Takvimi 2010

Page 1

TAKVIM 1431-1432 KALENDAR 2010


TAKVIM 1431-1432 KALENDAR 2010

Prishtinë


Boton: KRYESIA E BASHKËSISË ISLAME TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Prishtinë, rr. Bajram Kelmendi (Ish-Vellusha) nr. 84 Tel & fax: 038 / 224-001 www.bislame.net e-mail: takvimi@hotmail.com

Për botuesin: Mr. Naim Tërnava Redaksia: Resul Rexhepi – kryeredaktor email: resulr@hotmail.com Hajrullah Hoxha - sekretar i redaksisë Lektor: Isa Bajçinca Korrektor: Sadik Mehmeti Ballina: Bashkim Mehani Redaktor teknik & Realizimi kompjuterik:

Nuhi Simnica Shtypi: “Koha” - Prishtinë © Copyright: Të gjitha të drejtat e botimit, ribotimit, fotokopjimit a përkthimit i përkasin Kryesisë së BI-së të Kosovës. Ndalohet me ligj riprodhimi i plotë apo i pjesshëm pa lejen e botuesit


Me Emrin e Allahut, Bamirësit të përgjithshëm, Mëshiruesit të posaçëm!

Në vend të parathënies Falënderimi i takon vetëm Allahut të Gjithëmëshirshëm, Krijuesit të Tokës dhe qiejve. Vetëm Atë adhurojmë dhe vetëm nga Ai ndihëm kërkojmë. Përshëndetjet dhe salavatet ia dërgojmë Muhamed-Mustafasë, vulës së pejgamberisë, familjes së tij të ndershme, shokëve të tij besnikë dhe gjithë atyre që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit. Lexues të nderuar! Sikurse edhe viteve të kaluar edhe këtë vit me ndihmën e Të Madhit Allah përgatitëm këtë numër të Takvimit, i cili vjen në dorë të lexuesit me një llojllojshmëri të temave nga fusha të ndryshme islame. Dhe, si zakonisht, faqet e para ia kemi kushtuar shkencës së Tefsirit, gjegjësisht Kuranit dhe përkthimeve të tij (kësaj here në gj. angleze), për të vazhduar me temat me interes nga lëmi i akaidit, i fikhut-jurisprudencës islame e të tjera. Vend me rëndësi i kemi kushtuar edhe trashëgimisë tonë fetare dhe kombëtare, duke sjellë shkëndija drite për disa personalitete - ulema, të cilët me punën dhe virtytet e tyre kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e popullit tonë. Ndonëse ajo që është shkruar për ta është shumë pak në krahasim me atë që ata meritojnë, megjithatë, themi se mjafton sa për të nxitur shkrime edhe

Takvim – Kalendar 2010 6 më komplete për ta dhe shumë të tjerë si ata. Takvimi i sivjetmë përmban edhe tema të tjera, të cilat kujtojmë zgjojnë kërshërinë e lexuesve tanë të respektuar. Siç e kemi thënë edhe në numrat pararendës të Takvimit, po i japim vetës të drejtë që të njëjtën ta përsërisim duke i lutur lexuesit e nderuar që, me që edhe ky Takvim përmban ajete kuranore dhe hadithe të Muhamedit a.s., të kenë kujdes gjatë përdorimit të tij. Dhe, nga ana tjetër, opinionet e paraqitura në faqet e këtij Takvimi nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe qëndrimin e redaksisë. Me shpresë se lexuesit do të gjejnë materiale joshëse për lexim dhe të mirëseardhura për të begatuar sadopak opusin e tyre, i falënderojmë për mirëkuptim. Me këtë rast, dëshirojë t’i falënderojë autorët për punimet e dërguara dhe të botuara në faqet e këtij Takvimi, i cili sigurisht se do të ishte shumë më i varfër dhe sigurisht krejt ndryshe pa kontributin e tyre të mirëfilltë. I falënderojë edhe bashkëpunëtorët nga radhët e Kryesisë për bashkëpunimin e sinqertë. Allahu i shpërbleftë të gjithë me të mirat e Tij të pakufishme! Dhe në fund fare, duke qenë të vetëdijshëm për lëshimet dhe të metat tona të paqëllimta, e që janë të natyrës njerëzore, lusim Allahun e Gjithëmëshirshëm që këtë punë tonën, sa do modeste, të na e pranojë vetëm për hir të Tij dhe me të të arrijmë pëlqimin dhe razinë e Tij. Ve ahiru da’va na: eni-l-hamdulil-lahi Rabbil alemin! Prishtinë, dhjetor 2009

Redaksia


8

Takvim – Kalendar 2010 sigurisht që ka argumente për njerëzit me intelekt”. (ElBekare, 163-164)

Lidhmëria me ajetet paraprake

tefsir Mr. Adnan Simnica

Argumente mbi Njëshmërinë e Allahut dhe Mëshirën e Tij

‫َات‬ ِ ‫ﺴﻤَﺎو‬ ‫ إِ ﱠن ﻓِﻲ َﺧﻠ ِْﻖ اﻟ ﱠ‬.ُ‫ﱠﺣﻴﻢ‬ ِ‫ُﻮ اﻟ ﱠﺮ ْﺣ َﻤ ُﻦ اﻟﺮ‬ َ ‫َاﺣ ٌﺪ ﻻَ إِﻟَﻪَ إِﻻﱠ ﻫ‬ ِ ‫َوإِﻟَ ُﻬ ُﻜ ْﻢ إِﻟَﻪٌ و‬ ‫ْﻚ اﻟﱠﺘِﻲ ﺗَ ْﺠﺮِي ﻓِﻲ اﻟْﺒَ ْﺤ ِﺮ ﺑِﻤَﺎ ﻳَـ ْﻨـ َﻔ ُﻊ‬ ِ ‫ف اﻟﻠﱠﻴ ِْﻞ وَاﻟﻨﱠـﻬَﺎ ِر وَاﻟْ ُﻔﻠ‬ ِ َ‫ْض وَا ْﺧﺘِﻼ‬ ِ ‫وَاﻷَر‬ ‫َﺚ‬ ‫ض ﺑَـ ْﻌ َﺪ ﻣ َْﻮﺗِﻬَﺎ َوﺑ ﱠ‬ َ ‫ﺴﻤَﺎ ِء ِﻣ ْﻦ ﻣَﺎ ٍء ﻓَﺄَ ْﺣﻴَﺎ ﺑِ ِﻪ اﻷَ ْر‬ ‫َل اﻟﻠﱠﻪُ ِﻣ َﻦ اﻟ ﱠ‬ َ ‫ﱠﺎس َوﻣَﺎ أَﻧْـﺰ‬ َ ‫اﻟﻨ‬ ‫ﺴﻤَﺎ ِء‬ ‫َﺎب اﻟْ ُﻤ َﺴ ﱠﺨ ِﺮ ﺑَـ ْﻴ َﻦ اﻟ ﱠ‬ ِ ‫ﺴﺤ‬ ‫َﺎح وَاﻟ ﱠ‬ ِ ‫ِﻳﻒ اﻟ ﱢﺮﻳ‬ ِ ‫ﺼﺮ‬ ْ َ‫ﻓِﻴﻬَﺎ ِﻣ ْﻦ ُﻛ ﱢﻞ دَاﺑﱠٍﺔ َوﺗ‬ ٍ ‫ْض ﻵَﻳ‬ ِ ‫وَاﻷَر‬  ‫َﺎت ﻟِﻘَﻮٍْم ﻳَـ ْﻌ ِﻘﻠُﻮ َن‬ “Zoti juaj është një Zot i vetëm! S’ka zot tjetër (të denjë për adhurim), përveç Atij, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit! Me të vërtetë, në krijimin e qiejve dhe të Tokës, në këmbimin e natës me ditën, në anijet që lundrojnë nëpër det për t’u sjellë dobi njerëzve, në ujin (shiun) që Allahu e zbret prej qiellit, duke ngjallur përmes tij tokën e vdekur dhe duke shpërndarë gjithfarë gjallesash, në lëvizjen e erërave dhe në retë që qëndrojnë midis qiellit e Tokës, pra, në të gjitha këto,

Në ajetet paraprake Allahu i Madhërishëm ka sqaruar disa nga parimet kryesore, në të cilat mbështetet koncepti i vërtetë i besimit islam, duke kundërshtuar hebrenjtë, të cilët në çdo mënyrë pengonin të vërtetën dhe pasonin të kotën, fshihnin të vërtetën që e dinin fare mirë, dhe bënin përgënjeshtrim të të gjitha çështjeve hyjnore. Kështu, hasim sqarimin hyjnor mbi çështjen e vizitës - ecjes në mes Safasë dhe Merves, çështje e cila ishte ngatërruar për shkak të zakoneve të injorancës. Sqarimi lidhet gjithashtu edhe me çështjen e kthimit nga Kibla në namaz në drejtim të Qabesë, dhe kryerjen e detyrave të tij. Vijohet më tutje duke i sulmuar ashpër ithtarët e librit, të cilët fshihnin argumentet e Allahut xh.sh., por edhe duke lënë hapur derën e pendimit për atë që do të pendohet, ndërsa ai i cili mbetet me ngulm në mosbesim dhe vdes i tillë, merr mallkimin dhe dënimin e përjetshëm. Ndërsa, në këto ajete, sqarohet Njësia e Allahut xh.sh. dhe Mëshira e Tij, duke paraqitur argumente në gjithësi, të cilat e dëshmojnë këtë të vërtetë absolute, dhe, duke vijuar pas këtyre ajeteve me qortim dhe kritikë të ashpër ndaj atyre që adhurojnë dikë tjetër përveç Krijuesit të çdo gjëje - Allahut xh.sh..

Shkaku i zbritjes së ajeteve Transmetohet nga Ibni Abasi se ajeti: “Zoti juaj është një Zot i vetëm!”, zbriti pasi që pabesimarët e Mekës iu drejtuan Muhamedit a.s. me fjalët: “Na e përshkruaj zotin tënd! 1 1

Imam Alusi, Ruhul Meani fi Et-Tefsir El-Kuran El-Adhim ve Es-Seb’ul Methani, vëll. i parë, faqe 29, Shtëpia botuese: Ihja Et-Turath El-Arabi, pa vit botimi, Bejrut.


Tefsir 9 Transmetohet nga Ataja të ketë thënë: I zbriti Pejgamberit a.s. në Medinë ajeti: “Zoti juaj është një Zot i vetëm! S’ka zot tjetër (të denjë për adhurim), përveç Atij, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!”, dhe pabesimtarët kurejshë në Mekë thanë: Si ta kërkojnë njerëzit një zot? Dhe Allahu xh.sh. zbriti ajetin vijues: “Me të vërtetë, në krijimin e qiejve dhe të Tokës, në këmbimin e natës me ditën….”2 Gjithashtu transmetohet nga Ebi Duha të ketë thënë: Pasi zbriti ajeti “Zoti juaj është një Zot i vetëm!...”, u habitën pabesimtarët dhe thanë: Një zot!!??, Nëse ai është i sinqertë çfarë thotë, atëherë le të paraqesë argument, dhe Allahu xh.sh. zbriti ajetin vijues: “Me të vërtetë, në krijimin e qiejve dhe të Tokës, në këmbimin e natës me ditën…”3

Zoti juaj është një Zot i vetëm - Allahu “Zoti juaj është një Zot i vetëm! S’ka zot tjetër (të denjë për adhurim), përveç Atij, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!” I Madhërishmi Allah paraqet formimin e konceptit islam mbi bazën e fuqishme dhe stabile, mbi themelin e Njësisë së Allahut, besimit në Zotin Një, duke paraqitur argumente në gjithësi, të cilat nuk kontestohen fare dhe vërtetojnë Njëshmërinë e Tij. Pa dyshim, besimi në Njëshmërinë e Allahut paraqet bazën kryesore mbi të cilën mbështetet koncepti i besimit islam, prandaj tek njerëzit nuk ka pasur asnjëherë polemika dhe as kundërshtime rreth besimit në zot, pavarësisht nga mospajtimet rreth Qenësisë së Tij, cilësive dhe lidhjeve të Tij me krijesat. Parimisht, ndjenja e besimit në zot në natyrshmërinë e njeriut ka ekzistuar gjithnjë, edhe pse sot në shumë raste është shkëputur kjo ndjenjë, e cila bie 2

Imam Nisaburi, Esbabu En-Nuzul, faqe 47, viti I bot. 1996, Kajro. Gjithashtu Tefsiri i Ibni Kethirit, vëll. i parë, faqe 202, pa vit botimi, El-Mektebetu EtTevfikije, Kajro. 3 Imam Nisaburi, Esbabu En-Nuzul, faqe 47. Gjithashtu Tefsiri i Ibni Kethirit, vëll. i parë, faqe 202.

Takvim – Kalendar 2010 10 ndesh me natyrën e njeriut dhe është dukuri e izoluar dhe nuk ka asnjë lidhje me natyrshmërinë e pastër të tij, prandaj një bindje e tillë tek dikush pa dyshim rezulton me zhgënjim dhe përfundim të keq. Mbështetur në këtë, Kurani është përqendruar gjithnjë në sqarimin e Njësisë së Zotit, duke e cilësuar atë të domosdoshme për konceptin e vërtetë të besimit të drejtë dhe bazë të tij, gjithashtu edhe për të ndërtuar dhe konsoliduar fuqishëm të gjitha parimet e moralit dhe shoqërisë, meqë e tëra buron nga ky koncept Njësia e Zotit, s’ka tjetër përveç Tij në gjithësi. Nëpërmjet vërtetimit të Njësisë së Zotit Fuqiplotë, konfirmohet qartë adhurimi me përkushtim vetëm i Tij nga krijesat, konfirmohet burimi prej nga krijesat marrin bazat e moralit e mirësjelljes, dhe konfirmohet burimi prej nga krijesat marrin parimet e ligjit hyjnor, si dhe konfirmohet qartë metoda dhe programi që e marrin njerëzit si sistem për jetën e tyre. Me një fjalë, konteksti i këtij ajeti synon të përgatisë shoqërinë islame për rolin e madh që ka në tokë, synim i cili përmendet shumë herë sidomos në periudhën mekase të zbritjes së Kuranit, dhe sistematikisht Kurani përfshiu hollësisht të gjitha sferat e tjera të mendjes së shëndoshë, por edhe të jetës e ekzistencës. Allahu xh.sh. thekson shumë herë çështjen e besimit në Njëshmërinë e Tij, që mbi të të ndërtojë tërë ligjin - Sheriatin e Tij dhe obligimet. Me këtë rast Krijuesi përmend cilësitë e tij “Er-Rahman dhe Er-Rrahim - të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!” ngase nga mëshira e Tij e madhe dhe e jashtëzakonshme, burojnë tërë ligji hyjnor dhe obligimet4. Dëshmia kuranore “Zoti juaj është një Zot i vetëm!”, paraqet bazën kryesore dhe themelore, ngase kjo nënkupton se i adhuruari i vetëm me plot të drejtë është Një Zot, dhe realisht Zoti i vërtetë ekziston (pa fillim dhe pa mbarim) para se të ekzistonte mosbesimi - kufri. Ndërsa shprehja “S’ka zot tjetër (të denjë për 4

Sejjid Kutub, Fi Dhilalil Kuran, vëll i parë, faqe 152, viti i bot. 1996, Daru Esh-Shuruk, Bejrut.


Tefsir 11 adhurim), përveç Atij”, paraqet shtyllën e dytë, ngase injoranca dhe shpërfillja e njerëzve bënë që shumë prej tyre të adhuronin dikë tjetër përveç Krijuesit të vërtetë. Ndërkaq, Allahu xh.sh. në vazhdim thotë: “të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!”, që tregon se gjithçka përveç Tij, në parim, ose është dhunti nga Ai, ose që i është dhuruar dikujt. Sa kohë që është kështu, atëherë e tëra është e dhuruar nga Ai që quhet i Gjithëmëshirshëm dhe Mëshirëplotë, prandaj edhe dhuntitë s’mund të quhen zot, ngase janë të dhuruara nga dikush tjetër. Ndërsa, ata që këto dhunti i quajnë zota, mbështeten në shkaqet e tyre, kurse Allahu xh.sh. është krijues i tyre, po edhe i shkaqeve të tyre.5 Përsëritja e emrit Zot dy herë radhazi brenda këtij ajeti, konfirmon fuqishëm se Allahu është Një dhe Absolut në çdo çështje, i pashembullt dhe vetëm Ai meriton adhurimin me plot të drejtë.6 Transmetohet nga Esma bint Jezid, se Muhamedi a.s. kishte thënë: “Emri më madhështor i Allahut gjendet në këto dy ajete: “Zoti juaj është një Zot i vetëm! S’ka zot tjetër (të denjë për adhurim), përveç Atij, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!”, si dhe në ajetin tjetër: “Allahu! Nuk ka zot tjetër (që meriton adhurimin) përveç Tij, të Gjallit, të Përjetshmit, Mbajtësit të gjithçkaje”.7 Të dy këto cilësi - këta Emra të Allahut xh.sh. paraqesin mëshirën e Tij dhe përmbajnë formën sipërore të mëshirës, kurse cilësia Er-Rahman është më gjithëpërfshirëse sesa Er-Rahim8. Cilësitë e Allahut janë absolute dhe në to asnjëherë nuk vihet në diskutim pakësimi apo rritja e nivelit të tyre. Allahu është “ErRahman - i Gjithëmëshirshëm” në këtë botë, ngase përfshin të 5

Tefsiri i Muhamed Meteveli Esh-Sharaviut, vëll. i dytë, faqe 683, pa vit botimi, Kajro. 6 Imam El-Alusi, Ruhul Meani fi Tefsir El-Kuran El-Adhim ve Es-Seb’ul Methani, vëll. i dytë, faqe 30, Ihja Et-Turath El-Arabi. Bejrut. 7 Tefsiri i Ibni Kethirit, vëll. i parë, faqe 201. Ajeti nga kaptina Ali Imran 1-2. 8 Këtë mendim e ndan edhe Ibni Xheriri, shih: Tefsiri i Ibni Kethirit, vëll. i parë, faqe 20.

Takvim – Kalendar 2010 12 gjithë njerëzit me mëshirë dhe i furnizon e u jep mundësi t’i shfrytëzojnë dhuntitë në këtë botë, pavarësisht nëse janë besimtar ose jo. Dhe është “Er-Rahim - Mëshirëplotë” në Botën tjetër, vetëm për besimtarët, kurse pabesimarët nuk i përfshin mëshira e Tij.9 Allahu i Madhërishëm me këtë rast ka përmendur Njëshmërinë e Tij si Zot i Vetëm, dhe mëshirën, e nuk ka përmendur cilësi të tjera, sepse, duke qenë Zot i Vetëm në gjithësi, ua kujton pabesimtarëve që fshehin argumentet e shpallura nga Ai dhe i pengojnë të tjerët që të mos i shohin ato; njerëzve të tillë u kujton se nuk do të kenë rrugëdalje përveçse të kthehen tek Allahu dhe aty do të marrin ndëshkimin e merituar. Mirëpo theksohet edhe mëshira e Tij për inkurajimin e njerëzve të tillë që të pendohen dhe të marrin rrugën e vërtetë.10

Krijimi i qiejve dhe i Tokës “Me të vërtetë, në krijimin e qiejve dhe të Tokës”... Pas dëshmisë së argumentuar fuqishisht mbi Njëshmërinë e Allahut xh.sh., në ajetin vijues Ai na e tërheq vëmendjen për argumentet që vërtetojnë këtë të vërtetë, duke na bërë thirrje që të meditojmë dhe të hulumtojmë gjithësinë e begatitë që na i ka dhuruar, në mënyrë që të bindemi se e tëra është krijuar dhe është dhuruar nga Krijuesi Fuqiplotë. Allahu xh.sh. e ka krijuar njeriun me mëshirën ndaj tij, dhe ka krijuar gjithë ç’ka në gjithësi, si dhuratë begatuese për të, edhe na e ka tërhequr vëmendjen neve për këtë çështje me argumente të shumta në gjithësi. Sikurse u bën me dije atyre që adhurojnë dikë tjetër përveç Allahut, se këto argumente të kësaj gjithësie të mahnitshme, të theksuara në këtë ajet kuranor, vërtetojnë bindshëm se 9

Tefsiri i Sharaviut, faqe 50. Tefsir El-Meragi, Ahmed Mustafa El-Meragi, vëll. i dytë, faqe 34, viti i botimit, 1946, Egjipt.

10


Tefsir 13 Krijuesi i tyre është madhështor dhe më i merituari për ta adhuruar sesa ato që adhurojnë ata. Kështu, Allahu xh.sh. sikur i tërheq vëmendjen njeriut që të përdorë ekzistimin e tij, që është dhunti hyjnore për të, dhe nëpërmjet këtyre argumenteve të arrijë bindjen se nuk ka zot tjetër përveç Allahut, ngase është e palogjikshme që këtë gjithësi të çuditshme ta ketë krijuar dikush tjetër përveç Tij. Askush nga njerëzit, me gjithë kryeneçësinë e tyre, nuk ka pretenduar asnjëherë ta ketë krijuar këtë gjithësi, po edhe sikur të pretendojë kushdo një gjë tillë, doemos ajo mbetet iluzion dhe gjë e kotë, prandaj kjo nënkupton se ti, o njeri, nuk e ke krijuar atë, dhe atëherë pra është Allahu Krijuesi i saj dhe s’ka zot tjetër përveç Tij. Ai thotë: “Krijimi i qiejve dhe i Tokës është më i madh se krijimi i njerëzve, por shumica e njerëzve nuk e dinë”11. Pse kështu? Sepse njerëzit janë të krijuar nga toka dhe në të jetojnë dhe zhvillojnë jetën e tyre, prandaj është shumë e logjikshme që Allahu të ketë krijuar më përpara atë nga e cila është krijuar njeriu, d.t.th. tokën. Pra, edhe krijimi i tyre është më i madh se krijimi i njeriut. Lidhur me këtë Krijuesi na ka informuar se krijimi i qiejve dhe i Tokës është nga çështjet e së fshehtës - gajbit, ngase askush nga krijesat nuk ka qenë i pranishëm kur janë krijuar ato. Krijuesi thotë: “Unë nuk i bëra ata dëshmitarë të krijimit të qiejve dhe të Tokës e as të krijimit të vetë atyre; dhe, sigurisht që Unë nuk mund t’i marr si ndihmës ata që i çojnë të tjerët në humbje”.12 Me këtë sikur na bën me dije se do të ketë njerëz të cilët do të thonë se qiejt e Toka janë krijuar kështu ose ashtu, dhe njeriu është i krijuar kështu ose ashtu, prandaj, kur i dëgjojmë të tillët, themi: Ata janë që i humbin të tjerët, meqë Allahu xh.sh. na ka informuar për ta. Ekzistimi i njerëzve të tillë me pohime të pabaza, si: njeriu ka origjinë nga majmuni etj., vërteton dëshminë e

Takvim – Kalendar 2010 14 vërtetë të Allahut xh.sh., sepse, po të mos ekzistonin të tillët, atëherë ne do të thoshim: O Zot, ku janë ata që i quan ‘njerëz që i humbin të tjerët’? Kështu, edhe Allahu xh.sh., kur tha se njerëzit i kam krijuar nga toka, shkenca, qoftë edhe nga pabesimtarët, vërtetoi përshtatshmërinë e shumë elementeve që ekzistojnë tek njeriu e tek dheu, me se konfirmohet dëshmia e Krijuesit. Meqë krijimi i qiejve dhe i Tokës është më i madh se i njerëzve, atëherë është më mahnitës, prandaj ti, o njeri, gjithsesi mendo rreth asaj që është krijuar për ty, dhe kështu të vërtetosh e të argumentosh për Krijuesin tënd Një e të Vetëm, dhe mos i beso kur dikush përpiqet të të humbë kinse ka zot tjetër përveç Allahut.13 Shtatë qiej të jashtëzakonshëm janë të krijuar me përsosmëri dhe funksionojnë në mënyrë shumë precize e të saktë, ekzistojnë shumë planetë e sisteme galaktikash në gjithësi, kurse Dielli me dritën e tij bën që të funksionojnë e të gjallërojnë njerëzit, shtazët dhe bimët. Të gjithë planetët në gjithësi lëvizin në orbitat e tyre, edhe Toka bashkë me ta i përmbahet kësaj, dhe, sikur të mos ishte ajo që shkenca e quan gravitacion, do të shkatërrohej e tëra. E në Tokë jetojnë bota njerëzore, shtazore, bimore etj., dhe ajo është e mbushur përplot me dobi të llojllojshme, - argumente këto që dëshmojnë për një krijim të përkryer. Fuqiploti thotë: “Në tokë ka argumente për ata që besojnë me bindje”. 14 Në anën tjetër, njerëzimi me të gjitha arritje shkencore dhe teknologjike, ka arritur vetëm deri në Hënë, e cila është periferi e Tokës dhe është larg nga ne vetëm ndonjë sekondë drite, kurse gjithësia është shumë e madhe. Ne jemi mësuar që të caktojmë largësinë e ndonjë sendi me milje ose kilometra, mirëpo, kur është fjala për yjet, këto masa nuk vlejnë, ngase, p.sh., Dielli, që konsiderohet nga trupat qiellorë shumë afër Tokës (në krahasim me shumë trupa të tjerë qiellorë), është larg nga Toka 93 milionë milje, drita e të cilit zbret në tokë për afro 8 minuta e një çerek. Kur-

11

13

12

Suretu Gafir 57. El- Kehf 51.

14

Tefsiri i Sharaviut, vëll. i dytë, faqe 685-686. Tefsir El-Meragi, pjesa e dytë, faqe 34. Ajeti nga kaptina Edh-Dharijat, 20.


Tefsir 15 se, për të llogaritur largësinë e yjeve, duhet vënë pas numrit shumë e shumë zero, gjë që e bën numrin të pavlefshëm, dhe pikërisht për këtë arsye astronautët kanë zgjedhur si mjet për të përcaktuar largësinë e tyre, atë që e quajnë “vit dritë“. Dihet se shpejtësia e dritës është përafërsisht 300.000 km në sekondë, prandaj, për të përcaktuar largësinë në mes nesh dhe yjeve, nevojiten llogaritje shumë të sakta. Kështu ne habitemi kur mësojmë se drita e shumë yjeve arrin tek ne për 50 vjet dritë. Dhe e gjithë kjo brenda qiellit të parë të dynjasë!15 Kjo është madhësia e jashtëzakonshme e qiellit të parë të dynjasë, dhe imagjinoni madhësinë e gjashtë qiejve të tjerë që ka krijuar Allahu?!

Këmbimi i natës me ditën “...në këmbimin e natës me ditën”. Kur Allahu xh.sh. flet mbi njeriun, e cilëson atë shumë të vlefshëm në gjithësi, i cili ka nevojë për dy komponentë: për kohën dhe hapësirën/vendin, dhe vendi i njeriut është toka ku qëndron dhe zhvillon aktivitetin, dhe qielli përmbi të, kurse koha është ajo që përbëhet nga nata e dita, dhe për këtë arsye Krijuesi paraqet argument këmbimin e natës me ditën, që nënkupton pasimin e njëra-tjetrës. Lidhur me këtë, Allahu xh.sh. thotë: “Ai krijoi natën dhe ditën, që të vijnë njëra pas tjetrës, si këshillë për ata që duan ta kujtojnë ose duan ta falënderojnë”.16 Këmbimi i natës me ditën nënkupton që asnjëra prej tyre të mos jetë e përhershme, për këtë shkak në shumë ajete të tjera Zoti Fuqiplotë na e kujton këtë dhunti: “Thuaju (o Muhamed): “Pa mendoni, nëse Allahu jua bën natën të përhershme deri në Ditën e Kiametit, cili zot, përveç Tij, do t’jua sillte dritën? Vallë, a nuk dëgjoni? Thuaju (o Muhamed): Pa mendoni, nëse Allahu 15 16

Tefsiri i Sharaviut, vëll. i dytë, faqe 1105-1106. El-Furkan 62.

Takvim – Kalendar 2010 16 jua bën ditën të përhershme deri në Ditën e Kiametit, cili zot, përveç Tij, do t’jua sillte natën, në të cilën pushoni? Vallë, a nuk e shihni?”17. Prandaj, mbështetur në këtë, edhe për ty, o njeri i gjallë, funksionon gjithçka sikur edhe për krijesat e tjera, pas lodhjes ke nevojë për pushim e qetësi, për këtë arsye është ndarë koha në natë - për të pushuar, dhe në ditë - për të gjallëruar. Allahu xh.sh. thotë: “Dhe është Ai që jua ka bërë natën mbulesë dhe gjumin pushim, kurse ditën jua ka bërë për të lëvizur (gjallëruar)”.18 Allahu xh.sh. e di fare mirë që nata nuk mund të jetë pushim gjumi për të gjithë, prandaj shumë njerëz doemos, për shkak të angazhimeve, rrinë zgjuar gjatë natës, dhe për të tillët Ai thotë: “Të tjera argumente të Tij janë gjumi juaj natën e ditën”. 19 Kështu Fuqiploti, atyre që natën rrinë zgjuar detyrimisht, u jep mundësi pushimi ditën. Me rëndësi është që këmbimi i natës me ditën përbën madhështi e mëshirë nga Krijuesi, ngase, po të ishin nata ose dita të përhershme, atëherë do të shkatërrohej jeta. Prandaj Allahu xh.sh. betohet me fjalët: “Betohem në shkëlqimin e paraditës. Dhe në natën kur erret e qetësohet”20. Prandaj, të dyja bashkë, dita e nata, duhet të ekzistojnë patjetër. Nata e dita pasojnë njëra-tjetrën dhe asnjëherë nuk vonohen. Thotë Krijuesi: “As Dielli nuk mund ta arrijë Hënën dhe as nata nuk mund t’ia kalojë ditës; të gjitha lundrojnë në orbitat e veta”.21 Nganjëherë nata zgjatet e dita shkurtohet dhe anasjelltas, në huazim të njëra-tjetrës, ashtu siç thotë Zoti xh.sh.: “Ai e bëri natën të kalojë në ditë dhe ditën të kalojë në natë”.22

17

El-Kasas 71-72. El-Furkan 47. 19 Er-Rum 23. 20 Ed-Duha 1-2. 21 Jasin 40. 22 Tefsiri i Ibni Kethirit, vëll. i parë, faqe 201. Ajeti nga kaptina Fatir 13. 18


Tefsir 17 Natën e ka përmendur përpara ditës, ndoshta për shkak se ajo është krijuar më përpara, ose për shkak të nderimit të saj.23 Pa dyshim, në këmbimin e natës me ditën, në zgjatjen e shkurtimin e tyre, e në dobitë e të mirat që na sjellin ato, - në gjithë këto ka argumente mbi Zotin Një të Vetëm, e konfirmuar në shumë ajete të tjera, si: “Ne i bëmë natën e ditën dy mrekulli. Natën e mbështollëm me errësirë, kurse ditës i dhamë ndriçim, që ju të kërkoni begati nga Zoti juaj e që të dini numrin e viteve dhe njehsimin e kohës. Çdo gjë e kemi shpjeguar hollësisht”.24

Lundrimi i anijeve “...në anijet që lundrojnë nëpër det për t’u sjellë dobi njerëzve” - këtu mund të shtrohet pyetja: Si të jetë argument hyjnor lundrimi i anijes nëpër ujë? Njeriu e kupton se po mos të lëvizte uji, nuk do të kishte mundësi të lëvizte anija mbi të, dhe kjo është e domosdoshme, sepse, para se të zbuloheshin mjetet motorike me lëndë djegëse, anijet lundronin nëpër det me ndihmën e erërave. Pse kjo? Ngase ujërat ndahen në: ujëra të lumenjve dhe ujëra të deteve. Doemos ujërat e lumenjve rrjedhin nga lart poshtë, dhe kështu anija lundron nga shkon rrjedha e ujit, ndërsa, nëse dëshirojmë që anija të lundrojë në anën e kundërt të rrjedhës së ujit, gjithsesi ka nevojë për një forcë shtytëse, prandaj, kur njeriu zbuloi teknologjinë motorike, nuk pati nevojë më që anijen ta drejtonte fuqia e erërave.25 Doemos lundrimi i anijes nëpër det mundësohet nga kushtet që ka krijuar aty Krijuesi, kushte që mundësojnë një lundrim stabël. Mbështetur në këtë, gjithsesi kemi të bëjmë me një krijim të jashtëzakonshëm dhe me një sistem të; përkryer që vërteton Një-

Takvim – Kalendar 2010 18 shmërinë e Krijuesit, ashtu sikur thuhet në Kuran: “Dhe nga argumentet e Tij janë anijet lundruese nëpër det si të ishin kodra. Nëse do Ai, e ndal erën dhe ato mbesin të palëvizshme në sipërfaqen e ujit”.26 E dobia e theksuar në ajet, argumenton doemos mëshirën e Krijuesit ndaj nesh, sepse lundrimi i anijeve sjell fitime të mëdha: shkuarja nga një vend në një tjetër, udhëtimet, bartja e mallrave, tregtia e të tjera, - që të gjitha këto sjellin dobi të mëdha për vendet dhe popujt e botës. Është theksuar kjo dhunti hyjnore e Allahut xh.sh., meqë Ai e ka sqaruar këmbimin e natës me ditën, ngase udhëtari ka nevojë të dijë saktë orën e ndryshimit të natës e ditës, si dhe të dijë orientimin me anë të yjeve, në mënyrë që të ketë dobi nga udhëtimi i tij. I Madhërishmi thotë: “Është Ai që i ka krijuar yjet, për t’ju rrëfyer rrugën në errësirat e tokës dhe të detit (që të orientoheni në errësira kur jeni në tokë ose në det)”.27

Shiu që zbret nga lart “...në ujin që Allahu zbret prej qiellit, duke ngjallur përmes tij tokën e vdekur dhe duke shpërndarë gjithfarë gjallesash”. Allahu xh.sh. shpjegon mënyrën e zbritjes së shiut, për se thotë: “Allahu është Ai Që i dërgon erërat, që ato t’i lëvizin retë, pastaj i shpërndan nëpër qiell dhe i ndan në pjesë, e ti sheh sesi shiu bie prej tyre”28, kjo është çfarë e shpjegojnë sot shkencëtarët, se shiu formohet kur avulli i ujit ngrihet lart me ndihmën e nxehtësisë se ajrit, i cili krijohet tek ujërat e deteve gjatë fërkimit të ujërvae ndërmjet veti, gjatë fërkimit të ajrit me sipërfaqen e ujit, dhe duke u ngritur lart në atmosferë ato shpeshtohen e bëhen re të dendura, dhe pastaj zbresin si shi në tokë. Me të vërtetë, me

23

26

24

27

Imam Alusi, Ruhul Meani, vëll. i dytë, faqe 31. El-Isra 12. 25 Tefsiri i Sharaviut, vëll. i dytë, faqe 688.

Esh-Shura 32-33. Tefsir El-Meragi, vëll. i dytë, faqe 35. Ajeti 97, nga kaptina El-En’am. 28 Er-Rum 48.


Tefsir 19 zbritjen e shiut ngjallet dhe gjallërohet gjithçka e vdekur në tokë, dhe kjo ndodh në mënyrë sistematike sikur e shohim. Këtë e konfirmon Fuqiploti, kur thotë: “Dhe ti e sheh tokën të tharë - të vdekur, por, kur Ne lëshojmë ujë mbi të, ajo gjallërohet, dhe prej saj mbijnë gjithfarëlloj bimësh të mrekullueshme”. 29 Zbritja e ujit (shiut) në mënyrën që është vërtetuar, dhe fakti se uji është gjallëri e jetë për të gjitha krijesat dhe bimët në tokë, është argument mbi Njëshmërinë e Allahut, kurse dobia që përfitojnë njerëzit nga tërë kjo, paraqet mëshirën e Krijuesit.30 Pra, zbritja e ujit nga qielli bëhet në formë të shiut, dhe kësaj i paraprijnë disa faza, si: avullimi, dendësia dhe mbarësimi i reve nga erërat etj. Këto faza, të cilat i ka përmendur Krijuesi qysh moti në Kuran, ne i kemi zbuluar së voni, dhe, nëse njeriu provon ta imitojë këtë metodë, duke e avulluar ujin e njelmët, për të nxjerrë ujin e pastër, një proces që kërkon harxhime të mëdha financiare, angazhim të madh dhe një kohë të gjatë, kurse ‘aparatura’ e Krijuesit sjell ujë shiu për ne në tokë, sa as që mund ta llogarisim sasinë e tij. Allahu xh.sh., në mënyrë precize ka bërë që niveli i ujit të ëmbël - të lumenjve, të jetë më i lartë sesa niveli i ujit të njelmët, sepse, po të ishte e kundërta, atëherë uji i njelmët do t’i mbulonte lumenjtë dhe nuk do të ekzistonin fare. Prandaj Krijuesi bëri që niveli i ujit të lumenjve të jetë më i lartë sesa i ujit të deteve dhe oqeaneve, në mënyrë që ujërat e ëmbla të derdhen në det. Kështu, me ujin e ëmbël Allahu xh.sh. gjallëron tokën pas thatësisë - vdekjes së saj, po ne me shqisat tona nuk mund ta vërejmë (sekondë pas sekonde) gjallërimin dhe zhvillimin e saj, përveçse shohim që ajo po ngjallet e zhvillohet.31 Allahu i Madhërishëm gjallërimin e tokës e konfirmon në shumë ajete të tjera: “Argument për ata është toka e vdekur. Ne e ringjallim atë dhe prej saj nxjerrim drithëra, me të cilat ush-

Takvim – Kalendar 2010 20 qehen. Ne kemi krijuar në tokë kopshte hurmash dhe vreshta, e kemi bërë të shpërthejnë në të burime uji, në mënyrë që ata të hanë frutat e tyre. Këto nuk i bënë duart e tyre, prandaj, përse ata nuk duan të jenë mirënjohës?!”32 Ai gjithashtu ka bërë që në tokë të shumohen e të lindin gjallesa, dhe kjo ka të bëjë me të gjitha gjallesat33. Llojllojshmëria e gjallesave përfshin: formën, ngjyrën, madhësinë, dobitë etj., dhe Allahu xh.sh. di gjithçka rreth tyre në mënyrë absolute dhe i furnizon ato. Ai thotë: “S’ka asnjë gjallesë në tokë që të mos i ketë mjetet e jetesës (furnizimin) prej Allahut. Ai di vendbanimin e saj dhe vendin e vdekjes.34

Lëvizja e erërave dhe retë “...në lëvizjen e erërave dhe në retë që qëndrojnë midis qiellit e Tokës”. Erërat dhe lëvizjet e tyre pa dyshim që krijojnë një balancim të dyanshëm në atmosferë: nganjëherë ato vijnë nga pjesa e nxehtë dhe fryjnë në rajonin e ftohtë dhe anasjelltas, prandaj kjo paraqet një dhunti të Allahut ndaj nesh, ngase po të frynin gjithnjë e pa pushim, do të ishin të bezdisshme për njerëzit. Kur hasim shprehjen në Kuran “erërat” në shumës, kuptojmë se kjo theksohet në aspektin pozitiv, ngase, po të ishte përdorur në njëjës, kuptojmë se ajo është erë e dëmshme, si në ajetin: “Ndërsa fisi Ad është shkatërruar nga një erë (furtunë) e fortë (e furishme)”35. Mirëpo, nga ky rregull bënë përjashtim vetëm një ajet, ku thuhet: “E, kur gjenden në anije që lundron me ta me erën e përshtatshme, dhe ata i gëzohen kësaj”36. Përse ka ardhur në këtë ajet shprehja “erë” në njëjës? Ngase, sikur era të frynte në drejtimin e 32

Jasin 33-35. Imam El-Alusi, Ruhul Meani, vëll. i dytë, faqe 32. 34 Tefsiri i Ibni Kethirit, vëll. i dytë, faqe 201. Ajeti 6, nga kaptina Hud. 35 El-Hakka 6. 36 Junus 22. 33

29

El-Haxh-xh 5. Tefsir El-Meragi, vëll. i dytë, faqe 36. 31 Tefsiri i Sharaviut, vëll. i dytë, faqe 690. 30


Tefsir 21 kundërt të (lëvizjes së) anijes, që theksohet këtu, atëherë ajo do të shkatërrohej, prandaj era frynte patjetër andej nga shkonte edhe anija. Në vijim po të këtij ajeti thuhet: “arrin një stuhi (erë) e fortë”, me se Allahu xh.sh. na e tërheq vëmendjen për Fuqinë e Tij, në mënyrë që askush të mos mendojë se Ai ka krijuar gjithësinë dhe krijesat dhe për to i ka përcaktuar ligjet, e më pastaj sikur do të ketë lënë mënjanë mbikëqyrjen e tyre!! Jo assesi! Allahu Fuqiplotë, gjithnjë e në mënyrë absolute, është mbikëqyrës dhe sistemues i qiejve dhe i Tokës.37 Lëvizja e erërave bëhet në bazë të dëshirës së Tij dhe ligjit sistemit të përkryer që Ai ka paraparë, siç është edhe mbarësimi ushqyes i bimëve: “Ne i lëshojmë erërat mbarësuese”. 38 Zoti Fuqiplotë ka bërë që retë të jenë në shfrytëzim të njerëzve, ngase dëshiron që ato të lëshojnë shi, dhe janë nën sundimin e Tij, e më pastaj pasojnë erërat dhe i drejtojnë ato (retë) nga dëshiron Krijuesi, dhe njeriu përfiton nga shiu që bie edhe në ndonjë vend tjetër, si p.sh., nga rrjedha e lumit, i cili mbushet ujë nga shira dhe kalon nga një vend në tjetrin. Allahu xh.sh. retë i ka përmendur pas erërave, ngase këto të fundit shkaktojnë lëvizjen dhe funksionimin e reve, ashtu siç thotë Fuqiploti: “Allahu është Ai që i dërgon erërat, që ato t’i lëvizin retë”.39 “...pra, në të gjitha këto, sigurisht që ka argumente për njerëzit me inteligjencë”. Në të gjitha këto që u theksuan, ka argumente mbi Njëshmërinë e Allahut dhe mëshirën e Tij, për ata që dinë të mendojnë, të logjikojnë e të meditojnë arsyeshëm. Allahu xh.sh. thotë: “Me të vërtetë, në krijimin e qiejve e të Tokës dhe në ndërrimin e natës e ditës, ka argumente për ata që kanë arsye dhe inteligjencë.

Takvim – Kalendar 2010 22 Për ata që E përmendin Allahun duke qëndruar në këmbë, ndenjur ose shtrirë, dhe që meditojnë për krijimin e qiejve dhe të Tokës (duke thënë): O Zoti ynë! Ti nuk i ke krijuar kot këto – lartësuar qofsh (nga çdo e metë)! Prandaj, na ruaj nga ndëshkimi i zjarrit”!40 Sikur Allahu xh.sh. do të na thotë: Nëse njerëzit mendojnë dhe meditojnë në mënyrë të logjikshme dhe të arsyeshme, do të arrijnë tek e vërteta që e kërkon Krijuesi Fuqiplotë, meqë duke medituar për këto argumente me mendje të shëndoshë, secili bindet se Allahu është Krijuesi i Vërtetë dhe i Vetmi Që, me plot të drejtë, meriton të adhurohet. Transmetohet nga Aisheja r.a., se Muhamedi a.s., pasi lexoi këtë ajet, kishte thënë: “Mjerë për atë që lexon këtë ajet dhe nuk mediton rreth tij”. 41 E tërë kjo gjithësi dëshmon Njëshmërinë dhe Mëshirën e Krijuesit, dhe metodologjia kuranore në ajet troket mbi ndjenjat dhe shqisat njerëzore, në mënyrë që përpara këtyre argumenteve mahnitëse, njerëzit t’i hapin sytë e zemrat dhe të besojnë në Krijuesin e tyre dhe të gjithësisë, ngase kjo gjithësi grandioze dhe gjithë krijesat e gjallesat e çuditshme, s’ka mundësi të jenë krijuar vetvetiu ose rastësisht. Doemos qiejt e Toka dhe gjithë ç’ka në to, është e planifikuar dhe e krijuar nga Krijuesi Një i Vetëm, Allahu xh.sh., i Cili, në mënyrë absolute, mbikëqyr, sistemon dhe kontrollon gjithçka, prandaj vetëm Atij I takojnë adhurimi dhe falënderimi nga ana jonë. Këto argumente që Fuqiploti ka theksuar vetëm në një ajet, po dhe në shumë të tjera në Kuran, pavarësisht nga gjithë këto, ka shumë njerëz që adhurojnë dikë tjetër përveç Krijuesit të tyre, dhe kjo për shkak të kryeneçësisë e xhelozisë së tyre, dhe zemrave të sëmura që kanë. Megjithëkëtë, kjo njerëzve të tillë nuk do t’u sjellë asnjë dobi dhe ata në Botën tjetër do të jenë të humbur përgjithmonë.

37

Tefsiri i Sharaviut, vëll. i dytë, faqe 691. El-Hixhr 22. 39 Imam El-Alusi, Ruhul Meani, vëll. i dytë, faqe 33. Ajeti 48, nga kaptina ErRum. 38

40 41

Ali-Imran 190-191. Imam El-Alusi, Ruhul Meani, vëll. i dytë, faqe 33.


Studime kuranore Ifet Mustafiç

Histori e shkurtër e përkthimit të Kuranit në gjuhën angleze* Hyrje Kurani, si Mesazh i Zotit dhe shprehje materiale e Shpalljes hyjnore, është një nga librat më të publikuar dhe më të përkthyer në botë. Sipas “Bibliografia botërore e përkthimit të kuptimit të Kuranit”1, Kurani është përkthyer në gjashtëdhjetë e pesë gjuhë të ndryshme. Sipas të njëjtit burim, sot në botë ka më shumë se 2.672 përkthime origjinale të Kuranit dhe 883 përkthime jokomplete, prej të cilave janë botuar 551 përkthime komplete, sikundër që janë botuar edhe 883 përkthime jokomplete. Në gjuhën angleze ekzistojnë më shumë se dhjetëra përkthime të Kuranit, nga të cilat më shumë se dyzet përkthime të Kuranit janë publikuar dhe * 1

Pjesë nga një punim më i gjatë, i cili pritet të botohet si botim i veçantë. World Bibliography of The Translations of The Meanings of The Holy Qur’an (1986) OIC Research Center, Istanbul.

Takvim – Kalendar 2010 24 kanë përjetuar shumë ribotime, disa madje janë ribotuar më së njëqind herë. Ky punim ka të bëjë pikërisht me këtë lloj të përkthimeve të Kuranit, d.m.th. me përkthimet e Kuranit në gjuhën angleze, me të gjitha karakteristikat, veçoritë, intencat, përkthyesit, ngjashmëritë dhe të veçantat. Krahas dëshirës dhe nevojave shkencore që kjo temë të hulumtohet sistematikisht dhe tërësisht, ekzistojnë edhe shkaqe të tjera, - në mos edhe më të rëndësishme, të paktën, njësoj të vlefshme, - për t’u marrë me këtë temë. Në të vërtetë, duke pasur parasysh konceptin teorik dhe praktik të Islamit në Perëndim që nga koha e Kryqëzatave e deri në ditët tona, mund të thuhet se Perëndimi ka pasur dhe ka ende qëndrime mjaft problematike dhe kontestuese ndaj Islamit dhe Pejgamberit Muhamed a.s. në përgjithësi, dhe ndaj Kuranit në veçanti. Duke pasur parasysh se secili interpretim i Islamit është i pandarë nga interpretimi i mëparshëm, është e logjikshme të pyesësh se si janë ato përkthime të kapshme për Perëndimin dhe mbi çfarë baze të komentimit të Kuranit Perëndimi formon konceptet dhe qëndrimet e veta për Islamin, Pejgamberin dhe Kuranin. Manipulimi gjithnjë e më i madh me Kuranin dhe Islamin, si në Perëndim, po ashtu dhe veçanërisht në kohët e sotme, edhe në Lindjen myslimane, është një shkak edhe më shumë që sa më mirë të njihemi me përkthimet angleze të Kuranit, si një burim i mundshëm i interpretimit të gabuar dhe kuptimit jo të drejtë të Islamit në Perëndim, ose, së paku, si pasoja të paevitueshme të qëllimeve imperialiste dhe misionare të po këtij Perëndimi. Kjo temë, përveç aspekteve linguistike, teologjike, letrare, shkencore, fenomenologjike etj., është me rëndësi të hulumtohet edhe nga pikëpamja e përdorimit praktik të këtyre përkthimeve dhe interpretimit të Islamit në Perëndim. Vetë punimi ka tri qëllime. Qëllimi i parë është që me qasje multimetodologjike, para së gjithash me metodën historike dhe komparative-analitike, të hulumtohet dhe të konstatohet se cilat grupe religjioze-politike-nacionale - si, ku dhe sa janë marrë me


Studime kuranore 25 përkthimin e Kuranit në gjuhën angleze. Pastaj, kur ka filluar ajo veprimtari dhe si është zhvilluar, cilat kanë qenë arsyet dhe motivet e përkthimit të Kuranit në gjuhën angleze, kush është marrë më me sukses dhe kush jo, dhe në fund, çfarë është cilësia dhe vlefshmëria e përdorimit të përkthimeve ekzistuese të Kuranit në gjuhën angleze. Qëllimi i dytë i këtij punimi është që, me analizën komparative dhe të tekstit, të identifikohen e të tregohen sistematikisht karakteristikat qenësore të këtij lloj përkthimi të Kuranit famëlartë. Kurse qëllimi i tretë është që të ofrohen informacone të mjaftueshme dhe synime për qasje më themelore, qoftë pjesërisht, dhe qoftë në mënyrë integrale me këtë temë. Me çështjen e përkthimeve të Kuranit në gjuhën angleze, si dhe me çështjen e përkthimeve në përgjithësi, janë marrë shumë studiues, madje më të shumtët kanë qenë vetë përkthyesit e Kuranit në hyrjet dhe parathëniet e përkthimeve të tyre, si p.sh. T. B. Irving, R. Bell, G. Sale, A. J. Arberri, M. Asad, J. M. Rodwell dhe të tjerë. Edhe pse për këtë temë është shkruar edhe në gjuhë të tjera, është e qartë se më së shumti është shkruar në gjuhën angleze. Përveç përkthyesve në gjuhën angleze, me përkthimet e Kuranit në gjuhën angleze janë marrë edhe hulumtuesit Muhammad Hamidullah, J.D., A.T. Welcha, A. Rippin, Mahmoud Ayoub, A. R. Kidwaiu dhe ndonjë tjetër. (...) Konceptet themelore në këtë punim janë: Islami, Kurani, sureja, arketipi i Kuranit, përkthimet e Kuranit në gjuhën angleze ose përkthimet angleze të Kuranit, përkthimet e myslimanëve, përkthimet sektare, përkthimet e jomyslimanëve, kolonializmi, misionarizmi, orientalizmi, kadianizmi, Çështja Lindore (myslimane, sektare, jomyslimane), përkthyesit e Kuranit, Lindja, Perëndimi/Oksidenti.

26

Takvim – Kalendar 2010

Përkthimet e para dhe shkaqet e shfaqjes së tyre Nevoja për përkthimin e Kuranit origjinal në gjuhë të tjera koincidon me shtrirjen e Islamit dhe Shtetit islam, në një anë, si dhe me fushatat e Kryqëzatave, misionarëve dhe kolonizuesve, në anën tjetër. Në rastin e parë, me shtrirjen e Shtetit islam, Islamin e pranuan popuj gjuha e të cilëve nuk ishte gjuhë e Kuranit, d.m.th. nuk ishte gjuha arabe. Duke pasur parasysh se arabët nuk ua impononin gjuhën e vet qytetarëve të rinj, - shumë nga të cilët e pranuan Islamin, - lindi nevoja që Kurani të përkthehej në gjuhën e tyre amtare. Meqenëse gjatë shtrirjes shekullore, Shteti islam nuk ishte takuar me popullin që fliste anglisht, nuk qe paraqitur nevoja që myslimanët në atë kohë ta përkthenin Kuranin në gjuhën angleze. Në rastin e dytë, kur u shkatërrua Perandoria myslimane, vendet perëndimore, në mesin e të cilave edhe Britania e Madhe, filluan kolonizimin e Botës Islame, përkatësisht të trevave në të cilat me shumicë jetonin myslimanët, prandaj lindi nevoja për përkthimin e Kuranit në gjuhët e Perëndimit, pra edhe në gjuhën angleze. Duhet rikujtuar se, krahas me kolonizuesit, madje, diku-diku, edhe para tyre, në trevat e kolonizuara kishin arritur edhe misionarët e krishterë. Tri janë shkaqet kryesore që në atë kohë çuan në paraqitjen e parë të përkthimeve të Kuranit në gjuhët e vendeve perëndimore, në mesin e të cilave edhe në gjuhën angleze. Së pari, kolonizuesit, - që t’i nënshtronin dhe t’i qeverisnin sa më lehtë popujt e kolonizuar, - u përpoqën të njihnin kulturën, fenë dhe traditat e tyre. Një nga mënyrat që të arrihej kjo, ishte edhe përkthimi i Kuranit në gjuhën e popullit të kolonizuar. Duke pasur parasysh qëllimin e kolonizuesve, përkthimet e tilla mund


Studime kuranore 27 të karakterizohen edhe si përkthime politike. Arsyeja tjetër që çoi në përkthimin e Kuranit në gjuhën angleze, ka qenë nevoja e misionarëve të krishterë, që, nga një anë, të njiheshin me ata që dëshironin t’i thyenin, kurse, nga ana tjetër, me një përkthim jo të drejtë dhe tendencioz të Kuranit, të përhapnin paragjykime në mes popujve që dëshironin ta përqafonin Krishterimin, por këtë ta bënin edhe tek popullata e krishterë, të cilëve dëshironin t’ua paraqitnin fenë islame si fe të rrejshme2, si diçka retrograde dhe joqytetëruese, dhe kështu të fitonin përkrahje për veprimtarinë e tyre themelore, do të thotë krishterizimin e popujve barbarë dhe paganë. Arsyeja e tretë e shfaqjes së parë të përkthimeve të Kuranit në gjuhën angleze, iu imponua myslimanëve që t’u përgjigjeshin përkthimeve të gabuara e tendencioze dhe paraqitjes së shtrembëruar të Islamit dhe të Kuranit. Në historinë më të re të përkthimit të Kuranit në gjuhën angleze, do të dilnin arsye të reja, në mesin e të cilave janë edhe kureshtja për Orientin si dhe nevojat arsimoreedukative të myslimanëve në Perëndim. Duke pasur parasysh kronologjinë e paraqitjes se shkaqeve për përkthimin e Kuranit në gjuhën angleze, nuk është vështirë të konstatosh se vetë përkthimet janë shfaqur me të njëjtën radhë si edhe kronologjia. Pasi kolonizatorët dhe misionarët e krishterë kishin ardhur në vitet e para të fushatave kolonialiste, - në qoftë se jo dorë për dore, të paktën, ata kishin qenë afër njëri-tjetrit3, edhe përkthimet e para të Kuranit në gjuhën angleze, u paraqitën që në atë kohë krahas faktit se janë jomyslimanë4- t’i karakterizojmë si politike dhe misionare njëkohësisht. Këto përkthime janë përplot G. Sale, The Koran: Commonly Called Alkoran of Mohammed, Preliminary discourse on Sira and the Qur’an (1734) London (këtë pjesë të citatit e përmend A. R. Kidwai në punimin e tij “English Translations of the Holy Qur’an“) 3 Në të vërtetë është vështirë të ndahen këto dy lloje të përkthimeve, sikur që është vështirë të ndahet kolonializmi dhe misionarizmi krishterë. 4 Me përkthimet jo myslimane të Kuranit në këtë punim, kryesisht nënkuptohen përkthimet autorët e të cilëve nuk janë mysliman. 2

Takvim – Kalendar 2010 28 pasaktësi, gabime, pa parime dhe largime/devijime nga arketipi i Kuranit. E rëndësishme është, po ashtu, se shumica prej tyre nuk janë përkthyer nga origjinali, por nga përkthime në ndonjë gjuhë të perëndimorëve, së pari nga gjuha latine e më pastaj edhe nga gjuhë të tjera. Këto janë të ashtuquajturat përkthime të përkthimeve. Përkthimi i parë i tillë, por edhe përkthimi i parë i Kuranit në gjuhën angleze, ishte bërë nga skotlandezi Aleksandër Ross, në vitin 1649. Ai, në të vërtetë, përkthimin e Kuranit në gjuhën angleze e kishte bëri nga përkthimi në gjuhën frënge, me titullin, deri më tani, më të gjatë5. Edhe pse përkthimi i parë i Kuranit nga gjuha arabe në ndonjë gjuhë të popujve perëndimorë, ishte përkthimi në latinishte që në vitin 11436, përkthimin e parë drejtpërdrejt nga gjuha arabe e kishte bërë George Sale (The Koran: Commonly Called the Alkoran of Mohammed), në vitin 17347. Përkthimi i parë8 i Kuranit në gjuhën angleze nga myslimanët u paraqit në fillim të shek. XX, saktësisht në vitin 1905; atë e kishte bërë Mohammad Abdulhakim Kan9. Sipas A. R. Kidwaiut, veçoria e përkthimit të parë të Kuranit në gjuhën angleze nga myslimanët, qëndron në faktin se atë e kishin bërë njerëzit që nuk

Alexander Ross, The Alcoran of Mahomet, Translated out of Arabick into French. By the Sieur du Ryer, Lord of Malezair, and Resident for the French King, at Alexandria. And Newly Englished, for the atisfaction of all that desire to look into the Turkish Vanities. To ëhich is prefixed, the Life of Mahomet, the Prophet of the Turks, and Author of the Alcoran. With a Needful Caveat, or Admonition, for them who desire to know what Use may be made of, or if there be danger in Reading the Alcoran (1649) London. 6 J. D. Pearson, ‘‘Translations into specific languages“, u: A.T.Welch, “Al-Kur’an“, u: Encyclopedia of Islam V, f. 431. 7 Po aty. 8 Me përkthime myslimane të Kuranit në këtë punim kryesisht nënkuptohen përkthimet autorët e të cilëve janë mysliman. 9 Mohammad Abdul Hakim Khan, The HolyQur’an (1905) Patiala. 5


Studime kuranore 29 kishin pasur arsimim të lartë formal, dhe as që kishin qenë autoritete të dalluara islame të kohës. Ata ishin entuziastë të devotshëm, të cilët në atë mënyrë kishin dëshiruar t’u kundërviheshin presioneve të misionarëve dhe t’i thyenin akuzat e tyre në dëm të Islamit dhe të Kuranit10. Përkthimeve të tyre u mungon profesionalizmi dhe cilësia e lartë fetare. Edhe pse jo pa rëndësi dhe qëllim, vlera e këtyre përkthimeve, - në radhë të parë, - është historike11. Si shembull të këtyre përkthimeve, Kidwaiu përmend përkthimin e theksuar të Mohammad Abdulhakim Kanit (“The Holy Qur’an”), pastaj të Mirza Hairat Dehlaviut (“The Koran”) dhe të Mirza Abu’ifadlit (“The Qur’an Translated into English from the Original Arabic”)12.

Përkthimet e mëvonshme Edhe pse shkaqet e para për përkthimin e Kuranit në gjuhën angleze (shkaqet politike, misionare dhe antimisionare) janë ruajtur deri më sot, periudha moderne ka sjellë edhe shkaqe dhe motive të tjera të reja. Në të vërtetë, gjatë periudhës kolonizuese, më pastaj, të tërheqjes së kolonizatorëve nga trojet e kolonizuara, si dhe me shfaqjen e revolucionit industrial dhe të migrimit ekonomik, në vendet perëndimore arritën shumë myslimanë nga ishvendet e Perandorisë Osmane. Me paraqitjen e gjeneratës se dytë dhe të tretë të këtyre emigrantëve myslimanë në shtetet e tyre të reja, lindi nevoja për literaturë fetare në gjuhën angleze dhe në gjuhë të tjera euro-perëndimore, e po kështu edhe për përkthime të reja të Kuranit, që do t’i kënaqnin kërkesat e gjeneratave të reja myslimane në vendet euro-perëndimore. Këtë kërkesë e forcon Shih: A. R. Kidwai, ‘‘Translating the Untranslatable: a Survay of English Translations of the Qur’an“, The Muslim World Book Review, Vol. 7, No. 4, Summer 1987. 11 Po aty. 12 Po aty. 10

Takvim – Kalendar 2010 30 edhe numri gjithnjë më i madh i pranuesve13 të Islamit në mesin e banorëve domicilë evropianë. Me paraqitjen e Renesancës dhe lëvizjeve pas Rensancës në Evropë, dhe në përgjithësi me zhvillimin e shkencës dhe orientalistikës, si disiplina të saj të veçanta, si dhe me hapjen e re të Çështjes Lindore, u rrit interesi shkencor jo vetëm për kulturën dhe civilizimin antik, por edhe për ato të Lindjes dhe të Lindjes së Afërme, bashkë me këto edhe për Shpalljet hyjnore. Për shkak të interesit dhe nevojave shkencore e orientalistike, vazhdoi përkthimi i Kuranit në gjuhën angleze, por kësaj radhe me një qasje serioze, objektive dhe jotendencioze. Përkthimet e Kuranit në gjuhën angleze, që u bënë nga fundi i dekadës së tretë të shek. XX e deri në fillim të shek. XXI, ishin përkthime serioze dhe profesionale. Kidwaiu si shembull veçon përkthimet e Pickthallit, Jusuf Aliut, Daryabadiut, Mevdudiut, Asadit, Irvingut14. Këtyre mund t’u bashkohet edhe përkthimi me Komision i Arabisë Saudite (1985), si dhe përkthimet e mëvonshme të Majida Fakhrit (2002) dhe Abdel Halimit (2004). Nga ana tjetër, tek autorët jomyslimanë (edhe pse këto përkthime janë me plotë gabime), sipas seriozitetit, do të mund ta veçonim përkthimin e A. J. Arberrit “The Koran Interpreted”, botuar në vitin 1955 në Londër15. Lëvizjet sektare në mesin e myslimanëve, të frymëzuar nga dëshira për të zgjeruar mësimet e tyre, po ashtu u morën me përkthime të Kuranit. Përkthimet e para të tyre në gjuhën angleze u shfaqën që në fillim të shek. XX. Prej tyre u dalluan më së shumti Ky është term me të cilin e quajnë veten më së shumti individët me prejardhje perëndimore që kanë pranuar Islamin, duke e sqaruar me këtë se ata po i kthehen fesë në të cilën kanë lindur në këtë botë. 14 Shih: A. R. Kidwai, po aty. 15 Po aty (në këtë tekst tjetër, ‘‘English Translations of the Holy Qur’an‘‘, Kidwai përmend vitin 1957. si vit botimi në Londër duke mos theksuar se a kemi të bëjmë me ribotim apo jo, ose, megjithatë, kjo mund të jetë gabim). 13


Studime kuranore 31 kadianinjtë dhe ahmedinjtë. Përkthimi më i njohur kadiani16 i Kuranit në gjuhën angleze është ai i Muhammad Aliut: “The Holy Qur’an: English Translation”, që u botua në vitin 1917.

Numri dhe kategorizimi i përkthimeve të Kuranit në gjuhën angleze Deri vonë ka qenë e vështirë të përcaktohej numri i përkthimeve të Kuranit në gjuhën angleze. Madje as sot, gati dy dekada pas paraqitjes së “Bibliografisë botërore të përkthimeve të Kuranit (World Bibliography of theTranslations of the Meanings of the Holy Qur’an), nuk është i njohur numri i saktë i tyre. Kjo ndodh për shkak se Bibliografia... e sipërpërmendur përmban vetëm përkthimet që ishin botuar deri në vitin 1986. Gjithçka që është botuar pas këtij viti, ka ngelur jashtë Bibliografisë..., prandaj dhe lënda ka mbetur që të hulumtohet nga individi që ka interes për të. A. R. Kidwaiu, në hulumtimin e tij17 të bazuar në Bibliografinë... e theksuar, përmend tridhjetë e katër përkthime të Kuranit në gjuhën angleze18, duke i lënë anash përkthimet e pjesshme dhe jo të plota. Nëse i shtohen atij numri përkthimet që janë publikuar pas viti 1985, tek të cilat ka arritur ky hulumtim, pastaj kur t’i shtojmë edhe “The Meaning of the Qur’an” nga Mevdudiu19, si dhe disa përkthime të cilat Kidwaiu, për shkaqe të panjo-

Takvim – Kalendar 2010 32 hura, nuk i ka futur në Bibliografinë e tij, nxjerrim përfundimin se në gjuhën angleze ka më shumë se katërdhjetë përkthime komplete të Kuranit, që janë në dispozicion të lexuesve në gjithë botën. Ky punim merret vetëm me përkthimet e plota, d.m.th. me përkthimin e tërë Kuranit. Kuranin në gjuhën angleze e kanë përkthyer si myslimanët ashtu edhe jomyslimanët; nga këta të fundit llogariten edhe kadianinjtë, respektivisht përkthyesit ahmedinj të Kuranit. Duke mos dashur të hyj në dialog për kadianinjtë, respektivisht ahmedinjtë dhe statusin e tyre në të Drejtën islame dhe në shkencën e Akaidit dhe teorinë e tyre20, ne vetëm pjesërisht do ta pranojmë kategorizimin e Kidwaiut21, prandaj dhe përkthimet kadianite do t’i trajtojmë si kategori të veçantë. Duke pasur parasysh se Kurani është Libër fetar dhe Shpallje e Zotit, nuk është i parëndësishëm fakti nëse përkthyesi është besimtar ose pabesimtar, mysliman apo i krishterë, çifut, budist, pasues i ndonjë sekti etj.. Prandaj, duke pasur parasysh përkatësinë fetare të përkthyesit, të gjitha përkthimet e Kuranit në gjuhën angleze mund t’i ndajmë në tri kategori: përkthime myslimane, përkthime sektare kadianite dhe përkthime jomyslimane.

Përkthimet myslimane dhe përkthyesit Që ndonjë përkthimi t’i sigurohet epiteti mysliman, nuk është e mjaftueshme që përkthyesi i atij përkthimi të jetë mysliman. Përkthyesi, sipas M. Asadit, krahas identitetit fetar dhe qëllimit të mirë, “pa tjetër duhet të dijë simbolikën dhe frymën e gjuhës

16

Me përkthimet kadianite të Kuranit në këtë punim nënkuptohen kryesisht përkthimet autorët e të cilave janë kadianinjtë/ahmedinjtë. 17 Po aty. 18 Edhe pse e përmend në një vërejtje, Kidwaiu përkthimin e Kuranit nga Meududi, nuk e fut në bibliografinë e vet, edhe pse ky përkthim është një përkthim origjinal urdu, është përkthyer në tërësi në gjuhën angleze. 19 The Meaning of the Qur’an është përkthimi gjashtëvëllimesh në gjuhën anglez (e ka përkthyer Muhammad Akbar) i Komentimit të Kuranit gjashtëvëlli-

mesh të Meududit në gjuhën urdu (Tefhimul-Qur’an), botuar në Lahore, Pakistan, pa vit botimi. 20 Për kadianinjtë dhe mësimet e tyre, më gjerësisht shih: Kasim Dobrača, Kadianizam i ahmedizam (1994.) Islamska fondacija, Leicester, V. B. 21 Kidwaiu në kategorizimin e tij për përkthimet kadianite në mënyrë eksplicite i quan jo myslimane.


Studime kuranore 33 (arabe), e cila mund të realizohet vetëm duke jetuar me të dhe në të”, më pastaj “duhet të punojë me kërkesat linguistike në kohën e shpalljes së Kuranit.”22 Duke u nisur nga ky fakt, jo të gjithë përkthyesit myslimanë, sidomos nga ata më të hershmit, janë pa gabime dhe lëshime. Përkthimet e myslimanëve, megjithatë, dallohen për qëllimin e mirë si dhe për udhëzimet e synimet fetare. Qëllimi i tyre kryesor është që ta mësojnë dhe të ndihmojnë lexuesin që ta kuptojë Porosinë e Allahut sa më mirë që është e mundur. Për këtë arsye, këto përkthime më së shpeshti përmbajnë vërejtje dhe hyrje analitike e të tjera, komente të ndonjë ajeti, sqarim të sureve dhe rrethanave në të cilat janë shpallur, indekse të hollësishme të temave në Kuran e të tjera. Meqë në pjesën më të madhe janë shkruar në kohën e kolonializmit dhe autorët e tyre ndiheshin inferiorë e humbës në raport më sunduesit e rinj të tyre, ato përkthime, veçanërisht ato nga fillimi i gjysmës së shek. XX, janë përplot ide reformuese, si dhe shquhen për tentativa racionale shkencore të komentimit të Kuranit. Përkthimet myslimane, më të dalluarat dhe më të rëndësishmet në gjuhën angleze, me të cilat po merremi në këtë shkrim, janë: përkthimi i Abdul-Hakim Khanit “The Holy Qur’an”, i M. Pickhtallit “The Meaning of the Glorius Qur’an”, i Y. Aliut “The Holy Qur’an: Transalition and Commentary” dhe përkthimi i Darybadit “The Holy Qur’an with English translation and Commentary”, këto i përkasin përkthimeve më të hershme, kurse përkthimi i Mevdudit “The Meaning of the Qur’an”, i M. Asadit “The Me ssage of the Qur’an” dhe adaptimi saudit i përkthimit të Y. Aliut “The Holy Qur’an, English Translation of the Meanings and Commentary”, janë më të vonshëm. Këto përkthime do të diskutohen sipas kronologjisë së shfaqjes së tyre.

Mohammad Abdul Hakim Khan: “The Holy Qur’an” Ky përkthim, sipas statistikës së Kidwaiut23, është përkthimi i parë i Kuranit në gjuhën angleze. Është botuar në vitin 1905 në Patial, si përgjigje kundër propagandës misionare antiislame, e cila, përveç të tjerash, kishte propaganduar edhe përkthime jomyslimane. Meqë profesioni i tij ishte mjek dhe nuk kishte dituri të mjaftueshme fetare islame, Khani në shënimet e tij nuk kishte hyrë në komente rreth teorive kontestuese dhe historisë problemore. Pasi Khani nuk ishte dijetar islam, edhe vepra e tij, e rënduar me shumë citate dhe israiliate, nuk dallohet për shumë mësime. Kidwaiu madje thekson se arsimimi i parë i tij ishte në krahun e kadianizmit, por më vonë, kishte hedhur mësimet e tyre. Ky përkthim pati dy botime, kurse vlera e tij reale, në dallim nga përkthimet e mëvonshme, më shumë është historike sesa tjetërfare.

Muhammad Marmaduke William Pickthall: “The Meaning of the Glorius Qur’an” M. M. W. Pickthall është një anglez që kishte pranuar Islamin dhe, si mysliman, duke qëndruar në Lindjen myslimane, përktheu Kuranin. Ashtu sikur Khani është myslimani që e ka përkthyer Kuranin në gjuhën angleze, Pickthall është i pari anglez mysliman që ka përkthyer Kuranin. Përkthimi i tij së pari u botua në Londër në vitin 1930. Që nga ajo kohë ka pasur jo më pak se njëzet e shtatë botime. Ky është përkthimi më i përhapur në gjuhën angleze. Sipas Kidwaiut, ky përkthim “i afrohet origjinalit më së shumti”24, edhe pse është shkruar, siç pohon T. B. Irvingu, “me gjuhë të rëndë jakobine angleze”25, që është veti kryesisht e përShih: A. R. Kidwai, po aty. Po aty. 25 T. B. Irving, po aty. 23 24

22

M. Asad, Poruka Kur’ana: Predgovor (2004.), El-Kalem, Sarajevë, f. XXVII

Takvim – Kalendar 2010

34


Studime kuranore 35 kthimeve të Kuranit nga jomyslimanët, respektivisht nga të krishterët. Me siguri, për shkak të shfrytëzimit të anglishtes biblike, që paraqet një pengesë mjaft të madhe për lexuesin e rëndomtë, Montgomery Watt këtë përkthim e konsideron jo mjaft të lexueshëm26. Krahas përkthimit të tekstit kuranor, Pickthall jep edhe vërejtje të shkurtra për suret dhe aludimet kuranore. Watt, po ashtu, thekson se ky është njëri nga përkthimet për të cilin dihet se e kanë lejuar autoritetet adekuate fetare në El-Azhar të Kajros27. M. M. W. Pickthall (1875-1936) ishte një udhëtar anglez, romancier, polemizues dhe edukator, që kishte pranuar Islamin në vitin 1917. Duke udhëtuar nëpër vende myslimane, ai kishte mësuar gjuhët arabe e turke dhe atë urdu. Pas pranimit të Islamit, ishte imam në xhaminë e Londrës (Notting Hill), e më pastaj, për pesëmbëdhjetë vjet, ka punuar në Indi si redaktor i revistës “Islamic Culture” (Hajderabad, Deccan).

Abdullah Jusuf Ali: “The Holy Qur’an: Translation and commentary” Ky përkthim është botuar për herë të parë në Lahore në vitin 1934, më pak së katër vjet pas përkthimit të Pickthallit, dhe ka pasur më shumë se tridhjetë e pesë ribotime. Me siguri është njëri ndër më të popullarizuarit dhe më i çmueshmi përkthim i Kuranit në gjuhën angleze. Arsyeja për këtë, pa dyshim, duhet kërkuar në gjuhën e rrjedhshme angleze me të cilën është shkruar dhe e cila, sipas Kidwaiut, në dallim nga përkthimet e tjera në gjuhën angleze, e bën shumë të lexueshëm. Irvingu, në të vërtetë, edhe pse e pranon se përkthimi i Aliut “trurin e drejton drejtpërdrejt në kup-

Takvim – Kalendar 2010 36 time”28, konsideron se gjuha e tij është e rënduar me fjalë të shtuara dhe me interpelacionet e kohëpaskohshme, pastaj është i zbukuruar, për se Irvingu konsideron se ia zvogëlon dhe ia cungon vlerën vetë përkthimit. Kidwaiu, megjithatë, konsideron se komentet e zgjeruara vetëm konfirmojnë thellësinë e Aliut, që tërthorazi mund të konstatohet edhe nga parathënia e përkthimit. Për komentimin e Kuranit, Aliu numëron tefsiret dhe fjalorët që ka shfrytëzuar gjatë shkrimit të përkthimit të vet, që nga Taberiu, Rraziu e deri te Xhelalejni, Abduhuja, Ridaja, Tantaviu dhe të tjerë. Edhe pse ky përkthim është lavdëruar shumë, ai nuk është pa të meta. Kidwaiu thekson se në komentet e Y. Aliut, sidomos në ato të eskatologjisë dhe angeologjisë kuranore, ka prirje të pseudoracionalizmit, që është një kurth në të cilin bien shumë tentativa racionale të komenteve të Kuranit, si dhe ka tendenca apologjetike dhe sufiste29. Krahas atij të Pickthallit, ky përkthim konsiderohet më i përhapuri dhe më i shfrytëzuari nga përkthimet e Kuranit në gjuhën angleze. Abdullah Jusuf Aliu (1872-1953), dijetar islam, i lindur në një familje të pasur në Bombei, Indi, si fëmijë kishte arritur arsimim fetar dhe kishte kryer hifzin. Kishte studiuar letërsinë angleze dhe fliste rrjedhshëm arabishten dhe anglishten. Ka vdekur në Angli dhe është varrosur afër varrit të Pickthallit në Brookwood.

Abdul Majid Daryabadi: “The Holy Qur’an with English Translation and Commentary” Sipas vështrimit të Kidwaiut, ky përkthim, edhe pse i besueshëm, është pritur në një masë të dobët. Irvingu këtë e sqaron për faktin se është i vështirë për ta shfrytëzuar, sepse Daryabadi ka reanzhuar emrat dhe numrat e kapitujve, respektivisht të sureve.

26

Montgomery Watt: “Bell’s Introduction to the Qur’an“, www.truthnet.org/Islam/Watt 27 Po aty.

28 29

T. B. Irving, po aty. A. R. Kidwai, po aty.


Studime kuranore 37 Sipas mendimit të Abul Hasan Ali Nedeviut, përkthimi i Kuranit nga Daryabadi është shembull i përkthimit të besueshëm dhe idiomatik të Kuranit në anglisht, i cili i qëndron besnik sintaksës origjinale arabe dhe radhitjes së fjalëve. I bazuar në studimet kritike të Biblës dhe burimeve të tjera fetare, ky përkthim është “një hap i guximshëm në lëmin e krahasimeve të religjioneve”30. Përkthimi ka pasur më shumë se katër botime, kurse për herë të parë, sikur ai i Y. Aliut, ishte botuar në Lahore, por shtatë vjet më vonë, d.m.th. në vitin 1941. Në botimet e mëvonshme, përkthimi është botuar me titullin “The Glorious Qur’an: Tekst, Translation and Commentary”. Abdul Mejid Daryabadi (1892-1977) ka lindur në Indi, shkrimtar i njohur mysliman dhe interpretues (mufessir) i Kuranit. Pati mbaruar filozofinë në Lucknow (1912) dhe kishte redaktuar javoret “Sach” dhe “Sidq” në gjuhën urdu (1925-1976). Kishte marrë pjesë aktive në Lëvizjen e Hilafetit dhe në Shoqatën Mbretërore Aziatike në Londër, kishte bashkëpunuar me Universitetin Mysliman Aligarh të Aligarhit, me Akademinë Shibli në Azamgarh dhe me organizata të tjera islame dhe shkencore. Përveç përkthimit të Kuranit në gjuhën angleze, Daryabadi ka shkruar edhe një tefsir në gjuhën urdu me titull “Tafsir Majdi” (Academy of Islamic Research and Publication Lucknow).

Sayyid Abul A’la Maududi: “The Meaning of the Qur’an” Ky është përkthim në gjuhën angleze i përkthimit gjashtëmbëdhjetëvëllimesh dhe komentimit të Kuranit nga Meududi në gjuhën urdu (Tefhimul Qur’an), në të cilin Meududi kishte punuar më shumë se katërdhjetë vjet. Me asistencën e Meududit, e

Takvim – Kalendar 2010 38 kishte hartuar Muhamad Akbari. Përkthimi për herë të parë është publikuar në vitin 1967 në Lahore, Pakistan. Atëherë u botuan pesë vëllimet e para të këtij përkthimi, kurse i fundit, i gjashti, për herë të parë është publikuar në vitin 1987. Të gjitha vëllimet nuk janë botuar në të njëjtën kohë, po që të gjitha patën botime të shumta. Publikimi i fundit, i trembëdhjeti, një botim i kompletuar, u botua në vitet 1992-1993, po ashtu, në Lahore. Ky përkthim është më i njohuri dhe dallohet nga përkthimet e tjera në gjuhën angleze sipas hyrjeve dhe përmbajtjeve të gjera për secilën sure, që i paraprijnë përkthimit dhe komentit. Përkthimi, po ashtu, përmban edhe çelësin për theksimin e emrave dhe fjalëve arabe, si dhe glosarin e fjalëve që nuk përkthehen. Ky përkthim nuk është përkthim tekstual, por i lirë. Ai, në të vërtetë, është interpretim me shumë fusnota, respektivisht me shumë sqarime. M. Akbar thekson se kishte për qëllim që “të plotësonte dëshirën e shtuar të njerëzve të arsimuar që ta arrinin shpirtin e Kuranit dhe ta kuptonin se cili është objekti real i shpalljes së tij” 31. Për dallim nga shumica e përkthimeve të Kuranit në gjuhën angleze, ky përkthim nuk është ndarë në ajete, për të mos ndërprerë vazhdimësinë e porosisë, por është ndarë në paragrafë, krahas të cilëve (në margjinën e tekstit) qëndrojnë numrat e ajeteve të përfshira me atë paragraf. Sipas intencës së vet, ky përkthim është bashkëkohor, sepse Kidwaiu konsideron se autori i tij (Meududi) “përmes vërejtjeve të theksuara, porosinë universale të Kuranit e shpie pandërprerë tek lidhja me kohën e vet dhe me problemet specifike të saj” 32. Edhe pse puna e Meududit çmohet lart, Kidwaiu thekson se përkthimi i Akbarit bërë veprës së Meududit në gjuhën angleze, është shumë i varfër dhe joinspirues33. M. Akbar, Parathënia e përkthimit të Kurani nga Meududit, f. 1. A. R. Kidwai, “Translating the Untranslatable: a Survay of English Translations of the Qur’an“, The Muslim World Book Review, Vol. 7, No. 4, Summer 1987. 33 Po aty. 31 32

30

Shaikh Abul Hasan Ali Nadwi: ‘‘Daryabadi Cogently Demonstrates How the Qur’an Stands out Abowe Other Scriptures“, www.kitabun.com/shopping3/product_info.php?producs_id=1073


Studime kuranore 39 Sayyid Abul A’la Maududi (1903-1979) ka lindur në qytetin Aurangabad, në shtetin Hyderabad, në Indi, si fëmija më i vogël nga tre fëmijët e Ahmad Hasanit. Konsiderohet pasardhës i Pejgamberit Muhamed a.s.. Arsimimin e mori nga instruksione private në shtëpi dhe pastaj në Shkollën e Lartë në Hayderabad. Meududi është një nga shkencëtarët myslimanë më të njohur dhe më autoritativë në shekullin XX. Është themelues i Lëvizjes politike islame “Xhemaatul-islami” në Lahore. Si mendimtar islam, filozof, letrar dhe aktivist, ka dhënë kontribut të madh në zhvillimin e lëvizjeve islame në gjithë botën. Ka pasur ndikim tek “Vëllezërit myslimanë” dhe tek Sayyid Kutubi në Egjipt. Krahas Kutubiut, Meududin disa e konsiderojnë njërin nga themeluesit e lëvizjeve globale revivalistike (ripërtëritëse) islame. Përveç gjuhës amtare urdu, Meududi njihte edhe gjuhët arabe, perse dhe angleze.

Muhammad Asad: “The Message of the Qur’an” Ky përkthim i Kuranit për herë të parë është botuar në Gjibraltar në vitin 1980. Sipas Enes Kariçit, ky përkthim, krahas atij të Aliut dhe Pickhtallit, është nga tri përkthimet më të mira të Kuranit në gjuhën angleze34. Mbase është i vetmi përkthim mysliman i Kuranit në gjuhën angleze, i cili është përkthyer në tërësi në disa gjuhë, nga të cilat edhe në suedishte, turqishte dhe, së voni, në boshnjakishte (2004)35. Për shkak të interpretimeve radikale të koncepteve kuranore, Kariçi e konsideron “më konsistentin nga të gjitha përkthimet në gjuhën angleze në zgjidhjet përkthyese dhe hulumtimin e kuptimeve burimore të Kuranit” 36, si dhe të oriEnes Karić: Muhammed Asad najljepši dar Zapada islamskom Istoku, u: M. A., Poruka Kur’ana (2004.), El-Kalem, Sarajevo. 35 Pëakthimin në gjuhën boshnjake e ka bërë Hilmo Ćerimović, dhe eka botuar El-Kalem 2004. godine. 36 E. Karić, po aty.

Takvim – Kalendar 2010 40 entuar në pikëpamje filologjike. Meqë është prejudikuar nga vetë motoja e këtij përkthimi, e përfshirë në parafrazën e ajetit kuranor “atyre që meditojnë”, ky përkthim është më shumë racional sesa ideologjik. Sipas Kariçit, Asadi “largohet nga shumë zgjidhje konvencionale të shumë ulemave në të kuptuarit e Librit, sepse i kishte konsideruar jo adekuate dhe anakronike” 37. Mendim të ngjashëm ka shprehur edhe Kidwaiu, i cili konsideron se Asadi, në disa gjëra “është larguar sinqerisht nga konceptet ortodokse të teksteve të caktuara kuranore”38. Tregimet kuranore për hedhjen e Ibrahimit a.s. në zjarr, për të folurit në djep të Isait a.s. etj., - Asadi tekstualisht nuk i kupton. Për Asadin, Hidri dhe Dhulkarnejni janë figura mitike, e nuk është i rëndomtë as pasqyrimi i tij në teoritë e derogimit në Kuran. Veçori qenësore, mbase edhe më revolucionarja e këtij përkthimi, është fakti se autori i tij kundërshton institucionalizimin dhe ideologjizimin e termave kuranorë, siç janë p.sh. Islami dhe myslimanët, ose kufër dhe kafir. Sipas Kariçit, ky është “një tentim, mbase i pari realisht idiomatik, i përkthimit të sqaruar të porosisë së përkthimit kuranor në gjuhën angleze”39. Në përkthimin e tij, M. Asadi i shmanget përdorimit të arkaizmave të panevojshëm dhe të idiomave moderne. Janë dy rregulla themelore në të kuptuarit e Kuranit nga Asadi. E para, të konsiderosh Kuranin si tërësi në të cilën njëra pjesë sqaron tjetrën, dhe, e dyta, asnjë pjesë të Kuranit nuk duhet shikuar ekskluzivisht nga aspekti historik, sepse ngjarjet historike në Kuran, siç thotë vetë Asadi, duhe konsideruar “ilustrime të gjendjes njerëzore, dhe jo qëllim në vetvete”40. Muhammad Asad (alias Leopold Weis, 1900-1992) ishte një çifut polak, mjaft i arsimuar, kritik i rreptë i sionizmit, që kishte pranuar Islamin në vitin 1926. Kishte lindur në Lëvov, më herët

34

37

Po aty. A. R. Kidwai, po aty. 39 E. Karić, po aty. 40 M. Asad, po aty. 38


Studime kuranore 41 Poloni, kurse tani Ukrainë. Për një kohë të gjatë kishte jetuar në Lindjen e Afërme dhe në Indi, kurse në Vjenë kishte studiuar filozofinë. Njihte gjuhët hebraike e arameike dhe kishte studiuar Dhiatën e vjetër, Talmudin, Mishnën dhe Gemarin. Islami e kishte tërhequr, siç thotë vetë ai, për shkak “të tërësisë, madhështisë, strukturës koherente të pasqarueshme të mësimeve morale dhe programit praktik jetësor”41. Edhe pse e ka përthyer Kuranin si mysliman, Asadi, krahas J. Daudit, është përkthyesi i dytë i Kuranit me prejardhje çifute.

General Presidency of the Departments of Islamc Researches, Ifta, Calland Guidance: “The Holy Qurr’an, English Translation of The Meanings and Commentary” Duke hulumtuar përkthimet e Kuranit në gjuhën angleze, është e pamundshme të mos vërehen, krahas disa elementeve të tjera, të gjitha rezultatet e entuziazmit individual dhe vlerat individuale si dhe mungesa zyrtare e versionit të hartuar nga komisioni i përkthimit të Kuranit në gjuhën angleze, e cila do të mund të pranohej përgjithësisht. Që kjo të mos mbetej kështu, ishte kujdesur ish-mbreti saudit Fahd ibn Abdulaziz. Si zëvendës i kryeministrit, ai pati lëshuar dekretin mbretëror,42 me të cilin ngarkonte Kryesinë Supreme - Seksioni për Hulumtime Islame, Fetva, Ftesa dhe Udhëzime (General Presidency of the Deparments of Islamic Researches, Ifta, Call and Guidance), që të revidonte përkthimet ekzistuese të Kuranit në gjuhën angleze dhe prej tyre të zgjidhnin njërin, i cili do të shërbente si bazë për përkthim të ri. I tërë pro-

E. Karić, po aty, f. XIII (Ky citat burimisht gjendet në veprën e Asadit, Islam na raspuću, përkthue H. Ćerimović, El-Kalem, Sarajevo). 42 Dekreti Mbretëror, nr. 19.888, nga dt. 16. 8. 1400 sipas Hixhrit. 41

Takvim – Kalendar 2010 42 cesi zgjati plot pesë vjet43. Ky përkthim, të cilin e nënshkroi Kryesia Supreme - Seksioni për Hulumtime Islame, Fetva, Ftesa dhe Udhëzime, në esencë është përkthim i korrigjuar dhe i plotësuar i përkthimit të Abdullah Jusuf Aliut. “The Holy Qur’an, English Translation of the Meanings and Commentary”, përveç origjinalit në arabisht dhe përkthimit të tij në gjuhën angleze, përmban edhe parathënien, sqarimin e fjalëve arabe (16 prej të cilave, sipas Kryesisë Supreme, nuk ka qenë e mundshme të përkthehen), përkthimin e fjalëve dhe emrave (udhëzimin), shkurtesat e shfrytëzuara, përmbajtjen e sureve (hyrjen dhe përmbajtjen e shkurtër për secilën sure), hyrjen në secilën sure, komentin në formë fusnote, indeksin e temave dhe regjistrin e sureve me theksimin e vendit ku ka zbritur. Ky përkthim është botuar në vitin 1985 në Medinë, kurse botues është, mbi bazë të Dekretit Mbretëror44, King Fahd Holy Qur’an Printing Complex në Medinë. Ky është përkthimi i vetëm i Kuranit në gjuhën angleze, prapa të cilit qëndron një institucion dhe jo një individ. 43

Për seriozitetin e këtij projekti, flet edhe fakti se për këtë qëllim ishin formuar katër këshilla të përbërë nga shkencëtarë me kualifikime të larta, si në lëmin e shkencave islame, po ashtu edhe në lëmin e gjuhës angleze. Këshilli i Parë ka kryer evolucionin e të gjitha përkthimeve të Kuranit në gjuhën angleze dhe, në mesin e tyre, ka zgjedhur përkthimin e Jusuf Aliut, si përkthimin më të mirë ekzistues. Këshilli i Dytë përkthimin e zgjedhur e ka reviduar dhe ka bërë korrekturat e nevojshme e më pastaj, si të tillë, ua ka dorëzuar organizatave dhe individëve të caktuar për sugjestione dhe mendime shtesë. Këshilli i Tretë ka grumbulluar të gjitha ato mendime e sugjestione dhe i ka krahasuar midis tyre në çështje të caktuara dhe kështu, sipas mendimit të Kryesisë Supreme, është vendosur për zgjidhjet më të mira të mundshme të përkthimeve. Këshilli i Katërt i ka kontrolluar të gjitha dhe ato që kanë arritur Këshilli i Parë, i Dytë dhe i Tretë, ka pranuar sugjerimet e tyre dhe ka formuar tekstin përfundimtar të përkthimit. (Më gjerësisht: The Holy Qur’an, English Translation of the Meanings and Commentary).(1985), Hyrja, King Fahd Holy Qur’an Printing Complex, Medinw, Arabi Saudite. 44 Drekreti Mbretëror nr.. 12.412, I dat. 27. 10. 1405, sipas Hixhrit.


Studime kuranore

43

Përkthimet dhe përkthyesit sektarë/kadianinj Në shumicën e autorëve në përkthimet sektare të Kuranit, llogariten të gjithë kadianinjtë, zahmedinjtë, madje edhe shiinjtë. Nga të gjitha përkthimet sektare të Kuranit në gjuhën angleze, ky punim merret vetëm me përkthyesit kadianinj. Për këtë përzgjedhje ka shumë arsye, më e rëndësishmja është popullariteti dhe numri i tyre. Kuranin e kanë përkthyer po ashtu edhe kadianinjtë, të cilët kanë luajtur një rol të madh në dobësimin e rezistencës myslimane kundër kolonizatorëve britanikë dhe në forcimin e pushteti të tyre kolonial në Indi. Kur bashkësia e tyre, si rezultat i bashkëpunimit me pushtetin kolonial, u shtri në vendet e Evropës Perëndimore, sidomos në Britaninë e Madhe, një nga detyrat kryesore që i kishin përcaktuar vetes, ishte përkthimi i Kuranit në të gjitha gjuhët e Evropës, madje edhe në ato të Azisë dhe Afrikës, duke e konsideruar këtë mënyrën më të mirë për të përhapur mësimet e tyre. Bluprinti i të gjitha përkthimeve të Kuranit të kadianinjve është përkthimi i Muhammad Aliut, i lexuari e më i përhapuri nga të gjitha përkthimet kadianite, por edhe më i përkthyeri në gjuhë të tjera. Shkaku pse shumë autorë këto përkthime i quajnë kadianite, nuk mbështetet vetëm në faktin se i kanë shkruar përkthyesit kadianinj, por edhe shtjellimet e mësimeve kadianite në praktikë dhe shtrembërimi i kuptimeve të tekstit kuranor. Në këto përkthime, përveç shumë gabimeve të palejueshme, lëshimeve, interpretimeve të gabuara, përkthimeve të shtrembëruara, fjalorit të varfër etj., - janë ndryshuar dhe komentuar gabimisht ajetet për paralajmërimin e Mesisë dhe Muhamedit a.s. si vulë të pejgamberisë (M. Ali)45, madje ata kanë mënjanuar disa ajete dhe mohojnë Sy45

A. R. Kidwai, ‘‘English Translations of the Holy Qur’an --- An Annotated Bibliography‘‘, http://members. home.net/arshad/islam.html.

Takvim – Kalendar 2010 44 netin dhe Hadithin (Rashat Halifa)46, ose fusin doktrina kadianite edhe në vetë tekstin e përkthimit të Kuranit (Sher Ali)47, që është evidente në gjurmët e mësimeve kadianite48. Që të arrinin qëllimin e tyre, d.m.th. përhapjen e mësimeve të tyre sektare në më shumë vende, ata huazonin të huaj (jomyslimanë) që t’ua përkthenin Kuranin - kryesisht përkthimin e Muhammad Aliut - në gjuhë të huaja. Njër ast i këtillë kishte ndodhur me shkrimtarin budist Rosauom Yoshidin dhe përkthimin e tij të Kuranit në gjuhën japoneze, si dhe me shkrimtarin rus Sadetskin, - të cilët jo vetëm që nuk janë myslimanë, por nuk kishin njohur Islamin as gjërat elementare të nevojshme për një punë të tillë49. Ndër përkthimet më të njohura të kadianinjve të Kuranit në gjuhën angleze janë ai i M. Aliut “The Holy Qur’an: English Translation” dhe Sher Aliut: ”The Holy Qur’an”. Edhe pse në këtë punim nuk do të bëhet fjalë për ta, është e rëndësishme të theksohet edhe përkthimi anglez i Kuranit nga Reshad Khalifi, “The Qur’an: The Final Scripture” (Versioni i autorizuar anglez), të cilin Kidwaiu nuk e konsideron përkthim mysliman dhe në përgjithësi nuk e fut në Bibliografinë e vet, për shkak se, siç thotë ai, përmban “deklarata blasfemike” 50.

Muhammad Ali: “The Holy Qur’an: English translacion”

Anti Ahmediyya Movement in Islam: ’’Deceitful Translations of the Holy Qur’an into Foreign Languages: ‘‘Dr. Reshad Khalifa International Submitters’‘‘, www.alhafeez.org/rashid/Deceitful_translations_of.Quran. htm. 47 A. R. Kidwai, po aty. 48 Për mësimet e kadianive më gjerësisht shih:: K. Dobrača, po aty. 49 Anti Ahmediyya Movement in Islam, po aty. 50 A. R. Kidwai, ‘‘Translating the Untranslatable: a Survay of English Translations of the Qur’an‘‘, www.curanicstudies.com/article32. 46


Studime kuranore 45 Mbase jozyrtarisht, ky është përkthimi i parë dhe më i popullarizuari kadianit i Kuranit në gjuhën angleze. Për herë të parë u botua në Lahore në vitin 1917, dhe nga ajo kohë ka pasur më se dhjetë botime. Ky është përkthim, të cilin e kanë shfrytëzuar, dhe në masë të madhe e kanë kopjuar shumë përkthyes të tjerë kadianinj, - si p.sh. Sher Aliu, - në përkthimet e tyre të Kuranit. Irvingu, Muhammad Aliun e konsideron mysliman, por përkthimin e tij e konsideron të papranueshëm për shkak të kadianizmit të kalbur. Ai, thekson po ashtu se M. Aliu për përkthimin e Kuranit, ka shfrytëzuar fjalorin arabisht-anglisht Havas, i cili, sipas mendimit të tij, është përplot qëndrime retrograde të huazuara nga katolicizmi51. Megjithatë, Kidwaiu nuk lë mundësinë që M. Aliu praktikisht të këtë qenë mysliman, as përkthimi i tij nuk mund të konsiderohet një përkthim mysliman. Përveç kësaj, përkthimi i tij konsiderohet i varfër gjuhësisht dhe jo i rëndësishëm. Kidwaiu thotë se M. Aliu, në vërejtjet e tij të gjata, shpreh bindjet e tij kadianike, duke i shtrembëruar ajetet e Kuranit, dhe mohimin e disa muxhizeve të theksuara në Kuran, siç janë dymbëdhjetë burimet e Musait a.s., që rrjedhin nga guri, mohimin se Haruti dhe Maruti kanë qenë melaqe, si dhe sulmin me guralecë nga ajri kundër ushtrisë së Ebrehesë52. Muhammad Aliu (1874-1951) është i lindur në Penxhab, në Indi. Studimet e Gjuhës angleze dhe Fakultetin Juridik i kishte kryer në vitin 1899. Në lëvizjen Ahmedie u fut në vitin 1897, dhe tërë jetën ia kushtoi asaj lëvizjeje. Në vitin 1902 u bë redaktor i fletushkës “Review of Relegions”, një nga të parat gazeta “islame” në gjuhën angleze. Lideri i Lëvizjes Ahmedie, Mirza Gulam Ahmedi, e emëroi për sekretar të Këshillit Ekzekutiv të Ahmadiyya Anjuman Ishaat-i-Islam, të trupit drejtues të Lëvizjes Ahmedie. Nga viti 1914, M. Aliu ishte në krye të Ahmediyya Anjuman 51 52

T. B. Irving, po aty. A. R. Kidwai, English Translations of the Holy Qur’an --- An Annotated Bibliography, www.quran.org.uk/articles/jeb_quran_untranslatable.htm.

Takvim – Kalendar 2010 46 Ishaat-i-Islam të reformuar. Përveç përkthimit të Kuranit në gjuhën urdu dhe angleze, ka shkruar për Islamin, Pejgamberin, Hadithin etj..

Sher Ali: “The Holy Qur’an” Ky është përkthimi zyrtar i Kuranit në gjuhën angleze nga kadianinjtë. Është botuar në Lahore në vitin 1955, dhe ka pasur më shumë se trembëdhjetë botime. Duke përsëritur, si në përkthim ashtu edhe në komentim, të njëjtat gabime të palejueshme që kishte bërë edhe paraardhësi i tij, Muhammad Aliu, Sher Aliu shkon edhe më larg, duke i futur doktrinat kadianike, në pamje interpelacioni, madje edhe në vetë tekstin e përkthimit53.

Përkthyesit jomyslimanë dhe përkthimet e tyre Përkthyes të parë të Kuranit në gjuhën angleze kanë qenë jomyslimanët, në gjysmën e parë të shek. XVII. Nga ajo kohë e deri tek paraqitja e përkthimit të parë të Kuranit në gjuhën angleze nga myslimanët, kanë kaluar më shumë se dy shekuj e gjysmë. Ndër përkthyesit e parë jomyslimanë ishin: A. Ross, G. Sale, J. M. Rodwel, E. H. Palmer dhe të tjerë. Karakteristikë themelore e këtyre përkthimeve, - si e atyre të mëhershmeve edhe e atyre të mëvonshmeve, - ishte intenca misionare-orientalistike. Këto përkthime përpiqeshin në të gjitha mënyrat të sakralizonin Kuranin dhe të diskreditonin Islamin, duke e quajtur atë “fe të rrejshme” (G. Sale), kurse Kuranin si vepër të Muhamedit (Rodwell, Bell), e radhitjen tradicionale të sureve e paraqisnin me radhitje kronologjike (Rodwell, Bell). Të ngjyrosur me qëndrime antiislame dhe me paragjykimet e tyre orientale-misionare, ata Kuranit dhe 53

Po aty.


Studime kuranore 47 Islamit i qaseshin në tërësi. Përkthimet e tyre janë përplot më përkthime ekstreme të shtrembëruara, me interpretime tendencioze. Sipas qëllimeve jo të mira dhe tendenciozitetit, në përkthimet jomyslimane të Kuranit në gjuhën angleze, më të njohurat janë përkthimi i Rosovit dhe i Salesë, nga më të hershmit, si dhe ai i Rodwellit dhe Bellit - nga të vonshmit. Nga përkthimet objektive mund të llogaritet përkthimi i Kuranit në gjuhën angleze nga Arrberi54, i cili, sipas mendimeve të shumë njohësve, është një punim mjaft serioz dhe profesional me mjaft respekt ndaj Kuranit dhe Islamit në përgjithësi.

