edukata93

Page 1

Edukata Islame Revistë shkencore, kulturore islame tremujore Viti XL nr. 93 - 2010

Edukata Islame Revistë shkencore, kulturore islame tremujore Viti XL nr. 93 / 2010

Botues: Kryesia e Bashkësisë Islame e Kosovës Prishtinë, rr. Vellusha nr. 84 Tel & fax: 038 / 224-024 e-mail: edukataislame@hotmail.com Kryeredaktor: Mr. Qemajl Morina qemajlmorina@hotmail.com Redaksia: Akad. Pajazit Nushi, Dr. Fejaz Drançolli, Dr. Ejup Sahiti, Nexhat Ibrahimi, Hajrullah Hoxha dhe Dr. Xhabir Hamiti. Sekretar i redaksisë: Hajrullah Hoxha Lektor: Bislim Berisha Korrektor: Skender Rashiti Realizimi: Shtëpia Botuese Redaktor teknik & Operator kompjuterik: Nuhi Simnica

Shtyp: KOHA - Prishtinë Tirazhi: 1000


Edukata Islame RevistĂŤ shkencore, kulturore islame tremujore Viti XL nr. 93 / 2010

PrishtinĂŤ 2010


6

EDUKATA ISLAME 93

Nuk ka detyrim në Islam

EDITORIALI

Mr. Qemajl Morina

KONCEPTI I PAQES NË ISLAM Ideja e paqes është e gërshetuar kudo në mësimet e Islamit me idetë mbi gjithësinë, jetën dhe njerëzimin. Të gjitha sistemet, doktrinat, ligjet dhe rituali islam janë ndërtuar mbi këtë ide themelore. Fatkeqësisht, shumë studiues të Islamit kanë mbetur të pavetëdijshëm për këtë fakt, përveç disave, të cilët janë thelluar mirë në fe dhe i kanë ndjekur degëzimet e tij që nga fillimi. “Nëse ata (të armikut) tregojnë prirje për paqe, trego edhe ti prirje për të dhe mbështetu tek Allahu!...”. (el-Enfal: 61).

Fjala Islam “Rrënja” e fjalës “Islam” në gjuhën arabe është “SALAMA”, që është origjina e fjalëve paqe apo nënshtrim, nënshtrim ndaj Zotit dhe paqes për të gjithë njerëzit. Kështu, nuk duhet të çuditemi me përshëndetjen islame: “As-salamu alajkum” apo “paqja qoftë mbi ju”. Në këtë kuptim, Muhamedi a.s. ka urdhëruar pasuesit e tij të përshëndesin myslimanët apo jomyslimanët tjerë me paqe, kur ka thënë: “Paqja para fjalës”. Është rregull në Islam që gjatë kohës së luftës, çdo ushtar armik, i cili thotë fjalën paqe është plotësisht imun.

Islami nuk lejon detyrimin në fe dhe mundësia duhet t’iu lihet në dispozicion jomuslimanëve që ta studiojnë Islamin dhe ta ndjekin drejtimin e tij. Kurani thotë: “Në Fe nuk ka dhunë. Është sqaruar e vërteta nga e kota...” (elBekare: 256) Forca mund të përdoret kundër atyre që pengojnë zgjedhjen e lirë të fesë. Për këtë lufta jo vetëm që lejohet, por edhe këshillohet kundër atyre që pengojnë zgjedhjen e lirë të fesë. Po ashtu ajo jo vetëm që lejohet, por këshillohet prej Kur’anit edhe Sunnetit. Ata që luftojnë për të arritur këtë do të shpërblehen bujarisht në jetën tjetër. Ndryshe nga shumë fe të tjera, ku njerëzve iu ofrohet ose konvertimi dhe paqja apo vdekja. Islami ka ardhur me fjalën e vetëm të krijuesit tonë. Në Kur’an, All-llahu xh.sh. ka thënë: “Në Fe nuk ka dhunë. Është sqaruar e vërteta nga e kota...” (elBekare: 256) Ka shumë ajete kur’anore që trajtojnë natyrën e përhapjes së mesazhit të All-llahut. Një prej më të preferuarve është ajeti: “Sikur të donte Zoti yt, do të besonin gjithë ata që gjenden në atë tokë. Vallë, ti do ti do ti do t’i detyrosh njerëzit të bëhen besimtarë!?” (Sureja Junus: 10) Këto ajete dhe shumë të tjera tregojnë se sa shumë e thekson Islami paqen në zemrat e njerëzve, qofshin myslimanë apo jomyslimanë. Besimi Islam nuk e lejon luftën që synon pushtimin e tregjeve, marrjen e gjërave apo shfrytëzimin e burimeve dhe punës së njeriut pa të drejtë. Në të vërtetë, Islami e sheh njerëzimin si një familje të madhe të përbashkët dhe si pjesë e bashkësisë së përgjithshme. Ai i përgatit të gjithë besimtarët për të mos bërë mëkate. Drejtësia Islame iu premton të gjithë njerëzve barazi dhe drejtësi absolute pavarësisht nga raca, gjinia, apo besimi.


EDITORIALI

7

8

EDUKATA ISLAME 93

Islami i ndalon luftërat për kapardisje, qëllimi i të cilave është lartësimi i krenarisë dhe madhështisë së mbretërve. Gjithashtu Islami e ndalon grabitjen, e cila zakonisht çon në pushtim.

rrasin: ‘O Zoti ynë! Nxirrna nga ky qytet, banorët e të cilit janë zullumqarë! Na cakto nga ana Juaj një mbrojtës dhe na jep nga ana Jote një ndihmëtar”. (En-Nisa: 75).

Drejtësia dhe paanësia ndaj jomyslimanëve

Drejtësia finale

Në këtë drejtim, myslimanët janë të udhëhequr nga rregullat që marrëdhëniet me jomyslimanët duhet të bazohen në drejtësi, respekt të ndërsjellë, kooperim dhe komunikim. Kur’ani është shumë i qartë rreth drejtësisë si pjesë e marrëdhënies, kur Zoti xh.sh. ka thënë: “Allahu nuk ju ndalon të bëni mirë dhe të mbani drejtësi me ata që nuk ju luftuan për shkak të fesë, e as nuk ju dëbuan prej shtëpive tuaja; Allahu i do ata që mbajnë drejtësinë”. (el-Mumtehine: 8). Islami paraqitet për të vendosur drejtësi në kuptimin më të gjerë: shoqëror, ligjor dhe ndërkombëtar dhe për ta zbatuar atë te njerëzit kudo në botë. Kushdo qoftë, myslimani apo jomyslimani që e shkel këtë rregull, është kundërshtar dhe shkelës i fjalës së Allahut. Pra, është detyrim i myslimanëve që të luftojnë e nëse është e domosdoshme, ta përdorin forcën që fjala e Perëndisë të triumfojë, e cila është e përsosur: “Nëse dy grupe myslimanësh luftojnë mes vete, pajtoni ata, e nëse njëra prej tyre sulmon atë tjetrën, atëherë luftoni kundër sulmuesit, përderisa të mos kthehet në dispozitat e Allahut. E nëse kthehet, atëherë pajtoni ata mes tyre, me të drejtë dhe bëhuni të drejtë. Allahu, me të vërtetë, i do të drejtët.” (el-Huxhurat: 9). Islami është i paluhatshëm kur flitet për refuzimin e padrejtësisë dhe të despotizmit. Jo vetëm që i bind myslimanët që t’i zhdukin gabimet e tilla nga shoqëria e tyre, por ai gjithashtu i detyron që t’i ndihmojnë ata që për shkak të pafuqisë, nuk janë në gjendje të mbrohen nga shtypja. Kjo përmendet qartë në Kur’an: “Luftoni në rrugën e Zotit kundër atyre që luftojnë kundër jush, por mos tejkaloni kufirin! – Se Perëndia nuk i do ata që e kalojnë kufirin.” (el-Bekare: 190). “Ç’keni ju që nuk luftoni në udhë të Perëndisë dhe për shpëtimin e të shtypurve: meshkujt e pafuqishëm, gratë dhe fëmijët, të cilët thë-

Një shembull tjetër i shquar, të cilit i referohem lidhur me trajtimin e drejtë të Islamit ndaj jomyslimanëve, është fakti se derisa burrit i lejohet të kërkojë nga gruaja e tij myslimane të mos shkojë në xhami; ai nuk ka të drejtë të kërkojë nga gruaja e tij të mos shkojë në kishë apo sinagogë, nëse kjo ndodh derisa gruaja e tij është e krishterë apo çifute. Gjatë ditës së parë në Medine, Pejgamberi e pranoi armëpushimin me ata që i ofruan ndërprerjen e luftës. Me ata që u arrit marrëveshja jetuan në paqe përderisa nuk e shkelën premtimin ose nuk thurën komplote së bashku me armikun për ta përmbysur pushtetin islam. Betejat e fisit Benu Kurejdha, Hendeku, Benu Nadir dhe Benu Kajnuka ishin në përputhje me urdhëratë e Perëndisë, duke mos i respektuar ata që i shkelën premtimet e tyre: “Krijesat më të këqija te Perëndia, janë ato që mohojnë, - ata nuk besojnë, ata me të cilët ke lidhur marrëveshje, e ata çdoherë e prishin marrëveshjen e vet dhe nuk i druhen Perëndisë. Nëse i ndesh ata në luftë, shpartalloji ata që janë pas tyre, për t’u këshilluar ata”. (el-Enfal: 55-57). Pejgamberi për ta përtërirë besimin dhe për t’i mbrojtur ithtarët e vet, luftoi me Kurejshitët që mohonin ekzistimin e një Perëndie dhe që i sulmonin myslimanët.

Paqja dhe xhihadi Lufta kurrë nuk ka qenë mjet për t’i detyruar njerëzit që ta përqafojnë Islamin. Është e vërtetë se ekzistojnë ca përjashtime në këto rregulla, por këto kanë qenë rastet kur lufta është bërë nga ana e atyre që nuk e kanë kuptuar fenë islame dhe kështu nuk e kanë besuar Islamin. Besimi Islam nuk është përhapur me forcë sikurse pohojnë disa kundërshtarë të tij.


EDITORIALI

9

Përdorimi i vetëm i forcës gjatë historisë së gjatë të Islamit, tashmë të sqaruar, ka qenë në ato raste kur njerëzve iu është ndihmuar për ta fituar lirinë e zgjedhjes dhe për të flakur padrejtësitë e shtypësve, të cilët përpiqeshin ta uzurpojnë të drejtën hyjnore të Perëndisë për të sunduar dhe në ato raste kur myslimanëve iu mohohej e drejta për të predikuar fenë e tyre. Zotëri Tomas.W. Arnold në librin e tij “Historia e thirrjes Islame” përmend shumë shembuj të tolerancës së pushtetarëve myslimanë ndaj të krishterëve të mundur në shekullin e parë hixhri. Ai vërteton se një tolerancë e tillë vazhdoi gjatë gjeneratave të njëpasnjëshme dhe erdhi në përfundim se fiset që përqafuan Islamin e bënë atë vullnetarisht. Të krishterët që jetojnë ende në vende myslimane janë dëshmia më e mirë e kësaj tolerance. Më tutje ai e përforcon këtë bindje, me lidhje të afërta që ekzistonin mes arabëve myslimanë dhe të krishterë dhe se forca nuk ka qenë kurrë faktor i kalimit të njerëzve në Islam. Vetë Muhamedi a.s. hyri në aleancë me fise të krishtera, mori përsipër që t’i mbrojë ata, iu pranoi atyre lirinë e fesë dhe iu lejoi klerikëve që të ushtrojnë të drejtat dhe ndikimin e tyre. Një aleancë e njëjtë u arrit mes ithtarëve të Muhamedit alejhis-selam dhe një grupi adhuruesish të idhujve. Përfundimi i Tomas. W. Arnoldit dhe i bashkëmendimtarëve të tjerë është që e hedhin poshtë idenë se luftërat islame janë shpallur për t’i detyruar njerëzit që ta përqafojnë fenë, ose t’i kolonizojnë dhe t’i shfrytëzojnë të tjerët, ose t’i poshtërojnë ata. Qëllimi i luftërave islame ka qenë që të mbahet supreme “Fjala e Allahut” në tokë, duke iu siguruar sovranitetin atyre që besonin në ekzistimin e një Zoti, që t’iu lejohet njerëzve ta përkrahin lirisht mirëqenien islame dhe të vendosin drejtësinë dhe paqen në të gjitha shoqëritë. Nën pushtetin e Zotit që ka fuqi dhe autoritet unik dhe që e rregullon mënyrën e lirë të jetesës për të gjithë njerëzit, çdo njeri ka të drejtë të lutet sipas dëshirës.

10

EDUKATA ISLAME 93

Rrënja e fjalës xhihad është “xhahada”, që do të thotë “shpenzim i energjisë”, “përpjekje”. Çështjet vijuese kanë nevojë për disa sqarime lidhur me konceptin e xhihadit në Islam:  Aktet e xhihadit janë të kufizuara në Islam. Puna, shkuarja në shkollë, madje edhe çdo punë tjetër e dobishme janë të klasifikuara si akte të xhihadit në Islam, për të cilat do të shpërblehemi.  Faza më e lartë e xhihadit është luftimi i armiqve të myslimanëve dhe Islamit.  Mbrojtja e familjes, parasë, tokës, vendit etj., përfshirë edhe mjetet e armatosura konsiderohen gjithashtu xhihad.

Keqinterpretimi i antiislamistëve Anti-myslimanët mbështeten në shtrembërimet mashtruese, kur citojnë gabimisht ajetet kur’anore të kaptinës së dytë. Ata pohojnë se Kur’ani promovon vrasjen e të pafeve kudo që i gjeni. Në fakt, kjo është e vërtetë, por vetëm nëse të pafetë sulmojnë myslimanët. Këtu janë ajetet e plota, në suren el-Bekare:190-193: “Dhe luftoni në rrugën e Allahut kundër atyre që ju sulmojnë e mos e teproni se All-llahu nuk i do ata që e teprojnë (e fillojnë luftën).” “Dhe luftoni ata kudo që t’i zini, dëboni prej vendit ata sikurse ju përzunë ata juve. Provokimi (fitneja) është më i rëndë se vrasja. Mos i luftoni ata pranë xhamisë së shenjtë (Qabes) deri që ata t’ju luftojnë juve aty, e nëse ju sulmojnë, atëherë sulmoni edhe ju. I këtillë është ndëshkimi ndaj jobesimtarëve.” “E nëse heqin dorë (nga provokimi), All-llahu është Ai që fal dhe që mëshiron”. “Luftoni ata (idhujtarët) derisa të zhduket propagandimi i idhujtarëve dhe derisa të aplikohet feja vetëm për All-llahun. E në qoftë se ndalen (nga propaganda dhe lufta), atëherë lënie armiqësinë, përveç atyre që janë zullumqarë”.


EDITORIALI

11

Homologu bashkëkohor i xhihadit Karta e Kombeve të Bashkuara nuk e diskuton në mënyrë eksplicite të drejtën e njerëzve të pushtuar për t’u rezistuar pushtuesve të tyre. Legjitimiteti i luftimit të agresionit me anë të xhihadit apo me luftë të armatosur nuk është shprehur vetëm nga mësime islame, por gjithashtu edhe nga ligji ndërkombëtar dhe Karta e OKB-së.

Morali dhe etika e xhihadit Legjitimiteti i asgjësimit të forcave shtypëse dhe pushtimit ushtarak nuk është i kufizuar vetëm në Islam apo në ligjin ndërkombëtar dhe Kartës së OKB-së. Në fakt, është shumë e papranueshme në aspektin moral dhe etik për njerëzit me nivel minimal të dinjitetit dhe vetë respektit për të pranuar jetën e skllevërve nën sundimin e makinës ushtarake të pushtuesve të huaj. Kush nga lexuesit është i gatshëm të jetojë në robërinë politike dhe ideologjike? Kush është i gatshëm të heqë dorë nga shtëpia e tij për një rus, një afrikan, një amerikan apo një kinez? Kush është i gatshëm të pranojë kurset që ndiqen në shkollën tuaj? Dhe në fund: kush është i gatshëm të jetojë nën ligjin e Paraburgimit Civil, që Hitleri e përdorte për të masakruar çifutët, dhe në mënyrë ironike, çifutët po përdorin të njëjtin ligj për të masakruar, deportuar, burgosur dhe shpërngulur mbi 5 milionë palestinezë? Nëse ju jeni të gatshëm për këtë, unë dhe shumë të tjerë nuk jemi. Dhe kjo është vetëm një pjesë e vogël e etikës prapa të qenit rob i armiqve tuaj. Si fe universale, besim i gjithanshëm, Islami e mbron tërësisht çështjen e paqes së përgjithshme, duke e trajtuar atë si një ideal i arritshëm që duhet të jetë pjesë integrale e jetës e që duhet të mbizotërojë në të gjitha fushat e veprimtarisë njerëzore. Përkufizimi Islami ka një rëndësi më të gjerë dhe më të thellë sesa ai që është pranuar nga ana e shtetarëve të sotëm. Paqja duhet të nënkuptojë lirinë, drejtësinë dhe sigurinë për të gjithë njerëzit.

12

EDUKATA ISLAME 93

Duke ndjekur kriteret islame, paqja nuk mund të vendoset duke u tërhequr nga lufta kur ekziston shtypja, korrupsioni, despotizmi dhe mohimi i pushtetit suprem të Perëndisë. Së pari, Islami e fut paqen në vetëdijen e njeriut, pastaj në familjen e tij, në bashkësi dhe në fund në marrëdhëniet ndërkombëtare. Islami kërkon që paqja të vendoset në marrëdhëniet reciproke të grupeve, në lidhjet midis njerëzve dhe pushtetit të tyre dhe në fund mes shteteve. Për të arritur këtë, Islami shtrihet që nga paqja e ndërgjegjes, deri te paqja në shtëpi, pastaj në shoqëri dhe përfundon me paqen botërore.


EDITORIALI

13

Mr. Qemajl Morina

THE CONCEPT OF PEACE IN ISLAM (Summary) In the teachings of Islam the concept of peace is intertwined with the concept of the universe, life and humanity. All the Islamic systems, doctrines, laws and rituals are built upon this fundamental concept. Unfortunately, many scholars remain unaware of this fact, apart from some, who have profound knowledge on religious matters. “But if they (the enemy) incline to peace, you also incline to it, and (put your) trust in Allah...”. (al-Anfal: 61)

‫ﻛﻤﺎل ﻣﻮرﻳﻨﺎ‬

‫ﻣﺒﺎدىء اﻟﺴﻠﻢ ﻓﻰ اﻻﺳﻼم‬ (‫)ﺧﻼﺻﺔ اﻟﺒﺤﺚ‬ ‫ان ﻓﻜــﺮة اﻟﺴــﻠﻢ ﰱ اﻻﺳــﻼم ﺗﺒﻠــﻮرت ﰱ ﻛــﻞ ﺗﻌــﺎﻟﻴﻢ اﻻﺳــﯩﻼم ﻋــﻦ ﻓﻜــﺮة اﻟﻜــﻮن و‬ ‫ ان ﲪﻴ ــﻊ اﻻﻧﻈﻤ ــﺔ و اﻟﻘ ـﻮاﻧﲔ و اﻟﺸ ـﺮاﺋﻊ ﰎ ﺑﻨﺎؤﻫ ــﺎ ﻋﻠ ــﻰ ﻫ ــﺬﻩ‬. ‫اﳊﻴ ــﺎة و اﻻﻧﺴ ــﺎن‬ ‫ ﻣ ــﻊ اﻻﺳ ــﻒ اﻟﺸ ــﺪﻳﺪ ﻓــﺎن ﻛﺜ ـﲑا ﻣ ــﻦ ﻣ ــﻦ دارﻳﺴ ــﻰ اﻻﺳ ــﻼم ﱂ‬. ‫اﻟﻔﻜــﺮة اﻻﺳﺎﺳ ــﻴﺔ‬ . ‫ﻳﺪرﻛﻮا ﲤﺎﻣﺎ ﻫﺬﻩ اﳊﻘﻴﻘﺔ ﻣﺎ ﻋﺪا ﻋﺪد ﻗﻠﻴﻞ ﻣﻨﻬﻢ ﺗﻌﻤﻘﻮا ﰱ ﻫﺬا اﳉﺎﻧﺐ‬


16

QASJE

Akad. Dr. Feti Mehdiu - Fakulteti i Filologjisë, Prishtinë

ROLI I IMAMIT PËR DEFINIMIN E POZITËS REALE TË MEVLUDIT TE SHQIPTARËT Urtakët e Indisë, mjekët popullorë, përdorin një metodë shumë interesante për të shëruar kafshimin e gjarprit. Puna e parë që e bëjnë, pyesin pacientin në çfarë rajoni, vendi, ka qenë kur e kafshoi gjarpri. Shkojnë në atë vend dhe mbledhin disa barishte përreth vendit, ku mendohet se ka qarkulluar gjarpri dhe nga ato barishte bëjnë një ilaç, ia venë në plagë pacientit dhe shërimi është i garantuar.

Ky model i kërkimit të ilaçit, është një model të cilin unë e parapëlqej dhe mendoj se duhet të ndiqet me korrektësi kur marrim në shqyrtim çështjen e statusit të Mevludit në hapësirën islame shqiptare: Kosovë dhe Maqedoni, ndoshta edhe në Shqipëri. E ndava hapësirën shqiptare në këto tre rajone për shkaqe praktike. Për Kosovë dhe për Maqedoni ka përafërsisht informata të mjaftueshme për çështjen në shqyrtim. Emrin Shqipëri e kam përdorur nga mosgjetja e një emërtimi tjetër më adekuat dhe me këtë është emërtuar shteti shqiptar sipas Konferencës së Londrës, të vitiT 1913, që disa herë në literaturën e re historike e hasim me emrin Shqipëri Lo-

EDUKATA ISLAME 93

ndineze. Personalisht nuk jam shumë i sigurt se çfarë statusi ka Mevludi në Shqipërinë londineze. Kur flasim sot për statusin e Mevludit te Shqiptarët, duhet pasur parasysh traditën shekullore të Mevludit te të gjithë myslimanët e botës, veçanërisht tek ata të Turqisë.1 Kjo për një arsye shumë të thjeshtë ngase Mevludi edhe si tekst edhe si ceremonial fetar islam, kështu si e hasim sot te shqiptarët, zanafillën e ka pikërisht në Turqi. Ne këtu jemi përqendruar në hapësirën shqiptare, sidomos në Kosovë dhe në Maqedoni, për shkak të hetimit të disa tendencave aktuale për ta kontestuar atë traditë, duke mos afruar asgjë tjetër më të mirë si kompensim për atë formë të këshillimit dhe të mbajtjes gjallë të frymës islame në këto anë dhe në rrethanat nëpër të cilat kanë kaluar myslimanët e këtyre trojeve. Jemi dëshmitarë të zhvillimeve shumë dinamike shoqërore në mesin tonë, të cilat, drejtpërdrejt apo tërthorazi kanë ndikim edhe në traditën islame te shqiptarët. Kjo dinamikë e ka sjellë opinionin islam shqiptar në një situatë jo të lakmueshme dhe ka kushtëzuar, thënë kushtimisht, fërkime ndërmjet traditës dhe aktualitetit sa i përket Mevludit te shqiptarët. Kjo ndodh më së shumti për Mevludin, si veprim, e herë-herë edhe si krijim letrar, i nxitur nga individë ose shtresë gjysmëkompetente apo ndonjëherë edhe pa kompetencë fare, për një çështje sikur kjo. Nxitësit e këtyre diskutimeve në nivele jokompetente dhe me struktura po ashtu jokompetente janë kryesisht personel me kualifikim formal për të kryer shërbime islame si imam ose ndonjë funksion tjetër të ngjashëm brenda institucionit islam ose jashtë institucionit, institucion i cili mban peshën kryesore të organizimit të jetës islame thelbësore dhe formale në terrenin e caktuar. Kjo tendencë ndër ne zë fill diku kah vitet e tetëdhjeta të shekullit 20 dhe vende-vende ka rezultuar me dy ekstreme që e vënë mevludin, si veprim, në dy pozita skajshmëri-

1

Nuk duhet injoruar edhe praktikën e popujve tjerë islamë, si në vendet arabe, e pastaj në Malajzi, Indonezi, Pakistan, Iran etj.


QASJE

17 2

3

sht të kundërta, ndërmjet farzit dhe haramit. Sado që këto qëndrime, iniciatorët e këtyre dhe mbrojtësit e këtyre qëndrimeve nuk janë në gjendje t`i formulojnë qartë e saktë me shkrim, për shkak të mungesës së argumenteve relevante, ato reflektohen negativisht në hapësirë dhe në kohë të caktuar.4 Prandaj, përkundër faktit se nuk jam ithtar i humbjes së kohës për gjëra që nuk janë të dorës parë për jetën Islame, mendoj se është krijuar një situatë e cila imponon nevojën që të bisedohet për këto çështje. Për të diskutuar për këto duhet paraprakisht të sigurohen informacionet, sikur tek ata mjekët e Indisë, ku është burimi i këtyre tendencave, dhe tek pastaj të ndërmerret hapi i dytë për të zbatuar kurimin e nevojshëm. Mendoj se vetëm kështu mund të jepet kontribut i suksesshëm në sqarimin e pozicioneve të palëve që përfaqësojnë mendime të ndryshme, respektivisht në sqarimin e pozicionit dhe të statusit të Mevludit. Unë këtu e kam fjalën më tepër për Mevludin si veprim,5 te

2

Me gjithë faktin se shprehja farz për mevludin nuk përmendet nga strukturat e kualifikuara islame, ekziston fakti se rëndësia shumë e madhe që i jepet organizimit të këtij ceremoniali, masës së gjerë islame në hapësirë konkrete i hap shtegun që ta trajtojë sikur një lloj ibadeti-farz. Kjo mund të ilustrohet me faktin se gjatë këndimit të Mevludit, në përfundim të kreut për lindjen e Pejgamberit Muhammed a.s., kur këndohet bejti: Leu sulltani dinit turqnisë n at zeman; Tok e Qill u mbushën me nur xhith sa janë (Doğdu ol saatte ol Sultan-i din; Nura gark oldu semavat u zemin” S. Çelebi, 13. Ankara , 1965, botimi që e kam shfrytëzuar unë), imami bashkë me xhematin ngriten në këmbë dhe duke bërë përpjekje që të kthehen në drejtim të Kibles i lidhin duart sikur të jenë në namaz dhe bashkërisht këndojnë salavatë ose tekbir. Pas këtij akti shërbehet xhemati me sherbet dhe vazhdohet këndimi i mevludit. Forma me duar lidhur sikur në namaz dhe drejtimi kah kibleja tregon se këtu është ngatërruar koncepti i badetit me takvanë, do të thotë nuk është bërë dallimi mes adhurimit dhe devotshmërisë. 3 Si një reaksion i formës së parë ka lindur kualifikimi i mevludit, nga individë të caktuar, si një veprim i ndaluar-haram. 4 Këso lloj kualifikimesh dhe veprimesh, në forma dhe intensitet të ndryshëm, hasen pothuajse në hapësirën më të madhe shqiptare. 5 Sa i përket Mevludit si krijim letrar ajo është çështje më vete e cila kërkon gjithashtu trajtim shumë serioz, në mënyrë që të mos kualifikohen të gjitha poezitë që i referohen Muhammedit a.s. sikur Mevlud, siç ka ndodhur me botimin e veprës: Mevludet në gjuhën shqipe, Shkodër,2002, ku kanë zënë vend edhe krijime letrare që nuk kanë të bëjnë me Mevludin e mirëfilltë.

18

EDUKATA ISLAME 93

shqiptarët pavarësisht se ku jetojnë dhe i referohem kryesisht periudhës të cilën e kam përjetuar personalisht.6 Padyshim se në këtë sferë roli i imamit është vendimtar, por jo edhe i vetmi. Kërkohet harmonizim i mbështetur në burime me peshë të dorës së parë për këtë çështje dhe angazhim i më shumë strukturave shoqërore me përgatitje profesionale si nga Islamistika ashtu edhe nga fushat tjera të dijes, si: letërsia me nëndisiplinat e saj, etnologjia, historia e fesë, historia e kulturës në përgjithësi dhe ajo kombëtare në veçanti.7 Këtë duhet ta bëjnë pa e hequr nga mendja, asnjëri nga faktorët e përmendur, se mund të arrijë në zgjidhje fatlume me karakter afatgjatë nëse anashkalojnë dy themelet e fesë Islame: Kur’anin dhe Hadithin.8 Në radhë të parë secili nga subjektet e përfshirë në këto diskutime duhet të ketë parasysh dhe të bëjë një dallim mes fesë9 dhe kulturës fetare.10 Kjo gjë më së shumti kërkohet për imamët, sepse imami është bartësi kryesor i organizimit të jetës islame në territorin e caktuar. Atij i takon edhe përgjegjësia për mbajtjen e rendit tradicional dhe respektimin e vullnetit të masës islame në mesin ku shërben.

6

Këtë e theksova nga arsyeja se me kohë mund të ketë ndryshuar ajo traditë të cilën e kam përshkruar këtu. 7 Për Muhammedin a.s. janë shkruar poezi edhe në kohën më të re dhe lavdërohet personaliteti i tij, por ato të gjitha nuk mund të kualifikohen si Mevlud. 8 Në këto dy burime nuk ka mbështetje të drejtpërdrejtë për një ceremonial sikur që është Mevludi, prandaj nuk duhet ngatërruar me namazin apo farzet tjera. Por as me alkoolin, mishin e derrit dhe haramet tjera, të cilat janë të definuara me Kur’an dhe të përkrahura me hadithe të Muhammedit a.s. 9 Themelet e fesë janë të qarta me Kur`an dhe hadithe të Pejgamberit Muhammed a.s. dhe ata janë farze-detyra të domosdoshme, f.v. pesë kohë të namazit, katër kushtet e abdestit, agjërimi i muajit të ramazanit...apo ndalimi i alkoolit, ndalimi i mishit të derrit... që janë haram. 10 Në kulturë fetare mund të bëj pjesë edhe ndonjë veprim, i cili me kohë ka fituar statusin e traditës së një vendi të caktuar dhe nuk i bie ndesh normave të përmendura më parë, në shenimin nr.9. Për shembull, si do të qëndrosh në namaz, sa do të qëndrosh në një rukn konkret, çfarë do të bësh pasi të japish selam, bën tesbih apo shkon në punë, etj. Këto janë pjesë e kulturës fetare dhe këtë e ke të ndryshme te popuj të ndryshëm e vende të ndryshme.


QASJE

19

Është fakt i pamohueshëm se për të futur huti rreth Mevludit dhe statusit të kësaj tradite te shqiptarët kanë ndikuar edhe faktorë të tjerë. Do të përmendim ata faktorë, për të cilët mendojmë se kanë ndikim më të madh. Njëri është faktori ekonomik,11* faktori multikultural,12* faktori edukativ,13* faktori profesional,14. Mendoj se në këtë proces të përcaktimit të statusit real të Mevludit, qoftë nga aspekti historik qoftë nga aspekti aktual apo edhe këndvështrimi futurist (për të ardhmen) mbeten dy faktorë: 1. Qëllimi i realizuesit të këtij manifestimi, në esenë kulturore islame, që nënkupton modestinë dhe jo garën me të tjerët për ushqimin dhe kushtet tjera që përcjellin atë akt islam; 2. Përgatitja profesionale dhe vendosmëria e imamit konkret për të kryer detyrën e vet në mënyrë korrekte edhe para xhematit të vet, që nënkupton nivelin e epërsisë ndaj xhematit, ku duhet të dëgjohet fjala e tij dhe kryerja e obligimit të tij qetë e pa nxitim, në mënyrë që xhemati të mos largohet nga ai manifestim pa mësuar diçka të re, ose të paktën pa një përjetim mbresëlënës në shpirtin e tij, qoftë edhe formal. Meqë këto dy palë: ai që e organizon Mevludin dhe ai që e realizon, në rastin konkret imami që e zbaton atë program, kanë rolin kry11

Me ngritjen e stanardit jetësor, përmirësimi i gjendjes financiare etj., është ndryshuar edhe tradita e këndimit dhe përcjelljes së mevludit. Pjesëmarrja është më e madhe por përkushtimi për ta dëgjuar është më i vogël. Nuk këndohet në shtëpi por në ndonjë hapësirë tjetër ose në lokal publik. Madje edhe ushqimi merr kuptimin e banketit, si me formë ashtu edhe me sasi. 12 Të ndikuar nga kontaktet me kushte e rrethana jashtë rrethit të ngushtë, ka ndikuar që të mos qëndrohet sikur në xhami, por të ulur në karrige, Xhemati ulet ballë për ballë me imamin e nuk mblidhen përreth imamit, me çka krijohet një distancë ndërmjet imamit dhe xhematit. 13 Aty ku këndohet mevludi fare pak ose aspak nuk dëgjohet fjala e imamit-përveçse kur këndon. Nuk trajtohen çështje që kanë të bëjnë me jetën e Pejgamberit – pasi që i këndohet jetës së tij, por as nuk trajtohet ndonjë çështje që lidhet me edukimin islam e të ngjashme. 14 Varësisht nga përgatitja e prijësit të këtij ceremoniali manifestimi merr karakter formal fetarë. Kryhet me nguti, ashtu që edhe ajo pjesë e xhematit që është e interesuar të dëgjojë apo të mësojë, ose të përsërisë e rifreskojë ndonjë njohuri që ka pas për këto çështje, nuk ka mundësi ta bëjë këtë

20

EDUKATA ISLAME 93

esor në këtë çështje, atëherë domosdoshmërisht duhet ta dinë të dyja palët se Mevludi, edhe si krijimtari letrare edhe si manifestim fetar islam zanafillën e kanë shumë herët dhe në një rreth islam. Shenjat e para për këtë veprim, sigurisht jo në formën e sotme, i hasim qysh në kohën e Pejgamberit Muhammed a.s. Kujto poezinë e Ka`ab ibn Zuhejrit dhe Hasan in Thabitit që ishin bashkëkohës të Muhammedit a.s., me të cilat e lavdëruan Pejgamberin a.s. dhe ai nuk i kishte ndaluar ta bënin këtë gjë.15 Ndërsa nga shekulli i dhjetë16 deri në shekullin 13. Mevludi – këngët për lindjen e Muhammedit a.s. trasojnë rrugën në një hapësirë bukur të gjerë në botën islame17 dhe përfundimisht festimin e ditëlindjes së Pejgamberit Muhammed a.s. e kurorëzoi dhe i dha licencën, shprehur me fjalorin e sotëm, për përdorim më të gjerë dhe me formën që e kemi përafërsisht edhe ne sot, sunduesi i Erbilit Al-Meliku-l-Muzaffar Ebu Seid, i cili jetoi në periudhën prej viti 596-665 sipas hixhretit, respektivisht deri në vitin 1266.18 Kjo është rrugë të cilën Mevludi e ka bërë shumë më parë para se shqiptarët ta pranonin fenë islame. Qëndron fakti se shqiptarët fijen e Mevludit e kapin përmes turqve. Me fjalë të tjera Mevludi si tekst dhe më vonë si ceremoni fetarekulturore lidhet kryekëput me mevludin e Sulejman Çelebiut( 13511422),19 një poet turk, i cili ka shkruar dhe ka përshkruar jetën, lindjen, rritjen, edukimin, profetësinë me gjitha peripecitë që e kanë përcjellë, si edhe vdekjen e Muhammedit a.s. në poezi, e cila me vlerat artistike, poetike dhe historiko-letrare i ka bërë ballë kohës deri në di-

15

Shih: H a n a al-F a h u r i, Tarihu-l-adabi-l-arabijj, Bejrut, tab. Sadise, s.a.; Gj i r g j i Z e j d a n, Tarihu-l-adabi-l-arabijj, v.I, botimi. I ....... 16 Shih Leksikon Islama, Sarajevo, 1990, s.v. Mevlud; Glasnik IVZ, nr. 7, 1934, Beograd, M.Handzic, Dvije-tri o Mevludu, etj... 17 Sidomos në Egjipt, në periudhën e sundimit të Fatimive, por edhe më gjerë. 18 F e t i M e h d i u, Mevludi te shqiptarët, Bashkimi Paqësor, nr.2-3, 1992, Prishtinë; i njëjti në Hfz. Ali Korça, Mevlud, Prishtinë, 1992.; etj..... 19 Unë kam shfrytëzuar botimin e vitit 1965. Suleyman Çelebi, Mevlidi serif, Ankara, 1965,fq. 60.


QASJE

21

tët e sotme. Kritika letrare dhe qarqe tjera kulturore botërore flasin me respekt për vlerat e kësaj vepre. Manifestimi i mevludit, në vende të ndryshme islame, si në Arabinë Saudite: Mekke, Medine, e pastaj në Egjipt, Marok, Tunis, Turqi, Spanjë dhe vende tjera është organizua në mënyra të ndryshme, sipas shijes dhe rrethanave konkrete, në të cilat kanë jetuar dhe e kanë zbatuar myslimanët në ato vende,20 Pikërisht për faktin se Mevludi nuk paraqet asnjë nga normat themelore të fesë islame, përveç asaj që thuhet në Kur`an, t’i përuleni All-llahut dhe respektoni Të Dërguarin21...., apo te i Dërguari keni shembullin brilant...22. Nga ky motiv, është shumë e besueshme, kanë filluar edhe shqiptarët që jo vetëm ta përkthejnë tekstin e Sulejman Çelebiut,23 por të thurin edhe vetë poezi për jetën e Muhammmedit a.s. apo të përshtatin me atë të Çelebiut.24 Kjo nuk është tema jonë, por meriton t’i bëhet një hulumtim dhe analizë e thellë si qëndron kjo çështje në raport me tekstet e mevludëve në gjuhën shqipe dhe tekstet poetike të autorëve të ndryshëm, jo vetëm tekstin e S.Çelebiut apo të Hasan Ibn Thabitit, etj.,25 Të përmendim, kalimthi se në hapësirën shqiptare më së shumti ka gjetur shtrirje Mevludi i Hafiz Ali Ulqinakut,26 dhe ai i Tahir ef. 20

Shih: M. Handzic, Dvije-tri o Mevludu, Glasnik IVZ, nr. 7, 1934, Beograd. Kur`an, 4:59, 47:33,... 22 Kur`an, ...usvetun hasene... 23 Krahaso hfz. A l i U l q i n a k u, Mevludi sherif, Titograd, 1975; T a h i r P o p o v a, Mevludi, Prishtinë, 1965: 24 Krahaso hfz. A l i K o r ç a, Mevludi, Prishtinë, 1992; Ibrahim Nezimi – Frakulla, Hasan Zuko Kamberi, Ismail Floqi, Shevqet Kraja, etj. 25 Krahaso : hfz. I b r a h i m D a l l i u, E lemja e të madhit tonë Muhammedit a.s. Nw Jersy, 1993; F a h r u d i n O s m a n i, Mevlud, Pesë Mevlude shqip, Harper Woods, 1991, etj. 26 Hafiz A l i R i z a U l q i n a k u , Terxheme-i mevlud ala lisani arnaud, sëpari herë botohet në Stamboll, me shkronja arabe, në vitin 1295h(1878); herën e dytë, poashtu në Stamboll, me të njëjtën grafi, me titullin Arnaudxha mevludi sherif, në vitin 1327h (1909). Në vitin 1933 ky mevlud botohet me alfabetin shqip në Shkodër, me titullin: Meuludi sherif-Lindja e hazreti Muhammedit alejhisselam, dhe u realizua nën kujdesin e hafiz Seid Ulqinakut, i biri i Hafiz Ali Ulqinakut. Ky Mevlud në vitin 1970 ribotohet në Titograd nga Kryesia e Fesë Islame në Republikën e Socialiste të Malit të Zi, siç po shihet me shumë gabime teknike(shih te Edukata Islame, nr.7,1973, fq.47). Gjithashtu nga Kryesia e Bashkësisë Islame në R.S. të Malit të Zi, në Titograd ribotohet edhe në 21

22

EDUKATA ISLAME 93 27

Popovës, të cilët kanë përjetuar nga disa ribotime, përkundër faktit se edhe tekstet tjera të Mevludit janë ribotuar më shumë se një herë.28 Qëllimi jonë në këtë kontribut është të vëmë theksin aty ku zë fill dhe zhvillohet përdorimi i larmishëm i këtij manifestimi dhe ku zë fill mbivlerësimi dhe nënçmimi i kësaj tradite te shqiptarët. Për një manifestim, i cili është praktikuar dhe praktikohet nga shekulli 10 në botën islame, e në mesin e shqiptarëve mund të themi kushtimisht është i pranishëm qysh në shekullin 1829. Dukuria e mbivitin 1975. Kësaj radhe duke iu përmbajtë besnikërisht botimit të vitit 1933. Ky botim është përsërit, besnikërisht, në vitin 1991 në koleksionin e AIC, në SH.B.A, nën kujdesin e Imam Vehbi Ismailit dhe është radhitë i pari në librin Pesë Mevlude në gjuhën shqipe, fq.1-60. Në vitin 2002, Mevludi i Hafiz Ali Ulqinakut në tri variante, botohet në kolekcionin Mevludet në gjuhën shqipe, Shkodër, 2002, të përgatitur nga Faik Luli Islam Dizdari dhe zë faqet 131-262., ndërkaq në vitin 2005 botohet në Shkup nga shtëpia botuese Logos-A, ne vëllimin: Hafiz Ali Ulqinaku, jeta dhe veprat në faqet: 283421. Si po shihet është ribotuar me shumë përsëritje të panevojshme. 27 T a h i r ef. P o p o v a, Menzumetu –l-mevlud fi efdali-l-mevxhud bi lisani-l-araud, është botuar në vitin 1905 në Stamboll. Është shtypur edhe here tjera më vonë por pa ndryshime e shenime të reja. Në vitin 1965, është botuar për herë të parë me alfabetin shqip, në Prishtinë, i përgatitur nga një grup ulemash dhe e botoi Shoqata Ilmije për RSS, në Prishtinë. Është ribotuar, në Prishtinë, me ndryshime sipërfaqësore, edhe në vitin 1984 në vitin 1994, si edhe një here tjetër pa vit botimi(shih: R. S h k o d r a A. P i r e v a, Bibliografi e botimeve në gjuhën shqipe në Kosovë, 1957-1997, Prishtinë, 1998).dhe më së fundi edhe në vitin 2007, sipas përgatitjes dhe sqarimeve të H. Sherif ef. Ahmetit, kurse në vitin 2007, ky mevlud i Tahir ef. Popovës përjeton edhe një botim, pak më kritik, duke e vënë ballë për ballë tekstin origjinal nga Popova me transkriptimin që e kanë bërë : Ramadan Shkodra dhe Sadik Mehmeti. Mevludin e T. Popovës, me grafinë shqipe, e kanë botuar edhe Zejnullah Ozjashari, në Ankara, në vitin 1967 dhe Imam Vehbi Ismaili në SH.B.A, në koleksionin Pesë Mevlude në gjuhën shqipe ku radhitet i katërti dhe zë faqet: 147-165. Nexhat Ibrahimi në Prizren e boti në vitin 2001, kurse Faik Luli – Islam Dizdari e përfshinë në vëllimin Mevludet në gjuhën shqipe, në vitin 2002. Në këtë botim është Radhit i katërti dhe zë faqet 279-309.Të përmendim me këtë rast edhe faktin se në vitin 1985 Mevludi i T. Popovës është përkthyer në gjuhën rome dhe është botuar në Shkup. 28 Shih koleksionin: Mevludet në gjuhën shqipe, Shkodër, 2002. 29 Nuk përjashtohet mundësia që mevludi edhe te shqiptarët të jetë kënduar edhe më herët, kur nuk ka pas asnjë tekst të këtij lloji në gjuhën shqipe. Në dobi të kësaj hipoteze shpien fakti se shqiptarët vende-vende, mevludin e kanë kënduar në gjuhën turke deri në gjysmën e parë të shekullit 20. Për shembull në Kërçovë deri në vitet 60 të shekullit njëzet ka pas raste kur mevludin, ndonjë nga hoxhallarët e vjetër, e këndonte në gjuhën turke, përkundra faktit se mevludi i hfz. Ali Ulqinakut në këtë rajon kishte arritur dhe kishte filluar të këndohej qysh nga vitet e dyzeta të shekullit 20. Në Kërçovë, në fami-


QASJE

23

vlerësimit dhe e nënçmimit nuk është e pranishme vetëm te shqiptarët.30. Ne do ndalemi pak më hollësisht te dy faktorët që kanë kontribuar në luhatjen e simpatisë ndaj këtij manifestimi dhe të arsyetojmë vlerësimin pse imamët kanë rol të rëndësishëm në këtë çështje. Në hapësirën shqiptare, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në vitin 1945, liria e jetës fetare filloi të rrudhet sa që në vitin 1967 u ndalua edhe me ligj në shtetin shqiptar, kurse në tërë hapësirën tjetër, në Kosovë, Maqedoni, në Mal të Zi, e gjetiu u reduktua aq shumë sa në ditët e xhumave në xhamia mezi formoheshe rreshti me xhemat pas imamit. Për kohë tjera të namazit të mos bëjmë fjalë fare. Në Kosovë ka pasur raste kur në mungesë të numrit të xhematit, të paraparë për namazin kolektiv të xhumasë nuk është falur xhumaja fare. Sistematikisht ushtrohej një farë dhune e heshtur me shpërfillje e tallje ndaj personelit fetar, madje edhe ndaj myslimanëve të zakonshëm që shkonin në xhami. Lënda e edukimit fetar në shkolla përfundimisht në vitin 1948 u hoq nga evidenca e programeve shkollore. Në vitin 1945 në planin mësimor për shkollat fillore në Republikën e Maqedonisë, lënda Mësim fetar ishe me fond 1 orë në javë nga klasa e parë deri në klasën e katërt.31 Nëpër xhamia e mejtepe, që kishin shërbyer për edukim fetar, u ndalua organizimi i këtij procesi, me arsyetimin se nuk ka kushte të përshtatshme higjieno-teknike, e në anën tjetër ato objekte, do të thotë, mektebet e xhamive Ministria e Arsimit i lejoi që të përdoren si shkolla publike.32 Personelit fetar islam për të kryer funksionin e vet me popullin i mbeti vetëm organizimi i ceremonive private familjare, vdekja dhe dasma, apo ndonjë gëzim tjetër familjar, si për shembull ndonjë lindje e shumëpritur, përurimi i shtëpisë së re etj. Mbase në këtë periudhë zë ljen e Mulla Qerimit nga fshati Mafmutaj, kemi gjetur edhe një dorëshkrim-përshkrim i Mevludit të Tahir ef. Popovës, në vitin 1935, nga Selman i biri i Limanit. 30 Shih: Dvije o Mevludu.... Glasnik IVZ, nr. 7, 1935; H a f i z A l i K o r ç a, Mevludi, Prishtinë, 1992, fq. 31-41. 31 Dr. A v z i M u s t a f a, Zhvillimi i shkollës fillore shqipe në Republikën e Maqedonisë,1945-1975, Shkup, 1998, “Logos-A”. 32 I njëjti, fq. 68.

24

EDUKATA ISLAME 93

fill mbivlerësimi i këtij akti me qëllim që opinioni islam sadopak të mbajë kontaktet dhe të përcjellë porosinë fetare në brezat vijues.33 Përveç në muajin Rebiu-l-evvel, kur është Lindja e Pejgamberit Muhammed a.s., teksti i Mevludit këndohej edhe në ditë të caktuara pas vdekjes së dikujt, sipas mundësive, pas një jave, pas gjashtë javësh, pas një viti etj.34 Madje këndohej në rastin e ceremonialit të synetisë, por edhe në rast fejesash, në të cilat më ka rastisur të marr pjesë personalisht. Kjo formë e përcjelljes së porosisë islame në brezat që vijnë kishte mbetur aktivitet i vetëm që imami, përveç ditës së xhuma, të kontaktojë me xhematin dhe të ushtrojë edhe funksionin e edukatorit dhe të mësuesit të fesë. Teksti i Mevludit afron një histori të shkurtër, në radhë të parë për jetën e Pejgamberit Muhammed a.s. Prveç kësaj aty ka edhe disa njohuri themelore lidhur me besimin, nga veprimet në namaz, përgatitje për namaz etj. 35 Këndimi i Mevludit pritej me padurim nga masa e besimtarëve, sepse vetëm në këtë formë, dikush nga familjarët merrte pjesë dhe përcillte në familje tërë atmosferën e ceremonialit me të gjitha këshillat që dëgjonte në atë manifestim qoftë pikëllimi apo gëzimi. Në mungesë të aktiviteteve tjera fetare sigurisht që përmbajtja e Mevludit fitoi përmasa glorifikuese dhe aty këtu fitoi statusin e një obligimi për familjen myslimane me mundësi mesatare ekonomike. Në qytetin e Prishtinës shpeshherë përveç imamit të lagjes thirreshin edhe nxënësit e medresesë për të kënduar mevlud. Në këto raste programi i Mevludit nuk përfundonte vetëm me mevlud, por këndoheshin edhe ilahi.(poezi për të lavdëruar Pejgamberin apo me për33

Për rajonin e Kërçovës nuk kam njohuri se si është vepruar me ceremonialin e Mevludit në periudhën ndërmjet dy luftërave, apo edhe më herët. Dihet vetëm se është kënduar mevludi. 34 Nuk ka dyshim se edhe ulemaja e asaj kohe e dinin se kjo është lindje, por arsyeja që e këndonin edhe në raste të vdekjes duhet kërkuar në ndikimin e multikulturalizmit fetar dhe kontakteve me popujt tjerë për të kujtuar dhe shprehur respekt ndaj të vdekurit të tyre. 35 Shih:hfz. A l i U l q i n a k u, Mevludi sherif,... shartet e imanit, shartet e myslimanëve, farzet e namazit, ...të agjërimit, të abdestit, të guslit, etj., që nuk i gjejmë në mevludët tjerë.


QASJE

25

mbajtje tjetër islame. Jepeshin këshilla, zhvilloheshin diskutime me karakter informativ islam, me qëllim të nxënies së njohurive të reja apo të verifikimit të njohurive të marra më përpara dhe e gjithë kjo përcillej me një atmosferë, si thotë populli “tërë sy e veshë”. Gjatë viteve 1960-1967, sa kam qenë nxënës këtë atmosferë e kam përjetuar personalisht shumë herë, vetëm me imamin ose edhe me shokë të klasës. Në këtë glorifikim të Mevludit, përveç rrethanave të përmendura, ka ndikuar edhe vetë teksti i mevludit. Duke mos bërë dallimin ndërmjet tekstit të Kur’anit dhe hadithit me poezinë, masa e dëgjuesve shprehjet poetike i merrte si fjalë të shpallura dhe u besonte plotësisht se : “Për ni rob qi knohet ky mevlud ati; Nuk i bohet hiç qeder at vjet ati36 Hem s’ i bohet kurni dert ti mubtela; Hem s’i vjen mi kry ati kunrni bela37 në një anë dhe në anën tjetër edhe personeli fetar me predispozita që i ka dhuruar All-llahu që të jetë më i kërkuar nga xhemati.38 Kjo pastaj nga një shtresë e opinionit është keqkuptuar dhe keqinterpretuar se ky ceremonial është vetëm për të përfituar materialisht. Pothuajse ceremoniali i Mevludit në kohë të caktuara dhe rrethana të caktuara kishte marrë statusin e obligimit, duke i dhënë karakterin e ibadetit, por vetëm te masa, jo te personeli fetar. Por, e tërë kjo nuk mund të jetë arsyetim, për mendimin tim, që imamët apo edhe tjerë të shprehen kundër asaj praktike në mesin e myslimanëve të mjedisit konkret me arsyetimin se këndimi i Mevludit është një risi dhe çdo risi shpie në humbje të sigurt e shkatërrim dhe përfundon në xhehenem.

36

Këtu nxjerr krye spekulimi se kjo ishte garanci për një vjet të jesh i sigurt nga fatkeqësitë, pavarësisht se kjo ishte një shprehje poetike. 37 T a h i r ef. P o p o v a, Mevludi, fq. 16, botim i vitit 2007, Prishtinë. 38 Zëri i bukur për këndim, prirje për interpretim të poezisë dhe përshtatjes së rrethanave konkrete.

26

EDUKATA ISLAME 93

Është e vërtetë se Pejgamberi a.s. nuk e ka festuar ditëlindjen e vet, sikur që ndodh tash, por është e vërtetë edhe ajo se ai disa herë e ka përmendur me pietet ditën e hënë dhe atë ditë ka agjëruar edhe kur nuk ka qenë Ramazan, me arsyetimin se ajo ishte dita kur ai kishte ardhur në këtë botë. Ka pasur dijetarë autoritarë të disiplinave islame që janë deklaruar për mevludin si veprim i lejuar dhe i bukur nëse fillon dhe mbaron si është më bukur, si Ebu Shame, Ibn Haxher, Ibn Xhezer, Ibn Dihje, Sujuti dhe Ibn Haxhxh. Por ka edhe mendim tjetër se Mevludi është punë e papëlqyer ose punë e ndaluar, siç janë: Ibn Tejmije, Taxhuddin Fakihani e ndonjë tjetër me arsyetimin se për këtë nuk gjejnë argument as në Kur`an as në hadith. Këto gjëra dihen. Por, le të dihet edhe një fakt tjetër që ka burimin te as-habët e parë të Pejgamebrit Muhammed a.s. Në kohën pasi që Muhammedi a.s. kishte ndërruar jetë, nuk ishte më në mesin e tyre, Ebu Bekri thirri ata që kishin shkruar tekstin e shpalljes Kur`anit nëpër copa lëkure e objekte tjera, dhe u tha që ta mbledhin Kur`anin, të shkruar në një vend. Zejd ibn Thabiti, njëri nga shkruesit kryesor, i tha Ebu Bekrit se nuk bën kjo punë se nuk e ka bërë Pejgamberi. Ebu Bekri, me shumë urtësi iu përgjigj: Pejgamberi nuk e ka bërë, por tash duhet bërë, është në dobi të fesë islame. Nga kjo del se është irracionale sot të ngulësh këmbë të bësh të gjitha punët që i ka bërë Pejgamberi Muhammed a.s., në kohën e tij, apo të ngulësh këmbë që të mos bësh një punë tjetër vetëm me arsyen se nuk e ka bërë Muhammedi a.s. Muhammedi a.s. nuk ka hipur as në veturë e as ka përdorur telefon celular, sikur ky i joni dhe as që i ka shkuar mendja të shërbehet me aeroplan, në kohën e vet. Ai nga Meka në Medine dhe anasjelltas ka udhëtuar me deve, kohën nuk e ka matur me orë, por vetëm me diell dhe me hënë e yje. Por, të mohosh sot përdorimin e këtyre mjeteve do të thotë të veprosh kundër logjikës së shëndoshë dhe kundër parimit kur`anor, në të cilin thuhet se të gjitha çka i shihni i kemi krijuar të jenë në shërbim të njeriut.


QASJE

27

Tëra këto shpien në përfundimin se vlerësimi më i drejtë do të jetë ai që i mat këto veprime me kandarin e kohës konkrete dhe rrethanave konkrete. Duhet bërë përpjekje që, para se të gjykohet Mevludi si veprim destruktiv, të kthehemi pak më pas, në periudhën kur ezani në hapësirën shqiptare dëgjohej vetëm ditën e xhuma, madje diku as ditën e xhuma nuk dëgjohej. Emri i Pejgamberit dhe historia e Pejgamberit përmendej vetëm një herë në vit, dhe kjo jo gjithkund, vetëm në muajin e Lindjes së Pejgamberit, apo me rastin kur ndonjë familje me traditë islame të ngulitur historikisht, përveç ahengut, organizonte edhe këndim të Mevludit. Mbështetja teorike e përkrahësve të idesë për ta zhvleftësuar ceremonialin e Mevludit te shqiptarët nuk mund të qëndrojë. Poezia për të lavdëruar Pejgamberin Muhammed a.s., e Mevludi është vetëm një krijim i tillë poetik, e ka marrë sinjalin jeshil qysh në kohën kur ishte gjallë Pejgamberi a.s. me kaside-i burden .39 Shtegtoi nëpër Medine, Kairo, Erbil e Damask, Bagdad, Algjir, Tunis, Stamboll, etj.,dhe dikur arrin edhe te shqiptarët. Ajo që ka lidhje drejtpërdrejt me Mevludin në gjuhën shqipe është poema e Sulejman Çelebiut. Çështja e tekstit është një problem me të cilin duhet të merren specialistë të letërsisë shqipe dhe turke, sepse edhe në gjuhën shqipe sot kemi disa tekste të Mevludit që sigurisht nuk janë vetëm përkthim i Mevludit të Sulejman Çelebiut.40 Rezerva që mund të shprehet sot për statusin e mevludit, jo si tekst por si ceremonial tradicional te shqiptarët, mund t’i referohet edhe një faktori të tretë - masës islame, faktor i cili prapë nuk mund të zbërthehet pa përmendur rolin e imamit në këtë proces dhe rrethana konkrete. Faktori masë islame, gjegjësisht xhemati, kohëve të fundit nën presionin e zhvillimit teknik e teknologjik dhe zhvillimit të përgjith39

Shih fusnotat: 15, 23, 24, 25, etj. Krahaso Mevludët e hfz. Ali Korçës, hfz. Ali Ulqinakut, Mehmet ef.Hasanit, e ndonjë tjetër, të cilët janë përmbledhë nga Fik Luli e Islam Dizdari në vëllimin Mevludet në gjuhën shqipe, dhe këtu duhet dalluar ata tekste, që sipas parametrave tradicionale nuk duhej të radhiteshin si mevlude.

28

EDUKATA ISLAME 93

shëm të shoqërisë, në një farë mënyre a në mënyrë tjetër sikur imponon forma tjera të ceremonialit të mevludit, të cilat i huazon, pa kriter të caktuar, vetëm në mënyrë paushalle, me bindjen se gjithçka është e re është edhe më e mirë. Këtu rol të rëndësishëm ka edhe ngritja e standardit jetësor, nga aspekti material dhe dobësimi i standardit etik islam. Për shembull mobilimi i shtëpisë e ka ngushtuar hapësirën në shtëpi dhe për ta kënduar Mevludin në shtëpi duhet zhvendosur mobilet. Për të përgatit dhe për të shtruar ushqimin duhen njerëz, për të shërbyer, që në kohë të fundit edhe këta mungojnë për shkak të kurbetit. Kërkojnë mënyra të reja të organizimit të Mevludit, gjithnjë me pretekst se bota ka ndryshuar dhe duhet të ndryshohet çdo gjë, pavarësisht se çfarë vlerash afron forma e re dhe çfarë vlerash humb me heqjen dorë nga tradita e deritashme, do të thotë nga forma e vjetër. Fjala vjen kërkohet që Mevludi të këndohet në xhami, ose edhe në ndonjë lokal publik, që shërben për ahengje e qëllime tjera. Ushqimi të hahet në restorant - kuzhinë publike etj. Programi i imamit fillon me “Allllah emnin ta përmendim daima....41 dhe përfundon, në disa vende, me një belbëzim ekspres të sures jasin, kur nuk e merr vesh askush nga të pranishmit se çfarë është kënduar, dhe me banketin-drekën, edhe kjo vende-vende, tejet luksoze, dhe vetëm kaq. Këto gjëra mund të kuptohen deri diku si imponime të kohës. Shpeshherë thirren në dinamizmin që e kërkon e sotmja, ama vetëm për Mevlud, se kur është fjala për në kafene ka kohë të mjaftueshme, atje nuk nguten që të dalin sa më shpejt nga kafeneja. Mirëpo, ajo çka është e pakuptueshme, fjala është për vende të caktuara, mbase jo në tërë hapësirën shqiptare, ka të bëjë me faktin se ai që e organizon mevludin (mevlud sajbiu) nuk e ka parasysh hadithin e Pejgamberit a.s. se punët shpërblehen sipas nijetit-qëllimit. Dhe ky, nëse ndonjë mik a fqinj ka thirrur në Mevlud 70 veta dhe ka shtruar për drekë tre lloje a katër të ushqimit, do të thërrasë 100 veta dhe do të bëjë pesë lloje të ushqimit.42 Në këtë mënyrë ceremonia e Me-

40

41

Fillimi i Mevludit. Rëndësinë e Mevludit e peshojnë në bazë të numrit të pjesëmarrësve, e jo në bazë të shkallës së devotshmërisë se si kryhet ai ceremonial.

