ZBATIMI I LIGJIT KUNDËR DISKRIMINIMIT: SFIDË PËR TË GJITHË SHOQËRINË
A.L.T.R.I
Mbështetur nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Soros. Mendimet e shprehura në këtë botim janë të autorëve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht mendimet e donatorit.
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi
Kjo Broshurë është botuar në kuadër të projektit me temë: “Mbrojtja nga diskriminimi: njih të
drejtat dhe detyrimet e tua” Tiranë 2012
Të nderuar lexues!
Instituti Shqiptar për Studime Ligjore dhe Territoriale (A.L.T.R.I) është një organizatë me karakter shkencor, kërkimor, profesional, kulturor, e pavarur, joqeveritare dhe jopolitike, i cili me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Soros po zbaton iniciativën me temë: “Mbrojtja nga diskriminimi: “Njih të drejtat dhe detyrimet e tua”.
TË GJITHË TË NDRYSHËM TË GJITHË
TË BARABARTË. Qëllimi i kësaj iniciativë është kontribuimi për luftimin e diskriminimit për shkaqe të ndryshme përmes informimit, sensibilizimit, ushtrimit të presionit pozitiv dhe studimit të diskriminimit në funksion të promovimit të të drejtave të grupeve të diskriminuara, duke kontribuar kështu në promovimin e respektit për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.
Duke qenë se tashmë edhe Shqipëria gëzon një legjislacion të konsoliduar në mbrojtjen e të drejtave të njeriut në përgjithësi si dhe mbrojtjen kundër diskriminimit në veçanti, vlen të përmendet dhe një nga iniciativat më të rëndësishme legjislative në këtë fushë që është miratimi nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, më datë 04.02.2010, i ligjit “Për mbrojtjen nga diskriminimi”. Njohja e përmbajtjes së këtij ligji është shumë e rëndësishme për të gjithë individët pasi kushdo nga ne mund të jetë objekt i diskriminimit, apo mund të përballet me situata të mohimit apo kufizimit të të drejtave të cilat i takojnë. Në këtë kuadër, në këtë broshurë do të gjeni një informacion të përmbledhur, mbi shkaqet, format e diskriminimit në fusha të ndryshme, diskriminimi në marrëdhëniet e punës, institucionet përgjegjëse si dhe të drejtat dhe detyrimet e individëve të cilët mund të përballen në shumë raste me fenomene diskriminuese. Të bindur se rritja e shkallës së njohjes së këtij ligji si dhe sensibilizimi dhe ndërgjegjësimi i të gjithë shoqërisë mbi çështjet e diskriminimit do të përbënte një sfidë të për gjithë shoqërinë shqiptare është një fillesë e nevojshme për të ndihmuar politika dhe aktivitete të ardhshme kundër diskriminimit, mendojmë se informacioni i këtij botimi, duhet lexuar dhe transmetuar te individët e tjerë të cilët kontaktoni, në mënyrë që të gjithë së bashku të kontribuojmë për krijimin e një mjedisi miqësor dhe të respektueshëm për të gjithë.
Lexim të këndshëm
Çfarë është diskriminimi?
Diskriminimi" është çdo dallim, përjashtim, kufizim apo preferencë, bazuar në cilindo shkak të parashikuar nga ligji, që ka si qëllim apo pasojë pengesën apo bërjen e pamundur të ushtrimit në të njëjtën mënyrë me të tjerët, të të drejtave e lirive themelore të njohura me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, me aktet ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë, si dhe me ligjet në fuqi.
Të drejtat e individëve për barazi dhe mbrojtje përpara ligjit, barazi të shanseve dhe mundësive për të ushtruar të drejtat, për të gëzuar liritë dhe për të marrë pjesë në jetën publike, si dhe mbrojtje efektive nga diskriminimi dhe nga çdo formë sjelljeje që e nxit atë, sigurohen nga Ligji “Për mbrojtjen nga diskriminimi”.
