LLOJET E GODINAVE leksion 1
shoqeria njerezore, gjate historise se zhvillimit te saj, ka ndertuar nje shumllojshmeri godinash, te cilat jane realizuar me nje qellim te vetem, ate te plotesimit te kerkesave materiale e shpirterore te individeve qe e perbejne ate. tipologjite, materialet ndertimore, permasat e ketyre ndertimeve kane qene vazndimisht rezultat i kushteve shoqerore, materiale, klimes, relievit, etj, si dhe ne varesi te menyres se jeteses, tradites kulturore e estetike te vendeve e popujve te ndryshem. tipologjite e ndryshme ndertimore dallohen nga njera tjetra nga funksioni, permasat, carjet kundrejt hapsires se jashtme, format planimetrike, trajtat volumore, etj.(ne ark moderne mund te kete ngjashmeri formale vizuale midis objekteve me funksione te ndryshme) tipologjite kryesore te godinave jane: godina banimi ( qendrim i perhershem, i perkohshem) godina shoqerore ( qendrim i perkohshem) godina industrialo-bujqesore ( procese prodhimi) tipologjia me e perhapur, dhe pjese e pandashme e jetes se cdo individi, eshte padyshim banesa.
BANESAT tipologja e baneses u formatua dhe mori trajten ne te cilen ne e gjejme sot, ne kohen e zhvillimit te qytetit industrial, kohe ne te cilen u kristalizua ndarja midis jetes se familjes ne banese dhe aktivitetit ekonomik te pjesetareve te kesaj familjeje. ne raport me njeriun, banesa ploteson deshirat e tij : - fiziologjike (ushqimi, fjetja, punet) - psikologjiko - estetike gjate projektimit, duhet patur parasysh se nje godine duhet te permbushe kerkesat : funksionale : (teknologjike, fiziologjike) te jete e pershtatshme per banim, pushim e aktivitetet e tjera qe kryhen ne te. - krijimi i hapesireve te domosdoshme, optimale per levizje e mobilim - krijimi i mikroklimes, ajri, temperatura, lageshtia - krijimi i rregjimit akustik ( marredheniet me jashte dhe ato brenda) - krijimi i rregjimit te ndricimit natyral, artificial (ndikimi i ngjyres ne shikim e sistemin nervor te banoreve) - krijimi i rregjimit te temperatures (masa ndertimore e termike) - orientimi dhe ndikimi i tij si faktor klimaterik (diellezimi) e psikologjik arkitektoniko – estetike : (jashte e brenda), duke ndikuar ne kete menyre ne psikologjine e njeriut si me ashtu dhe pa deshiren e tij tekniko – konstruktive : te mbroje individet nga faktoret e jashtem atmosferike, te jete e qendrueshme nga ngarkesat brenda, te jete rezistente ndaj faktorit sizmik, te jete jetegjate, pra te mos humbase cilesite me kalimin e kohes ekonomike : ndertimi i godines te realizohet me sa me pak shpenzime monetare. Kjo s´ka te beje vetem me koston e ndertimit, por dhe me menyren e perdorimit te vepres ne kohe ( kursimi i energjise termike, etj) Keto kerkesa, ne asnje rast nuk mund te zgjidhen te shkeputura nga njera – tjetra, dhe institucioni qe merr persiper koordinimin e punes se profesionisteve te ndryshem pjesemarres eshte arkitekti, qofte ky individ apo grup projektuesish
Roli i arkitektit si lider ne projektin e baneses - faktoret qe merr parasysh gjate projektimit - hartimi i planeve, pamjeve, formulimi i hapsirave te brendshme (funksioni, estetika etj)
FUNKSIONI DHE KTHINAT E BANESES
leksion 3
ne formulimin e nje banese, ne numrin dhe madhesine e kthinave te saj, ndikojne nje shumllojshmeri faktoresh te lidhur ngushte me njeri – tjetrin. keshtu, menyra e jeteses eshte nje nga faktoret kryesore qe ndikon ne formulimin e baneses, ne llojin, numurin dhe madhesine e ambjenteve ne funksion te qellimit kryesor qe eshte ai i pushimit dhe riperteritjes se energjive. saj faktori ekonomik percakton funksionet qe kryhen ne cdo kthine, pra shkallen e komoditetit jetesa ne qytet me lehtesite e puneve shtepiake, koha e lire banesa si vend i jetes individuale dhe e bashkejeteses me familjaret per te kryer aktivtet normal brenda baneses, ajo ndahet ne dy zona kryesore funksionale - zona e dites - zona e nates me pas, seicila zone ka nendarjet e saj, te ashtuquajturat kthina, ku ne seicilen kthine kryhen nje apo disa funksione ne varesi te kerkesave te porositesit, menyres se tij te jeteses, etj funksionet jetesore te kthinave ndikojne ne organizimin e planit te baneses : kthinat kryesore te nje banese normale jane: - hyrja dhoma e ndejtjes - dhomat e gjumit - dhoma e punes e biblioteka - kuzhina (gatim, ngrenie) - n higjenosanitare ambjente ndihmese - korridore - palester - dhome lojnash - kantine - depo - dhome per punonjes pastrimi - ambjente te depozitave dhe impianteve - llozha - ballkone - tarraca - pishine familjare e mbyllur - parkim i mbyllur organizimi i kthinave realizohet sipas funksionit dhe logjikisht te pozicionuara ne plan dhe ne vertikalitet
shpeshhere, kur siperfaqet jane kufizuara, ka funksione qe mbivendosen ne te njejtin ambjent, duke ulur komoditetin dhe cilesine e jeteses, por dhe ne kete rast eshte mire te realizohet mikrozonim i funksioneve madhesia e siperfaqeve me funksione te ndryshme (vec faktoreve primare), varet nga faktore te ndryshem, p.sh.siperfaqja e nyjes hidrosanitare varet nga nunri i pajisjeve dhe hapsirat e perdorimit te tyre, kurse madhesia e nje dhome gjumi varet, vec te tjerash, nga numri i individeve qe flene ne te, mosha, dhe kerkesat e tyre
HYRJA
leksion 3
