Nr. 17 / 2015
Butrint in Fall? You will fall in love... se shpejti MALI I TOMORRIT
PLOT 100 MAGJI VJESHTE
MEHDI HAFIZI MIKU I TURISTËVE
HISTORI SHQIPERIE NGA MARK VICKERS
GATIMET SHQIPTARE NE EXPO MILANO
HIKING IN NATURE SPORTI MË I BUKUR
Për herë të parë: Nisje me Kroçiere nga Shqipëria
Kontakto: Tiranë: ATHS Flora: 4-223-3997/ 223-2310; ATHS Libri Universitar: 4-224-0955; ATHS Hotel Tirana: 4-223-2424 Durrës: ATHS 52-222-621
Celestyal Cristal - Shqipëri, Greqi, Itali, Kroaci dhe Mal i Zi:
7 Ditë/ 6 Netë 460 Euro Nisje më 15 Tetor 2015 nga SARANDA
6 Ditë/ 5 Netë 420 Euro Nisje më 22 Tetor 2015 nga SARANDA
That Thatcharming charming charmingplace place place atatatthe thetheheart heart heart ofofofthe thethecity... city... city...
Kontakt: Kontakt: Kontakt: +355 +355 +355 686820 68 2022 20 22919 22 919919 www.lothotel.al; www.lothotel.al; www.lothotel.al; Info@lothotel.al Info@lothotel.al Info@lothotel.al Pranë Pranë Pranë Sheshit Sheshit Sheshit S.S.Pasha S. Pasha Pasha - -Tiranë Tiranë - Tiranë
4
Tani në një vend të vetëm, mund të rezervoni:
Bileten Hotelin Makinen
+355 42 224 913 +355 68 62 70 541 +355 68 20 88 877 +355 68 20 777 66 www.rezervo.al info@rezervo.al
+355 42 224 913 +355 68 62 70 541 +355 68 20 888 77 +355 68 20 777 66 www.londontravel.al office@londontravel.al
+355 422 373 66 +355 68 64 610 22 +355 68 20 888 77 +355 68 20 777 66 www.albatravel.al info@albatravel.al
Këtë numër: Gjirokastra/ Mali me Gropa/Kruja / Tomorri/ Kanionet e
Vera e nxehtë e plot det ka shkuar tashmë, duke ia lënë vendin vjeshtës, e cila ka filluar aktive për shumë grupe të rinjsh, që nuk përtojnë t`i ngjiten maleve të Shqipërisë, duke e pasuruar kështu fundjavën e tyre me dinamizëm dhe ajër të pastër, gjatë shtegtimeve përmes panoramave të magjishme kudo nëpër Shqipëri. Duke shkuar për tek Mali me Gropa Foto: Dritan Zaimi ©
6
Osumit/ Liqenet e Kasharit/ Viroi/ Rada/ Butrinti / Lura /Gjanica/ Rubrika / Articles
50
11
Editorial Ligji i rI, a do ta bëjë turizmin? Blerina Ago
12
Travel Trends Kroçera, për herë të parë nga Shqipëria
20
Fokus Turizmi lokal mund ta zhvillojë Shqipërinë rurale Flora Xhemani Baba
63
Echo fitojnë çmimin ndërkombëtar “Green Apple Award” për risinë "Albania Adventure" Resort në Kanionet e Osumit Gjurmë Gjanica dhe monumentet e luginës së saj Ilirjan Gjika
36
24
24
70
76
80
Intervista Mehdi Hafizi: Ju bëjmë mik me Muzetë e Krujës Irhan Jubica Personazh Laureta Roshi, nga terreni drejt e në garën e RTSH Irhan Jubica Histori Kujtime Shqipërie Mark Vickers
Destinacione / Destinations 50 64
Butrinti i vjeshtës, Lura, Liqenet e Kasharit, Tomorri Outdoor
Hiking, sporti më i thjeshtë dhe më i bukur
Ilir Kolli
44
72
Traveler Shqipëria s`Ka qenë kurrë kaq tërheqëse për të huajt Sally James
88
Made in Albania Agroturizëm Huqi, Pro Përmet, Fshati Llogora, Njam Njam
Kalendar 47
Pianodrom
47
Shtëpia Muze e Kadaresë
Edicioni i 3-të në Nëntor
Muzeu më i ri hapet në Janar
44
53
Nr 17 TRAVEL 2015
7
Nr. 16 / Travel 2015 Nr. 17 / Travel 2015
Irhan Jubica Koordinatore: Flora Xhemani Baba Koordinatore: Flora Xhemani Baba Konsulentë Arjan Konomi Konsulentë Sophia Clingenberg Arjan Konomi Sophia Clingenberg Gazetare: Irena Kanani Gazetare: Irena Kanani Bashkëpunëtorë: Anxhela Çikopano, Blerina Ago, Ermir Hoxha, Ermelinda Marku, Katia Përkthimi në anglisht: Zene, LauretaÇikopano Roshi, Ilirjan Gjika, Sonila Kocli, Stefan Pinguli, Giulia Riva, Anxhela Zeqirja Ismaili Bashkëpunëtorë: Anna Carboni, Blerina Ago, Ermir Hoxha, Ilirjan Gjika, Ilir Falënderojmë: Kolli, Dritan Zaimi, Oresta Saliaj,Ohër, Mark Vickers, Sally James, Bashkintë e qyteteve Përmet, Komunën Ministrinë e Ekonomisë të ShkëlzenVisRexha Maqedonisë, Albania, Cesvi Përmet, Klubin"Discover Albania", Nano Resort Fotografia: Adis Shera, Blue Albania, Dritan Zaimi, Irena Stangierska, Fotografia: Rexha AldiShkëlzen Karaj, Albania Rafting Group, Rally Albania, Blue Albania, Cesvi Përmet, Irhan Jubica, Ismail Hoxha, Klubi "Discover Albania", Vis Albania, Designer: Laureta Roshi, Shkëlzen Rexha Anisa Kaso, Adriatik Baba Designer: Anisa Kaso Marketingu Marketingu Blue Agency Blue Agency Distribucioni: Distribucioni: Shqipëri: Adrion L.t.d, Shqipëri: L.t.d, Posta Adrion Shqiptare Posta Shqiptare Greqi: Adrion L.t.d. Greqi: AdrionRilindja, L.t.d. Buzuku Kosovë: Kosovë: Rilindja,TDS Buzuku Maqedoni: Kiosqe Sh.p.k. Maqedoni: TDS Kiosqe Sh.p.k. Përgjegjës botimi për Maqedoninë Përgjegjës botimiSh.p.k. për Maqedoninë TDS Kiosqe TDS Kiosqe Sh.p.k.
Blv. Bajram Curri, P. Agimi, Nr. 14/260 Tel: +355 68 40 17 Blv. Bajram Curri, P.309 Agimi, Nr. 14/260 Email: Tel: +355 revista@albaniantravel.info 68 40 17 309 Web:revista@albaniantravel.info www.albaniantravel.info Email: Web: www.albaniantravel.info
Partners:
Shkolla Teknike Ekonomike
---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Botues: Blue Agency © Administrator: Botues: Blue Florian Agency ©Baba Administrator: Florian Baba Kryeredaktor: Irhan Jubica Kryeredaktor:
Mos humbisni: Mos humbisni:
destinacionet
e Vjeshtës
Jo më kot revista Travel këtë vit ka vendosur që destinacionet më të mira shqiptare t’i ofrojë të gjitha nga natyra. Male, dete, pyje, lumenj, laguna, shtigje, natyrë, shpendë, kafshë, gjithçka që natyra shqiptare ofron, në mënyrën më të mirë të mundshme, ashtu siç i kemi, pa zbukurime e teprime por duke mos i lënë në hije. Bota (rreth nesh) ka shumë më pak dhe bërtet (marketon) shumë më shumë. Mënyra se si e kemi ofruar Shqipërinë natyrore të 2015-ës, është edhe një qasje drejt turizmit aktiv,
Ju mund të mendoni se ne ju kemi ofruar vendet e njohura që na dhurojnë vjeshtë të magjishme si psh Alpet apo fshatrat e bukura të Jugut? Aspak. Ato tashmë i dini. Ne ju kemi ofruar vende krejt të reja e të veçanta, që nuk ju shkon aspak në mend se mund t`i shijoni si destinacione vjeshte. Zbulojini në brendësi të numrit të ri të revistës Travel, që është një magji e vërtetë me vjeshtë Shqipërie. Por jo vetëm.
D e s ti nacione t e ver ë s
2015 lamë pas ë q a n ti s a g n ë n li o Një kart
apo ndonjë plot mozaikë ni i bukur e tek Li ri i, de ht i is m em he sh shty nit të tek Driloni, Tu gjyrëshe, apo mund të qe n Li ko i ti sh te të qy a se ën endj jatë e lule shum duhet të dini gradecin, m rg t, Po pë rim hi r at bë us pë el vij t sg gj rr te La zja plot r fli bulojnë me e menduar të ëtitorja e tij Ndonëse ku m in sh r. k që im te tr t, ho , rs sh qe ra vë Qe ku ar lulë ose me t nën ecin në maj pjatë Korani hi ndizet nga hedhin rrjeta itoni Pograd se ku peisaz shkatarëve që , duhet ta viz tilla mahnitë la al të pamjet e pe rr je të m je pa n edhe këto pam Dritës, ju ofro , që t'i shijoni nga afër m se bregut. Vetë
Pogradeci
i o k h s ë q a n ti s a g n ë n i l Një Karto
-----------------------------------------------------------------------------------------------
E humbe Festën e Birrës në Korçë? Mos u mërzit, në Dhjetor, Festa e Verës, 6-mujor i të gjithë Planetit vazhdon të shpalosë në nëPanairi Pogradec. Verë dhe Koran.
KujTesë
Planifikoni udhëtimin tuaj....
88
Milano, të gjitha shijet që Toka mëmë u ka falur njerëzve dhe ata kanë ditur t'i kultivojnë aq bukur. Planifikoni udhëtimin tuaj në Shtator, kur Vis Albania dhe Cesvi Përmet, do të shtrojnë atje, tryezën e shijeve shqiptare nëpërmjet produkteve tona autentike.
Një ftesë për....mëkat E mbani mend kur "mëkatonim" në fëmijëri ër , i mbyllur p kun it an az S i lli dukeIsvjedhur ndonjë lugëpetreçel nga ai më i hu 90 vjet nën an më shumë sei gjyshes?! mrekullueshmi ku kaluJemi gati t'i jepemi e az b jë tarak të n sh u më në fund edhe sot mtundimit, hapsi...?! i, u po shu ë qever turistët duke u Njam! Njam! ër sjell shijet e harruara të këtë verë p destinacionin më të ar në me përbërës nës reçelrave e ru glikove, erëza të zonatyralë, shdër gut, sidomos Ju të ar tu sekreteviezireceta të vjetra, fiks si të gjysheve, Vlorës. in Albania...... tamamsëMade
Festo dashurinë tënde në mjediset e sallës sonë të dasmave.
Kontaktoni në 067 20 33 319
Nr 17 TRAVEL 2015 /StelaResort
9
.
in the Balkans. any type of trip or vacation anywhere agency and we are capable of building ur company is an integrated travel .taob FAFA Resort Address :"Mali i Robit", Kavaje Mob: +355 69 700 13 53 Email: fafa.shpk@yahoo.com Website: www.fafa.al
O
.noita
Kompleksi Fafa
5
Offering an outdoor pool and a restaurant, Resort Fafa is located in Durrës. Free Wi-Fi access is available in this resort. The accommodation will provide you with a TV and air conditioning. There is a kitchenette with a refrigerator and kitchenware. Featuring a shower, private bathroom also comes with a hairdryer and a bidet. At Resort Fafa you will find a private beach area, luggage storage and a children’s playground. The property offers free parking. If you feel like visiting the surroundings, check out Port of Durrës (10 km) and Durrës Amphiteatre (10.4 km). This resort is 26 km from Tirana Airport.
O
levart detargetni na si ynapmoc ru gnidliub fo elbapac era ew dna ycnega erehwyna noitacav ro pirt fo epyt yna .snaklaB eht ni 10
NË SHIFRA
19.600.000.000 lekë, ose 4.3% e investimeve të përgjithshme të Shqipërisë u gjeneruan në vitin 2014 vetëm nga turizmi, ndërsa në 2015, kjo shifër u rrit me 1.6 përqind.
225.000.000
vende pune në të gjithë botën gjeneron sektori i turizmit, sipas OBT. Kjo shifër që përbën 1/3 e sektorit financiar botëror, është 6 herë më e lartë se punësimi në industrinë e makinave.
1.042.945 shtetas shqiptarë dolën nga kufjtë shtetërorë të Shqipërisë gjatë tremujorit të dytë të vitit 2015. Sipas Institutit të Statistkave, kjo shifër është rritur me 10.1% për shkak të emigrimit drejt vendeve të BE-së.
456.000 netë janë rezervuar në hotelet shqiptare gjatë vitit 2014, por kjo shifër është ndjeshëm më e ulët se 490 mijë netë rezervime të kryera gjatë vitit 2008.
55.500
vende të reja pune, ose 5.3% e numrit të përgjithshëm të të punësuarve në Shqipëri, u gjeneruan në vitin 2014 nga turizmi. Në vitin 2025, totali i vendeve të punës në turizëm pritet të jetë 220 mijë.
2 .1 % është kontributi i turizmit dhe udhëtimeve në GDP e Shqipërisë për vitin 2015, nga 5.9% që ishte një vit më parë. Por Instat parashikon që kjo shifër me u rritë deri në 4.1% brenda 10 viteve të ardhshme.
Ceremonia e përurimit të Pazarit të Korçës mundësuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit (AADF)
EDIT
Ligji i ri, a do ta bëjë turizmin? Blerina Ago* Turizmi, i cili kontributin direkt në prodhimin e brendshëm bruto e ka 4,8%, është përcaktuar si sektor strategjik i zhvillimit ekonomik të Shqipërisë. Vendi ynë ka potenciale të mëdha turistike, nisur nga pozita gjeografike, vlerat kulturore dhe historike dhe pa diskutim natyra, ku brenda ditës mund të përjetosh shpate të thepisura malore, det, liqene, lumenj dhe të takosh tradita autentike të ndryshme nga njëra zonë tek tjetra. Po si trajtohet turizmi në Shqipëri? A po konsiderohet si një nga pasuritë më të mëdha të vendit tonë? Shqipëria tashmë ka një ligj të ri për turizmin që pritet të hyjë në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare, i cili vjen pas diskutimeve dhe debateve të shumta, që shpresojmë të kenë ndezur dritën jeshile për zhvillimin e këtij sektori të rëndësishëm në rritjen e cilësisë së jetës për komunitetin. Kërkesat ndër vite të sipërmarrësve turistikë për të rregulluar tregun turistik, për të standartizuar shërbimet dhe produktet turistike, për të rritur konkurrencën dhe cilësinë duke rishikuar ligjin sipas praktikave më të mira botërore, u pasuan edhe nga nevoja urgjente e qeverisë shqiptare për krijimin e kushteve për zhvillim të qëndrueshëm dhe afatgjatë të industrisë së turizmit. Risi e ligjit të ri është kreu për investimet strategjike në fushën e turizmit, ku në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit, parashikohet vënia në dispozicion e pasurisë së paluajtshme, duke nxitur investime në Shqipëri të biznesevë të huaja me marka botërore turistike, ku vetë shteti mund të përfshihet në forma të ndryshme partneriteti. Ndërkohë Komitetet Rajonale të Zhvillimit të Turizmit dhe degët e shërbimit të turizmit në bazë qarku mundësojnë një bashkëpunim dhe koordinim më të madh midis pushtetit vendor dhe qendror si dhe sektorit privat për zbatimin
e politikave mbi turizmin. Sipërmarrjet turistike do të licensohen pranë QKL-së për shërbimet që ofrojnë, strukturat akomoduese do t’i nënshtrohen një sistemi kombëtar të klasifikimit dhe udhërrëfyesi turistik do të certifikohet sipas një program të miratuar. Komisioni i standardizimit të veprimtarive turistike do të ushtrojë funksion në certifikimin e veprimtarive përkatëse. Ministria përgjegjëse për Turizmin, sipas ligjit të ri, mbështet financiarisht projekte në fushën e turizmit duke përfshirë Shqipëria edukimin, promovim tashmë ka një dhe nxitjen e ligj të ri për turizmin zbatimit të që pritet të hyjë në fuqi me m o d e le v e qënbotimin në Fletoren Zyrtare, të drueshme i cili vjen pas diskutimeve dhe turisdebateve të shumta, që shpre- tike nga sojmë të kenë ndezur dritën sipërmarjeshile për zhvillimin e këtij rës vendas sektori të rëndësishëm në apo të huaj. Ngritja e Inrritjen e cilësisë së jetës spektoriatit të për komunitetin. Turizmit do të garantojë zbatimin e gjithë kuadrit ligjor të fushës së turizmit. E ndërsa gjithë aktorët e turizmit duhet të angazhohen, brenda një periudhe 6 mujore pas hyrjes në fuqi të ligjit, për përgatitjen e akteve nënligjore që specifikisht do rregullojnë çdo veprimtari në turizëm, urojmë që gjithë këto të sjellin përmirësim shërbimesh dhe produktesh turistike, rritjen e sigurisë për vizitorë dhe investitorë, një imazh më të mirë të Shqipërisë dhe mbi të gjitha të krijojë një klimë miqësore për këtë industri të re, me potencial të madh përfitimi ekonomik për qytetarët shqiptarë. *Eksperte turizmi
Nr 17 TRAVEL 2015
11 11
TRAVEL TRENDS
Krociera
Për herë të parë nga Shqipëria 12
Sot jemi para një realiteti të ri. Një prej kompanive më të njohura në botë në fushën e lundrimit me kroçera, Celestial Cruises, në bashkëpunim me operatorin shqiptar të udhëtimit ATHS, kanë vendosur t`u bëjnë një shërbim të ri shqiptarëve (dhe jo vetëm) të apasionuar pas udhëtimeve të gjata mbi anije. Në tetor dy udhëtime mbi kroçerë do të nisen pikërisht nga porti i Sarandës!
Nr 17 TRAVEL 2015
13
Kroçera, ky qytet i vogël lundrues, niset për herë të parë nga Shqipëria? Po ky është një sihariq turistik për ne! U bënë vite që ne shqiptarët pëlqejmë udhëtimet me kroçera dhe pavarësisht kostos së lartë të kësaj pakete turistike, tundimi i madh që me një udhëtim të vetëm, të shohësh disa vende njëkohësisht, ka qenë më i fortë se stepja e kostos së lartë. Me kalimin e viteve zerot pas çmimit të paketave për kroçera u pakësuan dhe të shkosh me kroçerë nëpër Mesdhe fjala vjen, nuk është më një aventurë e paarritshme apo me kosto të lartë. Numri i shqiptarëve që blejnë paketa turistike për udhëtimet me kroçera është tanimë i konsiderueshëm dhe agjencitë turistike ofrojnë dendur paketa për këtë shërbim. Mirëpo udhëtimi me kroçerë e ka një problem sidoqoftë; ato nuk nisen nga portet shqiptare por ose nga Greqia (përgjithësisht), ose nga mali i Zi, ose nga Italia. Dhe kjo natyrisht shton koston e paketës, netët e qëndrimit në vendet fqinje ose në Sarandë (në rastin e nisjes nga Greqia). Po sot? Sot jemi para një realiteti të ri. Një prej kompanive më të njohura në botë në fushën e lundrimit me kroçera, Celestial Cruises, në bashkëpunim me operatorin shqiptar të udhëtimit ATHS, kanë vendosur t`u bëjnë një shërbim të ri shqiptarëve (dhe jo vetëm) të apasionuar pas udhëtimeve të gjata mbi anije. Në tetor dy udhëtime mbi kroçerë do të nisen pikërisht nga porti i Sarandës! 14
Tashmë kostot e udhëtimit janë më të lira dhe koha e shpenzuar gjithashtu, për shkak se nuk do të jetë e nevojshme nisja një ditë më parë për të qenë në port ditën e nisjes. Por çfarë të mirash sjell kjo dukuri e re për turizmin shqiptar? A mund të jetë sektori i kroçerave ndikues për të arPërfshirja dhurat në ekonominë tonë? Pa dyshim që e Shqipërisë po. Kur jo shumë kohë më parë, në hartat e kroçerave, kroçerat e para filluan me ndrojtje ta shohin Sado t`i jepte një hov të madh randën si një stacion disturizmit, sepse do të shtonte aorësh për turistët, gjithqëndrimin e tyre së paku për kush u gëzua, jo vetëm një natë në një prej porteve tona, e që do të përkthehej në për shkëmbimin e kulmë shumë shpenzime prej tu- turave shumëkombëshe, edhe pse shkurt por edhe ristëve që në rastin më të zapër përfitimin financiar të konshëm arrijnë një shifër shpenzimeve të mundshme prej dymijë personash për të turistëve që do të zbrisnin çdo udhëtim. në qytet. Por ishte shumë shpejt. Shqipëria, krejt e panjohur për kompanitë e këtyre gjigandëve të udhëtimit nuk ishte as në hartë, madje nëse ishte në disa harta të vjetra, rezultonte një vend i rrezikshëm për ta, ose edhe për lundruesit me jahte. Dhe kur, pas shtimit të rasteve kur kroçerat çlodheshin në portin e Sarandës, e më pas
edhe në atë të Durrësit, asgjë e keqe nuk ndodhi, kur pas bregut blu të Sarandës apo kalatave të pabukura të Durrësit, priste Butrinti i magjishëm apo Amfiteatri i lashtë, numri i kroçerave u shtua dhe gjatë sezonit ato janë një realitet i vazhdueshëm në peisazhin e Durrësit dhe të Sarandës. Përfshirja e Shqipërisë në hartat e kroçerave, do t`i jepte një hov të madh turizmit, sepse do të shtonte qëndrimin e tyre së paku për një natë në një prej porteve tona, e që do të përkthehej në më shumë shpenzime prej turistëve që në rastin më të zakonshëm arrijnë një shifër prej dymijë personash për çdo udhëtim. Çdo biznes sado i vogël që ka një aktivitet të lidhur me turizmin e di mirë se ç`do të thotë që qytetin ta vizitojnë dymijë turistë njëherësh. Dhe ky lloj turizmi ka edhe një të mirë tjetër të madhe; ushtrimin e aktivitetit edhe jashtë sezonit turistik, që në Shqipëri ende shtrëngohet dhimbshëm brenda muajve të verës. Kjo do të thotë që edhe në Shqipëri mund të kemi lëvizje masive turistësh brenda e jashtë saj, edhe përtej muajve të verës? Atëhere Celestial Cruises, paç këmbën e mbarë dhe lundrofsh në sa më shumë ujra të botës, duke u nisur nga detet e Shqipërisë! Nr 17 TRAVEL 2015
15
KARTOLINE
Mali i Tomorrit, Skrapar, AL Ndoshta ju jeni mësuar që ta vizitoni Malin e Tomorrit në Gusht, gjatë pelegrinazhit për tek Teqeja e Baba Aliut por pamjet e vjeshtës në këtë park kombëtar të Shqipërisë, janë spektakolare. Ahe e rrepe shekullorë, burime pa fund e shtigje të mahnitshme që ju presin vetëm ju. Photo: Albania Rafting Group ©
16
Nr 17 TRAVEL 2015
17 13
KARTOLINE
B U R I M I
I
V I R O I T
ZHYTËS: IGLI PUSTINA PHOTO: IRENA STANGIERSKA ©
18
G J I R O K A S T Ë R
Pamje të rralla të brendësisë së Burimit të Viroit në Gjirokastër, na zbulojnë një botë nënujore spektakolare, duke na treguar edhe njëhëherë se sa gjëra të bukura nuk njohim ende nga Shqipëria. Zbuluesi nënujor Igli Pustina, këtë herë Ka patur ndihmën e fotografes Irena Stangierska për të na sjëllë këto imazhe të papërsëritshme. Në pamundësi për ta sjellë tek ju këtë mrekulli me një imazh të vetëm, kemi ndryshuar paksa formën e prezantimit të rubrikës tonë "Kartolinë".
Nr 17 TRAVEL 2015
19
Turizmi lokal mund ta zhvillojë
Shqipërinë rurale Eko, agro, camping, farming, guest houses, local living dhe gjithçka tjetër që vjen nga natyra dhe zonat rurale, mund të jetë e vlefshme për të zhvilluar zonat sot të prapambetura të Shqipërisë. Të huajt e duan shumë këtë lloj turizmi. Duhet vetëm që banorët e këtyre zonave ta kuptojnë këtë
20
Flora Xhemani Baba Të gjithë e dimë që turizmi shqiptar është plot me probleme, të vogla e të mëdha, të thjeshta e të koklavitura, nga ato që herë mbeten pa zgjidhur për çështje vullneti e herë për shkak të situatave të ndërlikuara që nuk zgjidhen me një të rënë të lapsit. Të gjithë e dimë po ashtu që megjithë vështirësitë, kurba e zhvillimit të turizmit në vite ka njohur vetëm rritje, si në ekonomi ashtu edhe në numër turistësh. Kjo e fundit sidomos ka një kërcim shifrash që tani nuk mund të konsiderohen më edhe aq të parëndësishme. Rritja e numrit të turistëve sidomos atyre të huaj, është një dukuri që nuk ka nevojë të shikohet në statistika. Mjafton t`i hedhësh një sy rrugëve të Shqipërisë në sezonin e verës, që të kuptosh se turistët shëtitës, makinat-rulota, motorët, shpesh në autokolonë apo autobusët e shumtë të turoperatorëve shqiptarë dhe atyre të huaj, janë një dukuri e zakonshme që nuk habit më askënd. Duke marrë parasysh edhe problemet e mëdha e pavarësisht tyre, me gjithë këtë fluks, tashmë mund të flasim për turizëm. E kur flasim për turizëm, ka ardhur koha të flasim edhe për degët e tij. Kur flasim për turizëm në Shqipëri, argumenti drejtohet shpesh nga turizmi masiv i plazheve e me të drejtë, se pavarësisht kaosit dhe informalitetit të lartë, është dega e turizmit që sjell më shumë të ardhura në ekonominë shqiptare. Edhe turizmi informal gjeneron të ardhura për shtresa të caktuara të popullsisë, me punësimin masiv sezonal, i cili gjithashtu ndikon pozitivisht në mirëqenien e popullsisë. Por a mjafton vetëm turizmi masiv? Natyrisht që jo. Kjo fatmirësisht është kuptuar tashmë dhe ka filluar të lëvrohet sipërpjekje edhe aty ku mendohet se turizmi masiv është dominues. Le të marrim për shembull një qytet si Durrësi, që ka edhe bregdetin më të populluar në plazhet shqiptare.
