pp

www.ha ppytour s.al

Nr 19 19 TRAVEL TRAVEL 2016 2016 Nr

61 61


Në mbrojtje të

Valbonës Catherine Bohn Sot është një ditë e mrekullueshme pranverore në Valbonë. Pema e jargavanit që unë dhe nëna e Alfredit mbollëm tre vjet më parë ka çelur këtë vit katër lule gjigante. Pemët e ahut janë duke shpërthyer nga gjelbërimi dhe me sa duket e kanë shtuar hovin që nga java e kaluar. Lumi mbrapa restorantit “Rilindja” turret pa ndalim dhe dhe në fshehtësi qesh pa pushim duke kërcyer përgjatë rrjedhës, duke dalë nga shtrati për të krijuar dhjetëra lumenj të vegjël, të gjithë në ndjekje të njëri-tjetrit, duke nxituar secili, e pastaj mrekullisht duke u përplasur prapë bashkë, duke gurgulluar dhe duke qeshur çdo cast.Në këtë mbrëmje të ftohtë pranverore e gjithë lugina duket sikur po rrin buzagaz e mbushur me jetë. Zogjtë janë duke cicëruar dhe duke fluturuar nëpër hapësirën qiellore duke përcjellë një gëzim të çiltër lirie. Unë po qëndroja buzë lumit (në lumë, duke kaluar lumin dhe duke kaluar nga një gur në tjetrin) me dy gazetarë të Al Jazeera. E ndërkohë që po prisnim që kameramani të bëhej gati për të regjistruar, unë dhe gazetari i kishim ngulur sytë në malet blu dhe të purpurta, që ngriheshin dhe kryesonin mbi njëra-tjetrën, prandaj duhet të qëndroje me kokë mbrapa për t’i parë ato. "Ajo," i thashë papritur, "Ajo atje – ajo është ana e malit që do të shkatërrohet për të krijuar vetëm një tunel Hidroenergjetik." Mu desh të lëvizja dorën time sipër lartësisë së supit për t’i treguar se ku ndodhej. "Po pse?", tha ai. "Epo kjo është rruga e "tubit"- me diametër 2.5 metër - dhe siç mund ta shikosh edhe vetë praktikisht është vertikale, si rrjedhojë ata nuk mund të cojnë një buldozer deri atje - ata duhet të ndërtojnë rrugën si fillim. . . . "E dallova menjëherë hijen e rëndë të tmerrit që filloi të pllakosej në fytyrën e tij. Një fytyrë miqësore, e karakterizuar nga buzëqeshja. Qëndruam aty për pak minuta së bashku duke mos ia ndarë sytë për asnjë çast atij mali. Për një moment, në sytë tanë u shfaq një trishtim i dëshpëruar: Hija tragjike e një të ardhmjeje të tmerrshme. Por lumi vazhdonte të qeshte dhe ne po ashtu . "Kjo nuk ka për të ndodhur," i thashë unë. "Pse e ke këtë mendim?", tha ai. Unë buzëqesha. "Sepse ne nuk kemi për ta lejuar një gjë të tillë " i thashë. Mbrëmjen e kaluar ne ishim në Top Show. Na u deshën 5 orë për të ardhur në Tiranë, mëpas 10 minuta të tjera kaluan duke u rregulluar për pamjen e jashtme, dhe pastaj u gjenda në një karrige përballë kamerave. Në të majtën time qëndronte Besnik Bare. Në të djathtën time kishte zënë vend Zamir Dedej. Pak më tutje ishin ulur përfaqësues të Ministrisë së Energjetikës, Gjergj Bojaxhiu, dhe Dr. Aleko Miho. Grupi muzikor filloi të luante e luante, kamera u ndez, dhe ne dolëm në televizion. Dy orë më vonë ne u kthyem në makinë: unë bashkë me Alfredin dhe Kol Gjonin. U nisëm për në Valbonë, duke arritur në orën 2 të mëngjesit.Gjatë gjithë rrugës për në shtëpi, gjëja që doja më së shumti ishtë të laja fytyrën.

62


Fighting for Valbona Tani që e shof të djeshmen me syrin e së sotmes,ndërkohë që jam duke shkruar për këto ngjarje, pyes veten: Si ka mundësi që përfundova aty? Çfarë po bëja në atë karrige njëherë, me gjithë ato drita të fokusuara tek ne, në televizion, duke folur rreth Valbonës? Për një moment e gjithë kjo mu duk si një fragment nga “Alice in Wonderland”. Catherine në Valbonë. . . Duke folur në shqip për hir të Zotit, duke diskutuar me ekspertët. S'ka dyshim që bota është cmendur. Në një moment do të zgjohem. Por sot malet janë duke buzëqeshur, lumi është duke qeshur, dhe pemët po tunden nga gëzimi. Njerëzit rreth meje janë njerëzit që unë i dua.Në pranverë është një mrekulli e vërtetë, të ngjan me vjetërsinë që rinohet. Kjo tokë, kjo bukuri natyrore, këta njerëz. Të gjithë meritojnë që të shpëtohen nga kjo katastrofë. Duhet të shpëtohen. Kjo është bota, bota ime, bota të cilën unë e kam zgjedhur. Ose ndoshta ajo më zgjodhi mua. Vite më parë, kur çdo gjë ishte ende e paprekur, unë dhe Alfredi po ngjiteshim mbi një shkëmb në pyll, mbrapa Rilindjes, pak pasi dielli po perëndonte. Po binte dëborë. Kishte diçka magjepsëse në heshtjen e pyllit, në pëshpëritjen ledhatuese të dëborës. Disa kuptime periferike që unë po përpiqesha t`i deshifroja më kalonin nëpër mendje . Në atë moment shikimi im u ndal tek ai, ky burrë Tropojan, dhe më në në fund e kuptova. "Eshtë e mahnitshme," i thashë, "t’i përkasësh një vendi, ta duash atë me gjithë forcën e shpirtit, aq shumë sa që do të luftoje për ta mbrojtur me cdo kusht" Ai buzëqeshi dhe nuk tha asgjë, por thjesht tundi kokën. Dhe pastaj ne shkuam në shtëpi, për t'u ulur afër zjarrit.

It's a gorgeous spring day in Valbona. The lilac plant Alfred's mother and I got 3 years ago has FOUR gigantic blossoms this year. The beech trees are full and green and seem to be almost shivering with the life that burst out of them just last week. The river behind Rilindja is rushing and chuckling and dancing along, bursting through banks to create what seems like dozens of separate little rivers, all chasing each other, rushing apart, slapping back together, gurgling, laughing. It is a cool spring evening when the whole valley seems to be laughing with life. The birds are chattering and slicing through air with what looks like pure joy. I was just standing by the river (in the river, crossing the river and skipping over rocks) with two Al Jezeera journalists. Waiting for the cameraman to get set up, the journalist and I were staring up at the blue and purple peaks, rising and topping each other, so that you have to stand with your head thrown back to look at them. “That one,” I said, “That one over there – that's the side of the mountain that will be destroyed to create just one Hydropower tunnel.” I have to wave my hand above shoulder height to point at it. “But why?” he says. “Well that's the path of the 'tube' – 2.5m diameter – and you can see it's basically vertical, so they can't get a bulldozer up there – they have to create roads . . . .” I see the shadow of horror dawning on his face. A friendly face, more given to laughing. For a minute, we stand there together, staring up. For a minute, we can see it: The shadow of a terrible future. But the river is laughing and so do we. “It won't happen,” I say. “Why not?” he says. I smile. “Because we'll stop it” I say. Last night we were on Top Show. We had to drive 5 hours to Tirana, had 10 minutes to have some mixture of fat and paint slapped onto our faces, and then I was thrust into a chair in front of the cameras. To my left, Besnik Bare. To my right, Zamir Dedej. Further along, someone from the Ministry of Energy, Gjergji Bojaxhiu, and Dr. Aleko Miho. The band plays, the cameras roll, and we are on television. Two hours later we're back in the car: me and Alfred and Kol Gjoni. We drive back to Valbona, arriving at 2 in the morning. The whole way home, all I want to do is wash my face. Looking back on it today, writing this, I have to wonder: How on earth did I end up there? What am I doing in that chair, with those luminaries, on television, speaking for Valbona? It seems for a moment like something from Alice in Wonderland. Catherine in Valbona . . . speaking Albanian for god's sake, arguing with experts. Surely the world has gone mad. In a moment I will wake up. But today the mountains are smiling, the river is laughing, and the trees are shivering with joy. The people around me are people I love. It is so beautiful, and ancient, and young again in spring. This land, this beauty, these people. It all deserves to survive. It must survive. It is the world, my world, the one I chose. Or perhaps it chose me. Years ago, when everything was still new, Alfred and I were climbing on a rock in the forest, just behind Rilindja, after sundown. It was snowing. There was something in the silence of the forest, in the whisper of the snow. Some peripheral meaning that I tried to catch at. I looked at him, this man of Tropoja, and I caught it. “It must be amazing,” I said, “to belong to a place, to love it, so much that you would fight for it.” He smiled and me, said nothing, but nodded. And then we went home, to sit by the fire.

Nr 19 TRAVEL 2016

63 63


PERSONAZH

Igli Pustina një “gjuetar” në kërkim të thesareve të botës nënujore

Nëse flet sot për botën nënujore të Shqipërisë, me siguri që emri i parë që të vjen në mend është ai Igli Pustinës. Dhe po të kërkosh pak më shumë për të në internet, zor se gjen foto të tij ku të ketë dalë pa kostumin e zhytjes. Ky pasion i veçantë e jo fort i përhapur nëpër Shqipëri, ku duhet thënë se hapësirat ujore janë të konsiderueshme, në fakt zuri fill në Itali, atje ku pas viteve `90, emigruan shumica e të rinjve shqiptarë. Igli thotë se fillmisht kjo puna e ujit iu duk si lojë, por një lojë që e pëlqente. Duke qenë se një prej punëve të tij të para në itali, ishte të punonte në një kompleks pishinash, ai shikonte njerëz me kostume të çuditshme e ca bombola të mëdha në kurriz, që zhyteshin në ujë për orë të tëra. Në fillim kureshtja ishte e fortë për të provuar se çfarë ndjehej kur shikoje poshtë ujit, me syzet e mëdha të kostumit të zhytjes. Pastaj kureshtja u bë dëshirë e dëshira pasion, aq sa sot pas më shumë se dy dekadash të kaluara mes kësaj bote të mrekullueshme, ai thotë se nuk e kupton dot jetën pa nënujin. Madje shkon edhe më përtej, duke thënë se ndjehet më mirë atje poshtë me peshqit, sesa lart në botën e rrëmujshme të çoroditur në kaos e politikë dite. “Aq shumë jam zhytyr nëpër dete, saqë më duket sikur edhe pak do ma dalin velëza”, thotë me shaka. Por ku thotë se bota nënujore për të është padyshim shumë herë më e bukur se ajo e mbideteve, e ka seriozisht. Ai është zhytur nëpër detet e të pesë kontinenteve por nuk do ta harrojë kurrë brendinë e deteve Polinezisë Franceze,