Takvim – Kalendar 2010 48 tjen hyrëse për lexuesin e krishterë, Rossi zbulon qëllimin e vet, duke deklaruar se dëshiron t’i mësojë lexuesit e krishterë “në mënyrë që ata të mund t’i shohin armiqtë e tyre në formën e plotë, që të mund të përgatiten sa më mirë për ballafaqim me Kuranin e tyre”56. Duke theksuar se e njëjta vijë antiislame kalon edhe përmes Appendixit të tyre (shtesës), Kidwaiu i bashkohet Zwemerit57 në qëndrimin se, për shkak të faktit që Rossi nuk e njihte gjuhën arabe, po as në gjuhën frënge nuk ishte profesionist, përkthimi i tij është përplot gabime. Alexander Rossi (1590-1654) kishte lindur në Aberdin, në Skotlandë. Nga viti 1634 e deri në vdekje, ishte bashkëpunëtor i peshkopit të likuiduar Lauda. Përkthimi i Kuranit ishta arritja më e madhe në karrierën e tij.

Alexander Ross: “The Alcoran of Mahomet”55

George Sale: “The Koran: Commonly Called the Alkoran of Mohammed”

Alexander Rossi është i pari përkthyes i Kuranit në gjuhën angleze, në përgjithësi. Përkthimi i tij, siç shihet nga vetë titulli, nuk është bërë nga origjinali arabisht, por nga përkthimi frëngjisht. Ky përkthim botimin e parë e kishte qysh në vitin 1649, në Londër, kurse deri në vitin 1856, - kur është botuar për herë të fundit, - ka pasur edhe gjashtë botime. Ky është shembull karakteristik i qasjes orientale-misionare të Kuranit. Vetë titulli implikon disa teza të qarta orientale-misionare, si p.sh. ‘Kurani është vepër e Muhamedit’ dhe se ‘Islami është kotësi turke’. Në vërejShih: A. J. Arberry, The Koran Interpreted (1955) London (Ky përkthim është bërë sipas porosisë së Universitetit të Oksfordit). 55 Titulli i plotë përkthimit të Rosit është: The Alcoran of Mahomet, Translated out of Arabick into French. By the Sieur du Ryer, Lord of Malezair, and Resident for the French King, at Alexandria. And Neëly Englished, for the satisfaction of all that desire to look into the Turkish Vanities. To ëhich is prefixed, the Life of Mahomet, the Prophet of the Turks, and Author of the Alcoran. With a Needful Caveat, or Admonition, for them who desire to know what Use may be made of, or if there be danger in Reading the Alcoran. 54

Ky është përkthim anglez i Kuranit, i cili që nga viti 1734, kur u botua për herë të parë, deri te botimi i tij i fundit në vitin 1975, ka pasur mbi njëqind e njëzet e tri botime, që e bëjnë më të botueshmin përkthim të Kuranit në përgjithësi në gjuhën angleze. Edhe pse konsiderohet se e kishte njohur gjuhën arabe, G. Sale, për përkthimin e vet ka shfrytëzuar më shumë përkthimin latin të Maracievit sesa origjinalin arabisht. Krahas përkthimit të tekstit kuranor, në të cilin qartë shihen qëllimet e tij misionare, Sale shkruan edhe hyrjen (Preleminary Discourse), në të cilën, në mënyrë të shkurtër dhe flet drejtpërdrejt për Pejgamberin, Kuranin dhe Islamin. Në vërejtjen për lexuesit, madje ai propozon rregullat se si duhet të kthehen myslimanët në krishterim. Ai, nga njëra

56 57

A. R. Kidwai, po aty. Për vështrimin e Zwemerit lidhur me përkthimin e Kuranit nga Rossi, më gjerësisht shih: S. M. Zwemer, Muslim World, V, (1915), str. 250.


Studime kuranore 49 anë, Pejgamberin e quan “kriminel”58 e Islamin “fe të rrejshme”59, kurse, në anën tjetër, Pejgamberit ia njeh shkathtësitë, po vetëm si njeri dhe jo edhe si pejgamber i Zotit. Ai, po ashtu, flet gjoja për mospajtimin e përmbajtjeve të botimeve të ndryshme të Kuranit në gjuhën arabe. Ky përkthim përmban edhe sqarime ose komente në vërejtjet fundore. Edhe pse interpretimin e tij të Kuranit Sale e bazon në komentet dhe tefsiret myslimane të Kuranit, para së gjithash në tefsirin e Bejdaviut, përkthimi i tij është përplot lëshime, pjesë të përkthyera me gabime, madje edhe heqje në tërësi të ndonjë ajeti60. “Preleminary Dicourse” i tij është përkthyer në shumë gjuhë, nga të cila edhe në gjuhën arabe, të cilin, besohet se e kanë bërë misionarët protestantë në Egjipt61. Sipas Pirsonit, krahas përkthimeve të reja që kishin pasuar atë përkthim, përkthimi i Salesë ka qenë në “modë” në arealet anglishtfolëse gati për dy shekuj62. George Sale (1697-1736) ishte orientalist dhe avokat. Përveç përkthimit të Kuranit, ka marrë pjesë në punimet Universal History/ Histori universale e botës në gjashtëdhjetë e pesë vëllime, botuar në Londër nga viti 1747 deri në 1768, dhe ka qenë një nga korrektorët e përkthimit të Dhiatës së re në gjuhën arabe, Arabic New Testament, të cilën e kishte botuar Shoqata për promovimin e diturisë Krishtere (Socety for Promoting Knowledge).

John Medows Rodwell: “The Koran” Përkthimi i Rodwellit, i cili për herë të parë ishte botuar në vitin 1861 në Londër, dhe nga ajo kohë kishte pasur më se tridhjetë e një botime, sipas Irvingut, ishte tejkaluar që nga paraqitja e

Takvim – Kalendar 2010 50 përkthimit të Picthallit “The Meaning of the Glorius Qur’an”, në vitin 1930. Përveç përkthimit të tekstit kuranor, që është përplot me gabime në të përkthyer dhe në të komentuar, përkthimi i Rodwellit përmban edhe hyrjen, në të cilën ai Pejgamberin e Zotit e quan “autor dinak të Kuranit”63, i cili kinse për shkrimin e Kuranit kishte shfrytëzuar burimet e krishtera, çifute, zoroastrike etj.. Pejgamberin e akuzon se ka qenë viktimë vetëmashtruese, i cili ka vuajtur që nga fëmijëria, dhe, si i tillë, ka qenë mbërthyer nga halucinacione. Aktivistët misionarë i këshillon se si të kryejnë misionin e tyre në mesin e myslimanëve64. Rodwelli në përkthimin e vet çrregullon radhitjen tradicionale të sureve, duke futur si të re radhitjen kronologjike65, një veprim që do ta bënin edhe disa përkthyes të tjerë të krishterë, nga të cilët edhe Richard Belli. J. M. Rodwell (1808-1900) ka qenë anglez “dijetarë islam jomysliman” (Non Muslim Islamic Scholar), që do të thotë dijetar në fushën e Islamit që nuk është mysliman66.

Richard Bell: “The Qur’an Translated With The Crutial Rearangements of Surahs” Ky përkthim u botua në vitin 1937 në Londër, dhe, siç tregon edhe vetë titulli, në fokus përkthyesi vendos ndërrimin e radhitjes se sureve dhe ajeteve të Kuranit. Kidwaiu thekson se qëllimi i Bellit, sipas fjalëve të tij, ishte “që të kuptonte Shpalljen e përsëritur Muhamedit”67. Pejgamberin, jo vetëm që e konsideron autor të Kuranit, por pohon se ai vetë e kishte shkruar dhe këtë gjë u

T. B. Irving, po aty. T. B. Irving, po aty. 49 J. M. Rodwell, The Koran, Hyrja, www. truthnet.org/islam/Quran/Rodwell. 65 Po aty. 66 Ky është një term i cili gjithnjë e më shumë paraqet termin orientalist. 67 A. R. Kidwai, po aty. 63

A. R. Kidwai, po aty. Po aty. 60 Po aty. 61 J. D. Pearson, po aty, f.. 432 62 Po aty. 58 59

64


Studime kuranore 51 mundua ta tregonte me radhitjen e ajeteve kuranore68. Vërejtjet e gjata që kanë të bëjnë me tekstin e Kuranit, nuk janë botuar si pjesë të botimit të Londrës të përkthimit për shkak të gjatësisë së tyre, por ato janë botuar më vonë në punimet e tij për Islamin, si dhe në hyrjen e botimit të Edinburgut të këtij përkthimi në vitin 1953. Përkthimi i Bellit, siç thekson Kidwaiu, ka pasur katër botime. Richard Bell (1876-1952) kishte lindur në Skotlandë, kurse arsimimin e kishte arritur në Edinburg, ku kishte diplomuar në studime semite dhe në teologji. Për të, në lëmin e Kuranit dhe Islamit të hershëm, u dëgjua pas botimit të ligjëratave të tij, të cilat i kishte mbajtur në Universitetin e Edinburgut në vitin 1952, me titullin “Prejardhja e Islamit në rrethimin e krishterë” (The Origin of Islam in its Christian Environment). Dhjetë vjet më vonë, Belli u bë i njohur për botimin e përkthimit të Kuranit. Ka botuar pesëmbëdhjetë artikuj për Muhamedin a.s. dhe Kuranin.

Arthur John Arberry: “The Koran Interpreted” Ky përkthim i Kuranit në gjuhën angleze, në rrethet shkencore, madje edhe në ato myslimane, është vlerësuar shumë; ishte projekt i Universitetit të Oksfordit që i ishte besuar A. J. Arberrit. Arberry, së pari si version eksperimental, në vitin 1953 botoi përkthimin e pasuseve të selektuara të Kuranit me titullin “The Holy Koran, an Introduction with Selections”, në mënyrë që dy vjet më vonë (1955), të botonte në Londër kompletin e përkthimit dyvëllimësh të Kuranit69, i cili pati edhe dymbëdhjetë botime, nga të cilat një në Nju-Jork (1996) dhe një në Oksford (1998). Arberri përkthimin e vet e quan “interpretim” duke u pajtuar, siç thotë ai vetë, me “qëndrimin ortodoks se Kurani është (si të gjitha veprat

68 69

Po aty. A. J. Arberry, The Koran Interpreted (1955) Allen & Unwin, London.

Takvim – Kalendar 2010 52 e tjera me renome) i papërkthyeshëm”70. Përkthimin e tij e konsideron “jehonë të mjerë të origjinalit madhështor” 71. Gjuha e tij është e qartë, e zhveshur nga stili biblik, që nuk ndodh tek shumë nga përkthyesit e tjerë të krishterë. Edhe pse jo pa gabime e lëshime, megjithëkëtë A. Rippin72 këtë përkthim e konsideron jashtëzakonisht të mirë, kurse Abdel Haleem, edhe vetë përkthyes i Kuranit73, thotë se Arberri ka treguar respekt të madh ndaj gjuhës së Kuranit, për ç’arsye edhe më tutje mbetet me autoritet, sidomos në rrethet akademike. A. J. Arberri (1905-1969) kishte lindur në Buckland, Portsmouth, dhe qe shkolluar në kolegjin Pembroke në Cambridge. Një kohë ishte shef i Sektorit të Studimeve Klasike në Universitetin e Kajros në Egjipt. Në vitin 1944 u emërua shef i Katedrës së Gjuhës Perse në Universitetin e Londrës, kurse në vitin 1946 u bë profesor i gjuhës arabe dhe shef i Sektorit të Studimeve të Lindjes së Afërme dhe të Mesme. Vitin tjetër u kthye në Pembrok dhe deri në fund të jetës ligjëroi në Shkollën e Lartë të gjuhës arabe Sir Tomas Adams, në Universitetin e Kembrixhit. Ka qenë profesor inspirues dhe shkrimtar i gjithanshëm. Ka shkruar më se gjashtëdhjetë punime në fushën e studimeve arabe dhe persiane.

Përfundim Përkthimet e Kuranit në gjuhën angleze, - që janë vetëm një pjesë në historinë e përkthimeve dhe komentimeve të Kuranit, sipas disa studiuesve, për disa çështje janë specifike, kurse sipas të tjerëve, kanë probleme të përbashkëta me të gjitha përkthimet 70

Po aty, Hyrja, f. XII (1998) Oxford University Press, Oxford Po aty, f. XIII. 72 Andrew Rippin, “Two Neë Translations of the Qur’an”, www.h-net.org/reviews/showrev. cgi?path=231841109092997 73 M. A. S. Abdel Haleem, The Qur’an: A New Translation, (2004) Oxford World’s Classics Hardcovers Series, Oxford University Press, Oxford. 71


Studime kuranore 53 të tjera të Kuranit. Ky punim, është marrë kryesisht me specifikat e përkthimeve angleze, që nuk do të thotë se edhe përkthimet në gjuhë të tjera nuk kanë karakteristika të njëjta ose të ngjashme. Ky hulumtim ka treguar se Kurani përkthehet në gjuhët europerëndimore pothuaj tash e një mijë vjet, kurse në gjuhën angleze qe katërqind vjet. Në këtë periudhë jo të shkurtër, Kuranin në gjuhën angleze e kanë përkthyer shumë përkthyes, si myslimanë ashtu dhe jomyslimanë, si ekspertë linguistë e fetarë, ashtu dhe të profesioneve të tjera e diletantë gjuhësor, si përkthyes qëllimmirë, ashtu edhe sish me qëllime jo të mira, si fetarë ashtu edhe të tillë që fenë nuk e kanë pasur në zemër dhe nuk e kanë pasur si frymëzim për këtë veprimtari. Ky punim, duke pasur parasysh përkatësinë fetare-kombëtare, motivet dhe intencat e përkthyesve si dhe saktësinë teologjike të përkthimit, ka identifikuar tri grupe themelore të përkthimeve të Kuranit në gjuhën angleze: myslimane, sektare dhe jomyslimane. Edhe pse përkthyesit myslimanë, në një periudhë prej një shekulli kanë bërë më shumë se njëzet e gjashtë përkthime të Kuranit në gjuhën angleze, - e kjo është gati dy herë më shumë sesa përkthimet e jomyslimanëve dhe të kadianinjve së bashku, - për më shumë se tre shekuj e gjysmë, përkthimet e jomyslimanëve kanë përjetuar dyfishin e botimeve, kurse katërfishin ato kadianite, gati gjysmën e numrit të botimeve të përkthimeve myslimane. Ndërsa njëzet e gjashtë përkthimet e myslimanëve janë botuar gjithsej njëqind e katër herë, nga përkthimet e jomyslimanëve tetë përkthime janë botuar gjithsej dyqind e gjashtë herë, kurse ato kadianite, po ashtu tetë përkthime, janë botuar dyzet e një herë. Këto të dhëna flasin pa dyshim se myslimanët përgjithësisht e kanë përkthyer Kuranin në gjuhën angleze më shumë se të tjerët, por jomyslimanët dhe kadianinjtë kanë botuar dhe distribuuar përkthimet e veta shumë më tepër sesa myslimanët. Në bazë të rezultatit të këtij hulumtimi, pa dyshim mund të përfundohet se shumë përkthime të Kuranit në gjuhën angleze, sidomos ato myslimane dhe disa nga ato sektare, në vend që të

Takvim – Kalendar 2010 54 kontribuonin për gta kuptuar më mirë Islamin si sistem shpirtëror, social, ekonomik dhe juridik të jetës, në të vërtetë kanë çuar në krijimin e paragjykimeve të shtrembëruara për myslimanët, për Kuranin dhe Pejgamberin, Muhamedin a.s.. Në disa raste, kjo ka qenë rezultat i joprofesionalitetit dhe përkthimeve jo të drejta, kurse të shumtën e rasteve kemi të bëjmë me një tentim të qëllimshëm dhe tendencioz që Islami të pasqyrohet si joautentik, retrograd dhe fe e rrejshme, në mënyrë që të arsyetohen pretekstet e qendrave perëndimore ekonomiko-politike për pushtime të territoreve në të cilat dominojnë myslimanët dhe kështu të fshehin përpjekjen e kishës katolike që t’i kryqëzojë popujt “barbarë”, popujt e Lindjes Myslimane. Nga ana tjetër, shumica e përkthimeve myslimane të Kuranit në gjuhën angleze, jo rrallë të intonuara apologjikisht, janë angazhuar - qoftë me vetëdije ose pa vetëdije - pikërisht në damage control, respektivisht në përmirësimin e dëmit të shkaktuar me përkthimet e gabuara dhe tendencioze të Kuranit, që kuptohet se është shprehur në cilësinë e tyre. Duke marrë parasysh faktin se Kuranin në gjuhën angleze e kanë përkthyer ose jomyslimanët ose, megjithatë, myslimanët modernë dhe postmodernë, është e dukshme se qasja e tyre dhe kuptimi i Kuranit nga ana e tyre, është kryesisht modernist, kurse vetë përkthimet janë të ngjyrosura kryesisht me angazhime racionale-reformatore dhe politiko- shoqërore. Përveç përkthimeve të mëhershme të Kuranit në gjuhën angleze dhe përkthimeve të Kuranit në gjuhë të tjera, përkthyesit e Kuranit në gjuhën angleze kanë shfrytëzuar edhe shumë tefsire të Kuranit, si ato tradicionale, ashtu edhe ato modern, nga të cilat janë Tefsiri i Taberiut, i Bejdaviut, i Ibn Kethirit, i Rraziut, i Abduhusë-Ridasë, Tantaviut dhe të tjerëve. Burime shtesë për punën e tyre kanë qenë hadithet, Bibla, fjalorët e gjuhës arabe si dhe disa të arritura dhe teori shkencore. Këtë lloj përkthimi të Kuranit, në masën më të madhe e karakterizojnë llojllojshmëria e motiveve dhe qëllimeve, pastaj


Studime kuranore 55 terminologjia specifike dhe stili i gjuhës së shkrimit të tyre. Karakteristikë e tyre është po ashtu se ato janë përplot pyetje, madje edhe me përkthime të papranueshme dhe të shtrembëruara, që pa dyshim e vënë në pikëpyetje kredibilitetin e tyre. Duke venë në pikëpyetje numrin tradicional dhe radhitjen e sureve dhe ajetev të Kuranit, me vetëdije a pa të, disa përkthime të Kuranit në gjuhën angleze vënë në pikëpyetje edhe autenticitetin dhe burimin Hyjnor. Cilësia e përkthimeve të Kuranit në gjuhën angleze ndryshon në varësi nga periudha kohore kur janë shkruar si dhe nga qëllimet që kanë pasur përkthyesit ose porositësit, për t’i arritur. Kështu, përkthimet e hershme janë të një cilësie mjaft të dobët në krahasim me ato më të vonat; përkthimet e jomyslimanëve dhe sektarëve, për shkak të gabimeve të pafalshme, tendenciozitetit dhe paragjykimeve të përkthyesve, janë më pak të përshtatshme sesa përkthimet e myslimanëve. Për këtë arsye, nuk habit qëndrimi i M. Asadit, i cili konstaton se ”asnjë nga këto përkthime – qoftë t’i kenë bërë myslimanët, qoftë jomyslimanët - deri më tash Kuranin nuk ia kanë afruar zemrës dhe shpirtit të njerëzve të edukuar në një klimë tjetër religjioze e psikologjike dhe të kenë zbuluar diçka, sado tëjetë vogël, nga thellësia dhe urtia e vërtetë e tij.” 74 Pavarësisht nga të gjitha mangësitë e tyre, përkthimet e Kuranit në gjuhën angleze, megjithatë, kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm për të kuptuar Porosinë e Kuranit në Perëndim, si në masën e gjerë popullore, ashtu edhe në rrethet akademike dhe intelektuale të Oksidentit, duke rrënuar kështu barrierat gjuhësore, kulturore dhe qytetëruese midis Lindjes dhe Perëndimit.

Përktheu nga boshnjakishtja: Ismail Rexhepi Marrë nga: 74

M. Asad, po aty, f. XXIV.

56

Takvim – Kalendar 2010 Ifet Mustafić, Prijevodi Kur’ana na engleski jezik, rev. “Novi Muallim”, br. 29, mart 2007 Sarajevo, f. 40-44; br. 31 septembar 2007, f. 29-39;


A ka i d

Takvim – Kalendar 2010 58 rëfilltë se bota është e interesuar të shkojë një hap më tutje. Këto zbulime dhe ecje nëpër kozmos e Tokë janë kërkim për të reja, për jetë alternative, - nëse një ditë jeta në Tokë bëhet e ngushtë për të gjithë ne. Për besimtarët myslimanë, por edhe për lexuesit e interesuar, nuk është e panjohur se Krijuesi i Madhërishëm, i bëri mundësitë që Muhamedi a.s. qysh para 14 shekujsh “të ecte, të udhëtonte” nëpër kozmos, “të ngjitej lart” dhe “të vizitonte” shtresat e kozmosit brenda një nate, duke treguar se Fuqia e Tij është e pakufizuar dhe e përkryer. Kjo ecje, kjo ngjitje, në gjuhën fetare quhet Isra’ dhe Mi’raxh.

Israja dhe Mi’raxhi, si të kuptohen dhe përse ndodhën?

Nexhat Ibrahimi

Israja dhe Mi'raxhi në fokusin akaidor ‫ْﺠ ِﺪ اﻷَﻗْﺼَﻰ‬ ِ ‫ْﺠ ِﺪ اﳊَْﺮَِام إ َِﱃ اﻟْ َﻤﺴ‬ ِ ‫ُﺳْﺒﺤَﺎ َن اﻟﱠﺬِي أَ ْﺳﺮَى ﺑِ َﻌْﺒ ِﺪﻩِ ﻟَْﻴﻼً ﱢﻣ َﻦ اﻟْ َﻤﺴ‬ ...“Pa të meta është Lartmadhëria e Atij që robin e Vet e kaloi në një pjesë të natës prej Mesxhidi Haramit (Qabesë) gjer në Mesxhidi Aksa (Bejti Mukaddes)...”. (El-Isra, 1).

Hyrje Në shekullin XXI jemi dëshmitarë të sukseseve të jashtëzakonshme në teknologji dhe në të arriturat e zbulimet kozmike. Përpjekje për hulumtime të thella po bëhen në çdo vend, kurse eksperimentet e këtij lloji në Zvicër rreth gjetjes së zanafillës së universit, që kulmuan në shtator të vitit 2008, janë tregues të mi-

Israja dhe Mi’raxhi janë ndër mu’xhizet/mrekullitë më të mëdha të Muhamedit a.s. dhe si temë bëjnë pjesë në fushën e akaidit - besimit dhe, si e tillë, vetëm pjesërisht i nënshtrohet gjykimit racional. Prandaj, në trajtimin tonë, do t’u referohemi më shumë burimeve islame dhe dijetarëve më kompetentë myslimanë. Si ndodhi e jashtëzakonshme, çështja e Israsë dhe Mi’raxhit, ka nxitur dhe ende vahdon të nxitë perceptime të ndryshme dhe polemika të shumta, si ndër dijetarë ashtu edhe ndër besimtarë të zakonshëm.1 Madje, ndikimi i këtij udhëtimi është i theksueshëm edhe tek të huajt, si te Dante Aligieri dhe Komedia Hyjnore e tij.2 Është vështirë të dallohet ç’është origjinale dhe ç’është pjellë e imagjinatës së historianëve, poetëve apo sufinjve. Po ashtu, duhet pasur parasysh se të gjitha interpretimet joortodokse të Israsë dhe Mi’raxhit nuk janë qëllimkëqija. Ato janë herë-herë më tepër prodhim i aftësisë dhe fuqisë së perceptimit të njerëzve të këtyre 1 2

Sejjid Husein Nasr, Muhammedi njeri i Allahut, Tiranë, 2005, fq. 39. Miguel Asin Palacios, La escatologia musulmana en la Divina Comedia ose: Miguel Asin Palacios, Eskatologjia Muslimane në Komedinë Hyjnore, Shkodër, 2003.


Akaid 59 dy ngjarjeve jo të zakonshme sesa prodhim i trendeve tendencioze. Israja dhe Mi’raxhi ndodhën në periudhën kur Muhamedi a.s. mbeti pa mbështetje fizike botërore, me vdekjen e axhës së tij, Ebu Talibit, dhe pa mbështetjen emocionale të Hatixhes r.anha me vdekjen e saj, po dhe pas mossuksesit të tij në misionin pejgamberik në qytetin e Taifit, kurse ndodhi si konfirmim për Muhamedin a.s. se Allahu xh. sh. do t’ia vinte në shërbim edhe ushtrinë qiellore, nëse Muhamedit do t’i mungonte ushtria botërore dhe si rikonfirmim se Muhamedi ishte i dërguar i Allahut me mesazh të sigurt.3

Ç‘janë Israja dhe Mi’raxhi? Shprehja El-Isra’ në pikëpamje etimologjike do të thotë udhëtim horizontal (ose udhëtim nëpër sipërfaqe të tokës), i cili doemos bëhet natën.4 Në pikëpamje terminologjike, Isra' quajmë udhëtimin e Muhamedit a.s. prej Mesxhid’ul-Haramit në Mekë deri në Mesxhid’ul-Aksa, në Jerusalem, dhe kthimin e tij në Mekë po atë natë. Mi’raxh quajmë ngritjen (ngjitjen) vertikale të Muhamedit a.s. nga Mesxhid’ul-Aksa’, në Jerusalem, deri në sferat më të larta qiellore dhe në Sidret’ul-Munteha, deri atje ku as meleku më i lartë, as robi më i respektuar i Zotit, nuk mundi të ngjitej, një ngjarje e cila konsiderohet se ndodhi në muajin rexheb të vitit 6215, ndonëse dijetarët nuk janë të sigurt për datën e saktë.

Takvim – Kalendar 2010 Në aspektin akaidor, Israja dhe Mi’raxhi janë shfaqje të jashtëzakonshme, të mbinatyrshme, mbinjerëzore, të cilat, sikur edhe mu’xhizet e tjera të dhëna Muhamedit a.s., nuk mund të maten a të krahasohen me parametra dhe kritere të zakonshme njerëzore. Besimtari duhet të besojë se Israja dhe Mi’raxhi janë vetvetiu të mundshme dhe se Krijuesi, me Vullnetin dhe Fuqinë e Tij të pakufizueshme, bën ç’dëshiron. Për ne është detyrim që këto ndodhi t’i pranojmë dhe t’i besojmë6, ashtu siç bëri Ebu Bekri r.a.. 60

Israja dhe Mi’raxhi në Kuran Për Isra-në argumenton Kurani dhe madje kësaj ndodhie i kushton rëndësi të madhe, duke e emëruar një nga 114 suret e Kuranit me emrin El-Isra’:

‫ْﺠ ِﺪ‬ ِ ‫َام إِﻟَﻰ اﻟْ َﻤﺴ‬ ِ ‫ْﺠ ِﺪ اﻟْ َﺤﺮ‬ ِ ‫ُﺳ ْﺒﺤَﺎ َن اﻟﱠﺬِي أَ ْﺳﺮَى ﺑِ َﻌ ْﺒ ِﺪﻩِ ﻟَْﻴﻼً ﱢﻣ َﻦ اﻟْ َﻤﺴ‬ .‫اﻷَﻗْﺼَﻰ اﻟﱠﺬِي ﺑَﺎ َرْآﻧَﺎ ﺣ َْﻮﻟَﻪُ ﻟِﻨُ ِﺮﻳَﻪُ ِﻣ ْﻦ آﻳَﺎﺗِﻨَﺎ إِﻧﱠﻪُ ﻫ َُﻮ اﻟ ﱠﺴﻤِﻴ ُﻊ اﻟﺒَﺼِﻴ ُﺮ‬ “I lëvduar qoftë Ai që robin e Vet e kaloi në një pjesë të natës prej Mesxhidi Haramit (Qabesë) gjer në Mesxhidi Aksa (Bejti Mukaddes), rrethinën e së cilës Ne e kemi bekuar, (ia bëmë këtë udhëtim) për t’ia treguar atij disa nga argumentet Tona. Vërtet, Ai është Gjithëdëgjuesi, Gjithëvëzhguesi”. (ElIsra, 1).7 6 7

3

Muhammed Rewwas Qal’adzi, Licnost Poslednjeg Allahovog Poslanika, Sarajevo, 1427/2006, fq. 116-117. 4 Edin Gjoni, Isra dhe Mi’raxhi në objektivën e komentit klasik, në: http://www.zeriislam.com/artikulli/Isra-dhe-Miraxhi-ne-objektiven-e-komentitklasik.html . 5

Edhe M. H. Hejkel mendon se Israja dhe Mi’raxhi kanë ndodhur në vitin 621. Sipas: Muhammed Husejn Hejkel, Zivot Muhammedov a.s., Sarajevo, 1425/ 2004, fq. 213.

M. Hanxhić, Izabrana djela, VI, Sarajevo, 1999, fq. 404-405. Kohëzgjatja e udhëtimit mendohet të ketë ndodhur shumë shkurt, respektivisht udhëtimi është zhvilluar në një interval kohe shumë të shkurtër. Ekzegjeti i famshëm El-Alusi, në komentin e tij, sjell disa përshkrime, që më për së afërmi na ilustrojnë shpejtësinë me të cilën ka ngjarë Mi'raxhi. Thuhet se i Dërguari s.a.v.s ishte kthyer para se t’i ishte ftohur shtrati, kurse në një transmetim tjetër thuhet se degëza në të cilën preku rastësisht në çastin e ikjes, kishte vazhduar të lëkundej në çastin e kthimit të tij. Disa komentues lucidë këtë shkurtësi kohore do ta nxjerrin nga vetë Teksti mu në fjalën LEJLEN (natën), që vjen si ndajfolje kohe, pikërisht në përdorimin e saj në ‘trajtën e pashquar’, që në gjuhën arabe, krahas të tjerash, shënon një pjesë nga tërësia, konkretisht


Akaid 61 Ibn Abasi e pranon ndodhinë e Israsë si mu’xhize (mrekulli), por nuk shtron dilemat e pranishme nëse ndodhi vetëm me trup, me shpirt e me trup apo vetëm me shpirt.8 Edhe për Mi’raxhin Kurani flet, por më tepër duke sinjalizuar:

62

‫ُﻮ‬ َ ‫َﺎﺣﺒُ ُﻜ ْﻢ َوﻣَﺎ ﻏَﻮَى َوﻣَﺎ ﻳَـ ْﻨ ِﻄ ُﻖ َﻋ ِﻦ اﻟْﻬَﻮَى اِ ْن ﻫ‬ ِ ‫ﺿ ﱠﻞ ﺻ‬ َ ‫ْﻢ اِذَا ﻫَﻮَى ﻣَﺎ‬ ِ ‫وَاﻟﻨﱠﺠ‬ ‫ُﻮ ﺑِﺎْﻻُﻓ ُِﻖ اْﻻَ ْﻋﻠَﻰ‬ َ ‫اِﻻﱠ َو ْﺣ ٌﻰ ﻳُﻮﺣَﻰ َﻋﻠﱠ َﻤﻪُ َﺷﺪِﻳ ُﺪ اﻟْﻘُﻮَى ذُو ِﻣ ﱠﺮةٍ ﻓَﺎ ْﺳﺘـَﻮَى َوﻫ‬ ‫َﺎب ﻗـ َْﻮ َﺳ ْﻴ ِﻦ ا َْو اَ ْدﻧَﻰ ﻓَﺎ َْوﺣَﻰ اِﻟَﻰ َﻋ ْﺒ ِﺪﻩِ ﻣَﺎ ا َْوﺣَﻰ ﻣَﺎ‬ َ ‫ﺛُ ﱠﻢ َدﻧَﺎ ﻓَـﺘَ َﺪﻟﱠﻰ ﻓَﻜَﺎ َن ﻗ‬ ‫َب اﻟْﻔُﺆَا ُد ﻣَﺎ َرأَى اَﻓَـﺘُﻤَﺎرُوﻧَﻪُ َﻋﻠَﻰ ﻣَﺎ ﻳَـﺮَى َوﻟَ​َﻘ ْﺪ رَآﻩُ ﻧـ َْﺰﻟَﺔً اُ ْﺧﺮَى ِﻋ ْﻨ َﺪ‬ َ ‫َﻛﺬ‬ ‫غ‬ َ ‫ِﺳ ْﺪ َرةِ اﻟْ ُﻤ ْﻨﺘَـﻬَﻰ ِﻋ ْﻨ َﺪﻫَﺎ َﺟﻨﱠﺔُ اﻟْ َﻤﺎْوَى اِ ْذ ﻳَـﻐْﺸَﻰ اﻟ ﱢﺴ ْﺪ َرةَ ﻣَﺎ ﻳَـﻐْﺸَﻰ ﻣَﺎ زَا‬ .‫َﺎت َرﺑﱢِﻪ اﻟْ ُﻜ ْﺒـﺮَى‬ ِ ‫ﺼ ُﺮ َوﻣَﺎ ﻃَﻐَﻰ ﻟَ​َﻘ ْﺪ َراَى ِﻣ ْﻦ آﻳ‬ َ َ‫اﻟْﺒ‬

Për Isranë dhe Mi’raxhin flet edhe Hadithi i Muhammedit a.s., me transmetim autentik (mutevatir), në të cilin nuk ka dyshim, dhe kjo, nëpërmjet Umer ibn Hattabit, Alij ibn Ebi Talibit, Ibn Mes’udit, Ebu Dherres, Malik ibn Sa’sait, Ebu Hurejres, Ebu Seidit, Ibn Abbasit, Sheddad ibn Evsit, Ubejj ibn Ka’bit, Abdullah ibn Amrit, Xhabirit, Hudhejfes, Ebu Ejjubit, Ebu Usames, Semureh ibn Xhundubit, Suhejb Er-Rrumit, Ummi Hanes, Aishes dhe Esmasë - Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë këta. Për arsye se hadithet janë shumë, kurse hapësira e trajtimit të kësaj teme e vogël, nuk do t’i citojmë të gjitha ato, përveç disa momenteve kyçe. Lexuesin kureshtar e orientojmë tek përmbledhjet e ndryshme të haditheve. Për shkak të jashtëzakonshmërisë së ngjarjes, filluan polemikat dhe dilemat e para: a ndodhi, si ndodhi dhe kur ndodhi? Ndodhi vetëm me shpirt apo edhe me trup? E ka parë Pejgamberi a.s. Krijuesin gjatë udhëtimit etj.? Dijetarët ofrojnë përgjigje të shumta. Ndër më autentiket është shpjegimi se me shprehjen el-abd në gjuhën arabe kuptohet tërë qenia e njeriut e përbërë prej shpirtit dhe trupit, njësoj siç kuptohet edhe me shprehjen el-insan. Për besimtarin ky perceptim është i mundur dhe krejt i pranueshëm, sepse kjo ndodh me Urdhrin e Zotit: “... Bëhu, dhe ajo bëhet”. Kjo ndodhi para Hixhretit, një herë, dhe me këtë rast është përcaktuar namazi në formën dhe mënyrën e tanishme. Për dilemën e parë: nëse është fare i mundur një udhëtim i tillë, - personaliteti i Ebu Bekrit r.a. ndihmon shumë. Ja si u zhvillua një bisedë. Ibni Shihabi thotë se Ebu Seleme ibn Abdurrahmani ka thënë: ”U përgatitën (ose një shprehje e ngjashme) kurejshitët, shkuan te Ebu Bekri dhe i thanë: “A mendon ti se shoku yt ka

“Pasha yllin kur bie (prej së larti poshtë)! Shoku juaj (Muhamedi që ju e njihni) nuk ka humbur, e as që ka devijuar (nga e vërteta). Dhe ai nuk flet nga dëshira e tij. Ai (Kur'ani) nuk është tjetër përveçse shpallje që i shpallet. Atë ia mësoi, Ai fuqiforti (Xhibrili). Që ka mendje precize dhe që u përqendrua në formën e vet (reale). Dhe ai (Xhibrili) ishte në horizontin e lartë (nga lindja). Pastaj u lëshua dhe iu afrua. E ishte afër sa dy harqe (dy kute) apo edhe më afër. Dhe i shpalli robit të Tij atë që ia shpalli. Zemra nuk mohoi atë që pa (me sy). A po i bëni polemikë atij për atë që ka parë? Atë (Xhibrilin) e ka parë edhe herën tjetër. (E ka parë) Israja dhe Miraxhi tek Sidretul Munteha. Që pranë saj është Xhennetul Me'va (kopsht strehimi). Atëherë kur Sidrën e mbuloi çka e mbuloi. Shikimi (i Muhamedit) as nuk lakoi e as nuk tejkaloi. Ai (Muhamedi) vërtet, pa disa nga shenjat më të mëdha të Zotit të vet.” (En-Nexhm, 1-18). një pjesë nga intervalet kohore që përbëjnë natën. Sipas: http://www.zeriislam.com/artikulli/Isra-dhe-Miraxhi-ne-objektiven-e-komentit-klasik.html . 8

Ibn Abbas, Tefsir, Pjesa III, Sarajevo, 2007/1428 h., fq. 262 e tutje.

Takvim – Kalendar 2010

Israja dhe Mi’raxhi në hadithet e Muhamedit a.s.


Akaid 63 shkuar deri në Bejt’ul-Makdis e pastaj është kthyer deri në Mekë gjatë një nate?” Ebu Bekri r. a. pyeti: “A e ka thënë ai këtë?!” Kurejshitët u përgjigjën: “Po”. Ebu Bekri u përgjigj: “Unë dëshmoj se, nëse ai e ka thënë këtë, e ka thënë të vërtetën”. I thanë Ebu Bekrit: “Ti i beson se ka shkuar deri në Sham gjatë një nate e pastaj është kthyer deri në Mekë para se të gdhijë?!” Ebu Bekri u përgjigj: “Po, unë i kam besuar edhe më shumë se kaq. I kam besuar kur ka filluar ta pranojë Shpalljen nga qielli.” Ebu Seleme thotë: “Për këtë arsye është quajtur Ebu Bekr Es-Siddik”.9 Pyetja vijuese është: A e ka parë Muhamedi s.a.v.s. Allahun xh.sh. gjatë kohës së Isra-së apo jo? Kadi Ijadi, në veprën e tij “Esh-Shifa”, përmend mospajtimin e ashabëve lidhur me këtë çështje. Ai citon fjalët e Aishes r. anha, që mohon shprehimisht që Muhammedi a.s. ta ketë parë me sytë e tij Allahun atë natë. Sikurse Aishja r.a. mendojnë edhe Ibn Mesudi dhe Ebu Hurejre.10 Ai i citon fjalët e Aishes r.anha, me të cilat ajo mohon se Pejgamberi a.s. e ka parë Allahun me sytë e tij atë natë. Ajo, ndër të tjera, thotë: “Ka gënjyer ai që të ka thënë se Muhammedi e ka parë Krijuesin e tij.” Ndonëse ka mendime se Pejgamberi a.s. e ka parë Allahun Natën e Mi’raxhit, dhe si provë theksojnë se, sikur të ishte e pamundur të shihet Allahu, Musai a.s. nuk do ta kishte pyetur Zotin për t’i lejuar ta shihte. Megjithatë, konsiderojmë se kjo nuk ka ndodhur. Të pamët e Krijuesit ka qenë nëpërmjet zemrës, përjetimit, dhe jo me sy, sepse të pamët e Allahut në këtë botë është i pamundur. Këtë e argumenton edhe Muslimi në Sahihun e tij, kur 9

Shënojnë Buhariu dhe Muslimi në përmbledhjet e tyre. Shih: Tefsir Ibn Kethir, 3/6-7.

10

Takvim – Kalendar 2010 64 e transmeton hadithin në të cilin qëndron se Ebu Dherri r.a. e ka pyetur Pejgamberin a.s.: “A E ke parë Krijuesin tënd”? Pejgamberi a.s. u përgjigj: “Nur (dritë), si ta shoh nurin (dritën)?”11 Hadithet e qarta tregojnë që aludimet në suren “En-Nexhm” se Muhamedi a.s. e ka parë Krijuesin, kanë të bëjnë me faktin se Muhamedi a.s. e ka parë Xhibrilin dy herë në formën e tij origjinale, dhe jo Krijuesin.12 Të dhënat e sipërme janë të natyrës teknike, formale dhe, përveç njohurive të caktuara, nuk luajnë ndonjë rol më të rëndësishëm në fushën e besimit. Prandaj do të themi se Israja dhe Mi’raxhi i Muhammedit a.s. përbënte një prishje, një shpërthim kufizimi të hapësirës dhe kohës, duke e parë kozmosin “të tubuar” dhe të pranishëm. Gjatë këtij udhëtimi, në të nuk ndikonte trupi, ritmi i zemrës së tij, iluminimi i shpirtit të tij apo i vetëdijes së tij. Po ashtu, Israja dhe Mi’raxhi për Muhamedin a.s., në pikëpamje besimi, paraqet apogjeun e Muhamedit a.s.. Këto fenomene, mrekulli, paraqesin edhe rëndësi psikologjike, si përkrahje direkte pas kohës së dhembjeve dhe krizës, por edhe rëndësi epistemologjike, sepse Muhamedi a.s. gjatë atij udhëtimi mësoi edhe gjëra deri atëherë të paimagjinueshme, të pakushtëzuara nga faktori kohë e hapësirë, çështje transhendentale, por që, me ndihmën e Krijuesit, qenë bërë të kapshme dhe reale për Muhamedin a.s..13

11

Imam Muslimi në “Sahihun” e tij. Shih: Muhammed El-Gazali, Komenti tematik i Kur’anit famëlartë, Shkup, 2007, fq. 535. 13 Për aspektet e shumta të mrekullisë së Israsë dhe Mi’raxhit shih: N. Husein, Znacenje Mi’radza, The Minaret, no.1983, në “Islamska Misao”, nr. 64/1984, Sarajevo, fq. 14-16. 12


Akaid

65

Israja dhe Mi’raxhi te disa akaidologë Problemin e Israsë dhe Mi’raxhit e kanë trajtuar shumë dijetarë të hershëm myslimanë, si Imam Ebu Hanife, Imam Nesefiu, Imam Tahaviu por edhe dijetarë të shkollave të tjera. Mendimet e tyre vinin në dukje që Israja dhe Mi’raxhi kanë ndodhur me trup dhe shpirt; disa pohonin se kjo ndodhi ka ndodhur vetëm me shpirt e disa mendonin se kjo ka ndodhur vetëm në ëndërr, si vizion i saktë. Të gjitha palët ofrojnë argumentet e tyre, por mendojmë se shumica e tyre konstatojnë që kjo ndodhi ka qenë e realizuar me shpirt e me trup. Do t’i përmendim shkurtimisht dijetarët kryesorë hanefinj-maturidinj. Imam Ebu Hanife thotë: “Lajmi për Mi’raxhin është i vërtetë. Kush e refuzon këtë, ai është novator (dhe) i lajthitur.”14 Imam Nesefiu thotë: “Gjatë Mi’raxhit Pejgamberi i Zotit ka qenë në gjendje të zgjuar dhe ka udhëtuar me trup në Qiell dhe prej aty drejt vendit më të lartësuar, atje ku ka dëshiruar Allahu. Kjo është e vërtetë e pakontestueshme.”15 Imam Tahaviu, pasues i Ebu Hanifes, thotë: “Mi’raxhi - ngritja lart, është e vërtetë e saktë. Ky është udhëtim me Pejgamberin, mëshira e Zotit qoftë mbi të. Personaliteti i tij është ngritur në qiell duke qenë zgjuar, është ngritur në lartësinë deri ku deshi Zoti. Allahu e nderoi atë me se deshi. Ai vetë, dhe i frymëzoi me ç’e frymëzoi, - e ai (Pejgamberi) dëgjoi vahjin.”16

Takvim – Kalendar 2010 Edhe komentuesi i Akaidit të Tahaviut, Ibn Ebu El-Izz, thotë: “Qëndrimi ynë ndaj Mi’raxhit është i njëjtë sikur edhe ndaj të gjitha temave që bëjnë pjesë në gajbin (të padukshmen), në se besojmë duke mos u përpjekur që të mësojmë thelbin e tij.” Nga fjalët e Imam Tahaviut shihet qartë se Mi’raxhi është bërë me qenien e tërësishme të Muhamedit a.s. (me trup dhe shpirt) dhe në gjendje të zgjuar. 17 Shejh Jujo përcjell mendimin e Ebu Nuajm El-Hafidhit, në të cilin thekson se Muhamedi a.s. ka pasur 34 mi’raxhe, prej të cilave vetëm një ka qenë me trup, ndërsa të gjithë të tjerat kanë qenë shpirtërore. Shejh Jujo po ashtu huazon qëndrimin e Karabagut, në të cilin në mënyrë eksplicite thekson se personi që mohon Mi’raxhin me trup prej Mekës deri në Mesxhid’ul-Aksa, bëhet kafir, për shkak se me tekst të Kuranit është konfirmuar se ishte kështu. Kurse ai që mohon udhëtimin e Muhamedit a.s. deri në sferat qiellore, ai sajon në fe.18 Edhe Mulla El-Ixhsani ndjek shkollën hanefite, duke pohuar se Mi’raxhi ndodhi në gjendje të zgjuar, me trup...19. Kemi edhe mendimin tjetër, sipas të cilit Israja dhe Mi’raxhi kishte ndodhur vetëm shpirtërisht, pa trup. Në këtë pohim të tyre mbështeten në transmetimet e Aishes r. anha dhe të disa të tjerëve. Ka shumë dijetarë që përkrahin këtë mendim. Husein Xhozo, mufesir dhe akaidolog i njohur, mendon se, ndonëse për Zotin është e mundur çdo gjë, megjithatë mendon se Israja dhe Mi’raxhi me trup është i panevojshëm. Këtë e mbështet në faktin se shpirti (ruhi) ka cilësinë të bëjë udhëtim në horizontet që nuk i njohin ligjet fizike. Në kohën e vështirësive fizike, nevojë për përforcim e ngritje kishte shpirti dhe jo fiziku i Muhammedit a.s., i cili edhe pas kthimit nga udhëtimi, nuk ishte më i fortë, më 66

14

Imam Ebu Hanifeh, El-Fikh’ul-Ekber - Thelbi i besimit islam, Prizren, 2005, fq. 104-105. 15 En-Nesefij, Besimi islam sipas Imam En-Nesefiut, Prizren, 2003, fq. 38-39. 16 Përkthimi sipas: Vehbi S. Gavoçi, Nyja e besimit sipas Tahaviut, Prishtinë, 1995, fq. 12. Krahaso: Ibn Ebu El-Izz, Sherh’ul-akideti’t-tahavijjeh, Bejrut, bot. IX, 1408/1988, fq. 223.

17

Ibn Ebu El-Izz, po aty. Nedzad Grabus, Uvod u nauku akaida, Sarajevo, 2005, fq. 408. 19 Ebu Bekr in Muhammed El-Mul-la El-Ixhsani, Ikd’ul-leali fi sherhi bed’ilemali, bot. II i shtuar dhe përmirësuar, Bejrut, 1420 h./2000, fq. 96-97. 18


Akaid 67 ndryshe, nga sa ishte para udhëtimit. Ky grupim mendon se për Zotin është i mundshëm edhe udhëtimi fizik edhe shpirtëror, por shtrojnë pyetjen: Cili është qëllimi i këtij udhëtimi? Nëse qëllimi është udhëtimi në botët e larta, afrimi te Qenësia absolute dhe kontakti me Të, atëherë pason pyetja: A ka mundësi që trupi, me të gjitha karakteristikat e tij, të qëndrojë në botën jomateriale. Meqë edhe trupi edhe shpirti janë të Zotit, përse Zoti duhet t’i thyejë ligjet që ka krijuar vetë dhe t’i mundësojë njeriut, Muhamedit a.s., një udhëtim fizik në botën jofizike. A nuk do të mjaftojë aspekti shpirtëror i njeriut, pikërisht ai element i Pejgamberit të Zotit që e aftësoi Muhamedin a.s. ta pranojë Shpalljen, të ngjitet në lartësitë shpirtërore? Për më tepër që Muhamedi a.s. nuk dallonte nga të tjerët me konstruktin dhe aftësitë fizike, po me fuqinë e shpirtit.20 Të gjithë dijetarët temën e Israsë dhe Mi’raxhit e trajtojnë, qartë, si temë besimi (i’tikadijje), e cila lidhet ngushtë me besimin në Gjithëfuqishmërinë e Allahut, e realizuar nëpërmjet pejgamberit Muhamed a.s., dhe për të mposhtur synimet arrogante dhe vullgare të pabesimtarëve apo të hipokritëve.

Përmasat e mirëfillta të Israsë dhe të Mi’raxhit Përmasat e Israsë dhe Mi’raxhit janë të shumta, nga ato tradicionaliste, sufiste, por edhe racionaliste. Madje, disa modernistë aktualë këtë çështje të rëndë akaidore përpiqen ta shpjegojnë ekskluzivisht në vijën racionaliste. Ne do të përqendrojmë në shkrimin tonë disa sosh:

20

Husein Dozo, Fetve – Pitanja i odgovori, Novi Pazar, 1996, fq. 223-224. Fenomeni i ngritjes vertikale shpreh zhveshjen e shpirtit (el-insilah) nga mbeturinat materiale ose trupore, krahas sferave të hierarkisë së Qenësisë, Ekzistencës, derisa të fitohet njëmendësia e kulluar e Muhamedit s.a.v.s. (el-hakika el-muhammedijje), të cilën Kurani e emëron si Ahmed. Sipas: http://www.zeriislam.com/artikulli/Isra-dhe-Miraxhi-ne-objektiven-e-komentit-klasik.html .

68

Takvim – Kalendar 2010

Përmasa politike Gjinia njerëzore për një kohë të gjatë, sidomos deri në Isra dhe Mi’raxh, udhëhiqej nga izraelitët, meqenëse fetë qiellore të deriatëhershme, Judaizmi dhe Krishterimi, ishin në duart e izraelitëve. Por, njerëzit e ngarkuar me këtë nder, nuk e plotësuan këtë amanet hyjnor, ata bënë ndryshime, shtrembërime dhe bastardime të mesazhit hyjnor. Kjo bëri që Allahu t’ia merrte këtij populli shkopin dirigjues të udhëheqjes së njerëzisë dhe këtë t’ia dorëzonte tjetërkujt, që do të jetë më i përgjegjshëm dhe më këmbëngulës në realizimin e Udhëzimit hyjnor ndër njerëzit. Për këtë arsye, themelimi i shtetit islam në Medinë duhej t’i kishte parasysh dy parime themelore: 1) Parimi qeverisës duhet të jetë në pajtim me natyrën e njeriut; 2) Duart që udhëheqin duhet të jenë të pastra, të drejta dhe të sigurta në aplikimin e parimeve qeverisëse. Vendosja e Muhamedit a.s. për të marrë qumështin në vend të verës, nga oferta e melekut Xhibril, është simbolika se Muhamedi a.s. zgjodhi natyrën e pastër, të pandikuar, që do të shërbente si shembull udhëheqjeje deri në Ditën e shkatërrimit. Prandaj, edhe udhëheqja simbolike e Muhamedit a.s. në namaz gjatë Mi’raxhit, përbën një kthesë radikale politike, sepse përfundimisht u mor shkopi i dirigjimit që për një kohë të gjatë ishte në duart të izraelitëve. Bindja e pejgamberëve pararendës që ta pranonin Muhamedin a.s. për imam të tyre, është edhe një përkrahje teologjike në thyerjen e të gjitha barrierave politike e shoqërore të rezistencës në Medinë e në vendet e tjera në periudhën e parë. Po ashtu, Israja dhe Mi’raxhi Mesxhid’ul-Aksanë (Palestinën) e vendosën në kontekstin e interesimit global islam, krahas Mekës dhe Medinës. Mbrojtja e Mesxhid’ul-Aksasë është prioritet,


Akaid 69 kurse neglizhenca ndaj këtij prioriteti, meriton ndëshkimin e Allahut dhe të Pejgamberit a.s..21

Përmasa shoqërore Udhëheqja e pejgamberëve pararendës në namaz nga ana e Muhamedit a.s. në Mi’raxh, pavarësisht nga gjuhë, ngjyra dhe nacionalitete të ndryshme, mëson se shteti islam, që pritej të konstituohej në Medinë, duhej t’i përfshinte të gjithë besimtarët, pa marrë parasysh ngjyrat, gjuhët dhe prejardhjen fisnore të tyre. Ata do të udhëhiqeshin nga mesazhi hyjnor, duke i vënë në shërbim të fjalës së Zotit prirjet dhe aftësitë e tyre. Këto prirje dhe aftësi, këto veprime shoqërore, nëse kryhen në emër të Zotit, do të jenë të mirëpritura nga dyert qiellore. Kjo ndodhi simbolizon shkallë të lartë dhe përgjegjëse të vetëdijes të pjesëtarëve të Islamit. Myslimani duhet të ngrihet mbi çdo pasion dhe lakmi botërore, në mënyrë që të dallohet në botën ku jeton me rolin dhe pozitën e tij, dhe për qëllimin për se jeton.

Përmasa shpirtërore Pas thyerjes shpirtërore të Muhamedit a.s. nga vdekja e mbrojtësve të tij fizikë dhe shpirtërorë, Ebu Talibit dhe Hatixhes, Allahu xh. sh. dëshiroi që të dashurin e Tij ta dhuronte me udhëtimin e jashtëzakonshëm, kur do t’u bëhej imam të gjithë të dërguarve pararendës. Me këtë veprim, sikur Allahu i Madhërishëm i tha Muhamedit a.s. se i përkiste atij e ardhmja, se sundimi i tij do të shtrihej përtej kufijve tokësorë, se nëse njerëzit i ngushtojnë hapësirën e veprimit, para tij është tërë hapësira qiellore, se nëse njerëzit e keqtrajtojnë fizikisht nga injoranca e tyre, tërë kozmosi është vënë në shërbimin e tij.

Takvim – Kalendar 2010 Kjo përkrahje shpirtërore ndaj Muhamedit a.s., edhe pse i hapi probleme të reja fizike përballë kundërshtarëve, megjithatë i dha kurajë të fuqishme për të ecur fuqishëm dhe me këmbëngulje të paimagjinueshme e për të vazhduar në rrugën e tij për të prezantuar fenë islame para individëve të shumtë dhe para prijësve të fiseve të shumta, të cilët vinin për pelegrinazh në Mekë ose që takoheshin në vende të ndryshme. 22 70

Përmasa psikologjike, epistemologjike ... Ndodhia e Israsë dhe Mi’raxhit ka edhe rëndësi psikologjike, por ato paraqesin edhe një kthesë në historinë njerëzore dhe përkrahje për besimtarët e parë pas gjithë atyre problemeve nga fillimi i Shpalljes e deri në atë kohë. Me këtë udhëtim - ngjitje, Muhamedi a.s. preku edhe problemet epistemologjike, sepse Muhamedi a.s. gjatë këtij udhëtimi mësoi njohje deri atëherë të panjohura dhe jashtë faktorëve normalë kohorë e hapësinorë, që i njohim dhe i quajmë si njohje transhendentale, por që me ndihmën e Krijuesit, bëhen të kapshme, të akceptueshme dhe reale edhe për Muhamedin a.s. dhe nëpërmjet tij edhe për ne, për botën e zakonshme.23

Përmasa fenomenologjike Ndodhia e udhëtimit horizontal dhe vertikal të Israsë dhe Mi’raxhit te shumica e qytetarëve nxiti dyshim. As përshkrimi i saktë nga ana e Muhamedit a.s. të Jerusalemit, nuk i kënaqi pabesimtarët dhe ata nuk i besuan. Për më tepër që ai kurrë më parë nuk e kishte vizituar këtë qytet. Ata donin prova bindëse, dhe këtë Mu22

21

Mustafa Es-Sibai, Muhammed a.s., Sarajevo, 2007, fq. 62.

Për përmasat e ndodhisë së Israsë dhe Mi’raxhit gjerësisht lexo: Muhammed Rewwas Qal’adzi, po aty, fq. 120-123. 23 Imran N. Husejn, Znacenje Mi’radza, The Minaret, no.1983, sipas: Islamska Misao, nr. 64/1984, Sarajevo, fq. 14-16.


Akaid 71 hamedi a.s. e bëri me bindje që nga bota shpirtërore të dilte në rrafshin fenomenal, racional. Ky aspekt fenomenologjik i Islamit është diçka që Islamin e dallon në thelb, nga religjionet e tjera të shpallura24. Kjo edhe i shpjegon të gjitha përpjekjet intelektuale që kjo dramë fantastike të zbritet në rrafshin racional.25

Përmasa shkencore Israja dhe Mi’raxhi janë udhëzime edhe në fushën shkencore të studimeve astronomike, kozmike. Ato ofrojnë mundësinë e daljes së njeriut nga sfera e orbitës së Tokës dhe në hulumtime të Gjithësisë. Muhamedi a.s., nëpërmjet kësaj ndodhie të jashtëzakonshme, bëhet hulumtuesi i parë i gjithësisë dhe udhëtari i parë kozmik në historinë e gjinisë njerëzore, edhe pse me një mjet fluturues transportues të cilësisë së panjohur. Muhamedi a.s. e bëri këtë në krahët e Shpalljes, kurse hulumtuesit e rinj këtë do të mund ta bëjnë në krahët e shkencës dhe të arritjeve tekniko-teknologjike.26 Me këtë elaborim nuk përfundojnë kuptimet e shumta të mundshme të Israsë dhe Mi’raxhit, por kemi dhënë vetëm një sinjal se kuptimet janë të shumta dhe presin kontributin e dijetarëve të profileve të ndryshme.

Takvim – Kalendar 2010 72 shpirt, gjatë periudhës pejgamberike, dhe paraqet pikarritjen më të lartë të Muhamedit a.s.27 Po ashtu, ky udhëtim paraqet një lidhje kohezive të fesë së vërtetë të Allahut në histori, që prej Ibrahimit a.s., prej Musait a.s. dhe malit Sina, prej Betlehemit të Isait a.s., e deri tek Muhamedi a.s.. Po ashtu, ky udhëtim paraqet edhe lidhje të vendeve të shenjta të cilat kanë proklamuar tewhidin (Njësinë e Qenësisë së Krijuesit), por edhe të pejgamberëve të Zotit, sikurse edhe e Mekës dhe Jerusalemit me sferat më të larta qiellore. Takimi shpirtëror në namaz i Muhamedit a.s., Isait a.s., Musait a.s. dhe Ibrahimit a.s. është një metaforë e papërsëritshme për unitetin e përvojës fetare dhe jetës. Udhëtimi në fjalë, që ndodhi para Hixhretit, tundi themelet e shoqërisë së deriatëhershme mekase dhe njëkohësisht shkundi pluhurosjet, filtroi dhe qiti në shesh individët dhe grupimet e shëndosha, të cilët do të jenë bartës të besimit të lartë dhe të implementimit të tij praktik në skenën historike kundrejt grupimit jo të shëndoshë, njerëzve me iman të dobët, të cilët do ta dobësonin shoqërinë myslimane edhe më tej.28 Allahu e di më së miri!

Në vend të përfundimit Mund të përfundojmë se mrekullia e Israsë dhe Mi’raxhit ka ndodhur brenda një nate, në gjendje të zgjuar të Muhamedit a.s. dhe nuk është vizion a ëndërr e bukur, por e bërë me trup dhe

24

Adnan Silajxhiq, sipas: http://www.zeriislam.com/artikulli/Isra-dhe-Miraxhine-objektiven-e-komentit-klasik.html . 25 Sipas: http://www.zeriislam.com/artikulli/Isra-dhe-Miraxhi-ne-objektiven-ekomentit-klasik.html . 26 Shih: Mustafa Es-Sibai, po aty, fq. 63.

27

“Shpirtrat e fuqishëm dhe të fortë sikur ai i Muhamedit, janë me mundësi perfekte që të përcillen nga Meka në Jerusalem dhe t’u dëftohen shenjat e Zotit. Kjo nuk është kundër arsyes, sidomos kur qëllimi i kësaj është figurizimi i të vërtetave të shenjta, domethënieve të jashtëzakonshme të bukurisë dhe transhendencës e unitetit të shpirtit dhe botës aq qartë të sendërtuara në vetëdijen e Muhamedit. Edhe pse i pazakonshëm dhe unikal për Pejgamberin, kjo përvojë, sigurisht, është e mundur për njeriun i cili i eliminon iluzionet e kësaj bote, depërton në njëmendësinë e skajshme dhe pastaj lidhet për botën.” Sipas: Muhammed Husejn Hejkel, Zivot Muhammedov a.s., Sarajevë, 1425/2004, fq. 219. 28 Muhammed Muteveli Esh-Sha’ravi, Mrekullia e madhe Israja dhe Miraxhi, Prishtinë, 2005, fq. 63.


Takvim – Kalendar 2010

74

1. Komentimi i Hadithit

a ka i d Orhan Bislimaj

Vendosmëria në iman ‘el-istikametu’ (Shpjegim akaidologjik i hadithit të Pejgamberit a.s.)

ً‫اﻹ ْﺳﻼَِم ﻗَـ ْـﻮﻻ‬ ِْ ‫ُﻮل اﻟﻠﱠ ِﻪ ﻗُ ْﻞ ِﱄ ِﰲ‬ َ ‫ْﺖ ﻳَﺎ َرﺳ‬ ُ ‫َﺎل ﻗُـﻠ‬ َ ‫َﻋ ْﻦ ُﺳ ْﻔﻴَﺎ َن ﺑْ ِﻦ َﻋْﺒ ِﺪ اﻟﻠﱠ ِﻪ اﻟﺜـﱠ َﻘ ِﻔ ﱢﻲ ﻗ‬ ‫ـﺖ ﺑِﺎﻟﻠﱠـ ِﻪ‬ ُ ‫ـﺎل ﻗُـ ْﻞ آ َﻣْﻨـ‬ َ ‫ِﻳﺚ أَِﰊ أُ َﺳــﺎ َﻣﺔَ َﻏْﻴ ـﺮَ​َك ﻗَـ‬ ِ ‫َك َو ِﰲ َﺣـﺪ‬ َ ‫ﻻَ أَ ْﺳـﺄ َُل َﻋْﻨـﻪُ أَ َﺣـﺪًا ﺑـَ ْﻌـﺪ‬ ‫ﻓَﺎ ْﺳﺘَ ِﻘ ْﻢ‬ Transmeton Sufjan bin Abdullah Eth-Thekafij, i cili thotë: I kam thënë Pejgamberit a.s.: O i Dërguari i Allahut, më thuaj diçka për fenë islame (që do të më mjaftojë), dhe që pas kësaj të mos kem nevojë ta pyes askënd tjetër për këtë. (Pejgamberi a.s.) m’u përgjigj: “Thuaj: kam besuar në Allahun, dhe qëndro vendosmërisht në atë!” (Hadithi është i vërtetë - sahih).1

Pa dyshim, kjo thënie e Pejgamberit a.s. përmban në vete një mençuri të thellë dhe një urtësi shumë domethënëse. Dijetari i famshëm Kadi Ijad (v. 544 h./1149 m.), për hadithin në fjalë thotë se është prej atyre haditheve të Pejgamberit a.s. që shprehen me pak fjalë, por që kanë domethënie të madhe.2 Në të vërtetë, përmbajtja e hadithit e reflekton gjithë përmbajtjen e besimit islam dhe të fesë islame në përgjithësi. Sepse, pjesa e parë e hadithit: “Thuaj: kam besuar në Allahun…”, përfaqëson aspektin teorik të fesë, pra imanin dhe të gjitha konditat e tij. Ndërsa pjesa e dytë: “… dhe qëndro vendosmërisht në atë”, përfaqëson aspektin praktik të fesë, respektivisht zbatimin e obligimeve fetare, të cilat vërtetojnë se personi ka shijuar ëmbëlsinë e vërtetë të besimit imanit. Kjo domethënë se hadithi, ndonëse me fare pak fjalë, përmbledh frymën e vërtetë të fesë islame, që përputhet plotësisht me kërkesën paraprake të ashabit (Sufjan bin Abdullah Eth-Thekafij), pas përgjigjes që do t’i jepte Pejgamberi a.s. “…të mos ketë nevojë ta pyesë askënd tjetër për këtë”. Me një fjalë, Pejgamberi a.s. sikur po i thoshte: “zbatoje fenë islame në tërësi!”. Ky mesazh i Pejgamberit a.s., i kthyer në shprehje lakonike, njihet me emërtimin “el-istikametu” - vendosmëria në iman, që është referim për myslimanin ideal.

1

“Sahihu’l Muslim bi’sherhi’n - Nevevij”, botimi i parë 1347 h\1929m, Kajro, vëll. 2, fq. 8-9.

2

“Sahihu’l Muslim”, op.cit. vëll. 2, fq. 9.


Akaid

75

2. ‘Vendosmëria (el-istikametu) dhe ‘imani’ Nocioni ‘vendosmëri’ do të thotë “të qenët i vendosur; i palëkundur; i prerë; aftësia për të marrë vendime në kohën e duhur e për t’i zbatuar ato…”3. Në gjuhën arabe, rreth vendosmërisë ka disa shprehje, siç janë: azmun (‫ ;)ﻋـﺰم‬hasmun (‫ ;)ﺣﺴــﻢ‬hazmun (‫)ﺣـﺰم‬, tasmimun (‫)ﺗﺼـﻤﻴﻢ‬, sarametun (‫)ﺻـﺮاﻣﺔ‬, etj., që të gjitha me kuptimin “vendosmëri, qëndrueshmëri dhe vendim i prerë”. Por, hadithi i Pejgamberit a.s., i cituar më lart, ka saktësur fjalën ‘elistikametu’ (‫)أﻹﺳـﺘﻘﺎﻣﺔ‬, e cila, si term fetar, me meritë ka fituar simbolikën e “vendosmërisë në iman dhe të qëndrueshmërisë së vërtetë në frymën e tij”. Prandaj, kur përmendet ‘el-istikametu’, me të synohet sinqeriteti në besim (iman) dhe vendosmëria në të, duke treguar devotshmëri të vërtetë për zbatimin e detyrimeve fetare islame në përgjithësi dhe me përpikëri. Si e tillë, është pikë referimi për secilin mysliman që dëshiron të jetojë sipas asaj që Allahu e ka bërë ligj për njeriun.

3. “Vendosmëria në iman”, akt i obligueshëm Çështja e besimit në Allahun Krijues, Një i Vetëm, dhe çështja e besimit në pejgamberinë e Muhamedit a.s. , në tërë atë për se është lajmëruar nga Allahu, - nuk janë çështje vullneti dhe as dëshire, por janë obligim për secilin njeri në sipërfaqen e Tokës. Ata që nuk kanë hyrë ende në fenë islame, e kanë obligim jetësor, të pashmangshëm, që këtë ta bëjnë sa më parë që është e mundur, 3

Grup autorësh, Fjalor i shqipes së sotme, boton Akademia e Shkencave e Shqipërisë (botimi i dytë), Tiranë, fq. 1434.

Takvim – Kalendar 2010 76 kurse ata që kanë hyrë në fenë islame dhe në besimin islam, duhet të shfaqin vendosmëri ndaj saj, në të gjitha aspektet. Kjo duhet konsideruar si një detyrë e obligueshme. Vendosmëria e vërtetë në iman, faktikisht është vendosmëria dhe vazhdimësia e palëkundur në fenë islame si tërësi. Sepse imani është akti themelor i myslimanit dhe dritarja e vetme që shpie drejt fetarizmit dhe zbatimit të obligimeve islame, të cilat Allahu i ka bërë obligim për njerëzit. Duke shprehur vendosmërinë e prerë dhe të plotë në iman, arrihet gatishmëria për jetësimin e sistemit islam, si besim e ligj, në jetën e përditshme. Kjo është edhe porosia e hadithit të Pejgamberit a.s.. Prandaj, hadithi përqendrohet në mënyrë autoritative tek rëndësia e imanit, duke lënë të kuptohet se përjetimi i vërtetë i tij, është e tëra ajo që i nevojitet besimtarit. Por, nuk është vetëm ky hadith, që i kushton rëndësi vendosmërisë në iman, veçse ka edhe shumë të ngjashme nga Kurani dhe Syneti. Në ajetin kuranor në vijim, Allahu i Lartësuar, në mënyrë urdhërore i drejtohet Muhamedit a.s. duke i thënë:

‫ْت‬ َ ‫ﻓَﺎ ْﺳﺘَ ِﻘ ْﻢ َﻛﻤَﺎ أُﻣِﺮ‬ “Ti (Muhammed) përqendrohu vendosmërisht ashtu si je i urdhëruar…” (Hud, 112). Ky është një urdhër që i është drejtuar Muhamedit a.s., po edhe mbarë Ymetit të tij, që të jenë të vendosur e të qëndrueshëm saktësisht dhe në mënyrë precize sikurse janë urdhëruar prej Zotit. Ky ajet, duke marrë për bazë rëndësinë e tij, është cilësuar prej ajeteve më të vështira të Kuranit. Komentatori i njohur i Kuranit famëlartë, Ibni Abbasi r.a. (v. 68 h./687 m.) në lidhje me këtë ajet, ka thënë: “Nuk ka zbritur prej tërë Kuranit ajet më i rëndë dhe më i vështirë sesa ky ajet. Kur ashabët i kishin bërë pyetje Pejgamberit a.s., pse i ishin shfaqur herët thinjat në flokë, i Dërguari i Allahut, duke aluduar në ajetin në fjalë, ishte përgjigjur:


Akaid

77

‫ ﺷَـﻴﱠﺒَﺘ ِْﲏ ﻫُـﻮٌد َو أَ َﺧﻮَاﺗـُﻬَـﺎ‬- “Më ka thinjur kaptina Hud dhe simotrat e saj”.4

4. “Vendosmëria në iman” dhe heqja e dyshimeve Thënia e Pejgamberit a.s. në imperativ: “Thuaj: kam besuar në Allahun…”, është e prerë dhe decidive. Vazhdimi i tij: “dhe qëndro vendosmërisht në atë” dëfton drejtpërdrejt heqjen e dyshimeve në iman. Sepse, kur hiqen dyshimet, vendosmëria mbetet e pastër, dhe sepse pikërisht dyshimi është prej atyre shkaqeve që pamundësojnë arritjen e vendosmërisë së vërtetë. Mirëpo, shtrohet pyetja: Çfarë konsiderohet dyshim në iman? Dyshimi në raport me imanin, nënkupton kontestimin e një parimi të besimit islam, pozita e të cilit është e vërtetuar me argument të prerë nga bazat e fesë (Kurani dhe Syneti). P.sh., pjesë e dyshimit janë pohimet e myslimanëve, si: feja na ka lënë mbrapa; namazi është për fiskulturë; agjërimi është për dietë; pastaj për haxhin - është mëkat të shkohet në Qabe e të harxhohen gjithë ato të holla, në vend që me to të investohet për ndonjë bamirësi (hajrat) në popull; Kurani është i arabëve; alkooli nuk është i ndaluar, por vetëm nëse teprohet; mbulesa e femrës është primitivizëm... dhe gjepura të tjera, që përgjithësisht, parimet islame i deklarojnë si diçka të huaj, jo të nevojshme, jokonstruktive dhe jo të detyrueshme. Të gjitha këto paragjykime, në fakt reflektojnë ekzistimin e dyshimeve për realitetin e besimit islam, sepse nuk janë të bazuara as në fakte dhe as në logjikë. Fatkeqësisht, këto janë disa prej pohimeve paradoksale që qarkullojnë në bisedat e myslimanëve. Por, ky manifestim, ndodh tek ata besimtarë, të cilët përkatësinë e tyre si mysliman, e kanë fituar nga aspekti i imitimit (taklidit) e traditës dhe jo nga aspekti i arritjes së besimit islam nëpërmjet 4

“Sahihu’l Muslim”, op.cit. vëll. 2, fq. 9.

Takvim – Kalendar 2010 78 formës së leximit dhe gjykimit (istidlalen). Ata, duke mos e njohur besimin islam, çështjet e besimit i vënë nën diapazonin e dëshirave dhe interpretimeve të lira personale. Vetëdija e tyre besimore, ashtu e dobët siç është, është e mbërthyer në dilema dhe dyshime ndaj besimit islam si tërësi. Kjo gjendje shkakton shuarjen e imanit dhe paralizimin e efekteve të tij. Si pasojë e kësaj, tek besimtari i këtillë nuk duket asnjë simptomë fetarizmi. Ai është fare i pandikuar nga efektet e identitetit islam. Si përkundrejt kësaj, myslimani, në momentin që e deklaron besimin e tij në Allahun Krijues, dhe në përshtatje të plotë me parimet e besimit islam, duhet të ndihet i qetë dhe të mos e përziejë besimin me asnjë lloj dyshimi. Sepse, dyshimi në iman, jo vetëm që e pengon arritjen e vendosmërisë në të, por, në rastin më të rëndë, e bën të pamundur ekzistimin e tij. Domethënë, edhe imani edhe dyshimi nuk mund të qëndrojnë bashkërisht, ngase ‘imani’ është emër, që identifikon besimin e plotë në Allahun e Lartësuar (et-tasdik), besim ky që arrin bindjen e prerë në besueshmëri. Ndërsa dyshimi (esh-shek-ku) është e kundërta e kësaj, dhe si cilësi, paraqet “ndnjenjën e pasigurisë a mosbesimit për dikë a për diçka”. Nëse imani shoqërohet me dyshimin, atij i thuhet “iman i dyshimtë” apo, thënë ndryshe, “jo krejt i qartë, që nuk dihet me siguri nëse është i vërtetë a i saktë, pra i pasigurt.”5 Kjo gjendje nuk lejohet për besimtarin.

5. “Vendosmëria në iman” me vetëdije Vendosmëria në iman, për të qenë efikase dhe stabile në qenien e njeriut, patjetër duhet të aprovohet nga arsyeja, gjegjësisht nga vetëdija e njeriut. Vetëm nëpërmjet saj, mund të bëhet fjalë për një vendosmëri reale, të konkluduar dhe jo teknike. Ngase, ‘njeriu mendon me pjesën e vetëdijshme të mendjes së vet, dhe

5

FJALOR i shqipes së sotme, op.cit. fq. 278-279.


Akaid 79 vetëdija është pjesa e mendjes që mendon’.6 Ajo ruan sovranitetin e vlerësimit të informatave, që njeriu i merr nëpërmjet burimeve të njohjes, sikurse janë: dëgjimi, shikimi, prekja, nuhatja dhe shijimi. Nëpërmjet tyre, njeriu bën veprime të vetëdijshme dhe të llogaritshme. Duke marrë për bazë këtë rol të vetëdijes, ajo ndikon në orientimin e bindjeve të njeriut dhe, për rrjedhojë, edhe të veprimeve të tij të vetëdijshme. Prandaj nga ky aspekt, është më se e nevojshme që vendosmëria në iman, të arrihet edhe nëpërmjet arsyes. Madje, hadithi i Pejgamberit a.s.: “Thuaj: kam besuar në Allahun, dhe qëndro vendosmërisht në të!”, përveç të tjerash, i drejtohet edhe vetëdijes së njeriut, sepse zbatimi i hadithit obligon veprim të vetëdijshëm dhe nuk mund të realizohet pa rolin e vetëdijes. Për më tepër, në shumë vende në Kuran, Allahu i është drejtuar arsyes së njeriut, që ta dijë se Allahu është Një i Vetëm. I Lartësuari thotë: ُ‫ ﻓَـﺎ ْﻋﻠَ ْﻢ أَﻧـﱠﻪُ ﻻَ إِﻟَـﻪَ إِﻻﱠ اﻟﻠﱠـﻪ‬- “Atëherë, dije se nuk ka zot tjetër përveç Allahut…” (Muhamed, 19). Kur vetëdija e njeriut e percepton vendosmërinë në iman, atëherë ajo do të frymojë në këtë drejtim dhe do të gjenerojë kapacitete pozitive në dobi të veprimeve të njeriut. Le të sjellim në vijim një shembull, që dëshmon rolin e vetëdijes për vendosmërinë e prerë në iman. Në ditët e para të zbritjes së Kuranit, myslimanët kishin përjetuar tortura të rënda. Pavarësisht nga kjo, ata nuk luhateshin për asnjë moment nga besimi. Mirëpo, për shkak të represionit që ushtrohej ndaj tyre, një pjesë e tyre u detyruan të shpërnguleshin nga vendlindja në Abisini (Etiopi). Në takimin e parë me ta, mbreti i Abisinisë, Nexhashiu, i kishte pyeti për ç’arsye kishin emigruar. Atij i qe përgjigjur i biri i xhaxhait të Pejgamberit a.s.,

Takvim – Kalendar 2010 80 Xhafer bin Ebi Talibi, i cili, duke shpjeguar shkakun e emigrimit të tyre, vendosmërinë në iman e pati justifikuar me këto fjalë: “O sundimtar, ne i takonim një populli, i cili jetonte në injorancë dhe në lajthitje. Adhuronim idhuj, hanim mishin e kafshëve të ngordhura, bënim gjëra të ndaluara, i shqetësonim fqinjët, i fuqishmi prej nesh e shtypte të dobëtin. Ja, kështu jetonim, gjersa Allahu xh.sh. nuk na dërgoi Pejgamberin a.s.. Ai është nga populli ynë dhe i dimë brezin e origjinën. E dimë se është i sinqertë, besnik dhe i drejtë. Ai na bëri thirrje që t’i besojmë vetëm një Zoti dhe që vetëm Atij t’i nënshtrohemi. Na mësoi që të braktisim besëtytninë që e manifestonim, ne dhe etërit tanë, besimin në shumë idhuj dhe në kumire. Na udhëzoi të flasim vetëm të vërtetën, të jemi njerëz besnikë dhe ta mbajmë fjalën, t’i respektojmë dhe t’i vizitojmë të afërmit tanë, të sillemi mirë me fqinjët. Na urdhëroi që t’i ndërpresim veprat e këqija, të mos gënjejmë, të mos shpenzojmë pasurinë e bonjakut, të mos bëjmë shpifje dhe të mos i përgojojmë gratë e ndershme. Na urdhëroi që t’I bindemi vetëm Allahut, Një të Vetmi, që të mos bëjmë shirk - të mos I bëjmë shok Atij tjetër zot”.7 Pra, ky është një shembull ideal, që paraqet vendosmërinë në iman, si shkak i pjekurisë së vetëdijes. Xhafer bin Ebi Talibi dhe të tjerët që ishin me të, meqë e dinin se Islami është mirëqenie për njeriun dhe ndriçim për njerëzimin mbarë, nuk pranuan që ta braktisnin atë, pa marrë parasysh mundimet dhe vuajtjet.

6

7

Dr. Xhozef Marfi, “Forca e ndërdijës”, boton “Vegimi Mistik”, Prizren, 2001, fq. 22-23.

6. “Vendosmëria në iman” me zemër Zemra është vendi që ruan bindjet origjinale të njeriut. Aty nuk mund të depërtojë askush, përveç Allahut, i Cili i di të fshehtat dhe të sheshtat. Njeriu mund të pohojë diçka, e në zemër të ruajë diçka tjetër. Prandaj, qëndrimi i njeriut, tek Allahu vlerësoSefijurrahman El-Mubarekfuri “Nektari i vulosur i xhenetit”, boton Urtwsia, Shkup, 1997, fq. 101.


Akaid 81 het sipas asaj që e thotë zemra, dhe jo sipas asaj që e thotë gjuha. Si e tillë, zemra ka vend të pazëvendësueshëm në qenien e njeriut. E Pejgamberi a.s., suksesin dhe dështimin e njeriut, apo respektimin e hallallit e haramit, e ka ndërlidhur me zemrën:

‫َت ﻓَ َﺴ َﺪ‬ ْ ‫ﺻﻠَ َﺢ اﳉَْ َﺴ ُﺪ ُﻛﻠﱡﻪُ َوإِذَا ﻓَ َﺴﺪ‬ َ ‫َﺖ‬ ْ ‫ﺻﻠَﺤ‬ َ ‫ﻀﻐَﺔً إِذَا‬ ْ ‫أَﻻَ َوإِ ﱠن ِﰲ اﳉَْ َﺴ ِﺪ ُﻣ‬ ‫ْﺐ‬ ُ ‫اﳉَْ َﺴ ُﺪ ُﻛﻠﱡﻪُ أَﻻَ َوِﻫ َﻲ اﻟْ َﻘﻠ‬ “… Në trupin e njeriut është një copë mishi, kur ajo përmirësohet, përmirësohet i tërë trupi, e kur ajo prishet, prishet i tërë trupi, ajo është zemra.”8 Myslimani nuk konsiderohet mysliman përderisa imanin të mos e ketë me zemër. Allahu i Lartësuar u ka mohuar besimin atyre që deklaronin me gojë se kishin besuar, po në zemrat e tyre ruanin mosbesimin. Allahu i Lartësuar i drejtohet Pejgamberit a.s., që njerëzve të tillë t’a bënte të qartë se nuk e kishin arritur ende besimin e vërtetë:

‫ُﻞ اﻹِْﻳﻤَﺎ ُن ﻓِﻲ ﻗُـﻠُﻮﺑِ ُﻜ ْﻢ‬ ِ ‫ﻗُﻞ ﻟﱠ ْﻢ ﺗـ ُْﺆِﻣﻨُﻮا َوﻟَﻜِﻦ ﻗُﻮﻟُﻮا أَ ْﺳﻠَ ْﻤﻨَﺎ َوﻟَﻤﱠﺎ ﻳَ ْﺪﺧ‬ “…Thuaj: “Ju nuk keni besuar ende, por thuani: “ne jemi dorëzuar, deri sa të mos u hyn besimi në zemrat tuaja”. (ElHuxhurat,14). Prandaj, çështja më e rëndësishme për myslimanin është vendosmëria në iman, nga aspekti i zemrës. Madje, zemra është vendi i imanit. Mirëpo, meqë vendimet e zemrës varen shumë nga informacionet që i dërgon arsyeja e njeriut, dhe porta e informacioneve rri e hapur, është shumë me rëndësi, edhe përqendrimi i besimtarit në verifikimin e besueshmërisë së informacioneve. Nuk lejohet që çfarëdo informacioni të thyejë zemrën e besimtarit ose ta luhatë atë. Besimtari njëherë e përgjithmonë duhet ta lidhë zemrën e tij me Allahun. Zatën edhe imani është akdun - lidhje, që aludon 8

“Sahihu’l-Buhari”, Kitabu’l-imani, babu: Fadlu men istebree lidinihi, nr. 50.

Takvim – Kalendar 2010 82 lidhjen e bindjes për Allahun e Lartësuar. Imanin e tij në zemër, besimtari duhet ta përforcojë me argumente nga Kurani dhe Syneti i Pejgamberit a.s., sepse ato janë argumente mbi argumentet dhe dituri mbi dituritë. Krahas kësaj, ai duhet të bëjë dua tek Allahu, që zemrën e tij t’ia forcojë në iman, sepse zemra e njeriut, për shkak të specifikave të saj dhe të vetë njeriut, jo gjithmonë ndalet në një pikë. Në të qarkullojnë mendime të ndryshme, të favorshme për imanin dhe që e lajthitin atë. Kjo, në shumë raste ndodh pa dëshirën e njeriut. Mbase, një gjë e tillë është normale të ndodhë, por në këtë rast, është detyrim që besimtari të mos u dorëzohet këtyre mendimeve të gabuara, dhe, nëpërmjet forcës aktive të imanit e vendosmërisë së tij në të, të mbizotërojë çdo devijim të palejueshëm të saj, që është kontradiktor me imanin. Këtë gjendje të vendosmërisë së myslimanit, Pejgamberi a.s. e ka quajtur “iman të pastër”. Sipas transmetimit të Ebu Hurejres (v. 59/677), një grup nga ashabët kishin shkuar te Pejgamberi a.s. dhe i kishin thënë:

‫ُﺴﻨَﺎ‬ ِ ‫ﺻﻠﱠﻰ اﻟﻠﱠﻪُ َﻋﻠَْﻴ ِﻪ َو َﺳﻠﱠ َﻢ ﻓَ َﺴﺄَﻟُﻮﻩُ إِﻧﱠﺎ َِﳒ ُﺪ ِﰲ أَﻧْـﻔ‬ َ ‫ﱠﱯ‬ ‫َﺎب اﻟﻨِ ﱢ‬ ِ ‫ﺻﺤ‬ ْ َ‫س ِﻣ ْﻦ أ‬ ٌ ‫ﺟَﺎءَ ﻧَﺎ‬ ‫ﺻ ِﺮﻳ ُﺢ‬ َ ‫َاك‬ َ ‫َﺎل ذ‬ َ ‫َﺎل َوﻗَ ْﺪ َو َﺟ ْﺪﲤُ​ُﻮﻩُ ﻗَﺎﻟُﻮا ﻧـَ َﻌ ْﻢ ﻗ‬ َ ‫ﻣَﺎ ﻳـَﺘَـﻌَﺎﻇَ ُﻢ أَ َﺣ ُﺪﻧَﺎ أَ ْن ﻳـَﺘَ َﻜﻠﱠ َﻢ ﺑِ​ِﻪ ﻗ‬ ‫ا ِﻹﳝَﺎ ِن‬ “Në vetvete ndiejmë gjëra të tilla që secili prej nesh e sheh për të madhe edhe t’i thotë (I Dërguari i Zotit) Tha:“Me të vërtetë keni ndier një gjë të tillë?” Po. (Pejgamberi a.s.) Tha: “Kjo është çiltërsia e imanit / besimit”.9 Pra, megjithëse ashabëve u kishte shkuar mendja për gjëra jo të lejueshme (‫ )اﳋﺎﻃﺮاﻟﺒﺎﻃـﻞ‬rreth besimit, megjithatë ishte imani stabil në zemrat e tyre, që mbizotëroi çdo mendim të gabuar, duke e refuzuar atë dhe duke u distancuar nga ai, pa kërkuar fare 9

Sahihu’l-Muslim, Kitabu’l-imani, babu: bejanu vesveseti fi’l-imani, nr. 188. Ndërsa në transmetimin e Alkames është: ‫ﺾ ا ِﻹﳝَـﺎ ِن‬ ُ ‫ـﻚ َْﳏـ‬ َ ‫ ﺗِْﻠ‬- “Është çiltërsia e besimit”.


Akaid 83 argumentimin e tyre dhe as ndonjë vështrim për mohimin e tyre (‫) ﺑـﺎﻹﻋﺮاض ﻋﻨﻬـﺎ و اﻟـﺮد ﳍـﺎ ﻣـﻦ ﻏـﲑ إﺳـﺘﺪﻻل و ﻻ ﻧﻈـﺮ ﰲ إﺑﻄﺎﳍـﺎ‬.10 Bile, nga madhështia e besimit, ata turpëroheshin që këto intrigime t’i bënin publike para Pejgamberit a.s., të cilat përgjithësisht përmbanin përmbajtje të shirkut (politeizmit) dhe kufrit (mosbesimit). Nga ky aspekt, kemi thënien e Ebu Bekrit në lidhje me “vendosmërinë në iman” (el-istikametu): “Vendosmëria në iman nënkupton, që Allahut të mos I bësh rivalitet asgjë.” (‫)أن ﻻ ﺗﺸـﺮك ﺑـﺎﷲ ﺷـﻴﺌﺎ‬.11 Në fakt, istikameti nuk mjaftohet vetëm me besimin, sepse, realisht, konfirmimi i tij realizohet me përmbushjen e obligimeve fetare, por kjo thënie e tij aludon rëndësinë e jashtëzakonshme që ka të besuarit e myslimanit në mënyrë të drejtë në Njëshmërinë e Allahut dhe vendosmëria në iman. Prandaj, për shkak të specifikës së zemrës dhe rëndësisë që ka ajo në të besuarit e vërtetë e të drejtë, duaja (lutja) më e shpeshtë që I bënte Pejgamberi a.s. Allahut xh.sh., ishte:

‫ِﻚ‬ َ ‫ﱢﺖ ﻗَـ ْﻠﺒِﻲ َﻋﻠَﻰ دِﻳﻨ‬ ْ ‫ُﻮب ﺛَـﺒ‬ ِ ‫ﱢﺐ اﻟْ ُﻘﻠ‬ َ ‫ﻳَﺎ ُﻣ َﻘﻠ‬ “O Ti Që i rrotullon zemrat e njerëzve, përforcoje zemrën time në fenë Tënde”.12 Këtë lutje myslimani duhet ta bëjë sa më shpeshë që të jetë e mundur.

7. “Vendosmëria në iman” me vepër Vendosmëria në iman me vepër është pjesa përmbyllëse e procesit të vendosmërisë së vërtetë në iman. Ndjenja për veprime të vetëdijshme kalon nëpër tri shkallë: burimet e informacionit (shqisave), përpunimi i vetëdijes dhe miratimi i zemrës. Domethënë, shqisat ndikojnë në krijimin e vetëdijes së njeriut. Përfu10

“Sahihu’l Muslim”, op.cit. vëll. 2, fq. 155. Ibnu Kajjim El-Xhevzij, “Medarixhus-salikin” Bejrut – Liban, botimi i shtatë, 2003/1424, vëll. 2, fq. 104. 12 Sunenut-Termidhij, Kitabu: ed-da’vatu an Resulilahi (babu: minhu) hadithi nr. 3444. 11

Takvim – Kalendar 2010 84 ndimet e vetëdijes si mekanizëm i përpunimit të informacioneve nga shqisat, ndikojnë në krijimin e bindjes së njeriut në zemër. Ndërsa bindja e njeriut dhe miratimi i saj, ndikojnë në impulsimin e veprimeve të vetëdijshme dhe përzgjedhjen e tyre. Ky proces ka mbështetje në shumë citate të Kuranit famëlartë. Ajeti në vijim e argumenton atë që dëshirojmë ta themi:

‫إِﻧﱠﻤَﺎ اﻟْﻤ ُْﺆِﻣﻨُﻮ َن اﻟﱠﺬِﻳ َﻦ َآ َﻣﻨُﻮا ﺑِﺎﻟﻠﱠ ِﻪ َوَرﺳُﻮﻟِ ِﻪ ﺛُ ﱠﻢ ﻟَ ْﻢ ﻳـ َْﺮﺗَﺎﺑُﻮا َوﺟَﺎ َﻫﺪُوا ﺑِﺄَﻣْﻮَاﻟِ ِﻬ ْﻢ‬ ‫ِﻚ ُﻫ ُﻢ اﻟﺼﱠﺎ ِدﻗُﻮ َن‬ َ ‫ِﻴﻞ اﻟﻠﱠ ِﻪ أُوﻟَﺌ‬ ِ ‫ُﺴ ِﻬ ْﻢ ﻓِﻲ َﺳﺒ‬ ِ ‫َوأَﻧْـﻔ‬ “Besimtarët janë vetëm ata që I besuan Allahut, të Dërguarit të Tij, e mandej nuk dyshuan dhe, për hir të Allahut, luftuan me pasurinë dhe jetën e tyre. Të tillë janë ata të vërtetët.” (El-Huxhurat, 15). Ky ajet, parimisht brumos në një tërësi të pandarë: rolin e vetëdijes, rolin e zemrës dhe aktin e veprës, si një proces i kompletimit të imanit dhe vendosmërisë së vërtetë në iman. Allahu ka dëshmuar se besimtarë të vërtetë janë ata: që me vetëdije besuan, që me zemër nuk dyshuan dhe që këtë e vërtetuan me vepër, pra, duke luftuar në rrugën e Allahut të Lartësuar. Sakaq, vendosmëria në iman nga aspekti i veprës, konsiderohet vërtetimi praktik i ekzistencës së imanit te besimtari. Sepse, imani si një akt i zemrës, mund të deklarohet fare lehtë, por verifikimi i tij në realitetin jetësor bëhet vetëm duke zbatuar obligimet dhe detyrimet fetare. Pikërisht këtë aludon pjesa e dytë e hadithit të Pejgamberit a.s.: “...dhe qëndro vendosmërisht në atë!”, domethënë, vërtetoje besimin duke përmbushur të gjitha detyrat dhe obligimet që dalin nga të pranuarit e besimit.


Akaid

85

8. Shenjat e “vendosmërisë në iman” Kur imani zë vend në zemrën e njeriut, lëshon efekte të drejtpërdrejta në vetëdijen e tij, në shprehitë e tij dhe në veprat e tij në përgjithësi. Si rezultat i kësaj, tërë qenia e myslimanit reflekton pajtueshmëri të plotë me frymën që dikton imani. Shenjat që vërtetojnë këtë, janë të qarta dhe konkrete. Prej shenjave që konfirmojnë vendosmërinë e vërtetë në iman, nga shumë të tjera, janë edhe këto: 1) Të punuarit me Kuran dhe Synet. Burim i udhëzimit të njeriut, është Kurani dhe Syneti i Pejgamberit a.s.. Prej vetive të vendosmërisë në të vërtetën, është respektimi i tyre në tërësi dhe me përpikëri. Nuk duhet bërë përzgjedhje në përmbajtjen e tyre, sepse çdo udhëzim i tyre është udhëzim i Allahut, e për udhëzimin e Allahut nuk mund të thuhet se ky është i mirë dhe ky nuk është i mirë. Myslimani që punon me Kuran dhe Synet, është modeli më i mirë i njeriut të përsosur. Sepse ata përmbajnë metodat më të mira të edukimit të njeriut dhe udhëzimit të tij në jetën e përditshme. Në ta burojnë të gjitha normat e moralit, mirësjelljes dhe respektit për të tjerët. Ata i mundësojnë myslimanit që ta kuptojë rolin e vetvetes dhe qëllimin e krijimit të tij; që ta njohë Allahun për Krijues dhe që vetëm Atë ta adhurojë. Myslimani me edukatë të Kuranit dhe Synetit, është person i vendosur, me zemër të pastër, i dëlirë nga sëmundjet e zemrës, larg dyshimeve, i qëndrueshëm përballë sfidave të jetës dhe sprovave të saj, i pandikuar nga egoja dhe tendenca e dëshirës (epshit), i lumtur gjithmonë, i hareshëm me të gjithë, mirënjohës ndaj njerëzve, falënderues ndaj mirësive të Allahut, i vëmendshëm për dhuntinë e jetës dhe sprovën e vdekjes, - urdhëron për të mirë dhe ndalon nga e keqja, askujt nuk ia dëshiron të keqen, atë që dëshiron për vetveten, e dëshiron edhe për vëllanë e tij, dhe, mbi të gjitha,

Takvim – Kalendar 2010 86 është adhurues i devotshëm ndaj Allahut, duke respektuar Urdhëresat dhe Ndalesat e Tij. 2) Të përmendurit e shpeshtë të Allahut xh.sh.. Prej tipareve të vendosmërisë në iman, është edhe përmendja e shpeshtë e Allahut të Lartësuar. Myslimani E do Allahun dhe Pejgamberin e Tij, më shumë se vetveten, se prindërit, se fëmijët, se bashkëshorten, më shumë se njerëzit në përgjithësi. Kënaqësinë më të madhe e ka kur është duke përmendur Allahun dhe në adhurimin ndaj Tij. Gjithmonë në mendje dhe zemrën e tij, qëndron hija e përkujtimit të Allahut. Çdo gjymtyrë e tij, pëshpërit Emrin e Allahut. Ai, nuk ka përgëzues më të dashur sesa përmendjen e Allahut të Lartësuar, njësoj sikurse nuk ka ngushëllues më të afërt përveç Atij. Në këtë kontekst, kur Allahu i Lartësuar, e dërgoi pejgamberin Musa a.s. dhe Harun a.s. te Faraoni, i pati porositur duke u thënë:

‫ُﻮك ﺑَِﺂﻳَﺎﺗِﻲ َوﻻَ ﺗَﻨِﻴَﺎ ﻓِﻲ ِذ ْﻛﺮِي‬ َ ‫ْﺖ َوأَﺧ‬ َ ‫َﺐ أَﻧ‬ ْ ‫ا ْذﻫ‬ “Shko me argumentet e Mia, ti dhe vëllai yt, e mos e hiqni prej kujdesit të përmendurit ndaj Meje.” (Ta-Ha, 42). Kjo porosi e Allahut udhëzon se përmendja e vashdueshme e Madhërisë së Tij, është shkak, në radhë të parë: për vendosmëri të prerë në besim, dhe së dyti: për mosdevijim nga e vërteta, pa marrë parasysh se për cilin është fjala, për Faraonin apo ndonjë ‘Faraon’ tjetër të kohës, me influencë të madhe në shoqëri. Të përmendurit e Allahut, bëhet duke thënë shpesh fjalët: “la ilahe il-lall-llah - Muhamedun Resulull-llah”; ‘Subhanall-llah’, ‘El-hamdulil-lah’, ‘All-llahu Ekber’, etj. Këto fjalë e qetësojnë njeriun dhe e mbrojnë atë prej intrigave të shejtanit, për të cilin Pejgamberi a.s. ka thënë se qarkullon nëpër trupin e njeriut ashtu si qarkullon gjaku ( ‫ﱠم‬ ِ‫)إِ ﱠن اﻟ ﱠﺸْﻴﻄَﺎ َن َْﳚﺮِي ِﻣ ْﻦ ا ِﻹﻧْﺴَﺎ ِن َْﳎﺮَى اﻟﺪ‬.


Akaid 87 3) Largimi nga veprat e këqija dhe shpeshtimi i veprave të mira. Qëllimi i eukatës fetare islame është që njeriu të marrë rol konstruktiv në shoqëri, dhe jo assesi destruktiv. Largimi nga veprat e liga, që janë të dëmshme për njeriun dhe shoqërinë njerëzore në përgjithësi, është prej karakteristikave të vendosmërisë në iman. Myslimani i devotshëm është një yll në shoqëri. Atij nuk i përket e keqja, e dëmshmja dhe e shëmtuara. Gjithçka që bën, e bën për hir të Allahut dhe për kënaqësinë e Tij. Vepra e keqe është kundër parimeve të fesë dhe kundër kënaqësisë së Allahut. Prandaj ai largohet prej saj. Si përkundrejt kësaj, myslimani me besim të vërtetë, është sinonim i së mirës, së dobishmes dhe së bukurës. Vetja e tij, është e rëndësishme për mbarë shoqërinë. Përveç zbatimit të farzeve (obligimeve të detyrueshme), ai, për hir të Allahut, bën edhe vepra vullnetare (nafile), gjithnjë duke synuar kënaqësinë e Allahut dhe dashurinë e Tij. Ai është i dashuri i Allahut. Atë, Allahu gjithmonë e ndihmon. E, ai që i ka këto karakteristika, në të dëgjuarit e tij, në të parët e tij, në syrin e tij, dhe në këmbët e tij, pa dyshim se është prej njerëzve më vepërmirë në shoqëri, dhe larg të këqijave e mëkateve. 4) Drejtimi i duasë (lutjes) Allahut të Lartësuar. Prej vetive të vendosmërisë në iman është edhe lutja drejtuar Allahut për të mirat e kësaj bote dhe të botës tjetër. Myslimani që I lutet Allahut, ka shprehur nënshtrimin ndaj Tij dhe adhurimin e Tij. Faljen e mëkateve duhet ta kërkojmë prej Allahut, dhe jo prej dikujt tjetër. Allahu ka thënë: “… pra drejtojuni Atij dhe kërkoni falje prej Tij…” (Fussilet, 6). Lutja drejtuar Allahut, është veti e më të dashurve të Allahut. Me lutje, Allahut i janë drejtuar pejgamberët, evlijatë dhe njerëzit më të devotshëm të Tij. Në Kuranin famëlartë kemi mjaft shembuj të këtillë, se si besimtari i vërtetë, më me dëshirë pranon vuajtjen a vdekjen sesa të bëjë atë që e ka ndaluar Allahu.

