Laboratory Diagnosis of Mycobacterium Tuberculosis

Page 1

TEMA: TESTET E DIAGNOSTIKIMIT TE PATOLOGJIVE TUBERKULARE. ROLI ORIENTUES-DIAGNOSTIK I ENZIMAVE.


Permbajtja: -Karakteristikat e përgjithshme të Mycobacterium tuberculosis. -Infeksioni/sëmundja tuberkulozit dhe gjërësia përhapjes në vendin tonë. -Parandalimi dhe diagnostikimi i hershëm i infeksionit tuberkular. -Orientimi pacientit drejt testeve të duhura diagnostike mbi bazën e stadit te infeksionit (TB latent) apo sëmundjes (TB aktiv). -Krahasimi i metodave diagnostike ,në kërkim të metodës ideale për kapjen e TB. -Qasja ndaj patologjive tuberkulare me hulumtim enzimatik si ekzaminim rutinë, me synim orientues-diagnostik.


Hyrje • Mycobacterium tuberculosis është një bakter i detyruar aerob, që rritet në inde me nivele të larta të oksigjenit. • Muri i tij qelizor ndërtohet nga lipide komplekse (acidi mikolik). • Janë patogjenë intraqelizore fakultative, që zakonisht infektojnë qelizat e sistemit monocito-fagocitar.


Morfologjia • Forma:Bacile • Madhësia: 0.5 x 3 um • Acido-rezistent dhe hidrofob. • As Gram-pozitiv as Gramnegativ. • Aerob, i palëvizshem, I pakapsuluar, nuk formon spore.


Histori • 1865- Jean Antoine Villemin konfirmoi se tuberkulozi është kontagioz. • 1882-Robert Koch izoloi dhe kultivoi M.tuberculosis. • 1890-R.Koch zbuloi tuberkulinën. • 1921-Përdorimi i parë i vaksinës BCG • 1943-1952-zbulohen barnat për trajtimin e tuberkulozit. • 1990-OBSH shpall Emergjencë Botërore nga TB.


M.Tuberculosis përhapet nëpërmjet rrugës aerogjene nga një person te tjetri.


Pse jemi të riskuar? • Përhapet lehtësisht . • Jep nje infeksion të gjeneralizuar (pulmonar dhe extrapulmonar). • Veshtirësi në diagnozen diferenciale të TB latent dhe atij aktiv. • Rritja e shtameve Multi Drug Resistant (MDRtuberculosis) • Risk i larte te personat e imunosupresuar dhe ato me komorbiditet (HIV,diabet,kequshqyerje).


Diagnostikimi i tuberkulozit Do të ndjekim dhe diagnostikojmë për prani infeksioni nga TB këto grupe pacientësh:

1-Pacientët me TB latent 2-Pacientët me TB aktiv 3-Grupe të vecanta pacientësh: • Me HIV/AIDS, • Fëmijët, • Diabetikë (SI i dobësuar) • TB extrapulmoar


Një vlerësim i përgjithshëm i sëmundjes së TB përfshin këto pesë komponentë: 1.Historia mjekësore 2.Ekzaminimi fizik (shenjat klinike) 3.Radiografia e kraharorit 4.Testet për infeksionin e M.tuberculosis 5.Ekzaminimi bakterologjik i mostrave klinike.


Screening test për pacientët e dyshuar për TB 1.Anamneza 2.Ekzaminimet imazherike

➢ Anamneza • Shenjat klinike -Djersitje natën. -Rënie peshë. -Kollitje që zgjat më shumë se 3 javë dhe nuk i pergjigjet mjekimit. -Hemoptizi gjatë kollitjes . -Dhimbja ne gjoks gjatë frymëmarrjes . -Ethe,lodhje.