64

ku madhësia e peshqve ishte e paparë, apo faunën e rrallë të Detit të Kuq, larmia e së cilës është aq e pasur saqë as në një pikturë të bërë më dorë, nuk do të mund të ekzistonin aq shumë ngjyra e forma. Po Shqipëria? Si e ka ajo botën nënujore? Shumë interesante. Natyrisht që ujrat mesdhetare të deteve tona nuk mund të krahasohen me ato të tropikut edhe për vetë kushtet klimaterike por ajo që e intrigon më shumë Iglin në detet tona, është numri i madh i anijeve të mbytura nga Lufta e I dhe e II Botërore, që mbushin nëndetin shqiptar, nga Shëngjini, deri në Sarandë. Vetëm në Gjirin e Vlorës janë mbi 70 anije të mbytura, historia e të cilave është tejet misterioze. Dhe kureshtja nuk është vetëm e tij por edhe mjaft miqve të huaj që shpesh kanë ardhur të zhyten me të. Brigjet e deteve të Shqipërisë nuk kanë qenë ujrat e vetme që ka eksploruar, sepse shumë herë, kanë tentuar të shohin se ç`fshihet nën burimin e Syrit të Kaltër në Delvinë, apo në Burimin e Viroit, Karavasta etj. Dhe ajo që kanë parë, ka qenë një surprizë e mahnitshme. Masive shkëmbore me forma të paimagjinueshme, që pastaj vijnë e qetësohen në sipërfaqe, duke na ofruar një peisazh krejtësisht të ndryshëm nga ai i brendshmi, me syprina ujore të qeta e plot pasqyrime stinore. Viti 2005, ishte edhe koha kur vajtje-ardhjet në Shqipëri u shpeshtuan e lindi ideja e krijimit të një zhoqate zhytësish. Kështu bashkë me miqtë Arian Gaçe e Devi Ziso u krijua shoqata “Blu Sub”, që mblodhi e nxiti shumë të apasionuar pas zhytjes, t`i futeshin thellë botës së nëndeteve. Sot, pas një dekade përvojash nëpër Shqipëri


e botë, “Blu Sub” është shndërruar në Federatën Shqiptare të Zhytjes. Profesionalizimi i këtij sporti thotë Igli, del i nevojshëm për shkak të kërkesave të larta që nga nga të huajt më së shumti, për të zbuluar botën nënujore shqiptare. E ata duhet të jenë të shoqëruar nga profesionistë. Pengesat e natyrave të ndryshme, natyrisht që e vështirësojnë këtë aktivitet, fjala vjen kohët e fundit janë ndaluar zhytjet në zonat më të bukura detare, ato të Sazanit e Karaburunit, për një kohë të pacaktuar, gjë që pengon vijueshmërinë e aktiviteteve të tyre. Sigurisht që jemi për zbatimin e rregullave dhe ligjeve që shteti vendos për mirëfunksionimin e veprimtarive në zonat detare. Por ndalimi total dhe mospasja e lejeve për zhytje në këto zona, e dëmton shumë këtë aktivitet, të sjellë deri këtu me aq mund. Shpresojmë se kjo situatë do të rregullohet, që të mund të vazhdojmë me aktivitetet e shoqatës dhe të kënaqim të apasionuarit e shumtë. Kjo nuk e pengon Iglin të veshë kostumin e tij të zhytjes e t`i futet në zbulim të vazhdueshëm mistereve nënujore brigjeve të Shqipërisë e jo vetëm, që janë bërë tashmë bota e tij e dytë.

Fedarata Shqiptar e Zhytjes është krijuar në vitin 2015. Kjo federatë është ngritur me qëllim zhvillimin e sporteve ujore e nënujore, dhe për të nxitur turizmin e kësaj fushe, si një lloj i ri turizmi, i cili ka zgjuar mjaft interes, sidomos tek turistët ë huaj. Nr 19 TRAVEL 2016

65 65


Një përvojë e paharrueshme ku koha herë ndal e herë vrapon para teje, ku detet ia lënë vendin njëri-tjetrit, ku qytetet dhe bukuritë të kalojnë para syve marramendthi, aq sa nuk arrin të kuptosh nëse është një ëndërr që po rrëshqet mbi ujra, apo një realitet i bukur që do të mbarojë shpejt. Sot ngrysesh në Korfuz e nesër gdhin në tjetër port. Fle në Bari e zgjohesh në Venecia (ah, Venecia…). Ikën nga Chioggia e drekon në Dubrovnik… pastaj drejt atdheut, mes ujrash e ëndrrash që përmblidhen rrëmbyeshëm mbi këtë qytet të vogël e të bardhë lundrues që quhet Kaltëroshe. Ëndrrat është mirë të ëndërrohen por edhe të jetohen. Faleminderit Çeleste…. :)

Flora Xhemani Baba

Kroçera

kjo botë e vogël që udhëton Kroçerë, Kruazierë apo Kryëzore? S`ka rëndësi kjo, e rëndësishme është që kjo shpikje e mrekullueshme është kthyer tashmë në një djep ëndrrash, që përkund ëndërrimtarët bredharakë në çdo cep të globit 66


Nr 19 TRAVEL 2016

67


Kroçiera – kjo botë e vogël që udhëton Një përvojë e paharrueshme ku koha herë ndal e herë vrapon para teje, ku detet ia lënë vendin njëri-tjetrit, ku qytetet dhe bukuritë të kalojnë para syve marramendthi, aq sa nuk arrin të kuptosh nëse është një ëndërr që po rrëshqet mbi ujra, apo një realitet i bukur që do të mbarojë shpejt. Sot ngrysesh në Korfuz e nesër gdhin në tjetër port. Fle në Bari e zgjohesh në Venecia (ah, Venecia…). Ikën nga Chioggia e drekon në Dubrovnik… pastaj drejt atdheut, mes ujrash e ëndrrash që përmblidhen rrëmbyeshëm mbi këtë qytet të vogël e të bardhë lundrues që quhet Kaltëroshe. Ëndrrat është mirë të ëndërrohen por edhe të jetohen. Faleminderit Çeleste…. :) Kur mësuam nga fushata promocionale e Plazh.com,se nga Shqipëria më në fund do të nisej kroçera e parë, Celestial Cruises u gëzuam përgjysëm, sepse duke qenë se nisja e parë bëhej në tetor, nuk mund të shkëputeshim një javë apo dhjetë ditë nga Shqipëria në periudhë shkolle. Mirëpo ato ishin dy ture vjeshtore që përmbyllnin një stinë turistike e cila do të fillonte vetëm pranverën e ardhshme, kështu që nuk mund të prisnin aq shumë. I dhamë karar që mësimet e fëmijëve do të merreshin me vete dhe detyrat do të bëheshin me përpikmëri, me qëllim që të shijonim siç duhet të gjithë pjesën tjetër të kohës, që ishin pushimme të një lloji që nuk e kishim provuar më parë. Puna jonë, duke qenë e lidhur me turizmin nuk la lë hapësirë që të lëvizim për periudha shumëditore, sidomos brenda stinës së verës, atëhere kur edhe angazhimet tona kanë kulmin. Për këtë arsye ende nuk kishim gjetur kohë të përshtatshme për të të provuar kënaqësinë e pushimeve me kroçerë. Epo, kishte ardhur koha. Koha në fakt, nuk ishte hiç e mirë, e kemi fjalën për motin, që në Sarandë kishte ditë që ishte i vrenjtur e binte shi. Çeleste ishte ankoruar në port dhe priste turistët shqiptarë, që ishin të shoqëruar edhe nga një grup gazetarësh dhe operatorësh turistikë që do ta përcillnin këtë lajm në media, duke qenë se ishte kroçera e parë që nisej nga Shqipëria. Nuk ishte edhe aq e këndshme të niseshe për pushime me një kohë të tillë me shi por vetëm ideja e lëvizjes, të jepte shpresën se edhe koha do të ndryshonte sipas vendit. Dhe ashtu ishte vërtet. Megjithatë, edhe në Korfuz, Çeleste mbërriti me shi, një shi që nuk të jepte mundësi të lëvizje shumë, përveçse me mjetet e transportit urban dhe me taksi. Ne nuk mund ta linim pa e parë edhe njëherë Korfuzin, apo Venecian e dytë, e ndoshta për këtë shiu pushoi. Nën freskinë e tetorit, kush me bluza e xhaketa në duar, e kush të hedhura krahëve, Korfuzi u mbush edhe njëherë me turistë, duke shënuar kështu edhe qytetin e parë port, ku u ankorua Çeleste. Atë natë fjetëm në det. Ishte një ndjesi e papërshkrueshme. Natyrisht qe e kishim provuar edhe udhëtimin me traget por

68

atmosfera ishte krejt tjetër. Ndërkohë që gjumi ynë vazhdonte rrugën drejt mëngjesit, edhe Çeleste vazhdonte udhën e saj ujore drejt portit të radhës. Mëngjes. Patra. Një qytet port i zakonshëm por sidoqoftë, me fytyrën e vet të këndshme, që ta tregon qysh në dalje të portit, ashtu siç u tregon banorëve të tij krejt detin si pasqyrë, nga shkallët e larta që ngjiteshin deri lart në kodër, shkallë sfiduese që të matnin përgatitjen fizike. Dhe një kafe në kafenetë e hapura të shesheve, me pëllumbat e kudondodhur që vërtiten nëpër statujat e shesheve, të jep vetvetiu ndjesinë e të qenit nëpër metropolet e botës, dhe të vjen keq që këtë nuk e bën dot në Tiranë, se nuk kemi as sheshe, as statuja,as pëllumba. Sërish për udhë. Përshëndesim jo vetëm Patrën por edhe Greqinë sepse aty ku ne nuk do ta ndjejmë dot, do të hyjmë në ujrat apenine, për t`u gdhirë në Bari, ku për lumturinë tonë shkëlqente dielli. Një ditë e kristaltë dhe e ngrohtë që na tha të mos i merrnim xhaketat kur të dilnim nëpër qytet se nuk ishte nevoja. Rrugicat e ngushta të Barit të vjetër, ishin si katakombe ku fëmijët vraponin të fshiheshin gjithë qejf për të luajtur kukafshehthi. Natyrisht që makinat andej nuk kalonin dot por biçikletat e vogla me tre rrota, ku në pjesën e pasme rrinin turistët dhe në timon guida që i shoqëronte, ishin padyshim të bukura. Koha vrapoka më shpejt se Çeleste në këto pushime pa bazë toke dhe ne duhet të lëvizim drejt veriut sepse na pret Venecia (ah, Venecia), por më parë do të kthejmë sërish në një qytet të vogël portual që për hir të së vërtetës nuk e kishim dëgjuar më parë. Kioxhia (ose Chiogia), ishte një qytet aq simpatik, sa nuk e kuptonim dot se pse nuk kemi qytete të tilla aq të ngrohta në Shqipëri, Durrësi mund të ishte një i tillë, duke qenë se shtrihet i gjithi mbi det, Vlora po ashtu. Varkat e panumërta, të dekoruara e me ngjyra aq të larmishme, nuk kishin si t`i mungonin peisazhit të një qyteti bregdetar, e nuk po flasim për jahtet, që kishin mbjellë një pyll të dendur direkësh në anën veriore të portit (ku Orikumi?). Ky qytet ishte vërtet simpatik bridhej në këmbë dhe na erdhi mire që patëm fatin ta përshëndesnim. Natyrisht që Venecian nuk mund ta vizitonim për dy orë, e as për katër orë. Duhej një ditë e një natë, për të shijuar magjinë e pafundme që ky qytet ndjellës të fal gjithmonë. Kush e ka vizituar një herë Venecian nëpërmjet Grand Canal dhe fati e çon përsëri në qytetin e ëndrrave, mund të provojë për herë të dytë ta shijojë nga toka. Nga Piazzale Roma deri tek Piazza San Marco, është një "ëalking tour" që nuk ju zgjat më shumë se 90 minuta, përmes të cilit mund të zbuloni në detaje "cale-t" (ne pamë edhe Cale degli Albanesi) magjike, si katakombe që fshehin brenda jo vetëm sekretet e "Urës së