Takvim – Kalendar 2010 Prej këtyre shembujve të ndritur është lutja e Jusufit a.s., kur gratë kërkuan amoralitet prej tij. Ai i drejtohet Krijuesit me këto fjalë: 88

‫َﺐ إِﻟَ ﱠﻲ ِﻣﻤﱠﺎ ﻳَ ْﺪﻋُﻮﻧَﻨِﻲ إِﻟَْﻴ ِﻪ‬ ‫َب اﻟ ﱢﺴ ْﺠ ُﻦ أَﺣ ﱡ‬ ‫َﺎل ر ﱢ‬ َ‫ﻗ‬ “O Zoti im, burgu është më i dëshiruar për mua, sesa ajo që ma ofrojnë ato mua…” (Jusuf, 33). 5) Thirrja në fenë e Allahut. Pa dyshim, thirrja në fenë e Allahut, reflekton vendosmërinë në iman. Thirrja e njerëzve për fenë islame, është mision i pejgamberëve, e pejgamberët janë njerëzit më të vendosur të Allahut në besim. Si e tillë, ajo është një dëshmi se myslimani e dashuron imanin dhe këtë mirësi ua dëshiron të gjithë njerëzve. Thirrësi në Rrugën e Allahut, në radhë të parë duhet të jetë vetë i vendosur dhe i devotshëm në të vërtetën. Sepse, shëmbëlltyra e mirë e myslimanit është elementi më i rëndësishëm për thirrësin. Domethënë, thirrja është veti e njerëzve të vendosur në të vërtetën. Mbase kjo është edhe krenaria e tyre dhe nderi i madh për myslimanin. Ky është misioni më fisnik, të cilin Allahu e ka mbivlerësuar mbi çdo detyrë tjetër.

9. “Vendosmëria në iman” vepër e shpërblyer me Xhenet Pa dyshim, vendosmëria në iman (el-istikametu) është akti më fisnik dhe më i dashur tek Allahu. Sepse ajo përmban dy komponentët kryesorë: besimin e sinqertë dhe zbatimin e të gjitha detyrimeve fetare, të cilat karakterizojnë myslimanin ideal. Allahu ka dëshmuar se, shpërblimi ndaj të dashurve të Tij, është edhe në këtë botë, po edhe në botën tjetër. Allahu thotë:

‫ْﺴﻨِﻴ َﻦ‬ ِ ‫ﺐ اﻟْ ُﻤﺤ‬ ‫ُﺤ ﱡ‬ ِ ‫َاب اﻵَ ِﺧ َﺮةِ وَاﻟﻠﱠﻪُ ﻳ‬ ِ ‫َاب اﻟ ﱡﺪﻧْـﻴَﺎ َو ُﺣ ْﺴ َﻦ ﺛـَﻮ‬ َ ‫ﻓَ​َﺂﺗَﺎ ُﻫ ُﻢ اﻟﻠﱠﻪُ ﺛـَﻮ‬


Akaid 89 “Prandaj, Allahu ua dha atyre shpërblimin e kësaj bote dhe shpërblimin më të mirë të botës tjetër. Allahu i do punëmirët.” (Ali Imran, 148). Shpërblimi në këtë botë vjen në forma të ndryshme, prej nga njeriu nuk e kupton dhe as nuk e pret. Ai, ndonjëherë vjen në formë të ndihmës, vullnetit për në Rrugën e Allahut, furnizimit (rrëskut), kënaqësisë, lumturisë, durimit, shëndetit, familjes, fëmijëve etj.. Por, ndonjëherë vjen edhe në formë të heqjes së brengave, shpëtimit nga fatkeqësitë, sukseseve të njëpasnjëshme, rrugëdaljes në momentet më të vështira, vdekjes me iman dhe të qetë, etj.. Ndërsa, shpërblimi në Botën tjetër, është shpërblimi në Xhenetet e Tij, që është shpërblimi më madhështori, i rezervuar për robërit e Allahut të sinqertë. Madhështia e këtij shpërblimi është e paperceptueshme për njeriun në këtë botë, sepse Pejgamberi a.s., për të mirat e Xhenetit, ka thënë: “Ato janë që syri nuk i ka parë, veshi nuk ka dëgjuar për to, dhe që zemra nuk i ka kujtuar asnjëherë”. Ky shpërblim është premtim i Allahut, e premtimi i Allahut nuk thyhet. I Lartësuari thotë:

‫ْف َﻋﻠَْﻴ ِﻬ ْﻢ َوﻻَ ُﻫ ْﻢ ﻳَ ْﺤ َﺰﻧُﻮ َن‬ ٌ ‫إِ ﱠن اﻟﱠﺬِﻳ َﻦ ﻗَﺎﻟُﻮا َرﺑـﱡﻨَﺎ اﻟﻠﱠﻪُ ﺛُ ﱠﻢ ا ْﺳﺘَـﻘَﺎﻣُﻮا ﻓَﻼَ ﺧَﻮ‬ ‫َﺎب اﻟْ َﺠﻨﱠ ِﺔ ﺧَﺎﻟِﺪِﻳ َﻦ ﻓِﻴﻬَﺎ َﺟﺰَاءً ﺑِﻤَﺎ ﻛَﺎﻧُﻮا ﻳَـ ْﻌ َﻤﻠُﻮ َن‬ ُ ‫ﺻﺤ‬ ْ َ‫ِﻚ أ‬ َ ‫أُوﻟَﺌ‬ “Ata që thanë: Allahu është Zoti ynë, dhe qëndruan besnikërisht, për ta nuk ka frikë dhe ata nuk do të pikëllohen. Të tillët janë banues të xhenetit, aty janë përgjithmonë, atë e kanë shpërblim për veprat që i bënë.” (El-Ahkaf, 13-14); dhe ajeti tjetër:

َ‫إِ ﱠن اﻟﱠﺬِﻳ َﻦ ﻗَﺎﻟُﻮا َرﺑﱡـﻨَﺎ اﻟﻠﱠﻪُ ﺛُ ﱠﻢ ا ْﺳﺘَـﻘَﺎﻣُﻮا ﺗَـﺘَـﻨَـ ﱠﺰ ُل َﻋﻠَْﻴ ِﻬ ُﻢ اﻟْ َﻤﻼَﺋِ َﻜﺔُ أَﻻﱠ ﺗَﺨَﺎﻓُﻮا َوﻻ‬ ‫ْﺸﺮُوا ﺑِﺎﻟْ َﺠﻨﱠ ِﺔ اﻟﱠﺘِﻲ ُﻛ ْﻨﺘُ ْﻢ ﺗُﻮ َﻋﺪُو َن‬ ِ ‫ﺗَ ْﺤ َﺰﻧُﻮا َوأَﺑ‬ “E, s’ka dyshim se ata që thanë: Allahu është Zoti ynë dhe ishin të paluhatshëm, atyre u vijnë engjëjt (në prag të vdekjes dhe u thonë): të mos frikësoheni, të mos pikëlloheni, keni myzhde xhenetin që u premtohej.” (Fussilet, 30).


E drejta familjare

Takvim – Kalendar 2010 92 Është koha të ndalemi për pak dhe të rishqyrtojmë themelet mbi të cilat është ngritur jeta familjare në Perëndim, dhe gjithashtu të studiojmë themelet e strukturat alternative në traditat e tjera kulturore. Kjo do të përfshijë njeriun bashkëkohor për të identifikuar natyrën e krizës që i kundërvihet atij sot, dhe gjithashtu do të tregojë për disa nga mundësitë që janë ende të hapura për ta. Do të dëshiroja të diskutoja në faqet vijuese, koncpetin e jetës familjare në Islam, themelet, strukturën dhe parimet e saj. Për të kuptuar institucionin e familjes në Islam, do të jemi në një pozitë më të mirë nëse fillojmë me një hyrje të shkurtër për qasjen islame ndaj jetës, fesë dhe kulturës.

Hurshid Ahmed

Jeta familjare në Islam Qasja Islame ndaj Jetës: Themelet Ne po jetojmë në një periudhë të krizës kulturore. Duket sikur shumë themele të shoqërisë bashkëkohore janë duke u kërcënuar nga brenda dhe nga jashtë. Familja, si institucioni bazë dhe më i ndjeshëm i kulturës, është duke u minuar nga forca të fuqishme dhe destruktive1. Të gjitha simptomat sugjerojnë që kriza në përgjithësi është duke u thelluar dhe institucioni i familjes, në veçanti, është duke u dobësuar, madje duke u dezintegruar në Evropë dhe Amerikë.2

1. Tevhidi: Uniteti i Zotit Islami pohon Unitetin e Zotit dhe sovranitetin e Tij të pandashëm mbi Universin. Allahu është Krijuesi, Zoti, Mbështetësi i gjithë asaj që ekziston. Çdo gjë vepron në bazë të planit të Tij. Ai ka shpallur, përmes profetëve të Tij, Rrugën e Drejtë për udhëzimin e njerëzimit. Të gjithë profetët (paqja e Zotit qoftë për ta) kanë predikuar të njëjtin mesazh, atë të pranimit të sovranitetit të Zotit. Ata u bën thirrje burrave e grave për një jetë të angazhuar për ndershmëri, drejtësi e paqe, dhe që të veprojnë sipas udhëzimeve që ka shpallur Ai. Të gjithë profetët, që nga Ademi, Nuhu dhe Ibrahimi e deri tek Musai, Isai dhe Muhamedi a.s., mësuan të njëjtën fe, të pranimit dhe nënshtrimit ndaj Zotit dhe angazhimit për paqe, që do të thotë Islamin.3 Dështimi i njeriut qëndron në mosmbrojtjen dhe mosruajtjen e mësimeve të profetëve të mëparshëm. Si i tillë, Muhamedi a.s. u ngrit për ta konfirmuar mesazhin origjinal, për ta paraqitur në

1

Daniel Bell, The Coming of Post-Industrial Society (London: Heinemann, 1974); Rovert L. Heilbroner, “The Human Prospect”, The New York Review of Books, January24, 1974; and Pitrim A. Sorokin, Social Philosophies of an Age of Crisis, (London; Adam & Charles Black, 1950) 2 J. Dominian, 'The Marriage Relationship Today”, (London: The Mothers' Union, 1974); Vance Packard, The Sexual Wilderness, (New York: David Mc-

3

Kay Co., 1968); Majorie Rittwagen, Sins of Their Fathers, (Boston, Houghton Mifflin, 1958) Kur'ani 3:2; 3:84; 42:13. Shih gjithashtu Khurshid Ahmad, Islam: Basic principles and characteristics, (Leicester: The Islamic Foundation, 1974).


E drejta familjare 93 formën e tij të përsosur dhe për ta ruajtur atë në mënyrë të tillë, që Fjala e Allahut xh.sh. të mos ngatërrohet me fjalën e njeriut.4

2. Mëkëmbësia e njeriut Nëse Tevhidi (Uniteti i Zotit) përbën themelet ideologjike të Islamit, koncepti i mëkëmbësisë së njeriut siguron kornizën operative për skemën islame të jetës. Historia e Ademit dhe Havës gjendet në traditat e pothuajse të gjitha feve dhe kulturave kryesore. Por, në këto transmetime, janë gjetur fakte dhe fantazi të përziera. Mënyra se si e transmeton këtë ngjarje Kurani, është vendimtare për kuptimin e opinionit të Botës Islame. Përshkrimi kryesor i transmetimit kuranor është si më posh5 të: Zoti deklaroi synimin e Tij për të dërguar një mëkëmbës (halife) në tokë. Ai krijoi Ademin dhe Havën nga substanca e njëjtë. Ata ishin të destinuar për të luajtur këtë rol të mëkëmbësisë dhe u pajisën me “njohuri të gjërave” për ta bërë punën mirë. Pastaj, ata u sprovuan duke iu kërkuar që të mos i afroheshin një peme të caktuar. Ata ranë viktimë e përpjekjeve të këqija të shejtanit, dhe bënë mëkat. Por, menjëherë pasi bënë mëkat, u penduan, kërkuan faljen e Zotit dhe u falën. Kjo ndodhi pasi u falën dhe e shlyen mëkatin duke u dërguar në tokë për të luajtur rolin e tyre si mëkëmbës të Allahut xh.sh. Atyre u ishte premtuar Udhëzimi Hyjnor dhe u siguruan që ata që do të ndjekin udhëzimin, do të jenë të 4

Në qoftë se ky fakt merret parasysh, shumë shkrimtarë do të kishin kursyer veten nga mundimi i teorizmit për “plagjiaturën fetare” dhe “huazimet” nga ky apo ai burim, një temë e preferuar nga disa orientalistë. 5 Ngjarja është treguar në Kur'an në shtatë vende: 2-122-123; 7:11; 24:15; 2642; 17:61-65; 18: 50-53; 20:122-123; 38:71-83. Shih gjithashtu Muhammad lqbal, The Reconstruction of Religious thought in Islam, (Lahore: Shaikh Muhammad Ashraf, 1971) fq.82.88 and Abdul A'la Mawdudi, Tafhim al-Qur'an (Lahore, Maktaba Ta'mir-e-lnsaniyyat, 1973), Vol.1, fq.61-70 and Vol.11, fq.10-20.

Takvim – Kalendar 2010 94 suksesshëm. Ademi ishte njeriu i parë që mori këtë udhëzim dhe e përcolli tek pasardhësit e tij. Disa prej konkluzioneve më të rëndësishme, vijnë nga këto: a) Islami nuk kontribuon në asnjë teori për “rënien e Ademit” duke simbolizuar rënien e njeriut. Nuk ka ekzistuar kurrë asnjë “rënie” në atë kuptim. Njeriu u krijua me qëllim që të veprojë si mëkëmbës në tokë, dhe ai erdhi në tokë për të përmbushur këtë mision. Kjo përfaqëson ngritjen e njeriut në një detyrë të re, vendtakim të tij me fatin dhe jo një rënie. b) Roli dhe statusi i mëkëmbësisë është akorduar sipas qenies njerëzore, dhe është ndarë njëlloj si nga burri ashtu dhe nga gruaja. Kjo paraqet themelet e barazisë së tyre esenciale si qenie njerëzore, si mëkëmbës të Zotit në tokë, pavarësisht nga rolet e ndryshme të tyre në shoqëri. c) Islami nuk pajtohet me mendimin që gruaja e udhëhoqi burrin (Hava udhëhoqi Ademin) për mëkatin dhe mosbindjen. Sipas Kuranit, “djalli bëri që ata të dy të largoheshin prej andej”. Të dy ishin përgjegjës për veprimin, të dy u penduan dhe të dy u falën. Ata hynë në botë pa asnjë njollë të mëkatit të parë në shpirtin e tyre. d) Natyra e njeriut është e pastër dhe mirë. Njeriu është krijuar në formën më të përsosur.6 Burri dhe gruaja janë krijuar nga substanca e njejtë. Çdo njeri është krijuar në një gjendje të pastërtisë dhe pafajësisë. Suksesi dhe dështimi varet krejtësisht nga bindjet dhe sjelljet e veta.7 Askush nuk do të jetë përgjegjës për mangësitë e të tjerëve.8 e) Njeriut i është dhënë liria e zgjedhjes. Ai është i lirë të pranojë ose refuzojë Realitetin. Ai është përgjegjës për veprimet e tij, por nuk duhet të privohet nga kjo liri, madje edhe nëse bën gabime dhe abuzon me të. Të qenët unik të gjendjes së njeriut 6

Kur'ani 95: 4. Kur'ani: 95: 5-6; 103: 2-3. 8 Kur'ani 6: 165. 7


E drejta familjare 95 qëndron në vullnetin e tij psiko-social. Ky është nxitësi i potencialit njerëzor, kjo është ajo që i mundëson atij të ngrihet në majën më të lartë, ose të bjerë në humnerën më të thellë. f) Rreziqet e keqpërdorimit të lirisë vazhdojnë të shoqërojnë njeriun gjatë gjithë karrierës së tij në tokë. Sfida prej djallit është e pandërprerë. Për ta mbrojtur njeriun nga kjo sfidë, duhet të sigurohet Udhëzimi Njerëzor. Gjyqi i Ademit dhe Havës tregon, nga njëra anë, mirësinë esenciale të natyrës së tyre dhe, në anën tjetër, sensibilitetin e tyre ndaj gabimit. Kjo tregon nevojën e njeriut për Udhëzimin Hyjnor. g) Njeriu nuk është i mbrojtur plotësisht përballë gabimit. Kjo do të përfshijë mohimin e lirisë së zgjedhjes. Ai mund të bëjë gabime; shpengimi i tij qëndron në kryerjen e atij gabimi, në kërkimin e pendimit dhe kthimin prapa në rrugën e drejtë. Teoria e mëkëmbësisë pohon që krijimi i Perëndisë është në qendër të së qëllimshmes, e nuk është i rastësishëm. Njeriu është krijuar me një qëlim. Çdo gjë tjetër në krijim është vënë nën shërbimin e tij. Karriera e tij në tokë fillon me ndërgjegjen për një mision, e jo verbërisht në errësirë. Ideali ishte vendosur para tij, përmes Shpalljes Hyjnore. Kriteri për sukses është formuluar në terma të qartë. Shenjat e Rrugës së Drejtë janë bërë të dukshme. Jeta e njeriut në tokë është në natyrën e një gjyqi. Është koha e keqe. Kjo jetë do të pasohet nga një jetë e përjetshme, në të cilën njeriu do të korrë shpërblimet për veprimet e tij në këtë jetë. Dhe në këtë gjykim të përjetshëm, burra e gra janë pjesëmarrës të barabartë dhe do të gjykohen si të tillë. Asnjëri nuk është thjesht hije e tjetrit, por që të dy janë partnerë aktivë. Kurani thotë në mënyrë eksplicite që burri e gruaja do të marrin atë për se janë përpjekur dhe se standardi i njejtë është vendosur për të dy, si kriteri themelor për suksesin e tyre. “Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri-tjetrin, urdhërojnë për të mirë e ndalojnë nga e keqja, e falin namazin dhe japin zekatin, respektojnë Allahun dhe të Dërgu-

Takvim – Kalendar 2010 96 arin e Tij. Të tillët do t'i mëshirojë Allahu. Allahu është ngadhënjyes, i urtë. Besimtarëve dhe besimtareve Allahu u premtoi xhenete nën të cilët rrjedhin lumenj, në to do të jenë përgjithmonë, dhe (u premtoi) vendbanime të bukura në xhenetin e Adnit, edhe një gjendje të këndshme nga Allahu, Që është mbi të gjitha. Ky, pra, është shpëtimi i madh”. (et-Tevbe: 71-72) “Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t'i japim atij një jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t'u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre”. (en-Nahl: 97) “Nuk ka dyshim se për muslimanët e muslimanet, besimtarët e besimtaret, adhuruesit e adhurueset, të sinqertët e të sinqertat, durimtarët e durimtaret, të përvuajturit e të përvuajturat, sadakadhënësit e sadakadhënëset, agjëruesit e agjërueset, ruajtësit e nderit e ruajtëset e nderit, shumëpërmendësit e Allahut e shumëpërmendëset e Allahut, Allahu ka përgatitur falje (mëkatesh) dhe shpërblim të madh”. (elAhzab: 35) Kjo është mënyra se si përshkruan Kurani idealin dhe modelin për burrat e gratë dhe kriterin për Ditën e Gjykimit. Kjo përcakton se çfarë pritet nga ata si mëkëmbës të Allahut xh.sh. Kjo vë themelet e barazisë së tyre me rolin e njeriut në tokë.

3. Një mënyrë komplete e jetës Islami konfirmon Sovranitetin e Zotit mbi gamën e tërë të jetës së njeriut. Ajo është kundër asketizmit, monasticizmit dhe besimeve të mohimit të jetës dhe asgjësimit. Kjo qëndron për afirmimin dhe përmbushjen e jetës. Ajo refuzon të ndajë jetën në ndarje uji të papërshkueshëm të shenjtë dhe laik, të shenjtë dhe jofetar. Ajo i bën thirrje njeriut për të hyrë tërësisht në vathën e Islamit dhe për të lidhur ndarjen e jetës në fetare dhe shekullare,


E drejta familjare 97 si devijime nga Rruga e Drejtë.9 Kjo jep një pikëpamje të integruar për jetën dhe realitetin. Mësimet e Islamit mbulojnë të gjitha fushat e veprimtarisë njerëzore, shpirtërore e materiale, individuale e shoqërore, arsimore e kulturore, ekonomike e politike, kombëtare e ndërkombëtare. Ato kujdesen për aspiratat e shpirtit, si dhe për kërkesat e ligjit dhe institucioneve shoqërore. Uniteti i Islamit qëndron në gjallërimin e gjithë matrisës së jetës. Çdo aktivitet, qoftë në lidhje me gjëra të tilla si namazi e agjërimi, apo me transaksione ekonomike, marrëdhënie seksuale, marrëdhënie diplomatike apo eksperimentime shkencore, - është fetare nëse është ndërmarrë me ndërgjegjen e Perëndisë dhe është në pajtim me vlerat dhe parimet e shpallura prej Tij, dhe është jofetare nëse është shkelje e tyre. Aktivitetet e lidhura me çështje të ekonomisë, politikës dhe ligjit, apo të gjinisë dhe sjelljeve gjinore, janë një pjesë e sjelljes fetare të njeriut dhe nuk është jashtë sferës së saj. Jeta është një tërësi organike dhe të njëjtat parime duhet të udhëheqin e të drejtojnë në të gjitha degëzimet e saj. Sheriati është kodi islam, i cili jetën e vë në tërësinë e saj. Shembulli i Muhamedit a.s. është modeli që një mysliman përpiqet për ta ndjekur, dhe në jetën e tij shembullore mund të kërkojë udhëzim në të gjitha aspektet e jetës njerëzore, që nga personaliteti i lartë e deri tek modeli i pastër shoqëror, si një njeri, djalë, bashkëshort, baba, predikues, mësues, tregtar, burrështetas, komandant, negociator paqeje, gjykatës apo kryetar shteti. Pikëpamja islame për jetën është revolucionare, sepse i jep një dinamizëm të ri asaj që tradicionalisht është konsideruar si fetare. Ajo çfarë një aktivitet e bën fetar, është qëndrimi që është ndërmarrë dhe është në pajtim me të ose me vlerat e shpallura nga Allahu xh.sh. dhe Profeti i Tij. Me këtë pikëpamje revolucionare, e gjithë fusha e jetës është 9

Kjo mënyrë e jetesës është përmbledhur shumë bukur në lutjen që është mësuar në Kur'ani dhe është një prej lutjeve më të shumta të përdorura. “Zoti ynë na jep të mira në këtë jetë, të mira edhe në botën tjetër, dhe na ruaj prej dënimit me zjarr”. (el-Bekare: 201).

Takvim – Kalendar 2010 98 fituar për Zotin dhe besimtarin. ‘Asgjë nuk është lënë për Cezarin’.

4. Besimi si bazë e shoqërisë Islami besimin dhe fenë i bën bazë të gjithë shoqërisë njerëzore dhe nxitës për rrjetin e marrëdhënieve të saj. Grupet sociale dhe komunitetet janë themeluar në bazë të racës, gjakut, fisit, gjeografisë etj., por në Islam të gjitha këto dallime vareshin nga një formë e re e organizimit që buronte nga besimi. Angazhimi në Islam njeriun e integron jo vetëm me Zotin, por gjithashtu edhe me komunitetin e besimtarëve. Këto dy marrëdhënie zgjerohen nga akti i vetëm i besimit. Koncepti islam i ekzistencës kombëtare nuk është i bazuar mbi racën, gjuhën, ngjyrën, territorin apo prirjet politiko-ekonomike. Komuniteti islam është një miqësi besimi - kushdo që beson në fenë dhe ideologjinë islame, është një pjesë e patjetërsueshme e këtij komuniteti - pavarësisht nga raca, ngjyra, gjuha a vendlindja e tij. Ky është një parim i ri i organizimit të njerëzimit. Është një komunitet racional dhe ideologjik për nga natyra dhe është në gjendje të përqafojë gjithë racën njerëzore. Ky koncept i një komuniteti ideologjik nuk është thjesht një normë morale. Ai ka dimensionet e tij shoqërore, politike dhe ligjore. Kjo jep një infrastrukturë të re për marrëdhëniet njerëzore. Besimi është forca vendimtare në këtë sistem. Ai lind institucionet sociale, që nga familja e deri tek shteti. Kultura islame rritet nga ky besim në të njëjtën mënyrë sikur rritet një pemë nga një farë. Në njëfarë mase, kjo është e prekur nga forcat e jashtme, por në fund të fundit është potenciali i farës, që është përmbushur. Ky është një parim unik i organizimit. Shoqëria dhe kultura islame janë ideologjike dhe universale në origjinë dhe në orientimin e tyre. Këto paraqitje, besoj, do të na ndihmojnë për të kuptuar natyrën e sistemit islam të jetës. Kultura islame nuk mund të kuptohet


E drejta familjare 99 nëse disa nga pjesët e saj janë studiuar veçan, apo në perspektivën e kulturave bazuar në themele diametralisht të ndryshme nga themelet e saj. Institucioni islamik i familjes duhet të studiohet dhe të shqyrtohet gjithashtu nga perspektiva islame mbi jetën dhe karakterin e kulturës islame.

Familja në Islam: Parimet themelore Tashti jemi në kushte që të theksojmë shkurtimisht këto parime, të cilat përcaktojnë natyrën e institucionit të familjes në Islam dhe gjithashtu definojnë vendin e familjes në strukturën e përgjithshme të shoqërisë islame.

Institucioni i frymëzuar-hyjnor Familja është një institucion i frymëzuar dhe i urdhëruar hyjnisht. Kjo nuk ishte zhvilluar nëpërmjet eksperimentimit njerëzor, që përfshin një proces të gjyqit dhe përhapjes së gabimit me kalimin e kohës. Ajo ishte një institucion që erdhi në ekzistencë me krijimin e njeriut. Raca njerëzore është një produkt i këtij institucioni dhe jo i ndonjë rruge tjetër. Kurani thotë: “O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj Që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi çiftin (shoqen) e saj, e prej atyre të dyve u shtuan burra e shumë gra. Dhe kini frikë Allahun me Emrin e të Cilit përbetoheni, ruajeni farefisin, se Allahu është mbikëqyrës mbi ju”. (en-Nisaë, 1) Në një vend tjetër, krijimi i burrit e gruas dhe marrëdhëniet martesore përshkruhen me qetësi, dashuri dhe mëshirë dhe janë cilësuar si “shenjë e Zotit”.10 Institucionet e martesës dhe familjes janë lavdëruar si “rrugë e profetëve”.11

Takvim – Kalendar 2010 100 Gjithashtu, Muhamedi a.s. thotë: “Martesa është pjesë e Synetit tim. Kushdo që largohet nga rruga ime, nuk është prej nesh”. (Ibn Maxhe)

Kontratë shoqërore Megjithëse martesa është një institucion i urdhëruar hyjnisht, çdo martesë si e tillë ka natyrën e një kontrate. Fjala Nikah e përdorur për martesën në Kuran dhe synet, do të thotë akd, që është kontratë. Në Kuran, martesa është përcaktuar në mënyrë specifike si një marrëveshje e fortë.12 Praktika paraislame e trashëgimit të gruas është ndaluar.13 Pëlqimi i të dy bashkëshortëve është një kusht i qartë për një martesë të vlefshme në Islam.14 Kjo do të thotë se martesa është një kontratë shoqërore, një kontratë fisnike dhe e shenjtë, po, megjithatë, një kontratë. Ajo që shpie në një numër marrëdhëniesh dhe sjell një sërë të drejtash dhe detyrimesh reciproke. Çdo kontratë, megjithatë, nuk është një gjë e shenjtë, por nuk është e parevokueshme. Divorci është i lejuar në rastet kur martesa ka dështuar. Martesa e sërishme është e lejuar, madje edhe inkurajohet. Nuk ka turp për një martesë të sërishme apo për martesën e një gruaje të ndarë ose të ve.

12

Kur'ani 4: 21. Kur'ani 4: 19 “O ju që besuat, nuk është e lejuar për ju të trashëgoni gratë (e të vdekurve) në mënyrë të dhunshme…”. 14 Buhariu, Libri i Nikahit. Shih gjithashtu Kur'anin 2: 232. 13

10 11

Kur'ani 30: 21. Kur'ani 13: 38.


E drejta familjare

101

Takvim – Kalendar 2010

102

Besimi dhe familja

Martesa

Besimi përbën themelin e institucionit të familjes. Një myslimaneje nuk i lejohet të martohet me një jomysliman.15 Martesa duhet të jetë në mes partnerëve të cilët kanë pikëpamje të përbashkëta për jetën e moralin, dhe të cilët marrin pjesë në këtë marrëdhënie për të përmbushur fatin e tyre si mëkëmbës të Zotit. Në fakt, është theksuar që një parim udhëzues në martesë duhet të jetë ai që “të këqijat janë për të këqijtë edhe të këqijtë janë të për të këqijat; ndërsa të ndershmet janë për të ndershmit edhe të ndershmit janë për të ndershmet”,16 dhe që “laviri nuk do të duhej të martohej me tjetërkënd përveçse me ndonjë lavire”.17 Besimi vazhdon të luajë rol vendimtar në gjithë sistemin e marrëdhënieve familjare. Babait apo djalit nuk i lejohet të trashëgojë apo t'i lërë trashëgim djalit a babait të tij jomysliman. Njësoj, nëse njëri nga bashkëshortët ndryshon besimin e tij a të saj, prishet kontrata martesore.18 Kështu, martesa nuk është thjesht një formë marrëdhëniesh seksuale, po është një institucion themelor fetar dhe shoqëror.

Islami urdhëron martesën.19 Ai ndalon të gjitha format e marrëdhënieve seksuale jashtë martesës (d.m.th. para ose jashtë marrëdhënieve martesore). Ai urdhëron që kjo marrëdhënie të mos lidhet thjesht në ndjekje të kënaqësisë së çastit dhe kalimtare, “vetëm për të kaluar një kohë të mirë”, por duhet të jetë përmes martesës dhe të vazhdojë në një mënyrë përgjegjësish, të planifikuar mirë dhe të qëndrueshme. Ajo duhet të institucionalizohet, në formë të martesës dhe jetës familjare të qëndrueshme. Kjo marrëdhënie nuk është një marrëdhënie e përkohshme, veçse është e përhershme dhe e përjetshme dhe nga çdo partner pritet të bëjë përpjekje serioze e të qëndrueshme për të jetuar së bashku dhe për të luajtur rolin e tyre në shoqëri. Institucioni i familjes luan një rol shumë të rëndësishëm në shoqërinë myslimane. Kjo është njësia bazë e asaj shoqërie dhe organizohet në mënyrë të tillë që të veprojë si shoqëri në miniaturë. Rreth 1/3 e ahkameve (urdhrave ligjore të Kuranit) kanë të bëjnë me familjen dhe rregullimin e saj në mënyrë të duhur. Rrjeti i të drejtave dhe detyrimeve që ofron baza e jetës familjare, ka për qëllim krijimin e këtyre qëndrimeve dhe mënyrave të sjelljes, që i dëshiron Islami për individin dhe shoqërinë. Është ngritur një balancë e re në rolet dhe marrëdhëniet që ekzistojnë në mes burrave e grave, në mes të rinjve e të moshuarve, në mes fisit të afërm e të largët, në mes shfrenimit e disiplinës, në mes gjykimit individual e kontrollit shoqëror. Familja myslimane është një familje e zgjeruar, dhe marrëdhënie të ndryshme aty zënë pozicione të ndryshme. Ajo nuk është një bërthamë, familje që përbëhet vetëm nga prindërit e fëmijët. Normalisht, ajo ka tri a katër gjenerata nën ambrellën e saj.

15

Shih Kur'anin 2: 221. Përjashtimi i vetëm është që muslimani mund të martojë të krishteren apo çifuten, mbi bazën e asaj që muslimanët, të krishterët dhe çifutët besojnë në librat e shpallur dhe si pjesë e tillë, në një masë të caktuar, ndajnë opinion të përbashkët mbi jetën. Kjo leje është vetëm në rastet kur bashkëshorti, si udhëheqësi i familjes, është musliman. Muslimanes nuk i lejohet të martojë me burrin e krishteri apo çifut, përveç kur ai pranon Islamin. 16 Kur'ani 24: 26. Shih Mishkat aI-Masahib, (Tr. J. Robson, Lahore: S.M. Ashraf 1963) Vol. II, p.658. 17 Kur'ani 24:3. 18 Këto raste nuk do të thotë se Sheriati nuk përshkruan të drejtat dhe obligimet madje edhe në raste të tilla. Babai jomusliman ka të drejta të caktuara, ashtu si gruaja që e ndërron besimin. Por kjo është një çështje tjetër. Këtu jemi vetëm duke u përpjekur të tregojmë rolin vendimtar të besimin në institucionin e familjes.

19

Kur'ani 24: 3.


E drejta familjare 103 Një vështrim i kujdesshëm në ligjin islam të tragjëgimisë, tregon që të gjitha këto marrëdhënie janë pjesë integrale e strukturës bazë të familjes dhe jo vetëm pjesë periferike e saj. 20

Takvim – Kalendar 2010 104 or, ideologjik dhe kulturor në gjithë zinxhirin e shoqërisë, në njërën anë, dhe në periudhën e kaluar, të tashmen e të ardhmen, në anën tjetër. Të përshkruajmë shkurtimisht objektivat dhe funksionet e familjes ashtu sikur janë shpallur në Kuran dhe Synet.

Barazia e gjinive Islami pohon barazinë e burrit dhe gruas si qenie njerëzore. Kjo, megjithatë, nuk prodhon mosdiferencimin e roleve dhe funksioneve të tyre respektive në shoqëri. Islami kundërshton përzierjen e lirë të gjinive dhe këtë e konsideron në kundërshtim me rolin që ka familja në shoqëri. Përgjegjësia kryesore e gruas është të veprojë në shtëpi e familje, dhe gjithçka që është e nevojshme të veprohet për t’u zhvilluar këto institucione. Ajo, gjithashtu, ka përgjegjësi, të drejta e detyrime të caktuara shoqërore, por shqetësimi i saj kryesor është familja. Kjo është një ndarje funksionale e roleve e aktiviteteve dhe është konsideruar si esenciale për funksionimin e duhur të institucioneve të ndryshme të shoqërisë dhe për shëndetin e saj moral e për mirëqenien. Edhe përgjegjësia për të fituar mbështetje te bashkëshorti, kurse arsimimi, trajnimi dhe edukimi i duhur i fëmijëve dhe funksionimi optimal i shtëpisë e marrëdhënieve të gjera familjare mbështeten te bashkëshortja.21

Familja: Objektivat dhe funksionet e saj Cilat janë funksionet që Islami kërkon nga institucioni i familjes që të kryejë ajo në jetën e individit dhe të shoqërisë? Familja nuk është vetëm një faktor për lindjen e qenies njerëzore, megjithëse ruajtja dhe komunikimi i racës është një nga objektivat e saj. Kjo është bazë e gjithë strukturës shoqërore-kulturore dhe një mekanizëm i vetëqëndrueshëm për të siguruar stabilitetin shoqër20

Syed Amir Ali. Mohammedan law Lahore. All Pakistan Legal Decisions. 1965 Vol. II pp44-48. 21 Kur'ani 33: 33.

A) Ruajtja dhe vazhdimësia e racës njerëzore Mbijetesa e racës njerëzore e kulturës, dhe vazhdimësia në funksionimin e mëkëmbësisë së njeriut, varen nga funksionimi efektiv i mekanizmit të lindjes dhe riprodhimit. Të gjitha faktet e kërkesës për lindjen, për të cilat ka nevojë, procesi është një strukturë e qëndrueshme për të siguruar zhvillimin. Burrë, grua dhe fëmijë, që të gjithë kanë nevojë për një institucion të përhershëm e të vazhdueshëm, për të përmbushur këtë rol. Familja është institucioni që mund të kujdeset për gjithë procesin, që nga faza fillestare e deri tek realizimi i saj. Kurani thotë: “O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj Që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi partnerin (shoqen) e saj, e prej atyre të dyve u shtuan burra shumë e gra…”. (enNisaë, 1) “Gratë tuaja janë vendmbjellje juaj, afrojuni vendmbjelljes suaj si të dëshironi, por përgatituni për veten tuaj, dhe kini frikë Allahun, e ta dini se fundi juaj është tek Ai, e besimtarëve jepu myzhde”. (el-Bekare, 223)

B) Mbrojtja e moralit Marrëdhëniet seksuale janë një dëshirë natyrale dhe krijuese. Megjithëse është e përbashkët për të gjitha qeniet e gjalla, dëshira për marrëdhënie e burrit dhe gruas ka disa aspekte unikale. Te kafshët, kjo është kryesisht për lindje dhe është e rregulluar përmes instinktit dhe proceseve të natyrës. Nevoja e çiftit nuk është efektive “në çdo kohë”. Ajo është e lidhur me sezonet dhe ciklet. Tek njeriu nuk është kështu. Por kontrolli dhe rregullimi janë thel-


E drejta familjare 105 bësore për ekzistencën e shëndetshme, madje edhe në nivelin biologjik. Ato bëhen më të rëndësishme në nivelet shoqërore dhe kulturore. As maturia totale dhe as imoraliteti i pandërprerë nuk mund të shpien në një ekzistencë të qëndrueshme dhe të shëndetshme. Islami ndalon marrëdhëniet seksuale jashtëmartesore në të gjitha format. Po urdhëron martesën midis burrave dhe grave, për të përmbushur nevojat e tyre natyrore, për të gëzuar këtë aspekt të jetës në mënyrë të tillë që kënaqësia dhe përgjegjësia të shkojnë bashkë me njëra-tjetrën. Marrëdhëniet seksuale në martesë dhe vetëm martesa siguron një mekanizëm kontrolli për dëshirën seksuale. Ajo gjithashtu vepron si një valvulë sigurimi për moralin seksual. Nëpërmjet saj, përmbushja dhe sublimimi arrihen në një mënyrë të balancuar dhe ekuilibri në marrëdhëniet seksuale. Kurani martesën e quan si hisn “kala”, d.m.th. (ajo është mbrojtje) kundër një jete të pangopësisë. Ai thotë: “…Pra, martohuni me ato (robëresha) e me lejen e të zotërve të tyre dhe jepuni kurorë në mënyrë të drejtë, (zgjidhni) të ndershme e jo prostituta të hapura apo të fshehta…”. (enNisaë, 25) Në një vend tjetër, e njejëta çështje është theksuar duke iu referuar burrit: “…Gratë e ndershme besimtare, dhe (gra) të ndershme nga ata të cilëve u është dhënë libri para jush, kur atyre u jepni pjesën e caktuar të kurorës, por duke pasur për qëllim martesën, e jo imoralitetin dhe jo si dashnore ilegale…”. (elMaide, 5)

C. Stabiliteti psiko-emocional, dashuria dhe mirësia Një objektiv tjetër i martesës është arritja e marrëdhënieve psikologjike, emocionale dhe shpirtërore. Marrëdhëniet në familje, në mes të gjithë anëtarëve të saj, dhe më të rëndësishmet nga të gjithë, në mes bashkëshortit dhe bashkëshortes, nuk janë thjesht marrëdhënie utilitare. Ato janë marrëdhënie shpirtërore

Takvim – Kalendar 2010 106 dhe ruhen e gjenerojnë dashuri, mirësi, mëshirë, besim reciprok, vetësakrificë, ngushëllim dhe prehje. Më e mira në natyrën e njeriut shpreh veten në lulëzimin e këtyre marrëdhënieve. Ajo është vetëm në kontekstin e familjes, sepse çfarë është shpirtërisht e mundshme te burrat dhe gratë, bëhet reale dhe vendos ritmin për lulëzimin e mirësisë dhe virtytit brenda familjes dhe jashtë saj. Në marrëdhëniet martesore, secili partner kërkon përmbushjen e kërkesave gjithnjë në rritje. Me fëmijët në familje, vlerat e simpatisë, dashurisë dhe mëshirës e sakrificës për të tjerët, e tolerancës dhe mirësisë janë përkthyer në realitet dhe janë rrënjosur në karakter. Është familja ajo që ofron klimën më të pëlqyeshme për zhvillimin dhe plotësimin e personalitetit të njeriut. Kjo është arsyeja pse Muhamedi a.s. ka thënë që shtëpia është vendi më i mirë në botë. Ky funksion i martesës dhe familjes është theksuar në Kuran në disa mënyra. Ai thotë: “Dhe nga faktet (e madhërisë së) e Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj çiftin (gratë), ashtu që të gjeni prehje tek ato, dhe në mes jush krijoi dashuri e mëshirë…”. (err-Rrum, 21) Në një vend tjetër, marrëdhëniet në mes bashkëshortëve janë përshkruar si ato në mes “trupit dhe petkut”. “…ato janë prehje për ju dhe ju jeni prehje për ato…”. (elBekare, 187) Kjo thekson ngjashmërinë e tyre, unitetin e tyre, diçka shumë më madhështore se barazia ligjore. Burri e gruaja, që të dy janë përshkruar si prehje të njëri-tjetrit. Petku është diçka më e afërta për trupin e njeriut. Ai është pjesë e botës së jashtme, e cila bëhet pjesë e qenies sonë. Kjo është afërsia e marrëdhënieve në mes bashkëshortëve. Petku është diçka që mbulon trupin dhe e mbron atë. Bashkëshortët janë mbrojtës dhe ruajtës të njëri-tjetrit. Petku e zbukuron atë që e mban. Ndonjëri e ndien veten jo të plotë pa të. Bashkëshorti dhe bashkëshortja plotësojnë njëri-tjetrin. Njëri e plotëson, e përsos dhe e zbukuron tjetrin. Gjithashtu, kjo marrëdhënie mbron moralin, dhe pa këtë mburojë morali u ekspozohet


E drejta familjare 107 rreziqeve të sensualitetit të paligjshëm. Të gjitha këto aspekte janë përfshirë në një frazë të vetme, por të përmbledhur: ju jeni si prehje për njëri-tjetrin.

D. Shoqërizimi dhe orientimi drejt vlerave Funksioni i lindjes së fëmijës mbetet i mangët pa pjesën e tij më të rëndësishme - rritjen dhe edukimin e fëmijës, arsimimin e tij, orientimin, ndërtimin e karakterit dhe hyrjen graduale në fe dhe kulturë. Kjo sepse, për shkak të këtij aspekti, kujdesi familjar bëhet një punë me kohë të plotë. Asnjë institucion tjetër dhe madje as dhe një numër institucionesh, nuk mund të kujdesen për këtë funksion, sa familja. “…dhe kini frikë Allahun me Emrin e të Cilit përbëtoheni, ruajeni farefisin, se Allahu është mbikëqyrës mbi ju”. (enNisa, 1) Për të qenë të vetëdijshëm për detyrën e lidhjeve të mitrës, është një kërkesë gjithëpërfshirëse që përmbledh obligimet ndaj bashkëshortes fëmijëve dhe marrëdhëniet tjera. “Dhe kujdesu për atë që është për ju” - në suren Bekare i referohet gjithashtu funksionit të njëjtë.22 Njeriu është i urdhëruar të kujdeset për veten dhe anëtarët e familjes së tij. “O ju që keni besuar!” thotë Kurani - “ruani veten, gratë dhe fëmijët tuaj nga zjarri”.23 Ky objektiv është përcaktuar në formën e lutjes në një numër vendesh: “…Zoti ynë, na bën të jemi të gëzuar me (punën) e grave tona dhe pasardhësve tanë, e ne na bën shembull për të devotshmit”. (el-Furkan, 74) “O Zoti im! Më bëj nga ata që falin namazin, e edhe prej pasardhësve të mi, dhe pranoje lutjen time, o Zoti ynë!” (Ibrahim, 40) 22 23

Kur'ani 2: 223. Kur'ani 44: 6.

Takvim – Kalendar 2010 108 Roli i familjes si organi bazë i shoqërizimit, është rekomanduar nga Muhamedi a.s. në një numër hadithesh. Ai thotë: “Çdo fëmijë lind në natyrshmërinë e Islamit dhe prindërit e tij janë ata që e kthejnë në të krishterë, çifut apo pagan”. Muhamedi a.s. thotë: “Nga gjithë ajo që babai mund t'i japë fëmijës së tij, më e mira është edukimi dhe trajnim i mirë i tij”. “Dhe kush është kujdesur për tri vajzat apo tri motrat e tij dhe (atyre) u ka dhënë një edukim dhe trajnim të mirë, i trajton me dashamirësi derisa Zoti i bën që të qëndrojnë në këmbët e tyre, me hirësinë e Zotit për vete ka fituar vend në Xhenet”.24 Megjithëse përgjegjësia e parë e njeriut është ajo ndaj fëmijëve dhe vëllezërve e motrave më të reja, ky institucion i kujdesit familjar mbulon një numër marrëdhëniesh, të afërta e të largëta, në përputhje me rrethanat. Kujdesi për prindërit e dikujt dhe për anëtarët e dobët a të varfër të familjes, është urdhëruar vazhdimisht nga Kurani dhe Syneti.

E. Siguria sociale dhe ekonomike Institucioni i familjes është një pjesë e rëndësishme e sistemit islam të sigurisë social-ekonomike. Të drejtat nuk kanë të bëjnë thjesht vetëm me aspektet morale, kulturore dhe ideologjike. Ato përfshijnë të drejtat ekonomike dhe sociale të anëtarëve të familjes. Muhamedi a.s. thotë: “Kur Zoti ju jep mirëqenie, shpenzojeni së pari për veten dhe familjen tuaj”. Mirëmbajtja e familjes është një detyrë ligjore e bashkëshortit, madje edhe nëse gruaja është e pasur. Shpenzimi për “marrëdhëniet e mitrës” është urdhëruar në mënyrë specifike. Të afërmit e varfër kanë të drejtë prioritare për zekatin dhe kontributet e tjera sociale. Ligji i trashëgimisë gjithashtu tregon natyrën e obligimeve ekonomike brenda strukturës së familjes. Kjo përgjegjësi shtrihet në një numër marrëdhëniesh. Prindërit e gjyshërit dhe lidhjet nga babai e nëna kanë të drejtë 24

Mishkat, Libri XIII fq.716.


E drejta familjare 109 mbi pasurinë dhe burimet e dikujt. Dikush njëherë e pyeti Muhamedin a.s. “Unë kam pasuri dhe babai im ka nevojë për të”. Muhamedi a.s. iu përgjigj: “Ju dhe pasuria juaj i takoni babait tuaj. Fëmijët tuaj janë ndër gjërat më të mira që fitoni. Hani nga ajo që fitojnë fëmijët tuaj”. Ekzistojnë hadithe të cilat theksojnë të drejtat e tezeve, xhaxhallarëve dhe të afërmëve të tjerë. Jetimët në familje duhet të përvetësohen dhe të trajtohen si fëmijët e tjerë të tyre. Për anëtarët në moshë duhet të kujdesen dhe ata duhen trajtuar me ndershmëri, dashamirësi e respekt, dhe në të njëjtën mënyrë këto përgjegjësi shtrihen për nipat e mbesat e mëdha. Madje edhe të afërmit në nevojë të ndonjë prej bashkëshortëve, kanë pretendime për anëtarët e pasur. Nga funksionet e martesës dhe familjes është përforcimi i lidhjeve me të afërmit dhe bashkimin e tyre në një kohezion social-ekonomik dhe mbështetje reciproke. Kjo nuk është thjesht një sistem i sigurisë ekonomike, megjithëse ndërvarësia dhe mbështetja ekonomike janë elementet e saj të rëndësishme. Islami themeloi dhe një sistem të sigurisë psiko-sociale. Anëtarët e familjes mbeten të integruar brenda saj. Të moshuarit nuk shkojnë në shtëpitë e të moshuarve. Jetimët nuk duhen hedhur në jetimore. Të varfrit dhe të papunët nuk duhen lejuar të mbijetojnë nga asistenca publike. Në vend të kësaj, të gjitha këto probleme janë, në radhë të parë, të zgjidhura brenda strukturës së familjes në një mënyrë që është më njerëzore dhe është në përputhje me nderin e me nevojat e të gjithëve. Nuk është vetëm privimi ekonomik ai për të cilin duhet përkujdesje, por duhet përkujdesje gjithashtu edhe për nevojat emocionale.25 Roli shoqëror bëhet më i qartë në kontekstin e urdhrit kuranor për poligaminë. Poligamia e kufizuar është e lejuar në Islam, sepse Islami është fe praktike dhe ka për synim udhëzimin e qenie25

Familja është radha e parë e sistemit islam të sigurisë shoqërore. Radhët e thera përfshijnë një numër institucionesh shoqërore dhe sistemi shtetëror i sigurisë shoqërore është një nga ato.

Takvim – Kalendar 2010 110 ve njerëzore. Mund të ketë situata kur monogamia e detyruar mund të shpjerë në mospërputhje morale a shoqërore me pasoja katastrofike. Kërkesa seksuale nuk është e njëjtë për të gjitha qeniet njerëzore, dhe as aftësia e tyre për të kontrolluar veten. Për një numër arsyesh, njeriu mund t'i ekspozohet një situate kur zgjedhja para tij mund të jetë në mes një martese të dytë apo një lëvizjeje drejt mëkatit. Në situata të tilla, lejohet poligamia. Në mënyrë e ngjashme mund të ketë situata më të ndjeshme familjare apo shoqërore. Për të marrë vetëm një shembull shoqëror, ekzistojnë periudha, veçanërisht pas luftërave, kur numri i grave në një shoqëri tejkalon numrin e burrave. Në një situate të tillë, disa gra - ose mbesin përgjithmonë të veja dhe/ose jetojnë në mëkat apo mund të pranohen në sistemin familjar përmes poligamisë. Islami parapëlqen përvetësimin e tyre në familje. Këto pika për funksionin shoqëror të martesës, janë si korrigjues për pabarazi të caktuara shoqërore. Në mënyrë të ngjashme, mund të ketë jetimë në familje apo në shoqëri dhe vetëm familja nuk mund t'u ofrojë dashuri, kujdes e dinjitetin për të cilin kanë nevojë. Ajeti kuranor që jep leje për poligaminë, është shpallur pas luftës së Uhudit, ku u vranë rreth 10% e ushtrisë myslimane dhe u krijua problemi i të vejave dhe jetimëve në shoqëri. Megjithëse lejimi është i përgjithshëm, konteksti historik ofron të dhëna të rëndësishme për funksionimin e institucionit. Kurani thotë: “Në qoftë se frikësoheni se nuk do të jeni të drejtë ndaj bonjakëve, atëherë martohuni me ato gra që ju pëlqejnë; me dy, tri e me katra. E nëse i frikësoheni padrejtësisë (ndaj tyre), atëherë vetëm me një, ose (martohuni) me ato që i keni nën pushtetin tuaj (robëreshat). Ky (kufizim) është më afër që të mos gaboni." (en-Nisaë, 3) Gjithashtu, martesa është inkurajuar për të zgjatur mbrojtjen për të dobëtin brenda familjes. Muhamedi a.s. komentoi sjelljen e ndritshme të një të riu, i cili u martua me një të ve të moshuar, pasi ai kishte motra të reja dhe nëna e tyre kishte vdekur, e ai


E drejta familjare 111 dëshironte të martohej me një grua e cila të mund të kujdesej për to dhe t'i edukonte si duhet. Në skemën islame të jetës, familja siguron kushte ekonomike ashtu sikurse edhe siguri morale, shoqërore e emocionale dhe gjihashtu kjo krijon integrim dhe kohezion të marrëdhënieve. Kështu, Islami krijon një sistem të gjerë dhe më tepër human të sigurisë social-ekonomike.

Ë. Zgjerimi i horizonteve familjare dhe krijimi i kohezionit social në shoqëri Martesa është gjithashtu një mjet për të zgjedhur fushën e marrëdhënieve dhe për të zhvilluar lidhjet në mes grupeve të ndryshme shoqërore, në mes familjeve, fiseve dhe nacionaliteteve. Muhamedi a.s. thotë: “Aleancat martesore (në mes dy familjesh a fisesh) rrisin miqësinë më shumë se çdo gjë tjetër”.26 Martesa vepron si urë në mes familjeve, fiseve e komuniteteve të ndryshme dhe ka qenë e dobishme për inkuadrimin e njerëzve të ndryshëm në një lidhje më të gjerë. Në praktikë, martesa këtë rol kishte luajtur në periudhën e hershme islame, si dhe gjatë gjithë historisë islame e në të gjitha pjesët e botës.

F. Motivimi për përpjekje dhe sakrificë Gjithashtu është sugjeruar në mënyrë të tërthortë se martesa rrit ndjenjën e përgjegjësisë dhe njeriun e nxit të bëjë përpjekje më të mëdha për të siguruar jetesën dhe për të përmirësuar kushte më të mira ekonomike. Ky aspekt është përmendur në Kuran, kur ai i urdhëron njerëzit që të martohen. Ai thotë: “Dhe martoni të pamartuarit (të pamartuarat) edhe robërit e robëreshat tuaja që janë të ndershëm e të ndershme. Nëse 26

Mishkat.

Takvim – Kalendar 2010 112 janë të varfër, Allahu i begaton nga mirësitë e Tij. Allahu është bujar i madh, i gjithëdijshëm”. (en-Nur, 32) Ka edhe disa funksione kryesore, që ishin realizuar nga familja në shoqërinë islame. Ajo siguron riprodhimin dhe lindjen e shoqërisë njerëzore. Ajo vepron si mbrojtës i moralit të individit dhe shoqërisë. Ajo krijon një kontekst të ngjashëm për plotësimin shpirtëror dhe emocional për bashkëshortët, si dhe për anëtarët e tjerë të familjes gjithashtu, dhe nxit dashurinë, dhembshurinë dhe qetësinë në shoqëri. Ajo nis gjeneratat e reja në kulturë, traditë dhe për zhvillimin e mëtejmë të civilizimit të tyre. Ajo është një fletë ankorimi e një sistemi të sigurisë social-ekonomike. Ajo thekson motivimin e njeriut dhe fuqizon stimulet për përpjekje dhe progres shoqëror. Ajo është djepi i qytetërimit dhe një urë që u mundëson gjeneratave të reja të lëvizin në shoqëri. Ajo është lidhja që bashkon të kaluarën me të tashmen e të ardhmen në një mënyrë të tillë që transicioni social dhe ndryshimi të ndodhin në një proces të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm. Kësodore, ajo është, në njërën anë, mjet i përvetësuar për rregullimin e marrëdhënieve në mes gjinive dhe për sigurimin e mekanizmit me të cilin lidhja e një fëmije me komunitetin është përcaktuar, dhe, në anën tjetër, ajo është njësia themelore e shoqërisë që integron pjesëtarët e saj brenda vetes dhe u mundëson atyre të luajnë rolin e tyre ideologjik dhe kulturor në botë (si tani ashtu edhe në të ardhmen). Kjo është rëndësia gjithëpërfshirëse e institucionit të familjes. Nëse ky institucion dobësohet ose shkatërrohet, e ardhmja e gjithë kulturës dhe qytetërimit do të kërcënohet. Rolin kyç në zhvillimin e duhur të familjes e l,juan gruaja. Në një shoqëri islame, ajo është e liruar nga masa të rrepta në kërkimin e një jetese duke ndjekur kërkesat për të gjetur punë dhe për të punjuar. Në vend të kësaj, ajo më shumë ose më pak ia kushton veten eskluzivisht familjes, dhe jo thjesht fëmijëve të saj, po të gjitha marrëdhënieve të ndërvarura në familje. Ajo është përgjegjëse për drejtimin e saj në mënyrën më të mirë të mundshme. Ajo kujdeset për të në aspektin fizik, emocional, edukues, admi-


E drejta familjare 113 nistrativ dhe në aspektin e nevojave të tjera. Ajo është vetë bota dhe përfshin një rrjet veprimtarish intelektuale, fizike dhe organizative. Ajo e drejton dhe udhëheq këtë botë me përgjegjësi dhe autoritet.27

Martesa, si një institucion shoqëror, është në thelb një kontratë civile. Dhe, si një kontartë civile, ajo është në të njëjtën pozitë si kontratat e tjera. Vlefshmëria e saj varet nga kapaciteti i palëve kontraktuese, të cilat, sipas ligjit islam, konstatohen nga pikëpamja e pjekurisë dhe maturisë. Pëlqimi i ndërsjellë dhe deklarata publike e kontratës së martesës, janë thelbësore për të. Ligji nuk insiston në ndonjë formë të veçantë, në të cilën lidhet kjo kontratë, ose për ndonjë ceremoni të veçantë fetare, megjithëse ekzistojnë forma të ndryshme tradicionale që zotërojnë tek myslimanët në pjesë të ndryshme të botës, dhe është konsideruar e këshillueshme që veprimet të përputhen me ato. Për sa i përket Sheriatit, vlefshmëria e martesës varet nga propozimi i njërës palë (ixhab) dhe pranimi (kubul) i palës tjetër. Kjo ofertë dhe ky pranim mund të bëhen drejtpërdrejt midis palëve ose përmes ndonjë të autorizuari (vekil). Në një martesë tradicionale myslimane, pëlqimi i

Takvim – Kalendar 2010 114 gruas sigurohet nëpërmjet përfaqësuesit të saj. Natyrisht, për këtë kontratë martesore, që përbën një ceremoni familjare, duhet të ketë të paktën dy dëshmitarë. Gjithashtu një kusht është edhe mehri, të cilin bashkëshorti ia paguan gruas dhe i cili është për gruan dhe përdorimin e përfitimin ekskluziv të tij e gëzon ajo vetë. Ky i fundit (d.m.th. mehri) është një pjesë e rëndësishme e skemës, por nuk është thelbësore për ligjshmërinë e martesës, sepse shuma e tij duhet të jetë e paracaktuar. Mungesa e metrit, si i tillë, nuk do ta bëjë martesën të pavlefshme, megjithëse pritet që burri ta paguajë sipas zakonit. Duke qenë një kontratë civile, palët ruajnë të drejtat e tyre personale si përkundrejt njëri-tjetrit, ashtu edhe përkundrejt të tjerëve. Fuqia për t'i dhënë fund lidhjes martesore, është e të dy palëve dhe qëndron në format specifike mbi të cilat është ngritur ajo. Martesa në Islam nuk është një bashkim i përkohshëm dhe kjo ka për qëllim gjithë spektrin e jetës. Megjithatë, nëse dështon t'u shërbejë objektivave të saj dhe bie në mënyrë të pandreqshme, prishja e martesës është e lejuar.28 Para prishjes përfundimtare është e këshillueshme të merret mendimi i familjes. Kjo është përcaktuar në Kuran dhe Synet. Nëse dështon kjo, atëherë duhen marrë hapat për prishjen e martesës. Janë tri forma të prishjes: shkurorëzimi/divorci nga bashkëshorti (talaku), ndarja e kërkuar nga gruaja (hul'ë) dhe prishja e martesës nga një gjykatë. Ligjet e detajuara dhe aktet nënligjore janë shpallur në Kuran dhe Synet në lidhje me këto, dhe janë kodifikuar në literaturën e fikut, për të rregulluar aspekte të ndryshme të martesës dhe të jetës familjare. Martesa myslimane është zakonisht një martesë e kontraktuar. Megjithëse martesa është kryesisht një marrëdhënie në mes

27

28

Familja në Islam: Struktura, parimet dhe rregullat Ne kemi diskutuar tiparet e spikatura të pikëpamjes islam mbi jetën, themelet e familjes në Islam dhe objektivat e funksionet e saj. Në këtë pjesë përfundimtare, duhet të bëhet një përpjekje për të shpjeguar shkurtimisht punën aktuale të institucionit të familjes në Islam, strukturën, parimet dhe rregullat e saj.

Martesa dhe divorci

S.N. Nasr. Ideals and Realities of Islam, (London: George Allen and Unwin, 1966), fq.113.

Muhamedi a.s. thotë: “Divorci është gjëja më e neverishme tek Allahu xh.sh. nga të gjitha gjërat e lejuara”. (Mishkat)


E drejta familjare 115 bashkëshortëve, ajo në fakt ndërton marrëdhënie në mes dy familjeve, madje edhe më shumë. Kjo është arsyeja pse anëtarët e tjerë të familjes, veçanërisht prindërit e bashkëshortëve, luajnë një rol shumë të rëndësishëm në martesë. Pëlqimi i nuses e dhëndrit është thelbësor dhe, në fakt, i domosdoshëm. Megjithëse përzierja e lirë e gjinive është e ndaluar, ajo është e lejuar për partnerët që synojnë të martohen, për të parë njëri-tjetrin para martesës. Megjithatë, është e rëndësishme që martesa në shoqërinë myslimane nuk është thjesht një marrëveshje private në mes burrit e gruas. Kjo është arsyeja pse për marrëveshjen, materializmin dhe përmbushjen e saj, kontributin e tyre efektiv e jep gjithë familja.

Mënyra e lidhjes së martesës Për martesën nuk është parashikuar asnjë ceremoni e veçantë. Në parim është theksuar që martesa duhet të bëhet publikisht. Anëtarët e tjerë të shoqërisë duhet të dinë për këtë zhvillim, mundësisht në një mënyrë që është përvetësuar nga shoqëria, si përdorim i saj (urf). Normalisht, nikahu (kontrata martesore) bëhet në një tubim shoqërorë, ku mblidhen anëtarët e të dy familjeve dhe miqtë e të afërmit e tjerë. Nikahu mund të bëhet nga çdo person. Zakonisht, në shoqërinë myslimane personat janë të njohur si kadi, të cilët janë të ngarkuar me këtë përgjegjësi. Në ceremonin e martesës, ata lexojnë nga Kurani e Syneti dhe luten që bashkëshortët të kenë një jetë të pastër, me dashuri reciproke, me besnikëri e përgjegjësi shoqërore. Pastaj kontraktohet martesa kur të jenë bërë propozimi (ixhab) dhe pranimi (kubul) para dëshmitarëve. Pas martesës, nusja shkon në shtëpinë e dhëndrit dhe të dy fillojnë një kapitull të ri të jetës së tyre. Pas lidhjes së martesës, dhëndri organizon një aheng me të afërmit dhe miqtë. Qëllimi i vërtetë i këtyre tubimeve dhe ahengjeve është një rast për ta bërë ngjarjen si një funksion shoqëror dhe për të krijuar mundësinë që shoqëria të mësojë për këtë ngjarje dhe të marrë pjesë në të. Muhamedi a.s. u ka rekomanduar njerëzve që këto festime t’i or-

Takvim – Kalendar 2010 116 ganizojnë me thjeshtësi dhe për të ndarë gëzimin me të tjerët. Ai thotë: “Martesa më e mirë është ajo që është me më pak mundim dhe shpenzime”. Dhe: “Festat më të këqija janë ato festa të martesave, ku ftohen të pasurit dhe të varfrit lihen anash. Dhe ai që refuzon të pranojë një festë për një aheng martese, me të vërtetë kundërshton Zotin dhe Pofetin e Tij”.29

Struktura e familjes myslimane Struktura e familjes përbëhet nga tre rrathë. I pari dhe më të afërmit përbëhen nga bashkëshorti, bashkëshortja, fëmijët e tyre, prindërit e tyre që jetojnë me ta, dhe shërbëtorët, nëse kanë. Grupi tjetër, rrethi qendror i familjes, përbëhet nga një numër i të afërmve, me të cilët jetojnë së bashku ose jo, që kanë kërkesa të veçanta ndaj njëri-tjetrit, të cilët lëvizin lirshëm brenda familjes, dhe me të cilët martesa është e ndaluar dhe në mes të cilëve nuk ka hixhab. Këta janë njerëz të cilët kanë gjithashtu kërkesa paraprake mbi pasurinë, burimet e një personi, në jetë si dhe në vdekje (si përfitues, i njohur si në çështje të “aksionarëve”, trashëgues, linja e parë e trashëgimtarëve). Gjëja vendimtare në këtë drejtim është se ata janë të konsideruar si Mahram, ata me të cilët martesa është e ndaluar. Kjo përbën thelbin e vërtetë të familjes, për të ndarë me njëri-tjetrin gëzimet, shpresat dhe frikën. Kjo marrëdhënie buron nga lidhja e gjakut dhe afria. Marrëdhëniet e bazuara në lidhje gjaku përfshijnë: a) babanë, nënën, gjyshin, gjyshen dhe paraardhësit e tjerë të drejtpërdrejt; b) pasardhësit e drejtpërdrejtë, që janë: fëmijët, vajzat, nipait, mbesat etj.; c) marrëdhëniet e shkallës së dytë (siç janë vëllezërit, motrat dhe pasardhësit e tyre); ç) hallat e tezet / motrat e babait a të nënës (jo vajzat ose pasardhësit e tjerë). Në marrëdhënie afrie përfshihen (I) vjehrra, vjehrri; (II) vajzat e bashkëshortes, djemtë e burrit apo bijat e bijtë e mëdhenj të 29

Mishkat.


E drejta familjare 117 tyre; (III) gruaja e djalit, gruaja e djalit të djalit, dhe (IV) njerka (njerku). Kjo është familja e vërtetë e gjerë dhe nukleusi i marrëdhënieve. Të gjitha ato marrëdhënie që janë jashtë këtij rrethi, përbëjnë periferinë e jashtme të familjes. Ata, gjithashtu, kanë të drejtat dhe obligimet e tyre, që kanë lindur nga fakti që një numër i tyre janë përfshirë në linjat e dyta dhe të treta të trashëgimtarëve.

Pozita e burrit dhe gruas Në organizimin e brendshëm të familjes, burri është mbikëqyrësi kryesor dhe i përgjithshëm. Në fakt, është anëtari i madh i familjes së zgjeruar, që zë pozitën e udhëheqësit. Përgjegjësitë kryesore të burrit qëndrojnë jashtë familjes. Ai është për të mbështetur familjen ekonomikisht dhe materialisht; ai duhet të kujdeset për marrëdhëniet e familjes me pjesën tjetër të shoqërisë, të ekonomisë e politikës dhe ai duhet të kujdeset për kërkesat e disiplinës brenda familjes. Këtu gjithashtu, gruaja më e madhe është konsideruar si qendra e organizimit të familjes, por brenda çdo rrethi dhe tufe gëzohet pozicioni qendror relativ nga ajo grua, e cila përbën themelin e saj. Një spektër i të drejtave dhe përgjegjësive reciproke është zhvilluar në mënyrë të tillë që janë zhvilluar marrëdhënie të balancuara në mes të gjithëve. Kurani thotë: “Burrat janë përgjegjës për gratë, ngase Allahu ka graduar disa mbi disa të tjerë dhe ngase ata kanë shpenzuar nga pasuria e tyre (për mbështetjen e tyre dhe familjes)…”. (enNisaë, 34) “…Edhe atyre (grave) u takon e drejta sikurse edhe përgjegjësia në bashkëshortësi, e burrave u takon një përparësi ndaj tyre. Allahu është i Gjithëfuqishëm, i Urtë”. (el-Bekare, 228) Kjo është në interes të organizimit dhe administrimit të duhur brenda familjes. Ekziston barazi në të drejta. Ekziston kufiri i përgjegjësive.

Takvim – Kalendar 2010 118 Burri është bërë udhëheqësi i familjes, në mënyrë që të mirëmbahen rendi dhe disiplina. Të dyja janë urdhëruar që të kryejnë funksionet e tyre respektive me drejtësi dhe barazi. Çështja e barazisë a pabarazisë së gjinive, është ngritur shpesh. Kjo çështje është, megjithatë, produkt i një konteksti të caktuar kulturor e ligjor, dhe është pasuri e patundshme jo e rëndësishme në kontekstin islam, ku barazia e burrave dhe grave si qenie njerëzore, është afirmuar në mënyrë hyjnore dhe është mbrojtur ligjërisht. Ka dallim të roleve dhe përgjegjësive dhe marrëveshjeve të caktuara që janë bërë për të përmbushur kërkesat e organizatave dhe institucioneve jo në bazë të superioritetit dhe inferioritetit të gjinive, por nga pikëpamja e fakteve themelore të jetës dhe nevojave të shoqërisë. Çdo rol është i rëndësishëm në të drejtën e vet dhe çdo person do të gjykohet në bazë të përgjegjësive të caktuara për të. Rolet e tyre nuk janë konkurruese, po plotësuese.

Familja dhe shoqëria Familja është pjesë e rendit shoqëror islamik. Shoqëria që Islami kërkon të krijojë, nuk është një ndjesi, një shoqëri që shkon nga marrëdhëniet seksuale. Ai krijon një shoqëri ideologjike, me një nivel të lartë të vetëdijes morale, angazhimit të fortë për idealin e Hilafes dhe orientim i qëllimshëm i sjelljes së të gjithë njerëzve. Disiplina e tij nuk është një disiplinë e imponuar, po një që rrjedh nga angazhimi i çdo individi për vlerat dhe idealet e Islamit. Në këtë shoqëri mbizotëron një shkallë e lartë e përgjegjësisë shoqërore. Gjithë sistemi vepron në një mënyrë që forcon dhe fuqizon familjen, dhe jo ndryshe. Familja është e mbrojtur nga ushtrimi i marrëdhënieve seksuale jashtë martesës. Rënia në mëkat (zinaja), si e tillë, ka qenë e ndaluar dhe autorit i është dhënë një dënim i rëndë. Të gjitha rrugët që çojnë te kjo e keqe, janë bllokuar dhe çdo gjë që hap rrugën drejt saj, është e kontrolluar dhe e pamundësuar. Kjo është


E drejta familjare 119 arsyeja pse imoraliteti është i ndaluar në çdo formë. Sistemi islam i hixhabit është një sistem i gjerë që mbron familjen e i mbyll rrugët që çojnë drejt marrëdhënieve seksuale të paligjshme ose edhe drejt kontakteve të rrëmujshme në mes personave gjinish të ndryshme në shoqëri. Ai përshkruan rregullat dhe rregulloret themelore për veshjen, mënyrat e sjelljes, rregullat e kontratës në mes gjinive dhe një numër çështjesh të tjera që janë qendrore a ndihmëse për të.30 Cilësive më të mira të jetës u është dhënë çdo nxitje, por ato janë shkatërruar nga konteksti i tyre fizik apo sensual dhe janë orientuar drejt asaj që është fisnike dhe e mirë në jetën njerëzore. Një numër i masave parandaluese janë marrë për të mbrojtur familjen nga ndikimet që mund të degjenerojnë apo dobësojnë atë klimë morale dhe shoqërore. Disa nga këto masa janë në natyrën e bindjeve morale, të tjerat marrin formën e rregullave dhe sanksionimeve shoqërore, dhe ato marrin formën e ligjit, shkelja e të cilit prodhon dënime shembullore. Të gjitha këto mbrojnë institucionin e familjes dhe i mundësojnë asaj të luajë rolin pozitiv në zhvillimin e shoqërisë myslimane. Martesa dhe familja në Islam duhet të studiohen dhe të kuptohen në kontekstin e skemës së jetës që Islami kërkon të krijojë. Ato nuk mund të kuptohen në izolim. Koncepti njeriut dhe i familjes që u jep Islami, është në kundërshtim me konceptin e njeriut dhe familjes që është mbizotërues sot në Perëndim. Ne nuk duam të jemi kurrsesi shfajësues. Ne refuzojmë të pranojmë mënyrën gjoja neutrale të vlerave që, do s'do, moda e jetës dhe perspektiva e njeriut vepron në kulturën laike të Perëndimit sot. Ne mendojmë se shpërbërja e familjes në Perëndim është për një pjesë rezultat i konfuzionit në lidhje me vendin dhe rolin e familjes në shoqëri dhe në lidhje me qëllimin e vetë jetës. Nëse objektivat 30

Abdul A'la Mawdudi, Purdah and the Status of Women in Islam, Tr. by AlAshari, (Lahore: Islamic Publications Ltd., 1973) and Ali Musa Muhajir, Islam In practical Life, (Lahore: Sh. Muhammad Ashraf, 1968), Ch. IX.

Takvim – Kalendar 2010 120 dhe vlerat e jetës nuk përcaktohen drejt, shpërbërja e mëtejshme e familjes dhe institucioneve të tjera nuk mund të parandalohet. Tragjedia e kohës sonë është se ndryshimet janë imponuar mbi njeriun nën stresin e zhvillimeve teknologjike dhe të tjera të jashtme, e gjithë procesi i ndryshimit është duke u bërë disi në mënyrë jo diskrete dhe i pavullnetshëm. Në një moshë kur liria adhurohet si Zot, njeriu është i privuar nga liria më e rëndësishme – liria për të zgjedhur idealet, vlerat, institucionet dhe modelet e jetës, - një nga detyrat më të mëdha që shtrihen përpara, është restaurimi dhe rehabilitimi i kësaj lirie të zgjedhjes dhe urtësisë së saj, dhe përdorimi i informuar për të ngritur në rregull shtëpinë e njerëzimit. Forcat jonjerëzore dhe amorale, qofshin të historisë apo të teknologjisë, nuk duhet të lejohet të vendosin për njeriun. Njeriu duhet të vendosë për veten e tij si mëkëmbës i Zotit në Tokë. Përndryshe, çfarëdo të jenë arritjet tona në fushën e shkencës dhe teknologjisë, ne do të lëvizim pa qëllim drejt një forme të re të skllavërisë dhe drejt abdikimit të detyruar të njeriut nga roli i tij real në botë. Prandaj, të gjithë ne duhet të rezistojmë, të paktën të gjithë ata që E besojnë Zotin dhe në ekzistencën e rendit moral në univers.

Përktheu: Fuad Morina Marrë nga www.iiu.edu.my


Takvim – Kalendar 2010 122 drejta islame ka një qëndrim mesatar për sa i përket çështjes së shkurorëzimit. Në këtë shkrim, do të bëj përpjekje për të shtjelluar këtë temë, në mënyrë që kjo të shërbejë për ta kuptuar sa më mirë dhe më drejt çështjen e shkurorëzimit në të drejtën islame.

I. Shkurorëzimi

Jurisprudencë Vedat Shabani

Vështrim rreth shkurorëzimit në të drejtën islame dhe në atë laike Hyrje Në këtë punim kam shtjelluar temën mbi shkurorëzimin sipas të drejtës islame dhe të drejtës laike. Mirëpo, fokusimi im ka qenë më shumë në të drejtën islame. E drejta islame radhitet në anën e legjislacioneve që lejojnë shkurorëzimin, mirëpo, për një veprim të tillë, patjetër duhet të ketë shkak dhe arsye të fuqishme. E drejta islame ka një qëndrim mesatar për sa i përket çështjes së shkurorëzimit. Nuk e ka ndaluar rreptësishtë, sepse një gjë e tillë do të ishte në kundërshtim me natyrën njerëzore dhe me vetë procedurën e martesës, po gjithashtu nuk është edhe krejtësisht liberale ndaj çështjes së shkurorëzimit. Këtë e vërtetojmë me fjalët e Pejgamberit Muhamed a.s., i cili thotë: “Hallalli më i urryer te Zoti është shkurorëzimi (talaku)”. Pra, me këtë kuptojmë se e

I. 1. Nocioni i shkurorëzimit sipas të drejtës islame dhe të drejtës laike Me shprehjen shkurorëzim (Et-Talak) në të drejtën islame nënkuptojmë prishjen e kontratës së martesës përmes aktit konkret apo të nënkuptueshëm.1 Ndërsa në të drejtën laike, me termin shkurorëzim nënkuptojmë zgjidhjen e një martese të vlefshme, që dallon thellësisht nga anulimi i martesës, sepse anulimi i martesës është zgjidhje e një martese të pavlefshme, kurse shkurorëzimi është zgjidhje e një martese të vlefshme.2

I. 2. E drejta islame dhe shkurorëzimi Islami ka marrë një qëndrim mesatar në mes ndalimit kategorik dhe liberalizimit të pakufizuar të shkurorëzimit. Ai as që e caktoi këtë praktikë dhe as që e injoroi realitetin dhe paraqitjen e saj. Një ndalesë e plotë me siguri do të mbetej si “ideal” ose thjesht si gjendje shpirtërore, por vështirë si një shembull për sjellje aktuale, për shkak se vetëkontrolli absolut nuk është gjithmonë i arritshëm. Në të tilla raste, një ndalesë e tillë do të ishte e papajtueshme me mësimet islame, e cila, për sa i përket parimit, përca1 2

E drejta familjare në Islam, grup autorësh, Shkup 1996, fq. 299. E drejta familjare, Dr.sc. Abdullah Aliu Mr.sc. Haxhi Gashi, Prishtinë, 2007. fq. 158.


Jurisprudencë 123 kton vetëm atë që është e arritshme në mënyrë njerëzore. Nga ana tjetër, çfarëdo liberalizimi i parregulluar i shkurorëzimit, është shoqërisht i papërfytyrueshëm dhe me siguri do të rezultonte me kaos, rrezik dhe veçori, që janë sa shkatërrimtare, aq edhe të padurueshme. Në vend të kërkimit të së pamundshmes apo të padurueshmes, Islami mori një qëndrim, që nga disa studiues është karakterizuar në mënyra të ndryshme, si “i dobët” dhe i çlirë, “i vrazhdë” dhe i palëkundshëm, apo si i përmbajtur dhe i përsosur, nga të tjerët. Shkurorëzimi apo dorëheqja në Islam shtrihet përgjatë një vazhdimësie, që i rrethon të gjitha kategoritë fetaro-ligjore, duke filluar nga njëri ekstrem i urdhërimit deri tek tjetri i ndalimit. P.sh., shkurorëzimi është i domosdoshëm aty ku nuk ekziston mënyrë e mundshme për pajtim ose shpresë për paqe ndërmjet palëve / bashkëshortëve. Ai është mjaft i këshillueshëm, ose madje edhe i obligueshëm, po qe se gruaja është jobesnike apo mospërfillëse ose e pavëmendshme ndaj detyrave të saj fetare. Shkurorëzimi është ligjërisht dhe fetarisht i ndaluar gjatë periudhës mujore të gruas dhe gjithashtu gjatë kohës kur është kryer një marrëdhënie intime. Është mjaft e padëshirueshme, apo madje edhe e ndaluar, që shkurorëzimi të bëhet në raste kur nuk ka ndonjë arsye të mirë për këtë, për shkak se ai do të ishte i dëmshëm, ndërsa myslimanëve feja e tyre ua ndalon t'i shkaktojnë dëm ose të lëndojnë njëri-tjetrin. Së fundi, shkurorëzimi është i lejueshëm kur për të ka baza të shëndosha, siç është mospërfillja e përsëritur apo dështimi në përmbushjen e qëllimeve të martesës. Madje edhe atëherë, nga Pejgamberi (s.a.v.s.) shkurorëzimi është emëruar si gjëja më e urryer te Zoti (xh.sh.), nga të gjitha gjërat e lejuara.3

124

I. 3. Shkaqet apo arsyet e shkurorëzimit I. 3. 1. Shkaqet e shkurorëzimit sipas të drejtës islame Ekzistojnë me siguri po aq arsye për shkëputjen e martesës, sa edhe ato për kontraktimin e saj. Këto arsye janë të shumta dhe të llojllojshme.4 Nëse në mes çiftit bashkëshortor nuk ekziston harmonia, rehatia, dashuria dhe mëshira në mes tyre, Allahu xh.sh. e lejoi shkurorëzimin si rrugëdalje më të shëndoshë. Kjo bëhet me qëllim që partnerët të mos kalojnë jetë të zymtë e me probleme të përhershme. Islami për asnjë çast nuk mund të pajtohet me gjendjen e palakmueshme të të dy partnerëve. Islami i ka në konsideratë përçarjet, mospajtimet dhe gabimet që mund të lindin në çiftin bashkëshortor, prandaj edhe ka lejuar shkurorëzimin. Pikërisht nga kjo reflektohet ajo urti e jurisprudencës islame që u përshtatet kërkesave dhe nevojave njerëzore. U përgjigjet të gjitha shtresave, llojeve dhe traditave të njerëzve. Sikur shkurorëzimi të ishte i ndaluar, atëherë akëcili partner do t’u nënshtrohej problemeve e vuajtjeve të përhershme. Respektivisht, në këso rastesh më së shumti do të dëmtohej gruaja. Pra, Islami për çiftin bashkëshortor lejoi ndarjen atëherë kur në mes tyre konstatohet se, në mungesë të dashurisë së sinqertë dhe prehjes shpirtërore, nuk mund të arrihet qëllimi final. Në këtë rast, me vetëdëshirë bëhet shkurorëzimi i bashkëshortëve, duke mos pasur nevojë që për këtë ndarje të ndërhyjë dhe as të intervenojë gjykatësi*. Vërtet martesa sipas parimeve islame, konsiderohet dhe porositet të jetë e përhershme, porse në të njëjtën kohë 4 *

3

Struktura familjare në Islam, Dr. Hamude Abdul’Ati, Shkup 1995. fq 227.

Takvim – Kalendar 2010

Struktura familjare në Islam, Dr. Hamude Abdul’Ati, Shkup 1995. fq. 224. Sepse feja islame shoshitjen e sekreteve nuk e la në dorë të gjykatësit, siç ndodh në shumë shtete të botës. Veproi kështu për shumë shkaqe, e mbi të gjitha, edhe për mosshpalosjen e sekreteve shtëpiake në prani të gjykatësit.


Jurisprudencë 125 këto parime në asnjë mënyrë martesën nuk e parashohin si një burg, si një labirinth, prej nga mund të dilet vetëm i vrarë apo i vdekur.5

I. 3. 2. Shkaqet e shkurorëzimit sipas të drejtës laike Shkurorëzimi mund të bëhet për shkaqe të parapara me ligj. Legjislacioni ynë, përkatësisht LFK, ka përvetësuar sistemin e përzier, në të cilin parashihen shkaqet e përgjithshme dhe shkaqet e veçanta, për të kërkuar shkurorëzim.

Takvim – Kalendar 2010 126 paarsyeshme e jetës faktike për më shumë se një vit dhe f) shkurorëzimi me marrëveshje.6

I. 4. Llojet e shkurorëzimit sipas të drejtës islame Dijetarët islam shkurorëzimin e kanë ndarë në dy lloje: shkurorëzimi me të drejtë kthimi (Talak rexh’ij) dhe shkurorëzimi përfundimtar (Talak bain). Shkurorëzimi përfundimtar ndahet në dy kategori: ndarje e vogël (bain bejnune sugra) dhe ndarje e madhe (bain bejnune kubra).7

I. 4. 1. Shkurorëzimi me të drejtë kthimi (Talaku rexh’ij)

I. 3. 2. 1. Shkaqet e përgjithshme të shkurorëzimit Në nenin 69, paragrafi 1. të LFK, thuhet: bashkëshortët mund të kërkojnë shkurorëzim kur marrëdhëniet martesore janë çrregulluar seriozisht dhe në mënyrë të vazhdueshme. Në këtë rast ligjvënësi nuk i ka përcaktuar shkaqet konkrete, po vetëm për shkaqe objektive, kur marrëdhëniet bashkëshortore janë tronditur, mund të kërkohet shkurorëzimi. Si shkaqe që sjellin çrregullimin serioz të marrëdhënieve bashkëshortore, mund të jenë: xhelozia, mospërputhja e karaktereve, grindjet e vazhdueshme, etj..

I. 3. 2. 2. Shkaqet e veçanta të shkurorëzimit Ndryshe nga shkaqet e përgjithshme, shkaqet e veçanta janë përcaktuar në legjislacion. Sipas nenit 69, par. 2, të LFK, shkaqe të shkurorëzimit, në mes të tjerash, janë: a) jeta e padurueshme e bashkëshortëve, b) shkelja e besnikërisë bashkëshortore, c) veprat penale kundër jetës së bashkëshortit, ç) keqtrajtimi serioz, d) lënia qëllimkeqe dhe e paarsyeshme, dh) sëmundjet psikike të pashërueshme dhe paaftësia për të vepruar, e) ndërprerja e 5

E drejta familjare në Islam, grup autorësh, Shkup 1996, fq. 303.

Shkurorëzimi me të drejtë kthimi (talak rexh’ij) është shkurorëzimi që nuk mënjanon dispozitat e bashkëshortësisë dhe as që pezullon të drejtën e bashkëshortit. Bashkëshortësia vazhdon të mbetet ende përderisa gruaja (e shkurorëzuar) të jetë në ditët e iddetit* (ditët e pritjes), prandaj burri mund ta rikthejë brenda kësaj periudhe. Nëse nuk e rikthen brenda periudhës së iddetit, atëherë ajo në këtë rast ndahet, dhe burri nuk e gëzon të drejtën e rikthimit të saj, përveç me pëlqimin paraprak të gruas dhe me ngritjen e një kontrate juridike të re.

6

Po aty. Elementet themelore të jetës bashkëshortore, Muhamed Ahmed Ken’an, Gostivar, 2005. fq. 272. * Pasi të kryhet procesi i ndarjes, ekziston një periudhë e pritjes apo periudhë provuese, që normalisht zgjat 3 muaj, gjatë së cilës gruan e ndarë ende e mban dhe e përkrah ish-burri i saj. Ajo nuk ka të drejtë të martohet edhe një herë para se të kalojë kjo periudhë. 7


Jurisprudencë 127 Ky lloj shkurorëzimi mund të bëhet me fjalë që përmbajnë domethënie të qartë për shkurorëzimin si p.sh. “ti je e shkurorëzuar”, ose “të kam shkurorëzuar”.8

I. 4. 2. Shkurorëzimi përfundimtar ( talaku bain) Pra, siç thamë edhe më sipër, shkurorëzimi përfundimtarë ndahet në dy kategori: ndarje e vogël (bain bejnune sugra) dhe ndarje e madhe (bain bejnune kubra).

I. 4. 2. 1. Shkurorëzimi apo ndarja e vogël (bain bejnune sugra) Nëse pas shkurorëzimit me të drejtë kthimi (talak rexh’ij), gruas i kalon koha e pritjes (iddeti) e burri ndërkohë nuk e rikthen në jetën bashkëshortore, apo e lëshon sërish pas rikthimit të parë, atëherë ky shkurorëzim shndërrohet në bain bejnune sugra, që do të thotë se burri më nuk e gëzon të drejtën për ta rikthyer pa një kontratë të re. Para përsëritjes së kontratës së re, është e ndaluar marrëdhënia seksuale dhe qëndrimi i tyre në vetmi.

I. 4. 2. 2. Shkurorëzimi apo ndarja e madhe (bain bejnune kubra ) Nëse burri nuk e rikthen gruan pas lëshimit bain bejnune sugra dhe kalon periudha e iddetit, ose e rikthen dy herë dhe e lëshon sërish, ose, nëse në një kuvend, burri e përsërit tri herë shprehjen “e lëshuar”, qoftë edhe me ndonjë shenjë që i jep kuptimësi sinjalit “tri herë”, si për shembull, tri herë rresht ia përsërit “është e lëshuar”, apo, duke i thënë “është e lëshuar” njëkohësisht ngre 8

Elementet themelore të jetës bashkëshortore, Muhamed Ahmed Ken’an, Gostivar, 2005. fq. 272-273.

Takvim – Kalendar 2010 128 edhe tre gishtat e dorës, - atëherë ky shkurorëzim konsiderohet bain bejnune kubra.9 Ky lloj shkurorëzimi nuk lejon rikthim, madje as me një kontratë të re. Në këtë rast rikthimi mund të diskutohet vetëm pasi gruaja e lëshuar për të tretën herë, të jetë martuar e të ketë vënë kurorë të shëndoshë me ndonjë tjetër, me të cilin të ketë pasur marrëdhënie të plota intime dhe, nëse do të jetë lëshuar edhe prej këtij burri, pra, vetëm atëherë, pas kalimit të periudhës së iddetit, burri i mëparshëm mund ta rikthejë gruan, natyrisht me kusht që ajo vetë të ketë shprehur dëshirën për t’u rikthyer. Këtë e mbështesim në ajetin kuranor, ku Allahu xh.sh., në lidhje me këtë, thotë: “E në qoftë se ai (burri) e lëshon atë (për herë të tretë), pas atij (lëshimi) nuk lejohet më derisa të martohet ajo për një burrë tjetër. E nëse ai (burri i dytë) e lëshon atë, atëherë për ata dy, po qe se mendojnë se do t’i zbatojnë dispozitat e All-llahut, nuk ka pengesë të rikthehen (në bashkëshortësi). Këto janë dispozita të All-llahut që ia sqaron një populli që kupton.”10

I. 5. Mënyrat e shkurorëzimit I. 5. 1. Mënyrat e shkurorëzimit sipas të drejtës islame Shkurorëzimi mund të shprehet përmes dy mënyrave a formave: a) përmes shprehjes që në mënyrë të drejtpërdrejtë sinjalizon ndarjen e plotë, b) përmes shprehjes në mënyrë alegorike apo të tërthortë.

9

E drejta familjare në Islam, grup autorësh, Shkup 1996, fq. 309-310. Kur’an, kaptina El-Bekare, ajeti 230.

10


Jurisprudencë

129

130

I. 5. 1. 1. Mënyra e drejtpërdrejtë e shkurorëzimit Nëse ndarja apo lëshimi shprehet në mënyrë të drejtpërdrejtë, në këtë rast fuqizohet shkurorëzimi, madje edhe nëse e ka bërë pa qëllim. Pra, nëse burri i thotë gruas “je e shkurorëzuar”, edhe nëse me këtë rast nuk ekziston qëllimi i shkurorëzimit, me këtë veprim shkurorëzimi bëhet i plotfuqishëm. Në këtë rast, nëse kjo lëndë shqyrtohet në gjyq, pavarësisht nga përpjekjet e burrit për të sqaruar se nuk e ka pasur për qëllim shkurorëzimin, gjykatësi këtë nuk do ta pranojë, por do t’i ndajë ata të dy, natyrisht nëse arrin gruaja t’i vërtetojë fjalët me të cilat është shprehur shkurorëzimi nga ana e burrit të saj.

I. 5. 1. 2. Mënyra e tërthortë e shkurorëzimit Nga ana tjetër, shkurorëzimi i plotë mund të bëhet edhe nëse ai shprehet në mënyrë alegorike apo të tërthortë. Ta zëmë, shprehja “shko në familjen tënde”, edhe pse në shikim të parë me këtë nënkuptohet diçka tjetër, në qoftë se kjo do të jetë shqiptuar me nervozizëm apo me arrogancë, në thelb kjo lë të nënkuptohet qëllimi për shkurorëzim11. Pra tek ky lloj shkurorëzimi shikohet edhe qëllimi i njeriut.

I. 5. 2. 1. Shkurorëzimi me marrëveshje Procedura e shkurorëzimit iniciohet me padi ose me propozimin e përbashkët të bashkëshortëve për shkurorëzim me marrëveshje. Ligjvënësi e ka paraparë mundësinë që shkurorëzimi të bëhet me marrëveshjen e bashkëshortëve. Me këtë rast, shkurorëzimi me marrëveshje bëhet gjithnjë në gjykatën kompetente. Kështu shkurorëzimi bëhet me vendim të gjykatës në bazë të marrëveshjes së bashkëshortëve. Këtë e ka përcaktuar edhe LFK, neni 68, parg. 1, sipas të cilit, “martesa mund të zgjidhet me shkurorëzim vetëm në bazë të vendimit të gjykatës”.

I. 5. 2. 2. Shkurorëzimi me padi Shkurorëzimi me padi, bëhet gjithnjë kur njëri bashkëshortë do të ketë paraqitur padi kundër dëshirës së bashkëshortit tjetër. Padia paraqitet në rastet kur nuk ekziston pajtimi i bashkëshortëve për shkurorëzim. Padia për shkurorëzim i paraqitet gjykatës kompetente (LFK, neni 68). Sikurse shkurorëzimi me marrëveshje, po ashtu edhe shkurorëzimi me padi bëhet vetëm me vendim të gjykatës.12

12 11

E drejta familjare në Islam, grup autorësh, Shkup 1996, fq. 311-312.

Takvim – Kalendar 2010

I. 5. 2. Mënyrat e shkurorëzimit sipas të drejtës laike

E drejta familjare, Dr.sc. Abdullah Aliu Mr.sc. Haxhi Gashi, Prishtinë, 2007. fq. 164-165.


Jurisprudencë

131

I. 6. Elementet vepruese të shkurorëzimit sipas të drejtës islame Është me siguri një keqkuptim serioz të thuhet se ushtrimi i shkurorëzimit është e drejtë vetëm e burrit, siç e kuptojnë këtë disa perëndimorë, dhe sidomos feministët myslimanë. Po ashtu, është një keqkuptim të konsiderohet, siç do të kishin dëshiruar të thonë disa dijetarë myslimanë, se edhe burrat edhe gratë kanë në çdo aspekt “të drejta” të barabarta për shkurorëzim. Ajo që duket se u është dhuruar njësoj atyre (burrit dhe gruas), është e drejta për të kërkuar dhe për të realizuar shkëputjen e një martese të pasuksesshme. Thënë me siguri, mekanizmat apo kanalet ndryshojnë nga lloji dhe qasja nga rasti në rast. Disa kanale janë të hapura vetëm për burrin; të tjerët vetëm për gruan, pa ose me ndërhyrje juridike; ndërsa disa të tjera për të dy, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose nëpërmjet procesit gjyqësor, me ose pa pëlqimin e partnerëve.13

I. 6. 1. Të drejtat e burrit për shkurorëzim Është e drejtë apo jo e drejtë, natyra e mashkullit është e tillë, që ai i vardiset (i sillet rrotull) femrës. Në terma të marrëdhënieve njerëzore, burri zakonisht e fillon martesën duke i dhënë propozimin gruas. Në Islam, ai më tutje cakton një prikë (mehri) për të, e mirëmban atë, dhe merr përsipër përkujdesjen rreth familjes. Me njohjen e këtyre faktorëve, atij në disa raste i lejohet që të fillojë ose të shpallë këputjen e lidhjes bashkëshortore. Mirëpo, ai është i urdhëruar që këtë ta bëjë me maturi e mirësjellje dhe me drejtësi. Duke marrë parasysh këto fakte: 1) urrejtjen e përgjithshme ndaj shkurorëzimit në Islam, 2) përshkrimin e Pejgamberit (s.a.v.s.) se bashkëshortja e mirë është lumturia më e madhe në jetë, 3) investimin e burrit në martesë, dhe 4) shtimin e përqindjes 13

Struktura familjare në Islam, Dr. Hamude Abdul’Ati, Shkup 1995. fq 242.

Takvim – Kalendar 2010 132 së shkurorëzimeve, pjesërisht, si rezultat i së drejtës së grave për shkurorëzim në kohët moderne; - ka pak të ngjarë që një burrë rëndom do të kishte kërkuar të ndahej nga e shoqja për shkaqe të parëndësishme. Në çfarëdo rrethanash, e drejta e myslimanit në këtë drejtim nuk është absolute, dhe as që burri guxon ta shpërdorë atë.

I. 6. 2. E drejta e gruas për shkurorëzim dhe këputje të martesës Meqë martesa, sipas Kuranit, është përshkruar si një shoqërim i paqes e i mëshirës dhe, meqë çdo e drejtë korrespondon me një obligim, gruaja njësoj si edhe burri, ka të drejtë që pavarësisht të fillojë dhe vërtet ta këpusë lidhjen bashkëshortore. Në disa raste ajo mund ta bëjë këtë pa lejen e gjyqit ose pa pëlqimin e burrit të saj. Këto raste janë: 1) ajo që zakonisht quhet “shkurorëzim i deleguar”, në të cilin burri në kontratën martesore pajtohet që në mënyrë të parevokueshme, t'ia transferojë gruas të drejtën e tij për shkurorëzim, e kështu ta fuqizojë atë që ta lirojë veten nga lidhja martesore, nëse dëshiron dhe kur të dëshirojë ajo; dhe 2) ajo që gjithashtu quhet “shkurorëzim i pezulluar” apo “i kushtëzuar”, në të cilin burri, në kohën e kontraktimit të martesës, parashikon kushtin që, po qe se ai bën diçka të kundërt me dëshirën e gruas së tij, ajo do të jetë e lirë të shkurorëzohet nga ai. Pëlqimi i burrit për kërkesën e saj është i papërfillshëm, nëse ajo ka arsye të vlefshme për shkurorëzim. Në këtë rast bëhet detyrë e autoriteteve të caktuara që asaj t'ia mundësojnë fitimin e lirisë nga lidhja martesore.


Jurisprudencë

133

134

Takvim – Kalendar 2010

I. 6. 3. Shkurorëzimi apo këputja e martesës përmes pëlqimit të ndërsjellë

I. 7. Pasojat e shkurorëzimit sipas të drejtës islame

Këtu edhe burri edhe gruaja pajtohen personalisht që në mënyrë paqësore ta prishin lidhjen bashkëshortore. Kjo mund të marrë njërën nga dy format legjitime: a) hul’i (vetëshpengimi ose privimi), që iniciohet nga gruaja, por mundësisht, po ashtu me pajtimin e burrit, dhe b) mubareah, një marrëveshje e ndërsjellë e dyanshme për përfundimin e martesës dhe për të liruar njëri-tjetrin nga lidhja bashkëshortore. Gjyqi do të imponojë kushtet e tyre dhe do të ndërhyjë vetëm nëse ka kushtëzime të paligjshme.

Llojet e ndryshme të shkurorëzimit prodhojnë pasoja të ndryshme. Në këtë pjesë do të përpiqemi t’i paraqesim pasojat e përgjithshme të shkurorëzimit, duke lënë anash format specifike.

I. 6. 4. Shkurorëzimi përmes procesit gjyqësor Në këtë kategori bën pjesë shkurorëzimi përmes vendimit të ndonjë trupi gjyqësor, me ose pa pëlqimin e partnerëve. Me këtë rast, përfundimi i marrëdhënies bashkëshortore nuk është një brengë private e të fajësuarve kryesorë, por ajo përfshin edhe autoritetet juridike dhe ato ekzekutive. Kjo situatë sigurohet kryesisht në këto raste: a) me lianin*, dëshmimin e dyfishtë apo mallkimin e ndërsjellë, dhe b) me anulimin, në të cilin kontrata martesore është konstatuar si e pavlefshme ose jokomplete dhe se ajo duhet anuluar.14

I. 7. 1. Keqardhja-ngazëllimi Si reagim i parë i partnerëve ndaj shkurorëzimit, është paraqitja e ndjenjës së keqardhjes ose e ngazëllimit, ose ndoshta edhe një kombinim i të dyjave. Po qe se keqardhja paraqitet në masë të tillë, saqë i bën partnerët të inkurajohen, atëherë u jepet mundësia që t'i përmirësojnë gabimet e tyre, ta shlyejnë fajin dhe ta shfuqizojnë veprimin e tyre. Po qe se reagimi është ngazëllim, ai është i përmbajtur me obligimet e pazgjidhura dhe brengosjen për përshtatjen e ardhshme. Çfarëdo që të jetë ndjenja e partnerëve, shpallja e shkurorëzimit nuk nënkupton patjetër edhe prishjen e menjëhershme të lidhjes martesore. Sido qoftë, kjo nuk lë të nënkuptohet panjerëzishmëria, fyerja apo hidhërimi ndaj njëri-tjetrit. Për të revokuar shpalljen dhe disa mënyra për të rifilluar marrëdhënien bashkëshortore, ka disa mekanizma, madje edhe pas një shkurorëzimi të parevokueshëm.

I. 7. 2. Iddeti apo periudha e pritjes *

Liani (Dëshmia/padia e dyfishtë): Kur një burrë e akuzon të shoqen për shkelje kurore, mirëpo nuk ka dëshmitarë tjetër përveç vetvetes, ai duhet të betohet në Zotin (xh.sh.) katër herë, se ai është i drejtë, dhe herën e pestë që mallkimi i Zotit të bjerë mbi të, nëse ai është gënjeshtar. Për ta larguar ndëshkimin e rëndë, ajo duhet të dëshmojë katër herë duke u betuar në Zotin se ai është gënjeshtar, kurse herën e pestë që mallkimi i Zotit të bjerë mbi të (gruan), nëse ai është nga të drejtët. Në këtë pikë, martesa bëhet e këputur dhe absolutisht e parevokueshme; nuk është e mundshme që nga ata të pritet të jetojnë në qetësi, sepse kanë arritur një shkallë të këtillë. 14 Struktura familjare në Islam, Dr. Hamude Abdul’Ati, Shkup 1995. fq 243.

