Travel nr 20 - From Albania & Ukraine, with Love!

Page 1


hotel majestic

14 years of everlasting excelence...!

Adresa: Durrës, Albania, 100 m para Shkëmbit të Kavajës, në krah të Kovaleshencës Ushtarake Tel: +355 52 261 115; Mob: +355 69 20 52 650 hotelmajestic_al@yahoo.it www.hotelmajestic.al


Flower Hotel & Spa

As the newest hotel in the area we have implemented the latest trend of interior design to make you feel comfortable and pampered with our luxurious rooms and five star standard service.One of the most impressive buildings in the Adriatic coast, a combination of a neoclassic architectural style and the colorful Mediterranean flowers facing a beautiful swimming pool and a white sandy beach, the Flower Hotel & Spa is the best destination for your next trip. Whether you’re traveling for business or pleasure, you’ll find the perfect combination of comfort and convenience with us.

Rruga e Plazhit, Golem, Kavajë, Albania Tel.: +355 69 20 79 809 Email: info@hotel-flower.com Web: www.hotel-flower.com


If you are looking for a luxury relaxing holiday, where the sun and the sea, the beauty and the comfort, the delicious food and the friendly service join together, than, you are looking for Andon Japa I Luxury Suites. A jewel in the middle of Mediterranean, in the heart of Saranda.

Rruga:”Mitat Hoxha” - Sarandë - Albania Tel: +355 (0) 852 23 804 Mob:+355 (0) 69 22 88 876 E_mail: info@hotelandonlapa.com www. hotelandonlapa.com


The best holiday choice in Saranda!


Këtë numër: Riviera/ Saranda/ Berati / Liqenet e Belshit/ Përmeti

Kishit nevojë për një lloj të ri turizmi? Ja ku e keni! Plot emocione, adrenalinë, nerv dhe sigurisht kënaqësi pa fund. Dhe nuk e kemi fjalën për Rafting. Natyrisht që rafting është dashuria jonë e parë por ne jemi vazhdimisht në kërkim të emocioneve të reja, të përvojave të reja, të kënaqësive të reja. HydroSpeed quhet sporti më i ri në Shqipëri dhe atë jua sjell Federata Shqiptare e Rafting, e kush tjetër? Photo: Albania Rafting Group ©

6

60


/Kosova /Radomirë-Gramë/ Koman-Fierzë/ Bunk`Art/ Vjosa River/ Rubrika / Articles

22 26

11

Editorial Pa dashje, shqiptarët po mbajnë peng cilësinë e shërbimit turistik Irhan Jubica

26

Intervista Tatyana Bajraktari: Cilësinë e turizmit në Shqipëri do ta rrisin të huajt Irhan Jubica

22

Gjurmë Saranda, qyteti i shumë emërtimeve Ilirjan Gjika

72

Natyrë

78

Reportazh Koman - Fierzë, dikur linjë transporti sot itinerari turistik më i bukur në Europë

52

Liqenet e Belshit, 86 perla në qafën e Dumresë Artur Guni

Destinacione / Destinations 52

Berati - 300 ditë me diell për të vizituar Qytetin e Bardhë Berat - 300 sunny days to visit the White City

56

Përmeti në verë? Pa det, por me plazhe plot

60

Vjosa magjike në çdo stinë Shijojeni ndryshe, me Albania Hydrospeed

64

Bunk`Arti, magneti që tërheq turistët në Tiranë

54

Traveller: Ballkani ta ndal frymën; 3 Mënyra për të shijuar Kosovën

Events

78

32

Dita Botërore e Turizmit

34

Java Europiane e Lëvizjes

27 shtator, në të gjithë botën

16 - 22 shtator

90

53

Nr 20 TRAVEL 2016

7


Nr. 18 / Travel 2016

Botues: Blue Agency ©

Administrator: Florian Baba

Kryeredaktor: Irhan Jubica

Koordinatore:

Mos humbisni: intervistën me:

Flora Xhemani Baba

Konsulentë

Arjan Konomi Sophia Clingenberg

Gazetare:

Irena Kanani

Bashkëpunëtorë:

Artur Guni, AADF, Blerina Ago, Ermir Hoxha, Ilirjan Gjika, Giz, CABRA, Luan Dervishej, Magdalena Margariti, Cesvi Përmet, Ismail Beka, Elirë Mançaj, Ina Cici, Sarah Benet, Vis Albania

Fotografia:

AADF, Giz, Adis Shera, Blue Albania, Cesvi Përmet, Nëntor Oseku, Vis Albania,

Designer:

Anisa Kaso, Adriatik Baba

Marketingu

Blue Agency

Distribucioni:

Shqipëri: Adrion L.t.d, Posta Shqiptare Greqi: Adrion L.t.d. Kosovë: Rilindja, Buzuku Maqedoni: TDS Kiosqe Sh.p.k.

Përgjegjës botimi për Maqedoninë TDS Kiosqe Sh.p.k.

Blv. Bajram Curri, P. Agimi, Nr. 14/260 Tel: +355 68 40 17 309 Email: revista@albaniantravel.info Web: www.albaniantravel.info

Ti je një udhëtar që nuk di shumë për Historinë e Shqipërisë? Dhe ke dëshirë të mësosh më shumë për të? Atëhere duhet të shkosh në Krujë, të vizitosh Muzeun Historik “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”. Me këtë rast, mund të vizitosh edhe ekspozitën e mrekullueshme “Skënderbeu në Artin pamor Shqiptar” që do ta gjesh brenda muzeut, deri më 20 tetor 2016. Mos e humb, është një thesar i çmuar!

8

Tatyana Bajraktari

Bukuroshja që la Ukrainën për Shqipërinë dhe që sot promovon turizmin shqiptar në atdheun e saj

Vera është padyshim stina më e bukur dhe më e zhurmshme, për një vend mesdhetar si Shqipëria, ku në rreth 300 ditë me diell, më të ngjeshurat me fluksin turistik janë ato mes qershorit dhe gushtit. Por shenjat pozitive dhe shpresëdhënse për një shtyrje të këtij sezoni, e madje edhe për një përshpejtim të tij përpara qershorit, vijnë që përtej kufijve të Shqipërisë, prej nga ku operatorët shqiptarë dhe madje edhe operatorët e huaj po ndërtojnë paketat e qëndrueshme turistike që shtrihen nga maji e deri në tetor. Çka është e bukur tashmë verës, është edhe fakti që tashmë jo të gjithë vrapojnë drejt detit. Shqipëria, me Alpet e mahnitshme, me liqenet e thellë e të shumtë malorë e fushorë, me lumenjtë që ia hijeshojnë shtatin si fjongo të kaltra e të smeraldta, me shtigjet e pafundme, me shpellat misterioze, me ushqimin e shijshëm të fermave agroturistike e me një sërë turesh të aventurës, është kthyer tashmë në një destinacion gjithëpërfshirës që nuk të lejon të kalosh pushime të mërzitshme e monotone. Përjetoni pra, edhe në këtë numër të revistës Travel, larminë e pashoqe të argëtimit në këtë stinë e cila duket se nuk do të mbarojë aq shpejt!


Krorëzi Beach, Saranda ©Nëntor Oseku

The summer is always Full of Fun ...

ndo ida Be ©Jon

W

. . . s u ith Nr 20 TRAVEL 2016

9


i

* Organizojmë Ture religjioze Lourdes, Padova, Medjugorje dhe Rome * Ticketing * Hotel Reservations * Vacation Packages * Guide (in Theth-Valbone-Vermosh)

Adresa:

Bulevardi Skenderbeu (pranë postës), Shkodër Tel:+35522255773 Mob: +355662020555/+355667070730 E-mail: vaudejestravel@yahoo.com Web: www.vaudejestravel.com 10


NË SHIFRA

67.000.000

euro janë të ardhurat neto nga turizmi në 3-mujorin e parë të këtij viti. Sipas Bankës së Shqipërisë, edhe rezultati i tremujorit të dytë e konfirmon turizmin si sektorin më pozitiv.

9.000.000

netë-qëndrime në vit realizon vetëm qyteti bregdetar i Ulqinit në Malin e Zi, ndërsa e gjithë Shqipëria realizon 7-8 milionë netë-qëndrime.

857.044

shtetas të huaj kanë hyrë në Shqipëri gjatë muajit korrik, nga të cilët 477648 janë emigrantë shqiptarë që vijnë për pushime në atdhe. Ndërkaq, gjatë korrikut kanë dalë 830674 persona.

30.000

deri në 35.000 shtretër llogaritet kapaciteti i përgjithshëm hotelier në Shqipëri. Sipas Shoqatës Shqiptare të Turizmit, vendet e tjera të rajonit, kanë më shumë se dyfishin e këtij kapaciteti.

2.000

euro llogaritet borxhi i secilit prej 2.9 milionëve qytetarëve të Shqipërisë. Sipas Institutit të Statistikave, borxhi publik arriti nivelin më të lartë në histori: 1 trilion e 68 miliardë lekë.

160

studentë nga Madridi e Barcelona, me iniciativën e ambasadës së Mbretërisë së Spanjës, kanë përshkuar një itinerar malor e detar në disa zona të jugut, nga Borshi, Kuçi e Himara e deri në Përmet.

20

turistë çekë u bllokuan me 10 shtator 2014 në Nënshejt të Mirditës, pa ushqim e strehim. Sipas gazetarit Gjergj Marku, një grua e moshuar i strehoi dhe i ushqeu në shtëpinë e saj, pa pagesë.

5

deri në 7% është rritja vjetore e turizmit në Kosovë, por sipas ekspertëve vendorë, mbi 90% e turistëve përbëhet nga emigrantët që vijnë për pushime verore, e sidomos në zonat malore.

Saranda, një prej qyteteve që përballon fluksin më të madh të turizmit të verës në Shqipëri © Blue Albania

EDIT

Pa dashje, shqiptarët po mbajnë peng cilësinë e shërbimit turistik Irhan Jubica Mbas 45 vjet filtrimi të vizitorëve që lejoheshin të hynin në parajsën e vetëshpallur komuniste, e gati 25 që prej ardhjes së turistëve "të parë", Shqipëria duket se ka ende të paqartë njërin prej treguesve përcaktues të ofertës së saj, po ashtu të paqartë turistike: cilësinë e shërbimit. Duke mos përjashtuar për asnjë moment përgjegjësinë e institucioneve qeveritare si rregullatore dhe mbikëqyrëse të tregut përmes kontrollit të zbatimit me rigorozitet të standardeve që tashmë duhej të ishin konsoliduar, pjesa e mbetur e përgjegjësisë shkon, në masën e saj më të madhe, për operatorët turistikë, por edhe për vetë klientët. Me një sezon turistik në limitet e 90 ditëshit, Shqipëria zgjidhet më së shumti nga pushuesit shqiptarë, qofshin këta emigrantë që kthehen në vendlindje nga Perëndimi, kosovarë që besojnë se kështu kryejnë një akt patriotik ndaj "shtetit amë", e bashkë me arsyet financiare - edhe shqiptarët e Maqedonisë. Pjesa tjetër e turistëve që zgjedhin Shqipërinë për pushime, kryesisht janë familjarë e miq të emigrantëve shqiptarë, me kombësi perëndimore, të cilët herë mbas here e pranojnë ftesën për të ardhur në këtë vend. E mbas këtyre profileve, ndoshta në fund krejt për nga numri, vijnë turistët e huaj, që për çfarëdo arsyeje tjetër zgjedhin Shqipërinë për pushime. Përballë këtyre pushuesve janë operatorët turistikë, një pjesë e mirë e të cilëve, përveç mungesës së përvojës e traditës, u hodhën në këtë biznes epidemik për arsye mbijetese ose të pastrimit të parave, e jo se kishin një platformë apo një vizion ekonomiko-financiar për të ardhmen. Si të tillë, ata u gjetën pronarë, administratorë apo edhe punëtorë të këtij sektori, në përpjekje të dëshpëruara për t'iu përshtatur dinamikës që përditë e më shumë kërkon një saktësi, të cilën mungesa e formimit bazik profesional nuk ua lejon. Me padurimin tipik për t'i marrë frytet e investimit brenda një kohe sa më të shkurtër, ata e nxorën në shitje ofertën e tyre me çmime të konkurrueshme në rajon, pa qenë të vetëdijshëm për humnerën e dallimeve mes fasadës dhe afeksionit të një strukture akomoduese në Shqipëri, me një tjetër, ndoshta më pak luksoze në dukje, kudo në rajon. E ndoshta kjo është arsyeja pse operatorët turis-

tikë të vendeve të rajonit jo vetëm nuk i frikësohen, por madje e marrin me të qeshur konkurrencën e Shqipërisë në industrinë e turizmit. Nga ana tjetër, profilet e mësipërme të turistëve, e sidomos e atyre shqiptarë, të cilët zgjedhin t'i copëzojnë pushimet në disa pakditore në disa vende, karakterizohen nga mungesa e vetëdijes për të drejtën e klientit, duke përbërë kështu një kërkesë turistike pa kritere të larta për cilësinë. Ata priren të jenë tolerantë ndaj mungesës së cilësisë së shërbimit turistik, kryesisht me arsyetimin se janë për pak ditë. Si pjesë e turizmit të brendshëm, e shqiptarëve që pushËshtë pjesa tjetër ojnë në plazhe të ndyta, me mungesë uji, energjie pikërisht elektrike e shërbimesh kjo mungesë e kërtjera elkesës për një ofertë më ementare, gjithashtu dinjitoze, ajo që me sa nuk reduket po e lë një pjesë të a g o j n ë ndaj ofermadhe të operatorëve tës së shtrenjtë, por të turistikë në Shqipëri, pabalancuar me cilësinë. E pa u pjekur për nga njëjta gjë mund të thuhet edhe cilësia. për pjesën familjare të turistëve nga Kosova, që kryesisht përbëhet nga të ardhur nga zonat rurale. E është pikërisht kjo mungesë e kërkesës për një ofertë më dinjitoze, ajo që me sa duket po e lë një pjesë të madhe të operatorëve turistikë në Shqipëri, pa u pjekur për nga cilësia. Në këtë pikë, përballë - shpeshherë arrogancës së ndonjë operatori turistik ndaj kërkesës për cilësi - të vetmit që ushtrojnë presion për cilësinë e shërbimit për të cilin paguajnë, janë turistët - vërtet të huaj ata që janë rritur në standarde të larta, e që mund ta rrisin edhe cilësinë e shërbimit turistik në Shqipëri. Prandaj duket se Tatyana Bajraktari ka plotësisht të drejtë, kur në intervistën e këtij numri të revistës "Travel", thotë se "janë ata të cilët korrektojnë, rregullojnë dhe rrisin cilësinë e këtij shërbimi."

Nr 20 TRAVEL 2016

11 11


KARTOLINE

Për ture në të gjithë Rivierën: To book tours in the Riviera:

Riviera Grand tour (see best itineraries) Hiking in Karaburum Diving, sailing, camping KLUBI “DISCOVER ALBANIA” Te.: +355696583870 +355 69 40 40 333 info@discoveralbanianow.com www.discoveralbanianow.com

12


Gjiri i Shën Andreas Karaburun, Vlorë AL Turi i Rivierës, që përfshin një pjesë të mirë të vijës bregdetare më të bukur të Shqipërisë, është bërë vitet e fundit itinerari më i pëlqyer për pushuesit shqiptarë, duke shënuar një risi edhe në tregun turistik, ku rëndom agjencitë shqiptare ofrojnë paketa turistike "outgoing".

Photo: Adis Shera / Klubi "Discover Albania"©

Nr 20 TRAVEL 2016

13


14

14


GALLERY

Agron Bregu,

Ermir Xh. Hoxha

mbrëmja e realizmit socialist në GKA

Fundi i viteve ’80 shënon pashmangshmërisht rënien e forcës së totalitarizmit shqiptar. Kjo qasje padyshim i kishte dhënë shenjat e veta që me vdekjen e diktatorit në vitin 1985, për t'u konkretizuar gjithnjë e më shumë deri me rënien e sistemit parti-shtet. Në këto vite u përjetua një frymë e re lirie e liberalizmi, që duket sikur preku sa artistët e rinj, aq dhe ata që kishin hedhur themelet e realizmit socialist vendas. Mes tyre dallohen kërkime të reja sa në formë aq dhe në përmbajte, si për të sfiduar përfundimsht një sistem në grahmat e fundit të ekzistencës. Një nga tablotë më emblematike të periudhës në fjalë mbetet padyshim ajo e piktorit Agron Bregu “Mbrëmje” e vitit 1989. Në këtë tablo në formë realiste prezantohet një ambient i përditshëm shtëpiak, një kuzhinë krejt e zakonshme qytetare, si gjithë kuzhinat e cilitdo qyteti shqiptar të atyre viteve. Jeta e përditshme e trajtuar shpesh në optikën e realizmit socialist ishte paraqitur e thjeshtë në kuptimin e vet, padyshim shpesh e fryrë nga konteksti ideologjik, e gjithnjë e përshkuar nga optimizmi për jetën nën socializëm. Bregu me tablonë e tij, përmbys pikërisht këtë formë të të kuptuarit dhe të të shfrytëzuarit të artit, si mjet në funksion të ideologjisë. Ai, duke përdorur të njëjtin stil, atë të paraqitjes së imazhit realist, në vitet e fundit të agonisë së sistemit, na jep një imazh të vërtetë të shoqërisë shqiptare të kohës. Atmosfera gri e ftohtë, e shpërndarë ashpër në të gjitha personazhet që rrethojnë tavolinën e bukës, për herë të parë, na jep një shije vërtetësie edhe pse të dhimbshme. Në kёtë tablo paraqitet një familje e zakonshme: babai, nëna dhe tre fëmijët. Secili prej tyre duket i pozicionuar në botën e vet, gati si në një udhëkryq, të cilin secili prej tyre e sheh nga këndvështrimi

personal. Babai, i pozicionuar në cep të tavolinës në të majtë të tablosë, lexon një libër, duke u shkujdesur për atë çka la pas e çfarë e pret. Ai duket i zhytur në lexim, si për t’u harruar a fshehur pas rreshtave të shkruar. Në krahun tjetër është nëna, me shikimin e humbur diku, në një pikë të papërcaktuar, me shikimin e turbullt. Djali i madh, gjithashtu shikon drejt, brenda tablosë, por edhe ai duket i humbur në botën e tij. Vajza e madhe, ashtu si babai, lexon një libër pranë sobës, ndërsa fëmija i tretë, në qendër të kompozimit, shikon drejt spektatorit, në një pozicion vëzhguesi. Asnjë prej tyre nuk shikon njëri-tjetrin. Të gjithë duken të humbur, të paqartë për të ardhmen që i pret. Një riprodhim i tyre në të njëjtat pozicione duket në murin e shtëpisë, si imazhi i vetëm i projektuar i së ardhmes së tyre. Ai është një imazh akoma më i zhytur në gri, akoma më pesimist. Tavolina është shtruar me një copë me kuadrate, që imiton një fushë shahu, një simbol i qartë ekzistencial jete. Ata janë aktorët e fatit të tyre, të vënë të gjithë rreth saj, si personazhet e një drame të gjallë. Tabloja e veçantë në llojin e saj, edhe sot thërret me ashpërsi për dilemat e mëdha që përjetoi shoqëria shqiptare, teksa hynte në një epokë të re plot të panjohura. Tabloja e mësipërme, e cila ndodhet në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë, fiton një rëndësi të veçantë për periudhën në fjalë, pasi pati guximin të konkurronte dhe ekspozohej në aktivitetet e kohës, duke demaskuar realizmin e imponuar për dekada e duke u kthyer në një nga pasqyrat e epilogut komunist shqiptar.

Nr 20 TRAVEL 2016

15 15


Turizmi shqiptar

a duhet të shpresojmë ende? (për ta pasur degë kryesore të ekonomisë) Shoqata Shqiptare e Turizmit (ATA) reagoi ashpër lidhur me situatën e rënduar të turizmit në Shqipëri, ku si probleme kryesore renditi: ndërprerjet e energjisë dhe shtrenjtimin e saj; kantieret e ndërtimit, plehrat, infrastrukturën e papërshtatshme dhe mungesën e incentivave që po e bëjnë vendin jokonkurrues në krahasim me rajonin. E gjithë kjo po bën që Shqipëria të mos përfitojë nga zhvendosja e kërkesës turistike, ndryshe nga vendet e rajonit që po unifikojnë politikat e po rrisin stimujt. Në një kohë kur tur-operatorët ndërkombëtarë konstatojnë një zhvendosje sizmike në kërkesën për pushime dhe prenotimet, ndryshim ky i diktuar nga klientela, e cila motivohet prej ndryshimeve aktuale ekonomike apo politike, vendet e rajonit (kryesisht Ballkani Perëndimor) po diskutojnë zhvillimin e përshtatjen e produktit turistik dhe bërjen sa më tërheqëse të vendeve/destinacioneve që përfaqësojnë në tregun ndërkombëtar të turizmit. Në një skenar të ri, i cili përmban sfida edhe mundësi të padiskutueshme, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia unifikojnë politikat dhe veçanërisht stimujt fiskalë për të tërhequr sa më shumë turistë nga Europa. Të tre këto vende subvencionojnë deri në 15 euro për çdo natë qëndrimi për çdo turist. Në veçanti, Maqedonia vë në dispozicion një fond prej 5 mln eurosh për stimuluar fluturimet low cost dhe qëndrimet në vend, Mali i Zi po ndërton resortin me luksoz në Mesdhe, Serbia investon në pasurimin e portofolit të eventeve, ndërkohë që Shqipëria fillon sezonin e vonuar me energji 48% më të shtrenjtë dhe shërbime rikonstruktuese të sistemit të shpërndarjes së energjisë në vijën bregdetare nga 15-30 korrik dhe 12 orë ndërprerje energjie në ditë. Sipas ATA-s, në këto tre vjet nuk u mbajt premtimi për stimuj të industrisë me një paketë dinjitoze fiskale sikundër fqinjët. Vetëm pak ditë më parë, ATA lëshoi alarmin për një sërë çështjesh që po pengojnë zhvillimin e turizmit… Industria e turizmit po përballet me probleme madhore. Rajoni po uni-

16


fikon politikat fiskale për t’iu përgjigjur situatës fiskale në Mesdhe. Turqia me problemet e saj me turizmin, kanë krijuar një deficit të madh. Vetëm pak ditë më parë, Shoqata Ballkanike e Hoteleve dhe Restoranteve realizoi një konferencë të përbashkët për menaxhimin e produktit turistik në Igalo të Malit të Zi. Ballkani është në kushtet kur po unifikon politikat fiskale. Maqedonia, pak vite më parë, nisi një politikë stimuluese që subvenciononte ardhjen e çdo turisti të huaj me net-qëndrim 10-15 euro. Një politikë të ngjashme e nisi edhe Mali i Zi dhe po kështu edhe Serbia. Nga ana tjetër, Maqedonia ka akorduar 5 milionë euro për subvencionimin e kompanive ajrore me kosto të ulët në mënyrë që të nxitet shfrytëzimi i aeroporteve të këtij vendi. Përballë këtyre politikave, Shqipëria mbetet shumë hapa pas. Kësaj i shtohet edhe niveli i lartë i TVSHsë 20%, rritja e çmimit të energjisë me 48%, në një kohë kur rajoni ka një çmim mesatar 6 cent, ne zbatojmë një çmim rreth 10 euro. Rritja e çmimit të energjisë është konsideruar abuzive dhe për këtë ne i jemi drejtuar me letër edhe Entit Rregullator të Energjisë. Gjithashtu ka një rritje të taksës së pronës që përkthehet në rritje të kostove për shërbimin hotelier. Nga ana tjetër, pjesa më e madhe e qyteteve bregdetare e turistike janë kthyer në kantiere ndërtimi. Ne i vlerësojmë investimet që po bëhen, por kjo nuk është periudha e duhur. Të gjitha zonat e Ballkanit raportojnë se që nga data 1 maj është ndërprerë çdo lloj punimi në zonat turistike, me qëllim që të realizohen kontratat e lidhura nga tur-operatorët. Qeveria, nëse e konsideron si prioritet turizmin, duhet që të zbatojë të gjitha masat që ka artikuluar pak kohë më parë, në të kundërt është e kotë që të pretendojmë për zhvillim. Nuk mund të ecet më me mendimin që turizmi zhvillohet vetë, në një kohë kur ai kërkon incentiva. Rajoni po ecën me hapa shumë të shpejtë dhe Shqipëria mbetet gjithmonë pas, duke mos konkurruar dot. Maqedonia ka bërë shumë progres. Në një kohë kur ne kemi 30,000-35,000 shtretër, ajo ka sa dyfishi ynë dhe nuk gëzon burimet natyrore që ne kemi dhe mbi të gjitha dizavantazhohet nga mungesa e daljes në det. Qeveria e Maqedonisë nuk zbaton taksa për një periudhë 5-vjeçare për ata që investojnë në këtë sektor, ndërsa trajnon për 3 vjet falas personelin e hoteleve. Këto janë nisma që e nxisin industrinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Gjatë kësaj periudhe, a ka pasur shtim të kapaciteteve akomoduese? Rritja është tejet minimale. Turizmi është industri me risk. Turqia është shembulli i kësaj, ku cenimi i një marrëdhënieje ka shkaktuar tërmet në turizëm, por edhe në sektorët zinxhirë, si ai i bujqësisë. Turizmi në çdo hap kërkon një menaxhim të kujdesshëm të situatës. Është kthyer në një mënyrë jetese. Nga ana tjetër, kriza ekonomike ka shkurtuar distancat dhe qarkullohet me atë që njihet si turizmi i brendshëm (domestik). Europa është një nga destinacionet që tërheq një numër të lartë të turistëve. Cilat do të jenë destinacionet më problematike gjatë këtij sezoni? Velipoja është një destinacion që do të vazhdojë të përballet me probleme. Rruga hyrëse nuk është përmirësuar. Vlora do të jetë një ‘tampon’ për gjithë lëvizjen e Jugut. Projekti i Lungo Mare-s nuk u arrit do të përfundonte. Po kështu, ka rrugë të papërfunduara në Durrës. Rruga hyrëse në Qerret është tejet e ngushtë dhe kjo vështirëson qarkullimin dhe krijon trafik të lartë. Ne kemi zhvilluar takime me ministren e Zhvillimit Ekonomik, e cila u tregua e hapur për të bashkëpunuar edhe në kuadrin e incetivave fiskale. Pushteti vendor gjithashtu duhet të luajë rolin e tij. Menaxhimi i plazheve nuk po bëhet me sistemin e ri,

Nr 20 TRAVEL 2016

17 17


po menaxh o h e n hapësira pa kontrata, pa standarde. Duhet thënë se me p ë rg a t i t j e n e ligjit për menaxhimin, situata mund të ndryshojë dhe shpresojmë që gjatë muajit korrik, ajo të përmirësohet. Pushteti vendor duhet të marrë përsipër detyrën e tij, Agjencia e Bregdetit do të bëjë monitorimin, ndërsa privati duhet të ofrojë cilësinë e kërkuar. Ndërsa vazhdojnë të mbarten problemet me furnizimin me energji elektrike, ujë të pijshëm dhe kjo kryesisht në zonën e Jugut. Do të vazhdojë të jetë shqetësues numri i pakët i shtretërve. Mungojnë njësitë që kanë kapacitete me mbi 100 shtretër. Në këto kushte do të duhet të konkurrojmë me një rajon që po rrit me një shpejtësi të lartë këto kapacitete. Mali i Zi është modeli më i mirë. Qeveria e këtij vendi e ka shpallur prioritet kryesor dhe çdo sektor tjetër është në funksion të tij. Aktualisht po ndërtohet një nga resortet më luksoze në Mesdhe që pritet të vihet në funksionim së shpejti. Hotelet që gjenden në afërsi të Portin e Malit të Zi po dyfishojnë kapacitetet. Gjatë këtij viti janë vënë në funksionim rreth 10 hotele me mbi 300 shtretër. Pra, ka një zhvillim të madh që lidhet kryesisht me politikat fiskale që ndjek qeveria. Për Shqipërinë, kjo situatë është e mbartur ndër vite, por ka ardhur koha që për shumë çështje të gjenden zgjidhje. Të tilla janë problemet me pronën, me menaxhimin e burimeve lokale, mungesa e masterplaneve. Nga ana tjetër, nuk mund të ketë investitorë potencialë pa pasur një strategji të qartë. Megjithatë vlen të përmendet se kemi përmirësim të ndjeshëm të sinjalistikës rrugore, por kjo nuk mjafton. Hapja e kantiereve të ndërtimit në disa qytete i zbeh këto përmirësime. Cila do të jetë politika e çmimit për këtë sezon? Nga kontaktet që ne kemi pasur kemi informacion që çmimet nuk do të pësojnë ndryshime në krahasim me vitin e kaluar dhe ky është një sinjal që ne e kemi marrë nga 240 njësi, me të cilat ne komunikojmë periodikisht. A po gjendemi përballë një paradoksi ku nga njëra anë po promovohemi nga mediat e huaja dhe nga ana tjetër, kemi një sërë problemesh në terren? Turistët e huaj që vijnë në Shqipëri, janë kryesisht të tërhequr nga aventura, kultura, nga sportet outdoor, që nuk sjellin shumë të ardhura. Ndërsa politika e rajonit është që të tërheqë sa më shumë net-qëndrime sepse për këto bëhet gara.

