Disa metoda novatore të mësimdhënies

Page 7

DISA METODA NOVATORE TË

MËSIMDHËNIES

PërpunoidheprezantonnëRrjetinProfesionalAML

AlmaBegaj

ÇFARË DO TRAJTOJMË?

1. Hyrje

2. Cilat janë metodat novatore të mësimdhënies?

3. Pse është koha për metoda inovative në mësimdhënie?

4. Përfitimet e metodave inovative të mësimdhënies

5. Mësimi ndërveprues

6. Përdorimi i AI (Inteligjenca Artificiale) në arsim

7. Të mësuarit e përzier

8. Përdorimi i procesit të të menduarit projektues

9. Të mësuarit bazuar në projekte

10.Të mësuarit e bazuar në kërkim

11.Të mësuarit pazëll

12.Të mësuarit në klasë të përmbysur

13.Mësimdhënia e kryqëzuar

14.Të mësuarit e personalizuar

Fusha e arsimit po ndryshon me një ritëm kaq të shpejtë sa duhet të vazhdojmë dhe të informohemi mbi strategjitë më

moderne, përndryshe mund ta kemi të vështirë të përshtatemi.

HYRJE

Në ditët e sotme, shumë mësues po përpiqen t'i mbajnë klasat e tyre sa më larg që të jetë e mundur nga skenari i “zhurmshëm” dhe t'i lënë nxënësit e tyre të përfshihen më shumë në mësim duke gjetur qasje nga më të larmishmet për t'i mësuar ata.

Është koha për t'u bërë inovativë!

Metodat novatore të mësimdhënies do t'i bëjnë orët mësimore më të këndshme dhe më tërheqëse për të gjithë. Le t’i ndjekim disa metoda së bashku në vjim.

CILAT JANË METODAT NOVATORE TË

MËSIMDHËNIES?

• Metodat inovative të mësimdhënies nuk kanë të bëjnë vetëm me përdorimin e teknologjisë më të avancuar në klasë ose duke arritur vazhdimisht trendet më të fundit të arsimit.

• Ato kanë të bëjnë me përdorimin e strategjive të reja të mësimdhënies që fokusohen më shumë tek nxënësit. Këto inovacione synojnë të inkurajojnë

nxënësit që të bashkohen në mënyrë proaktive dhe të ndërveprojnë me shokët e tyre të klasës dhe me ju - mësuesin - gjatë procesit mësimor. Nxënësve do t'u duhet të punojnë më shumë, por në një mënyrë

që t'i plotësojnë më mirë nevojat e tyre dhe t'i ndihmojnë ata të rriten e zhvillohen më shpejt.

• Ndryshe nga mësimdhënia tradicionale, e cila kryesisht përqendrohet në atë se sa njohuri mund t'u transmetojmë nxënësve tanë, mënyrat inovative të mësimdhënies gërmojnë thellë në atë që nxënësit me të vërtetë kërkojnë të fitojnë nga ajo që ne u përcjellim gjatë leksioneve.

PSE ËSHTË KOHA PËR METODA INOVATIVE NË

MËSIMDHËNIE?

• E gjithë bota në vitet e fundit ka parë një zhvendosje nga klasat me tulla e llaç në ato online dhe më pas në mësimin hibrid. Megjithatë, është vërejtur se mësimi përmes ekraneve të laptopëve apo telefonëve inteligjentë është më lehtë për nxënësit që të

humbasin dhe të bëjnë diçka tjetër (ndoshta të ndjekin ëndrrat e ëmbla në shtretërit e tyre) duke mos përvetësuar asgjë tjetër veçse aftësive të tyre për të pretenduar se janë të përqendruar.

• Nuk mund t'ua hedhim fajin të gjithë nxënësve që nuk studiojnë fort, është gjithashtu përgjegjësi e mësuesit për të mos dhënë mësime të mërzitshme dhe të thata që i bëjnë nxënësit të tejngopur me njohuri teorike.

