Travel magazine 11 - Autumn, best time to visit Albania

Page 1




RN SUNB

RESIDENCE

Mali i Robit, Golem, kthesa e Mak Albania, 200 m nga rruga kryesore dhe 200 m larg detit; Mob: +355 69 40 62 353


SUNB

R N RESIDENCE

Your sunny holidays ...

E cilësuar nga Trip Advisor si zbulim, i cili tenton të kthehet në resortin më të bukur të Adriatikut, Sunborn Residence është më shumë se thjesht një vend për të pushuar. Stafi mjaft miqësor, do t’ju bëjë të ndjeheni të përkëdhelur e të shijoni çdo moment të kaluar aty. Dhoma super luksoze dhe mjaft ekonomike për çfarë ofrojnë, pajisur me fjalën e fundit të teknologjisë së akomdit do t’ju bëjnë të kaloni pushime përrallore. 18 dhoma standarte, 4 deluxe dhe 2 suita, të gjitha të pajisura me ajër të kondicionuar, internet, telefon, Tv satelit, frigo-bar. Shërbimet e kësaj rezidence përfshijnë një gamë të gjerë, si pishinë, hidromasazh, wireless, kënd lojrash, palestër, lojra tavoline, sallë konferencash, Extra internet caffe, playstation room, tenda pasha etj.

Distinguished from Trip Advisor as the last discover of the Adriatic coast, Sunborn Residence is more than a simple accomodation place. Anything u might need for your vacation, come and spend your days in this paradise , where you will feel caressed from the treatment of the friendly staff, the high quality of every service and detail, making the differenece with anyone else. Luxuroius rooms equipped with the last tecnology and very conventient prices regarding of the conditions, will be the reason of spending fabulous holidays, near of the Adriatic Sea, through the Sunborn Residence. 18 standard rooms, 4 deluxe and 2 suites, all equipped with air conditioning, internet, telephone, satellite TV, fridge-bar. Services include a wide range, like pool, Hidromassage, wireless internet, playground, gym, table games, conference hall, internet caffe Extra, playstation room, tents, etc. Welcome then, to a magical place where everything makes the difference ...

Risia e këtij sezoni, shënoi edhe kulmin e argëtimit me muzikë live super të zgjedhur, ne Sunborn Residence!

Dhe news of this season was the top of the entertainment, with the selcted music, at Sunborn Residence!


Këtë numër: Pogradeci/ Viluni /Divjakë-Karavastaja/ Rubiku/ Prespa/ Stërvitjet e vazhdueshme nëpër aktivitete me ambiente të mbyllura, organizuar nga Rock Tirana Climbing Gym, kanë gjetur aplikim direkt në natyrë, ku të rinj të shumtë ushtrojnë aftësitë e fituara në stërvitjet e gjata Foto: Rock Tirana Climbing Gym

6


Struga/ Stebleva/ Dëllënja/ Ulqini/ Riviera/ Thethi/ Shpella e Kabashit Rubrika / Articles

34 70

32

11

Editorial Ndryshimi është çështje vullneti

12

Travel Trends Një muze nënujor në Shqipëri? Pse jo?

20

Fokus 1. Programi i qeverisë "Rama" 2. Alfabeti i udhëtimit, Turizmi kinez

24

Echo National Geographic: Shqipëria, vendi ideal për vjeshtën

27

Speleologji Shpella e Kabashit, bukuri gramshiote

28

Intervista Elisa Gjerani: Dua të zbuloj Shqipërinë cep më cep

32

Tradita Roland Tasho: Si i vesha të huajt me kostume shqiptare

64

Outdoor Rafting Mania - Aventurat vazhdojnë në Vjosë

88

Reportazh Lamtumirë verë - duke mbledhur grimcat e fundit të stinës

Destinacione / Destinations 44

Destinacione Vjeshte Rrugë të arta, Gold trips, Viluni, Prespa, Divjakë-Karavastaja, Rubiku, Ulqini, Struga

70

City guide

Pogradeci, i magjishmi i katër stinëve

Pogradec, the magical four season city 60

No(w) more secrets Dëllënjë, një ditë në fshatin e peshkatarëve

80

Itinerar Nga Dhërmiu në Theth

Kalendar

44

43

Tetori Gjerman

43

Festat e Nëntorit

Shtatë vjet traditë dhe bashkëpunim

Një vit pas jubileut të madh

53

Nr 11 TRAVEL 2013

7


MOS HUMBISNI: “Të huajt me veshje shqiptare”, është shndërruar tashmë në një galeri të mrekullueshme jo vetëm kostumesh popullore shqiptare por edhe personazhesh të huaj që kanë qenë në një farë mënyre protagonistë në jetën publike shqiptare. Që nga viti 2000 objektivi i Roland Tashos fikson trevat të përfaqësuara në kostume e imazhe interesante, për t’i kthyer më vonë në një album të çmueshëm fotografik. Por për mometin, ende jo.

Puna vazhdon….

Nr. 11 / Travel 2013

Botues: Blue Agency © Administrator: Florian Baba Kryeredaktor: Irhan Jubica Koordinatore: Flora Xhemani Baba Konsulentë Arjan Konomi Sophia Clingenberg Gazetare: Irena Kanani Bashkëpunëtorë: Auron Tare, Brunilda Liçaj, Dannie Smith, Etleva Bazi, Ermir Hoxha, Ergys Mërtiri, Ilirjan Gjika, Kastriot Faci, Dritan Zaimi, Vilma Disha Falënderojmë: Bashkitë e qyteteve Pogradec, Komunën e Ulqinit, Komunën e Strugës, Ministrinë e Ekonomisë të Maqedonisë, Organizatën Turistike Ulqin Fotografia: Ardian Fezollari, Roland Tasho, Auron Tare, ACMR, Ardi Abdullahi, Blue Albania, Fation Plaku, Kastriot Faci, Dritan Zaimi, Dannie Smith, Rock Tirana Clymbing Gym, Stebleva Travel. Designer: Anisa Kaso Marketingu Blue Agency Print: Albdesign Distribucioni: Shqipëri: Adrion L.t.d, Posta Shqiptare Greqi: Adrion L.t.d. Kosovë: Rilindja, Buzuku Maqedoni: TDS Kiosqe Sh.p.k. Përgjegjës botimi për Maqedoninë TDS Kiosqe Sh.p.k.

Partners:

Agjencia Kombëtare e Turizmit

Blv. Bajram Curri, P. Agimi, Nr. 14/260 Tel: +355 4 222 45 70 Email: revista@albaniantravel.info Web: www.albaniantravel.info


HOTEL BROOKLYN Vlorë, Albania

Unforgetable experience!

qualityinvestment, investment,an anelegant elegantstructure, structure,aatour touroperator operatorthat thataims aimsto tobe bethe thechoice choiceof ofvacationers vacationersnow nowand andafter after at atthe the beautiful beautiful and andsunny sunnyVlora. Vlora. AAquality Brooklynhotel hoteloffers offershigh highquality qualityservice, service,fantastic fantasticfacilities, facilities,luxury luxuryand andcharm charmdecoration, decoration,but butabove aboveall, all,aarare rarehospitality hospitalitythat thatwill willmake makeyou youleave leavethis thisplace place Brooklyn watchingback. back. watching elegantrooms roomsand andsuites suiteswhere wherecomfort comfortand andcontemporary contemporaryterms, terms,are areexchanged exchangedinto intounforgettable unforgettablerelax relaxthrough throughthe thedays, days,supplemented supplementedwith with11 11apartapart77elegant mentsat atyour yourdisposal, disposal,all allequipped equippedwith withluxury luxuryand andcomfort. comfort.Spacious, Spacious,air airconditioning, conditioning,plasma plasmaTV, TV,fridge-bar, fridge-bar,internet internetaccess, access,bathtub, bathtub,one-use one-usehygiene hygiene ments kits,desk, desk,window windowoverlooking overlookingthe thesea, sea,are arejust justsome someof ofthe theservices serviceswe weoffer offeryou youthrough throughour ourrooms. rooms. kits, Thebar barwith withrecreational recreationalfacilities, facilities,isisnot notsimply simplyaaplace placeto tospend spendleisure leisuretime timewith withfriends friendsand andfamily familybut butaatemple templeof ofart, art,where wherethe theselected selected live livemusic musiccan can The beenjoyed enjoyedslowly slowlyand andyour yourattitude attitudetakes takesother othervalues. values.The Thequiet quietevenings eveningscan canbe beenjoyed enjoyedunder underthe themusic, music,as aswell wellas asunder underthe thewhisper whisperof ofthe thesea, sea,opopbe positethe thehotel. hotel. posite TheHigh Highclass classrestaurant restaurantoffers offersItalian Italianand andMediterranean Mediterraneancuisine, cuisine,where wherethe theproducts productsare arenot notonly onlyfresh freshbut butmasterfully masterfullycooked cookedby byexperienced experiencedstaff staffof ofthe the The restaurant.AAdinner dinnerwhere wherethe thesubject subjectisisthe thetaste, taste,can canbe betasted tastedno nowhere whereelse else as asat atthe theBrooklyn Brooklynrestaurant. restaurant. restaurant. Themost mostbeautiful beautifulevents eventsof oflife, life,must mustbe becelebrated celebratedininthe themost mostbeautiful beautifulvenues venueswith withthe thebest bestservice. service.So Sothey theywill willbe beremembered rememberedforever, forever,under underaabackbackThe groundof oflights, lights,colors colorsand andmemorable memorablesounds. sounds. ground Comingat atBrooklyn Brooklynhotel, hotel,ititmeans meansyou youhave havemade madeyourself yourselfthe thebest bestgift giftof ofthe theholiday! holiday! Coming

Lagjja “Pavarësia”, Rruga Çamëria, Vlorë, Albania ; Tel/Fax: +355 (0)33 435 111; Mob: +355 69 20 78 433; 69 20 75 800 restorant.brooklyn.vlore@gmail.com; www.hotelbrooklynvlore.com

Gjiri ii Lalzit, Lalzit, Durrës, Durrës, Albania; Albania; Tel: Tel: +355 +355 68 68 62 62 88 88 446; 446; email: email: insifashpk@yahoo.com insifashpk@yahoo.com Gjiri TRAVEL TRAVEL

99


resorti

Adresa: VorĂŤ, TiranĂŤ, Albania: Tel: + 355 47 600 221/226: Fax: + 355 47 600 238: Mob: + 355 682055897/692084339 E-mail: info@continentalvora.al; www.continentalvora.al

10


NË SHIFRA

7.000.000.000

Bota nënujore e Rivierës shqiptare

Qendra Shqiptare për Kërkime Nënujore, po bën përpjekje serioze për ta kthyer bregdetin në një muze të madh nënujor, i cili përveç një bote të pasur floreale e faunistike ujore, mbart edhe një pasuri të madhe relikesh historike Photo: The Albanian Center for Marine Research ©

euro në vit janë të ardhurat nga turizmi në Kroaci. Vetëm gjatë muajit qershor, të ardhuarat u rritën me 21.6 % në raport me vitin e kaluar.

465.000.000

euro janë shpenzimet e shqiptarëve për udhëtime jashtë vendit, për 6-mujorin e pare të vitit 2013. Rritja në krahasim me një vit më parë: 10%.

24.089.031 turistë të huaj kanë hyrë në Turqi gjatë 8-mujorit janargusht 2013, ose 10.67% më shumë se një vit më parë, pavarësisht protestave të pranverës në këtë vend.

1.059.456 është numri i vizitorëve të huaj, jorezidentë që kanë hyrë në Shqipëri në periudhën janar-qershor 2013, ose 15.1% më shumë se më 2012.

785.000 është numri i turistëve që kanë hyrë në Shqipëri për periudhën qershor-15 gusht 2013, dmth, 8.6% më pak se një vit më parë.

170 vazhdon të jetë numri i hoteleve të licensuara në Kosovë, qysh prej vitit 2011, sipas të dhënave të publikuara nga Agjensia e Statistikave.

60

% e grekëvë nuk kanë bërë pushime këtë vit për shkak të krizës ekonomike, ose kanë bërë vizita të shkurtëra te familjarët e tyre.

3

% vlerësohet rritja e turizmit në vendet e Bashkimit Europian për këtë vit, pavarësisht krizës. Prijnë Islanda, Sllovakia, Mali i Zi dhe Kroacia.

EDIT

Ndryshimi është çështje vullneti Irhan Jubica Mohimi i çdo arritjeje të Shqipërisë në turizëm nga ana e opozitës së majtë që sapo ka ardhë në pushtet, deri edhe ironizimi me infrastrukturën rrugore që mundësoi frekuentimin masiv të shumë atraksioneve turistike të izoluara, e obligon qeverinë e re për ndryshim rrënjësor në këtë sektor. Në programin pa asnjë afat kohor të qeverisë, objektivat duket se e bartin ambicjen për këtë ndryshim rrënjësor, duke filluar me konceptimin e Ministrisë së Turizmit në lidhje organike me zhvillimin urban, e jo si kthina e një hani me 40 porta. Për të parë se sa realiste dhe e domosdoshme ka qenë kjo qasje, mjafton një udhëtim drejt zonave, ku në emër të turizmit janë kryer masakra urbane, si Durrësi, Saranda, kohët e fundit Ksamili, e ndonjë tjetër. Megjithatë, përtej retorikës për krijimin e një imazhi të ri për turizmin shqiptar, objektivi për ta përfshirë Shqipërinë në ofertën mesdhetare të tregut turistik ndërkombëtar, ka gjasa të jetë një mision tepër i vështirë, sepse Shqipëria duhet më parë me arritë ato standarde që industria e turizmit mesdhetar i ka të konsoliduara prej dekadash. Shembujt e suksesit kroat e malazez, pa përmendur përvojat tipike turke, egjiptiane, greke, italiane apo franceze e spanjolle, të cilat nuk ia bëjnë qejfin vetes duke numëruar si turistë hyrje-daljet në kufi, por vetëm netët e qëndrimit në hotel, janë tepër larg mungesës së standardizimit të hotelerisë, gjendjes mjerane e shpeshherë qesharake të muzeve, apo edhe degradimit të mjaft siteve arkeologjike në Shqipëri. Sa i takon objektivit për krijimin e një pakete turistike Shqipëri-Kosovë-Rajon, hartuesit e programit per turizmin të qeverisë së re është dashur ta dinë se kjo paketë, në shumë forma dhe mënyra, ka nisur tashmë. Në kufirin delikat mes paternalizmit dhe zhvillimit mbarëshqiptar, qeveria megjithatë ka përgjegjësinë të realizojë zhvillimin - edhe të turizmit në këtë rast - e vendit të cilin ka mandat ligjor për të drejtuar, e sidomos pa rënë në nive-

lin e shoqatave e agjensive turistike, të cilat me të drejtë, për interesa të pastra biznesi, kanë nisur realizimin e kësaj pakete turistike Shqipëri-KosovëRajon, duke ia hequr ekskluzivitetin për këtë ministrisë shqiptare të Turizmit. E për të mos qenë kontradiktorë me çka më herët kemi shkruar se duhet të bëjë Shqipëria në raport me Kosovën dhe hapësirat e tjera shqiptare në rajon për turizmin, ndoshta është e mjaftueshme që emërmadhja Strategji Kombëtare e Turizmit, të mos imponohet nga Tirana, por të hartohet me frymën që ky program qeverisës Krijimi i bazës për turizmin, e së informacionit për pretendon. turizmin do të shkonte në Krijimi i shërbim jo vetëm të një trantre prosparence që ka munguar në grameve këtë sektor, por edhe në të mirë kyçe për të vetë turizmit shqiptar në turizmin, një aspekt perspektiv të krijimi i 10 zhvillimit të qëndrueshëm Poleve Turisdhe konkurrueshmërisë tike apo edhe rajonale e më gjerë. i “Korridorit të Kaltër”, janë padyshim të rëndësishme në kuadër të ndryshimit rrënjësor, por të gjitha programet dhe polet mund të presin deri në uljen e taksave që rëndojnë mbi turizmin. Veç kësaj, krijimi i bazës së informacionit për turizmin do të shkonte në shërbim jo vetëm të një transparence që ka munguar në këtë sektor, por edhe në të mirë të vetë turizmit shqiptar në një aspekt perspektiv të zhvillimit të qëndrueshëm dhe konkurrueshmërisë rajonale e më gjerë. Nëse do të vazhdojmë t’i krenohemi vetes me titujt për turizmin shqiptar në mediat e huaja, apo do të jemi vetë titulli, kjo është vetëm çështje vullneti. Një mazhorancë kaq e plotë sa kjo, nuk do të ketë asnjë justifikim për mosrealizmin e objektivave të programit të saj, edhe për turizmin.

Nr 11 TRAVEL 2013

11 11


TRAVEL TRENDS

Bota nënujore shqiptare ndoshta një muze natyror në të ardhmen? Në horizontin e turizmit shqiptar shfaqen herë pas here përpjekje për të ndërmarrë nisma të veçanta e interesante, që sjellin një frymë dhe tendencë ndryshe nga turizmi i zakonshëm; ai i detit apo ai kulturor. Një e tillë është edhe përpjekja më e fundit e Qendrës Shqiptare Për Kërkime Detare. Nisma nuk ka shumë kohë që ka hedhur spirancën në brigjet shqiptare, duke u përpjekur të zbulojë botën e brendshme nënujore, atë që shumë pak njerëz e njohin, me aktivitete sporadike e të izoluara, sjellë këto nga dashuruesit e natyrës nënujore shqiptare. Auron Tare – specilalist i trashëgimisë kulturore – është i njohur në botën mediatike por edhe në qarqet turistike, edhe për problemet e mprehta që ka ngritur shpesh për turizmin (kohët e fundit edhe si përfaqësues i partisë Socialiste, deri para 23 qershorit 2013, në opozitë) edhe për qasjet e veçanta të të bërit turizëm në Shqipëri. Një prej tureve të tij më të famshme, që ua ka ofruar jo pak turistëve të huaj, është edhe “Udhëtimi i Lord Bajronit”, një tur i ndërmarrë nëpër Shqipërinë e jugut, aty ku thuhet se kaloi poeti anglez kur vizitoi Ballkanin para dy shekujsh. Nisma e tij më e fundit – jo pak e guximshme - është pikërisht kjo qendër kërkimore, që deri tani ka nxjerrë në dritë të diellit një botë të rrallë floreale dhe faunistike të nëndeteve shqiptare. Natyrisht që veprimtaria nuk synon thjesht të na tregojë imazhet e mrekullueshme të specieve që popullojnë

botën tonë nëujore. Ajo shkon shumë më përtej, deri në arritjen ambicioze të krijimit të një muzeu nënujor, i cili më vonë mund të vizitohet nga çdo turist që do të ketë interes për ta bërë këtë. Fundi i detrave dihet, nuk mban vetëm bimë e gjallesa por edhe shumë relike të periudhës antike (që Shqipëria e ka mjaft të pasur), anije të mbytura në kohë të ndryshme e zona interesante të mbushura me një reliev të pasur gjeografik, shpella nënujore etj. Të gjitha këto mund të kthehen nesër në një aset të paçmueshëm turistik që do të shërbejë jo pak për rritur interesin e vizitorëve të dhënë pas aventurës, të cilët tani për tani mjaftohen me lloje të tjera të turizmit në Shqipëri. travel


Të gjitha fotot e këtij shkrimi janë pronë e Qendrës Shqiptare të Kërkimeve Nënujore. Çdo përdorim i plotë ose i pjesshëm i tyre pa lejen e ACMR, përbën shkeljen e të drejtave të autorit dhe objekt për ndjekje penale.

About ACMR

The Albanian Center for Marine Research is a leader in nautical archaeology, coastal ecology, and marine geology in the Balkans. Our laboratory is the nearly 500 km of dynamic and stunning Albanian coastline situated between Montenegro and Greece. We bring together a broad scope of marine science disciplines to document our ecosystems and conduct research throughout the region. Our unique approach to multidisciplinary marine science ensures a comprehensive analysis for scientists and integrative solutions for coastal managers. Collaboration with international partner organizations has allowed our archaeological discoveries to attract worldwide recognition and interest due to the historial value of such truths coming to light.

Nr 11 TRAVEL 2013

13


KARTOLINE

Fusha e Malkolajt Velipojë, AL

Terreni i lagësht i kësaj zone, që e hasim rrugës për në plazhin e Velipojës, ka krijuar klimë të përshtatshme për rritjen e zambakëve të ujit, një prej specieve më të bukura të florës shqiptare, që zakonisht e gjejmë në Liqenet e Lurës. Photo: Blue Albania ©

14


Nr 11 TRAVEL 2013

15


Lagunat e Pishë Poros Vlorë, AL.

Kjo lagunë e vogël, që në gjuhën e vendasve quhet Kallënga, është pjesë e rezervatit të mbrojtur të Pishë Poros në Vlorë, një segment i bregdetit të butë të Vlorës, prej ku zë fill edhe pylli thuajse njëzet Km i gjatë i Sodës, i cili kalon gjithashtu nëpër Lagunën e Nartës.

Photo: Blue Albania ©

16


Nr 11 TRAVEL 2013

17



Fitue si i konkur sit

"Fotografia më e mirë"

Arabati Baba Teqe Tetovë. Ruajtja e trashëgimisë kulturore, është ruajtje e vlerave të një kombi dhe shprehje e qartë e identitetit dhe qytetërimit, dhe çuarja përpara e saj, është detyrë që duhet t'ua lëmë brezave, për hir të historisë.

Kjo është fotoja fituese e konkursit për këtë numër të revistës Travel

Fituesi është Ardi Abdullahi Lloji i aparatit: Nikon D800 Koha: Qershor 2012 Vendi: Tetovë, Maqedoni

Shënim. Për arsye të hapësirës së pamjaftueshme të faqeve të këtij numri, këtë herë kemi publikuar vetëm foton e fituesit dhe jo fotot e tjera që janë vlerësuar më shumë, siç kemi bërë në numrat e kaluar. Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit dhe ju inkurajojmë që të jeni sërish pjesë e këtij konkursi.

uesin t i f r ë P ar: u v r e z e kemi r djavë në një fun avajas tin k bregde

Nr 11 TRAVEL 2013

19


Vëmendja ndaj turizmit në Shqipëri Etleva Bazi* Çdo sezon veror flitet per zhvillimin e turizmit ne vendin tone, per rritje te numrit te turisteve te huaj, per rritje te te ardhurave nga ky sektor, per reklamimin e Shqiperise ne stacionet e huaja televizive ne bote si CNN apo BBC, pjesemarrjen tone ne Panairet e Medha Turistike si ne Berlin, Rome…e inciativa te tjera si keto, qe mund te quhen “kopjuese”, pa ide dhe pa planifikim te mirefillte ne raport me shpenzimet. Nuk mund te mohohet se ka nje rritje te turisteve te huaj ne vend, por a e promovojme ne sic duhet vendin tone per te marre maksimumin nga ky sektor? Jane dy pika kryesore ku mund te ndalemi: Promovimi I Shqiperise nga turoperatoret vendas dhe promovimi I Shqiperise ne media. Turizmi eshte industria qe duhet te shnderrohet ne industri kyce ne vend. Ne periudhen e krizes ekonomike, njerezit jane ne kerkim te destinacioneve te lira dhe Shqiperia patjeter eshte ne kete kategori per nje turist gjerman, anglez apo rus te cilet jane dhe ato qe udhetojne dhe shpenzojne me teper. Eshte nje vend ekzotik, pak I njohur dhe qe ofron nje klime mjaft te mire, nje natyre te mrekullueshme, nje kulture dhe histori te lashte. Pikerisht, ne kombinimin e ketyre opsioneve qendron dhe celesi per ta bere te suksesshem nje destinacion turistik. Shpesh e me shpesh ne i meshojme turizmit detar, per te cilin kemi konkurente te forte ne Ballkan (Mali I Zi, Kroaci, Greqi) qe ofrojne detin por dhe nje sere sherbimesh te tjera ekstra me standarte shume me te larta se ne.

Nje nga praktikat kryesore qe ndiqet momentalisht ne shume vende te botes eshte promovimi I paket I turizmit masiv. Resoret verore apo dimerore ofrojne sherbimeper te tera moshat duke u kthyer keshu ne pika terheqjeje per te gjitha turistet. Promovimi I tepert I tyre, ben qe ne keto vende te ankorojne nje numer me I madh turistesh sec mund te mbaje resori. Kjo shkakton mbipopullim qe ngadale shpie ne shkaterrimin e resortit (mbindertim, ndotje, prishje te rrugeve…etj). Si u permend edhe me siper, Shqiperia jep mundesi per kombinimin e llojeve e ndryshme te turizmit duke ofruar nje produkt te plote turistik dhe te vecante nga vendet e tjera te rajonit si: turizem balneologjik (llixhat ), turizem kulturor (kalate e shumta, qytetet e vjetra…) , turizem kulinar (gatimet karakteristike shqiptare, te cilat mund te shoqerohen me fjetje ne shtepi karakteristike te zones), turizem ekologjik (Llogara, Parku Kombetar I Butrintit, lugina e Valbones etj.). Sipas European Travel Commission prenotimet dhe blerjet e paketave turistike online kane tejkaluar blerjet ne adresa fizike ne SHBA (2011). Ky eshte nje trend I cili po shtrihet gjere ne te gjithe boten. Nese beni nje kerkim mbi Shqiperine ne google.com per te pare cka gjejne turistet e huaj mbi Shqiperine, do te gjeni shume pak informacion ose nje informacion teper siperfaqesor. Mangesia e informacioneve mbi Shqiperine ne internet eshte nje nga pikat me te dobeta te vendit tone. Per fat te mire ose te keq sot numerohen mbi 2 miliard perdorues interneti (30 Qershor 2012,www dhe nje pjese e mire e tyre marrin informacion online. Imazhi eshte nje nga elementet me kritike ne perzgjedhjen e destinacionit turistik. Eshte ai qe shet destinacionin.

Alfabeti i udhëtimit - profili i Brunilda Licaj

Lektore Universiteti ‘ A. Moisiu” Durres

Mes ditëve të ngjeshura të leksioneve, më pëlqen herë pas herë, të zhbiroj nga pak nëpër blogjet e mbushura me eksperienca të ndryshme turistike, aty ku çdokush i nisur nëpër udhëtimin e një copëz bote, fillon të shkëmbejë imazhe të zbulimeve duke lejuar kështu që ne të tjerët të përfshihemi në të, ose më saktë ta ëndërrojmë atë udhëtim. Dhe aty lind ideja e atij alfabeti, ku kombet rreshtohen sipas germave, sipas sjelljes dhe psikologjisë së turistit, të cilat janë baza e gramatikës së profilit turistik. Nuk e di pse më pëlqeu ta filloj këtë alfabet nga shkronja K, Kina. Ndoshta se profilin e turistit shqiptar e njohim pak më mirë, apo ndoshta se ky profil po ndryshon me shpejtësi këto vite,aq sa turisti dhe udhëtari tashmë kanë filluar të ecin në dy rrugë të ndyshme, të cilat herë pas here, shkëmbehen dhe takohen me njëra tjetren. Mendova që alfabetin e udhëtimit, ta fillojmë me turistët kinezë, jo vetëm se vitet e fundit Evropa po përballet me një treg të konsiderueshëm dhe me rritje të shpejtë , por edhe për impaktin ekonomik që shoqëron lëvizjen e tyre në destinacionet pritëse. Statistikat për rastin e turizmit kinez tregojnë se vetëm gjatë vitit 2012, 83 milion kinezë udhëtuan jashtë territorit të tyre duke e shndërruar Kinën në numrin një në botë për turizëm outgoing. Franca mikpritësja numër një në renditjen botërore, po lufton për të terhequr sa më shumë nga pjesa e tortës turistike kineze. Kjo dhe për faktin se tashmë kinezët përfaqësojnë edhe atë pjesë të klientelës që shpenzon më tepër, pasi pjesa që udhëton jashtë kufijve i përket shtresës së popullsisë së mesme. Turisti Kinez mund të klasifikohet në profilin e zakonshëm 20

të turistëve të tjerë,si psh., në turizmin leisure ( pushimeve) , turizmin e biznesit , turizmin tematik etj. Ajo që konsiderohet si qershia mbi tortë, është rritja me ritme të larta e turizmit të biznesit, duke parashikuar që Kina në 2015 do të jetë vendi i pare në bote për këtë lloj turizmi. Ndërkaq ekziston dhe një ndarje tjetër e bazuar në grupmoshat Turistë të gjeneratës së parë- të cilët udhëtojnë jashtë kufijve për herë të parë, kerkojnë vendet të cilat i kanë ëndërruar gjatë jetës apo kanë një lidhje nostalgjike. Preferojnë të udhëtojnë të organizuar në grupe. Vizitojnë sa më shumë destinacione brenda një udhëtimi të vetëm. Në përgjithësi nuk flasin anglisht dhe janë të ndjeshëm ndaj ofertave të tour operatorëve. Turistët e gjeneratës së re, jane më të rinj në moshë. Preferojnë


Programi për turizmin i qeverisë "RAMA" Te gjitheve na ka rastisur te takojme te huaj, madje dhe nga vendet fqinje, dhe njohuria qe kane per Shqiperine eshte teper e varfer, si nje vend ish-komunist me diktator Enver Hoxhen. Jane pikerisht keto rezultatet e nje promovimi jo te duhur turistik, e nje shpenzimi qe nuk sjell te ardhurat e duhura dhe qe do te sillte shume me teper nese Shqiperia do te promovohej ne kanalet e duhura te shperndarjes se informacionit. *) Autorja eshte diplomuar ne Bullgari, ne Universitetin Shteteror te Sofjes “Kliment Ohridski”, Master Shkencor ne Turizem

turizmit kinez

Turizimi është një sektor prioritar i zhvillimit të ekonomisë së vendit, i rritjes së prodhimit dhe zbutjes së varfërisë. Zhvillimi i turizimit do të jetë pjesë e zhvillimittë qëndrueshëm, me potencial të madh rritjeje, por me një avitje të integruar dhe plotësuese ndërsektoriale, që menaxhon burimet në mënyrë të balancuar, gjeneron zhvillim ekonomik dhe garanton punësim. Ne synojmë të vendosim Shqipërinë si një destinacion të preferuar në ofertën mesdhetare të tregjeve ndërkombëtare të turizmit, duke krijuar një imazhi të ri për Shqipërinë turistike, duke shfrytëzuar potenciale dhe burime vendore, duke u fokusuar në atë çka është unike në Shqipëri dhe duke ofruar shërbim në përputhje me standardet ndërkombëtare. Krijimi i një modeli turizmi vjetor të integruar, aktiv dhe social, me fokus në dimensionin kulturoro-natyroro-ekologjik dhe si një kombinim midis turizmit familjar dhe elitar. Hartimin dhe zbatimin e Strategjisë së Turizmit, në përputhje me strategjinë kombëtare të zhvillimit dhe me Planin Kombëtar të Territorit. Realizimin në mënyrë të pandërprerë të një fushate informuese dhe promovuese për imazhin e Shqipërisë turistike. Rol të rëndësishëm do të kenë jo vetëm institucionet publike, por edhe operatorët e industrisë dhe të gjithë agjentët e zhvillimit në vend, përfshirë median, shoqërinë civile, por edhe sistemin e shërbimit diplomatik. Do të formalizojmë dhe standardizojmë tregun e hotelerisë. Do të krijojmë bazën e integruar të informacionit për turizmin, përfshirë operatorët, strukturat dhe sitet turistike dhe do të ndërmarrim një reformë fiskale që synon reduktimin e TVSH-së për operatorët turisitikë. Do të krijojmë një paketë të veçantë turistike Shqipëri-Kosovë-Rajon, si bashkëpunim mes vendeve me popullsi shqiptare dhe fqinjëve në rajon, me qëllim kontributin në zhvillimin ekonomik të integruar. Në përputhje me modelin e Turizmit, do të krijojmë tre programe kyç: Programi për Turizmin Kulturoro-Historik, që fokusohet në zonat e mbrojtura dhe monumentet e kulturës; promovon traditat shqiptare; adreson veçanërisht turizmin e bazuar në ekonomitë familjare dhe biznesin e vogël, në bashkëpunim me operatorët e turizmit elitar. Programi për Eko-Turizëm që ndërton mbi burimet natyrore, përdorimin ekologjik të tyre dhe pajisjen me infrastruktura dhe shërbime bazike, sigurinë e lartë dhe guida të përsosura profesionalisht. Programi për Turizmin Malor dhe Bregdetar, i cili shoqërohet me projekte madhore të investimeve kapitale për infrastrutkura dhe shërbime, veçanërisht afër qendrave të banuara dhe përmes praktikave të partneritetit-publik-privat. Përmes planifikimit rajonal, do të realizojmë dy programe të rëndësishme: Programin e 10 Poleve Turistike të Shqipërisë dhe Programin e fashës rajonale “Korridori i Kaltër”, nga veriu në jug. Për këto programe, në përputhje me Planin Kombëtar, do të hartohen vizione zhvillimi dhe plane të investimeve kapitale; do të krijohen dhe rigjenerohen nyje atraktive, gjeneruese të punësimit, të clusterave të turizmit dhe të aktiviteteve të specializuara. Do të konsolidohen qendrat urbane të fashës dhe të poleve.