18

Edhe ne duhet të synojmë që të tërheqim këtë kategori turistësh, ata që shpenzojnë. Një turist gjerman shpenzon mesatarisht 700—800 euro në pushimet e tij, ndërsa në Shqipëri vijnë pushues që mesataren e shpenzimeve e kanë 50-100 euro. Në zonat malore, çmimet janë të ulëta dhe kjo gjë i favorizon ata. Ne kënaqemi kur realizojmë 7-8 milionë net-qëndrime në një kohë kur vetëm Ulqini realizon 9-10 milionë të tilla. Kjo tregon sesa larg jemi ne në krahasim me rajonin. Për turizmin shqiptar, mënyra më e gabuar e investimit është ndërtimi i vilave apo njësive akomoduese të vogla që nuk ofrojnë zgjidhje. Ne duhet të mësojmë nga dështimet e të tjerëve, nga ajo që ndodhi në Spanjë apo në Egjipt. Orientimi duhet të jetë fokusi. Çdo zonë duhet të ketë orientimin e duhur në zhvillimin e produktit turistik. Deri më sot janë hartuar tre strategji turistike dhe asnjëra nuk ka funksionuar. Deri në vitin 2012, duhet të ishin ndërtuar 250 hotele me kapacitet 100-200 shtretër, por ato thjesht kanë mbetur në letër. Investimet janë në shifra minimale dhe nuk arrijnë dot kërkesën aktuale, në një kohë që nuk mund të flitet për rritje të shifrave. Pak ditë më parë, ministri i Financave, pas mbylljes së radhës së Misionit të FMNsë, tha se konsultimet për rishikimin e TVSH-së në turizëm do të mbeten për një moment të dytë… Koncepti është shumë i thjeshtë, turizmi është eksport, e si i tillë nuk duhet të taksohet. Nga ana tjetër, vendet e rajonit e kanë reduktuar nga 7-10%. Që këtu jemi në dizavantazh sa u përket çmimeve. Megjithatë, zgjidhjet alternative për të zbutur efektin e TVSH-së qëndrojnë. Turizmi kontribuon me rreth 1.5 milionë euro të ardhura vetëm nga TVSH-ja. Vetë FMN, gjatë diskutimeve që ka pasur edhe me ne, nuk është shprehur kundër formave alternative siç është subvencionimi nga shteti i një pjese të TVSh-së, që mund të jetë në masën 10%. Reduktimi i kësaj takse do të niste bizneset që operojnë në këtë fushë që të formalizoheshin dhe automatikisht shteti do të rriste bazën e tatimpaguesve. Sipas studimeve, Shqipëria ka 45 – 60 ditë turizëm veror, në një kohë që shtetet e tjera punojnë me kontrata 180 ditëshe. Ekspertët e Universitetit të Harvardit që qeveria thirri për të asistuar, në fushën e turizmit për TVSH-në, ofruan dy zgjidhje: ulje ose subvencionim. Pra, zgjidhjet ekzistojnë, por duhet vetëm vullneti.


Vjosa,i fundit lumë i egër i Europës

po copëtohet nga digat*

"Ky lumë do t'i varrosë të gjallët e të vdekurit," - thotë 93-vjeçari Enver Vasilaj duke psherëtirë, derisa ulet ndanë Vjosës, një prej të fundmeve rrugë të egra ujore në Europë, që rrjedh pa ndërprerje që nga burimi në veriperëndim të Greqisë e deri në detin Adriatik. Vasilaj është një nga banorët e shumtë të fshatit të largët Kut, të shqetësuar për ndikimin që diga e planifikuar hidroelektrike në Poçem, pak kilometra poshtë rrjedhës, do të ketë në jetën dhe mjetet e tyre të jetesës. Pavarësisht premtimit elektoral për të ruajtur Vjosën dhe për krijimin e një parku kombëtar rreth lumit, në maj, qeveria e sfidoi kundërshtimin lokal dhe atë ndërkombëtar duke dhënë miratimin paraprak për propozimin e dy firmave turke për ndërtimin e një dige 25 metra me fuqi 99.5 megawat në Poçem. Banorët e Kutës, 170 km në jug të Tiranës, i frigohen liqenit që do të formohet nga diga 100 milionë eurosh, e cila do të gllabërojë fushat, ullishtat - e madje edhe varrezat - duke lënë vetëm shtëpitë e tyre mbi vijën e ujit. "Ky është mallkim: t'i lësh varret të përmbyten," - thotë Dilaver Murataj, kryeregjistruesi i tokave në Kut. "Ky është mallkim i rëndë," - shton ai, duke shpjeguar se toka këtu ishte aq e vyer, sa as ata që emigronin, nuk e shisnin dot. Sipas Olsi Nikës nga shoqata ambientaliste EcoAlbania, janë firmosur 178 marrëveshje konçensionare për ndërtimin e 502 hidrocentraleve të reja. Ministri i Energjitikës Damian Gjiknuri thotë se qeveria është e vendosur të vazhdojë me ndërtimin e digës në Poçem. "Një vend i zhvilluar nuk mund të jetë muze. Hidrocentrali ka të meta, por çdo zhvillim ka kosto për mjedisin," - thotë ai. Pikërisht cila do të jetë kjo kosto mbetet e paqartë, meqë nuk ka pasur asnjë informacion nëse do të ketë apo jo vlerësim të ndikimit në mjedis - çka është rëndom një parakusht për projektet e digave - ky vlerësim do të duhej të ishte kryer. Dikur e vetëmjaftueshme enegjitikisht, sot Shqipëria prodhon energji për vetëm 70% të nevojave të saj, thotë Gjiknuri. Për një kohë të gjatë ndërprerjet e energjisë elektrike ishin të zakonshme. Sipas një raporti të vitit 2015 të Agjencisë së SHBA për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID)¸ nga 2012 deri në 2030 kërkesa për energji në Shqipëri do të rritet me 136%. Për autoritetet, sistemi i lumejve malorë të vendit është një burim i lehtë energjie.

Sipas Shoqatës Hidroenergjitike Ndërkombëtare (IHA), deri tani Shqipëria ka zhvilluar vetëm 30-35% të potencialit të vet hidroenergjitik. Me digat, "Shqipëria mund të rrisë ndikimin e saj në tregun rajonal të energjisë, duke forcuar njëkohësisht sigurinë e vet energjitike", deklaron IHO. Megjithatë, Organizata paralajmëron se "vonesat për shkak të shqetësimeve sociale dhe mjedisore kanë qenë pengesë për projekte të mëdha." "Ne do të përpiqemi t'i bindim miqtë tanë atje, se në vend të ndërtimit të hidrocentraleve kudo, ruajtja e lumejve unikë të Ballkanit në gjendjen e tyre natyrore, është … një mundësi për turizmin," - thotë Knut Fleckenstein, raportuesi i Parlamentit Europian për Shqipërinë, një vend kandidat për në BE. Ai thotë se Shqipëria po humbet nga 30 deri në 50% të energjisë elektrike të prodhuar, për shkak të mosefiçencës së rrjetit të shpërndarjes. "S'është e nevojshme që ata të marrin secilin lumë," - thotë ai. Ulrich Eichelmann nga Shoqata e Vëzhguesve të Lumejve (RWA) i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare që të përfshijë burimet e tjera të rinovueshme, si energjia diellore, në planet e saj afatgjata energjitike, në vend që "veç të ndërtojë diga kudo." Për kryeplakun e Kutës Besnik Murataj, diga e Poçemit do të sjellë një "vdekje morale e financiare". Gjatë një proteste të kohëve të fundit në Tiranë, banorët e Kutës thërrisnin "Jetën e japim, Vjosën s'e japim!" Edhe pse zyrtarët e qeverisjes lokale kanë bërë thirrje për konsultime me ata që preken nga diga, banorët mbeten krejt në errësirë në lidhje me atë se çfarë do të ndodhë më pas. Askush nga Tirana nuk e ka vizituar Kutën dhe ende nuk është caktuar data e fillimit të projektit. Rahit Shehu thotë se e mësoi nga televizori se toka e tij rrezikohet dhe se ai do të kompensohet me vetëm 1 euro për metër katror. Me atë çmim, nuk mund të blej as naftë për traktorin," - thekson 65-vjeçari. "Ne do të rezistojmë deri në fund. Do të qëndrojmë, do të bllokojmë rrugët," - paralajmëron Besnik Murataj. "Mjaft kemi nevojat tona! Varfërinë tonë! Hallet tona!", - thotë ai. *) Titulli është i redaksisë. Në "Japan Times": "Albania to dam one of Europe’s last wild rivers for power, driving out residents of remote villages"

Nr 20 TRAVEL 2016

19 19


Duhet

mbështetje për turizmin speleologjik Gjatë viteve të fundit, shpellat kanë qenë ndër habitatet më të kërcënuara dhe më të dëmtuara në Shqipëri. Shumë shpella, kryesisht ndër më të njohurat dhe më të bukurat, kanë qenë subjekt i abuzimeve të ndryshme, ku karakteristike ka qenë dëmtimi dhe vjedhja e stalaktiteve për qëllime dekorimi etj. Kohët e fundit është vënë re një interes gjithmonë e në rritje për turizmin e shpellave, aktivitet i cili nëse nuk menaxhohet si duhet mund të ketë impakte negative për këto monumente të natyrës. Bazuar në këtë situatë, PPNEA (Protection and Preservation of Natural Environment in Albania) në kuadër të projektit “Toka e Kështjellave dhe Shqiponjave” ka dhënë një grant që ka për qëllim studimin, përgatitjen e udhëzimeve dhe strategjive për mbrojtjen dhe mirëmenaxhimin afatgjatë të shpellave në zonën me vlera të larta natyrore dhe turistike të gadishullit të Karaburunit. Faza e parë e këtij projekti konsiston në vlerësimin e biodiversitetit dhe vlerave arkeologjike të shpellave të identifikuara në këtë zonë. Pas fazës studimore, do të jepen rekomandime të argumentuara se cilat shpella mund të hapen për turistët, dhe një pjesë e tyre do të pajisen me infrastrukturën e nevojshme informuese për këtë lloj turizmi. Kjo iniciativë duhet shtrirë edhe në zonën veriore ku një numër i madh shpellash janë atraksion turistik për vizitorët e lartësive. 20


Nr 20 TRAVEL 2016

21


GJURMË

Saranda

qyteti i shumë emërtimeve Ilirjan Gjika

Santa Quaranta, Porto Eda, Nimfa e Jonit, Perla e Jugut, Qyteti i Festës së Midhjeve, Qyteti i Manastireve, apo edhe qyteti i Filmave.... ka shumë mënyra me të cilat është quajtur Saranda duke e bërë ndoshta qytetin me më shumë emërtime në Shqipëri. Ne po i shtojmë edhe një tjetër, të cilin e meriton plotësisht; Kryeqyteti i Verës. Ilirjan Gjika 22


Panoramikë e Sarandës Foto: Adis Shera ©

Saranda është një nga qytetet e rrallë që është dalluar jo vetëm për emrat e ndërruar si Sarandë apo Porto Eda por edhe emërtimet e shumta që i janë bërë në kohë. Sot, shumëkush e quan atë si: ‘’Perla e Jonit’’, ‘’Vendi i manastireve’’, ‘’Qyteti i festës së midhjes’’, ‘’Nimfa e Bregdetit’’, ‘’Qyteti i Filmave’’, apo ‘’Qyteti i një mbi një ballkoneve’’. Pikërisht prej shkak të tyre, Saranda, renditet ndër qytetet me më shumë emërtime në Shqipëri, duke ia kaluar të gjitha qyteteve simotra të bregdetit. Por le të shohim në këtë shkrim disa prej tyre që për lexuesin ndoshta nuk janë të panjohura dhe të paprekura në këtë qytet dhe rrethinën e tij. Nr 20 TRAVEL 2016

23


Vendi i Manastireve

Qyteti mijëvjeçar ka përjetuar gjatë shekujve përvoja të tilla si pikë portuale, qendër peshkopale, zotërim despotësh, vend zbarkimesh, qëndër turizmi e pushimesh, etj. Ndërkohë që Saranda ka qenë edhe një ‘’tokë’’ murgjërish dhe manastiresh. Këtë gjë na e përforcon edhe prania e një sërë manastiresh të periudhës bizantine dhe postbizantine që qarkojnë territorin e saj, si ai i Mesopotamit, Kamenosë, Angjelastit, Gjermanoit, Dhivrit, Kakomesë, Kremeshovës, Voloterit, Krorëzit, Shën Vasilit, Demës, etj. Biles dhe vetë Saranda e ka marrë emrin e saj prej manastirit të Dyzet Shenjtorëve, që së bashku me rrënojat e kështjellës antike, mendohen se janë ndërtimet më të vjetra të qytetit. E ndodhur në majë të kodrës ku shtrihet qyteti, ajo bart një histori tepër të dhimbshme, si të vjetër ashtu edhe të re. Ndërsa tashmë kjo qendër arkeologjike pret të shdërrohet edhe në një destinacion të prekshëm jo vetëm të turizmit kulturor por edhe të atij shpirtëror. Ndërkohë që në Sarandë, termi manastir, i ka kapërcyer kufijtë e përdorimit të tij. Me këtë emër njihet sot dhe një nga plazhet më të preferuara dhe të lakmuara nga pushuesit: ‘’plazhi i Manastirit’’ . I vendosur në jug të qytetit, ai e ka marrë emrin pikërisht nga manastiri i shën Gjergjit në Demë, që shtrihet ndodhet sipër tij. Gjithsesi janë të shumtë ata që pëlqejnë këtë lloj turizmi kulturor dhe shpirtëror, të cilët bashkë me Sarandën, Butrintin apo Syrin e Kaltër, preferojnë të shkojnë edhe këto vende të shenjta.

Qyteti një mbi një ballkoneve

Të gjithë ata që e vizitojnë Sarandën nga deti dhe veçanërisht turistët e huaj që vijnë me anije nëpërmjet Korfuzit, vë re se qyteti, ka formën e një teatri gjigand, ku blloqet e ndërtesave janë vendosur në formëne shkallareve. Një fakt i tillë është mëse evident sepse ndërtesat janë ngritur mbi njëra tjetrën mbi pesë breza që përkojnë me pesë rrugë horizontale që presin në mënyrë gjatësore shpatet e kodrave. Dhe kështu edhe ballkonet e ndërtimeve të shumta që shohin nga deti janë vendosur njëri mbi tjetrin. Dhe nëse në Shqipëri, Beratin, e quajmë si “Qyteti i një mbi një një dritareve”, Sarandën, me plot të drejtë mund ta quajmë edhe si “Qyteti një mbi një ballkoneve”. Dhe për t1u bindur për këtë mund të bëni një udhëtim me skaf përgjatë gjirit të saj.

Qyteti i filmave

Saranda mund të quhet pa frikë edhe “Qyteti i Filmave” sepse ajo ka qenë e pëlqyer gjatë gjithë kohës nga kineastët dhe kinematografia. Janë një sërë filmash dokumentarë dhe artistikë që janë xhiruar në në të, të cilët pasqyrojnë në mënyrë të papërsëritshme vlerat e bregdetit të Jonit. Mund të përmendim filmat “Udhëtim në pranverë”, “Dritat e qytezës”, “Nxënësit e klasës time”, ndërkohë që mund të veçojmë kinokomedinë “Dy herë mat”, ku episodet e ndërtuara me mjeshteri, loja e aktorëve dhe “syri i ftohtë” i kamerës, na sjell në kujtesë Sarandën e disa dekadave më parë. Por në morinë e personazheve që gjallojnë aty, midis liqenit dhe simultanës së shahut, spikatut në mënyrë të veçantë, Cuku, ecejaket e pafundme të tij nga “shahisti” e deri tek “shoku Kopi: na sjellin të gjallë Sarandën dhe komunitetin e qytetëruar të saj. Dhe nëse disa njerëz të mençur dhe vizionarë realizuan disa vite më parë shtatoren aq të bukur dhe të përfaqësuar të “Teto Ollgës” në Tushemisht të Pogradecit, duket se ka ardhur koha që edhe pushuesit dhe turistët e shumtë të kishin si vendtakim përmendoren e Cukut. Kështu një nga sheshet kryesore të Sarandës do të bëhej kështu një vend-simbol dhe i denjë për emërtimin si “Qyteti i Filmave”. 24


Doors of our hospitable hotel are always open for you!

Contacts:

"ALER TRAVEL" Tourism & Real Estate in Albania Teodor Keko str, Konfort Konstruksion Tirana, Albania Cel. +355 69 3655684 +355 69 2969214 Tel./Fax: +355 4 453 5555 Skype: office.alertravel

www.alertravel.com 25


INTERVISTA

Tatyana Bajraktari: Ukrainasit e duan shumë Shqipërinë Intervistë me znj. Tatyana Bajraktari: Jeta nga Kievi në Tiranë dhe promovimi i turizmit shqiptar në Ukrainë Irhan Jubica

Tatyana Bajraktari që sjell mijëra pushues nga Ukraina: Cilësinë e shërbimit turistik në Shqipëri do ta rrisin të huajt Znj.Tatyana! Ju jeni zhvendosur nga kryeqyteti ukrainas në atë shqiptar për të jetuar, por edhe për të bërë biznes. Cila prej këtyre dy arsyeve është më e fortë? Po është e vërtetë. Nga viti 2008 bashkë me familjen time jetoj në Tiranë. Arsyeja më e fortë është që bashkëshorti im është shqiptar. Si është jeta në Tiranë në krahasim me jetën në Kiev? A është mjaft europiane Shqipëria? Jeta në Tiranë ndryshon nga jeta në Kiev. Jo vetëm nga madhësia e qyteteve por edhe mënyra e të jetuarit. Shqipëria është në Europë. Sa ka ndryshuar Shqipëria që prej vizitës suaj të parë këtu? Shqipëria çdo ditë ndryshon, kuptohet për mirë. E rëndësishme është që ajo të ruajë traditat dhe kulturën e saj të shkëlqyer. A e kishit ju më të vështirë të mësonit shqip, apo bashkëshorti juaj të mësonte rusisht? Nuk e di sa e vështirë ka qenë për bashkëshortin, se kur e kam njohur ai fliste rusisht, ndërsa unë shqipen e kam mësuar pasi u njoha me të. Dhe, ka qenë jo e lehtë për mua. Sa të punësuar ka agjencia juaj turistike dhe sa prej tyre janë shqiptarë?

26

Mrs. Tetiana! You have moved from the capital of Ukraine to the Albanian capital to live and also to do business. Which of these two reasons is stronger? Yes it is true. Since 2008 I live with my family in Tirana. The strongest reason is that my husband is Albanian. How is life in Tirana comparing with life in Kyiv? Is Albania European enough? Life in Tirana differs from life in Kyiv, not only by the size of cities but also by the way of living. Albania is in Europe. How much has Albania changed since your first visit here? It is well understood that Albania is changing every day to better. It is important that it retains its beautiful traditions and culture. Was it more difficult for you to learn Albanian or for your spouse to learn Russian? I do not know how hard it was for him because he was already speaking Russian when I first met him. I started learning Albanian since I met him. And it was not easy for me. How many employees does your travel agency have and how many of them are Albanians? In our agency works a pretty big staff but, as you know, in tourism we can never talk about exact number of employees, as they are periodically employed at the request of work amount and activities we do. I can tell you that there are some 50 to 50% (foreign and Albanian).


Ukraine tourists are in love with Albania Në agjencinë tonë punon një staf goxha i madh, por siç e dini, në turizëm asnjëherë nuk mund të flitet për shifra të sakta në punjonjës, pasi ata periodikisht shtohen në bazë të kërkesës së punës dhe aktivitetit që ne ushtrojmë. Mund t’ju them se janë diku 50 me 50 % (shqiptarë dhe të huaj). Disa vjet mbas sjelljes së turistëve të parë, ju ia dolët të ulni në Rinas të parin charter me pushues nga Ukrania dhe vendet tjera rusishtfolëse. Çfarë impakti pati në vendin tuaj kjo alternativë e re që ju po ofronit? Po, është e vërtetë. Pas shumë përpjekjeve, sakrificave, pune të pareshtur për promovimin e vendeve të mahnitshme turistike, historike, religjioze

A couple of years after the first tourists arrived you managed to organize the first charter to Rinas with visitors from Ukraine and other Russian speaking countries. What impact did the alternative that you offer have on your country? Yes it is true. After so many efforts, sacrifices and continuous work to promote these amazing tourist, historical, religious places that Albania has as a natural gift, last year in 2015 we managed to organize the first charter. This is a historic event I may say because it was the first charter landed at the airport Rinas from the countries of former Soviet Union.

Nr 20 TRAVEL 2016

27 27


etj., që Shqipëria i ka dhuratë natyrore, vitin e kaluar, në 2015-ën, kemi arritur, siç e përmendët edhe ju, të ulim charter-in e parë. Ky event është historik, mund ta them, sepse ishte charter-i i parë i ulur ndonjëherë në aeroportin e Rinasit nga vendet e ish-Bashkimin Sovjetik. Që të arrihet deri këtu na është dashur të thyejmë ato mendime, ide apo edhe hamendësime negative që ekzistonin deri në atë kohë për Shqipërinë dhe shqiptarët në mendjet e ukrainasve, apo edhe vazhdojnë të ngelen për disa nga popujt e ish-Bashkimit Sovjetik. Kjo është një nga detyrat kryesore që mbetet për tour operatorët që vazhdojnë të promovojnë Shqipërinë reale, siç është ajo në të vërtetë. Sa ka ndikuar aneksimi nga Rusia i Gadishullit të Krimesë në rritjen e numrit të turistëve ukrainas që preferojnë detin? Gadishulli i Krimesë laget nga Deti i Zi, ndërsa Shqipëria ka fatin e mirë që laget nga Adriatiku dhe Joni. Megjithëse jam ukrainase, mund të them se nuk mund të bëhet krahasim ndërmjet tyre. Bregdeti shqiptar ka më tepër pluse se ai i Detit të Zi. Pra mund të them se nuk ka ndikim të madh në rritjen apo pakësimin e turistëve nga kjo ndodhi. Turistët ukrainas mund t’ju them se pëlqejnë shumë bregdetin e Shqipërisë. Në Ukrainë ka jetuar ish-pasardhësi i Stalinit në krye të Rusisë, Nikita Hrushovi. A ka ende mbështetës të tij në Ukrainë dhe a ua keni propozuar turistëve ukrainas një guidë të veçantë në vendet që Hrushovi vizitoi gjatë udhëtimit të tij në Shqipëri, në vitin 1959? Përsa i përket kësaj pyetjeje, në Ukrainë edhe ka mbështetës të tij apo edhe nostalgjikë të sistemit të kaluar, por ky grup sot është një pakicë. Të them të vërtetën, nuk e kemi quajtur të nevojshme të bëjmë ndonjë guidë të tillë vetëm për vendet që ka vizituar Hrushovi. Ne oranizojmë guida në të gjithë Shqipërinë dhe mund të them se turistët ukrainas kanë mundësinë të shikojnë jo vetëm ato vende të bukura që i ka shikuar Hrushovi, por edhe shumë vende të tjera të cilat nuk pati fatin t`i vizitonte. Përmes dokumentarëve dhe emisioneve televizivë në vendin tuaj dhe në vende tjera rusishtfolëse, ju keni promovuar Shqipërinë si një destinacion turistik. A e kanë bërë edhe vetë turistët ukrainas këtë promovim për Shqipërinë mbas kthimit në vendin e tyre? A janë të kënaqur ata me qëndrimin në Shqipëri? Së bashku me partnerët tanë në Ukrainë kemi xhiruar pothujse në të gjitha vendet e bukura të Shqipërisë dhe kemi realizuar disa dokumentarë turistikë, video reklamuese për turizëm dhe jo vetëm. Vjet kemi realizuar videoklipin e një këngëtareje ukrainase, në disa nga vendet më të bukura të Shqipërisë, si dhe shumë e shumë mënyra të tjera promovuese për Shqipërinë dhe turizmin në Shqipëri. Siç e thashë edhe më përpara, turistët që ne sjellim në Shqipëri mbeten shumë të kënaqur jo vetëm nga deti, por edhe nga ato që arrijnë të shikojnë dhe dëgjojnë nëpërmjet ekskursioneve, u pëlqen shumë kuzhina shqiptare dhe, me kthimin e tyre në Ukrainë, të gjitha këto që kanë parë dëgjuar dhe shijuar i ndajnë mes miqve dhe shokëve. Ne shpeshherë hasemi me persona të cilët i ka sjellë dikush që ka vizituar më parë Shqipërinë. Madje mund të them se shumë nga turistët, të cilët kanë qenë një herë në Shqipëri për pushime, le të themi në Durrës,

