LIBERTALS 2012 | 06 | 26 | Nr 13
Vrasje Lote dhe Opinione [1]
Ukshin Hoti, Vizionar i madh i Kombit Dervish Cara & Gordana Jankullovska ! DIOKLECIANI At Zef Pllumi rrefen masakren e Tivarit Rrefime Zadrimore Poezi -Martin Camaj
LIBERTALS.com
2012 | MAJ | 29 Nr 11
Marie Cuku Shpirti Yt U Prehte Ne Paqe
[2]
LIBERTALS.com
2012 | 06 | 26 | Nr 13
Publisher Libertals Media
Legjenda
Editors Ardian Preci Ilir Demaila Assistant Editor Gerta Gjata
Vrasje, Lote dhe Opinione Ardian Preci
Contributers
Ukshin Hoti, Vizionar i madh i Kombit Gjon Keka
Dervish Cara dhe Gordana Jankullovska !
Nikolle Loka Fahri Xharra Gjon Keka Daniel Gazulli www.libertals.com www.facebook.com/libertals www.twitter.com/libertals
Fahri Xharra
DIOKLECIANI Nikolle Loka
International How Europe can fix Europe -George Sorros
Dossier At Zef Pllumi rrefen masakren e Tivarit
Rrefime Zadrimore Daniel Gazulli
Cikel Poetik- Martin Camaj Perzgjodhi Ardian Preci
[3]
Libertals
LIBERTALS.com
2012 | MAJ | 22 Nr 10
OPINIONE ANALIZA
[4]
LIBERTALS.com
2012 | 06 | 26 | Nr 13
VRASJE, LOTE, & OPINIONE….
Ardian Preci Gjakmarrja, Kanuni, Prapambetja, Mesjeta, Veriu Gjakmarres, Njerez te trashe e te pashpirt, Shpellar qe vrasin. Keto jane fjalet me te shumta qe me ka nxane veshi qysh diten kur nje vjaze prej Dukagjinit bashke me Gjyshin e saj u vrane ne menyre tragjike ne Shkoder. Kjo ngjarje e kobshme, as e para dhe fatkeqsisht as e fundit ne token tone te dashtun, tronditi Shqiperine. Perpara se me u zgjat ma gjate per kete qeshtje, s’pari Maries i dhashte Zoti pushimin e pasosun. Gjakmarrja si fillim nuk asht fenomen tipik Shqiptar sikurse mundohen ta komentojne disa njerez, e ma pak verior sikurse duan ta perkufizojne disa te tjere me qellime te ngushta qe ky shkrim s’do ti trajtoje. Gjakmarrja asht ne themel te historise dhe civilizimit Europian. Klasiket e Lashte, Shekspiri e shume te tjere kane ne thelb te karaktereve te tyre fenomene gjakmarrjet. Por fatmiresisht keto shtete e paten fatin e mire te mos kalojne neper terre dhe harresa shekullore, dhe me rregullimin e mireqenjes dhe shkollimin e shoqerive perkatese i tejkaluen keto fenomene. Ligji i tyre, ne shume vende kanunor, i evoluem punon per mrekulli per rregullimin e rendit shoqeror. E sidoqofte prape ka raste gjakmarrjesh edhe ne boten e civilizueme vetem se emertimet jane me te buta ne media per
te ruajtur qetesine psikologjike shoqerore e per te mos i hedh benzine zjarrit ma zi. Sipas shume shkenctareve qe merren me studimin e njerezimit ka nje dakortesi se shoqerite i mban forca e ligjit, perndryshe instinkti kafsheror i njerezimit do bente kerdine. Shteti Shqiptar qysh ne formimin e tij nuk ka mujt me vu ligj nder kater kufijte e vet. Shume njerez i referohen perjudhes se komunizmit si ligjvenes, ku ne te vertete ishte dhunues. Frika prej dhunes asht ndryshe prej rrespektit ose frika ndaj ligjit. Po hyjme ne 100 vjetorin e pamvarsise pa ligje te zbatueshme. Shqiptaret qysh ne shpallje te pamvarsise, edhe ne kohe te mretnise e paten shancin me e perfshi dhe me e zhvillue Kanunin, ligjin qe ishte me afer njerezve dhe qe rrjedh prej tyre. Aspak nuk vujti as nuk ngeli mbrapa Anglia, as nuk ka turp se ka ligje kanunore. Dhe keshtu ne Kryeqytet i bahet gjyqi nje pjese te Shqipnise dhe Kanunit te bazueme mbi kete ngjarje. E shuma e ketij publiku, qe jane gjygjtar te vetshpallun, s’pari as kane qan kurre ne ate vend qe po gjykojne e as nuk dijne asgja rreth kesaj zone. S’dyti as nuk e kane lexu Kanunin e as ndonje studim rreth tij. S’treti opinioni asht i formuar nga kronikat e lajmeve dhe gazetareve qe po-ashtu nuk dijne asgja rreth dy te mesipermeve. E per me dhane merite aty ku takon i vetmi gazetar qe kishte formim rreth kesaj pune e si rrjedhoje tager ishte Alfred Lela me shkrimin e tij ne Gazeten Mapo. Si ne cdo gja tjeter ne kete bote kur nuk e din cka ban e cka flet, atehere flet perqart. E puna e diskutimi fillon e kapet per bishti. S’pari parrulla ndal gjakmarrjes asht aq pa lidhje dhe aq injorante. Duhet parrulle me titull ndal vrasjes se aty asht rranja e problemit. Se ne Shqipnine tone te dashtun vlera e njeriut asht ma e vogel se e nje bagtie, e nje shpie, apo e nje grumbulli tullash. S’dyti Kanuni eshte ndihmues ne parandalimin e vrasjeve, dhe veqanerisht e perjashton vrasjen e gruas, e femijve. Asnje femije i ngujuar, dhe asnje grua e vrame nuk asht sipas Kanunit. Rastet jane te pafundshme ku femijet dhe grate e kane mbajte shpine me buke e me pune, sepse burrat ishin te ngujuar neper kulla. Grate lirshem e punonin token, dhe kryenin veprimtarine e burrave jashte oborrit te shpise. Ne lashtesi [5]
ngujimi ishte forme e vetburgimit qe bente njeriu pas vrasjes. Ngujimi sipas Kanunit ka procedure te caktuar, p.sh. krejt burrat e fisit ngujohen 24 oret e para qe ndodh vrasja, pastaj vetem burrat e shpise siper 16 vjec ngujoheshin per nje kohe te caktuar e pas nje viti ndiqet vetem dorasi(vrasesi). Askush qe nuk ka ba vrasje nuk ngujohet neper malet Shqiptare. Gjithashtu te gjithe ngujimet e femijeve, e grave eshte anti Kanunor. Pra ai qe vret ngujohet, sepse eshte ne rrezik ta vrasin. Nese vrasesi burgoset nga shteti sipas burgosjes moderne atehere nuk do kishim vetburgosje neper kullat Shqiptare. Si rrjedhoje shteti Shqiptar eshte i prapambetur dhe mesjetar. S’treti merrnje mundimin e delni ne Dukagjin, shihni ate bukuri natyrore, dhe ate fisnikeri njerezore qe asht si nje Diamand i parafinuar. “Po ta kene shkollimin perendimor keto burra e gra do ishin nder ma te miret ne larmite e tyne”, thoshte At Anton Harapi ne librin Andrra e Pretashit qe pak kush ne Tirane ja ka ndigjue zanin e jo ma lexue vepren e tij. Merrnje mundimin e masat perkatese per zhvillimin e kesaj zone te harrueme prej ma se pese shekujsh. S’katerti mos prisni se po jua rregullon edhe kete pune ambasadori Amerikan, e as ndonje homazh qe mund te bani ne Tirane. Vrasjet i parandalon vetem forcimi i ligjit, denimi i vrasesve qe sot dalin per 6 muaj prej burgut e te gjirojne gomat e makines para syve pasi te vrasin. Sikurse ne cdo cep te botes aty ku nuk ka zhvillim ekonomik, qe sjell edhe zhvillimin kulturor dhe edukativ, vrasjet vetem sa do shtohen. Ky rast tragjik shpresoj qe ta zgjoje shtetin e ti ktheje syte ka Shqipnia e harrueme dhe ta rafinoje kete diamand qe per shekuj e perplas sukave e kreshtave, per te ruajte identitetin Shqiptar. S’fundmi, shpresoj qe Shqiptaret te vrasin me pak, shteti te dale nga mesjeta, dhe opinionistet mos te baltosin ne menyre te pergjithshme per qeshtje te vecanta.