42


QASJE

29

vludit prej një qëllimi devotshmërie e përkujtimi për jetën e Pejgamberit dhe përkujtimi të ndonjë anëtari të familjes që ishte bërë për rahmet, kalon në formë të zbavitjes dhe jo të këshillimit islam. Në këto raste imamët, si elitë e shoqërisë për shërbime të caktuara, nuk veprojnë në mënyrë të organizuar dhe me këshilla e masa konstruktive dhe të ndikojnë që mevludi të mos bëhet si modë, e për të bërë garë me fqinjët e dashamirët e vet, por ta ruajë karakterin që e ka pasur për një kohë shumë të gjatë ndër shqiptarët. Të ruajë traditën kur ky akt kishte karakter të devotshmërisë dhe të këshillëdhënies atyre që merrnin pjesë në këtë akt vullnetar familjar tradicional. Të ruajë traditën kur përpara këndimit të Mevludit e ndonjëherë edhe pas këndimit, imami këshillonte xhematin, shtronte për diskutim çështje të rëndësishme për organizimin e jetës fetare në atë rreth dhe këshillat e tij dëgjoheshin me shumë kujdes. Nëse më së paku dëgjohet fjala e imamit, përgjegjësia për këtë në radhë të parë i takon imamit, por as xhemati nuk është krejtësisht i pafajshëm, ngase kjo bëhet me pëlqimin e tyre, qoftë edhe me heshtje ndaj kësaj forme. Sjellje të këtilla shkojnë në dëm të traditës së Mevludit si ceremoni islame familjare pa karakter obligues. Nga këto arsye dikush gjen shkas të deklarojë se kjo ceremoni nuk duhet zbatuar. Madje e kualifikojnë edhe si veprim të ndaluar ose të papëlqyeshëm, me vlerësime kuturu, duke u thirrur në emër të ndonjë reforme, por në fakt nuk afrojnë asgjë më të mirë, madje as të barabartë me këtë. Nuk marrin parasysh faktin se për konkurrencë duhet mall më i mirë se ai që është në treg. Rregullat e konkurrencës duhet të vlejnë për gjitha kohët, nuk i konkurrohet veturës me kalë, e as helikopterit me veturë. Duhet përmendur edhe faktin se me termin reformë, risi, e ndonjë tjetër, subjekte të caktuar manipulojnë me masën e gjerë të painformuar. Kjo shkon në dëm të çështjes bazë. Sa i përket ceremonialit të Mevludit, unë kam bindjen se reforma duhet por ajo duhet zbatuar në këtë drejtim: duhet reformuar xhemati i caktuar konkret. Ai xhemat, i cili është larguar nga xhamia pas vitit

30

EDUKATA ISLAME 93

1945, të kthehet në xhami. Të mësohet të dëgjojë këshillat islame të mbështetura në Kur’ an dhe në hadith; të reformohen dhe të kthehen në binarë ata shtresa të cilat mevludin e kanë bërë në një dhomë e në dhomën tjetër kanë bërë qejfe me pije alkoolike.43 Do të thotë ka nevojë për reformim të individëve a shoqërisë së caktuar, sepse këta nuk janë në binarë, dhe jo të insistohet që të nxirret nga binarët ceremoniali i Mevludit me shpjegime që nuk janë konstruktive, siç janë p.sh., tendencat që Mevludi të këndohet në xhami me qëllim që mjetet financiare që shpenzohen për Mevlud të grumbullohen në xhami, kinse për nevoja të xhamisë, apo të mos këndohet fare, me shpjegimin se mjetet financiare të dedikuara për Mevlud është më mirë të investohen në ndonjë vepër tjetër bamirësie etj. Me mjete të Mevludit nuk mbahet xhamia e as nuk ndihmohet shoqëria. Ata që mendojnë kështu duhet të reformohen: të mendojnë për zeqatin dhe kontribute tjera të parapara me normat islame prej kohëve më të vjetra, për ta mirëmbajtur xhaminë dhe qëllime tjera me interes shoqëror. Mevludi nuk është i obligueshëm për askënd. Me sa më ka ra të informohem e të shoh, iniciatorët e aksioneve për të nxjerrë adet të ri në katund të vjetër, lidhur me Mevludin, u përkasin dy kategorive: a) Kategoria e parë janë ata që deri tash nuk i kanë përfillur normat islame. Kanë qëndruar jashtë rrethit të xhamisë, madje edhe janë shprehur me qesëndi ndaj njerëzve të xhamisë, dhe me demokratizimin e shoqërisë, pas vitit 1990, paraqiten me ide që janë kundër traditës së vendit e rrethanave konkrete. Për të arritur këtë qëllim manipulojnë me nocionin reformë, progres, demokraci etj. b) Ata të kategorisë së dytë janë nën ndikimin e traditave të huaja, sidomos të atyre vendeve ku kanë jetuar kohë të gjatë qoftë si punëtorë, qoftë si studiues apo që kanë vazhduar perfeksonimin profesional.44 43

Mevludi është organizuar për syneti. Kjo do të thotë e kanë bashkuar haramin me synnetin. 44 Janë njerëz që kohë të gjatë e kanë kaluar nëpër vende, me traditë të ndryshme nga e jona. Do të thotë i janë ekspozuar një tradite, e cila ndryshon nga tradita e jonë,sepse


QASJE

31

Si përfundim Nga e tërë kjo mund të nxirren përfundime që të jenë të pranueshme në masën e opinionit shqiptar si atë elitarë por edhe atë më të gjerë. Për Mevludin, nga këndvështrimi teorik për të vlerësuar nivelin artistik që është i pakontestueshëm, duhet të flasin njerëzit e shkallës më të lartë të përgatitjes profesionale letrare e estetike të përmasave botërore, që paraprakisht duhet të hulumtojnë tëra përpjekjet dhe rezultatet e deritashme në këtë fushë, sepse Mevludi te shqiptarët është i pranishëm me sa e dimë deri tash, prej shekullit 18.45 dhe të studiohen tëra tekstet e mevludëve në gjuhën shqipe që janë të botuar deri tash, pa dallim se me çfarë grafie janë botuar. Të paktën të merren në shqyrtim tekstet që janë botuar në koleksionin Mevludet në gjuhën shqipe, Shkodër, 2002, të përgatitur nga Faik Luli-Islam Dizdari.46 ato vende nuk kanë përjetuar bllokimin që i bëri ideja komuniste aktivitetit islam në hapsirën shqiptare. Prandaj nuk mund ta kuptojnë rolin që ka luajtur ceremoniali i mevludit në këto hapsira. 45 Shih: F e t i M e h d i u, Mevludi te shqiptarët, Bashkimi Paqësor, nr. 2-3, 1992, Prishtinë. 46 Shihi te vepra e cituar mevludët të radhitur sipas kësaj radhe: H a s a n Zuko Kamberi, I s m a i l Floqi, Hafiz A l i Ulqinaku, T a h i r ef. Popova, S h e f k i Hoxha, Hafiz A l i Korça, A b d u l l a h Sëmbllaku, Sheh A h m e t Shkodra, Z e j n u l l a h Ozjashari , Hfz. I b r a h i m Dalliu, I d r i z Lamaj, F a h r e d i n Osmani, I l m i Veliu, Sh e v q e t K r a j a, Mevludi Çam, Hafiz I s l a m Çelebi-Nekovci, M e h m e t ef. Salihu, etj., disa prej të cilëve nuk i kam përfshi në këtë evidencë, si F e r i t Vokopola, J o n u z Metanit, Shejh X h u m a l i Shehut, sepse këto tekste janë poezi si shumë poezi të tjera të shkruara për personalitete tjera, madje edhe për Muhammedin a.s., por që nuk duhet të përzihen me tekstin e Mevludit për Pejgamberin Muhammed a.s. Studjuesit e kësaj çështje duhet të marrin parasyshë edhe ribotimet e këtyre mevludëve, sepse disa sish janë ribotuar nga disa herë në vende të ndryshme, si në Turqi, Amerikë, Kanada, Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi e gjetiu dhe gjatë procesit të përgatitjes janë bërë ndryshime, e gabime, qofshin edhe teknike. Për një punë gjithëpërfshirëse , për një studim serioz duhet të kihen parasysh edhe faktet se Z. Ozjashar, Idriz Lamaj, e ndonjë tjetër nuk mund ë trajtohen si autor të mevludit apo përkthyes sikur që janë Popova, Ulqinaku, Dalliu, etj..Një vështrim të veçantë meriton adaptimi i këtyre teksteve, përshtatja me shkurtime e shtesa, etj. Pas kësaj mund të arrihet në përfundim se a ka mevlud origjinal në gjuhën shqipe.

32

EDUKATA ISLAME 93

Nga aspekti historik dhe efektet konkrete praktike në shoqërinë tonë mund të flasin një shtresë më e gjerë, si imamët me përvojë në xhemate të ndryshme, historianët e arsimit e të edukimit, mësuesit, madje edhe njerëz tjerë me përvojë jetësore në vend dhe në diasporë. Nga këto vlerësime do të dëshmohet realisht arsyeshmëria e përdorimit të mevludit te shqiptarët, por pa harruar asnjërin nga këndvështrimet që u përmendën, madje edhe nga ndonjë këndvështrim tjetër racional. Kurse, për definimin e statusit real të mevludit te shqiptarët rolin kryesor e ka imami në rrethin e vet, me kusht që të jetë në nivel për të vlerësuar çka është themel i fesë dhe çka është kulturë apo traditë fetare dhe të harmonizojë këto dy faktorë me faktorin kohë dhe hapësirë. Për këtë mund të shërbejë tradita e organizimit të këtij ceremoniali islam duke filluar nga Medina Munevvere, Kairo, Damask, Stamboll, Malajzi, Bosnjë, Shkodër, e deri te Diaspora shqiptare, dhe vazhdimisht në mbështetje të rrethanave vendore. Vesselamu alejkum ve rahmetull-llahi ve berekatuhu! F. Mehdiu, fetimehdiu@hotmail.com Fakulteti i Filologjisë-Orientalistika


QASJE

33

Diskutimet: lidhur me referatet e paraqitura në sesionin shkencor Mevludi te shqiptarët Feti Mediu Seanca e paradites Eselamu alejkum ve rahmetull-llah... Të nderuar kolegë! Nuk ka fare dyshim se të gjithë ne sot këtu jemi pasuruar me informata dhe ide të reja që kanë të bëjnë me Mevludin te shqiptarët. Sigurisht secili nga ne bëjmë përpjekje që me pikëpamjet tona të kontribuojmë që për këto çka i dëgjuam këtu dhe kemi se çka të themi ta bëjmë këtë me diskutimet tona që do t’i dërgojmë me shkrim më të plota e më të shkoqitura, sepse këtu nuk ka mundësi për t’u thelluar e qartësuar si duhet. E vlerësoj se nuk është e domosdoshme të përmend çdo detaj por vetëm parimisht të shpreh pikëpamjet e mia për disa gjëra që mendoj se duhet qasje e trajtim tjetër. Do të filloj sipas radhës, ashtu si dëgjova nga referuesit e nderuar, pa i përmendur emrat. U përmendën këtu shifrat, 30 dhe 20 mevlude në gjuhën shqipe. Më duket pak si shifër e fryrë. Unë besoj se mund të ketë edhe ndonjë mevlud, përveç atyre që u botuan nga F.Luli e I. Dizdari. Por, para se të konstatohet se sa mevlude ka në gjuhën shqipe, është e nevojshme të rishikohen disa fakte. Kam konsideratë për botimin e Zotërinjve Luli-Dizdari, por në atë koleksion kanë hyrë tekste nën vellon

34

EDUKATA ISLAME 93

e Mevludit, e nuk janë mevlud, por janë tekste që nën vellon e Mevludit të Pejgamberit a.s. kanë hyrë tekste për h. Aliun, e ndonjë personalitet tjetër. Duhet gjithashtu të vihen në kandar shkencor me disa kritere se cili tekst mund të quhet mevlud. Për shembull, teksti i Hasan Zuko Kamberit, që i ka vetëm Lindjen dhe Miraxhin e Pejgamberit, siç e dëgjuam këtu, ku do të vendoset. Gjithë poezitë që janë shkruar për Muhammedin a.s. besoj se nuk mund të quhen Mevlud. Ndërkaq, ata që nuk kanë të bëjnë fare me Muhammedin a.s. në asnjë mënyrë nuk mund të radhiten si Mevlud, sipas kriterit dhe konceptit që zbatohet në hapësirën shqiptare. Potencial dhe kapacitet hulumtues e studiues, besoj se kemi, që të merren me këtë çështje dhe për hapësirën shqiptare lirisht mund të arrihet një standard i mbështetur në vlerat edhe historike e fetare dhe kulturore e estetike se çka është Mevlud. Për mua është krejt e qartë se vetëm ai tekst poetik që trajton lindjen dhe jetën e Muhammedit a.s. mund të jetë Mevlud. Për termin Bid`a,.bidat, risi, inovacion, (T.Bislimi) nuk e shoh të arsyeshme të zëvendësohet me termin “rrugë e mirë...” Së pari mendoj se duhet vështruar termin Bid`a, në kontekstin sinkronik dhe diakronik dhe të konstatohet saktësisht se mos i ka dy variante ky hadith. Ngase nuk është e mundshme që “të gjitha risitë të shpien në xhehennem”. Tekefundit edhe “rruga e mirë” është një risi, madje mund të marrë edhe konotacion problematik, sepse bart në vete një antipod largimin nga një rrugë e keqe, që është shumë relative në këtë rast raporti e keqe e mirë. Krahasojeni dialogun e Ebu Bekrit me Zejd Ibn Thabitin kur i tha Ebu Bekri r. a. ta mbledhin Kur` ani kerimin në një vend, një libër që u quajt Mus-haf. Sa për termin risi mendoj se duet shikuar me gjakftohtësi sepse nuk është me çdo kusht që risia të jetë e urryer dhe e dënueshme ashtu siç nuk mund të jetë edhe e pëlqyeshme dhe e mirë. Nuk mjafton shprehja se “....çdo risi është humbje e rrugës....”


QASJE

35

36

Seanca e pasdrekes Në fillim, nëse ka mundësi do t`i bashkohem propozimit të Mr. Elez Ismailit që të hulumtohen mundësitë, bashkërisht: Tiranë, Prishtinë, Shkup, për vjeljen e të gjitha poezive që janë shkruar në gjuhën shqipe për Pejgamberin Muhammed a.s dhe të botohen të gjitha, sipas rendit që e do kjo punë dhe pastaj është më lehtë por edhe më e saktë të caktohen kriteret se çka do të quhet Mevlud e çka nuk mund të quhet Mevlud. Kjo ka më pak rëndësi si do ta quajmë. Ka rëndësi të dimë se çka kanë shkruar shqiptarët për këtë personalitet. Tekefundit ne sot prezantojmë këtu rezultatet nga hulumtimet tona për Mevludin te shqiptarët. Mund të them se në periodikun shqiptar islam kohë pas kohe janë botuar poezi në të cilat lavdërohet personaliteti i Muhammedit a.s. Çështja e dytë ka të bëjë me nocionin dhe funksionalizimin e konceptit “Da`ve”. (J.Zimeri, F. Flugaj)Vetëm si “da`ve” ka kuptim shumë të gjerë dhe të thjeshtë: thirrje qoftë edhe për dasmë, për gjyq, për ndonjë aksion, propagandë etj. Mirëpo, nëse përcillet me përcaktorin “islamijje” atëherë në hapësirën shqiptare merr konotacion jo të pranueshëm, madje ndonjëherë edhe ofendues. Dhe unë mendoj se ceremoniali i Mevludit nuk mund të trajtohet si formë e “da`vetit“ në islam nga shkaku se organizohet në familje islame dhe rrethin islam, që islamin e ka pranuar shekuj më parë dhe jeton jetë islame, por mund të trajtohet si këshillëdhënie islame. Thirrja në islam, daveti, nuk bëhet në xhami, sepse ata janë të gjithë myslimanë dhe i janë përgjigjur All-llahut me ibadet, por duhet bërë atje ku nuk dinë për fenë islame ose nuk duan ta pranojnë. Po ashtu Mevludi nuk mund të trajtohet edhe si ibadet, por mund të thuhet se është ceremonial që shpreh devotshmëri, sepse për ibadet kërkohen të plotësohen disa parakushte.

EDUKATA ISLAME 93

Nëse thuhet se gratë dhe fëmijët e kishin të ndaluar të shkojnë në xhami, (B.Aliu) në mos qoftë gabim në teknik gjatë leximit. Përndryshe duhet një sqarim kush ua kishte ndaluar? Sepse nëse mbetet kështu dikush mund të bëjë interpretim tendencioz ndaj qëndrimit islam për femrën, se kinse e ka pasur të ndaluar të shkojë në xhami, që nuk mund të qëndrojë. Çështja tjetër ka të bëjë me transkriptimin..(R.Mulaku, I Memishi,).. Edhe transkriptimi i fundit (2007) i Mevludit të Popovës ka mangësi sikur që do të ketë vazhdimisht edhe me tekstet tjera të kësaj natyre nga arsyeja se autorët shqiptarë kur kanë shkruar tekste letrare me alfabetin arab nuk kanë mundur, madje ndoshta as që kanë menduar të paraqesin zanoret e gjuhës shqipe o, y,ë, sepse nuk ekzistojnë në alfabetin arab. Aq më pak të paraqesin diftongjet: ue, ie, ua, ye, etj, prandaj të nxjerrësh ndonjë përfundim me vlerë për dialektet e gjuhës shqipes në bazë këtyre specifikave gjuhësore, është e pamundur. Diskutimi më i gjatë rreth kësaj më duket se nuk është punë e qëlluar. Transkriptimi shkencor nuk afron mundësi për këtë, dhe me lexim të tekstit që është shkruar njëqind vjet më parë, sipas asaj që e dëgjojmë sot në rajone të caktuara të Kosovës ka luhatje të mëdha në realizimin e shprehjen e nazalitetit e ndonjë karakteristike tjetër gjuhësore. Ju faleminderit për kujdes e mirëkuptim! Feti Mehdiu, Prishtinë


QASJE

37

Academician Dr. Feti Mehdiu - Faculty of Philology, Prishtina

THE ROLE OF THE IMAM IN DEFINING THE POSITION OF MEVLUD AMONG THE ALBANIANS (Summary) This is the model I prefer when dealing with the issue of the status of Mevlud in the Albanian Muslim majority areas: Kosova, Macedonia and Albania. For practical reasons I have divided the Albanian Muslim majority areas into three different parts. There is plenty of information about the aforementioned (for Kosova and Macedonia). I have used the toponym Albania to define the Albanian lands within the boundaries defined by the London Conference in 1913. Personally, I am not quite sure about the status of Mevlud within these boundaries.

‫ﻓﺘﺤﻰ ﻣﻬﺪى‬

‫دور اﻻﻣﺎم ﻓﻰ ﺑﻴﺎن ﻣﻜﺎﻧﺔ اﻟﻤﻮﻟﺪ ﻋﻨﺪ اﻻﻟﺒﺎﻧﻴﻴﻦ‬ (‫)ﺧﻼﺻﺔ اﻟﺒﺤﺚ‬ . ‫ ﰱ ﻛﻮﺳﻮف و ﻣﻜﺪوﻧﻴﺎ و رﲟﺎ ﺣﱴ ﰱ اﻟﺒﺎﻧﻴﺎ‬: ‫اﳌﻮﻟﺪ ﻋﻨﺪ اﻻﻟﺒﺎﻧﻴﲔ‬ ‫ ﺑﺎﻟﻨﺴـﺒﺔ‬. ‫ﻟﻘﺪ ﻗﻤﺖ ﺑﺘﻘﺴﻴﻢ اﻟﻮﻃﻦ اﻻﻟﺒﺎﱏ اﱃ ﺛﻼﺛﺔ ﻣﻨﺎﻃﻖ ﻻﺳـﺒﺎب ﻋﻤﻠﻴـﺔ ﺻـﺮﻓﺔ‬ ‫ و‬. ‫ﻟﻜﻮﺳــﻮﻓﺎ و ﻣﻜــﺪوﻧﻴﺎ ﺗﺘــﻮﻓﺮ ﻣﻌﻠﻮﻣــﺎت ﻛﺎﻓﻴــﺔ ﻟﻼﻣــﺮ اﻟــﺬى ﻳــﺪور اﻟﻨﻘــﺎش ﺣﻮﻟــﻪ‬ ‫اﺳــﺘﺨﺪﻣﺖ اﳌﺼــﻄﻠﺢ "اﻟﺒﺎﻧﻴــﺎ" ﻻﻧــﲎ ﱂ اﺟــﺪ اﲰــﺎ اﻛﺜــﺮ ﻣﻼءﻣــﺔ ﻻﻧﻨــﺎ ﳒــﺪ ﻣﺼــﻄﻠﺢ‬ . ‫"اﻟﺒﺎﻧﻴﺎ اﻟﻠﻨﺪﻧﻴﺔ" ﰱ ﺑﻌﺾ اﳌﺮاﺟﻊ اﻟﺘﺎرﺧﻴﺔ‬


40

EDUKATA ISLAME 93

(paanshmërisë) intelektuale të hulumtuesit shkencor objektiv, apo cenimin e asaj që njihet si “aftësia e subjektit të njohjes, që gjurmimet, përsiatjet, shpjegimet lidhur me ndonjë çështje t’i paraqesë ashtu siç janë ato në të vërtetë, objektivisht, d.m.th. pavarësisht nga interesat, dëshirat, qëndrimet, e të tjera subjektive të tij.”2

3. Konteksti historik i çështjes QASJE

Orhan Bislimaj

CENIMI I OBJEKTIVITETIT NË SHKENCË 1. Hyrje Objektiviteti si nocion përmbajtësor, vetvetiu përbën një rëndësi jetike për çdo proces jetësor. Ai mbetet një pikë referimi i përpjekjeve të mirëfillta dhe hulumtimeve shkencore të subjektit. Nuk mund të ketë hulumtim të mirëfilltë shkencor dhe shkencë të dobishme, derisa mungon objektiviteti si një tipar i gjykimit të paanshëm dhe të dëlirë nga ngarkesat subjektive pa marrë parasysh ato.

2. “Objektiviteti” dhe fokusimi i çështjes Në kuptimin parimor dhe ontologjik të nocionit, koncepti i objektivitetit shënon “atë realitet, të cilin e supozon subjekti se është i tillë pavarësisht nga ai.”1 Ndërsa, në këtë punim, çështjen e cenimit të objektivitetit në shkencë, do ta fokusojmë në kuptimin që konsiston cenimin e objektivitetit 1

Ekrem Murtezai, “Fjalor i Filozofisë” boton “Toena”, Tiranë, 2007, fq. 312. Nocioni objektivitet - i (lat. objectum - gjësend; gjerm. objektivität; fr. objectivité; ang. Objectivity), në konceptin ontologjik të fjalës, nënkupton tërësinë e gjësendeve, dukurive, proceseve, cilësive etj. objektive, d.m.th. të atyre që ekzistojnë pavarësisht nga vetëdija, mendimi, qëndrimi dhe nga e tërë ajo që është subjektive – njerëzore. (shih: po aty).

Cenimi i objektivitetit në shkencë, mund të themi se ka një histori të gjatë. Që në fillimet e para të mendimit shkencor apo siç e quan Alparslan Açıkgenç “veprimtarisë dijekërkuese”3, përmbajtja e objektivitetit, dashje pa dashje është përballur me sfidat e dominimit irracional dhe obskurantizmit primitiv. Ngase, njerëzit me prirje shkencore, sidomos në antikitetin e hershëm, objektivisht nuk kanë mundur të jenë të pavarur, qoftë në ide të mëdha, qoftë në veprime po edhe në vetë jetën e tyre. Kontributi i tyre parimisht është determinuar nga lufta e klasave, si një tipar i shoqërive të lashta. Dhe do të shohim, se pikërisht në periudhën e sofistëve (shekullit V-IV p.e.s.), në atë periudhë kur shkenca lëshon rrezet e para, së pari me emërtimin filozofia (dashuria për dijen), dhe me sa duket është përdorur për herë të parë, nga sofisti Pitagora rreth 572-497 para e.r. - që sipas tij “sophia”, ishte qartas “dija shkencore”4, është prezente antagonizmi klasor dhe lufta e klasave për dominim. Madje, sofistët dhe vetë Pitagora dhanë një kontribut për teorinë e “rolit të forcës në jetën shoqërore”, sipas së cilës ligji i natyrës vlen edhe për shoqërinë njerëzore, sepse sikur në natyrë ashtu edhe në shoqëri, gjithmonë sundojnë më të fortit dhe më 2

Ekrem Murtezai, “Fjalor i Filozofisë”, po aty. Alparslan Açıkgenç “Mendimi shkencor dhe barrët e tij”, boton Logos – A, Prishtinë, 2006, fq. 151. Sipas studiuesit Alparslan Açıkgenç secila shkencë duhet të kalojë nëpërmjet një etape paraprake, që njihet si “etapa e problemeve”. Mirëpo, kjo etapë fillestare akoma nuk është “veprimtari shkencore”, por vetëm “veprimtari dijekërkuese”. Ngase termi shkencë është kufizuar për ato veprimtari, në të cilat ka një vetëdije në mendjen e studiuesve: ajo veprimtari tashmë përbën një disiplinë. Për këtë arsye është më e përshtatshme që veprimtaritë studimore në etapën e problemeve të quhen “veprimtari dijekërkuese”. (shih: po aty). 4 Shih: Alparslan Açıkgenç “Mendimi shkencor...”, po aty, fq. 152 – 153. 3


QASJE

41 5

të shkathëtit. Pse të mos theksojmë se ky fenomen, ishte ai që e gjykoi Sokratin për idetë e tij. Në vitin 399 p.e.s., pas rivendosjes të demokracisë në Athinë, Sokrati u gjykua me akuzat se nuk besonte te perënditë dhe se prishte rininë. Ai u dënua me vdekje. Akuza ishte: “Sokrati është një person keqbërës dhe kureshtar, që kërkon brenda sendeve nën tokë dhe mbi qiej, duke bërë që më e keqja të ngjajë si më e mira dhe duke ua mësuar të gjitha këto të tjerëve.”6 E, pra, fenomeni i ”rolit të forcës...” si një standard i përhershëm i vetëdijes shoqërore, na bën të mendojmë se cenimi i objektivitetit në shkencë, ka qenë një dukuri prezente që në celulat e ideve shkencore, pavarësisht se ka mundur të ketë përjashtime. Kjo frymë e luftës së klasave, do të vazhdojë së ekzistuari edhe pas fillimit të epokës së re, duke mos u ndalur asnjëherë. Më saktë, cenimi i objektivitetit në shkencë ka ndryshuar nga vendi në vend, nga shoqëria në shoqëri, nga periudha në periudhë. Obskurantizmi shkencor, i cili nënkupton “pikëpamjen teorike apo qëndrimin praktik që i kundërvihet haptazi ose heshtazi shkencës, diturisë, arsimit, shkollimit dhe përparimit në përgjithësi, kurse e favorizon injorancën analfabetizmin, konservatorizmin, etj., u favorizua veçanërisht në shoqërinë feudale, e cila nuk çante kokën për shkencë e shkencëtarë, për dituri e dijetarë, për shkolla e arsim, etj. 7 Duke e mbështetur këtë, le të themi se periudha e Mesjetës, që fillon diku kah viti 529, kur me dekretin e Perandorit bizantin Justinian mbyllen të gjitha shkollat filozofike, ndërsa zgjat deri nga fillimi i shek. XV (afër 1000 vjet), kur në Evropë fillon depërtimi i rrezeve të para të Humanizmit dhe Renesancës,8 përbën momentin më të rrezikshëm, me gjasë më të veçantin prej të gjitha kohërave në raport me

5

Dr. Sunaj Raimi, “Sociologjia” boton Universiteti Shtetëror i Tetovës, 2009, Tetovë, fq. 21-22. 6 William Raeper dhe Linda Smith “Një hyrje tek idetë” boton Dituria, Tiranë, 1999, fq.11. 7 Akademik Ekrem Murtezai, “Fjalor i terminologjisë fetare”, boton Kryesia e Bashkësisë Islame e Kosovës, Prishtinë, 2007, fq. 375. 8 Dr. Sunaj Raimi, “Sociologjia”, po aty, fq. 33.

42

EDUKATA ISLAME 93

cenimin e objektivitetit në shkencë. Sekuencë qendrore e kësaj tragjedie, mbetet ikona e “inkuzicionit”. Edhe pas Mesjetës, po edhe deri më sot, problemi i shkencës objektive mbetet konsistent, ngase antagonizmi i klasave nuk ka pushuar për asnjë moment deri më sot. Që do të thotë, se edhe cenimi i objektivitetit në shkencë dhe obskurantizmi shkencor vazhdon së ekzistuari, ku më pak e ku më shumë, konform metodave të kohës dhe në mënyra të ndryshme.

4. Përmbajtja sociologjike e çështjes Duke e pranuar si të mirëqenë faktin se objektiviteti apo ‘objektive’ “i referohet një pozicioni mendor të konsideruar si i përshtatshëm për një hulumtues shkencor: i distancuar, pa paragjykime dhe i hapur ndaj gjithçkaje që mund të dalë nga të dhënat.9 konstatojmë se ai është i kërkuar në të gjitha rrafshet e veprimtarisë njerëzore, pa marrë parasysh llojin e tyre. Por, mbi të gjitha, objektiviteti i këtillë është i kërkuar veçanërisht në shkencë, pasi që ajo, me të drejtë është sinonim i mirëqenies, avancimit, zhvillimit dhe lumturisë së gjithmbarshme njerëzore. Së këndejmi, e kundërta e kësaj, pra, problemi i (jo)objektivitetit në shkencë, i kundërvihet egërsisht këtij koncepti mbi shkencën dhe bashkë me këtë i kundërvihet zhvillimit të gjithanshëm të shoqërisë njerëzore. I shikuar nga prizmi sociologjik, problemi i cenimit të objektivitetit në shkencë duket të jetë një prej problemeve serioze shoqërore. Dhe jo vetëm kaq, ai është edhe një shqetësim kolektiv, duke filluar nga instancat më të ulëta e deri te ato më të lartat, që kërcënon me regres të vërtetë, e që në rrethana praktike dhe ekzistuese zakonisht shndërrohet në një bumerangë të vërtetë për strukturën sociale në dëm të së tashmes, të së ardhmes dhe të vetë shkencës. Mosfunksionimi normal i objektivitetit shkencor, respektivisht obskurantizmi shkencor, në secilin vend dhe periudhë, simbolizon shkaqet e vërteta për kri9

Gordon Marshall, “Fjalor Sociologjik - Oksfordi” përktheu nga gj. angleze Bashkim Shehu, boton ‘Instituti i dialogut dhe komunikimit’ - Tiranë, pa vit të botimit, fq. 283.


QASJE

43

za sociale, etike-morale, të identitetit kombëtar etj. Sepse, derisa objektiviteti shkencor identifikon të mirën e mundshme, si një e qenë e supozuar e subjektit, që në gjendjen e hulumtimit shkencor objektiv domosdoshmërisht synohet nga hulumtuesi shkencor, në anën tjetër joobjektiviteti si rrëshqitje subjektive, qoftë e vetëdijshme apo e porositur, e aranzhuar apo në rrethana të dhunës edhe e detyrueshme, identifikon devijimin nga idealja, për t’u bërë diçka që është e keqe, destruktive dhe e rrezikshme. Duke e kuptuar këtë problem të (jo)objektivitetit, jo vetëm që e kuptojmë se objektiviteti në shkencë, nuk është thjeshtë një fontanë dëshirash apo se është një kërkesë kompletuese e hulumtimit shkencor, përkundrazi, e kuptojmë se ai mbetet një princip dhe kriter bazë në shkencë që përshkon esencialisht hulumtimin shkencor, në mënyrë që ai të trajtohet si i tillë. Edhe më tej, ai është akt moral i hulumtuesit shkencor objektiv, në mënyrë që ai të mos bëhet i pamoralshëm dhe të dalë qesharak, inferior, servil, joserioz dhe diletant. Vetëm ai studim që kryhet në përputhje me frymën e objektivitetit shkencor, duke i zbatuar me rreptësi metodat e kërkuara me të drejtë mund të pretendojë se është objektiv në përdorimin e mëtejshëm të paraqitjes së duhur të objektit të studimit, e jo të dëshirave e paragjykimeve subjektive të hulumtuesit.10 Duke e kuptuar këtë si qenësore të shkencës dhe logjikë etike të mentaliteti shkencor, “objektiviteti bashkë me 2) pasionin për të vërtetën, 3) synimin për dijen, 4) përfitimin për njerëzimin, 5) çiltërsinë për paanshmëri, 6) kërkesën për origjinalitet të lartë dhe nderim të tij, si dhe 7) përfilljen e metodës, konsiderohen prej të ashtuquajturave “ideale shkencore”.11 Secili prej këtyre elementeve ka rëndësinë e vet të jashtëzakonshme në paanshmërinë shkencore në kuadër të realitetit shoqëror. Sferat që ato identifikojnë kanë rol esencial në tërësinë e procesit shkencor objektiv si diçka unike. Qoftë veç e veç, apo dhe si tërësi, ato përmba10

Shih: Gordon Marshall, “Fjalor Sociologjik - Oksfordi” po aty, fq. 283. Alparslan Açıkgenç “Mendimi shkencor dhe barrët e tij”, boton Logos – A, Prishtinë, 2006, fq.172.

11

44

EDUKATA ISLAME 93

hen në objektivitetin si një premisë që kushtëzon arritjen e mirëfilltë të qëllimit të synuar, po edhe respektimin e metodës së shkencës objektive. Mungesa e njërit prej tyre, e cenon objektivitetin në shkencë si dhe e lëndon procesin shkencor në tërësi. Fundja, objektiviteti në shkencë është elementi qendror që tërheq paralelen ndërmjet shkencës së ndershme dhe asaj të pandershme, apo thënë më drejtë dhe më mirë, ndërmjet shkencës dhe jo shkencës. Nëse shkenca, si një hulumtim i mirëfilltë me frymë objektive është e thirrur për të vërtetuar realitetin e çështjeve, për të përpunuar në thellësi faktet ekzistuese, për ta nxjerrë në pah të vërtetën e kërkuar, atë të vërtetë objektive, që si e tillë, edhe po qe se tingëllon kundër interesave të një grupi apo të një shtrese, ajo ka vlerë për të gjithë pa dallim. Në rastin e kundërt, hulumtimi shkencor me frymë subjektive, edhe nëse arrin të nxjerrë në pah një epilog të njëanshëm dhe subjektiv, që kënaq dëshirat e një grupi të caktuar të shoqërisë njerëzore, ajo në të vërtetë nuk ka kontribuar asgjë. Madje, jo vetëm se e ka humbur kriterin human të shkencës, atë “në favor të përfitimit të njerëzimit”, si një prej idealeve shkencore, porse ka plasuar një huti, konfuzion, të pavërtetë dhe rrezik për vlerat unike. Edhe më mirë të themi për vlerat e mirëfillta, që ekzistojnë si të tilla pavarësisht supozimit të subjektit apo hulumtuesit shkencor, e mbi të gjitha edhe për vetë shoqërinë, të cilës i ka bërë një ‘nder’ me një konkludim të pavërtetë. Për një hulumtim shkencor të këtillë, që përmbahet me teori të pavërteta dhe ngarkesa subjektive, shoqëria njerëzore më së paku ka nevojë.

5. Faktorët kryesorë që cenojnë objektivitetin në shkencë 5.1. Faktori ideologjik Faktori ideologjik, mbase është njëri prej faktorëve kryesorë që e cenon objektivitetin në shkencë. Në rastin më të thjeshtë, në vend që ideologjia ta mbështesë shkencën në gjykimin e paanshëm dhe objektiv të saj, ndodh e kundërta, ku shkenca, duke kaluar në ideologjizëm vendoset në shërbim të një ideologjie të caktuar.


QASJE

45

Një gjendje e këtillë, pothuajse ka ekzistuar dhe ekziston në të gjitha regjimet totalitare, në të cilat pushteti është identifikuar me ideologjinë. Por, modeli më i rrezikshëm i ideologjisë, si cenuese e objektivitetit në shkencë, është ajo që identifikohet si pjesë e identitetit kombëtar. Rasti më unik i kësaj është ideologjia serbe për “Serbinë e madhe”. Sipas kësaj ideologjie, hija e secilës për një kohë të gjatë ka qëndruar apriori mbi çdo objektivizëm shkencor të shkencëtarëve serbë, dhe vazhdon edhe sot e kësaj dite, Serbia e madhe do të mund të realizohej edhe duke bërë spastrimin etnik të shqiptarëve të Kosovës. Sipas akademik Rexhep Qosjes, “ideja e Serbisë së madhe, në të vërtetë e përshkon politikën shtetërore serbe që prej themelimit të shtetit serb. Dhe kjo ide do të mbështetet në mendimin programor të themeluesit të gjuhës letrare e të letërsisë së re serbe, Vuk StefanoviqKaraxhiqit: “Ku jeton qoftë edhe një serb, atje është tokë serbe”!12 Ndërsa, me sa dihet deri tash, projekti i parë, ku janë vënë bazat e idesë së Serbisë së madhe, është “Neçartanije” e Ilija Garashaninit, e vitit 1844, sipas së cilës, Serbia e madhe do të nënkuptonte një shtrirje të gjerë territoriale: Serbia, Bosnjë e Hercegovina, Mali i Zi, Sllavonia, Sremi, Banati, Baçka, pjesa më e madhe e Kroacisë së sotme.13 Kështu, koncepti i Serbisë së madhe është bërë një ideologji dhe mit i kombit serb, që për gjatë gjithë historisë së Serbisë ka determinuar devijimin objektiv të projekteve shkencore të serbëve, po qoftë edhe duke mbrojtur kauzën inkriminuese dhe hegjemoniste. Si shkak i kësaj, shumë (pseudo) intelektual e (pseudo) akademikë kanë rrëshqitur nga objektivizmi shkencor, duke e vënë kontributin e tyre, kinse shkencor, në emër të ideologjisë dhe mitit e për shkatërrimin e qenies shqiptare. Prej tyre, përpos “Neçartanije - së”14 së lartcekur të Ilija 12

Rexhep Qosja, “Shpërngulja e shqiptarëve sipas programeve kombëtare serbe, që nga Naçertanija e Ilija Garashaninit (1844) deri te ndarja e Kosovës sipas Dobrica Qosiqit (2004)”, boton Toena, Tiranë, 2005, fq. 9. 13 Hivzi Islami, “Spastrimet etnike – politika gjenocidale ndaj shqiptarëve”, boton Dukagjini, Pejë, 2003, fq. 17. 14 Një përpunim seriozë e me sy kritikë të përmbajtjes së “Naçartanije-së”, e ka bërë studiuesi ambicioz nga Kosova Prof. dr. Hakif Bajrami, në librin e tij “NAÇARTANIA – program politik serb që shpie në shfarosjen e shqiptarëve 1844 – 1999, boton Shkrola, Prishtinë, 2004.

46

EDUKATA ISLAME 93

Garashaninit e vitit 1844, me projektet e tyre famëkeq mbeten si më të njohur edhe këta: Vasa Çubrilloviqit, historian dhe anëtar i ardhshëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë si dhe Akademisë Ruse të Shkencave, me projektin e tij të parë në vitin 1937; Ivo Andriqit, i cili çmohet nga serbët si shkrimtari më i madh serb, të cilit në vitin 1961 i është dhënë çmimi Nobël, dhe ishte anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë, me projektin e tij në vitin 1939; Ivan Vukotiqit me projektin e tij në vitin 1939; Stevan Moleviqit me projektin e tij në vitin 1941; Pastaj Dobrica Qosiqit me shumë artikuj e vepra që vjellin hegjemonizëm që nga vitet ’60 e këndej. E, në krye të turpit dhe me të njëjtën logjikë inkriminuese qëndron “Memorandumi” famëkeq i Akademisë së shkencës dhe Arteve të Serbisë, i vitit 1986, të cilën e patën përpiluar një grup akademikësh.15 5.2. Faktori politik Ndikimi i faktorit politik ka një tejshtrirje në të gjitha segmentet e jetës shoqërore, e jo vetëm në çështjen e objektivitetit shkencor. Si në sistemin monist të qeverisjes, ashtu edhe në atë pluralist dhe demokratik, mbajtja e pushtetit përshkohet me fanatizëm ekstrem. Për ta realizuar këtë, pushtetarët janë në gjendje të mos zgjedhin as mënyrë e as të kursejnë mjete. Do të ishte qesharake e naive, që në rrethana të tilla, të mendohet se ky antagonizëm nuk do ta reflektojë edhe objektivitetin e shkencës. Në këtë kontekst, karakterizimi i ndikimit politik, është i prirë që publikimin e epilogut të një hulumtimi shkencor, t’ua përshtatë rrethanave të konvenueshme politike, qoftë duke e ndalur apo vonuar. Këto vonesa dhe afatizime që i bëhen rezultateve shkencore, që me gjasë është një fenomen global, janë forma më e thjeshtë, më e lehtë dhe më me pak dëme e reflektimit politik. Sikundër kësaj, ndikimi i politikës e ka edhe formën e vet më të egër, më perverse dhe më 15

Shih: Rexhep Qosja, “Shpërngulja e shqiptarëve sipas programeve kombëtare serbe…” po aty, fq. 9 e tutje.


QASJE

47

obskurantiste, si më keq se asnjë faktor tjetër. Rasti tipik i kësaj që themi është ideja diletante e Akademisë së Shkencave dhe e Arteve të Maqedonisë, e cila nëpërmjet “Enciklopedia Maqedonase - Makedonska Enciklopedia” ndjellakeqe e të manipuluar, që u publikua dhe u promovua në shtatorin e vitit 2009, faktet historike mbi prejardhjen e shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë, i përgënjeshtron dhe i devijon në mënyrën më naive.16 Ky projekt, botërisht është i ditur se është investuar nga Qeveria e Maqedonisë dhe politika e saj. 5.3. Faktori fetar Faktori fetar dhe bindja fetare, ndoshta për gjatë gjithë historisë së njerëzimit ka qenë prej atyre fenomeneve shoqërore, që gjithmonë e ka shoqëruar njerëzimin, nga e kaluara e deri më sot, dhe ka pasur një rol të jashtëzakonshëm. Rasti i inkuzicionit në Mesjetë, ndonëse shpalos instrumentalizmin hegjemonist të doktrinës së krishterimit, njëkohësisht përbën rastin më eklatant të mundshëm në dëm të objektivitetit të shkencës. Bëhet fjalë për atë inkuzicionin trishtues, të cilin papa Inoqenti III, e themeloi në vitin 1215. Sipas disa burimeve, viktimë të inkuzicionit prej themelimit e deri në fund të tij më 1835, pas gjashtë shekuj, kanë qenë afër një milionë njerëz. Në të vërtetë inkuzicioni kishte për detyrë t’i luftonte dhe t’i asgjësonte të gjithë ata që mendonin në mënyrë disonante në raport me dogmën dhe kishën katolike, mendimtarët, shkrimtarët, teologët, filozofët, shkencëtarët etj. Ndërsa martirët kryesorë të tij, ndër shumë të tjerë ishin edhe këta kolosë të zbulimeve shkencore: Xhordano Bruno, Gali Galileu, Jan Husi, Serveti, Vanini, etj.17 I vetmi “faj - gabim” i këtyre shkencëtarëve të mëdhenj, që u kushtoi me djegie në turmë të drunjve, ishte qëndrimi i 16

Sipas kësaj enciklopedie, fyhen shqiptarët duke i quajtur si “njerëz mali” dhe kinse ardhacak në Maqedoni kryesisht pas shekullit XVI-të, e me intensitet më të madh pas shekullit të XVIII-të, sidomos nëpër qytetet si Tetovë e Gostivar, të cilët si banditë dhe kaçakë terrorizuan popullsinë maqedonase duke i detyruar të shpërngulen. Aty ka edhe shumë gjepura të tjera. (informata nga gazetat ditore dhe interneti – www.BBCalbanian.com, në kohën kur u publikua Enciklopedia). 17 Akademik Ekrem Murtezai, “Fjalor i terminologjisë fetare”, po aty, fq. 172, (cituar me parafrazim).

48

EDUKATA ISLAME 93

tyre objektiv në përsiatjet e tyre shkencore. Teoritë e tyre sot e kësaj dite, mbeten kryevepër e arritjeve njerëzore. Hija e frikshme e inkuzicionit, mbetet i pashlyer në kujtesën e objektivitetit të shkencës. Madje, pikërisht ky element, ka përligjur idenë e gabuar se të gjitha doktrinat fetare, pa marrë parasysh ato, në raport me qëndrimin e tyre ndaj shkencës, kanë përmbajtjen e njëjtë. Kjo ka ndikuar, që përgjithësisht Mesjeta të koncipohet vetëm me një trajtë, dhe atë negative. Por, kjo nuk është tërësisht e vërtetë. Sepse, disi shumë arritje të Mesjetës, përmbahen në inkuzicionin e kishës, si një lëvizje obskurantiste. Me këtë rast, dhe duke mos u lëshuar në analiza më të gjata, por për arsye se konstatimi në vijim është me interes të shkencës objektive, konkludojmë se një gjë e tillë nuk është e vërtetë sidomos për Islamin, si një fe e objektivizmit shkencor. Jo pse dëshirojmë ta themi këtë, por sepse realiteti historik është i brumosur në këtë. Për kontributin e madh të Islamit dhënë shkencës objektive, mund të flitet shumë dhe gjatë, prandaj do të shtojmë edhe diçka. Pikërisht në këtë periudhë të Mesjetës, ishte Islami ai që e ndihmoi shkencën, e shpëtoi atë dhe e pulësoi së lulëzuari. Si një pol i kundërt me inkuzicionin dhe mu në zavallin e persekutimit të objektivitetit shkencor, do të jetë vetë feja Islame ajo që do të zhvillojë mendimin shkencor. Mjafton ta kujtojmë bibliotekën e Kordovës në Andaluzinë myslimane të pas shekullit IX-X, e cila, në mos asgjë tjetër, në kujtesën e shkencës, mbahet mend, si një prej kultit themeltar të prejardhjes së dijës bashkëkohore. Të kujtojmë filozofët e mëdhenj si Ibën Ruzhdin, që njihet si “aristotelian” (v. 866)18, Ibën Sinanë-Avicenën (v. 1037), dhe shumë të tjerë. Kjo përfshin “një periudhë gjashtëshekullore, e cila ka qenë perioda e artë e historisë së mendimit dhe shkencës islame. Me qindra shkencëtarë dhe filozofë janë kultivuar dhe ngritur në këtë periudhë 900-1500.”19 Madje thuhet se po të mos ishte kontributi i myslimanëve që e dhanë me rastin e përkthimit të dijes dhe filozofisë helene, dija greke vështirë se do t’u shpëtonte katra18

Alparslan Açıkgenç “Dija dhe shkenca në qytetërimin islam”, boton fondacioni i shkencës dhe kulturës “Dituria”, Gostivar, 2008, fq. 74. 19 Alparslan Açıkgenç “Dija dhe shkenca…” po aty, fq. 122.


QASJE

49

hurave të inkuzicionit dhe të mbijetonte deri më sot. Edhe për arsyen se kur myslimanët i morën në duart e tyre shkencat e ndryshme (si: fizika, kimia, matematika, astronomia, mjekësia, logjika etj, e që disa prej tyre ende nuk kishin profil të mëvetshëm), nga grekët “ato ishin në një periudhë stagnimi”.20 Bazuar në këtë, mbetem i prirë ta përjashtojë Islamin si doktrinë e konsoliduar nga ky imazh errësire i obskurantizmit fetar të inkuzicionit, dhe imazhin e Mesjetës. Pse feja ka pasur një dominim të theksuar, të mos gjeneralizojmë me obskurantizëm fetar pa dallim. Por, në anën tjetër të medaljes, konsideroj se faktori fetar, përgjithësisht, pa dallim feje, mund të ketë rol negativ në objektivizmin e shkencës, kur klima shkencore u nënshtrohet manipuluesve fetarë dhe profiterëve dogmatikë. 5.4. Faktori social - ekonomik Ky faktor, gjithmonë ka qenë dhe vazhdon të jetë njëri prej faktorëve më të ndjeshëm, që ndikon në (jo)objektivitetin shkencor të hulumtuesit. Subjekti hulumtues, duke qenë i varur nga të ardhurat e rrogës, mbetet rob i shefave të tij dhe jo i objektivitetit si një epiqendër. Nga kjo sindromë, sidomos janë të goditur hulumtuesit shkencorë, që jetojnë në vendet e varfra me sistem të pakonsoliduar social. Pjesë e kësaj fatkeqësie shkencore, mbase janë edhe hapësirat tona shqiptare mbarëkombëtare. Edhe për arsyen se në vendet ku nuk ka rregull social, puna hulumtuese e subjektit subordinohet nga frika e largimit nga vendi i punës. Nëse kjo i ndodh hulumtuesit, ai duhet të përballet me sigurimin e ekzistencës së vet dhe të familjes, për dallim nga vendet e zhvilluara, ku sigurimi social vazhdon të kujdeset për anëtarin e shoqërisë me të gjitha benificionet sociale dhe shëndetësore, deri në punësimin e tij të ardhshëm. Kjo është arsyeja e parë, ndërsa arsyeja tjetër është se projektet shkencore nuk kanë çmim në kuptimin e të mirave materiale, e që subjekti shkencor, në rrethana të trysnisë, mund të llogarisë në pu20

Alparslan Açıkgenç “Dija dhe shkenca…” po aty, fq. 79

50

EDUKATA ISLAME 93

nën vetjake. Kjo, hulumtuesin shkencor e bën akoma më opurtunist ndaj klasës sunduese.

6. Konkludimi sociologjik i çështjes Nëse e pranojmë si të mirëqenë konstatimin se mendimi shkencor objektiv është i vetmi element njerëzor që ndikon në perspektivën njerëzore, dhe kjo, parimisht, nuk ka alternativë tjetër, atëherë do të pranojmë se cenimi i objektivitetit në shkencë është veprimi më dekonstruktiv i mundshëm që i kundërvihet pamëshirshëm zhvillimit dhe avancimit të shoqërisë. Si në të kaluarën, ashtu edhe në periudhën bashkëkohore monopolizimi i shkencës, shndërrohet në rol të një faktori negativ, që sjell pasoja të paparashikueshme e të rrezikshme për një shoqëri të caktuar, dhe atë jo vetëm në planin social-ekonomik, po edhe në rrafshin kulturor e kombëtar. Pasojat e cenimit të objektivizmit shkencor janë të ndryshme, të shumta dhe multidisiplinare. Por, me këtë rast, nga konkludimi sociologjik i çështjes, do t’i reduktojmë në dy si më kryesore: 1) neutralizimi i zhvillimit shoqëror, dhe 2) mungesa e alternativës më të mirë. 6.1. Neutralizimi i zhvillimit shoqëror Objektiviteti mundëson perceptimin e gjërave dhe njohjen e realitetit të tyre në masën më të madhe të mundshme. Duke i njohur ato, njeriu mund të tërheqë paralelen e epilogut të një çështjeje apo të një procesi shkencor, që ka të bëjë me realitetin, aktualen, ekonominë, politikën, artin, kulturën etj.. E tëra kjo, për të zbuluar me kohë dobësitë e së tashmes dhe për t’i identifikuar premisat e perspektivës së ardhshme. Ana e kundërt e kësaj, apo të themi më mirë, më e mira e supozuar e një realiteti ekzistues, objektivisht nuk mund të analizohet, duke iu qasur problemit nga brenda. Përkundrazi, njohja e vetvetes arrihet vetëm duke dalë nga vetvetja. Në këtë rast, subjektivizmin shoqëror, e me këtë e kam parasysh mentalitetin ekzistues të një gjendjeje shoqërore, nuk mund ta zbërthejmë me një subjektivizëm tjetër, por pikërisht me një logjikë objektive. Me një perceptim të paanshëm dhe mbi të gjitha nga jashtë.


QASJE

51

52

EDUKATA ISLAME 93

Duke dalë nga vetvetja, pra duke e vënë në spikamë realitetin ekzistues nga objektiviteti shkencor, arrijmë t’i përballim faktet dhe t’i identifikojmë edhe dobësitë edhe favoret. Veprimtaria e këtillë, parimisht premton për lëvizje pozitive nga e dëmshmja drejt të dobishmes, nga e keqja drejt të mirës dhe nga e mira drejt të më së mirës. Si kundër kësaj, monopolizimi i objektivitetit të shkencës, është monopolizim i objektivit dhe vazhdim i papërmirësueshëm dhe konstant i njëanshmërisë së subjektivitetit shoqëror. Në këtë stad, një shoqëri e përfshirë me këtë fenomen, e ka humbur “dinamikën sociale”, për të cilën thoshte Ogyst Kanti (1798-1857) se ajo e ka për detyrë të analizojë faktorët që çojnë në zhvillimin e shoqërisë dhe shkaqet e moszhvillimit.21 Shoqëria e njëjtë nuk mund të ketë plane të mirëfillta për planifikimin strategjik të së ardhmes, dhe atë në çdo segment të jetës shoqërore, e posaçërisht në rrafshin kulturor, ekonomik dhe politik, që konsiderohen si tipare bazike të një identiteti të mëvetësishëm shoqëror. Mbi të gjitha, neutralizimi i veprimtarisë shkencore objektive, për të mos thënë privimi i saj, përbën intencën për kamuflimin e gjendjes aktuale dhe mbajtjen e statikës sociale, manifestimi i së cilës shprehimisht është arbitrare në shoqëri. Fundja, cenimi i idesë për objektivitet shkencor, është vetvetiu një padrejtësi e pastër. Në shumicën e rasteve, ky element ka rol vendimtar në shkaktimin e kryengritjeve dhe revolucioneve.

Diskutimi është racional dhe kjo do të thotë se bëhet fjalë për të vërtetën e teorive konkurruese: teoria, që gjatë diskutimit kritik duket se i afrohet më shumë së vërtetës, është më e mira dhe teoria më e mirë i zhvendos teoritë më të këqija. Pra, bëhet fjalë për të vërtetën.22 Për atë të vërtetën e kërkuar, që fiton njëmendësinë e bashkësisë së lirë dhe objektive. Kur jemi këtu, sipas interpretimit të Galip Veliut edhe Xhoshua Rojs, verifikimi individual nuk është i mjaftueshëm për të provuar vërtetësinë e një teze shkencore. Kështu që, një zbulim mund të quhet shkencor vetëm nëse pranohet si i tillë nga bashkësia e shkencëtarëve. Individi i studion faktet e veçanta të përvojës, i mbledh këto fakte dhe arrin në një përfundim mbi këto fakte. Përfundimi që vjen si rezultat i studimit apo eksperimentimit me këto fakte, duhet të afirmohet dhe të pranohet nga bashkësia e vëzhguesve shkencorë. Ekzistenca e kësaj bashkësie konsiderohet si baza e çdo kërkimi (studimi) shkencor.23 Prandaj, në rastin e kundërt, kur kemi monopolizim të mendimit dhe shkencës, nuk mund të bëhet fjalë për një alternativë të rryer, derisa ajo si tezë shkencore nuk e ka fituar përkrahjen e hulumtuesve shkencorë objektivë, nëpërmjet formës së debatit dhe kritikës.

6.2. Mungesa e alternativës më të mirë Kur mungon liria e shprehjes së mendimit, mungon edhe zhvillimi i ideve më të mira. Ndikimi i mendimit të lirë, apo i veprimtarisë shkencore objektive, reflekton edhe në shfaqjen e alternativave më të mira mbi shoqërinë nëpërmjet rrugës së kritikës dhe pluralizmit të mendimeve. Madje, procesi shkencor konstruktiv, bazohet në pluralizëm të ideve dhe kritikës. Sipas Karl Popper, “pluralizmi kritik është pozicioni, ku në interes të kërkimit të së vërtetës - sa më shumë teori aq më mirë - duhet lejuar për të garuar midis teorive. Kjo garë qëndron në diskutimin racional të teorive dhe në eliminimin e tyre kritik.

Duke marrë për bazë atë që u tha deri më tani, në raport me cenimin e objektivitetit në shkencë, konstatojmë se objektiviteti në shkencë është një prej veprimeve më prioritare të veprimtarisë njerëzore. Ai mbetet arbitër që përcakton intensitetin e zhvillimit të shoqërisë dhe të shkencës në përgjithësi. Për këtë duhet të kontribuojë secili anëtar i shoqërisë njerëzore, pavarësisht nga origjina, kombësia, shteti, feja, raca, mosha, pozita, puna, etj. Objektiviteti në shkencë, nuk është pronë e një shteti e as e një kombi apo feje. Ai është pronë e

21

Dr. Sunaj Raimi, “Sociologjia”, po aty, fq. 54-55.

7. Përfundim

22

Karl Popper “Për filozofinë dhe shkencën” – referate dhe punime të përzgjedhura, shtëpia botuese “Fan Noli”, Tiranë, 2009, fq.76. 23 Galip Veliu “Dija dhe pavdekësia” botoi fondacioni i shkencës dhe kulturës “Dituria”, Gostivar, 2009, fq. 115-116.


QASJE

53

shkencës së ndershme, e kjo do të thotë, se është interes i të gjithëve dhe për të gjithë. Sikundër kësaj, cenimi i objektivitetit në shkencë, është rreziku permanent për gjininë njerëzore në përgjithësi. Reflektimi i tij ka përmasa negative dhe herë-herë të paparashikueshme e të pallogaritshme. Lufta ndaj tij është përsëri interes i të gjithëve dhe për të gjithë, dhe si i tillë kërkon mobilizim ndërkombëtar. __________________ Literatura: 1.Açikgenç, Alparslan “Dija dhe shkenca në qytetërimin islam”, boton fondacioni i shkencës dhe kulturës “Dituria”, Gostivar, 2008. 2.Açikgenç, Alparslan “Mendimi shkencor dhe barrët e tij”, boton Logos - A, Prishtinë, 2006. 3.Bajrami, Prof. dr. Hakif “NAÇARTANIA - program politik serb që shpie në shfarosjen e shqiptarëve 1844-1999, boton Shkrola, Prishtinë, 2004. 4.Islami, Hivzi “Spastrimet etnike - politika gjenocidale ndaj shqiptarëve”, boton Dukagjini, Pejë, 2003. 5.Marshall, Gordon “Fjalor Sociologjik - Oksfordi” përktheu nga gj. angleze Bashkim Shehu, boton ‘Instituti i dialogut dhe komunikimit’ - Tiranë, pa vit të botimit. 6.Murtezai, Akademik Ekrem “Fjalor i terminologjisë fetare”, boton Kryesia e Bashkësisë Islame e Kosovës, Prishtinë, 2007. 7.Murtezai, Ekrem “Fjalor i Filozofisë” boton “Toena”, Tiranë, 2007. 8.Popper, Karl “Për filozofinë dhe shkencën” - referate dhe punime të përzgjedhura, shtëpia botuese “Fan Noli”, Tiranë, 2009. 9.Qosja, Rexhep “Shpërngulja e shqiptarëve sipas programeve kombëtare serbe, që nga Naçertanija e Ilija Garashaninit (1844) deri te ndarja e Kosovës sipas Dobrica Qosiqit (2004)”, boton Toena, Tiranë, 2005. 10. Raeper, William dhe Linda Smith “Një hyrje tek idetë” boton Dituria, Tiranë, 1999. 11. Raimi, Dr. Sunaj “Sociologjia” boton USHT, 2009, Tetovë. 12. Veliu, Galip “Dija dhe pavdekësia” boton fondacioni i shkencës dhe kulturës “Dituria”, Gostivar, 2009.

54

EDUKATA ISLAME 93

Orhan Bislimaj

THE VIOLATION OF OBJECTIVITY IN SCIENCE (Summary)

1. Introduction Objectivity is a reference point in the scientific work of the subject. There can be no proper research activities as long as there is no objectivity as a judgment uninfluenced by emotions or personal prejudices.