28

To achieve it we had to break thoughts, ideas or even negative stereotypes that existed about Albania and Albanians among Ukrainians or still remain among some nations of the former Soviet Union. This is one of the main tasks that tour operators have in promotion of Albanian as real as it actually is. How much has annexation of the Crimean Peninsula by Russia influenced the growth of number of Ukrainian tourists who prefer the sea? The Crimean peninsula is washed by the Black Sea while Albania is lucky to have Adriatic and Ionian coastline. Although I am Ukrainian I can say that any comparison between them can’t be made. Albanian coast has more advantages than the one of the Black Sea. Therefore, I can say there is no significant impact on increase or decrease of tourists by this fact. Ukrainian tourists can tell you that they like the coast of Albania very much. Former Stalin's follower, who was at the head of Russia, Nikita Khrushchev lived in Ukraine. Are there any more of his supporters in Ukraine and are Ukrainian tourists offered special tours to see the places that Khrushchev visited during his trip to Albania in 1959? Regarding this question, in Ukraine there may be his supporters or some nostalgia for the past system but this group of people is a minority today. To be honest we don’t find it necessary to make any of such tours only to the places visited by Khrushchev. We make tours around the entire country and I can say that Ukrainian tourists have a chance to see not only those beautiful places visited by Khrushchev but also many others that he didn’t have a chance to visit. You promote Albania as a tourist destination through documentaries and TV programs in your country and in other Russian speaking countries. Did Ukrainian tourists make any promotion of Albania after their return home? Are they satisfied with their stay in Albania? Yes it is true, together with our partners in Ukraine we have shoot almost all beautiful places of Albania and have realized several touristic documentaries, video advertising for tourism and not only, last year we have shoot a video clip for the Ukrainian singer in some of the most beautiful places of Albania and many other ways of promoting Albania and tourism in Albania. As I said before, tourists that we bring to Albania, remain very satisfied not only with the sea but also with what they see and hear during excursions, they like Albanian cuisine very much and when they return to Ukraine, share everything they saw, heard and tasted with their friends and people they know. We often meet people that come by recommendation from others who have previously visited Albania. I may even say that many of tourists who once visited Albania for rest, let’s say Durres, come the second time to try rest in the south of Albania. Do you consider contradictory the fact that Albanians, who are known for hospitality, leave much to be desired in the quality of tourist services? How can you explain this? Albanian hospitality is famous. It is well-known throughout the world. First, we should understand that Albania in terms of international touris-


kanë ardhur për së dyti dhe kanë dashur të provojnë edhe Jugun e Shqipërisë e të kalojnë aty pushimet. A e vlerësoni kontradiktor faktin që shqiptarët, të cilët shquhen për mikpritje, lënë shumë për të dëshiruar në cilësinë e shërbimeve turistike? Si mund ta shpjegoni këtë? Mikpritja shqiptare është me famë. E mirënjohur në të gjithë botën. Duhet ta kuptojmë që Shqipëria e parë në aspektin e tregut ndërkombëtar turistik është akoma jo e zhvilluar deri në atë masë sa të mos ketë probleme. Cilësia e shërbimeve turistike kam besimin se do të rregullohet me ardhjen e pandalshme të turistëve nga e gjithë bota dhe, janë ata të cilët korrektojnë, rregullojnë dhe rrisin cilësinë e këtij shërbimi. Kur thashë pandalësi të turizmit në Shqipëri, kam parasysh rritjen e sezoneve turistike, marrim rastin e sezonit veror. Shqipëria ka fatin e mirë të cilës ia lejon edhe klima që sezonin veror mos ta zgjasë vetëm 3 muaj, por edhe më shumë. Këtë gjë po bëjmë edhe ne. Kjo duket edhe nga fluturimet e charter-ave tanë, të cilët kanë filluar fluturimet nga data 19 maj dhe do të vazhdojë deri me datë 22 shtator. Kishim planifikuar të fillonim që në Prill, por siç e përmenda edhe më lart, shumë nga qytetet nuk ishin akoma gati për fillimin e sezonit. Të shpresojmë në vitin që vjen që kohëzgjatjen e pushimeve të sezonit veror ta rrisim edhe më tej. Për të arritur këtë, duhet të punojnë të gjithë aktorët dhe palët që janë të interesuara për të zhvilluar akoma edhe më shumë turizmin në Shqipëri. Këtë sezon ju e rritët ambicien, duke e trefishuar numrin e fluturimeve charter për pushuesit nga ish-vendet e Bashkimit Sovjetik. Pritni që vitin e ardhshëm të ketë rritje edhe më të madhe? Vërtet këtë vit ne e kemi trefishuar numrin e charter-ave, por ne po vazhdojmë punën për të promovuar dhe për të sjellë sa më shumë turistë nga vendet e ish-Bashkimit Sovjetik. Këta charter-a fluturojnë vetëm nga Ukraina dhe ne dëshirojmë që në një të ardhme të shpejtë të kemi fluturime charter edhe nga vende të tjera të ish-Bashimit Sovjetik, pse jo nga Rusia, Kazakistani, Bjellorusia, Azerbajxhani apo edhe vende te tjera. Kjo përbën edhe një ndër sfidat tona për të ardhmen. Imazhi i turizmit shqiptar shfaqet shpeshherë i lidhur me detin e sidomos me jugun e vendit, por Shqipëria ka tradita dhe trashëgimi unike kulturore e historike në krejt territorin e saj. Sa interes kanë ukrainasit për këtë? Siç u shpeha edhe më lart, ne promovimin e Shqipërisë nuk e lidhim vetëm me detin. Turistët ukrainas i çojmë me anë të ekskursioneve, guidave, në të gjitha vendet që përbëjnë vlera kulturore, historike, pse jo edhe religjioze (kemi pasur edhe ture pelegrinazhi), nga Veriu në Jug dhe nga Perëndimi në Lindje, aty ku është e mundur vajtja me makinë apo edhe me këmbë. Sikurse thatë, keni bërë shumë promovim për Shqipërinë në funksion të rritjes së biznesit tuaj, por sa keni arritur të realizoni të anasjelltën: t'ua mbushni mendjen shqiptarëve për pushime në Ukrainë? Kësaj pyetje doja t'i bëja një ndarje. Së pari, prurja e turistëve ukrainas në Shqipëri, për shqiptarët është vetë një lloj njohjeje me mentalitetin e popullit ukrainas. Nisur nga ky fakt kemi pasur interesim nga shumë shqiptarë për të vajtur dhe për të vizituar Ukrainën, sepse edhe ajo është e bukur, ka histori dhe ka çfarë t`u tregojë turistëve. Së dyti, për fatin e keq, shteti ukrainas akoma nuk i ka hequr vizat për shtetasit shqiptarë. Kemi një premtim se kjo mund të ndodhë ndoshta deri në fund të këtij viti. Me të arritur këtë pikë, atëherë do të mund të shikojmë mundësinë e organizimeve të grupeve turistike për në Ukrainë. Pra, siç edhe kuptohet, turizmi është një nga faktorët e fuqishëm që afron dhe miqëson popujt. Shqipëria dhe Ukraina kanë marrëdhënie të shkëlqyera dhe uroj që këto marrëdhënie të sjellin edhe zhvillim në sektorë apo fusha të tjera të jetës.

tic market is not yet developed to such an extent not to have problems. I am sure that the quality of tourism services will be regulated with the continuous flow of tourists from all over the world, who make corrections, regulate and improve the quality of this service. Speaking about stability of tourism in Albania I mean prolongation of the tourist season, for example, summer season. Albania is lucky to have such climate that allows summer season to last not only for 3 months but even more. We do the same. You can see that in our charter flights which started from 19 May and continue till September 22. We planned to start in April, but as I mentioned above, many of the cities were not ready to start the season. Let's hope that the next year we will prolong the summer holiday season even more. To achieve this, all parties and participants, who are interested to develop tourism in Albania even more, should work hard. This season your ambitions grow, to triple the number of charter flights for tourists from the countries of the former Soviet Union. Do you expect even greater increase the next year? Yes, it is true that this year we have tripled the number of charters but we continue our work to promote and bring more tourists from the former Soviet Union. These charters come from Ukraine and we want that in the nearest future we also have charter flights from other countries of the former Soviet Union, for example, Russia, Kazakhstan, Belarus, Azerbaijan or other countries. This is one of our challenges for the future. Tourism in Albania is often associated with the sea, especially in the south of the country but Albania has unique traditions, cultural and historical heritage in all the territory. How much are Ukrainians interested in this? As it was mentioned above, promotion of Albania is not connected only with the sea. We offer Ukrainian tourists excursions and tours to all places in Albania where they find cultural, historical and religious value (for example, pilgrimage tours) from North to South and from West to East, where it is possible to go by car or by foot. As you said, you have done much promotion for Albania and growth of your business but what have you done inverse: persuade Albanians go on holidays to Ukraine? I would like to divide this question into two parts. First, the flow of incoming Ukrainian tourists to Albania is itself a kind of introduction to the Ukrainian mentality for Albanian citizens. Based on this fact we see a big interest from many Albanians to go and visit Ukraine because it is beautiful and has much history to show to the tourists. Secondly, unfortunately, Ukraine has not cancelled visas for Albanian citizens yet. We were promised that this probably can happen till the end of this year. If it happens, we can see the possibility to organize tourist groups to Ukraine. All in all, we can see that tourism is a powerful factor that brings people together. Albania and Ukraine have excellent relations and, I hope, these relations will be developed in other spheres or areas of life.

Thank you!

Nr 20 TRAVEL 2016

29


Татьяной Байрактари

Украинские туристы влюблены в Албанию!!! 1.Г-жа Татьяна, Вы переехали со столицы Украины в столицу Албании жить и заниматься бизнесом. Какая из этих причин важнее? Это действительно так. С 2008 года я живу в Тиране со своей семьей. Самой важной причиной является то, что мой муж албанец. 2. Как Вам жизнь в Тиране по сравнению с Киевом? Албания достаточно европейская страна? Жизнь в Тиране отличается от жизни в Киеве не только размерами городов, но и стилем жизни. Албания это Европа. 3. Насколько изменилась Албания с тех пор, как Вы посетили ее впервые? Конечно же Албания меняется каждый день в лучшую сторону. Но очень важно, чтобы она сохранила свои прекрасные традиции и культуру. 4. Что было сложнее: Вам выучить албанский язык или Вашему супругу выучить русский? Не знаю насколько ему было тяжело, потому что он уже разговаривал на русском, когда мы впервые с ним познакомились. Я же начала учить албанский после нашей первой встречи. Для меня это было не легко. 5. Сколько сотрудников работают в Вашем туристическом агентстве и сколько из них албанцев? В нашем агентстве штат довольно большой, но, как Вам известно, в туризме никогда нельзя назвать четкое количество сотрудников, так как они периодически добавляются в зависимости от объема работы и заданий, которые мы выполняем. Я могу сказать, что приблизительно 50 на 50% (иностранцы и албанцы).

30

6. Через пару лет после того, как начали приезжать первые туристы, Вы смогли организовать первый чартер в аэропорт Ринас с туристами из Украины и других русскоговорящих стран. Как альтернатива, которую Вы предлагаете, повлияла на Вашу страну? Это правда. После многих усилий, жертв и постоянной работы по продвижению этих восхитительных туристических, исторических и религиозных мест, которые Албания имеет как дар природы, в прошлом 2015 году нам удалось организовать первый чартер. Могу сказать, что это историческое событие, потому что это был первый чартер, приземлившийся в аэропорту Ринас с постсоветских стран. Для достижения этого нам пришлось разрушить предубеждения, идеи и негативные стереотипы, которые существовали относительно Албании и которые еще до сих пор существуют среди некоторых народов бывшего СССР. Это главное задание для всех туроператоров в продвижении Албании такой, какая она есть. 7. Как сильно повлияла аннексия Крымского полуострова Россией на рост количества туристов из Украины, которые предпочитают море? Крымский полуоостров омывается Черным морем, а Албании посчастливилось быть расположенной на Адриатическом и Ионическом побережьях. Хоть я и украинка, но могу сказать, что невозможно провести какое-либо сравнение. Побережье Албании имеет больше преимуществ, чем побережье Черного моря. Потому, могу сказать, что нет значительного влияния данного факта на увеличение или уменьшение количества туристов. Украинские туристы скажут Вам, что им очень нравится побережье Албании. 8. В Украине жил последователь Сталина, который стоял во главе России, Никита Хрущев.


отдыха один раз, например Дуррес, приезжают повторно, чтобы отдохнуть на юге страны. 10. Считаете ли Вы противоречивым тот факт, что албанцам, которые славятся своим гостеприимством, необходимо еще много работать над улучшением качества туристических услуг? Как Вы можете это объяснить? Албанское гостеприимство известно. О нем хорошо знают во всем мире. Вопервых, мы должны понимать, что Албания на международном туристическом рынке еще не развита настолько, чтоб не иметь проблем. Я уверенна, что качество туристических услуг будет регулироваться постоянным потоком туристов со всего мира, которые вносят коррективы, регулируют и улучшают качество сервиса. Говоря о стабильности туризма в Албании, я имею ввиду продление туристического сезона, например, летнего сезона. Албании очень повезло иметь такой климат, который позволяет летнему сезону длиться не только 3 месяца, а дольше. И мы делаем то же самое. Вы можете видеть это понашей чартерной программе, которая началась 19 мая и продлится до 22 сентября. Мы планировали начинать в апреле, но, как я упоминала ранее, многие города были неготовы начинать сезон. Будем надеяться, что в следующем году мы продлим летний сезон еще больше. Для достижения этого все стороны и участники, которые заинтересованы в еще большем развитии туризма в Албании, должны много работать. 11. В этом сезоне Ваши амбиции возросли - утроить количество чартеров для туристов из стран бывшего Советского Союза. Ожидаете ли Вы еще большего увеличения в следующем году? В этом году мы действительно утроили количество чартеров, но продолжаем вести работу по продвижению и привлечению еще большего количества туристов с бывшего СССР. Данные чартеры прилетают с Украины и мы хотим в ближайшем будущем запустить чартеры и с других стран бывшего Советского Союза, например, Россия, Казахстан, Беларусь, Азербайджан и др. Это одна из наших целей на будущее. Есть ли еще его сторонники в Украине и предлагаете ли Вы украинским туристам туры по тем местам, которые посещал Хрущев во время своего путешествия в Албанию в 1959 году? Рассматриявая этот вопрос, возможно, в Украине еще есть его сторонники или же некая ностальгия за прошлой системой, но эта группа людей в меньшинстве на сегодняшний день. Честно говоря, мы не видим необходимости в организации туров только по тем местам, которые посещал Хрущев. Мы делаем туры по всей стране и я могу сказать, что у украинских туристов есть возможность увидеть не только прекрасные места, которые посещал Хрущев, но и множество других, в которых он не побывал. 9. Вы продвигаете Албанию как туристическое направление с помощью документальных фильмов и ТВ программ в Вашей и других русскоговорящих странах. А украинские туристы продвигают Албанию по возвращению домой? Они удовлетворены отдыхом в Албании? Действительно, совместно с нашими партнерами в Украине мы засняли практически все красивые места в Албании и создали несколько документальных фильмов, туристических рекламных роликов и не только, в прошлом году мы снимали видео клип для украинской певицы в красивейших местах Албании, а также задействовали множество других способов продвижения Албании и туризма в ней. Как я говорила ранее, туристы, которых мы привозим в Албанию, остаются очень довольны не только морем, но и тем, что они видят и слышат во время экскурсий, им очень нравится албанская кухня и они делятся всем, что увидели, услышали и попробовали с друзьями и знакомыми. Мы часто встречаем людей, которые приезжают по рекомендации от тех, кто уже ранее посетил Албанию. Могу также сказать, что множество туристов, посетивших Албанию для

12. Туризм в Албании часто ассоциируется с морем, особенно на юге страны, но Албания имеет уникальные традиции, культурное и историческое наследие по всей территории. На сколько это интересует украинцев? Как говорилось ранее, продвижение Албании не связано только с морем. Мы предлагаем украинским туристам экскурсии и туры в различные места в Албании, где они могут найти культурные, исторические и религиозные ценности (напр. паломнические туры) от севера до юга, от запада до востока, куда возможно проехать на авто или дойти пешком. 13. Как уже говорили, Вы проделали огромную работу по продвижению Албании и роста Вашего бизнеса, а что было сделано в обратном направлении: убедить албанцев ехать на отдых в Украину? Я бы хотела разделить этот вопрос на две части. Во-первых, поток приезжающих украинских туристов в Албанию уже является для албанцев определенным знакомством с украинским менталитетом. Основываясь на этом, мы видим большой интерес многих албанцев посетить Украину, потому что она действительно красивая и имеет богатую историю, которую можно показать туристам. Во-вторых, к сожалению, Украина пока не отменила визы для граждан Албании. Нам обещали, что это стоит ожидать ближе к концу этого года. Как только это произойдет, мы рассмотрим возможность организации групп в Украину. Мы видим, что туризм – это мощный фактор, который объединяет людей. Албания и Украина имеют идеальные отношения и, я надеюсь, эти отношения будут развиваться и в других сферах и аспектах жизни. Спасибо!

Nr 20 TRAVEL 2016

31


32


KRONIKA

22 maj - 22 qershor Ekspozita Homeland në Tiranë

Ekspozita e fotografit të mirënjohur kinez Zeng Yi, kuruar nga Alfred Mirashi Milot, u mbajt në sallën e ekspozitave të Muzeut Historik Kombëtar, në Tiranë, nga 22 maji deri me 22 qershor.

13 korrik

Mirdita Turistike në Mirditë

Dasma mirditore - e performuar nga artistët e Ansamblit Mirdita, të dekoruar nga Presidenti i Republikës me titullin Mjeshtër i Madh, në kullën pritëse të Dodajve, në Përlat të Mirditës - ishte epiqendra e edicionit VII të Mirditës Turistike. Ky aktivitetet mblodhi qindra turistë vendas e të huaj për të parë nga afër vlerat etno-kulturore të zonës më autoktone shqiptare.

31 korrik

73 vjetori i Kryegritjes Popullore Matjane në Mat

Bashkia Mat dhe Muzeu Historik Mat organizuan konferencën përkujtimore kushtuar 73 vjetorit te Kryegritjes Popullore Matjane zhvilluar gjate periudhës 31 korrik - Gusht 1943.

13 - 15 korrik 2 - 5 qershor

Terra Madre Balkans në Tiranë

Festivali Mbarëkombëtar i Fëmijëve në Shkodër

Edicioni i 54 i Festivalit Mbarëkombëtar i Fëmijëve u mbajt në datat 13, 14 dhe 15 korrik në Shkodër.

350 delegatë nga 13 vende (Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Qipro, Greqia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Rumania, Serbia, Turqia, Italia dhe Shqipëria) morën pjesë në edicionin e katërt të Terra Madre Balkans, që këtë vit u mbajt nga 2 deri më 5 qershor në Tiranë. “Fermerët në krye" ishte tema kryesore e Terra Madre Balkans 2016.

Jazz in Albania 2016 në Tiranë

Nga 19 - 22 korrik, në Tiranë u mbajt edicioni i V i festivalit Jazz in Albania, me pjesmarrjen e artistëve nga Zvicra, Izraeli, Turqia, Italia, Holanda, Shqipëria, Spanja dhe Austria.

Festivali 21 Mbarëkombëtar Pianisti i Ri në Tiranë

Në Liceun Artistik “Jordan Misja“ dhe në Universitetin e Arteve të Tiranës u mbajt Festivali 21 Mbarëkombëtar Pianisti i Ri.

21-23 korrik

Festivali Multikulturor në Berat

6 koncertet e Edicionit të XI të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës së Dhomës u mbajtën në Muzeun arkeologjik të Durrësit, nga 29 qershori deri në 11 korrik.

Nga data 31 korrik deri më 5 gusht 2016 në kinemanë e qytetit të Pogradecit u mbajt Edicioni i VI i Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë (B3F). Në edicionin e këtij viti konkurruan rreth 100 filma nga të gjithë vendet e Ballkanit. Jashtë konkurimit ishin edhe 50 të tjerë.

Festivali DokuFest në Prizren

Edicioni i 15 i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër u mbajt si zakonisht në Prizren. Gjatë festivalit, në lokacione të shumta të qytetit historik, u shfaqën 238 filma nga 57 vende të botës.

6 gusht

Logu i Bjeshkëve në Kelemend

3 - 6 qershor

Festivali XI Ndërkombëtar i Muzikës së Dhomës në Durrës

Festivali Ballkanik i Filmit dhe Kulinarisë në Pogradec

5 - 12 gusht 19 - 22 korrik

29 qershor - 11 korrik

31 korrik - 5 gusht

Për tre ditë me radhë, Berati ishte mikpritës i Festivalit Multikulturor, i cili përfshinte një gamë të gjerë aktivitetesh, që nga panairi i librit dhe i artizanatit, deri te koncertet muzikore e performanca të tjera.

23 korrik

Festa e Lakrorit në Korçë

Gjatë Festës së Lakrorit, amvisat korçare të fshatit Polene, demonstruan përgatitjen e lakrorit para syve kureshtarë të vizitorëve vendas e të hauj, që mezi presin të shijojnë lakrorin e sapopjekur në saç.

Ish-pjesëmarrësja e Voice of Albania në pranverën e vitit 2014 me ekipin e Elton Dedës, tashmë 21-vjeçarja Olimpia Smalaj u shpall më e bukura në mesin e 12 konkurrueseve të "Logut të Bjeshkëve 2016", që për të 19 vit me radhë u mbajt në në Qafën e Predelecit të Lepushës, në Kelmend. Për rreth 4 orë folkoklori u soll para mijëra të pranishmëve përmes muzikës, valleve të zonës si dhe prezantimit të bukurosheve të bjeshkëve me xhubletën - njërën prej veshjeve më origjinale e më të vjetër në botë, e cila ruhet deri deri në ditët e sotme.

10 - 14 gusht

Festa e Birrës në Korçë

Për 5 netë, Korça mblodhi mijëra vizitorë nga Shqipëria dhe turistë të huaj, për të shijuqr për të dhjetin vit radhazi, Festën e Birrës.

Nr 20 TRAVEL 2016

33


POST - TERRA MADRE BALKANS 2016:

ZËRI I FERMERËVE NË TIRANË

Nga data 2-5 qershor 2016 në Tiranë u zhvillua edicioni i katërt i Terra Madre Balkans. Një edicion që nuk mund të përshkruhet me pak fjalë; një edicion që i dha mundësinë Shqipërisë dhe Ballkanit të ishin të shpenguar përballë Evropës, e cila shpesh nuk i vlerëson dhe njeh siç duhet. “PUTTING FARMERS FIRST” – “FERMERËT NË KRYE” ishte kryefjala e eventit, që nxorri në pah ata që kanë qenë pjesë aktive dhe në qendër të krejt programit dhe që patën mundësinë të informoheshin, të shkëmbenin përvoja, të shisnin dhe të shijonin produkte të reja dhe shije të lashta: fermerët dhe prodhuesit e vegjël dhe biodiversitetin e tyre të pasur. Eventi u organizua nga VIS Albania dhe Slow Food, në partneritet me Ministrinë e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Bashkinë Tiranë dhe Agjencinë Italiane të Bashkëpunimit për Zhvillim, dhe falë bashkëpunimit të ngushtë dhe mbështetjes dashamirëse të shumë bashkëpunëtorëve dhe të rinjve vullnetarë të shumtë në numër. Në sheshin qendror të kryeqytetit shqiptar u ngrit një zonë ekspozimi prej 1.000 m2, që mirëpriti 12 vende të Ballkanit me 50 stenda dhe komunitete ushqimi, me pjesëmarrjen e rreth 34

500 delegatëve si: fermerë, bujq, blegtorë, ekspertë ekonomie, shefa kuzhine e kuzhinierë, ekspertë gastronomie, gazetarë dhe autoritete kompetente. Përveç Earth Market – tregut të pasur me produkte vendore, u organizuan edhe 4 konferenca dhe 8 workshope, të cilat trajtuan sipas perspektivave të ndryshme temën e bujqësisë multifunksionale në lidhje me biodiversitetin, prodhuesit e vegjël, ruajtjen, mbrojtjen dhe vlerësimin e trashëgimisë gastronomike. Thelbësore ishte analiza e mundësive që u jepen prodhuesve për të pasur një qasje të duhur në treg dhe sipas rregullave, edhe për të pasur mundësinë të jenë përfitues të vetëdijshëm të politikave mbështetëse, pa iu dashur të heqin dorë nga tradita, duke përmirësuar standardin cilësor dhe duke shfrytëzuar mundësitë e bashkëpunimit. Siç edhe e vuri në dukje Carlo Petrini – themelues dhe president i Slow Food, gjatë ceremonisë çelëse të eventit, është e rëndësishme të rivendoset vlera e vërtetë e konceptit të ushqimit, jo më si një mall i thjeshtë, por si një pasuri e përbashkët, dije dhe bashkëjetesë. Ishte pikërisht kjo larmi përvojash që lidhen me ushqimin dhe me bujqësinë që u përjetua dhe u ndje përgjatë ditëve të eventit në Sheshin "Nënë Tereza" në Tiranë, dhe për të cilën dëshirojmë të ndajmë me ju dëshminë e gjallë përmes zërit të atyre që ishin pjesë aktive e tij.


Carlo Petrini: President i Slow Food

Të flasësh për rrjetin e Terra Madre për ne të Slow Food do të thotë t’i referohemi frymës së lëvizjes sonë, njerëzimit që përfaqëson shtysën drejt një sistemi ushqimor ku ushqimi i mirë, i pastër dhe i shpërblyer drejtë, të jetë vërtet një e drejtë për të gjithë, pa përjashtime. Kur mbërrita në Tiranë për të qenë pjesë e këtij edicioni të Terra Madre Balkans e dija që do të kisha patur mundësinë të takoja sërish një pjesë domethënëse dhe të rëndësishme të këtyre njerëzve, e dija që do të rishihja fytyrat, duart dhe produktet e atyre që gjenden në çdo cep të kësaj toke të mrekullueshme, që shtrihet nga Rumania në Greqi, nga Kroacia në Maqedoni. Duke marrë pjesë në edicionet e mëparshme mendoja se isha i përgatitur, por mbeta mrekullisht i befasuar nga ajo që kam parë dhe përjetuar. Rrjeti është rritur dhe zgjeruar shumë, puna e bërë në Shqipëri ka qenë e pamasë falë angazhimit të vyer të shoqatave, OJQ-ve dhe institucioneve të cilat, VIS në radhë të parë, kanë besuar dhe besojnë në ushqimin si një mjet kulture, si një element identiteti dhe kohezioni, si motor i një ekonomie familjare, që është i shëndetshëm dhe që përbën forcën e një territori dhe të personave që jetojnë në të. Tirana dha më të mirën e saj për të mirëpritur delegatët që mbërritën duke udhëtuar me orë të tëra, duke përshkuar male e duke krijuar karvanë të hareshëm. Kjo është fryma e thellë e Terra Madre, dhe Shqipëria dëshmoi që një e ardhme me paqe, bukuri dhe gëzim kalon madje edhe përmes ushqimit dhe të atyre që e prodhojnë në një mënyrë që respekton mjedisin dhe njerëzit.

Nr 20 TRAVEL 2016

35


Michele Rumiz: Përgjegjës i Slow Food për Ballkanin

Kur në vjeshtën e vitit 2009 rrjeti Slow Food në Bullgari organizoi takimin e parë të liderëve Slow Food të rajonit, që krijoi lindjen e rrjetit Terra Madre Ballkani, u përfaqësuan shumë vende, por jo Shqipëria. Në atë kohë, në fakt, Slow Food nuk ekzistonte ende në Vendin e Shqiponjave. Ndërsa shtatë vjet më vonë rrjeti i Terra Madre Ballkani u takua në Tiranë pikërisht sepse Shqipëria përfaqëson sot një nga Shtetet ku rrjeti ynë është më dinamik, më i fortë dhe më inovativ. Të shumta janë arsyet që shpjegojnë këtë rritje të jashtëzakonshme. Së pari, një rrjet shefash kuzhine, shpesh të rikthyer nga përvoja interesante jashtë vendit, që me përulësi dhe vullnet të hekurt kanë ngritur këtë Gastronomi të Re Shqiptare, që sot përfaqëson restorantet më interesante të të gjithë rajonit, përfshirë Turqinë dhe Greqinë. Por, asgjë nuk do të kishte qenë e mundur pa përpjekjet dhe kohezionin e një rrjeti të gjerë të OJQ-ve dhe organizatave të shoqërisë civile, ndër të cilat VIS ishte flamurtari, që diti të ndërtojnë me largpamësi një aleancë të gjerë prodhuesish, kuzhinierësh dhe shoqërie civile, që është ndër më inovativet e kontinentit të vjetër. Një rrjet që është forcuar më tej nga puna katërvjeçare në kuadër të projektit ESSEDRA (bashkëfinancuar nga Komisioni Evropian), dhe që në sajë të këtij projekti ka qenë në gjendje të marrë një dimension jo vetëm kombëtar, por rajonal. Kjo u vu re më së miri në Terra Madre Ballkani: Sheshi Nënë Tereza plot me stenda nga çdo zonë e Vendit dhe nga të gjitha Shtetet e rajonit; një mori fermerësh, të cilët më në fund erdhën për të shfaqur dinjitetin e tyre kulturor dhe prodhues, në një Tiranë të kënaqur, kureshtare, por kurrë indiferente. Vëmendja që i ka kushtuar eventit media dhe institucionet ishte vërtet e jashtëzakonshme, dhe ne urojmë që kjo të japë shpresë dhe të shërbejë si frymëzim për shumë vende, në të cilat çështjet tona janë ende duke bërë përpjekje për të dalë në pah, dhe ku rrjeti ynë përpiqet të gjejë një bashkëbisedues të vëmendshëm në politikën vendore. Dhe ishte pikërisht ndërveprimi mes prodhuesve, aktivistëve, akademikëve, kuzhinierëve dhe shefave të kuzhinës, institucioneve që nxiti një debat të vërtetë mbi rrjetin Terra Madre Ballkani, mbi objektivat dhe strategjitë e tij. Duhet ende kohë për të renditur morinë e shënimeve të marra, por dolën në pah disa tregues të qartë që Slow Food nuk mund t’i injorojë për vitet e ardhshëm: tema e madhe e Përcaktimit të Origjinës, menaxhimi i të mirave të përbashkëta, edukimi ndijor dhe të rriturit, 36

turizmi i përgjegjshëm, të cilat i bashkohen kërkesës tanimë të gjithëpranishme të zbatimit të fleksibilitetit të rregullave të higjenës në fushën e prodhimit ushqimor. Me pak fjalë, një sukses në të gjitha këndvështrimet, aq sa të zërë ngushtë ata që duan të kenë po këtë dëshmi suksesi dhe të lançojnë sfidën për eventin e vitit 2018. Suksesi i këtij edicioni të Terra Madre Ballkani nuk ishte megjithatë një befasi: që gjërat do të shkonin në drejtimin e duhur këtë e kishim kuptuar që dy vjet më parë, kur kemi vizituar Kelmendin për krijimin e Presidit të djathit Mishavinë. Pamë Pier Paolo Ambrosin të hynte në zemrat dhe mendjet e këtyre njerëzve krenarë, të sertë dhe shpesh të pasigurt në vetvete, me një lehtësi të tillë falë një besimi të fituar duke punuar me ta, me vite sakrificë dhe projektesh të shumta dhe afatgjatë që sot është vështirë t’i kesh.