LIBERTALS.com
2012 | 06 | 26 | Nr 13
UKSHIN HOTI VIZIONAR I MADH I KOMBIT historisë ,dinamikës dhe zhvillimeve të përbashkëta me familjen europiane. Ukshin Hoti është një Montesque shqiptar, një mendimtar si Ruso dhe një kritikë kombëtar syhapur si Fichte.Ai është i vetmi mendimtar politik i shekullit të tij që nuk e la të pushoj mendimi politik shqiptar në kuptimin e ndrydhjes së çështjes,pastaj procesit historik ,ndikimeve të ardhshme ,ato të kohës së tij historike-kombëtare dhe përhajpjes së parimeve të lirisë,demokracisë autentike ,gjenezës dhe fatit të plotë të kombit shqiptar europian. Ai vërtetë ishte një politolog praktik ,pse them kështu sepse ai e shihet teorinë dhe mendimin politik të tij në dritën e realitet praktik të mishërimit të idealit të tij , ai e mishëroi sepse u bë një nga prijësit e të realizuarit të mendimit të tij politik dhe këtë e bënte edhe në bashkëbisedime apo simpoziume që mbanet në vende të ndryshme në botë sidomos gjatë qëndrimit të tij në SHBA dhe Slloveni ,por edhe gjatë leksioneve që mbanet në universitetin e Prishtinës. Magjistër Ukshin Hoti nuk e kufizoj Të shkruash për figurën e Ukshin Hotit mendimin e tij politik dhe filozofinë e tij nuk është lehtë, jo se ne nuk e njohim në kufijtë e shekncës teorike as në kufijët personalitetin e tij mbikohor, por se për idealit të tij ,por ai shpërtheu më idetë të shkruar për të duhet së pari të gjejm dhe mendimin e tij politik duke tejkaluar kodin e të menduarit dhe filozofisë së tij kufijt e teorisë shkencore dhe politike.Gjetja e kodit apo kapja e tij në idealizmit.Sepse ai e dontë më tepër tërësi do të na zbulonte edhe thelbin apo efektin e teorisë shkencore mbi do të na e kornizonet mendimin e tij dhe mendimin politik të tij rreth çështjes ne do të mund më lehtë të zbërthenim kombëtare shqiptare si dhe dëshironte ato dhe vizionin e tij për kombin shqiptar me ngut të zbriste idealin si të etërve të europian dhe identitetin e tij historik tij ashtu edhe idealin e tij të forcuar mbi europian të tij. parimet e etërve në botën Unë personalisht aq sa kam arrit të praktike ,thjesht ta bënte vizion të studioj në bazë të veprave të tij si në përkthyer në realitet ,ta plotësonte atë që dorshkërim ashtu edhe atë të botuar, kam kishte mbetur si testament politk e arritur në këtë përfundim se „veprat e tij kombëtar i etërve për natyralizimin e të pabotuara në dorshkrim dhe të botuara bashkimit të kombit shqiptar europian janë një nga veprat monumentale rreth dhe rikthimit të tij në familjen europiane. qenësisë së kombit shqiptar Vlera e mendimit të tij politik dhe europian ,identitetit të tij ,kulturës ,pastaj filozofik janë vlera të pakapërcyeshme fatit të tij dhe të ardhmes së tij ,pra shkencore dhe praktike ,jane vlera që rikthimit në familjen europiane dhe burojn nga një njeri dhe personalitet i posaqrisht mendimi politik i tij sipas dijes dhe që mbi të vërtetën historike të frymës së etërve për një Shqipëri të kombit shqiptar ka ngre mendimin e tij natyrshme europiane.Ai si personalitet politik në rrethana tepër të vështirë mbikohohr dhe njeri i dijes arriti të vë mendim ky që mori trajtën e filozofisë para vetës dy synime tepër domethënëse: praktike të futjes së këtij mendimi në së pari ;kuptimin e plotë të nevojës që rrjedhat e kohës dhe të proceseve që kombi duhet të zgjohet kombëtarisht dhe kalonte kombi.Madje ky mendim të ringjallet sipas rrënjeve të tij historike, përbënte në realitet edhe natyrën e dhe zgjidhjes, pastaj analizën e sintezën e së dyti ; të rivendosjes së fatit të kombit thellë të gjetjes së rrugës për të dal te në shinat e natyrshëm të
Gjon Keka
[6]
qëllimi i natyrshëm dhe historik i kombit shqiptar europian. Ai si mendimtar e shihet tepër qartë se liria e kombit shqiptar nuk mund të blehej as të bëhej kompromis me fatin e tij,sepse për të liria ishte vlera thelbësore e filozofisë së tij politike ndërsa fati i kombit dhe e ardhmja e tij ishte mendimi i tij politik e intelektual si roje e këtij fati që të mos gabihet sërish ashtu siç u gabua me parë gjatë traktateve të ndryshme si dhe gjatë kohës së pushtimeve barbare ndaj kombit shqiptar europian. Liria dhe fati i kombit është i lidhur ngusht njësoj si truri me zemrën ,kështu që një kombi që i mungon liria ,por që ai funksionon ashtu si zemra brenda trupit pa lidhje me trurin është një funksionim i panatyrshëm ,një mungesë e pafalshme historike një nevoj e natyrshme që kërkon të hramonizohet ,të bëhet lidhja e natyrshme e zemrës me trurin,pra e lirisë me fatin e përgjithshëm të kombit ,në këtë mënyrë e shihet edhe Ukshin Hoti lirinë dhe fatin e kombit shqiptar si një domosdoshmëri e lidhjes së përjetshme dhe të natyrshme të tyre. Me pak fjalë mendoj dhe duhet nenvizuar tepër qartë këtë gjë se blerja e lirisë është një fantazi e tmerrshme e individëve pa identitet ,e popujve pa shpirt e doktrinarëve të verbër e egoist ideologjik e politik si dhe e popujve pa atdhe dhe nder. Ukshin Hoti mund të themi përnjëmend se ai është dishepull i filozofisë dhe i mendimit politik të etërve tanë të kombit shqiptar europian,poashtu ai është një vizionar i madh i kombit një intelektual i sfidave të mëdha të kohës,ai është vlerë e shkencës së botës politike shqiptare dhe patriot besnik i kombit shqiptar europian.Si shkenca shqiptare ashtu edhe djepi i kombit shqiptar ka kohë që po e ndien mungesën e mendimtarit më të thellë të politologjisë shqiptare të kohës së tij dhe birit të vyer e mendjemprehtë të lirisë,dhe unitetit të kombit shqiptar europian.
LIBERTALS.com
2012 | 06 | 26 | Nr 13
DERVISH CARA DHE GORDANA JANKULLOVSKA ! Në vitet e përmendura ,neve nuk na linin të shkruanim , e as që të merrnim shënime për vetën tonë,; se ,juve sllavëve maqedonas ... ju as që ishit! Interesant në at kohë Serbisë i lejohej një autonomi ; dhe ata i kishin edhe gazetat e tyre. “Serbske novine” (Gazeta serbe) e 17 majit të vitit 1844, në tekstin me titullin “Arnautlija” (Shqipëtari) shkruan se në Shkup kanë qëndruar mbi 20 mijë kryengritës dhe kanë luftuar kundër forcave osmane, të cilët Historikisht është e vërtetuar që shtetet kanë qenë të udhëhequr nga Dervish nuk shkatërrohen mbrenda natës. Farët Cara.” E shifni !gjërat ,që ne nuk kemi e shkatërrimit të tyre janë të mbjellura guxuar t`i përmendim ,janë shkruar në thellë në institucionet shtetërore. kohë reale mu prej atyre që më vonë as Pellazgët paskan pas thonë që një e që na lejonin t`i përshkruajmë dhe t`i mirë e arrijtur pa mund , ndodhë që të qesim në “duvakin “ e përpjekjeve tona shkakton të vjellura që s`kan të ndalur. për pavarësi. Mirëpo ,për këtë më vonë. Por, e vërteta është një lloj ujë i nxehtë Zonja Jankullovska , keni dëgjuar për që del nga toka, i cili shkrin dëborërat Dervish Carën? Nëse jo , do t` iu tregoj. dhe akujt që ka përqark, i bën për vete dhe shtohet duke shkuar dhe sado që Dervish Cara kishte lindur në Palçishte, mund të ngrijë duke u ftohur ajri, pa Tetovë ( Kalkandelen, në kohën e kaluar shumë kohë prapë bëhet siç ka turkut). Ishte një djalë shumë i qenë (ujë i rrjedhshëm) - ka thënë Sami qetë ,prej familjës së madhe të Carajve Frashëri. të Maleve të Sharrit. Ai ishte organizatori i Kryengritjes Shqiptare të E njihni Tanzimatin,sepse është i viteve 1843 dhe 1844. njohur; dhe reformat e Tanzimatit shkaktuan burgosjen dhe likuidimin e Si zakonisht,Instituti Maqedonas i Pashave shqipfolës : Abdurrahman Historisë në Shkup i mohon faktet dhe Pashëne e Kalkandelenit (Tetovës) dhe të vërtetën historike , e duke e dy vëllezërit e tij ,Hivzi -Pashën e klasifikuar e këtë hero si” një shërbëtor Yskybit (Shkupit) dhe Hysen Pashën e të turqëve dhe që e paska pas qenë Kjustendilit ( sot qytet në Bulgari) . thjeshtë një organizator i një Po ,po shqipfolës në shërbim të kryengritjeje kundër rekrutimit të Sulltanit dhe të xhepave të tyre... Por muslimanëve në ushtrinë osmane” . edhe ashtu si ç`ishin ,ishin të pa Asgjë më tepër! Asgjë më tepër! dëshiruar për kreun shtetëror të Por përmendja e historisë së Dervish osmanëve. Carës ,sipas atij Instituti në Shkup s`qenka gjë tjetër vetëm se një” Dervish Cara e çliroi Shkupin. keqpërdorim nacional-romantik i historisë për qëllime poltike”.(? ) . Sa “ Dervish Cara e filloi kryengritjen e tij largë që jeni prej së vërtetës historike! dhe kryengritësit e tij e morrën Mosni ashtu, se bile edhe : Aleksandar Gostivarin dhe menjë herë në muajin Markovski në vitin 1985 e ka shkruar Nëntor iu drejtuan Tetovës një libër me titull ‘Kryengritja e Dervish (Kalkandelenit), një luftë që zgjati tri Carës’, ku e shpjegon qartë se javë. Tetova u bë qendër e kryengritësit shqiptarë e kanë çliruar kryengritësve. Jemi ne Janarin e vitit Shkupin dhe me te ka dalë kërkesa e 1844. I përforcuar në Gostivar dhe parë gjatë rilindjes shqiptare për Tetovë ,pergatitej për Dibren, Autonominë e Shqipërisë. Prizrenin ,Prishtinën dhe Vranjen, por qëllimi i tij ishte Shkupi ,sepse e dinte Dervish Cara ka qenë një ndër që edhe aty i kishte përkrahësit. Në kryengritësit më kryesorë të Shkurtin e të njejtit vit 1844 u muarr kryengritjes antiosmane. Mijëra Shkupi , dhe u formua Këshilli i luftëtare te udhëhequr nga Dervish Lartë ,të cilin e udhëhoqi Dervish Cara, Cara çliruan Prishtinën, Shkupin, që ishte Trupi Suprem Organizativ i Tetovën, etj., ku i ngritën edhe organet territoreve të çliruara. vetqeveritare të pushtetit. Pra ,Dervish Cara e çliroi Shkupin. “Familja e Musli Ahmedovit u largua javën e kaluar nga Velesi duke u vendosur në Shkup, pas shumë presioneve që ajo të braktisë shtëpinë e tyre , dhe të largohet nga ky qytet, ku shqiptarët siç thuhet janë të padëshirueshëm” - E keni dëgjuar kët lajm Z. Jankullovska ? Sigurisht që po. E pamundur që të mos t`a kishe dëgjuar. Dhe...?