‫اورﺣﺎن ﺑﺴﻠﻴﻤﺎى‬

‫ﻋﺪم اﻻﻟﺘﺰام ﺑﺎﻟﻤﻮﺿﻮﻋﻴﺔ ﻓﻰ اﻟﻌﻠﻢ‬ (‫)ﺧﻼﺻﺔ اﻟﺒﺤﺚ‬

‫ ﻫ ــﻮ‬. ‫اﳌﻮﺿ ــﻮﻋﻴﺔ ﻛﻤﺼ ــﻄﻠﺢ ذو ﳏﺘ ــﻮى ﻟ ــﻪ اﳘﻴ ــﺔ ﻛ ــﱪى ﰱ ﳎ ــﺮى ﺣﻴ ــﺎة اﻻﻧﺴ ــﺎن‬ ‫ ﻻ ﳝﻜـﻦ ان ﻳﻜـﻮن ﻫﻨـﺎك ﲝـﺚ‬. ‫ﺳﻴﺒﻘﻰ ﻣﺮﺟﻌﺎ ﻣﻬﻤﺎ ﻟﻼﲝﺎث ﰱ ﲨﻴﻊ ﻓﺮوع اﻟﻌﻠـﻢ‬ ‫ﻋﻠﻤﻰ ﺣﻘﻴﻘﻰ و ﻋﻠﻢ ﻣﻔﻴﺪ اذا ﱂ ﻳﻜﻦ ﻫﻨـﺎك ﻣﻮﺿـﻮﻋﻴﺔ ﰱ اﻟﺒﺤـﺚ اﻟﻌﻠﻤـﻰ و ﻋـﺪم‬ . ‫ﲢﻴﺰ ﻻى ﺳﺒﺐ ﻛﺎن‬


56

STUDIME

A. Abd-Allah

KUR’ANI, DITURIA DHE SHKENCA Përshkrimi i diturisë në Kur’an dhe nga Profeti (s.a.v.s.) Gjenden dëshmi të shumta për diturinë dhe për kërkimin e diturisë në Kur’an. Ndjenja e përgjithshme që ato lënë te lexuesi është se poseduesit e diturisë ose njohurisë i është dhënë një dhuratë shumë e fuqishme, dhe se kërkimi i diturisë është diçka e cila duhet të veprohet në mënyrë aktive nga çdonjëri. Këtu po japim disa ajete mbi këtë çështje: “Lexo! Në emër të Zotit tënd, i cili krijoi (çdo gjë) - E krijoi njeriun prej një gjaku të ngjizur. Lexo! Se Zoti yt është më Bujari - Ai që e mësoi njeriun të shkruajë me pendë. I mësoi njeriut atë që nuk e dinte.” (96:1-5) Këto pesë ajete përbëjnë hapin e parë të treguar nga Kur’ani për njerëzit përmes profetit Muhamed (s.a.v.s). Është interesante se prej të gjithave gjërave që Allahu zgjodhi që të niste shpalljen e Tij është ajo që ka të bëjë me veprimin e leximit dhe shkrimit. Aftësia për të shkruar dhe për të ruajtur informacionin është përshkruar nga profesor Karl Sagan në librin e tij “Kozmosi”: Shkrimi është ndoshta shpikja më e madhe njerëzore, duke lidhur njerëz së bashku, të epokave të largëta,

EDUKATA ISLAME 93

të cilët asnjëherë nuk e kanë njohur njëri-tjetrin. Librat i këpusin prangat e kohës, provojnë se njerëzit mund të bëjnë magji.” “Ai (Allahu) i dhuron dituri atij që do, e atij që i është dhënë dituri, atij i është dhuruar një mirësi e madhe. Por, këtë nuk e kupton askush tjetër përveç të mençurve.” (2:269) “I lartë është Allahu, Sundimtari i vërtetë. Ti mos u nxito me Kur’anin para se të përfundojë shpallja e tij te ti, dhe thuaj: “O Zoti im, ma shto diturinë.” (20:114) Me të vërtetë në krijimin e qiejve dhe të tokës, në ndryshimin e natës dhe të ditës - ka argumente të qarta për ata që janë të mençur. Për ata që e përmendin Allahun kur janë në këmbë, kur janë ulur, kur janë shtrirë dhe thellohen në mendime rreth krijimit të qiejve dhe të tokës (duke thënë): “O Zoti ynë! Këto nuk i krijove kot. Lavdërimi të qoftë Ty! Na ruaj nga dënimi i zjarrit!” (3:190-191) Ajetet e mësipërme (190-191) aludojnë fuqishëm se “meditimi” për botën rreth nesh është një pjesë përbërëse e besimit. “Thuaj: Udhëtoni nëpër tokë dhe shikoni se si filloi krijimi; pastaj Allahu e fillon krijesën tjetër (ringjalljen). Me të vërtetë Allahu ka fuqi për çdo gjë.” (29:20) Këto gjithashtu janë referenca nga Kur’ani që përshkruajnë vlerën e njeriut të ditur në kundërshtim me njeriun e paditur. Ata nuk janë të barabartë: “Thuaj: “A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë”? Por, vetëm të zotët e mendjes marrin mësim.” (39:9) “...Allahu do t’i ngrejë në shkallë të lartë ata që besuan prej jush, do t’i lartësojë në shkallë të lartë ata të cilëve u është dhënë dituri.” (58:11) Burimi i parë i Islamit është Kur’ani - dhe më lart ne pamë disa ajete mbi çështjen e diturisë. Burimi i dytë është jeta e profetit Muhamed (s.a.v.s). Këtu po japim disa thëniet e profetit mbi çështjen e diturisë: “Kur Allahu ia do të mirën ndonjë njeriu, Ai i dhuron diturinë e fesë.” Buhariu dhe Muslimi.


STUDIME

57

58

EDUKATA ISLAME 93

“Njeriut të cilit shkon në rrugën për të fituar dituri, Allahu do t’ia lehtësojë rrugën për në Xhenet.” (Muslimi)

në strukturën e trupit të njeriut. Dhe pikërisht në këto dy fusha ne gjejmë “Shenjën” më të fortë të fuqisë krijuese të Allahut.

Marrëdhëniet mes Kur’anit dhe Shkencës Moderne

Një përzgjedhje e ajeteve kur’anore që komentojnë mbi botën natyrale

Teoria moderne shkencore e sotme e gjen veten e saj krejtësisht të afërt me Kur’anin. Gjenden të paktën dy arsye prapa këtij vrojtimi. E para është mungesa e mospajtimeve mes Kur’anit dhe fenomeneve natyrore të dallueshme. Shkenca nuk ka qenë e aftë që të prodhojë teori ose eksperimente që janë në kontradiktë me parimet bazë të Kur’anit. Vetë Kur’ani është i vërtetë për të gjitha kohërat. Arsyeja e dytë për të shënuar harmoninë midis Kur’anit dhe shkencës është prania në vetë Kur’anin e nxitjes shumë të qartë dhe pozitive për të soditur dhe studiuar botën rreth nesh. Sidoqoftë, Kur’ani shkon përtej nxitjeve të thjeshta që të gjitha qeniet njerëzore të jenë në dijeni të botës natyrale. Ai gjithashtu përmban referenca të përhapura shumë në një sërë çështjesh të cilat nuk janë të sakta shkencërisht. Për myslimanët të cilët i lexojnë dhe i kuptojnë këto referenca, ato shërbejnë sigurisht për të forcuar besimin e tij ose të saj. Për jomyslimanët të cilët pyesin për autenticitetin dhe autorësinë e Kur’anit, këto referenca japin përgjigje interesante. Një arsye e mundshme për këto ajete kur’anore të cilat përshkruajnë botën natyrale mund të gjendet në ajetin më poshtë: “Ne do t’iu bëjmë të mundshme atyre që të shohin argumentet tona në horizonte dhe në vetët e tyre, derisa t’u bëhet e qartë se ai (Kur’ani) është i Vërtetë...” (41:53) Ngjarja historike për të cilën bën fjalë ky ajet është pushtimi i Mekës. Megjithatë, pothuajse çdo ajet në Kur’an përmban një kuptim historik dhe universal, dhe për këtë arsye një interpretim i mundshëm i këtij ajeti është se ai i referohet zbulimit gradual të “dëshmisë” më të madhe natyrale të Krijuesit në botën tonë. Dy nga qëllimet më të rëndësishme dhe më magjepsëse të shkencës moderne janë që të shikojnë larg e më larg jashtë universit dhe të shikojnë thellë e më thellë

A. Mbi procesin e zhvillimit të krijimit “...Dhe Ai krijoi çfarë ju (tani) nuk i dini...” (16:8) “...Allahu krijon çfarë të dojë...” Këto dy ajete, ndërmjet të tjerave, tregojnë se Allahu nuk e ka mbaruar krijimin, përkundrazi, ai është një proces i vazhdueshëm. Kjo është shumë domethënëse duke gjykuar nga një pikëpamje shkencore sepse ne dalëngadalë po fillojmë të vrojtojmë dhe të kuptojmë disa fenomene natyrale, të cilat janë ende në një proces të formimit. Një shembull kryesor është vrojtimi ynë i galaktikave ende të panjohura nga shtëllunga të mëdha të mjegullnajave. Një shembull tjetër është evolucioni i specieve, i cili është një dëshmi e dytë për format e jetës së çuditshme dhe magjepsëse të shndërruar në fosile. Këta dy shembuj janë pikërisht maja e asbergut; citati në vazhdim nga libri “Plani Kozmik” i fizikanit Paul Davies nënvizon rritjen e vetëdijshme të krijimit të vazhdueshëm: “Një numër gjithnjë e më shumë i shkencëtarëve dhe shkrimtarëve ka filluar të kuptojnë se aftësia e botës fizike për të organizuar veten e saj të përbërë, dhe shumë të thellë misterioze, është tipar i universit. Fakti se natyra ka fuqi krijuese, dhe është e aftë që të prodhojë një sërë progresiviteti të pasur të formave dhe të strukturave të ndërlikuara, sfidoi themelin e fortë të shkencës bashkëkohore. Enigma më e madhe e kozmologjisë, shkruan Karl Popper, filozof i mirënjohur, mund të jetë ajo se universi është, në një kuptim, krijues.”


STUDIME

59

B. Mbi ndotjen dhe gërryerjen e burimeve natyrore “Për shkak të veprave të këqija të njerëzve, në tokë dhe në det janë shfaqur të zeza, për ta përjetuar ata një pjesë të asaj të keqeje që e bënë, ashtu që të tërhiqen (pendohen) nga të këqijat.” (30:41) “O bijtë e Ademit! Vishuni bukur për çdo namaz (lutje), hani dhe pini dhe mos e teproni, sepse Ai (Allahu) nuk i do ata që e teprojnë.” (7:31) Rëndësia e kuptimit të pasojave ekologjike të veprimeve tona si individë ose si shoqëri nuk ishte vlerësuar plotësisht deri në shekullin e njëzet. Tani ne kuptojmë që nuk mund ta ndryshojmë fytyrën e rrëmujshme të tokës pa paguar disa ndëshkime, të cilat mund të jenë shkatërrimtare. Ne gjithashtu kuptojmë se paralajmërimi (maturia) duhet zbatuar në mënyrë globale, jo vetëm lokalisht por me të vërtetë “mbi tokë dhe mbi det”. Megjithatë, vetëdija ekologjike nuk nënkupton asketizëm. Sipas Kur’anit, ne nuk jemi të ndaluar që të kujdesemi për kënaqësinë në këtë jetë, mirëpo ne jemi të ndaluar nga harxhimet e panevojshme të pasurisë. C. Mbi natyrën e dyfishtë të hekurit “...Ne e zbritëm edhe hekurin që në të ka forcë dhe dobi për njerëz...” (57:25) Hekuri është një nga dy metalet që gjenden më së tepërmi në tokë (tjetri është alumini). Ai ishte i njohur nga shumë qytetërime antike, dhe është metali më i rëndësishëm që ne e përdorim sot. Përshkrimi i përgjithshëm i tij në Kur’an ishte i saktë në kohën e njerëzve të lashtë, edhe bile më tepër sot: hekuri është bazë për shumë armë të luftës dhe për shumë vegla të përditshme me të cilat punojmë. D. Mbi origjinën e jetës në ujë “...dhe Ne e bëmë ujin bazë të jetës së çdo sendi... (21:30) Allahu e krijoi secilën gjallesë prej ujit... (24:45) Teoria moderne shkencore mbi origjinën e jetës nuk ishte provuar në mënyrë të vendosur deri në dy ose tre shekujt e fundit. Përpara kë-

60

EDUKATA ISLAME 93

saj, teoria mbizotëruese mbi origjinën e jetës ishte bazuar mbi një koncept të quajtur “gjenerata spontane”, ku krijesa të gjalla në kuptimin e plotë të fjalës ishin nxjerrë jashtë çështjes së pajetë spontanisht dhe në mënyrë të vazhdueshme. Ky mendim ishte zhvlerësuar me punën e shumë shkencëtarëve të Rilindjes, duke përfshirë edhe Harvin dhe Redin, dhe në vitin 1950, kërkimi i Lui Pasterit mbi bakteriologjinë vendosi vulën mbi këtë teori. Duke filluar qysh me punën e Huxley (Hukslit) e deri më sot, një teori alternative është propozuar se jeta është më e nënkuptueshme që të jetë e dukshme për një kohë të gjatë, vargje gjithnjë e më shumë të ndërlikuara të rrezatimeve ultravioletë: “...besohet se format e hershme të jetës janë zhvilluar në oqeane ose pellgje uji... Kjo të lë të kuptosh se kolonizimi i vendit, rreth 425.000.000 vjet më parë, ishte i mundur vetëm sepse atëherë kishte ozon të mjaftueshëm të krijuar për të mbrojtur për të parën herë sipërfaqen nga drita ultravioletë.” Ideja e origjinës së jetës në oqeane është vërtetuar nga dy ajetet kur’anore të cituara më lart. Është e rëndësishme që të shënohet se Kur’ani nuk përmban ndonjë përkrahje të veçantë për evolucionin. Megjithatë, ajetet e cituara më sipër tregojnë përtej çdo dyshimi se Allahu i krijoi të gjitha sendet e gjalla nga uji. Gjenden edhe shumë ajete të tjera të cilat tregojnë fuqinë e Tij absolute mbi çdo gjë. “...Ai (Allahu) ka mundësi për çdo gjë.” (41:39) “...Kur Ai vendos për një çështje, vetëm i thotë: Bëhu! Ajo menjëherë bëhet.” E - Mbi shumëllojshmërinë e njerëzimit “Nga argumentet e Tij është krijimi i qiejve dhe i tokës, ndryshimi i gjuhëve tuaja dhe i ngjyrave tuaja. Në këtë ka argumente për njerëzit.” (30:22) “O ju njerëz, ne ju krijuam prej një mashkulli dhe një femre, ju ndamë në popuj e fise që të njiheni me njëri-tjetrin. Nuk ka dyshim se


STUDIME

61

tek Allahu më i ndershmi prej jush është ai që ruhet më së shumti nga të këqijat...” (49:13)

Dallimet raciale dhe gjuhësore mes njerëzve nuk e kanë kuptimin si arsye për të diskriminuar. Allahu thjesht e paraqet këtë ndryshim si një pjesë të fuqisë krijuese të Tij, dhe Ai nuk e dallon ndonjë racë si qenie natyrore më të lartë se të tjerat. Përmendja në ajetin 49:31, në të vërtetë, bën fjalë për të mësuarit e komunikimit me njëri-tjetrin. F. Mbi ciklin ujor Shumica prej nesh janë të njohur me ciklin ujor që në klasat e shkollës fillore, ku ne mësojmë se si avullon një pikë uji, pastaj bëhet një pikë shiu, dhe më në fund kthehet në det nëpërmjet lumenjve ose kanaleve nëntokësore. Njeriu i parë në kohët moderne i cili e kuptoi këtë proces ishte Bernard Palissy, i cili e përshkroi atë me saktësi në vitin 1580. Përpara tij, shumë prej dijetarëve të Greqisë antike dhe të Romës kishin teori të ndryshme jokomplete ose jokorrekte mbi ciklin ujor. Kur’ani nuk jep ndonjë përshkrim të plotë të ciklit ujor nga fillimi në fund, por sidoqoftë aty janë disa referenca precize për etapat specifike. Ndoshta më magjepsëset e këtyre referencave janë dy ajetet e mëposhtme mbi retë e shiut: “Allahu është Ai që i lëshon erërat, e ato i lëkundin retë dhe Ai i shtrin lart si të dojë, i bën ato edhe të ndara në pjesë, dhe përmes tyre e sheh se si bie shi...” (30:48) “A nuk e ke parë se si Allahu i drejton retë me forcë, pastaj i bashkon, i bën grumbull ato dhe atëherë e sheh shiun se si rrjedh prej tyre? Ai lëshon prej së larti, nga retë e mëdha si kodra breshër dhe me të godet kë të dojë, e ia largon atij që do. Shkëlqimi i vetëtimës gati sa nuk të merr të parit.” (24:43) Dy ajetet e mësipërme përshkruajnë fazat gjatë formimit të reve të shiut. Një vështrim i afërt i këtyre dy ajeteve tregon se ato kanë të bëjnë me dy fenomene të ndryshme, njëri me “shpërndarjen” e reve dhe

62

EDUKATA ISLAME 93

tjetri me “bashkimin” e tyre, dy procese të ndryshme nga të cilat mund të formohen retë e shiut. Meteorologjia moderne ka arritur në këtë konkluzion të vërtetë brenda dy shekujve të fundit. Janë dy tipa reshë që mund të prodhojnë reshje shiu, dhe janë klasifikuar sipas trajtave të tyre: re shtresore dhe re grumbullore. Ajeti i parë më sipër mbi retë e shiut (30:48) përmbledh me saktësi formimin e reve të shiut. Sot është e njohur se këta tipa të reve kanë nisur gjatë kushteve graduale, erërave të ngritura: “...e pastaj ato (erërat) lëkundin retë...” (30:48) Pastaj, reja zë vendin e trajtës së veçantë të saj, atë të një reje shtresore: “...dhe Ai i shtrin ato...” (30:48) Nëse kushtet janë të përshtatshme (d.m.th. temperaturë e ulët e mjaftueshme, lagështi (e ajrit) e lartë e mjaftueshme, etj.), pikëzat e resë kondensohen më tej në pikëza (të mëdha) shiu dhe ne e vërejmë këtë efekt nga toka si një errësim të resë shtresore: “...dhe i errëson ato...” (30:48) Më në fund, pikat e shiut bien nga retë. “...dhe përmes tyre e shikon se si bie shi...” (30:48) Tipi i dytë i reve është ai i reve grumbullore. Ajeti i dytë më sipër mbi retë e shiut (24:43) përshkruan formimin e reve grumbullore të shiut. Këto re janë formuar gjatë kushteve të rrymave të forta të ajrit (burimeve termike) dhe rrymave të ulëta të ajrit: “...i drejton retë me forcë...” (24:43) Sikurse fryrjet e formave të reve, ato mund të bashkohen në një re gjigante të vetme: “...pastaj i bashkon, i bën grumbull ato...” (24:43) Në këtë çast, dhe një grumbull resh është formuar, ku secila prej tyre mund të prodhojë shi. Pjesa tjetër e ajetit është e zbatueshme në rastin e një grumbulli resh (e cila është e njohur nga ne si reja me shtrëngatë shumë të madhe). Nëse reja grumbull merr proporcione të gjera vertikale, pastaj ajo mund të duket nga vëzhguesi i terrenit si një mal ose kodër e stërma-


STUDIME

63

dhe, por, çka është më e rëndësishme, duke u zgjeruar lart në atmosferë, pikat e ujit të resë së sipërme mund të ngrijnë dhe në këtë mënyrë formohet breshri: “...dhe Ai lëshon prej së larti breshër, nga retë e mëdha si kodra...” (24:43) Më në fund, retë shpërndarëse (d.m.th. stuhia me shi dhe vetëtima) mund të kenë një karakteristikë të fundit të gjallë: vetëtimën: “...Shkëlqimi i vetëtimës së dritës së resë gati sa nuk të merr të parët.” (24:43) Ajete të tjera kur’anore kanë të bëjnë me më shumë etapa të ciklit ujor. “Ne lëshuam me masë ujë nga qielli dhe atë e përqendrojmë në tokë. Por, Ne kemi mundësi edhe që ta humbim atë (ujin).” (23:18) Ky është një ajet i vetëm që tregon se shiu ka rënë në tokë dhe në fund do të largohet (do të thahet). “Ai e lëshon ujin (shiun) nga qielli, dhe pastaj burojnë lumenjtë, secili sipas madhësisë së vet…” (13:17) “A nuk e sheh se Allahu lëshon ujë nga qielli dhe atë e shpërndan në tokë?...” (39:21) Dy metodat sipas së cilave largohet shiu i rënë janë treguar këtu: në sipërfaqen e tokës dhe në lumenjtë. Gjenden të dhëna të tjera në Kur’an që flasin për ciklin ujor ( p.sh. 40:13, 23:18, 25:48, 29:63, dhe të tjera), dhe të gjitha ato kanë të njëjtën vlerë me ato të përmendura më herët: zbulimet shkencore moderne janë plotësisht të pajtueshme me to. Një numër i vogël i ajeteve të tjera gjithashtu bëjnë fjalë për ujin, por në një kontekst paksa të ndryshëm. Ato nuk janë të afërta në numër me ajetet mbi ciklin ujor. “A e shihni ujin që po e pini? Ju e lëshoni atë prej reve, apo e lëshojmë Ne?” (56:68-69) Kjo pyetje retorike thekson paaftësinë tonë për të përmbushur një nga ëndrrat tona më të vjetra: kontrollimin e shiut. Fakti është se ne nuk mund ta bëjmë atë të bjerë veçse nëse ndonjë re ekzistuese është

64

EDUKATA ISLAME 93

afër - dhe pastaj vetëm në kushte të përshtatshme, bile edhe atëherë ne nuk jemi të sigurt për sukses. Reja duhet të ketë përmasa të ndryshme të pjesëzave të resë, përqindje të lartë të kondensimit nga ajri i ngjitur dhe zhvillim të mirë vertikal. Nëse të gjitha këto karakteristika janë prezente atëherë ne mund të zhvasim më shumë shi përmes bërthamës së resë dhe teknikave të tjera të ndryshme. Megjithatë, meteorologët modernë janë të pasigurt për efektivitetin e saj. Sidoqoftë, është prezenca e kushteve paraprake mbi të cilat ne nuk kemi kontroll, dhe kjo së fundi na ndalon neve nga të zbriturit e ujit nga ndonjë re në formë të shiut. Ajeti vijues përshkruan një cilësi të lumenjve të mëdhenj: “Ai i la të lirë të bashkohen dy dete, njëri i pijshëm e i shijshëm, tjetri i njelmët dhe i hidhët, dhe në mes tyre bëri një pengesë, në mënyrë që të mos përzihen.” (25:53) Një përshkrim i grykëderdhjeve të lumenjve të mëdhenj është ofruar nga ajeti më lart. Këto grykëderdhje relativisht janë të papërdorshme sepse dalja e ujit të freskët të lumenjve nuk përzihet menjëherë me ujin e kripur të detit, në të cilin derdhet lumi. Më qartë, uji i freskët depërton thellë në ujin e kripur para se të ndodhë ndonjë përzierje, larg nga goja (gryka) e lumit. Lumenjtë e vegjël nuk e kanë këtë cilësi. G. Mbi zhvillimin embrional dhe fetusor të njeriut Kur’ani përmban një sasi të madhe informacioni mbi zhvillimin e embrionit dhe fetusit të njeriut, veçanërisht të parën. Para se të paraqesim këtë informacion, do të ishte e dobishme që të jepnim një skicë të shkurtër të zhvillimit të njeriut në mitër ashtu siç e kupton shkenca moderne. 1. Një vezë e pafekonduar është prodhuar nga një femër dhe më pas është vendosur në kanalin e saj Fallopian 2. Mashkulli kryen marrëdhënie me femrën, dhe një qelizë e vetme e spermës e fekondon vezën 3. Veza e fekonduar futet brenda në mitër dhe bashkohet me murin e mitrës


STUDIME

65

4. Zhvillimi embrional (afërsisht 3 muaj) 5. Zhvillimi fetusor (afërsisht 6 muaj) 6. Lindja Ne do të shqyrtojmë disa nga këto etapa në detaje të mëdha si ajetet e kërkuara në Kur’an. Së pari po japim dy ajete të cilat japin një vështrim të përgjithshëm të zhvillimit njerëzor: “Dhe Ai ju krijoi në disa etapa.” (71:14) “Allahu ju krijoi juve prej dheu, pastaj prej një pike uji...” (35:11) Ajeti i parë është shumë i përgjithshëm dhe përshkruan me saktësi krijimin tonë në etapa. Ajeti i dytë na jep disa pamje mbi tërë çështjen: se si u krijua njeriu nga dheu (Ademi a.s.), dhe pastaj nga një pikë uji. Janë të paktën katër detaje specifike që merren me zhvillimin njerëzor në Kur’an, që shkenca moderne i ka zbuluar vetëm në shekujt e fundit, dhe në disa raste vetëm në shekullin e fundit (shekullin XX). I pari merret me lëshimin e spermës: “A nuk ka qenë ai një pikë uji që derdhet?” (75:37) Pavarësisht nga sasia e madhe e lëngut që mund të prodhohet nga një njeri gjatë marrëdhënieve seksuale, ky ajet thekson se vetëm një pikë e vogël e tij është e nevojshme. Detaji i dytë i rëndësishëm në Kur’an mbi zhvillimin njerëzor është përshkrimi i fekondimit të lëngut (d.m.th. spermës): “Ai (njeriu) është krijuar nga një pikë uji që hidhet fuqishëm.” (86:6) “Ne e krijuam njeriun prej një pike uji të përzier...” (76:2) “Pastaj bëri që pasardhësit e tij të rrjedhin nga një pikë uji e dobët.” (32:8) Ajeti i dytë dhe i tretë kanë të bëjnë me përmbajtjen e spermës. Shkenca moderne ka vërtetuar se sperma në fakt është një përbërje e sekrecioneve të ndryshme, të cilat rrjedhin nga katër gjëndra të ndryshme gjatë derdhjes së spermës: testikujve, fshikëzat e farës, gjëndra e prostatës dhe gjëndra e aparatit urinar. Qelizat e vërteta të spermës vijnë nga testikulat; tre gjëndrat e tjera nuk prodhojnë faktorë fekond-

66

EDUKATA ISLAME 93

ues. Kur’ani shkon më larg dhe na informon se sperma është një përzierje e lëngjeve. Ai (Kur’ani) na thotë neve në (32:8) se vetëm “një pikë uji” i lëngut është i nevojshëm. Fjala arabe për “një pikë uji” në këtë ajet do të thotë të shkëputësh më të përkryerën e më të pastrën e diçkaje. Shifrat tregojnë historinë: një derdhje normale e spermës prej 3 ml. lëng përmban mes 120.000.000 dhe 150.000.000 qeliza sperme. Prej këtyre qelizave, vetëm njëra e fekondon vezën te femra, dhe kjo është pika e cila përmendet në (32:8). Detaji i tretë i zhvillimit njerëzor përmendet në Kur’an lidhur me vezën e fekonduar rishtas: “A nuk ka qenë ai (njeriu) një pikë uji që derdhet? E pastaj u bë gjak i trashë...” (75:37-38) Vrojtimet e fundit të vezës së fekonduar në mitër kanë zbuluar se veza në të vërtetë futet vetë në murin e mitrës. Ai “ngjitet” në një formë të çuditshme dhe ai mbetet kështu në fazën e hershme të zhvillimit. Në fund, Kur’ani na jep një shpjegim magjepsës të zhvillimit embriologjik (në tre muajt e parë) në ajetet pasardhëse (disa fjalë janë transkriptuar direkt nga arabishtja): “...Ne atë pikë uji e bëmë Alakah (copë gjaku), a atë Alakah e shndërruam në Mudgah (në copë mishi), pastaj e shndërruam në Idhaam (eshtra), dhe Idhaam-in e mbuluam me mish, pastaj atë e bëmë një krijesë tjetër (me shpirt).” (23:14) “...Ne ju krijuam juve nga dheu, pastaj nga uji, pastaj nga një gjak i ngjizur (Mudgah), pjesërisht të formuar dhe pjesërisht të paformuar...” (22:5) Ajeti (23:14) e ndan zhvillimin embriologjik në katër faza. Faza e parë bën fjalë saktësisht për periudhën pas fekondimit (“pika e ujit”), dhe është karakterizuar nga një Alakah ose “copë gjaku”, e cila përshkruan se si veza futet vetë në mitër (shih më lart). Faza e dytë përshkruan embrionin se si zhvillohet në një Mudgah që do të thotë diçka e përtypur (copë mishi). Kjo dukje e përshkrimit të papërpunuar është në të vërtetë krejtësisht e saktë: pasi veza e fekonduar futet në mitër, ajo fillon të marrë lëndët e para ushqyese dhe energjinë nga nëna e


STUDIME

67

saj. Si pasojë, ajo fillon të rritet me shpejtësi të posaçme, dhe pas një jave ose dy ajo duket me sy të lirë si një pjesë e ngrënë e mishit. Kjo është rritur si pasojë e zhvillimit të sythave dhe thepave të vogla, të cilat do të rriten më vonë si organe dhe gjymtyrë të plota. Dy fazat tjera të përshkruara në ajetin (23:14) flasin për krijimin e eshtrave nga Mudgah, e pasuar nga mbështjellja e eshtrave me mish ose muskuj. Nëse ne e ndjekim progresin e embrionit me sytë tanë do të shohim, pas përafërsisht katër javësh, një proces të quajtur “ndryshimi i qenies”, ku grupet e qelizave brenda embrionit e transformojnë veten e tyre në formën e caktuar të organeve të gjera. Një nga strukturat e hershme të zhvillimit në këtë fazë është baza kërcore e skeletit njerëzor. Pastaj është pasuar nga dukja e një bartësi ose organeve të tjera duke përfshirë muskujt, veshët, sytë, veshkat, zemrën dhe të tjera. Ajeti (23:14) përfundon me shndërrimin e organizmit në mitër, që pason me lindjen e tij. Ajeti (22:5) përfshin edhe një shënim interesant mbi embrionin. Në këtë ajet, Mudgah është përkufizuar me frazën: “...pjesërisht të formuar dhe pjesërisht të paformuar.” Siç u përmend më sipër, vrojtimet tona moderne mbi zhvillimin embriologjik treguan se si struktura dhe organe të ndryshme zhvillohen njëra pas tjetrës përmes ndryshimeve. Kjo na jep një burim të situatave të pazakonshme kur embrioni është formuar në mënyrë të çrregullt (p.sh. me mushkëri por pa veshë). H. Mbi kozmologjinë Prej të gjithave dëshmive të Kur’anit mbi çështjet shkencore, më të shumtat janë mbi krijimin dhe strukturën e universit dhe të tokës. Kjo fushë është veçuar në disa ajete të ndryshme si ajo më poshtë, si një shembull i fuqisë krijuese të Allahut: “Për besimtarët ekzistojnë argumente në qiej dhe në tokë.” (45:3) Për më shumë shpjegime të detajuara të Kur’anit dhe kozmologjisë (dhe shkencës në përgjithësi), lexuesve të interesuar do t’iu preferoja që të lexonin librin e Maurice Bucaille “Bibla, Kur’ani, dhe

68

EDUKATA ISLAME 93

Shkenca.” Më poshtë po japim një përmbledhje të shkurtër të disa prej ajeteve më të fuqishme. I pari, një ajet i cili bën një shënim të vogël lidhur me moshën e njerëzimit për sa i përket universit: “Vërtet ka kaluar një periudhë kohore që njeriu nuk ekzistonte fare si një diçka e përmendur.” (76:1) Fjala arabe për “kohën” në këtë ajet është “Dahr” dhe ajo e ka kuptimin gjithashtu të përjetësisë (pafundësisë) ose thjesht një kohe jashtëzakonisht të gjatë. Shkenca moderne mund të na ndihmojë neve që ta kuptojmë më mirë këtë ajet. Shfaqja e parë e njerëzve në këtë tokë është llogaritur përafërsisht se është paraqitur rreth një milion vjet më parë. Mosha e universit, në anën tjetër, është llogaritur afërsisht pesëmbëdhjetëmiliardëvjeçare. Në qoftë se ne e normalizojmë moshën e universit në një ditë, atëherë njeriu do të ishte më pak se gjashtë sekonda. Ajeti në vazhdim ka të bëjë me krijimin e qiejve dhe të tokës: “Ne i krijuam qiejt dhe tokën dhe gjithçka ka ndërmjet tyre brenda gjashtë ditësh, dhe Ne nuk ndjemë lodhje.” (50:38) Vëreni përmendjen e zgjuar në kundërshtim me Biblën në fund të këtij ajeti lidhur me atë se Allahu “pushoi” pas gjashtë ditësh nga lodhja. Bibla lidhur me krijimin e qiejve dhe të tokës, te Zanafilla thotë: “Në fillim, Zoti krijoi qiejt dhe tokën.” Bibla 1:1 Këtu nuk përmendet gjë “dhe gjithçka ka ndërmjet tyre”, në kundërshtim me Kur’anin (i cili i referohet kësaj në shumë ajete). Shkenca moderne vetëm në shekullin e fundit ka zbuluar se shumë prej masës së universit përfshihet në hapësirat e pafund të galaktikave dhe yjeve. Duke qenë se janë bërë debate të cilat e kanë munduar krishterimin dhe hebraizmin për shekuj lidhur me kuptimin e “gjashtë ditëve”, fjala “ditë” në arabishten klasike ka një kuptim të dytë për “kohë shumë të gjatë” ose “një epokë”. Kur’ani, sidoqoftë, paraqet një përgjigje përfundimtare për këtë pyetje nëpërmjet tre ajeteve më poshtë:


STUDIME

69

“Ata kërkojnë prej teje që t’ua ngutësh dënimin, por Allahu nuk e thyen premtimin e Vet, pse një ditë te Zoti yt është sa njëmijë vjet të llogaritjeve tuaja.” (22:47) “Ai (Allahu) udhëheq (të gjitha) çështjet prej qiellit në tokë, pastaj ajo (çështja) ngrihet tek Ai në një Ditë që sipas llogaritjeve tuaja është sa njëmijë vjet.” (32:5) “Engjëjt dhe shpirti ngjiten tek Ai në një Ditë që zgjat pesëdhjetë mijë vjet.” (70:4) Nga këto ajete është e qartë se një “ditë” në Kur’an pa dyshim mund të ketë kuptime të ndryshme në kontekste të ndryshme, dhe në këtë mënyrë nuk është e detyrueshme që të kuptohet në mënyrë të prerë një periudhë 24-orëshe. Dy ajetet tjera merren me disa detaje mbi krijimin: “A nuk e dinë ata të cilët nuk besuan se qiejt dhe toka ishin të ngjitura, e Ne i ndamë ato të dyja?...” (21:30) “Mandej e mësymë qiellin (krijimin e tij), dhe ai ishte tym (mjegullinë që ishte si materie e parë), dhe Ai i tha atij dhe tokës: “Ejani dhe binduni urdhrit tim, me dëshirë ose pa dëshirë!” Ata të dy thanë: “Po vijmë të bindur (me dëshirë)!” (41:11) Ajeti (21:30) lajmëron për teorinë kozmologjike moderne të njohur si Big Bang, ku për të gjitha çështjet është menduar se kanë nisur nga një shpërthim i fuqishëm. Ajeti (41:11) i referohet një faze të mëvonshme të krijimit, një faze të cilën një kozmolog do ta përshkruante universin si të mbushur me një gaz të mjegullt duke pësuar një shkrirje të ngadaltë në struktura të plota si grumbullimet yjore, galaktikat, yjet etj. Fjalët e këtyre dy ajeteve mund të duken të rëndomta dhe sempliste për syrin modern, por kjo nuk e pakëson vlerën e tyre të përgjithshme. Pastaj janë ajetet të cilat flasin për diellin dhe hënën. “I madhërishëm është Ai që i krijoi yjet në qiell, dhe vendosi në të dritë (diell) dhe hënë që ndriçon.” (25:61) Ky ajet e përkufizon diellin si një burim të drejtpërdrejtë të dritës, ndërsa hënës nuk i është dhënë ky titull. Kaluan kaq kohë që nga krijimi i njeriut dhe drita e hënës është thjesht një reflektim i dritës së diellit.

70

EDUKATA ISLAME 93

“Dielli dhe hëna udhëtojnë sipas përcaktimeve të sakta.” (55:5)

Kuptimi i këtij ajeti është i qartë, dhe ne e dimë përshkrimin matematikor të këtyre “përcaktimeve” që kur Kepleri dhe Njutoni i formuluan ato disa shekuj më parë. “Ai e krijoi natën dhe ditën, diellin dhe hënën, dhe secili prej tyre noton në orbitë.” (21:33) Ky ajet e plotëson atë të mëparshëm: këtu, ne mësojmë se dielli dhe hëna “notojnë” në orbitë. Kepleri ishte astronomi i parë evropian që kuptoi se rrugët (orbitat) e planetëve dhe të hënës janë eliptike. Nuk ka shumë kohë që astronomët kuptuan gjithashtu se dielli ka një orbitë - rreth qendrës së Udhës së Qumështit. Kur’ani përmban një numër ajetesh mbi strukturën dhe mjedisin (rrethanat) e universit. Janë shumë për t’u regjistruar këtu, por tre ajetet në vijim formojnë një shembull interesant: “Ne, me forcën tonë e ngritëm qiellin, dhe ne e zgjerojmë atë.” (51:47) Ky ajet shënon në mënyrë shumë të qartë se zgjerimi është duke vazhduar (deri në Ditën e Gjykimit, ditë e cila është premtuar nga Allahu se do të vijë te ne papritur). “Nga argumentet e Tij është krijimi i qiejve dhe i tokës, dhe i gjallesave, të cilat Ai i ka shpërndarë në ato të dyja...” (42:29) “Dhe Ai e nënshtroi për ju çdo gjë që gjendet në qiej dhe në tokë; dhe me të vërtetë në to ekzistojnë argumente për njerëzit që mendojnë.” (45:13) Këto dy ajete janë tepër interesante, i pari nënkupton në mënyrë të fuqishme ekzistencën e krijesave të gjalla në planetët tjerë në të gjithë universin, dhe i dyti na tregon neve se qiejt janë “nënshtruar” për ne. Me një imagjinatë të vogël, ne (ose ndoshta fëmijët tanë) mund të ëndërrojnë për mundësinë e udhëtimit ndëryjor (në hapësirë) - dhe të mos kufizohen vetëm në sistemin tonë diellor. Përktheu nga anglishtja: Ermal BEGA


STUDIME

71

_________________ Bibliografia: 1. Kur’ani 2. At-Tabari, Tefsir i shkurtuar (komentim) i Kur’anit, arabisht 3. Ali, Abdullah Jusuf; Kuptimi i Kur’anit, Amana Corporation, Meriland, 1991 4. Asad, Muhammed; Mesazhi i Kur’anit, Shoqëria Dar-al-Andalus, Gjibraltar, 1984 5. Irving, Thomas; Kur’ani i Shenjtë, Amana Books, Vermont, 1992 6. Pickthall, Muhamd; Kuptimi i Kur’anit të Shenjtë, Penguin Books, Nju Jork 7. Davud, N.J.; Kur’ani, Penguin Books, Londër, 1990 8. Nadvi, Syed M; Mendimi islam dhe burimet e tij, Ashraf Press, Lahore, 1947 9. Kazi, Mazhar; Udhëzues nga Profeti, Rrjeti Islam i Amerikës Veriore, Nju Jork, 1990 10. Bucaille, Maurice; Bibla, Kur’ani, dhe Shkenca, American Trust Publications, Indiana, 1979 11. Moore, K., A. Zindani, M. Ahmed; Terma të reja për klasifikimin e zhvillimit njerëzor 12. Wehr, Hans; Fjalor arabisht-anglisht, Spoken Language Services, Nju Jork, 1976 13. Steingass, F; Fjalor arabisht-anglisht, Librairie du Liban, Liban, 1978 14. Bibla e Shenjtë, Botim standard i rishikuar 15. Sussman, Maurice; Biologjia e zhvilluar, Prentice-Hall, Nju Xhersi, 1973 16. Bodemer, Çarls; Embriologjia, Enciklopedia Amerikane, Grolier Incorporated, Connecticut, 1988 17. Chandler, T. J.; Ajri përreth nesh, Natural History Press, Nju Jork, 1969 18. Kotsch, William; Moti për marinarin, Naval Institute Press, Meriland, 1983

72

EDUKATA ISLAME 93

19. Battan, Louis; Bazat e Meteorologjisë, Prentice-Hall, Nju Xhersi, 1983 20. Sagan, Karl; Jeta, Enciklopedia Britanike, Çikago, 1992 21. Davies, Paul; Plani Kozmik, Simon & Schuster, Nju Jork, 1988 22. Sagan, Karl; Kozmosi, Ballantine Books, Nju Jork, 1980 Marrë nga faqja: http://www.quran.net/quran/quranknowledgeScience.htm


STUDIME

73

A. Abd-Allah

THE QUR'AN, KNOWLEDGE, AND SCIENCE The Description of Knowledge in the Qur'an and by the Prophet (Summary) There are plenty of references to knowledge and the pursuit of knowledge in the Qur'an. The general feeling they leave the reader with is that the possessor of knowledge or wisdom has been given a very powerful gift, and that the pursuit of knowledge is something which should be done actively by everyone. Here are a few verses on the subject: [96:1-5] Read! In the name of your Lord who created - Created the human from something which clings. Read! And your Lord is Most Bountiful - He who taught (the use of) the Pen, Taught the human that which he knew not.

‫ ﻋﺒﺪاﷲ‬. ‫ع‬

‫اﻟﻘﺮان و اﻟﻤﻌﺮﻓﺔ و اﻟﻌﻠﻢ‬ (‫)وﺻﻒ اﻟﻌﻠﻢ ﰱ اﻟﻘﺮان و ﰱ اﻻﺣﺎدﻳﺚ اﻟﻨﺒﻮﻳﺔ‬ (‫)ﺧﻼﺻﺔ اﻟﺒﺤﺚ‬ ‫ واﻻﻧﻄﺒــﺎع اﻟﻌــﺎم اﻟــﺬى‬. ‫ﳒــﺪ ﰱ اﻟﻘ ـﺮان اﻟﻜــﺮﱘ ادﻟــﺔ ﻛﺜــﲑة ﲢــﺚ ﻋﻠــﻰ ﻃﻠــﺐ اﻟﻌﻠــﻢ‬ ‫ﺗﱰﻛﻬــﺎ ﻟــﺪى اﻟﻘــﺎرئ ﺑــﺎن اﻟــﺬﻳﻦ اﻋﻄـﻮا اﻟﻌﻠــﻢ و اﳌﻌﺮﻓــﺔ اﻋﻄـﻮا ﺧـﲑا ﻛﺜـﲑا و ان ﻃﻠــﺐ‬ ‫ ﻫﻨــﺎ ﺳــﻨﺬﻛﺮ ﺑﻌــﺾ اﻵﻳــﺎت‬. ‫اﻟﻌﻠــﻢ واﺟــﺐ ﻋﻠــﻰ ﻛــﻞ اﻧﺴــﺎن ﳚــﺐ ان ﻳﺴــﻌﻰ اﻟﻴــﻪ‬ ‫ـﻚ‬ َ ‫( اﻗْ ـ ـ َﺮأْ َوَرﺑﱡـ‬2) ‫ﺴ ــﺎ َن ِﻣـ ـ ْﻦ َﻋﻠَـ ٍـﻖ‬ َ ْ‫( َﺧﻠَـ ـ َﻖ ا ِﻹﻧ‬1) ‫ـﻚ اﻟﱠـ ـﺬِي َﺧﻠَـ ـ َﻖ‬ َ ‫اﻗْ ـ ـ َﺮأْ ﺑِﺎ ْﺳ ـ ِـﻢ َرﺑﱢـ‬ (5) ‫( َﻋﻠﱠ َﻢ ا ِﻹﻧْﺴَﺎ َن ﻣَﺎ ﻟَ ْﻢ ﻳَـ ْﻌﻠَ ْﻢ‬4) ‫( اﻟﱠﺬِي َﻋﻠﱠ َﻢ ﺑِﺎﻟْ َﻘﻠ َِﻢ‬3) ُ‫اﻷَ ْﻛ َﺮم‬


76

EKONOMI ISLAME

Dr. Naceur Jabnoun

ISLAMI DHE MENAXHMENTI - (4) ORGANIZIMI Autoriteti dhe përgjegjësia Ky kapitull është i përbërë nga tri pjesë. Pjesa e parë trajton konceptin e autoritetit. Pjesa e dytë mbulon konceptin e përgjegjësisë. Pjesa e fundit përfshin diskutimin mbi delegimin.

1 - Autoriteti Autoriteti është fuqia, që është legjitimuar brenda një konteksti specifik shoqëror.1 Ajo është fuqi që i lejon njerëz të caktuar të ushtrojnë ndikimin e tyre për arsye të pozitës në hierarkinë e një organizate2. Kështu, nivelet e ndryshme të autoritetit mund të përshkruhen në strukturën organizative. Autoriteti mund të kalojë nga niveli i lartë në shoqëri, si të një mbreti, një kryetari të zgjedhur apo një pronari të një organizate. Gjithashtu, ai mund të jepet me dëshirën kolektive të 1 2

Pfeffer, J. “Power in Organizations”, Pittman Boston (1981) Pp. 4-6. Stoner and Freeman, “Management”, 5th ed., Prentice Hall, N. Jersey, (1992) p. 344.

EDUKATA ISLAME 93

njerëzve në komisione apo organizata ku anëtarët zgjedhin udhëheqësit e tyre. Në këndvështrimin klasik të autoritetit, autoriteti formal i jep të drejtë mbajtësit të tij të jep urdhra dhe obligon vartësit të binden. Ekziston edhe një këndvështrim tjetër që konsideron që autoriteti qëndron me vartësit dhe pranimit të tyre t’i binden urdhrave. Ky këndvështrim quhet këndvështrimi pranues. Chester Bernard, i cili beson që autoriteti qëndron në gatishmërinë e vartësve t’u binden vendimeve, përshkruan kushtet vijuese të pajtimit të vartësve3: Personi mund dhe do ta pranojë komunikimin si autoritativ, vetëm kur të plotësohen njëkohësisht katër kushte: a) Ai mund dhe do të kuptojë komunikimin; b) Në kohën e vendimit të tij beson që nuk është në kundërshtim me qëllimin e organizatës; c) Në kohën e vendimit të tij, beson që ai është në përputhje me interesin personal si tërësi; dhe d) Ai është i aftë mendërisht dhe fizikisht t’i bindet atij. Kushtet a) dhe d) në listën e mësipërme janë mjaft logjike dhe pajtohemi me to. Nga askush nuk mund të pritet të ekzekutojë një urdhër të caktuar, kur ai/ajo nuk e kupton atë, apo madje mund edhe mos ta njoh që ai është një urdhër, apo detyrë. Pastaj, askush nuk mund të kryej një punë që është përtej aftësisë së tij/saj mendore dhe fizike. Por, është detyrë e menaxherëve të sigurohen që punët që i kanë caktuar të jenë teknikisht dhe nga mënyra e sjelljes së realizueshme. Ekziston një idiomë e famshme arabe që thotë: “Nëse dëshiron të jesh i bindur, jep urdhra të realizueshme”. Allahu xh.sh. thotë: ...       “Allahu nuk e obligon asnjë njeri përtej mundësisë së tij…”. (elBekare: 286)

Nëse Allahu xh.sh., Krijuesi ynë dhe i Vetmi që na njeh më mirë se çdo tjetër, nuk na ngarkon me atë që nuk mund ta bartim. Kjo 3

Bernard, C. “The Functions of Executives”, Harvard University Press, Cambridge, Mass., (1983) Pp. 161-184.


EKONOMI ISLAME

77

pason faktin që është e arsyeshme që organizatat të cilat aspirojnë për sukses, të mos autorizojnë dikë që është përtej njerëzve të tyre. Kushti b) duhet të plotësohet të motivojë vartësit, pasi që vartësit nuk mund të motivohen kurrë të ekzekutojnë urdhra që nuk janë në përputhje me misionin e organizatës. Në rast se urdhri është qartë në kundërshtim me qëllimin e organizatës, vartësit duhet që menjëherë të diskutojnë këtë çështje me menaxherët e tyre. Nëse menaxheri insiston në urdhër, pavarësisht faktit që është provuar të jetë në kundërshtim me qëllimin e organizatës, atëherë është detyrë e vartësve të mos i binden atij/asaj. Muhamedi a.s. thotë: “Askush prej jush mos të jetë pasues i errët, i cili thotë që nëse njerëzit bëjnë mirë, unë do të bëj të njëjtën dhe nëse ata bëjnë keq, unë do të bëj të njëjtën. Por, ju duhet të këmbëngulni për drejtësi”. (Tirmidhiu) Hadithi i mësipërm shpjegon parimin që ne nuk duhet të ndjekim verbërisht udhëheqësit tanë, apo njerëzit rreth nesh, por duhet të përpiqemi më tej për drejtësi, madje edhe nëse kjo nuk i kënaq udhëheqësit tanë. Në anën tjetër, nuk është provuar qartë që urdhri që është në kundërshtim me qëllimin e organizatës, nuk duhet të jetë në perceptimin individual të një vartësi të bindet apo të mos bindet. Po të ishte ky rast, do të humbnim ndonjë urdhër dhe do të humbnim unitetin komandues që është i domosdoshëm në çdo organizatë. Megjithatë, ky kusht, na përkujton rëndësinë e komunikimit të urdhrave dhe aftësinë për t’i lidhur ato me qëllimin e përgjithshëm të organizatës për të pasur performansë më të mirë nga vartësit. Në fund, kushti i tretë thekson rëndësinë e pajtueshmërisë mes interesit personal të vartësve dhe punëve të caktuara të tyre. Sa më shumë që punëtori mund të lidh detyrën e tij/saj me interesin personal të tij/saj, aq më shumë do të jetë i motivuar ai/ajo. Ndërkohë, duhet të kuptohet që puna e përgjithshme e vartësit i shërben interesit të tij/saj, përndryshe ai/ajo nuk do ta merr atë. Prandaj, fakti që urdhri i caktuar nuk është perceptuar të jetë në përputhje me interesin personal të dikujt nuk duhet të jetë pengesë për zbatimin e tij. Nëse pajtueshmëria

78

EDUKATA ISLAME 93

me urdhrat është e kushtëzuar nga fakti nëse vartësi e ndien menjëherë që urdhri është në pajtim me interesin e tij/saj, koncepti i organizimit është vënë në pikëpyetje. Perspektiva islame mbi autoritetin përmban të dy këndvështrimet që nuk mund të jenë reciprokisht përjashtues. Termi autoritet nuk është përdorur në materialet islame. Ebu Sin shpjegon këtë me faktin që Islami dëshiron të shkëput këtë koncept nga koncepti i autoritarizmit. Në vend të kësaj, islami përdor termin “përgjegjës”. Islami thekson disiplinën dhe bindjen. Allahu xh.sh. thotë: ...           “O ju që besuat! Binduni Allahut, respektoni të dërguarin dhe përgjegjësit nga ju…”. (en-Nisaë: 59)

Nga ajeti i mësipërm, mund të kuptojmë që ibadeti (adhurimi) është në pajtueshmëri me autoritetin. Eprorëve tanë duhet t’u japim dobinë tonë të dyshimit. Bindja është relevante kur nuk pajtohemi me eprorin, ngase në rast se pajtohemi me një vendim, në parim i bindemi vetes. Muslimanët duhet të shprehin mospajtimin me eprorët e tyre, por nëse dështojnë të ndryshojnë vendimin, atëherë duhet të pajtohen me të. Megjithatë, autoriteti në Islam është i kufizuar brenda strukturës së misionit të muslimanëve dhe interesit të organizatës. Gjithashtu, autoriteti në Islam është i kufizuar nga kultura e vendimmarrjes participuese, e cila sjell kualitet dhe rendiment më të mirë. Në fund, procesi i urdhërimit për të mirë dhe i ndalimit nga e keqja balancon autoritetin. Është më shumë detyrë sesa e drejtë e vartësve të mos pajtohen me urdhrat që në mënyrë flagrante janë në kundërshtim me misionin dhe objektivat e Islamit apo atyre të organizatës. Gjithashtu, duhet të kuptohet që udhëheqësi duhet të jep vetëm urdhra të realizueshme dhe të dobishme. Më e rëndësishme është që natyra dhe sfera e pajtueshmërisë duhet të dakordohen në kontratën e punës apo përshkrimin e punës, dhe pastaj si menaxheri ashtu edhe vartësi duhet të veprojnë në përputhje me kontratën. Kjo ngase çdo kontratë duhet të shqyrtohet në Ditën e Gjykimit, duke i dhënë kështu muslimanëve ko-


EKONOMI ISLAME

79

80

EDUKATA ISLAME 93

ntrollin që i siguron se do të përmbushin pjesën e kontratës në të cilën kanë hyrë. Fakti i theksuar më sipër është shpjeguar në ajetin vijues:

“…Allahu nuk e ndërron gjendjen e një populli përderisa ai popull nuk e ndërron gjendjen e vet”. (err-Rra’d: 11)

       ...

Parakushti për ndihmën e Allahut xh.sh. për të ndryshuar për më mirë është vendosja e të gjitha përpjekjeve të nevojshme në anën e personit që dëshiron të ndryshojë. Kjo i ngjason konceptit të tevekulit të diskutuar më parë. Fatkeqësisht, jo çdonjëri e ndien obligim të përmbush qëllimet e synuara pasi që jo çdonjëri posedon ndjenjën e përgjegjësisë. Përgjegjësia rritet me ne që nga fëmijëria. Menaxherët kanë më shumë përgjegjësi sesa vartësit. Prandaj, çdo menaxher duhet të ndjehet thellë përgjegjës për çdo gjë, që është në autoritetin e tij/saj, dhe përgjegjësia detyron llogaridhënien (shih kapitullin tjetër) në këtë botë dhe në Botën Tjetër (Ahiret). Njëherë Omeri r.a. tha që frikësohej nëse një mushkë do të rrëzohej në rrugët malore të Irakut e të thyente këmbët, ngase Allahu xh.sh. do ta pyeste pse nuk i ka shtruar rrugët në atë pjesë. Kjo demonstron shkallën në të cilën Omeri r.a. ndjente përgjegjësinë, që i lejoi atij të arrijë përsosmëri menaxheriale të njohur historikisht. Përgjegjësia varet nga sfera e autoritetit që ndonjëri ka. Çdonjëri është përgjegjës për atë që është nën autoritetin e tij.

“…premtimin zbatoni, pse për premtim ka përgjegjësi”. (el-Israë: 34)

2 - Përgjegjësia Përgjegjësia është një obligim për të bërë diçka, duke pritur një rezultat të caktuar.4 Për shembull, mësuesi ka përgjegjësi të mësojë një lëndë të caktuar për studentët e tij/saj dhe t’i testojë ata në të. Në anën tjetër, nga studentët pritet të marrin njohuri në kurset e tyre dhe të bëjnë detyrat, e në këtë mënyrë janë përgjegjës për detyrat e tyre. Si e tillë, të qenët mëkëmbës i Allahut xh.sh. është sigurisht një përgjegjësi më e madhe nga ajo që kanë supozuar njerëzit. Allahu xh.sh. thotë:                    

“Ne u ofruam emanetin (obligimet) qiejve, tokës dhe maleve, e ata nuk deshën ta marrin përsipër atë dhe u frikësuan prej tij, ndërsa njeriu atë e mori mbi vete. Vërtet, ai i bëri padrejtë vetës, dhe ishte i padijshëm”. (el-Ahzabë: 72)

Ali Abdul Kadir5 thekson që ky besim nuk ishte asgjë më shumë se përgjegjësia që njeriu vendosi ta marr, për shkak të lirisë së zgjedhjes dhe dhuntisë së mendjes. Është përgjegjësi e njerëzve të ndryshojnë gjendjen e tyre më mirë. ...          ... 4

Griffin and Morehead, “Managing People and Organizations”, 3rd ed. Houghton Mifflin, (1992) p. 542. 5 Abdul Kader, Ali “Islamic Leadership and Personality from Man to Mankind”, A. Ittihad Spring, (1973).

                      

“O ju që besuat! Ruajeni veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë (zjarrin) e mbikëqyrin engjëj të rreptë e të ashpër që nuk e kundërshtojnë Allahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe punojnë atë që janë të urdhëruara”. (etTahrimë: 6)

Ajeti i mësipërm na shpjegon faktin sa jemi përgjegjës për veten, e gjithashtu familjet tona. Muhamedi a.s. thotë: “Të gjithë ju jeni barinj dhe secili është përgjegjës për tufën e tij. Imami (udhëheqësi - sunduesi) është bari (i popullit të vet) dhe do të jetë


EKONOMI ISLAME

81

përgjegjës për tufën e tij. Burri është bari në familjen e vet dhe është përgjegjës për tufën e tij. Gruaja është bareshë në shtëpinë e burrit të saj dhe ajo është përgjegjëse për tufën e saj. Shërbëtori është bari (rojtar) i pasurisë së zotërisë të vet dhe është përgjegjës për tufën e tij. Pra, të gjithë ju jeni barinj dhe secili është përgjegjës për tufën e tij”. (Buhariu)

Hadithi i mësipërm na tregon që përgjegjësia është në çdo nivel. Çdo person është përgjegjës. Autoriteti është i domosdoshëm për përmbushjen e çdo përgjegjësie. Miner6 thekson që menaxheri përgjegjës për arritjen e rezultateve të caktuara duhet të ketë fuqi të përdor burimet për të arritur këto rezultate. Pasi që përgjegjësia kërkon autoritet, dhe për shkak se menaxherët nuk mund të bëjnë çdo gjë vetë, këta të fundit duhet të delegojnë autoritetin te vartësit e tyre.

3 - Delegimi Delegimi është akt i dhënies së autoritetit një vartësi për të kompletuar një detyrë apo projekt të caktuar. Autoriteti është i domosdoshëm për kompletimin e çdo aktiviteti, duke bërë delegimin akt të paevitueshëm. Muhamedi a.s. i ka porositur sahabët (pasuesit) e tij t’i binden vartësve të deleguar, duke thënë që kjo është sikur t’i binden atij: “Kushdo që i bindet udhëheqësit të caktuar nga unë, në të vërtetë më është bindur mua, dhe kushdo që nuk i bindet udhëheqësit të caktuar nga unë, në fakt nuk më është bindur mua”. (Buhariu) Hadithi i mësipërm tregon rëndësinë e delegimit dhe si duhet të administrohet. Siç është theksuar më lart, udhëheqësi nuk mund të bëjë çdo gjë vetë dhe derisa të qartësohet që personi të cilit i është deleguar autoriteti, duhet t’i bindemi, mund të lindin probleme. Në fakt, Islami thekson rëndësinë e bindjes në nivelin e ulët të hierarkisë dhe e barazon me menaxhmentin bindës. Fatkeqësisht, shumë njerëz zako6

Miner, B.J., “Theories of Organizational Structure and Process”, Hinsdale, III.: Dryden Press (1982) p. 360.

82

EDUKATA ISLAME 93

nisht shqetësohen për bindjen e bosit të madh dhe nuk shqetësohen shumë për eprorin e drejtpërdrejtë. Gjithashtu, llogaridhënia delegohet së bashku me autoritetin. Derisa personi i deleguar ka obligim të përfundojë punën brenda kohës, kualitetit dhe kostos specifike, kjo ndodh ngase ai/ajo është përgjegjës për kompletimin e punës me standarde të caktuara specifike, menaxheri nuk është i kursyer nga përgjegjësia. Menaxheri nuk mund të heq dorë nga përgjegjësia me arsyetimin e autoritetit të deleguar. Gjithashtu, vartësi i deleguar do të vazhdojë të jep llogari për menaxherin e tij/saj. Nganjëherë disa menaxherë ngatërrojnë delegimin e autoritetit me heqjen dorë nga përgjegjësia. Stoner dhe Freeman7 kanë konturuar disa kuptime të gabuara të delegimit, ashtu siç vijon: 1. Nuk është çështje e thjeshtë dhënia e punëve njerëzve dhe kërkimi nga ata që t’i përfundojnë. Kur përdoret kjo mënyrë, rezultatet që menaxheri i dëshiron apo i pret, arrihen rrallë. Përfituesit e këtij lloj delegimi vendosen në një pozitë, duke qenë të supozuar si të dytit në përfundim të punës. 2. Nuk është braktisje e përgjegjësisë së menaxherëve. 3. Nuk do të thotë që menaxheri humb kontrollin. 4. Nuk do të thotë që menaxherët i shmangen vendimmarrjes. Menaxheri i cili delegon, vazhdon të merr vendime. Pika më e rëndësishme është që ai ose ajo mund të përqendrohet në ato vendime dhe çështje që janë të një rëndësie më të madhe dhe i lejon vartësve të marrin vendime të cilat bëhen më së miri në pikën e kontaktit të drejtpërdrejt. Avantazhi kryesor i delegimit është efikasiteti. Delegimi i kursen menaxherit një pjesë të madhe të kohës në trajtimin e detajeve të një aktiviteti, dhe kështu, i jep më shumë kohë atij/asaj të fokusohet në proceset e përgjithshme të planifikimit, organizimit dhe të kontrollit. Gjithashtu, i lejon menaxherit të bartë më shumë përgjegjësi që atij/asaj i janë caktuar nga menaxherët më të lartë. Delegimi kursen kohën, duke lejuar që një mori vendimesh të merren nga vartësit, duke 7

Stoner dhe Freeman, “Management”, 5th ed., Prentice Hall, N. Jersey (1992), P. 344.