Pier Paolo Ambrosi – Përgjegjës i VIS Albania

Përvoja e koordinatorit të eventit Pier Paolo Ambrosi, i cili drejton VIS në Shqipëri dhe, siç dëshmon edhe shqipja e tij e shkëlqyer, ka qenë i përfshirë në projekte të bashkëpunimit në Vend për më shumë se 20 vjet, na ndihmoi të kishim një pamje më të gjerë të situatës. Z. Ambrosi i kushton vëmendje të veçantë problematikave të tilla, si: fragmentimi i tokës bujqësore, një problem që është më akuti në Shqipëri, ku 86% e parcelave janë më të vogla se dy hektarë. Parcelat e tokës të kësaj madhësie i privojnë fermerët për të gëzuar të drejtën për financim me fonde komunitare dhe, mbi të gjitha, nuk mund t’u ofrojnë atyre një standard të denjë jetese. Një tjetër problem, tërësisht shqiptar, është ai i titujve të pronësisë, të cilët shpesh fermerët nuk i zotërojnë. Gjithashtu ngurrimi, që ndodh zakonisht në vendet post-socialiste, për t’u bashkuar në organizata që të kujtojnë kooperativat e dikurshme. “Për sa kohë madhësia mesatare e parcelave do të mbetet kjo që është sot, ne do të shohim një fshat që braktiset gradualisht. Rreth 80% e fermerëve do të arrijnë moshën e pensionit për 10 vjet dhe në këto rrethana nuk do të ketë, dhe është e pakonceptueshme që nuk do të ketë, ndonjë kalim apo ndryshim për brezin tjetër”.

Giampaolo Gaiarin – ekspert

Erdha pak në mëdyshje, por me qëllimin për të njohur dhe për të mësuar. Çdo gjë shkoi mirë përtej asaj që unë mund të kisha imagjinuar. Takova njerëz, vendet e origjinës të të cilëve i kisha njohur dhe kujtuar kryesisht për shkak të luftës, dhunës, fyerjeve, urrejtjeve. T’i gjeja pranë njëri-tjetrit ishte një emocion i pamasë. Terra Madre - Toka Nënë. Ky vend takimi u realizua pikërisht ashtu siç Nëna është zemra e një familjeje: që sheshon mosmarrëveshjet, që


zbut çdo gjë, që bashkon. Më bëri përshtypje pasioni që kishin për të bërë të njohur veten, krenaria për të ofruar produktet e tyre. Angazhimi i gjithsecilit në mënyrë që eventi të dilte sa më mirë. Produktet u paraqitën me kujdes dhe paketimet ishin të bukura e që u ishte kushtuar vëmendje. Takime të thjeshta dhe intensive u kryen me të gjitha palët e interesuara dhe në veçanti me prodhuesit e djathit. Pas një hezitimi fillestar dhe të justifikuar, paraqitën djathrat e tyre, duke i kushtuar vëmendje të veçantë mënyrës se si i prodhonin, për të kuptuar nëse ekziston mundësia për përmirësime të mundshme. Zbulova një botë të gjallë dhe intensive. Të shumtë dhe të ndryshëm ishin produktet që munda të çmoj. Njoha prodhuesit e djathit Mishavinë. U ndjeva i kënaqur që planifikimi i takimit të ardhshëm do të jetë subjekt i një vlerësimi të gjallë dhe pozitiv. Djathrat që u paraqitën gjatë eventit ishin vërtet të një niveli të lartë, përveç nja dy defekteve të vogla, në veçanti përdorimi i tepruar i kripës. Ato që çmova dhe vlerësova më shumë ishin produktet tradicionale. Djathrat e prodhuar me teknika të huaja, të ngjashme me djathrat francez me qumësht dhie, ishin të pacen nga pikëpamja teknike, por nuk kishin të bënin me historinë dhe traditën e këtyre popujve. Unë mendoj se Terra Madre Ballkani ishte vendi ku u takuan dhe u ndeshën kulturat, traditat, zakonet, njerëzit, vendi ku mundën të rriteshin dhe të përmirësoheshin. Ushqimi, ai i miri, ai i vërteti, sidomos ai i prodhuar për përdorim familjar, mund të jetë gjithnjë e më shumë rasti për të kapërcyer mëri të vjetra, urrejtje të vjetra dhe të reja. Për këtë kemi një përgjegjësi të madhe: me përulësi, kompetencë dhe pasion mundemi dhe duhet të mbështesim këto rrugëtime jete dhe kulture. Mbaj në zemër një përvojë që më çoi në frymën e Slow Food. Kemi shumë për të mësuar nga freskia e tyre, nga pasioni i tyre i thjeshtë, nga krenaria e tyre për të qenë shprehje e kulturës, historisë, traditës së tyre.

Drita Tanazi:

Presidente e Konsorciumit “Fryma e Kelmendit” (Veriu i Shqipërisë)

Në Terra Madre Ballkani 2016 në Tiranë, mori pjesë edhe një grup prej rreth 80 personash nga Veriu i Shqipërisë, nga luginat e Kelmendit dhe Shkrelit, disa prej të cilëve pjesë e konsorciumit “Fryma e Kelmendit”. Mes këtyre pjesëmarrësve ishin operatorë të ndryshëm ekonomikë, si bujtinat, udhërrëfyesit

malorë dhe përfaqësues të aktiviteteve të ndryshme ekonomike që lidhen me bujqësinë dhe me turizmin. Për mua pjesëmarrja në këtë event pati një ndikim të rëndësishëm, duke më dhënë mundësinë të njihja dhe të takoja shumë njerëz të ndryshëm, por që zhvillojnë aktivitete të ngjashme me tonat në Shqipëri, por edhe me vendet e tjera të Ballkanit, duke na mundësuar shkëmbime përvojash dhe shitjen e produkteve, në një zonë ekspozimi me produkte të larmishme.

Fellanxa Grishaj: Prodhuese e djathit Mishavinë (Presid Slow Food, Veriu i Shqipërisë)

Quhem Fellanxa Grishaj dhe jam një prodhuese e djathit Mishavinë. Kam mësuar ta përgatis këtë lloj djathi nga gjyshja ime, kur isha ende shumë e vogël. Vazhdoj ende sot të prodhoj Mishavinën pikërisht sipas traditës që gjyshja më ka përcjellë. Sot djathi Mishavinë, që më parë prodhohej vetëm për konsum familjar, njihet edhe më shumë në Shqipëri dhe është një presid (produkt i mbrojtur) Slow Food, gjë që më bën shumë të lumtur. Për mua ishte një kënaqësi e madhe të isha pjesë e Terra Madre Balkans në Tiranë, dhe ajo që për mua pati rëndësi të veçantë ishte pjesëmarrja ime në prezantimin/shijimin e 7 lloje djathrash “specialë”, të prodhuar në vende të ndryshme të Ballkanit. Mes tyre ishte edhe Mishavina, të cilin e prezantova për të gjithë të pranishmit. Edhe për këtë përvoja në Terra Madre Balkans më bëri shumë të lumtur dhe i dha mundësinë të gjithë grupit të prodhuesve t’i bënin publicitet një djathi kaq të veçantë dhe të mrekullueshëm të zonës tonë. .......................

Për ta ngrohur dhe për ta bërë me të hareshme të gjithë atmosferën e eventit, është për t’u vlerësuar puna e paçmuar dhe e palodhur e shefave të kuzhinës dhe vullnetarëve që dhanë ndihmesën e tyre në kuzhinën e eventit, që për çdo vakt ofruan receta cilësore dhe tipike shqiptare për të gjithë të pranishmit, të udhëhequra nga Shef Armand Kikino, udhëheqës i Aleancës Slow Food të Kuzhinierëve. Të gjithë kësaj i shtohen shfaqjet e drejtëpërdrejta të Live Show Cooking të shefave të kuzhinës shqiptarë dhe ballkanas të Aleancës, të cilat shoqëruan të gjithë eventin, duke i dhënë një dimension pjesëmarrjeje me shije.

Nr 20 TRAVEL 2016

37


LOGU I BJESHKËVE Festa më e Bukur e Kelmendit

38


Edhe këtë vit nuk mund të mungonte eventi më i rëndësishëm i sezonit, ikona tradicionale lokale: Logu i Bjeshkëve. Eventi u zhvillua më datë 6 gusht në Qafë Predelec, Kelmend. Logu u organizua nën kujdesin e kryetarit të Bashkisë Malësi e Madhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe kontributin financiar të VIS Albania, që vepron në zonë prej vitit 2008 dhe të Birrës Bavaria. Një grup malësoresh të bukura si natyra mbresëlënëse e bjeshkëve, të veshura me kostumin tipik tradicional, që sfiluan para 2000 të pranishmëve dhe institucioneve vendore, për të shfaqur virtytet dhe elegancën e tyre, që prej gjithëherësh bie në sy tek ato që mbajnë xhubletën mijëravjeçare. E gjithë kjo e kornizuar nga bukuria që të lë pa frymë e Bjeshkëve të Namuna dhe nën ritmin e tingujve tradicionalë të sjella me lahutë e çifteli. Ferliku, djathërat dhe rakia së bashku me harenë e të pranishmëve e bënë këtë ditë festive akoma më të veçantë! Këto ishin vetëm dy eventet e para të sezonit! Presim me padurim festën e Reçit në Shkrel, e cila festohet çdo vit të dielën e fundit të muajit Gusht. Nën hijen e drurëve shekullorë të gështenjave me këngë e me valle përkujtohet Lufta e Reçit, që daton më 30-31 Gusht 1943. Kjo festë festohet çdo vit nga viti 1947 dhe mbledh banorë nga anë e mbanë Shkrelit e krahinat përreth. Tingujt e muzikës popullore tradicionale dhe moderne do ju rrëmbejnë të merrni pjesë në vallet në grup që zhvillohen në shesh. Pasi të jeni argëtuar duke kënduar dhe vallëzuar, një vakt i shijshëm do ju presë në restorantet e Reçit. Gjithashtu, një ditë që do i kushtohet larmisë së rëndësishme të bimëve mjekësore të Malësisë së Madhe! Nr 20 TRAVEL 2016

39


SEZONI TURISTIK NË MALËSI TË MADHE: evente dhe aktivitete për një turizëm gjithëvjetor Kelmendi, dhe Tamara si qendra e tij ekonomike dhe organizative, po përjeton një rilindje konstante si falë angazhimit dhe vullnetit të banorëve të tij, ashtu edhe falë interesimit të institucioneve shtetërore dhe të bashkisë. Rruga e re panoramike dhe rregullimi i qendrës së Tamarës sipas standardeve të fshatrave më të bukur alpinë evropianë, kanë kontribuuar për të rritur interesin e turistëve, dhe kësaj here edhe të turistëve shqiptarë. Çelja e sezonit turistik në Malësi të Madhe Më 19 qershor u çel sezoni turistik në Malësi të Madhe me një event të organizuar nga Bashkia në bashkëpunim me VIS Albania dhe Birra Bavaria. Vendi i eventit nuk mund të ishte tjetër përveçse në Tamarë, që në një ditë ku mbizotëronte dielli mirëpriti në sheshin e saj mbi 500 njerëz dhe institucionet vendore që i uruan mirëseardhjen të pranishmëve dhe çelën sezonin turistik, i cili parashikohet i gjallë dhe me vizitorë të shumtë. Përveç këngëve dhe valleve tradicionale, u organizua edhe një panair i larmishëm me produkte vendore, të tilla si djathi Mishavinë, tashmë një djathë i njohur alpin dhe presid Slow Food, bimë aromatiko-mjekësore, punë artizanale, mjaltë, reçelëra dhe raki. Çdo produkt i paraqitur ishte i përgatitur rigorozisht nga prodhuesit e Malësisë së Madhe: Kelmend, Shkrel, Kastrat. Për të përmbyllur eventin dhe për të nxjerrë në pah mikpritjen e vendasve, u shtrua për të pranishmit një drekë e pasur, në restorantin tradicional “Bukë, Kripë e Zemër”, me produkte vendore, ku mbizotëronte trofta e egër dhe kaçimaku. 40

Por çfarë ofron tjetër Malësia e Madhe? Një udhëtim i mahnitshëm në Veri të Shqipërisë, në Bashkinë Malësi e Madhe, mes traditave të lashta të ruajtura ende sot, një faune të jashtëzakonshme në një natyrë të virgjër dhe me pamje të të mrekullueshme. Bëhuni pjesë e të përditshmes duke përjetuar traditën përmes tingujve tingujve të gjallë të muzikës së malësorëve, duke patur mundësinë e jashtëzakonshme për të veshur kostumet tipike të zonës: xhubletën


dhe çakshiret; vizitat në odat e shndërruara në muze të vegjël tradicionalë do i japin udhëtimit tuaj një tjetër dimension kulture dhe tradite; pjesëmarrja në procesin e përgatitjes së Mishavinës, një djathë i veçantë i zonës së Kelmendit që është edhe një Presid Slow Food, do t’ju bëjë ta shijoni jetën e fshatit në një mënyrë krejt tjetër e të veçantë. Shërbimi i akomodimit dhe i mikpritjes në bujtina, i cili ofrohet si fjetje me mëngjes, me gjysmë pensioni ose me pension të plotë. Sipas kërkesës dhe nevojave ofrohet gjithashtu shërbimi taksi për në fshatrat e ndryshëm të luginës.

Aktivitete në natyrë: Aktivitete agro-blegtorale në fermë

Për më shumë informacion për sa i përket mundësimit dhe kostove të aktiviteteve të ndryshme, mund të kontaktoni me: Zyrën e Informacionit Turistik Tamarë – Kelmend Mob. +355 69 91 98 065 Zyrën e Informacionit Turistik Dedaj – Shkrel Tel: +355 67 411 3458 e-mail: njesiashkrel@gmail.com Mob: +355 68 457 5666

info@kelmend-shkrel.org www.kelmend-shkrel.org fb: Kelmend-Shkrel Nr 20 TRAVEL 2016

41


EVENTS 19 - 24 gusht Festa e Abaz Aliut në Malin e Tomorit Mijëra pelegrinë bektashi nga Shqipëria, por edhe jashtë saj, do të mblidhen në Kulmakun e Malit të Tomorit për nder të klerikëve Abaz Aliu dhe Iljaz Dervishi.

30 prill - 31 dhjetor Bunk'Art I inaguruar në 1978 nga Enver Hoxha, Bunkarti është një pallat me 5 kate, me 106 dhoma dhe një sallë Kuvendi, i shndërruar në qendër historiko-kulturore. Ai është më i sofistikuari i 700 mijë bunkerëve që ndërtoi diktatura në Shqipëri. Sot çdokush mund të vizitojë këtë bunker, i cili është kthyer në atraksion turistik, madje mund të vizitohen edhe dhomat e Enver Hoxhës dhe të Mehmet Shehut.

20 maj - 20 tetor 2016 Skënderbeu në artet pamore shqiptare Në sallën e Pinakotekës të Muzeut Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” është hapur ekspozita “Skënderbeu në artet pamore shqiptare”, nga Galeria Kombëtare e Arteve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave. Ekspozita me 30 vepra arti dhe dokumente historikë prezanton punë të rëndësishme nga fondi i GKA, nga studiot e artistëve dhe vepra të koleksionistëve. Përmes saj shfaqet një panoramë më e zgjeruar e figurës së Skënderbeut, në artet pamore shqiptare dhe dokumentat historik. Në të janë paraqitur vepra nga më të hershmet e unikalet, të realizuara nga piktorë patriotë shqiptarë si Anastas Ballamaçi e Theohar Gjini, e më vonë Spiro Xega. Përmes rendit kronologjik, publiku njihet me një koleksion po aq të veçantë veprash origjinale. Nëpërmjet qëndrimeve stilistike personale ku pasqyrohen konceptime dhe ndikime të kohës kur ato u krijuan, mjeshtra të pikturës shqiptare si Andrea Kushi, Zef Kolombi, Simon Rrota, Kel Kodheli, Ibrahim Kodra, Guri Madhi, Vilson Kilica, Zef Shoshi, Nexhmedin Zajmi, Pandi Mele, Ibrahim Çezma, Arben Golemi, Dhimitër Theodhori, Anastas Kostandini, Genti Proko dhe Sokol Gidaj, kanë dhënë secili interpretimin e tyre për këtë figurë komplekse historike. Veprat jane në teknikën e vajit, akuarelit, grafikës, vizatimit, si dhe dy postera të vitit 1968.

5 gusht - 30 dhjetor "Muzeu im" në Muzeun Historik Kombëtar Çdo të premte, Muzeu Historik Kombëtar fton qytetarët të prezantojnë vetë objektet personale të trashëguara nga paraardhësit.

17 gusht Dita e shtegtarëve Qyteti i Lezhës organizon festën tashmë tradicionale, kushtuar emigrantëve. "Dita e shtegtarëve" përfshin vendosjen e luleve në memorialin kushtuuar emigrantëve, pritjen e tyre në Bashki, koncert artistik, panaire etj.

42

27-28 gusht Gara e velierave të zonës së Jonit, Korfuz-Sarandë Në kuadër të garës ndërkombëtare "Jonian Race", Saranda pret dhjetëra veliera pjesmarrëse në këtë garë.

1 - 7 shtator Bridge Film Fest Pas dy edicioneve të suksesshme, rivjen Festivali Ndërkombëtar i Filmit “Bridge Film Fest”. Festivali mbahet në qytetin e Mitrovicës, nga 1 deri me 7 shtator.

4 shtator Shenjtërimi i Nënë Terezës Me 4 Shtator në Vatikan, Papa Françesku do të shpallë zyrtarisht shqiptaren Gonxhe Bojaxhiu shenjtore të Kishës Katolike. Përveç personaliteteve shqiptare e të huaja nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe diaspora, në ceremoninë e shenjtërimit të Nënë Terezës do të marin pjesë mijëra shqiptarë të të gjitha besimeve, si dhe do të mbahet një koncert artistik.

12 shtator Dita e Kurban Bajramit 16 - 22 shtator Java Europiane e Lëvizjes E mbajtur çdo vit në mbi 1800 qytete europiane, Java Europiane e Lëvizjes, për herë të parë sivjet do të organizohet në Shkodër. Përmes një axhende të ngjeshur prej 4-5 aktivitetesh ditore, të 7 ditët e kësaj jave do të angazhojë të gjitha moshat për t'i sensibilizuar për lëvizjen e qëndrueshme urbane.

22 shtator Konkursi i fotografisë me biçikletë Konkursi i fotografisë me biçikletë synon të evidentojë trashëgiminë e biçikletës në Shkodër/Shqipëri, që nga fillimet e veta e deri në vitin 1990. Afati i konkurrimit është deri me 1 Shtator 2016. Konkurruesit duhet të paraqesin fotografitë origjinale me subjekt biçikletën. Fotografitë konkurruese do të përzgjidhen në dy faza: 1. Faza e parë: 25 fotografi, të cilat do të ekspozohen në Ekspozitën e Fotografisë me Biçikleta më 22 Shtator 2016 2. Faza e dytë: Nga 25 fotografitë e Ekspozitës, 5 fotografitë më të mira do të nderohen me çmime, si dhe do të botohen në albumin përkatës për trashëgiminë e biçikletës në Shkodër/Shqipëri.

22 shtator Garë me biçikleta mes lagjeve në Shkodër TNë kuadër të Javës Europiane të Lëvizjes, GO2 organizon në Shkodër garën me biçikleta ndërmjet lagjeve. Itinerari prej 18 km përshkon zonat më periferike të qytetit, ndërsa pjesmarrësit do të garojnë në tre kategori: Ekipore - për lagjet, individuale për femra, si dhe individuale për meshkujt. Nisja e garës dhe ceremonia zyrtare e ndarjes së çmimeve do të bëhet pranë Urës së Vjetër të Bunës, poshtë Kalasë Rozafa.

24 shtator Panairi i produkteve agro-ushqimore në Pukë 27 shtator Dita Botërore e Turizmit Qëllimi i kësaj dite është që të rrisë ndërgjegjësimin e mëtejshëm se turizmi është me rëndësi jetike për komunitetin ndërkombëtar si edhe të dëshmojë sesi ai preke ndikon në vlerat sociale, kulturore, politike e ekonomike në mbarë botën.

29 shtator Dita Kombëtare e Trashëgimisë Shqiptare 29 shtator Parada e Valleve, Këngëve dhe Kostumeve Popullore QKVF planifikon të organizojë aktivitetin “Parada e Valleve, Këngëve dhe Kostumeve Popullore” në qytetin e Tiranës. Ky projekt do të gjallërojë jetën artistike të qytetit në këtë ditë të rëndësihme për kulturën shqiptare dhe do të sjellë më pranë njerëzve tipologji të ndryshme të folklorit kombëtar.

30 shtator Festa e verës në Berat 19 Tetor Dita e Nënë Terezës Ratifikuar nga Parlamenti, Dita e Lumturimit të Nënë Terezës është festë zyrtare në Shqipëri.


NË PRITJE TË TERRA MADRE SALONE DEL GUSTO ITALI – 22-26 SHTATOR 2016

Terra Madre Salone del Gusto është eventi ndërkombëtar më i rëndësishëm, i cili i kushtohet ushqimit dhe gastronomisë. Një event madhështor, që përbëhet nga disa faktorë: tregu me pjesëmarrës nga të pestë kontinentet, evente të shumta të cilat i dedikohen pasurisë dhe diversitetit të kuzhinës globale, street food, enotekë prestigjoze, konferenca të cilat shqyrtojnë çështje rreth prodhimit ushqimor, forume të komuniteteve të ushqimit Terra Madre, gjithçka me qëllimin për të dashur Tokën. Së bashku mësojmë më shumë sesi prodhohet ushqimi ynë, duke ruajtur biodiversitetin dhe siguruar një ushqim më të mirë në të ardhmen. Tema e edicionit të këtij viti është “TË DUAM TOKËN”. Ky edicion, ndryshe nga të mëparshmit, do të zhvillohet në Parkun e Valentinos, në qendër të Torinos. Protagonistët e vërtetë të çdo eventi Slow Food janë njerëzit që kultivojnë, prodhojnë dhe gatuajnë ushqimin që ne hamë. Janë ata për të cilët ushqimi është më tepër sesa një punë, por një filozofi jete dhe pasion zemre. Në edicionin e këtij viti do te ketë rreth 5000 delegatë nga e gjithë bota, të cilët do të shpërndahen në pikat më atraktive dhe simbolike të Torinos: në Parkun e Valentinos, buzë lumit Po, në Sheshin

San Carlo, në Via Roma, në Sheshin Valdo Fusi, etj. Qyteti do të kthehet në një kuzhinë gjigande, ku ne do të mësojmë të vlerësojmë shijet e botës dhe njerëzit që qëndrojnë pas tyre - nga fusha tek tryeza! Shqipëria do të përfaqësohet nga një delegacion prej rreth 80 personash, nga veriu në jug të saj, pjesë e të cilit janë prodhues vendorë që do të paraqesin produktet e tyre tipike tradicionale, drejtues agriturizmesh të sukseshme që do të bashkëndajnë përvojën e tyre dhe gatesat tipike shqiptare, shefa të njohur kuzhine pjesë e Aleancës Slow Food të Kuzhinierëve, përfaqësues të pushtetit qendror dhe vendor, nga bota akademike dhe nga media, mbështetës dhe përkrahës të filozofisë së Slow Food, që respektojnë dhe mbrojnë ushqimin e mirë, të pastër dhe të drejë! Programin dhe informacione të tjera mbi këtë event i gjeni në: http://www.salonedelgusto.com/en/ Në numrin e radhës do t’ju përcjellim çka ndodhi në këtë edicion të Salone del Gusto – dëshmi të gjalla dhe të vërteta nga eventi, me në fokus atë që përçoi dhe bëri të vetën delegacioni shqiptar pjesëmarrës.

Nr 20 TRAVEL 2016

43 43


ITINERAR

44


Nr 20 TRAVEL 2016

45


46


Nr 20 TRAVEL 2016

47


TRADITA

Dasma mirditore

në “Mirdita Turistike 2016” 48


Këto tradita të mrekullueshme të Malësisë, do t`ua sjellin turistët bjeshkëve Gjergj Marku

Qindra turistë vendas dhe të huaj shijuan një dasëm turistike të performuar nga artistët e Ansamblit “Mirdita”, Mjeshtër i Madh, në një prej kullave më të vjetra të Mirditës në zonën e Kthellës. Në mjediset e kullës dhe oborrin e saj ishin ekspozuar produkte të zonës që nga zejet e veshjeve, të ciftelibërjes, bimëve medicinale, projekte turistike të shkollës së mesme Përlat, produkte nga resortet turistike të zonës e të tjera. Turistët e huaj që vinin nga shumë vende të botës, kanë preferuar që në paketën turistike, të evidentojnë “Turizëm përmes valles shqip” në Mirditë si një risi në turizmin shqiptar. Ndaj dhe është zhvilluar me kujdes gjithë riti i hershëm i dasmës së krahinës, që nga marrja e nuses me krushq, këngët akapelo, lojërat popullore sic bëhen në kësi rastesh, këngë dhe valle të traditës dhe deri tek kulinaria vendase e shërbyer në natyrë në oborrin e kulës, po sipas traditës. Dy palë krushq sollën “nuset” nga kulla e nisjes, një me kalë dhe tjetra me motor ku krushq ishin turistët e huaj, në një mjedis ku spikaste flamuri Nr 20 TRAVEL 2016

49


shqiptar dhe ai i Bashkimit Europian, për të sjellë atmosferë integruese edhe në një dasëm të tillë turistike. Bashkia e Mirditës, që ishte dhe organizator i këtij eventi, ka shpërndarë dhe Mirënjohje për disa prej operatorëve turistikë të zonës si dhe për grupin e turistëve të huaj dhe familjet e kullave pritëse. Kryebashkiaku Ndrecë Dedaj, përgëzoj faktorin turistik të zonës, trupën artistike që performoj një dasëm te hareshme, duke theksuar se ky vit përbën ngjarje në zbatimin e platformës strategjike për turizmin në këtë bashki ë mënyrë të organizuar, pasi kjo dasëm turistike, ishte e planifikuar me paketë turistike nga të huaj, gjë që do e vazhdojmë edhe në zona të tjera vit pas viti. Bashkia e Mirditës ka një plan të detajuar për zhvillimin e turizmit, nisur nga areali i pasur natyror që paraqet krahina, ku rëndësi do i kushtohet zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit duke duke u bazuar në qëndrueshmërinë ekologjike në përputhje me biodiversitetin biologjik dhe burimet biologjike; qëndrueshmërinë sociale e kulturore si dhe forcimin e identitetit të komunitetit. Mirdita është një vend me pamje shumë të bukur, tërheqëse, vendi është i sigurte dhe njerëzit janë mikpritës e miqësorë. Ai mbetet në një shkallë të madhe i paprekur nga ndikimi i huaj, njerëzit jetojnë dhe punojnë në mënyrat tradicionale në shumicën e fshatrave dhe kultura lokale shprehet në mënyra nga më të ndryshmet në bazë rajonale. Kombinimi i këtyre faktorëve e bën vendin të jetë i veçantë dhe vlera potenciale e tij për tregjet e turizmit ndërkombëtar është shumë e lartë, gjë që e tregoi dhe edicioni i 7-të i “Mirdita Turistike” që u përmbyll këtë meskorriku.