elementi i pare i prezantimit te brendesise se baneses funksionet : nyje lidhese dhe izoluese e ambjenteve te baneses me ambjentin e jashtem. Ne vendet e ftohta shpeshhere shoqerohet me tambur per efekt te zbutjes se diferences se temperatures te ambjenteve te baneses me ambjentin e jashtem. nyje lidhese e zonave dhe ambjenteve te baneses, duke iu krijuar atyre njekohesisht pavaresi dhe intimitet. Rendesi te vecante ka lidhja qe i ben zones se dites me ate te nates shpesh ne te vendoset shkalla pra kthehet ne nyje lidhese midis kateve.pozicioni i shkalles varet nga skema funksionale e baneses vendkontakti i pare i vizitoreve me banesen depozitim i perkohshem sipas stines i veshjeve, kepuceve, cadrave koheqendrimi ne te eshte relativisht i shkurter, pra ka kerkesa minimale te rregjimit te temperatures etj madhesia e hyrjes varet nga : skema funksionale e organizimit te baneses skema e shperndarjes dhe numri i ambjenteve qe lidh madhesia e baneses dhe numri i ambjenteve qe lidh menyra e organizimit te kthinave numri i banoreve pozicioni i vendosjes se hyrjes ne banese qendror (merr ndricim e ajrim nga dhoma e ndejtjes dhe lejon zhvillim te sakte planimetrik te baneses) anesor ( me drite e ajrim natyral por zakonisht banesa nuk zhvillohet mire) pajisjet dhe mobiljet ne hyrje : garderobe, kepucembajtese, pasqyre (sherben dhe per rritjen vizuale te madhesise se hyrjes), varesa e teshash, depo (rekomandohen rafte murore) nje hyrje mund te vendoset kend ndejtje sidomos kur para saj ka verande qe lidhet me te me xhameri. numuri relativisht i madh i dyerve ul estetiken dhe veshtireson mobilimin ne hyrje sepse konsumohen hapsirat e mureve ka raste kur hyrja eshte ne zonen e dites e shkrire ne ndejtje. Kjo ndikon ne zbulim vizual te baneses si dhe rendon problemet termike siperfaqe rekomanduese 2 persona - 3,5 m2 3-4 persona - 4,5 m2 5 persona - 5,0 m2 dera e hyrjes ka permasa ne gjeresi me te medha se 90 cm. Kur dera realizohet me dy a me shume kanata, te kihet parasysh qe te pakten njeri kanat te jete me gjeresi me te madhe ose 80 - 90 cm orientimi gjeografik : rekomandohet nga veriu orientimi viziv : te jete ne pjese te dukshme dhe te perceptueshme lehte, sidomos kur ka oborr te perparme dalja nga banesa ne oborrin e mbrapem
NDEJTJA
leksion 4
eshte kthina kryesore e baneses, me siperfaqe te madhe, me vend qendror ne skemen kompozicionale, ne te cilen zhvillohen marredheniet me kolektive, duke e perdorur hapesiren me me shume intensitet dhe duke patur me shume zona brenda saj se ne cdo kthine tjeter skema funksionale e organizimit dhe pozicioni i ndejtjes ne banese percaktohet ne raport me hollin, gatimin, ngrenien, banjen, zonen e nates, etj zonat funksionale ne ndejtje jane te shumta dhe kjo e dallon nga kthinat e tjera : pushim (prane dritares per pamje vizuale) ngrenie + gatim pune mendore konservim sendesh sasia e ketyre zonave varet nga menyra e jeteses, siperfaqja ne dispozicion, komoditeti i kerkuar madhesia e dhomave varet nga sasia e tyre, lloji i mobiljeve, hapesirat e perdorimit te tyre madhesia e zonave varet nga sasia e tyre, lloji i mobiljeve, hapesirat e perdoromit te mobiljeve ndarja e zonave nuk behet me mur, por me mobilje te ulta ose transparente, me elemente interieri etj zonimi funksional varet ne nje shkalle te madhe nga flukset e levizjes, („korridoret“ pa mure ) funksionet qe kryhen ne zonen e ndejtjes jane te tipit : individual kolektiv - pushim (ndejtje,) (mobiljet, dimensionet) - pritje vizitoresh (minibar, karroce sherbimi) - gatim - ngrenie (mobiljet, dimensionet) - pune mendore (studim) - ruajtje sendesh, suveniresh, trashegimish familjare - argetim, tv, biseda, - biblioteke - gjume (ne disa raste) (mund te realizohet ne divane ose kolltuke qe hapen) - oxhak funksional - kalim per ne ambjentet e tjere ( kur eshte dh. kaluese) shpesh here, per aresye te siperfaqeve te vogla ne dispozicion, keta aktivitete mbivendosen, duke krijuar polifunksionalizem mbi te njejten siperfaqe - polifunksionalizmi ka vlera pozitive per nje jetese interaktive, por nga ana tjeter ndikon ne uljen e komoditetit dhe cilesise se banimit siperfaqe orientuese per ndejtjen : 2 persona - 10 – 12 m2 3 persona - 12 – 14 m2 4 persona - 14 – 16 m2 5 persona - 16 – 18 m2 6 persona - 18 – 20 m2 kjo siperfaqe varet nga numri i zonave, i banuesve, skema, madhesia e baneses, numri i kthinave te tjera, komoditeti i kerkuar, luksi, - dhoma e ndejtjes mund projektohet si dhome kaluese ne raste kur ka siperfaqe te vogla ne dispozicion te ndertimit. Ne kete rast, duhen menduar rrugekalimet neper dhome - pozicioni i dhe lloji i dyerve te hyrjes dhe te ambjenteve qe lidh dhoma kaluese, ndikon ne formulimin e zonave brenda saj - ndejtja mund te komunikoje me ambjentin jashte pa holl hyrjeje , por ne kete rast ka probleme vizive te ekspozimit te brendise se baneses, si dhe probleme termike, etj - pozicioni i dyerve e dritareve dhe orientimi i zonave kundrejt tyre - sa me pak dyer te kete ne ndejtje, aq me i lehte eshte organizimi e mobilimi - forma e dhomes ndikon ne menyren e organizimit te saj - problemi termike, te ererave te gatimit, instalimet hidraulike, aspirimi - elementet aristike, trajtimi i dyshemese, tavanit, mureve, ne aspektin dekorativ