EKONOMI ISLAME

83

mos u referuar prapa menaxherit. Kjo mund të përmirësojë kualitetin e performansës, pasi që njerëzit që janë më afër punës, dhe e njohin më mirë atë, u lejohet të marrin vendimet. Kualiteti mund të përmirësohet pasi që vartësit e deleguar kanë më shumë autonomi dhe provojnë më shumë kënaqësi, që e rrit kualitetin. Në fund, delegimi i autoritetit, vartësit i jep një trajnim udhëheqjeje për të cilin ai/ajo ka nevojë. Kështu, delegimi kontribuon në formimin e udhëheqësve të rinj. Zakonisht menaxherët që delegojnë autoritetin janë udhëheqës të mirë, pasi që lider i mirë është ai që formon shumë liderë, ashtu siç thotë Demingu: “Megjithëse, delegimi përgjithësisht është një masë e domosdoshme dhe efektive, shumë menaxherë priren të mos e pëlqejnë atë. Menaxherët me prapavijë teknike siç janë inxhinierët, pavarësisht përgjegjësive të tyre menaxheriale, priren të vazhdojnë të kryejnë funksionet e tyre inxhinierike. Nganjëherë kanë vështirësi t’u përshtaten roleve të tyre të reja menaxheriale. Menaxherët duhet të kuptojnë që nuk është më mirë të bëjnë punën vet, dhe pavarësisht sa delegojnë, ata ende kanë për të bërë shumë gjëra. Gjithashtu, duhet të mësohen t’i besojnë aftësive të vartësve të tyre. Disa menaxherë pretendojnë që delegimi i autoritetit nuk është efikas, pasi do të përfundojë duke bërë punën pas pak apo më vonë, pasi që vartësit e tyre nuk janë të kualifikuar. Gjithashtu, mund të pretendojmë që delegimi do të bëjë të kalojnë shumë kohë, duke u shpjeguar vartësve sesi duhet bërë punën, dhe që duhet të harxhojnë më pak kohë duke bërë punën vet. Megjithëse ky argument nganjëherë është i vlefshëm, ai shpërfill faktin që vartësit kanë nevojë për kohë të shpjegimit vetëm atëherë kur i delegohet puna për herë të parë, dhe që delegimi do të jetë shumë efikas në periudhën afatgjatë. Nëse vartësit gjithmonë kanë qenë të paaftë të kryejnë punën, atëherë këta vartës në radhë të parë nuk është dashur të punësohen fare. Në disa raste, njerëzit nuk punësohen sipas kualifikimeve të tyre, por më shumë nga ajo se kë njohin, apo sipas lidhjeve me menaxhmentin e lartë. Megjithatë, në shumicën e rasteve, problemi i delegimit qëndron te menaxherët që janë shumë të ç’organizuar për mënyrën sesi duhet të delegojnë autoritetin. Disa menaxherë i

84

EDUKATA ISLAME 93

duan aq shumë aftësitë e tyre sa që nuk lejojnë askënd të kryej një punë që mendojnë se është brenda fushës së ekspertizës së tyre. Ndonjëherë, menaxherët ndihen të kërcënuar nëse vartësi i deleguar bënë një punë të mirë. Prandaj, ata priren të privojnë vartësit nga mundësi të tilla. Ky lloj i menaxherëve paranojak janë zakonisht menaxherë mediokër, të cilëve u mungojnë aftësitë dhe shkathtësitë profesionale. Sa më i dobët është menaxheri aq më i cenueshëm ndjehet ai/ajo. Gjëja më alarmante është që këta lloj menaxherësh kanë probleme serioze etike që ka të ngjarë të vënë në rrezik interesin e organizatës”. Menaxher i mirë është ai që ka dëshirë të delegojë autoritetin dhe që di si ta bëjë këtë. Ai/ajo e di çfarë detyrash dhe aktivitetesh duhet të delegohen dhe kush duhet të jetë përgjegjës për kompletimin e këtyre detyrave. Personi i deleguar duhet të posedojë aftësitë teknike dhe të sjelljes për të kryer detyrën e tij/saj. Pastaj, menaxheri duhet t’i delegojë personit përgjegjësi autoritetin e nevojshëm për detyrë në mënyrë që të përfundojë atë. Aliu r.a., halifi i katërt i Muhamedit a.s. thotë: “Nuk ka të drejtë ai që nuk bindet”. Menaxheri duhet t’i sigurojë vartësit të tij burimet e domosdoshme për të përmbushur përgjegjësinë e tij. Në fund ai/ajo duhet të informohet për zhvillimin e detyrës së deleguar, duke mos ndërhyrë në vendimet që janë brenda të drejtës së personit të deleguar, sa kohë që nuk do të rrezikohen rezultatet e dëshiruara. Njëherë Omeri r.a. pranoi një ankesë për një nga vartësit e Ebu Ubejdës. Ai u përgjigj: kjo është brenda përgjegjësisë së Ebu Ubejdës.

LLOGARIDHËNIA Pasi që çdo person është përgjegjës dhe pasi që ai apo ajo është i favorizuar me dhuntinë e mendjes, është normale që ai apo ajo të jep llogari për veprat e tij/saj. Gjithashtu, derisa muslimanët janë të urdhëruar të punojnë në grupe, ata japin llogari individualisht për çdo vepër të vetme. Allahu xh.sh. thotë:          


EKONOMI ISLAME

85

86

EDUKATA ISLAME 93

“Secili njeri është peng i veprës së vet. Përveç atyre të djathtëve”. (elMuddethir: 38-39)

mund të quhet proces i kontrollit dhe është shpjeguar në pjesën vijuese.

Ajeti i mësipërm tregon që çdonjëri do të jep llogari personalisht për veprat e tij/saj.

1 - Procesi themelor i kontrollit

             “(Që në to shkruan) Se askush nuk bart barrën e (mëkatit) tjetrit. Dhe se njeriut nuk i takon tjetër vetëm se ajo që ka punuar”. (en-Nexhm: 38-39)

Ajeti i mësipërm tregon që askush nuk do të jep llogari për veprat e tjetrit, përveç për veprat e tij/saj.               “E kush punoi ndonjë të mirë që peshon sa grimca, atë do ta gjejë. Dhe kush punoi ndonjë të keqe, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë”. (ez-Zelzele: 7-8)

Ajeti i mësipërm tregon që njeriu do të jep llogari për çdo atom të vetëm të veprave të tij/saj. Ndjenja e llogaridhënies në Botën Tjetër (Ahiret) ka luajtur rol të madh në suksesin e udhëheqësve muslimanë gjatë gjithë historisë. Kur Omer ibn Abdul Azizi u bë halife i muslimanëve, ndoqi shembullin e Muhamedit a.s. duke thënë: “Kjo është përgjegjësi dhe është burim i turpit e i pendimit në botën tjetër”. Kjo ndjenjë e llogaridhënies ishte karakteristika kryesore e udhëheqjes së Omer ibn Abdul Azizit, i cili konsiderohet si halifi i pestë i drejtë i muslimanëve. Gjithashtu, Omeri r.a., halifi i dytë i muslimanëve i ka porositur muslimanët të ushtrojnë vetëkontrollin: “Gjykoni veten para se të gjykoheni dhe peshoni veprat tuaja para se të peshohen”. Pasi që çdo person është përgjegjës për çdo vepër të vetme që ai/ajo e bën, atëherë duhet të ketë proces të llogaridhënies. Ky proces

Me qëllim që njerëzit të jenë në gjendje të ndihen përgjegjës, këta të fundit duhet të dinë se çka supozohet të bëjnë dhe duhet të dinë misionin, objektivin dhe qëllimet e tyre. Islami definon qartë misionin, objektivin dhe qëllimet e muslimanëve dhe i mëson ata sesi të arrijnë ato. Allahu xh.sh. na ka mundësuar të dallojmë të keqen nga e mira dhe na ka bërë përgjegjës për zgjedhjen tonë.                  

“Pasha njeriun dhe Atë që e krijoi atë! Dhe ia mësoi se cilat janë të këqijat dhe të mirat e tij. Pra, ka shpëtuar ai që e pastroi vetveten. E ka dështuar ai që e poshtëroi vetveten”. (esh-Shems: 7-10)

Organizatat duhet t’u shpjegojnë njerëzve se çka pritet nga ata para se të bëhen përgjegjës për zgjedhjen e ndonjërës prej tyre. Ashtu siç është evidente në ajetin e mësipërm, Allahu xh.sh. i udhëzon njerëzit për atë që është e mirë dhe e keqe para se të kërkojë përgjegjësi për veprat e tyre. Allahu xh.sh. nuk i ndëshkon ata që nuk janë njohur me atë që duhet të veprojnë:        “…e nuk dënuam askënd para se t’ia dërgojmë të dërguarin”. (elIsraë: 15)

Llogaridhënia vjen pas udhëzimit. Prandaj, menaxherët duhet të sigurohen që funksionet dhe rolet e vartësve të tyre të jenë definuar mirë, dhe që vartësit janë të kualifikuar e të aftë të marrin përsipër këto funksione, para se të japin llogari. Llogaridhënia mund të arrihet


EKONOMI ISLAME

87

vetëm përmes procesit të kontrollit, me të cilin menaxheri kontrollon nëse vartësit e tij apo saj janë duke kryer punën siç është specifikuar. Omeri r.a., halifi i dytë pyeti njëherë sahabët se çka do të mendonin nëse ai do të caktonte ndonjë për të cilin besonte se ishte njeriu më i mirë mes tyre dhe ta urdhëronte të bënte drejtësi, a e kishte marr përsipër Omeri përgjegjësinë e tij? Sahabët u përgjigjën duke i thënë: “Po”. Omeri ia ktheu: “Jo, derisa të sigurohet që i emëruari ka bërë atë që është urdhëruar të bëjë”. Pasi ka kuptuar që puna nuk ka vazhduar siç është planifikuar, duhet të ndërmerren veprimet korrigjuese. Omeri r.a., katërmbëdhjetë shekuj më parë, kuptoi dhe praktikoi procesin e kontrollit. Në fakt, Omeri r.a. konsiderohet nga shumë mendimtarë si babai i administratës moderne. Procesi i mësipërm i kontrollit është themelor. Modeli komplet i kontrollit i praktikuar nga Omeri r.a. do të prezantohet në pjesën e gjashtë. Kapitulli vijues do të mbulojë konceptin e strukturës organizative.

Struktura organizative Struktura organizative është rregullimi formal i detyrave, i përgjegjësive dhe i autoritetit. Ajo siguron konfigurimin e modeleve të punëve dhe grupeve të punëve. Struktura organizative është mënyra e dhënies së formës së organizatës për të arritur objektivat dhe qëllimet e saj. Si e tillë, struktura organizative është variabël e varur nga misioni dhe sfera e organizatës. Meqenëse, çdo funksion i organizatës brenda një mjedisi të caktuar ndikon në të, atëherë struktura organizative gjithashtu do të ndikohet nga faktorët e mjedisit. Islami nuk përshkruan një mënyrë të caktuar të organizimit. Është detyra jonë të gjejmë perspektivën e duhur të organizatës varësisht nga nevojat për ndryshim. Megjithatë, islami na jep porositë e përgjithshme në lidhje me autoritetin, përgjegjësinë dhe llogaridhënien, ashtu siç janë përshkruar më herët. Thekson aftësinë e shprehjes së dallimeve dhe të ankesave. Struktura konsiderohet si kontratë që duhet të respektohet derisa të ndryshohet. Në pjesën e parë të këtij kapitulli, do të konturojmë për

88

EDUKATA ISLAME 93

pak strukturat më të përgjithshme. Pjesa e dytë do të përshkruaj dimensionet kryesore të një strukture organizative. Kjo pjesë do të përfundojë me një krahasim në mes të strukturës mekanistike dhe organike dhe porosi të shkurtra për projektin organizativ.

1 - Strukturat themelore të organizatës Struktura organizative paraqet një konfigurim të ndarjes së detyrës totale të një organizate në grupe më të vogla të punëve. Këto grupe të punëve duhet të koordinohen për të garantuar funksionimin e organizatës. Qëllimi i ndarjes së detyrës totale në grupe më të vogla të punëve është lehtësimi i menaxhimit të tyre dhe përmirësimi i efektivitetit. Punët e grupuara rezultojnë në formimin e departamenteve. Ndarja në departamente nuk është statike, por i bën ndryshimet sipas nevojave dhe sfidave me të cilat përballet organizata. Veç kësaj, organizatat nuk duhet të kenë një formë të vetme të ndarjes në departamente, por mund të kenë njëherësh përzierje të formave të ndryshme, varësisht nga nevojat e tyre. Procesi i ndarjes në departamente të një organizate, nganjëherë merr një prej formave vijuese: 1) Ndarja në departamente gjeografike Departamentizimi gjeografik apo territorial i referohet krijimit të divizioneve të decentralizuara përgjatë linjave gjeografike. Menaxheri emërohet për të qenë përgjegjës i një divizioni të kompanisë në një fushë të caktuar. Divizioni territorial vetëfunksional eliminon koston e aktiviteteve të koordinuara dhe të materialeve transportuese në mes të fushave të largëta. 2) Ndarja në departamente funksionale Departamentizimi funksional është procesi i ndarjes së detyrës totale të një organizate sipas funksioneve të ndryshme të saj. Funksionet e një organizate janë aktivitete të nevojshme që organizata i kryen për të marr misionin e saj. Funksionet kryesore të një biznesi janë financat, operimi (prodhimi për kompanitë përpunuese) dhe marketingu.


EKONOMI ISLAME

89

Këto tre funksione janë plotësisht esenciale për çdo biznes. Figura 10 paraqet strukturën e një organizate që përbëhet vetëm nga tri funksionet e lartpërmendura. Pasi që organizatat zgjerohen, nevoja për funksione të reja zakonisht rritet. Disa biznese mund të përfshijnë funksionet e llogaritjes, blerjes dhe të lidhjeve me publikun. Operimet e një organizate mund të ndahen në një numër funksionesh. Për shembull, spitali mund të përfshijë funksionet e tilla si pediatrik, gjinekologjik, mjekësisë së brendshme, neurologji, psikiatri dhe kirurgji. Me sa duket, departamentizimi funksional është konstruksioni më bazik i organizatës. Pa dyshim që avantazhi kryesor i saj është efikasiteti. Duke i dhënë njerëzve ekspertizë të ngjashme në departamentin e njëjtë, do t’i lejojë të aftësohen shumë në fushat e specializuara të tyre.

90

EDUKATA ISLAME 93

Veç kësaj, rutina e aktiviteteve funksionale përgjithësisht shpie te përfshirja e ulët dhe niveli i ulët i risisë.9 3) Ndarja në departamente të produkteve Departamentizimi i produktit, që është i ngjashëm me departamentizimin e konsumatorit, është struktura gjerësisht më e përdorur. Pasi që numri i produkteve të prodhuara nga një firmë rritet, atëherë është më e vështirë që ato të menaxhojë nëpër departamentet funksionale. Prodhimi i produkteve të ndryshme në një organizatë të strukturuar funksionale nuk është shumë efikas. Marketingu dhe promocioni i produkteve të ndryshme gjithashtu komplikohet shumë. Për të zgjedhur këto probleme, krijohen njësitë apo divizionet e reja që janë përgjegjës për produktet apo grupet e produkteve. Këto njësi duhet të kenë të gjitha burimet e nevojshme për të kryer të gjitha aktivitetet që lidhen me produktet. Nëse një kompani është e përfshirë në projekte më shumë se në produkte, atëherë del në shesh struktura e projektit. Struktura e produktit i lejon personelit të marr ekspertizë të lartë në hulumtim, prodhim dhe distribuim të linjës së produktit. Disavantazhi kryesor i kësaj strukture është, që ndryshe nga ai funksional, nuk e lejon ekonominë e shkallës dhe kështu mund të jetë pak i kushtueshëm. Ndarja e produktit është e dobishme vetëm atëherë kur firma është shumë e madhe me vëllime të larta të shitjeve. Diagrami organizativ për strukturën e produktit është ilustruar në Figurën 11.

Figura 10. Struktura Funksionale Bazike

Gjithashtu, ky specializim rrit ekonominë e shkallës. Disavantazhi kryesor i departamentizimit funksional është që grupet e njerëzve që punojnë në fushën e njëjtë, zakonisht zhvillojnë identitetin e tyre që mund të kalojë ndjenjën e përkatësisë, te tërësia e organizatës. Kjo mund të vështirësojë arritjen e koordinimit mes departamenteve.8 9 8

nd

Daft, R., L., “Organizational Theory and design”, 2 Ed., West, St. Paul, M. N., (1986).

Baron, R.A. Greenberg, J. “Behaviour in Organizations”, Allyn and Bacon, Boston (1989), p. 521


EKONOMI ISLAME

91

92

EDUKATA ISLAME 93

nivelet e poshtme, zakonisht punëtorët kanë një mbikëqyrës të vetëm. Avantazhi kryesor i kësaj strukture është që lejon ekonominë e shkallës që nuk mund të aplikohet në organizatat produkt/projekt me vëllim mesatar të shitjeve. Gjithashtu, lejon menaxhment më efektiv produkt/projekt sesa organizata funksionale. Struktura matricë është shumë e përshtatshme për firmat me madhësi mesatare, pasi që lejon përdorim fleksibël të burimeve njerëzore dhe teknike. Disavantazhi kryesor i kësaj strukture është fakti që kërkon njerëz të caktuar të punojnë nën dy shefa. Kjo mund të shkaktojë frustrim dhe stres te punonjësit që si pasojë do të ketë përfundime negative në efektivitetin e organizatës. Dimensionet themelore që identifikojnë ndryshimet në strukturën organizative janë prezantuar në pjesën vijuese.

2 - Dimensionet e një strukture Figura 11. Organizimi i produktit

4) Struktura matricë Struktura funksionale bëhet joefikase kur rritet numri i produkteve të prodhuara apo i projekteve të ndërmarra nga një kompani. Pasi që struktura projekt/produkt nuk lejon ekonominë e shkallës dhe prandaj mund të jetë shumë i kushtueshëm, atëherë struktura matricë bëhet një alternativë më e mirë. Struktura matricë është një strukturë që kombinon që të dy strukturat funksionale dhe produkt/projekt me qëllim që të arrijë efektivitet maksimum. Në strukturën matricë, ekzistojnë menaxherë funksional dhe menaxherë produkt/projekt. Menaxherët produkt/projekt nuk kanë për t’i raportuar menaxherëve funksional. Në vend të kësaj, ata kanë autoritet mbi burimet, në departamentet funksionale, të nevojshme për produktet/projektet e tyre. Kjo do të thotë se do të ketë njerëz që do t’i raportojnë dy shefave, që do të thotë, menaxherit të produktit/projektit dhe menaxherit funksional. Megjithatë, njerëzit që i raportojnë dy shefave janë të pakët, dhe zakonisht janë të vendosur në nivele të larta në zinxhirin komandues organizativ. Në

Dimensionet themelore që vlerësojnë ndryshime në strukturën organizative përfshijnë specializimin, spektrin e kontrollit, formalizimin, centralizimin dhe kompleksitetin. 1) Specializimi Specializimi i referohet nivelit të ndarjes së detyrës totale në punë më të vogla specifike. Specializimi i lartë në një organizatë do të thotë që çdo person ka një mori aktivitetesh të kufizuara që duhet t’i kryej. Në organizatat me specializim të ulët, punonjësit kryejnë një shkallë të gjerë aktivitetesh. Specializimi i lartë na shpie te efektiviteti më i lartë, megjithatë, ka mundësi që kjo të jetë me çmimin e masave të tjera të efektivitetit, siç janë kënaqësia dhe përshtatja. Në një ekonomi dinamike dhe të paqëndrueshme, siç është ajo në të cilën po jetojmë, adaptimi ka rëndësi të madhe. Ndryshimet në ekonomi e bëjnë specializimin e lartë më pak atraktiv se më parë.


EKONOMI ISLAME

93

2) Spektri i kontrollit Spektri i kontrollit i referohet numrit të njerëzve që i raportojnë një mbikëqyrësi të vetëm. Spektri i kontrollit është i gjerë nëse numri i njerëzve që i raportojnë një mbikëqyrësi është i lartë, përndryshe spektri i kontrollit është i kufizuar. Spektrat e gjëra të kontrollit rezultojnë në struktura organizative të sheshta, derisa spektrat e kufizuara të kontrollit rezultojnë në struktura të gjata organizative. Spektri i kontrollit varet nga nevoja për kontakt të drejtpërdrejtë në mes të menaxherit dhe vartësve. Në hulumtim e zhvillim dhe në punën e prodhimit, kontakti i drejtpërdrejtë është esencial. Prandaj, spektri i kontrollit duhet të jetë i vogël. Në operimet e thjeshta, siç janë asambletë, spektrat e kontrollit nuk duhet të jenë të kufizuara, pasi që nuk ka nevojë më të lartë për kontakt të drejtpërdrejtë. Gjithashtu, specializimi është një variabël i rëndësishëm në përcaktimin e spektrit optimal të kontrollit. Specializimi më i madh lejon spektër më të gjerë kontrolli. Në fund, spektri i kontrollit varet nga aftësia e komunikimit të menaxherëve. Zakonisht komunikuesit e mirë janë në gjendje të mbikëqyrin më shumë njerëz se ata me aftësi të kufizuara komunikuese. 3) Formalizimi Formalizimi në një organizatë është shkalla e mbështetjes në norma dhe në rregullore të shkruara. Në një organizatë, ku pritjet e individëve dhe sjellja grupore janë specifikuar për një shkallë të gjerë nga dokumentacioni i shkruar, mund të themi se është një organizatë shumë e formalizuar. Organizatat me formalizim të ulët kanë shumë rregulla, procedura dhe politika të kufizuara të shkruara. Këto organizata mbështeten tepër në komunikimin gojor. Formalizimi i lartë mund të jetë shumë i dobishëm në përmirësimin e efikasitetit të një organizate. Kjo është shumë e volitshme për punët shumë të specializuara, dhe për departamentet funksionale. Kompanitë e formalizuara lart, janë zakonisht kompani të prodhimit me shumicë, ku funksionet kryesore janë përsëritëse, dhe ku efikasiteti konsiderohet të jetë komponenti kryesor i efektivitetit. Në këto orga-

94

EDUKATA ISLAME 93

nizata, zinxhiri i kontrollit është shumë i gjerë, duke e bërë shumë të vështirë për një menaxher të komunikojë direkt dhe të mbikëqyr vartësit e tij. Në anën tjetër, formalizimi i ulët ndihmon për kënaqësi më të mirë dhe për përfshirje më të madhe të anëtarëve të organizatës. Si të tilla, organizatat me formalizim të ulët priren të jenë më adaptuese dhe më me shumë risi. Organizatat me formalizim të ulët përfshijnë kompanitë hulumtuese dhe kompanitë që kanë dyqane me operime prodhuese. Në këto organizata, specializimi është i ulët, e zinxhiri i kontrollit është zakonisht i ngushtë. 4) Centralizimi Shkalla e centralizimit në një organizatë i referohet nivelit të autoritetit vendimmarrës që është i kufizuar në menaxhmentin e lartë. Centralizimi i referohet gjithashtu autoritetit që shpie në udhëheqje dhe në kontroll. Organizatat që adaptojnë mënyrën e menaxhmentit participues thuhet të jenë organizata të decentralizuara. Këto kompani tregojnë efikasitet më të madh në drejtim të kënaqësisë dhe të përfshirjes së anëtarëve në drejtim të adaptimit. Organizatat e centralizuara janë zakonisht të fokusuara më shumë në efikasitet se në adaptim dhe përfshirje. Organizatat e centralizuara janë zakonisht shumë të centralizuara, dhe kështu ndajnë shumë karakteristika të organizatave të formalizuara lart. Dallimi i vetëm kryesor është që organizatat e formalizuara lart kanë më shumë delegim të autoritetit. 5) Kompleksiteti Nganjëherë kompleksiteti quhet diferencim. Kjo është zgjerim i strukturës organizative, duke ndarë funksionet apo detyrat kryesore dhe krijimin e departamenteve të reja. Organizatat me departamente dhe grupe të reja thuhet të jenë më komplekse se ato me më pak departamente dhe grupe. Kjo buron nga kuptimi që është përgjithësisht më lehtë dhe më pak e komplikuar të menaxhohen organizatat me më pak departamente dhe grupe. Megjithatë, përmirësimi i koordinimit dhe i proceseve të komunikimit mund të zgjedh problemet e shoqëru-


EKONOMI ISLAME

95

ara me kompleksitet. Janë dy lloje të diferencimit, të quajtur vertikal dhe horizontal. Diferencimi vertikal i referohet numrit të niveleve në hierarkinë e zinxhirit komandues. Organizatat me nivele të tilla të shumta, thuhet të jenë vertikalisht komplekse. Diferencimi horizontal i referohet numrit të njësive dhe departamenteve në të njëjtin nivel vertikal. Organizatat me shumë njësi dhe departamente në të njëjtin nivel, thuhet të jenë horizontalisht komplekse. Madhësia dhe shtrirja e një organizate është përcaktuesi kryesor i kompleksitetit të saj. Organizatat më të vogla janë zakonisht më pak komplekse se ato më të mëdhatë. Për shembull, një firmë e vogël prodhuese do të ketë vetëm tri departamente funksionale kryesore. Do të thotë departamenti financiar, prodhues dhe i marketingut. Diagrami i organizatës për një firmë të tillë është paraqitur në figurën 9. Pasi që firma rritet pak më shumë, mund të ketë nevojë për një departament të personelit. Rritja e mëtejshme në shtrirje dhe madhësi të organizatës, do të detyrojë kompleksitetin e mëtejmë. Struktura organizative gjatë kohës së Muhamedit a.s. ishte shumë e thjeshtë. Ishte një lider që ushtronte unitetin e komandës, dhe komunikimi ishte i hapur në çdo drejtim. Nuk kishte barriera komunikimi çfarëdo qofshin ato. Menaxhmenti participues ishte kultura dominuese. Nuk kishte nevojë për departamentizim kompleks. Muhamedi a.s. ishte gjithashtu gjykatësi suprem i shtetit. Nuk kishte madje as edhe thesar të shtetit. Paratë e mbledhura ndaheshin menjëherë. Si e tillë, administrata ishte shumë efikase, dhe nuk kishte nevojë për burokraci dhe kostot shoqëruese të saj. Megjithatë, vendi ishte i ndarë gjeografikisht në një numër provincash për të lehtësuar shërbimet. Gjatë kohës së Ebu Bekrit r.a., halifit të parë të Muhamedit a.s., nuk kishte nevojë për thesar të shtetit. Kishte nevojë për të ndarë pozitën e liderit të shtetit nga ajo e gjykatësit suprem. Kështu, u krijua një funksion tjetër. Më vonë, në kohën e Omerit r.a., vendi u zgjerua shumë më shumë dhe burimet si dhe nevojat e tij u rritën në mënyrë dramatike. Si rezultat i kësaj, u krijuan provinca të reja dhe departamente të reja, si, departamenti ushtarak dhe ai i dokumentimit. Kjo mund të tregojë që kompleksiteti është përgjigje ndaj nevojave të reja. Në fakt, dizajnimi

96

EDUKATA ISLAME 93

i vetë strukturës së një organizate është përgjigje ndaj disa nevojave, dhe kështu nuk do të thotë përfundim në vete.

3 - Struktura mekanistike përballë asaj organike Struktura mekanistike është një strukturë që thekson një nivel të lartë të efikasitetit. Si rezultat, struktura mekanistike është ajo që është formalizuar shumë. Rregullat dhe normat e shkruara përdorën gjerësisht. Specializimi i lartë, autoriteti i centralizuar, dhe kompleksiteti i lartë karakterizojnë gjithashtu strukturat mekanistike. Komunikimi ndjek pikërisht strukturën e organizatës. Me qëllim që një punonjës të komunikojë me menaxhmentin e lartë, mesazhi i tij duhet të kalojë përmes një serie të eprorëve në zinxhirin komandues. Ndërkohë, komunikimi nga menaxhmenti i lartë mund të kalojë përmes çdo vartësi para se të arrij nivelin e përcaktuar. Henri Fajol konsiderohet të jetë një prej ithtarëve të parë të këtij modeli.10 Maks Weber dha një përshkrim të funksionimit të këtij modeli dhe e quajti “Burokraci”.11 Struktura organike është pothuajse plotësisht e kundërt me atë mekanistike. Forma organike thekson më shumë përfshirjen dhe adaptimin se efikasitetin. Si rezultat, autoriteti i centralizuar, formalizimi i ulët, specializimi i ulët dhe kompleksiteti i ulët karakterizojnë strukturën organike. Kjo lloj strukture sjell kënaqësi më të madhe dhe risi më të shumta. Në përgjithësi, është një strukturë shumë e thjeshtë që lejon komunikimin të ndodh në çdo drejtim. Struktura e shtetit islam gjatë kohës së Muhamedit a.s. ishte më afër asaj organikes. Nuk ishte aspak e formalizuar. Komunikimi ishte i hapur mes të gjithë pjesëtarëve të shoqërisë. Pjesëmarrja ishte detyrë më tepër se e drejtë. Kjo strukturë solli efikasitet më të lartë sa i përket kënaqësisë dhe adaptimit. Njëherësh, organizata që përbëhej nga Muhamedi a.s. dhe sahabët (pasuesit) e tij arriti nivel të lartë efi10

Henri Fayol, “General and Industrial Management”, trans. J.A. Conbrough International Institute of Management, Geneva, (1929). 11 Max Weber, “The Theory of Social and Economic Organization”, trans. Henderson and Parsons Oxford University Press, New York, (1974).


EKONOMI ISLAME

97

kasiteti. Niveli i lartë i disiplinës që ekzistoi mes tyre dhe vrulli shpirtëror që kishin mund të shpjegojë këtë. Aktualisht, është pajtuar përgjithësisht që organizatat duhet të konstruktohen në përputhje me kërkesat e situatës.12 Forma e strukturës varet kryesisht nga lloji i operimeve dhe i mjedisit të saj. Nëse operimi është një detyrë përsëritëse siç është asambleja, ku efikasiteti është mjeti më i rëndësishëm i efektivitetit, preferohet modeli mekanistik. Në anën tjetër, nëse procesi i operimit është rrallë i përsëritshëm si në rastin e një pune prodhuese, ku kërkohet më shumë komunikimi dhe specializimi është i ulët, preferohet forma organike. Ndërkohë, nëse mjedisi i një organizate është i qëndrueshëm dhe i thjeshtë, forma mekanistike mund të jetë e përshtatshme, por nëse mjedisi është kompleks dhe i paqëndrueshëm, atëherë forma organike bëhet më esenciale. Autori ka tendencë të preferojë formën organike sa kohë që niveli i lartë i disiplinës shoqëron atë dhe është në pajtim me urdhrin e menaxherëve pasi që vendimi është arritur në mënyrë kolektive. Megjithatë, realisht, kjo nuk është gjithmonë e mundshme. Pajtimi strikt zakonisht kërkon një kulturë dhe strukturë të caktuar që janë të favorshme për të. Shpesh, struktura mekanistike është më e favorshme për pëlqim. Në kohën e Muhamedit a.s., struktura e shtetit ishte shumë organike, por efikasiteti nuk harrohet kurrë. Fatkeqësisht, ky nivel i efikasitetit organizativ nuk është ruajtur për një kohë të gjatë. Ai vazhdoi pas Muhamedit a.s. për disa dekada.

MENAXHIMI I BURIMEVE NJERËZORE Zhvillimi dhe menaxhimi efektiv i burimeve njerëzore mund të garantojë zhvillimin ekonomik. Vendet, si Japonia, Gjermania, Tajvani dhe Singapori janë modele për menaxhim efektiv të burimeve njerëzore. Pavarësisht përfundimit të keq të Luftës së Dytë Botërore që Japoninë dhe Gjermaninë i çoi pothuajse në shkatërrim të plotë të se12

Randolph, W. A., and Dess, G.G., “The Congruence Perspective of Organization Design: A Conceptual Model and Multivariate Research Approach”, Academy of Management review, January (1984), Pp. 114-127.

98

EDUKATA ISLAME 93

ktorëve të tyre industrial dhe prodhues, këto vende arritën të shfaqen si konkurrentë përpara pushtuesve të tyre pa asnjë burim, por me menaxhim efektiv të njerëzve të tyre, brenda tridhjetë viteve. Singapori dhe Tajvani janë prej vendeve më të varfra për sa i përket burimeve natyrore, por aktualisht gëzojnë të ardhurat më të larta për kokë banori. Vendpushimet Miraxh, një firmë me qendër në Las Vegas, shpenzoi afërsisht 3.5 milion $ në trajnimet para hapjes për njerëzit e saj. Këta shembuj na tregojnë faktin sesa të rëndësishëm janë njerëzit në zhvillimin e një kombi dhe në suksesin e një firme. Ky kapitull paraqet menaxhmentin e burimeve njerëzore nga perspektiva islame, duke u fokusuar në menaxhmentin e burimeve njerëzore, procesin e rekrutimit, përzgjedhjes, trajnimit dhe të zhvillimit e kompensimit.

1 - Hyrje Menaxhmenti i burimeve njerëzore mund të shihet si menaxhment efektiv i njerëzve në punë. Ajo ekzaminon çfarë mund, apo duhet të bëhet për t’i bërë njerëzit më produktiv dhe më të kënaqur. Ajo ka të bëjë me rekrutimin, trajnimin dhe zhvillimin. Definimi i mësipërm i menaxhimit të burimeve njerëzore paraqet që procesi i menaxhimit të burimeve njerëzore fillon me procesin e planifikimit. Atëherë menaxhmenti njeh se çfarë lloje të aftësive nevojiten për të arritur një mori qëllimesh dhe objektiva të planifikuara. Puna, në Islam, konsiderohet si përpjekje fisnike. Çdokush që është i aftë të punojë, i kërkohet të punojë dhe jo të kërkojë lëmoshë nga të tjerët, apo të varet nga sigurimi shëndetësor. Muhamedi a.s. thotë: “Është më mirë për njeriun të merr litarin e të shkojë të marr dru t’i përdor si lëndë djegëse, sesa të kërkojë lëmoshë nga njerëzit, edhe nëse i japin apo nuk i japin”. (Buhariu) Puna në Sistemin Islam të Administratës, simbolizon angazhimin dhe nënshtrimin ndaj Allahut xh.sh. Kurani thotë:


EKONOMI ISLAME

99

            ...   

“E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, s’ka dyshim se Ne nuk i humbim shpërblimin atij që është bamirës. Të tillët e kanë xhenetin e Adnit…”. (el-Kehf: 30-31)

Parimi i punës në Islam përfshin definim të qartë të kushteve të punës, në mënyrë që të shmanget çdo keqkuptim kur punonjësi pranon punën. Termat dhe kushtet e punës duhet të konturohen në mënyrë që të mos ketë pakënaqësi nga ana e punëdhënësit. Punëdhënësit nuk duhet t’i detyrojnë punonjësit të punojnë kundër dëshirës së tyre, duke i kërcënuar me shkarkim nga puna, apo me mjete të tjera, veçanërisht nëse punë të tilla janë në kundërshtim me mësimet islame. Një punonjës në rrethana të tilla ka të drejtë të refuzojë kryerjen e punëve të tilla dhe punëdhënësi nuk mund t’i shkarkojë për mosbindje ndaj urdhrave të tilla. Islami inkurajon mjedis pune vëllazëror, i cili është i favorshëm për prodhim, punë dhe përsosjen e atyre punëve. Muhamedi a.s. thotë: “Robërit tuaj janë vëllezërit tuaj, të cilët Zoti i ka lënë nën mbrojtjen tuaj”. (Buhariu) Gjithashtu, Muhamedi a.s. thotë: “Mos kërkoni nga ata të bëjnë gjëra të tilla (dhe punë) që janë përtej fuqisë dhe durimit të tyre, dhe nëse kërkoni të bëjnë gjëra të tilla (dhe punë), atëherë ndihmoni ata”. (Buhariu) Nga hadithet e mësipërme, mund të vijmë në përfundim që punonjësi nuk duhet të ngarkohet me ngarkesë pune të tepërt dhe orë të gjata e të lodhshme, pasi që kjo mund të rezultojë në përjetimin e stresit të madh, që përfundimisht mund të shpie te dëmtimi i shëndetit, apo madje edhe më keq, në rraskapitje. Veç kësaj, një punonjësi nuk duhet t’i jepet një punë që nuk është konform me kualifikimet, trajnimin, shkathtësitë dhe aftësitë e tij. Kjo do të shkaktojë vështirësi për punonjësin. Megjithatë, nëse një punonjësi i jepet një detyrë e vështirë

100

EDUKATA ISLAME 93

dhe rraskapitëse, atëherë atij duhet t’i jepet asistencë, qoftë në formë fizike, apo monetare, në mënyrë që të minimizohen vështirësitë me të cilat do të ballafaqohet. Më në fund, punëdhënësi duhet të sigurojë fiksimin e orëve maksimume të punës, ekzistimin e një ambienti të favorshëm për punë dhe instalimin e masave të sigurisë në organizatë pasi që të gjitha këto janë në përputhje me mësimet e Islamit.

2 - Aktivitetet e Menaxhmentit të Burimeve Njerëzore 1) Rekrutimi Rekrutimi është proces i marrjes së kandidatëve për pozita të lira në një organizatë. Rekrutimi mund të jetë i brendshëm apo i jashtëm. Rekrutimi i brendshëm synon marrjen e njerëzve që tanimë janë brenda organizatës, për të aplikuar për pozita të lira. Në anën tjetër, rekrutimi i jashtëm fokusohet te njerëzit jashtë organizatës. Metodat e rekrutimit janë reklamimi në gazetat lokale, postimi i vendeve të lira të punës në tabelat e shpalljes së kompanisë, përmes praktikës së kolegjit ndër të tjera. Reklamimi i pozitës i jep njerëzve më shumë mundësi për të gjetur punë, ndërsa organizatës i jep rast më të mirë që të ketë një person më të kualifikuar. Përzgjedhja e punëtorëve me shkathtësi, qëndrime dhe motivim të duhur përbën një aktivitet të rëndësishëm për menaxhmentin e burimeve njerëzore, pasi që synon pajtimin në punë të njerëzve që më së miri i përshtaten veçanërisht punës, e organizatës në përgjithësi. Në rekrutimin dhe përzgjedhjen e njerëzve për punë, Islami përkrah parimin e përzgjedhjes së më të mirëve nga burimet e disponueshme njerëzore. Kështu në një sistem islam, kompania duhet të rekrutojë ata individë që janë të fortë, të aftë dhe të besuar. Kurani thotë:       ... “…më i miri i atij që do ta marrësh në shërbim është ai i fuqishmi, e besniku!” (el-Kasas: 26)


EKONOMI ISLAME

101

Në ajetin e lartpërmendur, fuqia i korrespondon shkathtësive dhe kualifikimeve që kërkohen për punë, aftësisë për të kuptuar parimet islame dhe fuqia për t’i zbatuar ato. Besueshmëria i takon frikës nga Zoti, obligimit moral dhe angazhimit për qëllime shoqërore dhe organizative. Është transmetuar se Muhamedi a.s. thotë: “Tregtari besnik e i ndershëm do të gëzojë shoqërinë e profetëve, të sinqertëve dhe martirëve”. (Tirmidhiu) Epërsia fizike dhe mendore si dhe ndershmëria janë kritere të rëndësishme që duhet të përdoren si drejtues në përzgjedhjen e punonjësve. Kjo për t’u siguruar se burimet janë efektive dhe janë përdorë në mënyrë efikase në një organizatë. Veç kësaj, prodhimtaria do të rritet dhe kostoja e trajnimit do të zvogëlohet, pasi që nevojitet kohë më e pakët për trajnimin e punonjësve. Pasi që mund të jetë e vështirë të vlerësohet besueshmëria e kandidatëve për punë, ne duhet të fokusohemi në kompetencën e tyre. Në fakt, ekziston një lidhje e fortë në mes të kompetencës dhe etikës. Sa më kompetent është një person, ka më shumë mundësi të jetë etik. Punësimi i dikujt që është më pak kompetent, kur ka ndonjë më kompetent, përbën një shkelje të mësimeve të Islamit dhe konsiderohet tradhti madhore ndaj Shtetit Islam. Është raportuar se Muhamedi a.s. ka thënë: “Kushdo që punëson një person dhe e din që ekziston një tjetër që është më i kualifikuar, ka tradhtuar Allahun, të Dërguarin e Tij dhe muslimanët”. Allahu xh.sh. më tej thotë:              ... 

“Allahu ju urdhëron që t’u jepni amanetin të zotëve të tyre dhe kur të gjykoni, ju urdhëron të gjykoni me të drejtë mes njerëzve…”. (enNisaë: 58)

102

EDUKATA ISLAME 93

Konkludimi kryesor që nxirret nga hadithi dhe ajeti i lartpërmendur është që nepotizmi dhe favorizimi në Islam konsiderohen si të këqija dhe të ndaluara plotësisht. Në anën tjetër, punëdhënësi nuk duhet të mbingarkojë punë-njësinë e tij. Allahu xh.sh. thotë:              

                  

“Ai (Shuajbi) tha: “Unë dëshiroj të martoj ty me njërën prej këtyre dy vajzave të mia, me kusht që të më shërbesh tetë vjet, e nëse i plotëson dhjetë, ai është vullneti yt, e unë nuk dëshiroj të rëndoj ty, e në dashtë Allahu, ti do gjesh tek unë mirëkuptim!” (el-Kasas: 27)

Ajeti i mësipërm tregon që personi që e ka punësuar Musën a.s., i ka treguar para se të merr punën se nuk do ta vë në vështirësi. 2) Trajnimi dhe zhvillimi Trajnimi është proces përmes të cilit ofrohet me qëllim përvoja për rekrutët, për t’i mundësuar atyre të përvetësojnë disa perspektiva, kuptime, vlera, qëndrime, teknika dhe shkathtësi të reja. Zhvillimi në anën tjetër, shihet si përgatitje e njerëzve të kryejnë punë përtej atyre në të cilat janë të angazhuar aktualisht dhe të pranojnë përgjegjësi më të mëdha, nga ato që kanë. Ashtu siç mund të shihet definicioni tradicional i trajnimit dhe i zhvillimit është i kufizuar për mjedisin fizik të punës. Qëllimi i trajnimit dhe i zhvillimit në Islam është ta bëjë të vetëdijshëm njeriun për pozitën e tij si mëkëmbës dhe shërbëtor i Allahut xh.sh. Mbi këtë supozim, Islami synon zhvillimin e njeriut, si shpirtërisht ashtu edhe fizikisht.


EKONOMI ISLAME

103

Allahu xh.sh. na ka krijuar, duke mos ditur asgjë, por Ai na pajisi me mjetet e nevojshme për mësim dhe trajnim. Kurani e thekson këtë fakt:                 

“Allahu ju nxori nga barqet e nënave tuaja (si foshnje) që nuk dinit asgjë. Ju pajisi me (shqisa për) të dëgjuar, me të parë dhe me zemër, ashtu që të jeni falënderues”. (en-Nahl: 78)

Trajnimi nuk ka të bëjë vetëm me shkathtësitë. Por, gjithashtu ai ka të bëjë me zhvillimin e qëndrimit të drejtë. Krijimi i qëndrimit të drejtë është ajo që veproi Muhamedi a.s. Ai ndërtoi një besim të fortë në Allahun xh.sh. (akide) dhe zhveshi format e tjera të adhurimit ndaj qenieve apo të sistemeve të tjera, përveç Allahut xh.sh. Ky trajnim rezultoi mes sahabëve me vlera shumë të lavdërueshme, si ndershmëria, besueshmëria, patundshmëria dhe durimi. 3) Kompensimi Paga është shpërblim për punën e bërë. Paga e drejtë do t’i inkurajojë punëtorët për të bërë përpjekjet më të mira, ndërsa paga jo e drejtë ul moralin e punëtorëve dhe në fund do të shpie në greva. Veç kë=saj, pagat janë një burim i rëndësishëm jetese. Islami urdhëron që baza për fiksimin e pagës duhet të merr parasysh kërkesat e punës dhe ndryshimin e produktivitetit të punëtorëve. Kjo është evidente në ajetin vijues kuranor:

104

EDUKATA ISLAME 93

“Mos lakmoni në atë, që Allahu gradoi disa nga ju mbi disa të tjerë. Burrave u takon hise nga ajo që fituan ata dhe grave gjithashtu u takon hise nga ajo që fituan ato. Allahu kërkon nga të mirat e Tij. Allahu është i dijshëm për çdo send”. (en-Nisaë: 32)

Ajeti i lartpërmendur thekson parimin themelor të përcaktimit të pagës. Burri dhe gruaja duhet të paguhen në përputhje me produktivitetin e tyre. Pagat janë të pavarura nga gjinia, raca, feja apo çdo karakteristikë tjetër e punëtorit. Omeri ibn Hatabi r.a. u jepte punonjësve të tij paga të larta me qëllim që t’u ndihmojë që të rrinë larg korrupsionit. Gjithashtu Omeri r.a. thoshte që njerëzit duhet të paguhen, duke u bazuar në kontributin dhe nevojat e tyre. Një parim tjetër i rëndësishëm islam në lidhje me kompensimin është ai që duhet të jetë në kohë. Muhamedi a.s. thotë që shpërbleni/kompensoni njerëzit para se t’u thahet djersa. “Jepi punëtorit pagën e tij para se të thahet djersa e tij”. (Ibn Maxhe) Hadithi i mësipërm mund të ketë ndërlikim të rëndësishëm në motivimin e punëtorëve. Nga ai mund të kuptohet që punëtorët që marrin paga ditore janë më shumë të motivuar nga ata që marrin rroga mujore. Ne mund të dëshirojmë të studiojmë efektin e frekuencës së pagesës mbi performansën e punëtorëve. Mbi pagën duhet të pajtohen para punës. Ky parim është elaboruar në suren el-Kisas, ajeti 27.              

            

              

    

“Ai (Shuajbi) tha: “Unë dëshiroj të martoj ty me njërën prej këtyre dy vajzave të mia, me kusht që të më shërbesh tetë vjet, e nëse i

             

   


EKONOMI ISLAME

105

plotëson dhjetë, ai është vullneti yt, e unë nuk dëshiroj të rëndoj ty, e në dashtë Allahu, ti do gjesh tek unë mirëkuptim!” (el-Kasas: 27)

Përmbledhje Autoriteti është e drejtë legjitime e përdorimit të burimeve për të kryer një detyrë të caktuar. Autoriteti është i domosdoshëm në çdo punë kolektive. Prandaj, pajtimi me urdhrat e menaxherit është kritik për suksesin e një organizate. Pajtimi me urdhrat që janë në përputhje me misionin e organizatës është i detyrueshëm. Megjithatë, pajtimi i verbër mund të jetë i dëmshëm. Vartësit duhet të kenë parasysh që çështjet dhe kultura e organizatës duhet të jetë ajo e pjesëmarrjes, e cila mund të shpie te kualiteti dhe produktiviteti më i mirë. Përgjegjësia është obligimi për të kryer një punë të caktuar. Ajo është e lidhur me shkallën e autoritetit që ka ndonjë. Në përgjithësi, çdonjëri është përgjegjës për atë që është nën ndikimin e tij apo të saj. Delegimi është i domosdoshëm për suksesin organizativ. Delegimi është i kufizuar në autoritet dhe llogaridhënie, pasi që nuk mund të hiqet dorë nga përgjegjësia. Shumë menaxherë e shohin të vështirë të delegojnë autoritetin, pasi që ata zakonisht mendojnë gabimisht që është më mirë të kryejnë vetë punët. Trajnimi i menaxherëve sesi të delegojnë dhe të trajnojnë vartësit për mënyrën e trajtimit të përgjegjësisë, mund të zgjedh këtë problem. Përgjithësisht, delegimi bëhet shumë efikas pas disa eksperiencave të para. Nganjëherë menaxherët e tjerë frikësohen që vartësit e tyre do të shquhen më shumë në detyrën e caktuar, dhe si pasojë, ndjehen të kërcënuar për humbjen e pozitave të tyre. Zakonisht këta menaxherë janë mediokër. Ata kanë mungesë etike që ka mundësi të rrezikojë interesin e organizatave të tyre. Autoriteti dhe përgjegjësia detyrojnë llogaridhënien në këtë botë dhe në Botën Tjetër. Çdo person është plotësisht përgjegjës për atë që ai apo ajo bën. Megjithatë, njerëzit mund të japin llogari, vetëm nëse përgjegjësia e tyre është definuar qartë. Gjithashtu, dhënia e llogarisë nga njerëzit kërkon kontrollim të punës së tyre.

106

EDUKATA ISLAME 93

Struktura organizative është rregullimi formal i punëve, grupit të punëve, autoritetit dhe i përgjegjësisë. Strukturat varen nga strategjitë dhe kultura e organizatës. Struktura duhet të mbështetet nga drejtimi islam mbi autoritetin, përgjegjësinë dhe llogaridhënien. Struktura duhet t’i lejojë vartësve të shprehin mospajtimet dhe pakënaqësitë e tyre. Sapo që struktura të hynë në fuqi, ajo duhet të respektohet, derisa sa të ndryshojë. Strukturat më të zakonshme janë ato territoriale, funksionale, strukturat projekt/produkt, si dhe struktura matricë, që është kombinim i funksionales, dhe strukturave produkt/projekt. Dimensionet kryesore të strukturës së një organizate janë specializimi, spektri i kontrollit, formalizimi, centralizimi dhe kompleksiteti. Organizatat me specializim të lartë, formalizim të lartë, autoritet të centralizuar dhe kompleksitet të lartë, kanë strukturë mekanistike apo burokratike. Të tjerat kanë një strukturë organike. Strukturat mekanistike janë më të përshtatshmet për organizatat që e vënë theksin mbi efektshmërinë. Kur janë theksuar adaptimi, kënaqësia dhe pjesëmarrja, atëherë struktura organike bëhet e domosdoshme. Rekrutimi duhet të bazohet në shkathtësi dhe besim. Kompensimi duhet të fiksohet që më parë. Përveç shkathtësive dhe kontributeve të tyre, duhet të merren parasysh edhe nevojat e punonjësit. Trajnimi është një domosdoshmëri për të shmangur zhvlerësimin dhe për të përmirësuar kualitetin dhe produktivitetin.

- vijon -


EKONOMI ISLAME

107

Dr. Naceur Jabnoun

ISLAM AND MANAGEMENT - (4) ORGANIZING (Summary) Authority and responsibility This chapter is comprised of three parts. The first one deals with the concept of authority. The second one with that of responsibility. The third part includes discussions on delegation.

‫ﻧﺼﺮ ﺟﺎﺑﻨﻮن‬

(4) ‫اﻻﺳﻼم و اﻻدارة‬ (‫)ﺧﻼﺻﺔ اﻟﺒﺤﺚ‬ ‫اﻟﺘﻨﻈﻴﻢ‬ ‫اﳌﺴﺆل و اﳌﺴﺆﻟﻴﺔ‬ ‫ﻳﺘﻜ ــﻮن ﻫ ــﺬا اﻟﺒ ــﺎب ﻣ ــﻦ ﺛﻼﺛ ــﺔ اﺟـ ـﺰاء ﻳﺘﺤ ــﺪث اﳉ ــﺰء اﻻول ﻋ ــﻦ ﻣﻌ ــﲎ اﳌﺴ ــﺆل و‬ ‫اﳌﺴـﺆﻟﻴﺔ و ﻳﺘﻨــﺎول اﳉــﺰء اﻟﺜــﺎﱏ ﻣﺒــﺪأ اﳌﺴـﺆﻟﻴﺔ و ﻳﺘﺤــﺪث اﳉـﺰء اﻻﺧــﲑ ﻋــﻦ ﻣﻮﺿــﻮع‬ . ‫اﻟﺘﻤﺜﻴﻞ‬


110

KUMTESË

Mr. Qemajl Morina

PROCESI I PËRHAPJES SË ISLAMIT NDËR SHQIPTARËT* Përhapja e fesë Islame nëpër botë dhe veçanërisht në vendin tonë ka qenë, është dhe do të mbetet objekt studimi mjaft i diskutueshëm dhe i vështirë. Që të hidhet dritë mbi këtë çështje nevojitet, në radhë të parë, një bashkëveprim i shkencave historike, kulturore, shoqërore, filozofike, pastaj gjuhësore, arkeologjike etj. Kontaktet e para të shqiptarëve me Islamin dhe gjurmët e islamizimit të tyre dëshmohen relativisht herët. Në shekujt e mesjetës paraosmane tokat shqiptare, për shkak të pozitës së tyre gjeografike, janë frekuentuar dendur prej misionarëve të botës islame arabo-turke qoftë për qëllime tregtare, qoftë për qëllime fetare apo ushtarake. Megjithatë, nën dritën e të dhënave historike, bëhet i padyshimtë fakti se përhapja e Islamit ndër shqiptarët si proces i tërësishëm, filloi dhe u zhvillua gjatë periudhës së sundimit osman, për shkak të qëndrimit të tyre në këto vende një periudhë të gjatë kohore, duke filluar nga gjysma e shekullit XIV deri në mbarimin e luftërave ballkanike më *

Kjo kumtesë është lexuar në Simpoziumin Ndërkombëtar me temën:”Kosova dhe Perandoria Osmane në dokumente Osmane” organizuar nga Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës dhe Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (TIKA), mbajtur në Prishtinë më 14-15 prill 2009.

EDUKATA ISLAME 93

1912. Prandaj, është rast i mirë të shtrohet pyetja se një periudhë aq e gjatë kohore ende mund të quhet “e huaj”,1 edhe pse kjo gjë nuk e brengos askënd prej atyre që shkruajnë historinë kombëtare shqiptare. Megjithatë, lirisht mund të thuhet se periudha Osmane pati influencë shumë të madhe, ndoshta përjashtim mund të ketë periudha Romake. Osmanlinjtë për herë të parë vijnë në kontakt me shqiptarët në dhjetëvjetëshin e fundit të sundimit të sulltan Muratit të Parë, kur Karl Topia, sundues i pjesës qendrore të Shqipërisë, i thërret turqit në ndihmë, të cilët ishin në një ekspeditë ushtarake nëpër Maqedoni, në luftë kundër Balshës së Dytë, i cili në emër të Serbisë sundonte Shkodrën dhe tërë pjesën e Shqipërisë Veriore. Në betejën e Vjosës më 1385, Balsha II vritet, kurse ushtria e tij shpërndahet. Menjëherë pas kësaj lufte të gjithë sunduesit shqiptarë e njohën sulltan Muratin si sundues të tyre.2 Përhapja e fesë Islame në trojet shqiptare mund të thuhet shkurt se është bërë në mënyrë graduale dhe nga vetë banorët autoktonë dhe pa farë presioni e dhune nga jashtë3. Në këtë aspekt të dhënat mbi procesion e përqafimit të fesë Islame dhe veprimtarisë së thirrjes Islame janë mjaft të kufizuara, sepse faqet e historisë shqiptare prej shekullit XV deri te paraqitja e Ali Pashë Tepelenës, gjatë treqind vjetëve duket se kanë mbetur të zbrazëta. Shi për këtë, janë shfrytëzuar kronikat e rretheve të ndryshme kishtare dhe raportet e misionarëve, të cilët kohë pas kohe i janë dërguar Vatikanit (Cangregato de Propaganda Fide). Mirëpo, gjë që edhe vetvetiu është e kuptueshme se këto burime japin të dhëna të mangëta dhe përshkruhen me subjektivizëm, sidomos kur është fjala për shpjegimin e shkaqeve, të cilat i bënë shqiptarët ta përqafojnë fenë Islame. Është e pamundur që njeriu i kishës në atë kohë të pranojë kalimin në fenë Islame të bashkëkombësve të vet për shkak të bindjeve të tyre, e sidomos kur për këtë u raporton përgjegjësve të tij fetarë”4. 1

Machiel Kiel: Ottoman Architecture in Albania (1385-1912), f. 15 Po aty f. 17-18 3 Thomas W. Arnold, Edda’vetu ilal Islam, f. 207 4 Po aty, f. 207 2


KUMTESË

111

Gjatë shekullit XVI duket se përqafimi i fesë Islame ishte zhvilluar shumë ngadalë, edhe pse kalimi i shqiptarëve në fenë Islame kishte filluar prej kohësh. Në vitin 1610, numri i të krishterëve ishte shumë më i madh se numri i myslimanëve. Ai sillej dhjetë të krishterë e një mysliman. Shumica e fshatrave ishin të banuara me të krishterë me një përqindje të vogël të myslimanëve.5 Gjatë shekullit XVII, gjendja sociale si dhe faktorë të tjerë ndikuan, dhe vetëm në periudhën prej tridhjetë vjetësh ndërmjet viteve 1620-1650, thuhet se 300 000 shqiptarë përqafuan fenë Islame. Në tërë dioqezën e Tivarit në vitin 1624 kishte vetëm 2.000 pjesëtarë të fesë katolike. Në tërë qytetin kishte mbetur vetëm një kishë dhe në perëndim të atij shekulli, kisha kishte rënë në atë gjendje sa që nuk shfrytëzohej më për shërbime fetare, sepse në qytet s’kishte të krishterë, përveç dy familjeve.6 Kështu pra shqiptarët pas një shekulli të plotë të rezistencës së armatosur dhe të një shekulli të një paqe relative në shekullin XVIIXVIII e pranuan Perandorinë Osmane dhe bashkë me të edhe fenë dhe kulturën Islame. Mbi tri të katërtat e shqiptarëve përqafuan fenë Islame dhe me këtë Shqipëria u bë i vetmi shtet i Ballkanit, ku shumica e popullatës ishin me përkatësi fetare islame dhe ishte një faktor shumë i rëndësishëm për ruajtjen e identitetit kombëtar. Prej trevave shqiptare, më vonë do të rekrutohen ushtarë të fuqishëm si dhe shqiptarët do të përbëjnë elitën e politikanëve dhe të komandantëve ushtarakë në Perandorinë Osmane.