50


Adresa: Velipojë, Shkodër, Albania; Tel.: +355 267 800 65; Mob: +355 67 25 56 622; hotelfantazia@gmail.com; info@hotelfantazia.com; www.hotelfantazia.com

Mjaft i këndshëm, në mes të një pylli me pisha dhe fare pranë detit. Tashmë i ristrukturuar, me kapacitet të dyfishtë dhe akomodim luksoz, Fantazia ju ofron 55 dhoma dhe suita me tv, kondicioner, shërbim në dhomë, dush, sauna, frigo-bar, ballkon. Restoranti ofron kuzhinë tradicionale shqiptare dhe italiane, me prodhime të freskëta deti dhe peshk të freskët të zonës, dhe plot gatime të tjera. Verërat: më të mirat e kantinave shqiptare, italiane, piceri me furrë druri, muzikë live, plazh privat, , ambiente sportive, fushë volejbolli në rërë, lulishte, kënd lojrash, etj. Among the Pine-trees and close to the sea, almost restuctured and pretty new face, Fantasia Hotel offers 55 rooms and suites TV, air conditioned, room service, shower, sauna, fridge-bar, balcony. The restaurant offers Italian & Albanian cuisine, also the fresh fish of the zone. Wines: the best of Albanian and foreign wine cellars, Italian French, Montenegro. Other services: outdoor bar & restaurant, pizza in wood oven, live music, private beach, sport area, garden, etc.

zoj

uni

m re k

u l l i s ë Ve l i p o j ë !


DESTINACIONE

300 ditë me diell në vit, për të vizituar

“QYTETIN E BARDHË” BERAT 52


Nr 20 TRAVEL 2016

53


I shtrirë krah dy brigjeve të Osumit, me Tomorrin në lindje e Shpiragun në perëndim, Berati mbështjell historinë e vet mbi 2400-vjeçare rreth lagjeve të bardha të Goricës dhe Mangalemit. Ato kqyren nga Kalaja e banuar pa ndërprerje, qysh prej shekullit të IV-t para Krishtit, dhe japin e marrin nëpër Urën e Goricës e cila i i jep domethënien peisazhit historik të qytetit. Historia e ka njohur qytetin e Desaratëve me emra të ndryshëm, për tu ndalur në shekullin e VII-të pas Krishtit kur pushtuesit sllavë e më tej Bizanti do e njihnin Antipatrean e hershme si Belgrad, Qyteti i Bardhë, nga rrjedh edhe emri Berat me të cilin e njohim qytetin sot. Në vitin 2008 Berati hyri në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, si një kompleks historik i cili përcjell të ruajtura, traditat e arkitekturës, arteve, zejeve dhe besimit, të trashëguar nëpër shekuj brenda shtëpive të tij të bardha. Berati është i gjithi për tu vizituar. Ai mbledh bashkë rreth emrit të tij shumë legjenda dhe histori. Kishat, xhamitë dhe teqetë popullojnë lagjet historike të qytetit e periferitë e tij, pa u shqetësuar nga hija e njëra – tjetrës, si shembull i shkëlqyer i bashkëjetesës fetare që ruan gjurmë të forta kombëtare, vlerë për të cilën Berati është njohur në shekuj, qysh kur ishte një nga qendrat më të rëndësishme të Despotatit të Epirit, (menjëherë pas rënies së Bizantit), apo nën Muzakajt, (përpara pushtimit nga Osmanët në shekullin e XIV-të,) e deri në ditët e sotme. Qendra mesjetare, Katedralja e Shën Marisë, ku sot ruhet koleksioni unik ikonografik i Muzeut “Onufri”, kishat e Shën Kollit, Shën Mëri Vllahernës, Shën Triadhës, të zbukuruara me artin e mjeshtrave të pikturës mesjetare, janë dëshmi të besimit dhe trashëgimisë kulturore e arkitekturore të qytetit, ashtu si Xhamia Mbret dhe Xhamia e Plumbit apo Teqeja Helvetive dhe e Xhelvetive, që mbajnë brenda histori të qytetit, të prijësve dhe pushtuesve të tij. Me morinë e mundësive që të ofron, Berati mund të konsiderohet si rezidenca juaj për një pushim më të gjatë. Ai mund t`ju njohë më tej me destinacione të rralla për mos u humbur, dhe t`ju ofrojë përvoja unike si: Tomorri mistik apo Qyteti Antik i Dimalit - 20 km në perëndim të qytetit, Kanionet e Osumit që ndodhen pranë Çorovodës vetëm 60 km larg Beratit, ku mund të provoni emocionet dhe adrenalinën e rafting-ut, Shpella prehistorike e Pirogoshit - 55 km në lindje, Kisha e Ungjillëzimit Kozarë, monument i rrallë i shekullit XVIII-XIX - vetëm 25 km në veri, Ura e Kaurit, e trashëguar prej periudhës romake që gjendet 14 km në veriperëndim apo Kisha e Shën Kollit, nga më të vjetrat në Ballkan e që i përket shekullit XI, që gjendet në fshatin Perondi - 15 km në veri të qytetit. Me një traditë të fortë tregtare, Berati ka ruajtur ende mendësinë dhe infrastrukturën e qendrës së rëndësishme tregtare që në fillimet e shekullit të XX-të shërbeu si nyje lidhëse me Konstandinopojën në lindje dhe Janinën në jug. Në frymë të kësaj tradite, këmbësorja qëndrore është shndërruar sot në Zonën për Zhvillimin të Biznesit apo siç e njohin të gjithë, BID Berati. Një investim i Fondacionit Shqiptaro–Amerikan për Zhvillim dhe Bashkisë Berat, zona BID shtrihet natyrshëm mes lagjeve historike dhe është me siguri gjurma më domethënëse e urbanistikës së ditëve tona, ku tradita ndërthuret me investimet moderne, me shumë-llojshmërinë e bizneseve, me eventet artistike dhe gjallërinë e qytetit. Zona BID fillon aty ku qyteti i vjetër i lë vend gjurmës së qytetit të ri. Arkitektura e ndërtesave kryesore social-kulturore dhe administrative si; Pallati i Kulturës, Kinemaja e vjetër, Hotel Tomorri, Bashkia, Prefektura dhe Biblioteka “Vexhi Buharaja” më tej, përkufizojnë karakterin e qytetit të ri. Zyra e Informacionit Turistik vendosur në Sheshin “Teodor Muzaka” është në dispozicion të vizitorëve për çdo informacion të nevojshëm përpara vizitës së tyre turistike.

Business Improvement Districts

A Business Improvement District (BID) is a public-private partnership in which a publicly supported, privately managed organization is created to improve the physical environment and enhance public services and investments in a geographically distinct urban, commercial neighborhood. The primary purpose of the district is to create improved economic opportunities, security, and a business climate among BID members. Successful BIDs go beyond addressing just infrastructure repairs and maintenance, they also create a community, increase security, lead to increased business activity and increase property values. Effective BIDs can revitalize city centers and can make them more attractive to tourists. The AADF has assisted the business community and the Municipality of Berati in the creation of the BID Beratiassociation and has provided grants and advisory services to businesses in the BID zone.The AADF is implementing BID Berati in partnership with the Municipality of Berati along “Republika” boulevard and “TeodorMuzaka” Square. The BID Association and the Municipality collaborate to host events which gather the community and promote the area.

54

Një Zonë për Zhvillimin e Biznesit është një partneritet publik-privat, në të cilin krijohet një organizatë me mbështetje publike, por e menaxhuar privatisht, me qëllim përmirësimin e mjedisit fizik, rritjen e shërbimeve publike dhe investimeve në lagje qytetëse tregtare. Qëllimi kryesor i zonës është përmirësimi i mundësive ekonomike, i sigurisë dhe krijimi i një klime biznesi midis anëtarëve të Zonës BID. Administrimet e suksesshme te zonave BID shkojnë përtej rregullimit dhe mirëmbajtjes së infrastrukturës. Ato krijojnë edhe një bashkësi, rrisin sigurinë në zonë, çojnë në rritjen e veprimtarisë së biznesit dhe në rritjen e vlerës së pronës. BID-et efektive mund të rigjallërojnë qendrat e qyteteve dhe mund t’i bëjnë ato më tërheqëse për turistët. AADF ka ndihmuar komunitetin e biznesit dhe bashkinë Berat në krijimin e shoqatës BID Berati dhe ka ofruar grante dhe shërbime këshilluese për bizneset në zonën BID. AADF e zbaton projektin “BID Berati” në bashkëpunim me Bashkinë Berat përgjatë bulevardit “Republika” dhe sheshit “Teodor Muzaka”. Shoqata BID Berati dhe Bashkia bashkëpunojnë për të organizuar veprimtari, të cilat përfshijnë komunitetin dhe promovojnë zonën.


Vetëm 2 minuta larg Qendrës Mesjetare dhe nga lagja “Mangalem” pak minuta në këmbë nga lagja “Goricë”dhe Ura e famshme me të njëjtin emër, 5 minuta larg Muzeut Etnografik të qytetit, 15 minuta larg Kalasë së qytetit ku ju pret dhe Muzeu “Onufri”, zona BID është vendtakimi i vizitorëve me Beratin, ajo ofron mundësi për argëtim, njohje me traditën dhe historinë dhe një jetë social-kultutore të pasur e të larmishme. Parku Qendror i qytetit që shtrihet mes zonës BID dhe lumit Osum mund të jetë një mundësi e mirë për çlodhje. Njësi shërbimi të ndryshme, bare, restorante e shërbime bankare janë në dispozicion të vizitorëve përgjatë të gjithë zonës BID. Dyqanet e suvenireve ofrojnë mundësi zgjedhjeje për kujtimet tuaja, ndërsa baret e restorantet ruajnë gjithmonë një vend për ju dhe miqtë tuaj. Bar kafe ”Piaza”, “Republika”dhe “Kolombo” ju mirëpresin në mjediset e tyre komode. Në Pasticeri “Fiore” mund të shijoni ëmbëlsira tradicionale, ndërsa në Bar-Pasticeri “Buon Amici” aty pranë, përveç këtyre të fundit mund të gjeni akulloret artizanale të famshme në qytet. Tradita e pasur e kuzhinës beratase për ju serviret me bujari në të gjithë restorantet e zonës historike ndërsa zona BID ofron edhe mundësi të tjera. Restorantet tek hotel “Tomori” ndërthurin gatimin tradicional me kuzhinën ndërkombëtare, “Shtëpia e Birrës” ka një menu të pasur me gatime tradicionale dhe të zgarës. Ushqim të shpejtë mund të gjeni tek “The Grill”, ndërsa pica e krepa në Bar-Pasticeri “Shpëtimi”. Berati është një muze i gjallë, i ruajtur në shekuj nga njerëzit e tij bujarë e me sqimë, që kanë kthyer shtëpitë e tyre në mikpritëse të turistëve që bujtin në qytet çdo ditë e më shumë. Përveç dyerve të hapura të shtëpive në zonën historike, hotele me ambiente komode gjenden edhe në zonën BID. Hotel “Tomorri” apo “White City” janë të gjendshëm shumë thjesht. Nga ballkonet e tyre mund të sodisni pamjen e qendrës së re dhe Mangalemin magjik. BID Berati organizon, mbështet dhe mikpret aktivitete përgjatë gjithë vitit. Dita Ndërkombëtare e Trashëgimisë Kulturore shpalos larminë e traditës dhe trashëgimisë të trevës së Beratit në panairin shumëtematik. Festivali Multikulturor i Beratit, këtë vit në edicionin e tij të tretë erdhi në qytet duke sjelle një dinamikë të re, që ulet në prehër të traditës duke prodhuar kështu një sinergji shumë të natyrshme mes të trashëguarës dhe bashkëkohores. Festivali, i organizuar nga “Njerëz dhe ide”, që ka mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Bashkisë Berat, Fondacionit Shqiptaro – Amerikan për Zhvillim, nëpërmjet BID Berat-it e partnerëve të tjerë, mbush qytetin me një sërë aktivitetesh artistike që sjellin në vëmendje artet, librin, muzikën, artizanatin, agrobiznesin, trashëgiminë kulturore, etj. Qytetarët e Beratit, bulevardin ku sot shtrihet zona BID, tradicionalisht e kanë destinacionin e shëtitjes së pasdites. Përgjatë verës ai mbushet me qytetarë të cilëve u bashkohen vizitorët e shumtë që qëndrojnë në qytet në këtë kohë. Fundjava verore në BID Berati pasurohet me muzikë të rrymave të ndryshme, veprimtari për fëmijë e aktivitete të tjera argëtuese që kulmojnë në Tetor me ”BID DAY” . Gjatë festave BID Berati shkëlqen nën dekoret tematike dhe gumëzhin nga eventet mbështetëse dhe promovuese që krijojnë një atmosferë që vështirë të përshkruhet, ndaj duhet me patjetër të përjetohet.

Pulcheriopolis "i bukur, i pasur dhe i fortë" siç njihej ne kohën e Perandorit Teodos të Bizantit, Berati është mistik dhe frymëzues si pikturat e Onufrit, fisnik si prijësit dhe bujar si njerëzit e tij. Berati gëzon 300 ditë të bukura me diell në vit, të cilat ju mund t`i zgjidhni për ta vizituar dhe dëgjuar historitë që Qyteti i Bardhë ka për t’ju treguar.

Lying on both sides of Osumi river, with Tomorri and Shpiragu mountains on its East and West, Berat conserves its 2400 years of history around Gorica and Mangalem quartiers. This unique city has been known with different names through time, from Antipatrea in the Bizantium period to Belgrad (means White City), from which the current name Berat has derived. The city has become part of UNESCO World Heritage Cites since 2008. Berat convokes history and legends. Churches and Mosques populate the historical and peripheral quartiers of the cities, without “disturbing” the each other’s shadows in centuries of cohabitation. In the main square of the city, named “Teodor Muzaka”, you may find the Tourist Information Center of the city. Among the “Things to Do” in the city, are visiting cultural sites such as “Saint Mary” Cathedral, where the Onufri Iconographic Unique Collection may be found; churches of Shen Koll, Shen Meri Vlaherna, Shen Triadha, the mosques named “Mbret” (king), “Plumb”, “Helvetive” and “Xhelvetive” masjids. Visiting natural sites such as Tomorri Mountain, the antique city of Dimal, or enjoying the rafting adrenaline at Osumi Canyons are unique alternative to make your experience in Berat unique. In the afternoon or during rest time, you may enjoy the services in the Business Improvement District (BID) in Berat, a project co-financed by the Albanian-American Development Foundation, Berat Municipality and the Governement of Albania, Many public events such as “BID Day”, “Multicultural Festival”, “Winter Fest”, “International World Heritage Day”, may be enjoyed in the BID area through different seasons, including the services it offers in the bars and restaurants of the zone. You may enjoy delicious food in Beer House, The Grill and Shpetimi restaurant. The view of Mangalemi and the pedestrian area from the balconies of Tomorri and White City hotel is breath taking in the morning. A relaxing drink during the day in “Piaza”, “Republika” and “Kolombo” bar is a “must do” experience in BID area in Berat. A traditional confectionery or ice-cream may be enjoyed “Fiore” and “Buoni Amici” coffee shops.

Nr 20 TRAVEL 2016

55 55


DESTINACIONE

Përmeti në verë Pa det por me plazhe plot

56


Mund të duket kontradiktore ftesa për të kaluar pushime verore në Përmet, madje edhe me opsionin e plazhit brenda, por ky qytet i vogël e simpatik, ka një larmi të paparë gjeografike, që e bën vërtet shumë ndjellës, duke të ofruar plazh në 300 ditë të vitit. Me brigjet e bukura të Vjosës, shpeshherë të kthyera në plazhe të vogla, me Banjat e Bënjës, të ngrohta edhe në dimër, me rrjedhat e Lengaricës ku përveç sporteve të ndryshme, plazhi është pjesë e vogël, Përmeti bëhet vërtet një mundësi e artë për pushime verore. Dhe përveç kësaj, mozaiku plotësohet më së miri me të gjithë pjesën tjetër të ofertës, që mund ta shijoni në vazhdimësi të këtij shkrimi…

Rajoni i Përmetit është i rrethuar nga male të larta e kodra të bukura me një florë dhe faunë të pasur e cila dhuron një larmishmëri të lartë atraksionesh turistike. Zona ofron bukuri natyrore të llojeve të ndryshme si: parqe të mëdha natyrore, lëndina të bukura, male, fusha, kanione, burime termale, monumente natyre, kulture e pika turistike të cilat vlejnë të vizitohen e të shikohen nga afër. Çdo vit, luginat e bukura malore të Përmetit kanë një numër në rritje të vizitorëve shqiptarë dhe të huaj, të cilët janë në kërkim të relaksit dhe rekreacionit në natyrë. I gjithë rrethi përshkohet nga lumi Vjosa i cili është një nga lumenjtë e fundit, “të egër” të Evropës dhe karakterizohet nga rrjedha të rrëmbyeshme, ishuj dhe kthesa që krijojnë gjarpërime të mrekullueshme. Vjosa ofron një ekosistem dinamik, pothuajse natyror. Ky ekosistem unikal në kontinent, përfaqëson një trashëgimi të vërtetë natyrore Evropiane. Turizmi rekreativ në Vjosë dhe degët e tij janë gjithnjë në rritje. Aktiviteti i Rafting në lumin Vjosa e shton gamën e llojeve të turizmit që aplikohen aktualisht në qytetin e Përmetit. Nuk mund të mos përmendim edhe aktivitet te tjera siç është noti, ku disa nga plazhet qe frekuentohen janë: Burimi i Coles, Lundra, Motori, Ura, Kaçurri etj. Një tjetër sport tradicional në zonën e Përmetit është edhe Peshkimi. Pastërtia në këtë lumë dhe shumëllojshmëria e gjallesave ka mundësuar që të rriten disa lloje peshqish të egër dhe shumë të shijshëm. Përveç mundësive për Camping e akomodim në shtëpitë pritëse duke shijuar ushqime tradicionale, zona ka potencial për të aplikuar ngjitjet në shkëmbinj si Climbing dhe Hiking të cilat preferohen nga një numër i lartë vizitorësh. Rrethi i Përmetit disponon 10 guida lokale të çertifikuara nëpërmjet një kursi trajnimi të ofruar nga organizata Cesvi. Duke parë interesin e vazhdueshëm të vizitorëve dhe turistëve për ushtrimin e sporteve të trekking dhe hikinig, Cesvi po mundëson në Përmet zhvillimin e kursit të dytë profesional të guidave (udhërrëfyesve) malore nëpërmjet të cilit po trajnohen 15 persona, në kuadër të projektit ”Bukë Kripë dhe Zemër“ të financuar nga Kooperacioni Italian. Aktualisht në rrethin e Përmetit ekzistojnë të markuara 38 km shtigje malore të ndryshme si: Shtigjet e Nemërçkës, Gryka e Kazanit, Ujvara e Sopotit, Kanioni i Lengaricës, Parku kombëtar Bredhi i Hotovës, Shtegu i Pelës, shtegu Gryka e Dyfekut etj.. Veç kësaj punohet për identifikimin dhe markimin e shtigjeve të reja si: Mali i Trebeshinës, Mali i Postenanit etj., të cilët do të rrisin ofertën turistike malore të shtigjeve dhe numrin e destinacioneve të rrethit. Këto shtigje përshkrojnë fshatra të ndryshëm, peisazhe apo vende historiko-gjeografike të cilat kanë lënë gjurmë në historinë folklorike dhe patriotike të Rrethit Përmet. Përmeti njihet në të gjithë vendin për kuzhinën e pasur të ushqimeve, pijeve tradicionale, prodhimin e glikove dhe shumëllojshmërinë e recetave dhe produkteve unike bio me kilometër zero. Këto produkte mund të shijohen dhe konsumohen në restorantet tradicionale por edhe në shtëpitë pritëse të hapura së fundmi. Në periudhën e dimrit janë të

Nr 20 TRAVEL 2016

57


shumta gatimet vendase që vizitorët zgjedhin të shijojnë të bëra me zahiretë e dimrit të përgatitura me mjeshtëri nga duart e nënave përmetare si mishi i thatë, kole, kolloface, thërime, salcë në shakull, petë, trahana e shumë specialitete të tjera. Gjithashtu nuk mungojnë ndër preferencat e tyre edhe byrekët e ndryshëm, mesniku, gjella me arra, supa me thërime e kaposh fshati, etj; fruta të thata si kumbulla, thana, vadhëza, ftonj, xinxife, arra, lajthi, bajame, mollë, shegë, fiq, etj.; turshitë, verërat dhe rakitë e mirënjohura të varieteteve të ndryshme, çajrat natyralë të vargmalit Trebeshinë-Dhëmbel-Nemërçkë etj.. Zona e Përmetit ka një histori dhe kulturë të pasur si në traditë dhe në ngjarje historike. Një pjesë e fshatrave të Përmetit kanë ruajtur tiparet e tyre tradicionale dhe ofrojnë për vizitorët një kënaqësi të jashtëzakonshme. Gjithashtu dhe qyteti i Përmetit ka ruajtur pjesën historike të tij. Po ashtu, janë të njohura edhe objektet e kultit si kisha, xhami dhe teqe të cilat datojnë periudha të ndryshme dhe paraqesin karakteristika të veçanta lidhur me traditat dhe zakonet e vendit. Të gjitha këto atraksione të marra së bashku, ndërthuren mjaft mirë me njëra-tjetrën dhe i ofrojnë turistëve mundësinë të kenë aktivitete të shumta në numër dhe kërkojnë një periudhë kohore disa ditore për tu vizituar. Ngrohtësia dhe mikpritja janë virtyte të trashëguara brez pas brezi që i karakterizojnë familjet Përmetare. Spikat mënyra e ndërtimit të shtëpive, kalldrëmeve, sokakëve, teqetë dhe kishat shekullore ndër të cilat mund të përmendim: Teqja e Frashërit, Teqja e Alipostivanit, Kisha me piktura murale Shën Maria e Leusës, Kisha me piktura murale Shën Ilia e Buhalit, Kisha Shën Mariae Kosinës, Kisha Shën Maria e Bënjës, Kisha me piktura murale Shën Maria e Peratit etj., të cilat e bëjnë rrethin e Përmetit të lakmueshëm dhe me interes të lartë turistik për vizitorët e vendit dhe ata të huaj. PARKU KOMBËTAR “BREDHI I HOTOVËS” mund të konsiderohet pa asnjë dyshim mushkëria natyrale e Shqipërisë dhe Ballkanit, ndodhet 27 km larg qytetit të Përmetit në një lartësi 1300 m mbi nivelin e detit. Ky park, me një shtrirje prej 1400 hektarësh dhe një masiv të mrekullueshëm të përbërë kryesisht nga bredhi maqedonas, është një nga perlat turistike të Shqipërisë dhe ofron surpriza të këndshme gjatë gjithë vitit. Pjesë e këtij parku janë edhe Ujrat termale të Bënjës te cilat kane qene të njohura që në antikitet. Ato janë burime të ngrohta natyrale sulfurore që dalin nga çarje të thella tektonike. Burimet derdhen në 6 vaska të përmasave të ndryshme dhe emrat e tyre popullorë (vaska e lëkurës, stomakut, zemrës, veshkave, priftit) japin më së miri mesazhin e vetive të tyre kurative për shëndetin. Ndodhen 14 km larg qytetit të Përmetit dhe janë një fenomen vërtetë i rrallë natyror pasi burojnë në të dyja anët e kanionit të lumit Lengarica dhe mund të frekuentohen të 12 muajt e vitit. Gjithashtu në kornizën e kësaj bukurie natyrore gërshetohet historia dhe kultura, “Ura e Katiut” një ndërtim osman i shek. XVII shënon edhe fillimin e kanionit madhështor të Lengaricës si dhe shpellat prehistorike të panumërta në brendësi të tij. Pamjet e faqeve shkëmbore duket sikur çajnë qiellin me lartësitë e tyre teksa lundron me kanoe në gjarpërimet e kanionit. Ky sport shton në mënyrë absolute larmishmërinë e aktiviteteve turistike të Përmetit. Pra, rrethi i Përmetit ofron një larmi të madhe të të gjithë atyre elementëve të cilët kanë një ndikim të lartë për të tërhequr vizitorë të shumtë vendas dhe të huaj duke e bërë atë mjaft

58


KONTAKTE: SHOQATA PRO PËRMET Pro Përmet You Tube: Pro Permet pro.permet@gmail.com www.visitpermet.org KONVIVIUM SLOW FOOD PËRMET Slow Food Permet-Albania slowfoodpermet.al@gmail.com You Tube: Slow Food Permet www.slowfood.com www.terramadre.info tel: +355 (0)69 4617965

konkurues. Këtij avantazhi i shtohet dhe kapaciteti i akomodimit i cili aktualisht ka përballuar me sukses fluksin në rritje të turistëve. Akomodimi sëbashku me shërbimet e ofruara ka një shpërndarje relativisht të mirë si brenda qytetit, ashtu edhe në zonat përreth tij. Për më tepër, terreni i thyer malor i rrethit të Përmetit krijon mundësi të shumta dhe mjaft të mira për admiruesit e “rally” dhe “motocross” të cilët gjatë muajve të ngrohtë të vitit janë të shumtë në numër. Rrugët kombëtare kanë pësuar një përmirësim rrënjësor, sidomos aksi Fier-Tepelenë-Lekël-Këlcyrë-Përmet. Nuk mund të lëmë pa përmendur edhe aksin tjetër Korçë-Ersekë-Leskovik-Përmet ku pavarësisht gjëndjes së tij jo optimale, ofron një rrugëtim me pamje natyrore mahnitëse. Duhet theksuar se shërbimi i transportit është i mbuluar mjaft mirë si për itineraret kombëtare ashtu dhe për zonat rurale të rrethit. Ju mirëpresim të shijoni pushime verore ndryshe nga të tjerat duke eksploruar Përmetin. Sepse ashtu siç e themi edhe me sloganin tonë, "përveç detit, kemi gjithçka tjetër".

Cesvi Albania Cesvi Albania You Tube: Cesvi Albania cesvi.albania@gmail.com Tel: +355 (0)81323725 www.cesvi.org www.cesvi.eu RAFTING VJOSA ALBANIA OUTDOORS SPORT Rafting Vjosa Albania e-mail: raftingvjosa@gmail.com Ahmet Berzani, tel: +355 (0)69 2778215 ZIT - ZYRA E INFORMACIONIT TURISTIK Qëndra Kulturore Multifunksionale Shëtitorja Odise Paskali Ora e hapjes: çdo ditë nga ora 8.00 - 18.00 Tel. +355 (0) 81320015

Nr 20 TRAVEL 2016

59


DESTINACIONE

Hydrospeed Albania

Provoni emocione ndryshe!!! Blerina Ago

Eksperte turizmi

Kishit nevojë për një lloj të ri turizmi? Ja ku e keni! Plot emocione, adrenalinë, nerv dhe sigurisht kënaqësi pa fund. Dhe nuk e kemi fjalën për Rafting. Natyrisht që rafting është dashuria jonë e parë por ne jemi vazhdimisht në kërkim të emocioneve të reja, të përvojave të reja, të kënaqësive të reja. Hydro-Speed quhet sporti më i ri në Shqipëri dhe atë jua sjell Federata Shqiptare e Rafting, e kush tjetër? Lumenjtë: Vjosa, Përmet (Periudha Qershor-Tetor ) Osum, Berat (Periudha Mars – Qershor) Gjatësia: Rreth 5 km Kohëzgjatja: Rreth 2 orë Niveli: Normal (I përshtatshëm për të gjithë personat me një gjendje të mirë shëndetësore dhe që dinë të notojnë) Mosha: 15 vjeç e sipër. Personat nën 18 vjeç duhet të jenë të shoqëruar nga një i rritur Pesha: deri në 100 kg Madhësia maksimale e grupit: deri në 9 persona Shpeshtësia në 1 ditë: deri në 4 grupe Gjatë Hydrospeed duhet të veshësh: 1. Rroba banjo 2. Atlete të përdorura/ Këpucë neoprene Duhet të kesh me vete: 1. Peshqir 2. Rroba për t’u ndërruar pas aventurës 3. Sandale/atlete për t’I ndërruar pas Hydrospeed 60

Albania Rafting Group do të vërë në dispozicionin tënd: 1. Pajisjen e Hydrospeed 2. Lopatat 3. Kostumin neoprene 5mm (kominoshe & xhaketë) 4. Skafandra 5. Jelekë Shpëtimi 6. Guidën Profesionale Paketat: 30 Eur/person përfshirë transportin nga qyteti në lumë, hydrospeed, dreka barbecue 55 Eur/person përfshirë transportin nga qyteti në lumë, hydrospeed, dreka barbecue, darka tradicionale, akomodimi, mëngjesi . *Këto janë çmime promocionale për të nxitur frymën e sportit dhe aktiviteteve në nëtyrë! Albania Rafting Group organizon aktivitete sportive në përputhje me parimet e qëndrueshmërise, mbrojtjes së mjedisit dhe ruajtjen e natyrës.