N ë s e mendoni se Durr ë s i është vetëm Vollga dhe Plazhi, e keni gabim. Hapësirat natyrore të Durrësit, të cilat kanë filluar të zbulohen relativisht vonë, janë të pafundme në krahasim me vijën e tij të populluar bregdetare. Plazhet e virgjëra të vijës bregdetare veriore, përveç bukurisë së pashoqe, rrethuar me kurora kodrash që nusërojnë në katër stinë të vitit, veshur me shkurre mesdhetare, fshehin në brendësi të steres, fshatra të tëra që përveç durrsakëve, askush tjetër nuk e di se ekzistojnë. Vetëm zinxhiri i fshatrave të zonës që të çon drejt Gjirit të Lalzit, është një xhevahir natyror që përbëhet nga emra të tillë si Rrushkull, Hamallaj, Shetaj, Bizë, Armath, Kuraten, Radë, etj. Ndërkohë, në pjesën juglindore të qytetit, ndodhen fshatrat Romanat, Pjezës, Shesh, Arapaj, Shkallnur, të gjitha natyrë e virgjër, shkelur vetëm nga vendësit. Këto perla natyrore po rrisin brenda tyre atë që sot në gjuhën ekonomike e quajmë agroturizëm. Ferma me cikël të mbyllur prodhimi që rrisin gjithçka vetë, kantina me vreshtat e tyre që kanë ngritur struktura krejtësisht në harmoni me natyrën, komplekse turistike apo restorante që anojnë kah tradicionalja dhe natyralja, duke vënë në punë edhe ambientet natyrore përreth, janë vetëm disa bërthama të këtij turizmi të ri, i cili në Durrës premton shumë. Në Radë AgriTurizëm Huqi po zhvillon me sukses filozofinë e ushqimit të vendit duke rritur vetë produktet por edhe duke bashkëpunuar me banorët e zonës. Në Eminas, Kantina Kokomani po rigjen traditën e verës edhe me rrushin e fshatit Shesh, nga ku ka origjinën edhe vera Shesh i Bardhë dhe i Zi, duke ndërtuar një strukturë të Nr 17 TRAVEL 2015
21
22
mrekullueshme degustimi gjithashtu. Në Shkallnur tek Kodra e Kuajve, përveç gatimeve fantastike mund të bëni xhiro me kuaj rreth e qark zonës së bukur, deri në Liqenin e Manskurisë. Këto janë vetëm pak, nga ajo çfarë po lind në Durrës, gjë që sjell nevojën e patjetërsueshme të njohjes dhe shfrytëzimit të këtij lloj turizmi, i cili mund të jetë e ardhmja e të gjitha zonave të pazhvilluara rurale të Shqipërisë. Morëm si shembull Durrësin por këto bërthama agroturistike kanë filluar të lindin në shumë zona të Shqipërisë. Agroturizmi, apo turizmi lokal, ka shumë karakteristika pozitive, të cilat shkojnë të gjitha në të njëjtin drejtim në dobi të zhvillimit të ekonomisë, duke shfrytëzuar rrugë ndërtuese e ripërtëritëse dhe jo duke përdorur mënyra shkatërruese në ambient apo në shoqëri. Mendoni pak, një strukturë agroturistike në një zonë të caktuar nuk është vetëm një biznes i thjeshtë turistik por një gjenerator që prodhon energji për të gjithë zonën ku është vendosur. Ajo stimulon banorët e zonës të mbjellin tokat e tyre, të prodhojnë pastër, të rrisin blegtori e produkte të shëndetshme e të kultivojnë a pyllëzojnë duke i bërë kështu një shërbim të paçmuar edhe mjedisit e natyrës. Njerëzit që kanë emigruar në vende të tjera prej vitesh apo që kanë lëvizur nëpër qytete të mëdha mund t`i rikthehen tokës që edhe ajo prej vitesh ka mbetur djerrë apo punohet vetëm për pak bukë të përditshme. Anila Kokomani thotë se që nga momenti kur Kantina Kokomani ka zënë vend në fshatin Eminas i Vogël, tokave të fshati u është rritur vlera. Çdo lloj forme e zhvillimit të turizmit lokal, është një bekim për zhvillimin e jetës dhe rritjen e mirëqenies në zonat tona, fatkeqësisht të prapambetura rurale. Banorët e këtyre zonave duhet vetëm ta kuptojnë këtë. Nr Nr 17 17 TRAVEL TRAVEL 2015 2015
23 23
INTERVISTA
Mehdi Hafizi:
Në Muzeun
e Skënderbeut
hyn vizitor e del mik Irhan Jubica
Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar "Gjergj Kastrioti Skënderbeu" flet për situatën në muze dhe marrëdhëniet e tij me vizitorët 16 vjet në krye të Muzeut unik “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, e 24 vjet si punonjës i këtij muzeu e kanë bërë Mehdi Afizin nji simbol më shumë për qytetin historik të Krujës. Në këtë intervistë për revistën Travel, ai flet me modesti dhe mirënjohje për kolegët, bashkë me të cilët ia ka dalë t’i kthejnë vizitorët - që për të nuk janë të rastësishëm - në miq të Muzeut. Afizi është i drejtpërdrejtë dhe i sinqertë si atëherë kur thotë se me aftësitë e tij mund të drejtojë cilindo muze tjetër në vend, e si atëherë kur pranon se Muzeu që ai drejton nuk është në rrjetet ndërkombëtare të muzeve. E i tillë është Afizi kur thotë se skuqet pa qenë fajtor nga vërejtjet që turistët e huaj bëjnë në Muze për ndërtimet pa kriter në qytetin e tij, apo edhe kur thotë se ndjehet si përpara ndonjë provimi të vështirë, sa herë që shoqëron vizitorë në Muze, qofshin ata personalitete të larta, apo nxënës shkollash.
1. Si është të drejtosh njërin ndër muzetë më të frekuentu- 1. What does it mean to manage one of the most visited musear në Shqipëri, madje në konkurrencë me Muzeun Historik ums in Albania, which is competitive in numbers even to the Kombëtar të Tiranës? National Historic Museum of Tirana? Kam mëse 16 vjet që drejtoj Muzeun Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe Muzeun Kombëtar Etnografik Krujë. Çdo mëngjes kur marr rrugën drejt kalasë së lashtë ndjej përgjegjësinë dhe kënaqësinë e fillimit të një dite të re. Në 24
It is almost 16 years that I am in charge of the National Museum “GjergjKastriot Skanderbeg” and the National Ethnographic Museum of Kruja. Every morning, when I start walking toward the ancient castle, I feel the responsibility and the pleasure of
Mehdi Hafizi:
"Skanderbeg" Museum, the one where you enter as a visitor and leave as a honored guest” këto vite së bashku me ekipin që drejtoj, jam munduar të tregoj kujdesin maksimal për vlerësimin dhe mirëmbajtjen e këtyre dy muzeve të veçantë në llojet e tyre. Të përkushtuar dhe për të mirëpritur çdo vizitor, e ndjej çdo ditë kënaqësinë e komunikimit me vizitorët e shumtë që na nderojnë. E kam ndjerë sinqerisht gjithmonë veten si përpara një provimi shumë të vështirë kur më është dashur të shoqëroj personalitete të larta politiko-shtetërore, presidentë, kryeministra, parlamentarë, kardinalë, gjeneralë, shkencëtarë, artistë, shkrimtarë, studentë e deri tek nxënësit e shumtë të të gjitha moshave, pasi më është dashur gjithmonë të gjej fjalët e zgjedhura për të zbuluar para tyre historinë e popullit tim.
a new day. Through all these years, along the team I lead, I have tried to take maximal care by appreciating and up keeping these two museums, which are so unique. Devoted to welcome every single visitor, I feel every day the delight of communicating with the numerous visitors that honor us. I have sincerely felt as I was about to take a difficult exam, when I had to accompany high political personalities, such as presidents, prime ministers, deputies, cardinals, generals, scientists, artists, writers, students up to pupils of different ages, because in front of each one I had to choose the right words, to reveal in front of them the story of my people.
2.Do you think the success comes from your work or from the 2. A ia dedikoni suksesin punës suaj, apo veçantisë së museum singularity? Would you be that successful if you had to muzeut? A do të ishit po kaq i suksesshëm po të drejtonit një manage another museum in another city? muze tjetër në një rreth tjetër të vendit? Nr 17 TRAVEL 2015
25
Të dy muzetë e Krujës janë shumë specifikë në llojin e tyre. Përsa i takon Muzeut kushtuar Heroit tonë kombëtar, si çdo shqiptar kam zbuluar “magjinë” e fuqisë së ndikimit të figurës së Gjergj Kastriotit Skënderbeut drejt ëndrrës shekullore të shqiptarëve dhe njerëzimit - fitores ndaj robërisë, ëndrrën e lirisë. Ndoshta ky mund të jetë një ndër sekretet që fluksi i vizitorëve në Muzeun-Memorial sa vjen dhe rritet. Sigurisht besoj që imazhi i figurës së Skënderbeut nuk i takon vetëm shqiptarëve si simbol i Heroit, Mitit të luftëtarit të pamposhtur, Mbrojtës të Krishtërimit dhe Europës së shekullit XV, kur Osmanët po trokisnin në portat e saj, por mbarë njerëzimit. Në fakt Muzeu nuk ka shumë objekte origjinale të kohës, por jam ndjerë sinqerisht mirë kur në fund të vizitë, para largimit nga Muzeu, gjithkush ndahet me ndjenjën e nderimit, mirënjohjes dhe respektit për Skënderbeun dhe Shqipërinë. Ndoshta 26
Both Kruja museums are quite unique in their own kind. Regarding the museum dedicated to our national hero, like any other Albanian, I have discovered the “magic” of the power that GjergjKastriot Skanderbeg figure has, especially on the Albanian and human old dream: the one of the victory against robbery, the one of being free. This maybe is one of the secrets that keeps increasing figures in the memorial museum. I certainly believe that the image of Scanderbeg as a hero does not belong exclusively to Albanians in the representation of a hero, of the fighter that no one can defeat, a protector of Christianity and Europe of the 15th Century, right when the ottomans where not a threat merely to Europe, but to the whole humanity. In fact, the museum does not have many original objects of the time, but I sincerely feel good when at the end of the visit, everyone parts
ky është sekreti i stafit tim modest që nuk ndjen lodhje edhe pse muzeu ka fluks të madh vizitorësh. Muzeu Etnografik është cilësuar si më i miri në Ballkan në llojin e tij. Ndërtesa është e vitit 1764, objektet janë të gjitha origjinale nga 50-350 vjeçare. Unë së bashku me kolektivin e Muzeve asnjëherë nuk i kemi parë vizitorët si të rastësishëm në Muze. Gatishmërinë që kemi treguar për t`i pritur vizitorët me kulturë dhe duke i shoqëruar në mënyrë profesionale në ambientet e Muzeve e kemi parë si çelësin e suksesit në punën tonë. Ne e dimë shumë mirë që do të kemi vizitorë sot, sepse kemi punuar shumë mirë dje. Unë e them me bindje se tashmë është krijuar grupi i dashamirësve (miqve) të Muzeve të Krujës, të cilët na bëjnë reklamë. Neve na mbetet si detyrë të përmirësohemi gjithë kohën dhe të mos i zhgënjejmë. Unë kam filluar punë në të dy Muzetë në Shkurt të vitit 1991 si Lektor dhe nga muaji Maj 1999 jam Drejtor i të dy Muzeve të Krujës. Mendoj dhe besoj se e kam eksperiencën e duhur për të drejtuar një muze në një rreth tjetër të vendit.
with a respectful, gratitude and esteem feeling, toward Scanderbeg and Albania. Probably this is the secret of my modest team that never gets tired, although the huge flow. The Ethnographic Museum is proclaimed as the best one of its kind in the Balkans. The building dates since 1764 and the objects are all original, 50 up to 350 years old. My team and I have never considered the visitors as accidental in the museum. Our willingness to welcome them with the appropriate politeness and guiding them professionally in the museum departments is the key of our success in what we do. We are sure to have many visitors in the future, as we have worked really hard for them in the past. I can definitely say that we have a group of benevolent friends of Kruja museums that keep talking very well about us. Our duty is to keep improving all the time and never let them down. I have started to work in both museums on February 1991, than I became a guide and since May 1999 I am the Director of both Museums of Kruja, therefore I think and I believe to have the right experience to run a museum in any other city of the country.
3. A ka rritje të qëndrueshme të numrit të vizitorëve të Muzeumeve të Krujës mbas 100-vjetorit të Pavarësisë? 3. Is there a constant increase in visitors’ figures of Kruja muMuzetë e Krujës kanë rritje të qëndrueshme të vizitorëve, e cila seums after the 100th Anniversary of the Independence? i kalon 5 mijë vizitorë në vit (si rritje ). Kruja museums have a constant increase of visitors with figures 4. Cili është raporti mes vizitorëve të huaj dhe atyre shqiptarë above 5,000 visitors a year. (pavarësisht nga vijnë) në Muzeumet e Krujës? Numri më i madh i vizitorëve janë shqiptarë duke pasur para- 4. Which is the ratio between foreign and national visitors (desysh edhe nxënësit e shkollave të niveleve të ndryshme si bren- spite the place where they come from) in Kruja museums? da dhe jashtë trojeve shqiptare. The majority of visitors are Albanians, considering even students of different school levels, from within and out of the Albanian 5. Cili eksponat është atraksioni më i madh i Muzeumeve të borders. Krujës? Nr 17 TRAVEL 2015
27
28
5. Which object is the most attractive one in Kruja museums? Both of them have dozens of pretty important objects that arouse curiosity and particular interest in visitors. Në të dy Muzetë kemi me dhjetra objekte shumë të rëndësishme për të cilat vizitorët tregojnë një interesim të vecantë. 6. Çfarë reagimesh ka nga turistët kur shohin ndërtimet pa kriter në qytetin e Krujës? A mendoni se kjo gjë e prish imazhin historik të qytetit? Turistët, pothuajse pa përjashtim reagojnë kur shohin ndërtimet pa kriter në qytetin e Krujës dhe në shumë raste ato - verejtjet - i bëjnë në Muze dhe ne skuqemi në fytyrë pa qenë fajtorë. Mendojmë se kjo gjë e prish imazhin historik të qytetit. 7. A ekziston mundësia për pasurimin në vazhdimësi të muzeut, e sidomos të Muzeut Skënderbeu, me eksponate të reja? Meqenëse Muzeu i Skënderbeut është i konceptuar në trajtë memoriali ku rol kryesor luan fjala, është përmirësuar në vazhdimësi në përmbajtje, por edhe me eksponate të reja. 8. A bëni pjesë në rrjetet ndërkombëtare të Muzeve, duke nisur nga ai ballkanik e më gjerë? Nuk bëjmë pjesë në rrjetet ndërkombëtare të Muzeve, por shpresojmë në të ardhmen. 9. A i plotëson Muzeu standardet bashkëkohore të muzeve botërorë? Në një përqindje shumë të lartë Muzetë e Krujës i plotësojnë standartet bashkëkohore të Muzeve botërorë. 10. Rritja e numrit të turistëve çon në rritjen e të ardhurave, por edhe shtron nevojën e investimeve të mirëmbajtjes së Muzeut të ndërtuar që në vitin 1982. Cilat janë investimet më të rëndësishme në këtë muze? Përsa i takon mirëmbajtjes së të dy Muzeve, gjendja e tyre është shumë e mirë si brenda dhe jashtë. Jemi përmirësuar shumë në vazhdimësi, si edhe kemi patur gjithnjë mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.
6. What is the tourists’ reaction when they see the lack of standards in the constructions of Kruja city? Do you think this ruins the historic image of the city? Almost every single tourist reacts when they see the constructions without standards in the city of Kruja and many of them make remarks while visiting the museum. We get ashamed, despite we are not guilty about. We definitely think that they ruin the historical image of the city. 7. Is there any chance to enrich the museums, especially the one of Scanderbeg with new objects? TheScanderbeg Museum has been conceptualized as a memorial, where the main role is played by the word. It has gone under improvements, not only in content, but as well in new objects. 8. Are you part of the international network of museums, starting from Balkans and further? We are not yet part of the international network of museums, but we hope to be in the future. 9. Does this museum fulfill the standards of contemporary international museums? In a high percentage of criterions Krujamuseums fulfill the standards of contemporary international museums. 10. The increase of the tourists’ number brings increases in the figures, but increases as well the need of investments regarding the museum maintenance, built since 1982. Which are the most important investments in this museum? Regarding the maintenance of both museums, their situation is very good, either outside or inside the buildings. We have done continuous improvements and have always been supported by the Ministry of Culture.
TRADITA
30
....nga Aleanca Slow Food e Kuzhinierëve, Restoranti "Bukë, Kripë e Zemër "& EXPO 2015
drejt "Terra Madre Ballkani" 2016 në Shqipëri....
VIS Albania Rrugëtimi në mbrojtje të biodiversitetit, promovimit të produkteve tradicionale vendore dhe zhvillimit të turizmit rural të qëndrueshëm Anna Carbonii
Kelmendi dhe Shkreli, dy lugina veriore mbresëlënëse, thesare të vërteta për t’u zbuluar, si për turistët e huaj edhe për ata shqiptarë. Natyra e paprekur, mikpritja e pashoqe e banorëve vendas, një gamë e gjerë shtigjesh që të çojnë në monumente natyrore dhe kulturore, gërshetohen gjithashtu me një gastronomi që është ende e lidhur ngushtë me traditën dhe produktet vendore.
Restorant “Bukë, Kripë e Zemër”
VIS Albania, bazuar në këto burime vendore e në këtë trashëgimi për t’u ruajtur, vendosi të merrte përsipër të investuarit në këtë gastronomi kaq karakteristike dhe të veçantë në llojin e saj, duke mbështetur vullnetin e mirë të një grupi kursantësh të kursit të kuzhinës, që u zhvilluar në kuadër të projektit “BUKË, KRIPË E ZEMËR": ushqimi, tradita dhe kultura: procese të bashkëzhvillimit në zonat e margjinalizuara të Veriut dhe Jugut të Shqipërisë”, financuar nga Cooperazione Italiana. Kursi zhvillohet në bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe në përfundim të tij do të shpërndahet një certifikatë e njohur si në Shqipëri, ashtu edhe jashtë saj. Duke qenë të vetëdijshëm për pasurinë e tyre gastronomike, disa kursantë u vunë në lëvizje, në bashkëpunim me konsorciumin“Fryma e Kelmendit”, për të hapur një restorant të vogël në qendër të Tamarës. Falë mbështetjes së
VIS, ky realitet i ri dhe origjinal u çel më datë 18 gusht 2015, në prani të autoriteteve vendore dhe banorëve të zonës. Sfida e marrë përsipër nuk është e lehtë, duke qenë se çuarja përpara e një aktiviteti që të jetë cilësor dhe në të njëjtën kohë duke respektuar rregullat, nën të gjitha këndvështrimet e duhura, nuk është një proces i lehtë. Por vullneti i mirë dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm mes kursantëve, konsorciumit dhe VIS është duke i dhënë frytet e para të kësaj pune. Filozofia që qëndron në themel të këtij aktiviteti është vlerësimi i traditës dhe i ushqimit “të mirë, të pastër dhe të drejtë”, sipas parimeve që ndjek dhe mbështet edhe SlowFood. Për këtë, emri që i është vënë restorantit,e karakterizon atë më së miri: Restorant “Bukë, Kripë e Zemër”. Mikpritja, kujdesi në detaje, të treguarit e asaj çfarë të shërbehet dhe prania në menu vetëm e pjatave dhe pijeve tipike të Kelmendit janë pikat e forta të restorantit, që bën dallimin nga realitetet e tjera të pranishme në zonë. Disa nga pjatat që mund të shijohen janë: kaçimak, djath i zier, trofta e Kelmendit, djathi Mishavine, ferliku. Për t’u përmendur gjithashtu janë buka, djathi dhe kosi, që janë produkte të restorantit. Nëse dëshironi të provoni shije autentike dhe të reja, nuk ju mbetet tjetër veçse të drejtoheni për nëTamarë dhe të tundoheni për të provuar atë që kuzhina ka për t’ju ofruar!
Nr 17 TRAVEL 2015
31
Një arritje e parë e rëndësishme për stafin e restorantit dhe për konsorciumin“Fryma e Kelmendit” u arrit më 19 shtator, në një event që u zhvillua pikërisht në Tamarë dhe që u organizua nga Ministria e Jashtme shqiptare dhe nga Bashkia Malësi e Madhe, në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe VIS Albania. Rreth 50 pjesëmarrës, mes përfaqësuesve të Ministrive të ndryshme dhe delegacionesh diplomatike të pranishme në Shqipëri (SH.B.A., Spanjë, Vatikan, Slloveni, janë vetëm disa nga të pranishmit) patën mundësinë për të përshkuar rrugën e re të asfaltuar që të çon nëTamarë, duke bërë një ndalesë të parë tek “Ballkoni i Enverit”, nga i cili patën mundësinë të soditnin një peizazh mahnitës, pjesë e bukurive të shumta natyrore të Kelmendit. Pasi mbërritën në pedonalen e fshatit, delegacioni u prit nga i gjithë komuniteti i Kelmendit dhe nga autoritet vendore, ndër të cilët edhe kryetari i ri i Bashkisë z. Tonin Marinaj. Një panair me produkte vendore (raki, reçelra, djathëra) u organizua për turistët e nderuar që të mund të provonin shijet e luginës. Një koktej i përgatitur nga Restorant “Bukë, Kripë e Zemër” i freskoi të ftuarit me pije të ndryshme, si lëng boronice, shege dhe thane, të shoqëruara nga pjata tipike, si kaçimak, byrek me Mishavinë, petulla me mjaltë dhe revani me boronicë. Buzëqeshjet dhe vlerësimi i shprehur për këtë mikpritje të ngrohtë dhe tradicionale janë një sinjal i rëndësishëm se si Kelmendi të jetë një luginë, që pasi është zbuluar, të mos i zhgënjejë vizitorët, por përkundrazi, të bëjë të mundur në ta dëshirën për t’u kthyer sërish! Për ta bërë më të hareshëm qëndrimin në Tamarë, performanca e grupit folkloristik “Jehona e Kelmendit” e bëri të mundur këtë, me muzikë tradicionale nën tingujt e çiftelisë dhe lahutës, të veshur me kostume tipike tradicionale vendase: xhubletë, çakçirdhe xhamadan! Por tradita gastronomike vendore u vlerësua edhe nga një event tjetër i rëndësishëm: Ekspozita Universale (EXPO) që po zhvillohet në Milano.
EXPO MILANO 2015: Shqipëria si promotore e biodiversitetit Më 10 shtator, nën shoqërinë e muzikës tradicionale shqiptare, vizitorët patën mundësinë të provonin dhe shijonin produktet e Veriut dhe Jugut të Shqipërisë, si reçelra, gliko, raki dhe lëng shege, nëpavionin e Casa Don Bosko në EXPO Milano. E gjithë kjo shoqëruar nga prezantimi i projektit: “BUKË, KRIPË E ZEMËR”. Të flasësh për ushqimin dhe biodiversitetin do të thotë në fakt të flasësh edhe për ato komunitete që në të përditshmen e tyre gjenden duke ndërtuar zhvillimin e tyre, pavarësisht vështirësive dhe paragjykimeve. 32
Komunitete si ato në Kelmend, Shkrel dhe Përmet, ku ruajtja dhe mbrojtja e biodiversitetit dhe e bukurive sociale, historike dhe natyrore mund të shndërrohen në motorin e vërtetë të rritjes dhe të zhvillimit të tyre. Edhe për këtë arsye, pjesëmarrja e drejtpërdrejtë e tre përfituesve të projektit ishte momenti i një reflektimi më të madh nga ana e publikut të pranishëm, i cili dëgjoi të tregohej për zhvillimin rural nga protagonistët e tij të vërtetë. Tre përfaqësuese e morën fjalën për të folur për aktivitetet në terren: një nga lugina e Shkrelit, presidentja e konsorciumit “Fryma e Kelmendit” për aktivitetet agro-turistike në Kelmend dhe një përfaqësuese e komunitetit të Përmetit, ku është i pranishëm një konsorcium prodhuesish: “Pro Përmet”. Në të njëjtën mënyrë, edhe seminari i organizuar pranë pavionit të SlowFood, nxorri në pah punën e rëndësishme që Shqipëria, me mbështetjen e Slow Food, VIS dhe Cesvi, po bën për të mbështetur fermerët e vegjël dhe ruajtjen e dijeve të tyre tradicionale. Shembull konkret i kësaj pune janë krijimi i dy Presidi SlowFood, ai i glikosë (produkt tipik i jugut) dhe ai i Mishavinës (një lloj djathi tipik i veriut, i prodhuar me qumësht të papasterizuar) dhe krijimi i Aleancës Slow Food të Kuzhinierëve (Shqipëria është vendi i katërt që i bashkohet). E gjithë kjo edhe në sajë të projektit ESSEDRA, të financuar nga Komisioni Evropian dhe që shtrihet në 9 vende të Ballkanit. Produktet e paraqitura në EXPO dhe puna e rëndësishme e kryer në terren me grupet e prodhuesve kanë nxjerrë në pah një prej rezultateve më të rëndësishme që po arrihen edhe falë projektit B.K.Z. dhe mbështetjes së Cooperazione Italiana. Dhe siç i ka hije traditës shqiptare, në të cilën ushqimi, mikpritja dhe hareja janë çelësi i saj, përvoja e delegacionit shqiptar u përmbyll me një itinerar gastronomik
të gjithë ata që dëshirojnë të konsumojnë shënnë zbulim të Vendit të Shqiponjave, në detshëm dhe të jenë të sigurt për ushqimin e pavionin e Shqipërisë brenda Cluster-it Bioofruar: Mesdhetar. http://www.fondazioneslowfood.com/en/ Paraqitja e projektit “BUKË, KRIPË E nazioni-alleanza/albania-en/ ZEMËR”vijoi edhe me ndërhyrjen e shefit Së shpejti, në dispozicion të shefave anëtarë të të kuzhinës dhe historianit gastronomik Aleancës, por edhe të klientëve të restoranteve Armand Kikino, i cili përgatiti për të ftuarit të tyre, do të jetë libërthi i Arkës së Shijes. Ky një sërë degustimesh karakteristike duke libërth do të përmbajë disa receta gatimesh shpjeguar aromat dhe historinë, për t’u tradicionale autoktone nga krahina të mbyllur më pas me këngë e valle nga e ndryshme të Shqipërisë. Këto receta janë lënë gjithë Shqipëria, ku të pranishmit nuk mund për shumë kohë në harresë dhe synohet që të mos ishin pjesë duke parë përfshirjen e nëpërmjet shefave të risillen sërish në menutë ngrohtë dhe miqësore të stafit të pranishëm. e përditshme të restoranteve. Në të njëjtën Edhe një herë u shijuan produktet tipike kohë, vazhdon puna kërkimore për rizbulimin e të Kelmendit dhe Përmetit: gliko, reçelra recetave të tjera, specieve të kafshëve, bimëve dhe raki, të cilat patën pjesën e tyre për të apo produkteve të bulmetit të cilat janë në rrezik ngrohur zemrën dhe atmosferën! zhdukjeje. Ky event jo vetëm promovoi Shqipërinë dhe projektin B.K.Z., por bëri gjithashtu të mundur që delegatët të njiheshin dhe të TERRA MADRE BALLKANI 2016 në SHQIPËRI ballafaqoheshin me realitete të reja dhe për Viti 2016 do të jetë një vit i rëndësishëm për t’i paraqitur publikut produkte biologjike, të Shqipërinë..........në sajë të projektit ESSEDRA cilat prodhohen në këto dy territore ende të do të zhvillohet në Shqipëri edicioni i katërt i paprekura dhe në pritje për t’u zbuluar. Prandaj për këtë, pas Terra Madre Ballkani, një event i një rëndësie të veçantë që do të shohë eventit të EXPO, mirëpresim në Shqipëri vizitorë të shumtë në pjesëmarrjen e vendeve të ndryshme të Ballkanit, të cilët do të jenë të luginat e Kelmendit, Shkrelit dhe Përmetit. pranishëm me prodhimet e tyre unike dhe me prodhuesit e vegjël, që me dijet e tyre tradicionale bëjnë të mundur ekzistencën e këtyre thesareve gastronomike. Post-Aleanca dhe publikimi i libërthit “Arka e Shijes” Themelimi zyrtar i Aleancës Slow Food të Kuzhinierëve në Terra Madre Ballkani u lançua për herë të parë në Sofje në vitin 2010 Shqipëri, më 19 Qershor 2015, përbën një hap të rëndësishëm për kuzhinën shqiptare. 16 anëtarët e Aleancës tashmë dhe është rrjeti i parë i këtij lloji, i cili bashkon komunitete ushqimi nga vende të ndryshme të të njëjtit rajon. Si vende të Ballkanit ne ndajmë janë pjesë e një rrjeti ndërkombëtar kuzhinierësh, i cili përtradita ushqimore të përbashkëta por edhe që dallojnë nga njëra tjetra, veç Shqipërisë, përfshin shefa nga Italia, Hollanda, Maroku si dhe kushte të ngjashme socio-ekonomike, dhe ruajtja e trashëgimisë dhe Meksika dhe në të njëjtën kohë, janë të ekspozuar kunsë tyre rurale kërkon përpjekje të bashkëndara që shkojnë përtej drejt një audience akoma më të gjerë. Lista e restoranteve kufijve. Ky event ofron një sërë konferencash, seminaresh, pikëtakimesh shqiptare së bashku me shefat përkatës gjendet on-line për mes fermerësh, prodhuesish dhe konsumatorësh, debate të ndryshme, ekspozita dhe tregje me produkte vendore, takime dhe programe edukuese për fëmijët e shkollave dhe jo vetëm... është një event për të mos u humbur. Terra Madre Ballkani është mundësia më e mirë për të paraqitur mbi 150 produkte të Ballkanit, të listuara në katalogun e Arkës së Shijes, i cili përmban produkte cilësore të prodhuara në nivel familjar, të lidhura me kulturën, historinë dhe traditat e planetit, por që rrezikojnë të zhduken.