Një pasojë e drejtpërdrejtë e shkurorëzimit apo prishjes së martesës është fillimi i periudhës së pritjes. Kjo periudhë zakonisht zgjat tre muaj, për të lejuar tri cikle mujore. Atyre grave, të cilave për shkak të moshës së shtyrë ose edhe për shkak të ndonjë smundje eventuale nuk iu paraqitën menstruacionet, periudha e pritjes për to është katër muaj e dhjetë ditë. Ndërkaq, nëse bëhet fjalë për shtatzënësi, periudha zgjat aq sa zgjat edhe shtatzënësia. Shpjegim tipik i këtij rregulli është se kërkohet të vërtetohet nëse


Jurisprudencë 135 gruaja ka mbetur me barrë. Nëse kjo nuk ka ndodhur, ajo, me mbarimin e kësaj periudhe, bëhet e përshtatshme për rimartesë. Mirëpo, nëse ka ndodhur mbarsja, ajo duhet të presë deri në lindjen e fëmijës, në mënyrë që të sigurohen legjitimiteti dhe atësia e fëmijës. Periudha e pritjes është një kohë e provës, e rishqyrtimit dhe e kalimit. Ndoshta një periudhë më e gjatë do të ishte torturuese, kurse e shkurtra do të ishte një nguti e paarsyeshme. Sidoqoftë, ajo i lejon personit lirim gradual nga lidhja martesore dhe një kalim relativisht të rehatshëm nga një status në një status tjetër, të ri, pa shumë vrazhdësi. Pra, periudha e pritjes mund të konsiderohet si një masë plotësuese parandaluese dhe si pikë kontrolli e fundit.

136

I. 7. 4. Kujdestaria ndaj fëmijëve Fëmijët e vegjël mbeten nën kujdestarinë e nënës së tyre të shkurorëzuar, përveç në rastet kur ajo është e paaftë. Shkurorëzimi, si i tillë, nuk e diskualifikon dhe as prek të drejtën e saj të kujdestarisë. Për sa kohë që ajo i ushqen fëmijët e vegjël dhe kujdeset për të tjerët, është përgjegjësi e babait që të heqë të gjitha shpenzimet e këtij kujdesi dhe në mënyrë të drejtë ta shpërblejë nënën për këtë gjë. Si plotësim, vetëm ai është përgjegjës për strehimin, veshmbathjen dhe ushqimin e tyre, madje edhe nëse ata janë nën kujdestarinë e nënës ose në shtëpinë e saj. Ndonëse kjo gjendje mund të jetë një burim i mundshëm tensionimi dhe i padisë, gjithashtu mund të jetë një masë për pajtim dhe harmoni.

I. 7. 3. Mirëmbajtja në periudhën e pritjes Fakti se periudha e pritjes është së paku një zgjerim i pjesërishëm i lidhjes bashkëshortore, me siguri, ajo kërkon disa rregulla të përkujdesjes gjatë asaj periudhe. Gruaja, shkurorëzimi i së cilës është iniciuar dhe shpallur nga burri, ka të drejtë të plotë për përkujdesje të tërësishme për kohë që të jetë në periudhën e pritjes. Ajo ka të drejtë të vazhdojë të banojë në të njëjtin vend si edhe para shkurorëzimit, ose të furnizohet me pajisje relativisht konfore për vendbanim. Ajo nuk duhet të përjashtohet nga shtëpia e vet, dhe as që duhet të dalë prej aty, përveçse në raste kur do të ketë kryer ndonjë kundërvajtje të qartë turpëruese. Bashkë me këtë të drejtë, burri, është plotësisht përgjegjës për ushqimin e saj, veshmbathjen dhe, po qe se është e nevojshme, për shërbime, njësoj sikur martesa të ishte plotësisht e paprekur.

Takvim – Kalendar 2010

I. 7. 5. Caktimi i mehrit Nëse shkurorëzimi bëhet pas përmbushjes së martesës, gruaja e shkurorëzuar duhet të marrë mehrin e saj të plotë, ose ndonjë pjesë të caktuar të tij. Përveç kësaj të drejte të patjetërsueshme të gruas, është mjaft e këshillueshme që ajo nga burri të trajtohet në mënyrë sa më bujare dhe sa më të sjellshme. E tërë çështja e vendosjes pas shkurorëzimit është përshkruar me terma të zemërgjerësisë, devotshmërisë, mirësjelljes, mëshirës dhe të vullnetit të mirë. Kur të përmbushen parime të këtilla, i tejkalojnë qartë formalitetet ligjore dhe shkurorëzimit i japin një ngjyrë morale. Ndoshta asgjë tjetër nuk mund ta ilustrojë këtë më mirë se Kurani,15 që thotë: “Nuk është mëkat për ju nëse i lëshoni gratë pa pasur kontakt (martesë) me to dhe para se t’u caktoni atyre ndonjë caktim (kurorë-nikah), po pajisni ato (me ndonjë pajisje), pasaniku sipas mundësisë së tij dhe i varfri sipas mundësisë së tij. Një pajisje e zakonshme është obligim për bamirësit.”16 dhe 15

Struktura familjare në Islam, Dr. Hamude Abdul’Ati, Shkup 1995. fq 243244. 16 Kur’an, kaptina el-Bekare, ajeti 236-237.


Jurisprudencë 137 citati tjetër: “Për të devotshmit është obligim që edhe për gratë e lëshuara, të bëjnë një furnizim të zakonshëm.”17

Përfundimi Si përfundim, duhen mbajtur në mend disa aspekte thelbësore të këtij problemi. E para, shkurorëzimi në Islam nuk është relativisht i lehtë dhe formalisht i thjeshtë, sa kohë që e tillë është edhe revokueshmëria e tij. E dyta, ka mekanizma dhe baza të ndryshme për këputjen e martesës, mirëpo, ka, po ashtu, edhe alternativa të ndryshme për ta penguar atë. E treta, Kurani dhe thëniet e Pejgamberit (s.a.v.s.) çështjen e shkurorëzimit e paraqesin në një kontekst tejet moral. Çfarëdo tentimi për ta analizuar shkurorëzimin në Islam, jashtë këtij konteksti, ose për t'i ndarë ligjshmëritë nga bazat e tyre morale, do të ishte shumë i papërshtatshëm.

17

Kur’an, kaptina el-Bekare, ajeti 241.


Edukatë islame Hajrullah Hoxha

Urdhërimi për mirë dhe ndalimi nga e keqja E mira dhe e keqja, si dy veti, njëra me karakter pozitiv e tjetra negativ, janë pjesë përbërëse të natyrës së njeriut, të cilat manifestohen nëpërmjet sjelljeve dhe veprimeve të tij. Zoti i madhërishëm, nëpërmjet inspirimit, e njoftoi shpirtin e njeriut si për njërën, ashtu edhe për tjetrën, dhe nëpërmjet arsyes që ia dhuroi, ia mundësoi që ta dallojë parimisht njërën prej tjetrës. Allahu i madhërishëm, në Kur’anin famëlartë, ka thënë: “Pasha shpirtin (e njeriut) dhe Atë që e krijoi atë dhe që ia inspiroi të mirat dhe të këqijat e tij”. (Esh Shems, 7-8). Ebu Thalebe r.a. tregon se Muhamedi a.s. ka thënë: “Virtyt (e mirë) është ajo në të cilën pushon shpirti dhe qetësohet zemra, kurse mëkat (e keqe) është ajo në të cilën nuk pushon shpirti, as nuk qetësohet zemra”. Në njeriun kanë ndikim të vazhdueshëm dy forca të padukshme, njëra, përmes pasioneve të tij, e nxit në mëkate dhe në vepra të këqija, ndërsa tjetra, përmes arsyes së tij, e nxit në virtyte dhe

Takvim - Kalendar 2010 140 në vepra të mira. E para e simbolizon djallin, kurse e dyta engjëllin. Kjo mund të nënkuptohet nga ky hadith, që transmetohet nga Ibni Mes’udi r.a., në të cilin Muhamedi a.s. ka thënë: “Pa dyshim se shejtani dhe meleku kanë ndikim në njeriun. Ndikimi i shejtanit është premtimi i së keqes dhe përgënjeshtrimi i së vërtetës, ndërsa ndikimi i melekut është premtimi i së mirës dhe besimi i së vërtetës. Kush e ndien këtë (të fundit) le ta dijë se ajo është prej Allahut xh.sh., andaj le ta falënderojë Atë, ndërsa kush e ndien të kundërtën, le të kërkojë (nga Allahu) mbrojtje nga shejtani. Pastaj ai e lexoi ajetin kuranor: “Djalli ju premton varfëri dhe ju urdhëron në të këqija, ndërsa Allahu ju premton faljen nga Ai (të mëkateve) dhe mirësi...” (El Bekare 168). “Të gjitha aktivitetet e njeriut në këtë botë sillen në relacion: mirë-keq. Islami, plotësisht në mënyrë reale dhe pa kurrfarë iluzioni, u qaset problemeve dhe jetës së njeriut në përgjithësi. Njeriu si kategori e veçantë e ekzistencës, siç e shikon Islami, qëndron diku mes kategorisë së shtazës së thjeshtë, si ekzistencë e ultë dhe kategorisë së melekut, si kategori e lartë e ekzistencës. Kategoria e ultë shtazore është karakteristike vetëm në aspektin fizik, ndërsa kategoria e lartë engjëllore është vetëm në aspektin shpirtëror të ekzistencës. Megjithatë, kategoria e njeriut i bashkon në vete këto dy karakteristika, ajo posedon ekzistencë të dyfishtë shpirtërore dhe fizike. Ajo bart në vete elementet e shtazëve dhe elementet e engjëjve, elementet e botës së ultë dhe të botës së lartë, elementet e shpirtit dhe të materies. Njeriu është i kryqëzuar ndërmjet nxitjeve të pasioneve të ulëta shtazore dhe të aspiratave të larta shpirtërore. Në të, siç thuhet në terminologjinë e të gjitha religjioneve, përleshen më së rrepti forcat shkatërruese djallëzore dhe forcat krijuese engjëllore. Të parat e tërheqin atë në të keqën, kurse këto të fundit në të mirën...”1 Përveç faktorëve të brendshëm të lartpërmendur, në njeriun si qenie shoqërore mund të ndikojnë pozitivisht ose negativisht 1

H. Husein Gjozo, Islam u vremenu, Sarajevo, 1976.


Edukatë islame 141 edhe faktorët e jashtëm të rrethit jetësor. Kriteret se çfarë është mirë dhe çfarë është keq, për shkaqe objektive, Zoti i madhërishëm nuk ia la njeriut t’i caktojë, por i caktoi Vetë, dhe nëpërmjet të Dërguarve të Tij njeriut ia rekomandoi të mirën, kurse ia ndaloi të keqen. Me rastin e nxjerrjes së Ademit a.s. dhe Havës r.a. nga Xheneti dhe vendosjes së tyre për të jetuar në sipërfaqe të Tokës,, Allahu xh.sh., iu tha se do t’ua dërgojë udhëzimin e Tij, me qëllim që t’iu shërbejë si ligj dhe program jetësor. Andaj, atyre që besojnë dhe që bëjnë vepra të mira si shpërblim iu premtoi jetë të lumtur në këtë dhe në botën tjetër, kurse atyre që mohojnë dhe bëjnë vepra të këqija, si ndëshkim u premtoi jetë të vështirë në këtë dhe në botën tjetër2. Çdo Pejgamber, nga Ademi e deri te Muhamed a.s., krahas thirrjes së njerëzve për të besuar dhe adhuruar vetëm një Zot, i udhëzoi për të mirën dhe i ndaloi nga e keqja. Pas ndërrimit jetë të tyre, këtë detyrë e vazhduan shokët e ngushtë të tyre dhe Ulemaja-dijetarët e fesë. Këtë mund ta kuptojmë më së miri nga një hadith i Muhamedit a.s., në të cilin ka thënë: “Ulematë janë trashëgimtarët e Pejgamberve”. Pasi që pas Muhamedit a.s. nuk ka Pejgamber tjetër, trashëgimtarët e tij, Ulemaja, do ta vazhdojnë rrugën e tij brez pas brezi deri në Ditën e Kiametit. Fjalët el-ma’ruf dhe el-munker, të cilat janë temë shqyrtimi të këtij punimi në aspektin gjuhësor, njëra do të thotë e njohur dhe simbolizon çdo gjë që është e mirë, me vlerë dhe e dobishme, ndërsa tjetra do të thotë e panjohur dhe simbolizon çdo gjë që është e keqe, e pavlerë dhe e dëmshme. Ndërkaq, në aspektin juridik islam, disa nga dijetarët islamë këto dy shprehje i kanë përkufizuar si vijon: Ebu Bekër El-Xhessas ka thënë: “El-maruf - mirë janë urdhëresat e Allahut, ndërsa El-munker - keq, janë ndalesat e Tij”. Imami Rraziu ka thënë: “Kulmi i të mirave është imani – besimi, kurse kulmi i të këqijave është kufri - mohimi”. 2

Shih: El-Bekare, 38-39 dhe Ta-Ha 123-124.

142

Takvim - Kalendar 2010

Rëndësia e udhëzimit për mirë dhe e ndalimit nga e keqja Udhëzimi dhe këshillimi i njerëzve për të bërë të mira dhe për t’u larguar nga të këqijat, është parim themelor islam dhe obligim i domosdoshëm për myslimanët në aspektin individual dhe shoqëror. Qëllimi kryesor i këtij institucioni është njoftimi i njerëzve në mënyrë të mirëfilltë me dispozitat ligjore të Islamit, duke kërkuar prej tyre që t’i pranojnë dhe t’i praktikojnë në jetën e përditshme, kështu që në botë të mbizotërojë e vërteta mbi të pavërtetën, e drejta mbi të padrejtën, e mira mbi të keqën dhe vlerat morale mbi dukuritë degjeneruese. Për rëndësinë dhe obligimin e kësaj detyre dhe për vlerën e atyre që merren me zbatimin e saj, flasin disa ajete të Kur’anit dhe hadithe të Pejgamberit a.s. “Allahu i madhërishëm ka thënë: “Dhe le të bëhet nga ju një grup (njerëzish) që thërrasin në të dobishmen dhe urdhërojnë për mirë e ndalojnë nga e keqja, dhe të tillët janë të shpëtuar” (Ali imran 104). “Kush flet më bukur sesa ai që thërret për tek Allahu (në rrugën e Tij) e që punon punë të mira dhe thotë unë jam nga myslimanët” (Fussilet 33). “Ju jeni umeti - populli më i mirë që keni dalë për njerëzimin (ngase) urdhëroni për mirë, i ndaloni nga e keqja dhe besoni në Allahun...” (Ali Imran). “Ata të cilët nëse u mundësojmë atyre pushtet në tokë, e falin namazin, e japin zeqatën dhe urdhërojnë për mirë e ndalojnë nga e keqja...” (El-Haxhxh 41). “Besimtarët dhe besimtaret janë dashamirë të njëri-tjetrit, urdhërojnë për mirë e ndalojnë nga e keqja, e falin namazin dhe e japin zeqatën, e dëgjojnë Allahun dhe Të Dërguarin e tij, të tillët do t’i mëshirojë Allahu...” (Et-Tevbe 81). Muadh bin Xhebeli r.a. tregon se kur e ka dërguar Muhamedi a.s. në Jemen për t’i thirrur në islam t’i ketë thënë: “Po që se


Edukatë islame 143 Allahu e udhëzon në rrugë të drejtë përmes teje një njeri, më mirë është për ty se tërë bota dhe ç’ka në të” (Transmeton Ahmedi). Ebu Hurejre r.a. tregon se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Kush thërret në rrugë të drejtë do të ketë shpërblim sa shpërblimet e atyre që e pasojnë atë, duke mos iu pakësuar atyre asgjë nga shpërblimi i tyre, ndërsa kush thërret në rrugë të gabuar do të ketë mëkat sa mëkatet e atyre që e pasojnë atë, duke mos iu pakësuar asgjë atyre nga mëkatet e tyre” (Transmeton Ahmedi në Musnedin e tij). Me një rast tjetër Muhamedi a.s. ka thënë: “Ai që udhëzon për të mirë është si ai që bën mirë, ndërsa ai që udhëzon për të keq është si ai që bën keq”. Transmetohet nga Enes ibni Maliku se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Ndihmoje vëllanë tënd nëse është i padrejt ose i është bërë e padrejtë. Njëri tha: ‘O i Dërguari i Allahut, do t’i ndihmoja nëse i është bërë e padrejtë, por nëse nuk është i drejtë, si do t’i ndihmojë?’ Ai tha: ‘Ta ndalosh nga padrejtësia e kjo është ndihmë për të’” (Transmeton Buhariu). Ndërkaq, Ebu Seid El-Hudriu tregon se Muhamedi a.s. ka thënë: “Kush e sheh prej jush ndonjë të keqe, le ta ndryshojë me dorën e tij, nëse nuk mundet, atëherë me gjuhën etij, po nëse nuk mundet atëherë me zemrën e tij, por ky është më i dobëti imanbesim”. (Transmeton Muslimi). Nga përmbajtja e ajeteve të lartpërmendura kuptohet qartë se Allahu xh.sh. i porositi myslimanët që disa njerëz nga radhët e tyre ta marrin për detyrë thirrjen e njerëzve në rrugën e Tij dhe udhëzimin e tyre për të bërë mirë e për t’u larguar nga keqbërja. Ai i vlerësoi lart myslimanët, duke i cilësuar si populli më i mirë i tërë njerëzimit dhe si të afërm të njëri-tjetrit, dhe këto jo për shkak të prejardhjes së tyre fisnore, kombëtare, racore apo klasore, por për shkak se urdhërojnë për të mirë, ndalojnë nga e keqja dhe i besojnë Allahut ashtu si duhet. Për ata që veprojnë në këtë mënyrë, Allahu xh.sh. vërtetoi se askush nuk mund të flasë fjalë më të mira e më të vlefshme se ata dhe ju premtoi mëshirën e Tij dhe shpëtimin. Gjithashtu, edhe Pejgamberi a.s. në thëniet e lart-

Takvim - Kalendar 2010 144 cituara të tij, atyre u premtoi shpërblim të madh tek Allahu xh.sh., si dhe porositi që secili njeri t’i ndihmojë vëllait të tij, edhe nëse është jo i drejtë, duke e larguar atë nga padrejtësia, si dhe ta kundërshtojë dhe ta luftojë të keqën, sipas mundësive të tij, me dorë, me gjuhë ose me zemër. Këtë të fundit Muhamedi a.s. e cilësoi si rezultat të dobësisë fetare në shkallën më të ulët. Kjo mund të ndodhë ose për shkak të përhapjes në përmasa të mëdha të gjërave të këqija, ose për shkak të frikës nga pasojat e dëmshme, nëse i merr masat e tjera penguese. Disa nga dijetarët islamë, duke e komentuar këtë hadith të Pejgamberit a.s., kanë thënë: “Për t’i penguar dhe luftuar të këqijat me dorë - forcë e ka obligim pushteti, me marrjen e masave ligjore kundër keqbërësve, me gjuhë e kanë obligim ulemaja, duke i qortuar dhe frikësuar me dënim nga Allahu xh.sh., kurse me zemër e kanë obligim të gjithë myslimanët, duke i urryer dhe mospajtuar me to”. Shumica dërrmuese e dijetarëve islamë, pavarësisht nga ajo që u tha më lart, janë të mendimit se thirrja e njerëzve në rrugën e Allahut xh.sh. (në besimin islam) dhe urdhërimi i tyre (myslimanëve) për të mirë e ndalimi nga e keqja janë farzi kifaje - obligim i përbashkët. Nëse në një vend këtë detyrë e zbaton dikush, ajo mjafton edhe për të tjerët, do të thotë se ata lirohen nga obligimi, ndërsa nëse askush nuk e zbaton, atëherë të gjithë myslimanët e atij vendi janë përgjegjës para Allahut xh.sh. për të. Këtë qëndrim të tyre ata e bazojnë në ajetin e lartshënuar të sures “Ali Imran”, në të cilin urdhërohet që një grup nga radhët e myslimanëve (jo të gjithë) ta marrin mbi vete detyrën e thirrjes dhe urdhërimit për të mirë e ndalimin nga e keqja, si dhe në faktin se ata që merren me zbatimin e kësaj detyre duhet të kenë njohuri të konsiderueshme të dispozitave të fesë islame (gjë që nuk mund të ketë çdo njeri). Një qëndrim i tillë është plotësisht i arsyeshëm, ngase siç është e domosdoshme për zhvillimin material njerëzor të ketë kuadro të afta në aspektin shkencor, ashtu është e domosdoshme për edukimin moral e shpirtëror të tij të ketë kuadro të aftë në aspektin fetar. Në anën tjetër, sa kanë nevojë njerëzit, si krijesa dualiste, për


Edukatë islame 145 sigurimin e të mirave materiale jetësore, aq më tepër kanë nevojë për edukimin moral e shpirtëror, ngase, përmes këtij të fundit, mund t’i shfrytëzojnë ato të mirat materiale në mënyrë të ndershme e racionale, përkatësisht në të mirë të tyre për këtë botë dhe për botën tjetër. Në lidhje me këtë, islamologu i njohur Nerkez Smailagiq, ka thënë: “A kufizohen nevojat dhe kërkesat themelore të civilizimit njerëzor, në nevojën për ekspertë dhe profesionalistë në fushën e drejtësisë dhe politikës, diturisë dhe matematikës, makinerisë dhe mekanikës, financave dhe të ngjashme me to, apo i njëjtit qytetërim, gjithashtu ka nevojë për njerëz të cilët njeriu mund t’i udhëzojë në rrugën e drejtë në rrugën kah Zoti dhe shpëtimi? Ekspertët e tjerë njeriun e furnizojnë me dituri mbi gjithçka ekziston në botë, dhe për mjetet dhe rrugët se si ato t’i shfrytëzojnë, mirëpo, në anën tjetër, duhet të ekzistojë dikush që do të mund t’ia shpjegojë qëllimin e krijimit dhe kuptimin e vetë jetës. Çka është njeriu dhe përse ai është krijuar? Kush e pajisi atë me të gjitha fuqitë dhe aftësitë e tij, përse ka ardhur deri tek ajo? Çka është kuptimi i vërtetë i jetës dhe si mundet ai të realizohet? Njohuria për të gjitha këto është nevojë më e rëndësishme e njeriut dhe nëse ai këtë nuk e posedon, nuk do të mund të jetë as në gjendje të formojë qytetërim në baza të shëndosha që do të thotë se nuk do të mund të jetë i suksesshëm dhe i dobishëm as në këtë botë as në botën tjetër”3. Në botën intelektuale të Perëndimit sot nuk është njohuri e re se Islami në mësimin e tij burimor nuk është religjion në kuptimin tradicional klasik të botës së krishterë. Në Islam nuk ka kler në atë domethënie siç kuptohet në religjionin e krishterë, çifutë dhe brahmanitë. Ajo që sot takohet ndër myslimanët me emrin “klerët” ka filluar më vonë gjatë historisë nga shkaqet praktike, por edhe politike, pas vdekjes se halifit (zëvendësit të Muhamedit a.s.) të katërt. Në Kur’an ka një porosi, e cila mund të merret për

Takvim - Kalendar 2010 146 arsyetim të formimit të klasës së posaçme “klerike”. Ajo porosi thotë: “Le të bëhet mes jush një grup (njerëzish) të cilët do të thërrasin në të mirë dhe do të urdhërojnë në të mirë e do të ndalojnë nga e keqja, këta janë ata që do të jenë të shpëtuar”. (3/104). Mirëpo në Islam nuk ka asnjë ceremoni fetare, të cilën duhet ta kryejnë vetëm njerëzit e thirrur ose “të përkushtuar”. Porosia Muhamedit a.s. thotë: “Në Islam nuk ka klerë (të përkushtuar shpirtërisht) ose ”mes Zotit e njeriut nuk ka ndërmjetësues” 4. Sikur në të gjitha veprimtaritë e tjera, ashtu edhe në fe, njeriu duhet të ketë mësues i cili do ta drejtojë dhe udhëheqë në rrugën e drejtë. “Çka i duhet atij që dëshiron të shkojë rrugës së drejtë? Para së gjithash, atij i duhet edhe edukatori, i cili nga shpirti i tij do t’i heqë të gjitha veset e këqija, sikur bujku i cili e spastron tokën e tij nga ferrat dhe bimët e tjera të dëmshme për të qenë prodhimi i saj sa më i mirë dhe më i begatshëm. Detyra e edukatorëve është vetëm vazhdim i detyrës së të dërguarit të Zotit”5. Zbatimi i kësaj detyre është me interes të përgjithshëm shoqëror, andaj duhet të realizohet në mënyrë të organizuar dhe institucionale, përkatësisht në kuadër të pushtetit. Kjo mënyrë e zbatimit nuk do të lejonte që individët të veprojnë sipas dëshirës së tyre dhe t’i interpretojnë dispozitat islame sipas mendimit personal. Në anën tjetër, afirmimi i së mirës dhe luftimi i së keqes në mënyrë praktike përmes institucioneve edukativo-arsimore, mjeteve të informimit dhe organeve juridike do ta mundësonte arritjen e suksesit të dëshiruar dhe qëllimit të synuar. Një formë e tillë e zbatimit të kësaj detyre të rëndësishme, është paraparë në Kur’an dhe është praktikuar në jetë nga Pejgamberi a.s. Këtë mund ta kuptojmë edhe nga përmbajtja e ajetit të lartpërmendur, në të cilën rekomandohet urdhri për të mirë dhe ndalimi nga e keqja, çështje të cilat nuk mund të realizohen vetëm me këshillat dhe udhëzimet e ulemave, por kërkojnë edhe marrjen e masave ade4

3

N. Smailogiq, Uvod u Kur’anu 1975, Sarajevo.

5

Argumenti, casopis za drustvu, teoriju i praksu, Rijeka 2/1952 g. Muhamed Gazali: Ejjuhel-Veled, Sarajevo, 1978.


Edukatë islame 147 kuate ligjore ndaj atyre që nuk i respektojnë ato, e që janë në kompetencë të pushtetit. Ndërsa në ajetin 41 të kaptinës “El-Haxh”, Allahu i madhërishëm, njerëzit që janë në pushtet dhe urdhërojnë për mirë e ndalojnë nga e keqja i lavdëroi dhe i mori si shembull për mirë, të cilin duhet ta ndjekin edhe të tjetër. Dijetari dhe komentuesi i njohur i Kur’anit Sejid Kutbi, duke komentuar ajetin 104 të sures “Ali Imran” pos tjerash, thotë: “Në fytyrën e Tokës (në botë) patjetër duhet të ketë shoqëri dhe pushtet që thërrasin në të mirë dhe urdhërojnë për mirë e ndalojnë nga e keqja. Ajo që vërteton se gjithsesi duhet të ketë pushtet, është argument vet teksti kuranor ku gjendet “thirrja në të mirën” dhe njëkohësisht edhe “urdhërimi për mirë e ndalimi nga e keqja”. Andaj, në qoftë se ka mundësi të zbatohet thirrja pa poseduar pushtet “urdhëresa dhe ndalesa” nuk mund të zbatohet, përveç se duke poseduar pushtet... Programi i Allahu xh.sh. për njerëzimin në fytyrën e Tokës, nuk është vetëm këshillim udhëzim dhe proklamim, kjo është gjysma (e tij), ndërsa gjysma tjetër është zbatimi i urdhëresave dhe ndalesave përmes pushtetit, me qëllim të vërtetimit të së mirës dhe eliminimit të së keqes nga jeta njerëzore. Prandaj nuk mund të ketë sukses Umeti (populli mysliman) as njerëzimi, përveç se nëse mbizotëron e mira dhe konsiderohet e mirë ajo që është e mirë dhe e keqe ajo që është e keqe”6. Përveç teksteve kuranore, lidhur me çështjen e lartpërmendur, si bazë argumentuese e kemi edhe vetë praktikën jetësore të Muhamedit a.s., i cili nuk ishte vetëm predikues i Islamit dhe këshillues e udhëzues i njerëzve, por njëkohësisht ishte zbatues i dispozitave të Islamit në jetën e përditshme. Përkatësisht, ai jomyslimanët i ftonte me urtësi në Islam, myslimanët i këshillonte dhe i udhëzonte që t’i zbatojnë urdhrat dhe ndalesat e Islamit në jetë, angazhohej për zgjidhjen e problemeve sociale dhe të çështjeve kontestuese të tyre, merrte masa ligjore ndaj atyre që kryenin vepra penale dhe organizonte dhe e udhëhiqte ushtrinë myslima6

Sejjid Kutb; Fi dhilalil Kur’an, vëllim; 1bot.11-1985, Bejrut.

Takvim - Kalendar 2010 148 ne në rast lufte. Për një qeverisje të tillë të gjithanshme, Muhamedi a.s. përgatiti në aspektin profesional dhe angazhoi një numër të konsiderueshëm të shokëve të tij. Shumica e tyre ishin të angazhuar rreth zbatimit të detyrave islame në vend, ndërsa të tjerët, Muhamedi a.s. i dërgonte në formë të delegacionit në viset e ndryshme, për t’i ftuar në Islam, kryetarët e fiseve, përfshirë edhe mbretërit, si të Bizantit, Persisë, Egjiptit dhe Etiopisë, ose i dërgonte në ato vise ku e kishin pranuar Islamin për t’ua mësuar rregullat e tij. Pas ndërrimit jetë të Muhamedit a.s., këtë mënyrë të qeverisjes shtetërore në baza të dispozitave islame e vazhduan edhe katër shokët më të ngushtë të tij: Ebu Bekri r.a., Ymeri r.a., Osmani r.a. dhe Aliu r.a., të cilët me radhë njëri pas tjetrit u zgjodhën për halif-pasardhës të Muhamedit a.s. në udhëheqjen e shtetit islam dhe të myslimanëve. Kjo formë e sundimit në baza fetare vazhdoi edhe pas ardhjes së Muaviut, birit të Sufjanit, në krye të shtetit islam, por hilafeti si një institucion më i lartë i shtetit, përfaqësuesi i së cilit deri atëherë zgjidhej në mënyrë demokratike, u shndërrua në mbretëri trashëguese. Një qeverisje e tillë e kombinuar nga hilafeti dhe mbretëria vazhdoi deri në shpërbërjen e Perandorisë Osmane dhe ndarjen (përjashtimin) e fesë nga shteti sipas modelit perëndimor. Gjatë periudhës së sundimit të Perandorisë Osmane krahas sulltanit-mbretit, qëndronte Shejhul-Islami i cili e përfaqësonte institucionin e hilafetit dhe konsiderohej si udhëheqës shpirtëror i myslimanëve të botës. Ai ishte këshillëdhënës i sulltanit dhe udhëheqës i institucionit të ulemave, të cilin e përbënin: kadinjtë - gjykatësit e Sheriatit, myftinjtë - juristët, imamët - prijësit e xhematit, myderrizët-mësimdhënësit, mual-limët - mësuesit e fesë etj., të cilët kujdeseshin për mbarëvajtjen e jetës së myslimanëve. Me shpërbërjen e kësaj perandorie dhe ndarjen e fesë nga shteti, në territoret ku ajo sundoi me shekuj u formuan shtete të shumta me karakter kombëtar ose lokal. Në këtë rast, në çdo shet u formua bashkësia islame e pavarur, e cila në mënyrë të ndarë


Edukatë islame 149 nga pushteti mori mbi vete organizimin dhe zhvillimin e jetës fetare të myslimanëve të atij shteti në baza vullnetare dhe si të tilla ato veprojnë edhe sot.

Si duhet të jetë ai që udhëzon në të mirë dhe ndalon nga e keqja Detyra e këshillimit dhe udhëzimit të njerëzve në rrugë të drejtë sa është e rëndësishme dhe me vlerë, aq është e vështirë dhe me përgjegjësi të madhe. Andaj ai i cili përcaktohet për zbatimin e kësa deyre, përveç aftësive profesionale që është e domosdoshme, ai duhet t’i plotësojë edhe disa kushte të tjera të nevojshme: - Këshilluesi apo udhëzuesi duhet të ketë njohuri të caktuara mbi rregullat, dispozitat dhe orientimin islam e sidomos çka është farz-e obliguar dhe çka është haram - e ndaluar. Përveç diturisë ai duhet të jetë i edukuar, të ketë sjellje të mira dhe të jetë sa ë i devotshëm. - Duhet të jetë orator i mirë, të flas rrjedhim dhe kuptueshëm. Aliu r.a.a ka thënë: “Folju njerëzve në bazë të aftësisë së të kuptuarit të tyre”. Sa rëndësi kanë cilësitë e larpërmendura për arritjen e suksesit të dëshiruar, me rastin e zbatimit të kësaj detyre, më së miri dëshmon rasti i Musait a.s., kur e urdhëroi Allahu xh.sh. për ta thirrë në besim të drejtë faraonin dhe popullin e tij. Musai a.s. tha: se ndien shtrëngim në gjoks dhe ka pengesë në gjuhë, andaj e kërkoi të vëllanë Harunin për ndihmës, ngase ai fliste më rrjedhshëm dhe më qartë: Me një rast tjetër, ai iu lut Allahut xh.sh. me këto fjalë: “O Zoti im, më çliro gjoksin tim, më lehtëso çështjen time dhe më zgjidh pengesën nga gjuha ime, që ta kuptojnë ata fjalën time”. (Ta Ha, 25-28). Tregohet nga shokët e tij se Muhamedi a.s. ka foluar rrjedhshëm dhe kuptueshëm, sipas nevoje, disa fjalë për të qenë sa më të kuptueshme i ka përsëritur nga dy apo tri herë. Ka folur me zë mesatar, ndërsa në disa momente të caktuara e ka ngritur zërin

Takvim - Kalendar 2010 150 lartë. Përkitazi me këtë, bashkëshortja e tij Aishja r.a., ka thënë: “Fjala e të Dërguarit të Allahut ka qenë fjalë e qartë, të cilën e kuptonte çdokush që e dëgjonte”. Ai që i thërret njerëzit në rrugën e drejtë dhe që i këshillon për punë të mira e i ndalon nga të këqijat, duhet të veprojë me urtësi dhe maturi, me fjalë të buta, me argumente bindëse dhe me shembuj praktik. Ndërsa në rastin e polemizimit, duhet të jetë dinjitoz dhe fjalën e keqe, ta kthejë me të mirën. Në lidhje me këtë, Allahu i Madhërishëm e ka porositur Muhamedin a.s.: “Thirr në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshilla të bukura dhe polemizo me ta në mënyrën më të mirë” (Nahl, 125). “Nuk mund të barazohet e mira me të keqën, prapësojë (të keqën) me atë që është më e mirë e atëherë ai që mes teje dhe atij ka pasur armiqësi do të bëhet si mik i sinqertë”. (Fussilet, 34). “Dhe me mëshirën e Allahut u tregove i butë ndaj tyre, e sikur të kishe qenë fjalashpër e zemërfortë, ata do të ishin larguar prej teje”. (Ali Imran, 159). Ebu Umamete r.a. tregon se një djalë i ri erdhi te Pejgamberi a.s. dhe i tha: “O i Dërguari i Zotit a më jep leje për prostitucion? Njerëzit i bërtitën, kurse Pejgamberi a.s. u tha: Afrone atë dhe ai u afrua derisa u ul pranë tij. A e dëshiron atë (prostitucionin) për nënën tënde? Ai tha jo, atëherë edhe njerëzit tjerë nuk e dëshirojnë për nënat e tyre. A e dëshiron atë për bijën tënde, ai tha jo, atëherë edhe njerëzit tjerë nuk e dëshirojnë për bijat e tyre. A e dëshiron atë për motrën tënde? Ai tha jo, pastaj i tha për hallën dhe për tezën dhe ai u përgjigj me fjalën jo, ndërsa Pejgamberi a.s. i thoshte edhe njerëzit e tjerë atë nuk e dëshirojnë. Atëherë, Pejgamberi a.s. ia vuri dorën e vet në gjoks të tij dhe tha: “O Zoti ynë, pastroje zemrën e tij, falja mëkatet e tij dhe ruaja moralin e tij”. Dhe nuk pati asgjë te ai më të urryer se sa prostitucioni”.


Edukatë islame 151 Me rastin e dërgimit të Aliut r.a. dhe Muadh bin Xhebelit në Jemen për t’i thirrë në Islam, Muhamedi a.s. i porositi: “Lehtësoni e mos rëndoni, përgëzoni e mos largoni”. Një këshillues nga dijetarët islam duke këshilluar sunduesin e myslimaëve El-Me’munin, kishte përdorë fjalë shumë të ashpra, dhe ky i fundit i kishte thënë: “O njeri! Sillu më me butësi, ngase Allahu e ka dërguar një që ka qenë më i mirë se ti (Musain a.s.) te ai që ka qenë më i keq se unë (te faraoni) dhe i ka thënë: “Thoni atij fjalë të buta”. Muhamed bin Zekerija r.a. ka thënë: E kam parë Abdullah bin Muhamedin një natë duke dalë nga xhamia, pas akshamit, duke shkuar për në shtëpi të vet, kur qe një djalë i dehur nga fisi Kurejsh kishte kapur dhe e tërhiqte një grua dhe ajo kërkonte ndihmë. Njerëzit u tubuan dhe filluan t’i binin atij, ndërsa Abdullahu kur e shikoi e njohu dhe njerëzve iu tha largohuni nga djali i vëllait të tij. Pastaj atë e thirri: O djali vëllait tim eja tek unë, ai u turpërua dhe shkoi te ai, i cili e afroi afër vetes dhe i tha ec me mua dhe shkoi me të deri te shtëpia e vet. Kur e futi në shtëpi e thirri njërin prej djemve të vet dhe i tha që të flejë me të dhe kur t’i dalë të dehurit t’i tregojë se çka ka ndodhur me të, dhe të mos e lejojë të shkon para se të paraqitet tek ai me të. Kur i doli të dehurit, dhe i tregoi se çka i ka ndodhur, u turpërua dhe qau dhe deshi të shkonte, mirëpo ai i tha se është i porositur që ta paraqes para se të shkojë (te i zoti i shtëpisë) dhe e dorëzoi te ai. Abdullahu i tha: A nuk po turpërohesh prej vetvetes, si nuk po turpërohesh nga fisnikëria jote, a nuk po mendon për familjen tënde, frikësoju Allahut, dhe largohu nga ajo që t’i gjendesh. Me këtë rast, djali e uli kokën dhe qajti, e pastaj e ngriti kokën dhe tha: Allahut ia paqa dhënë besën për të cilën do të më pyet në Ditën e Gjykimit, se unë nuk do ta përsërisë më pirjen e alkoolit dhe asgjë nga ato që jam gjendur më parë, andaj unë bëra tevbe-u pendova”. Kjo ndodhi falë butësisë dhe dhembshurisë së tij, pastaj (duke aluduar në njerëzit që u sollën keq) tha: “Me të vërtetë ka njerëz që urdhërojnë për mirë dhe ndalojnë nga e keqja, por e

Takvim - Kalendar 2010 152 mira e tyre bëhet e keqe, andaj keni kujdes në butësi në të gjitha punët tuaja, se me të do të arrini atë që dëshironi”. 7 Metoda se si duhet vepruar ai që i këshillon njerëzit, është cekur në shumë ajete të Kur’anit dhe hadithe të Pejgamberit a.s., ku shihet qartë se si thirrja në besim ashtu këshillimi për zbatimin e detyrave fetare duhet të jetë në mënyrë paqësore, pa presion dhe pa imponim, por vetëm me bindje. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Nuk ka detyrim (imponim) në fe, rruga e drejtë është qartësuar nga e gabueshmja”. (El-Bekare, 256). Sipas Ibni Xheririt r.a. si shkak i zbritjes së ajetit të përmendur ka qenë rasti i një Hysejnit, i cili pasi kishte kaluar në fenë islame, kishte dashur që edhe dy djemtë e tij me dhunë të konvertojë në Islam. Abasi r.a. thotë se Hysejni e kishte lajmëruar Pejgamberin a.s. që djemtë e tij kanë refuzuar pranimin e Islamit dhe e kishte pyetur se a mund që në këtë rast të përdorë forcën. Për këtë çështje ka zbritur parimi “Nuk ka detyrim në fe”. Suksesi i atij që këshillon njerëzit varet shumë edhe nga ajo se sa i përputhen veprat me fjalët e tij, ngase është traditë që njerëzit më tepër e shikojnë se si ai vepron. Zoti i Madhërishëm i ka qortuar dijetarët e Beni israilëve, megjithatë kjo vazhdon edhe për dijetarët islam, duke thënë: “A po i urdhëroni njerëzit për punë të mira e vetën po e harroni, kurse ju po e lexoni librin (Tevratin) a nuk po kuptoni”. (El-Bekare, 44). Ndërsa besimtarëve islam të cilët nuk i kanë veprat sikur fjalët apo që e thonë atë që nuk e punojnë. Allahu xh.sh. ju drejtohet me këto fjalë: “O ju që keni besuar, përse e thoni atë që nuk e punoni”. (Saff, 2). Disa nga dijetarët islam, duke i komentuar këto ajete, kanë thënë se ata nuk qartohen pse i urdhërojnë, por pse e harrojnë vetveten e nuk bëjnë mirë. Ndërsa në ajetin e dytë qortohen njerëzit pse nuk e përmbushin atë që e thonë. Andaj këtu nuk ka për qëllim lërjen e udhëzimit.

7

Muhamed El-Gazali: Ihjaul-ulumid-din, vëll. 2.


Edukatë islame 153 Në lidhje me këtë çështje, Enes bin Maliku r.a., tregon: “Thamë o i Dërguari i Allahut! A të mos urdhërojmë për punë të mira derisa të mos t’i bëjmë edhe vet të gjitha ato, dhe të mos ndalojmë nga të këqijat derisa të mos largohemi edhe ne nga të gjitha ato? Ai tha: Përkundrazi, urdhëroni për punë të mira edhe nëse nuk i bëni vet të gjitha ato, dhe ndaloni nga të këqijat edhe nëse nuk largoheni vet nga të gjitha ato” (Taberaniu në Mu’xhemussagir). Enes bin Maliku r.a. tregon se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Natën e Miraxhit kalova pranë disa njerëzve të cilëve ua prenin buzët me gërshërë të zjarrit dhe i pyeta kush jeni ju? Ata më thanë: Ne kemi urdhëruar për mirë por vet nuk kemi bërë mirë, kemi ndaluar nga e keqja por vet kemi bërë keq”. Hatemul-Esami r.a. ka thënë: “Ditën e Kiametit nuk do të ketë njeri më të dëshpëruar se sa ai njeri që ua ka mësuar nejrëzve diturinë, dhe ata kanë vepruar sipas saj, kurse ai nuk ka vepruar, kështu që ata për shkak të saj shpëtojnë, kurse ai pëson humbje”. Sado që njeriu të jetë i ditur, nëse nuk e shfrytëzon dijen e tij duke vepruar me të ose duke ua mësuar tjerëve shumë pak ka dobi prej saj, ngase dituria pa vepra është si pema që nuk jep fryte. Imam Gazaliu r.a. duke e këshilluar një nxënës të tij, mes tjerash ka thënë: “Njeriu mund t’i mësojë njëmijë pyetje përgjigje, por prej tyre nuk do të ketë kurrfarë dobie praktike, derisa të mos veprojë dhe rregullojë jetën sipas dijes së vet. Edhe një shembull: Ilaçi nuk mund t’i bëjë dobi të sëmurit derisa të mos e pijë... Ti mund të mësosh njëqind vjet dhe të tubosh me mijëra vepra, por nëse dijen e fituar nuk e ke bartur të tjerët me çfarëdo mënyre qoftë, mund të ndodhë që megjithatë, të mos e meritosh mëshirën e Zotit. Mëshira e Zotit meritohet vetëm me punë e në veçanti për të mirën e tjerëve. Allahu i Madhërishëm thotë: “Njeriut i takon vetëm ajo që e ka fituar vet”. (Imam Gazali - Ejjuhel-veled). Aliu r.a. ka thënë: Dy veta më kanë dërrmuar: Dijetari i prishur dhe adhuruesi-fetari i padijshëm, sepse i pari i mashtron njerëzit me dijen e tij, kurse i dyti me adhurimin e tij”. Malik bin

Takvim - Kalendar 2010 154 Dinari ka thënë: “Padyshim, dijetari që nuk vepron sipas dijes së vet, këshillat e tij rrëshqasin nga zemrat e besimtarëve siç rrëshqasin pikat e shiut nga rrasa e gurit”. Ndërsa kur u pyet Imam Ebu Lejth Semerkandiu, përse në kohën e hershme ka ndikuar këshillimi në zemrat e njerëzve, e tash jo? Ai është përgjigjur: “Atëherë dijetarët kanë qenë të zgjuar kurse populli në gjumë, andaj i zgjuari atë që është në gjumë mund të zgjojë kur të dojë. Kurse tash dijetarët janë në gjumë e populli të vdekur, andaj ai që është vet në gjumë si mund ta ngjallë atë që është i vdekur. Kur Xhemaludin Afgani u dëbua për shkak të thirrjes së fuqishme dhe të sinqertë në Islam nga Egjipti në Turqi dhe e pranoi sulltan Hamidi, halifi i myslimanëve të asaj kohe, duke shprehur respekt ndaj tij dhe duke iu frikësuar që Afganiu mos po e zbulon të vërtetën e sundimit të tij, i është drejtuar: O shejh Xhemaludin, përse p.sh. nuk po shkon në Japoni për t’i thirr popullin e tij në Islam, sepse populli atje është i interesuar për të gjetur fenë e drejtë. Atëherë ky dijetar i madh revolucionar e miratoi atë duke pyetur: A të shkoj në Japoni për t’i thirrë në Islam popullin e saj ashtu siç është Islami, apo popullin e saj ta thirri në Islam, ashtu siç është në vendet myslimane? Sulltani u çudit nga kjo përgjigje e guximshme dhe prapë iu drejtua: “O Shejh, me trego dallimin për atë që e fole pak më parë dhe tregom diç si në lidhje me të dhe thirrjen e popullit të Japonisë në Islam! Afganiu iu përgjigj: Nëse do ta thirrja popullin japonez në Islam ashtu siç është Islami, do të më thoshin, o njeri shko thirri popullin tënd në ato parime, dhe, nëse ata i pranojnë, atëherë eja thirrna neve në këtë fe. Ndërsa nëse do t’i thirrja në Islam ashtu siç përdoret ai në jetën praktike në vendet tona, atëherë me siguri do të më thonin se populli japonez nuk ka nevojë për një fe të tillë dhe se për ta më mirë të jenë pa një fe të tillë”. 8 Ai që merret me udhëzimin për të bërë mirë dhe ndalimin nga e keqja, duhet të jetë i vendosur, guximtar dhe optimist në punën 8

Preporod, br. 4, 1 maj 1984.


Edukatë islame 155 e tij, duke mos marrë parasysh kritikat dhe kërcënimet eventuale të kundërshtarëve të Islamit. Allahu i Madhërishëm për besimtarët e vërtetë ka thënë: “Luftojnë në rrugën e Allahut dhe nuk i frikësohen kërcënimit të kërcënuesit, kjo është një dhunti e Allahut që ia dhuron atij që do”. (El-Maide, 54). Ebu Dherri r.a. ka thënë: “Më ka porositur i dashuri pejgamber Muhamedi a.s. për dy cilësi të larta: Të mos i frikësohem kritikës së askujt në rrugën e Allahut dhe ta them të vërtetën edhe nëse ajo është e hidhur”. Me një rast kur është pyetur Pejgamberi a.s. se cila luftë është më e vlefshme, ai ka thënë: “Fjala e drejtë para sunduesit të padrejtë”. Ai i cili i këshillon të tjerët, pavarësisht nga kundërshtimet dhe sjelljet e këqija të njerëzve, nuk duhet të demoralizohet as të humb shpresën se një ditë mund të përmirësohen. Në lidhje me këtë Allahu xh.sh. ka thënë: “Dhe kur një grup njerëzish thanë (atyre që i këshillonin populli) përse po e këshilloni popullin të cilët Allahu do t’i shkatërrojë ose do t’i dënojë me dënim të ashpër (për shkak të punëve të këqija). Ata thanë: për arsyetim para Zotit tuaj dhe me shpresë se do të ruhen”. (El-A’raf, 164).

Udhëzimi dhe edukimi i familjes Pas kujdesit për udhëzimin dhe edukimin e vetvetes, çdo mysliman e ka për detyrë të kujdeset për udhëzimin dhe edukimin e familjes së tij në frymën e fesë islame. Në lidhje me këtë, Allahu i madhërishëm, ka thënë: “O ju që keni besuar, ruajeni vetveten dhe familjen tuaj nga Zjarri (i Xhehnemit) lëndë djegëse e të cilat do të jenë njerëzit dhe gurët...” (Et-Tahrim 6). Ibni Kethiri, duke komentuar këtë ajet, ka theksuar mendimet e disa dijetarëve rreth kuptimit të tij: Ali bin Ebi Talibi r.a. ka thënë: “Edukojini dhe mësojini ata (anëtarët e familjes suaj)”. Muxhahidi ka thënë: “Frikësojuni Allahut dhe porositeni familjen

Takvim - Kalendar 2010 156 tuaj t’i frikësohen Atij”. Katade ka thënë: “T’i urdhëroni anëtarët e familjes që t’i binden Allahut dhe t’i ndaloni ata nga kundërshtimi i Tij.” Ndërsa Dahaku dhe Mukatili kanë thënë:m ”Myslimani e ka për obligim që t’ia mësojë familjes së tij atë që i ka obliguar Allahu dhe atë që ua ka ndaluar atyre”.9 Dijetari i njohur islam Mustafa El-Meragi, duke i komentuar fjalët e Allahut: Ruajeni veten dhe familjen tuaj nga zjarri, thotë: “Mësojeni njëri-tjetrin se si do të ruheni nga zjarri, do të thotë të bëheni të bindur ndaj Allahut dhe të përmbaheni urdhëresave të Tij. Pastaj, gjithashtu mësoni familjen tuaj që të jenë edhe ata të ruajtur nga zjarri. Ai këtë mendim e mbështet në hadithin në të cilin thuhet se Ymeri r.a. duke kërkuar shpjegim për këtë çështje, Muhamedit a.s. i ka thënë: “Mirë, e kam të qartë se si ta ruaj veten, por si duhet t’i ruajmë familjet tona? Në këtë Muhamedi a.s. është përgjigjur: Nëse ua mësoni atyre urdhëresat e Allahut dhe ndalesat e tij, e ato t’iu përmbahen atyre, do të jenë të ruajtura nga zjarri”. Ndërsa komentuesi i njohur i Kur’anit, Sejid Kutbi, duke komentuar ajetin e lartpërmendur, thotë: “Përgjegjësia e besimtarit ndaj vetvetes dhe familjes së tij është tepër e rëndë dhe e tmerrshme, ngase, sipas komentimit të tij, ky ajet përmban kërcënimet më të mëdha nëse nuk veprohet sipas tij. Allahu i madhërishëm secilin që nuk përpiqet për ta ruajtur veten dhe familjen e tij, me mësim, këshillim, bindje, edukim dhe nganjëherë edhe me ndëshkim, do ta dënojë me zjarr, lëndë djegëse të secilës nuk janë drutë as nafta, por njerëzit dhe gurët”. Ndërkaq, dijetari i devotshëm islam, Hasan el-Basriu thotë: “Duhet këshilluar dhe urdhëruar atë (familjen) që të bëjnë të mira dhe të largohen nga të këqijat”10. Transmetohet nga Ibni Ymeri r.a. se Muhamedi a.s. ka thënë: “Çdonjëri prej jush është rojtar dhe do të përgjigjet për rojën e 9

Ismail Ibni Kethir: Tefsirul - Kuranil-adhim, v. 4 . faq.391, bot Darul Kutubil Misrije. 10 Omer Hajdareviç, Upuçivanje na dobro a odvraqanje od zla.Preporod br. 14, 15 juli 1984 god Sarajevo.


Edukatë islame 157 tij: Udhëheqësi është rojtar dhe do të përgjigjet për rojën e tij, burri është rojtar në familjen e tij dhe do të përgjigjet për rojën e tij, gruaja është rojtare në shtëpinë e burrit të saj dhe do të përgjigjet për rojën e saj, shërbëtori është rojtar në pasurinë e zotërisë së tij dhe do të përgjigjet për rojën e tij. Andaj çdonjëri prej jush është rojtar dhe çdonjëri do të përgjigjet për rojën e tij.” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi). Nga ky hadith nënkuptohet se të gjithë njerëzit, duke filluar nga udhëheqësit e tyre (fetar qofshin ata apo shtetëror) e deri te shërbëtorët janë përgjegjës për detyrën e tyre që e ushtrojnë dhe do të japin llogari për të. Udhëheqësi do të pyetet se a ka vepruar me drejtësi, burri do të pyetet se a është kujdesur për edukimin dhe plotësimin e nevojave jetësore të familjes së tij, gruaja do të pyetet se a është kujdesur për rriten dhe edukimin e fëmijëve dhe ruajtjen e pasurisë së burrit, ndërsa shërbëtori apo punëtori do të pyetet se a është ruajtur nga keqpërdorimi i punës së besuar ose i pasurisë së punëdhënësit të tij. Prindërit e kanë për obligim që t’ua mësojnë fëmijëve të tyre kushtet dhe gjërat elementare të fesë islame dhe njëkohësisht t’i angazhojnë në kryerjen e detyrave fetare siç është namazi etj., madje edhe para moshës madhore të tyre, si dhe të bëhen shembull i mirë për ta duke i kryer ato edhe vetë. Për këtë çështje, Allahu xh.sh. ka thënë: “Urdhëroje familjen tënde për namaz dhe bëhu vetë i durueshëm në të...” (Ta Ha, 20). Transmeton Ibni Amri r.a. nga Muhamedi a.s. të ketë thënë: “Urdhërojini fëmijët tuaj për namaz kur ata janë shtatë vjeç, ndërsa rrihini për të kur ata të jenë dhjetë vjeç dhe ndajini mes vete në shtrat” (Transmeton Ahmedi në Musnedin e tij). Transmeton Amer bin Seid Ibnil As nga Muhamedi a.s., të ketë thënë: “Nuk mund t’i dhurojë prindi fëmijës së tij asgjë më të vlefshme sesa edukatën e mirë” (Transmeton Termidhiu dhe Hakimi). Në hadithin e fundit kuptohet qartë se sa rëndësi të madhe i ka kushtuar Muhamedi a.s. edukimit të fëmijëve, duke e konside-

Takvim - Kalendar 2010 158 ruar atë si pasurinë më të çmueshme që mund të dhurojë ose t’i lërë trashëgim prindi fëmijës së vet. Andaj, krahas mësimit dhe aftësimit të fëmijëve tanë për jetë, duhet t’i edukojmë se si duhet ta rregullojnë jetën e tyre në mënyrë të ndershme, duke i respektuar normat islame të cilat garantojnë jetë të lumtur në këtë botë dhe në botën tjetër. Pra, duhet t’i edukojmë fëmijët në frymën e dashurisë ndaj fesë, atdheut dhe punës së ndershme duke i pajisur me vlera të mirëfillta morale, ngase patriotë të vërtetë ata mund të jenë vetëm nëse janë të sinqertë, besnikë, të drejtë, të dijshëm dhe punëtorë të ndershëm. Pas familjes e kemi për detyrë të kujdesemi për udhëzimin në të mirë dhe ndalimin nga e keqja të farefisit, miqve e dashamirëve, si dhe të rrethit ku jetojmë e punojmë. Se si Pejgamberët dhe njerëzit e mirë i kanë këshilluar dhe udhëzuar në rrugë të drejtë familjen, farefisin dhe popullin e tyre është theksuar në shumë ajete të Kur’anit, të cilat mund të na shërbejnë si shembuj të mirë në jetën tonë praktike. Pas marrjes së shpalljes nga Allahu i madhërishëm, Nuhi a.s. i thirri popullin e tij, që adhuronte idhuj të ndryshëm, një kohë të gjatë në rrugën e drejtë, por ata vazhdimisht e refuzuan dhe e kundërshtuan thirrjen e tij. Në mesin e kundërshtarëve të Nuhit a.s. ishte edhe gruaja e tij, e cila jo vetëm që nuk i besonte, por bënte propagandë të madhe kundër tij. Më në fund Allahu xh.sh. kur vendosi për ta shkatërruar këtë popull me përmbytje e porositi Nuhin a.s. që ta ndërtonte një anije në të cilën me rastin e përmbytjes do ta strehonte familjen e tij përveç gruas dhe besimtarët e tjerë. Nuhi a.s. në mënyrë të përpiktë veproi sipas udhëzimit të Allahut xh.sh., mirëpo në prag të lundrimit të anijes, pasi e mbuloi uji Tokën, njëri nga katër djemtë e tij ende qëndronte në një vend të ndarë dhe nuk donte të hipte në të, Nuhi a.s. duke llogaritur se ai ishte prej familjes se tij që nuk e kishte kundërshtuar më parë në atë moment e thirri dhe i tha: “O djali im, hip me ne (në anije) e mos u bë nga jobesimtarët. Ai tha: unë do të strehohem në bjeshkë që do t’më mbrojë nga uji. Nuhi tha: ”S’ka sot mbrojtës nga urdhri (dënimi) i Zotit, përveç atë që ai e ka më-


Edukatë islame 159 shiruar. Atëherë ndërhyri një valë (e madhe) në mes atyre dyve dhe ai u përmbyt.” (Hud, 42-43). Përveç gruas së Nuhiut a.s. përmbytja e së cilës ishte paralajmëruar për shka të kundërshtimit të saj, nga ajetet e përmendura kuptohet se me këtë rast u përmbyt edhe një djalë i tij, ngase refuzoi të hipte në anije duke menduar se me hipjen e tij në ndonjë bjeshkë të lartë do t’i shpëtojë përmbytjes. Përkundër ftesës së babait të tij për të hiput në anije dhe vërejtjes së tij se nuk mundet askush ta shpëtojë nga ndëshkimi i Allahut xh.sh., ai nguli këmbë në mendimin e tij të gabuar duke mos hipur në anije. Në atë moment e përfshiu një valë e madhe e ujit dhe e përmbyti. Pasi që Allahu xh.sh. i pati premtuar Nuhit a.s. se do t’ia shpëtonte nga përmbytja familjen e tij, përveç gruas, e në anën tjetër i ndodhi përmbytja e djalit, Nuhi duke qenë i pikëlluar për humbjen e fëmijës së tij, ai iu drejtua Atij për sqarim të kësaj çështjeje duke thënë: “O Zoti im, djali im ishte nga familja ime, kurse premtimi yt është i vërtetë....”. Mirëpo Allahu atij iu përgjigj: “O Nuh, ai nuk ishte nga familja jote, ngase ai ishte punëkeq...” (Hud, 45-46). Siç mund të kuptohet edhe nga vetë ky ajet kuranor, Allahu i madhërishëm nuk ia kontestoi as nuk ia mohoi përkatësinë familjare të djalit të tij në aspektin biologjik ose fizik, por në aspektin shpirtëror dhe moral, ngase ai bëri punë të keqe kur besoi se mund ta shpëtojë dikush tjetër pos Allahut xh.sh dhe nuk iu përgjigj ftesës për shpëtim të babit të vet. Pra ky ishte epilogu i mosdëgjimit dhe mospërfilljes së këshillave dhe udhëzimeve të Nuhit a.s., nga ana e popullit, gruas dhe djalit të tij. Në disa vende në Kur’an theksohet se si Ibrahimi a.s. me fjalë të urta është përpjekur për ta bindur babanë e vet për të hequr dorë nga besimi në idhuj për zot dhe adhurimi i tyre. Ai me një rast iu drejtua me këto fjalë: “Ku i tha (Ibrahimi) babait të vet: O babai im, përse e adhuron atë që as nuk dëgjon, as nuk sheh e as që mund të sjellë farë dobie? O babai im mua më ka ardhur nga dituria ajo

Takvim - Kalendar 2010 160 që nuk të ka ardhur ty, andaj më pason mua e unë do të udhëzojë ty në rrugë të drejtë. O babai im mos e adhuro (dëgjo) djallin se padyshim djalli është kundërshtar i mëshiruesit (Zotit). O babai im unë kam frikë se do të godase dënimi nga mëshiruesi dhe të bëhesh shok i djallit. Ai (babai) tha: A ti po distancohesh nga zotat e mi, o ibrahim? Nëse nuk heq dorë (nga nënçmimi i tyre) unë do të gjuaj me gurë, andaj lermë mua për kohë të gjatë. Ai (Ibrahimi) tha: Paqja qoftë mbi ty unë dë të kërkojë falje për ty te Zoti im, vërtet Ai ndaj meje është i kujdesshëm”. (Merjem, 42-47). Me gjithë fjalët e buta dhe sjelljet e mira të Ibrahimit a.s. babai i tij nuk u bind aspak që të hiqte dorë nga idhujtaria, ngase, përveç që ishte një adhurues i flaktë i idhujve, ai ishte edhe mjeshtër i hollë i gdhendjes dhe punimit të tyre. Madje nga ajeti i parafundit shihet qartë se ai jo vetëm që nuk pranoi të hiqte dorë, por e kërcënoi djalin e tij Ibrahimin se do ta mbyste me gurë nëse nuk tërhiqej nga kritikat dhe fyerjet e idhujve. Mirëpo, edhe pas këtij kërcënimi të rëndë, Ibrahimi a.s., nga mëshira dhe dhembshuria ndaj babait si prind, i premtoi atij se do t’i lutet Zotit për ta falur atë. Ndërkaq, në kaptinën e dytë të Kur’anit shkruan se si Ibrahimi a.s. dhe nipi i tij Jakubi, i kanë këshilluar bijtë e tyre që t’i kushtojnë kujdes të veçantë çështjes së fesë dhe këtë ua kanë lërë amanet edhe në momentin e vdekjes së tyre: “Kur Ibrahimit, Zoti i tij i tha: Dorëzohu, ai i tha: unë i jam dorëzuar Zotit të gjithësisë. Dhe Ibrahimi ua porositi këtë bijve të vet dhe Jakubi (thanë) o bijtë e mi, me të vërtetë Allahu ua ka zgjedhur juve fenë, pra, mos vdisni kurrsesi ndryshe vetëm se duke qenë myslimanë. A ishit ju dëshmitarë kur i erdh Jakubit vdekja dhe ju tha bijve të vet: Çka do të adhuroni pas meje? Ata i thanë: Ne do ta adhurojmë zotin tënd dhe Zotin e baballarëve tuaj: Ibrahimit, Ismailit dhe Jakubit, Një Zot të vetëm dhe në Atij i jemi dorëzuar” (El-Bekare, 131-133).


Edukatë islame 161 Në Kur’anin famëlartë gjithashtu një kaptinë emërtohet me emrin Llukman, ngase përmbajtjen e saj e karakterizojnë disa porosi të urta, me të cilat ai e ka këshilluar djalin e vet: “Kur Llukmani i tha birit të vet, duke e këshilluar: “O biri im, mos i shoqëro Allahut rival se me të vërtetë politeizmi është mizori e madhe...! O biri im, edhe nëse ajo (vepër e mirë qoftë apo e keqe) është sa kokrra e sinapet (hardallet) e ajo të jetë në rrasë të gurit , në qiej ose në Tokë, Allahu do ta sjellë atë (Ditën e Gjykimit) Allahu është i butë, e i informuar. O biri im, fale namazin dhe urdhëro për të mirë e ndalo nga e keqja dhe bën durim për atë që të ndodhë se me të vërtetë kjo është nga çështjet vendimtare. Mos ua kthe njerëzve fytyrën tënde (në anën tjetër duke i nënçmuar) dhe mos ec mbi Tokë me arrogancë se Allahu nuk e do çdo mendjemadh, mburravec. Bëhu i matur në ecjen tënde dhe ule zërin tënd se më i vrazhdi zë është zëri i gomarit” (Llukman: 13, 16-19). Rrugën e pejgambëreve të lartpërmendur lidhur me këtë çështje e ndoqi edhe pejgamberi i fundit Muhamedi a.s.. Pas shpalljes së ajeteve të para të Kur’anit në shpellën Hira dhe kthimit të tij në shtëpi, menjëherë e njoftoi gruan e vet Hatixhen për këtë ngjarje dhe ajo ka qenë e para që i besoi, e inkurajoi moralisht dhe e përgëzoi për këtë dhunti të pakrahasueshme nga Allahu xh.sh. Ndërkaq me shpalljen e ajetit: “Dhe tërhiqja vërejtjen farefisit tënd më të afërm”. Muhamedi a.s. i tuboi farefisin e vet dhe i lajmëroi se është i dërguari i Allahut xh.sh për ta dhe për mbarë njerëzimin, si dhe i ftoi për ta shpëtuar veten, duke besuar se Zoti është një e ai është i dërguari i Tij, në të kundërtën pse i ka të afërm nuk do të mundet asgjë t’u ndihmojë për të shpëtuar nga ndëshkimi i Zotit xh.sh. Pas përfundimit të fjalëve, axha i tij Ebu Lehebi reagoi ashpër duke iu thënë të pranishmëve: “Kjo për Zotin është turp, kapeni për krahu dhe ndalojeni para se t’ua ndalin të tjerët”. Mirëpo axha tjetër më i madh Ebu Talibi atij iu përgjigj me këto fjalë: “Për Zotin gjithsesi do ta mbrojmë derisa të jemi gjallë”.

Takvim - Kalendar 2010 162 Pasi që Ebu Lehebi e vazhdoi armiqësinë e tij kundër Muhamedit a.s. dhe Islamit, Allahu xh.sh. e zbriti një kaptinë të Kur’anit në të cilën paralajmëroi se nuk do t’i bëjnë dobi as pasuria as djemtë dhe se bashkë me gruan e tij që - propagandonte kundër Muhamedit a.s. do të digjen në flakën e Zjarrit të Xhehenemit. Pas bashkëshortes së Muhamedit a.s., Hatixhes r.a. ndër myslimanët e parë të cilët e pranuan Islamin kanë qenë djali i Ebu Talibit, Aliu r.a., Shërbëtori i Muhamedit a.s., Zejd bin Harithi shoku i tij i ngushtë Ebu Bekri, axha i tij Hamza r.a. e kështu me radhë. Kur e ka ftuar për t’u bërë mysliman Muhamedi a.s. djalin e axhës se tij Aliun, tregohet se në fillim ai i ka thënë se për këtë duhet ta pyes babain e vet, mirëpo pasi që u mendua pak tha: “Kur më ka krijuar Zoti mua nuk e ka pyetur babain tim, atëherë pse unë ta pyes a t’i besojë Zotit, Krijuesit tim. Me atë moment ai është bërë mysliman, duke qenë në moshën nëntëvjeçare. Muhamedi a.s. shpeshherë e këshillonte familjen e tij që t’i kryente obligimet fetare si namazin etj. e të mos mendojnë për shkak të afërsisë ai do t’i ndihmojë te Zoti për të shpëtuar nga përgjegjësia e tyre, kështu që me një rast madje edhe vajzës së vet Fatimes r.a. i tha: “Oj Fatime, puno, sepse për që je vajza ime nuk mund të bëjë kurrfarë dobie te Allahu xh.sh.”.

Kush e pranon dhe kush nuk e pranon udhëzimin Si në Kur’anin famëlartë ashtu edhe në hadithe të Pejgamberit a.s. theksohet qartë se në botë vazhdimisht do të ketë njerëz që besojnë drejt, bëjnë vepra të mira dhe largohen nga veprat e këqija dhe se do të ketë edhe shumë njerëz që nuk besojnë dhe bëjnë vepra të këqija. Në kategorinë e parë bëjnë pjesë njerëzit që kanë logjikë të shëndoshë e ndërgjegje të pastër, të cilët i pranojnë këshillimet dhe udhëzimet e shpallura hyjnore dhe veprojnë sipas tyre. Ata janë të dobishëm për vete dhe për të tjerët dhe si të tillë Zoti i madhërishëm i ka lavdëruar dhe u ka premtuar jetë të


Edukatë islame 163 kënaqshme në këtë botë, kurse shpëtim dhe lumturi në botën tjetër. Në kategorinë e dyte bëjnë pjesë njerëzit që nuk mendojnë apo nuk logjikojnë drejt, nuk kanë ndërgjegje të pastër dhe janë injorantë. Ata janë të dëmshëm si për vetveten ashtu edhe për të tjerët, andaj si të tillë Zoti i madhërishëm i ka përbuzur dhe u ka premtuar jetë të degjeneruar në këtë botë dhe ndëshkim të rëndë në botën tjetër. Me këtë rast, po i cekim vetëm disa ajete të Kur’anit të cilat vërtetojnë se nga këshillimi dhe kujtimi kanë dobi ata që besojnë, dhe se ato mund t’i pranojnë vetëm ata që kanë logjikë e mendojnë dhe ata që e pasojnë rrugën e Kur’anit dhe kanë frikën e Zotit të madhërishëm. Ndërsa për ata që nuk i pranojnë udhëzimet, thuhet se janë njerëz që fare nuk logjikojnë, nuk dëgjojnë as nuk shohin të vërtetën, edhe pse formalisht posedojnë mendjet, veshët dhe sytë. Allahu i plotfuqishëm ka thënë: “Dhe këshillo se këshilla u bën dobi besimtarëve” (Edh-Dharijat 55). “Besimtarë të vërtetë janë ata që kur përmendet Allahu u rrëqethen zemrat e tyre, e kur iu lexohen atyre argumentet (ajetet) e Tij, iu shtohet (forcohet) atyre besimi dhe (vetëm) te Zoti i tyre ata mbështeten” (El-Enfal 2). “Dhe për ata (jobesimtarët) është njësoj ua tërhoqe vërejtjen apo jo, ata nuk besojnë. Ti do të mund t’ia tërheqësh vërejtjen vetëm atij që e pason Kur’anin dhe i frikësohet Mëshiruesit (Zotit) duke mos parë, andaj përgëzoje atë me falje dhe shpërblim fisnik” (Jasin: 10-11). “A mos është njësoj si ai që e di se ajo që të është shpallu ty nga Zoti yt është e vërtetë, si ai që është i verbër? Kurse këshillën e pranojnë vetëm të mençurit” (Err Rrad.19). “Ne kemi krijuar për Xhehenem shumë njerëz dhe exhin. Ata kanë zemër (mend) por me to nuk kuptojnë ata kanë sy por me ta nuk shohin, ata kanë vesh, por me ta nuk dëgjojnë. Ata janë sikur kafshët, madje edhe më të humbur, ata janë të shkujdesur”. (El-Araf, 179).

Takvim - Kalendar 2010 164 Në përmbledhjen e Buhariut shënon se i Dërguari i Zotit Muhamedi a.s. ka thënë: “Udhëzimi dhe dituria me të cilat më ka dërguar Allahu është sikur një shi i begatshëm që bien në tokë. Ajo tokë që është pjellore prodhon bari dhe shumë gjelbërime të tjera, kurse toka jopjellore e mban ujin në vete dhe Zoti jep që prej sajë njerëzit të përfitojnë: pinë, iu japin kafshëve të pinë dhe mbjellin. Mirëpo ai bjen edhe në viset e tjera, shkretëtirë e cila nuk e pranon as nuk e mban ujin me vete dhe nuk prodhon kurrfarë bimësh”. Imami Neveviu nga komperacioni i lartëpërmendur, konkludon se ekzistojnë tri lloje njerëzish që janë të ngjashëm me tri kategoritë e parashtruara të tokës. Një lloj i tokës e pranon ujin, e shfrytëzon dhe pas kohës së thatësisë mbulohet me gjelbërim të shumtë, me drithë dhe bari (kullosë) nga të cilat kanë dobi edhe njerëzit edhe shtazët. Kësaj toke i ngjajnë njerëzit të cilët pranojnë këshillat, i mësojnë dhe ua mësojnë të tjerëve. Lloji i dytë i tokës është prej vetvetes jopjellore, mirëpo dobia prej saj është në faktin se ajo mban lagështi dhe ruan tepricë të ujit të cilin e shfrytëzojnë njerëzit, shtazët dhe bimët. Kësaj toke i ngjajnë njerëzit me njohuri të kufizuar, të cilët nuk e shfrytëzojnë mjaft diturinë e tyre. Ata diturinë e tyre e ruajnë, mirëpo më në fund ia dorëzojnë edhe të tjerëve, të cilët e shfrytëzojnë për interes të vet dhe të përgjithshëm. Këta janë pjesërisht njerëz të dobishëm, ata meritojnë kujdes të caktuar. Lloji i tretë i tokës është plotësisht jopjellor, as nuk e pranon ujin as nuk e mban atë. Kësaj toke i ngjajnë njerëzit shpirtërisht të çrregulluar, të padijshëm ose që nuk mundohen çfarëdo qoftë të mësojnë nga lëmi i fesë dhe diturisë. Pasi që nuk mësojnë, nuk kanë me se të mësojnë as tjetrin”11. Prandaj obligimi i këshilluesit apo udhëzuesit është që të angazhohet për t’ua treguar rrugën e drejtë atyre që janë në rrugë të gabueshme, ndërsa arritja e suksesit nuk është në kompetencën e 11

Abdul Gafar Jukiq: Muhamed a.s. uzor mualimima, Preporod br. 23, 1 decembar, 1984 g. Sarajevo.


Edukatë islame 165 tij as që do të jetë përgjegjësi për të. Ndërkaq, pranimi i udhëzimit apo refuzimi i tij varet nga vullneti dhe gatishmëria e atij që i dedikohet ai, ndërsa vendimi përfundimtar si për njërën ashtu edhe për tjetrën i takon vetëm Allahut xh.sh. Mirëpo, nëse ai nuk e pranon udhëzimin, ajo do të jetë në dëmin e tij personal dhe vetë do të përgjigjet për të. Në lidhej me këtë çështje më së miri dëshmojnë ajetet në vijim, me të cilat Allahu xh.sh. i është drejtuar Muhamedit a.s.: “Thuaj! O ju njerëz, ju ka ardhur juve e vërteta nga Zoti juaj, andaj kush udhëzohet (në rrugë të drejtë) ai është udhëzuar në dobi të vet, e kush devijon (rrugën e drejtë) ai ka devijuar në dëm të vet dhe se unë nuk jam mbikëqyrës i juaj”. (Junus 108). “Me të vërtetë ti (Muhamed) nuk mund ta udhëzosh atë që do ti, por Allahu e udhëzon atë që do dhe Ai di më së miri për të udhëzuarit (për ata që meritojnë të udhëzohen)“ (elKasas, 56). Sipas disa komentuesve të Kur’anit, ajeti i fundit ka të bëjë me rastin e Ebu Talibit, i cili, megjithë përkrahjen e pa rezervë ndaj Muhamedit a.s. dhe dëshirës së madhe të këtij të fundit që në momentin e fundit të jetës ta shqiptojë Shehadetin - fjalën e dëshmisë, ai, deri në momentin vdekjes se tij nuk u deklarua publikisht se e ka pranuar fenë islame. Andaj Allahu i madhërishëm me ajetin e lartpërmendur ia kujtoi Muhamedit a.s. dhe e ngushëlloi duke i bërë me dije se ai nuk e ka në kompetencë as nuk mund ta udhëzonte në rrugë të drejtë atë që dëshiron, pavarësisht nga afërsia dhe ndihma e tij, por Allahu është kompetent për ta udhëzuar atë që dëshiron. Në Kur’an gjithashtu përmendet në mënyrë të veçantë rasti i gruas se Nuhit a.s. qe e kemi theksuar më lart dhe rasti i gruas së Lutit. Ato, edhe pse burrat i paten të dërguar të Zotit, pasi që i kundërshtuan, nuk iu bëri dobi asgjë dhe si të tilla e përjetuan shkatërrimin në këtë botë bashkë me kundërshtarët e tjerë, ndërsa në botën tjetër do të dënohen përjetësisht me zjarr të Xhehenemit.

Takvim - Kalendar 2010 166 Në anën tjetër, në Kur’an, si shembull i mirë për ata që besojnë, përmendet gruaja e Faraonit, zullumqarit më të madh në botë, ngase, kur Musai a.s. e thirri popullin e Egjiptit për të besuar në një Zot, faraoni atyre iu tha: “Unë jam zoti suprem i juaji. Ajo edhe pse kishte për burrë një njeri të tillë, i besoi Musait a.s. për pejgamber dhe iu lut Zotit që ta shpëtonte nga mizoritë e faraonit dhe t’ia përgatiste asaj një pallat në Xhenet. Prandaj ajo jetoi dhe vdiq si besimtare e përvuajtur dhe e devotshme dhe si e tille në botën tjetër do të shpërblehet përjetësisht me begatitë e shumta të Xhenetit.

Pasojat e mosurdhërimit për mirë dhe mosndalimit nga e keqja Mosurdhërimi për vepra të mira dhe mosndalimi nga veprat e këqija duke pasur mundësi, llogariten ndër mëkatet e mëdha, pasojat e të cilave do të jenë evidente edhe në këtë botë. Marrja e dënimit për sjelljet dhe veprat e këqija të bëra si dhe për mospengimin apo tolerimin e tyre është ligj natyror i Zotit të madhërishëm, i cili është i pandryshueshëm dhe vlen pa dallim për të gjithë njerëzit. Në shumë vende në Kur’an, Allahu i Plotfuqishëm tregon në mënyrë figurative se si ka dënuar disa popuj të mëparshëm për shkak të mospërfilljes së rrugës së Tij të drejt, përhapjes së dukurive negative dhe mospengimit dhe ndalimit të tyre. Në anën tjetër, Ai tregon se si i ka shpëtuar me atë rast nga ndëshkimi të dërguarit e Tij, ata që i kanë këshilluar e ua kanë tërhequr vërejtjen atyre nga të këqijat, dhe ata që kanë besuar. Në fund, Allahu xh.sh. e arsyeton dënimin e tyre duke konfirmuar se Ai nuk iu ka bërë atyre kurrfarë padrejtësie, por ata vetë i kanë bërë vetes padrejtësi, duke bërë punë të këqija dhe padrejtësi ndaj të tjerëve. Prandaj tregimet e tilla nuk duhet marrë si ndodhi të cilat i takojnë të së kaluarës, por duhet të shërbejnë si kujtim dhe mësim se po qe se përsëriten shkaqet e tyre në formë të ngja-


Edukatë islame 167 shme, do të përsëriten edhe pasojat e tyre. Duke rrëfyer për Beni israilët-hebrenjtë, lidhur me këtë, Allahu xh.sh. ka thënë: “E pasi që ata e harruan atë për çka ishin këshilluar, Ne i shpëtuam ata që ndalonin nga të këqijat, kurse ata që bënë zullum i ndëshkuam me dënim të ashpër për shkak se kishin bërë mëkate”. (El-A’raf, 165). “U mallkuan me gjuhën e Davudit dhe të Isait, të birit të Merjemes, ata që mohuan nga Beni Israilët, e kjo për shkak se kundërshtuan dhe tejkaluan kufijtë. Ata ishin (të tillë) që nuk e ndalonin njëri-tjetrin nga e keqja që e punonin, e sa e shëmtuar ishte ajo që kishin punuar”. (El-Maide, 78-79). Nga Abdullah bin Mes’udi tregohet se Muhamedi a.s. ka thënë: ”Mangësia e parë që ka ndodhur te Beni Israilët ka qenë kur një njeri e takonte tjetrin i thoshte: O ti, frikësoju Allahut dhe hiq dorë nga kjo që po vepron, sepse kjo nuk është e lejuar për ty. Pastaj e takonte atë të nesërmen, dhe kjo çështje megjithatë nuk i pengonte që me të të hante e të pinte dhe të ulej bashkë me të dhe pasi që ata vepruan kështu, Allahu ua rrahu zemrat e njërit me tjetrin dhe i mallkoi me gjuhën e pejgamberit të tyre Davudit dhe të Isait të birit të Merjemes, e kjo për shkak se kundërshtuan dhe i tejkaluan kufinjtë. Pastaj i Dërguari i Zotit tha: “Pasha Atë që më ka shpirtin në dorë, ose do të urdhëroni për mirë e të ndaloni nga e keqja dhe do ta kapni për dore keqbërësin dhe me forcë ta detyroni në të drejtën, ose do t’ua rrahë Allahu zemrat e njërit me tjetrin dhe do t’u mallkojë siç i ka mallkuar ata“. (Transmeton Ebu Davudi) Ndërsa Ebu Ubejde nga Abdullahu tregon se Muhamedi a.s. ka thënë: “Pasi që Beni israilët ranë në mëkate, dijetarët e tyre i ndaluan, por ata nuk hoqën dorë, megjithatë këta (dijetarët) janë ulur (kanë ndenjur) me ta, kanë ngrënë dhe kanë pirë me ta, e Allahu ua rrahu zemrat e njërit me tjetrin dhe i mallkoi me gjuhën e Davudit dhe Isait të birit të Mejremes”. Pasiqë ishte i mbështetur, i Dërguari i Zotit u ulë dhe tha: “Pasha Atë...” (deri në fund siç u theksua më lartë). (Transmeton Tirmidhiu).

Takvim - Kalendar 2010 168 Sipas parimeve islame, myslimanët e mirë nuk duhet t’i përkrahin njerëzit që nuk janë të meritueshëm as të anojnë kah ata që bëjnë padrejtësi, përndryshe do të konsiderohen bashkëpërgjegjës për veprat e tyre të këqija. Gjithashtu, ata nuk duhet të qëndrojnë indiferent me rastin e përhapjes së dukurive negative, duke u arsyetuar, si shumëkush, me fjalët se ç‘do kush çfarëdo që bënë e bënë për vete. Një arsyetim i tillë është oportunist dhe nuk qëndron, për shkak se njeriu si qenie shoqërore, pasojat e të gjitha veprimeve të tij, pozitive qofshin apo negative, kanë karakter të përbashkët shoqëror, me përjashtim të një pakice e cila ka karakter individual apo personal. Prandaj është mëse evidente se në një popull që nuk respektohen traditat dhe vlerat e mirëfillta moralo-njerëzore dhe tolerohet përhapja e traditave dhe dukurive degjeneruese, pasojat e dëmshme të tyre do t’i bartë i tërë ai popull, si individ, familje dhe shoqëri. Për këtë arsye, Allahu i Madhërishëm na tërheq vërejtjen dhe këshillon duke thënë: “Dhe mos anoni kah ata që bëjnë padrejtësi (zullum) se do t’ju djeg zjarri dhe ju nuk keni mbrojtës tjetër përveç Allahut dhe nuk do të jeni të ndihmuar”. (Hud, 113). “Dhe ruajuni intrigës që (dëmi i së cilës) nuk do të godasë vetëm ata që kanë bërë padrejtësi prej jush, dhe dine se Allahu është ndëshkues i rreptë”. (El-Enfal, 25). Në lidhje me këtë çështje, ekziston edhe një numër i konsiderueshëm i haditheve të Pejgamberit a.s., me të cilat ka njoftuar dhe paralajmëruar për pasojat e rrezikshme që mund të ndodhin nëse nuk merren masa preventive dhe nuk pengohen keqbërësit, padrejtësia dhe përhapja e dukurive negative në një shoqëri apo popull. Ai ka tërhequr vërejtjen se kur fillojnë të përhapen gjërat e ndaluara fetarisht në një popull dhe nuk i lufton dhe pengon duke pasur mundësi, Zoti i Madhërishëm nuk do t’i dënojë me pasojat e tyre vetëm bartësit e tyre por që të gjithë. Ndër masat ndëshkuese është edhe ardhja në shprehje që t’i udhëheqin, njerëzit jomeritorë dhe të degjeneruar.


Edukatë islame 169 Në vijim po i shënojmë disa më kryesore nga këto thënie të Muhamedit a.s. me përmbajtje të lartpërmendur. Tergohet nga Hudhejfe bin El-Jeman se i Dërguari i Zotit të ketë thënë: “Pasha Ata që shpirti im është në dorën e Tij, ose do të urdhëroni për mirë e të ndaloni nga e keqja ose nuk vonon e Allahu do t’ua dërgojë dënimin e Vet, pastaj do t’i luteni, por nuk do t’u përgjigjet (lutjeve tuaja)”. Tregohet nga Adijj bin Ymejreh r.a. se e ka dëgjuar Pejgamberin a.s. duke thënë: “Me të vërtetë Allahu nuk e dënon masën e gjerë për shkak të veprave (të këqija) të disave derisa mos të shohin të keqën në mesin e tyre dhe janë në gjendje për ta penguar dhe nuk e pengojnë, e kur të veprojnë në këtë mënyrë, atëherë Allahu do t’i dënojë të dy palët (keqbërësit dhe toleruesit)”. (Transmeton Ahmeti). Abdullah bin Xheriri tregon nga babai i tij se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Nuk ka popull në të cilin bëhen mëkate dhe ata (që nuk bëjnë) janë më të fuqishëm dhe më shumë sesa ata që i bëjnë ato e pastaj nuk i ndryshojnë-ndalojnë ato e që nuk do të dënojë atë Allahu në përgjithësi”. Transmeton Bezazi nga Ymeri r.a. se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Ose do të urdhëroni për mirë e ndaloni nga e keqja ose Allahu do të bëjë që t’u mbisundojnë të këqijtë e juaj, pastaj do të luten të mirët e juaj, por nuk do t’u përgjigjet atyre”. Ndërkaq, nëse në një popull apo vend kanë dominuar njerëzit e degjeneruar dhe dukuritë negative, kurse njerëzit e ndershëm janë pak dhe të pafuqishëm për ta përmirësuar gjendjen e krijuar, atëherë këta të fundit duhet kujdesur vetëm për çështjen e tyre personale, duke mos lejuar për të pajtuar me to, ose për të rënë nën ndikimin e tyre. Ebu Thalebe r.a. ka thënë se e ka pyetur Pejgamberin a.s. në lidhje me ajetin kuranor: “O ju që keni besuar, kujdesuni për vetveten. Nuk ju bënë dëm juve ai i cili ka humbur (rrugën) kur ju jeni në rrugë të drejtë...” (El-Maide, 105), dhe ai më tha: “O Thalebe urdhëro për mirë e ndalo nga e keqja. Kur të shohësh

Takvim - Kalendar 2010 170 nënshtrimin ndaj lakmisë (dëshirave), pasimin e epsheve, ndikimin (e madh) të kësaj bote dhe pëlqimin e secilit mendimtar të mendimit të vet, atëherë kujdesu për vetveten e lere masën e gjerë. Pas jush do të ketë sprovime si pjesët e natës së errët, ai që i përmbahet në atë (kohë) asaj që po i përmbaheni do të ketë shpërblim sa pesëdhjetë prej jush, iu tha ndoshta prej tyre o i Dërguari i Zotit, ai tha jo, por prej jush sepse ju mund të gjeni ndihmës për (punë) të mira, kurse ata nuk do të mund të gjejnë ndihmës për to”. (Transmeton Ebu Davudi). Bashkëshortja e të Dërguarit të Zotit, Umu Selehem, ka thënë, se e ka dëgjuar Pejgamberin a.s. duke thënë: “Kur të dalin në shesh mëkatet (të këqijat) në Umetin tim (ndër myslimanët) Allahu do t’i përfshijë që të gjithë me dënimin e Tij. Thash: O i Dërguari i Allahut a nuk do të ketë në mesin e tyre njerëz të mirë? Tha po (do të ketë). Thash çdo të bëjnë ata? Tha atyre do t’i ndodh ajo që ju ka ndodhur njerëzve tjerë, pastaj do të shkojnë në mëshirën e Allahut dhe kënaqësinë e Tij”. (Transmeton Imam Ahmedi). Nëse e shikojmë me vëmendje gjendjen e myslimanëve si tek ne ashtu në vendet e tjera dhe e krahasojmë me paralajmërimet dhe vërejtjet e lartpërmendura, do të bindeni se shumica e tyre tashmë janë vërtetuar dhe për çdo ditë e më tepër janë duke u bërë realitet i jetës sonë të përditshme. Përkatësisht për shkak të mosrespektimit të urdhëresave dhe ndalesave të Zotit të Madhërishëm dhe të Dërguarit të Tij, çdo ditë e më tepër janë duke u përhapur kriminaliteti, korrupsioni dhe dukuritë e tjera negative, siç janë vrasjet dhe vetëvrasjet, prostitucioni, droga, alkooli, grabitjet, mashtrimet, ryshfeti, përçarjet mes vete partiake për shkak të luftës për pushtet-pozitë etj., të cilat, ndër ne, më parë shumë pak kanë ekzistuar. Në shenjtë ndëshkimi, pasojat e tyre degjeneruese dhe shkatërrimtare, për çdo ditë e më tepër jemi duke i pësuar dhe duke i paguar shtrenjtë si individ si familje, si shoqëri, dhe si komb, Nëse dëshirojmë përmirësim të gjendjes, atëherë duhet së pari ta përmirësojmë veten sipas radhës së lartpërmendur, ngase


Edukatë islame 171 Zoti nuk do t’ia prishë gjendjen askujt para se ata të prishen vet dhe nuk do t’ia përmirësojë atë, para se të përmirësohen vet. Ky është ligj i Tij i pandryshueshëm për të cilin na ka njoftuar me këto fjalë kuranore: “Me të vërtetë Allahu, nuk ia ndryshon gjendjen e një populli derisa ai të mos e ndryshojë vetveten”. (Rrad, 11). Ndërkaq, ndryshimi dhe përmirësimi i gjendjes dhe prosperiteti e mirëqenia njerëzore mund të arrihet vetëm nëse i rikthehemi dhe i përmbahemi me përkushtim të plotë, të porosisë historike të të Dërguarit të Allahut, Muhamedit a.s., të cilën e la në Haxhin Lamtumirës, me këtë përmbajtje: “Po ua lë dy çështje (emanet) nëse iu përmbaheni nuk do të humbni kurrë: Librin e Allahut (Kur’anin) dhe Traditën (Synetin) e të Dërguarit të Tij”. O Zot i madhërishëm, na ruaj nga pasojat e veprave tona të këqija, dhe të veprave të këqija të të tjerëve!


trashëgimi Resul Rexhepi – Sadik Mehmeti

Haxhi Hafiz Rrystem Zihni ef. Ramadani-Shporta nga Prizreni (1859-1937) “Dhashtë Zoti, që përsëri në mesin e myslimanëve të gjenden njerëz, të cilët, të paktën deri diku, do ta zëvendësojnë Rrystem efendiun!” H. Mehmed Hanxhiç

Hyrje

2 1

Kur në revistën “Edukata Islame”, nr. 70, Prishtinë, 2003 , u botua një vështrim yni për veprën e haxhi hafiz Rrystem Zihni ef. Shportës, "Risāla fī bayān Asmā’il-lāhi te'āla wa asmā’i nabi1

Takvim – Kalendar 2010 174 yyinā 'alajhis-salām wa asmā’i ğamī'i al -anbiyā’i al-mazkūra fī al-Kur’ān al-'āzīm", - të cilën e kishim gjetur gjatë hulumtimeve tona në Arkivin e Kosovës, - për jetën dhe veprën e këtij autori kishim vetëm disa të dhëna tepër modeste. Megjithatë, duke e lexuar, përkthyer dhe analizuar veprën e sipërpërmendur, u bindëm se bëhej fjalë për një alim dhe studiues me dije të thella në shkencat islame, dhe sidomos në shkencat e Kuranit dhe të komentimit të tij. Për këtë arsye, me të drejtë dhe me shumë siguri, nxorëm përfundimin: “Nuk do të qe kurrfarë teprimi nëse konstatojmë se haxhi Rrystem ef. Shporta, sipas "Risālesë..." së tij, paraqitet si një lexues i pasionuar dhe shumë i devotshëm i Fjalës së Allahut, një njohës i mrekullueshëm i gjuhës dhe shkrimit arab, një studiues i thellë dhe shumë serioz i Kuranit dhe shkencave të tij,... edhe sikur të ishte vetëm kjo vepër, do të mjaftonte t’i siguronte h. Rrystem ef. Shportës vend me rëndësi në radhën e ulemave më eruditë të Kosovës dhe më gjerë”2. Disa muaj pas botimit të vështrimit tonë, shih koincidencën, në vjetarin e Sarajevës “Takvim”3, u botua një shkrim pikërisht për haxhi hafiz Rrystem Zihni ef. Shportën, “për këtë hoxhë dhe myfti shqiptar të burgosur në burgun e Nishit dhe të Zenicës”. Autori i këtij shkrimi, mr. Xhemaludin Shestiç, kishte hedhur në letër, siç thotë ai vetë, disa kujtime për një hoxhë, myfti dhe për një të burgosur nga Prizreni, që ishin transmetuar nga imami i xhamisë së Sejmenit (xhamisë së burgut) të Zenicës, Omer ef. Shestiç4. Ndonëse në këtë shkrim nuk kemi data dhe saktësime

Resul Rexhepi - Sadik Mehmeti, “Risaleja...” e Haxhi Rrystem ef. Shportës – vepër e rëndësishme për shkencat kuranore, në: “Edukata Islame”, nr. 70, Prishtinë, 2003, f. 73-93.

Po aty, f. 77. Mr. Džemaludin Šestić, Kazivanje o sudbini jednog nevina osuđenog robijaša, në: “Takvim”, Sarajevë, 2004, f. 173-177. 4 Omer ef. Shestiçi kishte qenë imam dhe hatib i xhamisë së Sejmenit (xhamia e burgut) në Zenicë, në kohën kur Myftiu ynë ishte atje. Omer ef. Shestiçi kishte arritur të merrte leje që Myftiun tonë, H. Rrystem efendiun, ta vizitonte, t’i sillte literaturë, pemë, ushqime, si dhe gjëra të tjera nga shtëpia e tij. Korrespondenca në mes Omer ef. Shestiçit dhe haxhi Rrystem efendiut do të vazhdonte edhe pas lirimit të këtij të fundit nga burgu. Shih: Mr. Džemaludin Šestić, Kazivanje..., po aty, f. 176. 3


Trashëgimi 175 për jetën e haxhi hfz. Rrystem efendiut, sepse, sikurse u tha, këto janë disa kujtime “për një hoxhë nga gjykimi dhe dënimi i të cilit kanë kaluar tetë dekada të plota”, megjithatë, ky punim na ka shërbyer si një shenjë e mirë për të ecur një shtegu të panjohur më parë. Pas botimit të këtij shkrimi, interesimi ynë për ta njohur dhe për të mbledhur të dhëna për jetën dhe veprën e haxhi hafiz Rrystem Zihni efendiut u shtua edhe më shumë. Disa qytetarë të moshuar të Prizrenit dhe rrethinës, të cilët i pyesnim për Efendiun e nderuar, e kujtonin atë si emër dhe si “një hoxhë i madh dhe shumë i ditur”, dhe vetëm kaq. Të tjerët që kishin qenë nxënës, bashkëpunëtorë a xhematlinj të h. Rrystem efendiut, tashmë kanë kaluar në Botën tjetër. Në pranverën e vitit 2006, për fatin tonë të mirë, gjetëm edhe dy vepra të tjera në gjuhën arabe të haxhi hafiz Rrystem Zihni efendiut5. Në këto vepra, autori, - me dorë të vet, - jep disa të dhëna autobiografike, shumë të rëndësishme për interesimet tona. Pavarësisht nga këto të dhëna të mbledhura gjithandej, dhe pavarësisht se në dorë kishim tri vepra të këtij autori nga Prizreni, që kishte shkruar në gjuhën arabe, dhe dhjetëra dokumente në gjuhën turke, që ruhen në Arkivin e Kosovës, të cilat mbajnë firmën dhe vulën tij në kohën sa haxhi hafiz Rrystem Zihni ef. ishte myfti i Prizrenit, biografia e tij, edhe më tutje, për ne, mbeti e panjohur. Ç’është e drejta, na ka çuditur fakti përse në literaturën e botuar për të kaluarën e Prizrenit, nuk gjetëm të dhëna biografike, për një dijetar, myfti e myderriz kaq erudit dhe për një qytetar shumë aktiv e një personalitet me ndikim, që kishte jetuar e vepruar po në Prizren në një kohë jo shumë të largët. 5

Fjala është për veprat “Risāla fī as-sabr” dhe “Sharh m’uğiz li Risāla fī assabr”, të cilat këtu janë marrë në shqyrtim. Këto dy vepra unikale dhe autografe të haxhi Rrysten Zihni ef. Shportës, ruhen në bibliotekën personale të S. Mehmetit.

Takvim – Kalendar 2010 176 Në fondin e Gjykatës së Qarkut të Prizrenit (viti 1924), që ruhet në Arkivin e Kosovës, me gjithë hulumtimet tona, dosjen e haxhi hfz. Rrystem Zihni ef. nuk e gjetëm dot.6 Mirëpo takimi i paradokohshëm me pinjollët dhe trashëgimtarët e familjes së haxhi hfz. Rrystem efendiut dhe bisedat që zhvilluam me ta, rezultuan me sigurimin e disa të dhënave të rëndësishme, që hedhin dritë mbi jetën dhe veprën e haxhi hfz. Rrystem Zihni efendiut. Nipi i myftiut tonë, z. Ahmet Drini7, mbi bazën e kujtimeve të nënës së tij, vajzës së vetme të haxhi Rrystemit, Fehmijes, kishte përgatitur në dorëshkrim një si monografi për gjyshin e tij, haxhi hfz. Rrystem efendiun dhe pasardhësit e tij8. Në anën tjetër, alimi dhe studiuesi nga Sarajeva, Fejzullah Haxhibajriç9, duke bërë fjalë për një vepër të mikut, bashkëpunë6

Nipi i Rrystem efendiut, prof. Mas-har Shporta (i lindur më 1929), thotë se kjo dosje gjendet në Arkivin e Shkupit(!). Sipas bisedës së zhvilluar me të në Prizren, dt. 04.10.2009, në prani të Xhafer ef. Fejziut dhe të Nuridin Ahmetit. 7 Ahmet Drini (i lindur më 05.12.1934 në Prizren, ku jeton edhe sot), është djali i vajzës së haxhi hfz. Rrystem efendiut, Fehmijes, dhe i Osman Drinit. Osmani ka qenë djali i madh i Hysejn efendiut, gjegjësisht, djali i nipit të Ali efendiut, nga dera e madhe e myderrizëve të shquar, të dëgjuar dhe të nderuar në qytetin e Prizrenit e më gjerë. Ali efendiu është vëllai i myderrizit, myftiut dhe kryeministrit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, haxhi Ymer Prizrenit. 8 Kjo monografi në dorëshkrim, e Ahmet Drinit, mban titullin “Jeta dhe veprimtaria e Haxhi Rrystem Shportës”, e përfunduar në janar 2008. Ky dorëshkrim, me disa plotësime, meriton dhe duhet të botohet. Një kopje të këtij dorëshkrimi na e ka dhënë për ta përdorur, mbesa e haxhi Rrystem efendiut., zonja Feriha Shporta (lindur më 1931), të cilën, - për mikpritjen bujare, mirësjelljen dhe konsideratën e lartë ndaj nesh, - e falënderojmë përzemërsisht. 9 Fejzullah Haxhibajriç (1912-1990) ka qenë myderriz, hoxhë, bibliotekist, shejh dhe nëpunës në administratën e Bashkësisë Islame të Bosnjë e Hercegovinës. Ka njohur mirë gjuhën arabe, turke dhe persiane. Është autor i shumë shkrimeve të botuara në revistat profesionale nga islamologjia dhe nga trashëgimia islame në Bosnjë dhe me gjerë. Ka qenë sheh i tarikatit kaderij, dhe më 1936 ka marrë dorë tek myderrizi i Vushtrrisë, shkrimtari, poeti dhe mendimtari shqiptar Selim ef. Sami Jashari - Drejta (vdiq më 1952). Fejzullah efendiu ka botuar në gjuhën serbokroate shumë ilahi, sikundër edhe veprën


Trashëgimi 177 torit dhe bashkëmendimtarit të haxhi Rrystem ef. Shportës, haxhi Ymer Lutfi ef. Paçarizit10, ndër të tjera, jep edhe një të dhënë shumë me rëndësi për h. Rrystem efendiun. Aty shkruan: “Shejh Haxhi Ymer Lutfi efendiu ka vdekur në Prizren më 25 tetor 1928 dhe ishte varrosur në Terzi Mahallë, e më pastaj qe transferuar në varrezat Kuruçeshme, ku është varrosur pranë këmbëve të Sofi Babës. Në këto varreza janë varrosur edhe shoku i tij i vjetër nga Stambolli, myftiu i njohur i Prizrenit, haxhi Rrystem ef. Shporta, dhe zëvendësi i Reis-ul-ulemasë së Jugosllavisë dhe myhibi i haxhi Ymerit, hfz. Abdullah ef. Hizri-Telaku. Nekrologun për haxhi hafiz Rrystem Zihni ef. Shportën, - thotë F. Haxhibajriçi, - e ka shkruar hafiz Abdullah Hizri dhe e ka botuar në rev. “El-Hidaje”, viti I, nr. 12, Sarajevë, 1938, kurse nekrologun për Hafiz Abdullah ef. Hizrin e kanë shkruar F. Haxhibajriçi në “El-Hidaje”, viti.