Fahri Xharra Segregacioni kombëtar dhe gjuhësor në Maqedoninë e Z. Gordana Jankullovska-s është shumë ndjellakeq; është për t`ardhur keq që një pushtet i një shteti që mbahet në këmbët prej qelqi nuk e don që të vërtetn e së vërtetës ta sheh me sy të kthjellët. Ka raste kur syri vuan nga shkurtpamësia ,atëherë vehen syzat pasi që na është caktuar dioptria. Shkurtëpamësia politike rrjedhë dhe si e tillë është ose nga mosdija ose qëllimet që prekin shumë largë por pa një përllogaritje të saktë për atë “largëpamësi”. Është për t`ardhur keq që në një shtet ku shqiptarët janë ata që janë ,qofshin musliman apo ortodoks që janë , e bëjnë një numër aq të madh sa që më të gjitha mjetet e mundshme mundohet të mëshifet; bëhët një segregacion kombëtar dhe gjuhësor ndaj tyre. -“ Nuk ka nevojë që Ueb faqja e MPBM të jetë edhe në gjuhën shqipe”, ka deklaruar ministrja e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Gordana Jankullovska në pyetjen që iu është bër, “sepse ajo faqe është vetëm në gjuhën maqedonase. Informatat që janë në këtë faqe interneti, sipas saj, janë të mjaftueshme dhe “janë të kuptueshme për të gjithë qytetarët e vendit”. Bukur shumë!
[7]
LIBERTALS.com
Por, me shqiptarët veprohej ndryshe. Ushtria e Guvernatorit të Libanit , me 30 000 burra,u nisë drejt Manastirit, me artilerinë më të rëndë të kohës. Shatatori i 1844-es ishte fundi i Autonomisë së Shqipërisë dhe i Dervish Carës ... Dervish Cara u denua vet i njëzeteteti më dënimin më të rëndë ,me vdekje. Pra nuk ishte në pyetje vetëm Shkupi. Pse për shqiptarët veprohej ndryshe? Gjyshi i Karagjorgje Petroviqit, udhëheqësit të Kryengritjes së parë serbe, ka qenë Shqiptar dhe se ai është quajtur Gjin Marash Këlmendi, thuhet në librin “Karagjorgjeviqët- historia e mëshefur” Autorët e librit janë Milorad Boshnjak dhe Slobodan Obrenoviqi e edhe Letrari dhe kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Duklës, Jevrem Bërkoviqi e vërteton të njëjtën për përkatësinë shqiptare të Karagjorgjeviqëve . Por ,përkundër saj që ishin shqiptarë ata ngritën krye për Serbinë. Dhe normalisht disa gjëra edhe në Perandorinë e madhe Otomane shikoheshin jo në mënyrë të njejtë; dy njësi të ndryshme vlerësimi
2012 | 06 | 26 | Nr 13
për ne (e edhe për ju Sllavët e Maqedonisë) dhe për Serbët. Por sidoqoft edhe pse shqiptarët i udhohoqën Kryengritjet e para të quajtura Serbe ,ato e fituan Autonominë e Serbisë. Pra shqiptarët luftuan për Serbi. Kurse në rastin e Dervish Carës u vërsul e tërë Perandoria kundër tij sepse kërkesat e tij nuk ishin të njeta me ato të nipit të Marash Kelmendit.
trungu ynë mijëravjeçar. Tjetërsimin tonë e kishin në përparësi; kush duke na shlyer dhe humbur historinë e kush duke na tjetërsuar në kombe të tjera me qëllim të caktuar që të harrojmë vehtën tonë dhe një ditë të na vjen turp me atë se çka ishim.
“Mbretëria serbe, nga viti 1913 deri në vitin 1941 ushtroi politikë tepër barbare ndaj popullsisë shqiptare, të besimit fetar mysliman, ortodoks dhe Juve sllavëve të Maqedonisë Titoja iu katolik, por edhe ndaj popullsisë mësoi keq të kaluarën e juaj; por edhe maqedonase. Bile, maqedonasit as që i me ne veproi në të njejtën mënyrë. njihte për popull, kurse shqiptarët Pse po e them këte? Ju kujtohet myslimanë mundohej t’i tjetërsonte në Republika e Krushevës , Kryengritja e turq. Por ama, përqendrimin fillestar Ilindenit ? Pito Guli me shokë? Pra viti asimilues pushtuesi serb e koncentroi 1903. Edhe keta ishin shqiptarë;por ndaj popullatës shqiptare me besim edhe këta turku nuk i deshti,dhe i ortodoks, duke e shpërdoruar për këtë shkatërroi. E mjera Perandori ! politikë asimiluese edhe kishën mendonte se do të jetë përjetësisht në nacionaliste serbe dhe besimin e tyre, këto toka. prandaj shqiptarët ortodoks i pat “konvertuar” zyrtarisht në serbë.” Vorbulla e historisë sonë gjithëshqipatre, ishte marramendëse. E kisha dikur një shok të mirë nga Askush nuk mendonte se nga ato Maqedonia; Mitevski i thonin të përplasje centripetale drejt vrimës së ndjerit. Ai më spjegonte se mbiemri i zezë, do të shpëtonim. Furtunat nga tij ndërronte sipas kohës , herë Mitiq , ato më të fuqishmet u munduan të na herë Mitov e në kohën kur ne zhbënin, dhe të na hidhnin në vrimën njiheshim: Mitevski e moskthimit, duke na mohuar të kaluarën tonë, duke na çrrënjosur nga
[8]
LIBERTALS.com
2012 | MAJ | 22 Nr 10
DOSSIER
[9]
LIBERTALS.com
2012 | 06 | 26 | Nr 13
Karvani me kosovarë kaloi nëpër urën e Bunës” At Zef Pllumi rrefen masakren e Tivarit Ne Tetorin e vjetit 1944. Antaret e Keshillit te nalte (Regjences) mbasi kishte perfundue sundimi i tyne i 100 ditve, tue e pa se tashma nuk çante kryet per ta kurrnji shqiptar e leshuen Tiranen dhe kerkuen strehim te perkohshem ne Kuvendin Françeskan. Mehdi Frasheri, me duket se u bashkue me ushtrite gjermane dhe iku, At Anton Arapi tha se do tishte marre me ike e me e lane popullin e vorfen vetem, se duhej deke ne Shqipni. Pregatiti nji strofull dikund nder male te Dukagjinit. Ndersa Lef Nosi, nji zotni i mbajtun qe nuk e kishte shokun nder shqiptare, nuk tundej fare: un -thonte, nuk i kam ba keq kurrkuj: gjithmone ne jeten time kam ba veç mire, prandaj as komunistat, as kurrkush tjeter nuk kane pse me kerkojne llogari, dhe vazhdonte i qete tue kontrollue koleksjonin e fundit te pullave te postes, e me nji lente te madhe kqyrte a kishin dale mire e kjarte germat e vulave postare ma te fundit. Por tue kene se Kuvendi Françeskan zakonisht i kishte dyert e hapuna gjithmone e hinte e delte gjithkush, At Frano Kiri, qe kish marre persiper me i sigurue jeten e hoq prej andej e e dergoi ne Kolegje, ku perveç At Marin Sirdanit, At Danjel Gjeçajt, femijve e nja tre kater kujdestarve nuk siellej kush tjeter. Aty Lefi ndej qetsisht deri qe filluen kontrollet e partizanve. Por kur kontrollet u shpeshtuen se tepermi Lefi nuk mund i duroji ma dhe i kerkoi At Franit qe ta dergote te At Antoni: ata te dy ishin te lidhun me nji miqsi te madhe njani me tjetrin. -At Frani u perpoq me ia ba te ditun veshtirsite e mdha te ketij veprimi, jo vetem se te gjitha rruget kontrolloheshin prej partizanve, por edhe pse vete jeta e malsise ne ate dimen ishte e padurueshme. For Lefi mendonte se atje nder malsi do tishte ma shume liri e ma pak frige. Percjellja e tij nder malet e Dukagjinit kje nji aventure e tille qe sikur Lefi ta kishte lexue ne ndonji roman do te kishte bertite me vedi: “E pamundun! Fantazia e autorit asht teper e ngarkueme.” Tue pa se ai nuk mund ti pershtatej ne kurrfare menyre jetes parahistorike te shpellave,