Rreth Terra Madre Ballkani
Terra Madre Ballkani është një rrjetëzim i të gjitha komuniteteve të ushqimit dhe projekteve Slow Food në Gadishullin e Ballkanit. Qysh nga viti 2010, ky rrjet ka bërë përpjekje të shumta për të shpëtuar traditat gastronomike dhe biodiversitetin ushqimor të një prej rajoneve më tërheqëse dhe më pak të njohura të Evropës. Brenda vendeve të Ballkanit, Slow Food dhe rrjetit Terra Madre numërohen mbi 1,500 anëtarë, 12 Presidi Slow Food, 60 komunitete ushqimi, 15 programe ushqimi dhe shijimi në shkolla dhe 26 shefa kuzhine. Të gjithë anëtarët e rrjetit kuptojnë dhe bashkëndajnë mendimin se ruajtja e trashëgimisë së tyre ushqimore kërkon një përpjekje urgjente dhe të bashkëndarë që nuk njeh kufij kombëtarë. Rrjeti i Terra Madre Ballkani takohet çdo dy vjet, por energjia e tij është më së shumti e përhapur në nisma të vogla në të tërë rajonin: shkëmbime dijesh e njohurish, seminare trajnimi për studentët që janë nga vende të ndryshme, fushata që synojnë mbrojtjen e peizazhit agrar dhe të të drejtave të fermerëve të vegjël, festivale nëpër fshatra që festojnë agro-biodiversitetin vendor dhe kuzhinën më të mirë vendase. E gjithë kjo është Terra Madre Ballkani. Edicioni i tretë i Terra Madre Ballkani u organizua në Kroaci në kuadër të projektit ESSEDRA, i bashkë-financuar nga Bashkimi Evropian. SlowFoode promovon projektin me qëllimin për të mbështetur procesin e integrimit të Ballkanit dhe Turqisë në Evropë duke forcuar shoqërinë civile, aftësinë e saj për të ndikuar në politika dhe për të promovuar zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm. VIS Albania, partner për Shqipërinë i projektit ESSEDRA, do të jetë në kostumin e organizatorit të Terra Madre Ballkani 2016, në bashkëpunim të ngushtë edhe me aktorë të tjerë,të cilët veprojnë në këtë fushë dhe bashkëndajnë të njëjtën filozofi të SlowFood, për një realizim sa më të mirë të tij. Përpjekjet kanë filluar….. Më shumë detaje në numrin e ardhshëm….
Nr 17 TRAVEL 2015
33
Në qendër të qytetit të Përmetit, Albania; Tel: 00355 813 23514; Cel. 06823 39 508; 06820 81 334; vnikolla@yahoo.fr
hotel alvero
përmet
Kompleksi Alvero ofron mjedise të brendshme komode dhe një shërbim cilësor dhe të kualifikuar. Në verandën e jashtme mund të shohesh peisazhet piktoreske të qytetit dhe peisazhet mbresëlënse të lumit Vjosa. Hoteli ka 16 dhoma ,(dy suita te mrekullueshme, 3 dhoma matrimoniale dhe 11 dhoma dyshe), mjedise të standarteve të larta perëndimore me TV me mbi tridhjete kanale televizive nga më të shikuarit në botë, internet, ajër të kondicionuar, sallë konferencash me logjistikën e nevojshme për trainime, seminare, tryeza të rumbullakëta, me kapacitet prej 60 vendesh . 34
GALLERY
Xhubleta Ermir Xh. Hoxha
Veshjet popullore, janë pa dyshim një nga manifestimet më interesante të kulturës tradicionale. Ato janë trashëguese e transmetuese të shumë elementëve, që vijnë nga lashtësia dhe nga koha e mesme, por janë njëkohësisht edhe shprehje e marrëdhënieve kulturore me popuj të tjerë gjatë shekujve. Në një klasifikim të përgjithshëm, tipat të veshjeve popullore shqiptare ndahen në ato për burra dhe gra e më tej sipas krahinave në një seri të gjatë nëntipesh. Tek grupimi i veshjeve për gra, ndër ekzemplarët më të origjinalë mund të klasifikohet veshja me xhubletë. Kjo veshje e merr këtë emër nga një lloj fundi në formë kambane të valëzuar, i qepur me rripa prej shajaku të vendosur njëri pas tjetrit në linjë horizontale, bashkimi i të cilëve realizohet me gajtanë të hollë prej leshi. Xhubleta shoqërohet edhe me disa pjesë të tjera prej shajaku me ngjyrë të zezë, të cilat quhen grykës, mange, dhe krahol. Pjesë tjetër është brezi i gjerë i zbukuruar me rruaza dhe gajtanë i cili në të folurën vendore quhet kerrdhokell, si dhe kraholina, xhoka, paraniku, kallmat e shputat, etj. Në kokë mbahej një shami e bardhë, e lëshuar mbi shpatulla, ndërsa këmbët mbroheshin me kallei shajaku ose me çorape të gjata si dhe me opinga lëkure. Veshja me xhubletë në gjysmën e poshtme ka formën e kambanës dhe në gjysmën e sipërme ngjan me veshjen e kryqtarëve. Prejardhja e xhubletës është mjaft e lashtë, ndërkohë që ajo paraqet ngjashmëri me veshjen e disa figurinave neolitike të gjetura në Bosnjën e sotme, por edhe në vise të tjera të Mesdheut, që i përkasin mijëvjeçarit të dytë p.e.s. Trashëgimia më e qartë e kulturës ilire dallohet në tipin e xhubletës së Madhësisë së Madhe, ndër elementët më të spikatur të së cilës janë shqiponja, ato që lidhen me fenë katolike, por dhe koka të demit kretan, forma të ndryshme kryqi, svastike, etj., të cilat gjenin përdorim të gjërë që nga koha e templarëve. Por si në të dhe në versione të tjera, xhubleta mbart mjaft simbole të gdhendura shpesh të padeshifrueshëme. Mbivendosja dhe multistilistika e saj e vendos misterin e veshjes së zezë, shkëlqyes nga të gjitha pikëpamjet, si nga ndërtimi, teknika e endjes, ornamentika e qëndisjeve, derdhjes së stolive, aq sa sot misteri i saj është më i madh se dija mbi vetë përmbajtjen. Kjo veshje, mbajtur në të gjitha malësitë e Alpeve të Shqipërisë përfshirë edhe Shqipërinë Veriore, mbi lumin Drin, Nikaj-Mërtur e Rugovë, Malësi e Madhe, zonat shqiptare të Malit të Zi, në zonën e Nënshkodrës deri në Breg të Matit, përfaqëson sot veshjen më të hershme në Shqipëri e Ballkan. Përmasat, dizajni dhe pesha e xhubletës në këto krahina është i variueshëm. Pesha e një xhublete cilësore shkon deri në 15 kg, ndërsa vetëm stolitë mund të peshojnë deri në 2 kilogramë.
Nr 17 TRAVEL 2015
35 35
GJURMË
Gjanica
dhe monumentet e luginës së saj Ilirjan Gjika
1 Gjanica është lumi i vogël i cili kalon përmes qytetit të Fierit dhe që është edhe pikënisja e krijimit të tij. Por lumi këtu duket se ka rrjedhur pothuajse në të njëjtën luginë që nga periudhat më të vjetra. Një gjë të tillë na e tregon qartë edhe morfologjia e shtratit të tij të cilin lumi e ka thelluar gjatë epokave gjeologjike. Megjithë kalimin e kohës dhe ndryshimet e emrit lumi mbeti po ai pavarësisht shprehjes së famshme të Heraklitit se ‘’Nuk mund të lahesh dy herë në ujrat e të njëjtit lumë’’. Në antikitet Gjanica quhej Argias dhe më vonë diku gjatë mesjetës së mesme u quajt Gjanica. Ndoshta gjatë periudhës së pushtimit bullgar të viteve 8611018, ku në shekujt IX-XI-të, ndryshuan shumë nga toponimet vendase, të cilat nga gjuha shqipe u konvertuan në sllavisht. Një shpjegim bindës rreth këtij emri na e jep autori Nishat Hamitaj. Në një pasazh të librit të tij ‘’Hekali dhe Mallakastra në thellësi të shekujve’’, ai thekson se ‘’Nga Ballshi kalon lumi Gjanica. Emri i këtij lumi supozohet të jetë një trajtë e re e emërimit GlavenicëGjanicë e formuar nga Gla(ve)nicë. Pra, vendbanimi i hershëm ka të njëjtin emër me lumin. Të mos harrojmë se lumi buron tamam në malin e Gllavës mbi Mallakastër (Hamitaj, 2000). Ndërkohë mund të themi se Gjanica është banuar qysh në parahistori. Gjurmët e gjetura nga ekspedita shqiptaro-amerikane e viteve 1998-2000, dokumentuan praninë e njeriut parahistorik në trevën e Fierit, në dy ‘’stacione’’ arkeologjike. Një nga këto ‘’stacione’’ ishte edhe Portëza në krahun e djathtë të rrjedhës së poshtme të Gjanicës, ku janë dokumentuar gjurmë të paleolitit të vonë, rreth 40 000 vjet më parë. Por si kudo në botë ku qytetërimet e para lindën në luginat e lumenjve edhe këtu nuk mungojnë dëshmitë se njerëzit gjetën kushte të përshtatshme për të siguruar jetesën. Një vendbanim i vjetër është dokumentuar tashmë edhe në Patos, pranë tij ku është zbuluar prej një varrezë tumulare. Tuma e Patosit i përket kulturës ilire dhe përbëhet nga 76 varre, 62 prej të cilëve janë të periudhave të bronzit të vonë dhe hekurit, ndërsa 14 të tjera, periudhës së mejsetës së hershme (Korkuti, I981). Gjatë antikitetit lugina e Gjanicës ka qenë një nga zonat në të populluara dhe më të zhvilluara të Ilirisë Jugore. Pranë saj lindën dhe u zhvilluan qytete të tilla si Orgesos rrënojat e të cilit ndodhet sot në Margëlliç dhe qyteti i paidentifikuar ilir, i cili ndodhet në kodrën e sotme të Gurëzezës. Zhvillimin ekonomik ku kemi një bujqësi të zhvilluar e dëshmojnë gjetjet e një sërë veprash irrigacioni. Të tilla kanë qenë diga e Krapsit dhe Prita e Patosit. E para i takon periudhës së pushtimit romak në shekujt e parë pas krishtit dhe është njohur në popull
36
1. Gjanica is the small river flowing across Fier city and apparently this river has flown almost through the same valley since ancient times. This is clearly seen in the morphology of the streambed, deepen by the river through geological eras. Despite the time and name changes, the river remains the same, although Heraclites said once: “No man ever steps in the same river twice”. In ancient timesGjanica was named Argias and later, circa High Middle Ages it was called Gjanica, probably during the Bulgarian invasions of 861-1018 when many local place names changed, from Albanian language to Slavic ones. A convincing explanation about this name was given by the author Nishat Hamitaj. In his book Hekal and Mallakastra deep in the centuries, he highlights that “Gjanica comes from Ballshi. The name of this river is supposed to be a new form of Glavenicë-Gjanicë made by Gla(ve) nice. So, the ancient site has the same name of the river, if we keep in mind that the river starts right in Gllava Mountain ofMallakastra” (Hamitaj, 2000). It is important to say that the area round Gjanica has been inhabited since prehistoric times. The evidences found by the American-Albanian expedition of 1998-2000, documented the presence of prehistoric people in Fier area, in two archaeological “stations”. One of them was Portëza in the right side of the downstream of Gjanica, where have been documented evidences of Late Paleolithic era, of circa 40,000 years ago. As anywhere else in the world, where the first civilizations rose in river valleys, even here lot of evidences show how people found the appropriate conditions to live by Gjanica valley.Another ancient dwelling has been documented in Patos, nearby which has been found a tumulus. Patos barrow belongs to the Illyrian culture and is made of 76 graves, 62 of which belong to the late Bronze and Iron Age, while the last 14 to the Early Middle Ages (Korkuti, I981). In ancient times Gjanica valley was one of the most populated and developed areas of South Illyria. Nearby it prospered cities such as Orgesos, whose ruins are found today in Margëlliç and the unidentified Illyrian city, situated in Gurëzeza hill. Economic development characterized by well-established agriculture is evidenced by a series of irrigation systems, such as Krapsdam and Patos barrage. The first belongs to the roman invasion in the first centuries AD and has been called by people as Kraps Runnel (Anamali, 1980). The dam was raised at a narrowing point of the river, to ease the construction and to help the irrigation of the fields of Gjanica valley. Its frame covered both sides of the river, made up by two arches expending in opposite directions. It had a length of 90 m, was wide from 4.70 to 3 meter and 8 meters high. The dam wall
si ‘’Rrema e Krapsit (Anamali, 1980). Diga ishte ngritur në një pikë ku lumi ngushtohej që ndërtimi i saj të ishte më i lehtë dhe shërbente për vaditjen e tokave të luginës së Gjanicës. Trupi i saj shtrihej nga të dy brigjet përgjatë lumit dhe përbëhej prej dy harqesh që hapeshin në drejtime të kundërta. Ajo kishte një gjatësi prej 90 m, gjerësi që shkonte nga 4.70-3 m dhe lartësi prej 8 metrash. Muri i digës përbëhej nga dy pjesë ku ajo e jashtëme ishte ndërtuar me blloqe guri të lidhur me llaç dhe kllapa hekuri, ndërsa pjesa e brendëshme përbëhej nga disa material si gurë, copa gurësh, tullash dhe tjegullash, rërë, pluhur tulle, të gjitha të lidhura me llaç gëlqereje (Po aty). Sipas arkeologëve ndërtimi i saj mund të jetë bërë gjatë shekullit të parë pas krishtit dhe kishte një rezervuar mbajtës me kapacitet prej 1 milion m3 ujë (Ceka, 1982). Për ndërtimin e saj janë shpenzuar mjete të mëdha financiare dhe forca të shumta punëtore. Pranë digës janë gjetur edhe gjurmet e themeleve të një vile bujqësore e quajtur në literaturën historike si ‘’Vila Rustica’’, që mund të ketë qenë një latifund bujqësor (fermë). Një tjetër digë e ndërtuar përgjatë shtratit të lumit Gjanica është edhe Prita e Patosit. Ajo ndodhej jo larg digës së parë dhe ka qenë ndërtuar në fshatin e Patosit. Kjo digë me përmasa më të vogla kishte një gjatësi prej 40 m dhe gjerësi prej 2.2 m dhe ishte ndërtuar diku gjatë periudhës së mesjetës së hershme (Anamali, po aty). Të tjera ndërtime mbi Gjanicë kanë qenë edhe mullinjtë e blojës që ishin ngritur mbi të. Shkrimtari dhe studiuesi Bujar Muçaj në librin e tij ‘’Aranitasi dhe Mallakastra midis legjendës dhe të vërtetës’’, na jep një dëshmi shumë interesante dhe me vlerë për mullinjtë e dikurshëm të blojës që ishin ngritur mbi lumin Gjanica. Sipas tij, Aranitasi, vendbanimi ku niste rrugëtimin e tij ky lum kishte pesë mullinj, të cilët njiheshin nga emrat e të zotëve të tyre. Të tillë ishin Mulliri i Myrto Mesutit që ndodhej në Lumarë, një lagje e Aranitasit e ngritur në dy anët e lumit; Mulliri i Sade Elmazit, Mulliri i Hoxhajve, Mulliri i Zenel Xhafos dhe Mulliri i Veizit ose i Levanit (Muçaj, 2009). Por ndërkohë, Bujar Muçaj, i zgjeron të dhënat e tij duke na dhënë informacione të panjohura më parë. Midis të tjerave ai thotë se në këtë fshat ka patur edhe pesë mullinj të përpunimit të shajakut të quajtur ‘’dirstile’’ por prej tyre nuk ka më asnjë gjurmë gjurmë ( Muçaj, po aty). Ndërkohë sipas tij një mulli tjetër ka qenë edhe ai që ndodhej rreth dyqind metra poshtë lisave të të Kalenjës i cili u prish kur nisi të ndërtohej rafineria e naftës (Po aty). Ndërsa të tjerë mullinj kanë qenë ata të Visokës, si mullinjtë e Shkarpës, të Kumit, i Shaqos, ngritur mbi përrua, ai i Heqimajve, etj. Më poshtë gjatë rrjedhës së lumit ngriheshin mulliri i Kasnicës, ai i Kubesë në
had two layers: the outer one made of stone blocks bound by mortar and iron clips, while the inner was made of different materials such as ashlars, broken stones, bricks, tiles, sand, all bound with lime mortar (Idem). According to archaeologists it might have been constructed during the 1st Century AD and it had a reservoir of 1,000,000 m3 (Ceka, 1982).To build it they should have employed lots of financial means and lots of people. Nearby the dam have been found the ruins of a country house, mentioned in historical literature as Vila Rustica,which might have been a large farming estate. Another dam constructed in the Gjanica streambed is the Patos barrage. It was not far from the first and was built in Patos village. This dam of small size was of 40 meters in height and 2.2 meters in width, built around the Early Medieval era (Anamali, idem). Other constructions on Gjanica River were the mills. The writer and scholar Bujar Muçaj in his book Aranitasand Mallakastra between legends and the truth, brings a very interesting and worthy evidence about the old mills constructed on Gjanica River. According to him, Aranitas, the dwelling where the river starts to flow, had 5 mills, known by the owners’ names, such as Myrto Mesuti mill in Lumara, a neighborhood in Aranitas, spreading on both sides of the river; Sade Elmazi mill; Hoxhajs mill, Zenel Xhafo mill and Veiz or otherwise known as Levan mill (Muçaj, 2009). Bujar Muçajbrings furtherevidences, by exposing information unknown to us. Among other things he writes that in the same village there were five fulling mills to process felt, called dirtsile, but there is no trace left of them (Muçaj, idem). He claims as well that another mill was situated circa 200 meters under Kalenja, which was destroyed by the construction of the
Gjanica and the monuments of its valley
Nr 17 TRAVEL 2015
37 37
Patos–Fshat, etj. Të gjithë mullinjtë e luginës së Gjanicës ishin ngritur në krahun lindor të saj dhe ishin të lidhur me njëri tjetrin me anë të vijave të ujit (po aty). ‘’Mbaj mënd mirë që nga mulliri i Shkarpës uji zbriste duke kaluar mbi kanionet e Visokës të quajtur nga vendasit “Shtyllat”, aty vijës kryesore i bashkëngjitej një vijë ndimëse nga Gjanica duke bërë më poshtë tek mulliri që ishte përfund lajthive e ky ia përcillte atij të Kubesë e kështu me radhë duke shfrytëzuar relievin e pjerrët ja përcillnin ujin njëri-tjetrit, për bloje e për ujitje’’, thekson në ligjëratë të drejtë Bujar Muçaj në faqen 53 të librit të tij. 2 Deri më tani nuk ka patur një studim të mirëfilltë mbi Gjanicën por vetëm përshkrime të pjesshme rreth lumit. Por shpjegimin më të plotë për të na e jep prof. Vasil Kristo, në shkrimin e tij ‘’Gjanica erdhi tek qyteti apo qyteti u ndërtua pranë saj’’ (Myzeqeja, 1995). Midis të tjerave, gjeografi i njohur, thekson në ligjëratë të drejtë se ‘’Gjanica është një nga degët kryesore të lumit Seman. Si fillim i saj merret përroi i Lumarës (Gjerbës) që buron në veri të kodrave të Allkomemajt me lartësi rreth 800 m. Vetëm pasi bashkohet me përroin e Metohut në gropën e Aranitasit, lumi merr emrin Gjanicë, emër që e mban deri sa derdhet në lumin Seman’’. Po këtu Vasil Kristo citon edhe disa të dhëna të bazuara tek Instituti i Hidrometeorologjisë në Tiranë, sipas të cilit Gjanica ka një gjatësi prej 67.7 km dhe një pellg ujëmbledhës me sipërfaqe prej 234.1 km2. Ndërkohë që me ndërhyrjet e njeriut në mjedis edhe lumi Gjanica i është nënshtruar transformimeve. Nga të dhënat e nxjerra nga vëzhgimi në terren ajo sot është devijuar e gjitha nga shtrati i dikurshëm i saj. Kjo pasi në të u ndërtuan në vitet 1970-1980-të, dy ujëmbledhës. Të tillë ishin Lumara 1 dhe Lumara 2, të cilët ndodhen në një largësi prej një kilometër nga njëri-tjetri. Ujëmbledhësi i Lumarës 1, i cili ndodhet në jug të Lumarës 2, i derdh ujërat e tepërta në këtë të fundit. Ndërsa ky i fundit me anë të një tuneli i devijon ato, duke i kaluar për ujitjen e tokave të zonës së Fratarit, Damësit, Bejarit dhe Kremenarit në Mallakstrën e sipërme. Vetëm portat e shkarkimit të tepricave që grumbullohen gjatë dimrit i derdhin ato në shtratin e dikurshëm të përroit të Lumarës. Kështu sot ‘’Gjanica’’ përbëhet vetëm nga përroi i Aranitasit dhe ai i Metohut. Që këtu duke nisur nga Aranitasi lumi kalon në Panahor, Ballsh, Ndrenovë, Belishovë, Visokë, Patos-Fshat, Kasnicë, Kraps, Plyk dhe pasi përshkon edhe qytetin e Fierit derdhet në veri të tij në lumin Seman. 3 Udhëtari mund të vizitojë luginën e Gjanicës në disa segmente të saj. Të gjithë ata që janë të apasionuar pas arkeologjisë industriale kanë kënaqësinë që në Fier të shohin shtatë urat që ngrihen mbi lum në të dy brigjet e qytetit, ose të vizitojnë veprat e ndryshme inxhinjerike që u ndërtuan në mënyrë masive në vitet 60-70’ të shekullit të kaluar, gjatë periudhës së industrializimit socialist. Të tilla janë reliket e Kompleksit Kimiko-Energjitik në Fier, që njihet me emrin ‘’Azotiku’’ në vendin ku Gjanica del në fushën e Myzeqesë. Po kështu një segment tjetër interesant është lugina e lumit përgjatë vijës hekurudhore Fier-Ballsh. Kjo e fundit është edhe nyja më e shkurtër hekurudhore e Shqipërisë. E gjatë 26 km ajo lidh Fierin me qendrën më të madhe të industrisë petrokimike, Ballshin. Pasi përshkon gati gjysmën e luginës së Gjanicës me stacione ndërmjetëse si Krapsin dhe Kasnicën, të cilat sot nuk funksionojnë, ajo mbetet së bashku me trasenë dhe urat e shumta si dëshmia e fundit e kulturës sonë materiale përgjatë luginës shekullore të këti lumi. Por suprizat nuk përfundojnë këtu. Në Ballsh ndodhet edhe një nga monumentet më të rëndësishëm të kulturës sonë mesjetare, katedralja e Gllavinicës. Kisha e Shën Marisë që i përket shekujve të parë të mesjetës së hershme dhe përbëhet nga disa rrënojat. Më pas kjo kishë katedrale i është nënshtruar restaurimeve të mëvonshme. E njohur edhe si seli peshkopale asaj i përket edhe epitafi i famshëm i vitin 1373, i cili ruhet sot në Muzeun Historik Kombëtar. Po kështu arkeologë shqiptarë dhe të huaj në rrënojat e kësaj katedrale kanë gjetur një sërë mbishkrimesh të rëndësishme që kanë vlera të jashtëzakonshme për historinë e Shqipërisë dhe atë rajonale. Ndërkohë që turistët dhe vizitorët nuk mund të mos lënë pa shijuar edhe kuzhinën tradicioanale vendase, verën, rakinë dhe frutat e shumta, krahas peisazhit të mrekullueshëm, ku bien në sy kurorat e ullinjve, pemës simbol të kësaj treve.