Psherëtimave", por edhe kopshte plot lule, parqe të vegjël mbushur me pemë e sidomos arkitekturën e magjishme të Rilindjes. Eh, Venecia është Venecia.... Dubrovniku ishte porti i fundit që do të vizitonim. Ishte po aq i bukur sa dukej nëpër fotot turistike, ata që i kishin hedhur nuk kishin gënjyer. Një qytet që të bënte për vete të linte ndjesi të mira, mikpritës e me një përgatitje turistike të banorëve për t`u pasur zili. Gjithë qyeti ishte i bukur por natyrisht ne ishim turistë dhe do të shijonim Dubrovnikun e vjetër, kalanë, katedralet, dyqanet e zonës turistike që duhet thënë se nuk ishin edhe aq të shtrenjta sa dukeshin. Kthimi. Vetëm në mbrëmjen e fundit e kuptuam se do të na mungonte rutina e përditshme e këtyre ditëve me të cilën u mësuam aq shpejt, zbritjen në dhomë, ngjitjet nëpër restorantet e shumta për të konsumuar vaktet e bollshme, pijet pa fund, përshëndetjet e stafit që duke marrë me mend një njohje të greqishtes buzëqeshin miqëshisht me një “Jasas”, pasditet e mrekullueshme në kuvertë (e kishim harruar shiun) saunat dhe hidromasazhet jashtë dhe gjithçka me të cilën mbusheshin pushimet e kaluar na një kroçerë. Nata e fundit ishte më shumë ditë se natë. Çeleste çante ujin blu, e larë në hënë. Shkuma e bardhë e dallgës që i rrihte faqen, mbetej pas si një fjongo e bardhë dhe e gjatë, si të donte të shenjonte rrugën e bukur që kishte përshkuar për të na bërë të lumtur, teksa vraponte pa pushim për të na dërguar në atdhe. E kur më në fund në mëngjes, horizonti na tregoi Sarandën e dashur, nuk mund të mos dilte nga buzët një shprehje e ngrohtë si të donte t`i drejtohej një njeriu. Ishte një jave e mrekullueshme. Faleminderit Çeleste.

Nr 19 TRAVEL 2016

69


TRAVELER

Në kërkimin të çelësit të Voskopojës Giulia Blocal Dolëm nga vetura pikërisht në hyrje të Voskopojës. Parkingu ishte i zbrazët dhe fshati dukej i braktisur, përveç disa burrave të vjetër të cilët po pinin dhe tymosnin në verandën e një bari. Plani ynë ishte të vizitonim kishat me afresket e vjetra, të cilat datojnë që nga koha kur Voskopoja ishte një metropol kozmopolitan, një qendër e artit dhe kulturës dhe qyteti i dytë më i madh i Ballkanit Otoman pas Stambollit. Ky fshat malor në juglindje të Shqipërisë nuk është përmendur në guida turistike, kështu që pa asnjë informacion se si të vizitojmë kishat Bizantine, morëm rrugën e parë prej parkingut për të ecur nëpër fshat. Rruga ishte e paasfaltuar dhe vinte era e barit të prerë dhe e dhive. Kaluam disa shtëpi të vogla prej guri, derisa më në fund e gjetëm kishën e parë, e cila ishte e mbyllur me një mur tradicional me gurë të kuq. Afresket bizantine kishin një pamje të thjeshtë nën verandën e mbuluar. U afruam, nxorëm kamerat nga çantat dhe provuam të hynim brenda, por porta ishte e mbyllur. Duke qenë se kishim edhe shumë kisha të vjetra për të eksploruar, nuk u brengosëm shumë për këtë bllokim. Kaluam pranë disa dhive dhe shtëpive të tjera të braktisura derisa gjetëm një tjetër kishë, e cila njëjtë si e para ishte e mbyllur. Pastaj kaluam edhe shtëpi të tjera guri, derisa hapësirat ndërmjet shtëpive po bëheshin gjithnjë e më të mëdha, prej nga ku niste rrugën një pyll me fier. E teksa ktheheshim, dëgjuam një zë që na thirri. 70


“Hej vajza, nga jeni?” “Nga Italia” “Çfarë po bëni në Voskopojë? “Kemi ardhur për të parë kishat. A e dini si mund të hymë brenda?” “Ju duhet çelësi” “Ku mund ta gjejmë” “Mmm... Ndoshta Peti e ka” “Të faleminderit, po Petin ku mund ta gjejmë” “Nuk e di, nuk e kam parë sot” Pra neve na mbetej të gjenim Petin dhe të merrnim çelësin. Sa e vështirë mund të jetë kjo, duke pasur parasysh që Voskopoja ka më pak se 500 banorë. Vazhduam të ecnim derisa takuam një bari dhish të cilin e pyetëm për Petin. Nuk e dinte se ku ishte, por tha se mund të jetë në barin e sheshit kryesor, kështu që ne u kthyem në pikën e fillimit. Në verandë vazhdonin të ishin të njëjtit pleq, të ulur në të njëjtën tavolinë, me tavllën e duhanit që tashmë ishte mbushur. U ulëm në tavolinën më të afërt, porositëm kafe turke dhe e pyetëm kamerierin nëse e dinte se ku ishte Peti. “Peti duhet të jetë diku rrotull, më lejoni ta marr në telefon për ju” Por Peti nuk u përgjigj. Besimi ynë filloi të zbehej, në më pak se dy orë dielli do të perëndonte dhe ne ende nuk e kishim gjetur Petin dhe çelësin e tij të çmuar. U drejtuam drejt disa kishave të tjera, jashtë Voskopojës së sotme, e cila dëshmon se qyteti ishte shumë më i madh gjatë kohës së tij të lavdishme. Po përgjonim mbi murin e një kishe tjetër të mbyllur, kur pamë disa fëmijë vendas të cilët po kalonin mbi mur. Edhe në bëmë të njëjtën gjë, pa menduar dy herë. Më në fund mund të shihnim nga afër muret e vizatuara dhe brendësinë e kishave nga mbrapa dritareve. Në rrugën që të çonte në kishë, pikasëm një çift turistësh që po na bënin me dorë. Nga faqet e tyre të skuqura nga dielli, vërehej se kishin ecur gjatë në kërkim të çelësit të Petit. Dukeshin të kënaqur që kishin takuar dikë, i cili mund t’u bënte foto në verandën me afreske të kishës së mbyllur.

Përktheu: Albana Rrahmani Nr 19 TRAVEL 2016

71


Tourist Village Llogora,Vlorë, Albania; Reception: +355693344400; e-mail: info@llogora.com facebook: http://www.fb.com/llogora; milingonat: http://www.milingonat.com/pages.php?pageid=1 Fshati Turistik Llogora ndodhet në zemer të Parkut Kombetar Llogora. Ajo ka një siperfaqe prej 1.2 ha. Në brëndësi të saj ndodhen 16 vila druri, hotel 4 katësh me pishinë të brëndshme, Beer Club, Tavernë, restorant, Bar, fushë basketbolli, sallë konferencash dhe 2 salla të vogla të cilat mund të përdoren për festa të vogla familjare ose mbledhje. Në stinen e verës kur temperaturat janë të larta në qytetet e tjera të shqipërisë, në Llogora temperatura gjatë ditës është 10 gradë Celcius më e ulet, ndersa gjatë natës arrin 10-12 gradë Celcius. Kjo ju jep një freski gjatë gjithë ditës dhe një gjumë të ëmbël gjatë natës. Ndërsa në periudhën e dimrit Fshati Turistik Llogora mbulohet nga dëbora. Në brëndësi të territorit tonë shetisin të lirë drera dhe sorkadhe të cilat ju bejnë pushimet tuaja akoma më magjike.

Hiking te organizuara nga Fshati Turistik Llogora

Shërbimet tona të reja Sauna Hidromasazh Hamam (banjo turke) Estetike SPA Fushë Minigolfi Tourist Village Llogora,Vlorë, Albania; Reception: +355693344400; e-mail: info@llogora.com

(Lartesia 1688 metra)

facebook: http://www.fb.com/llogora; milingonat: http://www.milingonat.com/pages.php?pageid=1

hati Turistik Llogora ndodhet në zemer të Parkut Kombetar Llogora. Ajo ka një siperfaqe prej 1.2 ha. Në brëndësi të saj ndodhen 16 vila druri, hotel 4 katësh me pishinë të brëndshme, Beer Club, Tavernë, Restorant, Bar, fushë basketbolli, sallë konferencash dhe 2 salla të vogla të cilat mund të përdoren për festa të vogla familjare ose mbledhje. stinen e verës kur temperaturat janë të larta në qytetet e tjera të shqipërisë, në Llogora temperatura gjatë ditës është 10 gradë Celcius më e ulet, ndersa gjatë natës arrin 10-12 gradë cius. Kjo ju jep një freski gjatë gjithë ditës dhe një gjumë të ëmbël gjatë natës. Ndërsa në periudhën e dimrit Fshati Turistik Llogora mbulohet nga dëbora. Në brëndësi të territorit tonë shetisin të lirë drera dhe sorkadhe të cilat ju bejnë pushimet tuaja akoma më magjike.

Hiking te organizuara nga Fshati Turistik Llogora (Lartesia 1688 metra)

62 72


suplement

Pse Ma

su pl em en t

Ps

eM

ad ei n

Al ba ni a?

t n e m le p su

e s P Nr 19 TRAVEL 2016

n i e d Ma

73


Agrobiodiversiteti

Shqipëria ka nevojë të zhvillojë

turizmin e eksperiencave Turizmi i natyrës në Shqipëri gjithnjë e më tepër po gjen një terren në rritje si për turistët e huaj, edhe për ata vendas. Ndonëse potenciali turistik i vendit përfshin një gamë të gjerë asetesh si bregdeti, trashëgimia kulturore, pasuritë natyrore me malet, liqenet dhe peisazhin akoma pasuritë natyrore janë në fillesat e shfrytëzimit për turizëm, ndërkohë që në jo pak raste po shfrytëzohen në mënyrë jo të qëndrueshme nga ndërtimet, guroret, prerjet e drurëve, hidrocentralet. Aktualisht në tendencat e aktiviteteve turistike në natyrë kemi hiking/ecjet në natyrë dhe vizitat për drekë apo piknik në parqet natyrore. Në zonën e Alpeve tashmë eksplorimi i Thethit, Valbonës por së fundmi dhe Kelmendi kanë pasur nje trend rritës me rreth 30,000 vizitorë në vit. Zona të tjera si Voskopoja, Dardha, Dajti, Llogoraja etj por dhe ato liqenore si Ohri, Shkodra, Divjaka, po vazhdojnë të frekuentohen ndonëse në shumicë nga turistët vendas. Por ajo çfarë bie në sy në aktivitetet turistike është një gamë e kufizuar si e aktiviteteve, ashtu edhe e infrastrukturës së shërbimeve në raport me potencialin që ekziston. Nganjëherë turizmi i ecjes në natyrë është si “një film pa zë” për vizitorin, i cili kalon dhe shijon natyrën por merr pak dije mbi pasuritë natyrore, gjë që mund të pasurojë edukimin, përjetimin dhe forcojë ndërgjegjësimin. Keto elemente janë mjaft të vlefshme për destinacionet turistike sepse ndikojnë pozitivisht në krijimin e mardhënies destinacion- turist dhe mund të kenë efekte si në ndërgjegjësimin për mbrojtjen e natyrës, në promovimin e destinacionit, në rritjen e konsumit të produkteve të tij dhe në luajalitetin e turistëve. Nëse do shohim në mënyrë integrale potencialin e vendit dhe produktet e tij, mund të themi se potenciali për të integruar produktet dhe për të krijuar një zinxhir vlerash, ka një rëndësi të jashtëzakonshme për Shqipërinë si nga pikëpamja e ndikimit ekonomik, ashtu edhe në forcimin e imazhit pozitiv të vendit. Veçoritë dhe struktura e burimeve natyrore, ku peisazhi i larmishëm e dramatik kombinohet me një aktivitet bujqësor në hapësira të vogla por dhe të larmishme, kombinimi i klimës mesdhetare me elemente kontinentale në zonat malore jep një përzierje me mjaft potencial të ofertës natyrore, rurale dhe produkteve bujqësore të drejtimit bio që mund të ketë efekt ekonomik mjaft të gjerë dhe në zinxhir për mjaft zona të vendit. 74