PËR CILAT SHKAQE MUND TË DISKRIMINOHEMI? Shkaqet për të cilat mund të diskriminohemi janë:
Gjinia; Raca; Ngjyra; Etnia; Gjuha; Identiteti gjinor; Orientimi seksual; Bindjet politike, fetare ose filozofike; Gjendja ekonomike, arsimore ose shoqërore; Shtatzënia, përkatësia prindërore, përgjegjësia prindërore; Mosha, gjendja familjare ose martesore; Gjendja civile, vendbanimi, gjendja shëndetësore, predispozicione gjenetike, aftësia e kufizuar, përkatësia në një grup të veçantë; Çdo shkak tjetër.
Arsyet e parashikuara nga ligji “Për mbrojtjen nga diskriminimi” nuk janë shteruese. Parashikimi i mundësisë “Çdo shkak tjetër” ka lënë të hapur mundësinë për tu ankuar për këdo që vlerëson se është diskriminuar, pavarësisht parashikimit ose jo të shkakut të diskriminimit në ligj.
3
FORMAT E DISKRIMINIMIT
“Diskriminimi i drejtpërdrejtë" është ajo formë diskriminimi që ndodh kur një person apo grup personash trajtohen në mënyrë më pak të favorshme sesa një person tjetër, apo një grup tjetër personash në një situatë të njëjtë a të ngjashme.
"Diskriminim i tërthortë" është ajo formë diskriminimi që ndodh kur një dispozitë, kriter apo praktikë, e paanshme në dukje, vendos një person ose grup personash në kushte jo të favorshme në raport me një tjetër person ose grup personash. Që të ekzistojë diskriminimi duhet që: o o
kjo masë, kriter a praktikë, të mos jetë e justifikuar nga një synim i ligjshëm ose kur mjetet e arritjes së këtij synimi, ose nuk janë të përshtatshme, ose nuk janë të domosdoshme dhe në përpjesëtim të drejtë me gjendjen që e ka shkaktuar atë.
"Diskriminim për shkak të shoqërimit" është ajo formë diskriminimi që ndodh kur ka një dallim, kufizim ose preferencë, për arsye të shoqërimit me persona që u përkasin grupeve vulnerabël të parashikuar në ligj (neni 1) si dhe për shkak të supozimit për një shoqërim të tillë.
"Shqetësim" është ajo formë e diskriminimit që ndodh në rastin e një sjelljeje të padëshiruar, që ka për qëllim apo efekt cenimin e dinjitetit të personit dhe krijimin e një mjedisi frikësues, armiqësor, përçmues, poshtërues a ofendues për atë person, si dhe në rastin e një trajtimi më pak të favorshëm, i kryer si rezultat i kundërshtimit ose i mosnënshtrimit nga ana e personit të cenuar ndaj një sjelljeje të tillë.
"Udhëzim për të diskriminuar" është një udhëzim ose kërkesë, bazuar në marrëdhënie hierarkike, për të diskriminuar një ose më shumë persona.
"Mohim i një përshtatjeje të arsyeshme" është ajo formë diskriminimi që ndodh kurdoherë kur ka një mohim ose kundërshtim për të kryer ndryshime ose rregullime të domosdoshme e të përshtatshme që nevojiten në një rast të veçantë dhe nuk imponojnë një barrë të tepruar, me qëllim që të sigurohet gëzimi dhe ushtrimi në baza të barabarta i të drejtave dhe lirive themelore për personat me aftësi të kufizuar.
"Viktimizimi" është trajtim i disfavorshëm apo pasojë negative, që vjen si reagim ndaj një ankimimi a një procedimi që synon zbatimin e parimit të barazisë.
DISKRIMINIMI NË FUSHA TË NDRYSHME
Ligji “Për mbrojtjen nga diskriminimi” parashikon shprehimisht mbrojtje nga diskriminimi në ushtrimin e së drejtës për të zgjedhur e për t’u zgjedhur dhe në ushtrimin e lirisë së ndërgjegjes dhe të fesë dhe rregullime të detajuara për mbrojtjen nga diskriminimi në tre fusha: punësim; arsim; në ofrimin e të mirave dhe shërbimeve (që nënkupton strehimin, transport, shërbimet sociale dhe shëndetësore, shërbime bankare, argëtim, çlodhje dhe freskim).