Radioskopia kraharorit (Chest X-ray) konvencionale dhe digitale CHEST X-RAY | MJET SCREENING | NUK MUND TE DETEKTOJE SHTAMET AB-REZISTENT

PERPARESITE

•„Kosto e ulët • „Gjërësisht I gatshëm në zonat urbane„ •Sensitivitet I lartë

PERPARESI SHTESE TE DIGITAL XRAY •„Kosto e ulët„ • Rezultatet dalin në një kohë të shkurtër • „Dozë e ulët radiacioni „ •Sistem portativ i lehtë per t’u përdorur edhe në mjedise jashtëspitalore •„Ofron rezultate gjërësisht të disponueshme„ •I lehtë për të ruajtur dhe gjetur imazhe„ •Imazhe me kualitet të mirë

MANGESITE •„Duhet te ndiqet nga teste të tjera për të konfirmuar praninë e TB (specifitet I ulet) •„Mund të detektojë TB vec në pulmone „ •Chest X-ray është një screening test dhe jo një test diagnostik„.10%–15% të TB kulturëpozitive nuk detektohen nga chest X-ray ; në njerezit me HIV, rreth 30% e pacientëve me TB nuk detektohen nga chest X-ray •„Nuk mund të tregojë rezistencë ndaj antibiotikëve • Kërkon paisje të vecanta„ •„Kërkon personel të trajnuar •Gjendet i limituar në vendet me të ardhura të ulta • Ekspozon individin në doza të ulta radiacioni, duke kërkuar paisje dhe procedura te vecanta ( të pajisesh me veshje mbrojtëse ndaj radiacionit për personin që kryen testin dhe për punonjësin e shëndetësise)


Imazheria pulmonit te nje grua 48 vjecare me TB pulmonar. (a) Radiografia posteroanterior tregon nje lezion kavitar të dyshimtë në anën e djathte të zonës së siperme të pulmonit. (b) Imazhi DTS tregon një kavitet në anën e djathtë të zonës së sipërme të pulmonit dhe tregon një tjetër kavitet në anën e djathtë të zonës së poshtme të pulmonit. (c, d) Imazhet CT konfirmojnë praninë e dy kaviteteve —një në segmentin posterior të anës së djathtë të lobit te sipërm (c) dhe një në segmentin superior të anës së djathë të lobit të poshtëm (d)->STANDART.

-Digital chest X-ray është një formë moderne e Rrezeve-X, ku në vend të përdorimit te filmave dhe slide-ve, prodhon imazhe dixhitale që mund të lexohen në kompjuter.

- Anormalitetet që shihen në radiografitë e kraharorit mund te jene sugjestive por asnjehëre diagnostike në sëmundjen e tuberkulozit.


Pneumonia/Tb (imazheri)

A

(A) Ekz.imazherik i pacientit me TB pulmonar. (B) Ekz.imazherik i pacientit me pneumoni.

B


➢ Testet mikrobiologjike dhe CT imazheri vazhdojnë të konsiderohen GOLD STANDART në vendosjen e diagnozës së TB. • Mostrat në TB pulmonar. 1. Sputum (ekspektorat) 2. Sputum (i provokuar) 3. Lavazha gastrike

4.

Teknika invazive (aspirim transtrakeal,biopsia mushkërisë)

• Mostrat në TB extrapulmonar. 1. 2. 3. 4.

Gjaku Urina Fluide Inde


Siguria në laboratore gjatë manipulimit me mostrat patologjike Mikroorganizmat klasifikohen në 4 Grupe Risku, gjithashtu dhe laboratoret klasifikohen në 4 Nivele Sigurie korresponduese. Grupi 1 i Riskut

Grupi 2 i Riskut

Grupi 3 i Riskut

Grupi 4 i Riskut

Përshkrimi

Organizmat nuk shkaktojnë sëmundje në njerëz të shëndetshëm(E.Coli,L actobacillus)

Organizmat shkaktojnë sëmundje në njërëz por sëmundja është e trajtueshme dhe e parandalueshme(Str eptococc,Herspes v.)