Nr 11 TRAVEL 2013

21


udhetimet e pĂŤrgatitura duke u bazuar nĂŤ websitet e ndryshme dhe udhĂŤtojne nĂŤ grupe tĂŤ vegjĂŤl. Mendohet se brenda vitit 2020 shpenzimet qĂŤ do tĂŤ kryejnĂŤ turistĂŤt kinezĂŤ individual do jenĂŤ mĂŤ tĂŤ larta se ato tĂŤ realizuara nga turistĂŤt nĂŤ grupe tĂŤ shoqĂŤruara (Boston Consulting Group). Alfabeti i udhĂŤtimit, tregon disa nga elementĂŤt qĂŤ duhet tĂŤ mbahen parasysh gjatĂŤ kontaktit me grupet turistike kineze: ÇŠ .LQH]HW L MDSLQ VKXP­ U­QG­VL VWDWXVLW W­ W\UH 3­U W­ WUHJXDU kĂŤtĂŤ status njĂŤ pjesĂŤ prej tyre viziton EvropĂŤn) dhe nuk mund tĂŤ rrezikojĂŤ ta humbase atĂŤ. PĂŤr kĂŤtĂŤ arsye: Evitoni t’ju pergjigjeni negativisht para tĂŤ tjerĂŤve, apo nĂŤ rast se ju dorĂŤzjnĂŤ kartvizitĂŤn personale, mos e vendosni atĂŤ direkt nĂŤ xhep pa i hedhur mĂŤ parĂŤ njĂŤ vĂŤshtrim. ÇŠ /LGHUL L JUXSLW NRQVLGHURKHW JMLWKPRQ­ L WLOOH GKH L OLKHW YHQGL kryesor nĂŤ tavolinĂŤ. ÇŠ (YLWRQL DNRPRGLPLQ H W\UH Q­ GKRPD NX S­UIVKLKHW QXPUL (psh.14,24, 34 etj) pasi pĂŤr ta ky numĂŤr simbolizon vdekjen ÇŠ 1XN GXKHW W­ PXQJRMQ­ Q­S­U GKRPD DV LEULN­W PH XM­ W­ ngrohtĂŤ pĂŤr caj dhe as shapkat njĂŤ pĂŤrdorimshe dhe furçat e dhĂŤmbĂŤve. ÇŠ 0XQG W­ W­UKLTQL Y­PHQGMHQ H W\UH GXNH O­Q­ PEUHV­ nĂŤse dhuroni gadget (duke e mbajtur me tĂŤ dyja duart) dhe duke pĂŤrdorur ngjyrĂŤn e kuqe ( psh nĂŤ menu, nĂŤ materialet informuese) dhe asnjĂŤhere tĂŤ bardhĂŤn ( e cila simbolizon zinĂŤ pĂŤr ta). Por duke njohur kĂŤtĂŤ alfabet mund tĂŤ sigurojmĂŤ dhe tĂŤ dhĂŤna tĂŤ tjera: KinezĂŤt janĂŤ njĂŤ popull i apasionuar nĂŤ pĂŤrdorimin e telefonave,teknologjisĂŤ dhe rrjeteve sociale. Kjo mund tĂŤ shfrytĂŤzohet shumĂŤ mirĂŤ nga operatorĂŤt turistikĂŤ duke pĂŤrďŹ tuar dhe duke i ftuar pĂŤr tĂŤ realizuar fotograďŹ apo video kujtim, duke u kĂŤrkuar pĂŤr tĂŤ lĂŤnĂŤ gjurmĂŤ nĂŤ udhĂŤtimin e kryer. Sina weibo pĂŤrfaqĂŤson mĂŤ shumĂŤ se njĂŤ social network, pasi nĂŤ tĂŤ gjen gjithĂŤ informacionin e mundshĂŤm qĂŤ secili prej tyre shpĂŤrndan, pikĂŤrisht pĂŤr tĂŤ forcuar statusin nĂŤ shoqĂŤri. Motori i kĂŤrkimit i tyre Baidu, ndryshe nga Google, nuk lejon tekste jo korrekte dhe i kushton mĂŤ tepĂŤr vĂŤmendje cilĂŤsisĂŤ sĂŤ pĂŤrmbajtjes e sidomos imazheve pozitive. Dhe ku vihet re se: 22

ÇŠ W­ W­ LQWHUYLVWXDUYH N­UNRMQ­ P­QJMHV Q­ VWLOLQ NLQH] ÇŠ N­UNRMQ­ T­ Q­ UHFHSVLRQ W­ KRWHOLW W­ Č?LWHW PDQGDULQ ( gjuha kineze) ÇŠ H W\UH SUHIHURMQ­ T­ JXLGD Q­ T\WHW W­ E­KHW Q­ W­ njĂŤjtĂŤn gjuhĂŤ ÇŠ H W\UH N­UNRMQ­ Q­S­U KRWHOH NDQDOH VDWHOLWRUH NLQH]H Mikpritja ndaj turistĂŤve duhet tĂŤ transmetohet nĂŤ 360 gradĂŤ, jo vetĂŤm nĂŤ hotel por edhe nĂŤ territor. KĂŤrkesa turistike kineze ĂŤshtĂŤ e shpĂŤrndarĂŤ gjatĂŤ gjithĂŤ vitit (kjo si rrjedhojĂŤ e njĂŤ politike tĂŤ realizuar nĂŤ shtetin kinez ku pushimet vjetore ndahen nĂŤ tre periudha tĂŤ ndryshme kohore). KinezĂŤt nuk pĂŤlqejnĂŤ detin por kjo nuk do tĂŤ thotĂŤ se nuk ka shumĂŤ pĂŤr t’u treguar. Lidhjet nostalgjike me vendin tonĂŤ, mund tĂŤ shfrytĂŤzohen shume mirĂŤ prej tour operatorĂŤve. Duhet njĂŤ strategji e cila tĂŤ marrĂŤ parasysh dĂŤshirat e tyre ato tĂŤ shprehura dhe ato tĂŤ pashprehura, prej muzikĂŤs tĂŤ vjetĂŤr, ďŹ lmave, vendeve historike deri tek turizmi historik. Dhe mbi tĂŤ gjitha, larg prej mendimit “ Turisti kinez nuk na nevojitetâ€?. BĂŤn pjesĂŤ nĂŤ alfabetin e udhĂŤrtimit‌dhe pse pĂŤr momentin jo i pari nĂŤ renditjen kombĂŤtare tĂŤ momentit.



ECHO

“National Geographic”

Shqipëria,

ideale për muajt

Shtator- Tetor Revista“National Geographic” këshillon Shqipërinë si destinacionin më të mirë për fundsezonin.

Pushime plazhi në Ballkanin Perëndimor, Riviera Shqiptare Caroline Hickey*

Jugperëndimi jonian i Shqipërisë, të cilin e ndan një udhëtim i shkurtër me traget nga Korfuzi i Greqisë, mbetet ende relativisht i pazbuluar dhe i përballueshëm. Trafiku veror shtohet përgjatë Rivierës, por për momentin, ujërat e ngrohtë e të kaltërt, limanet shkëmbore dhe plazhet me rërë boshatisen në fillim të vjeshtës. 24


Kur të vizitohet: shtator-tetor Si të shkohet : Nga Korfuzi , Greqi

është një lundrim 30-minutësh me tragetet përgjatë Jonit drejt Sarandës, port në jugperëndim të Shqipërisë. Rezervoni një makinë me qira për të shkuar më në jug të Sarandës, në qytetin antik të Butrintit. Pastaj shkoni në veri, përgjatë autostradës dredha-dredha SH8 (rikonstruktuar në vitin 2009), për të vizituar plazhet dhe fshatrat tradicionale mesdhetare, si Lukova, Piqerasi, Himara, Borshi dhe Dhërmia.

Ku të hani e të pini:

Frekuentoni tavernat familjare, ku menytë i mbizotëron mishi i qingjit i pjekur në hell, apo peshku i sapokapur, i gatuar më vaj ulliri vendor. Për të shijuar perëndimin dramatik të diellit mbi Korfuz, bashkëngjituni turistëve (shoqëruar me një gotë rakie të fortë shqiptare) në restorantin e Kalasë së Lëkurësit.

Ku të qëndroni: Hotelet me faqe interneti dhe me staf anglishfolës janë të pakta, prandaj rezervimet paraprake mund të jenë sfidë. Prenotimi online është në dispozicion për hotele moderne me 50 dhoma, si Rrapo’s Resort, pranë Himarës. Për akomodim autentik, në shtëpitë vendase, shikoni tabelat “dhoma plazhi” (dhoma me qira) jashtë hoteleve të vogla apo bujtinave fshatare. Këshillë kulturore: Pasi kaloi pjesën më të madhe të shekullit XX në izolim për shkak të diktatorit stalinist të saj, Shqipëria është e etur për me mirëpritë botën. Turizmi këtu është ende një koncept i ri, megjithatë bëni durim, pak aventurë (veçanërisht kur ngisni makinën), dhe disa shprehje për t’u ambientuar, janë thelbësore.

Çfarë duhet të lexoni para se të shkoni:

“Shqipëria, një udhëzues arkeologjike”, nga Oliver Gilkes (IB Tauris , 2012).

Lidhje të dobishme: Turizmi shqiptar dhe Ballkani Perëndimor, Harta Udhëzuese Gjeoturistike.

Fakte argëtuese:

Ish-diktatori stalinist Enver Hoxha vdiq në vitin 1985 , por shumica e 750.000 ndërtimeve eskimeze – bunkerëve që ai kishte ndërtuar në të gjithë Shqipërinë, mbeten. Megjithëse Hoxha i druhej pushtimit të huaj që nuk ndodhi kurrë, bunkerët (disa edhe në plazhe pranë Jonit), të bërë popullorë nëpërmjet fotove, janë ndalesa për vizitorët e huaj.

Këshillë e stafit: Nëse hezitoni për ta vizituar Shqipërinë, ju sugjerojmë të pajtoni një grup lokal për udhërrëfim. Një nga më të mirët është Auron Tare Expeditions. Stafi do të punojë me ju për të siguruar gjithcka dëshironi në një turne: zhytje, kalërim, shtegëtim në gjurmët e Lord Bajronit, eksplorim i historisë së hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore (në këtë vend të dominuar nga nazistët kishte më shumë hebrenj në fund i luftës sesa përpara saj), apo ckado që t’ju interesojë. *) Menaxhere e projektit, libra udhëtimi Nr 11 TRAVEL 2013

25


USA Today: Pushime të lira?

provoni Shqipërinë Bukuritë e natyrës shqiptare dhe turizmit në Shqipëri kanë zënë hapësirë edhe në një prej gazetave më të mëdha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ''USA Today''. Me titullin, ”Pushime të lira buzë rivierës, provoni Shqipërinë'', autori i artikullit fokusohet te pejsazhi i mrekullueshëm i Shqipërisë dhe ushqimi i freskët. ”Peizazhi është i jashtëzakonshëm dhe mbi të gjitha zona është shumë e lirë, një e dhjeta e kostos që kanë homologet franceze dhe italiane dhe gjysma e kostos të bregdetit kroat”- shkruan autori. Vlerësime shkojnë edhe për Durrësin që e krahason me Nisen dhe Vlorën, Sarandën e Gjirokastrën. Artikulli nuk harron të verë në pah cilësinë jo të mirë të rrugëve dhe për këtë i këshillon lexuesit se ndoshta duhet të presin edhe pak derisa ky problem të zgjidhet, përpara se të vizitojnë Shqipërinë.

Australi, Shqipëria në turin Një agjenci turistike nga Australia nën moton vizitoni "Shpirtin e Ballkanit" përgatit udhëtime në vende të ndryshme ballkanike. Një prej udhëtimeve do të zgjasë 22 ditë dhe gjatë këtyre ditëve pritet që të vizitohen: Kroacia, Bosnja, Mal i Zi, Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria. Duke udhëtuar drejt jugut të Ballkanit, vizitorët nga Australia do të ndalen në Shkup, që është përshkruar si një qytet i lashtë i periudhës Osmane pastaj do të vizitohet liqeni i Ohrit, por këtu do të përjashtohet rruga nga Tetova e Gostivari, shkruan Zhurnal. Destinacioni i fundit do të jetë Shqipëria, e cila përshkruhet si vendi i vetëm në Europë pa McDonald’s. Në Shqipëri do të vizitohen Durrësi, Tirana dhe Kruja. Nga i gjithë ky turne tre javësh nëpër Ballkan, operatorët turistik të Australisë e kanë shmangur Serbinë, të cilën nuk e konsiderojnë atraktive për turistët e tyre. ekonomia 26

“Shpirti i Ballkanit”


SPELEOLOGJI

Shpella e

Kabashit

Gramshi Tours Albania

Për ture në Gramsh, kontaktoni: email: dzaimi@gmail.com Tel: +355 68 20 82 295

Dritan Zaimi

Photo: Fation Plaku ©

Formacioni turistik Kanioni Holtës, Shpella e Kabashit, Tërvol në zonën e Gramshit ndoshta është një ndër zonat me denduri më të madhe atraksionesh turistike në vend ku gërshetohen bukur natyra, kultura dhe aventura me aktivitete të tilla si eksplorim shpellash, ngjitje shkëmbinjësh, eksplorim kanioni dhe ngjitje në rrënojat e kalave në majë të shkëmbinjëve. Një aventurë plot adrenalin në një numër zonash të mbrojturara natyrore si Shpella e Kabashit, Kanioni i Holtës, Karsti i Tervolit, Kalaja e Tervolit, etj. Shpella e Kabashit ndodhet në afërsi të fshatit Kabash, në lartësinë 900 m mbi nivelin e detit. E formuar në shkëmbinjtë gëlqerorë të kretës së sipërmë, është e gjatë rreth 120 m. Ende nuk është eksploruar. Pjesa e njohur formon një labirinth të vërtetë dhe është e mbushur me konkrecione të shumta stalaktite dhe stalagmite me bukuri të rrallë. Ka vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike, biologjike), kulturore, didaktike dhe turistike. Vizitohen duke ndjekur intinerarin Gramsh ose Elbasan – Kabash (Shoqata Didaktike Speleologjike Shkencore Shqiptare, Monumentet e Natyrës në Shqipëri, Korrik 2005). E gjithë zona

përreth përbën një atraksion të pasur turistik ku përveç shpellës në fjalë mund të eksploroni karstin e Tervolit i cili është i përbërë nga gëlqerorët e kretës së sipërme. Në kreshtën e tij të sheshtë është i zhvilluar fuqimisht procesi i karstit, i cili ka formuar një peizazh të mbushur me një mori formash karstike, që u ngjajnë hojeve të bletëve. Në të njëjtën kohë përbën edhe një ekosistem interesant karstik. Ka vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike, biologjike), estetike, didaktike, ekologjike dhe turistike. Kanioni Holtës ndodhet në lumin me të njëjtin emër me shtrirje nga Bardhaj deri në Kabash. Është formuar nga erozioni i lumit në fjalë dhe karsti atje ku ndërpret tërthor kreshtën gëlqerore të kurrizit Kabash-Bardhaj. Është i thellë rreth 100 -150 m; ka gjerësi rreth 15 m dhe gjatësi rreth 3 km. Ka shpate të thepisura të mbushura me shpella karstike. Në të njëjtën kohë përbën edhe një ekosistem interesant karstik. Ka vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike, biologjike), estetike, didaktike, ekologjike dhe turistike. Nr 11 TRAVEL 2013

27


INTERVISTA

Photo: Blue Albania © Kostumi: Tradita Popullore Edlira (kontakt: +355 68 30 99 109) Aksesorët: Souvenir Albania

Elisa Gjerani Flora Xhemani

Dua ta zbuloj

Shqipërinë cep më cep


Ajo është 22 vjeç, ka plotësuar deri tani dy prej ëndrrave të saj (të mbarojë shkollën për gazetari dhe të punojë në televizion) dhe synon të realizojë edhe të tjerat (lista është shumë e gjatë). Dhe nga këmbëngulja që ka, duket se do t’ia dalë. Natyrisht i duhet edhe pak fat, këtë e pranon dhe vetë. Një diplomë gazetarie me dhjetë në universitet shtetëror, nuk është një gjë aq e thjeshtë për t’u arritur por ajo mendon me të drejtë se kjo është vetëm nyja e parë e një litari të gjatë që i duhet të shpleksë për gjithë jetën. Ndonëse i ka qëlluar të punojë me personazhe të njohur të botës së medias, siç është Mustafa Nano apo Rezear Xhaxhiu, pranon se puna e saj më e bukur janë reportazhet, që ka realizuar nëpër Shqipëri, sepse i japin dy mundësi të çmuara; të njohë njerëz jashtë hipokrizisë mediatike dhe të njohë Shqipërinë. Ftesës tonë për të pozuar me kostum popullor, iu përgjigj me shumë dëshirë, madje tha se i kishim plotësuar edhe një ëndërr tjetër, që po kishte mbetur në dorë të saj, do të ishte realizuar shumë më vonë. Nr 11 TRAVEL 2013

29 29


E ke nisur me shumë vrull punën tënde si gazetare dhe duket se nuk ke ndër mend të tërhiqesh kollaj, edhe nëse do të hasësh vështirësi të mëdha. Për një kohë kaq të shkurtër në këtë profesion duket që ke udhëtuar vërtet shumë. Mos e zgjodhe profesionin pikërisht për këtë? -Nuk di ekzaktësisht të them nëse isha unë që e zgjodha këtë profesion, nëse ishte fati që më hodhi në këtë profesion, ligji universal i tërheqjes së atyre gjërave që ëndërrojmë dhe që duam apo një kombinim fuqish i atyre 7 cakrave tona trupore. Di të them që më pëlqen të bërit gazetaren. Më josh pafund ideja që mijëra syresh janë ulur para ekranit me një motiv, i cili je ti (ajo që ti bën). Udhëtimet erdhën gjatë kohës që unë bëja reportazhe, një zhanër i palëvruar më parë dhe as i studiuar teorikisht në fakt, por që me bindje them ia dola me sukses. E dija që gazetari ishte gjithnjë në kërkim të burimit të lajmit, por nuk e kisha menduar këtë zhvendosje gjeografike kaq intensive, të paktën jo për veten, sa nga njëri cep në tjetrin, duke marrë pjesë tek çdo plagë qytetare, duke shkuar madje edhe në vendet e harruara që për shumëkënd nuk ekzistojnë, duke pasqyruar një pjesë të këtyre udhëtimeve që ne i preknim, e që jo gjithkush kishte luksin t'i shikonte. Sa qytete të Shqipërisë nuk ke parë akoma? Pyetje e bukur kjo! Zonën e Malësisë së Madhe dhe të Dibrës e kam ende të paeksploruar,nuk më ka rastisur kurrë të jem. Por i kam premtuar vetes që brenda këtij viti do jenë pjesë të udhëtimeve të mia. Të pëlqen më shumë të udhëtosh për punë apo për qejf? Deri tani si është raporti midis të dyjave? Më pëlqejnë të dyja e pse ta mohoj. çuditërisht udhëtimet që kanë pasur lidhje me punën më kanë shijuar shumë, janë destinacione që jam e bindur nuk do ti ndërmerrja, fshatra të thellë, ku duhet të theksoj që ekziston edhe pamundësia e transportit. Kurse tek pjesa e qejfit janë futur të gjitha ato destinacione që kanë qenë për tu zbuluar e që nuk kanë rezultuar tek lista e udhëtimeve për punë. Raporti anon tek udhëtimet për punë. Kur udhëton në një vend të caktuar, jo për qëllime pune, të shkon mendja për të bërë një material për të gjithsesi, apo thjesht e shijon? 30

Është e pashmangshme. Unë jam në pushime ose udhëtime bashkë me tharmin tim prej gazetareje. Është një ndjesi e bukur që të mban të karikuar edhe pse je i stakuar nga puna, nga informacioni dhe telefonat që bien papushim. Madje në pushimet e verës këtë vit, në Sarandë më bëri përshtypje muzeu i këtij qyteti ku banorët shkonin dhe kontribuonin duke dhuruar objekte të vjetra, të ruajtura me kujdes. Fill pas pushimeve, propozova këtë temë dhe doli një reportazh shumë interesant me temën “Muzeu i dhuratave”. Shijimi i këtyre pushimeve m'u dyfishua. Ke në mendje për momentin udhëtime ëndrrash, udhëtimin e jetës, apo udhëtime të gjata nga ato që kërkojnë shumë kohë dhe para, apo ende s’ke hyrë në këtë fazë? Dua të njoh njëherë Shqipërinë të gjithën, ashtu e bukur dhe e pabukur siç është, pastaj mendoj se ka një moment të dytë për të eksploruar botën. Por udhëtimi i ëndrrave është Japonia, do të doja të ishte i gjatë në kohë dhe i kushtueshëm, për t’a bërë akoma dhe më të paharrueshëm. Deri tani çfarë ke shijuar më shumë, reportazhet në terren, lidhjet direkte në terren, apo të bësh moderatoren në studio? Të gjitha më kanë shijuar. Më kanë shijuar se kanë qenë të shtrira në kohë të ndryshme, të ndara nga njëra-tjetra. Por që të gjitha lenë atë shijen e mirë nga pas, dhe të bëjnë më të fortë për sfidën e radhës. Secila ka pasur emocion në vetvete, por reportazhet të japin një ndjesi ndryshe, aty e ndjen veten vertet gazetar të një kalibri të mirë. Je në terren, përfshihesh nga ngjarja, bëhesh pjesë e rrugëtimit të personazhit, sheh se si zhvillohen situatat dhe më pas në një kohë të dytë, shkon në montazh e nis proçesin tjetër e qep të gjithë këtë panoramë, pasi je ftohur emocionalisht e je më racional, në momentin që transmetohet je vetëm ti dhe përballja e punës tënde që kritikohet ose vlerësohet. Ti ke mbaruar gazetari politike me një messtare shumë të mirë, ke mbrojtur diplomen me 10 dhe ke marrë edhe diploma mirënjohjeje dhe vlerësimi për punë të përkushtuar e të palodhur. Pse kërkon t’i hysh punës së vështirë të reportazheve e udhëtimeve? Ndoshta ngaqë gazetarët e vjetër i kanë lënë pas dore ato, kjo ndoshta vjen prej relaksimit që fal ajo tryezë e drejtimit të programit në studio duke mos ditur edhe vlerat e vërteta të gazetarit në terren. Një arsye tjetër është se aty në reportazhe ti kalitesh e teston veten. Është punë e vështirë dhe jo e mirëpaguar por të fal shumë kënaqësi dhe ti je një hap para të tjerëve, por për të bërë reportazhe duhet energji dhe përvojë. Media shqiptare duhet ta integrojë më shumë këtë zhanër ashtu siç kanë bërë fundja edhe kanalet ndërkombëtare.


Pas tre vjetësh në Ora News, shkon në News 24, me Xhaxhiun, një gazetar me shumë përvojë mbi supe. E ndjen veten të privilegjuar apo të eklipsuar? Gjithnjë kam pasur fatin të punoj me emra të dëgjuar dhe profesionistë të fushës së gazetarisë . Dhe gjithnjë jam ndjerë e privilegjuar. Kam përshtypjen se është çështje fati puna me Xhaxhiun, por mësoj shumë. Ai është realisht një shkollë më vete, ku ndjesia e privilegjimit është shumë e theksuar. Nëse nuk do të kishe patur fatin të ishe pjesë e botës së televizionit, ku do të doje të ishe? Një miku im më thotë: “Elisa, televizioni është një ndër gjërat më të mira që ke bërë në jetë. Mendoj se më shkon ky profesion dhe nga ana tjetër s'e shikoj veten diku tjetër, por më ka pëlqyer gjithnjë aktrimi, pse jo një aktore jo shumë larg televizionit. Udhëtimet të pëlqejnë në grup, me të dashurin apo me familjen? Secila nga këto zgjedhje ka të bukurën dhe veçantinë e saj. Më pëlqejnë më së shumti pushimet në grup se ka një lloj shkëmbimi infomacioni e eksperiencash interesante. Bën më shumë qejf. Teknologjia ia ka hequr apo ia ka shtuar bukurinë udhëtimeve? Padiskutim që ja ka shtuar. Më pëlqen që gjatë udhëtimeve të fotografoj sekuenca jete, portrete njerëzish, peisazhe natyrore etj. Me teknologjinë ne jemi tanimë më të abdetuar se ku ka shkuar njëri apo tjetri, (kjo edhe midis kolegëve)lidhur kjo edhe me padurimën tonë për të publikuar foto në rrjetet tona sociale. Më thuaj pesë qytetet e Shqipërisë që të pëlqejnë më shumë dhe pse. Është shumë e vështirë të bëj nje Top Listë. Të parin do veçoja Elbasanin, i cili për ndonjërin mund të jetë vetëm qyteti i Ditës së Verës e Ballokumeve, por për mua është vendlindja ime, aty ku kam kaluar një pjesë të mirë të jetës, e që më duket vërtet i bukur. Qyteti i dytë është Gjirokastra. Më pëlqen pafund kalaja madhështore e këtij qyteti dhe çdo rrugicë e tij, gjithashtu njerëzit që nuk ishin aq kurnacë siç thuhet. Beratin do ta veçoja për kulturën, traditën dhe mirësjelljen qytetare. Tropoja për bukuritë e shumta natyrore. Dhe i fundit por jo më pak i rëndësishëm Pogradecin, për qetësinë që të fal liqeri i Lasgushit dhe për bujarinë e pogradecarëve. Është një skutë shumë e mirë fshehjeje kur do vërtët të jesh larg dritave e zhurmave të kryeqytetit. Po nga bota? Për të qenë e sinqertë impenjimet e mia shkollore dhe të punës nuk ma kanë mundësuar luksin e shumë udhëtimeve në botë, gjë që shpresoj se do të përmirësohet këtë vit. (Qesh) Por vendet që më kanë pëlqyer më shumë janë fillimisht vendet fqinje: Mali i Zi, Maqedonia e Kosova. Më kanë pëlqyer gjithashtu Roma e Athina. Udhëtimet më të afërta që ke planifikuar? Brukseli është një ndër destinacionet e listës time të stërgjatë. Kurse vitin e ri jam shumë kurioze të shoh se si e feston Rusia.

Nr 10 TRAVEL 2013

31


TRADITA Robert Elsie, Ura e Mesit, Shkodër

Roland Tasho vesh të huajt me kostume shqiptare Ai është një fotograf i vjetër tashmë, e, thënë këtë, nuk i referohemi moshës së tij por viteve të gjata të profesionit. Një fotograf natyrisht është i prirur të kapë detaje që të tjerët nuk i shohin dot me të parën, ose të sjellë në vëmendje të njerëzve pamje të pazakonta të cilësdo pjesë të botës. Tasho e ka bërë me kohë këtë gjë, mjaft t’i hedhësh një sy galerisë së tij për ta kuptuar. Por nisma që tashmë e ka kapërcyer dekadën, është vërtet nga ato lloj që nuk mund të mjaftohesh thjesht duke e quajtur interesante, por një gjetje e rrallë, që nuk besojmë se do përsëritet dy herë me këtë lloj qasjeje. Të veshësh me kostume kombëtare figura të huaja, që kanë spikatur me personalitetin o punën e tyre në Shqipëri, do të thotë ta vendosësh Shqipërinë mu në sy të botës, natyrisht për mirë, duke bërë ndoshta atë efekt që nuk e bëjnë shumë panaire turizmi të marra së bashku e ku shpenzohen qindra mijëra euro. Është një punë voluminoze, që ka filluar në vitet dymijë e që Tasho ende nuk ka vendosur t’i japë fund, në përpjekje të vazhdueshme për të shtuar listën e personaliteteve, niveli i të cilëve ngrihet gjithnjë e më shumë. Ndoshta, ku i dihet, një ditë ai mund të veshë me kostum kombëtar edhe presidentin e Shteteve të Bashkuara? Ndërkohë që shijojmë disa prej punëve të tij, le t’i urojmë fat. 32

Anouck Durand

Tasho, i veshur me kostum kombëtar, gjatë një seti fotografik


Carola Müller-Holtkemper, si Shote Galica

Thierry Beaugendre, Francë

Petra CONTI

Ettore Sequi

Unë gjithmonë kam menduar se kostumet tradicionale janë ndër pasuritë më të vlefshme që Shqipëria ka trashëguar gjatë shekujve. Ngacmimi im i parë i “Të huajt me veshje shqiptare”, ka qenë Lord Bajroni. Piktura e Poetit të madh të Romantizmit, i veshur me kostumin shqiptar, është një nga nderimet më të mëdha, që i janë bërë njohjes shqiptare, nga ana etnografike. Pse jo dhe imazhit të vendit, atë që sot përpiqemi me aq shumë mund për ta nxjerrë në pah. Nga këtu nisi rrugëtimin dhe tema ime. Në aparatin tim që nga viti 2000 ku ka fillesën dhe ky projekt kam fokusuar të huaj të shumtë, të cilët kanë pozuar me kostumin shqiptar të traditës popullore.. Në të gjithë shkrepjet, të cilat kam fokusuar, më shumë sesa pozimin kam ndjerë dashurinë e tyre për kostumin. Në një farë mënyre, gjeografia e veshjeve, që kanë përdorur të huajt në Shqipëri, rrok një pjesë të konsiderueshme të trashëgimisë shqiptare.

Shënim: Veshjet popullore që Roland Tasho përdor për të fotografuar të huajt, janë pjesë e koleksionit të tij personal, ndër më të pasurit në Shqipëri. Edhe ju mund t'i përdorni këto veshje nëse keni dëshirë të realizoni një set fotosh me kostum popullor Nr 11 TRAVEL 2013

33 33


! j Ri k t h a u e j m ë b u z ë q e sh j e n t Ortodoncime meaparate aparatefikse fiksedhe dhetë tëlëvizshme, lëvizshme,me memjekë mjekëtë tëspecializuar specializuartë tëfushës fushës Ortodonci Mbi20 20vjet vjeteksperiencë eksperiencëne neImplantologji Implantologjiorale orale Mbi (metodame memjellje mjelljetë tëdhëmbëve) dhëmbëve) (metoda Tëgjitha gjithashërbimet shërbimetdentare dentareme memateriale materialecilësore cilësoredhe dhejetëgjata jetëgjata Të

Adresa:Rruga Rruga"Muhamet "MuhametGjollesha" Gjollesha"nr nr81, 81,Tiranë, Tiranë,Albania Albania Adresa: Tel.1:+355 +355442258 2258429; 429;Tel. Tel.2: 2:+355 +355442249 2249494 494 Tel.1: email:almirogurakuqi@hotmail.com; almirogurakuqi@hotmail.com;www.toti-gurakuqi.al www.toti-gurakuqi.al email: 34


GALLERY

LIBERALIZMI NË GKA Bajram Mata

Ermir Hoxha Periudha e Liberalizmit është një nga periudhat më interesante të artit shqiptar. E prezantuar në GKA, ajo përbën një ishull për shpirtin e lirë krijues. Bëhet fjalë për vitet '69-'73, një periudhë e shkurtër entuziasmi; një dritare e përkohshme e hapur për shpirtin e lirë krijues. Për një çast u mendua se gjithçka ishte e mundur, vigjilenca po binte, Europa ishte prapë afër, ndërsa për artistët pamorë eksperimentimi mbi “izmat” ishte përveçse i mundshëm edhe i përkrahur. Një nga rastet e veçanta është ai i Bajram Matës, i cili në këtë periudhë realizoi disa nga krijimet e tij më të mira. Në një kërkim personal mbi formën, qysh në vitin 1969, Mata nis të shpalosë tendencën e tij për evidentimin e ngjyrës. Këtë e realizoi sidomos në tablotë “Valle dibrane” dhe “Dasëm në fshat”, ku

perceptimi artistik i asaj që po ndodh, duket sikur reduktohet thjesht në përçimin e ndjesisë së plotnisë. Ajo që paraqet artisti nga çka ai sheh, është vetëm një miks ngjyrash e linjash, ku ekspresiviteti kromatik kap kulmin. Zhduken tiparet e portreteve, linjat ndarëse të turmave e ndërtesave. E kuqja flakaritëse shpërndahet ngado si shenjë identiteti e veshjeve karakteristike, ndërsa turma e elektrizuar duket sikur jeton një ditë të gjatë sa një jetë. Me eko nga vepra e J. Ensor a E. Nolde, ekspresiviteti primitiv dhe i vrazhdë i artistit shqiptar, do të zhdukej si me magji, pas vitit ’73. Do të zëvendësohej me partizanë e me disa peizazhe të ftohtë - produkt i transferimit të detyruar dhe mbylljes në provincën veriore, ku shpirti i një artisti kaq të dashuruar pas ngjyrës dhe formës, do të shuhej pak nga pak në dramën e vet. Nr 11 TRAVEL 2013

35 35


KRONIKA

Festa e Birrës në Korçë Mbyllet në mënyrë madhështore Festa e Birrës në qytetin e Korçës. Mijëra të pranishëm kanë konfirmuar këtë fakt, duke qëndruar zgjuar deri në agim, në atmosferën festive. Jo vetëm qytetarë të thjeshtë nga Shqipëria dhe mbarë bota, por të gjithë diplomatët e akredituar me misione në Tiranë kanë qenë pjesë e festës gjigante që përmbylli mbrëmë natën finale të saj. Për 4 net rresht birra është derdhur lumë në këtë festë tradicionale tashmë për qytetin e serenatave. Jo vetëm organizatorët e festës, por dhe shijuesit e saj kanë pohuar njëzëri se qyteti dhe festa lidhen ngushtë me emrin e “Birra Korça”. Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe, kur mijëra gota, me birrë bionde dhe të zezë, kanë tërhequr dhjetëra mijëra persona. Mësohet se deri në mesnatën e mbrëmjes së fundit ishin konsumuar mbi 120 mijë gota me birrë. Festa e Birrës i ka kaluar pritshmëritë e saj në çdo aspekt.Pa dyshim që 'Birra Korça', e cila është edhe birra simbol e qytetit dhe e gjithë festës ka korrur suksesin më të madh", tha Sofjola Kotelli, drejtoresha e turizmit në bashki. Festa ka vijuar gjatë ndërsa gotat dhe fuçitë e zbrazura flisnin qartazi për një numër rekord konsumi të "Birrës Korça". Mbi 50 mijë pjesëmarrës të ardhur nga rrethe të ndryshme por edhe nga përtej kufirit, si Gjermania, Holanda, Italia, Anglia, kanë qenë protagonistët e festës, të cilët kanë festuar bashkë me këngëtarët dhe artistët e shumtë të ftuar në festë. Në natën e saj të fundit festa është nderuar me pjesëmarrjen e kitaristit të grupit të famshëm "Guns N Roses", Ron Thal Bumblefoot, që është konsideruar edhe si supriza e festës. 36


Festivali i filmit Ballkanik dhe kulinarisë Pogradec Kroacia rrëmben çmimin e parë në edicionin e tretë të festivalit të filmit Ballkanik dhe kulinarisë, i cili u zhvillua për 5 ditë me radhë në qytetin e Pogradecit. Kroacia u shpall fituese për filmin më të mirë të këtij viti, ndërsa u ndoq nga Kosova e cila u vlerësua për filmin më të mirë me metrazh të shkurtër, si dhe Maqedonia për filmin më të mirë dokumetar. Organizatorë të këtij festivali, aktorë, por edhe përfaqësues vendorë e kanë vlerësuar këtë festival, jo vetëm për cilësinë e prurjeve artistike, por edhe për ndikimin e tij tek turizmi. Të tillë ishin Mirush Kabashi, kryetari i bashkisë Artan Shkëmbi, regjizori Enver Petrovski, skenaristi Naser etj. Në këtë edicion morën pjesë 50 filma të zhanreve të ndryshme dhe konkuruan 10 shtete ballkanike. Kjo është hera e tretë që qyteti liqenor mirëpret këtë eveniment i cili përveç filmave, ka ofruar për pjesëmarrësit edhe kuzhinë tradicionale.

