#TakohemiPërNjëLibërLibrazhd Kalendari Aktiviteteve.

Page 1

#TakohemiPërNjëLibër , kalendari aktiviteteve për qytetin e Librazhdit!

Nisma më e re e Ministrisë së Kulturës në kuadër të muajit të leximit të librit është ajo e Takimit Për Një Libër. Libri ky mik i çmuar në çdo kohë. Nisma synon të promovojë kulturën e leximit dhe nxitjen e saj tek të rinjtë por jo vetëm. Një qytet i përzgjedhur ku do të zhvillohet fushata #TakohemiPërNjëLibër është dhe qyteti Librazhdit ku përfshirë dhe fshatrat do të zhivllohen lexime në grupe, krijimtari artistike, takime me poetë vendas si dhe të tjera supriza në një axhendë të pasurar e dedikuar librit, thesarit më të madh që mund të kemi. Në bashkëpunim me Bibliotekën e Rrethit Librazhd, disa shkolla, Pallatin e Kulturës, ne ju ftojmë të ndiqni e të bëhëni pjesë active e aktiviteteve tona. Ejani në pikën më të afërt. Kordinatori i nismës për Librazhdin është z. Arlis ALIKAJ (arlisalikaj1@gmail.com) për çdo pyetje. Mos ngurroni të merrni pjesë. Të gjithë po flasin për #TakohemiPërNjëLibër madje dhe vetë kryeministri nëpërmjet një video tutoriale: https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155280394576523/?hc_ref=ARTakOvvqzn9GgWvhYjWhkd7UHR2jAgat-0pGTVYmrff9JqDFzASrwCW4XUHOPlC3w&pnref=story

Kalendari Aktiviteteve për Librazhdin. 1) E hënë dt. 6 Nëntor ora 13.00 – ‘’Takimi ‘Të lexojmë së bashku…’’ Lexime dhe pjesë artistike nga nxënës dhe mësues letërsie si dhe pak histori nga historianë të zonës në shkollën 9 vjeçare Togëz, Librazhd. 2) E mërkurë dt.8 ora 13.00 - Aktivitet në bashkëpunim me bibliotekën e Librazhdit , takim me te rinjtë për promovimin dhe nxitjen e leximit. Recitime të disa autorëve vendas . E ftuar speciale: poetja nga Librazhdi Fatbardha Alimeta ku do të flas për letersinë si ushqim shpirtëror dhe pse të rinjte duhen te afrohen me të. Recitime nga Qeveria e Nxënësve gjimnazi ‘Ibrahim Muça’ Ndër të tjera video ndërgjegjësuese dhe ndarje eksperiencash nga vullnetarë nga organizata të huaja. Vendodhja: Holli leximit pranë bibliotekës Librazhd. 3) E shtunë dt.18 ora 17.00 Aktivitet me shkrimtarë, poetë vendas për promovimin e vepra e librave të tyre ne publiku librazhdas. E ftuar speciale shkrimtarja Fiqirete Kukli ku do të promovojë librin e saj më të ri. Ndër të tjera diskutime nga forume komuniteti dhe poetëve. Vendodhja: Pallati Kulturës ‘Sadi HALILI’ - Librazhd


4) Aktivitet ndergjëgjesues dhe sensibilizues në Qukës, Librazhd dt.16 orët e hapura edukative 14.00 ‘Takohemi për një libër’ për të perfshirë dhe të rinjtë e zonave rurale në nisëm. Librat e poetit të mirënjohur zotin Sokol ZHARRI, bashkëbisedim rreth krijimtarisë artistike në zonën e Librazhdit si dhe panele diskutimi rreth inovacionit në fushën e leximit dhe përshtatja në kohën moderne – moderator Arlis ALIKAJ. Vendodhja: Shkolla e Mesme e Bashkuar Qukës.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.