pozicionimi i shkalles se ngjitjes per ne katin me siper si pjese e interierit te ndejtjes (duplex ose me dy kate) orientimi gjeografik : lindje, jug, jugperendim ( ne tirane, orientim i padeshirueshem eshte ai nga perendimi) orientimi viziv : varet nga konteksti urban, ambjenti rrethues, pamja panoramike, siperfaqja dhe pozicioni i oborrit, etj pozicioni ne banese (prane hyrjes; ne banesat 2 kateshe, zakonisht ne katin perdhe) ndejtje me dy zona (verore + dimerore me oxhak) nga ndejtja mund te kete dalje te drejtperdrejte ne verande ose llozhe ndricimi natyral 1 / 5 ( ndricimi artificial )
KUZHINA funksionet qe kryhen ne te
leksion 4
: gatim + larje enesh larje teshash ( jo gjithmone ) ngrenie depozitim e ruajtje ushqimesh (mund te jete depo e vecante) te gjithe keto funksione kryhen ne dy zona te vecanta : zona e punes ( pergatitje ushqimesh) zona e ngrenies ( ngrenie + pune te tjera) forma dhe madhesia e kuzhines varen nga : siperfaqja totale e baneses ( ne raport me te percaktohet siperfaqja e kuzhines) funksionet qe kryhen ne kuzhine numuri i pjesetareve te familjes shkalla e komoditetit te kerkuar ( numuri dhe madhesia e pajisjeve) menyra e jeteses (mentaliteti, psikologjia) - gjate punes, duhet te sigurohen kushte komode pune, sepse amvisa qendron ne kuzhine rreth 4 ore ne dite dhe eshte mire qe kjo kohe te tentohet te reduktohet, sepse eshte kohe ne te cilen amvisa pothuajse izolohet nga jeta me familjen - procesi teknologjik i gatimit ka te beje me menyren e organizimit te mobiljeve dhe rendin e vendosjes se pajisjeve sipas domosdoshmerise funksionale, duke ndikuar drejtperdrejt ne komoditetin e individit qe punon ne kuzhine procesi teknologjik : ruajtja e produkteve ushqimore dhe eneve te kuzhines pastrimi e larja e ushqimeve perpunimi e gatimi i ushqimeve pjekja e ushqimeve ngrenia larja dhe tharja e eneve seicili nga proceset e mesiperme ka mobiljet dhe pajisjet perkatese, te cilat, per nje funksionim zinxhir, kane nje rend te caktuar te vendosjes ne kuzhine rendi i vendosjes se pajisjeve dhe permasat e tyre : pajisje per ruajtje ushqimesh (depo, frigo, rafte, etj) pajisje per perpunim e gatim (plan pune, kombinate, ekspres, kosh mbeturinash etj) pajisje per kuzhinen e ngrohte (sobe, aspirator, furre, mikrovale, bombol gazi,etj) pajisje per ngrenie (tavoline buke, karrige, tavoline sherbimi me rrota) pajisje per larjen e pjatave (lavapjate, lavastoviglie, raft per tharjen e pjatave) vendosja e pajisjeve : ne vije te drejte (ne ambjente te gjata e te ngushta).amvisa punon lehte por veshtiresohet vendosja e tavolines ne forme „ L „ ( ndahen zonat dhe vendoset lehte tavolina, por veshtiresohet marredhenia ne dollapin e kendit ne linja paralele (ne kuzhinat me gjeresi >220 cm) pjatalarese, tavoline, sobe – frigo, tavoline, dollap. vendosen shume pajisje, por amvisa rrotullohet shpesh dhe veshtiresohet pozicionimi i tavolines ne forme „ U „ krijon kompaktesi por ka dy pajisje kendore ne forme gadishulli (ne gadishull vendoset soba, lavapjata, plan pune, ngrenie e shpejte) ne forme ishulli (ne ishull vendoset soba, lavapjata, plan pune, ngrenie e shpejte) ne kuzhina shume te medha permasat mobiljes se gatimit : pjesa poshte ka gjeresi 60 cm dhe lartesi 80 -85 cm (gjatesia varet nga sip. qe zene pajisjet + planet e punes) elementet kryesore ne pjesen poshte, pra ne rrafshin e punes : pjatalarese – rrafsh pune - sobe hapesira boshe me lartesi 45–60 cm, vishet me pllaka, (priza, tuba inox per varje enesh, erezash, peshqiri, etj) pjesa lart me gjeresi 30 cm dhe lartesi 70 – 80 cm ( aspiratori me gjeresi 40-50cm), sergjene llojet e kuzhinave :
kuzhine nike – lidhet me zonen e ndejtjes dhe komunikon me ndejtjen si vizualisht, ashtu dhe termikisht, duke ulur komoditetin. rekomandohet dritare me ventilim, por mund te jete dhe ne thellesi te dhomes kuzhine per gatim ( 4-6 m2) – eshte kthine e vecante dhe rekomandohet te jete me ndricim e ajrim. zakonisht ne te ka nje tavoline te vogel ngrenieje. gatimi vendoset ne thellesi, duke ekonomizuar vendin, ne rastet kur siperfaqja eshte e vogel por kerkon aspirim, dhe ul kualitetin e ndejtjes. kuzhine gatim + ngrenie (10 - 12 m2) – siguron kualitet te larte te menyres se jeteses. rekomandime : - kujdes siperfaqet levizese te amvises dhe pozicionet e ndejtjes gjate punes ( furra ne kuoten + 80 cm) - projektimi i dritares perballe lavapjates (me funsion qetesues) - ne vizatim, permasa nga muri vizatohet 5 cm - xokol 12 -15 cm i larte dhe 5 cm i thelle ku futen majat e kembeve ne mobiljen e gatimit - rrafsh pune levizes ne lartesine 65 cm ku punohet ulur (shoqeruar me stol) - tendencat e mobiljeve te kuzhinave sot - problemet tekniko – inxhinierike (shkarkime, aspirime) - orientimi - veri, verilindje ( jo perendim e jugperendim per mesdheun sepse nxehtesia mbivendoset) - ndricimi natyral – raporti 1 / 5 – 1 / 8 ( ndricimi artificial ne gatim e ngrenie) - probleme teknike : ajrimi me aspirator, furnizimi e shkarkimi i lavamanit, furnizimi e shkarkimi i lavastoviglies, bolieri 15-20 litrosh,
DHOMAT E GJUMIT funksionet qe kryhen ne te njerezit
leksion 4 :
funksion biologjik ( gjume) qe eshte i njejte per te gjithe