Projekti CABRA i GIZ, mundësi për eksplorimin e Alpeve shqiptare dhe mbrojtjen e agro-biodiversitetit si alternativë zhvillimi


Nr 19 TRAVEL 2016

75


Turizmi i natyrës në Shqipëri gjithnjë e më tepër po gjen një terren në rritje si për turistët e huaj, edhe për ata vendas. Ndonëse potenciali turistik i vendit përfshin një gamë të gjerë asetesh si bregdeti, trashëgimia kulturore, pasuritë natyrore me malet, liqenet dhe peisazhin akoma pasuritë natyrore janë në fillesat e shfrytëzimit për turizëm, ndërkohë që në jo pak raste po shfrytëzohen në mënyrë jo të qëndrueshme nga ndërtimet, guroret, prerjet e drurëve, hidrocentralet. Aktualisht në tendencat e aktiviteteve turistike në natyrë kemi hiking/ecjet në natyrë dhe vizitat për drekë apo piknik në parqet natyrore. Në zonën e Alpeve tashmë eksplorimi i Thethit, Valbonës por së fundmi dhe Kelmendi kanë pasur nje trend rritës me rreth 30,000 vizitorë në vit. Zona të tjera si Voskopoja, Dardha, Dajti, Llogoraja etj por dhe ato liqenore si Ohri, Shkodra, Divjaka, po vazhdojnë të frekuentohen ndonëse në shumicë nga turistët vendas. Por ajo çfarë bie në sy në aktivitetet turistike është një gamë e kufizuar si e aktiviteteve, ashtu edhe e infrastrukturës së shërbimeve në raport me potencialin që ekziston. Nganjëherë turizmi i ecjes në natyrë është si “një film pa zë” për vizitorin, i cili kalon dhe shijon natyrën por merr pak dije mbi pasuritë natyrore, gjë që mund të pasurojë edukimin, përjetimin dhe forcojë ndërgjegjësimin. Keto elemente janë mjaft të vlefshme për destinacionet turistike sepse ndikojnë pozitivisht në krijimin e mardhënies destinacion- turist dhe mund të kenë efekte si në ndërgjegjësimin për mbrojtjen e natyrës, në promovimin e destinacionit, në rritjen e konsumit të produkteve të tij dhe në luajalitetin e turistëve. Nëse do shohim në mënyrë integrale potencialin e vendit dhe produktet e tij, mund të themi se potenciali për të integruar produktet dhe për të krijuar një zinxhir vlerash, ka një rëndësi të jashtëzakonshme për Shqipërinë si nga pikëpamja e ndikimit ekonomik, ashtu edhe në forcimin e imazhit pozitiv të vendit. Veçoritë dhe struktura e burimeve natyrore, ku peisazhi i larmishëm e dramatik kombinohet me një aktivitet bujqësor në hapësira të vogla por dhe të larmishme, kombinimi i klimës mesdhetare me elemente kontinentale në zonat malore jep një përzierje me mjaft potencial të ofertës natyrore, rurale dhe produkteve bujqësore të drejtimit bio që mund të ketë efekt ekonomik mjaft të gjerë dhe në zinxhir për mjaft zona të vendit. Shijimi i pasurive të biodiversitetit nëpërmjet vizitave të fokusuara me vëmendje në detaje, me intepretimin e formave të ndryshme si me guida, me panele interpretative, me demonstrime apo siç përdoret në terminologjinë e turizmit: turizmi i eksperiencave është një praktikë e pazhvilluar deri tani në Shqipëri dhe vetëm në fillesat e tij. Soditjet për florën dhe faunën, informacionin për ta por dhe për pasuritë e agrobiodiversitetit akoma nuk kemi arritur t`i prezantojmë për tregun turistik. Në vizitat në zonat malore, ndonëse interesi për konsumin e produkteve lokale është i madh, nuk ka ofertë për shitje për produktet e vendit. Strukturimi i një oferte të tillë, në eksplorimin dhe përdorimin e qëndrueshëm të pasurive kërkon masa të integruara si për sa i përket mbrojtjes së biodiversitetit, eksplorimit dhe njohjes së pasurive, ashtu edhe gjetjes së instrumenteve të duhur të prezantueshmërisë me konsumatorin. Shpesh nisma të tilla për zhvillimin e produktit vijnë nga disa drejtime, nga kërkesa e tregut dhe reagimi i ofruesve, nga aktorët lokalë por në rastin e segmenteve të turizmit të natyrës, rrethanat 76


kanë sjellë që të jenë projektet e donatorëve që të ndikojnë në zhvillimin e këtij produkti. Historia e organizimit të shërbimeve dhe ofertës turistike të Thethit, si një histori suksesi e projekteve të financuara nga Bashkëpunimi Gjerman dhe të zbatuara në Shqipëri nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ), vazhduar dhe me projektet e “Peaks of Balkan” po vijon edhe me projekte që ndonëse nuk kanë fokus parësor turizmin, po ndikojnë në zhvillimin e turizmit rural. I tillë është projekti CABRA, - “Ruajtja e Agro-biodiversitetit në zonat rurale të Shqipërisë”. I financuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) dhe zbatuar nga GIZ, projekti trajton mbrojtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të biodiversitetit dhe agrobiodiversitetit në Alpet e Shqipërisë. Tashmë Alpet janë në proces të pasjes së një parku kombëtar unik ndërkohë që kemi një risi për krijimin e parqeve rajonale natyrore të Shkrelit dhe Nikaj-Mërturit. Risia me parqet rajonale është se ato nuk konceptohen thjesht si zona të mbrojtura por me fokus kryesor ato promovojnë vlerat turistike natyrore, kulturore dhe bujqësore të zonës. Procesi i hartimit të planeve të menaxhimit për këto parqe ka sjellë një njohje më të mirë dhe nxjerrje në pah të pasurive të këtyre zonave. Botimet për bimët mjekëore, për pasuritë botanike, rifreskimi në proces i listës dhe hartës së monumenteve të natyrës, sinjalistika për ecjet në natyrë, festat lokale si Ditët e bjeshkës në Theth apo Dita e Gështenjës në Tropojë janë disa nga instrumentet dhe praktikat që po ndikojnë në nxjerrjen në pah dhe prezantimin e këtyre pasurive për tregun turistik. Zona e Alpeve në tërësinë e saj ka një larmi peisazhi dhe konstrukt të pasur relievi dhe biodiversiteti me disa tipologji, gjë që çon në një larmi edhe të ofertës turistike. Thethi, një luginë e thellë, që arrihet me makina të larta, që lidhet me peisazhe mahnitëse dhe lartësi të ndryshme në drejtim të Valbonës, Shalës dhe Kelmendit, ofron mundësi për lëvizje, për ecje e soditje përreth por veçanërisht për ecje të gjata në natyrë dhe është një destinacion i përshtatshëm për të apasionuarit e vërtetë të natyrës dhe ecjes. Tashmë me kultivimin e produkteve të arave edhe në sera për prodhimin në vend të farërave, përvec misrit të Thethit, fasules së Shalës , bulmetit, ka dhe domate, speca, lakra e produkte të tjera të freskëta të mrekullueshme. Valbona , me luginën e gjatë tashmë të pajisur me rrugë në të gjithë gjatësinë e saj por edhe me lidhjet me itinerare të ecjes në natyrë me zonat e tjera të larta si në drejtimin e Thethit, Çeremit, Dobërdolit ofron mundësi për të dy kategoritë: për ata turistë që kërkojnë një soditje me pak lëvizje dhe për ata që kërkojnë lëvizjet e gjata përfshirë dhe alpinizmin. Lugina e Dragobisë por dhe Bjeshkët e Çeremit ofrojnë larmi dhe produkte agrobiodiversiteti si tufat e dhive Capore të Dragobisë, patatet, misri, kumbullat dhe dardhat dhe produktet e tjera bujqësore e frutore , produktet e frutave te pyllit dhe bimëve mjekësore si boronica, çajrat e malit etj. Kelmendi ka një shtrirje gjeografike të gjerë me disa fshatra turistike si Vermoshi, Lëpusha, Tamara me mundësi levizjeje në një territor ku mund të konsumohen disa ditë. Traditat kulturore dhe të përgatitjes së produkteve tashmë janë dhe në ofrim të turistëve: krahas troftës së Alpeve ka disa produkte të larmishme si djathi Mishavinë, mishi i thatë, patatja e Vermoshit, mollat, bononicat, luleshtrydhet, sanëza, produktet e përpunuara të frutave të pyllit si lëngjet e frutave, likeret dhe reçelrat etj. Parku Rajonal i Shkrelit me fshatrat Bogë, Razëm/Vrith dhe Reç ofron mundësi për vizita në pyllin shekullor të gështenjave të Reçit, në luginat, kullotat përgjatë Rrjollit, Bogës, Razmës dhe për vizitat në plantacionet apo bahçet por dhe blerjen dhe konsumin nga produktet e larmishme të agrobiodiversitetit si qershitë, arrat dhe lajthitë, dëllinjat, thanat, rrushi Rezagi, vodhëza (vesa), frutat e pyllit si kërpudhat, sherebela dhe çajrat natyrale të malit, mjalti i luleve dhe i gështenjës, misri i Reçit, patatet dhe bulmeti nga tufat e dhive Capore e të Hasit apo të deleve Bardhokë. Këtu është mundësia e një larmie konsumatori turistik vendas si familjarë apo të apasionuar të natyrës dhe fshatit. Së fundmi parku i Nikaj-Mërturit në zonën e Lekbibaj është një zonë për eksploratorë, ku akesi i vështirë ka bërë që të jete e paprekur dhe ku historia ka mbetur pothuajse në vend prej disa dekadash. Edhe kjo zonë ka një gjerësi shtrirjeje për aktivitete të vizitorëve më të ushtruar me ecjet në natyrë dhe të aventurës me pyjet e ahut dhe të gështenjes, me peisazhe mjaft panoramike me ndërthurjen e pyjeve, kullotave, peisazhit bujqësor dhe ndërtimeve tipike lokale apo rrënojave të tyre ku pasuritë e agrobiodiversitetit janë të pasura me lopën autoktone dhe simbol si Busha e Lekbibajt, delet bardhoke, gështenjat dhe mjalti, arrat, dardhat dhe kumbullat tipike lokale, misrin, patatet, fasulet kacavjerrëse, boronicat dhe frutat e tjera të pyllit, etj. Të gjitha këto pasuri kanë nevojë dhe po mbështeten që të mund të përdoren në mënyrë të qëndrueshme dhe tu ofrohen turistëve si për konsum por dhe për edukim dhe për rritjen e informacionit dhe forcimit te vetëdijes së tyre. Jemi vetëm ne fillesat e eksplorimit të këtyre thesareve.