Festivali i Verës dhe Rrushit, Rahovec E mbështetur nga Shoqata e Turizmit Alternativ të Kosovës (SHTAK), Komuna e Rahovecit edhe sivjet organizoi festën tradicionale, në datat 7-9 Shtator, ku gjatë këtyre ditëve pati manifestime të ndryshme, që shenjuan këtë ngjarje. Në këtë estival përveç degustimit të rrushit dhe të verës pati edhe aktivitete të shumta kulturore si: shfaqje të ndryshme teatrale, koncerte me artistë vendorë, po ashtu rëndësi e kësaj ngjarje ishte edhe sivjet përzgjedhja e mbretëreshës së rrushit, aktivitet të cilin e ka karakterizuar qysh prej fillimit të këtij manifestimi.

Anulohet Ligji i importit të mbetjeve Nuk ka kaluar shumë kohë nga betimi i qeverisë së re para presidentit të republikës dhe Edi Rama ka mbledhur kabinetin për të zhvilluar mbledhjen e tij të parë. Në tridhjetë minutat e kësaj mbledhjeje dolën në dritë tre vendime që për nga rëndësia konsiderohen të tre të rëndësishëm. Por njëri prej tyre, përfshin një argument të shumëdiskutuar jo vetëm në media por

edhe në shoqërinë civile. Ligji për importin e plehrave ishte një ligj i kontestuar fort nga shoqëria civile, e cila arriti të mblidhte më shumë se pesëdhjetëmijë firmat e domosdoshme për një referendum, duke i shoqëruar ato edhe me kartat e identitetit të çdo firmëtari. Presidenti i republikës Nishani, kishte miratuar mbajtjen e këtij referendum në tetor të këtij viti por me gjasë ky referendum nuk do të jetë i nevojshëm për shkak të vendimit të qeverisë Rama. Ndalimi i mportit të mbetjeve pritet të ketë ndikim mjaft pozitiv në ambient, e për pasojë edhe në turizëm.

Panairi u zhvillua në datat 27, 28 dhe 29 shtator 2013

Individi mes interesit dhe vlerave.

Qyteti im pa makina 22 Shtator 2013. Në kuadër të ditës botërore pa makina, edhe në disa qytete të Shqipërisë, u zhvilluan veprimtari të shumta me moton “qyteti im pa makina”. Në Tiranë, Shkodër e Pogradec, aktivistë të shoqërsië civile, bashkitë e qyteteve dhe lëvizja Ecovolis, ndihmuar prej shumë personalitetesh të huaja dhe ambasadorësh, akredituar në Tiranë dhe qytetet kryesore të Shqipërisë, dolën nëpër rrugët e qyteteve me biçikleta, për të nxitur qytetarët të linin vetëm për një ditë makinat e tyre dhe të lëviznin në këmbë ose me biçikletë. Në Tiranë bashkia k premtuar se do të hapë korsi të reja biçikletash, duke përuruar ndërkohë disa të tilla në rrugën e Elbasanit dhe në qendër. Lëvizjet ekologjiste janë një nismë në rritje e aktivistëve të shoqërisë civile por ato ende nuk po bëjnë efektin e duhur tek publiku.

Fondacioni “Tradita popullore Edlira” është një aktivitet që tashmë njihet për përçimin e vlerave të traditës popullore, jo vetëm në veshje të të gjitha trevave shqiptare por edhe në përcjelljen e tyre nëpër botë me aktivitete të shumta. Në aktivitetin e organizuar për Javën e Komunës Kashar, që u zhvillua në datat 19-22 shtator Tradita Popullore Edlira realizoi panairin e radhës, me të gjitha punimet artizanale të grave të Komunës Kashar. Drejtuesja e këtij fonacioni, Edlira Sulaj, ka vite që jep një kontribut të jashtëzakonshëm në këtë punë të vështirë, e cila nuk shkon paralel me prurjet financiare. Pikërisht për këtë arsye dhe për kontributin në komunitet dhe nxitjen e artizanit, asaj iu dha Titulli "Njeriu i Vitit" nga Kryetari i Komunës Kashar, Besnik Fuçia. Nuk është hera e parë që fondacioni vlerësohet me çmime mirënjohjeje por ky çmim do të thotë shumë, sepse jepet nën motivacionin e vënies së vlerave në plan të parë, dhe jo interesin personal. Kjo është përshtypja e drejtueses së këtij fondacioni, e cila me rastin e marrjes së çmimit, mbajti edhe një fjalë, në simpoziumin e organizuar gjatë javës së festimeve, simpozium i titulluar pikërisht “Individi mes interesit dhe vlerave”.

Panairi Kombëtar i Artizanatit është bërë një nga eventet e përvitshme kulturore më të rëndësishme në qytetin e Gjirokastrës, duke u kthyer tashmë në një manifestim të fuqishëm të artit dhe traditës popullore mbarëkombetare shqiptare. Tashmë i mirorganizuar dhe plot risi, panairi shpalosi aktivitete si "Nga një Panair në tjetrin", "Një paradë kostumesh popullore”, "Gruaja, Sipërmarrja, Mjedisi" , Shpallja e fituesve të Panairit, dmth e punës më të bukur artizanale, etj. Këto, ishin vetëm disa nga aktivitetet e organizuara, porpati edhe plot surpriza që e bënë më të bukur festën. 37


Pjesëmarrje rajonale në JATA-TABIHAKU. Pjesëmarrje rajonale në JATA-TABIHAKU. Në kuadrin e nismës së TPNM – Promovimit të Turizmit në Tregjet e Reja (Tourism Promotion to New Markets), bashkëpunëtorët shqiptarë: Rajoni i Vlorës dhe Shoqata e Turizmit Shqiptar – ATA morën pjesë në panairin ndërkombëtar të turizmit JATA – TABIHAKU 2013 që u mbajt në Tokio në datat 12 – 15/9/2013, ku kishte më shumë se 120,000 pjesmarrës. Ky panair është ndër më të mëdhenjtë e Azisë me mbi 1,000 stenda dhe mbi 150 vende apo rajone pjesëmarrëse. Promovimi i Turizmit të Tregjeve të Reja (TPMN) është një inisiativë ndër kufitare e bashkëfinancuar nga programi IPA CBC (Greqi – Shqipëri) dhe misioni i tij është promovimi i turizmit në rajonin e Vlorës, ishullit të Korfuzit dhe rajonit të Epirit të Greqisë si një destinacion i përbashkët turistik për tërheqjen e turistëve në këto rajone. Platforma e projektit, e cila gjendet në faqen e internetit www.corale.eu, u prezantua në panair dhe në takime dhe pati një interes të dukshëm në publikun Japonez

dhe në media. Katër broshura të Agjensisë Kombëtare të Turizmit (AKT) të përgatitura në gjuhën Japoneze nga bashkëpunimi I JICA dhe Ambasadës Shqiptare në Tokio ishin ndërmjet materialeve të shtypura që u shpërndanë për operatorët turistikë dhe vizitorët e panairit. Ambasadori Sh.T.Z. Dr. Bujar Dida mikpriti një takim të përbashkët pune në mjediset e Ambasadës grupin e TPMN dhe atij të Kosovës ku pjesëmarrësit vijuan diskutimet e mëtejshme për bashkëpunimin rajonal ndërkufitar. Delegacioni i Kosovës kryesohej nga Ambasadori SH.T.Z. Ahmet Shala ndërsa grupi i TPMN kryesohej nga Drejtori Ekzekutiv Zj. Matilda Naço dhe Z. Nikos Petropoulos. Rajoni i Vlorës kryesohej nga Z. Anesti Dhimojani, Kryetar i Këshillit Rajonal të Vlorës. Pjesmarrësit, që në të njëjtën kohë përfaqësonin edhe shoqatat e turizmit të Shqipërisë, Greqisë dhe Kosovës ranë dakord për të zhvilluar bashkëpunimin rajonal më tej dhe për të parë mundësinë e prezantimeve të përbashkëta rajonale. 38


Ardian

TRAVEL - PERSONAZH

Fezollari Mjeshtri

i fotopeisazhit

shqiptar Ilirjan Gjika

Të gjithë e njohin për mjeshtër të fotografisë artistike. Dhe me të drejtë. Ai tashmë nuk është vetëm një figurë e njohur publike por edhe një pjesëmarrës në edicionet e shumë konkurseve kombëtare e ndëkombëtare të fotografisë artistike. Ndërkohë që me dhjetra punë të dala nga dora e mjeshtrit pogradecar janë ekspozuar përveç Shqipërisë edhe në Maqedoninë fqinje, Kosovë, Bullgari, Rumani, Austri, Danimarkë, Egjipt, e deri në Japoninë e largët. Fotot e Ardian Fezollarit i gjen në kartolina turistike, postera, libra dhe botime te ndryshme, albume familjarë apo çiftesh të sapomartuar. Gjithashtu duke nisur që nga viti 2000 e në vijim, ai ka botuar edhe kalendarë lidhur me trashëgiminë kulturore, si në fushat e etnografisë, arkeologjisë dhe kishave të periudhës bizantine. Por Ardi siç e thërrasin të gjithë, ka botuar edhe një album fotografik të titulluar ‘’Landscape-Peisazhe’’, me foto kushtuar liqenit të Ohrit, një prej temave të tij më të preferuara. Kësaj liste mund ti shtonim edhe shumë hollësi të tjera sepse në fushën e fotopejsazhit dhe fototrashëgimnisë, Fezollari ka shumë atribute dhe kontribute, por shumë pak njerëz e dinë që fotografi i njohur në profesionin e mirëfilltë është oficer policie. Ndërkohë që në rininë e tij, ai ka patur si pasion basketbollin. Për shumë vite ka luajtur duke mbrojtur ngjyrat e skuadrës së qytetit të tij Pogradecit, ndërsa më vonë në vitet 1980, ka luajtur edhe për skuadrat më të njohura të ktij sporti në Shqipëri, Partizanin dhe Dinamon . Por cili është Ardian Fezollari, i parë tashmë jashtë fokusit të aparatit fotografik? Lindur në Pogradec në 27 mars të vitit 1968, ai është diplomuar në Akademinë e Policisë. I specializuar në një fushë të veçantë si Kriminalistika, aktualisht ai punon si oficer policie në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Korçë. Ndërsa fotografinë artistike e ka pasion të vjetër dhe vetëm diku rreth vitit 1994 nisi t’i kushtohet seriozisht. Kështu, pas disa vitesh erdhi edhe ekspozita e parë, e cila daton pikërisht në vitin 1996 në VEVE Group Buissnes Center-Tirana. Ndërkohë që në vitin 2000 nderohet edhe me çmimin e tretë nga

Angjencia Kombëtare e Turizmit, gjatë një konkursi të organizuar lidhur me turizmin shqiptar. Ndërsa që nga viti 2003 është pjesëmarrës në të gjitha eventet e organizuara në vend lidhur me fotografinë artistike si në konkursiet Marubi, Fokus, Gjon Mili, etj. Aktualisht po punon për një album me foto nga rrethi i Pogradecit. Si të gjithë artistët e shumtë të Pogradecit edhe Ardian Fezollari nuk i shpëtoi dot ngasjes ndaj të bukurës, që natyra ia ka dhënë shumë dorëlëshuar këtij qyteti. Të gjitha vendet piktoreske dhe të bukura lindin artistë të mirëfilltë, thotë diku një estet i njohur. Kësaj kaste iu bashkua dikur edhe Fezollari për tu bërë sot një nga fotografët më të njohur shqiptarë dhe më i shquari ndër ta në gjininë e fotopeisazhit. Ndërkohë që ‘’Magjia e Liqerit’’ do të ishte ajo që do ta dehte më shumë se të tjerat, ashtu siç kishte bërë më parë edhe me bashkëqytetarët e tij, si poetin Lasgush, prozatorin Kutel, apo mjeshtrat e penelit si Tason, Skënder Lakon, Vangjo Vasilin apo Gentian Zekën . Por ndryshe nga të tjerët Ardiani do ta “skaliste” atë, aq të bukur sa ç’është, me fokusin e aparatit të tij. Megjithëse sot ai ruan në arkivin e tij me mijëra shkrepje të objektivave të ndryshëm, gjithsesi në epiqendër të tyre mbetet përsëri ai, Liqeri, së bashku me malin e Thatë, Volorekën, Linin, varkat, njerëzit dhe pulëbardhat… “Ai më josh gjithnjë e më tepër”, tregon Fezollari për të, sepse mbi të gjitha për syrin tim prej artisti ka lindjen më të bukur të diellit’’. Ndërsa një nga njohësit më të mirë të tij, kritiku, Luan Topçiu me të drejtë i ka quajtur këto foto, si ‘’Albumi i Liqenit dhe i Dritës’’. Pra, ky është të dashur miq, Ardian Fezollari, artisti i shijeve të kultivuara që nuk ndalet këtu, por me aparatin në krahë vrapon drejt objektivave dhe sfidave të reja.

Nr 11 TRAVEL 2013

39 39


EVENTS CALENDAR

Kalendari kombëtar i festave dhe eventeve

Ngjarje të shënuara historike e kulturore, festa fetare, popullore, festa zyrtare e ditë të shënuara ndërkombëtare që celebrohen nga shqiptarët në Ballkan KUR

ÇFARË

KU

1-2 Janar Festa e Vitit të Ri AL KS MK MNE 1 janar Dita e Shën Vasilit AL KS MK MNE 6 Janar Uji i Bekuar AL MK MNE 7 Janar Krishtlindjet ortodokse AL MK MNE 18 janar Festa e Shën Thanasit Gjirokastër AL 27 janar Përkujtimi i viktimave të Holokaustit OKB Janar Manifestimi Flaka e Janarit Gjilan KS 3 shkurt Dita e Shën Vllasi AL KS MK MNE 6 Shkurt Karnevali i Koreve Tuz MNE 12 Shkurt Variete “Show Mix” me humor dhe muzikë të zgjedhur Korçë AL 14 Shkurt Nata e parë e Mirë –Regaib (ditelindja e profetit Muhamed a.s) AL KS MK MNE 14 Shkurt Shën Valentini AL KS MK MNE 17 Shkurt Dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës KS 20 shkurt Dita Botërore e drejtësisë sociale OKB 21 shkurt Dita Botërore e Gjuhës Amtare OKB Shkurt Karnavalet Shkodër AL 4 Mars Përvjetori i Besëlidhjes së Lezhës Lezhë AL 6 Mars Dita e fëmijëve Tuz MNE 6 Mars Dita e Veteranëve KS 7 Mars Dita e Mësuesit AL 10 mars Dyzet Martirët e Sebastias AL KS MK MNE Premiera e Ansamblit “ Myzeqeja” – Dasma myzeqare Fier AL 13 mars 14 Mars Kënga Qytetare Fier AL 14 Mars Dita e Verës AL 14 Mars Dita e Verës dhe e Karnavaleve Berat AL 18 mars Festa e Mashkullores Gjirokastër AL 21 mars Dita Botërore e Eliminimit të Diskriminimit Racor OKB 21-25 mars Gjakova Film Festival 2012 Gjakovë KS 22 mars Dita e Sulltan Nevruzit AL KS MK MNE 25 mars Festa Zonja Nunciatë AL KS MK MNE Mars FFTK i këngës Popullore mbarëkombëtare Elbasan AL Mars Manifestimi Epopeja e Dukagjinit KS Mars DAM Festival-festival muzike Prishtinë KS Mars Kampionati Kombëtar në Kyorogi Prishtinë KS Mars Manifestimi"Avancime në Kulturë” KS 1 prill Dita e Rrenave AL 2 prill Dita e Hithrave Korçë AL 2 Prill Dita e Komunës së Ulqinit MNE 2 Prill Dita botërore e librit për fëmijë AL KS MK MNE 3 prill Dita e Gurëve AL Tiranë 7 prill Dita Botërore të Shëndetësisë OKB 7 Prill Dita e rezistencës ndaj fashizmit Durrës AL 8 Prill Dita ndërkombëtare e romëve AL KS MK MNE Dita ndërk. e Monumenteve & Siteve Arkeologjike AL KS MK MNE 8 prill 9 Prill Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës KS 18 Prill Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Siteve Arkeologjike Berat AL Prill Koncert “Çelisimo” Korçë AL 20 Prill Dita botërore e librit për të rritur AL KS MK MNE 20 - 22 prill Festivali i këngës popullore për fëmijë “ Cicërima folklorike” Fier AL 22 Prill Dita e tokës Korçë AL 23 Prill Dita Boërore e Librit AL KS MK MNE 23 prill Dita Botërore e Librit dhe e Copyright-it OKB 23 Prill Dita e Shën Gjergjit Durrës KS 24 Prill Pashkët AL KS MK MNE 26 prill Zonja e Këshillit të Mirë AL KS MK MNE

40

KUR

ÇFARË

KU

28-29 Prilli Festa e Midhjes Sarandë AL 29-30 Prill Koncert Nata e Bardhe Lezhë AL 30 Prill çelja e Sezonit Turistik Sarandë AL 30 Prill Lojrat Pranverore KS prilll Festa e Vangjelizmoit Pogon Gjirokastër AL Prill Panairi i Poçerise Korçë AL Prill Kampionati Kombëtar-Poomse KS Prill Panairi i librit Fier AL Prill Zëri i Vëllazërisë Pejë, Istog, Deçan KS Prill Eksod ’99, pelegrinazh i kosovarëve Kukës AL 1 Maj Dita Ndërkombëtare e Punës AL KS MK MNE 1 Maj Rafting Day in Berat - Rafting në lumin Osum Berat AL 1 maj Ngjyrat e qytetit tim” koncert në Apoloni Fier AL 3 Maj Dita Botërore e Lirisë së Shtypit OKB 5 Maj Dita e dëshmorëve AL 6 Maj Dita e Goranëve KS 6 maj Dita e Shën Gjergjit AL KS MK MNE 6 Maj Dita e Luleve + Serenata Shkodrane Shkodër AL 9-10 maj Panairi Rajonal i Agrobiznesit Berat AL 6 Maj Dita e Shën Gjergjit Lezhë AL 9 Maj Dita e Evropës AL KS MK MNE 10-11 maj, Festa e çeljes së sezonit turist Sarandë AL 14 maj Sofra Ilire Fier AL 14 Maj Hapja e sezonit Turistik Durrës AL 17 maj Dita Botërore e Informacionit OKB 21 maj Dita Botërore e Diversitetit Kulturor OKB 24 Maj Dita e Shën Qirilit dhe Metodit MK 26-29 Maj Shqipëria është Kulturë Apolloni, Fier AL 26-30 Maj Pranvera në Anë të Malit Ulqin MNE 26-30 Maj Tryezë e rrumbullakët “Mundësitë e zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm në Anë të Malit“ Ulqin MNE 28 maj 2 qershor Festivali i Aktrimit “ Apollon 2012” Fier AL Maj Festivali Europian i Koreve Korçë AL Maj Albania Open Vlorë AL Maj Konkursi Ndërkombëtar i Fotografisë “Sotir” Korçë AL Maj Festivali Ndërkomb. i Muzikës Bashkëkohore PrishtinëKS Maj Festival i Jazz Tiranë AL Maj Cërvica Bashkë Kërçovë MK Maj Hapja e Sezonit Turistik Pogradec AL Maj Panairi i librit Dibër MK Maj Panairi i librit shqip Kumanovë MK Maj Konkursi Poeteka Berat AL Maj Panairi i librit Kërçovë MK Maj Maratona Rinore Elbasan AL Maj Panairi Rajonal i Bujqësisë Berat AL Maj Fest Berat Berat AL 1 Qershor Dita e Fëmijëve AL 1 qershor Mbyllja e Pashkës AL KS MK MNE 1-5 Qershor Albania Open Gjirokastër AL 1 Qershor Festojmë së bashku 1 Qershorin Korçë AL 2 Qershor Karnavalet e Korçës Korçë AL 2 Qershor Festivali Ndërkombëtar i Karnavaleve Korçë AL 2 qershor Nata e dytë e Mirë - Riraxh AL KS MK MNE 2 qershor Ngjitja e Zotit Krisht në qiell AL KS MK MNE 3-8 Qershor Panairi i Librit të Prishtinës Prishtinë KS 4 Qeshor Hapja e Sezonit Turistik Berat AL 4-5 Qershor 40 Bunar Fest Prizren KS 4-11 Qershor Rally Albania AL


29 Shtatori, Dita Kombëtare e Trashëgimisë na fton të reflektojmë dhe të mendojmë më shumë për vlerat e trashëgimisë sonë kulturore, materiale por dhe shpirtërore. Një mision i posaçëm me përfaqësues të Europa Nostra dhe të Bankes Europiane për Zhvillim do të vizitojnë Amfietatrin e Durrësit në datat 8-9 Tetor 2013, në kuadër të projektit për kthimin e tij në identitet. Photo: ADCT ©

KUR

ÇFARË

KU

5 qershor Dita e Etërve Sinodi I Ekumenik AL KS MK MNE 12 Qershor Dita e Paqes KS 12 qershor Pentikostia / Rrëshajët AL KS MK MNE 12 qershor Dita e Shën Onufrit AL KS MK MNE 12-13 Qershor Freedom Festival Prishtinë KS 13 Qershor Dita e të gjithë shenjëtorëve MK 13 qershor Dita e Shpirtit të Shenjtë AL KS MK MNE 13 Qershor Dita e Shën Andonit (Shna Ndout) Laç AL Fier AL 14-16 Qershor Fst.i 5 – të Ndër. i polifonisë “Bylis 2012” shoqata “ polifonia shqiptare” 16-23 Qershor Fest. Ndërk. i Teatrove të kukullave Xinxilifo 2011 Pogradec AL 19 qershor Dita e Gjithë Shenjtorëve AL KS MK MNE 20 qershor Dita e Shën Naumit AL KS MK MNE 21 Qershor Ditën Ndërkombëtare e Muzikës AL KS MK MNE 21 Qershor Ekspozita e Arteve Figurative Liqeni 2011 Pogradec AL 21 Qershor Dita e Liqenit Pogradec AL 22 Qershor Festa e Detit Durrës AL 24 Qershor Shën Gjini Lezhë AL 25 Qershor Festivali i këngës dhe valles për Çamërinë Sarandë AL 25 Qershor - 6 Korrik Simpoziumi Ndërkombëtar Skulptura e Parkut Korçë AL 26 qershor Dita e Mateut AL KS MK MNE 26 qershor Dita Botërore kundër Torturës OKB 28 qershor Nata e tretë e Mirë - Berahet AL KS MK MNE 29 qershor Apostujt e Shenjtë Petro dhe Pavli AL KS MK MNE 29 qershor Dita e Shën Palit AL KS MK MNE Qershor Festa e korrjeve KS Qershor Festivali Kombëtar i Këngës për Fëmijë Shkodër AL Qershor Dita e Liqenit Shkodër AL Qershor Fest.Folk. Komb. i Rapsodëve dhe Instrumentistëve popullorë Lezhë AL Qershor Hapja e Sezonit Turistik Pogradec AL Qershor Festivali i instrumentistëve të vegjël popullorë Fushë-Arrëz AL Qershor Vera e Shkupit Shkup MK Qershor Takimet e vendlindjes Tugjec Kamenicë KS Qershor Panairi ndërkombëtar i agrobiznesit Gjilan KS Qershor Përmeti Multikulturor Përmet AL Qershor Festivali Folklorik “ Sofra Dardane” Tropojë AL Qershor Festivali i filmit për fëmijë Giffoni Sarandë AL Qershor Shkodra Jazz Festival Shkodër Al Qersho-korrik Festivali i këngës dhe valles per çamërinë Sarandë AL 4 Korrik Netët Poetike nga Lasgushi dhe Mitrushi Pogradec MK 6-16 Korrik Simpoziumi Ndërkombëtar “Skulptura e Parkut” Korçë MK 15 Korrik Festa e Zojës së Madhe Tuz MNE 17 korrik E Etërve Sinodi IV Ekumenik AL KS MK MNE 20 korrik Dita e Shën Ilias AL KS MK MNE 21 Korrik Festa e Lakrorit Korçë AL 25 Korrik Koncerti Nostalgjia e këngës qytetare pogradecare Pogradec AL 26 Korrik Koncert me këngëtarë të ftuar Pogradec AL Korrik Banda e qytetit – koncert premierë Fier AL korrik Festa e sezonit turistik “Mirdita Turistike” Mirditë AL Korrik Panairi i librit Gostivar MK Korrik “Këngë Jeho” Strugë MK Festivali Ndërkombëtar i orkestrave Frymore Sarandë AL Korrik 1 gusht Dita e parë e Ramazanit AL KS MK MNE 2 Gusht Dita e kryengritjes së Ilindenit MK 2-22 gusht Sari Salltëku Krujë AL 13 gusht Logu i Bjeshkës Koret e Malësisë MNE 15 Gusht Festa e Shën Mërisë AL

Ftohen të gjithë organizatorët e eventeve të ndryshme lokale, kombëtare e ndërkombëtare të natyrave të ndryshme, publikë apo privatë, që të bashkëpunojnë me revistën për kalendarin e eventeve, duke dërguar në adresën tonë skedat e aktiviteteve që ata organizojnë. Gjithashtu, revista mirëpret saktësimet e organizatorëve për informacionin e dhënë në këtë kalendar eventesh.

INTERNAT TERNA IONAL TRAVEL TERNAT FAIRS AND EVENTS KALENDAR WHEN

WHAT

WHERE

JANUARY 6 - 8 TTF Chennai Travel Chennai, India JANUARY 9 - 15 ATF 2012 Asean Tourism Forum Manado, Indonesia JANUARY 10 - 15 Vakantiebeurs Utrecht, Netherlands JANUARY 12 - 15 FERIEN-MESSE WIEN Vienna, Austria JANUARY 13 - 15 TTF Bangalore Travel and Tourism Fair Bangalore, India JANUARY 18 – 21 Anfaþ Hotel Equipment 23rd International Antalya, Turkey JANUARY 18 - 22 FITUR 2012 International Tourism Trade Fair Madrid, Spain JANUARY 19 - 22 SlovakiaTour Bratislava, Slovakia JANUARY 19 - 22 MATKA 2012 Nordic Travel Fair Helsinki, Finland JANUARY 24 - 27 ENTER 2012 eTourism Helsingborg, Sweden Ljubljana, Slovenia JANUARY 26 - 29 TIP 2012 Alpe-Adria: Tourism and Leisure Show JANUARY 27 - 29 FERIEN MESSE LINZ Salzburg, Austria JANUARY 27 - 29 ITM Warsaw ITM Warsaw International Warsaw, Poland FEBRUARY 7 - 10 HT&T 5th Iran Hotel, Tehran, Iran, FEBRUARY 9 - 12 EMITT 2012 16th East Mediterranean Istanbul, Turkey FEBRUARY10 - 12 SATTE 2012 19th edition of the South Asia New Delhi, India FEBRUARY12 - 14 The Event Congress for Central Czech Republic FEBRUARY14 - 15 I.M.T.M 2012 18th International Mediterranean Tel Aviv, Israel FEBRUARY15 - 16 SATTE 2012 2nd edition of Mumbai West Mumbai, India FEBRUARY16 - 19 BIT 2012 Borsa Internazionale del Turismo International Milan, Italy FEBRUARY17 - 19 TTF & OTM Mumbai Outbound Travel Mart Mumbai, India FEBRUARY21 - 22 AIME 2012 Asia-Pacific Incentives & Meetings Expo Melbourne, Australia Belgrade, Serbia FEBRUARY22 - 23 Conference on Sustainable Tourism for Rural Development Valencia, Spain FEBRUARY24 - 26 TCV 8ª Feria Internacional de Turismo Comunitat Valenciana FEBRUARY24 - 26 TTF & OTM Delhi Outbound Travel Mart New Delhi, India MARCH 2 - 4 VIVATTUR 2012 18th International Trade Vilnius, Lithuania MARCH 2 – 4 The New York Times Travel Show New York, USA ITB Berlin 2012 The World’s Leading Berlin, Germany MARCH 7 - 11 Honduras MARCH 12 - 16 COCAL 2012 XXIX Congreso Fit-Bolivia Feria Internacional de Turismo Santa Cruz, Bolivia MARCH 15 - 17 World Travel Catering Expo The global event Hamburg, Germany MARCH 27 - 29 UITT 2012 18th Ukraine International Kiev, Ukraine MARCH 28 - 30 AHIC 2012 The Arabian Hotel Investment Conference Dubai APRIL 28 - 30 APRIL 30 - 3 ATM 2012 Arabian Travel Market Dubai EXPOVACACIONES 2012 33ª edición de Expovacaciones Bilbao, Spain APRIL 10 - 13 MAY 12 - 15 INDABA 2012 Durban, South Africa EXPO 2012 International Exposition Yeosu Korea 2012 Korea MAY 12 WAD World Agri Tourism Day India MAY 15 - 16 JUNE19 - 21 AIBTM 2012 The Brand New Event Baltimore, USA JUNE 20 - 22 RIO+20 UN Conference on Sustainable Development (UNCSD) Rio de Janeiro, Brazil SEPTEMBER 24 - 27 BEST EN TTXII BEST EN Think Tank XII France SEPTEMBER 25 - 27 VIII CITURDES VIII Congresso Internacional de Turismo Chaves, Portugal SEPTEMBER 13 - 15 TTF Kolkata Travel and Kolkata, India SEPTEMBER 20 - 22 TTF Hyderabad Travel Hyderabad, India SEPTEMBER 24 - 26 TTF Ahmedabad Travel Ahmedabad, India SEPTEMBER 31 - 2 TTF Surat Surat, India UNWTO&WTM Ministers' Summit London, United Kingdom SEPTEMBER 6 SEPTEMBER 9 - 12 IMEX AMERICA 2012 USA SEPTEMBER 7 - 9 TTF Mumbai Mumbai, India SEPTEMBER 12 - 14 SETE Sports and Events Durban, South Africa SEPTEMBER 13 - 14 Second International Conference on TourismUnited Kingdom SEPTEMBER 14 - 16 TTF Pune Travel and Tourism Fair Pune, India Dhaka, Bangladesh SEPTEMBER 20 - 22 ATF Dhaka ASIAN TOURISM FAIR 2012 SEPTEMBER 27 - 30 OTM San Francisco Oneworld Travel Mart USA London, United Kingdom SEPTEMBER 5 - 8 WTM 2012 World Travek Market

Nr 11 TRAVEL 2013

41


KUR

ÇFARË

KU

15 Gusht Dita e Emigrantëve Lezhë AL 15 Gusht Koncert me grupet muzikore te qytetit Pogradec AL 16 Gusht Dita e Shën Mërisë së Gushtit Durrës AL 15 -18 Gusht Festa e Birrës Korçë AL 20-25 Gusht Festa e Bektashinjve-Pelegrinazh në Malin e Tomorit Berat AL 22 Gusht Koncert me studentët liceistë pogradecarë Pogradec AL 22 gusht Ditëlindja e Imam Aliut AL 25 gusht Festa e Glinës Glinë Leskovik AL 25 gusht Festa e rrrushit në Pogon e përvitshm Gjirokastër AL 26 gusht Nata e Kadrit AL KS MK MNE 27 gusht-2 shtator “Gladiatori i Artë” Fest. Ndërk. i Filmit Durrës AL 30 gusht Dita e parë e Fiter Barjamit AL KS MK MNE Gusht Sazet Popullore Fier AL Gusht Mbrëmjet Strugane të Poezisë Strugë MK Gusht Vera e Ohrit Ohër MK Gusht Drogomishti i Vogël - Bashkë Kërçovë MK Gusht Sofra Mirditore Mirditë AL Gusht Dita e Piteve Gostivar MK Gusht “Dokufest” Fest. Ndërk. i Filmit Dokumentar Prizren KS Gusht Revia e veshjeve popullore Strugë MK Gusht Rapsha Vitoje Malësi MK Gusht Vera në Cem Tërgajë, Malësi e Tuzit MNE Gusht Maratona e kënges popullore qytetare Sarandë AL 1 shtator Fillimi i Vitit Kishtar AL KS MK MNE 8 shtator Dita Botërore kundër Analfabetizmit OKB 8 Shatator Dita e Pavarësisë MK 12 Shtator Vjeshta Poetike Pogradec MK 14 shtator Lartësimi i Kryqit të Nderuar AL KS MK MNE Fier AL 14 shtator Koncert i grupit të këngës qytetare Fierake 20-24 shtator Fieri internacional Film festival “FIFF 2012” Fier AL 21 shtator Dita Botërore e Paqes OKB 27-29 Shtator Koncert i Ansamblit “Myzeqeja” Fier AL 28 Shtator Dita ndërkombëtare e boshnjakëve KS MK 29 Shtator Dita Kombëtare Trashëgimisë Kulturore Berat AL 29 Shtator Dita e trashëgimisë kulturore Korçë AL 30 Shtator Dita e verërave Berat AL Shtator Kosova Open KS Shtator Poeteka Durrës AL Shtator Ekspozitë fotografike “Monumentet” Fier AL Shtator Spektakël për 16-vjetorin e Akademisë Tiger Prishtinë KS Shtator Java e trashëgimisë kulturore Fier AL Shtator Tingujt e Çarshisë Shkup MK Shtator Festivali Ndërkombëtar i Teatrit “Butrinti 2000” Sarandë AL Shtator Ekspozitë etnografike Fier AL Shtator Festivali i birrës “Birralend” Shkup MK Shtator Festa e Shegës Lezhë AL Shtator Prishtina Film Festival Prishtinë KS Shtator Konkursi Ndërkombëtar “Marubi“ Tiranë AL Shtator Panairi i Librit Gjiroksatër AL 1 tetor Dita Botërore e të Moshuarve OKB 4 - 10 tetor Java Botërore e Hapësirës OKB 5 tetor Dita Botërore e Mësuesit OKB 8 tetor Zoja e Shkodrës ose zoja e Bekueme Shkodër AL 8 Tetor Garë Ndërkombëtare e FTK-së KS 9 tetor Dita Botërore e Postave OKB 10 tetor Dita Botërore e Shëndetit Mendor OKB 11 Tetor Kryengritja e Popullit kundër fashizmit MK 13 Tetor Aktivitet në përvjetor të Mitrush Kutelit Pogradec AL 13-17 Tetor Ditët e Naimit Tetovë MK 16 tetor Dita Botërore e Ushqimit OKB 17 tetor Dita Botërore kundër varfërisë OKB 18 tetor Lumturimi i Nënë Terezës AL KS 19 Tetor Dita e Lumturimit të Nënë Terezës AL KS 22 Tetor Dita e Luftës Revolucionare MK 24 tetor Dita e Kombeve të Bashkuara OKB 24 tetor Dita Botërore e Zhvillimit të Informacionit OKB 25 Tetor Kolonia Ndërkombëtare e Piktorëve Ditët e Mios Korçë AL 24 Tetor Ekspozitë e Arteve Figurative Pogradec AL 24-30 tetor Java Botërore e çarmatimit OKB 31 Tetor Halloween Day AL KS MK MNE Tetor Dita e Groshës Tearcë, Tetovë AMK Tetor Festa e të Vjelave Peshkopi AL tetor Dita Botërore e Habitat-it OKB Tetor Vjeshta letrare e Gjilanit Gjilan KS Tetor Panairi Ndërkombëtar i Artizanatit Gjirokastër AL