38
oil refinery (idem). Other mills were the ones of Visoka, such as Shkarpa, Kumi or Shaqo mills constructed on the streamlet, the Heqimajs mill, etc. Downriver were Kasnica mill, Kube mill in the village of Patos, etc. All mills of Gjanica valley were built in its eastern side and were connected to each-other through water stream (idem). “I recall that from Shkarpa mill the water came down through Visoka canyons, called by the locals ‘the columns’, thenthe main stream was reinforced by a second one coming from Gjanica, which went down to the mill under the hazels, from there conducted to Kube mill, making use of the sloping terrain to pass the water for milling and irrigation”, points outBujar Muçaj in page 53 of his book. 2. Until now, there has been no proper researches or studies on Gjanica, except some sporadic descriptions regarding the river. A more complete view is given by ProfessorVasil Kristo, in his paperDid Gjanica approach the city or was the city built because of it (Myzeqeja, 1995). Among other things, the acclaimed geographer stresses that “Gjanica is one of the main branches of Seman River. It originates from the Lumara stream (Gjerba) that springs in the north of Allkomemaj hills, in a height of 800 meters. After joining the Metohu stream in Aranitasdepression, the river is called Gjanica River, and it bears the same name until reaching and flowing into Seman.” Vasil Kristo cites even some data from the Tirana Hydrometeorological Institute, according to which Gjanica is 67.7 km long and has a draw of 234.1 km2. By people intervention in the environment, Gjanica has submitted transformations. From the data taken by field monitoring, today it does not flow anymore in its old streambed, as on 1970-1980 two reservoirs were constructed on it. The reservoirs were Lumara 1 and Lumara 2, 1 kilometer far from each other. Lumarës 1 reservoir, situated in the south of Lumara 2, flows the excessive waters in the second one, while Lumara 2 deviates them through a tunnel, contributing in the irrigation of Fratar, Damës, Bejar and Kremenar fields in upper Mallakstra. Only the gates of excessive flows during winter discharge waters in the old streambed of Lumara stream. Therefore Gjanica today is made up just by Aranitas and Metohu stream. Starting from Aranitas, going through Metohu, the river flows in Panahor, Ballsh, Ndrenova, Belishova, Visoka, the village of Patos, Kasnica, Kraps, Plyk and after running through Fier, ends up north of the city, in Seman River. 3. Travelers can visit Gjanica valley in several areas. Anyone fond of industrial archaeology will enjoy in Fier seven bridges built upon the river, on both city sides or they can visit several engineering constructions built in large scale in the ‘60s and ‘70s, during the period of the socialist industrialism, such as the remains of Chemical-Energetic Campus in Fier, known as “Azotiku”, where Gjanica flows in Myzeqe field. Another interesting area is the river valley going along Fier-Ballsh railway. This railway is the shortest segment in Albanian railways. 26 kmlong, it connects Fieri to the largest petrochemical center of Albania, Ballsh after running through almost half of Gjanica valley, with intermediary stations of Kraps and Kasnica, which do not work anymore, therefore, the railway remains as a recent evidence of material culture in the civilization in the ancient valley. But we’re not done yet. In Ballsh is situated one of the most important monuments of our medieval culture: the Cathedral of Gllavinica. The Church of Saint Mary belongs to the first centuries of Early Middle Ages and the remnants were just ruins, but later the cathedral-church had several restorations. Known as an episcopal residency, in the cathedral was found the famous epitaph of 1373, exposed nowadays in the National Historical Museum.Other Albanian and foreign archaeologists have found some more important inscriptions, with incredible value for the Albanian and regional history. Tourist can as well enjoy the traditional cuisine, the wine, raki and different kinds of fruits in front of a wonderful landscape full of olives, a typical tree of the area.
KrONIKa
5 Tetor 2015
20-25 Shtator 2015
08-16 Gusht 2015
Festivalit Ndërkombëtar i Filmit të Animuar "AniFestROZAFA2015"
Edicioni XIV DOKUFest
Ligji u miratua nga Kuvendi me 27 Korrik, por mbas kthimit nga Presidenti i Republikës, ligji u kalua përsëri në Parlament në seancën e 18 Shtatorit. Me 14 vota pro, 72 kundër dhe 1 abstenim, Kuvendi rrëzoi dekretin e Presidentit të Republikës për rishikimin e ligjit të Turizmit. Simbas këtij ligji, operatorët dhe bizneset turistike duhet t’i adresohen menjëherë Qendrës Kombëtare të Licencimit për të marrë licencën për shërbimet që ofrojnë. Referuar ligjit, operatorët kanë afat 12 muaj për të bërë licencimin e veprimtarisë së tyre pranë Qendrës Kombëtare të Licencimit dhe 18 muaj afat për t’u pajisur me çertifikatën përkatëse. Përndryshe, ata do të përballen me gjoba që variojnë nga 50 mijë lekë në 200 mijë lekë e deri në mbyllje të aktivitetit
Për 7 ditë në Shkodër u mbajt edicioni 6-të i Festivalit Ndërkombëtar i Filmit të Animuar "AniFestROZAFA2015" ku u shfaqën 131 filma të shkurtër të animuar dhe fiction films nga 41 vende të botës. Pjesë interesante ngelet fakti se pjesë e Jurisë janë edhe vetë fëmijët, të moshave të ndryshme dhe që kanë shijë artistike dhe janë aq inteligjent të gjykojnë mbi to.
Edicioni XIV DOKUFest, Prizren me tematikë “Migrimi”. Festivali më i madh i filmit në Kosovë mbush kinematë dhe improvizon ekranet duke i kthyer në shëtitore rreth qendrës historike të Prizrenit. Gjatë gjithë edicionit u prezantuan 228 filma nga 43 vende në 6 programe garuese dhe një numër programesh speciale.
Hyn në fuqi Ligji për Turizmin.
29 Shtator 2015
Hapet Panairi Ndërkombëtar i Turizmit në Paris, IFTM Top Resa, një nga më të rëndësishmit në Europë dhe më i madhi në Francë. Shqipëria u përfaqësua këtë vit për të parën herë me stendën e saj, ku i pranishëm në Panair ishte edhe Ministri i MZHETTS Arben Ahmetaj.
23 Gusht 2015
Festivali i Bukuroshes së Maleve“Logu i Bjeshkëve”. Për të 17-tën herë u zhvillua Festivali i Bukuroshes së Maleve “Logu i Bjeshkëve”. në Kelmend të Malësisë së Madhe. Përmes veshjeve tradicionale, këngëve dhe valleve folklorike vijon të mbahet gjallë ajo çka ndër shekuj është trashëguar nga këto anë. Në çdo gusht në këtë vend të Alpeve shqiptare bukuria, kultura dhe historia bëhen bashkë në festivalin “Logu i Bjeshkëve”. Protagonistet e spektaklit janë këto vajza malësore të cilat sfilojnë me veshjet e paraardhëseve të tyre, xhubletën veshjen shekullore që mbart mit në çdo detaj të saj.
12-16 Gusht 2015
Festa e birrës në Korçë Festa e birrës në Korçë është një nga eventet më të mëdha në Shqipëri. Ajo organizohet që më 2007, si një iniciativë e Bashkisë së Korçës. Në fillim u investuan vetëm 2 000 000 lek nga Bashkia e Korçës dhe qe nismë e saj, por më pas nga viti në viti u rrit duke u pesëfishuar si investim dhe nga një partneritet vetëm biznesesh. Rritja e numrit të vizitorëve ka qenë e jashtëzakonshme dhe çdo vit ka ardhur duke përforcuar imazhin turistik të rajonit. Mbi 100 000 persona vizitojnë festën e birrës në 5 netët e organizimit të saj dhe ajo shënon kulmin e sezonit turistik për qytetin e Korçës madje duke e promovuar edhe si destinacion turistik.
Nr17 17 TRAVEL travel 2015 2015 Nr
43 39
Skrapari shtron tryezën Bio Panairi i produkteve bio tashmë është bërë pjesë e kalendarit festiv lokal si një event i rëndësishëm për fermerët nga të gjitha zonat e Skraparit. Prodhime bujqësore dhe blegtorale të Skraparit prej kohësh kanë krijuar identitetin e tyre në tregun lokal, kombëtar e më gjerë, si produkte bio, duke mundësuar që kërkesat ndaj këtyre produkteve të shtohen në mënyrë të ndjeshme, duke bërë që fermerët të aplikojnë për kredi e të investojnë në mikro-fermat e tyre dhe të rrisin ndjeshëm të ardhurat. Këtë vit i pranishëm në këtë festë ishte edhe kryetari Kuvendit Z. Ilir Meta, jo vetëm si deputet por edhe si bir i asaj zone. Të pranishëm ishin edhe Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, Kryetari i Bashkisë së Skraparit, Nesim Spahiu dhe shumë vizitorë. Në fjalën e shkurtër përshëndetëse të mbajtur gjatë ceremonisë hapëse të këtij aktiviteti, z. Ilir Meta tha se panairi është kthyer në një mundësi të shkëlqyer për promovimin e produkteve bio, që janë shumë të kërkuara kudo. “Është kënaqësi edhe për mua të marr pjesë në panairin e produkteve bio të Skraparit, që është kthyer tashmë në një eveniment jo vetëm për të gjithë banorët e zonës, por është kthyer në një mundësi të shkëlqyer për promovimin e këtyre produkteve mjaft cilësore të cilat po kërkohen gjithnjë e më shumë në tregun vendas por edhe në atë ndërkombëtar”, - u shpreh Kryetari i Kuvendit, duke shtuar se projekte të rëndësishme po realizohen në Skrapar, që përkthehet në hapjen e vendeve të reja të punës. Ndaj ne jemi këtu për të shprehur mbështetjen më të plotë për të gjithë qytetarët dhe banorët e Skraparit, për të gjithë fermerët dhe blegtorët e Skraparit, të cilët punojnë për të ruajtur traditën më të mirë të këtyre të këtyre produkteve”, - theksoi z. Meta. Gjithashtu, Kryetari i Kuvendit shprehu bindjen se me projektet të cilat janë në proces do të ketë më shumë mbështetje për të shtuar prodhimet bio të Skraparit. Sipas z. Meta, kjo është njëkohësisht edhe një mënyrë e shkëlqyer edhe për të
40
promovuar turizmin në Skrapar, i cili po njeh rritje dhe zhvillim të pandërprerë. Suksese dhe urime në radhë të parë atyre që punojnë, atyre që prodhojnë atyre që ruajnë traditat më të mira të kësaj zone, sepse ata janë edhe forca kryesore ringjallëse e kësaj krahine me tradita të shkëlqyera patriotike”, deklaroi ndër të tjera në fjalën e tij Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta.
Në 40 mijë metra katrore hapësirë të gjelbër, plot pyje, ullishta, fruta e perime pa fund, lule dekorative shtrihet Nano Resort. Ne kultivojmë blegtori alpine e shpendë të buta e të egra, të cilat shijohen në restorantin me baze Bio, SË bashku me gjithë prodhimet e tjera, deri tek mjalti i shtëpisë. Linja e gatimit është neotradicionale, një risi e gatimit të kohës. Në Nano Resort fëmijët kanë këndin e tyre të lojrave si dhe shumë hapësira të tjera për të shijuar lirinë e Tyre të sigurtë. Gjithashtu ofrohen ambiente private dhe akomodim luksoz, ku kombinohen mrekullisht stili barok me elementët tradicionalë.
NANO
RESORT & BIOFOODS
In 40 thousand square meters of green space, full of forests, olive groves, endless fruit and vegetables, ornamental flowers lies Nano Resort. We cultivate alpine livestock and wild & soft poultry, which can be tasted under Bio-based restaurant, along with all other products, as well as the honey of the house. The line of cooking is neo-traditional, a innovation cooking way. Nano Resort has the playground and many other areas for them to enjoy their freedom. Also we offer private facilities and luxury accommodation, combining wonderfully baroque style with traditional elements. Fshati Daias, Petrelë, Tiranë Për prenotime: +355 67 20 30 193; email: nanoresort@yahoo.com; instagram: nano_resort Nr 17 TRAVEL 2015
41
Artizanat, produkte lokale, traditë dhe mikpritje
në Gjirokastër
Një fotoreportazh i realizuar gjatë Panairit të Artizanatit, zhvilluar këtë vjeshtë në Gjirokastër, realizuar nga fotografi i talentuar gjakovar Shkëlzen Rexha
42
Nr 17 TRAVEL 2015
43
44
Nr 17 TRAVEL 2015
45
E humbe Festën e Birrës në Korçë? Mos u mërzit, në Dhjetor, Festa e Verës, në Pogradec. Verë në Bute, Koran dhe mikpritje pogradecare.
46
EVENTS
Ekspozita "Onufri"
20 Nëntor 2015 – 3 Janar 2016
"Pianodrom"
14 Shtator - 23 Nëntor 2015 Në edicionin e tij të tretë Festivali Ndërkombëtar “Pianodrom” zbret në skenën shqiptare muzikantë me një reputacion të lartë artistik ndërkombëtar, nga SHBA, Japonia, Anglia, Gjermania, Italia dhe Shqipëria, por edhe të rinj që sapo kanë filluar karrierën e tyre artistike. Ata do të ngjyrosin me tinguj klasikë, paraklasikë dhe bashkëkohorë sallën e Universitetit të Arteve nga data 14 Shtator deri në 23 Nëntor 2015! Ky edicion i mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Universiteti i Arteve do të sjellë 14 mbrëmje koncertale.
Ekspozita Onufri XXI do të zhvillohet në Galerinë Kombëtare të Arteve nga data 20 Nëntor 2015 – 03 Janar 2016. Kuratorët janë: VestAndPage (Verena Stenke dhe Andrea Pagnes) SiO2 – Arsyeja e Brishtësisë / Artistët bashkëkohorë përballen me qelqin 7 artistët shqiptarë të përzgjedhur nga thirrja e hapur për fazën e mëtejshme janë: Eros Dibra, Oltsen Gripshi, Shqipe Jonuzi, Sead Kazanxhiu, Ermela Teli, Klodian Deda, Ermal Baboçi & Linda Doçi. Artistët shqiptarë do t’u bashkëngjiten listës së artistëve të ftuar dhe përzgjedhur nga kuratorët për të qenë pjesë e kësaj ekspozite të cilët janë: Marina Abramovic & Ulay, Chris Burden, Tony Cragg, Jan Fabre, Joseph Kosuth, Boris Nieslony, Yoko Ono, Jaume Plensa, Douglas Quin, Lawrence Ëeiner, Armando
Në fazën e parë të festivalit kanë aplikuar mbi 240 artistë të huaj dhe në fund të fazës së dytë u përzgjodhën 130 autorë nga 51 shtete përfaqësuese. Në fazën përzgjedhëse do të prezantohen rreth 200 piktura në teknikën e akuarelit.
28 Nëntor 2015
103-vjetori i Shpalles së Pavarësisë së Shqipërisë.
29 Nëntor 2015
71-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë.
8 Dhjetor 2015 Dita Kombëtare e Rinisë.
Panairi I Librit
11-15 Nëntor 2015 Në Pallatin e Kongreseve, Tiranë mbahet edicioni i 18 i Panairit të Librit. Marrin pjesë botues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, por edhe nga vende të Lulaj, Leonardo Cimolin, Dana Dal Bo, Seamus Farrell, Andrea Morucchio dhe Nelda Ramos.
Festivali Ndërkombëtar Shtëpia muze i Akuarelit "Ismail Kadare" 21 - 25 Nëntor 2015 tjera të botës.bëtares shqiptare si në fazën eliminatore të grupit I, ashtu edhe në takimet miqësore ndaj Francës, vendimtare për Euro 2016 do të jetë ndeshja me Danimarkën, më 4 shtator, në orën 20:45. Ndërsa takimin tjetër, atë me Portugalinë me datë 7 shtator në të njëjtën orë, ekipi kuqezi do ta luajë në shtëpi, duke u dhënë mundësi mijëra tifozëve që ta ndjekin nga afër skuadrën e zemrës.
Festivali Ndërkombëtar i Akuarelit do të zhvillohet për herë të parë në Tiranë, me synim promovimin e artistëve dhe të Shqipërisë në botë. Ai mbahet në datat 21-25 nëntor 2015 në Pallatin e Kongreseve dhe në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë. Në këtë festival kanë aplikuar artistë nga Europa, por dhe nga shtete si Meksika, Kina, Argjentina, etj.
28 Janar 2016
Me rastin e 80-vjetorit të lindjes, në Gjirokastër me 28 Janar 2016 hapet si muze shtëpia e lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare. Shtëpia u dogj nga nji zjarr aksidental në vitin 1999, ndërsa vendimi për kthimin në muze u miratua nga Këshilli Bashkiak i Gjirokastrës. Në vitin 1994 Kadare e vuri shtëpinë e tij të lindjes në Gjirokastër në shërbim të qytetit përmes një letre publike drejtuar Kryetarit të atëhershëm të Bashkisë, Bashkim Fino.
TDW Tirana Design Week 2015 14 shtator – 5 tetor Për 3 javë rresht, me organizimin e Universitetit Polis në Tiranë do të mbahet TDW - Tirana Design Week 2015, ku përfshihet nji larmi e madhe aktivietetesh, si arkitektura, konkurs, konferenca, ekspozita, panaire, filma, projekte e workshope.
Nr 17 TRAVEL 2015
47
While in Albania, go your own way Dritan Zaimi
You have already made up your mind to visit Albania or you are currently in Albania, wondering which could be the best itinerary to experience this country? First of all: You can’t but simply have a touch of Albanian feeling if you have only few days available. There are so many sites to visit, so many things to do and to see you won’t have a rather complete experience until you stay here for weeks. I am not counting here numerous and various tourist attractions sites and activities starting from exotic beaches to cultural cities and breathtaking mountains views, deep canyons, extraordinary caves and awesome waterfalls. You probably have seen images of them all, that’s why you are here in Albania! Now, the issue is which is the best route to maximize your experience? Different company tours offer different packages, south and north Albania, great choices but rather limited to individual curiosity. If you are an independent traveler, appreciating your freedom most of all, you enjoy being different and you are chasing unique experiences, then I would suggest that you go your own way! While you are in Albania, take an Albanian Tourist Map, sit down while you are having a morning coffee near the centre of Tirana and draw up your route, make your own itinerary! This way you can customize your tour to your special needs, to your time availability, to your ambitions and curiosity and certainly to your cost. Be generous to yourself and offer the first day to explore Albanian Capital City, Tirana. Walk and live with the history that you will experience while visiting different landmarks along the “Martyrs of the Nation” Avenue. Then, throw yourself to some more interesting adventures toward the south and visit numerous beaches there. Allow time to Visit Butrint, Gjirokaster, and on the way back, don’t by any means leave without a visit to Berat, this might be a short or a longer visit. You will be intrigued by the richness of details you will find the deeper you decide to explore. Further on, if you are from Europe, you might not need to travel to Colorado, U.S.A to have a feeling and share among your friends what it is
48
like to explore a canyon, Osumi Canyons will take care that you fill up that experience. There are so many sites to see just in a short escape from the national road, such as Apollonia antic city near Fier, Durres, Elbasan etc. But you still haven’t discovered half of the country. Plan some days to the northern Albania for some more challenging experiences to feel the contrast and time alps. You will feel like turning your head back to see the south and wonder, is this the same country? Yes, Albania is so rich, some of the most beautiful beaches, and still some of the most rugged mountains, the experiences are unique, feel the freshness of the air and water of Valbona valley, Komani Lake and Theth area. On the way back, take it easy and relax on top of Rozafa Castle, by Shkodra lake. Visit Lezhe and definitely Kruja, here you will finish the story that started right at the e centre of Tirana. Experience running to catch the bus, experience walking and climbing, experience cooking your meal, sleeping in tents, experience dancing Albanian music and so on. These were only few basic instructions for you! No, you haven’t visited it all, you know some of the most beautiful hidden gems are spread in the country, some are near Tirana and some are far, waterfalls, glacial lakes, spas, deep canyons, caves, etc, sometimes they are unknown to ordinary Albanian as well, and if you want to challenge Albanians too, who might have not gotten that far, escape to visit further areas such as Gramsh, Permet, Pogradec, Erseke, Korce, etc. Go wherever you want, but remember take always a guide person with you, hire one from the tour companies or pay a local person to act as a guide. A guide is of no substitute, he/she will be able to remove a lot of stress, uncertainties, misunderstandings that might arrive due to unknown regions, cultures and traditions, and they might avoid possible risks as well. And the last piece of advice but not the least: “take only photographs and leave only footprints”!
Nr 17 TRAVEL 2015
49
DESTINACIONE VJESHTE
Butrinti i rrallë jo vetëm për antikitetin por edhe për biodiversitetin Oresta Saliaj, PPNEA
Parku Kombëtar Butrint ndodhet në pjesën më jugore të Shqipërisë dhe përfshin një sipërfaqje prej rreth 9400 ha, në të cilën shkrihen në një harmoni mbreslënëse një larmi e dalluar peisazhesh dhe habitatesh natyrore. Kjo zonë është e njohur dhe dëgjuar në mbarë botën për vlerat e rralla historike dhe arkeologjike që mbart, dhe mirëpret çdo vit mijëra turistë që vijnë nga vende të ndryshme të globit. Megjithatë antikiteti është vetëm njëri prej thesareve të rralla të Butrintit, padyshim natyra është thesari tjetër po aq i çmuar. Parku Kombëtar i Butrintit është një ndër zonat më të pasura në vendin tonë përsa i përket larmisë së llojeve bimore dhe shtazore, dhe për këtë arsye ofron mundësi të jashtëzakonshme për të gjithë të apasionuarit pas turizmit natyror dhe agro-tur50
The National Park Butrinti, is situated in the southern part of Albania and includes a surface of around 9400 ha, which in an impressive harmony stands covered by a high diversity of natural habitats and landscapes. This area is well-known around the world for the rare historical and archeological values, and welcomes each year thousands of international tourists. However, this is only one part of the treasure, the other is for sure the rich nature. Butrinti National Park is one of the richest areas in Albania for the diversity of plants and animals, and this is the reason why it offers good opportunities for all the people that are fond of eco-tourism and agro-tourism. Butrinti is “house” for more than 900 plant species, where more
Butrinti
known for the archaeology but forgotten for nature richness
izmit. Kjo zonë është habitat i rreth 900 lloje bimësh, ku më shumë se 30 prej tyre janë të rralla dhe të kërcënuara. Vetëm në ujrat e liqenit të Butrintit ndodhen rreth 70 lloje peshqish, ndërsa në të gjithë zonën gjenden më shumë se 100 lloje peshqish. Rreth ¾ e numrit total të amfibëve dhe reptilëve që gjenden në vendin tonë hasen në këtë zonë, po ashtu edhe gjitarët, ku në Butrint gjenden më shumë se gjysma e numrit të gjitarëve të regjistruar në Shqipëri. Por ndër grupet më të larmishme të botës së egër qëndron ai i shpendëve. Në zonën e Butrintit hasen rreth 246 lloje shpendësh, duke e kthyer Butrintin kështu në një ndër zonat më tërheqëse për kundrimin e shpendëve. Nga ballkoni i Butrintit shfaqet pamja e Bukës së Vivarit, pjesë e
than 30 are considered rare and endangered. In the area around Butrinti are found more than 100 fish species, from them, about 70 species are found only in Butrinti Lake. About ¾ of the total number of amphibians and reptiles of Albania are registered in Butrinti, also as regards to the mammals, more than half of the ones recorded in Albania, are seen in Butrinti. Birds are considered to be the most diverse group of wild fauna in Butrinti. About 246 bird species are registered in this area, wich makes Butrinti one of the most attractive sites for bird-watching in Albania. From the balcony of Butrinti appears the wide view of “Vivari” fields, a Ramsar area-wetland of international importance. In this wetland, are often seen the Little Egret, Great White Egret, Nr 16 TRAVEL 2015 Nr 17 TRAVEL 2015
51 51
zonës “Ramsar” – ligatinë me rëndësi ndërkombëtare, në të mund të hasen shpesh Çafkat: si çafka e bardhë e madhe, çafka e vogël e bardhë, çafka e gjedhit, çafka e përhime, çafka e verdhë, çafka sqeplugë etj., të tre llojet e Karabullakëve: karabullaku i madh, i detit dhe karabullaku i vogël, Rosat: si rosa kokëkuqe e rrallë, rosa sqeplugë, rosa bishtëgjel etj., ….Baltakët: si kalorësi, kojliku, kllinza e gjelbër, vraponjësi gushëbardhë etj. Në qiellin e Ksamilit mund te shihen lejlekët, tashmë një lloj shumë i rrallë në Shqipëri. Në ballkonet e kalave të Butrintit mund të shihen Shqiponjat: si shqiponja peshkngrënëse, shqiponja e malit, shqipja e kenëtes, hutat, Skifterët: si skifteri kthetrazi, skifteri kthetraverdhë, skifteri këmbëkuq, krahëthadra etj., zogjtë shumëngjyrësh: si bengu, bletëngrënësi, bilbili i ujit etj. Shtigjet e Parkut Kombëtar Butrint ofrojnë peisazhe të veçanta dhe padyshim të magjishme. Shtegu i ishujve ofron një pamje të gjerë të të gjithë zonës përfshirë këtu: ishujt e Tongos dhe të Stillos. Shtegu i malit të Milesë ofron pamje të rralla të liqeneve të Bufit dhe Butrintit, shtegu i malit të Sotirës ofron pamje mbresëlënëse të parkut arkeologjik, po ashtu shtegu i kundrimit të shpendëve, shtegu i Alimurës dhe Rërës së bardhë etj. 52
Cattle Egret, Grey Heron, Squacco Heron, Spoonbill, etc.; the three species of Cormorants: Great Cormorant, Shag, Pygmy Cormorant; ducks such as: European Wigeon, Shoveler, Pintail, etc; waders such as: Black-winged Stilt, Curlew, Green Sandpiper, Kentish Plover etc. Storks- very rare and endangered species in Albania can be seen flying in Ksamili village, near Butrinti. From the castles of Butrinti raptors can be seen, such as: Osprey, Golden Eagle, Marsh Harrier, Buzzards, Falcons like: Kestrel, Lesser Kestrel, Red-footed Falcon, Peregrine, Hobby etc., and also a lot of colorful birds like: Bee-eater, Golden Oriole, Kingfisher etc. Walking trails of Butrinti National Park offer really amazing landscapes. “The Island trail” offers a wonderful view of the area, including islands of Tongo and Stillos. From the “Mile Mountain trail” you can see the lakes of Bufi and Butrinti, “Sotira Mountain trail” also shows very interesting views of the archeological park, and also “the bird-watching trail”, “Alinura and White Sand” trail, etc. Butriti is characterized by a warm climate where the agricultural fields are dominated by oranges, mandarins and olives; all in high
Butrinti është një zonë me klimë të ngrohtë, ku hapësirat bujqësore dominohen nga portokallet, mandarinat, limonët dhe ullinjtë të cilët këtu kanë një shije të veçantë dhe cilësi të lartë, bazuar në praktikat e bujqësisë së qëndrueshme. Produktet e kuzhinës së zonës përreth kundërmojnë aromë të këndshme tradite dhe një pjesë e tyre mund të shijohen nga turistët edhe përgjatë vizitës së parkut arkeologjik, në panairin e përjavshëm të gastronomisë. Të flasësh për Parkun.Kombëtar të Butrintit dhe të përmendësh vlerat e tij nuk do të mjaftonin as të gjitha faqet e kësaj reviste. Megjithatë ky artikull i shkurtër tregon se Butrinti ofron shumë më tepër se parku arkeologjik, ofron edhe natyën e pasur, edhe traditën...