Nr 19 TRAVEL 2016

77


Address: Barbullush, Shkoder, Albania Mob:+355 69 20 60 524 Mob:+355 69 20 60 525 E-mail: info@gardenlandresort.al www.gardenlandresort.al

Resort

një xhevahir

në zemër të natyrës

78


O, se zbresin rosat o` prej Tirone Bojn pushimin n`Barbullush…. Me vargjet e kësaj kënge të vjetër në buzë, shoqëronim udhëtimin, teksa makina mori kthesën e Bushatit, rrugës për tek kompleksi i ri ku do të shkojmë këtë herë për rubrikën tonë “Made in Albania’. Është pranverë dhe kjo pjesë e bukur e Ultësirës së Shkodrës, të fal një kënaqësi të veçantë, teksa i kalon përmes peisazhit

me kodrina të buta, ku kanë shpërthyer të gjitha llojet e luleve të fushës, ngjyrat e të cilave në këtë periudhë ia kalonjnë edhe ylberit. Ylberi nuk i ka ngjyrat aq të ndezura sa përgjakja e lulëkuqeve nëpër arat me grurë, sa e verdha e thellë e zhabinave, sa e purpurta e lulesalepit, apo sa roza e lulefushave që mbulojnë ëmbëlsisht gjelbërimin. Kemi marrë segmentin e rrugës Bushat-Barbullush dhe po shkojmë tek Gardenland Resort, një strukturë e re pushimi dhe argëtimi që është ngritur së fundmi këtyre anëve. Në fakt

Nr 19 TRAVEL 2016

79


është kënaqësi e madhe të shohësh se si investimet në turizëm janë aq serioze e të mirëmenduara. Por ajo që është pozitive, është se një pjesë e mirë e këtyre investimeve po fokusohen tek turizmi i natyrës dhe i traditës. Kthimi tek natyra, tek toka, tek e pastra, tregon se investuesit e kanë kuptuar se duhet të shkojnë drejt turizmit të qëndrueshëm. Kur u futëm në ambientet e Gardenland e kuptuam menjëherë këtë. Rruga e asfaltuar vazhdon ende të çajë mes gjelbërimit e kodrinave por ne do të ndalemi këtu, ku një portë e madhe, në krah të së cilës shkruhet me germa të mëdha Gardenland Resort, të fton të hysh brenda. E në fakt kompleksi, është ashtu siç e kishim menduar; madhështor. Një shtrirje e tillë të krijon gjithmonë idenë e pafundësisë dhe të bën të shijosh ajrin e pastër me kënaqësi. Kompleksi ka lulëzuar mes një peisazhi të bukur plot gjelbërim, në një hapësirë prej dhjetëra hektarësh, ku kanë zënë vend të gjitha shërbimet e mundshme që të bëjnë të shijosh një ditë të plotë pushimi e më shumë. Hoteli me njëzet dhoma është strehuar brenda arkitekturës së bukur me ngjyrë pasioni, ndërkohë që ndërtesën e rrethojnë nga të gjitha anët, verandat, restorantet, këndet e lojrave për fëmijët, sera e perimeve dhe në pjesën e pasme, pishina e pamatë, ndërtuar bukur, që mund të pranojë lirisht së paku tetëqind pushues, secili në shezllonin e tij. E natyrisht nuk mund të mungojnë lulishtet me lulet shumëngjyrëshe, një resort që e ka fjalën “garden” pjesë të emrit të tij, nuk mund të imagjinohet ndryshe përveçse i stërmbushur me lule. Nëpërmjet ashensorit panoramik mund të ngjitesh tek bar restoranti i katit të fundit, ku dekorimi flet për shije moderne por ka kombinuar me kokëfortësi plot elemente që të kujtojnë traditën. Ju do thoni që gjithçka është vetëm kaq? Jo, e bukura vjen më pas. Pa këto elemente të veçantë, Gardenland do të kishte qenë një vend pushimi i zakonshëm. Ajo që na solli ne deri këtu, është fakti që ky resort në mes të gjelbërimit është i lidhur në mënyrë organike me natyrën. Dhe sipas nesh, përveç standartit absolut të shërbimit dhe ambienteve, gjëja që mund t`i admirosh më shumë janë kopshtet me pemë, perimet që i rrisin vetë, në serën e oborrit apo jashtë në natyrë, vreshtat jo vetëm me rrush por edhe me kivi, por sidomos këndet natyrore që i shtojnë aq hijeshi resortit, ku të zotët kanë instaluar kampingun e rulotave për miqtëë e huaj që duan të bujtin këtu. Sepse ata e dinë mirë që të huajt - dhe duhet ta themi këtë - janë shumë të dashuruar me natyrën tonë. Ata adhurojnë t`i këpusin perimet në kopësht, frutat në pemë dhe çlodhjen ta bëjnë ndoshta drejt e në bar. Në një kohë më të vonë, ata edhe mund të peshkojnë për kënaqësi në basenin pas resortit ose në degëzën e Drinit, që kalon i fjetur bri shelgjeve e akacieve, pranë basenit, që nesër do të mbushet me peshq. Megjithatë resorti kërkon standarte e kushte të një niveli të lartë që pavarësisht qasjes kah natyralja, duhet të jenë të padiskutueshme. Për këtë arsye dhomat janë luksoze, shërbimi në recepsion i patëmetë dhe djemtë e vajzat e stafit e dinë mirë se si duhet t`u shërbejnë klientëve. Ata duhet të jenë njësoj të disponueshëm edhe kur ka fluks të jashtëzakonshëm, edhe kur në tavolinat e resortit pushon dhe kërkon të shërbehet ekipi i djemve të Vllaznisë edhe kur vendin e pushtojnë fëmijët. Mos mendoni se harruam të pyesim për ushqimin. Në fundoren e vet të gjithë ata që do të zgjedhin Gardenland për të pushuar dhe për t`u argëtuar, nuk do të duan të mjaftohen vetëm me ambientin e bukur e luksoz por edhe me cilësinë dhe shijen e ushqimit. Dhe për fat të mirë, vendndodhja pranë natyrës ia jep këtë favor resortit, që të shfrytëzojë ushqimet e pastra e natyrale që prodhon zona, e njohur për prodhimtarinë e saj cilësore. Mishi dhe gjedhët e rritura pranë fermerëve të vegjël, siguron jo vetëm shijen por edhe shëndetin, perimet që rriten të gjitha në serën dhe kopshtin 80


e resortit por edhe shumë prej pemëve të kopshtit të madh, përfundojnë të gjtha në tavolinat e pushuesve. Edhe peshku vjen i freskët nga liqeni e lagunat, apo edhe nga deti i Velipojës, që nuk e kemi dhe aq larg. Kuzhina anon shumë kah tradita dhe nga mishi por gjithçka mund të ofrohet nëse klienti e do. Po nesër? Nesër, çfarë ju sheh syri rreth e qark do të kthehet në një fermë të madhe ku do të mbillet akoma më shumë çdo bimë e pemë, ku do të rriten gjedhët, ku kampingu i rulotave dhe i çadrave do të zgjerohet me siguri nga miqtë e shumtë por mbi të gjitha ambientet e pushimit, këndet e lojrave, pishina gjigande, restoranti ku mund të shihni gatimet në zgarë e prush, bashkë me picerinë, dhe gjithçka që quhet Gardenland Resort, do të jetë përsosur në maksimum duke e bërë shumë më të bukur ditën tuaj të pushimit këtu. Ky është vetëm fillimi.

Nr 19 TRAVEL 2016

81


Oazi Fishtë kur buzëqesh natyra

Fishta është një emër që ne shqiptarët natyrshëm e lidhim me një prej figurave më të dashura e më të spikatura të kulturës sonë, me At Gjergj Fishtën. Duke qenë vendlindja e tij, që i ka dhënë edhe mbiemrin, nuk do të jetë asnjëherë e mundur që këto të dyja të ndahen. Por sot, në shekullin e 21-të, kur jeta dhe ngjarjet e saj janë më pak 82

poetike dhe kur e përditshmja na bën sfida të vazhdueshme se si ta bëjmë jetën tonë më të bukur, prioritetet e jetës duket sikur kanë ndryshuar paksa kahje. Ajo që nuk ndryshon, është bukuria e Fishtës. Po përveçse për të vizituar memorialin e At Gjergjit, me shpresën se një ditë do të vizitojmë edhe shtëpinë e restauruar,


Adresa: Fishtë, Lezhë Tel.: +355 67 465 6556 FB: Oazi Fishte

ne jemi drejtuar për tek një tjetër destinacion; po shkojmë tek Oazi. E keni parasysh atë liqenin e vogël e të bukur, që në të vërtetë është një rezervuar ose ujëmbledhës për zonën? Pikërisht aty, ku vetvetiu imagjinata vendoste ndonjë varkë, ndonjë mol të vogël, ndonjë verandë druri për të shijuar pei-

sazhin e mrekullueshëm përreth, është vendosur tashmë një ndërtesë druri, me verandë, me mol, me disa varka të vogla në breg, e me rosa e pata që notojnë aty pranë e që e kanë quajtur Oazi. Ishte ajo që i duhej, këtij pesiazhi, për t`i dhënë jetë dhe kuptim gjithçkaje, që të merrte tamam gjallërinë gurgulluese të një oazi. Nr 19 TRAVEL 2016

83


Kështu dy vëllezërit, Zefi e Angjelini, i dhanë më shumë hijeshi kodrinës, duke mbjellë pemë e bimë, duke disiplinuar shkurrnajën por pa e hequr gjelbërimin nga vendi i tij i ligjshëm, e duke i shtuar asaj çka kishte bërë natyra, edhe dobinë e prodhimit. Nuk kishte nevojë të uleshe e të mendosje se çfarë emri do t`i vije një restoranti në një mjedis të tillë. E rëndësishme ishte që struktura t`i përgjigjej ambientit. Dru, gur, hekur i rrahur, zbukurime me mjete ricikluese (na pëlqeu shumë vazoja në kuti armësh, ishte shumë domethënëse që në vend të pushkëve aty brenda ta shikoje lule) e natyrisht që për dekorimin e brendshëm, do të nxirreshin nga kohërat sëndukët e gjysheve zadrimore, me zbukurimet e tyre të mrekullueshme. Sot restoranti është plot. Është e diel dhe natyrshëm çdokush që del nga shtëpia për fundjavë, i drejtohet natyrës. E duke qenë se shumica prej nesh nuk e kuptojnë dot fundjavën e shkurtër pa një drekë të mirë, zona e Zadrimës e shfrytëzon më së miri këtë, me një traditë të shkëlqyer në blegtori dhe verëra. Djemtë e kanë vendosur restorantin bash në zemër të zonës dhe shfrytëzojnë të mirat e saj, duke përdorur për gatim mish të rritur në mënyrë primitive nga barinjtë e zonës, bylmetrat aq të famshme e të pastra, për të mos folur pastaj për verën që s`ka të paguar. E si qershia mbi tortë, këtij mozaiku vlerash vjen e i shtohet Gjovalini, djali i zonës që sot është një mastershef i talentuar, dalë prej programit të famshëm të Top Channel. Dora e artë e Gjovalinit zbukuron e hijeshon produktet natyrale shqiptare duke i kthyer pjatat e personalizuara në vepra arti, aq sa të vjen keq t`i prishësh dekorimin. Sa bukur, kur pjatave tradicionale e sidomos atyre të zonës, i shtohet me fantazi edhe një vlerë tjetër si ajo e bukurisë. E kush nuk i bëhet merak një tavoline aq të bukur e aq të shijshme? Kjo është ndoshta edhe arsyeja që klientët janë shtuar ndjeshëm e sidomos ata që kthehen sërish, sepse restoranti është i ri dhe shumë njerëz ende nuk e njohin. Rreth e qark natyra bën lojrat e saj dhe ato që i gëzohen natyrës e sidomos ujit, përveç fëmijëve, janë edhe patat e rosat që notojnë qetë-qetë mbi ujin e bruztë, e që herë pas here vijnë e shtriqen në breg. Është kaq qetësi rreth e qark, sa njeriu nuk do të donte asgjë tjetër vetëm të ulej nën hijen e një peme e të mrizonte. Ose të merrte një varkë e të bënte një xhiro deri në bregun tjetër, andej nga bimësia është më e dendur dhe thirrja e natyrës më e thekshme. Zefi thotë se shpejt do të ofrojnë një shërbim të tillë, që po të duan klientët mund të shkojnë ta 84