Takvim – Kalendar 2010 178 VI, nr. 12, Sarajevë, 1943 dhe M(ahmud) Trajliçi, në revistën “Glasnik”, nr. 10, Sarajevë, 1943”11-përfundon shënimi. Shkrimin për haxhi hafiz Rrystem Zihni ef. Shportën, shkruar nga hafiz Abdullah Hizri12 dhe të botuar në “El-Hidaje”13, nga Sarajeva, na e ka siguruar dhe na e ka dërguar miku ynë, z. Bajro Perva, të cilin e falënderojmë botërisht. Nekrologu është botuar në gjuhën osmane dhe është shkruar me kërkesën e Mehmed Hanxhiçit14, i cili haxhi Rrystem efendiun e kishte takuar personalisht në Sarajevë në ditën kur ky i fundit ishte liruar nga burgu i Zenicës dhe i cili qe mahnitur nga nuri dhe dituritë e thella të tij, dhe sidomos nga njohja e gjuhës arabe që zotëronte Rrystem efendiu. Edhe M. Hanxhiçi, - në të njëjtën faqe të “El-Hidaje”-s, kishte botuar disa radhë për vdekjen e Haxhi hfz. Rrystem ef. Shportës15. 11

“Tuhfa” të shehut të tij, Selim Sami efendiut. Fejzullah ef. ka qenë shpjegues, komentues dhe përkthyes në gjuhën serbokroate i “Mesnevisë”. Fejzullah ef. në vitin 1963 ka botuar “Ilmihalin”, i cili në vitin 1968 është përkthyer në gjuhën shqipe nga h. Sherif Ahmeti dhe deri sot ka pasur disa ribotime. Më gjerësisht për këtë, shih: M. Trajlić, Prof. Hadži Fejzulah Hadžibajrić (in memoriam), në: “Anali” Gazi Husrev-begove Biblioteke, nr. XV-XVI, Sarajevë, 1990, f. 287-291. 10 Haxhi Ymer Lufti efendi Paçarizi ka lindur më 13 janar 1870 në Prizren. I ati i tij, Mustafë efendiu, ishte imam në Prizren. Të parët e haxhi Ymer ef. kanë ardhur në Prizren nga Malësia e Dibrës. Pas mbarimit të mektebit iptidai (shkollës fillore) dhe ruzhdijes (gjimnazit të ulët) më 1887 qe regjistruar në Medresenë e Fatihut në Stamboll, ku qëndroi deri më 1901. Pas Stambollit shkoi në Kajro dhe u regjistrua në Universitetin e famshëm Al-Azhar ku studioi katër vjet gjuhën arabe. Haxhi Ymer Lutfi Paçarizi ka vdekur më 25 tetor 1928. Ka shkruar mbi 60 vepra në prozë dhe në poezi në gjuhën arabe, turke dhe persiane, pa përmendur këtu edhe shkrimet e botuara në shtypin e kohës. Veprat e tij u përkasin fushave të ndryshme, si fetare, filozofike, mistike, politike, didaktike-pedagogjike dhe lirike në stilin e poezisë së divanit. Më gjerësisht për jetën dhe veprën e Haxhi Ymer Lutfi Paçarizit shih: Hasan Kaleši, Prizren kao kulturni centar za vreme turskog perioda, në ”Gjurmime albanologjike”, nr. 1, Prishtinë, 1962, f. 113-115; Mr. Tacida Hafiz, Haci Ömer Lütfi - Eserlerinden seçmeler, Prishtinë, 1992 etj.

Fejzulah Hadžibajrić, Omer Lutfijin Tahmis na Bosnjakovu kasidu o FususulHikemu, në: “Anali Gazi Husrev-begove Biblioteke”, knjiga V-VI, Sarajevë, 1978, f. 188. 12 Hafiz Abdullah Hizri (ld. 15.05.1896 – vd. 04.04.1943) ka qenë imam në xhaminë e Arastës në Prizren dhe myderriz në medresenë “Mehmed Pasha” të Prizrenit. Ai ka lënë një bibliotekë shumë të pasur me libra dhe dorëshkrime në gjuhët orientale, të cilat ia ka dhuruar kutubhanesë/bibliotekës “Gazi Mehmed Pasha” në Prizren. Hafiz Abdullah Hizri ka qenë një kopjues i shkathët i dorëshkrimeve islame dhe një artist i vërtetë i kaligrafisë arabe. Ka qenë student, bashkëpunëtor dhe mik i haxhi Rrystem efendiut, siç dëshmon edhe nekrologu që Abdullah ef. kishte shkruar për Myftiun tonë. 13 ‘Abdullāh Hizr, Marhūm Hāğğī hāfiz Rüstem Zihnī efendī , në “El-Hidaje”, nr. 12, Sarajevë, 1938, f. 195. 14 Haxhi Mehmed Hanxhiçi (16.12.1906 – 29.07.1944) ka qenë myderriz i medresesë ‘Gazi Husrevbeg’ të Sarajevës, bibliotekist në bibliotekën ‘Gazi Husrevbeg’ të Sarajevës, profesor në Shkollën e Lartë të Sheriatit po ashtu të Sarajevës. Është autor i më shumë se 300 punimeve në fusha të ndryshme të shkencave islame, disa prej të cilave të botuara në gjuhën arabe. Disa shkrime dhe vepra të tij janë përkthyer edhe në gjuhën shqipe. Më gjerësisht për jetën e Mehmet Hanxhiçit shih: H. Mehmed Handžić, Uvod u tefsirsku i hadisku nduku, II izdanje, Sarajevë, 1972, f. 119-121. 15 M. Handžić, H. Hfz. Rustem ef. Ramadan, në “El-Hidaje”, viti I, nr. 12, Sarajevë, 1938, f. 195.


Trashëgimi 179 Kështu, të dhënat për jetën dhe veprën e haxhi hfz. Rrystem Zihni ef. Shportës, - që këtu jepen për herë të parë, - janë mbështetur kryesisht mbi bazën e burimeve të sipërpërmendura, dhe sidomos në veprat e tij autoriale dhe autografe. Le të shërbejnë këto të dhëna si skicë për një monografi.

I. Jetëshkrimi Haxhi hafiz Rrystem Zihni ef. Shporta lindi në Prizren në vitin 1859 dhe është i biri i Ramadanit, të birit të haxhi Rrystemit. Stërgjyshi i haxhi hfz. Rrystem efendiut tonë ishte shpërngulur në Prizren nga një fshat i kazasë (rrethinës) së Kukësit16, saktësisht nga fshati Brezne i Opojës17. I ati i Rrystem efendiut, Ramadan aga, kishte qenë pronar i një dyqani nallbanësh dhe i një hani18 në rrugën “Qafa e Pazarit”, e cila deri vonë, jo zyrtarisht është quajtur “Rruga e Shportave”19. Mësimet e para Rrystem Zihni efendiu i mori në Prizren në mektebin dhe në medresenë “Sinan Pasha” te myderrizi (Abdyl)Halim efendiu20. Kur myderriz Abdylhalim efendiu kishte 16

Sipas bisedës me Prof. Mas-har Shportën në Prizren më 4 tetor 2009. Sipas Feriha Shportës, stërgjyshi i Rrystem efendiut është shpërngulur në Prizren nga fshati Brezne i Opojës. Edhe konstatimi i prof. Mas-har Shportës edhe i Feriha Shportës është i saktë, sepse për kohën për të cilën po flasim, fshati Brezne i Opojës i takonte kazasë së Opojës, nahijes së Lumës. 18 Të dhënën se të parët e Rrystem ef. kanë ushtruar zejen e nallbanit, e konfirmon edhe vetë autori ynë, i cili në fund të veprës së tij “Sharh m’uğiz li Risāla fī as-sabr”, thotë se këtë vepër e ka shkruar “I biri i nallbanit, robi i Zotit Rrystem Zihni Prizreni i biri i Ramadanit të birit të Haxhi Rrystemit...” 17

‫ﲤﺖ ﺑﻌﻮن اﷲ ﺗﻌﺎﱃ ﺑﻴـﺪ ﻋﺒـﺪﻩ اﻟﻀـﻌﻴﻒ ﻧﻌﻠﺒﻨـﺪزادﻩ ﻋﺒـﺪﻩ رﺳـﺘﻢ ذﻫـﲎ ﭘـﺮزرﻳﲎ اﺑـﻦ رﻣﻀـﺎن‬ ... ‫ﺑﻦ ﺣﺎﺟﻰ رﺳﺘﻢ‬ 19

Ahmet Drini, Jeta dhe veprimtaria e Haxhi Rrystem Shportës, (dorëshkrim), op.cit., f. 6. 20 Abdullāh Hizr, Marhūm Hāğğī hāfiz Rüstem Zihnī efendī , po aty, f. 195. (Abdyl)Halim efendi Gjergjizi është biri i Ramadan efendiut. (Abdyl)Halim

Takvim – Kalendar 2010 180 ndërruar jetë, h. hfz. Rrystem efendiu kishte arritur deri në nivelin “Mullaxhami”21. Më pastaj h. hfz. Rrystem efendiu studimet i kishte vazhduar në medresenë “Mehmed Pasha” të Prizrenit te myderriz Memish efendiu. Më pastaj, për t’i thelluar studimet e tij në shkencat e logjikës (mantiq), jurisprudencës islame (‘ilmi fiqh) dhe të gjuhës persiane (lisān farisī), kishte vajtur në Stamboll, ku qëndroi për njëfarë kohe. Prej atje, me kërkesën e myftiut dhe myderrizit Hafiz Abdylaziz efendiu22 u kthye në Prizren në medresenë “Mehmed Pasha”, për t’i përfunduar studimet nga fusha e efendiu ka qenë myderriz në medresenë “Sinan Pasha” dhe në medresenë “Mehmed Pasha” të Prizrenit dhe myfti i Prizrenit. Ka qenë aktivist i dalluar dhe anëtar i Këshillit Qendror të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Për veprimtarinë e tij në dobi të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, nga administrata osmane qe dënuar me një vit burgim të rëndë dhe qe internuar në Nablus të Jordanisë. Është nipi i Shuajb agë Spahiut (Shuajb agë Spahiu ka qenë anëtar i Kryesisë dhe aktivist i dalluar i Këshillit Qendror të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, si dhe nënkryetar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e mytesarif i Sanxhakut të Prizrenit. Shuajb aga u internua me gjithë familjen në vilajetin e Adanës, në qytetin Nibs në Anadoll.) Shih: Ilijaz Rexha, Lidhja e Prizrenit në dokumentet osmane, Prishtinë, 1978, f. 69, 73, 125, 126, 175 etj.. (Abdyl)Halim efendi Gjergjizi ka dhënë një kontribut të madh dhe ka luajtur një rol me rëndësi edhe në formimin e Lidhjes Shqiptare të Pejës (1896-1900). Për më tepër, ai ishte kryetar i Komitetit Shqiptar për Sanxhakun e Prizrenit. (Abdyl)Halim efendiun në vitin 1896 e gjejmë kryetar të Këshillit Arsimor në Prizren. Shih: Mr. Marjan Prenkaj, Prizreni dhe rrethina në shekullin XIX dhe në fillim të shekullit XX, Prishtinë, 1998, f. 253, 283 dhe 355. 21 “Mullaxhamia” është gramatikë e gjerë e gjuhës arabe dhe është në gjuhën arabe. Njihet sipas emrit të autorit Mulla Abdurrahman Xhamiu (Maulānā ‘Abdurrahmān b. Ahmad al-Ğāmī, vd. 898/1492). Emri i saktë i kësaj vepre është “al-Favāid ad-Diyāiyya” (Favorët e Dijauddinit). Dijauddini ka qenë i biri i autorit, të cilit edhe i kushtohet kjo vepër. “Mullaxhamia” në të vërtetë është komentim i veprës së Ibn Haxhibit në fushën e sintaksës së gjuhës arabe. Mulla Xhamiu ka qenë autor edhe i një doracaku, sipas të clit tek ne për një kohë të gjatë është mësuar metrika e gjuhës arabe. 22 Hafiz Abdylaziz efendiu (‘Abdul’Azīz al-Hifzī b. Ahmad Qurtash ibn Zaynul’ābidīn), ka qenë myfti dhe myderriz i shquar në medresenë “Mehmed Pasha” të Prizrenit. Ka vdekur në vitin 1917. Ymer Lutfi Paçarizi ka shkruar një kronogram/tārīh për Abdylaziz efendiun në gjuhën osmane; një kopje e këtij kronogrami gjendet në duart tona dhe nuk është botuar deri më sot.


Trashëgimi 181 komentimit të Kuranit (tafsīr), shkenca për Traditën (‘ilm al-hadīth), nga dogmatika (‘aqāid), e drejta e Sheriatit (fiqh), bazat e së drejtës së Sheriatit (usūl al-fiqh), dhe nga stilistika (‘ilm alma‘ānī)23. Haxhi Hfz. Rrystem efendiu, pas përfundimit të studimeve, krahas profesionit të tij, filloi të punonte në dyqanin që kishte familja e tij dhe kjo i mundësoi që të udhëtonte shpesh në rrethinën e Prizrenit, Gjakovës, Suharekës, Ferizajt, Prishtinës, duke krijuar shokë dhe miq të shumtë e të njohur, por ai shpesh udhëtonte edhe në Shkup, Selanik dhe në Stamboll, si qendrat më të mëdha dhe më të zhvilluara tregtare dhe kulturore. Në Stamboll qe njohur edhe me deputetin e parlamentit të Turqisë nga Kosova, Hasan Prishtinën24 dhe me dijetarë të tjerë nga Prizreni e nga trojet e tjera shqiptare, si me Ymer Lutfi Paçarizin, Esad efendiun25, me të cilët do të kishte një miqësi të përhershme. Në vitin 1908 në Prizren formohet Këshilli nismëtar për ndërtimin e hidrocentralit mbi lumin Bistricë të Prizrenit. Një nga organizatorët dhe anëtarët e këtij ishte pikërisht haxhi Rrystem efendiu, i cili, për këtë qëllim kishte shkuar disa herë në Stamboll dhe në Selanik.26 Duke qenë se haxhi Rystem efendiu ishte një nga personalitetet me më ndikim në Prizren e rrethinë, gjatë kryengritjeve të viteve 1910-1912, Hasan Prishtina do të mbante kontakte të vazhdueshme me të. Sipas kujtimeve të bijës së haxhi Rrystemit, Fehmijes, Hasan Prishtina kishte qëndruar në shtëpinë e tyre si mysafir edhe nga 5-6 ditë27.

Takvim – Kalendar 2010 182 Pas vdekjes së myderrizit të tij në medresenë “Mehmed Pasha”, hfz. Abdylaziz efendiut më 1917, haxhi Rrystem efendiu do të zinte vendin e tij dhe do të emërohej myfti i Prizrenit dhe myderriz në medresenë “Mehmed Pasha”. Sipas kujtimeve të Sylejman ef. Kollarit28 nga Rahoveci, ish-student i medresesë “Mehmed Pasha” të Prizrenit, haxhi hfz. Rrystem ef. kishte qenë ligjërues i gramatikës arabe (sarf)29. Në detyrën e myftiut të Prizrenit haxhi Rrsytem ef. do të qëndronte deri në vitin 1920 kur qe shkarkuar, për t’u riemëruar në vitin 1922. Edhe kësaj radhe nuk qëndroi gjatë në këtë pozitë dhe u shkarkua në vitin 1923, për t’u riemëruar në vitin 192430, ku qëndroi deri më datën 22 dhul-hixxhe të vitit 1342 hixhri, që korrespondon me datën 25 korrik 1924, kur edhe qe burgosur e dënuar me 20 vjet heqje lirie31. Haxhi hfz. Rrystem efendiu qe burgosur nga okupatori serb me pretekstin se kishte organizuar demonstrata kundër pushtetit serb dhe se kishte paguar vrasjen e inxhinierit nga Beogradi, Ivan Vangelov, i cili kishte dashur të rrënonte, - madje edhe kishte arritur t'i rrënonte hajatet e xhamisë “Sinan Pasha” në Prizren. Dhe, vërtet, po të mos kishin qenë demonstratat masive disaditore të popullatës shqiptare, të organizuara nga paria me myftiun e Prizrenit, Rrystem efendiun në krye, dhe më pastaj edhe vrasja e inxhinierit Vangelov, sigurisht që kjo xhami madhështore, ndër më të bukurat në rajon, që, siç shkruan në brendi të saj - “I ngjan 28

‘Abdullāh Hizr, Marhūm Hāğğī hāfiz Rüstem Zihnī efendī, po aty, f. 195. Ahmet Drini, Jeta dhe veprimtaria e Haxhi Rrystem Shportës, po aty, f. 8. 25 Dr. Nimetullah Hafizi, O životu i pesničkim delima Hadži Omer Ljutfi Pačarizija, "Vjetari" i Arkivit të Kosovës, nr. VIII-IX, Prishtinë, 1975, f. 90, fusnota 5. 26 Katalogët në Muzeun e Prizrenit, Hidrocentralet e Kosovës, cituar sipas: Salajdin Krasniqi, Prizreni - udhëtim nëpër kohë, Prizren, 2002, f. 74. 27 Ahmetr Drini, Jeta dhe veprimtaria e Haxhi Rrystem Shportës, po aty, f. 8. 23 24

Myderriz Sylejman ef. Kollari nga Rahoveci i përket gjeneratës së fundit të studentëve të medresesë “Mehmet Pasha” të Prizrenit. Ka qenë hoxhë, imam, myderriz dhe një nga njohësit më të mirë të tesawufit dhe komentues e shpjegues i “Mesnevisë” së Xhelaludin Rumiut. (Gaši Ašk, Nešto o melamijama kod nas, në; “Glasnik” VIS, nr. 5, Sarajevë 1983, f. 666). 29 Këto të dhëna, Sylejman ef. Kollari në shtëpinë e tij ia ka kumtuar studiuesit prof. Nehat Krasniqit. I jemi mirënjohës prof. N. Krasniqit për këto informacione. 30 ‘Abdullāh Hizr, Marhūm Hāğğī hāfiz Rüstem Zihnī efendī, po aty, f. 195. 31 al-Hağğ Rüstem efendi az-Zihnī al-Perzerīnī, Sharh m’uğiz li Risāla fī as sabr, dorëshkrim, f. 1.


Trashëgimi 183 Xhenetit” - do të ishte shkatërruar nga themeli dhe mbi do të ishte ndërtuar një kishë serbe. Për këtë arsye, me akuzën se kishte porositur dhe paguar vrasjen e Vangelovit, myftiu i Prizrenit dhe myderrizi i medresesë “Mehmed Pasha”, haxhi Rrystem Zihni ef. Ramadani - Shporta, qe dënuar me 20 vjet burgim dhe me konfiskimin e tërë pasurisë, madje i qe konfiskuar edhe shtëpia ku banonin tre djemtë me familjet e tyre dhe me një tufë fëmijësh. Dhe, për të qenë ironia edhe më e madhe, konfiskimi i shtëpisë qe bërë në ditën e fundit të Ramazanit, gjegjësisht natën e Fitër-Bajramit të atij viti. Pas njëfarë kohe, shtëpia e Haxhi Rrystem efendiut, nga pushteti serb do të nxirrej në ankand, pa të drejtë pjesëmarrjeje të pronarëve të saj të vërtetë. Në këto kushte, në ankandin publik do të shfaqej miku dhe shoku i ngushtë i djemve të haxhi Rrystemit, Gani Dukagjini, i cili do ta blinte shtëpinë në emër të tij, të cilën më pastaj do ta regjistronte në emër të gruas së djalit të madh të Myftiut, hfz. Sadikut, zonjës Zehra Shportës32. Ç’është e drejta, vrasja e inxhinierit të sipërpërmendur, nga pushteti okupues serb kishte shërbyer vetëm si pretekst për ta burgosur haxhi Rrystem efendiun, sepse H. Rrystem efendiu kishte qenë pengesë e pakapërcyeshme për pushtuesit e huaj që nga mosha njëzet vjeç, kur, i brumosur me ndjenja atdhedashurie nga mësuesit e tij, më 1880 kishte shkuar në Plavë e Guci për t’u dalë në ndihmë luftëtarëve shqiptarë që luftonin për t’i mbrojtur tokat shqiptare nga serbët dhe malazeztë33. Vitet në vijim do të ishin shumë të pafavorshme për popullin shqiptar dhe për Kosovën. Haxhi hfz. Rrystem efendiu në ngjarjet e atyre viteve, do të luante një rol shumë të rëndësishëm, duke mbetur si mbështetësi i vetëm i qytetarëve të Prizrenit e rrethinës.

32 33

Ahmet Drini, Jeta dhe veprimtaria e Haxhi Rrystem Shportës, po aty, f. 40. Nga biseda me zonjën Feriha Shporta dhe prof. Mas-har Shporta, Prizren, më 4 tetor 2009.

Takvim – Kalendar 2010 184 Atij do t’i takonte barra kryesore për shumë çështje. Për këtë mbase e detyronte pozita që kishte asokohe. Luftërat Ballkanike, okupimi i Prizrenit nga Bullgaria e më pastaj edhe nga Serbia, kolonizimi, marrja e tokave pjellore me dhunë, torturat, trysnitë, shpërngulja e popullatës shqiptare, - përveç të tjerash, kishin sjellë edhe urinë e madhe që kishte mbërthyer popullatën shqiptare në këto anë; bëhet fjalë për vitet që do të njiheshin si “Vitet e zisë së bukës”. Për këtë arsye, dhe të shtyrë nga dhuna, presioni e torturat, - shumë familje shqiptare të Prizrenit e rrethinës do të merrnin rrugën e shpërnguljes drejt Turqisë. Haxhi Rrystem efendiu, kudo që shkonte dhe kudo që i jepej rasti, fliste kundër shpërnguljes dhe për nevojën për të qëndruar në vatrat shekullore. Atij i takon merita që shumë familje prizrenase nuk ikën në Turqi. Haxhi Rrystem ef. kishte hapur shtëpinë e tij dhe gjithë pasurinë e kishte vënë në shërbim të nevojtarëve që asokohe ishin shtuar shumë. Ai kishte dhënë urdhër që në shtëpinë e tij për çdo ditë të gatuhej bukë misri për të varfrit. Madje ai vetë ua priste bukën në thela të barabarta atyre që kërkonin derë më derë, kurse oda e Haxhi Rrystemit ishte bërë qendër e takimit të shumë burrave në zë që nga të gjitha anët vinin për t’u këshilluar dhe për të qarë hallet e popullatës së tyre, që ishte katandisur si mos o Zot më keq. Më 1918-1919, kur ushtria serbe po i nguliste dalëngadalë thonjtë e saj në truallin e Kosovës, haxhi Rrystemin e gjejmë në detyrën e myftiut të Prizrenit. Myftiu asnjëherë nuk do të pajtohej me një fat të tillë, sepse këtë nuk ia lejonte ilmi që kishte marrë nga myderrizët e tij, nuk ia lejonte familja dhe rrethi i tij, dhe, sikur ta bënte këtë, as Zoti nuk do t’ia falte. Prandaj, kur ishte kërkuar nga ai që të nënshkruante vendosjen e administratës okupatore serbe në Prizren, nuk kishte pranuar, duke u thënë: ”Unë nuk e nënshkruaj një gjë të tillë, sepse lufta s’ka përfunduar


Trashëgimi 185 ende”34. Dhe, vërtet, nga ajo kohë u deshën plot 80 vjet luftë e sakrificë për ta larguar Serbinë përgjithmonë nga troje tona. Krahas përpjekjes për ta rrënuar xhaminë “Sinan Pasha”, pushteti serb më herët (1912) kishte shkatërruar nga themeli Xhaminë e Kalasë, në të cilën hatib në ditët e xhumasë ishte Rrystem efendiu; kishte mbyllur medresenë “Sinan pasha” dhe medresenë “Emin Pasha”, dhe jo vetëm kaq, po pushteti serb kishte vajtur edhe një hap më tutje: kishte shndërruar në kishë “Xhuma Xhaminë” ose, si njihet në Prizren, “Xhaminë Fet’hije”, dhe në vend të minares së saj të shkatërruar, kishte vënë kryqin. Myftiu natyrisht që s’kishte mundur t’i bënte ballë një fyerjeje e nënçmimi të tillë. Prandaj kishte urdhëruar z. Ibrahim Tadën që të hipte dhe ta thyente kryqin, kurse vetë, i armatosur deri në dhëmb me plumba e me granata, kishte hyrë i vetëm në “Xhuma Xhami”, ishte falur dhe kishte qëndruar aty katër ditë e katër net, derisa paria shqiptare e Prizrenit dhe miqtë e myftiut, duke u brengosur për jetën e tij dhe duke parashikuar pasojat nga një ballafaqim jo i barabartë i Myftiut me pushtetin serb, i qenë lutur që të dilte prej saj 35. Me një fjalë, haxhi hfz. Rrystem Zihni efendiu ishte halë në sy për okupatorin serb në Prizren. Prandaj, afërmendsh, mezi pritej të gjendej një pretekst për ta burgosur, për t’ia konfiskuar pasurinë dhe për t’ia katandisur familjen, pa llogaritur fare efektin që një gjë e tillë do të kishte tek popullata shqiptare e këtyre anëve. Dhe vërtet, represionet e proceset e montuara gjyqësore kundër prijësve dhe popullatës shqiptare, si p.sh. ndaj h. Rrystem ef. Shportës, Sadri Kabashit, Sali Shaban Kabashit, së bashku me 30 personalitete të tjera të Prizrenit, do të ndikonin shumë në pakësimin e numrit të banorëve të Prizrenit36.

34

Nga biseda me zonjën Feriha Shporta, Prizren, më 4 tetor 2009. Nga biseda me zonjën Feriha Shporta, Prizren, më 4 tetor 2009. 36 Dr. Muhamet Shatri, Lufta Nacionalçlirimtare në Prizren, Prishtinë, 1987, f. 34-40. 35

Takvim – Kalendar 2010 186 Kështu, myftiu ynë, sikurse u tha, më 25 korrik 1924 u burgos dhe, sikurse e thotë vetë, - i lidhur me pranga e zinxhirë, u dërgua për të vuajtur dënimin në burgun e Prizrenit. Aty, haxhi Rrystem efendiu ka qëndruar 1.368 ditë37 dhe ishte trajtuar shumë keq, i kishin rruar mjekrën e prerë flokët. Madje, kur kishte shkuar për ta vizituar miku i familjes Shporta, Gani Tada (Dukagjini), i ati i prof. dr. Enver Dukagjinit, dhe e kishte parë Hoxhën në atë gjendje, nuk kishte mundur t’i ndalte lotët, për se edhe qe qortuar ashpër nga Myftiu, për këtë gjest joburrëror38. Pas 1368 ditësh (ose 195 javësh apo 49 muajsh) qëndrimi në burgun e Prizrenit, Myftiu ynë u dërgua në burgun e Shkupit, ku qëndroi 277 ditë. Prej aty qe dërguar në burgun e Nishit, ku qëndroi 893 ditë, e më pastaj, nga Nishi, qe dërguar në burgun e Zenicës në Bosnjë39. Nuk dimë me saktësi se sa kishte qëndruar Myftiu ynë në burgun e Zenicës, por e dimë me siguri se pikërisht prej atje, i lodhur e i sfilitur nga ditët e kaluara në vetmi nëpër qelitë e burgjeve të Mbretërisë SKS, dhe më pastaj të Jugosllavisë së vjetër, ishte kthyer tek familja e tij në Prizren, më 1 prill 1935, i liruar nga vuajtja e mëtutjeshme e dënimit40. Meqenëse banorët e Zenicës ishin informuar për ditën dhe kohën e lirimit të myftiut të Prizrenit, para portës kryesore të burgut ishte mbledhur një masë e madhe e popullit, për ta përshëndetur përzemërsisht këtë plak simpatik, por të lodhur. Në anën tjetër, Myftiu, nga shqetësimi i thellë që kishte përjetuar nga ajo pritje e 37

al-Hağğ Rüstem efendi az-Zihnī al-Perzerīnī, Sharh m’uğiz li Risāla fī as sabr, dorëshkrim, f. 1. 38 Nga biseda me prof. Mas-har Shporta dhe zonjën Feriha Shporta, Prizren, më 4 tetor 2009. 38 Nga biseda me prof. Mas-har Shporta dhe zonjën Feriha Shporta, Prizren, më 04.10.2009. 39 al-Hağğ Rüstem efendi az-Zihnī al-Perzerīnī, Sharh m’uğiz li Risāla fī as sabr, dorëshkrim, f. 1. 40 Mr. Džemaludin Šestić, Kazivanje o surbini..., po aty, f. 176.


Trashëgimi 187 papritur, sikur e kishte humbur të folurit dhe masës së tubuar nuk kishte mundur t’i drejtohej me asnjë fjalë, vetëm e paskësh falënderuar nga zemra duke e përshëndetur me dorën e djathtë të ngritur. Prej aty, me pajton, Myftiu qe përcjellë në shtëpinë e Omer ef. Shestiçit, ku qëndroi tri ditë si mysafir i tij41. Gjatë kohës sa ishte në burgun e Zenicës, haxhi Rrystem efendiu kishte pasur për detyrë të mbante mësimbesimin për të burgosurit myslimanë42, të cilët ishin bërë edhe miq të tij dhe, duke e njohur nga afër personalitetin dhe dijen e tij, ia kishin rritur namin e emrin dhe e kishin bërë të njohur edhe jashtë portave të burgut. Prandaj, prej Zenicës, Myftiu ynë, i shoqëruar nga nikoqirët e tij, kishte shkuar në Sarajevë, ku ishte pritur nga nëpunësit e vakëfit Mearifit si dhe nga autoritetet lokale boshnjake, të cilët e kishin pritur me respekt dhe i kishin uruar daljen nga burgu. Kur nga Kosova arriti në Sarajevë, i biri i tij, hfz. Sadiku, Myftiu ynë, më në fund, si njeri i lirë, u kthye në vendlindjen e tij pas 11 vjetësh të vuajtjes së dënimit. Në Prizren atë ditë qe bërë festë e madhe, kurse njerëzit për javë të tëra kishin vajtur në shtëpinë e Shportajve, për ta takuar udhëheqësin dhe prijësin e tyre shpirtëror e politik, Haxhi hfz. Rrystem Zihni efendi Ramadanin-Shportën43. Haxhi hfz. Rrystem Zihni efendi Ramadani-Shporta-Prizreni vdiq në moshën 78-vjeçare në mëngjesin e ditës së hënë, më 5 tetor 193744 dhe u varros në varrezat Kuruçeshme në Prizren.

41

Mr. Džemaludin Šestić, Kazivanje..., po aty, f. 176. Sipas Sylejman ef. Kollarit, informatë dhënë prof. Nehat Krasniqit. 43 Ahmet Drini, po aty. 44 ‘Abdullāh Hizr, Marhūm Hāğğī hāfiz Rüstem Zihnī efendī, po aty, f. 195. 42

188

Takvim – Kalendar 2010

Haxhi Rrystem Zihni efendiu në ditët e fundit të jetës së tij (viti 1937). (Foto, A. Drini)

Haxhi hfz. Rrystem Zihni efendi Ramadani-Shporta ka qenë i martuar me zonjën Zejnepe Beksaçi (mbase Beg Thaçi – Begu i Thaçit!)45 dhe ata patën katër fëmijë: djemtë - hfz. Sadiku46, Ga-

45

Zonja Zejnepe Beksaçi nuk e kishte pritur bashkëshortin e saj që të kthehej nga burgjet; ajo kishte vdekur disa vite para se Myftiu të kthehej në shtëpinë e tij. (Ahmet Drini, op.cit., f. 43.) 46 Hfz. Sadik Shporta është djali i madh i Rrystem efendiut. Ka lindur në vitin 1885. Është dalluar për inteligjencë, përkushtimin për arsim, i aftë në tregti, i saktë në llogari dhe pedant në evidenca, në veshje e në të ecur, i matur dhe i arsyeshëm në biseda, për se kishte gëzuar një respekt të thellë në rrethin familjar dhe në mesin e esnafit të tregtarëve e më gjerë në shoqëri. Që në moshë të re e kishte mësuar përmendsh Kuranin fisnik. Ka ndërruar jetë në vjeshtën e vitit 1948, në moshën 63-vjeçare. (Më gjerësisht: Ahmet Drini, op. cit., f. 5053.) Hfz. Sadiku gjatë viteve 1938-1940 ka qenë kryetar i vakëf Mearifit të Prizrenit.


Trashëgimi 189 niu47 dhe Hilmiu48 dhe vajzën - të përkëdhelurën e Babës Hoxhë, Fehmijen49.

Takvim – Kalendar 2010 190 Familja Shporta ka qenë në lidhje familjare me familjet më të njohura dhe më fisnike në Prizren, - Beksaçi, Drini, Kuçani, Karjagdiu, Gjergjizi etj. Hafiz Rrystem efendiu, si edhe stërgjyshi i tij që kishte të njëjtin emër, kishte qenë edhe në haxhillëk dhe, që atëherë, ai do ta bartë me shumë respekt këtë epitet dhe gjithmonë do të nënshkruante si haxhi Rrystem Zihni efendiu. Emri Zihni është pseudonimi letrar/mahlasi i haxhi hfz. Rrystem efendiut.

II. Veprat

Hfz. Sadik Rrystem Shporta (foto. 1933, A. Drini)

47

Gani Shporta është djali i dytë i Rrystem efendiut. Ka lindur më 1890. Ka qenë tregtar dhe pronar i një dyqni bakalli. Kishte pasion kalërimin dhe vreshtarinë. Kishte një at që kishte bërë emër gjithandej në Prizren dhe në Opojë. Për shkak të presionit psikik dhe fizik mbi familjen Shporta, në vitin 1935 qe shpërngulur në Turqi, dhe atje si mbiemër të vetin zgjedh mbiemrin e dajave të tij - Beksaçi. Gani Shporta-Beksaçi ndërroi jetë në Stamboll më 1950. (Më gjerësisht: Ahmet Drini, op.cit., f. 64) 48 Hilmi Shporta është fëmija i fundit i Rrystem efendiut. Ka lindur në vitin 1905. Kishte një trup të zhvilluar në mënyrë harmonike, ishte shtatgjatë dhe mjaft i pashëm. Më 1930 qe vendosur përgjithmonë në Stamboll. Ka vdekur më 1980. Edhe ky kishte marrë mbiemrin Beksaçi, të cilin edhe sot e kësaj dite e kanë pasardhësit e Ganiut dhe të Hilmiut në Turqi. (Më gjerësisht: Ahmet Drini, op.cit., f. 45, 78-80) 49 Fehmije (Shporta) Drini, ishte vajza e vetme e Rrystem efendiut. “Është rritur me kujdes të veçantë, sipas traditës së mirë Islame”. Ka qenë shumë e devotshme dhe e edukuar. Kah viti 1920 martohet me Osman Drinin nga familja e madhe dhe e njohur e myderrizëve të Prizrenit. Fehmije Drini ndërroi jetë më 24.06.1995 në moshën 95 vjeçare në Prizren. (Më gjerësisht: Ahmet Drini, op.cit., f. 71-73)

Haxhi hfz. Rrystem Zihni efendiu, sikurse u tha, ka qenë njohës i mirë i gjuhëve perse e turke dhe sidomos i gjuhës arabe, gjuhë kjo në të cilën ai ka shkruar tetë (8) vepra autoriale dorëshkrim50, apo, siç i ka quajtur vetë ai, “Risāla”51. Shumicën e këtyre veprave autori i kishte shkruar gjatë kohës sa kishte qenë nëpër burgje, ndër të cilat edhe pesë veprat që këtu janë marrë në shqyrtim. Për tri veprat e tjera të këtij autori, nuk dimë shumë. Në të vërtetë, pasardhësit e Haxhi hfz. Rrystem Zihni ef., me të cilët biseduam, nuk ishin në dijeni për veprat që ka shkruar gjyshi i tyre, përveç për njërën, që, sipas tyre, ruhet në Muzeun e 50

‘Abdullāh Hizr, Marhūm Hāğğī hāfiz Rüstam Zihnī efendī , në “El-Hidaje”, nr. 12, Sarajevë, 1938, f. 195. 51 ”Risāla” është shprehja më e shpeshtë në titujt përbërës në gjuhët arabe, perse dhe turke. “Risāla” në përgjithësi shpreh trajtesën, kumtesën, letrën, shqyrtimin. Haxhi Halifa (Katib Çelebiu) thotë se “risāla” përmban një numër të vogël pyetjesh nga një fushë dhe se është paraparë për t’iu dërguar dikujt si letër. (Mustafā b. ‘Abdullāh, Hağğī Halīfa, Kashf az-Zunūn ‘an asāmi al-kutub wa’l-funūn, II, Istanbul, 1310/1892, f. 537. Kurse Sami Bey Frashëri thotë se “risāla” në esencë është libër i vogël në formë të letërqarkores, d.m.th. është përmbajtje e shkurtër për ndonjë pyetje a çështje shkencore. (Sāmī Bey Frāsherī, Qamūs-i Türki, Istanbul, 1317/1899, f. 662. Përkthimi më i shpeshtë i fjalës “Risāla” është trajtesë, siç e kemi përdorur dhe e kemi parapëlqyer edhe ne.


Trashëgimi 191 Qytetit të Konjës në Turqi52. Kurse sipas Sylejman efendiut të sipërpërmendur, një vepër e haxhi hfz. Rrystem efendiut gjendet në Izmir të Turqisë në pronësi të Abidin Hajdin Sarili-ut53.

1. Sharh m’uğiz li Risāla fī as-sabr

‫ﺷﺮح ﻣﺆﺟﺰ ﻟﺮﺳﺎﻟﺔ ﻓﻰ اﻟﺼﺒﺮ ﻣﻦ اﻻﺳﺘﺎد اﻟﺤﺎﺟﻰ رﺳﺘﻢ اﻓﻨﺪى اﻟﺬﻫﻨﻰ اﻟﭙﺮزرﻳﻨﻰ‬ Kjo vepër dorëshkrim është në gjuhën arabe dhe i përket fushës së etikës islame (ahlaq). Ka format 33.5x21.5 cm. Teksti 28x16 cm. Është e shkruar me shkrimin arab nas’h, jashtëzakonisht i bukur dhe i lexueshëm. Ka gjithsej 32 faqe. Mbulohet me kopertina të forta. Është në gjendje shumë të mirë. Në kopertina ka ornamente të bukura me ngjyrë ari. Në hyrje të kësaj vepre nga autori është vënë edhe ky shënim: “Sharh m’uğiz li Risāla fī assabr min al-ustād al-hağğ Rüstam efendi az-Zihnī al-Parzarīnī” “Komentim përmbledhës i Trajtesës mbi Durimin nga profesor Haxhi Rrystem efendi Zihni Prizrenasi”. Kjo vepër është unikale e autograf dhe si e tillë, së bashku me veprat e tjera të këtij autori, pasuron listën botërore të dorëshkrimeve orientale-islame. Veprën “Sharh m’uğiz li Risāla fī as-sabr” autori ka filluar ta shkruante, sikurse e thotë vetë ai, në ditën e shtatë të muajit shevval të vitit 1351 (3 shkurt 1933) ose, më saktë, në ditën e 606 të qëndrimit të tij në burgun e Zenicës54. Në këtë vepër autori I shpreh falënderime Allahut xh.sh. duke përmendur ajetet që bëjnë fjalë për durimin dhe durimtarët, për domosdoshmërinë për të qenë të durueshëm në sprova dhe bela të kësaj bote; më pastaj i dërgon salavate dhe selam Pejgamberit a.s. dhe shokëve të tij, që ishin shembull të durimtarëve në sprova. E më pastaj, autori tregon edhe sprovën e tij – burgun.

Takvim – Kalendar 2010 192 Sikurse merret vesh, Rrystem efendiu në fillim kishte shkruar një trajtesë për sabrin/durimin dhe më pastaj, për këtë çështje kishte bërë edhe një koment përmbledhës, që d.m.th. kemi të bëjmë me dy vepra të këtij autori (veprën bazë për durimin/sabrin (Risāla fī as-sabr) dhe komentin e saj (Sharh m’uğiz li Risāla fī as-sabr). Këtu po i trajtojmë të pandara. Në faqen e fundit të këtij komenti, autori h. Rrystem efendiu thotë se aty kishte synuar të përmblidhte e të shpjegonte domosdoshmërinë dhe vlerën e sabrit, të shpjegonte pasojat e mungesës së sabrit dhe të sqaronte se ç’transmetohet përkitazi me shpërblimin për durimtarët/sabërlinjtë, “me gjithë pamundësinë time që t’i përmbledh të gjithë - shkruante ai, - sepse unë jam gjetur në një zaman kur janë shuar zjarret e dijes... dhe duke qenë në një burg të qufarëve, ata nuk më lënë të shkruaj ndonjë gjë, qoftë edhe nga shkencat fetare dhe as më lënë mjetet e shkrimit - laps dhe letër, por unë i kam siguruar fshehtazi...”55 Veprën bazë mbi sabrin “Risāla fī as-sabr” autori e ka shkruar në burgun e Prizrenit, ditën e xhuma të muajit shaban të vitit 1343 (mars 1925) dhe shkrimi i saj kishte zgjatur dyzet ditë.

‫و ﻗﺪ وﻗﻊ اﻟﻔﺮاغ ﻣﻨﻪ ﰱ اﻟﺴﺠﻦ ﰱ ﭘﺮزرﻳﻦ ﻳﻮم اﳉﻤﻌﺔ ﺳﺒﻌﺔ ﻋﺸﺮ ﻣﻦ ﺷﻌﺒﺎن‬ ‫اﳌﻌﻈﻢ ﻟﺴﻨﺔ ﺛﻼث و ارﺑﻌﲔ و ﺛﻠﺜﻤﺄة ﺑﻌﺪ اﻻﻟﻒ ﻣﻦ ﻫﺠﺮة ﻣﻦ ﻟﻪ اﻟﻌﺰ و‬ ‫اﻟﺸﺮف‬ ‫)و ﻛﺬا اﻟﺸﺮوع ﺑﺎﳉﻤﻊ و اﻟﺸﺮوع ﻛﺎن ﰱ اول رﺟﺐ اﻟﻔﺮد ﳍﺬﻩ اﻟﺴﻨﺔ ﻓﺘﻢ‬ (‫اﻟﺘﻤﺎم ارﺑﻌﲔ ﻣﻦ اﻻﻳﺎم ﺑﻌﻮن اﷲ ﺗﻌﺎﱃ و ﻟﻄﻔﻪ‬ ‫ﲤﺖ ﺑﻌﻮن اﷲ ﺗﻌﺎﱃ ﺑﻴﺪ ﻋﺒﺪﻩ اﻟﻀﻌﻴﻒ اﳌﻌﱰف ﺑﺎﻟﺘﻘﺼﲑ ﻛﺜﲑ اﳋﻄﻴﺌﺔ‬ ‫ﻧﻌﻠﺒﻨﺪزادﻩ ﻋﺒﺪﻩ رﺳﺘﻢ ذﻫﲎ ﭘﺮزرﻳﲎ اﺑﻦ رﻣﻀﺎن ﺑﻦ ﺣﺎﺟﻰ رﺳﺘﻢ ﻏﻔﺮ اﷲ ﻟﻪ و‬ ‫ﻟﻮاﻟﺪﻳﻪ و اﺳﺎﺗﺬﻩ و ﳉﻤﻴﻊ اﳌﺆﻣﻨﲔ ﺁﻣﲔ ﻳﺎ رب اﻟﻌﺎﳌﲔ‬

52

Bisedë me Prof. Mas-har Shportën dhe me Feriha Shportën, Prizren, më 4 tetor 2009. 53 Sipas Sylejman ef. Kollarit, informacion dhënë prof. Nehat Krasniqit. 54 al-Hağğ Rüstam efendi az-Zihnī al-Parzarīnī, Sharh m’uğiz li Risāla fī assabr, dorëshkrim, f. 1.

55

al-Hağğ Rüstam efendi az-Zihnī al-Parzarīnī, Sharh m’uğiz li Risāla fī as sabr, dorëshkrim, f. 32.


Trashëgimi 193 Ndërsa komentimi i kësaj vepre “Sharh m’uğiz li Risāla fī assabr” ka përfunduar, sikurse u tha, më 25 shevval të viti 1351 (3 shkurt 1933) në qytetin e Zenicës në Bosnjë. Shkrimi i këtij komentimi kishte zgjatur afërsisht 90 ditë:

194

Takvim – Kalendar 2010

‫و ﻗﺪ وﻗﻊ اﻟﻔﺮاغ ﻣﻦ ﺗﺴﻮﻳﺪ ﺷﺮﺣﻪ ﻳﻮم اﳋﺎﻣﺲ و اﻟﻌﺸﺮﻳﻦ ﻣﻦ ﺷﻮال اﳌﻜﺮم‬ ‫ﲤﺖ ﰱ زﻧﻴﺠﻪ‬...‫ﻟﺴﻨﺔ اﺣﺪى و ﲬﺴﲔ و ﺛﻠﺜﻤﺄة ﺑﻌﺪ اﻻﻟﻒ ﺑﻌﻮﻧﻪ و ﺗﻮﻓﻴﻘﻪ‬ (...‫ )و ﻗﺪ ﻛﻤﻞ ﰱ ﻣﻘﺪار ﺗﺴﻌﺔ ﻋﺸﺮ اﻳﺎم‬...‫ﻣﻦ اﻣﺼﺎر ﺑﻮﺳﻨﻪ‬

Faksimile e faqes së fundit të veprës “Sharh m’uğiz li Risāla fī as -sabr” të Rrystem efendiut Faksimile e faqes së parë të veprës “Sharh m’uğiz li Risāla fī as-sabr” të Rrystem efendiut


Trashëgimi

195

2. Risāla fī bayān Asmā’il-lāhi te'āla wa asmā’i nabiyyinā 'alajhis-salām wa asmā’i ğamī'i al -anbiyā’i al-mazkūra fī al-Kur’ān al-'āzīm

‫رﺳﺎﻟﺔ ﻓﻰ ﺑﻴﺎن اﺳﻤﺎءاﷲ ﺗﻌﺎﻟﻰ واﺳﻤﺂء ﻧﺒﻴﻨﺎ ﻋﻠﻴﻪ اﻟﺴﻼم واﺳﻤﺂء ﺟﻤﻴﻊ‬ ‫اﻻﻧﺒﻴﺂء اﻟﻤﺬﻛﻮرة ﻓﻰ اﻟﻘﺮآن اﻟﻌﻈﻴﻢ‬

Gjatë kohës sa ishte në burgun e Prizrenit, haxhi Rrystem efendiu ka shkruar edhe një vepër tjetër me rendësi dhe shumë interesante në fushën e studimeve kuranore, të cilën e ka titulluar: "Risāla fī bayān Asmā’il-lāhi te'āla wa asmā’i nabiyyinā 'alajhissalām wa asmā’i ğamī'i al-anbiyā’i al-mazkūra fī al-Kur’ān al'āzīm"

‫رﺳ ﺎﻟﺔ ﰱ ﺑﻴﺎن اﲰﺎءاﷲ ﺗﻌﺎﱃ واﲰﺎء ﻧﺒﻴﻨﺎ ﻋﻠﻴﻪ اﻟﺴﻼم واﲰﺎء ﲨﻴﻊ اﻻﻧﺒﻴﺎء‬ ‫اﳌﺬﻛﻮرة ﰱ اﻟﻘﺮآن اﻟﻌﻈﻴﻢ‬

(Trajtesë mbi shpjegimin e Emrave të Allahut të Madhërishëm, të emrave të pejgamberit tonë - Muhammedit a.s. dhe të emrave të të gjithë pejgamberëve të përmendur në Kuranin famëlartë). Edhe kjo vepër dorëshkrim është në gjuhën arabe dhe është shkruar me shkrimin arab nes’h - shumë të bukur dhe fort korrekt. Ka format 42x17 cm., kurse teksti është 40x15cm. Është i shkruar me laps grafiti në letër të bardhë e lëmuet. Ka të shënuar numrin e faqeve dhe përmbledh gjithsej 12 faqe. Është, sikurse u tha, dorëshkrim autograf dhe unikal. Dorëshkrimi është shkruar, sikurse shkruan në fund të tij, gjatë kohës sa autori ishte në burgun e Prizrenit në muajin shaban të vitit 1344/1925. Kjo vepër dorëshkrim ruhet në Arkivin e Kosovës56. 56

Për dorëshkrimet orientale në Arkivin e Kosovës, më gjerësisht shih: Mr. Sc. Sadik Mehmeti, Dorëshkrimet orientale në Arkivin e Kosovës, Prishtinë, 2008.

Takvim – Kalendar 2010 196 Në faqen e parë e të dytë, autori h. Rrystem efendiu, bën fjalë për shkaqet që e kishin shtyrë që të shkruante këtë vepër, pastaj për qëllimet, vështirësitë që kishte hasur gjatë punës, dhe rezultatet e arritura. Ja se ç’thotë ai lidhur me këtë: “Kur isha i burgosur, - e kjo pa dyshim qe caktim i Zotit, - për të falënderuar Atë për butësinë e Tij absolute ndaj robit të tij të përvuajtur, vazhdimisht lexoja Kuran. Kështu, gjatë leximit të Kuranit, vëmendjen ma tërhoqi një gjë: pejgamberët e tjerë (a.s.) janë përmendur shumë herë në Kuran, sidomos Nuhu, Ibrahimi, Musai dhe Isai (a.s.), kurse pejgamberi ynë (Muhamedi a.s.- vër. jonë), edhe pse atij i pati zbritur Kurani, është përmendur më pak në raport me ata (pejgamberët e tjerë - vër. jonë). Kështu, më kaploi smira aq, sa nisa të meditoja e të meditoja për këtë, derisa Allahu xh.sh. më frymëzoi se në Kuran, për pejgamberin tonë (Muhamedi a.s.) ka shumë emra, dhe se Allahu, nga butësia e Tij absolute që ka ndaj tij, atë e ka përmendur me shumë emra të ndryshëm, madje më shumë sesa të gjithë pejgamberët e tjerë së bashku. Kur kjo zuri vend në zemrën time, ndjeva një kënaqësi dhe qetësi të madhe. Prandaj, desha të mësoja se sa nga emrat e Muhamedit a.s. përmenden në Kuran, sa është numri i përgjithshëm i atyre emrave që Allahu ka përmendur, dhe sa nga ata emra kanë të bëjnë pikërisht me Muhamedin a.s.. Kështu, nxitova ta lexoja Kuranin, për të dalluar emrat me të cilët - qëllimi është Muhamedi a.s., qoftë edhe në mënyrë të nënkuptueshme (te'vilen)... Për këtë shkak kam radhitur të gjithë emrat e pejgamberëve të tjerë, pastaj emrat e njerëzve, exhinëve dhe të engjëjve, që përmenden në Kuran. Kur mbarova, pashë se nga emrat e përmendur në Kuran, 59 i takonin Muhamedit a.s., dhe ata emra në Kuran përsëriten gjithsej 675 herë. Në Kuran, ndërkaq, përveç Muhamedit a.s., janë përmendur gjithsej edhe 27 pejgamberë dhe, që të gjithë, përveç Mu-


Trashëgimi 197 hamedit a.s., përmenden 524 herë... Kështu, Muhamedi a.s., në raport me të gjithë pejgamberët e tjerë, përmendet 151 herë më shumë se të gjithë ata së bashku. Ky fakt më gëzoi pa masë dhe mbeta i kënaqur nga dashuria që ndiej ndaj Muhamedit a.s., sepse shumësia e të përmendurit dëshmon për pozitën e lartë që ka i përmenduri, sikundër që shumësia e të përmendurit tregon për dashurinë ndaj të përmendurit, ndonëse unë i dua shumë që të gjithë pejgamberët a.s.. Duke u nisur nga ky fakt, më pas më lindi ideja dhe dëshira të numëroja edhe të gjithë Emrat e bukur të Allahut, që përmenden në Kuran, për të mësuar kështu se sa nga Emrat e Allahut janë përmendur në Kuran dhe nga sa herë janë përsëritur ata. Prandaj i shënova dhe i saktësova me numrat e faqeve në të cilat janë përmendur ata Emra, për t'ia lehtësuar kështu punën atij që është i interesuar dhe dëshiron të ndalet në këta Emra. Angazhim të veçantë i kam kushtuar dallimit në mes të Emrave të Allahut të Madhërishëm dhe të atyre të pejgamberit Muhamed a.s., sepse, siç kam shpjeguar në vazhdim, shumë herë përmenden emra me të cilët jo gjithmonë është për qëllim Emri i Allahut xh.sh. dhe i Muhamedit a.s.. Mirëpo, njeriu nuk mund t'u shpëtojë dot mangësive e gabimeve, sidomos një si unë, i mangët në çdo aspekt, aq më parë kur dihet se Kurani është një det i thellë dhe i gjerë, të cilit nuk i gjenden dot fundi e as brigjet, dhe, sepse, “edhe po të tuboheshin njerëzit dhe exhinët për të sjellë (bërë) një Kuran të ngjashëm si ky, kurrë nuk do të mund ta bënin, sado që të ndihmonin njëritjetrin”.57 Po, si mund të bëhet një i tillë kur ai është të Folurit e Allahut xh.sh.; kur në të gjenden dijet e të parëve dhe të mbramëve; ku nuk ka të njomë a të tharë që të mos gjendet në Librin e qartë. Kjo, sepse, edhe "sikur të ishte deti ngjyrë për t'i shkruar Fjalët e Zotit tim, deti (uji i tij) do të shterej para se të përfundonin Fjalët 57

Aludim në ajetin kuranor të kaptinës “al-Isrā”, 88.

Takvim – Kalendar 2010 198 e Zotit tim"58, dhe "sikur ç'ka në tokë nga drunjtë të ishin lapsa, dhe sikur detit t'i shtoheshin edhe shtatë dete (e të jenë ngjyrë), nuk do të mbaronin fjalët e Allahut59, d.m.th. kuptimet e Fjalëve të Tij. Prandaj, siç thoshte Bajazit el-Bustami60: "Sikur ne dijetarët të futeshim në det, kurse në brigjet e tij të qëndronin pejgamberët, ne do të hynim në det, d. m. th. në Dijen e Zotit - në detin e kuptimeve të Fjalëve të Tij, dhe kurrë nuk do të mund t'i arrinim brigjet e tij. Kurse pejgamberët a.s., për shkak të dijes dhe njohurive të tyre, do të notonin dhe do të arrinin në brigjet e detit dhe aty do të ndaleshin. Ne, në krahasim me ta, kurrë nuk do të arrinim në brigjet e atij deti e as të qëndronim në to, siç ia kanë arritur pejgamberët a.s.". Po ashtu, kam gjetur 75 Emra të bukur të Allahut xh.sh. që përmenden në Kuran, të cilët, siç shihet nga tabela, janë përsëritur gjithsej 4.779 herë. Kështu, kush e lexon Kuranin në tërësi, ai në fakt po aq herë ka përmendur Allahun xh.sh. E dihet mirëfilli se ndër punët më të vlefshme, është të përmendurit e Allahut xh.sh. me lexim. Nëse ndokush gjen ndonjë emër që unë nuk e kam vërejtur, le ta fusë atë në vendin e duhur në tabelë, por këtë le ta bëjë pasi të jetë thelluar dhe të jetë bindur për këtë, ta ketë vërtetuar dhe të jetë i sigurt, e jo me hamendje. Kam shpjeguar gjithashtu se në Kuran janë përmendur emra nga ata të Allahut xh.sh dhe të Muhamedit a.s., por që në fakt nuk i kanë për qëllim ata, prandaj i shkrova veç e veç, me qëllim që lexuesi të mos i ngatërrojë ata emra midis tyre. Allahu është ndihmës për qëllimin e mirë e të sinqertë të atij që angazhohet për këtë, dhe Ai, gjithashtu e di edhe qëllimin e tij. Nëse kam gabuar, pasi jam angazhuar, qoftë duke shtuar a mun58

Aludim në ajetin kuranor të kaptinës “al-Isrā”, 108. Aludim në ajetin kuranor të kaptinës “Llukmān”, 27. 60 Bejazid Bestami-Bustami (Bājazīt Bastāmī-Bustāmī, ld. 804 – vd. 874) është një ndër mistikët më të mëdhenj të Botës Islame. 59


Trashëgimi 199 guar ndonjë emër, Allahu ma faltë për hir të Pejgamberit tonë Muhamedit a.s., sepse unë kurrë nuk do t'i kisha hyrë kësaj pune kaq të vështirë, po të mos qe dashuria ime e madhe ndaj Allahut xh.sh. dhe pejgamberit Muhamed a.s.” - përfundon hyrjen e tij Rrystem efendiu. Në faqen e katërt autori ka shkruar parathënien apo "muqaddima"-n, në të cilën tregon metodën që ka ndjekur gjatë hartimit të kësaj vepre. Metoda që kishte ndjekur h. Rrystem ef. gjatë sistemimit të emrave të përveçëm që përmenden në Kuran, është shumë interesante dhe meriton një studim të veçantë. Është nga veprat e para të kësaj natyre jo vetëm tek ne, po edhe më gjerë. Një studim të tillë, një indeks të emrave që përmenden në Kuran, i pari e ka botuar orientalisti gjerman Gustav Flügel me titull “Nuğūm al-Furkān fī atrāf al-Kurān”, më 1842. Kjo vepër, sipas kritikëve, ka shumë mangësi thelbësore61. Kurse vetëm në vitin 1945, Muhammad Fu’ād ‘Abdul-Bākī, shkroi veprën “alMu’ğam al-mufahras li alfāz al-Kurān al-Kerīm”62 në Kajro, e cila vazhdon të përdoret nga masa e gjerë e studiuesve. Megjithëkëtë, vepra e haxhi Rrystem efendiut tonë, i tejkalon këto dy vepra, jo vetëm për shkak të rrethanave në të cilat është shkruar, por edhe për shkak se është nga të rrallat vepra të kësaj natyre dhe të këtij lloji, sepse autori ka bërë një studim të veçantë dhe shumë serioz, jo vetëm të emrave të përveçëm që përmenden në Kuran, por edhe të përemrave vetorë, të cilët sipas kuptimit u referohen emrave të përveçëm që përmenden në Kuran, një fakt ky që nuk gjendet në veprat e sipërpërmendura. Për këtë arsye konsiderojmë se autori ynë ka bërë një punë unikale, me një qasje origjinale, tërheqëse dhe provokuese për studiuesit, njëkohësisht.

61

Ahmed fon Denfer, Hisotria e Kuranit, përktheu nga anglishtja Ilir E. Haxhija, Tiranë, 2006, f. 73. 62 Shih: Muhammad Fu’ād ‘Abdul-Bākī, al-Mu’ğam al-mufahras li alfāz alKurān al-Kerīm”, Kajro, 1987, parathënia.

Takvim – Kalendar 2010 200 Autori ynë ka shënuar emrin e faqes në Kuran, ku përmendet akëcili emër a përemër, por nuk e ka dhënë numrin e ajetit përkatës. Sikur ta kishte bërë këtë, ky studim do të merrte vlera ku e ku më të mëdha. Më tutje, në mënyrë tabelare dhe shumë qartë, autori ka paraqitur përfundimet e studimit të tij. "Risāla..." është ndarë në 4 kapituj. Teksti, pas titullit dhe besmeles, fillon:

‫اﳊﻤﺪ ﷲ اﻟﺬى اﻧﺰل اﻟﻘﺮآن ﻋﻠﻰ ﻋﺒﺪﻩ ﻟﻴﻜﻮن ﻟﻠﻌﺎﳌﲔ ﻧﺬﻳﺮا واﻟﺼﻠﻮة واﻟﺴﻼم‬ ‫ﻋﻠﻰ ﻧﺒﻴﻪ اﻟﺬى ارﺳﻠﻪ رﲪﺔ ﻟﻠﻌﺎﳌﲔ ﺑﺸﲑا وﻧﺬﻳﺮا وﻋﻠﻰ آﻟﻪ واﺻﺤﺎﺑﻪ اﻟﺬﻳﻦ‬ ‫ﻓﺎزوا ﺑﺼﺤﺒﺘﻪ ورؤﻳﺔ ﲨﺎﻟﻪ ﻓﻮزا ﻋﻈﻴﻤﺎ وﺟﺎﻫﺪوا ﻣﻌﻪ وﺑﺬﻟﻮا اﻣﻮاﳍﻢ واﻧﻔﺴﻬﻢ ﰲ‬ ‫ اﻣﺎ ﺑﻌﺪ ﻓﻠﻤﺎ ﺳﺠﻨﺖ ﺑﻘﺪراﷲ‬. ‫ﺳﺒﻴﻠﻪ وﲤﺴﻜﻮا ﺑﺎﻟﻘﺮآن ﺑﺎﲨﻌﻬﻢ ﺻﻐﲑا وﻛﺒﲑا‬ ‫ﺗﻌﺎﱃ ﲪﺪ ﻟﻪ ﻋﻠﻰ ﻃﺎﻓﺔ اﳋﻄﲑ ﻋﻠﻰ ﻋﺒﺪﻩ اﳊﻘﲑ وﻛﻨﺖ اﻗﺮأ اﻟﻘﺮآن ﺧﻄﺮﱃ‬ ‫ﺣﲔ ﻗﺮﺋﱴ ان اﻻﻧﺒﻴﺎء ﻋﻠﻴﻬﻢ اﻟﺴﻼم وﺻﻼوات اﷲ اﳌﻠﻚ اﳌﻨﺎن ﻗﺪ ﻛﺜﺮ ذﻛﺮﻫﻢ‬ ‫ﰱ اﻟﻘﺮآن ﺧﺼﻮﺻﺎ ﺳﻴﺪﻧﺎ ﻧﻮح واﺑﺮاﻫﻴﻢ وﻣﻮﺳﻰ وﻋﻴﺴﻰ ﺻﻼوات اﷲ ﻋﻠﻴﻬﻢ‬ ‫اﲨﻌﲔ وذﻛﺮ ﻧﺒﻴﻨﺎ ﻋﻴﻠﻪ اﻟﺴﻼم ﻣﻊ اﻧﻪ ﻧﺰل اﻟﻘﺮآن ﻋﻠﻴﻪ ﻗﻠﻴﻞ ﺑﺎﻟﻨﺴﺒﺔ اﻟﻴﻬﻢ‬ ‫ﻓﺎﺧﺬﱏ اﻟﻐﲑة ﻣﻨﻪ وﻛﻨﺖ اﺗﻔﻜﺮ ﻓﻴﻪ ﻓﺎﳍﻤﲎ اﷲ ﺗﻌﺎﱃ ان ﻟﻨﺒﻴﻨﺎ ﻋﻠﻴﻪ اﻟﺴﻼم‬ ...‫اﲰﺎء ﻛﺜﲑة ﻓﺒﻠﻄﻔﻪ ﺗﻌﺎﱃ ﻟﻪ ذﻛﺮﻩ ﺑﺎﲰﺎﺋﻪ اﳌﺘﺼﺪدة اﻟﻜﺜﲑة اﻛﺜﺮ ﻣﻦ ﻏﲑﻫﻢ‬ Përfundimi i dorëshkrimit:


‫‪Takvim – Kalendar 2010‬‬

‫‪202‬‬

‫و ﻗﺪ ﺻﺎد ف ﺧﺘﺎﻣﻪ ﺷﻬﺮ ﺷﻌﺒﺎن ﺳﻨﺔ ارﺑﻊ و ارﺑﻌﲔ و ﺛﻠﺜﻤﺎﺋﺔ ﺑﻌﺪ اﻻﻟﻒ‬ ‫ﻣﻦ ﻫﺠﺮة ﻣﻦ ﻟﻪ اﻟﻌﺰة و اﻟﺸﺮف ﺟﺰاﷲ ﻋﻨﺎ ﺳﻴﺪﻧﺎ و ﺷﻔﻴﻌﻨﺎ ﳏﻤﺪا ﺻﻠﻰ اﷲ‬

‫ﻋﻠﻴﻪ و ﺳﻠﻢ ﲟﺎ ﻫﻮ اﻫﻠﻪ و ﺳﻼم ﻋﻠﻰ اﳌﺮﺳﻠﲔ و اﳊﻤﺪ ﷲ رب اﻟﻌﺎﳌﲔ‬

‫‪201‬‬

‫‪Trashëgimi‬‬

‫ﲤﺖ ﲝﻤﺪ اﷲ ﺗﻌﺎﱃ و ﺻﻠﻮة و ﺳﻼم ﻋﻠﻰ ﻧﺒﻴﻨﺎ اﳌﺼﻄﻔﻰ و ﻋﻠﻰ اﻟﻪ و‬ ‫اﺻﺤﺎﺑﻪ و ﻋﻠﻰ ﲨﻴﻊ ﻋﺒﺎدﻩ اﻟﺬﻳﻦ اﺻﻄﻔﻰ ‪ .‬اﻟﻠﻬﻢ اﻓﺘﺢ ﺑﺎﳋﲑ و اﺧﺘﻢ ﺑﺎﳋﲑ‬ ‫واﺟﻌﻞ ﻋﺎﻗﺒﺔ اﻣﺮﻧﺎ ﺧﲑا وارﺣﻢ ﻋﺒﺪك اﳌﻌﱰف ﺑﺎﻟﺘﻘﺼﲑ رﺳﺘﻢ ذﻫﲎ رﻣﻀﺎن‬ ‫اﻟﭙﺮزرﻳﲎ وﻋﻒ ﻋﲎ و ﻋﻦ واﻟﺪى وﻋﻦ اﺳﺎﺗﻴﺬى و ﻋﻦ ﲨﻴﻊ اﳌﺴﻠﻤﲔ آﻣﲔ‬


Trashëgimi

203

Faksimile e faqes së parë të veprës "Risāla fī bayān Asmā’il-lāhi te'āla wa asmāi nabiyyinā 'alajhis-salām wa asmā’i ğamī'i al-anbiyā’i almazkūra fī al-Kur’ān al-'āzīm" të Haxhi Rrystem Zihni ef.

204

Takvim – Kalendar 2010

Faksimile e faqes së fundit të veprës "Risāla fī bayān Asmā’il-lāhi te'āla wa asmāi nabiyyinā 'alayhis-salām wa asmā’i ğamī'i al-anbiyā’i almazkūra fī al-Kur’ān al-'āzīm" të Haxhi Rrystem Zihni ef.

3. “Sharh Risāla ğawāmi'i al-kalim min kalimāt awlijā’il-lāh”

‫ﺷﺮح رﺳﺎﻟﺔ ﺟﻮاﻣﻊ اﻟﻜﻠﻢ ﻣﻦ ﻛﻠﻤﺎت اوﻟﻴﺎءاﷲ‬

Janë dy vepra të tjera të haxhi Rrystem efendiut, për të cilat nuk dimë shumë. Ç’është e drejta, sipas Regjistrit nr. 610, të hartuar nga Enti për Urbanizëm dhe Mbrojtjen e Përmendoreve Kulturore dhe Bukurinave Natyrore, nr. 610, dt. 25.10.1972 në Prizren, thuhet se në Bibliotekën familjare të Haxhi Rrystem efendi Shportës, përveç të tjerash, ruhej edhe dorëshkrimi i veprës autoriale të po këtij autori me titull “Sharh Risāla ğawāmi'i al -kalim min kalimāt awlijā’il-lāh” - ‫ﺷﺮح رﺳﺎﻟﺔ ﺟﻮاﻣﻊ اﻟﻜﻠﻢ ﻣﻦ ﻛﻠﻤﺎت اوﻟﻴﺎءاﷲ‬ Sipas këtij shënimi, mësojmë se haxhi Rrystem efendiu këtë vepër nga fusha e 'aqā’idit (në të vërtetë edhe këtu janë dy vepra: vepra bazë “Risāla ğawāmi'i al -kalim min kalimāt awlijā’il-lāhi” dhe komentimi i saj “Sharh Risāla ğawāmi'i al -kalim min kalimāt awlijā’il-lāh”) e ka shkruar në garnizonet e Zenicës në vitin 1351/1352 (1932/1933), se është në gjuhën arabe dhe është e shkruar jashtëzakonisht bukur. Se kjo vepër është ruajtur në Entin... e thotë edhe dr. N. Hafiz, me shënimin: “Është një vepër fetare origjinale në dorëshkrim...”63 Interesimi ynë për të mësuar më shumë rreth kësaj vepre, dhe sidomos rreth faktit se a gjendet edhe sot e kësaj dite në Institutin

63

Dr. Nimetullah Hafizi, O životu i pesničkim delima..., po aty, f. 90, fusnota 5.


Trashëgimi 205 për Mbrojtjen e Monumenteve të Prizrenit, nuk doli me ndonjë rezultat64. Sipas regjistrit të sipërpërmendur65, në Bibliotekën familjare të Haxhi Rrystem efendi Shportës ruheshin 18 vepra/dorëshkrim, të cilat po i japim ashtu siç janë dhënë në këtë regjistër, pa bërë ndonjë ndërhyrje të nevojshme dhe pa u interesuar për fatin e mëtutjeshëm të tyre66: 1. Kitabul-isharati fi ilmi ibarati. Libër mbi ëndrrat e autorit Shejh Halil bin Shahin, në gjuhën arabe. 2. Irshadul-akli es-selim ila mezaje l-kitabi l-kerim. Komentimi i kaptinave të para të Kuranit nga Shejhul-islami dhe njëri nga juristët më të njohur të Perandorisë Osmane Ebu Suud bin Muhamed Amadij. Vepra është në gjuhën arabe. 3. Sherhu risaleti Xhevamiil-kelimi min kelimati evlijail-lahi. Komentim i veprës filozofike “Risaleil-kelime” nga haxhi Rrystem ef. Shporta nga Prizreni (myfti i Prizrenit), të cilën e ka shkruar në garnizonet e Zenicës në vitin 1351/1352. Vepra është në gjuhën arabe dhe e shkruar jashtëzakonisht bukur. 4. Tuhvetul-muluki-minel fikhi (?), me përmbajtje nga e drejta e Sheriatit. Veprën e ka kopjuar Sylejman bin Rrystem b. Sylejman në vitin 1263/1846 nga Prizreni. Është në gjuhën arabe. 5. Vepër dorëshkrim, e cila bënë fjalë për çështje të ndryshme. Është në gjuhën arabe. 64

Mediha Fishekçiu, përgjegjëse për dorëshkrimet orientale në Institutin e Mbrojtjes së Monumenteve të Kulturës në Prizren, pohon se një vepër e tillë nuk gjendet në këtë institut, sa kohë që një punonjëse tjetër po në këtë institut, Emsale Limani, pohon se kjo vepër para luftës së fundit në Kosovë ka ekzistuar në këtë institut. Se ku gjendet kjo vepër sot, nuk mësuam më shumë. 65 Regjistri është hartuar në gjuhën serbokroate dhe nuk shkruan se kush është autori. 66 Biblioteka e haxhi Rrystem efendiut, për shkak të rrethanave të ndryshme, sot është e shpërndarë në disa vende, prandaj dhe është vështirë të konstatohet me siguri numri i librave dhe dorëshkrimeve që janë ruajtur nga kjo bibliotekë. Një pjesë e kësaj biblioteke ruhet tek nipi i H. Rrystem efendiut, prof. Mashar Shporta në Prizren.

Takvim – Kalendar 2010 206 6. Kitabul-mutavel lisani, libër mbi stilistikën dhe retorikën. Është në gjuhën arabe. 7. Kitabul-mesabihi min ehadisi-seidil murselin. Vepër me hadithe sahih dhe hadithe hasen. 8. Sherhu alijjil-Kari alel emali. 9. Tarikati Muhamedijje, vepër me përmbajtje pedagogjike-morale. Në gjuhën arabe. Veprën e ka kopjuar Mustafa b. Mahmud Sekebanija në vitin 1090/1679. 10. Tergibus-salihin ve terhibul fasikin, me përmbajtje moralo-fetare në gjuhën arabe, e shkruar në vitin 1062/1651. 11. Risale (broshurë) mbi rëndësinë e leximit të Kuranit. 12. Ilmut-tibbi, vepër e mjekësisë në gjuhën arabe. Kopjuar nga Sylejman b. Rrystemi nga Prizreni në vitin 1271/1757. 13. Vepër me përmbajtje fetare-morale në formë të pyetjeve dhe përgjigjeve në gjuhën turke. Kopjuar nga Mulla Ali bin Ismaili nga kadillëku i Bravishtës në vitin 1251/1853. 14. Vasijetnameja e Shejh Ahmedit nga Medina. 15. Shifai Sherif, biografi e Muhammedit a.s. në gjuhën arabe, të cilën e ka shkruar Mustafa bin Muhamedi i mbiquajtur Atazade, në vitin 1176/1762. Librin e ka lënë vakëf Killixh aga nga Beogradi në vitin 1238/1823. 16. Divani, vepër poetike në gjuhën turke nga Hashmet efendiu, vdekur në Rodos më 1132/1769 17. Përkthimi nga gjuha perse në gjuhën turke i veprës Pendi Attar. Përktheu Omer b. Huseini në kohën e sulltan Muratit. 18. Enam, dorëshkrim jashtëzakonisht i bukur dhe me ornamente.

4. Dokumentet osmane Është me rëndësi të theksojmë edhe faktin se, përveç veprave të sipërpërmendura të h. Rrystem ef., në Arkivin e Kosovës ruhen edhe një numër i konsiderueshëm i dokumenteve osmane, si fetva, akte kurorëzimi, akte shkurorëzimi, ndarje të pasurisë, korrespondenca zyrtare, shkresa të ndryshme dhe dokumente të tjera


Trashëgimi 207 në gjuhën osmane, që mbajnë firmën dhe vulën e haxhi Rrystem Zihni efendiut, të shkruara në kohën sa ishte myfti i Prizrenit. Disa prej këtyre dokumenteve në formë të regestrave janë botuar67, kurse një numër tjetër janë në përpunim e sipër dhe pritet të botohen së shpejti. Këto dokumente, në rastin tonë, përveç të tjerash, janë me rëndësi që të studiohen për të njohur anë të tjera të jetës dhe veprimtarisë së h. Rrystem efendiut, si anën diplomatike, paleografike, zyrtare, juridike etj.

Vula/myhyri e myftiut të Prizrenit, h. Rrystem ef. (mbi vulë: Myftiu i qytetit të Prizrenit, kurse në brendi të vulës: Rrystem Zihni, viti 1327/1909).). (Arkivi i Kosovës-Prishtinë)

Përfundim Nga sa u tha më sipër, mund të përfundojmë se myderrizi dhe myftiu i Prizrenit, haxhi hfz. Rrystem Zihni ef. Ramadani-Shporta, ishte personalitet dhe njeri i shquar, me vlera të dëshmuara e të verifikuara. Ai me veprat e tij, tejkalon kufijtë lokalë të vendit ku lindi, ku u rrit, ku jetoi dhe veproi; ai i siguroi vetes një vend 67

Takvim – Kalendar 2010 208 në radhët e bijve të popullit tonë që luftuan për çlirimin e shqiptarëve nga të huajt. Prizreni dhe rrethina e tij, duhet të mburren dhe të jenë krenarë për këtë bir të madh të tyre. Emrin e tij duhet ta mbajë me plot nder ndonjë institucion arsimor, fetar, kulturor, në Prizren dhe me gjerë. Një rrugë përreth xhamisë “Sinan Pasha” në Prizren, gjithsesi duhet ta mbajë emrin e shërbyesit të saj fisnik, vigjilent e të sinqertë, - Haxhi hafiz Rrystem Zihni ef. Shportës. Në anën tjetër, veprat e tij, - për shkak të rrethanave në të cilat janë shkruar, emocioneve, gjendjes fizike dhe shpirtërore të autorit të tyre, si dhe të përmbajtjes së tyre, - meritojnë një respekt të veçantë dhe si të tilla duhet të shpallen dhe të trajtohen si monument i shkruar i kulturës kombëtare. Studimi, komentimi dhe shpjegimi, e pse jo edhe përkthimi i veprave të myftiut Rrystem Zihni ef., do të ishte një punë me vlera të shumanshme dhe një kontribut serioz për ndriçimin e profilit shkencor të njërit prej ulemave më të shquar dhe autorëve më prodhues të brezit të tij që kanë shkruar në gjuhën arabe në Kosovë. Kjo do të përbënte edhe një shlyerje borxhi (deri në njëfarë mase) që kemi ndaj të parëve tanë. Tash e një kohë të gjatë, që nga kur Haxhi Rrystem efendiu nuk është në mesin e të gjallëve, këto të dhëna, të cilat këtu botohen për herë të parë, le të shërbejnë si një përkujtim me rastin e 150-vjetorit të lindjes së tij dhe të 72-vjetorit të vdekjes së tij, dhe si një revoltë e protestë jona ndaj dënimit dhe burgimit të tij nga regjimi i fqinjëve tanë sllavë. Dhe, në fund fare, nuk gjejmë përfundim më të mirë për këtë vështrim tonin sesa fjalët dhe lutja e h. Mehmed Hanxhiçit, të thëna me rastin e botimit të lajmit për vdekjen e Myftiut tonë, dhe të cilat i kemi vënë në ballë të këtij punimi: “Dhashtë Zoti, që përsëri në mesin e myslimanëve të gjenden njerëz, të cilët, të paktën deri diku, do ta zëvendësojnë Rrystem efendiun!” 68 68

Ismail Rexhepi, Dokumentet osmane në Arkivin e Kosovës, I, Prishtinë, 2004.

M. Handžić, H. Hfz. Rustem ef. Ramadan, në “El-Hidaje”, po aty, f. 195.


Trashëgimi 209 Allahu xh.sh. e mëshiroftë shpirtin fisnik dhe të përvuajtur të haxhi hfz. Rrystem Zihni efendiut! Amin!


shpalime Mr. Qemajl Morina

Shqiptarët në Universitetin “Al-Az-har” të Kajros në mes dy luftërave botërore Më shumë se një mijë vjetë “Al-Az-har”-i është simbol drite për Botën Islame. Kordova, Granada, Damasku, Bagdadi, kanë qenë qendra të kulturës islame para Kajros, në zemër të së cilës është “Al-Az-hari”. Këto qendra vetë e kanë shpreh këtë përparësi dhe dallim. Sot “Al-Az-hari” njihet si qendër botërore e edukimit islam. “Al-Az-hari” ka edukuar një numër shumë të madh të dijetarëve, të cilët me fjalët dhe veprat e tyre kanë lënë gjurmë të thella në historinë e njerëzimit. “Al-Az-hari” ishte dhe mbetet simbol i urtësisë, të vërtetës, drejtësisë dhe besimit, duke u rezistuar të gjitha përpjekjeve për dhunimin e shenjtërisë së Islamit. Kultura islame kulmin e zhvillimit të saj e kishte arritur në shekullin e IV hixhri, përkatësisht shek. X miladi. Me këtë zhvillim të kulturës dhe qytetërimit islam kuptohej se xhamia më nuk ishte në gjendje që të mbante mbi vete rolin e përhapjes së shke-

Takvim – Kalendar 2010 210 ncës, andaj kishin filluar të themeloheshin institucione të veçanta të tipit konviktor, siç ishin shkolla “En- Nidhamije” dhe “El-Mustansirije”, (Bagdad), “Al-Az-hari” (Kajro), “Zejtuna” (Tunis), “El-Kurevijine” (Maroko). Këto të fundit u bënë universitete, kurse “En-Nidhamija” dhe “El-Mustansirija” mbeten shkolla të mesme. Kjo e dyta pas një ndërprerje relativisht të gjatë, gjithashtu u shndërrua në universitet me të njëjtin emër. Kësaj radhe do të shkruajmë për Universitetin “Al-Az-har” dhe këtë për dy arsye: E para për shkak të vjetërsisë së tij, konsiderohet një ndër universitetet më të vjetra të botës, vjenë në rendin e dytë pas Universitetetit të Kurevijinëve në Marok, dhe e dyta: për shkak se ka qenë universiteti në të cilin kanë mbaruar studimet një numër i madh i shqiptarëve.

“Al-Az-har”-i - xhami dhe universitet1 “Al-Az-har”i konsiderohet vepra e parë arkitetektonike, të cilën Fatimitët e ndërtuan në Egjipt dhe xhamia e parë që u ndërtua në qytetin e Kajros, të cilën e themeloi Xhevher Es-Sik-kili, që të jetë kryeqytet i shtetit Fatimit. Xhevheriu filloi ndërtimin e e xhamisë së “Al-Az-harit” më 24 Xhumadul-ula 359 h - 4 prill 970, kurse e përfundoi më 7 ramazan 361 h - 22 qershor 971. Xhamia e “Al-Az-harit”, në fillimi njihej me emrin “Xhamiul-Kahira” (Xhamia e Kajros). Ky emërtim vazhdoi gjatë gjithë viteve të sundimit të Fatimiteve në Egjipt. Me kalimin e kohës ky emër u harrua, kurse xhamia përvetësoi emrin “Al-Az-har”, me se u bë e njohur dhe e famshme me emërtimin e ri. Ky emërtim vazhdoi deri në ditët tona dhe konsi1

1913 ‫ اﻟﻘﺎﻫﺮة‬- ‫ اﻻزﻫﺮ ﺟﺎﻣﻌﺎ و ﺟﺎﻣﻌﺔ – ﻣﻜﺘﺒﺔ اﻻﳒﻠﻮ اﳌﺼﺮﻳﺔ‬: ‫; ﻋﺒﺪ اﻟﻌﺰﻳﺰ ﳏﻤﺪ اﻟﺸﻨﺎوى‬ Islam Muflih, El-Ez'heri dëshmitar i rrjedhave të historisë, (Takvimi 1425/26-2005, Prishtinë, fq. 257-267); Mr. Shemsi Ajvazi, Dhjetë shekuj të “Al-Az-har”it, (Dituria Islame, nr. 140, shkurt 2002, Prishtinë, fq.29-32); Istorija Al-Azhara, (Elif, islamske novine, Podgorica, decembar 2002, str.5).


Shpalime 211 derohet institucioni edukativo-arsimor më i njohur në Botën Islame.2 Historianët përmendin shkaqe të ndryshme për emërtimin e xhamisë së parë të Fatimiteve në Egjipt me emrin “Al-Az-har”. Mendimi më i arsyeshëm dhe më i fuqishëm është se fjala “AlAz-har” ka prejardhjen nga fjala “Ez-zehra” (lule), njëri prej ofiqeve të hazreti Fatimes, bijës së Pejgamberit a.s., me emrin e së cilës u quajt shteti Fatimit. Për atë arsye, “Xhamia e Kajros” u quajt “Xhamia e “Al-Az-harit”, në shenjë respekti të zonjës Fatimetu Ez-zehra.3

Ndërtimi i xhamisë së “Al-Az-har”it Pas ndërtimit të Xhamisë së “Al-Az-harit”, asaj iu shtuan edhe ndërtesa të tjera. Ndërtesa e parë që iu shtua, është ajo të cilën e ndërtoi Halifi Fatimit, El-Hafidh Lidinil-lah, i cili e zgjeroi hapësirën e konvikteve, duke ndërtuar aty një kupolë me plotë zbukurime të gdhendura që ekziston edhe sot e kësaj dite. Gjatë kohës së memalikëve, sulltanët i kushtuan rëndësi të veçantë “AlAz-harit”, pas lënies pas dore që kishte përjetuar gjatë sundimit të dinastisë së Ejubijve, që vazhdoi për afër njëqind vjet. Princi Izuddin Ejdemir, ishte i pari që tregoi interesim për “Al-Az-harin” dhe meremetoi pjesët që ishin çarë, si dhe ktheu ato sipërfaqe që banorët i kishin uzurpuar. Tuboi ndihma, të cilat mund ta siguronin meremetimin dhe renovimin e Xhamisë. Kështu, “Al-Az-harit”, iu kthye ndriçimi i mëparshëm dhe iu kthye jeta përsëri. Banorët festuan në mënyrë madhështore rikthimin e faljes së namazit të xhumasë dhe leximit të hytbes nga minberi i saj më 18 Rebiul El-Ev-vel 665 h = 19 nëntor 1266. Më pastaj, princi Alaed-din Tibersi, komandant i ushtrisë në kohën e En-nasir Muhamed Kalevunit, themeloi shkollën “Tabe2 3

www. islamonline.net/arabic/history/1422/11/article22shtm Nerkez Smailgic, Leksikon Islama, Sarajevo 1990, str.83.

Takvim – Kalendar 2010 212 risie” në vitin 709h=1309, të cilën ia bashkëngjiti xhamisë së “Al-Az-harit”, ku mbaheshin mësime. Ky princ i kushtoi rëndësi shkollës, e cila kishte një arkitekturë shumë të bukur. Ende pa kaluar tridhjete vjet nga ndërtimi i kësaj ndërtese, princi Alaed-din Egbiga në vitin 740 h = 1340, i cili ishte prej princave të Muhamed Nasirud-din bin Kalevunit, themeloi shkollën “El-Ebgavije”, që gjendet në anën e majtë të portës së “ElMuzejenune”, për të cilën shpenzoi shuma të mëdha të hollash. Kjo u bë me një arkitekturë shumë të bukur, të cilës ia shtoi një minare tejet elegante. Më vonë, princi Xhevher El-Kankabai Hazendar, ndërtoi shkollën e tretë, e cila u njoh me emrin “El-Xhevherije”, e cila gjendet në anën lindore të Xhamisë, që përmban katër salla, megjithë sipërfaqen e saj të vogël. Më e madhja është salla lindore, në të cilën gjendet një mihrab shumë i bukur. Shkolla ka një kupolë tejet të bukur. Ndërtimet në xhaminë e “Al-Az-harit”, nuk patën të ndalur edhe në kohën e Memalikëve Çerkez. Sulltan Kabtibaj El-Mahmudi në vitin (873 h=1468 ) rrënoi portën që gjendej në anën veri-perëndimore të xhamisë dhe e ndërtoi përsëri në formën që është edhe sot. Në anën e djathtë ndërtoi një minare elegante që është minarja më e bukur e Kajros. Pastaj sulltan Kansuve El-Guri, ndërtoi minaren me dy koka, e cila është minarja më e lartë e “Al-Az-harit”. Kjo minare paraqet modelin unikat të këtij lloji, që është vështirë të gjendet në ndonjë vend tjetër në Botën Islame. Ndërtimet më të mëdha në xhaminë e “Al-Az-harit”, janë ato të kohës së Abdurrahman bin Katahdes në vitin 1167 h=1753, i cili ishte dashamirë i madh i arkitekturës. Ai ia shtoi hajatit të kibles një ballkon të ri për falje. Ballkonin e ri me të vjetrin e ndanin disa shtylla prej guri, që ishin tri shkallë më të larta. Në të gjendeshin tre mihrabe. Në anën veri-perëndimore, e cila tash shikon në sheshin e “Al-Az-harit” gjendet një portë e madhe, e cila përbëhet prej dy dyerve, njëra pranë tjetrës. Aty gjenden edhe disa dhoma në mes të Portës së Muzejenune. Ai po ashtu, ndërtoi


Shpalime 213 një portë të re, e cila quhet porta e Seaidve. Kurse aty pranë ngriti një minare, e cila ekziston edhe sot. Kjo portë çon të konviktet e Seaidve, që janë prej konvikteve më të bukura të “Al-Az-harit”. Gjatë sundimit të dinastisë së Mehmet Ali Pashës në Egjipt, interesim të madh për “Al-Az-harin”, ka treguar Hidejvi Abas Hilmiu II. Ai rinovoi shkollën “At-Tabajersije”, hapi një portë të re nga jashtë. “Al-Az-harit” iu shtuan konvikte të reja, të cilët u quajten konviktet e Abasit, sipas emrit të tij. Këto konvikte janë më të rejat dhe më të mëdhat. Hapja e tyre u bë në muajin shevval 1315 h = janar 1897. Pas dëmeve të mëdha që pësoi “Al-Az-hari” në tërmetin e vitit 1413 h = 1992 janë bërë renovime të shumta në arkitekturën e xhamisë si dhe të ndërtesave përcjellëse të saj.

“Al-Az-hari” universitet “Al-Az-hari” është marrë me misionin e tij edukativo-arsimor menjëherë pas përfundimit të ndërtimit të tij. Kështu, në muajin safer 365 h = tetor 975, aty zhvillohet mësimi i parë shkencor, kur gjykatësi suprem i Egjiptit, Ebul Hasen Ali bin Nu'man, para një grupi të madh të të pranishmëve, lexoi “Përmbledhjen” e babait të të tij në fikhun e Ali Bejtit. Kjo ishte hallka e parë shkencore në xhaminë “Al-Az-har”. Ndërkohë, ministri Fatimit, Jakub bin Keles, caktoi një grup të fukahave të mbanin mësim në xhaminë e “Al-Az-harit”, të cilëve u caktoi rroga të mira dhe u ndërtoi banesa në afërsi të xhamisë. Me këtë “Al-Az-hari” fitoi atributin e një isnsitucioni të rregullt edukativo-arsimor. Mirëpo, pas rënies së shtetit Fatimit, “Al-Az-hari” pati një ngecje të theksuar gjatë sundimit të Ejubijve dhe e humbi shkëlqimin e tij të mëhershëm. Ejubitetët punonin në anulimin e drejtimit shiit dhe në forcimin e drejtimit sunit, duke themeluar shkolla për mësimin e hadithit dhe fikhut. Ata tërhoqën prijësit, dijetarët si dhe studentët, në kohën kur kishte rënë interesimi për “Al-Azharin”. Lëvizja shkencore pothuaj u paralizua tërësishtë. “Al-Az-

Takvim – Kalendar 2010 214 hari” doli jashtë përdorimit pasi që ishte lënë pas dore nga Ejubitët që ishin në pushtet. Mirëpo, kjo gjendje nuk zgjati shumë. “Al-Az-hari” ktheu vitalitetin e tij në kohën e sundimit të Memalikëve. Ai e riktheu famën e tij si një institucion edukativo-arsimor, ku filluan të mësohen në të medhhebet sunite dhe u ndërprenë mësimet që mësoheshin më parë. “Al-Az-hari” pati një kujdes dhe respekt të madh nga sunduesit Memalik, që nga koha e sundimit të Dhahir Pipersit. Gjatë kësaj periudhe vazhduan renovimet si dhe u shtuan shkollat përreth tij. Kujdes të njëjtë “Al-Az-hari” pati edhe gjatë kohës së sundimit të Osmanlinjve (923-1213 h =1517-1789). U bë renovimi i tij, u zgjeruan hapësirat e tij dhe iu shtuan ndërtesa të reja. Pati një interesim të madh për t'u regjistruar në të si të nxënësve ashtu edhe të dijetarëve për të organizuar hallka të mësimit, të cilat nuk kishin të bënin vetëm me shkencat e Sheriatit dhe të gjuhës, por edhe të shkencave të tjera, si astronominë, matematikën, gjeometrinë etj.

Sistemi i mësimit në “Al-Az-har” Regjistrimi i studentëve në “Al-Az-har” bëhej, pasi që ata të mësonin shkrim-leximin, bazat e matematikës dhe mësonin Kuranin përmendësh. Mosha nuk ishte kriter për regjistrimin e studentit. Pas kësaj studenti frekuentonte hallkat e mësimit të ulemave dhe zgjidhte ndonjërin prej tyre. Aty mbaheshin mësime të shkencave të Sheriatit, si fikh, hadith, akaid, logjikë, tevhid, letërsi, gjuhë arabe etj. Për studentët nuk kishte ndonjë kriter që i obligonte ata të jenë të rregullt në mësimet e tyre. Ata mund të ndërprenin mësimet për një kohë, pastaj pas një kohe të ktheheshin përsëri. Nuk kishte rregulla të caktuara për ecurinë e punës, apo që përcaktonin programin e mësimit, të niveleve apo vitet e mësimit. Kjo çështje i lihej studentit, i cili vijonte hallkat e ndryshme të mësimit. Kjo vazhdonte, derisa studenti e ndiente veten se ishte


Shpalime 215 në gjendje të merrte pozitën e myderrizit dhe të ulej në vendin e tij për të mbajtur mësim. Atëherë, ai kërkonte leje prej tij dhe ia fillonte të mbante mësimin. Nëse më vonë shihte se për hallkën e tij nuk kishte studentë të interesuar, e braktiste atë. Mirëpo, nëse kishte të interesuar për mësimet e tij, studentët shtoheshin për të marrë pjesë në hallkat e tij. Kjo ishte dëshmi për pjekurinë dhe aftësinë e tij për të vazhduar punën, për se shejhi i “Al-Az-harit” ia jepte “ixhazetin” (diplomën).

Shejhi i “Al-Az-har”-it Për herë të parë posti i shejhit të “Al-Az-harit” (rektorit) është njohur në kohën e sundimit të osmanlinjve. Para kësaj kohe nuk kishte ndodhur që të emërohej shejhi i “Al-Az-harit” në mënyrë zyrtare. Në të kaluarën, “Al-Az-hari” kishte një mbikëqyrës (drejtor), i cili mbikëqyrte aspektin administrativ dhe financiar, por që nuk kishte të bënte me aspektin shkencor. Ky post u krijua në kohën e Memalikëve. Drejtori ishte përgjegjës për administrimin e xhamisë, të nëpunësve dhe shërbëtorëve. Historianët pohojnë se për herë të parë në postin e “shejhu-l-Az-harit” është caktuar Eshshejh Muhamed bin Abdullah El-Hureshi El-Maliki (1600-1690). Prej kësaj kohe vazhdoi emërimi i shejhul-Az-harit deri në ditët tona. Prej dyzet e tre rektorëve që kanë qenë në këtë post, tetëmbëdhjetë prej tyre kanë qenë të shkollës juridike të medhhebit shafii, nëntë të shkollës maliki dhe gjashtëmbëdhjetë të shkollës hanefite.4

4

Jusuf Ramic, Bosnjaci na El-Azheru, Sarajevo 1997, str.17.

216

Takvim – Kalendar 2010

Zhvillimi dhe reformimi i “Al-Az-harit” Sistemi i mësimit në “Al-Az-har” vazhdoi pa farë ndryshimi deri në kohën e ardhjes së Mehmet Ali Pashës vali i Egjiptit, i cili tregoi kujdes të veçantë për edukimin dhe arsimimin. Ai nuk u mor shumë me “Al-Az-harin”, bile ua mori disa vakëfe që ishin pronë e tij. Kjo bëri që gjendja të keqësohej edhe më tepër. Andaj, u paraqiten zëra, të cilët kërkonin reformimin e tij në aspektin e plan-programeve mësimore. Kështu shohim se në vitin (1288 h1872) nxirret ligji i parë, në kohën e Hidejvi Ismailit, i cili rregullonte mënyrën e dhënies së diplomës (El-Alemije) studentëve. Me këtë ligj u caktuan lëndët në të cilat studenti u nënshtrohej provimeve. Ishin paraparë njëmbëdhjetë lëndë, ku përfshiheshin: fikhu, (e drejta e Sheriatit), Usulu-l-fikhi (e drejta themelore e Sheriatit), hadithi, tefsiri, tevhidi, gramatika, morfologjia, retorika, oratoria, stilistika, dhe logjika. Metoda e provimit ishte e rregulluar në atë mënyrë që studenti ulej në vendin e myderrizit, kurse ata që e pyesnin/komisioni ulej në vendin e studentëve. Studenti mbante mësimin, ndër kohë që anëtarët e komisionit (myderrizët) i shtronin pyetje nga aspekte të shkencave të ndryshme. Provimi mund të zgjaste për orë të tëra, mund ta ndëprenin pauzat e ngrënies së ushqimit apo falja e namazit. Nëse komisioni fitonte bindjen për aftësinë e studentit, atëherë ia lëshonte Ixhazetin (diplomën), duke ia caktuar nivelin sipas gradave. Grada e parë i jepej studentit, i cili kalonte të gjitha lëndët apo shumicën e tyre, Grada e dytë i jepej studentit, i cili kishte nivelin më të ulët se ai i gradës së parë. Ai kishte të drejtë t'ua mësonte nxënësve vetëm librat e nivelit të mesëm. Kurse studentit të gradës së tretë i lejohej t'i mësonte vetëm nxënësit fillestarë. Kurse studenti që nuk e jepte provimin, ai duhej ta përsëriste provimin, pa e pasur të kufizuar numrin e hyrjeve në provim. Studenti, i cili merrte gradën e dytë apo të tretë, kishte të


Shpalime 217 drejtë të hynte në provim për ta marrë gradën më të lartë. Nxjerrja e këtij ligji ishte përpjekja e parë për rregullimin e jetës mësimore në xhaminë e “Al-Az-harit”, por kjo nuk mjaftonte për realizimin e reformës së kërkuar. Në kohën e Hidejvi Abas Hilmit II, u nxorën disa ligje për reformimin e “Al-Az-harit”. Prej më të rëndësishmëve ishte ligji i vitit 1314 h = 1896, në kohën kur në postin e Shejhit të “Al-Azharit” ishte shejh Hasuna En-Nevavi, kurse iniciator i nxjerrjes së këtij ligji ishte Shejh Muhamed Abduhu, i cili ishte në krye të lëvizjes për reformimin e “Al-Az-harit”. Ky ligj caktoi moshën e pranimit të nxënësve në “Al-Az-har”, në pesëmbëdhjetë vjet, me kusht që nxënësi të dinte shkrim-leximin dhe të kishte nxënë Kur'anin përmendësh. Po ashtu, përcaktoi lëndët të cilat do të mësoheshin në “Al-Az-har”, duke shtuar një numër të lëndëve të reja, në mesin e tyre: etikën, terminologjinë e hadithit, matematikën, algjebrën, metrikën, historinë islame, hartimin, tekste gjuhësore, bazat e gjeometrisë dhe gjeografinë. Ky ligji parashihte dhënien e diplomës së quajtur “El-Ehlije”, e cila u jepej atyre që mësonin në “Al-Az-har” tetë vjet. Ata mund të punonin si imamë, hatib nëpër xhami, si dhe një diplomë tjetër që quhej “El-Alemije” (Ndërkombëtare), që u jepej atyre që kishin mësuar në “AlAz-har” së paku dymbëdhjetë vjet.

Formimi i Këshillit të dijetarëve të mëdhenj Në vitin 1239 h = 1911 u nxor ligji nr. 1 për vitin 1911, në kohën kur në postin e shejhit të “Al-Az-harit” për herë të dytë ishte Selim e El-Bishri. Me këtë ligj u themelua ‫ﲨﺎﻋـﺔ ﻛﺒـﺎر اﻟﻌﻠﻤـﺎء‬ (Këshilli i dijetarëve të mëdhenj), i cili përbëhej prej tridhjetë ulemave më të zgjedhur të “Al-Az-harit”. Prej kushteve për të qenë anëtar i këtij Këshill ishte që personi të mos ishte më i ri se dyzetepesë vjet, të ketë përvojë si myderriz në xhaminë e “Al-Azharit” dhe institutet e saj jo më pak se dhjetë vjet. Prej tyre së

Takvim – Kalendar 2010 218 paku katër vjet në departamentin e lartë, si dhe të jetë i njohur për devotshmëri, të ketë një të kaluar të ndritshme. Në kohën e shejh El-Meragit ky Këshill u emërtua ‫( ﲨﺎﻋــﺔ ﻛﺒــﺎر اﻟﻌﻠﻤــﺎء‬Grupi i dijetarëve të mëdhenj).

Organizimi i Universitetit të “Al-Azharit” Në nenet e ligjit të sipërpërmendur u bë shtimi i viteve të studimit në “Al-Az-har” në pesëmbëdhjetë vjet, të ndara në tri cikle, secili cikël kishte lëndë të posaçme. Ky ligj pësoi ndryshime të vazhdueshme, i fundit ishte ai i vitit 1349 h = 1930, në kohën e shejh Muhamed El-Ahmed Edh-Dhavahirit, që ishte një hap i rëndësishëm në drejtim të përfundimit të reformave. Sipas këtij ligji, mësimi në “Al-Az-har” në ciklin fillestar ishte katër vjet, për ciklin e mesëm pesë vjet. U themeluan tre fakultete. Ato ishin: Fakulteti i Usulud-dinit (teologjisë), Fakulteti i Sheriatit dhe Fakulteti i gjuhës arabe. Sipas ligjit të vitit 1930 janë rregulluar edhe studimet posdiplomike (tehassus), ndërsa për studentët e ardhur nga vende të tjera, pa e krye shkollën e mesme ishte paraparë të shkonin në degën e përgjithshme për të bërë klasifikimin e tyre, sipas njohurive. Kështu në vitin akademik 1926/27 në universitetin e “Al-Azhar”-it janë regjistruar 20.000 studentë të rinj, kurse mësimin e kanë mbajtur 2.000 profesorë. Në atë kohë, “Al-Az-hari” kishte 29 konvikte/ndërtesa, ku ishin vendosur studentë, të cilët ishin të ndarë sipas kombësisë. Prej konvikteve më të bukura ishte konvikti i turqve (Revaku-l-etrak), ku ishin të vendosur dhe studentët nga Ballkani, në mesin e tyre edhe studentët shqiptarë.5 “Al-Az-hari” në rrugëtimin e tij të gjatë ka përjetuar edhe disa reforma. Sipas ligjit nr. 103 të 11 muharrem 1381 = 5 korrik 5

Islamski svijet. I/1926., 2, 15.