studim, pritje miqsh ne dhomat e femijeve kujdes estetik per vehten, pushim (bar+frigo), biseda, shikim tv, ruajtje teshash te gjitha keto funksione jane pothuajse individuale, me qellim riperterites dhe kane nevoje per qetesi e menjanim te zhurmave duhet menjanuar kalimi nga dhoma e gjumit nepermjet ndejtjes per ne nyjen higjenosanitare, si dhe lidhja e drejtperdrejte e dhomes se gjumit me hyrjen kryesore te baneses dhomat e gjumit, zakonisht grupohen ne zonen e nates, ku ndodhen gjithashtu dhe korridori, nyje higjenosanitare, dollape murore, studio, etj. ne banesat 1 kateshe, zona e nates si rregull, lidhet me hollin e hyrjes ose me korridor me dhomen e dites ne banesat 2 kateshe zona e nates, si rregull pozicionohet ne katin e dyte, vec dhomes se miqve, e cila mund te jete ne katin poshte numuri i dhomeave te gjumit ne nje banese varet nga : struktura e familjes (prinder, prinder madhore, femije te moshave dhe gjinive te ndryshme) numuri i pjesetareve te familjes siperfaqja totale e baneses menyra e jeteses se familjes (mentaliteti, psikologjia) madhesia e dhomes se gjumit varet nga : numuri i individeve qe flene ne te siperfaqja totale e baneses ( ne raport me te percaktohet siperfaqja e dhomes se gjumit) funksionet qe kryhen ne te (studim) shkalla e komoditetit te kerkuar ( numuri dhe madhesia e mobiljeve e pajisjeve) menyra e jeteses (mentaliteti, psikologjia) funksionet qe kryhen ne nje dhome gjumi, percaktojne mobiljet e pajisjet si dhe menyren e mobilimit te saj ne menyren e mobilimit ndikojne gjithashtu : madhesia, forma e dhomes, pozicioni i dyerve dhe dritareve mobiljet, pajisjet dhe permasat e tyre : krevat bashkeshortor (140 /160 / 180 / 200 x 200 cm) (koka nga veriu, jo ne korrente ajrore, dielli te mos bjere drejtperdrejt ne sy) krevat njevendor (80 / 90 / 100 /120 x 200 cm)(koka nga veriu, jo ne korrente ajrore, dielli te mos bjere drejtperdrejt ne sy) krevat femijesh ( 60 x 120, 70 x 140 cm) komodine (40 x5 0, 45 X 55 cm) dollap teshash (modul 45 x 60 x lartesi, etj) (keshillohet pas dere)(dere rreshkitese) komo (120 x 60 x 80) setimina (45 x 60 x 70) vend per trajtim kozmetik + pasqyre tavoline pune, biblioteke, kolltuk, kolltuk ne fund te krevatit bashkeshortor, tv largesite e mobiljeve : krevat – mur 60 cm krevat – komodine 5 cm mobilje – mur 5 cm (suva + plintus) dere - mobilje 10 cm llojet e dhomave te gjumit dhe zonimet sipas funksioneve brenda tyre : dhome gjumi bashkeshortore (matrimoniale) 12 -14 m2 ( pa ambjente ndihmese) rekomandohet ballkon individual i palidhur me ballkonet e tjere me nyje higjenosanitare (lavaman dush, klozet, bide, vaske, bolier etj) brenda dh. se gjumit me dhome garderobe brenda dh. se gjumit (funksionimi i garderobes, shkallet ne te) mobilimi : krevat, komodine, (dollap), setimina, trajtim kozmetik + pasqyre, tavoline pune, kolltuqe, hekurosje, tv, etj) dhome gjumi dyvendeshe (femije), (prinder madhore), (miq) 10 -12 m2 me nyje higjenosanitare brenda ( lavaman, klozet, bide, pllake dushi, bolier)
me kend lojnash ose kend studimi, (duhet zonim, ndricim natyral, etj), krevate, komodina, tavolina pune, kolltuk, tv, etj pozicioni i vendosjes se dy krevateve : paralel, pingul, pjeserisht mbi njeri-tjetrin, totalisht mbi njeritietrin) dhome gjumi njevendeshe (individ familjar), (mik) 7 - 9 m2 zonimi gjume – funksione te tjera, krevat, komodine, tavoline pune, trajtim kozmetik, kolltuqe, tv, etj dy dhoma teke mund te kene banje te perbashket me dere banje ne seicilen dhome (me brava automatike) rekomandime : - perdorimi i rafteve ne mur per te liruar siprfaqen dhe per te ruajtur formen kuadratike te dhomes - kujdes rrymat e ajrit qe rrahin krevatet (orientimi i krevateve – veri (jo perendim)) - gjeresia e deres hyrese rekomandohet 90 cm - koeficienti i mobilimit = sip e mobiluar / sip e dyshemese = 40 % per dhomat e gjumit - nevojiten 16 m3 ajer / person dhe 8 m3 ajer / femije - orientimi - lindje - ndricimi natyral – raporti 1 / 5 – 1 / 8 ( ndricimi artificial + bracete ose abazhur prane kokave te krevateve)
NYJA HIGJENOSANITARE
leksion 5
eshte kthine e domosdoshme ne formulimin e baneses funksionet qe kryhen ne te : funksione fiziologjike higjiene personale + riperteritje fizike (dushi) larje teshash zonimi ne banese : ne zonen e dites ne korridorin e hyrjes (kur godina eshte 2-3-4..kate, ka banje te vogel ne katin perdhe) ne zonen e nates prane dhomave te gjumit brenda dhomave te gjumit numuri i nyjeve higjenosanitare ne nje banese varet nga : menyra e organizimit te baneses (menyra e zonimit funksional) komoditeti dhe luksi i kerkuar (siperfaqja totale e baneses) menyra e jeteses se familjes (mentaliteti, psikologjia) madhesia e nyjes higjenosanitare varet nga : numuri i pajisjeve te vendosura ne te (eshte kthine qe ne nje kohe perdoret nga nje individ i vetem) siperfaqja e perdorimit te pajisjeve mobiljet, pajisjet dhe permasat e tyre : klozet (wc) 40 x 70 cm (me kasete ne mur 40 x 60 cm), (e varur) (shkarkim...) klozet alla turka 55 x 60, 70 x 70 cm bide 40 x 60 cm (me kasete ne mur 40 x 45 cm), (e varur) pisuar lavaman 60 x 40 cm (pa kolone vertikale), lavaman dysh 100 x 40 cm (pa kolone vertikale pllake dushi 70 x 70, 80 x 80, 90 x 90, 80 x120 cm 8me hidromasazh pa energji) vaske 70 x 160, 80x170, 80x180, 90x190 cm (me hidromasazh me energji)(vaska kendore,..) saona 100 x 