Article

Page 1

Numri 1 7 Shkurt 2014

RinREC Gazeta e programit të të rinjve - SENiOR-A

Përmbajtja Liqeni i Shkodres

4

Ndotja e lumit Shkumbin

2

Rinia Aktive

2

Energjia e gurëve

7

Durrësi si është 8 dhe çfarë do ndodhë …??

Editorial nga Arlis Halikaj Po afrohet dita e fundit e kursit, e shtunë 7 shkurt 2015 dhe ne ndjehemi bosh që tani. Do na mungojnë miqtë me të cilët kaluam një javë të mrekullueshme së bashku. Mësuam shumë nga njëri – tjetri, ndamë eksperiencat tona, mësuam bashkë, debatuam dhe nxorrëm dhe vlera nga kjo. Të gjithë ishim dëgjues të mirë ku secili mundohej të kuptonte, mbante sa më shumë shënimë dhe e konsiderojmë veten padyshim me fat që ishim të përzgjehurit e kursit të tretë të trajnimit. Përkrah trajnerëve tanë profesionistë, ne ndjehemi më shumë të sigurt dhe me kapcitete më të zgjeruara, e shohim Mjedisin akoma më shumë prioritet për të ardhmen tonë. Duke iu uruar brezave në vazhdim shumë suksese (të cilët do ti kishim zili pasi do donim të ishim dhe njëherë në vend të tyre), dhe se do jetë privilegj

NDOTJA E LUMIT SHKUMBIN

Rinia aktive: Rëndësia e kohës së lirë!

Nga: Arlis ALIKAJ

Nga Albana Hasmeta

Të gjitha mbeturinat e Qarkut Elbasan depozitohen sot në lumin Shkumbin. Ne vëzhguam një pjesë të tij, atë që e përshkruan situatën...

Koha e lirë e të rinjve, e lidhur drejtpërdrejt me zhvillimin personal dhe të komunitetit, ka marrë një vlerë të rëndësishme...

për ta që do vazhdojnë të bëhen pjesë e traditës së REC ne nisim kështu faqjet e gazetës sonë, „RinREC“. Faleminderit REC, për këtë trajnim duke shprehur mendimin e të gjithë pjesëmarresve për të thënë që këto ditë kanë qenë ndër ditët më të bukura të jetës tonë padyshim.

Magjishëm më rrëmben,por fatkeqësisht më zhgënjen Nga Dionisa Sinjari “Jam Onufri, që vij nga qyteti i shumëndritur i Beratit...


Rinia aktive Rëndësia e kohës së lirë! Nga Albana Hasmeta—Shoqata AYSE

Koha e lirë e të rinjve, e lidhur drejtpërdrejt me zhvillimin personal dhe të komunitetit, ka marrë një vlerë të rëndësishme. Në çdo kulturë, gjatë momenteve të caktuara ditore, të rinjve nuk ju kërkohet të përfshihen në marrëdhënie formale pune, duke ju krijuar një sërë hapësirash për të shfrytëzuar kohën e tyre.

Por a e shfrytëzojnë atë si duhet? Apo një pjesë e tyre thjesht e çon dëm atë? Sigurisht shumë të rinj, ashtu si dhe shumë të rritur, nuk e shpenzojnë si duhet kohën e tyre të lirë. Një pjesë e të rinjve zgjedhin të flenë gjumë, në vend që të zgjohen dhe të jenë aktivë. Ata mësohen të jenë dembelë dhe përpjekja më e vogël për të qenë aktivë është e tepërt. Të tjerë janë pak më shumë aktivë, por preferojnë ta shpenzojnë kohën e tyre duke bërë blerje apo në kafene, apo dhe thjesht biseda mes miqsh. Ky është shfrytëzim i kohës së lirë, por jo shumë produktiv. Ka dhe shumë të tjerë që nuk dalin nga shtëpia dhe thjesht shohin programe televizive, apo qëndrojnë në internet. Kjo është çfarë një pjesë e madhe e të rinjve preferojnë dhe zgjedhin të bëjnë. Megjithatë, ka dhe shumë të rinj të tjerë që janë shumë aktivë dhe produktivë. Në fund të fundit, sportet luhen nga të rinjtë, dhe stadiumet mbushen nga të rinj që përkrahin skuadrën e tyre të preferuar. Së dyti, shumë të rinj mundohen të krijojnë një të ardhme të mirë për veten e tyre. Disa prej tyre përfshihen në kurse jashtëshkollore, ndërkohë