• Shumë shkolla, mësues dhe trajnerë kanë provuar strategji novatore të mësimdhënies në normalitetin e ri që ka pushtuar globin, për t'i mbajtur nxënësit më të interesuar dhe të

angazhuar. Duke përdorur programe e platforma të larmishme digitale, mësuesit janë

përpjekur për t’i ndihmuar e të arrijnë në mendjet e nxënësve, për t'u dhënë atyre akses më të mirë si në klasa ashtu edhe jashtë saj.

JE ENDE SKEPTIK? EPO, SHIKONI KËTO STATISTIKA

Në vitin 2021:

• Mbi 57% nga të gjithë nxënësit në Shqipëri kishin mjetet e tyre digitale.

• Mbi 75% e shkollave kishin një plan të shkuar plotësisht virtual, madje prezantimet online të veprimtarive me nxënësit pushtuan rrjetet sociale.

• U ngritën platforma arsimore të përdorimit të pajisjeve për mësuesit dhe nxënësit.

• Përdorimi i aplikacioneve në distancë për qëllime edukative u rrit me 87%.

Këto statistika tregojnë një ndryshim të madh në mënyrën se si njerëzit nuk ndalin të

mësojnë. Kushtojini vëmendje risive sepse ju nuk dëshironi të jeni një kapelë e vjetër dhe të

mbeteni prapa me metodat tuaja të mësimdhënies, apo jo?

DISA NGA PËRFITIMET E METODAVE INOVATIVE TË MËSIMDHËNIES

Inkurajoni kërkimin –Qasjet novatore ndaj të

mësuarit i inkurajojnë nxënësit të eksplorojnë dhe zbulojnë gjëra dhe mjete të reja për të zgjeruar mendjet e tyre.

Përmirësoni aftësitë për zgjidhjen e problemeve dhe të menduarit kritik –Metodat kreative të mësimdhënies i lejojnë nxënësit të mësojnë me ritmin e tyre dhe i sfidojnë ata të mendojnë mënyra të reja për të adresuar një problem në vend që të gjejnë përgjigje të shkruara tashmë në tekste shkollore.

Shmangni marrjen e shumë njohurive menjëherë –

Mësuesit që përdorin qasje të reja ende u japin nxënësve informacion, por ata priren ta ndajnë atë në pjesë më të vogla. Tretja e informacionit në këtë formë mund të jetë më e lehtë dhe përcjelja e gjërave të shkurtra i ndihmon nxënësit të marrin më shpejt bazat e koncepteve thelbësore.

DISA NGA PËRFITIMET E METODAVE INOVATIVE TË MËSIMDHËNIES

Përvetësoni më shumë aftësi – Nxënësit duhet të përdorin mjete më komplekse në klasë për të përfunduar punën e tyre, gjë që i ndihmon ata të mësojnë gjëra të reja dhe të ndezin kreativitetin e tyre. Gjithashtu, kur kryejnë projekte individuale ose në grup, nxënësit dinë të

menaxhojnë kohën e tyre, t'i japin përparësi detyrave, të komunikojnë, të punojnë më mirë me të tjerët dhe shumë më tepër se kaq, të vetëvlerësojnë veten.

Kontrolloni të kuptuarit e nxënësve – Notat dhe provimet mund të thonë diçka, por jo gjithçka në

lidhje me aftësinë dhe njohuritë e nxënësit në të

nxënë. Idetë novatore të

mësimdhënies i lejojnë

mësuesit të monitorojnë

klasat dhe të dinë më mirë se me çfarë luftojnë apo përpiqen nxënësit e tyre për të gjetur zgjidhjet më të përshtatshme.

Përmirësoni vetëvlerësimin – Me metodat inovative të përdorura nga mësuesit, nxënësit mund të kuptojnë se çfarë kanë mësuar dhe çfarë u mungon. Duke zbuluar se çfarë duhet të dinë vetë, ata mund të kuptojnë se si të përpiqen për të mësuar gjëra të veçanta, dhe për rrjedhojë të bëhen më të etur për ta bërë atë.