e derguen ne katundin Kir me jetue bashke me nji frat tjeter edhe ma plak se ai. Par aty u kuptue prej gjithkuj se nuk ishte frat: ai i pvetete ata me naivitet per orendite kishtare se shka ishte ky send e shka ishte ai tjeter. Prandej, per me u shpetue ndjekjeve e terrorit, simbas kerkeses se tij, u desht edhe nji here me kalue qafa malesh, lugina, lumenj e fusha deri qe e dorzuen te nji mik i veti ne Tirane. Kaq dij un prej gojes se At Frano Kirit. Nderkaq At Antoni vazhdonte me jeten e shpellave te Pultit. Dom Nikolle Gazulli, nji nder shkenctaret e mdhaj te “Hyllit te Drites”, prift i Shkrelit duel dhe ai ne mal, mbasi e hetuen se ne shpine e tij kishte strehue, perveç tjeresh, edhe priftin misjonar gjerman Dom Alfons Trazkin, i cili ishte arratise mbasi e dinte se do te kerkohej nga partizanet komunista si nenshtetas gjerman e si misjonar katolik. Dom Alfonsi u bashkue me nji çete te vogel qytetaresh shkodrane te prime prej Ndoc Jakoves, qe jetojshin “Ilegale”. Per tu shpetue spijujve dhe kontrolleve ata levizshin prej nji katundi ne tjetrin. Nji dite rane ne priten e partizaneve. Ndoci, si kryetar çete, luftoi me pushke ne clore, megjithese katolik i bindun, ai kishte per mota: “Liri ose vdekje”! Ai nuk e pranonte skllavnine. Luftoi gjoks per gjoks. U plagos per vdekje. Per te vdekja si i lire ishte nji ideal. Dom Alfonsi, i mshehun mbas currash te thepisun, nuk mbante arme; kur pa plagosjen e rande tatij djaloshit, u turr vrap me i dhane ndihmen shpirtnore: ishte çasti i fundit ijetes. Dom Alfonsin e kapen ndersa po i kryente sherbimet e mbrame fetare Ndoc Jokoves. Ne burg e rrahen, e torturuen ne menyren ma cnjerzore dhe e pushkatuen mbas pak muejsh. I thane: “agjent gjerman” kur ai Shqipnine e donte si atdhe te zgjedhun. Veprimtarise se tij misjonare i duhet njofte edhe edukimi i pare i Meshtareve te mavonshem: At Konrad Gjolaj, Dom Dede Malaj, At Zef Pllumi e Dom Prenk Ndrevashaj. Me ka thane Dom Tome Laca, i cili ishte i pranishem ne pushkatimin e tij: “Ate dite ishte tue ra shi. Kur i zbriten prej kamionit qe ishte i [10]
mbuluem, Dom Alfonsi, i lidhun me nji tjeter siç ishte, ulte kryet dhe perpiqej mas me u lage prej shiut. Edhe ne ata pak çaste qe i kishin mbete ai mendonte per jeten e jo per vdekjen. Kur i kerkuen fjalen e fundit ai tha: “Jam nji prift gjerman qe gjithejeten time ia kam kushtue popullit shqiptar. E kam dashte kete populI njisoj si atdheun e popullin tim!, Rrnofte Krishti!” Nderkaq Dom Nikoll Gazulli vazhdoi i strukun nder malet e Shkrelit, deri ate dite qe, -si thuhej, -strehuesi i tij Nikolle Prekushi e vrau ne pabesi. Nder katundet afer Shkodres e ne Fushen e Zadrimes, Bregut te Buenes e gjithandej zhvilloheshin vazhdimisht ndeshje ndermjet forcave te ndjekjes partizane dhe njerzve te lirise. Kje si shembull i nji trimnie te pashoqe, asohere, ajo e Pjetrit te Shan Dedajve, qe, mbas nji luftimi te gjate me te dekun e te plagosun kur iu mbaruen fyshekte, me ata te dy te mbrame qe i mbeten, per mos me iu dorzue dhunes e torturave vrau guruen e vet e mandej veten. Shembulli i tij u persrit disa heresh edhe ma vone, pa marre parasyshe ligjen fetare qe denon vetvrasjen: megjithketa gjykimin e drejte per çastin e fundit te jetes e jep vetem Zoti: moralistat qe kane shkrue traktatet e gjata nuk i kane jetue keto prova jashtzakonisht te idhta te njerzve. Dorzimi i tyne do te shkaktonte aq shume vdekje, vuejtje e fatkeqsi te tjereve sa nuk mund barazohen me nji vetvrasje. Po ne kohen qe zhvillohej lufta e Kelmendit masa drakonjane u mueren nder te gjitha katundet. U pushkatuen njerez prej shpijave qe ishin ma ne za e te permenduna, o per te cilet mendojshin se mund te ishin te rrezikshem. Vazhduen edhe arrestimet e disa fretenve nder malsi te ndryshme si At Djoniz Makaj ne Nikaj-Mertur, At Alfon Çuni ne Curraj, At Gasper Suma e At Sebastian Dedaj ne Theth e Gomsiqe, prifti misionar gjerman D.Zef Maksen, etj.
LIBERTALS.com
Gjate gjithe kesaj kohe u shtuen aq shume veprimtarite miqsore me Malin e Zi; ecejaket e grupeve te rinise, te grupeve ushtarake dhe partiake sa mos me mrrijte me dallue nese ishin dy shtete apo nji. Megjithkete ushtria jugosllave, dallohej shume nga repartet shqiptare: ata te gjithe ishin te veshun me uniforma te reja anglo-amerikane dhe jo me opinga. Nderkaq te gjitha depot e tregtareve te Shkodres, e mund thomi te Shqipnise u boshatisen: ato u bajten e iu çuen “ndihme vellazerore” popujve te Jugosllavise, ne shperblim te ndihmes se madhe qe na kishin dhane ata me organizim komunist. Nuk e mbaj mend mire muejin, nese ishte mars a ndonji ma vane; par sigurisht ne nji kohe mes dimnit dhe pranveres, kur na, nji numer studentash klerike, shkuem ne Shejtnoren e Zojes se Kshillit te Mire ne periferi te qytetit, nen kala, per me iu lute qe tna shpetonte prej ktyne rrebesheve. Mbas lutjeve ne Shejtnore, per me kthye ne qytet vazhduem rrugen mbas kalaje, kah kodrat e Tepes e Ajazma. Nate kthese rruge pame qe po vinte nji varg i gjate i pafund ushtarakesh. Rruga gjarpenonte brijave tatyne kodrave: te gjitha dredhat e leget e saj ishin plot me ate uniforme te urrejtun. Na hini frige e madhe dhe u shmangem mbi rruge e u ulem si per pushim, tue mendue se çe zeze e madhe po i kercnohej Shkodres nga nji tjeter vale brigadash partizane. Kur u aviten, pothuej si ne parakalim para nesh: Shka me pa! Vetem Koma ndanti qe printe i ndjekun nga katershja e pare ishin te armatosun: te gjithe tjeret, djelm te gjate e te thate, pa bark, si te remte e me
2012 | 06 | 26 | Nr 13
zigoma te theksueme mbi faqe, te lodhun, te raskapitun, me uniformat zhele te shkopsituna, pa arme, qe mezi i levizshin kambet prej lodhjes, kalojshin te rreshtuem kater e kater para nesh. Mbetem shtang: çishte kjo ushtri!… Keta mezi mbaheshin ne kambe! Largas, anash rreshtit, kishin roje te armatosuna qe bertitshin me kercnim: “leviz, luaj kembet!”. Nderkaq njani prej tyne pat guxim para vdekjes dhe na foli: “Per iza te Zotit a keni nji cope buke!”. A ken i nji cope buke?!.. O sa tmerr! As na nuk kishim nji cope buke: racioni per secilin ishte 300 gram. Edhe na ishim te unshem. Gjithe popullsia ishte unshem. Shka te bajshim tashti? “Per iza te Zotit ma jepni nji cope buke! Per iza te Zotit na jepni nji cope buke!”… Prej te gjithve filloi te ndigjohej vetem kjo fjale qe kalonte, kalonte… Kalonte ne humnere… Ato ushtojshin nder veshe tone njisoj si ato krismat e nji çekani qe rreh gozhdat e arkivolit ne bregun e vorrit. Prej kah vini ju? -Prej Kosove. -Tash nji jave dit qe ecim pa pushue, pa buke!… Kemi kalue gjithe ato male… male. -A ishi te Xhaferr Deves? -i pvetem. Jo,jo. Na jena e zeza e vedit. Un kam pa ushtrine e thyeme te Jugosllavise se Kralit tue hi ne Shkoder ne prill te 1941, e lodhun, e unte, e raskapitun, e shkopsitun. Nuk ka pamje ma te keqe se ate te nji ushtrise se thyeme. Por jo! Tash nuk mund bahej kurrfare krahasimi me parakalimin e nji ushtrie te tille: Ketu ishte vetem nji vargan i gjate, i gjate pa mbarim i atyne
[11]
skeletesh te djelmoçave te rij kosovare qe te rrethuem nga dhuna, ecshin drejt kujt? Mbasi kaluen ata, na zbritem perseri ne rruge. Por tue kene se parakalimi i te mjeruemve na kishte marre shume kohe, atehere u kthyem. Hypem te Ura e Qafes dhe neper rrugen ma te shkurte menduem me shkue ne Kuvend. Zbritem poshte Pazarit te vjeter e duelem ne rrugen ne breg te liqenit. Prej aty na u çfaq gjithnji ai vargan i gjate i te mjeruemve qe po kalonte mbi Uren e Buenes. Gjermanet ures i kishin hjeke nji pjese, pa i prishe ndonji kambe. Partizanet e kishin meremetue perkohsisht me disa trene e drrasa ku mund kalojshin krahas deri ne tre-kater kambesore. Nuk mund u kthyem ne qytet pa sjelle kryet e me kundrue edhe nji here at kob te zi. Ne horizont te perendimit qielli ishte i pergjakun: gjithshka shifej kjarte. Vargani mbi lire ecte i mendueshem dhe rryetas. Ndoshta u dukej se po kalonin mbi ure te Siratit, ura e fundit qe lidh boten e gjalle me ate te pertejme. Ishim ne mitologji apo ne realitet? … Mbas disa ditesh ne Shkoder u hap fjala vesh ne vesh se dikund afer Ulqinit partizanet kishin vra te gjithe rinine kosovare. O Zot po tlutem me trego: çfare mekati ka ba ky populI qe meritoi nji denim kaq te rande? …