42

KUR

ÇFARË

KU

Tetor Panairi ndërkombëtar i agrobiznesit Kumanovë MK Tetor Vallja dyshe në Librazhd Pogradec/ Librazhd AL tetor Dita Botërore kundër katastrofave natyrore OKB Tetor Manifestimi “Takimet e Gjeçovit” KS Tetor Festivali Nderkombëtar i Teatrit Elbasan AL KS Tetor/ Dhjetor Skena UP Festival Ndërkombëtar i Studentëve të Filmit dhe Teatrit 1 Nëntor Dita e të gjithë shenjtorëve AL KS MK MNE 2 Nëntor Nënt “Vjeshta e Tiranës” Tiranë AL 5 nëntor Dita e Arafatit AL KS MK MNE 6 nëntor Dita Botërore e ruajtjes së mjedisit nga Lufta OKB 6 nëntor Dita e parë e Kurban Barjamit AL KS MK MNE 14 nëntor Dita Botërore e Diabetit OKB 16 nëntor Dita Botërore e tolerancës OKB 20 nëntor Dita Universale e fëmijëve OKB 20 nënotr Dita e Industrializimit të Afrikës OKB 20 Nëntor Festivali “ Oda Dibrane “ Peshkopi AL 21 nëntor Hyrja në Tempull e Hyjlindëses Mari AL KS MK MNE 21 nëntor Dita Botërore e Televizionit OKB 22 Nëntor Dita e alfabetit shqip MK 22 nëntor Kampionati i Futbollit për personat me aftësi të kufizuara Elbasan AL 23 Nëntor Dita e Çlirimit të qytetit Lezhë Al 25 Nëntor “FFTK i Iso-Polifonisë” Vlorë AL 25 nëntor Dita Botërore kundër Dhunës ndaj Grave OKB 28 Nëntor Kupa Kombëtare-Kyorugi Prishtinë AL 28 Nëntor Dita e Pavarsisë / Festa e Flamurit Shqiptar AL KS MK MNE 28-29 Nëntor Koncert festiv për 100- vjetorin e Pavarësisë Korçë AL 29 Nëntor Dita e Çlirimit AL 29 Nëntor “Nata e Bardhë” Tiranë AL Nëntor Miss Kosova Gjilan KS Nëntor Shoqata e invalideve Sarandë AL Nëntor Kosova Film Festival “Hyjnesha në Fron” Prishtinë KS Nëntor Portretet Poetike “Dr.Sulfi Kurteshti” Dibër MK Nëntor Panairi Ndërkombëtar i Librit Tiranë AL Nëntor Festivali Ndërkombëtar i Teatrit në Kosovë KS Nëntor Ditët e kulturës së pakicave në Mal të Zi Ulqin MNE Nëntor Ekspozitë kolektive e Arteve Pamore “Nëntori” Tiranë AL Nëntor Fest. Ndërkomb. i Vokalit Operistik “Marie Kraja” Tiranë AL Nëntor Çmimi letrar “Zef Serembe” Laç AL 1 dhjetor Dita Botërore kundër AIDS OKB 2 dhjetor Dita Botërore e heqjes së skllavërisë OKB 3 dhjetor Dita Botërore e personave me aftësi të kufizuara OKB 5 dhjetor Dita e Ashures AL KS MK MNE 5 dhjetor Dita Botërore e Vullnetarëve OKB 6 Dhjetor Dita e Shën Kollit Durrës Al 6 dhjetor Dita e Shënkollit AL KS MK MNE 7 dhjetor Dita Botërore e Aviacionit Civil OKB 8 Dhjetor Dita Kombëtare e Rinisë AL 8 Dhjetor Dita e Shën Klimentit të Ohrit Ohër MK 9 dhjetor Dita Botërore Anti-Korrupsion OKB 10 Dhjetor Kupa Kombëtare- Poomse Prishtinë KS 10 dhjetor Dita Botërore e të Drejtave të Njeriut OKB 10 dhjetor Tirana International Film Festival Tiranë AL 10 dhjetor Sofra Tiranse Tiranë AL 11 dhjetor Dita Botërore e malit OKB 13 Dhetor Ekspozitë Pikture me rastin e Festës së Verërave Pogradec AL 16-17 Dhjetor Festa e Verërave Pogradec AL 18 dhjetor Para Krishtlindjes AL KS MK MNE 18 dhjetor Dita Botërore e Migrantëve OKB 19 dhjetor Dita Botërore e Bashkëpunimit me Europën OKB 20 Dhjetor Konkursi i arteve figurative “Guri Madhi” Korçë AL 22 dhjetor Koncert i orkestrës filarmonike M. Xoxa Fier AL 25 Dhjetor Krishlindjet AL KS MK MNE 26 dhjetor Dita e Shën Shtjefnit AL KS MK MNE 26 dhjetor Dita e parë e vitit të Ri Hixhri 1432 AL KS MK MNE 30 Dhjetor Parada e Babagjyshit Korçë AL 31 dhjetor Festa e Vitit të Ri AL KS MK MNE Dhjetor Panairi i fundvitit Korçë AL Dhjetor Simfonia si gjini, Orkestra e të rriturve Fier AL Dhjetor Festival Kombëtar i Këngës në Radio-Televizion Tiranë AL Dhjetor Ekspozitë me piktorë e skulptorë fierakë Fier AL Dhjetor Panairit i Fundvitit Korçë AL Dhjetor Konkursi Ndërkombëtar i Arteve Vizuale “Onufri” Tiranë AL Gjatë Vitit Fest. Folk.Tipologjik Komb. i Sazeve dhe Orkestrave Popullore” Korçë AL Gjatë Vitit Festival i valleve Popullore Elbasan AL Gjatë vitit Festa e “ Llazareve” (Pogon Lunxheri) Gjirokastër


EVENTS

Tetori gjerman Koncerte rroku dhe muzikë klasike, teatër dhe mbrëmje letrare, ekspozita e shumë aktivitete të tjera, përfshihen në axhendën kulturore “Tetori gjerman”. Në një konferencë të organizuar nga ambasada gjermane, përfaqësues dhe organizatorë kanë deklaruar se janë planifikuar aktivitete për të gjithë ata që kanë ndër interesat e tyre kulturën. “Ne dëshirojmë të bashkojmë dhe argëtojmë njerëzit. ‘Tetori gjerman’ është shndërruar tanimë në një traditë fikse në Shqipëri dhe është kënaqësi që edhe për këtë vit, mundëm së bashku me partnerët tanë të hartonim një program kaq të larmishëm”, deklaroi ambasadori gjerman, Hellmut Hoffmann në prezantimin e programit dje. Sipas tij, me këto aktivitete të shumta, ambasada gjermane fton bashkërisht shqiptarë dhe gjermanë të njohin më mirë njëri-tjetrin. “Tetori gjerman” shënon këtë vit edicionin e shtatë.

Gjatë gjith

ë muajit

Festat e nëntorit Pas festimeve të bujshme e historike të 100-vjetorit të Pavarësisë, vjen sërish 28-29 nëntori, dy festat që simbolizojnë pavarësinë dhe çlirimin e Shqipërisë. Në gjithë Shqipërinë, Kosovë, Maqedoni dhe Diasporë festohet festa e flamurit dhe dita e pavarësisë së Shqipërisë. Me rastin e këtyre ditëve në Tiranë janë planifikuar një sërë aktivitetesh, si koncerte me këngë e valle që zgjasin deri në mesnatë, aktivitete sportive, kulturore, ku marrin pjesë të gjitha grupmoshat. I gjithë qyteti vishet me ngjyrën e flamurit, ndërsa epiqendra e festimit pritet të jetë qyteti i Vlorës, aty ku më 28 nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin e pavarësisë

tetor

Waiting for EIAT 2013

EIAT 201

3, 11-13

Capacity Building of the Balkan Region in Tourism and Hotel Industry

Tetor

This year Serbia is bringing you 6th annual edition of EIAT (Education and Industry Advancing Together), which will be held 11.-13. October in Hyatt Regency, Belgrade. Since 2008, EIAT organizers had the vision to create synergy between global leaders in the tourism industry and best young leaders in the region of the South East Europe. With 12 participating countries, 25 tourism faculties, globally recognized speakers and key industry stakeholders who participate in the number of up to 250-300 delegates, EIAT is internationally recognizable brand and a "must attend" event for the year of 2013. The participants will have the honor to share their experience with industry experts, such as Mr. Rob Davidson from the University of Greenwich, London; General Manager from Barbican Business Events, London - Mr. Anthony Hyde; General Manager at German Convention Bureau - Mr. Matthias Schultze; Professor John Swarbrook from Metropolitan University of Manchester; Full time Norwegian blogger, Mrs. Lene Tonnessen and many more. This year EIAT will address parallel sessions for industry leaders, public sector stakeholders and students as well. Topics will cover issues in destination management and marketing, MICE tourism product development and techniques of winning new markets and businesses for the destinations, revenue management and green technologies. EIAT 2013 INNOVATION! For the winning team of young leaders, EIAT will organize interviews for professional internship at luxurious hotel Indigo Pearl, Thailand, as well as the cross training program at hotel Zlatibor Mona. Ministry of Finance and Economy of Republic of Serbia, National Tourism Organization of Serbia, Tourism Organization of Belgrade, have once again supported the EIAT organizers- Center for Tourism Research and Studies, in creating this important event. For further information please visit our web site: www.eiat-conference.org

Nr 11 TRAVEL 2013

43


DESTINACIONET E VJESHTËS

Rrugë të arta... Gold trips...

Vjeshta spo ka trokitur. E artë, e magjishme, ndjellëse, gati-gati mistike. E pamundur t’i rezistosh dëshirës për të qenë njësh me natyrën, ndoshta më shumë se në pranverë. E, sido që është ngrohtë, sadoqë deti ka temperatura ftuese për të bërë edhe një hedhje të fundit në të, mendja të shkon vetvetiu në pyje, në rrugë që kërcasin nga gjethtet e sidomos në kërkim të qetësisë misterioze të lagunave, që Shqipëria i ka të shtrira nëpër të gjithë bregdetin e saj, nga veriu i Shkodrës, e deri në Butrintin e mrekullueshëm. Në këtë numër të revistës që përkon pikërisht me sezonin e vjeshtës, ju kemi rekomanduar disa prej tyre, secila me veçantinë e saj. Por jo vetëm kaq. Edhe pyjeve dëshirojmë t’ju ofrojmë një shtëtitje gjithashtu. Në fshatra që ofrojnë një natyrë treqindegjashtedhjetepesëditëshe për t’u pasur zili. Nuk mund t’i rezistoni dot dëshirës për bërë një piknik në pyll, një shëtitje me varkë në lagunë, apo pse jo edhe për ndonjë ditë peshkim, me kallamat në krahë. Po fundja, ku ka gjë më të bukur në vjeshtë se të sodisësh ikjen e zogjve, që ngrihen fluturim duke prishur qetësinë e ujrave me frushullimat e tyre! E pra, një udhëtim nëpër Shqipërinë vjeshtore, mund ta ndërmerrni, në mos vetë, të paktën me imagjinatë. E kush mund t’ju ndihmojë më mirë për këtë, sesa revista Travel? 44

Autumn has just knocked. Gold, magical, evocative, almost-almost mystical. Unable to resist the desire to be one with nature, perhaps more than in spring. And although the sea temperature makes you go there for a final jump in, the mind automatically goes into the forests, on the paths where the leaf flats creaking under your feet, the call of the mysterious calm lagoons, that Albania posses extended throughout its coast, from the north of Shkodra, until the far Butrint. In this issue of the magazine that coincides exactly with the fall season, we recommended you some of them, each with its uniqueness. But not only that. Forest also would like to offer a walk to you. In villages that offer a kind of enviable 365 days of stunning nature. It’s impossible to resist to the invitation to make a picnic in the woods, a boating lagoon, or perhaps even for a day of fishing with reeds in the wings. But after all, there is nothing more beautiful in autumn, than watching the flight of birds, flying raised by disturbing the peace of the water with their wings! Well, a trip through Albanian autumn, can take you in a long dream of that. And if you can go, for any reason, at least enjoy the images. Who can help you better than Travel magazine?


Plazhi i Rrjollit, Velipojë Albania Tel.: +355 66 222 44 22 +355 66 33 39 777

IBIZ IBI ZA

RESORT Rrjoll

Në P lazhin e magjishëm të Rrjollit ,shijoni pushime të paharruara gjatë të gjithë vitit ...

Një hapësirë e pamatë prej 10 000 m2, ku argëtimi juaj mund të shtrihet i lirë, të shijojë, plazhin, detin, këndet e lojrave, beach-baret, verandat plot gjelbërim nën hijen e palmave gjigande, rrugëzat ekzotike me shije deti, por mbi të gjitha kuzhinën fantastike me gatime italiane, shërbyer nga një staf i mrekullueshëm, që komunikon me ju në pesë gjuhë, anglisht, italisht, gjermanisht, frëngjisht, spanjisht... Ky investim është vetëm fillimi i një prej resorteve më të bukur në gjithë bregdetin shqiptar, i cili brenda pak kohësh do të kompletojë shërbimet e tij edhe me akomodim dhe shumë elementë të tjerë të ofertës turistike. Mirësevini pra, në Ibiza resort! An immense space of 10 000 m2, which can leave your entertainment free, enjoy the beach, sea, playgrounds, beach bars, terraces full of green, under the shade of giant palm trees, exotic taste of paths sea, but on all, the fantastic cuisine with Italian dishes, served by a wonderful staff, who communicates with you in five languages, English, Italian, German, French, Spanish ... This investment is only the beginning of one of the most beautiful resorts in the entire Albanian coast, which within a short time to complete its services with accommodation and many other elements of the tourist offer. Welcome then to Ibiza resort!


VILUNI

një destinacion për çdo stinë

Info Infrastruktura: Shumë e mirë Struktura pritëse: Disa Këshillojmë: Komplesi turistik Ibiza

Imagjinoni një sipërfaqe të pamatë uji që zë gati njëmijë hektarë, jo shumë e thellë, diku më pak se një metër, rrethuar nga gjelbërim i lagësht karakteristik, si kallamishte, alga, shkurre detare e ligatinash, mu në këmbët e pyllit prej pishash dhjetëravjeçare, e gjithashtu në rrëzë të malit, por që nuk le pas as detin, duke komunikuar me të me një kanal afro pesëqind metra të gjatë dhe rreth dyzet metra të gjerë. Shpendë këmbëgjatë shkojnë tej e tej brigjeve, herë duke fluturuar e herë duke ecur, zakonisht me sqepin që turret drejt ujit në kërkim të peshkut ose algave…. Jemi në Vilun, aty ku kombinimi i natyrës gati arrin perfeksionin, duke i mbledhur bashkë, ujin e ëmbël me ujin e kripur, detin dhe malin, rërën dhe pyllin, kallamishtet dhe pemët. Dy varka flenë në breg, për të marrë veten nga misioni i shkuar, në pritje të peshkimit të radhës, tutje në lagunë, dashurues të peshkimit rreken të mbushin grepat e hedhur, duke kullotur sytë mbi bordurën e varkës ku kishin hipur. Dikush mbledh guacka në breg të lagunës, ca të tjerë lahen, tutje bregut, pranë kanalit ku ajo lidhet me detin. Pamje qetësuese, shumë herë më shumë se në pikun e verës, kur edhe kjo pjesë e fundit e plazhit të Velipojës, tejmbushet pashmagshëm me pushues. Në fakt e gjithë zona është e bukur, duke filluar prej këtu, e deri në grykëderdhjen e Bunës, që ndodhet krejtësisht në ekstremin verior të Velipojës, duke kaluar nëpërmes edhe rezervatit të saj. Në Vilun ju mund të shkoni nëpërmjet rrugës kryesore që të çon në plazhin e Velipojës, pa kthyer në qendër të plazhit por duke vazhduar 46

Imagine an immense water space that occupies almost a thousand acres , not too deep , less than a meter , surrounded by greenery characteristic wet, stubble, algae, marine shrub wetlands, just at the foot of the decades pine forest, and also at the foot of the mountain, but that does not stays also far from the sea, communicating with a channel approximately five feet long and about forty feet wide. Wading birds go around beyond the coast, sometime flying and sometime walking, usually with beak to flush the water in search of fish or algae.... We are in Vilun, there where the combination of nature almost reaches the perfection, gathering together the sweet water and salt water, sea and mountain, sand and forest, reed and trees. Two boats on the shore sleep to recover from the last mission, in anticipation of the next fishing, on the lagoon, fishing lovers seek to fill the cast hooks, eyes grazing over purl on the boat where they boarded. Someone collects shells on the shore of the lagoon, some others are tryig to get a bath, on the coast , near the canal where it connects with the sea . It is a relaxing panorama, more than at the middle of the summer, when the extreme part of this side of Velipoja beach, keeps inevitable overflow guests. In fact the whole area is beautiful, starting from here, to the delta of Buna river , located entirely in the northern extreme part of Velipoja , passing through the protected natural reserve of it. In Vilun you can go through the main street that leads to the beach of Velipojë, leaving on your right the center of the beach, continuing straight to the end and follow the path that leads through the pine forest, (it must be said that it is complete, none a tree has been cut). Or you can log on the beach, walking across the sand, until you arrive the edge of the lagoon shore. Viluni, as part of this rare diversified ecosystem, is a place worth to visit all year, but its beauty is precisely in this season , when the warm breeze beats your shoulders and when the nature rests just below its noises.


VILUNI a 365 days

destinatio n

drejt, deri në fund dhe duke ndjekur rrugën që të çon përmes pyllit me pisha, ku duhet thënë se nuk është prerë asnjë syresh. Ose mund të futeni në plazh, duke bërë në këmbë gjithë pjesën ranore, derisa të mbërrini buzë bregut të lagunës. Viluni, si pjesë e këtij ekosistemi të rrallë e të larmishëm, është një vend që vlen të vizitohet gjithë vitin, por bukuria e tij është pikërisht në këtë stinë, kur flladi i ngrohtë ju rreh shpatullat e kur natyra prehet vetëm nën zhurmat e saj. Laguna është cilësuar ndër lagunat me rëndësi të veçantë të biodiversitetit, sepse mbart lloje në gradientë të ndryshme të kripshmërisë. Kënetat e saj me ujë të ëmbël dominohen nga kallamishtet, ndërsa bimësia algale popullon dendur zonat e kripura të lagunës. Laguna e cekët dhe përmbytjet e herëpashershme ofrojnë kushte optimale për shpendët e ujit. Shpendë të shumtë harabelorë vizitojnë zonën gjatë shtegtimit ose gjatë folenizimit. Laguna e Vilunit është një zonë potenciale për llojet globalisht të rrezikuar ku futet edhe pelikani kaçurrel (Pelecanus crispus), ndonëse shumica e këtij lloji ka gjetur strehë në Parkun e Divjakës, në Karavasta. Amfibë dhe reptilë të shumtë takohen këtu duke e pasuruar zonën me lloje interesante . Prej gjitarëve të lagunës, një rëndësi të veçantë paraqet prania e lundrëzës (Lutra lutra) . Banorët më të shpeshtë të nënujit, janë qefulli, ngjala dhe levreku.

The lagoon is set among important lagoons of biodiversity, because carries different types of gradients in salinity. Its water swamps is dominated by reed sweet and dense vegetation inhabiting algal salty lagoon areas. Shallow lagoon and occasional flooding offer optimal conditions for waterfowl. Many small birds are visiting the area during migration or during nesting. Viluni Lagoon is a potential area for the globally endangered species where is included the curly pelican (Pelecanus crispus), although most of this kind has found a home in Park of Divjaka, in Karavasta. Amphibians and reptiles abound here, enriching the area with interesting types. From lagoon mammals, a special of big importance is the presence of Lutra lutra. The most frequently residents of underwater, are mullet , eel and sea bass .

Nr 11 TRAVEL 2013

47


Divjakë – Karavasta

një itinerar i mrekullueshëm vjeshte

Infrastruktura: Shumë e mirë Struktura pritëse: Disa Këshillojmë: Divjaka Resort

Të gjithë e kanë parë të paktën një herë të vetme atë djalin e varfër të apasionuar pas kuajve tek filmi “Pylli i Lirisë”, i cili vraponte vërtet i dehur prej lirisë por edhe prej magjisë që të falte pafundësia e detit, përzier me lagunën e me aromën e pishave të zeza shekullore, thellësive misterioze të pyllit të Divjakës. E s’ka si të mos e kthesh kokën diku aty tek rrethrrotullimi i Rrogozhinës, përgjatë rrugës kombëtare Plepa-Lushnje, ku bashkia e qytetthit është kujdesur të shkruajë “Welcome to Divjakë”. E për tetëmbëdhjetë kilometra, mund të jesh më në fund mes pishave të dendura e ujrave të shumtë këndej e andej pyllit të zhytur në freski. Dendësia e shkurreve mes pishave hijerënda dhe fakti që ky pyll gjelbëron përjetësisht mes detit e lagunës, e bën atë tërheqës deri në kufijtë e mitit e, sa herë merret rruga për në Divjakë, të pushton një ndjenjë misteri për të panjohurën e fshehur pyjeve.

Rruga e re

Bashkia e Divjakës bën mirë të vendosë edhe një tabelë tjetër “Welcome to Divjakë”, paçka se të vogël, edhe përgjatë rrugës kombëtare Lushnje - Fier tashmë, aty ku ndodhet mbikalimi që përkon edhe me kryqëzimin, i cili nga një anë shpërfaq zonën e gjerë të Krutjes dhe nga ana tjetër atë të fshatrave që shkojnë drejt Divjakës. Një segment i vdekur deri pak kohë më parë, nga mosegzistenca e asfaltit i cili nuk u shërbente siç duhej as fshatrave të zonës, (le pastaj të mendohej për turizëm), për shkak të pluhurit mbytës në verë dhe baltës vrasëse në dimër, sot kjo rrugë është një mundësi e shkëlqyer për të ta “mësyrë” Divjakën edhe duke u kthyer nga jugu, pa qenë nevoja të shkohet deri në Rrogozhinë. Pikërisht këtë rrugë vendosëm të përshkonim edhe ne këtë herë ndaj ishim të ekzaltuar për segmentin e ri e të panjohur, që kalonte përmes fshatrave Mizë, Bedat, Adriatik, Karavasta, etj, i cili do të na nxirrte në qendrën e vogël të Divjakës, ku më pas do të merrnim edhe rrugën drejt Parkut Kombëtar. Rruga e drejtë dhe e asfaltuar ka një efekt psikologjik të 48

Somewhere in Rrogozhinë near by the big crossroad , along the national highway Tiranë-Lushnje , it’s placed a small table written "Welcome to Divjaka" . Eighteen kilometers on the right, you can finally be among the numerous dense pine trees and an immense water space of the lagoon and sea, where is the forest is immersed. The density of the shrubs among the old pines and the fact that this eternally green forest lives among the lagoon and the sea , makes it attractive until to the levels of the myth. And everytime you get the way to see Divjaka , a sensationof mystery to the unknown hidden forest, invades you.

The new path

The municipality of Divjaka makes better to place another larger table where is written “Welcome to Divjaka”, along the national highway Lushnje - Fier already, at the right side of it ,somewhere near of the area of Krutje, were now people can follow the new path to Divjaka and its marvelous Karavasta lagoon. The former path, was almost a not existing road due to the asphalt missing, being a big problem for the inhabitants also. Nowadays the new path has taken importance not only to the people who live there but also to the nature lovers, who can reach the lagoon easily, through a lot of facilities. It was just this new way we decided to go through, exalted to a new unknown segment, passing through villages of Mizë , Bedat , Adriatic , Karavasta , etc. , which will drive us to the small center of Divjaka, where then we would take the road to the National Park . The new way and the asphalt has a tremendous psychological effect on the enjoyment of travel, especially for the Albanians who still suffer this major problem . And we liked this new way, very much. But ajaja , the pure black asphalt was


jashtëzakonshëm në shijimin e udhëtimit, sidomos për ne shqiptarët që ende e vuajmë këtë problem të madh. Dhe kjo rrugë e re po na pëlqente shumë. Por ajme, asfalti i zi e i pastër kishte nxjerrë në pah edhe më shumë varfërinë e thekshme të kësaj zone, që dikur ka qenë zonë internimi , varfëri që ndihmohej edhe prej terrenit të shkretë të bimësisë, nga tokat kripura. Ishte si një shtëpi e vjetër ku kishin shtruar një tapet të ri, e ku dilnin në pah mobiljet e vjetra. Mëkat i madh për këtë zonë, në zemër të Hambarit të Shqipërisë, të vuante një varfëri të tillë. Përballë këtyre fshatrave: Laguna e Karavastasë, një masiv ujor me një madhështi të heshtur e të habitshme, që për më tepër mban në gjirin e vet një specie të rrallë e në rrezik zhdukjeje edhe në rang botëror; pelikanin kaçurrel. 6% e këtij lloji shpendi, flinte pikërisht këtu, në Karavasta. Në Karavastanë e fshatrave të këputur përballë, të cilët mund të jetonin plotësisht kënaqshëm, vetëm duke u ofruar ujë dhe fruta të freskëta turistëve që do të vinin për të parë pelikanët. Mirëpo paradoksalisht (si çdo gjë tjetër në Shqipëri) ata nuk mund t’u ofrojnë ujë turistëve, se nuk kanë as për vete. Ndonëse tubacionet janë të instaluara, uji mungon me muaj të tërë. Dhe fshatarëve të zonës u duhet të shkojnë deri në Lushnje për të blerë ujë të pijshëm. Këto na i tregoi njëri nga banorët e zonës, kur zbritëm për të parë pelikanët.

Pelikanët

Qenie e çuditshme, e stërmadhe, e bukur…. E gjatë sa një bojë njeriu… Nuk kanë mbetur shumë prej tyre, disa dhjetëra qindra dhe të gjithë rrinë të mbledhur në ishullin ranor brenda lagunës, në ujrat e Adriatikut. Por kanë mbijetuar ndaj shumë shpërdorimeve, shkatërrimeve të foleve të tyre plot me vezë gjatë kohës së shumëzimit dhe gjuetisë së pamëshirshme. Sot ata që kanë mbetur mund të jenë një burim i çmuar të ardhurash jo vetëm për banorët e zonës por edhe për turizmin në rang vendi. Të huajt e shumtë që vijnë në Shqipëri janë fort të dhënë pas “watching”. Dhe zogj të tillë të bukur ke qejf t’i shikosh. Ne kishim mbetur të mahnitur pas tyre, sidomos kur i pamë të fluturonim. Mendoni një hapje krahësh aq madhështore e pelikanit kaçurrel i jep atij rreth katër metra gjerësi. Peshkatarët e zonës thonë se ata gjuajnë shumë bukur. Mblidhen tufë, rreshtohen drejt sikur dikush i jep një komandë dhe e shtyjnë peshkun drejt bregut ku mund ta kapin më me lehtësi me sqepat gjysëm metri të gjatë. Dhe nuk janë vetëm gjahtarë të mirë por edhe bashkëshortë shembullorë e posesivë, që nuk të lënë kurrsesi t’u afrohesh femrave te tyre. Janë pikërisht këta pelikanë margaritarët që i kanë dhënë vlerën kurorës së bukur të pyllit të Divjakës, rrethuar me kordonin e lagunës, godullën dhe ishujt e shumtë e të vegjël ranorë, që kulmojnë me ishullin e vetëm të banuar, që është ai i pelikanëve kaçurrelë. Vazhduam rrugën me kokën pas, teksa zhdukeshin ngadalë njollat e bardha mbi kallamishtet e ishullit.

highlighted even more the poverty of the area , (that area that was once exile), helped from the desert terrain vegetation from salty soils. It was like an old house where they had laid a new carpet , which brings out of the old furniture. This area , is called the heart of Albania and suffer such hardship it was a big sin. In front of the villages, the Lagoon , a massive water with a quiet brilliance surprising rare species, almost on of those, in danger of extinction in the world ranking , curly pelican . 6 % of this type of bird , sleep right here , in Karavasta . The inhabitants of this area could live very well, only offering water and fresh fruits to the tourists who would come to see the pelicans. But this is impossible because they don’t have drinkable water even for them. It is a sad view, all this natural beauty and all this human poverty. In the future, maybe, who knows, it will be better.

The Pelicans

Strange being, enormous , beautiful .... The length of a man figure ... There aren’t remain a lot of them , just some couples (maybe 100 such) joined all at the sandy island in the lagoon, in Adriatic waters . Survived from the destroying of their nests, now they are trying to increase the number of the species, and trying also to change the percentage of world studies about them. Today this group can be a valuable source of income not only for locals but also for tourism nationwide . Many foreigners who come to Albania are hardly fond of " watching " . And such beautiful birds it’s a very special thing to see . We remained amazed after them , especially when we saw them flying . Consider an arm openings so magnificent of a curly pelican, it gives him about four meters of wide . the fishermen in the area say they hunt in a wonderful way . They Gather, line up straight as if someone gives a command to them and the push the prey towards the coast where the fish can be cached more easily with their half a meter long beaks . And not only hunters but also exemplary possessive husbands , who never leave their women to approach . There are precisely these pelicans that gave the value of diamonds to beautiful the forest of Divjaka, surrounded by the lagoon cord, and numerous small sandy islands , ultimately, only inhabited by curly pelicans . We left the lagoon with the head back, watching the amazing unforgettable panorama behind us. Nr 11 TRAVEL 2013

49


Natural food, comfort, friendly hospitality and above all, tastefull dishes, all based on grill. The products are not to many but the taste is delicious and you will come back to experience again the same pleasure, if you come here once.

50


Prespa bukuroshja e tre shteteve

natural and cultural atraction

Parku i Prespës, një nga zonat tërheqëse turistike të Ballkanit, përvec bukurive të jashtëzakonshme natyrore shquhet për florën dhe faunën mjaft të pasur. Aty ka rreth 1500 lloje bimësh, më shumë se 40 lloje gjitarësh, ndër to ujku, ariu i murmë, lundra, 11 lloje amfibësh, 22 lloje zvarranikësh, 261 lloje zogjsh dhe 23 lloje peshqish. Në Prespë jeton edhe pelikani dalmat me përqendrimin kryesor në Prespën e vogël si dhe shtatë lloje ravacafkash. Prespa ka gjithashtu edhe 30 monumente të kulturës bizantine si dhe një numër mjaft të madh të veprave të antikitetit. Pikërisht për këto arsye parku Prespa financohet prej shoqatës gjermane GTZ dhe është një nga projektet më të rëndësishme mjedisore të Evropës Juglindore. Për shkak të këtij investimi çdo vit e më shumë në të gjitha stinët e vitit është rritur numri i vizitorëve të huaj në parkun Prespa, ku më të privilegjuarit mbeten turistët gjermanë dhe ata austriakë. Dy liqenet e Prespës lagin tri shtete; Shqipërinë, Maqedoninë dhe Greqinë. Prespa e vogël ka një sipërfaqe prej 47,4 km. katror dhe Prespa e madhe 259,4 km. katror. Popullsia e përgjitshme në zonën e tri shteteve që lagen nga këto liqene është rreth 24.000 banorë. Këtu mund të përmendim kishat eremitë të Bizantit, Shpellën e Trenit në liqenin e Prespës së Vogël, kalaja e Trojanit, kisha e Shën Mërisë ndërtuar në ishullin e Maligradit në shek e 14-të. Liqeni i Prespës së Madhe dhe Prespës së Vogël janë përfshirë në Parkun Ballkanik të Prespës, me një marrëveshje të kryeministrave të të dy vendeve.

The Larger and Smaller Lakes Prespa lie in the border region of Greece, Albania and Macedonia. They are some of Europe's ecological treasures and are home to numerous endemic species (i.e. distinct species that only occur here and nowhere else in the world). Additionally the lakes are known as important rest stops for migratory birds. Together with the Albanian environmental association PPNEA EuroNatur has already achieved that a major area has been given a protective designation. In May 2000 the Albanian government established the Lake Prespa National Park which covers an area of about 280 square kilometers. A further 270 square kilometers have been designated as a protected landscape, also in May 2000. With EuroNatur's support it has thus been possible to achieve a protected area status for a total of about 2000 square kilometers in this region. Lakes Ohrid and Prespa are also of special importance because they form part of a contiguous system of protected areas on the Balkan, the Balkan Green Belt. It is of the same size as the German Länder Saarland and Hamburg and includes ecologically important areas in Macedonia, Albania, Greece and Bulgaria. This green network of protected areas and connecting corridors preserves the habitats of many species, including wolves, bears, and lynx and enables them to recolonise areas from which they had disappeared. This park has an area of 27,750 hectares and straddles the borders of three countries: Albania, Greece and Macedonia. It contains the lakes of Big Prespa and Small Prespa and their water sources. It is an area rich with cultural tradition also. An Eremite Byzantine churches exist, in the zone is the written cave of Treni, at Small Prespa lake, Trojani’s castle, St. Mary’s Church and in the island of Maligradi, etc.. The two lakes have now become the Balkan Prespa Park.

Nr 11 TRAVEL 2013

51


Rubiku

& Katundi i Vjetër

Nuk është e thënë të ngjiteni lart e thellë në male, për të shijuar një natyrë të mrekullueshme, ajër të pastër kristal e gjethe që bien lehtas e pa zhurmë nën këmbët tuaja. Ky vend ju ofron mundësi të rralla për shëtitje në këmbë për të apasionuarit pas natyrës. Ka rrugë që të shpien në kodra apo mal, me peisazh gjithnjë të ndryshueshëm e të zhytyr në gjelbërim. Gjithmonë do ta gjeni një burim uji të pijshëm diku. Në majë të malit shkëmbor, ka livadhe ku ndodhen stane të verimit për bagëtinë (kryesisht dhi). Produktet e zonës si mishi i kecit, viçit, derrit e deri pula, janë tërësisht natyrale e me shije të veçantë. Gjithashtu perimet e frutat. Zona nuk shquhet për traditë të sofistikuar gatimi, ndërsa është me nam për mikpritjen.