Shpalime 219 1961, “Al-Az-har”i u bë universitet i madh. Tre fakulteteve të tija tradicionale, iu bashkuan fakultete të reja të shkencave shoqërore dhe ekzakte, si fakulteti i administratës, fakulteti teknik, fakulteti i mjekësisë, fakulteti i bujqësisë. Fakulteti i vajzave, i cili u bë universitet i veçantë, përfshinte disa katedra, si katedrën e mjekësisë, shkencave ekzakte, tregtisë, studimeve islame, studimeve arabe, si dhe degën e studimeve sociologjike dhe psikologjike. Atij iu shtuan edhe dy institute, një akademi për hulumtime islame, bibliotekën universitare dhe qendra e studentëve. Dhjetë vjet më vonë, më 1972 u bë ndryshimi i ligjit dhe statutit të “Al-Az-harit”, që ishte aprovuar më 1961. Sipas këtij ligji prerogativat e Ministrisë për Çështje të “Al-Az-harit” i janë bartur rektorit të Universitetit, kurse ai është ngritur në rangun e ministrit... Ligji përfshiu edhe formimin e Këshillit të Lartë të “Al-Azharit”, të cilin e udhëheq Shejhi i “Al-Az-harit”. Misioni i këtij Këshilli ishte që të merrej me planifikim, hartimin e politikës së përgjithshme të “Al-Az-harit”. Në vend të Këshillit të Ulemave u formua ‫( ﳎﻤـﻊ اﻟﺒﺤـﻮث اﻻﺳـﻼﻣﻴﺔ‬Akademia e Hulumtimeve Islame) Akademia përbëhej prej pesëdhjetë anëtarëve, ulemave më të mëdhenj të Islamit, të cilët përfaqësonin të gjitha shkollat dhe drejtimet islame. Tridhjetë anëtarë ishin nga Egjipti, kurse njëzet nga vendet e tjera islame.

Takvim – Kalendar 2010 220 pothuajse është fare e pa prekur. Aq më tepër kur dihet se një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve, që nga fillimi i shekullit njëzet kanë studiuar në universitetin e “Al-Az-harit”. Me këtë rast, qëllimi im i vetëm është të shpalos këtë temë, me shpresë se kjo çështje do të jetë preokupim i të rinjve tanë në të ardhmen. Mbase do të ishte e udhës, që kjo temë të jetë objekt i një teze të magjistraturës apo doktoranturës të studentëve tanë që ndjekin studimet e tyre në “Al-Az-har”. Për të qenë studimi sa më i përpiktë dhe më i saktë, do të ishte mirë që për këtë temë të hulumtohen Arkivi i “Al-Az-harit” apo Arkivi Kombëtar i Egjiptit në Kajro. Sepse vetëm në këtë mënyrë mund të nxirren të dhënat sa më të sakta bio-bibliografike të studentëve shqiptarë që kanë studiuar në Universitetin e “Al-Az-harit”.

Prezenca e shqiptarëve në Egjipt Shqiptarët ishin prezent në Botën Arabe dhe në Egjipt qysh prej shekullit shtatëmbëdhjetë.7 Por, prania e tyre në Egjipt ishte më e theksuar prej viti 1805, me ardhjen e Mehmet Ali Pashës, vali i Egjiptit dhe vendosjes së dinastisë së tij në pushtet, e cila sundoi Egjiptin deri në vitin 1952, kur Mbreti Faruk u detyrua të tërhiqej nga froni mbretëror i Egjiptit. Pak më lartë pamë kontributin që kishin dhënë dy mbretër të dinsatisë së Mehmet Ali Pashës në reformimin dhe ndërtimin e “Al-Az-harit”.

Studentët shqiptarët në Universitetin e “Al-Az-harit”

1. Haxhi Ymer Lutfi Paçarizi (1860-1929)

Kjo temë është e një rëndësie të veçantë për historikun e arsimit te shqiptarët në përgjithësi dhe të atij në botën e jashtme në veçanti. Në këtë aspekt, popujt e tjerë përreth nesh kanë bërë disa hapa konkret në këtë drejtim6, për fat të keq tek ne kjo temë,

Sipas shumë të dhënave, jo të verifikuara mirë, duket se prej studentëve të parë shqiptarë që studioi në “Al-Az-har” duhet të jetë Haxhi Ymer Lutfi Paçarizi. Lindi dhe vdiq në Prizren. Mësimet e para i mori në vendlindje, medresenë në Stamboll, ndërsa

6

7

Jusuf Ramic, Bosnjaci na El-Ezharu, Sarajevo 1997; Trajan Petrovski, Asharovci (roman), Skopje, 1998.

Muhamed Mufaku, Shqiptarët në botën arabe, Rilindja, Prshtinë, 1990; Emin Azemi – Shkelzen Halimi, Shqiptarët e Egjiptit, Logos – A, Shkup, 1993.


Shpalime 221 studimet universitare në Universitetin “Al-Az-har” të Kajros, ku studioi gjatë viteve 1901-1905. Është autor i një “Divani” të përshkruar nga panteizmi filozofik, si dhe i disa veprave didaktike dhe i përkthimeve fetare nga arabishtja, turqishtja e persishtja, shumica e të cilave kanë mbetur në dorëshkrim. Pas studimeve iu kushtua tërësisht arsimit, kulturës, letërsisë dhe jetës politike. Haxhi Ymer Lutfi Paçarizi është i njohur si poet që shkroi në gjuhën shqipe, turke dhe arabe. Prej veprave në dorëshkrim po përmendim: “Tevarih” (Vjersha historike). “Mavizaler” (100 vjersha). “Teshaxhiraza” (64 faqe tekst), “Haxh hedijeler” (udhëpërshkrim në prozë, udhëtimi i autorit në haxhillëk, në qytetin e shenjtë në Meke), si dhe vepra e tij më e madhe: “Divani” (402 faqe dorëshkrim i përbërë nga vjersha dashurisë dhe filozofike. Po ashtu mbetën në dorëshkrim edhe përmbledhjet: “Kopshti i zemrës” (vargje lirike) dhe “Pikëllimi” (315 faqe dorëshkrim). Në dorëshkrim janë edhe shumë vepra të tij me tematikë islame, që gjenden në Arkivin e Kosovës në Prishtinë.8 Shqiptarët deri në Luftën e Dytë Botërore në aspektin fetar ishin të orientuar kah Stambolli, sepse aty ishte selia e hilafetit si dhe afërsia gjeografike e bënte të vetën. Mirëpo, me anulimin e hilafetit në vitin 1923 dhe me vendosjen e sistemit laik nga ana e Kemal Ataturkut, natyrisht që u ndërprenë lidhjet e shkollimit të kuadrit tonë fetar në Turqi, sepse u mbyllën pothuaj se të gjitha medresetë dhe fakultetet islame. Ataturku filloi evropeizimin e plotë të Turqisë, duke ndërpre çdo lidhje të saj me të kaluarën, në veçanti me ndërrimin e alfabetit të deri atëhershëm turk (arab) me atë latin, me të cilin ishte shkruar e tëre historia e popullit turk. Për Ataturkun më e rëndësishme ishte lidhja me Evropën dhe hapja ndaj saj, se sa mbajtja e lidhjeve me Botën Islame. Në atë kohë erdhi deri tek orientimi i myslimanëve shqiptarë prej Sta-

Takvim – Kalendar 2010 222 mbollit në drejtim të Kajros, ku edhe bëhet një kthesë e madhe në zhvillimin e arsimimit islam të shqiptarëve deri në ditët tona.9

8

9

Mark Krasniqi, Haxhi Ymer Lutfi Paçarizi, revista “Jeta e Re”, nr. 5/1955, Prishtinë; Fjalori Enciklopedik shqiptar, Tiranë, 1985, fq.789; Hasan Hasani, Leksikoni i shkrimtarëve shqiptarë (1501-1990), Prishtinë, 1994, fq. 223.

Shqiptarët në “Al-Az-har” në mes të dy luftërave botërore Në mes dy luftërave botërore 1918-1941, një numër i konsiderueshëm i studentëve shqiptarë ka shkuar për të studiuar në “Al-Az-har”, nga Shqipëria, Kosova, Çamëria, Mali i Zi dhe Maqedonia. Edhe pse ata ishin të një vendi, por për shkak të ndarjeve administrative, studentët shqiptarë njiheshin në ambientet e “Al-Az-harit”. Kështu më tregonin në fund të viteve të shtatëdhjeta, gjatë studimeve posdiplomike në Universitetin e Kajros, dy ish-studentë shqiptarë të “Al-Az-harit”, Qerim Haxhiu nga Lushnja dhe Musa Shehu nga Dukati i Vlorës. Ndryshimi i sistemit në Shqipëri kishte bërë që ata dy, por edhe shumë shqiptarë të tjerë, që pjesën tjetër të jetës së tyre ta kalonin në Kajro, si dëshmitarë për të na treguar atë pjesë të historisë së dhembshme të jetës së tyre. Nuk dihet numri i saktë i studentëve shqiptarë që në atë periudhë kohore studionin në Kajro, por Hasan ef. Nahi në një bisedë të zhvilluar për “Diturinë Islame”10 të Prishtinës, në vitin 1990, thotë se në vitin 1930, në Universitetin e “Al-Az-har”-it ka takuar këta studentë: Abdurrahman ef. Muratin nga Podujeva, Bedri ef. Hamidin nga Shkupi, Abdyl ef. Muminin nga Kumanova, Kasim ef. Shefkiun nga Tirana. Për historinë e studentëve shqiptarë të “Al-Az-harit”, për herë të parë kisha dëgjuar gjatë periudhës së viteve 1970-1976, kur isha në studime në Universitetin Islamik të Omdurmanit në Sudan. Në verën e vitit 1970, pata shkuar në vizitë në Xhedë të Arabisë Saudite, ku jetonte dhe vepronte Muharrem Shabani nga Husein Dozo, Snaga licnosti - sjecanje na merhum hadzi hafiz Bedri ef. Hamida, “Glasnik VIS-a”, XLIII/1980., 5, 273-282. 10 Nr. 18, tetor 1990, fq.12-16.


Shpalime 223 Përlepnica e Gjilanit, i cili ishte edhe nip i ynë. Ai më njoftoi edhe me dy kolegë të tij të studimeve e që në atë kohë jetonin dhe punonin në Arabinë Saudite. Ata ishin: Imam Hysni Hoxha, i cili punonte si mësues në një shkollë të mesme të Xhedës. Më vonë ishte shpërngulur në ShBA, ku ka punuar si imam. Kurse kolegu tjetër ishte Mulla Hysen Latifi nga fshati Përlepnicë, i cili jetonte dhe punonte si mësues në qytetin e Mekës. Pasi ishte pensionuar kishte shkuar të punonte në Qendrën Islame Shqiptare në Bruksel, ku edhe vdiq.11 Në fillim të viteve të tridhjeta të shekullit njëzet në “Al-Azhar” kishte shkuar për të studiuar një numër i studentëve. Po përmendi emrat e atyre që kam pasur rastin të dëgjoj apo të lexoj për ta.

2. Hasan ef. Nahi (1905-1991) Hasan ef. Nahi u lind më 12 mars 1905 në Gjakovë nga një familje e ngritur fetarisht dhe intelelektualisht. Mësimet fillestare si dhe medresenë e kreu në vendlindje ku edhe mori ixhazetin në Medresenë e Madhe të Gjakovës, aty jepte mësim edhe babai i tij, Islam ef. Jahja.12 Me qëllim të zgjerimit të horizonteve të diturisë, ai në vitin 1930 shkoi për të studiuar në Kajro. U regjistrua në Universitetin e “Al-Az-harit” ku qëndroi gjatë viteve (1930-1934), pas katër viteve mbaroi studimet dhe u kthye në vendlindje. Në maj të vitit 1935 caktohet në detyrën e “sej-jar vaizit” (predikues shëtitës) e krahas saj jepte mësim edhe në Medresenë e Ferizajt. Më 1943 emërohet drejtor i Medresesë “Mehmet Pasha” në Prizren, e paralelisht me këtë emërohet edhe kryemyfti i Dukagji-

Takvim – Kalendar 2010 224 nit. Që nga viti 1948, kur edhe mbyllet Medreseja e Mehmet Pashës deri në vitin 1958 punoi si imam në Gjakovë. Në shtator të vitit 1958 emërohet myderriz në Medresenë “Alauddin” në Prishtinë, ku shërben dy dekada dhe pikërisht këtu dha kontributin më të çmuar në arsimimin e gjeneratave më të reja. Hasan ef. Nahi edhe pse u pensionua në vitin 1978, iu rrek punës së përkthimit të Kuranit në gjuhën shqipe, të cilën e përfundoi në vitin 1988. Me këtë hyri në histori edhe si përkthyes i tretë i Kur’anit në gjuhën shqipe.13 Vlen të theksohet se Hasan ef. Nahi ishte prej studentëve të paktë që pasi mbaroi studimet në Kajro u kthye në vendlindjen e tij. Vdiq më 5 shkurt 1991 në Prishtinë, kurse u varros në Gjakovë.

3. Jahja Daci (1905-1944) Jahja Daci u lind në Pejë në vitin 1905. Rrjedh prej një familje intelektuale me tradita islame nga katundi Dacaj në rrethin e Rozhajes. Mësimet fillestar i kreu në Pejë. Aty vazhdoi mësimet në Medresenë e Pejës. Në moshë të re u nis për ta kryer haxhullëkun. Haxhinjtë tjerë që ishin me të u kthyen, kurse ai vazhdoi rrugën për në Egjipt, ku u regjistrua në Universitetin e “Al-Az-harit”. Aty i zgjeroi njohuritë e tij islame dhe përvetësoi edhe gjuhën arabe. Pas kthimit nga Egjipti vazhdoi punën si imam në Rahovec e pastaj në Istog. Ishte pjesëmarrës në të gjitha lëvizjet për çlirimin e trojeve shqiptare nga okupimi i huaj.14

11

“Dituria Islame” nr. 33, janar 1991, Prishtinë, fq. 22-23; “Dituria Islame” nr.64, Prishtinë, fq. 38; “Dituria Islame” nr.191, Prishtinë, fq.47. 12 Diturtia islame, nr.22-23, shkurt-mars 1991, fq.14.

13 14

Kur’ani i madhëruar, Prishtinë, 1988. Mexhid Yvejsi, www.alb-muslimstudents@yahoo.com


Shpalime

225

4. Tefik Islami (1917-2006) Tefik Islami është vëllai i Hasan ef. Nahit. U lind më 6 prill 1917 në Gjakovë. Në universitetin e “Al-Az-harit” kishte shkuar me iniciativën e vëllait të tij. Në Kajro kishte arritur më 26 shtator 1936, datë të cilën kurrë nuk e kishte harruar15. Në “Al-Az-har” ishte regjistruar, sipas porosisë së vëllait të tij në departamentin ku mësonin nxënësit egjiptianë, duke iu shmangur departamentit të përgjithshëm ku zakonisht mësonin studentët e huaj16. Kështu më 1937 mori diplomën e shkollës fillore të “Al-Az-harit”. Pastaj u regjistrua në shkollën e Mesme të Kajros, ku mori diplomën në vitin 1942. Menjëherë u regjistrua në Fakultetin e Sheriatit dhe mori diplomën e lartë në vitin 1946. Pastaj u regjistrua në departamentin për specializim në pedagogji, ku mori diplomën ndërkombëtare në vitin 1948. Pasi kishte kryer studimet ishte punësuar në “Al-Az-har”, ku kishte arritur në gradën e inspektorit të shkollave të mesme të “Al-Az-harit”. Për Tefik Islamin për herë të parë kisha dëgjuar në vitin 1971, nga një koleg i imi nga Mogadishoja e Somalisë, i cili, kur mori vesh se unë isha shqiptar, më tregoi se ai kishte pas një mësues shqiptar në shkollën e mesme, që quhej Tefik Islami. Në Kajro ishte martuar me një egjiptiane. Profesionin e mësuesit e kishte krye edhe jashtë Egjiptit, si në Algjeri, Arabinë Saudite dhe në Somali. Për një farë kohe kishte punuar edhe këshilltar profesional i Ministrit për Çështje të Vakëfeve prej viti 1980-1982. Tefik Islami u mor me shkrime. Ishte aktiv në shtypin e Kajros rreth çështjes shqiptare, për se edhe ishte i ndjekur nga am-

Takvim – Kalendar 2010 226 basada jugosllave, si edhe të gjithë kolegët e tij. Ai në një fejton për “Zërin ditor” tregon s e çdo herë që ish-lideri jugosllav, Tito shkonte për vizitë në Egjipt, ai dhe kolegët e tij arrestoheshin nga ana e organeve egjiptiane. Tefik ef. pas vetes la edhe këto vepra në gjuhën arabe: 1. Shejhu-l-Islami, Mustafa Sabri, (botim i Alba Pressit, Kajro, 2005. 2. Fëmijët e Bosnjës kërkojnë ndihmë nga nipat e të mëshirshmëve, a ka kush u përgjigjet? (botim i Alba Pressit), 1993. 3. Kujtimet e mia, Alba Press.2004. Kosovën për herë të fundit e kishte vizituar në vitin 1938. Vdiq dhe u varros në Kajro në vitin 2007. Pas veti la dy vajza dhe dy djem që të gjithë kishin përgatitje të larta shkollore. Pas veti la edhe një mori shkrimesh në veçanti në revistën “Al-Az-har”.

5. Shaip Abdulzizi dhe Bedri Abdulhamidi Të dy janë nga Shkupi. I kanë paraprirë Tefik Islamit. Për të parin nuk kemi të dhëna, kurse Hafiz Bedri Hamidi pas përfundimit të studimeve ishte kthyer në Shkup, ku kishte udhëhequr Bashkësinë Islame të Maqedonisë deri në vitet e tetëdhjeta kur edhe kishte ndërruar jetë.17

6. Mulla Raif Shabani Ishte shok i pandashëm i Muharrem Shabanit dhe Hysen Latifit, sepse të tre ishin prej të njëjtit fshat, bashkërisht kishin udhëtuar për të studiuar në “Al-Az-har”, por prej Egjiptit ai kishte marrë rrugën për në Australinë e largët. Më vonë, përveç korres-

15

Emin Azemi – Shkëlzen Halimi, Shqiptarët e Egjiptit, Shkup, 1993, fq.92-98. - Vjollca Lisi, Zëri, 25.04.2004 (fejton). 16

2002 ‫ ﺑﻮادر اﻟﻜﺎرﺛﺔ اﻟﻜﱪى ﰱ ﻛﻮﺳﻮﻓﺎ و ﻣﻨﺸﻮرات اﻟﺒﺎ ﺑﺮﻳﺲ اﻟﻘﺎﻫﺮة‬:‫ﺑﻜﺮ اﲰﺎﻋﻴﻞ‬

17

Husein Dzozo, Snage licnosti – sjecanje na merhum hadzi hafiz Bedri ef. Hamida, “Glasnik VIS-a”, XLIII/1980., 5, 273-282.


Shpalime 227 pondencës me letra nuk kishin pasur rast të takoheshin pothuajse asnjëherë. Raifi, jeton dhe vepron ende në Australi.

7. Muharrem Tahsin Shabani (1922-1982) Muharrem Tahsin Shabani u lind në vitin 1922 në fshatin Përlepnicë të Gjilanit. Shkollën fillore e kreu në fshatin e tij, kurse Medresenë në Gjilan. Si ri në moshën 16 vjeçare vendosi të shkonte në Egjipt, për t’i vazhduar studimet në Universitetin e “AlAz-harit”. Në Kajro arriti në vitin 1938, së bashku me dy bashkëfshatarët e tij, Hysen Latifin dhe Raif Shabanin. Në “Al-Az-har” studioi 9 vjet, ku mbaroi fakultetin e Sheriatit. Lufta e Dytë Botërore e kishte zënë në Kajro. Meqenëse pas Luftës së Dytë Botërore Kosova kishte mbetur nën okupimin jugosllav, kurse në Shqipëri në pushtet kishin ardhur komunistët, ai dhe shokët e tij kishin vendosur që luftën e tyre për çështjen e çlirimit të Kosovës ta bënin jashtë shtetit shqiptar. Muharremi së bashku me Hysen Latifin kishin vendosur të shpërnguleshin për në Mbretërinë e Arabisë Saudite, kurse bashkëfshatari i tyre Raif Shabani ishte shpërngulur për në Australinë e largët. Muharremi, nuk kishte pasaportë, për këtë arsye ai vendosi të shkonte te mbreti i atëhershëm i Arabisë Saudite, mbreti Fejsal bin Abdulaziz, të cilit i shpjegoi gjendjen e vet. Vlen të theksohet se njëra prej dy grave të mbretit Fejsal, mbretëresha Hifet, ishte shqiptare, kështu që ai dha urdhër t’i jepej nënshtetësia saudite. Në të njëjtën, kohë Muharremi u punësua si mësues në një shkollë të mesme në qytetin e Xhedës, ku punoi shtatë vjet me radhë. Më vonë kaloi në Ministrinë e Informimit në Radio Xhedë, si redaktor në Departamentin e lajmeve, ku punoi derisa vdiq. Puna e tij në departamentin e lajmeve e kishte bëre atë që të jetë në rrjedha se si po zhvilloheshin ngjarjet në trojet shqiptare. Ai kishte zhvilluar një aktivitet të madh për sa i përket çështjes shqiptare. Këtë aktivitet ai e kishte zhvilluar në kuadër të Li-

Takvim – Kalendar 2010 228 gës Islame, ku ishte edhe anëtar. Ai tregonte se vazhdimisht i qe kundërvu propagandës së qarqeve jugosllave, të përfaqësuar nga myftiu i Beogradit, Hamdija Jusufspahiqi, i cili përpiqej ta kamuflonte gjendjen e shqiptarëve në ish-Jugosllavi, duke e paraqitur kinse shqiptarët i gëzonin të gjitha të drejtat e tyre kombëtare dhe fetare. Me qëllim që ish-sistemi jugosllav t’i afrohej vendeve arabe, në veçanti Arabisë Saudite, për shkak të rëndësisë së saj strategjike. Muharremi gjatë gjithë asaj kohe me anë të letërkëmbimit kishte qenë në lidhje me vëllezërit dhe të afërmit e tij në Kosovë. Në vitin 1967, në haxhillëk kishte shkuar vëllai i tij Hilmiu dhe daja Idrizi. Kjo ishte hera e parë që Muharremi, pas 31 vjetëve të takohej me të afërmit e tij. Kjo vizitë ishte shkak që ai për herë të parë ta vizitonte Kosovën, atdheun e tij të dashur. Në Kosovë së bashku me familjen e tij, bashkëshorten Azizen, e cila ishte bijë e një shqiptari nga Peja, i cili në vitet e njëzeta kishte emigruar për në Medine të Arabisë Saudite, si dhe katër vajzat e tij. Muharremi dhjetë vjet më vonë edhe një herë kishte vizituar përsëri Kosovën, e cila ishte edhe hera e fundit. Vdiq në Xhedë të Arabisë Saudite në vitin 1982, duke lënë pas veti pesë vajza, Ulften, Feriden, Hejfaen, Besimen, Vefaen dhe djemtë Fuadin dhe Fejsalin, të cilët i mbajnë lidhjet me mixhallarët dhe të afërmit e tyre në Kosovë.18

8. Mulla Hysen Latifi (1908-1993) Mulla Hysen Latifi është i lindur më 1908 në fshatin Përlepnicë afër Gjilanit. Mësimet e para i mori te hoxha i fshatit e pastaj në Gjilan. Më vonë vazhdoi mësimet në Medresenë “Isa Beg” në Shkup, të cilën e kreu me sukses. I etshëm për dituri më të thella fetare dhe për njohuri të tjera paraqet kërkesën për bursë në 18

Të dhënat më janë dhënë në formë të shkruar nga vajza e Muharremit, Feridja, e cila është profesoreshë e fizikës në Universitetin e Medines.


Shpalime 229 Universitetin e “Al-Az-har”it, në Kajro. Kjo dëshirë e madhe e tij realizohet. Studimet në Kajro i filloi në vitin 1937, ku për çdo vit kthehej në vendlindjen e tij. Më 1943 diplomohet nga Universiteti i “Al-Az-harit” me sukses të lartë. Pasi nuk kishte mundësi të kthehej në Kosovë, punon si përkthyes për pesë vjet në Kajro. Në vitin 1950 shpërngulet në Arabinë Saudite ku punon si arsimtar në një shkollë të mese në Mekë për 18 vjet. Në vitin 1953 fiton nënshtetësinë e Arabisë Saudite. Ishte aktiv në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve, në veçanti në Ligën Islame, ku ishte edhe anëtar. Meqenëse jetonte dhe punonte në Mekë, lidhjet me të afërmit e tij i mbante nëpërmes haxhinjve. Në vitin 1973 transferohet si imam në Qendrën Islamike në Bruksel, e cila ishte qendra kryesore për Evropë. Për fat të mirë të tij, në vitin 1980, mërgata shqiptare në Bruksel themelon Qendrën Islame Shqiptare, ku kalon mulla Hysen Latifi. Aty ai çmallet duke ligjëruar në gjuhën shqipe. Pas shumë vuajtjeve të mëdha nga malli i familjes, të cilën nuk e kishte parë kurrë, Mulla Hyseni vdiq në moshën 81 vjeçare, më 2 tetor 1993 në Stamboll, ku kishte shkuar për një pushim të shkurtër. Vdekja e kishte gjetur pak më afër atdheut të tij Kosovës, për lirinë e së cilës kishte luftuar gjatë tërë jetës. Mulla Hysen Latifi ishte i martuar dhe pas veti la tri vajza: Ajshen, Nexhlaen dhe Vixhdanen.19

230

9. Ali ef. Jakupi (1913-1988) Ali Jakupi ka lindur më 1913 në fshatin Desivojcë të Kamenicës. Rrjedh prej një familje hoxhallarësh, që kanë dhënë një kontribut të çmuar për ngritjen e nivelit të mësimeve islame jo vetëm te shqiptarët, por edhe më gjerë.20 Mësimet e para i mori në familjen e tij, ku u rrit dhe u edukua me virtytet më të larta islame. Pas përfundimit të shkollës fillore vazhdoi mësimet në Medresenë “Atik” të Gjilanit në vitin 1924. Pas medresesë së Gjilanit, më 1927 ai shkon në Shkup për t’i vazhduar mësimet në Medresenë “Meddah”, tek dijetari i njohur i asaj kohe Ataullah efendiu. Për një kohë vazhdon mësimet edhe në shkollën e Lartë për Gjykatës të Sheriatit në Sarajevë, e cila qe themeluar nga Austro-Hungaria më 1887. Ishte i vetmi student nga Kosova në këtë shkollë. Për shkak të vdekjes së babait, në vitin 1934 detyrohet t’i ndërpres studimet në këtë shkollë dhe të kthehet në vendlindje. Në vitin 1936, si shumë shokë të tjerë, Ali ef. Jakupi ia mësyn Egjiptit për t’i thelluar njohuritë e tij islame. Në Kajro regjistrohet në Universitetin e “Al-Az-harit”, ku vazhdon studimet në Fakultetin e Usulud-dinit (teologjisë). Krahas studimeve në “Al-Az-har”, Ali ef. Jakupi dëgjonte ligjërata të veçanta, të cilat mbanin në Kajro në atë kohë dijetarë të njohur, siç ishte shejhu-l-islam i fundit i Perandorisë Osmane, Mustafa Sabri, i cili kishte qenë shumë i afërt më të. Ali Jakupi në Kajro qëndroi 20 vjet. Pas mbarimit të studimeve, ai punoi në Bibliotekën e Universitetit të Kajros për 11 vjet me radhë prej vitit 1946 deri më 1957. 20

19

Dituria Islame, nr.64, janar 1995, fq.38; Dituria Islame, nr.33. janar 1991, fq.22.

Takvim – Kalendar 2010

Ramadan Shkodra, Ali ef. Jakupi (1913-1988 një ndër alimët më të mëdhnej të shekullit XX-të, Takvim/ 1426/27, Kalendar/2006, (fq.181-192); Ali Yakub Cenkciler, Hatira kitabu, Istanbul 2005.


Shpalime 231 Me rënien e dinastisë shqiptare nga pushteti më 22 korrik 1952 dhe ardhjes në pushtet të grupit të oficerëve të rinj, jeta e të huajve në Egjipt nuk ishte e sigurt e as pasuria e tyre. Por më të rrezikuari ishin shqiptarët. Kështu, në korrik të vitit 1957, Ali Jakupi e lëshon Kajron pas një qëndrimi prej afër dy dekadash. Për atdhe të vetin zgjodhi Turqinë. Në fillim vendoset në Ankara, ku punon si përkthyes në Ambasadën e Egjiptit, deri më 1959. Më 1960, Ali Jakupi shpërngulet në Stamboll. Merr nënshtetësinë turke dhe një vit më vonë edhe martohet. Aty sjellë edhe familjen e tij të ngushtë. Në Stamboll ishte punësuar në një fabrikë si kontabilist. Por, në të njëjtën kohë mbante mësime në dy xhami “Mehmet Mesih Pasha” dhe “Emir Buhara” nga libri i njohur i mendimtarit dhe filozofit të madh islam të shekullit njëmbëdhjetë Hamid El-Gazalit “Ihjau ulumid-din” (Ringjallja e shkencave fetare). Këto mësime kishin ngjallur interesim të madh te shumica e intelektualëve turq, në veçanti në mesin e të rinjëve, të cilët tregonin një respekt të madh për të. Për rëndësinë e madhe, që kishte ky alim në jetën shkencore islame të Turqisë, por edhe të botës islame, më së miri flet fakti se emri i tij u përfshi në Enciklopedinë Islame21 të Turqisë, për të cilën shkroi Dr. Ekmeludin Ihsanoglu, ish-drejtor i Institutit për Kulturë, Civilizim dhe Histori Islame me seli në Stamboll, kurse tash në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Konferencës Islamike me seli në Xhedë të Arabisë Saudite. Në maj të vitit 1983, Ali ef. Jakupi paralizohet dhe i paralizuar jetoi deri më 22 maj 1988, kur ndërroi jetë në Stamboll, larg vendlindjes së tij. Edhe pse nuk kishte fëmijë, për të u kujdesën ish-studentët e tij, të cilët kujdestaronin te alimi dhe myderrizi i tyre njëzet e katër orë pa ndalur asnjë herë. Edhe pse nga vdekja e tij kanë kaluar më shumë se 21 vjet, për të në Stamboll, në Turqi dhe në Botën Islame flitet me piete-

Takvim – Kalendar 2010 232 tin më të lartë, të një alimi, i cili kontribuoi që njohuritë e tij islame t’ia përcjellë brezit të ri. Kështu, në vitin 2005, ish-studentët e tij në Stamboll, botuan një libër22 për jetën dhe veprën e Ali ef. Jakupit, për të cilin ne bashkëvendësit dhe bashkëkombësit e tij nuk dimë asgjë, e të mos flasim për gjeneratat tjera. Libri ka 200 faqe, në fund ka disa fotografi të autorit nga jeta e tij. Është obligim i yni që së paku ai libër të përkthehet në gjuhën shqipe që edhe ne dhe brezat e rinj të dimë diçka për atë alim të madh që patëm në shekullin njëzet, por rrethanat nuk ia bënë të mundur që ta japë kontributin në vendlindjen e tij, në Desivojcë, Gjilan apo në Kosovë.

10. Shaip Abdulazizi Shaip Abdulazizi ishte nga Podujeva. Universitetin e “Al-Azharit”, gjegjësisht, Fakultetin e Sheriatit e mbaroi në vitin 1939. Një vit para se ta përfundonte fakultetin, kishte shkuar në haxhillëk në kuadër të ekipit të haxhit të universitetit. Në ndërkohë pushteti e kishte akuzuar për pjesëmarrje në një komplot kundër shtetit jugosllav dhe e kishte gjykuar me pushkatim.23

11. Shejh Hamdiu ( ?- 1972) U lind në qytetin e Kavajës. Në Kajro kishte shkuar në vitin 1932 për të studiuar në Universitetin e “Al-Az-harit” së bashku me disa shokë shqiptarë, siç ishin: Qerim Haxhiu nga Lushnja, Musa Shehu nga Dukati i Vlorës, Imam Vehbi Ismaili nga Shkodra etj. Pasi mbaroi studimet, për shkak të vendosjes së sistemit komunsit, nuk ksihte dashur të kthehej në Shqipëri. Vazhdoi jetën në Kajro, në dhomën e konviktit aty ku kishte jetuar si student i 22 23

21

Islam Ansiklopedisi, Cild 7, Istanbul 1983, sayfa 370-371.

Ali Jakub Cenkciler hatira kitabi, Istanbul, 2005. Tefik Islam Jahja, Bavadir al-Karitha al-Kubra fi Kosova, Alba Press, Kajro, fq.32-34.


Shpalime 233 “Al-Az-harit”. Vdiq në vitin 1972. Për gjendjen e mjerë të Shejh Hamdiut më së miri flet poezia, me titullin “Lotët”, të cilën studenti nga Kosova, Rexhep Elezi24 (tetor 1972) ia kushtoi Shejh Hamdiut, me rastin e vdekjes së tij, të cilën po e sjellim në vijim:

Lotët (Kushtuar shejh Hamdiut nga Kavaja) Në nëj skaj të Hysejnisë25 N’at vend t’shenjt të xhamisë. Kapërdisej në dhomë t’vetmisë, Shejh Hamdia bir i Shqipërisë. Qysh nga vitet tridhjet e dy, n’mërgim ra ai burrë dai, Lëshoi atdheun për dituri. Më s’u kthye për shkak të yllit. Votrën e vet të gjorë e la, Për hir të shpirtit në lutje u dha, Mësoi mësimet e dinit e imanit, Kurr s’ju nda mendja vatanit. Qanë Kavaja me rrethinë, Farefisi anemban, Për djaloshin kavajan, Se rrugë t’gurbetit kishte nxanë.

24 25

Dituria Islame, nr. 28, gusht 1991, Prishtinë, fq.40. Emri i lagjesë ku banonte Shejh Hamdia në qendër të Kajros, aty pranë “AlAz-harit”.

Takvim – Kalendar 2010 234 Vendlindjen e la ai kreshnik mali, Iu vu ikjes që të pushojë, Se n’dhena tjera do të dilte djali, Se n’bark t’nanës ashtu i shkroi. Dyzet vjet n’vetmi i kaloi Pa djalë e pa nënë, Pa grua e dhe pa vëlla, Jetoi i gjorë ai i mërgimtar, Po, po biri i shqipes atje u tret, Bashkë më Musain, Qerim Haxhiun, Vajtuan me lotë ditë e me netë, Fatin e tyre bashkë me të mëmdheut, Që se panë dot, përpos në ëndërra or vëlla. Vdiq shejh Hamdiu ai hunegjatë, me sheqer N’gjep, pinte i shkreti qaj me tëmbel të zi, Vdiq e shkoi me dy dëshmitarë (studentë) dhe as Varrin s’ia di, ti o nëna Shqipëri. Sa djemëve ia humbe varrin, të lutem pse, a e di?!

12.Qerim Haxhiu ( 1920-2002) Qerim Haxhiu ishte figura më emblematike e kolonisë shqiptare të Misirit, siç e quante, Egjiptin. Ai dha kontributin e vet më shumë se çdo kush tjetër, sepse jetoi dhe veproi në Kajro më shumë se 64 vjet. Andaj, me rastin e vdekjes së tij, në një artikull që dr. Muhamed Mufaku ia kishte kushtuar atij, me të drejtë e quante doajenin e fundit të kolonisë shqiptare të Egjiptit. Unë pata rastin, gjatë studimeve posdiplomike në Universitetin e Kajros (1976-1979), të jem në kontakt të vazhdueshëm me të. Qerim Haxhiu kishte një bibliotekë shumë të pasur, me libra në gjuhën shqipe, e cila ishte në shërbim të studentëve shqiptarë. Qerim Haxhiu u lind në Lushnje, më 1920. Pas kryerjes së shkollës së mesme vazhdoi studimet në Universitetin e “Al-Az-


Shpalime 235 harit”. Në Kajro shkoi në vitin 1938. Paralelisht me studimet, fëmijve shqiptarë të Kajros ua mësoi edhe shqipen. Mësim jepte edhe në Liceun e Kajros. Leksionet i mbante tri herë në javë, pas orarit të punës. Studentët ishin shqiptarë. Qerim Haxhiut i kujtohet se në mesin e tyre ishin edhe djemtë e Thoma Krejit (bashkëpunëtor i Thimi Mitkos) dhe Halit Rrustemit nga Mati. Ai shkonte dhe edhe nëpër familjet e shqiptarëve, që kishin filluar ta harronin gjuhën shqipe. Shqipen ua mësoi edhe pjesëtarëve të familjes së Haqif Qazimit nga Elbasani, një personalitet me ndikimi në jetën ekonomike të Kajros26. Qerim Haxhiu në bisedat tona të shpeshta me të, ai përmendte shumë emra të shokëve të tij nga të gjitha trojet shqiptare, që në vitet e tridhjeta kishin shkuar për të studiar në Kajro. Gjatë udhëtimit të tij të parë me vapor për në Misir, ai takon Hysen Latifin dhe Raif Shabanin nga Përlepnica e Gjilanit. Të dy gjilanas me fesa të kuq në kokë do të jenë pastaj të pandashëm me vëllain e tyre nga Lushnja, Qerim Haxhiun. Udhëtimin Lushnje-SelanikAleksandri ai nuk do ta harrojë kurrë. Ishte ky një udhëtim i gjatë, por njëkohësisht edhe atraktiv. Djaloshi nga Lushnja nuk e dinte se ai ishte edhe udhëtimi me biletë njëkahëshe për disa dekada me radhë. Në ato vite “Al-Az-hari” kishte tubuar djemtë shqiptarë nga të gjitha viset etnike, sikundër ishin: Musa Daut Shehu nga Dukati i Vlorës, Ali Jakupi nga Desivojca e Kamenicës, Shaqir Oruçi nga Shkodra, Hysni Hoxha nga Gjakova, Ahmet Fadili nga Prishtina, Vehbi Ismaili nga Shkodra, Muharrem Tahsin Shabani nga Përlepnica e Gjilanit, Selatini, Mehmet Varoshi, Rexhep Jakupi nga Mati, Tefik Islami nga Gjakova etj. Qerim Haxhiu, për secilin prej tyre ruante nga disa kujtime. Hysen Latifi i kujtohej si studenti i parë që kishte botuar në një gazetë një hartë në të cilën Shqipërinë e kishte paraqitur me ngjyrë të kuqe,

26

Emin Azemi & Shkëlzen Halimi, Shqiptarët e Egjiptit, ”Logos- A” Shkup, 1993, fq. 57.

Takvim – Kalendar 2010 236 kurse Kosovën me ngjyrë të zezë. Raif Shabanit ia kishte mësuar vjershën “Kosova”. Me Hysni Hoxhen e ndante vetëm gjumi. Mirëpo, erdhi një ditë dhe ata u ndanë. Disa prej tyre shkuan në Amerikë, disa në Australi, dikush në Arabinë Saudite e kështu me radhë. Pas kësaj nuk u mbeti vetëm të mbajnë korrespondencë me anë të letrave. Qerim Haxhiu thotë se korrespondencë më të dendur ka mbajtur me Hysni Hoxhen e Hysen Latifin në Arabinë Saudite, me Vehbi Ismailin në ShBA, dhe me Halit Rrustemin dhe Raif Shabanin në Australi. Qerim Haxhiu, pasi mbaroi universitetin e “Al-Az-harit”, pas një kohe u martua me zonjen Shukrane nga Prishtina, e cila ishte bija e një mjeku shqiptar që ishte shpërngulur në Kajro. Kurse më vonë u punësua në një fabrikë të makaronave, e cila ishte pronë e një greku. Aty punoi edhe pas pensionimit. Banesa e Qerim Haxhiut, e cila gjendej në lagjen e vjetër të Kajros në rrugën “Bejne Surejn” që ndahej nga rruga “Port Seid”. Ajo banesë kishte vite që ishte shndërruar në një seli ku priteshin dhe përcilleshin gjeneratat e studentëve. Në mesin e tyre isha edhe unë si dhe shumë shokë të mi. Qerim Haxhiu vdiq më 31 dhjetor 2002 në banesën e tij në Kajro. Një ditë më parë në vizitë ishte dr. Muhamed Mufaku, i cili ia kushtoi një artikull në të përditshmën e “Al-Hajat”27 të Bejrutit. Ai la pas veti, bashkëshorten Shukranin, vajzën Dhuratën dhe djalin Ilirin, të cilët tash jetonë dhe veprojnë në Stamboll. Ambasada shqiptare në Kajro, ka qenë dashur, që banesën e tij në rrugën “Bejne surejn” me gjithë bibliotekën e tij tejet të pasur ta blejë, dhe ta ruaj si muze të kolonisë shqiptare në Kajro. Për fat të mirë, në vizitën time të fundit në Kajro, qershor 2006, kuptova se bibliotekën e tij e kishte në përkujdesje Dr. Beqir Ismaili, themelues dhe drejtor i Alba Pressit në Kajro, i cili ka

27

2003/4/21 ‫ ﺑﲑوت اﻻﺛﻨﲔ‬,‫ﺟﺮﻳﺪة اﳊﻴﺎة‬


Shpalime 237 disa vite që punon atje dhe mund të llogaritet se po vazhdon traditën e kolonisë shqiptare të Kajros.

13. Musa Shehu (1912-1997) Musa Daut Shehu u lind më 1912 në Dukat të Vlorës. Pas kyerjes së Institutit Islam në Tiranë, Musa Shehu vendos t’i vazhdojë studimet në Universitetin e “Al-Az-harit” të Kajros. Ai bënë pjesë në grupin e parë të studentëve shqiptarë, që ia mësynë këtij universiteti. Ishte viti i largët 1932, vit ky që do ta shkëpus përfundimisht nga vendlindja dhe ideali që të kontrbuojë në atdheun e tij. Në bisedë me dy gazetarë nga Maqedonia28, Musa Shehu i shtrirë në krevatin e spitalit grek të Kajros, duke e kthyer shiritin e kujtimeve për disa dekada prapa thoshte: “Kur erdha në Kajro, jeta ka qenë mjaft e lirë”. Pastaj përmend periudhën e artë të shqiptarëve, 1932-1952, vite këto të lulëzimit të shqiptarëve në Egjipt. Këtë ai e shpjegon me faktin se në atë kohë në pushtet ishin mbretërit shqiptarë, duke veçuar sidomos Farukun. Sipas tij të jetosh në kohën e mbretit Faruk ishte privilegj i vërtetë. “Në fillim u regjistrova në “Al-Az-har” që të mësoja gjuhën. Mirëpo, aty kishte metodë të vjetër dhe u detyrova të kaloja në Universitetin që e themeloi Mbreti Fuad, që dinte shqip” - ishte ky peri i parë që lidhte skajet e një biografie intresante. Ai në vazhdim autorëve të sipërpërmendur u tregoi se Mbreti Fuad kishte qenë i propozuar të kurorëzohej Mbret i Shqipërisë më 1913, para ardhjes së Princ Vidit. Mirëpo, kjo dëshirë e tij nuk u realizua, përfundon rrëfimin e tij Musa Shehu nga krevati i tij në spitalin grek të Kajros. Musa Shehu për 25 vjet ksihte punuar në studio ‘Al-Ahram”, themelues i të cilit ishte Evangjeli Avramushi, një shqiptar nga Korça, kurse arkitekt Qemal Butka, po ashtu një shqiptar nga 28

Emin Azemi & Shkëlzen Halimi, Shqiptarët e Egjiptit. Shkup, 1993, fq.79.

Takvim – Kalendar 2010 238 Kolonja. Musa Shehu ishte i pandashëm me Qerim Haxhiun, gjatë viteve sa unë isha në Kajro. Ai në Shqipëri kishte lënë bashkëshorten dhe vajzën, me të cilën mbante korrespondencë. Vajza e tij ishte mjeke në Peshkopi. Pas hapjes së Shqipërisë në fillim të viteve të nëntdhjeta kam dëgjuar se vajza e tij ka shkuar në vizitë në Kajro dhe kishte tentuar ta merrte në Shqipëri, por xha Musai nuk kishte pranuar të kthehej. Kishte preferuar që ditët e mbetura të jetës së tij t’i kalonte në Kajro, ashtu siç i kishte kaluar edhe ditët më të mira të rinisë.

14. Imam Vehbi Ismaili (1919-2008) Imam Vehbi Ismaili është prej ulemave më të njohur jo vetëm të gjeneratës së tij që studioi në Universitetin e “Al-Az-harit”, por prej dijetarëve më të njohur shqiptarë të shekullit njëzet. U lind më 25 nëntor 1919 në Shkodër, në një familje të njohur fetare. Babai i tij Haxhi Ismail Hakiu, ishte njëri prej ulemave të njohur të Shkodrës dhe i respektuar në tërë qytetin. Shkollën fillore e kreu në Shkodër dhe në Krujë, kurse Medresenë e Lartë në Tiranë. Pasi mbaroi Medresenë, kishte vendosur të shkonte në Universitetin e “Al-Az-harit” për t’i zgjeruar horizontet e njohurive të tija. Kah fundi i vitit 1937, bashkë me Thabit Kodukun, maturant i Medresesë shkoi në Kajro. Pas një viti u regjistruan në Universitetetin e “Al-Az-harit”, fakultetin e teologjisë. Në vitin 1945 u diplomua nga Fakulteti në fjalë. Rrethanat e krijuara në Shqipëri, pas ardhjes së komunistëve në pushtet ia bënë të pamundur kthimin e tij në atdhe. Vazhdoi punën e nisur që kur ishte student, duke përkthyer në gjuhën arabe novela nga letërsia shqipe, duke i botuar në dy revistat e përjavshme letrare “Err-Rrisale” (Mesazhi) dhe “Eth-thekafe” (Kultura). Përveç këtyre, botoi edhe në disa revista të tjera, si në “El-Hilal”, (Hëne e re), “El-Katib” (Shkrimtari), në të cilat shkruante tregime të nxjerra nga historia islame. Shumica e novelave u botuan në përmbledhjen “El-Mehdu Edh-dhehebi” (Djepi i artë).


Shpalime 239 Imam Vehbi Ismaili, i ftuar nga Shoqëria Shqiptaro-Amerikane Muslimane në Detroid, në fund të prillit 1949 arriti atje si udhëheqës i tyre fetar, ku u prit shumë mirë. Në mes punëve organizuese, u mor edhe me botimin e një reviste fetare kulturore me titull: “Jeta myslimane shqiptare”, që dilte katër herë në vit, me nga 64 faqe, në gjuhën shqipe dhe angleze, e cila vazhdoi për tetë vjet, deri kur u ndërpre për arsye ekonomike. Më 6 qershor 1951 u hap një ndërtesë e adoptuar si vatër e aktiviteteve fetare e kombëtare, dhe më 23 shkurt 1963 u hap xhamia e re, Qendra Islame Shqiptare, e cila u pasua nga të tjerat. Sot në Amerikë ka me mijëra xhami të ndërtuara dhe një numër të konsiderushëm shkollash e qendrash muslimane. I zhuritur nga malli për atdhe, Imam Vehbi Ismaili ka vizituar tri herë Kosovën, duke parë nga larg atdheun e tij. “Më dukej sikur e shikoja nga larg atdheun, sidomos kur shkoja në Dibër, në Hot... e hiqsha një pjesë të mallit”, ka deklaruar në një intervistë që i ka dhënë organit “Thirrja Islame”, që del në Amerikë. Pas 49 vjetësh, në nëntor të vitit 1988 për herë të parë shkon në atdhe. Në vitin 1996, kryetari i Shqipërisë Dr. Sali Berisha, në një manifestim rasti që kishte organizuar në vendlindjen e tij në Shkodër dekoron Imam Vehbi Ismailin me udhërin “Flamur i demokracisë”, në shenjë mirënjohje për kontributin e tij në ekzil për demokratizimin e Shqipërisë. Pas kësaj vizite ka dhënë mendime se çfarë duhej bërë për besimin islam në Shqipëri. Në vargun e botimeve të shumta e me vlerë që ka bërë Imam Vehbi Ismaili, ka mbledhur edhe shkrime të zgjedhura të botuara nga personalitete shqiptare. Me shpirtëgjërësi e pa paragjykim i ka botuar ato duke nxitur kështu tërheqjen e mendimit dhe punimeve të intelektualëve shqiptarë në dobi të kulturës islame dhe shqiptare. Prej veprave më të njohura të Imam Vehbi Ismailit po përmendim” “Islamizmi dhe lutjet”, 1976, “Muhamedi profeti islam”, 1987, “Ymeri pranon Islamizmin, 1987, “Bilali muezin i profetit,

Takvim – Kalendar 2010 240 1988, “Predikimet e xhumasë”, 1988, “Studime islame”, 1988, “Dritë nga Kur’ani”, 1992, “Kërkuesi i së vërtetës”, 1989. Ka përkthyer nga arabishtja dhe anglishtja këto libra: “Feja Islame”, 1985, “Tregime nga historia islame”, 1987, “Ebu Dherr El-Gaffari”, 1986, “Muhamedi, profeti njeri”, 1987, “Banorët e shpellës”, 1988, “Muhamedi”, 1990, “Mrekullia e madhe”, 1990, “150 hadithe”, 1990, si dhe shumë vepra të tjera. Veprat e Imam Vehbi Isamilit të përkthyera në gjuhë të huaj janë këto: “Muhamed the last prophet”, 1969, (është ribotuar gjashtë herë), (Muhamedi profeti i fundit), ëhat is Islam?”, 1991, (Ç’është Islami?). Libri i tij “Muhamedi profeti i fundit”, për një kohë të shkurtër është botuar dy herë në gjuhën boshnjake në Sarajevë. Imam Vehbi Ismaili, vazhdoi të punonte në fushën e shkencës së islamit e t’i jepte lexuesit vepra me vlerë për të gjitha nivelet në mbarë viset shqiptare. Ai u bë i njohur në Kosovë me veprat e tij, të cilat u ribotuan disa herë që nga vitet e tetëdhjeta të shekullit që shkoi. Imam Vehbi Ismaili, konsiderohet dijetari i fundit i shekullit njëzet i proviniencës shqiptare islame, siç ishin: Imam Vehbi Dibra, Hafiz Ali Korça, Hafiz Ibrahim Dalliu, Hafiz Ali Kraja, të cilët ditën të bashkojnë idntitetin fetar me atë kombëtar në kohën në të cilën jetuan dhe vepruan. Imam Vehbi Ismaili vdiq në Detroit të shtetit Miçigan më 18 maj 2008. Vdekja e tij pati jehonë të madhe në mediat shqiptare si në ShBA, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi kudo ku jetojnë shqiptarët.

15. Imam Hysni Hoxha (1914-1991) U lind në Gjakovë më 1914. Shkollën fillore e filloi në Gjakovë, gjegjësisht në vendlindjen e tij, dhe e mbaroi në Tiranë, ku edhe kreu pastaj Medresenë e Lartë të Tiranës. Më vonë, në vitin 1934 i vazhdoi studimet në Universitetin e “Al-Az-harit” në Kaj-


Shpalime 241 ro dhe në vitin 1942 u diplomua në fakultetin e shkencave islamike. Në fumd të viteve të pesëdhjeta të shekullit të kaluar shpërngulet në Xheda të Arabisë Saudite ku punon si arsimtar për disa vite në një shkollë të mesme. Në fillim të viteve të shtatëdhjeta, Imam Hysni Hoxha shpërngulet për në ShBA. Në ShBA në fillim punon si imam në Vuterburung të Nju Jorkut, pastaj shkuarja e tij në Çikago i ka ndimuar Komunitetit Shqiptar-Mysliman aq sa menjëherë u emërua imam në Qendrën Islame Shqiptare Amerikane29. Imam Hysni Hoxha u mor me shkrime, të cilat i botoi në shtypin shqiptar që del në Amerikë. Vdiq në vitin 1991, në Çikago.

Shqiptarët në “Al-Az-har” pas Luftës së Dytë Botërore Lufta e Dytë Botërore kishte ndëprerë shkuarjen e studentëve shqiptarë në “Al-Az-har”. Instalimi i sistemik komunsit kishte vështirësuar në tërësi mësmin islam në trevat e shqiptarëve në ishJugosllavi. Të gjitha medresetë ishin mbyllur në Kosovë dhe në Maqedoni. Andaj e vetmja shpresë kishte mbetur puna individuale e disa hoxhallarëve, të cilët kishin filluar me vet iniciativë t’i mësonin disa të rinj. Por, prishja e marrëdhënieve të Jugosllavisë me ish-Bashkimin Sovjetik dhe orientimi i politikës jugosllave me Botën e Tretë, ku shumica ishin shtete arabe dhe islame, kishte bërë që Jugosllavia ta ndryshonte kursin e politikës edhe ndaj institucioneve islame në vend. Në vitin 1958 në një vizitë që Reisu-l-ulemaja i Bashkësisë Islame me seli në Sarajevë i bënte Egjiptit, viziton edhe Universitetin e “Al-Az-harit”, ku rektori i jep dhjetë bursa për studentët myslimanë nga Jugosllavia. 29

Musa Lamallari, “Atdhetari me ahmedije në Amerikë”, (Hëna e Re, 1992).

Takvim – Kalendar 2010 242 Kështu, pas kthimit nga Egjipti kjo çështje aprovohet dhe grupi i parë i studentëve nga Bosnja përgatitet të shkojë po në atë vit. Mirëpo, paraqitet pengesë kryerja e shërbimit ushtarak. Për këtë arsye, grupi i parë i studentëve pas Luftës së Dytë Botërore për të studiuar në Universitetin e “Al-Az-harit”, në Kajro shkon në tetor të vitit 1962. Për sa i përket studentëve shqiptarë, kjo çështje shkon pak më ngadal. Pak vite më vonë, për të studiuar në “Al-Az-har” shkon Ahmet Berisha, i cili është edhe studenti i parë shqiptar nga Kosova pas Luftës së Dytë Botërore. Ky numër pastaj sa vjen e shtohet. Kështu që numri i studentëve shqiptarë, vetëm nga Kosova, që janë diplomuar në universitetin e “Al-Az-harit” arrin mbi 70, që është një numër për çdo lavdatë. Në vijim po japim listën e studentëve që deri më tani janë diplomuar në “Al-Az-har”: Rexhep Elezaj, Adem Hoxha, Ejup Ramadani, Zeno Sallahi, Muhamed Paçarizi, Taxhudin Ibrahimi, Rexhep Morina, Xhavit Qerimi, Beqir Ismaili, Jusuf Elezaj, Naim Tërnava, Ahmet Rama, Reshat Mexhidi, Mazllam Mazllami, Afrim Berisha, Muhamed Llugiqi, Sabri Bajgora, Tahir Kukaj, Ejup Krasniqi, Sevder Bajrami, Adnan Ahmeti, Ragmi Destani, Burhan Hashani, Mustafë Bajrami, Fehmi Leci, Ajni Sinani, Tasim Ramadani, Musli Verbani, Ilir Mehmeti, Jakup Çunaku, Adnan Simnica, Adnan Bërbatovci, Mehdi Kastrati, Abdyl Rrahmani, Muhamed Dermaku, Daut Lezi, Muharrem Tërnava, Fitim Flugaj, Fehim Gashi, Bashkim Çmega, Vedat Sahiti, Fehim Abazi, Hekrem Selimi, Driton Morina, Suad Tosuni, Veton Tulla, Bahri Hoxha, Jakup Hajrizi, Ekrem Maqedonci, Mirsad Kapllani, Irfan Kelmendi, Ilmi Rexhepi, Nexhdet Simnica, Sulejman Fejzullahi, Lulzim Esati, Amir Sylka, Fuad Morina, Fejsal Spahiu, Valon Besuku30. 30

Të dhënat janë marrë nga Shërbimet e Kryesisë së BIK-së. Këto të dhëna mund të kenë mangësi, andaj kërkohet nga ata që kanë të dhëna të lajmërohen në Kryesi për plotësimin e formularit të përgatitur enkas për këtë rast.


shpalime Nuridin Ahmeti

Roli i ulemave në kryengritjet shqiptare të viteve 1910-1912 në Vilajetin e Kosovës Historia Kombëtare Shqiptare është e mbushur me ngjarje të ndryshme, data e personalitete, që natyrisht kanë lënë gjurmë në periudha të veçanta kohe. Kjo nuk ka ndodhur vetëm me historinë tonë, sepse kjo është një dukuri e përgjithshme për mbarë rruzullin. Po identifikimi i tyre është punë e vështirë, për këtë veprim kërkohen njohuri të gjithanshme, me një fjalë, nuk është e lehtë që në morinë e njerëzve, që jetojnë në këtë botë, të veçohen personalitetet të cilët, me punën dhe me veprën e tyre, kanë lënë gjurmë orientuese për brezat. Për të tillët kërkohet që të jenë në vendin dhe në kohën e duhur dhe që, me veprimet a mosveprimet e tyre, të ndikojnë në fatet e njerëzimit, duke lënë pas emrin e tyre në ngjarjet historike.

Takvim – Kalendar 2010 244 Historia me plot të drejtë mund të thuhet se është një skenë e madhe, në të cilën shfaqen fatet e ndryshme të popujve, ndodhin luftëra të ndryshme, fitore ose dhe humbje tragjike. Edhe tragjedi të ndryshme të përsëritura në mënyrë kronike e herë-herë edhe kronologjike. Në këtë skenë hyjnë dhe luajnë pjesën e tyre, në varësi nga rrethanat e kohës aktorë të mëdhenj, që vazhdojnë të rrezatojnë edhe sot e kësaj dite nga thellësitë e kohëve, po edhe aktorë të harruar, aktorë dytësorë në dukje, pa të cilët nuk realizohet drama historike1. E, ndoshta ndonjëherë këta të fundit, ashtu modestë siç hyjnë, ashtu edhe dalin, dhe do të duhej diçka e veçantë, një fakt i vogël për të zbuluar një moment tjetër të pathënë lidhur me ta. Pothuajse si në çdo vend të botës, njësoj ka ndodhur edhe në historinë tonë kombëtare, në përgjithësi, dhe në ngjarje të caktuara gjatë Rilindjes Kombëtare Shqiptare në veçanti.2 Ishin një sërë faktorësh të brendshëm e të jashtëm, të cilët ndikuan që historia e shqiptarëve të krijonte data të caktuara. Në morinë e këtyre faktorëve nuk duhet injoruar faktori njeri dhe brenda tij individët me emra të përveçëm. Historia ka përmendur, ka studiuar dhe ka përkujtuar me shumë nderim shumë nga figurat historike, të cilat qëndruan të patundur në shumë ngjarje me rëndësi në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, si bie fjala në Kryengritjet e viteve 1908-1912. Në këto ngjarje ndoshta ekzistonte edhe ndonjë moment shpirtëror, i cili lidhej me figurat e ulemave të kohës. Ishin edhe ata që ditën të qëndronin pranë shumë figurave të mëdha intelektuale dhe luftëtarëve të kohës.

1

Ilira Caushi Sulo, Klerikët e harruar të Pavarësisë, në, UT-IH, Pavarësia e Shqipërisë dhe sfidat e shtetit shqiptar gjatë shek. XX, Tiranë, 2007, fq. 8486. 2 Po aty, fq. 84-86.


Shpalime 245 Pati shumë figura të ulemave shqiptarë të asaj kohe, që, për një arsye a një tjetër, pothuaj ishin fshirë krejtësisht nga faqet e historisë, pavarësisht se mungesa e një copëze në mozaikun e madh të historisë sonë kombëtare e bën ngjarjen historike të paplotë. Janë këto aspekte, ndoshta të vogla në dukje, po që mund të bashkohen për të ndihmuar që pamja të qartësohet më shumë. Por cili ishte roli i ulemave shqiptarë në vlugun e këtyre ngjarjeve tragjike për popullin tonë? Pa mëdyshje, ajo që shohim në dokumentet e kohës dhe në literaturën e shfletuar deri më tani, nuk është e njëjtë me atë që na është prezantuar në literaturë deri më sot3, sepse ulemaja në përgjithësi patën të njëjtin fat me popullin, në viset ku jetonin e vepronin dhe u bënë krahu i djathtë i prijësve të kryengritjeve, sikur ishin Idriz Seferi e Isa Boletini. Nga të tjerë, të tillë qenë: Mulla Sinan Maxhera4, Halim Ahmeti (Mulla Halimi)5, Mulla Idrizi6, Rrystem ef. Shporta, Mulla Rasim Zapodi7, Hoxhë Mehmeti8, hafiz Ymer Guta9, Hasan ef. Shllaku10 etj. Po japim në vazhdim të dhëna për disa nga këto personalitete që u përmendën.

Mulla Sinan Maxhera 3

Shih: Zekeria Cana, Lëvizja Kombëtare Shqiptare në Kosovë 1908-1912, Tiranë,1982; ASHSH-IH, Mendimi politik e shoqëror i Rilindjes Kombëtare Shqiptare,Vëllimi II (1908-1910) ,Tiranë, 1976, (përgatiti Zihni Haskaj) 4 Sekretari personal i Idriz Seferit,imam i nderuar dhe i respektuar, shih:Rexhep Selimi, Kontributi i Mulla Sinan Maxharës në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, në: IH- Jeta dhe vepra e Idriz Seferit, Prishtinë, 2003, fq. 113. 5 Sadullah Brestovci, Lëvizja Kombëtare Shqiptare në Kazanë e Gjilanit-Islam Pira (1861-1931), IAP, Prishtinë, 2008, fq.164. 6 Po aty, fq. 187. 7 Qemal Mataj, Mulla Rasim Zapodi, Prizren, 2002. 8 Qemal Mataj, Hoxhë Mehmeti (1867-1927), Kukës, 2002. 9 Pleurat Krasniqi, Aspekte kulturore-historike të Gjakovës dhe ixhazetlinjtë (1870- 1940), Gjakovë, 2002, fq. 61-76. 10 Muhamet Shatri, Ramiz Abdyli, Dukumente Ruse për Lëvizjen Kombëtare Shqiptare me 1912, IH-Prishtinë, 2006, fq. 97.

Takvim – Kalendar 2010 246 Ishte nga luftëtarët më besnikë të Idriz Seferit deri më 1910, kur edhe do ta varnin xhonturqit në Kaçanik. Ndonëse i takonte radhës së ulemave, ai do të binte herët në kontakt me patriotët shqiptarë, për t’u ushqyer e rritur me ndjenja patriotike. Ishte shumë i afërt me Idriz Seferin, saqë thuhej se ishte edhe njëri nga sekretarët personalë jozyrtarë të tij.11 Mulla Sinan Maxhera lindi në fshatin Maxherë të Karadakut të Preshevës në vitin 1863, nga e ëma Ajetja dhe nga babai Bilalli. Rridhte nga një familje me tradita patriotike. Mësimet e para i mori te hoxha i fshatit, ndërsa medresenë e mesme e mbaroi në Shkup, për ta vazhduar më vonë Fakultetin e Drejtësisë në Stamboll. Si ushtar i Perandorisë Osmane, mori pjesë në luftë kundër ushtrisë greke, ku qe plagosur. Ka punuar si hoxhë, në fshatrat Caravajkë, Pogragjë e Dobërçan, dhe aty, nxënësve, përveç lëndëve fetare, u mbante edhe ligjërata me karakter kombëtar.12 Meqë gëzonte autoritet në popull, mulla Sinani luajti një rol të rëndësishëm edhe në pajtimin e gjaqeve dhe në zhdukjen e hakmarrjes. Mori pjesë në luftën e prillit të vitit 1910, përkrah Idriz Seferit. Për trimërinë e treguar në këtë kryengritje, populli i thuri edhe këngë: Ky Kostarni veç po dridhet Hoxhë Sinani nuk po lidhet, Sinan hoxha len Kuranin Ka marr pushkën dhe xhamadanin.13 Pas shuarjes së kryengritjes, pushteti xhonturk do të organizonte ekspedita ndëshkuese kundër kryengritësve shqiptarë, kështu që mulla Sinani do të arrestohej e do të burgosej në Kaçanik. Gjykata ushtarake xhonturke, së bashku me 6 të tjerë, do ta dënonte me vdekje. Mulla Sinani u var në Kaçanik më 7 korrik 1910 dhe 11

Sadullah Brestovci, vep .e cit., fq. 163. Rexhep Selimi, Kontributi i Mulla Sinan Maxharës…, vep. e cit., fq.118. 13 Po aty, fq. 120. 12


Shpalime 247 u varros në varrezat e vjetra të këtij qyteti. Katër muaj pas vdekjes së mulla Sinanit, gruas së tij i lindi një djalë, të cilit i dhanë emrin Sinan.14

248

Takvim – Kalendar 2010

Mulla Idrizi Halim Ahmeti (Mulla Halimi) U lind në fshatin Cërnicë. Rridhte nga një familje me tradita fetare e kombëtare. Babai i tij, mulla Ahmeti, dhe axha i tij, Mulla Memishi, ishin njerëz përparimtarë të asaj ane. Ndonëse hoxhë dhe i biri i hoxhës, mulla Halimi ishte njëri nga luftëtarët më besnikë të Idriz Seferit, dhe pati dhënë prova si një kundërshtar i vendosur i pushtetit turk, si në predikime, ashtu edhe në fushën e betejës. Ai, së bashku me disa të afërm të tij, do të merrte pjesë në Kryengritjen e Kaçanikut të vitit 1910.15 Disa ditë pas betejës, ishte zënë e burgosur dhe, si kundërshtar i zëshëm i pushtetit xhonturk, ishte dënuar me tetë vjet burg. Në burg thuhet se u ishte nënshtruar torturave të mëdha. Në ato anë ishte i njohur si Mulla Halimi dhe ishte mik shtëpie i njërit prej patriotëve më të mëdhenj të asaj ane, Islam Pirës. Vdiq më 1942. Mulla Halimi, me ndjenja fetare e kombëtare ushqeu jo vetëm vetveten, po këtë ndjenjë e përcolli edhe tek pasardhësit e tij. Kështu, pasardhësit e tij, duke i ruajtur me fanatizëm këshillat dhe urtësitë e mulla Halimit, qëndruan një shekull nëpër burgjet e pushtuesve të Shqipërisë etnike, pa u pajtuar asnjëherë me robërinë.16

Lindi në fshatin Caravajkë, jo larg Preshevës. Rridhte nga një familje patriotike. Babai i tij, Aliu, qysh herët edukoi të birin në frymën kombëtare, një edukatë që mulla Idrizi do ta thellonte edhe më shumë duke u munduar që edukatën e fituar nga prindërit t’ua përcillte edhe brezave të tjerë dhe ta përhapte në një rreth sa më të gjerë.17 Njihet si njëri nga sekretarët e Idriz Seferit. Mulla Idrizi, jo vetën në kryengritjen e viti 1910 të Kaçanikut, ku mori pjesë, por ai edhe në vitin 1915-1916, qëndroi pranë Idriz Seferit, kur, gjatë sundimit bullgar ishte kryetar komune në Zhegër, dhe ishte prej atyre burrave që ndezi luftën kundër ushtarëve bullgarë në ndërtesën e komunës dhe luftoi kundër tyre. Më vonë, duke iu shmangur ndjekjes së regjimit, qe shpërngulur në fshatin Llopatë dhe prej aty, së bashku me familjen, më vonë do të shkonin në Turqi.18

Mulla Rasim Zapodi Rasim Selman Krasniqi - Zapodi lindi në vitin 1867 në fshatin Zapod të krahinës së Lumës. Rrjedh nga një familje me tradita patriotike. U rrit dhe u edukua në një rreth të gjerë patriotësh e luftëtarësh. Periudha kur u lind dhe u edukua Selam Zapodi, ishte shumë e rënduar dhe me lëvizje të ndryshme e trazira të mëdha që po ndodhnin asokohe, jo vetëm në krahinat e Lumës, Opojës e Gorës etj., por në Kosovë e më gjerë. Perandoria Osmane, për t’i arritur qëllimet e veta, përqendroi forca të mëdha në krahinat e

14

Po aty, fq. 121. Sadullah Brestovci, vep. cit., fq. 164. 16 Po aty, fq. 165. 15

17 18

Po aty, 187. Po aty, 187.


Shpalime 249 Lumës e të Gorës. Gjatë viteve 1862-1864 Perandoria ndërmori një fushatë për mbledhjen e taksave në këto anë, por nuk ia arriti qëllimit dhe hasi edhe në rezistencë nga popullata e këtyre krahinave. Në këto krahina, malësorët bënë një rezistencë të fuqishme përballë forcave të Perandorisë, duke e kundërshtuar me vendosmëri mbledhjen e taksave dhe kryerjen e shërbimit ushtarak jashtë vilajetit të Kosovës, që i kërkonte sulltan Abdyl Hamiti II.19 Në ato rrethana tejet të tendosura për rajonin e Gorës dhe për popullin shqiptar, lindi, u edukua dhe u burrërua Mulla Rasim Zapodi. Fillimet e mësimit fetar islam i mori në Medresenë e Prizrenit, e njohur për edukimin që u ofronte brezave të rinj, në frymën fetare e kombëtare, sepse aty ligjëronte edhe një prej figurave më në zë në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, intelektuali e patrioti myderriz Ymer Prizreni. Gjatë viteve sa qëndroi në Prizren, Rasim Zapodi u njoh edhe me shumë shokë të tjerë që po përgatiteshin për hoxhallarë, që me kontributin e tyre lanë emër, sidomos në kujtesën popullore të kësaj ane. Të tillë ishin: Hoxhë Hallaçi, Hoxhë Morina, Hoxhë Xheladini nga Dukagjini etj.20 Kur Rasim Zapodi doli në vitin e dytë të mejtepit, në Prizren ndodhi një ngjarje tragjike, filloi lufta serbo-turke, në të cilën kishin marrë pjesë edhe shumë bajraqe nga Luma, me të cilët qenë inkuadruar edhe bajraqe nga Gora, nën udhëheqjen e Mulla Arif Krushës, personalitet i dëgjuar i kësaj ane.21 Këto luftëra do të ishin edhe një ngjarje tjetër tragjike për popullin shqiptar në përgjithësi, dhe për popullin e saj anë, në veçanti. Kjo tek Rasim Zapodi do të linte gjurmë të pashlyeshme në kujtesën e tij.

19

Isa Halilaj, Luma në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit 1878-1881, “Gjurmime albanologjike”, (SSHH), nr. 36, Prishtinë, 2007, fq. 234. 20 Qemal Mataj, Mulla Rasim Zapodi, Prizren, 2002, fq. 32. 21 Po aty, fq. 33.

Takvim – Kalendar 2010 250 Një ngjarje tjetër me rëndësi ishte edhe Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Këtë ngjarje mulla Rasimi do ta përjetonte nga afër, sepse mu në lokalet ku po merrte dije fetare islame në Prizren, po i zhvillonte punimet Kuvendi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit më 10 qershor të vitit 1878, dhe aty jo vetëm do të njihej me shumë figura të dëshmuara të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, por edhe do të dëgjonte fjalimet e tyre, të cilat asnjëherë nuk do t’i harronte deri në vdekje. Me mbarimin e studimeve në Medresenë e Prizrenit, do të kthehej në fshatin e lindjes në Zapod, ku, pas pushimeve, do të nisen për në Kavallë të Greqisë, për studime të mëtutjeshme, së bashku me Hoxhë Mehmetin dhe me shokë të tjerë, të cilët kishin përfunduar Medresenë e Prizrenit. Me t’u vendosur në Kavallë, ku kishte disa të afërm të tij, tek të cilët do të gjente edhe mbështetjen materiale, Rasim Zapodi do t’u rrekej mësimeve-studimeve fetare, që do t’i përfundonte me sukses, së bashku me Hoxhë Mehmetin.22 Pas përfundimit të studimeve të larta në Kavallë, do të kthehej në Lumë dhe në vitin 1890 në fshatin Lojme të Lumës, do të hapte mejtepin dhe pas shërbimit dyvjeçar në atë fshat, do të kthehej në Zapod, në fshatin e tij të lindjes, ku do të hapte mejtepin dhe, puna tjetër me rëndësi e tij, do të ishte vënia e kontakteve me personalitete të shquara kombëtare shqiptarët të Lumës, sikur ishin: Ramadan Zaskoci, Islam Spahiu, Hoxhë Bruti etj., dhe atyre, që nga ajo kohë nuk do t’u ndahet asnjëherë në aksionet e ndryshme të armatosura që do t’i ndërmerrnin ato figura të përmendura në Lumë.23 Kryengritja në të cilën do të dëshmohej Rasim Zapodi me shokë, do të ishte ajo e vitit 1912 në Lumë. Rasim Zapodi, i vetëdijshëm se edhe në këtë formë mund të kontribuonte, kushtrimit që do të jepej nga krerët e asaj ane, do t’i përgjigjej duke marrë 22 23

Po aty, fq. 41. Po aty, fq. 41.


Shpalime 251 pjesë përkrah Islam Spahisë, Ramadan Zaskocit, Sheh Hasanit e të tjerëve.24 Qendrat komanduese të luftës u vendosën: 1. Në Llapushnik (Brezne) të Opojës, me Qazim Likën në krye; 2. Në Krumë të Hasit, me Rexhë Ali Bajraktarin në krye; 3. Ndërsa Këshilli Qendror i Luftës me Ramadan Zaskocin në krye, u vendos në Qafë të Kolesjanit, në majën e quajtur Tabe, prej ku shihej qartë Rrafshi i Lumës. Për të mos lejuar kalimin e trupave serbe matanë lumit, përgjatë Drinit të Bardhë, këshilli i luftës organizoi me kohë prita në fshatrat: Shalqin, Domaj, Gjinaj, Brut, Ura e Vezirit... Prita të tilla u ngritën edhe në brigjet perëndimore të Drinit të Zi, si në Kolsh, Mamëz, Surroj, Tejdrinë.25 Në këto pozicione ishin forcat mbrojtëse shqiptare, kur më 9 e 10 nëntor 1912, filluan operacionet e Armatës III serbe në drejtim të Lumës. Beteja e parë e përgjakshme në kufijtë e Lumës u zhvillua në Qafën e Zhurit dhe vijoi deri në grykën e Morinës. Në këtë lokalitet ushtria serbe për 2-3 ditë rresht pësoi goditje të rëndë, duke lënë në fushëbeteja shumë të vrarë e të plagosur dhe mjaft armë. Pas këtij dështimi, ushtria serbe, në shenjë hakmarrjeje, në fshatin Zhur mori peng 37 shqiptarë, të cilët më pas i dërgoi në Prizren, me qëllim që të ushtrohej presion në popull, për të mos e përkrahur edhe më tutje qëndresën e tyre. Në kulmin e qëndresës për vdekje a liri, Këshilli Komandues i Luftës, i cili përbëhej nga Ramadan Zaskoci, Islam Spahia, Hoxhë Mehmeti, Elez Isufi, Ramadan Çeku, Ramadan Kovaçi, Kadri Shahini, Jemin Gjana etj., sipas vendimeve të marra në një mbledhje më 17 nëntor 1912, nisën operacionet goditëse në të gjitha frontet e luftës. 24

Shefqet Hoxha, Luma në luftërat për liri, Tiranë, 2002, fq. 182; Shaban Braha, Gjenocidi serbomadh dhe qëndresa shqiptare (1884-1990), Gjakovë, 1991, fq. 148. 25 Dr. V. Kasapi, Mrekulli e natyrës kështjellë e historisë (monografi për Lumën-Kukës), Tiranë, 1998, fq. 69.

Takvim – Kalendar 2010 252 Malësorët lumjanë, të ngujuar nëpër kullat e fshatrave Nangë, Gostil, Shtiqën, Përbreg dhe në shpatet lindore të Gjallicës e Koretnikut (Pikllimës) si dhe në brigjet e të dy Drinave (të Ziut e të Bardhit), e të ngazëllyer nga fitorja e bujshme e Qafës së Kolesjanit, i sulmuan nga të dy krahët (lindje-perëndim) forcat e armikut dhe ato i ndoqën këmba-këmbës. Luftimet përfundimtare u zhvilluan në brigjet e lumenjve Drini i Bardhë - Drini i Zi, ndërsa ato më të përgjakshmet në Kullë Lumë. Këtu iu dha grushti përfundimtar forcave pushtuese serbe, të cilat, pas kapitullimit, u tërhoqën nga Luma në drejtim të Prizrenit. Sipas disa burimeve arkivore dhe këngëve popullore, dëshmohet se në Betejën e përgjakshme të Lumës (14-18 nëntor 1912) patën lënë eshtrat 12 mijë ushtarë serbë, ndonëse flitet edhe për më tepër, 16-18 mijë.26 Ndonëse në mëngjesin e 18 nëntorit 1912 mori fund beteja e Lumës, ku forcat shqiptare triumfuan kundër Armatës III serbe, në Manastir zhvillohej një betejë tjetër ndërmjet forcave shqiptare dhe reparteve të armatës I serbe, që në histori njihet si Beteja e Manastirit. Në këtë kuadër vlerësojmë se Beteja e Lumës, Beteja e Manastirit, si dhe qëndresa shqiptare në veri (Shkodër) dhe në jug (Janinë), kanë rëndësi të madhe historike për faktin se, në një mënyrë a në një tjetër, mundësuan mbajtjen e Kuvendit Kombëtar më 28 nëntor 1912 në Vlorë, ku u shpall Pavarësia e Shqipërisë. Pas këtyre ngjarjeve Rasim Zapodi do të kalonte në ilegalitet, dhe do të vendosej në Stamboll, por në vitin 1916 do të kthehej sërish nga Stambolli në vendlindje, ku do të gjente gjithçka të shkatërruar nga pasuria e tij, të cilën e kishte lënë para disa vitesh. Edhe pse në kushte tejet të vështira, Rasim Zapodi do ta vazhdonte jetën, do të shërbente si hoxhë i fshatit, kurse po atë vit, më 1916, do të zgjidhej edhe kryemyfti për të gjitha fshatrat e 26

Xh. Martini, Elez Isufi, Tiranë, 1994, fq. 29; Shih: Shaban Braha, Beteja e Drinit kundër agresionit serb (nëntor 1912), Prizren, 2000, fq. 108.


Shpalime 253 Gorës dhe të Opojës, detyrë të cilën do ta kryente deri në vdekje, më 1924.27 Rasim Zapodin, këtë personalitet lumjan, për bëmat e tij, populli i Lumës edhe sot e kësaj dite e kujton me respekt e pietet të lartë. Ai, pavarësisht nga katrahurat nëpër të cilat kaloi, asnjëherë nuk u përkul para pushtuesve, po gjithmonë qëndroi i fortë dhe i palëkundur në parimet e tij fetare e kombëtare. Mësimet që i mori në Medresenë e Prizrenit te myderrizi i njohur Ymer Prizreni, dhe ngjarjet e ndryshme politike që u zhvilluan në atë kohë, pa dyshim, kishin lënë gjurmë në jetën e këtij atdhetari shembullor.

Hoxhë Mehmeti Mehmet Mustafë Isufi, ose siç njihet në atë anë - Hoxhë Mehmeti, lindi në vitin 1876 në një familje patriotike dhe bujare në fshatin Shtiqën të krahinës së Lumës. Kjo familje ndër breza kishte dhënë njerëz që ishin të edukuar në frymën fetare e kombëtare. Periudha kur lindi Hoxhë Mehmeti, ishte koha kur Perandoria Osmane kishte filluar të zbatonte reformat e Tanzimatit, të cilat jo vetëm që do ta sillnin fundin e Perandorisë Osmane, por njëkohësisht do të kundërshtoheshin nga popullata e Lumës, do të shënohen edhe kryengritje e aksione të armatosura në këtë anë, vetëm për t’i kundërshtuar reformat që e kishin sjellë popullin në një gjendje të mjerë sociale e ekonomike.28 Më një fjalë, fati i Hoxhë Mehmeti pothuajse ishte i njëjtë me atë të mulla Rasim Zapodit, me të cilin ishin shokë gjenerate në Medresenë e Prizrenit, ishin nga e njëjta krahinë dhe pothuajse

27 28

Po aty, fq. 74. Isa Halilaj, Luma në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit 1878-1881…, pun. i cit., fq. 234.

Takvim – Kalendar 2010 254 kishin ideale të përbashkëta, “vatanin dhe imanin”, prandaj tërë jetën e tyre do t’ua kushtonin këtyre dy fushave. Ngjarjet që po zhvilloheshin në atë kohë në rajonin e Lumës, po dhe në viset e tjera të Kosovës e më gjerë, si: reformat e Tanzimatit, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, kryengritjet e ndryshme që ndodhën brenda asaj periudhe, pa mëdyshje do të ndikonin në botëkuptimin e tij kombëtar. Këto ngjarje ai nuk do t’i shlyente nga kujtesa e tij asnjëherë, por gjithnjë do t’i ruante me fanatizmin më të madh dhe do t’i transmetonte te gjeneratat e tjera. Hoxhë Mehmeti ishte i interesuar për ta vazhduar shkollimin, sa kohë që edhe prindërit e tij kishin një dëshirë të flaktë për shkollimin e të birit, por ishin kushtet jo të mira ekonomike qe zotëronin në familjen e tij ato që e pengonin. Megjithatë, djalin e tyre do ta dërgonin për shkollim në Prizren, në Medresenë e Prizrenit, ku, për fatin e tij të mirë, familja e tij kishte shumë miq në Prizren, të cilët e morën përsipër shkollimin e Hoxhë Mehmetit.29 Gjatë shkollimit të tij në Prizren, përveçse do të njihej me shumë shokë në medrese, ky personalitet pati fatin ta jetonte dhe ta përjetonte njërën prej ngjarjeve kulmore në historiografinë shqiptare, Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, kuvendi i së cilës u mbajt në qytetin ku studionte Hoxhë Mehmeti, madje në kohën sa ishte ai në studime. Kuvendi u mbajt mu në vendin ku për çdo ditë i ndiqte mësimet Hoxhë Mehmeti, në lokalet e Medresesë së Mehmet Pashës, kurse prej atyre që mbajtën peshën kryesore të këtij tubimi, ishin pedagogët e tij të nderuar. Pa mëdyshje, të gjithë këta indikatorë, po dhe shumë të tjerë, ishin shtytja dhe treguesi më i mirë për formimin e personalitetit të tij prej fetari dhe kombëtari të dalluar, jo vetëm në rajonin e Lumës, po edhe më gjerë. Kjo ngjarje me rëndësi i dha mundësi Hoxhë Mehmetit që të takonte edhe delegatë të ndryshëm nga të gjitha vilajetet shqiptare, të cilët merrnin pjesë në këtë Kuvend. Prej tyre takoi edhe 29

Qemal Mataj, vep. e cit., fq. 21.


Shpalime 255 Ramadan Zaskocin, me të cilin që nga ajo kohë nuk do t’i ndërpriste kontaktet.30 Pas mbarimit të medresesë në Prizren, si njeri i etur për dije, ai, pas disa muajsh pushimi në vendlindjen e tij, në Shtiqën, së bashku me mulla Rasim Zapodin, do të shkonin në Kavallë të Greqisë, ku do të regjistroheshin për studime të mëtutjeshme në dijen islame. Zelli i tyre i madh për dije do të kurorëzohej në vitin 1889, kur do të diplomonte me sukses të shkëlqyeshëm. Pas mbarimit të studimeve në Kavallë të Greqisë, aty nga viti 1890, do të kthehej në fshatin e tij të lindjes, në Shtiqën, ku do të shërbente si imam, detyrë që do ta kryente me ndërgjegjen më të lartë. Ai, krahas shërbimit si imam, do të hapte edhe mejtepin në Shtiqën, ku do të mësonin lexim- shkrim një numër i madh i të rinjve nga kjo anë. Thuhet se mësues i parë i këtij mejtepi ishte mulla Musa Zapodi, i cili në vitin 1912, gjatë një operacioni që forcat serbe do ta merrnin në Lumë, do të vritej në mënyrën më mizore, ndërsa mejtepit do t’i vinin flakën.31 Hoxhë Mehmeti më vonë do të emërohej myfti i rajonit të Lumës. Edhe pse në poste të ndryshme fetare si imam e myfti, sa herë që ishte rasti që të përdorej edhe pushka, ai u tregua i papërtueshëm. Kjo u dëshmua më së miri në luftërat e lumjanëve kundër Sali pashës në vitin 1893, pastaj kundër Shemsi pashës në vitin 1904, të cilin Porta e Lartë e kishte dërguar për të vënë rend e qetësi në Lumë, po, në vend që të vinte qetësi, të cilën e kishte menduar Shemsi pasha, ai do të haste në një rezistencë të armatosur nga lumjanët, me Ramadan Zaskocin në krye. Pjesëmarrës në këto beteja ishte edhe Hoxhë Mehmeti.32 Po namin më të madh Hoxhë Mehmeti e mori në luftimet që bëri bashkë me luftëtarët e tjerë lumjanë në rajonin e Lumës. Në 30

Po aty, fq. 24- 25. Po aty, fq. 41-43. 32 Po aty, fq. 49. 31

Takvim – Kalendar 2010 256 muajin maj 1909, kryengritësit lumjanë, të udhëhequr nga Ramadan Zaskoci, Islam Spahia33 e Hoxhë Mehmeti, me forca të shumta sulmuan nënprefekturën osmane të Lumës. Kur Xhavit pasha kishte mësyrë Lumën, në qershor 1909, kishte shpresuar se do ta rregullonte shumë shpejt punën me lumjanët, sepse e kishte ndarë ushtrinë në pikëpamje strategjike: një pjesë e kishte nisur për Gjakovë dhe pjesën tjetër në Lumë, mirëpo rezistenca e organizuar mirë nga ana e lumjanëve do të bënte që, me gjithë humbjet, të zmbrapsnin forcat e Xhavit pashës. Gjithashtu, lumjanët në çdo kryengritje që do të zhvillohej në truallin e tyre e më gjerë, do të ishin aktivë me pushkë në dorë, e këtë do ta dëshmonin edhe në kryengritjen e vitit 1911 kundër forcave të Shefqet34 Turgut pashës. Një ballafaqim tjetër i armatosur i lumjanëve ishte ai i vitit 1912 me forcat serbe, kur kryengritësit lumjanë, posa ishin kthyer nga Shkupi, ku kishin marrë pjesë në çlirimin e tij së bashku me forcat e tjera kryengritëse të vilajetit të Kosovës. Njëri prej atyre që kontribuuan në betejën e zhvilluar në Lumë, ishte edhe Hoxhë Mehmeti. Kjo mund të konstatohet më së miri edhe në bazë të literaturës historiografike që është shkruar për atë kohë për Lumën35. Kur më 9 e 10 nëntor 1912 filluan operacionet e Armatës III serbe në drejtim të Lumës, beteja e parë e përgjakshme në kufijtë e Lumës u zhvillua në “Qafën e Zhurit” për të vazhduar deri në grykën e Morinës. Në këtë lokalitet ushtria serbe për 2-3 ditë rresht pësoi një goditje të fortë, duke lënë në fushëbeteja shumë të vrarë e të plagosur dhe mjaft armë. Pas këtij dështimi, ushtria serbe, në shenjë hakmarrje, në fshatin Zhur mori peng 37 shqipta33

Marenglen Verli, Nga Kosova për Kosovën (Vëllimi i parë), Botimpex, Tiranë, 2006, fq. 313-321. 34 Qemal Mataj, vep. e cit., fq. 78. 35 Xh. Martini, Elez Isufi…, vep. e cit., 1994, fq. 29; Shih: Shaban Braha, vep. e cit., fq.108; Shefqet Hoxha, vep. e cit., fq. 182; Shaban Braha, Gjenocidi serbomadh..., vep. e cit., fq. 148.


Shpalime 257 rë, të cilët më pastaj i dërguan në Prizren me qëllim që të ushtrohej presion në popull, për të mos e përkrahur edhe më tutje qëndresën e tyre. Në kulmin e qëndresës për vdekje a liri, Këshilli Komandues i Luftës, që përbëhej nga Ramadan Zaskoci, Islam Spahia, Hoxhë Mehmeti, Elez Isufi, Ramadan Ceku, Ramadan Kovaçi, Kadri Shahini, Jemin Gjana etj., sipas vendimeve të marra në një mbledhje, më 17 nëntor 1912, nisën operacionet goditëse në të gjitha frontet e luftës.36 Për të mbajtur të gjallë emrin e tij dhe për shkak të kontributit të vyeshëm fetar e kombëtar të Hoxhë Memetit, lumjanët i kanë kënduar dhe këngën: “Ushton Korretniku dhe Gjallica Po lufton Luma me sakica, Asht Hoxhë Mehmeti me lumjanë, Po lufton me serbët për vatan.”37 Veprimtaria luftarake e Hoxhë Mehmetit nuk do të pushonte asnjëherë deri në vdekje. Kjo dëshmohet edhe për faktin se ai, pas përleshjes me forcat serbe në vitin 1912 në Lumë, përsëri do të përballej me forcat serbe në Zhur në mars të vitit 1914. Në dhjetor të vitit 1923, Hoxhë Mehmeti, së bashku me shumë veprimtarë të tjerë të kësaj ane, do të votonin në favor të Avni Rrustemit, për t’i përfaqësuar interesat e tyre, sa kohë që ai ishte edhe njëri prej shoqëruesve të Bajram Currit, kur e vizitoi Lumën, më 5 maj 1924.38 Shoqërimi i Hoxhë Mehmetit me Avni Rrustemin dhe Bajram Currin, do t’i kushtonte me jetën, sepse në qershor të vitit 1927, kur kishte dalë në ballkonin e shtëpisë së tij, do të qëllohej për

Takvim – Kalendar 2010 258 vdekje nga plumbat që kishin ardhur jo larg nga shtëpia e tij. Pa dyshim që vrasja tinëzare e Hoxhë Mehmetit shkaktoi hidhërim të thellë te popullata që e kishte çmuar pa masë, dhe vrasja e tij u përjetua rëndë sidomos nga bashkëluftëtarët e tij, me të cilët ishte bashkë edhe në ditët më të vështira për këtë rajon.39

Përfundim Për kontributin e ulemave në Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, do të sjellim konstatimin e njërit prej studiuesve me të njohur të kohës së tij, Sadulla Brestovcit, i cili, në bazë të hulumtimeve të tij për rolin e ulemave në Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, në mes të tjerash, konstatonte: ”Materialet apo burimet e ndryshme arkivore dhe tregimtare, që hedhin dritë mbi Lëvizjen Kombëtare Shqiptare të Kosovës, në përgjithësi, na japin një mbështetje të fortë të konstatojmë se ulemaja shqiptare, përgjithësisht nuk qe kundër lëvizjes. Një konstatim i tillë vlen kryesisht për periudhën e fundit të shekullit XIX e të fillimit të shekullit XX, sidomos lidhur me periudhën e kryengritjeve e të aksioneve të armatosura. Si prej klerit mysliman ashtu edhe atij katolik, pati të atillë që e kuptuan Lëvizjen Kombëtare Shqiptare dhe rolin e saj pozitiv, që e simpatizuan atë, e ndihmuan atë dhe morën pjesë aktive në të. Sidomos në kazanë e Gjilanit, një numër i ulemave u angazhuan edhe drejtpërdrejt në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, duke marrë pjesë aktive në aksione.”40 Jemi të bindur se numri i ulemave që u angazhuan në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare ishte edhe më i madh sesa u diskutua në këtë punim, po këto që u thanë këtu, janë rezultate nga hulumtimet e gjertanishme lidhur me kontributin e ulemave në lëvizjet e mëdha kombëtare në të kaluarën.

36

Shih: Shaban Braha, Beteja e Drinit kundër agresionit serb…, vep. E cit., fq.108. 37 Qemal Mataj, vep. e cit., fq. 109. 38 Po aty, fq. 151.

39 40

Po aty, fq. 163. Sadullah Brestovci, Lëvizja Kombëtare Shqiptare…, vep. e cit., fq. 129.


Takvim – Kalendar 2010 260 cilit ka një start të dyfishtë: trupor, që nënkupton ruajtjen e trupit në varr, dhe shpirtëror, që zhduk pengesat e dëfrimit të shpirtit në Xhenet, për të përfunduar më pastaj, pas kataklizmës së madhe, bashkërisht (trup e shpirt), në pozitat më të larta atje. Ky prestigj është ekskluziv për Pejgamberët, alejhimu’s selam dhe për dëshmorët. Ky shkrim yni u dedikohet me theks të veçantë këtyre të fundit.

vështrim Sedat Islami

Qasje rreth trupit të dëshmorëve në varr Vdekja është ligj hyjnor që përjeton çdo krijesë, kurse varrimi është nderi më i madh që i bëhet të vdekurit. Kjo për faktin se ndarja e shpirtit nga trupi shkakton prishjen e këtij të fundit, kështu që varrimi në tokë, prej nga edhe e ka prejardhjen njeriu, është parë sa një nderim për të vdekurin, aq shpëtim për të gjallët. Megjithatë, raportet e tokës me njeriun ndonjëherë nuk janë normale; ajo di të mos pranojë disa trupa të ndyrë1 sikur që di të ruajë të pastër trupa të tjerë. Kësaj radhe në shqyrtim do të kemi trupat e atyre që, me dëlirësinë shpirtërore dhe me veprat e qëlluara, siguruan një prestigj nga Allahu i Madhëruar, autoriteti i të 1

Buhariu në Sahihun e tij përmend rastin e një ish-sahabiu, i cili madje edhe ia shkruante Vahjin Pejgamberit, alejhi's selam, të cilin e mashtruan kënaqësitë e kësaj bote kështu që braktisi Islamin. Kur vdiq, toka nuk e pranonte brenda. Sa herë që e varrosnin, të nesërmen e gjenin mbi tokë. Në fund kuptuan se kjo nuk ishte vepër e njerëzve por se Allahu ishte i hidhëruar ndaj tij kështu që e lanë mbi dhe ashtu të vdekur...

1. Vlera e dëshmorëve Nuk ka dyshim se veprat kanë ndarje të llojllojshme. Ato, sa ndahen në nivele e kategori të jashtme (p.sh. të mira dhe të këqija), ndahen edhe në vetvete (brendapërbrenda). Kështu, jo të gjitha veprat e mira kanë shpërblimin e njëjtë. Disa, me të drejtë, janë favorizuar për hir të mundit dhe sakrificës që besimtarët kanë dhënë për to. Shehidllëku (rënia dëshmor) nuk ka si të mos jetë një nga ato veprat më të shpërblyera për vetë faktin se edhe sakrifikimi për të nuk është si për veprat e tjera. Allahu i Madhëruar thotë:

‫ِﻴﻞ اﻟﻠﱠ ِﻪ أَﻣْﻮَاﺗًﺎ ﺑَ ْﻞ أَ ْﺣﻴَﺎءٌ ِﻋ ْﻨ َﺪ َرﺑﱢ ِﻬ ْﻢ‬ ِ ‫ﺴﺒَ ﱠﻦ اﻟﱠﺬِﻳ َﻦ ﻗُﺘِﻠُﻮا ﻓِﻲ َﺳﺒ‬ َ ‫َوﻻَ ﺗَ ْﺤ‬ ‫ْﺸﺮُو َن ﺑِﺎﻟﱠﺬِﻳ َﻦ ﻟَ ْﻢ‬ ِ ‫ﻀﻠِ ِﻪ َوﻳَ ْﺴﺘَﺒ‬ ْ َ‫ ﻓَﺮِ​ِﺣﻴ َﻦ ﺑِﻤَﺎ َآﺗَﺎ ُﻫ ُﻢ اﻟﻠﱠﻪُ ِﻣ ْﻦ ﻓ‬.‫ﻳـ ُْﺮَزﻗُﻮ َن‬ ‫ْﺸﺮُو َن‬ ِ ‫ْف َﻋﻠَْﻴ ِﻬ ْﻢ َوﻻَ ُﻫ ْﻢ ﻳَ ْﺤ َﺰﻧُﻮ َن ﻳَ ْﺴﺘَﺒ‬ ٌ ‫ﻳَـ ْﻠ َﺤﻘُﻮا ﺑِ ِﻬ ْﻢ ِﻣ ْﻦ َﺧ ْﻠ ِﻔ ِﻬ ْﻢ أَﻻﱠ ﺧَﻮ‬ ‫ْﻞ َوأَ ﱠن اﻟﻠﱠﻪَ ﻻَ ﻳُﻀِﻴ ُﻊ أَ ْﺟ َﺮ اﻟْ ُﻤ ْﺆِﻣﻨِﻴ َﻦ‬ ٍ ‫ﺑِﻨِ ْﻌ َﻤ ٍﺔ ِﻣ َﻦ اﻟﻠﱠ ِﻪ َوﻓَﻀ‬ “Kurrsesi të mos mendoni se janë të vdekur ata që ranë dëshmorë në rrugën e Allahut. Përkundrazi, ata janë të gjallë duke u furnizuar te Zoti i tyre. Janë të gëzuar me atë që u dha Allahu nga të mirat e Tij, dhe atyre që kanë mbetur ende pa iu bashkuar radhëve të tyre, u marrin myzhde se për ta nuk ka as frikë dhe as që kanë pse të brengosen. Ata


Vështrim 261 janë të gëzuar me begati e dhurata që ua dha Allahu, e s'ka dyshim se Allahu nuk ua humb shpërblimin besimtarëve.”2 Ata janë që Allahut të Madhëruar I shitën çdo gjë; tregtia e tyre ishte përqendruar vetëm me Të, ngase e dinin se, të kesh punë me pasanikun, shpërblimi nuk është i thjeshtë:

‫إِ ﱠن اﻟﻠﱠﻪَ ا ْﺷﺘَـﺮَى ِﻣ َﻦ اﻟﻤ ُْﺆِﻣﻨِﻴ َﻦ أَﻧ ُﻔ َﺴ ُﻬ ْﻢ َوأَﻣْﻮَاﻟَﻬُﻢ ﺑِﺄَ ﱠن ﻟَ ُﻬ ُﻢ اﻟ َﺠﻨﱠﺔَ ﻳُـﻘَﺎﺗِﻠُﻮ َن ﻓِﻲ‬ ‫ُﻮ‬ َ ‫ِﻚ ﻫ‬ َ ‫ْﺸﺮُوا ﺑِﺒَـ ْﻴ ِﻌ ُﻜ ُﻢ اﻟﱠﺬِي ﺑَﺎﻳَـ ْﻌﺘُﻢ ﺑِ ِﻪ َوذَﻟ‬ ِ ‫َوَﻣ ْﻦ أ َْوﻓَﻰ ﺑِ َﻌ ْﻬ ِﺪﻩِ ِﻣ َﻦ اﻟﻠﱠ ِﻪ ﻓَﺎ ْﺳﺘَﺒ‬ ‫اﻟﻔ َْﻮُز اﻟ َﻌﻈِﻴ ُﻢ‬ “Allahu bleu prej besimtarëve shpirtrat dhe pasurinë e tyre me xhennet. Luftojnë në rrugën e Allahut, mbysin dhe mbyten. (Allahu dha) Premtim të cilin e vërtetoi në Tevrat, Inxhil e Kuran. E kush është zbatues më i sigurt i premtimit të vet se Allahu? Pra, gëzojuni tregtisë që e bëtë me Të. Ky është suksesi i madh”3. Sinqeriteti i tyre në raport me Allahun e Madhëruar, ua dha të drejtën e të vetmëve të pretendojnë burrëri të vërtetë. Të mbash fjalën e dhënë Allahut të Madhëruar, për të besuar siç duhet, për të punuar siç urdhërohesh, për t’u larguar nga ndalesat siç mësohesh, për të sakrifikuar siç nxitesh, - kjo quhet burrëri. Allahu i Madhëruar thotë:

ُ‫ﺻ َﺪﻗُﻮا ﻣَﺎ ﻋَﺎ َﻫﺪُوا اﻟﻠﱠﻪَ َﻋﻠَْﻴ ِﻪ ﻓَ ِﻤ ْﻨـﻬُﻢ ﻣﱠﻦ ﻗَﻀَﻰ ﻧَ ْﺤﺒَﻪ‬ َ ‫َﺎل‬ ٌ ‫ِﻣ َﻦ اﻟﻤ ُْﺆِﻣﻨِﻴ َﻦ ِرﺟ‬ ً‫َوِﻣ ْﻨـﻬُﻢ ﻣﱠﻦ ﻳَﻨﺘَ ِﻈ ُﺮ َوﻣَﺎ ﺑَ ﱠﺪﻟُﻮا ﺗَـ ْﺒﺪِﻳﻼ‬ “Prej besimtarëve kishte burra që vërtetuan besën e dhënë Allahut, e disa prej tyre realizuan premtimin duke dhënë

Takvim – Kalendar 2010 262 jetën, dhe ka prej tyre që janë duke pritur (që ta zbatojnë) dhe ashtu nuk bënë kurrfarë ndryshimi”4. Më konkretisht, ka prej tyre që ranë dëshmorë dhe përmbushën premtimin, por ka edhe të atillë që presin një gjë të tillë me shumë kënaqësi. Kjo burrëri meriton të jetë e tillë për vetë faktin se kalon dy testet më të vështira që mund të imagjinohen: Testi i parë në këtë botë, për të kaluar të cilin duhet dhënë jeta, dhe Testi i dytë në botën tjetër, ku, për ta dëshmuar burrërinë, kërkojnë të kthehen prapë në dynja dhe të vriten si dëshmorë. Pejgamberi, alejhi's selam, thotë:

‫ْض ِﻣ ْﻦ َﺷ ْﻲ ٍء‬ ِ ‫ُِﺐ أَ ْن ﻳـَﺮِْﺟ َﻊ إ َِﱃ اﻟ ﱡﺪﻧْـﻴَﺎ َوﻟَﻪُ ﻣَﺎ َﻋﻠَﻰ اﻷَر‬ ‫ﻣَﺎ أَ َﺣ ٌﺪ ﻳَ ْﺪ ُﺧ ُﻞ اﳉَْﻨﱠﺔَ ﳛ ﱡ‬ ‫ﱠات ﻟِﻤَﺎ ﻳـَﺮَى ِﻣ ْﻦ اﻟْ َﻜﺮَا َﻣ ِﺔ‬ ٍ ‫َﲎ أَ ْن ﻳـَﺮِْﺟ َﻊ إ َِﱃ اﻟ ﱡﺪﻧْـﻴَﺎ ﻓَـﻴُـ ْﻘﺘَ َﻞ َﻋ ْﺸَﺮ َﻣﺮ‬ ‫إِﻻﱠ اﻟ ﱠﺸﻬِﻴ ُﺪ ﻳـَﺘَﻤ ﱠ‬ “Nuk ka njeri që hyn në Xhenet dhe dëshiron të dalë prej tij edhe sikur t’i jepej tërë dynjaja, me përjashtim të dëshmorit, i cili, duke parë nderimet që i janë bërë, dëshiron të kthehet në dynja dhe të vritet dhjetëra herë”5. Prandaj, një rob të tillë, siç na mëson Allahu i Madhëruar, nuk mund ta quajmë të vdekur, ani pse fizikisht nuk është në mesin tonë. Allahu i Madhëruar thotë:

‫َات ﺑَ ْﻞ أَ ْﺣﻴَﺎءٌ َوﻟَﻜِﻦ ﻻﱠ ﺗَ ْﺸﻌُﺮُو َن‬ ٌ ‫ِﻴﻞ اﻟﻠﱠ ِﻪ أَﻣْﻮ‬ ِ ‫َوﻻَ ﺗَـﻘُﻮﻟُﻮا ﻟِﻤْﻦ ﻳُـ ْﻘﺘَﻞُ ﻓِﻲ َﺳﺒ‬ E për ata që u mbytën në rrugën e Allahut, mos thoni: "Janë të vdekur", Jo, ata janë të gjallë, por ju nuk kuptoni (gjallërinë e tyre)”6. Prandaj, çdo pozitë tjetër, për t’u ditur se sa me vlerë është, krahasohet me këtë pozitë, siç na mëson Allahu i Madhëruar:

4 2

Ali Imran, 169-171. 3 Et Teube, 111.