Për secilën nga fushat e lartpërmendura, ligji përcakton format në të cilat mund të shfaqet diskriminimi, të drejtat e personit që pretendon se është diskriminuar, detyrat e subjektit drejtues, publik ose privat, që vepron në këta sektorë, afatin brenda të cilit shqyrtohet ankesa për diskriminim dhe masat që duhet të merren nga subjektet në fjalë. Në kuadër të këtij materiali informues, duke qenë se kjo broshurë i drejtohet specifikisht punonjësve do të trajtohet vetëm fusha e punësimit.
5
DISKRIMINIMI NË FUSHËN E PUNËSIMIT
Diskriminimi në fushën e punësimit lidhet me: shpalljen e vendeve të lira të punës; rekrutimin dhe përzgjedhjen e punëmarrësve; trajtimin e punëmarrësve në vendin e punës, duke përfshirë trajtimin e tyre gjatë vendosjes ose ndryshimit të kushteve të punës, shpërblimin, përfitimet dhe mjedisin e punës, trajtimin lidhur me trajnimet profesionale ose gjatë procesit disiplinor apo lidhur me pushimin nga puna ose zgjidhjen e kontratës së punës; anëtarësinë në sindikata dhe mundësinë për të përfituar nga lehtësitë që siguron kjo anëtarësi.
Ndalohet çdo lloj shqetësimi, përfshirë edhe shqetësimin seksual, nga punëdhënësi përkundrejt një punëmarrësi ose një kërkuesi për punë ose midis punëmarrësve. Zbatimi i masave të posaçme dhe të përkohshme, me qëllim përshpejtimin e barazisë në fushën e punësimit, nuk kon siderohet diskriminim. Zbatimi i masave të tilla, në asnjë rast, nuk mund të nënkuptojë mbajtjen në mënyrë të përhershme të standardeve të pabarabarta ose të ndryshme dhe masat e posaçme ndërpriten kur arrihet objektivi i trajtimit dhe ofrimit të mundësive të barabarta.
DETYRIMI I PUNËDHËNËSIT
Punëdhënësi është i detyruar: të zbatojë, të mbrojë e të nxisë parimin e barazisë dhe të ndalimit të çdo lloj diskriminimi; të marrë masat e nevojshme, përfshirë dhe masa disiplinore, për mbrojtjen e punëmarrësve nga diskriminimi dhe viktimizimi, brenda një muaji nga marrja e dijenisë; t'u përgjigjet efektivisht dhe në përputhje me leigjin për mbrojtjen nga diskrinimi ankimeve të marra për shkak të diskriminimit të kryer nga punëmarrësit e tij, brenda një muaji nga marrja e tyre.
Punëdhënësi detyrohet të rrisë ndërgjegjësimin për këtë ligj edhe duke e afishuar atë në mjediset publike të vendit të punës, si dhe të mundësojë kuptimin e plotë të tij me mjetet e veta ose me ndihmën e subjekteve të specializuara.
7
TË DREJTAT E PUNËMARRËSIT
Punëmarrësi ka të drejtë: të ankohet te punëdhënësi, te Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, ose në gjykatë, nëse beson se ka pësuar diskriminim. Kjo dispozitë nuk e kufizon të drejtën e ankimit në institucione të veçanta, të ngritura pranë sektorëve të ndryshëm të punësimit. të vazhdojë punën sipas kushteve të kontratës, gjatë periudhës së shqyrtimit të ankesës; të marrë informacion në çdo kohë në lidhje me trajtimin e ankesës, si dhe të marrë shpjegime për vendimet e marra nga punëdhënësi, në përgjigje të ankesës së tij, menjëherë pas shqyrtimit;
Në rast se punëdhënësi nuk merr masa për të hetuar dhe për të zgjidhur ankesën për diskriminim, punëmarrësi që ka bërë ankesën ka të drejtë ta ndërpresë punën, pa humbur të drejtën e pagës, për aq kohë sa është e nevojshme për t'u mbrojtur nga diskriminimi. Punëmarrësi kthen pagën e marrë, sipas këtij neni, në rast se diskriminimi i pretenduar nuk rezulton i vërtetuar me vendim gjyqësor të formës së prerë.