Gjallëroni klasat – Mos lejoni që klasat tuaja të jenë plot vetëm me zërin tuaj ose heshtje të sikletshme. Metodat novatore të mësimdhënies u japin nxënësve diçka të

ndryshme për t'u emocionuar, gjë që i inkurajon ata të flasin dhe të ndërveprojnë më shumë sidomos me njëri-tjetrin.

Mësimet njëkahëshe janë shumë tradicionale dhe ndonjëherë rraskapitëse si për ju si mësues ashtu edhe për nxënësit tuaj, kështu që krijoni një mjedis ku ata të ndjehen të inkurajuar të flasin dhe të shprehin idetë e tyre.

Nxënësit mund t‘u bashkohen aktiviteteve në klasë në shumë mënyra, jo vetëm duke ngritur duart ose duke u thirrur për t'u përgjigjur. Në këto kohë digitale, secili prej nesh mund të gjejë platforma në internet që na ndihmojnë të bëjmë aktivitete ndërvepruese në klasë për të kursyer shumë kohë dhe për t'i bërë të gjithë nxënësit të bashkohen në të njëjtin vend vetëm, grupe ose e gjithë klasa.

MËSIMI NDËRVEPRUES

Shembull mësimi ndërveprues

Mblidhni të gjithë nxënësit në klasën tuaj duke luajtur kuize dhe lojëra drejtpërdrejt me “Shishja rrotulluese” (Kujt i bie kreu i saj drejton pyetjen dhe të tjerët përgjigjen), apo edhe përmes “Lojra fjalësh” (Përgatiten fisha me koncepte dhe nxënësi komunikon vetëm shkronjën e parë e të fundit, të tjerët gjejnë konceptin), ose stuhi mendimesh së bashku. Ju mund t'i bëni të gjithë nxënësit tuaj të marrin pjesë në ato aktivitete emocionuese edhe me ndihmën e disa platformave online të cilat i kemi trajtuar më herët. Jo vetëm kaq, por nxënësit mund të shtypin ose zgjedhin përgjigjet në mënyrë anonime në vend që të ngrenë duart lart. Kjo i bën ata më të sigurt për t'u përfshirë, për të shprehur mendimet e tyre dhe nuk shqetësohen më për të qenë “gabim” ose “të gjykuar”.

PËRDORIMI I AI NË ARSIM

Inteligjenca artificiale (AI) na ndihmon të bëjmë shumë më tepër në punën tonë. Në fakt, kjo metodë është çuditërisht e përhapur këto kohë dhe në çdo fushë.

Përdorimi i AI nuk do të thotë se bën gjithçka dhe ju zëvendëson plotësisht. Nuk është si në filmat fantastiko-shkencorë ku kompjuterët dhe robotët lëvizin dhe u mësojnë nxënësve tanë (ose u pastrojnë trurin).

AI i ndihmon mësuesit të zvogëlojnë ngarkesën e tyre të punës, të personalizojnë përgatitjet ditore sipas temave, nivelit të nxënësve dhe t'i udhëzojnë nxënësit në mënyrë më efikase. Shumë gjëra të njohura që ndoshta po përdorni, si zbulimi i plagjiaturës, vlerësimi ditor apo periodik si dhe vlerësimi automatik, janë të gjitha produkte të AI.

Deri më tani, AI ka dëshmuar se sjell shumë përfitime për mësuesit, dhe skenarët e pushtimit të tij në fushën e arsimit në gjithë globin nuk janë vetëm versione filmash.

Përdorimi i AI në shembullin e edukimit

Menaxhimi i klasës/sjeljes

Teknologjia për të gjithë

Të mësuarit përmes lojës

Të mësuarit adaptues

Komunikimi prind-mësues

Ndihma audio/vizuale

Të mësuarit përmes artikulimit (gjuhës), shkrimit

Vlerësimi

Analizimi i të dhënave të mësimit

Përgatitja për testim

Siguria dhe klima në klasë

Siguria kibernetike

TË MËSUARIT E PËRZIER

Të mësuarit e përzier është një metodë që kombinon të mësuarit

tradicional në klasë dhe mësimdhënien në internet me anën e teknologjisë. Kjo ju jep juve dhe nxënësve tuaj më shumë fleksibilitet për të krijuar mjedise efektive mësimi e studimi dhe për të personalizuar përvojat e të mësuarit.