Ky informacion u mundësua nga PPNEA, falë mbështetjes financiare të Fondit të Partneritetit për Ekosistemet e Rrezikuara. www.ppnea.org This information has been provided by PPNEA, thanks to the financials support of Critical Ecosystem Partnership Fund. www.ppnea.org quality and very tasty due to sustainable agriculture practices implemented by farmers. Local gastronomy smells the flavor of tradition, and can even be tasted inside the archeological park walls, in the weekly fair of local gastronomy. To mention all the values and touristic elements of Butrinti, would not be enough all the pages of this magazine. However the aim of this short article is to make known that Butrinti is not rare only for its antiquity but also for its biodiversity. Nr 17 TRAVEL 2015
53
Udhëtim mistik
në malin e Tomorrit
Nëse doni të vizitoni një nga malet më madhështore të Shqipërisë, ju ftojmë në një shëtitje energjike drejt malit të Tomorrit. Gjatë periudhës antike - mesjetare dhe në letërsinë romantike ky mal është përfytyruar si Olimpi i Shqiptarëve dhe shtëpia e zanave te maleve, Orakulli që parathotë të ardhmen e kombit. Udhëtimi fillon nga Hotel Castle Park, Berat që ndodhet në mes të një pylli me pisha vetëm 90 minuta larg Tiranës. Pas një pushimi të shkurtër në Castle Park, duke shijuar pamjen e qytetit të Beratit me një filxhan çaji të egër dhe mjalt me arra nisemi me makina 4x4 drejt malit të Tomorrit. (1 orë e 40 min) Nje vizitë te gjurma e shenjtit Abaz Ali dhe në Teqenë e Kulmakut dhe më pas udhëtimi vazhdon në Tyrbenë e Abaz Aliut në Çukën e Tomorit. Çdo vit gjatë pelegrinazhit mali vizitohet nga rreth 250 000 besimtarë myslimanë e te krishterë nga e gjithë bota. Në Shqipëri është i njohur kulti i nderimit të majave të malit, kult i cili është mjaft i lashtë dhe vazhdon të mbijetojë te nderimi i Malit të Tomorrit sot. Mes majave të thepisura, livadheve shumëngjyrëshe, ku shpaloset një pamje gati hyjnore shtrohet një piknik me gatime të zonës. Kthimi për në Berat mbart me vete bekimin dhe mbarësinë e malit të shenjtë të Tomorit, vendit të perëndive. Në darkën në Castle Park do t’ju shërbehet me shumë përkujdesje kulaçi me gjalpë dhe djath, lakrat e egra, zarzavatet e freskëta, sallata e pyllit, ullinjtë e Beratit, pispilitë, japrakë, kungulli i mbushur me mish viçi dhe bifteku tradicional i zonës. Natyrisht që nuk mungon rehania, rakia, vera dhe qumështori, ëmbëlsira e Beratit.
54
Castle per te qPark, e enderru aq e bu ene e bukur, ar enderrukur sa per t'u tani ar… www.castle-park.com
Plot hijeshi Castle Park gjendet i vetem majë një kodre, mes një pylli plot sekrete dhe natyre të virgjër me vështrim nga gjigandi, mali i Tomorrit dhe nga Berati me një histori 2400-vjeçare. Kështjellë si të gjitha kështjellat me legjendën e saj, ka mikpritur personalitete me famë botërore. Duke kaluar këtu le të mbetet e bukura duke përcjelle më të bukurën… Berati është një nder shembujt e rrallë arkitektonikë të periudhës osmane në Ballkan. Berati dëshmon për bashkëjetesën paqësore të komuniteteve të ndryshme fetare dhe kulturore në Shqipëri përmes shekujve. Ndër atraksionet e saj është një kështjellë mesjetare, e njohur si "Kala", e cila është ndërtuar në shekullin e 13, edhe pse origjina e saj datojnë që nga shek 4 p.e.s.
Paketat Natyrë dhe Adrenalinë! - Transport me makina 4x4 + pikinik
Në këtëeuro/person stinë, rafting në Osum dhe Vjosë dhe river hiking & eksplorim në të gjithë zonën e Beratit dhe Skraparit! = 35 -Nëse Transport menatyra makina piknik+ akomodimi ju pëlqen dhe4x4 jeni+kurioz rreth Shqipërisënësë paeksploruar, bashkohuni me ne! Do të shkojmë drejt hotel Castle Park + darka tradicionale + mëngjesi qytetit të bukur e trashëgimisë të UNESCO-s, Beratit dhe për rafting në luginën e hapur të lumit Osum!
largim energjik drejt natyrës dhe kulturës, është ajo ç'ka ju ofron Castle Park dhe Albania Rafting Grup, në =Një 65 euro/person këtë stinë të nxehtë plot ritëm e larmi! Pikërisht ajo që na duhet për të përjetuar lumturi dhe adrenalinë!
Eksperienca Gjatë këtyre udhëtimeve tona ne do të kombinojmë natyrën, aventurën, adrenalinën, argëtimin, relaksin, emocionet pozitive dhe miqësinë. Rafting do të ofrojnë një eksperiencë të paharrueshme. Natyra përreth dhe tingujt e rrjedhës së lumit kombinuar me adrenalinën që të falin rrëmbesat e shumta do të krijojnë një udhëtim të paharrueshëm për ju!
! Ju duhet të keni veshur rroba sportive dhe atlete/ sandale të mbyllura të përshtatshme për ngjitje në mal si edhe një xhaketë të lehtë shtesë, pasi në mal temperaturat ulen ndjeshëm.
www.castle-park.com
Hotel Castle Park është fitues i markave të rëndësishme të cilësisë: 1.Shqipëria Autentike Argjend 2. Kuzhina Shqiptare 3. Shpirti Shqiptar Marka Autentike e Cilësisë Shqiptare është marka zyrtare e cilësisë, përsosmërisë dhe turizmit të qëndrueshëm të Shqipërisë. 4. Eko-marka "ECOPROFIT" Eco-marka ECOPROFIT e njohur në nivel ndërkombëtar, përbën një nga çertifikimet më të rëndësishme për bizneset në fushën e ekologjisë, ekonomisë dhe të asaj sociale.
Berat - Përmet street, 1.5 Km from Gorica Quarter, Berat/Albania; Tel.: +355 67 200 66 23 www.castle-park.com ; castlepark_2003@yahoo.it
Nr 17 TRAVEL 2015 Nr 11 travel 2013
55 41
Lura
bukuroshja e fjetur
qĂŤ po rizgjohet
Klubi "Discover Albania" Prenotoni: +355696583870 www.discoveralbanianow.com
56
Lura, the sleeping beauty
is waking up Në një prej bisedave që drejtuesi i Klubit “Discover Albania”, realizonte në media për veprimtaritë e Klubit, drejtuesja e programit e pyeti: Si është Lura si destinacion? Dhe përgjigja ishte kjo: “Kush nuk e ka parë asnjëherë Lurën, mahnitet nga bukuria e saj. Kush e ka parë para viteve `90 dhe shkon e sheh sot, zhgënjehet, sidomos prej prerjes së pemëve”. Lura e sotme, me shtatë liqenet e saj të famshëm, ndonëse e plagosur dhe qethur pamëshirshëm përgjatë dy dekadave të fundit, është një prej zonave natyrore më të bukura të Shqipërisë. Parku i Lurës ka një sipërfaqe prej 1.280 hektarë dhe ndodhet në pjesën lindore të malit masiv të quajtur "Kunora e Lurës". Me liqenet e saj akullnajore krijohet një ambient i magjishëm në një lartësi nga 1.350-1.720 m. Midis këtyre liqeneve më të mëdhenjtë janë: Liqeni i Madh 32 hektarë, Liqeni i Pishave 13 hektarë, liqeni i Zi, 8 hektarë dhe Liqeni i Luleve 4 hektarë. Në dimër këto liqene mbulohen nga akulli, duke dhuruar një panoramë spektakolare. Të vizitosh Lurën në vjeshtë është një kënaqësi e papërshkruar sepse pavarësisht dëmtimeve të shumta, bukuritë natyrore nuk kanë fund. Pyjet liqenet, Zambakët e Lurës që në çdo stinë do t`i gjeni të çelur, shtigjet e pafundme, janë një sfidë bukurie e rrallë, krahasuar me çdo zonë tjetër të Shqipërisë. Por Lurën tashmë mund ta vizitoni edhe në një mënyrë fare të veçantë, duke e shijuar bukurinë e saj nga ajri në një udhëtim mbresëlënës me helicopter, udhëtim që jua ofron Klubi Discover Albania. Ndër kënaqësitë e shumta të shijimit të natyrës, një arsye tjetër që ky fluturim me helikopter mund t`ju sjellë gëzim, është fakti që do të shikoni shpatet e zhveshura, të mbjella rishtaz me fidanë të rinj. Pas disa vitesh Lura do të jetë sërish ajo bukuroshja e dikurshme, hiret e së cilës ia kanë marrë mendjen gjithkujt që i kalon ngjat. Vizitojeni sot Lurën, që të shikoni sesi bukuroshja e fjetur po rizgjohet.
In one of the conversations that the administrator of “Discover Albania Club” was conducting in an Albaninan media regarding the club activities, the host asked: “What about Lura as a destination?” And he answered: “Who has never seen Lura, gets amazed by its beauty. Who has seen it before the ‘90s and revisits it again, gets totally disappointed, especially due to excessive woodcutting”. The present Lura, with the seven famous lakes, despite injured and mercilessly razed during the last two decades, is one of the most beautiful areas of the country. Lura Park has an area of 1,280 ha and spreads in the eastern part of the massive mountain known as Kunora e Lurës (Lura’s Crown). With its glacial lakes, it enables a magic spot in the height of 1,350-1,720 m. Among these lakes, the largest are: Big Lakeof 32 ha, Pines Lake of 13 ha, Black Lake of 8 ha and the Flower’s Lakeof 4 ha. During winter these lakes are covered by ice, creating a spectacular view. Visiting Lura in autumn is an indescribable pleasure, because despite the considerable damages, the natural beauties are endless. The forests, the lakes, Lura’s lilies, full blown in each season, endless walking tracks: all of these are a challenge of a rare beauty, compared to any other area of Albania. Lura now can be visited even in a special way, by enjoying its beauty from the air, through an impressive trip by helicopter, an experience offered by “Discover Albania Club”. One of the numerous pleasures of nature enjoyment that can be experienced through this helicopter trip, is the fact that you can glance over razed slopes, lately planted with saplings. After some years Lura will be again the once beauty, that has dazed with its wonders anyone passing by. Visit Lura today to experience the sleeping beauty waking up.
Nr 17 TRAVEL 2015
57
Liqenet e Kasharit periferia ideale për
piknikë në natyrë Zonat rreth e qark Tiranës janë shpesh të parrahura nga banorët e saj, të vjetër e të rinj dhe kësisoj pakkush e di se çfarë fshehin. Relievet kodrinore, bimësia e gjelbër në çdo stinë, zbukurimi i peisazhit me garniturë liqenesh të vogla që dikur shërbenin si rezervuare, krijon klimën ideale për piknikë në natyrë. Dhe, si gjithmonë, ata që i shijojnë para nesh, janë të huajt. Këto janë vetëm disa foto të marra në Liqenin e Purrezit në zonën e Kasharit, vetëm pak kilometra larg Tiranës, ku sapo ka lindur bërthama e një kampingu të ardhshëm. Sa prej jush e njohin këtë zonë? Është vjeshtë dhe gjithkujt që kërkon të shijojë një ditë pushimi, i shkon mendja të organizojë një udhëtim në natyrë, mundësisht aty ku vegjetacioni është më i pasur e për rrjedhojë ku vjeshta 58
premton më shumë shfaqje të bukura. E, zonat e veriut dhe jugut të Shqipërisë, premtojnë vërtet shumë në këtë drejtim, ku parqet kombëtare, të lëna rehat së fundi edhe prej gjuetisë së paligjshme po mëkëmben e po zbukurohen duke e lënë natyrën të harliset ashtu siç di ajo. Mirëpo dilemma e përhershme është: Ku? E mbi të gjitha; Ku tjetër? Pasi kemi parë e shijuar pak Theth, Vermosh, Valbonë, Dardhë, Voskopojë e të tjera vende të bukura që të mahnisin me vjeshtën e tyre? Edhe ne e kemi shpeshherë këtë dilemë sa herë që pregatisim listën tonë të sugjerimeve për destinacionet e stinës, duke qenë se qëllimi kryesor është t`ju ofrojmë për të zbuluar vende gjithmonë të reja. E, këtë herë nuk ka qenë nevoja të shkojmë shumë larg, për t`ju ofruar diçka të re e vërtet të veçantë. Kemi dashur shumë
Kemi dashur shumë herë të ofrojmë një informacion më të hollësishëm për zonat e bukura rreth e qark Tiranës, që shpesh keqkuptohet vetëm me parkun e Dajtit. Relievi interesant kodrinor që rrethon kryeqytetin në të tria anët e horizontit, fsheh në gjirin e tij zona të bukura natyrore që pakkush i njeh nëse nuk banon atypari. Kodrina të buta mbushur plot gjelbërim, rrugë të fshehura mes pemësh, kryesisht frutore që në stinën e prodhimit të ofrohen bujarisht, rrënoja kalash të dikurshme, rrjedha lumenjsh e liqene të vegjël që s`bëjnë gjë tjetër vetëm se i shtojnë më shumë bukuri peisazhit.
herë të ofrojmë një informacion më të hollësishëm për zonat e bukura rreth e qark Tiranës, që shpesh keqkuptohet vetëm me parkun e Dajtit. Relievi interesant kodrinor që rrethon kryeqytetin në të tria anët e horizontit, fsheh në gjirin e tij zona të bukura natyrore që pakkush i njeh nëse nuk banon atypari. Kodrina të buta mbushur plot gjelbërim, rrugë të fshehura mes pemësh, kryesisht frutore që në stinën e prodhimit të ofrohen bujarisht, rrënoja kalash të dikurshme, rrjedha lumenjsh e liqene të vegjël që s`bëjnë gjë tjetër vetëm se i shtojnë më shumë bukuri peisazhit. Nr 17 TRAVEL 2015
59
Kështu për shembull nuk ju kemi folur ende për Liqenet e Kasharit, si më e paimagjinueshmja zonë turistike e Tiranës, një zonë që shpesh e shohim shkarazi nga dritarja e makinës kur rendim përgjatë autostradës Tiranë-Durrës. Ndoshta do ta kishim shtyrë për në numrat e ardhshëm, sikur të mos kishim takuar Bashkimin, mikun e madh të turistëve të huaj, që nëpërmjet tij kanë shtatë vjet që njohin Shqipërinë turistike, përmes fjalës dhe veprës së bukur. Duke patur një përvojë shumëvjeçare në Itali në fushën e turizmit e duke menduar pse jo, edhe në Shqipëri mund të bëhej kjo, ai u kthye në vendlindje shtatë vjet të shkuar dhe filloi të priste grupet e para. Bashkimi është djalë i zonës dhe kur flet për Bashkimin, është e pamundur të mos flasësh për Kasharin dhe anasjelltas. Aq shumë ka invesuar në vendin e tij të lindjes me punë të vogla e të mëdha saqë banorët e të gjitha fshatrave përreth, e kanë të vështirë të mos flasin për të, sa herë që kalojnë në rrugëtshtigje që janë hapur prej tij, në pusin e madh të përbashkët që i jep ujë gjithë zonës e që ishte nismë e tij, apo së fundi në nxjerrjen e asaj pjese të bukur të Tiranës nga anonimati, tani 60
së fundi që ka vendosur të ngrejë një strukturë kampingu për të pritur të huajt e shumtë që prej vitesh tashmë i kërkojnë një hotel të mirë në Tiranë, ndërkohëë që do të zhvillojnë turet e tyre nëpër Shqipëri, të shoqëruar prej tij. Teksa na tregon hapësirën ku në verë rrinë kamperat ose rulotat e të huajve, që si për herë të parë ishin befasisht shumë, ai na qeras me rakinë e re direkt nga balli kazanit, që i ati po zien ato ditë. Pastaj na tregon biçikletat që i përdor për turet e gjata nëpër Shqipëri. Në muret e magazinës dhe jashtë saj janë varur të thahen gjethet e duhanit. Miqëtë huaj mrekullohen kur shohin gjethet, duan t`i presin vetë me nge e hollë-hollë, pastaj ta dredhin nga një cigare të trashë që u shijon më shumë se çdo puro në botë. Jeta këtu është kaq e thjeshtë dhe e bukur, si në gjenezë, thonë ata, të etur tashmë për këtë lloj përvoje e të “dënuar” në njëfarë mënyre prej globalizmit të pamëshirshëm që po gllabëron gjithçka. Ruajini këto gjëra, mos u industrializoni. Kanë shumë vlerë. Vreshtat në kodrën e shkallëzuar ngjiten deri lart, ku ai ka ndërtuar një verandë të thjeshtë prej druri. Prej aty pamja e liqenit është mahnitëse, ngjan me një liqen të vogël alpin, prej rreshtit të selvive që nga larg duken si bredha. Fushat me misër në breg dhe shkurret mesdhetare
Camping
Tirana Camping Tirana is managed by the family Hyka. The family has decades of experience in tourism after having worked for several years in this sector in Italy. Bashkim Hyka returned to Albania in 2008 and, eager to show off his country, he began to organize through Albania. He experienced quickley that for alternative travelling as for example for campers, there was a need for an organized structure, especially in the neigbourhood of the capital. He decided to start up a Camping near Tirana. Situated in full countryside in the hills around the village of Kashar, some 15 km west of Tirana , Camping Tirana is the ideal place for those who want to visit Albania and the perfect starting point for exscursions to Tirana and to Kruja, considering that both cities have considerable traffic and parking problems. Moreover, Camping Tirana is located just 100 meters from Lake Kusit offering possibilities for swimming, fishing and even for making boat trips. The camp is equipped with toilets, showers, sinks, electrical connections, water supply, water discharge and wireless internet. Tourist activities: • Arrangements for trips to the capital Tirana and to Kruja and, if required, to other parts of Albania. • Bike rental. • Excursions in Jeep 4×4 for the more adventurous.
Characteristics that make camping Tirana unique.
Possibility to taste the distillates of the house (real specialty of the Hyka family) and the local cuisine.
që veshin kodrën tejetej, janë qëndisur nga një shteg i bardhë, që familja Hyka e ka hapur për t`i mundësuar turistëve një shëtitje përreth liqenit dhe kodrave. Dhe sa e pëlqejnë ata këtë! Kur vijnë për ture të gjata disaditore, shfrytëzojnë pasditet sapo përgatitet të bjerë dielli, ose në mëngjes herët. Po pse të mos e shfrytëzojmë edhe ne vetë këtë? Vetëm Liqeni i Tiranës nuk mjafton për një popullsi kaq të madhe sa ç`jemi bërë ne tani. Kjo zonë ka disa liqene. Ky këtu, është Liqeni i Kusit ose i Purrezit i themi neve, pak më tej është Rezervuari i Kasharit, edhe ai shumë i bukur, vend i mirë për piknik. Bile, më lart, në Gjokaj është liqeni tjetër, që ndoshta s`e di njeri përveç banorëve të zonës. Në fundjavë çdo njeri mund të vijë, me familjen për piknik, t`i ikë së paku për një ditë kaosit të Tiranës. Kushton kaq pak… dhe të jep kaq shumë. Vetëm se, frikë është prej popullimit të mundshëm të fundjavave, sepse ende s`jemi mësuar ta respektojmë natyrën siç duhet. Megjithatë, ne do të ishim të lumtur sikur të na vinin mysafirë bregut të liqenit, çdo fundjavë. Kemi vendosur edhe një tabelë me këshilla aty poshtë që shpresojmë t`i respektojnë, për të mirën e tyre dhe për të mirën e mjedisit. Kështu do t`ia rrisim më shumë vlerat dhe do të marrim më shumë prej tij.
Since centuries, members of the family have been working in tobacco production. We will be glad to share with our guests the various moments of gathering and processing the tobacco. This is a fascinating opportunity to see activities that have almost disappeared. Another unique feature is the “vineyards with bayonets” … yes, you read that right but do not worry, the explanation is quite simple. After he broke up the relations with China, dictator Hoxha was convinced that the country would be attacked by other countries and therefore he built hundreds of thousand of bunkers to be used as defense. But not happy with only the bunkers, he also thought of clearing many areas of the country to better control the enemy. On those cleared areas, large vineyards were created to supply Raki (distilled grape loved by the Albanians) and to increase protection against attacks of paratroopers, a bayonet was inserted in each pole that held the wires to lead the plants ! In respect of the historical memory, we wanted to leave things untouched. The “outdoor museum of Bayonets” was so born. By this, the “mystery” is unraveled. Address: Rruga and Purrezit, Liqeni the Kusit, near City Park, Kashar, Tirana, Albania GPS Coordinates: Lat: 41.338207 – Long: 19.707281 Phone: +355.682242342 Mail: bashkim.alb@gmail.com
Nr 17 TRAVEL 2015
61
62
ECHO
Skocezët
fitojnë çmimin ndërkombëtar “Green Apple Award” për risinë
Albania Adventure Resort në Kanionet e Osumit Dunira Strategy, një kompani konsulente në Skoci në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Rafting ka fituar çmimin prestigjoz ndërkombëtar “Green Apple Award for Environmental Best Practice” nga Green Organization, një ent i pavarur i dedikuar promovimit dhe nxitjes së praktikave më të mira ambientaliste në botë. Duke konkurruar mes 500 projektesh të tjera, Dunira Strategy është shpallur fituesja e medaljes së artë për inovacionin për vitin 2015. Çmimi është për projektin e turizmit aventurë në Shqipëri “Albanian Adventure Resort”. Duke punuar me Federatën Shqiptare të Rafting, qeverinë e Shqipërisë dhe me mbështetjen e RisiAlbania – projekt i Ambasadës Zvicerane, Dunira realizoi një studim fisibilitieti dhe një plan biznesi shumë të arritshëm për një qendër inovative të turizmit aventurë duke rivitializuar zonën e një ish-reparti ushtarak pranë Kanioneve të Osumit Skrapar. Kanionet e Osumit janë një monument natyror, me një biodiversitet të larmishëm, me potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e turizmit aventurë dhe ekoturizmit. Dunira arriti të krijojë një plan i cili përfshin trashëgiminë kulturore dhe natyrore të zonës, duke krijuar produkte turistike të nivelit botëror.
Drejtori i Dunira Strategy z.Tobias Hewitt shprehet: "E njohur vetëm nga operatorët pioniere turistikë, Shqipëria ka potencialin të bëhet kryeqyteti i turizmit aventurë në Ballkan. Kjo qendër e jashtëzakonshme në Osum do të fusë Shqipërinë në hartën turistike botërore." Ky projekt synon krijimin e një qendre tërësisht funksionale rekreative që do të jetë një destinacion ndërkombëtar i turizmit të aventurës. Gjithashtu do të shërbejë si një qendër rajonale formimi profesional për të rinjtë shqiptarë të etur për të mësuar më shumë rreth turizmit aventurë dhe sipërmarrjes. Duke pasur në qendër zhvillimin e rafting në Kanionet e Osumit, në projekt janë identifikuar mundësi të tjera përfshirë hiking, kayaking, kalërimin, çiklizëm malor, kacavjerrje dhe shumë aktivitete të tjera në natyrë. Rezultatet e zhvillimit do të jenë të qendrueshme duke sjellë shumë të ardhura për komunitetin dhe një trashëgimi për brezat e ardhshëm. Ky lajm zuri edhe faqet e para të disa të përditshmeve prestigjoze skoceze si “The National” dhe “Global Travel Industry News”.
Nr 17 TRAVEL 2015
63
OUTDOOR
Hiking
turizmi më i thjeshtë dhe më i bukur! Si të fillojmë të bëjmë hiking (ecje në natyrë) në mënyrën e duhur Ilir Kolli Dua të vij edhe unë me ju për hiking!! Sa herë e kam dëgjuar këtë fjali të thënë nga miqtë e mi apo njerëz të rastësishëm. Sot hiking apo Trekking janë terma që çdo ditë e më shumë po zëvendësojnë fjalën eskursion në natyrë. Dihet që termat në anglisht në kohët e sotme janë shumë trend, si të thuash, “unë bëj hiking” apo “unë dua të filloj të bëj hiking”, bën më shumë efekt se sa të thuash unë bëj ecje në natyrë apo unë dua të filloj të eci në natyrë. Por përtej asaj se si dëshiron ta quash ecjen në shtigje natyrore me më shumë orë apo më shumë ditë, e rëndësishme është ta fillosh 64
me hapin e duhur. Për ata të cilët janë mësuar me një jetë pasive, të fillosh të bësh hiking nuk është e lehtë, sigurisht e njëjta gjë mund të jetë edhe me persona sportivë me më shumë përgatitje fizike. Kam parë shumë instruktorë dhe sportistë të kategorive të ndryshme si boksierë, futbollistë apo bodybuilder, që pas 2 orësh ecje në shteg të fillojnë të ankohen nga lodhja. Për ta përmbledhur, daljet e para në natyrë për të gjithë janë të lodhshme dhe disa prej këtyre personave direkt mendojnë se ideja për hiking ishte e gabuar. Por jemi të sigurtë që ai ka marrë vendim të drejtë ?? Perceptimi i lodhjes së çdokujt është diçka personale që mund të variojë nga
Eshtë e vërtetë që çdo herë e parë ka një emocion, të fillosh të bësh hiking do t’ju zbulojë magjinë e vërtetë të natyrës. Në fund të ditës ju do të jeni të lodhur, por me siguri me një buzëqeshje në sy do t’ju vijnë në mendje fjalët e Naim Frashërit tek Bagëti e Bujqësia : O malet' e Shqipërisë e ju o lisat' e gjatë! Fushat e gjëra me lule, q'u kam ndër ment dit' e natë! Ju bregore bukuroshe e ju lumenjt' e kulluar! Çuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pyje të gjelbëruar!... disa faktorë si mosha, mënyra e jetesës dhe stërvitja. Nga këta tre faktorë më e rendësishmja është stërvitja. Për shembull persona në moshë të vjetër të stërvitur mirë që herë pas here kemi pasur rastin t’i takojmë përgjatë udhëtimeve në mal, janë të aftë të bëjnë më shumë rrugë dhe me më pak lodhje se disa 20 vjeçarë që rrinë vetëm në divan dhe lokaleve me smartphonët e tyre. Pavarësisht moshës së vjetër, fiziku i tyre është përshtatur me kalimin e kohës me këtë ritëm të sforcuar. Prandaj për të filluar të ecësh në mal pa të paktën një programim minimal, kjo mund të shndërrohet në një torturë të vërtetë. Vetëm pasi të kemi arritur
një nivel fillestar stërvitjeje mund të shijojmë plotësisht atë çka natyra na ofron dhe gjithashtu duke përfituar nga çdo udhëtim një shëndet më të mirë për trupin dhe mendjen tonë. Pas kësaj hyrjeje që ishte e nevojshme për tu treguar, shkojmë menjëhere tek pikat kryesore duke i analizuar në detaje se cilat janë masat që do të ndërmerren për ata që duan të fillojnë të bëjne hiking apo trekking duke kursyer lodhje të panevojshme dhe të kenë një vetëbesim të mirë për të vazhduar në këtë lloj sporti.