5 6

Po aty, f.208 Po aty, f. 208

112

EDUKATA ISLAME 93

A është përhapur Islamizmi me shpatë apo me fuqinë e bindjes? Besimi është çështje e brendshme dhe intime e njeriut dhe ai assesi nuk mund t’i imponohet askujt në asnjë mënyrë. Pikërisht për këtë Kur’ani, Libri i shenjtë i myslimanëve e urdhëron të Dërguarin – Muhamedin a.s. si dhe nëpërmjet tij edhe të gjithë besimtarët që në rrugën e Zotit të thërrasin me urtësi dhe me këshilla të mira: “Thirr në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshillë të mirë dhe diskuto me ta në mënyrë më të mirë”. (17:125) “A ti do t’i detyrosh njerëzit të bëhen besimtarë?!” (10:99) “Po të kishte dashur All-llahu do t’u kishte bërë një popull”. (16:93) Në këto ajete në mënyrë të qartë shihet parimi i tolerancës, të cilën e kultivon Islami. Ajo që na intereson neve më së tepërmi është toleranca fetare në kohën e Osmanlinjve, kur ata sundonin në Ballkan. Lirisht mund të themi se pushteti osman në aspektin e tolerancës fetare, Evropës së atëhershme të përgjakur dhe të zhytur në fanatizmin fetar i dha një leksion se si duhet të jetë koekzistenca ndërmjet besimtarëve të përkatësive të ndryshme fetare. Bashkësitë fetare jo vetëm që toleroheshin, por ato kishin autonominë e tyre të plotë, siç ishin Bashkësia ortodokse e Stambollit e Damaskut, si dhe disa bashkësi tjera në disa qytete tjera mesdhetare. Ekuivalente të inkuziocionit, persekutime e dëbime historia islame nuk ka shënuar. Bashkësia hebraike, në mënyrë më çnjerëzore është ndjekur në tërë Evropën, ata gjetën strehim të sigurt vetëm në mbrojtjen e pushtetit osman. Përkundër kësaj, në literaturën në përgjithësi e në mënyrë të veçantë në atë shkollore, fitohet bindja se kudo që është përhapur feja Islame, ajo është bërë nën presionin e shpatës. Për këtë arabët dhe osmanlinjtë përshkruhen si përbindësh dhe njerëz të pamëshirë, të cilët nuk bënin tjetër, por vetëm prisnin kokat e të krishterëve. Për fat të


KUMTESË

113

114

EDUKATA ISLAME 93

keq këto pikëpamje i hasim edhe sot si në shtyp ashtu edhe në literaturën tonë të përditshme në gjuhën shqipe. Mirëpo, kjo nuk do të thotë se rreth përhapjes së Islamit në përgjithësi si dhe përhapjes së tij në trojet shqiptare nuk ka edhe mendime të hulumtuesve, studiuesve tjerë, të cilët me argumente pohojnë se osmanlinjtë nuk kanë pasur kurrfarë politike islamizuese dhe nuk kanë përdorur kurrfarë presioni për përhapjen e fesë islame. Ne këtu po përmendin shkurtimisht mendimet e disave prej tyre. Dr. Ferid Duka, historian që merret me studimin e periudhës Osmane në Institutin e Historisë të Tiranës, lidhur me këtë çështje thotë: “Faktorët që determinuan përhapjen e Islamit në tokat shqiptare janë të ndryshëm, por një gjë duhet thënë: Nuk ka pasur një politikë islamizuese të zhvilluar me tendencë të posaçme nga sunduesit osmanë. Të dhënat flasin se feja Islame është pranuar me dëshirë, nuk ka pasur dhunë në përhapjen e saj me qëllim që të imponohej si fe në masat e popullit shqiptar”.7 Për tolerancën që kanë treguar myslimanët ndaj të krishterëve janë shprehur në mënyrë afirmative edhe shumë historianë të krishterë, po përmendim vetëm disa prej tyre. Historiani i njohur anglez Arnold Tvenbi thotë: “Nuk është e vërtetë se myslimanët i detyronin njerëzit të zgjidhnin ndërmjet pranimit të Islamit dhe shpatës, por ata ishin të lirë të zgjidhnin ndërmjet pranimit të Islamit apo dhënies së xhizjes”.8 Ndërkohë që në vitin 1735, Gjergj Sale, përkthyes i Kur’anit në gjuhën anglishte thotë: “Unë nuk do t’i hulumtoj shkaqet, të cilat bënë që feja Islame të hasë në një mirëkuptim të paparë në botë, mirëpo mund t’iu them atyre, të cilët mendojnë se ajo është përhapur vetëm me shpatë se ata e mashtrojnë vetveten”.9 Këtu vlen të përmendim edhe raste me rëndësi historike, ku shihet vitaliteti i Islamit, e ato janë kur jobesimtarët barbarë shkelnin në qafat e pasardhësve të Pejgamberit a.s., këta ishin turqit selxhukë në

shekullin XI dhe mongolët në shekullin XIII, por që të dyja këto raste i shohim se pushtuesit përqafojnë fenë e të pushtuarit. Po ashtu misionarët myslimanë, të cilët nuk kishin kurrfarë fuqie apo pushteti, përhapën fenë Islame në Afrikën e Mesme, në Kinë dhe në ujdhesat në lindje të Indisë, si dhe në Indonezi, e cila sot konsiderohet shteti më i madh mysliman në botë asnjëherë nuk shkeli këmba e ushtarit mysliman.10 Rreth përhapjes së Islamit në Gadishullin Ballkanik, dr. Truhelka thotë: “Është mendimi gabuar se Islami është përhapur me dhunë. Ekzistojnë argumente të shumta, të cilat demantojnë këtë. Unë po përmend vetëm një, e ai është se shekulli XIX nuk do ta gjente asnjë të krishterë, e asnjë kishë apo manastir në Ballkan sikur Islami të përhapej me dhunë shtetërore”.11 I këtij mendimi është edhe historiani turk, Ali bin Malik, i cili thotë: “Sikur të kishin dashur osmanlinjtë t’ua impononin gjuhën apo fenë e tyre popujve të Ballkanit, të cilët i sunduan për gjashtë shekuj (20 gjenerata), sot nuk do të mbetej asnjë njeri jomysliman, apo asnjë person, i cili nuk do të fliste turqishten”.12 Unë besoj thellë se shqiptarët nuk mund të jenë përjashtuar nga ky rregull i përgjithshëm. Lidhur me këtë historiani i njohur anglez thotë: “Është mjerueshme ajo që autorët e krishterë pohojnë se shqiptarët janë detyruar ta ndërrojnë fenë nën presionin e dhunës dhe haraçeve të paligjshme. Këta autorë nuk na ofrojnë argumente për pohimet e tyre. Zmajeviqi konvertimin e 2.000 njerëzve e arsyeton me numrin e tatimeve dhe të taksave tjera, me të cilat ishin të ngarkuar të krishterët, por ai në të njëjtën kohë e pranon se edhe myslimanët i kanë dhënë tatimet e njëjta me përjashtim të tatimit personal”. Dhe krejt në fund mund të përmbyll me këto konstatime:

7

10

8

11

Dituria Islame, nr.34 shkurt 1992.fq.14. Abbas Mahmud al-Akkad, Ma jukalu anil Islam, Kajro, fq.23. 9 Thomas Arnold, Eddavetu ilal Islam, f.16.

Po aty. Fq.16. Mehmet Hanxhiq, Islamizacija Bosne, fq.28. 12 Dituria Isalme, nr.42, shator 1992. fq.25.


KUMTESË

115

I pari, është mirë që periudha mbi pesëshekullore e sundimit osman të trojeve shqiptare po mbështetet në të dhëna dhe argumente historike, të dokumenteve arkivore të Turqisë. I dyti, inteligjenca shqiptare duhet të lirohet nga inferioriteti i të qenit mysliman, sepse Evropa moderne është liruar nga kompleksi i paragjykimeve të vjetra. I treti, ne duhet të jemi të vetëdijshëm se ardhmja nuk ngrihet duke cenuar të kaluarën tonë fetare, por duke kultivuar në kuadrin e interesave tona shtetërore dhe kombëtare.

EDUKATA ISLAME 93

116

Mr. Qemajl Morina

THE SPREAD OF ISLAM AMONG THE ALBANIANS (Summary) The spread of Islam throughout the world and in particular in our region is and will continue to be a much debated topic. In order to shed light on this issue a coordination of historical, cultural, social, philosophical, linguistic, archeological sciences, etc., is required.

‫ﻛﻤﺎل ﻣﻮرﻳﻨﺎ‬

‫اﻧﺘﺸﺎر اﻻﺳﻼم ﺑﻴﻦ اﻻﻟﺒﺎﻧﻴﻴﻦ‬ (‫)ﺧﻼﺻﺔ اﻟﺒﺤﺚ‬ ‫ان اﻧﺘﺸــﺎر اﻻﺳــﻼم ﰱ اﻟﻌــﺎﱂ و ﺑﺼــﻔﺔ ﺧﺎﺻــﺔ ﰱ ﺑﻼدﻧــﺎ ﻛــﺎن و ﺳــﻴﻜﻮن ﻣﻮﺿــﻮع‬ ‫ و ﻟﻜﻰ ﻳـﺘﻢ اﻟﻘـﺎء ﺿـﻮء ﻋﻠـﻰ ﻫـﺬﻩ اﳌﺴـﺄﻟﺔ ﳚـﺐ‬.‫ﻧﻘﺎش ﺻﻌﺐ و ﻣﻌﻘﺪ ﺑﲔ اﻟﻌﻠﻤﺎء‬ ‫اﻟﺘﻌــﺎون ﺑــﲔ اﳌــﺆرﺧﲔ و ﻋﻠﻤــﺎء ﻋﻠــﻢ اﻻﺟﺘﻤــﺎع و اﻟﻔﻠﺴــﻔﺔ و ﻛــﺬﻟﻚ ﻋﻠﻤــﺎء اﻟﻠﻐــﺔ و‬ . ‫اﻟﺪراﺳﺎت اﻻﻧﺴﺎﻧﻴﺔ‬


118

ANALIZA

Akademik Enes Kariq

IBRAHIMI - MIKU I ZOTIT1 I. IBRAHIM (Kur'ani, 69 herë; emër i përveçëm në Kur’an). IBRAHIMI është Pejgamber i Zotit, njëri ndër shfaqjet dominuese pejgamberike në Kur’an. Në komente është i njohur me emrat: “Miku i Zotit, Miku i Allahut”, që është huazuar nga Kur’ani, sureja IV, 125: “E Allahu e ka marrë IBRAHIMIN për mik” - po ashtu i njohur edhe me sintagmën “Mik i të Gjithëmëshirshmit” (Zotit), sikur edhe me emrin “Parababa / paraardhës i Pejgamberëve të Zotit.” (M. I. Ibrahim, 26). IDETË KRYESORE: - IBRAHIMIT në Kur'an i thuhet se i ka pranuar disa fjalë (kelimat) prej Krijuesit të tij si sprovë dhe se këto fjalë i ka përvetësuar (II, 124); - IBRAHIMI qe i fesë dhe gjinisë së Nuhit - (XXXVII, 83);

1

Teksti në origjinal është botuar në vjetarin: Takvimi i Rijasetit të BI BH, për vitin 1998, Sarajevë, 1998.

EDUKATA ISLAME 93

- Në suren II, 125, përmendet lokaliteti MEKAMU IBRAHIM, ka të bëjë me vendin e qëndrimit / namazit të tij në oborrin e Tempullit të Mekkes. - IBRAHIMI dhe i biri ISMA`ILI morën urdhrin e Zotit që (nga putat, shtatoret dhe idolet) ta pastrojnë Tempullin në Mekke për vizitë (haxhillëk) - II,125. - IBRAHIMI e luti Zotin për sigurinë e Mekkes dhe për furnizimin e banorëve të saj me fruta - II,126. - Themelet e Tempullit të Shenjtë, gjatë një rindërtimi, ia ndërtuan IBRAHIMI dhe i biri ISMAILI - II, 127. - Në këtë, theksohen (XIV, 37) fjalët e Ibrahimit në të cilat ai, duke iu drejtuar Zotit, thotë se i ka populluar “disa pasardhës të tij në një fushëgropë në të cilën asgjë nuk mbillet, te Tempulli Yt i Shenjtë...” (Komentet e Kur'anit thonë se fjala është për vendosjen e bashkëshortes së tij Haxheres dhe Ismailit, djalit të tij, në Mekkë, Hixhaz. - Feja e IBRAHIMIT, monoteizmi përmendet (II, 130) si MILLETU IBRAHIM. - IBRAHIMI në suren XVI, 120, quhet UMMET, mbase edhe për atë që ai në atë kohë ka qenë i vetmi monoteist, do të thotë, njeri paraprijës, i përkushtuar Zotit dhe HANIF, respektivisht që në kohën e tij ka qenë njeriu më i vlefshëm. Këtë fe ai dhe JA`KUBI ia kanë porositur, secili bijve të tij (II, 132). - Në suren II, 133, përmendet IBRAHIMI, ISMA`ILI dhe IS’HAKU si paraprijës të bijve të JA`KUBIT, të cilët thonë se do t’i robërojnë “Zotit të JA`KUBIT dhe Zotit të të parëve të tij, IBRAHIMIT, ISMA`ILIT dhe IS’HAKUT”. - Fjala HANIF përmendet në Kur'an në rastet më të shumta krahas IBRAHIMIT (si për shembull II,135), termi shënon “njeriun e fesë së pastër monoteiste “, do të thotë, “nuk ka qenë nga idhujtarët, nuk ka qenë nga politeistët, të cilët Zotit i përshkruajnë shokë, rivalë ...” (II, 135) - „në atë që i është shpallur duhet besuar” (II, 136); - Në suren II, 140, përgënjeshtrohet se IBRAHIMI, ISMA`ILI, IS’HAKU dhe JA`KUBI kanë qenë hebraikë apo krishterë, derisa në suren II, 258, tregohet në “atë i cili me IBRAHIMIN për Krijuesin


ANALIZA

119

(Zotin) e tij ka diskutuar”, kurse në suren e njëjtë (II, 258) ai e përshkruan Krijuesin (Zotin) e tij si “Unë ngjall (krijoj jetë) dhe vdes!”. - Po ashtu, duke diskutuar me personin të përmendur në suren II, 258, IBRAHIMI thotë: “All-llahu njëmend bën që dielli të lind në lindje, hajde bëre ti t’ia shkrepë nga perëndimi!” - Në suren II, 260 IBRAHIMI lutet që Zoti i tij t’i tregojë se si i ringjall të vdekurit.” - Zoti e ka përzgjedhur, ndër të tjerë, edhe familjen e tij (III, 33). - Në suren III, 67, thuhet sërish se IBRAHIMI “nuk ka qenë hebraik as i krishterë “. - Në suren XXI, 51, fjala është për pjekurinë e IBRAHIMIT, të cilën ia ka dhuruar Zoti. - Në suren XXII, 78, flitet “për fenë e babait tuaj IBRAHIMIT”, do të thotë, stërgjyshit të njerëzve, stërgjyshit të njerëzisë monoteiste. - Në suren VI, 74, përmendet babai i tij, mbase megjithatë stërgjysh, AZERI “Kur IBRAHIMI i tha babait / stërgjyshit të tij Azerit ...” (krahaso shpjegimet e shumta ekzegjete se a ka qenë AZERI emri i statujës, të cilit i ka shërbyer babai i Ibrahimit, TAREHU e të ngjashme). - Në këtë, Ibrahimit Zoti ia ka treguar mbretërinë e Qiejve të Tokës (VI, 75). Kjo tërësi-përshkrim i pjekurisë shpirtërore të IBRAHIMIT është: “Dhe kështu ne i treguam Ibrahimit mbretërinë e qiejve dhe të tokës që të jetë i bindur mirë. Dhe kur ra nata, ai e pa një yll dhe tha: “Ky është Zoti im”!, por pasi perëndoi ai tha: Nuk i dua ata që perëndojnë!”, E kur e pa hënën që po del tha: “Kjo (hëna) është Zoti im!” E pasi që edhe ajo perëndoi, ky tha: “Nëse Zoti im nuk më drejton në rrugë të drejtë, unë me siguri do të jem nga ata që kanë dështuar”. Por, kur e pa diellin si po lind, ai thirri: “Ky është Zoti im, ky është më i madh”! Mirëpo, pasi edhe ai perëndoi, tha: “O populli im, unë heq dorë nga ata që ju i bëni shokë! Unë po e drejtoj fytyrën time si besimtar i vërtetë kah Ai që ka krijuar qiejt dhe tokën, dhe unë nuk jam nga politeistët”. (VI, 75-79). - Miqtë e IBRAHIMIT janë ata të cilët ia paralajmëruan lindjen e djalit IS’HAKUT (XV, 51);

120

EDUKATA ISLAME 93

- IBRAHIMI, djalosh monoteist, i rrënon statujat në tempull të popullit të tij (XXI, 60); - Idhujtarët e hodhën në zjarr (XXI, 69), por Zoti i urdhëroi zjarrit që “të bëhet i ftohtë dhe shpëtim për IBRAHIMIN”. Kur'ani porosit se në “IBRAHIMIN dhe në ata të cilët besojnë “ju (njerëzit) keni shembull të mirë “ (USVETUN HASENEH). - Sakrifikimi i të birit ISMA`ILIT nga IBRAHIMI përmendet në suren XXXVII,102-107; - “Fletët e IBRAHIMIT dhe të MUSAIT “, d.m.th., SUHUFET në të cilat fletët e Shpalljes ceken në suren LXXXVII, 19.

II. Komentet e Kur’anit në formë të gjerë shqyrtojnë për shumë aspekte të shumta të shfaqjes së Ibrahimit a.s. në Shpallje, në fe dhe në histori. Për të lidhen shumë ide, institucione dhe rituale, të cilat Kur’ani i përmend, por komentuesit e Kur’anit theksojnë edhe shumë transmetime dhe hollësi për të cilat Kur’ani hesht. Për prejardhjen e emrit të IBRAHIMIT komentuesi El-Kurtubiu (II, 66) thotë, duke u thirrur në komentuesin e El-Maverdit, se fjala IBRAHIM është fjalë siriane dhe se në gjuhën arabe, sipas komentuesit Ibn `Atijjeh, do të thotë “babai i mëshirshëm”... . Kurtubiu, diç më vonë, shton se shpesh kemi ngjashmëri të kuptimeve në fjalët siriane dhe arabe. Kurtubiu në të njëjtin vend thekson se Ibrahimi është quajtur kështu në gjuhën siriane për shkak të mëshirës që e shprehte ndaj fëmijëve. Kurtubiu, pastaj, për Ibrahimin a.s. e lidh mëshirën ndaj fëmijëve, duke theksuar se Ibrahimi dhe gruaja e tij Sara, janë obliguar që, deri në Ditën e Gjykimit, të kujdesen për fëmijët e besimtarëve, të cilët vdesin në kohën e fëmijërisë. Kurtubiu përkujton, duke e argumentuar idenë për Ibrahimin si furnizues të mëshirshëm të fëmijëve deri në Ditën e Gjykimit, se edhe vetë El-Buhariu e thekson traditën në të cilën Muhammedi a.s. thotë se gjatë kohës së MI’RAXHIT e ka parë Ibrahimin a.s. në KOPSHTIN E XHENNETIT “me shumë fëmijë nga njerëzit tjerë.”


ANALIZA

121

Theksimi i Sares, si furnizuese e fëmijëve të vdekur, është i qartë edhe me këtë sepse ajo, derisa në moshën e shtyrë nuk e lindi të birin Is’haku, ka qenë sterile. Xhelaluddin Es-Sujutiu (El-Itkan, IV, 60) gjithashtu e lejon këtë etimologji të fjalës IBRAHIM, në të cilën theksohet ideja e mëshirës. Ai e cek gjuhëtarin El-Xhavalikun, i cili thotë se fjala Ibrahim është e vjetër dhe se nuk është arabe. Arabët këtë fjalë e shqiptojnë në disa mënyra”, shqiptimi më i njohur është IBRAHIM, por e shqiptojnë edhe si IBRAHAM pastaj shkurt IBRAHAM dhe IBREHEM. Sujutiu në vendin e njëjtë thotë se ky është “emër sirian që do të thotë babai mëshirues”. Ai në Itkan (IV, 60) cek, duke u thirrur në autoritetin e El-Kermanit, edhe etimologjinë tjetër për emrin Ibrahim, prej fjalës ELBERHEMEH që sërish do të thotë “fuqia e fuqishme e depërtimit”. Kjo mundësi etimologjike tregon në kundrimin e Ibrahimit a.s. të yjve, Hënës, Diellit dhe në perceptimin e tij të shpejtë se, në të gjitha, pas, para dhe mbi të gjitha është Zoti! Komentuesit e Kur’anit e theksojnë GJENEALOGJINË E IBRAHIMIT, trungun gjenealogjik, dhe gjithnjë e lidhin me pejgamberin e Zotit Nuhin a.s.. Ibrahimi, sipas atij trungu, i biri i Azerit, i cili quhet edhe TAREH, i cili është sërish i biri i NAHORIT, kurse ky është i biri i SHARUHIT, i cili është i biri i RAGUIT, ky është i biri i FALEHUT, kurse ky, sërish, i biri i ABERIT, kurse ABERI i biri i SHALEHUT, kurse ai ishte i biri i ARFEHASHDIT, i cili është i biri i SAMIT, kurse Sami është i biri i Nuhit, Pejgamberit të Zotit. (Etimologjinë e këtillë e cek Es-Sujutiu, El-Itkan, IV, 60, shumë sosh e përsërisin, pak a shumë në këtë formë; në themel të kësaj shohim ndikimet e përkthimeve arabe të Biblës dhe të traditës së ISRAILIATEVE në konstituimin e gjenealogjisë së shumë pejgamberëve të Zotit, (krhs. Përkthimin arab të Biblës, Cambridge, 1956, fq. 17), ku ceket trungu gjenealogjik i Samit, respektivisht SEMITE. Ibrahimi a.s., ka pasur katër djem (Kurtubiu, II, 67): ISMA`ILIN, IS’HAKUN, MEDJENIN dhe MEDA'ININ. Edhe shumë të tjerë theksojnë se Ibrahimi a.s. me prejardhje është nga lajmëtari i Zotit Nuhi. Kështu M. I. Ibrahim (El-Elfadh ve’l-a`la-

122

EDUKATA ISLAME 93

m‘ul-Kur'anijje, 27) thotë se Ibrahimi a.s. është “lindur në Babiloni para shumë mijë vjetëve, prejardhjen e ka nga i biri i Nuhit, Sami ...”. M. I. Ibrahimi në të njëjtin vend thotë se populli i Babilonisë i adhuronte yjet dhe idhujt, por e adhuronin edhe sunduesin e tyre, Nemrud ibn Ken’anin. Azeri, babai i Ibrahimit, ka latuar idhuj për popullin e tij dhe i ka furnizuar ata ... Autori i njëjtë thotë se “Ibrahimi a.s. është rritur me besim korrekt”. Si fëmijë qe fshehur, sepse sunduesi Nemrudi, duke dëgjuar se do të lindë një fëmijë mashkull, i cili do ta përfundojë sundimin e tij, ka urdhëruar që atë vit të vriten të gjithë fëmijët meshkuj ... (Ibn Kethir, 11, 204). Së këndejmi nëna e tij, derisa ishte shtatzënë, ishte strehuar në shpellë jashtë qytetit dhe atje e lindi. (Këtë motiv komentuesit e Kur’anit e sjellin në lidhje me Musain a.s., lindjen dhe urdhrin e faraonit për vrasjen e fëmijëve meshkuj.) Rritja e Ibrahimit, gjithnjë nën syrin vigjilent të nënës, qe përcjellë edhe me frymëzimin e Zotit, sepse Ibrahimi, qysh si djalosh, pasi që para shpellës ka kundruar yjet, Hënën dhe Diellin, e ka pranuar shpalljen. Ibn Kethiri (III, 246) thotë në këtë pikëpamje se “Zoti gjithnjë dërgon pejgamberët si djelmosha, por edhe kur ndonjë dijetari i dhurohet dituria i dhurohet qysh në djaloshari...”. Së këndejmi në Kur’an (XXI, 60), në vendin e njëjtë thotë Ibn Kethiri, Ibrahimi a.s. quhet “djalosh”. Në zhvillimin e rendeve fisnike (FUTUVVET) në kulturën dhe qytetërimin islam motivi i rinisë së Ibrahimit a.s. ka pasur ndikim frymëzues. Shpërnguljes (HIXHRETIT) së Ibrahimit nga Babiloni (nga Harani apo edhe nga Uri) në vendet e Shamit dhe në Mekkë i ka paraprirë dënimi me zjarr, turrë drush! Sipas zakoneve të vjetra babilonase, njeriu që ngrihej kundër idhujtarisë së atëhershme dënohej me djegie në zjarr. “Digjeni atë” - bërtitën (gjyqtarët) - “dhe ndihmoni zotat tuaj, nëse doni të bëni ndonjë vepër!” (XXI, 68). Ibn Kethiri (3, 247) thotë se babilonasit në turrën e druve kanë grumbulluar mjaft dru, madje disa gra, të cilat ishin të sëmura atë kohë, qenë zotuar se nëse shërohen, do të sjellin dru në turrën e druve ...


ANALIZA

123

Ibrahimi a.s. qe hedhur në turrën e druve duke i shqiptuar gjatë kësaj fjalët: “O Zot, Ti je i vetmi në qiell, kurse unë jam i vetmi që të robëroj në Tokë!” Xhibrili, i cili i qe dërguar në këtë kohë, e ka pyetur: “Mos të nevojitet çfarëdo qoftë?” Kurse Ibrahimi a.s. iu përgjigj: “Nga ti jo! Nga Zoti po!” Atëherë pasoi intervenimi i Zotit: “O zjarr, bëhu i ftohtë dhe bëhu shpëtim për Ibrahimin!” (Kur'an, XXI, 69). Në këtë sikur edhe në shumë vende të tjera e vërejmë mendjemprehtësinë e fuqishme ekzegjeze të komentuesve. Vëmendja këtu përqendrohet në fjalët “i ftohtë” dhe “shpëtim (shpëtues)”! Komentuesit thonë se kjo mrekulli (MU'XHIZE) ka qenë aq intensive sa ia ka djegur vetëm “litarët” me të cilët qe i lidhur! Pra, zjarri praktikisht vetëm e ka çliruar! Me këtë rast Shevkaniu thotë (3, 415), që sikur pas ‘ftohtësisë‘ së zjarrit të mos ketë pasuar urdhri i Zotit që zjarri të bëhet ‘shpëtues’, Ibrahimi do të vdiste nga të ftohtit e tij. Mrekullinë e shndërrimit të ngrohtësisë në ftohtësi e kanë ndier edhe kafshët dhe kanë ndihmuar që zjarri të bëhet i ftohtë. Shevkaniu (3, 415) shënon se të gjitha kafshët i kanë fryrë zjarrit nga Ibrahimi përveç hardhucës! Ajo i ka fryrë zjarrit drejt Ibrahimit!

III. Kurtubiu shpjegon “fjalët” (KELIMAT), me të cilat Ibrahimi a.s. ka qenë i sprovuar prej Zotit, si urdhëresë mbi konstituimin e konstantave të rëndësishme kulturore. (Të përkujtojmë se komentuesit e Kur’anit thonë se Pejgamberi i Zotit IDRISI njerëzit i ka mësuar me lavërtari, mbjellje-korrje, kultivimin e bimëve dhe shtazëve. Shpallja e tij përbëhej në atë që Ibrahimi a.s. të veprojë si person që e rregullon bashkësinë dhe i cili është përhapës i kulturës. Kurtubiu shpjegon se për Ibrahimin a.s., si pejgamber të Zotit, i cili vepron në pikën kthesë të njerëzisë, lidhen idetë e udhëheqjes dhe imametit, dhe ripërtëritjes së Tempullit të Shenjtë si “pikëtakim i njerëzve”. Për vetë “fjalët” (KELIMAT) thotë se këto janë detyrime të cilat i janë vënë t’i kryejë. Çka saktë do të thonë këto fjalë? Kurtubiu (2,67)

124

EDUKATA ISLAME 93

cek një varg mendimesh: se këto janë dispozitat-zotimet-ligjet islame”, se në sprovë është vënë me islamin”, “me urdhëresa dhe ndalesa”, “prerjen e birit të tij”, “komunikimin e pejgamberisë”. Ideja e sakrificës, KURBANIT gjithashtu krahas IBRAHIMIT shqyrtohet së bashku. Kurtubiu (2, 67) cek edhe mendime të tjera për fjalët dhe për Ibrahimin a.s. lidh shumë ide konkrete dhe institucione të kulturës. Kështu Kurtubiu e veçon institucionin e pastrimit: “Zoti e ka sprovuar me pastrim”, “pesë pastrime ia ka caktuar për kokën kurse pesë për trupin.” Kur është “fjala për pastrimin e kokës” ia ka përcaktuar 1) “shkurtimin e mustaqeve”; 2) “shpëlarjen e gojës”; 3) “shpëlarjen e hundës”; 4) “pastrimin e dhëmbëve me furçë / misvak; dhe 5) krehjen / ndarjen e flokëve”. (Kurtubiu, 2, 67). KELIMATI për “pastrimin e trupit” ka të bëjë me 1) “shkurtimin e thonjve”; 2) “rruarjen e qimeve mbi dhe rreth organeve intime”; 3) “synetimin”; 4) mënjanimin / shkuljen e qimeve nën sqetulla”; 5) “pastrimin e vendit të qitjes së nevojave fiziologjike (të mëdha dhe të vogël) me ujë.” Ideja e SYNETIMIT dhe shpërnguljes, HIXHRETIT, për shkak të fesë zënë një nga vendet kryesore në komentimin e shfaqjes pejgamberike të Ibrahimit. Kështu theksohet (Kurtubiu, 2, 68) se komentuesi El-Hasani ka thënë se Zoti pejgamberin Ibrahim a.s. e ka sprovuar me gjashtë sprova: 1) me yje, 2) hënë, 3) diell, 4) zjarr, 5) shpërngulje / hixhret, dhe 6) syneti. Duke e theksuar si shfaqje pejgamberike, e cila themelon kulturën, Ibrahimi, sipas komentuesve të Kur’anit, shumëçka ka vepruar i pari ndër njerëzit (për shembull shih Kurtubiu, 2, 68, pastaj Taberiu, I , 524 e më tej; gjithashtu në këtë kuptim edhe Ibn Kethiri, I , 228-229, dhe Zamahsheriu, I, 184-185.). Sipas Kurtubiut, Ibrahimi është “i pari i cili është synetuar”, i pari i cili “gostiti mysafirin”, i pari i cili i ka “rruar leshrat”, i pari i cili i ka “prerë thonjtë”, i pari i cili i ka “shkurtuar mustaqet”, i pari i cili është “thinjur“, (në lidhje me këtë, Kurtubiu 2, 73) cek se Muhammedi a.s. ka ndaluar shkuljen e qimeve të


ANALIZA

125

thinjura; me fjalë të tjera, çdo mysliman i cili thinjet në Islam, qimet e thinjura në Ditën e Gjykimit do t’i bëhen dritë ... Më tej, Ibrahimi a.s. ka qenë i pari i cili “ka goditur me shpatë”, i pari i cili “e ka pastruar prapanicën me ujë”, i pari i cili “ka veshur brekë”, gjithashtu edhe është i pari “i cili ka ngrënë bukë të përvëluar (përshesh)”, “i pari i cili ka folur nga minberi / foltorja” etj. Institucioni i synetisë (el-hitan), i cili lidhet për IBRAHIMIN, a.s., në komentimet e Kur’anit, së këndejmi, është shtruar gjerësisht. Kurtubiu (2, 08) thekson se shumica e komentuesve të Kur'anit synetinë e numërojnë në të ashtuquajturat “sunetet e forta, të theksuara, të konfirmuara” dhe diç që bën pjesë në vetë “natyrën e Islamit”. Se në çfarë piedestali është ky institucion shihet, thotë Kurtubiu, edhe në atë se Muhammedi a.s. është lindur i bërë synet, për më tepër, gjithashtu (thotë Kurtubiu, 2, 69) dhe shumë të dërguar dhe pejgamberë të Zotit (ADEMI, SHITI, IDRISI, NUHI, SAMI, LUTI, JUSUFI, MUSAI, SHUAJBI, SULEJMANI, JAHJAI, ISAI, a.s.) janë lindur të bërë synet (të cirkumizuar). (Transmetimet për vetë emrat e Pejgamberëve të Zotit të cilët janë të synetuar dallojnë fare pak, varësisht nga njëri në komentuesin tjetër dhe varësisht nga njëri apo transmetimi tjetër). IBRAHIMI e synetoi të birin ISMA’ILIN në vitin e trembëdhjetë, kurse IS’HAKUN në ditën e shtatë. Kurtubiu cek, në lidhje me këtë, shumë transmetime me të cilin dëshirohet të specifikohet koha më e përshtatshme për synetimin e fëmijëve meshkuj. Ceket se “Fatimeja (e bija e Pejgamberit Muhammedit a.s.) e ka bërë synet të birin e saj në ditën e shtatë, por që autoriteti Maliku këtë nuk e ka miratuar (duke e konsideruar se është i parakohshëm) dhe se kështu kanë vepruar hebraikët.” Pastaj Kurtubiu (2, 69) cek se fëmija mashkull duhet të synetohet ndërmjet vitit të shtatë dhe të dhjetë, kurse pastaj e cek transmetimin nga Buhariu, në të cilin theksohet se dikush e ka pyetur Ibn Abbasin se sa vjet ka pasur kur vdiq pejgamberi Muhammedi a.s., kurse ai u përgjigj se në atë kohë ka qenë i synetuar.”, (d.m.th. ka qenë dhjetë deri trembëdhjetë vjeç). (Kjo flet se Ibn Abbasi mban mend kur ishte

126

EDUKATA ISLAME 93

synetuar dhe se, për rrethanat e sotme, synetimi i tij është kryer me vonesë). Kurtubiu shton edhe këtë se autoritetet e hershme nuk i kanë synetuar fëmijët meshkuj derisa nuk e arrijnë kohën e pubertetit / polucionit apo derisa nuk i afrohen. (Sot, natyrisht, kur ekzistojnë kushtet e mira mjekësore, fëmijën mashkull duhet synetuar më herët dhe në pajtim me mendimin e mjekut). Lidhur me këtë, ulemaja konsideron se është mirë që njeriu i moshuar i cili e pranon Islamin të synetohet, për më tepër, komentuesi i Kur’anit Ata’i thotë se për konvertim në islam ... “islami i tij nuk është i plotë derisa nuk bëhet synetimi, qoftë madje nëse ai i ka tetëdhjetë vjet!” Kurtubiu së këndejmi (2, 68) cek transmetimet e ndryshme se kur është synetuar Ibrahimi a.s.; ta veçojmë transmetimin e Ebu Hurejres (nga vepra El-Muvetta' e Malikut) se Ibrahimi a.s., ka pasur njëqind e njëzet vjet kur është synetuar, dhe se pas synetimit ka jetuar edhe tetëdhjetë vjet... Ceken edhe transmetime se është synetuar kur ka pasur tetëdhjetë vjet. Komentuesit e Kur’anit, për shkak se synetimi i Ibrahimit është shenjë e fortësisë së zotimit, në të cilën është zotuar para Zotit, i lidhin institucionet e synetimit dhe TAVAFIT, d.m.th. Lëvizjen rreth TEMPULLIT TË SHENJTË dhe konfirmojnë që “pas këtij rasti askush nga feja e Ibrahimit nuk e ka kryer haxhin-pelegrinazhin e Tempullit të Shenjtë i pasynetuar.”

IV. Pasardhësit e Ibrahimit, sipas Ibn Kethirit (2/208), ishin të shumtë, për më tepër të gjithë pejgamberët e Zotit që pasuan pas Ibrahimit a.s. qenë nga pasardhësit e tij. Kurse pasardhësit shpirtërorë të Ibrahimit ndër monoteistët për nga numri dhe ndikimi qe njëri nga segmentet më të rëndësishme të njerëzisë në këtë pjesë të historisë për ne të njohur dhe më të zhvilluar. Kështu, përkthimi arab i Biblës sjell lajmin për premtimin e Zotit për Ibrahimin a.s. “... unë me siguri do të të


ANALIZA

127

bekoj fort dhe do të shumoj pasardhësit tu si yjet e qiellit dhe si rëra që ndodhet në brigjet e detit ...”. (Zanafilla, 22/17). Por, ripërtëritjen e Tempullit të Shenjtë nga ana e IBRAHIMIT a.s. në Mekë komentuesit e Kur’anit e konsiderojnë një nga faktet më të rëndësishme në historinë më të re shpirtërore të njerëzisë. E para, HIXHRETI i IBRAHIMIT a.s. është në lidhje të drejtpërdrejtë me ripërtëritjen e TEMPULLIT dhe ka dy drejtime, një në vendet e SHAMIT (Palestina, Libani dhe pjesë të Sirisë), dhe i dyti në zemër të Arabisë, në vetë Mekën. Shevkaniu (3/412) thotë: “Është theksuar tashmë se LUTI është bir, vëllai i IBRAHIMIT, dhe se ALLAHU MADHËSHTOR rrëfen këtu se Ai e ka shpëtuar IBRAHIMIN dhe LUTIN në “tokën të cilën e kemi bekuar për botët”. Komentuesit thonë: “Ky është vendi i Shamit, kurse ata të dytë kanë qenë në Irak...”. Edhe Ibn Kethiri (3/248-249) pohon se Ibrahimin a.s., Zoti e shpëtoi nga armiku dhe e udhëzoi si MUHAXHIR deri në tokat e Shamit. Ibn Kethiri thotë edhe këtë se Ibrahimi a.s., në rrugën e tij prej muhaxhiri e ka njoftuar Sarën, e cila ishte e bija e mbretit nga Harani dhe e martoi atë... Ky është një mendim për prejardhjen e saj; mendimi tjetër është se ajo është e bija e xhaxhait të tij dhe se me të është nisur nga vendi i tij si muhaxhir... Me ardhjen në Mekë Ibrahimi dhe i biri Ismaili e rimëkëmben Tempullin. Zamahsheriu (1/187) pohon se Tempulli “edhe para Ibrahimit ka pasur themele”, me fjalë të tjera, para vetë fillimit të njerëzisë në tokë Tempulli qe lëshuar nga qielli i tëri i dekoruar me xhevahirë nga xheneti... Tempulli ka pasur dy dyer nga smaragdi, lindore dhe perëndimore. Zoti i tha Ademit a.s.: “Ta zbrita ty këtë Tempull që rrotullohen rreth tij, pikërisht sikur që rrotullohen edhe rreth Fronit Tim!” Dhe se Ademi nga India u nis drejt Tempullit këmbë, kurse melekët e kanë takuar dhe i kanë folur: “Qofsh i bekuar o pelegrin, o Adem! Ne e kemi vizituar këtë Tempull para teje dy mijë vjet!” Ademi e ka bërë haxhin dyzet herë nga India në Mekë duke ecur këmbë...

128

EDUKATA ISLAME 93

Kështu ishte deri në kohën e Përmbytjes (ET-TUFAN) kur Zoti e ngriti Tempullin në Qiellin e Katërt, kurse kjo është El-Bejtu’l-Ma`mur, e pastaj Zoti i madhërishëm i ka urdhëruar Ibrahimit ndërtiminripërtëritjen e Tempullit, kurse Xhibrili ia ka treguar vendin e Tempullit... Zamahsheriu, më tej, pohon (1/187) se ka transmetime se Zoti i madhërishëm i ka dërguar hijet e tempullit dhe se Ibrahimi a.s. është ftuar: “Ndërtoje-ripërtërije Tempullin sipas hijeve të tij (d.m.th. Hijeve të Ka’bes), as mos e zmadho as mos e zvogëlo!” Tempulli, thotë një transmetim tjetër, është ndërtuar nga materiet e pesë maleve: të Sinait, Turzeit, Libanit, Xhudijit-Araratit, kurse vetë themelet janë nga mali Hira... (Zamahsheri, 1,187). Kurse vetë Xhibrili e solli Gurin e Zi (EL-HAXHERU’L-ESVED) nga qielli ... Komentuesit e Kur’anit, natyrisht, insistojnë në prejardhjen qiellore të Ka’bes, vërtet nuk mund të gjendet që dikush pohon të kundërtën. Ismail Hakkiu në tefsirin e tij (1, 230) pohon se Ka’ba është me prejardhje qiellore, sepse “Zoti e ka ndërtuar tempullin në qiej, kjo është El-Bejtu’l-Ma`mur, quhet DIRAH (kështjellë-tempull në qiellin e katërt), kurse iu ka urdhëruar melekëve që në tokë ta ndërtojnë Ka’ben në drejtim të këtij pallati, me dimensione dhe pamje të njëjta...”. Sintagma “ritualet e pelegrinazhit-haxhit” (MENASIKU’L-HAXHXH) është në lidhje të drejtpërdrejtë me Ibrahimin a.s.. Shpallja kur’anore thotë se Ibrahimi a.s. ka lutur: “(O Krijuesi ynë!) Ritualet tona na tregoni!”, që drejtpërdrejt ka të bëjë me feligjet e islamit dhe ritualet e haxhit. Zamahsheriu (1, 188) jep shenjë se ka të bëjë me “të treguarit e ritualeve të haxhit apo përcaktimin-përkufizimin e tyre”. Në lidhje mjaft të ngushtë simbolike është ripërtëritja e Ibrahimit të tempullit dhe ndërmjetësimi i Ibrahimit a.s. ndërmjet prijësve fisnorë kurejshit, gjatë rindërtimit të Ka’bes, kur ai si djalosh i ndershëm, besnik dhe i nderuar, d.m.th. EL-EMIN vendosi Gurin e Zi në vendin e tij. Ibn Hishami (1, 168 e tutje, kapitulli mbi restaurimin e Ka’ bes në kohën e rinisë së Pejgamberit) thotë se vëllezërit e fisit KUREJSH nuk gjetën fjalën e përbashkët kush do ta vendosë Gurin e Zi në ve-


ANALIZA

129

ndin e tij. Propozuan që ai i cili rastis i pari të ofrojë zgjidhjen e kontestit; rastisi Muhammedi a.s. dhe si djalosh i ndershëm dhe besnik vendosi si vijon: e kërkoi një çarçaf, e vendosi në të Gurin e Zi, pastaj prijësve fisnorë iu tha që të gjithë t’i kapin cepat e çarçafit dhe kështu ta ngrenë Gurin e Zi. Pastaj ai me duart e tij e vendosi në vendin përkatës... Me këtë fuqishëm vijëzohet lidhja e Ibrahimit a.s. dhe Muhammedit a.s., si ripërtëritës së Tempullit të Shjenjtë Mekkas. Institucioni i sakrifikimit, KURBANIT ka qenë i njohur edhe para Ibrahimit a.s.. Shpallja kur’anore thekson dy djemtë e Ademit a.s. të cilët bënë sakrificë, kurse emrat e tyre emrat e tyre tefsirorë janë HABILI DHE KABILI. “Dhe rrëfeju atyre rrëfimin mbi dy bijtë e Ademit, ashtu si është, kur ata të dytë bënë sakrificën, dhe nga njëri qe pranuar, kurse nga tjetri nuk qe pranuar!” Komentuesit e Kur'anit në kontekste të ndryshme theksojnë se pikërisht Ibrahimi a.s. është ripërtëritës i ritualeve të sakrificës. Taberiu (12, 79 e tutje) diskuton, nëpërmjet dhjetëra transmetimeve, për atë kush ishte i ashtuquajturi EDH-DHEBIH, d.m.th., IS’HAKU apo ISMA`ILI, kush është dashur të sakrifikohet? Të theksojmë se Taberiu, sipas transmetimeve, përcaktohet për ISMA`ILIN, duke e shfrytëzuar gjatë kësaj me qëllim argumentimi vetë tekstin kur’anor (XI, 71), i cili thotë: “E, gruaja e tij (e Ibrahimit) rrinte aty dhe qeshi, dhe Na e gëzuam atë me Is’hakun, e pos Is’ahkut, me Jakubin.” Pra, Sarës, gruas së Ibrahimit, melekët me lajm të gëzueshëm i kumtojnë se ajo do të lind të birin Is’hakun, kurse Is’haku do ta ketë djalin Jakubin (nipin e saj). Taberiu thotë se pikërisht kjo profeci, e dhënë Sarës, e konteston se Is’haku ishte i biri i synuar për sakrificë, e pastaj prej tij, Is’hakut, do ta fitojë nipin i cili quhet Jakup! E si të sakrifikohet kur, në bazë të profecisë, tashmë dihej se do ta kishte të birin Jakubin!? Taberiu, nëpërmjet transmetimit, thekson se në të vërtetë Isma’ili është ai i cili është synuar si sakrificë. Komentet e Kur'anit theksojnë se Hixhreti i Ibrahimit ka sjellë deri te krijimi i dy popujve, hebraikëve dhe arabëve, hebraikët janë nga

130

EDUKATA ISLAME 93

IS’HAKU, kurse arabët nga ISMA’ILI. Komentuesit, gjithashtu, e lidhin motivin e Hixhretit të Ibrahimit me Muhammedin a.s..

V. Ibrahimi a.s. është temë e dashur e komentuesve mistikë të Kur’anit. Vëmendje e posaçme i është kushtuar ajetit 260 të sures 2: “E, kur Ibrahimi tha: “O Zoti im! Tregomë si i ngjall Ti të vdekurit!” - Zoti tha: “A nuk ke besuar?” - “Unë kam besuar” - u përgjigj Ibrahimi, “por po dëshiroj të më qetësohet zemra (duke e parë mënyrën e ringjalljes)”. Perëndia i tha: “Merri katër zogj, afroi pranë vetes (theri e copëtoi), e shpërndaji në çdo kodër nga një copë prej tyre, e pastaj thirri! Ata do të vijnë me të shpejtë. Dije, se Perëndia është i Plotfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.” (El-Bekareh, 260). Ismail Hakkiu (1, 416-417) thotë se Ibrahimi a.s., pa dyshim e ka prerë gjelin, korbin dhe pëllumbin, kurse disa thonë se në vend të pëllumbit e ka prerë shqiponjën... Këta shpendë janë zgjedhur sepse janë më të afërta (sipas jetesës) me njeriun dhe tubojnë të gjitha veçoritë e kafshëve. I ka prerë ato, të gjitha në copa i ka copëtuar, dhe pastaj të gjitha (pendlat, eshtrat, gjakun, zorrët …) i ka përzier dhe në disa male i ka shkapërderdhur… pastaj shpendët sipas radhës i ka ftuar dhe ka shikuar se si secila ngordhinë në pjesëza bashkohet me kokën e shpendit së cilës edhe i përket dhe i kthen në formën e vet. Ibrahimi ka vështruar dhe është habitur… Por, këto katër shpendë janë gjithashtu, edhe katër cilësi (të cilat njeriu në vete duhet t’i “presë”). Këto katër cilësi, thotë Ismail Hakkiu, kanë derivuar nga katër paraelementet, të cilët e lagën deltinën nga e cila është krijuar njeriu, kurse kjo është toka, uji, zjarri dhe ajri… Çdo element me shokun-palën e vet përbën dy cilësi …Toka për palë ka ujin, kurse cilësitë që krijohen janë lakmia dhe koprracia, kudo që gjendet një cilësi e tillë gjendet edhe cilësia tjetër… Zjarri për palë ka ajrin, nga kjo palë krijohet urrejtja dhe pasioni, kurse këto dy cilësi ecin së bashku...


ANALIZA

131

Ibrahimit i është urdhëruar t’i presë edhe këto katër cilësi … pallui i dorështrëngimit, sepse pallui e simbolizon dorështrëngimin; me fjalë të tjera, sikur pasuria të mos i dukej e bukur koprracit sikur që i bëhet i bukur edhe pallui me ngjyrat e tij, koprraci nuk do të bëhej dorështrënguar me të ... E ka prerë edhe korbin e lakmisë, ai nga lakmia e tij gjurmonmbledh shumë... E ka prerë edhe gjelin (këndesin) e pasionit/epshit, sepse ai është i njohur sipas epshit. Më në fund, e preu edhe shqiponjën e urrejtjes, kurse urrejtja i përshkruhet shqiponjës për shkak të sjelljes së tij gjatë fluturimit sipër shpendëve të tjerë... Ismail Hakkiu thotë se këta shpendë-cilësi Ibrahimi i ka prerë edhe në vete me thikën e të vërtetës. Njerëzit të cilët në vete e shkatërrojnë koprracinë, lakminë, pasionin-epshin dhe urrejtjen, nuk do t‘i djegë zjarri i xhehenemit. Së këndejmi, as Ibrahimin a.s., zjarri nuk e ka djegur, sepse nuk kishte kurrfarë rruge që ai t’i afrohet kur është hedhur me dhunë nga katapulti në turrë drush. Përkundrazi, zjarri i qe “i ftohtë dhe shpëtim”.2 Përktheu: Nexhat Ibrahimi

132

EDUKATA ISLAME 93

Academician Enes Kariq

ABRAHAM – THE FRIEND OF GOD (Summary) I. Abraham (is a proper noun – a name that is mentioned 69 times in the Qur’an). Abraham is a prophet of God. His name is the second most occurring in the Qur’an. In Islam he is also called the friend of God (an-Nisa IV, 125: “Allah (Himself) chose Abraham for friend”) – he is also known as “the friend of the Almighty” (God), as well as “the father of the prophets” (M. I. Ibrahim, 26). MAIN IDEAS: - God tried Abraham with (His) commands and he fulfilled them (alBaqarah II, 124); - Among those who followed His Way (Islam) was Abraham - (al-Saffat XXXVII, 83);

‫اﻧﺲ ﻛﺎرﻳﺶ‬

‫اﺑﺮاﻫﻴﻢ – ﺧﻠﻴﻞ اﷲ‬ (‫)ﺧﻼﺻﺔ اﻟﺒﺤﺚ‬ .( ‫ ﻣﺮة ﻛﺎﺳﻢ ﻋﻠﻢ‬69 ‫اﺑﺮاﻫﻴﻢ ) ذﻛﺮ ﰱ اﻟﻘﺮان اﻟﻜﺮﱘ‬ ‫ ذﻛــﺮ ﰱ اﻟﻘ ـﺮان اﻟﻜــﺮﱘ‬. ‫اﺑ ـﺮاﻫﻴﻢ ﻫــﻮ ﻧــﱮ اﷲ اﳌﺮﺳــﻞ و ذﻛــﺮ ﻛﺜ ـﲑا ﰱ اﻟﻘ ـﺮان اﻟﻜــﺮﱘ‬ : ‫ ﺣﻴـﺚ ﻳﻘـﻮل‬125 ‫ ﺧﻠﻴـﻞ اﷲ و ورد ﻫـﺬا ﰱ ﺳـﻮرة اﻟﻨﺴـﺎء اﻵﻳـﺔ‬: ‫ﺑﺎﻻﲰﺎء ﻣﺜﻞ‬ ‫" واﲣ ــﺬ اﷲ اﺑ ـﺮاﻫﻴﻢ ﺧﻠ ــﻴﻼ" و ﻫ ــﻮ اﺷ ــﺘﻬﺮ اﻳﻀ ــﺎ ﺑﺎﺳ ــﻢ "ﺧﻠﻴ ــﻞ اﻟﺮﲪ ــﺎن" و ﻛ ــﺬﻟﻚ‬

2

(P.S.: Teksti është shkëputje nga Fjalori Enciklopedik i Kur’anit, nga autori akademik Enes Kariq. Formën e plotë të tekstit mund ta lexoni në: Enes Karic, Semantika Kur’ana, Sarajevë, 1998, fq. 513-530).

. "‫ﺑﻠﻘﺐ "اﺑﻮ اﻻﻧﺒﻴﺎء‬


134

TRASHËGIMI

Prof. dr. Adem Zejnullahu

KRIMET SERBE MBI SHQIPTARËT SIPAS TRADITËS POPULLORE Sipas një legjende serbe, thuhet se kur sllavët vendosën të dynden në dy drejtime, në Lindje dhe në Jug, me atë rast i zgjodhën edhe zotat e tyre. Ata të lindjes morën Zotin e Ujit, Dajbogu, ndërsa ata të jugut Zotin e Zjarrit, Beda. Duket se legjenda përkon shumë me realitetin historik të këtij populli, ngase, siç dihet, sllavët e jugut kudo që shkonin digjnin çdo gjë para vetes, e bënin tokë të djegur dhe pastaj fillonin ta shfrytëzonin si të veten. Kështu vepruan pasardhësit e tyre serbë - piromanë të çmendur, të cilët duke i djegur të tjerët, zgjeruan hapësirën gjeografike të vendit që zunë ta banonin. Njësoj vepruan edhe në luftën e fundit në Kosovë në vitin 1999. Të rrallë janë ata popuj në botë, të cilët gjatë rrjedhave historike kanë pasur mosmarrëveshje, konflikte e lufta të shumta, sikurse shqiptarët e serbët në Ballkan. Gjeneza e mosmarrëveshjeve në vazhdimësi daton që nga ardhja e sllavëve në Gadishullin Ballkanik e deri sot. Agresiviteti sllav ndaj popujve të tjerë, veçmas ndaj shqiptarëve, është trashëguar dhe përcjellë në mënyrë fanatike brez pas brezi. Ky mentalitet pushtues sllav e ka konsideruar veten racën më të mirë në botë, andaj, sipas këtyre ambicieve, atyre duhej t’iu takonte hapësirë e

EDUKATA ISLAME 93

madhe gjeografike, prej Uralit e deri në Mesdhe. Kjo mund të arrihet kur të realizohet pika e 13 e Testamentit të Petrit të Madh të Rusisë, në rast se Evropa, Ballkani dhe një pjesë e Azisë do të dukeshin kështu: “Suedia e copëtuar, Persia e pushtuar, Polonia e nënshtruar, Turqia e zaptuar, ushtritë tona të bashkuara, Deti i Zi dhe Deti Baltik nën rojat e anijeve tona”1. Për ta përforcuar këtë testament, ai, në fillim të shekullit XVIII, pos tjerash, pohoi edhe këtë: “E gjeta Rusinë përrua të vogël dhe po ua lë pasardhësve të mi një lumë, ata do ta bëjnë me siguri det të gjerë, të destinuar që ta pasurojë një Evropë të varfëruar; valët e tij do të përmbytin, pavarësisht nga digat pasardhësit e mi do t’i kapërcejnë ato”2. Këtë porosi të mbretit rus, vëllait të madh të Serbisë, edhe serbët e përcollën vijimisht e besnikërisht dhe u munduan ta jetësonin në dëm të popullit tonë kudo që kishin mundësi. Mosdurimi etnik i këtyre dy popujve është shfaqur në përmasa të gjera, duke rrokur dimensione të shumta ekzistenciale, hapësinore, etnopsikologjike, racore, fetare, gjuhësore etj. Konflikti i vazhdueshëm, në radhë të parë, është pasojë e praktikës së fortë pansllaviste që zë fill qysh në shekullin XVII dhe nuk ka pushuar deri në kohët e sotme. Idetë pansllaviste të shtetit serb kanë pasur për qëllim pushtimin, shkatërrimin dhe nënshtrimin e çdo populli tjetër josllav e veçmas të shqiptarëve si autoktonë në këtë pjesë të Ballkanit. Ky konflikt është reflektuar së pari në këngët e ciklit të kreshnikëve. Sipas këtyre krijimeve poetike, konflikti është kryesisht etnik e fetar që rezulton grindje dhe luftëra të pandërprera të serbëve për të pushtuar territore të reja, kullosa e pyje dhe për të grabitur gra myslimane e pasuri të ndryshme të popullit autokton shqiptar nga kralitë sllave. - Dua me goditë kudhën në Bjeshkë të Udbinës, - sa nji mi shkije mrenë me m’ hi, gjith rreth kudhet nji kapi të naltë, 1 2

Shih: Gazetën “ Shekulli”, Tiranë, më 14.VI.1999, f. 12. Po aty, f. 12-13.


TRASHËGIMI

135

136

EDUKATA ISLAME 93

sa dy mi dhen me m’ i zanë, du me e kudhotë bjeshkën pa barishtjen.3 Ose Të shtatë popat aty kishin ardhë, Begzadës të’ shkretë, tha, fenë për me ja ndrrue Me Stojanin kunorë për me i lidhë, Porese mundi huq popav’ u shkoi, Kurqysh fenë çikës s’un ja ka ndrrue.4 Konfliktet dhe mospajtimet e shumta ndërmjet këtyre dy popujve gjatë historisë në traditën tonë krijuese kanë prodhuar shumë fjalë të urta e rrëfime të ndryshme popullore, kundërthënëse, të cilat i pasqyrojnë dhe i denoncojnë në mënyrë të fuqishme veprimet serbe ndaj shqiptarëve: “Shkau besë nuk ka”, “Ka zemër shkau”, ”Ti s’e di çka asht shkau”, “Nëse i zë dy shkie, njanin prej tyne e shtin në thes dhe le mas dere, kurse tjetrin e ul në sofër, çka menon ai që asht mas dere, ta menon edhe ai qi asht në sofër” etj. Ndërkaq, një proverb tjetër shqiptar thotë: “Bane të mirën e hidhe në det”, kurse një tjetër serb thotë: “Pa të keqen për njërin, nuk mund të ketë të mirë për tjetrin”. Krejtësisht me domethënie të ndryshme nga kjo fjalë e urtë popullore serbe është proverbi shqiptar që ngërthen në vete mençuri, urtësi e humanizëm jetësor e njerëzor: “Çka s’ ta merr mendja me ja ba vetes, mos ia ban tjetrit”. Kundërshtime të tilla pasqyrohen edhe në shumë fjali të thjeshta si p.sh.: Kur e sheh shqiptari fëmijën duke fjetur thotë: “Ja, fle si qengji”, kurse serbi “Ja, fle si qengj i therur” (zaklano jagnje) etj. Besa te shqiptarët njihet me shekuj. Ajo është mbajtur e mbrojtur gjithnjë për mikun dhe për armikun. Te serbët kjo nuk përfillet. Shqiptarët e duan dhe e mbrojnë mikun me çdo kusht, kurse serbët me veprimet e tyre e tradhtojnë natyrshëm. Një veprim të tillë e dëshmon edhe ky tregim popullor:

”Ishin kan shoqnue shiptari e shkau. Ditë mbas ditë e trashen shoqninë dhe u ban kumarë. Të mirën e të keqen e ndajshin së bashku. Në dasma e në drekë, në gëzime e idhnime i shkojshin njani-tjetrit. Kur u sëmu shkau , pak pa dekë, shkoi shqiptari me pa dhe me ia marrë hallallin: „Kumar a po të jetë zhig ndoj send në kët dynja, apo ke ndoj porosi me na lanë? – e veti shiptari shkaun.- Po, tha shkau: E nxorri sakicën, të cilën e kishte pas nër jastek dhe i tha shiparit: Kumar kët sakicë e kam rujtë për ty, me ta hjek kryet, por, qe, po m’ nxen deka e s’ po mundem!”5 Serbët si etni, madje edhe sipas disa shkrimeve të shkrimtarëve serbë, nuk janë të denjë as ndaj vetvetes e lëre më për të tjerët. Historia e tyre është e mbushur me kundërthënie që janë larg etikës së mirëfilltë të popujve të botës. Në këtë kontekst do të përmendim “Simonidën” dhe veprën “Gjaku i papastër” (Nečista krv)6 të Borisav Stankoviqit. Në kodin etiko-moral shqiptarët nuk i pëlqejnë te serbët gënjeshtrën hegjemonizmin, krimin, sadizmin, dhunën, tradhtinë, mendjemadhësinë, servilizmin, mitizimin etj. Do të flasim për ndonjërën prej tyre. Mund të thuhet bindshëm se serbët, në mënyrë të vazhdueshme dhe institucionale, e kultivojnë rrenën. Madje, krenohen me kultivimin e saj në përmasa të mëdha kur në këtë drejtim ia dalin me sukses. Këtë më së miri e pohoi akademiku serb Dobrica Qosiq: ”Gënjeshtra është formë e patriotizmit tonë dhe dëshmi e inteligjencës sonë natyrore. Ne gënjejmë në mënyrë krijuese, fantastike, inventive etj.”.7 Hegjemonizmi te serbët është pjesë e vetëdijes së tyre, e cila është manifestuar ndaj popujve të tjerë nëpër periudha të ndryshme, që nga ardhja e sllavëve në Ballkan. Ky invadim fatkeqësisht ka qenë drejtuar më së shumti kundër shqiptarëve dhe trojeve të tyre etnike. Ideja serbe për zgjerim në jug shprehet herët në veprën e Ilija Garashaninit ”Neçartania”, më 1844, Programi i depërtimit në det më 1881, Programi i likuidimit të shqiptarëve më 1920, Elaborati i Çubri-

3

5

Folklor shqiptar, II , Epika legjendare (cikli i kreshnikëve), vëllimi i parë, Tiranë, 1966, f. 354. 4 Këngë Kreshnike I, IAP, Prishtinë, f.26.

Arkivi i Institutit Albanologjik të Prishtinës. Dosja e Mehmet Halimit. Shih: B o r i s a v S t a n k o v i q , Gjaku i papastër, Prishtinë, 1987, f. 5-265. 7 Shih: Gazetën “Koha ditore”, Prishtinë, më 15.1.1999, f. 7. 6


TRASHËGIMI

137

loviqit më 1937, Programi i Ivo Andriqit më 1939, Programi i Moleviqit më 1941, Programi Drazha Mihajloviqit më 1942, Elaborati i Çubriloviqit më 1944 dhe 1945, Programi për likuidimin e shqiptarëve më 1950, Memorandumi i Akademisë Serbe më 1986, si dhe “Patkoi” dhe “Osveta” (Hakmarrja) tash së voni, të cilat plotësohen e funksionalizohen nga pasardhësit e tyre. Në mënyrë të organizuar e institucionale, shtetërore, prej vitit 1877 të Luftës Ruso-Turke e këndej, serbët pushtuan shumë troje shqiptare prej Nishit e deri në Merdar. Krimet e Ushtrisë serbe ndaj popullit shqiptar, gjatë Luftës RusoTurke të viteve 1877-1878, më ç’rast afro 600 fshatra të banuara me shqiptarë u dëbuan nga vatrat e tyre etnike nga forcat e ndryshme serbe, duke i plaçkitur, djegur e vrarë. Tërë kjo u bë në kushte shumë të vështira, ndërsa një numër i madh i tyre, sidomos fëmijët dhe pleqtë, vdiqën në rrugë nga të ftohtët, duke ikur në vende më të sigurta. Këto krime të egra të forcave serbe i paraqet në mënyrë të bindshme kënga për muhaxhirët, e cila jep informacion të gjithanshëm. Skena të tilla rrëqethëse paraqesin vargjet: Muhaxhirt-o, bre, kah vajtojnë. S’i vajtojnë t’mjert’qi kanë dekë, Vajtojnë veten qi gjallë kanë metë! S’kemi lot-o, bre, për me kajtë, S’kem’ takat-o, bre, n’kam’ m’u çue, S’kem’ kaci-o vorret me i marue! Ka tre vet-o ni vorr i lshojmë, Se me bor-o, bre, po i mlojmë! Shumë kanë met-o në dhe pa i shti, O krejt po i han-o, korbat e zi!8 Forcat ushtarake serbe bënë krime në vazhdimësi ndaj popullit tonë, qoftë me rastin e pushtimit të Kosovës dhe të trojeve të tjera shqiptare gjatë luftërave ballkanike të viteve 1912, 1913, 1914, qoftë pas tyre, duke vrarë e masakruar shumë shqiptarë, veçmas ata që

138

shquheshin për ndjenja kombëtare e fetare. Në Mitrovicë ende jeton kujtimi i hidhur i zhdukjes së tre hoxhallarëve të njohur për ndjenjat e tyre patriotike, siç ishin Mulla Omeri, Hafiz Arifi me të vëllanë e Haxhi Veselin, kur serbët i morën dhe, pasi i torturuan në mënyrë të egër në oborr të shtëpisë, para grave e fëmijëve, i dërguan në breg të Sitnicës, përtej urës dhe filluan të talleshin me ta: “Ore, këta qenkan me mjekra, mos janë keca? – Besa po! – atëherë do t’i therim si kecat, - kishte ndërhyrë Nesho Kasapi: “Po ky është zanati im”. Dhe i therën një nga një që të tre, mu si kecat. Pastaj, duke u tallur: “E …pe, tamam kishin qenë keca, se kur e kapa për mjekre ia futa thikën në fyt, e dëgjova si kërthinte si kec”.9 Skenarët e krimeve ndaj shqiptarëve ishin të shumtë e të llojllojshëm, duke filluar nga plaçkitjet, djegiet, vrasjet individuale e kolektive, madje shfarosjes në baza fetare, duke i masakruar, sepse nuk pranin të konvertoheshin nga feja islame në atë krishtere. Autorët e këtyre krimeve, gjatë luftërave ballkanike 1912-1913 dhe më vonë, ishin kriminelët e njohur: Avro Cemi, Savë Batarja etj. Vendet i krimit të tyre ishin Plava, Gucia, Lugu i Baranit etj. Dëshmi për veprime të tilla kriminale janë vargjet e epikës historike: Avro Cemi në kamë asht çue, Shqiptar’ e mysliman’ i ka bashkue, po donë fenë ai me jau nrrue. N’ kishë t’ Gusisë kur janë afrue, ka ba brof, e në kamë a’ çue, edhe t’ madhe asht gërmue: - Ju muslimanë fenë me nrrue Se zakonin qashtu e kanë çue.!10 Sadizmi është cilësi tjetër e serbëve që është ushtruar mbi shqiptarët e Kosovës. Serbët kënaqen me vuajtjen e viktimës. Ata ndihen mirë kur i bëjnë të tjerët fatkëqij, ndërsa janë të pamëshirë në synimet e 9

8

Këngë popullore të Rilindjes Kombëtare, Prishtinë, 1978, f. 160.

