QEEBOO IS IN TOWN
keni ndaluar në katin e parë të qendrës tregtare ETC (Europian Trade Center), është e pamundur të mos ju kenë tërhequr vëmendjen disa objekte abstrakte, si: gjirafa, lepuj, qershi, karrige me fjongo, shandanë e disa tavolina me forma të çuditshme. Prej pak muajsh këto objekte futuriste janë bërë pjesë e dyqanit “Glamour Home”, duke u dhënë ambienteve tona funksionalitet, si dhe një luks minimalist. “Qeeboo” nuk është thjesht një element interior dizajni, por në njëfarë mënyre përcakton edhe stilin tonë të jetesës. Shtëpia përfaqëson një dimension shpirtëror dhe si e tillë është një strehë personale.
Nëse
Koncepti për të krijuar një editorial të tillë, ishte t’i bënte këto objekte atraksione të qytetit, duke i dhënë jetë një stili bashkëkohor e modern. Objekte të tilla, si: karrigia e lepurit, llambat me elefantë apo gjirafa, që gjenden në madhësi të ndryshme, morën jetë përmes imazheve
performancës elegante të modeles Matilda Mcini, e duhura për të përcjellë vizualisht frymën e “Qeeboo”-s, të një gjenerate të re, ashtu siç merr kuptim vetë emri.
Ideja & Realizimi: Santana Çomora
Armand Habazaj
Modele: Matilda Mcini
Fashion Editor: Niko Komani
Redaktore përgjegjëse: Xhoia Dumi
Grimi & Flokët: Suela Cangu
Kuratore arti: Olsa Kruja
Redaktimi letrar: Etleva Çepele
Aldo Beshiri
Veshja: Gucci
Bizhuteritë: Swarovski/Qendra
Lindur dhe prezantuar
në vitin 2016 në Milano
nga Stefano Giovannoni, “Qeeboo” është një markë
italiane dizajni, që i jep fuqi
shprehjes me anë të kreativitetit. Objektet e tyre narrative janë një kombinim i mendimit, vizionit dhe emocionit, për t’i futur njerëzit në një botë ku të ndihen të lirë dhe të lidhen me anën e tyre krijuese. Njëkohësisht, idetë dhe produktet e krijuara lidhen me historitë e njerëzve, duke evokuar jetën e tyre e duke i dhënë kuptime të reja hapësirave të përditshme. Me një kombinim mes popullores, së mrekullueshmes dhe kulturës, krijimet e “Qeeboo”-s mendohet se përmirësojnë stilin e çdo individi, duke sjellë origjinalitet në ambientin ku jeton, duke krijuar një ndjenjë surprize e duke u përqendruar te detajet dhe cilësia e lartë.
Veshja: Gucci
Bizhuteritë: Swarovski/Qendra
Metropol
Ikona e kompanisë
është një karrige në formë lepuri, e cila pushtoi shpejt zemrat dhe tregun botëror.
“The Rabbit Garden Chair”, produkti më ikonë nga fushata e prezantimit të markës, ka formën e një
dy mënyra: ose për t’u mbështetur me shpinë te veshët e lepurit ose anasjelltas. Kjo karrige është një kryqëzim i suksesshëm mes një lodre dhe një mobilieje klasike. Lepuri është një kafshë e dashur, veçanërisht nga fëmijët, por edhe simbol i dashurisë dhe pjellorisë. Prodhuar me material polieteni, kjo karrige mund të përdoret në ambiente të jashtme dhe gjendet në disa ngjyra.
Bizhuteritë : Swarovski/Qendra MetropolQEEBOO IS IN TOWN
Pema e lepurit është tavolina e familjes “Rabbit Chair”. Është një tavolinë e vogël me dy nivele, pjesa më e lartë është me bazë rrethore me diametër 70 cm dhe lartësi 75 cm, e cila përputhet me karrigen e lepurit.
Këta jastëkë me dizajn abstrakt karakterizohen nga përbindëshat, krijesat dhe format gjeometrike të
Tërheqës dhe argëtues ata do t’u shtojnë jetë ambienteve të ndenjes ose dhomave të gjumit.
Veshja: Coddes Studio Bizhuteritë: Swarovski/Qendra Metropol
në faktin se arrin të gërshetojë stile dhe personazhe të ndryshme, duke ndërthurur magjinë e objekteve me teknologjinë, shpikjen me teknikat industriale, duke krijuar kështu një katalog objektesh që të gjithë t’i interpretojnë dhe t’i përdorin lirshëm përmes sintonisë së të gjitha elementeve të interierit, për të krijuar një atmosferë unike.
Kush mund t’i bëjë pjesë të vetën këto objekte arti? Pikërisht ata që shtëpinë nuk e shohin thjesht si një strehë të ngrohtë, por si një burim energjie me të cilën bashkëjetojnë.
Veshja: Coddes Studio
Bizhuteritë: Swarovski/Qendra Metropol
Syze: Optika More/Bulgari