që të tjerë e kalojnë kohën duke lexuar apo marrë njohuri të reja. Të rinj të tjerë zgjedhin të angazhohen në aktivitete të ndryshme publike ose private, të organizuara nga komuniteti, organizata apo institucione të ndryshme. Pavarësisht se shfrytëzimi i kohës së lirë është opsional – i rëndësishëm por jo i detyrueshëm, ai ka marrë një rëndësi të madhe nga aktorë të ndryshëm, dhe ku është shndërruar në një të drejtë që duhet mbrojtur dhe jo në privilegj që duhet fituar apo humbur.


Magjishëm më rrëmben,por fatkeqësisht më zhgënjen… Dionisa Sinjari Profesionistet e Rinj te Ujit

Thuhet se Viktor Hygo, jo rrallëherë, shëtiste Parisin kryq e tërthor për të parë se si jetonin bashkëqytetarët e tij. Të njëjtën gjë vendosa të bëj dhe unë në një ditë të ftohtë dimri. Vetëm disa minuta më parë, u gjenda mes dy lagjeve muzeale: “Goricë” dhe “Mangalem”. Pamja e mrekullueshme- bardhoshe, shtrirë para meje, më bëri t’i harroj çastet e pakëndshme gjatë rrugës triorëshe që më solli nga kryeqyteti. Rruga Lushnjë-Berat, më kishte shkundur me gropat e shumta. Por këto I harrova shpejt, kur u gjenda në qytetin tim historik. Me të zbritur, pashë beratasit e parë të më shfaqen; dy pleq, që ecin mendueshëm në krah të Osumit të furishëm. Njëri prej tyre, gjatë ecjes me duart prapa, numëron tespitë. Pas parakalimit të pleqve, pamja rihapet… Berati është një muze pa mure, që të bën vrapueshëm për vete. Shtëpitë, njëra mbi kurrizin e tjetrës, zbardhojnë e duket sikur me kundrojnë. E kur vëmendjen ma rrëmben gjithë pamja e harmonizuar, mes malesh e kodrash, kujtoj befas Indro Montanellin: “Është qyteti më i çuditshëm i botës pas Venecias”… Pas disa sorollatjeve nëpër sokakët e Mangalemit e disa xhirove në bulevardin e qytetit, nisem për në kala. I hipi makines, dhe marr rrugën për në kala por jo nga ana e kalldrëmit sepse jo cdo makinë mund ta ngjisë të përpjetën që duket se të shpie te Zoti. Kjo rrugë e gjarpëruar me ullinj që është po aq e bukur por pjesa poshtë saj është po kaq e shëmtuar. Jo për varrezat e qytetit që prehen, por për atë malin e mbeturinave të cilit i është vënë zjarri. Shtëllunga e tymit që ngrihet lart, e mbushur me dioksid karboni dhe squfur, është gjëja e parë që me tërheq vëmendjen kur i drejtohem kalasë së Beratit. Pas mendimeve mbi atë që pashë, shumë shpejt dalloj hyrjen e Kalasë. Makinën ndaloj afër një lapidari që shenjon një betejë të 1943-shit. Zbres nga makina dhe marr