shijojnë drekën në varkë në anën tjetër të liqenit dhe kamerieri do të shkojë atje po me varkë për t`u shërbyer drekën. Po pse jo? Shumë bukur do të ishte. Por edhe sikur vetëm xhiro tej e tej me varkë, ndërkohë që presin radhën për drekën apo pas saj, nuk do të ishte keq. Kështu shton një alternativë kënaqësie më shumë. Driloni është një hapësirë ujore shumë më e vogël dhe duket aq i bukur me varkat ngjyra-ngjyra e me njerëzit që vozisin. Nganjëherë natyra ka nevojë për njeriun që të mbushet me jetë. Dhe në këtë Oaz, dora e njeriut ka bërë vërtet punë të mira. E jo vetëm që nuk ka ndër mend të abuzojë me natyrën por e ka shtruar atë këmbëkryq në tavolinë, në formë ushqimesh të pastra. Këta djem e kanë kuptuar që edhe pse është e lodhshme e ndoshta jo shumë fitimprurëse, të shërbesh ushqim natyral në restorant është gjëja e duhur në të gjitha drejtimet, sepse njerëzit prandaj vijnë, që të shijojnë produkte natyrale, bimë të rritura në kopësht, qingja që ushqehen me bar lëndinash, pula që kullosin vetë, rosat që lahen brenda në liqen… Kështu pra, kur të merrni rrugën për në Fishtë, pasi të keni vizituar memorialin e At Gjergjit, e dashtë Zoti edhe shtëpinë e tij, ndaluni të pushoni tek Oazi, për të shijuar natyrisht çka ka të mirë Zadrima e çfarë bujarisht jua ofron Fishta.

Nr 19 TRAVEL 2016

85


Ferma Amalthia bio-organikja që na mungonte Produktet bio-organike gjithmonë e më shumë po gjejnë terren mes tokave dhe fermerëve shqiptarë, që po tentojnë të kthejnë sytë kah ushqimi i shëndetshëm

Nuk është një pamje që haset shpesh në të përditshmen tonë një qingj ose kec që pi qumësht me biberon, si të ishte një bebe. Nëse keni një lidhje të afërt me fshatin, mund edhe ta keni hasur por nëse jo, atëhere duhet patjetër të merrni rrugën drejt Durrësit. Dhe jo për të parë Amfiteatrin apo për të bërë një xhiro nga Vollga po për të shkuar 86

në fshat, e konkretisht në Katund të Ri, ose siç quhet ndryshe ajo zonë e Shkozetit, Sektori Rinia, që të shikoni se si kecat e vegjël pijnë qumësht me biberon në fermën e re Amalthia. Kohët e fundit flitet shumë për produket bio në treg, duke vënë theksin tek ushqimi i pastër e i shëndetshëm, që toka e rrit në mënyra natyrale, pa kimikate,


pa ndërhyrje hormonale dhe pa modifikime që të stimulojnë rritjen e shpejtë të tij. E abuzimi me këtë fjalë është kaq i madh, saqë është shumë e vështirë për konsumatorin të dallojë se cili është në të vërtetë produkti bio apo bio organik që ai mund të gjejë në treg. Për fat të mirë ekzistojnë tregues që të bëjnë dallimin dhe njeriu të kuptojë më në fund se çfarë është një produkt bio. Ne e hasëm njërin prej këtyre treguesve kur takuam drejtuesit e fermës së re Amalthia, që ka marrë jetë në këtë zonë rurale të Durrësit. Me të vërtetë interesante kjo fermë, në hapat e parë të së cilës është Jona, që ka vendosur të ngrejë këtë strukturë fare të veçantë e për t`i ofruar tregut një produkt që i mungon thuajse plotësisht; bylmetin e dhisë. Po, ferma Amalthia, ashtu siç mund ta kuptojë nga emri, dikush që e njeh mitologjinë greke, është një fermë dhish, ndoshta e vetmja e këtij lloji në Shqipëri, që ka vendosur të rrisë e të mbarështojë dhi e keca për të pasur në tavolinë djathë natyral dhie, qumësht dhie, dhe mish keci të rritur jo vetëm natyralisht por edhe me kujdesin e duhur. Duke dashur të dimë më shumë se çfarë nënkupton një produkt bio, Jona na shpjegon se një produkt bio edhe nëse është bimor edhe nëse është shtazor, është një ushqim që duhet të rritet në tokë natyrale, e cila mund të ushqehet vetëm me pleh organik, farat e bimëve që rriten aty të mos jetë të modifikuara por sa më autentike, në mënyrë që nëse është një kulturë, të rritet sa më natyrshëm dhe nëse është ushqim për bagëtinë, të mos ndikojë në cilësinë e mishit dhe të bylmetit që do të marrim prej saj. Por procesi nuk mbaron këtu, nuk mjafton vetëm të rrisësh një bimë apo një kafshë në mënyrë natyrale por duhet edhe ta çertifikosh atë, përmes një dokumentacioni të caktuar që e kërkon ministria e Bujqësisë dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, apo edhe organizma të tjerë që të pajisin me këto çertikfikata që i japin vlerë produktit. Projekti i fermës Amalthia është bazuar në përvoja që kanë ardhur duke studiuar edhe legjislacionin e Bashkimit Evropian, me shpresën që nesër, kur Shqipëria të jetë anëtare e tij, të mund të bëhet pjesë e tregut global. Aspirata kryesore është që produkti final të çertifikohet si bio-organik. Deri tani thotë Jona, e kemi arritur këtë Nr 19 TRAVEL 2016

87 87


me djathin tonë të dhisë dhe duam ta arrijmë edhe me produktet e tjera, edhe mishin. Produktet tona janë natyrale dhe synojmë cilësinë, që në fakt nuk arrihet lehtë dhe kërkon një punë të madhe e të kujdesshme. Deri tani jemi në avantazh nga prodhuesit e tjerë pasi menaxhimi i ushqimit dhe kujdesi ndaj dhive, na çon në kontrollin e cilësisë së qumështit dhe nënprodukteve të tjera. E synojmë fort larminë e nënprodukteve që t’u ofrojmë konsumatorëve më të mirën. Për këtë eksperimentojmë, duke nxjerrë variante të nënprodukteve, si për shembull, kaçkavalli me arra, që është i veçantë dhe vetëm yni. Vetvetiu të lind pyetja: Si arrihet të kontrollohet apo të dihet se çfarë duhet të konsumojnë kafshët, çfarë duhet mbjellë, cili është ushqimi që duhet përdorur, sasia e tij, si kombinohet ai, me qëllim që të merret rezultati i duhur? Qumështi që na nxorën të zotët e shtëpisë (në fakt ishte shumë e këndshme që në vend të një ëmblësire apo ndonje gote me pije, të të qerasnin me një gotë qumësht dhie të freskët) ishte shumë i mirë por ne nuk mund ta kuptojmë cilësinë e tij duke u nisur vetëm nga shija. Pikërisht për këtë ferma bashkëpunon ngushtë 88


me specialistët veterinarë, zooteknikë, dhe teknologë, gjithashtu edhe me të gjitha organet kopetente që konsumatori të ketë cilësinë dhe sigurinë e duhur për konsum. Këshillimet e drejtpërdrejta me laboratorin Italian “Zootecnica”, kontrollojnë çdo produkt, duke i shtuar kontrolleve të AKU-së edhe një kontroll tjetër të dytë për siguri më të lartë e cilësi të garantuar. Por kjo nuk është e mjaftueshme. Ferma këshillohet me specialistët italianë edhe për mënyrën se si duhet të ushqehen kafshët, duke shmangur në minimum mundësitë e sëmundjeve apo infeksioneve të ndryshme që vijnë kryesisht prej ushqimit. Madje edhe nëse kafshët sëmuren, ato trajtohen si fëmijë, duke përdorur, vajra, lëngje, përzierje apo esenca natyrale, për të shmangur përdorimin e ilaçeve. Përveç vaksinave të detyrueshme, kafshët nuk marrin asnjë element tjertër kimik, duke ruajtur kështu natyralitetin maksimal. Ja pra, se çfarë fshihet pas një produkti bio organik. Një punë e madhe dhe e lodhshme, jo aq e thjeshtë, por e bukur. Ne shohim keca të vegjël që trajtohen si fëmijë duke pirë qumësht me biberon por shohim edhe teknologji të lartë që siguron pastëritnë e ushqimit. Nëse për të mjelë dhitë përdoren makineritë, se shmanget era e rëndë e kafshës, që vjen nga mjelja me dorë, për të rritur barin që ajo ha, përdorim dashurinë e tokës. Dhe për të rritur kecat, përdorim dashurinë tonë. Nr 19 TRAVEL 2016

89


Photo e realizuar për revistën Living Armand Habazaj ©

Njam Njam

dashuri të ëmbla

A mund të ziesh reçel, të përkthesh libra voluminozë dhe të mbrosh doktoraturën në të njëjtën kohë? Anxhela Çikopano thotë PO, nëse i bën të tria me dashuri. 90


Anxhela Çikopano në fakt, nuk është as kuzhiniere, e as artizane që merret mirëfilli me mbarëvajtjen apo promovimin e produkteve shqiptare. Ajo është një vajzë erudite që i ka të shtrira dijet në shumë fusha të jetës, që me një vullnet të hekurt ka bërë të sajat disa diploma, e së fundi ka do vjet që mbron doktoraturën në antropologji kulturore. Përkthimi është lëmi ku po lëvron aktualisht në mënyrë intensive e që po i merr goxha kohë, por jo aq sa të mos gjejë kohë për një pasion të sajin sa të vjetër aq edhe të ri, por me një shkëndijë me doza fëmijërore e ka rizbuluar së fundmi; të gatuajë reçelra dhe produkte të tjera frutash në mënyrë artizanale.