Rrethohu nga natyra! Vetëm për vetëm me lumin, ti do të ndjesh fuqinë e jashtëzakonshme të ujit, dhe do jetosh si një delfin duke u përballur me rrëmbesat plot adrenalinë dhe pamjet spektakolare të luginës e vargmaleve përreth. Hydrospeed (Shpejtësi e ujit) është një sport rekreativ që ushtrohet në ujëra të rrëmbyeshëm. Nga disiplinat lumorë të lindura rishtazi. Për të parën herë në Shqipëri e sjell Albania Rafting Group, duke mos u ndalur së promovuari, mbrojtur dhe rritur vlerat e lumenjve të egër të Shqipërisë. Të përjetosh lumin Vjosa nëpërmjet Hydrospeed është ndër eksperiencat më emocionuese. Ti ndjen fuqinë e lumit dhe bëhesh protagonist i një aventure të vërtetë. Nuk është e vështirë dhe nuk ka nevojë për shumë forcë, thjesht duhet të ndjekësh rrjedhën e lumit dhe udhëzimet e instruktorit i cili do të shpjegojë manovrat themelore për të bërë në mënyrë të sigurtë zbritjen ... pjesa tjetër varet plotësisht nga Ti! Rekomandohet padiskutim për personat që kanë një marëdhënie të mirë me ujin. Megjithatë është e përshtatshme edhe për hezituesit, sigurisht nën mbikqyrjen vigjilente të guidës profesionale të Federatës Shqiptare të Rafting.

All the tours in Berat county can be provided by ARG Rafting in Skrapar & Përmet River and mountain hiking Special interest tourism Wine tours & cultural tourism Contact: www,beratexperience.com Also contact: Rr. Abdyl Frasheri nr.31 P. “Hekla 2000”, Tr. Al +355 67 20 06 623 Info@albrafting.orgl Nr 20 TRAVEL 2016 www.albrafting.org

61 61


Hydrospeed Albania

Experience a different emotion!

Did You needed a new kind of tourism? Here it is! Full of excitement, adrenaline, rhythm and of course full of endless pleasure. And we do not mean Rafting. Rafting course is our first love but we are constantly looking for new emotions, new experiences, new pleasures. Hydro-Speed is called the new sport and it is offered to you by Albanian Rafting Federation, who else?

62


Be surrounded by nature and challenge yourself with our new hydrospeed equipment! Emerge into the river and understand the extraordinary power of water. Going through the rapids like full of adrenaline you will be surrounded by spectacular views of the valley and tall mountain ranges. Hydrospeed is a recent recreational sport exercised exclusively in white waters. Experiencing the wilderness of River Vjosa through hydrospeed is designed to be one of the most amazing outdoor adventures offered for the first time in Albania by Albania Rafting Group. Hydrospeed is a low difficulty activity and does not require much strength. You just need to follow the flow of the river and the instructions of the professional guide, who will teach you basic maneuvers to safely go downriver... the rest depends entirely on you! It is recommended for people who have a good relationship with water and is well suited even for the most hesitant, with the supervision of of the Albanian Rafting Federation professional guides. Below the details of the activity and what you need to fully enjoy this unforgettable experience.

Rivers: Vjosa, PÍrmet (Best season to experience June-October) Osum, Berat (Best season to experience March – June) Length: About 5 km Duration: About 2 hrs Level: Normal (Suitable for everyone who has good health conditions and knows how to swim) Age: Over 15 yrs old. The persons under 18 must be accompanied by an adult Weight: Up to 100 kg Maximum group size: Up to 9 persons Frequency in 1 day: Up to 4 groups During Hydrospeed you must wear: 1. Bath suit

2. Used sneakers/ Neoprene shoes You should take with yourself: 1. Towel 2. Warm clothes to be changed after the adventure 3. Sandals/sneaker to change after Hydrospeed Albania Rafting Group will provide to each participant: 1. Hydrospeed Board 2. Fins 3. Neoprene suits of 5 mm (pants & bolero) 4. Helmet 5. Life jacket 6. Professional guide Packages: I. 30 Eur/person including the transport from the city to the river, hydrospeed and barbecue lunch II. 55 Eur/person including the transport from the city to the river, hydrospeed, barbecue lunch, accommodation, traditional dinner *The above packages have promotional prices and aim at strengthening team spirit and increase outdoor activities! Albania Rafting Group organizes rafting trips in Albania through sustainable tourism principles and activities to protect biodiversity and nature.

Nr 20 TRAVEL 2016

63


DESTINACIONE

Bunk`Art magneti që tërheq turistët në Tiranë Irena Kanani

Për çdo informacon kontaktoni në: 0672072905, info@bunkart.al, www.bunkart.al Si edhe në rrjetet sociale si: Facebook, Youtube, Instagram, Trip Advisor.

64


Tashmë kushdo mund të shuajë kureshtjen për periudhën e historisë komuniste të Shqipërisë duke vizituar bunkerin e kthyer në ekspozitë-muze. Linjat historike, muzeale dhe artistike bëhen bashkë për të përcjellë tek vizitorët mesazhe të qarta për dy periudhat më të diskutuara të historisë tonë, periudhën e Luftës së Dytë Botërore dhe atë të regjimit komunist në Shqipëri. E kush nuk do të donte të shihte një ish-bunker bërthamor top sekret të periudhës komuniste!! Relikja e fundit e të kaluarës së errët komuniste është kthyer tashmë në një atraksion modern turistik. Bunk’Art, një ndërtesë e fortifikuar e ndërtuar me qëllimin për t’u mbrojtur nga ndotja radioaktive, me sistem energjie elektrike dhe furnizim uji, si dhe njësistem ajri me stilit të Gjermanisë Lindore ende në funksionim. I emërtuar në vitet e regjimit komunists “Objekti 0774”, është pesë kate nën tokë dhe ka mbi 106 dhoma, mes tyre ajo e ish-diktatorit të komunizmit Enver Hoxha dhe e kryeministrit të asaj kohe Mehmet Shehu. Në shumë nga këto ambiente janë të ekspozuara armatime, uniforma, dokumente, harta të ndryshme dhe detaje të tjera, që shërbenin në atë kohë. Qendra Ura paraqiti një projekt për kthimin e bunkerit në një oaz arti. Propozimi lindi me rastin e 70 –vjetorit të çlirimit të Shqipërisë. Fillimisht projekti ishte për krijimin e një muzeu historik, një pasuri më shumë për ditët e festave. Interesimi i publikut bëri që Bunk’art-i të qëndroji hapur dy muaj. Në këto dy muaj me hyrje të lirë, u numëruan plot 65 mijë vizitorë, duke shënuar një rekord vizitorësh në një vepër arti për Shqipërinë - thotë Eva, menaxherja e Bunk`artit. Më pas Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarres hapi një garë publike për menaxhimin e Bunk’artit që tashmë ishte kthyer një pikë kyçe e kulturës së vendit tonë. Këtë garë e fitoi Qendra Ura, projektuesja e saj. Qendra sapo mori menaxhimin, filloi të pasurojë imazhin e Bunk’artit. Në prill të vitit 2016 Bunk’arti u rihap për publikun me pasuri të reja, iu shtuan disa dhoma me materiale për historinë e komunizmit, kushtuar individëve, që kanë ndërtuar bunkerët, e që kanë humbur jetën. Një tjetër dhomë i është kushtuar mësimdhënies së viteve `60`70, këtu gjendet e pasqyruar më së miri një klasë e atyre viteve. Për të gjithë nostalgjikët, aty do të rigjejnë të njëjtat objekte që janë përdorur në atovite. Me interes të veçantë është parë edhe dhoma ku janë të ekspozuar kamionët që përdoreshin nga ushtria, bëhet fjalë për ata që u sollën nga kinezët. - Nuk duhet të harrojmë pa përmendur edhe plot detaje të tjera të rëndësishme - , shprehet Eva, që me shumë kujdes na shpjegon çdo detaj të dhomave të kompletuara, dhomën me instalacion artistik, kushtuar marrëdhënies Shqipëri-Kinë, - në këtë pjesë historike gjenden video dhe audio ku tregohet qartësisht marrëdhënia e dy shteteve komuniste. Në formë simbolike dhe artistike është ndërtuar një biçikletë, që lëviz shoqëruar me drita dhe vepra artistike që pasqyrohen në mure. Nuk duhet të lëmë pa përmendur artin e ndaluar të asaj kohe; do të rigjejmë veprat e ndaluara të asaj kohe, si libra, muzikë të censuruar. Në Bunk’art tashmë organizohen edhe aktivitete të tjera si mbrëmjet e muzikës Jazz me grupmosha të reja. Aktualisht po fillojnë përgatitjet e edicionit

Nr 20 TRAVEL 2016

65 65


Si të shkoni në Bunk`art

të dytë të aktivitetit muzikor Bum Jazz, aktivitet që zhvillohet në bashkëpunim me bashkinë e Tiranës, ku nxirren në pah vlerat muzikore të viteve `30-`70. Por kjo vepër arti që lindi në gjirin e saj do të pasurohet e zhvillohet më tej me pjesëza të tjera jete nga periudha e komunizmit. Së shpejti do të vijë edhe palestra, një palestër që nuk do ti mungojnë pajisjet origjinale të asaj periudhe. Një tjetër atraksion do të jetë edhe krijimi i stadiumit ku dikur luanin skuadrat shqiptare. Do të jetë gjithçka si në ato vite, shpjegon Eva duke buzëqeshur. Mënyra e strukturimit ka ndryshar shumë, tashmë kjo qendër ofron mundësi të ndryshmë për të vizituar Bunk`art-in. Nëse dëshironi ta vizitoni privatisht, apo jeni një grup miqsh, mundeni. Dëshironi ta vizitoni në orët e darkës? Tani qendra i ofron të gjitha këto mundësi. Vizitorët, të huaj apo vendas shtohen dita-ditës, rreth 150 vizitorë në ditë, pa harruar edhe mundësinë e dëgjimit të historisë në disa gjuhë të huaja,

si italisht, anglisht etj. Qëllimi i krijimit të kësaj vepre kaq të pazakontë është se zbulon përmes shumë formave shprehëse mesazhet që janë përcjellë brenda këtij bunkeri, që simbolizon izolimin e Shqipërisë komuniste, por edhe përballjet e vazhdueshme mes bllokut komunist e perëndimit gjatë Luftës së Ftohtë. Ky bunker risjell asetet artistike ekzistuese, jo për të kthyer kujtesën kolektive për regjimin e diktaturës së hidhur, por për ta parë atë në një aspekt kulturor dhe për të ndërgjegjë suar brezat për vlerat që ky vend mbart.


"ALER TRAVEL"

Tourism & Real Estate in Albania Teodor Keko str, Konfort Konstruksion Tirana, Albania Cel. +355 69 3655684 +355 69 2969214 Tel./Fax: +355 4 453 5555 Skype: office.alertravel www.alertravel.com

Nr 20 TRAVEL 2016

67


ECHO

“Adventure Next - Balkans”

Blerina Ago:

Aventura e Radhës - Ballkani?

Shqipëria, destinacioni që bashkon Ballkanin në turizëm "Përshëndetje mua më quajnë Blerina dhe vij nga Ballkani. Kam lindur në Shqipëri. Deri 15 vite më parë, kur kam filluar të bëj rafting, lajmet ndërkombëtare e përmendnin Shqipërinë vetëm si një vend të pasigurt dhe të trazuar".

68

Në kuadër të konferencës me temë “Adventure Next - Balkans (Aventura e Radhës, Ballkani” që u mbajt në Ohër, përfaqësuesja e Shqipërisë, Blerina Ago nga Federata Shqiptare e Rafting vuri theksin te efektet që do të ketë kjo konferencë e cila synon përveçse bashkëpunimit ndërballkanik edhe atë në sektorin e ekonomisë.


“Deri 15 vite më parë, kur kam filluar të bëj rafting, lajmet ndërkombëtare e përmendnin Shqipërinë vetëm si një vend të pasigurt dhe të trazuar. Në ato ditë, një mikut tim të dashur italian, do t’i tregoja një nga fotot e para që bëra brenda kanioneve të mrekullueshme të Osumit (dhe më lejoni t’ju jap këtu një shpjegim të vogël – Shqipëria ishte e njohur si një vend post-komunist shumë, shumë e varfër dhe e izoluar për më shumë se 40 vjet, gjithmonë në lajme në lidhje me trazirat që ndodhnin atje), dhe kur a pa foton ai tha: “Jooo nuk është e vërtetë”. Por kur ai erdhi për të bërë rafting dhe pa çdo gjë me sytë e vet, ai u shtang dhe gjithë kohës ishte …. “Mamma mia….mamma mia”. Unë e di që kjo ka qenë situata në shumë vende të rajonit. Në disa prej tyre ishte e paimagjinueshme të përmendje turizmin si një mundësi për zhvillimin ekonomik”, ka thënë Ago. Për të treguar më shumë nga turizmi në Shqipëri, Blerina Ago i ka njohur të pranishmit edhe me një video ku tregoheshin bukuritë mahnitëse të Kanioneve të Osumit, e të qytetit të Beratit. “Kjo është historia jonë modeste dhe vizioni ynë, sepse ne e kuptojmë se jemi vetëm një pjesë e vogël e një tabloje të madhe. Ne jemi të vetëdijshëm që sot në tregun turistik ndërkombëtar shumë dinamik, me produktet tona individuale, ne e kemi gjetur veten duke konkurruar me destinacionet e mëdha ndërkombëtare. Të gjithë e dimë se ka qenë e vështirë, dhe në të kaluarën ne jemi mbështetur tek turizmi vendas. Tani, më në fund, jemi duke përjetuar një rritje të destinacionit turistik të quajtur “Ballkan”. Ky është një destinacion ku turistët janë shërbyer më shumë sesa ne mund të ofrojmë individualisht ndonjëherë. Është koha ku ne nuk e shohim veten si shqiptarë, maqedonas, malazezë, por si operatorë ballkanas. Si të tillë ne jemi duke ofruar një larmi të madhe aventurash, peizazhesh, aktivitete, ushqime, kultura dhe eksperienca, por me një gjë të përbashkët. Ne të gjithë ndajmë një pjesë toke të quajtur Gadishulli Ballkanik. Ballkanasit janë aq shumë të ndryshëm dhe në të njëjtën kohë aq të ngjashëm. Ne ndajmë histori të ndryshme, por ndihemi njësoj. Popujt tanë flasin një shumëllojshmëri gjuhësh dhe kulturat tona janë shumë të ngjashme. Edhe theksi ynë anglez tingëllon i njëjtë. Gjithashtu secili prej vendeve tona beson se rakia është pija e tyre. Në fakt është e të gjithëve ne”, tha ajo. Ballkani si një destinacion unik ofron përvoja të mrekullueshme aventure në të gjitha stinët, si: – Ski në Bjelasnicë, Jahorina në Bosnjë dhe Hercegovinë, Nr 20 TRAVEL 2016

69 69


Bansko në Bullgari, Durmitor në Mal të Zi etj – Zhytje në eksplorim të anijeve të mbytura në Kroaci, Shqipëri, Mal të Zi, Greqi, Turqi. – Udhëtime të bukura në lumenj si Danubi – Plazhe të mrekullueshme në Adriatik, Jon, Egje dhe Detin e Zi, ku ujërat blu arrijnë deri në qytetet mesjetare dhe ku gjenden ende plazhe shkëmbore dhe ranore të papekura. – Rafting dhe kajak në kanionet e mrekullueshme me ujëvarat e tyre, si në Shqipëri, Bosnjë Hercegovinë dhe Mal të Zi. – Sporte ekstreme me destinacione si Bovec & Bled, Slloveni dhe Kosovë që ofrojnë nga eksplorim kanionesh e deri te parashutizmi. Disa vende do të çojnë turistë në djepin e civilizimit, ndërsa disa të tjerë do të ndajnë me ta historinë sesi u krijua shteti i tyre. Brigje të bukura, kryeqytetet urbane ftuese, pamje që të lënë pa frymë, ushqim i shijshëm organik do ti japë turistëve një përvojë të ndryshme. Ju do të merrni pjesë në festa me njerëz të gëzuar që do t’ju thërrasin kudi “Hajde, Hajde” kur t’ju ftojnë në sheshin e vallëzimit. Nëse një turist udhëton për një javë apo dy muaj, Ballkani ofron një aventurë që do ta kujtojë gjithë jetën. Ne të gjithë ndajmë të njëjtin qëllim: T’i japim një përvojë mahnitëse miqve tanë. Duke parë veten si një pjesë e një tabloje të madhe dhe duke krijuar ofertës turistike ndërballkanike ne krijojmë sinergji; – Ne do të ndajmë tregjet e njëri-tjetrit (dhe jo të konkurrojmë) – Do t’i bëjmë më të lumtur dhe më të impresionuar turistët – Të gjenerojmë një përshtypje më të mira në mediat sociale – Dhe më e rëndësishmja të fitojmë një pjesë më të madhe të tregut ndërkombëtar turistik që do të thotë më shumë punë për të gjithë ne. Pra, le të përdorim këto mundësi si kjo konferencë për t’u lidhur me njeri tjetrin, për të shkëmbyer, për të ndarë dhe për të zhvilluar produkteve të mahnitshme turistike për miqtë tanë në destinacionin tonë në rritje: Ballkani. Çfarë është “Adventure Next - Balkans (Aventura e Radhës – Ballkani)”? Për të parën herë po organizohet konferenca rajonale Adventure Next Balkans (Aventura e Radhës – Ballkani) nga Adventure Travel Trade Association, e cila mblodhi mbi 300 delegatë përfaqësues të Organizatës Botërore të Turizmit të Kombeve të Bashkuara, Europës Juglindore, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Ambasadori i Zvicrës në Maqedoni, organizata, gazetarë dhe turoperatorë ndërkombëtarë, mbi 150 ofrues shërbimesh dhe produktesh turistike si dhe përfaqësues të niveleve të larta të fushës së turizmit të Europës Juglindore. Presidenti i Adventure Travel Trade Association z. Shannon Stowell tha se shkëmbimet, lidhja me njeri tjetrin dhe bashkimi na mban të sigurt dhe mundëson rritje më të madhe ekonomike për Ballkanin nëpërmjet zhvillimit të tij si një destinacion i vetëm dhe i madh turistik. 70


Adresa:

Gryka e Vjosës. Dëllënjë, Vlorë, Albania Tel.: +355 69 87 99 315; +39 347 77 95 189 Email: hotelmarkual@gmail.com

Aty ku derdhet Vjosa dhe bukuria nuk ka fund. Aty ku natyra ka shpalosur gjithë talentin e saj, ku ajri i pastër të mbush shpirtin plot e ku perëndimet janë të paharrueshme, aty ku zogjtë mbushin qiellin me gëzim e ku ushqimi është i shijshëm, siç e bën natyra, ju mund të përjetoni ndjesi të bukura e të panjohura më parë. Në trekëndëshin Dëllënjë-Pishë Poro-Delisuf, ju pret një atmosferë pushimesh ndryshe. E për të kaluar pushime sa më të bukura e komode, duhet të provoni mikpritjen tonë.

Mirëse vini në Hotel Marku Dëllënjë!

Nr 20 TRAVEL 2016

71


NATURE

Liqenet e Belshit

86 diamantet plot ngjyra të gjerdanit të Dumresë

72


Për ture në qarkun e Elbasanit: To book tours in Elbasan area:

ALBANIA SPORT & TOURISM ELBASAN Udhëtime në natyrën dhe kulturën shqiptare arturguni2005@yahoo.it Mob: +355 69 47 99 855

Artur Guni, AST Elbasani Mrekullitë natyrore të Trevës së Elbasanit janë të shumta por Liqenet e Belshit në Dumre mund të quhen pa frikë perlat karstike më të bukura të Mesdheut. Si elbasanas por edhe si dashurues të natyrës, i kemi nxitur shpesh të rinjtë dhe jo vetëm për t`i vizituar, për t`i njohur e për t`i shfrytëzuar ato si një potencial i madh turistik jo vetëm i trevave të Elbasanit por si zemra e Shqipërisë. Zona e Dumresë shtrihet midis lumejve Devoll në jug dhe Shkumbin në veri dhe fillon aty ku mbaron fusha e Pazhokut në Cërrik dhe përfundon atje ku fillon fusha e Myzeqesë. Pasi ke kaluar Elbasanin nuk duhen më shumë se 45 minuta udhëtim që të futesh në zonën e Dumresë, që shtrihet në një sipërfaqje prej 21.500 hektarësh. 21 mijë hektarë mrekulli natyrore, gjelbërim, fusha pa fund, pemë e lule, korije e zambakë uji, mungonin vetëm zanat. Këtë herë udhëtimin do ta bënim me një grup shqiptarësh me origjinë nga Kosova me banim në Kanada , Zvicër , Belgjikë e Gjermani që kishin kontaktuar me ne të AST ELBASANI dhe kishin kërkuar t`u organizonim një tur triditor ku në qendër të turit kishin vënë Rafting në Lumin Osum në Skrapar. Si gjithmonë në të gjitha aktivitetet që normalisht kanë një destinacion kryesor, përpiqemi t`i alternojmë edhe me vizita përreth këtij destinacioni. Ndërtuam itineraret dhe axhendën e aktiviteteve që do kryenim në 3 ditë.

Nr 20 TRAVEL 2016

73


Dita e parë: Guidë (Udhërrëfim) në qytetin e Elbasanit. Dita e dytë: Guidë (Udhërrëfim) në liqenet e Belshit Dita e tretë: Guidë (Udhërrëfim) në Berat (Rafting dhe vizitë në qytetin e Beratit) Pas përfundimit të Guidës së ditës së parë në Elbasan, nisemi diku rreth orës 7.00 të mëngjesit me tre automjete drejt Belshit. Kësaj here unë kisha zgjedhur një itinerar të ri; Elbasan - Çengelaj - Belsh, ndryshe nga itinerari që përshkojmë zakonisht Elbasan - Cërrik - Belsh. Në fakt e zgjodha për një arsye të thjeshtë teknike sepse rruga Elbasan - Cërrik ishte në rikonstruksion por ishte gjë e mirë që të provoje edhe mundësi e rrugë të reja. Filluam udhëtimin nga Elbasani me të tria automjetet në autokolonë në mënyrë që të mos largoheshim shumë nga njëri- tjetri , meqenëse bashkudhëtarët tanë nuk e njihnin rrugën dhe nuk donimqë t`u ndododhte ndonjë aventurë e pakëndshme që në nisje të ditës. Pasi përshkuam rrugën kombëtare deri në Çengelaj (drejtimi Elbasan - Peqin) morëm një rrugë mjaft të bukur përgjatë kodrave të mbjella me ullinj e vreshta dhe arave gjithë gjelbërim, që në disa pjesë kishin filluar të marin ngjyrën e artë (ishte koha e pjekjes së grurit). Pas 40 minutash ishim në Belsh! Bukuri e rrallë! Këtu na pret kryetari i Bashkisë së re të Belshit, z. Arif Tafani. Arifi një njeri energjik dhe i qeshur, pasi na uron mirëseardhjen, hyn drejt e në temë, na flet për bukuritë e Dumresë dhe projektet e tij për ta bërë Belshin me gjithë liqenet e tij, një destinacion të rëndësishëm turistik. Flasim me Arifin për idetë e projektin e tij, aty ku e kishim lënë bisedën pak kohë më parë në një takim me studentët e inxhinieri - turizëm të fakultetit ekonomik të UE, ku hodhëm idenë e ndërtimit të një faltoreje dhe sklupturë kushtuar Afërditës. Në bisedë natyrshëm u përfshinë edhe miqtë tanë dhe e mbështetën këtë ide, si diçka që intrigon dhe tërheq turistin por dhe si pjesë të krenarisë e vetëdijes historike. (Këtu janë zbuluar relike qeramike kushtuar Afërditës dhe thuhet se në zonë ka qenë edhe tempulli kushtuar asaj). Sigurisht që zona do të bëhej shumë herë më tërheqëse sikur të ishte e pajisur edhe me një aset të tillë. Para se të përshëndetemi me kryetarin e bashkisë, ai na prezanton me njërin prej administratorëve të njësisë që ne kishim planifikuar të vizitojmë (Gradishta dhe Liqenet e Seferanit e Merhojës ) i cili do të na shoqërojë atje, për një njohje sa më të mirë të zonës. Pasi përshëndetemi përzemersisht me Arifin, nisemi fillimisht drejt Qytezës së Gradishtës. Gradishta është një kodër pranë qytetit të Belshit ku janë bërë zbulime të rëndësishme arkeogjike (sidomos në nekropolin e saj që shtrihet në kembet e kësaj kodre, diku në very-perëndim të saj. Zbulimi më i rëndësishëm është armatura e një prijësi Ilir që sot qëndron në muzeun kombëtar në Tiranë. Sapo ngjitesh lart në kodrën në fjalë, të shfaqet panorama e mrekullueshme e disa prej liqeneve të Belëshit. Pamja ketu është 360 gradë! Çfarë bukurie! Qendrojmë pak çaste këtu sa për të shijuar këtë mrekulli të natyrës (sa keq pë rata që nuk kanë qenë asnjëherë në këto zona!) dhe normalisht edhe sa për të bërë ndonjë foto a filmim si kujtim të këtij udhëtimi. Vijojmë udhëtimin tonë drejt Liqenit të Seferanit por para se të zbresim buzë tij, marrim shtegun lart kodrës në të djathtë, ku shoqëruesi ynë ka marrë përsipër të na tregojë vendin ku gjatë luftës së Dytë Botërore u rrëzua një avion Anglo-Amerikan. I gjithë ekuipazhi me pasagjerët që ishin në bord (njëra nga të shpëtuarat pas luftës ka shkruar një artikull dhe realizuar një dokumentar për këtë ngjarje) u shpëtuan dhe u strehuan nga një familje shqiptare, edhe pse gjermanët i kërkonin me ngulm për t`i kapur , duke rrezikuar jetën e familjes 74


së tij vetëm për të mos dorëzuar pilotin dhe pasagjerët e këtij avioni! Të tregosh histori të tilla, që kanë ngjarë në zona thuajse të panjohura është vërtet interesante për të huajt, imagjinoni për shembull një grup turistësh amerikanë se me sa kënaqësi do t`i takonin pjesëtarët apo pasardhësit e asaj familjeje! Ja, kaq pak duhet për ta bërë interesante një zonë, e me vlera të turzmit historik gjithashtu! Mbërrijmë në vendin ku na thanë se bashkia ka planifikuar të ndërtojë një memorial ose muze në përkujtim të kësaj ngjarjeje. Zbresim kodrën dhe i drejtohemi liqenit, përpara, një tabelë e thjeshtë “Restorant Kali". Ecim drejt rrugës që tregon tabela dhe poshtë 100 metrave shfaqet një ndërtesë e bukur buze liqenit, e punuar e gjitha me gurë përpara saj një kalë gjigant skalitur me mjeshtëri, që qëndronte buzë liqenit në pozicionin mbi dy këmbë. Lokali ishte në ndërtim e sipër dhe ne e gjetëm edhe të zotin e tij duke punuar. Përshëndetemi dhe me humor i pyesim nëse kanë nevojë për ndihmë. Na e kthjenë humorin, pse jo, ishim të mirëpritur të jepnim një dorë. Pronari i kësaj ndërtese ishte emigrant prej vitesh në Greqi dhe me kursimet e emigracionit po ndërtonte këtë mrekulli. Pasi të përfundojë, patjetër që ky vend do jetë mjaft tërheqës për turistët e vendit dhe ata të huaj, që shpresojmë të shtohen vit pas viti. Pasi “vjedhim” edhe këtu momente e pamje të bukura, kush me aparate e kush me telefonë, drejtohemi drejt një Liqeni tjetër .... Ky është një liqen me zambakë uji! Nuk na duhet të bëjmë shumë rrugë përgjatë një kodre, kur menjëherë në krahun e majtë tonin shfaqet liqeni i mbuluar nga gjethet e zambakëve (lulet nuk dallohen nga kjo largësi). Dalim nga rruga e asfaltit dhe ecim duke zbritur me automjetet nëpërmjet një rruge pa asfalt por e përshkueshme edhe nga automjete të uleta. Ndalemi rreth 300 m larg liqenit dhe vazhdojmë rrugën me këmbë përgjatë ullishtës së mbjellë dhjetëvjeçarin e fundit. Afrohemi buzë liqenit për të parë nga afer zambakët, të cilët, ndryshe nga ç`mund të mendohet, janë në ngjyrë të verdhë ! Janë thjesht të mrekullueshëm! Fotografojmë e filmojmë gjatë të gjithë kohës - e kush mund të rezistojë? Diçka e shpejtë nga ushqimet tona apo dhe lëngje e ujë, duhej patjetër se ishte vapë dhe dita ishte e gjatë, derisa të na vinte ora për dreken që e kishim prenotuar në fakt në një restorant, diku para se te hynim në qendër të Belshit, natyrisht me gatime Tradicionale të zonës.