të përpjetën. Në Kala sundon paqja, guri dhe historia. Rruga që ngjis është e lodhshme, por jo e bezdisshme. Prej vitit 1948, kalaja e Beratit është shpallur monument kulture dhe prej vitit 2008, monument në mbrojtje të UNESCO-s. Pas atij që më kërkon të pres një biletë në portën hyrëse, me mirëpresin gratë me qëndismat dhe suveniret. Dalloj buzëqeshjet që shtrihen në fytyrat e tyre. T’i kem gëzuar kaq shumë me vizitën time?! Tek eci në kalanë e përgjumur, dalloj bustin gjigand të Konstandinit të madh që pozon përpara aparateve të disa të huajve që fare pranë tij, flasin gjermanisht dhe anglisht. Rrugës, në qendër të akropolit më sorollaten plehrat, qeset e letrat që vërviten si flamuj prej erës. Gjithsesi, po e shijoj his“Jam Onufri, që vij nga torinë… Deri në çastin që në kullën më qyteti i shumëndritur i të lartë, të quajtur prej Beratit” kalarinjve “Tabja” kundroj Goricen e paqtë, qe së largëti i bën karshi Tomorit dhe Shpiragut. Është hata! Berati i vjetër është jashtëzakonisht i bukur! Berati i ri, jashtëzakonisht i shëmtuar! Askush nuk ka menduar t’i miqësojë dy proceset e ndryshme historike Në Berat, triumfi dhe humbja janë bashkudhëtarë, e shkuara historike dhe plehrat e së sotmes, jetojne ne simbioze. Për historinë, pakkush mendon. Në lagjen muzeale “Goricë” mes shtëpive të vjetra, kanë mbirë ndërtesa të reja, si një vilë në majë të lagjes së UNESCO-s. Në kalldrëmin e gurtë, në shumë vende është shtruar beton. Dritaret e drunjta, në disa shtëpi, janë zëvendësuar me alumin. Pranë kishës së ngujuar në shkëmbinj, gjendet një shtëpi me soletë betoni, pa pikën e takimit me çatitë e tjegullta, të kafenjta, të cilat shumëkush i ka pasur zili. Shtëpitë muzeale të mirëpresin me tepsitë e televizioneve e bolierët me ujë. Nëpër dritare, mungojnë saksitë me lule, si qëmoti. Në Berat, lashtësia nuk mbrohet me fanatizëm. Qeveria lokale dhe ajo qendrore nuk e nderojnë sot, në të tashmen e varfër, Beratin e betejave të Skënderbeut, Beratin që ka jetuar mijëra stinë në histori, Beratin e kodikëve të famshëm… Në Beratin e sotëm, thjesht jetohet! Të ndihmuar nga varfëria e mosdija, pa dashur t’ia dinë për historinë, beratasit i shkulin gurët, ndriçuesit apo telat e tyre dhe me to shtrojnë avllitë e shtëpive, ndriçojnë ambientet e brendshme apo i shesin për skrap. Muret e kalase mbrëmjeve, nuk mund të dallohen… Po të jetonte ende, Onufri i madh, do ti duhej patjetër t’i bënte disa ndryshime shprehjes së tij: “Jam Onufri, që vij nga qyteti i shumëndritur i Beratit”.


Liqeni i Shkodres Nga Mirsad Basha (Shoqata Eko Mendja) Liqeni i Shkodres i njohur në lashtësi si Palus Labeatis. Pasqyra e tij ujore gjendet në një lartësi 6 metra mbi nivelin e detit, dhe ka një sipërfaqe prej 368 km², nga të cilat 149 km² me një gjatësi brigjesh prej 57 km i përkasin Republikës së Shqipërisë; ndërsa 2/3 Malit të Zi, ku me 1983 e shpalli Park Kombëtar liqenin. Ka një breg shumë të larmishëm të tipit të ultë të "marsheve" në veri dhe shkëmbor në jug. Në bregun

jugor shquhen plazhet në rrugën nga Shkodra për në Shiroke e Zogaj, ku më i madhi është Zalli i bardhë. Fauna e liqenit është e shumëllojshme dhe e pasur me 45 lloje peshiqsh e 270 lloje shpendësh. Këto shpendë përbëjnë 87% të gjithë Ornitofaunës të Shqipërisë. Një perlë e kësaj pasurie është padyshim pelikani, zogu më i madh në Europe. Pika më e thellë e liqenit është rreth 45 metra. Në skajin jug-lindor shtrihet Shkodra, nga ku merr edhe emrin. Në këtë liqen nga ana malazeze derdhet lumi i Moraces e nga ana shqiptare, në mes të rrugës Shkodër-Shirokë merr formë lumi Buna si vazhdim.