Photo: Malunga ©

Por a mund të ziesh reçel, të përkthesh libra voluminozë dhe të mbrosh doktoraturën në të njëjtë kohë? Anxhela thotë PO, nëse i bën të tria me dashuri. Kështu lindi Njam Njam Njam Njam është ende një produkt artizanal shtëpiak, thotë Anxhela, me synimin që të shndërrohet në një produkt artizanal që vjen nga një punishte lokale. Ne bëjmë reçelra dhe gliko tërësisht natyrale, me receta të vjetra tipike shqiptare, por nuk lëmë pa provuar edhe risi. Janë produkte që përgatiten në sasi të vogla, si për fëmijët tanë (madje edhe për fëmijët tanë prej tyre përdorim), me më pak sheqer e më shumë fruta, të cilat luftojmë që t’i gjejmë organike. Nëpër botë njihen si “reçel ekstra” pasi kanë sasi frutash 45% e më shumë, madje edhe në rastin e frutave të pyllit, ne nuk përdorim pektinë, por fruta që e kanë nga natyra këtë lëndë ngjizëse (sekretin nuk e tregojmë). Një tjetër sekret janë edhe erëzat që përdorim (jo se është e pamundur t'i zbulosh), të cilat kryesisht janë të trashëguara në familje. Po pse Njam Njam? Në fakt është një zgjedhje emocionale, mbase jo shumë e zgjuar nga pikëpamja e marketingut. Vajza ime që vdes për ëmbëlsirat, kur i provonte thoshte gjithmonë “njam njam!” dhe nga kjo i mbeti edhe emri, si një term ndërkombëtar i lidhur me shijen e mirë, që i karakterizon produktet tona, por ashtu siç shkruhet në shqip. Përpiqemi t'i marrim në zona rurale me aq sa mundemi. Ndonjëherë kemi përfunduar edhe të lidhemi me Kukësin për boronicë apo të sjellim kullumbri nga Pogradeci. Përpjekja është gjithmonë për të marrë fruta të freskëta e të kontrolluara të fshatarëve dhe jemi kategorikisht kundër mallit të importit. Ne përçojmë traditën shqiptare dhe shijet e saj, ndaj kërkojmë vetëm produkte vendase. Çfare ben tjeter pervec recelrave? Bëjmë edhe gliko, natyrisht. Ndonjëherë për shporta të veçanta kemi bërë edhe biskota me reçelrat tanë, që njerëzit të provonin shijen. Kur e gjen kohen per t`u marre, meqenese ka aq pune të tjera nëpër këmbë? Koha gjendet gjithmonë kur do të bësh gjëra të mira. Si të shkoi ndër mend? Ka qenë zakon në shtëpinë tonë të kishte reçel e gliko pa fund, madje qe një garë mes mamit dhe tezeve. Ne e nisëm si shaka, por shumë shpejt u kthye në një biznes embrion dhe për shkak të kërkesës, çdo porosi u dhjetëfishua brenda vitit. Tani ka nevojë të shkojë në një fazë të mëtejshme, për të cilën po përpiqemi. Do ta vazhdosh derisa ta besh markë, apo po e bën për kënaqësi derisa të zgjasë? Po them se Njam Njam! tani vetvetiu është kthyer në një markë, me klientë që rikthehen vazhdimisht. Ajo që dimë me siguri është se pavarësisht përmasave që do të marrë në të ardhmen, produktet tona nuk do të jenë kurrë industriale dhe do të ruajnë mënyrën tradicionale të përpunimit. Është kaq e ëmbël historia e Njam Njam....

Nr 19 TRAVEL 2016

91


Nëse nuk e keni parë

Përmetin, nuk e keni parë

Shqipërinë Një kalendar turistik i mrekullueshëm për të gjitha stinët E kush mund t`jua dhurojë, përveç Përmetit? Rrethi i Përmetit shtrihet në jug te Shqipërisë dhe është një zonë e lakmueshme nga vizitorët e vendit dhe të huaj si për pozicionin gjeografik të tij ashtu edhe për bukuritë e shumta natyrore. Gjatë luginës gjarpëruese të Vjosës, të shoqërojnë pamje të bukura të vargmalit Trebeshinë-Dhëmbel-Nemërçkë. Kur mbërrin në Përmet, menjëherë përballesh me një qytet të vogël, nga shtrirja gjeografike, por i madh nga vlerat e shumta të tij historike, kulturore e natyrore. Në zonën e Përmetit spikasin në mënyrë të veçantë fshatrat karakteristikë me shtëpi dhe sokaqe prej guri, të cilët i japin një tjetër vlerë turistike kësaj zone. Nuk mund të mos përmendim edhe gastronominë e shumëllojshme, ushqimet tradicionale të cilat janë pjesë e kulturës dhe e jetës Përmetare. Muaji Maj ofron një larmishmëri aktivitetesh me karakter edukativ, sportiv, turistik dhe aventurë në rrethin e Përmetit, por nuk do të mungojnë edhe surprizat...

92


HAPJA E SEZONIT TURISTIK Në muajin Maj do të çelet sezoni turistik për vitin 2016. Mëngjesi do të thyhet nga ngjyrat që do të përcjellë festa e hapjes së sezonit turistik në qytetin e Përmetit i cili do të gjallërohet nga aktivitetet folklorike, kulturore dhe festive. Me rastin e këtij eventi, Cesvi dhe Bashkia e qytetit do të organizojnë edhe një ekspozitë fotografike në qendër të qytetit, ku do të të shfaqen imazhe fotografike të peizazheve më të bukura të rrethit nën sfondin e muzikës folklorike dhe atmosferës festive të valleve Përmetare. Gjitashtu pjesë e këtij eventi do të jetë festivali i luleve dhe nuk do të mungojnë protuktet tipike tradicionale Përmetare. FESTIVALI SHQIPTAR I CLIMBING Festivali i kacavjerrjes këtë vit do të zhvillohet në Përmet. Ky do të jetë viti i dytë ku kacavjerrës profesionistë dhe amatorë, vendas e të huaj mblidhen në Shqipëri për të ndarë së bashku sfidat që ofron mjedisi shkëmbor, momente të mbushura me adrenalinë, kënaqësi por herë herë, edhe frikë. Festivali që vjet u zhvillua në Gjipe synon të kthehet në një traditë. Vitin e shkuar, në edicionin e parë të festivalit, pati një pjesëmarrje masive me mbi 300 njerëz nga i gjithë rajoni, si dhe nga atletët me profesionistë ndërkombetar të kacavjerrjes. Pas tre ditësh të mbushura me muzikë, kacavjerrje, det, e yoga të gjithë po presin edicionin e dytë ku do të ketë më shumë surpriza. Përveç shkëmbimit të eksperiencave me ekspertë të kacavjerrjes, mposhtjes së sfidave të ndryshme, ky aktivitet ndërgjegjëson dhe rininë mbi të jetuarit shëndetshëm dhe ofron mundësinë e rritjes së turizmit në zonat ku ky i fundit zhvillohet, duke u kthyer kësisoj në faktor të rëndësishëm për zonat ku realizohet. Për këtë arsye, këtë vit, në Përmet ju presim të gjithëve të na bashkoheni, mos nguroni nëse nuk e keni provuar këtë sport më parë, ju mund të bashkoheni me ne për kacavjerrje apo mund të sodisni natyrën e mrekullueshme dhe banjat termale të Përmetit. Sivjet në të njëjtën kohë do të zhillohet dhe Festivali i Filmit Mjedisor, por nuk mbaron me kaq. Në të njëjtën fundjavë do t'i bashkohen Festivalit dhe shumë aktivitete të tjera si rafting, ecjet në natyrë, yoga, mountain biking si dhe fluturimet me parashutë. Dhe s'ka sesi të mungojë, në darkë një party me të gjithë pjesëmarrësit, dy netë rradhazi. Ruajeni fundjavën e fundit të Majit për këtë multiaktivitet në Përmet (27-29 Maj) dhe do shijoni mrekullitë e vendit në një miks me adrenalinën e sporteve në natyrë! www.albanianclimbingfestival.com FESTIVALI I FILMIT MJEDISOR Organizatorët e edicionit të katërt të Festivalit të Filmit mbi Mjedisin në Shqipëri (22 Maj – 5 Qershor 2016), janë në kërkim të filmave tuaj për të rritur ndërgjegjësimin mbi mjedisin dhe për të bërë ndryshimin! Në qytetin e luleve Festivali i Filmit Mjedisor do të zhvillohet në të njëjtën kohë me festivalin e Climbing. Përmeti si asnjëherë tjetër do të jetë i mbushur me aktivitete edukative dhe sportive. Tre, janë kategoritë në konkurim: filmi me metrazh të shkurtër (<20min), filmi me metrazh të gjatë (>20min)

Nr 19 TRAVEL 2016

93


EFFA Lab Film: EFFA në shkolla synon ndërmarjen e iniciativave në edukimin mjedisor nga shkolla të ndryshme në Shqipëri. Organizatorët e EFFA do të mbështesin filmat e shkollave pjesmarrëse, duke ju ofruar nxënësve mundësinë të prezantojnë punët e tyre gjatë zhvillimit të Festivalit gjithashtu dhe vëmëndje mediatike. Prezantimi i filmave nuk mbaron këtu pasi organizatorët e festivalit do të përdorin rrjetet ndërkombëtare të festivaleve për të shpërndarë filmat. https://effalbania.org DITA NAIMIANE Më 25 maj 2016 Shoqata atdhetare kulturore mbarë kombëtare “Vëllezërit Frashëri” në bashkëpunim me Bashkinë Përmet, Shoqatën atdhetare kulturore “Përmeti”, Kryegjyshatën Botërore Bektashiane, Organizatën Italiane Cesvi, Akademinë e Shkencave Tiranë do të organizojnë veprimtarinë kombëtare “Dita Naimiane” me rastin e 170-vjetorit të lindjes të poetit tonë kombëtar Naim Frashëri. Organizimi i këtij eventi të përvitshëm do të jetë në formë pelegrinazhi në vendlindjen e frashëllinjve ku do të marin pjesë studiues, poetë, shkrimtarë dhe dashamirës të kulturës. Do të vizitohet fshati Frashër si një qëndër Historike-turistike-muzeale e hershme e kulturës sonë kombëtare. Nuk do të mungojë ligjërimi i Akademikut Rexhep Qosja për Naim Frashërin, Poezia, Konferencat dhe padyshim muzika dhe folklori Përmetar. Gjithashtu në këtë ditë të shënuar do të marin pjesë edhe këngëtarët më të mirë të trevës së jugut. Ju ftojmë të bëheni pjesë e këtij aktiviteti Kulturor-Atdhetar. DITA E VERËS NË PËRMET Më 14 mars 2016, Slow Food Përmet, në bashkëpunim me aktorë të tjerë lokalë, organizuan eventin “Dita e Verës në Përmet”. Ky event u organizua duke u mbështetur gjerësisht në traditat dhe zakonet e komunitetit në të gjithë Rrethin e Përmetit. Festimet dhe organizimet për këtë ditë fillojnë që në mëngjesin e datës 13 Mars, ku nuset dhe vajzat Përmetare, zgjohen me harenë e çmuar në shpirt dhe ndërsa fëmijët vallëzojnë nëpër shtëpi, nisin përgatitjet e gatimeve tipike. Nuk mund të mungojnë vezët e fshatit të ngjyrosura me lëpushkat e qepëve dhe as kulaçi, byreku me hithra dhe qumështori, kulaçkat e ëmbla me finjë apo byreksheqeret. Çka mbetet gjithmonë unike në guzhinën Përmetare, është mënyra sesi i jepet vlerë shpirtërore çdo gatimi. Ditën e Verës në mëngjes, kulaçi rrokulliset nga kodra dhe bujku i parë që e kap është i bekuar me begati në arat e tij dhe në familje. Një tjetër veçanti qëndron te qumështori që për Nënën Natyrë cilësohet si çelësi i ardhjes së Pranverës dhe shtimit të qumështit të bagëtisë. Sipas gojedhënave rrezet e Marsit bëjnë fytyrën me quka por, hithra i mban ato larg, ja përse haet byreku me hidhrat e para të njoma të stinës… Në dorë, çdo kush vendos një verojkë të bardhë me të kuqe, e cila mbahet deri sa të pikaset dallëndyshja e parë në qiell. Më pas ajo hiqet dhe varet në degën e trëndafilit ose thanës së bashku me një dëshirë të shprehur. Kështu besohet se dallëndyshja do ta gjejë verojkën dhe dëshira do të realizohet. Ajo çka të mbush me mall dhe të kthen pas në kohë janë hapat e fëmijëve pasditen e 13 Marsit, zërat e tyre nëpër oborret e gurta dhe daljet për ozi-bozi nëpër rrugicat e ngushta me kalldrëm... Me shporta nëpër duar, ecja e tyre valltareske i jep jetë e atmosferë festës dhe në darkë vonë shportat janë mbushur me vezë, arra, ëmbëlsira dhe fruta të thata nga shtëpitë e pafundme që fëmijët vizitojnë. Ditën e Verës, merret një degë thane, me të cilën “goditet” 3 herë trupi i pjesëtarëve të familjes në mënyrë që thana të kalojë fuqinë e saj në trupin e tyre. Gjithashtu futet në shtë-

