Si merrni njoftim për kërkesën tuaj? Pas shqyrtimit të ankesës tuaj ju njoftoheni, me shkrim në adresën e dhënë lidhur me fillimin ose jo të procedimit disiplinor, dhe sipas rastit për vendimin që merr KLD pas shqyrtimit të ankesës tuaj.
A.L.T.R.I
Ky botim u realizua me mbështetjen e popullit amerikan përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në kuadrin e një granti nga Programi për Forcimin e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri (JuST) për Institutin Shqiptar për Studime Ligjore dhe Territoriale (A.L.T.R.I.). A.L.T.R.I. mban përgjegjësi të plotë për brendinë e botimit, e cila nuk përfaqëson domosdoshmërisht pikëpamjet e USAID-it apo të qeverisë së Shteteve të Bashkuara.
NË LIDHJE ME SJELLJEN E GJYQTARËVE GJATË NJË PROCESI GJYQËSOR
Projekti ka për qëllimi të kontribuojë në forcimin dhe përmirësimin e marrëdhënies qytetar-gjykatë në dobi të efektivitetit, transparencës dhe luftës kundër korrupsionit në sistemin gjyqësor shqiptar. Projekti ka gjithashtu për qëllim të krijojë urat e para të bashkëpunimit midis gjykatave dhe fakulteteve në dobi të konsolidimit të një praktike në shërbim të qytetarëve.
Tiranë, mars 2013
A e dini se ju keni të drejtë të paraqisni ankesa në lidhje me sjelljen e gjyqtarëve gjatë një procesi gjyqësor? Ju keni të drejtë të ankoheni ndaj veprimeve të gjyqtarëve të shkallës së parë dhe të apelit, për të cilat mendoni se janë në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës prej tyre.
Për çfarë shkaqesh mund të bëhet ankesë ? Objekti i ankesës tuaj mund të jetë: • Mosrespektim i dispozitave urdhëruese procedurale; • Mungesë e solemnitetit gjatë gjykimit; • Zvarritje të procesit gjyqësor; • Shkelje të etikes së gjyqtarit; • Për çdo veprim tjetër të cilin ju e konsideroni se përbën shkelje të detyrës së tij.
Ku mund të paraqisni ankesën që keni në lidhje me sjelljen e një gjyqtari? Ju mund të paraqisni ankimin tuaj në lidhje me sjelljen e një gjyqtari në Ministrinë e Drejtësisë ose në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, pranë të cilëve funksionon nga një Inspektorat, i cili verifikon dhe heton ankesat për çështjet që lidhen me sistemin gjyqësor. Ju mund: • Të paraqisni një ankesë me shkrim nëpërmjet shërbimit postar ose drejtperdrejt ne Zyren e Protokollit të institucionit; • Të plotësoni formularin e ankesës që do t’ju vihet në dispozicion në këto Institucione, nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun ose; • Të plotësoni në faqen e internetit të Ministrisë së Drejtësisë (www.justice.gov.al) formularin e ankesës on-line.
Çfarë duhet të përmbajë ankesa? Kërkesa juaj verifikohet nga Inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë ose i Ministrisë së Drejtësisë. Inspektorati I KLD-së:
Për çfarë shkaqesh nuk mund të bëhet ankesë ? Objekti i ankesës tuaj nuk mund të jenë: • Shkaqe qe kane te bejne me interpretimin dhe zbatimin e ligjit ne nje rast konkret nga ana e gjyqtarit. Nëse nuk jeni dakord me vendimin që merr një gjyqtar, në çështjen ku ju jeni palë, mund të bëni ankim në një gjykatë më të lartë; • Shkaqe qe lidhen me perjashtimin e gjyqtarit nga gjykimi i një çështje konkrete; • Sjellje ne jeten private te gjyqtarit, pervec se kur ajo vleresohet se eshte diskredituese për figurën e gjyqtarit.
Ankesa duhet të përmbajë: • Emërtimin e Institucionit të cilit ju i adresoni ankesën: Ministrisë së Drejtësisë apo Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në rastin kur kërkesën e paraqisni me postë; • Të dhënat tuaja: emër, mbiemër, adresën e vendbanimit, numrin e telefonit dhe adresë elektronike, nëse kini; • Veprimet e gjyqtarit që ju i konsideroni në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës; • Kohën e ndodhjes së veprimit; • Gjykatën apo gjyqtarin konkret; • Nënshkrimin dhe datën e ankimit.
Ankesës mund t’i bashkëlidhni vetëm dokumentet që janë të nevojshme për shqyrtimin e ankimit, si: kërkesëpadi, vendime të gjykatës, etj Çfarë procedure ndiqet në lidhje me ankesën tuaj? Kërkesa juaj verifikohet nga Inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë ose i Ministrisë së Drejtësisë. Inspektorati i KLD-së: • Verifikon vetë ose i dërgon Ministrit të Drejtësisë për trajtim ankesat që i drejtohen Këshillit të Lartë të Drejtësisë; • Verifikon vetëm ato ankesa të cilat nuk mund të zgjidhen nëpërmjet apelimit gjyqësor ose për përjashtimin e anëtarëve të trupit gjykues; • Verifikon ankesat tuaja drejtuar Ministrit të Drejtësisë, të cilat gjykohen prej Ministrit se duhen ndjekur ndjekur nga Inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë; verifikon nëse ankesat përmbajnë fakte dhe rrethana që mund të përbëjnë shkak ligjor për procedimin disiplinor, si dhe për vlerësimin moral e profesional të gjyqtarëve. Në rastin kur vërehen shkaqe ligjore për procedimin disiplinor, harton një relacion shpjegues, i cili së bashku me dokumentacionin përkatës, nëpërmjet Zëvendëskryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i dërgohet menjëherë Ministrit të Drejtësisë për të vendosur për procedimin disiplinor. Inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, është i detyruar që, brenda 15 ditëve, të kryejë procedurat e verifikimit dhe të depozitojë raportin përkatës.