Une dhe Arbeni (shoku im i AST) ishim ne fakt pak në merak nëse do t`u pëlqenin gatimet miqve pasi ua kishim mburrur shumë gjatë rrugës! Pronari një njeri i qeshur e gazmor, (mik i yni), ashtu siç janë në fakt të gjithë banorët e Dumresë, pasi na uroi mirëseardhjen, filloji menjeherë me shtrimin e drekës, që miqtë të mos prisnin shumë, shoqëruar me batuta e humor të hollë, gjë bëri që të gjithë të ndjenin veten të shpenguar e të qetë si në shtëpinë e tyre. Dhe nuk kishte pse unë të prisja deri në përfundim të drekës për përshtypjest pasi miqtë tanë filluan nga lëvdatat për gatimin që në kafshatat e para e gjatë të gjithë kohës që ne e konsumonim atë! Në fakt kuzhinën tradicionale i zoti i shtëpisë e kishte përzier me përvojën e përfituar si kuzhinier në Greqi por përseri tradicionalja ishte ajo që spikaste më shumë e bënte pjatat aq të shijshme! Rreth ores 17:30 nisemi drejt Kuçovës, duke përshkuar sërish kodrat dhe liqenet e Dumresë, me dëshirën e përbashkët për t`u rikthyer në këtë vend me qellimin e eksplorimit edhe të liqeneve dhe bukurive të tjera të këtij vendi! Janë 86 perla, si një gjerdan në qafën e të bukurës Dumre, kemi se ç`të shijojmë në çdo udhëtim, sado herë që të kthehemi.

Pak informacion për Liqenet e Dumresë Dumreja me 86 liqenet karstike të Belshit, për nga pozicioni gjeografik i tyre, në qendër të Shqipërisë, ka premisa për t’u zhvilluar e për t’u bërë një zonë e lakmueshme për turistët. Vëllimin më të madh nga të gjitha liqenet, e ka liqeni i Merhojës. Po ashtu, të mëdhenj konsiderohen edhe liqeni i Çestinjës me 97 hektarë, Seferani 87,5 hektarë, i Degës 37,5 hektarë, ndërsa më i vogli është liqeni i Çartallozit me 0.5 hektarë. Më të thellë janë Merhoja, 61 metra, Peraska, 51 metra, Çërraga, 29 metra, Seferani, 20.8 metra, etj. dhe thellësia më e vogël zbret në 10 metra. Karakteristikë e liqeneve karstike të Dumresë është se ato janë liqene me regjim shiu dhe mbushja me ujë e tyre përgjithësisht bëhet nga rrjedhja e përkohshme sipërfaqësore. Sipërfaqet e këtyre liqeneve janë afro 14.2 km2 me një aftësi ujëmbajtëse 26 milion m3. Gjatë stinës së verës ndodh që afro 20 liqene të thahen përkohësisht. Kohët e fundit janë shtuar turistet vendas dhe të huaj që vizitojnë Belshin dhe liqenet tij të bukura. Ka shumë zona me potenciale të fuqishme natyrore në Shqipëri, që janë pak ose aspak të zhvilluar por në këtë drejtim Belshi është më i pafavorizuari. Është vërtet një trishtim i madh që askund tjetër në Shqipëri e ndoshta edhe në Ballkan nuk ka një zonë me ka shumë liqene sa Belshi e të mos ketë asnjë të shkuar turistike. Prandaj po punojmë me kaq shpirt e pasion që t`i japim jetë kësaj zone të bukur, me organizime sa më të shumta, që njerëzit t`i njohin këto bukuri. Një nga turet që përdoret si për dashuruesit e aventurës për ecje por dhe të apasionuarve të biçikletave apo Motobike është itinerari Elbasan - Cërrik - Belsh – Kuçovë – Berat. Ky itinerar është magjepsës, si përsa i përket bukurive të liqeneve (disa prej tyre janë të mbuluar me zambakë uji), kodrave mjaft të bukura që ndodhen në këtë zonë, objekteve historike e arkeologjike por dhe legjendave dhe ngjarjeve historike! Kulti i perëndeshës Pellazgo - Ilire të Afërditës dhe objektet prej qeramike kushtuar asaj ne Liqenin e Seferanit por edhe në liqenet e tjera përreth Belshit e Qytezës (Gradishta) e bën më intriguese këtë zonë, për të cilën ne shpresojmë se në të ardhmen do t`i përkasë plotësisht turizmit. Nr 20 TRAVEL 2016

75


TRAVEL TRENDS

Riviera Grand Tour

Itinerari më i bukur shqiptar edhe për vitin 2016 Kur grupet e para të Klubit “Discover Albania” filluan të bëjnë fundjavat e para të pushimeve, Theth, Valbonë, Dardhë, Voskopojë e Jug i Shqipërisë, dukej sikur një grup të rinjsh shokë e të njohur kishin dalë për piknik apo për ekskursion. Mirëpo mjaftuan fare pak vite që “Klubi i Kampistave” të shndërrohej në Klubi “Discover Albania” dhe të ndërmerrte një nismë që edhe sot nuk e ka bërë ende asnjë agjenci shqiptare në drejtim të turizmit; të organizonte pushime për shqiptarët brenda Shqipërisë, si paketë e mirëfilltë turistike që blihet në agjenci dhe konsumohet në territorin turistik shqiptar. Edhe nëse sot agjencitë e ndryshme ofrojnë paketa me destinacione zonat turistike të Shqipërisë sidomos në drejtim të natyrës, ato janë me siguri paketë e “Klubit” që shiten edhe nga agjenci të tjera në treg. Kjo risi interesante ka bërë një ndryshim rrënjësor në tregun shqiptar, duke i bërë sidomos të rinjtë shqiptarë të kthejnë sytë nga turizmi vendas, ndërkohë që deri vonë paketa turistike konsideroheshin ato që bliheshin në një agjenci për të shkuar me pushime jashtë ose ato që blinin të huajt nga agjencitë shqiptare incoming për të sjellë turistë të huaj në Shqipëri. Kështu lindi ndër shumë paketa të tjera turistike edhe Riviera Grand Tour, ose siç e quajnë shkurt pushuesit e shumtë qe kanë shijuar atë, Turi i Jugut, pra paketa turistike që ju bën të shijoni bukuritë e pashoqe të vijës më të bukur bregdetare që kemi, asaj të Rivierës. E kombinuar në mënyrë të përkryer dhe me elasticitet sipas dëshirave dhe mundësive të pushuesve, Riviera Grand Tour mund të shijohet në shumë mënyra, varet nga pëlqimi i grupit që e blen turin, duke zgjedhur të ecë në këmbë, me skafe, nga deti, nga toka me hiking, duke fjetur në kampingje me çadra ose në hotele luksoze. Mundësia e pafundme e kombinimeve dhe e çmimit të paketës, ka bërë që shumë njerëz ta zgjedhin atë, sipas nivelit ekonomik dhe përshtatjes shoqërore (me miq, me familjen). Suksesi i këtij turi bëri që vitin e shkuar Revista Travel ta zgjidhte si turin më të bukur shqiptar, duke e vendosur në kopertinën e verës, përfaqësuar me Gjirin e Gramës, si një prej pikave më të bukura që vizitohen me këtë tur. Mund të thuhet pa modesti që Turi i Jugut ka ndikuar shumë në njohjen e Gjirit të Gramës, deri dje jo shumë i njohur dhe thuajse aspak i vizituar, si dhe në njohjen e plazheve të tjera të fshehta të Karaburunit. Këtë verë turi sërish ka rezultuar më i pëlqyeri, duke mbajtur edhe këtë vit kurorën si turi më i bukur shqiptar. Mjafton t`i hidhni një sy komenteve në faqen e Klubit, për të kuptuar se sa i pëlqyer është ky itinerar për pushuesit shqiptarë, që mund të themi se përbëjnë edhe rreth 90% të frekuentuesve të tij. 76

Gjithçka që promovon turizmin shqiptar është pozitive dhe duhet të përgëzohet por veprimtaria e Klubit “Discover Albania” dhe jo vetëm për Turin e Jugut, është për t`i njohur vlera të veçanta sidomos në një drejtim; që i ktheu sytë e shqiptarëve nga turizmi vendas, duke mos e lënë atë në duart e 10-15 %-ndëshit të turistëve të huaj apo gjysmës së turizmit patriotik të Shqiptarëve të Kosovës e Maqedonisë. Shqipëria është e të gjithëve ne dhe meriton të njihet e të shijohet së pari nga ne vetë. E për këtë, një meritë të padiskutueshme ka edhe Klubi “Discover Albania”.


Riviera Grand Tour

the most beautiful Albanian itinerary

Revealed as the most beautiful itinerary of 2015 from Travel Magazine Albania

Lonely Planet: Not so long ago, when the Balkans were considered an ‘only for the brave’ travel destination, only the bravest of the brave trickled into Albania. Since backpackers started coming to elusive Albania in the 1990s, tales have been told in ‘keep it to yourself’ whispers of azure beaches, comfortingly good cuisine, heritage sites, nightlife, affordable adventures and the possibility of old-style unplanned journeys complete with open-armed(hospitable) locals for whom travelers are still a novelty. Sick to death of being dismissed with blinked-up crime-boss cliché Albania has announced ‘A New Mediterranean Love’ via its tourist board. The jig is almost up – Albania won’t be off the beaten track for much longer. Well now the situation is changed and you may discover the undiscovered hidden places, ancient ruins in ancient cities, underwater beauties of Mediterranean Flora and Fauna, marine caves, craggy rocks among the deep blue waters, azure and green beaches, totally virgin, stay locally in small tents ore enjoy the luxury service of the small coastal resorts…. a lot of cozy things… A tour that starts from Zvërnec and finishes in the middle of the Albanian Riviera, near Gjipe, or, if you want to go further, it continues toward Saranda, to enjoy the marvelous Ksamil, Butrint, Krorëz, Kakome etc. Included in this amazing chain, is Karaburun Peninsula with is fairytale bays as Grama, Brisani, Cave of Haxhi Ali, Sant Basil, Palasa, Dhermi, Himara, Vuno, Jal, Qeparo, Lukova, Borsh… This well-organized trip can be your trip. You personally can choose places from the tour, a boat ride, a diving day or a hiking trail through green hidden forests of Karaburun. Belive to us, it will be unforgettable.

more info: www.discoveralbanianow.com

Nr 20 TRAVEL 2016

77


PERSONAZH

Irda Kureta

guximtarja

që ju udhëheq nëpër shtigjet e Shqipërisë Herë pas here kemi sjellë në revistën tonë personazhe që punën apo veprimtarinë e tyre e kanë të lidhur me turizmin dhe disa prej këtyre personazheve kanë qenë me të drejtë edhe pjesë e stafit të Klubit “Discover Albania”, si pionierët që i kanë rënë të parët cep më cep Shqipërisë, për t`ua treguar atë më pas edhe të tjerëve. Ju mund të mendoni se Klubi ka vetëm djem të shkathët e të fuqishëm, që përshkojnë pa u lodhur e me orë të tëra kilometrat pa fund të shtigjeve të vështira të Shqipërisë. Nëse mendoni kështu, e keni gabim. Klubi ka edhe vajza udhërrëfyese, njëra prej të cilave është edhe Irda Kureta, guximtarja e dashuruar me Alpet, por që ju udhëheq me lehtësi në të gjitha rrugët e Shqipërisë. Prej tre vjetësh Irda është pjesë e Klubit dhe tashmë mund të thotë se e njeh mjaftueshëm Shqipërinë dhe ka vënë në jetë ëndrrën e saj të hershme; udhëtimet. Këtë e mësuam kur e pyetëm se pse u angazhua me këtë punë, e cila në dukje ngjan e përshtatshme për djem, që duhet të ecin për orë të tëra shtigjeve të vështira sidomos të Alpeve e të Valbonës, të cilën e ajo e bën shpesh si një tur guidë. Sepse më pëlqejnë udhëtimet, sepse e dashuroj Shqipërinë edhe sepse tani dashuroj edhe këtë punë që bëj, që të njeh gjithmonë me njerëz të rinj, të mban adrenalinën lart e të mëson se si të menaxhosh çdo situatë, që duhet thënë se është çdoherë e ndryshme, ndonëse mund të përshkosh të njëjtat shtigje. A e duan udhëtarët Irdën si një udhërrëfyese në udhëtimet e tyre? Verifikojeni vetë, mjaft që t`u hidhni një sy komenteve në rubrikën Revierës tek faqja ne Fb e Klubit Discover Albania. Ne dimë t`ju themi që kjo vajzë e shkathët është mishërimi i sakrificës dhe i komunikimit perfekt, gjë që përmbledh në vetvete të gjitha tiparet pozitive që duhet të ketë një udhërrëfyes, për ta bërë më të bukur udhëtimin e gjithkujt që kërkon të njohë Shqipërinë

78


Hotel Ionian


REPORTAZH

Flora Xhemani Baba

Koman – Fierzë

Dikur linjë transporti,

sot itinerari turistik më i bukur në Europë 80


Dikur, në vitin tashmë të largët 2010, botuam në revistën Shqip një reportazh për itinerarin Koman-Fierzë me titullin "Udhëtim përmes Fjordeve Shqiptare". Ishte reportazhi i parë që nxiste zhvillimin e turizmit në këtë zonë, madje me keqardhje jemi shprehur se kjo zonë kaq e bukur nuk kishte aktivitet turistik por përdorej vetëm për transport udhëtarësh. Sot pas vetëm gjashtë vjetësh, Koman-Fierzë është udhëtimi më i dashur i shqiptarëve, gëlon nga turistët gjithë vitin dhe ka hyrë në listat e mediave botërore si një prej itinerareve më të bukura në Europë. Këtë herë udhëtimi, të cilin zgjodhëm ta bëjmë me Komani Lake Ferry Berisha, ishte një përzierje gjuhësh e paparë që shpaloste një gjeografi nga e gjithë Europa, madje bashkë me kinezçen, edhe nga Azia e largët. Është pak të themi se jemi të lumtur për kthimin e këtij segmenti transporti, në Itinerarin më të bukur në Europë. E përcaktimin për fat të mirë nuk e kemi bërë ne por e kemi të "çertifikuar" nga mediat prestigjoze botërore.

Mëngjes herët. Është një nga ato ditë të rralla e të bukura kur “ia kemi hedhur” Diellit, i cili sot do të na përshëndesë rrugës për në udhëtimin e radhës. Dhe nuk është një udhëtim dosido por një prej itinerareve më të bukura në Europë, kështu janë shprehur shumë prej gazetarëve të mediave botërore kur kanë kaluar andej pari dhe kanë nxituar të hedhin në kartë apo në internet tashmë, përshtypjet e tyre. Po shkojmë në Koman, të lundrojmë nëpër ujra të bruzta, të kaltra e jeshile, sipas vezullimit të diellit (që derisa të mbërrijmë ne do t`i puthë brigjet e gjelbra duke i bërë më të bukura). Mund ta përshkruajmë shumë lehtë këtë itinerar të bukur, e kemi bërë këtë prej vitesh, atëherë kur nuk mund të flitej për turizëm aty por thjesht për transport udhëtarësh të zonës, që shkonin në Tropojë apo në zonat përreth brigjeve, duke u nisur nga Komani e duke zbritur në Fierzë. Kemi fjalë plot e krahasime pa fund, është kaq e lehtë për t`i gjetur me atë bukuri mahnitëse. Meraku se mos humbasim tragetin është i kotë, ora është tetë e mëngjesit dhe ne jemi përtej liqenit të Vaut të Dejës, pasi kemi lënë rrugën kombëtare Tiranë-Shkodër dhe kemi marrë drejtimin për në Koman, duke lënë në të djathtë rrugën që të çon në Pukë. Trageti niset në orën nëntë por shpeshherë edhe rreth nëntë e tridhjetës, duke dashur të presë të vonuarit, ata që nuk janë informuar mirë apo ata që nuk e kanë llogaritur siç duhet distancën nga kthesa e rrugës kombëtare deri në Koman, që nuk ka të njëtën cilësi infrastrukture. Tetë e dyzet e pesë, hyjmë në tunelin e stacionit të Komanit dhe presim radhën të kalojmë (nuk e zgjeruan dot këtë tunelin?). Kur më në fund kalojmë dhe përpiqemi të gjejmë një vend parkimi në “lëmshin e madh para portës” që shkakton hapësira tashmë e pamjaftueshme e portit të vogël, takojmë Mirin, njërin prej vellëzërve Marku, që drejtojnë tragetin “Berisha” me të cilin kemi zgjedhur të udhëtojmë sot. (Mos u habisni, tani ka disa linja që ofrojnë transport turistik në Koman dhe kjo ka ardhur si shkak i rritjes së turistëve). Miri na tha se do niseshin pas gjysëm ore, pra diku tek 15-20 minuta me vonesë nga orari zyrtar. Na tha se prisnin një grup gazetarësh gjermanë që do të udhëtonin për në Valbonë. (gjermanët janë frikshmërisht korrektë por kur udhëtojnë në Shqipëri, ata nuk e kanë më në dorë korrektesën e tyre). Kishim kohë të pinim edhe kafen e mëngjesit. Dalngadalë, trageti po mbushej. Ishte e shtunë. Sot kjo linjë do të ishte plot. Jo se nuk kishte fluks të madh gjatë ditëve të javës por dihet që fundjavat janë koha kur të gjithë vrapojnë të rrëmbejnë një ditë pushimi

Nr 20 TRAVEL 2016

81 81


më shumë, e jo vetëm ata që janë me pushime të gjata. Nga ballkoni i njërës prej kafeneve modeste, shihej qartë kontrasti mes bukurisë tronditëse të peisazhit, sa të ashpër aq edhe të butë, me pjesën tokësore, tashmë të dalë jashtë funksionit të saj të dikurshëm si stacion i tragetit të atëhershëm të linjës së udhëtarëve të zonës. Rrëmuja e madhe e makinave që s`kishin ku të parkonin, kalatat e sajuara, ngushtësira që e bënte sheshin poshtë të dukej sikur nuk merrte frymë ishte krejt tjetër gjë me gjysmën e djathtë të peisazhit ku shpatet e thepisura që rrëzohen në ujë formojnë ato V-të e bukura të kryqëzuara. U ngjitëm më në fund, në një krah makinat e në tjetrin udhëtarët që merrnin shkallët për lart tek pista e mbushur me ulëse ose që qëndronin tek parmakët e katit të poshtëm të tragetit. “U, peshqit!”…. fëmijët po tregonin me gisht nga uji dhe provuan të hidhnin copa biskotash që i kishin në dorë. Një lukuni e vogël u mblodh rreth biskotave brenda pak sekondash. Sa shumë që paska! Domethënë që ka mjaftueshëm sa për t`u ushqyer nga liqeni edhe me peshk!

Në lundrim

Trageti u nis dhe peshqit mbetën pas, ose ndoshta po na shoqëronin poshtë e ne nuk i shikonim dot më. Fjongoja bardhoshe e dallgës së krijuar prej motorrit, zgjatej pas tragetit duke e bërë të dukej si kometë me bisht. Më jepni sy të shoh! Faqet shkëmbore zhyteshin në të gjelbrën e ujit e ajo i fshihte nga sytë tanë, duke na gënjyer me pasqyrimin e asaj që mbetej sipër. Dhjetëra e qindra metrat e thellësisë e bënin bregun të frikshëm e të bukur njëkohësisht. Herë pas here kalonin varka të vogla (me flamur të vogël në bash) që rrekeshin të kalonin tragetin, drejtuesi ishte kaq i entuziazmuar se po ia kalonte tragetit e teksa na rrëshqiste në brinjë, ngrinte dorën me triumf. Ishin gjithmonë dy varka një lart mbi ujë e tjetra me kokë poshtë nën të, aq i qetë ishte uji. Ishte bukur kur dikush nga bregu të përshëndeste, si djemtë e vegjël buzë monopatit, shoqëruar me dy mushka, tursitët që zbritën në shtëpinë e vëllezërve Marku, madje edhe ekskavatori që po gërmonte në brigjet në të majtë, aty ku pushon trageti i dikurshëm i linjës, ngriti lart krahun e tij metalik! Ishulli i Paqes. Berishaj. Shtëpia e vëllezërve Marku, që kishte hapur dyert e zemrën, për të pritur turistët e shumtë që vinin nga jashtë. Dilema se mos nuk kishin një shtëpi të përshtatshme ishte shuar shpejt, kur Miri e Dritani panë se të huajt nuk donin sall82

tanete. Ata donin vetëm mikpritje dhe “friendship”, dy gjëra që i gjetën me shumicë që në fillim. Kur Ilir Mati u kishte sjellë turistët e parë që donin të bënin kajak në lumin e Shalës, ata e kishin parë të çuditur. Pastaj u kishte kërkuar t`i strehonin në shtëpi, në rastet kur ishin pak. E nëse ishin shumë, në kamping me çadra në lëndinë. E imagjinoni dot lumturinë e të huajve për këto “hidden treasures” që nuk i kishin parë gjer tani këtu mes maleve? Kur më pas turistët u shtuan, lindën nevoja të tjera, u blenë kajakët e rinj, u shtuan shtretërit për fjetje, u zgjerua rrezja e guidave në zonë….

Djemtë e Ismailit

Është e vështirë të bësh një udhëtim për në Fierzë dhe të mos gjesh në traget një ose më shumë grupe të Klubit “Discover Albania”, që neve tani i quajmë djemtë e Ismailit, domethënë, udhërrëfyesit e Klubit, që e drejton Ismail Hoxha, menaxheri i bankës që bredh Shqipërinë cep më cep. Këtë herë ishte radha e Xhulios që po shoqëronte grupin për në Valbonë. Por kudo që të shëtisni nëpër Shqipëri, në brigjet e Dhërmiut, në Theth, në karaburun do të gjeni patjetër në veprim Jetnorin, Albanin, Irdën…. Ismailin vetë po e po, pa dyshim…

Trageti kosmopolit

Nuk dihet se sa gjuhë janë folur në këtë traget qyshkurse ai ka filluar lundrimin nëpër Koman-Fierzë e anasjelltas, por një gjë është e sigurt; janë shumë. Gjermanët ishin të parët, ata lajthisin për Alpet. Por edhe amerikanët nuk mbeten pas, përveç anglishtes që e flasin të gjithë. Sot kishte francezë (Izabelë kishte ardhur me një grup miqsh por do të kthehej mbrapsht sepse miqtë e saj do bënin kalimin Valbonë-Theth, rreth tetë orë në këmbë e ajo nuk e bënte dot, ishte i vështirë, po shijoj vetëm Komanin, tha), gjermanë (gazetarja simpatike gjermane e pëlqeu shumë shqiponjën e madhe mbi shpatullat e Kolit, dhe kërkoi leje ta fotografonte), çekë e polakë (dy grupe studentësh ishin bërë bashkë duke “gjetur gjuhën” për t`i dhënë më shumë larmi udhëtimit), madje edhe kinezët ishin përfaqësuar sot me një grup goxha llafazan që s`pushoi gjatë të gjithë udhëtmit. Por Miri na tha se aty kishin ardhur plot rusë, edhe japonezë, italianë, grekë…. Gjithë bota me një fjalë.


Ylberi nën këmbët e tua

Jemi mësuar që ylberin ta shohim në qiell, e zakonisht në kohë të vrenjtur, me qiell gri, sapo ndonjë rreze dielli nxjerr kokën fill pas shiut. Por nëse udhëtoni me Tragetin Berisha për në Fierzë, ylberin mund ta keni edhe nën këmbët tuaja, një ditë plot diell, vezulluese madje, teksa rrezet e forta thyhen në vijën e e dallgës së barthë apo përplasen me currilat e ujit që dalin nga faqet e tragetit. Ndoshta këto janë gëzime të vogla por aq të bukura e me ndjesi që nëse nuk i provon aty, nuk i përshkruan dot siç duhet.

Visit Koman with Komani Lake Explore

Entertainment, canoeing, fishing, swimming, camping on the lake, boat trips, excursions in the rivers, bio food & beverage, guesthouses, parties with fire & unforgettable experiences. Phone: +355 69 68 00 748 / +355 68 52 70 934 Italian: +39 32 725 66 357 kontakt@komanilake-explore.com; www. komanilake-explore.com

Nr 20 TRAVEL 2016

83


Plazhi me ujë …. brisk!

Syri i Kaltër në Delvinë, është bërë kohët e fundit një sfidë për ata që duan të provojnë të kridhen në temperatura të ulëta (e meqë ra fjala, shpesojmë që shtimi i këtyre guximtarëve të mos e dëmtojë “Syrin”) por a keni provuar të hidheni këtej nga Fierza? Natyrisht që disa edhe e kanë provuar por ja që atë ditë askush nuk pati guxim të hidhej, përveç dy vogëlushëve tanë dhe Kolit. (Oh majne Got, ist kalt, thanë gjermankat e grupit të gazetarëve, sapo futën vetëm këmbët e s`bënë më tutje, e as francezet nuk e morën guximin, duke njomur veç këmbët). Në fund kur po fillonte të mbushej trageti u hodh edhe një djalë nga Kosova (edhe ai me siguri do të ishte sprovuar në liqenet e kristalta të Rugovës).

Fotot që kanë mbuluar botën

Dikur ishte e vështirë të gjeje një foto të Komanit, e aq më tepër të mbushur me njerëz, me udhëtarë, me turistë të lumtur. Sot është e vështirë të klikosh në internet me fjalët kyçe Koman-Fierzë dhe të mos dalin në ekran me qindra e mijëra foto të hedhura nga njerëzit anembanë botës, për të treguar përvojën e tyre, ashtu siç po bënin tani të gjithë, sa me telefonët e teknologjisë së lartë e sa me aparate fotografikë, kush të vegjël e kush të mëdhenj me objektivat si grykë topi. Ashtu siç po bënte edhe Fjona, vajza nga Durrësi që siç na tha, e kishte pasion fotografinë e peisazhit e që dukej se sot kishte gjetur veten në pasionin e saj. Natyrisht kishte ç`të fotografonte.

84


………….

Trageti u rimbush me ardhësit nga Valbona, po bëhet gati të kthehet. Edhe një herë mes ujrazh të bruzta, peshqish që lodrojnë rreth tij, shpatesh të thepisura që tani verës gjelbërojnë e që vjeshtës japin spektakël të mrekullueshëm ngjyrash. Edhe njëherë me ylberin nën këmbë e me këmbët jashtë parmakut, që të rrëmbesh freskinë, e cila nganjëherë vjen edhe nga grykat e degëve të Lumit të Shalës, apo degëzimeve të tjera që vijnë e derdhen në liqenin-lumë. Mund të fillojmë të përshkruajmë Valbonën tani. Por jo, nuk duam të nakatosim dy bukuri të ndryshme, sepse edhe Valbona kërkon një reportazh më vete. Sot do të ndalemi këtu. Koman, 23 Korrik 2016

Çfarë na duhet ende? 1. Ajo e shkretë rrugë, që nga Vau i Dejës e deri ne Koman, që nuk është rrugë por një grumbull gurësh të shqyer e që mban larg trefishin e udhëtarëve-turistë, të cilët kur mbërrijnë në Koman e harrojnë rrugën e keqe por kur kthehen nga Komani kujtohen sërish për të e ndoshta edhe mendohen dy herë para se të rikthehen. Mendoni sa turistë më shumë do të vinin në Koman, edhe prej kohës më të pakët të udhëtimit që do të duhej për të mbërritur deri atje. 2.Një stacion më i denjë apo një port duhet ta quajmë që edhe fizikisht duhet të jetë më i madh, së paku tre-katër herë më i madh se ai që është sot. Liqeni është mjaftueshëm I gjerë për të nxënë disa mjete lundurese njëherësh në ikjë dhe në ardhje por vendi ku ata nisen është tmerrësisht i ngushtë e i pabukur, për të qenë prologu I një udhëtimi përrallor si ai që të pret më pas. Nëse ndërmerret një nismë e tillë, nuk ka dyshim që ajo do të jetë edhe me standarte, që do të thotë se ky stacion duke të ndryshojë pamje kryekëput nëse duam që t`i ngjajë vetë udhëtmit. Një zyrë informacioni si pjesë e saj ku të shpërndahen fletushkat e agjencive që ofrojnë shëtitje turistike në zonë është mëse e domosdoshme 3.Pastrimi i plehrave. Le të jetë e shëmtuar thënë kështu. Nuk është gjithsesi më e shëmtuar se pamja që liqeni merr jo pak herë gjatë të gjithë vitit nga mbeturinat e shumta që thuhet se vijnë shumica prej Kosove. Nuk ka rëndësi se nga vijnë. E rëndësishme është që duhen hequr. Ndoshta që në burim do të ishte më mirë por edhe përgjatë rrjedhës Miri, drejtuesi i Tragetit Berisha thotë se mund të bëhet një pastrim i konsiderueshëm. Nuk duhet ndonjë gjë e madhe, 4-5 varka në dispozicion, ca rrjeta-kosh dhe një dorë naftë nga pushteti lokal, se e bëjmë vetë me djemtë e stafit e me kohën të vjedhur nga koha jonë. Se edhe liqeni yni është.

