Flete informuese toleranca permes edukimit

Page 1

TOLERANCA PËRMES EDUKIMIT  Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut parashikon se "Çdokush ka të drejtën e lirisë së mendimit, ndërgjegjes dhe fesë (neni 18), e mendimit dhe të shprehjes (neni 19) dhe se edukimi duhet të nxisë kuptimin, tolerancën dhe miqësinë midis të gjithë kombeve, grupeve etnike apo fetare (neni 26)”.  Aktet e intolerancës, dhunës, terrorizmit, ksenofobisë, nacionalizmit agresiv, racizmit, antisemitizmit, përjashtimit, margjinalizimit dhe diskriminimit drejtuar kundër pakicave kombëtare, etnike, fetare dhe gjuhësore, refugjatëve, emigrantëve, dhe grupeve vulnerabël brenda shoqërive, si dhe aktet e dhunës dhe frikësimit të kryera kundër personave që ushtrojnë lirinë e tyre të mendimit dhe të shprehjes, të cilat kërcënojnë konsolidimin e paqes dhe demokracisë, si kombëtare dhe ndërkombëtare, janë pengesë për zhvillimin dhe konsolidimin e demokracisë.  Respekti dhe toleranca janë veprime liberale, me ane të të cilave dallimet e të tjerëve janë të njohura si të njëjta me tonat dhe ku pasuritë e një kulture tjetër konsiderohen si pasuri e të gjithëve. Kuptimi i tolerancës Toleranca është respekti, pranimi dhe vlerësimi i diversitetit të pasur të kulturave të botës sonë, formave dhe mënyra tona të shprehjes si qënie njerëzore. Ajo mbeshtetet në njohuritë, sinqeritetin, komunikimin, dhe lirinë e mendimit, ndërgjegjes dhe besimit. Toleranca është harmoni në ndryshim. Kjo nuk është vetëm një detyrim moral, ajo është gjithashtu një kërkesë politike dhe ligjore. Toleranca, virtyti që e bën të jetë e mundur paqja, kontribuon në zëvendësimin e kulturës së luftës me kulturën e paqes. Edukimi Shumë gjëra që duhet të realizohen në shkollë për të ndihmuar që të rinjtë të bëhen pozitivë, anëtarë të lumtur dhe kontribues të shoqërisë sonë, janë:  Eksplorimi i kulturave dhe besimeve të tjera dhe promovimi i diversitetit;  Sfidimi i paragjykimeve dhe komenteve raciste;  Zhvillimi i aftësive kritike të të menduarit dhe qasja drejt një vetë-identiteti të fortë dhe pozitivë;  Promovimi i zhvillimit fetar, moral, social dhe kulturor të të rinjve, si dhe vlerave të tolerancës dhe bashkëjetesës në shoqërinë shqiptare.

Kjo fushatë ndërgjegjësimi zhvillohet nga Instituti Shqiptar për Studime Ligjore dhe Territoriale (A.L.T.R.I) me mbështetjen e Fondit Kanadez për Iniciativa Lokale.

Ju ftojmë të ndiqni aktivitetet tona të mëtejshme në www.altri.al

ose

QENDRA ALTRI

Si dhe të na shkruani për çdo informacion të mëtejshem në adresën : qendra.altri@gmail.com


Promovimi i qytetarisë dhe vlerave të përbashkëta Promovimi i qytetarisë dhe vlerave të përbashkëta të mos-diskriminimit nëpërmjet edukimit arrihet përmes:

lirisë, tolerancës

dhe

 Sigurimit se të rinjtë përfitojnë aftësitë sociale, civile dhe ndërkulturore, nepermjet promovimit të vlerave demokratike dhe të drejtave themelore, përfshirjen sociale dhe mos-diskriminimin, si dhe qytetarinë aktive;  Rritjen e mendimit kritik dhe kuptimin, vlerësimin dhe analizimit e mesazheve mediatike në mënyrë të veçantë në përdorimin e internetit dhe medias sociale, me qëllim për të zhvilluar rezistencën ndaj diskriminimit dhe indoktrinimit;  Promovimit të dialogut ndërkulturor, bashkëjetesës fetare, respektit reciprok, përmes të gjitha formave të të mësuarit;  Mbështetjen e edukimit të të rinjve të disavantazhuar nepermjet sigurimit që sistemi i edukimit dhe trajnimit të adresojë nevojat e tyre. Lufta ndaj intolerancës Shpesh intoleranca është e rrënjosur në injorancë dhe frikë: frikë nga e panjohura, nga kulturat, kombet dhe besimet fetare të tjera. Lufta ndaj intolerances kërkon:  zbatimin e plotë të kuadrit ligjor në lidhje me të drejtat e njeriut, për të parandaluar dhe dënuar krimet e urrejtjes dhe diskriminimit ndaj kategorive të caktuara të shoqërisë.  rritjen e nivelit arsimor, nepermjet edukimit të të rinjve me frymën e tolerancës dhe respektimit të të drejtave të njeriut dhe inkurajimit të tyre për të qenë mendje hapur.  rritjen e aksesit në informacion, nëpërmjet zhvillimit të politikave që gjenerojnë dhe nxisin lirinë e shtypit dhe pluralizmin e medias me qëllim që t’i mundësojnë publikut të bëjë dallimin ndërmjet fakteve dhe opinioneve.  rritjen e ndërgjegjësimit individual, sidomos përsa i përket lidhjes ndërmjet sjelljes së individëve dhe rrethit vicioz të mosbesimit dhe dhunës në shoqëri.  identifikimit të zgjidhjeve lokale, duke kuptuar faktin që zgjidhjet e problemeve globale janë kryesisht lokale dhe madje individuale.  tolerancës dhe bashkëjetesës në shoqërinë shqiptare.

Kjo fushatë ndërgjegjësimi zhvillohet nga Instituti Shqiptar për Studime Ligjore dhe Territoriale (A.L.T.R.I) me mbështetjen e Fondit Kanadez për Iniciativa Lokale.

Ju ftojmë të ndiqni aktivitetet tona të mëtejshme në www.altri.al

ose

QENDRA ALTRI

Si dhe të na shkruani për çdo informacion të mëtejshem në adresën : qendra.altri@gmail.com


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.