Organizmat shkaktojnë sëmundje serioze dhe vdekjeprurëse në njerëz.Ekzistojnë trajtimi dhe vaksinat për këto patogjene (HIV,Yersinia pestis,TB)

Organizmat shkaktojnë sëmundje vdekjeprurëse në njerëz dhe mund të transmetohen lehtësisht nga një person te tjetri.Nuk ekzistojnë medikamente apo vaksina per këto patogjenë (Ebola,Lassa virus)

Niveli i Sigurisë në laboratore

Niveli 1 i Sigurisë

Niveli 2 i Sigurisë

Niveli 3 i Sigurisë

Niveli 2 i Sigurisë


Tuberkulozi bën pjesë në patogjenët e Grupit të 3 të Riskut. -Kontaminim i larte -Transmetim me aerozole -Sëmundje serioze me risk vdekje. -Shkaktojëe sëmundje të parandalueshme dhe të trajtueshme.


Mikroskopi

1. Ziehl Neelsen 2.Kinyoun 3.Auraminë-rodaminë me fluoreshencë.

(A) Sputumi i ngjyrosur me ZN tregon bacile te kuqe TB ne nje sfond blu i zmadhuar 1000x. (B) Sputumi me AO fluoreshence tregon bacile TB te verdha te shkelqyeshme ne nje sfond jeshil i zmadhuar 400x.


MIKROSKOPIA E SPUTUMIT| DIAGNOZA TB AKTIV|NUK DETEKTON SHTAME ABREZISTENT PERPARESITE

MANGESITE

•„I thjeshtë, jo i kushtueshëm dhe i shpejtë • „I pershtatshëm për laboratore të nivelit të ulët dhe të lartë, duke përfshirë laboratore me nivel të ulët të mbrojtjes nga mikroorganizmat „ •Mund të përdoret për trajtim dhe monitorim

•„Kërkon sputum • „Mund të përdoret vetëm për TB pulmonar „ • Sensitivitet i ulët, sidomos për TB ekstrapulmonar, te femijët dhe pacientët me HIV •„Nuk mund të diferencojë MTB nga bakteret e tjera që ndodhen në të njejtin grup „ •Nuk mund të diferencojë TB e ndjeshëm ndaj antibiotikëve nga ai antibiotiko-rezistent

PERPARESI SHTESE TE MIKROSKOPISE LED(fluoreshencë) •„Sensitivitet i lartë (prej 10%) me

shumë se sa mikroskopi normal me dritë • „Burim jo i kushtueshëm dritë me bateri që zgjat shumë „ •Kërkon me pak energji elektrike se sa mikroskopi normal me fluoreshencë „ • Redukton kohën e zbulimit të MTB


Kultivimi -Terrenet e kultivimit: a)të ngurta: Loëenstain Jensen,Middlebrook, Cohen. b)të lëngëta: Sauton,Dubos,GeneXpert

Rritja e bacileve acido-rezistente në terrenin e LJ me rezultate 3+,2+,1+ dhe pa rritje. LEXIMI KULTURES

REZULTATI

Nuk ka rritje

Negative

1-19 koloni

E pakët (nr.i përcaktuar)

20-100 koloni

1+

Koloni të panumërta diskrete

2+

Koloni sh. e dendur

3+

PROCEDURA -Marrja e sputumit apo e materialeve të tjera të trupit që permbajnë bakterin TB. -Dekontaminimi (frenon rritjen e organizmave jo-TB). -Mbillen në terrene të posacme,inkubohen dhe i jepet koha e caktuar për rritje (M.TB: 6-8 javë).


KULTURA | DIAGNOZA E TB AKTIV | MUND TE DETEKTOJE SHTAMET AB-REZISTENT TERRENE TE NGURTA

PERPARESITE •„Jep diagnozë definitare të TB „ • Mund të detektojë 30%–50% me shumë raste se sa mikroskopia (sensitivitet I larte) „ • Mundëson izolimin e nevojshëm per testin e ndjeshmërisë ndaj antibiotikëve(DST) „ •E nevojshme për monitorimin gjatë trajtimit

MANGESITE •„Rezultatet kerkojne një kohë të gjatë (rreth dy muaj) për shkak të rritjes së ngadaltë • „Kërkon nivele të larta të biosigurisë •Kërkon staf të trajnuar mirë

TERRENE TE LENGETA(BACTEC MGIT) PERPARESI SHTESE •„Mund te procesojë numër më te madh mostrash se sa kultura e ngurtë (10% më shumë • „është më e shpejtë se sa kultura e ngurtë (rreth dy javë)

MANGESITE •„Ka rrezik kontaminimi; kërkohet transport i shpejtë i mostrës„ • është më e kushtueshme se kultura e ngurtë kur përdor MGIT; • Kanë kosto relativisht të lartë • Kërkojnë reagentë për kryerjen e testeve •Kërkon nivele të larta të biosigurisë

-Kultura mund të detektojë TB Antibiorezistent (DR-TB).