Jo vetëm natyrë...

Rubiku është njëra nga shtatë njësite lokale të Mirditës. Referuar Mirditës së vjetër me 12 bajraqe, bashkia e sotme përmbledh tre nga bajraqet e dikurshme (nga katër bajraqet e malësisë së Lezhës apo Zhupa), bajrakun e Kryezesit, atë Bulger dhe Velë (dy të fundit jo plotësisht). Objekti më i rëndësishëm në qytetin e Rubikut është Kisha e Shelbuemit, shumë e vjetër, e përmendur në një raport të ipeshkvit teë Tivarit të vitit 1166 si kuvend benediktin. Afër kishës, në distancë rreth 1 km, ndodhen rrënojat e një kalaje me emrin “Kalaja e Judejve”. Në afërsi të kalasë është një shpellë me vizatime të vjetra në trajte simbolesh, sipas disave, të sektit bogomilve. Një hotel i këndshëm ka zënë vend në fshatin Katund i Vjetër, i njohur me ketë emër pasi ka qenë fshati më i vjetër nga i cili kanë dalë pothuajsë gjithë popullsia e zonës. Ka dy rrënoja kishash dhe një kishë të re në funksion. Fshati është në një lartësi rreth 100 m nga niveli i detit, i shtrirë në një luginë me gjelbërim intesiv, në këmbë të malit të Velës (1172 m). Popullsia e fshatit merret me bujqësi dhe blegtori. Ndërsa një pjesë e ndërtesave të banimit janë të tipit kullë, me mure guri. Sado të ristrukturuara, ruajnë gjurmët e vjetra, ashtu siç edhe jetesa e banorëve ,kultura e gatimit, kanë elemente të forta tradicionale. 52

Infrastruktura: Shumë e mirë Struktura pritëse: Disa Këshillojmë: Hotel Marub It is not necessary to move up deep in the mountains, to enjoy a wonderful nature, crystal clear air the leaves that fall lightly and quietly under your feet. This place offers you the rare opportunity to walk on foot for nature lovers. There are roads that lead to the hill or mountain, with the ever-changing landscape of entrenched in green. You will always find a source of drinking water anywhere. On the rocky hill, there are meadows where cattle corralled the cabin for (mainly goats ) . Meat products as the kid zone , beef , pork and chicken to , are completely natural with unique taste. Also vegetables and fruits have an excellent taste. The area is not known for sophisticated cooking tradition , but is quit famous for its hospitality.

Not only nature ...

Rubik is one of the seven local units of Mirdita . Referring to the 12 old Mirdita Bayraks (Old unit of governance), the municipality today includes three of the former ones (four Bayraks are in the highlands of Lezha or Zupa), the Bayrak of Kryezesi , that of Bulger and Vela one (the last two ones not completely). The most important building in town is the Church of Shelbuemi in Rubik, very old, mentioned in a report to the bishop of the year 1166 in Tivar, as Benedictine convent. Near the church, at a distance of 1 km, are placed the ruins of a castle named "Castle of the Jews". Near the castle is an old cave with drawings in the shape of symbols, which according to studies, belong to the bogomilve sect. A very nice hotel has taken place in the village called Katund i Vjetër, (Old Village), because of being the place from which have emerged almost the whole population of the area . There are two ruined churches and a new one, which is functional. The Village is about 100 m height from sea level, lying in a valley with intensive green, at the feet of Vela mountain ( 1172 m). The village population is engaged in agriculture and animal breeding. A part of the residential buildings are of tower type, with stone walls. Restructured, however, those keep the old shape and tradition, as also in cooking culture, which have strong traditional elements .



Pushime

Ulqinake Është mëngjes. Në verandën e madhe të Hotel Mediteran gëlon rrëmuja e këndshme e mëngjesit, ajo që të bën të ndihesh plotësisht se ke ardhur me pushime. Është interesante në fakt sesi asnjë moment tjetër i ditës nuk ta jep këtë ndjesi. Edhe fëmijët e ndjejnë këtë në mënyrë instinktive, aq sa kur i lajmëron se do nisemi me pushime, pyetja e parë që bëjnë, është “do hamë mëngjes te restoranti?”. Një tjetër detaj i këndshëm i mëgjesit është se ky hotel është i vendosur me shpinë nga lindja dhe sheh si në pëllëmbë të dorës gjithë pjesën e qytetit ku ndodhet kalaja dhe plazhin e vogël poshtë saj. E në asnjë moment tjetër të ditës ato nuk duken më të bukura sesa nën dritën e qashtër të mëgjesit. Frika se mos në shtator fillonin shirat kish qenë e kotë, dielli jo vetëm shkëlqen por edhe nxeh, pas pak do zbresim për në plazh. Shkallaret e shumta, përveçse provojnë forcën fizike në ngjitje-zbritje, japin edhe idenë e largësisë me hotelin, ndonëse në vijë ajrore nuk janë as dyqind metra. Ne jemi vonë, plazhi është tejmbushur, nuk duket aspak si fillim vjeshte por si një ditë e zakonshme gushti. Vetëm se, si “pushues me përvojë” ne e kuptojmë se këta banorë që kanë populluar plazhin, janë pikërisht ata që presin të qetësohet stina dhe që shijojnë temperatura më të freskëta e popullim më të vogël të plazheve. Çifte të moshuarish ose çifte të rinj me fëmijë fare të vegjël, ndanin bashkë bregun e kadifenjtë të detit, i cili këto ditë kishte vendosur të bënte rolin e pasyrës. Por 54

edhe përpjekjet e tyre për të shijuar një stinë më të qetë e me më pak njerëz, të paktën këtë vit kanë shkuar dëm, sepse Ulqini është sërish plot, këtu vera ende nuk ka ikur. Suzana, menaxherja e hotel Mediteran, thotë se ky ka qenë një sezon i mbarë dhe që duket se do të mbarojë vonë, ndryshe nga vitet e kaluara, kur piku mbyllej në fund të gushtit dhe bashkë me ditët e freskëta të vjeshtës së parë vinin edhe të “vetmuarit” ose turistët në grupe. Ulqini është i gjithi një qytet bregdetar, me një plazh gjigand, i cili zë hapësirën më të madhe bregdetare në të gjithë Malin e Zi, por fatkeqësisht duket se të ardhurat më të mëdha shtetit malzez i vijnë nga zona të tjera turistike si Budva apo Kotorri, të cilat kanë zhvilluar në mënyrë agresive një turizëm më elitar, duke përfshirë aty jo vetëm hotele më luksoze por edhe kazino të mëdha dhe mikpritje për jahtet që duan të vizitojnë brigjet malazeze. Megjithatë, Organizata Turistike e Ulqinit po bën përpjekje të mëdha për ringritjen e turizmit ulqinak, duke zhvilluar një fushatë publicitare të herëpashershme. Çmimet nuk janë të larta në Ulqin por ka një fakt interesant që s’dimë nëse do t’i pëlqente shumë turistëve, sidomos atyre shqiptarë. Shumë prej gjërave të vogla si kafja, uji, frutat e shitësve ambulantë apo produkte të tjera xhingla-minglash kishin një çmim standart: 1 euro. Edhe kafenetë modeste, edhe ato më luksozet, njësoj. Nuk na u dha mundësia t’u linim kamerirëve të shkretë ndonjë bashkish! Ka edhe diçka tjetër në Ulqin që besojmë se turistëve shqiptarë u lë një shije jo edhe aq të mirë; infrastruktura e vjetër, të thuash që në


kohën kur Mali i Zi ishte pjesë e shtetit të Jugosllavisë, e, duhet thënë se ky problem ekziston edhe në qytetet e tjera si Budva apo Kotorri, madje edhe në Greqi e Maqedoni, për shkak se përvoja e tyre turistike është më e hershme. Shumë pak investimë në përmirësimin e infrastrukturës megjithatë, kompensohen për bukuri me sjelljen shembullore turistike, që sigurisht vjen prej të njëjtës përvojë të gjatë në turizëm. Shërbimi thuajse perfekt, komunikimi qytetar i ulqinakëve, kultura e përgjithshme, janë gjëra që në Shqipëri ende nuk i kemi. Të bënte përshtypje se si çdo banor që merrej me tregti apo njësi shërbimi, e kuptonte menjëherë jo vetëm nëse ishe shqiptar apo i huaj por edhe nga cili qytet vije. Natyrisht përvoja tashmë shumëvjeçare e shqiptarëve që ishin bërë shumë bredharakë, kishte bërë efektin e saj. Vetëm për të zgjedhur një top plazhi në një prej pikave që shisnin artikuj të tillë, shitësja, një grua e re, u hodh e tha: Ju jeni të Tiranës? Po, ishte përgjigja pyetëse. Ju njoha prej të folurës, buzëqeshi ajo. Suzana e thoshte me njëfarë krenarie se studentët e universitetit Luigj Gurakuqi të Shkodrës vinin dhe bënin praktikën në hotelin ku ajo punonte. Edhe Ulqini nuk ishte shumë mirë me ruajtjen e arkitekturës karakteristike, e cila ishte e paprekur vetëm në zonën e kalasë. Një pamje jo fort e këndshme për syrin tonë, të vrarë rëndshëm edhe nga qytetet tona kaotike. Por ama, qyteti kishte një pastërti për t’u patur zili. E, edhe në këtë drejtim, ne jemi akoma shumë larg.

Në Kalanë e Ulqinit mund të hyhet nga veri-lindja ose nga gjiri nëpër portën kryesore. Këtu gjendet Tregu i Robërve, ku dominon Kulla e Balshajve (shek. XII), në të cilën është e vendosur Galeria e Arteve. Përballë galerisë gjendet Muzeu Etnografik. Nga jugu, afër detit, përballë njëra-tjetrës, janë dy ndërtesa madhështore: Pallati i Ballshajve dhe Pallati e Venedikut. Në anën perëndimore të qytetit të vjetër është kisha ortodokse e Shën Nikollës. Në periudhën e sundimit osman, kisha ishte e shndërruar në xhami, por në vitin 1890 përsëri u kthye në kishë, në kujtim të dëshmorëve të luftës së vitit 1878. Xhamia e Pashës, u ndërtua në vitin 1719. Në afërsi të xhamisë janë hamamet turke, të vetmet objekte të këtij lloji në Malin e Zi. Në pjesën veriore të qytetit janë dy kisha të tjera. Njëra prej tyre, sikurse edhe ajo në qytetin e vjetër, mban emrin e Shën Nikollës dhe është e ndërtuar në përfundim të administratës turke në Ulqin. Larg dhe afër, Ulqini, qytet i shqiptarëve dhe territor i Malit të Zi, është gjithsesi një alternativë e mirë për pushime, qoftë familjare, qoftë në çift, duke zgjedhur të pushosh në plazhet e kadifenjta ranore apo të sfidosh shkëmbinjë e thepisur duke u kridhur prej majave të tyre drejt e në det. Sidoqoftë, nëse do zgjidhni Ulqinin për të bërë një palë pushime, duhet të keni parasysh se ato duhet të jenë patjetër në shtator. f.xh Nr 11 TRAVEL 2013

55


Të nderuar miq , mysafir ë të dashur !

Organizata Turistike Ulqin Adresa: Bul. "Gjergj Kastriot Skenderbeu" p.n. Tel: +382 30 412 333 Fax:+382 30 412 335 E-mail: info@ulcinj.travel www.ulcinj.travel www.ulqini.travel

w ww.ul cinj .tr ave l Shumë qytete përmes formave të ndryshme të marketingut , ngritën politikat e veta kulturore dhe turistike , duke krijuar kështu mitin për veten . Ulqinit kjo me të vërtetë nuk i nevojitet! Sepse , Ulqini është qyteti më romantik dhe më interesant në breg detin lindor të Adriatikut ,një mozaik i vërtetë i civilizimeve . Natyra ka qenë shumë bujare ndaj këtij qyteti . Me një bregdet prej 33 kilometrash qyteti shtrihet nga veriu në jug. Deti blu , lumi Buna si një sy i gjelbërt dhe ishulli Ada në grykën e saj , liqeni i pasur i Shasit , ullishta shekullore , gjiri i bukur i Valdanosit , burimet sheruese dhe pylli i pishave magjepsëse , si dhe plazhet ranore të bukura dhe të gjata janë vetëm disa prej bukurive natyrore të cilat me f jalë nuk mund të përshkruhen . Këto bukuri njeriu thjesht duhet t’i përjetojë . Ulqinakët janë shumë të njohur si mikpritës dhe njerëz të dashur, posaçërisht krenohen me qytetin e vjetër , Kalanë , me mënyrën e sjelljes dhe me harmoninë e çarshisë , me Ullishtën e mrekul mrekul-lueshme e cila ka mbi 80 mijë rrënjë ullinjë prej të cilëve disa janë të vjetër mbi dy mijë vjet . Atë çka natyra ia dhuroi , ulqinakët jashtëzakonisht e çmojnë , përpiqen ta fisnikërojnë dhe në mënyrën më të mirë ta shfrytëzojnë . Shpesh thonë , se në parajsë kanë ekzistuar dy pemë të cilat rriten mu në këtë vend: fiku dhe ulliri . Fiku është pemë e së vërtetës, ulliri pemë e jetës! Andaj Ju , miq të dashur,ngohtësisht ju porosisim: Zbuloni ketë parajsë të vogël në tokë dhe kënaquni në te! Mirëse vini! Organizata Turistike Ulqin 56

el v a t r . n i www .u lqi


Mujo Ulqinaku bb, Ulqin, Mali I Zi 85360 Tel: +382 (0) 30 403 124 Fax: +382 (0) 30 403 125 Skype: HMRRECEPTION www.hotel-mediteran.com sales@hotel-mediteran.com

Pushimet më të Bukura janë tani! Shijo një “Fundjavë me familjen në Ulqin” për cmimin me të mirë të mundshëm. Përfito nga cmimet vjeshtë-dimër dhe qendro në Hotelin Mediteran duke filluar nga 46 € për akomodim ne dhomë dyshe luksoze me pamje nga deti dhe mengjesin, mos harroni “Fëmijët tek ne ushqehen Falas”. Për biznismenët të cilët dëshirojnë të vazhdojnë punët e tyre teksa pushojnë në Ulqin mund të përfitojnë nga “Paketa biznes dy ditore” për 70 € / person duke përfituar: 2 bujtje ne dhomë luksoze me pamje nga deti, Sallen e Konferencës, Mëngjes dhe darkë ,Kafe dhe çaj ,Pije freskuese, Parking pa pagesë. Studentet dhe Eksurzionistet mund te perfitojnë nga paketat “Ekskurzione grupore” duke filluar nga 22 € për person per akomodimin më të mire dhe ushqimin më të mirë.

“Ofertat vazhdojnë!.. ” Domat e Renovuara përfshijnë shërbimet e mëposhtme :

•Ballkon me pamje nga deti •Banjo private me vaskë dhe dush •Tavolinë pune •TV Satelitor Falas •Parkim të siguruar 24 H

`

•Akses wireless në Internet (në dhome dhe në holl) •Ajër të Kondicionuar (me kontroll individual) •Kasafortë elektronike •Minibar •Shërbim Sigurie 24 H

57


përse duhet ta vizitoni

Strugën Info: Komuna Strugë Foto: Shkëlzen Rexha ©

Për t’ju përgjigjur kësaj pyetje që shpesh herë secili ia bën vetes duhet të ndalesh në dyert e krijimit të këtij qyteti, në historikun e tij dhe më pas në atë që ofron ky qytet në një pozitë të favorshme turistike. Ju duhet të vini në Strugë sepse Struga është qytet i urave dhe i dy ujrave, i ujit të liqenit të Ohrit (Strugës dhe Pogradecit) dhe lumit Drini i Zi. Shtrihet në pjesën jugperëndimore të Maqedonisë, në brigjet veriore të Liqenit të Ohrit me një natyrë të mrekullueshme. Kjo pozitë gjeografike mjaft e favorshme jep mundësinë shumë të mirë për tu lidhur me qendra të tjera turistike brënda dhe jashtë vëndit. Përmes qytetit kalon lumi Drini i Zi i cili buron nga liqeni. Struga përmendet që nga antikiteti pasi pranë këtij qyteti kalonte rruga e vjetër romake “Via Egnatia”, emri i vjetër ilir i Strugës ishte “Enhallon”. Pra Struga është një qendër e vjetër banimi. Ja edhe disa arësye të tjera se pse duhet të vini në Strugë: Stinët e këtij qyteti ofrojne bukuri të veçanta. Ky qytet të ofron si turizmin malor ashtu edhe atë buzë liqenit me shërbime që përputhen me standartet me të mira turistike. Liqeni qelibar dhe njerëzit mikpritës dhe të qetë janë një arsye tjetër pse nuk duhet lënë pa vizituar ky qytet. Dimri të ofron qilimin e bardhë të dëborës dhe vende të bukura ndërsa vera ofron një larmishmëri ngjyrash dhe aktivitetesh si sociale edhe kulturore. E cilësuar si qyteti i poezisë, Struga mbledh nga e gjithë bota poetë te cilët në muajin gusht bëhen pjesë e “Mbrëmjeve Strugane të Poezise”. Struga duhet vizituar sepse brenda këtij qyteti ndërthuret antikiteti me modernizmin, duke dhënë një panoramë të 58

gjallë të jetës së këtij qyteti. Rinia strugane ofron nje buqetë shumëngjyrëshe mikpritjeje në netët e vona të mbushura me festa dhe muzikë tradicionale dhe moderne. Struga, kjo zonë e bukur e turizmit liqenor dhe kulturor, ofron mikpritje, traditë, modernizëm dhe mbi te gjitha një natyrë të mrekullueshme dhe të pastër, një siguri dhe rehati tamam si ne shtëpinë tuaj. Për shumë pushues Struga po kthehet në një vënd të preferuar për të kaluar pushimet. Pas viteve 90 rëndësia turistike e qytetit dhe rrethinave ka ardhur duke u rritur. Falë turizmit dhe ngjarjeve kultorore qyteti ka njohur edhe zhvillime shumë të shpejta veçanërisht në infrastrukturën turistike. Pjesë e rëndësishme e potencialit turistik të Strugës është Liqeni i Ohridt, Drini i Zi dhe turizmi kulturor. E gjitha që mund t’ju them ështe mirëse të vini në Strugën e këngës, poezisë, mikpritjes, qytetin pitoresk buzëdrinas, një vend që do të donit ta vizitonit sërish dhe ku lidhja me të pastaj do të mbes edhe shpirtërore. Prezantimin që mund të bësh për këtë qytet është se ofron larmishmëri dhe bukuri në katër stinët e vitit. Qytet i traditave te mikpritjes dhe bujarise, harmonisë dhe bashkjetesës midis tre nacionaliteteve. Ç'do qytet ka historinë, dhe të kaluarën e vet dhe ajo e bën që qytetaret të mburren, krenohen me të. Ajo e bashkon popullin e çdo qyteti dhe bën ti respektojnë traditat dhe njëkohësisht t'ua përcjellin gjeneratave më të reja, ose më konkretisht ato përcillen prej brezit në brez. Flasim për qytetin e Liqenit të Ohrit, për historinë e këtij qyteti ku ç’do gur ose kallderma dhe ç’do guackë e liqenit të kthjelltë paraqet pjesë përbërëse të piramidës së këtij qyteti. Struga qytet i artizaneve. Gjatë zhvillimit të tij qyteti kalon

nëpër periudha zhvillim të traditave, ekonomisë dhe kulturës por mos ta harrojmë faktin se ka qenë edhe në sy të shume pushtuesve. Struga është qytet dhe qendër e komunës me të njëjtin emër që shtrihet në pjesën jugperëndimore të Maqedonisë. Qyteti shtrihet në brigjet veriore të Liqenit të Ohrit. Përmes qytetit kalon lumi Drini i Zi i cili buron nga liqeni. Struga përmendet që nga antika, aty pranë kalonte rruga romake Via Egnatia, emri i vjetër ilir i Strugës ishte Enhallon. Qyteti i Strugës gjatë shekujve ka formuar fizionominë e tij në aspektin historik, kulturor dhe arkitektonik. Qyteti i liqenit, ka histori të pasur. Gjatë zhvillimit qyteti kalon nëpër periudhat e zhvillimit të traditave, ekonomisë dhe kulturës. Historia e Strugës fillon nga neoliti. Buzë Drinit të Zi dhe në afërsi të tij janë zbuluar figura arti që padyshim tregon se prej neolitit e këtej Struga ka qenë vend i banuar. Sipas asaj që është e njohur prej epokës grekoromake mund të thuhet se Struga ka qenë vendbanim i rëndësishëm peshkimi në afërsi të vendbanimeve Lyhnida (Ohri i sotëm) dhe Patra (vendbanim antik mbeturinat e të cilit janë gjetur në fshatin Ladorisht 4 kilometra larg Strugës). Në epokën greko-romake, para ardhjes së sllavëve në Ballkan, Struga ka qenë territor ku intensivisht është zhvilluar jeta kulturore. Prej asaj koha është e rëndësishme nekropola në fshatin Trebenisht e cila ka dhënë material të shkëlqyer për shkencën greke dhe ballkanike si dhe për bazilikat e mëvonshme romake dhe bizantine në Ladorisht, Oktis dhe Dollogozhdë. Për historinë kulturore të Strugës dhe rrethinës me një rendësi të veçantë janë bazilikat në Oktis dhe në Ladorisht. Për bazilikën në Ladorisht dihet se ka pasur atrium, bazilika të tilla ka në të gjithë Ballkanin mirëpo rrallë gjenden


bazilika me mozaik në podium. Në një terren kaq të pasur në shekullin e VII erdhën sllavët, në atë periudhë Ohri ishte shkatërruar nga një tërmet, gjithashtu edhe bazilikat në Oktis dhe Ladorisht. TURIZMI KULTUROR Jeta kulturore e këtij qyteti liqenor ështe shume e larmishme ne çdo stine duke festuar dhe organizuar manifestime te ndryshme ne kuader te kerkesave dhe interesave te qytetarëve të saj. Vera e nxehte ngërthen në gjirin e vet dy manifestime kryesore: “Kenge jeho” një manifestim mbarëkombetar nga gjithë trevat dhe të ftuar special. Zhvillohet gjatë mesit të muajit korrik – 21 vjet veprimtari si dhe “Mbrëmjet Strugane të Poezisë” ku mbledhin nga e gjithë bota poete dhe laureate te cilet i japin fjalës një tjetër kuptim dhe dimension universal vlerash dhe shkëmbim kulturash. Pra Struga si një pjesë e mëmës së kulturës, turizmit dhe civilizimit të lashtë përbën një vlerë të trashëgimisë kulturore shqiptare. Turizmi është praktika, veprimi i marrë nga ata që udhëtojnë apo vizitojnë vende me qëllim zbavitjeje, njohurie dhe mësimi. Turist quhet gjithkush që udhëton në vende të ndryshme për: dëfrim, pushim dhe çlodhje; për të vizituar miq dhe të afërm; për të shijuar ujrat e ngrohtë të detit, liqenit apo lumit por edhe për takime dhe zbulime të vlerave kulturore. E pra kjo është arsyeja që duhet të vini në STRUGË. Edhe kapacitet turistike të Strugës janë të standarteve evropiane ngase investitorët janë mërgimtarë që janë kthyer nga mërgimi. Qyteti pitoresk i Strugës njihet edhe si qytet i mërgimtarëve të vyeshëm. Mërgimi në Strugë llogaritet si një plagë dhe njëkohësisht si një zgjidhje. Plagë, pasiqë shumë të rinj strugan, për arsye ekonomike dhe politike, braktisën familjet dhe të afërmit e tyre dhe migruan jashtë shtetit. Zgjidhje pasi këta emigrantë filluan të sigurojnë ekzistencën e tyre ekonomike dhe të ndihmojnë familjet e tyre në vendlindje. Aktualisht të gjithë struganët që punojnë jashtë shtetit kanë ndërtuar shtëpitë e tyre në vendlindje dhe vinë në Strugë sa herë që kanë pushime nga puna. Falë emigrantëve Struga gjatë stinës së verës, qershor, korrik dhe gusht, mbushet plot dhe përplot dhe jeta është më e gjallë. Shoqatat e mërgimtarëve në diasporë janë aktive dhe komunikojnë vazhdimisht me vendlindjen duke investuar edhe në fushat e trashëgimisë kulturore në vend. Mërgimi Strugës i ka marrë dhe i ka dhënë. I ka marrë një pjesë të mirë të popullatës. I ka dhënë investime dhe kulturë evropiane. Aktualisht Struga është një mini Bashkim Evropian. Gërshetohen kultura të ndryshme të cilat bashkëjetojnë shumë mirë. Edhe diversiteti etnik, religjioz që ekziston nuk është pengesë por një mozaik i bukur Ejani në Strugë për të mësuar më shumë për arsimin, kulturën, sportet karakteristike… Ejani në Strugë për të pushuar dhe çlodhur shqiptarisht.

Ftesa e Krye tarit Ju duhet të vini në Strugë sepse Struga është qytet i urave dhe i dy ujrave , i ujit të liqenit të Ohrit (Strugës dhe Pogradecit) dhe lumit Drini i Zi . Shtrihet në pjesën jugperëndimore të Maqedonisë , në brigjet veriore të Liqenit të Ohrit me një natyrë të mrekullueshme . Kjo pozitë gjeografike mjaft e favorshme jep mundësinë shumë të mirë për tu lidhur me qendra të tjera turistike brënda dhe jashtë vëndit . Përmes qytetit kalon lumi Drini i Zi i cili buron nga liqeni . Struga përmendet që nga antikiteti pasi pranë këtij qyteti kalonte rruga e vjetër romake “Via Egnatia”, emri i vjetër ilir i Strugës ishte “Enhallon”. Pra Struga është një qendër e vjetër banimi . Jeta kulturore e këtij qyteti liqenor ështe shume e larmishme ne çdo stine duke festuar dhe organizuar manifestime te ndryshme ne kuader te kerkesave dhe interesave te qytetarëve të saj. Vera e nxehte ngërthen në gjirin e vet dy manifestime kryesore: -“Kenge jeho” një manifestim mbarëkombetar nga gjithë trevat dhe të ftuar special. Zhvillohet gjatë mesit të muajit korrik – 21 vjet veprimtari Zijadin Sela krye tar i Struges

Nr 8 TRAVEL 2012

59


NO(W) MOORE SECRETS

Dëllënjë

një ditë në fshatin e peshkatarëve... Flora Xhemani Baba Foto: Blue Albania ©


Varka e ankoruara në breg të Vjosës Pylli i Dëllënjës Nëse themi Vlora, për të gjithë ju ajo fillon përtej Urës së Vjosës, o më mirë, fillonte atje, sepse me degëzimet dhe gjarpërimet hyr-e-dil të superstradës së re, qysh se lëmë pas Levanin e marrim djathtas, fillojmë të mendojmë për detin dhe për magjinë që të mbështjell sapo hyn në territorin ku qarkullon ajri i Vlorës. Ka mbetur shumë pak për të thënë, e shumë për të bërë në fakt, me realitetet e reja e popullimin gjithnjë e më të rrëmujshëm të Vlorës, sa nuk dihet ku mbaron bukuria e ku fillon shëmtimi i peisazhit bregdetar sepse luksi i derdhur pa dhimbsuri nëpër ca ndërtesa, përzier me vulgaritetin e ca të tjerave, e nga ana tjetër, barbaria që ato i kanë punuar detit, të le vazhdimisht në mëdyshje. Mirëpo, nuk do merremi fare me këtë, madje, nuk do hyjmë hiç në Vlorë. Dhe nuk do marrim as rrugën hyr-edil të superstradës së re…

Anës Vjosës…

Vjosa, Lumi i Vdekur dhe Kallënga Foto: Google ©

Natyra dhe zoti kanë dashur që Vlora të ndahet me Fierin me kufi të qartë, të pastër e të pangatërrueshëm, e çfarë kufiri se, një Nil i vogël do thoje, që kur zemërohet fort, bën dhe dëm të madh…. A keni provuar të ndërmerrni një udhëtim përgjatë Vjosës, për të parë se ç’fsheh ajo nëpër brigjet e saj? Janë plot pesë fshatra që shoqërojnë rrjedhën e lumit por më i bukuri është ai i fundit, që e përcjell Vjosën deri në krahët e Adriatikut. Dikur, para se të vendoseshin aty shtëpitë e para, zona ishte e mbushur me shkurre dëllinjash, e, edhe fshatit kështu i mbeti emri, Dëllinjë. Mirëpo vlonjatët nuk e shqiptojnë dot fjalën “dëllinjë”, ata thonë “dëllënjë”. Dhe përfundimisht, edhe në hartë e kudo, shkruhet Dëllënjë. Dëllënja është e padyzuar, ndryshe nga fshatrat e tjerë që shoqërojnë Vjosën këndej e andej pjesëve fierake e vlonjate. Nëse ka një Bishan e një Pishë Poro në anën Nr 11 TRAVEL 2013

61


e Vlorës, këtej Vjosës, po ashtu ka edhe një Bishan e Pishë Poro, andej Vjosës, në anën e Fierit. Kurse Dëllënja është një e vetme. Fshati gjallon buzë një pylli të harlisur pishash, që lulëzojnë prej dekadash tashmë mes shkurreve të marinave, që i shoqërojnë deri në brigjet e Vjosës, vetëm dyqind metra larg shtëpive. Kur futesh në pyll dhe ndjek shtigjet e hapura, nuk pret të shohësh ujë por vazhdon mes gjelbërimit, që të thërret brenda e që shfaq herë pas here zabele të vegjël ku ta ka ënda të ulesh. Pastaj papritur, mes marinave, shtegu hapet dhe shfaqet Vjosa. Hijerëndë, e mrekullueshme. Varkat e ankoruara buzë moleve të vegjël të improvizuar të tregojnë se aty peshkohet, natyrisht. Ky fshat jeton me peshkimin. Bregu buzë marinave, është gati rërë Djemtë kurse brezi që futet në ujë e fshatit kanë është tokë e mbi të janë bërë përpjekjet e para për ngulur hunj, ku lidhen varkat. Tej bregut, të ndërtuar njësi të vogla turisfshatrat që i përkasin tike, ndonjë restorant të thjeshtë Fierit. Hapësira është a bar buzë deti tek-tuk, dikush ka e gjerë, krijon idenë e pafundësisë ndërsa hedhur themelet e ka ndërtuar nga perëndimi, ajo hotelet e parë, por të gjithë povërtet nuk ka fund sepse hojnë se është ende herët për humbet në Adriatik. Rrethuar nga një hapësirë të pritur masivisht turistë. e pamatë uji e shkurresh, pylli e dunash ranore, që janë edhe pjesë e zonave të mbrojtura, trekëndëshi i fshatrave Poro-DelisufDëllënjë mund të të ofrojnë gjatë të gjithë vitit bukuri që rrallë mund t’i hasësh diku tjetër. E çuditshme se si kjo zonë është kaq e panjohur me një potencial të tillë natyror dhe vetëm dhjetë kilometra larg nga rruga kombëtare. Djemtë e fshatit kanë bërë përpjekjet e para për të ndërtuar njësi të vogla turistike, ndonjë restorant të thjeshtë a bar buzë

deti tek-tuk, dikush ka hedhur themelet e ka ndërtuar hotelet e parë, por të gjithë pohojnë se është ende herët për të pritur masivisht turistë. Plazhi në verë popullohet kryesisht me banorët e tij, që tashmë jetojnë jashtë Shqipërisë e që verës kthehen nëpër fole, të vizitojnë prindërit. Për momentin duhet të kënaqemi me bujqësinë dhe me peshkimin. Banorët e vjetër të fshatit tregojnë për kohët e arta kur Kallënga mbushej me peshk që vinte nga Lumi Vdekur e që e sillte deti kur vinte bura. Atëherë të gjithë, edhe fëmijët, merrnin nga një kovë dhe shkonin ta mbushnin me peshq. Sot, nuk ka më aq shumë peshk, ai është trembur nga dinamiti dhe rri thellë në det ose nëpër deltën e Vjosës. Kallënga? Bura? Lumi i Vdekur? E çfarë emrash janë këta? Kallënga është një lagunë e vogël, e cila lidhet me detin dhe mbushet kur vjen batica (vlonjatët i thonë bura, kishit dëgjuar?). Kurse Lumi i Vdekur është një lumë në formë patkoi që verës thahet krejtësisht, e dimrit mbush zonën me ujë, deri në buzë të pyjeve, duke e bërë të pakalueshme zonën që të çon drejt detit. E vetmja rrugë

Sazani nga deti i Dëllënjës

Vjosa

Pylli pranë lagunës

62

Bunkerët e topave


kalimi, mbetet asfalti i dikurshëm, që të çonte tek zona ushtarake e bunkerëve ku rrinin topat. Pastaj, me makinë 4x4.

Jo vetëm për peshk por edhe për gjah Askush nuk e di pse quhet Kallënga por të gjithë të vjetrit thonë që ishte vendi i preferuar i Mehmet Shehut. Ish-anëtari i ish-byrosë së dikurshme politike në vitet e komunizmit, ia thoshte fort gjahut, që në këto anë ishte me shumicë. Dhe kur vinte ai, e gjithë zona izolohej. Përveç peshkut që gjendej në lagunë, kishte edhe zogj të shumëllojshëm, që e popullojnë edhe sot. Bajzë, rosë, çafka, ose çajme, siç i thonë vendasit. Gjithçka. Në fakt turet e gjata të patriarkut komunist shkonin deri thellë në Nartë, sepse kjo zonë, shënon pikërisht fillimin e pyllit të Sodës, i cili vazhdon përgjatë Lagunës së Nartës, e deri në hyrje të Vlorës, atje ku i thonë Plazhi i Vjetër. Tani në zonë gjuajnë djemtë.