Nr 20 TRAVEL 2016

85 85


TRAVELER

Ballkani

ta ndal frymën:

3 mënyra për të eksploruar Kosovën Sarah Bennett

Kosova mundet me qenë shteti më i ri në botë, por kjo nuk do të thotë se ky territor i vogël nuk ofron mundësi po aq të mëdha sa fqinjët e saj. I shtrirë mes Alpeve Dinarike dhe Maleve të Sharrit, kjo rrafshinë aventurash e Ballkanit Perëndimor ofron peizazhe të mrekullueshëm, shumë kulturë, si dhe mungesën e turmave të mëdha apo të kurtheve me karvane turistësh. Ka tre aspekte unike që duhen konsideruar prej atyre që duan ta vizitojnë Kosovën. E para është qasja e pabesueshme në natyrë. E dyta, historia e prekshme që gjallon në qytete e fshatra. E së fundmi, këto dy aspekte kombinohen për të formuar atë lidhje të vjetër të komunitetit botëror, që ende përshkon 86

shumë aspekte të jetës së këtushme. Kryqëzimi i këtyre tipareve është më i dukshëm në Prizren, për shembull, i cili shpesh referohet si kryeqyteti kulturor i vendit. Ai gjithashtu ndodh të jetë në qendër të disa udhëve më të mira të të gjithë Gadishullit Ballkanik. Kosovarët janë mikpritpës të përkushtuar. Kjo vlen edhe për operatorët turistikë, Një shembull i mirë është Balkan Outdoor Experience, një agjenci udhëtimi aventure me qendër në kryeqytetin Prishtinë, e themeluar nga Uta Ibrahimi. Ajo ka hartuar secilin prej udhëtimeve të listuara më poshtë, për t'i dhënë çdo të të huaji vizitën dhe pjesëmarrjen më të gjerë të mundshme. Më poshtë janë tre opsione të ndryshme për të eksploruar bukurinë e pafund të Kosovës.


1. Udhëto përmes historisë Kosova mundet me qenë vetëm 8 vjeçe, por zona ka rrënjë të thella të ngulitura në Gadishullin Ballkanik të Europës Juglindore. Dhe pjesa më e mirë: në vend që të vizitoni ndonjë muze shabllon duke fiksuar për orë të tëra tekstet përkrah eksponateve, këtu mund të përjetoni vetë historinë. Një mënyrë për t'u ulur këmbëkryq me historinë është ngjitja në Majën e Bistricës. Ndër majat më të larta të vendit, ajo mund të gjendet përmes shtegut të sapokrijuar transballkanik Via Dinarica. Rruga për Bistricë dikur ishte një pjesë e rrugës tregtare ndërmjet Shkupit të Maqedonisë dhe Prizrenit të Kosovës. Udhëtarët do të kenë mundësinë të ngjiten në majën 2651 m, në pjesën qendrore të Maleve të Sharrit. Alpinistët do të kalojnë përmes Prizrenit, qyteti i dytë më i madh në vend, si dhe Lumbardhin e qetë. Rruga për në majë renditet si mesatarisht e fortë, duke e bërë të lehtë thuajse për këdo shijimin e një prej pamjeve më të bukura në Kosovë si dhe në Maqedoninë dhe Shqipërinë fqinje. 2. Mëso mënyrat lokale Vendi i veçantë gjeografik, Kosova është një arsye e madhe për kuzhinën e vet ndryshe. Pavarësisht sipërfaqes së saj të vogël, vendi mburret me një shije të madhe, që përfshin mishin e qengjit të pjekur me kos, pras në tavë dhe speca të pjekur me patëllxhane. Për vizitorët që kërkojnë vërtet të zhysin vetveten në kulturën e Kosovës, BOE ofron një metodë të shijshme për udhëtarët që duan të marrin një pjesë përvojë shtëpie me vete. Kaloni një fundjavë duke mësuar nga kosovarët rreth ushqimit, kulturës, komunitetit dhe duke jetuar një mënyrë jetese pa përbërës artificial. Pjesëmarrësit do të largohen nga kjo punë praktike duke njohur sesi të përgatisin tre gatime vegjetariane me ushqime vendase, si: perime organike, erëza të stinës, oriz, arra, bukë të freskët dhe djathë. Punëtoritë mbahen edhe për të mësuar udhëtarët se si të bëjnë raki, një raki shtëpie që njihet si delikatesa e Ballkanit. Përveç kësaj, vizitorët do të kalojnë udhëtimin dy-ditor në kullë, një shtëpi tradicionale guri shqiptare, nën Malin e Gjeravicës prej 2 651,76 m si maja më e lartë e Kosovës. Nr 20 TRAVEL 2016

87


3. Pedalo majat Turneu me biçikletë nëpër male përmes të gjithë fshatrave të Kosovës garanton përvojën e një here në jetë, e që kombinon një seri të vazhdueshme fotosh dhe nxit adrenalinën. Njerëzit e aventurës filluan këtë ditë udhëtimi nga kodrinat përmes ultësirës në periferi të Prizrenit dhe vazhduan përgjatë maleve të bukura të Sharrit që ndajnë Kosovën nga Maqedonia. Pastaj pedaluesit do të bëjnë rrugën tatëpjetë drejt burimit natyror dhe perspektivave të gjera të pjesëve të malit. Pas maleve, grupi do të pedalojë për në Kalanë e vjetër të Prizrenit, që konsiderohet qyteti më i lashtë i Kosovës, për të eksploruar dhe për t'u rigrupuar. Ata që i kanë dhanë bicikletës do të shpërblehen për punën e tyre të rëndë me pjatat tradicionale si qebapë pikantë dhe byrek, mantija me mish. Kjo mund të tingëllojë frikësuese, por ky udhëtim është projektuar për të akomoduar persona të çfarëdolloj aftësie, nëse jeni një fillestar ose Lance Armstrong. Para se të nisni udhëtimin, ju do të pajiseni me veshjet sportive për biçikletë, këshilla për të mbajtur veten të sigurt gjatë rrugëtimit dhe një shtrirje të grupit me qëllim të gjallërimit të udhëtimit. *) Sarah Bennett është gazetare e lirë me një buxhet të vogël dhe oreks të madh për botën.

88


Nr 20 TRAVEL 2016

89


90


Nr 20 TRAVEL 2016

91


Parku Rajonal i Shkrelit destinacion në rritje për turizmin e natyrës dhe atë rural Në praktikën europiane parqet natyrore rajonale janë zona natyrore , të banuara, me bukuri të veçantë dhe të shpallura me vendim të pushtetit lokal, me qëllim mbrojtjen e peisazhit dhe të trashëgimisë si dhe për të ndërtuar një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm të zonës. Keto veçori, kombinimi i pasurisë natyrore dhe biodiversitetit me pasuritë rurale ofrojnë mundësinë që parqet natyrore të bëhen destinacione për turizmin e natyrës dhe rural. Së fundmi edhe në Shqipëri janë shpallur disa parqe rajonale, ndër to dhe Parku i Shkrelit i cili po bëhet një destinacion në rritje për turizmin e natyrës dhe atë rural. Parku Natyror Rajonal Shkrel me fshatrat e njohur si Razëm, Bogë, Reç gjendet në zemër të Alpeve Shqiptare dhe është cilësuar si “Porta hyrëse e Alpeve”. Ai ndodhet ndërmjet “Parkut Kombëtar të Thethit” dhe Liqenit të Shkodrës, dhe zonës tjetër më veriore turistike, Kelmendit. Ky park është nën administrimin e Bashkisë Malësi e Madhe dhe ka së fundmi edhe një strukturë menaxhuese dhe planin e vet të

92

menaxhimit, proçes i inicuar dhe mbështetur nga projekti CABRA - “Ruajtja e Agro-biodiversitetit në zonat rurale të Shqipërisë”. I financuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) dhe zbatuar nga GIZ, projekt që trajton mbrojtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të biodiversitetit dhe agrobiodiversitetit në Alpet e Shqipërisë. Parku i Shkrelit ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 20,282 ha. Dhe gjendet rreth 10 km në veri-lindje të qytetit Koplik dhe ka ‘një portë’ kryesore hyrëse, që është rruga Koplik – Dedaj – Bogë – Theth, e cila e përshkon atë mes per mes. Aksesi i mire me infrastrukturë rrugore dhe shërbimet e ngritura te restoranterisë, akomodimit kanë bërë që pasuritë natyore të parkut nga viti në vit të kenë një frekuentim aktiv të turistëve.

Aktivitetet turistike në parkun e Shkrelit

janë të mundshme për disa kategori vizitorësh që nga familjet deri tek eksploruesit e natyrës Larmia e peisazhit dhe relievit dhe shtrirja e parkut natyror janë të përshtatshme për disa segmente të tregut turistik. Aktivitetet turistike në parkun e Shkrelit mund t`i grupojmë në: Vizita për pushime dhe rekreacion familjar, me aktivitet soditje dhe shëtitje në natyrë, piknik apo shijim të produkteve në restorante duke përfshirë një apo më shumë fshatra si Razma, Reçi dhe Boga Vizita me interes të turizmit të natyrës dhe rural, duke shijuar dhe vizitat në ferma, në pyllin e gështenjave, në fshat si në Reç, Bogë, Vrith Aktivitete në natyrë si hiking me nje rrjet të mirë itineraresh të shenjuara në terren,me gjatësi dhe vështirësi të ndryshme, eksporim shpellash dhe kanionesh Eksporim më i thellë i pasurisë së biodiversitetit, florës dhe faunës dhe i aogrobiodiversitetit për të apasionuarit dhe studiuesit e natyrës Pozicioni gjegrafik bën të mundur si vizita ditore me pikënisje nga Shkodra, vizita dy ditore me një tur ku përveç Razmës, Reçit dhe Bogës mund të integrohen


al jon a ur l rk hkre a P S

edhe vizitat pranë bregut të liqenit dhe disa pikave të prodhimeve vendase si kantinë vere, baxho djathi etj. Turet në Shkrel mund të kombinohen si në programet e lëvizjes për Kelmend, për Theth apo si pjesë e programeve me bazë Shkodrën,

Oferta turistike bazohet në peisazhin e larmishëm, në pasuritë e biodiversitetit, agrobiodiversitetit me destinacion fshatrat e Razmës, Reçit dhe Bogës.

Peisazhi i larmishëm vizita soditjeje, piknik, aktivitete outdoor si hiking, alpinizëm, vizita në shpella

Zona e parkut paraqet një seksion tipik të Alpeve shqiptare dhe vendoset mbi masive gëlqerore dhe tipike per rajonin karstik të harkut Dinarik. Vertikaliteti shkon nga zona fushore në 2200 m, ku mbi 10 maja janë mbi 2000 m. Shumë karakteristika të veçanta gjeologjike mund të gjenden në zonë si: lugina akullnajore (Boga), moranat akullnajore (Razma), shpella dhe kanione (Boga, Dedaj). Parku i Shkrelit ka një reliev të larmishëm me shpate, kodra, maja, kreshta, lugina, kanione, qafa, fundëshpate, rrafshnalta etj. e gërshetuar me veshje bimore e drunore, me livadhe dhe kullota qe e bëjne këtë trevë me bukuri edhe për nga pikëpamja e peisazhit. Këtij peisazhi i shtohet dhe ai tipik rural ku akoma gjejmë shtëpi guri, gardhe druri, oborre me pemë dhe parcela të punuara, Ky peisash mund të shijohet si në rrugën kryesore drejt Razmës, drejt Bogës ashtu edhe në rrugën e Reçit, vecanërisht në disa pika dominuese të tyre..

Agrobiodiversiteti:

Përvojë e vlerave rurale si vizita në fshat, në pyllin e gështenjave, në ferma, në baxho por dhe blerje e produkteve: të pemëve frutore, bimëve medicinale, blegtorisë, bimëve të arave, mjaltit etj. Ky është një vend ku jo vetëm metodat tradicionale të përdorimit të tokës kanë mbijetuar por edhe varietetet lokale të kulturave bujqësore dhe ato te kafshëve shtëpiake Ndryshimet në lartësi mbi nivelin e detit dhe në klimë bëjnë të mundur që në këtë zonë të kultivohen bimë gështenjash, pemë frutore e vreshta, prodhime biologjikisht të pastra si patate, misri i Reçit e perime të tjera e deri tek prodhimi i nënprodukteve të qumështit me djathin e njohur të dhisë. Disa lloje të rralla të kafshëve shtëpiake gjenden ne park të tilla si Dhia Capore, dhia e Hasit, lopa Busha, delja Shkodrane dhe derri Pullali i Shkodrës. Zakonisht fermerët dhe familjet mbajnë rraca të zakonshme të pulave, gjelave dhe bletëve.

Biodiversiteti i pasur - aktivitete outdoor, soditje dhe studim të vlerave natyrore

Ndryshimet në lartësi prej më shumë se 2.000 m dhe dallimet në ekspozime (lugina të thella, kanione dhe shpella) krijojnë situatra të mikro-klimave shumë të ndryshme. Për shkak të diferencave të mëdha në lartësi, zona përfaqëson Nr 20 TRAVEL 2016

93


vazhdimësinë e plotë të niveleve të vegjetacionit nga ai i tipit ‘stepë’ ne tokat gurishtore si dhe bimësinë dhe shkurret e vendeve të thata në disa kodra të izoluara, të pyjeve të përziera te lisit, lajthisë, gështenjës, pyjet e ahu dhe pishës së zezë, apo ato të rrobullit (të zonës sub-alpine) dhe bimësia alpine në majat e maleve. Malet e larta të zonës janë në qendër të endemizmave bimore në Shqipëri. Disa nga llojet bimore endemike shqiptare mund të gjenden këtu, si për shembull: Wulfenia baldacci, Campanula Albanica, Hellebours multifidus, Lilium Albanica, dhe Bimë aromatikemjekësore: sherbela, kamomili, çaji i malit, trumza, lavandula, sanza, trëndafili i egër, lule blini, dëllinja e zezë dhe dëllinja e kuqe, thundërmushka e shumë të tjera.

Destinacioni- Razma:

Relaks, akomodim, ushqim, piknik, ecje në natyrë, vizita në fshatin e Vrithit

Razma shtrihet mbi një pllajë karstike 900 – 950 m mbi nivelin e detit, e cila paraqet kontraste befasuese në reliev, mes majave piramidale në pjesën më të madhe të pyllëzuara dhe gropave karstike, të mbuluara nga kullotat alpine, me klimë shumë të mirë dhe kurative. Relievi malor me pyjet mbresëlënëse të ahut e pishës, që marrin ngjyra të ndryshme në stinë të ndryshme, e bëjnë këtë zone shumë piktoreske. Oferta e akomodimit me disa hotele dhe restorante me shërbim cilësor ka bërë që Razma të jetë destinacion qëndrimi dhe nga ku mund të realizohen aktivitete të cilat aktualisht ofrohen dhe në paketa nga bizneset akomoduese dhe me guida lokale. Këtu mund të bëhet ecje malore, piknik në lëndinat me lule, lojra ne fushën sportive, të eskploroni shpella etj.. Produkte lokale që mund të shijohen në restorante mund të veçohen: fërlik (mish në hell) , patatet e zonës, djathi i dhisë dhe i deles nga tufat racore që gjenden në fshatrat përreth, fruta pylli dhe këpurdha, me origjinë nga pylli i Gështenjës, fruta të stinës si gështenja, lajthi, arra, lëng thane, caji i malit, mjalti i zonës etj.

94


Destinacion Reçi

agroturizëm, vizitë në pyllin e gështenjave, vizitë në fshat dhe ferma, ushqim në restorante, blerje produktesh

Reçi është një fshat i vogël rreth 2 km nga rruga kryesore e parkut, dhe ka potencial kryesisht për zhvillimin e agroturizmit. Rruga që të çon drejt tij është mes fushave të mbjella me bimë eterovajore dhe në sfond ngrihen kodrat e pas tyre malet e larta. Fshati Reç me disa nga lagjet e tij si Qafë Gradë, Mosel është shumë i njohur për pyllin e dendur me gështenja, i cili shtrihet në një sipërfaqe prej 450 ha dhe me rreth 30.000 rrënjë. Trungjet e gjera të gështenjave dëshmojnë që ato janë aty prej 3 shekujsh. Tradicionalisht është frekuentuar vetëm një pjesë e vogël e pyllit pranë restoranteve në qendër por përtej kodrës së vogël shtrihet pylli i vërtetë. Fshati ka një peisazh rural me gardhe druri, kopshte me pemë frutore ku mund të veçojmë qershitë, hardhitë me caraca, vodhëzën (vesa), dardhat etj. Veçojmë disa ferma dhish me raca autokotone të dhive Capore dhe dhia e Hasit, të cilat furnizojnë edhe baxhon e djathit të Shoqatës “Reçi Prodhimtar”, e cila ka filluar të kthehet në një atraksion për vizitorët për një kthim duarplot me produktet e djathtit në fund të vizitës në Reç. Në drejtim të Qafë Gradës, mund të vizitohet Shpella e Pëllumbave e cila ka një shtrirje vertikale dhe eksplorimi i saj nuk është i vështirë. Shpella është e pasur me stalaktite, stalagmite dhe kolona me forma interesante. Projekti CABRA ka shenjuar një tur rreth 8 km përreth pyllit të gështenjës, i cili kalon edhe në disa lagje të fshatit duke ofruar një mundësi për njohje dhe soditje si të pyllit por dhe të peisazhit dhe takim me ambientin rural të fshatit. Shëtitjet në ajrin e pastër, vizita në baxho djathi, në shpella, në fermat me dhi race autoktone dhe brenda fshatrave nën hijen e gështenjave janë një kurë e mirë antistresi. Në shtator, kur gështenjat janë gati, këtu mund të shijoni gështenjat e pjekura, mjaltin e gështenjës, si dhe ëmbëlsira të bëra me gështenja. Nga fshati Reç, në drejtim nga veriu, mund te shijohet vizita në luginën e Rrjollit dhe drejt bjeshkëve të Repishtit. Produktet që mund të shijohen janë mishi, djathi i dhisë, buka me mis-

rin e Recit, patatet, mjalti dhe frutat ndërsa produkte që mund të kërkohen të blihen nga fshati jane djathi, mjalti, frutat sipas stinës si qershitë, gështenjat, lëngu i thanës, çajrat, Gështenjat - ky frut identifikues për Reçin - janë veçanërisht të njohura në këtë zonë për shijen e tyre të ëmbël dhe natyrale. Kjo gështenjë ka mbi 300 vite dhe përbën një trashëgimi pasurore jo vetëm për Reçin, por për tërë Malësinë e Madhe. Nisur nga rëndësia e saj, me vendim qeverie në vitin 1974 “Gështenja e Reçit” është shpallur monument natyror. Rrushi rrezaki (llaznë). Lloj mjaft interesant i zonës së Shkrelit, me shtrirje më të gjerë në Reç. Është lloj me vile të ngjeshur, të rëndë e mjaft prodhues. Kokrra është vezake, tipike e rrushit për tavolinë, që është kompakt dhe kërcet në gojë. Prodhimin më të madh e jep nëse kultivohet si erekë, kryesisht e mbajtur në bimë të fuqishme si fojleta/kaliboba (ceraca), por që shkon mirë edhe në frashër e bimë të tjera. Mjalti- ka mjaft bletarë që rrisin bletët si në pyllin e gështenjave dhe në bjeshkët e Repishtit, të pasura me bimë medicinale dhe lule duke i dhënë një cilësi të veçantë prodhimeve të mjaltit.

Destinacioni Boga:

hiking, speleologji, biodiversitet, relaks klimë për familjarët

Boga është një fshat i vendosur në një luginë 950 m mbi nivelin e detit, i rrethuar nga Alpet. Lugina e këtij fshati fillon me Përroin e thatë në Grykë të Lugjeve dhe përfundon në Qafë T’thore në lartësinë 1700 m. Boga është vendi ideal për amatorët dhe profesionistët e speleologjisë. Ka një traditë nga familjet shkodrane për qëndrime disa ditore duke vlerësuar klimën e fshatit. Boga ofron mundësi per aktivitete outdoor të një shkalle më të lartë vështirësie dhe ofron akomodim, zakonisht qëndrimi është i kombinuar në lëvizjet në drejtim të Thethit. Më i njohuri dhe i shënuar si një shteg vizitoresh është kanioni i përroit të Thate, ndërmjet Dedaj dhe Zagorës (pikë-nisja është ne afërsi të qendrës se komunës). Ka thellësi rreth 15 m. Në faqet shkëmbore veprimtaria e ujit ka formuar guva e zgavrime karstike me forma shumë interesante disa prej të cilave për nga madhësia mund të konsiderohen shpella.

Nr 20 TRAVEL 2016

95


Fereniki gjirokastritja

me duart e arta,

që stolis turistët me bizhu origjinale Magdalena Margariti U bë kohë që kur flitet e diskutohet për turizmin, një pjesë e mirë e debateve ngrihet edhe për suveniret që turistët blejnë nëpër qytetet që vizitojnë. Sëmundja shumëpërfshirëse e globalizmit ka prekur për fat të keq edhe këtë fushë jo të vogël duke prodhuar në masë suvenire të lira, jo autentike e me materiale të konsumit të gjerë, duke shkatërruar qëllimin për të cilin suverniret janë krijuar; origjinalitetin dhe përfaqësimin e denjë të vendit të origjinës. Dhe kjo nuk ka ndodhur vetëm në Shqipëri por kudo në botë, duke mbushur qytetet më të bukura me suvenire kineze apo të vendeve të tjera me krah të lirë pune të prodhuara në seri dhe me çmime të lira. Prandaj sa herë që hasim në një histori suksesi, që përpiqet të vendosë ekuilibra në këtë drejtim duke prodhuar suvenire origjinale, gjithmonë na duket si një rreze shpresëdhënëse dielli në qiellin e vrenjtur të globalizmit. Kështu ka ndodhur edhe me Ferenikin, gjirokastriten duarartë që stolis turistët me bizhuteri origjinale, i aromatizon ata me sapunë natyralë, madje po të duan, krijon për ta edhe dhurata të pëersonalizuara, foto, vizatime grafike e gjithçka tjetër që mund të prodhojnë duart e një dizajneri artist. Aksesorë bizhuterie të krijuar nga metale të lehta, kombinuar shpeshherë me lëng xhami, gurë natyralë e materiale të riciklueshme e lloj lloj vogëlsirash të tjera, të punuara me elegancë, kombinuar me fantazi, orgjinalitet, aksesorë të dedikuar për një feminilitet 96

të dallueshëm e të sofistikuar. Modele të frymëzuara nga qyteti, ciklet e natyrës, të hënës e diellit, trashëgimia kulturore jomateriale, kryevepra të artit botëror e shqiptar, si dhe motive bashkëkohore të trupëzuara në punët e suveniret e saj. Aksesorë të personalizuar dhe emocionalë, të realizuara siç thuhet rëndom kohët e fundit “hand-made” në Gjirokastër, nga duar të talentuara e të shkathëta. Natyrisht një pjesë e klientelës është e llojit të personave të apasionuar sidomos pas bizhuve: këtu hyjnë pak klientë vendas nga qyteti, profesionistët e artit e trashëgimisë , madje edhe biznese në Tiranë apo institucione kulturore. Pjesa tjetër e klientelës janë bizneset që kanë nevojë për branding, logo, ftesa, botime dhe publikime të arrira profesionalisht. Por ata që shijojnë e sidomos që i vlerësojnë më shumë këto vepra të vogla arti janë turistët e huaj, të cilët natyrisht nuk mund të rrinë pa blerë një souvenir orgjinal e me çmime shumë të arsyeshme, për ta çuar si një kartvizitë të Gjirokastrës, në vendin e tyre të orgjinës. Kënaqësia e tyre më e madhe është kur kundrojnë Ferenikin duke punuar, të shohin se si teli kthehet në art apo sesi kryeveprat e vogla botërore dhe ato të qytetit të gurtë do zenë vend më pas në veshët apo në qafën e vajzave, si varëse apo si vëthë. Sot turizmi i përvojave është kthyer në trend dhe një prej kënaqësive të mëdha të turistëve. Kështu edhe studioja e Idea Gjirokastra, është një prek këtyre laboratorëve të vegjël ku krijohen suveniret autentike.


Fereniki Lavdaniti, rritur në Gjirokastër dhe diplomuar në Athinë si Graphic Designer, identifikohet si një profesioniste e suksesshme në Gjirokastër, në brand-ing të bizneseve si dhe në përgatijen e aksesorëve, që në fakt nuk është profesioni i vërtetë i saj. Një vizion që lind nga pasioni për artin dhe dizajnin, nga dashuria për qytetin dhe veçanësinë e tij, shprehur në punët e saj: bizhutë por edhe logot ose brandimet. “Idea Gjiorkastra” është një biznes në Qafën e Pazarit që përbëhet nga një studio dhe një dyqan suveniresh, krijuar disa vite më parë , pas kthimit të Ferenikit nga Greqia, Athina ku u diplomua edhe si Grapfic Desiner, e ku punoi për shumë vite në kompani të ndryshme brandimi dhe logosh, duke krijuar një eksperiencë të vlefshme profesionale, një mendësi e koncept pune të ndryshëm, nga ajo çfarë la pas në Shqipërinë e tranzicionit. Pas kthimit në qytetin e lindjes, hapi edhe këtë biznes të vogël të artit, që vazhdon të drejtohet në mënyrë të suksesshme nga një grua me një vizion të qartë për punën e saj. Gjithashtu në biznesin e saj shume biznese lokale porositin logo ose branding , më së fundmi edhe Restaurant “Mapo” apo Hotel “Argjiro”, i hapur rishtazi në Qafën e Pazarit. Branding që ofron ky biznes , nuk është thjesht një logo dhe një dizenjim i bukur. Ajo përfaqëson atë çka kompania do tu transmentojë klientëve të saj, branding që shpreh thelbin e aktivitetit të saj. Lajmi nuk është se në Gjirokastër, u hap një biznes i ri, lajmi është se bashkimi i kreativitetit me pragmatizmin sjell promovimin më të mirë si dhe suksesin e garantuar në çdo bizmes, në rastin tonë duke rritur porositë nga Gjirokastra për në Tiranë ose Shkodër e po ashtu në mjaft vende të tjera të botës, për një përfitim më të mirë ekonomik. Dhe shembuj të tillë i duhen jo vetëm dhe thjesht ekonomisë shqiptare por në radhë të parë vetë njerëzve, që të kenë besim në vlerat e tyre.

Nr 20 TRAVEL 2016

97


Llogora National Park, Vlore, Albania Tel.: +355693344400; e-mail: info@llogora.com www.llogora.com

Llogora Tourist Village

98


Nr 20 TRAVEL 2016

99


Nr 20/2016

Riviera grand Tour

The most beautiful Albanian itinerary

The White City

300 sunny days to visit Berat

HydroSpeed Albania

kishit nevojë për një argëtim të ri?

Liqenet e Belshit

86 perla në qafën e Dumresë

#Colours of

Albania


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.