-Kultura duhet të përdoret për të monitoruar trajtimin të subjektet TB multiDRrezistente (MDR-TB). OBSH rekomandon bërjen e kulturës cdo muaj te këto subjekte.


Bactec MGIT

BACTEC MGIT -Vecoritë •Përdoret për kultivimin e mostrave të ndryshme te marra nga pacienti

•Metodë e shpejtë e kultivimit në terrene të lëngëta (10-12 ditë kultura pozitive)

•Lexim automatik i rezultatit •Ka kapacitet të mbajë dhe analizojë deri në 960 mostra


Provat biokimike për MTB Testet biokimike

Rezultati reaksionit

Testi niacinës

pozitiv

Testi aril sulfatazës

negativ

Testi neutral red

pozitiv

Testi i reduktimit të nitrateve

pozitiv

Testi i katalazës 68 ̊C/pH 6.8

negativ

Testi i peroksidazës

pozitiv

*Shtamet e M.tuberculosis rezistente ndaj isozianid-it japin rezultate negative në testin e katalazës dhe peroksidazës.


Teste për depistimin e infeksionit latent nga M.tuberkulozi Në ditët e sotme dy teste perdoren për depistimin e personave të infektuar me M.tuberkulozi dhe këto janë:

1. Mantoux tuberculin skin test (TST) 2. Interferon-gamma release assays (IGRAs) ku përfshihet: a)QuantiFERON-TB-Gold In-Tube test b) T spot TB assay


Mantoux tuberculine skin test

QuantiFERON-TB- Gold


Mauntox TST vs QuantiFeron-TB-Gold Mantoux TST

QuantiFERON-TB-Gold

Specifiteti

91%

98%

Sensitiviteti

66.7%

70-89%

Përparësitë

• Kosto e ulët •I lehtë per t’u performuar

•Kerkohet vetëm një vizitë •Rezultatet janë objektive (nuk varen nga operatori) •Nuk zhvillon reaksione të kryqëzuara me BCG • Rezultatet janë gati brenda 24 orëve •Nuk nxit një përgjigje imune •Testi realizohet in vitro

Mangësitë

• Kërkon staf të trajnuar për

• Gjaku duhet të mbërrijë në laborator brenda 12 orëve • Ka përdorim të limituar në grupmoshat e popullsisë

leximin e rezultateve •Rezultatet janë subjektive (varen nga operatori) •Zhvillon reaksione te kryqëzuara me BCG •Kërkohen dy vizita •Testi realizohet in vivo •Nxit përgjigje imune

(QuantiFERONI nuk duhet të përdoret në individë nën 17 vjec) •QuantiFERONI nuk mund të përdoret në persona me imunitet të kompromentuar dhe as në persona me leukemi dhe limfoma •Nuk diferencon TB aktiv nga ai latent


Teste që kanë në bazë amplifikimin e acidit nukleik (NAAT) 1.Testi Xpert MTB/RIF 2.LAMP test

Testi Xpert MTB/RIF • Testi detekton Mykobakterin e tuberkulozit dhe rezistencën ndaj rimfapinës RIF në më pak se dy orë. • Xpert MTB/RIF është një test që mundeson amplifikimin e acidit nukleik. • Një mostër sputum e marrë nga pacienti i dyshuar me TB përzihet me reagentin e testit, hidhet në një epruvetë dhe vendoset në GeneXpert machine. I gjithë procesi nga kjo në vazhdim është plotësisht automatik.