Laguna magjike me emrin Kallëngë

Kur shkuam të shihnim Kallëngën, kishte qëlluar një ditë që edhe ta kishe porositur me letër tek nëna natyrë, nuk do të kishte ardhur kaq e bukur. Pas shiut, zakonisht qielli hapet e kthjellohet, duke lëshuar shtëllunga resh që kishin krijuar formacione të barabarta ushtarësh e që

pasqyroheshin mbi lagunë, ku nuk frynte asnjë grimë erë. Çafkat, ose çajmet, që janë edhe banoret më të zakonshme të lagunës, morën fluturim e u zhdukën tej nga drejtimi i Zvërnecit. Vetëm disa syresh mbetën. Ishte një peisazh i papërsëritshëm. Tej lagunës, deti. Më përtej akoma, ishulli i Sazanit. Na bëri përshtypje, nuk e kishim parë ndonjëherë në këtë pozicion. Varkat kishin mbaruar peshkimin e po preheshin në breg (peshkatarët thonë se peshku më i mirë është ai i natës). Kur po ktheheshim, një gjë tjetër që na ra në sy, ishte bimësia e kësaj zone të tejngopur me kripë. Një shkurre me gjethe të tulta që banorët i thoshin “shëllirë”, për shkak të shijes së njelmët që kishte, një tjetër lloj shurreje e kuqërrme që quhej “fshesë kripe”. Gjithçka kishte lidhje me kripën. Epo ishim afër detit, natyrisht. Kur u futëm në fshat gjëja e fundit e bukur që e mbyllte udhëtimin ashtu siç duhej, ishte lajmi që megjithëse nuk ishte stina, (që zakonisht i takon muajve prill-maj), peshkatarët natën e kaluar kishin ruajtur një surprizë për ne. Kishin zënë ngjala. E ku kishte më bukur se ta mbyllje udhëtimin me një drekë ngjalash? Dhe jo me verë, se do t’u ngelej hatri banorëve; me raki fshati.

bima e sh ëllirës

Kallënga

banor i lag unës

Nr 11 TRAVEL 2013

63


OUTDOOR

Rafting Mania

aventurat vazhdojnë... në Vjosë


Blerina Ago

Foto: Federata Shqiptare e Rafting ©

Gjatë një udhëtimi mund të të ndodhë gjithçka. Zbulon se kudo ka vende të jashtëzakonshme që ekzistojnë, të cilat pasi i ke vizituar të ndryshojnë… ti nuk je më i njëjti. Nëse mendoni se me verën mbaruan dhe pushimet tuaja, gaboheni. E nëse jeni duke kërkuar një fundjavë jashtë Shqipërisë, ju sugjeroj të shkurtoni distancat dhe të shfrytëzoni sa më bukur kohën në një qytet i cili ndodhet në juglindje të Shqipërisë, me njerëz të butë e të dashur, e kundërta e vargmaleve të larta e të thepisura që i rrethojnë. Arsyet për të vizituar Përmetin janë të shumta. Në Përmet mund të takosh të madhin klarinetist Laver Bariu, të shijosh pamjen nga Guri i qytetit, të vizitosh Bredhin e Hotovës… Unë do t’ju sfidoja edhe me një vlerë tjetër të shtuar vitet e fundit në Shqipëri: rafting në luginën e lumit Vjosa. Nëse që tani po mendoni se nuk është aktivitet për ju, gaboheni. Ajo çka ne do provojmë sot është një argëtim për të gjithë dhe madje një mundësi shumë e mirë për të kaluar kohë të shëndetshme me familjen tuaj. Ndjesitë e para mbi aventurën e rafting vijnë në momentin kur udhëtimit me makinë për në Përmet i vjen fundi dhe kalon mes maleve në grykën e Këlcyrës. Burimet Kristal që derdhen në Vjosë krijojnë një bukuri të rrallë dhe uji që rrjedh në shtratin e lumit të sjell rrahjet e para të shpeshta të zemrës. Ndërsa hyn në qytet, të bën përshtypje rregullsia dhe ndjesia e qytetarisë, shumë e kërkuar ditët e sotme. Një vëmendje e madhe ndaj pastërtisë, pallate jo të larta dhe kopshte me trëndafila. Direkt pas sistemimit në një nga hotelet aty nisemi drejt Kanionit të Lengaricës, monument

During a trip everything can happen . You reveal that there are extraordinary places which can change you after visiting those... You are no longer the same. If you think that your summer vacation has ended, you’re wrong . And if you're looking for a weekend abroad, we suggest you to short the distances and take an advantage of enjoying a beautiful city which is located in southeast Albania, with loving and gentle people, the opposite of the high mountain ranges that surround them. The reasons to visit Përmet are numerous. There you can meet the great clarinet of Laver Bariu, enjoy the stunning view from the Stone Town (Guri i Qytetit), visit the Hotova Park ... I would challenge you with another value, added in recent years in Albania: rafting in the river valley of Vjosa. If you now think that this kind of activity is not for you, you’re still wrong . What we will show to you, is a funny day for everyone and even a great opportunity to spend healthy time with your family . The first sensations before the rafting adventure come, is when you are traveling by car for Përmet coming through the Gorge of Këlcyra, among the mountains . The crystal sources that are deposited in Vjosë, create a rare beauty and the flowing water causes the frequent beatings of the heart, which lead to the future adventure. While entering in the city, it is impressive the regularity and the sense of citizenship, very demanded nowadays. A great attention to cleanliness, not high palaces and a lot of gardens Nr 11 TRAVEL 2013

65


natyre dhe banjove termale të Bënjës, të cilat për shkak të vlerave të rralla vit pas viti sjellin më shumë vizitorë. Ku ka kënaqësi më të madhe sesa kur zhytesh në ujërat termale blu të llixhave, kur temperaturat e një pasditeje vjeshte janë të ulëta. Pas disa orëve kaluar brenda Kanionit të Lengaricës, mposhtesh nga uria dhe rrugës së kthimit për në qytet mezi pret të ulesh për darkë. Dalluar për kulinarinë e pasur, pjatat i zënë vendin njëra-tjetrës dhe ti kujtohesh për ndjesinë e vërtetë të ushqimeve natyrale duke filluar me zarzavatet, e për të përfunduar me gliko-rat aq të shijshme. Minutat e fundit të darkës orientohen tërësisht drejt pyetjeve të fundit për aventurën e rafting, çfarë ore është mëngjesi,

with roses. Once stopped in one of the hotels, we start to get ready to Lengarica Canyon, a natural monument, and Bënja thermal baths, which because of rare value, year after year takes more visitors. There is no greater pleasure than diving in the blue waters of the thermal spa, in an autumn afternoon when temperatures are low. After several hours spent in Lengarica Canyon, you are conquered from hunger and wont to go back to town, sit down for dinner . Përmeti is distinguished for its rich culinary, so delicious dishes, starting from vegetables, meats, pies and finishing with different marmalade fruits . The last minutes of the dinner are oriented towards the ultimate questions for the rafting adventure, what time is breakfast, if clothes for the baths should keep wearing, and are good enough athletes for going away to the rive . Breakfast is always nice for holidays. Even more beautiful while you go to the starting point on the river and enjoy the view of Vjosa and the wild mountain ranges Trebeshina Dhëmbel - Nemërçkë. Filled with fresh air we come down into the valley and during the process of rafting equipment clothing we exchange the first comic dialogs. While receiving instructions from President Zamo Spathara, the team start the work with implementation of the commands: - In front, Stop, Back ... Sit ! Over 3 hours of rafting, you enjoy the untouched nature and see things from a point of view previously unexplored . Wonder forms of conglomerate rock and hard heart beats while the Vjosa’s flow go down. This trip offers more with nature and makes it sensitive to the need to protect it .It


+355 4 2223461 +355 66 58 73 235


nëse rrobat e banjos duhet t’i mbajmë veshur, dhe a janë mjaftueshëm mirë atletet e marra me vete për në lumë. Mëngjesi i pushimeve është përherë i bukur. Akoma më e bukur ndërsa ti udhëton drejt pikës së nisjes në lumin Vjosë dhe shijon pamjen e egër të vargmaleve Trebeshinë-Dhëmbel-Nemërçkë. Mbushesh me ajrin e freskët ndërsa zbret poshtë në luginë dhe që në proçesin e veshjeve të pajisjeve të rafting nisin batutat dhe shpërthimet e para të të qeshurave. Nota serioziteti gjatë marrjes së udhëzimeve nga presidenti Zamo Spathara dhe puna në skuadër nis që gjatë provave të para në zbatim të komandave: -Para, Stop, Mbrapa…Ulu! Gjatë 3 orëve rafting, ti shijon një natyrë të paprekur dhe i shikon gjërat nga një pikë vështrimi të pa eksploruar më parë. Habitesh me format e shkëmbinjve konglomeratë dhe të rreh fort zemra ndërsa çan rrëmbesat e Vjosës. Ky udhëtim të afron më shumë me natyrën dhe të bën më të ndjeshëm ndaj nevojave për ta mbrojtur atë. Të afron dhe me njerëzit dhe kupton sesa i rëndësishëm është bashkëveprimi dhe bashkëpunimi në ecjen përpara dhe përballjen e vështirësive. Njeh miq të rinj ose rigjen një marrëdhënie të thyer padashje. Mat aftësitë e tua sportive dhe e kupton që i ke me shumicë sapo kalon rrëmbesën e parë. Ia merr një kënge përmetare dhe ndjen nostalgjitë e batutave të filmave shqiptarë, ndërsa i dëgjon nga guida jote Miri. E ndërsa paritur ke mbërritur ne fund të udhëtimit e rigjen veten plot me energji pozitive. Duhet të argëtohesh herë pas here! Ohhhh sa e bukur qenkërka Shqipëria! Një udhëtim nuk mbaron kurrë. Nëse ti udhëtar e kthen kokën pas dhe thua “nuk kam ç’të shoh tjetër” gabohesh. Gjithnjë ka për të parë, të shohësh në pranverë atë që pe gjatë verës, të shohësh diellin e një mëngjesi ndërsa ke parë ndriçimin e natës, të ndjesh aromën e tokës së lagur, të frutit të pjekur, të ecësh me hapa të rinj. Duhet të rifillosh udhëtimin. Gjithmonë duhet. 68

approaches you with people and makes you understands how important is the interaction and cooperation in advance and resolve the difficulties. You meet new friends or recover a broken relationship unintentionally . Mat your sports skills and you realize that the majority just goes at first try. While suddenly you have arrived at the end of the journey, rediscovers himself full of positive energy. It should more often have fun! Ohhhh how beautiful is Albania! A journey never ends . If the traveler turns to look back and say, "I do not see what else" you are wrong. Always there are things to see, what you saw in the spring, is not there during the summer, to see the morning sun while you see a light at night, to feel the smell of wet earth, the mature fruit, to proceed with new steps. Trip should begin again . Always have to.

Rr. Durrësit, Blloku i Ambasadave, Tiranë, Albania; Tel: +355 42 267 700; Mob: +355 68 20 93 662; 069 33 54 552 maddtravel@albmail.com


69


CITY GUIDE

Pogradeci

i magjishmi i katër stinëve Sa herë kujton Pogradecin gjithkujt i vjen ndërmend qyteti i bukur buzë liqenit, ku natyra ka krijuar një nga “perlat” e saj. Ky është vendi ku bluja e përhershme e pasqyrës së ujit, e kuqja e ndezur e lindjes së diellit, gjelbërimi gjithëvjetor dhe njerëzit e dashur e punëtorë, të presin buzagaz për të kaluar disa ditë pushimi. Jo më kot, këtij vendi të magjishëm i kanë shkruar dikur Lasgushi dhe Kuteli, i kanë dhënë ngjyra dhe penelata Zengo e Taso, e ka fiksuar në celuloid Misto Cici dhe Fezollari, për ta përjetësuar nga shumë artistë të tjerë, në kujtesën e brezave këtë perlë të Shqipërisë. Dhe është e çuditshme por mëse e vërtetë se, çdokush që ka qenë njëherë në Pogradec, nuk i shpëton dot ngasjes për tu rikthyer aty. Madje ka nga ata që janë vendosur përgjithmonë këtu, duke blerë shtëpi apo ndërtuar ndonjë vilë pushimi. Kjo është magjia e këtij qyteti me zemër të madhe që i mirëpret në gjirin e tij të gjithë, qofshin shqiptarë apo të huaj.

Qyteti

Me një sipërfaqe prej 13 km 2 dhe një popullsi prej 40 000 banorësh, Pogradeci është një qytet që mund të vizitohet vetëm duke e shëtitur në këmbë. I vendosur përgjatë kodrave në formën e një teatri, shkallaret e të cilit zbresin drejt liqenit ai dallohet për sipërfaqet e mëdha të gjelbëruara. Pogradeci ka shëtitore të gjera, në të cilat mund të gjesh akoma xhiron tradicionale të qyteteve shqiptare. Të tilla janë shëtitoret Lasgush Poradeci, Fan Noli dhe apo sheshi Reshit Çollaku, ku ndodhen institucionet kryesore. Ndërsa shëtitorja ‘’Dhjetë Dëshmorët e Pojskës” dallohet për gjatësinë e saj. Ajo nis që nga qendra e qytetit dhe vijon në lindje drejt Tushemishtit. I gjithë bregu përgjatë përgjatë saj shfrytëzohet për plazh gjatë stinës së verës, shëtitje, vrapime, sport, peshkim, etj. Bregu është ranor me një shtresë të trashë dhe të bardhë rëre. Këtu ndodhen hotelet, apartamentet, shtëpitë e pushimit, rezidencat qeveritare, stacioni meteorologjik, etj. Ndër kryetarët e bashkisë që e kanë drejtuar qytetin mund të përmendim Zhani Treskën, Elida Canen dhe Bashkim Myrtezain. Kryetari më jetëgjatë është ai aktual Artan Shkëmbi, i cili është në gjysmën e mandatit të tretë. Nën drejtimin e tij Pogradeci ka pësuar ndryshime të mëdha dhe të thella në të gjitha fushat. Disa nga personalitetet që kanë dalë nga ky qytet janë shkrimtarët poetë Llazar Gusho e Dhimitër Pojanaku, shkrimtari Dhimitër Pasko, Kryepeshkopi Dhimitër Kokoneshi-Kryetar i KOASH, akademiku Kopi Kyçyku, studjuesi Luan Starova, kineasti Esat Oktrova, përkthyesja Meri Lalaj, aktorja Marjeta Ilo-Ljarja, këngëtarja Ermira Babaliu, fotografi Ardian Fezollari, piktorët Anastas Kostandini, Vangjo Vasili, Skënder Lako dhe Gentian Zeka. Dikur në fund të viteve ’70 në Pogradec punoi për një periudhë të shkurtër edhe shkrimtari Ruzhdi Pulaha, një nga përfaqësuesit më në zë të dramaturgjisë

70

Pogradeci invites you 20 km before display, offering a wonderful panoramic Ohrid lake, which you can called Lyhnide lake too. There is one of the most beautiful villages, Lini. Lake view is magic in every season and you will never forgot this panoramic view. With all this beauty view you make a lot of photography in every detail. You are in the centre now, there are a lot of people walking on the street, along the lake, who predominate flowers. Second name of Pogradec city is “Flower’s city”. Every season you can find colorful flowers. Pogradeci is one of the most charming tourist resorts in Albania because of its position near the Ohrid Lake, which distinguishes itself for clear water. Fish Koran, which is similar to the trout, is reared in this lake. Besides the beautiful beach, your staying in Pogradec is made more interesting by the excursion to the tourist center of Drilon (5 km eastward) with crystal clear fountains that fill the beautiful channels surrounded with trees and by ornamental plants. Lake Ohrid and its surrounding area shines as a splendidly unique ecosystem. Due to its historic culture and its unique flora and fauna, in 1980, Pogradec was declared by UNESCO as a place of worldwide natural and cultural heritage. For everybody , during all four seasons, this city offers opportunities to relax and have fun. This may be the reason why more and more people return again and again to Pogradec. Pogradec, it is a city and region with endless possibilities for your enjoyment! It is the right place for tourists of all ages, from one day stays to long holidays, and for honey mooners as well. People are friendly and don't be surprised if they invite you for a drink and some sweet, home made cookies. Walking around, you can discover Pogradec yourself, but we try here to make some suggestions for you: Pogradec Pogradec Art Gallery - It is situated in the center of the town. It has works from well known Pogradec painters. You can visit it from 9.00 - 16.00


Ilirjan Gjika

Fotot: Ardian Fezollari ©

Pogradec the magical 4-season city shqiptare. Këtu ai shkroi disa nga veprat e tij më të mira si “Maro Mokra”, “Zonja nga Qyteti” apo “Shoqja nga Fshati”, të cilat pasi u ekranizuan u futën në fondin e artë të kinemasë shqiptare. Institucione të rëndësishme kulturore që ushtrojnë aktivitetin e tyre janë Pallati i Kulturës, Klubi Sportiv, Biblioteka, Muzeu, Galeria e Arteve, etj. Aktivitete kulturore të tjera që zhvillohen në Pogradec janë: Hapja e sezonit turistik, Konkursi vjeshta poetike, Ekspozita e përvitshme e arteve figurative, Netët Poetike të Lazgushit, Festa e Verërave, e cila në prag të festave të mëdha të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, organizohet me ritin e hapjes së buteve. "Festivali Ndërkombëtar i Teatrit të Kukullave" është një tjetër event i rëndësishëm, piknisje e të cilit u bë tradita e shkëlqyer e këtij teatri në Pogradec. Duke qenë një nga qytetet më të bukur të Shqipërisë, Pogradeci ka qenë gjithmonë i pëlqyer nga kineastët. Janë një sërë filmash që tregojnë liqenin, natyrën, njërëzit puntorë dhe bujarë të kësaj treve. Të tillë mund të përmendim filmat ‘’Mëngjese Lufte’’, ‘’Zonja nga Qyteti’’, ‘’Shoqja nga Fshati’’, ‘’Duaje emrin tënd’’, ‘’Rrethimi i vogël’’, etj.

Historia

Pogradeci është banuar në periudhën e neolitit ku në Buqezë, përgjatë brigjeve të liqenit u ngritën vendbanime palafite. Më vonë gjatë antikitetit kjo trevë banohej nga bashkësitë ilire të Dasaretëve, që popullonin Mokrën e sotme dhe Enkelejdët që jetonin përgjatë fushës së sotme të Buçimasit (Pogradecit). Qytetet e tyre Pelioni dhe Enkelana u shdërruan në shekujt IV-III pk, në qendra të rëndësishme urbane. Me krijimin e shtetit ilir pas mesit të shekullin të V pk, pushteti kaloi nga Taulantët tek Enkelejdët. Sipas historisë dimë se mbreti i parë ilir ishte Sirra i Enkelejdëve. Nga martesa e vajzës së tij Euridikës me Amintën e III të Maqedonisë, lindi mbreti i ardhshëm Filipi i II-të, i ati i Aleksandrit të Madh. Në vitin 167 pk treva e Pogradecit ra nën sundimin romak, ku nga ana administrative do të bëjë pjesë në provincat e Maqedonisë dhe të Epirit të Ri. Më pas do të vijojë pushtimi bizantin, trashëgimni e së cilit është bazilika rrënojë e Linit. Gjatë mesjetës së mesme në shekujt IX-XI, Pogradeci do të kalojë edhe një periudhë të pushtimit bullgar, nga e cila do të trashëgojë një sërë toponimesh sllave, nga ku edhe atë Pogra-Dec që do të thotë qyteti nën kështjellë, pasi edhe sot qyteti ndodhet nën kështjellën antike dhe mesjetare. Më pas Pogradeci do të jetë pjesë e Principatës së Muzakajve, rënia e së cilës i hapi rrugën pushtimit të gjatë turk, i cili vazhdoi deri në vitin 1912. Shkolla e parë e arsimit shqip u hap në vitin 1887 dhe është shkolla e dytë në Shqipëri pas asaj të Korçës, me mësues Koço Sotirin. Në fillim të shekullit të XX-të, Pogradeci nis urbanizimin e tij të shpejtë. Do të ishin projektet e një inxhinieri francez, të cilat të zbatuara nga bashkia u ndërtuan rrugët kryesore të qytetit. Projekti u zbatua me rrugën buzë liqenit, e cila nis sot në hyrje të qytetit dhe përfundon në Tushemisht. Më pas u ndërtua rruga e dytë e quajtur ‘’Rruga e Korçës’’. Ajo niste njëlloj me të parën dhe vijonte drejt lindjes duke u ngjitur në lartësinë e kodrës së qytetit. Midis këtyre dy rrugëve u bënë edhe lidhjet me rrugë të tjera sekondare, të cilat u ndërtuan sipas sistemit kuadratik. Ato krijuan fizionominë e Pogradecit të ardhshëm, si qytet me planimetri moderne dhe hapësira të gjelbërta. Përgjatë tyre u ngritën shtëpitë dykatëshe dhe vilat e para të pushimit, me të cilat në vitet ‘30 shënohen edhe fillimet e turizmit. Ndërsa në vitet e Luftës së Dytë Botërore Pogradeci do të kalojë pushtimet ushtarake italiane, greke dhe gjermane. Pas Luftës, Pogradeci përjetoi Revolucionin Industrial të periudhës së komunizmit. Kështu nisi shfrytëzimi i minierave të qymyrgurit dhe hekur-nikelit, duke i dhënë përparësi industrisë minerare. Për transportin e tyre drejt industrive të përpunimit, qyteti u lidh në vitin 1978 edhe me rrjetin hekurudhor shqiptar. Stacioni i Gurit të Kuq, disa km pranë qytetit është edhe ekstremin i fundit i linjës hekurudhore lindore, Durrës-Pogradec

Popullsia

Pogradecarët janë njerëz të dashur dhe të afrueshëm nga natyra. Thjeshtësia dhe modestia janë të tjera tipare të këtyre njerëzve mikpritës dhe punëtorë. Ata

Nr 11 TRAVEL 2013

71


flasin një dialekt të veçantë të Shqipërisë së jugut, të afërt me atë të Korçës, por që tingëllon bukur dhe e bën të afërt dhe miqësor komunikimin. Të mësuar më traditën e vjetër të turizmit, ata presin dhe përcjellin në çdo stinë të vitit me dhjetëra vizitorë dhe turistë. Por të parët që, e provojnë këtë ndjesi janë artistët, të cilët vijnë vazhdimisht këtu për të marrë pjesë në eventet e shumta kulturore-artistike. Nga pikpamja etnografike Pogradeci përbëhet nga dy nënzona, Mokra dhe Fusha e Starovës (Pogradecit). Dikur pogradecarët visheshin sipas traditës popullore. Veshjet e burrave përbëheshin nga këmisha e bardhë me mëngë të gjera, xhamadani i leshtë, poture prej leshi mbi të cilat vendosej brezi, ndërsa në kokë mbanin festen e bardhë ose të zezë. Ndërsa gratë vishnin këmishë të gjatë dhe të mbyllur. Sipër saj ato hidhnin një jelek pa mëngë dhe të qëndisur, ndërsa në këmbë mbathnin çorape leshi dhe opinga me xhufkë. Veshja e gruas kompletohej me shaminë e kokës, të zbukuruar me rruaza, temina apo qëndisma.

Turizmi

Pogradeci ndodhet 140 km larg Tiranës, ndërsa distanca nga nga porti i Durrrësit është 172 km. Mga qyteti tjetër port i Vlorës largësia është 212 km, ndërsa distanca nga pika e kalimit kufitar me Greqinë, Kapshtica është 60 km. Në Pogradec mund të shkohet me rrugë tokësore nëpërmjet disa arterieve rrugore, siç janë superstradat Tiranë-Pogradec dhe Rrogozhinë-Pogradec. Gjithashtu udhëtimi mund të bëhet edhe me tren. Për të mbërritur këtu kalohet në një nga tunelet hekurudhorë më të mëdhenj për nga gjatësia, siç është ai i Qafë Udhëtimi Thanës, 3015 m i gjatë, i cili del buzë liqenit dhe kalon më pas përgjatë riverës pogradecare të tij. Turizmi këtu mund të zhvillohet në të katër stinët e vitit, të cilat ofrojnë pejsazhe të ndryshme dhe mundësi të pafundme dhe të larmishme argëtimi. Duke nisur që nga turizmi familjar në Tushemisht dhe Lin, përgjatë gjithë bregut ngrihen me dhjetra hotele, motele, resorted he vila pushimi, të cilat ofrojnë ambiente modern dhe këndshme si dhoma me të gjitha komoditetet, bare, piceri, restorante, pista e platforma të ndërtuara mbi ujë, varka për shëtitje, parking, internet, sporte nënujore, guida turistike, etj. Çdo verë popullsia e qytetit dyfishohet nga pushuesit e shumtë kryesisht nga Tirana, Korça dhe Elbasani. Natyra e bukur, liqeni, klima, ambienti tërheqës njerëzit mikpritës i bëjnë pushuesit që të vijnë çdo verë këtu. Edhe autoritet vendore japin kontributin e tyre në këtë drejtim. Në vitin 2012 Pogradeci fitoi Çmimin e Turizmit Shqiptar për ofertën turistike më të mirë.

Kuzhina

Prodhimet e tokës dhe të liqenit e bëjnë Pogradecin një vend të spikatur për nga kuzhina tradicionale dhe ajo e kultivuar. Mund të përmendim lakrorin me dy petë të pjekur në saç, qullnikun, byrekët, kuleçët, pastërmanë, tavat e perimeve me oriz, tavat e peshkut apo të mishit të pjekura në furrë, etj. Vetëm korani, peshku i famshëm i liqenit ka dhjetë receta gatimi, të cilat dinë ti gatuajnë vetëm mjeshtrit vendas. Ndërsa nga ëmbëlsirat e traditës më e preferuar mbetet bakllavaja. Në restorantet dhe hotelet e shumta mund të shijoni kuzhinën e liqenit me gatime të skarës apo në tavë. Një specialitet më vete janë edhe gatimet e shpendëve në saç, apo kuzhina e gjahut, ku nuk mungojnë rosat, shapkat apo lepujt e egër. Edhe kuzhina e huaj është interesante me varietet e saj të shumta. Të gjitha këto prodhime mund të shijohen me raki rrrushi, mani, kumbulle dhe verën e famshme të Pogradecit që ruhet në bute prej druri.

72

"TASO" Art Gallery -You can visit Anastas Kostandini studio admiring his paintings and also you can buy his works. "lako" Art Gallery - You are welcome to visit Skender Lako studio to see his paintings and also you can buy his works. "ICKA" Handycraft - Handycraft has a good tradition in Pogradec and "ICKA" studio it is always open for you. Its works of wood will impress you. Pogradec MUSEUM - Pogradec has a rich museum with antiques and ancient testimonials. It is open from 9.00 - 16.00. Pogradec CHURCHES - Pogradec has an old Orthodox Church, the Church of "Saint Maria" situated in the old part of the town, and a new build Church called the Church of "Resurrection" . Pogradec Mosque - Pogradec has two Mosque, one in the Center of the town and the other in the hill, part of old Pogradec. Pogradec CINEMA - Pogradec has a modern cinema where new movies are played there every day. It is situated in the Center of the town. Pogradec pARKS - You can walk across the lakeside in the promenade "1 Maji", enjoying the freshness of trees and a wonderful view. Here is a 5 km boulevard bordering the lake, where you can find bars with live music, hotels, motels, cafes, and restaurants according to traditional and modern tastes. Visiting Drilon, 4 km from Pogradec, is always a great pleasure. If you have other wishes you can go to characteristic Pogradec houses , surrounded by flowers and trees, a tradition that has been kept strong through the years. Pogradec BEACHES - Pogradec Beach it is situated in center of town and continue with "1 Maji" promenade. It is very popular and has a lot of sand. In the town there are several beaches, private and public with sand and little rocks. Water is very clean . Pogradec boats - There are several little and big boats across the Pogradec Lake. You can rent them and you can choose a boat with a driver or you can surf yourself. Pogradec SPORT PLACES - There are several places where you can practice sports, like football - Kalceto "Bruklin", beach-volley, basketball and more. At the Pogradec Beach you can participate in beach - volley competitions. Pogradec MARKET - Pogradec market is open from 8.00 16.00 . You can walk around, look, and buy souvenirs from Pogradec.


Pogradec at night - In the center of Pogradec, at the place called "Odeoni," cultural events are organized every evening during the summer. Free entry. There are some Pubs in Pogradec that are open every night from 20.00 -03.00 . They offer music and cocktails. You should be part of the fest

Çfarë mund të vizitoni Liqeni i Ohrit

I krijuar rreth 2 milion vjet më parë nga mbushja me ujë e gropës tektonike, Liqeni i Ohrit është i dyti për nga madhësia në Shqipëri pas atij të Shkodrës. I ndodhur në lartësinë 695 m, ai ka një sipërfaqe prej 365 km2 nga të cilat Shqipërisë i përkasin vetëm 111.4 km2 . Gjithashtu ai është edhe liqeni më i thellë në gadishullin e Ballkanit me thellësi 287 m. Baseni i tij dallohet për tejdukshmërinë e ujërave në të cilën rritet një florë dhe një faunë e pasur. Pastërtia e ujit është një tjetër karakteristikë e liqenit të Ohrit. Kjo vjen se ai furnizohet me ujë nga burimet karstike të Shën Naumit, Drilonit dhe Tushemishtit, si dhe nëpërmjet kanaleve nëntokësore nga liqeni i Prespës së madhe. Por liqeni Ohrit është liqen me derdhje, pasi prej tij, në Strugë buron Drini i Bardhë, 172 km i gjatë, një nga degët e lumit Drin. Përgjatë bregut të tij janë vendosur qyteti i Pogradecit dhe fshatrat e Linit, Hudenishtit, Memëlishtit dhe Tushemishtit, në të cilat është zhvilluar edhe peshkimi i Koranit dhe Belushkës, dy peshqve më të njohur nga 17 llojet që rriten në të. Për vlerat e shumta që bart liqeni i Ohrit është shpallur pasuri e Unesco-s.

Driloni

Driloni apo Voloreka siç e quajnë pogradecarët, është një nga mrekullitë që natyra ka krijuar këtu. Ai ndodhet 5 km në lindje të Pogradecit, fare pranë fshatit turistik të Tushemishtit. Driloni është një burim karstik që përbëhet nga tre vija uji që rrjedhin për tu derdhur disa dhjetra metra më tej, në bregun jug-lindor të liqenit. Njëri prej tyre, ai më kryesori krijon një basen të madh ujor, ku mund të shëtitësh, vozitësh me varkë, të shijosh bukuritë e florës dhe faunës së pasur. Pemët e vërrisë, rrapit, plepit, shegjeve lotues apo kallamishtet e bëjnë më të freskët dhe më të pastër ajrin që thith. Ndërsa lokalet, urat e drunjta, mjelmat dhe shpendët e tjerë që gjallojnë, si dhe peshku i freskët dhe vera e kuqe që serviret në lokalet këtu pranë, të bëjnë që të shkrihesh me natyrën.

Lin The lakeside village of LIN is a charming opportunity to see Lake Ohrid life from a traditional perspective. Winding streets lined with old style stone, wooden and brick houses lead to the site of an ancient basilica with 8 colorful mosaics showing fish, water birds and bees, dating from the 5th Century. The Byzantine church ruins, under World Heritage protection, have a modern cover constructed to keep the treasures from further deterioration while awaiting further exploration. The Lake Ohrid and mountain vistas from the top of the hill are outstanding! Selca Five ancient tombs and monuments dating from the 4 th Century B.C. are found in Selca, site of the ancient settlement of Pelion (where Illyrian King Klit dwelled). Other remains date from the Bronze Age through the middle VI th Century A.D. including Ionic treasures, bronze and pottery objects, weapons and articles of gold. You will feel that you've discovered a lost treasure when you visit this important place! Golic Bridge The Golic Bridge spans the wild Shkumbin River and dates back to the XVII Century. This old double-span stone structure is situated along the ancient Egnatia Road, near Golic, which is a charming village in the heart of the Mokra region. Along the road to Golic, you will enjoy breathtaking views of waterfalls and mountain scenery from deep valleys. In taking this trip, you will trace the steps of many ancient people, who over the centuries walked, defended, and traveled through the region! Shkumbin River

Koran Gut

Është e famshme përgjigja që roja gjermane e liqenit i jep një grupi guerrilësh shqiptarë në filmin “Mëngjese Lufte”, me temë nga lufta në Pogradec. Kaq i famshëm është Korani “Mbreti” i liqenit saqë na vjen edhe nëpërmjet reminishencave të tilla nga historia. Është gjithashtu shumë e njohur shprehja e mbretëreshës Elisabeta të Anglisë: “Mbretëresha e Anglisë vjen të takojë Mbretëreshën e Liqenit”, shprehje të cilën ajo e tha pasi provoi shijen e peshkut të rrallë në brigjet e Ohrit fqinjë. Së bashku me Belushkën, Ngjalën dhe Klenin ato përbëjnë gatimet më të preferuara të turistëve. Por edhe nga pikpamja shkencore ai përbën një rast unikal të një specie të veçantë dhe endemike që rritet vetëm këtu.

Tushemishti

Tushemishti është një tjetër vend i preferuar nga turistët. Ai përmendet qysh në shekullin e IX kur Shën Naumi, një shenjt lokal, manastiri i të cilit ndodhet disa kilometra aty pranë, vizitoi fshatin dhe bekoi lopët e tij. Ndërkohë që sot Tushemishti nuk është i përmendur vetëm për prodhimet e bulmetit, por edhe për kultivimin e koranit, pemët frutore dhe të turizmit i cili vitet e fundit ka marrë zhvillim të madh. Ndërsa rrugët, shtëpitë dhe ambientet e tjera të tij janë përjetësuar dikur nga skenat e filmave të njohur shqiptarë ‘’Zonja nga Qyteti’’ dhe ‘’Shoqja nga Fshati’’, të cilët janë xhiruar këtu. Pikërisht për të përjetuar këtë fakt sot ruhet shtëpia e personazhit kryesor të këtyre kryeveprave kinematografike, Ollgës, busti i të cilës është vendosur në sheshin qendror të Tushemishtit, i cili tashmë quhet sheshi “Ollga”.