KOMISIONERI PËR MBROTJEN NGA DISKRIMINIMI
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, është institucioni i cili, siguron mbrojtjen efektive nga diskriminimi dhe nga çdo formë sjelljeje që nxit diskriminimin. . Komisioneri ka kompetencë të shqyrtojë ankesat nga personat ose grupet e personave që pretendojnë se janë diskriminuar. Një person ose grup personash që pretendojnë se janë diskriminuar, ose një organizatë me interesa legjitimë që pretendon diskriminim në emër të një personi apo grupi personash, mund të paraqesë ankesë së bashku me provat e disponueshme para komisionerit, me shkrim ose, në raste përjashtimore edhe gojarisht. Me marrjen e ankesës, komisioneri verifikon faktet. Për këtë qëllim, komisioneri mund t’u kërkojë ankuesit dhe personit kundër të cilit është drejtuar ankesa, të paraqesin parashtrime me shkrim. Kur e çmon të nevojshme, komisioneri merr informacion edhe nga çdo person ose burim tjetër. Kur e sheh të përshtatshme, komisioneri zhvillon një seancë dëgjimore publike dhe fton palët dhe çdo person tjetër të interesuar., si dhe mund të kërkojë të arrijë marrëveshje pajtimi mes ankuesit dhe personit kundër të cilit është paraqitur ankesa. Komisioneri shprehet me vendim, i cili u njoftohet palëve. Vendimi përmban rregullimet dhe masat e duhura, duke caktuar edhe një afat për kryerjen e tyre.
Nëse komisioneri urdhëron rregullime ose masa, personi kundër të cilit është paraqitur ankesa, raporton brenda 30 ditëve para komisionerit në lidhje me veprimet e ndërmarra për zbatimin e vendimit. Në rast se personi, kundër të cilit është paraqitur ankesa nuk e informon komisionerin ose nuk e zbaton vendimin, komisioneri vendos masë për ndëshikimin me gjobë për personin kundër të cilit është paraqitur ankesa. Sanksioni me gjobë shfuqizohet nëse personi kundër të cilit është paraqitur ankesa, e zbaton vendimin brenda shtatë ditëve pasi është vendosur sanksioni. 9
KUSH DHE SI ?!
Kush ka të drejtë t’i drejtohet Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi?
Kushdo, që beson se është diskriminuar, që mendon se dikush tjetër është diskriminuar, apo që dëshiron të bëjë pyetje në lidhje me diskriminimin mund t’i drejtohet Komisionerit për Mbrojtje nga Diskriminimi.
Si mund ta kontaktojmë Komisionerin për Mbrojtje nga Diskriminimi?
Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi mund ta kontaktoni duke telefonuar, duke dërguar nje letër apo një faks – ose duke plotësuar formularin që gjendet në faqen e internetit të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi në adresën www.kmd.al. Mund të lini, gjithashtu, edhe një takim me zyrën e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi për një bisedë personale.
ADRESA: Rr: Sami Frashëri, Nr 10, Kati II, Tiranë Kutia postare 1019 Telefon: + 355 4 243 1078 Faks: + 355 4 243 1077 E-mail: info@kmd.al web: www.kmd.al
A MUND T`I DREJTOHEMI GJYKATËS ? Çdo person ose grup personash që pretendojnë se ndaj tyre është ushtruar diskriminim për një nga shkaqet e parashikuara në ligj, mund të paraqesin kërkesëpadi përpara gjykatës kompetente sipas përcaktimeve të Kodit të Procedurës Civile për dëmshpërblim sipas ligjit ose, sipas rastit, të kryejnë kallëzimin përpara organeve kompetente për ndjekje penale. Paraqitja e ankimit përpara komisionerit nuk është kusht për të paraqitur një kërkesëpadi dhe nuk përbën pengesë për personin e dëmtuar t’i drejtohet gjykatës ose organeve të ndjekjes penale. Padia i paraqitet gjykatës kompetente nga subjektet e sipërpërmendura jo më vonë se 5 vjet nga dita që ka ndodhur sjellja e pretenduar diskriminuese dhe jo më vonë se 3 vjet nga dita që i dëmtuari merr dijeni për këtë sjellje.