120, 140 x 170 cm bolier diameter 45 – 50 cm (80 litra) (kujdes vendosjen se eshte i rrezikshem) lavatrice 60 x 60 cm (fshesa, laresja e dyshemese) mobilje nen lavaman, mobilje per teshat, tharese peshqiri, aspiratori, pileta, pasqyra e lavamanit, aksesoret, - permasat e pajisjeve te banjes ndryshojne ne varesi te modeleve, standarteve te shteteve dhe fabrikave qe i prodhojne mobiljet, pajisjet dhe siperfaqet perdoruese te tyre : klozet (wc) (50x80) klozet alla turka (50x80) bide (40x70) lavaman tek + raft (55x90) (mund te shfrytezohet hapesira mbi vaske), lavaman dysh + raft pllake dushi (80-90x60)(e shoqeruar me kabine) (i realzuar ne dysheme) vaske (180 x 60) (shfrytezon hapesiren para lavamanit per fshirjen e trupit) lavatrice, raft per rroba - distancat midis pajisjeve te ndryshme mund te kombinohen ne varesi te lartesive dhe formave te tyre - mqs ne nje kohe te dhene pajisjet perdoren nga nje person i vetem, siperfaqet e shfrytezimit mbivendosen - distanca midis pajisjeve duhet mbajtur brenda kerkesave, ne te kundert, krijohen veshtiresi (klozet – bide) - rradha e vendosjes se pajisjeve sipas perdorimit, ne raport me deren e dritaren, permasa e deres se nyjes higjenosanitare rekomandohet 70 – 80 cm, vendosja e pajisjeve nga e njejta faqe muri ne ambjente te ngushta - rradha e vendosjes : lavaman, bide, klozet, dush (vaske) (lavamani prane deres sepse perdoret shpesh) - kur siperfaqja e nyjes higjenosanitare eshte relativisht e madhe, krijohet parabanja ku vendoset lavatrice, dollap, lavaman. kjo ben te mundur perdorimin e banjes nga dy persona njekohesisht - shtimi i siperfaqes se nyjes higjenosanitare, deri ne nje fare mase, shoqerohet me shtimin e pajisjeve ne te, kurse me pas me rritjen e komoditetit ose luksit e me pas, behet e pakuptimte
pozicioni i nyjes higjenosanitare ne banese : me ndricim e ajrim natyral ( me ndricim e ajrim artificial kerkesa teknike : furnizim me uje shkarkim i ujrave (klozet, bide, lavaman, dush, vaske, lavatrice) (izolim zhurmave te shkarkimeve pileta dhe pjerresia e dyshemese drejt saj aspirim i nyjeve pa ajrim natyral hidroizolim i dyshemese, veshje me pllaka porcelan i mureve per aresye lageshtie rekomandime : - muret vishen me pllaka deri ne lartesine 200 cm deri ne tavan (pastrohen lehte, kondenson avulli) - rekomandohet mbivendosja e banjave, grupimi i shkarkimeve (nuk keshillohet vendosja e n.h s mbi dhoma) - pajisjet vizatohen 5 cm larg murit, sepse ka suvatim dhe veshje me pllaka - shpeshhere tubacionet kalohen ne tavanin e banjes poshte, e cila realizohet me tavan te varur - orientimi gjeografik - veri, lindje (percaktohet ne disa raste nga dhomat e gjumit) - ndricimi natyral – raporti 1 / 8 – 1 / 9 ( ndricimi artificial) - orientimi viziv – kur ka pamje piktoreske, kjo i shfaqet vaskes, (nga jashte – brenda te mos dukesh)
AMBJENTE NDIHMES
leksion 5
Jane kthina qe sherbejne per funksionim normal te godines dhe per rritjen e cilesise se jeteses
-
korridore ballkone, llozha, tarraca te shfrytezuara lavanderi kantine depo depo per ruajtjen e lendeve djegese dhe vendosjen e impianteve
KORRIDORE sherbejne per lidhjen dhe izolimin e zonave dhe ambjenteve te baneses funksionet qe kryhen ne te : kalim, depozitim ne dollapet murore ose jo zonimi ne banese : zakonisht ne mes dhomave, ne ambjente pa ndricim e ajrim natyral rekomandime : - dyert e dhomave te ndejtjes, gatimit ose pjesa mbi dyer ne dhomat e gjumit realizohen me xham, ne menyre qe korridori te ndricohet natyral - gjeresia rekomandohet me e madhe se 130 cm - tavani mund te ulet si kuote, duke vendosur nen te impiantin e ngrohjes, etj BALLKONE, LLOZHA, TARRACA TE SHFRYTEZUESHME - jane pjese te baneses ku kryhet aktivitet ne lidhje te drejtperdrejte me ambjentin e jashtem, ne temperarure te paperpunuar, me mungese relative intimiteti ne raport me pjesen tjeter te baneses - perdoren me kohe relativisht te shkurtra dhe eshte mire te mbrohen nga agjentet atmosferike fuksioni : pushim, vezhgim pejsazhi, ngrenie, gjelberim, (sherben per te permiresuar pamjen arkitektonike te baneses duke krijuar loje dritehijesh sipas levizjes se diellit), hijezim e mbrojtje nga rrezet e diellit zonimi ne banese : - ne zonen e dites me dalje nga ndejtja ose gatim-ngrenia - ne zonen e nates me dalje nga dhomat ose nga korridori (dh.matrimoniale me ballkon intim) llozhat jane me te mbrojtura se ballkonet, por kane difektin se ulin ndricimin natyral ne ambjentin perkates parapetet projektohen me mur tulle, betoni, hekur, ne lartesine 85 – 105 cm nga dyshemeja verandat vendosen prane dhomes se ndejtjes ose prane oborrit duke lidhur banesen me kopeshtin tarracat e shfrytezueshme mund te jene te hapura ose te mbuluara kerkesa teknike : - pllakat e dyshemese, meqenese jane nen efektin e agjenteve atmosferike (temperature, rreshje), kane kerkesa te vecanta - zakonisht ne ambjente te tilla vendoset cezem - perdorimi i tendave te diellit te komandueshme pozicioni gjeografik : jug, juglindje, jugperendim, perendim, duke sherbyer me hijen e tyre ne temperaturen e ambjentit ku ndodhen, por dhe ne ane te tjera gjografike sipas kerkesave arkitektonike - estetike rekomandime : gjeresia e ballkoneve dhe llozhave te projektohet jo me e vogel se 130 cm, por rekomandohet