Bregu i tij është 11 milje dhe shtrihet nga lindja në perëndim. Pranë liqenit është Taraboshi. Pak para derdhjes së Drinit në Bunë, ndodhen 10 dajlane për gjuetinë e peshkut; më të famshmit janë krapi, qefulli, ngjala dhe blini. Fitimet nga këto dajlane derdhen në arkën e kështjellës. Sipas studimeve te fundit te biologeve, liqeni i Shkodres eshte gropa me e lashtee tokes me uje.


Librazhd

Nga: Arlis ALIKAJ Shoqata Egnatia

Fokus: NDOTJA E LUMIT SHKUMBIN

Të gjitha mbeturinat e Qarkut Elbasan depozitohen sot në lumin Shkumbin. Ne vëzhguam një pjesë të tij, atë që e përshkruan situatën si më problematike, qytetin e Librazhdit. Aty situata përshkruhet si alarmante çka e kthen Librazhdin në zemrën e hedhjes së mbeturinave pa kriter nga banorë të ndryshëm. Në rrjedhën e këtij lumi, gjen plehra nga më të ndryshmet që nga ato më të rëndat dhe me rrezik për popullatën siç janë mbetjet spitalore e deri tek mbetjet industriale të hedhura nga makineri të ndryshme gjatë natës në këtë lumë. Mbeturinat kanë mbuluar brigjet e lumit duke krijuar një vatër infeksionesh për banorët sidomos për fëmijët që luajnë pranë tij. Kjo vë në rrezik shëndetin e tyre por edhe mjedisin i cili, dita ditës po degjeneron. Specialistë të fushës kërkojnë ndërhyrje emergjente të institucioneve. Sipas ambientalistit Ahmet Mehmeti, Shkumbini sot është një ndër lumenjtë më të ndotur të Shqipërisë sepse aty derdhen mbeturinat e industrisë së rëndë , por edhe nga hidrokarburet nga llumrat që vijnë nga mbeturinat urbane të cilat janë të përqëndruara në anët e lumit Shkumbin. Po kaq të lodhur me mungesën e reagimit ndaj kësaj situate janë dhe banorët e zonës, të cilët fajësojnë bashkinë për pafuqinë e autoritetit të saj në zgjidhjen e situatës. Banorët e irrituar shprehin se shqetësimet e tyre asnjëherë nuk dëgjohen nga kjo bashki. Të gjitha bizneset përreth me punimet e tyre derdhin tullat dhe llaçin në këtë lumë. Për ta Shkumbini është kthyer në një vend grumbullimi e depozitimi të plehrave të ndryshme. Lënia në harresë e këtij lumi nga organet kompetente ka çuar në degradimin e tij. E gjithë kjo situatë e rënduar mjedisore për shkak edhe të mbetjeve spitalore si age, shiringa , serume që gjenden të shpërndara në këtë lumë rrezikon në shpërthimin e një epidemie.

Në interesimin që patëm pranë Bashkisë së Librazhdit, ata nuk kanë pranuar të prononcohen por jashtë kësaj bashkie, burime tona të sigurta shprehen se në këtë bashki nuk egizston asnjë projekt përt rehabilitimin e këtij lumi dhe se bashkia nuk ka mjaftueshëm fonde për të krijuar të gjithë infrastukturën e nevojshmë për transportimin e plehrave ose parandaluar këtë fenomen. Gjatë verës situate është edhe më e rënduar për shkat të erës së keqje të këtyre plehrave të cilat kutërbojnë. Era e padurueshme ndjehet në të gjithë qytetin. Kjo nuk është aspak e shëndetshme aq më shumë dhe për lëkurën e qytetarëve të cilët edhe lahen në këtë lumë në pjesë të ndryshmë të tij. Kjo ka shkaktuar jo rrallë herë sëmundje të ndryshme dhe infeksione të lëkurës. Disa prej tyre janë paraqitur edhe në urgjencën e spitalit të Elbasanit, ku sipas statistikave gjatë muajve të nxehtë të verës më shumë se 30 persona paraqiten me simptoma të sëmundjeve dermatologjike të gradëve të ndryshme. Problem tjetër Banorët e irrituar shprehin mbeten dhe restorantet se shqetësimet e tyre dhe baret asnjëherë nuk dëgjohen nga buzë lumit Shkumbin të kjo bashki. cilat nuk kanë tualete të mirfillta dhe ujërat e zeza i derdhin në mënyrë ta paligjshme në lumin Shkumbin. Por si për ironi të fatit, në mbyllje të këtij artikulli, edhe sot e kësaj dite, në lumin Shkumbin përveç ndotjeve nga faktorët e mësipërm vazhdojnë të hidhen mbeturinat dhe mbetjet e forta nga kompanitë që po ndërtojnë sheshin e Librazhdit. Rikonstuktimi i këtij sheshi ka bërë që të gjitha mbetjet e punimeve të transportohen me maune e të lihen të braktisura buzë Shkumbinit. Inertet e rënda kanë pushtuar kudo shtratin e këtij lumi.