Në një botë të tillë të drejtuar nga teknologjia në të cilën po jetojmë, është e vështirë të neglizhosh mjetet e fuqishme si interneti ose programet e mësimit elektronik. Gjëra të tilla si takime online me anën e videove për mësues dhe nxënës, për të menaxhuar orët mësimore, faqet në internet për të bashkëvepruar dhe luajtur, dhe shumë aplikacione që shërbejnë për qëllime studimi, kanë pushtuar botën.

Shembull i të mësuarit të përzier

Kur shkollat u rihapën pas pandemisë dhe nxënësit u bashkuan në klasat e tyre fizike, ishte ende e mrekullueshme të kishim edhe një ndihmë nga mjetet digitale për t'i bërë orët mësimore më tërheqëse.

Nxënësit tuaj mund të bashkohen në kuize, lojëra, stuhi mendimesh dhe shumë aktivitete si në klasë ashtu edhe në platforma online.

PËRDORIMI I PROCESIT TË TË MENDUARIT PROJEKTUES

Kjo është një strategji e bazuar për të zgjidhur problemet, për të bashkëpunuar dhe për të ndezur kreativitetin e nxënësve. Ka pesë faza, por është e ndryshme nga metodat e tjera, sepse nuk keni nevojë të ndiqni një udhëzues hap pas hapi ose ndonjë urdhër. Është një proces jolinear, kështu që mund ta personalizoni bazuar në tema të veçanta apo edhe në aktivitetet tuaja.

Shembull i procesit të të menduarit projektues

Pesë fazat janë:

Empatizoj – Zhvilloni tek nxënësit ndjeshmërinë dhe zbuloni nevojat për zgjidhje.

Përcaktoj – Përcaktoni çështjet dhe potencialin e adresimit të tyre.

Ideja – Mendoni dhe gjeneroni ide të reja, kreative.

Prototip – Bëni një draft ose mostër të zgjidhjeve për të

eksploruar më tej idetë.

Provë – Testoni zgjidhjet, vlerësoni dhe mblidhni komente.

MËSIMI I BAZUAR NË PROJEKTE

Puna në projekte në fund të një kapitulli apo periudhe është diçka që bëjnë të gjithë nxënësit. Mësimi i bazuar në projekte gjithashtu sillet rreth projekteve, por u lejon nxënësve të zgjidhin çështje të botës reale dhe të gjejnë zgjidhje të reja për një periudhë më të gjatë kohore. PBL i bën klasat më argëtuese dhe tërheqëse, ndërkohë që nxënësit mësojnë përmbajtje të reja dhe zhvillojnë aftësi, si kërkimi, puna e pavarur dhe me të tjerët, të menduarit kritik, etj. Në këtë metodë aktive të të mësuarit, ju punoni si udhërrëfyes dhe nxënësit tuaj marrin përgjegjësinë për udhëtimin e tyre drejt finalizimit. Studimi në këtë mënyrë mund të çojë në angazhim dhe mirëkuptim më të mirë, të ndezë kreativitetin e tyre dhe të promovojë të mësuarit gjatë gjithë jetës.

Shembuj të të mësuarit të bazuar në projekte

Shikoni listën e ideve më poshtë për më shumë frymëzim!

Filmoni një dokumentar mbi një çështje sociale në komunitetin tuaj.

Planifikoni/organizoni një festë apo aktivitet në shkollë.

Krijoni dhe menaxhoni një llogari të mediave sociale për një qëllim të caktuar (gazeta online e klasës/shkollës).

Ilustroni dhe analizoni me mjeshtëri shkak-pasojë-zgjidhjen e një

problemi social (psh. mbipopullimi dhe mungesa e banesave në qytet, emigracioni rinor, ndotja e mjedisit, etj.).

Ndihmoni në zonat lokale të jenë neutrale ndaj karbonit që lëshojnë automjetet, etj.