94


pi një tufëz bar i njomë dhe ujë burimi, simbol i mbarësisë dhe pastërtisë. Fëmijët zgjohen herët për ritualin e Ditës së Verës, që fillon me ngrënien e vezës së lyer me lëpushkat e qepës që t’u skuqen faqet dhe të rriten të shëndetshëm. Me ujin e vezëve, nënat, u pastrojnë sytë të vegjëlve si urim për një zgjim të shpejtë dhe lutje që fëmijët të mos bëhen dembelë, por punëtorë si baballarët e tyre. Gjatë festës u përgatit një zjarr me degë dëllinje dhe sipas porosive të gjysheve, fëmijët duhet ta kapërcejnë zjarrin që t’u largohen të këqiat. Muzika popullore dhe të gjitha këto festime mirëpresin me dashuri dhe përkushtim dy mikesha të dashura: Pranverën dhe Verën! Pjesmarrësit në këtë event vallëzuan me njëri tjetrin, konsumuan ushqimet tradicionale të kësaj dite, lidhën verojkat, fëmijët kapërcyen zjarrin me dëllinja dhe morën në shtëpi degën e thanës për një vit sa më të mbarë…

KONTAKTE: SHOQATA PRO PËRMET Pro Përmet You Tube: Pro Permet pro.permet@gmail.com www.visitpermet.org KONVIVIUM SLOW FOOD PËRMET Slow Food Permet-Albania slowfoodpermet.al@gmail.com You Tube: Slow Food Permet www.slowfood.com www.terramadre.info tel: +355 (0)69 4617965 Cesvi Albania Cesvi Albania You Tube: Cesvi Albania cesvi.albania@gmail.com Tel: +355 (0)81323725 www.cesvi.org www.cesvi.eu RAFTING VJOSA ALBANIA OUTDOORS SPORT Rafting Vjosa Albania e-mail: raftingvjosa@gmail.com Ahmet Berzani, tel: +355 (0)69 2778215 ZIT - ZYRA E INFORMACIONIT TURISTIK Qëndra Kulturore Multifunksionale Shëtitorja Odise Paskali Ora e hapjes: çdo ditë nga ora 8.00 - 18.00 Tel. +355 (0) 81320015

Nr 19 TRAVEL 2016

95


TRAVEL PORTAL TRAVEL PORTAL

Ofertat joshëse të

pranverë-verës

Pallatet Agimi, pranë kafe Roma; 0692021023; 04244519778; info@goldentirana.com

Pegasos travel tel & Fax +35542366651 Cel : +355 682124118 Cel : +355 695821609 E-mail: info@pegasostravel.com Web: www.pegasostravel.com adresa : rr. Mihal Grameno P10 tiranë . albania

Historical Tourism

Butrinti

the ancient city, part of UnESCO world heritage

Kruja

the castle of the city, built in V-Vi century

Durrësi

the ancient monuments of this city, from illyrian civilization

Berati

the city of one over another windows

Apolonia

the ancient city protected by UnESCO

96

Mountain Tourism Thethi Vermoshi Valbona Razma Voskopoja


ania

et

ure

Rr. “Myslym Shyri”, Tiranë, Albania Tel/Fax: +355 42 243 146; Mob: +355 69 20 31 222 E-mail: dautia@albaniaonline.net

Rruga e Barrikadave, (pranë Shkollës “Lidhja e Prizrenit”), Tiranë, Albania Tel 00355 45 33 500; Cel 00355 69 91 81 262; info@starttouralbania.com;

www.starttouralbania.com

Nikita Tour n’ Travel

Events in Tirana

travel agencies

14 March “summers Day” (different activities) Adventure tours May tirana Jazz Festival Rr. Ymer Kurti, Qendra Olimpia, Tr, Al (different musical and festive) Tel: +355 (0)4 2231469; Mob: +355 (0) 69 98 81 191; Mob: +355 (0)69 32 33 704 June 21 Info@nikitatours.al' www.nikitatours.al “the international Music day” (musical and festive activities) Tirana Biennale skype: Outdoortickets Albania (every two years) car rentals travel tours November 2holidays hotels Outdoor Albania is a specialist operator, located joyful incoming tourpackages in Tirana, Albania. Our tours focus on both Albanian nature and “the autumn of tirana” culture. Our specialties include one-day and multi-day hiking and(Concerts with chamber music) trekking tours and Albanian heritage tours, focusing on sustain- International Book Fair able tourism. We have also established ourselves as an authority17 Novemner for outdoor adventure activities in Albania such as cycling, sea the liberation day of tirana 28 November kayaking and rafting. We love our country and we love to show you the wonderful beauty,independence Day culture and traditions of this little known corner of the Mediter- 29 November ranean. If you want to join one of our set departure tours, organise“the White Night” a private tour with a group of friends or you are a professional (different festive activities) partner looking for an Albanian ground suplier, we are here to help December and create your perfect Albanian holiday! Blv. “Bajram Curri”, Tr, Al tirana Film Festival ( the most Tel +355 45 33 500; Mob: +355 69 91 81 262; important Cinematographic event in info@starttouralbania.com albania) travel agencies www.udhetim.com Rruga e Barrikadave, (pranë Shkollës “Lidhja e National Song Festival Prizrenit”), Tiranë, Albania Tel 00355 45 33 500; Cel 00355 69 91 81 262; in albanian radio-television (the Rr. Durresit, Pll. 79, Kati 1re, 40 m mbi bllokun e Ambasadave info@starttouralbania.com; biggest song Festival in albania pop (midis Teuta Parukeri & Noshi Rent a car) www.starttouralbania.com E-mail: soletravel@hotmail.com music) Phone: +355 4 2230668 travel 31/12 agencies &01/01 Mob: +355 69 6153704/69 6056944 Web: www.soletours.com New Year in tirana Rr. “Durresit”, P. 79, Kati Ire, perpara Bar Napoli, Tr, Zogu i Zi, kullat Qatar, Tiranë, Albania (different festive activities) Mob: 67 20 40 445; +355 69 29 20 773 Oferta Tel: speciale, per muajin Korrik4 dhe Gusht per ne+355 Londer... Albania; +355 4 2230668; Fax:+355 2230668 Mob:+355 69 61 53 704,+355 69 60 944; ( dt caktuarMob: +355 68 23 90 880 Tirane Londer vetem vajtje 7956Euro Korriku) soletravel@hotmail.com E-mail: travel.time2@yahoo.com Londer Tirane vetem vajtje 120 Euro ( dt caktuar Gushti)

We change your routine..!

Trips into Albanian nature happiness and culture

Planifikoni pushimet verore!

data tepocket tjera naguide kontaktoni ne inbox ose ne nr e telefonit: tirana 238Per

Bejeni udhetimin tuaj ekonomiki!

Zbuloni ofertat më të mira agencies të travel stinës....me

skype: Outdoor Albania

Rezervoni tani..dhe udhetoni lire!!

cialist incoming tour operator, located urs focus on both Albanian nature and nclude one-day and multi-day hiking and ian heritage tours, focusing on sustainso established ourselves as an authority tivities in Albania such as cycling, sea

we love to show you the wonderful beauty, this little known corner of the Meditern one of our set departure tours, organise p of friends or you are a professional banian ground suplier, we are here to help lbanian holiday!

Rr. e Durrësit (përballë ish-Ambasadës Jugosllave) Tiranë, Albania; Tel/Fax: +355 (0) 4 22 22 291 Mob: +355 (0) 69 21 01 694; +355 (0) 67 21 05 362 e-mail: aidatravel2012@gmail.com 224 TirAnA pocket guide Nr 19 TRAVEL 2016

97


Marina Maritime SA Company Finikas Lines & Travel has started its activity in 1994 with its central offices in Saranda (Albania). Our main goal is to increase the service quality of the transport of the passengers and of the vehicles for the full satisfaction of our customers. Finikas Lines & Travel is considered to be one of the main operators in the field of the international maritime and overland transport as well as in the field of tourism with different excursions. According to our experience and to the requirements of our customers we have managed to make our best in maritime and overland lines offering our customers speed and comfort for faster and nicer trip.

Merreni makinën tuaj me vete në Korfuz! Tashmë me tragetin e ri të Finikas Lines, mund të vizitoni ishullin cep më cep sipas dëshirës tuaj!

Makina m e q ira

Rent

Rruga Mitat Hoxha, Mbi portin Detar Sarandë, Albania Tel: 0035585226057; Fax: 0035585225117 Mob: 00355672022004; Mob: 00355692073711 info@finikas-lines.com; finikaslines@yahoo.com marinamaritime.sa@gmail.com www.finikas-lines.com 98

a Car New cars, lastly produced, qualty service, correct and proffessional


Te Te Stela Stela Sport Sport Center Center përfshihen përfshihen dy dy pishina pishina të të mbyllura mbyllura gjysmëolimpike gjysmëolimpike

ku ku ofrohen ofrohen sauna sauna ee banjo banjo turke, turke, mësime mësime noti noti kurativ kurativ ee sportiv, sportiv, gjimnastikë gjimnastikë aerobike, aerobike, masazhe masazhe relaksuese relaksuese ee terapeutike. terapeutike. Ofron Ofron Kurse Kurse për për zumba, zumba, kickboxing, kickboxing, aquagym aquagym si dhe shërbimin më të ri Pas shkolle Te Stela. si dhe shërbimin më të ri Pas shkolle Te Stela.

Kontaktoni Kontaktoni në në 067 067 20 20 33 33 310 310


Nr. 18 / Travel, 2016 Nr 19/2016

Zagoria bridges

Ali PashĂŤ Tepelena gift

Welcome to Piazza The heart of Shkodra

Sarda

A 3000 years old town

Karaburun

360 of unforgettable experience 0

Albanian The amazing

Underwater world

The Albanian diver Igli Pustina, exploring the carstic source of Viroi in Gjirokastra, Albania Photogaphy: Irena Stangierska Š


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.