Nr 11 TRAVEL 2013

73 73


Lini

Gadishulli i Linit është i pari që të shfaqet me bukuritë e tij sapo nis dhe zbret Qafën e Thanës, e cila ndan fushëgropën e Prrenjasit me fushëgropën e Pogradecit. Nga lart, Lini, duket si një shputë dore që futet në liqen. Arkeologët kanë dokumentuar se ky gadishull shkëmbor është banuar qysh në periudhën e hekurit. Fshati është vendosur në anën perëndimore të tij dhe përbën një simbiozë të çuditshme midis njerëzve dhe natyrës. Brenda gjirit të mbrojtur në anën veriore ankorohen varkat e peshkatarëve, ndërsa në anën lindore të Linit ndodhen ‘’zagragjet’’, kopshtet e banorëve të tij, të cilat nuk janë veçse ngastra të vogla të rrethuara me mure guri, në të cilat kultivohen perimet. Të quajtura si “dyqanet e familjes”, në to prodhojen sipas stinës domatet, specat, sallata jeshile, lakrat dhe veçanërisht qepët e kuqe të Linit, me të cilat gatuhet tava e famshme e peshkut. I gjithë fshati përshkohet nga një rrugë gjatësore, përgjatë së cilës në të dyja anët janë vendosur shtëpitë dykatëshe. Këtu është zhvilluar turizmi familjar ku banesat e fshatit janë përshtatur për shtëpi pushimi. Përveç plazheve, ajrit të pastër dhe të freskët, natyrës së bukur, kuzhinës dhe gatimeve në saç, Lini ofron edhe shëtitje dhe eskursione në natyrë përgjatë monopateve të kodrave. Midis plazheve të shumtë, si më i madhi dhe më i bukuri është ai i Neli Resort. I vendosur në rrëzë të shkëmbit të Barkalicës, ai dallohet për ujin e pastër, qetësinë, varkat dhe trampolinat. Përpara bregut të tij hapet një panoramë mahnitëse ku nëpërmjet pasqyrës së ujit shfaqen qartë Ohri me kështjellën e tij majë kodrës, Shën Naumi dhe mali i Thatë. Bazilika e Linit është një faltore paleokristiane e ndërtuar diku në shekullin e VI-të. Nga arkitektura ajo është trikonkëshe dhe përbëhet nga naosi, baptisteri, atrium, dhe tre kapela të vogla, të cilat ndodhen në anët veriore, verilindore dhe jugore të naosit. Bazilika ka qenë e pajisur me ikonostas guri dhe dyshemetë e saj janë zbukuruar me mozaikë shumëngjyrësh, ku nuk mungojnë motivet floreale, nga fauna dhe ata gjeometrikë.

Kalaja e qytetit

Kalaja ndodhet në lindje të qytetit në një kodër që lartësohet 205 m mbi Pogradec. Ajo i ka dhënë edhe emrin qytetit, diku gjatë pushtimit bullgar në shekujt IX-XI-të. Fjala Pogradec vjen nga sllavishtja, ‘’Nën Kështjellë’’, që ka kuptimin qyteti nën kështjellë. Kalaja ka patur si funksion kryesor kontrollin e gjithë rajonit përreth, duke funksionuar që nga shekulli i V pk deri diku në shekullin e XI-të. Sot prej saj ruhen një pjesë e vogël e mureve rethuese dhe të apasionuarit pas fotografisë artistike mund të bëjnë aty foto të mbrekullueshme të panoramës përreth duke përfshirë qytetin apo liqenin.

Varret e Selcës së Poshtme

Gërmimet arkeologjike që nisën në vitin 1969nxorën në dritë objektet e para në kodrën e Gradishtës, e cila është banuar pa ndërprerje që nga periudha neolitike e deri në antikitetin e vonë. E ndodhur në lartësinë 1040 m mbi nivelin e detit, mbi fshatin Selcë e Poshtëme, qyteza antike kishte një sipërfaqe prej 6 ha dhe rrethohej me mure kuadratikë. Ajo mund të vizitohet sot për pesë varret monumentale të gdhëndura në shkëmb, të zbuluara nga arkeologët dhe që kanë arkitekturë tërheqëse dhe të veçantë.

74

This is one of the longest rivers in Albania with very clear water that flows through stunning scenery. The river has its headwaters near Guri i Topit on the Mokra Mountain, district of Pogradec and flows to the Adriatic Sea. Different kinds of fish, with trout among them, live in its waters, which makes possible sport fishing while some parts of the river are suitable for boat or raft drifting. Tushemisht/Drilon Just 4 kilometers away in Tushemisht you can see the DRILON tourist resort, named for the fresh water springs and Drilon River. The many decorative trees and plants are in full harmony with Drilon's clear water springs, strolling paths, characteristic bridges and bird life. Tushemisht has a special history because both King Zog and the former dictator of Albania, Enver Hoxha enjoyed summers in this special place. You can visit this house, now converted to a hotel and restaurant with fine local and continental cuisine! Kabashi Springs Only 2 kilometers from Pogradec, climbing the hill you will discover a wonderful place for picnics. With fresh fountains and prairies this is the right place for B.B.Q. Potkozhan This is a very interesting village in the district of Pogradec. The houses are very beautiful, made of stone and roofed with stone tiles. The streets among them are narrow and paved with cobble stones, while grapes and mulberries climb the walls and hang over the streets. The hospitable people of the village offers accommodation for tourists in their houses and tasty home made food with various local specialties. Around the village it is church of St Paraskeva , known as Shen Premte among the local people, there is a graveyard with beautifully engraved stone crosses. Saint Bitri Church The medieval church of Shen Bitri , as the locals use to call this St. Demetrios' church, is several hundred meters away from the village Potkozhan. This small stone building, roofed with stone tiles is very unique because of its two apses on the eastern side and very specific wall painting in its interior. Although the frescoes are damaged, you can still admire the beauty and mystery of the saints pictured on its walls.


Vizitoni Pogradecin....

dhe bëjeni udhëtimin të paharrueshëm, duke qëndruar tek Hotel Perla...

Shëtitorja "1 Maji" Pogradec, Albania: Tel.: +355 83 226 688; Mob: +355 68 40 19 494; +355 68 20 90 106' perlahotel@yahoo.com


Ura e Golikut

Ura e Golikut është përdorurnga këmbësorët dhe karvanet për të kaluar lumin Shkumbin. Ajo është ndërtuar diku në shekullin e XVIII-të, në vend të urës së mëparshme që ishte rrënuar nga koha. Ura përbëhet nga dy harqe me madhësi të ndryshme midis të cilëve ndodhet edhe një dritare për shkarkimin e ujërave. Objekti është 37 m i gjatë dhe ka një lartësi prej 7.5 m. E ndërtuar me gurë të lidhur me llaç ura është funkionale edhe sot. Guri i Kamjes Guri i Kamjes është një monument natyre në krahinën e Mokrës, pranë fshatit Dardhas në lartësinë 1461 m. Nga larg ai duket si një kryqëzor lufte që sapo ka dalë në det. Korazioni siç quhet ndryshe veprimtaria e erës ka krijuar këtu një mbrekulli të natyrës. Masivi shkëmbor është një bllok me përmasa 100 gjatësi, 80 m gjerësi dhe një lartësi prej 70 m.

Manastiri i Shën Marenës

Manastiri i Llëngës është një monument kulture i ngritur në vitin 1660. Ndërsa kisha e tij që i kushtohet Shën Marenës është rindërtuar në vitin 1754 dhe është dekoruar me afreske dhe ikona nga mjeshtri i shquar Kostandin Shpataraku. Festa e Shën Marenës kremtohet në 17 korrik të çdo viti, ku me dhjetra besimtarë zhvillojnë pelegrinazh tradicional. Pasi vizitojnë shpellën e Shën Marenës dhe lahen në ujërat e burimit që ndodhet aty pranë kalojnë natën në manastir duke ndjekur ritualin e përvitshëm.

Saint Marena Church

The church and monastery of Saint Marena is situated in the north of the village of Llenga, district of Pogradec with a dominated position on the slope of the mountain. The church is a small building, 12 to 8 meters. The altar is separated from the nave with a wooden iconostas 6m wide and 4m high. The icons is engraved and polychrome with floral motives. All the interior of the church is covered with frescoes that belong to the hand of the headmaster of these areas Kostandin Shpataraku. Pogradec.info provides you with all the information you need to know about the city of Pogradec, including general information, Pogradec hotels and accomodation, transportation, taxi, places to go, Pogradec art and culture, museums, galleries, entertainment, business, dining , Pogradec restaurants, bars, pubs, night clubs, Pogradec shops, Pictures of Pogradec, the weather, useful visitors' tips and more.

76

; +355 67 20 14 131 www.sirena-albania.com; contact@sirena-albania.com


77


Hotel Era bar & restorant

Pogradec, Albania

Adr e s a: S hë t i t o rj a k ry e s or e , Pogr ade c , Albania M o b : + 355 69 63 81 27 6 0 66 66 21 4 7 3 Në zonën më të bukur të Pogradecit, pranë shëtitores kryesore, aty ku bregu i liqenit përqafon gjelbërimin dhe lulet shumëngjyrëshe, ndodhet Hotel Restorant Era, një strukturë e re dhe elegante, që përmes modernes, ju ofron edhe traditën e mrekullueshme pogradecare

Pogradeci është një qytet turistik me mundësi të shumta për çlodhje dhe argëtim, me bukuri natyrore të rralla, peisazhe të mahnitëshme piktoreske, është vendi i përshtatshëm dhe i duhur për turistët e të gjitha moshave dhe ku njerëzit me mikpritjen, dashamirësinë dhe çiltërsinë e tyre ia shtojnë edhe më shumë bukurinë, vlerat e tij dhe nuk të lenë të largohesh pa marrë me vete kujtimet mbresëlënëse, dashurinë dhe mallin për t`u kthyer sërish. Pogradeci njihet për liqenin e tij, i cili i jep një veçanti qytetit dhe vlera të mëdha turistike, por Pogradeci nuk ofron vetëm kaq. Ai ofron më shumë se mundësinë për të kaluar pushimet verore ku njerëzit çlodhen nën freskinë e liqenit dhe ajrin e pastër, çlodhen me shëtitjet përgjatë bregut të liqenit, apo shijojnë plazhin, aty ku peshkatarët ulen në varkat e tyre shumëngjyrëshe, nxjerrin gjahun e kapur dhe përgatisin rrjetat për gjuetinë e së nesërmes. Pogradeci është quajtur qyteti i luleve, qyteti i traditave të shumta, qyteti i njerëzve mikpritës, dashamirës dhe paqësorë, ku 300 ditë në vit janë me diell e qiell të pastër, ku bora zbardh gjithçka në stinën e dimrit dhe hapja e buteve të verës të rikujton traditën e vjetër pogradecare që vazhdon edhe sot, ku gjelbërimi është gjithëvjetor, ku bëhet plazh në rërën e artë gjatë stinës verore, ku shijohen bukuritë e rilindjes natyrore në stinën e pranverës dhe shumëllojshmëria e frutave në stinën e vjeshtës. Pogradeci ka edhe mundësi të tjera argëtimi për të apasionuarit e natyrës dhe relievit natyror, malet e shumta që e rrethojnë japim mundësi të pafundme për të eksploruar relievin e thyer dhe të egër (ashpër) të kësaj zone, me male dhe me lugina, me fusha dhe me gropa liqenore, të cilat fshehin në gjirin e tyre një histori mijëravjeçare, një kulturë dhe një trashëgimi të madhe për të gjithë ata që duan ta eksplorojnë dhe të zbulojnë gjithçka rreth tyre. Monumentet kulturore si mozaiku i Linit, Varrezat e Selcës etj, janë të shoqëruara me bukurinë e rrallë natyrore që ofron peisazhe vërtet të rralla dhe të mahnitëshme, të cilat të bëjnë të harrosh kohën dhe të humbasësh në kujtime dhe në mendime të bukura. Pogradeci është shtëpia e poetëve të mëdhenj, Lasgush Poradeci dhe Mitrush Kuteli, vendi ku peisazhet piktoreske e bëjnë qëndrimin në Pogradec një kënaqësi të paharrueshme. Nga Lini deri në Tushemisht tashmë ka një sërë hotelesh komode të ndërtuara sipas kërkesave bashkëkohore si, Shën Naumi, kompleksi turistik Lyhnidas, Sirena, Borana, Enkelana, Royal, Tea, 1Maji, Millenium, Vila e Arte, etj. Pogradeci ka 31 hotele me 954 shtretër dhe turizmi familjar ofron rreth 18 000 shtretër. Vizitoni Pogradecin! Shijoni bukuritë e ralla dhe ujrat e kristalta të liqenit. Mikpritja e pogradecarëve harmonizohet me natyrën dhe mjedisin e mrekullueshëm që do të lerë mbresa të paharrueshme tek ju!

Ar t an Shkëmbi Kryetar i bashkisë


Neli Resort Pogradec - Albania

Neli Resort, Lin Pogradec, Albania Mob: +355 68 40 96 990; 069 42 89 787; 067 40 96 988; E-mail: neliresort@yahoo.com neliresort@yahoo.com

i mahnitshëm në çdo stinë ...

Në një vend të mahnitshëm si Pogradeci, me kushte të përkryera, mikpritje të rrallë, kuzhinë të mrekullueshme, akomodim luksoz, ambiente të bollshme me lodra për fëmijë, kafshë të egra, parking të siguruar, pistë mbi liqen për të festuar eventet tuaja e ku të rinjtë mund të kërcejnë deri në mëngjes, me plazhe të kristaltë e nuanca ekzotike, me gjyra që ndërrojnë mahnitshëm në çdo stinë, Neli Resort kthehet në një zgjedhje të parezistueshme...!

Nr 11 TRAVEL 2013

79


ITINERAR

Nga Dhërmiu në Theth

një aventurë malësore me lebër


Kastriot Faci Thethi është një nga vendet më të bukura të vendit tonë. Ai duhet vizituar nga të gjithë ata që e duan natyrën qofshin ata nga Vlora, Tirana apo nga Shkodra. Lona dhe Tani e vajza e tyre Eridjona 2vjeçare, janë nga Orikumi i Vlorës. Ata janë miqtë e mi tashmë. Me ta jam njohur në Dhërmi gjatë pushimeve, pasi janë pjesë e stafit menaxhues të hotel Lucianos. Unë u pata folur atyre shumë për Thethin. Ata për herë të parë vendosën ta vizitojnë këtë verë. Përjetimet e pushimeve të tyre mes malësorëve të Thethit, mikpritja, kujdesi e deri tek bukuritë e Alpeve Shqiptare, ishin një përvojë e bukur që ia vlen ta ndash me çdokënd. Të nesërmen do të udhëtojmë për në Theth… Rruga e re për në Theth Është mëngjes ora shtatë, një furgon i tipit benz ka ardhur të marrë familjen nga Vlora. Ndërtimi i rrugës së re për në Theth është arsyeja që udhëtojnë në këtë orë. Rruga bllokohet pas orës 10.00, megjithatë kjo nuk i pengon aspak pushuesit, të cilët duket sikur e sfidojnë këtë. Ata janë shqiptarë dhe të huaj, në motorë apo makina 4 x 4, në këmbë apo në biçikletë. Segmenti nga Boga është rregulluar dukshëm, ndërkohë që gjatë udhëtimit hasim dy brigada me makineri që po punojnë në dy segmene të tjera deri diku në afërsi të Qafës së Thores. Pas tre orë e gjysëm udhëtimi, ata kanë mbërritur në Theth, janë në qendër të tij, tamam para Kishës. Në afërsi të saj jo më larg se 200 metra, është shtëpia e Paulin Polisë, ose siç e njohin në zonë e më gjerë, Paulinit të Big Brother. Paulini, kampioni i Thethit Sapo futesh në oborr të bën përshtypje një furgon i parkuar aty. Ajo që të shkon nëpër mend, është se ç’ka hequr shoferi dhe

pasagjerët e tij për të ardhur deri këtu. Nga një barakë e vogël në krahun e majtë sikur shpërthen një erë e mirë e shumë ngacmuese e ushqimeve të freskëta që po gatuhen aty për mysafirët. Vazhdojmë më tej nëpër oborr e hyjmë në dhomën e bukës. Në një tavolinë gjigande druri qëndrojnë të shtruara rreth 40 pjata supe boshe që “presin me gojen hapur të gëlltisin” ushqimin erëmirë. Thërrasim Paulinin , i cili me del nga dhoma ngjitur me një përparëse dhe me krahë të shpërvjelur. Ai po gatuan për 40 turistët të cilët kryesisht janë nga Tirana e ndër ta ka dhe të huaj. Megjithëse është shumë i zënë ai na fton të ulemi në një tavolinë në oborr. Buzëqesh ndërkohë që na përshëndet duke na uruar mirëseardhjen të gjithëve me radhë. Na qeras me nga një “thanak”, pije lokale e përgatitur me fruta të thanës. Sonte tek Paulini nuk ka vende, pasi ai po punon me një agjensi nga Tirana, sigurisht që ai është kampinoni i Thethit. Çiftit i duhet të akomodohet tek shtëpia e Rozës, aty pranë shtëpisë së tij. Nr 11 TRAVEL 2013

81


Gratë e Thethit Eshtë mëngjes herët dhe dielli nuk ka depërtuar akoma në luginën e Thethit. Ajri i pastër të mbush mushkëritë si në asnjë vend tjetër. Ndjekim shtiget gjatë shëtitjes nëpër luginë, ato herë kalojnë krejt në afërsi të arave të mbjella me misër e herë në afërsi të kullave të gurta. Përshëndetemi me banorët e zonës, ato janë kryesisht gra, janë gratë e Thethit, të cilat e kanë filluar punën para se ne të zgjohemi. Njëra që po mjel lopën në oborr apo tjetra që e ngarkuar me një barrë dru në kurriz, sapo ka zbritur nga mali, për të ndezur zjarrin e për të gatuar për familjen dhe mysafirët e saj. Ato janë gratë e Thethit, gra të jashtëzakonshme, mikripritëse, punëtore, të pastërta me humor dhe shumë të dashura. Janë shumë të forta, mund ti krahasosh me një burrë nga mençuria dhe forca. Çdo gjë nga produketet lokale si kumbulla, thana, lajthia, mana toke, dardha, qepë, groshë, misër, qumësht, djathë, mazë, kos, reçeli e mjalti, janë produkte që janë përpunuar me përkujdes dhe dashuri e duart e arta të grave të Thethit. 82


Vendet që duhet të vizitoni në Theth Sot çifti vlonjat me vajzën e tyre të vogël në supe i ngjiten ujëvarës së Thethit. Në fakt ato janë tre ujëvara, por destinacioni për sot është ujëvara e Grunasit, më e vizituara nga turistët. Ndjekin shenjat e shtigjet për në destinacionet turistike e vendet atraktive, ku pas ujvarës, radhën e ka Syri i Kaltër në Kaprej. Kulla e Ngujimit e Kisha janë lehtësisht të vizitueshme për shak të vendndodhjes së tyre. Vende të tjera që duhet vizituar janë, Qafa e Pejës, Shpella e Pejës, Maja e Arapit, Qafa e Valbonës, Fusha e Denellit, Shtegu i Dhenve, Maja e Jezercës etj. Pa vizituar të paktën këto vende, zëre se nuk keni qenë në Theth. (Foto e majes se Arapit.) Të huajt në Theth “Dëshirojmë të kthehemi përsëri në këtu, ndaj dhe nuk i kemi vizituar të gjitha atraksionet e Thethit”, i thotë Klaudia dhe Joe, një çift i ri nga austriakësh Tanit dhe Lonës. Ata kishin me vete dy guida në gjuhen Gjermane që flisnin për vendin tonë e për Thethin. Sipas tyre ka mungesë të hartave dixhitale për të treguar shtigjet e ecjeve në mal. Në Austri ne kemi vende shumë të ngjashme me Thethin, por janë me infrastrukturë të zhvilluar, që tek ju mungon. Një gjë e tillë e bën Thethin më të veçantë në tregun e turizmit të huaj. Çekët dhe polakët në fakt, janë më të shumtit ndër turistët e huaj që ndër vite e kanë vizituar Thethin. Ata janë të thjeshtë dhe nuk kërkojnë shumë kushte si shqiptarët, na thonë vendasit. Ne tashmë jemi të përgatitur dhe të gatshëm për t’i shërbyer e pritur jo vetëm turistët e huaj por edhe ata nga vendi ynë. Ndërtimet në Theth Eshtë ndërtuar shumë në Theth sidomos dy tre vitet e fundit. Nëse ndërtimet do të vazhdojnë me këtë ritëm, pas dy tre vitesh lugina e bukur e Thethit nuk do të jetë më ajo me jeshillëkun e saj e me arat me misër. Kullat e gurta dykatëshe mjaft karakteristike të Thethit e me çati druri po zëvendësohen me shpejtësi nga ndërtimet me tullë e beton. Pushtetit lokal dhe atij qendror i duhet të ndërmarrë një aksion të përbashkët me komunitetin aty. Një aksion të shpejtë për ta ndaluar këtë e orientuar Thethin drejt zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit. Një gjë e tillë i mban dyert e turizmit thethian të hapura dhe e kualifikon atë drejt turizmit elitar. E duam Thethin si Dhërmiu, është ky urimi që unë dhe miqtë e mij nga Vlora urojmë e që dëshirojmë për Thethin e Thethianët.

Për ata që dëshirojnë të vizitojnë Thethin: Distanca nga Shkodra: 77 Km Çmimet e transportit: Furgoni 1000 Lekë vajtje, 1000 Kthimi Kohëzgjatja: Me furgon ose makina 4x4, rreth 3-4 orë Çmimet: fjetje dhe ushqim 25-30 Euro. Akomodimi në çadra: 5 euro Koha më e përshtashme: nga Qershori deri në shtator-tetor

Nr 11 TRAVEL 2013

83


AROUND

Stebleva aromë mali në 1200 m Stebleva një perlë e paprekur e turizmit malor dhe natyrës piktoreske është një gërshetim i mahnitshëm i lëndinave, pyjeve, kodrinave, maleve dhe lumenjve. Vilma Disha

Dikur e lënë në harresë, sot një perlë e paprekur e turizmit malor dhe natyrës piktoreske. Stebleva është një teatër natyror, një gërshetim i mahnitshëm i lëndinave, pyjeve, kodrinave, maleve dhe lumenjve. “Maja e Zezë” e cila ndodhet në lartësinë 2225 m mbi nivelin e detit, është maja më e lartë në këtë zonë. I dyti renditet mali i “Raducit”, me një lartësi 2084 m, i cili shtrihet në lindje të Steblevës. Stebleva përshkohet nga përrenj dhe kroje të shumtë, të cilët pasi grupohen, formojnë lumin që në gjuhën e popullit quhet “ Zalli i Steblevës”. Pasi përshkon rrugën Borovë – Sebisht – Okshtun, në Gjoricë të Dibrës, ky lumë bashkohet me Drinin e Zi. Krahas bukurisë, florës dhe faunës së pasur, ky lumë karakterizohet edhe nga cilësia parësore e peshkut që rritet në këto ujra, “trofta me pika të kuqe”. Jo më pak kureshtje, zgjon dëshira për të vizituar liqenin karstik të malit të Draganit. Shkëmbinjtë monumentalë që e karakterizojnë, të gdhendur nga vetë natyra ndër 84

shekuj, krijojnë një peisazh natyror vërtet miklues. Të mahnitshme janë pllajat dhe lëndinat e Visharicës, malit të Kallkanit e Mllacit, të cilat përbëjnë një nga pjesët më tërheqëse të Steblevës, të përshtatshme për aktivitetet sportive gjatë muajve të verës dhe pistat natyrore për ski, gjatë sezonit të dimrit. Në vitet para 90-ës, kjo zonë është shfrytëzuar për të mirat materiale që dispononte, kryesisht lëndën drusore, blegtorinë dhe bimët mjekësore. Për afro pesë dekada, kjo zonë është lënë në mëshirë të fatit. Me ardhjen e demokracisë, kushtet e vështira ekonomike si pasojë e mungesës së investimeve, detyruan shumë banorë të Steblevës, të shpërnguleshin në drejtim të zonave të banuara. U deshën njëzet vjet, që natyra e mrekullueshme e Steblevës, të rikthehej në vëmendjen e banorëve që dikur u larguan prej saj, për të mirat që vetëm ajo mund t’u ofronte. Natyra e bukur dhe


e larmishme e Steblevës ka zgjuar edhe interesin e shtetit dhe politikës Shqiptare, të cilët kanë tërhequr vëmendjen për investime të mëtejshme në këto zona. Mundësitë e investimeve në këtë krahinë, janë më të larta me shpalljen e masivit “Studën - Kallkan - Jabllanicë - Kodra e Borovës - Dragan”, që është shpallur zonë e mbrojtur. Një tjetër investim mjaft i rëndësishëm dhe më përparësi turistiko - ekonomike për zonën e Steblevës, është kalimi i rrugës që bën pjesë në Unazën Verilindore të Shqipërisë. Përfundimi i rrugës TiranëElbasan, do të përgjysmojë largësinë e Steblevës me kryeqytetin deri në 75 km. Një distancë e tillë, padyshim që i jep prioritet turizmit në krahasim me zona të tjera të Shqipërisë. Gjithashtu përpjekje serioze, janë bërë për të realizuar hapjen e pikës kufitare të “Llakaicës”, me shtetin Maqedonas. Kjo pikë kufitare njihet ndryshe si “Fusha e 30-tës”, vendi me pikë piramidën nr.30, të kufirit shtetëror me Maqedoninë. Hapja e kësaj pike

kufitare e bën Steblevën një zonë malore turistike, vetëm 30 min larg nga Struga. Tjetër përparësi për “Zallin e Steblevës”, janë projektet qeveritare, të cilat synojnë ngritjen e disa hidrocentraleve. Akoma më tepër rëndësi ky lumë, merr me ndërtimin e rrugës së re në drejtim të rrjedhës së tij. Stebleva ka qenë dhe mbetet një zonë arsimdashëse. Falë intelektit, banorët e Steblevës , ditën të integrohen shumë shpejt në jetën sociale dhe atë ekonomike të vendit. Stebleva, kjo perlë e paprekur e turizmit malor, shumë kohë larg vëmëndjes dhe shumë pranë investimeve të munguara. Nr 11 TRAVEL 2013

85


About Steblevë

Stebleve lies to the east of the border with Albania, Macedonia, in the northern part of the district Librazhdi, between the national road connecting Librazhd with Dibra. Located between numerous upland forests from Fushe - STUDNA with Lang village and finally Mali Tsar immediately, river stone troughs to Eagle. It is part of the Mediterranean climate mountainous area with cold winters and warm summers. In winter the snow reaches up to 1 m thick. Studna field, Kucova Field, Field Dragan Mllaces Field, Field of thirty (to the pyramid) are a real gem and places that provide opportunities for summer and winter mountain tourism. These areas lie at altitudes from 1200 - 1800m above sea level, and to have the backdrop of Stone Mountain, Mount Zylit, higher up the mountain, Mount , Raducit Mountain, Mount of Cari, all of them beautiful, high and attractive. Stebleva is located 110 km from Tirana, at an altitude of 1200m above sea level. It is bordered to the north by Klenje villages, Gjinovec and Trebisht, at the east of the state borders with Macedonia, in the south of the village is Qarrishtë village from Librazhdi and at the west is the village of Borova.

Parku Kombëtar

Shebenik-Jabllanicë

turizëm natyror dhe rural

Info Tour në zonë Udhëtimi për në Steblevë bëhet çdo fundjavë ose çdo ditë në varësi të kërkesave, nga pranvera deri në fund të vjeshtës . Në stinën e Dimrit ajo preferohet më rrallë, në varësi të kushteve të motit . Akomodimi bëhet në shtëpi pritëse vendase, me kushte mjaft të mira, ku janë të përfshira, Ushqimi (Mengjezi - Darka, në varësi të dëshirës), fjetja, guida nëpër malet Visharicë, Popovicë, Raduc, LLakaicë, në lumin e Bella Reka, si dhe në liqenet e saj të mrekullueshëm t Draganit dhe të Fushë-Studnës, duke ju shoqëruar guida , që njeh mirë zonën dhe historinë e saj. Parku Kombëtar Shebenik- Jabllanicë ndodhet në veri-lindje të Shqipërisë. Qendra e zonës është fshati Steblevë, që ndodhet vetëm 30 km nga qyteti I Librazhdit dhe shumë pranë kryeqytetit. Nga Tirana udhëtimi nuk zgjat më shumë se 2-3 orë, në varësi të pushimit gjatë rrugës. Ky park mund të vizitohet brenda ditës ose mund të shijohen edhe për më gjatë bukuritë natyrore të kësaj zone, duke qëndruar në shtëpi pritëse. (Kampingjet nuk janë të këshillueshme për shkak të kafshëve të egra) Mikpritja e banorëve të zonës është e admirueshme. Shumë prej tyre janë rikthyer në fshatin e tyre duke rindërtuar banesat e tyre, duke mirëpritur turistë dashamirës të natyrës, për të shijuar bukuritë e kësaj zone. Është një terren alpin dhe i vështirë por i admirueshëm për bukurinë mahnitëse. Përveç shëtitjeve, (hiking, biking, climbing, fishing etj), duke pasur parasysh se ndodhemi në një zonë të izoluar, mund të ushtrohen edhe sporte si futboll, volejboll,etj. Ndërsa në dimër rekomandohen shëtitje në natyrë në bardhësinë e borës dhe për amatorët e skive, ski në pista natyrore. Gjithashtu mund të ndezim edhe zjarre në natyre (duke pastruar zonën nga drurët e thatë), Mund të organizohen piknikë në natyrë, birrat dhe pijet e freskëta dhe frutat mbahen të freskëta në ujrat e ftohta të zonës. Flora dhe fauna e këtij parku është për tu admiruar Pisha, ahu, e mjaft bimë e pemë të rralla karakteristike e zonave në mbi 1200 m. Çaji i malit, kamomili, boronica janë çajra që gjenden në këtë park. Gjithashtu edhe mjaft bimë të tjera medicinale që kanë efekt kurativ. Zona është e pasur me kafshë të egra si: ariu i murrmë, ujku, dhelpra,etj, gjithashtu mund të shihni, qukapik, lepur të egër, ketër, etj Gjuetia bëhet vetëm me leje të posaçme. Guzhina tradicionale e zonës është BIO Mëngjesi Vezë fshati të ziera ose omletë ose sy, djathë, gjalpë, reçel ftoi, mollë, kumbulle, qumësht, buke fshati e thekur, çaj mali, çaj boronice, çaj kamomili i mbledhur në lartësitë e maleve. (shërbehet në natyrë). Dreka E organizuar në formën e piknikut Lakror misri me hithra, lëpjeta, presh, qepë {sipas dëshirës) i pjekur me sac Mish qingji ose viçi i pjekur Molle dhe patate të pjekura. Darka Sallatë sipas stinës, gjizë me vaj ulliri, bukë misri, gruri e thekur. Patate të skuqura ose furrë me mish pule ose qengji. Pilaf ose Gjellë tradicionale sipas traditës, si mish me patate ose me perime, kërpudha . P.s: (menuja ofrohet në bazë të dëshirës së vizitorëve). Shtëpia pritëse – Liman Nura (Niti) 00355 67 25 35 346 (Ana) 00355 69 21 38 525 10 euro/nata – fjetje + mëngjes 30 euro/nata – full board Këshillë Ju këshillojmë që për një udhëtim të tillë duhet të merrni veshje sportive dhe atlete , kapele në sezon vere, duke pasur parasysh që e gjithë guida bëhet në zone të vështire malore dhe duke mos harruar edhe një xhaketë ose diçka tjetër për në darkë pasi është më fresk.

86


Kompania më e madhe ushqimore në botë, dje në fabrikën për pica

“VAGNER”

të ngrira në Gjermani hapi një departament të ri në vlerë prej milion eurosh.

Me investimin e Kompanisë Nestlé në fabrikën e vendosur në qytetin gjerman Nonvajler (Nonnweiler), është rritur prodhimi I produkteve “VAGNER”, përfshirë edhe brendet Big Pizza, Piccolinis dhe Die Backfrische, kurse janë hapur edhe 50 vende të reja të punës. “Kjo është linja më moderne e prodhimit të picave të ngrira në Evropë”, deklaroi në hapjen solemne Verner Bauer (Werner Bauer), drejtori kryesor për operacione teknologjike I Nestles dhe shtoi: “Investimet në fabrikën për pica të ngrira VAGNER na mundëson që në treg të ofrojmë pica të reja me produkte të freskëta të brendit Die Backfrische, I cili është një nga brendet më të suksesshme të picave të ngrira viteve të fundit”. Ky investim është pjesë e iniciativës së NESTLE për të rritur efikasitetin e vet në lëmin e ushqimeve të ngrira. Nga kjo, parapprakisht kompania ka lajmëruar investime thuajse prej 40 milion eurosh në hulumtimin dhe zhvillimin e usqhimeve të ngrira në SHBA. Investimi në rritjen e fabrkes VAGNER është vetëm një prej investimeve të Kompanisë NESTLE në Evropë. Gjatë fundit të Majit, kacelarja gjermane Angela Merkel, në shoqërim të Pol Bukle (Paul Bulcke), drejtorit ekzekutiv të NESTLE-s, e vendosi gurthemelin për fabrikën e re të NESCAFE Dolce Gusto. Investimi në vlerë prej 220 milion eurosh paraqet investimin më të madh të Kompanisë të Gjermani, kurse fabrka duhet të fillojë me punë në vitin 2014, në të cilën do të jenë të punësuar rreth 450 punëtorë. Investime në prodhimin e kafes Kompania ka lajmëruar edhe në veri të Spanjës ku do të investojë 44 milion euro në teknologji të re në fabrikën e saj NESCAFE kafe në qytetin Zhirona (Girona). Duke I’u falemenderuar mjeteve të reja do të rritet efikasiteti, kurse në të njejtën kohë do të zvogëlohet shfrytëzimi I ujit dhe energjisë në procesin e prodhimit. Në muajin e kaluar është lajmëruar ndërtimi I një fabrike të re PURINA për ushqimet e kafshëve shtëpiake në Poloni, velrësuar më shumë se 75 milion euro, në të cilën prej gjysmës së dytë të vitit 2014 do të punësohen më shumë se 200 punëtorë. Është zgjedhur qyteti Vroclav për shkak të pozitës strategjike që ka në Evropën Lindore, por dhe për faktin që Polonia është një treg I rëndësishëm për ushqimet e kafshëve shtëpiake e vlerësuar deri më 13 milion kafshë shtëpiake. Fillimi I ndërtimit të kësaj fabrike përputhet me datën e solemnitetit të 20 vjetorit të Kompanisë NESTLE në Poloni. Të gjitha investimet e bëra në Evropë janë pjesë e planit zhvillimor dhe qëllimeve të Kompanisë NESTLE që t’iu ofrojë konsumatorëve produkte të një cilësie të lartë na asortimëni I prodhimeve të saj.