Interpretimi I rezultatit 1. RIF Resistance Detected Rezultatet janë pozitiv për MTBC dhe për rezistencën ndaj RIF 2. RIF Resistance Not Detected Rezultatet janë pozitive për MTBC por negative për rezistencën ndaj RIF 3. RIF Resistance Indeterminate Rezultatet janë pozitive për MTBC por të papërcaktuara per rezistencën ndaj RIF. Kjo do të thotë se testi nuk mund ta vendosë saktësisht nëse shtami ka krijuar rezistencë ndaj RIF.


GENEXPERT MTB/RIF | DIAGNOSTIKON TB AKTIV | MUND TE DETEKTOJE REZISTENCEN NDAJ RIFAMPINES

PëRPARëSITë

MANGëSITë • Kërkon energji elektrike të qëndrueshme dhe të

•„Mund të detektojë TB dhe rezistencën ndaj rifampinës në të njëjtën kohë „ pandërprerë (jo i përshtatshëm në rajone me •I shpejtë (rezultatet kërkojnë më pak se dy orë) „ probleme të energjisë elektrike) „ • Sensitivitet I lartë (88%) dhe specifitet i lartë •Temperatura e operimit nuk duhet t’i kalojë 30 (99%) krahasuar me kulturat e lëngshme në mostrat e sputumit „ Kërkohen nivele të ulëta të biosigurisë krahasuar me kulturën „ Personel me trajnim minimal„ Mund t’i detektojë të dy: TB pulmonar dhe TB ekstrapulmonar „

• • •

gradë Celsius dhe cartridge duhet të ruhen në temperaturë më të ulët se 28 gradë Celsius „ •Jetëgjatësia e catridgeve duhet të monitorohet vazhdimisht(jetëgjatësia e MTB/RIF është 22 muaj; Ultra, ka një jetëgjatësi më të shkurtër) „ • Nuk mund të përdoret për monitorim gjatë trajtimit „ •Paisja duhet të kalibrohet cdo vit


LAMP(loop-mediated isothermal amplification)

Rezultati lexohet vizualisht :1)FluoreshencĂŤ

2)TurbullirĂŤ


Loop-mediated isothermal amplification (LAMP) TB LAMP | DIAGNOSTIKON TB AKTIV | NUK DETEKTON SHTAMET AB-REZISTENT

PëRPARëSITE • I shpejtë-kerkon më pak se nje ore për të dhënë rezultatet„ • Kërkon nivele të ulëta të biosiguriseë •Sensitivitet më të lartë se sa mikroskopia me ngjyrosje (prej15% më shumë pacientë) • „Paisjet janë më pak të kushtueshme se sa GeneXpert

MANGëSITë • Nuk diferencon DR-TB nga DS-TB „ •Specifitet më të ulët se sa mikroskopia me ngjyrosje—më shumë rezultate falco pozitive „ •Sensitivitet më të ulët se sa GeneXpert • I ngjashëm me GeneXpert, nuk mund të përdoret për monitorimin e trajtimit sepse nuk dallon bakteret e gjalla nga ato të vdekura. Kjo tregon nevojshmerinë e mikroskopisë me ngjyrosje të sputumit për monitorimin e trajtimit„ • TB-LAMP kërkon shumë hapa manual (rreth 10 hapa) për të performuar një test dhe disa prej hapave janë të ndjeshme ndaj kohës dhe volumit. Kjo është arsyeja pse kërkohet një investim me i madh në trajnim.


Testi i Adenozin deaminazës • • •

ADA është një enzimë që katalizon shëndrrimin adenozinës në inozinë dhe të deoksiadenozinës në deoksiinozinë) Niveli i saj në organizëm është i lidhur me aktivizimin e limfociteve. Niveli i saj rritet në infeksionin TB,por dhe në patologji të tjera të shoqëruara me inflamacion. Diazyme's ADA është test që ka në bazë metodën enzimatike kolorimetrike për matjen e nivelit të enzimës.