El Ahzab, 23. Buhariu. 6 El Bekare, 154. 5


Vështrim

263

‫ِﻚ َﻣ َﻊ اﻟﱠﺬِﻳ َﻦ أَﻧْـ َﻌ َﻢ اﻟﻠﱠﻪُ َﻋﻠَْﻴﻬِﻢ ﱢﻣ َﻦ اﻟﻨﱠﺒِﻴﱢﻴ َﻦ‬ َ ‫ُﻮل ﻓَﺄ ُْوﻟَﺌ‬ َ ‫َوﻣَﻦ ﻳُ ِﻄ ِﻊ اﻟﻠﱠﻪَ وَاﻟ ﱠﺮﺳ‬ ً‫ِﻚ َرﻓِﻴﻘﺎ‬ َ ‫ﺴ َﻦ أ ُْوﻟَﺌ‬ ُ ‫ِﺤﻴ َﻦ َو َﺣ‬ ِ ‫ﺸ َﻬﺪَا ِء وَاﻟﺼﱠﺎﻟ‬ ‫ﺼﺪﱢﻳﻘِﻴ َﻦ وَاﻟ ﱡ‬ ‫وَاﻟ ﱢ‬ “E kushdo që I bindet Allahut dhe të dërguarit, ata do të jenë së bashku me ata që Allahu i shpërbleu: (me) pejgamberët, besnikët e dalluar, dëshmorët dhe me të mirët. Sa shokë të mirë janë ata!”7. Madje, edhe Pejgamberët, alejhimu’s selam, e dëshironin këtë pozitë. Nesaiu, në “Sunenin” e tij, nga Ebu Hurejre transmeton se Pejgamberi, alejhi's selam, ka thënë:

‫ﱠﻒ َﻋ ْﻦ َﺳ ِﺮﻳﱠٍﺔ َوﻟَ ِﻜ ْﻦ ﻻَ َِﳚﺪُو َن ﲪَُﻮﻟَﺔً َوﻻَ أ َِﺟ ُﺪ ﻣَﺎ‬ ْ ‫ﻟ َْﻮﻻَ أَ ْن أَ ُﺷ ﱠﻖ َﻋﻠَﻰ أُﻣ ِﱠﱵ َﱂْ أَﲣَ​َﻠ‬ ‫ِﻴﻞ اﻟﻠﱠ ِﻪ‬ ِ ‫ْﺖ ِﰲ َﺳﺒ‬ ُ ‫َﱐ ﻗُﺘِﻠ‬ ‫ْت أ ﱢ‬ ُ ‫َﲪﻠُ ُﻬ ْﻢ َﻋﻠَْﻴ ِﻪ َوﻳَ ُﺸ ﱡﻖ َﻋﻠَْﻴ ِﻬ ْﻢ أَ ْن ﻳـَﺘَ َﺨﻠﱠ ُﻔﻮا ﻋ ﱢَﲏ َوﻟَ​َﻮِدد‬ ِْ ‫أ‬ ‫ْﺖ ﺛَﻼَﺛًﺎ‬ ُ ‫ِﻴﺖ ﰒُﱠ ﻗُﺘِﻠ‬ ُ ‫ْﺖ ﰒُﱠ أُ ْﺣﻴ‬ ُ ‫ِﻴﺖ ﰒُﱠ ﻗُﺘِﻠ‬ ُ ‫ﰒُﱠ أُ ْﺣﻴ‬ “Po të mos e ngarkoja Umetin tim, nuk do të më kishte kaluar çetë pa marrë pjesë me të. Ndoshta ata nuk gjejnë kafshë udhëtimi për mua dhe unë nuk gjej për ta, kështu që u vjen rëndë të më braktisin. Unë për vete do të dëshiroja të vritesha në rrugën e Allahut të Madhëruar, e pastaj të ringjallem e të mbytem sërish, e të ringjallem më pas e pastaj prapë për herë të tretë të vritem”8. Imam Kurtubiu në Tefsrin e tij, duke komentuar këtë hadith, thotë: “Hadithi sjell dëshmi se vlera e të rënit dëshmor është mbi vlerën e çdo vepre tjetër të mirë, sepse atë e shpresoi Pejgamberi, alejhi's selam, dhe jo të tjerat, dhe kjo jo për tjetër përveçse për hir të madhështisë së saj dhe nderit të protagonistëve të saj. Për t’u kuptuar më mirë kjo gjë, duhet të jepen edhe pak sqarime. Dëshira për t’u rikthyer e për t’u vrarë përsëri në rrugën e Allahut të Madhëruar, nuk është nga Mahsheri, nga Sirati, nga 7 8

En Nisa, 69. Albani këtë hadith në “Sahihu ve Daifu Suneni’n Nesaijj”, 3151, e ka cilësuar autentik.

Takvim – Kalendar 2010 264 Kantareja, por është nga vetë Xheneti. Për ta kuptuar vlerën, më parë të imagjinoni sa vështirë është të hyhet në Xhenet dhe prej çfarë tmerri shpëton (prej Xhehenemit)?! Kush do ta linte atë?! Natyrisht që askush, përveç atyre që dynjaja me asnjë çmim nuk i mashtron, kurse për Allahun e Madhëruar nuk kanë asgjë për të kursyer.

2. Ekskluzivitet (edhe) për dëshmorët Radhitja e tyre krah për krah me profetët shpesh i bën të barabartë në shpërblime, edhe pse vepra me të cilën arrihet shpërblimi, mund të mos jetë e njëjtë. Nëse pastërtia shpirtërore, lidhja e tyre e sinqertë me Allahu e Madhëruar, rezistenca ndaj persekutimeve të ndryshme dhe kryerja e misionit me nderin më të madh të mundshëm, Pejgamberëve alejhimu’s selam, përveç të tjerash u garantonte ruajtjen e trupit të tyre në varr; dëshmorëve kjo gjë iu garantua nga një aspekt tjetër. Aplikimi i rregullit El xhezau min xhinsi’l amel - shpërblimi realizohet nga vetë lloji i veprës, apo thënë me gjuhën e rastit, sakrifikimi i tyre me trup e shpirt, bëri që trupi i tyre të mos prishet në varr, kurse shpirti i tyre të fluturojë në Xhenet. Pejgamberi, alejhi's selam thotë:

‫ْض أَ ْﺟﺴَﺎ َد اﻷَﻧْﺒِﻴَﺎ ِء‬ ِ ‫إِ ﱠن اﻟﻠﱠﻪَ َﻋﱠﺰ َو َﺟ ﱠﻞ َﺣﱠﺮَم َﻋﻠَﻰ اﻷَر‬ “Vërtet, Allahu i Madhëruar, ia ndaloi tokës të ngrënët (kalbjen) e trupave të pejgamberëve”9.

9

Hadithin e transmetojnë Ebu Davudi, Nesaiu dhe Ibni Maxhe, ndërsa Albani e ka cilësuar autentik në “Sahiu ve Daifu Suneni Ebi Davud”, 1047.


Vështrim

265

Takvim – Kalendar 2010 266 Ti do të jesh i vdekur, e edhe ata do të jenë të vdekur” 12.

‫ِﺖ ﻓَـ ُﻬ ُﻢ اﻟْﺨَﺎﻟِﺪُو َن‬ ‫ِﻚ اﻟْ ُﺨﻠْ َﺪ أَﻓَِﺈ ْن ﻣ ﱠ‬ َ ‫َوﻣَﺎ َﺟ َﻌ ْﻠﻨَﺎ ﻟِﺒَ َﺸ ٍﺮ ِﻣ ْﻦ ﻗَـ ْﺒﻠ‬

3. Komentimi i hadithit paraprak dhe vërtetimi për gëzimin e kësaj begatie edhe nga dëshmorët Hadithi, ç’është e vërteta, flet në mënyrë decidive për profetët dhe për gjallërinë e tyre në varreza (jetën e Berzahut), edhe pse kjo nuk është perceptuar kështu nga të gjithë. Ibni Haxher El Mekkiu10 mendonte se ata janë të gjallë, jetojnë një jetë adhurimi, pa pasur nevojë për ushqim e pije, mu ashtu sikur melaiket që nuk kanë nevojë. Disa thanë se, përderisa Kurani (ajetet 169-171 nga kaptina Ali Imran) garantojnë një jetë të dëshmorëve të lidhur me trup, atëherë si të mos jetë ky privilegj edhe për pejgamberët. Megjithatë, ajo që tek sunitët është e aprovuar si teori, përmblidhet dhe përkufizohet vetëm në jetën e Berzahut, pa shembuj dhe krahasime. Them “pa shembuj”, ngase ne nuk dimë si është ajo jetë, kurse “pa krahasime”, sepse pejgamberët nuk krahasohen me dëshmorët, siç bëri një grup dijetarësh me ajetet 169-171 të kaptinës Ali Imran, për vet faktin se jeta e tyre është vërtetuar me tekst, për se ekzistenca e tij (e hadithit në këtë rast) nuk parasheh alternativë krahasimi. Hadithet janë shumë të qarta11. Ajo nuk ka të bëjë fare me jetën e kësaj bote, sepse përndryshe varrit të tij nuk do t’i ndaheshin njerëzit kurrë. Madje pikërisht nga këto komentime të gabuara janë inspiruar figura të devijuara me plot vagonë injorantësh nga tarikatet sufite, që besojnë se Pejgamberi, alejhi's selam, është gjallë dhe se e kanë parë atë. Këta të mjerë kanë harruar se Allahu i Madhëruar ka thënë:

‫ﱢﺖ َوإِﻧﱠـ ُﻬ ْﻢ َﻣﻴﱢﺘُﻮ َن‬ ٌ ‫ﱠﻚ َﻣﻴ‬ َ ‫إِﻧ‬ 10

Shih: Avnul Ma’bud. Libraria elektronike e njohur: El Mektebetu’sh shamileh. 11 Për më shumë kthehu tek: http://www.saaid.net/Doat/Zugail/236.htm.

Ne, asnjë njeriu para teje (Muhammed) nuk i dhamë jetë të përhershme, e nëse ti vdes, a mos do të mbesin ata përgjithmonë?”13.

3.1. Atëherë si vërtetohet mosprishja e trupit të dëshmorëve? a) Dijetarë dhe mendimtarë, si në të kaluarën si në të tashmen, nga ajete dhe hadithe të ndryshme, konstatuan se privilegji i ruajtjes së trupit nga kalbja përfshin dhe dëshmorët, ani pse për këtë mendim nuk gëzuan mbështetje të gjerë nga dijetarë të tjerë, të bazuar pikërisht në të njëjtat dëshmi e fakte14. Duke bërë analogji, flas për ata që përkrahin mendimin e parë, thanë se dëshmorët gëzojnë një status të lartë tek Allahu i Madhëruar, kështu që, mbështetur në hadithin që u përmend sipër, toka nuk i ha trupat e 12 13 14

Ez Zumer, 30. El Enbija, 34.

‫ْﺸﺮُو َن‬ ِ ‫ﻀﻠِ ِﻪ َوﻳَ ْﺴﺘَﺒ‬ ْ َ‫ﲔ ﲟَِﺎ آَﺗَﺎ ُﻫ ُﻢ اﻟﻠﱠﻪُ ِﻣ ْﻦ ﻓ‬ َ ‫ِﺣ‬ َ‫ْﻞ َوأَ ﱠن اﻟﻠﱠﻪَ ﻻ‬ ٍ ‫ِﻣ َﻦ اﻟﻠﱠ ِﻪ َوﻓَﻀ‬ ‫ﲔ‬ َ ِ‫ﻳُﻀِﻴ ُﻊ أَ ْﺟَﺮ اﻟْﻤ ُْﺆِﻣﻨ‬ “Kurrsesi të mos mendoni se janë të vdekur ata që ranë dëshmorë në rrugën e Allahut. Përkundrazi, ata janë të gjallë duke u furnizuar te Zoti i tyre. Janë të gëzuar për atë që u dha Allahu nga të mirat e Tij, dhe atyre që kanë mbetur ende pa iu bashkuar radhëve të tyre, u marrin myzhde se për ta nuk ka as frikë dhe as që kanë pse të brengosen. Ata janë të gëzuar me begati e dhurata që ua dha Allahu, e s'ka dyshim se Allahu nuk ua humb shpërblimin besimtarëve.” (Ali Imran, 169-171). “‫ْض أَ ْﺟﺴَـﺎ َد ْاﻷَﻧْﺒِﻴَـﺎ ِء‬ ِ ‫“ إِ ﱠن اﻟﻠﱠﻪَ َﻋﱠﺰ َو َﺟ ﱠﻞ َﺣﱠﺮَم َﻋﻠَﻰ اﻷَر‬Allahu i Madhëruar ia ndaloi tokës ngrënien e trupave të Pejgamberëve”. Hadithin e transmetojnë Ebu Davudi, Nesaiu dhe Ibni Maxhe, ndërsa Albani e ka cilësuar autentik në “Sahiu ve Daifu Suneni Ebi Davud”, 1047.


Vështrim 267 tyre15. Madje Imam Kurtubiu aq shumë ishte i bindur në këtë, saqë në ”Et Tedhkiretu fi ahvali’l mevta ve umuri’l ahireh” një gjë të tillë e ka bërë edhe si titull: Bab: La te’kulu’l erdu exhsade’l enbija ve la’sh-shuhedae ve ennehum ahjaun – Kapitulli: Toka nuk i ha (prish) trupat e pejgamberëve dhe te dëshmorëve, dhe ata janë të gjallë16. Edhe komentuesi i Akides, Tahavijje, kishte pohuar një gjë të tillë. Duke folur për hadithin e mosprishjes së trupit të Pejgamberëve, alejhimu’s selam, ai thotë: ”...Kurse për sa u përket dëshmorëve, janë parë raste pas shumë viteve të varrimit që trupi i tyre nuk ishte prishur. Kjo:  mund të zgjasë deri në amshim, por edhe  mund të prishet pas një kohe të gjatë. Më duket se, sa herë që rënia dëshmor të jetë më e përkryer, qëndrimi i trupit mbetet i paprishur për një kohë më të gjatë”17. Këtë, disi, në heshtje, nëse mund të shprehemi kështu, e përkrah edhe hadithi i Pejgamberit, alejhi's selam, i cili flet për shkallë të ndryshme brenda vetë shehidllëkut në luftë:

‫ْﺴ ِﻪ‬ ِ ‫ﲔ ﲟَِﺎﻟِ​ِﻪ َوﻧـَﻔ‬ َ ِ‫َﺎل َﻣ ْﻦ ﺟَﺎ َﻫ َﺪ اﻟْ ُﻤ ْﺸ ِﺮﻛ‬ َ ‫ﻀ ُﻞ ﻗ‬ َ ْ‫ي اﳉِْﻬَﺎ ِد أَﻓ‬ ‫ﻓَﺄَ ﱡ‬ "...Cili xhihad është më i vlefshmi? Tha: Kush lufton idhujtarët me pasurinë dhe trupin e vet....”18. Kurse nga studiuesit bashkëkohorë që mbështesin këtë dhe në të njëjtën kohë i janë rrekur kësaj fushe, është edhe Dr. Abdu’l Hamid el Kudah, një jordanez i specializuar në fushën e sëmu15

www.nusrah.com/AR/contents.aspx?aid=5076; www.alsalafway.com/cms/fatwa.php?action=fatwa&id=2083. 16 Shih: Et Tedhkiretu fi ahvali’l mevta ve umuri’l ahiret, Imam Kurtubiu, Daru’d Da’veti’l Islamijje, b.1, 2000, Kajro, Egjipt, f.`57. 17 Shih: Sherhu’l Akideti’t Tahavijjeh, Sadurddin Ali b. Ali b. Muhammed b. Ebi’l Izz El Hanefijj, receset: Ahmed Muhammed Shakir, b.1, Ministria për Çështje Islame, Vakfe, Predikim dhe Udhëzim e Mbretërisë së Arabisë Saudite, 1481, pj2, f. 490. 18 Transmeton Ebu Davudi në Sunenin e tij ndërsa Albani në Sahihu ve Daifu Suneni Ebi Davud, e ka cilësuar autentik.

Takvim – Kalendar 2010 268 ndjeve të mikrobeve, i cili, i nxitur nga ajo që kishte parë e dëgjuar nga rrëfimet për shehidët-dëshmorët, ka shkruar një libër me titull: El mikrubat ve keramatu’sh shuheda - Mikrobet dhe nderimet e dëshmorëve. Më pas janë publikuar edhe punime shkencore të kësaj natyre, siç është ai i studiuesit të ri Muhammed Lexhin Ez Zejn, nën përkujdesjen e Inxh. Abdu’d Daim El Kehil, dhe mjekëve Dr. Zejneb El Idrisijj dhe Dr. Rushdi El Munavijj, i publikuar në sajte të internetit, si: http://miracweb.net/index.php/2009-05-30-02-2925/86-2009-06-17-13-56-26, http://www.ashefaa.com/play.php?catsmktba=17662, etj. b) Mënyrë tjetër e vërtetimit është edhe ajo e rasteve të evidentuara historikisht, se trupat e shumë dëshmorëve nuk janë prishur. Dr. Tarik Suvejdani citon Mahmud Savvafin të ketë përmendur një grup dijetarësh që morën pjesë në rivarrimin e disa ashabëve, kishin parë se edhe pas kalimit të më shumë se 1400 vjetësh, trupat e tyre nuk qenë të prishur. Një gjë e tillë - shton Tarik Suvejdani- është vërtetuar në mënyrën më të saktë (tevatur), dhe edhe me shikim të drejtpërdrejt të tyre19. Shënim: Ka prej mendimtarëve që bazuar në hadithin paraprak, mendojnë se mosprishja e trupit është nder vetëm për pejgamberët dhe për askënd tjetër, porse ajo, si mirësi (keramet) mund të shfaqet jo vazhdimisht dhe tek njerëz të caktuar, siç ka ndodhur përgjatë gjithë historisë. Një mendim të tillë e kanë dhe Dr. Hisamuddin Affaneh20, Dr. Abdullah Fekihu21, etj.. Megjithatë, ata që kanë dhënë mendimin se nuk prishet trupi i dëshmorit, paraprakisht kanë përmendur edhe kushtet e të qenit shehid. Më konkretisht, jo çdokush që ka epitetin shehid, mund të gradohet me një gjë të tillë. Pejgamberi, alejhi’s selam, kur foli për dëshmorët, në kuadër të tyre futi edhe: atë që vdes nga mu19

http://www.nusrah.com/AR/contents.aspx?aid=5076 http://www.yasaloonak.net/default.asp?page...‫&رﻗﺎت‬id=311 21 http://www.islamweb.net.qa/ver2/Fatwa/Show...;Option=FatwaId 20


Vështrim 269 rtaja, nga sëmundja e barkut, nga fundosja, atë që vdes nën rrënoja dhe shehidin në rrugën e Allahut22. Nga hadithi kuptohet shumë qartë se këto kategori nuk janë të njëjta, kurse për të gjitha këto kategori, dhe më së shumti për kategorinë e fundit, kushtëzohen edhe kushtet në vijim:  Të jetë mysliman;  Të vendosë për shehidllëk, për llojin e pestë, dhe të shpresojë shpërblimin e Allahut për llojet e tjera;  Të jetë rënia dëshmor nga një luftë e ligjshme; dhe  Të vritet në front ballë për ballë me armikun dhe jo duke ikur23.

3.2. Vlera e kësaj begatie Ajeti 111 i kaptinës Et Teube, i cituar më herët, na dha një imazh të sakrifikimit të dëshmorëve për Allahun e Madhëruar, imazh ky i vërtetuar edhe në vende të tjera në Kuran. Në kaptinën Es Saff Allahu i Madhëruar thotë:

‫ِﻴﻢ ﺗـ ُْﺆِﻣﻨُﻮ َن‬ ٍ ‫َاب أَﻟ‬ ٍ ‫ُﻨﺠﻴﻜُﻢ ﱢﻣ ْﻦ َﻋﺬ‬ ِ ‫ﻳَﺎ أَﻳﱡـﻬَﺎ اﻟﱠﺬِﻳ َﻦ َآ َﻣﻨُﻮا َﻫ ْﻞ أَ ُدﻟﱡ ُﻜ ْﻢ َﻋﻠَﻰ ﺗِﺠَﺎ َرةٍ ﺗ‬ ‫ُﺴ ُﻜ ْﻢ ذَﻟِ ُﻜ ْﻢ َﺧ ْﻴـ ٌﺮ‬ ِ ‫ِﻴﻞ اﻟﻠﱠ ِﻪ ﺑِﺄَﻣْﻮَاﻟِ ُﻜ ْﻢ َوأَﻧﻔ‬ ِ ‫ﺑِﺎﻟﻠﱠ ِﻪ َوَرﺳُﻮﻟِ ِﻪ َوﺗُﺠَﺎ ِﻫﺪُو َن ﻓِﻲ َﺳﺒ‬ ‫ﻟﱠ ُﻜ ْﻢ إِن ﻛُﻨﺘُ ْﻢ ﺗَـ ْﻌﻠَﻤُﻮ َن‬ “O ju që keni besuar, a t'ju tregoj për një tregti të bujshme që ju shpëton prej një dënimi të dhembshëm: T'I besoni Allahut dhe të dërguarit të Tij, të luftoni në rrugën e 22

Pejgamberi, alejhi's selam ka thënë:

‫ واﻟﻐﺮﻳﻖ وﺻﺎﺣﺐ اﳍﺮم واﻟﺸﻬﻴﺪ ﰲ ﺳﺒﻴﻞ اﷲ‬,‫اﻟﺸﻬﺪاء ﲬﺴﺔ اﳌﻄﻌﻮن واﳌﺒﻄﻮن‬

“Dëshmorët janë pesë: ai që vdes nga murtaja, nga sëmudnja e barkut, nga fundosja, ai që vdes nga rrënojat dhe shehidi në rrugën e Allahut”. Transmetim unanim. 23 El mikrubat ve keramatu’sh shuheda, Abdu’l Hamid el Kudah, b.2, 2004, f.94 e tutje. Libri shpërndahet falas dhe kërkohet drejtpërdrejt nga autori nëpërmjet faqes zyrtare: www.qudah.com.

Takvim – Kalendar 2010 270 Allahut me pasurinë tuaj dhe me veten tuaj, e kjo është shumë më e dobishme për ju, nëse jeni që e dini”24. Se çfarë begatie është kjo, më së miri mund ta kuptojmë nga sqarimet që shkencëtarët kanë dhënë për trupin e varrosur të njeriut normal, por më parë të rikujtojmë një parim të rëndësishëm. Islami ka gjykuar që njeriu do të rikthehet doemos në bazën e tij prej së cilës edhe është krijuar. Urtësitë e kësaj janë të shumta, një prej më kryesoreve është ajo e mos mburrjes dhe kryelartësisë. Thotë Allahu i Madhëruar:

‫ِﻣ ْﻨـﻬَﺎ َﺧﻠَ ْﻘﻨَﺎ ُﻛ ْﻢ َوﻓِﻴﻬَﺎ ﻧُﻌِﻴ ُﺪ ُﻛ ْﻢ َوِﻣ ْﻨـﻬَﺎ ﻧُ ْﺨ ِﺮ ُﺟ ُﻜ ْﻢ ﺗَﺎ َرةً أُ ْﺧﺮَى‬ "Prej asaj (tokës) Ne u krijuam juve, e juve do t'ju kthejmë përsëri në të, e prej saj do t'ju nxjerrim edhe një herë” 25. Pra, njeriu duhet të varroset në tokë... duke ia ofruar trupin e vet, pa dashje, dheut, së pari, i cili e kalb atë, e më pastaj edhe insekteve, të cilat ushqehen prej tij. Kështu, për ta kuptuar vlerën e nderimit të dëshmorëve, duhet të rikthehemi tek shkencëtarët e kësaj fushe dhe të mësojmë, kalimthi, për mënyrën e shpërbërjes së trupit të njeriut. Ahmed Sulejmani, në librin e tij Usulu’t Tibbi’sh Sher’ijj (Bazat e mjekësisë fetare), përmend etapat e shpërbërjes së trupit të njeriut pas vdekjes, sipas radhitjes vijuese:  Pas 24-36 orësh fillon paraqitja e zonave të gjelbra në bark përreth kërthizës;  Pas 2-5 ditësh trupi fryhet dhe ngjyra e gjelbër hapet, kurse prej kufomës fillon të kundërmojë erë të keqe;  Pas 5-10 ditësh, lëkura që ishte bërë e gjelbër, bashkërisht me thonjtë dhe flokët, fillojnë të bien. Kështu, nëse kjo ndodhka brenda vetëm dy javësh, atëherë si të kuptohet ndryshe trupi i dëshmorëve që jo vetëm për dekada por dhe për shekuj vazhdon të mos prishet?!

24 25

Es Saff, 10-11. Ta-Ha, 55.


Vështrim

271

4. Argumentimi tradicional dhe racional për mosprishje të trupave të pejgamberëve dhe dëshmorëve Në fakt, këtu do të mundohemi të bëjmë një gërshetim të këtyre dy aspekteve të argumentimit, për të arritur kështu më lehtë tek synimi ynë. Shpërbërja e trupit të njeriut shkaktohet nga mikrobet, prandaj për të kuptuar se si ndodh e kundërta, duhet të ndalemi dhe të shikojmë se çfarë janë mikrobet në të vërtetë. Dr. Abdu’l Hamid El Kudah mikrobet i përkufizon si “Krijesa të gjalla të përbëra nga një qelizë, por që janë shumë të vogla dhe vështirë se mund të shihen pa mikroskop. Ato janë aq shumë, saqë shifrën e tyre nuk e di kush përveç Allahut të Madhëruar.26” Ajo që na intereson neve, është se ato, përderisa janë krijesa, natyrisht që janë të krijuara prej Allahut të Madhëruar po dhe roli i tyre është përcaktuar prej Tij. Çfarë ka këtu të palogjikshme nëse Allahu i Madhëruar i urdhëron që për disa trupa të mos kryejnë funksionin e tyre, ashtu siç e pati urdhëruar më parë edhe zjarrin për të mos djegur Ibrahimin, alejhi's selam:

‫ﻗُـ ْﻠﻨَﺎ ﻳَﺎ ﻧَﺎ ُر ﻛُﻮﻧِﻲ ﺑـَﺮْداً َو َﺳﻼَﻣﺎً َﻋﻠَﻰ إِﺑْـﺮَاﻫِﻴ َﻢ‬ Po Ne i thamë: "O zjarr, bëhu i ftohtë dhe shpëtim për Ibrahimin!”27. Kurani nuk u mjaftua me kaq. Për të larguar edhe dyshimin më të vogël, solli një rast kur funksioni i mikrobeve ndahet në dysh: diku funksionon e diku, kuptohet me urdhrin e Allahut, pezullohet. Thotë Allahu i Madhëruar:

26 27

El mikrubat ve keramatu’sh shuheda, Abdu’l Hamid el Kudah, f.15. El Enbija, 69.

272

Takvim – Kalendar 2010

ُ‫َﺎل أَﻧﱠ َﻰ ﻳُ ْﺤﻴِـﻲ َﻫـَ ِﺬﻩِ اﻟﻠّﻪ‬ َ ‫ُوﺷﻬَﺎ ﻗ‬ ِ ‫أ َْو ﻛَﺎﻟﱠﺬِي َﻣ ﱠﺮ َﻋﻠَﻰ ﻗـ َْﺮﻳٍَﺔ َو ِﻫ َﻲ ﺧَﺎ ِوﻳَﺔٌ َﻋﻠَﻰ ﻋُﺮ‬ ‫ْﺖ ﻳـَﻮْﻣﺎً أ َْو‬ ُ ‫َﺎل ﻟَﺒِﺜ‬ َ ‫ْﺖ ﻗ‬ َ ‫َﺎل َﻛ ْﻢ ﻟَﺒِﺜ‬ َ ‫َﺎم ﺛُ ﱠﻢ ﺑَـ َﻌﺜَﻪُ ﻗ‬ ٍ ‫ﺑَـ ْﻌ َﺪ ﻣ َْﻮﺗِﻬَﺎ ﻓَﺄَﻣَﺎﺗَﻪُ اﻟﻠّﻪُ ِﻣﺌَﺔَ ﻋ‬ ْ‫ِﻚ ﻟَ ْﻢ ﻳَـﺘَ َﺴﻨﱠﻪ‬ َ ‫ِﻚ َو َﺷ َﺮاﺑ‬ َ ‫َﺎم ﻓَﺎﻧﻈ ُْﺮ إِﻟَﻰ ﻃَﻌَﺎﻣ‬ ٍ ‫ْﺖ ِﻣﺌَﺔَ ﻋ‬ َ ‫َﺎل ﺑَﻞ ﻟﱠﺒِﺜ‬ َ ‫ْﺾ ﻳـَﻮٍْم ﻗ‬ َ ‫ﺑَـﻌ‬ ‫ُﻨﺸ ُﺰﻫَﺎ ﺛُ ﱠﻢ‬ ِ ‫ْﻒ ﻧ‬ َ ‫َﺎم َﻛﻴ‬ ِ ‫ﱠﺎس وَاﻧﻈ ُْﺮ إِﻟَﻰ اﻟ ِﻌﻈ‬ ِ ‫َﻚ آﻳَﺔً ﻟﱢﻠﻨ‬ َ ‫وَاﻧﻈ ُْﺮ إِﻟَﻰ ِﺣﻤَﺎر َِك َوﻟِﻨَ ْﺠ َﻌﻠ‬ ‫َﻲ ٍء ﻗَﺪِﻳ ٌﺮ‬ ْ ‫َﺎل أَ ْﻋﻠَ ُﻢ أَ ﱠن اﻟﻠّﻪَ ﻋَﻠَﻰ ُﻛ ﱢﻞ ﺷ‬ َ ‫ﻧَ ْﻜﺴُﻮﻫَﺎ ﻟَﺤْﻤﺎً ﻓَـﻠَﻤﱠﺎ ﺗَـﺒَـﻴﱠ َﻦ ﻟَﻪُ ﻗ‬ "Ose (nuk je i njohur) me shembullin e atij që kaloi pranë një fshati që ishte rrënuar në kulmet e tij, e tha: "Si e ngjall Allahu këtë pas shkatërrimit të tij"? E Allahu e bëri të vdekur atë (pyetësin - Uzejrin) njëqind vjet, pastaj e ringjalli dhe i tha: "Sa qëndrove (i vdekur)"? Ai tha: "Një ditë, ose një pjesë të ditës"! Ai (Allahu) Tha: "Jo, por ke ndenjur (i vdekur) njëqind vjet, shikoje ushqimin dhe pijen tënde si nuk janë prishur, e shikoje edhe gomarin tënd (si i janë shkapërderdhur eshtrat). E për të të bërë ty argument për njerëzit (bëmë këtë provë), shiko se si i kombinojmë eshtrat e pastaj i veshim me mish. E kur iu bë e qartë atij, tha: "U binda se me të vërtetë Allahu ka mundësi për çdo send!”28. Në rastin e parë, për ushqimin dhe pijen, urdhri i Allahut ishte që funksioni i tyre të bllokohej, kurse në rastin e dytë, për gomarin, dha lejen e ushtrimit të funksionit, për se edhe gomari u shpërbë tërësisht. Pastaj, vështruar nga dritarja kuranore dhe ajo profetike, një parim i tillë hyjnor qe aplikuar gjatë tërë historisë së njerëzimit. Ja, Sulejmani, alejhi’s selam, qëndroi për një kohë të gjatë i vdekur në shkop, derisa atë nuk e thyen mikrobet. Thotë Allahu i Madhëruar:

28

El Bekare, 259.


Vështrim

273

ُ‫ْض ﺗَﺄْ ُﻛ ُﻞ ﻣِﻨ َﺴﺄَﺗَﻪ‬ ِ ‫ْت ﻣَﺎ َدﻟﱠ ُﻬ ْﻢ َﻋﻠَﻰ ﻣ َْﻮﺗِ​ِﻪ إِﻻﱠ دَاﺑﱠﺔُ اﻷَر‬ َ ‫ﻀ ْﻴـﻨَﺎ َﻋﻠَْﻴ ِﻪ اﻟْﻤَﻮ‬ َ َ‫ﻓَـﻠَﻤﱠﺎ ﻗ‬ ‫َاب‬ ِ ‫ْﺐ ﻣَﺎ ﻟَﺒِﺜُﻮا ﻓِﻲ اﻟْ َﻌﺬ‬ َ ‫ْﺠ ﱡﻦ أَن ﻟ ْﱠﻮ ﻛَﺎﻧُﻮا ﻳَـ ْﻌﻠَﻤُﻮ َن اﻟْﻐَﻴ‬ ِ ‫َﺖ اﻟ‬ ِ ‫ﻓَـﻠَﻤﱠﺎ َﺧ ﱠﺮ ﺗَـﺒَـﻴﱠـﻨ‬ ‫اﻟْ ُﻤﻬِﻴ ِﻦ‬ "E kur ia caktuam atij vdekjen, askush tjetër nuk i njoftoi ata (xhinët) për vdekjen e tij, përveç krimbit që e brejti shkopin e tij, e, kur u rrëzua ai, për xhinët u bë e qartë se, sikur të ishin ata që e dinin të fshehtën, nuk do të vazhdonin të qëndronin në mundimin e rëndë”29. Sipas asaj që përmendin specialistët, për t’u thyer një shkop nga mikrobet, duhet afërsisht një vit. A mendoni se, sikur të ishte Sulejmani, alejhi's selam, njeri i thjeshtë nuk do të kalbej për aq kohë, sa kohë që trupi i njeriut normal për vetëm më pak se një muaj fillon të shpërbëhet. Rast i ngjashëm qe edhe ai i As’habu’l Kehfi-t, në tregim ky i përmendur në Kuran. Ata, megjithëse qëndruan mbi 300 vjet të shtrirë, që në rastet normale njeriut do t’i kalbej trupi, - megjithatë ishin të paprekur nga mikrobet.

Përmbyllje Xhihadi dhe shehidët, mbase mund të shkaktojnë një fobi artificiale, ata nuk kanë të përbashkët asgjë me dhunën. Përkundrazi, roli dhe misioni i tyre, qoftë si teori, qoftë si veprimtari, synon zhdukjen e dhunës dhe sigurimin e paqes, mirëqenies dhe harmonisë ndërmjet njerëzve. Perceptimi i udhëzimit të njerëzve nga ideali më madhështor, nga qëllimi i krijimit të tyre, nga adhurimi i Krijuesit të tokës dhe qiejve, si shkelje e së drejtës së tyre, si tendencë për pushtet të egër, si kthim në retrospektivë, - mund të jetë pjellë vetëm e mendjeve të prishura, e protagonistëve të dhunës të veshur me lëkurën e qengjit, e atyre që, 29

Sebe’, 14.

Takvim – Kalendar 2010 të prirë nga epshi, të udhëzuar nga hamendja, të inspiruar nga djalli, duan vetëm tym baruti, erë gjaku dhe lot jetimësh. Xhihadi, pa marrë parasysh qëndrimin e jomyslimanëve ndaj tij, mbetet parim i padiskutueshëm islam, por mbetet edhe detyrë e patjetërsuar e myslimanëve që botëkuptimin e gabuar të tij ta flakin nën dritën e argumenteve e dëshmive, dhe sidomos nga ato historike që xhihadin e paraqesin si një shpatë vetëm kundër së keqes e jo rrallë edhe si shpëtues të ithtarëve të feve të tjera nga sunduesit e tyre me po të njëjtën përkatësi fetare. Falënderimi fillim e fund I takon Allahut të Madhëruar, kurse paqja dhe mëshira qofshin për Muhamedin, familjen, shokët dhe pasuesit e tij! 274

__________________________ Literatura dhe burimet: 1. Ali, Abdullah Yusuf, The Holy Qur’an: Translation and Commentary (1983) Amana Corp., Brentwood, Merylć land, USA. 2. Anti Ahmediyya Movement in Islam, Deceitful Transć slations of the Holy Qur’an into Foreign Languages: “Dr. Reshad Khalifa ‘International Submitters’“, www.alhafeez.org/rashid/Deceitful_translations_of_Quran.htm 3. Arberry, A. J., The Koran Interpreted (1998) Oxford World’s Classics, Oxford University Pres, Oxford. 4. Asad, Muhammed, Poruka Kur’ana, sa engleskog preveo Hilmo Ćerimović (2004) El-Kalem, Sarajevo. 5. Ayoub, Mahmud, “Translating the Meanings of the Qur’an an: Traditional Opinions and Modern Debates”, Inquiry, 1986, pp. 34-39. 6. Dobrača, Kasim, Kadianizam i ahmedizam (1994) Islamska fondacija, Leicester, Velika Britanija. 7. General Presidency of the Departments of Islamic Reseać arches, Ifta, Call and Guidance, Revised and Edited by, The Holy Qur’an, English Translation of the Meanings and Commentary (1985) King Fahd Holy Qur’an Printing Complex, Medina, SA. 8. Irving, T. B.: “Introduction to the Noble Reading“,


Vështrim

275

www. theamericanmuslim.org/tam.php/tam/categories/C53. 9. Irving, T. B., The Qur’an: the First American Version (1985) Vermont. 10. Karić, Enes, “Muhammed Asad najljepši dar Zapada islamskom Istoku“, u: M. Asad, Poruka Kur’ana.(2004) El-Kalem, Sarajevo. 11. Karić, Enes, Semantika Kur’ana, Bemust, Sarajevo, 1998 12. Kidwai, Abdur Rahim, “English Translations of the Holy Qur’an – An Annotated Bibliography“, http://membć bers.home.net/arshad/islam.html. 13. Kidwai, A. R., “Translating the Untranslatable: A Survey of English Translations of the Qur'an”, Muslim World Book Review, Summer 1987, str. 66-71. 14. Maududi, Sayyid Abul Ala, The Meaning of the Qur’at an, VI tomova, na engleski preveo Muhammad Akbar, 1967. (prvi tom), 1993. (svih šest), Islamic Publication, Lahore, Pakistan. 15. Nadwi, Abul Hasan Ali, “Daryabadi Cogently Demć monstrates How the Qur’an Stands out Abowe Other Scriptures“: www.kitabun.com/shopping3/product_info. php?producs_id=1073. 16. Pearson, J. D., “Translations into specific languages“, u: Encyclopedia of Islam V, str. 430-432. 17. Rippin, Andrew, “Two New Translations of the Qur’an”, www.hnet.org/reviews/showrev.cgi?pć path=231841109092997. 18. Rodwell, J. M., The Koran, Predgovor, www.truthnet. org/islam/Quran/Rodwell. 19. Said, Edward W., Orijentalizam (1999) Svjetlost, Sarajevo. 20. Sale, George, The Koran: Commonly Called Alkoran of Mohammed, (1734) London. 21. Watt, Montgomery, “Bell’s Introduction to the Qur’an“, www.trutnet.org/Islam/Watt. 22. Welch, A. T., “Al-Kur’an“, u: Encyclopedia of Islam V, str. 400432. 23. World Bibliography of The Translations of The Meant nings of The Holy Qur’an (1986) OIC Research Center, Istanbul. 24. Zwemer, Samuel Marinus, Muslim World; a quarterly review of history, culture, religions & the Christian mission in Islamdom, V, (1915).


etikë Fitim Flugaj

Pasuria (Vështruar sipas Kuranit dhe Synetit) Allahu i Madhërishëm, në Kuranin fisnik, thotë:

‫َات ِﻣ َﻦ اﻟﻨﱢﺴَﺎ ِء وَاﻟْﺒَﻨِﻴ َﻦ وَاﻟْ َﻘﻨَﺎﻃِﻴ ِﺮ اﻟْ ُﻤﻘَﻨﻄَ​َﺮِة ِﻣ َﻦ‬ ِ ‫ﺸﻬَﻮ‬ ‫ُﺐ اﻟ ﱠ‬ ‫ﱠﺎس ﺣ ﱡ‬ ِ ‫ُزﻳﱢ َﻦ ﻟِﻠﻨ‬ ُ‫ِﻚ َﻣﺘَﺎع‬ َ ‫ْث ۗ◌ ٰذَﻟ‬ ِ ‫َﺎم وَاﻟْﺤَﺮ‬ ِ ‫َﻮَﻣ ِﺔ وَاﻷَﻧْـﻌ‬ ‫ﻀ ِﺔ وَاﻟْ َﺨﻴ ِْﻞ اﻟْ ُﻤﺴ ﱠ‬ ‫َﺐ وَاﻟْ ِﻔ ﱠ‬ ِ ‫اﻟ ﱠﺬﻫ‬ ‫َﺂب‬ ِ ‫اﻟْ َﺤﻴَﺎةِ اﻟ ﱡﺪﻧْـﻴَﺎ ۖ◌ وَاﻟﻠﱠﻪُ ﻋِﻨ َﺪﻩُ ُﺣ ْﺴ ُﻦ اﻟْﻤ‬ “Njerëzve u është zbukuruar dashuria ndaj të këndshmeve, ndaj grave, djemve e ndaj pasurisë së grumbulluar nga ari e argjendi, ndaj kuajve të stolisur, bagëtisë e bujqësisë. Këto janë kënaqësi të kësaj bote, po tek Allahu është e ardhmja më e mirë.” (Ali-Imran, 14) A thua pse është zbukuruar pasuria për ne? Kush na e zbukuron atë? A është mirësi kur të merret parasysh një ajet tjetër, që thotë: “Çka të godet nga e mira, është dhuratë nga Allahu”, apo ndoshta mos është dëm (sherr) e që do të mbështetej në ajetin kuranor që thotë: “E nëse ju godet diçka e keqe, ajo është nga ju.”

Takvim – Kalendar 2010 278 Ose, ndoshta përfshihen që të dyja bashkë, pra pasuria është edhe hajr edhe sherr? Ose vlen për të dyja dhe mund të themi: “Çdo gjë është nga Allahu”? Pastaj, përse në ajetin e sipërtheksuar Allahu xh.sh. u jep prioritet grave dhe djemve duke i përmendur para pasurisë? A thua pasuria është e kategorisë së dytë? Apo ndoshta gratë dhe fëmijët janë hyrje e shkurtër, dhe për pasurinë duhet folur më gjatë? Por, a thua pse ne nxitojmë pas këtyre tri gjërave derisa të lodhemi në maksimum? Edhe pasi të lodhemi, përsëri vrapojmë, a thua vallë, përse? A thua ç’fshihet prapa gjithë kësaj? A thua mund të jenë pasuria e fëmija shkaktarë që të futemi në mëkate të mëdha? Apo ndoshta edhe ta shpjerë njeriun në shirk dhe të bëhet lodër e thjeshtë e djallit të mallkuar? Por, në anën tjetër, a mund të ndihmojnë që të tri gjërat për ta respektuar rrugën e Allahut dhe adhurimin e sinqertë të Tij? Deri në ç’masë mund të na ndihmojnë, që të udhëzohemi, dhe çfarë lidhjeje kanë me kënaqësinë e Allahut dhe hidhërimin e Tij? Pyetje dhe pikëpyetje të shumta, të cilat herë zmadhohen e herë zvogëlohen, e sikur valët e detit që shkaktojnë batica e zbatica, na paraqitën vazhdimisht, por ne të kthehemi tek ajeti kuranor i sipërtheksuar, me të cilin edhe lidhet kjo temë. Fillimi i ajetit thotë:

‫َات‬ ِ ‫ﺸﻬَﻮ‬ ‫ُﺐ اﻟ ﱠ‬ ‫ﱠﺎس ﺣ ﱡ‬ ِ ‫ُزﻳﱢ َﻦ ﻟِﻠﻨ‬ “Njerëzve u është zbukuruar dashuria ndaj të këndshmeve...” Në radhë të parë duhet parë - ç’do të thotë “zbukurim”? Së dyti, kush kujt ia ka zbukuruar? Dhe, së treti, a janë të posaçme këto zbukurime vetëm për njeriun apo edhe për krijesat e tjera? Sikurse kuptohet, fjala zbukurim nënkupton dukjen e bukur dhe tërheqëse të një sendi apo hijeshimi i një sendi dhe imagjinimi i një sendi si shumë i bukur, megjithëse ai në thelb nuk është i bukur, por, kur është fjala për gjërat materiale, kupti-


Etikë 279 mi i parë i përgjigjet më mirë. Si argument për këtë kemi edhe ajetin kuranor në suren “Es-Saffat”, ku Allahu xh.sh. thotë:

‫ِﺐ‬ ِ ‫ﺴﻤَﺎءَ اﻟ ﱡﺪﻧْـﻴَﺎ ﺑِﺰِﻳﻨَ ٍﺔ اﻟْﻜَﻮَاﻛ‬ ‫إِﻧﱠﺎ َزﻳـﱠﻨﱠﺎ اﻟ ﱠ‬ “Ne e zbukuruam qiellin (hapësirën kozmike) e tokës me planete dhe kometa”. (Es-Saffat, 6) Në këtë rast kemi të bëjmë me një zbukurim të vërtetë dhe jo të imagjinuar, sepse zbukurimi i imagjinuar, si zakonisht, ka të bëjë me gjërat abstrakte dhe morale, të cilat i zbukurohen njeriut, megjithëse në esencë nuk janë të bukura. Kurani në dhjetë vende përmend shprehjen “u janë zbukuruar”, duke e lënë vepruesin të panjohur dhe të gjitha këto zbukurime përmenden për të keq, sepse në të vërtetë nuk kemi të bëjmë me bukuri reale. Ja si shprehen këto ajete kuranore:

‫َات‬ ِ ‫ﺸﻬَﻮ‬ ‫ُﺐ اﻟ ﱠ‬ ‫ﱠﺎس ﺣ ﱡ‬ ِ ‫ُزﻳﱢ َﻦ ﻟِﻠﻨ‬ “Njerëzve u është zbukuruar dashuria ndaj të këndshmeve (gjërave tërheqëse)” (Ali Imran, 14)

‫ُزﻳﱢ َﻦ ﻟِﻠﱠﺬِﻳ َﻦ َﻛ َﻔﺮُوا اﻟْ َﺤﻴَﺎةُ اﻟ ﱡﺪﻧْـﻴَﺎ‬ “Atyre që kanë mohuar besimin në Zot, u është zbukuruar jeta e kësaj bote.” (El-Bekare, 212)

‫ِﻚ ُزﻳﱢ َﻦ ﻟِ ْﻠﻜَﺎﻓِﺮِﻳ َﻦ ﻣَﺎ ﻛَﺎﻧُﻮا ﻳَـ ْﻌ َﻤﻠُﻮ َن‬ َ ‫َﻛ َٰﺬﻟ‬ “Gjithashtu mosbesimtarëve u është zbukuruar vepra ose puna e tyre.” (El-Enam, 122)

‫ُﺤﻠﱡﻮا ﻣَﺎ َﺣ ﱠﺮَم اﻟﻠﱠﻪُ ۚ◌ ُزﻳﱢ َﻦ ﻟَ ُﻬ ْﻢ ﺳُﻮءُ أَ ْﻋﻤَﺎﻟِ ِﻬ ْﻢ‬ ِ ‫ﻓَـﻴ‬ “Dhe (ata, jobesimtarët) i lejojnë gjërat e ndaluara duke iu zbukuruar punët e tyre”. (Teube, 37)

‫ِﻚ ُزﻳﱢ َﻦ ﻟِ ْﻠ ُﻤ ْﺴ ِﺮﻓِﻴ َﻦ ﻣَﺎ ﻛَﺎﻧُﻮا ﻳَـ ْﻌ َﻤﻠُﻮ َن‬ َ ‫َﻛ َٰﺬﻟ‬ “Gjithashtu atyre që e teprojnë në shpenzime, u zbukurohen veprat e tyre”. (Junus, 12)

280

Takvim – Kalendar 2010

‫ِﻴﻞ‬ ِ ‫ﺴﺒ‬ ‫ﺻﺪﱡوا َﻋ ِﻦ اﻟ ﱠ‬ ُ ‫ﺑَ ْﻞ ُزﻳﱢ َﻦ ﻟِﻠﱠﺬِﻳ َﻦ َﻛ َﻔﺮُوا َﻣ ْﻜ ُﺮُﻫ ْﻢ َو‬ “Mirëpo, atyre jobesimtarëve u zbukurohet urrejtja e tyre (ndaj së vërtetës) dhe devijojnë rrugën krejtësisht.” (ErrRr’ad, 33)

‫ﺴﻨًﺎ‬ َ ‫أَﻓَﻤَﻦ ُزﻳﱢ َﻦ ﻟَﻪُ ﺳُﻮءُ َﻋ َﻤﻠِ ِﻪ ﻓَـﺮَآﻩُ َﺣ‬ “Ka prej atyre që u zbukurohen punët e këqija, duke i parë ato si të mira, vërtet Allahu e humb kënd të dojë.” (Fatir, 8)

◌ۚ ‫ِﻴﻞ‬ ِ ‫ﺴﺒ‬ ‫ﺻ ﱠﺪ َﻋ ِﻦ اﻟ ﱠ‬ ُ ‫ِﻚ ُزﻳﱢ َﻦ ﻟِﻔ ِْﺮﻋ َْﻮ َن ﺳُﻮءُ َﻋ َﻤﻠِ ِﻪ َو‬ َ ‫َوَﻛ َٰﺬﻟ‬ “Dhe kështu ne ia zbukuruam Faraonit veprat e këqija, dhe ai devijoi nga rruga e drejtë...” (Gafir, 37)

‫َﻰ ﺑَـﻴﱢـﻨَ ٍﺔ ﻣﱢﻦ ﱠرﺑﱢِﻪ َﻛﻤَﻦ ُزﻳﱢ َﻦ ﻟَﻪُ ﺳُﻮءُ َﻋ َﻤﻠِ ِﻪ وَاﺗﱠـﺒَـﻌُﻮا أَﻫْﻮَاءَﻫُﻢ‬ ٰ ‫أَﻓَﻤَﻦ ﻛَﺎ َن َﻋﻠ‬ “... a mund të jetë i njëjtë ai që është udhëzuar nga Zoti i tij dhe ai të cilit i zbukurohen veprat e këqija...” (Muhamed, 14)

‫ِﻚ ﻓِﻲ ﻗُـﻠُﻮﺑِ ُﻜ ْﻢ َوﻇَﻨَﻨﺘُ ْﻢ ﻇَ ﱠﻦ اﻟﺴ ْﱠﻮِء َوﻛُﻨﺘُ ْﻢ ﻗـ َْﻮﻣًﺎ ﺑُﻮرًا‬ َ ‫َوُزﻳﱢ َﻦ ٰذَﻟ‬ “ ...dhe gjithashtu u është zbukuruar juve në zemrat tuaja e ju mendonit mendime të këqija...” (El-Fet-h, 12) Kështu pra, nëse disa nga gjërat janë drejtpërdrejt të këqija dhe veprime jashtë kornizave të caktuara nga Allahu xh.sh., kur dihet se Allahu xh.sh. udhëzon vetëm në të mira e për moral, kjo jep të kuptohet se nxitësi për vepra të këqija është shejtani, i cili në kuadër të nxitjes motivon vepërkëqijtë duke ua zbukuruar veprat e këqija, ose, thënë ndryshe, është shejtani ai që na zbukuron dashurinë ndaj gjërave të këndshme, ndaj grave, djemve e ndaj pasurisë së grumbulluar nga ari e argjendi,... deri në fund të kuptimit të ajetit. Kjo nuk është e çuditshme, sepse djalli vetë ka deklaruar me plot mburrje dhe mendjemadhësi, ashtu siç na tregon ajeti kuranor:


Etikë

281

‫ إِﻻﱠ‬.‫ْض َوﻷُ ْﻏ ِﻮﻳَـﻨﱠـ ُﻬ ْﻢ أَ ْﺟ َﻤﻌِﻴ َﻦ‬ ِ ‫َب ﺑِﻤَﺎ أَﻏ َْﻮﻳْـﺘَﻨِﻲ ﻷُ َزﻳﱢـﻨَ ﱠﻦ ﻟَ ُﻬ ْﻢ ﻓِﻲ اﻷَر‬ ‫َﺎل ر ﱢ‬ َ‫ﻗ‬ ‫َك ِﻣ ْﻨـ ُﻬ ُﻢ اﻟْ ُﻤ ْﺨﻠَﺼِﻴ َﻦ‬ َ ‫ِﻋﺒَﺎد‬ “(Iblisi) Tha: “Zoti im, për shkak se më përzune (më largove), unë do t’ua zbukurojë (të këqiat) atyre (njerëzve) sa të jenë në tokë (në këtë botë) dhe të gjithë ata do t’i largoj nga rruga e drejtë! Përveç robërve të Tu, të cilët i ke bërë të sinqertë.” (El-Hixhr, 39-40). Pra, është djalli i mallkuar-Iblisi ai që ua zbukuron gjërat e këqija njerëzve. Zbukurimi i shejtanit ka kuptimin e manipulimit dhe pëshpëritjes së posaçme për njeriun, duke e nxitur atë që të vrapojë pas epsheve të djallëzuara. Iblisi ka kërkuar nga Allahu xh.sh. që t’ia krijojë mundësinë për të manipuluar njeriun dhe për të përdorur mjete që e joshin njeriun, nga të cilat mjeti më i rëndësishëm është pasuria. Ja se si i thotë Zotit Fuqiplotë shejtani:

‫َﻰ ﻳـَﻮِْم اﻟْ ِﻘﻴَﺎ َﻣ ِﺔ‬ ٰ ‫ْﺖ َﻋﻠَ ﱠﻲ ﻟَﺌِ ْﻦ أَﺧ ْﱠﺮﺗَ ِﻦ إِﻟ‬ َ ‫َﻚ َٰﻫﺬَا اﻟﱠﺬِي َﻛ ﱠﺮﻣ‬ َ ‫َﺎل أَ َرأَﻳْـﺘ‬ َ‫ﻗ‬ ً‫ﻷَ ْﺣﺘَﻨِ َﻜ ﱠﻦ ذُ ﱢرﻳـﱠﺘَﻪُ إِﻻﱠ ﻗَﻠِﻴﻼ‬ “(Iblisi) Tha: “A e sheh (i tha Zotit) këtë që Ti e vlerësove mbi mua, nëse më lë të jetoj deri në Ditën e kiametit, unë gjithsesi do t’i shfaros pasardhësit e tij, me përjashtim të një pakice”. (El-Isra, 62) Zoti i botëve iu përgjigj Iblisit, duke i thënë:

.‫َﻚ ِﻣ ْﻨـ ُﻬ ْﻢ ﻓَِﺈ ﱠن َﺟ َﻬﻨﱠ َﻢ َﺟﺰَا ُؤُﻛ ْﻢ َﺟﺰَاءً ﻣ ْﱠﻮﻓُﻮرًا‬ َ ‫َﺐ ﻓَﻤَﻦ ﺗَﺒِﻌ‬ ْ ‫َﺎل ا ْذﻫ‬ َ‫ﻗ‬ ‫ِﻚ‬ َ ‫ِﻚ َورَِﺟﻠ‬ َ ‫ِﺐ َﻋﻠَْﻴﻬِﻢ ﺑِ َﺨ ْﻴﻠ‬ ْ ‫ِﻚ َوأَ ْﺟﻠ‬ َ ‫ْﺖ ِﻣ ْﻨـﻬُﻢ ﺑِﺼ َْﻮﺗ‬ َ ‫وَا ْﺳﺘَـ ْﻔ ِﺰْز َﻣ ِﻦ ا ْﺳﺘَﻄَﻌ‬ ‫ﺸ ْﻴﻄَﺎ ُن إِﻻﱠ‬ ‫َال وَاﻷ َْوﻻَ ِد َو ِﻋ ْﺪ ُﻫ ْﻢ ۚ◌ َوﻣَﺎ ﻳَِﻌ ُﺪ ُﻫ ُﻢ اﻟ ﱠ‬ ِ ‫َوﺷَﺎ ِرْﻛ ُﻬ ْﻢ ﻓِﻲ ْاﻷَﻣْﻮ‬ ً‫ﱢﻚ َوﻛِﻴﻼ‬ َ ‫َﻰ ﺑَِﺮﺑ‬ ٰ ‫َﻚ َﻋﻠَْﻴ ِﻬ ْﻢ ُﺳ ْﻠﻄَﺎ ٌن ۚ◌ َوَﻛﻔ‬ َ ‫ْﺲ ﻟ‬ َ ‫ إِ ﱠن ِﻋﺒَﺎدِي ﻟَﻴ‬.‫ﻏُﺮُورًا‬ “Shko, e kush prej tyre vjen pas teje, shpërblimi është Xhehennemi, shpërblim i plotë”. Dhe me atë alarmin e zërit

Takvim – Kalendar 2010 282 tënd, mashtroje atë që mundesh prej tyre, me kalorësit e këmbësorët e tu thirri (bërtitu) ata, përzieju me ta në pasuri e në fëmijë dhe premtoju atyre, po shejtani nuk u premton tjetër, përveç mashtrim. Në të vërtetë, ti nuk ka kurrfarë fuqie ndaj robërve të Mi. Mbrojtja e Zotit tënd është e mjaftueshme (për ata)”. (El-Isra, 63-65) Nga kjo nënkuptojmë se Allahu i Madhërueshëm na tërheq vërejtjen për mashtrimin dhe manipulimin që mund të na bëjë shejtani i mallkuar, dhe pikërisht janë pasuria dhe fëmijët rreth të cilëve manipulon shejtani e me to e mashtron njeriun. Në një ajet tjetër, Allahu Fuqiplotë na tërheq vërejtjen neve njerëzve, dhe në mënyrë të posaçme na thotë:

ُ‫ج أَﺑـ َ​َﻮﻳْﻜُﻢ ﱢﻣ َﻦ اﻟْ َﺠﻨﱠ ِﺔ ﻳَﻨ ِﺰع‬ َ ‫ﺸ ْﻴﻄَﺎ ُن َﻛﻤَﺎ أَ ْﺧ َﺮ‬ ‫ﻳَﺎ ﺑَﻨِﻲ آ َد َم ﻻَ ﻳَـ ْﻔﺘِﻨَـﻨﱠ ُﻜ ُﻢ اﻟ ﱠ‬ َ‫ْﺚ ﻻ‬ ُ ‫ُﻮ َوﻗَﺒِﻴﻠُﻪُ ِﻣ ْﻦ َﺣﻴ‬ َ ‫َﻋ ْﻨـ ُﻬﻤَﺎ ﻟِﺒَﺎ َﺳ ُﻬﻤَﺎ ﻟِﻴُ ِﺮﻳَـ ُﻬﻤَﺎ ﺳَﻮْآﺗِ ِﻬﻤَﺎ ۗ◌ إِﻧﱠﻪُ ﻳَـﺮَا ُﻛ ْﻢ ﻫ‬ ‫ﺸﻴَﺎﻃِﻴ َﻦ أ َْوﻟِﻴَﺎءَ ﻟِﻠﱠﺬِﻳ َﻦ ﻻَ ﻳـ ُْﺆِﻣﻨُﻮ َن‬ ‫ﺗَـﺮَْوﻧَـ ُﻬ ْﻢ ۗ◌ إِﻧﱠﺎ َﺟ َﻌ ْﻠﻨَﺎ اﻟ ﱠ‬ “O bijtë e Ademit, të mos ju mashtrojë kurrsesi shejtani sikurse i nxori prindërit tuaj nga Xheneti, zhveshi prej tyre petkun e tyre që t’u dilte në shesh lakuriqësia e tyre. Vërtet ai dhe shoqëria e tij ju sheh, ndërsa ju nuk e shihni. Ne i kemi bërë shejtanët miq të atyre që nuk besojnë.” (El-Araf, 27) Në këtë ajet, përveç që na tregon për armiqësinë e shejtanit që ka për besimtarët, Allahu na e tërheq vërejtjen duke na rikujtuar se babanë e nënën e gjithë njerëzimit - Ademin dhe Havanë, ishte shejtani ai që i mashtroi dhe Zoti i dëboi nga Xheneti. Lidhur me këtë, ja se si na tregon Allahu metodën e mashtrimit dhe motivimit që u bëri shejtani Ademit dhe Havasë:

‫َﻰ َﺷ َﺠ َﺮةِ اﻟْ ُﺨ ْﻠ ِﺪ‬ ٰ ‫ﱡﻚ َﻋﻠ‬ َ ‫َﺎل ﻳَﺎ آ َدمُ َﻫ ْﻞ أَ ُدﻟ‬ َ ‫ﺸ ْﻴﻄَﺎ ُن ﻗ‬ ‫َس إِﻟَْﻴ ِﻪ اﻟ ﱠ‬ َ ‫ﻓـ َ​َﻮﺳْﻮ‬ ‫َﻰ‬ ٰ ‫ْﻚ ﻻﱠ ﻳَـ ْﺒـﻠ‬ ٍ ‫َوُﻣﻠ‬


Etikë 283 “Por, atë e ngacmoi djalli duke i thënë: “O Adem, a do të të tregoj për pemën e pavdekshmërisë dhe të sundimit të pazhdukshëm!” (Ta Ha, 120) Gjithashtu edhe në një ajet tjetër Allahu xh.sh. na tregon rrjedhat se si ndodhi ky mashtrim:

‫ي َﻋ ْﻨـ ُﻬﻤَﺎ ﻣِﻦ ﺳَﻮْآﺗِ ِﻬﻤَﺎ‬ َ ‫ي ﻟَ ُﻬﻤَﺎ ﻣَﺎ وُوِر‬ َ ‫ﺸ ْﻴﻄَﺎ ُن ﻟِﻴُْﺒ ِﺪ‬ ‫َس ﻟَ ُﻬﻤَﺎ اﻟ ﱠ‬ َ ‫ﻓـ َ​َﻮ ْﺳﻮ‬ ‫ﺸ َﺠ َﺮِة إِﻻﱠ أَن ﺗَﻜُﻮﻧَﺎ َﻣﻠَ َﻜ ْﻴ ِﻦ أ َْو ﺗَﻜُﻮﻧَﺎ‬ ‫َﺎل ﻣَﺎ ﻧَـﻬَﺎ ُﻛﻤَﺎ َرﺑﱡ ُﻜﻤَﺎ َﻋ ْﻦ َٰﻫ ِﺬﻩِ اﻟ ﱠ‬ َ ‫َوﻗ‬ ‫ِﺤﻴ َﻦ‬ ِ ‫ َوﻗَﺎ َﺳ َﻤ ُﻬﻤَﺎ إِﻧﱢﻲ ﻟَ ُﻜﻤَﺎ ﻟَ ِﻤ َﻦ اﻟﻨﱠﺎﺻ‬.‫ِﻣ َﻦ اﻟْﺨَﺎﻟِﺪِﻳ َﻦ‬ “Dhe u bëri be atyre (duke u thënë): unë jam këshillues për ju. Atëherë me mashtrim i zbriti (në nivel të palakmueshëm). E kur e shijuan pemën, u zbuluan organet intime të tyre dhe filluan t’i mbulonin ato (duke vënë gjeth mbi to) nga gjethet e (pemëve të) Xhenetit. Zoti i tyre i thirri (duke u thënë): “A nuk jua ndalova juve të dyve atë pemë dhe a nuk ju thashë se shejtani është armik i hapur për ju?!” (El-Araf, 20-21 ) Ka edhe shumë ajete të tjera, në të cilat Allahu xh.sh. na tërheq vërejtjen që të kemi kujdes. Në suren “El-Bekare”, 168 Allahu xh.sh. thotë:

‫َات‬ ِ ‫ْض َﺣﻼَﻻً ﻃَﻴﱢﺒًﺎ َوﻻَ ﺗَـﺘﱠﺒِﻌُﻮا ُﺧﻄُﻮ‬ ِ ‫س ُﻛﻠُﻮا ِﻣﻤﱠﺎ ﻓِﻲ ْاﻷَر‬ ُ ‫ﻳَﺎ أَﻳـﱡﻬَﺎ اﻟﻨﱠﺎ‬ ‫ﺸ ْﻴﻄَﺎ ِن ۚ◌ إِﻧﱠﻪُ ﻟَ ُﻜ ْﻢ َﻋ ُﺪ ﱞو ﱡﻣﺒِﻴ ٌﻦ‬ ‫اﻟ ﱠ‬ “O ju njerëz, hani nga ajo që është në tokë e që është e lejuar dhe e mirë, e mos shkoni hapave të djallit, se ai është armiku i hapur juaji.” Pastaj në suren “El-Enam”, 141-142 thotë:

َ ‫َﺎت وَاﻟﻨﱠ ْﺨ َﻞ وَاﻟ ﱠﺰْر‬ ‫ع‬ ٍ ‫َﺎت َوﻏَْﻴـ َﺮ َﻣ ْﻌﺮُوﺷ‬ ٍ ‫ﱠﺎت ﱠﻣ ْﻌﺮُوﺷ‬ ٍ ‫ﺸﺄَ َﺟﻨ‬ َ ‫ُﻮ اﻟﱠﺬِي أَﻧ‬ َ ‫َوﻫ‬ ‫ُﻣ ْﺨﺘَﻠِﻔًﺎ أُ ُﻛﻠُﻪُ وَاﻟ ﱠﺰﻳْـﺘُﻮ َن وَاﻟ ﱡﺮﻣﱠﺎ َن ُﻣﺘَﺸَﺎﺑِﻬًﺎ َوﻏَْﻴـ َﺮ ُﻣﺘَﺸَﺎﺑِ ٍﻪ ۚ◌ ُﻛﻠُﻮا ﻣِﻦ ﺛَ َﻤ ِﺮِﻩ‬ ‫ﺐ‬ ‫ُﺤ ﱡ‬ ِ ‫إِذَا أَﺛْ َﻤ َﺮ وَآﺗُﻮا َﺣ ﱠﻘﻪُ ﻳـ َْﻮ َم َﺣﺼَﺎ ِدﻩِ ۖ◌ َوﻻَ ﺗُ ْﺴ ِﺮﻓُﻮا ۚ◌ إِﻧﱠﻪُ ﻻَ ﻳ‬

284

Takvim – Kalendar 2010

َ‫َﺎم َﺣﻤُﻮﻟَﺔً َوﻓـ َْﺮﺷًﺎ ۚ◌ ُﻛﻠُﻮا ِﻣﻤﱠﺎ َرَزﻗَ ُﻜ ُﻢ اﻟﻠﱠﻪُ َوﻻ‬ ِ ‫ َوِﻣ َﻦ ْاﻷَﻧْـﻌ‬.‫اﻟْ ُﻤ ْﺴ ِﺮﻓِﻴ َﻦ‬ ‫ﺸ ْﻴﻄَﺎ ِن ۚ◌ إِﻧﱠﻪُ ﻟَ ُﻜ ْﻢ َﻋ ُﺪ ﱞو ﱡﻣﺒِﻴ ٌﻦ‬ ‫َات اﻟ ﱠ‬ ِ ‫ﺗَـﺘﱠﺒِﻌُﻮا ُﺧﻄُﻮ‬ “Ai (Allahu) është që krijoi kopshte (bimët e të cilave) të ngritura lart (në shtylla) dhe të rrafshta (të shtrira në tokë), edhe hurmat dhe drithërat me fryte (shije) të ndryshme; (krijoi) ullinjtë dhe shegët e ngjashme (nga shija). Hani frutat e tyre kur të piqen dhe ditën e korrjes (të vjeljes) së frutave, jepuni atë pjesë që është obligim (të varfërve e të nevojshmëve) dhe (hani-jepni) mos teproni, sepse Ai nuk i do shkapërderdhësit. Nga kafshët (shtëpiake krijoi) edhe asosh për ngarkim (për hipje) dhe asosh, prodhimi i të cilave përdoret për shtrojë (leshi i tyre) ose për therje. Hani nga ajo që Allahu ju dhuroi, e mos ndiqni gjurmët (rrugët) e shejtanit, sepse ai është armik juaji i hapur”. Në këto dy ajete kuranore, Allahu xh.sh., pasi i përmend begatitë që i ka krijuar veçanërisht për njeriun, në fund fare na tërheq vërejtjen duke thënë që të mos i ndjekim gjurmët e shejtanit dhe të mos shpenzojmë nga këto begati e pasuri pa nevojë e pa kontroll, sepse shejtani pikërisht këtë e kërkon nga ne, dhe njëkohësisht na e rikujton se shejtani është armiku i përbetuar i njeriut në përgjithësi, kurse i besimtarit në veçanti. Allahu xh.sh. thotë:

‫ﺸ ْﻴﻄَﺎ ُن ﻟَِﺮﺑﱢِﻪ َﻛﻔُﻮرًا‬ ‫ﺸﻴَﺎﻃِﻴ ِﻦ ۖ◌ َوﻛَﺎ َن اﻟ ﱠ‬ ‫إِ ﱠن اﻟْ ُﻤﺒَ ﱢﺬرِﻳ َﻦ ﻛَﺎﻧُﻮا إِﺧْﻮَا َن اﻟ ﱠ‬ “Ata që shpenzojnë tepër (masrafxhinjtë) janë vllezër (në veprim) të djajve, e djalli është përbuzës i madh i Zotit të Tij.” (El-Isra, 27) Shumë qartë dhe me një theks të veçantë, Zoti i Madhërueshëm në këtë ajet na tregon se ata që shpenzojnë pa nevojë nga pasuria që u ka dhënë Allahu i Madhërueshëm, ata në fakt bëhen shoqërues të djallit dhe janë të manipuluar e të mashtruar nga djalli.


Etikë 285 Në suren “El-Bekare” Allahu xh.sh. na tregon se si ta trajtojmë pasurinë dhe si të mos kemi frikë nga dhënia e lëmoshës e cila duhet të jepet nga tepricat e pasurisë, sepse shejtani urren një gjë të tillë dhe njeriut i fut frikën e varfërimit, dhe e nxit që atë pasuri që duhet ta japë lëmoshë, po edhe tjetrën që e ka, - ta shpenzojë për qëllime të këqija dhe për gjëra të ndyta, e ta keqpërdorë atë.

‫ﺴ ْﺒﺘُ ْﻢ َوِﻣﻤﱠﺎ أَ ْﺧ َﺮ ْﺟﻨَﺎ ﻟَﻜُﻢ ﱢﻣ َﻦ‬ َ ‫َﺎت ﻣَﺎ َﻛ‬ ِ ‫ﻳَﺎ أَﻳـﱡﻬَﺎ اﻟﱠﺬِﻳ َﻦ آ َﻣﻨُﻮا أَﻧ ِﻔﻘُﻮا ﻣِﻦ ﻃَﻴﱢﺒ‬ ‫ِﺂﺧﺬِﻳ ِﻪ إِﻻﱠ أَن‬ ِ ‫ِﻴﺚ ِﻣ ْﻨﻪُ ﺗُﻨ ِﻔﻘُﻮ َن َوﻟَ ْﺴﺘُﻢ ﺑ‬ َ ‫ْض ۖ◌ َوﻻَ ﺗَـﻴَ ﱠﻤ ُﻤﻮا اﻟْ َﺨﺒ‬ ِ ‫اﻷَر‬ ‫ﺸ ْﻴﻄَﺎ ُن ﻳَ ِﻌ ُﺪ ُﻛ ُﻢ اﻟْ َﻔ ْﻘ َﺮ‬ ‫ اﻟ ﱠ‬.‫ﺗُـﻐْ ِﻤﻀُﻮا ﻓِﻴ ِﻪ ۚ◌ وَا ْﻋﻠَﻤُﻮا أَ ﱠن اﻟﻠﱠﻪَ ﻏَﻨِ ﱞﻲ َﺣﻤِﻴ ٌﺪ‬ ‫اﺳ ٌﻊ‬ ِ ‫َوﻳَﺄْ ُﻣ ُﺮﻛُﻢ ﺑِﺎﻟْ َﻔ ْﺤﺸَﺎ ِء ۖ◌ وَاﻟﻠﱠﻪُ ﻳَِﻌ ُﺪﻛُﻢ ﱠﻣﻐْ ِﻔ َﺮًة ﱢﻣ ْﻨﻪُ َوﻓَﻀ ًْﻼ ۗ◌ وَاﻟﻠﱠﻪُ َو‬ ‫َﻋﻠِﻴ ٌﻢ‬ “O ju që besuat, jepni nga më e mira e asaj që e fituat, dhe nga ajo që u dhamë prej tokës, e mos nxitoni ta jepni atë më të pavlefshmen nga ajo, e që ju nuk do ta pranonit për vete vetëm symbyllur. E, dine se Allahu s’ka nevojë për ju, është i Madhëruar. Djalli ju frikëson me varfërimin dhe ju urdhëron për të këqija, e Allahu ju garanton falje (mëkatesh) e begati; Allahu është Dhurues i Madh, i Dijshëm.” (El-Bekare, 267-268) Nga gjithë kjo që u tha, bëhet e qartë se zbukurimi u bëhet njerëzve (siç thotë ajeti i parë i sipërshënuar - e “Njerëzve u është zbukuruar”) duke u shtuar dashurinë ndaj të gjitha gjërave tërheqëse, të këndshme ose joshëse, duke filluar nga gratë që janë tërheqëse dhe të këndshme e joshëse për burrat, dhe anasjelltas, pastaj dashurinë për të pasur fëmijë shumë dhe të bukur e të mençur, pasuri nga më të ndryshmet, të tundshmet nga ari, argjendi, gurët e çmuar, rroba të shtrenjta dhe shumë të tjera, pastaj nga pasuritë e patundshme, siç janë kopshtet e bukura dhe përplot me fruta, tokë pjellore, shtëpi e pallate dhe shumëçka tjetër. Kuptohet që pas të gjitha këtyre vrapon njeriu dhe jo krijesat e tjera. Edhe

Takvim – Kalendar 2010 286 nëse na shfaqet ndonjë dëshirë për diçka nga ato që i dëshiron shumë njeriu, tek krijesat e tjera, si psh. te kafshët apo xhinët a shpezët, megjithatë dashuria për të zotëruar pasuri të madhe mbetet prore vetëm cilësi e njeriut. Njeriu është i dhënë pas pasurisë dhe kjo është një gjë instinktive, në këtë instinkt nuk merr pjesë asnjë krijesë tjetër përkrah njeriut. As melaqet dhe as xhinët, po as kafshët e shpezët nuk posedojnë instinktin dhe dashurinë e lakminë pas pasurisë dhe stolive të arit e të argjendit. Megjithatë, nëse vendosim se vërtet njeriut i zbukurohet dashuria ndaj pasurisë dhe nuk e sheh me syrin e realitetit po i imagjinon gjërat, nuk mund të themi se të gjithë njerëzit përfshihen në këtë rang ose kategori, sepse ka nga njerëzit, dhe sidomos nga besimtarët e sinqertë, nuk manipulohen nga instinkti dhe mashtrimi i djallit (shejtanit), dhe pasuria mbetet vetëm një mjet thjesht për përdorim ditor gjatë jetës së kësaj bote, duke pasur kujdes nga çdo keqpërdorim dhe mashtrim nga ana e djallit. Dhe, nëse nuk konceptohet kështu, atëherë fillon një luftë e ashpër me vetë njeriun brendapërbrenda vetes së tij e kalon në një ofensivë të rivalitetit, duke mos njohur kriteret dhe kushtet që i ka caktuar Allahu për posedimin e pasurisë, se nga vjen ajo pasuri dhe sa i ka plotësuar kushtet për të qenë hallall ajo pasuri. Në këtë aspekt, u kuptua se pasuria është shumë e rrezikshme dhe sjell rreziqe, dëme e të këqija të shumta për njeriun, mirëpo Muhamedi a.s. na e tërheq vërejtjen se ka diçka tjetër, që është shumë e rrezikshme për njeriun, dhe sidomos për burrin, ky rrezik është zbukurimi i dashurisë për gratë. Pejgamberi a.s. thotë:

"‫"ﻣﺎ ﺗﺮﻛﺖ ﺑﻌﺪي ﻓﺘﻨﺔ أﺿﺮ ﻋﻠﻲ اﻟﺮﺟﺎل ﻣﻦ اﻟﻨﺴﺎء‬ “Pas vetes nuk po lë diçka më degjeneruese që sjell dëm për burrin, sesa gruaja (është fjala për gratë jashtë kurorës, martesës).”


Etikë 287 As gratë nuk janë tërheqëse njësoj për të gjithë burrat. Përderisa për disa femra e bardhë dhe bionde është ajo e preferuara, për të tjerë zeshkania është më e parapëlqyer, kurse e bardha nuk i tërheq aspak. Një gjë e tillë na jep argument se zbukurimi ndaj gjërave të këndshme dhe tërheqëse është i imagjinuar dhe jo esencial e i qëndrueshëm. Nga gjithë kjo, nxjerrim përfundimin për zbukurimin, se ai ndodh vetëm ndaj gjërave që njeriu i dashuron dhe i do shumë. Prandaj, kur njeriu e dëshiron diçka, ai fillon të imagjinojë për të dhe ajo gjë në çdo moment shkon duke iu zbukuruar e duke e dëshiruar gjithnjë e më shumë atë. Mirëpo Allahu Fuqiplotë, nëpërmjet Kuranit fisnik, e motivon besimtarin dhe atij i ofron diçka më të qëndrueshme, që i garanton lumturi në të dy botët, dhe i drejtohet besimtarit kështu:

‫َات ِﻣ َﻦ اﻟﻨﱢﺴَﺎ ِء وَاﻟْﺒَﻨِﻴ َﻦ وَاﻟْ َﻘﻨَﺎﻃِﻴ ِﺮ اﻟْ ُﻤﻘَﻨﻄَ​َﺮِة ِﻣ َﻦ‬ ِ ‫ﺸﻬَﻮ‬ ‫ُﺐ اﻟ ﱠ‬ ‫ﱠﺎس ﺣ ﱡ‬ ِ ‫ُزﻳﱢ َﻦ ﻟِﻠﻨ‬ ُ‫ِﻚ َﻣﺘَﺎع‬ َ ‫ْث ۗ◌ ٰذَﻟ‬ ِ ‫َﺎم وَاﻟْﺤَﺮ‬ ِ ‫َاﻷَﻧْـﻌ‬ ْ ‫َﻮَﻣ ِﺔ و‬ ‫ﻀ ِﺔ وَاﻟْ َﺨﻴ ِْﻞ اﻟْ ُﻤﺴ ﱠ‬ ‫َﺐ وَاﻟْ ِﻔ ﱠ‬ ِ ‫اﻟ ﱠﺬﻫ‬ ‫َﺂب ۞ ﻗُ ْﻞ أَ ُؤﻧَـﺒﱢﺌُﻜُﻢ ﺑِ َﺨ ْﻴ ٍﺮ ﻣﱢﻦ‬ ِ ‫اﻟْ َﺤﻴَﺎةِ اﻟ ﱡﺪﻧْـﻴَﺎ ۖ◌ وَاﻟﻠﱠﻪُ ﻋِﻨ َﺪﻩُ ُﺣ ْﺴ ُﻦ اﻟْﻤ‬ ‫ﱠﺎت ﺗَ ْﺠﺮِي ﻣِﻦ ﺗَ ْﺤﺘِﻬَﺎ اﻷَﻧْـﻬَﺎ ُر‬ ٌ ‫ٰذَﻟِ ُﻜ ْﻢ ۚ◌ ﻟِﻠﱠﺬِﻳ َﻦ اﺗﱠـﻘَﻮْا ﻋِﻨ َﺪ َرﺑﱢ ِﻬ ْﻢ َﺟﻨ‬ ‫ج ﱡﻣﻄَ ﱠﻬ َﺮةٌ َوِرﺿْﻮَا ٌن ﱢﻣ َﻦ اﻟﻠﱠ ِﻪ ۗ◌ وَاﻟﻠﱠﻪُ ﺑَﺼِﻴ ٌﺮ ﺑِﺎﻟْ ِﻌﺒَﺎ ِد‬ ٌ ‫ﺧَﺎﻟِﺪِﻳ َﻦ ﻓِﻴﻬَﺎ َوأَزْوَا‬ “Njerëzve u është zbukuruar dashuria ndaj të këndshmeve, ndaj grave, djemve e ndaj pasurisë së grumbulluar nga ari e argjendi, ndaj kuajve të stolisur, bagëtisë e bujqësisë. Këto janë kënaqësi të kësaj bote, po tek Allahu është e ardhmja më e mirë. Thuaj: “A t’ju kumtoj për diçka shumë më të mirë se ato (kënaqësitë e dunjasë)? Për ata që janë ruajtur, ata kanë te Zoti i tyre Xhenete, nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe aty do të jenë përgjithmonë, kanë bashkëshorte të pastra, dhe kënaqësinë e Allahut. Allahu është i kujdesshëm për robërit (fjala është për besimtarët që i nënshtrohen me sinqeritetin e plotë). (Ali-Imran, 14 - 15)

Takvim – Kalendar 2010 288 Vërehet qartë se këto dy ajete kuranore ia bëjnë të qartë njeriut se vërtet të gjitha këto gjëra janë pjesë e kënaqësisë së kësaj bote, por kënaqësia e kësaj bote është shumë e shkurtër dhe e kufizuar, kurse e ardhmja më e mirë dhe kënaqësia e amshuar është te Zoti. E kënaqësitë e amshuara mbesin në kurajën e besimtarit, që t’i arrijë e t’i fitojë, duke e pasur në mendje se, për ta arritur më të mirën, kërkohet më shumë sakrificë.

Dëshira për pasuri Si duket, dëshira për pasuri është më e madhe se dëshira për gra e fëmijë, megjithëse Allahu Fuqiplotë këtë dëshirë e ka përmendur në fund të ajetit. Dashuria për pasuri është një pasion shumë i theksuar tek njeriu i të gjitha kohëve. Pasuria është bukuri që e duan si babai, ashtu edhe nëna e fëmijët. Për gruan pasuria është e dashur, sepse asaj, me anë të pasurisë, i plotësohen edhe shumë dëshira të tjera, ashtu siç ndodh edhe me fëmijën, i cili, kur nuk ka pasuri, nuk i do sa duhet as prindërit e tij, sepse me anë të pasurisë plotësohen shumë dëshira dhe fëmijët nuk jetojnë situata të vështira. Në këtë botë pasuria luan rolin kryesor, por në të njëjtën kohë është edhe faktori më i rrezikshëm në jetën e kësaj bote, prej të cilit vijnë shumë rreziqe. Se sa e rrezikshme është pasuria, nuk e vëren njeriu derisa ta humbë atë, sepse ka nga ata që nuk e shohin të vërtetën me sy nga pasuria e madhe, dhe humbin kontrollin. Dëshira për të grumbulluar sa më shumë pasuri, shpesh ia humb kontrollin njeriut dhe ai nuk është në gjendje për ta kontrolluar situatën as për vetveten dhe as për të tjerët. Dashuria e tepërt dhe pasioni i njeriut për të grumbulluar sa më shumë pasuri, bëjnë që njeriu ta deponojë, ta burgosë dhe të mos e qarkullojë pasurinë dhe të tregohet koprrac në shfrytëzimin e saj, duke shpërfillur edhe nevojat e domosdoshme të familjes dhe vetvetes. Ose, sikurse thuhet njeriu nga dashuria e madhe që ka për pasurinë, bëhet rob i pasurisë dhe jo i Zotit, ngase e adhu-


Etikë 289 ron atë në vend të Zotit, bën çmos për të, sakrifikon për të (është fjala për sakrificë në kuptimin negativ). Domethënë që pasuria bëhet si një lloj droge dhe njeriu bie plotësisht nën ndikimin e saj. Një koncept i tillë shumë i gabuar për pasurinë, e nxit personin e tillë që të bëjë veprime jashtë kontrollit dhe parimeve humane, prandaj I Plotëmëshirshmi Allah na e tërheq vërejtjen duke na thënë:

‫إِﻧﱠﻤَﺎ أَﻣْﻮَاﻟُ ُﻜ ْﻢ َوأ َْوﻻَ ُد ُﻛ ْﻢ ﻓِ ْﺘـﻨَﺔٌ ۚ◌ وَاﻟﻠﱠﻪُ ﻋِﻨ َﺪﻩُ أَ ْﺟ ٌﺮ َﻋﻈِﻴ ٌﻢ‬ “Vërtet pasuritë dhe fëmijët tuaj mund të jenë shkatërrim (fitne) për ju” (Et-Tegabun, 15) Pra, pasuria vërtet është fitne dhe shkatërrim e sprovë. Dhënia pas saj është fitne, nëse je i pasur - është fitne, po edhe nëse je i varfër - është fitne, në të dy rrethanat kemi të bëjmë me devijime dhe largim e dalje nga kornizat e caktuara hyjnore të moralit dhe etikës së besimtarit mysliman. Prandaj I Lartmadhërishmi Allah në Kuran thotë:

‫ﺸ ﱢﺮ وَاﻟْ َﺨ ْﻴ ِﺮ ِﻓ ْﺘـﻨَﺔً ۖ◌ َوإِﻟَْﻴـﻨَﺎ ﺗـ ُْﺮ َﺟﻌُﻮ َن‬ ‫َوﻧَـ ْﺒـﻠُﻮﻛُﻢ ﺑِﺎﻟ ﱠ‬ “Ne ju sprovojmë me sherr dhe me mirësi nga fitneja” (ElEnbija, 35) Besimtari i logjikshëm nuk mund të garantojë e as të sigurohet se mirësia është në pasurinë, por as se e keqja është në varfërinë. Sepse Pejgamberi a.s. me fjalët e tij përplot urtësi, që burojnë nga frymëzimi hyjnor, thotë për varfërinë: “Mund të ketë mirësi në të sa e gjithë toka të jetë e mbushur me pasanikë.”

Devotshmëria është esenca e shpëtimit

Takvim – Kalendar 2010 290 Imam Buhariu transmeton një hadith nga Sehli r.a., i cili ka thënë:

‫ ﻣﺮ رﺟﻞ ﻏﲏ ﻋﻠﻲ اﻟﻨﱯ ﺻﻠﻲ اﷲ ﻋﻠﻴﻪ و‬:‫ﻋﻦ ﺳﻬﻞ رﺿﻲ اﷲ ﻋﻨﻪ ﻗﺎل‬ ‫ ﺣﺮي إن ﺧﻄﺐ أن ﻳﻨﻜﺢ و إن‬:‫ ﻣﺎ ﺗﻘﻮ ﻟﻮن ﰲ ﻫﺬا ؟ ﻗﺎﻟﻮا‬:‫ﺳﻠﻢ ﻓﻘﺎل‬ ‫ ﰒ ﺳﻜﺖ ﻓﻤﺮ رﺟﻞ ﻣﻦ ﻓﻘﺮاء‬،‫ﺷﻔﻊ أن ﻳﺸﻔﻊ و إن ﻗﺎل أن ﻳﺴﺘﻤﻊ‬ ‫ و إن ﺷﻔﻊ‬،‫ ﺣﺮي أن ﻻ ﻳﻨﻜﺢ‬:‫ ﻣﺎ ﺗﻘﻮﻟﻮن ﰲ ﻫﺬا؟ ﻗﺎﻟﻮا‬:‫اﳌﺴﻠﻤﲔ ﻓﻘﺎل‬ ‫ ﻓﻘﺎل رﺳﻮل اﷲ ﺻﻠﻲ اﷲ ﻋﻠﻴﻪ و‬، ‫ وإن ﻗﺎل أن ﻻ ﻳﺴﺘﻤﻊ‬،‫أن ﻻ ﻳﺸﻔﻊ‬ ‫ ﻫﺬا ﺧﲑ ﻣﻦ ﻣﻞء اﻷرض ﻣﺜﻞ ﻫﺬا‬: ‫ﺳﻠﻢ‬ “Një burrë i pasur kishte kaluar pranë të Dërguarit a.s., i cili paska thënë: Çka mendoni dhe çka thoni për këtë person? (shokët e tij) Thanë: E mira është që atë (vajzë) që e kërkon për fejesë, t’ia jepni atij për grua, kur kërkohet ta përkrahni, duhet përkrahur dhe, kur flet, duhet të dëgjohet me kujdes. Pastaj i dërguari heshti. Në moment kaloi një mysliman i varfër. I Dërguari u tha: Çka thoni për këtë? Ata thanë: Ma e qëlluar do të ishte të mos martohet me askënd. Nëse kërkon përkrahje, mos e përkrahni, sepse s’mund ta ndihmojë kënd. Nëse flet, nuk ka nevojë të dëgjohet nga askush. Atëherë i Dërguari a.s. tha: Ky është më i mirë sesa të mbushet bota përplot me të pasur si ai që kaloi më parë.” Kjo domethënë se, për sa i përket pasurisë, nuk do të thotë se Allahu është i kënaqur me personin dhe për hir të saj i jep shumë pasuri; gjithashtu varfëria nuk ka domethënie të hidhërimit të Allahut ndaj personit të varfër. Asnjëri nga rastet nuk merren për argument, sepse Allahu me kënd është i kënaqur, atij i jep pasuri, e me kënd është i hidhëruar, atij nuk i jep pasuri dhe e varfëron. Transmetohet se Allahu Fuqiplotë ia lehtëson gjendjen robit të Vet të varfër dhe i kërkon falje e ia kompenson në Ditën e Gjykimit duke i thënë: “Ta kam rënduar jetën në dynja me vështirësi, mirëpo tani për ty kam përgatitur një vend të qetë dhe përplot begati”. Lidhur me këtë, ja se si na ilustron Kurani fisnik:


Etikë

291

◌ۚ ‫َات‬ ِ ‫ ﻧُﺴَﺎ ِرعُ ﻟَ ُﻬ ْﻢ ﻓِﻲ اﻟْ َﺨ ْﻴـﺮ‬.‫ﱠﺎل َوﺑَﻨِﻴ َﻦ‬ ٍ ‫ﺴﺒُﻮ َن أَﻧﱠﻤَﺎ ﻧُ ِﻤ ﱡﺪﻫُﻢ ﺑِ ِﻪ ﻣِﻦ ﻣ‬ َ ‫أَﻳَ ْﺤ‬ ‫ﺑَﻞ ﻻﱠ ﻳَ ْﺸﻌُﺮُو َن‬ “A mos mendojnë ata se me atë që jemi duke u dhënë atyre nga pasuria dhe fëmijët, nxitojmë t'ua ofrojmë atyre të mirat? Jo, kurrsesi, por ata nuk janë kah e kuptojnë.” (ElMu’minun, 55- 56)

‫َﻰ إِﻻﱠ َﻣ ْﻦ آ َﻣ َﻦ َو َﻋ ِﻤ َﻞ‬ ٰ ‫َوﻣَﺎ أَﻣْﻮَاﻟُ ُﻜ ْﻢ َوﻻَ أ َْوﻻَ ُدﻛُﻢ ﺑِﺎﻟﱠﺘِﻲ ﺗُـ َﻘ ﱢﺮﺑُ ُﻜ ْﻢ ﻋِﻨ َﺪﻧَﺎ ُزﻟْﻔ‬ ...‫ﺻَﺎﻟِﺤًﺎ‬ “Nuk janë as pasuria juaj, dhe as fëmijët tuaj që ju afron pranë Nesh, janë vetëm besimi dhe veprat e mira;...” (Sebe, 37) Allahu xh.sh. ia jep dynjanë atij që e do edhe atij që nuk e do. Nëse pasaniku të cilin e ka pasuruar i Mëshirshmi Allah, e do fenë, që domethënë qëndron besnik ndaj fesë së Zotit dhe jep nga ajo pasuri për hir të Zotit, atëherë, pa dyshim, Allahu e do personin e tillë. Në të kundërtën, jo. Sepse pasuria në këtë rast luan rolin e mjetit sprovues dhe nuk argumenton dashurinë e Zotit ndaj krijesës së Vet. Edhe ajeti i sipërtheksuar na tregon shumë qartë dhe rrjedhshëm se as pasuria e madhe e as fëmijët nuk mund të na afrojnë te Krijuesi ynë, po është besimi i sinqertë në Zotin një dhe janë veprat e mira që shoqërojnë besimin tonë, - dy gjëra që na afrojnë te Zoti. Allahu u jep pasuri e fëmijë në këtë botë të gjithëve, pa dallim feje, mirëpo këta fëmijë dhe kjo pasuri që zotërojmë në këtë botë, është e përkohshme ashtu siç janë të gjitha kënaqësitë e tjera, ndërsa bota tjetër, që është e përhershme, është vetëm për ata që pasurinë dhe fëmijët i trajtuan si dhuratë nga Krijuesi i tyre dhe ishin të kujdesshëm se si të sillen me to gjatë jetës së dynjasë. Për më mirë, ja se ç’thotë Allahu Fuqiplotë:

292

Takvim – Kalendar 2010

‫َاﺣ َﺪةً ﻟﱠ َﺠ َﻌ ْﻠﻨَﺎ ﻟِﻤَﻦ ﻳَ ْﻜ ُﻔ ُﺮ ﺑِﺎﻟ ﱠﺮ ْﺣ َٰﻤ ِﻦ ﻟِﺒُـﻴُﻮﺗِ ِﻬ ْﻢ‬ ِ ‫س أُﱠﻣﺔً و‬ ُ ‫َوﻟ َْﻮﻻَ أَن ﻳَﻜُﻮ َن اﻟﻨﱠﺎ‬ ‫ َوﻟِﺒُـﻴُﻮﺗِ ِﻬ ْﻢ أَﺑـْﻮَاﺑًﺎ َو ُﺳ ُﺮرًا َﻋﻠَْﻴـﻬَﺎ‬.‫ج َﻋﻠَْﻴـﻬَﺎ ﻳَﻈْ َﻬﺮُو َن‬ َ ‫ﻀ ٍﺔ َوَﻣ َﻌﺎ ِر‬ ‫ُﺳ ُﻘﻔًﺎ ﻣﱢﻦ ﻓِ ﱠ‬ ُ‫َاﻵ ِﺧ َﺮة‬ ْ ‫ِﻚ ﻟَﻤﱠﺎ َﻣﺘَﺎعُ اﻟْ َﺤﻴَﺎةِ اﻟ ﱡﺪﻧْـﻴَﺎ ۚ◌ و‬ َ ‫ َوُز ْﺧ ُﺮﻓًﺎ ۚ◌ َوإِن ُﻛ ﱡﻞ ٰذَﻟ‬.‫ﻳَـﺘﱠ ِﻜﺌُﻮ َن‬ ‫ﱢﻚ ﻟِ ْﻠ ُﻤﺘﱠﻘِﻴ َﻦ‬ َ ‫ﻋِﻨ َﺪ َرﺑ‬ “E sikur të mos ishte që njerëzit (do të lakmonin) të jenë të një feje (jobesimtarë), Ne atyre që nuk e besojnë Zotin, do t'ua bënim pullazet e shtëpive të tyre nga argjendi, si dhe shkallët nga argjendi, mbi të cilat ata do të ngriheshin. E edhe dyert e shtëpive të tyre nga argjendi, edhe kolltukët, mbi të cilët do të mbështeteshin. Edhe stoli të ndryshme (ari etj.). E, të gjitha këto nuk janë gjë tjetër përveçse kënaqësi e jetës së kësaj bote, kurse Bota e ardhshme te Zoti është për besimtarët e ruajtur.” (Zuhruf 33-35) Në fund të kësaj teme shpresojmë se kemi arritur të hedhim pakës dritë lidhur me pasurinë, për faktin se njeriu mund ta kuptojë vetvetiu se pasuria, pavarësisht se disave u vjen pas një përpjekje dhe mundimi e disa të tjerëve u vjen pa kurrfarë përpjekjesh e mundi dhe, mbase, edhe pa e pritur fare. Sa e sa të varfërve u ka shpërthyer pasuria nga toka, qofshin ato burime nafte apo të tjera materie, dhe tani në duart e tyre u sjellin pasuri të mëdha. Por, në të njëjtën kohë, sa e sa të pasur kanë humbur pasuritë e tyre të mëdha, dhe sot nuk kanë asnjë cent në duart e tyre. Këtë na e kujton mirë ajeti kuranor i sures Ali Imran, që thotë:

‫ْﻚ ِﻣﻤﱠﻦ‬ َ ‫ْﻚ ﻣَﻦ ﺗَﺸَﺎءُ َوﺗَﻨ ِﺰعُ اﻟْ ُﻤﻠ‬ َ ‫ْﻚ ﺗـ ُْﺆﺗِﻲ اﻟْ ُﻤﻠ‬ ِ ‫ِﻚ اﻟْ ُﻤﻠ‬ َ ‫ﻗ ُِﻞ اﻟﻠﱠ ُﻬ ﱠﻢ ﻣَﺎﻟ‬ ‫َﻰ ُﻛ ﱢﻞ‬ ٰ ‫ﱠﻚ َﻋﻠ‬ َ ‫ِك اﻟْ َﺨ ْﻴـ ُﺮ ۖ◌ إِﻧ‬ َ ‫ِل ﻣَﻦ ﺗَﺸَﺎءُ ۖ◌ ﺑِﻴَﺪ‬ ‫ﺗَﺸَﺎءُ َوﺗُِﻌ ﱡﺰ ﻣَﻦ ﺗَﺸَﺎءُ َوﺗُﺬ ﱡ‬ ‫َﺷ ْﻲ ٍء ﻗَﺪِﻳ ٌﺮ‬ Thuaj: “O Allah, Sundues i çdo sendi, Ti ia jep pushtetin atij që do, Ti ia heq prej dore pushtetin atij që do, e lartëson atë që do, dhe e përul atë që do. Çdo e mirë është vetëm në


Etikë 293 dorën Tënde, vërtet, Ti ke mundësi për çdo gjë”! (Ali Imran, 26) I besojmë Allahut të madhërishëm dhe Fjalët e Tij janë udhëzimi ynë, Ai është më i dijshmi dhe dijen tonë e mbështesim vetëm tek Ai.