REPORTAZH

Lamtumirë verë! (duke mbledhur grimcat e fundit të stinës nëpër rivierën shqiptare) Flora Xhemani Gjithmonë na ka pëlqyer që turet e fundit të verës t’i ndërmarrim diku nga fillimi i vjeshtës, atëherë kur rrëmeti i trafikut dhe fluksit të verës, përzier me vapën përvëluese mpaket dhe ngrohtësia e diellit të duket më qetësuese e përkëdhelëse, sidomos kur e shijon nëpër rrugët gjysëm të boshatisura të Shqipërisë. Këtë herë e vendosëm që udhëtimin ta bënim aty nga data 8-9 shtator. Nuk kishim shumë kohë, por do të përpiqeshim të preknim gjithçka nga pak, aq më tepër që miqtë që kishim marrë këtë herë me vete, kishin parë vetëm gjysmën e Rivierës shqiptare, atë të segmentit Vlorë-Qeparo. Është një kohë shumë e mirë për pushime kjo e fillimshtatorit, kohë e cila thuajse të ripërtërin, ndoshta më shumë se dhjetë ditët e gjata që mund të kalosh i shtrirë nën çadër duke shijuar freskuese në shezllon.

Për një kafe te Sofoja

Nuk ishim as vonë as herët, ndalesën e parë të gjatë, e kishim lënë ta bënim në Drimades, në plazhin ku verën e fundit “kanë guxuar” të pushojnë edhe familjet me fëmijë të vegjël, për shkak të ndërtimit të shëtitores së re buzë detit, e cila të jep frymëmarrje dhe të fton t’i shfrytëzosh mirë pasditet e vona dhe mbrëmjet e gjata, pa patur nevojë të ulesh e të pish kafe por edhe thjesht duke i rënë asaj kryq e tërthor e duke thithur ajrin e freskët të Jonit. Mirëpo nëse kalon në Llogora, nuk mund t’i rezistosh as gjelbërimit e as freskisë, për të pirë së paku kafen e mëgjesit nën hijen e pishave të zeza shekullore. Në oborrin e Sofos ato janë të mahnitshme - nuk më erdhi mirë që 88

kishin vënë çadra, sepse duket sikur u prish bukurinë kurorave. E ke të pamundur të mos e pish kafen me kokën përpjetë, teksa freskia e ajrit të detyron se s’bën të hedhësh diçka krahëve. E, natyrisht në Llogora nuk ke nevojë as për ujë me gaz e as për atë pa gaz, kafeja shoqërohet me ujë mali, që ta sjellin me një kanë qelqi e që lebërit i thonë “kabash”. Në mos, mund ta pini drejt e te burimi që Sofoja e ka qëndisur aq bukur.

Në Drimades - vetëm ne dhe deti

Panorama përherë tronditëse e Palasës dhe Dhërmiut, poshtë këmbëve të Llogorasë na shoqëron edhe neve - s’mund të bëjmë përjashtim nga të tjerët - sa herë që zbresim të tatëpjetat gjarpëruese. (Zymtas kujtoj guroren që po shqyen fshehtas Palasën, dashtë zoti e ndalin edhe atë si ca gjëra të tjera që kanë zënë të ndryshojnë). I vetmi që nuk i shijon dot deri në fund nuancat e Jonit, është shoferi. Por dikush duhet të sakrifikojë që të shijojnë të tjerët. Duke parë smeraldin e ujit që sa më shumë zbret aq më këmbëngulës bëhet, u matëm të kthejmë në Palasë, tek ato rruginëzat e bardha që të çojnë drejt e në det por pastaj ndërruam mendje sepse kishim lënë pa shkelur me këmbë pjesën e fundit të plazhit në Drimades, nga ku përmes një dritareje natyrale mund të shijonim një plazh të magjishëm, fare të pazbuluar. Dhe ashtu bëmë. Çamë përmes ullinjve ku fatkeqësisht jo gjithçka po mbetet e virgjër por gjithsesi e bukur, dhe mbërritëm. Kush ka shkelur nëpër brigjet e bruzta të Dhërmiut dhe nuk i janë copëtuar këmbët nga gurët e mëdhenj e të vegjël! Por ajo bukuri


mahnitëse ta kishte marrë mendjen që atje në fillim të plazhit dhe sandalet e llastikta kishin mbetur në valixhen e udhëtimit, kështu që nuk kishte kuptim të ktheheshe mbrapsht. Vazhduam deri tek fundi i gjirit, aty ku shkëmbi konglomeratik përzihej me dhe të kuq dhe iu ngjitëm rrëpirës së vogël. Miqtë tanë mbetën. Ne e kishim parë disa herë atë peisazh por gjithaq herë ishim shtangur edhe ne. Një plazh i vogël me gurë të imët thuajse të bluar, flinte mes dy qosheve shkëmbore dhe e vetmja gjë që mund të bëninm ishte të zbrisnim poshtë. Kur këmbët na prekën sërish ujin, kthyem kokën nga kodra dhe pamë me trishtim se ne nuk ishim mysafirët e parë të këtij gjirthi. Zgavrat e shkëmbit ishin mbushur plot me plehra, mbeturina ushqimore që kishin mbetur aty nga pushuesit e fundit. Ata me siguri e kishin marrë gjithë lumturinë e mundshme të verës prej atij gjiri dhe zor se do kujtoheshin që çfarë s’hahej e kishin lënë në gojë të shkëmbit. Dhe sipas shumë gjasash, do t’i gjenin sërish aty kur të riktheheshin në verë, natyrisht të zgërlaqura prej motit, nëse bashkia e Himarës nuk kishte vënë dorën në zemër për një pastrim të plazhit në prag sezoni. Edhe dëbora është e bardhë por e dhj… qentë, më erdhi në mend një shprehje popullore teksa hiqja sytë nga plehrat. E për të hequr ndjesinë e pistë, futemi në det. Ai, natyisht bujar e i kristaltë, plot jod e kripë, është i zoti të heqë ndjesinë e pisllëkut e ta zëvendësojë këtë të fundit me atë një çlirimi të plotë e dëshire për t’u kredhur në pafundësi.

Një ngrohtësi si kjo…

U dyzuam mjaftueshëm për një darkë në restorant apo një të tillë pranë zjarrit bubulak buzë detit, që netëve ka një tërheqje të papërshkrueshme. Të vjen të pjekësh misra, kokoshka (sadoqë këto dy kënaqësi të vogla na i kanë shpifur rëndshëm shitësit e plazheve dhe të parqeve) dhe të skuqësh fytyrën në të, pavarsisht se nuk është fare ftohtë. Fryn vetëm erë e dëgjohet zhurma e detit, muzikë e mrekullueshme për veshët tanë, që jemi lodhur me dumdumet

e diskove nëpër plazhe, e që tani kanë reshtur më. Dhe, në luftë me restorantin, fitoi zjarri.

Saranda e bukur dhe e pabukur….

Turistët kur futen në Sarandë, vënë duart në kokë, thonë operatorët turistikë, pastaj kur i çojmë në Butrint, thonë “Oh my god!”. Si me thënë, i marrim me të mirë me Butrintin, se po të ishte vetëm për Sarandën, s’do vinin fare. Mysafirëve tanë po u pëlqen çdo gjë në fakt, sepse akoma nuk u janë vrarë sytë me çmendurinë e ndërtimeve, ata shikojnë vetëm detin dhe shëtitoren e bukur. Aty e pimë edhe kafen, që të mos i ngjisnim më lart për të parë më nga afër batërditë. Gjithsesi, vështirë se mund t’i shmangesh panoramës së përgjithshme, sepse apo hedh sytë mbi det, sheh Lëkurësin i cili është vetëm pak metra larg ndërtimit më të afërt, derisa ta mbulojnë fare edhe atë si grami vreshtin. Eh, Saranda është e bukur por duhet të shohësh vetëm detin.

Për Butrint apo për Ksamil?

Tek të dyja do shkojmë por këtej djathtas nga Ksamili duhet të ecësh sërish me syna, si kali, për të mos parë ndërtimet e shëmtuara, kështu bëjmë ne të stërviturit, derisa mbërrijmë tek ishujt. Miqtë mahniten nga ngjyra e ujit, që në fakt duhet thënë se ka një blu karakteristike shumë të thellë, që shpesh ia kalon edhe Dhërmiut. Një brez i madh resh të ngjeshura e borë të bardha, kishin zënë vend në fund të horizontit e dukej që kishin ardhur me mision për ta nxjerrë më në pah blunë e Jonit. Në breg ajo thyhej gradualisht me butësi, derisa bëhej e tejdukshme duke krijuar Nr 11 TRAVEL 2013

89


një pamje mbresëlënëse. Do ta provonim pak aftësinë nga ishulli në ishull natyrisht. Më i afërti ishte diku tek 200 metra. Nuk kuptohej sa thellë ishte, për shkak të patërtisë së ujit që të gënjen e ta sjell fundin më afër. Atë fund të bukur plot gurë, guaska e korale, që mjerisht po e çrrënjosin me beton e një zot e si di se si do ta ketë fundin. Kemi frikë se mos kur të vijmë herën tjetër, do gjejmë mure betoni rreth e përqark ishujve.

Në Butrint

Vetëm këtu nuk kishim asgjë për të thënë, thjesht të shijojmë atë që kemi shijuar gjithmonë, një prej bukurive të rralla që kemi deri diku të plotë. Nuk është kot parku më i vizituar në Shqipëri. Natyrisht këtu askush s’mund të rrudhte buzët apo të shikone diçka me keqardhje. Heshtja e qytetit, kënga e gjinkallave që kujtonin se ishte ende korrik, fëshfërima karakteristike e eukalipseve në hyrje të parkut, flsinin për një botë tjetër. Të mrekullueshme pa dyshim.

Nën freskinë e përjetshme të rrepeve

Syri Kaltër është një vend ku askush nuk kthehet nga pushimet pa e vizituar. E si mund ta linim ne? Aq më tepër që edhe vapa kishte bërë të sajën dhe kishim nevojë edhe për pak pushim. Dhe nëse kishte një vend për pushim të plotë, ky ishte ai i duhuri. Zhurmat e natyrës s’po na mërziten fare, atje zhurma e detit, këtej zhurma e burimeve që dalin gjithandej me bubullimë e nuk të lenë shans të vendosësh muzikë, e ku ka muzikë më të bukur se ajo e natyrës? Për fat të keq rrapi pranë burimit tek Syri i Kaltër është rrëzuar, ka mbetur vetëm trungu i tij. Por njerëzit aty janë sërish, bëjnë foto pranë trungut, hidhen e kridhen mbi ujin që nuk ka më shumë se shtatë gradë e të pret brisk, sa nuk mban dot këmbët brenda më shumë se një minutë. Me trishtim shohim se edhe këtu po vijnë shitësit ambulantë e në pak kohë do mbushin zonën e rrepeve jo 90

vetëm me produkte por edhe me mbeturina. Megjithatë, nuk duam ta prishim kënaqëisnë e këtij fundpushimi.

Në kthim.... na presin sorkadhet

Jemi sërish në rrugë. Një fundjavë e ngjeshur, që do kishe qenë mirë të ishte më e shtrirë në kohë por ja që askujt nga ne nuk i tepron koha për të parë secilin prej këtyre vendeve me nge e nga një në çdo ditë. Fundja edhe sikur të kishin qenë më shumë ditë, një ditë do të mbaronin. Nuk jemi të mërzitur, përkundrazi, jemi të çlodhur e të kënaqur, ndonëse rruga është shumë e gjatë. Por ne do ta bëjmë edhe një ndalesë tjetër. Në Llogora, sigurisht, ku do të kalonim natën e kthimit. Atje na presin sorkadhet.


Rruga Nacionale Vlorë - Dhërmi Km 2, Pranë Vilës Qeveritare, Dhërmi, Vlorë, Albania +355 69 60 86 069; +355 69 20 79 439; +355 69 20 20 613; www.hotelsplendor.al; www.hotelsplendor.al; info@hotelsplendor.al

Located 100 metres from the nearest beach that offers free sun loungers and parasols, Splendor Hotel & Spa offers an outdoor swimming pool, a fitness centre and a sauna free of charge. Free Wi-Fi is provided in public areas. All rooms are air-conditioned and feature extra large beds, a sofa and a flat-screen satelite TV and telephone awakening. Each one comes with a private bathroom with a shower, hairdryer and free toiletries. Some rooms comprise a private balcony and all rooms overlook either the mountains or the sea. An on-site à la carte restaurant and breakfast buffet cater to guests appetites, while the on-site bar offers refreshments. Splendor Hotel & Spa has a children's playground located on property grounds, and it also offers spa and wellness services at an additional cost. Distance to the Main Bus Station measures 1,5 km, while Dhërmi town centre is 2 km from the property. Llogara National Park is 20 km away. Tirana Airport is located at a distance of 260 km and airport shuttle service is available at a surcharge. Services and facilities that Splendor Hotel & Spa offers: -Non smoking rooms, - Conference rooms -Business meetings, events and parties. -Newspapers, Private Beach Area, Sauna, Fitness Center, Spa, Massage, Playground, Ping-Pong, Hot Tub, Library, Turkish Bath/Steam Bath Bar, Restaurant With Dining Menu, Snack Bar, Breakfast in the Room, Special Diet Meals (upon request) 24-Hour Front Desk, Baggage Storage, Room Service, Meeting/Banquet Facilities, Laundry, Dry Cleaning, Ironing Service, Honeymoon Suite, Currency Exchange, Packed Lunches, Fax/Photocopying, Private Check-in/Check-out, Airport Shuttle (Surcharge), Lockers, Shared lounge/TV area - Free Wi-Fi -Free private parking is available on site.

Nr 11 TRAVEL 2013

91


TRAVELER

Shqipëria

fasadë*

Danine Smith

Shqipëria është një vend i çuditshëm. Ju duhet të vini vetë këtu për ta parë dhe për ta jetuar atë, në mënyrë që të kuptoni kompleksitetin e gjërave që e bëjnë këtë vend paksa të çmendur. Siç shihet, nga largësia Shqipëria duket se po ia del shkëlqyeshëm. Në fasadë po përparon. Po zhvillohet. Po ecën përpara. Por nëse shihni prapa skenave, ajo është ende e thyer. Korrupsioni minon qëllimet e mira dhe e bën ndryshimin thuajse të pamundur. Mungesa e sundimit të ligjit, e policisë dhe e një sistemi gjyqësor, e bën jashtëzakonisht të vështirë zbatimin e ligjeve të reja, si dhe përpjekjet për ta bërë këtë vend më të mirë. Pse po ju flas për kësi gjërash? Epo, sivjet është viti im i dytë si një VKP** në Shqipëri dhe këtu po nis viti i ri shkollor. A e dini çka do të thotë kjo? E drejtë, koha për të menduar për jetën pas Korpusit të Paqes. S’është përgjigja që ju prisnit? Bukur! S’është përgjigja që doja t’ju jepja. Do të doja të isha entuziaste për komunitetin tim dhe t’i shërbeja këtij vendi sikurse kur s’pari erdha këru, mirëpo koha e ndryshon njeriun. E të mendosh se kam edhe 9 muaj të tjerë në këtë vend të mrekullueshëm, të tmerrshëm, të çmendur e të pështjelluar është e vështirë të besohet. Çka vjen pas? Kjo është çështja. Brenda pak javësh do të marr një DPD*** dhe do të aplikoj për studimet pasuniversitare, pastaj do t’i kaloj e vetme netët e mia dimërore, duke kryqëzuar gishtat dhe këmbët për t’iu lutur të gjithë zotave atje që ndonjëri t’më pranojë. E ndërkohë, kjo më çon drejt një pyetjeje të pamundur për t’iu përgjigjur. Çka do të shkruaj për të në esenë e shkollës. E di, e di, ka njerëz të uritur në Afrikë (po ashtu edhe poshtë shkallëve të shtëpisë sime) por krejt çka mund të mendoj është përfshirja ime në Korpusin e Paqes brenda një eseje me 500-1000 fjalë që do t’më tregonin ende përulësisht të motivuar si dhe një kandidate të shkëlqyer për diplomë masteri. 92


Kjo mund të mos duket e vështirë për ju, por ju betohem se kjo është ndoshta gjëja më e vështirë që kam pasur të bëj. Si mund ta përmblidhni eksperiencën më jetëndryshuese që keni pasur ndonjëherë në vetëm 500 fjalë? Si t’ia bëj për t’u shpjeguar qëllimet për të ardhmen dhe detajet, një universiteti i cili e bën gjithçka të realizue realizueshme? S’mundeni, kjo është. Është e pamundur të vësh ndjenjat, fytyrat dhe momentet e hareshme në fjalë që komitetet e pranimit të jenë në gjendje t’i kuptojnë. Ashtu si edhe gjërat e tjera në jetë, duhet t’i shihni vetë për t’i besuar. Kështu, unë e gjeta veten duke ecur përgjatë rrugëve dhe duke u penguar nga këto ngjashmëri të mëdha për Shqipërinë rreth meje, të cilat do ta bëjnë të mahnitshme esenë e diplomimit tim që simbolizon këtë vend dhe eksperiencën time këtu. Ende asnjë ndryshim jetësor. Por në vend të kësaj, do të largohem prej këtu me këto foto, që për mua janë si shtëpia. Këto shtëpi janë rrënuar prej kohësh, por duket se askush s’e ka ndër mend e as në plan t’i rindërtojë. E kështu njerëzit rendin në rrugën kryesore, krejtësisht indiferentë ndaj shkatërrimit që shtrihet pas fasadës së sapolyer. Ashtu sikurse shumë institucione dhe sisteme në Shqipëri që duken se funksionojnë normalisht në sipërfaqe, por nëse gërmoni paksa më thellë do të gjeni mbeturina dhe shkatërrim. Ata vazhdojnë të ngrejnë ndërtesa të bukura e të lëmuara përmbi grumbujt e plehërave, por sapo të kthejnë shpinën gjithçka shkatërrohet prej fillimit. Dhe kjo do të vazhdojë të funksionojë kështu derisa ndokush t’i zgjidhë problemet reale, e jo me një të rënë të lapsit. E nëse një foto vlen sa 1000 fjalë, ndoshta mund ta kthej këtë në fjalë për esenë time? Më uroni fat. *) Titulli është i redaksisë. Në origjinal: Behind the scenes **) VKP - Vullnetar i Korpusit të Paqes ***) DPD - Dëshmi e Provimit të Diplomës (Graduate Record Examination)

Nr 11 TRAVEL 2013

93 93


ANA TJETËR

Kroçerat,

ëndrra që nuk i afrohet bregut shqiptar Ergys Mërtiri Plazhistët në detin Jon, sodisin çdo ditë një numër të madh kroçerash që kalojnë në Kanalin e Korfuzit për në destinacione të ndryshme të Mesdheut. Greqia është një vend me atraksion të madh turistik dhe anije të panumërta vizitojnë portet e saj, sidomos gjatë sezonit të plazhit. Ngarkuar me drita e turistë, ato kanë hyrë tashmë në ëndrrat e shumë pushuesve shqiptarë, duke zënë vend në projektet e pushimeve për shumë prej tyre. Agjencitë turistike na thonë se ka një numër gjithnjë në rritje të kërkesave për udhëtime me kroçerë në Shqipëri. Vetëm në agjencinë Albanian Travell and Hospitality Services ATHS, gjatë këtij viti parashikohet që sezoni të mbyllet me rreth 150 kërkesa për udhëtime të tilla. Kjo është një kulturë e re në Shqipëri, që po gjen shtrirje gjithnjë e më të madhe. Mesa duket shqiptarëve u është shtuar oreksi dhe kërkesat për pushime, duke pasuruar gjithnjë e më shumë menunë e alternativave, të cilat tashmë nuk mjaftohen më thjesht me bregun e detit dhe ushqimin në hotel. Gjithnjë e më shumë po shtohen dëshirat e tyre për forma të ndryshme turizmi. Megjithatë, është ende herët. Kjo kulturë është ende në embrion, dhe në mënyrë masive, në Shqipëri plazhi klasik ka ndryshuar fare pak.

Bregu i mallkuar

Me qindra kroçera kalojnë çdo ditë fare pranë bregut, në një distancë prej, ndoshta 2-3 miljesh, por asnjëra prej tyre nuk ndalon në portet shqiptare. Me sa duket, “sekreti i fundit i Mesdheut”, apo “dashuria e re mesdhetare”, siç e brohorasin reklamat qeveritare në mediat europiane, nuk josh ende askënd. Dashnorët e hireve të Mesdheut nuk tundohen ende nga oferta shqiptare, dhe mesa duket, nuk u besojnë propozimeve tona. Anijet mbushur me drita e turistë, sfilojnë hareshëm pranë bregut shqiptar, duke e parë atë vetëm me cep të syrit, pa begenisur të ndalen njëherë. Natyrisht, të ofrosh vetëm ujë e rërë, dhe disa shërbime elementare për të fjetur e për të ngrënë, nuk mund të tërheqësh turistët e huaj. Turizmi në Shqipëri është një barbari e vërtetë ndërtimesh pa leje e pa kriter si dhe shërbimesh pa kurrfarë standardi e cilësie, e të gjitha këto, kundrejt çmimeve abuzive të cilat vendosen sipas strategjisë së momentit të pronarëve për t’ua futur klientëve. Krahasuar me vendet përreth ai ngjan si një popull i armatosur, si në ’97-n, përballë trupave të rregullta ushtarake të NATO-s. 96

Natyrisht që kjo betejë do të jetë e destinuar për t’u humbur dhe Shqipëria do të vazhdojë të mbetet gjatë jashtë axhendës së turizmit rajonal.

Turizëm parazitar

Shqipëria nuk përbën asnjë atraksion për axhendat e udhëtimeve të këtyre ishujve gjigantë lundrimi e argëtimi. Ajo nuk ofron asnjë guidë serioze dhe asnjë objekt tërheqës. Shqipëria ka një bregdet të bukur, por pa infrastrukturë dhe me çmime e standarde të pajustifikueshme. Shqipëria ka objekte historike monumentale, por të pamirëmbajtura dhe të pashoqëruara me asnjë shërbim tjetër për t’u ofruar turistëve. Nga ana tjetër masivisht investitorëve shqiptarë u mungon kultura për të ofruar shërbimin e duhur, gjë që ka lidhje me probleme të tjera sociale. Shtresa e pasuruar së fundmi në Shqipëri (ndërkohë që aristokracia e dikurshme u zhduk prej luftës së klasave), është kryesisht e paarsimuar dhe pa asnjë prej tipareve kulturore të borgjezisë europiane. Në Shqipëri kultura e investimit është ende në nivele barbarie, e krijuar në një mjedis ku pasuria bëhet nëpërmjet ligjeve të xhunglës. Gjithashtu edhe kultura e konsumit të turizmit është shumë baritore. Në Shqipëri nuk para konceptohet turizmi si aktivitet sportiv apo kulturor. Thuajse asgjë nuk ofrohet në lidhje me turizmin nënujor, sportet ujore etj. Nuk ka ende as edhe një anije shëtitëse që t’i vërë njerëzit në lëvizje nga një plazh në tjetrin. Shqiptarët duan det, mish në hell e peshk në zgarë, birra, e ndonjë pub për të hedhur grepat e darkës. Ky është modeli i një turizmi parazitar, i denjë për burrat me bark e gratë me celulit. Ky është turizmi hedonist, i orientuar më shumë drejt përmbushjes së instinkteve më fizike, pa ndonjë kërkesë më të lartë ndaj vetes. Kohët e fundit kanë filluar të ndryshojnë disa gjëra, por janë ende grimca të vogla që nuk dihet nëse do të marrin zhvillim apo do të mbeten këtu.

Ndalesat në Shqipëri

Fillimisht, një prej arsyeve teknike që pengojnë ardhjen e kroçerave në Shqipëri është edhe pamundësia e mjeteve të ankorimit. Shqipëria nuk ka kapacitete portuale për të ankoruar këto anije, dhe kjo e vështirëson mundësinë e përfshirjes së saj në guidat e tyre. Kur qëllon që rrallë-tek ndonjë prej tyre të ndalojë në portin e Sarandës, i duhet që t’i marrë


pasagjerët e saj me varka të vogla motorike, pasi vetë anija nuk futet dot në molon e vogël që ne e quajmë port. Megjithatë, operatorët turistikë thonë se arsyeja kryesore përse Shqipëria nuk është në destinacionet e këtyre udhëtimeve, është mungesa e kërkesës. Që anije të tilla të ndalojnë në Shqipëri, duhet fillimisht të ketë kërkesë nga ana shqiptare, e më pas të mund të ketë edhe një ofertë turistike interesante, për ata pasagjerë që janë në anije. Deri tani, kërkesat janë të pamjaftueshme për ta bërë të leverdishme ardhjen e kroçerave. Ato nuk mund të vijnë për të marrë dy-tre vetë, duhet të ketë të paktën një grup turistik. Megjithëse kërkesat e pushuesve shqiptarë janë në rritje, ato janë të pamjaftueshme ende për të krijuar një trafik të rregullt në këtë shërbim. Kjo ka bërë që udhëtimet e shqiptarëve, të bëhen nga vende të tjera fqinje, si Greqi, Itali, etj. duke u detyruar të përfshijnë në shpenzime edhe biletat e avionëve. Në thelb të këtij diskutimi gjithçka duket çështje kulture. Kultura turistike në Shqipëri, qoftë në kërkesë qoftë edhe në ofertë bën që kroçerat, ashtu si edhe jahtet e shumë aktivitete të tjera turistike të mos ndalojnë në Shqipëri. E para, shqiptarët nuk duket se kanë ende kulturën e udhëtimeve të tilla, për ti bërë këto anije të konsiderojnë tregun shqiptar, e dyta Shqipëria nuk ofron asnjë guidë joshëse, për ti bërë pasagjerët e huaj të interesuar për të zbritur në tokën shqiptare. Duke shtuar këtu mungesën e kapaciteteve portuale, Shqipëria mbetet një destinacion i shpërfillur, i detyruar të mbetet një mister që mund të shihet vetëm nga larg, pa ndjellë askënd të afrohet.

Shqiptarët preferojnë turin e Mesdheut

Udhëtimet me kroçerë kanë filluar të shtohen gjithnjë e më shumë në axhendat turistike të shqiptarëve, ndonëse kjo është më e vështirë për ta sesa për turistë të vendeve të tjera, për vetë faktin se ato nuk nisin nga asnjë port shqiptar. Diana Saliaj, agjente udhëtimi në ATHS, tregon për Fenix itineraret kryesore në shqiptarëve. Ajo thotë se Shqiptarët preferojnë më shumë turin e Mesdheut, Itali, Francë, Spanjë etj. Ata zgjedhin kryesisht guida 7 ose 9 ditore, por shpesh edhe guida 11 si edhe 13 ditore. Një tjetër tur i preferuar nga shqiptarët është edhe ai i ishujve të Greqisë, që përgjithësisht përzgjidhet për një kohëzgjatje 4-7 ditore. Në këtë tur mund të vizitohen ishujt kryesorë të Greqisë, duke përfshirë

site arkeologjikë, kulturorë etj. Kjo ofertë përzgjidhet më shumë edhe për shkak të çmimit të ulët, duke qenë se shkon deri në 250 euro për 4 netë. Disi më pak preferohet ajo e vendeve Skandinave, që përfshin ndalesa në qytetet kryesore të Danimarkës, Estonisë, Norvegjisë etj, e cila kushton rreth 1000 euro për 7 ditë. Përgjithësisht këto udhëtime përzgjidhen gjatë periudhës së pranverës ose vjeshtës. Kjo vjen për shkak se çmimet në këtë periudhë janë më të favorshme, ndërsa gjatë sezonit të verës ato rriten deri në dy apo tre fish. Por përgjithësisht udhëtimet me kroçerë nuk kanë për destinacion plazhet, për shkak se kohëzgjatja e ndalesave nuk premton për plazh. Ato ofrojnë kryesisht turizëm urban e kulturor. Nga ana tjetër ato ofrojnë një sërë shërbimesh të cilat janë brenda kroçerës, duke përfshirë bare, ambjente soportive, pishina të brendshme e të jashtme, disko, etj. Shërbimi është full board, që do të thotë se çmimi i paguar ofron ushqimin për tre vakte dhe pijet gjatë ngrënies. Për diskot e baret, pagesat janë ekstra. Shpenzimet në fakt nuk janë vetëm kaq. Këtyre duhet t’u shtohen edhe bakshishet, të cilat janë si një rregull i pashkruar që funksionon, në mënyrë gati të detyrueshme. Një shërbim që duhet paguar është psh. ai i pastrimit të dhomës, i cili kushton në rreth 8 euro në ditë. Gjithashtu oferta nuk parashikon shpenzimet që bëhen jashtë kroçerës, gjatë vizitave nëpër ndalesa, si dhe guidat turistike në tokë, gjatë këtyre ndalesave, të cilat duhet të mbulohen nga vetë klienti. Përveç kësaj turistët shqiptarë duhet t’u shtojnë këtyre shpenzimeve edhe atë të biletës së avionit që do t’u duhet për të shkuar deri në vendnisjen e turit, e cila shkon ndonjëherë sa vetë guida. Mjediset në kroçerë janë tepër luksoze. Megjithatë edhe aty ka standarde të ndryshme. Sipas kërkesës, mund të merren dhoma të niveleve të ndryshme, duke përfshirë ato pa dritare, që janë në hapësira të brendshme të saj, e me radhë, dhoma që përfshijnë dritaret, ballkonet etj. Natyrisht që çdo nivel ka një çmim të diferencuar, e po kështu edhe standardet e shërbimeve të tjera, brenda këtij ishulli lundrues, të krijuar mjeshtërisht për t’i bërë njerëzit të shpenzojnë sa më shumë.

Nr 11 TRAVEL 2013

97 97


Dhe atje lind diell' i qeshur... www.macedonia-timeless.com

94


MAQEDONIA Për argëtim të paharrueshëm

duhet vetëm

energ ji pozitive! Dita kalon më ngadalë nëse nuk e pi kafenë me miqtë. Kjo është pjesë e traditës së këtij vendi, i cili gjallon në zemër të Ballkanit - e Maqedonisë. Këtu do të gjeni një jetë shoqërore në nivel admirues. Kafeja e mëngjesit me miqtë, dreka me më të afërmit, argëtim në orët e mbrëmjes me më të dashurit. Qytetet nëpër Maqedoni janë përplot me restorante dhe kafene, të cilat lënë përshtypje të një vendi që asnjëherë nuk fle. Në metropol, zemra urbane rrah 24/7 - zgjedhje ideale për pauzën tuaj në qytet. Nuk ka ditë të javës që nuk mund të kënaqeni në jetën e natës, gjë të cilën e ofron Maqedonia, ku klubet e natës, restorantet dhe baret janë të hapura çdo natë. Ethet e së shtunës shndërrohen në ethe të përditshme. Subkulturat kanë një vend të rëndësishëm në Maqedoni. Të ashtuquajturat vende alternative për dalje në mënyrë pozitive mund t'ju befasojnë dhe t'ju ofrojnë një argëtim më të ndryshëm se ai i shijuar më parë. Shkupi është i njohur për performimet live të rok bendeve. Klubet janë në garë të ngushtë me pjesën tjetër të Europës. Që nga dixhejët e njohur botërorë haus dhe hip-hop e deri te rok dhe xhaz live, muzikë tradicionale, e madje edhe me ritme

të ish-ju muzikës. Prandaj, vishuni komod dhe lejoni që nikoqirët t'jua tregojnë impulsin e natës. Në baret dhe restorantet me dukje tradicionale që gjenden në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, keni mundësi të takoheni me shpirtin e vërtetë tradicional të qytetit. Restorantet me ushqim autentik maqedonas do t'ju joshin me atmosferën e tyre relaksuese, stilet e ndryshme të muzikës dhe me verërat e shkëlqyera maqedonase, me rakinë dhe birrën. Ohri është befasi e vërtetë për vizitorët që kërkojnë qytet të qetë historik. Mundësi e shkëlqyer për ta parë anën më të njohur të Ohrit, e ndriçuar në mënyrë diskrete nën vellon e natës, midis rrugicave të ngushta gjarpërore, kishave dhe vendeve më të mira për pamjen e liqenit. Shihni fytyrat e ndryshme të Ohrit në mbrëmje - që nga mistikja dhe e qetë deri tek ajo vibruese dhe moderne. Jeta e natës në Ohër me siguri do t'jua ofrojë të gjitha opsionet për argëtimin më të shfrenuar dhe të paharruar - net eksituese në bar ose në plazh. Pasi ta keni shijuar argëtimin, ju pret çorba e përgatitur e mëngjesit nga mjeshtrit tradicionalë dhe një lëng i freskët i sapopërgatitur. Pastaj fillon dita, plazhi ju thërret që t'i radhitni kujtimet për Ohrin. Nr 11 TRAVEL 2013

95 95


Ura e Dajlanit, Durrës. Albania Tel: +355 069 205 3588 E-mail: info@rifatpeshkatari.com; Web: www.rifatpeshkatari.com

RifatRestorant Peshkatari restoranti juaj i peshkut! Të shijosh peshk të freskët në një restorant të mirë, është padyshim një kënaqësi por të shijosh peshk drejt e nga varkat, përmes duarve të një peshkatari e për më tepër në një ambient të mrekullueshëm ku gjithçka flet me gjuhën e detit, kjo ndodh vetëm tek Rifat Peshkatari. Çdo gjë që vjen nga deti, fruta të freskëta, peshk i egër, gatime të veçanta e plot fantazi, do t'ju bëjë të njiheni me shije të rralla e të paprovuara shpesh. E do të doni të vini sërish për të provuar gjithçka nga e para.


Rruga Mitat Hoxha, Mbi portin Detar Sarandë, Albania Tel: 0035585226057; Fax: 0035585225117 Mob: 00355672022004; Mob: 00355692073711 info@finikas-lines.com; finikaslines@yahoo.com marinamaritime.sa@gmail.com www.finikas-lines.com

Udhëtime turistike individuale dhe në grupe, për të njohur Sarandën dhe atraksionet e saj

Finikas Lines & Travel has started its activity in 1994 with its central offices in Saranda (Albania). Our main goal is to increase the service quality of the transport of the passengers and of the vehicles for the full satisfaction of our customers. Finikas Lines & Travel is considered to be one of the main operators in the field of the international maritime and overland transport as well as in the field of tourism with different excursions. According to our experience and to the requirements of our customers we have managed to make our best in maritime and overland lines offering our customers speed and comfort for a faster and nicer trip.



Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.