Nr 17 TRAVEL 2015
65
Pesë gjëra që ju duhet të dini për të filluar të bëni Hiking pa u rraskapitur. Hap pas hapi. Qasja e parë me sportin e hiking duhet të vijë gradualisht. Ashtu si kam shkruar në fillim të artikullit që edhe një sportist i mirë stërvitur në një sport tjetër mund të ndjejë lodhje edhe pas disa orëve ecje. Kam parë shumë njerëz të tillë që në momentin kur vinte një shteg i përpjetë, ata zvarriteshin dhe shfrynin nga sforcimi e lodhja e madhe. Për një fillestar ecja në një rrugë të asfaltuar por malore për pak kilometra mund të jetë e ngjashme si të bëjë hiking një alpinist i stërvitur për një muaj rresht. Për të ndaluar këto sforcime muskulare që mund të të lërë në krevat me këmbë të bllokuara në ditën pasardhëse. Këshilla ime është që ju ta nisni këtë sport me ecje të lehta. Do thoja që minimumi, 4 udhëtime me një disnivel prej 400-500 metrash në një hark kohor prej disa javësh. Pasi ju ta bëni këtë hap pa vështirësi të mëdha, mund të filloni të bëni diçka më të gjatë dhe me një disnivel prej 700-800 m dhe më vonë nuk do ta keni problem të bëni edhe udhëtime të tilla me disnivel 1000 m dhe pse jo edhe më shumë. Do të jesh ti ai që do ta kuptosh se kur vjen momenti i duhur. Pasi ju të keni bërë një ditë të plotë ecje dhe të mos keni lodhje por kënaqësi atëherë ju herën tjetër veten do ta çoni në udhëtime edhe më të gjata e impenjuese. 66
2. Vazhdimësia ... Nuk ka asnjë kuptim n.q.s ju bëni një udhëtim të gjatë një herë në muaj dhe pastaj të vazhdoni jetën tuaj pasive ku këmbët do t`i përdorni vetëm për të shkuar të blini tek dyqani poshtë shtëpisë apo te kafja. Duke bërë kështu ju do të keni vetëm lodhje në çdo pikë fillimi të udhëtimit. Vazhdimësia është themelore që ju të arrini një përgatitje të mirë fizike dhe të shijoni çdo aktivitet që ju jeni duke bërë pa menduar për lodhjen që ju keni. Edhe pse ju mund të keni fundjavën të vetmen mundësi për të bërë udhëtime në natyrë ju mos harroni të përdorni këmbët në çdo ditë të javës. Mos ikni me makinë për të bërë pazar, lëreni atë në parking dhe nisu me këmbë. Përveç kësaj është një rast i mirë që ju të bëni një xhiro dhe të vini trupin në lëvizje. Çdo gjë ndihmon. 3. Intensiteti i hapit. Fillo të ecësh me një hap të lehtë duke patur gjithmonë kujdes frymëmarjen. Nëse pas disa metrash ti kupton që ke një frymëmarrje të rënduar, ul menjëherë shpejtësinë e hapit. Gjatë marshimit duhet të mësohesh që të gjithë forcën tënde ta shpërndash në të gjithë gjatësinë e intinerarit. Me kalimin e kohës, arrin të stërvitesh dhe të fitosh eksperiencë dhe arrin të përshtasësh hapin sipas kërkesave të tua dhe të të tjerëve. 4. Pushimet. Disa pushime për tu rihidratuar
Eshtë e vërtetë që çdo herë e parë ka një emocion, të fillosh të bësh hiking do t’ju zbulojë magjinë e vërtetë të natyrës. Në fund të ditës ju do të jeni të lodhur, por me siguri me një buzëqeshje në sy do t’ju vijnë në mendje fjalët e Naim Frashërit tek Bagëti e Bujqësia : O malet' e Shqipërisë e ju o lisat' e gjatë! Fushat e gjëra me lule, q'u kam ndër ment dit' e natë! Ju bregore bukuroshe e ju lumenjt' e kulluar! Çuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pyje të gjelbëruar!...
gjatë eskursionit bëjnë mirë, por nuk ju këshilloj të bëni pushime shumë të shpeshta të përsëritura ndalo - ec, ndalo - ec pasi do të humbni ritmin e duhur. Gjithashtu bëj kujdes të veçantë për vendet e pushimit, ndaloni në vendet e sheshta dhe jo në ato në pjerrësi kështu që ju mund të filloni ecjen me më pak përpjekje. Gjatë pushimeve nëse temperaturat janë të ulëta ju duhet të mbuloheni me diçka kështu do të mbani muskujt të ngrohtë. 5. Përdor gjithmonë shkopinjtë e ecjes. Disa nga anvantazhet në përdorimin e tyre janë : Ekuilibër i mirë gjatë ecjes. Eshtë e pa diskutueshme që katër pikë qëndrimi janë më mirë se dy. Duke përdorur shkopat, ke një ekuilibër më të mirë gjatë ecjes dhe shumë stabilitet gjatë zbritjeve sidomos kur ke një çantë me peshë të rëndë. Shkarkimi i një pjese të peshës tek krahët. Një pjesë e peshës vetjake dhe të asaj të çantës ( përkatësisht deri në 30%) shkarkohet tek krahët duke peshuar tek artikulacionet dhe kaviljet. Ky nuk është një faktor për tu nënvlerësuar sidomos gjatë zbritjeve të gjata kur lodhja ndjehet më shumë dhe është më e thjeshtë të dëmtohesh. Përmirëson frymëmarjen. Përdorimi i tyre gjatë ecjes favorizon hapjen e kafazit të kraharorit duke lejuar një frymëmarje të plotë të mushkërive. Forcimi i krahëve. Ashtu si këmbët edhe krahët në veçanti tricepsi ka një rol aktiv gjatë ecjes. Kjo vihet re më së shumti në ngjitje gjatë fazës së shtyrjes. Ecje më e rrjedhshme. Nëse përdoren në mënyrën e duhur, duke lëvizur njëkohësisht këmbët e duart, përfitohet një ecje më e butë dhe e rrjedhshme që ndikon pozitivisht edhe në kënaqësinë që merr nga ekskursioni.
Nr 17 TRAVEL 2015
67
Ecje në lumë
dhe eksplorim kanioni
mënyra ideale për të shijuar natyrë dhe aventurë Nëse ju pëlqen natyra dhe jeni kurioz rreth Shqipërisë së paeksploruar, bashkohuni me Albania Rafting Group! Ecja në lumë dhe eksplorimi i kanionit do të ofrojë një eksperiencë të paharrueshme. Natyra përreth dhe tingujt qetësues të rrjedhës së lumit kombinuar me ujëvarat dhe panoramën spektakolare të kanioneve 2-3 milion vjeçare do të krijojnë aventurë për të mos u harruar. Kanionet kanë një ekosistem unik qe ju nuk duhet te humbisni pa e eksploruar të paktën një herë. Ju do shikoni një bukuri të egër dhe shumë tërheqëse. Gjatë këtij udhëtimi nën kujdesin e guidës profesionale, grupi përjeton aventura të ndryshme si ecje përgjatë shtratit të lumit mes shpateve të kanionit, not në pishinat naturale, foto të natyrës së paprekur etj.
Venddodhja: Skrapar/Përmet Destinacioni: Kanioni i Osumit/Lëngaricës Profili i Vizitorit: Pushues aktiv, Dashamirës i Natyrës, i autenticitetit dhe traditës dhe eksplorues Pika tërheqëse: Natyrë- lumë, mal, kanione, banjo termale Mirëqënie- Sport Kulturorë - kisha, xhami, ura mesjetare, gastronomi, etnografi, folklor
Periudha: Korrik- Tetor Profili i Aktivitetit: Eko-Turizëm & Aventurë
Kontakt: www.albrafting.org
68
R Kujdes!!
Ju duhet të siguroheni që gjatë ketij eksplorimi të jeni shoqërimin e Guidës Profesionale të liçensuar nga Federata Shqiptare e Rafting.
iver hiking Udhëzime Ju duhet të keni veshur: - Rroba banjo - Këpucë për ecje/ sandale të mbyllura të parrëshqitshme - Kostum sportiv Ju duhet të keni me vete: -Peshqir -Rroba të ngrohta për t’u ndërruar -Sandale/Atlete për t’i ndërruar në fund të udhëtimit - Krem mbrojtës ndaj diellit Albania Rafting Group siguron për çdo turist pajisjet e mëposhtme : Kostum neopren që ruan konstante temperaturën e trupit Jelek shpëtimi Skafandra
Nr 17 TRAVEL 2015
69
PERSONAZH
Ndërsa shumica e konkurrentëve të shumtë që paraqitën kandidaturat e tyre për Drejtor të Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar vinin nga zyrat publike apo private, Laureta Roshi e shkroi platformën e saj nga terreni. E po ndryshe nga disa prej konkurrentëve të tjerë, ajo deklaron në këtë intervistë për Travel, se nuk ka mbështetjen e asnjë partiaku, edhe pse me disa prej tyre e ka lidhë puna si gazetare me përvojë shumëvjeçare.
Laureta Roshi nga terreni, në garën për Drejtore të RTSH Irhan Jubica 1. Ishit e vetmja gazetare terreni që konkurruat për Drejtore të Përgjithshme të Radio Televizionit Shqiptar. Përvëç kurajos dhe pasionit, çka ju shtyu drejt këtij vendimi? Personalisht, si pjesë edhe e garës, besoj se në drejtim të RTSH-së duhet një gazetar i ndershëm me energji për të krijuar dhe për të përcjell pasonin e punës te të rinjtë. Shpesh rregulli i shkruar thotë se përgjegjës për programin e RTSH-së është gazetari përkatës dhe drejtori i departamentit. Në përditshmërinë dhe transmetime, publiku bën përgjegjës qeverinë. Edhe pse qeveritarët nuk duken se janë shumë të pranishëm në transmetimet e drejtëpërdrejta të RTSH, ky paragjykim mbetet, pasi linja editoriale është një rrekje e informimit nga komunikatat e zëdhënsve, një rregull i pashkruar, po që dominon informacionin. Ndërsa qeveria ka instrumentat matës të audiencës për të parë se sa shkon informacioni zyrtar te publiku. Instrumenta që nuk bëjnë publike rezultatet dhe rrallë janë llogaritur si pjesë e domosdoshme e strategjisë së transmetimit në RTSH. Pasioni dhe kurajo... po i lë pak veças për të besuar se unë e dua vendin tim, e jetoj ndryshimin e përditshëm të informacionit dhe rolin e pakryer të gazetarit. A zgjohemi me ekranin e televizionit publik dhe ritmin e Radio Tiranës si dikur…kjo s’ka lidhje thjesht me nostalgjinë sesa me shërbimin ndaj publikut. Zërat e publi70
cistikës private kanë rrekur deri te ideja e mbylljes së RTSH, si vendi fqinj. Kjo mbetet si një mjaullimë dështakësh apo interes i privatit pa aksesin e RTSH-së. RTSH ka qenë dhe është një forcë transmetimi që kërkon vetëm riformatim programesh dhe hapësirë për krijues të ndershëm që duan vendin dhe popullin e tyre, që ndihen profesionistë si dëshmitarë dhe gazetarë të jetës në detyrën e informimit, argëtimit dhe edukimit përmes ekranit. Dhe unë e njoh veten në rezultate konkrete pozitive në median e vendit tim. Kam ruajtur besushmërinë e lexuesit dhe të publikut, plotësoj kriteret ligjore dhe ndihem e plotë në këtë garë. 2. Mbas paraqitjes së platformës, ju i kërkuat pyetje anëtarëve të jurisë, sepse nuk ju drejtua asnjë pyetje. Pse u paragjykuat nga juria/ komisioni gjatë prezantinit të platformës suaj? Unë u vlerësova nga juria në atë transmetim të drejtëpërdrejtë nuk u paragjykova për zotërimin e mirë të kamerës në kohë rekord për atë që shihte publiku në ekranine RTSH-së. Ishte moment im. Dhashë më të mirën e mundshme në ato minuta paraqitjeje, duke menduar interesin e audiencës paralel me kohën e limituar që kisha (po afronte edicioni informativ). Platforma ime nga juria ishte pëlqyer kjo u duk dhe në votimin e mbyllur pak ditë më pas ku u rendita ndër më të mirat dhe shumë radikale. Në momentet e prezantimit audienca ishte e mbingopur me kandidatë pas kandidati, ku të gjithë llogaritnin të lexonin punimet e tyre. Unë zgjodha të ruaj interesin e audiencës dhe pyetjet që kërkova me humor, ju them se dhashë si përherë përgjigjen më të parë dhe falë tranmetimeve të drejtëpërdrejta në vite, ishin përgjigje të shkurtra dhe të sakta. Pak nga anëtarët e jurisë nuk kanë qënë kolegët e mi. Jam e sigurt në korrektesën time të 23 viteve në media ndaj dhe s’ishte nevoja e shumë pyetjeve. 3. Politizimi dhe partitizmi vazhdon me qenë përcaktues në të gjitha shkallët e hierarkisë në çdo institucion publik në Shqipëri. Nëse Lori Roshi nuk ka mbas vetes asnji forcë politike, çfarë ju bën të besoni
se ju mund të jeni ndër të përzgjedhurit/emëruarit për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH? Po them se nuk jam anëtare e asnjë parti politike, i takoj brezit të ndryshimeve demokratike, por puna në vite në gazetë, radio e tv, janë një kartvizitë e mirëpritur nga politikanët e mirë që e duan këtë vend. Nuk më shqetëson mungesa e një klani politik pasi kam mirëdashjen e publikut ku përfshihen edhe politikanë, që më kanë njohur si gazetare dhe më kujtojnë si zë apo portret në plot momente të rëndësishme të vendit.. Dhe publiku është aksioneri kryesor në RTSH. Kam intervistuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë që nga personalitetet e artit dhe kulturës në vite, te presidenti, kryetari i kuvendit e kryeministri aktual e plot deputetë apo persona që tashmë me votën e tyre do përcaktojnë drejtimin e RTSH-së. Kam investuar në marrdhënie të çiltra dhe inspiroj bashkë me ta për një vend më me shumë shpresë, për Shqipërinë e duhur. 4. Çfarë mundësish reale ekzistojnë që Drejtori i ri të afrojë në ekipin e ardhshëm drejtues konkurrentët e tjerë që garuan për këtë post? Cilido qoftë prej nesh që garojmë, ai do të jetë personi prej nga varet suksesi i RTSH-së, duke marrë para sysh klimën e tregut mediatik, sfidat aktuale të mirëmenaxhimit, sfidat e integritetit politik të transmetimit publik, sfidat e zhvillimit teknologjik. Platformat e paraqitura sjellin bashkim idesh në një klimë që BE ka vënë kusht digitalizimin e kështu që nevoja e një bërthame drejtimi me forca krijuese është nevojë për më shumë se një drejtues të aftë. E rëndësishme mbetet që publiku të fitojë shërbim dhe forcat krijuese hapësirë prodhimi në RTSH. 5. Nëse ju do të jeni pjesë e ekipit të ardhshëm drejtues të RTSH, a do ta orientonit një pjesë të kapaciteteve/programacionit në shërbim permanent të zhvillimit të turizmit shqiptar? Natyrshëm që turizmi ndihmohet pafundësisht nga reklama veçanërisht në ekran, imazh ku nuk harrohet bukuria e vendit, natyra dhe njerëzit punëtorë, që në transmetime janë të pranishme. Por me një RTSH dixhital është mundësia e kanaleve pafund të cilat do të jenë studio prodhimi më vete në aspektin e tematikës dhe një tv publik në aspektin e bashkëpunimit mes programacioneve të kanaleve. Tashmë RTSH e ka mundësinë përmes ligjit dhe teknologjisë të ofrojë shërbim cilësor për publikun.
Nr 17 TRAVEL 2015
71
TRAVELER
Shqipëria
s’ka qenë kurrë kaq tërheqëse për turistët europianë Sally James
Shqipëria është një vend aq i pasur
Shqipëria është një vend aq i pasur me një bukuri të pabesueshme dhe frymëzuese natyrore që lehtazi të huton me shkëlqimin e saj, por kjo bukuri ekuilibrohet për mrekulli edhe nga qytete kozmopolite, monumente të zymta dhe plot kafshë të egra natyrore. Vërtet nuk ka vend më të mirë për të vizituar nëse ju doni të ikni larg dhe të merrni një udhë të lodhshme. Hulumtimi sugjeron se shumica e turistëve në Shqipëri vijnë nga Greqia dhe Italia, me një numër relativisht të ulët vizitorësh nga vende të tjera europiane (të tilla, si: Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania). Gazeta Telegraph e Mbretërisë së Bashkuar përmend Shqipërinë si një nga 20 destinacionet më të mira për vitin 2015, duke tërhequr vëmendje të veçantë me resortet kozmopolite bregdetare, thesaret e pabesueshme të zonave arkeologjike të vendit dhe fshatrat e periudhës osmane të ruajtura aq bukur, të cilëtt janë tepër mikpritës për vizitorët. Rreth 80,000 shtetas britanikë zgjedhin të vizitojnë Shqipërinë dhe të shijojnë bukurinë e saj natyrore dhe historinë e saj të lashtë çdo vit, e megjithatë kjo shifër parashikohet të rritet në sajë të rritjes së profilit të Shqipërisë si një destinacion turistik në shtypin britanik. Shumë komentues kanë argumentuar, se nuk ka dyshim në sajë të izolimit të saj (të shkaktuar nga malet e lashta që e rrethojnë) Shqipërisë i është dashur një kohë e gjatë për t’u zhvilluar dhe arrin në momentin që është gati të futet në skenën botërore dhe të mirëpresë vizitorë nga të katër anët e botës: tani është koha.
Diçka për të gjithë
Shqipëria ka diçka që mund të joshë këdo; pavarësisht se ç’lloj të pushimesh doni të bëni, ju mund t’i gjeni këtu. Me qindra milje bregdet i paprekur përgjatë Adriatikut, resortet e bregut në të gjithë vendin janë kaq të bukur saqë do të konkurronin të gjitha plazhet e Mesdheut. Kushtet për ëindsurf, kite surf dhe aktivitete sportive ujore janë mjaft të përshtatshme, por nëse dëshironi diçka më shlodhëse mund të shijoni një kokteil gjatë qëndrimit në plazh. Bregu i detit është realisht i pashfrytëzuar, me plazhe thuajse të papopulluar, dhe tashmë është vendi më i përsosur për t’u vizituar dhe përpara se sekretet e plazheve mahnitëse të Shqipërisë të bëhen të njohura dhe më shumë turistë të vërshojnë për t’i vizituar. Për më të kulturuarit, një vizitë në kryeqytetin e lulëzuar të Shqipërisë, në
72
Tiranë, është një domosdoshmëri, për të plotësuar eksplorimin e historisë së pasur të vendit, kryeni një turne në mrekullitë e saj arkitekrurore dhe arkeologjike. Pastaj vazhdoni në Shkodër për të zbuluar Kalanë ende imponuese të Rozafës, e cila ngrihet në cep të liqenit më të madh të vendit dhe ka një legjendë të frikshme për të treguar: vizita e këtyre siteve dhe dëgjimi i këtyre historive do të thotë njohje e vërtetë e Shqipërisë.
Çlirohuni nga perceptimet negative
Shumë njerëz kanë shtrembëruar perceptimet e vjetëruara për Shqipërinë, duke besuar gabimisht se vendi është ende në luftë, se ende është vend komunist, ose se në përgjithësi është një destinacion i pasigurtë për vizitorët nga Europa Perëndimore. Megjithatë, ky perceptim i vjetëruar nuk mund të shtyhet më. Për turistët e huaj, Shqipëria asht një vend tepër i sigurtë për t’u vizituar dhe krimet e kryera kundër turistëve janë në minimum (në përgjithësi niveli i krimit është relativisht i ulët). Rendi pubik dhe siguria janë shumë të mira. Megjithatë, për ta fjetur mendjen, është e rëndësishme që të blini një sigurim të mirë të udhëtimit kur planifikoni të vizitoni Shqipërinë (sikurse bëni kur zgjidhni të vizitoni çfarëdo destinacioni tjetër turistik), në mënyrë që të siguroheni se pasuria juaj nga vjedhjet, por edhe për t’u siguruar se do të keni një trajtim mjekësor nëse ju ndodh ndonjë aksident apo çfarëdo emergjence tjetër gjatë udhëtimit në Shqipëri.
Vizita në Shqipëri organizohet lehtë
Vvizitorët nga Europa që qëndrojnë për 90 ditë ose më pak nuk e kanë të nevojshme vizën hyrëse. Edhe administrimi i parave të udhëtimit është gjithashtu i lehtë, meqenësëe kartat e kreditit dhe të debitit pranohen në shumicën e bankave, supermarketeve, hoteleve dhe dyqaneve. Gjithashtu mund të këmbeni stërlinën, dollarin dhe euron pranë pikave të këmbimit valutor të kudondodhura në të gjithë vendin, gjë e cila jua lehtëson mjaft punën para se të merrni avionin për t’iu gëzuar pushimeve tuaja. Shqipëria është një vend me të vërtetë fantastic për t’u vizituar për pushime, një vend të cilin nuk do ta harroni kurrë. Shpirti i tij dhe qëndrimi miqësor i njerëzve do t’ju shoqërojnë dhe do t’ju bëjnë të ktheni sërish në Shqipëri.
Nr 17 TRAVEL 2015
73
ANA TJETER
"Expo Milano 2015 ", veç verës italiane,
Shqipëria kopjoi edhe sloganin
“Pavijoni i Shqipërisë do të jetë një ndër suprizat më të bukura të Expo Milano 2015”. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në një intervistë për revistën e këtij aktiviteti. Dhe në fakt suprizat nuk munguan, edhe pse asnjëra prej tyre nuk ishte e bukur. Shqipëria u prezantua me një mulli me ujë, një mjet që jo vetëm nuk tërhoqi ndonjë vëmendjen e ndonjë turisti, por që edhe organizatorët nuk arritën ta shpjegonin se për ç’qëlllim e dërguan dhe çfarë përfaqësonte. Skandali u thellua kur në vend të prodhimeve shqiptare u zbulua se stenda ishte e mbushur me verëra italiane. Promovimi i Shqipërisë Turistike rezultoi një katastrofë. Prezantimi i keq i kushtoi postin drejtoreshës së Investimeve të Huaja, në Ministrinë e Ekonomisë dhe Turizmit, Manjola Gjonit. Surpriza të tjera të kësaj natyre vazhdojnë të zbulohen edhe sot. Slogani i zgjedhur nga Shqipëria dyshohet se mund të jetë vjedhur nga organiza74
torët. Dyshimet ngrihen në një kohë kur zbulohet se ai është i njëjtë me sloganin e një kompanie që prodhon këpucë. “Slogani për promovimin e turizmit të Shqipërisë është i njëjti me sloganin e vendosur në një nga dyqanet e kompanisë së njohur të këpucëve, "Crocs", shkruan gazetari Ardi Pulaj, i cili poston edhe fotot shoqëruese. " Unë do të preferoja të mos zbuloj shumë detaje të stendës sonë”, u shpreh kryeministri në intervistën e tij, duke u përpjekur ta pompojë më kot imazhin e Shqipërisë duke zgjuar kureshtjen e lexuesve. Sepse, në të vërtetë, detajet që u zbuluan më pas nxorrën në pah faktin se përfaqësimi i Shqipërisë qe i dështuar, me zero fantazi, ndonëse u shpenzuan miliona lekë. Kopjimi i sloganeve nuk është një gjë e re për mazhorancën qeverisëse, pasi edhe slogani "Drejtimi i duhur" që ajo përdori në fushatën e zgjedhjeve vendore rezulton të jetë i kopjuar nga një organizatë sindakale në Itali. Lapsi.al
Rikth
! j a u ejmë buzëqeshjen t
Ortodonci me aparate fikse dhe të lëvizshme, me mjekë të specializuar të fushës Mbi 20 vjet eksperiencë ne Implantologji orale (metoda me mbjellje të dhëmbëve) Të gjitha shërbimet dentare me materiale cilësore dhe jetëgjata
Adresa: Rruga "Muhamet Gjollesha" nr 81, Tiranë, Albania Tel.1: +355 4 2258 429; Tel. 2: +355 4 2249 494 email: almirogurakuqi@hotmail.com; www.toti-gurakuqi.al Nr 17 TRAVEL 2015 Nr 16 travel 2015
75 47
HISTORI
KUJTIME SHQIPERIE Mark Vickers
Artikulli është ilustruar me piktura që vetë autori ka realizuar gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri, qëndrim që i la mbresa të thella, të cilat i hodhi në telajo, duke fiksuar aty vendet që i kishin pëlqyer më shumë
Ishte një ditë e ngrohtë pragvere në maj të vitit 2005 dhe unë po udhëtoja me makinë drejt Shkodrës, ku do të jetoja gjithë muajin vijues me një familje që nuk e kisha takuar kurrë më parë. Qëllimi ishte “zhytje gjuhësore”, pra të zhytesha në kulturën dhe gjuhën shqipe, duke shpresuar të përparoja me studimet gjuhësore, para se të vija të banoja në Tiranë pas pak muajsh. Por, meqenëse më kishin thënë se dy zonjat me të cilat do të rrija, nuk flisnin as edhe një fjalë anglisht, nuk isha fort i sigurt nëse do të ishte “zhytje” apo “mbytje”!
It was a warm early summer’s day in May 2005 and I was being driven to Shkodra where I was to spend the next month living with a family I had never met before. The idea was “language immersion”, in other words to immerse myself into the Albanian culture and language and hopefully therefore make progress with my language studies before I was to move to Tirana a few months later. But having been told that the two ladies with whom I would stay didn’t speak a word of English I wasn’t sure if it would be “immersion” or “submersion”!
Kur hodha sytë nga dritarja e makinës, mbeta pa mend nga bukuria e ashpër e maleve që ngriheshin në horizont. Rruga kryesore ishte më e mirë nga sa e prisja, ashtu si padyshim edhe peizazhi. Kisha mbërritur në Shqipëri vetëm mbrëmjen e shkuar dhe siç ju thashë edhe më parë, e kisha lënë Tiranën për të shkuar një orë e më parë drejt Shkodrës. Ndërsa peizazhi më shkiste para syve dhe mendja më bridhte ngado, nuk mund të mos kujtoja disa nga historitë e mbrapshta dhe alarmuese që më kishin treguar. Histori të tilla synojnë të të nguliten në mendje (dhe druaj se ky ishte qëllimi!) derisa ti vetë të krijosh përshtypjet e tua. Mikpritësit tim i tringëlliu telefoni. Pasi i dha fund bisedës, u kthye nga unë dhe më tha: “Policin që duhet ta takonim për drekë, e kanë vrarë para pak orësh.”