me e madhe ne menyre qe te vendoset tavoline me karrige LAVANDERI : fuksioni : depozitim teshash te papastra, larje, tharje, hekurosje zonimi ne banese : zakonisht vendoset ne podrum ose ne katin perdhe (eshte mire te kete ndricim e ajrim natyral) madhesia : eshte ne proporcion me siperfaqen e baneses mobiljet : dollap per teshat e papastra, lavatrice, vend larje me dore (me permasa sa lavatricja), vend hekurosjeje, dollap per teshat e hekurosura, lavaman rekomandime : KANTINE fuksioni : ruajtja dhe ne disa raste prodhimi i pijeve alkoolike ose jo zonimi ne banese :rekomandohet vendosja ne podrum ose ne katin perdhe mobilimi : dollape te posacem per vendosjen e shisheve (me gjeresi 40 cm), lavapjate ose lavaman rekomandime : ka kerkesa te rregjimit te temperatures dhe te ndricimit i cili nuk duhet te jete i drejtperdrejte (veri)
DEPO fuksioni : ruajtje e orendive te familjes, mjeteve te pastrimit (fshese, fshese me korrent, larese dyshemeje, etj) zonimi ne banese : podrum, kat perdhe DEPO PER RUAJTJEN E LENDEVE DJEGESE DHE VENDOSJEN E IMPIANTEVE fuksioni : vendosje e impianteve te klimatizimit (ngrohje, ftohje),magazinimi i lendeve djegese: te ngurta (dru, qymyr), magazinimi i lendeve djegese te lengshme (nafte, mazut), rekomandohet te behet ne depozita te posacme te futura nen toke, qe furnizohen nga cisternat dhe komunikojne me impiantin me tuba. zonimi ne banese : zakonisht pozicionohen ne podrum ose ne oborrin e baneses rekomandime : kane kerkesa te vecanta per mbrojtjen kunder zjarrit LITERATURA
AMBJENTE NDIHMES
leksion 5
Jane kthina qe sherbejne per funksionim normal te godines dhe per rritjen e cilesise se jeteses rafte ne mur
-
palester, lojna pishine familjare e mbuluar ose jo garazh, parkim i mbyllur kopshte te mbuluar dhome per punonjes sherbimi impiantet, mbrojtja kunder zjarrit
RAFTE NE MUR fuksioni : ruajtje teshash, orendish shtepiake etj zonimi ne banese : ne korridore, ne dhoma gjumi, ne ambjente ndihmes etj rekomandime : thellesia (30 cm per libra, 45 cm per orendi, 60 cm per ruajtjen e teshave), lartesia deri ne tavan PALESTER, (LOJNA) sherben per te kryer aktivitet te mirefillte fizik, argetim zonimi ne banese : ne podrum i cili rekomandohet te jete me ndricim e ajrim natyral, ne katin perdhe mobilimi : pajisje sportive sipas deshires, tavoline pingpongu, bilardoje, dush, lavaman, etj PISHINE FAMILJARE (E MBULUAR OSE JO) funksionet qe kryhen ne te : argetim, kalitje fizike zonimi ne banese : - ne oborr, zakonisht me orientim jug - ne tarrace, zakonisht mbi kafazin e shkalles madhesia varet nga : siperfaqja ne dispozicion dhe deshirae banoreve pishina, rrugekalimi, zona e shezlongeve ose ndejteseve forma e pishines eshte ne deshire te projektuersit kerkesa teknike : - temperatura e ujit 26-27°c, temperatura e ajrit 30-31°c, lageshtia relative 60-70%, - rregjimi i avullimit - impiant pastrimi te ujit - thellesia me dy nivele 80 cm – 160 cm (pllaka speciale te pishines dhe ambjentit rreth saj) GARAZH (PARKIM I MBYLLUR) - eshte po aq i nevojshem dhe i rendesishem sa edhe nyja higjenosanitare funksionet qe kryhen ne te : parkim automjetesh, ruajtje pjesesh kembimi, larje e automobilit etj zonimi ne banese : - ne oborr, zakonisht me orientim nga hyrja e baneses - ne podrum (kerkon rampe dhe humbet siperfaqe) (realizohet me gjysemkat mbi toke) madhesia : - distanca nga paretet > 20-30 cm, para radiatorit >50 cm, nga pas ose midis dy veturave >70 cm - per pastrimin e makines, distanca nga paretet ose veturat e tjera >120 cm per nje automjet 300 x 600 cm (siperfaqja rritet ne varesi te pajisjeve ndihmese) lartesia > 220 cm, porta hyrese mund te jete me tambur (qe mblidhet lart) rekomandohet lidhje nga parkimi ne banese (temperatura e garazhit >5°c) hyrja nga rruga duhet te jete e lehte pa cenuar intimitetin e oborrit mund te kete lavaman, cezem presioni, kanal per kullimin e ujrave parkimi i hapur mund te jete i mbuluar me tende, etj KOPESHTE (TE MBULUAR OSE JO) funksionet qe kryhen ne te : rritje bimesh e pemesh, pushim pozicioni gjeografik : jug, juglindje, jugperendim (per efekt diellezimi) madhesia varet nga : siperfaqja ne dispozicion, deshira e banuesve kerkesa teknike : drenazhim, ujitje, kopeshtet e mbuluar pajisen me impiant termik DHOME PER PUNONJES SHERBIMI funksionet qe kryhen ne te : nderrim i teshave te punonjesve, ruajtje e teshave,
zonimi ne banese : ne katin perdhe (mund te jete me hyrje te vecante ne banese, por komunikon me te) mund te shoqerohet me nyje higjenosanitare, depo depozitimin e materialeve te punes, etj IMPIANTET - elektrik - hidraulik -ngrohje-ftohje-ventilim -m.k.z MBROJTJA KUNDER ZJARRIT rrugekalimi per automjetet zjarrefikes hidrante per shuarje zjarri (depozite) dedektore tymi impiant veteshuares i zjarrit STREHIM ANTIATOMIK Porta e hyrjes, galeri sigurimi, dalje sigurie, lokali i dekontaminimit, impianti i klimatizimit LITERATURA
SHKALLET
leksion 2