SKOLASTIK SKOLASTIK SKOLASTIK SKOLASTIK
[12]
DIOKLECIANI Burri i shekullit të artë nje studim nga
Nikolle Loka pjesa e trete [13]
LIBERTALS.com
2012 | 06 | 26 | Nr 13
DIOKLECIANI
Oborri perandorak i Dioklecianit Oborri perandorak i Dioklecianit pasqyronte stilin e tij të qeverisjes. Në të kohë kishte disa departamente të quajtura Scrina që merreshin me çështje të ndryshme.Prek kësaj strukture rridhnin shumë zyra, ndër të cilat edhe Magister Officiorum (Masteri i Zyrave) dhe sekretariatet e lidhura me të. Nëpunësit ë këtyre zyrave merreshin me peticionet, kërkesat, ankesat, korespondencën, çeshtjet ligjore dhe punët e jashtëme. Në Pallat, pranë Perandorit punonte një grup personalitetesh të shquara nga fusha e drejtësisë. Kishte edhe dy ministra financash; njëri merrej me thesarin publik dhe tjetri me çeshtjet private të Perandorit. Pavarësisht zvogëlimit të Gardës Pretoriane në nivelin e një garnizoni të thjeshtë, Prefektit Pretorian i ishin dhënë kompetenca të shumta në fushën civile. Ai kishte në varësi qindra zyrtarë në të gjitha sferat e qeverisjes: tatime,administrim, jurisprudencë. Si shumë perandorë të tjerë Diokleciani e kalonte ditën e punës duke u marrë me çështje ligjore dhe duke i’u përgjigjur kërkesave dhe ankesave që i vinin prej të gjitha anëve të shtetit të stërmadh romak. Intrepretimet autoritative që zgjidhnin mosmarrëveshjet kishin qenë detyrime të gjithë perandorëve të gjysmës së dytë të shekullit III, ndonëse në praktikë perandorët para tij kishin dështuar shumë herë. Kanë ardhur deri në ditët e sotme rreth 1200 shkresa të nënshkruara me firmën e Dioklecianit, që ndoshta përfaqësojnë vetëm një pjesë të vogël të punës së tij në këtë drejtim.Ai u kushtonte kohë dhe vëmendje vendimeve që merrte. Codex Gregorianus përmban shkresat e
Dioklecianit, që janë nxjerrë gjatë vitit 292, ndërsa Codex Hermogenianus shkresat e nxjerra në vitet 293 dhe 294. Numri i edikteve dhe urdhërave të Dioklecianit është më i madh se i paraardhësve të tij, çfarë reflekton përpjektet e tij për centralizimin e pushtetit. Ishte krenaria, apo më shumë politika e Dioklecianit që kërkonte të imitonte Oborrin e Mbretit të Persisë.Ai pranoi dhuratë nga Mbreti pers diademën, një ornament që urrehej prej romakëve si shenjë e uryer e mbretërisë. Përdorimi i saj ishte konsideruar si veprimi më dëshpërues i perandorit Kaligula. Ishte një rreth i bardhë me perla që vendosej në kokën e Perandorit. Po kështu rrobat e kushtueshme të Dioklecianit dhe të pasardhësve të tij ishin prej mëndëfshi dhe ari. Është përmendur me keqardhje se edhe këpucët e këtij perandori ishin të zbukuruara me gurë të çmuar. Po kështu takimet e Augustit me njerëzit ishin bërë më të vështira. Rrugët dhe ndërtesat e Pallatit ruheshin me shumë kujdes, tregues i shtimit të despotizmit perandorak. Kur një qytetar romak paraqitej përpara Perandorit, pavarësisht nga rangu i tij, duhej të ulej përtokë dhe ta adhuronte në mënyrë lindore zotin dhe perandorin e vet. Persekutor i të krishterëve Diokleciani ishte konservator në bindjet e tij fetare, Ai mendonte se fatkeqësitë e shekullit III kishin ardhur ndër të tjera edhe prej faktit se romakët po adhuronin gjithnjë e më pak hyjnitë e tyre të vjetra. Në funksion të besimit të tij fetar dhe natyrisht edhe të forcimit të pushtetit, ai e lidhi funksionin e vet të Perandorit me Jupiterin, hyjninë kryesore romake. Kjo nuk do të thoshte se Diokleciani ishte Jupiteri. Ndoshta mendonte se ishte diçka më shumë se Jupiteri, prandaj njerëzit duhet ta adhuronin dhe të sakrifikonin për të në tempujt e Jupiterit. Për tetëmbëdhjetë vjet rrjesht Diokleciani bashkjetoi me të krishterët që i kishte të shumtë deri në zyrat më të larta të pushtetit. Të krishterët arritën deri në guvernatorë provincash dhe për shkak të fesë së tyre, nuk qenë detyruar që t’i bënin sakrifica Perandorit. Në familjen e Perandorit, flitet se Prisca, gruaja e tij dhe vajza Valeria, ishin të krishtera, apo pranë konvertimit në krishtërim. Ndër të afërmit e tjerë, Kaji u bë Papë, Maksimi, Klaudi dhe Suzana i’u përkushtuan me mish e me shpirt besimit të krishterë. Në periudhën e Dioklecianit u ndërtuan disa prej kishave të mëdha. Vetëm në dy vitet e fundit [14]
të sundimit Perandori i’u kthye persekutimeve. Persekutimi i Dioklecianit ishte beteja e idesë së vjetër të perandorit zot me idenë e re të perandorit si përfaqësues i zotit. Që me fillimin e persekutimit të madh, Diokleciani urdhëroi shkatërrimin e të gjitha kishave, u ndaluan lutjet publike të krishterëve dhe Biblat e tyre u konfiskuan. Persekutimi i filluar nga Diokleciani përfundoi me Ediktin e famshëm të Milanit, me të cilin të krishterët lejoheshin të praktikonin lirisht fenë e tyre. Diokleciani ishte ende në jetë dhe arriti të shohë me sytë e tij lirinë e praktikimit të fesë për të gjithë dhe daljen e të krishterëve prej katakombeve në dritë të diellit. Ishte viti i nëntëmbëdhjetë i sundimit të Dioklecianit (303 pas erës së re), në muajin dystrus, të quajtur mars prej romakëve dhe festivali i Pasionit të Shpëtimtarit po afrohej, kur një dekret perandorak u publikua kudo, duke urdhëruar që kishat të rrafshoheshin përtokë dhe Shkrimet të digjeshin në zjarr. Njoftohen të gjithë ata që kishin funksione të larta se do të humbisnin postet e tyre, madje dhe lirinë, nëse do të vazhdonin të besonin në krishtërimin. Ky ishte edikti i parë kundër nesh. Pas tij dolën edikte të tjera, sipas të cilëve drejtuesit e kishave duhet të burgoseshin të parët dhe të detyroheshin tu bënin sakrifica hyjnive pagane. Eusebius, Historia Ecclesiasticae VIII.2 Lactantius ishte në Nikomedi kur filloi persekutimi, prandaj ishte më i informuar. U gjet një ditë e përshtatëshme për të filluar persekutimin, festivali Terminalia me 23 shkurt, që ishte zgjedhur për ti dhënë fund këtij religjioni. Lactantius, De Mortibus Persecutorum XII U nxorën edhe tre edikte të tjera, të cilat e thellonin persekutimin. Me ediktin e dytë ndëshkoheshin të gjithë klerikët e krishterë me burg. Ndërsa me ediktin e tretë urdhërohej kleri i krishterë që të sakrifikonte për hyjnitë pagane, në rast kundërshtimi duhet të torturoheshin. Padyshim edikti i katërt e thellon edhe më shumë persekutimin. Urdhëroheshin të gjithë të krishterët që të sakrifikonin për hyjnitë pagane. Dënohej me vdekje kush kundërshtonte. Persekutimi vazhdoi deri në vitin 311, kur perandori galeri i sëmurë rëndë dhe në prag të vdekjes e zbuti persekutimin, që u hoq krejtësisht me Ediktin e famshëm të Milanit të perandorëve Konstandin dhe Licinus.
LIBERTALS.com Diokleciani në qytetin e përjetshëm Në vitin 303, Diokleciani e vizitoi Romën për herë të parë, pasi kishte sunduar për njëzet vjet rrjesht. Festimet u caktuan për datën 20 nëntor dhe vazhduan deri në fillimin e vitit të ri, kur Senati miratoi solemnisht konsullatin e Dioklecianit. Roma ishte simboli i madhështisë romane, me arkitekturë gjigande dhe rregullime si askund tjetër. Kishte vende publike, tempuj, sheshe, bazilika, teatro, banjo, cirqe, amfiteatro, tregje, të gjitha të dimensionit të madh. Brenda qytetit jetonin rreth një milion banorë prej të gjitha kombeve, të mëdha e të vogla.