Vendimi i gjykatës cakton dëmshpërblim nëse gjykata vendos që ka shkelje të këtij ligji, duke përfshirë edhe një afat kohor për kryerjen e zhdëmtimit. Vendimi i gjykatës u komunikohet të gjitha palëve të interesuara, përfshirë komisionerin. Dëmshpërblimi përfshin, ndër të tjera, ndreqjen e shkeljeve ligjore dhe të pasojave të tyre përmes kthimit në gjendjen e mëparshme, kompensimin e duhur për dëmet pasurore si dhe jopasurore, ose përmes masave të tjera të përshtatshme.
11
MASAT ME KARAKTER POZITIV
Këshilli i Ministrave, Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Ministri i Brendshëm, si dhe Ministri i Arsimit janë secili përgjegjës për marrjen e masave me karakter pozitiv për të luftuar diskriminimin në lidhje me të drejtën për punësim. Masat që merren, ndër të tjera, janë:
rritja e ndërgjegjësimit për këtë ligj te punëmarrësit dhe punëdhënësit, ndër të tjera, duke dhënë informacion për ligjin pwr mbrojtjen nga diskrinimi; vendosja e politikave të posaçme dhe të përkohshme, me qëllim nxitjen e barazisë, në veçanti midis burrit dhe gruas, si dhe midis personave me aftësi të plotë fizike dhe atyre me aftësi të kufizuar; ritjen e ndërgjegjësimit në sistemin arsimor, ndër të tjera duke përfshirë informacion për të në programet mësimore; përfshirjen në programet mësimore të koncepteve dhe veprimeve kundër modeleve të sjelljes diskriminuese; arsimimin e të gjithë popullsisë, në mënyrë të veçantë, duke marrë masa në favor të grave dhe vajzave, pakicave, personave me aftësi të kufizuar, si dhe personave që janë, ose kanë më shumë mundësi të jenë objekt i diskriminimit; respektimin dhe sigurimin e së drejtës për arsimim në gjuhët e pakicave, si dhe në mënyrat e përshtatshme për persona me aftësi të kufizuar.
Njëhap i rëndëishëm është dhe hartimi i Planit Strategjik 2012-2015 dhe Plani i Veprimit për vitin 2012 për Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, i cili është dokumenti bazë mbi të cilin mbështetet veprimtaria e Zyrës së Komisionerit. Ky Plan Strategjik synon të kthehet në një instrument për KMD-në dhe për të gjithë aktorët e tjerë publikë dhe jopublikë, për një kuptim të përbashkët të situatës së mosdiskriminimit, sfidave që shtrihen përpara dhe përballimin e tyre, si dhe bashkëpunimin dhe bashkërendimin mes të gjithë aktorëve, rolet dhe përgjegjësitë e tyre përkatëse, për të arritur në një qasje efikase dhe të harmonizuar në luftën për mbrojtjen nga diskriminimi.
KUADRI LIGJOR NË FUSHËN E DISKRIMINIMIT
Legjislacioni shqiptar:
Legjislacioni shqiptar në fushën e mosdiskriminimit nuk fillon me ligjin “Për mbrojtjen nga diskriminimi”. Parashikimet në këtë fushë gjenden në një sërë aktesh, duke filluar me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë e për të vijuar më pas me ligje të tjera. Më poshtë paraqiten në mënyrë sintetike parashikimet e legjislacionit aktual shqiptar në këtë fushë: Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë (neni 18/1, në të cilin parashikohet parimi i barazisë dhe neni 18/2, parimi i mosdiskriminimit). Ligji nr. 8485, datë 12.05.1999, “Kodi i Proceduarave Administrative” është një tjetër akt mbi bazën e të cilit operon KMD-ja gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij. Ligji nr 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, i cili në nenin 9, “Ndalimi i diskriminimit”, parashikon ndalimin e çdolloj diskriminimi në fushën e punësimit. Ligji nr.9970, datë 24.07.2008, “Për barazinë gjinore në shoqëri”. Ligj nr. 10347, datë 04.11.2010, “Për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve”. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Ligji nr. 10 221, datë 04.02.2010, “Për mbrojtjen nga diskriminimi”.