nga Arlis Alikaj Shoqata Egnatia, Librazhd Njeriu i sotëm e ka humbur rrugen e vet në xhunglën e modernizmit. Sa nuk është vonë, Ai duhet t’i kthehet te thjeshtës, mbase me dhimbje, por me vullnet; të shohe ku ka gabuar dhe të bëjë paqe me “Nënën Natyrë”. Po ta bejë këtë gjë shpejt, mund të rifitojë ritmin e harruar të jetës dhe dashurinë për gjërat e thjeshta, që i behen përsëri bashkëudhetare dhe kënaqesi e madhe, që rilind përsëri. Nëna i fal bijtë e saj. Natyra është Arti i Zotit. Thomas Browne, 1635 “Zhvillimi” është si “virtuti” për Shekspirin, “kur behet me bollëk, vdes nga tepria”. Aldo Leopold, 1925 Kur e pyeti pronari kopshtarin e tij se cila ishte periudha me e mirë për te mbjellë një lis, kopshtari iu përgjegj, “ishte para 100 vjetesh, por periudha më e mirë e dytë është pikërisht sot”. Keshillë e vyer Kineze Ndryshimi i vërtetë vjen vetëm kur njerëzit formojnë një lëvizje aq të madhe, sa qe Uashingtoni (nënkupto: qeveria) s’ka si të mos e dëgjojë....Është mënyra e vetme për të ndryshuar Kombin. John F. Kerry, Sekretar Shteti i ShBA

Fjalë të urta për mjedisin Ne ose do të bëhemi dështakë, ose do të bëhemi heronj, nuk ka rrugë mesi dhe nuk ka mbetur më kohë për hezitim. Zgjedhja dhe zgjidhja jane ne doren Tone. Prof. Dr. Vladimir PEZA Toka është nje ekosistem i rrezikuar, që kërkon te mbijetojë, një oaz i mbyllur në Univers, me burime mjedisore të kufizuara, një pjesë e të cilëve janë të pakthyeshme.

Unë jam vetem një fëmijë dhe nuk i kam të gjitha zgjidhjet për gjëndjen e mjedisit, por duhet ta dini qe nuk i keni dhe Ju. Ju nuk dini si ta ktheni përsëri peshkun në një përrua ose lumë të ndotur, ju nuk dini ta ktheni përsëri një kafshë që tashmë është zhdukur. Dhe nuk dini si kthehen pyjet, që një kohë bleronin në një shkretëtirë. Në se nuk dini ti rregulloni, ju lutem mos i shkaterroni më! Severn Suzuki, 11 vjeçe, ne Samitin e Tokes, Rio, 1992

A mund ti drejtojmë njerëzit dhe kombet në drejtimin e duhur ekologjik të Zhvillimit të Qendrueshëm? Ndoshta, por duhet modifikim i kesaj shoqërie që rend pas fitimit dhe të keqes. Revolucionet e mëdha kanë ndodhur në mënyre graduale, spontane dhe krejt të pavetëdijëshme. Bujqësia, për shembull, mori zhvillim në kohën e neolitit, periudha e hekurit ende vazhdon, industria filloi dy shekuj më parë. Por Revolucioni Ekologjik patjetër duhet te jetë një proçes i vetedijshëm, i udhëhequr me kujdes nga njerëzit dhe parimet e Shkencës së Ekolgjisë. Ështe ne grahmat e fundit Periudha e Hekurit. Jetojmë në Epokën e Klimë – Energjisë! Ne se e bëjmë këtë sa më parë, atëhere përfundimi do të jetë absolutisht i thjeshtë; njeriu do të ekzistojë në planetin e vetëm ku ka jetë. Po e lamë për me vonë, do të jetë tepër vonë!