TË MËSUARIT E BAZUAR NË KËRKIM

Të mësuarit e bazuar në kërkim është gjithashtu një lloj mësimi aktiv.

Në vend që të jepni një leksion, ju e filloni mësimin duke ofruar pyetje, probleme ose skenarë. Ai përfshin gjithashtu mësimin e bazuar në probleme dhe nuk mbështetet shumë tek ju; në këtë rast, ju keni më shumë gjasa të jeni një lehtësues dhe jo një lektor.

Nxënësit duhet të bëjnë disa kërkime mbi temën në mënyrë të pavarur ose punë me grup (varet nga ju) për të gjetur një përgjigje.

Kjo metodë i ndihmon ata të zhvillojnë shumë aftësi për zgjidhjen e problemeve dhe kërkimin.

Shembuj të të mësuarit të bazuar në kërkim

Provoni të sfidoni nxënësit të…

Gjejnë zgjidhje për ndotjen e ajrit/ujit/zhurmës/dritës në një

zonë të caktuar.

Rritin një bimë (fasulet janë më të lehtat) dhe zbuloni cilat

janë kushtet më të mira të rritjes.

Hetojnë/konfirmojnë një përgjigje të dhënë për një pyetje

(p.sh: një politikë/rregull të aplikuar tashmë në shkollën tuaj

për të parandaluar ngacmimin, bulizmin, duhanpirjen, etj.).

Formojnë pyetjet e tyre, gjejnë metoda për të zgjidhur dhe

punojnë në adresimin e atyre çështjeve.

TË MËSUARIT ME BASHKIM PJESËSH (PUZZLE)

Të mësuarit puzzle është një lojë e zakonshme që secili prej nesh ka luajtur të paktën një herë në jetë. Gjëra të ngjashme ndodhin në klasë nëse provoni teknikën e bashkim pjesësh. Ja se si:

Ndani nxënësit tuaj në grupe të vogla. Jepini secilit grup një nëntemë ose

nënkategori të temës kryesore. Udhëzojini ata të eksplorojnë ato të dhëna dhe të zhvillojnë idetë e tyre.

Secili grup ndan gjetjet e tij për të krijuar një pamje të madhe, e cila është e gjitha njohuritë mbi temën që duhet të dinë.

Organizoni një sesion komentesh që nxënësit tuaj të vlerësojnë dhe komentojnë punën e grupeve të tjera. Nëse klasa juaj ka kryer mjaftueshëm punë ekipore, ndajeni temën në pjesë më të vogla informacioni. Në këtë mënyrë, ju mund t'i caktoni secilën pjesë një nxënësi dhe t'i lini të punojnë individualisht përpara se t'u tregojnë shokëve të klasës atë që kanë gjetur.

Shembuj me bashkim pjesësh (Puzzle)

Aktiviteti i bashkim pjesësh në gjeografi – Jepini klasës suaj një koncept të tillë si 'moti'. Grupet duhet të gjejnë një grup mbiemrash për të folur për stinët, bashkëvendosje për të përshkruar motin e mirë/të keq ose mënyrën se si moti përmirësohet dhe fjali të shkruara për motin në disa libra.

Veprimtari me bashkim pjesësh në histori – Nxënësit lexojnë tekste për

një ngjarje historike, psh: Luftën e Dytë Botërore dhe mbledhin informacion për të kuptuar më shumë rreth saj. Nëntemat mund të jenë figura të shquara politike, luftëtarë kryesorë, shkaqe, afate kohore, ngjarje të paraluftës ose shpallja e luftës, rrjedha e luftës, etj.

TË MËSUARIT NË KLASË TË PËRMBYSUR

Kthejeni pak procesin e mësimdhënies në një përvojë mësimi më emocionuese dhe efektive. Përpara mësimit, nxënësit duhet të shikojnë video, të lexojnë materiale ose të hulumtojnë për të pasur një kuptim dhe njohuri bazë për çështje të caktuar. Ora e mësimit i kushtohet kryerjes së të ashtuquajturave 'detyrat e shtëpisë' që zakonisht bëhen pas orës së mësimit, si dhe diskutimeve në grup, debateve ose aktiviteteve të tjera të drejtuara nga nxënësit. Kjo strategji përqendrohet rreth nxënësve dhe mund t'i ndihmojë mësuesit të planifikojnë më mirë mësimin e personalizuar dhe të vlerësojnë performancën e nxënësve.