2012 | 06 | 26 | Nr 13 sot është qendra e qytetit të Splitit, ku gjenden edhe ndërtesat më të rëndësishme historike. Brenda mauzoleut të Diokleciani është ndërtuar katedralja e Shën Domnius Ky pallati është i një rëndësie shumë të madhe dhe mban një vend të jashtëzakonshëm në trashëgiminë mesdhetare, evropiane dhe botërore. Arkitekti neoklasik anglez Robert Adam, pasi vizitoi mbeturinat e Pallatit publikoi në vitin 1764 veprën “Rrënojat e Pallatit të Perandorit Dioklecian në Dalmaci”.Në vitin 1979 Pallati u përfshi në regjistrin e trashëgimisë botërore. Ai është i ndërtuar me gurë të bardhë, shumica prej të cilëve të marrë në ishullin Brac. Ndërsa disa prej materialeve të zbukurimit ishin të importuara, kështu kolonat prej graniti dhe sfinksët u morën në Egjypt. Furnizimi me ujë bëhej prej lumit Jadro, pranë Salonës. Ujësjellësi mendohet se është ndërtuar rreth fundit të shekullit III dhe pas dy shekujsh u dëmtua gjatë luftërave gotike, që u zhvilluan rreth Salonës dhe Pallatit. Mbeturinat e ujësjellësit mund të shihen edhe tani. Ato janë riparuar gjatë shekullit XIX. Kanali ka një seksion 0.75 m x 1.60 m dhe shfrytëzon rënjen e lirë të ujit prej rrjedhës së lumit Jadro, në një lartësi prej 33 metra. Gjatësia e ujësjellësit ishte 9 km dhe mund të furnizonte me ujë një qytet prej 173 mijë banorë. Perandori Konstandin Pophryrogenitus ka shkruar në shekullin X se “ujë i Solinit është më i shijëshmi i të gjithë ujërave”.
Nga perandor i Romës në qytetar romak Diokleciani është i vetmi në të gjithë historinë romake, që u kthye me vullnetin e tij të lirë nga Perandor i plotfuqishëm i Romës në qytetarë të thjeshtë. Më 1 maj 305, me një ceremoni madhështore u bë ndërrimi i pushtetit. Dy augustët, Diokleciani dhe Maksimiani u tëhoqën në favor të dy çezarëve të tyre,Konstancit dhe Galerit. Augustët e rinj duhet të zgjidhnin jashtë fëmijëve biologjikë të tyre, dy çezarë të tjerë. Për Dioklecianin, njëzet vjet mbretërimi ishin një cikël në Univers. Cikli dioklecianas kishte përfunduar dhe për plot njëzet vjet rrjesht shteti ishte ndjerë më i fortë dhe më i sigurtë se kurrë.Pas tërheqjes Perandori i kaloi ditët e mbetura të jetës në pallatin e tij në Spalato dhe Banjot e Dioklecianit. kohën e lirë e kalonte duke shetitur në pkopështet e pallatit. Ai pa me sytë e tij Rreth një shekull pasi Karakalla u dha shkatërrimin e sistemit tetrarkik që vetë romakëve banjot, Diokleciani që asnjëherë kishte krijuar. deri në atë kohë nuk e kishte vizituar Romën, vendosi ta kalojë paraardhësin, Pallati i Dioklecianit duke ndërtuar banjot më të mëdha që kishte parë bota deri më atëherë. Në to Në përfundim të shekullit III, Diokleciani mund të akomodoheshin rreth tremijë ndërtoi pallatin e tij në gjirin Aspalathos, persona përnjëherë, dy herë më shumë se që ishte në anën jugore të gadishullit të në banjot e Karakallës. Banjot zinin një vogël, në brigjet dalmate, katër milje larg sipërfaqe prej 13 hektarësh dhe kishin qytetit të Salonës, kryeqytetit të provincës dhomat e zhveshjes, gjimnazin, libraritë, romake të Dalmacisë. Emri latin Spalatum dhomat e qëndrimit, teatrot, hollet e vjen prej Aspalathos, por nuk ka të bëjë me koncerteve, skulpturat e kopështeve, fjalën latine palatium basene të gjëra, si dhe mozaikë lulesh dhe Pallati është ndërtesa e parë në këtë vend, fasada mermeri.Fragmente të banjove u ku më vonë u ngritën edhe godina të tjera, përdorën në Kishën Santa Maria degli duke dhënë qytetin e Splitit. Vetë Pallati Angeli dhe formojnë një pjesë të mund të mbante deri në 9 mijë vetë. Ai Muzeumit Kombëtar Romak. Banjot u ishte i fortifikuar nga tre anë dhe vetëm ndërtuan me tulla dhe u veshën me ana jugore, që binte drejtpërdrejt në det mermere, njjësoj si banjot e Karakallës. ishte e pafortifikuar.Pas abdigimit, më 1 Holli gjigand në qendër ka përmasat 280 maj 305, Diokleciani kaloi këtu pjesën e me 160 jardë dhe përbën një mrekulli mbetur të jetës. Vendi ku ndodhet pallati [15]
inxhinierike, që shërbeu si model për Bazilikën e Maksentit në Forumin Roman. Harku i Triumfit i Dioklecianit Në Sbeitla të Kartagjenës Diokleciani ndërtoi harkun e tij të triumfit për të përjetësuar fitoret e tij në Afrikë. Harku u vendos në anën juglindore të qytetit. Ai edhe sot ndodhet në gjendje të mirë dhe tërheq mijëra vizitorë. Dritarja e Dioklecianit Dritaret që u përdorën për ndërtimin e Banjove të Dioklecianit përmbanin karakteristika që nuk ishin përdorur deri atëherë, prandaj ky model dritarje u quajt “Dritare e Dioklecianit”. Dritarja vinte në formë gjysëmrrethi në pjesën e sipërme dhe ndahej me anë të dy kornizave të vendosura vertikalisht në tre pjesë. Ky tip dritarje u përdor shumë në ndërtimet e shekullit XVI. Diocletianopolis në Bullgari Që në kohët e lashta, tribuja thrake e besëve banonte në qytetin që sot quhet Hissar. Në vitin 46 qyteti u pushtua prej romakëve; u rrit shpejt dhe u bë tërheqës për vetitë magjike të ujërave të tij kurative. Perandori Dioklecian prej këtyre ujërave kurativë e zgjodhi për seli të vetën dhe i dha emrin Diokletianopolis. Në shekullin IV, qyteti u rrethua me mure të fortifikuara 10 metra të larta, të pajisur me kulla vëzhgimi. Brenda qytetit antik mund të hysh përmes portave të vjetra dhe të shikosh mbeturinat e banjove kuruese dhe arenën e teatrit romak, godina të ndryshme banimi të shtresës së pasur dhe ndërtesa publike. Po kështu dallohen rrugët e drejta, dikur të zbukuruara me statuja perëndishë. Diocletianopolis-Kastoria Livi përmend një qytet pranë liqenit Orestis, të quajtur Celetrum, banorët e të cilit u rrethuan prej Sulpitius gjatë luftës së romakëve kundër Filipit V, në vitin 200 përpara erës së re. Prokopi tregon se Justiniani e gjeti qytetin që mbante emrin Diocletianopolis të shkatërruar prej barbarëve dhe ndërtoi në themelet e tij qytetin e Kastories. Edhe Tafel në De Via Egnatiana, në faqet 44-46 shpreh mendimin se “Celetrum, Dioclecianopolis dhe Kastoria janë emërat e njëpasnjëshëm të njejtit vend”.
LIBERTALS.com
Diocletianopolis në Palestinë. Qyteti përmendet së pari prej Hierocles (Synecdemus, 719.2), Georgius Cyprius (ed Gelzer,1012) dhe në disa “Notitiae Episcopatuum”, si sufragane e Çezaresë. Gelzer është i mendimit se më përpara qyteti është quajtur Apollinopolis Minor, Kos Bebir i koptëve, Kus arab. Diocletianopolis në Egjypt Një Dioklecianopolis tjetër është ishte sufragane e Ptolemais në Thebais Secunda, (Parthey, Notit. Episc. Diokleciani në histori
2012 | 06 | 26 | Nr 13
Diokleciani është njëri ndër perandorët më të mëdhenj që njeh historia e Romës. Ai e nxori Perandorinë prej luftërave civile që zgjatën për pesëdhjetë vjet rrjesht, ku kishin sunduar njëzet perandor të ligjshëm dhe po kaq uzurpatorë. Ai hoqi dorë prej idealeve republikane të Oktavian Augustit, ku Perandori ishte primus inter pares (i pari ndër të barabartët) dhe u dha fund iluzioneve se qeverisja imperiale është çështje e përbashkët e Perandorit, ushtrisë dhe Senatit, duke vendosur në vend të saj një strukturë autokratike. Diokleciani ishte gjeni në organizim, ashtu si Oktavian Augusti dhe shumë krijues në reformat e tij. Tetrarkia e Dioklecianit filloi procesin e ndarjes midis pjesës lindore dhe perëndimore të
[16]
Perandorisë dhe falë gjenialitetit të tij shteti romak mbijetoi si i tërë edhe për dyqind vjet të tjera, gjatë të cilave tributë barbare u përshtatën me qytetërimin romak dhe kur pjesa perëndimore e Perandorisë u shemb, këto tribu ishin të prirura për ta ruajtur qytetërimin romak dhe ta kalonin trashëgiminë e tij në Mesjetë, prej të cilës ruhet edhe sot në kulturën evropiane. Gjenialiteti i Dioklecianit që krijoi dy dhe pastaj katër qendra pushteti ndikoi që pjesa lindore e Perandorisë të mbijetojë për plot njëmbëdhjetë shekuj, praktikisht më shumë se çdo shtet tjetër në historinë e njerëzimit. fund
[17]
LIBERTALS.com
2012 | MAJ | 29 Nr 11
International Recommended Reads
[18]
LIBERTALS.com
2012 | 06 | 26 | Nr 13
HOW EUROPE CAN RESCUE EUROPE- GEORGE SORROS From Project Syndicate LONDON – At their meeting in Rome last Thursday, the leaders of the eurozone’s four largest economies agreed on steps towards a banking union and a modest stimulus package to complement the European Union’s new “fiscal compact.” Those steps are not enough.