Legjislacioni ndërkombëtar në fushën e mosdiskriminimit:
Në legjislacionin ndërkombëtar, i cili trajton të drejtat e njeriut dhe ndalimin e diskriminimit, përfshihen: Konventa Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut (dhe Protokollet e saj shtesë), e cila, në nenin 14 të saj, parashikon “ndalimin e diskriminimit”; Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, e vitit 1948, e cila ka proklamuar parimin e barazisë dhe të mosdiskriminimit në një dispozitë të vetme (neni 7); Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore i cili sanksionon detyrimin për shtetet palë për tëgarantuar që të drejtat e shpallura në këtë Pakt, të ushtrohen pa kurrfarëdiskriminimi të bazuar në racë, ngjyrë, seks, gjuhë, fe, opinion politik ose çdo opinion tjetër, origjinë kombëtare a shoqërore, pasuri, lindje ose çdo gjendje tjetër;
13
Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike, i cili parashikon parimin e barazisë para ligjit dhe të së drejtës për mbrojtje të barabartë nga ligji, pa kurrfarё dallimi; Konventa për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave dhe Protokolli Fakultativ i kësaj Konvente parashikojnë mbrojtjen e grave nga diskriminimi nëpërmjet masave të përkohshme të veçanta që synojnë përshpejtimin de facto të barazisë midis burrave dhe grave, si detyrimin për marrjen e masave të përshtatshme për të eliminuar diskriminimin ndaj grave me qëllim që t'u sigurohen atyre të drejta të barabarta me burrat në fusha të ndryshme; Konventa Ndërkombëtare për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit Racial parashikon detyrimin e shteteteve palë që të ndalojnё dhe të eliminojnё diskriminimin racial në të gjitha format e tij dhe të garantojnё të drejtën e secilit për barazi pёrpara ligjit, pa dallim race, ngjyre ose origjine etnike ose kombëtare; Konventa Europiane Kuadër për Mbrojtjen e Minoriteteve Kombëtare ndalon çdo diskriminim bazuar në përkatësinë në një pakicë kombëtare, duke përcaktuar detyrimin për palët nënshkruese të kësaj konvente që t'u garantojnë personave të cilët u përkasin pakicave kombëtare, të drejtën e barazisë para ligjit dhe të mbrojtjes së barabartë nga ligji; Konventa për të Drejtat e Fëmijës garanton parimin e barazisë duke vendosur edhe detyrimin e shteteve pale që të ndërmarrin të gjitha masat e përshtatshme pёr tё siguruar që fëmija të jetё i mbrojtur nga të gjitha format e diskriminimit ose ndёshkimit, për shkak të pozitёs, veprimtarive, opinioneve të shprehura ose bindjeve të prindёrve të tij, të pёrfaqёsuesve të tij ligjorё ose të anëtarëve të familjes sё tij; Karta Sociale Europiane ka sanksionuar parimin e barazisë përpara ligjit dhe parimin e mosdiskriminimit. Karta Sociale Europiane e vitit 1961/1965 përbën një traktat kryesor europian dhe e plotëson Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut në fushën e të drejtave ekonomike dhe sociale. Karta Sociale Europiane, e rishikuar, e nënshkruar më 1998-ën dhe e ratifikuar nga Kuvendi i RSh-së në vitin 2002, po zëvendëson gradualisht Kartën Sociale Europiane.