gjatesia e hapit normal te nje njeriu te rritur eshte 62,5 cm, kurse dora rreshket ne lartesine 80 cm gjatesia e kepuces te nje te rrituri eshte zakonisht 23 -33 cm (pa model) pjerresi ku ecet komod ne rampe eshte 1 : 8; 1 : 10 shkalla eshte nje teresi planesh horizontale qe mundesojne kalimin me kembe nga nje kuote ne nje tjeter shkallet jane elemente baze arkitektonike qe kane funksion te lidhjes se disniveleve te ndryshem, ose duke mundesuar komunikimin e kateve me kuota te ndryshme duke qene element i lidhjes ndermjet kateve per rrjedhoje, eshte element lidhes midis hapesirave qe ekzistojne ne keta nivele komoditeti i shkalles varet nga : pjerresia, forma, madhesia, pozicioni i shkalles ne banese, etj vec anes funksionale, eshte element arkitektonik i rendesishem i hapesires ku ndodhet elementet perberes te shkalles jane : kembeshkallet (bazamaket): ngjitje + shkelje rampat e ngjitje - zbritjes: teresia e kembeshkalleve parapeti: sruktura mbajtese + elemente dekorative (funksionale) + korrimano sheshpushimet plintusi anesor KEMBESHKALLET ( BAZAMAKET ) shkelja, e cila formon planin ku mbeshtetet kemba ngjitja, qe eshte lartesia nga nje shkelje tek pasardhesja ne menyre kategorike nuk ndryshohen permasat e bazamakeve qe perbejne nje shkalle, madje ne te njejten godine, rekomandohet i njejti tip shkalle ne lidhjen e kateve te ndryshem bazamake te llojit te vecante jane : - bazamaku ose bazamaket e pare ftues, te cilet mund te kene gjeresi dhe gjatesi dhe lartesi te nryshme nga bazamaket normale dhe qe kane rol ftues, joshes per ngjitje ne shkalle - bazamaket ne forme kembepate ose trekendesh, te cilat perdoren ne vendet ku duhej te ishte sheshpushimi, kur disniveli qe duhet perballuar eshte i madh, kurse hapesira ne plan ne dispozicion te shkalles eshte e vogel. ky bazamak eshte shume i veshtire dhe i rrezikshem, vecanerisht ne zbritje. rekomandohet te evitohet sa te jete i mundur perdorimi i tij, por sidoqofte, mund te perdoret ne shkalle te brenshme te banesave individuale - bazamaku i fundit, pas te cilit vjen sheshpushimi, e cila nuk ka gjeresi te percaktuar RAMPAT - rampat jane nje seri kembeshkallesh nga njeri sheshpushim tek tjetri. - nenrampa eshte pjesa e poshtme e rampes. mund te jete plan i pjerret ose te ndjeke dhembezimet e shkalles. - nenshkalla eshte pjesa boshlleku qe ndodhet nen rampen e pare (mund te shfrytezohet) PARAPETI parapeti eshte mbrojtesja e pjeses se shkalles qe bie mbi boshllek. eshte nje element sigurie absolutisht i domosdoshem. pjeset perberese te parapetit : - korrimano (dorerreshkitesja), qe eshte prej druri ose hekuri, ku mbeshtetet dora per te ndihmuar ngjitjen ose zbritjen e shkalleve.8mund te vendoset dhe nga ana e murit) - mbajteset vertikale te korrimanos, te lidhura me shkallet. parapeti ndjek ndjek kthesat e shkalles ne nje lartesi 85 – 90 cm. Korrimano per femijet 60 cm - dekoracionet qe mund te kombinohen me mbajteset vertikale, te cilat duhet te plotesojne kushtin qe ne hapesirat midis tyre te moskalojne dot femijet - menyra e montimit ne shkalle (vertikal, anesore, etj) SHESHPUSHIMI sheshpushimi eshte nje element qe ndodhet midis nje rampe dhe nje tjetre per te bere nje pushim te shkurter ose per te nryshuar drejtimin e rampave qe vazhdojne. gjeresia e sheshpushimit varet nga gjeresia e shkalles she zakonisht projektohet > se gjeresia e shkalles PLINTUSI ANESOR I SHKALLES vendkontakti i shkalles me murin, realizohet me material si i shkeljes, me pllaka me lartesi 8 – 10 cm, etj VIJA E NGJITJES
eshte vije imagjinare ku kryhet levizja normale neper shkalle, duke mbajtur doren mbeshtetur mbi korimano Merret ne largesine 40 (55) cm larg korimanos PARAQITJA GRAFIKE grafikisht shkallet paraqiten duke shenuar ne plan vazhdimesine dhe numurin e shkalleve dhe nje shigjete drejtimi qe tregon, ne menyre konfidenciale, drejtimin e ngjitjes, e vendosur 40 cm larg korimanos, vije qe percakton nje linjen ideale te levizjes ne vete shkalles, pra vijen e ngjitjes. Mbi shkalle shenohet numuri i ngjitjeve, lartesia e ngjitjeve, gjeresia e shkeljeve. paraqitja e shkalles ne katin perdhe duke paraqitur me vije te padukshme shkallet mbi planin preres, paraqitja ne katet e tjere. klasifikimi i shkalleve sipas pozicionit ne godine te jashtme (te hyrjes ne godine, te sigurise, te fiksuara ne mur) probleme te agjenteve atmosferike te brenndshme (lidhin nivele te ndryshme brenda katit, lidhin kate) ne banesat individuale, sidomos ne ato te grupuara, shkallet e brendshme kane rendesi te dores se pare klasifikimi sipas formes gjeometrike me rampa te drejta (me nje, dy, tre, kater rampa) me rampa, te harkuara, rrethore klasifikimi sipas pjerresise se rampes pjerresia e shkalles percaktohet nga raporti i lartesise se ngjitjes me gjeresine e shkeljes h /a shkallet e jashtme 12,5 x 37,5 15 x 33 16 x 31 (15°-24°) (25° - 35°) shkallet per ndertesa publike 16 x 31 (27°) shkalle e zakonshme (30°-35°) (45°) shkalle per banese individuale (34° - 37°) (45°) shkalle per podrum (45°) shkalle per lokale makinerish (45° - 75°) shkalle te mbeshtetura ne mur (75° - 90°) klasifikimi sipas materialit qe jane ndertuar shkalle druri shkalle metalike shkalle guri shkalle betonarme shkalle druri klasifikimi sipas numrit te rampave te drejta me nje rampe - e drejte e hapur, me mur nga nje ane, me mur nga te dy anet - me bazamake trapezoidale ne fillim, ne fund, ne fillim e fund te rampes - me sheshpushim ne fillim, ne fillim e me kthese 180°, kalues ne fillim, me sheshpushim e bazamake trapezoidale ne fillim, me sheshpushim ne fillim e bazamake trapezoidale ne fillim e fund te rampes. te drejta me dy rampa - me dy rampa me gjatesi te barabarta, ose jo te barabarta e sheshpushim ne mes -me dy rampa me ose pa sheshpushim dhe me bazamake trapezoidale - me dy rampa ne forme “L” (me dhe pa sheshpushim) te drejta me tri rampa - ne forme “ U”, me sheshpushim, me bazamake trapezoidale, te kombinuara - ne forme “T”, ku rampa e mesit behet me e gjere kur eshte e para -ne forme “W”, me ngjitje ne mes, ose ms ngjitje nga dy anet te drejta me kater rampa - me bazamake te drejte ose trapezoidale me rampa te harkuara, rrethore - e harkuar, njerampeshe ose me sheshpushim ne mes - rrethore me boshllek ne mes, e vazhduar ose me sheshpushim