German Chancellor Angela Merkel resisted all proposals to provide relief to Spain and Italy from the excessive risk premiums that both countries are now confronting. As a result, the EU’s upcoming summit could turn into a fiasco, which may well prove lethal, because it would leave the rest of the eurozone without a strong enough financial firewall to protect it from the possibility of a Greek exit. Comments Even if a fatal calamity can be avoided, the division between creditor and debtor countries will be reinforced, and the “periphery” countries will have no chance to regain competitiveness, because the playing field is tilted against them. This may serve Germany’s narrow selfinterest, but it will create a very different Europe from the open society that fired people’s imagination and propelled European integration for decades. It will make Germany the center of an empire and permanently subordinate the “periphery.” That is not what Merkel or the overwhelming majority of Germans stand for. Comments Merkel argues that it is against the rules to use the European Central Bank to solve eurozone countries’ fiscal problems – and she is right. ECB President Mario Draghi has said much the same. Indeed, the upcoming summit is missing an important agenda item: a European Fiscal Authority (EFA) that, in partnership with the ECB, could do what the ECB cannot do on its own. Comments In particular, the EFA could establish a Debt Reduction Fund – a modified form of the European Debt Redemption Pact that was proposed by Merkel’s Council of
Economic Advisers and endorsed by Germany’s Social Democrats and Greens. In exchange for specified structural reforms in Italy and Spain, the Fund would acquire and hold a significant portion of their outstanding stock of debt. It would finance the purchases by issuing European Treasury bills – joint and several obligations of the member countries – and pass on the benefit of cheap financing to the countries concerned. Comments The Treasury bills would be assigned a zero-risk rating by the authorities and treated as the highest-quality collateral for repo operations at the ECB. The banking system has an urgent need for risk-free liquid assets. Banks are currently holding more than €700 billion of surplus liquidity at the ECB, earning only one quarter of 1% interest. This assures a large and ready market for the bills at 1% or less. Comments Should a participating country subsequently fail to abide by its commitments, the EFA could impose a fine or other penalty, which would be proportionate to the violation, thereby preventing enforcement from becoming a nuclear option that can never be exercised. This would provide strong protection against moral hazard. A successor government in, say, Italy, would find it practically impossible to break any commitments undertaken by Italian Prime Minister Mario Monti’s current administration. With practically half of Italy’s debt financed by European Treasury Bills – producing an effect similar to a reduction in the average maturity of its debt – a successor government would be all the more responsive to any punishment imposed by the EFA. Comments After a suitable period, the participating countries would enter into debt-reduction programs tailored in a way that does not jeopardize their growth. This would be the prelude to the establishment of a full political union and the introduction of [19] the issuance of Eurobonds. Of course,
European Treasury bills would require the approval of the Bundestag, but it would be in conformity with the German Constitutional Court’s requirement that any commitment approved by the Bundestag be limited in time and size. Comments It is not too late to turn this proposal into a political declaration that outlines not only the long-term goal of a political union, but also a road map toward a fiscal and banking union. Guided by this declaration, the eurozone’s financialrescue fund, the European Stability Mechanism (ESM), could immediately take over the ECB’s holdings of Greek bonds; the ECB could start accumulating Spanish and Italian bonds; and Italy and Spain could implement the structural reforms needed to qualify for the Debt Redemption Fund. Comments This agenda would bring immense relief to the financial markets. Equally important, it would change Europe’s political dynamics from negative to positive. Comments The main obstacle is that German politicians remain mired in a “can’t do” mode. Merkel insists that a political union should precede a full-fledged fiscal and banking union. That is both unrealistic and unreasonable. The three have to be developed together, step-by-step. There can be no treaty or constitutional clause preventing the establishment of the EFA if the German electorate, as represented by the Bundestag, approves it; otherwise, the ESM could not have been created. If the rest of Europe is united behind this proposal, and the Bundestag rejects it, Germany must take full responsibility for the financial and political consequences.
LIBERTALS.com
2012 | MAJ | 22 Nr 10
Letersi Book Review Poezi
[20]
LIBERTALS.com
2012 | 06 | 26 | Nr 13
RREFIME ZADRIMORE - A kishte pushkë në krah troshanasi kur u vra? - Po, kishte, por .. - Mos u ngut, Kolë. E zamë se Filipi do të kishte shti me e ndalë, jo me e vra. Troshanasi, me pushkë në krah, a thue nuk do t’i ishte kthye e me vra Filipin prej frikës se po e vriste ai? Burrat shikuen njeni tjetrin. - Se, them unë, të më falni, po kush vjedh me pushkë në krah, e ka da mendjen edhe me shti me te në ia dashtë puna. Qysh atëherë vrasjet në vjedhje, kur cubi kishte pushkë në krah, nuk u moren ma për gjykim. 18. Kush ka dekë që po u bienë kumbonëve? Nuk thonë kot, fjala e keqe hipë në kalë të mirë. Sa kaluen Vaun e Kuklit zaptitë, re e zezë, u hap fjala në mbarë katundet për gjamën që po banin në Grash e në Zojz. 17. Edhe Parota gabon … Diku vranë një djalë të ri, diku dogjën një Si e dini, në kohë të para, gjyqet ma të shtëpi, ma andej vunë përpara bagtitë e u vështira i zgjidhte Parota. Ndodhte shpesh që moren edhe miellin në tinar. Burrat u burrat mblidheshin jo një herë e dy, po edhe fshehen nëpër pyje. Gratë e shkreta e fëmijët me javë e muej, se nuk ishte lehtë me u panë e jetuen gazepin e zi. dhanë Po ajo që i randoi ma shumë njerëzit ishte karar sherreve të randa. përdhunimi i vajzave të reja, ka një here Një herë Parota kishte vendosë me i dhanë të krejt fëmijë. drejtë një troshanasi që i kishin vra djalin në Komandanti i zaptive, një gjysë harapi prej Blinisht, se e kishin zanë tue vjedhë. Mirëpo Jemeni, kishte dhanë urdhën me farue ishte kalue caku i të drejtës: si mund të gjithçka e me vra në vend kedo që do t’i shtihej mbi djalë të ri pse po hiqte rrëshanë kundërshtonte. një dash? Tue vjedhë kishte qenë, e gjak nuk Kaloi kështu një javë e u hapën në mbarë do t’i paguente, po u la me i pague të Zadrimë tue ba zjarr e gjak. damtuemit hajrin që do t’i kishte sjellë i biri Një ditë, një vajzë e vogël, që gati i kishte tue punue në dhjetë vite, ose ndrysh dy ditë- ikë mendja prej dhunës që kishte provue mbi arë tokë. Puna ishte të mos mbetej e drejta e trupin e saj të njomë, hipi në kompanjel të gjakmarrjes, por edhe të damtuemit disi t’i Kishës e po i binte kumbonës më një anë si njihej e drejta e damshpërblimit. asht zakon kur vdes dikush. Po nuk i ra një Parota po e mbante kuvendin në shtëpi të herë e dy, as një orë e dy, po gjithë ditën e Zentajve dhe, e zoja e shtëpisë, që hynte e lume, deri sa nuk pat forcë ma. dilte tash e parë, herë tue sjellë kafe, herë Në mbramje një plakë shkoi në pyllë t’u diçka tjetër, kishte ndigjue gjithçka ishte çonte bukë burrave të fshehun. thanë. - Kush ka dekë që nuk po dijnë me pushue Gati në të mbyllun të Parotës, ndërhyni edhe kumbonët, moj Marie? – e pyeti njeni prej ajo: tyne. - A kam leje me e thanë një fjalë, o burra? – - Burrat e këtij vendi që fshihen në pyll, nësa foli Drandja. harapët e Jemenit u përdhunojnë gra e vajza. - Çka asht ajo fjalë? Si nuk paske leje. Ti je Mbas pak orësh pyjet u boshatisën e u derdh burrë e përmbi burrë! – i tha kryetari i shumë gjak nga te dyja anët, po mbas dy Parotës. [21]
Daniel Gazulli
ditësh e dy netësh lufte zaptitë u tërhoqën për në Kala të Shkodrës. 19. Shëmtimi i Blinishtit Si ishte traditë, të hanën e Pashkëve, burrat mbarë, po sidomos të rijtë, shkonin për vizitë sa te njeni te tjetri. E vlonin raki e petulla, djathë i njomë e hudra. Kuptohet, jo rrallë avullonin edhe mendt e kresë. Ka një shekull kjo punë. Një tufë burra ia mësyen shtëpisë së Ndokë Zhubës. Në mes tyne edhe një djalë i pashëm, lulja e djalit, Nush Sallaku i thonin. Tue pi raki e tue ba hoke, ra fjala për një vajzë Zhubësh, ndejë murgeshë. Nush Sallaku, ardhë në qef prej rakie, tha do fjalë të pabukura për murgeshën. Atëherë i zoti i shtëpisë, kur u çuen me dalë, i thotë Nush Sallakut: - Ndigjo ti, djali i Sallakave. Për fyemjen që i bane sot këtij konaku, me që je në bukë teme, nuk mundem me të prekë. Por ke besë deri sa të kapërcesh derën e shtëpisë tande. Mandej më ke gjakun. Nush Sallaku u ngut prap e i tha të Zhubës se po t’ia mbante, të provonte me vu dorë në të, se … , e lum fjalësh të randa që nuk i thotë burri. Nuk kaloj shumë, aty nja një gjysë ore pa ra kumbonët e mesditës, nësa Nush Sallaku po ngjitej shkallëve të shtëpisë, e mori pushka e Zhubëve e mbet në vend. E i patën qitë kangën: Nush Sallaku djali i giatë Midis shkallëve hallakatë … E atë ditë Pashkësh shëmtimi nuk njofti shoq: vrit një Sallak Zhubën me marrë gjak, vrit një Zhubë Sallakun po me marrë gjak, në dy orë u vranë 15 burra, tetë Zhubë e shtatë Sallakë. Zhubësh mbeten vetem dy mashkuj nën shtatë vjeç. E sikur ky shëmtim të mos mjaftonte, kanga thotë: Ky Ndokë Zhuba thotë nji fjalë: - N’kjoftë kismet me u rritë ky djalë, faqen Ndokës ka me ia zbardhë … Po desht Zoti e Zhubë e Sallakë, mbas atij shëmtimi të pashoq, ranë në ujdi, ndrruen vajza, lidhën miqsi, e gjaku u mbyll një herë e përgjithmonë. Nuk thonë kot: Fjala vret ma keq se plumbi. E një fjalë e pavend e Nush Sallakut bani tanë atë gjamë.
