Kush mund të ofrojë ndihmë juridike? Në bazë të ligjit ndihma juridike parësore dhe ndihma juridike dytësore jepen vetëm nga personat që ushtrojnë profesionin e avokatit. Dhoma Kombëtare e Avokatisë dhe Komisioni Shtetëror për Ndihmën Juridike përcaktojnë listën e avokatëve që autorizohen, të japin ndihmë juridike, si dhe vendin e shtrirjes së veprimtarisë së tyre. Organizatat jofitimprurëse, të specializuara në fushën e dhënies së ndihmës juridike, japin ndihmë juridike me avokatë. Komisioni Shtetëror për Ndihmën Juridike lidh kontratë bashkëpunimi me këto organizata, për të mundësuar dhënien e ndihmës juridike.
• Të papunët; • Familje të tjera që jetojnë në varfëri; • Të moshuar pa të ardhura; • Pensionistët; • Gratë kryefamiljare pa të ardhura; • Fëmijët e braktisur dhe jetimët; • Fëmijë të familjeve të varfëra; • Personat me aftësi të kufizuar; • Anëtarët e komuniteteve vulnerabël si ata Romë dhe Egjyptianë; • Individë vulnerabël që vuajnë dënimin në institucionet e paraburgimit dhe të burgimit në Shqipëri etj.
A.L.T.R.I
Ky botim u realizua me mbështetjen e popullit amerikan përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në kuadrin e një granti nga Programi për Forcimin e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri (JuST) për Institutin Shqiptar për Studime Ligjore dhe Territoriale (A.L.T.R.I.). A.L.T.R.I. mban përgjegjësi të plotë për brendinë e botimit, e cila nuk përfaqëson domosdoshmërisht pikëpamjet e USAID-it apo të qeverisë së Shteteve të Bashkuara.
SI MUND TË PËRFITONI
Projekti ka për qëllimi të kontribuojë në forcimin dhe përmirësimin e marrëdhënies qytetar-gjykatë në dobi të efektivitetit, transparencës dhe luftës kundër korrupsionit në sistemin gjyqësor shqiptar. Projekti ka gjithashtu për qëllim të krijojë urat e para të bashkëpunimit midis gjykatave dhe fakulteteve në dobi të konsolidimit të një praktike në shërbim të qytetarëve.
Kush paguan shpenzimet për realizimin e ndihmës juridike? Komisioni Shtetëror për Ndihmën Juridike mundëson ofrimin e ndihmës juridike falas. Në rast se ju, në përfundim të procesit gjyqësor, përfitoni rimbursimin e shpenzimeve gjyqësore të parapaguara, detyroheni t’i ktheni Komisionit Shtetëror për Ndihmën Juridike shpenzimet e kryera nga ky i fundit, për ofrimin e ndihmës juridike në çështjen përkatëse.
Tiranë, mars 2013
Çfarë është ndihma juridike? Me ndihmë juridike kuptojmë ofrimin e shërbimit ligjor falas për individët në pamundësi financiare për të zgjidhur dhe realizuar të drejtat e tyre. Ligji për ndihmën juridike përcakton kushtet, llojin, mënyrën dhe procedurat për dhënien e ndihmës juridike nga shteti.
Si të përfitojmë ndihmë juridike falas? Nëse kërkoni të përfitoni ndihmë juridike në formën e përfaqësimit në gjykatë, për një çështje civile ose administrative, ju duhet të paraqisni formularin tip të kërkesës, personalisht apo nga përfaqësuesi i juaj i autorizuar me prokurë, pranë Sekretariatit të Komisionit Shtetëror për Ndihmën Juridike.
Kush mund të përfitojë nga ndihma juridike falas?
Formulari i kërkesës mund të paraqitet dorazi ose me postë pranë Sekretariatit.
Ju mund të keni të drejtë të përfitoni ndihmë juridike, në procesin penal, civil ose administrativ, pavarësisht fazës në të cilën ndodhet ai, nëse:
Për përfitimin e ndihmës juridike në procesin penal kërkesa për dhënien e ndihmës juridike nuk i nënshtrohet asnjë forme dhe mund të paraqitet edhe gojarisht te personi i autorizuar për dhënien e saj, apo tek personi për caktimin e ofruesit të kësaj ndihme.
• doni të mbroheni me avokat dhe jeni në pamundësi financiare për ta paguar atë; • keni nevojë për ndihmë juridike në çështjet civile ose administrative dhe përfshiheni në programet e mbrojtjes sociale ose plotësoni kushtet për t’u përfshirë në to; • jeni i mitur dhe përfitoni mbrojtje të detyrueshme në një proces gjyqësor.