E ardhmja është zgjedhja dhe zgjidhja Jonë që do ta bëjmë sot për mjedisin dhe nuk është nje fatalitet. Mirpo po t’i iniorojmë problemet që kemi sot, don te thotë që të humbasim shansin për t’i ndryshuar ata dhe ky do të jetë fatalitet.

Bota jone eshte e brishte, pafundesisht e rinovueshme nese zgjedhim Qendrueshmerine dhe reflektojme per kufijte e saj natyrore. Perndryshe do te vuajme se bashku nese kapercejme kapacitetet mbeshtetese te natyres. Fati yne eshte i perbashket.


Page

Energjia e gurëve DORINA TOPOVITI / Shoqata “Bija e Vjosës” Përmet

Ne shohim rreth e rrotull nesh masive gurësh, apo gurë të vegjël, me përmasa, forma e ngjyra nga më të larmishmet. A e kemi pyetur veten ndonjëherë, nesë jemi të ndikuar nga ata? Ndoshta asnjëherë, sepse nuk dimë ti vendosim emrin e duhur asaj që ne perceptojmë.

dhe forcon aftësinë tuaj për të kapërxyer pengesat që lidhin emocionet me inteligjencën. Ky mineral ju ndihmon që të kapërceni ndjesinë e dembelizmit, nxit dhe përforcon energjinë tuaj. Është një gur shpirtëror që lidhet me vetëdijen më të lartë dhe ndihmon në zhvillimin shpirtëror.

Po ju bëj një dhurat nga Vjosa, një dhuratë të veçantë dhe shumë të fuqishme. Unë e quaj dhuratë Vjose, por shkenca e njeh si Kuarcin e pastër, nëse nuk ju dukem bindëse, vendosjani ju emrin që dëshironi, pasi të keni lexuar vetitë e tij.

Nëse kjo tingëllon e çuditshme, apo nëse është e vështirë që të perceptohet po ju tregoj edhe diçka tjetër. Ndihmon në mirëqënien e shëndetiti të trupit tuaj. Forcon dhëmbët, kockat dhe nyjet, ndihmon organet për eliminimin e toksinave, ndihmon kushtet e lëkurës, koagulimit të gjakut, shërojnë indet, hap dhe ndihmon në pastrimin e syve, përforcon sistemin imunitar, ekuilibron frikën e shqetësimet dhe zvogëlon stresin.

Kuarci1 është një amplifikues dhe pastrues i energjive tuaj dhe sjell gëzim me sasi më të madhe, se ç’a keni pasur para se të bini në kontakt me të dhe ju forcon që të përballoni më lehtë sfidat që hasni në jetë. Ndihmon për balancimin e emocioneve, forcon memorien, qetëson sistemin nervor, ul stresin, rrit besimin në vete

E për ata që kanë informacion për nivelet energjitike, po ju bëj me dije se është ndër gurët e vetëm që ndikon tek të

Unë e quaj dhuratë Vjose, por shkenca e njeh si Kuarcin e pastër, nëse nuk ju dukem bindëse, vendosjani ju emrin që dëshironi, pasi të keni lexuar vetitë e tij.

gjitha Chakrat, ose nivelet energjitike të trupit të njeriut. Ky është një gur natyral që gjendet rreth brigjeve të lumit Vjosa, e nese ju bëri përshtypje jepni edhe ju ndihmesën tuaj në mbrojtjen e lumit Vjosa.


Page 8

RinREC Durrësi si është dhe çfarë do ndodhë …?? Sagita Guçe , Ing. Agromjedis , “Ekomjedisi Durrës”

Le të shpresojmë që të ndërtojmë një të ardhme të gjelbërt,të shëndetshme e të ndërgjegjësohemi se jemi ne vetë ndryshimi për të përmirësuar cilësinë e jetës tonë.