Testi i Adenozin deaminazës PëRPARëSITë

MANGëSITë

• Marker sensitiv për pleuritin tuberkular edhe në pacientët HIV pozitiv • Ka sensitvitet 94% dhe specifitet 95% në këto pacient. • Ka kosto të ulët • është i shpejtë • është i thjeshtë për t’u performuar

• Ka sensitiviteti të ulët (35%) në lëngun peritoneal dhe cerebrospinal •Nuk shërben si test diagnostikues


Enzimat lipolitike si shënjues të rinj biokimik në diagnostikimin e TB

• • •

Enzimat lipolitike prodhohen nga M.TB dhe kanë veprim intraqelizor ose jashtëqelizor. Shfrytëzojnë dhe ndërhyjnë në metabolizmin e lipideve të qelizave bujtëse të njeriut. Lipidet i akumulojnë në citosolin e tyre (trupëzat inkluzive). Këto lipide janë burim karboni dhe energjie për M.TB,që ndihmojnë në mbijetesën e tij gjatë fazës latente dhe aktive. Jane faktorë virulence dhe patogjeniciteti.


ENZIMA

FUNKSIONI

Lipaza (lipaza brendaqelizore)

Hidroliza e triglicerideve (TAG) me zinxhir të gjatë.

Fosfolipaza A,C,D

-Hidroliza fosfolipideve të membranës së qelizës bujtëse -Rrisin inflamacionin.

MAG hidrolaza (lipaza brenda dhe jashtëqelizore)

Hidroliza monoacilgliceroleve (MAG)

Fosfolipaza Fosfolipide

Trigliceride

MAG hidrolaza DAG/MAG

Lipaza

Ac.te lira yndyrore

*Ac. e lira yndyrore janë burim karboni dhe burim energjie për bakterin. *Studimi i enzimave lipolitike shihet si një drejtim i ri terapeutik i infeksionit TB.


DIAGNOSTIKIMII I TB NE GRUPE TE VECANTA Të POPULLATES TB EXTRAPULMONAR (EPTB)

FëMIJëT

• 17%–52% e njerëzve kanë EPTB. •Mostra duhet të merret në site ku ndodhet i lokalizuar infeksioni TB (limfonoduj,LCR,inde). •Përdoret kombinim i metodave për konfirmim diagn. EPTB si: NAAT dhe kultura. •GeneXpert është testi më i përshtatshëm për t’u përdorur sepse është më i shpejtë se kultura. • Gjaku nuk merret si mostër për diagnozën e EPTB.

•Risk më i lartë se të rriturit për të zhvilluar TB aktiv. •Diagn.TB më i vështirë sepse: 1)është e veshtirë të marrësh sputum të fëmijet. 2)Zakonisht kanë infeksion TB me pakicë bacilesh. • GeneXpert është më sensitiv sesa mikroskopia e sputumit në diagn. e TB të femijët. •Mjeku klinicist shpesh e trajton TB të fëmijët pa konfirmim diagn.mikrobiologjik (trajtimi empirik).Trajtimi empirik vendoset duke ndjekur :„ 1)Shenjat dhe simptomat e TB aktiv (screening); „ 2)Ekz.imazherike me dyshime për TB; 3)Ndjek kontaktet me persona me TB; 4)Anamneza (ka shfaqur më parë infeksion nga TB).


PERSONAT ME HIV/AIDS •Kanë një risk të lartë për të zhvilluar TB (12x-20x)se personat pa HIV. •Kanë një risk të lartë për të zhvilluar EPTB (40%-80% me shumë),krahasuar me personat me TB,por pa HIV (10%-20%). •Kanë më pak ngarkesë bakteriale në organizëm. •Ekz.imazherik nuk është një screening test që duhet perdorur për kapjen e TB në personat me HIV GeneXpert është testi i parë i rekomanduar për diagn. e TB te personat me HIV. •Një tjetër test i rëndësishëm për diagn. e TB në pacientët me HIV është TESTI LAM.


LAM: për njerëzit që jetojnë me HIV

• •

Lipoarabinomannan (LAM)-antigjen i murit qelizor të MTB,i pranishëm vetëm te pacientët me TB aktiv dhe ata me imunosupresion. Ag zbulohet nga marrja e mostrës së urinës. LAM test ka filluar që përdoret në 2015, dhe rekomandohet vetëm te personat me HIV (CD4<100/ml3). Një test negativ nuk e përjashton TB, por pacienti duhet të ndiqet me teste të tjera.