EDUKATA ISLAME 93

T a f i l B o l e t i n i , Pranë Isa Boletinit, Kujtime 1 (1892-1916), Tetovë, 1996, f. 233. Arkivi i Institutit Albanologjik të Prishtinës. Dosja e Rrustem Berishës.

10


TRASHËGIMI

139

tyre dhe nuk zgjedhin mjete dhune për realizimin e tyre, ndërsa për të gjetur pretekst fajësie të të tjerëve madje e flijojnë edhe fëmijën e vet. Ky sadizëm u ka sjellë tragjedi të mëdha popujve në fqinjësi të tyre. Shqiptarët i njohin të këqijat e serbëve, ato i kanë përjetuar shumë rëndë në lëkurën e tyre. Mjafton ta përmendim sjelljen sadiste këtu: ”Në Podgur të Pejës, ushtria serbe e mori Halil Mustafën e Rexhep Ferizin me 15 shokë të zgjedhur, i kanë mbyllur në një kullë. Katin e poshtëm e mbushën me kashtë e i dhanë zjarrin. Dhe ata të mjerët digjeshin për së gjalli, kurse oficerët me ushtarët hidhnin valle duke kënduar”.11 Krimet e Ushtrisë serbe ndaj shqiptarëve në Krahinën e Lumës ishin të tmerrshme. Disa sosh i përmban letra e ushtarit serb, e botuar në gazetën “Radniçke novine”, të asaj kohe më 9-22 tetor të vitit 1913: “I dashuri mik, shkruan, ushtari, nuk kam kohë të shkruaj gjatë, por duhet të flas për gjërat e tmerrshme që po ndodhin këtu. Tmerrohem prej tyre dhe gjithmonë i bëj pyetje vetes, se si mundet që njeriu të bëjë mizori të tilla… Luma nuk ekziston më, nuk ka asnjë veç kufomave, pluhurit dhe hirit. Ka fshatra me nga 100-150 apo 200 shtëpi, ku nuk ka mbetur asnjë njeri. Në kuptimin e plotë të fjalës asnjë. Ne i mblodhëm njerëzit në grupe me nga 40-50 vetë, pastaj i vramë të gjithë duke i shpuar me bajoneta. Plaçkitja vazhdon kudo, oficerët u thonë ushtarëve që të shkojnë në Prizren për t’i shitur gjërat që i kishin vjedhur...”12 Dhunë e veçantë për shqiptarët e robëruar ishte kolonizimi, dhënia e tokave të shqiptarëve serbëve kolonë. Rapsodi e ka shprehur kundërshtimin edhe në ato raste. Kënga përshkruan rezistencën e pronarëve shqiptarë ndaj kësaj padrejtësie diskriminuese që u bëhej nga shteti serb. Serbët kolonë fillojnë t’i punojnë tokat e fqinjëve të tyre shqiptarë, por ka edhe raste kur aty i lënë edhe kokat: - Ore Milosov, more, thotë, o, kryqali-e, O, more n’ tokë t’ shqiptarit, o, pse ke hi-e?

140

Ore, e di, bir, more, që na vjen mërzi-e. Ore, nimo Zot! – Sakicën përpjet-e, O more, krah e krye mejher-o po m’ ja hjek-e.13 Lidhur me krimet e shumta që bëheshin ndaj shqiptarëve në këtë kohë “...ishin shumë të ashpra shënimet dhe faktet e Durhamit, kundër reprezaljeve serbe, greke dhe malazeze ndaj popullit shqiptar, gjë që nuk iu shkonte për shtati qarqeve sunduese të monarkive fqinje.”14 Miss Durhami, e cila qëndroi gjatë kohës së kryengritjes në Shqipëri, për shkak të sjelljeve të këqija ndaj shqiptarëve të zënë robër nga ana malazeze, ia ktheu dekoratat mbretit Nikolla, i cili ia kishte dhënë vite më parë. Gjithashtu, ajo ia ktheu edhe dekoratat e “Shën Savës” të Rendit të Tretë mbretit Petar, që ia kishte dhuruar më 24 janar 190815. Krimet e shtetit serb ndaj shqiptarëve i dëshmojnë edhe socialdemokratët e njohur serbë të asaj kohe, si: Dimitrije Tucoviqi, Kosta Novakoviqi, Dragisha Lapçeviqi etj. Dimitrije Tucoviqi, duke bërë fjalë për pushtimin e tokave shqiptare dhe mbajtjen e tyre nën robëri, thoshte: “Tani as që mendon njeri për viktimat që do të duhet t’i japim për pushtimin dhe mbajtjen e popullit shqiptar nën zgjedhë.”16 Ata, me qëndrimet dhe me shkrimet e tyre, denoncuan fuqishëm veprën kriminale që udhëhiqej nga politika serbomadhe krejtësisht shfarosëse ndaj shqiptarëve autoktonë. Krimet serbe ndaj shqiptarëve janë të njohura edhe gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore. Në Masakrën e Tivarit, afro 4000 shqiptarë të pafajshëm u vranë në mënyrë barbare nga ushtria serbe. Pastaj terrori gjatë ekspeditës së mbledhjes së armëve të viteve 50, i cili i detyroi shqiptarët të shpërngulen në numër të madh për në Turqi. Më tej, vijojnë vrasjet dhe burgosjet e shumta gjatë viteve 1968, 1981, 1989, pastaj krimet monstruoze si helmimi i pesë mijë fëmijëve e nxënësve dhe vrasja e shumë ushtarëve shqiptarë. 13

Arkivi i Institutit Albanologjik të Prishtinës. Dosja e Rrustem Berishës. Shih: X h e l a d i n S h a l a , Marrëdhëniet shqiptaro-serbe 1912-1918, Prishtinë, 1990, f. 168. 15 Po aty, f. 168. 16 Po aty, f. 146. 14

11

Arkivi i Institutit Albanologjik të Prishtinës. Dosja e Rrustem Berishës. R r u s t e m R . B e r i s h a , Holokausti shqiptar I, New York – Prishtinë, 2002, f. 28-29.

12

EDUKATA ISLAME 93


TRASHËGIMI

141

Krimet e tilla serbe ndaj shqiptarëve kanë vazhduar gjithnjë me intensitet të ndryshëm deri në luftën e fundit të vitit 1999, kur çmenduria serbe arriti kulmin e krimit ndaj shqiptarëve, duke i vrarë, djegur, dhunuar e dëbuar jashtë trojeve të veta masivisht shqiptarët. Për ta ndaluar krimin dhe për të penguar katastrofën humanitare, NATO-ja ndërhyri ushtarakisht në Kosovë. Këtë herë, serbët i bënë krimet më të tmerrshme kundër shqiptarëve, krime që rrallë i shënon historia. Këto masakra dëshmohen më së miri në veprën e Rrustem R. Berishës.17 Me këto mënyra shteti serb u mundua ta realizojë Programin shtetëror, të cilin e kishte hartuar me përkushtim të madh Vaso Çubrilloviqi, të parin qysh në vitin 1937 dhe të dytin më 1945, kinse për zgjidhjen e çështjes nacionale në Serbi. Këto programe, elaborate, i plotësuan më vonë edhe Shoqata e Shkrimtarëve dhe nga Akademia e Shkencave e Serbisë. Në luftën e fundit në Kosovë të vitit 1999, serbët bënë etnocid ndaj shqiptarëve. Ata vranë e masakruan afro 11.000 shqiptarë të të gjitha moshave dhe të të dy gjinive. Sipas planit të hartuar më parë të koduar me emrat “Patkoi” dhe “Osveta” (Hakmarrja) dhunuan më tepër se njëzet mijë gra e vajza shqiptare, dëbuan nga vatrat e veta afro një milion shqiptarë për në Shqipëri dhe Maqedoni, dogjën 200 monumente fetare të besimit islam, dogjën e shkatërruan gati tërësisht pronat e pasurinë e shqiptarëve anembanë Kosovës, dhe për të gjitha këto krime të rënda çnjerëzore, kryekrimineli Millosheviq shpërbleu autorët e tyre. Kriminelët serbë gjatë shekujve nuk bënë asnjë përpjekje për t’u liruar nga gjenet e krimit, përkundrazi aktet barbare e mesjetare i kultivuan edhe më tepër ndaj shqiptarëve. Këtë e dëshmon edhe lufta e fundit në Kosovë. Gazeta “DE ZBIT” e Hamburgut për luftën e fundit boton shkrimin me titull “Krimineli nën bli”, lidhur me njërin nga krimet më shtazarake serbe në Kosovë: ”Gjatë ngrënies Mirko ka rrëfyer për shokun e tij Josipin, për luftën në Kosovë dhe mbi atë se si

142

kishte qëndruar aty pranë Josipi kur kishte vrarë fëmijën. Josipi dhe Mirko nuk e dinin se prej nga vinte fëmija, nuk e dinin si quhej, nuk e dinin as sa vjet kishte. Por, kjo aq u bënte, sepse e vetmja që i interesonte Josipit, ai ishte shqiptar. Ishte një “shiptar”. Andaj Josipi në orët e para të pasdites, të 6 prillit 1999 mori një çekan dhe me shtatë goditje e copëtoi kafkën e fëmijës. Ishte rreth tetëvjeçar. E tëra kjo nuk kishte zgjatur më shumë se dhjetë sekonda. Pastaj, thotë Mirko, “përbindëshi i vogël” më në fund vdiq. Mirëpo, kishte parë se si shoku i tij, Josipi, e kishte shkundur neveria. Diç nga truri i djaloshit kishte përlyer uniformën. Josipi kishte marrë një leckë dhe ishte përpjekur ta fshinte masën me ngjyrë të përhimët në të verdhë. Por, truri nuk po fshihej. ”Mut i mallkuar”, kishte dëgjuar Mirko shokun e tij, Josipin, duke u çjerrë. Ky ia kishte dhënë një shqelm trupit të fëmijës së vdekur.”18 Lufta e fundit në Kosovë e vitit 1999 ishte krejtësisht sikurse të parat për tokë, pasuri e hapësirë, për shtrirje të Serbisë në sa më shumë territore, ndërsa serbët vendës të moçëm, që populli shqiptar kosovar i quan “rajë”, kanë qenë shumë më agresivë sesa të tjerët. Ndoshta, pse dëshironin që çështja shqiptare në këto troje të merrte fund. Ky realitet i zymtë ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në këtë hapësirë gjeografike përmban doemos edhe diçka të përbashkët, por shumë më tepër ka veçori individuale kombëtare, të cilat i karakterizojnë periudhat e ndryshme historike. Mirëpo, edhe në kohë të vështira ka pasur ndonjë moment kur nga pala kundërshtare serbe flitet e shkruhet me admirim për shembujt e trimërisë dhe burrërisë shqiptare. Kështu ka vepruar Mark Milani, njëri ndër udhëheqësit ushtarakë në luftërat për okupimin e viseve shqiptare. Ky vojvodë malazias (me origjinë shqiptare) sheh dhe bindet se shqiptarët janë në trojet e veta etnike dhe si të tillë janë të pathyeshëm, të pashkëputshëm nga pjesët e atdheut, andaj në momentet e fundit të jetës së tij lë amanet duke e porositur: ”Puno, o serb, me shqiptarët dhe do të dalësh i fituar. Trokit në portat e tyre dhe ato do të hapen. Puno, me besnikëri të vërtetë dhe

17

R r u s t e m R . B e r i s h a , Halokausti shqiptar, I, New York – Prishtinë, 2002, f. 12181.

EDUKATA ISLAME 93

18

Shih: R r u s t e m R . B e r i s h a , vepra e cituar, f. 104-105.


TRASHËGIMI

143

mos e mbështet fatin, as në shkathtësinë tënde dhe as në thjeshtësinë e tyre, duke menduar se mund t’i mashtrosh lehtë. Edhe sikur ata të mos e dinë që ti punon më tepër për lavdinë tënde, sesa për nderin e tyre, mos u lër shkas të kenë arsye e të ngulisin mbi ty një mijë shikime, për t’i zbuluar dredhitë dhe mashtrimet tua. Mos e ul veten deri aty. Shqiptarët janë një popull i thjeshtë, e kur e shohin tek ti të vërtetën e pastër, në flakë dhe në det hidhen bashkë me ty…”19 Këto marrëdhënie të skajshme, të traditave krijuese gjatë shekujve kanë vënë në dukje shumë veçori etnopsikologjike, të cilat pasqyrojnë dhe përcaktojnë formimin e popullit shqiptar dhe atij serb. Veçoritë dalluese janë të shumta e të ndryshme. Këto me kohë i kanë hetuar edhe popujt tjerë të Ballkanit, të botës e veçmas njerëzit e dijes e të shkencës, të cilët kanë vënë në spikamë në shkrimet e tyre gjatë shekujve të kaluar, por edhe sot, si: Hegeli, Gulielm Adae (Brokardus Monacus), Konstatin Jereçek, Leo Frendling, Hans Peter Rullmani, Miss Edith Durham dhe së voni laureati i çmimit “Nobel” të paqes, Eli Wiesel etj. Serbia nuk mësoi nga fashizmi as nga tragjeditë e popujve tjerë, madje as nga të vetat. Intelektualët serbë nuk e kryen detyrën e vështirë të vetëdijesimit të popullit të tyre: nuk ia bënë me dije se kanë marrë fund periudhat e errëta të nënshtrimit, të pushtimit dhe të etnocidit në këtë pjesë të Ballkanit e të Evropës. Ata deri sot kanë bërë pikërisht të kundërtën e asaj që duhej. Në fund duhet thënë se këto veçori etnopsikologjike të serbëve reflektohen në mënyrë të vrazhdë dhe negative në shumë sfera të jetës në raport me shqiptarët. Deri sot inteligjencia serbe nuk ka bërë asnjë përpjekje serioze për të gjetur rrugë për jetë normale, për ta pranuar realitetin e ri historik, për ta trajtuar shqiptarin si të barabartë, por gjithnjë e ka shikuar si të huaj, si armik, si një krijesë që nuk do të duhet të ekzistonte në Kosovë dhe përgjithësisht në tokat e tij etnike. Mirëpo, realiteti në Kosovë sot është tjetër. Se sa janë vetëdijesuar serbët e mbetur në Kosovë që t’ i njohin shqiptarët për zotërues të atdheut dhe të fatit të tyre, mbetet ta shohim në kohët që vijnë. 19

M a r k M i l a n i , Jeta dhe zakonet e shqiptarëve, Tiranë, 1995, f.98.

144

EDUKATA ISLAME 93

Prof. dr. Adem Zejnullahu

SERBIAN CRIMES ON THE ALBANIANS ACCORDING TO POPULAR TRADITION (Summary) According to a Serbian legend, the supreme God of the Slavs that moved to the East was Dajbog, whereas, the one of those who moved to the South was Beda (the Goddess of Fire). It seems that the legend corresponds to reality. It is a well-known fact that the Southern Slavs scorched all the lands they conquered prior to claiming them. Their descendents, the Serbs, applied the same tactics, expanding their territories. Similar tactics were applied during the war in Kosova in 1999.

‫آدم زﻳﻨﻮاﷲ‬

‫اﻟﺠﺮاﺋﻢ اﻟﺼﺮﺑﻴﺔ ﺿﺪ اﻟﺸﻌﺐ اﻻﻟﺒﺎﻧﻰ ﻓﻰ اﻟﺘﺮاث اﻟﺸﻌﺒﻰ‬ (‫)ﺧﻼﺻﺔ اﻟﺒﺤﺚ‬ ‫ اﱃ اﻟﺸـﺮق و‬:‫وﻓﻘﺎ ﳊﻜﺎﻳﺔ ﺷﻌﺒﻴﺔ ان اﻟﺸﻌﻮب اﻟﺴﻼﻓﻴﺔ ﳌﺎ ﻗﺮروا اﻟﻨﺰوح اﱃ اﲡﺎﻫﲔ‬ ‫اﻟﺸﺮق أﺧﺬوا ﻣﻌﻬـﻢ آﳍـﺔ اﳌـﺎء اﻣـﺎ اﻟـﺬﻳﻦ اﲡﻬـﻮا اﱃ اﳉﻨـﻮب اﺧـﺬوا ﻣﻌﻬـﻢ آﳍـﺔ اﻟﻨـﺎر‬ ‫و ﻛﻤــﺎ ﻳﺒــﺪو ﻓــﺎن ﻫــﺬﻩ اﳊﻜﺎﻳــﺔ ﺗﺘﻔــﻖ ﻛﺜـﲑا ﻣــﻊ اﻟﻮاﻗــﻊ ﻓــﺎن اﻟﺸــﻌﻮب اﻟﺴــﻼﻓﻴﺔ اﻳﻨﻤــﺎ‬ ‫ ﻫﻜـﺬا ﻓﻌﻠـﻮا اﻟﺼـﺮب ﺧـﻼل ﻣﺌـﺎت اﻟﺴـﻨﲔ‬. ‫ﺣﻠﻮا أﺣﺮﻗـﻮا اى ﺷـﻰء وﺟـﺪوﻩ اﻣـﺎﻣﻬﻢ‬ ‫ﰱ‬ .1999 ‫اﳊﺮب اﻻﺧﲑة ﺳﻨﺔ‬


146

AKTUALITETE

Gentian Jetishi

EDUKATA FETARE - MILIONA FAKTE PRO 1. Edukata Fetare – miliona fakte pro Çështja e futjes së Edukatës Fetare në shkollat publike në Kosovë mbetet një sfidë ende e pambaruar dhe si barometër i pafuqisë qytetare të komunitetit mysliman për të ndikuar në realizimin e kësaj kërkese. Zvarritja prej një dekade paraqet turp në vete për qeveritarët që kaluan dhe që janë tani në fron, njëjtë sa është turp për komunitetin mysliman, shoqërinë civile dhe qytetarët e thjeshtë. Mungesa e guximit qytetar dhe intelektual për të insistuar deri në realizim është çështje në vete dhe kjo barrë duhet të ndjehet nga secili qytetar i Kosovës prind, analist, teolog apo aktivist i shoqërisë civile. Vitin e kaluar (2009) kemi pasur një fushatë drejt artikulimit të kësaj kërkese që nisi me thirrjen e kryeimamit të Kosovës, Hirësisë së tij Sabri Bajgora, për të vazhduar më pas me disa shkrime dhe debate të pabarabarta në pak medie të Kosovës . Kulmi i tyre ishte një debat i mbajtur në emision Konfront në KTV- Kohavision Kosovë, ku mysafir ishte profesori i nderuar Qemajl Morina dhe disa të tjerë, që nuk kishin përgatitje profesionale për të folur për temën, por që si duket

EDUKATA ISLAME 93

organizatori ishte kujdesur të ftonte kundërshtarët më ekstremë të kësaj kërkese. Më tepër se përkrahësit e idesë për futjen e Edukatës Fetare në shkollat publike, kundërshtarët e saj u treguan më të zëshëm dhe këtu shtoja edhe përkrahjen mediatike që haptazi është parë sikur qëllimi ishte të inferiorizoheshin përkrahësit që kurrë më të mos marrin guximin për të artikuluar këtë kërkesë. Ato në emër të debatit masakruan dispozitat fetare e as këto dezinformime publike të Islamit nuk u kundërshtuan nga analistët, teologët, studentët e teologjisë e lëre më të ofrojnë fakte për vlerën dhe rëndësinë e jashtëzakonshme që ka Edukimi Fetar. Ato pak shkrime mund t’i llogarisim si përjashtim dhe si reflektim i nevojës jo pse ekulibruan debatin. Përkrahësit e idesë për futjen e Edukatës Fetare janë më shumë në numër por artikuluesit e kësaj kërkese janë më të pakët dhe inferiorë. Nëse vërtet kjo kërkesë është e gjithë qytetarëve, pse të paktën të mos kemi mbi 1000 shkrime për vlerën e saj dhe kjo të mos mbetet çdoherë në dorë të neve të rinjve por këtë përgjegjësi ta ndjejnë edhe të rriturit dhe intelektualët, akademikët dhe analistët të cilët ne i çmojmë shumë. Që nga emisioni i lartë përmendur ne nuk kemi pasur ndonjë lëvizje për këtë kërkesë, por kjo kurrsesi nuk na bën të kuptojmë se kemi hequr dorë apo kemi harruar. Ditët në vazhdim shpresojmë të kemi një fushat më të shprehur dhe dinjitoze por edhe insistuese deri në realizim të kësaj kërkese. Ndonëse deri tani janë prezantuar me qindra fakte bindëse dhe të arsyeshme, kundërshtarët minorë të kësaj kërkese i konsideronin të pakta dhe të pamjaftueshme. Pak a shumë e gjithë kjo i ka ngjarë çështjes së pavarësisë së Kosovës për të cilën na është dashur të ofrojmë me qindra fakte se e meritojmë si përkundër kundërshtarët e saj i konsideronin të pamjaftueshme. Vërtet ka shumë ngjashmëri me çështjen në fjalë, porse janë të natyrave të ndryshme dhe se çështja duhet të zbresë në nivelin që kjo është kërkesë qytetare, ndërkaq shteti i Kosovës e ka për obligim të realizojë kërkesat e qytetarëve të saj. Ndoshta dikush mendon se my-


AKTUALITETE

147

slimanët në Kosovë janë vetëm për sasi në kohë kur duhet që dikush të derdhë gjak e të sakrifikohet për t’u bërë kurban për çështje të mëdha, ose se janë sasi për të arritur më shumë vota për të arritur në pushtet një formacion politik apo se janë vetëm për pagim të taksave dhe se për çështje tjera duhet të heshtin. Myslimanët përbërjen shumicën absolute të shtetit të Kosovës, nuk janë gjynah dhe as që ua kanë falur shtetin atyre që nuk janë fetarë. Çështjen duhet ta marrim me seriozitet, në mënyrë që nga shtatori i vitit 2010 të futet në plan-programet shkollore, para së gjithash të sqarojmë keqkuptimet që ndodhën me rastin e debatit, sepse është krijuar një mendësi kundrejt saj edhe tek ata që kanë qenë përkrahës, e kjo erdhi si rezultat i heshtjes së njerëzve adekuatë për të sqaruar realitetin. Është thënë që kur të sinqertët heshtin, flasin hipokritët. Duhet që t’ua bëjmë të qartë se frika e paarsyeshme ndaj kësaj kërkese është vetëm paragjykim dhe jo fakt dhe se përkundrazi predispozitat janë që në një periudhë disavjeçare mund t’i shohim frytet e saj, si përkundër që kemi filluar që 10 vjet pas luftës t’i ndjejmë pasojat e vakuumit të mungesës së edukimit shpirtëror-fetar.

2. Edukata Fetare - çështjet teknike Kur diskutohej për Edukatën Fetare ndër të tjera përmendej çështja e buxhetit të mundshëm për ligjëruesit, pastaj kush do të ishin këta ligjërues, materialet mësimore çka, si dhe kush do t’i përgatiste dhe ndonjëherë çështja e statusit si lëndë zgjedhore apo obligative, e kjo e fundit më butë meqë kishte alternativa.

Me paratë e kujt?! Çështja e buxhetit për implementimin të kësaj kërkese nxori edhe hipokrizinë dhe mungesën e moralit të shumë qytetarëve. Kur i dëgjoje tek diskutonin njerëz në moshë ishte e habitshme që nuk dallonte fort nga komplekset e fëmijëve të vegjël. Buxheti i MASHT është buxhet që ndërtohet nga të hyrat e këtyre njerëzve, që po kërkojnë të fu-

148

EDUKATA ISLAME 93

sin këtë lëndë, si mund të pyesin njerëzit nga do të marrë MASHT mjetet për pagimin e pagave të këtyre ligjëruesve. Nëse themi që buxheti ynë është i varfër atëherë le të ulin shpenzimet e festimit të festave të kota, le t’i reduktojnë shpenzimet e qeverisë dhe të ngjashme. Por, ne nuk jemi edhe aq fukara. Diku më pati habitur edhe një mendim dhe një frikë smirëzezë, ku thuhej që po duan ta fusin Edukatën Fetare sepse ka shumë teologë të papunë dhe dëshirojnë t’i punësojnë. E ky mendim ishte vërtet hipokrit. Këta teologë, mësues të mundshëm për të cilët po frikësoheshe se mos po gjejnë vende pune (ta zvogëlojnë papunësinë e shtetit tonë) janë pikërisht ata që për shumë kohë e mbajtën gjallë jetën sociale të kombit. Ata ishin mjet i marketingut kur kërkohej që masës së gjerë të popullit shqiptar të Kosovës t’i rikujtohet pagimi i taksave për pagat e mësuesve, arsimtarëve dhe profesorëve edhe për të tjera institucione që populli ynë i mbante paralel me taksat që ia paguante shtetit të atëhershëm serb . Vërtet kjo është më e pakta që kanë bërë këta teologë e që nga kjo nuk fitonin vetë por fitonin pikërisht këta kritikues dhe hipokritë. Ndoshta është e kot të presim falënderim prej njerëzve të tillë. Njeriun nëna e tij e bart me mund për 9 muaj, pastaj e lind, e rrit e kujdeset për të dhe shpeshherë fëmijët dinë të tregohen jofalënderues edhe ndaj saj. Por, çështja nuk duhet të dalë jashtë ligjit, moralit dhe respektit tradicional human, sepse atëherë askush nuk merr përgjegjësi për veprimet e masës.

Çështja e ligjëruesve Ndonjë ish-student i departamentit të biologjisë apo të muzikës nuk mund të imagjinohet të ligjërojë lëndë të tillë që ka të bëjë me teologjinë. S’do mend se ligjëruesit do të ishin ata që kanë përgatitje shkollore e akademike për teologji. Çështja e individëve është çështje tjetër. Kjo do të paraprihet nga konkursi dhe kushtet që do të vërë MASHT dhe BIRK. Gjegjësisht ligjëruesit për disa javë do të ndiqnin një trajnim për ligjërimin e Edukatës Fetare me metodat bashkëkohore dhe do të certifikoheshin nga komisioni i përfaqësuesve të kualifikuar të metodikës nga MASHT dhe BIRK.


AKTUALITETE

149

Gjithçka përpos fesë Në debate jepeshin edhe alternativa të llojeve të ndryshme, gjithçka pos mësimit të fesë. Feja ndërtohet nga parimet e besimit, adhurimit dhe moralit, nëse këto nuk inkorporohen në materialet mësimore është e kotë të thuhet se është realizuar kërkesa e qytetarëve. Ata që do të mësojnë këto njohuri thelbësore të fesë kurrsesi që do t’i bëjë ata teologë siç nuk i bën mjekë shkolla e mesme e mjekësisë apo inxhinier shkolla e mesme teknike nxënësit e tyre. E drejta për edukim është e drejtë natyrale dhe ligjore dhe të ngufatësh këtë të drejtë do të thotë mbash një kuti të mbyllur që përgjithmonë do të mbetet dëshirë e nxënësve për t’u hapur. Duke dashur për të hapur kutinë që tani po kërkojmë t’ua lëmë sekrete, është rrezik që mund të hapin kuti tjera të cilat mund të vuajmë pasojat të gjithë ne. Është shumë me rëndësi për të rinjtë tanë që të informohen edhe për fenë dhe jo vetëm për ngritjen shpirtërore edhe për hapjen e horizonteve të rinisë. Sepse të gjitha gjykimet kundër nisen nga mungesa e njohjes për fenë, e kjo veç po thellon ndasitë mes fetarëve dhe jofetarëve. Në rast të një edukate të përgjithshme, këta kundërshtarë të Edukatës Fetare, të paktën do të duhej të tregoheshin tolerantë që ta pranonin si kërkesë tonën dhe për më tepër të lobonin për të si e drejtë e jona që nuk i obligon asgjë ata.

Inspektimi ekskluziv “Inspektimi ekskluziv” i ligjëruesve të lëndës së Edukatës Fetare është edhe një çështje që u ngrit duke kritikuar paraprakisht punën e inspektoratit të arsimit dhe këtë herë ende pa hyrë kjo lëndë në kurrikulat shkollore, kanë filluar paragjykimet e pabaza. Inspektimi është punë e inspektorëve të arsimit për të gjitha lëndët dhe të gjitha çështjet e shkollave dhe është shumë hipokrite të potencohet ekskluzivisht për këtë lëndë. Nëse duhet të flitet për punën e inspektoratit atëherë duhet të flitet për inspektimin e disa profesorëve (sidomos të filozofisë, biologjisë) të cilët në elaborimin e materialeve të parapara nuk tregohen shkencorë për të cilën janë të thirrur por mbajnë anën në tezat e tyre

150

EDUKATA ISLAME 93

dhe kryesisht të ateizmit duke e fyer fetaren gjë që bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës, madje në më shumë se një nen. Debati për çështje teknike vërtet që nuk mund të merret si kundër apo pro, por është relativ. Ne duhet të dalim përtej perceptimeve materiale për të shikuar nëse qëllimi dhe objektivat e saj janë të rëndësisë vitale për popullin tonë. E populli i së ardhmes ndërtohet sot, vakuumi shpirtëror prej një dekade ka krijuar një popull me pasojat e të cilit po merremi tani e më mirë se kurimi është thënë që të jetë parandalimi. Duhet t’i lëmë politikat dhe komplekset botërore e të merremi pak me popullin tonë siç po merren gjithë shtetet tjera.

3. Para se t’ia nisim! Krijesës me plot emocione të mos ia lejosh të edukojë, përmirësojë emocionet dhe t’i ekuilibrojë ato, të bën të mendosh se ndalimi po ardhka nga robotët dhe jo krijesa të llojit të njëjtë. Vlerat shpirtërore si besimi, dashuria, xhelozia dhe tjera nuk janë karakteristikë e krijesave të kohës sonë, por janë të tilla që nga lashtësia. Teoria fetare thotë se këto janë që nga krijimi i saj nga ana e Krijuesit Suprem, më konkretisht që nga njeriu i parë Ademi a.s. dhe gjithë të tjerët dhe jo se feja Islame ose ndonjë fe erdhi dhe i mbushi mekanikisht njerëzit me emocione. Për atë, vlerat shpirtërore kanë qenë pjesë e shoqërisë njerëzore, përjetësitë i shohim edhe nga të dhënat historike (Plutarku thotë se nuk kishte vend që nuk kishte objekte fetare edhe nëse nuk kishe objekte tjera), pastaj në letërsinë dhe kulturën e popujve të lashtë. Nuk mund të shpjegohet gjithçka në aspektin material dhe as që mund të shfarosim emocionet dhe botën ndijore tonën. Kush u mundua për një gjë të tillë u lodh kot, u dërrmua dhe më shumë vuajti (u emocionua). Lufta me shpirtrat e njerëzve dhe vlerat shpirtërore është luftë e humbur. Kjo është ajo që popujt që u munduan t’i japin përparësi vetëm komponentit material të njeriut, i bëri që t’iu lakmojnë të


AKTUALITETE

151

modestëve dhe të jepnin gjithçka që një ditë të vetme të jetonin në lumturinë që ata ndjejnë. Prandaj, ata që shumë shekuj janë para nesh (shumica e vendeve evropiane) vendosën që Edukata Fetare të jetë pjesë e kurrikulave shkollore. Ngjashëm dhe në përpjekje për të qenë edhe ne pjesë e këtyre popujve, shpresojmë që sa më parë të vetëdijesohet politika vendimmarrëse për çështjen në fjalë, të cilës asnjëherë nuk i është qasur sinqerisht. Në trajtimin e saj si një interes kombëtar, nuk kemi pasur ndonjë përpjekje intelektuale për ta mirëkuptuar çështjen, sepse ose kemi pasur gjykime de mode të logjikës së sistemit paraprak ose komplekse inferioriteti dhe instinkte skllavi se “mos po lëndohen zemrat e ndërkombëtarëve”. Thelbi është që masa është shumë e vendosur në këtë kërkesë qytetare sado që politikanët e tanishëm e kanë vështirë ta hapin mendjen dhe t’i ngritin gishtat për aprovimin e kësaj kërkese për këtë nevojë dhe domosdoshmëri kombëtare. Përndryshe, nëse ata e kanë të vështirë, atëherë qytetari kosovar nuk e ka të vështirë që të ngritë gishtat dhe të vërë në krye të politikës kosovare njerëz që i kanë në konsideratë kërkesat e tyre dhe që do ta aprovojnë këtë kërkesë. Gjithsesi që secili prej nesh është i vëmendshëm për ndjeshmërinë e çështjes dhe se ka disa zëra të pakët që kundërshtojnë. Esenca te këta të fundit qëndron në atë se këta zëra vijnë si mungesë e informacionit me fenë dhe sado që njerëzit nuk informohen për fenë në mënyrë institucionale asnjëherë nuk mund t’i vihet faji asnjë institucioni për probleme, për ekscese e të ngjashme. Lënda e Edukatës Fetare nuk duhet të politizohet, ajo është kërkesë qytetare, është nevojë, nuk është “sue generis” vetëm për Kosovën por ndoshta vendi ynë do të jetë nga të fundit që do ta bëjnë një gjë të tillë. Kjo kërkesë në Kosovë vazhdon të zvarritet prej vitit 1992, ndërkaq njerëzit ende nuk janë lodhur së kërkuari atë, përkundrazi këta zëra janë shtuar dhe janë më insistues. Nëse nuk vendoset pro kësaj kërkese brenda këtij viti, maksimumi që mund të shtyhet është deri në zgjedhjet e ardhme parlamentare, të paktën kështu mendoj meqë qytetaria ka marrë udhë në Kosovë, meqë populli ynë vazhdimisht po edukohet dhe po ngrihet.

152

EDUKATA ISLAME 93

4. Po, stimulimit për dituri “Vjen pra prej qiellit të shtatë, prej Lehvi Mahvudhit , libri më i madh që s’e ka parë as qielli as toka, fjala e Krijuesit të njerëzisë. E prirë nga ajeti i parë nr.1 për nga zbritja me fjalën nr.1 për nga ajeti, Allahu njerëzisë iu drejtohet nëpërmjet gjuhës së Muhammed Mustafasë s.a.v.s. me fjalën ‘IKRA’ ju pra që jeni në sallë edhe ata tjerët Umeti i Muhammedit deri kur të perëndon dielli nga lindja LEXONI.” Kështu jehonte zëri i Jakup Asipit, ngado që shkonte në shqiptari si misionar i dijes dhe ngritjes intelektuale. Fjalët dhe ligjërimet e hoxhës Jakup nxitën shumë nxënës, studentë dhe intelektualë për të zënë dije edhe më, derisa popullin tonë po e mbulonte pluhuri i injorancës që çdo ditë e më shumë rritet si trend negativ. Ndërkohë që logjika e mbrapshtë e sistemit arsimor dhe politikës shqiptare në raport me arsimin dhe ngritjen intelektuale i ngjan logjikës së pushtuesit, sikur edhe atë nuk duan të ngrihemi si popull. Se po të donim me siguri do të merrnin parasysh gjitha alternativat për ta bërë atë. Para së gjithash të përmendim një fakt tashmë të njohur që shkollat tona dhe sistemi arsimor në përgjithësi është në krizë. Suksesi gjithnjë e më i dobët i nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme, është njëra nga dëshmitë reale për këtë. Preokupimi i shkollarëve me gjithçka tjetër përpos me nxënien e dijes dhe lexim të librave, është më alarmante se çdo ngjarje politike botërore për kombin tonë. Nëse sot nuk kemi armiq materialë që do të na pamundësonin shkollimin, këtë nuk mund ta themi për armiqtë jomaterialë të brendshëm si egoja, uni e injoranca. Është thënë që armiku më i madh i njerëzimit është injoranca, madje më i rrezikshëm se injoranca është llogaritur mendimi i njeriut se di kur në fakt nuk di. Përballë këtyre armiqve jemi dorëzuar shumë lehtë. Vërtet edhe universitetet tona janë në gjendje të shkretë aq sa për ironi siç edhe më herët është thënë, ato po nxjerrin “analfabetë me diploma” dhe jo atë për të cilën janë themeluar. Pastaj në fakultetet e shkencave ekza-


AKTUALITETE

153

kte kemi deficit të studentëve si pasojë e mungesës së interesimit të nxënësve për të studiuar në ato. Fajin për mungesë të dëshirës dhe prirjes për dije e shkencë nuk mund t’ua vëmë nxënësve dhe studentëve, sa ky faj u takon shtetit dhe familjeve tona. Vërtet zyrtarët e arsimit në deklaratat e tyre publike janë shumë elokuentë dhe me oratorinë e tyre të zhvilluar i pushtojnë mendjet e njerëzve me fjalë si “do të ndërtojmë shkolla dhe universitete moderne, digjitale e blla... blla... blla...”. Por shkencërisht, shoqëri e avancuar nuk mund jetë ajo shoqëri e cila ndërton shkolla e universitete, që boton libra dhe mban festivale kulturore, por është shoqëri e cila mundohet vazhdimisht të jetë e përditshme, sistemet, tezat dhe zakonet t’i formësojë në përputhshmëri me njohuritë dhe programet dhe programet të cilat na diktojnë nxënësve nëpër shkolla” [Dr. Abdul-Kerim Bekar, Formimi i Brezave]. Më tutje Dr. Abdul-Kerim Bekar thotë: Nëse dëshiron të dish se sa është ngulitur shpirti shkencor dhe interesimi për dije, atëherë shiko cilat debate dhe interesime dominojnë te shumica e njerëzve gjatë kohës së vikendit dhe në kohët e lira”. Pavarësisht gjithë kësaj gjendjeje kaotike dhe më tepër se kaq në rrugë për t’u bërë tragjike si tragjedia më e madhe kombëtare, Ministria e Arsimit, por as Qeveria e Kosovës dhe as e shtetit shqiptar nuk e llogarisin arsimin sektor me prioritet, edhe nëse po vetëm verbalisht, jo konkretisht. Në këtë fushë nuk ka ndonjë plan konkret dhe të gjitha alternativat ngufaten, meqë zyrtarët që drejtojnë institucionet tona jetojnë me paragjykime dhe inferioritet, pavarësisht titujve të tyre shkencorë. Mësimdhënësit dhe ligjëruesit duhet të luajnë rolin e tyre që e kanë pasur dikur, rol i tyre i shenjtë që i ka rezistuar asimilimit kombëtar. Njëjtë edhe Qeveria duhet t’i respektojë mësimdhënësit dinjitetin e tyre duke i stimuluar me paga të mëdha. Vërtet sot Japonia është një ndër vendet më të zhvilluara në botë falë ngritjes dhe insistimit për ngritje intelektuale. Por, sondazhet tregojnë gjithashtu për respektin e

154

EDUKATA ISLAME 93

madh që e ka te populli japonez mësimdhënësi. Pagat e mësimdhënësve janë më të mëdha se të farmacistëve dhe inxhinierëve. Nga ana tjetër, gati dy dekada bëhet nga kërkesa e qytetarëve shqiptarë drejtuar institucioneve për të futur edhe lëndën e Edukimit Fetar në shkollat tona. Ironia është më e madhe kur këto shkolla jo vetëm që po prishin rininë tonë, jo vetëm se po e shkatërrojnë dimensionin e tyre shpirtëror por edhe përballë diplomimit të injorantëve ata nuk janë të gatshëm të marrin në konsideratë alternativat shpëtuese. Fragmenti me të cilën e nisëm këtë shkrim është një nga dëshmitë se sa stimulues mund të jetë Edukimi Fetar te nxënësit dhe më vonë te studentët. Islami si feja e shumicës së kombit shqiptar është një stimulues i pashtershëm dhe në rastin konkret një superman i arsimit, gjithnjë në rënie. Vetë fjala e parë e zbritur në Kur’an është Lexo pastaj edhe të tjera citate të Kuranit flasin për vlerën e dijës dhe dijetarëve. “Thuaj: “A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë?” PO, vetëm të zotët e mendjes marrin mësim” [Kur’an, Zumer:9] “... Allahu i lartëson ata që besuan prej jush, i lartëson në shkallë të lartë dhe ata të cilëve u është dhënë dituri”. [Kur’an, El-Muxhadele, 11] E edhe të tjera citate të Kur’anit dhe thënie të Pejgamberit a.s. janë ato që i kanë nxitur në të kaluarën myslimanët të ngrihen aq sa dikur ishin bërë promotorë të shkencave, si fjala vjen Ibs Sina (Avicina ) në Mjekësi apo Ibn Halduni, themelues i Sociologjisë, e shumë të tjerë. Në këtë frymë pse të mos i lëmë të inspirohen nga Kur’ani dhe të bëhen të mëdhenj Besnikët, Fisnikët e Luanët tanë, e një ditë në hapësirë në galaktikë të quhet ‘Albania’. Nëse edhe më shumë do ta materializonim ndikimin dhe stimulimin e fesë për ngritje intelektuale dhe nxënie të dijes, atëherë këtë mund ta shohim nga shembulli konkret i Medresesë “Alaud-din” në Prishtinë. Ajo dihet nga të gjithë si njëra ndër shkollat që tregon suksesin më të mirë gjatë vitit në Prishtinë por edhe në Kosovë sigurisht. Gati në të gjitha garat e diturisë Medreseja është e para, dhe ky fakt


AKTUALITETE

155

është i pranuar dhe i njohur për njerëzit që njohin arsimin në Prishtinë. Pavarësisht gjithë kësaj, gjendja vazhdon edhe më të vështirësohet dhe nuk priten përmirësime derisa vendet tona i drejtojnë injorantët, paragjykuesit e egoistët.

5. Biologjia e Edukatës Fetare Edukata Fetare është kërkesë e pashmangshme deri në realizim dhe zërat pro saj nuk do të heshtin vetëm pse bëjnë zhurmë 2-3 mediume të dyshimta, të cilat sa më shumë ekspozojnë kundërshtinë tyre alogjike vetëm se ngjallin edhe më antipatinë e qytetarëve të Kosovës ndaj tyre. Ndër argumentet kundër lëndës së Edukimit Fetar përmendet nga ana e kundërshtarëve edhe stereotipi “old fashioned” se feja është në kundërshtim me shkencën, se si nxënësit në shkollat publike do të mësojnë në këtë lëndë për shpjegimin fetar për origjinën e njeriut kur kjo teori është ndryshme prej teorisë së evolucionit që prej kohësh është shpjeguar në lëndët shkencore më konkretisht në lëndën e Biologjisë. Për cilindo qytetar Open Minded, i cili vetëm pak ka sërfuar në net apo i ka rënë në dorë ndonjë revistë shkencore, mund ta ketë parë që stereotipi, se feja është në kundërshtim me shkencën, ka qenë mit dhe gënjeshtër që kurdoherë do të sheshohet e vërteta. Tani shumica e njerëzve të intelektit e kanë të qartë faktin që shkenca është vetëm një argumentuese e fesë për njerëzit që ende nuk kanë besuar duke i afruar ata te feja, madje duke i bërë ata më fetarët. Kjo gjë është vërejtur sidomos në dy shekujt e fundit kur një numër i madh shkencëtarëve kanë pranuar fenë islame madje vetëm pas informimit me atë që Kur’ani ka folur para shumë shekujsh për teorinë e tyre. Ka edhe të atillë që Kur’ani u ka shërbyer si burim për të bërë zbulime shkencore. Në mesin e cilësive të Kur’anit sot gati të gjithë e njohin edhe me atë si libër origjine për shkencëtarët. Në një parallogaritje nga mufesirët (komentuesit e Kuranit ) të fundit mendohet sa

156

EDUKATA ISLAME 93

janë mbi 1200 citate kuranore që flasin për të vërtetat shkencore të kohës së fundit. Si mund të jetë një libër me mbi 1200 citate (ajete ) shkencore dhe të mohohet origjina e tij Hyjnore, madje të thuhet se është në kundërshtim me shkencën. Por, kush e thotë këtë të fundit, shkencëtarët jo, intelektualët e përgatitur për qasje shkencore e akademike jo, këtë e thonë një pjesë e individëve emocionalë, të cilët ose nuk janë në rrjedha të ngjarjeve ose e bëjnë me qëllim të dezinformimit. Para së gjithash duhet të sqarojmë një gjë, lënda e Edukimit Fetar nuk nënkupton krijimin e një sistemi paralel me atë të tanishëm, por përkundrazi, të futet si një lëndë plus për informacioneve thelbësore për edukimin fetar. Nëse themi se si do të reagojnë nxënësit kur në orën e parë do të mësojnë në Edukatën Fetare për teorinë fetare të origjinës së njeriut dhe në orën e dytë në lëndën e Biologjisë, do të mësojnë për teorinë e evolucionit, një preokupim i tillë është i kotë dhe le të themi se përgjigjja është më shumë se gjysmëshekullore dhe autoktone. Që ta kemi më të qartë këtë, si shembull po ju ofrojmë perspektivën e Medresesë së Mesme “Alaud-din”. Në këtë shkollë publike në Prishtinë prej kohësh përveç lëndëve fetare mësohen edhe lëndët shkencore, më konkretisht plan-programi i gjimnazit të përgjithshëm. Edhe këtu nuk kemi një sistem paralel, por përkundrazi për më shumë se gjysmë shekulli aty shpjegohet teoria e evolucionit, por vetëm si teori dhe jo e vërtetë. E tillë sqarohet në të gjitha shkollat, por ajo me çfarë provohet të manipulohet opinioni që shpesh e ka të pamundur të ndajë teorinë nga e vërteta, duke i marrë këto dy si një e që në fakt jo çdoherë janë një e në rastin e teorisë së evolucionit janë të kundërta, sepse për sa vite të ekzistimit të kësaj teorie ajo ngeli e tillë dhe nuk arriti të bëhet e vërtetë. “Shumë shkencëtarë sot e pranojnë dhe pohojnë që evolucioni është i pamundur” (Gish, D.T., Evolution: The Fossils Still Say No !) Kësaj pike do t’i kushtojmë edhe pak tekst që opinionit të mos i ngelim borxh dhe t’ua largojmë brengën e kotë të krijuar, lënda e Edukatës Fetare fare nuk do ta përmendë këtë aspekt. Nëse frika e di-


AKTUALITETE

157

kujt është se nxënësit mund të vinë në kontakt me këtë tezë, atëherë ne kemi të bëjmë me një mbyllje të mendjes së nxënësve tanë. Nxënësit duhet t’i përgatisim për qasje shkencore dhe jo t’ua imponojmë teoritë dhe tezat, që sipas shumësisë së historianëve, ato as në fillim nuk kishin qëllime shkencore por ideologjike. Megjithatë, edhe nëse nxënësit në shkollë nuk po dëgjuakan për teorinë fetare për origjinën e njeriut, atëherë si do t’ua pamundësojmë nxënësve leximin e revistave shkencore, ku kjo teori ka zënë rrënjë si teoria më e përafërt me logjikën. Madje edhe studimet e shekullit që kaloi dëshmojnë se 19 materialet prej të cilave përbëhet trupi i njeriut janë nga toka. Apo si do t’i i mbajmë nxënësit tanë nga librat, interneti ku ka qindra informacione për këtë teori. Përveç kësaj, askush nuk po kërkon që kjo teori të futet si pjesë e programit, por të futet lënda e Edukatës Fetare, e cila ka shtrirje më të madhe si në aspektin fizik dhe metafizik. Madje ajo do të jetë edhe stimuluese e brendshme për sukses dhe ngritje intelektuale të nxënësve, çështje për të cilën do të flasim në një shkrim tjetër.

Evolucioni, evolucionistët dhe rrjedhat e fundit! Jashtë nga ajo çfarë mund të mësojnë nxënësit në lëndën e Edukatës Fetare dhe lëndët e tjera, jashtë shkollës nxënësit i pret një botë e gjerë e informacionit. Për ata që kanë përcjellë zhvillimet në raport me teorinë e evolucionit e dinë mirë se ajo nuk ka mbetur tjetër veçse burim frymëzimi për satirë, ironi, karikatura e të ngjashme. “Është llogaritur se sot, një numër i madh i shkencëtarëve në botë, dhe së paku 10000 në SHBA, e praktikojnë shkencën e ndarë, duke i refuzuar plotësisht pohimet evolucioniste, si dhe se disa prej tyre veçse kanë filluar t’i pranojnë shpjegimet e Kur’anit se si jemi krijuar në këtë planet” (Senad Qosa, Evolucioni jo vetëm që nuk e shpjegon ekzistencën tonë, por është absurditeti më i madh që sot bota është duke e quajtur: “miti i ateizmit dhe shkencës“). Për të qenë e vërtetuar teoria e evolucionit, duhet të ketë gjurmë në fosile-një dokument i pakundërshtueshëm i historisë natyrore të kë-

158

EDUKATA ISLAME 93

tij paraardhësi primitiv dhe format jetësore të ndryshme që u zhvilluan prej këtij fosili. Një gjë e tillë është e pamundur. Në këtë sens shkencëtari Harun Yahya (Adnan Oktar ) iu ka bërë ftesë evolucionistëve se do t’iu jep 10 trilionë lira turke (4.4 trilionë funtesh) të gjithë atyre të cilët sjellin së paku një fosil të fazës kalimtare të jetës, e cila e demonstron evolucionin. Përpjekjet e fanatikëve të teorisë së evolucionit për ta vërtetuar çdoherë jo vetëm që u shkonin kotë por edhe i bënin qesharak para botës. P.sh. në fund vitin e kaluar në të gjitha mjetet botërore të informimit dhe në qarqet e ndryshme shkencore bëri jehon lajmi për zbulimin e një fosili të konsideruar “hallka e humbur” e evoluimit. Fosili i vjetër 47 milionë vjet, që besohej të ishte "hallka e humbur" e evoluimit dhe që konsiderohej si "paraardhësi" i njeriut, doli të jetë një lloj i majmunëve që jetojnë në Madagaskar. Edhe një herë, edhe shumë herë tjera, jo për të nënvlerësuar por për të kundërshtuar fanatizmin, i cili i ka rrënjët pikërisht tek ideologjia e themeluesit të kësaj teorie dhe se shkenca në këtë mes është vetëm kamuflim sepse e vërteta është e kundërta e saj. Prandaj, të gjithë që janë të gatshëm për qasje shkencore pa emocione dhe që ia duanë të mirën popullit tonë dhe veçanërisht popullatës më vitale të saj rinisë le të kapërcejnë zhurmat kundër të ideologëve të ideologjisë që deri dje ushtroi dhunë mbi ne dhe të nxitojmë së bashku që sa më parë kjo lëndë të jetë pjesë e korrikulave shkollore. Ta bëjmë këtë para se barka të përmbyset, para se çnjerëzohet kjo rini, para se të zhveshën nga ndjenjat dhe vlerat, të mos harrojmë se asnjë lëndë në shkollat tona nuk flet për dimensionin shpirtëror dhe kjo pjesë e etur e rinisë sonë po gjen prehje në diçka që po u bën dëm atyre por edhe gjithë neve. Zoti mos e bëftë që të gjithë të jenë të hutuar, Zoti bëftë që edhe ata që deri tani kanë mbajtur pozicion neutral të ngritin zërin dhe me ngulm të kërkojmë këtë domosdoshmëri që për pa arsye neglizhohet vazhdimisht.


AKTUALITETE

159

160

6. Implementimi i Edukatës Fetare me metodat bashkëkohore Ligjërimi shkollor dhe universitar me metodat bashkëkohore të ligjërimit në përgjithësi në vendin tonë ende nuk ka marrë udhë, ndërkohë rastet e pakta aty këtu nga ndonjë profesor mund të konsiderohen si përjashtime. Jetojmë në një botë ku ngjarjet zhvillohet në mënyrë dinamike, prandaj që ligjëruesit në shkolla dhe universitete duhet të jenë të vëmendshëm që në shtjellimin e materialit të caktuar të mundohen që të shfrytëzojnë metodat e ndryshme moderne në raport me mentalitetin dhe rrethanat e kohës për të cilën ligjërojnë. Kur themi ligjërim bashkëkohor nuk kemi aspak qëllim modernizmin si lëvizje, por me këtë po nënkuptojmë elaborim të materies së njëjtë eventuale por vetëm metodologjia të jetë moderne. Në ligjërimin e Edukatës Fetare ka mundësi të metodave të shumta që mund të përdoren, në raport edhe me moshën e nxënësve. Si shembull: Kur profesori i Edukatës Fetare t’u ligjërojë temën “Qëllimi i krijimit të njeriut” në këtë rast organizimin e orës mund ta bëjë si vijon.  Para se t’u tregojë për temën u parashtron pyetje tërthorazi për temën në fjalë që të marrë opinionet reale të nxënësve për atë se çfarë ata mendojnë se është qëllimi i krijimit të tyre në këtë univers gjigant. Profesori duhet të kujdeset që të mos i ikën ky moment dhe që të gjejë mënyrën dhe pyetjet adekuate që të provokojë mendimin e thellë të nxënësve për një temë të tillë. T’i bëjmë nxënësit të mendojnë sinqerisht dhe thellë për një temë është shumë më me vlerë sesa t’u tregojmë muskujt e oratorisë sonë e në anën tjetër nxënësit edhe nëse kanë arritur të marrin informacione solide nga ai ligjërim nuk kanë arritur një gjë më të rëndësishme se kjo e që është eksperimentimi dhe shijimi i saj.  Pas disa minutash debat eventual profesori duhet që për pak minuta të u jap leksionet për temën, duke u ndërlidhur me ato çfarë nxënësit kanë thënë dhe duke u dhënë shpjegimin fetar për çështj-

EDUKATA ISLAME 93

en në fjalë. Një gjë e tillë nuk duhet të përfshijë tërë orën por vetëm një pjesë të saj, ku profesori do t’u ofrojë fakte, shembuj, rrëfime për temën në fjalë dhe referenca ku mund të gjejnë material ekstra për të interesuarit. Në fund të orës do t’u kërkojë nxënësve që për aktivitet të shtëpisë do të kenë shkrimin e një eseje për temën në fjala f.v. “Qëllimi i krijimit të njeriut” ose “Pse ekzistoj”, “Kush jam unë, nga erdha dhe ku shkoj” e ngjashëm, ese kjo që profesori do ta vlerësoj me pikë të caktuara si pjesë vlerësimit të përgjithshëm shkollor për Edukatën Fetare.

Profesorët dhe mësimdhënësit e Edukatës Fetare duhet të ndjejnë përgjegjësinë që 45 minutat e orës së Edukatës Fetare t’i shfrytëzojnë në maksimum në mënyrë sa më racionale, të dijë që të tillat mund të jenë shumë qenësore për botën emocionale dhe karakterin e nxënësve të tij e që do të jenë liderët dhe populli i së ardhmes. Shpeshherë duhet provokuar nxënësit edhe me temat tabu, tema këto që nxënësit nuk kanë hapësirë për t’i debatuar dhe sa nuk ka hapësirë nuk kanë gatishmëri për t’i debatuar me secilin. Duke debatuar me ta pos që u ndihmon nxënësve për të zhvilluar aftësitë e tyre të shprehurit dhe në veçanti të shprehurit e asaj çfarë ata mendojnë dhe ndihen në të njëjtën kohë u ndihmon atyre me këshilla të përgjithshme për të hapur mendjen për çështjet në fjalë duke u dhënë shpresë, përgëzim dhe kurajë për atë çështje. Në varshmëri me moshën e nxënësve profesori zgjedh ose sugjerohet nga nxënësit për të debatuar për ndonjë temë që i preokupon. Me nxënës të shkollave të mesme të ulëta që janë në fazën fillestare të adoleshencës temat që mund të trajtoheshin mund të ishin:  sjellja në raport me prindërit, tejkalimi i tensioneve eventuale, pranimi i gabimit me ta dhe gjetja e formës së ofrimit dhe kërkim-faljes së tyre  komplekset e shoqërisë ideale, cili është shok i mirë e cili jo, shok interesi, shok i fesë, shok i jetës e të ngjashme


AKTUALITETE

 

161

dukuritë negative, duhani, alkooli, droga të bëjnë më të madh apo më të padijshëm e të ngjashme kompleksi i imitimit të të rriturve në veçanti të vajzave të VIP artistëve, këngëtarëve modele etj.

Nga ana tjetër, me nxënës të shkollave të mesme mund të diskutohen edhe tema tjera, si dashuria si emocion dhe hapja e mendjes drejt shpërndarjes reale të këtij emocioni. Porse diskutimi nuk është e vetmja mënyrë dhe as që mund të mendohet si metodë me të cilën duhet të zhvillohet çdo temë apo orë mësimore. Janë një numër i madh i teknikave dhe metodave që mund të përdoren nga ligjëruesit e Edukatës Fetare, por gjithnjë duke mos i ikur esencës së këtij edukimi që është t’i bëjë nxënësit të njohin dhe të vlerësojë botën e tyre humane qysh prej fëmijërisë, sepse kurdoherë jeta si edukatore e dhunshme ia mëson secilit. Si ndihmë mund të shfrytëzojnë edhe materiale të ndryshme si: - Fletushka; - Libra; - Rrëfime qoftë origjinale apo nga tregimet; - CD; - Prezantime (Power Point); - Vizatime, Skica; - Revista; - Foto, Harta,Grafike, Diagrame. Nxënësit vazhdimisht duhet të aktivizohen në orë dhe kjo orë duhet të jetë si freski dhe gëzim për ta. Ata mund të zhvillojnë edhe aktivitete tjera jashtëshkollore për tema të caktuara, për të cilat mund të vlerësohen nga lënda ( të marrin pikë për vlerësimin përgjithshëm). Si të tilla pos shkrimit të eseve, mund të u kërkohet të bëjnë hulumtime individuale apo grupore për ndonjë temë të caktuar dhe t’i prezantojnë para klasës e të ngjashme.

162

EDUKATA ISLAME 93

Teknikat që mund të përdoren edhe në lëndë tjera mund të shfrytëzohen edhe në Edukatën Fetare në varshmëri prej temës në fjalë dhe në veçanti prej moshës së nxënësve. Mbi të gjitha profesorët e Edukatës Fetare duhet të shkojnë shumë të përgatitur në orët mësimore të shoqëruar me një entuziazëm dhe elan që kjo të ndikojë te nxënësit që ta shijojnë karakterin edhe thelbin e Edukimit Fetar dhe që realisht të ndjejnë që kjo lëndë është gëzimi i ditës kur ata kanë në oraret e tyre mësimore.


AKTUALITETE

163

Gentian Jetishi

RELIGIOUS EDUCATION – A MILLION REASONS IN FAVOR OF IT (Summary) The introduction of religious education in public schools in Kosova continues to be a challenge and a sign of the lack of power of the Muslim community to press forward with their demands (in this direction). The decade long delays are a disgrace for the authorities, the Muslim community, the civil society and ordinary citizens. The lack of civic and intellectual courage to insist on the implementation of this right is an issue in itself (the responsibility to do so falls upon every citizen of Kosova, parents, analysts, theologians and civil society activists).