LIBERTALS.com
20. Pushka e Ndoc Zentës Pushkën e Ndoc Zentës e njihte mbarë Zadrima prej krisme që e kishte ndryshe prej tana pushkëve të tjera, si me thanë, e ndame në dy krisma a në një krismë e gjysë. E njihnin edhe për diçka tjetër: ku ndihej pushka e tij, me siguri kishte ba dam. Ndoc Zenta nuk shtinte kot e as i shkonte plumbi bosh. Do mirditas kishin ra me vjedhë bagëti në Zadrimë. Dimni kishte ardhë heret e zullumqar. Ku pse u duhej me ushqye fëmijët, e ma shumë se e kishin ves, kishin ba dam ma shumë se ujqit tue vjedhë bagëti atë vit. Ishin katër vetë bashkë. Ia mësyen një shtëpije pak në shmang të Kodhelit, hynë në burg t’bagëtive, zgjidhen pendën e qeve dhe u nisën me shpejtësi për kah Mali i Troshanit e prej andej me kalue në Kashnjet. Nuk kishin ba veç se pak udhë kur ndigjuen një krismë pushke. - A pa! – thirri ma i vjetri prej tyne – Shpejt, burra, se na prishi! E njoh prej krisme: asht pushka e Ndoc Zentës! Lanë qetë në mes të pyllit e ia mbathën kush të ikte ma i pari. Kur iu afruen Krajnit, foli prap ai ma i moshuemi: - Po si kemi me u kthye kështu, duert bosh? A s’ia mësyjmë një shtëpije tjetër? Ndobare vjedhim një dash. Pa një e pa dy, u drejtuen kah një jerevi në Fang. Mirëpo, sa tue dashtë me hy mbrendë, kur qe prap pushka e Ndoc Zentës! Nuk pati nevojë me folë askush se u kthyen vrik e, si i thonë fjalës, kambët e lehta e drejt Qafës së Brungajve. Sa iu afruen Krajnit, qé ku u doli para Ndoc Zenta vetë që kishte qenë mik te një kumbarë. U falen e u përfalen. Ndrruen edhe duhan. Atij ma të riut nuk iu ndej pa folë: - Sonte kemi ndie dy herë pushkën tande me na vishkëllye te veshi. Na
2012 | 06 | 26 | Nr 13
thuej, pash Zotin, si asht puna, pse na ke ndjekë? Ndoc Zenta vuni buzën në gaz. - Ndigjo, mor bir, – i tha – këte pushkë s’e ven tjetërkush për syni përveç meje. E deri sa plumbi nuk u ka kapë, do me thanë se nuk ka qenë pushka ime. Po kur je në punë të ligë, të trembë edhe një grue tue përplasë tenxheret për inat të burrit e të duket si pushka e Ndoc Zentës. Po me që u paska shkue mundi kot, kthehuni e po u jap unë një barrë kollomoq sa me ushqye fëmijët.
[22]
LIBERTALS.com
2012 | MAJ | 22 Nr 10
GJAKMARRJA Vetmia ka thithë erën e bjeshkës dhe fije bari as fletë nuk lòt. Të mnershëm janë korbat e zèz në pushim mbi qarrat e vjetër maje mali në vapë. Mendja e njeriut nën hije shestòn udhë gjaku e sosjen e pagjës në mal e vrrî.
CIKEL Poetik Martin Camaj [23]
LIBERTALS.com
2012 | 06 | 26 | Nr 13
MES SHËNGJERGJAVE
MOTIV I VJETËR NË KTHIM
Nepër palcin e eshtnave ndij frymën e vdekjes. Për rreth digjet ajri e shikimi tret në udhën e pa skâj. Më dhimben vetëm sýt: do të shohin dhambët e amshimit tue u mbyllë përpara.
Shtatë vasha u çuen peshë kur ngjyra e korbit fluturoi përmbi shtyllën e jetës: sqepi i dukej i verdhë, gati i bardhë mes pendlave të zeza. Shtatë vasha u çuen peshë e u turrën vrap me funda në duer sa qethi mbas korbave e vetëm me za i tretën si plafa të murmë nën karmat e vendit tim. Po s’erdhët ju, vasha, kur të zbardhen pusat e ujit në lumë përpara agimit, ngurzohen ehde duert e foshnjeve në palaré. DRENI PLAK
NJI POETI TË SOTËM Rruga jote â e mirë: Parkat janë fytyrat ma të shëmtueme të miteve klasike. Ti nuk shkrove për to, por për rrasa guri e ballë njerzorë me rrudha shum e për dashuninë. Vargjet tua janë për t’i lexue në heshtje e jo para mikrofonit si të çetës së poetëve tjerë, zemra ndonëse nën shtatë lëkura akull, akull ndonëse nën shtatë lëkura.
Barijtë tradhtisht e lanë shkret bjeshkën për ngrohësinë e vërrijeve. Dirgjen shtigjeve tue folë me za të naltë punë grash e qeshin me ujin e prronit zhgrehshëm tue u derdhë, prej pusi në pus. Dreni plak çoi kryet prej dheut të djegun, e vrejti gjethin e zverdhun. Mandej shkoi e u kap me të bijtë për punë drenushash. I thyem e la edhe ai bjeshkën e ndoqi gazin e prronit teposhtë, shigjetë zjarmi mërgues për vendet e vuta e bar dimni që kurr nuk ka me e prekë! Kur e vranë, barijtë i hapën qepallat e i panë ndër bebza
[24]
LIBERTALS.com
2012 | 06 | 26 | Nr 13 trajtoj disa nga ngjarjet më të
transformim të thellë dhe kthimi i dinjitetit e identitet të vërtetë kombit shqiptar, si dhe procesi i integrimeve në familjen e lashtë europiane.Pataj rëndësishme një rëndësi të madhe në këtë libër i është kushtuar aspektit të politikepushtetit ,etikës ,kulturës historike të politike,pastaj përgjegjësisë në gadishullit ndërtimin e shtetit të Ilirik dhe rrethanave të Kosovës ,sundimit të ligjit si dhe zhvillimin e tij të gjithmbarshëm dhe reja që u historik. krijuan pas shembjes së diktaturëve Pastaj trajtimit analitik të këtyre proceseve politike dhe historike të vendit ta vë në rend të parë çështjen e bashkimit e pjesëve anatomike të kombit shqiptar si një komb i lashtë në gadishullin Ilirik si dhe një komb me kulturë të lartëe të civilizimit europian.Me anë të kësaj ky komb do të mund të ecte si në rrugën e tij të transformimeve të thella por edhe në rrugën e progesit dhe zhvillimeve tjera të gjithmbarshme brenda familjes së lashtë europiane në të ardhmen,por për të gjitha këto ,si dhe për të ndrtuar të ardhmen nevojitet punë dhe angazhim ,sepse vetëm kombet me vizion të madhë në jetën e tyre kanë edhe qëllime të mëdha historike në dinamikën e botës demokratike moderne.
Gjon Keka Sapo ka dal nga shtepia botuese libri i autorit Gjon KEKA ,"Veteplotesimi i Kombit",libri do te shperndahet si ne Shqiperi dhe trojet tjera shqiptare ashtu edhe ne vendet europiane dhe kontinentin amerikan. Parathenia e autorit: Janë pikërisht ndryshimet gjatë fundshekullit të XX dhe fillimit shekullit XXI që më kanë bërë të
totalitare.Shembja e diktaturave në ballkan dhe krijimi i rrethanave të reja politike dhe historike ,pastaj dalja e këtij rajoni në pragun e ri historik dhe gjeostrategjik e gjeopolitik. Trajtim të veçantë i kushtohet edhe periudha të errët të pushtimeve si ajo e perandorisë otomane,pastaj ajo sllave ,problemte dhe nevoja për një [25]
Kosova si shtet është e rëndësishme të mos mbetet fëmijë sovran ,por të kuptoj natyrën e transofrimeve rrënjësore ,të edukohet dhe të fitoj pjekurin politike si dhe kuptoj se ajo dëshiron të jetë pjesë e botës demorkatike si dhe pjesë e familjes së lashtë të europiane ,vetëm kështu ajo do ta kuptonte se ka një të ardhme të mirë dhe të sigurtë ,lëkundja në këtë rrugëtim ,pastaj paaftësit dhe mungesa e vizionit do t'i kushtoj shtrenjët në të ardhmen.
[26]