LAM | DIAGNOSTIKON TB NE PACIENTE ME HIV DHE QELIZA CD4 TE ULETA | NUK DETEKTON SHTAMET AB-REZISTENT

PERPARESITE •„Mostra e lehtë për t’u marrë: urina eshte më e lehtë për t’u mbledhur se sa sputumi (sidomos në pacientë shumë të sëmurë) •„I shpejtë—kërkon 25 minuta për të dhënë rezultat • „I thjeshtë „ • Jo i kushtueshëm „ • Asiston në detektimin e TB në pacientë me HIV, me qeliza CD4 të ulëta dhe që janë shumë të sëmurë.

MANGESITE •Sensitivitet i ulët (56%) dhe specifitet suboptimal. •Të dyja rezultatet, pozitive dhe negative, duhet të ndiqen nga GeneXpert ose teste të tjera laboratorike. •„Nuk detekton shtamet AB-rezistente „ •Mund të përdoret vec në popullata specifike me qeliza CD4 të ulëta (ka specifitet të ulët në popullata HIVnegativ) •„Nuk diferencon MTB nga bakteret e tjera të të njëjtit grup „


TESTET

SPECIFIT.

SENSITIV

DST

KOHA

MOSTRA

TESTET PER SEMUNDJEN E TB (AKTIV) GeneXpert MTB/RIF

LAMP

Terreni ngurte

BAC.MGIT

X-Ray

I ulet

Digital X-Ray

Mesatar

Microskopi

I ulet

LEDfluores.

Mesatar

LAM

I ulet

Perdoret ne keto grupe popullate:

Femije Sputum etj

1 dite

Sputum etj

6-8 jave

Sputum etj

7-14 dt (+) 4-6 jave (-)

Sputum etj

Quantiferon

Mesatar

1 dite

25 min

Urine

TESTE PER TB LATENT Mesatar

EPTB

2 ore

Rif

√(HIV+ & CD4<100)

TST

HIV

I ulet

48-72 ore

Lekure

24-48 ore

Gjak

CD4<100

√(HIV+ & CD4<100)


Përfundime: • Infeksioni i tuberkulozit vazhdon të mbetet i zakonshem në popullatat : -me të ardhura të ulëta; -të stigmatizuarit; -personat me HIV -fëmijët

• • •

Rëndesia e orientimit të duhur të pacientit për kryerjen e ekzaminimeve për kapjen e hershme të TB,me qëllim që t’i kursejmë atij kohë,para dhe të favorizojmë prognozën e sëmundjes. Njohja e karakteristikave,ciklit jetësor dhe patogjenezës së MTB,na con në drejtime të reja të diagnostikimit dhe trajtimit të ineksionit TB.

Nevoja e qasjeve ndaj teknikave të reja diagnostike përpara drejtimit te mjeku specialist dhe testeve të kushtueshme.



Punoi: Artjola Puja Silvja Yzeiraj Era Hada Jorida Asabella

UdheheqĂŤsi Shkencor: Dr.Sh.M. Admir Nake Referoi: Artjola Puja


FALENDEROJMë: Stafin organizator Dr.Sh.M Admir Nake Stafin akademik të Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike Studentet që morën pjesë në realizimin e temës

REFERENCA: Dr.Sh.M Admir Nake, Dr. Lidra Zikaj “Biokimi e aplikuar”,2017

Tuberculosis: Diagnosis and Treatment, edited by Timothy D. McHugh http://www.diazyme.com/adenosine-deaminase-ada

http://www.ifcc.org/media/334114/eJIFCC2015Vol26No4pp295-309.pdf http://impaactnetwork.org/DocFiles/2017AnnualMtg/presentations/MDRTBtraini ng/03A_IMPAACT-TB-microbiology-Demers-final_16.9.pdf http://journals.plos.org/plosone/article?id=10.1371/journal.pone.0025078 https://www.cdc.gov/tb/topic/testing/default.htm

http://www.quantiferon.com/products/quantiferon-tb-gold/ https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pmc/articles/PMC4207672/


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.