‫ﻏﻨﺘﻴﺎن ﻳﺘﻴﺸﻰ‬

‫ ﻣﺎﺋﺔ دﻟﻴﻞ ﻣﻌﻬﺎ‬- ‫اﻟﺘﺮﺑﻴﺔ اﻟﺪﻳﻨﻴﺔ‬ (‫)ﺧﻼﺻﺔ اﻟﺒﺤﺚ‬

‫ان ﻣﺴﺄﻟﺔ ادﺧﺎل ﻣﺎدة اﻟﱰﺑﻴﺔ اﻟﺪﻳﻨﻴﺔ ﻛﻤـﺎدة ﻣﻘـﺮرة ﺑﺎﳌـﺪارس اﳊﻜﻮﻣﻴـﺔ ﰱ ﻛﻮﺳـﻮﻓﺎ‬ ‫ﺳــﻮف ﺗﺒﻘــﻰ ﻛﺘﺤــﺪ ﻟــﻂ ﻳﻨﺘــﻪ ﺑﻌــﺾ و ﻛﺎﺷــﺎرة ﺿــﻌﻒ ﻟﻠﻤﺠﺘﻤــﻊ اﳌــﺪﱏ و اﻻﲢــﺎد‬ ‫ ان ﳑﺎﻃﻠ ــﺔ ﻫ ــﺬا اﻟﻄﻠ ــﺐ ﻻﻛﺜ ــﺮ ﻣ ــﻦ ﻋﺸ ــﺮ‬. ‫اﻟﺴ ــﻼﻣﻰ ﻟﺘﺤﻘﻴ ــﻖ ﻫ ــﺬا اﻟﻄﻠ ــﺐ اﳌﻠ ــﺢ‬ ‫ﺳ ــﻨﻮات ﻳﻌﺘ ــﱪ وﺻـ ــﻤﺔ ﻋ ــﺎر ﻋﻠ ــﻰ ﺟﺒـ ــﲔ ﻋﻠ ــﻰ اﻋﻀ ــﺎء اﳊﻜﻮﻣـ ــﺔ اﻟ ــﺬﻳﻦ ﳛﻜﻤـ ــﻮن‬ ‫و ﺣــﱴ ﺑﺎﻟﻨﺴــﺒﺔ‬ ‫ ان واﺟــﺐ ﲢﻘﻴــﻖ ﻫــﺬا اﻟﻄﻠــﺐ ﻳﻘــﻊ ﻋﻠــﻰ ﻋــﺎﺗﻖ ﻛــﻞ ﻣﺴــﺆل ﺳـﻮاء‬. ‫اﳌـﻮاﻃﻦ اﻟﻌــﺎدى‬


166

REFLEKSE

Jahja Hondozi

JEHONA E PËRKTHIMIT TË KUR’ANIT NË GJUHËN SHQIPE NË SHTYPIN E HUAJ1 Se Kur’ani është një libër madhështor e i pashembullt, libër më i përkthyer2 e më i lexuar në botë, ky, padyshim është një fakt i njohur. Shqiptarët, ndërkaq, deri para një çerek shekulli nuk patën fat ta kenë Kur’anin të përkthyer komplet në gjuhën e tyre. Çuditërisht, edhe kur ndodhi kjo ngjarje, në vitin 1985, nuk pati pothuajse kurrfarë kujdesi për prezantim në mediet e shkruara të asaj kohe.3 Ndërkaq, mediet e huaja, fill pas daljes në dritë të këtij përkthimi i kushtuan më shumë kujdes sesa intelektualët dhe mediet shqiptare. Tema bosht e jona do të jetë lidhur me vështrimet e intelektualëve joshqipfolës, të cilët dhanë kontributin e tyre në shtypin e atëhershëm

1

Kumtesë e lexuar në shtëpinë e kulturës “Xhemajl Berisha” në Prizren, më 30. 04. 2010 me rastin e shënimit të 25-vjetorit të përkthimit të parë të Kur’anit komplet në gjuhën shqipe nga Dr. Feti Mehdiu. 2 Ende edhe sot e kësaj dite, dëgjojmë aty-këtu zëra të tillë të cilët pandehin se Kur’ani nuk mund të përkthehet. 3 E vetmja informatë që u dha atëbotë ishte ajo në mbledhjen e Kryesisë së Bashkësisë Islame, por që nuk ishte publike.

EDUKATA ISLAME 93

dhe njoftonin opinionin për një përkthim komplet të Kur’anit për herë të parë në gjuhën shqipe. Këtu do t’i përmendim sipas radhës, artikujt që u shkruan për këtë ngjarje. Revista “Glasnik” (nr. 4/1985) e Sarajevës, ishte e para që e njoftoi opinionin e gjerë përmes shkrimit “Prevod Kur’ana na albanskom jeziku” (Përkthimi i Kur’anit në gjuhën shqipe). Duke e njoftuar opinionin për këtë botim, vihet në dukje se kjo është njëra ndër ngjarjet më të rëndësishme, jo vetëm për bashkësinë islame, por edhe për atë shoqërore. Ky përkthim i parë komplet, thuhet më tej, që është shfaqur në gjuhën shqipe, do të zërë, padyshim, vend të merituar në historinë fetare e kulturore të shqiptarëve në trevën tonë dhe më gjerë. Në përmbyllje të këtij informacioni, lexuesit njoftohen se për këtë përkthim do të bëhet fjalë në një nga numrat vijues të revistës. Në nr. 5/1985, të revistës “Glasnik” botohet prezantimi i këtij përkthimi nga Idris Demirović, me titullin “Događaj albanske kulture” (Ngjarje e kulturës shqiptare). Autori i këtij vështrimi pohon se kjo vepër paraqet jo vetëm një ngjarje të madhe për bashkësinë islame në Jugosllavi, veçanërisht për myslimanët shqipfolës, por është njëherësh një ngjarje kulturore për historinë e kulturës shqiptare në përgjithësi. Këtij përkthimi i kanë paraprirë përkthimet e pjesshme, të cilat u botuan në revistën “Glasnik” të Sarajevës. Padyshim, ky prezantim i I. Demiroviçit është mjaft i vlefshëm, nga një anë si recensioni i parë i përkthimit të Kur’anit komplet në gjuhën shqipe, dhe nga ana tjetër si një njoftim i hollësishëm dhe i thukët përmes të cilit është njoftuar opinioni publik për një ngjarje mjaft të rëndësishme në hapësirën mbarëshqiptare. Në gazetën “Glas Koncila”, e datës 10 nëntor 1985, nr. 45, botohet një informacion lidhur me këtë përkthim të Kur’anit, me titull “Kuran na albanskom” (Kur’ani në shqip). Aty njoftohet publiku i gjerë se në Prishtinë kishte dalë përkthimi i parë në tërësi i Kur’anit në gjuhën shqipe, në 10.000 ekzemplarë.


REFLEKSE

167

Kur’ani, citon ky lajm, është libri i shenjtë i myslimanëve, të cilën All-llahu ia ka shpallur Muhammedit a.s. Është i ndarë në 114 sure dhe përmban parime fetare, morale dhe juridiko-shoqërore për jetën e secilit mysliman. Lajmi bën të ditur se përkthyesi është Feti Mehdiu, profesor i gjuhëve orientale në Fakultetin Filozofik të Prishtinës. Sipas këtij lajmi, përkthimi është një ngjarje e madhe fetare e kulturore, pasi që Kur’ani nuk është vetëm vepër fetare, por njëherësh edhe vepër artistike dhe filozofike. Në fund, informacioni kumton se në përgatitje është edhe botimi i dytë, në të cilin krahas përkthimit shqip do të shtypet edhe teksti arab. Mbi përkthimin komplet të Kur’anit në gjuhën shqipe njoftoi opinionin e gjerë në një lajm edhe revista boshnjake “Islamska misao”, nr. 85 (dhjetor, viti 1985). Lajmi mban titullin “Kur’an na albanskome” (Kur’ani në gjuhën shqipe). Aty theksohet fakti se bëhet fjalë për përkthimin komplet të librit të All-llahut në këtë gjuhë. Idriz Demirovići, thuhet në këtë lajm, e lavdëron përpjekjen e madhe përkthyese të Feti Mehdiut, por njëherësh vëren edhe disa të meta, të cilat do të duhej të evitohen në botimet e ardhshme. Në fund, theksohet se vërejtjet kritike të këtij përkthimi pritet të vijnë së shpejti. Në po të njëjtin vit, në gazetën “Mulhaku-th-thulatha”, të datës 17 dhjetor, Muhamed Mufaku e njofton botën arabe mbi përkthimin e Kur’anit në gjuhën shqipe dhe atë përmes një shkrimi që mban titullin “Terxhemetun xhedidetun li-l-Kur’ani-l-kerim ile-l-lugati-l-elbanijje” (Një përkthim i ri i Kur’anit në gjuhën shqipe). Pason nëntitulli “Thelathu terxhematin hatte-l-an likul-li vahidetin minha kissatun” (Tri përkthime deri më tani - secili prej tyre ka një rrëfim). Te nëntitulli “Terxheme xhedide ...” (Një përkthim i ri ...), autori jep shënime të hollësishme për përkthimin e parë komplet të Kur’anit në gjuhën shqipe nga Feti Mehdiu. Përveç të dhënave që ofron mbi këtë përkthim, e të cilat, kryesisht nuk dallojnë shumë nga ato të Demirovićit, M. Mufaku vë në spikamë

168

EDUKATA ISLAME 93

edhe peripecitë me të cilat u përball përkthyesi gjatë përkthimit dhe botimit. Me informata e vlerësime, Mufaku, gjithsesi ka bërë një shërbim shumë të vlefshëm sepse informon botën arabe për një arritje të kulturës shqiptare, e cila dëshmon, përveç tjerash, zgjimin fetar të kombit shqiptar, të cilit i është dashur të presë një kohë të gjatë për të pasur në dorë përkthimin e librit të shenjtë të fesë islame. Vetëm një vit më vonë, gazeta “NIN” e Beogradit, më 12 janar 1986 boton një lajm me titull: “Deset najtraženijih knjiga” (Dhjetë librat më të kërkuar). Sipas të dhënave që i jep Limon Hashani nga gazeta “Rilindja”, Kur’ani - përkthyer nga Feti Mehdiu, rangohet i pari në këtë listë. Vetëm muajin e fundit, njofton kjo gazetë, janë shitur 76 ekzemplarë. Të njëjtin vit, në “Kulture Istoka”, botohet artikulli kritik i Darko Tanaskovićit. Shkrimi, me titullin “Prvi prevod Kur’ana na albanski’ (Përkthimi i parë i Kur’anit në gjuhën shqipe), ofron këndvështrimin e autorit mbi këtë përkthim të Kur’anit, të cilin ai e quan “jo vetëm themel dhe burim kryesor të legjislacionit islam, por edhe një libër i cili gjatë shekujve ndriçonte fuqishëm, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në të gjitha fushat e jetës individuale dhe kolektive, me ç’rast kontribuoi në formimin e botëkuptimit të veçantë të jetës, kodit moral, modeleve materiale e shpirtërore të kulturës dhe normës së sjelljes”. Ai vëren me të drejtë kur thotë: “Është e qartë që përkthimet serbokroate të Kur’anit, ndonëse të përdorura me të madhe ndër shqiptarët në Jugosllavi, nuk mund të shërbenin si ndërrim adekuat për një version integral në gjuhën amtare, një version ky i cili, pas shumë përpjekjesh, u shfaq më në fund në një formë mjaft reprezentative dhe një tirazh solid me dhjetë mijë ekzemplarë”. Autori, Tanasković, në këtë shkrim, jep edhe një vërejtje lidhur me përzgjedhjen e studimit “O Kur’anu” (Rreth Kur’anit), sipas të cilit më mirë do të ishte sikur të përzgjidhej studimi i orientalistit të shquar, Hasan Kaleshit, themelues i degës së Orientalistikës pranë Fakultetit Filozofik në Prishtinë.


REFLEKSE

169

Autori i këtij recensioni, duke e çmuar dhe vlerësuar punën e përkthyesit si dhe guximin e tij për t’u përballur me një detyrë të tillë të madhe e të rëndë, shpreson se përkthyesi që i është përveshur kësaj pune, mbase do t’ia dalë mbanë t’i shprehë, siç thotë “domethëniet e Kur’anit” në gjuhën bashkëkohore shqipe. Se sa ia ka arritur të ketë sukses, thekson ai, shpresojmë se do ta vlerësojë kritika shkencore e gjuhësore orientaliste e albanologjike, e sigurisht edhe ajo fetare. Por kjo deri tash nuk ndodhi, përveç qasjes që ia kushtoi E. Sedaj. Përkthimi i parë komplet i vitit 1985, nga F. Mehdiu përjeton botimin e dytë në vitin 1999, me titullin “Kur’ani dhe hija e tij shqip”, por që u botua në bashkëpunim me dy botues: Shkup-Stamboll. Edhe ky botim është prezantuar në shtypin e huaj. Gazeta “El-Hajat”, e datës 28 prill 2000, boton shkrimin me titull: “Terxhemetani xhedidetani fi Makdunja li me’ani-l-Kur’ani-l-kerim” (Dy përkthime të reja në Maqedoni mbi domethëniet e Kur’ani kerimit). Këtu, autori i shkrimit, Muhamed Mufaku, flet për dy përkthime të Kur’anit. Njëri është në gjuhën maqedonase, kurse tjetri në gjuhën shqipe. Lidhur me këtë të fundit do t’i themi disa fjalë. Siç njofton autori, botimi i parë i këtij përkthimi e pa dritën në vitin 1985, e megjithatë sipas tij, ky botim me një formë ndryshe meriton të quhet ‘përkthim i ri’. Mufaku, këtu, vë në pah tri ndryshime apo risi, të cilat e veçojnë këtë botim nga botimi i parë si dhe njëherësh e pasurojnë dhe e begatojnë atë. Risia e parë, potencon ai, vërehet mu në kopertinë të këtij botimi, respektivisht te titulli: “Kur’ani dhe hija e tij shqip”, dhe këtë e sqaron vetë përkthyesi në parathënien e botimit të ri duke thënë se: “... Kur’ani vetëm në origjinal është Kur’an. Çdo përkthim paraqet vetëm hijen e tij në gjuhën që përkthehet”. Ndryshimi tjetër, mbase më i rëndësishëm, është vënia e tekstit origjinal të Kur’anit përballë përkthimit shqip, meqë një gjë e tillë nuk u realizua në botimin e parë për shkak të kushteve materiale e teknike.

170

EDUKATA ISLAME 93

Kështu, lexuesit iu bë e mundur që ta krahasojë çdo ajet me tekstin origjinal në faqen përballë. Pikërisht kjo veçori, thekson më tej Mufaku, e dallon këtë botim nga botimet tjera të Kur’anit, të cilat u zgjeruan në shpjegimin e ajeteve, duke futur në punë komentime e interpretime, qoftë brenda faqes apo në fusnota. Ndryshe, F. Mehdiu ia mundësoi lexuesit që ta ndjekë përkthimin ajet pas ajeti, duke e krahasuar me tekstin origjinal. Ndryshimi i tretë, siç njofton Mufaku në shkrimin e tij, ishte heqja e studimit “Mbi Kur’anin”, nga pena e orientalistit të ndjerë, Hasan Kaleshi. Gjithashtu, ky botim u pasurua edhe me treguesin e emrave të njerëzve, vendeve, fiseve dhe popujve, që përmenden në Kur’an, duke shënuar edhe faqet ku figurojnë ato. Shënimet (1-258), të cilat përkthyesi i ka marrë nga Besim Korkuti, gjegjësisht nga përkthimi i tij i Kur’anit në gjuhën boshnjake (1977), figurojnë edhe në këtë botim, të pandryshuara, ashtu siç ishin edhe në botimin e parë. Qasja e Mufakut paraqet një kontribut të çmuar, në radhë të parë, mbi njoftimin e opinionit arab lidhur me botimin e dytë të përkthimit të Kur’anit në gjuhën shqipe, një përkthim ky i cili duke marrë parasysh këto ndryshime të reja, mëton të jetë më tërheqës për lexuesin. Le ta prekim në fund edhe çështjen e përkthimit të tekstit origjinal të Kur’anit dhe përkthimit të “domethënieve të tij”. Meqë, nga një anë, kjo është një temë mjaft diskutabile e nga ana tjetër nuk është objekt i trajtimit tonë. Ne këtu nuk do të thellohemi shumë, por do ta përmendim çështjen në vija të trasha. Tanaskovići, duke bërë fjalë mbi këtë problematikë në shkrimin e përmendur më lart, citon një pjesë nga parathënia e botimit të tretë të përkthimit të Kur’anit nga Besim Korkuti, me titull: Prevod značenja Kur’ana (Përkthimi i domethënieve të Kur’anit), ku midis tjerash qëndron se: “... gjuha e Kur’anit është e paarritshme, si për nga stili ashtu edhe për nga struktura, e edhe për nga kuptimi”, andaj edhe “... është e pamundur të përkthehet në tërësi në cilëndo gjuhë tjetër”. Për


REFLEKSE

171

të konkluduar në fund se: “të gjitha përpjekjet e deritashme në këtë fushë paraqesin, në fakt, vetëm orvatjet e njerëzve në prezantimin e domethënieve të Kur’anit dhe kuptimit të tij”. Se ky mendim gjeti mbrojtës që e përkrahin dëshmon më së miri fakti që në gjuhën shqipe (e edhe në disa gjuhë tjera të botës) ekziston një përkthim në të cilin punoi një grup përkthyesish, siç figuron në fillim të atij përkthimi. E mu për këtë përkthim, në një nga numrat e revistës Edukata islame shkroi Dr. Feti Mehdiu, sipas të cilit, ndryshe nga tabori tjetër, teksti i Kur’anit përkthehet, gjë që e dëshmoi me përkthimin e tij. Pra, F. Mehdiu sikur do të thotë se përkthimi i tekstit të Kur’anit është një gjë, ndërsa komentimi, shpjegimi a interpretimi është një gjë krejtësisht tjetër. Këtu, me gjasë kemi të bëjmë me ngatërrimin e termave, siç janë: terxheme (përkthim), tefsir (komentim a interpretim) dhe sherh (shpjegim). Besoj se këto nuk duan më tepër sqarim, por megjithatë për të qartësuar më tej këtë që thamë, do të theksojmë se teksti i Kur’anit përkthehet, aq sa mund t’ia dalë mbanë përkthyesi, fjalët e Kur’anit, kushtimisht, më pak të njohura - shpjegohen, ndërsa ajetet e tij komentohen a interpretohen. Prania e një numri të madh veprash me tituj: sherhu-l-kelimat (shpjegimi i fjalëve) dhe tefsiru-l-ajat (komentimi i ajeteve) e dëshmon më së miri këtë. Fundja, diskutimi mbetet i hapur dhe le të urdhërojnë të shkruajnë lidhur me këtë problematikë njohësit e studiuesit e kësaj fushe.

172

EDUKATA ISLAME 93

Jahja Hondozi

ECHOES IN THE FOREIGN PRESS ON THE TRANSLATION OF THE QUR’AN INTO ALBANIAN (Summary) It is a well-known fact that the Qur’an is a magnificent book (without equal), the most translated and read book in the world. Until a quarter of a century ago, the Qur’an had not been fully translated into Albanian. Strangely, even when it happened (in 1985) no publicity was given to this achievement in the written media of the time.

‫ﳛﲕ ﻫﻨﺪوزى‬

‫ﺻﺪى ﺗﺮﺟﻤﺔ ﻣﻌﺎﻧﻰ اﻟﻘﺮان اﻟﻜﺮﻳﻢ‬

‫اﻟﻰ اﻟﻠﻐﺔ اﻻﻟﺒﺎﻧﻴﺔ ﻓﻰ اﻟﺼﺤﺎﻓﺔ اﻻﺟﻨﺒﻴﺔ‬ (‫)ﺧﻼﺻﺔ اﻟﺒﺤﺚ‬ ‫ﻻ ﺷــﻚ ﺑــﺎن اﻟﻘ ـﺮان اﻟﻜــﺮﱘ ﻫــﻮ أﻋﻈــﻢ ﻛﺘــﺎب ﻧــﺰل ﻋﻠــﻰ اﻟﺒﺸ ـﺮﻳﺔ و اﻧــﻪ اﻛﺜــﺮ ﻛﺘــﺎب‬ . ‫ﺗﺮﲨﺔ و ﻗﺮاءة ﰱ اﻟﻌﻠﻢ ﻫﺬا اﻣﺮ ﺑﺪﻳﻬﻰ ﳑﺎ ﻻ ﺷﻚ ﻓﻴﻪ‬ ‫و ﻟﻜﻦ ﻣﻊ اﻻﺳﻒ اﻟﺸﻌﺐ اﻻﻟﺒﺎﱏ ﺣﱴ ﻗﺒﻞ رﺑﻊ ﻗﺮن ﱂ ﻳﻜﻦ ﻟﺪﻳﻪ ﺣـﻆ ان ﻳﻜـﻮن‬ . ‫اﻟﻘﺮان ﻣﱰﲨﺎ ﺑﺎﻟﻜﺎﻣﻞ ﰱ اﻟﻠﻐﺔ اﻻﻟﺒﺎﻧﻴﺔ‬ ‫ ﱂ ﻳﻜ ــﻦ ﻫﻨ ــﺎك اﻫﺘﻤ ــﺎم ﻳ ــﺬﻛﺮ‬1985 ‫و ﻳ ــﺎ ﻟﻼﻋﺠ ــﺐ ﺑﻌ ــﺪ ان ﺣ ــﺪث ﻫ ــﺬا ﺳ ــﻨﺔ‬ .‫ﻟﺘﻘﺪﱘ ﻫﺬا اﳊﺪث اﻟﻜﺒﲑ ﰱ اﳊﻒ اﻟﱴ اﻟﱴ ﻛﺎﻧﺖ ﺗﺼﺪر ﰱ ﺗﻠﻚ اﳊﻘﺒﺔ اﻟﺰﻣﻨﻴﺔ‬


174

EDUKATA ISLAME 93

***

PORTRETE TË SAHABIJATEVE

Dr. Abdurrahman Rafet el-Basha

REMLETU BINTU EBI SUFJAN (Remle, e bija e Ebu Sufjanit) “Umu Habibe e ka dashur Allahun dhe Pejgamberin e Tij më shumë se këdo në botë dhe urrente të kthehej në mosbesim ashtu siç e urren njeriu të hidhet në zjarr”. Historianët

Ebu Sufjanit nuk i shkonte mendja se ndonjëri nga mesi i gjerë kurejshit nuk do t’i pranojë, apo do t’i kundërshtojë urdhrat e tij, sepse ai ishte zotëri i respektuar i Mekës dhe prijës i saj, i cili respektohej e nderohej shumë. Por, e bija e tij Remle, e quajtur Umu Habibe, tashmë e kishte thyer këtë bindje. Këtë e bëri atëherë kur u shpalli mosbesim zotave të të et dhe së bashku me burrin e saj - Ubejdullah ibnu Xhahshin besuan në Allahun Një, të pashoq dhe besuan në Shpalljen e Pejgamberit të Tij - Muhamedit, të birit të Abdullahut. Ebu Sufjani, me tërë autoritetin dhe forcën që kishte, u përpoq t’i kthente të bijën dhe burrin e saj në fenë e tij dhe të gjyshërve të tij. Megjithatë, ai ishte i pasuksesshëm, sepse imani që kishte depërtuar në zemrën e Remlesë ishte i thellë saqë uragani i Ebu Sufjanit nuk do të arrinte ta shkulte dot. Ai besim ishte i patundur e kjo gjë u vu në dukje me ballafaqimin e hidhërimit të tij.

Ebu Sufjanit iu shtua brenga për shkak të Remlesë, e cila kishte pranuar fenë islame. Ndaj nuk dinte si t’ia bënte dhe çka t’iu thotë Kurejshitëve kur të takohet me ta, pasi u tregua i paaftë që ta nënshtronte të bijën dhe ta bindte të mos e pasonte Muhamedin. Pasi Kurejshitët e hetuan se Ebu Sufjani ishte brengosur për Remlenë dhe burrin e saj, morën guximin dhe filluan t’ia ngushtonin rrethin, t’i lodhnin shumë, saqë jeta e atyre dyve në Mekë u pamundësua. Kur Pejgamberi a.s. lejoi muslimanët të migrojnë në Etiopi (Abisininë e atëhershme v.j.), Remleja - bija e Ebu Sufjanit, bija e saj e vogël Habibja dhe burri i saj Ubejdullhai ishin të parët që migruan në rrugën e Allahut, duke u përpjekur që të gjejnë strehim te Nexhashiu (mbret i Etiopisë), i cili kishte dëgjuar Kur’anin, kishte besuar Allahun dhe të Dërguarin e tij dhe i kishte strehuar muslimanët. Mirëpo, Ebu Sufjani dhe krerët e tjerë Kurejshitë u zhgënjyen shumë, sepse ai grup i muslimanëve shpëtoi nga duart e tyre dhe shkoi ta shijonte kënaqësinë e rehatisë në vendet e Etiopisë. Andaj, ata i dërguan emisarët e tyre te Nexhashiu me qëllim që të ushtrojnë ndikim në të dhe të kërkonin prej tij që t’ua dorëzonte atyre muslimanët që kishin emigruar, por edhe t’ia rikujtonin se ata kishin thënë fjalë fyese për Isanë dhe nënën e tij Mejremen. Nexhashiu i dërgoi disa njerëz të vet të besueshëm te krerët e emigrantëve muslimanë, që t’i ftonte ata në selinë e tij dhe t’i pyeste për të vërtetën e fesë së tyre, që t’i lexojnë diç nga Kur’ani, i cili i zbret Pejgamberit të tyre. Pasi muslimanët e njoftuan atë mbi të vërtetën e islamit dhe ia lexuan disa nga versetet e Kur’anit, ai qau gjersa iu lag mjekra dhe iu tha: “Vërtet, kjo që i është zbritur Pejgamberit tuaj, Muhamedit, dhe ajo me të cilën ka ardhur Isai, i biri i Mejremes, dalin nga i njëjti burim i dritës.” Pastaj shpalli besimin e tij në Allahun Një e të pashoq dhe besoi pejgamberinë e Muhamedit a.s.


PORTRETE TË SAHABIJATEVE

175

Ai, gjithashtu, e njoftoi opinionin se do t’i merrte në mbrojtje të gjithë ata që kanë emigruar nga radhët e muslimanëve në vendin e tij, ani pse priftërinjtë e tij refuzuan të besojnë dhe mbetën në krishterimin e tyre.

*** Umu Habibe mendoi se, pas gjithë asaj që ndodhi, vuajtjet e gjata dhe rrugëtimi i saj i mundimshëm në rrugën e dhembjeve përfundoi në kopshtin e besimit… dhe se do të vinin ditë të lumtura për të. Mirëpo, ajo nuk dinte se çka fshihej në përcaktimet e Lartmadhërishmit.

*** Deshi Allahu, qoftë bekuar urtësia e Tij, që ta provojë Umu Habiben me një provim të vështirë, para të cilit stepen edhe mendjet e burrave të mençur. Dhe nga ajo sprovë e rëndë, Ai deshi që ajo të dalë triumfuese, duke arritur me të suksesin më të madh në jetë.

*** Një natë, Umu Habibe ra në shtratin e saj dhe pa një ëndërr. Ajo pa burrin e saj Ubejdullahun duke u përpëlitur në një det gllabërues. E kishin mbuluar skëterrat, njëra mbi tjetrën, kurse ai (Ubejdullahu) ishte në gjendjen më të keqe. Atëherë, ajo u zgjua e trishtuar dhe e shqetësuar… Ajo nuk dëshiroi që t’ia thoshte atij dhe askujt tjetër atë që kishte parë ëndërr. Mirëpo, ëndrra e saj sakaq u vërtetua, ngase ende pa kaluar dita, pas asaj nate të kobshme, Ubejdullah ibnu Xhahshi ndërroi fenë islame dhe u krishterizua…

176

EDUKATA ISLAME 93

Pastaj ai u vërsul mbi dyqanet e pijeve alkoolike dhe i konsumonte ato që ishin burim i të gjitha të këqijave, andaj nuk mundi ta shuante etjen e as të ngopej kurrë. Asaj i propozoi të zgjidhte njërën prej dy gjërave, më e ëmbla prej atyre të dyjave ishte, gjithashtu, e hidhur: Të shkurorëzohej nga ai. Ose të krishterizohej…

*** Umu Habibe e gjeti veten e saj befas ndërmjet tri vendimeve: - T’i përgjigjet burrit të saj, i cili filloi t’i bënte presion dhe e ftonte të bëhej e krishtere, me çka ajo do të rebelohej nga feja e saj Zoti mos e dhëntë dhe do të kthehej në turpin e kësaj bote e të ndëshkohej në botën e amshueshme. Kjo është një çështje të cilën ajo kurrë nuk do ta bënte, edhe sikur t’i krihej mishi nga ashti i saj me krehër të hekurt… - Të kthehej në shtëpinë e babait të saj në Mekë, kur ai ende konsiderohej si shtyllë e politeizmit, atëherë do të jetonte e demoralizuar dhe e mposhtur në fenë e saj … ose - Të mbetej e vetmuar në tokat e Abisinisë, e dëbuar dhe e arratisur, pa familje, pa atdhe dhe pa ndihmës. Atëherë ajo zgjodhi atë me çka është i kënaqur Allahu, e asgjë tjetër… Vendosi të qëndrojë në Etiopi derisa Allahu të sillte mburojë dhe ndihmë për të. Të priturit e Umu Habibes nuk zgjati shumë. Posa i kaloi ideti (koha e caktuar që duhet kaluar gruaja pas vdekjes së bashkëshortit, ose pas shkurorëzimit nga ai) nga burri i saj, i cili nuk jetoi shumë pas krishterizimit së tij, Allahu ia solli asaj ndihmën e Tij… Tek ajo erdhën gëzimi dhe hareja, sikur puhi e freskët mëngjesi te shtëpia e saj, në atë gjendje të pikëlluar, pa kurrfarë premtimi të caktuar…


PORTRETE TË SAHABIJATEVE

177

Në një mesditë të ndritur, në një moment të lirë të jetës, trokiti dera e saj. Kur ajo hapi derën, u befasua kur e pa “Ebrehen”, shërbëtoren e Nexhashiut, mbretit të Etiopisë. Ajo e përshëndeti Umu Habiben në mënyrë të njerëzishme, pastaj kërkoi leje që të hynte brenda dhe i tha: “Mbreti të përshëndet dhe të thotë: Vërtet, Muhamedi, Pejgamberi i Zotit ka kërkuar dorën tënde për martesë. Ai ka dërguar një shkresë te mbreti, nëpërmjet së cilës e autorizon që të bëjë marrëveshjen e fejesës me ty, andaj autorizoje ti kë dëshiron.

*** Umu Habibe gati fluturoi nga gëzimi dhe brohoriti: Të përgëzoftë Allahu me të mirë… Të përgëzoftë Allahu me të mirë… Ajo filloi t’i zhvishte stolitë që i kishte, i hoqi dy rrathët e artë dhe ia dhuroi “Ebrehes” (shërbëtores personale të mbretit të Abisinisë)… Pastaj këtë e përcolli duke i dhënë “hallhallen” (stoli të cilën gruaja e bart në këmbën e saj)… e më pastaj dy vathët dhe unazat e saja… Ajo, sikur t’i kishte të gjitha thesaret e kësaj bote, do t’ia jepte asaj në atë moment. Pastaj i tha shërbëtores: Në emër timin e autorizoj Halid ibnu Se’id ibnu El-Asin, sepse ai është më i afërmi im.

*** Në pallatin e Nexhashiut, i ngritur mbi një bregore me drunj, të gjatë në një kopsht të bukur etiopian dhe në njërën prej sallave të gjëra të skalitura me shkathtësi, të ndriçuara me llamba të bukura prej bakri, të shtruara me shtroja të shtrenjta, ishin tubuar shokët e Pejgamberit, të cilët qëndronin në Etiopi, në krye të të cilëve ishin Xhafer ibnu Ebi Talibi, Halid ibnu Se’id binul Asi, Abdullah ibnu Hudhafe es-Sehmi dhe të tjerët që të dëshmojnë marrëveshjen e fejesës së Umu Habibes - bijës së Ebu Sufjanit me Pejgamberin a.s.

178

EDUKATA ISLAME 93

Kur erdhën të gjithë të ftuarit, Nexhashiu shpalli tubimin të hapur dhe iu drejtua të pranishmëve me këto fjalë: “Falënderoj Allahun e Lartmadhëruar, të cilit duhet besuar dhe i cili është Fuqiplotë. Dëshmoj se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi është robi dhe i Dërguari i Tij, është ai për të cilin ka paralajmëruar Isai, i biri i Mejremes. Më pastaj tha: Vërtet, Resulullahu a.s. ka kërkuar prej meje që në emër të tij të bëj kurorëzimin e tij me Umu Habiben, të bijën e Ebu Sufjanit, andaj iu kam përgjigjur në atë që ka kërkuar dhe kam paguar “mehrin” (pajen) prej 400 dinarësh të arit në vend të tij… Sipas porosisë së Allahut dhe të Dërguarit të Tij… Pastaj, ai hodhi dinarët para Halid ibnu Se’is el-Asit. Me këtë rast Halidi u ngrit dhe tha: Lavdia i takon vetëm Allahut, andaj Atë e falënderoj dhe prej Tij kërkoj ndihmë, prej Tij kërkoj falje, tek Ai pendohem dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij. Ai e ka dërguar atë t’i thërrasë njerëzit në fenë udhërrëfyese dhe të drejtë, që t’i vërë themelet e saj dhe ta bëjë atë fenë më të fuqishme, të qëndrueshme, edhe nëse e urrejnë jobesimtarët. Pastaj vazhdoi: Unë iu përgjigja kërkesës së Resulullahut a.s. dhe me të kurorëzova Umu Habiben, të bijën e Ebu Sufjanit, për të cilën kam autorizimin nga vetë ajo. Pejgamberi a.s. dhe e fejuara e tij - qofshin të bekuar nga Allahu. Ai pastaj e mori mehrin e saj dhe u nis që të shkonte tek ajo. U ngritën edhe shokët e tij dhe u nisën që të shkonin bashkë me të. Nexhashiu atëherë iu tha: - Uluni, sepse është traditë e pejgamberëve që, kur të martohen, të shtrojnë ushqim. I ftoi ata për të ngrënë. Njerëzit hëngrën e pastaj u shpërndanë.

***


PORTRETE TË SAHABIJATEVE

179

Umu Habibe ka thënë: Kur më arriti “mehri” ia dërgova “Ebrehesë”, e cila më kishte përgëzuar, më se 50 mithkalë (njësi matëse për arin dhe të ngjashme) e i thashë: Unë do ta dhuroja këtë, atëherë kur ma solle lajmin e gëzuar, por asokohe nuk kisha pasuri… Nuk vonoi dhe Ebreheja erdhi tek unë, ma ktheu arin, e nxori një kuti të erërave në të cilën ishte rrethi i arit që ia kisha dhuruar asaj, ma ktheu atë dhe më tha: Mbreti më ka urdhëruar që të mos marr asgjë prej teje, kurse gratë e veta i ka urdhëruar që t’i dërgojnë erërat të cilat i kanë. Të nesërmen, ajo solli një bimë shafrani, një lloj arome për parfumim, anber (lloj parfumi, gjithashtu) e pastaj tha: - Unë kam një nevojë të ngutshme te ti… - Çfarë është ajo? - e pyeti. Ajo më tha: - Tashmë unë e kam pranuar fenë islame, andaj përcillja përshëndetjet e mia Pejgamberit a.s. dhe informoje se unë e kam besuar Allahun dhe të Dërguarin e Tij, dhe mos harro! Pastaj, ajo më ndihmoi që të përgatitesha.

*** Më pas, më transferuan tek i Dërguari i Allahut xh.sh. Posa e takova atë, e informova se si u arrit fejesa jonë, se si u solla ndaj “Ebrehesë” kur mora lajmin e gëzuar… dhe ia përcolla përshëndetjet e saja. Atëherë, ai u gëzua pa masë për këtë lajm dhe tha: “Edhe mbi të qoftë paqja, shpëtimi dhe bekimi i Allahut”.

180

EDUKATA ISLAME 93

Dr. Abdurrahman Rafet el-Basha

RAMLAH BINT ABU SUFYAN (Ramlah, the daughter of Abu Sufyan) “Umme Habiba loved Allah and His Messenger more than anything in the world – she would rather jump into a fire than return to the old idolatrous ways”. Abu Sufyan ibn Harb could not conceive of anyone among the Quraysh who would dare challenge his authority or go against his orders. He was after all, the sayyid or chieftain of Mecca who had to be obeyed and followed. His daughter, Ramlah, known as Umm Habibah, however dared to challenge his authority when she rejected the deities of the Quraysh and their idolatrous ways. Together with her husband, Ubaydullah ibn Jahsh, she put her faith in Allah alone and accepted the message of His prophet, Muhammad ibn Abdullah.


‫‪PORTRETE TË SAHABIJATEVE‬‬

‫‪181‬‬

‫اﻟﺪﻛﺘﻮر ﻋﺒﺪاﻟﺮﲪﻦ رأﻓﺖ اﻟﺒﺎﺷﺎ‬

‫رﻣﻠﺔ ﺑﻨﺖ أﺑﻲ ﺳﻔﻴﺎن‬ ‫)ﺧﻼﺻﺔ اﻟﺒﺤﺚ(‬ ‫"أم ﺣﺒﻴﺒﺔ آﺛﺮت اﷲ و رﺳﻮﻟﻪ ﻋﻠﻰ ﻣﺎ ﺳﻮاﳘﺎ‪ ،‬و ﻛﺮﻫﺖ أن ﺗﻌﻮد ﻟﻠﻜﻔﺮ ﻛﻤﺎ ﻳﻜﺮﻩ‬ ‫اﳌﺮء أن ﻳﻘﺬف ﰲ اﻟﻨﺎر" )اﳌﺆرﺧﻮن(‬ ‫ﻣﺎ ﻛﺎن ﳜﻄﺮ ﺑﺒﺎل أﰊ ﺳﻔﻴﺎن ﺑﻦ ﺣﺮب أ ّن ﰲ وﺳﻊ أﺣﺪ ﻣﻦ ﻗﺮﻳﺶ أن ﳜﺮج ﻋﻠﻰ‬ ‫ﺳﻠﻄﺎﻧﻪ‪ ،‬أو ﳜﺎﻟﻔﻪ ﰲ أﻣﺮ ذي ﺑﺎل‪.‬‬ ‫ﻓﻬﻮ ﺳﻴّﺪ ﻣﻜّﺔ اﳌﻄﺎع‪...‬‬ ‫و زﻋﻴﻤﻬﺎ اﻟﺬي ﺗﺪﻳﻦ ﻟﻪ ﺑﺎﻟﻮﻻء‪.‬‬ ‫ﻟﻜﻦ اﺑﻨﺘﻪ رﻣﻠﺔ اﳌﻜﻨﺎة ﺑﺄم ﺣﺒﻴﺒﺔ‪ ،‬ﻗﺪ ﺑﺪدت ﻫﺬا اﻟﺰﻋﻢ‪ ،‬و ذﻟﻚ ﺣﲔ ﻛﻔﺮت ﺑﺂﳍﺔ‬ ‫أﺑﻴﻬﺎ‪.‬‬ ‫و آﻣﻨﺖ ﻫﻲ وزوﺟﻬﺎ ﻋﺒﻴﺪ اﷲ ﺑﻦ ﺟﺤﺶ ﺑﺎﷲ وﺣﺪﻩ ﻻ ﺷﺮﻳﻚ ﻟﻪ‪ ،‬و ﺻﺪﻗﺖ‬ ‫ﺑﺮﺳﺎﻟﺔ ﻧﺒﻴﻪ ﳏﻤﺪ ﺑﻦ ﻋﺒﺪ اﷲ‪.‬‬


184

EDUKATA ISLAME 93

Amerikën të ketë për detyrë të këshillojë se çfarë duhet bërë me politikën e jashtme. Mendoj që është detyrë e Kosovës të bëjë këtë. Por, mendoj që duhet të merret me disa probleme të veçanta. Njëra është presioni i politikës ruse. Rusia ka qenë shumë aktive duke bërë presion në vendet e botës islamike që të mos njohin Kosovën.

INTERVISTË Intervista me Noel Malcolm (BIRN - Jeta Xharra)

NOEL MALCOM: KOMUNISTËT E JO OSMANLINJTË DUHET TË FAJËSOHEN PËR TË METAT E BALLKANASVE Doktor Malcolm, Kosova është e pavarur për dy vjet tani. Ka tërhequr njohje vetëm nga shtetet perëndimore dhe ka probleme në komunikim dhe njohje nga vendet e botës arabe dhe vendet e botës afrikane dhe Amerikës Latine. Çfarë duhet të bëjnë kosovarët gjatë bisedave me këto vende? Malcolm: Është vështirë për mua të jap këshilla, sepse nuk jam diplomat profesional as diplomat. E di që Ministria e Punëve të Jashtme në Prishtinë është duke bërë shumë gjëra lidhur me këtë, por nuk i di detajet e negociatave. Mendoj që ka probleme për Kosovën tani. Në fillim ka qenë e qartë që fuqitë e mëdha perëndimore do të ndihmojnë dhe do të bëjnë punën kryesore që t’u drejtohen shteteve dhe t’u rekomandojnë njohjen e pavarësisë. Puna është përfunduar me ato shtete që u janë përgjigjur me lehtësi këshillave të Britanisë apo Amerikës. Nuk mund të shkosh në shumë vende të Afrikës si një fuqi e mëparshme kolonialiste si Britania dhe t'u tregosh se çka duhet të bëjnë me politikën e tyre të jashtme. Dhe Amerika, siç e dimë, ka pësuar disa dëme në reputacionin e saj në politikë të jashtme, veçanërisht në botën islamike, por edhe në Amerikën Jugore. Nuk besoj që është mirë për

Kosovarët janë të brengosur të theksojnë identitetin e tyre islamik, nga frika që të mos identifikohen si shtet islamik. A duhet që ende të vazhdojë kjo brengë? Si paraqitje e përgjithshme, se çfarë është Kosova dhe si ajo e identifikon veten, kjo është një brengë e arsyeshme. Nuk ka arsye që Kosova ta prezantojë përgjithësisht veten si një vend islamik, është shumë më ndryshe se vendet arabe islamike. Por, në negociatat e saj me shtetet islamike mbi këto çështje, mendoj që ka të drejtë që t'ua kujtojë që shumica e popullatës së saj ose është e fesë islame apo së paku me një sfond islamik apo me trashëgimi kulturore. Për shembull, a duhet Kosova të adresojë këto vende në letër me “Selam alejkum”? A duhet ta thonë këtë? Nuk e di se si duhen t'i shkruajnë letrat individuale. Por, mendoj që kjo është diçka me të cilën mund t’ua kujtojnë vendeve dhe kur dërgojnë delegacione në vendet islame kanë të drejtë të sjellin libra mbi trashëgiminë islame të Kosovës. E di që është një libër me fotografi të xhamive dhe ndërtesave të tjera islame, të cilat janë shkatërruar apo dëmtuar nga Serbia në vitin 1999. Ky lloj materiali në njëfarë mënyre ka efekt psikologjik. Kur Arabia Saudite e njohu Kosovën, kanë thënë: “Jemi duke e bërë këtë, jo vetëm pse e njohim vullnetin e popullit, por po ashtu për shkak që njohim lidhjet e tyre kulturore dhe fetare me popullin tonë”.


INTERVISTË

185

Dhe me afrikanët? Çfarë mund të theksojnë kosovarët kur flasin me afrikanët? Kjo është, nëse do të kenë ndonjëherë rastin të shkojnë pasi që pasaportat e Kosovës nuk janë të pranuara atje, nuk mundemi as të dërgojmë një delegacion atje. Mendoj që çështja e pasaportave është vetëm një detaj praktik. Vendet perëndimore mund të ndihmojnë në këtë rast dhe nëse është e nevojshme mund të rregullojnë pasaportë speciale diplomatike. Mendoj që ky nuk është problemi kryesor. Po, Afrika është një rast tjetër me probleme tjera. Mendoj, që njëra nga temat që Kosova në mënyrë të arsyeshme mund të theksojë kur bisedon me shumë vende afrikane dhe me vendet e botës së tretë, është që në shumë mënyra Kosova ka qenë në situatë të vendit dhe shoqërisë së kolonizuar. Dhe këto nuk janë fraza që i përdor lehtë. Në vitet 1920, Serbia ka pasur një program zyrtar të kolonizimit dhe kanë pasur zyra të kolonizimit në Beograd. Kanë dërguar 70.000 njerëz që të kolonizojnë Kosovën, që në atë kohë ka qenë 10% e popullsisë së përgjithshme. Dhe e dini që natyra e politikës serbe përgjatë shekullit të XX, jo pjesa më e mirë gjatë periudhës së Titos, por pjesa tjetër e shekullit të XX ka qenë një politikë shumë koloniale. Dhe kjo është diçka me të cilin afrikanët mund të lidhen drejtpërdrejt. Më duhet t’ju pyes pasi që e përmendët procesin e kolonizimit. Keni shkruar për procesin e rikthimit të pronës, si ka ndodhur nga Serbia në Kosovë. Dua t’ju pyes, sa duhet të kthehet prapa Kosova, nëse synon rikthimin e pronës, duke e ditur kontekstin e tanishëm. Ndërkombëtarët shpesh e përmendin procesin e rikthimit të pronës të kishës ortodokse. Por, rikthimi i pronave të shqiptarëve të viteve 1920, që janë marrë nga serbët nuk përmendet. Çfarë mendoni, sa duhet të shkojë larg ky proces në Kosovë, nëse fillon? Kjo është e vështirë. Logjika sugjeron që më së largu që mund të ktheheni në kuptim praktik, ndoshta është një jetë e tërë. Kështu që njerëzit më të moshuar sot në Kosovë, ndoshta 80 ose 90-vjeçar. Në të vërtetë, mund të ktheheni në atë prridhë të 1920, por ka probleme

186

EDUKATA ISLAME 93

tjera, ka probleme praktike, kur është në pyetje prona private, me dokumentacion. Shumë njerëz nuk kanë pasur dokumente, shumë dokumente që kanë ekzistuar kanë qenë dokumente të vjetra otomane dhe shumë prej tyre janë shkatërruar. Një numër i tyre është marrë në Beograd qëllimisht para vitit 1999, dhe mendoj që nuk mund të kthehen, sepse janë shkatërruar. Kështu që ka shumë probleme praktike. Disa vende evropiane, në mënyrë të natyrshme janë kthyer në momentin para Luftës së Dytë Botërore për shkak të ndryshimeve të mëdha që kanë ndodhur në shtetet e tyre. Në disa shtete ka precedent, ku kufiri për këtë është diku rreth 50 vjet mbrapa. Mendoj që në parim është diçka që duhet të bëhet që të plotësohen kërkesat themelore të së drejtës natyrore. Por, po ashtu mendoj që problemet praktike nuk duhen të nënvlerësohen. Ju e keni shkruar historinë e parë ndërkombëtare të Kosovës. Sa është e përforcuar dhe e rrënjëzuar Kosova si një territor i veçantë dhe cilat janë sipas jush rrënjët e identitetit të Kosovës? Varet nga ajo se çfarë mendon kur thua e “përforcuar” dhe e “rrënjëzuar” si një territor i veçantë. Nuk është e nevojshme për një territor të veçantë të tregohet një ekzistencë e vazhdueshme si entitet politik që nga kohët e Mesjetës, që sot të bësh një kërkesë të mirëfilltë dhe të vlefshme për shtetësi të pavarur. Nëse e zbatojmë këtë test shumë prej shteteve evropiane do të kishin dështuar. Belgjika u bë Belgjikë në vitin 1830. Ka shumë vende evropiane, të cilat u bënë shtete më vonë. Shikoni Gjermaninë dhe Italinë, siç i njohim sot. Kështu që, mendoj që nuk ka nevojë që të kërkohet një justifikim i gjatë historik për kufij të caktuar shtetërorë në hartë. Çfarë është me rëndësi, është popullata, e cila jeton aty, ndoshta historia e 100 vjetëve të fundit. Kjo është maksimumi i një kohe të jetës njerëzore dhe rregullimi politik nën të cilin njerëzit kanë jetuar. Dhe është absolutisht e qartë që Kosova ka jetuar në sistem të paktën për 50 vjet të fundit me kushtetutat e Titos. Kosova me kufijtë aktualë ka qenë një njësi politike, duke vepruar në mënyrë të pavarur, duke marrë vendimet e veta në strukturën


INTERVISTË

187

federale, duke përfaqësuar vetveten në nivelin federal dhe në këtë mënyrë ka pasur të drejtat dhe fuqitë e barabarta, të njëjtin justifikim që të bëhet shtet pas shpërbërjes së Jugosllavisë, në nivel të njëjtë si Sllovenia, Kroacia dhe të tjerët. Dhe kjo është e mjaftueshme, historikisht është e mjaftueshme. Kjo është sa i përket territorit. Sa i përket popullit, sot disa e quajnë vetveten kosovarë, por të tjerët i kritikojnë duke thënë që nëse i thoni vetvetes kosovarë, atëherë e mohoni identitetin shqiptar. Çfarë mendoni për këtë? Fjalët dhe emrat zhvillohen, krijohen në bazë të përdorimit të përgjithshëm. Një individ nuk mund të bëjë që ato të ndodhin apo të largohen. Dhe nëse termi “kosovar” është zhvilluar në këtë mënyrë dhe mendoj që është, supozoj që fillimisht ka nënkuptuar çdokush që ka jetuar në Kosovë, përfshirë edhe njerëzit që nuk janë shqiptarë. Por, është zhvilluar në këtë mënyrë dhe tani përdoret në këtë mënyrë. Nuk e shoh poentën në bërjen e ndonjë fushate që kjo të ndalohet. Lidhur me pyetjen tuaj, se a është gabim për këta njerëz të përdorim ndonjë term tjetër përveç atë “shqiptar”, do të thosha se Kosova është shtet dhe ka kombin e saj dhe në një kuptim politik-ligjor, kjo është kombësia e tyre. Ata nuk i përkasin shtetit të Shqipërisë. Ndoshta në një kontekst është e dobishme që të jetë një fjalë tjetër. Mendoni për një paralele më të thjeshtë, mendoni për Austrinë dhe Gjermaninë. A është e gabueshme për austriakët të thonë që janë austriakë e jo gjermanë? Flasin gjermanisht, kanë kulturë gjermane. Nëse ktheheni mbrapa para rregullimit definitiv të kufirit, para krijimit përfundimtar të shtetit të Gjermanisë më 1870, njerëzit do të thoshin që Austria është vetëm një përcaktim territorial, njerëzit që kanë jetuar aty mund t'i quani austriakë apo gjermanë, ndoshta Austria do të bëhet pjesë e Gjermanisë. Por, sot askush nuk kundërshton që t'i quajmë austriakë dhe askush nuk i fajëson nëse nuk e quajnë vetveten gjermanë. Këto gjëra zhvillohen gjatë kohës.

188

EDUKATA ISLAME 93

Në ndërtimin e këtij identiteti të ri të kosovarëve, Kushtetuta e Kosovës thotë se Kosova është para së gjithash shoqëri shumetnike. Disa thonë që shqiptarët është dashur të thonë këtë që të marrin pavarësinë. Pyetja ime është se a është kjo një ideologji, pasi fakti është që 60 % të Kushtetutës sonë ka të bëjë me të drejtat e minoriteteve, kur janë mbi 90% të shqiptarëve? A është kjo një ideologji dhe a jemi duke e mashtruar vetveten, ndoshta ky është një status i përkohshëm, status i përkohshëm i pavarësisë së Kosovës, në diçka tjetër në afat të gjatë? Apo është ky një model i drejtë, një themel i mirë për një kontekst të shtetësisë së shekullit XXI? Kur pyesni se a është kjo diçka që është dashur të thonë që të marrin pavarësinë, një nivel i përgjigjes është, po. Nëse do të kishin refuzuar ta thoshin këtë, nuk do ta merrnit pavarësinë. Por, nuk është vetëm diçka që duhet të thuhet, nuk është një formulë e vogël që nuk ka asnjë rëndësi. E kanë thënë pasi që ka qenë e rëndësishme dhe ka qenë e nevojshme të thuhet. E dimë pse ka pasur rol aq të rëndësishëm në negociatat e Ahtisarit dhe në dokumentin kushtetues, që doli nga ky plan. Dhe po, ndoshta 60% e Kushtetutës duket që është një përqindje e zmadhuar. Por, parimi themelor që Kosova është vend shumetnik duhet të thuhet. Duhet të thuhet për çdo shoqëri në Ballkan. Është një kusht themelor i jetesës së vërtetë për çdo vend në Evropë. Të gjithë kanë minoritete. Dhe madje, një shtet i cili refuzon të pranojë që ka minoritete etnike, jam duke folur për Greqinë, siç e dimë ka minoritete etnike, ndonëse politikanët grekë ende e kanë të ndaluar të thonë këtë. Ndoshta, mund të fillojnë të përmirësohen kushtetutat e vendeve tjera. Por, e kemi këtë Kushtetutë në Kosovë, ka qenë e nevojshme të kemi këtë kushtetutë për të marrë pavarësinë. Parimi në esencë nuk është gabim. Vëmendja e drejtuar në të mund të ketë qenë e zmadhuar në kuptim që ndonjëherë të huajt kanë folur për Kosovën, thuaja ky ka qenë i vetmi problem. E dimë që ka shumë probleme të tjera ekonomike dhe sociale që duhen të adresohen. Por, nuk e kundërshtoj parimin.


INTERVISTË

189

Në historinë e Kosovës i kemi dy heronj dhe ikona të ndryshme që kanë përcaktuar, që kanë çuar në pavarësi dhe janë dy ekstreme. Në njërën anë e kemi Rugovën, me rezistencën e tij paqësore dhe durimin, që është larg nga ajo se si shqiptarët e imagjinojnë veten si luftëtarë dhe kryengritës. Ndërsa në anën tjetër, është ekstremi tjetër Ademi Jashari, duke sakrifikuar një duzinë të anëtarëve të familjes së tij dhe fqinjëve për mbrojtje deri në vdekje të shtëpisë familjare. Si i shihni këto dy ekstreme? Si do të shpjegoni këto dy ekstreme në udhëheqjen e historisë të fundit të Kosovës? Dhe këto dy figura kundërshtuese me identitetin qendror të Kosovës, vetë identitetin? Duket si një kontrast dramatik. Por, që e shoh si një historian, është që këto janë dy produkte të së njëjtës situatë politike. Pothuajse të dy anët e një monedhe. Dhe kjo situatë ka qenë një situatë me rritje jotolerante të krijuar në Kosovë nga politikat e Millosheviqit. Mbi të gjitha nga politikat e tij, por në kuptim më të gjerë nga një karakter afatgjatë të politikës së Beogradit ndaj shqiptarëve të Kosovës. Në thelb, kriza e krijuar nga Millosheviqi ka pasur pasoja të pashmangshme. Një prej pasojave ka qenë që mobilizimi politik ka pasur nevojë të ketë një karakter të posaçëm, ka pasur nevojë që të jetë jo vetëm një parti, por një lëvizje popullore. Rugova e ka plotësuar këtë rol në kohën kur ka qenë patjetër e nevojshme që të jetë dikush i durueshëm dhe i kujdesshëm, një figurë e unifikuar që është figurë evropiane, një intelektual me reputacion në Evropë, i cili nuk do të paraqitet si një ekstremist vendor, i cili nuk do të paraqitet si një radikal islamik. Dikush që nuk është një ekstremist vendor, nuk është radikal islamik. Rugova i ka plotësuar të gjitha këto role. Ka qenë shumë me rëndësi për popullin e Kosovës që ka qenë dikush si Rugova në atë kohë. Madje, ka mbijetuar reputacionin për takimin me Millosheviqin në mes të pastrimit etnik. Po, por ato kanë qenë rrethana të jashtëzakonshme kur është mbajtur në terr mbi shumëçka që ishte duke ndodhur. Në të njëjtën kohë, rëndësia e Adem Jasharit shpjegohet me të njëjta ngjarje. Nga fakti që ky lloj i politikës ka qenë i nevojshëm për të tërhequr simpatinë dhe përkrahjen e Perëndimit. Përkrahje e thellë në nivel mo-

190

EDUKATA ISLAME 93

ral, por shumë ngurruese në nivelin praktik. Në fund, kjo politikë nuk do të përfitonte drejtpërdrejt nga Millosheviqi, gjërat që kanë qenë absolutisht të nevojshme. Kjo ndjenjë e dëshpërimit ka çuar drejt veprimeve ushtarake dhe drejt veprimeve ndonjëherë të mburrjes, ndonjëherë të heroizmit, ndonjëherë të therorisë. Është e nevojshme që të shihen që të dy këto fenomene si pjesë e të njëjtit proces. A mund t'ju pyes pak për Ballkanin dhe modelin e sjelljes sonë, të cilin e tregojmë sipas raportit të progresit të BE-së dhe kritikët për Ballkanin thonë që kemi vese të përbashkëta si vende, çdo vit kur marrim raporte për vendet tona. Dhe këto vese janë sjellje të korruptuara, klasa politike, nepotizmi, klanizimi, krimi i organizuar, jofunksionaliteti i sundimit të ligjit... Dua t’ ju pyes, a janë këto sjellje të përcaktuara nga mostrat e kaluara të sundimit? Si për shembull, sociologu Robert Putnam në studimin e tij “Making Democracy Work” thotë që tendenca e Italisë jugore për klientelizëm dhe krim të organizuar është atribut i trashëgimisë të sundimit të Normanëve dhe Burbonëve. Në këtë kuptim, a duhet ne të fajësojmë Perandorinë Otomane dhe atë të Habsburgut apo njërën më shumë se tjetrën? Si historian, jam i befasuar të dëgjoj që mafia të fajësohet për shkak të sundimit të Normanëve. Ky është kthim në mesjetë. Është njëjtë sikur të fajësohet familja Balsha apo Kastriotët për atë çfarë ndodh në Kosovë apo Mal të Zi, është shumë e çuditshme. Historia e len vulën e vet në shoqëri nganjëherë në mënyrë të qartë, ndonjëherë në mënyrë të rregulluar dhe subkoshiente. Jam skeptik lidhur me këtë argument, që duhemi të kthehemi një apo dy shekuj mbrapa që të gjejmë arsye pse sot ka korrupsion, mito apo krim të organizuar. Nëse shikojmë përreth, menjëherë do të shohim arsyet para nesh, nuk duhet t'i drejtohemi librave të historisë për këtë. E dimë që korrupsioni ndodh në kushte të posaçme ekonomike-sociale dhe në kushte të posaçme politike. Kur fuqia politike është e dobët, kur gjyqësia është e dobët, kur vlerat e shtetit nuk janë të zgjeruara plotësisht në shoqëri dhe kur ka ndjenjë që njerëzit duhet të shikojnë vetëm vetveten dhe që


INTERVISTË

191

s'ka rëndësi, mungesë e përgjegjësisë, ideja e pagesës të tatimit është diçka që vetëm njerëzit budallenj e bëjnë. Jam duke menduar për Italinë këtu sa edhe për Ballkanin. Këto gjëra kanë shpjegime të tyre politike. Në rast të Ballkanit do të thosha 50 vjetët e komunizmit janë shumë më të rëndësishme si pjesë e një historie sesa rreth 500 vjet të sundimit Otoman. Dhe mendoj që nuk duhet t'i fajësojmë austrohungarezët për asgjë. Nëse shikon se çfarë ka ndodhur në Bosnjë me ardhjen e austro-hungarezëve, ka pasur reforma të mëdha në shoqëri dhe benefite të mëdha. Nëse shikoni hartën e Evropës sot dhe shikoni se ku është Ballkani, a do të thoni që Ballkani është ende një fushë e lojës, ku fuqitë e mëdha janë ende duke i rregulluar punët e tyre? Jo, jo në mënyrën që ishte në shekullin e 19-të, për shembull në Kongresin e Berlinit. Jo në mënyrën që ishte më 1914, kur një vrasje në Sarajevë solli tërë sistemin e fuqive në një luftë botërore. Atëherë, në çfarë mënyre? Në një kuptim më të kufizuar. Mendoj, posaçërisht nëse shikohet politika ruse ndaj Kosovës. Është vështirë të shihet ndonjë arsye e brendshme në Kosovë apo brenda situatës së ngushtë në Ballkan, që Rusia të ketë qëndrime apo dëshira aq të forta që të bllokojë politikën perëndimore. Kjo është një lojë shahu për arsye të tjera. Dhe është pjesë e dëshirës së madhe të Putinit që të krijojë telashe për politikën perëndimore, që të tregojë që Rusia ka ende fuqi që të bllokojë gjëra, të kërkojë shpërblime për çështje tjera, për të cilat janë të interesuar, por tërësisht jashtë Ballkanit. Rusia ende është duke e trajtuar Ballkanin në mënyrë instrumentale dhe besoj që është duke e trajtuar Serbinë në mënyrë instrumentale. Njerëzit në Beograd, të cilët imagjinojnë që kanë një vëllazëri të madhe dhe që një simpati sllave është e drejtuar kah ata nga Moska, janë shumë në gabim. Ata janë të përdorur dhe të manipuluar. E kemi parë këtë me manovrimin e Rusisë me naftësjellësin dhe me blerjen e industrisë së naftës të Serbisë me një çmim qesharak të ulët. Rusia është duke luajtur loja me ata dhe në fu-

192

EDUKATA ISLAME 93

nd do t'i braktisë. Pra, mendoj që Rusia është një rast, kur është fjala për fuqi politike të madhe. Kur është fjala për fuqitë evropiane, ata kanë një interes të drejtpërdrejtë. Nuk janë duke e bërë këtë në mënyrë të vjetruar, sepse duan që të zhvillohet një situatë koherente dhe përparimtare në kufijtë e tyre. Dhe në rast të SHBA-së, mendoj që është më afër pozitës evropiane, shumë më afër sesa është me mentalitet të Moskës. Atëherë çfarë do të thoshit, në cilin drejtim është duke shkuar Ballkani sot? Kur e dimë që marrëveshjet që kanë ndaluar luftën e viteve të 1990 kanë ndikuar deri tash, por nuk janë dizajnuar që të zhvillojnë këto vende. Marrëveshja e Dejtonit, e cila e ka mbajtur Bosnjë e Hercegovinën në status-quo, për shembull përpjekjet e fundit të Carl BIldt dhe James Steinber të sjellin reforma në Bosnjë e Hercegovinë nuk kanë treguar sukses; Dodik është duke insistuar në ndarjen e Republikës Serbe nga Bosnja. Pastaj, Serbia është duke refuzuar që të pranojë shtetësinë e Kosovës dhe është duke mbajtur Veriun si peng, duke penguar themelimin e sundimit të ligjit atje dhe duke e përdorur këtë si monedhë për bisedime për statusin e Kosovës, sikurse shpresojnë. A është ardhmëria e Ballkanit në rrezik, meqë vëmendja e bashkësisë ndërkombëtare kalon në vende tjera të botës? Nuk do të kisha gjeneralizuar lidhur me Ballkanin. Por, dy vendet që i përmende, Bosnja dhe Kosova, kanë me të vërtetë probleme dhe rreziqe, ka rreziqe sidomos në rast të Bosnjës. Nuk mendoj që në rast të Kosovës ka ndonjë rrezik të madh. Rreziku i vetëm është ngecja dhe mospërmbushja e përparimit sa më të shpejtë, që Kosova duhet bërë dhe sa mund të bëjë. Në rast të Bosnjës është një rrezik i vërtetë, një rrezik politik. Dhe mendoj që komenti i juaj i fundit, që ndoshta vëmendja e fuqive perëndimore ka kaluar diku tjetër, është absolutisht e vërtetë. Është e vërtetë për Amerikën që për disa vite tani, involvimi i madh në Irak dhe Afganistan ka marrë energjinë e Departamentit Amerikan të Shtetit. Tani ka më shumë një lloj mentaliteti të mbajtjes


INTERVISTË

193

gjallë të operacioneve, kur shikojnë Ballkanin. Kështu që më shumë përgjegjësi u takon fuqive evropiane. Dhe kam frikë që Evropa është tani në një moment të vështirë. Është moment kur për herë të parë është duke u munduar që zyrtarisht të zhvillojë një politikë të jashtme evropiane, me një përfaqësues të politikës së jashtme, me një kuaziMinistri të Punëve të Jashtme, me diplomatë. Ky është një projekt i vështirë, sepse së fundi, politika e jashtme në çdo vend evropian është plotësisht çështje kombëtare. Dhe e dimë që këto kombe nuk pajtohen në shumë çështje kyçe, e kemi parë këtë me çështjen e Kosovës. Cilat janë rreziqet nëse nuk pajtohen? Çfarë efektesh mund të kenë këto çrregullime që vijnë nga Kosova dhe Bosnja, në anëtaret e BE-së?Nëse ka çrregullime të tilla? Siç e thashë, nuk mendoj që rreziku për Kosovën është një lloj çrregullimi serioz, nuk shoh luftime apo tanke që shkojnë në ndonjë drejtim në Kosovë. Jo, por për shembull mospranimi që të hyjmë në BE për shkak se Spanja, Sllovakia dhe Qipro nuk na njohin dhe nëse vazhdon kështu për dekada e më shumë... Kjo është ajo që e quaj ngecje serioze. Ka rreziqe për zhvillim ekonomik, ka rrezik që një valë njerëzish që nuk gjejnë punësim në Kosovë, të vërshojnë vendet tjera evropiane duke kërkuar punë. Jam i sigurt që këto rreziqe kuptohen. Mendoj që rreziku në Bosnjën është më serioz. Është problem që ka qenë i qartë që nga Marrëveshja e Dejtonit. Shumë njerëz kanë shkruar për këtë, shumë njerëz kanë folur për këtë, nuk ka asgjë të re të thuhet për këtë. Marrëveshja e Dejtonit ka dështuar në zgjidhjen e problemeve themelore. Thjesht ka ngrirë situatën, ku ka ndodhur pastrimi etnik dhe ku njerëzit përgjegjës për pastrim etnik janë ende në fuqi në një pjesë të madhe të Bosnjës. Ka ngrirë këtë situatë dhe pastaj njerëzit në terren që e zbatojnë këtë kanë refuzuar që të përdorin fuqitë e tyre që ta bashkojnë Bosnjën siç duhet.