As I looked out of the car windows I was struck by the rugged beauty of the mountains appearing in the distance. The highway was better than I had expected, and the landscape definitely so. I had only arrived in Albania the evening before and as forewarned the intention was to get me out of Tirana and up to Shkodra as quickly as possible. As the landscape flashed by and my mind wandered I couldn’t help but recall some of the negative and scare-mongering stories I had been told. Such stories make an imprint on one’s mind (I suspect that was the intention!) until one can develop one’s own impressions. My host’s cell-phone rang. After he ended the conversation he turned to me and said, “the police officer with whom you were scheduled to meet for lunch was killed a couple of hours ago.”
Para disa muajsh kisha lexuar një libër, titullin e të cilit nuk dua ta them (disa lexues e dinë se cilit i referohem, një autori amerikan që ka shkruar një prej librave më nëpërkëmbës e më të pasaktë për Shqipërinë, që mund të të marrë mendja). Mësuesit e mi të mrekullueshëm të gjuhës shqipe në Londër, nxeheshin keq sa ua
I had read a book a couple of months before, the name of which I refuse to mention – some readers will know to which book I am referring, American author and one of the most exaggerated and inaccurate works about Albania that one could possibly imagine. My wonderful Albanian teachers in London were quite angry at the very
76
MEMORIES OF ALBANIA mention of “that book” and indeed, despite the fact that I later gathered quite a collection of Albania related books, I absolutely refused to give that awful work of fiction shelf space. Yet here we were, heading to this “infamous” city, the police contact I was supposed to meet had just been killed, and all the stories I had verbally been told were buzzing in my head. Was “that book” actually not quite as fictional in its descriptions as I had been led to believe? Time would tell. But still the wonderful landscape seemed to be making a connection to my heart, even from the back-seat of a speeding 4 x 4. We passed the turn for Kruja some time back – little did I know then about the history of that magical place, and how now, sat here writing this in Kathmandu, I wish I could visit there again – oh how easy it is to take things for granted when they are on your door-step.
zije në gojë “atë libër” dhe natyrisht që, paçka se më vonë do të mblidhja mjaft libra që lidheshin me Shqipërinë, kurrë nuk do ta vija në raft mes tyre atë punim. Dhe ja ku ishim, rrugës drejt këtij qyteti “famëkeq”, polici me të cilin kisha kontaktuar sapo ishte vrarë dhe të gjitha historitë që kisha dëgjuar lart e poshtë tani po më gumëzhinin në kokë. Mos “ai libër” nuk ishte edhe aq i trilluar në përshkrimet e tij, siç më kishin bërë të besoja? Koha do të ma tregonte këtë. Mirëpo ja që, peizazhi i mrekullueshëm sikur krijonte lidhje të forta me zemrën, edhe në ndenjësen e pasme të një 4 x 4, që ngiste shpejt. Pas pak kohe kaluam rrugën që kthehej e të çonte në Krujë (në atë kohë dija shumë pak për historinë e këtij vendi magjik dhe tani që jam ulur e po shkruaj këtu në Katmandu, zemra ma do që ta vizitoj edhe një herë: eh, sa kollaj i marrim gjërat për të mirëqena kur i kemi në pragun e derës). Pamja e pjesshme e një tabele të vetmuar e të vogël rrugore drejt Ishullit të Lezhës nuk di pse më ra në sy, paçka se atëherë nuk e dija se restoranti “Diella” pikërisht në atë ishull do të bëhej një nga vendet e mia të preferuara në Shqipëri dhe sinqerisht pa e tepruar do të thosha edhe një nga vendet e mia të preferuara në mbarë Evropën. Para ndonjë viti a pak më shumë më kujtohet që çova ca miq ndërkombëtarë te “Diella” për drekë. Duhet të kisha qenë aty më shumë se dymbëdhjetë herë dhe shtanga krejt, kur vura re se miqve të mi sikur u ra pika, kur shmanga rrugën kryesore, për të ndjekur shtegun e ngushtë gjithë pluhur drejt kësaj parajse të vogël. Vërtet besonin se diçka e tmerrshme i priste pas cepit?! Sa e trishtueshme! Mbase kishin lexuar “atë librin” ose u ish mbushur mendja me tjetër propagandë keqdashëse. Po le të kthehemi ku ishim, në udhëtimin tim të parë, që do të pasohej nga shumë udhëtime të tjera në vendin me të cilin rashë në dashuri. Një kthesë e fortë djathtas dhe ja, në majë të kodrës mu përpara nesh, tamam aty ku rruga kthehej sërish në të majtë, ishin
Now a glimpse of a single small road sign to Ishull i Lezhes caught my eye for some reason, not knowing then that “Diella’s” restaurant there would become one of my favourite places in the whole of Albania, indeed with no word of overexaggeration one of my favourite places in Europe. Skip forward a year or more and I remember once driving a few international friends to “Diella’s” for lunch. I had been there a dozen times or more by then, and I was completely flabbergasted when my friends were reduced to near apoplexy when I turned off the main road onto the small and dusty track that led to this little paradise. Did they really believe that something dreadful lay around the next corner – how very sad. Maybe they had read “that book” or been persuaded by other negative propaganda. Anyhow, back to this, my first of many, road trips in the country I came to love. A sharp right bend and there at the top of the hill in front of us, just before the main road curved left again, were the remains of the castle of Lezhë – a treasure fallen into a poor state of dis-repair, but a treasure none the less. I remember from my tourist guidebook that Lezhë was something like 2,400 years old and the resting place of the great hero, Skanderbeg. On the journey went. Finally sight of the Drin and Buna rivers, and then over to my left I got my first glimpse of the wonderful Shkodra Lake which appears to stretch out forever. An ever so pretty and colourful church appeared, sheltered under the hill to our right, on top of which loomed Rozafa Castle. Then a brief flash of a Roma community to the left – a community I would later visit many times, and finally into the city which would be my home for the next month. The scary stories I had heard flooded my mind once more as we passed some typical communist era apartment blocks, looking oppressive and grey. But then appeared what was obviously a fairly newly constructed mosque, it’s silver dome shining brightly in the sun and making such a contrast from the grey blocks. A turn right and into the high street. My first impression was of surprise at some of the beautiful architecture, the details of the decoration on the buildings and I was reminded of some old Italian towns. The impression was slightly marred as the block-paved pavements were a mess (I didn’t realise at the time that they were scheduled to be replaced) and a few buildings were boarded up and with signs of smoke damage in some.
Nr 17 TRAVEL 2015
77
rrënojat e kalasë së Lezhës: një thesar i lënë në një gjendje të mjerueshme prej restaurimit, e megjithatë mbetet një thesar i vërtetë. Nga udhërrëfyesi turistik kujtoj se Lezha ishte nja 2400 vjeçare dhe vendi ku prehej heroi i madhërishëm, Skënderbeu. Udhëtimi vazhdonte. Më në fund na kapi syri lumenjtë e Drinit e të Bunës dhe sërish në të majtën time pikasa pamjen e parë të Liqenit të mrekullueshëm të Shkodrës, që dukej sikur zgjatej gjer në pafundësi. Na u shfaq një kishë fort e bukur e shumëngjyrëshe, strukur nën kodrën në të djathtën tonë, mbi të cilën përvijohej Kalaja e Rozafës. Pastaj një pamje fluturimthi e komunitetit rom në të majtë, një komunitet që do ta vizitoja shpesh në të ardhmen dhe pastaj më në fund mbërritëm në qytetin që do të shndërrohej në shtëpinë time gjatë muajit në vijim. Historitë e frikshme që kisha dëgjuar ma pushtuan sërish mendjen, ndërsa kaluam përmes një blloku apartamentesh tipike komuniste, të cilat dukeshin të hirta e mbytëse. Por ja tek u shfaq një xhami në dukje e sapondërtuar, me kubenë e argjendtë që shndrinte fort nën diell, duke krijuar një kontrast të fortë me bllokun e hirtë. Një kthesë në të djathë dhe hymë në rrugën kryesore. Përshtypja ime e parë ishte habi ndaj disa ndërtesave arkitekturore shumë të bukura, ndaj detajeve zbukuruese në disa godina, që më kujtuan qytete të vjetra italiane. Përshtypja e mirë m'u zbeh pak kur pashë se rrugët e shtruara me pllaka ishin një shkatërrim i vërtetë (në atë kohë nuk e dija, që ishin të plan riparoheshin), disa godina aty-këtu ishin të mbyllura me dryna dhe ca të tjera të dëmtuara e me njolla bloze. Automjeti hapi krahun dhe na u bashkua një çunak, që më kishte gjetur vendin ku do të jetoja. Ne hipëm sërish në makinën 4 x 4 dhe pas 5 minutash zbritëm para një muri të lartë rrethues. Zilja e derës tringëlliu dhe unë nuk mund të mos ndihesha disi nervoz, ndërsa po prisja të takoja për të parën herë familjen time “birësuese”. Dy zonja buzagaz më pritën dhe më prinë brenda. Oborri i tyre ishte i pastruar për merak dhe hunda nuhaste me bollëk aromën e luleve. Shtëpia njëkatëshe ish e lyer paq me një bojë okre gjithë dritë dhe ndërsa më çuan brenda, lexova tek to krenarinë se sa me merak e mirëmbanin shtëpinë. Më treguan “dhomën time”, që ishte e gjerë, e mobiluar mirë, me ca piktura të këndshme nëpër mure. Na qerasën me pije freskuese, por dukej sikur mikpritësi im nga Tirana mezi ç’priste të nisej për rrugë, ndaj më solli valixhet në dhomë dhe me një “shihemi pas një muaji” u largua! Shumë shpejt zbulova që do të ish e pamundur të gjeja një familje më mikpritëse se kjo. Gjatë muajit në vijim ato që më dukeshin vërtet si familja ime dhe tani pas 6 a 7 vjetësh ndjej vërtet keqardhje, që kam humbur kontaktet me to dhe jam i sigurt që ndjej vërtet më shumë keqardhje nga sa mund t’ua marrë mendja. Në vijim të muajit u dashurova pas Liqenit të Shkodrës: më i madhi në Ballkan. Në brigjet e tij gjeje restorante fantastike, me peizazhe shumë të bukura e të pashoqe. Edhe pse jam vegjetarian, kurrë nuk më konsideruan si njeri me kërkesa të bezdisshme dhe më dukeshin thuajse si ëndërr orët që kaloja ulur në ta, prej mikpritjes së përkryer dhe ujrave aq të qeta që shtriheshin përtej gjer në pafundësi. Fillova të kuptoja diçka nga pasuria e kulturës, muzikës, poezisë, artit dhe humorit të Shkodrës. Mbase mund t'ju duket qesharake, po sa herë që shihja Kalanë e Rozafës (si gjatë atij muaji, por edhe në ato 3 vjet që ndenja në Tiranë), më dukej vetja si “në shtëpi”. Vizitova Urën e shekullit të XVIII, plot 100 m të gjatë të Mesit dhe më tërhiqte mjaft struktura e saj asimetrike prej 13 harqesh, le pastaj që e lejoja imagjinatën të shfreno-
78
The vehicle pulled over and we were joined by the chap who had arranged my home-stay. Back into the 4 x 4 again and 5 minutes later we pulled up outside a high walled compound. The doorbell was rung and I couldn’t help feeling somewhat nervous as I waited to meet my “adopted family” for the first time. Two smiling ladies greeted me and we were led inside. Their courtyard was spotlessly swept and there was a profusion of flowers. The bungalow was well painted in a sunny ochre colour, and as they led me inside I could see the pride with which they kept their home. I was shown to “my room” which was spacious, well furnished, with some nice paintings on the wall. They offered us all refreshments, but my host from Tirana seemed anxious to get back on the road as soon as he could. My cases were brought to my room and with a “see you in a month” he left! I very quickly discovered that I couldn’t have been with a more hospitable family. Over the next month I really did think of them as my family, and now some 6 or 7 years later I regret so much that we have lost contact – I am sure that I regret it more than they realise. In the next month I came to love Lake Shkodra– the largest lake in the Balkans. Fantastic restaurants along its banks and with such beautiful and unrivalled views. Even though I am a vegetarian I was never ever made to feel that I was troublesome, and it was almost dreamlike to while away the hours sitting there, with perfect hospitality and waters so calm stretching beyond forever. I came to understand something of the rich culture, musiç, poetry, art and humour of Shkodra. It may sound ridiculous, but whenever I saw Rozafa Castle (either during that month or throughout the (nearly) 3 years that I lived in Tirana) it felt like I was “home”. I made visits to the 18th century 100 metre long Ura I Mesit and was fascinated by its asymmetrical pattern of 13 arches and I allowed my imagination to run riot with thoughts of the centuries of people who had passed over it before me. I made my first of several visits to Vermosh and witnessed a landscape that was so breathtakingly beautiful, and the mountain road tackled en route so fantastically rugged that it seemed to lead me into another world. I stayed with a family in the village and witnessed yet again the very best of the Albanian tradition of hospitality which I hope is never lost. The damn at Vau i Dejes showed signs of more difficult times before, but instead of seeing the negative, I focussed on the positive, and to see the reservoir stretching out, around hills and mountains the likes of which I have never seen before moved me greatly. Seeing the children walking on those hills of course made me ponder on how hard life must be, and how easy it always is for a visitor to see the romanticism of the harsh landscape without acknowledging the reality of life. I questioned myself whether I could live there, and I could understand why so many had left, but still I couldn’t help hoping and praying that such places would remain for the wonderment of many generations to come. I was delighted to be enthusiastically greeted by whom I presume was the caretaker of the Leaden Mosque. This treasure had suffered over its 225 year life, but it was wonderful to see that some people were still determined to preserve it. I was even privileged enough to be invited into one of those grey communist apartments and was amazed at the interior. Nicely decorated, with more pride and memories than many houses I had visited in UK, impeccably clean and tidy and more comfortable than I could have imagined, suddenly the greyness didn’t seem so oppressive after all, at least once inside. My month passed by all too quickly, but something had really connected deep inside me. I returned to UK for a couple of months but I couldn’t wait for the date when I was to return to Albania. I was excited to explore other parts of the country,
hej nëpër shekuj, për të parafytyruar se cilët njerëz mund të kishin kaluar para meje. Bëra vizitën time të parë edhe në Vermosh, që do të pasohej nga shumë të tjera, ku sytë më panë një peizazh, bukuria e të cilit të merrte frymën, si edhe një rrugë malore që ngjitej kaq bukur mes shpateve shkëmbore, sa dukej sikur do të më çonte në një tjetër botë. Qëndrova tek një familje në fshat dhe përjetova edhe një herë më të mirën e traditave e mikpritjes shqiptare, që shpresoj të mos zhduken kurrë. Diga në Vaun e Dejës shfaqte shenja të kohërave më të vështira të së shkuarës, por në vend që të shihja anën negative, unë u përqendrova tek ajo pozitive dhe tek shihja rezervuarin që zgjerohej rreth kodrave e ca maleve, të ngjashëm me të cilët nuk kisha parë kurrë, shpirti m’u prek thellë. Kur vështroja fëmijët që ecnin në ato kodra, sigurisht zhytesha në të thella e mendoja se sa e vështirë mund të jetë jeta apo se sa e thjeshtë është për një vizitor të shohë romantizmin e terrenit të egër, pa marrë parasysh realitetin e të jetuarit në të. Pyeta veten nëse do të mund të jetoja atje dhe fillova të kuptoj pse kaq shumë janë larguar prej aty, por nuk mund të rrija pa u lutur e pa shpresuar që të tilla vende të mbeten siç janë, për të habitur shumë breza të tjerë që do të vijnë. U gëzova shumë kur më priti gjithë entuziazëm, ai që ma mori mendja se duhet të ishte kujdestari i Xhamisë së Plumbit. Ky thesar ka vuajtur në 225 vitet e jetës së vet, por është e mrekullueshme të shohësh se ka ende njerëz të vendosur ta ruajnë atë. U ndjeva mjaft i privilegjuar kur më ftuan në një nga ato apartamentet komuniste bojëhiri dhe u habita pa masë me brendinë. Mobiluar me hijeshi, me më shumë krenari e kujtime se çdo shtëpi ku kisha shkelur në Britaninë e Madhe, e pastër akull, e rregullt dhe më e rehatshme nga ç’do të ma kish marrë mendja, tani krejt befas ngjyra e hirtë nuk dukej më edhe aq shtypëse, të paktën jo kur ishe brenda saj. Muaji im kaloi shumë shpejt, por diç ishte lidhur thellë në brendësinë time. U ktheva në Britaninë e Madhe nja dy muaj, mirëpo ja që mezi e prisja datën kur do të rikthehesha në Shqipëri. Isha në ankth të zbuloja pjesë të tjera të vendit, por nuk di si, për cilat arsye, Shkodra do të më dukej gjithmonë shtëpia ime, madje edhe tani ndjej që një pjesë e imja ka mbetur aty. Po, Shqipëria është një vend kontrastesh të thella, si në lidhje me terrenin, ashtu edhe me kulturën e traditat ose me sjelljet e njerëzve. Një miku im shqiptar më tha njëherë, në një mënyrë gati-gati akuzuese, se si i huaj unë kurrë nuk do të mund ta kuptoja vërtet Shqipërinë, le pastaj njerëzit e saj dhe ato që kishin kaluar ata, e për pasojë edhe mënyrën se si e shohin botën. Unë e respektoj këtë këndvështrim dhe e kuptoj që është një gabim mëse i zakonshëm, që një njeri të shohë pamjen sipërfaqësore të shoqërisë e ta marrë për thelbin e saj, por shpresoj sinqerisht që vitet që kalova në Shqipëri, të më kenë ndihmuar ta kuptoja më thellë. Kohët e fundit lexova në një forum shqiptar në rrjet një diskutim nëse kultura tradicionale shqiptare kishte vdekur dhe me hidhërim të madh u zhgënjeva kur lexova koment pas komenti (shpesh të shprehura në gjuhën më të keqe të mundshme) se vlerat dhe zakonet tradicionale tani ishin krejt të pavenda dhe veç e tërhiqnin Shqipërinë në të shkuarën e saj. Komentuesit një pas një thoshin se Evropa/ Amerika/Italia ishin e ardhmja dhe Shqipëria tradicionale ishte një relikte e pavlerë e së shkuarës. Është e vërtetë se duhet të ecë përpara, se duhet të përparojë për të mirën e qytetarëve, por nuk më mbetet vetëm të shpresoj se këtyre të rinjve u fliste marria e moshës. Shpresoj që me një përvojë më të gjatë jetësore, ata të kuptojnë se sa të bukura e sa të pashoqe janë vlerat e zakonet shqiptare dhe të gjejnë një mënyrë për t’i përqafuar këto vlera në një shoqëri moderne. Po t’ia heqim traditat Shqipërisë çfarë do t'i mbetej? Çfarë do ta bënte atë të pashoqe? A ka rëndësi kjo... po, ka shumë rëndësi! Unë rashë në dashuri me Shqipërinë, madje edhe tani, pas 3 vitesh, ende e ndiej pasionin dhe dashurinë për këtë vend, paçka se mund t’ju duken të palogjikshme e të pashpjegueshme. Mirëpo ja që janë bukuria natyrore, mirësia dhe mikpritja e pabesueshme e shqiptarëve, kultura, historia dhe traditat, ato që ma kanë rrëmbyer zemrën. Këto mos vdekshin kurrë! Dhe shqiponja dykrerëshe fluturoftë gjithmonë krenare!
but somehow, for some reason, Shkodra always felt like home, and even now I feel that part of me is still there. Yes, Albania is a place of huge contrasts, both in terms of landscape, culture and traditions, but also in attitude of its people. An Albanian friend of mine once said in an almost accusing manner that as a foreigner I could never really understand Albania or even more so its people and what they had been through, and consequently how they saw the world. I respect that view point and do understand that it is a common mistake for one to see a superficial aspect of a society and mistake it for something deeper, but I sincerely hope that over the years I spent in Albania I did understood something more real. I recently read on an Albanian on-line forum a discussion about whether traditional Albanian culture was dead, and I was bitterly disappointed to read comment after comment (often expressed in the worst language possible) that traditional values and customs were irrelevant and dragging Albanian backwards. Commentator after commentator said that Europe/American/Italy was the future, and traditional Albania was a relic of the past and worthless. We must move forward, we must make progress for the benefit of our citizens, but I can only hope that these were youngsters expressing the folly of youth. I hope that with greater life experience they will realise the beauty and uniqueness of traditional Albanian values and customs and find a way to embrace those traditions with a modern society. Discard those things and what is left? What would there be to make Albania unique? Does it matter – yes, yes it does. I came to love Albania, and even now, three years later, I still feel a passion and love for Shqiperia that is perhaps illogical and unexplainable. But it is the natural beauty, the kindness and incredible hospitality of the Albanian people, the culture and history and traditions which have seized my heart. May those things never die. May the double-headed eagle always fly with pride.
Nr 17 TRAVEL 2015
79
PICS-TRIP Vjeshta ka ardhur e magjishme dhe nëse bëni një udhëtim në këtë stinë nëpë lagunat e Karavastasë, Nartës, Butrintit, Orikumit, etj, do të mund të shijoni një spektakël të vërtetë të natyrës, ku protagonisë të janë shpendët e të gjitha llojeve. Një galeri të tyre jua kemi sjellë përmes kontributit të Shoqatës për Mbrojtjen dhe Ruajtjen e Mjedist (PPNEA)
Birdwatching around
Albania
Follow www.ppnea.org and find out everything about birds and wilde life in Albania
Photoshooting: Svetoslav Spasov
80
These pictures has been provided by PPNEA, thanks to the financials support of Critical Ecosystem Partnership Fund. www.ppnea.org
Nr 17 TRAVEL 2015
81
Njam! Njam!
Njam! Njam!
Njam! Njam!
82
suplement
Pse Made in Albania?
Erdhi vjeshta e artë, që të çon në mend zahiretë, shportat e mbushura plot, frutat e bekuara, verën dhe rrushin e saposhtypur, reçelrat, gjethet që kërcasin nën këmbë teksa mendja e dëshira thërrasin për piknik nëpër pyje, për të provuar pjata e shije sipas stinës…. E mes të tjerash sa e sa gjëra të mira që flasin shqip kemi ofruar për ju në rubrikën tonë “Made in Albania” Papo kemi qenë nëpër panaire, për të prezantuar produktet tona shqiptare përmes shumë nismëtarëve tashmë, që mendojnë se produktet shqiptare meritojnë të dalin jashtë kufijve, sepse kudo ka njerëz dhe vende që i pëlqejnë dhe i vlerësojnë shumë. Kemi marrë rrugën nëpër vende të bukura ku bëhet agroturizëm, për t`ju ofruar bukuri në natyrë, pjata bio e fruta drejt e nga degët e pemëve. E ku ka më bukur? Sepse ashtu siç thotë edhe slogan i Njam Njam , SHQIP ËSHTË MË BUKUR.