Në cilat forma sigurohet ndihma juridike? Ndihma juridike jepet në formën e: • ndihmës juridike parësore, që përfshin dhënien e informacionit për sistemin ligjor dhe parashikimet e legjislacionit në fuqi si dhe ndihmë për hartimin e dokumenteve juridike. • ndihmës juridike dytësore që është dhënia e shërbimeve të këshillimit dhe përfaqësimit në proceset gjyqësore si dhe përfaqësimit para organeve administrative shtetërore. • ndihma juridike jepet edhe nëpërmjet edukimit ligjor të publikut, përmes shërbimit ligjor falas ne komunitet me klinika lëvizëse, publikime, fushata televizive dhe në median e shkruar, duke u përqendruar me vëmendje të veçantë në problemet e grupeve më në nevojë.
Dokumentacioni që i bashkëlidhet formularit: 1. Fotokopje e dokumentit identifikues të kërkuesit1; 2. Fotokopja e dokumentit të identifikimit të përfaqësuesit ligjor, të përfaqësuesit me prokurë apo të kujdestarit;. 3. Fotokopja e dokumentit që provon cilësinë e këtij personi si përfaqësues ligjor, me prokurë apo kujdestar (si certifikatë e gjendjes familjare të kërkuesit, kopja e vendimit gjyqësor të formës së prerë që e ka caktuar atë kujdestar ose kopja e prokurës së përfaqësimit); 4. Dokumentet që vërtetojnë se kërkuesi përfshihet në programet e mbrojtjes sociale ose plotëson kushtet e mëposhtme për t’u përfshirë në to: • Nuk ka pronësi kapitale me përjashtim të shtëpisë së banimit dhe tokës bujqësore.
Në rast se kërkuesi plotëson kushtet për tu përfshirë në programet e mbrojtjes sociale, dokumentet që duhet të paraqesë për të përfituar ndihmë juridike janë: • • • •
Vërtetim nga Zyra e Punës; Vërtetim nga Zyra e Tatim – Taksave; Vërtetim nga Zyra e Sigurimeve Shoqërore; Vërtetim nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme; • Vërtetim nga Zyra e Regjistrimit të Automjeteve; • Vërtetim nga Seksionet pranë Bashkisë nëse janë subjekte të regjistruara pranë tyre (urbanistika për personat me leje ndërtimi ose ndërtime pa leje, tregu i lirë, shërbimet, transportit, kulturës dhe energjetikës); • Vërtetim nga Inspektorati i Punës, nëse rezultojnë të punësuar informalisht. Ku ndodhet Komisioni Shtetëror për Ndihmën Juridike? Komisioni Shtetëror për Ndihmën Juridike ndodhet pranë Ministrisë së Drejtësisë në adresën: Blv” Zogu i 1-rw”, Tiranë. Formularin tip të kërkesës mund ta gjeni: • pranë zyrës së Komisionit Shtetëror për Ndihmën; • të botuar në Fletoren Zyrtare nr. 173, datë 08.01.2012; Çfarë ndodh me kërkesën e depozituar? Kërkesa për përfitimin e ndihmës juridike shqyrtohet nga Kryetari i Komisionit Shtetëror për Ndihmën Juridike, brenda 15 ditëve nga dita e paraqitjes së formularit, i cili vendos për pranimin ose refuzimin e kërkesës. A keni të drejtë të ankoheni kundër vendimit të refuzimit të ndihmës juridike?
• Është i regjistruar si punëkërkues i papunë. Kërkuesi që përfiton nga programet e mbrojtjes sociale, duhet të paraqesë dokumentin që vërteton kategorinë përfshirëse.
Ndaj vendimit të refuzimit të dhënies së ndihmës juridike, ju mund të bëni ankim në Komisionin Shtetëror për Ndihmën Juridike brenda 10 ditëve nga data e njoftimit të tij. Komisioni e shqyrton ankimin brenda 30 ditëve nga dita e paraqitjes së ankimit.
1 Kur kërkuesi është i mitur, përfaqësohet nga një përfaqësues i autorizuar me prokurë sipas ligjit.
Ju, mund të paraqisni ankim ndaj vendimit të Komisionit Shtetëror për Ndihmën Juridike në gjykatën që ka në kompetencë zgjidhjen e mosmarrëveshjes administrative.