FORMATI I ANKESËS
ANKESË Drejtuar:
Zyrës së Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi
Të dhënat e ankuesit / Grup Personash1
Organizatë me interesa legjitime2
Emri/Atësia/ Mbiemri__________________________
Emri i organizatës ______________________
Datëlindja___________________________________
_____________________________________
Profesioni ___________________________________
_____________________________________ _____________________________________
_________________
Emër/mbiemër i përfaqësuesit_____________
Kombësia____________________________________ Nr.tel/fax____________________________________ Nr.cel_______________________________________ Email_______________________________________
_____________________________________ _____________________________________ Emër/mbiemër i personit të kontaktit _____________________________________ Nr. tel/ fax___________________________ Nr. cel _______________________________
Gjinia
F
M
Adresa _______________________________ _____________________________________
Adresa______________________________________ 1
Kur ankesa paraqitet nga një grup personash, formularit do t’i bashkangjitet lista me të dhënat përkatëse. Ankesa duhet te shoqërohet me kopjen e vendimit për krijimin e organizatës dhe aktin e prokurës së posaçme nëpërmjet të cilit i përfaqësuari, me vullnetin e tij të lirë ka përcaktuar karakterin dhe vëllimin e tagrave që i ka dhënë përfaqësuesit. 2
15
____________________________________________
PËRMBAJTJA E ANKESËS 1.
Subjekti që pretendohet te ketë kryer diskriminim ose shpjegimin për pamundësinë e identifikimit të tij _________________________________________________________________________________ _________________________________________________________________________________ _________________________________________________________________________________ _________________________________________________________________________________
2. Shkaku për të cilin pretendohet diskriminimi NR.
SHKELJA E PRETENDUAR
SHKELJA E VËRTETUAR PO
JO
1.
□
Gjinia
□
□
2.
□
Raca
□
□
3.
□
Ngjyra
□
□
4.
□
Etnia
□
□
5.
□
Gjuha
□
□
6.
□
Identiteti gjinor
□
□
7.
□
Orientimi seksual
□
□
8.
□
Bindja politike
□
□
9.
□
Bindja fetare
□
□
10.
□
Bindja filozofike
□
□
11.
□
Gjendja ekonomike
□
□
12.
□
Gjendja arsimore
□
□
13.
□
Gjendja shoqerore
□
□
14.
□
Shtatzënia
□
□
15.
□
Përkatësia prindërore
□
□
16.
□
Përgjegjësia prindërore
□
□
17.
□
Mosha
□
□
18.
□
Gjendja familjare
□
□
19.
□
Gjendja martesore
□
□
20.
□
Gjendja civile
□
□
21.
□
Vendbanimi
□
□
22.
□
Gjendja shëndetësore
□
□
23.
□
Predispozicione gjenetike
□
□
24.
□
Aftësi e kufizuar
□
□
25.
□
Përkatësia në një grup të veçantë
□
□
26.
□
Çdo shkak tjetër
□
□
3. Shpjegimi i fakteve për diskriminimin e pretenduar _____________________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________________ 17
_____________________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________________
4. Masat që kërkohen të ndërmerren nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi _____________________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________________
5. A po shqyrtohet e njëjta çështje në kuadër të një ankese tjetër apo për të është marrë një vendim i mëparshëm? _________________________________________________________________________________
6. Koha kur ka ndodhur diskriminimi
_______________________ (data / muaji / viti)
7. Kur keni marrë dijeni për diskriminimin e pretenduar? _______________________ (data / muaji / viti)
8. Numri i dokumenteve (fotokopje) që shoqërojnë ankesën _________________ copë.
9. Data e paraqitjes së ankesës ________________.
ANKUESI Person Grup personash Organizatë me interesa legjitime
Emri / Mbiemri / Firma ____________________________
Lista e të dhënave - Grup Personash
Të dhënat e ankuesit
Emri ______________________
Shtetësia____________________
Atësia _____________________
Kombësia___________________
Mbiemri____________________
Nr. Tel/ cel_____________________
Datëlindja___________________
Nr. Fax_____________________
Profesioni___________________
E-mail______________________
Gjinia
F
M
Adresa_______________________ ____________________________
Emri/Mbiemri/Firma__________________ __________________________________
Të dhënat e ankuesit
Emri ______________________
Shtetësia____________________
Atësia _____________________
Kombësia___________________
Mbiemri____________________
Nr. Tel/ cel_____________________
Datëlindja___________________
Nr. Fax_____________________
Profesioni___________________
E-mail______________________
Gjinia
F
M
Adresa_______________________ ____________________________
Emri/Mbiemri/Firma__________________ __________________________________
19