NANO
RESORT & BIOFOODS
Nr 17 TRAVEL 2015
83
84
Have you ever been
in a place like this? Flora Xhemani Baba
Agriturizëm Huqi – have you ever been in a place like this? Kështu mund të pyesim këdo që nuk ka qenë ende këtu, në këtë parajsë të vogël, ku nuk mungon asgjë për të qenë i lumtur pranë natyrës. Rrush, mushmollë, shegë, ftonj, kiwi, domate, speca, limona, portokalle, mandarina, arra pa fund, rosa, pata, pula, ullishta, liqen, kodër, fushë, pyll.... harruam gjë? Ah po, harruam të themi se të gjtha këto nuk kanë mbirë vetë po i ka mbjellë dhe rritur dora e njeriut. Dhe ku? Buzë ujit të një rezervuari të dikurshëm që atëhere shërbente për të ujitur misrin e sot, është shndërruar në një liqen të vogël të mrekullueshëm. Gjithçka që sheh sa të ha syri është gjelbërimi, që vetvetiu të zgjeron frymëmarrjen, vetëm kur mendon se sa i pastër është ajri që thith në ato momente. Në fakt, kur vendosëm të shkruanim diçka për turizmin lokal në zonën e Durrësit, shtysa e parë na erdhi pikërisht nga ky vend, që nuk ka shumë kohë që ka filluar të funksionojë si strukturë agroturistike, ndonëse pemët, ullinjtë dhe vreshtat përreth, janë mbjellë prej disa vjetësh. Kemi kohë që vrapojmë me dëshirë pas çdo investimi të tillë, kur mendojmë se sa shumë të mira i sjell zonës ku instalohet, ky gjenrator i mrekullueshëm ekonomik. Një strukturë agroturistike i jep jetë gjithë zonës ku zhvillohet, e nxjerr
Adresa: Fshati Radë, Durrës, Albania
Tel.: +355 68 409 9909; agritourism.huqi@gmail.com atë nga anonimati, njerëzit fillojnë të shqiptojnë shpesh e me shpesh emrin e vendit apo të fshatit ku ndodhet, banorët e zonës dalin nga dembelizmi dhe fillojnë të mendojnë me vlerësim për tokën e tyre, për prodhimin e tyre, për punën e tyre. Jemi në Radë, një prej fshatrave të zonës rurale që të shoqëron për tek Kepi i Rodonit. Sapo merr kthesën e Gjirit të Lalzit, rruga vazhdon pak kilometra (në këtë shtator ne shijojmë peisazhet e vjeshtës, me lulediellit e vogla qe feksin në të dyja anët e rrugës), derisa shohim një tabelë të vogël që na tregon se ku duhet të shkojmë. Lemë asfaltin ndërkohë që na duhet të ecim vetëm 800 metra nga rruga kryesore. Dhe vjeshta, është periudha kur vendi të ndjell fort, duke të tërhequr përdore nëpër një rrugë të pashtruar por të bukur fshati, ku gardhet e shtëpive po thyhen nga lulekëmborat, degët e shegëve kanë mbërritur gjer në tokë, ku rrushi pikon Nr 17 TRAVEL 2015
85
nga pjergullat e kacavjerra nëpër plepat e gjatë e ku arrat janë ende jeshile nëpër pemë. Herën e parë, ne prisnim që rruga të ishte e gjatë (sepse ndodh rëndom që 800 metrat e shkruara mbi tabelë të jenë së paku 2-3 km) por shpejt pamë se pas arrave të fundit, na u shfaq një pesiazh kodrinor i magjishëm në mes të fytyrës së të cilit ishin qëndisur ullinj dhe ca konstruksione druri, veshur me qeleshe të bardha. Kur u ngjitëm dhe pak, pamë liqenin, rrethuar edhe ai me gjelbërim. Sa bukur! Një paqe pa fund, nga ato për të cilën njeriu ka aq shumë nevojë, një qetësi që nuk e prishte dot asnjë bori makine, asnjë zhurmë bilbili, asnjë ulërimë shitjesh në rrugë, asnjë re pluhuri që të vinte tek këmbët. Kishte vetëm trëndafila vjeshtakë të të gjitha ngjyrave, që shikoheshin në pasqyrën e liqenit, në këmbët e të cilit laheshin rosat. (“rosat po lahen, brenda në liqen…” vinin në vesh tingujt e këngës së largët të fëmijërisë). Rogerti, i zoti i shtëpisë, na priti në një prej ndarjeve të bukura e të bardha prej druri, që sot i thonë gaxebo. Një rresht i gjatë me të tilla, shoqëron njërin prej brigjeve të liqenit, ndërkohë që përkrah tij rrinë ca tenda të bardha me majë të theksuar, si shtëpi kineze, kombinim i bukur e i veçantë, që dyzohet kur syprina e liqenit është e qetë, duke i dhënë vendit pamje romantike. Përballë bregu është zbukuruar me çadra kashte e një mol druri ku prehen ca varka me pedale, që miqtë mund t`i përdorin për shëtitje, ndërkohë që presin të gatuhet ushqimi që kanë porositur. Kur e pyesim Rogertin se sa duhet të presin zakonisht klientët 86
për ushqimin që porosisin. Ushqimet natyrale që rriten këtu në ambientet e kompleksit nuk mund të gatuhen për 20 minuta, as pulat, as roast, as kecat, as gjengjat. Madje as një tavë me perime. Ky është ndoshta një prej problemeve të vogla që kemi sepse gjerat e mira njerëzit mezi presin t`i shijojnë dhe shpesh janë të paduruar. Ne u sugjerojmë të bëjnë një shëtitje nëpër ullishta e pemë, të bëjnë një xhiro me varkë, të hedhin grepat në liqen, të këpusin ndonjë frut…. Sepse imagjino se sa duhet të presin fjala vjen për mishin e qingjit ose të kecit në pus. Si në pus? Të gatuar në pus? E si u gatuaka mishi në pus? Epo, gatuhet, ky në fakt është specialiteti ynë, që nuk besoj se e keni hasur ndokund tjetër. Jo, nuk e kishim hasur. Kemi dëgjuar dhe provuar mish gjedhi në bidon, andej nga zona e Librazhdit por nuk kemi dëgjuar asnjeherë për mish qingji ose keci në pus, një formë e gatimit të mishit që merr disa ditë, për shkak se procesi i marinimit të mishit është i gjatë, shpjegon Rogerti. Po pse keni marrë përsipër të ndërtoni një punë që ka procese kaq të gjata, e pyesim. Pse jo, për shembull një hotel këtu, një kuzhinë e mirë dhe krijimin e një klientele fikse që të të siguron të ardhura të qeta. Pse keni mbjellë pemë, që kërkojnë shumë shërbime, kohë të gjatë për t`i rritur e shijuar. Pse rrisni shpendë vetë, ndërkohë që mund t`i blini të gatshgme. Sepse na pëlqen kjo që bëjmë. Sepse puna duhet shijuar edhe gjatë kohës që bëhet dhe jo vetëm në fund kur merr shpërblimin. Sepse na pëlqen toka dhe çfarë rritet prej saj. Sepse im atë shijon shumë ditën e tij, me një gërshërë krasitëse në dorë, qeth këtu e krasit aty, rrallo
ndonjë frut këtu e mbill ndonjë fidan aty dhe kjo bëhet në një farë mënyre edhe pjesë e jetës. Më shumë se 400 rrënjë ullinj janë mbjellë mbi këto brezare të vogla, pa llogaritur që nuk mungon asnjë pemë. Madje kemi mbjellë edhe një pjergull të madhe me kiwi. Është ai tuneli i gjatë që ndodhet mbi kopshtin e perimeve. Pse nuk e bëra hotel? Sepse më pëlqeu më shumë ideja e kampingut, kemi hapur atë vendin aty poshtë që tani shërben si parking e gjatë sezonit të lëvizjeve do të shërbejë si parking për rulotat e të huajve. Sepse për hir të së vërtetës ata e shijojnë më mirë se ne këtë vend që rrethon kompleksin. Bëjnë shëtitje, i bien shtigjeve rreth e qark liqenit, mbledhin manaferra, respektojnë natyrën, e duan atë. Në fakt e gjitha kjo që kemi ndërtuar është një lloj shprehjeje dashurie e jona ndaj natyrës. Sigurisht mbarëvajtja në një biznes të caktuar, sidomos kaq të lodhshëm sa agroturizmi, nuk është e thjeshtë të arrihet por nëse ti punon gjithmonë njësoj dhe nuk ndryshon metodat e punës gjatë rrugës, edhe këtu suksesi është i garantuar. Kemi vetëm pak muaj që e kemi nisur këtë rrugë dhe deri tani askush nuk është larguar që këtu i pakënaqur. Telefoni bie vazhdimisht. Po? Po, Agroturizëm Huqi jemi. Sot? një tavolinë për gjashtë? Po patjetër, mirëse të vini. (Po ju, i keni bërë planet për këtë fundjavë?). Nr 17 TRAVEL 2015
87
88
Nr 17 TRAVEL 2015
89
Përmeti
Nga një lokalitet i vogël dhe i prapambetur
në vitrinat ndërkombëtare Sezoni turistik u mbyll dhe kemi hyrë në stinën e vjeshtës, një moment i bukur për të treguar se si rrethi i vogël i Përmetit është tashmë “ndërkombëtarizuar” dhe kthyer jo vetëm në një destinacion turistik i afirmuar por edhe një emër i njohur për prodhimin e produkteve bio e tipkie tradicionale. Prandaj, në këtë rubrikë, do tu prezantojmë me dy inisiativa të rëndësishme ku Shqipëria në përgjithësi dhe komuniteti i Përmetit në veçanti kanë qënë protagoniste të mirëfillta dhe gjithashtu, një rubrikë mbi pasurinë kulturore të këtij rrethi.
Panairi i Tokës dhe Detit në Torre Guaceto: Torre Guaceto është një lokalitet i vogël në rajonin e Puglias, i cili ndodhet brenda Parkut Kombëtar me të njëjtin emër. Prej katër vitesh, në këtë lokalitet, zhvillohet panairi i ushqimeve bio në datat 9,10 dhe 11 gusht. Organizatorë të këtij eventi janë Konsorciumi i Torre Guacetos dhe Fondazioni për Bio Diversitetin i Slow Food duke përfshirë mbi 40 prodhues të cilët kanë mundësinë të ekspozojnë në një stendë për degustim dhe shitje, prodhimet e tyre agro ushqimore të prodhuara sipas sistemeve të cilësisë të njohura nga Bashkimi Europian. Pjesa më e madhe e prodhimeve të ekspozuara në panair, janë pjesë e listës Presidio Slow Food. Kjo listë përfaqëson prodhime tipike lokale të cilat prodhohen në kushte artizanale, identifikohen me territorin dhe komunitetin ku ato prodhohen dhe janë drejt zhdukjes. Ky panair përfaqëson një pikë mbërritjeje përsa i përket fushës kërkimore në lidhje me prodhimet bio, kulturën e të ushqyerit shëndetshëm dhe zhvillimin e përmbajtur mbi këtë fushë. Pjesë e panairit të këtij viti, falë ftesës nga ana e Slow Food, ishte organizata Cesvi dhe organizata VIS në kuadër të projektit “Bukë, kripë e zemër”. Ushqimi, tradita dhe kultura: proçese të bashkëzhvillimit të zonave të margjinalizuara të veriut dhe jugut të shqipërisë” i financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme Italiane dhe nga Cooperazioni Ndërkombëtar Italian. Cesvi mori pjesë në këtë event me dy përfaqësues të tij duke ekspozuar produkte të rrethit të Përmetit, të prodhuara nga ana e prodhuesve lokalë të cilët janë pjesë e Konsorciumit Pro Përmet. Kjo pjesëmarrje e Cesvit në këtë panair, para së gjithash, ishte e lidhur ngushtë me faktin që prej 1 viti, Glikoja është bërë pjesë e listës Presidio Slow Food duke qënë produkti i parë shqiptar i cili i shtohet kësaj liste prestigjoze. Gjatë 3 ditëve të panairit, kishte një interes të madh në lidhje me glikonë e cila u pëlqye jashtëzakonisht nga pjesëmarrësit. Ata u treguan mjaft kureshtarë për larmi90
në e frutave që përdoren për të bërë glikonë dhe sidomos për mënyrën artizanale të prodhimit të saj. Një nga më të pëlqyerat ishte padyshim glikoja e arrës e cila përfaqëson mbretëreshën e glikove. Në panair u ekspozuan dhe prodhime të tjera të zonës së Përmetit si mjaltë, raki dhe verë të prodhuara gjithashtu nga anëtarë të Konsorciumit Pro Përmet. Edhe këto produkte u pëlqyen nga vizitorët e shumtë të panairit ku spikati mbi të gjitha rakia e rrushit moskat për shijen e saj karakteristike. Ky panair ishte një vitrinë e rëndësishme për të ekspozuar produkte tipike shqiptare, për tu dhënë mundësinë banorëve të Puglias të njihen me këto prodhime tradicionale dhe njëkohësisht, nëpërmjet tyre, dhe me një pjesë të traditës dhe kulturës së vendit tonë. Rrethi i Përmetit është një vend malor i cili shtrihet në juglindje të Shqipërisë, i rrethuar nga male të larta e kodra të bukura me një florë dhe faunë të pasur. I gjithë rrethi përshkohet nga lumi Vjosa i cili është një nga lumenjtë e fundit, “të egër” të Evropës dhe karakterizohet nga kanione të bukur, rrjedha të rrëmbyeshme, ishuj dhe kthesa që krijojnë gjarpërime të mrekullueshme. Vjosa ofron një ekosistem dinamik, pothuajse natyror. Ky ekosistem unikal në kontinent, përfaqëson një trashëgimi të vërtetë natyrore Evropiane. Turizmi rekreativ në Vjosë dhe degët e tij janë gjithnjë në rritje, veçanërisht në vitet e fundit kanë filluar të organizohen veprimtari të tilla si rafting, kanotazh, not, etj. Vargmali Trebeshinë - Dhëmbel Nemërçkë ofron pamje natyrore të panumërta ku mund të përmendim, Grykën e Këlcyrës me një bukuri të veçantë dhe një larmishmëri destinacionesh turistike si: kalanë Ilire të Këlcyrës, rrënojat e sarajeve të Ali Bej Këlcyrës të veçanta nga forma dhe nga ana arkitektonike, ujin e zi i cili ruan kaltërsinë dhe kthjelltësinë në të gjitha stinët e vitit, Urën e gurtë të Limarit të ndërtuar në kohën e Ali Pashë Tepelenës, ujëvarën e Sopotit, bukuritë e mahnitshme që ofrojnë cirqet e Nemërçkës etj. Spikat Parku kombëtar “Bredhi i Hotovës” i cili mund të konsiderohet pa asnjë dyshim mushkëria natyrale e jugut të Shqipërisë. Ky park, me një shtrirje prej 1400 hektarësh dhe një masiv të mrekullueshëm të përbërë kryesisht nga bredhi maqedonas, është një nga perlat turistike të Shqipërisë dhe ofron surpriza të këndshme në të gjitha stinët e vitit. Pjesë e parkut kombëtar janë dhe ujërat termale të Bënjës. Të njohura që në antikitet, këto burime sulfurore që dalin nga një çarje e thellë tektonike, janë të ndryshme dhe burojnë në të dyja anët e kanionit Lengarica. Çdo burim zotëron veti terapeutike të ndryshme për kurimin e sëmundjeve të lëkurës, stomakut, veshkave, reumatizmës etj. Burimet e ujërave termale janë natyralë,
me prurje të ndryshme dhe derdhen në vaska të vogla. Gjithashtu në brëndësi të kësaj bukurie natyrore gërshetohet historia dhe kultura, “Ura e Katiut” një urë osmane e shek. XVIII e cila shënon fillimin e kanionit të Lengaricës si dhe shpellat prehistorike të panumërta në brendësi të kanionit. Një karakteristikë e veçantë e kësaj zone janë fshatrat përreth kanionit të cilët ruajnë karakteristikat e arkitekturës me gur si dhe banimet e vjetra të selkatëve të cilat kanë mbetur të pa prekura. Destinacione të tjera turistike
janë pa dyshim kishat ortodokse disa shekullore ndër të cilat mund të përmendim: Kisha e Shën Marisë në fshatin Leusë, Kisha e Shën Marisë në fshatin Bënjë, Kisha e Shën Marisë në fshatin Kosinë, Kisha Shën Ilia në fshatin Buhal, Kisha e Shën Marisë në fshatin Perat etj., të cilat e bëjnë këtë zone të lakmueshme dhe me interes të
Nr 17 TRAVEL 2015
91
lartë turistik për vizitorët e vendit dhe ata të huaj. Rrethi i Përmetit është i shquar gjithashtu për prodhimet tipike tradicionale ndër të cilat mund të përmendim të famshmen Gliko si dhe pjata tradicionale gastronomike të njohura në të gjithë Shqipërinë. Gjithashtu, turistët, kanë mundësinë të shohin qytetin e bukur të Përmetit ku spikat Guri i qytetit i cili është një monument natyroro-historik (sipas legjendës ky gur i ka dhënë emrin Përmetit), Kisha e Shën Premtes dhe Shën Kollit, Xhaminë Islamike dhe Teqenë e Bektashinjve, të cilat respektojnë njëra tjetrën në mënyrë harmonike. Përmeti i vjetër është një sfidë për tu parë nga turistët si një qytet qindra vjeçar me rrugica të gurta dhe sokaqe të ngushta ku karakteristike janë portat me sofate, dhe ndërtesat dykatëshe prej guri. Qyteti i Përmetit dallohet për parqet e lulëzuara ku në çdo stinë janë të pranishme lulet e llojeve të ndryshme e veçanërisht trëndafilat të cilët i kanë dhënë emrin ”Qyteti i luleve dhe i trëndafilave’’. Për të gjitha këto veçanti, larmishmëri dhe ndërthurje harmonike e bukurive natyrore me kulturën dhe traditën që e karakterizojnë këtë zone, mund të quhet pa frikë ‘’Perla e Jugut të Shqipërisë’’.
92
EXPO MILANO 2015:
Shqipëria është e pranishme në panair nëpërmjet projektit BKZ Në datën 10 shtator të këij viti, Cesvi
prezantoi zonën e Permetit në eventin ndërkombëtar Expo, duke i dhënë mundësinë vizitorëve të shijojnë produktet e Jugut të vendit tonë, glikonë dhe rakinë në veçanti; i gjithë ky event u shoqërua me prezantimin e projektit BUKE, KRIPE E ZEMER: ushqimi, tradita dhe kultura: proçese të bashkëzhvillimit të zonave të margjinalizuara të Veriut dhe Jugut të Shqipërisë, finanzuar nga Cooperazioni Italian.
KONTAKTE: SHBR PRO PËRMET Pro Përmet pro.permet@gmail.com www.visitpermet.org https://www.youtube.com/user/ProPermet RAFTING VJOSA ALBANIA OUTDOORS SPORT Rafting Vjosa Albania Outdoors Sport Ahmet Berzani, mob. 069 27 78 215 SLOW FOOD www.slowfood.com www.terramadre.info Zyra e informacionit turistik Qëndra Kulturore Multifunksionale Shëtitorja OdisePaskali Ora e hapjes: çdo ditë nga ora 9.00 deri në orën 16.00 Ph. +355 (0) 81320015
Përmet
Nr Nr17 16 TRAVEL 2015
93
KOKOMANI WINERY
Kantina Kokomani Vineyard ndodhet në zonën kodrinore të Shqipërisë qendrore, në fshatin Eminas i Vogël, në kufi me fshatin Shesh, nga ku ka origjinën varieteti i mirënjohur i rrushit Shesh. Ky varietet autokton, paraqitet dy llojësh: Shesh i Bardhë e Shesh i Zi të cilët shquhen për prodhimin e verërave shumë cilësore dhe tepër të veçanta për aromën dhe shijen e tyre. Traditën e lashtë shqiptare në kultivimin e vreshtave dhe prodhimin e verës në këtë zonë, pronarët e kësaj kantine e kanë pasuruar falë eksperiencës së tyre 15 vjeçare në rajonin Toscana në Itali, pranë kantinave më prestigjioze të këtij rajoni. Kantina prodhon tre lloje verërash tepër cilësore si nga përmbajtja ashtu dhe nga imazhi. Shesh i Bardhë, Shesh i Zi dhe Shën Mhill, kjo e fundit një verë klasike internacionale, përzierje bordolese e tre varieteteve të mirënjohura Cabërnet Sauvignon, Petit Verdo dhe Merlot. Në shërbim të traditës dhe agroturizmit, ky vend i bukur është kthyer tashmë në një restorant degustimi i klasit të lartë.
Adresa: Eminas i Vogel, Komuna Gjepalaj, Durres Cel: +355 69 20 50 870, +355 69 40 19 172, +355 69 40 19 166 E-mail: info@kokomaniwinery.com; E-mail: b.kokomani@gmail.com Web: www.kokomani-winery.com 94
Në Voskopojë çdo ditë dimri është një festë Në ashtu siç e do tradita... Hotel Royal ajo bëhet e paharruar
Adresa: Voskopojë-Korçë, Albania Tel: +355 (0)682020911; 0684088797 www.royalvoskopoja.com royal_v_hotel@yahoo.com
Voskopoje Royal Hotel
Natural food, comfort, friendly hospitality and above all, tastefull dishes, all based on grill. The products are not to many but the taste is delicious and you will come back to experience again the same pleasure, if you come here once.
VOSKOPOJË Vendodhja: Me një strukturë alpine, Hotel Royal Voskopoja ndodhet në Voskopojë, në rrethin e Korcës në lartësinë 1350 m mbi nivelin e detit. Kapaciteti: 20 dhoma (45 shtretër) të mobiluara me stil. Hoteli ofron dhoma me kushte mjaft komode me nje arredim bashkëkohor, të pajisura me sistem ngrohjeje, ballkone panoramike, etj. Cmimi: 3000-5000 lekë dhoma. Restoranti: ofron një menu të pasur tradicionale të zonës, të alternuara me kuzhinën ballkanase dhe atë europiane. Te tjera: bar panoramik, restorant me ambiente dimërore dhe verore, sallë konferencash, kënd çlodhjeje , dhe parkim i garantuar. Organizon shëtitje të ndryshme turistike si : ekspedita dhe shëtitje malore (hiking dhe treeking) , sporte dimërore si ski dhe snowboard dhe sporte verore: mountainbike, 4 X 4 tours & safari.
Location: With an alpine structure, Voskopoja Royal Hotel is located in Voskopojë, in the district ofKorça, 1350 m above sea level. Capacity: 20 rooms (45 beds) furnished with style. The hotel offers rooms with very comfortable conditions with a contemporary furnishing, equipped with heating system, panoramic balconies, etc. Price: 3000-5000 ALL rooms. Restaurant: offers a rich menu of traditional area, alternating with Balkan and European cuisine. Others: panoramic bar, restaurant with winter and summer rooms, conference room, recreation angle, and guaranteed parking. Organizes various tourist walk as expeditions and mountain activities (hiking and treeking), winter sports like skiing and snowboard and summer sports: mountainbike, 4 x 4 Tours & Safari.
63
Nr 17 TRAVEL 2015 Nr 11 TRAVEL 2013
95 63
TRAVEL PORTAL Vjeshta vjen me oferta të parezistueshme edhe në drejtim të udhëtimeve. Drejtohuni tek agjencitë tuaja për të marrë aty ofertën më të fundit. Zgjidhni destinacionet e preferuara. Studioni çmimet më të favorshme për ju. Dhe merrni edhe dhuratën tonë bashkë me paketën turistike apo biletën tuaj. Nëse do t`i drejtoheni cilësdo agjenci, emrin e së cilës do ta gjeni në Travel Portal, për çdo shërbim që do të të merrni prej aty, do t`ju jepet dhuratë edhe një numër i revistës Travel me qëllim që të Pegasos travel shijoni çdo destinacion që ju kemi ofruar nga kjo tel & Fax +35542366651 Cel : +355 682124118 vjeshtë e artë. Cel : +355 695821609
*****Shenim i rendesishem: Personave , qe kane probleme ne EU, nuk u rimbursohet asnje euro, nese i kthen autoriteti i kufirit....
Prage
E-mail: info@pegasostravel.com Web: www.pegasostravel.com adresa : rr. Mihal Grameno P10 tiranë . albania
279 eur
nisja: 29 Tetor 2015 Historical Tourism
Vizitohen: Zagreb,Viene, Prage, the ancient city, part of Dresden, Budapest UnESCO world heritage Kruja minimumi i grupit 40 persona the castle of the city, built in Butrinti
Perfshihet: • Udhëtimi me autobus komod • Akomodimi në hotel 5 netë me mëngjes (dhoma 2, 3) • Tur me guide në Pragë. • Ture panaromike në 4 qytete .
Pegasos travel V-Vi century Durrësi tel & Fax +35542366651 the ancient monuments of this city, fromCel illyrian:civilization +355 682124118 Berati the city of one another Cel : over +355 695821609 windows E-mail: info@pegasostravel.com Apolonia the ancient city protected by UnESCO Web: www.pegasostravel.com adresa : rr. Mihal Grameno P10 tiranë . albania
Coastal toursim Dhërmi Himarë Velipojë Kakomea’s Bay, Saranda The Blue Eye, Saranda Palasa’a Beach, Vlora 14
Historical Tourism
Butrinti
the ancient city, part of UnESCO world heritage
Kruja
the castle of the city, built in V-Vi century
Durrësi
the ancient monuments of this city, from illyrian civilization
Berati
the city of one over another windows
Apolonia
the ancient city protected by UnESCO
96
Mountain Tourism Thethi Vermoshi Valbona Razma Voskopoja
Mountain Tourism Thethi Vermoshi Valbona Razma Voskopoja
Street Hoxha Tasin, near Optika Roma, Tirana, Albania e-mail : info@starttouralbania.com Tel : 00355 4 42 33 500 Mob: 00355 69 91 81 262
We offer funny and full of adrenaline activities Rafting in Osumi’s Canyons Horseback riding in Sauk Rafting in Vjosa Sky diving from Llogora Pass Skuba diving in Jal Bay
Ofertat e arta
të Vjeshtës Prizren-Prishtine
në një tur të vetëm një prej Tirane – Leskovik – Gjirokaster Vizitoni zonave më të bukura të Juglindjes
3 ditë e 2 netë
së Shqipërisë, Leskovikun dhe rezervatin e mbrojtur të GërmenjShelegurit, Përmetin e vogël e plot vlera, Këlcyrën e mrekullueshme plot burime e gjelbërim dhe Gjirokastrën, pasurinë tonë të UNESCO-s.
Për prenotime: +355 69 658 3870 www.discoveralbanianow.com
FESTAT E NENTORIT
ne Splendid Conference & Spa Resort 5 yje vetem
172 Eur cifti per 3 dite qendrim.
Ne pakete perfshihet: Akomodim 2 nete/ 3 dite ne dhome superiore per 2 persona Mengjeset per ditet e qendrimit Shenime: 1 ose 2 femije nen 12 vjec ne dhome me 2 te rritur qendrojne FALAS! Suplementi per dhome pamje deti: 40 Eur ne total per dhome. Nuk perfshihet ne cmim: Taksat lokale:1,3€ per person per dite /0,5€ per femije per dite Transporti (me pagese ekstra 20 € per person). IN HOLIDAY TRAVEL & TOURS www.inholiday.al; info@inholiday.al +35542378180; +355699877469
Një udhëtim fantastik për të eksploruar Kosovën dhe vendet më të bukura të saj….
•Fjetja ne Emerald Hotel Prishtina •Vizite tek Bjeshket e Sharrit ne Prizren •Nje dreke special tek nje nder Rsorantet me te mira “White Houese” •Vizite tek Nje nder shpellat me te famshme ne Balllkan, Shpella e Gadimes •Vizite tek Ujvara e Mirushes •Vizite tek Burimi I Drinit te Bardhe •Vizite tek Bjeshket e Rugoves •Vizite Familja e Adem Jasharit •Ambjent me Muzike
Për prenotime: +355 69 658 3870 www.discoveralbanianow.com
Nr 17 TRAVEL 2015
97
Tourist Village Llogora,Vlorë, Albania; Reception: +355693344400; e-mail: info@llogora.com facebook: http://www.fb.com/llogora; milingonat: http://www.milingonat.com/pages.php?pageid=1 Fshati Turistik Llogora ndodhet në zemer të Parkut Kombetar Llogora. Ajo ka një siperfaqe prej 1.2 ha. Në brëndësi të saj ndodhen 16 vila druri, hotel 4 katësh me pishinë të brëndshme, Beer Club, Tavernë, restorant, Bar, fushë basketbolli, sallë konferencash dhe 2 salla të vogla të cilat mund të përdoren për festa të vogla familjare ose mbledhje. Në stinen e verës kur temperaturat janë të larta në qytetet e tjera të shqipërisë, në Llogora temperatura gjatë ditës është 10 gradë Celcius më e ulet, ndersa gjatë natës arrin 10-12 gradë Celcius. Kjo ju jep një freski gjatë gjithë ditës dhe një gjumë të ëmbël gjatë natës. Ndërsa në periudhën e dimrit Fshati Turistik Llogora mbulohet nga dëbora. Në brëndësi të territorit tonë shetisin të lirë drera dhe sorkadhe të cilat ju bejnë pushimet tuaja akoma më magjike.
Vjeshta është magjike në Llogora...
Hiking te organizuara nga Fshati Turistik Llogora (Lartesia 1688 metra)
98
Shërbimet tona të reja Sauna Hidromasazh Hamam (banjo turke) Estetike SPA Fushë Minigolfi
62
Te Te Stela Stela Sport Sport Center Center përfshihen përfshihen dy dy pishina pishina të të mbyllura mbyllura gjysmëolimpike gjysmëolimpike
ku ku ofrohen ofrohen sauna sauna ee banjo banjo turke, turke, mësime mësime noti noti kurativ kurativ ee sportiv, sportiv, gjimnastikë gjimnastikë aerobike, aerobike, masazhe masazhe relaksuese relaksuese ee terapeutike. terapeutike. Ofron Ofron Kurse Kurse për për zumba, zumba, kickboxing, kickboxing, aquagym aquagym si dhe shërbimin më të ri Pas shkolle Te Stela. si dhe shërbimin më të ri Pas shkolle Te Stela.
Kontaktoni Kontaktoni në në 067 067 20 20 33 33 310 310
Nr 17/2015
albaniantravel.info
Panairi i Artizanatit mblodhi sërish në qytetin e gurtë artizanë dhe produkte lokale nga e gjithë Shqipëria, duke u bërë një vitrinë disaditore e më të mirës së traditave tona, që po rigjallërohet falë punës së madhe edhe të shumë grupeve e shoqatave, si CESVI Apo VIS Albania. Me krijimin e Pro Përmet, apo lëvizjes Slow Food, Shqipëria po i rikthehet vlerave të saj të dikurshme të kulinarisë dhe produkteve tradicionale. Në ballinë: Vjeshta me kostum kombëtar Foto: Shkëlzen Rexha ©
Vjeshtë
Shqipërie