194

EDUKATA ISLAME 93

A ka ndonjë zgjidhje historike për këtë? Sepse për rastin e Kosovës keni thënë dhe më është dukur kontroverse, që nuk do të befasoheni me formimin e Shqipërisë etnike nëse kushtet e lejojnë formimin e një shteti etnik shqiptar. Por, për rastin e Bosnjës, a mendoni që një zgjidhje historike çon në këtë drejtim? Më fal, a kam thënë që nuk do të befasohesha me formimin e një vendi etnik shqiptar? Unë kam lexuar dhe kuptuar, që ju mendoni që do të ishte e natyrshme që Kosova dhe Shqipëria të jenë një shtet, jo tani por në kushte të tjera, ndoshta për 50 apo 100 vjet ajo mund të ndodhë. Për 50 apo 100 vjet shumë gjëra mund të ndodhin. Mbi çështjen e bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë, të cilën nuk e kemi diskutuar, mendoj që krejt varet. Është një shembull klasik i çështjes politike, që çdo gjë varet nga mënyra se si e përpiloni pyetjen. Nëse e pyetni ndonjë shqiptar në Shqipëri apo shqiptar në Kosovë, se a mendojnë që një ditë do të ishte mirë që këto të dyja të bashkohen dhe të keni një shtet të madh shqiptar? Jam i sigurt që një shumicë e madhe do të thotë po, një ditë kjo do të ishte mirë. Dhe natyrisht nëse pyetni se a është bërë një padrejtësi historike më 1913, kur u krijua versioni i parë i këtij kufiri dhe ndarja, të gjithë do të thonë që kjo ishte një padrejtësi e madhe. Kështu që nëse e shtroni pyetjen në këtë mënyrë, natyrisht që do të merrni përgjigje që duket si një thirrje e madhe për bashkim. Por, mendoj se nëse i pyesni njerëzit në një referendum të mirëfilltë politik sot apo nesër se a do të preferojnë të jenë shtet i bashkuar, kështu që politika juaj dhe vendimet që ndikojnë në jetën tuaj mund të janë të dominuara nga politikanë nga vendi tjetër dhe jo nga vendi juaj. Për vite kam pyetur shumë njerëz se çfarë mendojnë mbi atë se si këto referendume mund të zhvillohen, shumica e njerëzve që njohin Kosovën dhe Shqipërinë mirë, përfshirë politikanë kryesorë më kanë thënë që sinqerisht mendojnë që nuk do të arrijnë të marrin shumicën. Nga të dyja anët e kufirit. Kështu që nuk mendoj që do të ndodhë në nivel


INTERVISTË

195

praktik shpejt. Në nivel teorik mund të ndodhë, por njerëzit nuk marrin vendime tani për atë që do të ndodhë për 50 vjet. Dhe në nivelin se a është në parim e gabuar që kjo të ndodhë, më duket e qartë që nuk do të ishte gabim nëse të dy vendet në mënyrë demokratike vendosin të bëjnë këtë. Por, nga ana tjetër, ky është argumenti që është duke u përdorur nga njerëzit në Republikën Serbe, nëse e lejoni këtë, pse nuk na lejonin ne të bashkohemi me Serbinë? Ka një përgjigje të thjeshtë për këtë. Që Kosova është një shtet i vërtetë, që ka dalë nga një status federal i vërtetë në ish-Jugosllavi. Republika Serbe nuk është shtet, ka dalë nga procesi i pastrimit etnik dhe nga vrasjet masive, dhe ky është themeli i Republikës Serbe. Më vjen keq që tingëllon pakëndshëm kur e them kështu troç, por është e themeluar në vrasje masive dhe ky është themeli i Republikës Serbe, ashtu siç ekziston në hartë. Ekziston në hartë, pasi që armata e pushtoi territorin dhe i përzuri njerëzit me tytë, thikë dhe vranë shumë prej tyre. Madje edhe sot ky rajon është duke e ndaluar pjesën tjetër të Bosnjës të ecë përpara. Cila është zgjidhja? Jam duke e thënë këtë gati që nga vetë Dejtoni. Dhe më bie ndër mend kur e kam thënë këtë në Uashington, në vitin 1997, dhe më thanë që jam i nxituar, që jam gabim dhe që Dejtoni është një marrëveshje e mirë, që Amerika ka investuar shumë prestigj në të, dhe do të ishte gabim që të ndërrohet tani dhe vazhduan të thonë këtë, atë... Ishte e qartë që ishte duke e ngrirë situatën dhe duke ndërtuar gjëra shumë më të këqija në kuptim të realizimit të Bosnjës si shtet. Mendoj që tani është shumë më vështirë të merremi me këtë problem sesa që ka qenë atëherë. Sepse atëherë fuqitë e Përfaqësuesit të Lartë kanë qenë shumë të mëdha, janë rritur në Petersberg, me marrëveshjen e Bonit, e cila i zmadhoi fuqitë. Tani, shumica e këtyre fuqive është zhdukur, qeveritë perëndimore kanë hedhur poshtë këto përgjegjësi. Por, e kanë fuqinë themelore që të thonë që nuk mund të pranojnë kurrë që Repu-

196

EDUKATA ISLAME 93

blika Serbe të bëhet shtet i pavarur. Vërtet, këtu prestigji i tyre është në pyetje. Sepse nëse e lejojnë këtë do të shkatërrojnë themelet e marrëveshjes paqësore, të cilën e kanë hartuar. Kjo jo vetëm që do të zhbëjë të kaluarën, por do të hapë lloje të ndryshme të precedentëve për të ardhmen. Sepse kur një herë lejon që territoret që janë krijuar në bazë të dhunës etnike të shpallin veten si shtete të pavarura, territoret të cilat nuk kanë pasur status politik në mënyrë të cilën Kosova qartë e ka pasur në sistemin federal të Jugosllavisë, atëherë çfarë ndodhë? Çfarë do të ndodhë nëse minoritetet etnike në Maqedoni vendosin për dhunë, çfarë ndodh nëse shqiptarët në Serbinë jugore vendosin për dhunë? Kjo është kutia e Pandorës, dhe Perëndimi e di këtë. Kështu që duhet të jenë plotësisht të qartë lidhur me këtë. Republika Serbe nuk duhet të bëhet shtet i pavarur. Mendoj që në kuptim praktik, fuqia tani është më shumë në duart e Brukselit dhe në politikën evropiane. Dhe si do ta modelojnë, çfarë thonë për procesin e lëvizjes drejt pranimit në Evropë. Kjo është kyçe, kjo është kyçe për Serbinë dhe kjo është kyçe për Bosnjën. A mendoni që do të lejojnë, duke e njohur Evropën, si ajo operon dhe mentalitetin e saj, a do të shohim që Serbia do të hyjë në Evropë pa e njohur Kosovën dhe pastaj ta bllokojë atë? Siç është duke ndodhur me Slloveninë dhe Kroacinë me konfliktin e tyre për kufi? Nëse njerëzit në Evropë janë shumë budallenj, atëherë po. Ndoshta e keni vërejtur, por nuk jam admirues i madh i BE-së. Mendoj që nuk është projekt politik koherent. Mendoj që ka çuar drejt një politike të jashtme jokoherente, për arsye që i përmenda, që së fundi qeveritë kombëtare kanë ide dhe preferenca thellësisht ndryshe. E kemi parë këtë shumë qartë me tërë debatin me EULEX-in dhe me një situatë të çuditshme, ku BE-ja pohon që është përgjegjëse për zhvillimin e Kosovës si shtet, por duhet të dërgojë mision që nuk e njeh Kosovën si shtet, e cila pohon që është neutrale dhe në këto kushte kjo do të thotë joneutralitet, por refuzim që të njohë atë që është e pavarur. Kjo nuk është një recetë për një politikëbërje koherente. Kështu që bre-


INTERVISTË

197

ngosem për politikën evropiane. Sinqerisht mendoj që kanë përcjellë një drejtim të gabueshëm mbi Qipron. Dhe kemi parë një prej pasojave të kësaj me vijën e ashpër të qeverisë së Qipros kundër njohjes të Kosovës. Nëse më kujtohet mirë, ata kanë thënë që edhe nëse Serbia e pranon Kosovën, Qipro nuk do të njohë Kosovën kurrë. Kjo është e çuditshme. Kështu që nuk jam optimist lidhur me politikën e Brukselit. Por, Brukseli ka njerëz mirë të informuar dhe inteligjentë dhe së fundi duhet t'u përgjigjet qeverive kombëtare që do të shtojnë argumente inteligjente dhe mirë të informuara. Kështu që shpresoj që do të krijojë një politikë inteligjente për këto çështje shumë të rëndësishme. Ballkani me shumë mite është ndërtuar si rezultat i udhëheqjeve të këqija. Dhe ka çuar drejt një besimi që rajoni është i prirë për një urrejtje të vjetër etnike. Në disa vende të Ballkanit ksenofobia është në rritje dhe oreksi për një kontroll më të madh shoqëror të disa qeverive vazhdon të ndërtojë mite të reja. Çfarë mendoni, çfarë mund të bëhet me këto mite që të mos mbajnë si peng rajonin në tërësi në të ardhmen? Miti i urrejtjes së vjetër etnike pjesërisht është prodhuar nga të huajt injorantë, nga udhëtarët në fillim të shekullit 20 dhe më tej. Mendimi që do të jetë më lehtë dhe ekzotik për lexuesit e tyre, nëse thonë që kjo është një vorbull i pashpjegueshëm i urrejtjes së vjetër. Kjo e bëri ekzotike dhe misterioze. Pjesërisht vjen nga kjo. Pjesërisht vjen nga historia e fundit, nga një manipulim dhe ngatërrim i bërë me qëllim për opinionin perëndimor. Nga njerëzit që kanë dëshiruar të mendojnë që luftërat që janë shkaktuar drejtpërdrejt nga politikanët, para së gjithash nga Millosheviqi në Beograd, që këto nuk janë shkaktuar nga politikanët modernë, por që janë shkaktuar nga njerëz antikë me shpata dhe nga kujtimet e njerëzve. Ka pasur marrëzi në njërën anë dhe manipulim e ngatërrim të qëllimshëm në anën tjetër. Dhe nëse shikoni realitetin, këto urrejtje të vjetra shkojnë jo më larg se mesi i shekullit të 19-të. Dhe janë produkte, produkte normale të proceseve të shtetndërtimeve që zhvilloi nacionalizma të ndryshëm me mite të

198

EDUKATA ISLAME 93

tyre nacionale. Dhe zhvilloi konflikte politike, sepse këto nacionalizma konkurronin për territor. Kjo është e ashtuquajtura “urrejtje e vjetër etnike”. Dhe pyetja juaj se si do t'i ndalojmë apo t'i zvogëlojmë në të vërtetë është pyetje e arsimimit në një kuptim më të gjerë. Jo vetëm ajo që shkruan në libra shkollorë, por çfarë njerëzit thonë në publik, çfarë politikanët thonë, çfarë është thënë në media. Nuk jam duke folur për një larje të trurit apo një ideologji të re, që Ballkani ka qenë gjithmonë një vend i tolerancës së ndërsjellë, jo. Një histori normale dhe një mirëkuptim normal. Dhe ndoshta një mirëkuptim normal që çdo vend në Evropë ka disa elemente, ka disa minoritete etnike që përçmohen nga fqinjët apo e kundërta. Nuk ka asgjë unike lidhur me këtë, asgjë. Doktor Malcolm faleminderit për intervistën Përktheu nga anglishtja: Fuad Morina


200

RECENSION

Nuridin Ahmeti - Instituti Albanologjik i Prishtinës

MONOGRAFI PËR ATA QË E MERITUAN (Ramadan Shkodra, Sadik Mehmeti, Agim Gashi, Imamët dëshmorë- shehidë në luftën e fundit në Kosovë 1989/1999, SHB ” Dituria Islame”, Prishtinë, 2010)

Kur viziton librashitësit, Panairin e Librit në Prishtinë, Tiranë apo Shkup, kur shikon disa nga mediet e shkruara apo elektronike që bëjnë prezantimin e veprave të shkruara për Luftën e Fundit në Kosovë, apo edhe kur klikon në internet për të kërkuar ndonjë të dhënë për këtë luftë, të krijohet përshtypja se për Luftën e Fundit në Kosovë, për dëshmorët tanë, betejat e UÇK-së, është shkruar aq shumë, sa ndoshta dikujt mund t’i duket se është bërë edhe e tepërt, por a thua jemi ndalur ndonjëherë, apo a na ka shkuar mendja të hulumtojmë shkrimet, librat e ndryshëm, apo atë që më lehtë kemi mundësi ta bëjmë, të klikojmë në in-

ternet, për shkrimet që janë shkruar kundër luftës së fundit në Kosovë?!

Po qe se do ta bëjmë një gjë të tillë, pra të klikojmë në internet dhe t’i shohim shkrimet e ndryshme kundër UÇK-së, do të bindemi shumë shpejt se ato shkrime janë më të shumta se ato që janë shkruar pro UÇK-së. Por, kur kësaj ia shtojmë edhe faktin se me çfarë ritmi po vazhdohet të shkruhet kundër kësaj lufte, si po prezantohet kjo luftë në tekstet tona shkollore te gjeneratat e reja, atëherë të lë përshtypjen se për luftën e fundit në Kosovë nuk është shkruar sa duhet dhe ndoshta në vitet e ardhshme roli i kësaj lufte në shoqërinë tonë sa vjen e do të zbehet. Për luftën e fundit në Kosovë, e shohim se janë shkruar e janë botuar me dhjetëra monografi, për dëshmorë, për zona operative të UÇK-së, për beteja të ndryshme të UÇK-së etj., por shumë pak është përmendur elementi shpirtëror në këtë luftë, apo kontributi i hoxhallarëve tanë në këtë luftë, të cilët ishin pjesë e pandashme e kësaj lufte, për të mos thënë se janë anashkaluar fare. Por, një gjë tanimë dihet botërisht, se ishin shumë figura që kontribuuan në luftën e fundit në Kosovë, ishin shumë figura që ditën të rreshtohen pranë personaliteteve të luftës dhe që me kontributin e tyre i dhanë gjak e gjallëri luftës së UÇK-së. Në mesin e këtyre burrave kontribut të çmueshëm dhanë edhe hoxhallarët e vendit tonë,

EDUKATA ISLAME 93 të cilët si gjithmonë të mishëruar me popullin, ata ditën qe në momentet vendimtare për fatin e Kosovës, ta heqin xhyben nga trupi i tyre dhe ta veshin uniformën e UÇK -së. Ata e ditën më së miri se, përse po vdesin dhe për kë po luftojnë, ata e kuptuan më së miri urtësinë popullore se “Pa vatan nuk ka iman”. E kuptuan mirë se veprimtaria e tyre prej hoxhës mund të zhvillohet më së miri në vendin e tyre, vetëm atëherë kur ta kenë larguar sunduesin nga toka e tyre. Hoxhallarët edhe gjatë historisë u treguan solidarë me popullin ku jetuan dhe vepruan, edhe në luftën e fundit në Kosovë, një pjesë e hoxhallarëve, do ta heqin xhyben dhe në vend të saj do ta zëvendësojnë me uniformën e UÇK-së, do t’i lenë “qitapët” dhe në vend të tyre do të rrokin pushkën, sepse e kuptuan se kishte ardhur koha për ta fituar Xhenetin, ashtu siç i kishte porositur Profeti Muhamed: “Xheneti është nën hijen e armëve”. Këta ishin të vendosur që këtë porosi profetike ta vinin në praktikë në vendin ku po jetonin dhe po shërbenin, dhe një numër prej tyre këtë e bënë. Veprimet e tilla të hoxhallarëve tanë, që fatin e tyre ta ndajnë me popullin, në momente të caktuara qoftë edhe me jetë, në trojet shqiptare në përgjithësi e në truallin e Kosovës në veçanti, shikuar në aspektin historiografik mendojmë se nuk është risi, se-


RECENSION pse, raste të tilla do të gjejmë qysh nga koha e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, më 1878, e deri në ditët e sotme, të tillë qenë Myderriz Ymer Prizreni e myderriz Ahmet ef. Korenica (në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, më 1878), Haxhi Mulla Zeka e Mulla Musa i Strellcit (në Lidhjen Shqiptare të Pejës, 1899), Mulla Sinan Maxhera e Halim Ahmeti (Mulla Halimi) në kryengritjet e vitit 1910 (shok të ngushtë të Idriz Seferit), Hoxhë Kadri Prishtina (themelues i Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” më 1 maj 1918) e Mulla Agan Koja (bashkëluftëtar në çetën e Azem Galicës), Mulla Idriz Gjilani e Myderriz Haki ef. Sermaxha, Mulla Ramë Hertica etj (luftëtar të ONDH dhe Ballit Kombëtar 1939-1947), Mulla Zeke Berdyna (Radavc, Pejë, i dënuar me 16 vjet burgim më 1950) e Mulla Hysen Berisha (Ruhot-Pejë i dënuar me 15 vjet burgim në vitin 1950) etj. Shikuar nga aspekti i teologjisë islame dëshmorët janë të pavdekshëm (Ali-Imran, 169) dhe këtë nuk e vëmë në dyshim. Por, praktika e gjertanishme te ne ka treguar se kur të dhënat për personalitete e ngjarje të ndryshme nuk mblidhen menjëherë, kur nuk sistemohen e nuk ruhen, mundësitë janë që këto ngjarje dhe personalitete t’i kaplojë pluhuri i harresës, sikurse që edhe kemi raste në traditën tonë historiografike, shumë prej hoxhallarëve

201 nuk ua dimë as emrin, kurse ata dhanë jetën për çështje madhore të këtij vendi, apo ua dimë emrin e nuk kemi të dhëna biografike, për këtë me plot të drejtë ka konstatuar studiuesi i njohur anglez, Ralph Waldo Emerson kur thotë: “Nuk ka shkencë që të jetë në kushte më të këqija se historia. Asnjëherë vëzhgime të drejtpërdrejta, gjithnjë fakte të zhdukura dhe kurrë fakte të plota, gjithnjë copëza të shpërndara e të ruajtura rastësisht...”. Por që të mos na përsëritet një gjë e tillë, sidomos me të kaluarën e dëshmorëve tanë hoxhallarë në luftën e fundit në Kosovë, Bashkësia Islame e Kosovës, iu besoi një projekt të rëndësishëm dhe të domosdoshëm tre punonjësve të dëshmuar R. Shkodrës, S. Mehmetit dhe A. Gashit, për mbledhjen, përpunimin dhe publikimin e një monografie për dëshmorët - hoxhallarë të luftës së fundit në Kosovë. Këta punonjës rëndësinë e këtij projekti e kanë marrë seriozisht, por gjithnjë nën mbështetjen e BIK-ut, do ta bëjnë një evidencim të hoxhallarëve të rënë në luftën e fundit, do t’i vizitojnë familjarët e tyre, të afërt e tyre duke marrë shënime për imamët dëshmorë dhe njëkohësisht duke shfrytëzuar edhe arkivat e medresesë “Alauddin” dhe të dy paraleleve të saj në Prizren e Gjilan, ku imamët-dëshmorë i kishin përfunduar studimet, apo disa prej tyre nuk arritën t’i përfundonin, e duke marrë shënime

202 plotësuese, që ky projekt të finalizohej sa më i kompletuar. Pas një pune sistematike disamujore autorët do të arrijnë që ta finalizojnë punën e tyre, duke i ofruar lexuesit një monografi modeste për imamëtdëshmorë dhe njëkohësisht një veprim i tillë i autorëve dhe i BIK-ut bën që hoxhallarët dëshmorë në historiografinë tonë të mos e kenë fatin e shumë hoxhallarëve të tjerë që dhanë kontribut të çmueshëm fetar e kombëtar gjatë historisë, e që ne nuk ua dimë as emrat, apo ua dimë emrat e nuk dimë asgjë më shumë për ta. Mozaikut të librave të shkruar për luftën e fundit në Kosovë i është shtuar pra edhe Monografia “Imamët dëshmorë-shehidë në luftën e fundit në Kosovë 1989-1999”. Monografia ka 95 faqe, lidhje të fortë dhe letër shumë cilësore, me një fjalë si nga përgatitja teknike, dhe ajo profesionale, një punë e tillë është për t’u admiruar. Kjo monografi është edhe një tregues i mirë se puna kolektive, e që te ne, si të thuash, është e rrallë, i ka frytet e garantuara. Monografia fillon me fjalën e myftiut të Kosovës, mr. Naim ef. Tërnavës me titull: “ Shehidët bien për Zot e Atdhe”, ku potencohet roli paqësor i Islamit, por kur zullumi është i vazhdueshëm, atëherë natyrisht që duhet t’i kthesh edhe zjarrin, fjalë këto që janë të pajisura edhe me ajete kura-

EDUKATA ISLAME 93 nore dhe fjalë të profetit Muhamed, që flasin për vlerën dhe rëndësinë e dëshmorëve, por pa harruar edhe aspektin historik që dhanë paraardhësit tanë hoxhallarë në luftëra gjatë historisë, duke e përfunduar me fjalët; “Lus Zotin që shehidët t’i gradojë me xhenet, ndërsa ne të na bëjë që të ndjekim rrugën e tyre!” (fq. 5-120). Në këtë monografi janë përfshirë të dhënat biografike të 37 dëshmorëveshehidëve hoxhallarë dhe renditja është bërë sipas rendit alfabetik. Imamët e përfshirë në këtë monografi janë pothuajse nga të gjitha rajonet e Kosovës. Imamët dëshmorë të përfshirë në këtë monografi janë: Abdullah Muqaj (Lubizhd-Has), Abedin Myrtezi (Mollopolc-Shtime), Alban Xhemajli (Rracaj-Gjakovë), Arben Hyseni (Godanc-Shtime), Arif Shala (Krushë e Madhe-Rahovec), Asan Hasallari (Rezhanc-Hani i Elezit), Behar Abdylmexhiti (Prizren), Beqir Krasniqi (Vranoc-Pejë), Fadil Rashiti (Petrov-Shtime), Feti Sofi (KosavëDragash), Habib Hoxha (BllacSuharek), Hajdin Aruçi (Rezallë, Skënderaj), Hajrrullah Bega (Bajë, Malishevë), Halim Bajraktari (Çikatov e Re, Drenas), Hysen Zeka (Gumnisht, Vushtrri), Isak Mazreku (Opterush, Rahovec), Ismail Mziu (Marinë, Skënderaj), Ismet Limani (Raincë, Preshevë), Jonuz Zejnullahu


RECENSION (Gjylekar, Viti), Muhamet Biçku (Hogosht, Kamenicë), Muhamet Ukshini (Morinë, Gjakovë), Muharrem Gashi (Majac, Podujevë ), Mustafë Veseli (Reçan, Suharekë), Nisret Ajdari (Doberçan, Gjilan), Nuhi Ismajli (Smolic, Bujanoc), Nysret Musa (Mitrovicë), Ramush Shatri (Tomoc, Istog), Ridvan Qatani (Duhël, Suharekë), Salih Selamni (Gllamnik, Podujevë), Sami Plakolli (Letanc, Podujevë), Selim Muqaj (Lubizhdë, Has), Selim Selimi (Belincë, Shtime), Sylë Ahmetaj (Kaliçan, Istog), Sylejman Ramqaj (Studenicë, Istog), Shaban Gashi (Vërmic, Malishev), Shefqet Zeka (Prishtinë), Korreticë e Epërme, Drenas). Disa nga të lartpërmendurit ishin talebe (nxënës) të medresesë “Alauddin” dhe paraleleve të saj në Prizren e Gjilan, studentë të Fakultetit të Studimeve Islame, imamë të rregullt apo edhe ish-nxënës të medresesë “Alauddin” dhe që kishin përfunduar studimet në lëmi të ndryshme shkencore. Kur i lexon dhe rilexon biografitë e këtyre dëshmorëve e sheh se ata kanë qenë shembull i mirë në luftën e fundit, sepse disa prej tyre emrave që ishin talebe të medresesë pa i mbushur 17 pranvera, ranë dëshmorë. Shembulli më mirë prej luftëtari është ai i Mulla Jonuz Zejnullahut, i cili me dy bomba në dorë, më 5 maj 1999, te vendi i quajtur te “Rrasat e

203 Zogut” në Koshare, do të futet në bunkerin e serbëve, ku do t’i hedhë në ajër shumë ushtarë serbë dhe nga plagët e marra do të ndërrojë jetë edhe vetë. Por, njëkohësisht është shumë zhgënjyese, kur e merr dhe shfleton librin; “Me UÇK-në në Koshare 2”, SHB, Faik Konica, Prishtinë, 2002, fq. 281 me autor Muhamet Çetta dhe e sheh se për këtë luftëtar dhe për këtë shembull prej luftëtari Mulla Jonuz Zejnullahun shkruhen vetëm tre rreshta, pa e cituar profesionin e dëshmorit dhe pa e potencuar mënyrën se si ka rënë dëshmorë, e të cilat fjalë për hir të korrektësisë po i citojmë: ”Jonuz Qazim Zejnullahu. Datëlindja 1975; vendlindja-Gjylekar, Gjilan; detyrakëmbësori; data e rënies, 5.05.1999; vendi i rënies-vija e frontit; mënyraarmë zjarri; data e varrimit, 6.05.1999; vendi-Bajram Curri; njësia- batalioni i këmbësorisë”. Autorët e kësaj monografie ia dolën mbanë punës së tyre, sepse kishin përkrahjen institucionale të BIK-ut, përgatitjen profesionale dhe në anën tjetër pjesa dërrmuese e emrave të dëshmorëve në këtë monografi ishin të njohur për këta autorë, disa i kishin ish-shokë klase në Medrese, disa bashkëluftëtar, e disa i njihnin përmes kontakteve të ndryshme si imamë. Por, puna e autorëve nuk do të përfundonte me kaq, sepse nga materialet e

204 ndryshme të tubuara për imamët-dëshmorë, autorët për secilin dëshmor të lartpërmendur do të arrijnë që ta formojnë nga një dosje me dokumente të ndryshme, si; certifikata, diploma, fotografi për secilin imam- dëshmor veç e veç, që do të thotë se Shtëpinë Botuese “Dituria Islame”, që vepron në kuadër të BIK-ut, e kanë begatuar edhe me një monografi cilësore, kurse Arkivin e BIK-ut, e kanë begatuar edhe me 37 dosje të hoxhallarëve-dëshmorë, që në rast të ndonjë studimi të mëvonshëm nga ndonjë studiues tjetër, këto dosje do t’i shërbejnë për t’i plotësuar biografitë e tyre, edhe më shumë. Sugjerime në rast të ribotimit të kësaj monografie: Natyrisht që si çdo krijesë njerëzore që ka nevojë për sugjerime e këshilla edhe punët që bëhen nga krijesat njerëzore për punën e tyre kanë nevojë për plotësime e sugjerime, sikurse edhe ky libër që është përpiluar nga krijesat njerëzore, ndaj mendoj se: 1. Kjo monografi në rast të ndonjë ribotimi eventual, edhe më shumë të pajiset me dokumente, faksimile, kujtime të eprorëve dhe bashkëluftëtarëve të emrave të lartpërmendur që jetojnë ende, foto të varrezave të dëshmorëve të lartcekur, edhe pse disa nga varrezat e dëshmorëve janë në aso gjendje të mjerueshme sa ndoshta edhe vetë

EDUKATA ISLAME 93 autorëve u ka ardhur turp t’i publikojnë fotot e këtyre varrezave. Publikimi i këtyre fotove do të ishte edhe një dëshmi, se sa ne dimë t’i respektojmë, dhe sa jemi mirënjohës ndaj atyre që për lirinë e këtij vendi, pjesë e të cilit vend jemi edhe ne, nuk e kursyen as jetën, dhe njëkohësisht plotësimi i kësaj monografie me të dhënat e lartshënuara do t’ia shtonte edhe më shumë anën estetike dhe stilistike të kësaj monografie. Respektimi i së kaluarës është edhe një pasqyrë për të tanishmen tonë, ashtu siç thoshte dikur edhe pinjolli i familjes fisnike Vlora, Syrej bej Vlora: ”Madhështia dhe fisnikëria shoqërore e një kombi matet me të kaluarën e tij. E kaluara është pikënisja e idealit kombëtar, që shikon gjithmonë të ardhmen. Ata popuj që nuk kanë të vjetra janë të dënuar të zhduken. Madhështia e së ardhmes lind nga rilindja e së kaluarës.” Paraqitja reale e ngjarjeve dhe vendeve, ndoshta do të na detyronte që ta vëmë gishtin në tëmth dhe të mendojmë se çfarë jemi duke bërë. 2. Shqiptarët përveç luftës së fundit në Kosovë, që e bënë nën emblemën e UÇK-së, brenda një dekade bënë edhe dy luftëra të lavdishme, atë në Maqedoni nën emblemën e UÇK-së (Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare) dhe në Luginën e Preshevës nën emblemën e


RECENSION UÇPMB-së (Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegj e Bujanoc). Sipas informacioneve që kemi, kishte edhe në UÇK dhe UÇPMB, prej hoxhallarëve që dhanë kontribut derisa ranë dëshmorë, andaj do të ishte një punë e pëlqyeshme sikur BIK-u, në bashkëpunim me bashkësitë islame të vendeve të përmendura të formonin një redaksi të përbashkët me qëllim të nxjerrjes së një monografie të përbashkët për imamët-dëshmorë edhe të UÇK-së (Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare) edhe të UÇPMB-së (Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegj e Buajnoc), sepse pavarësisht se luftuan nën emblema të ndryshme, kishin një ideal të njëjtë, lirinë dhe të drejtat e popullit shqiptar nga pushtuesit. 3. Kishte edhe prej shehlerëve që ranë në luftën e fundit në Kosovë, andaj pavarësisht se në rrethanat që ranë disa prej tyre të dhënat gojore për ta janë kontradiktore, mendojmë se e kanë pasur vendin në këtë monografi. 4. Të shfletohet edhe shtypi i asaj kohe që dilte në Tiranë, sepse me sa dimë, shtypi shqiptar kishte shkruar për rënien heroike të Jonuz Zejnullahut në Koshare dhe dhënies së deklaratave nga eprorët për rënien e Jonuz Zejnullahut u kishin dhënë jehonë në shtyp. 5. Në faqen te biografia e dëshmorit Muhamet Ukshini (f. 56) është përvjedhur pa dashje një gabim teknik

205 se shehidi M. Ukshini ka qenë i martuar dhe ka lënë dy fëmijë, sa kohë që dihet se rahmetliu nuk ka qenë as i martuar dhe as që ka pasur fëmijë. Sigurisht që ky gabim teknik në rast të një ribotimi duhet të përmirësohet.

Përfundim Duke e shfletuar dhe lexuar këtë monografi mund të përfundojmë, se është bërë një punë e lakmueshme nga autorët e kësaj monografie nën përkrahjen e vazhdueshme të BIK-ut. Kjo monografi e ka plotësuar mozaikun e botimit të librave për luftën e fundit në Kosovë. Me gjithë propagandën dhe makinerinë diplomatike serbe dhe aleateve të saj që luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ta paraqesin si luftë fundamentaliste, islamike etj., prapëseprapë nuk do t’ia arrijë qëllimit, sepse madhështia e kësaj lufte, fisnikëria e imamëve të lartcekur dëshmorë, pajisja e imamëve edhe me idealin kombëtar që e kishin marrë qysh në ditët e para nga pedagogët e tyre në medrese, arritën ta sfidojnë këtë propagandë dhe njëkohësisht i bënë me dije opinionit ndërkombëtar se rrokja e armëve dhe mobilizimi i tyre në këtë luftë kishte vetëm një qëllim - çlirimin e vendit të tyre nga pushtuesit serbë dhe se populli shqiptar të jetojë i lirë. BIK-u dhe autorët me ketë përpjekje po e kryejnë edhe një borxh ndaj

206 imamëve dëshmorë, sepse shumica e tyre ishin me vite të tëra nxënës apo nëpunës të BIK-ut dhe kontribuuan që ky institucion të ketë një mbarëvajtje sa më të mirë të punës.

EDUKATA ISLAME 93 Kjo monografi dhe të tjerat simotra na bëjnë që kujtimi për dëshmorët të jetë i pranishëm gjithnjë në mes nesh.


208

RECENSION

Vehap Shita

DREJT MENDIMIT TË NJERIUT* Meditime sipas temës së trajtuar në librin e poetit libanez, Xhorxh Xhordak “Hz. Imam Aliu: Zëri i Drejtësisë njerëzore”, George Jordac: “Imam Ali: The Voice of Human Justice”, 2008

Tema “DREJT MENDIMIT TË NJERIUT” është nxjerrë nga libri i autorit të krishterë të Libanit, poetit Xhorxh Xhordak: Hz. Imam Aliu: “Zëri i drejtësisë njerëzore” (George Jordac: “Imam Ali: The Voice of Human Justice”, 9 korrik 2008). Libri është çmuar si “një biografi e paanshme e Imam Aliut-ibn Abu Talibit, emir-almumininë, e shkruar prej një autori të konfesionit të krishterë, i cili e përshkruan jetën e Imam Aliut në aso mënyre që lexuesi e kupton menjëherë se është biografia e profetit të dytë të besimit Islam.” Por jo, Imam Aliu, siç e dimë, është imami i katërt pas vdekjes së

Muhamedit alejhi selam, pas Ebu Bekirit, Ymerit e Osmanit, sipas mendjes sonë, pikërisht për shkak të respektimit të mendimit të lirë dhe të drejtësisë njerëzore, nga ana e vetë imam Aliut. Sepse, sipas hierarkisë së atëhershme, shpeshherë edhe të tashme të trashëgimit familjar, Imam Aliu do të duhej të vinte në krye të Halifatit pas vdekjes së Muhamedit a.s. si kushëri i parë e trashëgimtar legjitim i tij dhe si njëri prijës i fisit luftëtar të Kurejshitëve. Por, hazreti Aliu e respektoi mendimin e shumicës dhe e pranoi emërimin e më të vjetrit, Ebu Bekirit, në postin e Imamit të parë pas vdekjes së Muhamedit a.s. E edhe më vonë e

respektoi “zërin e drejtësisë njerëzore” për emërimin edhe të Ymerit e të Osmanit në këtë post, të cilët e fituan mbështetjen e shumicës, duke evituar kështu luftën për post që do të ndodhë pas vdekjes së tij midis djemve të tij imam Hasanit e imam Hysenit dhe pretendentëve kundërshtarë të tyre për këtë post. Autori i librit “Zëri i Drejtësisë njerëzore”, së paku për sa i përket temës “Drejt mendimit të njeriut”, nuk është ndalur më tepër në mendimet dhe në qëndrimet e imam Aliut në kuadër të temës bosht të këtij simpoziumi ndërkombëtar rreth jetës dhe veprës së Imam Aliut. Duke e filluar dhe përfunduar trajtimin e kësaj teme me moton e Ulpian Romakut “Nga pikëpamja e ligjit të natyrës (Perëndisë – sipas monoteizmit), njerëzit lindin të lirë dhe, sipas kërkesës së këtij ligji, për të gjithë nuk mund të ketë emër tjetër përveç emrit NJERI”. E liria e mendimit dhe e shprehjes së tij është një nga të drejtat themelore të njeriut, jo vetëm si shprehje individuale e vlefshme për vete dhe për komunitetin, por edhe si leva kryesore që e përparon jetën e njeriut dhe të njerëzimit, që krijon dhe ndihmon mirëqenien e njeriut si individ dhe si kolektivitet, por edhe krijimin e pasurimin e të mirave materiale e shpirtërore për ekzistencën e njerëzimit. Nëse natyra ose Perëndia i ka dhënë instinkt për jetë e ekziste-

EDUKATA ISLAME 93 ncë çdo qenie e krijesë që gjallon në natyrë, njeriut, përpos instinktit, i ka dhënë edhe mendjen krijuese të mendimit që e drejton jetën e tij në kohë dhe hapësirë. Të gjitha qeniet jetojnë vetë e për vete, por jetojnë edhe në kolektivitetet e tyre. Mendja njerëzore është ajo që e udhëzon dhe e drejton njeriun si individ, por edhe si pjesëtar të bashkësisë, të komunitetit, duke filluar nga bërthama themelore – familja e tij e deri tek institucionet që e qeverisin njeriun dhe kolektivitetet e tij. Shprehja, shfaqja e lirë e mendimit e kthjellon dhe e pasuron edhe vetë mendimin. “Natyra është e përbashkët ndërmjet njerëzve të lirë...”, citon Xhordak Ulpian Romakun. Ka të ngjarë, shton ai, që Athina antike të jetë qyteti i parë në botë, ku dolën në dritë të drejtat e njeriut brenda koncepteve shoqërore, në të cilat jetonte ajo. Por, këto të drejta ishin të rezervuara vetëm për qytetarët e Athinës e jo edhe për skllevërit e tyre dhe të huajt, të ardhurit në këtë qytet-shtet. Mbi këtë bazë, qytetarët e Athinës ishin të barabartë dhe të lirë pavarësisht nga kushtet në të cilat ishin lindur e rritur, gëzonin të drejtat e përgjithshme, kishin të drejtë të zinin poste zyrtare, të ushtronin pushtet, të merrnin pjesë në asambletë e përgjithshme (parlamentet) dhe të shprehnin mendimet e tyre në liri të plotë. Por, nuk e gëzonin këtë të drejtë një masë jo e vogël e sklle-


RECENSION vërve që u shërbenin këtyre qytetarëve dhe një numër gjithashtu jo i vogël i të ardhurve që e vërshonin qytetin e Athinës dhe të qyteteve të tjera shtete të Greqisë antike. Dhe emri i këtij sistemi, thotë ai, është demokraci. Quhet kështu sepse ai nuk kishte si qëllim interesin e një pakice, por të një numri sa më të madh të njerëzve, të qytetarëve të Athinës, por jo edhe të skllevërve, sepse “ligji e njihte skllavërinë”, sikurse më vonë, në kohët më moderne, do t’i njohë klasat dhe luftërat e përgjakshme midis tyre. Mbase mjetet e thjeshta të prodhimit e bënë ligj skllavërinë, do të thotë Xhordak, ose, citoj; “Ka të ngjarë që edhe traditat shoqërore të trashëguara e kishin bërë të zakonshme që robërimi, edhe pse ishte krejtësisht i padrejtë, të shikohej si një punë e zakonshme, me të cilën veprohej në të gjitha fushat. Ishin pikërisht të gjitha këto që e frenuan gjenialitetin e Platonit dhe bënë që ai të pranonte në “Republikën e tij” ekzistencën e klasës së skllevërve dhe të njihte pa asnjë diskutim sistemin e skllavërisë në qytetin e tij të virtytshëm”, përfundon citati. Demokratët athinas, do të thotë më tutje Xhordak, kanë kërkuar reforma më të gjera ekonomike, që do t’u mundësonin qytetarëve të përdornin të drejtat e tyre. Citoj: “Projektet e mëdha publike, ulja e çmimit të bukës, pensionet për ata që nuk kishin mu-

209 ndësi të punonin dhe ndihmat e përgjithshme, ishin tërësia e reformave ekonomike që realizuan ata... Larg kishte ecur Athina me këtë legjislacion, kur ligji pohonte se ai është një shfaqje e vullnetit të masës... Larg kishte shkuar shkolla greke në këtë rrugë, derisa kishte shpallur të drejtat e njeriut” (mbaron citati), të cilat do t’i formulonte Revolucioni i madh borgjez në shekullin tetëmbëdhjetë. Dallimi kryesor mes demokracisë athinase dhe dokumentit të shpalljes së të drejtave të njeriut pas Revolucionit Francez dhe tash me Deklaratën Universale të të drejtave të njeriut të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në shekullin njëzet qëndron në atë që parimet e këtyre dokumenteve janë bërë për të gjithë njerëzit, kurse parimet e demokracisë athinase dhe të asaj romake kishin të drejtë t’i gëzonin vetëm qytetarët e Athinës dhe patricët e Perandorisë Romake, ndërsa njerëzit tjerë vazhdonin të ishin jashtë rrethit të lirisë e të barazisë. Po ashtu edhe rendi i skllavërisë në të dy perandoritë e botës antike vazhdoi të ekzistonte pavarësisht nga reformat e ndërmarra. Edhe qytetërimi romak, do të thotë Xhorxh Xhordak, në shumë gjendje të tij e pranoi demokracinë. Në emër të saj u bënë revolucione, të drejtuara prej të shtypurve që ishin njerëz të lirë. Ai përmend dhe e shtjellon më gjerë kryengritjen e Spartakut dhe fatin e

210 tij dhe të kryengritjes së tij, dhe shton se me këto veprime qytetërimi romak shtroi rrugën drejt shpalljes së të drejtave të njeriut. Drejtësia njerëzore dhe liria e mendimit të njeriut dhe e shprehjes së tij ishin moto e udhëzimeve dhe e veprimeve të Imam Aliut në një periudhë të veprimtarisë dhe të shërbimit të tij si imam i besimit dhe i besimtarëve islamë, por edhe e një numri jo të vogël që qytetarëve dhe të shtetasve të shtetit mysliman, ku shtrihej mësimi dhe pushteti i Halifatit të tij. Mençuria e bukuria e njeriut dhe e jetës tij, e ideve, e urtisë dhe e ndjenjave të tij ishin postament dhe bastion i besimit islam të tij. Idetë e kulturës tradicionale arabe “El madi la juskeru” (E kaluara nuk harrohet) dhe “Utlublul ilmi veleu bi Sinë” (Kërkoje mësimin, ilmin, shkencën, dijen, qoftë edhe në Kinë” ishin orientir i përhershëm i mësimeve edhe të Imam Aliut e të pasardhësve të tij që u shtrinë në Azi dhe në Afrikë, në Australi e në të dy Amerikat dhe në viset e tjera të botës, por depërtuan edhe në Evropë jo vetëm nëpërmjet e Turqisë e vendeve të Lindjes së Mesme e të Afërme, por edhe të Ballkanit e të Pirinejeve. Në fund të kësaj kumtese time të shkurtër nuk po mund ta lë pa e thënë se përhapja dhe shtrirja e besimit islam nuk u bë me “hekur e me zjarr”, por me mësimin e besimit të sinqertë

EDUKATA ISLAME 93 në shkencën që predikohej me librin e shenjtë të tij “Kur’anin” sublim e gjithëpërfshirës dhe me dijen, me bindjen e me vendosmërinë e pishtarëve e të dijetarëve të tij që predikonin idetë e reja të shkencës, të kulturës dhe të përparimit që shtresoheshin thellë në librin e tyre të shenjtë, të madhërishëm e madhështor... Punonjësit dhe luftëtarët e tij të paepur ishin të një force e të një fuqie, të një qëndrimi dhe të një trimërie si ajo e Al Tarikut, këtij prijësi sypatrembur të ekspeditës së arabëve të besimit islam që, kur ia mësynë Gadishullit të Pirinejeve dhe e kaluan grykën e Gjibraltarit, i përmbyti anijet në detin Mesdhe që të mos kishte mundësi askush të ikte e të kthehej në Afrikë dhe ekspedita e tij të vazhdonte më tutje drejt Evropës Perëndimore. Gryka e Gjibraltarit edhe sot e mban emrin sipas El Tarikut (Gji, Gjiri i Tarikut), ndërsa pasardhësit e marinarëve dhe të ushtarëve të tij lanë gjurmë të pashlyeshme të kulturës së tyre duke filluar nga infrastruktura urbane e rurale e deri te monumentet madhështore kulturohistorike si Al-Hambra e Kordovës që edhe sot i mahnit turistët me bukurinë dhe thesarin e vet, me Xhaminë e Bibliotekën e vet, me harqet e kolonadat e veta, me dritën vezulluese natyrore që arrin e depërton në çdo kënd të saj. Objekt edhe sot modern Al Hambra, si edhe shumë objekte të tjera, u pro-


RECENSION jektua dhe u ndërtua nga arabët islamë në tokën Spanjolle dhe sot e kësaj dite i qëndron kohës dhe i mahnit vizitorët me bukurinë dhe madhështinë e saj si kryevepër e mendjes dhe e mendimit të lirë të njeriut, si zë i lirisë dhe i dre-

______________________ *U lexua në Simpoziumin ndërkombëtar “Mbi jetën dhe veprën e Imam Aliut a.s.” në organizim të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane të Tiranës, në bashkëpunim me Gjyshatën Bektashiane të Kosovës në Gjakovë, më 13 korrik 2010, në sallën e hotelit Grand në Prishtinë).

211 jtësisë njerëzore që predikonte Imam Aliu – pasardhës dhe nxënës i denjë e dinjitoz i hazreti Muhamedit Alejhi Selam. Ju falem nderit


214

RECENSION NEXHAT IBRAHIMI – PËRMBLEDHJE E VEPRAVE TË TIJ (ANALIZË) Të nderuar të pranishëm, dashamirë të fjalës së shkruar! Jemi tubuar sot në këtë tempull të dijës për të përuruar kompletin e veprave të Nexhat ef. Ibrahimit, andaj më lejoni që në pika të shkurtra t’i them disa fjalë për biografinë e tij.

Nexhat Ibrahimi u lind më 10 qershor 1959, në fshatin Zgatar të Opojës, rrethi i Prizrenit. Në vitin 1971, familja e tij u shpërngul në Prizren, ku ai e vazhdoi shkollën fillore. Gjatë viteve 1974-1979 e kreu Medresenë e Mesme “Alauddin” në Prishtinë. Pas përfundimit të Medresesë në vitin

1980, studimet i vazhdoi në Fakultetin e Shkencave Islame në Sarajevë, ku më 1984 u diplomua. Në janar të vitit 1987 u punësua në Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren, ku për një kohë punoi sekretar, ndërkaq nga viti shkollor 2008-2009 punon pedagog në Medresenë e Mesme “Alauddin”, dega në Prizren. Për shkak të orientimit tij proislam, Nexhat Ibrahimi si student u arrestua në Sarajevë, në dhjetor të vitit 1981, ku kaloi 60 ditë në burgun qendror të Sarajevës. Ai u arrestua më 14 dhjetor 1992, në krye të një grupi politik ilegal në procesin e njohur se “afera e hoxhallarëve” dhe u dënua me 8 vjet burgim. Nexhat Ibrahimi me shkrimet e tij të para paraqitet në faqet e revistës “Edukata Islame” dhe “Dituria Islame”, anëtar i redaksisë i të cilave është edhe sot e kësaj dite. Por, shkrimet e tij i hasim edhe në gazetat dhe revistat e Sarajevës, si në “Preporod”, “Islamska Misao”, “Glasnik” etj.. Shkrimet e tij të hershme paralajmëronin se kemi të bëjmë me një talent të rrallë për të cilin kishte nevojë Islamologjia shqiptare. Ai është anëtar i redaksisë dhe bashkëpunon me shumë revista si brenda dhe jashtë vendit. Është redaktor i bibliotekës “Mendimi Islam” në Logos-A në Shkup, e udhëheq veb faqen www.zeri islam,com.

EDUKATA ISLAME 93 Nga viti 2000 e këndej ka marrë pjesë në disa tubime shkencore në Prishtinë, Tiranë, Shkup, Prizren e qytete tjera. Kompleti i veprave të zgjedhura, përurimin e të cilave po e bëjmë sot përbëhet prej dhjetë vëllimeve, numri i faqeve të të cilave arrijnë në 4664, të botuara nga Shtëpia botuese Logos-A në Shkup. Nexhat Ibrahimi është autor i më shumë se 35 veprave autoriale, të vëllimeve të ndryshme, është përkthyes i më shumë se 80 librave në gjuhën shqipe, disa të botuara e disa presin të botohen, si dhe autorë i qindra artikujve me tematika të ndryshme, të botuar anekënd botës shqiptare e më gjerë. Ky numër aq voluminoz i veprave të tij, për moshën 50-vjeçare të Nexhat Ibrahimit, me siguri e vë në top-listën e autorëve shqiptarë, jo vetëm të proveniencës islame por edhe me gjerë. Në veçanti nëse merret parasysh periudha 7-vjeçare, të cilën e kaloi në kazamatet serbe. Me këtë rast vlen të theksohet se nganjëherë kuantiteti mund të jetë në dëm të kualitetit, por ky rregull nuk vlen me rastin e Nexhat Ibrahimit. Një lexim i vëmendshëm i veprave të tij të jep të kuptosh se ti je para një studiuesi multi-disiplinor dhe shumëdimensional, që në studimet dhe hulumtimet e tij mbështet në kritere strikte shkencore. Ai, duke u nisur nga parimet e dijetarëve të hershëm islamë që “nga


RECENSION secila lëmi të merret nga pak” si dhe ajo “që nuk arrihet e tëra nuk lihet e tëra” për objekt studimi pati shumicën e disiplinave islame. Kjo shihet më së miri nga veprat e tij, promovimin e të cilave po e bëjmë sot. Në veprat e tij hasim temat, nga fusha e Kur’anit, Hadithit, tema etiko-filozofike, apologjetiken, historinë, kulturën islame, leksikologjinë etj. Kështu shohim se vëllimi i parë ka të bëjë me autobiografinë, ku autori i bën një vështrim jetës së tij, duke depërtuar edhe në detajet e disa ngjarjeve, të cilat patën ndikim vendimtar në orientimin e tij të mëtutjeshëm. Nuk ka dyshim se Medreseja dhe më vonë Fakulteti i Shkencave Islame në Sarajevë, ishin dy hallka me rëndësi, të cilat përcaktuan orientimin e tij të mëtutjeshëm. Moment tjetër me rëndësi ishte arrestimi dhe burgosja e tij. Por, ajo që vlen të theksohet me këtë rast se besimi i thellë në drejtësinë e kauzës së popullit të tij e bën që ai të qëndrojë stoik dhe i papërkulur gjatë atyre 7 vjetëve të vështira të jetës së tij. Bile, ai shfrytëzoi këtë periudhë, edhe pse në mungesë të kushteve më elementare për punë shkencore, që në kazamatet serbe të shkruajë dhe përkthejë vepra të një vlere të lartë. Sa për ilustrim po përmendim përkthimin e librit të Tomas Arnoldit, “Historia e përhapjes së Islamit”. Me këtë, sikur

215 Nexhat Ibrahimi donte ta imitonte autorin e komentimit të Kur’anit, Sejid Kutbin, i njohur me titullin “Nën hijen e Kur’anit”. Por, ai nuk mjaftoi vetëm me këtë, ai zhvilloi një serë aktivitetesh për t’ua lehtësuar të burgosurve shqiptarë jetën e tyre, duke u folur atyre për parimet islame. Kështu që një numër i konsiderueshëm i bashkëkombësve të tij ndërruan orientimin e të menduari të tyre, për ç’gjë edhe shprehën admirimin për të, siç ishte rasti i intelektualit të njohur Ukshin Hotit, të cilin ai e shprehu në memoaret e tij të botuara në të përditshmen “Bujku” të Prishtinës. Nexhat Ibrahimi nuk ka përtuar që në studimet e tij të trajtojë temat edhe ato më komplekse, siç është përhapja e Islamit në trojet shqiptare para periudhës osmane. Në çdo ribotim, tek ai shohim të arritura të reja dhe burime të reja, te të cilat ka arritur pas studimeve dhe hulumtimeve të mundimshme dhe të vazhdueshme. Objekt studimi i vëllimit të dytë janë dy burimet kryesor të Islamit, Kur’ani dhe Sunneti, qasje në aspektin teorik dhe praktik. Mrekullia apo i’xhazi i Kur’anit dhe mendimet e dijetarëve lidhur me përkthimin e tij. Hadithi si burim i dytë i Islamit, hadithi dhe kodifikimi i tij, përkthimi i hadithit etj. Fushë tjetër e interesit të tij është kelami-apologjetika islame, të cilës i

216 kushtohet vëllimi i tretë, ndërkohë vëllimi i katërt i kushtohet kelamit sunit, tema të ndjeshme dhe të ndërlikuara në teologjinë islame. Vëllimi i pestë për objekt studimi ka etikën dhe filozofinë islame, që të dyja të trajtuara në rrafshin islam, siç janë bazat e etikës islame, përkufizimi, objekti, synimi, ndarja dhe terminologjia e shkencës së etikës. Filozofia islame trajtohet në rrafshin historik dhe bashkëkohor, si domosdoshmëri apo trashëgimi e padëshirueshme, vendi i filozofisë islame në sistemin filozofik botëror. Të gjitha këto tema janë të pajisura me literaturë profesionale dhe të shtjelluara mirë. Në fund të këtij manifestimi duhet theksuar se prezantimi dhe afirmimi e veprave të zgjedhura të Nexhat Ibrahimit, por edhe autorëve të tjerë, është obligimi i institucioneve islame dhe atyre nacionale, sepse me të afirmohen vlerat islame dhe ato kombë-

EDUKATA ISLAME 93 tare. Askush nuk ka mundur ta vlerësojë si duhet veprimtarinë e Nexhat Ibrahimit, po të mos ishte kompletuar dhe prezantuar në këtë mënyrë. Veprat e tij u dedikohen të gjitha shtresave të shoqërisë shqiptare, në mënyrë të veçantë intelektualëve, të cilëve deri më tani u ka munguar një literaturë e këtillë. Njëherësh mirënjohje të veçantë meriton edhe Shtëpia Botuese “LogosA”, që deri më tash ka botuar kompletin e veprave të autorëve shqiptarë të proveniencës islame, duke filluar me veprat e Sami Frashërit, Hafiz Ali Korçës, Imam Vehbi Ismailit dhe tash të Nexhat Ibrahimit. Dhe në fund autorit i urojmë shëndet të mirë dhe suksese në të ardhmen. Ju faleminderit. Prishtinë, 28.05.2010. Qemajl Morina


PËRMBAJTJA Qemajl Morina Koncepti i paqes në Islam ....................................................................... 5 Akad. Dr. Feti Mehdiu Roli i imamit për definimin e pozitës reale të Mevludit te shqiptarët ... 15 Orhan Bislimaj Cenimi i objektivitetit në shkencë ........................................................ 39 A. Abd-Allah Kur’ani, dituria dhe shkenca................................................................ 55 Dr. Naceur Jabnoun Islami dhe menaxhmenti - (4) ............................................................... 75 Mr. Qemajl Morina Procesi i përhapjes së Islamit ndër shqiptarët .................................. 109 Akademik Enes Kariq Ibrahimi - Miku i Zotit........................................................................ 117 Prof. dr. Adem Zejnullahu Krimet serbe mbi shqiptarët sipas traditës popullore...................... 133 Gentian Jetishi Edukata fetare - miliona fakte pro..................................................... 145 Jahja Hondozi Jehona e përkthimit të Kur’anit në gjuhën shqipe në shtypin e huaj.................................................................................. 165 Dr. Abdurrahman Rafet el-Basha Remletu bintu Ebi Sufjan ................................................................... 173 Intervista me Noel Malcolm (BIRN - Jeta Xharra) Noel Malcom: Komunistët e jo osmanlinjtë duhet të fajësohen për të metat e ballkanasve................................................................... 183 Nuridin Ahmeti Monografi për ata që e merituan ....................................................... 199 Vehap Shita Drejt mendimit të njeriut.................................................................... 207 Nexhat Ibrahimi – përmbledhje e veprave të tij (analizë) ............... 213 Përmbajtja.............................................................................................. 217


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.