- spirale, shkalla spirale eshte shume e rrezikshme dhe e bezdisshme. ne te nuk kalon dot me shume se nje person ne te njejten kohe, formula 2a + h = 62 – 64 cm nuk vlen per shkallet spirale, ne4 te cilat perballohen disnivele te medha ne hapesira shume te ngushta, diametri me i vogel i mundshem eshte 120 cm, lartesia midis dy shkalleve homologe, qe ndodhen mbi njra – tjetren, nuk mund te jete me e vogel se 210 cm per aresye antropometrike, dhe kjo sjell lartesi te madhe te ngjitjes, duhet te mbahet parasysh numuri shkalleve qe nevojiten per te perballuar disnivelin per te patur hyrje dhe dalje normale nga shkalla klasifikimi sipas skemes konstruktive shkalle te mbeshtetura mbi trare ne sheshpushime, shkalle me tra ne mes , shkalle me dy trare ne mes, shkalle te inkastruara ne njeren ane, shkallete inkastruara nga te dy anet, shkalle te mbeshtetura mbi mure ne te dy anet, shkalle e varur nga lart ne te dy anet, shkalle helikoidale, shkalle ne forme kerpudhe, ku cdo element mbahet me vehte, shkalle parafabrikat
KAPACITETI I SHKALLES - kapaciteti i perdorimit te nje shkalle varet nga gjeresia e saj, e cila percaktohet nga numuri i personave qe kalojne njekohesisht ne te (95 cm per 1 person, 130 cm per 2 persona, 190 cm per tre persona) - shpejtesia e pershkimit te shkalles ne ngjitje 2 ngjitje ne sekonde ose 2,9 sekonda per meter ngjitje ne lartesi ne zbritje 2,35 zbritje ne sekonde ose 2,5 sekonda per meter zbritje ne lartesi - koha e evakuimit te godines varet nga kapaciteti i evakuimit te shkalles PROJEKTIMI I NJE SHKALLE pasi percaktohet lartesia e kateve qe do te lidhen vertikalisht, pozicioni i perafert i shkalleve ne plan, mund te kalohet ne projektimin e tyre. gjate projektimit te shkalleve, duhet te kihet parasysh nje raport i domosdoshem i madhesise midis ngjitjes dhe shkeljes se shkalles. ne projekt, zakonisht shenohen permasat e struktures, pa llogaritur veshjet e shkalles. ky raport shprehet ne formulen 2 a + h = 62 -64 cm ( ideale 62,5 cm) a – ngjitja e kembeshkalles b – shkelja e shkalles formule e thjeshte a +h = 46 - 48 cm formule e thjeshte h – a = 12 cm nga kjo formule del se pjerresia ideale e nje shkalle eshte 30 – 35 ° - shkalla me komode eshte 17 x 29 me korimano 87,5 cm mbi shkalle - shkalla me rrezikshme eshte 21 x 15 cm pa korimano (ne anije, salla makinerish) duhet te mbajtur parasysh qe lartesia e ngjitjes eshte mire te mos kaloje lartesine 18 cm, dhe shkelja te mos kaloje 31 cm, qe hapi te mbaje ritmin e duhur. a = 18 h = 27 a = 17 h = 28 a = 16 h = 31 keshilla per projektimin e shkalles -
pozicionimi i shkalles ne banese orientimi gjeografik veri ndricimi natyral i shkalles shkalle me hapesire boshe ne mes ne projekt, zakonisht shenohen permasat e struktures, pa llogaritur veshjet e shkalles numuri i ngjitjeve eshte gjithmone numur i plote shifra qe perfaqeson lartesine e ngjitjes mund te jete numur jo i plote (zakonisht me 0,5 cm) shifra qe perfaqeson shkeljen zakonisht merret numur i plote (zakonisht me 0,5 cm) detyrimisht lartesia e ngjitjes rekomandohet > 10 cm lartesia e ngjitjes varet nga lloji i objektit, siperfaqja ne dispozicion te shkalles, etj shkalla e pare mund te projektohet me e larte, per aresye te shtreses 8 – 10 cm trashesia e granitit te shkeljes dhe te ngjitjes ne shkallet betonarme (dhembi i dale 2 -3 cm) ne shkeljet prej materialesh te rreshkiteshme (granit), realizohen kanale ose vendoset gome ne pjesen e pare ku vendoset kemba shkelja mund te jete me material me ngjyre tjeter nga ngjitja
-
-
ne vendet ku projektohen shkalle me 1, 2, 3 bazamake, keta duhet te evidentohen me “ngjyre“, ne menyre qe te perceptohen si shkalle. Ne te kundert jane te rrezikshme kujdes trashesine e soletes gjate projektimit pjesa mbi shkalle lihet pa solete qe te mundesohet kalimi (> 220 cm) lartesia midis rampave konkurente ku kalojne njerez dhe mobilje (sidomos ne rampat spirale, ku mund te gabohet me lehte) (lartesia midis shkalles dhe pjeses poshte te korrespondueses te saj ne rampen e mesiperme) (> 220 - 230 cm) kujdes ne rakordimet e korimanos ne sheshpushim shfrytezimi i nenshkalles shfrytezimi i siperfaqes mbi shkallet te para (ne katin mbi to) maksimumi i shkalleve njerampeshe 18 shkalle shkalla njerampeshe eshte ekonomike kur godina eshte njekateshe pozicioni dyerve ne raport me shkallet rregullat e antizjarrit (koeficienti REI koeficienti i rezistences ndaj zjarrit) shkallet e sigurise shkallet vetelevizese probleme estetike te shkalles te vizatohet prerja e shkalles per te kontrolluar saktesine e kuotave