Durrësi, me një popullsi prej 200 000 banorësh ka potenciale të jashtëzakonshme si në aspektin kulturor dhe atë turistik e detar. Fatkeqesisht ai është i keqmenaxhuar . Nga verifikimet e bëra nga Ministria e Mjedisit si dhe Agjencia Rajonale e Mjedisit ka rezultuar se Durrësi është qytet i ndotur në disa pika kryesore, si PortoRomano, Spitalla, ish-Këneta dhe sistem i kanalizimeve të ujërave të zeza. Ujrat e bregdetit mbeten një ndër plazhet më të ndotura në vendin tonë. Pjesa më e madhe e hoteleve dhe pallateve në zonën bregdetare funksionojnë me gropa septike,të cilat janë burim ndotje e detit, rërës dhe ajrit. Edhe pse për momentin nuk ka nje studim nga ekspertet e Shëndetit Publik,sipas raportit të vitit të shkuar ndotja me e madhe sipas ngarkesës biologjike të lartë mikobiologjike në ujë rezulton në Zhiron të Berryli, në zonën e Shkëmbit të Kavajës dhe Plepa. Sipas një studimi të kryer para tre vitesh nga të gjitha plazhet e monitoruara nga ISHP kanë rezultuar me prani të FC-50 mbi normën e lejuar nga 100.

Plepat,plazhet afër Torrës dhe ish kampi i pionereve llogaritet të jetë i ndotur 10 herë mbi normen e lejuar. Sipas MMPAU ,theksohet se Durrësi klasifikohet tek plazhet e kategorisë së cilësisë së dobët, ndaj duhet duhet një ndërhyrje e menjëhershme. Le të shpresojmë që të ndërtojmë një të ardhme të gjelbërt,të shëndetshme e të ndërgjegjësohemi se jemi ne vetë ndryshimi për të përmirësuar cilësinë e jetës tonë.

Sequi per mjedisin ne Shqiperi Nga Enkelejd Avdyli Shoqata “Instituti per Migracion, Zhvillim dhe Integrim”

Ne duam që Shqipëria të jetë një vend më i mirë dhe BE do që Shqipëria të jetë një vend më i mirë për shqiptarët tha Sequi.

Në fjalën e tij, ambasadori i BE-se në Tiranë, Etore Sequi u shpreh se institucioni që përfaqëson ka dhënë për çështjet e mjedisit për Shqipërinë 140 milionë euro donacione këto të shtrira në 7 vjet kohë.

Në Shqipëri ju keni një shprehje shumë të bukur: “Punën e sotme mos e lë për nesër”. Dua vetëm të theksoj se më shumë se 2 milionë euro janë dhënë nga taksa-paguesit europian dhe përmirësimi i situatës në Shqipëri është i rëndësishëm. Shtete

anëtare duhet të kujdesen për mjedisin dhe si kandidate potenciale edhe Shqipëria duhet të marrë përgjegjësinë”, tha Sequi


Regional Environmental Center - Albania St. Ismail Qemali, No.27 • Tirana • Albania P. O. Box 127 t/f +355 4 223 29 28


“Programi i të rinjve” Kurs trajnimi në kuadër të programit "Mbështetje për Organizatat e Shoqërisë Civile në fushën e Mjedisit në Shqipëri (SENiOR-A)", mbështetur nga Qeveria Suedeze (SWEDEN), Paketa e Punës Nr. 2: “Forcimin Institucional të OSHC-ve”

Objektivat

Programi i kursit është organizuar në disa module leksionesh si organizimi, menaxhimi dhe administrimi i OJFve, motivimi i antarëve, vullnetarizmi, si të shkruajmë një projekt-propozim dhe gjetja e fondeve, e drejta për tu informuar etj.

të ngrejë kapacitetet e anëtarëve të rinj të OJF-ve Mjedisore; të përfshijë më shumë të rinjtë në rradhët e shoqërisë civile në Shqipëri; të forcojë bashkëpunimin ndërmjet OJF-ve të ndryshme që punojnë në fushën e mjedisit;


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.