Shembuj me klasën e përmbysur

Klasa e përmbysur është një qasje mësimore interaktive dhe e përzier që fokusohet në të nxënit individual dhe aktiv në krahasim me mësimin tradicional apo në grup. Nxënësit njihen me përmbajtje dhe koncepte të reja në shtëpi dhe i praktikojnë ato individualisht kur janë në shkollë. Zakonisht, këto koncepte prezantohen me video të regjistruara paraprakisht, të cilat nxënësit mund t'i shikojnë në shtëpi, dhe ata vijnë në shkollë për të punuar mbi temat me disa njohuri të fituara më herët.

Fleksibilitet - Nxënësve u jepet mundësia të zgjedhin kur dhe si të mësojnë. Përcaktoni kohën dhe hapësirën e mjaftueshme që ata të mësojnë, reflektojnë dhe rishikojnë.

Përmbysja e klasës nuk është aq e lehtë sa thjesht dhënia e mësimeve përmes videove për nxënësit që t'i shikojnë në shtëpi. Ajo gjithashtu kërkon më shumë planifikim, përgatitje dhe burime nga ana e mësuesit.

MËSIMDHËNIA E KRYQËZUAR

Kolegë, a ju kujtohet se sa të emocionuar ishit ju dhe nxënësit tuaj kur shkuat në një muze, ekspozitë ose udhëtim në terren? Është gjithmonë e mrekullueshme të dalësh jashtë dhe të bësh diçka ndryshe nga shikimi i tabelës në një klasë. Mësimdhënia e kryqëzuar kombinon përvojën e të mësuarit si në klasë ashtu edhe në një vend jashtë saj. Eksploroni konceptet në shkollë së bashku, më pas organizoni një vizitë në një vend të caktuar ku mund të demonstroni se si funksionon ai koncept në një mjedis real. Do të ishte edhe më efektive për të zhvilluar më tej mësimin duke organizuar diskutime ose duke caktuar punën në grup në klasë pas udhëtimit.

Shembull mësimi i kryqëzuar

Ndonjëherë, të dalësh jashtë nuk është gjithmonë e mundur, por ka mënyra për ta bërë këtë. Mund të realizojmë edhe turne virtuale në Muzeun e Artit Modern, apo vizitoni

virtualisht Muzeun Historik, apo Muzeun Etnografik…

TË MËSUARIT E

PERSONALIZUAR

Ndërsa një strategji funksionon për disa nxënës, ajo mund të mos jetë aq efektive për një grup tjetër. Për shembull, aktivitetet në grup janë të shkëlqyera për ata ekstrovertë, por mund të jenë makthe për nxënësit super introvertë. Kjo metodë përshtat procesin e të mësuarit të çdo nxënësi. Megjithëse kërkon më shumë kohë për të planifikuar dhe përgatitur, ai i ndihmon nxënësit të mësojnë bazuar në interesat, nevojat, pikat e forta dhe të dobëta të tyre për të arritur rezultate më të mira.

Udhëtimi në korsinë kurrikulare mësimore i secilit nxënës mund të jetë i ndryshëm, por qëllimi

përfundimtar mbetet i njëjtë, për të marrë njohuri që e pajisin atë nxënës për jetën e tij të ardhshme.

FALEMINDERIT PËR VËMENDJEN TUAJ

Jam një nxënëse deri në

Jam një nxënëse deri në

fund të jetës. Jam një

fund të jetës. Jam një

udhëtare e etur për të

udhëtare e etur për të

eksploruar më të mirën e të

eksploruar më të mirën e të

dy botëve: atë reale dhe virtuale.

dy botëve: atë reale dhe virtuale.

Alma Begaj |

Alma Begaj

|
|
|

Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.