_________________ Literatura: - Kurani, përkthim me komentim nga H. Sherif Ahmeti, Prishtinë, 1989. - El-Hajr we Sherr, Muhamed Muteveli Shearavi, Darul-Ahbar, Kajro 1999. - Revista “Minberul Islam” Nr. 5 Viti 45, Janar 1987. - Teubetul-Umme, Muhamed bin Ibrahim El-Hamed, www.islamhouse.com - Revista “Minberul Islam” Nr. 6 Viti 45, shkurt 1987 - Sahih Buhari, Kitabul Iman. - Min muhasinu dinul-islami, Abdul Aziz bin Muhamed Es-Selmani, www.islamhouse.com


histori Ajni Sinani

Historiku i Kuds-it (Jerusalemit)* Sipas të dhënave të sakta historike, Jerusalemi është formuar rreth vitit 1800 para erës së re nga ana e Jebusitëve, që përfaqësonin nëngrupin e Kananitëve. I pari që ka ndërtuar qytetin, ka qenë sundimtari i fuqishëm kananit, që quhej Melchizedek (‘mbret i drejtë’). Ai e quajti vendin Jerusalim. Ky vend më herët quhej ‘Salem’, që do të thotë “i plotë” apo “pa defekt”. Kështu Jerusalem do të thotë “qytet i përsosur” ose “qyteti i atij që është i përsosur, qyteti i paqes”, arabisht El-Kuds.1 Qyteti, përveç periudhës prej shekullit të 15 deri në shekullin e 13 para erës sonë, kur ishte i okupuar prej faraonëve egjiptianë, ka mbetur nën sundimin e Kanaanitëve deri në vitin 1000 para erës së re, kur u pushtua nga mbreti i çifutëve Davidi (Davudi a.s.). Davidi e shpalli Jerusalemin qytet kryesor të mbretërisë së *

Ky shkrim është një fragment nga teza e magjistraturës /“Çështja e Palestinës pas Luftës së Dytë Botërore (1948-2008)/, mbrojtur në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. 1 http://en.wikipedia.org/wiki/Jerusalem#Etymology (me datë 23. 08. 2008.)

Takvim – Kalendar 2010 296 Judës, kurse i biri i tij, Solomoni (Sulejmani a.s.) aty ndërtoi tempullin e njohur të Solomonit.2 Pas vdekjes së Solomonit, Judeja u bë shtet vasal, kurse në vitin 587 para erës së re, u zhduk plotësisht nga babilonasit.3 Që nga viti 587 para erës së re, pushteti hebraik u ndërpre.4 Në vitin 70 të erës sonë, perandori romak Titus shkatërroi qytetin e Jerusalemit dhe dogji Tempullin.5 Të dy kryengritjet e hebrenjve kundër okupatorit romak, njëra në vitin 70 e tjetra në vitin 135 të erës së re, u shuan. Pas shuarjes së kryengritjes së dytë, të cilën e udhëhoqi Bar Kobhi, Orjanosi zhduku tërësisht të gjitha shenjat e qytetit, i vrau hebrenjtë dhe në Palestinë pushoi ekzistimi i bashkësisë hebraike.6 Palestinezët vazhduan të ishin në mënyrë të pandërprerë në Jerusalem, madje edhe në kohën e sundimit të mbretërve çifutë. Popullata palestineze nuk u dëbua prej qytetit nga babilonasit dhe romakët. Më vonë, ata pranuan Krishterimin, kurse më ardhjen e Islamit, pjesa dërrmuese e tyre pranuan Islamin. Pra, Jerusalemi ka ekzistuar si qytet arab disa shekuj para ardhjes së hebrenjve në

2

Wilfried J. Harrington, Uvod u Stari Zavjet, Krščanska sadašnjost, Zagreb, 1987, str. 48-60. 3 Babilonasit e shkatërruan Jerusalemin dhe e dogjën tempullin e Solomonit, ndërsa hebrenjtë i internuan dhe i shndërruan në robër. Ky ishte fundi i çfarëdo pushteti të organizuar hebraik në Jerusalem dhe në Palestinë, me përjashtim të një periudhe të shkurtër, kur gjatë kohës së rebelimit të makabejve (164-163 para erës së re) Jerusalemin e kanë sunduar përsëri hebrenjtë. Shih: Dr. Branislav Sinadinovski, Problem Jerusalema i mogučnost njegovog rešavanja, Jugoslavenska revija za Međunarodno Pravo, 3 Beograd, 1989, f. 422. 4 Nga periudha 587-538 para erës së re, qyteti ka qenë nën sundimin e babilonasve, nga 538-332 nën sundimin persian, nga 332-164 nën sundimin grek, nga 63-323 e.s. nën sundimin romak, nga 324-614 nën sundimin bizantin, kurse nga 614-628 nën sundimin pers. Shih: Wilfried J.Harrington, Uvod u Stari Zavjet, Krščanska sadasnjost, Zagreb, 1987, f. 83-86. 5 Iain McLean, Fjalor Politik, Oxford, Shtëpia e librit & dhe komunikimit, Qendra ndërkombëtare e kulturës, Tiranë, 2001, f. 525. 6 Vojimir Sobajić, Jevrejstvo i Izrael, Beograd, 1982, f. 1243.


Histori 297 Palestinë, dhe ka vazhduar si i tillë edhe pas rënies së mbretërisë së Judesë, për më shumë se 19 shekuj.7 Në vitin 638 të erës së re, Jerusalemi ishte marrë nga halifi i dytë, Omeri (r.a.). Jerusalemi ka qenë pjesë e shtetit islamik, me përjashtim të 88 vjetve, kur u pushtua nga kryqtarët (1099-1187), deri më 9 dhjetor të vitit 1917, kur u pushtua nga forcat britanike. Gjatë luftës së parë arabo-izraelite (1948), Izraeli pushtoi pjesën e re të Jerusalemit, kurse Jordania pjesën e vjetër të tij. Kështu Jerusalemi vazhdoi të ishte i ndarë deri në vitin 1967, kur forcat izraelite e pushtuan gjithë qytetin. Mirëpo, për shkak të migrimit të çifutëve, përbërja e tij etnike filloi të ndryshonte. Jerusalemi, me kalimin e kohës, filloi të zgjerohej edhe jashtë mureve të tij. U ndërtuan lagje të reja nga ana e arabëve dhe e hebrenjve. Si rezultat i kësaj, u formuan dy emra për qytetin, Qyteti i vjetër: pjesa e rrethuar e Jerusalemit dhe Qyteti i ri: lagjet arabe dhe hebraike të ndërtuara jashtë mureve të tij, që u pushtuan nga Izraeli më 1948. Rreth tri të katërtat e hapësirës (tokës) dhe ndërtesave të Jerusalemit Perëndimor kanë qenë pronë e arabëve palestinezë, të cilët përbënin pjesën më të madhe të banorëve të tij deri në vitin 1948, kur u detyruan ta braktisnin qytetin në mënyrë masive. Prandaj, sipas arabëve dhe shumë studiuesve, agresioni izraelit ndaj Jerusalemit, si ndaj pjesës së re ashtu edhe ndaj pjesës së vjetër, përbën uzurpimin e territorit të tij, një gjë kjo e kundërligjshme, dhe nuk paraqet kurrfarë baze për fitimin e sovranitetit hebraik mbi qytetin. Kjo ngase, sipas së Drejtës Ndërkombëtare, pushtimi i një territori ushtarakisht nuk përbën bazë për përvetësimin e tij. Prandaj në disa rezoluta të Kombeve të Bashkuara, që kanë trajtuar çështjen e konfliktit arabo-izraelit dhe të agresionit izraelit ndaj Jerusalemit, është proklamuar “mospranimi i fitimit të territoreve përmes luftës ose pushtimeve me luftë”. 7

Muhsin Muhamed Salih, Çështja Palestineze, Historia dhe zhvillimi i saj deri më 2005, Jehona Study Center, Tiranë, 2006, f. 107.

Takvim – Kalendar 2010 298 Izraeli u formua sipas një vendimi të OKB-së, që caktoi kufijtë e tij, të drejtat dhe obligimet e tij ndërkombëtare. Me rastin e paraqitjes së kërkesës për pranimin në Kombet e Bashkuara, Izraeli mori përsipër se do t’i respektonte rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme dhe të Këshillit të Sigurimit të OKB-së8, veçanërisht rezolutën 1819 të vitit 1947 dhe rezolutën 19410 të vitit 1948, me të cilat u vërtetua parimi i statusit internacional të Jerusalemit. 8

Rezoluta 273 (viti 1949) “Pas marrjes së raportit të Këshillit të Sigurimit për kërkesën e Izraelit për anëtarësi në Kombet e Bashkuara; Duke vërejtur se, sipas gjykimit të Këshillit të Sigurimit, Izraeli është një shtet paqedashës dhe se është i aftë dhe i gatshëm që t’i kryejë obligimet që përmbahen në Kartë; Duke vërejtur se Këshilli i Sigurimit i ka rekomanduar Asamblesë së Përgjithshme që t’ia pranojë Izraelit anëtarësinë në Kombet e Bashkuara; Duke vërejtur përveç kësaj deklaratën e shtetit të Izraelit se ai “pranon pa rezerva obligimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe zotohet se do t’i respektojë ato nga dita kur do të bëhet anëtar në Kombet e Bashkuara”; Duke kujtuar rezolutat e saj të 29 nëntorit të vitit 1947 dhe 11 dhjetorit të vitit 1948 dhe duke marrë shënimet e deklaratave dhe shpjegimeve të bëra nga përfaqësuesi i qeverisë së Izraelit përpara Komitetit Politik Ad Hoc për sa i përket implementimit të rezolutave të thëna; Asambleja e Përgjithshme duke vepruar në plotësim të funksioneve të saj sipas nenit 4 të Kartës dhe rregullit 125 të rregullave të saj të procedurës: 1. Vendos se Izraeli është një shtet paqedashës që i pranon obligimet që përmbahen në Kartë dhe është i aftë dhe i gatshëm që t’i kryejë këto obligime; 2. Vendos ta pranojë Izraelin anëtar në Kombet e Bashkuara”. Shih: http://en.wikipedia.org/wiki/UN_General_Assembly_Resolution_273 (me datë 09. 07. 2008.) 9 Rezoluta e KB, 181 29 nëntor 1947. Pjesa e tretë Qyteti Jerusalem A. Regjimi special Qyteti Jerusalem do të vendoset si ‘corpus separatum’ nën regjimin special ndërkombëtar dhe do të administrohet nga KB. Këshilli kujdestar do të vendoset me autorizim për të administruar në emër të KB. B. Kufijtë e qytetit të Jerusalemit Qyteti Jerusalem do të përfshijë komunën e tanishme të Jerusalemit me fshatrat dhe qendrat rrethuese, prej të cilëve më lindori është Abu Dis, më jugori Betlehem, më perëndimori Ein Karim, më lindori Shufat…


Histori 299 Edhe Rezoluta 303,11 që është aprovuar pas pranimit të Izraelit në OKB, vërteton statusin internacional të Jerusalemit.

C. Statusi i qytetit 4. Masat e sigurisë: Qyteti Jerusalem do të jetë i demilitarizuar. Neutraliteti i tij do të jetë i proklamuar dhe i mbrojtur dhe asnjë formacion paramilitar, sikurse edhe asnjë aktivitet ushtarak, nuk do të lejohet në kufijtë e tij… 10. Gjuha zyrtare: gjuha arabe dhe hebraike do të jenë gjuhë zyrtare në qytet… D. Zgjatja e regjimit special Statutin, të cilin e ka përpunuar Këshilli Kujdestar, do të hyjë në fuqi më së voni më 1 dhjetor 1948. Ky Statut do të jetë në fuqi në periudhën e 10 vjetëve të ardhshme, në qoftë se Këshilli Kujdestar nuk i ndryshon këto dispozita… Atëherë, banorët që banojnë në këtë qytet do të kenë liri të plotë që përmes referendumit të japin sugjerimet e tyre për modifikimin eventual të regjimit. Pas mbarimit të periudhës 10 vjeçare, Statuti i qytetit do t’i nënshtrohet eventualisht rishikimit nga ana e Këshilli Kujdestar. Shih: http://www.yale.edu/lavveb/avalon/un/res181.htm (me datë 26. 08. 2008.) 10 Rezoluta e KB, 194 11 dhjetorit 1948. Asambleja e Përgjithshme, pasi ka shqyrtuar përsëri situatën për Palestinën… 8. Vendos, në bazë të lidhjeve të Jerusalemit me 3 religjionet botërore, që Jerusalemi dhe komuna e tij të gëzojë status të veçantë nga pjesët e tjera të Palestinës dhe që ai të vendoset nën kontrollin e KB. Fton KS që të marrë masa për demilitarizimin e Jerusalemit në afatin më të shkurtër… 9. Vendos, duke shpresuar se të gjitha palët e interesuara do të pajtohen për planin detal për Jerusalemin, që të gjithë banorët e Palestinës të kenë hyrjedalje të lirë në Jerusalem… Shih: http://en.vikipedia.org/viki/United_Nations_General_Assembly_Resolution_1 94#Full_text (me datë 19. 08. 2008.) 11 Rezoluta e KB, 303 9 dhjetor 1949. Asambleja e Përgjithshme: Duke marrë në konsideratë rezolutat e saj 181 (II) të 29 nëntorit të vitit 1947 dhe 194 (III) të 11 dhjetorit të vitit 1948, - Duke studiuar raportet e Komisionit të Pajtimit të KB për Palestinën paraqiti rezolutën e mëposhtme. 1. Vendosi Në lidhje me Jerusalemin,

Takvim – Kalendar 2010 300 ShBA nuk ka shprehur ndonjë qëndrim të caktuar rreth Jerusalemit dhe është angazhuar që statusi përfundimtar i Jerusalemit duhet të përcaktohet përmes bisedimeve. ShBA nuk e ka njohur bashkëngjitjen e Jerusalemit (Kudsit) Lindor nga Izraeli. Sipas ShBA-së, palestinezëve të Jerusalemit Lindor duhet t’u mundësohet të marrin pjesë në bisedimet rreth statusit përfundimtar. ShBA ka mbështetur të drejtën e palestinezëve për parashtrimin e çdo çështjeje, përfshirë këtu edhe çështjen e Jerusalemit Lindor, në tryezën e veçantë të bisedimeve.12 Qëndrim të ngjashëm ka mbajtur edhe Qeveria Britanike, e cila, pas aneksimit të Jerusalemit nga ana e Izraelit më 27 nëntor 1967, kishte deklaruar se, “përderisa në vitin 1949 kishte pranuar de facto pushtetin e Izraelit dhe të Jordanisë në pjesën e vjetër dhe të re të Jerusalemit, de jure nuk e kishte pranuar sovranitetin e tyre ndaj cilësdo pjesë të qytetit, që sipas rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së nr. 303 (IV), datë 9 dhjetor 1949, kishte fituar statusin internacional.” 13 Kur më 30 korrik të Duke besuar se parimet që qëndrojnë në rezolutat e saj të mëparshme kanë lidhje me këtë çështje, dhe në veçanti rezoluta e saj e 29 nëntorit të vitit 1947, paraqet një zgjidhje të drejtë dhe të arsyeshme të çështjes, 1. të deklarojë përsëri se Jerusalemi duhet të vendoset nën një regjim permanent ndërkombëtar, që do të parashohë garancitë e duhura për mbrojtjen e vendeve të shenjta, brenda dhe jashtë Jerusalemit, dhe të konfirmojë veçanërisht nenet që pasojnë të Rezolutës të Asamblesë së Përgjithshme 181 (II) 3/ (1) Qyteti i Jerusalemit do të vendoset si një ‘corpus separatum’ nën një regjim ndërkombëtar dhe do të administrohet nga KB; (2) Këshilli i Kujdestarisë do të caktohet që të kryejë përgjegjësitë e Autoritetit të Administrimit ... (3) Qyteti i Jerusalemit do të përfshijë bashkinë e sotme të Jerusalemit plus fshatrat dhe qytetet rrethuese, pjesa më lindore e të cilit do të jetë Ebu Adis; pjesa më jugore, Bethlehemi; më perëndimorja, Ein Karim (që përfshin gjithashtu edhe zonën e ndërtuar Motsa); më veriorja, Shu’fat. Shih: http://en.wikisource.org/wiki/United_Nations_General_Assembly_Resolution _303 (me datë 18. 08. 2008.) 12 Zekerija Ahmed Muhammed Nur, në “Dosja Kuds” (Përmbledhje artikujsh), Furkan ISM, Shkup 2003, f. 188-190. 13 Dr. Branislav Sinadinovski, op. cit., str. 424.


Histori 301 vitit 1980, Kneseti Izraelit shpalli zyrtarisht qytetin e bashkuar si Kryeqytet të përjetshëm të shtetit të Izraelit, Bashkësia Ndërkombëtare nuk e njohu një gjë të tillë. Mu për këtë arsye, Shtetet e Bashkuara kanë refuzuar të vendosin ambasadën e tyre në Jerusalem, duke theksuar se kjo do të ishte “në kundërshtim me natyrën internacionale të Jerusalemit”. 14 Pas pushtimit të Jerusalemit, sionistët shkatërruan qendrën El-Magaribah, përballë murit perëndimor të xhamisë “El-Burak”. Ky mur, që përbëhet nga 135 vendbanime dhe 2 xhami, nga çifutët njihet si muri i vajtimit. Ata e shndërruan atë në një territor të hapur për praktikimin e ritualeve të tyre çifute. Në përpjekjet e tyre të vazhdueshme për të gjetur mbetjet arkeologjike të tempullit, që ata pretendojnë të jetë “tempulli i Solomonit”, çifutët kanë ndërmarrë gërmime intensive në pjesën jugore dhe perëndimore të Jerusalemit. Ata kanë ndërmarrë gërmime të shumta dhe kanë ndërtuar tunele poshtë xhamisë El-Aksa, ku kanë përdorur substanca kimike për të shkatërruar shkëmbinjtë poshtë saj. Kërkimet nga ana e çifutëve, vazhdojnë edhe sot e kësaj dite. Kjo ka alarmuar popullatën palestineze dhe besimtarët myslimanë në shumë pjesë të botës. Këto veprime kanë rrezikuar të shembet xhamia e shenjtë, prandaj Qeveria Turke ka dërguar vëzhguesit e saj për të përcjellë gërmimet poshtë xhamisë El-Aksa15.

Rëndësia e Jerusalemit për myslimanët, çifutët dhe të krishterët Jerusalemi është me rëndësi për çifutët për shkak të murit të vajtimit dhe Tempullit të Solomonit, sikurse besojnë ata, e për të krishterët, sepse në të, sipas bindjes së tyre, gjendet “varri” i Jezusit. Jerusalemi është vendi i tretë për nga shenjtëria në Botën 14 15

Muhsin Muhamed Salih, op. cit., f. 105 Ibid, f. 109.

Takvim – Kalendar 2010 302 Islame. Ai ka qenë Kibla e parë e myslimanëve dhe në të ndodhet xhamia El-Aksa. Ajo është xhamia e dytë që e ndërtoi Ibrahimi a.s. 40 vjet pas xhamisë së Qabesë.16 Që nga viti 1967, kur Izraeli pushtoi edhe Jerusalemin Lindor, KB dhe Këshilli i Sigurimit miratuan një sërë rezolutash, të cilat nuk e njihnin aneksimin izraelit të Jerusalemit Lindor, dhe shfuqizuan çdo masë të ndërmarrë fizike a administrative për të ndryshuar statusin e qytetit. Mirëpo, Izraeli, sikurse shprehet Naom Chomsky, është shteti që ka refuzuar më së shumti rezoluta të KB. Gjatë diskutimeve për pandashmërinë e Jerusalemit, Izraeli përdor vazhdimisht një retorikë të shenjtë. Jerusalemin Izraeli e konsideron si selinë e vet unike dhe të përhershme nën sovranitetin izraelit. Prandaj përpiqet që të heqë me këmbëngulësi çështjen e Jerusalemit nga bisedimet lidhur me zgjidhjen e problemit palestinez, dhe refuzon pjesëmarrjen e banorëve të Jerusalemit në çfarëdo funksioni në administratën autonome palestineze. Ndërkaq, sipas qëndrimit palestinez, Jerusalemi është pjesë e Bregut Perëndimor, prandaj për Jerusalemin vlejnë të gjitha ato ligje që vlejnë për çdo pjesë të territoreve të pushtuara. Vendet katolike kanë bindur OKB-në që Jerusalemi, për shkak të rëndësisë së tij fetare, të bëhet qytet ndërkombëtar, prandaj, në përputhje me këtë, UNSCOP-i ka hedhur poshtë kërkesën e sionistëve që qyteti i shenjtë të bëhet pjesë e shtetit të ardhshëm hebraik.17 Shmangie nga qëndrimi zyrtar amerikan përbën deklarimi i Presidentit të ShBA-së Barak Obama, i cili disa orë pas prezantimit të vetes së tij si kandidat i demokratëve për President 16

Këtë e dëshmon i dërguari i Allahut, Muhammedi a.s. (paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të) në hadithin e tij. Ai kur është pyetur se cila është xhamia e parë e ndërtuar mbi tokë, ka thënë Qabeja. Kur është pyetur se cila xhami është ndërtuar pas saj, ai ka thënë xhamia El Aksa. Kur i është thënë se sa kohë ka ndërmjet tyre, ai ka thënë 40 vjet. Brenda xhamisë El Aksa ndodhet Xhamia e Shkëmbit, dhe nga ky shkëmb Muhammedi a.s u ngrit në qiell natën e Israsë dhe Miraxhit. Shih: Abdulaziz Mustafa, op. cit., f. 25-26. 17 Ilan Pappe, Etničko Čiscenje u Palestini, Bookline, Sarajevo, 2008, f. 58.


Histori 303 të ShBA-së, gjatë një bisede të tij për politikën e jashtme amerikane, kishte thënë se përkrahte mendimin që Jerusalemi të ishte kryeqytet i pandarë i Izraelit. Këtë qëndrim e ka kundërshtuar Presidenti palestinez, Mahmud Abas, i cili ka deklaruar se pa Jerusalemin nuk ka shtet palestinez. Ai ka mbrojtur të drejtën e palestinezëve që Jerusalemi Lindor, i pushtuar në vitin 1967, të jetë kryeqytet i shtetit të Palestinës.18 Një Jerusalem, me histori arabe dhe me tolerancë, ku Hebraizmi, Krishterimi dhe Islami mund të jetojnë në harmoni dhe liri të plotë, do të ishte një zgjidhje ideale për këtë qytet. Në Jerusalem, që është qytet i paqes dhe që gëzon respekt nga të tri fetë, ka mbizotëruar paqja që nga çlirimi i Jerusalemit nga ana e myslimanëve. Mirëpo, Izraeli nuk dëshiron t’i pranojë faktet historike dhe pohon se ka të “drejtë të shenjtë” mbi qytetin dhe se popullsia e tanishme e tij ka prejardhje prej hebrenjve biblikë.19 Izraelitët janë munduar vazhdimisht të mohojnë karakterin historik të Jerusalemit si qendër e tri feve botërore. Okupimi i Jerusalemit përbën shkelje të vendimeve të OKBsë dhe cenim të deklaratës së Balfourit, ku është thënë: “Nuk do të bëhet asgjë që mund të cenojë të drejtat civile dhe fetare të komuniteteve ekzistuese joçifute në Palestinë”. Izraeli, nëpërmjet mjeteve ushtarako-politike, ka ndryshuar strukturën demografike të qytetit në dëm të popullatës arabe. Duke theksuar se e drejta e çifutëve për Jerusalemin është më e fuqishme sesa e myslimanëve dhe e të krishterëve, lëvizja sioniste ka deklaruar se, pa Jerusalemin si qendër e hebraizmit, nuk mund të ekzistojë as Izraeli si shtet.20 Ish-kryeministri izraelit, Ben Gurion, është shprehur: “Izraeli nuk ka kuptim pa Jerusalemin dhe vetë Jerusalemi nuk ka kuptim pa tempullin (e Solomonit)”.21 18

Shih: http://www.islamonline.net/servlet/Satellite?c=ArticleA_C&cid=1212394843 158&pagename=Zone-Arabic-News%2FNWALayout (me datë: 01.08.2008.) 19 Dr. Branislav Sinadinovski, op. cit., str. 422. 20 Ibid, f. 427. 21 Muhsin Muhamed Salih, op. cit., f. 108


mbresa Dr. Xhabir Hamiti

Vizita ime në Mesxhidul-Aksa - Jerusalem Me iniciativën dhe organizimin e OSCE-së, në Tel-Aviv, këtë vit u organizuar konferenca ndërkombëtare me temën: “Xenophobia, Islamophobia dhe Antisemitizmi”. Pjesëmarrja ime në këtë konferencë u sigurua nga EMU- (Unioni Evropian Mysliman) me seli në Këln të Gjermanisë, më saktësisht nga kryetari i këtij unioni, z. Abu Bakr Riger, një gjerman me përkatësi fetare islame. Ishte ky një rast i mirë, i cili më dha mundësinë që të shihja nga afër një pjesë të botës, e cila për një kohë të gjatë vazhdon të jetë zonë e nxehtë e konfliktit izraelito- arab. Të shihja një vend i cili bashkon misionin hyjnor të pejgamberëve të tri feve monoteiste në botë. Edhe si student, bashkë më një grup shokësh patëm kërkuar nga Ambasada Izraelite në Aman të na pajiste me viza për të vizituar Xhaminë e Aksas në Jerusalem, mirëpo atë kohë kërkesa jonë qe refuzuar pa na njoftuar për arsyen. Ishte viti 1997. Dy arsye kryesore ishin pse unë këtë herë vendosa të merrja një udhëtim të gjatë për në atë vend, i cili nga Bota Islame në për-

Takvim - Kalendar 2010 306 gjithësi gjykohet si okupues i territoreve arabe dhe i vendit të shenjtë: Xhamisë së Kudsit - në Jerusalem. - Dëshira e kamotshme për të vizituar vendin e tretë të shenjtë mysliman, të njohur edhe si Kibleja e parë e gjeneratës së parë myslimane - Xhaminë e Aksas-Jerusalemin, e njëherësh edhe për të përmbushur porosinë e Muhamedit a.s. në hadithin e tij të njohur, në të cilin myslimanët porositen që të mos marrin rrugë të gjatë përveç nëse mësyjnë tri vende: Mekën, Medinën dhe Xhamin e Aksas. - Kureshtja për të vizituar sa më shumë vende të botës, që, sikur dihet, është edhe porosi e Kuranit: “Thuaju (njerëzve) udhëtoni në tokë..”, e udhëtimet dihet se gjithmonë udhëtarin e pasurojnë me njohuri të reja. Unë për këtë konferencë kisha përgatitur temën time të referimit me titullin “Barazia në mes njerëzve në pikëpamjet islame“. Nga Prishtina u nisa afër mbrëmjes që, nëpërmjet aeroportit të Vjenës të arrija në kryeqytetin izraelit Tel-Aviv, në të cilin aterruam rreth orës një pas mesnatës. Kontrolli kufitar në këtë aeroport qe i rreptë dhe srtikt për çdo mysafir të jashtëm, dhe sidomos për ata që për herë të parë vizitonin këtë vend, një procedurë e cila nuk më kurseu as mua. Të nesërmen në mëngjes filloi konferenca dyditore në hotelin Sheraton, i cili shtrihet buzë detit të bukur të Mesdheut. Në konferencë merrnin pjesë përfaqësues të shumë vendeve nga bota: akademikë, diplomatë, ambasadorë dhe politikanë. Vendet fqinje arabe, me përjashtim të Egjiptit dhe Marokut, këtë takim e kishin injoruar. Tel-Avivi, ku edhe mbahej konferenca, dukej një qytet modern me ndërtesa të larta dhe me një arkitekturë bashkëkohore. Banorët e sotëm të shtetit të themeluar në vitin 1948, janë kryesisht emigrantë që këtu kanë emigruar nga pjesë të ndryshme të botës. Përveç izraelitëve, në këtë shtet jetojnë edhe 2 milionë arabë, të cilët quhen arabo-izraelitë dhe kanë mbetur brenda kufijve të Izraelit në vitin 1948. Për rastësi, një pjesëtarë i këtij ko-


Mbresa 307 muniteti ishte pikërisht shofer imi personal gjatë dy ditëve të qëndrimit në Izrael. Arabo-izraelitët kryesisht flisnin pozitivisht për të drejtat dhe liritë që ata gëzojnë në këtë shtet, mirëpo megjithatë nuk hezitonin të shprehnin pakënaqësinë dhe pezmin e tyre për moszgjidhjen e problemit të luftës me palestinezët, të cilët ata i quajnë vëllezër të tyre (Ih-vanuna el-filistinijuun). “Ne, thoshin ata, ndër të tjera, - nuk mund të ndihemi të qetë dhe të lumtur në këtë vend, përderisa pjesa tjetër e popullit tonë vëlla matanë kufirit, nuk bën jetë të qetë dhe të dinjitetshme”. Shoferi im shoqërues për konfliktin izarelito-palestinez në përgjithësi, përveç politikës së Qeverisë izraelite i fajësonte pikërisht vetë liderët dhe vendet arabe, që ai i quante tradhtare. “Liderët arabë na tradhtuan - thoshte ai! - Arabët ishin ata të cilët krijuan heshtazi shtetin e Izraelit në vitin 1948 dhe, që nga ajo kohë, neve na u krijua kjo gjendje e sotshme e dhimbshme për ne”. Ishin këto disa nga akuzat e një shoferi, që i nxirrte nga goja me nervozizëm.

Vizita në Xhaminë e Aksasë Meqë duhej të kthehesha në Prishtinë në orët e hershme të mëngjesit të nesërm, vendosa që në ditën e dytë, andej nga ora 14:00, të dilja nga konferenca, për t`u nisur në drejtimin e rrugës së shenjtë - për të vizituar xhaminë Aksa në Jerusalem. Në këtë udhëtim shumë domethënës dhe të rëndësishëm për mua, në shoqërimin tim ishte gjithnjë shoferi arab shtetas izraelit, i cili gjatë gjithë rrugës nuk hezitoi të më shpjegonte për shumë gjëra dhe detaje interesante, derisa arritëm në hyrje të xhamisë së Aksasë, që gjendet afro 170 km nga Tel-Avivi. Pas gati gjithsej dy orë e gjysmë udhëtimi në automobil udhëve të Izraelit, arritëm në hyrjen kryesore të Kështjellës së lartë dhe gjigante të Xhamisë Aksa në Jerusalem. Një pamje e njohur për të gjithë ne, e cila thuajse është e përditshme në ekranet televizive në të gjitha skajet e botës, për shkak të konflikteve gati të përditshme izraelito palestine-

Takvim - Kalendar 2010 308 ze. Për koincidencën time, atë ditë ishte nata e Bajramit. Të gjitha rrugët brenda çarshisë së mbyllur ishin plot e përplot me qytetarë, të cilët kishin dalë për të blerë dhuratat e fundit dhe më të mirat për festën më të madhe të tyre të vitit - Bajramin. Ndihesha i magjepsur nga ndjenja të përziera, diçka e pabesueshme për mua. Atë që vetëm e kisha imagjinuar gjatë, tani po e shihja me sytë e mi dhe po e prekja me këmbët e mia! Po e prekja tokën më të rëndësishme dhe më të shenjtë të Lindjes së Mesme për të gjithë pjesëtarët e besimeve hyjnore, dhe vendin e tretë më të shenjtë të të gjithë myslimanëve pas Mekës dhe Medinës. Një vend për të cilin bota është tronditur shumë herë gjatë shumë dekadave dhe për të cilin janë iniciuar dhe vazhdojnë të iniciohen bisedime të njëpasnjëshme ndërkombëtare, por gjithnjë me përfundime dhe epilogë të dështuar deri më tani. Çfarë është ky vend, çfarë është kjo kështjellë, çfarë përbën dhe përse e gjithë kjo zënkë për këtë pjesë të vogël të botës?! Ishin këto mendime që në ato çaste silleshin vërdallë në kokën time, teksa po shikoja nga larg muret e fortifikuara me gurë të gdhendur me një mjeshtëri të rrallë. Me hapa të ngadaltë hyra brenda çarshisë, e cila është shumë identike me atë të Top Kapisë në Stamboll. Dyqanet ishin të mbushura me mallra nga më të ndryshmet, duke filluar që nga sosh të artizanateve më të vjetra e deri tek mallrat më të reja dhe më moderne. Vizitorët e huaj, të cilët shëtitnin në këtë çarshi, thuajse ishin nga e gjithë bota. Brenda mureve të kështjellës rendin dhe qetësinë i ruante Policia izraelite. Meqë unë flisja gjuhën arabe, e kisha të lehtë komunikimin dhe mund të pyesja për gjithçka më interesonte. Rrugës së çarshisë së gjatë pyeta një dyqanxhi për drejtimin që të shpie në hyrje të Xhamisë Aksa - destinimi im kryesor. Për një vizitor të parë si unë, nuk ishte i lehtë orientimi i saktë brenda shumë rrugësh e rrugicash që degëzoheshin brenda këtyre mureve të pazarit. Dyqanxhiu ishte i besimit të krishterë, i cili shiste ikona dhe stoli të tjera të fesë së krishterë. Me kënaqësi priti pyetjen time dhe, pa përtesë, më orientoi se nga duhej të shkoja. Më tha


Mbresa 309 se, për të arritur deri në cakun që keni mësyrë, duhet të shkoni në drejtim të kishës, e cila arabisht quhet “Kenisetu-l-Kijame” (Kisha e ngritjes-ringjalljes). Lidhur me këtë kishë, historia islame tregon një ngjarje interesante të Omerit r.a., halifit të dytë të myslimanëve, i cili, pasi kishte hyrë në Jerusalem, kishte thënë: “Kjo kishë është një faltore që duhet të respektohet. Unë edhe do të falesha në të, po të mos mendonin ithtarët e mi më pastaj se duhet marrë obligim falja në kishë“. Të krishterët besojnë se kjo kishë është vendi nga i cili është ngritur në qiell Isai (a.s). Është shumë impresiv dhe interesant fakti se çelësin e hyrjes kryesore të kësaj kishe, që nga koha e Omerit r.a., e mbakan dhe për të u kujdesuakan ende pjesëtarët e besimit islam, të cilët banojë në këtë lagje. A e dini pse dhe se cila qenka arsyeja? Për shkak se sektet e ndryshme krishtere nuk kanë rënë asnjëherë në ujdi se cili grup i krishterë duhet të gëzojë privilegjin e posedimit të çelësit kryesor, prandaj, për të ulur gjakrat dhe për t`i pajtuar të gjithë, ata janë akorduar që çelësin e kishës ta mbajnë myslimanët. Kjo tregon për tolerancën, respektin dhe bashkëjetesën e mirë që kanë pasur historikisht të krishterët dhe myslimanët që banojnë në këtë vend të shenjtë. Tregtari i besimit të krishterë më pati pyetur nga jam dhe a jam pjesëtar i besimit islam, sepse në xhaminë për të cilën jeni nisur, - tha ai, pas orës 16 nuk lejohet hyrja për vizitorët e huaj, që nuk janë myslimanë! Pasi i shpjegova për identitetin tim dhe përkatësinë time fetare islame, më tha “tamam, atëherë pra, mund të vazhdoni”. Duke ndjekur udhëzimet drejtuese të tij, arrita me lehtësi deri në hyrjen e xhamisë, ku më prisnin rojat arabo- palestinezë, të cilët për rojën dhe kujdesin për xhaminë, paguhen nga Mbretëria e Jordanisë. “Selam Alejkum”! - qe përshëndetja ime, e cila njëherit është edhe përshëndetje internacionale e gjithë myslimanëve kudo në botë. “Alejkum selam”! qe përgjigjja e menjëhershme, e cila u shoqërua me ngritjen e tyre në këmbë. “Jam një vizitor i huaj, vij

Takvim - Kalendar 2010 310 nga Kosova, jam pjesëtar i besimit islam dhe dua të hyj në Xhaminë e shenjtë, për ta vizituar dhe për t’u falur në të”! - thashë. Ishin katër veta që ruanin në portë. Njëri prej tyre m’u drejtua: “Nëse jeni ai që thoni, atëherë, a mund të recitoni diçka nga Kurani, për të dëshmuar se jeni mysliman”? “Po - i thashë. Ç’dëshironi të recitoj”? - qe pyetja ime. Njëri nga prapa ia mori fjalën këtij të parit dhe m’u drejtua: “Atëherë lexoje kaptinën “Fatiha”. “Po, po - i thashë, pa problem”! Pasi dëgjuan Fatihan nga unë, atëherë të gjithë njëzëri thanë: “Vëlla mysliman, vëlla mysliman! - Lirojani rrugën”!! “Ne, për jomyslimanët - tha njëri prej tyre për të justifikuar ndalesën time, - hapim vetëm një portë nga të dhjetë portat sa ka gjithsej muri i Xhamisë. Porta e hapur për vizitorët jomyslimanë është e hapur çdo ditë nga ora 9 deri në orën 11, kurse për myslimanët që të gjitha portat janë të hapura gjatë gjithë ditës. Ne detyrohemi të bëjmë një kontroll të tillë, sepse ka pasur raste kur ekstremistë të feve të tjera, të jenë futur brenda si myslimanë dhe pastaj të kenë ndezur e shkatërruar xhaminë dhe minberin e saj unik, të vjetër që nga koha e Salahudin Ejubit”. “Ju faleminderit”! - u thashë. Hyra brenda mureve të xhamisë me kubenë e artë. Një pamje magjepsëse dhe shumë interesante për mua. Një ciceron me shpejtësi e kuptoi se nuk jam vendës dhe m’u afrua që të më shpjegonte për gjithë brendësinë e xhamisë dhe detajet e saj. E pranova pa hezitim dhe pa e pyetur për çmimin që ai do të kërkonte për punën që po bënte. - Ky është vendi nga i cili është ngritur në qielli Muhamedi a.s. natën e Israsë. - Këto janë shtatë mihrabet, të cilat simbolizojnë shtatë qiejt në të cilët është ngritur Muhamedi a.s.. - Ky është guri (sahretu) mbi të cilin ka shkelur Muahamedi a.s., para se të ngrihej në lartësitë e qiellit. - Këtu është mekami Ibrahim!...


Mbresa 311 Këto qenë pjesët kryesore për të cilat më shpjegoi ai hollësisht brenda kupolës së quajtur “Kubetu Sahra”. Nga vendi i ngritjes së Muhamedit a.s. ciceroni më shpuri te Xhamia e Aksas, e rindërtuar në kohën e Salahudin Ejjubit. Para se të hynim në xhami, më tregoi një detaj shumë interesant: Një orë në mur, me një akrep të hekurt që e tregonte kohën sipas lëvizjes së Diellit, e vjetër aq sa ishte edhe vetë xhamia e vjetër. Xhamia kishte mure të larta, shtylla të rrumbullakëta dhe hapësirë të madhe. Minberi ishte i rrethuar me xhama me një derë në mes, të mbyllur me dry. Arsyeja e rrethimit të minberit me xhama ishte si masë parandaluese, për ta ruajtur atë nga shkatërrimi dhe demolimi. Hapej vetëm ditën e xhuma. Ishte një minber i punuar me mjeshtëri të rrallë, i kthyer në origjinal me 16.000 pjesë druri, po ai i njëjti që në vitin 1968 ishte ndezur flakë nga një ekstremist i besimit hebraik, i cili në fakt ishte shtirur si mysliman, për të qëndruar disa ditë brenda xhamisë, derisa kishte arritur qëllimin e tij. Jashtë mureve të xhamisë, në anën perëndimore të saj, shiheshin flamuri i Izraelit dhe pjesëtarë të besimit hebraik, të cilët praktikonin lutjet e tyre karakteristike me tundjen e kokës lart-poshtë tek muri i Vajtimit, i cili ishte ngjitur me murin e Xhamisë Aksa, tek vendi i quajtur “Mesxhidul Burak“. Shiheshin edhe punimet e tyre, që po bënin ata, siç më shpjegonte ciceroni, në kërkim të Hejkelit të Sylejmanit. Nga Mesxhidul Aksa u largova pas faljes së Akshamit, dhe derisa errësira po mbështillte tokën, po dhe mendimet e mia thelloheshin për këtë pjesë të botës, të cilën të gjithë pjesëtarët e tri besimeve hyjnore monoteiste e njohin dhe e konsiderojnë të shenjtë dhe pjesë të besimit shpirtëror të tyre.


vështrim Senad Maku

Disa dallime ndërmjet Biblës dhe Kuranit “Ai ta zbriti ty (Muhamed) librin me argument, që është vërtetues i librave të mëparshëm. Ai e zbriti më parë Tevratin dhe Inxhilin”. (Kuran: Ali Imran, 3)

Librat e shenjtë të Hebraizmit janë të përmbledhur bashkë me librat e shenjtë të Krishterimit dhe së bashku përbëjnë një përmbledhje të quajtur Bibël. Ky emër vjen nga greqishtja “He biblos” (apo biblion), që do të thotë “Libri”, kurse në trajtën diminutive “ta biblia” (apo bibla), d.m.th. libërthat, përmbledhje librash.1 Përbëhet nga dy pjesë kryesore: Dhiata e vjetër dhe Dhiata e re. Dhiata e vjetër, libri i shenjtë i hebrenjve dhe Dhiata e re, libri i shenjtë i të krishterëve. 1

Bibla, përktheu dhe shtjelloi Dom Simon Filipaj, Ferizaj, 1994, fq. 11; dhe Ekrem Murtezai, “Fjalori i feve”, fq. 62.

Takvim – Kalendar 2010 314 Ndërsa libri i shenjtë i fundit, i zbritur prej Zotit të Madhëruar, është Kurani, i shpallur për tërë njerëzimin. Kuran do të thotë “i lexueshëm”, që në kuptimin etimologjik rrjedh nga fjala Kare’e, që domethënë me lexue, lexim. Kur’an është Fjalë pa konkurrencë e Allahut xh. sh.. Ai, nëpërmjet të besueshmit Xhibril, i është shpallur vulës së pejgamberëve Muhamedit (s.a.v.s.), është shkruar në Mus-hafe dhe është transmetuar në mënyrën më të besueshme (tevaturen) deri tek ne; leximi i tij është ibadet, fillon me suren “El-Fatiha” dhe përfundon me suren “En-Nas”.2 Bibla nuk është një libër po një përmbledhje librash. Bibla – sipas versionit protestant, përmban 66 libra, kurse Bibla - sipas versionit romano-katolik, përmban 73 libra.3 Bibla është një përzierje e thënieve hyjnore dhe e komenteve njerëzore të atyre që erdhën më pastaj, duke falsifikuar e ndryshuar shkrimin e shenjtë dhe duke vendosur mendimet dhe fjalët e veta. (Shih p.sh., Jeremia 8:8, Luka 1:1-4, 1 Korintasve, 7:25) Origjinalet e këtyre librave, si të Dhiatës së vjetër ashtu dhe të Ungjijve, kanë humbur. Kurani nuk përmban komente dhe ndërhyrje njerëzore siç ka ndodhur me vetë Biblën, madje as fjalët e Muhamedit a.s. nuk janë pjesë të Kuranit, ato quhen Hadithe. Në Bibël gjenden disa libra që janë shkruar shumë vjet pasi pejgamberët përkatës kishin vdekur dhe jo në gjuhën e atyre pejgamberëve, duke krijuar kështu një numër vështirësish në analizimin e tyre, duke hasur në të gabime, kontradikta, mospërputhje faktesh etj., sa kohë që i tërë Kurani u shkrua gjatë jetës së pejga2 3

“Kur’ani- Përkthim dhe komentim” nga H. Sherif Ahmeti, fq. 10. Duhet theksuar se dallimi kryesor në mes Biblës katolike dhe Biblës protestante ka të bëjë me çështjen e librave që gjenden në të. Në Biblën katolike (Bibla – Përktheu dhe shtjelloi Dom Simon Filipaj, Ferizaj, 1994) dhe në atë protestante (Bibla- Diodati i ri, përkthim 1991-94) dallimi qëndron në faktin se Bibla katolike ka 7 libra më tepër se Bibla protestante, kurse të dyja sektet librin e tyre e quajnë të shenjtë. Atëherë, shtrohet pyetja - pse ky dallim ndërmjet biblave? Cila është, në të vërtetë, Fjalë e Perëndisë?


Vështrim 315 mberit Muhamed s.a.v.s. dhe u mësua përmendsh nga qindra njerëz në gjuhën origjinale. Të katër Ungjijtë kanonikë nuk ishin ungjijtë e vetëm. Vendimi, se çfarë duhet të jetë në Bibël dhe çfarë jo, u mor sipas gjykimit të njerëzve. Në Islam nuk u mbajt asnjë konferencë, në të cilën do të përcaktohej se cila sure duhet të jetë e cila të mos jetë në Kuran. Në Dhiatën e re, të katër Ungjijtë japin jetën dhe misionin e Isait, Jezusit a.s., kurse Kurani nuk është një biografi e Muhamedit a.s. shkruar nga pasuesit e tij. Ky është një dallim shumë i madh ndërmjet Biblës dhe Kuranit. Po t’i analizojmë disa dallime esenciale në të dy librat, do të vërejmë ekzistencën e dallimeve themelore në besim, që i gjejmë në të dy tekstet. Këto dallime janë: Në konceptin e Zotit. Bibla Zotin e tregon si një Zot që lodhet (Ekzodi, 31:17- Zanafilla 2:2); një Zot që harron (Psalmi, 13:1- Vajtimet, 5:20); i pafuqishëm (Zanafilla, 32:28); një Zot që fle (Psalmi, 44:23- 78:65); i pamëshirshëm (Psalmi, 77:7-9); dituria e mangët e Zotit (Zanafilla, 3:8); Zoti përshkruhet në formën e njeriut (Zanafilla, 1:26- 9:6); një Zot që ka familje (Ekzodi, 4:22- Ligji i përtërirë, 32:19- Ezekieli, 16:3-32- Hebrenjve, 5:5- Psalm,i 2:7); një Zot që ka nevojë për udhëheqjen e njeriut (Ekzodi, 12:13); padrejtësia e Zotit (Jobi, 19:6-7); një Zot që prish premtimin (Levetiku, 26:44); një Zot që pendohet për atë që bën (Zanaflilla, 6:6-7), dhe shumë “argumente” të tjera, që janë në kundërshtim me Qenien e Zotit xh.sh., kurse Kurani i hedh poshtë këto trillime. Shih ajetet që u kundërvihen këtyre citateve biblike: Kaf, 38, Ta-Ha 52, Haxh 74, Bekare 255, Zumer 53, Bekare 115, Shuara 11, Nahl 74, Ihlas 1-4, Maide 18, Furkan 6, En-Am 59, Junus 44, Nisa 40, Ibrahim 42, Rrum 6, e shumë ajete të tjera. Cilësitë e Allahut xh.sh., që tregohen në Kuranin Famëlartë, janë absolutisht të përkryera, të përhershme. Fjalët që flasin për vetitë e Allahut të Madhëruar, tërësisht dallohen nga kuptimi i fjalëve që i përdorim për ndonjë veti të qenieve të gjalla. Ndërkaq, në Bibël në disa citate, gjejmë të kundërtat e kësaj, ato cilësi

Takvim – Kalendar 2010 316 janë mbërthyer nga teprimet, tejkalimet, përdhosja e deri tek degjenerimet e asaj që është thelbi i tyre, d.m.th. fjalët i janë shmangur thelbësores dhe kuptimit të së vërtetës. Vetitë e Zotit në Bibël në të vërtetë janë pasqyrim i ëndjeve, cilësive dhe dëshirave të pikëpamjeve e qëndrimeve njerëzore; Zoti cilësohet për të gjitha vetitë që cilësohen dhe njerëzit. Pra, koncepti biblik i Zotit është krejt i ndryshëm nga ai i Kuranit. E Allahu i Madhëruar, në Kuranin Famëlartë, thotë: “I Lartësuar është Zoti yt, Zot i fuqisë nga ajo që i përshkruajnë”. (Saffat, 180) Po ashtu edhe në konceptimin e pejgamberëve ka dallime. Bibla i quan profetët mëkatarë, gënjeshtarë, tradhtarë dhe u jep shumë epitete të tjera, kryerje të veprave të shëmtuara e të ndyra, etj.. Është për ta tërhequr vëmendjen qëndrimi i Biblës ndaj Pejgamberëve, ngase, kur flet për ta, pothuajse të gjithë Pejgamberët dalin si mëkatarët më të dalluar. I quan si gënjeshtarë, tradhtarë, të padijshëm, autorë (bërës) gabimesh e mëkatesh, dhe me epitete të tjera që u mvishen Pejgamberëve. Në Bibël hasim tregime trishtuese në lidhje me Pejgamberët, sepse këta paraqiten si personazhe kryesore në kryerjen e veprave më të shëmtuara dhe të ndyra. Këto veti nuk përkasin me njeriun e rëndomtë e jo më t’i ketë Pejgamberi, njeriu i zgjedhur nga Allahu xh.sh.. P.sh. Luti a.s. bëri zina me dy të bijat e veta (Zanafilla, 19:3038); Haruni a.s. si njeriu që konstruktoi viçin për ta adhuruar izraelitët (Ekzodi, 32:1-20); Sulejmani u martua me 700 gra dhe 300 konkubina e u bë idhujtar (1 Mbretërve, 11:3-7); Zoti e urdhëron profetin Osea që të martohet me prostitutë, e të ketë fëmijë të kurvërisë (Osea, 1:2); Jakobin e quan si dinak dhe mjeshtër intrigash të shumta (Zanafilla, 27:16, 19-36/32:24-30); Juda bëri zina me nusen e të birit Tamarën, dhe ajo mbeti shtatzënë me të e lindi dy binjakë, Faresin dhe Zaran, ku prej Faresit, e, si rezultat i kësaj zinaje, nderohen si stërgjyshërit e Jezusit-Isait a.s., Davudi a.s., Sulejmani a.s. (Zanafilla, 38:12-30, Mateu, 1:3-16) etj.. Kurse Kurani Pejgamberët i ngre në shkallën më të lartë dhe i bën shëmbëlltyrë për ne. Zoti xh.sh. i nderoi Pejgamberët e Tij të zgjedhur, që të ishin ndërmjetësues ndërmjet Allahut xh.sh. dhe


Vështrim 317 robërve të Tij. I veçoi për ta bartur amanetin e Zotit xh.sh. (amanetin e Shpalljes) për thirrje të vazhdueshme për të besuar në një Zot. Zgjodhi njerëz të pajisur me moral të lartë, njerëz fisnikë dhe që rrjedhin nga familjet me prejardhje të pastër, njerëz besnikë dhe të kujdesshëm në punën e tyre. Kur e lexojmë Kuranin, shohim se Zoti xh.sh. i pajisi ata me disa cilësi që duhet t’i ketë Pejgamberi. Ata janë: I drejtë, I vërtetë; Besnik, I sinqertë; Transmetues i shpalljes së Zotit; I zgjuar, I mençur; I mbrojtur nga gabimet; Pa të meta fizike etj.. Domosdoshmëria që çdo Pejgamber t’i posedojë këto veçori a cilësi dalluese, është çështje që përputhet me logjikën e shëndoshë, ngase nuk ka mundësi që një Pejgamber të posedojë cilësi negative, të cilat zbehin moralin e tij si pejgamber. Morali i tyre është shumë më i lartë se i njerëzve të tjerë. Po ata, në të njëjtën kohë, nuk arrijnë gradën e hyjnisë, ngase mekanizmat kuranore ndalojnë një gjë të tillë, sepse shkalla më e lartë është “robëria më e lartë” ndaj Allahut xh.sh.. Përshkrimet, shpifjet e tilla ndaj Pejgamberëve jo vetëm që nuk gjenden në Kuran, por konsiderohen mëkatarë ata që u mveshin këso epitetesh të dërguarve të Zotit xh.sh.. Po të kemi parasysh Fjalët e Allahut xh.sh. të Madhëruar, Që në Kuranin famëlartë thotë: “Pasha Allahun, patjetër do të merreni në përgjegjësi për atë që trillonit”. (En-Nahl, 56) “pa dyshim ai që shpif, ka dështuar keq”. (Ta Ha, 61) “Po a nuk është Xhehenemi vend për jobesimtarët?” (Ankebut, 68) Gjithashtu dallime thelbësore gjejmë edhe për sa i përket besimit në jetën e tanishme dhe të përtejme në konceptin e shpëtimit dhe drejtimit në jetë. Po ashtu dallime kemi edhe në histori ku Kurani dhe Bibla nuk përputhen: p.sh. tek Ademi dhe Havaja, tek Ibrahimi a.s., Ismaili, Ishaku, Luti, Musai, Isai a.s. etj.. Duke e parë devijimin e popujve nga rruga e vërtetë dhe ndryshimin e librave të shpallur prej të Madhit Zot, Allahu xh. sh. para 14 shekujsh dërgoi Pejgamberin e Tij, të dërguarin e Tij të fundit, Muhamedin s.a.v.s., me Fjalën e Tij finale, dërguar njerëzimit. Librat e mëhershëm nuk u ruajtën ashtu siç u shpallën. Bib-

Takvim – Kalendar 2010 318 la e sotme është një përzierje e gjurmëve të mbetura të Fjalëve të Zotit, me fjalët e profetëve, të historianëve, të autorëve dhe të njerëzve të tjerë, kështu që as autorët e librave nuk dihen saktësisht. Këtë e vërteton studiuesi dhe eksperti i Krishterimit të hershëm, Bart D. Ehrman4, i cili thotë: “Skribët profesionistë janë shfaqur në Krishterim në një periudhë shumë të vonshme, aty nga shekulli i katërt. Për këtë arsye, është e natyrshme që në kopjet e hershme të jenë bërë gabime të shumta gjatë kopjimit. Mirëpo, më me rëndësi është fakti se këta skribë kanë qenë të përfshirë personalisht në debatet teologjike, që kanë marrë plot jetë njerëzore në Krishterimin e hershëm.... Duke pasur parasysh polemikat, konfliktet e ndryshme, mosmarrëveshjet teologjike, dhe veçanërisht debatet mbi kriptologjinë5, skribët e krishterë u nxitën t’i ndryshonin fjalët e shkrimit të shenjtë, në mënyrë që t’i bënin ato më të dobishme për debatin. Skribët e ndryshuan tekstin në dorëshkrimet e tyre, për t’i bërë tekstet më qartësisht “ortodokse” dhe më pak të “keqpërdorshme” nga kundërshtarët e tyre. 6 Kjo ka ndodhur sa herë që skribët përgjegjës, për kopjimin e tekstit, kishin dashur të siguroheshin që teksti të thoshte pikërisht atë që ata dëshironin që të thoshte.7 4

Bart Ehrman është një studiues i njohur i Dhiatës së re si dhe një ekspert i Krishterimit të hershëm. Masterin dhe doktoratën i ka kryer në Seminarin Teologjik të Princentonit. Aktualisht është shef i departamentit të studimeve fetare në Universitetin “Chaper Hill” të Karolinës së Veriut. (Biografi nga libri i tij: “Të keqcitosh Jezusin....”, në fund të librit.) 5 Kriptologji-a: shkenca që merret me shifrimin dhe me deshifrimin e shkrimeve të fshehta. (Mikel Ndrecaj, “Fjalor fjalësh e shprehjesh të huaja”, Prishtinë, 2000, fq. 415.) 6 Bart D. Ehrman, “Të keqcitosh Jezusin-Si dhe përse u ndryshua Bibla”, fq. 10. 7 Po aty, fq. 78. Gjatë shekujve II dhe III, po ashtu gjatë kohës së Konstantinit, Bart Ehrman tregon se “këta dy shekuj kanë qenë veçanërisht të pasur në ndryshime teologjike ndërmjet të krishterëve të hershëm. Në të vërtetë, dallimet teologjike ishin kaq shumë të shtrira, saqë grupe që e quanin veten e tyre të krishtera ndiqnin besime dhe praktika që shumë të krishterë sot do të këmbëngulnin se nuk kanë të bëjnë aspak me krishterizmin”. (Po aty, fq. 78) Po


Vështrim 319 Feja islame, Kurani është ai që ringjalli dhe e përtëriu fenë e të gjithë të dërguarve të tjerë. Çështje/vlera kryesore me të cilën Islami, Kurani ka ardhur, është sqarimi i konceptit të Zotit, që është edhe esenca e vërtetë e fesë. Koncepti i Zotit në Krishterim ka arritur deri në atë shkallë sa Zoti të krahasohet me vetitë dhe cilësitë e njeriut, duke i bërë shok Zotit, duke i bërë ortak, duke e adhuruar dikë tjetër në vend të Tij etj.. Kurani është një udhëzues që ndan dritën nga errësirat dhe na tregon në mënyrë perfekte se ç’ mund të besohet e ç’nuk mund të besohet nga Bibla.8 ashtu Bart D. Ehrman thotë: “Ç’dobi ka të thuash se tekstet origjinale të Biblës janë të frymëzuara? Ne nuk i zotërojmë tekstet origjinale, por kemi vetëm një kopje të mbushura me gabime dhe shumica e këtyre dorëshkrimeve janë prodhuar shekuj më vonë se origjinalët”. (Po aty, fq. 27.) “Ishte e qartë se kishte një problem në pohimin se Bibla ishte verbalisht e frymëzuar në çdo fjalë të saj. Siç mësuam në një nga kurset e para të ndjekura në institut, ne nuk i zotërojmë dorëshkrimet origjinale të Dhiatës së Re. Ajo që ne kemi përbëhet nga kopje të këtyre shkrimeve, të bëra vite më vonë. Mbi të gjitha, asnjëra prej këtyre kopjeve nuk është krejtësisht e saktë, duke qenë se skribët që i kanë prodhuar ato, pa dashje ose qëllimisht, i kanë ndryshuar në vende të ndryshme. Të gjithë skribët e kanë bërë këtë. Kështu, në vend që të kemi fjalët e frymëzuara të autorëve (d.m.th. origjinalet) të Biblës, ajo çka kemi janë vetëm kopje të shkruara në gabime të shumëfishimeve”.( Po aty, fq. 23.) 8 Dallimi ndërmjet Kuranit dhe Biblës qëndron në faktin se Kurani vazhdimisht pohon burimin e tij hyjnor nga Zoti i botës. (Shih këto ajete: Ali Imran, 164; Nisa, 82; Nisa, 105; Junus, 57; Nahl, 64; Fussilet, 53; Ali Imran, 3; Ibrahim, 1) Feja islame është një fe që është e argumentuar me Kuran, ashtu siç u argumentua që Kurani është burim hyjnor, nga Zoti i Plotfuqishëm, sa kohë që në Bibël nuk gjejmë ndonjë citat që të argumentojë Krishterimin. Askund në Bibël nuk keni për të gjetur se Zoti i drejtohet popullit të Musait, ose pasardhësve të këtij populli, duke u thënë se feja e tyre quhet judaizëm, ose - se u shpall pasuesve të Krishtit që feja e tyre quhet krishterim. Me fjalë të tjera, emrat judaizëm dhe krishterim nuk kanë pasur origjinë dhe miratim hyjnor. Vetëm shumë kohë pas largimit të Jezusit nga kjo botë, fesë së tij iu vu emri Krishterim. E, sa për Islamin, Kurani thotë: “Feja e pranueshme tek Allahu është Islami, e atyre që u është dhënë libri, pasi mësuam për të vërtetën, ata vetëm nga zilia në mes tyre, kundërshtuan. E kush i mohon argumentet e Allahut, le ta dijë se Allahu shpejt do t'ia japë llogarinë”. (Ali Imran, 19) “E, kush

Takvim – Kalendar 2010 320 Po ashtu nuk duhet harruar se Kurani flet për shumë ngjarje që përmenden edhe në Bibël. Pra, pikësëpari, ngjashmëria nuk do të thotë medoemos kopjim i një libri prej një tjetri, siç mendojnë disa - se Kurani na qenka kopje e Biblës. Allahu e bën të qartë në Kuran se mesazhi që Ai po shpallte nëpërmjet Muhamedit a.s., nuk ishte diçka e re, veçse ishte një vazhdim i zinxhirit të mëhershëm të porosive dhënë nga Zoti, nëpërmjet Pejgamberëve. “Ne të frymëzuam ty me shpallje sikurse patëm frymëzuar Nuhun dhe pejgamberët pas tij; patëm frymëzuar Ibrahimin, Ismajlin, Is’hakun, Jakubin dhe pasardhësit e tij, Isain, Ejubin, Junusin, Harunin, Sulejmanin, e Davudit i patëm dhënë Zeburin”. (Nisa, 163) “E, sa pejgamberë kemi dërguar te popujt e lashtë?! (Zuhruf, 6) “Secili popull kishte të dërguarin e vet, e kur u vinte i dërguari i tyre, bëhej gjykimi i drejtë në mes tyre, atyre nuk u bëhet padrejtësi”. (Junus, 47) Është e natyrshme që mesazhi i atyre Pejgamberëve ishte i njëjtë, duke qenë se ata vinin nga Zoti i njëjtë dhe tash, meqë në Bibël kanë mbetur gjurmë të mesazhit të vërtetë të përcjellë nga Pejgamberët, nuk është aspak e çuditshme nëse edhe në Kuran gjejmë paralelizma me ngjarje të caktuara. Nëse mendojmë se kërkon fe tjetër, përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk do t’i pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshpëruarit”. (Ali Imran, 85) Me rastin e Haxhit lamtumirës, në të cilin Pejgamberi s.a.v.s. mbajti fjalimin e fundit, dhe mbasi e mbajti fjalimin e tij para masës, po atë ditë, Zoti xh.sh. shpalli ajetin e Kuranit: “Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time dhe zgjodha për ju Islamin fe”. (El Maide, 3) Këto citate të lartpërmendura tregojnë se Kurani përmban pohimin për vulën e autorësisë së Allahut xh.sh., dhe se feja islame është feja së cilës duhet t’i bashkohemi. Po ashtu, Zoti jo vetëm që e shpalli Kuranin, po edhe, duke qenë se ai duhej të mbetej si mesazh për njerëzimin deri në fundin e botës, duhej të ruhej ashtu siç është shpallur, edhe premtimi i Zotit për ruajtjen e Kuranit është i mrekullueshëm, për se thotë: “Ne me madhërinë Tonë e shpallëm Kur’anin dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtës të tij”. (El Hixhr, 9)


Vështrim 321 Kurani është kopje e burimeve hebraiko-krishtere (e Biblës) vetëm sepse të dy librat flasin për disa ngjarje të njëjta, ky është një mendim shumë naiv. Ndërsa për ndryshimin dhe falsifikimin e Biblës, Zoti u drejtohet njerëzve nëpërmjet Kuranit famëlartë: "Mjerë ata që me duart e tyre shkruajnë Librin, e pastaj thonë: “Kjo është prej Allahut”, që për këtë të kenë ndonjë dobi të vogël (materiale). Mjerë ata për çfarë kanë shkruar me duart e tyre dhe mjerë ata për çfarë kanë fituar!" (Bekare, 79) Por njëkohësisht, meqë Kurani na tregon për shtrembërimin e Biblës dhe falsifikimin e saj, shtrohet pyetja a thua na tregon edhe vetë Bibla për ndryshimin e saj. Këtë më së mirë na e tregojnë disa nga citatet e Biblës, si p.sh.: a) Tek Jeremia 8:8, thuhet: "Si mund të thoni: "Ne (Hebrenjtë) jemi të urtë dhe ligji i Zotit është me ne"? Por ja, pena e rreme e shkruesve e ka bërë një falsitet". b) “Kur Moisiu mbaroi së shkruari në një libër tërë fjalët e këtij ligji, u dha këtë urdhër Levitëve që mbanin arkën e besëlidhjes të Zotit, duke thënë: "Merreni këtë libër të ligjit dhe vendoseni në arkën e besëlidhjes të Zotit, Perëndisë suaj, me qëllim që të mbetet si një dëshmi kundër teje; sepse unë e njoh frymën tënde rebele dhe fortësinë e qafës sate. Ja, sot kur akoma jam i gjallë midis jush, ju u bëtë rebelë kundër Zotit; aq më tepër do të bëheni mbas vdekjes sime! (Ligji i Përtërirë, 31:24-27) Mblidhni pranë meje të gjithë pleqtë e fiseve tuaja dhe zyrtarët tuaj, me qëllim që të dëgjojnë këto fjalë dhe unë të thërras të dëshmojnë kundër tyre qiellin dhe Tokën. Sepse unë e di që, mbas vdekjes sime, do të korruptoheni plotësisht dhe do të largoheni nga rruga që ju kam urdhëruar, dhe ditët e fundit do të goditeni nga fatkeqësia, sepse keni për të bërë atë që është e keqe për sytë e Zotit, duke provokuar indinjatën e Tij me veprën e duarve tuaja". (Ligji i Përtërirë, 31:28-29)

Takvim – Kalendar 2010 322 Nga kjo vërehet se Moisiu/Musai a.s. paralajmëroi dhe e dinte se Tevrati (pesëlibërshi i tij) do të shtrembërohej dhe do ta ndryshonin mbas vdekjes së tij, dhe ashtu ndodhi. c) Po ta analizojmë mirë edhe Dhjatën e Re, do të vërejmë se edhe aty kemi të bëjmë jo me Fjalën e Perëndisë, po me shkrime të njerëzve të ndryshëm dhe pa inspirimin e Perëndisë, si p.sh.: Tek Ungjilli sipas Lukës, shkruan: “Mbasi shumë vetë ndërmorën të renditin tregimin e ngjarjeve që ndodhën në mesin tonë, ashtu si na i përcollën ata që ishin bërë nga fillimi dëshmitarë okularë dhe shërbyes të fjalës, M`u duk e mirë edhe mua, pasi i hetova të gjitha gjërat me kujdes që nga fillimi, të t`i shkruaj sipas radhës, fort i nderuari Teofil, që ti të njohësh vërtetësinë e gjërave që të kanë mësuar.” (Luka, 1:1-4). Nga vargu i lartshënuar tregohet qartë se - Së pari, Ungjilli sipas Lukës ishte vetëm një ndër shumë narracionet e shkruara në dekadat e para pas Jezusit nga njerëz të ndryshëm (Mbasi shumë vetë ndërmorën të renditin tregimin e ngjarjeve që ndodhën në mesin tonë); Së dyti, ky shkrim i drejtohej Teofilit personalisht nga Luka dhe jo njerëzimit nga Perëndia (fort i nderuari Teofil, që ti të njohësh vërtetësinë e gjërave që të kanë mësuar); dhe - Së treti, më e rëndësishmja është se ky Ungjill nuk ishte shkruar nën frymëzimin e Zotit, por ishte shkruar pasi Luka kishte konsultuar burime të ndryshme (pasi i hetova të gjitha gjërat me kujdes që nga fillimi); qoftë të shkruara, qoftë gojore, origjinën e të cilave as nuk e dimë e as që mund ta verifikojmë. E njëjta gjë vlen edhe për shumë nga shkrimet e tjera të Dhiatës së re e edhe të së vjetrës. d) Një rast tjetër ka të bëjë me Palin, me Letrat e tij, të cilat në fakt përbëjnë pjesën më të madhe të Dhiatës së re, ku shihet mjaft qartë se nuk ka kurrfarë dëshmie se ai ishte i frymëzuar nga Zoti përderisa i shkruante ato letra. Në një mori rastesh ai e bën të qartë se në letra po e shprehte mendimin e tij dhe jo të Perëndisë: “... s’kam urdhër nga Zoti, por po jap një mendim si njeri ...” ( 1 Korintasve, 7:25) “…sipas gjykimit tim….” (1 Korintasve, 7:40)


Vështrim 323 “…dhe mendoj se edhe unë kam Frymën e Perëndisë….” (1 Korintasve, 7:40) “…Ja, unë, Pali, po ju them …” (Letra e Palit Galatasve, 5:2) Si shihet, tek 1 Korintasve 7:40 vihet në dyshim edhe frymëzimi i mësimeve të Palit në tërësi. Aty tregohet se ai nuk ishte i sigurt as nëse e kishte Frymën e Perëndisë apo jo. Përse duhet të besohen për fjalë të Zotit letrat e Palit, nëse ai vetë e bën të njohur aty se pohimi që ai e kishte frymën e Zotit, ishte mendim i tij personal dhe nuk ishte i konfirmuar nga Perëndia. Duke pasur parasysh se në një artikull nuk mund të elaborohet gjithçka për sa u përket dallimeve në mes dy librave - Biblës dhe Kuranit, jam përpjekur të shtjelloj disa nga gjërat më elementare për të dëshmuar dallimet dhe vërtetësinë e tyre në lidhje me të dy tekstet. Dua ta përfundoj këtë artikull me Fjalët e Allahut Fuqiplotë, Që në librin e Tij të fundit, në Kuranin famëlartë, thotë: “Ky Kuran nuk është i tillë që të mund të bëhej prej dikujt tjetër përveçse prej Allahut. Përkundrazi, ai është vërtetues i shpalljeve të mëparshme dhe shpjegues i Ligjit (për njerëzit) dhe, pa dyshim, është zbritur nga Zoti i botëve!”. (Junus, 37) “Ai ta zbriti ty (Muhammed) Librin me argument që është vërtetues i librave të mëparshëm. Ai e zbriti më parë Tevratin dhe Inxhilin. Udhërrëfim për njerëz, e zbriti edhe Furkanin (dalluesin e së vërtetës nga gënjeshtra). S’ka dyshim se ata që mohojnë argumentet e Allahut, i pret ndëshkimi i rreptë. Allahu është ngadhënjyes, shpagimtar”. (Ali Imran, 3-4) Thuaj: “O ithtarët e Librit, ejani të biem në një fjalë të përbashkët në mes nesh dhe jush: se do ta adhurojmë vetëm Allahun, se nuk do t’I shoqërojmë Atij asgjë (në adhurim) dhe se nuk do ta mbajmë për zot njëri-tjetrin, në vend të Allahut!” (Ali Imran, 64) “Nuk ka detyrim në fe, rruga e drejtë është dalluar shumë qartë nga ajo e padrejta” (Bekare, 256).


326

Takvim – Kalendar 2010

E vërteta për Allahun

pikËpamje Mexhid Yvejsi

Allahu në Bibël “Nëse nuk është e drejtë - mos e bëj, nëse nuk është e vërtetë - mos e thuaj.” - M. Aureli

Nuk është e drejtë, por bëhet kjo padrejtësi, nuk është e vërtetë, por thuhet e shkruhet kjo e pavërtetë - se Allahu është Zoti i arabëve, i persianëve, turqve, afganëve, “talebanëve”... ose, thënë shkurt, se Allahu është Zoti i myslimanëve… Pra, kjo, jo vetëm që nuk është e drejtë, por as nuk është e vërtetë. Pse? Sepse, ndërsa po fliste me një grua besimtare, që e takoi te një pus, Jezu Krishti (Hazreti Isai a.s.) theksoi se duhet të dimë të vërtetën për Allahun…

Kjo grua besimtare, e cila ishte samaritiane, e pranoi se Jezui (Isai a.s.) ishte i dërguar i Zotit, por diçka e mundonte. Kur ajo ia shprehu këtë merak, atëherë Jezui (Isai a.s.) i tha hapur: “Ju adhuroni atë që s’e njihni, ne adhurojmë atë që e njohim.” (Bibla, Gjoni, 4:22) Pra, është me rëndësi jetike të kuptojmë se në çka besojmë, se çka adhurojmë. Çelësi për të njohur Allahun, Krijuesin, Zotin, Hyjin apo të Madhin Allah, i Cili është Një, gjendet te Shpalljet Hyjnore, dhe kjo njohuri për krijesat njerëzore është më e madhja fitore… Allahu është Një. S’ka zot tjetër përveç Tij. Ai është kudo, në çdo anë; Allahu quhet Allah në Bibël, sikur quhet Allah edhe në Kuran.

Allahu në Bibël Në fillim, ç’është Bibla? Bibla është teksti themelor, kryesor, qendror i dy besimeve monoteiste, Judaizmit dhe Krishterimit. Prejardhja e emrit “BIBLA” vjen nga greqishtja: “He biblos”, që dometënë: “Libri”, kurse në trajtën deminutive quhet: “Ta biblia”, që domethënë: “Libërthat.” Prejardhja e deminutivit origjinal të fjalës “biblion” ose “biblos” rrjedh nga fjala papirus/papirus (letra) e egjiptasve, që vjen


Pikëpamje 327 nga emri i portit fenikas, Biblos, prej të cilit eksportohej papirusi nga Egjipti në Greqi. Pra, Bibla ka kuptimin “Libërthat”, sepse në një Libër janë përmbledhur shtatëdhjetë e tre libra të ndryshëm, të shkruar nga shumë autorë, shumë prej të cilëve janë ende të panjohur. Bibla quhet ndryshe edhe Shkrimi Shenjt, Libri i librave, i cili është shkruar në tri gjuhë: hebraike, aramaike dhe greke, në një hapësirë kohore prej 1300 vjet para e deri në 100 vjet pas Krishtit… Bibla ndahet në dy pjesë: Besëlidhja e Vjetër dhe Besëlidhja e Re. Besëlidhja e Vjetër përfshin librat e Shkrimit të Shenjtë të shkruar para ardhjes së Jezu Krishtit (Hazreti Isait, a.s.), që janë 46 libra, të shkruar në gjuhët hebraike dhe aramaike. Këta 46 libra i besojnë besimtarët hebrenj, katolikë dhe ortodoksë, kurse besimtarët protestantë prej 46 librave i pranojnë si të vërtetë vetëm 39… Besëlidhja e Re ka 27 libra, të cilëve u besojnë vetëm të krishterët… Në tërë Biblën emri i Zotit, lëvdëruar qoftë, përmendet 6823 herë. Emrat e bukur të Zotit, që përmenden në Bibël si atribute apo si cilësitë e Tij, janë 625, si: Zoti Një, i Fuqishmi, i Drejti, i Vërteti, i Besueshmi, i Përhershmi etj.. Bibla fillon me Librin e Zanafillës. Libri i Zanafillës është, pothuajse, themeli i tërë Besëlidhjes së Vjetër, ku shtjellohet në pika kryesore krijimi i gjithësisë. Tregimi i parë mbi krijimin, në Bibël, fillon me këto fjalë: “Në fillim Zoti krijoi qiellin e Tokën.” Në gjuhën hebraike, gjuhë në të cilën u shkrua kryesisht Bibla, për fjalën Zoti, në origjinal është përdorur termi Elohim. Elohim, Elah dhe El janë tre emrat më të vjetër, më të hershëm të Zotit, që janë shkruar në Bibël. Elohim, pra, është emri i parë, më i hershmi i Zotit, i cili në forma të ndryshme përmendet në Bibël mbi 2300 herë… Elohim

Takvim – Kalendar 2010 328 është emri i Zotit që përdoret në njëjës dhe shumës, por që ka kuptimin se Zoti është Një, i Fuqishmi, i Forti… Elah është emri i Zotit në Bibël, i cili vetëm në “pesëlibërshin” e Biblës përmendet mbi 70 herë… Ky emër i Zotit, lëvdëruar qoftë, është gjithnjë në njëjës dhe ka kuptimin: Ai Që meriton të adhurohet… Përveç gjuhës hebraike, ky emër përmendej edhe tek gjuhët e tjera semite, siç janë gjuha aramaike, gjuha që e fliste Jezu Krishti (Hazreti Isai a.s.), gjuha fenikase, siriane, arabe, etiopiane etj.. El është një nga tre emrat më të hershëm të Zotit në Bibël. Ky emër përmendet në Bibël mbi 250 herë dhe do të thotë: I Madhëruari, i Fuqishmi… El, kryesisht, përdoret si emër i Zotit, por edhe për të përshkruar atributet ose cilësitë e Tij, si për shembull: El-Ehad: Zoti është Një. (Bibla, Mal., 2:10) Es-Sadik: Zoti është i Drejtë, (Bibla, Isa., 45:21) El-Hai: Zoti është i Gjallë, etj. etj.

Allahu në Besëlidhjen e Re Në Besëlidhjen e Re është shënuar se në vdekjen e tij, Jezusi (Hazreti Isai a.s.) klithi me zë të lartë: “Eli, Eli! Lema sabakthani? - që d.m.th.: Hyji im, Hyji im! Përse hoqe dorë prej meje!” Disa prej të pranishmëve, kur dëgjuan, thanë: “Ky po thërret Elinë!” (Besëlidhja e Re, Ungjilli sipas Mateut, 27:46-47) Gjithashtu, në Besëlidhjen e Re, në Ungjillin sipas Markut, shkruan: “Kur u bë ora gjashtë, errësira e mbuloi mbarë dheun deri në orën nëntë. Në orën nëntë Jezusi lëshoi një gjëmë të madhe: “Eloi, Eloi, lema sabathani?” Që përkthehet: “Hyji im, Hyji im, përse hoqe dorë prej meje?” Disa prej atyre që ishin pranë, kur e dëgjuan, thanë: “Qe, po thërret Elinë!” (Besëlidhja e Re, Ungjilli sipas Markut, 15:35)


Pikëpamje 329 Pra, edhe sipas Besëlidhjes së Re, Ungjijve, Jezusi (Hazreti Isai a.s.) në ditën e vdekjes klithi me zë të madh, sipas Mateut apo kur lëshoi një gjëmë të madhe, sipas Markut, nuk tha Jehova, o Zot, në hebraisht apo Abba, o Atë në gjuhën e tij, aramaike, por tha: “Eli, Eli! Lema sabakthani?, sipas Mateut, ose: “Eloi, Eloi, lema sabathani?”, sipas Markut, që do të thotë: “Allahu im, Allahu im! Përse hoqe dorë prej meje!” Kurse, “disa prej të pranishmëve, kur dëgjuan, thanë: “Ky po thërret Elinë!” Fjalët: “E’-Li, E’-Li la’- apo Eliah janë të ngjashme me Fjalën Allah dhe rrjedhin nga tre emrat më të hershëm të Zotit: El, Elohim, dhe Elah, të cilët janë shënuar, janë përmendur në Bibël... Në Bibël. edhe sot e kësaj dite, janë të shënuara këto fjalë në 2545 përkthime, përfshirë edhe përkthimin në gjuhën shqipe nga i ndjeri Dom Simon Filipaj (1925-1999)... Bibla vazhdon të jetë libri më i përkthyer në botë. Deri më sot është përkthyer në tërësi ose pjesërisht në 2.545 gjuhë, është përkthyer në 680 gjuhë në Afrikë, 590 në Azi, 420 në Oqeani, 420 në Amerikën Latine, 210 në Evropë dhe 75 në Amerikën Veriore. Në të gjitha këto gjuhë Allahu është i pranishëm. Të tre këta Emra të Zotit: El, Elohim, dhe Elah, të cilët janë emrat më të hershëm të Zotit që përmenden në origjinal në Bibël, janë të përafërt, të ngjashëm, në shqiptim, përshkrim dhe kuptim me Emrin Allah apo Ilah, që janë edhe në Kuran, sepse kanë një Autor, i Cili është Krijuesi, Frymëzuesi, Dëshmuesi… Për besimtarët e devotshëm monoteistë, qofshin hebrenj, të krishterë apo myslimanë, të cilët një Krijues kanë, Bibla dhe Kurani janë gjurmë e gjallë e Zotit të gjallë, i Cili ka një emër të përbashkët, me një fjalë: ALLAH… Kjo është e vërteta biblike, që ka mbetur e vërtetë edhe sot e kësaj dite…

Takvim – Kalendar 2010

330

E vërteta do t’ju lirojë Kush s’e njeh Biblën, s’e njeh Krishtin. Krishti ose Hazreti Isai (a.s.) na premton: “Nëse do të mbani fjalën time, vërtet do të jeni nxënësit e mi; do ta njihni të vërtetën dhe e vërteta do t’ju lirojë.” (Bibla, Gjoni, 31:32) E Vërteta përfundimtare, e përsosur, e plotësuar, u shpallë në Kuranin e madhëruar. Këtë e paralajmëruan të gjithë të dërguarit e Zotit dhe, më në fund, Jezusi apo Hazreti Isai (a.s.), i cili tha: “Kam edhe shumë të tjera për t’ju thënë, por tani s’mund t’i kuptoni. E kur të vijë ai - Shpirti i së Vërtetës - Ai do t’ju udhëzojë ta njihni tërë të Vërtetën. Ai s’do të flasë prej vetvetes, por do të flasë çka të dëgjojë...” (Bibla, Gjoni, 16:12-14) Ai që nuk foli prej vetvetes, po foli çka dëgjoi prej - Shpirtit të së Vërtetës - është i Dërguari i fundit, Muhamedi (Alejhis-Selam), kurse tërë e Vërteta është i Madhërueshmi Kuran.

___________________ Burimet kryesore: 1. Lagrange, (Etudes sur les religious semitiques, Paris, 1905, 2. Encyclopedia Biblica, New York, 1902. 3. The Catholic Encyclopedia, Vol.5, New York, 1905. 4. Lexicon Biblicum, Vol.2, Paris, 1907.


Pikëpamje

331

5. The God in the Bible, An Introduction to the Doctrine of God, By Robert Lightner, Grand Rapids, 1973. 6. Hebrew Grammar, A.E. Cowley, Oxford, 1976… 7. Asimov, Isaav, Asimov’s Guide to the Bible, New York, Avenel Books, 1981. 8. Hoffman, Joel M. In the Begining, New York University Press, 2004 9. Wright, N.T. The Last Word: Scripture and the Authority of GodGetting Beyond the Bible Wars. HarperCollins, 2005. 10. Shkrimi Shenjt, Besëlidhja e Vjetër dhe Besëlidhja e Re, Përktheu dhe shtjelloi: Dom Simon Filipaj, Drita, Ferizaj, 1994.


mjekësi Prim. Dr. med. sc. Ali F. Iljazi

Duhani - dukuri vrastare për veten dhe të tjerët Thuajse nuk ka vend në botë, ku nuk pihet duhani. Në vendet e zhvilluara konsumi mesatar vjetor i duhanit për një banor është rreth 2 kg, kurse në vendet në zhvillim, rreth 0.8 kg. Sipas hulumtimeve të bëra, mendohet se në tërë botën pinë duhan rreth 50% të meshkujve dhe më shumë se 25% të femrave. Kështu p.sh., në Britaninë e Madhe pinë duhan afro 75% të meshkujve dhe 50% të femrave, në Rusi 70% të meshkujve dhe 40% të femrave. Në përgjithësi në botë, po dhe tek ne, është në rritje numri i duhanxhinjve, me prirjen për të përfshirë edhe struktura të të rinjve dhe të fëmijëve.

Motivimi për duhan Pirja e duhanit nuk është thjesht vetëm një shprehi (ves), por paraqet një kompleks të tërë shprehish dhe situatash shoqërore të duhanxhiut në jetën e përditshme.

Takvim – Kalendar 2010 334 Këto janë vetëm disa nga arsyet më të rëndësishme pse pihet duhan: për shkak të nervozizmit, për shkak të relaksimit, për shkak të vetmisë, për shkak të mosaktivitetit, për shkak të dietës, për shkak të shoqërisë, për fitimin e vetëbesimit, për rritjen e kënaqësisë, për zbutjen e moskënaqësisë, nga shprehia, për stimulim, si dëshirë për identifikim, si një dëshmi e forcës dhe pozitës së lartë në shoqëri (pirja e cigareve të shtrenjta), si një formë lajkatimi, mashtrimi, ikjeje nga problemet personale, si mjet për pagjumësi (portierët, rojat, etj.).

Përbërësit e tymit të duhanit faktorë të rrezikut Konsiderohet se në tymin e një cigareje ka rreth 70 mg thërrmija të forta dhe 23 mg gaz. Në cigaren e fabrikuar ka rreth 6% nikotinë, 30% hidrokarbur, 17% acide organike, 13% albumina dhe 2% vajra eterike. Në përbërjen e tymit të cigares ka edhe produkte të tjera helmuese, si acid azotik, acid hidrocianid, amoniak dhe cianid, të cilat veprojnë në mënyrë shkatërruese në mukozën e rrugëve të frymëmarrjes dhe të traktit digjestiv. Nikotina është elementi më i njohur toksik i cigares. Ajo depërton në gjak dhe përhapet në të gjitha qendrat vitale të organizmit, duke u grumbulluar në mënyrë selektive në organet me rëndësi jetike: në tru, mushkëri dhe gjëndra seksuale. Për njeriun nuk është më pak i dëmshëm as monoksidi i karbonit, si përbërës i tymit të cigares. Nga një pako cigare lirohen afro 400 mg të këtij gazi, i cili shkatërron rruazat e kuqe të gjakut. Ai kontakton shumë më lehtë dhe më aktivisht me Hb, duke e kthyer në kompleks kimik-karboksil Hb. Në këtë mënyrë, shumica e organeve dhe indeve të duhanxhinjve (veçanërisht truri), marrin oksigjen në sasi shumë më të vogla. Në tymin e cigares ka mjaft rrëshirë katrani. Hulumtimet kanë dëshmuar se këto nxisin sëmundjet kancerogjene. Duke pirë


Mjekësi 335 20 cigare në ditë, njeriu fut në trup afër 1 gr. katran cigareje, i cili mbetet kryesisht në mushkëri. Cilësi kancerogjene kanë edhe elementet radioaktive që përmban tymi i cigares: izotope plumbi, bizmut, polonium. Poloniumi depërton lehtë në pjesët më të imëta të organizmit, veçanërisht në mushkëri dhe në gjëndrat seksuale. “Duhanxhiu i vërtetë” merr gjatë ditës një dozë të konsiderueshme rrezatimi, që është i dëmshëm për strukturat trashëguese. Cigarja përmban edhe elemente të tjera që janë gjithashtu të rrezikshme për shëndetin. Në cigare janë zbuluar sasi të konsiderueshme të formaldehidit, zhivës, kadmiumit... Regjistri i elementeve të dëmshme të cigares mund të vazhdohet edhe më tutje. Analizat laboratorike kanë treguar se elementet toksike të duhanit shkatërrojnë një varg vitaminash, që janë të rëndësishme për zhvillimin e proceseve metabolike. Vetëm një cigare neutralizon afro 25 mg të thartinës askorbike (Vitamina C).

Pasojat e duhanit për shëndetin Pirja e duhanit është shkaktar kryesor dhe i veçantë i sëmundjeve dhe i vdekjeve të parakohshme. Duhanxhinjtë vdesin 5-8 vjet më herët se ata që nuk pinë duhan, dhe janë të rrezikuar dy herë më shumë nga sëmundjet fatale të zemrës, dhjetë herë më shumë nga tumori në mushkëri, gojë, fyt, kapërcall, pankreas, veshkë, fshikë urinare, mitër, dy deri tri herë më shumë nga ulçera. Fëmijët e prindërve që pinë duhan, lindin me peshë të vogël, shpesh me infeksione të mushkërive, me më shumë infeksione kronike të veshit dhe me shumë mundësi për t’u bërë duhanxhinj më vonë. Gjithashtu, veprimet e dëmshme të tymit të duhanit vërehen në gjëndrat endokrine dhe në sistemin nervor, që janë rregullatorë të jetës sonë. Tek meshkujt shkakton impotencë, kurse tek femrat

Takvim – Kalendar 2010 336 çrregullim të ciklit menstrual dhe dëmtim të funksioneve germinative dhe sterilitet. Me kalimin e kohës, nën ndikimin e toksikimit me duhan, ngushtohen enët e gjakut të organeve vitale me pasoja fatale. Lindjet e parakohshme, abortimet dhe vdekshmëria e foshnjave pas lindjes, janë 2-3 herë më të mëdha tek shtatzënat që pinë duhan. Praktikisht, të gjitha toksinet e tymit të duhanit depërtojnë në qumësht nëpër gjëndrat qumështore. Qumështi i helmuar arrin në lukthin e foshnjës dhe shpërndahet në tërë organizmin e tij, kurse materiet e tij toksike veprojnë në dobësimin e mekanizmave mbrojtës të foshnjës. Në gjakun e foshnjës janë gjetur një varg toksinesh të duhanit, që veprojnë në strukturat e trurit të madh.

Duhani dhe gjenet Pirja e duhanit, siç është e njohur, është nga shkaqet kryesore të sëmundjeve të organeve të brendshme, p.sh. të sistemit kardiovaskular dhe gastrointestinal, të cilat barten me trashëgim. Analizat gjenetike kanë treguar se nënat që pinë duhan, lindin fëmijë me predispozita për zhvillim më të hershëm të proceseve arteriosklerotike. Rrezatimi jonizues i duhanit dëmton gjenet, tek pasardhësit shkakton edhe zhvillimin e epilepsisë dhe të sëmundjeve të tjera të sistemit nervor. Anomalitë kongjenitale të zemrës tek fëmijët e prindërve që pinë duhan, janë dyfish më shumë sesa tek fëmijët e prindërve që nuk pinë duhan.


Mjekësi

337

Pirja pasive e duhanit Joduhanxhiu që qëndron në afërsi të duhanxhiut, thith deri 80% të të gjitha materieve të tymit. Ky tym vetëm për 5 sekonda pasi të futet në organizmin e joduhanxhiut, kryen veprimet e veta toksike. Hulumtimet kanë treguar se në ambientin e ndotur me tym cigareje, tek joduhanxhitë manifestohen lodhja, marramendja, zvogëlimi i aftësive të kujtesës, rritja e tensionit të gjakut dhe rritja e sedimentacionit të eritrociteve.

Ndalimi i pirjes së duhanit Për të qenë sa më efikase lufta kundër pirjes së duhanit, në këtë aktivitet të madh duhet të inkuadrohet tërë shoqëria. Lufta kundër pirjes së duhanit është kuptuar më seriozisht në shtetet perëndimore, si në Norvegji, Britaninë e Madhe, Luksemburg, ku organizohen seminare grupore 5-ditore kundër duhanit. Rëndësi e veçantë duhet t’i kushtohet veprimtarisë profilaktike ndaj popullatës së re. Pikërisht në fëmijëri krijohet dhe zhvillohet mënyra e shëndoshë e të jetuarit. Për gjendjen e tanishme të përhapjes së duhanxhinjve, OBSh i bën përgjegjës kryesor në radhë të parë prindërit, pastaj shkollat dhe, në fund, shërbimet shëndetësore. Të mos harrojmë se roli i predikuesve fetarë është tejet i madh. Prandaj, është e nevojshme që të fillojë sa më herët luftimi i kësaj shprehie me masa parandaluese. Nga masat parandaluese, më të rëndësishmet janë: arsimimi i nxënësve në të gjitha shkollat fillore e të mesme, duke futur orë mësimi të detyruar, arsimimi shëndetësor i qytetarëve përmes mjeteve masive të informacionit, ligjëratave, etj., themelimi i shoqatave ose i klubeve të joduha-

Takvim – Kalendar 2010 338 nxhinjve, terapi grupore, informimi detal mbi dëmet që shkakton pirja e duhanit dhe mundësitë e shërimit. Meqë shëndeti i qytetarëve të çdo shteti është pasuria më e madhe, në luftën kundër pirjes së duhanit duhet të angazhohen të gjitha organizatat shoqërore dhe politike. OBSh propozon strategjitë kundër pirjes së duhanit në nivel ndërkombëtar dhe kombëtar.

Strategjia në nivel ndërkombëtar Aktivizimi i tërë sistemit të OBSh-së. Aplikimi dhe përparimi i bashkëpunimit me të gjitha organizatat kombëtare që merren me shëndetësi. Shkëmbimi i përvojave ndërkombëtare në eliminimin e epidemisë së pirjes së duhanit. Koordinimi dhe matja e studimeve bazë dhe të aplikuara në këtë lëmë. Formimi i grupeve të ekspertëve për përpunimin e problemeve sanitare legjislative, etj. Organizimi i seminareve rajonale për nxitjen e aksioneve kundër duhanit.

Strategjia në nivel kombëtar Futja dhe aplikimi i përpiktë i masave legjislative, edukuese etj.. Vendosja dhe zbatimi i masave kufizuese në prodhimin e duhanit. Ulja e të gjithave subvencioneve në prodhimin e duhanit. Masat e nevojshme në uljen e eksportit dhe importit të duhanit. Rritja e të gjitha taksave fiskale.


Mjekësi 339 Mobilizimi i të gjitha asosacioneve: vullnetare, mjekësore, profesionale, arsimore, humanitare, dhe formimi i shoqërive e i fondeve për luftën kundër pirjes së duhanit: - të ndalohet t’u shitet duhan të rinjve, - të ndalohet duhani në hapësira publike, - të ndalohen reklamimi dhe zbatimi i masave të tjera represive.

Taktika shoqërore-mjekësore dhe strategjia e luftës kundër pirjes së duhanit Taktika globale kundër pirjes së duhanit hartohet në programe të përgjithshme dhe specifike. Metoda më e suksesshme në programin e përgjithshëm është terapia grupore. Ndërkaq, variantet themelore të trajtimit specifik janë: aplikimi i medikamenteve (placebo ose trankvilizorët - Nicostop, Nikobrevin), zëvendësimet nikotinike, çamçakëzë nikotinikë, terapia elekro-aversive - cigaret elektronike. Trajtimi specifik është më pak i sukseshëm sesa trajtimi i përgjithshëm. Nga shkaqet e pirjes së madhe të duhanit është ai se masat shëndetësore të luftës kundër duhanit kanë ndikim shumë më të kufizuar në krahasim me fuqinë që kanë masat shtetërore që stimulojnë prodhimin e tij. Këtu gjen shprehjen interesi ekonomik i cili, në esencë, është kuazi-ekonomik. OBSh ofron dy receta për ndërprerjen individuale të pirjes së duhanit. Me këtë metodë 95-97% e kanë lënë duhanin pas 5 ditësh.

Receta 1 Vendosni të pini vetëm një cigare gjatë një ore.

Takvim – Kalendar 2010 340 Nëse pini duhan duke mbajtur cigaren në dorën e djathtë, provoni ta mbani në dorën e majtë. Filloni të pini cigare që nuk ju pëlqejnë. Nëse keni pirë cigare me kafe, në vend të kafesë filloni të pini lëng frutash. Merruni me gjimnastikë. Thirrni miqtë dhe u tregoni atyre qëllimin për lënien e duhanit. Nëse do të mund të duroni pa pirë duhan vetëm një ditë, do të mund të mos pini as ditën tjetër. Provojeni këtë! Kurseni paratë që keni planifikuar për blerjen e duhanit dhe, në vend të cigareve, blini ndonjë gjë për vete. Këtë e keni merituar. Mos u dëshpëroni nëse nuk keni mundur të duroni dhe e keni ndezur cigaren. Disa bëjnë shumë përpjekje para se ta lënë duhanin përfundimisht.

Receta 2 Mos pini duhan në prani të fëmijëve dhe të gruas. Mos pini duhan esëll, sepse kjo dëmton shpejt mukozën e lukthit. Mos pini duhan as para se të flini, as natën. Mos pini duhan kur ecni, sepse rritet veprimi i produkteve të tymit të duhanit në funksionimin e organeve më të rëndësishme. Mos pini duhan në lokale të mbyllura. Mos pini një të katërtën e fundit të cigares, sepse aty bëhet përqendrimi më i madh i elementeve të dëmshme për jetën. Përpiquni ta pini duhanin pa e futur tymin brenda në organizëm, sepse gjatë thithjes 95% e nikotinës arrin në gjak. Mos pini cigare me lagështi. Mos pini duhan nëse vuani nga sëmundje kronike. Mos pini duhan kur keni për të kryer punë të rëndësishme, për të cilat nevojitet fuqia mendore e fizike.


Mjekësi 341 Nëse arrini t’i zbatoni këto në jetë, mund të shpresoni se për disa muaj do të mblidhni forcat tuaja dhe do t’i thoni lamtumirë duhanit, si një shprehi shumë e dëmshme për shëndetin tuaj dhe të të tjerëve (tregimi për duhanxhinjtë).

Fjala përmbyllëse për duhanin Kjo që u cek më lart le të jetë mësim për ju që pini duhan; që të shpëtoni nga kjo shprehi e rrezikshme, përbuzni dhe flakni këtë dukuri të dëmshme individuale dhe kombëtare. Ajo që është e dëmshme, ajo që shkatërron shëndetin, pasurinë tuaj e bashkë me këtë edhe fatin tuaj. Kujtoni vazhdimisht Fjalët e Zotit xh.sh.: “Mos e mbytni veten tuaj...”; “ Mos e vini veten në rrezik...”, si dhe fjalët e të Dërguarit të Tij: “Askujt (as vetes dhe as tjetrit) nuk lejohet t’i bëhet dëm!”


Takvim – Kalendar 2010 368 Fitim Flugaj Pasuria - (Vështruar sipas Kuranit dhe Synetit).................. 277

Përmbajtja Në vend të parathënies ........................................................... 5 Mr. Adnan Simnica Argumente mbi Njëshmërinë e Allahut dhe Mëshirën e Tij .... 7 Ifet Mustafiç Histori e shkurtër e përkthimit të Kuranit në gjuhën angleze 23 Nexhat Ibrahimi Israja dhe Mi'raxhi në fokusin akaidor................................... 57 Orhan Bislimaj Vendosmëria në iman - ‘el-istikametu’ .................................. 73 Hurshid Ahmed Jeta familjare në Islam .......................................................... 91 Vedat Shabani Vështrim rreth shkurorëzimit në të drejtën islame dhe në atë laike ................................................................... 121 Hajrullah Hoxha Urdhërimi për mirë dhe ndalimi nga e keqja ....................... 139 Resul Rexhepi – Sadik Mehmeti Haxhi Hafiz Rrystem Zihni ef. Ramadani-Shporta nga Prizreni (1859-1937)..................................................... 173 Mr. Qemajl Morina Shqiptarët në Universitetin “Al-Az-har” të Kajros në mes dy luftërave botërore............................................... 209 Nuridin Ahmeti Roli i ulemave në kryengritjet shqiptare të viteve 1910-1912 në Vilajetin e Kosovës ......................................................... 243 Sedat Islami Qasje rreth trupit të dëshmorëve në varr ............................ 259

Ajni Sinani Historiku i Kuds-it (Jerusalemit) .......................................... 295 Dr. Xhabir Hamiti Vizita ime në Mesxhidul-Aksa – Jerusalem ........................ 305 Senad Maku Disa dallime ndërmjet Biblës dhe Kuranit ........................... 313 Mexhid Yvejsi Allahu në Bibël..................................................................... 325 Prim. Dr. med. sc. Ali F. Iljazi Duhani - dukuri vrastare për veten dhe të tjerët ................. 333 Shtojcë - pjesa kalendarike ................................................. 342 Përmbajtja ........................................................................... 367


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.