1 minute read

DISA NGA PËRFITIMET E METODAVE INOVATIVE TË MËSIMDHËNIES

Next Article
TË MËSUARIT E

TË MËSUARIT E

Përvetësoni më shumë aftësi – Nxënësit duhet të përdorin mjete më komplekse në klasë për të përfunduar punën e tyre, gjë që i ndihmon ata të mësojnë gjëra të reja dhe të ndezin kreativitetin e tyre. Gjithashtu, kur kryejnë projekte individuale ose në grup, nxënësit dinë të menaxhojnë kohën e tyre, t'i japin përparësi detyrave, të komunikojnë, të punojnë më mirë me të tjerët dhe shumë më tepër se kaq, të vetëvlerësojnë veten.

Kontrolloni të kuptuarit e nxënësve – Notat dhe provimet mund të thonë diçka, por jo gjithçka në lidhje me aftësinë dhe njohuritë e nxënësit në të nxënë. Idetë novatore të mësimdhënies i lejojnë mësuesit të monitorojnë klasat dhe të dinë më mirë se me çfarë luftojnë apo përpiqen nxënësit e tyre për të gjetur zgjidhjet më të përshtatshme.

Advertisement

Përmirësoni vetëvlerësimin – Me metodat inovative të përdorura nga mësuesit, nxënësit mund të kuptojnë se çfarë kanë mësuar dhe çfarë u mungon. Duke zbuluar se çfarë duhet të dinë vetë, ata mund të kuptojnë se si të përpiqen për të mësuar gjëra të veçanta, dhe për rrjedhojë të bëhen më të etur për ta bërë atë.

Gjallëroni klasat – Mos lejoni që klasat tuaja të jenë plot vetëm me zërin tuaj ose heshtje të sikletshme. Metodat novatore të mësimdhënies u japin nxënësve diçka të ndryshme për t'u emocionuar, gjë që i inkurajon ata të flasin dhe të ndërveprojnë më shumë sidomos me njëri-tjetrin.

Mësimet njëkahëshe janë shumë tradicionale dhe ndonjëherë rraskapitëse si për ju si mësues ashtu edhe për nxënësit tuaj, kështu që krijoni një mjedis ku ata të ndjehen të inkurajuar të flasin dhe të shprehin idetë e tyre.

Nxënësit mund t‘u bashkohen aktiviteteve në klasë në shumë mënyra, jo vetëm duke ngritur duart ose duke u thirrur për t'u përgjigjur. Në këto kohë digitale, secili prej nesh mund të gjejë platforma në internet që na ndihmojnë të bëjmë aktivitete ndërvepruese në klasë për të kursyer shumë kohë dhe për t'i bërë të gjithë nxënësit të bashkohen në të njëjtin vend vetëm, grupe ose e gjithë klasa.

This article is from: