Takvimi 2011- Shkrimet

Page 1

TAKVIM 1432-1433 KALENDAR 2011


TAKVIM 1432-1433 KALENDAR 2011

Prishtinë


Boton: KRYESIA E BASHKËSISË ISLAME TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Prishtinë, rr. Bajram Kelmendi (Ish-Vellusha) nr. 84 Tel & fax: 038 / 224-001 www.bislame.net e-mail: takvimi@hotmail.com

Për botuesin: Mr. Naim Tërnava Redaksia: Resul Rexhepi – kryeredaktor email: resulr@hotmail.com Hajrullah Hoxha - sekretar i redaksisë Lektor: Isa Bajçinca Korrektor: Skender Rashiti Ballina: Bashkim Mehani Redaktor teknik & Realizimi kompjuterik: Nuhi Simnica Shtypi: “Koha” - Prishtinë © Copyright: Të gjitha të drejtat e botimit, ribotimit, fotokopjimit a përkthimit i përkasin Kryesisë së BI-së të Kosovës. Ndalohet me ligj riprodhimi i plotë apo i pjesshëm pa lejen e botuesit


6

Me Emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit

Në vend të parathënies Falënderimi i takon vetëm Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Vetëm Atë e adhurojmë dhe vetëm nga Ai ndihmë kërkojmë. Përshëndetjet dhe salavatet ia dërgojmë Muhamed-Mustafasë, Pejgamberit të fundit - vulës së pejgamberisë, familjes së tij të ndershme, shokëve të tij besnikë dhe gjithë atyre që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit. Lexues të nderuar! Me ndihmën e Allahut Fuqiplotë ia dolëm të përgatitim edhe këtë numër të “Takvimit”, i cili tashmë në traditën e tij dyzetedyvjeçare është shndërruar në një tribunë të vërtetë të promovimit të opinioneve dhe të arriturave në fushat e islamologjisë dhe të kulturës dhe të trashëgimisë shqiptare islame. Redaksia e “Takvimit” gjithnjë ka punuar dhe ka synuar që, - nëpërmjet paraqitjes së bashkëpunimit në frymën e mirëkuptimit, - të publikoj studime shkencore e fetare, me shpresë se kështu do të depërtojë në radhët e lexuesve të moshave dhe profesioneve të ndryshme, me qëllimin e mirë për të shtuar njohjet nga fusha dhe dije të ndryshme, për të ngritur moralin njerëzor, në përgjithësi, dhe atij islam, në veçanti.

Takvim – Kalendar 2011

Edhe ky numër i “Takvimit”, i cili, - sikurse edhe viteve të kaluara, - vjen në dorë të lexuesit me një llojllojshmëri të temave nga fusha të ndryshme. Dhe, si zakonisht, faqet e para i takojnë shkencave kuranore, për të vazhduar me temat me interes nga lëmi i akaidit, i fikhut-jurisprudencës islame, si dhe janë shfaqur opinione për ngjarje të spikatura dhe dukuri të zhvillimeve historike, për kulturën dhe personalitetet fetare islame shqiptare e të tjera. Redaksia e “Takvimit”, edhe kësaj radhe, - si dhe herë të tjera, - është përpjekur që të shtrojë probleme që kanë të bëjnë me koncepte bashkëkohore, interesa gjithëshqiptare, arritje shkencore aktuale, tema historike, si dhe pikëpamje e qëndrime të studiuesve tanë, madje edhe të studiuesve nga radhët e brezit të ri. Kështu, redaksia e “Takvimit” tashmë jo vetëm që ka krijuar një numër të gjerë të bashkëpunëtorëve, po ka krijuar edhe një numër të konsiderueshëm të lexuesve vendës, po edhe gjithandej trojeve ku jetojnë shqiptarët, e madje edhe në Diasporë. Në këtë “Takvim”, kemi sjellë edhe tekstin origjinal, përkthimin dhe transkriptimin e sures Jasin, me të vetmin qëllim që lexuesve tanë, në veçanti atyre që nuk e njohin leximin arab, t’ua mundësojmë leximin e kësaj sure dhe, natyrisht, t’ua shpjegojmë porositë dhe mësimet e saj. Kjo mbase ka qenë edhe kërkesë e përsëritur e besimtarëve/lexuesve tanë. Redaksia e “Takvimit” mbetet gjithnjë mikpritëse e bashkëpunëtorëve dhe e lexuesve dhe ajo i falënderon autorët për punimet e dërguara dhe për bashkëpunimin e tyre të sinqertë. Allahu i shpërbleftë të gjithë me të mirat e Tij të pakufishme!


Parathënie

7

Siç e kemi thënë edhe në numrat pararendës të “Takvimit”, po i japim vetës të drejtë që të njëjtën ta përsërisim, duke i lutur lexuesit e nderuar që, me që edhe ky “Takvim” përmban ajete kuranore dhe hadithe të Muhamedit a.s., të kenë kujdes gjatë përdorimit të tij. Dhe në fund fare, duke qenë të vetëdijshëm për lëshimet dhe të metat tona të paqëllimta, e që janë të natyrës njerëzore, lusim Allahun e Gjithëmëshirshëm që këtë punë tonë sa do modeste të na e pranojë vetëm për hir të Tij dhe me të të arrijmë pëlqimin dhe razinë e Tij. Ve ahiru da’va na: eni-l-hamdulil-lahi Rabbi-l-alemin! Prishtinë, dhjetor 2010

R. Rexhepi


10

Studime kuranore Ajni Sinani

KURANI I MADHËRISHËM MREKULLI UNIKE “Ne do t’u tregojmë atyre shenjat (ajetet) Tona në hapësirat tokësore e qiellore, si dhe në vetvete, derisa t’u bëhet plotësisht e qartë se ai (Kur’ani) është i vërtetë. Vallë, a nuk të mjafton ty që, Zoti yt është Dëshmues i çdo gjëje”?! (Fussilet: 53) Kurani si i tërë, germë për germë dhe fjalë për fjalë, i është shpallur Muhamedit a.s. nga Allahu, pa asnjë dyshim. Ai është udhërrëfyes për gjithë njerëzimin, plot me shenja të qarta për rrugën e drejtë dhe dallues i së mirës nga e keqja (El Bekare: 185). Prandaj, të qenët e tij Fjalë dhe Libër i pandryshuar i Zotit është jashtë çdo diskutimi. Ai do të vazhdojë të jetë i tillë sa të ketë jetë mbi tokë, sepse është shpallja e fundit e Zotit drejtuar mbarë njerëzimit, për të gjitha kohët dhe të gjitha ve-

Takvim – Kalendar 2011

ndet. Kurani jo vetëm që i ofron njeriut udhëzimin për këtë botë, por njëkohësisht në vazhdimësi e fton atë drejt Zotit, Filluesit të çdo gjëje. Historia dëshmon se njerëzimi nuk ka parë në të shkuarën një libër sikurse ai dhe, gjithashtu, njerëzimi nuk do të shohë as në të ardhmen një të ngjashëm me të. Bukuria e Kuranit qëndron në stilin e tij të mrekullueshëm, në gjuhën e tij, fuqinë e tij shprehëse dhe madhështinë e formës së tij. Me përkryeshmërinë e tij, ai ka ardhur përmes gjuhës së Pejgamberit të Tij, pa u ndryshuar qoftë edhe një shkronjë e vetme. Zoti e ruajti librin e Tij të shenjtë nga çfarëdo shtrembërimi a mashtrimi. Tek myslimanët, sikurse shkruan dr. Ali Xhumua, që nga fillimi i Shpalljes së parë gjejmë përkushtimin dhe kulturën e ruajtjes së plotë të Kuranit: të shkronjave, fjalëve, vokaleve, radhës së ajeteve/vargjeve dhe sureve/kapitujve të tij. Myslimanët gjithmonë kanë ndier se gëzojnë mbështetjen nga Zoti i Gjithëfuqishëm në ruajtjen e Librit të Tij: “Sigurisht, Ne e kemi zbritur Kuranin dhe, sigurisht, Ne do ta ruajmë atë.” (El Hixhr: 9). Ky është një premtim i dhënë nga Krijuesi i gjithësisë, i Cili e ka zbritur Kuranin. Realiteti në të cilin jetojmë, konfirmon se premtimi është realizuar. Kurani nuk është ruajtur në sirtarë, larg nga njerëzit, ai nuk është ruajtur nga familje të caktuara ose nga kategori të veçanta. Atë e ka ruajtur i gjithë Ymeti mysliman. E kanë mësuar dhe e mësojnë përmendsh me qindra mijëra njerëz të rritur e fëmijë të vegjël, madje edhe ata që nuk dinë as edhe një fjalë arabisht.1 Armiqtë kanë bërë për1

Dr. Ali Xhumua, El Kur’anul Adhim, mu’xhizetun ferideh fis sijaneti vel hifdh, shih: http://www.ahram.org.eg/302/2010/09/27/4/40779.aspx


Studime kuranore

11

pjekje për ta shtrembëruar Kuranin e shenjtë, por nuk kanë pasur sukses; janë përpjekur për ta përkthyer gabimisht, por nuk ia kanë dalë. U munduan ta shtypnin në mënyrë të shtrembëruar, por ai mbeti ashtu siç ishte zbritur. Shekujt nuk mundën të hidhnin as cipën më të hollë të pluhurit të harresës mbi Kuranin, që ruajti gjatë gjithë kohës po atë njomësi e freski sikurse kur u shpall. Kurani do të ekzistojë gjithmonë në gjendjen e tij origjinale. Me masat që mori Pejgamberi a.s., fillimisht me vigjilencën e shokëve të tij dhe më pas të myslimanëve të çdo epoke, Kurani ka mbetur i pandryshuar.2 Kjo që ka ndodhur, paraqet veçanti në historinë e Shpalljes. Ai nuk është ruajtur vetëm në rreshta, po është ruajtur edhe në gjokse. Ai, që nga dita e parë, nuk është shkruar vetëm në objekte, por është qëndisur dhe shkruar edhe në memorien dhe zemrat e myslimanëve.

Kurani sfidon “Qoftë e lavdëruar nata e bekuar, në të cilën, Pejgamberit të Zotit, iu shpall, nga lart, Kur’ani, me përkryeshmërinë e tij.“ Johan Volfgang von Goethe (Gëte)3 Muhamedi a.s. solli një libër me karakter mbinatyror dhe metahistorik e tejepokal. Arsyeja e shëndoshë thotë se njeriu që s’di shkrim e lexim, jo vetëm që s’mund të shkruajë një libër të një niveli të paarritshëm, por nuk mund të shkruajë madje as edhe një libër të thjeshtë. Prandaj, sikur të ishte e mundur

12

që Kuranin ta shkruante Muhamedi a.s., ashtu siç pretendonin jobesimtarët, atëherë edhe ata do të mund të bënin një të tillë. Kurani, duke i sfiduar të gjithë ata që pretendojnë se ai nuk ishte një libër hyjnor, kërkoi prej tyre të bënin një të ngjashëm me të.4 Fakti që provokimi kuranor (tehad-di) nuk ka marrë kurrë një përgjigje, as gjatë kohës së Muhamedit a.s. kur Musejleme Kedhabi/Gënjeshtari provoi të shkruante diçka të ngjashme me Kuranin fisnik, dhe as gjatë këtyre një mijë e 400 vjetësh, bëri që fenomeni i manifestimit të pamundësisë njerëzore që ta imitojë Kuranin apo një pjesë të tij në përmbajtje ose formë, të emërtohej me termin ixh’az.5 Njerëzimi as që do të mund t’i përgjigjet kësaj sfide ndonjëherë. Kjo sfidë e këtij lloji është mrekulli, dhe këtë mrekulli nuk mund ta mposhtë askush, sepse garantues i kësaj është Vetë Krijuesi i të gjitha botëve. Kurani i sfidon të gjithë, pa marrë parasysh se cilit popull i përkasin, nga cili vend vijnë, apo në cilën kohë jetojnë. Ai i fton të gjithë njerëzit, studiues, filozofë, poetë, shkrimtarë, njerëz të urtë e të ditur, që, nëse dyshojnë në vërtetësinë hyjnore të këtyre vargjeve dhe mendojnë se ato janë fryt i mendjes njerëzore, atëherë le të shkruajnë një libër sikurse Kurani, ose dhjetë kaptina, apo madje vetëm një kaptinë/sure të ngjashme me një kaptinë të tij: - një libër sikurse Kurani:

4 2

Beheshti & Bahonar, Filozofia Islame, pa vit dhe vend botimi, f. 350. 3 Ajni Sinani, Të tjerët për Islamin, Kuranin dhe Muhamedin alejhis-selam, Prishtinë, Zëri Ynë, 2005/1426, f. 61.

Takvim – Kalendar 2011

Prof. Dr. Bekir Topaloglu, Prof. Dr. Shef Yusuf Sevki Yavus, Doc. Dr. Ilyaz Celebi, Bazat e besimit në Islam, Prishtinë, 2002, f. 152-153. 5 Nexhat S. Ibrahimi, Dimensione kuranore, Shkup, Prishtinë, Tiranë, Logos-A, 2004, F. 19.


Studime kuranore

13

“Thuaj: ‘Sikur të tuboheshin të gjithë njerëzit dhe xhindet për të hartuar një Kuran të tillë, ata nuk do të mund të hartonin një të ngjashëm me të, madje, edhe sikur ta ndihmonin njëri-tjetrin’.” (El Isra: 88). - ose dhjetë kaptina sikurse kaptinat e Kuranit: “Nëse ata thonë: ‘Ai e ka trilluar atë! Thuaju (o Muhamed!): ‘Sillni dhjetë sure të ngjashme (në bukuri dhe elokuencë) të trilluara dhe thirrni në ndihmë kë të mundni, përveç Allahut, nëse thoni të vërtetën!” (Hud: 13) “E, nëse nuk ju përgjigjen, atëherë ta dini se ai (Kurani), ka zbritur me dijen e Allahut dhe se s’ka zot tjetër (të denjë për adhurim) përveç Tij. Andaj, a jeni ju (o mohues) myslimanë?” (Hud:14). - apo vetëm një sure të ngjashme me një sure të tij: “Nëse ju dyshoni në atë që ia kemi zbritur robit tonë (Muhamedit a.s.), atëherë hartoni një sure të ngjashme me atë që ia kemi shpallur atij! Thirrni në ndihmë edhe dëshmitarët tuaj (që i adhuroni) në vend të Allahut, nëse jeni të sinqertë.” (El Bekare: 23); “Nëse nuk mundeni, dhe kurrsesi nuk do të mundeni, atëherë ruajuni zjarrit…” (El Bekare: 24). Kjo thirrje mbetet e hapur në çdo kohë dhe konsiderohet një nga argumentet më të forta se Kurani është libër i Zotit dhe jo vepër njerëzore.6 El Xhahidhi shkruan: “Ajo që dëshmon se Kurani është shpallje autentike, është kompozimi i tij i jashtëzakonshëm, të cilin nuk mund ta bëjë njeriu”. Kurse El-Bakilani thotë: “Kurani mbetet i paimitueshëm, sepse kompozimi i tij ndryshon 6

Më gjerësisht për këtë shih: Vehidudin Han, El Islamu jetehad-da, botoi El Muhtar El Islam, Kajro, pa vit botimi.

14

Takvim – Kalendar 2011

nga çdo trajtë tek arabët. Kurani i fton ata që nga materiali i njëjtë (gjuhësor) të ndërtojnë një arkitekturë të tillë madhështore. Sfidimi nuk mund t’i bëhet fjalës së amshueshme, që është e jashtëzakonshme dhe e pa konkurrencë”. Filozofi En Nadham mendon se mbinatyrshmëria e Kuranit qëndron në të zbuluarit e së panjohurës nga ana e tij (p.sh. sikurse është rasti me luftën e Bizantit). Kurani, duke sfiduar mbarë njerëzimin dhe jo vetëm arabët, që të përpilojnë së bashku diçka të tillë, tregon qartë se ai i tejkalon kufijtë e gjuhës. Retorika e përsosur dhe stilistika e përkryer dëshmojnë karakterin mbinatyror dhe metahistorik të tij.7 Kurani ka retorikë të përsosur e stilistikë të përkryer dhe është i shkruar me një stil elokuent të mrekullueshëm, që është i pashembullt, i paimitueshëm, madje i paarritshëm edhe nga poetët më të mëdhenj. Arabët, që ishin mjeshtër në prozë dhe poezi, qenë të detyruar të gjunjëzoheshin para stilit sipëror e të pastër të tij. Allahu i Lartëmadhëruar e sfidoi njerëzimin me ajetet kuranore, për t’u treguar atyre se karshi Tij janë shumë të dobët, madje, forca e tyre as që mund të krahasohet me Forcën e Tij.

Pafuqia për ta sfiduar Kuranin Përparimi dhe suksesi i Islamit nuk mund të kapërdihej nga idhujtarët e Mekës, sepse atyre jo vetëm që u rrezikohej feja, po edhe vetë ekzistenca. Prandaj gjithë arabët ishin ngritur në këmbë. Ata i ftuan poetët dhe dijetarët e tyre për të mposhtur Kuranin e shenjtë. Prej njerëzve që ishin ftuar për të sfiduar 7

Malik Ibn Nebih, Fenomeni Kuranor, Prishtinë, 1419/1990, f. 6.


Studime kuranore

15

Kuranin e shenjtë, ishte edhe Velid ibn El Mugireh nga Beni Mahzum, që shquhej në mesin e arabëve për aftësi letrare. Velidi kërkoi nga Pejgamberi a.s. që të lexonte nga Kurani i shenjtë. Ai u trondit aq shumë nga leximi i Kuranit, saqë, pa qëndruar gjatë, u ngrit nga vendi dhe tha: “Unë betohem në Allahun se kam dëgjuar nga Muhamedi fjalë, të cilat as nuk më duken si fjalë njerëzore dhe as fjalë prej magjie. Këto fjalë kanë një tingëllim të veçantë dhe një bukuri të posaçme. Ato janë si një degë peme, që mban shumë fruta, janë fjalë që triumfojnë mbi gjithçka, dhe asgjë nuk triumfon mbi to”. Kur kurejshët filluan të pëshpëritnin në mes tyre se Velidi ishte gjunjëzuar para Muhamedit a.s., ai tha: “A mos mendoni se ai është gënjeshtar? A s’është ai që ju e njihni si njeri të ndershëm? A nuk e keni quajtur ju njeri të sinqertë dhe besnik”? Kur disa thanë atëherë pse duhet të merremi me të, Velidi u mendua dhe tha: “Ai është një magjistar”. Pas kësaj kurejshët përhapën fjalët duke thënë se Muhamedi është një magjistar dhe se vargjet e Kuranit janë vargje magjike.8 Kurani ka një tërheqje të jashtëzakonshme, dhe asnjë libër në botë nuk mund të krahasohet me Kuranin nga aspekti i tërheqjes, ëmbëlsisë dhe tingëllimit të melodisë. Arabët, oratorë të zotët, u magjepsën nga Kurani famëlartë. Idhujtarët e Mekës kërkonin prej njerëzve që të mos e dëgjonin Kuranin, sepse kishin frikë se ai i bënte për vete. Megjithatë, njerëzit e sinqertë dhe me zemra të pastra, që digjeshin për të vërtetën, kur e dëgjonin Kuranin, edhe pse kishin qenë kundërshtarë të rreptë të Islamit, ndryshonin drejtimin dhe nga kundërshtarë të tij bëhe-

shin mbrojtësit e tij më të flaktë. Kjo ndodhi edhe me Omerin r.a., i cili ishte nisur ta vriste Pejgamberin e Zotit.

Kurani mrekulli “Kurani është simfoni unike, tingujt e së cilës i kanë shtyrë njerëzit deri në derdhje lotësh dhe ekstazë” . (Muhamed Marmadjuk Pitkal)9 E bija e poetit të famshëm, Imrul Kajsit, kur kishte dëgjuar një pjesë të Kuranit, e tronditur, kishte thënë: “Këto nuk mund të jenë fjalë të një njeriu! Nëse në botë ekziston një gjë e tillë, poezia e babait tim menjëherë duhet të hiqet nga muret e Qabesë! Shkoni hiqeni atë dhe, në vend të saj, vendosni këtë!” Është e ditur se në kohën e shpalljes së Kuranit, arabët ishin të pamposhtur në retorikë dhe shquheshin për oratori të lartë. Gjuha arabe kishte arritur kulmin e saj, prandaj në atë kohë ishte bërë zakon që të mblidheshin poetët më të mirë arabë, të cilët çdo vit paraqitnin poemat më të njohura në qendrën tregtare-letrare në pazarin Ukadh. Ajo që vlerësohej më e mira, shkruhej me ar në muret e Qabesë. Shtatë nga këto poema ekzistonin në kohën e Pejgamberit a.s. dhe quheshin “mualakat“.10 Mirëpo, kur në mes tyre u shfaq Muhamedi a.s., si i dërguari i Zotit me Kuranin fisnik, ata, duke dëgjuar ajetet kuranore, mbetën të hutuar e të shtangur. Të gjithë u habitën si ishte e mundur që një ligjërim i tillë i bukur dhe i pashembullt të vinte nga një njeri. Dhe, ja, pikërisht atëherë kur ata konsideronin se 9

8

Prof. Makarim Shirazi, Parimet e Ideologjisë Islame, Tiranë, 1993, f. 43-44.

Takvim – Kalendar 2011

16

Ajni Sinani, po aty, f. 65. Prof. Makarim Shirazi, po aty, f. 47.

10


Studime kuranore

17

nuk kishte kush që do të mund të garonte me ligjërimi e tyre për nga bukuria dhe finesat e gjuhës arabe, Muhamedi a.s., si një njeri i thjeshtë në mesin e tyre, filloi të fliste me një ligjërim shumë e shumë më të bukur si nga forma, ashtu edhe nga kuptimi. Kurani i mahniti zotëruesit e gjuhës e letërsisë arabe dhe tregoi se ata ishin të paaftë të shkruanin diçka, qoftë madje edhe të përafërt me kaptinën më të shkurtër të tij.11 Kjo, sepse stili i Kuranit është stili i Krijuesit të Madhërishëm, prandaj, asnjë nga vargjet e rimuara prej poezisë së xhahilietit nuk mund të krahasohet me asnjë ajet kuranor. Ajetet, si margaritarë të imët, me natyrshmërinë e porosisë së tyre dhe rrëfimin gjuhësor me të cilin janë komunikuar, me intonacionin muzikal dhe intimitetin spiritual - zgjojnë zemrën dhe mendjen, që t’ia hapin shtigjet jehonës së Fjalës së Allahut, sikurse hapet kraharori para goditjes depërtuese të shigjetës.12 Disa sure fillojnë me shkronja të ndara (huruf el-mukatta’a). Ka ajete që kanë vetëm një bashkëtingëllore: Sad. Ose kanë dy bashkëtingëllore Ha-Mim. Ose kanë tri bashkëtingëllore: Ta-Sin-Mim. Ose kanë katër bashkëtingëllore: ElifLam-Mim-Ra. Ose kanë pesë bashkëtingëllore: Kaf-Ha-JaAjn-Sad. Rreth këtyre simboleve dhe asaj se çfarë tregojnë ato, ç’kuptohet dhe cili është qëllimi i vërtetë i tyre, - dijetarët myslimanë kanë dhënë mendime të ndryshme. Ebu Bekri r.a. ka thënë: “Në çdo libër ka sekrete dhe sekretet e Kuranit janë fillimet e sureve”. Aliu r.a. ka thënë: “Çdo libër ka ajkën e tij, e ajka e Librit të Allahut janë këto shkronja

18

të ndara”. Shabiu, kur është pyetur për to, ka thënë: “Ato janë sekrete hyjnore dhe mos hyni në kërkimin e tyre”. Njerëzimi me dijen e tij të mangët, sigurisht, nuk mund të arrijë të vërtetën e plotë për atë që synojnë Fjalët e Zotit të Gjithëdijshëm.13 Në instancë të fundit, të gjithë kanë deklaruar: “Vetëm Zoti e di më mirë se çfarë ka synuar me to”. Prej të gjithë librave të religjionit, shkencës dhe filozofisë, i vetmi Kurani fisnik është ai që të gjitha sendet, fenomenet e natyrës dhe objektet e gjithësisë, i emërton si “shenja” (ajat) shprehje me të cilën i emëron edhe vargjet e tij.14 Në qoftë se Kurani është Libër i Zotit, që shfaq “shenjat” e Tij, atëherë Libër i Zotit është edhe universi, sepse shpall dëshmitë e Tij.15 Pra, çdo ajet i tij është një shenjë. Prandaj, Zoti e thërret njeriun që t’i kërkojë shenjat e Tij dhe t’i lexojë Emrat e bukur të Tij në librin e hapur të natyrës, edhe t’i shfrytëzoje fuqitë e tij rezonuese, që të mendojë për mësimet e Kuranit.16 Kurani është sikurse universi. Në univers ekziston harmoni e përkryer, s’ka papërputhshmëri as joharmoni (Kurani, 67: 34). Njësoj është edhe Kurani. S’ka papërputhshmëri as joharmoni.17 Sejid Nasri thotë: “Gjurmët e shenjave (ajeteve) të Zotit ne i shohim jo vetëm në faqet e natyrës ose makrokozmosit, si libri i botës, por edhe në faqet e librave të historisë si një mikrokozmos apo libër i Shpalljes”. Osman Nuri Topbash shkruan: 13

Mahmud iben Sherif, Muslimani sa Zapada, Takvim 1976, Sarajevë, f. 67-68. Hasan Cengiq, Temat Islame, Shkup, Logos-A, 1420/1999, f. 28. 15 William C. Chittick, Në kërkim të zemrës së humbur, Tiranë, 2007, f. 15. 16 Hamudeh Abdul Ati, po aty, f. 21. 17 Hasan Cengiq, po aty, f. 18. 14

11 12

Hamudeh Abdul Ati, Islami në fokus, Shkup, 1413/1992, f. 4. Ebul Ala El Mewdudi, Muhammedi alejhi selam dhe Kur’ani i shenjtë, Prizren, 1409/1989 f. 84.

Takvim – Kalendar 2011


Studime kuranore

19

“Kurani është një gjithësi e mbështjellë me fjalë, ku janë përmendur Emrat e bukur të Allahut. Kurse gjithësia është një Kuran pa fjalë, një libër të fshehtash dhe kaderesh përplot me ajete dhe shenja tërheqëse, ku manifestohen dhe shfaqen emrat hyjnorë.”18 Myslimanët Kuranin e konsiderojnë si mrekullia (muxhize) më e madhe. Kurani është shkruar në nivelin më të lartë stilistik. Ai dallon plotësisht nga proza dhe poezia, të cilat ishin të njohura atëherë tek arabët. Kurani është mrekulli gjuhësore dhe letrare në tërësi, që s’ka të ngjashëm me librat e shkuar.19 Ai është fjala më e bukur, e cila është lart dhe e tejkalon shumë edhe të shprehurit më të mirë poetik të njeriut. Pashëmbëllimi i Kuranit dhe mahnitja nga Kurani hetohen njëkohësisht në koncizitetin dhe harmoninë e ajeteve shumëkuptimore. Kurani, me gjuhën e tij të përsosur qiellore dhe me të shprehurit e tij me fjalë, qëndron shumë sipër më të mirës që ka arritur njerëzimi ndonjëherë.

Muhamedi a.s. nuk ishte autor i Kuranit Se Muhamedi nuk ishte ai që e kishte shkruar Kuranin, këtë e vërteton Autori Hyjnor: “Para këtij, ti (Muhamed) nuk kishe lexuar kurrfarë libri e as që kishe shkruar gjë me dorën tënde, përndryshe, ndjekësit e së pavërtetës do të dyshonin“. (El Ankebut: 48). Sjellja e Kuranit përmes një njeriut që s’dinte shkrim e lexim është fakt se ai nuk është vepër e tij, por i është shpallur 18 19

Osman Nuri Topbash, Fryma e fundit, botoi Progresi, pa vit botimi, f. 11. Shih: Nexhat S. Ibrahimi, po aty, f. 12 e tutje.

20

Takvim – Kalendar 2011

nga i Gjithëdijshmi. Historiani i njohur anglez Thomas Carlyle thotë: “Nuk bën të harrojmë në asnjë rrethanë, se Muhamedi a.s. nuk ka vijuar asnjë shkollë dhe atë që ne e quajmë shkollim, nuk e ka bërë kurrë“. Vetë Libri mban dëshminë e vet se është nga Zoti: “A nuk përsiatin ata për Kuranin? Sikur ai të mos ishte prej Allahut, në të do të gjenin shumë kundërthënie.” (En Nisa: 82). Në Kuran nuk ka kundërthënie, alogjikë, pasaktësi apo mangësi. Kundërshtarët e Kuranit “do të ngriheshin në këmbë” dhe kurrë s’do të uleshin, sikur të ekzistonte qoftë edhe një pasaktësi sado e vogël në të. Asnjë shkrimtar nuk mund t’u qëndrojë konsekuent studimeve të veta për njëzet e tre vjet. Ai, patjetër, kohë pas kohe do të ishte kontradiktor, krejt ndryshe nga Kurani që është plotësisht i harmonizuar, prej fillimit deri në fund. Ai është libër i sigurt, që parashtron në mënyrë emfatike që në hapje: “Ky është libri në të cilin nuk ka dyshim.” (El Bekare: 2). Prandaj, shkencëtarët, njerëzit me aftësi letrare, që janë të sinqertë ndaj vetes, e kanë pranuar dhe përqafuar Kuranin si mrekulli të vërtetë e pa të meta, si mrekulli të mrekullive.20 Kur studiojmë çdo vepër letrare, në të hulumtojmë mangësi. Ndërkaq, Kurani, edhe pse është libër, nuk i ka mangësitë që përmban cilado vepër letrare. Stili i shprehur kuranor nuk është identik me shprehjen njerëzore, sepse ai ka autenticitet metahistorik dhe të mbinatyrshëm. Ajetet e tij, sikurse margaritarët shkëlqyes, ndriçojnë me nurin e urtësisë së Allahut. Ai nuk është vepër letrare dhe sajim njerëzor, po është Shpallje e 20

Ahmed Deedat, Kur’ani mrekullia më e përsosur, Shkup, 1986, f. 14.


Studime kuranore

21

Allahut, Fjalë hyjnore e shprehjes unike dhe e stilit të papërsëritshëm21. Muhamedi a.s. nuk kishte pohuar asnjëherë se Kurani ishte fjalë e tij, sepse ai nuk ishte poet, orator e as filozof. Ai ishte i dërguar i Zotit, kurse Kurani Fjalë e Allahut. Edhe të vërtetat shkencore themelore, të shkruara në enciklopedi nga shkencëtarët më të shquar, korrigjohen në ribotime. Ndërkaq, ka katërmbëdhjetë shekuj që Kurani vazhdon të gjejë mbështetje të vazhdueshme për sa u përket të vërtetave shkencore, pa pësuar asnjë lloj ndryshimi, pa pasur nevojë korrigjimi.22 Ai aludon të vërteta shkencore dhe s’ka mundësi që një njeri, që kishte jetuar në një mjedis beduin, t’i ketë ditur ato. Maurice Bucaile thotë: “Nuk mund të imagjinohet që, shumë ajete kuranore që kanë të bëjnë me të vërteta shkencore, të jenë vepër e një njeriu për shkak të shkallës së diturisë në kohën e Muhamedit a.s”.23 Kurani fisnik përmban fakte grandioze dhe të pashtershme, që i zbulojnë në vijimësi dijetarët, që nga zbritja e tij, para më shumë se 1400 vjetësh. Kurani ka ardhur për të plotësuar librat e mëparshëm hyjnorë dhe për të përmirësuar devijimet që kanë pësuar ata. Për këtë arsye, ka ngjashmëri në një masë të konsiderueshme në mes Kuranit dhe Dhiatës se Vjetër e Dhiatës së Re, por Kurani ua kalon atyre dhe është superior. Për shkak se kanë pësuar shumë shtrembërime, Tevrati dhe Ungjilli kanë humbur vlerën, prandaj Allahu i Lartësuar i dër-

Takvim – Kalendar 2011

22

goi njerëzimit “një botim të ri” të Librit të Vet dhe ky “botim i ri” është Kurani i Shenjtë.24 Fjala e Zotit është dëshmitare se Kurani është shpresa e vetme në historinë njerëzore që është ruajtur në versionin e tij të plotë dhe origjinal. Zoti e bëri Kuranin të paimitueshëm. Ai tejkalon imagjinatën njerëzore dhe fuqinë e njeriut për të krijuar diçka të ngjashme me të.25 Kurani është pa dyshim libër, të fshehtat e të cilit do të zbulohen deri në Ditën e Fundit, e kjo vërteton mbinatyrshmërinë dhe të qenët e tij hyjnor. Kurani është një univers i pafund dhe një burim frymëzimi e fisnikërimi i pashtershëm për mendjen dhe shpirtin e njeriut. I Lartësuari thotë: “Thuaj: ‘Sikur deti të ishte bojë për të shkruar fjalët e Zotit tim, sigurisht që ai do të shterej, para se të soseshin fjalët e Zotit tim, edhe sikur Ne të sillnim si ndihmë edhe një tjetër si ai”. (El Kehf: 109); “Sikur të gjithë drurët, që gjenden në Tokë, të ishin pena e deti bojë shkrimi e t’i shtoheshin atij edhe shtatë dete të tjera, nuk do të shtereshin fjalët e Allahut. Pa dyshim, Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Urtë”. (Lukman: 27).

Përhapja e mësimeve të Kuranit Kurani, në stilin e tij, strukturën dhe mënyrën e të shprehurit të qartë, ndryshon nga Bibla. Në të nuk ka të folur klasik, kundërthënie dhe kontradikta sikurse ka në Bibël, s’ka kronologji ngjarjesh, po ka mesazh tevhidi, që e përshkon atë nga fillimi deri në fund. Kur e lexojmë Kuranin fisnik, përfitojmë

21

Ebul Ala El Mewdudi, po aty, f. 75. Kadir Misirogllu, Botëkuptimi Islam, Stamboll, gusht-tetor, 2008, f. 56. 23 Dr. Maurice Bucaile, Bibla, Kur’ani dhe Shkenca, Gjakovë, pa vit botimi, f. 139. 22

24 25

Kadir Misirogllu, po aty, f. 64. Hamudeh Abdul Ati, po aty, f. 29.


Studime kuranore

23

një ndjenjë të pashterësisë dhe të pafundësisë, sepse, kudo që ta hapim Kuranin, ne gjejmë gjithmonë mesazh të njëjtë, që s’ka fillim as fund. Kjo ka bërë që mësimet e Kuranit të përhapen anekënd botës, sepse ai është një libër që arrin njëkohësisht në zemër dhe mendje dhe i bën për vete njerëzit me shpirtra të pastër e fisnikë. Arthur J. Arberry, thotë: “Sa herë që dëgjoj leximin e Kuranit, më duket sikur dëgjoj muzikë, melodia e së cilës përcillet me të rrahura të përhershme të lodrave, dhe kjo (më krijon emocione të fuqishme) sikur më pëlcet zemra ime“.26 Në vend të shfarosjes së myslimanëve, që deshën të realizonin idhujtarët e Mekës në kohën e zbritjes së Kuranit, pastaj persët dhe romakët, më pas kryqtarët dhe tartarët, dhe më vonë kolonializmi e fanatikët në Lindje e Perëndim; në vend të zhdukjes së myslimanëve dhe fesë së tyre, - Islami u përhap pandërprerë dhe ai sot konsiderohet si feja me rritjen më të madhe dhe me përhapjen më të shpejtë në botë. Kjo, sepse: “Ata dëshirojnë të fikin dritën e Allahut me gojët e tyre, por Allahu e përsos dritën e Vet, edhe nëse (këtë gjë) e urrejnë jobesimtarët”. (En Nur: 8).

26

Ajni Sinani, po aty, f. 82.


Takvim – Kalendar 2011

26

Tefsir Sabri Bajgora

DHJETË POROSITË HYJNORE NË SUREN “EL-EN’AMË”

‫ﻗُ ْﻞ ﺗَـﻌَﺎﻟَﻮْا أَﺗْﻞُ ﻣَﺎ َﺣ ﱠﺮَم َرﺑﱡ ُﻜ ْﻢ َﻋﻠَْﻴ ُﻜ ْﻢ أَﻻﱠ ﺗُ ْﺸ ِﺮﻛُﻮا ﺑِ ِﻪ َﺷ ْﻴﺌًﺎ َوﺑِﺎﻟْﻮَاﻟِ َﺪﻳْ ِﻦ إِ ْﺣﺴَﺎﻧًﺎ‬ ‫ﺶ ﻣَﺎ‬ َ ‫َاﺣ‬ ِ ‫َوﻻَ ﺗَـ ْﻘﺘُـﻠُﻮا أ َْوﻻَ َد ُﻛ ْﻢ ِﻣ ْﻦ إِ ْﻣﻼَ ٍق ﻧَ ْﺤ ُﻦ ﻧـ َْﺮُزﻗُ ُﻜ ْﻢ َوإِﻳﱠﺎ ُﻫ ْﻢ َوﻻَ ﺗَـ ْﻘ َﺮﺑُﻮا اﻟْﻔَﻮ‬

“Thuaj: “Ejani t’ju lexoj atë, që me të vërtetë ju ndaloi Zoti juaj: të mos i shoqëroni Atij asnjë send; të silleni mirë me prindërit; të mos i mbytni fëmijët tuaj për shkak të varfërisë, sepse Ne ju ushqejmë ju dhe ata; të mos u afroheni mëkateve të hapura apo të fshehta; mos e mbytni njeriun, sepse mbytjen e tij e ndaloi Allahu, përpos kur është me vend. Këto janë porositë e Tij, kështu që të mendoni thellë. Mos iu afroni pasurisë së jetimit derisa ai të arrijë pjekurinë, (mund t’i afroheni) vetëm në mënyrë më të mirë, zbatoni me drejtësi masën dhe peshojën. Ne nuk ngarkojmë asnjë njeri përtej mundësive të tij. Kur të flitni (të dëshmoni), duhet të jeni të drejtë edhe nëse është çështja për (kundër) të afërmit, dhe zotimin e dhënë Allahut plotësojeni. Ai, ju porositë kështu që të përkujtoni. Dhe, kjo është rruga (feja) Ime e drejtë (që e caktova për ju), pra përmbajuni kësaj, e mos ndiqni rrugë të tjera e t’ju ndajnë nga rruga e Tij. Këto janë porositë e Tij për ju, ashtu që të ruheni.” (El-En’amë, 151-153)

‫ْﺲ اﻟﱠﺘِﻲ َﺣ ﱠﺮَم اﻟﻠﱠﻪُ إِﻻﱠ ﺑِﺎﻟْ َﺤ ﱢﻖ ذَﻟِ ُﻜ ْﻢ‬ َ ‫ﻇَ َﻬ َﺮ ِﻣ ْﻨـﻬَﺎ َوﻣَﺎ ﺑَﻄَ َﻦ َوﻻَ ﺗَـ ْﻘﺘُـﻠُﻮا اﻟﻨﱠـﻔ‬

***

‫ِﻴﻢ إِﻻﱠ ﺑِﺎﻟﱠﺘِﻲ ِﻫ َﻲ أَ ْﺣ َﺴ ُﻦ َﺣﺘﱠﻰ‬ ِ ‫َﺎل اﻟْﻴَﺘ‬ َ ‫ َوﻻَ ﺗَـ ْﻘ َﺮﺑُﻮا ﻣ‬.‫َوﺻﱠﺎ ُﻛ ْﻢ ﺑِ ِﻪ ﻟَ َﻌﻠﱠ ُﻜ ْﻢ ﺗَـ ْﻌ ِﻘﻠُﻮ َن‬

Vlera e këtyre ajeteve

‫ﱢﻒ ﻧَـ ْﻔﺴًﺎ إِﻻﱠ ُو ْﺳ َﻌﻬَﺎ َوإِذَا‬ ُ ‫ْﻂ ﻻَ ﻧُ َﻜﻠ‬ ِ ‫ﻳَـ ْﺒـﻠُ َﻎ أَ ُﺷ ﱠﺪﻩُ َوأ َْوﻓُﻮا اﻟْ َﻜ ْﻴ َﻞ وَاﻟْﻤِﻴﺰَا َن ﺑِﺎﻟْ ِﻘﺴ‬ ‫ﻗُـ ْﻠﺘُ ْﻢ ﻓَﺎ ْﻋ ِﺪﻟُﻮا َوﻟ َْﻮ ﻛَﺎ َن ذَا ﻗـ ُْﺮﺑَﻰ َوﺑِ َﻌ ْﻬ ِﺪ اﻟﻠﱠ ِﻪ أ َْوﻓُﻮا ذَﻟِ ُﻜ ْﻢ َوﺻﱠﺎ ُﻛ ْﻢ ﺑِ ِﻪ ﻟَ َﻌﻠﱠ ُﻜ ْﻢ‬

‫ﺴﺒُ َﻞ ﻓَـﺘَـ َﻔ ﱠﺮ َق ﺑِ ُﻜ ْﻢ‬ ‫ﺻﺮَاﻃِﻲ ُﻣ ْﺴﺘَﻘِﻴﻤًﺎ ﻓَﺎﺗﱠﺒِﻌُﻮﻩُ َوﻻَ ﺗَـﺘﱠﺒِﻌُﻮا اﻟ ﱡ‬ ِ ‫ َوأَ ﱠن َﻫﺬَا‬.‫ﺗَ َﺬ ﱠﻛﺮُو َن‬ ‫َﻋ ْﻦ َﺳﺒِﻴﻠِ ِﻪ ذَﻟِ ُﻜ ْﻢ َوﺻﱠﺎ ُﻛ ْﻢ ﺑِ ِﻪ ﻟَ َﻌﻠﱠ ُﻜ ْﻢ ﺗَـﺘﱠـﻘُﻮ َن‬

Kurani famëlartë, i cili është dritë dhe udhëzim për njerëzit, përmban edhe një mori urdhëresash, ndalesash dhe porosish, në bazë të të cilave bashkësia njerëzore ndërton një shoqëri të përkryer. Nëse meditojmë më thellë rreth këtyre tri ajeteve, do të shohim se ato përmbajnë tërësinë e bazamentit të Islamit. Përveç që janë bazë e Njëshmërisë hyjnore, po ashtu simbolizojnë


Tefsir

27

edhe një shtyllë të fortë të jetës familjare (sociale) në një bashkësi njerëzore. Këto ajete përforcojnë edhe më tepër lidhjet brenda shoqërisë, me mëshirë dhe mirëkuptim të ndërsjellë - Ibn Abasi ka thënë: “Këto ajete-dispozita që Allahu xh.sh. i ka përmendur në suren “El-En’am”, kanë përmbledhur të gjitha ligjet njerëzore dhe sheriatet e mëparshme, të cilat nuk janë zhvlerësuar kurrë për asnjë popull. Madje është thënë se, këto dhjetë porosi i kanë zbritur edhe Musait a.s.”. - Ka’b el Ahbari, citohet të ketë thënë: “Këto ajete janë ajetet me të cilat ka filluar edhe Tevrati.” Ndërkohë, në Ungjill (në Besëlidhjen e Vjetër), janë cekur këto dhjetë porosi, që sipas hebrenjve, Allahu xh.sh. ia kishte zbritur Musait a.s. në Tevrat: 1. Urdhërimi për adhurimin e vetëm Një Zoti, të pashoq. 2. Ndalimi i betimit të rrejshëm në Zotin 3. Urdhërimi për ruajtjen e traditës së të shtunës (në kuptim që një ditë e javës të ishte ditë e caktuar adhurimi). 4. Urdhërimi për respektimin e babait dhe të nënës. 5. Të kuptuarit se vetëm Zoti është Ai që jep dhe dhuron. 6. Mos vrit. 7. Mos bëj prostitucion. 8. Mos vidh. 9. Mos dëshmo rrejshëm. 10. Mos të shkojnë sytë në shtëpinë e shokut tënd, në gruan, në robin, në pasurinë ose në gomarin e tij. Ndërsa në këto ajete të sures “El-En’am” dhjetë porositë me të cilat janë urdhëruar muslimanët janë: 1. Mos i shoqëroni Allahut askënd - (Ndalimi i shirkut) 2. Silluni mirë me prindër

28

Takvim – Kalendar 2011

3. Mos i mbytni fëmijët për shkak të varfërisë 4. Mos iu afroni mëkateve qoftë haptazi qoftë fshehurazi 5. Mos i mbytni njerëzit e pafajshëm 6. Mos e keqpërdorni pasurinë e jetimit 7. Gjatë matjes dhe peshimit mbani drejtësinë 8. Kur të flisni, flisni vetëm të drejtën, qoftë edhe kundër të afërmve 9. Zotimin dhe besën e dhënë Allahut mbajeni 10. Ndiqni rrugën e drejtë të Allahut dhe shmanguni rrugëve të tjera - Transmeton Tirmidhiu në koleksionin e tij “El-Xhamiu” nga Abdullah ibn Mes’udi r.a., të ketë thënë: “Kush dëshiron të shikojë porositë e Muhamedit a.s., atëherë le t’i lexojë këto tri ajete” - Transmetojnë Hakimi dhe Ibn ebi Hatimi nga Ubadete ibn Samit të ketë thënë: “Ka thënë i Dërguari i Allahut s.a.v.s.: “Kush prej jush më jep besën se do të punojë sipas këtyre ajeteve, dhe i lexoi ajetet (151-153), derisa i përfundoi e pastaj tha: “Kush u përmbahet atyre me përpikëri, shpërblimi i tij do të jetë tek Allahu, e kush lë mangët diç prej tyre, atëherë dënimi prej Allahu do t’i vijë edhe në këtë botë, ndërsa atë që Allahu e lë për ta gjykuar në Ahiret, atëherë çështja e tij do të jetë në kompetencë të Allahut, nëse do e dënon e nëse do e falë” - Transmetojnë Hakimi dhe Ibn Ebi Hatimi, nga Aliu r.a. të ketë thënë: “Kur Allahu e urdhëroi të Dërguarin e Tij të paraqiste veten para fiseve arabe, ai doli në Mina. Së bashku me të ishim unë dhe Ebu Bekri. U ndal para shtëpive të një fisi dhe trokiti në dyert e tyre, duke u dhënë selam. Ata ia kthyen sela-


Tefsir

29

min. Në mesin e tyre ishin edhe Mefruk ibn Amri, Hani ibn Kubejse dhe Muthenna ibn Harithe. Mefruku ishte më oratori ndër ta, prandaj edhe iu drejtua të Dërguarit të Allahut me fjalët: “Në çka na fton (thërret) o vëlla kurejsh?” Atëherë i Dërguari i Allahut iu përgjigj: “Ju ftoj në dëshminë se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe në dëshminë se unë jam i dërguar i Tij. Ju thërras që të më përkrahni e të më ndihmoni derisa ta kem kryer misionin me të cilin më ka ngarkuar Allahu. Ju e dini se kurejshët janë ngritur kundër urdhrit të Allahut, e kanë përgënjeshtruar të Dërguarin e Tij dhe janë kapur pas gjërave të shëmtuara e të këqija e kundër të vërtetës, ndërsa Allahu është i Pasuri që nuk ka nevojë për asgjë dhe i Vetmi që meriton falënderimin”. Atëherë, Mefruku i tha: “Në çka na thërret tjetër o vëlla kurejsh?” I Dërguari i Allahut, duke dashur që ta dëgjonin të gjithë të pranishmit, i lexoi me zë këto ajete fisnike (151-153 të sures El-En’am): “Thuaj: “Ejani t’ju lexoj atë që me të vërtetë ju ndaloi Zoti juaj …: deri në fund të ajetit 153, ... Këto janë porositë e Tij për ju, ashtu që të ruheni.” Po në çka tjetër na fton o vëlla kurejsh, - tha Mefruku, sepse për Allahun këto fjalë nuk janë të banorëve të tokës, se po të ishin, do t’i kishim njohur... Atëherë i Dërguari i Allahut sërish me zë të lartë e lexoi këtë ajet kuranor: “Allahu urdhëron drejtësi, bamirësi, ndihmë të afërmve, dhe ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju këshillon ashtu që të merrni mësim.” (En-Nahl, 90).

30

Takvim – Kalendar 2011

Pas kësaj Mefruku tha: “O vëlla kurejsh, Për Allahun na ftove në virtytet më fisnike të moralit dhe në veprat më të mira. Njerëzit që të kundërshtojnë, të përgënjeshtrojnë dhe shpifin ndaj teje, pa dyshim që janë në humbje.” - Po ashtu transmeton Hakimi nga Ibn Abasi të ketë thënë: “Në suren “El-En’am” ka ajete “muhkemat”-“dispozitive”, të cilat janë bazë e Librit, dhe pastaj lexoi ajetet:151-153. Sipas dijetarëve islamë këta tre ajete që përmbajnë dhjetë porsi hyjnore, ndahen në tri grupe dispozitash: 1. Dispozita që kanë të bëjnë me përmirësimin e gjendjes së përgjithshme të shoqërisë njerëzore, duke i urdhëruar të mos adhurojnë dikë tjetër pos Allahut dhe hapen me fjalët kuranore: “Të mos i shoqëroni Atij asnjë send” 2. Dispozita që kanë të bëjnë me raportet ndërnjerëzore, që hapen me fjalët kuranore: “Mos iu afroni pasurisë së jetimit”, dhe 3. Dispozita që kanë të bëjnë me tërësinë e udhëzimit dhe pasimin e rrugës islame, duke u shmangur nga rruga e humbjes dhe e devijimit, të cilat fillojnë me fjalët kuranore: “Kjo është rruga (feja) Ime e drejtë (që e caktova për ju), pra përmbajuni kësaj”. Ajo që i karakterizon të tre këta ajete, është përfundimi i tyre, që në vete bartin porosi të thella: “Këto janë porositë e Tij, kështu që të mendoni thellë; ... të përkujtoni... dhe... të ruheni”.


Tefsir

31

1. Porosia e parë: Mos i shoqëroni Allahut askënd - (Ndalimi i shirkut) Surja “El-En’am” ka zbritur në Mekë, dhe tematika e saj është ajo që kryesisht i karakterizon edhe suret e tjera mekase, - përforcimin e besimit në Njëshmërinë e Allahut xh.sh., si shtyllë e parë e besimit islam. Besimi është hyrja në Islam, dhe gjallëria shpirtërore që e karakterizon këtë fe. Besimi - Imani është bazamenti kryesor i ngrehinës madhështore të Islamit. Nga ky besim i pastër dhe i sinqertë në Allahun, në Librat e shenjtë, në të Dërguarin dhe në Ditën e Gjykimit, burojnë premisat themelore të tij, të cilat e kompletojnë personalitetin e muslimanit, që formon këtë personalitet konform këtyre premisave. I Dërguari i Allahut kishte kaluar plot 13 vite në Mekë, në përpjekje për të mbjellë në zemrat e njerëzve bazamentet e qëndrueshme të Njëshmërisë. Pothuajse të gjitha suret e zbritura në Mekë, në një mënyrë janë përqendruar në çështjen e besimit në Allahun dhe zhveshjen e Tij nga ato që i qenë veshur e shpifur nga idhujtarët, derisa ky besim zuri vend në zemrat e shumë njerëzve që u udhëzuan në Islam, dhe ishin shtyllat mbrojtëse të tij.. Ishte vullneti, dëshira dhe urtësia e Allahut që çështja e besimit të jetë çështja kryesore në të cilën ishte përqendruar Thirrja islame, që nga ditët e para të saj. Konform kësaj, edhe i Dërguari i Allahut, kishte filluar revelatën e tij me thirrjen e njerëzve për të dëshmuar se nuk ka Zot tjetër pos Allahut. Ai

32

Takvim – Kalendar 2011

kishte vazhduar që njerëzit t’i njoftojë me Zotin e tyre të vërtetë, duke i ftuar ata të mos adhurojnë dikë tjetër përveç Tij, duke konfirmuar që tërë madhështia dhe pushteti duhet T’i kthehet Atij që është meritor, sepse në Duart e Tij është çdo gjë në këtë ekzistencë, dhe çdo gjë i nënshtrohet vullnetit dhe përcaktimit të Tij. Surja “El-En’am” në shumë prej ajeteve të saj ka shtjelluar fuqishëm çështjen e besimit në Allahun xh.sh. si Krijues të kësaj ekzistence, madhështia e të Cilit manifestohet në shumë procese të kësaj bote. Shembuj të tillë kemi në ajetet: (1-3); (13-14); (17-18); (65); (95-98); (102-103) etj. Largimi nga idhujtaria është porosia e parë hyjnore në këto ajete, e cila fton njerëzit për pastrimin e ndërgjegjes nga zhiblat e shirkut, dëlirësinë e mendjes nga iluzionet dhe fantazitë e pabaza. Ajo fton në pastrimin e shoqërisë nga adetet dhe traditat e mbrapshta të injorancës, nxjerrjen e njerëzve nga adhurimi i njerëzve në adhurimin dhe robërimin vetëm ndaj Allahut xh.sh.. Shirku në cilëndo formë qoftë, është ndalesa e parë hyjnore, sepse është shkaktar i të gjitha harameve dhe ndalesave të cilat ia humbin vlerën e vërtetë jetës të bazuar në principe të shëndosha. Si term, është përmendur në më shumë se njëqindepesëdhjetë ajete në Kuran. Porosia që të mos i bëjmë shirk Allahut na gjallëron mendjen dhe forcon bazamentin e shoqërisë, duke u mundësuar breznive të njëpasnjëshme edukimin e mirëfilltë në frymën e ngrohtësisë hyjnore, dhe duke ndjerë kënaqësi në kryerjen e detyrimeve ndaj Allahut xh.sh.. Porosia e Njëshmërisë forcon


Tefsir

33

jetën e një shoqërie me dashuri e respekt të ndërsjellë, me dëlirësi e pastërti shpirtërore. I Lartmadhërishmi, ka ndaluar shirkun-idhujtarinë për të gjithë njerëzit. Besimi islam, sendërtohet vetëm me besimin e pastër në Njëshmërinë e Allahut, duke u shmangur nga lajthitjet idhujtariste dhe duke kryer e zbatuar detyrimet. Mbase kjo porosi e parë të mos i bëjmë shirk Allahut, është parapërgatitje për hyrjen në adhurime dhe ndalesa, para detajimit të obligimeve të tjera, duke ua bërë të qartë njerëzve të besojnë vetëm Allahun për Zot, Krijues dhe Mbikëqyrës, të jetojnë me Islam dhe të besojnë Muhamedin si të dërguar të Allahut. I Madhi Allah në shumë ajete kuranore tërheq vërejtjen për t’u larguar nga shirku, si f.v.: “S’ka dyshim se Allahu nuk falë (mëkatin) t’i përshkruhet Atij shok (idhujtarinë), e përpos këtij (mëkati) i falë kujt do. Kush i përshkruan Allahut shok, për Të ka trilluar një mëkat të madh”. (En-Nisa’ë, 48), Pastaj: “Dhe ai që i shoqëron Allahut edhe diçka tjetër, tashmë ka humbur në një humnerë të largët.” (En-Nisa’ë, 116) dhe: “Ai që i bën shirk Allahut, është sikurse të bjerë dhe të përplaset nga qielli e ta rrëmbejë shpendi ose sikur ta përplasë era e stuhishme në ndonjë vend të humbur”. (ElHaxh-xh , 31) Po ashtu, nga i Dërguari i Allahut kemi shumë hadithe që na tërheqin vërejtjen të mos i bëjmë shirk Allahut, siç është edhe hadithi i bekuar, në të cilin ai porosit Muadh Ibn Xhebelin, e nëpërmjet tij njëkohësisht krejt Ymetin, duke thënë: “Mos i shoqëro Allahut askënd, edhe nëse vritesh a digjesh…”

34

Takvim – Kalendar 2011

e në një rivajet tjetër: “Mos i shoqëro Allahut asgjë, edhe nëse copëtohesh a digjesh...” Si vërtetim i këtyre fjalëve të Pejgamberit a.s. ka zbritur edhe ajeti kuranor, i cili shoqërohet nëpërmjet këshillës që Llukmani a.s. i jep të birit: “O biri im, mos i shoqëro Allahut diçka në adhurim, vërtet shirku është padrejtësi e madhe”. (Lukman, 13) Ndërsa në një hadith tjetër, që transmetohet nga Ebu Hurejra r.a., e të cilin e kanë shënuar Buhariu, Muslimi dhe të tjerë, e që ndërlidhet me tematikat që do t’i shtjellojmë në vazhdim, Pejgamberi a.s. ka thënë: “Largohuni prej shtatë gjërave (mëkateve) shkatërrimtare! - Cilat janë ato, o i dërguar i Allahut? - e pyetën ashabët. Tha: “Shirku (t’i bësh shok Allahut), magjia (marrja me sehire), mbytja e një njeriu të pafajshëm, gjë të cilën e ka ndaluar Allahu përveç me të drejtë (kriminelin), ngrënia e kamatës, ngrënia (shpërdorimi) e pasurisë së jetimit, ikja nga fronti i luftës dhe shpifja ndaj grave të ndershme”. Nga e tëra kjo nënkuptohet që idhujtaria shkatërron të gjitha veprat e mira, sepse është kufër, kështu që, idhujtari, pa marrë parasysh nëse vepron ndonjë vepër të mirë në këtë botë apo jo, ai do të jetë përjetësisht në zjarr të Xhehenemit.

2. Porosia e dytë: Sjellja e mirë me prindër Urdhëresa e dytë hyjnore në formë porosie është mirësjellja ndaj prindërve, e që në shumë vende në Kuran, ka ardhur e bashkëngjitur menjëherë pas urdhrit për ta adhuruar Allahun xh.sh., duke mos i shoqëruar Atij, askënd në sundim. P.sh. në


Tefsir

35

suren “El-Isra’ë”, ajeti 36: ka ardhur: “Adhurojeni Allahun e mos i shoqëroni Atij asnjë send, silluni mirë ndaj prindërve”. Ndërsa në suren Llukman, ajetet 23-24: “Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë të mos adhuroni tjetër pos Tij, të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as “of - oh”, as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta, respektuese). Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: “Zoti im! Mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël”. Mirësjellja ndaj prindërve është një prej shkallëve më të larta të edukatës njerëzore. Mbase komentuesit e Kuranit fisnik në komentet e tyre shpeshherë kanë theksuar se Allahu është Krijuesi ynë, i Cili na ka mundësuar të shijojmë kënaqësi të shumta në këtë botë, ndërkohë prindërit tanë, me lejen e Tij, janë shkaktarë te ardhjes sonë në këtë botë, prandaj edhe duhet t’u jemi mirënjohës, duke u sjellë mirë me ta dhe duke u kujdesur që gjatë kohës sa i shoqërojmë, të jemi shumë të kujdesshëm, të butë e të mëshirshëm ndaj tyre. - Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi nga Abdullah ibn Mesudi r.a., të ketë thënë: “E pyeta të Dërguarin e Allahut s.a.v.s.: “Cila vepër është më e vlefshmja? Ndërsa ai u përgjigj: “Namazi në kohën e tij”. Po pastaj? - e pyeta sërish, ndërsa ai tha: “Mirësia ndaj prindërve”. Po pastaj? - e pyeta sërish, ndërsa ai tha: “Xhihadi në rrugën e Allahut”. Porosia e dytë hyjnore në këtë ajet flet rreth një qëndrimi fisnik e madhështor, në raport me të drejtat tona ndaj prindërve, sepse urdhërimi për adhurimin e Allahut, vjen i bashkë-

36

Takvim – Kalendar 2011

ngjitur menjëherë me mirësjelljen ndaj prindërve. Shikuar nga një këndvështrim tjetër, në shprehjet kuranore gjithnjë hasim urdhrin si të sillemi mirë dhe të jemi mirënjohës ndaj prindërve, ndërkohë që në asnjë ajet nuk përmendet e kundërta, që prindërit të jenë mirënjohës ndaj fëmijëve, sepse nuk ka nevojë që prindërit të nxiten për një gjë të tillë, kur ata veç e kanë të mbjellë në zemrat dhe në shpirtrat e tyre dashurinë dhe ngrohtësinë prindërore ndaj fëmijëve. Sistemi i jetës në Islam, është sistemi i vetëm shoqëror që është përkujdesur maksimalisht për të ruajtur këto marrëdhënie ndërfamiljare në mënyrën më të mirë të mundshme Komentuesi i madh islam Abdullah ibn Abasi, citohet të ketë thënë: "Tri gjëra (në Kuran) janë të lidhura ngushtë me tri të tjera, dhe nuk pranohen në asnjë mënyrë njëra pa tjetrën: 1) “Respektoni Allahun dhe respektoni të Dërguarin” - (EtTegabun, 12) Kjo do të thotë se ai që respekton Allahun por nuk respekton të Dërguarin e Tij, çdo vepër e tij është e papranuar. 2) “Faleni namazin dhe jepni zekatin” – (El-Bekare, 43) Ai që falet e që nuk e jep zekatin, (zekati është një prej shtyllave të Islamit), veprat e tij janë të papranuara. 3) “(E porositëm njeriun) Të jesh mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj prindërve tu”. (Llukman, 14) Pra, edhe ajeti i fundit na qartëson se ai që nuk është mirënjohës ndaj prindërve, në fakt është kundër Fjalës së Zotit, dhe veprat e tij janë të papranuara. Nëse dëshirojmë të shijojmë kënaqësitë e Xhenetit, në hadithet e të Dërguari të Allahut kemi shumë thënie të çmuesh-


Tefsir

37

me rreth respektit që duhet të tregojmë ndaj prindërve. Ja disa prej tyre: - “Allahu nuk do të shikojë Ditën e Kiametit në tre njerëz: Në atë që nuk respekton prindërit e tij, femrën që u përngjan meshkujve dhe Dejjuthin (ai që nuk xhelozon për nderin e familjes së vet). kurse tre njerëz nuk do të hynë në Xhenet: Ai që nuk respekton prindërit e tij, konsumuesi i alkoolit dhe ai që u jep lëmoshë të varfërve dhe mburret para tyre”. dhe: - “Allahu e ka lënë ndëshkimin e të gjitha gjynaheve në Ditën e Gjykimit përveç mosbindjen ndaj prindërve, për të cilën Allahu e ndëshkon gjynahqarin në këtë botë para vdekjes së tij”. Nëpër librat që flasin rreth moralit të pastër islam dhe virtyteve që e zbukurojnë shpirtin e një muslimani, teksa flitet rreth gjërave që hyjnë në sferën e padëgjueshmërisë ndaj prindërve, e të cilave duhet t’u shmanget secili, numërohen edhe këto sjellje të pahijshme ndaj prindërve, për të cilat do të ndëshkohemi nesër në Ahiret. Nuk duhet të hiqemi kryelartë dhe hijerëndë ndaj prindërve; duhet t’i thërrasim ngrohtësisht me fjalën “baba” ose “nënë” e jo t’i thërrasim me emër, sepse një gjë e tillë tregon mosrespekt dhe nënçmim; Nuk duhet t’u flasim fjalë të rënda të cilat do t’u shkaktojnë pikëllim në zemër e shpirt; Nuk guxojmë ta ngremë zërin në praninë e tyre; Nuk guxojmë t’u mërrolemi në fytyrë; Nuk guxojmë të qëndrojmë jashtë shtëpisë pa lejen e tyre për një kohë të gjatë; Kur të flasin, duhet t’i dëgjojmë me vëmendje; Në asnjë mënyrë nuk guxojmë t’i braktisim e të jemi indiferent ndaj nevojave dhe kërkesave të tyre; Duhet të kemi kujdes t’i furnizojmë me ush-

38

Takvim – Kalendar 2011

qim e veshmbathje; Nuk duhet t’i qortojmë në praninë e të tjerëve, sepse një gjë e tillë lëndon sedrën dhe zemrën e tyre, etj. Bamirësia ndaj prindërve është virtyt i lartë i shpirtrave të ndershëm. S’ka dyshim se kjo bamirësi do të qe vepër e lavdëruar edhe sikur të mos ishte urdhër i Allahut, sepse me mirësjellje ndaj tyre, I Plotfuqishmi do të na shlyej mëkatet, do të na pranojë lutjet dhe do të jetë i kënaqur me ne, si në këtë botë ashtu edhe në botën tjetër. Lutja jonë e vazhdueshme për prindër duhet të jetë kjo: “O Zot na fal neve dhe prindërit tanë. Mëshiroi ata ashtu siç u përkujdesën për ne kur ishim foshnja. Shpërblej ata ashtu siç i shpërblen robërit e mirë.”

3. Porosia e tretë: Mos i mbytni fëmijët nga frika e varfërisë Rrësku është vetëm në dorën e Allahut, i Cili çdo krijese ia ka garantuar furnizimin, prandaj nuk ka nevojë që në mesin e njerëzve të mbretërojë frika se njeriu mund të vdesë nga varfëria. I Lartmadhërishmi në Kuran thotë: “Nuk ka asnjë gjallesë në tokë që Allahu të mos ia ketë garantuar furnizimin e saj”. (Hud, 6) Në kohën e injorancës, kur intelekti njerëzor i asaj kohe ishte në nivelet më të ulëta, shumë prej arabëve, i mbysnin fëmijët e tyre, nga frika e varfërisë. Madje kishte prej atyre që i mbytnin fëmijët femra, nga frika e turpërimit në mos ndokush do t’i robëronte ato etj. Në Kuran, në dy ajete të ndara, ka ardhur porosia të mos mbyten fëmijët për shkak të varfërisë apo nga frika e saj, si dhe për shkak të kushteve të rënda të jetesës.


Tefsir

39

Përderisa në ajetin që po e komentojmë, të sures “El-En’am” ka ardhur urdhri të mos mbyten fëmijët për shkak të varfërisë ekstreme dhe skamjes, e cila realisht ishte e pranishme atëbotë në mesin e shumë familjeve arabe, në suren “ElIsra’ë”, ajeti 31: “Ju mos i mbytni fëmijët tuaj nga frika e varfërisë, se Ne ua sigurojmë furnizimin atyre dhe juve, e mbytja e tyre është mëkat i madh.”, ka ardhur urdhri të mos mbyten fëmijët nga frika e varfërisë së mundshme, që nëse lindin, nuk do të ketë ushqim të mjaftueshëm për ta, sepse i Lartmadhërishmi garanton se do t’i furnizojë edhe baballarët edhe fëmijët me rrëskun e tyre, sepse furnizimi është ekskluzivisht vetëm në Kompetencën e Tij. Nga këto dy ajete vërejmë se kjo edukatë e lartë hyjnore synon të mbjellë në zemrat e njerëzve besueshmërinë në Allahun, si dhe në vlerat e larta shpirtërore që duhet ta karakterizojnë shoqërinë islame. Muslimani duhet që fëmijët e vet t’i konsiderojë si një dhuratë të çmueshme nga Allahu, sepse ata janë stolia dhe bukuria e kësaj bote. Edukimi i tyre në rrugën e dëshiruar islame, do të jetë nesër një satisfaksion për prindërit, të cilët i gëzohen çdo suksesi të fëmijëve të tyre. Fëmijët janë e ardhmja e kësaj bote, janë ardhmëria e Ymetit. Ata nesër do të jenë bartës të amanetit hyjnor, dhe sigurisht që nga mesi i tyre do të dalin dijetarë e njerëz të vyeshëm, për të cilët ka nevojë Ymeti islam. Është përcjellë Abdullah ibn Mesudi të ketë thënë. Kur është pyetur i Dërguari i Allahut s.a.v.s. se cili mëkat është më i madhi, ka thënë: “Që t’i shoqërosh Allahut rival, ndërkohë që Ai të ka krijuar”. Po pastaj, cili: e ai tha: “që ta mbytësh

40

Takvim – Kalendar 2011

fëmijën tënd nga frika që të mos ushqehet me ty”. Po pastaj? E ai tha: “që të mos bësh amoralitet me gruan e fqinjit tënd”, e pastaj e lexoi këtë ajet kuranor: “Edhe ata që pos Allahut, nuk lusin zot tjetër dhe nuk mbysin njeriun gjë që e ka ndaluar Allahu, por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë, dhe që nuk bëjnë kurvëri, ndërsa kush i punon këto, ai gjen ndëshkimin”. - (El-Furkan, 68)

4. Porosia e katërt: Mosafrimi i mëkateve qoftë haptazi qoftë fshehurazi Kjo porosi është vazhdimësi e porosive rreth edukimit të familjes dhe të shoqërisë, sepse asnjë shoqëri nuk mund të ketë përparim nëse në mesin e saj nuk mbretërojnë rregullat e moralit dhe respektimit të dinjitetit të tjetrit. Me fjalën “fevahish” përfshihen të gjitha të këqijat dhe të shëmtuarat, e padyshim, më e shëmtuara ndër to është amoraliteti-prostitucioni, dukuri e cila shpie deri te shkatërrimi i moralit në familje dhe në shoqëri Mbase prostitucioni është më e keqja prej këtyre të këqijave, sepse me këtë nuk nënkuptohet drejtpërsëdrejti vetëm akti i shëmtuar i zinasë, por aty përfshihen të gjitha gjërat që mund t’i paraprijnë asaj, siç janë; nxitja, fjalët e pista e të ndyra, lëvizjet që nxisin në epshe, etj. Për këtë arsye Allahu xh.sh. ka thënë: “Dhe mos iu afroni kurvërisë, sepse është punë e pandershme dhe sa rrugë e shëmtuar që është ajo!” (El-Isra’ë;32) Të shëmtuarat në përgjithësi, shkatërrojnë bazat e familjes, duke u ngulitur si një thikë e helmatisur në trupin e një shoqërie, duke përlyer ndërgjegjen dhe duke cenuar nderet e njerëzve. Meqenëse prostitucioni është diçka që shpie direkt në të


Tefsir

41

tilla gjëra, atëherë jemi të urdhëruar që as të mos i afrohemi akteve të tilla të shëmtuara, sepse, njeriu sado fuqishëm të jetë i armatosur me iman, megjithatë, shejtani është gjithmonë në pritë që të ndikojë në zemrat e atyre njerëzve që luhaten dhe bien viktima të epsheve të tyre. Allahu xh.sh. duke njohur natyrën e shpirtit njerëzor, të cilin e ka krijuar për të anuar kah gjërat e ndaluara, në shumë vende ne Kuran, ka tërhequr vërejtjen të mos i afrohemi gjërave të ndaluara. Qysh në fillim të krijimit, Ai ia pati tërhequr vërejtjen prindërve tanë të parë, Ademit dhe Havës, të mos i afroheshin një peme të caktuar, pastaj, na ka urdhëruar të mos u afrohemi bashkëshorteve përderisa ato janë me ciklin e tyre menstrual, të mos i afrohemi prostitucionit, të mos i afrohemi gjërave të shëmtuara, të mos i afrohemi pa të drejtë pasurisë së jetimit etj, sepse gjërat e tilla shkatërrojnë dëlirësinë e imanit, Në Kuran hasim edhe në shumë ndalesa të tjera, si: mos mbytja e njerëzve të pafajshëm, ndalimi i vetëvrasjes, ndalimi i shirkut, të cilat kanë vetëm një qëllim-edukimin e individit në shoqërinë islame, për ta gjetur lumturinë e vërtetë në të dy botët. Është me rëndësi të ceken në këtë rast disa preventiva të cilat na i ka rekomanduar i Gjithëmëshirshmi për t’u mbrojtur nga degradimi moral. Ai na urdhëron në martesë të shëndoshë, në të cilën gjejmë prehjen e duhur familjare, gjë e cila në një masë të madhe shmang dukurinë e prostitucionit; ndalimin e veshjeve provokuese të femrave, në mënyrë që të mos nxiten epshet e meshkujve të huaj, ndërkohë që meshkujt po edhe femrat i urdhëron që të ulin shikimet e tyre në të qëndruarit në rrugë apo në shit-

42

Takvim – Kalendar 2011

blerje, e të mos nxiten në gjëra të ulëta; na ka ndaluar të hyjmë në shtëpitë e të tjerëve, pa marrë paraprakisht leje nga të zotët e shtëpisë, etj. Se prostitucioni është një krim i tmerrshëm, Kurani na flet për të si një krim dhe shthurje morale, si të ishte një vrasje e shpejtë. Për këtë arsye, Kurani e përmend prostitucionin në mes dy llojeve të vrasjeve. F.v. në suren “El-En’am” të përmendurit e të shëmtuarave-zinasë ceket pas ndalimit për mbytjen e fëmijëve për shkak të varfërisë dhe para ndalimit për vrasjen e njerëzve, përveçse kur e meritojnë një dënim të tillë, ndërkohë që në suren “El-Isra’ë” së pari ka ardhur urdhri për ndalimin e mbytjes së fëmijëve (ajeti 31) pastaj ndalimi i afrimit prostitucionit dhe më pas ndalimi i mbytjes së njerëzve të pafajshëm. Mënyra e të paraqiturit të prostitucionit në Kuranin fisnik si një e keqe e shëmtuar e cila shpie në cenimin e nderit, shkatërrimin e lozës dhe në shthurjen morale edhe në këtë botë edhe në Ahiret, është treguesi më i mirë se sa e sa shoqëri njerëzore janë shkatërruar moralisht dhe vazhdojnë të shkatërrohen si shkak i prostitucionit. Sëmundja e Aidsit, e cila sot po bën kërdi nëpër botë, është pasojë direkte e prostitucionit dhe e homoseksualizmit. Edhe Bota islame sot duket shumë e rrezikuar nga kjo fatkeqësi, sepse të rinjtë muslimanë, duke u përpjekur të imitojnë jetën perëndimore, shumë shpejt po bien në grackat e shejtanit, duke harruar se Allahu e ka ndaluar një gjë të tillë, vetëm për shkak të ruajtjes së karakterit dhe të dinjitetit të muslimanëve.


Tefsir

43

I Dërguari i Allahut ka thënë: “Asnjëherë te një popull nuk u shfaq kurvëria e të mos jenë përhapur tek ai sëmundjet që nuk ishin të pranishme në kohën e stërgjyshërve të tyre”. Islami e pranon instinktin seksual të njeriut dhe nuk kërkon që atë instinkt ta shuajë në vete, siç kërkon murgjëria, por në anën tjetër as e lejon që t’u japë liri të pakufishme pasioneve të veta, ashtu siç e praktikon këtë ateizmi, por i nxit njerëzit në martesë dhe jetë të shëndoshë morale. Jeta e dëlirë është fuqi vullneti, paqe shpirtërore, shenjë e vlerës morale, dhe ngadhënjim i shpirtit ndaj trupit e materies.

5. Porosia e pestë: Ndalimi i mbytjes (vrasjes) së njerëzve të pafajshëm Kjo është porosia apo ndalesa e pestë hyjnore, në vazhdimësi të porosive për largim nga këto gjëra të shëmtuara, të cilat në të njëjtën kohë mund të konsiderohen si krime dhe vrasje të njëmendta, secila në llojin e vet. Krimi i parë ishte shirku ndaj Allahut, i cili konsiderohet si vrasje e Fitres-Natyrshmërisë së lindur instiktive. Krimi i dytë ishte vrasja e fëmijëve, e cila gjë konsiderohet si vrasje dhe shkatërrim i familjes dhe i lozës... Krimi i tretë ishte prostitucioni, i cili është vrastar i mbarë shoqërisë, sepse shkatërron nderin dhe moralin, dhe Krimi i katërt është vrasja e individëve të pafajshëm. Nga kjo porosi e fundit, kuptojmë se në asnjë mënyrë nuk lejohet mbytja e ndonjë njeriu të pafajshëm, sepse një gjë të tillë e ka ndaluar rreptësisht edhe Allahu xh.sh., natyrisht përveç në rastet kur ndokush kryen ndonjë vepër të tmerrshme, e që sanksionohet me vdekje.

44

Takvim – Kalendar 2011

Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi nga Abdullah ibn Mes’udi r.a., të ketë thënë: “Ka thënë i Dërguari i Allahut s.a.v.s.: “Nuk lejohet derdhja e gjakut të një muslimani përveçse në tri raste: “I martuari lavir, personi që e mbyt një të pafajshëm dhe renegati nga Islami i cili përçan xhematin (bashkësinë)”, ndërsa në një transmetim tjetër: “mosbesimi pas Imanit, prostitucion pas martesës dhe mbytja e njeriut të pafajshëm”. Kjo tregon për fisnikërimin që Allahu i bëri qenies njerëzore, meqë, ekzistencën e njeriut, Islami e kundron si një ngrehinë të cilën e ka krijuar i Madhërishmi, kështu që askujt nuk i lejohet ta shkatërrojë këtë ngrehinë, pa të drejtë, përveçse në rastet e lartpërmendura. Nëpërmjet këtyre parimeve, Islami e ka garantuar mbrojtjen e jetës (gjakut) së njeriut, duke konsideruar armiqësinë dhe cenimin e sigurisë së tij si atak ndaj tërë njerëzimit. I Plotfuqishmi këtë e ka sqaruar edhe në ajetin kuranor: “... Kush mbyt një njeri (pa të drejtë), pa pas mbytur ndonjë tjetër dhe pa pas bërë ndonjë shkatërrim në tokë, atëherë (krimi i tij) është si t’i kishte mbytur të gjithë njerëzit. E kush e ngjall (bëhet shkak që të jetë ai gjallë) është si t’i kishte ngjallur (shpëtuar) të gjithë njerëzit”. - (El-Maide, 32) Këto ndalesa, urdhëresa apo porosi janë garanci për mbrojtjen e jetëve të njerëzve, respektimin e nderit dhe të dinjitetit të tyre dhe njëkohësisht siguri dhe prehje të plotë shpirtërore në mes njerëzve. Prandaj edhe porosia e Pejgamberit a.s. se “Është e ndaluar të cenohet jeta, pasuria dhe nderi i muslimanit nga një musliman tjetër”, është një porosi kuptimplote dhe plotësisht me vend, kur dihet se muslimanët janë vëllezër në


Tefsir

45

mes vete dhe u ngjasojnë gurëve të murit të një kalaje, gurët e të cilit forcojnë njëri-tjetrin. Madhështia e Sheriatit islam shkon edhe më tutje, kur pesë gjëra i konsideron të shenjta dhe të pacenueshme: Ruajtjen e fesë, mbrojtjen e individit, mbrojtjen e lozës dhe nderit (dinjitetit), ruajtjen e mendjes dhe mbrojtjen e pasurisë. Në përmbyllje të këtyre pesë porosive të para hyjnore, vjen pjesa e ajetit: “Këto janë porositë e Tij, kështu që të mendoni thellë”, i cili në mënyrë të përkryer përputhet me udhëzimin kuranor në kuptim të lidhjes së çdo urdhri apo ndalese me Allahun xh.sh., të cilat urdhëresa e ndalesa trokasin vazhdimisht në ndërgjegjen dhe mendjet e njerëzve, për të ruajtur peshoret e drejtësisë, gjatë rrugëtimit tonë në këtë botë.

6. Porosia e gjashtë: Mos e keqpërdorni pasurinë e jetimit Ishte dëshira dhe vullneti i Allahut të Madhërishëm që Shpallja e fundit hyjnore të përmbyllej me dërgimin e një të Dërguari, i cili ishte jetim, babai i të cilit i kishte vdekur ende pa u lindur, kurse nëna i kishte vdekur kur ishte vetëm gjashtë vjeç. Këtij jetimi fisnik, Allahu xh.sh. ia kishte besuar Revelatën e Tij më madhështore, kur e kishte përzgjedhur për bartës të këtij misioni te mbarë njerëzimi. Ishte e natyrshme që në mesin e shumë parimeve të larta e fisnike që bart kjo fe hyjnore-Islami, të ishte edhe kujdesi e dhembshuria ndaj jetimit, si një kategori sociale, të cilës shumë njerëz, fatkeqësisht nuk i kushtojnë kujdesin e duhur meritor.

46

Takvim – Kalendar 2011

Përkujdesja për jetimin dhe sjellja e mirë ndaj tij është një çështje për të cilën nxit dhe porosit Islami. Njerëzve të tillë, Allahu i Madhëruar u ka premtuar Xhenetin. Është obligim për mbarë shoqërinë, që të kujdesen për jetimin, i cili ka humbur babanë që do t’i afronte mbështetjen, ngrohtësinë dhe sigurinë jetësore, dhe u mbetet atyre që ta rrisin, edukojnë e ta bëjnë një pjesëtar të vyeshëm të shoqërisë. Në kohën e injorancës, jetimi përbuzej, nënçmohej dhe privohej nga shumë të drejta, të cilat në fakt i takojnë, prandaj Islami, ia riktheu dinjitetin e nëpërkëmbur, duke i porositur të gjithë pjesëtarët e tij që të kenë shumë kujdes në raport me jetimin e ngratë. Në këtë kontekst, në këtë ajet vjen edhe porosia e gjashtë hyjnore që të kihet kujdes me pasurinë e jetimit dhe që ajo në asnjë mënyrë të mos keqpërdoret, por që pasuria e tij të ruhet me kujdes dhe, në momentin e duhur e të përshtatshëm, t’i rikthehet. Allahu ua ka tërhequr vërejtjen me një dënim të dhimbshëm atyre që hanë pasurinë e jetimit pa të drejtë, kur thotë: “Ata që e hanë pa të drejtë pasurinë e jetimëve, në të vërtetë hanë atë që mbush barkun e tyre zjarr dhe do të futen në zjarrin e Xhehenemit”. (En-Nisa, 10), Sipas juristëve islamë, mosha kur jetimit duhet t’i dorëzohet pasuria e tij është në mes 25-28 vjeç, me kusht, që ai ta ketë arritur pjekurinë e plotë mendore, në mënyrë që të mos e humb pasurinë nga mosdija a naiviteti. Në Kuranin fisnik, jetimi përmendet në 23 vende dhe gjithnjë porositemi që ndaj kësaj kategorie të sillemi mirë, mëshirshëm, me dhembshuri e respekt.


Tefsir

47

I Dërguari i Allahut, ka thënë: “Unë dhe kujdestari (i mirë) i jetimit do të jemi së bashku në Xhenet kështu”, duke bërë me shenjë me gishtin tregues dhe atë të mesëm. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi) Ndërsa në një transmetim tjetër nga Ebi Umame, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmetohet se i Dërguari i Allahut, s.a.v.s. ka thënë: "Kush lëmon kokën e jetimit dhe nuk e lëmon atë vetëm se për hir të Allahut, do të ketë shpërblim për çdo qime floku që ka lëmuar. E, kush sillet mirë me jetimen apo jetimin që ka nën përkujdesje, do të jemi së bashku në Xhenet sikurse këta dy gishta”, duke bërë me shenjë me gishtin tregues dhe atë të mesëm". (Imam Ahmedi)

7. Porosia e shtatë: Gjatë matjes dhe peshimit të mbahet drejtësia Bashkësia njerëzore mund të ekzistojë si një bashkësi e shëndoshë vetëm duke respektuar ligje dhe rregulla të përcaktuara, të cilat rregullojnë raportet mes individëve dhe shoqërisë. Një shoqëri e cila nuk është e sendërtuar në baza morale dhe nuk respekton individualitetin dhe interesin e secilit pjesëtar të saj, është e gjykuar në dështim. Një prej këtyre normave të mirësjelljes është edhe kodeksi moral i shitblerjes. Nuk është e ndershme që gjatë matjes ose peshimit, të bëjmë hile e të dëmtojmë tjetrin, sepse kjo është një vjedhje haptazi e tij. Kjo është arsyeja kryesore që Allahu xh.sh., në suren “ElMutaffifin” i ka kërcënuar ata që gjatë shitjes masin dhe peshojnë shtrembër me ndëshkim të ashpër e të pamëshirshëm.

48

Takvim – Kalendar 2011

“Të mjerët ata që masin e peshojnë (shtrembër). Ata që kur matin prej njerëzve, për vete e plotësojnë. E kur u matin të tjerëve ose u peshojnë, u lënë mangët.” (El-Mutaffifin, 1-3), I Lartmadhërishmi, më parë kishte shkatërruar popullin e Shuajbit a.s. mu për këto gjëra të pandershme, kur nëpërmjet gjuhës së tij thotë: “O populli im, veproni drejt gjatë matjes dhe peshimit, e mos i dëmtoni njerëzit në asgjë dhe mos shkaktoni rrëmujë në tokë!” – (Hud, 85) I Dërguari i Allahut ka thënë: “Pesë gjëra do të sjellin pesë të tjera: Nëse një popull e thyen besën dhe premtimin e tij, Allahu do t’u dërgojë armiqtë si nënshtrues të tyre; ai popull që gjykon jashtë ligjeve që i ka zbritur Allahu, në mesin e tyre do të përhapet varfëria, në atë popull në mesin e të cilëve përhapen të shëmtuarat dhe amoraliteti, do të përhapet vdekja; nëse ata bëjnë shtrembërime në matje dhe peshim, atyre do t’u pakësohen mirësitë dhe do të privohen nga të mbjellat madje për disa vite, ndërsa nëse nuk e japin zekatin, do të privohen nga shiu” Në këtë ajet kuranor të sures “El-En’am” të gjithë njerëzit porositen të masin e peshojnë me drejtësi, të mos anojnë kah e keqja e të bëjnë hile gjatë shitblerjes, që f.v. kur blejnë diçka prej njerëzve, insistojnë të marrin më shumë se ç’u takon, ndërsa kur u matin ose u peshojnë të tjerëve, ua lënë mangët në peshojë. Allahu i Madhërishëm i ka porositur njerëzit, që të kenë kujdes në këto gjëra, kur cenohet interesi i të tjerëve për të mos e dëmtuar askënd. Ai në Kuran thotë: “Masën mbusheni kur matni (me enë) dhe peshoni me peshojë të drejtë (precize).


Tefsir

49

Kjo është më e dobishme dhe ka përfundim më të mirë” – (ElIsra’ë, 35) dhe “Edhe ju mbani me drejtësi peshojën, e mos lëni mangu në peshojë!” – (Err-Rrahman, 9)

8. Porosia e tetë: Kur të flisni, flisni vetëm të drejtën, qoftë edhe kundër të afërmve Në këtë pjesë të ajetit, shohim se si Islami përpiqet të ngre ndërgjegjen njerëzore në pikat më kulmore, sepse në këtë segment ekziston një pikë e dobësisë njerëzore. Ndjenjat e individit për të afërmit, janë ndjenja të cilat atij i mbushin një boshllëk, po edhe i ofrojnë një siguri e mbështetje, karshi sfidave dhe vështirësive të jetës. Mbase kjo lidhje e afërsisë e cila nuk mund të vihet tërësisht nën kontroll, sipas kritereve të ndërgjegjes së shëndoshë e të pastër, shpeshherë shkakton padrejtësi në raport me të tjerët. Kjo vjen në shprehje sidomos kur njeriu vihet në mbrojtje të të afërmit të vet në dëm të tjetrit, edhe pse e di mirë se i afërmi i tij nuk ka të drejtë. Kjo është edhe arsyeja që Allahu xh.sh. porosit të mbahet drejtësi në çdo rast, qoftë edhe kur është fjala për dëshmi kundër të afërmve të tij, qoftë ai prind, vëlla apo fëmijë i tij. Ky është morali i përsosur islam, i cili njeriun e rikthen fuqishëm në orbitën e edukatës së lartë dhe drejtësisë. Kjo drejtësi kërkohet në fjalë dhe në vepra gjatë dëshmisë dhe të gjykuarit, në çdo rast a situatë.

50

Takvim – Kalendar 2011

Allahu i Madhërishëm në Kuran thotë: “O ju që besuat! Bëhuni plotësisht të vendosur për hir të Allahut, duke dëshmuar të drejtën, dhe të mos u shtyjë urrejtja ndaj një populli e t’i shmangeni drejtësisë; bëhuni të drejtë, sepse ajo është më afër devotshmërisë.” - (El-Maide, 8) dhe: “O ju që besuat, vazhdimisht të jeni dëshmues të drejtë për hir të Allahut edhe nëse është kundër (interesit) vetvetes suaj, kundër prindërve ose kundër të afërmve, le të jetë ai (për të cilin dëshmohet) pasanik ose varfanjak, pse Allahu di më mirë për ta. Mos ndiqni pra emocionin e t’i shmangeni drejtësisë. Nëse shtrembëroni ose tërhiqeni, Allahu hollësisht di çfarë punoni”. - (En-Nisa’ë, 135)

9. Porosia e nëntë: Zotimin dhe besën e dhënë Allahut, duhet plotësuar Të mbajturit e besës dhe premtimi dhënë Allahut është një prej bazamenteve të Sheriatit islam, nëpërmjet të cilit realizohen dhe jetësohen mirësia, drejtësia, dhe përmirësohet gjendja e shoqërisë. Prandaj është detyrë parësore e çdo muslimani për të qenë besnik dhe mbajtës i premtimit ndaj Allahut, në të gjitha ato çështje për të cilat ia ka dhënë besën, siç janë besimi i drejtë, mosmbytja e fëmijëve ose neglizhimi i tyre, largimi nga çdo e shëmtuar dhe imoraliteti, qoftë haptazi apo fshehurazi, vetëpërmbajtja, kujdesi ndaj pasurisë së jetimit, matja dhe peshoja e drejtë gjatë shitblerjes, dhe praktikimi i drejtësisë në të gjitha sferat e jetës.


Tefsir

51

Allahu i Gjithëmëshirshëm i përshkruan këta burra të mëdhenj nga mesi i muslimanëve në këto ajete fisnike: “Prej besimtarëve kishte burra që vërtetuan besën e dhënë Allahut, e disa prej tyre e realizuan premtimin, duke dhënë jetën, dhe ka prej tyre që janë duke pritur (ta zbatojnë) dhe ashtu nuk bënë kurrfarë ndryshimi. Që Allahu t’i shpërblejë të vërtetit për sinqeritetin e tyre e hipokritët t’i ndëshkojë nëse do, ose t’ua falë atyre; Allahu është që falë shumë, është mëshirues”. - (El-Ahzab, 23-24) Muslimani i vërtetë është besnik në çdo gjë, qoftë kur bën ndonjë marrëveshje, qoftë kur bën ndonjë premtim a zotim, gjithmonë e mban premtimin dhe besën e dhënë. Kjo është cilësi dhe virtyt i njerëzve të mirë, i njerëzve në zemrat e të cilëve vlon Imani i pathyeshëm në Allahun dhe në botën e ardhshme. Në anën tjetër, tradhtari dhe besëthyesi janë kategoria më e urryer e njerëzve, sepse ata me vete do ta bartin turpin e tradhtisë së tyre. Në lidhje me këtë kategori njerëzish, i Dërguari i Allahut thotë: “Në Ditën e Gjykimit, çdo tradhtar do të identifikohet me një flamur i cili do të qëndrojë sipër tij e do të thuhet: Kjo është tradhtia e filanit...”. Ky ajet kuranor, përfundon po ashtu me një këshillë të madhe hyjnore, e cila na përkujton detyrimet tona ndaj besës së dhënë dhe realizimit të premtimit, kur i Madhërishmi thotë: “Këto janë me çka Ai ju porositë kështu që të përkujtoni”. Vetë fjala e fundit: “që të përkujtoni” është një shprehje e mrekullueshme hyjnore, e cila vjen pas ngarkesave dhe detyrimeve në dy ajetet e kaluara, sepse të përkujtuarit është e kundërta e neglizhencës dhe e hutisë, ndërkohë që zemra

52

Takvim – Kalendar 2011

përkujtuese kurrë nuk mund të jetë e hutuar dhe e pavëmendshme ndaj detyrimeve të marra përsipër. Këto nëntë porosi të cekura në dy ajetet e mëparshme, që filluan me Njëshmërinë dhe besimin e pastër në Allahun, përfunduan me marrjen përsipër të mbajtjes së besës dhe premtimit ndaj Allahut të Plotfuqishëm, i Cili na e besoi mëkëmbësinë në tokë dhe na dalloi e fisnikëroi prej të gjitha krijesave të tjera, janë bazamente të fesë islame. Ai i cili u përmbahet atyre, do të shpëtojë, ndërsa ai që i neglizhon dhe i injoron ato, mbi vete do ta bart mallkimin dhe ndëshkimin hyjnor.

10. Porosia e dhjetë: Ndjekja e rrugës së drejtë të Allahut dhe shmangia e rrugëve të tjera Kjo porosi (këshillë) e fundit, e dhjeta me radhë, simbolizon majën e ajsbergut në përsosmërinë dhe përkryerjen e fesë islame, sepse ai që i përmbahet rrugës së Allahut, vërtet është udhëzuar në rrugën e drejtë, dhe ka ndjekur rrugën e atyre që i Madhërishmi u ka dhënë mirësi të pakufishme dhe kënaqësi të përjetshme si pejgamberët, të sinqertët, dëshmorët dhe njerëzit e mirë. Përkushtimi në rrugën e Allahut, mbron njeriun nga luhatjet dhe dridhjet e jetës, e mbron nga të këqijat, dhe i siguron lumturinë e përjetshme në të dyja botët. Prandaj është detyrim për çdo musliman që të ndjekë këtë rrugë dhe të përudhet në këtë udhëzim, duke iu shmangur rrugës së djallit, rrugës së shtrembër, amoralitetit dhe errësirës së kufrit. Transmeton imam Ahmedi nga Abdullah ibn Mesudi r.a. të ketë thënë: “Na e shënjoi i Dërguari i Allahut një vijë të drejtë


Tefsir

53

dhe tha: “Kjo është rruga e Allahut”, e pastaj i bëri në rërë edhe disa vija, në të djathtë dhe në të majtë dhe tha: “Këto janë rrugë të ndryshme, dhe në krye të secilës prej këtyre rrugëve qëndron një shejtan, i cili thërret njerëzit në të”, dhe pastaj e lexoi këtë ajet të cilin e komentuam, ajetin 153 të sures “ElEn’am”. Porosia e dhjetë dhe e fundit përfundon me fjalët: “Këto janë porositë e Tij për ju, ashtu që të ruheni (të jeni të devotshëm).”, që në një mënyrë simbolizon përsosmërinë e besimit dhe të adhurimit e cila ndërlidhet më takvanë-devotshmërinë. Siç pamë, këto dhjetë porosi hyjnore përmblodhën llojet më të larta e më të vlefshme të edukatës islame për çdo individ dhe shoqëri. Secili që mediton rreth tyre, lehtë mund ta vërejë se ato në një mënyrë simbolizojnë bazat e besimit të vërtetë, të mbështetura në sinqeritetin e mirëfilltë të adhurimit në Allahun-Një e të pashoq. Po ashtu këto porosi ngrenë familjen e vërtetë ideale, të bazuar në mirësinë ndaj prindërve dhe në mëshirën ndaj fëmijëve, ashtu siç e mbron mbarë shoqërinë nga çrregullimet e mundshme, duke i mbrojtur nderet familjare dhe pasurinë. Fare në fund, Allahu xh.sh., i Urti në madhërinë e Tij, të gjitha këto porosi i ndërlidhi me devotshmërinë dhe sinqeritetin ndaj Allahut, e cila është burim i çdo mirësie dhe i çdo shpëtimi. Devotshmëria është qëllimi final në bazë të së cilës realizohet misioni ynë i shenjtë e fisnik në këtë botë. Zaten edhe dijetarët e kanë komentuar devotshmërinë si përkushtim ndaj urdhëresave për të cilat ka urdhëruar Allahu xh.sh. dhe të mos gjendeni në ato punë që Ai i ka ndaluar. Devotshmëria në zemra është ajo që e përgatit njeriun për të pasur dobi prej çdo mësimi kuranor. Ajo i hap zemrës dyert

54

Takvim – Kalendar 2011

e mbyllura, duke zënë vend në të dhe duke e bërë atë të dashur, të mëshirshme e të gatshme që të pranojë urdhëresat hyjnore me dashuri e çiltërsi. Omer ibn Hattabi e kishte pyetur Ubej ibn Ka’bin r.a. se ç’është takvaja, ndërsa ai i kishte thënë: A nuk ke ecur ndonjëherë në rrugë me ferra? Po, i qe përgjigjur Omeri. Atëherë si ke vepruar? - e kishte pyetur sërish Ubejji, ndërsa Omeri r.a. ishte përgjigjur: Kam nxituar prandaj edhe jam lodhur shumë. E pra, kjo është takvaja-devotshmëria, - kishte thënë Ubejji. Devotshmëria është aq e ndjeshme dhe delikate për ndërgjegjen dhe ndjenjat, saqë të bën të vëmendshëm që gjithmonë të kesh kujdes ndaj “pengesave dhe ferrave të rrugës”, dhe të kesh zemër të përulur e sy të përlotur nga droja e Allahut. Devotshmëria ndihmon që njeriu të përballojë të gjitha sprovat dhe të papriturat e jetës, kësaj jete me të gjitha dëshirat dhe epshet e saja, me “ferrat” e lakmisë, të frikës dhe turbulencave dhe të një shprese të rreme iluzore. Ai njeri që është i privuar të kuptojë me ndjenjat e zemrës së pastër këto ndjenja çiltërsie, vërtet është i privuar nga mëshira e Allahut dhe devotshmëria, e cila simbolizon majën kulmore të adhurimit. Në lidhje me këtë Allahu xh.sh. thotë: “Është e vërtetë se të devotshmit do të jenë në Xhenete e në lumenj. Në një vend të kënaqshëm, te Sunduesi i plotfuqishëm (te Allahu)”. - (El-Kamer, 54-55) E lusim Allahun e Plotfuqishëm të jemi pjesëtarë të grupit të të devotshmëve, të cilët ndjekin rrugën e Tij, të na bëjë pjesëtarë të grupit të shpëtuar dhe fitimtar dhe të na udhëzojë në rrugën e drejtë e të vërtetë - rrugë e pastër të besimit islam.


Tefsir

55

56

Takvim – Kalendar 2011

*** Këto ishin disa segmente të vlerave të këtyre tre ajeteve. Ky është ndikimi i tyre në shpirtra. Këto ajete janë shembulli më i përkryer i një edukate hyjnore, te të cilat duhet të mbështeten shoqëritë, sepse në një shoqëri tek e cila gjenden këto vlera, edhe individi brenda asaj shoqërie është më i sigurt dhe më i qetë. Ai njeri që me vëmendje mediton rreth këtyre tre ajeteve fisnike, e sheh se ato kanë skicuar lidhjen e njeriut në raport më Zotin e tij, lidhje nëpërmjet të cilës arrin lumturinë në këtë botë dhe në Ahiret.. Në një mënyrë, këta ajete ia kanë skicuar e përcaktuar njeriut edhe lidhjen e individit me familjen, lidhje e cila do të sendërtohet brenda saj në bazë të principeve të dashurisë dhe mëshirës, duke i mbyllur dyert e së keqes, e që shpiejnë në cenimin e jetëve, pasurisë dhe nderit të tyre. Islami synon edukimin e një brezi, i cili do ta kuptojë misionin e tij në këtë jetë, një brez largpamës, i cili këtë mision do ta kryej me besnikëri, por nëse kërkohet, edhe me forcë, një brez, i cili do ta kuptojë se ndaj Allahut ka obligime e detyrime që duhet t’i kryej me sinqeritet e përpikëri, brez, i cili është i vetëdijshëm që ka obligime si ndaj vetvetes, ashtu edhe ndaj shoqërisë, obligime, që duhet t’i kryej me zell e dashuri. Vetëm një përkushtim i tillë, i çdo individi, bën që popujt të arrijnë realizimin e aspiratave dhe synimeve të tyre madhore.

____________________ Literatura e shfrytëzuar: 1. Muhamed Ebu Zehre, Zehretut-tefasir, Kajro 1987. 2. Muhamedinilemin bin Abdullah el Arumijj esh-Shafi’ijj – Hadaiku-r-rrevhi ve-r-rrejhani fi revabi ulumi-l-Kur’ani, BejrutLiban, 2001. 3. Imam Shevkaniu, Fet’hul Kadiir Mensure-Egjipt, 1994 4. Zemahsheriu, El-Kesh-shaf... Rijad, 1998. 5. Shihabuddin Mahmud el Alusi Ruhul Meani..., Bejrut-Liban, pa vit botimi. 6. Ibn Ashuri Et-Tahriru ve-t-tenviru, Tunis, 1984. 7. Tefsiri i Taberiut, (redaktuar nga dr. Abdullah bin Abdulmuhsin et-Turki) Kajro, 2001. 8. Tefsiri i Meragiut, Kajro 1946 9. Tefsiri i Kurtubiut El-Xhamiu li Ahkamil Kur’an Bejrut 2006. 10. Fahru Rraziu Et-Tefsirul Kebir-Mefatihul Gajb, Bejrut, 1985 11. El-Hafidh Ibn Kethir Tefsirul Kur’anil Adhim, Ed-DahijjetuKuvejt, 1998. 12. Sejjid Kutb, Fi Dhilalil Kur’an, Bejrut-Kajro 1986. 13. Muhammed esh-Shenkiti Advaul Bejan fi Idahil Kur’ani bil Kur’an, Bejrut, 1995.


58

a ka i d Kasim Gërguri

Takvim – Kalendar 2011

Faza e tretë: Jeta në Botën tjetër, jeta në kënaqësi të përhershme ose në ndëshkim të përhershëm - Xhenet apo Xhehenem. Njeriu lind, rritet, zhvillohet, plaket, kryen misionin e tij të jetës dhe, më në fund, vdes. Me vdekjen merr fund jeta e njeriut në këtë botë, kalon fazën e parë, besimtarë ose pabesimtarë. Me vdekjen merr fund çdo gjë në këtë botë. Me vdekjen, njeriu lë pas vetes çdo gjë që i dhuroi Allahu, pasurinë, fëmijët etj.. Para Zotit do të dalë i vetëm sikur erdhi në këtë botë, i shoqëruar vetëm nga veprat e kryera në këtë botë. Lidhur me këtë, Allahu në Kuran thotë:

َ‫َﻮﻟْﻨَﺎ ُﻛ ْﻢ َورَاء‬ ‫ﱠل َﻣ ﱠﺮةٍ َوﺗَـ َﺮْﻛﺘُ ْﻢ ﻣَﺎ ﺧ ﱠ‬ َ ‫َوﻟَ​َﻘ ْﺪ ِﺟ ْﺌﺘُﻤُﻮﻧَﺎ ﻓُـﺮَادَى َﻛﻤَﺎ َﺧﻠَ ْﻘﻨَﺎ ُﻛ ْﻢ أَو‬ VDEKJA DHE RINGJALLJA Vdekja Vdekja dhe jeta janë krijesa, të cilat Allahu i Madhëruar i ka krijuar për t’i sprovuar njerëzit, se cili prej tyre do të jetë më vepërmirë. Allahu xh.sh. thotë:

‫ُﻮ اﻟْ َﻌﺰِﻳ ُﺰ اﻟْﻐَﻔُﻮُر‬ َ ‫ْت وَاﻟْ َﺤﻴَﺎةَ ﻟِﻴَْﺒـﻠُ َﻮُﻛ ْﻢ أَﻳﱡ ُﻜ ْﻢ أَ ْﺣ َﺴ ُﻦ َﻋ َﻤﻼً َوﻫ‬ َ ‫اﻟﱠﺬِي َﺧﻠَ َﻖ اﻟْﻤَﻮ‬ “Ai është që krijoi vdekjen dhe jetën, për t’ju sprovuar se cili prej jush është më vepërmirë. Ai është ngadhënjyesi, mëkatfalësi”. (El-Mulk, 2). Jeta e njeriut ndahet në tri faza: Faza e parë: Jeta në këtë botë. Faza e dytë: Jeta në varreza (berzah), jeta në mes dy jetëve.

‫ﻇُﻬُﻮِرُﻛ ْﻢ َوﻣَﺎ ﻧَـﺮَى َﻣ َﻌ ُﻜ ْﻢ ُﺷ َﻔﻌَﺎءَ ُﻛ ُﻢ اﻟﱠﺬِﻳ َﻦ َز َﻋ ْﻤﺘُ ْﻢ أَﻧﱠـ ُﻬ ْﻢ ﻓِﻴ ُﻜ ْﻢ ُﺷ َﺮﻛَﺎءُ ﻟَ​َﻘ ْﺪ‬

‫ﺿ ﱠﻞ َﻋ ْﻨ ُﻜ ْﻢ ﻣَﺎ ُﻛﻨْﺘُ ْﻢ ﺗـ َْﺰﻋُﻤُﻮ َن‬ َ ‫ﺗَـ َﻘﻄﱠ َﻊ ﺑَـ ْﻴـﻨَ ُﻜ ْﻢ َو‬ “Në të vërtetë, ju na erdhët një nga një (të vetmuar), ashtu si ju krijuam së pari; keni lënë prapa shpinës ato që ju patëm dhënë, e nuk po shohin se i keni me vete ndërmjetësit tuaj, të cilët i mendonit se për ju janë ndihmëtarë (I shoqëronit All-llahut). S’ka dyshim, është këputur lidhja në mes jush, dhe mbaroi ajo çka mendonit (ndërmjetësues a zota të tjerë)”. (El-En’am, 94) Pra, me vdekjen fillon faza e dytë e jetës së njeriut, jeta në mes dy jetëve. Vdekja është një ndarje e shpirtit nga trupi, një ndarje dhe një heshtje në mes tyre, një ndërrim prej një gjendjeje në një gjendje tjetër, një kalim prej një vendi në një vend tjetër, një jetë për të cilën vetëm kemi dëgjuar, një jetë në mes dy jetëve.


Akaid

59

Allahu në Kuran thotë:

‫ْت‬ ِ ‫ْﺲ ذَاﺋَِﻘﺔُ اﻟْﻤَﻮ‬ ٍ ‫ُﻛ ﱡﻞ ﻧَـﻔ‬ ”Secili njeri do ta shijojë vdekjen”. (Ali-Imran, 185) Pa marrë parasysh nacionalitetin, ngjyrën, pozitën, nderin, krenarinë, pasurinë, fuqinë etj., atë do ta arrijë vdekja, edhe në qoftë se tenton t’i ikë asaj. Çdo krijesë ka momentin e caktuar (exhelin)1, i cili është në diturinë e Allahut xh.sh., ai nuk shtyhet as edhe për një çast dhe as që do të vijë më përpara. Për këtë Allahu xh.sh. thotë:

‫َوﻟِ ُﻜ ﱢﻞ أُ ﱠﻣ ٍﺔ أَ َﺟ ٌﻞ ﻓَِﺈذَا ﺟَﺎءَ أَ َﺟﻠُ ُﻬ ْﻢ ﻻَ ﻳَ ْﺴﺘَﺄ ِْﺧﺮُو َن ﺳَﺎ َﻋﺔً َوﻻَ ﻳَ ْﺴﺘَـ ْﻘ ِﺪﻣُﻮ َن‬ "Çdo popull ka afatin e vet, e kur t’iu vijë afati atyre, ai nuk mund të shtyhet për asnjë moment, e as të përngutet më parë". (El-Araf, 34)

Vdekja e besimtarit Duke qenë i vetëdijshëm se vdekja është e pashmangshme, besimtari gjatë gjithë jetës së tij përgatitet për të dhe, në fund, ndërron jetë. Engjëjt e vdekjes e përshëndesin atë dhe i komunikojnë lajmin e mirë të Xhenetit. Ata një besimtari ia marrin shpirtin me butësi. Besimtari ndien nevojën t’u japë lajmin e gëzueshëm besimtarëve të tjerë në botë, se premtimi i Allahut është i garantuar dhe se nuk do të ketë as frikë dhe as pikëllim për besimtarët.

1

Sead El-Din Mesud bin Umer El-Taftazani, Sherh El-Akaid El-Nesefijh, redaktuar nga Muhamed Adnan Dervish, pa vend dhe vit botimi, fq. 151-153.

60

Takvim – Kalendar 2011

Për besimtarët e sinqertë, Allahu xh.sh. në Kuranin fisnik thotë:

‫َﻮﻓﱠﺎ ُﻫ ُﻢ اﻟْ َﻤﻼَﺋِ َﻜﺔُ ﻃَﻴﱢﺒِﻴ َﻦ ﻳَـﻘُﻮﻟُﻮ َن َﺳﻼَ ٌم َﻋﻠَْﻴ ُﻜ ُﻢ ا ْد ُﺧﻠُﻮا اﻟْ َﺠﻨﱠﺔَ ﺑِﻤَﺎ‬ َ ‫اﻟﱠﺬِﻳ َﻦ ﺗَـﺘـ‬

‫ُﻛ ْﻨﺘُ ْﻢ ﺗَـ ْﻌ َﻤﻠُﻮ َن‬

“Të cilëve, duke qenë të pastër, engjëjt ua marrin shpirtin, duke u thënë: “Selamun alejkum” - gjetët shpëtimin, hyni në Xhenet, për hir të asaj që vepruat”. (En-Nahl, 32)

Vdekja e pabesimtarit Pabesimtari takon vdekjen, së cilës i është shmangur gjithmonë gjatë gjithë jetës së tij, duke vuajtur nga goditje të fuqishme të dridhjes gjatë vdekjes. Engjëjt zgjasin duart e tyre drejt tij dhe i japin atij lajmin për ndëshkimin poshtërues të djegies në zjarr, dhe e çojnë atë në vdekje, duke e rrahur në fytyrë dhe shpinë, ndërkaq shpirti i merret me një dhimbje të brendshme të madhe: 1. Shpirti merret me të arritur në gurmaz dhe në atë moment nuk mbetet askush aty që ta shpëtojë atë. 2. Shpirti merret me zor, kurse ai zhytet në mohim. 3. Në momentin e vdekjes, nuk lejohet asnjë shprehje e besimit të tij apo e pendimit të tij. Vdekja nuk ndodh rastësisht. Ashtu siç vijnë ndodhitë e tjera, edhe ajo ndodh me Urdhrin e Allahut. Mu ashtu sikurse është e paracaktuar lindja e njeriut, po ashtu është i paracaktuar edhe momenti i vdekjes së tij. Njeriu shkon me ngut drejt këtij momenti të fundit, duke lënë prapa me shpejtësi çdo orë, çdo minutë që i është dhuruar. Vdekja e çdo njeriu, vendndo-


Akaid

61

dhja dhe koha, si edhe mënyra se si do të vdesë njeriu, të gjitha janë të paracaktuara. Megjithatë, pavarësisht nga kjo, shumica e njerëzve pandehin se vdekja është pika e fundit e një rendi logjik të gjërave, sa kohë që arsyet e saj të vërteta dihen vetëm nga Allahu xh.sh.. Çdo ditë shfaqen në gazeta lajmërime për vdekje. Pas leximit të tyre, me siguri dëgjoni komente injorante, si: “Ai do të kishte shpëtuar, po të ishin ndërmarrë masat e nevojshme paraprake”; “Nuk do të kishte vdekur, po të kishte ndodhur kjo apo ajo”. Një person nuk mund të jetojë as edhe një minutë më shumë ose më pak, përveçse aq sa është koha e përcaktuar për të. Mirëpo, njerëzit, të cilëve u mungon vetëdija që e dhuron besimi, vdekjen e shohin si një pjesë përbërëse të një sekuence të rastësive. Në Kuran, Allahu paralajmëron besimtarët ndaj kësaj mënyre të shtrembëruar të gjykuarit, e cila është karakteristikë e pabesimtarëve:

‫ﺿ َﺮﺑُﻮا ﻓِﻲ‬ َ ‫ﻳَﺎ أَﻳﱡـﻬَﺎ اﻟﱠﺬِﻳ َﻦ َآ َﻣﻨُﻮا ﻻَ ﺗَﻜُﻮﻧُﻮا ﻛَﺎﻟﱠﺬِﻳ َﻦ َﻛ َﻔﺮُوا َوﻗَﺎﻟُﻮا ِ​ِﻹﺧْﻮَاﻧِ ِﻬ ْﻢ إِذَا‬ ‫ِﻴﺖ وَاﻟﻠﱠﻪُ ﺑِﻤَﺎ ﺗَـ ْﻌ َﻤﻠُﻮ َن ﺑَﺼِﻴ ٌﺮ‬ ُ ‫َﺣ ْﺴ َﺮةً ﻓِﻲ ﻗُـﻠُﻮﺑِ ِﻬ ْﻢ وَاﻟﻠﱠﻪُ ﻳُ ْﺤﻴِﻲ َوﻳُﻤ‬ “O besimtarë, mos u bëni si ata që nuk besuan dhe, për vëllezërit e tyre që kishin dalë në udhëtim (tregtie e gjallërimi), ose që kishin shkuar në luftë, thoshin: “Sikur të kishin ndenjur me ne, s’do të kishin vdekur apo s’do të ishin vrarë”. Allahu do të bëjë që të pendohen për atë që thanë. Allahu është Ai që urdhëron jetën dhe vdekjen. Allahu sheh atë që ju punoni”. (Ali-Imran, 156)

62

Takvim – Kalendar 2011

Ta konsiderosh vdekjen si një rastësi, është injorancë e plotë. Siç sugjeron ajeti i sipërshënuar, kjo i shkakton njeriut një vuajtje të madhe shpirtërore dhe mundim të papërballueshëm. Për pabesimtarët apo për ata që dështojnë të kenë besim në kuptimin kuranor, humbja e një të afërmi apo e një të dashuri është shkaktar i dhimbjes dhe i keqardhjes. Duke ia veshur vdekjes fatin e keq a pakujdesinë, ata mendojnë se mund të ekzistojë hapësirë veprimi për t’iu shmangur vdekjes. Ky është gjykimi që vërtet vetëm ua shton pikëllimin dhe keqardhjen që ata ndiejnë. Mirëpo, ky pikëllim dhe kjo keqardhje, nuk janë asgjë tjetër përveçse mundimi që shkakton mosbesimi. Megjithatë, në kundërshtim me urtësinë e pranuar, shkaku i vdekjes nuk është një aksident a një sëmundje ose çfarëdo qoftë tjetër. Pa dyshim, Allahu është Ai Që i krijon gjithë këto shkaqe. Me të përfunduar të kohës që na është dhuruar, jeta jonë përfundon për këto arsye të qarta. Ndërkaq, asnjë nga burimet materiale që janë të destinuara për t’i shpëtuar dikujt jetën, nuk do të mund të nxisë as edhe një frymëmarrje të vetme. Këtë ligj hyjnor Allahu e vë në pah në ajetin:

ً‫ُﻮت إِﻻﱠ ﺑِ​ِﺈ ْذ ِن اﻟﻠﱠ ِﻪ ﻛِﺘَﺎﺑًﺎ ﻣ َُﺆ ﱠﺟﻼ‬ َ ‫ْﺲ أَ ْن ﺗَﻤ‬ ٍ ‫َوﻣَﺎ ﻛَﺎ َن ﻟِﻨَـﻔ‬ “Askush nuk vdes pa vullnetin dhe lejen e Allahut. Ai është shënim i afatit të caktuar…”. (Ali Imran, 145) Besimtari është i vetëdijshëm për natyrën e përkohshme të jetës së kësaj bote. Ai e di se Allahu ynë, i Cili i dhuroi atij të gjitha të mirat që ai kishte gëzuar në këtë botë, do ta marrë shpirtin e tij kurdo që të dëshirojë, dhe do të kërkojë të japë llogari për veprat e tij. Mirëpo, personi që ka kaluar tërë jetën


Akaid

63

Takvim – Kalendar 2011

64

e tij për të fituar kënaqësinë e Allahut, nuk shqetësohet për vdekjen e tij. Se vdekja është caktim i prerë, nuk ofrohet dhe nuk vonohet për asnjë moment, Allahu në Kuran thotë:

kur është në pozitën më të mirë në aspektin material, mbetet i prirur ndaj të gjitha formave të dështimit. 2 Për ata që veprojnë me arsye dhe kanë frikë Allahun, Ai urdhëron:

‫ﻓَِﺈذَا ﺟَﺎءَ أَ َﺟﻠُ ُﻬ ْﻢ ﻻَ ﻳَ ْﺴﺘَﺄ ِْﺧﺮُو َن ﺳَﺎ َﻋﺔً َوﻻَ ﻳَ ْﺴﺘَـ ْﻘ ِﺪﻣُﻮ َن‬

‫َﺖ ﻟِﻐَ ٍﺪ وَاﺗﱠـﻘُﻮا اﻟﻠﱠﻪَ إِ ﱠن‬ ْ ‫ﺲ ﻣَﺎ ﻗَ ﱠﺪﻣ‬ ٌ ‫ﻳَﺎ أَﻳﱡـﻬَﺎ اﻟﱠﺬِﻳ َﻦ َآ َﻣﻨُﻮا اﺗﱠـ ُﻘﻮا اﻟﻠﱠﻪَ َوﻟْﺘَـ ْﻨﻈ ُْﺮ ﻧَـ ْﻔ‬

”...e kur t’u vijë afati i tyre, ai nuk mund të shtyhet për asnjë moment, e as të përshpejtohet më parë”. (El-Earaf, 34). Kjo botë është një vend ku njeriu përgatitet. Allahu e ka ngarkuar njeriun me shumë përgjegjësi në këtë botë dhe e ka bërë me dije për kufijtë që Ai ka përcaktuar për të. Nëse njeriu i respekton këto kufizime, u bindet urdhrave të Tij dhe u shmanget veprave të ndaluara, ai do të arrijë pjekuri personale dhe një gjendje më të mirë të urtësisë dhe vetëdijes. Me atribute të tilla, besimtari tregon durim të pashtershëm, pa marrë parasysh se çfarë i ndodh atij; I drejtohet vetëm Allahut dhe kërkon ndihmë vetëm prej Tij. Kjo është rruga për të nderuar Allahun dhe për të ndier një nënshtrim të brendshëm dhe një besim të pakufishëm në Të. Duke e kuptuar vlerën e vërtetë të mirësive të dhuruara nga Allahu, ai shpreh një mirënjohje më të thellë ndaj Allahut dhe ndihet më i afërt me Të. Si rezultat, ai bëhet një besimtar ideal i pajisur me tipare superiore të urtësisë dhe moralit. Veç kësaj, ai bëhet person i tillë që meriton të arrijë parajsën, një vend të përsosmërisë. Por, nëse njeriu nuk mëson asgjë për të vërtetat e kësaj bote, ai nuk arrin të shfaqë përsosmëri të sjelljes, madje, edhe

‫ َوﻻَ ﺗَﻜُﻮﻧُﻮا ﻛَﺎﻟﱠﺬِﻳ َﻦ ﻧَﺴُﻮا اﻟﻠﱠﻪَ ﻓَﺄَﻧْﺴَﺎ ُﻫ ْﻢ أَﻧْـ ُﻔ َﺴ ُﻬ ْﻢ‬.‫اﻟﻠﱠﻪَ َﺧﺒِﻴ ٌﺮ ﺑِﻤَﺎ ﺗَـ ْﻌ َﻤﻠُﻮ َن‬ ‫َﺎﺳﻘُﻮ َن‬ ِ ‫ِﻚ ُﻫ ُﻢ اﻟْﻔ‬ َ ‫أُوﻟَﺌ‬ “O ju që besuat, kini frikë Allahun dhe le të shikojë njeriu se ç’ka përgatitur për nesër, dhe kini frikë Allahun, e s'ka dyshim se Allahu është Që e di në detaje atë që punoni! E mos u bëni si ata që E harruan Allahun, e Allahu bëri që ata ta harrojnë vetveten! Të tillët janë ata të prishurit”. (Hashr, 18-19)

Jeta në varreza - berzah Në varreza është një jetë për të cilën na flasin shumë argumente nga Kurani dhe hadithet e Pejgamberit a.s.. Kjo jetë quhet edhe Berzah, që domethënë: Jetë në mes dy jetëve. Allahu thotë:

‫خ إِﻟَﻰ ﻳـَﻮِْم ﻳُـ ْﺒـ َﻌﺜُﻮ َن‬ ٌ ‫ِﻣ ْﻦ َورَاﺋِ ِﻬ ْﻢ ﺑـ َْﺮَز‬ “...ata kanë para tyre një perde (distancë periodike) deri në ditën kur ringjallen”. (Muminun, 100) Kjo jetë fillon që nga moment i vdekjes - i varrimit e deri në Ditën e Ringjalljes. Çdo njeri që vdes, do ta kalojë këtë eta2

www.harunyahya.com/albanian/liber/vdekja


Akaid

65

pë të jetës pavarësisht nga mënyra e vdekjes. Berzahu është një etapë që do ta kalojë çdo njeri, besimtar ose jobesimtar, i mirë a i keq (në vepra). Dënimi i varrit është i cituar edhe në Kuran:

‫َاب‬ ِ ‫أَ َﺷ ﱠﺪ اﻟْ َﻌﺬ‬ ”Ata i nënshtrohen zjarrit mëngjes e mbrëmje, e ditën e Kiametit (u thuhet engjëjve): “Ithtarët e Faraonit futni në dënimin më të rëndë”! (Gafir, 46) Nga ky verset kuranor, kuptojmë se të përmendurit ishin në një dënim gjatë jetës në varreza, e kur të vijë momenti i Ringjalljes, melaiket urdhërohen që t’i fusin ata në një dënim më të rëndë se sa ishin më përpara. Besimtarët e drejtë do të përjetojnë knaqësi në varreza dhe do t’u gëzohen të mirave që u jepen nga Allahu xh.sh. bazuar në ajetin kuranor:

‫ِﻴﻞ اﻟﻠﱠ ِﻪ أَﻣْﻮَاﺗًﺎ ﺑَ ْﻞ أَ ْﺣﻴَﺎءٌ ِﻋ ْﻨ َﺪ َرﺑﱢ ِﻬ ْﻢ ﻳـ ُْﺮَزﻗُﻮ َن‬ ِ ‫َوﻻَ ﺗَ ْﺤ َﺴﺒَ ﱠﻦ اﻟﱠﺬِﻳ َﻦ ﻗُﺘِﻠُﻮا ﻓِﻲ َﺳﺒ‬ “Kurrsesi të mos mendoni se janë të vdekur ata që ranë dëshmorë në rrugën e All-llahut. Përkundrazi, ata janë të gjallë duke u ushqyer te Zoti i tyre” (Ali Imran, 169) Pra varri është një vendbanim i qetë ose i mundimshëm, në varësi nga veprat e kësaj bote. Në një hadith të Pejgamberit a.s. thuhet:

66

Takvim – Kalendar 2011

‫ أ َْو ُﺣ ْﻔَﺮةٍ ِﻣ ْﻦ ُﺣ َﻔ ِﺮ اﻟﻨﱢ َﲑان‬،ِ‫َﺎض اﳉَْﻨﱠﺔ‬ ِ ‫ﺿﺔً ِﻣ ْﻦ ِرﻳ‬ َ ‫اﻟ َﻘْﺒـُﺮ رَْو‬ ”Varri është kopsht nga kopshtet e Xhenetit apo gropë nga gropat e Xhehenemit”3 Pyetjet në varr nga dy melaiket - Munker dhe Nekir, janë të pashmangshme për secilin njeri. Ata pyeten: *Kush është Zoti yt? * Cila është feja jote? * Cili është pejgamberi yt? Besimtari i drejtë përgjigjet: -Zoti im është Allahu xh.sh.; - Feja ime është Islami dhe - Pejgamberi im është Muhamedi a.s. Kurse pabesimtari do të përgjigjet: Nuk e di! Allahu xh.sh. nga ai moment i përgëzon besimtarët me atë që ka përgatitur për ta,kurse pabesimtarët me atë që e kanë merituar. Allahu xh.sh. në Kuran thotë:

‫ﻀ ﱡﻞ‬ ِ ُ‫َﺧ َﺮةِ َوﻳ‬ ِ ‫ِﺖ ﻓِﻲ اﻟْ َﺤﻴَﺎةِ اﻟ ﱡﺪﻧْـﻴَﺎ َوﻓِﻲ ْاﻵ‬ ِ ‫ْل اﻟﺜﱠﺎﺑ‬ ِ ‫ﱢﺖ اﻟﻠﱠﻪُ اﻟﱠﺬِﻳ َﻦ َآ َﻣﻨُﻮا ﺑِﺎﻟْﻘَﻮ‬ ُ ‫ﻳُـﺜَﺒ‬

‫اﻟﻠﱠﻪُ اﻟﻈﱠﺎﻟِﻤِﻴ َﻦ‬

“All-llahu i forcon ata që besuan në fjalën e fortë (të mirë) në jetën e kësaj bote, edhe në Botën tjetër, ndërsa mizorët All-llahu i bën të humbur…”. (Ibrahim, 27) Ne kërkojmë falje dhe lutemi për të vdekurit, dhe kjo është e dobishme duke u bazuar në ajetin kuranor, ku Allahu xh.sh. thotë: 3

Et-Tirmidhi në Sunenin e tij 7/168, libri 37 mbi Kiametin, hadithi nr. 2412, shih: Sead El-Din Mesud bin Umer El-Taftazani, Sherh El-Akaid El-Nesefijh, redaktuar nga Muhamed Adnan Dervish, pa vend dhe vit botimi, fq.160.


Akaid

67

‫وَاﻟﱠﺬِﻳ َﻦ ﺟَﺎءُوا ِﻣ ْﻦ ﺑَـ ْﻌ ِﺪ ِﻫ ْﻢ ﻳَـﻘُﻮﻟُﻮ َن َرﺑﱠـﻨَﺎ ا ْﻏﻔ ِْﺮ ﻟَﻨَﺎ َو ِﻹﺧْﻮَاﻧِﻨَﺎ اﻟﱠﺬِﻳ َﻦ َﺳﺒَـﻘُﻮﻧَﺎ‬ ‫ُوف رَِﺣﻴ ٌﻢ‬ ٌ ‫ﱠﻚ َرء‬ َ ‫ﻟِﻠﱠﺬِﻳ َﻦ َآ َﻣﻨُﻮا َرﺑـﱠﻨَﺎ إِﻧ‬

َ‫ﺑِﺎ ِﻹﻳﻤَﺎ ِن َوﻻ‬

“Edhe ata që kanë ardhur pas tyre e thonë: Zoti ynë, falna ne dhe vëllezërit tanë, që u pajisën me besim para nesh dhe mos lejo në zemrat tona farë urrejtjeje ndaj atyre që besuan. Zoti ynë, Ti je i butë, mëshirues”! (El-Hashr, 10) Po ashtu edhe Pejgamberi a.s. kërkonte falje nga Allahu prej dënimit të varrit dhe lutej për të vdekurit:

‫ِﻴﺖ ﻓَِﺈﻧﱠﻪُ اﻵ َن ﻳُ ْﺴﺄ َُل‬ ِ ‫َﺧﻴ ُﻜ ْﻢ َو َﺳﻠُﻮا ﻟَﻪُ ﺑِﺎﻟﺘﱠﺜْﺒ‬ ِ ‫ا ْﺳﺘَـ ْﻐ ِﻔُﺮوا ﻷ‬ “Kërkoni falje për vëllanë tuaj dhe kërkoni për të forcim, sepse tani është duke u pyetur.”4

Ringjallja

‫ِﻣ ْﻨـﻬَﺎ َﺧﻠَ ْﻘﻨَﺎ ُﻛ ْﻢ َوﻓِﻴﻬَﺎ ﻧُﻌِﻴ ُﺪ ُﻛ ْﻢ َوِﻣ ْﻨـ َﻬﺎ ﻧُ ْﺨ ِﺮ ُﺟ ُﻜ ْﻢ ﺗَﺎ َرةً أُ ْﺧﺮَى‬ "Prej asaj (tokës) Ne u krijuam ju, e ju do t'ju kthejmë përsëri në të, e prej saj do t'ju nxjerrim edhe një herë". (Ta Ha, 55) Për të qenë besimi i plotë në Allahun, besimtarët janë të obliguar të besojnë ringjalljen, e cila është e vërtetë dhe që është një nga kushtet e besimit. Besimi në Ahiret është njëra prej shtyllave më të rëndësishme të besimit. Në suren e parë të Kuranit, pas atributeve të Tij, “i Gjithëmëshirshmi” dhe “Mëshirëploti”, Allahu pohon:

4

Suneni i Ebu Davudit, Kitabul xhenaizi, Babu: El-Istigfaru indel kuburi…, nr.2804.

68

Takvim – Kalendar 2011

‫ِﻚ ﻳـَﻮِْم اﻟﺪﱢﻳ ِﻦ‬ ِ ‫ﻣَﺎﻟ‬ “Ai është Sunduesi i Ditës së Gjykimit”. (Fatiha, 4). Në ajetin e tretë të sures tjetër, thuhet se besimtarët janë

‫ْﺐ‬ ِ ‫اﻟﱠﺬِﻳ َﻦ ﻳـ ُْﺆِﻣﻨُﻮ َن ﺑِﺎﻟْﻐَﻴ‬ “ata të cilët e besojnë të fshehtën…”. (El-Bekare, 3) Ky koncept i “së fshehtës” përmban po ashtu ringjalljen pas vdekjes, Ditën e Ringjalljes, Xhenetin dhe Xhehenemin, thënë shkurt, çdo gjë që ka të bëjë me Ahiretin. Në të vërtetë, në ajetin e 4-t të sures El-Bekare, me fjalët “…ata janë të bindur plotësisht për Ahiretin”, theks i veçantë i është vënë besimit në Ahiret. Besimi në Ahiretin është shenjë e besimit të vërtetë dhe, si i tillë, është me rëndësi shumë të madhe. Natyra e besimit në Ahiretin, siç shpjegohet në Kuran, jep dëshmi të fortë për sinqeritetin dhe vërtetësinë e një besimtari. Ai që beson Ahiretin, tashmë ka vënë themelet e besimit të pakusht në Allahun, në Librin e Tij dhe në të dërguarin e Tij. Një individ i tillë e di se Allahu ka fuqi mbi çdo gjë dhe se fjalët e Tij dhe premtimet e Tij janë të vërteta. Rrjedhimisht, ai nuk ushqen kurrë dyshime në mendjen e tij për Ahiretin. Para se t’i shohë dhe të jetë dëshmitarë i këtyre fakteve, ai beson në to, sikur t’i kishte parë. Ky është rezultat i natyrshëm i besës dhe besimit që ai ka në Allahun, dhe i mençurisë që i është dhuruar atij. Përveç kësaj, një besim i palëkundur në Ahiretin, i dëlirë prej të gjitha formave të dyshimit, përmban besimin në ekzistencën e Allahut si edhe në atributet e Tij, ashtu si shpjegohet në Kuran, dhe besimin e plotë në Të dhe nënshtrimin ndaj Tij. Ky besim bën që


Akaid

69

njeriu ta njohë Allahun dhe ta çmojë ashtu si duhet. Ky është besimi që Allahu e konsideron si të çmueshëm.5 Me ringjalljen fillon faza e tretë, faza përfundimtare e jetës së njeriut. Kjo është një jetë e re, për të cilën njerëzit vetëm kanë dëgjuar, e ata që deshën të interesohen dhe besuan, ata do të jenë të lumtur dhe në kënaqësi të përhershme, sepse pas kësaj faze nuk do të këtë vdekje. E, të tjerët që dëgjuan dhe më pastaj mohuan e nuk besuan të vërtetën që i pret, ata do të jenë në ndëshkim të përhershëm, dhe do t’i ndjellin vetes shkatërrim. Ringjallja është e vërtetë dhe pa kurrfarë dyshimi. Allahu xh.sh. në Kuran thotë:

‫ِﻣ ْﻨـﻬَﺎ َﺧﻠَ ْﻘﻨَﺎ ُﻛ ْﻢ َوﻓِﻴﻬَﺎ ﻧُﻌِﻴ ُﺪ ُﻛ ْﻢ َوِﻣ ْﻨـﻬَﺎ ﻧُ ْﺨ ِﺮ ُﺟ ُﻜ ْﻢ ﺗَﺎ َرةً أُ ْﺧﺮَى‬ ”Prej asaj (Tokës) Ne ju krijuam ju, e ju do të ktheheni përsëri në të, e prej saj do t’ju nxjerrim edhe një herë”. (Taha, 55). Për ringjalljen Allahu xh.sh. e njoftoi njeriun e parë, Ademin a.s., se: “Prej toke të krijuam, në të do të të kthejmë dhe prej saj edhe një herë do të të nxjerrim” dhe po për këtë i njoftoi të gjithë pejgamberët, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin për ta, i njoftoi edhe popujt e tyre, e kjo informatë vlen për të gjithë njerëzit deri në Ditën e fundit. Besimtarët duhet të punojnë dhe të interesohen për këtë Ditë, kur nuk bën dobi askush përveç veprave që do të ketë punuar në këtë botë, duke mos e harruar dhe duke u interesuar për këtë (botë). Allahu xh.sh. në Kuran thotë:

5

www.harunyahya.com/albanian/liber/vdekja/vdekja_01.php

70

Takvim – Kalendar 2011

‫ْﻒ ﺗَ ْﻜ ُﻔﺮُو َن ﺑِﺎﻟﻠﱠ ِﻪ َوُﻛ ْﻨﺘُ ْﻢ أَﻣْﻮَاﺗًﺎ ﻓَﺄَ ْﺣﻴَﺎ ُﻛ ْﻢ ﺛُ ﱠﻢ ﻳُﻤِﻴﺘُ ُﻜ ْﻢ ﺛُ ﱠﻢ ﻳُ ْﺤﻴِﻴ ُﻜ ْﻢ ﺛُ ﱠﻢ إِﻟَﻴْ ِﻪ‬ َ ‫َﻛﻴ‬

‫ﺗـ ُْﺮ َﺟﻌُﻮ َن‬

“Si e mohoni Allahun, e dihet se ju ishit të vdekur dhe Ai ju ringjalli, mandej ju bën të vdisni e pastaj ju ringjall, e mandej tek Ai do te ktheheni”. (El-Bekare, 28). Disa njerëz, që në besimin e tyre janë të luhatshëm, nuk janë të bindur sa duhet, ose nuk besojnë fare Allahun xh.sh. dhe ringjalljen pas vdekjes, thonë: Pas vdekjes, shkatërrimit dhe shndërrimit të trupit në dhe, është e pamundur të kthehet edhe një herë, po me vdekje merr fund çdo gjë!!! Nëse është ashtu, sikurse thonë të luhaturit në besimin e tyre, atëherë në mes njeriut dhe shtazës nuk do të kishte fare dallim. Allahu xh.sh. e krijoi njeriun në formën më të mirë dhe e dalloi nga të gjitha krijesat, të cilat i vuri në shërbim të tij, e nderoi dhe i tregoi atij të gjitha rrugët dhe zgjodhi për të rrugën e vërtetë, rrugën e shpëtimit, që të jetë i gëzuar, i lumtur dhe respektues i dhuntive të Zotit xh.sh.. Ringjallja nuk është problem për Allahun xh.sh., sepse Ai është i Gjithëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm. Për ata që nuk janë të bindur për ringjalljen, Allahu xh.sh. thotë:

َ‫َوأَﻗْ َﺴﻤُﻮا ﺑِﺎﻟﻠﱠ ِﻪ َﺟ ْﻬ َﺪ أَﻳْﻤَﺎﻧِ ِﻬ ْﻢ ﻻ‬ ‫ﱠﺎس ﻻَ ﻳَـ ْﻌﻠَﻤُﻮ َن‬ ِ ‫َوﻟَ ِﻜ ﱠﻦ أَ ْﻛﺜَـ َﺮ اﻟﻨ‬ ”Ata u betuan në Allahun, me betimin e tyre të fortë kinse “Allahu nuk e ringjall atë që vdes’! Po (i ringjall), ai është premtim i Tij i prerë, po shumica e njerëzve nuk e dinë”. (Nahl, 38) Në kaptinën Jasin Allahu thotë:


Akaid

71

72

‫َب ﻟَﻨَﺎ‬ َ ‫ﺿﺮ‬ َ ‫ َو‬.ٌ‫ُﻮ َﺧﺼِﻴ ٌﻢ ُﻣﺒِﻴﻦ‬ َ ‫اﻹﻧْﺴَﺎ ُن أَﻧﱠﺎ َﺧﻠَ ْﻘﻨَﺎﻩُ ِﻣ ْﻦ ﻧُﻄْ َﻔ ٍﺔ ﻓَِﺈذَا ﻫ‬ ِْ ‫أ َ​َوﻟَ ْﻢ ﻳَـ َﺮ‬

‫َاﺣ َﺪةٍ إِ ﱠن اﻟﻠﱠﻪَ َﺳﻤِﻴ ٌﻊ ﺑَﺼِﻴ ٌﺮ‬ ِ ‫ْﺲ و‬ ٍ ‫ﻣَﺎ َﺧ ْﻠ ُﻘ ُﻜ ْﻢ َوﻻَ ﺑَـ ْﻌﺜُ ُﻜ ْﻢ إِﻻﱠ َﻛﻨَـﻔ‬

‫ ﻗُ ْﻞ ﻳُ ْﺤﻴِﻴﻬَﺎ اﻟﱠﺬِي‬.‫َﺎل َﻣ ْﻦ ﻳُ ْﺤﻴِﻲ اﻟْ ِﻌﻈَﺎ َم َو ِﻫ َﻲ َرﻣِﻴ ٌﻢ‬ َ ‫َﺴ َﻲ َﺧ ْﻠ َﻘﻪُ ﻗ‬ ِ ‫َﻣﺜ ًَﻼ َوﻧ‬

“Krijimi juaj dhe ringjallja juaj nuk është më e rëndë se krijimi i një qenieje (një njeriu), vërtet Allahu është Që i dëgjon e i sheh veprat e njerëzve”. (Lukman, 28). Pastaj:

.‫ُﻮ ﺑِ ُﻜ ﱢﻞ َﺧﻠ ٍْﻖ َﻋﻠِﻴ ٌﻢ‬ َ ‫ﱠل َﻣ ﱠﺮةٍ َوﻫ‬ َ ‫أَﻧْ َﺸﺄَﻫَﺎ أَو‬ “A nuk mendon njeriu se Ne e krijuam atë prej një pike uji (farë) kur qe, ai kundërshtar i rreptë. Ai na solli Neve shembull, e harroi krijimin e vet dhe tha:"Kush i ngjall eshtrat duke qenë ata të kalbur? Thuaj:"I ngjall Ai që i krijoi për herë të parë, e Ai është shumë i Dijshëm për çdo krijim”. (Jasin, 77-79). Allahu ishte dhe është në gjendje gjithmonë që nga asgjëja, pa kurrfarë forme dhe modeli të mëparshëm, ta krijojë njeriun, ta bëjë të vdesë dhe e ringjall. Ringjallja, për kuptimin tonë, është më e lehtë se krijimi nga dheu sepse, së paku, ekziston modeli i mëparshëm. Shembulli i tokës me kopshtet e saj, pa të reshura dhe nga thatësia duket sikur e vdekur, e atëherë kur Allahu lëshon shiun, ngjallet dhe zbukurohet; me këtë mund ta krahasojmë edhe ringjalljen, kjo është fuqia e Zotit që i rikthen njerëzit pas vdekjes, për se nuk ka dyshim se do të ndodhë. Allahu xh.sh. në Kuran thotë:

‫َاب‬ ٍ ‫ْﺚ ﻓَِﺈﻧﱠﺎ َﺧﻠَ ْﻘﻨَﺎ ُﻛ ْﻢ ِﻣ ْﻦ ﺗُـﺮ‬ ِ ‫ْﺐ ِﻣ َﻦ اﻟْﺒَـﻌ‬ ٍ ‫س إِ ْن ُﻛﻨْﺘُ ْﻢ ﻓِﻲ َرﻳ‬ ُ ‫ﻳَﺎ أَﻳﱡـﻬَﺎ اﻟﻨﱠﺎ‬ ”O ju njerëz, nëse dyshoni në ringjalljen, atëherë (mendoni krijimin tuaj që) Ne ju krijuam prej dheu...” (El-Haxh, 5). Pastaj:

Takvim – Kalendar 2011

‫ﻳـ َْﻮَم ﻳَـ ْﺒـ َﻌﺜُـ ُﻬ ُﻢ اﻟﻠﱠﻪُ َﺟﻤِﻴﻌًﺎ ﻓَـﻴُـﻨَﺒﱢﺌُـ ُﻬ ْﻢ ﺑِﻤَﺎ َﻋ ِﻤﻠُﻮا أَ ْﺣﺼَﺎﻩُ اﻟﻠﱠﻪُ َوﻧَﺴُﻮﻩُ وَاﻟﻠﱠﻪُ َﻋﻠَﻰ‬ ‫َﻲ ٍء َﺷﻬِﻴ ٌﺪ‬ ْ ‫ُﻛ ﱢﻞ ﺷ‬ “Në ditën kur Allahu i ringjall ata të gjithë, i njofton për atë që kanë punuar, se Allahu ka mbajtur shënime, edhe pse ata i kanë harruar. Allahu është Ai Që çdo send e sheh dhe e përcjell”. (El-Muxhadele, 6).

Ringjallja me trup dhe shpirt Ringjallja me trup dhe shpirt pas vdekjes, është e vërtetë e padiskutueshme. Allahu i Madhëruar do t’i ringjallë të gjithë ata që janë në varreza6, pasi të jenë bërë hi e pluhur. Ai thotë:

.‫ُﻮ اﻟْ َﺤ ﱡﻖ َوأَﻧﱠﻪُ ﻳُ ْﺤﻴِﻲ اﻟْﻤ َْﻮﺗَﻰ َوأَﻧﱠﻪُ َﻋﻠَﻰ ُﻛ ﱢﻞ َﺷ ْﻲ ٍء ﻗَﺪِﻳ ٌﺮ‬ َ ‫ِﻚ ﺑِﺄَ ﱠن اﻟﻠﱠﻪَ ﻫ‬ َ ‫ذَﻟ‬ .‫َﺚ َﻣ ْﻦ ﻓِﻲ اﻟْ ُﻘﺒُﻮِر‬ ُ ‫ْﺐ ﻓِﻴﻬَﺎ َوأَ ﱠن اﻟﻠﱠﻪَ ﻳَـ ْﺒـﻌ‬ َ ‫َوأَ ﱠن اﻟﺴﱠﺎ َﻋﺔَ َآﺗِﻴَﺔٌ ﻻَ َرﻳ‬ “Nuk ka dyshim se Kiameti do të vijë patjetër dhe se Allahu me siguri do t’i ngjallë ata të varrezave”. (El-Haxh-xh, 6-7) Pra, duhet të besojmë në ringjalljen, e cila është e vërtetë dhe për të cilën nuk ka aspak dyshim.7 6

7

Kahtan Abdu El-rrahman El-Duri&Rushdi Muhamed Uljan, Usul El-Din ElIslami, shtëpia botuese Dar Al-Fikr botimi i parë 1996, fq:386 Sead El-Din Mesud bin Umer El-Taftazani, Sherh El-Akaid El-Nesefijh, redaktuar nga Muhamed Adnan Dervish, pa vend dhe vit botimi, fq. 161.


Akaid

73

Ringjallja do të jetë me trup dhe shpirt së bashku, dhe secili njeri do t’i përjetojë kënaqësitë - nëse është prej besimtarëve, ose ndëshkimet - nëse është prej pabesimtarëve.8 Se jeta do të jetë me trup dhe shpirt pas ringjalljes, këtë e argumentojnë ajetet kuranore, ku Allahu xh.sh. thotë:

‫ْﺴﻨَﺘُـ ُﻬ ْﻢ َوأَﻳْﺪِﻳ ِﻬ ْﻢ َوأَ ْر ُﺟﻠُ ُﻬ ْﻢ ﺑِﻤَﺎ ﻛَﺎﻧُﻮا ﻳَـ ْﻌ َﻤﻠُﻮ َن‬ ِ ‫ﻳـ َْﻮَم ﺗَ ْﺸ َﻬ ُﺪ َﻋﻠَْﻴ ِﻬ ْﻢ أَﻟ‬ ”Në atë ditë kur dëshmojnë kundër tyre gjuhët e tyre, duart dhe këmbët e tyre për atë që ata kanë punuar”. (En-Nur, 24). Më pastaj, Allahu xh.sh. thotë:

‫َﺖ ُﺟﻠُﻮ ُد ُﻫ ْﻢ ﺑَ ﱠﺪﻟْﻨَﺎ ُﻫ ْﻢ‬ ْ ‫ﻀﺠ‬ ِ َ‫ﺼﻠِﻴ ِﻬ ْﻢ ﻧَﺎرًا ُﻛﻠﱠﻤَﺎ ﻧ‬ ْ ُ‫ْف ﻧ‬ َ ‫إِ ﱠن اﻟﱠﺬِﻳ َﻦ َﻛ َﻔﺮُوا ﺑَِﺂﻳَﺎﺗِﻨَﺎ ﺳَﻮ‬ ‫َاب‬ َ ‫ُﺟﻠُﻮدًا ﻏَْﻴـ َﺮﻫَﺎ ﻟِﻴَﺬُوﻗُﻮا اﻟْ َﻌﺬ‬ “Është e vërtetë se ata që mohuan argumentet Tona, do t’i hedhim në zjarr. Sa herë që u digjen lëkurat e tyre, Ne i ndërrojmë me lëkura të tjera, që të shijojnë dënimin...”. (En-Nisa, 56). Do të ringjallen melaiket, xhinët dhe njerëzit, të mençurit dhe të çmendurit e tyre. Allahu i Lartësuar në Kuran thotë:

ُ‫ي ﺑَـﻨَﺎﻧَﻪ‬ َ ‫َﻮ‬ ‫ ﺑَـﻠَﻰ ﻗَﺎ ِدرِﻳ َﻦ َﻋﻠَﻰ أَ ْن ﻧُﺴ ﱢ‬.ُ‫َﺐ ا ِﻹﻧْﺴَﺎ ُن أَﻟﱠ ْﻦ ﻧَ ْﺠ َﻤ َﻊ ِﻋﻈَﺎ َﻣﻪ‬ ُ ‫أَﻳَ ْﺤﺴ‬ “A mendon njeriu se nuk do t’i tubojmë eshtrat e tij? Po, do t’ia tubojmë! Duke qenë se Ne jemi të zotët t’ia rikrijojmë si kanë qenë edhe majat e gishtave të tij”. (El-Kijameh, 3-4). Hadithet që vërtetojnë ringjalljen me trup dhe shpirt, janë të shumta. Në një hadith që e transmeton Ebu Hurejreja r.a., Pejgamberi a.s. kishte thënë: 8

Mula Husejn Ibn Iskender El-Hanefi, Kitab El-Xhevhereh El-Menfijeh fi sherh Vesijeh Imam eadham Ebi Hanifeh, Indi, 1980 botim i tretë, fq:30.

74

Takvim – Kalendar 2011

‫ض‬ ُ ‫ﺻﻠﱠﻰ اﻟﻠﱠﻪُ َﻋﻠَْﻴ ِﻪ َو َﺳﻠﱠ َﻢ إِ ﱠن ِﰲ ا ِﻹﻧْﺴَﺎ ِن َﻋﻈْﻤًﺎ ﻻَ ﺗَﺄْ ُﻛﻠُﻪُ اﻷ َْر‬ َ ‫ُﻮل اﻟﻠﱠ ِﻪ‬ ُ ‫َﺎل َرﺳ‬ َ‫ﻗ‬ ‫َﺐ‬ ِ ‫ْﺐ اﻟ ﱠﺬﻧ‬ ُ ‫َﺎل ﻋَﺠ‬ َ ‫ُﻮل اﻟﻠﱠ ِﻪ ﻗ‬ َ ‫ي َﻋﻈْ ٍﻢ ُﻫ َﻮ ﻳَﺎ َرﺳ‬ ‫ﺐ ﻳـ َْﻮَم اﻟْ ِﻘﻴَﺎ َﻣ ِﺔ ﻗَﺎﻟُﻮا أَ ﱡ‬ ُ ‫أَﺑَﺪًا ﻓِﻴ ِﻪ ﻳـَُﺮﱠﻛ‬ “Në njeriun ekziston një asht, të cilin kurrë nuk e ha (tret) toka, prej tij do të (ri)krijohet në Ditën e Kiametit. (Të pranishmit) thanë: Cili është ai asht, o i Dërguari i Allahut? (Pejgamberi a.s.) Tha: “Ai është ‘axhbudh-dhenebi’ - eshtra e bishtit (sacrum).”9 Pas fryrjes së parë, kur do të vdesë gjithçka e gjallë dhe do të vdesë edhe Israfili i fundit, Allahu do ta ringjallë Israfilin të parin”. Dhe do ta urdhërojë që t’i fryjë ‘borisë’ për të dytën herë, pas së cilës do t’u kthehet jeta të vdekurve (Jasin, 52). I pari nga njerëzit që do të ringjallet, është Muhamedi a.s., sipas hadithit: “Në ditën e fryrjes në Sur, të gjithë njerëzit do të vdesin, e unë do të jem i pari që do të ringjallem”. (“Sahihul Buhari”, kitab: er-rrikak, babu: el-hashru, hadithi nr. 6518). Për këtë dijetarët janë unikë. Ndërsa, për sa i takon ringjalljes së egërsirave, kafshëve dhe insekteve, pjesa dërrmuese e dijetarëve të Ymetit thonë se do të ringjallen, mirëpo jo për t’u kundërvënë (hakmarrë), veçse do të ringjallen dhe do të pyeten për Allahun e Lartësuar, dhe ato, pasi ta vërtetojnë Atë (ekzistencën e Tij), do të bëhen dhe. Kjo ka bazë në shumë ajete kuranore10. Thotë Allahu i Madhëruar:

‫ْض َوﻻَ ﻃَﺎﺋِ ٍﺮ ﻳَﻄِﻴ ُﺮ ﺑِ َﺠﻨَﺎ َﺣ ْﻴ ِﻪ إِﻻﱠ أُ َﻣ ٌﻢ أَ ْﻣﺜَﺎﻟُ ُﻜ ْﻢ ﻣَﺎ ﻓَـ ﱠﺮﻃْﻨَﺎ‬ ِ ‫َوﻣَﺎ ِﻣ ْﻦ دَاﺑﱠٍﺔ ﻓِﻲ اﻷَر‬ ‫َﻲ ٍء ﺛُ ﱠﻢ إِﻟَﻰ َرﺑﱢ ِﻬ ْﻢ ﻳُ ْﺤ َﺸﺮُو َن‬ ْ ‫َﺎب ِﻣ ْﻦ ﺷ‬ ِ ‫ﻓِﻲ اﻟْ ِﻜﺘ‬ 9

Sahihu-l-Muslim, Kitab: el-fitenu ve eshratus-saati, babu: bejne nefhatejni, h.nr. 7342. 10 Orhan Bislimaj, Besimi i drejtë i muslimanit, Boton Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, Prishtinë 2010, Fq.177-178


Akaid

75

76

Takvim – Kalendar 2011

“Nuk ka asnjë gjallesë në tokë dhe as shpend që fluturon me dy krahë e që nuk janë të ndara në grupe (të ndryshme), sikurse edhe ju (Zoti i krijoi, i pajisi si ju). Asgjë nuk kemi lënë pas dore nga evidenca. Më në fund, te Zoti i tyre do të tubohen”. (El-En’am, 38).

2. “(Kujto) Ditën kur i sheh besimtarët dhe besimtaret që drita e tyre flakëron para tyre dhe në të djathtë të tyre. (U thuhet) Myzhde juaj sot janë Xhenetet, nën të cilat rrjedhin lumenj, aty do të jeni përgjithmonë. E ajo është fitore e madhe”. (ElHadid, 12).

Nga përgëzimi i besimtarëve

‫ اﻟﱠﺬِﻳ َﻦ َآ َﻣﻨُﻮا َوﻛَﺎﻧُﻮا‬.‫ْف ﻋَﻠَْﻴ ِﻬ ْﻢ َوﻻَ ُﻫ ْﻢ ﻳَ ْﺤ َﺰﻧُﻮ َن‬ ٌ ‫أَﻻَ إِ ﱠن أ َْوﻟِﻴَﺎءَ اﻟﻠﱠ ِﻪ ﻻَ ﺧَﻮ‬

Shumë ajete kuranore flasin për përgëzimin e besimtarëve. Këtu do t’i zgjedhim disa prej tyre:

َ‫ﱠل َﻋﻠَْﻴ ِﻬ ُﻢ اﻟْ َﻤﻼَﺋِ َﻜﺔُ أَﻻﱠ ﺗَﺨَﺎﻓُﻮا َوﻻ‬ ُ ‫إِ ﱠن اﻟﱠﺬِﻳ َﻦ ﻗَﺎﻟُﻮا َرﺑﱡـﻨَﺎ اﻟﻠﱠﻪُ ﺛُ ﱠﻢ ا ْﺳﺘَـﻘَﺎﻣُﻮا ﺗَـﺘَـﻨَـﺰ‬

‫ ﻧَ ْﺤ ُﻦ أ َْوﻟِﻴَﺎ ُؤُﻛ ْﻢ ﻓِﻲ اﻟْ َﺤﻴَﺎةِ اﻟ ﱡﺪﻧْـﻴَﺎ‬.‫ْﺸﺮُوا ﺑِﺎﻟْ َﺠﻨﱠ ِﺔ اﻟﱠﺘِﻲ ُﻛﻨْﺘُ ْﻢ ﺗُﻮ َﻋﺪُو َن‬ ِ ‫ﺗَ ْﺤ َﺰﻧُﻮا َوأَﺑ‬

‫ ﻧُـ ُﺰﻻً ِﻣ ْﻦ‬.‫ﺴ ُﻜ ْﻢ َوﻟَ ُﻜ ْﻢ ﻓِﻴﻬَﺎ ﻣَﺎ ﺗَ ﱠﺪﻋُﻮ َن‬ ُ ‫َﺧ َﺮةِ َوﻟَ ُﻜ ْﻢ ﻓِﻴﻬَﺎ ﻣَﺎ ﺗَ ْﺸﺘَﻬِﻲ أَﻧْـ ُﻔ‬ ِ ‫َوﻓِﻲ اﻵ‬ ‫ﻴﻢ‬ ٍ ‫ﻏَﻔُﻮٍر رَِﺣ‬ 1. “E, s’ka dyshim se ata që thanë: “All-llahu është Zoti ynë”, dhe ishin të paluhatshëm, atyre u vijnë engjëjt (në prag të vdekjes dhe u thonë): të mos frikësoheni, të mos pikëlloheni, keni myzhde Xhenetin që ju premtohej. (U thonë) Ne kujdesemi për ju, si në jetën e kësaj bote, ashtu edhe në botën tjetër, kudo të keni atë që dëshironi dhe gjithçka kërkoni. Pritje e nderuar prej Atij që fal mëkatet dhe që është Mëshirues”! (Fussilet, 30-32)

‫َﺎت ﻳَ ْﺴﻌَﻰ ﻧُﻮُرُﻫ ْﻢ ﺑَـ ْﻴ َﻦ أَﻳْﺪِﻳ ِﻬ ْﻢ َوﺑِﺄَﻳْﻤَﺎﻧِ ِﻬ ْﻢ ﺑُ ْﺸﺮَا ُﻛ ُﻢ‬ ِ ‫ﻳـ َْﻮَم ﺗَـﺮَى اﻟْﻤ ُْﺆِﻣﻨِﻴ َﻦ وَاﻟْﻤ ُْﺆِﻣﻨ‬ ‫ُﻮ اﻟْﻔ َْﻮُز اﻟْ َﻌﻈِﻴ ُﻢ‬ َ ‫ِﻚ ﻫ‬ َ ‫ﱠﺎت ﺗَ ْﺠﺮِي ِﻣ ْﻦ ﺗَ ْﺤﺘِﻬَﺎ اﻷَﻧْـﻬَﺎ ُر ﺧَﺎﻟِﺪِﻳ َﻦ ﻓِﻴﻬَﺎ ذَﻟ‬ ٌ ‫اﻟْﻴـ َْﻮَم َﺟﻨ‬

‫َﺎت اﻟﻠﱠ ِﻪ‬ ِ ‫َﺧ َﺮةِ ﻻَ ﺗَـ ْﺒﺪِﻳ َﻞ ﻟِ َﻜﻠِﻤ‬ ِ ‫ ﻟَ ُﻬ ُﻢ اﻟْﺒُ ْﺸﺮَى ﻓِﻲ اﻟْ َﺤﻴَﺎةِ اﻟ ﱡﺪﻧْـﻴَﺎ َوﻓِﻲ اﻵ‬.‫ﻳَـﺘﱠـﻘُﻮ َن‬ .‫ُﻮ اﻟْﻔ َْﻮُز اﻟْ َﻌﻈِﻴ ُﻢ‬ َ ‫ِﻚ ﻫ‬ َ ‫ذَﻟ‬ 3. “Ta keni të ditur se të dashurit e Allahut (evliatë) nuk kanë frikë (në botën tjetër) dhe as kurrfarë brengosjeje? (Ata janë ata) Të cilët besuan dhe ishin të ruajtur. Atyre u jepet myzhde në jetën e Dynjasë (në çastin e vdekjes) dhe në jetën tjetër (për shpëtim dhe Xhenet). Premtimet e All-llahut nuk mund të pësojnë ndryshim. E, ai është sukses i madh”. (Junus, 62-64).

‫ﻳَﺎ أَﻳﱡـﻬَﺎ اﻟﱠﺬِﻳ َﻦ َآ َﻣﻨُﻮا ﺗُﻮﺑُﻮا إِﻟَﻰ اﻟﻠﱠ ِﻪ ﺗـ َْﻮﺑَﺔً ﻧَﺼُﻮﺣًﺎ َﻋﺴَﻰ َرﺑﱡ ُﻜ ْﻢ أَ ْن ﻳُ َﻜ ﱢﻔ َﺮ َﻋ ْﻨ ُﻜ ْﻢ‬

ُ‫ﱠﺎت ﺗَ ْﺠﺮِي ِﻣ ْﻦ ﺗَ ْﺤﺘِﻬَﺎ اﻷَﻧْـﻬَﺎ ُر ﻳـ َْﻮَم ﻻَ ﻳُ ْﺨﺰِي اﻟﻠﱠﻪ‬ ٍ ‫ْﺧﻠَ ُﻜ ْﻢ َﺟﻨ‬ ِ ‫َﺳﻴﱢﺌَﺎﺗِ ُﻜ ْﻢ َوﻳُﺪ‬ ‫اﻟﻨﱠﺒِ ﱠﻲ وَاﻟﱠﺬِﻳ َﻦ َآ َﻣﻨُﻮا َﻣ َﻌﻪُ ﻧُﻮُرُﻫ ْﻢ ﻳَ ْﺴﻌَﻰ ﺑَـ ْﻴ َﻦ أَﻳْﺪِﻳ ِﻬ ْﻢ َوﺑِﺄَﻳْﻤَﺎﻧِ ِﻬ ْﻢ ﻳَـﻘُﻮﻟُﻮ َن َرﺑﱠـﻨَﺎ‬

‫َﻲ ٍء ﻗَﺪِﻳ ٌﺮ‬ ْ ‫ﱠﻚ َﻋﻠَﻰ ُﻛ ﱢﻞ ﺷ‬ َ ‫أَﺗْ ِﻤ ْﻢ ﻟَﻨَﺎ ﻧُﻮَرﻧَﺎ وَا ْﻏﻔ ِْﺮ ﻟَﻨَﺎ إِﻧ‬


Akaid

77

4. “O ju që keni besuar, pendohuni tek All-llahu me një pendim të sinqertë, në mënyrë që Zoti juaj t’i largojë prej jush të këqijat, t’ju shpjerë në Xhennete, nën të cilët rrjedhin lumenj ditën kur All-llahu nuk e turpëron Pejgamberin, e së bashku me të as ata që kanë besuar. Drita e tyre ndriçon para tyre dhe në të djathtë të tyre, e ata thonë: “Zoti ynë, vazhdona dritën tonë, falna ne. Vërtet, Ti je i Plotfuqishëm për çdo send”. (Et-Tahrim, 8)

‫َع ﻳـ َْﻮَﻣﺌِ ٍﺬ َآ ِﻣﻨُﻮ َن‬ ٍ ‫َﻣ ْﻦ ﺟَﺎءَ ﺑِﺎﻟْ َﺤ َﺴﻨَ ِﺔ ﻓَـﻠَﻪُ َﺧ ْﻴـ ٌﺮ ِﻣ ْﻨـﻬَﺎ َو ُﻫ ْﻢ ِﻣ ْﻦ ﻓَـﺰ‬ 5. “Kush ka bërë vepër të mirë, atij do t’i takojë (shpërblim) edhe më i mirë se ajo, dhe ata do të jenë të siguruar prej tmerrit të asaj dite”. (En-Nemel, 89) Këto përgëzime e shumë të tjera, që Allahu u premtoi besimtarëve, nuk ndërrojnë asnjëherë. Këto përgëzime janë vetëm për besimtarët e sinqertë dhe të paluhatshëm në besimin e tyre të drejtë, e kush i përmbahet besimit në Allahun xh.sh. dhe në kushtet tjera të besimit, do ta përjetojë këtë përgëzim, po edhe më shumë, sepse Allahu xh.sh. i do besimtarët e sinqertë dhe për ta përgatit Xhennete me lloj-lloj të mirash, si shpërblim të sinqeritetit të tyre në fenë që zgjodhi Allahu i madhëruar për njeriun, që të shpëtojë në të dy botët.

Nga lemeria (tmerri) e kataklizmës Për tmerrin, frikën, mallkimin e vetvetes, për interesin personal e të tjera, na flet Kurani në shumë ajete. Këtu do të veçojmë disa prej tyre:

78

Takvim – Kalendar 2011

ُ‫ ﻳـ َْﻮَم ﺗَـﺮَْوﻧَـﻬَﺎ ﺗَ ْﺬ َﻫﻞ‬.‫َﻲءٌ َﻋﻈِﻴ ٌﻢ‬ ْ ‫س اﺗﱠـ ُﻘﻮا َرﺑﱠ ُﻜ ْﻢ إِ ﱠن َزﻟْ َﺰﻟَﺔَ اﻟﺴﱠﺎ َﻋ ِﺔ ﺷ‬ ُ ‫ﻳَﺎ أَﻳﱡـﻬَﺎ اﻟﻨﱠﺎ‬

‫س‬ َ ‫ْﻞ َﺣ ْﻤﻠَﻬَﺎ َوﺗَـﺮَى اﻟﻨﱠﺎ‬ ٍ ‫َات َﺣﻤ‬ ِ ‫ﻀ ُﻊ ُﻛ ﱡﻞ ذ‬ َ َ‫َﺖ َوﺗ‬ ْ ‫ﺿﻌ‬ َ ‫ﺿ َﻌ ٍﺔ َﻋﻤﱠﺎ أَ ْر‬ ِ ‫ُﻛ ﱡﻞ ﻣ ُْﺮ‬

‫َاب اﻟﻠﱠ ِﻪ َﺷﺪِﻳ ٌﺪ‬ َ ‫ﺴﻜَﺎرَى َوﻟَ ِﻜ ﱠﻦ َﻋﺬ‬ ُ ِ‫ُﺳﻜَﺎرَى َوﻣَﺎ ُﻫ ْﻢ ﺑ‬ 1. “O ju njerëz, ruajuni dënimit nga Zoti juaj, sepse dridhja pranë katastrofës së Kiametit është një llahtari e madhe. Atë ditë, kur ta përjetoni atë, secila gjidhënëse braktis atë që ka për gjini, dhe secila shtatzënë e hedh para kohe barrën e vet, e njerëzit duken të dehur, po nuk janë të dehur, por dënimi i Allahut është i ashpër”. (El-Haxhxh, 1-2)

‫َاب ﻳـ َْﻮَم اﻟْ ِﻘﻴَﺎ َﻣ ِﺔ َوﻗِﻴ َﻞ ﻟِﻠﻈﱠﺎﻟِﻤِﻴ َﻦ ذُوﻗُﻮا ﻣَﺎ ُﻛ ْﻨﺘُ ْﻢ‬ ِ ‫أَﻓَ َﻤ ْﻦ ﻳَـﺘﱠﻘِﻲ ﺑ َِﻮ ْﺟ ِﻬ ِﻪ ﺳُﻮءَ اﻟْ َﻌﺬ‬

‫ْﺴﺒُﻮ َن‬ ِ ‫ﺗَﻜ‬

2. “E, ai që me fytyrën e vet mbrohet nga dënimi në Ditën e Kiametit (a është i njëjtë me atë të shpëtuarin)? Kur mizorëve u thuhet: "Përjetoni të keqen e asaj që punuat"! (EzZumer, 24).

‫ْﺲ ﻓِﻲ َﺟ َﻬﻨﱠ َﻢ‬ َ ‫ْﻮ ﱠدةٌ أَﻟَﻴ‬ َ ‫َوﻳـ َْﻮَم اﻟْ ِﻘﻴَﺎ َﻣ ِﺔ ﺗَـﺮَى اﻟﱠﺬِﻳ َﻦ َﻛ َﺬﺑُﻮا َﻋﻠَﻰ اﻟﻠﱠ ِﻪ ُوﺟُﻮ ُﻫ ُﻬ ْﻢ ُﻣﺴ‬

‫َﻣﺜْـﻮًى ﻟِ ْﻠ ُﻤﺘَ َﻜﺒﱢﺮِﻳ َﻦ‬

3. “E, ata që bënë gënjeshtër ndaj Allahut,do t’i shohësh në Ditën e Kiametit, fytyrat e tyre të nxira. A nuk është në Xhehenem vendi i arroganteve”? (Ez-Zumer, 60).


Akaid

79

‫َﺎﺟ ِﺮ ﻛَﺎ ِﻇﻤِﻴ َﻦ ﻣَﺎ ﻟِﻠﻈﱠﺎﻟِﻤِﻴ َﻦ ِﻣ ْﻦ‬ ِ ‫ُﻮب ﻟَﺪَى اﻟْ َﺤﻨ‬ ُ ‫َوأَﻧْ ِﺬ ْرُﻫ ْﻢ ﻳـ َْﻮَم اﻵَ ِزﻓَ ِﺔ إِ ِذ اﻟْ ُﻘﻠ‬

ُ‫ِﻴﻢ َوﻻَ َﺷﻔِﻴ ٍﻊ ﻳُﻄَﺎع‬ ٍ ‫َﺣﻤ‬

4. “Ti tërhiqu atyre vërejtjen për Ditën e Kiametit, kur zemrat, të mllefosura, arrijnë në fyt. Për zullumqarët nuk ka as mik e as ndërmjetësues të cilit i shkon fjala”. (Gafir, 18).

‫ُﻮل اﻟْﻜَﺎﻓِ ُﺮ ﻳَﺎ‬ ُ ‫َﺖ ﻳَﺪَاﻩُ َوﻳَـﻘ‬ ْ ‫إِﻧﱠﺎ أَﻧْ َﺬ ْرﻧَﺎ ُﻛ ْﻢ َﻋﺬَاﺑًﺎ ﻗَﺮِﻳﺒًﺎ ﻳـ َْﻮَم ﻳَـﻨْﻈُ​ُﺮ اﻟْﻤ َْﺮءُ ﻣَﺎ ﻗَ ﱠﺪﻣ‬ ‫ْﺖ ﺗُـﺮَاﺑًﺎ‬ ُ ‫ﻟَْﻴﺘَﻨِﻲ ُﻛﻨ‬ 5. "Ne ua tërhoqëm juve (idhujtarëve) vërejtjen për një dënim të afërt, në ditën kur njeriu (besimtar) shikon se çka i kanë sjellë duart e veta, e jobesimtari thotë: “Ah, sa mirë do të ishte për mua sikur të isha dhé!” (Nebe’, 40) Këto qenë disa prej ajeteve të zgjedhura nga Kurani për Ditën e vërtetë. Kujtoj se nuk ka nevojë për komentime të tjera. Premtimi i Allahut xh.sh. nuk thyhet. Të gjithë arrogantët ndaj Zotit Fuqiplotë dhe parimeve islame, do ta përjetojnë këtë tmerr të pashmangshëm. Allahu na shpëtoftë nga llahtaria e kësaj Dite të vështirë, në të cilën nuk bën dobi askush përveç besimit dhe veprave të mira të bëra në këtë botë!


82

trajtesë Hajrullah Hoxha

QËNDRIMET E ULEMAVE PËR MEVLUDIN Hyrje Fjala arabe ‘Mevlid’, apo siç përdoret tek ne ‘Mevlud’, në gjuhën shqipe do të thotë ‘Lindje’, dhe ka për qëllim lindjen e njeriut më të famshëm të të gjitha kohëve dhe mbarë njerëzimit, Muhamedit a.s.. Allahu i Madhërishëm e dalloi atë nga njerëzit e tjerë duke e pajisur me cilësi të veçanta dhe me sjellje të larta morale-etike, ndërsa nga pejgamberët e mëparshëm e dalloi duke e dërguar Pejgamber për mbarë popujt e botës dhe për të gjitha kohët, deri në Ditën e Kiametit. Ai emrin dhe veprën e tij i bëri të pavdekshëm, ngase, krahas besimit dhe bindjes ndaj Tij për Zot, kërkoi prej njerëzve që t’i besojnë dhe t’i binden Muhamedit a.s. për të Dërguar të Tij, kurse veprimet e tij t’i praktikojnë në jetën e tyre të përditshme. Prandaj, si me

Takvim – Kalendar 2011

rastin e shqiptimit të Shehadetit dhe salavateve, ashtu edhe të këndimit të ezanit e ikametit për namaz, për çdo ditë e natë vazhdimisht, emri i Muhamedit a.s., bashkë me emrin e Allahut të Madhërishëm, përmendet me respekt nga miliona njerëz në botë, kurse veprimet e tij praktikohen në jetë. Si cilësitë e larta njerëzore të Muhamedit a.s., ashtu rëndësinë dhe meritat e mëdha të tij për njerëzimin, Zoti i Madhërishëm i ka theksuar në shumë ajete kuranore, e ne po përmendim vetëm disa prej tyre: ”Me të vërtetë ti (Muhamed) je me cilësi të larta morale". (El-Kalem, 4) "‘Dhe ty ta kemi ngritur lart të përmendurit (emrin) tënd". (El-Inshirah, 4) "Dhe Ne nuk të kemi dërguar ty tjetër, përveçse mëshirë për mbarë botët". (El-Enbija, 104) Këto dhunti të çmueshme të Allahut të Madhërishëm, edhe Muhamedi a.s. i ka cekur shumë herë, jo me qëllim të mburrjes dhe vetëlavdërimit, por në shenjë mirënjohjeje dhe falënderimi ndaj Tij. Përveç të tjerash, ai ka thënë: ‘Zoti im më ka edukuar dhe ma ka stolisur edukatën time.’ ‘Me të vërtetë unë jam dërguar për t’i plotësuar vlerat morale.’ ‘Çdo pejgamber ka qenë i dërguar posaçërisht tek populli i vet, ndërsa unë jam dërguar tek mbarë njerëzimi. Dhe me mua janë vulosur pejgamberët.’ ‘...Mirëpo, unë jam i dashuri i Zotit, bartës i flamurit të falënderimit në Ditën e Gjykimit, unë jam i pari ndërmjetësues dhe i pari që do të më pranohet ndërmjetësimi. Unë jam i pari që do të trokas në derë të Xhenetit dhe Allahu do të më hapë derën e tij dhe do të më fusë në Xhenet, kurse me mua do të


Trajtesë

83

jenë besimtarët e varfër. Dhe, unë jam më i ndershmi i të parëve dhe të fundmëve (mbarë njerëzimit). Mos qoftë për mburrje!’ Vlerësimet e larta të tilla për Muhamedin a.s., që janë theksuar në Kuran dhe në hadithet e tij, për shumë njerëz u bënë burim i pashtershëm frymëzimi për të shkruar vepra të çmueshme për të, si në prozë, ashtu edhe në poezi, duke filluar që nga koha e tij për të vazhduar deri më sot. Në shenjë të dashurisë së sinqertë dhe respektit të thellë ndaj Muhamedit a.s., ata përshkruan dhe lavdëruan, me devotshmëri e përkushtim të plotë, cilësitë dhe karakteristikat morale dhe fizike të tij, sidomos në kaside dhe mevlude-poema kushtuar lindjes së tij. Kjo veprimtari e fundit në letërsinë islame-arabe quhet: ‘El-Medaihun-Nebevijje’ ‘Lëvdatat e Pejgamberit’. Nga poetët më të njohur myslimanë në kohën e Muhamedit a.s. kanë qenë: Hasan bin Thabit, Ka’b bin Zuhejr dhe Abdullah bin Rebaha. Hasani, i cili quhej poet i Pejgamberit a.s., që ka qenë mjeshtër i hollë i poezisë. Përveç vjershave, me të cilat bënte gara me poetët jomyslimanë dhe triumfonte kundër tyre, ai thuri edhe kaside-poema lavdie me përmbajtje të mrekullueshme- për Muhamedin a.s.. Në një kaside të tillë, në mes të tjerash, ai ka thënë: Ve ahsene minke lem tere kattu ajni ve exhmele minke lem telidin-nisau Hulikte muberreen min kul-li ajbin fekeennema kad hulikte kema teshau Që në përkthim të rimuar shqip, domethënë: ‘Më të mirë se ty kurrë s’kanë parë sytë e mi Më të bukur se ty s’kanë lindur gratë ndonjë fëmijë

84

Takvim – Kalendar 2011

Ti je krijuar i pastër nga çdo e metë Sikur të ishe krijuar ashtu si ke dashtë vetë’. Ka’b bin Zuhejr ka qenë poet i njohur, i cili për shumë kohë me vjersha të ndryshme kishte bërë propagandë armiqësore kundër Muhamedit a.s. dhe myslimanëve. Pas çlirimit të Mekës, kur dëgjoi se Muhamedi a.s. i falte armiqtë që dorëzoheshin dhe e pranonin Islamin, shkoi në Medinë dhe u paraqit te Pejgamberi a.s.. Pasi deklaroi se ishte penduar dhe e kishte pranuar fenë islame, filloi ta lavdëronte Pejgamberin a.s. me një kaside, të përgatitur me fjalë të zgjedhura e të mrekullueshme, saqë, kur e recitoi strofën “Me të vërtetë Pejgamberi është dritë që shkëlqen dhe shpatë e ngrehur lart prej shpatave të Zotit”, Muhamedi a.s., në shenjë nderimi, si dhuratë ia hodhi atij xhyben e vet dhe e fali. Ndërsa, në një strofë të një kasideje popullore, me të cilën i ishte shprehur mirëseardhje Muhamedit a.s., kur qe kthyer në Medinë nga marshi i Tebukut, thuhet: Ente shemsun ente bedrun ente nurun ala nur Mithle husnike ma reejna kattu ja vexhhes-surur Që domethënë: ‘Ti je Diell e ti je Hënë Ti je nur (dritë) përmbi nur Të bukur si ty s’kemi parë Asnjëherë o fytyrë-gëzuar’. Pavarësisht nga kjo që u tha më lart, Muhamedi a.s. ka qenë një njeri dinjitoz dhe modest, prandaj asnjëherë nuk ka kërkuar që, si Pejgamber apo burrë shteti, t’i bëhej ndonjë nderim apo lavdërim i veçantë. Përkundrazi, nëse i bëhej ndonjë nderim ose lavdërim, që kishte karakter të adhurimit ose atribute


Trajtesë

85

hyjnore, ato ai i refuzonte dhe i kundërshtonte rreptësisht. Për këtë më së miri dëshmojnë shembujt në vijim: Me një rast, kur një njeri iu përul në shenjë nderimi, Muhamedi a.s. i tha të mos vepronte ashtu, sepse edhe ai është njeri si njerëzit e tjerë. Ndërsa, kur i dëgjoi disa fëmijë në Medinë duke thënë për të: “Në mesin tonë është i Dërguari i Zotit, i cili e di se çka do të bëhet nesër”, Muhamedi a.s. reagoi shpejt duke u thënë që ato fjalë të mos i përsërisnin kurrë. Me një rast tjetër, Muhamedi a.s. shokëve të tij u kishte thënë: “Mos më lavdëroni tepër shumë siç e lavdëruan tepër shumë të krishterët Isain, të birin e Merjemes (duke i përshkruar atribute hyjnore), por mua më thoni: rob i Zotit dhe i Dërguari i Tij”. Kasidet e lartpërmendura, për shumë poetë të mëvonshëm, kanë shërbyer si shembull bazë për thurjen e vargjeve të ndryshme në formë kasidesh apo mevludesh kushtuar të Dërguarit të Zotit, Muhamedit a.s..

Mevludi si tekst dhe si manifestim Mevludi ka filluar të praktikohet në shekullin e katërt të Hixhretit, përkatësisht në shekullin e dhjetë të e.r., në kohën e sundimit të dinastisë Fatimite (909-1171), të cilët kanë qenë me orientim pro shiinjve. Mevludi si tekst, është një vepër artistike fetare në poezi, e cila i kushtohet ditëlindjes së Muhamedit a.s.. Vepra e parë me emrin “Mevlidin-Nebijj” në gjuhën arabe u shkrua nga Ibn Xhevziu në shekullin e dymbëdhjetë. Ndërsa, vepra më e njohur në poezi, kushtuar Muhamedit a.s., ka qenë Kasidetul-burde, nga imam El-Busajri (1186-1258). Kjo kaside përmban

86

Takvim – Kalendar 2011

182 vargje me përmbajtje të mrekullueshme, në të cilat janë përshkruar origjina e Muhamedit a.s., lëvdatat për lindjen dhe cilësitë e tij, mrekullitë, miraxhi dhe xhihadi i tij dhe, në fund, munaxhat- thirrja dhe lutja intime e autorit drejtuar Allahut xh.sh. për mëshirë dhe shpëtim. Për shkak të përmbajtjes së saj të çmueshme, kasideja e lartpërmendur është kënduar për shumë kohë në formë të mevludit, në raste kremtimi të Ditëlindjes së Muhamedit a.s., e disa vargje të zgjedhura të saj këndohen edhe sot. Gjithashtu, ajo ka shërbyer si burim frymëzimi dhe shembull për shumë ulema të mëvonshëm, të cilët radhitën kaside dhe mevlude të ndryshme.1 Mevludi i parë në gjuhën turke është shkruar nga imami i “Ullu” xhamisë në Bursë, Sylejman ef. Çelebiu, në vitin 1409. Kurse në gjuhën shqipe, Mevludi u shkrua nga Hasan Zuko Kamberi, në shekullin e tetëmbëdhjetë. Përveç tij, mevlude në gjuhën shqipe më vonë shkruan edhe Hafëz Ali Ulqinaku, Tahir ef. Popova, Hafëz Ali Korça etj.. Të gjithë autorët e lartpërmendur të mevludeve, për bazë dhe model morën Mevludin e Çelebiut, mirëpo secili prej tyre, me aftësinë personale intelektuale dhe me mjeshtërinë artistike, i radhitën ato bukur dhe rrjedhshëm në gjuhën amtare dhe në dialektin e trevës së vet. Nga modestia dhe respekti i lartë ndaj Pejgamberit a.s., shumica e autorëve të Mevludit, kishin theksuar paaftësinë e tyre për t’i shprehur me fjalë vlerat që posedon dhe lavdërimet që meriton Muhamedi a.s. si njeri dhe si Pejgamberi më i dalluar tek Allahu i Madhërishëm. Në lidhje me këtë çështje, Tahir ef. Popova, në Mevludin e tij, thotë: 1

Muhamed Dejjab: Fennul–Medaihun-Nebevijjeh. Minberul–Islam, vit 1969 Kajro.


Trajtesë

87

“S’mund e livdon këtë resul kush por e nis Veç një Allah që gjithë na ka jeratis” Hafëz Ali Korça, në Mevludin e tij, thotë: “Eh, sa vlerë kanë fjalët e mia, Ty të ka lavdëruar vetë Perëndia” Ndërkaq, Hafëz Ibrahim Dalliu, në fillim të veprës së tij, me titull “E lemja dhe jeta e të madhit Muhamed a.s.”, ka thënë: “Këtë vepër ia kushtoj Resulullahit si miza përdhese që i dhuroi Sylejmanit një fletë karkaleci dhe ai ia pranoi”. Edhe pse kjo vepër kishte 238 faqe në poezi, Ibrahim Dalliu, nga modestia, veten e krahason me një mizë përdhese, kurse veprën e tij me një krah karkaleci. Tematika dhe përmbajtja e mevludeve pothuajse është e njëjtë: Lavdërimi dhe falënderimi ndaj Allahut xh.sh. dhe vërtetimi i Njëshmërisë së Tij, përshkrimi ngjarjeve të mrekullueshme që kanë ndodhur me rastin e lindjes së Muhamedit a.s., përshkrimi i virtyteve njerëzore të tij, përshkrimi i disa nga mrekullitë e ndryshme të tij, duke përfunduar me miraxhinudhëtimin e jashtëzakonshëm të tij në qiej dhe lutjen drejtuar Allahut xh.sh.. Në disa mevlude është përfshirë edhe ndërrimi jetë i Pejgamberit a.s., që lexohet zakonisht në tubimet për raste vdekjesh. Përmbajtja kuptimore e tekstit të mevludeve, marrë në përgjithësi, është e bazuar në frymën e ajeteve kuranore, të haditheve të Pejgamberit a.s. dhe të disa ngjarjeve nga jeta e tij. Megjithëkëtë, shumica e autorëve të mevludit, me qëllim të lavdërimit sa më shumë të Muhamedit a.s. dhe të përforcimit të shpresës tek njerëzit në mëshirën e Allahut xh.sh., në disa

88

Takvim – Kalendar 2011

raste kanë shfrytëzuar edhe të dhëna jo aq të argumentuara ose imagjinatën poetike të tyre. Mevludi si manifestim, është një tubim fetar, i cili organizohet për çdo vit, më 12 rebiul-evvel, me rastin e Ditëlindjes së Muhamedit a.s., në shenjë respekti dhe dashurie ndaj tij. Në programin e këtij manifestimi tradicional, zakonisht, bëjnë pjesë leximi i disa pjesëve të Kuranit, i Mevludit dhe kasideve të ndryshme, ligjëratat mbi biografinë e Pejgamberit a.s., rënia salavat për të, gostia me ushqime dhe ëmbëlsira të ndryshme dhe dhënie sadaka të varfëve. Manifestimet më madhështore të Mevludit bëheshin në kohën e sundimit të dinastisë Fatimite, dhe sidomos në kohën e mbretit Muzafer (1154-1232). Në lidhje me mënyrën e këtij manifestimi asokohe, Hafëz Es-Sehaviu thotë: “Myslimanët në të gjitha krahinat dhe qytetet e mëdha në muajin e lindjes së tij shënojnë kremtimin e mevludit-ditëlindjes- së Muhamedit a.s. Atë natë, jepen sadaka të shumta, gëzohen fytyrat e besimtarëve e këndohen salavate...”. Ndërsa, dijetari i shquar Ebu Shame, i cili ka jetuar në kohën e mbretit Muzafer, në veprën e tij “El-Bevaith...”, pos të tjerash, shkruan: “Ndër gjërat më të bukura që janë bërë traditë në kohën tonë, është ajo që bëhet për çdo vit në Erbil në Ditëlindjen e Muhamedit a.s., për faktin se atë ditë njerëzit gëzohen dhe stolisen, ndihmojnë të varfrit dhe bëjnë vepra të tjera të mira, në shenjë falënderimi ndaj Allahut xh.sh. që e dërgoi Muhamedin a.s. mëshirë për mbarë botët”. Ibni Halkani, në veprën e tij “Vefijjetul-eajan”, thotë: “I pari që filloi organizimin e mevludit (në mënyrë zyrtare H.H.), ka qenë mbreti Muzafer Ebu Seidi në Erbil të Irakut. Në atë manifestim ai kishte prerë 5000 krerë dele, 10.000 pula, kishte


Trajtesë

89

përgatitur 30.000 ëmbëlsira dhe kishte shpërndarë 300.000 dinarë-ari për dijetarët, të varfrit e të mjerët”. Dijetari i shquar Shemsudin El-Xhevzij, thotë: “Myslimanët që përkujdesen më së tepërmi për praktimin e mevludit, janë banorët e Egjiptit dhe të Shamit”. Ai tregon se personalisht ka parë se si, nën patronatin e sulltanit të Egjiptit, natën e Mevludit, në vitin 785 h. (1373 e.r), në kalanë e Kajros ishte organizuar një manifestim madhështor, dhe aty ishin shpërndarë shumë ushqime për të varfrit, ishte lexuar Kuran, ishin lexuar poezi të ndryshme, në të cilat ishte lavdëruar Pejgamberi a.s., si dhe ishte ligjëruar për biografinë e tij. Për atë manifestim të mevludit, sulltani kishte shpenzuar 10.000 mithkalë ari.2 Tradita e kremtimit të ditëlindjes së Muhamedit a.s., në mënyrë zyrtare vazhdoi të praktikohet edhe gjatë sundimit të Perandorisë Osmane. Edhe pas shpërbërjes së saj, tradita vazhdoi, po në disa vende në kuadër të shtetit, e në disa të tjera në kuadër të Bashkësive të tyre Islame, kurse në Arabinë Saudite, duke u bazuar në mendimin e dijetarit Muhamed bin AbdulVehab, manifestimi i Mevludi ishte ndaluar. Përveç me rastin e kremtimit të ditëlindjes së Pejgamberit a.s., Mevludi është bërë traditë të këndohet edhe në raste gëzimesh familjare, si p.sh. në lindje fëmijësh, në syneti, fejesë, hyrje në shtëpi ose në banesë të re, madje edhe në raste përkujtimi të të vdekurit, përkatësisht për shpirt të tij.

2

Mr. Taxhedin Bislimi “Mevludi, historiku dhe dispozitat e tij”, Shkup 2006

90

Takvim – Kalendar 2011

Vlerësimet dhe qëndrimet e Ulemave për Mevludin Meqenëse Mevludi, përkatësisht kremtimi i ditëlindjes së Muhamedit a.s., nuk ishte praktikuar në kohën e tij, po ka filluar të praktikohet shumë më vonë, vlerësimet dhe qëndrimet e ulemave për të janë të ndryshme. Disa prej tyre e ndalojnë atë manifestim, disa e lejojnë ose e tolerojnë, kurse shumica e tyre e preferojnë. Sipas mendimit të një numri të caktuar të ulemave, me reformatorin e njohur të mendimit islam, Muhamed Abdul-Vehabin, në krye, Mevludi është i ndaluar. Këtë mendim ata e mbështesin në një hadith të Pejgamberit a.s., në të cilin ka thënë: “Çdo bid’at (risi në fe) është devijim (nga rruga e drejtë).”, dhe në hadithin: “Mos më lavdëroni tepër shumë, siç e lavdëruan tepër shumë të krishterët Isain, të birin e Merjemes (duke i dhënë atribute hyjnore), por mua më thoni: rob i Zotit dhe i Dërguari i Tij.”, si dhe në vlerësimin e tyre se në mevlud, si në përmbajtjen e tekstit ashtu edhe në mënyrën e kremtimit të tij, ka elemente që janë në kundërshtim me parimet islame. Mendoj se Mevludi si festim i Ditëlindjes së Muhamedit a.s., nuk mund të jetë bid’at i ndaluar, ngase nuk ka të bëjë me çështje të itikadit-besimit, as të ibadetit-adhurimit, por me një traditë me të cilën i shprehet respekti dhe dashuria Pejgamberit a.s.. Ndërsa, si tekst, ai nuk është as bid’at, sepse ka bazë në traditën e shokëve të Pejgamberit a.s., përkatësisht në kasidet e tyre të lartpërmendura, të cilat i recitonin në praninë e tij dhe ai nuk ua ndaloi. Për sa i përket përmbajtjes kuptimore të Mevludit, është fakt i pamohueshëm se shumica e autorëve të tij,


Trajtesë

91

në cilëndo gjuhë qoftë, me qëllim të lavdërimit të Muhamedit a.s., në disa raste i kanë përshkruar atij gjëra të hiperbolizuara dhe të imagjinuara, disa prej të cilave nuk përputhen as me frymën e parimeve themelore të Islamit. Po ato, ose duhen korrigjuar ato, ose duhet hartuar një mevlud pa përshkrime të tilla, e jo mevludi të konsiderohet në tërësi i pavlerë ose i ndaluar. Shumica e ulemave të përmendur, lidhur me këtë çështje, bazohen edhe në mendimin e dijetarit të shquar islam dhe kundërshtarit të madh të bid’ateve, Imam Ahmed Ibn Tejmijje (1263-1328 e.r.), i cili për mevludin ka thënë: “Gjithashtu (është bid’at), ajo (kremtimi i ditëlindjes së Muhamedit a.s.) që po praktikojnë disa njerëz, ose nga imitimi i të krishterëve në festën e ditëlindjes së Isait a.s., ose nga dashuria dhe respekti ndaj Pejgamberit a.s.. Allahu xh.sh. mund t’i shpërblejë ata për atë dashuri dhe angazhim, po jo për bid’atin që të konsiderojnë festë ditëlindjen e Pejgamberit a.s. ... Këtë nuk e ka bërë selefi (myslimanët e parë) dhe, sikur kjo të ishte punë e mirë apo e preferuar, selefi ishte më meritor për këtë, sesa ne, sepse ata e kanë dashur dhe respektuar Pejgamberin a.s. shumë më tepër se ne dhe kanë lakmuar në punë të mira më tepër se ne. Ndërsa, dashuria dhe respekti i plotë ndaj Pejgamberit a.s., qëndron në pasimin e tij, në bindjen dhe zbatimin e porosisë së tij, në vënien në jetë të traditës së tij, në përhapjen e misionit të tij, për të cilin është dërguar, si dhe në luftën për ta mbrojtur atë, me zemër, me dorë dhe me gjuhë. Kjo ka qenë rruga e atyre të parëve, nga muhaxhirët e ensarët, dhe e atyre që i pasuan ata me bamirësi...”.

92

Takvim – Kalendar 2011

Në vazhdim Ibn Tejmije thekson se shumica e atyre që kujdesen për të kremtuar datëlindjen e Muhamedit a.s., pavarësisht nga qëllimi i mirë i tyre, për të cilin shpresohet se do të shpërblehen, janë të pakujdesshëm në zbatimin e porosive të tij. E të tillët janë sikurse ata që e zbukurojnë mus-hafin (Kuranin) ose e lexojnë, po nuk veprojnë sipas tij. Në fund, ai thotë: “Në lidhje me këtë, i është thënë Imam Ahmedit r.a. se një sundimtar kishte shpenzuar për një mus-haf afër 1000 dinarë ari, e ai ishte përgjigjur: “Lëre atë, se kjo është më e çmueshmja për se e ka shpenzuar ai arin”.3 Nga qëndrimi i lartpërmendur i Ibni Tejmijjes, nuk mund të kuptohet se Mevludi është i ndaluar, por si një bid’at - i toleruar, sepse për konsiderimin e tij si festë, Allahu nuk do ta shpërblejë njeriun, po për qëllimin e mirë të tij, dashurinë dhe respektin e shprehur ndaj Pejgamberit a.s., po. Nuk ka dyshim se dashuria dhe respekti i vërtetë ndaj Pejgamberit a.s. qëndron në zbatimin e porosive të tij, por, edhe nëse nuk zbatohen porositë e tij ashtu siç duhet, prapë është më mirë t’i shprehet respekt me anë të Mevludit, sesa të mos i bëhet as kjo, siç është më mirë të lexohet Kurani, edhe nëse nuk veprohet sipas tij, sesa të mos lexohet e as të mos veprohet sipas tij. Nga përgjigjja e Imam Ahmedit, mund të nënkuptohet se më mirë është të shpenzohen mjete për zbukurimin e Kuranit dhe të xhamisë, edhe pse është mekruh - e papëlqyeshme, sesa të shpenzohen për ndonjë libër me përmbajtje të dëmshme, ose në ndonjë objekt tjetër për luks. Gjithashtu, në këtë kontekst, më mirë është të shpenzohen mjete për kremti3

Shejhul-Islam Ahmed bin Tejmije, “Iktidaus-Siratil-Mustekim”, botimi i dytë, 1950.


Trajtesë

93

94

Takvim – Kalendar 2011

min e Mevludit sesa të shpenzohen ato për këngë dhe muzikë në raste gëzimesh familjare, sikur ndodh tek ne kohët e fundit. Ndërkaq, sipas mendimit të shumicës dërrmuese të ulemave, Mevludi është bid’at i mirë dhe, si i tillë, është i lejuar ose edhe i parapëlqyer. Këtë mendim të tyre ata e mbështesin në një hadith të Pejgamberit a.s., në të cilin ka thënë: “Kush fillon një traditë të mirë, atij i takon shpërblimi i saj dhe aq sa shpërblimi i atyre që veprojnë sipas saj.”, si dhe në vlerësimin e tyre se Mevludi nuk është në kundërshtim me Kuranin dhe Synetin e Pejgamberit a.s., dhe se, si i tillë, ai është në dobi të Islamit dhe të myslimanëve. Në vijim, po theksojmë vlerësimet dhe qëndrimet e disa ulemave më të shquar për çështjen e Mevludit. Alimi i shquar, Imam Ahmed bin Haxher El-Askalanij (1371-1448), kur ishte pyetur për Mevludin, ishte përgjigjur: “Mevludi në esencë është bid’at, ngase ai nuk është praktikuar në tre shekujt e parë të Islamit. Megjithatë, në këtë ceremoni bëhen veprime të mira dhe jo të mira, prandaj për të që në këtë ceremoni bënë veprime të mira, duke u larguar nga ato të këqijat, ky bid’at konsiderohet bid’at i mirë, po në të kundërtën nuk i lejohet.”4 Ndërsa, imam Sujutiu (1407-1475), kur ishte pyetur për manifestimin e Mevludit, nëse është veprim i lejuar apo i ndaluar dhe nëse vepruesi i tij do të shpërblehet (me sevape) apo jo, ai ishte përgjigjur: “Veprimi i ceremonisë së Mevludit që bëhet përmes tubimit të njerëzve, tubim ky në të cilin lexohet Kuran, shpjegohen

ngjarjet nga jeta e Pejgamberit a.s. dhe mrekullitë e tij, duke filluar nga lindja e tij e më tej, e pastaj shtrohet sofra, ku do të hanë njerëzit bashkërisht, pa e tepruar me ndonjë veprim të ndaluar, ky veprim është bid’at i mirë.”5 Dijetari i mirënjohur, z. Vehbi Sylejman Gavoçi, thotë: “Shumë dijetarë janë shprehur se Mevludi nuk është farz as synet, po është gjë e mirë, e dashur dhe e pëlqyer. Në një hadith tregohet një dialog në mes Profetit a.s. e një sahabiu (shoku të tij): “Pse agjëron ditën e hënë? Ajo është dita kur kam lindur”. Me të vërtetë, ai zotëri (a.s.) ka lindur ditën e hënë, është zgjedhur profet ditën e hënë, ka emigruar dhe ka ndërruar jetë ditën e hënë. Nga hadithi i sipërm shohim se ai zotëria (a.s.) ka përmendur ditëlindjen e tij dhe na e ka bërë të ditur atë. Që para qindra vjetësh e deri më sot, ulematë në Hadith, Tefsir, Fikh etj. kanë festuar dhe festojnë ditëlindjen e Profetit (a.s.), ata kanë lexuar e shkruar për jetën e Profetit (a.s.) në disa faqe të zgjedhura, kanë lavdëruar cilësitë e tij, siç e kishte lavdëruar Hasani para vetë Profetit (a.s.), kanë rënë salavate për Pejgamberin (a.s.) qindra herë, pastaj dikush ka shtruar sofra, disa kanë bërë gosti prej gëzimit”. Studiuesi i njohur, H. Sherif Ahmeti, për Mevludin shprehet kështu: “Çdo punë që i sjell të mira bashkësisë e nuk është kundër ndonjë dispozite të fesë, Islami nuk e ndalon. Qëllimi islam, fillim e mbarim është për të mirën dhe interesin e njerëzisë. Pra, aty ku është dobia, aty është Sheriati i Zotit. Ndërsa baza, motivi në manifestimin dhe përkujtimin e ditëlindjes,

4

5

Es-Sujuti, El-Havi lil-fetava, Bejrut.

Es- Sujutiu, Po aty.


Trajtesë

95

është respekt i traditës së personit të ditëlindjes, është përfitim nga sjelljet dhe vetitë e tij të bukura, madje është tubimi i bashkimit dhe afrimit të njerëzve, i ndihmës dhe bamirësisë reciproke, ndërmjet njerëzve, është kthesë në të kujtuarit dhe të përmendurit më shumë të Zotit xh.sh., duke dëgjuar pjesë të leximit nga Kurani dhe këshilla të larta nga hadithi. Të gjitha këto janë mirënjohje dhe falënderim ndaj Zotit, i Cili u dhuroi atë të cilit i përkujtojmë ditëlindjen, dhuroi të mira në fe dhe në dynja. Pa dyshim, një përkujtim i këtillë është i dobishëm dhe i frytshëm”. Personaliteti i shquar shqiptar, Imam Vehbi Ismaili, në parathënien e Mevludit të Idriz Lamajt, midis të tjerash, thotë: “Të gjithë kombet e popujt e ndryshëm, sipas rastit e vendit, festojnë ditëlindjen e njerëzve të tyre në zë, të dalluar për vepra trimërie, bamirësie, letrare, filozofike e shkencore, duke u shërbyer jo vetëm kombeve përkatës po edhe mbarë njerëzisë. Këta njerëz të mëdhenj, jo veç u kanë sjellë dobi e përfitim popujve të ndryshëm, por bëhen më vonë shembuj për brezat e ardhshëm për të shkelë ndër gjurmët e këtyre. Në këtë kategori hyjnë edhe festimet historike, si p.sh. Shpallja e indipedencës, hyrja në fuqi e një sistemit qeveritar mbretëror apo republikan, dita e nënshkrimit të një armëpushimi ose paqeje, porse janë veprime që zhvillohen vetëm brenda një kufiri të ngushtë gjeografik. Ato u përkasin vetëm atyre kombeve që kanë të bëjnë me to, pa shkaktuar pjesëmarrje nga kombet e tjerë. Po, në qoftë se ka ndonjë ngjarje, e cila mund të shkaktojë me të vërtetë gëzim dhe pjesëmarrje të përbotshme, ajo është padyshim lindja e Profetit të shenjtë Muhamedit. Ai i pruri mbarë botës mesazhin e paqes dhe të harmonisë në atë kohë,

96

Takvim – Kalendar 2011

kur ajo botë kishte nevojë më të madhe për të. Ai ngriti një komb nga pluhuri i mbeturisë (të qenit “xhahil”), në kulmin e qytetësisë, atij kombi i cili i dha dritën e dijenisë dhe kulturës drejt Evropës dhe anëve të dheut në kohë të errëta të Mesjetës dhe pruri një rilindje morale, shoqërore e politike të çuditshme”. Ndërkaq, studiuesi i njohur, Ali Musa Basha, në artikullin “Studime për Ditëlindjen e H. Muhamedit a.s.”, botuar në gazetën “Drita islame”, shkruan: “Për sa na përket ne shqiptarëve, mund të themi se këndimi i mevludit duhet të këtë rrënjët qysh me përhapjen e Islamit në vendin tonë, pra në Shqipëri ai ka rrënjë të thella. Vetë fakti se njerëz të shquar të vendit tonë, siç ka qenë Hasan Zuko Kamberi (fundi i shek. XVII), Hafëz Ali Ulqinaku, Tahir efendi Popova, Hafëz Abdullah Zemblaku, Hafëz Ali Korça, Hafëz Ibrahim Dalliu e shumë të tjerë, jo vetëm që nuk kanë bërë ndonjë kritikë për këndimin e Mevludit, por duke shkruar mevlude vetë, janë bërë të njohur në këtë fushë, do të thotë se këndimi i Mevludit për ne është i pëlqyeshëm. Këtu duhet shtuar se në atë kohë kanë pasë jetuar edhe shumë klerikë e teologë të tjerë shumë të shquar, të cilët e kanë predikuar fenë tonë me tolerancë mu në mes të Evropës dhe religjioneve të tjera, dhe jo vetëm që nuk kanë kundërshtuar një veprimtari të tillë, por përkundrazi, kanë marrë pjesë në këto ceremoni emocionale vjetore. Pastaj, me rastin e Mevludit këndohet Kuran, bëhen salavate, bëhen dua etj. Gjëra që në një formë apo në


Trajtesë

97

një tjetër janë në dobi të dëgjuesve se edhe me këto kemi një prehje serioze për t’u lidhur me të Madhin Zot...”6

Përfundim Dobitë nga Mevludi janë të shumta: Me rastin e këndimit të tij përmenden Emri dhe Atributet e Allahut xh.sh., përkujtohen Muhamedi a.s. dhe mrekullitë e tij, këndohet Kuran, bihet salavate për Pejgamberin a.s., dhe bëhet dua duke kërkuar nga Allahu i Madhërishëm falje, mëshirë dhe mirësi, - vepra nga të cilat pjesëmarrësit ndiejnë kënaqësi shpirtërore dhe kanë sevap. Mevludi shërben edhe si mjet i rëndësishëm për kultivimin e respektit dhe të dashurisë ndaj Allahut xh.sh. e të Dërguarit të Tij dhe të fesë islame në përgjithësi, për forcimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe farefisnore, për njohjen e të pranishmëve me rregullat dhe parimet themelore të Islamit, dhe për kultivimin e ndjenjave njerëzore dhe ngritjen e vetëdijes fetare, kombëtare dhe atdhetare. Këndimi i Mevludit në një familje myslimane është një dëshmi dhe manifestim i dashurisë dhe respektit që ka ajo ndaj të Dërguarit të Allahut xh.sh., dhe ai ndikon pozitivisht në edukimin fetar të anëtarëve të familjes përkatëse. Në fund, edhe vetë tradita e shënimit të ditëlindjes së Muhamedit a.s. dhe e këndimit të Mevludit, e cila është përcjellë prej gjenerate në gjeneratë, për shekuj me radhë, dhe praktikohet edhe sot nga myslimanët e gati mbarë botës, është një

98

argument i mjaftueshëm që dëshmon për vlerën dhe rëndësinë e madhe që ka Mevludi.7 Megjithatë, disa imamë të rinj, kryesisht që kanë studiuar në Arabinë Saudite, duke mos i marrë parasysh dobitë e lartpërmendura të Mevludit, as rrethanat në të cilat jetojmë, janë duke mohuar haptas vlerën e Mevludit dhe kundërshtojnë këndimin e tij. Pasojat negative të kësaj propagande gjithnjë e më tepër janë evidente, ngase, përveç përçarjeve në mes veti, njerëzit kanë filluar që Mevludin, i cili deri tash këndohej në raste gëzimesh familjare, ta zëvendësojnë me muzikë dhe këngë, kurse tubimet në raste përkujtimi të të vdekurit, t’i bëjnë edhe pa pjesëmarrjen e hoxhës. Mendoj se si përmbajtja, tematika dhe kuptimi i Mevludit, që ishte hartuar para gjashtë shekujsh, po ashtu edhe gjuha e tij, që u përdor para më tepër se një shekull, nuk i përgjigjen kohës, për shkak të ndryshimeve të mëdha që janë bërë si në aspektin e botëkuptimit, ashtu në aspektin gjuhësor. Prandaj, ka një kohë të gjatë që ndihet nevoja e përpilimit të një teksti të mevludit, i cili të jetë në përputhje me nivelin intelektual bashkëkohor të lexuesve, si dhe në përputhje me gjuhën letrare shqipe. Në këtë mevlud të përshkruhen në mënyrë objektive, lindja e Muhamedit a.s. dhe ngjarjet më të rëndësishme të jetës së tij, siç janë: fillimi i shpalljes së Kuranit, Mi’raxhi, Hixhreti, Çlirimi i Mekës dhe Haxhi lamtumirës. Ndërsa Muhamedi a.s., me misionin e tij, të paraqitet si njeri të cilit Allahu xh.sh. ia shpalli Kuranin për t’i nxjerrë njerëzit nga errësira e besimeve të kota, në dritën e besimit të vërtetë islam, nga adhurimi i 7

6

Faik Luli- Islam Dizdari, Mevludet në gjuhën shqipe, Shkodër, 2002.

Takvim – Kalendar 2011

H. Hoxha, Disa fjalë për Mevludin në: “Mevludi i Tahir ef. Popovës”, 2007, Prishtinë.


Trajtesë

99

idhujve në adhurimin e Një Zoti, Krijuesit të gjithësisë, nga jeta e degjeneruar në jetën e moralshme, dhe për të i njoftuar ata se kush dëshiron mirëqenie jetësore në këtë botë dhe shpëtimin e lumturinë në Botën tjetër, duhet të pasojë rrugën e tij. Si mrekulli logjike e përhershme dhe argument kryesor që dëshmon për vërtetësinë e misionit të tij pejgamberik, të theksohet Kurani famëlartë, një burim që, sa më tepër që po përparojnë shkenca dhe dituria, aq më shumë po dalin në shesh mrekullitë dhe të vërtetat e tij shkencore. Gjithashtu, edhe programi i shënimit të Ditëlindjes së Muhamedit a.s. ka nevojë të reformohet dhe aty, përveç këndimit të Mevludit në xhami dhe në shtëpi të besimtarëve, të organizohen tribuna, seminare, simpoziume dhe akademi shkencore, kushtuar jetës dhe veprës madhështore të Muhamedit a.s.. Zoti i Madhërishëm na i faltë gabimet eventuale në trajtimin e këtij vështrimi, na ndihmoftë për ta ndjekur rrugën e Pejgamberit a.s. dhe na e bëftë të mundshëm shefatin-ndërmjetësimin e tij në Ditën e Gjykimit!


102

fi k h

RREGULLAT E MARTESËS NË ISLAM* Hyrje Feja islame martesën e ka porositur dhe e ka nxitur. Në Kuran dhe në Hadith martesa përmendet në forma të ndryshme. Ajo përmendet si traditë e pejgamberëve,1 si argument i ekzistimit të Allahut xh.sh.,2 dhe më pastaj ajo konsiderohet si qetësi familjare dhe mënyrë legjitime për të lënë pasardhës. Martesa, për dikë është e detyrueshme (vaxhib), për dikë e dëshirueshme (mustehab) dhe për dikë mund të jetë e ndaluar (haram). Rregulli i përgjithshëm është se martesa është Syneti muekkede - traditë e Muhammedit a.s.. Enesi r.a. transmeton se një herë kishin ardhur te Pejgamberi a.s. tre persona dhe e *

Marrë nga: Resul Rexhepi, E Drejta martesore islame, Prishtinë, 2010. “Ne kemi dërguar pejgamberë edhe para teje, dhe u kemi bërë atyre bashkëshorte e pasardhës...” (Err-Rra’d, 38) 2 “Dhe nga argumentet e Tija (është) që ka krijuar për ju bashkëshortë...”. (ErrRrum, 21) 1

Takvim – Kalendar 2011

kishin pyetur për devocionin (ibadetin) e Tij. Pasi u njohën, ata deklaruan: Unë - tha i pari, falem tërë natën; i dyti tha se agjëron ditë e natë pa ndërprerë; dhe i treti tha se nuk është martuar kurrë. Në ndërkohë erdhi Pejgamberi a.s. dhe u tha: “A ju jeni që deklaruat kështu e kështu...? E unë, megjithëqë më së shumti e respektoj dhe e druaj Allahun xh.sh., megjithatë agjëroj, po edhe ha ushqim, falem, po edhe pushoj, edhe martohem, pastaj shtoi: “... e kush largohet nga Syneti im, është larguar nga unë”. Martesa është e detyrueshme (vaxhib) për burrin që ka kushte të mira materiale dhe që është i sigurt se ka një temperament të tillë që nuk do të mund të përmbahet nga imoraliteti. Martesa është e dëshirueshme (mustehab) për burrin që mund të mbajë gruan materialisht, dhe që është i sigurt për veten se mund të ruhet nga imoraliteti. Me një hadith që e transmeton Taberaniu nga Sead ibni Ebi Vekkasi, Muhammedi a.s. e ka rekomanduar martesën dhe është deklaruar kundër beqarisë - murgërisë. Nuk është e dëshirueshme që të martohet ai burr që mund të ruhet nga harami, por në të njëjtën kohë është i paaftë të mbajë familje, nuk është në gjendje t’i sigurojë gruas as gjërat më të nevojshme për një jetë normale, si ushqimin, veshmbathjen, dhe t’i përmbushi kërkesa të tjera. Martesa është e ndaluar (haram) për burrat që nuk janë në gjendje t’i kryejnë detyrimet materiale ndaj bashkëshorteve ose nuk mund të kenë marrëdhënie intime - seksuale. Është haram martesa gjithashtu edhe për burrat që vuajnë nga sëmundjet e rënda e të pashërueshme, nga sëmundjet ngjitëse të pashërueshme, nga sëmundje të lëkurës, shpritërore etj., të


Fikh

103

cilat nuk i mundësojnë jetë normale. Si burri që është i detyruar ta njoftojë gruan - bashkëshortën e tij të ardhshme për të gjitha të metat e tij eventuale, po kjo gjë vlen edhe për bashkëshorten - gruan.3 Martesa në disa raste është mekruh e në disa mubah. Nga sa u tha më sipër, mund të përfundojmë se e Drejta islame i rekomandon martesën secilit person që ka mundësi të mbajë familjen e të bëjë jetë normale bashkëshortore. Që nga Ademi a.s. vazhdon obligimi për të besuar Allahun xh.sh. dhe për të vazhduar gjininë njerëzore me anë të martesës së ligjshme. Duke u martuar njerëzit, ruajnë më së miri moralin, shëndetin, familjen dhe shoqërinë. Muhammedi a.s. na mëson: “Kush martohet, ai ka ruajtur dy të tretat e fesë së tij”. Pra, njerëzit nuk duhet t’u shmangen detyrimeve familjare nga frika se martesa mund t’u sjellë varfëri. Përkundrazi, aty ka bereqet - begati, moral e qetësi.4

Fejesa Tek të gjithë popujt akti i kërkesës e i fejesës është bërë traditë dhe çështje e rëndomtë, po jurisprudenca islame këtë akt e ka përcaktuar shumë qartë. Juristët islamë, fejesën e konsiderojnë një marrëveshje dhe kontratë të lirë, të paimponuar, të shpallur dhe që nuk bie ndesh me dispozitat e së Drejtës islame, të një burri e të një gruaje të aftë për një jetë normale 3

Sidomos duhet t’i bëhet me dije shokut - partnerit të ardhshëm të jetës, fakti se njëri prej tyre e di me siguri se është steril, sidomos nëse është fjala për sterilitetin e pashërueshëm. 4 “Martoni... po që se janë të varfër, Allahu i begaton nga mirësitë e Tij”. (EnNur, 32)

104

Takvim – Kalendar 2011

bashkëshortore, në mënyrë që t’u mundësohet që, sipas rregulla-ve të caktuara islame, të shihen dhe të njihen me qëllim që martesa e tyre të jetë e mbarë. Duhet theksuar se fejesa është e ndaluar (haram) në këto dy raste: a) Kur femra që kërkohet për t’u fejuar, ka ndonjë ndalesë, qoftë të përkohshme a të përhershme, dhe derisa të kalojë ndalesa e përkohshme e caktuar, p.sh. nëse gruaja është në afat të pritjes (iddet) - derisa t’i kalojë iddeti. b) Kur ajo është e fejuar për tjetërkënd, atëherë normalisht, nuk lejohet të bëhet fejesë mbi fejesë, pra, të fejohet ajo që është e fejuar për tjetërkënd. Nëqoftëse personi që e ka kërkuar për ta fejuar, nuk e ka marrë pëlqimin e saj ose të përgjegjësit të saj, atëherë atë vajzë (a grua) ka të drejtë ta fejojë tjetërkush. Pejgamberi a.s. thotë: “Le të mos e fejojë askush të fejuarën e tjetërkujt”. Me qëllim që jeta e dy bashkëshortëve të ardhshëm të jetë sa më e lumtur dhe e mbarë, e Drejta islame ka rekomanduar që kandidatët të shihen para se të fejohen. Këtë e mbështetim në shumë hadithe të Pejgamberit a.s., prej të cilave do të veçojmë vetëm disa. Xhabir ibn Abdullahu r.a. rrëfen se Muhammedi a.s. ka thënë: “Po qe se ndokush prej jush do që të fejojë ndonjë vashë (grua), mundësisht le ta shohë atë (le të shohin njëri-tjetrin)”. Xhabiri thotë: Pata fejuar një femër nga fisi Beni Selimete, mbasi më parë qesh fshehur (nga ajo) me qëllim që ta shikoja. Edhe Mugire ibn Shoubete r.a. tregon se paskësh fejuar një grua, për se i tregoi Pejgamberit a.s., e Pejgamberi e pyeti: “A


Fikh

105

e ke parë atë?” Mugireu iu përgjigj: Jo! Pejgamberi a.s. i tha: “Shko e shihe atë, se kjo është më mirë për të vazhduar jeta juaj e lumtur në bashkëshortësi”. Ndërkaq, Ebu Hurejreja r.a. tregon se Pejgamberi a.s. i paskësh thënë një njeriu që kishte fejuar një medinase: “Shko e shikoje atë, se me të vërtetë në sytë e medinaseve ka diçka!” E Drejta islame saktëson se burri mund ta shoh atë (gruan) që dëshiron ta fejojë, por ajo duhet ta ketë të mbuluar trupin, përveç fytyrës dhe duarve, ngase fytyra tregon bukurinë e saj, kurse duart deri në nyje tregojnë vyeshmërinë dhe pastërtinë e saj. Është edukatë islame që nëse me rastin e pamjes nuk i pëlqen për ta fejuar burri të mos i tregojë askujt përse ka hequr dorë, ngase shijet ndryshojnë, dhe ajo që nuk i pëlqen dikujt, mund të mos jetë pengesë për tjetërkënd. Tërë ajo që u tha më lart për burrin vlen edhe për gruan.

Kushtet kryesore dhe elementet e martesës Që të jetë kurorëzimi i vlefshëm dhe sipas së Drejtës islame i plotfuqishëm, duhet t’i plotësojë disa kushte. Juristët islamë këto kushte, si për burrin, ashtu edhe për gruan, kryesisht i kanë ndarë në dy grupe: a) parakushtet për lidhjen e martesës - ‫َﺎح‬ ِ ‫ُﺷﺮُو ُط اﻟﻨﱢﻜ‬ b) kushtet në prag të lidhjes së martesës ose elementet e martesës - ‫َﺎح‬ ِ ‫أ َْرﻛَﺎ ُن اﻟﻨﱢﻜ‬

106

Takvim – Kalendar 2011

Kushtet kryesore të martesës Personat që dëshirojnë të lidhin kurorë, duhet t’i plotësojnë doemos kushtet e caktuara. Këto kushte duhet të jenë evidente para se të bëhet lidhja e martesës, e ato janë: 1. Liria e të fejuarve - hurrijet: Çifti i ardhshëm bashkëshortor duhet të gëzojë liri të plotë fizike: bashkëshorti i ardhshëm, të mos jetë larg familjes së tij për një kohë të gjatë, p.sh. të mos jetë i dënuar me burg për një kohë të gjatë e që gruaja e fëmijët të vuajnë materialisht; kurse bashkëshortja e ardhshme të mos jetë e penguar për martesë (me tjetërkënd) për shkak të martesës së saj të mëparshme. Kjo do të thotë se gruaja, për t’u martuar, duhet të jetë e lirë plotësisht nga martesa e saj e mëparshme (kuptohet nëse ka qenë e martuar), t’i ketë kaluar afati i pritjes - iddeti dhe shkurorëzimi të ketë marrë formën e prerë (talaki bain). 2. Të jenë psikikisht e fizikisht të shëndoshë - el-aklu: Personat, që kanë të meta psikike e fizike, pra ata që janë të paaftë për të gjykuar drejtë dhe për t’i kuptuar detyrat dhe obligimet e martesës, nuk mund të lidhin fejesë të vlefshme. Paaftësia fizike është kur nuk kanë mundësi për marrëdhënie seksuale, përveç në rastet kur njëri-tjetrin e informojnë me kohë për këtë. 3. Mosha e pjekurisë - el-bulugu, ose siç njihet, bylyg: I mituri nuk mund të lidhë fejesë, dhe, nëse e ka lidhur, ajo nuk mund të realizohet pa lejen e personit që kujdeset për të. Përcaktimi i moshës së pjekurisë në mënyrë të saktë (caktimi i moshës me vjet) ka qenë mjaft i diskutueshëm edhe


Fikh

107

ndërmjet juristëve – fukahave islamë, sidomos kur merrnin për bazë vendin, klimën etj.5 4. Pëlqimi i dyanshëm - ridaut-tarefejni: Pa vullnetin e lirë të njërit dhe të tjetrit bashkëshort fejesa nuk mund të konsiderohet e vlefshme. Kjo e drejtë është vetëm e dy të interesuarve për martesë dhe për këtë akt nuk mund t’i detyrojë askush, madje, sipas Ebu Hanifes vasha e mençur dhe në moshë të rritur mund të lidhë fejesë edhe vetë, kushtimisht me personin, që i përgjigjet asaj. 5. Joafërsia - ademul-karabeti: D.m.th. dy të rinjtë që dëshirojnë të martohen, nuk bën të jenë të afërt nga gjaku, qumështi dhe miqësia. Me një fjalë, të mos ekzistojë ndërmjet tyre ndonjë ndalesë e përhershme a e përkohshme, sepse ndalesat e përhershme mbeten pengesa përgjithmonë, kurse të përkohshmet derisa të kalojë kushtëzimi, p.sh. derisa gruas t’i kalojë iddeti etj.

Elementet që duhet të plotësohen në prag të martesës

108

Takvim – Kalendar 2011

3. Deklarimi për lidhjen e martesës të bëhet në të njëjtin vend dhe në të njëjtën kohë - ittihadul-mexhlisi. 4. Palët të dëgjojnë njëra-tjetrën - simaul-akidejni. 5. Lidhja e kontratës martesore (niqahut) të bëhet në prani të dëshmitarëve - shuhud. 6. Të kontraktohet sasia e vlerës së dhuratës së martesës – mehrit. Kur është fjala për kushtin e pestë, pra për dëshmitarët, duhet të theksojmë edhe faktin se dëshmitarët duhet t’i plotësojnë këto kushte: a) të jenë psikikisht të shëndoshë (el-aklu); b) të jenë në moshë të pjekur (el-bulugu); c) të jenë myslimanë - kur kemi të bëjmë me martesën ndërmjet myslimanit e myslimanes; ç) të jenë të vetëdijshëm se me atë rast bëjnë lidhje martesore; d) të dëgjojnë kërkesën dhe pranimin e saj për martesë, sa kohë që ata të jenë plotësisht të ndërgjegjshëm për këtë akt, dhe dh) të jenë të drejtë e të autoritetshëm.

Në prag të lidhjes së martesës patjetër duhet të plotësohen edhe këto elemente: 1. Kërkesa për lidhjen martesore - ixhab: Kjo mund të bëhet nga cilado palë qoftë. 2. Aprovimi i kërkesës - kabul: Pala së cilës i është bërë oferta, të japë pëlqimin për martesë - ta miratojë atë.

Për dëshmitarë duhet të jenë dy persona burra ose një burrë e dy gra. Për këtë mbështetemi në ajetin kuranor:

5

“...E, po qe se nuk janë dy burra, atëherë një burrë e dy gra...” (El-Bekare, 282) Dëshmitar mund të bëhet edhe i verbëti, por jo i shurdhëti, i dehuri, personi i përgjumur e mendjelehti.

Ligji mbi martesën dhe marrëdhëniet familjare (LMMFK) i Kosovës (1984) moshën e pjekurisë e ka përcaktuar në 18 vjet për djalin dhe vajzën, Shih Mr. Gani Oruçi “E Drejta familjare”, Prishtinë, 1993.

Numri i dëshmitarëve

‫ﻓَِﺈ ْن ﻟَ ْﻢ ﻳَﻜُﻮﻧَﺎ َر ُﺟﻠَْﻴ ِﻦ ﻓَـ َﺮ ُﺟ ٌﻞ وَا ْﻣ َﺮأَﺗَﺎ ِن‬


Fikh

109

El-Kufvu - ekuivalenca ose ngjajshmëria - përshtatshmëria Nga dëshira që martesa të jetë sa më e mbarë, juristët islamë e kushtëzojnë edhe me kushtin që ka të bëjë me një farë përshtatshmërie të dyanshme të bashkëshortëve. Pra kufv do të thotë që bashkëshortët e ardhshëm të jenë të përshtatshëm për njëri-tjetrin, në mënyrë që martesa e tyre të jetë sa më e lumtur dhe për një afat më të gjatë. Kjo nënkupton se duhet të kihet në konsideratë që çifti i ardhshëm bashkëshortor të jenë për njëri-tjetrin përafërsisht të përshtatshëm: nga mosha, nga shkalla e arsimit apo zeja që ushtrojnë ata të dy dhe prindërit e tyre, sa i përket gjendjes së tyre sociale, materiale etj. E gjithë kjo kërkohet me qëllim që në të ardhmen partnerët të mos nënçmojnë njëri-tjetrin, por ta respektojnë dhe kështu të evitohet një nga shkaqet eventuale që mund të shpien në divorc (shkurorëzim).

Detyrimi material martesor (mehri) Mehri, që në gjuhën arabe quhet edhe sadakë, exher, ferida dhe uker, në të Drejtën islame nënkupton vetëm detyrimet materiale të burrit ndaj gruas në forma të ndryshme dhe përgjithmonë, një lloj si dhuratë me rastin e martesës. Mehri, për të cilin kemi konstatuar më lartë se është kusht i martesës, ka qenë i njohur tek arabët edhe para fillimit të zbritjes së Kuranit, mirëpo ajo dhuratë-pasuri ka mundur t’i takojë secilit nga të afërmit e gruas, por jo asaj. Bashkëshortja ishte e privuar nga shumë të drejta të tjera, dhe sidomos nga e

110

Takvim – Kalendar 2011

drejta për bazë materiale. Ndërkaq, e Drejta islame gruas i garanton të drejtën që të disponojë plotësisht pasurinë dhe mehri t’i takojë vetëm asaj, përveç nëse ajo me dëshirë ia dhuron dikujt tjetër - të afërmve të saj. Në Kuran thuhet:

ً‫ﺻ ُﺪﻗَﺎﺗِ ِﻬ ﱠﻦ ﻧِ ْﺤﻠَﺔ‬ َ َ‫َوَآﺗُﻮا اﻟﻨﱢﺴَﺎء‬ “Jepuni grave dhuratat e martesës me plot dëshirë”. (EnNisa, 4) Ky është vetëm një segment i përkujdesjes së të Drejtës islame dhe i respektit që i kushton gruas, duke i dhënë plotësisht të drejtë që edhe ajo - si edhe burri - të posedojë pasuri dhe ta përdorë vetë. Kemi këto lloje të mehrit: a) Mehri i menjëhershëm - urgjent - mehri muaxhxhel ‫اﻟْ َﻤﻬْـ ُﺮ‬

‫اﻟْ ُﻤ َﻌ ﱠﺠ ُﻞ‬

b) Mehri i mëvonshëm - mehri muexhxhel ‫ﻞ‬ ُ ‫اﻟْ َﻤ ْﻬُﺮ اﻟْ ُﻤ َﺆ ﱠﺟ‬ Të dy llojet janë të natyrës materiale. I pari realizohet (i jepet gruas) zakonisht menjëherë pas fejesës dhe kryesisht përbëhet nga rrobat solemne të nusërisë, stoli ari etj. Ndërkaq, i dyti që është kryesisht në të holla ose ar, realizohet sipas marrëveshjes ose traditave të vendit, ose kur gruaja atë e kërkon gjatë jetës në martesë, kurse detyrimisht kur bashkëshorti prish kurorën ose pas vdekjes së njërit nga bashkëshortët.


Fikh

111

Sasia e mehrit Minimumi i mehrit është i caktuar në dhjetë dërhemë argjend, d.m.th. 32. gramë argjend ose 7 mithkalë ar: ‫“ ﻻَ َﻣ ْﻬ ـَﺮ أَﻗَـ ﱠﻞ ِﻣ ـ ْﻦ َﻋ َﺸ ـَﺮةِ َد َرا ِﻫ ـ َﻢ‬Nuk ka mehr më pak se dhjetë dërhem” - thotë hadithi i Pejgamberit a.s.6 Nuk duhet çuditur pse është caktuar kjo shumë, të thuash, simbolike, ngase edhe standardi kur Pejgamberi a.s. e ka thënë këtë hadith, ka qenë në një shkallë të ultë jetese. Disa juristë islamë, përveç Ebu Hanifes, lejojnë që mehër mund të konsiderohet edhe në qoftë se burri i mëson gruas ndonjë pjesë nga Kurani. Sa i përket maksimumit të mehrit, duhet të konstatojmë se ai nuk është i kufizuar, por është lënë sipas vullnetit të lirë të çiftit bashkëshortor, ngase ata më së miri e dinë gjendjen e tyre materiale. Në të vërtetë, Hazreti Ymeri r.a. me një rast, i shtyrë nga sasia e madhe e mehrit që kontraktonin bashkëshortët ose prindërit e tyre, nga minberi urdhëroi që të mos kontraktojnë mehër me sasi të lartë. Mirëpo, një grua e pranishme kishte reaguar duke thënë se Pejgamberi a.s. nuk e ka kufizuar. Ndërkaq në Kuran thuhet:

‫َوَآﺗَـ ْﻴﺘُ ْﻢ إِ ْﺣﺪَا ُﻫ ﱠﻦ ﻗِ ْﻨﻄَﺎرًا‬ “...e asaj (gruas së lëshuar) i keni dhënë shumë të madhe...” (En-Nisa, 20)

6

Duhet pasur kujdesë që sasia e kundërvlerës së minimumit të mehrit të mos jetë më pak se 32 gr. argjend ose 7 mithkalë ari.

112

Takvim – Kalendar 2011

për se h. Ymeri tha: “Ymeri gaboi, kurse gruaja e pranishme ka të drejtë”. Megjithatë, rekomandohet që mehri të caktohet në sasi mesatare, pa u dëmtuar gruaja dhe pa vënë në rrezik mundësitë materiale të burrit. Lëndë e mehrit mund të jetë çdo e mirë materiale, përdorimi i së cilës për myslimanin është i lejuar, do të thotë që lëndë e mehrit nuk mund të bëhet e mira matariale që e ka të ndaluar myslimani që ta përdorë ose të mbajë si p.sh. derri dhe prodhimet e tij, alkooli...etj.

Mehri i ngjashëm Mehrul-mithli (Mehri i ngjashëm) është mehri që i takon gruas në sasinë që kanë pasur motrat ose shoqet e saj. Në të vërtetë, nëse me rastin e lidhjes së kontratës martesore, vajza e rritur dhe e mençur vendos vetë për martesë, pa e kontraktuar mehrin, ose po ta ketë bërë në sasi shumë simbolike, përfaqësuesit e shkollës juridike hanefite konsiderojnë se kujdestari ka të drejtë që atë martesë ta pengojë derisa të mos caktohet sasia e dëshiruar e mehrit. Kështu, sasinë e re të mehrit do ta caktojë gjyqi duke marrë për bazë mehrin e motrave ose të shoqeve moshatare të vashës në fjalë, duke pasur në konsideratë moshën, bukurinë, arsimin, moralin, virgjinitetin etj. të saj, si dhe gjendjen materiale të burrit.


Fikh

113

114

gjykuar për detyrimin e pagesës së tërë sasisë së mehrit për personin që e ka mbyllur derën dhe ka lëshuar perdet.7

Pagesa e mehrit Martesa e vlefshme juridikisht (nikahi sahih) e detyron burrin që të bëjë pagesën e mehrit të kontraktuar ndaj gruas së tij. Pagesa bëhet me shumën e kontraktuar, po, nëse është kontraktuar më pak se minimumi, atëherë ajo duhet të plotësohet. Lejohet - gjithashtu - që sasia e mehrit të shtohet edhe të zvogëlohet, madje burri mund të lirohet fare nga pagesa me kusht që gruaja, e rritur dhe e shëndoshë (hali sihat), të pajtohet për këtë. E Drejta islame në disa raste e detyron burrin t’i paguajë gruas tërë sasinë e kontraktuar të mehrit, nganjëherë gjysmën e në raste të caktuara edhe të lirohet tërësisht nga këto detyrime materiale. a) Pagesa e tërë sasisë së kontraktuar të mehrit bëhet në një prej këtyre rasteve: - Pas kontaktit seksual bashkëshortor (xhimas), pa marrë parasysh nëse martesa është e vlefshme juridikisht (sahih) ose jo e vlefshme (fasid). - Pas vdekjes së njërit nga bashkëshortët, pa marrë parasyshë nëse vdekja ka ndodhur para ose pas kontaktit të tyre bashkëshortor. - Pas vetmisë bashkëshortore nga kurorëzimi i vlefshëm (hilvei sahiha). Kjo ka të bëjë me rastin kur të dy bashkëshortët vetmohen në një vend dhe janë plotësisht të lirë nga ndikimet e njerëzve të tjerë dhe njëkohësisht janë në gjendje që të kanë mundësi të bëjnë marrëdhënie intime. Kjo vërtetohet edhe me faktin se Hulefairr-rrashidinët kanë

Takvim – Kalendar 2011

b) Pagesën e gjysmës së sasisë së kontraktuar të mehrit burri do ta bëjë në këto raste: - Kur e prish kontratën e vlefshme martesore (talak) para takimit bashkëshortor dhe vetmimit të lirë (kabled-duhul velhilveti). - Kur para takimit bashkëshortor me gruan, i thotë se ajo është lavire (zanije), dhe zbatohet procedura e përcaktuar e martesa prishet (lian). - Kur burri, para takimit bashkëshortor, betohet se me gruan e tij nuk do të ketë marrëdhënie intime katër muaj e më shumë, dhe atë betim e realizon në tërësi dhe më pas martesa prishet. - Kur vërtetohet se burri është impotent (ininë) dhe martesa prishet. - Kur burri kalon në fe tjetër para takimit bashkëshortor (irtidad), dhe kjo vërtetohet, atëherë kontrata bashkëshortore bëhet e pavlefshme. - Kur burri refuzon të pranojë fenë islame pasi e ka pranuar, bashkëshortja e tij, kushtimisht para takimit bashkëshortor, kështu që martesa e tyre prishet menjëherë. 7

Shafiu dhe Maliku janë të mendimit, se pas vetmimit bashkëshortor (hilvei sahiha) është e detyruar pagesa e gjysmës së mehrit të kontraktuar, duke u bazuar në ajetin 237 të sures “El Bekare”: “E nëse i lëshoni ato para se të kontaktoni, por u keni pas caktuar atyre detyrimin material martesor, atëherë duhet t’u jepni gjysmën e asaj që keni caktuar”. (El-Bekare, 237) Krahaso: Sejjid Sabik, Fikhu-s-sunne, op. cit. II, fq. 161.


Fikh

115

Në të gjitha këto raste, si dhe kur burri në mënyrë të pa-lejuar bën marrëdhënie intime me ndonjë grua të farefisit të gruas është i detyruar edhe pse martesa prishet - t’i paguajë gruas gjysmën e mehrit të kontraktuar. c) Burri nuk do të paguaj mehër në këto raste: - kur gruaja myslimane kalon në ndonjë fe tjetër (irtidad); - kur për myslimanin martohet një vashë jomyslimane, johebreje ose jokrishtere dhe nuk pranon të kalojë në fenë islame; - kur gruaja bën marrëdhënie intime me ndonjë burrë të farefisit të burrit; - kur gruaja shfrytëzon të drejtën e saj duke refuzuar martesën, kontratën e së cilës në emër të saj - sa ka qenë e mitur - e ka bërë personi që ka qenë përgjegjës për të, përveç babait dhe gjyshit të saj.

Përgatitja e së fejuarës (paja e nusërisë) Martesa nuk ka për qëllim pasurimin. Prandaj gruaja nuk është e detyruar të sjellë te burri ndonjë pajë dhe as që është e detyruar që me mehrin që ka marrë, të përgatisë qeizin (pajën). Madje, as babai i saj nuk është i detyruar ta përgatisë vajzën me pasurinë e tij. Prandaj, nëse gruaja martohet me pak pajë (qeiz), ose me më pak se sa e ka mehrin, ose edhe pa qeiz fare, burri nuk ka të drejtë të kërkojë as prej gruas dhe as prej prindit të saj ndonjë pajë, dhe as që mund ta pakësojë mehrin e kontraktuar. Ndërkaq, nëse babai e përgatit me dëshirë të bijën e rritur dhe atë pajë ia dorëzon asaj duke qenë vetë i shëndo-

116

Takvim – Kalendar 2011

shë, ajo bëhet pronare e asaj pasurie, prandaj nuk ka të drejtë as vetë i ati dhe as trashëgimtarët e tjerë që t’ia marrin atë pasuri vajzës. Po nëse atë (përgatitje) nuk ia dorëzon, ajo nuk ka kurrfarë të drejte për të. Nëse atë pajë ia dorëzon prindi kur është i sëmurë për vdekje (e cila zgjat deri në një vit), ajo nuk bëhet pronë e vajzës pa pëlqimin e trashëgimtarëve të tjerë. Ndonjëherë, i ati ndodh t’i blejë ndonjë send bijës së tij, por nuk e paguan tërësisht para se të vdes; me këtë rast të gjithë trashëgimtarët e bëjnë pagesën e atij borxhi, duke mos i zvogëluar aspak pjesën trashëguese bijës së tij për këtë shkak. Përgatitja është pasuri e gruas, dhe as burri s’ka të drejtë dhe as që mund ta detyrojë atë që atë pajë ta përdorë për mysafirët e burrit, përveç nëse ajo i lejon. Madje, nëse burri përdor diçka nga paja pa lejen e saj dhe ajo dëmtohet, gruaja ka të drejtë të kërkojë kompensimin e kundërvlerës së atij sendi. Sidoqoftë, dispozitat e Sheriatit burrin e detyrojnë, që të kujdeset për mirëmbajtjen e familjes, po edhe gruaja a prindërit e saj mund të japin kontributin e tyre për t’ia lehtësuar burrit mirëmbajtjen, sidomos nëse ai është i varfër. Megjithatë, nuk është saktësuar se kush duhet ta bëjë përgatitjen (pajën) e vajzës së fejuar. Ajo është lënë të bëhet sipas traditave të vendit dhe gjendjes materiale si të burrit, ashtu edhe të prindërve të vajzës.


Fikh

117

Ndalesat e martesës Personi, kur të përcaktohet për t’u fejuar, fillimisht duhet të vërtetoj në mos ka ndonjë ndalesë e cila ia pamundëson fejesën me vajzën (gruan) me të cilën dëshiron të fejohet. E Drejta islame ka saktësuar në detaje disa ndalesa të cilat pamundësojnë martesën. Më poshtë, do t’i elaborojmë pikëri-sht këto ndalesa, për të parë se me kë prej femrave nuk mund të lidhim akt martesor. Ndalesat e martesës janë: I) të përhershme ‫ ُﻣ َﺆﺑﱢ ٌﺪ‬dhe, II) të përkohshme ‫ﺖ‬ ٌ ‫ُﻣ َﺆﻗﱢ‬

I) Ndalesat e përhershme të martesës Ndalesat e përhershme të martesës janë tri llojesh: a. sipas afrisë së gjakut ‫َﺐ‬ ِ ‫;ﻗَـﺮَاﺑَﺔُ اﻟﻨﱠﺴ‬ b. sipas afrisë së qumështit ‫ ﻗﺮَاﺑَﺔُ اﻟ ِﺮﺿَﺎ َﻋ ِﺔ‬dhe c. sipas afrisë së miqësisë-vjehrrisë ُ‫اَﻟْ ُﻤﺼَﺎ َﻫَﺮة‬

a. Ndalesat sipas afrisë së gjakut Lidhur me ndalesat e përhershme, nga afria e gjakut, e qumështit dhe miqësisë, në Kuran thuhet:

‫َﺖ َﻋﻠَْﻴ ُﻜ ْﻢ أُ ﱠﻣﻬَﺎﺗُ ُﻜ ْﻢ َوﺑَـﻨَﺎﺗُ ُﻜ ْﻢ َوأَﺧَﻮَاﺗُ ُﻜ ْﻢ َو َﻋﻤﱠﺎﺗُ ُﻜ ْﻢ َوﺧَﺎﻻَﺗُ ُﻜ ْﻢ‬ ْ ‫ُﺣ ﱢﺮﻣ‬ ‫ْﺖ‬ ِ ‫َﺎت اﻷُﺧ‬ ُ ‫َخ َوﺑَـﻨ‬ ِ ‫َﺎت اﻷ‬ ُ ‫َوﺑَـﻨ‬

Takvim – Kalendar 2011

118

“U janë ndaluar juve (të martoheni me): nënat tuaja,bijat tuaja, motrat tuaja, hallat tuaja, tezet tuaja,bijat e vëllaut, bijat e motrës...” (En-Nisa, 23). Në këtë pjesë të ajetit janë të numëruara ndalesat sipas afrisë së gjakut dhe vijnë me këtë radhitje: Martesa është e ndaluar (haram): - me nënën (nënën e nënës-gjyshen, nënën e babës-gjyshen etj); - me të bijën (të bijën e bijës-mbesën...etj.); - me motrën (të bijën e motrës-mbesën...etj.); - me të bijën e djalit (mbesën, bijën e saj etj.); - me motrën e babës - hallën; - me motrën e nënës - tezen; - me të bijën e vëllait, etj.; - me të bijën e motrës - etj.

b. Ndalesat sipas aferisë së qumështit Në vazhdim të ajetit thuhet:

‫ﺿ ْﻌﻨَ ُﻜ ْﻢ َوأَﺧَﻮَاﺗُ ُﻜ ْﻢ ِﻣ َﻦ اﻟ ﱠﺮﺿَﺎ َﻋ ِﺔ‬ َ ‫َوأُ ﱠﻣﻬَﺎﺗُ ُﻜ ُﻢ اﻟﻼﱠﺗِﻲ أَ ْر‬ “(...ju është ndaluar juve të martoheni) edhe me nënat e tuaja, të cilat ju kanë dhënë gji si dhe me motrat tuaja nga qumështi...” (En-Nisa, 23) H. Aishja transmeton se Pejgamberi a.s. ka thënë:

‫ﺐ‬ ِ ‫ﺿﺎ َﻋ ِﺔ َﻣﺎ ُْﳛَﺮُم ِﻣ ْﻦ اﻟﻨﱠ َﺴ‬ َ ‫ُْﳛَﺮُم ِﻣ ْﻦ اﻟﱢﺮ‬ “Ndalohet (në vijë) nga qumështi, gjithçka që ndalohet nga afria e gjakut”.


Fikh

119

Ajeti dhe hadithi që cituam më sipër, kanë shërbyer për bazë që juristët islamë të konstatojnë se kush konsiderohet i afërt nga gjiri. Prandaj rregull i përgjithshëm është që gjithçka ndalohet nga afria e gjakut - farefisnia, ndalohet edhe nga afria e qumështit. Afria nga gjiri (qumështi) krijohet atëherë kur gruaja i jep gji një fëmije të tjetërkujt drejt përdrejt me gji ose duke e shtrydhur gjirin dhe atë qumësht t’ia japë me diçka tjetër. Kjo ndalesë merret në konsideratë nëse i është dhënë gji fëmijës para se t’i ketë mbushur 24 muaj (dy vjet hixhri); nëse i është dhënë gji fëmijës pasi t’i ketë mbushur dy vjet (që nga dita e parë e lindjes), kjo ndalesë nuk vlen dhe fëmija nuk llogaritet i saj nga gjiri. Vlen të theksohet se vëllezërit dhe motrat nga qumështi mund të jenë edhe fesh të ndryshme. Nëse një jomyslimane i jep gji fëmijës së një myslimaneje dhe anasjelltas, fëmijët e tyre konsiderohen vëllezër e motra nga qumështi. Dhe, sa i përket martesës në mes të myslimanit dhe jomyslimanes, që janë vëlla e motër për nga gjiri, sipas dispozitave islame, ajo martesë nuk mund të bëhet. Gjithashtu, i afërm sipas qumështit konsiderohet edhe fëmija të cilit i ka dhënë gji gruaja që ka lindur fëmijë jashtë martesës (jolegjitimë). Sa i përket sasisë së qumështit që ndikon në këtë ndalesë, shumica e dijetarëve islamë konsiderojnë se ajo sasi, qoftë edhe fare e vogël ndikonë në ndalimin e martesës (kurorëzimit).

120

Takvim – Kalendar 2011

c. Ndalesat sipas miqësisë - krushqisë (sihrijjet) Në pjesën e fundit të ajetit 23 të kaptinës “En-Nisa”, thuhet:

‫َﺎت ﻧِﺴَﺎﺋِ ُﻜ ْﻢ َوَرﺑَﺎﺋِﺒُ ُﻜ ُﻢ اﻟﻼﱠﺗِﻲ ﻓِﻲ ُﺣﺠُﻮِرُﻛ ْﻢ ِﻣ ْﻦ ﻧِﺴَﺎﺋِ ُﻜ ُﻢ اﻟﻼﱠﺗِﻲ‬ ُ ‫َوأُ ﱠﻣﻬ‬ ‫َد َﺧ ْﻠﺘُ ْﻢ ﺑِ ِﻬ ﱠﻦ ﻓَِﺈ ْن ﻟَ ْﻢ ﺗَﻜُﻮﻧُﻮا َد َﺧ ْﻠﺘُ ْﻢ ﺑِ ِﻬ ﱠﻦ ﻓَﻼَ ُﺟﻨَﺎ َح َﻋﻠَْﻴ ُﻜ ْﻢ َو َﺣﻼَﺋِ ُﻞ‬

‫ﺻﻼَﺑِ ُﻜ ْﻢ َوأَ ْن ﺗَ ْﺠ َﻤﻌُﻮا ﺑَـ ْﻴ َﻦ اﻷُ ْﺧﺘَـ ْﻴ ِﻦ إِﻻﱠ ﻣَﺎ ﻗَ ْﺪ‬ ْ َ‫أَﺑْـﻨَﺎﺋِ ُﻜ ُﻢ اﻟﱠﺬِﻳ َﻦ ِﻣ ْﻦ أ‬ ‫َﻒ إِ ﱠن اﻟﻠﱠﻪَ ﻛَﺎ َن ﻏَﻔُﻮرًا رَِﺣﻴﻤًﺎ‬ َ ‫َﺳﻠ‬ “(Ju është ndaluar juve të martoheni)... me nënat e grave tuaja (vjehrrat) dhe me vajzat e tyre që janë nën kujdesin tuaj e të lindura nga gratë tuaja, me të cilat keni pasur marrëdhënie intime, e nëse nuk keni pasur marrëdhënie intime me ato (gra), atëherë nuk ka pengesë (që të martohuni me ato vajza), dhe me gratë e bijve tuaj që janë të pjellës suaj dhe të bashkoni (në të njëjtën kohë në një kurorë) dy motra, përveç asaj që ka kaluar (para zbritjes së ajetit). Me të vërtetë, Allahu fal shumë dhe është mëshirues i madh”. Pra, martesa nuk është e lejuar: - me nënën e gruas (vjehrrën), me nënën e vjehrrës etj.; - me gruan e babës (njerkën); - me bashkëshorten e djalit, të nipit etj.; - me vajzën e gruas me të cilën keni pasur marrdhënie intime; - me të farefisit të gruas me të cilën janë bërë marrdhënie intime në mënyrë të palejuar, dhe as ajo nuk mund të martohet me të farefisit të burrit me të cilin ka pasur marrdhënie


Fikh

121

seksuale të palejuara, ndërkaq lejohet martesa në mes të rrënjës së farefisit të tyre. Mbani mend: Të gjitha këto ndalesa, të cilat u përmendën në ajetin e sipërm, mbeten përgjithmonë të pandryshuara, pa marrë parasysh kushtet e jetesës dhe kohën, sepse kjo është një dispozitë kuranore, së cilës besimtarët duhet t’i përmbahen me korrektësi maksimale.

II) Pengesat e përkohshmem të martesës Në qoftë se personat që dëshirojnë të lidhin martesë, kanë ndonjë pengesë, nga ato që do t’i përmendim më poshtë, ata nuk mund të martohen përderisa të mos evitohet ajo pengesë ndalesë. Dijetarët islamë, pengesa të përkohshme kanë konsideruar rastet:

122

Takvim – Kalendar 2011

2. Bashkimi i dy motrave në një martesë E Drejta islame ndalon që dy motra të martohen njëkohësisht me një burrë. Mirëpo, në qoftë se gruaja vdes ose shkurorëzohet dhe i kalon afati i pritjes - iddeti, atëherë burri e ka të lejuar të marrë motrën e saj. Lidhur me këtë në Kuran thuhet:

‫َﻒ إِ ﱠن اﻟﻠﱠﻪَ ﻛَﺎ َن ﻏَﻔُﻮرًا رَِﺣﻴﻤًﺎ‬ َ ‫َوأَ ْن ﺗَ ْﺠ َﻤﻌُﻮا ﺑَـ ْﻴ َﻦ اﻷُ ْﺧﺘَـ ْﻴ ِﻦ إِﻻﱠ ﻣَﺎ ﻗَ ْﺪ َﺳﻠ‬ “...(Ju është ndaluar juve të martoheni edhe me) dy motra duke i bashkuar (në një kurorë, në të njëjtën kohë)...” (EnNisa, 23) Kjo pengesë ka të bëjë edhe me të afërmet e tjera të gruas si me tezen ose me mbesen e saj - prej vëllait ose prej motrës. Ndërkaq, nëse gruaja i vdes ose shkurorëzohet dhe i kalon afati i pritjes - iddeti, atëherë i lejohet që të martohet me tezen e gruas ose me mbesat e saj.

3. Gruaja në iddet 1. Pengesa e martesës për shkak të numrit të grave Është e ndaluar që në martesë burri të ketë më shumë se katër gra, megjithëse, parimisht dhe me plotësimin e disa kushteve të vështira, lejohet martesa më së shumti me katër gra. Nuk lejohet martesa me gruan e pestë, derisa në martesë të kesh katër gra në të njëjtën kohë, përveç nëse me njërën je shkurorëzuar dhe asaj i ka skaduar afati i pritjes - iddeti.

Gruaja me të cilën dëshirojmë të martohemi, duhet të jetë e aftë për martesë në çdo aspekt, pra të mos ketë ndalesa për martesë. Ajo nuk bën të jetë në iddet nga martesa e saj e mëparshme, pa marrë parasysh nëse iddetin e ka pasur për shkak të vdekjes së burrit ose të prishjes së martesës së vlefshme a të pavlefshme.


Fikh

123

4. Pengesa për shkak të shkurorëzimit përfundimtar (definitiv) - bain Pengesa e përkohshme e martesës mund të jetë edhe shkurorëzimi përfundimtar. Nëse burri është shkurorëzuar me gruan e tij me tre talaka - bain, ai nuk mund ta rikthejë atë përderisa ajo të mos martohet me tjetërkënd, të mos ketë pasur marrëdhënie intime me të, të mos jetë shkurorëzuar (me burrin e dytë), (dhe) të mos i ketë kaluar afati i pritjes - iddeti ose t’i ketë vdekur burri i dytë, vetëm atëherë burri i parë, me pëlqim të dyanshëm, madje edhe me kontratë të re martesore mund ta marrë atë përsëri për grua - bashkëshorte.

5. Pengesa e martesës për shkak të fesë Myslimani nuk e ka të lejuar të martohet me një grua që nuk i takon njerës nga fetë e shpallura (dini semavijj), por i lejohet martesa me një të krishterë ose hebreje, që është e aftë për martesë. Jokrishterja dhe johebreja mund të martohet për myslimanin vetëm nëse e pranon fenë islame ose një prej feve të shpallura - pra, fenë krishtere ose hebraike. Myslimanja mund të martohet vetëm me myslimanin. Mirëpo, nëse burri pas martesës e braktisë fenë islame ose bëhet ateist, martesa duhet prishur dhe ata të dy duhet të ndahen. Këto pesë raste janë pengesa të përkohshme të martesës, d.m.th. sa kohë që të ketë ndonjë nga këto pesë shkaqe, nuk mund të bëhet martesa. Në momentin kur të zhduket shkaku (p.sh. kur gruas që është në iddet nga martesa e mëparshme, i kalon iddeti) asaj, i lejohet që të martohet me atë që dëshiron.

124

Takvim – Kalendar 2011

Gjithashtu, vlen të përmendim edhe se myslimanit nuk i lejohet të martohet me lavire, dhe as myslimanes të martohet për atë që është i dhënë pas epsheve - kurvërisë, përveç nëse janë penduar dhe kanë bërë tevbe të sinqertë.

Martesa e personave të mitur dhe me të meta psikike Sipas së Drejtës islame, lejohet martesa e të miturve ose e personave juridikisht të paaftë, por jo që ta bëjnë martesën ata vetë personalisht, por martesën duhet ta bëjë kujdestari përgjegjësi (veliu) ose përfaqësuesi i tyre ligjor. Babait dhe gjyshit si dhe të afërmve të tjerë (në mungesë të dy të parve), në cilësinë e veliut/kujdestarit, i përket e drejta që të bëjnë martesën e të miturve ose të të paaftëve, madje, babait e gjyshit në mënyrë të detyrueshme (ixhbaren). Pra, kur i ati ose gjyshi, që është i aftë dhe i denjë, bën martesën e personave të tillë, ajo martesë është e vlefshme dhe e detyrueshme, saqë edhe kur të rriten ose të aftësohen mentalisht, ata nuk kanë të drejtë ta kundërshtojnë, madje edhe nëse kanë kontraktuar mehër joadekuat. Po, në qoftë se i ati ose gjyshi janë të njohur si jo të denjë (fasik), dhe martesën e personave për të cilët janë përgjegjës, e kanë bërë në atë gjendje, ajo martesë juridikisht është e pavlefshme dhe mund të prishet menjëherë.


Fikh

125

Martesa e personave të rritur Çdo mashkull i rritur dhe psikikisht i shëndoshë, si edhe çdo femër e rritur, e mençur, e virgjër (beqare) ose jo, kanë të drejtë të lidhin martesë pa ndërmjetësimin e veliut dhe fejesa martesa e tyre është e vlefshme, kuptohet nëse janë plotësuar kushtet e martesës. Për femrën e tillë, fejesa është e vlefshme vetëm nëse e ka lidhur me personin adekuat për të - që i përgjigjet (kufv), dhe me mehrin e duhur, se përndryshe fejesa hidhet poshtë. Kështu, nëse vajza lidh fejesë pa pëlqimin paraprak të veliut të saj, duke kontraktuar mehrin që nuk i përgjigjet, fejesa e tillë është e vlefshme, por veliu ka të drejtë kundërshtimi, dhe nëse ai e lejon fejesën, mund të kërkojë plotësimin e mehrit, dhe nëse burri nuk pranon plotësimin e mehrit, veliu mund të kërkojë prishjen e fejesës. Personat e rritur askush nuk mund t’i detyrojë për çfarëdo martese. Ata duhet të pyeten dhe dëshira e tyre duhet respektuar. Kur vajza është e mitur, askush, madje edhe as i ati, nuk ka të drejtë t’ia dorëzojë bashkëshortit, derisa ajo të mos bëhet e aftë për martesë, po gjithashtu as ajo nuk mund të shkojë te burri para se të plotësohet ky kusht.

Vendi i lidhjes së kontratës martesore Më parë ësthë theksuar se martesa është marrëveshje, akt juridiko-privat, individual, dhe ajo, mbi të gjitha, ka karakter fetar. Andaj, duke u nisur nga ky fakt, martesës i duhet dhënë edhe trajtimi që meriton. Kështu, kur të vijë koha e duhur, çifti bashkëshortor, shoqëruar nga dëshmitarë, duhet të shkojnë te

126

Takvim – Kalendar 2011

organet e Bashkësisë Islame për të lidhur kontratën e martesës dhe për t’u regjistruar aty. Pra, vendi meritor për lidhjen e martesës islame tek ne është Këshilli i Bashkësisë Islame, kurse aktin e lidhjes martesore do ta kryej kryeimami i Këshillit përkatës. Ky akt është më së miri të kryhet në xhami, ngase Pejgamberi a.s. thotë:

‫ إِ ْﻋﻠِﻨُﻮا‬:‫ﺎل‬ َ َ‫ﺻﻠَﻰ اﷲ َﻋﻠَْﻴ ِﻪ َو َﺳﻠﱠ َﻢ ﻗ‬ َ ‫ﱯ‬ َ ِ‫َﻋ ْﻦ َﻋﺎﺋِ َﺸﺔَ َر ِﺿ َﻲ اﷲ َﻋْﻨـ َﻬﺎ أَ ﱠن اﻟﻨﱠ‬ ‫ﻮف‬ ِ ُ‫ﺿ ِﺮﺑُﻮا َﻋﻠَْﻴ ِﻪ ﺑِﺎﻟ ﱡﺪﻓ‬ ْ ‫ َوا‬،‫ﺎﺟ ِﺪ‬ ِ ‫ َوا ْﺟ َﻌﻠُﻮﻩُ ِﰲ اﻟْ َﻤ َﺴ‬،‫َﻫ َﺬا اﻟﻨﱢ َﻜﺎ َح‬ “Shpalleni martesën, atkin e saj bëjeni në xhami dhe bjeruni defave”. Pasi të bëjë lidhjen e martesës së çiftit bashkëshortor, personi i autorizuar - në këtë rast kryeimami, u lëshon edhe çertifikatën përkatëse, të vërtetuar nga ana e Këshillit të Bashkësisë Islame dhe të regjistruar - të protokolluar në amzën e të martuarve. Çertifikata kryesisht duhet të përmbajë këto elemente: - Besmelen, emrin e institucionit që lëshon çertifikatën; - Emrin, emrin e babait dhe mbiemrin e bashkëshortëve (të burrit e të gruas), datën, vendlindjen dhe vendbanimin; - Sasinë e caktuar të dhuratës detyrimore të martesës (mehrit), duke e saktësuar në të gatshme (muaxhxhel) dhe të mëvonshme (muexhxhel); - Emrin dhe mbiemrin e dëshmitarëve; - Datën e lidhjes së kontratës martesore; - Dokumenti të nënshkruhet nga të gjith personat që kanë të bëjnë me të: bashkëshortët, dëshmitarët dhe personi i autorizuar.


Fikh

127

Pasi të ketë bërë lidhjen e martesës në këtë mënyrë, çifti bashkëshortor, si qytetarë, mund të bëjnë edhe lidhjen e martesës pranë organeve të pushtetit, kushtimisht nëse një gjë e tillë kërkohet prej tyre në mënyrë të detyrimshme.

Akti i martesës – kurorëzimit Para se të bëjë lidhjen e martesë, personi i autorizuar, d.m.th. imami ose kryeimami duhet të vërtetojë nëse janë respektuar parimet islame për martesë të vlefshme apo jo. Konkretisht, ai duhet të vërtetojë nëse në mes të çiftit bashkëshortor ka apo nuk ka ndonjë ndalesë të përhershme (a janë të afërt nga gjaku, qumështi a miqësia – krushqësia) - ose ndalesë të përkohshme. Nëse personi i autorizuar konstaton se në mes tyre nuk ka ndonjë ndalesë të tillë, atëherë ua shpjegon institucionin e mehrit sipas Sheriatit dhe u rekomandon që ta caktojnë sasinë e tij - kuptohet nëse nuk e kanë caktuar deri në atë moment, megjithëse akti i martesës është i vlefshëm dhe pa kontraktimin e mehrit. Më pastaj, aktin e martesës e bën në këtë mënyrë: - Lexon: Eudhu-Besmelen dhe ajetin e Kuranit:

‫ِﺤﻴ َﻦ ِﻣ ْﻦ ِﻋﺒَﺎ ِد ُﻛ ْﻢ َوإِﻣَﺎﺋِ ُﻜ ْﻢ إِ ْن ﻳَﻜُﻮﻧُﻮا‬ ِ ‫َوأَﻧْ ِﻜﺤُﻮا اﻷَﻳَﺎﻣَﻰ ِﻣ ْﻨ ُﻜ ْﻢ وَاﻟﺼﱠﺎﻟ‬ ‫َاﺳ ٌﻊ َﻋﻠِﻴ ٌﻢ‬ ِ ‫ﻀﻠِ ِﻪ وَاﻟﻠﱠﻪُ و‬ ْ َ‫ﻓُـ َﻘﺮَاءَ ﻳُـﻐْﻨِ ِﻬ ُﻢ اﻟﻠﱠﻪُ ِﻣ ْﻦ ﻓ‬ “Dhe martoni të pamartuarat (të pamartuarit) edhe robërit e robëreshat tuaja që janë të ndershëm e të ndershme. Nëse janë të varfër, Allahu i begaton nga mirësitë e Tij, Allahu është bujar i madh, i gjithdijshëm” (En-Nur, 32)

128

Takvim – Kalendar 2011

- Pastaj i drejtohet vajzës - nuses së ardhshme me emër, me emër të babait dhe me mbiemër duke e pyetur nëse e pranon me dëshirë e pa presion për bashkëshort (këtë burrë duke përmendur emrin, emrin e babait dhe mbiemrin e tij) me mehrin muaxhxhel dhe muexhxhel (duke theksuar sasinë e mehrit, kuptohet nëse është caktuar). Kur të marrë prej vajzës - nuses përgjigje pozitive, atëherë të njëjtën pyetje në të njëjtën mënyrë ia bën edhe burrit - bashkëshortit. Kur të marrë edhe prej tij përgjigje pozitive, atëherë u drejtohet dëshmitarëve nëse i kanë dëgjuar deklaratat e bashkëshortëve (të ardhshëm) dhe pasi të marrë edhe prej tyre përgjigje pozitive, atëherë deklaron: “Kontratën tuaj martesore unë e shpall të lidhur”. Në fund të kësaj procedure, është e udhës që kryeimami - a imami t’i drejtohet çiftit bashkëshortor me disa këshilla dhe t’ua shpjegojë të drejtat dhe detyrimet që kanë ndaj njëri tjetrit në jetën bashkëshortore, duke zgjedhur ajete nga Kurani dhe hadithe tematike për këtë qëllim. Do të ishte mirë që këtë akt solemn ta përfundojë me Duanë-lutjen e niqahut - martesës.


Fikh

129

‫دﻋﺎء اﻟﻨﻜﺎح‬

‫أﻋﻮذ ﺑﺎﷲ ﻣﻦ اﻟﺸﻴﻄﺎن اﻟﺮﺟﻴﻢ‬ ‫ﺑﺴﻢ اﷲ اﻟﺮﲪﻦ اﻟﺮﺣﻴﻢ‬ ‫ واﻧﻜﺤﻮا اﻻﻳﺎﻣﻰ ﻣﻨﻜﻢ و اﻟﺼﺎﳊﲔ ﻣﻦ‬:‫اﳊﻤﺪ ﷲ اﻟﺬي ﻗﺎل ﰲ ﻛﺘﺎﺑﻪ اﻟﻜﺮﱘ‬ ‫ و ﻗﺎل‬،‫ﻋﺒﺎدﻛﻢ و اﻣﺎﺋﻜﻢ ان ﻳﻜﻮﻧﻮا ﻓﻘﺮاء ﻳﻐﻨﻬﻢ اﷲ ﻣﻦ ﻓﻀﻠﻪ و اﷲ واﺳﻊ ﻋﻠﻴﻢ‬ "‫ "اﻟﻨﻜﺎح ﺳﻨﱴ ﻓﻤﻦ ﱂ ﻳﻌﻤﻞ ﺑﺴﻨﱴ ﻓﻠﻴﺲ ﻣﲎ‬:‫اﻟﺮﺳﻮل ﺻﻠﻰ اﷲ ﻋﻠﻴﻪ و ﺳﻠﻢ‬ ‫ﺑﺴﻢ اﷲ و ﻋﻠﻰ ﺳﻨﺔ رﺳﻮل اﷲ‬ ‫اﻟﻠﻬﻢ اﺟﻌﻞ ﻫﺬا اﻟﻌﻘﺪ ﻣﻴﻤﻮﻧﺎ ﻣﺒﺎرﻛﺎ و اﺟﻌﻞ ﺑﻴﻨﻬﻤﺎ اﻟﻔﺔ و ﳏﺒﺔ و ﻗﺮارا و ﻻ‬ .‫ﲡﻌﻞ ﺑﻴﻨﻬﻤﺎ ﻧﻔﺮة و ﻓﺘﻨﺔ و ﻓﺮارا‬ ‫اﻟﻠﻬﻢ اﻟﻒ ﺑﻴﻨﻬﻤﺎ ﻛﻤﺎ اﻟﻔﺖ ﺑﲔ آدم و ﺣﻮاء و ﻛﻤﺎ اﻟﻔﺖ ﺑﲔ ﳏﻤﺪ ﺻﻠﻰ اﷲ‬ ,‫ﻋﻠﻴﻪ و ﺳﻠﻢ و ﺧﺪﳚﺔ اﻟﻜﱪى و ﺑﲔ ﻋﻠﻰ رﺿﻰ اﷲ ﻋﻨﻪ و ﻓﺎﻃﻤﺔ اﻟﺰﻫﺮى‬ ‫ رﺑﻨﺎ ﻫﺐ ﻟﻨﺎ ﻣﻦ‬،‫اﻟﻠﻬﻢ اﻋﻂ ﳍﻤﺎ وﻟﺪا ﺻﺎﳊﺎ و ﻋﻤﺮا ﻃﻮﻳﻼ و رزﻗﺎ واﺳﻌﺎ‬ ‫ رﺑﻨﺎ آﺗﻨﺎ ﰲ اﻟﺪﻧﻴﺎ ﺣﺴﻨﺔ و‬،‫ازواﺟﻨﺎ و ذرﻳﺎﺗﻨﺎ ﻗﺮة اﻋﲔ و اﺟﻌﻠﻨﺎ ﻟﻠﻤﺘﻘﲔ اﻣﺎﻣﺎ‬ .‫ﰲ اﻻﺧﺮة ﺣﺴﻨﺔ و ﻗﻨﺎ ﻋﺬاب اﻟﻨﺎر‬ ‫ رﺑﻨﺎ اﻏﻔﺮ ﱃ و ﻟﻮاﻟﺪى‬.‫رﺑﻨﺎ اﺟﻌﻠﲎ ﻣﻘﻴﻢ اﻟﺼﻼة و ﻣﻦ ذرﻳﱴ رﺑﻨﺎ و ﺗﻘﺒﻞ دﻋﺎء‬ .‫و ﻟﻠﻤﺆﻣﻨﲔ ﻳﻮم ﻳﻘﻮم اﳊﺴﺎب‬ ‫ﺳﺒﺤﺎن رﺑﻚ رب اﻟﻌﺰة ﻋﻤﺎ ﻳﺼﻔﻮن و ﺳﻼم ﻋﻠﻰ اﳌﺮﺳﻠﲔ و اﳊﻤﺪ ﷲ رب‬ (‫)اﻟﻔﺎﲢﺔ‬ ‫اﻟﻌﺎﳌﲔ‬

130

Takvim – Kalendar 2011

Duaja e kurorëzimit Falënderimi qoftë vetëm për Allahun xh.sh. i Cili në Librin e Tij famëlartë thotë: “Dhe martoni të pamartuarit e të pamartuarat dhe robërit e robëreshat tuaja që janë të ndershëm. Nëse janë të varfër, Allahu i begaton nga mirësitë e Tij, Allahu është bujar i madh, i gjithëdijshëm”. Edhe Pejgamberi - paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të ka thënë: “Martesa është traditë e imja, e kush nuk vepron sipas traditës sime, nuk është në radhën time”. Me Emër të Allahut dhe sipas Traditës së të Dërguarit të Allahut. O Zoti ynë, bëre këtë akt të fatshëm e të bereqetshëm. Martesën e tyre të harmonishme, të dashur e vendqetësim për ta, e mos bërë në mes tyre ndarje e pakënaqësi. Zoti ynë, bashkoi këta dy siç i bashkove Ademin e Havvanë, Muhammedin a.s. e Hadixhen, Aliun e Fatimen. Zot, jepu çiftit të rinj fëmijë të mirë, jetë të gjatë e furnizim të begatshëm. Zoti ynë, na bërë që të jemi të gëzuar me punën e grave tona dhe pasardhësve tonë, e neve na bërë shembull për të devotshmit. Zoti ynë, na jep të mira në këtë jetë, të mira edhe në botën tjetër dhe na ruaj prej dënimit me zjarr. O Zoti im, më bën mua nga ata që falin namazin e edhe prej pasardhësve të mijë dhe pranoje lutjen time. Zoti ynë, mi fal gabimet e mia dhe të prindërve të mi, fali edhe të gjithë besimtarët ditën kur jepet llogaria. I pastër e i lartë është Zoti yt, Zoti i Gjithfuqishëm nga ajo që ata i përshkruajnë. Çdo e mirë qoftë ndaj të dërguarve. Falënderimi i qoftë Allahut, Zotit të Gjithësisë. (El-Fatiha)


132

Takvim – Kalendar 2011

I. Njoftime të përgjithshme për Xhumanë

fi k h Sedat Islami

URTËSITË DHE VEÇORITË E XHUMASË Dita e Xhuma gëzon një ekskluzivitet nga ditët e tjera. Ajo është një ditë në të cilën gërshetohet madhështia dhe fuqia e Krijuesit të Tokës dhe qiejve, me faljen dhe mëshirën e Tij. Është dita me të cilën janë veçuar myslimanët dhe të cilën Allahu i Madhëruar e ka dalluar për mirësi të shumta. Nuk ka vend për t’u çuditur për se është favorizuar Xhumaja nga ditët e tjera, kur parimi i favorizimit është aplikuar edhe për gjëra të tjera, për të mos thënë për çdo gjë. Allahu i Madhëruar thotë: “Zoti yt krijon çka të dojë dhe zgjedh kë të dojë...” 1. Ky punim modest synon motivimin e besimtarëve për adhurim, në përgjithësi, dhe për xhuma, në veçanti, dhe kjo duke orfruar urtësi dhe mësime që burojnë e rrjedhin nga kjo ditë.

Xhumaja është nga adhurimet më madhështore në Islam. Gjuhësisht, nënkupton bashkimin e njerëzve në një vend. Në të kaluarën, periudhën paraislame, quhej el-Arubeh (dita e mëshirës)2, kurse në Islam e ka marrë këtë emërtim për shkak se:  Në këtë ditë u përsos krijimi i çdo gjëje të gjallë;  Në këtë ditë është bashkuar krijimi i Ademit a.s.;  Në këtë ditë është falur Esa’d b. Zurare me medinasit, pra janë tubuar dhe e kanë quajtur el-Xhumuah (bashkim-tubim);  Ka’b b. Luej, njëri nga paraardhësit e Muhamedit a.s., në këtë ditë e tubonte fisin e tij dhe i këshillonte;  Në këtë ditë njerëzit tubohen për namaz. Xhumaja nënkupton namazin dyrekatesh, i cili është i obliguar vetëm për meshkujt, respektivisht për meshkuj të rritur dhe të aftë. Para këtij namazi mbahet Hutbeja, e cila përbëhet nga dy pjesë dhe prania e së paku tre vetave është e domosdoshme, sepse nuk falet vetmas. Urdhri për obligim është ajeti kuranor: “O ju që besuat, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e xhumasë, ecni shpejt për aty ku përmendet All-llahu (dëgjojeni hutben, faleni namazin), e lini shitblerjen, kjo është shumë më e dobishme për ju nëse jeni që e dini”3. Për herë të parë qe falur në Medinë, edhe pse obligim ishte qysh në Mekë, por, për shkak të rrethanave politike, atje nuk qe e mundshme të kryhej ky obligim islam. 2

1

El Kasas, 68.

3

Taxhu'l urus, 1/745. El Xhumuah, 8.


Fikh

133

Nga sqarimet paraprake, mësuam se përjashtim nga ky namaz bën femra, e cila duhet ta falë drekën, po përveç gruas, nga ky namaz (obligim) lirohen edhe: robi (i burgosuri), fëmija, i sëmuri dhe udhëtari. Këto kategori janë përshkruar në këto hadithe: “Xhumaja është e drejtë dhe obligim (kryerja e saj) në kolektiv për çdo mysliman, përveç për katër kategori: robin në pronësi, gruan, fëmijën dhe të sëmurin”4; “Udhëtari nuk e ka obligim Xhumanë”5.

134

Takvim – Kalendar 2011

Tubimi i njerëzve nëpër xhami, kryerja e obligimeve të njëjta, radhitja e safave në baza fetare e jo në baza të tjera (nuk favorizohet i pasuri dhe nuk injorohet i varfri), i ngjan Haxhit, prandaj disa prej dijetarëve e quanin Haxhi i vogël. Mu për këtë arsye, Pejgamberi a.s. ka thënë: “Vërtet, Allahu i Madhëruar nuk shikon fizikun dhe dukjen tuaj por shikon në zemrat tuaja duke bërë me gisht nga gjoksi”7.

II.2. Këshilla II. Urtësitë Një ditë madhështore sikur Xhumaja pa dyshim se përmban jo buqetë po, thuaj lirisht, kopshte urtësish, të cilat janë vërtet shumë mbresëlënëse dhe përçojnë vetëm humanizëm. Ja disa prej atyre urtësive:

II.1. Bashkimi Xhumaja rikujton moton islame, moton që synon bashkimin e njerëzve në vija besimi. Allahu i Madhëruar thotë: “Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin (fenë dhe Kuranin) e All-llahut, e mos u përçani! Kujtoni nimetin e Allahut ndaj jush, kur ju (para se ta pranonit fenë islame) ishit të armiqësuar, e Ai i bashkoi zemrat tuaja dhe ashtu me dhuntinë e Tij u bëtë vëllezër...”6.

Njeriu, nga vetë natyra e tij, është i krijuar që, nën ndikimin e presioneve të ndryshme (problemet e përditshme të jetës), t’u shmanget disi pa dashje fesë dhe obligimeve fetare. Tërë problemi i kësaj qëndron në qëndrimin larg xhamisë. Kjo qe shfaqur si simptomë edhe tek shokët e Pejgamberit a.s.. Rasti i Handhales, i cili i qe ankuar Pejgamberit a.s. pikërisht për këtë, - është një dëshmi se ajo mund të godasë cilindo njeri. Mu për këtë qëllim, Xhumaja, e cila bën bashkimin javor të njerëzve, luan rol kyç në shërimin e shpirtrave me simptoma të tilla. Xhabir b. Semure rrëfen: “Namazi dhe Hutbeja e Pejgamberit a.s. ishin mesatare (jo të gjata), lexonte ajete kuranore dhe i këshillonte njerëzit”8. Ky vetëdijësim fillon qysh nga agimi i ditës së Xhuma, në sabahun e së cilës këndohen Suret Es Sexhde dhe El Insan9, të cilat, siç përmend Ibni Tejmije, në brendi të tyre përmbledhin

4

Transmeton Ebu Davudi ndërsa Albani në Sahihu ve Daifu Suneni Ebi Davud, 1067, pj.3, f. 67. 5 Albani në Sahihu'l Xhamii, 9536, pj.20, f. 108. 6 Ali Imran, 103.

7

Muslimi. Transmeton Ebu Davudi. 9 Buhariu. 8


Fikh

135

domethëniet më madhështore të ditës së Xhuma: Krijimin e Ademit, vdekjen, ringjalljen, etj.. Një aspekt tjetër vetëdijësimi, sidomos për ata kryelartët dhe mendjemëdhenjtë, bëhet edhe duke rikujtuar mbarimin e çdo pushteti a fuqie në këtë ditë. Më qartë, Kiameti, i cili shënon fundin e çdo krijese, ndodh pikërisht ditën e xhuma10, prandaj edhe Allahu i Madhëruar, duke ua kujtuar këtë, njerëzve u rrëfen një segment të këtij përfundimi tragjik për mendjemëdhenjtë: “Ditës kur ata do të dalin (prej varrezave) në shesh, e All-llahut nuk mund t'I fshihet asnjë gjë e tyre. I kujt është pushteti sot? (bëhet pyetja). I All-llahut, i Atij Që është Një, i Fuqiplotit (është përgjigjja)!”11.

II.3. Solidarizimi Jo rrallë, dhe sidomos në raste të veçanta, Xhumaja shpreh shpirtin e humanizmit edhe nëpërmjet pjesëmarrjes në aksione humanitare. Shembuj të artë të kësaj natyre kanë treguar edhe xhematet tona, që kanë dhënë ndihma jo vetëm për rajonin tonë, po edhe për vise të largëta të botës, për të vërtetuar kështu praktikisht murin e pashkëputur islam anembanë botës. Muhamedi a.s., duke përshkruar këtë, thotë: “Shembulli i besimtarëve në dashurinë, mëshirën dhe butësinë reciproke është sikur shembulli i trupit, që, po rënkoi një gjymtyrë e tij, atëherë mbetet pa gjumë dhe me ethe i tërë trupi”12.

Takvim – Kalendar 2011

136

II.4. Xhumaja, një shans për falënderim ndaj Muhamedit a.s. Në këtë ditë është i ligjësuar edhe dërgimi i salavateve për Muhamedin a.s.. Salavati është i mirë gjithnjë, veçse në këtë ditë, e cila është dita më e mirë, për zotërinë e njerëzimit, ka vlerë të veçantë. Pejgamberi a.s. ka thënë: “Prej ditëve tuaja më të mira është Dita e Xhumasë: në të u krijua Ademi dhe në të vdiq, në të është fryrja (e dytë - en nefhatu) dhe zëri trishtues (es sa’katu –thuhet se është fryrja e pare), prandaj më dërgoni shumë salavate, ngase ato më prezantohen. O i dërguari i Allahut! Si do të prezantohet salavati ynë kur ti do të shpërbëhesh – thonë do të shkatërrohet trupi yt. Pejgamberi a.s. tha: Allahu i Madhëruar ia ka ndaluar tokës të hajë trupat e profetëve!”13. El Izz b. Abdus Selami ka thënë: Salavati ynë për Muhamedin a.s. nuk është ndërmjetësim, ngase ne nuk e kemi atë nder që të ndërmjetësojmë për të, po Allahu i Madhëruar na ka urdhëruar që të mirën ta kthejmë me të mirë. Nëse nuk mund të bëjmë një gjë të tillë, atëherë të lutemi për atë që na ka bërë mirë. Duke ditur pamundësinë tonë që të mirën e Muhamedit a.s. ta kthejmë me diçka të barasvlefshme, na udhëzoi për salavate si falënderim dhe respekt për mirësinë që na solli.

10

Transmeton Ebu Davudi. Gafir, 16. 12 Muslimi. 11

13

Transmeton Ebu Davudi.


Fikh

137

138

Takvim – Kalendar 2011

II.5. Është festë e myslimanëve

II. 6. Refuzimi i pakusht i djallit

Ibni Maxheh transmeton se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Vërtet, kjo është ditë feste e caktuar prej Allahut për myslimanët“. Ka thënë Ibni Rexhebi: “Është si rezultat i plotësimit të namazeve të obliguara, sepse Allahu i Madhëruar, për çdo ditë e natë, besimtarëve ua ngarkoi faljen e pesë namazeve. Ditët janë shtatë dhe, sa herë që një cikël javor merr fund, besimtarët atë ditë plotësojnë namazet e tyre, kështu që edhe u është ligjësuar festa atë ditë. Kjo për faktin se ditët e javës tek myslimanët fillojnë të shtunën e përfundojnë të premten”. Një aspekt tjetër që vërteton se kjo ditë është festë, përveç ndalimit të agjërimit, është kurbani për këtë ditë. Nëse në Fitër-Bajram japim fitrat, në Kurban-Bajram kurbanin, atëherë në këtë festë, siç e kanë theksuar disa dijetarë, ofrojmë kurban, dhe kjo bazuar në hadithin e Pejgamberit a.s.: “Kush lahet (merr gusul) ditën e xhuma, pastaj shkon në xhami, është sikur të ketë therur një deve (kjo është në kohën e parë), pastaj kush shkon në kohën e dytë, është sikur të ketë therur një lopë, dhe kush shkon në kohën e tretë, sikur të ketë therur një dash e kush shkon në kohën e katërt, është sikur të ketë therur një pulë, dhe ai që shkon i fundit, pra në kohën e pestë, është sikur të ketë falur një ve. Kur të dalë imami (për të mbajtur hutben), prezantojnë melaqet dhe dëgjojnë përmendjen e Allahut”14.

Xhumaja është obligim i patjetërsuar, po, përderisa Allahu i Madhëruar njeriun e ka pajisur me intelekt, atëherë përgjigjen apo jo, pas mësimit të urdhrit, ia ka lënë të lirë atij. Nëse përgjigjesh, je prej atyre që pasojnë Allahun e Madhëruar, kurse, nëse refuzon, deshe a s’deshe, hyn në radhën e pasuesve të djallit, icili në momentet më të vështira, jo vetëm që nuk do të mund të të ndihmojë, por edhe do të shfajësohet se nuk të ka detyruar me dhunë që ta braktisësh namazin. Allahu i Madhëruar e përshkruan këtë skenë në kaptinën Ibrahim, ajeti 22: “E pasi të kryhet çështja (të hyjnë ata të Xhenetit dhe të Xhehenemit në të, xhehenemlinjve) djalli (u mban ligjëratën e shëmtuar), dhe u thotë: "Vërtet, All-llahu ju pat premtuar premtim të vërtetë, e unë ju pata premtuar dhe, qe, nuk e zbatova premtimin ndaj jush. Po unë nuk pata kurrfarë pushteti ndaj jush (që t'ju detyroj), përpos që ju thirra (në rrugë të gabuar), e ju m'u përgjigjët; atëherë pra, mos më qortoni mua, po qortojeni veten. Unë nuk mund t'ju shpëtoj ju, e as ju nuk mund të më shpëtoni mua. Unë mohoj shoqërimin tuaj që ma bëtë më parë (më adhuruat në vend të Zotit)". S'ka dyshim, jobesimtarët kanë dënim të dhembshëm”.

14

Buhariu dhe Muslimi.


Fikh

139

III. Veçoritë III.1. Xhumaja është një simbol që nënkupton shumë gjëra, dhe një manifestim, karakteri i të cilit ka shtrirje përtej kohe e tokës Xhumaja është një shenjë që kujton shumë gjëra, duke filluar nga e kaluara shumë e largët e deri tek e ardhmja e panjohur. Ja disa karakteristika të saj:  Është dita më e mirë e javës15;  Është krijuar Ademi, ka hyrë në Xhenet dhe është nxjerrë prej tij po këtë ditë16;  Ademi ka zbritur në Tokë dhe ka vdekur në këtë ditë;  Këtë ditë do të ndodhë Kiameti;  Njeriun që vdes këtë ditë, e shpëton nga dënimi i varrit17.

III.2. Është sinonim i ditës më madhështore për besimtarët Fjala është për “Ditën e Shtimit (Jevmu’l Mezid)”, ditën kur Allahu do t’ua dhurojë xhenetlinjve shpërblimin më të madh. Allahu xh.sh. thotë: “Atyre që bëjnë vepra të mira, u

140

takon e mira (Xheneti) edhe më tepër (e shohin Allahun)...” (Junus, 26). Këtë e ka sqaruar hollësisht Syneti. Pejgamberi a.s. na mëson: “Kur banorët e Xhenetit të hyjnë në Xhenet, Allahu i Madhëruar u thotë: Dëshironi edhe diçka tjetër që Unë t’ua jap! O Zoti ynë -thonë-: A nuk na i ke zbardhur fytyrat, a nuk na ke futur në Xhenet, a nuk na ke shpëtuar nga zjarri?! Tha: Atëherë e heq perden dhe asgjë nuk u është dhënë më e mirë sesa shikimi në Zotin e tyre të Madhëruar.” Muslimi. Është me rëndësi të përmendim faktin se afërsia në këtë ditë me Allahun apo largësia varen nga shkuarja herët apo vonë në xhami për xhuma. Kështu është komentuar hadithi që e potencuam më herët.18

III.3. Mundëson fshirjen e mëkateve Kjo ditë, me adhurimet që ka, ndikon jashtëzakonisht shumë në faljen e mëkateve. Do të doja të veçoja vetëm disa elemente të faljes: a. Namazi i Xhumasë19 Ebu Hurejre transmeton se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Kush pastrohet e pastaj vjen në xhuma dhe fal atë që i është 18

15

“Prej ditëve tuaja më të mira është Dita e Xhumasë:...” Transmeton Ebu Davudi. 16 “Dita më e mirë në të cilën ka lindur dielli, është dita e xhuma. Në të është krijuar Ademi, në të ka hyrë në Xhennet dhe është nxjerrë prej tij, dhe Kiameti nuk do të ndodhë veçse ditën e xhuma.” Transmeton Tirmidhiu. 17 Tirmidhiu transmeton se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Nuk ka mysliman që vdes ditën e xhuma apo edhe natën e saj, e të mos e ruajë Allahu nga sprova e varrit!”.

Takvim – Kalendar 2011

“Kush lahet (merr gusul) ditën e xhuma, pastaj shkon në xhami është sikur të ketë therur një deve (kjo është në kohën e parë), pastaj kush shkon në kohën e dytë është sikur të ketë therur një lopë dhe kush shkon në kohën e tretë sikur të ketë therur një dash dhe kush shkon në kohën e katërt është sikur të ketë therur një pulë e ai që shkon i fundit, pra në kohën e pestë është sikur të ketë falur një ve. Kur të del imami (për të mbajtur hutben) prezantojnë melaiket dhe dëgjojnë përmendjen e Allahut” Buhariu dhe Muslimi. 19 “Pesë namazet dhe xhumaja deri në xhuma shlyejnë mëkatet që janë ndërmjet tyre.” Muslimi.


Fikh

141

caktuar, pastaj hesht derisa imami ta përfundojë hutben, për t’u falur më pas me të, këtij i falen mëkatet ndërmjet dy xhumave si dhe tri ditëve shtesë”. (Muslimi) b. Shpërblim për hapat Pejgamberi a.s. ka thënë: “Kush pastron kokën e trupin dhe shkon herët në xhami (dhe e arrin fillimin e hutbes) si dhe afrohet, e dëgjon dhe hesht (me përkushtim për të dëgjuar hutben), ai ka për çdo hap që bën, shpërblimin e agjërimin dhe faljes fakultative të një viti”.20 c. Ora e përgjigjes. Pejgamberi a.s. ka thënë: “...dhe në të është një çast që nuk ndodh që robi ta lusë Allahun e të mos i përgjigjet, me kusht që lutja te mos jetë nga të ndaluarat...”21 Kohët që janë përmendur për pranimin e duasë, janë kohët kur nuk lejohet namazi, pra pas ikindisë, dhe ndërmjet uljes së imamit e deri tek farzi i xhumasë... Se cila kohë është e synuar në këtë hadith, përgjigjen më të mirë për përputhjen e haditheve që diskutojnë këtë çështje, e ka dhënë edhe Ebu Bekir el Ethremi, i cili thotë: “Këto hadithe që flasin për këtë çast të përgjigjes dhe që kanë pikëpamje të ndryshme (disa kur të ulet imami - përfundimi i namazit; pas hutbes - përfundimi i namazit; çasti i fundit pas ikindisë; në mes ikindisë dhe perëndimit të diellit) janë të njërës prej dy aspekteve:

142

 

disa janë më të sakta se të tjerat, kjo orë lëviz në kohë gjatë ditës së xhuma, ashtu sikur lëviz nata e kadrit në dhjetëshen e fundit. Xhumaja me këtë element, pra me kohën e faljes, në vete ngërthen një urtësi shumë të rëndësishme, e ajo është vazhdimësia në adhurime. Kjo për faktin se ora, përveçqë nuk dihet saktësisht dhe është moment i shkurtër22, ajo -sipas një mendimi- lëviz, ashtu sikur lëviz Nata e Kadrit në Ramazan. Kështu, nëse Nata e Kadrit ka mbetur sekret, në mënyrë që angazhimi ynë të jetë gjatë tërë Ramazanit, e me theks të veçantë në dhjetë ditët e fundit të tij, atëherë dita e Xhuma do të ishte mirë, ani pse lejohet shitblerja pas namazit të xhumasë, të lihej për adhurim, sidomos pjesa pas namazit të ikindisë, nëse më herët nuk ekzistojnë mundësitë.

Përfundim Pas këtij përshkrimi të shkurtër që u bëmë urtësive dhe veçorive të Xhumasë dhe Namazit të saj, për se u bindëm se është vërtet një ditë madhështore me rite, porosi dhe mësime, po kështu madhështore, nuk na mbetet tjetër vetëm t’u drejtohemi me disa këshilla atyre që pa asnjë arsye anashkalojnë Namazin e Xhumasë. Mosfalja e tri xhumave radhazi bën që ju të identifikoheni si hipokrit. Muhamedi a.s. ka thënë: “Kush i braktisë tri xhuma pa arsye, Allahu i Madhëruar do t'ia vulosë zemrën e tij (me hipokrizi)”23. 22

20 21

Transmeton Tirmidhiu. Transmeton Ibni Maxhe.

Takvim – Kalendar 2011

Në një transmetim të Imam Muslimit qëndron edhe kjo: “…dhe aludoi me dorë duke e zvogëluar (shkurtuar atë).” Kurse në një transmetim tjetër po kështu nga Muslimi qëndron: “…dhe ajo është një kohë e lehtë – shkurtër.” 23 Transmetojnë Ebu Davudi, Nesaiu dhe Ibni Maxhe.


Fikh

143

_________________________ Literatura e konsultuar: 1. Abdu’l Adhim Bedevijj, El Vexhizu fi fikhi’s sunneti ve’l kitabi’l aziz, b.3, Dar Ibni Rexheb, Mensure, 2001. 2. Es-Sejjid Sabik, Fikhu’s Sunneh, El fet’hu li’l i’lami’l arabijj, b.2, Kajro, 1999. 3. Ahmed b. AbduRrahman b. Kudame el Makdesijj, Muhtesar minhaxhi’l kasidine, Daru’l Iman, Aleksandri, Egjipt. 4. Dr. Husejn Ahmed Sunbul, Mukaddimetun fis salati alen Nebijji, alejhi's selam, b.1, 2000. 5. Muhamed b. Ismail el Emir el Jemenijj es San’anijj, Subulu’s selam shehu bulugu’l meram min xhem’i edil-leti’l ahkam, b.5, Daru’l hadith, 1997, Kajro, Egjipt. 6. Abdullah b. AbduRrahman b. Salih Al Bessam, Tejsiru’l Allam sherhu umdetu’l ahkam, b.1, Daru’l Mugni, Rijad, 2000. 7. Xhumaja dita e zgjedhur e javës, përgatitur nga redaksia e revistës “Drita e jetës”, Gjilan,. 8. Ibn Kajjim el Xheuzijjeh, Zadu’l mead fi hedji hajri’l ibad, Daru’l menar, b.1, 2003, Kajro, Egjipt.


146

pikËpamje Nexhat Ibrahimi

KUPTIMI I DREJTË I EKSTREMIZMIT NË FENË ISLAME

…‫ْﺖ ﻣ ُْﺆِﻣﻨًﺎ‬ َ ‫ﺴﻼَ َم ﻟَﺴ‬ ‫َﻰ إِﻟَْﻴ ُﻜ ُﻢ اﻟ ﱠ‬ ٰ ‫… َوﻻَ ﺗَـﻘُﻮﻟُﻮا ﻟِ َﻤ ْﻦ أَﻟْﻘ‬ “... e mos i thoni atij që ju shpreh selamin (besimin): “Nuk je besimtar! ...”. (En-Nisa, 94).

I. Hyrje Gjendja e vështirë e myslimanëve në botën aktuale, gjendja e mjerë e tyre politike, ekonomike dhe kulturore në shumicën e botës së tanishme, përçarja e tyre brendapërbrenda bashkësisë myslimane, ofendimi, sharja dhe blasfemia mes tyre, vrasja e lehtë dhe pa kurrfarë llogaridhënieje e myslimanëve nga të tjerët, - janë vetëm disa elemente të një mozaiku shumë të pasur po rrëqethës. Mjafton të jesh mysliman, dhe -

Takvim – Kalendar 2011

të akuzohesh, të arrestohesh, të burgosesh e të mbahesh nëpër burgje pa afat, nën presionin e dhunën më të madhe të mundshme fizike e psikike. Kjo gjendje përbuzëse e myslimanëve më shtyn të mendoj më thellë, sikur e bëjnë këtë edhe shumë të tjerë, lidhur me këto çështje të ndjeshme dhe të dhembshme. Për fat të keq, edhe pse, vetëm duke e vërtetuar a përjetuar, kjo gjendje ende nuk është motiv i mjaftueshëm për përsiatje dhe gjetje të rrugëve për të ikur nga robëria, luftërat, dhuna etj.. Nisur nga kjo gjendje, e tërë masa myslimane në aspekt të përkushtimit të tyre ndaj fesë, dhe jetës në përgjithësi, mund të ndahet në tri grupe kryesore: Grupi i parë - Masa e tillë, përveç emrit dhe ca traditave formale, nuk ka asgjë të përbashkët me Islamin. Ata zemrat e tyre ua kanë përkushtuar interesave botërore, dhe jo Zotit e fesë islame. Në këtë rrugë të tyre ata sakrifikojnë, duke duruar përçmime të shumta dhe humbjen e dinjitetit. Të tillë ka shumë në botën aktuale dhe ata paraqesin pjesën më fatkeqe myslimane. Grupi i dytë - Ky grup është pak më i vogël se i pari, porse është më i zëshëm dhe më militant se i pari; këta, të trembur e të irrituar nga grupi i parë, ikin në skajin tjetër dhe dëshira e tyre është që, brenda natës, sa hap e mbyll sytë, të vendosin shtetin sheriatik. Harrojnë se sistemet e shumta antiislame, sikur edhe sistemi i fundit, në përmasa lokale, rajonale dhe botërore, u kanë pastruar trurin dhe ata myslimanë ekzistues i kanë shndërruar në një masë mishi e jo një masë intelektuale e shpirtërore, në një masë që di të mendojë dhe të prodhojë. Ata harrojnë se Muhamedi a.s. kishte shumë durim në punën e tij; bëri thirrje për rreth 23 vjet, po edhe më tutje shihte idhuj në


Pikëpamje

147

çdo cep, në çdo anë, në çdo kënd. Me gjithë këtë gjendje, ky grup insistonin për respektimin e plotë të fesë, duke harruar dhe duke neglizhuar udhëzimet e Kuranit, ato të Muhamedit a.s. dhe të dijetarëve eminentë, lidhur me mënyrën e thirrjes në fe dhe me mënyrën e mirësjelljes sonë ndaj të tjerëve. Veten e ngrenë në nivel myftiu, në nivel kadiu, në nivel profesori, duke dhënë receta ‘filan filani doli nga feja’; ‘filan filani është devijant i theksuar’; ‘filan filani është mëkatar i madh’. Ata marrin në dorë çdo kompetencë, pa hezituar fare, pa përfillur mësimet e urta islame. Grupi i tretë - Ky grup zgjodhi rrugën e mesme, atë ndërmjet dy skajeve, ndërmjet skajit që ishte tretur dhe thuajse nuk ndihej mysliman, dhe skajit që të drejtën për të hyrë në Xhenet e kishin rezervuar ekskluzivisht për vete. Zgjodhi rrugën e mesme në çështjen e cilësive të Zotit, ndërmjet racionalizmit mu’tezilit dhe antropomorfizmit mushebbihit; zgjodhi rrugën e mesme ndërmjet harixhinjve dhe murxhinjve - në çështjen e premtimit dhe kërcënimit; rrugën e mesme ndërmjet xhebrinjve dhe kaderinjve - në çështjen e lirisë së njeriut; rrugën e mesme ndërmjet arixhinjve, të cilët Aliun r.a. e shpallën mosbesimtar, dhe rafidinjve, të cilët Aliun r.a. e bënë hyjni, zgjodhi rrugën e mesme për thirrje në Islam1 etj. etj..

1

Abdulkadir Audeh, Islami ndërmjet injorancës së pasardhësve dhe paaftësisë së dijetarëve, Prizren, 1990. Shih:http://www.islambosna.ba/index.php/islam/fikh/5721-problempretjerivanja-u-vjeri-simptomi-razlozi-posljedice-i-lijek-i-dio.

148

Takvim – Kalendar 2011

II. Ekstremizmi në çdo epokë ... Për shkak të hapësirës dhe karakterit të kufizuar të shkrimit, ne do të merremi vetëm me grupin e dytë, me ata të cilët, herë-herë, dalin nga korniza e arsyes, nga korniza e Sheriatit, dhe për këtë qëllim do të përpiqemi të ofrojmë disa të dhëna parimore se si të dallohen, si të njihen simptomat e dukurisë së ekstremizmit; ç’e shtyn njeriun ta teprojë në fe, pastaj si të ruhemi nga kjo dukuri dhe si t’i këshillojmë ‘të prekurit’ nga ky virus? Historia e kësaj dukurie sidomos rrjedh nga koha e Nuhut a.s., kur populli i tij filloi t’i hyjnizonte personalitetet më të mira të vendit, pas vdekjes së tyre. Kjo ndodhi edhe te popujt e tjerë, sikurse te populli hebraik, i cili Uzejrin a.s. e mendoi si djalë të Zotit; apo te populli arameit, i cili Isain a.s. e konsideroi djalë të Zotit. Në përgjithësi, populli hebraik konsideronte se është populli i zgjedhur dhe se e gjithë bota ishte krijuar në shërbim të tyre. Ndonëse virusi i ekstremizmit ishte shfaqur edhe në kohën e Muhamedit a.s., ai me tërë fuqinë u përpoq ta çrrënjoste me kohë. I porositi ashabët që të mos e teprojnë në asnjë çështje: Buhariu dhe Muslimi nga Enesi r.a. transmetojnë se disa ashabë ishin zotuar: Njëri tha: “Sa më përket mua, unë vazhdimisht do të fal namaz gjatë tërë natës”. I dyti tha: “Sa më përket mua, unë vazhdimisht do të agjëroj dhe nuk do të ha”. I treti tha: Sa më përket mua, unë do të largohem nga gratë, kurrë nuk do të martohem”. Kur erdhi Muhamedi a.s., tha: “Unë nga të gjithë ju I frikësohem Allahut më së shumti, por


Pikëpamje

149

edhe agjëroj, po edhe ha, edhe falem, po edhe pushoj dhe unë martohem; Kush heq dorë nga Syneti im, nuk është me mua”. Sikur dikush në kohën tonë të vepronte ngjashëm, ne do të nxitonim ta vlerësonim si veprim të qëlluar dhe të flisnim fjalë të mira. Por, Muhamedi a.s. nuk veproi sikur do të vepronim ne. Ky edhe është qëndrimi ynë i ngushtë, kundrejt gjerësisë së Muhamedit a.s.. Muhamedi a.s. i ndaloi shokët e tij që ta respektonin më shumë se ç’është normale, sepse kjo do t’i shpinte atje ku rrëshqiti populli i Isait a.s.. Buhariu transmeton nga Omeri r.a., se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Mos më lavdëroni së tepërmi, sikur që kristianët e lavdërojnë Isain a.s.; unë jam rob dhe thoni: Robi i Allahut dhe Pejgamberi i Tij”. Në një rast tjetër, Muhamedi a.s. porositi: “... Ruajuni nga teprimi në fe, sepse pa dyshim teprimi në fe i ka shkatërruar ata para jush”. Nëse do të bënim një përsiatje të thjeshtë të fjalëve dhe veprave të Muhamedit a.s., do të konstatonim se Muhamedi a.s. pati kujdes edhe ndaj teprimeve të vogla e jo më në ato të mëdhatë. Ishte shumë kategorik në ndalesat e tij që i përkasin teprimit. Ky mësim është nga Kurani: “O ithtarët e librit, mos teproni në fenë tuaj dhe mos thoni tjetër gjë për All-llahun, përveç asaj që është e vërtetë.” (EnNisa, 171). “Thuaj: “O ithtarë të Librit, mos e teproni në fenë tuaj, pa të drejtë, dhe mos pasoni epshet e njerëzve që kanë humbur

150

Takvim – Kalendar 2011

moti dhe që shumicën i kanë shpënë në humbje, ndërsa vetë e kanë lëshuar rrugën e drejtë!”. (El-Maida, 77).2

III. Disa karakteristika të ekstremizmit në fe Që ta pasqyrojmë këtë gjendje më mirë e më qartë, do t’i theksojmë disa faktorë, disa simptoma që shkaktojnë teprime dhe që çojnë në teprim të fesë, dhe me këtë veprim i bëjnë dëm Islamit dhe myslimanëve. Është bërë karakteristike që teprimi në fe të vërehet në kuptimin e përkatësisë në grupin triumfues; teprimi i lidhshmërisë së personit vetëm për një grup; teprimi se vetëm grupi i caktuar është burim i së vërtetës; teprimi në shpalljen e individëve ose grupeve jobesimtarë për shkak të mëkateve të mëdha që bëjnë; teprimi i mosshpalljes jobesimtarë të atyre që nuk i shpallin të tjerët jobesimtarë në fe; teprimi në ndalimin e ndjekjes së njërit prej Katër Imamëve në fikh, ose të ndonjë muxhtehidi tjetër; teprimi në ndalimin e gjërave të lejuara; teprimi në sjellje rigoroze me njerëzit; teprimi në mosfaljen e namazit pas imamit të xhamisë së caktuar etj.. Duhet theksuar edhe se me teprimin në fe kuptojmë se gjërat për të cilat diskutohet, kanë bazë fetare, po përdoruesi i tyre i nxjerr jashtë kornizave sheriatike. Perceptimi ynë i teprimit nuk është sikurse ai perëndimor, të cilët sulmojnë pa kriter çdo gjë islame burimore, madje edhe shaminë si mbulesë të femrës myslimane, mjekrën te meshkujt myslimanë, faljen e namazit 2

Për jetën e pejgamberëve dhe vështirësitë në misionin e tyre pejgamberik shih në gjuhën shqipe: Ahmed Behxhet, Të Dërguarit e Allahut, Prishtinë, 1431/2009.


Pikëpamje

151

në vend të punës, trashëgiminë sipas Sheriatit islam e çështje të ngjashme.3

IV. Kompleksiviteti i ekstremizmit në fe në botën aktuale Dikur ka qenë ndryshe dhe sot është ndryshe, sepse sot bota është bërë një fshat global dhe, nëse dikush bën ndonjë eksces në emër të fesë, ky eksces pas disa sekondash dëgjohet në tërë botën. Për këtë eksces nuk goditet vetëm ekstremisti dhe rrethi i tij i ngushtë, porse tërë myslimanët në botë. Një problem tjetër është se aktualisht njerëzit që duhet të flasin, nuk flasin, ose zëri i tyre nuk dëgjohet përballë zërit të mediokërve të zëshëm. Problemi vijues manifestohet në moskontrollimin e përbuzjes së teprimit në fe dhe përbuzjes së Islamit. Të tillët shfrytëzojnë rastin që atë urrejtje patologjike ndaj Islamit të mbajtur fshehtë, ta manifestojnë ashpër dhe publikisht. Kjo gjendje ka ndikuar që grupet e interesuara kundër Islamit të formojnë fondacione e shoqata, gjoja në luftë kundër grupeve ekstremiste, kurse në esencë - për ta luftuar Islamin. Po ashtu, ekstremisti shpeshherë identifikohet, pa të drejtë, me të gjithë ata që kanë ngjashmëri në veshje apo pamje tjetër, dhe në këtë mënyrë shenjohet si keqbërës.

3

http://www.islambosna.ba/index.php/islam/fikh/5721-problem-pretjerivanja-uvjeri-simptomi-razlozi-posljedice-i-lijek-i-dio.

152

Takvim – Kalendar 2011

V. Faktorët e ekstremizmit në fe Faktorët e ekstremizmit në fe janë shumë, por, për hir të durimit të lexuesit, do t’i reduktojmë në disa më kryesorët:

Faktori i parë: Mosdija (injoranca) Mosdija, injoranca është shprehje e gjerë dhe ngërthen kuptime të shumta. Disa nga këto kuptime janë: - Mosnjohja e Librit të Allahut: Zakonisht në fe e teprojnë njerëzit që nuk i njohin as gjerat elementare të fesë, e lëre të kenë dije solide. Ata pretendojnë të ndajnë drejtësi globale, ndonëse nuk janë aftësuar as për gjërat më themelore jetësore individuale. Ata nuk i njohin disiplinat fetare nga tefsiri, hadithi, leximet e Kuranit, derogimin dhe i’xhazin e Kuranit etj.. Shpesh herë injorantët flasin për dikë se është kafir (mohues) apo mushrik (politeist), por nuk e dinë as ajetin më themelor për këtë. Nuk dinë të bëjnë dallimin në mes ajetit dhe hadithit, e marrin guximin që të shpallin botën besimtarë ose jobesimtarë. - Mosnjohja e Synetit të Pejgamberit a.s.: Njohuritë e njerëzve për Synetin a për Hadithet janë të vogla ose kurrfare. Kjo çon edhe në mosnjohjen e shkencave plotësuese lidhur me Hadithin: burimësia e haditheve, verifikimi formal i zinxhirit transmetues, por edhe vetë përmbajtja e tij. Hadithi duhet të kuptohet në kontekst të gjerë e jo në bazë të interesave të një klase politike apo të një grupi ideologjik. - Mosnjohja e metodës së selefit: Metoda e ehlus-sunetit (maturidizmit - esh’arizmit) në vlerësimin e statusit të besimtarit, është e matur dhe e prerë. Nuk është jobesimtar askush


Pikëpamje

153

për shkak të bërjes së mëkatit të madh, nëse këtë mëkat nuk e konsideron të lejuar. Kjo çështje është e njohur në mesin e ekspertëve dhe besimtarëve, ndonëse disa grupe ekstremistësh, të ashtuquajtur “besimtarë të vërtetë”, i shpallin të tjerët jobesimtarë edhe për supozimet e tyre. Sipas tyre, praktikimi i një bid’ati, njeriun e shtyn në pabesim. Mendime të tilla në këtë kohë konfuzioni, kemi përplot dhe mund t’i ndeshim shpesh dhe qartë. Mirëpo, ata, për shkak të mosdijes dhe fanatizmit të tyre, nuk njohin jetën dhe veprën e selefi-salihit, as gjerësinë e mendimit islam dhe, si rezultat i kësaj gjendjeje, veprojnë në pozicione të gabueshme. - Mosnjohja e synimeve të Sheriatit: Njerëz të caktuar harrojnë synimet kryesore të fesë dhe në kuadër të kësaj harrojnë edhe synimet e Sheriatit. Ata nuk ndjekin institucionin e lehtësisë në fenë islame dhe, për këtë arsye, vështirësojnë nyjet besimore apo ritualet e caktuara. Për shkak të mosnjohjes së synimeve, ata i bëjnë dëm Islamit. Një shembull nga jeta e përditshme është tmerrues: disa të ashtuquajtur “besimtarë të vërtetë”, ndalojnë pjesëmarrjen e besimtarëve në zgjedhje. Sipas tyre, si pasojë e daljes në zgjedhje, është etiketa “mosbesim”. Mirëpo, duke mos dalë në zgjedhje, ne vendimmarrjen dhe ekzekutivin ua lëmë kundërshtarëve të fesë dhe kundërshtarëve tanë. Një gjë e tillë po ndodh në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni, në Bosnjë etj.. - Mosnjohja e ligjeve të Zotit: Ligjet, traditat, shprehitë njerëzore ndryshojnë, por ligjet e Zotit nuk ndryshojnë: “... e në ligjin e All-llahut kurrë nuk do të hasësh devijim.” (Fatir, 43).

154

Takvim – Kalendar 2011

Ligjet njerëzore ndryshojnë në varësi nga mjedisi dhe rrethanat. Për këtë arsye, nëse dëshirojmë të ndryshojmë diçka, së pari duhet të ndryshojmë vetveten, pastaj rrethin, në mënyrë graduale, gjithnjë duke konsultuar Kuranin dhe Hadithin. Për bazat e ideve dhe mendimeve tona, si shembuj do të na shërbejnë pejgamberët. Ka shumë faktorë që ndikojnë në formimin e bindjeve dhe veprimeve tona, por Ligji i Zotit është kryesori dhe ai duhet të shërbejë si platformë e të gjitha aktiviteteve. Sa herë që kemi bërë kapërcime të kufijve normalë, kemi bërë shqetësime tek të tjerët dhe devijim nga rruga normale. Shembuj të tillë kemi shumë në kohët e fundit. - Mosnjohja e historisë: Historia na mëson shumë gjëra, dhe sidomos gabimet në të kaluarën, qofshin të popujve të pejgamberëve, qofshin të periudhës pas Muhamedit a.s.. Analiza e veprimeve dhe doktrinave të individëve a grupeve të ndryshme, na mëson se si të ruhemi më mirë nga devijimet në besime dhe në praktikë. Sikur e theksuam më sipër, për shkak të natyrës së këtij shkrimi, nuk do të shtjellojmë faktorë të tjerë, të cilët janë shumë.

Faktori i dytë: Mosrespektimi i dijetarëve Mosrespektimi i dijetarëve gjatë historisë ka sjellë pasoja të rënda. Kur politika ka sunduar pa dijetarë, pushteti ka pësuar. Gjithashtu, kur politika ka sunduar me injorantë, ka dështuar. E dështimi, sikur dihet, sjell pasoja të rënda për shoqërinë. Kjo gjendje në masë të caktuar është edhe sot. Kjo veçori, respektivisht ky ves, mosrespektimi i dijetarëve apo qeverisja


Pikëpamje

155

e injorantëve, zakonisht është tipar i njerëzve që shquhen për ekstremizëm në fe. Fjalët e tyre dhe veprimet e tyre janë përplot akuza ndaj dijetarëve më të mëdhenj të vendit, atyre të Botës Myslimane, vetëm e vetëm sepse nuk pajtohen me pikëpamjet e ngushta e puritane të tyre. Të tillët harrojnë se dijetarët janë trashëgimtarë të pejgamberëve, se janë aorta e një populli apo e një bashkësie, janë dega në të cilën qëndrojnë vetë ata gjatë blasfemisë së shprehur ndaj tyre. Të tillët u ngjajnë grupeve ekstreme me ngjyrime myslimane, qysh nga fillimi i historisë islame e deri sot. Për të tillët edhe një imam Ebu Hanife ka devijuar, për ta edhe imam Maturidiu e Esh’ariu kanë devijuar, imam Gazaliu si sufi, madje ka devijuar tërësisht etj etj.. Është e qartë se dijetarët e mirënjohur nuk ishin të pagabueshëm; ata kanë mundur të gabojnë dhe kanë gabuar, por gabimi i tyre nuk na detyron ne t’i aprovojmë mendimet e tyre. Mirëpo, nga ana tjetër, a jemi ne ata që duhet t’i vlerësojmë gabimet e tyre? Natyrisht që ne nuk jemi kompetentë dhe nuk i njohim rrethanat që i kishin shtyrë ata të merrnin vendime të tilla. Por, edhe sikur të pranonim se ata kanë gabuar, a na jep të drejtë kjo gjendje t’i ofendojmë ata, t’i shajmë ata, t’i shpifim ata me shprehje blasfemie dhe anatemuese etj.. Si duket kemi harruar se muxhtehidi që përpiqet të japë fetva, nëse nuk ia qëllon përgjigjes, shpërblehet për mundin dhe ixhtihadin e provuar për të zgjidhur çështjen e caktuar. Nëse muxhtehidi ia qëllon në zgjidhjen e tij, ai do të shpërblehet me dy shpërblime. Muhamedi a.s. ka thënë:

156

Takvim – Kalendar 2011

‫ُﻮل إِذَا‬ ُ ‫ﺻﻠﱠﻰ اﻟﻠﱠﻪُ َﻋﻠَْﻴ ِﻪ َو َﺳﻠﱠ َﻢ ﻳَـﻘ‬ َ ‫ُﻮل اﻟﻠﱠ ِﻪ‬ َ ‫َﺎص أَﻧﱠﻪُ َﺳ ِﻤ َﻊ َرﺳ‬ ِ ‫َﻋ ْﻦ َﻋ ْﻤﺮِو ﺑْ ِﻦ اﻟْﻌ‬

َ‫َﺎب ﻓَـﻠَﻪُ أَ ْﺟﺮَا ِن َوإِذَا َﺣ َﻜ َﻢ ﻓَﺎ ْﺟﺘَـ َﻬ َﺪ ﺛُ ﱠﻢ أَ ْﺧﻄَﺄ‬ َ ‫َﺣ َﻜ َﻢ اﻟْﺤَﺎﻛِ ُﻢ ﻓَﺎ ْﺟﺘَـ َﻬ َﺪ ﺛُ ﱠﻢ أَﺻ‬

. ‫ﻓَـﻠَﻪُ أَ ْﺟ ٌﺮ‬ Buhariu transmeton nga Amr ibn Asi, i cili e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. të ketë thënë: “Kur gjykatësi gjykon dhe bën përpjekje të sinqertë për ta gjetur të vërtetën dhe e qëllon atë, i takojnë dy shpërblime, ndërsa kur gjykon dhe bën përpjekje të sinqertë për ta qëlluar të vërtetën, po nuk e qëllon, i takon një shpërblim.”4 Si duket, kemi harruar se ne e kemi të ndaluar t’i përgojojmë njerëzit edhe për gjëra të imëta e jo më dijetarët që i quajmë trashëgimtarë të Pejgamberit, t’i përgojojmë, shpifim dhe ofendojmë në mënyrat më të vrazhda. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “...O ju që besuat, kur marshoni në rrugën e All-llahut (për në luftë), të jeni të matur (të mos nguteni), e mos i thoni atij që ju shpreh selamin (besimin): “Nuk je besimtar! ...” (En-Nisa, 94). Dija e marrë prej dijetarëve është formë e mirë dhe e drejtë, madje më e rëndësishme se edhe vetë mësimi vetëm nga librat. Këtë e ka thënë bukur një dijetar qysh moti: “Men kane shejhuhu kitabe galebe hatauhu savane” – “Kush e merr (vetëm) librin mësues, gabimet e tij do të jenë më shumë se sevapet”. Mosrespektimi i dijetarëve çon në dy drejtime të mundshme: 4

Sahihul Buhari, Kitabu: el-i’tisamu bi’l-kitabi ve’s-sunneti, babu: exhru’lhakimi idha ixhtehede fe esabe ev ahtae, nr. 6805 (CD). (E falënderoj zotëri Orhan Bislimaj, i cili ndihmoi në gjetjen e këtij hadithi).


Pikëpamje

157

- Gjykimi i çështjeve me vlerë për Ymetin nga ana e individëve jokompetentë; të tillët lexojnë ndonjë libër të vogël dhe, pas këtij leximi, i referohen këtij libri, japin receta nga ky libër, e pasojat e këtij trendi janë të mëdha; - Marrja e dijes drejtpërdrejt nga librat, sipas rezonimit tonë, pa ndihmën e mësuesit, dhe pasojat e këtij veprimi, janë shumë të rrezikshme, e disa prej këtyre pasojave po i përjetojmë tashmë një kohë. Këtë e kanë thënë bukur Ibn Ujana, r.a.: “Hadithet janë burim gabueshmërie përveç për juristët”, dhe Imam Karafiu: “Kujdes nga ajo si veprojnë shumë studentë, kur gjykojnë direkt nga hadithet, e ndërkohë nuk e dinë as saktësinë e tyre, pa përfshirë këtu atë që kanë thënë (imamët) për sa u përket nënçështjeve të tyre; duke vepruar kështu, vetë devijojnë, dhe i devijojnë edhe të tjerët. Kushdo që interpreton një ajet apo hadith, sipas një mënyre që e largon nga kuptimi i qartë dhe pa argument (delil), është qafir (pabesimtar).”5

Faktori i tretë: Favorizimi i disa argumenteve kundrejt disa argumenteve të tjera Kjo tematikë është e rëndë dhe ka mundësi që, edhe pas sqarimeve, të mos kuptohet mirë. Mirëpo, në mënyrë të përmbledhur, mund të thuhet se disa sekte kanë devijuar pikërisht për shkak të favorizimit të disa argumenteve kundrejt disa argumenteve të tjera. Të tillë i kemi harixhinjtë, tradicionalistët

5

Sipas: http://www.vizion-islam.com/rubrika_afisho.php?subcatID=9&artID=546 (9. 2.2010).

.

158

Takvim – Kalendar 2011

ekstremë, racionalistët ekstremë, të cilët miratuan disa argumente, por i neglizhuan të tjerat. Po të harmonizoheshin të gjitha argumentet, do të shihnim se ai që bën mëkat të madh, nuk e humb imanin (besimin), po është vetëm mëkatar, do të shihnim se imani, pas përfundimit të shpalljes, as nuk shtohet as nuk mungohet në aspektin sasior, po shtimi dhe pakësimi mund të ndodhë në aspektin cilësor, në pikëpamje të takvallëkut, anës praktike të besimit.

Faktori i katërt: Perceptimi fjalë për fjalë i argumenteve Nëse njeriu orientohet për të kuptuar fjalë për fjalë tekste e mesazhet hyjnore dhe këmbëngul në këtë orientim, do të vijmë në situatë të pakëndshme dhe pa zgjidhje të drejtë për bashkësinë myslimane. Mohimi i polisemisë së teksteve kuranore e varfëron atë dhe ia humb i’xhazin. Nëse themi se Kurani është i pashtershëm, vallë, mos është shteruar ai me komentimin e një brezi apo të një dijetari. Do të pranojmë mendimin e disa individëve se Kurani nuk bën të komentohet gjithanshmëfrisht, sepse do të bënim gabim. Vallë, do ta pranojmë mendimin e disa individëve miopë se Imam Maturidiu ka gabuar sepse e paska aprovuar arsyen si mjet për perceptimin më të mirë dhe fuqizimin e të kuptuarit kuranor dhe synetik?! Është e qartë se mendimet e tilla, që të kuptuarit e mbyllin brenda disa njerëzve dhe brenda një kohe të shkurtër, nuk janë valide dhe nuk i shërbejnë Islamit. Islami është gurrë e pashtershme dhe komentimet kohore nuk do ta shterin as zbehin. Ai sërish do të jetë përplot kupti-


Pikëpamje

159

me, i freskët, i gjallë, dinamik dhe i gatshëm që t’i presë dijetarët e ardhshëm për komentime të reja.6

Përfundim Islami është fe e mesit dhe kërkon maturi. Ata që ndjekin skajet, nuk do ta ndihmojnë të kuptuarit e Kuranit, veçse do ta dëmtojnë në sytë e të tjerëve. Rrymat e ndryshme që janë paraqitur e paraqiten gjatë historisë, dikur dhe sot, u takojnë grupeve të dështuara, por me pasoja të shumta për bashkësinë myslimane. Shembulli i ashabëve, tabiinëve, tebei-tabiinëve, imamëve të mëdhenj si Imam Ebu Hanife, Imam Maturidiu, Imam Esh’ariu, Ibn Sinai, Imam Gazaliu, Imam Sujutiu, Ibn Rushdi, Ibn Halduni, Xh. Afganiu e M. Abduhuja, M. Ikballi e të tjerë, - janë shembuj të mirë nga duhet të nxjerrim ide, metoda dhe mësime konkrete, prandaj edhe brezi ynë duhet të ofrojë angazhimin e tij, mundin e tij, djersën e tij, në ngritjen e ndërtesës të quajtur Islam.

6

http://www.islambosna.ba/index.php/islam/fikh/5721-problem-pretjerivanja-uvjeri-simptomi-razlozi-posljedice-i-lijek-i-dio.


162

qasje Senad Maku

KURANI I MADHËRUAR DHE DOKTRINA E TRINISË “Pa dyshim, janë jobesimtarë ata që thonë: “Allahu është njëri prej trinisë!” Nuk ka veçse një Zot të Vetëm ,Të vërtetë! Nëse nuk heqin dorë nga ato që thonë, patjetër që jobesimtarët nga mesi i tyre do t’i godasë një dënim i dhembshëm”. (Kuran, El-Maide, 73) Duke marrë parasysh kronologjinë historike të Shpalljes hyjnore ndërmjet Inxhilit/Ungjillit dhe Kuranit, Zoti i Lartmadhëruar na e sqaroi devijimin që kanë bërë të krishterët me Isain a.s./Jezusin dhe me besimin e tij në tërësi. Duke hulumtuar e argumentuar njërën nga doktrinat më të rëndësishme të Krishterimit, siç është doktrina e trinisë, është me interes të shihet se çfarë thotë për trininë Kurani, si shpallje e fundit hyjnore?

Takvim – Kalendar 2011

Njerëzimi e ka kuptuar Jezusin në katër mënyra: Sipas ateistëve, Jezusi nuk ka ekzistuar fare. Për çifutët Jezusi është një hebre heretik, i lindur nga një grua e përdalë, prandaj nuk e gëzon të drejtën të quhet shpëtimtar (Mesi). Për të krishterët ai është zot, ose bir i Zotit. Kurse, sipas Islamit, Isai a.s. është i dërguar nga Zoti.1 Nën ndikimin e romakëve, të cilët, edhe pse e pranuan Krishterimin, nuk i braktisën zotat e tyre mitologjikë dhe nuk u bënë monoteistë të vërtetë, kisha i inkorporoi dhe i transplantoi mitet e tyre brenda mësimit të saj. Kjo degjeneroi me futjen e mitit të trinisë si pjesë e pandashme e besimit të krishterë. Ndërkaq, Islami është kategorik në faktin se Zoti dhe krijesa nuk janë të njëjtë ontologjikisht, prandaj as Krijuesi nuk mund të transformohet në krijesë dhe as krijesa nuk mund të lartësohet ose të shndërrohet në Zot.2 Kjo do të thotë se është e pamundur zbritja e Zotit në tokë ose inkarnimi i Tij në trupin e njeriut, gjegjësisht në trupin e Jezusit, siç predikon doktrina e krishterë. Duke parë devijimin e popujve nga rruga e vërtetë dhe ndryshimin e librave të shpallur prej të Madhit Zot, Allahu xh.sh. para 14 shekujsh dërgoi pejgamberin e Tij, të dërguarin e Tij të fundit, Muhamedin s.a.v.s., me Fjalën e Tij finale, dërguar njerëzimit. Librat e mëhershëm nuk u ruajtën ashtu siç u shpallën. Bibla e sotme është një përzierje e gjurmëve të mbetura të Fjalëve të Zotit, me fjalët e profetëve, të historianëve, të

1 2

Dr. Murad Hofmann, “Islami në mijëvjeçarin e tretë”, Shkup, 2007, fq. 193. Ismail Raxhi El Faruki, “Tevhidi, implikimet e tij për mendimin dhe jetën”, Prishtinë, 2006, fq. 40.


Qasje

163

autorëve dhe të njerëzve të tjerë, kështu që as autorët e librave nuk dihen saktësisht. Feja islame, Kurani është ai që ringjalli dhe e përtëriu fenë e Isait a.s./ Jezusit dhe fenë e të gjithë të dërguarve të tjerë para tij. Pika kryesore me të cilën ka ardhur Islami apo Kurani, është sqarimi i konceptit të Zotit, që është edhe esenca e vërtetë e fesë. Koncepti i Zotit në Krishterizëm ka arritur deri në atë shkallë, sa Zoti të krahasohet me vetitë dhe cilësitë njerëzore, duke I bërë shok Zotit, duke I bërë ortak, duke e adhuruar dikë tjetër në vend të Tij etj.. Kurani është një udhëzues që ndan dritën nga errësirat dhe na tregon në mënyrë të përsosur se ç’mund të besohet e ç’nuk mund të besohet nga Bibla.3 3

Dallimi ndërmjet Kuranit dhe Biblës qëndron në faktin se Kurani vazhdimisht e pohon burimin e tij hyjnor nga Zoti i botës. (Shih këto ajete: Ali Imran 164; Nisa 82; Nisa 105; Junus 57; Nahl 64; Fussilet 53; Ali Imran 3; Ibrahim 1). Feja islame është një fe që është e argumentuar me Kuran, ashtu siç u argumentua që Kurani është burim hyjnor, nga Zoti i Plotfuqishëm, sa kohë që në Bibël nuk gjejmë ndonjë citat që argumenton Krishterimin. Askund në Bibël nuk keni për të gjetur se Zoti i drejtohet popullit të Musait, ose pasardhësve të këtij populli, duke u thënë se feja e tyre quhet judaizëm, ose se u shpall pasuesve të Krishtit se feja e tyre quhet krishterim. Me fjalë të tjera, emrat judaizëm dhe krishterim nuk kanë pasur origjinë dhe miratim hyjnor. Vetëm shumë kohë pas largimit të Jezusit nga kjo botë, fesë së tij iu vu emri Krishterim. Ndërkaq, për Islamin, Kurani thotë: “Feja e pranueshme tek Allahu është Islami, e atyre që u është dhënë libri, pasi mësuam për të vërtetën, vetëm nga zilia në mes tyre, kundërshtuan. E kush i mohon argumentet e Allahut, le ta dijë se Allahu shpejt do t'ia japë llogarinë”. (Ali Imran, 19). “E, kush kërkon fe tjetër, përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk do t’i pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të humburit”. (Ali Imran, 85).

Me rastin e haxhit lamtumirës, në të cilin Pejgamberi s.a.v.s. mbajti fjalimin e fundit, dhe mbasi e mbajti fjalimin e tij para masës, po atë ditë, Zoti xh.sh. shpalli ajetin e Kuranit: “Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time dhe zgjodha për ju islamin fe”. (El Maide, 3). Këto citate të lartpërmendura tregojnë se Kurani përmban pohimin për vulën e autorësisë së

164

Takvim – Kalendar 2011

Fetë e pavërteta kanë të përbashkët një koncept bazë lidhur me Zotin: ose pretendojnë se të gjithë njerëzit janë zota, ose se natyra është Zot, ose se Zoti është një pjellë e imagjinatës së njeriut. Pra, mund të thuhet se mesazhi bazë i feve të pavërteta është se Zoti mund të adhurohet në formën e krijimit të Tij. Fetë që s’e thonë të vërtetën, njeriut i bëjnë thirrje për adhurimin e krijimit duke e quajtur krijimin, ose disa aspekte të tij, Zot. P.sh., Pejgamberi Isai a.s./ Jezusi, i ftoi pasuesit e vet që të adhuronin Zotin, por ata që pretendojnë të jenë pasues të tij sot, njerëzit i ftojnë për të adhuruar Jezusin, duke pohuar se ai ishte Zot.4 Pra, Kurani erdhi që ta largonte njeriun nga adhurime të ndryshme pagane, ta largonte nga rruga e shtrembër dhe ta udhëzonte në rrugën e drejtë, ashtu siç bënë edhe të dërguarit e Zotit xh. sh.. Orientalistja e famshme italiane, dr. Laura Veccia Vaglieri, në librin “An Interpretation of Islam”, thotë: “Pejgamberi arab, me zërin që ishte i frymëzuar me lidhje të fortë me Krijuesin e Vet, ua ka predikuar monoteizmin më të pastër adhuruesve të fetishit dhe ithtarëve të Krishterimit e të Judaizmit të prishur... Falë Islamit, paganizmi, në të gjitha format e tij, qe mundur. Vizioni i kozmosit, ritualet religjioze dhe traditat e jetës shoqërore qenë liruar nga të gjitha lajthitjet, Allahut xh.sh., dhe se feja islame është feja së cilës duhet t’i bashkohemi. Po ashtu, Zoti, jo vetëm që e shpalli Kuranin, por edhe duke qenë se ai duhej të mbetej si mesazh i njerëzimit deri në fundin e botës, duhej të ruhej ashtu siç është shpallur, edhe premtimi i Zotit për ruajtjen e Kuranit është i mrekullueshëm, për se thotë: “Ne me madhërinë Tonë e shpallëm Kuranin dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtës të tij”. (El Hixhr 9) 4

Ebu Emine Bilal Filips, “Feja e vërtetë e Zotit”, Prishtinë, 2006, fq. 15-16.


Qasje

165

166

Takvim – Kalendar 2011

të cilat i patën degraduar, kurse mendimi njerëzor qe liruar nga paragjykimet. Njeriu, më në fund, qe bërë i vetëdijshëm për dinjitetin e njerëzve. I përulej vetëm Krijuesit dhe Sunduesit të mbarë njerëzisë...“.5 Orientalisti francez, E. Demerngem, thotë: “Mesihu a.s., në Kuran, ka vend të ngritur. Lindja e tij nuk ishte e zakonshme, si e njerëzve të tjerë. Ai ishte i dërguari i Allahut, të cilit Zoti i foli me zë... Kurani ka për qëllim Krishterimin e vërtetë kur thotë: Isa a.s., është rezultat i fjalës që Zoti ia përcolli Merjemes, dhe ai është njeri. Kurani e lufton doktrinën e atyre që besojnë Isain (Jezusin) për Zot... Ai nuk e lufton Krishterimin e vërtetë. Prandaj, i krishteri duhet të jetë i kënaqur me sulmin që Kurani i bën trinisë”.6 Napoleon Bonaparta thotë: “Musai (Mojsiu) ia ka shpallur fenë e Zotit popullit të vet, Isai (Jezusi) botës romake, kurse Muhamedi a. s. tërë botës. Arabia ishte vend pagan. Gjashtë shekuj pas Isait, Muhamedi e njohu botën me besimin në Një Zot të Vetëm, Që është Zoti i Ibrahimit, i Musait dhe i Isait. Arianët dhe sektarët e tjerë, e çoroditën botën me diskutime mbi trininë: Atin, të birin dhe shpirtin e shenjtë. Ndërkaq, Muhamedi shpalli se Zoti është Një, kurse trinia imponon idenë e idhujtarisë”.7 Nuk do të lëmë pa përmendur edhe teologun e njohur, Hans Küng, profesor në Fakultetin e Teologjisë Katolike të Universitetit të Tubingas, nga viti 1960 deri më 1979, më pastaj

drejtor i Institutit të Teologjisë Ekumenike në të njëjtin universitet, i cili pohon: “Edhe myslimanët e mirinformuar, ashtu si edhe hebrenjtë, deri tani nuk kanë mundur ta kuptojnë idenë e trinisë... Dallimet e krijuara nga doktrina e trinisë midis një Perëndie dhe tri perëndive, nuk i kënaqin myslimanët, të cilët janë më shumë të paqartë sesa të sqaruar nga termat teologjikë që vijnë prej sirianëve, grekëve dhe latinëve. Myslimanëve kjo e gjitha u ngjan me një lojë fjalësh...Përse duhet që dikush t’i shtojë diçka konceptit të identitetit dhe natyrës unike të Perëndisë, gjë që vetëm zvogëlon ose asgjëson këtë identitet dhe natyrë unike të tij”.8 Kurani Famëlartë mohon rreptësisht doktrinën e trinisë, hyjnizimin e Jezusit, mohon se Jezusi është Zot dhe që as nëna e tij Merjemja (Maria) të mos adhurohet siç bëjnë disa sekte krishtere. Kurani mohon po ashtu çdo fëmijë, bir, që ia veshin Zotit xh. sh. etj.. Allahu xh.sh. thotë: “Pa dyshim, janë jobesimtarë ata që thonë: “Allahu është njëri prej trinisë!” Nuk ka veçse një Zot të Vetëm të vërtetë! Nëse nuk heqin dorë nga ato që thonë, patjetër që jobesimtarët nga mesi i tyre do t’i godasë një dënim i dhembshëm”. (El Maide, 73) “Mesihu, i biri i Merjemes, është vetëm një i dërguar. Edhe para tij kanë kaluar të dërguar. Nëna e tij përherë ka qenë e drejtë. Që të dy hanin ushqim. Shih si ua shpjegojmë atyre shpalljet tona dhe shih si largohen nga e Vërteta! Thuaju (o

5

8

Ulfe Aziz Es-Samed, “Islami dhe krishterimi”, fq. 52. Ajni Sinani, “Të tjerët për islamin”, Prishtinë, 2005, fq. 149. 7 Po aty, fq. 127. 6

“Christianity and the World Religions" by Hans Kung, 1986, (Doubleday & Co., Inc., Garden City, NY) fq. 113, sipas www.bibladhekurani.com, “Triniteti i pakuptueshëm” nga Rrezart Beka.


Qasje

167

Muhamed): “Si mundet, vallë, që ju adhuroni në vend të Allahut, atë që nuk është në gjendje t’ju sjellë as dëm e as dobi, ndërkohë që Allahu dëgjon dhe di çdo gjë?!”. (El Maide, 75-76) “Pastaj Allahu do të thotë (në Ditën e Gjykimit): “O Isa, i biri i Merjemes, ti ishe ai që u tha njerëzve: “Adhuromëni mua dhe nënën time si zota krahas Allahut”?! Isai do të thotë: “Qofsh i lartësuar dhe i lavdëruar! Mua nuk më takon të them diçka për të cilën nuk kam aspak të drejtë! Po ta kisha thënë ndonjëherë, Ti me siguri do ta dije. Ti e di çfarë ka në shpirtin tim, po unë nuk e di çfarë ka në Veten Tënde. Vetëm Ti i di të gjitha të fshehtat. Unë nuk u kam thënë asgjë tjetër, përveç asaj që më ke urdhëruar Ti: “Adhuroni Allahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj!” Kam qenë dëshmitar, për sa kohë kam jetuar midis tyre dhe, qëkurse më more mua, vetëm Ti ishe mbikëqyrës i tyre. Ti je Dëshmitar për çdo gjë”. (El Maide, 116-117) Gjithashtu në ajetin vijues Allahu xh.sh. u drejtohet ithtarëve të librit, hebrenjve dhe të krishterëve, nëpërmjet të dërguarit të Tij të fundit, Muhamedit s.a.v.s. me fjalët: “O ithtarët e librit, mos teproni në fenë tuaj dhe mos thoni tjetër gjë për Allahun, përveç asaj që është e vërtetë. Mesihu, Isa, i biri i Merjemes, ishte vetëm i dërguar i Allahut. Ishte fjalë e Tij (bëhu) që ia drejtoi Merjemes, dhe ishte frymë (shpirt) nga Ai. Besojini, pra, Allahun dhe të dërguarin e Tij e mos thoni: “Tre” (trini). Pushoni (së thëni), se është më mirë për ju. Allahu është vetëm një Allah; larg qoftë që Ai të ketë fëmijë. Çfarë ka në qiej dhe në tokë, është

168

Takvim – Kalendar 2011

vetëm e Tij. Mjafton që Allahu është planifikues i pavarur”. (En Nisa 171) Trinia nuk është asgjë më shumë se influencë e religjioneve pagane në Krishterim, është një imitim i thënieve të jobesimtarëve të mëhershëm. Këtë më së miri e vërteton edhe Vetë Allahu xh.sh. në Kuranin famëlartë, ku thotë: “Hebrenjtë thonë: “Uzejri është i biri i Allahut”; të krishterët thonë: “Mesihu është i biri i Allahut”. Këto janë fjalët e tyre, nga goja e tyre, i imitojnë fjalët e jobesimtarëve të mëparshëm. I vraftë Allahu! Si po shmangen (nga e vërteta)!”. (Tevbe, 30) Kurani po ashtu i thërret të krishterët dhe hebrenjtë, që të besojnë në një Zot dhe ta adhurojnë vetëm Atë: “Thuaj: “O ithtarët e Librit, ejani të biem në një fjalë të përbashkët në mes nesh dhe jush: se do të adhurojmë vetëm Allahun, se nuk do t’I shoqërojmë Atij asgjë (në adhurim) dhe se nuk do ta mbajmë për zot njëri-tjetrin, në vend të Allahut!!”. (Ali Imran, 64) “O ithtarë të librit, juve ju erdhi i dërguari Ynë që ju sqaron shumë nga ajo që fshihnit prej librit, e për shumë nuk jep sqarime. Juve ju erdhi nga Allahu dritë dhe libër i qartë. Allahu e vë me atë (me Kuranin) në rrugët e shpëtimit atë që ndjek kënaqësinë e tij dhe me ndihmën e Tij, i nxjerr ata prej errësirave në dritë dhe i udhëzon në një rrugë që është e drejtë”. (El Maide, 15-16) “E mohuan (e bënë kufr) të vërtetën ata që thanë: “Zot është ai, Mesihu, i biri i Merjemes” Thuaju: “Nëse dëshiron Allahu ta shkatërrojë Mesihun, të birin e Merjemes, nënën e tij dhe gjithë çfarë ka në tokë, kush mund ta pengojë atë?”


Qasje

169

Vetëm Atij i takon pushteti i qiejve, i Tokës dhe çfarë ka në mes tyre. Ai krijon çdo gjë që dëshiron. Allahu është i Gjithëfuqishëm për çdo gjë”. (El Maide, 17) Kurani i thërret njerëzit që të besojnë se Zoti është Një i Vetëm, nuk lind dhe nuk është i lindur. Është Një dhe i pashoq, etj.. Allahu në Kuran thotë: “Hebrenjtë dhe të krishterët thanë: "Ne jemi bijtë e Allahut dhe të dashurit e Tij". Thuaju: "Atëherë, përse Ai ju dënon për shkak të gjynaheve tuaja?" Jo, ju jeni njerëz që ju krijoi Ai. Ai fal kë të dojë, dhe dënon kë të dojë. Sundimi i qiejve, i Tokës dhe i gjithë asaj që gjendet në mes tyre, është vetëm i Allahut dhe vetëm tek Ai është e ardhmja”. (El Maide, 18) “E, Allahu tha: “Mos adhuroni dy të adhuruar, sepse Ai është vetëm një Zot, pra vetëm Mua ma kini drojën”. (Nahl, 51) “Ai është i pari Që s'ka fillim, dhe i fundit Që s'ka mbarim, i dukshmi dhe i padukshmi, dhe Ai është më i Dijshmi për çdo gjë”. (Hadid, 3) “Ai është Krijues i qiejve dhe i Tokës. Ai nga lloji juaj krijoi për ju bashkëshorte, edhe nga kafshët krijoi çifte, ashtu që t'ju shumojë. Asnjë send nuk është si Ai; Ai i dëgjon të gjitha dhe i sheh të gjitha”. (Shura, 11) “Thuaj: Ai, Allahu është Një! Allahu është Ai të Cilit I drejtohet (i mbështetet) çdo krijesë për çdo nevojë. As s'ka lindur kë, as është i lindur. Dhe askush nuk është i barabartë me Të”. (El Ihlas 1-4) Prof. Abdul Ahad Dawud (ish-kryepeshkopi David Benjamin Keldani) thekson: “Formula e doktrinës së krishterë: “Në emër të Atit, të birit dhe të shpirtit të shenjtë” as që e përmend

170

Takvim – Kalendar 2011

emrin e Zotit. Allahu s’është atë i birit, as bir i atit. Ai s’ka nënë (nuk ka lindur). Besimi në “zotin Atë e në zotin djalë, dhe në zotin shpirt i shenjtë”, është mohim flagrant i njësisë së Zotit... i bazuar në tri qenie të papërsosura, të cilat qoftë bashkërisht, ose të ndara veç e veç, nuk mund të jenë Zot i vërtetë.9 Matematika si shkencë ekzakte, na mëson se njësia nuk është as më shumë e as më pak se një, se një kurrë nuk është e barabartë me një plus një plus një. Me fjalë të tjera, një nuk mund të jetë i barabartë me tre, dhe anasjelltas. Konstatimi juaj që 1+1+1=1 nuk është matematikor, po një konstatim absurd!10 Në një letër11, të shkruar nga Leon Nikollajeviç Tolstoj12, më 15 mars 1909, në mes të tjerash, shkruhet: “... unë doemos

9

Abdul Ahad Dawud, “Muhamedi në Bibël”, fq. 23-24. Po aty, fq. 24-25. 11 Kjo letër ka të bëjë me Jelena Velikovën, e cila shprehte shqetësimin për fëmijët e saj lidhur me atë se cilës fe duhet t’i shërbejnë (fëmijët e saj kërkonin leje nga nëna që të kalonin në fenë e babait të tyre, pasi babai i tyre ishte mysliman, ndërsa nëna e tyre ishte e krishterë). Jelena Velikova, më 2 mars 1909, ia dërgon një letër Leon Tolstoit, duke e konsideruar se, përveç shkrimtarit inteligjent Tolstoi, askush tjetër nuk mund të ofronte përgjigje korrekte dhe vendimtare për këtë çështje mjaft serioze familjare. E pyetjes së shtruar, Tolstoi i përgjigjet më 15 mars 1909. Letra origjinale, të cilën Leon Tolstoi ia dërgoi Jelena Velikovës, sot gjendet në muzeun e Leon Tolstoit në Moskë, ku e kishte dërguar në vitin 1978 i biri i Jelenës, Farisi (Borisi). Letrat edhe sot e kësaj dite janë të ekspozuara në këtë muze. Më tepër lidhur me këto të dhëna dhe me letrat e bashkëbiseduesve: Leon Nikollaeviç Tolstoi, “Tolstoi për Muhamedin (salallahu alejhi ves-sel-lem)”, Shkup 2006, fq. 82-91. 12 Leon Nikollaeviç Tolstoi kishte lindur në vitin 1828 në Jasna Poljana (Rusi). Me profesion ishte romansier, poet, novelist, kritik. Veprat e Tolstoit kishin ndikim të madh në mbarë letërsinë evropiane. Tolstoi ishte dhe është dukuri e jashtëzakonshme në letërsinë evropiane dhe botërore. Nga veprat e tij të famshme veçojmë: Lufta dhe paqja (1864-1869); Ana Karenina (1873-1877); Ringjallja (1889-1899); Polikushka; Haxhi Murati etj., kurse ato janë përkthyer në njëqind e tetë gjuhë të ndryshme botërore dhe janë botuar në më 10


Qasje

171

duhet të them se nuk kam kurrfarë dyshimi në atë se, sipas reflektimit të tij të veçantë të jashtëm, Islami është në nivelin më të lartë e të pakrahasueshëm ndaj kishës krishtere. Po qe se flitej për përparësinë ndërmjet kishës krishtere dhe fesë islame, çdo njeri i mençur - në vend të trinisë së pakuptueshme “hyjnore”, kremteve për faljen e mëkateve, ritualeve (e komplikuara) fetare, lutjes së drejtuar nënës së Jezusit, lutjeve të panumërta drejtuar shenjtorëve dhe fotografive të tyre - pa kurrfarë dyshimi, fenë islame do ta konsideronte më të lartësuar, si fe që thërret për besimin në Një Zot, ku Muhamedi (a.s.) është rob dhe i Dërguar i Tij. E kjo nuk mund të jetë ndryshe”.13 Në sahihun e Buhariut është vërtetuar se i Dërguari i Allahut ka thënë: (Transmeton Ebu Hurejra r.a., i cili pohon se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: ) “E shoh se Allahu xh.sh. ka thënë: Njeriu po më shan, edhe pse nuk ka të drejtë ta bëjë këtë. Njeriu po më përgënjeshtron, edhe pse nuk ka të drejtë ta bëjë këtë. E sharja e tij ndaj Meje është pohimi se kam fëmijë, kurse përgënjeshtrimi i tij është pohimi se nuk më rikthen (në gjendje) siç më ka krijuar (për herë të parë)”.14 shumë se 220 milionë ekzemplarë. (Biografi e marrë nga libri “Tolstoi për Muhamedin (salallahu alejhi ves-sel-lem)”). 13 Leon Nikollaeviç Tolstoi, “Tolstoi për Muhamedin (salallahu alejhi ves-sellem)”, Shkup, 2006, fq. 87. 14 Buhariu në Sahih, kitabu: Bed’ul halk, babu: ma xhae fi kavlil-lahi vehuve jebde’ul halka. nr. i had. 2954. (Enciklopedia elektronike në CD e nëntë koleksioneve të haditheve, versioni II.) Ndërsa te libri i Ibn Kethirit kemi këtë hadith, ku tregohet se si Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Allahu i Lartmadhërishëm thotë: “Njeriu po më ofendon, edhe pse nuk ka të drejtë ta bëjë këtë.

172

Takvim – Kalendar 2011

Gjithashtu në Sahihun e Muslimit transmetohet se i Dërguari i Allahut ka thënë: (Ka thënë Pejgamberi s.a.v.s.: ) “Askush nuk është i durueshëm ndaj ofendimit që dëgjon, më shumë se Allahu i Lartmadhëruar, Atij I (bëhet politeizëm), I vëjnë shok, dhe i shpifin fëmijë, megjithatë Ai u jep shëndet dhe furnizim”.15 Kurse Allahu xh.sh. në Kuran i drejtohet Muhamedit s.a.v.s., që t’u thotë atyre që trillojnë: “Thuaj: “Sigurisht, atyre që shpifin gënjeshtra për Allahun, nuk do t’u ecë mbarë”. Ata do të kenë kënaqësi të shkurtër në këtë botë e pastaj do të kthehen te Ne dhe Ne do t’ua japim ta shijojnë dënimin e ashpër, për shkak se nuk besuan”. (Junus, 69-70) “E ti jobesimtarëve jepu afat, afatizoji ata pak”. (Tarik, 17)

Pohon se kam fëmijë, e Unë nuk kam, meqë jam Një i Vetmi. Nuk kam lindur e as që jam i lindur dhe askush nuk është i barabartë me Mua”. (Buhariu në Sahihun e tij, 59/1/3193- Fet’hul Bari; Nesaiu në Es-Sunenul Kubra, 21/118, sipas Hafidh Ibën Kethir, “Rrëfime për të dërguarit e Allahut”, Prishtinë, 2005, fq. 626.) 15 Muslimi në Sahih, kitabu: sifetul kijameti, vel xhenneti ven-nar, babu: la ehadun esbere minell-Llah ala edhen. nr. i had.5016. (Enciklopedia elektronike në CD e nëntë koleksioneve të haditheve, versioni II.)


174

Takvim – Kalendar 2011

Uji është element primar, i cili ka ekzistuar madje edhe para qiejve dhe Tokës:

‫ﱠﺎم َوﻛَﺎ َن ﻋ َْﺮ ُﺷﻪُ َﻋﻠَﻰ اﻟْﻤَﺎ ِء‬ ٍ ‫ْض ﻓِﻲ ِﺳﺘﱠ ِﺔ أَﻳ‬ َ ‫َات وَاﻷَر‬ ِ ‫ﺴﻤَﺎو‬ ‫ُﻮ اﻟﱠﺬِي َﺧﻠَ َﻖ اﻟ ﱠ‬ َ ‫َوﻫ‬

‫ْت‬ ِ ‫ْﺖ إِﻧﱠ ُﻜ ْﻢ َﻣ ْﺒـﻌُﻮﺛُﻮ َن ِﻣ ْﻦ ﺑَـ ْﻌ ِﺪ اﻟْﻤَﻮ‬ َ ‫ﻟِﻴَْﺒـﻠ َُﻮُﻛ ْﻢ أَﻳﱡ ُﻜ ْﻢ أَ ْﺣ َﺴ ُﻦ َﻋ َﻤﻼً ۗ◌ َوﻟَﺌِ ْﻦ ﻗُـﻠ‬ ‫ﻟَﻴَـﻘُﻮﻟَ ﱠﻦ اﻟﱠﺬِﻳ َﻦ َﻛ َﻔﺮُوا إِ ْن َٰﻫﺬَا إِﻻﱠ ِﺳ ْﺤ ٌﺮ ُﻣﺒِﻴ ٌﻦ‬ vështrim Francesca De Chatel

UJI SIPAS ISLAMIT Si fe universale e lindur në shkretëtirat e Arabisë, për t’i plotësuar mesazhet e Pejgamberëve të mëhershëm dhe për të përcjellë Shpalljen Hyjnore në Testamentin e vet të fundit (në Kuran), Islami ujit i rezervon cilësitë më të ndritura, si jetëdhurues, mbajtës dhe burim pastrimi. Ai është substanca/materia e burimit të tërë gjallërisë në tokë, është substanca nga e cila Allahu krijoi njeriun (25:54), e Kurani spikat rëndësinë e ujit, kur thotë:

‫َﺎو َﺟ َﻌ ْﻠﻨَﺎ‬ َ ‫ض ﻛَﺎﻧَـﺘَﺎ َرﺗْـﻘًﺎ ﻓَـ َﻔﺘَـ ْﻘﻨَﺎ ُﻫﻤ‬ َ ‫َات وَاﻷَ ْر‬ ِ ‫ﺴﻤَﺎو‬ ‫أ َ​َوﻟَ ْﻢ ﻳَـ َﺮ اﻟﱠﺬِﻳ َﻦ َﻛ َﻔﺮُوا أَ ﱠن اﻟ ﱠ‬ ‫َﻲ ٍء َﺣ ﱟﻲ ۖ◌ أَﻓَﻼَ ﻳـ ُْﺆِﻣﻨُﻮ َن‬ ْ ‫ِﻣ َﻦ اﻟْﻤَﺎ ِء ُﻛ ﱠﻞ ﺷ‬ “A nuk e dinë ata që nuk besuan se qiejt e Toka ishin të ngjitura, e Ne i ndamë ato të dyja dhe ujin e bëmë bazë të jetës së çdo sendi; a nuk besojnë?” (El-Enbija, 30)

“Ai është i Cili krijoi qiejt e Tokën brenda gjashtë ditësh (fazash), e Arshi (Froni) i Tij (më parë) kishte qenë mbi ujë, që t’ju sprovojë, se cili prej jush është më vepërmirë. Nëse u thua ti: “Ju do të ringjalleni pas vdekjes!”, ata që nuk besuan thonë: “Kjo (që na thua) nuk është tjetër veçse magji e hapur”. (Hud, 7) Uji nga shiu dhe nga lumenjtë, rrjedh përmes fletëve të Kuranit, duke simbolizuar bamirësinë e Allahut xh.sh.:

ً‫ﺴﻤَﺎ ِء ﻣَﺎء‬ ‫ُﻮ اﻟﱠﺬِي أَ ْر َﺳ َﻞ اﻟ ﱢﺮﻳَﺎ َح ﺑُ ْﺸﺮًا ﺑَـ ْﻴ َﻦ ﻳَ َﺪ ْي َر ْﺣ َﻤﺘِ ِﻪ ۚ◌ َوأَﻧْـ َﺰﻟْﻨَﺎ ِﻣ َﻦ اﻟ ﱠ‬ َ ‫َوﻫ‬

‫َﺎﺳ ﱠﻲ َﻛﺜِﻴﺮًا‬ ِ ‫ﻃَﻬُﻮرًا ﻟِﻨُ ْﺤﻴِ َﻲ ﺑِ ِﻪ ﺑَـ ْﻠ َﺪةً َﻣﻴْﺘًﺎ َوﻧُ ْﺴ ِﻘﻴَﻪُ ِﻣﻤﱠﺎ َﺧﻠَ ْﻘﻨَﺎ أَﻧْـﻌَﺎﻣًﺎ َوأَﻧ‬

“Edhe Ai është, Që i lëshon erërat myzhde në prag të mëshirës së Tij (shiut) dhe Ne lëshuam prej qiellit ujë të pastër. Që me të t’i japim jetë një toke të vdekur dhe që t’u japim të pinë atyre që i krijuam, kafshë e shumë njerëz”. (El-Furkan, 48-49) Në të njëjtën kohë, Kurani ua rikujton besimtarëve vazhdimisht se Allahu është Ai Që u jep ujin njerëzve dhe se Ai po ashtu mund t’ua ndërpresë atë shumë lehtë:


Vështrim

175

‫ أَأَﻧْـﺘُ ْﻢ أَﻧْـ َﺰﻟْﺘُﻤُﻮﻩُ ِﻣ َﻦ اﻟْﻤ ُْﺰ ِن أَ ْم ﻧَ ْﺤ ُﻦ اﻟْ ُﻤ ْﻨ ِﺰﻟُﻮ َن‬.‫أَﻓَـ َﺮأَﻳْـﺘُ ُﻢ اﻟْﻤَﺎءَ اﻟﱠﺬِي ﺗَ ْﺸ َﺮﺑُﻮن‬ ‫ﻟ َْﻮ ﻧَﺸَﺎءُ َﺟﻌَ ْﻠﻨَﺎﻩُ أُﺟَﺎﺟًﺎ ﻓَـﻠ َْﻮﻻَ ﺗَ ْﺸ ُﻜﺮُو َن‬ “A e shihni ujin që po pini? A e lëshoni ju prej reve, apo jemi Ne që e lëshojmë? Sikur Ne të dëshirojmë, e bëjmë atë të njelmët, përse nuk falënderoni?” (El-Vakia, 68-70) Në këtë ajet besimtarëve u tërhiqet vëmendja se ata janë vetëm ruajtës të kësaj krijese të Allahut në Tokë, dhe se ata nuk guxojnë ta marrin në duart e tyre këtë Ligj të Allahut.

Me pastërti në takim me Allahun: Pastërtia rituale “Pastërtia është gjysma e fesë”, - u thoshte Pejgamberi a.s. shokëve të tij me një hadith. Këto fjalë të mirënjohura dhe shpesh të përsëritura, zbulojnë jo vetëm rëndësinë e pastërtisë, po gjithashtu edhe rolin thelbësor që luan uji në fenë islame. Pastrimi që bëhet përmes abdesit, është pjesë përbërëse dhe e obligueshme e ritualit islam të lutjes: namazet e kryera pa abdes nuk janë të pranueshme, nuk janë në rregull. Kjo do të thotë se myslimanët janë të obliguar të bëjnë pastrimin ritual para çdo namazi. Kurani u flet besimtarëve se Allahu i do ata që pastrohen (9:108) dhe i urdhëron:

‫ْﺴﻠُﻮا ُوﺟُﻮ َﻫ ُﻜ ْﻢ َوأَﻳْ ِﺪﻳَ ُﻜ ْﻢ إِﻟَﻰ‬ ِ ‫ﺼﻼَةِ ﻓَﺎﻏ‬ ‫ﻳَﺎ أَﻳﱡـﻬَﺎ اﻟﱠﺬِﻳ َﻦ آ َﻣﻨُﻮا إِذَا ﻗُ ْﻤﺘُ ْﻢ إِﻟَﻰ اﻟ ﱠ‬ ‫ُوﺳ ُﻜ ْﻢ َوأَ ْر ُﺟﻠَ ُﻜ ْﻢ إِﻟَﻰ اﻟْ َﻜ ْﻌﺒَـ ْﻴ ِﻦ ۚ◌ َوإِ ْن ُﻛ ْﻨﺘُ ْﻢ ُﺟﻨُﺒًﺎ‬ ِ ‫ِﻖ وَا ْﻣ َﺴﺤُﻮا ﺑُِﺮء‬ ِ ‫اﻟْ َﻤﺮَاﻓ‬

‫ِﻂ‬ ِ ‫َﻰ َﺳ َﻔ ٍﺮ أ َْو ﺟَﺎءَ أَ َﺣ ٌﺪ ِﻣ ْﻨ ُﻜ ْﻢ ِﻣ َﻦ اﻟْﻐَﺎﺋ‬ ٰ ‫َﻰ أ َْو َﻋﻠ‬ ٰ ‫ﻓَﺎﻃﱠ ﱠﻬﺮُوا ۚ◌ َوإِ ْن ُﻛ ْﻨﺘُ ْﻢ ﻣ َْﺮﺿ‬

176

Takvim – Kalendar 2011

‫ﺻﻌِﻴﺪًا ﻃَﻴﱢﺒًﺎ ﻓَﺎ ْﻣ َﺴ ُﺤﻮا‬ َ ‫َﺠﺪُوا ﻣَﺎءً ﻓَـﺘَـﻴَ ﱠﻤﻤُﻮا‬ ِ ‫أ َْو ﻻَ َﻣ ْﺴﺘُ ُﻢ اﻟﻨﱢﺴَﺎءَ ﻓَـﻠَ ْﻢ ﺗ‬

‫َج َوٰﻟَ ِﻜ ْﻦ‬ ٍ ‫ﺑ ُِﻮﺟُﻮ ِﻫ ُﻜ ْﻢ َوأَﻳْﺪِﻳ ُﻜ ْﻢ ِﻣ ْﻨﻪُ ۚ◌ ﻣَﺎ ﻳُﺮِﻳ ُﺪ اﻟﻠﱠﻪُ ﻟِﻴَ ْﺠ َﻌ َﻞ َﻋﻠَْﻴ ُﻜ ْﻢ ِﻣ ْﻦ َﺣﺮ‬

‫ﻳُﺮِﻳ ُﺪ ﻟِﻴُﻄَ ﱢﻬ َﺮُﻛ ْﻢ َوﻟِﻴُﺘِ ﱠﻢ ﻧِ ْﻌ َﻤﺘَﻪُ َﻋﻠَْﻴ ُﻜ ْﻢ ﻟَ َﻌﻠﱠ ُﻜ ْﻢ ﺗَ ْﺸ ُﻜﺮُو َن‬ “O ju që besuat! Kur doni të ngriheni për të falur namazin, lani fytyrat tuaja dhe duart tuaja deri në bërryla; fërkoni kokat tuaja, e këmbët lani deri në dy zogjtë. Nëse jeni xhunubë, atëherë pastrohuni (lahuni)! Në qoftë se jeni të sëmurë, ose në ndonjë udhëtim, ose ndonjëri prej jush vjen prej vendit të nevojës, ose keni kontaktuar me gratë dhe nuk gjeni ujë, atëherë mësyjeni dheun e pastër (merrni tejemum) dhe fërkoni me të fytyrat dhe duart tuaja. All-llahu nuk dëshiron (me obligim për abdes e larje) t’ju sjellë ndonjë vështirësi, por dëshiron t’ju pastrojë (prej mëkateve), t’jua plotësojë të mirën e Tij ndaj jush, që ta falënderoni.” (ElMaide, 6) Allahu do t’i gradojë ata që pastrohen, ashtu siç e argumenton shkencëtari i shek. XI, Gazaliu, me këtë hadith: “Besimtarët në Ditën e Gjykimit do të dalin me shenja të bardha në ballët e tyre, në bërrylat dhe krahët e tyre, si rezultat i abdesit të tyre”. Kaptina të tëra të Hadithit i janë kushtuar pastrimit ritual-abdesit, duke detajizuar se kur dhe si duhet bërë dhe duke shpjeguar radhën e pastrimit të pjesëve të trupit, si duhen pastruar këmbët, si i duhet dhënë mes’h kokës, madje sa herë duhen pastruar vrimat e hundës. Në këta kapituj, gjithashtu theksohet se uji që përdoret për pastrimin ritual, duhet të jetë i pastër - mutllaq, - që do të thotë se nuk bën të jetë i përzier me çfarëdo lëngu tjetër. Uji i shiut, uji nga bunari, uji nga sistemi i


Vështrim

177

ujësjellësit, uji i lumenjve dhe i përroskave, i liqenit, i detit dhe i oqeaneve, - konsiderohet të pastër dhe i përshtatshëm për pastrim ritual.

Trupi dhe shpirti: Pastërtia fizike në kontekstin fetar Dy janë llojet e pastrimit ritual: “Wudu’” (abdes) - pastrimi i vogël, i cili bëhet para lutjes (namazit), dhe ky konsiston në pastrimin e duarve, fytyrës, dhënia mes’h kokës dhe larja e këmbëve. Hadithet shpjegojnë se, me marrjen abdes, besimtari shpërlan mëkatin dhe se secila pikë e ujit që bie në duar, bën që shejtani të largohet. Procesi i marrjes së abdesit është i përshkruar në mënyrë shumë figurative, sikur mëkati të ishte njollë e dukshme dhe sikur djalli që e përcjell besimtarin, të mund të dëbohej me ujë. Andaj, kur besimtari lan fytyrën gjatë abdesit, hadithi tregon se secili mëkat që ka bërë ai me sytë e tij, do të pastrohet nga fytyra e tij me pikën e fundit të ujit; kur i lan duart e tij, secili mëkat i bërë me to shlyhet; e kur i lan këmbët e tij, secili mëkat që ka bërë ai duke ecur me to, shlyhet, derisa ai të dalë i pastër nga të gjitha mëkatet. Guslli është pastrim i madh, i cili pastron tërë trupin nga papastërtia, dhe ky është i obliguar të kryhet pas kontaktit seksual, pas menstruacioneve, pas lindjes, para pranimit të Islamit dhe pas vdekjes, edhe para manifestimeve të ndryshme dhe gjatë Haxhit.

178

Takvim – Kalendar 2011

Pastrimi i mendjes: Pastërtia shpirtërore Wudu’ (abdesi) dhe gualli, që të dy janë pjesë të aktit të ibadetit, rituale të cilat janë të obliguara para hyrjes në namaz, gjatë leximit ose së paku kur e marrim Mus’hafin në dorë. Si të tilla, këto rite përfshijnë komponentin shpirtëror, që do të thotë se, edhe nëse dikush pohon se është i pastër fizikisht, po nuk e ka bërë pastrimin ritual (abdesin), nuk e ka të lejuar të lexojë Kuran dhe as ta prekë atë me dorë. Kjo ndalesë nuk ka asgjë me pastërtinë fizike - nëse dikush i ka duart të papastra, ose, ta zëmë, dikush do të mund t’i përlyente kapakët e Kuranit, por kjo në tërësi është çështje e respektimit të Fjalëve të Allahut. Prandaj, vetë pastërtia fizike nuk është e mjaftueshme të konsiderohet pastërti rituale - taharet. Pastrimi ritual (abdesi) nuk duhet bërë thjesht mekanikisht, por me nijet (qëllim), me shprehje më vete për sinqeritet dhe dëgjueshmëri ndaj Allahut xh.sh.. Ky është komponenti shpirtëror i pastrimit ritual: përderisa trupi është pastruar me ujë, mendja duhet në tërësi t’I përkushtohet Allahut xh.sh.. Marrja e abdesit ose e guallit, thjesht, vetëm sa për t’u freskuar, p.sh. kur temperatura është e lartë, atë e bën të pasaktë. Komponentet fizike dhe shpirtërore të pastërtisë rituale paraqesin parimin islam të Tevhidit (Njëshmërisë): trupi dhe mendja duhet të jenë të bashkuara në zbatimin e obligimeve fetare. Islam domethënë “nënshtrim ndaj Allahut”, kurse myslimanët, “ata që I nënshtrohen Allahut”, e bëjnë atë me trup dhe shpirt. Mbishkrimi në banjat publike të kuartit në Grënadë shpreh këtë lidhshmëri në mes të pastërtisë fizike dhe shpirtërore. Ai pohon


Vështrim 179 se trupi është pasqyrë e shpirtit, prandaj “njollat e jashtme sugjerojnë për ekzistimin edhe të të brendshmeve”.

Kursimi i ujit Hadithet e Pejgamberit a.s. kërkojnë maturi dhe kursim gjatë përdorimit të ujit për pastrim ritual (abdes). Pejgamberi a.s. ka tërhequr vërejtjen se abdesi nuk bën të përsëritet më shumë se tri herë radhazi para çdo namazi; vetë Pejgamberi a.s. i lante pjesët e trupit më së shumi tri herë, madje edhe kur kishte ujë me bollëk. Komentuesit shtojnë: “Dijetarët nuk lejojnë të teprohet dhe të tejkalohet numri që ka praktikuar Pejgamberi a.s.”. Hadithet, gjithashtu, ofrojnë këshilla për kohën kur ndihet mungesë uji, duke vepruar sipas shembullit të Pejgamberit a.s.. Një ditë, teksa Pejgamberi a.s. udhëtonte nëpër shkretëtirë me shokët e tij, bashkëshortes së tij, Aishes, i kishte humbur një stoli. Ata kishin humbur mjaft kohë duke e kërkuar, kështu që, kur kishte hyrë koha e namazit, nuk kishin gjetur ndonjë burim uji. Atëherë Allahu xh.sh. i kishte zbritur Pejgamberit dispozitat e tejemmumit:

‫َى َﺣﺘﱠ ٰﻰ ﺗَـ ْﻌﻠَﻤُﻮا ﻣَﺎ ﺗَـﻘُﻮﻟُﻮ َن‬ ٰ ‫ﺼﻼَةَ َوأَﻧْـﺘُ ْﻢ ُﺳﻜَﺎر‬ ‫ﻳَﺎ أَﻳﱡـﻬَﺎ اﻟﱠﺬِﻳ َﻦ آ َﻣﻨُﻮا ﻻَ ﺗَـ ْﻘ َﺮﺑُﻮا اﻟ ﱠ‬

‫َﻰ َﺳ َﻔ ٍﺮ‬ ٰ ‫َﻰ أ َْو َﻋﻠ‬ ٰ ‫َﺴﻠُﻮا ۚ◌ َوإِ ْن ُﻛﻨْﺘُ ْﻢ ﻣ َْﺮﺿ‬ ِ ‫ﱠﻰ ﺗَـﻐْﺘ‬ ٰ ‫ِﻴﻞ َﺣﺘ‬ ٍ ‫َوﻻَ ُﺟﻨُﺒًﺎ إِﻻﱠ ﻋَﺎﺑِﺮِي َﺳﺒ‬ ‫َﺠﺪُوا ﻣَﺎءً ﻓَـﺘَـﻴَ ﱠﻤ ُﻤﻮا‬ ِ ‫ِﻂ أ َْو ﻻَ َﻣ ْﺴﺘُ ُﻢ اﻟﻨﱢﺴَﺎءَ ﻓَـﻠَ ْﻢ ﺗ‬ ِ ‫أ َْو ﺟَﺎءَ أَ َﺣ ٌﺪ ِﻣ ْﻨ ُﻜ ْﻢ ِﻣ َﻦ اﻟْﻐَﺎﺋ‬

◌ۗ ‫ﺻﻌِﻴﺪًا ﻃَﻴﱢﺒًﺎ ﻓَﺎ ْﻣ َﺴ ُﺤﻮا ﺑ ُِﻮﺟُﻮ ِﻫ ُﻜ ْﻢ َوأَﻳْﺪِﻳ ُﻜ ْﻢ‬ َ

“O ju që besuat, mos iu afroni namazit duke qenë të dehur, derisa të dini se ç’flisni, dhe as duke qenë xhunubë (të

180

Takvim – Kalendar 2011

papastër) derisa të laheni, përpos kur jeni udhëtarë. Nëse jeni të sëmurë, jeni në ndonjë udhëtim, ose ndonjëri prej jush vjen nga ultësira (nevojtorja), ose keni takuar gratë, e nuk gjeni ujë, atëherë mësyjeni dheun dhe fërkoni me të fytyrat dhe duart tuaja (merrni tejemum). All-llahu i shlyen e i fal mëkatet”. (En-Nisa, 43) Kështu pra, dheu i pastër mund të përdoret si zëvendësim i ujit në raste të jashtëzakonshme. Në të vërtetë, Pejgamberi a.s. kishte pohuar natyrën e pastër të dheut, kur pati thënë: “Toka më është bërë vend për lutje (mesxhid) dhe mjet për pastërti”.

Islami dhe Krishterimi: Dy fe, dy ujëra Një nga dallimet fondamentale në mes Islamit dhe Krishterimit qëndron në vështrimin nga ana e tyre të raportit në mes trupit dhe shpirtit, e kjo në mënyrë indirekte tregon ndryshueshmërinë në vlerësimin e ujit. Përderisa Islami trupin e shpirtin i sheh si një, filozofia krishtere këto të dyja i sheh si dy entitete. E frymëzuar nga filozofia dualiste e Platonit, filozofia krishtere, në mënyrë “racionale”, kupton mendjen ose shpirtin, që mund të kontrollohen, kurse trupin e trajton si diçka që e drejton nevoja e verbër dhe ai jo gjithmonë mund të ruhet nga kontrolli i mendjes. Ideja e ndarjes së trupit dhe shpirtit, është aprovuar nga ana e Kishës dhe ka dominuar mjaft me ideologjinë e asketëve të Krishterimit të hershëm. Ata besonin se vuajtjet fizike pastrojnë shpirtin dhe afrojnë tek Krishti. “Njerëzit e shenjtë” të Krishterimit të hershëm e vlerësonin shumë faktin që uji nuk kishte prekur kurrë këmbët e tyre, përveçse kur kishin qenë të


Vështrim

181

detyruar të shkelnin ujin e ndonjë rrebeshi shiu. Shenjtërimi gjykonte se pastrimi është praktikë pagane dhe pohonte “Ai që është pastruar në Krishtin (është kryqëzuar), nuk ka nevojë për pastrim tjetër”. Kjo neveritje ndaj pastrimit dhe tërë asaj që është e lidhur me të, ka vazhduar deri në shekujt e mesjetës dhe ka dalë jashtë kufijve të klerit Në Spanjë, në shekullin e pesëmbëdhjetë, mbretëresha Isabela kishte dhënë deklaratën e saj të njohur se nuk do ta ndryshonte uniformën e saj derisa të mos binte Granada. Duke pasur parasysh se shtetrrethimi i Granadës kishte zgjatur tetë muaj, mund të merret me mend kundërmimi që kishte rrethuar këtë mbretëreshë të devotshme katolike. Siç u tha më sipër, sipas Islamit, bashkimi i trupit dhe shpirtit domethënë se rituali i rregullt dhe pastrimi janë detyrime fetare. Kryqëzimi i krishterë (baptizmi), në të cilin fëmijët e porsalindur (mbase edhe ata të moshës së rritur) bekohen me ujë të shenjtë dhe, rrjedhimisht, pranohen në kishë, tregon gjithashtu dallimet në vlerësimin e ujit nga të dy fetë. Sipas Islamit, i tërë uji është i shenjtë dhe i dërguar si dhuratë nga Allahu xh.sh.. Kjo është përsëritur shumë herë në Kuran:

‫َﺎت َوأَ ْﺳ َﻘ ْﻴـﻨَﺎ ُﻛ ْﻢ ﻣَﺎءً ﻓُـﺮَاﺗًﺎ‬ ٍ ‫َاﺳ َﻲ ﺷَﺎ ِﻣﺨ‬ ِ ‫َو َﺟ َﻌ ْﻠﻨَﺎ ﻓِﻴﻬَﺎ رَو‬ “Dhe në të (në Tokë) kemi vënë kodra të forta e të larta dhe ju dhamë të pini ujë që jua shuan etjen”. (El-Murselat, 27) I tërë uji, në qoftë se është i pastër (mutllaq), mund të përdoret për pastrim ritual. “Uji i shenjtë”, që përdoret në kryqëzimin e krishterë, është i natyrës së caktuar; nuk është çfarëdo uji, po ujë i bekuar në emër të Krishtit. Ky bekim i jep ujit cilësi të veçantë, vlerë të shtuar, e cila e dallon dhe e ngre mbi

182

Takvim – Kalendar 2011

ujërat e tjera. Shënimet e etërve të hershëm kishtarë tregojnë se për “ujin e shenjtë” besohej që i largon shpirtrat e këqija dhe shëron lloje të ndryshme sëmundjesh. Shumë të krishterë e ruajnë ujin që nga kryqëzimi në shtëpitë e tyre gjatë tërë vitit, ose e përdorin për t’i spërkatur arat, vreshtat e kopshtet. Doktrina islame ujit i jep edhe këtë rëndësi:

‫َاب ﺛُ ﱠﻢ ِﻣ ْﻦ‬ ٍ ‫ْﺚ ﻓَِﺈﻧﱠﺎ َﺧﻠَ ْﻘﻨَﺎ ُﻛ ْﻢ ِﻣ ْﻦ ﺗُـﺮ‬ ِ ‫ْﺐ ِﻣ َﻦ اﻟْﺒَـﻌ‬ ٍ ‫س إِ ْن ُﻛ ْﻨﺘُ ْﻢ ﻓِﻲ َرﻳ‬ ُ ‫ﻳَﺎ أَﻳﱡـﻬَﺎ اﻟﻨﱠﺎ‬

‫ﻀﻐَ ٍﺔ ُﻣ َﺨﻠﱠ َﻘ ٍﺔ َوﻏَْﻴ ِﺮ ُﻣ َﺨﻠﱠ َﻘ ٍﺔ ﻟِﻨُﺒَـﻴﱢ َﻦ ﻟَ ُﻜ ْﻢ ۚ◌ َوﻧُِﻘ ﱡﺮ‬ ْ ‫ﻧُﻄْ َﻔ ٍﺔ ﺛُ ﱠﻢ ِﻣ ْﻦ َﻋﻠَ َﻘ ٍﺔ ﺛُ ﱠﻢ ِﻣ ْﻦ ُﻣ‬

‫ﺛُ ﱠﻢ ﻟِﺘَْﺒـﻠُﻐُﻮا أَ ُﺷ ﱠﺪ ُﻛ ْﻢ‬

‫َﻰ‬ ٰ ‫َﺎم ﻣَﺎ ﻧَﺸَﺎءُ إِﻟ‬ ِ ‫ﻓِﻲ اﻷَ ْرﺣ‬

‫َل اﻟْﻌُ ُﻤ ِﺮ ﻟِ َﻜ ْﻴﻼَ ﻳَـ ْﻌﻠَ َﻢ ِﻣ ْﻦ ﺑَـ ْﻌ ِﺪ‬ ِ ‫َﻰ أَ ْرذ‬ ٰ ‫ﱠﻰ َوِﻣ ْﻨ ُﻜ ْﻢ َﻣ ْﻦ ﻳُـ َﺮ ﱡد إِﻟ‬ ٰ ‫َﻮﻓ‬ َ ‫ۖ◌ َوِﻣ ْﻨ ُﻜ ْﻢ َﻣ ْﻦ ﻳـُﺘـ‬

‫َﺖ‬ ْ ‫ﱠت َوَرﺑ‬ ْ ‫ض ﻫَﺎ ِﻣ َﺪةً ﻓَِﺈذَا أَﻧْـ َﺰﻟْﻨَﺎ َﻋﻠَْﻴـﻬَﺎ اﻟْﻤَﺎءَ ا ْﻫﺘَـﺰ‬ َ ‫ِﻋﻠ ٍْﻢ َﺷﻴْﺌًﺎ ۚ◌ َوﺗَـﺮَى اﻷَ ْر‬ ‫ِﻴﺞ‬ ٍ ‫ْج ﺑَﻬ‬ ٍ ‫َﺖ ِﻣ ْﻦ ُﻛ ﱢﻞ زَو‬ ْ ‫َوأَﻧْـﺒَﺘ‬ “O ju njerëz, nëse dyshoni për ringjalljen, atëherë (mendoni krijimin tuaj që): Ne u krijuam ju prej dheu, pastaj prej uji, pastaj prej një gjaku të ngjizur, pastaj prej një sa kafshatë mishi, që është krijesë e formuar ose e paformuar, në mënyrë që t’ju sqarojmë. Ndërsa atë që e dëshirojmë Ne, e vendosim në mitër deri në një afat të caktuar, e mandej ju nxjerrim foshnjë dhe ashtu të arrini pjekurinë tuaj. Ka dikush prej jush që vdes herët, e dikush që jeton deri në pleqëri të thellë, në mënyrë që të mos dijë asgjë nga dija që ka pasur. E ti e sheh tokën e tharë - të vdekur, e kur Ne ia lëshojmë ujin, ajo gjallërohet, shtohet dhe nga të gjitha llojet rrit bimë të këndshme”. (El-Haxh, 5)


Vështrim

183

Roli i ujit në qytetin islam Rëndësia e ujit në kulturën islame, përgjatë shekujve, ka lënë gjurmë në zhvillimin e qytetit. Fontanat, rezervuarët dhe banjat publike, të cilat edhe sot mund të gjenden në qytetet e Botës Islame, mbijetojnë si dëshmi fizike e rolit që luan uji në shoqërinë islame. Hamami, banja publike, ka histori të gjatë, e cila shtrihet madje deri në kohën paraislame. Tradita e ndërtimit të banjave i detyrohet mbretit Sylejman dhe Belkises, mbretëreshë e Sebeit (Shih: Eth-Thalebi, Rrëfime mbi pejgamberët, për prejardhjen e hamamit). Ndonëse shkencëtarët kryesisht pajtohen se Pejgamberi a.s. personalisht nuk kishte vizituar asnjëherë ndonjë banjë - hamam, të tilla ka pasur mjaft para se të instalohej uji në objekte banimi. Ndonëse vizita e hamameve, në rend të parë, natyrisht, ishte pjesë përbërëse e pastrimit ritual, avulli dhe uji i nxehtë shërbenin po ashtu për qëllime mjekësie-shërimi, kështu që ato vizitoheshin shumë edhe për shkaqe shëndetësore. Sot hamamet nuk janë shumë sikur ishin dikur, sidomos në vise të Afrikës Veriore, si Tunizia e Maroku, ku vizita e hamameve ishte ngjarje shoqërore në atë masë, saqë edhe ishin pjesë përbërëse të ritualit fetar. Ujin, - para se të sillej në shtëpi dhe për t’u përdorur edhe për amvisëri, - banorët e qytetit islam e merrnin nga fontanat, depozitat (rezervuarët) ose puset. Në shumë qytete të mesjetës, burimet e ujit ishin vende ku takoheshin çdo ditë gra e vajza, sa herë shkonin për të mbushur enët e tyre. Sot ka pak nga ato mjedise shoqërore, me përjashtim kur bëhet fjalë për sebil-in –

184

Takvim – Kalendar 2011

burimin e ujit të pijes, i cili gjendet ende gjithandej hapësirave të dikurshme të Perandorisë Osmane. Krojet-çezmat (sebil) rëndom ishin dhurata të qytetarëve të pasur, dhe uji i tyre merrej pa pagesë nga të gjithë. Ato ishin më shumë se thjesht burime uji, rreth tyre ngriheshin ndërtesa, dhe kështu bëheshin atraksione arkitektonike brenda strukturës urbane. Mbështetur në fjalët e Pejgamberit a.s., se dy mëshirat/rahmetet më të mëdha janë “t’i jepet ujë të eturit dhe të mësohej i padijshmi”, pranë çezmave ndërtoheshin medrese që quheshin sebil-kutub, fjalë për fjalë, “fontanë librash” ose “fontanë shkolle”. Të fshehura në sokakët e ngushtë të Kajros, këso sebilesh (çezmash) dhe sebil-kutubi mund të gjenden ende. Disa janë të ndërtuara nga druri i dekoruar bukur, disa të tjera edhe nga gurët e rregulluar mjaft me shije dhe të dekoruar edhe me metale. Ka edhe të tilla që i ka mbuluar pluhuri dhe as që mund të shihen. Sot, kur uji ka hyrë në çdo familje, sebili ka dalë nga përdorimi, ndonëse disa medrese që ishin ndërtuar në kuadër të tyre, vazhdojnë të jenë në funksion edhe më tutje.

Uji në të Drejtën islame Klima e ashpër shkretinore e Arabisë, Lindjes së Afërt dhe Afrikës Veriore Sahariane, ujin e bën shumë të vlefshëm dhe burim të çmueshëm. E Drejta islame-Sheriati, çështjen e ujit e ka elaboruar deri në hollësi, për të siguruar ndarje të drejtë dhe të ndershme të ujit brenda bashkësisë. Vetë fjala „Sheri’ah”, për nga kuptimi është shumë afër ujit. Është përfshirë në fjalorët e hershëm të gjuhës arabe dhe kuptimin origjinal e ka “Vend nga i cili dikush e zbret ujin”.


Vështrim

185

Para shfaqjes së Islamit në Arabi, sheri’ah ishin mjaft rregulla për përdorimin e ujit: shura’at al-maa ishin lejet që jepnin të drejtën e ujit për pirje. Ky term më vonë u zhvillua, saqë përmbledh tërësi të ligjeve dhe rregullave nga Allahu xh.sh.. Uji është dhuratë e Allahut xh.sh., është një nga tri gjërat për të cilat çdo mysliman ka të drejtë: kullotat, uji dhe zjarri. Uji duhet të jetë i lejuar për përdorim për të gjithë, dhe personi që i pengon të tjerët të përdorin ujin, bënë mëkat tek Allahu: “Askush nuk mund të mbajë tepricën e ujit e të mos gabojë ndaj Allahut dhe ndaj njeriut”. Hadithet flasin se në mesin e tre lloj njerëzish të cilët nuk do t’i shikojë Allahu Ditën e Gjykimit, është edhe “njeriu i cili, duke pasur ujë më shumë se ç’i nevojitet për nevojat e tij, refuzon t’i japë udhëtarit...”. Dy janë rregullat themelore të cilat, sipas Sheriatit, përcaktojnë të drejtën për ujë: shafa, e drejta e të eturit, vendos të drejtën universale që bota njerëzore ta shuajë etjen e tyre dhe etjen e shtazëve të tyre; shirb, e drejta e ujitjes, u ofron të drejtë të gjithë shfrytëzuesve që t’i ujisin të mbjellat e tyre. Të dy rregullat janë komentuar në mënyra të ndryshme nga ana e shkollave juridike islame, ndërkaq zbatimi i tyre dallon nga një rajon tek tjetri, nga fshati në fshat, sepse secila bashkësi zbaton ligjin që është në përputhshmëri me rrethanat gjeografike dhe shoqërore.

Dënimi i pabesimtarëve Allahu xh.sh. jo gjithmonë ujin e çon si dhuratë. Ai mund ta sjellë edhe si dënim të ashpër. Pabesimtarët dhe ata që fenë e tyre e marrin “si lojë dhe argëtim”, do të pësojnë dënim edhe

186

Takvim – Kalendar 2011

me ujë. Në Xhehenem pabesimtarët do të detyrohen të pinë ujë të valë (88: 5). Pijet do t’i kenë nga uji i valë (6: 70), i cili do t’ua copëtojë zorrët (47: 15) dhe do të zhyten në ujë të valë (40: 72), dhe po ujë të valë do t’u qitet edhe mbi kokat e tyre (22:19), duke ua djegur lëkurët e tyre. Në kontekstin e kësaj bote, uji po ashtu mund të jetë burim i vuajtjes. Dhe vërtet, sasia dhe cilësia e ujit që Allahu e zbret nga qielli, përcakton nëse ai (uji) do të jetë begati apo dënim. Kurani bënë dallim në mes llojeve të ndryshme të ujit:

‫ج َو َﺟ َﻌ َﻞ ﺑَـ ْﻴـﻨَـ ُﻬﻤَﺎ‬ ٌ ‫َات َو َٰﻫﺬَا ِﻣ ْﻠ ٌﺢ أُﺟَﺎ‬ ٌ ‫ْب ﻓُـﺮ‬ ٌ ‫ج اﻟْﺒَ ْﺤ َﺮﻳْ ِﻦ َٰﻫﺬَا َﻋﺬ‬ َ ‫ُﻮ اﻟﱠﺬِي َﻣ َﺮ‬ َ ‫َوﻫ‬ ‫َﺣ ْﺠﺮًا َﻣ ْﺤﺠُﻮرًا‬ ِ ‫ﺑـ َْﺮَزﺧًﺎ و‬

“...ky (njëri) i pijshëm dhe i shijshëm, e ky (tjetri) i njelmët dhe i idhët...” (El-Furkan, 53) Uji i njelmët dhe uji i idhët nuk mund të shuajnë etjen dhe as tokës t’ia rikthejnë jetën, ato mund të sjellin vetëm vuajtje. Jo vetëm cilësia, po edhe sasia e ujit përcakton nëse uji do të sjellë jetë ose shkatërrim. Megjithëkëtë, vendimi i takon Fuqisë së Allahut:

‫ِﻚ ﺗُ ْﺨ َﺮﺟُﻮ َن‬ َ ‫ﺴﻤَﺎ ِء ﻣَﺎءً ﺑَِﻘ َﺪ ٍر ﻓَﺄَﻧْﺸ َْﺮﻧَﺎ ﺑِ ِﻪ ﺑَـﻠْ َﺪةً َﻣ ْﻴﺘًﺎ ۚ◌ َﻛ َٰﺬﻟ‬ ‫ﱠل ِﻣ َﻦ اﻟ ﱠ‬ َ ‫وَاﻟﱠﺬِي ﻧَـﺰ‬ “Dhe Ai që lëshon nga qielli ujë (shi) me masë. Ne i japim me të jetë një vendi të vdekur. Ja, kështu edhe ju do të nxirreni (të gjallë nga varrezat)”. (Ez-Zuhruf, 11) Kjo do të thotë se shirat mund të sjellin jetë duke ujitur tokën e thatë, duke u sjellë dobi njerëzve dhe kafshëve të tyre (32: 27), mirëpo ato mbase mund të jenë edhe të shumta dhe të shkaktojnë dëme të mëdha në të mbjella dhe shtëpi:


Vështrim

187

‫ْض ﻣَﺎ ﻟَ ْﻢ ﻧُ َﻤ ﱢﻜ ْﻦ‬ ِ ‫أَﻟَ ْﻢ ﻳَـﺮَوْا َﻛ ْﻢ أَ ْﻫﻠَ ْﻜﻨَﺎ ِﻣ ْﻦ ﻗَـ ْﺒﻠِ ِﻬ ْﻢ ِﻣ ْﻦ ﻗـ َْﺮ ٍن َﻣ ﱠﻜﻨﱠﺎ ُﻫ ْﻢ ﻓِﻲ اﻷَر‬

‫ﺴﻤَﺎءَ َﻋﻠَْﻴ ِﻬ ْﻢ ِﻣ ْﺪرَارًا َو َﺟﻌَ ْﻠﻨَﺎ اﻷَﻧْـﻬَﺎ َر ﺗَ ْﺠﺮِي ِﻣ ْﻦ ﺗَ ْﺤﺘِ ِﻬ ْﻢ‬ ‫ﻟَ ُﻜ ْﻢ َوأَ ْر َﺳ ْﻠﻨَﺎ اﻟ ﱠ‬

‫ﻓَﺄَ ْﻫﻠَ ْﻜﻨَﺎ ُﻫ ْﻢ ﺑِ ُﺬﻧُﻮﺑِ ِﻬ ْﻢ َوأَﻧْ َﺸﺄْﻧَﺎ ِﻣ ْﻦ ﺑَـ ْﻌ ِﺪ ِﻫ ْﻢ ﻗـ َْﺮﻧًﺎ آ َﺧﺮِﻳ َﻦ‬ “A e vërejtën ata sa gjenerata para tyre i shkatërruam e që Ne u patëm mundësuar atyre (komoditet) në tokë çfarë juve nuk ju mundësuam; u patëm lëshuar nga qielli shi me bollëk dhe u patëm bërë që të rrjedhin lumenj ndër ta, e për shkak të mëkateve të tyre, i shkatërruam dhe pas tyre sollëm (breza) të tjerë”. (El-Enam, 6)

Pamje të parajsës islame Metaforat poetike kuranore, në të cilat uji shfrytëzohet për të simbolizuar parajsën, mirësinë dhe mëshirën e Allahut, janë gjithsesi shumë të shpeshta. Nga shumë referenca kuranore për lumenjtë e rrjedhshëm, shiun dhe fontanat e ujit të pijshëm në parajsë, mund të përfundojmë se uji është esenca e kopshteve të parajsës. Ai rrjedh përmes tyre duke sjellë freski e gjelbërim dhe duke shuar etjen. Besimtarët do të jenë të graduar për devotshmërinë e tyre:

‫آﺳ ٍﻦ َوأَﻧْـﻬَﺎ ٌر ِﻣ ْﻦ‬ ِ ‫َﻣﺜَ ُﻞ اﻟْ َﺠﻨﱠ ِﺔ اﻟﱠﺘِﻲ ُو ِﻋ َﺪ اﻟْ ُﻤﺘﱠـﻘُﻮ َن ۖ◌ ﻓِﻴﻬَﺎ أَﻧْـﻬَﺎ ٌر ِﻣ ْﻦ ﻣَﺎ ٍء ﻏَْﻴ ِﺮ‬

188

Takvim – Kalendar 2011

për pije, lumenj nga qumështi me shije të paprishur, lumenj nga vera e shijshme për njerëz, lumenj nga mjalti i kulluar, ata kanë aty edhe gjithfarëlloj pemësh, kanë edhe falje nga Zoti i tyre (a është i njëjtë) si ai që është përgjithmonë në zjarr dhe u shuhet etja me ujë të valë që ua copëton zorrët e tyre?” (Muhamed, 15) Uji në Xhenet asnjëherë nuk rri në një vend, po rrjedh, në dallim nga uji në Xhehenem. Kurani gjithashtu ujin e parajsës e barazon me pastërtinë morale:

ٌ‫ ﻓِﻴﻬَﺎ َﻋ ْﻴ ٌﻦ ﺟَﺎ ِرﻳَﺔ‬.ً‫ﺴ َﻤ ُﻊ ﻓِﻴﻬَﺎ ﻻَ ِﻏﻴَﺔ‬ ْ َ‫ﻻَ ﺗ‬ “Aty (në Xhenet) nuk dëgjojnë fjalë të pakëndshme, Aty ka kroje që rrjedhin”. (El-Gashije, 11-12) Shumë thënie specifike për topografinë e parajsës në Kuran shpien në tentime të shumta kopjimi të pikturimit të parajsës. Përgjatë historisë, sundimtarët myslimanë nga Spanja arabe deri te Persia, kishin provuar t’i realizonin pamjet e disenjit të kopshteve të pallateve të tyre, duke ndërtuar atraksione uji, pishinash e fontanash. Kopshtet e Al-Hambras në Granadën spanjolle, kompleksi Bagh-e-Tarikhi në qytetin iranian Kashan, si dhe kopshtet e pallateve mbretërore në qytetin maroken Makresh, - tërë kjo dëshmon dëshirën për të imituar parajsën kuranore në Tokë.

‫َﻞ‬ ٍ ‫ﻟَﺒَ ٍﻦ ﻟَ ْﻢ ﻳَـﺘَـﻐَﻴـ ْﱠﺮ ﻃَ ْﻌ ُﻤﻪُ َوأَﻧْـﻬَﺎ ٌر ِﻣ ْﻦ َﺧ ْﻤ ٍﺮ ﻟَ ﱠﺬةٍ ﻟِﻠﺸﱠﺎ ِرﺑِﻴ َﻦ َوأَﻧْـﻬَﺎ ٌر ِﻣ ْﻦ َﻋﺴ‬ ‫ُﻮ ﺧَﺎﻟِ ٌﺪ‬ َ ‫َات َوَﻣﻐْ ِﻔ َﺮةٌ ِﻣ ْﻦ َرﺑﱢ ِﻬ ْﻢ ۖ◌ َﻛ َﻤ ْﻦ ﻫ‬ ِ ‫ۖ◌ َوﻟَ ُﻬ ْﻢ ﻓِﻴﻬَﺎ ِﻣ ْﻦ ُﻛ ﱢﻞ اﻟﺜﱠ َﻤﺮ‬

‫ﻓِﻲ اﻟﻨﱠﺎ ِر َو ُﺳﻘُﻮا ﻣَﺎءً َﺣﻤِﻴﻤًﺎ ﻓَـ َﻘﻄﱠ َﻊ أَ ْﻣﻌَﺎءَ ُﻫ ْﻢ‬ “Shembulli i Xhenetit, i cili u është premtuar atyre që janë ruajtur (të devotshëm), në të cilin ka lumenj me ujë të mirë

Marrë nga: “Takvim”- 2004, Bot. Rijaset Islamske Zajednice u BiH, Sarajevë.


190

alimËt tAnë Resul Rexhepi - Sadik Mehmeti

MYDERRIZI I MEDRESESË “MEHMET PASHA” TË PRIZRENIT HAFIZ ABDULLAH EF. HIZRI - TELAKU (Ld. 15.05.1896 - vd. 04.04.1943) Hyrje

Puna dhe hulumtimi nëpër arkiva dhe biblioteka, përveçqë të jep një ndjesi dhe kënaqësi të veçantë, të bën edhe surpriza të këndshme dhe të mundëson që të njihesh me ngjarje, personalitete dhe të dhëna të reja, të cilat nuk të është dhënë rasti t’i njohësh më parë, dhe kështu bëhen pjesë e pandashme e jotja dhe e interesimeve tua, kurse më vonë, si të thuash, ndiesh një dëshirë e nevojë, mbase të pashpjegueshme, që domosdoshmërish të merresh me to. Ndërsa po hulumtonim dhe po shkruanim monografinë për njërin ndër myftinjtë, myderrizët, alimët dhe patriotët e shquar

Takvim – Kalendar 2011

të Prizrenit me rrethinë, autorin e tetë veprave në gjuhën arabe, Haxhi Rrystem ef. Shportën1, na tërhoqi vëmendjen emri i myderrizit të parafundit të medresesë së famshme “Mehmet Pasha” të Prizrenit, hfz. Abdullah ef. Hizri-Telaku, për të cilin kishim dëgjuar, por vetëm si emër dhe jo më shumë, sepse për të, çuditërisht! - asgjë s’është shkruar në gjuhën shqipe. Na bëri përshtypje posaçërisht respekti që tregonin autorët boshnjakë për këtë personalitet shqiptarë. Të dhënat e para për këtë myderriz dhe hoxhë të shquar të Prizrenit i hasem pikërisht në një shkrim të studiuesit nga Sarajeva, Fejzullah Haxhibajriç2, i cili duke bërë fjalë për një vepër të haxhi Ymer Lutfi ef. Paçarizit, ndër të tjera, na jep edhe një të dhënë shumë me rëndësi kur thotë se aty ku është varrosur Haxhi Ymer Lutfi efendiu, - në varrezat Kuruçeshme - janë varrosur edhe shoku i tij i vjetër nga Stambolli, myftiu i njohur i Prizrenit, haxhi Rrystem ef. Shporta, dhe zëvendësi i 1 2

Resul Rexhepi-Sadik Mehmeti, Haxhi Rrystem ef. Shporta-Jeta dhe vepra (1864-1937), Monografi, Prishtinë, 2010. Fejzullah Haxhibajriç (1912-1990) ka qenë myderriz, hoxhë, bibliotekist, shejh dhe nëpunës në administratën e Bashkësisë Islame të Bosnjë e Hercegovinës. Ka njohur mirë gjuhën arabe, turke dhe persiane. Është autor i shumë shkrimeve të botuara në revistat profesionale nga islamologjia dhe nga trashëgimia islame në Bosnjë dhe me gjerë. Ka qenë sheh i tarikatit kaderij, dhe më 1936 ka marrë dorë tek myderrizi i Vushtrrisë, shkrimtari, poeti dhe mendimtari shqiptar Selim ef. Sami Jashari - Drejta (vdiq më 1952). Fejzullah efendiu ka botuar në gjuhën boshnjake shumë ilahi, sikundër edhe veprën “Tuhfa” të shehut të tij, Selim Sami efendiut. Fejzullah ef. ka qenë shpjegues, komentues dhe përkthyes në gjuhën serbokroate i “Mesnevisë”. Fejzullah ef. në vitin 1963 ka botuar “Ilmihalin”, i cili në vitin 1968 është përkthyer në gjuhën shqipe nga H. Sherif Ahmeti dhe deri sot ka pasur disa ribotime. Më gjerësisht për këtë, shih: M. Trajlić, Prof. Hadži Fejzulah Hadžibajrić (in memoriam), në: “Anali” Gazi Husrev-begove Biblioteke, nr. XV-XVI, Sarajevë, 1990, f. 287-291.


Alimët tanë

191

Reis-ul-Ulemasë së Jugosllavisë dhe myhibi i haxhi Ymerit, hfz. Abdullah ef. Hizri-Telaku... Nekrologun për haxhi hafiz Rrystem ef. Shportën, - thotë F. Haxhibajriçi, - e ka shkruar hafiz Abdullah Hizri dhe e ka botuar në rev. “El-Hidaje”, viti I, nr. 12, Sarajevë, 19383, kurse nekrologun për Hafiz Abdullah ef. Hizrin e kanë shkruar F. Haxhibajriçi në “El-Hidaje”, viti. VI, nr. 12, Sarajevë, 1943 dhe M(ahmud) Trajliçi, në revistën “Glasnik”, nr. 10, Sarajevë, 1943”4. F. Haxhibajriçi, po ashtu, edhe në një shkrim tjetër të tij5, duke bërë fjalë për fondet dhe dokumentet që posedon arkivi i Bibliotekës së Gazi Husrev Begut në Sarajevë, ndër të tjerash, - jep një shënim shumë me rëndësi për interesimet tona, kur thotë: “Në koleksionin ”Maktūbāt/Korrespondencat”, të këtij arkivi, ruhen edhe katër letra, të cilat miqve të tij në Sarajevë, ua kishte dërguar nga Prizreni hfz. Abdullah efendi Hizri, se tri nga këto letra janë në gjuhën arabe, kurse një në gjuhën turke,

3

Shkrimin për haxhi hafiz Rrystem Zihni ef. Shportën, shkruar nga hafiz Abdullah Hizri dhe të botuar në “El-Hidaje” ‘Abdullāh Hizr, Marhūm Hāğğī hāfiz Rüstem Zihnī efendī, në “El-Hidaje”, nr. 12, Sarajevë, 1938, f. 195., nga Sarajeva, na e ka siguruar dhe na e ka dërguar miku ynë, z. Bajro Perva, të cilin e falënderojmë botërisht. 4 Fejzulah Hadžibajrić, Omer Lutfijin Tahmis na Bošnjakovu kasidu o FususulHikemu, në: “Anali Gazi Husrev-begove Biblioteke”, knjiga V-VI, Sarajevë, 1978, f. 188. Dy nekrologët për Abdullah ef. Hizrin, të shkruara nga studiuesit boshnjakë, F. Haxhibajriçi dhe M. Trajliçi, të botuara në “El-Hidaje” dhe në “Glasnik”, nga biblioteka e Gazi Husrevbegut në Sarajevë, na i ka sjellë miku dhe kolegu ynë, Nail ef. Halimi, të cilit i jemi mirënjohës dhe e falënderojmë përzemërsisht. Z. N. Halimi po ashtu nga arkivi i Bibliotekës së Gazi Husrevbegut në Sarajavë, na i ka sjellë edhe katër letrat që hfz. Abdullah ef. Hizri ia kishte dërguar mikut të tij F. Haxhibajriçit. 5 Fejzullah Hadžibajrić, O arhivaljima Gazi Husrev-begove biblioteke u Sarajevu, në: “Anali”, knjiga XV – XVI, Sarajevë, 1990, f. 285.

192

Takvim – Kalendar 2011

se janë të shkruara me një kaligrafi të jashtëzakonshme dhe se janë shumë të rëndësishme për nga përmbajtja”6. Në anën tjetër, në Arkivin e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës ruhet Dosja e hfz. Abdullah ef. Hizrit7, e cila ndonëse nuk është shumë e vëllimshme, megjithatë përmban të dhëna dhe saktësime me rëndësi për këtë personalitet. Kjo dosje, me sa merret vesh, është hartuar pas vdekjes së hfz. Abdullah efendiut, pra më vonë, në vitin 1952, atëherë kur bashkëshortja e hfz. Abdullah ef. Hizrit, znj. Radije, kishte bërë kërkesën për të rregulluar sigurimin social dhe për të gëzuar pensionin e bashkëshortit të saj të ndjerë. Për këtë arsye, ishkryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, hfz. Bajram ef. Agani dhe ai i Këshillit të Prizrenit, hfz. Ismailhaki ef. Ustaibo kishin hartuar/kompletuar këtë dosje të cilën ne e konsultuam në tërësi, sikurse i konsultuam edhe disa dokumente të tjera që i kishim vjelë në fonde të ndryshme në Arkivin e Kosovës, e që kanë të bëjnë me hfz. Abdullah ef. Hizrin. Mbi bazën e këtyre burimeve dhe literaturës tjetër që është dhënë në bibliografi, në vazhdim po japim një jetëshkrim për herë të parë në gjuhën shqipe për këtë alim e myderriz të medresesë së famshme “Mehmed Pasha”, që dikur për nga niveli dhe përmbajtja e mësimit ishte e njohur në tërë Rumelinë8, për këtë imam të xhamisë “Arasta”9, të cilës rrënuesit ia lanë ve6

Fejzullah Hadžibajrić, O arhivaljima Gazi Husrev-begove biblioteke..., po aty, f. 285. 7 Arkivi i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Kutia nr. 2, dosja nr. 28. 8 Hasan Kaleši, Spomenici islamske arhitekture i orijentalni rukopisi, në monografinë “Kosova nekad i danas”, Beograd, 1973, 470-471. 9 Xhaminë e Arastës e ndërtoi Jakup bej Evrenozade në vitin 1526. Quhet xhamia e Arastës, sepse gjendej në mes të Çarshisë së Arastës-Çarshisë së Mbuluar. Xhamia është djegur disa herë, kurse në vitin 1963 është shembur dhe


Alimët tanë 193 tëm minaren si dëshmi, për këtë hafiz të shquar që “aq ëmbël e këndonte Kuranin”10, për këtë kopjues e kaligrafist të shkathtë, për këtë mbrojtës e përkrahës të kauzës kombëtare, përkrahës të Ferhat bej Dragës dhe mik, bashkëpunëtor e vendës të Ibrahim Lutfiut11, përkrahës dhe përhapës të shkrimit shqip; personalitet me ide përparimtare e patriotike, kundërshtar të rreptë të politikës antishqiptare serbomadhe; për këtë luftëtar ndër më të shquarit në luftën kundër shpërnguljes me dhunë të shqiptarëve nga trojet etnike - hfz. Abdullah ef. Hizrin-Telakun. E, së bashku me jetëshkrimin e tij, po sjellim edhe faksimilen e njërës prej letrave të hfz. Abdullah efendiut dërguar miqve të tij në Sarajevë, në mënyrë që të njihemi me kaligrafinë e tij të jashtëzakonshme; po sjellim edhe katër fotografi të tij të rralla, - me shpresë se një ditë do t’u ndihmojnë atyre që do të shkruajnë, - dhe duhet të shkruajnë, - një monografi për Hfz. Abdullah ef. Hizrin-Telakun. rrënuar në tërësi, përveç minares, e cila gjendet edhe sot si dëshmi se aty dikur ka ekzistuar një xhami dhe një çarshi shumë e njohur dhe me një histori. Minarja është e vetmja pjesë e vjetër e parrënuar nga tërë kompleksi i Çarshisë së Arastës. 10 Fejzulah Hadžibajrić, Merhum Hafiz Abdulah ef. Hizr, në: “El-Hidaje”, viti. VI, nr. 12, Sarajevë, 1943, f. 339-341. 11 Ibrahim Hazer Lutfiu (1913-1950). Intelektual, veprimtar politik i njohur në vitet e Luftës II Botërore. Lindi në Prizren, ku kreu shkollën fillore dhe gjimnazin. Ndoqi studimet e larta dhe u diplomua në Fakultetin Juridik në Beograd. Më 1939 u punësua në Sarajevë në Kryesinë e Bashkësisë Islame si sekretar i përgjithshëm për Kosovën. Pas shpërbërjes së Mbretërisë Jugosllave (1941) u rikthye në Kosovë, ku shërbeu si zv.prefekt në Mitrovicë. Në nëntor 1944 u arrestua në afërsi të Rahovecit nga partizanët jugosllavë, por u lirua më pas nga luftëtarët e formacionit nacionalist të A. Gllavicës. Që nga ajo kohë jetoi ilegalisht në Budakovë. Prej andej vendosi lidhje me Organizatën Nacional-Demokratike Shqiptare në Kosovë. Më 1950 i dha fund jetës së tij. (Shih: Grup autorësh, Fjalor enciklopedik shqiptar, vëll. II, Tiranë, 2008, f. 1580).

Takvim – Kalendar 2011

194

Jetëshkrimi i hfz. Abdullah ef. HizritTelakut Arsimimi Hafiz Abdullah ef. Hizri-Telaku është djali i dytë i Hizrit të birit të bahçevanit të njohur Sylejman agë Telakut. Të parët e Hfz. Abdullah efendiut hiqnin rrënjë nga fshati Bajë i Malishevës12, por që ishin vendosur në Prizren, ku 15.05.1896, u lind Abdullah efendiu13. Pas përfundimit të mektebit (shkollës fillore) dhe ruzhdijes (gjimnazit të ulët), Abdullah efendiu mësimet i kishte vazhduar në idadinë (gjimnazin e lartë) në Prizren, të cilën nuk pati fatin që ta përfundonte, sepse kjo shkollë, pas largimit të Perandorisë Osmane nga trojet tona, nga ana e pushtetit serb më 1912 qe mbyllur. Në këtë kohë qenë mbyllur - për të mos u hapur kurrë - edhe medreseja “Mahmud Pasha” e themeluar më 1100/1681, medreseja “Sinan Pasha” e themeluar më 1125/1706 dhe medreseja “Emin Pasha” e themeluar më 1831, sikundërqë nga ana e pushtetit serb pati ndërprerë punën edhe medreseja “Mehmet Pasha” dhe qenë mbyllur edhe shumë xhami e mektebe së bashku me shkollën normale “Darulmual-limin”, qe shkatërruar në tërësi Xhamia e Kalasë dhe monumente të tjera islame në Prizren. 12

Dr. Muhamet Pirraku, Këndoi edhe kur e kishte të ndaluar, në: “Dituria Islame”, nr. 24, Prishtinë, 1991, f. 21. 13 Shumica e burimeve që konsultuam vitin 1896 e shënojnë si vit të lindjes së Abdullah ef., e megjithatë, diku shënon viti 1894 e diku-diku 1898. Ne për shumë arsye u përcaktuam për të parin.


Alimët tanë

195

Në vitin 1917, Abdullah efendiu regjistrohet në medresenë “Mehmed Pasha”14, ku do t’i ndjekë mësimet tek myderrizët e shquar hfz. Abdulaziz Hifzi efendiu15 dhe te haxhi hfz. Rrystem ef. Shporta16, të cilët do të lënë gjurmë në formimin e persona14

Arkivi i Kosovës, Fondi: Myftinija e Qarkut të Prizrenit, kutia 2, 1920. Hafiz Abdylaziz efendiu, i lindur në Krushë, po ka jetuar në Brusë të Turqisë, ka qenë myfti i Prizrenit dhe myderriz i shquar në medresenë “Mehmed Pasha” të Prizrenit. Te ky myderriz kanë marrë ixhazetin shumë studentë gjithandej trojeve shqiptare. Kurse vetë Abdylaziz efendiu ixhazetin e kishte marrë te dijetari i shquar Ismail Hakki Manastiri. Abdylaziz efendiu ka vdekur në vitin 1917. Ymer Lutfi Paçarizi ka shkruar dy kronograme/tārīh për Abdylaziz efendiun në gjuhën osmane; një kopje e këtyre kronogrameve gjendet në duart tona. Nuk janë botuar deri sot. Aty shkruan se Abdylaziz efendiu ka qenë “edhe myfti edhe myderriz në Prizren, tek i cili kanë marrë ixhazet tri gjenerata studentësh”. (Shih: ‘Umar Lutfī Pāçārīzī, Tawārīh, (dorëshkrim), Arkivi i Kosovës-Prishtinë, f. 109-112). 16 Haxhi hafiz Rrystem Zihni ef. Shporta lindi në Prizren në vitin 1864. Mësimet e para i mori në Prizren në mektebin dhe në medresenë e “Sinan Pashës” te myderrizi (Abdyl)Halim efendiu. Më pastaj studimet i kishte vazhduar në medresenë “Mehmed Pasha” në Prizren te myderriz Memish efendiu. Më pastaj, për t’i thelluar studimet e tij vajti në Stamboll. Nga atje, me kërkesën e . myftiut dhe myderrizit Hafiz Abdylaziz efendiu u kthye në Prizren në medresenë “Mehmed Pasha” për t’i përfunduar studimet. Haxhi Hfz. Rrystem efendiu në Stamboll njihet edhe me deputetin e parlamentit të Turqisë nga Kosova, Hasan Prishtinën dhe me dijetarë të tjerë nga Prizreni dhe nga trojet e tjera shqiptare. Pas vdekjes së myderrizit të tij hfz. Abdylaziz efendiut më 1917, haxhi Rrystem efendiu do ta zërë vendin e tij dhe do të emërohet myfti i Prizrenit dhe myderriz në medresenë “Mehmed Pasha”. Në detyrën e myftiut të Prizrenit haxhi Rrystem ef. do të qëndrojë deri në vitin 1920 kur edhe shkarkohet, për t’u emëruar përsëri në vitin 1922. Edhe kësaj radhe nuk qëndroi gjatë në këtë pozitë dhe më 1923 u shkarkua, për t’u riemëruar në vitin 1924, ku qëndroi deri më 25 korrik 1924, kur edhe burgoset dhe dënohet nga pushteti serb me 20 vjet heqje lirie. Dënimin e ka vuajtur në burgun e Prizrenit, Shkupit, Nishit dhe Zenicës. Haxhi hfz. Rrystem efendiu vdiq në moshën 73 vjeçare në mëngjesin e ditës së hënë më 5 tetor 1937 dhe u varros në varrezat Kuruçeshme në Prizren. Ka shkruar tetë (8) vepra autoriale në dorëshkrim. (Më gjerësisht: Resul Rexhepi-Sadik Mehmeti, Haxhi Rrystem ef. ShportaJeta dhe vepra (1864-1937), Monografi, Prishtinë, 2010). 15

196

Takvim – Kalendar 2011

litetit të Abdullah efendiut. I pari shquhej si pedagog dhe njohës i thellë i shkencave islame, kurse i dyti, përveç të tjerash, ishte patriotë me autoritet në rrethinë, ide këto të cilat do t’i kultivoj tek hfz. Abdullah efendiu. Krahas mësimit në medresenë “Mehmet Pasha”, hfz. Abdullah efendiu kishte mësuar edhe Kuranin përmendsh, një traditë kjo e njohur për këtë institucion arsimor që nga fillimi i hapjes e deri në kohën kur u mbyll më 1948, kurse numri i hafizëve që kishin arritur të mësonin Kuranin përmendsh në dhomat e kësaj vatre arsimore islame e kombëtare, nuk ka të numëruar. Mësimet në medrese hfz. Abdullah efendiu i kishte përfunduar te myderriz hfz. Nysret ef. Galibi17, nga i cili më datën 23 qershor 1928 kishte marrë ixhazetnamenë/diplomën. Hfz. Abdullah ef. Hizri njihte për mrekulli gjuhën arabe, dhe, përveç gjuhës shqipe dhe turke, të cilat i fliste, përdorte edhe gjuhën frënge, po dhe atë serbokroate18.

17

Hfz. Nysret ef. Galipi (Doda) është biri i Haxhi Sadikut. Kishte lindur në Prizren në vitin 1878, ku e kishte kryer edhe shkollën fillore-iptidainë dhe progjimnazin-ruzhdijen. Në Prizren kishte mbaruar edhe medresenë “Mehmed Pasha” dhe kishte marrë ixhazetin nga Hoxha Abdylaziz efendiu më 1908. Ka qenë njohës i disa gjuhëve - arabishtes, turqishtes, persishtes dhe i shqipes. Ka qenë myderriz në medresenë “Mehmed Pasha” dhe myfti i Prizrenit deri në vitin 1941, kur pati ndërruar jetë në Prizren. (Dr. Feti Mehdiu, Hafizët tanë gjatë historisë - shek. XVIII-2010, Prishtinë, 2010, f. 95). 18 Fejzulah Hadžibajrić, Merhum Hafiz Abdulah ef. Hizr, në: “El-Hidaje”, po aty, f. 341.


Alimët tanë

197

198

Takvim – Kalendar 2011

Myderriz në medresenë “Mehmet Pasha” Ende duke qenë student në medrese, për shkak të arritjeve të tij, në vitin 1925 hfz. Abdullah efendiu qe emëruar imam në xhaminë e Arastës19 në Prizren, detyrë të cilën e kreu deri në vitin 1930, kur qe emëruar asistentë/ndihmës i myderrizit të tij, hfz. Nysret efendiut në medresenë “Mehmed Pasha”, për lëndët Fikh20 dhe Mulla Xhami21 në të dy paralelet, sa kishte atëbotë kjo medrese.22 Kurse në vitin 1935, kur myderrizi i tij hfz. Nysret ef. Galibi u emërua myfti i Prizrenit me rrethinë, hfz. Abdullah ef. Hizri, si një nga alimët më të aftë të Prizrenit, do të zinte vendin e tij dhe do të emërohej myderriz i medresesë “Mehmed Pasha”, detyrë kjo të cilën do ta kryente, pa kurrfarë kompensimi, me shumë dashuri e pasion deri në fund të jetës së tij, më 1943.

19

Arkivi i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Kutia nr. 2, dosja nr. 28. Fikh (ar. fiqh) është e drejta e Sheriatit, jurisprudenca islame. 21 “Mullaxhamia” është gramatikë e gjerë e gjuhës arabe dhe zhvillohet në gjuhën arabe. Njihet sipas emrit të autorit Mulla Abdurrahman Xhamiu (Maulānā ‘Abdurrahmān b. Ahmad al-Ğāmī, vd. 898/1492). Titulli i saktë i kësaj vepre është “al-Favāid ad-Diyāiyya” (Favoret e Dijauddinit). Dijauddini ka qenë i biri i autorit, të cilit edhe i kushtohet kjo vepër. “Mullaxhamia” në të vërtetë është komentim i veprës së Ibn Haxhibit në fushën e sintaksës së gjuhës arabe. Mulla Xhamiu ishte autor edhe i një doracaku, sipas të cilit tek ne për një kohë të gjatë është mësuar metrika e gjuhës arabe. 22 Arkivi i Kosovës, Fondi, Sresko Vakufsko Mearifsko-Poverenstvo, Prizren, kutia 2, dok. 110, viti 1931. 20

Myderriz Hfz. Abdullah ef. Hizri-Telaku

Në kohën kur hfz. Abdullah efendiu ishte myderriz në medresenë “Mehmed Pasha”, ajo ishte në zë, kurse për nga numri i studentëve zinte vendin e parë në rajon23. Ndonëse mësimi në këtë medrese zyrtarisht zhvillohej në gjuhët arabe, turke e persiane, në mënyrë kaçakçe iu dha rëndësi e madhe edhe mendimit letrar shqip me alfabet arab, e së këndejmi edhe gjuhës dhe kulturës shqiptare. Medreseja “Mehmet Pasha”, në rrethana të robërisë serbomadhe, luajti rolin e një klubi kulturor e kombëtar shqiptar, ku u edukuan fetarisht dhe kombëtarisht disa gjenerata24, gjithnjë besnikë ndaj frymës që mbolli myderrizi i saj 23 24

Fejzulah Hadžibajrić, Merhum Hafiz Abdulah ef. Hizr, po aty, f. 340. Dr. Muhamet Pirraku, po aty, f. 21.


Alimët tanë

199

Haxhi Ymer ef. Prizreni, dhe që e vazhduan myderrizët e saj të fundit Haxhi Rrystem ef. Shporta, hfz. Nysret ef. Galibi, hfz. Abdullah ef. Hizri e shumë të tjerë. Në kohën kur medresenë “Mehmet Pasha” e udhëhiqte hfz. Abdullah ef. Hizri, mësimet në të i vijonin një numër i madh studentësh dhe, megjithëse një grup të tyre e kishte përcjellë deri në ixhazet (para diplomimit), nuk na është e njohur, të paktën deri në këtë fazë të hulumtimeve tona, nëse dikujt t’i ketë dhënë ixhazetname.

Aktiviteti politik i hfz. Abdullah ef. Hizrit Sikurse u tha, për sa u përket pikëpamjeve dhe qëndrimeve politike, hfz. Abdullah ef. Hizri kishte ndjekur Ferhat bej Dragën dhe organizatën politike legale “Xhemijeti”, e cila ishte organizatë politike kombëtare shqiptare e veshur me petkun fetar islam, si mundësi e vetme për organizimin politik shqiptar legal jashtë partive politike serbe, një organizatë rreth së cilës qe mbledhur inteligjencia shqiptare myslimane. Bashkëpunëtori i tij i parë në këtë drejtim ishte intelektuali e veprimtari i njohur politik në vitet e Luftës II Botërore, juristi i shquar, sekretari i përgjithshëm i Rijasetit të Bashkësisë Islame me seli në Sarajevë, anëtari i Organizatës Nacional-Demokratike Shqiptare në Kosovë, prizrenasi Ibrahim ef. Lutfiu25. Kështu, kur në vitin 1937 qenë mbajtur zgjedhjet e përgjithshme në organet e Komunitetit Fetar Mysliman për Serbinë Jugore, populli e kishte propozuar dhe kishte kërkuar nga hfz.

200

Abdullah ef. Hizri që ai të ishte bartës i listës për Këshillin e Vakëfit të Prizrenit me rrethinë, dhe ashtu kishte ndodhur. Hfz. Abdullah efendiu qe zgjedhur me shumicë votash, për se edhe Kuvendi i Vakëfit në Shkup e zgjodhi anëtar të Ulema Mexhlisit të Shkupit dhe anëtar të Trupës Zgjedhore për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Ulema Mexhlisit dhe të Reis-ulUlemasë në Mbretërinë Jugosllave.26 Ndonëse kishte marrë shumicën e votave dhe ndonëse qe zgjedhur anëtar i Ulema Mexhlisit të Shkupit, megjithatë hfz. Abdullah ef. Hizri, për shkak të pikëpamjeve dhe qëndrimeve të tij politike, nuk u emërua kurrë anëtar i Ulema Mexhlisit në Shkup. Nuk u emërua, sepse hfz. Abdullah ef. Hizri ishte anëtar i Komitetit për Mbrojtjen e Kosovës-Dega në Shkup, me Ferhat bej Dragën në krye, ku bënin pjesë edhe shumë udhëheqës, personalitete, myderrizë e hoxhallarë të shquar gjithandej trojeve shqiptare, që gjendeshin nën Mbretërinë Jugosllave.27 Ç’është e vërteta, në vitin 1937 Komuniteti Fetar Mysliman për Serbinë Jugore me seli në Shkup, i kishte shpallur zgjedhjet në të gjitha organet e tij, përfshirë këtu edhe zgjedhjen e komisarit politik të Kuvendit të Vakëfit, ose, siç quhej ndryshe, naibit, i cili deri atëherë emërohej drejtpërdrejtë nga Ministri i Drejtësisë me seli në Beograd. Mirëpo, sipas Kushtetutës së re, në vend të naibit, u krijua një organ ekzekutiv pesanëtarësh me po aq zëvendës, i cili zgjidhej nga Kuvendi i Vakëfit, ndërsa Këshilli Ekzekutiv zgjidhte nga radhët e veta kryetarin dhe nënkryetarin e tij. Për këtë arsye, në zgjedhjet e 1937-s në 26

25

Fejzulah Hadžibajrić, Merhum Hafiz Abdulah ef. Hizr, po aty, f. 341.

Takvim – Kalendar 2011

27

Fejzulah Hadžibajrić, Merhum Hafiz Abdulah ef. Hizr, po aty, f. 340. Qerim Lita, Shaban Efendia atdhetar i devotshëm, Kumanovë, 2010, f. 48-49.


Alimët tanë

201

202

Takvim – Kalendar 2011

Komunitetin Fetar Mysliman për Serbinë Jugore kishin dalë në shesh dy lista. Ferhat bej Draga i printe listës së parë, pas së cilës qëndronin atdhetarët shqiptarë, si Rexhep ef. Remziu, Ibrahim Lutfiu, Shaban ef. Jashari, Sherif ef. Voca, Mulla Idriz Gjilani, Emin Beu, Hasan Shukriu, Zenel Strazimiri, hfz. Abdullah Hizri etj., që ndryshe quhej “lista e parisë nacionaliste shqiptare”28. Kurse listës së dytë i printe Fevzija Haxhihamziç nga Bosnja, që nuk ishte ndonjë dashamirës i Shqiptarëve dhe i gjuhës së tyre. Për këtë arsye, paria intelektuale dhe nacionaliste shqiptare (që në fakt ishin udhëheqësit kryesorë të Degës së Komitetit për Mbrojtjen e Kosovës) këtyre zgjedhjeve u dhanë rëndësi të madhe. Ata, në mënyrë të hapur, kërkonin nga Shqiptarët që të votonin listën opozitare së cilës i printe Ferhat bej Draga, jo vetëm për të udhëhequr institucionin e Komunitetit Fetar Mysliman, por edhe sepse ata e dinin fort mirë se, duke qenë në krye të këtij institucioni kaq me rëndësi, të cilin e përbënin me shumicë Shqiptarët, do të arrinin të ruanin pasurinë e tundshme dhe të patundshme të myslimanëve, që kontrollohej nga naibët që ishin joshqiptarë të vendosur nga Beograd, me qëllim që të kishin një kontroll të plotë si në pikëpamje ekonomike, ashtu edhe atë politike mbi myslimanët, pjesa dërrmuese e të cilëve ishin të përkatësisë kombëtare shqiptare.29 Për organizimin sa më të mirë të zgjedhjeve, qe krijuar edhe shtabi zgjedhor, në të cilin u përfshinë shumë personalitete të njohura shqiptare, si Iljaz Agushi, Mulla Idriz Gjilani, Shaban ef. Jashari, Hasan Shukriu, Aqif ef. Tetova nga Gjila-

ni, Azem ef. Hoxha etj.. Ata si seli të tyre zgjodhën “Bojali Hanin” në Shkup, prandaj ata më vonë, në opinionin shqiptar dhe më gjerë, do të njiheshin si grupi opozitar i “Bojali Hanit”. Kjo opozitë u krijua në kuadër të Komunitetit Fetar Mysliman, sepse në rrethanat e asaj kohe për Shqiptarët nuk kishte as mundësi minimale dhe as institucione të tjera jashtë Komunitetit Fetar Mysliman, për të ndërmarrë një gjë të tillë, pra për të krijuar një opozitë, e cila do të ngrinte zërin dhe do të kërkonte të drejtat e Shqiptarëve në kuadër të Mbretërisë Jugosllave. Në të vërtetë, kjo opozitë synonte dhe angazhohej kryekëput që, përmes institucioneve të Komunitetit Fetar Mysliman, të përmirësonte statusin politik dhe nacional të shqiptarëve nën sundimin e Mbretërisë Jugosllave. Përmes kësaj rryme, synohej të zgjohej vetëdija nacionale te Shqiptarët dhe të kërkoheshin të drejtat e tyre, e kjo mund të arrihej “vetëm me ndryshimin e Kushtetutës së KFM-së”, prandaj udhëheqja e këtij institucioni dhe anëtarët e saj/ulemaja “ishin nën mbikëqyrje të përhershme nga aparati shtetëror”30. Duhet theksuar edhe fakti se këtyre zgjedhjeve rëndësi të posaçme u kushtoi edhe diplomacia e atëhershme e shtetit shqiptar, e cila përmes konsullatës së saj në Shkup, përkrahu fuqishëm listën e grupit opozitar të Bojali Hanit31. Fushata parazgjedhore kishte filluar disa muaj para se të mbaheshin zgjedhjet. Në Prizren në atë kohë do të qëndronin Shaban ef. Jashari, që ishte me detyrë në Myftininë e Prizrenit, dhe disa figura të njohura të “Degës së Komitetit...”, si Ibrahim Lutfiu, Iliaz Mustafa etj., të cilët së bashku me ulemanë dhe

28

30

29

Qerim Lita, Shaban Efendia atdhetar i devotshëm…, po aty, f. 55. Qerim Lita, Shaban Efendia atdhetar i devotshëm…, po aty, f. 56.

31

Qerim Lita, Shaban Efendia atdhetar i devotshëm…, po aty, f. 56. Po aty, 58.


Alimët tanë

203

204

Takvim – Kalendar 2011

personalitetet e tjera vendëse, do të ndërmerrnin një sërë aktivitetesh me karakter informativ rreth zgjedhjeve të përgjithshme në KFM, që ishin caktuar të mbaheshin më 30 maj 1937. Në Prizren e rrethinë një detyrë e tillë i qe besuar kujt tjetër përveçse Hfz. Abdullah ef. Hizrit, i cili do të angazhohej me të madhe jo vetëm për sa u përket zgjedhjeve në KFM, por ai këtë rast do ta shfrytëzonte për të denoncuar politikën shtetërore antishqiptare dhe për të ushtruar ndikimin kundër shpërnguljes së Shqiptarëve nga vatrat e tyre për në Turqi, dhe kundër reformës agrare që aplikonte pushteti serb kundër Shqiptarëve. Gjithashtu ai propagandonte, kudo shkonte, për përhapjen e gjuhës shqipe dhe nevojën për të pasur shkolla në këtë gjuhë. Në këtë drejtim, Myderrizit të tyre do t’i dilnin në ndihmë edhe studentët e medresesë “Mehmet Pasha”, disa prej të cilëve, siç ishte p.sh. Vejsel ef. Xhelaludin Guta etj., nuk do t’i ndaheshin myderrizit Abdullah efendiut dhe do të venin aty ku vente Myderrizi, për t’i shpjeguar popullatës myslimane shqiptare për pasojat, gjynahun dhe hatanë, nëse do të shpërnguleshin dhe të linin shtëpitë, vatrat, trojet, xhamitë dhe varrezat e stërgjyshërve të tyre32. Në atë kohë, myderriz hfz. Abdullah efendiun e gjejmë jashtëzakonisht të angazhuar në organizimin dhe këshillimin e rinisë në frymën islame, duke mbajtur ligjërata dhe vaze me karakter fetar dhe kombëtar gjithandej ngado shkonte33. Si rezultat i kësaj fushate dhe i këtij mobilizimi e angazhimi, Shqiptarët me një shumicë të madhe votash votuan listën e

Ferhat bej Dragës dhe, me gjithë presionin dhe përpjekjet e pushtetit serbomadh që të fitonte lista e F. Haxhiamziçit, falë vendosmërisë së popullatës shqiptare dhe angazhimit të prijësve të tyre fetarë, në ato zgjedhje fitoi lista shqiptare së cilës i printe Ferhat bej Draga. Por, megjithatë dhe me gjithë fitoren e thellë të krahut kombëtar shqiptar, udhëheqja e deriatëhershme e KFM-së nuk dëshironte të lejonte ardhjen e një garniture të re në këtë institucion. Për këtë arsye, krahu i F. Haxhihamziçit, duke dashur të mbante në duart e tyre KFM-në, shkuan në Beograd dhe u ankuan te kryeministri Dragisha Cvetkoviç, kinse “Ferhat Draga dëshironte ta shqiptarizonte Komunitetin Fetar Mysliman të Serbisë Jugore”. Në bisedimet që u zhvilluan midis delegacionit dhe kryeministrit, ky i fundit u sugjeroi “gjetjen e një kompromisi midis dy rrymave”. Kështu edhe ndodhi, por kompromisi i arritur nuk dha rezultate, kështu që, me kërkesë të krahut të Ferhat bej Dragës, Kuvendi i Vakëf Mearifit të Ulema Mexhlisit në Shkup, më 5 shkurt 1938 mbajti një mbledhje të jashtëzakonshme dhe zgjodhën udhëheqjen e re të Këshillit Ekzekutiv të Kuvendit të Vakëf Mearifit në përbërjen: Kadri Salihu, kryetar, Osman Qemalbegu, nënkryetar, dhe tre anëtarë, kurse zëvendës të tyre u zgjodhën: Abdullah Hizri, Idriz Hajrullahu-Gjilani, Idriz Muharremi, Ramush Osmani dhe Dr. Beqir Novo.34 Me zgjedhjen e udhëheqësjes së re të Këshillit Ekzekutiv, politikën e KFM-së në Shkup në fakt e mori në duart e veta

32

34

Mulla Vesel Xheladin Guta, Perëndia më frymëzoi, (përmblodhi Abdullah Vesel Xheladini), Shkup, pa v. botimi, f. 11. 33 Fejzulah Hadžibajrić, Merhum Hafiz Abdulah ef. Hizr, po aty, f. 340.

Salih Safvet Bašić, Izbori za Vakufsko-mearifske sabore, Sreska vakufskomearifska pojverenstva i Džematske medžlise, në: “Glasnik” IVZ, Sarajevo, 1938, f. 115.


Alimët tanë

205

krahu kombëtar, përkatësisht, siç quhej atëherë, partia e Ferhat bej Dragës. Rolin e udhëheqjes së re të KFM-së në Shkup, më së miri e përshkruan albanofobi Vasa Çubriloviç, në referatin e tij me titull “Problemi i pakicave në Jugosllavinë e Re”, lexuar më 3 nëntor 1944 në Beograd, ku, përveç të tjerash, ai theksonte: “Kur pas marrëveshjes zgjedhore me Stojadinoviçin, nëpërmjet Mehmet Spahos, Ferhat bej Draga arriti ta zgjeronte autonominë e KFM-së edhe në Serbinë e Vjetër dhe në Maqedoni me seli në Shkup, separatistët shqiptarë përfituan një armë të fuqishme në duart e tyre. Ata për dy tre vjet, aq shumë e shfrytëzuan këtë favor, saqë në duart e tyre morën gjithë organizatën fetare dhe arsimore të myslimanëve në Jug. Nëpërmjet saj u organizuan politikisht dhe kaluan në sulm...35”. Ky ndryshim radikal që ndodhi në KFM, erdhi vetëm pas një bashkimi të fuqishëm mbarëshqiptar në trojet e tyre shqiptare të okupuara nga Mbretëria Jugosllave, dhe nga ndihma e Mbretërisë Shqiptare. Në këtë kuadër, duhen vlerësuar lartë sidomos roli, mobilizimi dhe vendosmëria e hoxhallarëve dhe ulemasë shqiptare, të cilët u vunë dhe qëndruan drejt në mbrojtje të kauzës kombëtare, duke përligjur, si shumë herë, konstatimin “Feja dhe kombi janë një” dhe për të rikonfirmuar për të satën herë porosinë islame “Pa vatan nuk ka iman”. Në anën tjetër, kur në vitin 1938 u mbajtën zgjedhjet e përgjithshme, hfz. Abdullahu ef., - ndonëse pa dëshirën e tij, po i shtyrë nga presionet e popullatës dhe të prijësve shqiptarë, -

206

pati vënë kandidaturën për udhëheqës popullor-delegat për rrethin e Suharekës. Votat i kishte marrë, por përsëri nuk i qe dhënë mandati36. Hfz. Abdullah ef. Hizri, me rastin e ceremonisë së inaugurimit të Fehim ef. Spahos37 për Reis-ul-Ulema më 1938, ishte përzgjedhur dhe nderuar për të lexuar tekstin e “Menshurasë” në gjuhën arabe, kurse në vitin 1939, kur Reis-ul-Ulemanë Fehim ef. Spahon e pati mbërthyer një sëmundje e rëndë, hfz. Abdullah ef. Hiziri e kishte zëvendësuar në detyrën e të parit të myslimanëve të ish-Jugosllavisë së Vjetër.

Hfz Abdullah ef. Hizri duke lexuar tekstin në gjuhën arabe të Menshurasë me rastin e ceremonisë së inaugurimit të Fehim ef. Spahos për Reis-ul-Ulema, pas tij Asim ef. Luzha. (foto, “Glasnik” 1938) 36

35

Hamdija Šarkinović, Bošnjaci od Naćertanija do memoranduma, Podgoricë, 1997, f. 243-259.

Takvim – Kalendar 2011

37

Fejzulah Hadžibajrić, Merhum Hafiz Abdulah ef. Hizr, po aty, f. 340. Fehim Spaho (1877-1942), ka qenë Reis ul-Ulema i myslimanëve të ishJugosllavisë nga viti 1938 deri në vdekje të tij më 1942.


Alimët tanë

207

208

Takvim – Kalendar 2011 Hfz. Abdullah ef.Hizri-Telaku

Është me rëndësi të theksojmë se gjatë viteve 1941-1945 në krye të institucioneve islame dhe atyre shtetërore në trojet shqiptare qenë emëruar ato kuadro që ishin të dëshmuara në aspektin kombëtar. Njëri prej tyre ishte pa dyshim edhe hfz. Abdullah ef. Hizri, i cili vazhdoi të udhëhiqte me sukses dhe me shumë vullnet e pasion medresenë “Mehmet Pasha”, deri atë ditë kur u desh t’i jepte xhevap thirrjes së Thirrësit: “O ti shpirt i bekuar, kthehu tek Zoti yt...”, dhe hfz. Abdullah efendiu u la lamtumirën studentëve të tij që aq shumë i deshi dhe e deshën, dhe u nda përgjithmonë nga medreseja “Mehmet Pasha”, në dhomat e së cilës, qoftë si nxënës, qoftë si myderriz, pati kaluar më shumë se gjysmën e jetës së tij...

Shpërngulja nga kjo jetë Hfz. Abdullah efendiu ndërroi jetë pas një sëmundje të shkurtër në moshën 47-vjeçare, më datën 4 prill 1943 në Prizren, dhe ishte varrosur në varrezat Kuruçeshme-Prizren.

“Me vdekjen e Hfz. Abdullah efendiut, - shkruan M. Traljiçi në nekrologun për të, - myslimanët e Shqipërisë (Etnikeshën.ynë.) kanë humbur përfaqësuesin më të rëndësishëm dhe njëkohësisht më të ndershëm të tyre. Humbja është ku e ku më e madhe, për faktin se hfz. Abdullah ef. vdiq në vitet e tij më të mira, sa kohë që rrethanat janë të tilla që njerëz si ai nevojiten shumë”38. Kurse F. Haxhibajriçi, duke përmbyllur nekrologun e tij për hfz. Abdullahun, shkruan: “Thënë shkurt, hfz. Abdullah ef. bën pjesë në grupin e atyre ulemave për të cilët Muhamedi a.s. ka thënë: “Dijetarët janë pasardhës të pejgamberëve të Zotit”39. Hfz. Abdullah efendiu ka qenë i martuar me zonjën Radije Ahmeti (e lindur më 1903), me të cilën nuk patën fatin t’i gëzoheshin ardhjes në jetë të ndonjë trashëgimtari40. Nga familja e gjerë Telaku ishte edhe hafizi i njohur Beqir ef. Telaku, që kishte lindur në Prizren, por qe shpërngulur në Turqi41; pastaj myezini shumëvjeçar me zërin e tij karakteristik e kumbues i xhamisë “Gazi Mehmet Pasha” të Prizrenit, Tevfik ef. Telaku, dhe, më vonë, Ahmet ef. Telaku, imam dhe nëpunës në Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit.

38

M. Traljić, Hafiz Abdulah ef. Hzr, në: Glasnik”, br. 10, Sarajevë, 1943, f. 251-253. 39 Fejzulah Hadžibajrić, Merhum Hafiz Abdulah ef. Hizr, po aty, f. 340. 40 Arkivi i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Kutia nr. 2, dosja nr. 28. 41 Dr. Feti Mehdiu, Hafizët…, op.cit., f. 279.


Alimët tanë

209

Biblioteka/kutubhaneja e hfz. Abdullah efendiut Hfz. Abdullah ef. Hizri kishte një bibliotekë shumë të pasur me libra dhe dorëshkrime të mbledhura gjithandej nga kishte shkuar, dhe një pjesë të trashëguar, - siç ka qenë zakon, - nga myderrizët e tij. Pas vdekjes së hfz. Abdullah ef. Hizrit, bashkëshortja e tij, znj. Radije, duke përmbushur amanetin e bashkëshortit të saj, bibliotekën e tij ia kishte dhuruar kutubhanes së medresesë “Mehmet Pasha”. Një pjesë e kësaj biblioteke, fatmirësisht, edhe sot e kësaj dite ruhet në Bibliotekën Qendrore të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës. Këto dorëshkrime e libra nga biblioteka e hfz. Abdullah ef., me sa kemi parë, mbajnë shënime të ndryshme “të pronarëve dhe poseduesve të tyre”, të myderrizëve të medresesë së Mehmed Pashës, si të Abdulaziz Hifzi ef., hfz. Nysret ef. Galibit dhe, natyrisht, të hfz. Abdullah ef. Hizrit etj.. Është me rëndësi të theksohet fakti se e gjithë biblioteka e hfz. Abdullah ef. është dhuruar dhe është lënë vakëf për kutubhanen e medresesë “Mehmet Pasha”. Këtë e dëshmon vula e përgatitur apostafat me rastin e dorëzim-marrjes së kësaj biblioteke, që është vënë në të gjithë librat dhe dorëshkrimet e hfz. Abdullah efendiut dhënë kutubhanes së “Mehmet Pashës”. Vula është katrore, në gjuhën shqipe, dhe ka këtë përmbajtje: “Kët libër dhuroj Medresës “Mehmed Pashës” HAFËZ ABDULLAH. Merhum. Qjoft Razi prej atij Xhenabi Haj-ji Kaj-jum. L. me 15.V.1896. V. me 4.IV.1943. Prizren”. (Këtë libër medresesë “Mehmet Pasha” ia dhuroi i ndjeri Hafëz Abdullahu, qoftë i kënaqur me

210

Takvim – Kalendar 2011

të Zoti i Gjithmonshëm. Lindi më 15.05.1896 dhe vdiq më 04.04.1943 në Prizren). Nuk jemi në dijeni nëse hfz. Abdullah ef. Hizri, përveç shkrimit/nekrologut për myderrizin e tij, H. Rrystem ef Shportën, të ketë shkruar edhe ndonjë vepër apo shkrim tjetër. Mirëpo, duke qenë një kopjues dhe kaligrafist i pasionuar dhe i shkathët, na thotë mendja se, të paktën, duhet të ketë lënë ndonjë vepër të kopjuar/të përshkruar. Kjo me siguri mund të thuhet vetëm pasi të jenë hulumtuar dorëshkrimet që ai ka lënë, e që sot gjenden në Bibliotekën Qendrore të KBI-së të Kosovës.

Kujtime për hfz. Abdullah efendiun Hfz. Abdullah efendiu, sipas mikut të tij nga Sarajeva, të përmendurit F. Haxhibajriç, - me të cilin kishte pasur një miqësi që nga viti 1937, që atëherë kur ky i fundit, duke u kthyer nga Shkupi, nga një mbledhje e imamëve ofiqarë në cilësinë e delegatit të revistës “El-Hidaje”, kishte kthyer në Prizren dhe aty e kishte njohur hfz. Abdullah efendiun dhe qenë bërë miq e shokë të mirë dhe kishin mbajtur korrespondenca, - “Ka qenë alim me dije të thella dhe një njeri shumë i devotshëm. Sidomos e këndonte shumë ëmbël dhe bukur Kuranin dhe nuk doje gjë tjetër veçse ta dëgjoje hfz. Abdullahun duke lexuar Kuran. Këtë ua kishte kultivuar edhe studentëve të tij, të cilët vlerësoheshin shumë si hafëzë të mirë edhe në Sarajevë. Ka qenë një bukurshkrues/kaligraf jashtëzakonisht i shkathët. Shkencën e donte dhe ndihmoi shumë në përhapjen e saj. Në medrese punoi me shumë dëshirë dhe kënaqësi. Shumë herë më është


Alimët tanë

211

212

Takvim – Kalendar 2011

ankuar për shkak se i duhej t’i linte ligjëratat dhe të udhëtonte për punë të popullit. Ishte jashtëzakonisht dorëdhënës, xhymert, bujar dhe mikpritës. Ai nuk jetonte nga të tjerët, po jetonte për të tjerët. Si tregtar ishte shumë solidar dhe, sikurse në çdo aspekt tjetër, edhe në tregti u përmbahej rregullave të Sheriatit. Kjo i kishte krijuar një pasqyrë të mirë dhe ia kishte rritur namin tek të tjerët. Në shoqëri ishte i pranueshëm e miqësor, dhe, megjithëqë në shumëçka dhe për shumëkënd mund të shërbente si model, pati edhe armiq, por edhe ata e respektonin. Kushdo që kishte vizituar Prizrenin, detyrimisht do të kishte qenë mysafir në konakun e tij”42. Hfz. Abdullahu shquhej për pedanteri dhe për edukatën, mirësjelljen dhe moralin e lartë. Ndër talebet e tij njihej si “Myderrizi me ahlak të bukur”43. Hfz Abdullah ef. Hizri (i dyti nga e majta)

42 43

Fejzulah Hadžibajrić, Merhum Hafiz Abdulah ef. Hizr, po aty, f. 341. Shih letrën në gjuhën arabe të cilën Mulla Vejsel ef. Gutës ia dërgon shoku i medresesë Zejnelabidini, më datën 28.02.1936, Letra ruhet në Arkivin e Kosovës në fondin e dokumenteve osmane (I parregulluar). Një kopje e kësaj letre gjendet tek ne.

Hfz. Abdullah ef. Hizri, në saje të punës, zellit, sinqeritetit, përkushtimit, angazhimit dhe seriozitetit të tij, qe bërë nga personalitetet më të respektuara jo vetëm të Prizrenit me rrethinë, po edhe më gjerë, në Shkup e në Sarajevë. Për këtë dëshmon edhe miqësia që kishte jo vetëm me myderrizët e tij - Nysret ef. Galibin, H. Rrystem ef. Shportën dhe ulemanë e Prizrenit, por edhe miqësia që pati me myderrizin e medresesë “Isa Begu” të Shkupit dhe Myftiun e Prishtinës Rexhep ef. Remziun, me mulla Vejsel Xhelaludin Gutën, me myderrizin e medresesë së Opojës Haxhi Rexhep ef. Ismailin e Bresanës dhe me bejtexhiun e Opojës Mehmet ef. Salihun, të cilët i vizitonte shpesh, me myderrizin dhe pedagogun shumëvjeçar të medresesë “Sulltan Selim” dhe të “Pirinazit” të Prishtinës, Haxhi Iljas Shahsivarin-Hashanin, mulla Asim Luzhën, mulla Idriz Gjilanin,


Alimët tanë

213

Shaban efendi Jasharin e Kumanovës, Ferat bej Dragën, Ibrahim ef. Lutfiun, Iljas Agushin, me ulematë boshnjakë Fejzullah Haxhibajriçin, prof. Mehmed Hanxhiçin, myderriz Abdullah efendiun, Mehmed Remzi efendiun, Mustafë efendiun... dhe me shumë udhëheqës të tjerë politikë e fetarë gjithandej trojeve shqiptare e më gjerë, me disa prej të cilëve mbajti edhe korrespondenca.

Korrespondencat e hfz. Abdullah efendiut me Fejzullah efendiun e Sarajevës Hfz. Abdullah ef. Hizri-Telaku, sikurse u tha, ka pasur miqësi dhe korrespondencë të përhershme që nga viti 1937 me Fejzullah Haxhibajriçin. Nga kjo korrespondencë e miqësi, deri në ditët tona kanë arritur katër letra, të cilat ruhen në arkivin e Bibliotekës së Gazi Husrevbegut në Sarajavë44. Duke i lexuar këto letra, kuptohet se hfz. Abdullah ef. Hizri njihte shkëlqyeshëm gjuhën arabe e gjuhën osmane dhe shprehej e i përdorte me një stil të lartë. Në të katër letrat, ndonëse në të vërtetë i ishin dërguar F. Haxhibajriçit, përmendeshin edhe disa personalitete të tjera, si Ibrahim ef. Lutfiu, mulla Asim efendiu45,

Takvim – Kalendar 2011

214 46

profesor Mehmed Hanxhiçi , kryemami i Bosnjës Mustafa Vrshanoviçi dhe disa boshnjakë të tjerë, të cilët hfz. Abdullah ef. i kishte njohur ose kishte bashkëpunuar me ta, dhe i quan me epitete të larta, me fjalë e shprehje të zgjedhura e lakonike, me plot kuptim e domethënie. Në letrat e tij, hfz. Abdullah ef. përdor ajete kuranore, hadithe e thënie të urta arabe, që tregojnë për njohuritë që posedonte dhe nivelin e komunikimit me miqtë dhe shokët e tij. F. Haxhibajriçin e quan “vëllai im, shoku im, miku im, zotëri i nderuar, njeri fisnik, person me moral të pastër” dhe me epitete të ngjashme, nga të cilat kuptohet se në mes atyre të dyve kishte një respekt dhe vlerësim të ndërsjellë. Letra e parë është në gjuhën arabe dhe mban datën 17 rexheb 1356 (e mërkurë, 22 korrik 1937), dhe i ishte dërguar F. Haxhibajriçit, si përgjigje e letrës që ky i fundit, duke u kthyer në Sarajevë, pas vizitës që i kishte bërë Kosovës, nga Prishtina ia kishte dërguar hfz. Abdullahut, për se edhe ky i fundit do t’i shkruante: “...Ishalla keni arritur në vatanin tuaj të sigurt dhe shëndoshë e mirë...”; “I nderuari mik, ne ndihemi të nderuar nga vizita juaj, e cila u bë sebep që ne të njiheshim dhe të vëllazëroheshim në fe, për se E lus Allahun e Madhërishëm që kjo vëllazëri të zgjasë dhe të vazhdojë. Njohja jonë me ju na

44

Fejzulah Hadžibajrić, O arhivaljima Gazi Husrev-begove biblioteke u Sarajevu, në: “Anali”, knjiga XV – XVI, Sarajevë, 1990, f. 285. 45 Mulla Asim ef. Luzha (1896-1945) Lindi në Gjakovë. U shkollua në vendlindje, në Shkup e në Stamboll, ku u bashkua me lëvizjen kombëtare. Midis dy luftërave botërore u bë i njohur si veprimtar i organizatës politike “Xhemijeti”. Në vitin 1938 u zgjodh anëtar i Ulema Mexhlisit të Shkupit dhe deputet i rrethit të Drenicës në parlamentin e Jugosllavisë. Më 31 janar 1945, së bashku me 21 shoqëruesit, të gjithë nga fshati Tërstenik, u arrestuan dhe u pushkatuan nga brigada partizane jugosllave e Bokës së Kotorit. (Grup autorësh, Fjalor enciklopedik shqiptar, vëll. II, Tiranë, 2008, f. 1581).

46

Haxhi Mehmed Hanxhiç (16.12.1906-29.07.1944) ka qenë myderriz i medresesë “Gazi Husrevbeg” të Sarajevës, bibliotekist në bibliotekën “Gazi Husrevbeg” të Sarajevës, profesor në Shkollën e Lartë të Sheriatit, po ashtu të Sarajevës. Është autor i më shumë se 300 punimeve në fusha të ndryshme të shkencave islame, disa prej të cilave të botuara në gjuhën arabe. Disa shkrime dhe vepra të tij janë përkthyer edhe në gjuhën shqipe. Më gjerësisht për jetën e Mehmet Hanxhiçit, shih: H. Mehmed Handžić, Uvod u tefsirsku i hadisku nauku, II izdanje, Sarajevë, 1972, f. 119-121.


Alimët tanë

215

ka mbushur kraharorët me gëzim e kënaqësi dhe na ka larguar brengat e përditshme. Allahu ju shpërbleftë me shpërblime të shumëfishta... Lusim Allahun që juve t’ju arrijë kënaqësia e Tij dhe të jeni të bindur në fjalën e të Dërguarit të Allahut (Muhamedit a.s.): “Kush vëllazërohet me dikë për hir të Allahut, Allahu do t’ia ngrejë derexhetë në Xhenet, derexhe këto që nuk do të mund t’i arrijë me asnjë gjë tjetër nga amelet/veprat e tij”. Lusim Allahun që të na shtjerë ne në mesin e këtyre personave... Vëlla i nderuar, unë nuk pata mundësi t’ju pyesja për emrin e babait dhe vëllezërve tuaj, për akrabatë dhe për njerëzit tuaj, për gjendjen, mirëqenien dhe jetesën e tyre në vendin tuaj. U desh që unë t’ju pyesja për të gjithë ata, sepse kjo është shenjë e miqësisë, - siç thotë edhe i Dërguari a.s.: “Kur dikush shoqërohet me dikë, le ta pyesë për emrin e t’et dhe për të tjerët familjarë që ka, sepse kjo është lidhje miqësie e dashurie”, - por kjo mangësi tashmë më ka ndodhur nga pakujdesia dhe pa ndonjë qëllim. E pra, si mund të mos kërkoj falje nga Ju, kur kërkimfalja tek njerëzit fisnikë pranohet! Mik i dashur! Shoqërimi im në praninë tuaj ka lënë zbrazëti në zemrën time, sepse zotëria juaj, nuk ndenjët tek ne veçse pak kohë...” Pastaj hfz. Abdullah efendiu i kërkonte mikut të tij që të vinte për ta vizituar Prizrenin dhe të qëndronte më gjatë, në mënyrë që të njiheshin më mirë. Më tutje i uron shëndet dhe jetë të gjatë, i kërkon falje për ndonjë lëshim a gabim që mund të ketë bërë gjatë shkrimit, dhe i kërkonte që, posa t’i binte kjo letër në dorë, t’ia kthente përgjigjen pa u vonuar, sepse “Të priturit për t’u dënuar me zjarr është më i vështirë se vetë dëni-

216

Takvim – Kalendar 2011

mi”. Hfz. Abdullahu, në fund të letrës, u bën të fala prof. Mehmed Hanxhiçit, kryeimamit të Bosnjës - Mustafa efendiut dhe të tjerëve. Në letrën e dytë, datë 20 rexheb 1356 (mëngjesi i së shtunës, 25 korrik 1937), të cilën hfz. Abdullahu ia dërgoi Fejzullah efendiut, e falënderonte për letrën që ky i fundit ia kishte dërguar. Në këtë letër hfz. Abdullahu përshkruan kënaqësinë dhe i kujton Fejzullah efendiut për udhëtimin e bukur dhe vizitën e përbashkët që i kishin bërë Gjakovës.... Edhe në këtë letër Abdulla ef. i dërgonte të fala prof. M. Hanxhiçit, për të cilin shihet se kishte pasur një respekt dhe kujdes të veçantë, dhe kryeimamit, -Mustafa efendiut e të tjerëve. Në letrën e tretë në gjuhën arabe, që ia dërgonte Fejzullah ef., më datë 2 shaban 1356 (=18.10.1937), hfz. Abdullah efendiu, pas përshëndetjeve dhe selameve, i kërkonte falje se ishte vonuar dhe nuk ia kishte kthyer me kohë përgjigjen e letrës që Fejzullah efendiu ia kishte dërguar. “Kjo vonesë, -shkruante ai, - kishte ndodhur për shkak se në qytetin tonë në Prizren fatkeqësisht kanë ndodhur dy ngjarje të mëdha, që na kanë tronditur jo vetëm ne, por të gjithë ehli imanin....”. Lajmi i parë bënte fjalë për Gjyqin Agrar, që kishte marrë vendimin për marrjen e tokave nga pronarët e vërtetë dhe ato toka nuk mund t’i shfrytëzonin më pronarët e deridjeshëm; fjala është për reformën agrare dhe kolonizimin serb në Kosovë. Këtu hfz. Abdullah ef., miqve të tij në Sarajevë, u shfaqte brengën dhe shqetësimin për këtë hata që kishte mbërthyer popullatën shqiptare të Kosovës nga pushteti serb, dhe kërkonte ndihmën dhe përkrahjen prej tyre, në mënyrë që të dilej nga ai qeder që kishte kapluar popullatën e këtyre anëve.


Alimët tanë

217

218

Takvim – Kalendar 2011

Kurse lajmi i dytë kishte të bënte me kalimin në Botën tjetër të ish-myderrizit dhe Myftiut të Prizrenit haxhi Rrystem efendi Shporta. Në fund të letrës, hfz. Abdullah ef. e luste Haxhibajriçin që t’ua përcillte të falat dhe selamet e tij edhe prof. M. Hanxhiçit, myderrizit Abdullah efendiu, Mehmed Remzi efendiut, Mustafa efendiut e të gjithë vëllezërve dhe atyre që pyesin dhe bëjnë dua për të. Kurse në letrën e katërt, që është në gjuhën osmane (datë 24 temuz 1938), ka edhe një shënim të veçantë, një selam të shkruar me dorën e tij nga hfz. Nysret efendi Galibi, asokohe Myfti i Prizrenit.

Faksimili e letrës së dytë të cilën Hfz. Abdulla ef. ia dërgoi mikut të tij F. Haxhibajriçit (25 korrik 1937)


Alimët tanë

219

Si përfundim Nga sa u tha më sipër, mund të përfundojmë se hoxha, imami, myderrizi, kaligrafisti, aktivisti, organizatori, përkrahësi i alfabetit në gjuhën shqipe dhe i shkollës në këtë gjuhë, kundërshtari i rreptë i shpërnguljes së shqiptarëve me dhunë nga trojet e veta dhe kundërshtari i reformës agrare nga pushteti serb, anëtar i Ulema-Mexhlisit të Shkupit dhe anëtar i Komitetit për Mbrojtjen e Kosovës-Dega në Shkup, miku i shumë personaliteteve të shquara fetare e kombëtare, - Hfz. Abdullah ef. Hizri, ishte personalitet dhe njeri i shquar, me vlera të dëshmuara e të verifikuara, që tejkalon kufijtë lokalë të vendit ku lindi, ku u rrit, ku jetoi dhe veproi. Ai duhet të zërë vend në radhët e atyre bijve që u angazhuan dhe luftuan për të drejtën e shqiptarëve dhe për çlirimin e tyre nga të huajt. Prizreni dhe rrethina e tij, duhet të mburren e të jenë krenarë që patën një personalitet të këtij formati, siç ishte hfz.. Abdulla efendiu. Emrin e tij duhet ta mbajë me plot nder ndonjë institucion arsimor, fetar, kulturor, në Prizren dhe me gjerë. Një rrugë përreth xhamisë “Arasta”, ose përreth xhamisë “Gazi Mehmed Pasha” në Prizren, gjithsesi duhet të mbajë emrin e Hafiz Abdullah ef. Hizrit-Telakut. Kurse studiuesit duhet të nxjerrin në dritë dhe nga heshtja memece edhe të dhëna të tjera për jetën dhe veprën e hfz. Abdullah efendiut, sidomos duhet të hulumtohen shënimet që ky ka vënë në librat dhe dorëshkrimet e bibliotekës së tij, që sot ruhen në Bibliotekën Qendrore të KBI-së të Kosovës.

220

Takvim – Kalendar 2011

Tash e një kohë të gjatë, që nga koha kur hfz. Abdullah efendi Hizri-Telaku nuk ndodhet me ne, këto të dhëna, - të cilat këtu botohen për herë të parë, - le të shërbejnë si një përkujtim me rastin e 114-vjetorit të lindjes së tij dhe të 67-vjetorit të vdekjes së tij, si një skicë për një monografi dhe si një reagim yni pse një personalitet kaq i madh ka ngelur fare i panjohur në literaturën tonë. Allahu xh.sh. e mëshiroftë shpirtin fisnik dhe të përvuajtur të hfz. Abdullah efendiut dhe e gradoftë me Xhenetin Firdevs!


222

histori Mr. Qemajl Morina

MEHMET AKIF ERSOJI - POET I ISLAMIT (1873-1936) Mehmet Akif Ersoji është një dijetar i madh dhe i shquar islam; ai gjithashtu konsiderohet edhe një poet i njohur. Në jetën e Perandorisë Turko-osmane shumë shqiptarë kanë jetuar në shoqërinë turke dhe një ndër këto figura ka qenë edhe Mehmet Akif Ersoji nga fshati Sushicë i Pejës.

Portreti i Mehmet Akif Ersojit Mehmet Akifi ka lindur në vitin 1873 në Stamboll. Babai i tij, Mehmet Tahiri, ka qenë nga një familje shqiptare e shpërngulur nga fshati Sushicë e Pejës. Babai i Akifit, me aftësi për kulturën islame, kishte ardhur në Stamboll dhe kishte shërbyer në një nga xhamitë e mëdha të këtij qyteti si predikues i islamit (vaiz). Gjithashtu edhe biri i

Takvim – Kalendar 2011

tij, Mehmet Akifi, me zgjuarsi natyrale, i nisi mësimet e tij në drejtim të leximit që në moshën katër vjeç. Pasi mbaroi mësimet themelore në Ruzhdije e në Idadije, u regjistrua në Fakultetin e Veterinarisë, të cilin e përfundoi me rezultate të larta. Që në shkollën e mesme, kishte mësuar mirë gjuhën arabe dhe persiane. Gjatë qëndrimit në Paris, përvetësoi edhe gjuhën frënge. Njihte shumë mirë edhe gjuhën amtare, shqipen. Filloi nga puna si veteriner në vitin 1893, duke dhënë njëkohësisht leksione për letërsinë në gjimnazin e veterinarisë “Hallkalle” të Stambollit. Nëpunësinë me shtetin e vazhdoi deri në vitin 1913, kur dha dorëheqjen. Gjatë kohës sa shërbeu si veteriner, i takoi të vizitonte Ballkanin, sidomos viset e Shqipërisë, ku shërbeu për dy vjet radhazi. Natyrisht shkonte dhe në Pejë, ku çmallej me të afërmit e tij. Mehmet Akifi, megjithëse kishte mbaruar për veterinari, në të vërtetë i qe dedikuar letërsisë dhe shkëlqente si poet. Kishte studiuar me kujdes dhe pasion Islamin, duke u bërë një besimtar i devotshëm. Në shumë vjersha të tij mbizotërojnë mistika dhe morali islam. Në vjershat e tij mbizotërojnë në përgjithësi temat islame dhe ngjarjet historike që kishte kaluar Turqia në periudha të ndryshme, si në Luftërat Ballkanike (1912-13), në atë botërore (1914-18), në atë çlirimtare (1919-22) etj.. Vjershat që ka thurur për Luftërat Ballkanike dhe për betejën e Çanakalasë (1915), do të mbesin vepra të pashoqe, pasi u kënduan epokave të lavdishme që kaloi Turqia. Me mbarimin e luftërave, kur u mbajt Kuvendi i Madh Kombëtar turk, që udhëhiqej nga kryekomandanti Mustafa Qemal - Ataturku, në zgjedhjet e 23 prillit 1920, u zgjodh përfaqësues


Histori

223

i vilajetit të Burdurit. Vjersha e tij lirike “Istiklal Marsh” (Marshi i Pavarësisë) zuri vendin e parë dhe më 12 mars 1921 u aprovua unanimisht nga deputetët, duke shërbyer edhe sot si Himni kombëtar turk. Shprehja që më së shumti thoshte kur pyetej për shkrimin e Himnit kombëtar turk, ishte: “A s’mund të na tregojë neve Allahu një atmosferë tjetër për të shkruar përsëri një himn kombëtar”. Populli turk nuk e ka harruar këtë personalitet. Shumë sallave, shesheve, lagjeve, shkollave etj. u ka dhënë emrin e tij, duke e bërë kështu të pavdekshëm. Ai ka shkruar shumë vjersha për Shqipërinë e tij të dashur. Në traktatin “Istibdad” (Diktatura), ai shprehet: “Hesht! Por, ai nuk hesht. Dëgjo dhe shih se nga vjen jehona e kërcënimit !.. Topat shpërthejnë në Shqipëri, po dëgjohen në Stamboll”. Në fjalën e mbajtur në mitingun para xhamisë Sulejmanije (më e madhja e Stambollit) kritikonte politikën e xhon-turqve ndaj Shqipërisë dhe qëndrimin jo miqësor të disa shteteve evropiane. Ndërsa më 21 shkurt 1922, në një vjershë të tijën, qante hallet e Kosovës kreshnike, duke iu drejtuar babait të tij, të vdekur, që e kishte pasur edhe mësues jete. Mehmet Akifi ishte largpamës, sepse që në ato kohë ai kishte parashikuar shumë ndodhi dhe fenomene. Ai tërhiqte vërejtjen se si i ashtuquajturi “Medinijet” (Qytetërim) po përpiqej t’ua hante kokat, t’i copëtonte dhe pastaj t’i gllabëronte lehtësisht. Si shembull merrte Shqipërinë e copëtuar.

224

Takvim – Kalendar 2011

Ai, gjatë gjithë kohës, i këndoi me patos Shqipërisë dhe sidomos Kosovës, të cilat kurrë nuk i hoqi nga mendja, derisa u largua nga kjo botë. Pas një sëmundjeje të papritur, u nda nga gjiri i familjes dhe i popullit dashamirës turk, më 26 dhjetor 1936.

Mehmet Akif Ersoji në faqet e revistës “Err-rrisale” të Kajros Të rralla janë ato figura që gërshetojnë marrëdhëniet tradicionalisht të mira, në mes popullit shqiptar dhe atij turk, siç e bëri këtë poeti ynë i madh Mehmet Akif Ersoj. Ai u mishërua me Kosovën, vendlindjen e babait të vet, të cilës ia kushtoi njërën prej poezive te tija më të mira, “Unë jam shqiptar1“. (Beni Arnavudum), ku thotë: Kudo që gjendem, më parafytyrohet si fantazma Një fushë e përgjakur. A je ti e vërtetë apo parafytyrim? E shkreta Kosovë? Për të vazhduar: “Dëgjojeni këtë prej meje, që vërtet, jam shqiptar… Gjë tjetër s’mund të them… Ja, atdheu im është rrënuar. 1

Safahat, fq.206, marrë nga artikulli: “Me sy kah vendlindja”, i autorit Hajrullah Halit Aktur, (Rilindja),28 korrik 1979, fq. 20, Prishtinë. Shih poashtu: - Dr. Skënder Rizaj, Shqiptari Akif Mehmeti – poeti më i madh i letërsisë turke, (Fjala), Prishtinë, 1 tetor 1984, fq.10. - Dr. Skënder Rizaj, Shqiptari Akif Mehmeti – poeti më i madh i letërsisë turke, (Bujku), Prishtinë, 17 dhjetor 1994, fq.11. - Shyqri Nimani, Poeti i madh Akif Mehmet Pejani, "Ekskluzive" (revistë mujore për aktualitet, kulturë, shkencë, sport, Prishtinë, nr.25, maj 2002, fq.93-96.


Histori

225

Po ashtu, ai u mishërua me Turqinë, atdheun e tij, për të cilën shkroi tekstin e Himnit kombëtar që mban titullin: “Marshi pavarësisë” (Istiklal Marsh)2. “Nuk shuhet flamuri i kuq që valëvitet në këto troje, Pa u shuar oxhaku i fundit që tymon mbi vendin tim; Ai është ylli i kombit tim, do të ndriçojë, Ai është imi, ai është vetëm i kombit tim!” Prej kësaj shohim se sa ngushtë ishte i lidhur Mehmet Akifi me fatin e Kosovës, po edhe me fatin e të gjitha trojeve shqiptare. Kështu, më 21 shkurt të vitit 1922, ai shkruante: Ngrihu baba, ngrihu nga varri ! Dhe shih se për qejfin e tri vetave kokëkrisur, Si vritet një popull tre milionësh! Eja shpejt, sepse të gjallët nuk po vijnë Të shpëtojnë atdheun tonë… Shqipëria po digjet flakë.. Baba! Nëna jote më e dashur, që është atdheu yt, Vendlindja jote po flijohet Për ambiciet e tre vetave kokëtrashë! Tokë e lëvruar nga gjyshërit tanë Dhe arat e mbjella po i merr lumi… Sa keq, që tashmë po ngulitet në tokë kryqi i të huajit… Dhe të vallëzojë në të këmba e sqaut (ushtarit serb)… Oh! Kudo më del përpara Kosova!3

226

Takvim – Kalendar 2011

Mehmet Akifi në Kajro Ashtu siç përmendet në biografinë e tij, Mehmet Akif Ersoj, pjesën e fundit të jetës së tij e kaloi në Egjipt. Për herë të parë shkoi në muajin tetor 1923, bashkë me princin Abas Halim Pasha, nga dinastia shqiptare, dhe si i ftuar i tij. Aty kaloi dimrat e viteve 1923 e 1924, pastaj, bashkë me Pashanë, u kthyen në Stamboll në pranverën e vitit 1924 ose 1925. Pas vajtjes së fundit në Egjipt më 1925, nuk u kthye gjer më 1936. Gjatë qëndrimit të tij në Kajro, dy vjet banoi në një vilë të vogël të caktuar për të, që ndodhej përballë sarajit të Abbas Halim Pashasë në kasabanë e Hilvanit, jashtë Kajros, kurse pasi pati marrë edhe familjen, pati marrë me qira një shtëpi të vogël në një skaj të Hilvanit.4 Pas ardhjes së dytë në Kajro, Mehmet Akifi, me propozimin e kolegut dhe mikut të tij, Dr. Abdul Vehab Azzam, u inkuadrua në Universitetin e Kajros, në Fakultetin e Filologjisë, profesor i gjuhës dhe letërsisë turke5. Këtë profesion e kreu deri në vitin 1936, domethënë për më shumë se dymbëdhjetë vjet me radhë. Kjo shihet edhe nga të dhënat e profesorëve, të cilat gjenden në Arkivin e Fakultetit të Filologjisë, pranë Universitetit të Kajros.6 Po ashtu kjo shihet edhe nga poezitë e tij të bo4

Mehmet Akif Ersoj, Fletët (Safafahat), Logos - A , Shkup, 2006, fq. 58.

181 ‫ اﻟﺴﻨﺔ اﻟﺨﺎﻣﺴﺔ اﻟﻘﺎھﺮة ص‬1937 ‫ ﻓﺒﺮاﯾﺮ‬1 187 ‫ اﻟﺮﺳﺎﻟﺔ اﻟﻌﺪد‬5

2 3

Mehmet Akif Ersoj, Fletët (Safahat), Logos A, Shkup, 2006, fq.568. Nexhip Alpan, marrë nga "Drita Islame" (organ i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë), Tiranë, nr. 1 (84) 1996.

6

Ua prezantova profesorëve të Fakultetit Filologjik, poetin e madh, ata e zgjodhën ta ligjërojë gjuhën dhe letërsinë turke. Ishte i dashur dhe i respektuar si tek profesorët, por edhe tek studentët. Këto të dhëna i kam vërtetuar gjatë një hulumtimi që kam bërë në Arkivin e Fakultetit të Filologjisë në vitin 1978, kur isha në studime pas diplomike (1976-1979).


Histori

227

tuara në përmbledhjen e tij “Safahat”, duke filluar me poezinë “Me Faraonin sy më sy”, e cila mban datën 23 dhjetor 1923 e deri në 1926, përveç datës, autori shënon edhe vendin Hilvan, lagje e Kajros, ku banonte Mehmet Akifi.7 Vendosja e Mehmet Akifit në Kajro, si duket, ishte një zgjidhje kompromisi, në rrethanat e krijuara në atë kohë në Turqi, si shkak i një vargu reformash që ishin ndërmarrë në atë kohë nga pushteti i ri. Mehmet Akifi, si një mendimtar i formatit të lartë islam, nuk mund të pajtohej me një veprimtari të tillë. Prandaj largimi i tij në Egjipt, ku kishte përkrahjen morale dhe materiale të dinastisë shqiptare, përkrahjen pa rezervë të kolonisë shqiptare, por edhe të inteligjencies egjiptiane, të cilët çmonin lart veprimtarinë e tij letrare, mu për këtë arsye edhe e angazhuan në Universitetin e Kajros. Në të njëjtën kohë, Kajroja ishte një qendër e madhe dhe me rëndësi e mendimit islam. Me një fjalë, Mehmet Akifi, në një mënyrë a në një tjetër, kishte zgjedhur një lloj azili politik në atë kohë. Kurse në Kajro kishte gjetur një ambient të përshtatshëm për vazhdimin e krijimtarisë së tij letrare. Mehmet Akifin, asokohe e mbante shpresa se Turqia, e cila ishte i vetmi shtet islam i pavarur dhe kishte mbetur i lirë, pas kësaj do të përpiqej për t'i zgjuar kombet e tjera myslimanë të robëruara. Mirëpo, fakti që shteti i porsaformuar, duke u kthyer krejtësisht nga Evropa, kishte braktisur Botën Islame, nuk ishte diçka që mund ta pranonte Mehmet Akifi. Prandaj, duke e braktisur vatanin për besnikërinë ndaj të cilit kishte bërtitur

7

Safahat, shih: prej faqe 517-584, botimi shqip i Logos-A, Shkup 2006.

228

Takvim – Kalendar 2011

me zë të lartë te Marshi i Pavarësisë, ishte tërhequr në pasivitet.8

Poeti i Islamit9 në faqet e revistës “Err-rrisale” të Kajros Prania e tij në metropolin e Egjiptit, në veçanti angazhimi i tij profesor i gjuhës dhe letërsisë turke në Universitetin e Kajros, kishin ndikuar që krijimtaria e tij letrare të ishte e pranishme më shumë në shtypin egjiptian të kohës. Kështu që nga vendosja e tij në Kajro shfaqen botime të pjesëve të zgjedhura të poezive të tij në shtypin e Kajros. Pjesa më e madhe e tyre në revistën “Err-rrisale10“ (Misioni). Botohet edhe pjesa e parë e veprës së tij “Safahat” në vitin 1353 h (1933), një kopje të së cilës ia kishte dhuruar në shenjë kujtimi Hasan ef. Nahit, i cili në atë kohë gjendej në studime në universitetin “El-az-har” të Kajros, që tregon për lidhjet e vazhdueshme që mbante Mehmet Akifi me Shqiptarët. Me këtë rast vlen të theksohet se nën rubrikën e rregullt, që mbante Dr. Abdul Vehab Azzam, hasim shumë poezi të përkthyera në shumë numra të revistës “Err-rrisale”. Prej tyre po përmendim: “Fyelltari qorr”11. Përkthimit i paraprin një hyrje

8

Safahat (Fletët), Logos – A , Shkup, 2006, fq.59. Autori thotë se kështu quhej në Turqi Mehmet Akifi. 10 Revistë javore prestigjioze për letërsi dhe kulturë ku u botuan shumica e poezive të Mehmet Akifit, u botua në Kajro për afër 20 vjet me radhë.. Kryeredaktor i saj ishte shkrimtari i njohur egjiptian Ahmed Hasen Ez-zajat (18851968). 11 Err-rrisale, Kajro, nr.9, 16 maj 1933, fq.29. 9


Histori

229

nga Dr.Abdul Vehab Azzam. Pastaj, vijojnë poezitë “Sejfi Baba”12, “Artisti”13 etj.. Por, ajo që zgjon kërshërinë e lexuesit, janë disa shkrime që u botuan pas vdekjes së poetit, të cilat kanë të bëjnë me jetën dhe veprimtarinë e tij. Autor i këtyre shkrimeve është kolegu dhe miku i tij i ngushtë, gjatë qëndrimit të Mehmet Akifit në Kajro, Dr. Abdul Vehab Azzam. Në faqet në vijim do t'u bëjmë një vështrim të shkurtër disa artikujve, që janë botuar në revistën “Err-rrisale, të cilët janë të lidhur ngushtë me jetën, veprimtarinë, po edhe me botën e brendshme të poetit, në dekadën e fundit të jetës së tij në Kajro.

Mehmet Akifi – poet i Islamit Me këtë titull, Dr. Abdul Vehab Azzam nis shkrimin e tij, për të vazhduar pesë vazhdime për Mehmet Akifin.14 “Kisha lexuar emrin e Mehmet Akifit në mesin e shkrimtarëve më të njohur bashkëkohorë të letërsisë turke, por kisha pasur rastin të njihesha me një pjesë shumë të vogël të veprimtarisë së tij poetike. Kur para shtatë vjetësh kisha shkuar në Stamboll, Mehmet Akifi ishte vendosur në Egjipt. Kjo më mundësoi të njihesha nga afër me biografinë dhe veprimtarinë e tij, dhe kjo e bëri më të dashur tek unë. Posa u ktheva në Egjipt, shkova ta vizitoja. Ishte fat i mirë që ai ishte vendosur pranë meje, në Hilvan, mysafir i princit Abas Halim Pasha.

230

Shkova në shtëpinë e tij, trokita në derë dhe, ja, para meje doli një njeri që kishte kaluar të gjashtëdhjetat, me një trup të drejtë, ku dukeshin shenjat e modestisë dhe të pjekurisë. Më uroi mirëseardhje. Hyra brenda e u ula. Biseduam për një kohë, duke hapur me këtë një fazë të re të miqësisë në mes nesh. Miku im ishte i turpshëm, fjalëpakë, mendonte gjatë, heshtte shumë, anonte nga izolimi, u shmangej tubimeve të mëdha. Kjo më kishte bërë që ta gjeja gjithherë në shtëpi dhe të bisedoja gjatë me të.” “Vizitat tona ishin të shpeshta. Më vizitonte ose e vizitoja. Bisedonim gjatë për të kaluarën dhe të tashmen. Biseda kalonte në tema të ndryshme, si letërsi, histori dhe gjendja aktuale e myslimanëve. Kur i pëlqente biseda, nga bashkëbiseduesi kërkonte të vazhdonte, e ai dëgjonte me vëmendje. Kurse, nëse në mexhlis merrte pjesë edhe dikush tjetër, ai heshtte nga modestia dhe turpshmëria. Kur kërkoja prej tij që ta merrte fjalën, lëvizte kokën duke refuzuar të bënte një gjë të tillë. Nëse përgjigjej, këtë e bënte shumë shkurt, pastaj i kthehej heshtjes. Kur përfundonte mexhlisi, ai më shfaqte përshtypjet e tij, i pajtuar apo jo, i kënaqur apo i nervozuar”. Në vazhdimin e dytë 15 ai boton një shkrim që dhëndri i tij Omer Rida, kishte botuar në shtypin turk në muajt e fundit, pas keqësimit të gjendjes së tij shëndetësore. Në vazhdimin e tretë 16 autori shkruan një artikull të gjatë, ku përfshin shkrimet e të gjitha gazetave të Turqisë, që ishin botuar me rastin e vdekjes së Mehmet Akifit, duke përfshirë edhe një biografi të tij. Ai fillonte shkrimin me këto fjalë:

12

Ibid, nr. 12, 1 korrik 1933, fq.27. Ibid. nr. 18, 1 tetor 1933, fq .30-32. 14 “Err-rrisale” nr.187, 1 shkurt 1337, fq.181. 13

Takvim – Kalendar 2011

15 16

“Err-rrisale”, nr.188, 8 shkurt 1937, fq.226. “Err-rrisale”, nr. 189, 15 shkurt 1937. fq.267.


Histori

231

“Vdiq poeti i madh në orën tetë pa një çerek të mbrëmjes së ditës së enjte të 29 dhjetorit, duke i lënë popullit turk vepra të pavdekshme si “Mbrojtja e Çanakalasë” dhe “Himni i Pavarësisë”. Mehmet Akifi kishte një respekt të madh ndaj shumë poetëve, prej arabëve ibnu al-Farid, prej turqve Fudulin, prej persianëve Sadiu, kurse prej francezëve La Martini. Në vazhdimin e katërt 17 Dr. Abdul Vehab Azzam, i bën një analizë të veçantë poezisë së Mehmet Akifit, në mënyrë të posaçme veprës së tij më të njohur “Safahat”, duke filluar prej numrit të parë të saj e deri tek i shtati. Në vazhdimin e pestë 18, autori i bën një vështrim një lloj poezie tjetër të Mehmet Akifit, të cilën ai e quan poezi shoqërore, që ishte e pranishme në veprimtarinë letrare të poetit tonë të njohur. Besoj se studimi dhe hulumtimi i poezisë së Mehmet Akifit në revistën “Err-rrisale” të Kajros, do të sjellë risi të reja dhe do të zbulojë begatinë e veprimtarisë së tij të gjithmbarëshme letrare.

Manifestime për Mehmet Akifin Më 30 mars 2010 në një simpozium shkencor, Universiteti i Kajros, në bashkëpunim me Ambasadën Turke në Kajro dhe Qendrën kulturore “Junus Emre” nga Turqia, shënoi 89-vjetorin e aprovimit të Parlamentit Turk të poezisë “Marshi i pava-

17 18

“Err-rrisale”, nr.194,, 22 mars 1937, fq.469. “Err-rrisale”, nr.220, 10 maj 1937, fq.782.

232

Takvim – Kalendar 2011

rësisë” të poetit Mehmet Akif Ersojit, më 25 mars 1921 për Himnin kombëtar të Turqisë. Mehmet Akif Ersoji jetoi në Egjipt prej vitit 1924 deri më 1936, ku punoi si ligjërues i gjuhës turke në Fakultetin e Filologjisë pranë Universitetit të Kajros. Ashtu siç pohoi Dr. Zejn el-Abidin Mahmud, dekan i Fakultetit të Filologjisë, në simpoziumin e përmendur, Turqia ishte vendi ku bashkohej struktura shoqërore turke me strukturën egjiptiane. Kurse poeti i saj Mehmet Akif Ersoji ishte profesor në Universitetin e Kajros për plot dymbëdhjetë vjet. Atij i takon nderi për përhapjen dhe mësimin e gjuhës dhe kulturës turke tek studiuesit egjiptianë. Kurse Sadi Tenuk, këshilltar i parë në Ambasadën Turke, në kumtesën e tij foli për një aspekt të ri të diplomacisë bashkëkohore, që është aspekti i kulturës dhe letërsisë. “Letërsia shërben si urë lidhëse në mes popujve, në veçanti në mes Egjiptit dhe Turqisë, - theksoi ai, sepse lidhjet e tyre kanë një lashtësi prej qindra vjetësh. Poeti ynë i madh Mehmet Akif Ersoji, barti shpirtin që shpreh pavarësinë, në një periudhë të vështirë të historisë së Turqisë. Mehmet Akifi, bënte thirrje që nga Perëndimi të merreshin shumë gjëra për të cilat kishin nevojë myslimanët, por në të njëjtën kohë ai apelonte që ata të mbështeteshin në vlerat islame. Gjatë kohës së qëndrimit të tij në Egjipt, ai, nëpërmjet poezive të tij, shprehu dashurinë e tij të madhe për tërë Botën Islame. Ndërkohë, Dr. Shevki Hasen, profesor i gjuhës turke në Universitetin e Kajros solli tregimin e zgjedhjes së Mehmet Akifit për hartimin e tekstit të Himnit kombëtar të Turqisë.


Histori

233

Ministria e Përgjithshme e Arsimit, me anë të një konkursi në shtyp, - theksoi ai, - kishte kërkuar hartimin e tekstit për Himnin kombëtar, në kohën kur Turqia po zhvillonte luftën e saj për pavarësi kundër shteteve imperialiste të Evropës. Për tekstin e himnit ishte caktuar një shpërblim i lartë, për se ishin paraqitur shtatëqind poetë. Komisioni i caktuar enkas për këtë, pasi lexoi të gjitha poezitë, nuk kishte gjetur atë që mund të kënaqte intuitën e popullit. Për këtë arsye, ministri i arsimit kërkoi prej Mehmet Akif Ersojit që të hartonte tekstin e Himnit.. Akifi kërkoi nga ministri që nuk donte kurrfarë shpërblimi për këtë, në kohën kur ai nuk kishte para për të blerë një pallto për ta mbrojtur prej acarit të dimrit të ftohtë. Disa njerëz e kritikuan Akifin për shkak se ai kishte përdorur fjalën “ezan” në himnin e një shteti, kushtetuta e të cilit është laike. Poeti mbrojti qëndrimin e tij duke thënë se fjala “ezan” është fjalë e dashur për popullin mysliman turk. Ai po ashtu pohoi se nuk ishte armik i qytetërimit evropian, por ai ishte armik i kolonializmit perëndimor, i cili në vazhdimësi po okuponte tokat e myslimanëve. Dr. Shevki Hasen, në kumtesën e tij, foli për biografinë e poetit, duke filluar që prej lindjes së tij më 1873 në Stamboll, për shkollimin e tij, punën e tij si veteriner në Ministrinë e Bujqësisë, pastaj fillimin e botimit të poezive të tij në vitin 1908, si dhe udhëtimin e tij për herë të parë në qytetin e Luksorit në Jug të Egjiptit. Kurse Dr. Hind Abdulhadi, nga Universiteti i Kajros, beson se talenti letrar i Ersojit i përngjan talentit të poetit të Nilit, Hafidh Ibrahimit, të cilët jetuan në të njëjtën periudhë në të njëjtat kushte të luftës dhe dëshirës për pavarësi.

234

Takvim – Kalendar 2011

Kurse Dr, Ibrahim Ed-hem Bulat nga universiteti “Kerk Kala” i Turqisë, në kumtesën e tij foli për veprimtarinë e Ersojit në fusha të tjera, sikur është - publicistika, sepse ai nxori disa revista letrare dhe politike në gjuhën osmane. Nga kjo shohim se për Mehmet Akifin u organizuan manifestime të ndryshme në të gjitha vendet ku ai jetoi dhe veproi, por, për fat të keq, këtë nuk po e bëjmë ne Shqiptarët, ndonëse ishte biri ynë dhe me aq dinjitet mbrojti kauzën tonë.


236

Analizë Prof. dr. Hysen Matoshi

LOTËT PËR ATDHEUN E ROBËRUAR Hafiz Ali Korça, kjo figurë interesante e historisë sonë kombëtare që mbijetoi fazat më dramatike të saj, njërin ndër preokupimet kryesore e të përhershme e kishte edhe fatin e tokave shqiptare të mbetura nën zgjedhën e rëndë të robërisë serbosllave1. Për hir të së vërtetës duhet theksuar se kishte edhe au1

Hafiz Ali Korça lindi më 5 prill 1873 në Korçë. Rrjedh prej një familje fetare, intelektuale. Mësimet fillestare dhe të mesme i kreu në vendlindje, kurse studimet e larta për teologji dhe filozofi në Stamboll. U shqua për aktivitete atdhetare, ndër të cilat ishte organizimi dhe mbajtja e Kongresit Shqiptar të Dibrës, më 23 korrik 1909, ku e kishte fjalën kryesore. Hafiz Ali Korça ishte ndër ata atdhetarë që përkrahu edhe Kongresin e Elbasanit, 2 shtator 1909, i cili i vuri themelet e arsimit kombëtar. Më 1916, Hafiz Aliu u emërua drejtor i Arsimit për Tiranën, Durrësin, Elbasanin, Dibrën, Matin dhe Pogradecin. Ka qenë edhe kryemyfti në Këshillin e Naltë të Sheriatit në Shkodër. Ishte anëtar i Komisis Letrare të Shkodrës. Gjatë viteve 1918-1924 ishte kryetar i Këshillit të Naltë të Sheriatit. Hafiz Ali Korça, për afro gjysmë shekulli, ka kontribuar shumë për Shqipërinë në disa lëmenj. Kontributet e tij janë me peshë në fushë të publicistikës, islamistikës, gjuhësisë, letërsisë etj. Edhe pse ishte luftëtar për liri, poet, përkthyes, shkrimtar, atdhetar, mësues, myderriz, profesor, islamolog, hartues

Takvim – Kalendar 2011

torë të tjerë, bashkëkohës të tij, të cilët e shprehën qartazi dhembjen për Kosovën (tokat shqiptare nën Jugosllavi) e robëruar dhe për bashkëkombësit e tyre që hiqnin të zitë e ullirit nën thundrën okupatore sllave. Në vazhdën e këtyre krijimeve poetike që aktualizonin artistikisht vuajtjet e pësimet marramendëse të Kosovës së robëruar është edhe ai “Vajtimet e atdheut” i Hafiz Ali Korçës. Kjo elegji, që buron nga shpirti i atdhetarit intelektual e poet, merr shkas nga bombardimet serbe të bëra në ditën e Bajramit, në qershor të vitit 1924, në Drenicë. Poezia fillimisht ishte botuar në revistën Zani i Naltë2 po më 1924. Ky akt makabër i serbëve gjakatarë preku fort ndjenjat atdhetare e fetare të Hafiz Ali Korçës, ndaj është i kuptueshëm reagimi i tij me këto nota emocionale të ligjërimit.

tekstesh mësimore-shkollore, sistemi komunist i kohës nuk e vlerësoi drejt punën e tij. Përkundrazi, ai vuajti trajta të rënda të keqtrajtimit nga ky sistem i egër. Vdiq më 31 dhjetor 1956 në Kavajë. Disa nga veprat e Hafiz Ali Korçës janë: Treqind e tri fjalët e Imam Aliut, Historija e shenjt dhe katër halifet, Mevludi shqip, Jusufi me Zelihanë, Abetare, Alfabeti arabisht, Muslimanija, Gramatika dhe syntaksa Shqip-Arabisht, Shtat ëndrrat e Shqipërisë, Bolshevizma çkatrrim i njerëzimit, Kur’ani i Madhënueshëm e thelbi tij, Gjylistani (Trëndafilishtja) e Sa’diut, Rubaijjati (Katroret) e Umer Khajjamit. Për më tepër shih: Ismail Ahmedi, Hafiz Ali Korça jeta dhe vepra, Vepra 1, Logos A, 2006; Dr. Ramiz Zekaj, Zhvillimi i kulturës islame te shqiptarët gjatë shekullit XX, ISHMQI, Tiranë, 2002, f. 317-319; dhe Fjalori enciklopedik shqiptar, vëllimi 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 2008, f. 1282-1283. 2 Revista "Zani i Naltë" doli për herë të parë në Tiranë në vitin 1923, menjëherë pas themelimit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe e ka vazhduar botimin deri në vitin 1939. Drejtohej nga Ismail Maçi. Botohej në shqip dhe në arabisht në 32 faqe. Për më tepër shih: Dr. Hamit Boriçi, Një shekull e gjysmë publicistikë shqiptare (1848-1997), botoi “Fishta”, Tiranë, 1997, f. 76; Blendi Fevziu, Histori e shtypit shqiptar 1848-2005, botoi “Onufri”, Tiranë, 2005, f.51.


Analizë

237

Dhimbja kombëtare për Kosovën Dhimbja për Kosovën, për krahun e madh të Shqipërisë, sikurse e quan autori, është dhimbje kombëtare e thënë nëpërmjet gojës së poetit, i cili, nëpërmjet refrenit, i thërret të gjithë bashkëkombësit të qajnë e të mbajnë zi për të: Qani vëllezër Kosovën qani për gjëmë-zezën ca dit zi mbani.3 Urdhërorja e foljes qaj, me të cilën fillon dhe përmbyllet vargu i parë, po në këtë funksion përsëritës shfaqet më shumë si lutje, si përgjërim, që të kujtohet fati i zi i Kosovës në ditët më të vështira që po kalonte. Po kështu, në rrafshin e domethënies, përsëritja zhvendoset edhe në vargun e dytë të këtij refreni nëpërmjet shprehjeve gjëmë-zezë dhe zi. Të gjitha këto mjete shprehëse, qoftë si përsëritje e drejtpërdrejtë, qoftë si përsëritje e domethënies me mjete të tjera të ligjërimit poetik, janë në funksion të përvetësimit të recipientëve të kësaj vepre poetike. Autori është i vetëdijshëm se për ta bërë këtë nuk mjafton vetëm shprehja e bukur, gradacioni retorik aq i pranishëm, ngase asaj i duhet edhe komponenti emocional, ashtu që të jetë sa më mbresëlënëse, sa më ndikuese. Refrenin kaq të përsëritur, në pjesën e fundit të këtij krijimi poetik autori e modifikon me qëllim që vaji për trojet e humbura të përfshijë edhe gjymtyrën tjetër të hapësirës sonë kombëtare, të ndarë padrejtësisht nga trungu i saj i natyrshëm - Çamërinë e gllabëruar nga grekët:

238

Qani Kosovën dhe Çamërinë se i këmbejnë si bagëtinë.4 .............................. Qani Kosovën dhe Çamërinë për gjëmëzezat zgjateni zinë!5 Notat elegjiake të poezisë “Vajtimet e atdheut”, megjithëse marrin shkas nga një zhvillim konkret i krimeve të bëra në një ditë të veçantë e të shënuar për shqiptarët myslimanë, përkatësisht në ditën e Bajramit të Kurbanit, shtrihen në vajtimin e fatit të përgjithshëm të shqiptarëve të Kosovës e të Çamërisë, gjithashtu duke vënë në këtë kontekst elegjiak edhe vetë pozitën e Shqipërisë së mbetur pa pjesët e saja më të bukura dhe më të domosdoshme për një jetë normale. Historikisht mësymjet kriminale serbe janë bërë në ditët që shënojnë identitetin fetar shqiptar dhe mbi objektet e tyre fetare. Përveçse bëhej kjo me qëllimin që të shndërrohen festa e gëzimi në hidhërim e vuajtje për besimtarët, mësymjet e tilla në ditët e Bajramit dhe mbi xhamitë e mbushura me besimtarë shqiptarë ishin një përçim i qartë i mesazhit se ata duhej ta braktisnin tokën e tyre. Po sjell ndërmend se si sulmi mbi familjen e Demë Ahmetit bëhet pikërisht në ditën e Bajramit, sikurse edhe sulmi në Drenicë në qershor të 1924-tës, që edhe është bërë motiv i këtij krijimi, por edhe në luftën e fundit ishte pikërisht dita e Bajramit, 28 marsi 1999, kur forcat serbe bënë veprimet më gjakatare të spastrimit etnik në gjithë fushatën tremujore të krimeve mbi shqiptarët. Shembujt e veprimeve të këtilla janë të panu4

3

Hafiz Ali Korça, Shtatë ëndrrat e Shqipërisë (Vepra 2), Logos A, f. 121.

Takvim – Kalendar 2011

5

Po aty, f. 124. Po aty, f. 124.


Analizë

239

mërt, ndërsa gjeniu ynë popullor i ka faktuar e përjetësuar në këngët që bartur brez pas brezi.6 Sulmet në ditën e shënuar të festës së shqiptarëve myslimanë, apo në ditën kur bënin lutjet në xhami, sikurse edhe sulmet mbi objektet në të cilat predikohej feja (xhami, mesxhide, teqe, medrese etj.), përveçse goditje e qenies fizike, ishin edhe goditje e rëndë me pasoja psikologjike për popullatën. Ja një shembull tipik se si nga Serbia u përdor presioni i këtillë. Kujtojmë se si shqiptarët e fshatit Berivojcë të Dardanës, të cilët në vitet 30 të shekullit XX popullonin krejtësisht katër nga pesë lagjet e këtij fshati (një lagje popullohej nga shqiptarë dhe serbë kolonë)7, u detyruan të shpërnguleshin kolektivisht nga fshati i tyre si rezultat i dhunës psikologjike që u bë mbi ta, përkatësisht fyerjes së rëndë të dinjitetit fetar të tyre. Ata kishin përballuar edhe dhunën fizike edhe keqtrajtimet nga më të ndryshmet që përditë ua bënin pushteti dhe bashkëfshatarët e tyre, por nuk kishin mundur ta përballonin aktin makabër e çnjerëzor të përdhosjes së xhamisë së tyre. Në të vërtetë, serbët kishin hedhur në brendinë e xhamisë një derr të therur, ndërsa, menjëherë pas këtij veprimi, banorët shqiptarë kishin vendosur të shpërnguleshin kolektivisht për në Turqi. Nga një fshat tipik shqiptar, Berivojca u kthye në një fshat të banuar vetëm me serbë kolonë. Kjo gjendje ishte kështu deri në vitet 70-80 kur shqiptarët blenë prona dhe ata tani përbëjnë më shumë se gjysmën e popullsisë së 6

Këngë popullore historike, vëllimet 3 dhe 4, botoi Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 2007. 7 Të dhënat e përmendura lidhur me strukturën e popullsisë së këtij fshati, para shpërnguljes komplete të shqiptarëve për në Turqi, janë marrë nga libri Novobrdska Kriva Reka i autorit serb Atanasije Urosheviq, i cili ato i kishte mbledhur në vitet 1929-1930.

240

Takvim – Kalendar 2011

këtij fshati. Është interesant se edhe sot serbët vendas, të mbështetur edhe nga faktorë ndërkombëtarë, nuk i lënë shqiptarët që ta ngrenë një xhami për nevojat e tyre fetare në këtë fshat. Pra, jo që nuk ka shenja të keqardhjes për një veprim të këtillë që e kishin ndërmarrë paraardhësit e tyre dikur, por ata me mjete të tjera vazhdojnë t’i pengojnë bashkëfshatarët e tyre që ta kenë një objekt në të cilin do t’i luteshin Zotit.

Ligjërimi nëpërmjet pyetjeve retorike Një mjet i fuqishëm i brumosjes emocionale të poezisë janë edhe pyetje retorike të tipit të puzmës, përkatësisht pyetjet që bëhen për ta shprehur protestën e autorit dhe jo për të kërkuar përgjigje. Kështu, Hafiz Ali Korça i rreshton pyetjet njërën pas tjetrës, duke e bërë më efektive dhe më ndikuese gjuhën e tij në raport me recipientin. Fillimisht e konstaton gjendjen e rëndë në të cilën ndodhej Kosova, duke zënë ngoje format më të tmerrshme të krimit, pastaj thërret për të mbajtur zi për Kosovën dhe në pjesën e tretë proteston nëpërmjet pyetjeve: Qytetërimi ku është vallë? përse Europa nuk sheh hallë? Si nuk digjonet topi i shkretë? si s’shihet flaka që del nga retë? Si nuk digjonet rënkim i shpirtit si nuk ndalohet ç’bën bir i ...?? Pse s’këshillohet kombi gjak-pirës? Në botët thua s’ngeli bamirës? Qysh u shurdhua bota e tërë?8 8

Hafiz Ali Korça, vep. e cit., f. 121-122.


Analizë

241

Sikurse bashkëkohësi i tij, poeti ynë kombëtar At Gjergj Fishta9, edhe Hafiz Ali Korça e drejton gishtin e akuzës nga Evropa, e cila atëbotë bënte sehir dhe duke mos ndërmarrë asgjë për mbrojtjen e shqiptarëve, i kontribuonte indirekt kësaj gjendjeje të pashpresë, veçse ky i fundit e bën fajtore konkretisht politikën e kohës. Forma e bërjes së pyetjes në këtë rast ndryshon esencialisht nga ajo paraprake, ngase poeti krijon një sfond të gjerë në të cilin do ta vërë një pyetje të vetme drejtuar botës së qytetëruar: Në këtë shekull kjo politikë, mrekulli quhet them pa frikë, kjo politikë racë-mbaruese, për dit grin plaka, pleq, trima, nuse, kjo politikë lugate shtrigë, dhelpër dinake kuçedr e ligë, faroj vëllazrit me qindra mijë, i math i vogël duhet ta dijë, fol o moj bot’ e qytetërimit përse po shkulet kjo rac e trimit?10

9

Gjergj Fishta kishte hequr atëbotë dorë nga drejtësia e fuqive të mëdha dhe, siç thoshte, shpresonte vetëm te Zoti. Evropa, në një vazhdë zhvillimesh e rrethanash, do të përshkruhej me fjalë edhe më të rënda, me një gjuhë edhe më të vrazhdë e më qortuese, sikundër e gjejmë te poezia “Surgite, mortui!”:

“Shqyptarë, a ndiet? Europa, mrrutë e ndyt – Shkerdhye me Evrej t’ Parisit e t’ Londonit (Së cilles dreqi ia plasi të dy syt E marren mâ s’e sheh, njitash n’e s’vonit) E bâni gjyq, qi t’nipat e Kastriotit Shkjevet t’Ballkanit urë t’u rrijn mbas sotit.” Shih: Lirika, “Rilindja”, Prishtinë, 1997, f. 90. 10 Hafiz Ali Korça, vep. e cit., f. 122.

242

Takvim – Kalendar 2011

Më tej nuk do të ngurrojë të shpallë të vdekur civilizimin, do ta quajë Perëndimin vetëm një lustër, e madje-madje, në ligjërimin e tij poetik do të përfshijë edhe nota të mallkimit, nëpërmjet shprehjeve: “në fund të botës hyftë gëzimi” dhe “fare mos qoftë shtypi dhe shkrimi”. Duke humbur çdo shpresë te drejtësia njerëzore, Hafiz Ali Korça i drejtohet natyrës shenjave identifikuese gjeografike të tokave shqiptare, Vardarit plak dhe malit Sharr. Është interesant personifikimi që ia bën Sharrit, por edhe vetë Kosovës, duke iu shtruar pyetje, nëpërmjet vargjeve vijuese: O Sharr i shkretë qysh duron vallë? pse nuk po shkrihesh qysh je i gjallë? Shkrijuni male mbetët të shkretë, shembuni bashkë me gjithë tepetë! kur komp bujari për dit po shuhet ty moj Kosovë jeta ç’të duhet?11 Me gjithë realitetin e vrazhdë nëpër të cilin po kalonte kombi, me gjithë shpërfilljen e paparë të Evropës, autori nuk e ka humbur shpresën se kjo gjendje do të ndryshojë. Kjo shpresë natyrshëm e në përputhje me konceptet e tij të përgjithshme mbështet te Perëndia (Hakku) dhe kjo gjë na bëhet e ditur në fundin e krijimit poetik, por del e qartë edhe nga refreni nëpërmjet përfshirjes së ndajfoljes ca: Qani vëllezër Kosovën qani / për gjëmë-zezën ca dit zi mbani; pra, ai nuk thërret për një zi të përhershme dhe të pafund. Edhe shpjegimi i këtij vargu, të cilin e bën vetë, si duket me rastin e botimit të librit më 1944, dëshmon jo vetëm për shpresën, por edhe për vizionaritetin e 11

Po aty, f. 125.


Analizë

243

Hafiz Ali Korçës, sa i përket çështjes së Kosovës: “Pata thënë: ca ditë zi mbani se kurrë shpresën nuk e kam prerë. Si dihet vetëqeverimi, lirija s’jepet po merret. Idealisti i vërtetë e i qëndrueshëm, herët a vonë i arrin qëllimit. Bashkim, qëndrim e durim duhet.”12 Pra, mund të thuhet se liria e Kosovës u arrit pikërisht nëpërmjet bashkimit, qëndresës heroike kundër pushtuesit, por edhe durimit për ta gjetur çastin e duhur.

Mjetet stilistike Mund të thuhet lirisht se, më parë se ta krijojë një vepër të përkryer letrare, autori bën përpjekje për ta kthyer vëmendjen te Kosova, apo, sikurse thotë vetë, te shpresa e Shqipërisë e te më e madhja çerdhe e trimërisë. Janë të paktë autorët që e kanë vlerësuar kaq drejt rolin e Kosovës në arritjet e përgjithshme kombëtare, duke përfshirë këtu edhe ndihmesën e saj jetike për pavarësinë e Shqipërisë më 1912. Prandaj, nisur nga ky parim, është e kuptueshme pse Hafiz Ali Korça shkrin më shumë mund për efektet retorike të ligjërimit të tij sesa për mjete shprehëse letrare, sesa për figurshmërinë e të shprehurit etj. Me një fjalë ai synon më tepër që ta bindë lexuesin e poezisë së tij sesa të nxisë tek ai një efekt të caktuar estetik. Mjeshtëria e stilit letrar është vënë, këmbë e krye, në shërbim të idesë kombëtare, përkatësisht të thirrjes për shpëtimin e një pjese të kombit që po dergjej në robëri. Në këtë rrafsh gradacioni është tejet i pranishëm dhe përdoret për ta forcuar efektin kumtues, për ta bërë më bindës atë. Një procedim tejet i rëndësishëm është edhe përsëritja e cila realizohet qoftë nëpërmjet përsëritjeve të 12

Po aty, f. 121.

244

Takvim – Kalendar 2011

tingujve e fjalëve a edhe të grupeve të fjalëve, qoftë nëpërmjet paralelizmave sintaksorë, me ç’rast secilës gjymtyrë sintaksore i përgjigjet një gjymtyrë identike në vargun vijues. Po sjellim për ilustrim vetëm disa vargje që e dëshmojnë këtë koncept: Më s’tu nda vrasja, ndjekja, shuplaka, Më s’tu nda therja, mbytja, grabitja, Më s’tu nda shtypja, mbytja, grabitja13 Megjithëse përmbajtja, sikurse u tha, del mbi mjetet shprehëse, duhet thënë se fjalësi poetik, ritmi, rimat dhe përgjithësisht shprehjet poetike të krijimit “Vajtimet e atdheut” janë interesante e në disa raste, madje, edhe risimtare. Kështu, politika e shfarosjes kombëtare nga autori do të emërtohej si politikë racë-mbaruse. Përveç kompozitës gjëmëzeza si një gjetje interesante është edhe ajo shpirt-makutët e përdorur për të emërtuar për grabitqarët e pangopur lakmitarë. Përgjithësisht duhet thënë se për këtë krijim të veçantë letrar deri tani dihet fare pak, ashtu sikurse nuk dihet në nivel të kënaqshëm as për autorin e saj, Hafiz Ali Korçën. Poezia “Vajtimet për atdheun” nuk ka gjetur vend deri sot në tekste shkollore, në antologji, në periodikun letrar, në mediet tona etj., por as është bërë objekt i mirëfilltë i studimeve letrare. Paragjykimeve ideologjike u ka ikur koha. Është koha e rikthimit të vlerave tona letrare të ekskomunikuara. Ato kanë të drejtë të jenë pjesë e sistemit tonë letrar dhe ne kemi nevojë për to.

13

Po aty, f. 121.


246

Takvim – Kalendar 2011

re kushtuar 100-vjetorit të Diellit”, organizuar me 13 qershor 2009, mbajtur në Bronks të Nju-Jorkut. Aty u lexuan shumë kumtesa nga studiues të ndryshëm. Ligjëruesit për këtë konferencë kishin bërë përgatitje serioze dhe sollën para auditorit kumtesa që rroknin jetën 100-vjeçare të “Diellit”. 1

Kronikë Elez Osmani

“DIELLI” KRONIKË E SHQIPTARËVE TË AMERIKËS Dielli është një “kandil kombëtar shqiptar”, që nuk u shua kurrë. Vitin e kaluar hyri në shekullin e dytë të jetës nga data që doli për të parën herë në Amerikën e lirë, në atdheun e dytë të Shqiptarëve të Amerikës. Ai pati përkrahës vatranët besnikshqiptarët e Amerikës, që nuk kursyen për të në kohët më të vështira. Ata janë karakterizuar kurdoherë nga patriotizmi i tyre i flaktë, nga dashuria e tyre e thellë për Shqiptarinë, për gjuhën, për kulturën, dhe mbajtën të gjallë gazetën “Dielli”, pa kursyer mundin për të, me qëllim që t'i zgjatnin jetën organit të tyre, “Diellit” - dritëdhënës dhe rrezatues, i cili natyrshëm u bë edhe kritikë e tyre. Kohë më parë “Dielli” shënoi 100-vjetorin e daljes, 19092009. Vatra si gjithnjë u përkujdes për ta shënuar këtë përvjetor me një sërë veprimtarish, ku spikati “Konferenca shkenco-

Si lindi “Dielli” Kolonia Shqiptare e Amerikës së Veriut e filloi jetën e saj aty nga viti 1890. Ajo rritej dita-ditës, ngase numri i emigrantëve shtohej. Në mesin e tyre vinin edhe intelektualë të shquar, siç ishte Sotir Peci, p.sh., i cili kolonisë i dha impulse të reja kombëtare dhe organizative. Sotir Peci, një figurë e shquar e Rilindjes Kombëtare, mendohet të ketë ardhur aty në vitin 1905. Ai themeloi gazetën e parë shqipe në Botën e Re. Numri i parë i “Kombit” doli më 1906. Ishte shqip, e përjavshme dhe kishte platformë të qartë për mbrojtjen e interesave kombëtare shqiptare. Më 10 Janar 1909 gazeta “Kombi” pushoi së dali. Tre vjet më vonë numri i Shqiptarëve mund të kishte kapërcyer të paktën 10.000 veta, mbasi ishte një periudhë kur djemtë shqiptarë filluan të shkonin në kurbetin e ri në Amerikë, që konsiderohej si një vend bujar, liridashës dhe me begati të pafund. 2 Gazeta “Dielli” u themelua më 15 shkurt 1909 nga shoqëria “Besa-Besë”, si gazetë e përjavshme, 36 ditë pas mbylljes së gazetës “Kombi”. Më 1912 gazeta filloi të botohej nga Federata “Vatra”. Programi i saj ishte qartë, i bukur dhe patriotik. 1 2

Kumtesat janë botuar në "Dielli" Vol. 100. nr. , 2009, Botim special i ”Diellit”. Dr.Jup Kastari: Faik Konica , monografí, Nju-Jork 1995, f. 160.


Kronikë

247

Hartues i tij ishte Fan Noli. Në Programin e “Diellit”, botuar në numrin e parë të tij, thuhej: “...Guxojmë të dalim përpara shqiptarëve me një program thjesht kombëtar, të përvijuar shkoqur e çelur, pa nyja të errëta që mund të merren vesh me një mijë mënyra të ndryshme. Në qoftë se shqiptarët nuk marrin vesh ndonjë nyjë, do te jemi gadi ta shkoqitim kurdoherë...Kryefjala jonë është “Shqipëria për shqiptarët” që ishte “një trumbetë që fton imigrantin shqiptar analfabet të armatoset dhe të shpëtojë vendin e tij lindor nga robëri e huaj”...3

Si u formua “Vatra” Amerika ka qenë zbulimi i fundit i Shqiptarëve si vend emigrimi. Amerika konsiderohet si kontinenti kryesor ku u drejtua emigracioni shqiptar gjatë shekullit XX dhe ShBA ishte shteti kryesor i këtyre vërshimeve.4 Liria e gjerë e veprimit dhe shkalla e lartë e qytetërimit dhe e emancipimit shoqëror amerikan, ka ushtruar një ndikim të fuqishëm në emigrantët e ri shqiptarë, numri i të cilëve u shtua në masë të konsiderueshme. Demokracia dhe qytetërimi amerikan ishin një shkollë e madhe që elementët më të përparuar të emigrantëve shqiptarë e përvetësuan shpejt dhe e vunë në shërbim të lëvizjes kombëtare. 5 Ndër këto nisma, më e organizuara doli Federata Pan Shqiptare “Vatra”, e cila ka një histori të lavdishme. Ajo e ka nismën e vet në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

248

Takvim – Kalendar 2011

Vatra që u formua nga bashkimi i shoqërive “Besa-Besë “, “Flamuri i Krujës”, “Komëtare” dhe “Dallëndyshe” - u zyrtarizua më 28 prill 1912. Këtu do të japim shkurtimisht historikun e saj, sepse ky ndërlidhet ngushtë me “Diellin” dhe, ashtu si e vëren Murat Vokopola: “kur dikush flet për “Diellin” dhe “Vatrën”, padashas ballafaqohet me një gjëegjëzë të vjetër, se cila vjen e para: pula apo veja. Natyrisht, se “Dielli” erdhi i pari, dhe njerëzit që e botuan atë, fillun atëhere dhe atje të organizojnë “Vatrën”. Motoja e Diellit qysh nga fillimi i tij ishte “Pro Autonomisë së Shqipërisë. “Dielli” dhe “Vatra” sjellën së bashku gjithë Shqiptaro-Amerikanët dhe ishin me ta kur filloi lufta epike për pavarësinë e Shqipërisë.”6 “Vatra” është një shoqëri e përmendur. Ka vepruar bujarisht dhe energjikisht për të drejtat tona kombëtare. Ka qenë më e madhja, më e përhapura, por edhe më e forta, më e organizuara dhe më e vlefshmja ndër të gjitha shoqatat shqiptare jashtë Atdheut. “Vatra” bëri organin e vet periodik, “Diellin”, fletore herë e përditshme, herë javore, herë dyjavore, sipas rasteve e mundësive, një gazetë që mund të krahasohej me ato të shteteve të qytetëruara. Ajo u dha ndihma të konsiderueshme Shqiptarëve, Shqipërisë, Kryqit të Kuq Amerikan, mbajti tre delegatë pranë Konferencës së Paqes në Paris (1919-1920) dhe qe e zonja dhe e aftë edhe për mjaft veprime të tjera të dobishme. “Vatra” i ka sjellë shërbime tepër të vyera Atdheut tonë. Ajo, nën drejtimin e Konicës etj., ka hartuar memorandume,

3

Dielli nr. 1, 1909. Beqir Meta: Federata panshqiptare Vatra, Tiranë 2002, f. 11. 5 Po aty, f 28. 4

6

Kemal Vokopola: Kumtesë në "Seminari ndërkombëtar i Federatës Panshqiptare "Vatra" 1969.botim i veçantë më 1971 në Romë f.198.


Kronikë

249

peticione, protesta, thirrje për të drejtat e Shqiptarëve dhe të Shqipërisë, dhe ua ka dërguar personaliteteve politike amerikane dhe evropiane. Programet e planet e Federatës, klubet e saj kulturore, kuvendet e organizuara, mbledhjes vjetore, raportet e relacionet, huatë e brendshme kombëtare për Shqipërinë e varfër, të mjerë e të prapambetur të asaj kohe, festat për bashkimin e degëve të “Vatrës”, botimet e librave shqip dhe shpërndarja e tyre ndër Shqiptarët e Amerikës, për të mbajtur gjallë gjuhën shqipe; këto dhe të tjera, në një pjesë të madhe kanë vulën, mendjen e djersën e intelektualit demokrat, liberal e përparimtar, të Faik Konicës, me shokë. Por, në një kohë të afërt e të shpejtë, kur të shfrytëzohet drejtpërsëdrejti arkivi i Federatës “Vatra”, atëherë do të dalë edhe më mirë në dritë puna dhe merita e madhe e Faik Konicës në këtë drejtim.7

Duke e shfletuar “Diellin” Gazeta “Dielli” qe me fat, sepse që në numrin e parë trashëgoi erudicionin e Fan Nolit, stilin e tij, sa ironik aq dhe sarkastik; e më pas edhe përvojën e vyeshme e stilin polemizues, por dhe plot elegancë të Faik Konicës, pasuar nga Kristo Dako, Kostë Çekrezi, Bahri Omari, Rufat Gurrazezi, Qerim Panariti, Nelo Drizari, Xhevat Kallajxhiu, Athanas Gega e deri tek Anton Çefa. Mbi të gjitha, Faik Konica, i mbiquajturi “babai i gjuhës shqipe”, solli tek “Dielli” shkollën e madhe të “Albania”-s, çka shërbeu në rritjen e standardeve të profesionalizmit të “Diellit”.

250

Numri 30 i gazetës “Dielli” kremtoi përvjetorin e parë të botimit. Faiku shkroi kryeartikullin. Ndër të tjera, në të lexojmë edhe këto: “Me këtë numër, “Dielli” mbush motin e parë të botimit të tij. Kur bën një udhë të gjatë, udhëtari qëndron nga ndonjë herë, ri mbi një gur dhe hedh sytë pas tij. Është një çlodhje dhe një dëfrim, një kurajo për të vajtur më përpara, kur sheh se sa eci dhe ç’mbaroj gjë atje. Ashtu dhe ne do të marrim forcë të re duke shikuar punët që bëmë gjer sot”. Pastaj, Konica falënderon shoqërinë “Besa-Besën” dhe bashkëpunëtorët, me këto fjalë: “Shoqërisë “Besa-Besën”, kryetarit atdhetar dhe të palodhur të saj, pleqësisë së nxehtë kurdoherë gati të bëjë detyrën e saj, ana kombëtare u ka hua përhirime nga zemra”. Konica e përfundon artikullin me këto fjalë: “Shprehim që “Dielli” të gëzojë për shumë vjet të kremten e moti-motittij”.8 Me rastin e Shpalljes së Pavarësisë, më 28 Nëntor 1912, gazeta “Dielli” e datës 5 dhjetor 1912, botonte këtë urim: “Vatra” përhiron Shqipërinë: “Mbledhjes së Kombit, Vlorë: Federata Panshqipëtare “Vatra” e Amerikës dërgon urime të nxehta për inauguratën t'uaj, e cila s'do të harrohet kurrë”. 9 Në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, më 17 dhjetor 1912 deri më 22 mars 1913, jashtë kufijve etnikë të Shqipërisë mbetën Kosova dhe Çamëria. Nga trungu i Atdheut tonë u shkëputën padrejtësisht Rrafshi i Dukagjinit dhe Kosova: Peja, Prizreni, Gjakova, Prishtina, si edhe tokat shqiptare në Maqedoni. Qeveria e Shqipërisë dërgoi një delegacion në Londër, të kryesuar nga Mehmet Konica, vëllai i Faik Konicës, 8

7

Dr. Jup Kastrati, libri i cituar f 160.

Takvim – Kalendar 2011

9

Po aty, f. 164. Po aty, f. 169.


Kronikë

251

që të mbronte tërësinë tokësore shqiptare. Fan S. Noli u dërgua si delegat i Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare në Amerikë, që ta ndihmonte delegacionin zyrtar shqiptar. Edhe Faik Konicën e dërgoi në Londër për të njëjtin qëllim Federata Panshqiptare “Vatra”. Me rastin e largimit të tij nga Amerika, Faik Konica botoi te “Dielli”, më 19 dhjetor 1912, këtë përshëndetje: “Atdhetarë Shqipëtarë t'Amerikës! Me qenë që më përcillni me urimet e juaja, u lë me shëndet. U pjekshim të gëzuar, dhe për s'afërmi, në një Shqipëri të lirë! Si zyrtarëve, si anëtarëve dhe këndonjësve të dashur, u jap pjekje për s'afërmi në Shqipëri”. 10 Kur vdiq Voodrov Vilson-i, President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Faik Konica shkroi: “Gjithë Shqiptarët duhet t'i ngrenë Vilson-it një monument të pavdekur në zemrat e tyre. Edhe po t'ish i vogël për të tjerët, Vilson-i duhet t'ish i madh për Shqiptarët”. E Shqiptarët që nuk e harrojnë mikun, që nuk e nderojnë këtë vetëm pas vdekjes, Vilson-in populli shqiptar e përjetësoi në një këngë të thjeshtë. Shqiptari i ngriti këngë atij që s'kurseu të na përkrahte. Populli mirënjohës i kishte ngritur këngën: “Therresim “Rroftë Amerika” / Madhëri e Tij Vilson-i, /Me katërmbëdhjetë pika, / i thotë Evropës qëndroni!”. Vjershë popullore për “Madhërinë e tij Vilson-in”, vargje që shkojnë gojë më gojë e që mbeten përgjithnjë në vatrat shqiptare. Në dasmat tona, në gëzimet familiare nuk këndohet vetëm “qafë-sorkadhja” e “meskëputura”, por edhe trimi, dhe bamirësi. Një profesori amerikan, i quajtur Elmer E. Jones, i bie puna të vizitonte vendin tonë. Në fshatin ku kaloi, kishte

252

dëgjuar një këngë për Vilson-in. Ia përkthyen dhe ky ia dërgoi Presidentit amerikan. Atëherë ky i fundit shfaqi mirënjohjen e vet me letrën që po riprodhojmë më poshtë: “Vashington D.C 26th January 1922/ I dashur Z. Profesor Jones/ Ju faleminderit sinqerisht për letrën tuaj dhe për përmbajtjen e saj. S'ka dyshim se më gëzohet zemra kur mësoj për ndjenjat e bukura që ushqejnë kundrejt meje në Shqipëri. Duket se do të keni pasur një eksperiencë plot interes. Kujtoj se çdo takim me të tilla kombe ma sqaron më së miri pikëpamjen tonë përmbi rastet dhe përgjegjësitë tona kombëtare. Me urime të përzemërta, (Nënshkruar:) Voodrov Vilson. 11 Ndërkaq, gjendja në Shqipëri ishte tepër e acaruar dhe në prag të një lufte civile. Më 6 dhjetor 1924 Faik Konica shkruante: “Në qoftë se anarkia, e cila mbretëron që katër vjet e tëhu në Shqipëri, vazhdon dhe ca kohë, ahere optimisma s'ka vend dhe trembem se diç do të ngjasë. Le të kemi shpresë se të vetëqojturve “udhëheqës” do t'u vijnë mentë dhe punët do të shtrohen. Po në qoftë se e papritura ngjet, në qoftë se Shqipëria fjalë fatale - vdes, ahere munt pa çpifje të shkruajmë këto fjalë në gur të varrit të saj: “U ngjall nga idealistët, U ruajt nga rastet, U vra nga politikanët”.12 Duke shfletuar koleksionet e “Diellit”, bindesh se secili prej editorëve i dha ngjyrën e stilit dhe të shpirtit të vet gazetës së Shqiptarëve të Amerikës. Lënda që rrjedh në faqet e “Diellit”, i ngjan një përroi malor që rrjedh rrëmbyeshëm; në të është përjetësuar jo vetëm historia e Shqiptarëve të Amerikës, por e të gjithë shqiptarëve, kudo që jetojnë. Aty është kombi 11

10

Dielli, 6 dhjetor 1924

Takvim – Kalendar 2011

12

Po aty, f 173-174 Poaty, f 175


Kronikë

253

shqiptar, aty është shteti shqiptar, pasi qe fat për Vatrën që lindi para shtetit dhe e orientoi shtetin që foshnjë. Natyrisht që në faqet e “Diellit” gjejmë edhe teket e shqiptarëve, hidhërimet për hiçgjë, grindjet për pesë para, kritika të ashpra, mospajtime edhe për gjëra elementare. “Dielli” është i pasur me replika. Edhe pse polemikat shkaktonin një situatë të nderë dhe e mbanin konfliktin të ndezur, ato i dhanë nerv “Diellit”, që mezi pritej nga lexuesit.13

“Dielli” kritikon Nolin Në vitet 1925-39, gazeta kalon nga pozicioni i majtë i Nolit në pozicionin e djathë të Konicës. Politika redaktuese e gazetës kaloi në anën e qendrës së djathtë, që u pasqyrua në qëndrimet pro-monarkiste dhe antikomuniste. Në koleksionin e “Diellit” gjen me tepri polemika të pafundme dhe të ashpra. Është polemizuar gjatë në mes palëve të kundërta për Fan Nolin, veçanërisht pas rënies së tij nga froni i kryeministrit dhe pas emigrimit në Europë. Përveç mospajtimeve politike, që e akuzonin Nolin si mbartës i fantazmës komuniste, u hapën edhe debate të tjera, siç ishin ato nëse kishin apo jo vlerë shqipërimet e Nolit nga Shekspiri. Për më shumë se një vit patën vazhduar polemikat në mes përkrahësve të Nolit dhe kundërshtarëve të tij, për përkthimin e tragjedisë “Hamleti”. Kështu p.sh. në numrin e 6 janarit 1928, sekretari i degës 56 të “Vatrës” në Boston, Sotir Katundi, shkruante: “Përkthimet e Nolit nuk i shërbejnë letërsisë, por ai e ka bërë këtë vetëm për t’u rrëmbyer ca dollarë 13

Lexo polemikën në mes Nolit e Konicës, Dituria Islame, Prishtinë nr.155 f.41

254

Takvim – Kalendar 2011

disa gjysmakëve.”
Kritika e Katundit përshkohej nga tone të ashpra për Nolin, kur shkruante: “ Dhelpra plakë, Noli ynë, e dinte që koha ende nuk kishte harrirë, që të përktheheshin vepra klasike, mirëpo qe nevoja e madhe për ca para…Dhe kështu dordoleci i njohur nuk humbi kohë dhe na dolli me reklamat e tij bombastike: “Vepra klasike, Sheakspeare-iane…!” Debati duket se kishte filluar më herët se viti 1928, nga e sollëm citimin, sepse në një letër të nënshkruar nga Shefqet Bença dhe të botuar në numrin 40-36 të “Diellit”, thuhej: “Ndonëse kemi 3 muaj që ngjiremi duke biseduar për “Hamletin” që ka masakruar Noli ynë, bisedimi qëndron prapë atje ku ish qëkurse u hap. Ky moskuptim vjen ngaqë nuk kemi marrë vesh edhe pse bisedojmë.” Sipas Bençës, veprat e Shekspirit janë mjaft të vështira ose të pamundura fare për t’u përkthyer. “Shqipja jonë nuk ka fjalë të mjafta që të japin kuptimin e gjithë fjalëve të inglishtes që ka përdorur dramaticieni anglez”. Kjo gjë është e njohur dhe nga i vetmi shkrimtar shqiptar, Z. Konica.
Pas kësaj vjen paralelizmi përçarës i autorit të letrës: “Kurse një shkrimtar i vërtetë, si Konica, pranon se përkthimi i dramave të Shekspirit është mjaft i zorshëm, një shkrimtar çitak, si Noli ynë, nuk mund t’i kuptojë dot fare. Dhe si provë të moskuptimit të tij kemi numëruar ndonja një mijë gabime, ku shkrimtari Fan Noli, në disa vende nuk ka ditur mirë shqipen, dhe në shumë vende të tjera, nuk ka kuptuar dot anglisht!” Sulmet vazhdojnë dhe tema për Hamletin qëndron e hapur, pothuajse për 15 muaj replikohet për dilemën: Jo të rrosh a të mos rrosh, por a e ka përkthyer mirë Noli Hamletin apo jo! Disa vënë edhe baste me 100 dollarë, pasi të ngrihej një komi-


Kronikë

255

sion prej tre vetash.
”Dielli” ka botuar edhe reagime nga pala mbrojtëse, e cila kërkon që të mos ngatërrohen gabimet dhe idetë politike të Nolit me përkthimet e tij. Ismail Mevlani, sekretar i njërës prej degëve të Vatrës, replikon njëherazi me shumë prej kritikuesve: Hamdi Lumit, i kthen përgjigjen se Noli i kishte mësuar Lumit ABC-në, dhe nuk i kishte hije të diskutonte nivelin e përkthimeve të mësuesit të vet. Për Sotir Vasil Katundin, thotë se e njeh mirë këtë njeri që s’sheh nga sytë as në shqip as në anglisht . Shefqet Bençën e quan fonograf të Rohd Islandit dhe kritikat ndaj Nolit i cilëson personale. Ky debat ndeshet përgjatë tre muajve të fundit të vitit 1927 dhe përgjatë gjithë vitit 1928.

“Dielli” lavdëron Konicën As viti 1929 nuk solli paqe në mes Nolit dhe “Diellit”, ndërkohë që për Konicën pati editoriale, pati fotografi që zinin tërë faqet e para, pati shkrime lëvduese, pati një vëmendje të jashtëzakonshme, për sa kohë Nolit ia kishin mbyllur portën. Kështu, p.sh., vizita e Konicës në Shqipëri në Vjeshtën e dytë të vitit 1928 (24 tetor) qe përcjellë me detaje nga “Dielli”, që nga nisja në Boston, i përcjellë prej Konsullit George Prifti dhe kryetarit të Vatrës, Aqile Tasi; pritja madhështore me ceremoni zyrtare brenda në vapor në Durrës, pa zbritur fare në tokë, prej Ministrit të Drejtësisë Hyqmet Delvina e adjutantit të Mbretit, nënkolonel Seregji; pritja tek prefekti i Durrësit, ku ishin edhe Abdurrahman Krosi, Fazli Frashëri dhe Ymer Fortuzi etj.. Në port kishin nxjerrë një detashment marinarësh për nder të Ministrit Konica. Vetë Mbreti i dha audiencë Konicës,

256

Takvim – Kalendar 2011

pa zënë ende vend në hotelin ‘Kontinental’, ku ai pushoi gjatë kohës së qëndrimit në Tiranë. Mbreti ia njihte sqimën prej beu Faikut, ish-kundërshtarit të tij të rreptë, prandaj i bëri nderet në shkallën sipërore absolute. Ndërkohë që Kryeministri Koço Kota, do t’i bënte vizitë kortezie në hotel, menjëherë sapo Konica ishte larguar nga Mbreti. “Dielli” nuk harroi ta ndiqte figurën e vet dhe të “Vatrës”, Konicën, edhe në pritjen që dha për të Bashkia e Tiranës, që e nderoi kryediplomatin me të gjitha nderet, edhe paraqitjen e tij në Parlament etj.. Derisa u kthye në ShBA në shkurt të vitit 1929, “Dielli” vizitën e përshkroi me hollësi. Gazeta edhe përgjatë dy vjetëve për këtë vizitë do t’i hapte faqet e veta, ku Konica botoi mbresat e tij nën titullin “Shqipëria si m’u duk”.

Polemikat vazhdojnë Po ç’ndodhte ndërkohë me themeluesin e “Diellit”, Nolin. Kundërshtarët e tij, të cilëve u printe Gurrazezi si editor, e sulmuan Nolin më shumë se një herë në çdo numër të gazetës që gjatë atyre viteve dilte dy herë në javë. Kulmi i sulmeve arriti në vitin 1930. Kthimi i Nolit sërish në Amerikë, “Diellin” e gjeti të inatosur e të armatosur me armë të rënda dhe sulmet qenë të ashpra, nuk munguan as akuzat, as fyerjet. Herë me shënime editoriale, herë me “Letra nga këndonjësit”, herë me mbështetje të editorit, Noli ishte në qendër të kritikës. Me tituj bombastikë “Noli s’heq dorë nga gjakderdhjet” (editoriali i numrit të 16 majit 1930), “Inat prej mushke”, (editoriali më 20


Kronikë

257

maj-1930), për të vazhduar me “Letra nga këndonjësit”-”Nuk i kemi punët mirë me Nolin”, “Intrigat e Nolit” (editoriali, 27 maj 1930); “Thotë se nuk është bolshevik”, “Lëverja e Vjenës dhe Noli” etj.. 
As më pak e as më shumë, Noli kritikohet ashpër dhe konsiderohet si armik i Shqipërisë. Edhe pse në këtë periudhë, “Dielli” nuk botoi reagimet e kundërshtarëve, më 27 maj ai i bëri thirrje Nolit të përgënjeshtronte publikisht akuzat. Më 6 qershor 1930 u botua editoriali “Qëndrimi i Vatrës”. Në të shkruhej se kishte pasur ca reagime nga përkrahësit e Nolit (reagimet nuk janë në gazetë), “por ne sqarojmë se nuk kemi ndonjë mëri personale me Nolin dhe nuk e kundërshtojmë si armik personal, por e kundërshtojmë si armik të Shqipërisë”. Dhe, pasi masakrohet prijësi i Revolucionit Demokratik, vjen dhe një shkrim tjetër, ku ai sulmohet edhe si figurë fetare. Artikulli e vinte me titullin “Fantazma”, qershor 1930. Në të njëjtin numër u botuan edhe katër letra nga këndonjësit, tri prej të cilave me pseudonime dhe vetëm njëra me emër, pikërisht e kryetarit të degës së Vatrës, çamit Veip Demi.

Noli replikon te gazetat të tjera 
Noli nuk denjoi të shkruante në “Dielli” si kundërpërgjigje, por zgjodhi gazetat e veta, që e përkrahnin, dhe meshat, ku mblidheshin shumë besimtarë, për të dhënë opinionet e tij për çfarë shkruante “Dielli”.
Dhe, si për t’u vënë kapak akuzave, Noli, sqarimet i shfaqi në një intervistë, që i dha gazetarit të gazetës “Boston Globe”, më 19 qershor 1930, që natyrisht u komentua me ironi nga “Dielli”, që e përfoli intervistën në nu-

258

Takvim – Kalendar 2011

mrin e vet të 20 qershorit 1930, me titullin sarkastik: “Bolshevik-Republikan”. Gazetari amerikan, informonte “Dielli”, e paska pyetur Nolin nëse bënte propagandë politike në kishë, siç e akuzonte “Dielli”, apo jo, e Noli kishte thënë se ai ishte misioni i rikthimit të tij në Amerikë, propagandë me anë të fesë. Kur gazetari e kishte pyetur për se nuk i përgënjeshtronte akuzat që shtronte “Dielli” për marrëdhënie me bolshevikët, Noli ishte përgjigjur: “Bolshevizma ishte një shaka për të, dhe këtë gjë e bëjnë të gjithë në Evropë”. Pastaj, Noli i kishte thënë gazetarit:”Unë jam Republikan. Po një republikan është kurdoherë bolshevik për një monarkist”. Akuza hidhej për pozitat e “Diellit” në favor të Mbretërisë në kohën e mungesës së Nolit dhe në kohën e fushatës kundër tij, pas kthimit.
Pas këtij pohimi të Nolit, vinte komenti i “Diellit”: “D.m.th. në këtë mes Noli tregohet si Bolshevik-Republikan dhe ruhet si ajo dhelpra plakë, që të mos bjerë në trap; kur është në Evropë e deklaron veten Bolshevik dhe punon sheshit për bolshevizmin, dhe tani që është në Amerikë, gënjen amerikanët dhe u thotë se është republikan, sepse e di se Amerika i ndjek bolshevikët.”14 Këto polemika vazhduan gjatë dhe mbajtën të ndezur konfliktin në mes përkrahësve të Nolit dhe kundërshtarëve të tij. “Dielli” ishte i pasur me replika. Natyrisht që nuk ishin vetëm polemikat për Nolin, që mbushnin faqet e “Diellit”. Me kritika të ashpra ishte shoqëruar edhe ish-editori i “Vatrës”, Kostë Çekrezi, ose ish-kryeministri Koço Kota, për të mos 14

Pavarësisht nga kritikat dhe polemikat e shumta, figura e Nolit dhe Konicës, sot ka nderim të veçantë në "Vatra "dhe në komunitet shqiptaro-amerikan


Kronikë

259

harruar edhe krijuesin e shtetit të pavarur shqiptar, Ismail Bej Vlorën, e të tjerë.15 Thuajse të gjithë editorët i hapnin faqet e “Diellit” për polemikat dhe kritikat, që preknin si vatranët e thjeshtë, ashtu dhe arkitektët e “Vatrës”, që nga editori i parë, Noli, Faik Konica, Kristo Floqi, Efthim Nasti, Kristo Dakua, Paskal Aleksi, Deniss Kamburi, Kosta Chekrezi, Bahri Omari, Andon Frashëri, Aqile Tasi, Refat Gurazezi, Nelo Drizari, Petraq Tiko, Qerim Panariti (ky i fundit në janar 1944- edhe 49, fitoi dhe një çmim të tretë në një konkurs mbarëbotëror më 1947, qershor, ku morën pjesë 1.000 gazeta në gjuhë të huaj), por, nga ana tjetër, gazetën e kishte kaluar majtas. Në fakt “Dielli” u konceptua si një gazetë e lirë, që kur nisi udhën e saj. Gjithsesi gazeta e mbajti të ndezur shpirtin atdhetar të vatranëve dhe vatranët e mbajtën gjallë “Diellin”, dhe, siç pohon Nelo Drizari, një nga editorët më elokuentë të Diellit,16 që, në një shkrim kushtuar Faik Konicës, pohonte se në kohën më të mirë gazeta kishte pasur një tirazh që i kalonte më shumë se 10 mijë kopjet dhe lexohej nga më shumë se 15 mijë lexues.

15

Dalip Greca,Gazeta "Dielli", Shkollë e shtypit të lirë për gazetarinë shqiptare, Dielli vol. 100.nr.1 f.9 16 Nelo Drizari ka qenë folësi i parë dhe ish shefi i parë i seksionit shqip të “Zërit të Amerikës” më 1942, një ndër studentët e parë shqiptar të gazetarisë në Universitetin e Kolumbias, të cilin e përfundoi në moshë 26 vjeçare, piktor dhe letrar, gjuhëtar e studiues, autor i fjalorit anglisht-shqip dhe shqip anglisht dhe librit "Shqipja e folur dhe e shkruar. Doracak praktik.

260

Takvim – Kalendar 2011

“Dielli” nëpër jubile “Dielli” festonte rregullisht përvjetorët e vet jubilarë. Gjashtëdhjetë vjetë të shkuar, tek festohej vitlindja e dyzet e “Diellit”, komisioni organizativ konstatonte: “Dielli, mund të thuhet pa frikë se mban rekordin e një gazete liberale me të tërë kuptimin e fjalës. Gazeta ka qenë e lirë dhe në shërbim të shqiptarëve”. “Dielli” për shqiptarët e Amerikës ka qenë një shkollë e veçantë. Shumë nga këndonjësit e saj e kanë mësuar gjuhën shqipe nga “Dielli”, - shkruhej në buletinin jubilar. Të theksojmë se 40-vjetori i “Diellit”, ashtu si edhe 100-vjetori, nuk u shënua më 15 shkurt, kur e kishte në fakt ditëlindjen e saktë, por me 14 tetor 1949. Po kjo ndodhi edhe në festimin e 60-vjetorit të gazetës, në vitin 1969. Ky përvjetor u shty deri në 28 nëntor 1969, por ishte tepër madhështor dhe zgjati tri ditë, kur u organizuan sesioni shkencor e ceremoni të veçanta, ku morën pjesë albanologë të njohur, studiues dhe intelektualë të spikatur. Ky përvjetor u projektua dy vjet më parë (1967) nga drejtuesit e “Vatrës”, dhe u la në këtë datë për të përkuar me Ditën e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Atmosferën e këtij përvjetori, Martin Camaj, pjesëmarrës në ceremonitë festive, do ta përjetësonte përmes një botimi special tek “Shejëzat” në numrat 12-13, të vitit 1969. Në sesionin e parë, të zhvilluar me 28 nëntor, të drejtuar nga Dr. Hamdi Uruçi, u dëgjuan kumtesat e përgatitura nga studiuesit. “Dielli”, në trashëgiminë e publicistikës shqiptare, meriton një vend nderi. Parë nga ana profesionale, në këndin e lëvrimit të gjinive publicistike, gazeta njëshekullore e Shqiptarëve të Amerikës, përbën një shkollë më vete për gazetarinë shqiptare.


Kronikë

261

Ajo pati ndikim të rëndësishëm në shtypin e kohës, dhe në faqet e saj dëshmohen gjurmët e historisë kombëtare. Në këtë kuptim “Dielli” ngjason me një minierë me pasuri të rralla, të pashfrytëzuara mirë deri më sot nga studiuesit dhe gazetarët. Në këndvështrimin atdhetar, ia vlen të sillet cilësimi që ka bërë për “Vatrën” dhe “Diellin”, një nga dishepujt e mendimit shqiptar, Hasan Dosti: “Dielli” dhe “Vatra”, zgjuan iden’ e zjarrit e të dritës, që do të thotë flakë patriotizmi dhe rreze kulture.” Në këndvështrimin profesional, gazeta mbetet një model i pavjetruar. Rubrikat e “Diellit” kanë qenë interesante dhe mbeten aktuale edhe për kohën që jetojmë.

Demonstratat e vitit 1968 në Kosovë në faqet e “Diellit” “Dielli” ishte orientim i Shqiptarëve të Amerikës, të cilët, të mbledhur rreth Vatrës, e kthyen atë në një busull orientuese në kohë të trazuara, kur kombi shqiptar përjetonte çastet e vështira të ekzistencës. Do të mjaftonte shfletimi i faqeve të kësaj gazete, për të gjykuar mbi misionin,orientimin,guximin dhe arritjet në fushën e atdhetarisë, shtetësisë dhe gazetarisë shqiptare. “Dielli” ishte avokat i çështjes shqiptare. Paraqiste besnikërisht gjendjen e Shqiptarëve të Kosovës, represionin që ushtronte mbi ta shteti serb, luftën dhe përpjekjet e tyre për liri etj.. Ngjarjet me peshë kombëtare, si Lidhja e Dytë e Prizrenit etj., i gjen në faqet e para. Ndërsa zhvillimet e vitit ‘68 në çdo numër që arrinte të dilte, gjenin vendin e merituar. Që nga prilli i vitit ‘68, gazeta në një artikull qendror “Situata Në Kosovën Tonë”, paralajmëron lexuesit e saj, duke dhënë infor-

262

Takvim – Kalendar 2011

macione: “Terrori serb është duke vazhduar akoma. Në rrethet e Strugës është burgosur një katund i tërë, me gra e më fëmijë. Kosovarët po luftojnë të fitojnë të drejtat e tyre dhe të formojnë Kosovën Republikë Shqiptare, siç janë republikat e tjera të minoriteteve të shumta që formojnë shtetin mozaik Jugosllav.”17 Lexuesit e dinë se në atë datë nuk kishte filluar ende demonstrimi i rinisë studentore të Kosovë, ndonëse gjendja ishte e tensionuar. Po “Dielli” e kishte piketuar situatën që më parë. Dhe kishte bërë përpjekje që me shkrimet e veta të kontribuonte për çlirimin e Kosovës dhe Shqiptarëve në trojet e tyre në Jugosllavi. Kishte ngritur zërin për sigurimin e të drejtave politike kombëtare shoqërore, kulturore etj., sipas ligjshmërisë ndërkombëtare. Herë pas herë shkruante padrejtësitë dhe tragjikën e Çamërisë, demaskonte pretendimet territoriale dhe absurde të qarqeve të caktuara shoviniste greke etj.. Kishte ngritur zërin duke sensibilizuar organizmat më të fuqishëm botërorë. Kështu, më 11 dhjetor 1968, në një artikull më shkronja të mëdha, në faqen e parë, lajmëronte: “Demostrata e Madhe me të vrarë e të plagosur në Kosovë”. Duke u mbështetur në agjencitë e huaja të botës së lirë, si UPI etj., gazeta informonte: “Në javën e shkuar, me rastin e kremtimit të Pavarësisë Shqiptare, u bënë demonstrata të mëdha në mbarë Kosovën. Demonstratat më me rëndësi qenë në Prishtinë, Gjilan dhe Ferizaj. Mbetën shumë të vrarë dhe më tepër se 100 të plagosur. Shumë organizata të Komunitetit tonë 17

“Dielli” vol.58-nr8, 3 prill 1968


Kronikë

263

dërguan telegrame proteste në Shtëpinë e Bardhë, në UN dhe NATO”. Gazeta “Dielli” përkrahte heronjtë e lirisë së Kosovës dhe kërkonte: “Kosova jonë të bashkohet me atdheun e Shqiptarëve, dhe Shqipëria shprehje e gjallë e Lidhjes së Prizrenit, të gëzojë liri dhe pavarësi në gjiun e kombeve tjera të lira.”18 “Dielli” nuk ndalet vetëm në regjistrimin apo pasqyrimin e ngjarjeve. Në vazhdim dilte me komentin e vet politik:

“Kosova për Kosovarë” “Për çdo popull është i shenjtë vendi ku është lindur, rritur dhe mendojnë t’ua lënë trashëgim bijve të tij. Kosova, që pa asnjë të drejtë iu la në dorë Serbisë e më vonë Jugosllavisë së bashkuar, nuk ka qenë kurrë sllave dhe as do të bëhet sllave. Këtu kanë jetuar me mijëra vjet të bijtë e popullit ilirik, Kosovarët e Kosovës. E jetojnë dhe sot në tokë e troje të tyre. E jetojnë me tradita shqiptare e me gjuhën shqipe. Në Kosovë, për më tepër kemi pasur djepin dhe shkëndijën më të lumtur të independencës shqiptare. Në Kosovë është Prizreni, e kur thua Prizren, ke thënë Shqipëri. Dhe të shtojmë se është mrekullia më e madhe që ka realizuar populli shqiptar gjatë historisë moderne. Çdo shqiptar Kosovën e ka në zëmër. Është vendi ku filloi liria e popullit shqiptar, është djepi ku u rritën të bijtë e popullit shqiptar, që krijuan Lidhjen e Prizrenit. Pa Prizrenin nuk ka Shqipëri të ëndërruar nga etërit tanë. E derisa Kosova të përulet nën Jugosllavi, ku nuk figuron as si republikë autonome, padrejtësia ndërkombëtare dhe miopia jugosllave janë përgje18

“Dielli”, vol.55-nr.43 e mërkurë 11 dhjetor 1968.

264

Takvim – Kalendar 2011

gjëse përpara ndërgjegjes njerëzore. Kosovarët tanë nuk kanë qenë kurrë skllavë e as nuk duan të jenë skllavë të sërbëve e të malazezve. Ata janë të vetmit që nuk kanë ardhur në këtë vend: Ata janë lindur e rritur brez mbas brezi nga koha e ilirëve deri në ditë të sotme në këtë vend dhe nuk njohin, as do të njohin autoritet që u cenon të drejtat e tyre: Gjuha, tradita shqiptare, shkolla, republikë në vete dhe nën Famurin e Skënderbeut. E, më në fund, nuk ka fuqi në botë që t’u mohojë të drejtat Kosovarëve tanë që të vendosin përmbi ardhmëninë e tyre. Ata bëjnë pjesë integrale me popullin shqiptar dhe me historinë e tij. Autoritetet jugosllave më kot sot në të 20-in shekull dhe kundër parimeve mbi të cilat është bazuar republika federative e Jugosllavisë janë duke ndjekur politikën e Karagjorgjeviçve, ku mohohen bazat që drejtojnë këtë republikë e ku shkelen të drejtat e një populli që të vendosë përmbi ardhmëninë e tij. Në sesionin e dytë të AVNOJ-it në Nëntor 1943, dhe në kushtetutën e RSF të Jugosllavisë janë proklamuar barazitë e çdo kombi dhe e drejta për vendosje deri në shkëputje. Tani pyetet: Pse kjo e drejtë u mohohet Shqiptarëve? Këta formojnë një entitet kombëtar, janë të vendit, nuk janë të ardhur: E prandaj kanë të drejtë të plotë të realizojnë aspiratat e tyre kombëtare”.19 Ndikimi dhe qëndrimi i “Diellit” natyrisht ishte i dukshëm. “Dielli” shkëlqeu në mbrojtje të kufijve etnikë të kombit shqiptar, -do të përfundonte Dr. Muharrem Dezhgiu. “Dielli” e ngriti zërin kundër rreziqeve që i kërcënoheshin ekzistencës së

19

Dielli vol.57 nr.7 e mërkurë 26 mars 1969 f1


Kronikë

265 20

shqiptarëve si komb e si shtet. Nuk ngurronte dhe gjithnjë replikonte kur prekeshin interesat kombëtare nga shkrime të keqinformuara në gazetat më në zë të Amerikës, si “Boston Globe” apo “The Nju Jork Times”, të cilës ia bëri këtë reagim:

Editorit të Gazetës “Nju Jork Times” Te vërtetat e zbuluara ne artikullin e Z. Jonathan Randal “Jugosllavia e shqetësuar për arsye te Trazirave te pakicës shqiptare për vetëqeverisje me te gjere,” te botuar me datën 6 te dhjetorit 1968 ne gazetën “Nju Jork Times,” kane shkaktuar një tronditje shume te rende ne bashkësinë shqiptare-amerikane. Amerikanët kane te drejtë të dinë se ç’po ndodh këtë ditë në Jugosllavi. Qysh nga viti 1945, kombi i ynë e ka ndihmuar shtetin jugosllav me më tepër se dy miliard dollarë te mbledhur nga taksat e qytetarëvet amerikanë me shpresë se në këtë menyrë ne po I japim hov demokracisë dhe lirisë n’ate vend. Ne nuk mund te mos mbetemi të pikëlluar kur marrim vesh se në Prishtinë, kryeqytet i Kosovës, “tankset ruajne rruget e qytetit “dhe se” me dyzina demostronjës ishin plagosur.” Dhe se te pakten “një djalë i ri u qellua me pushke dhe u vra” dhe se vërteta në lidhje me demonstratat e Prishtinës dhe tri qyteteve të tjera te Kosovës është e varrosur në thellësinë e shpalljeve zyrtare te cillat janë në kundershtim njera me tjetren.” Shqiptarët e Kosovës dhe te Metohisë te cilet përbejnë një popullsi prej me shumë se një milion banorë (statiktikat zyrta20

Dr.Muharrem Dezhgiu, shih kumtesën e tij në Konferencë për 100- vjetorin e Diellit

266

Takvim – Kalendar 2011

re prej 700.000 vetesh janë natyrisht te ndrequra) po kërkojnë liritë fillistare sic janë të parashikuara nga Karta e Kombevet te Bashkuara për vetëvendosjen e popujvet. Shqiptarët e Kosovës dhe te Metohisë e dinë shumë mirë se bashkimi I natyrshëm I tyre me shtetin shqiptar është nje pikkësynim qe, për arësye politike madhore, nuk mund te mbërrihet dot në të ardhemen që mund te parashikohet në gjendjen e tanishme nërkombëtare: prandaj, ata pranojnë sot per sot zgjidhjen e dytë të problemit kosovar: shqiptaret e Kosovës dhe të Mehotisë të mbeten pjesë e Federates Jugosllave por me të drejta të barabarta me pupujtë e tjerë qe perbjenë ate shtet. Kërkesa e tyre e matur që të lartesojnë poziten politike nga një “krahine autonome” brenda Republikes Serbe në një republike te plote brenda Federates Jugosllave është një kerkesë e arësyeshme, e drejtëe dhe e merituar plotësisht pse populli kosovar ka vuajtur per dy breza nen sundimin serb. Ne ditët tona, ngjarjet në botë dhe sidomos në Evropen qendrore dhe lindore po ndodhin me një shhpejtësi të rrufesheme. Ne qofte se Z. Tito dëshiron te diftojë dashamiresinë e qytetarëvet te botës se lirë dhe sidomos besnikërinë e tërë nënshtetasevet te tij, ai, pikësepari, duhet ti japi Kosmetit poziten politke qe sot kërkon d.m.th. ate të republikes se shtatë të Jugosllavisë. Në te vërtet, Kosmet ka dyfish popullsine e Malit të Zi e cila krahine ka qenë një republike e plote qysh nga krijimi i federates jugosllave. Të gjitha nënkuptimet e tërthorta, se gjoja, “armiqte e klases punetore” në Shtet e Bashkuara të Amerikës dhe në Gjermaninë Përendimore janë nxitësit dhe shkaktarët e vertetë të këtyre demonstrative, janë fjalë boshe dhe pallavra te pa-kryp.


Kronikë

267

Unë jam I bindur se shpërthimet në Kosove linden nga gjiri I vetë popullit kosovar në mënyrë të vetvetishme dhe se këto trazira janë ndodhi të zakonshme kur kremtohet dita e flamurit te një kombi nën sundimin e huaj; në te vërtetë, këto ngjarje na sjellin ndër mend demonstratat kunder fashizmit gjatë luftës së dytë botërore. Tani më teper se kurrë, Jugosllavia ka nevojë për bashkim qëllimesh dhe për një ballet e përbashket kundër rreziqevet te jashtme. Qeveria jugosllave mund te fitojë dashamiresinë e botës se qytetëruar dhe të kosovarët, vetë po qe se I trajton demonstronjësit në menyrë njerzëore. Gjithashtu, qeveria jugosllave mund te mësoje nga eksperienca amerikane, se demonstratat e zhvilluara në menyrë paqesore mund t’ vënë në dukje autoriteteve dhe botës mbrarë padrejtësira të cilat, pot e ndreqen më kohë do te mund të ndihmojnë ne fuqizimin e shtetit”. Me 2 te janarit 1969 Dr.Agim Leka Baldvin D.I SHËNIM:Letra e sipërme u botua në gazetën “Nju Jork Times” me 18 te janarit 1969 në faqen 30. Kosmeti është emër që Jugosllavia i kishte dhënë “krahinës autonome” që përmbledh krahinat shqiptare të Kosovës dhe të Metohisë. Përkthimi nga gjuha inglishte në gjuhën shqipe është i vetë shkruesit të letres kështu që të pasqyrojë sa me besnikerisht tekstin, kontekstin dhe frymen e letrës”.21 (Shënimi është i vetë redaksisë së “Diellit”.- E.O.) Në faqet e “Diellit” u botuan shkrime, informacione e komente, ku demaskoheshin jo vetëm propaganda e armiqve të Shqiptarëve, veçse denoncoheshin drejtpërdrejt mizoritë që bë21

Vol.55 nr 51 e merkurë 5 shkurt 1969.

268

Takvim – Kalendar 2011

heshin ndaj tyre. Duke vepruar në një vend të lirë, “Dielli” kishte të gjitha mundësitë që të mbronte interesat kombëtare të Shqiptarëve pavarësisht se ku jetonin ata. Kështu ai u bë kështjellë për të drejtat e kombit, mburojë për parimet e demokracisë, drejtësisë dhe lirisë. Në rubrikën “Lajme nga Kosova” (Shërbim i veçantë i gazetës “DIELLI”- Tetovë)- lexojmë: “Shqiptarët bëjnë demostrata ca kohë më parë ngrehën Flamurin e Shqipërisë. Tetovasit kishin bërë lutje për ngritjen e Flamurit një ditë përpara Bajramit. Flamuri u ngrit, po Makedonasit, jo shqiptarë, qenë kundër; Flamuri u ul dhe u dogj. Një doktor shqiptar që u ndodh pranë bashkë me disa shokë, me revolver e goditi pesë herë një fotograf, që kishte shkaktuar përmbysjen e Flamurit, por ky iku në shtëpi. As këtu nuk e lanë shqiptarët: I thyen derë e xhama dhe u turren si luanë mbrënda, por aj iku bashkë me ortakët e tij në Makedonia Hotel. Lajmi u dha si rrufe në Tetovë e në katunde për rreth. Shqiptarët u ngritën, kush pa këpucë e kush pa pallto dhe mblidhen në sheshin e mejdanit. Me këta u bashkuan dhe nja dy duzina studentash të ardhur nga Prishtina, ku qe ngritur Flamuri shqiptar më 28 Nëntor 1968. Shqiptarët ju turren Hotelit dhe i dhanë zjarrin. Në këtë rast ndërhyri policia serbe dhe kapi një numër të madhe prej tyre dhe i dërgoi në burgun e Prishtinës. Në këto demostrata u squan doktora, profesora, mësues e avokatë të rrethuar nga burra të tjerë, që duan liri, duan autonominë e Kosovës dhe nuk duan të komandohen nga pakica


Kronikë

269

serbe-makedone. Shtypi i huaj bëri komente të gjata mbi këto ngjarje”. 22 Duke luajtur një rol të rëndësishëm në dobi të kombit tonë, “Dielli” në brendinë e tij ka ruajtur një histori të pasur edhe të punëve dhe organizimeve fetare. Ka regjistruar aktivitete e ndryshme të besimeve fetare, qoftë myslimane apo krishtere. Ai shkruan për tema fetare, për personalitete fetare, për humanistë fetarë. Lajmëron për datat e festave dhe për aktivitete të tjera që bëheshin nga besimtarët.

Historiku i organizimit fetar në faqet e “Diellit” Shqiptarët myslimanë organizimin e tyre fetar e nisën më 31 janar 1915, kur në qytetin Jamestown (Nju-Jork) themeluan shoqatën e tyre fetare. (Deri më 1951 ata nuk kishin faltore të tyre). Në mbledhjen e parë të kësaj shoqate, e cila kishte si qëllim të përhapte ndjenjat fetare dhe kombëtare, në mes të gjithë shqiptarëve myslimanë në ShBA. Kryetar u zgjodh Hysen Tahir Cangonji, nënkryetar Shefqet Izet Frashëri, sekretar Hajdar Menkullasi, nënsekretar Vasfi Ahmet Korça, arkëtar Ismail Hasan Vinçani, ndërsa pleqësia kishte këtë përbërje: Hysen bej Kamenica, Mersin Ahmet Korça, Muharem Vranishti, Shaban Kuçi dhe Ramadan Revani. Në mbledhje u zgjodhën edhe kontrollorët: Islam Kaica, Hasan Banush Hoçishti, Abdullah Graca dhe Ali Pepellashi. Gazeta “Dielli” mirëpriti këtë veprimtari dhe u lutet shqiptarëve të tjerë në Amerikë që “të shpejtojnë dhe të bashkohen 22

Po aty.

270

Takvim – Kalendar 2011

me vëllezërit e tyre të Jamestown-it se vetëm kësisoj do të jenë mjaft të fortë për të mbaruar qëllimin e shenjtë”. Ramis B. Roshanji shkruante me gëzim në gazetën “Dielli” për fillimin e kësaj shoqate fetare: “Nuk gjej dot fjalë të nxehta si të përhironj këta zotërinj që hodhë çapin e parë për këtë vepër të shenjtëruar, e cila i mungonte aqë shumë çështjes kombëtare. Secili shqipëtar i vërtetë lipset të përpiqet me gjithë zemër për t'i mbledhur të gjithë shqipëtarët myslimanë në vathën e shenjtëruar të kombësisë. Dëshërojmë të shohim dhe një hoxhë atdhetar të fortë, i cili do të përhapë shkendijën e bashkimit e të dashuries, për të parën herë n'mes t'onë dhe për të mirën e Atdheut”. Disa ditë pas themelimit të kësaj shoqërie fetare, në zyrën e saj u shkaktua një zjarr. “Dielli” e kishte regjistruar ngjarjen kështu: “Një zjarr i math ra në Jamestown, New York, në Main Street. Në bllokun ku ra zjarri ndodhej dhe zyra e Shoqërisë Fetare Myslimane Shqipëtare, e cila mjerisht u dogj. Në zyrë gjendeshin dy flamurë t'Amerikës, një flamur Shqipëtar dhe shumë plaçka të Shoqërisë. Tërë këto u doqnë dhe çmimi i tyre arrin më tepër se 400 dollarë. Gjith' n'atë bllok ndodheshin dhe shumë konake shqipëtarësh, të cilët u doqnë krejt me gjithë bllokun dhe kështu u-bë një dëm prej më tepër se 200,000 dollarë”. Në emër të kolonisë së qytetit Lonsdale (R hode Island) Sadik S. Lekdushi në gazetën “Dielli”, më 4 janar 1915, para se të formohej shoqëria fetare në Jamestown, kishte shkruar një tekst, ku kërkonte që edhe shqiptarët myslimanë të bënin një xhami të tyre: “Në Shtetet e Bashkuara t'Amerikës rrojnë aqë mijëra mohamedanë shqiptarë. Në këtë vend të lirë, seicili


Kronikë

271

ka të dreitë të punojë për përparimin e tij dhe neve nuk' duhet të mbetemi prapa në këtë gjë. Le të hedhim sytë dhe le të shikojmë se qysh punojnë kombet e tjerë”. .. Sadik S. Lekdushi, në fund të shkrimit, pasi u bënte thirrje edhe një herë Shqiptarëve myslimanë që të organizoheshin, theksonte se në Amerikë kishin “të përndreshmin hoxhë kombëtar Qazim Bektashin që ndodhet ne St. Louis, i cili me fjalë patriotike aqë të nxehta bekoj flamurin e famshëm të Skënderbeut ditën e festës kombëtare q'u bë në St. Louis, Mo”. “Dielli” kishte ndjekur çdo aktivitet të organizimeve fetare te Shqiptarët. Jepte lajme për ditët e festave, për kremtimet e tyre si dhe shkruante për rëndësinë e tyre. Pavarësisht nga politika redaktuese që ka ndjekur gjatë viteve, ngjarjet e karakterit fetar gjenin vendin e duhur në faqet e tij. Ndonëse në kohën e drejtimit nga Qerim Panariti, që “Diellin” e kishte kthyer në një gazetë të majtë, gazeta u shpreh kundër ardhjes së Imam Vehbi Ismailit. Jo pse ishte figurë fetare, por, sepse, siç pretendonte “Dielli”, ai ishte njeri i Zogut. Në vitin 1948, Shoqëria Shqiptare-Amerikane Muslimane e Detroitit e kishte ftuar Imam Vehbi Ismailin që të vinte në Detroit, për të marrë udhëheqjen e tyre shpirtërore. Në prill të viti 1949 Imam Ismaili arriti në Detroit. Falë punës dhe aktivitetit të tij dhe përkrahjes pa rezervë të Shqiptarëve myslimanë në atë rreth, ata arritën që më 6 qershor 1951 të bënin hapjen zyrtare të Qendrës Shqiptare Islame të tyre. Natyrisht, “Dielli” do ta përshkruante gëzimin e Shqiptarëve për hapjen e xhamisë së parë shqiptare në Amerikë: “Të gjithë ishin veshur me rroba të reja e gati të fluturojshin nga gëzimi, se atë ditë përveç dedikimit të Falëtores, ishte dhe Dita e Bajramit të Madh.

272

Takvim – Kalendar 2011

N'ora shtatë, Shqipëtarët u mblodhnë të gjithë para portës së Falëtores dhe i përnd. Imam Vehbi Ismail preu shiritin e kuq dhe të zi, me të cilin ishte mbyllur porta, duke thënë: “Me ndihmën dhe Emërin t'ënd, o i Madhi Zot, hapim të parën Faltore Muslimane Shqiptare, duke t'u lutur që kjo Falëtore të bëhet një Institucion i Shentë për të mësuar principet fetare, shoqërore e morale Islame; të jetë shkollë për të edukuar njerëz të mirë e të nderçëm; të bëhet fole për t'u mësuar të rinjve e të rejave Shqipëtare gjuhën e ëmbël t'onën, shqipen”. “Dielli” përshkruan atmosferën festive të asaj dite si dhe përmbajtjen e Kongresit të Katërt Mysliman Shqiptar, që u mbajt po atë ditë, duke shënuar edhe emrat e pjesëmarrësve. Dhe në fund regjistron edhe kënaqësinë dhe fjalët e Imam Vehbi Ismailit me atë rast: “Qëkur kam ardhur në Amerikë, kam pasur tri gëzime: martesën, lindjen e foshnjes dhe blerjen e faltores, por ju betohem se gëzimi dhe kënaqësia më e madhe qe, kur u ble faltorja”. Në kongres u vendos që të ndërmerrej një fushatë e re për të paguar borxhin e mbetur nga blerja e saj. Aty për aty u mblodhën mbi 700 dollarë. Ky aksion do të shtrihej më vonë në gjithë kontinentin dhe, përveç Shqiptarëve myslimanë e ortodoksë, do të ndihmonin edhe arumunët e Shqipërisë në Southbridge (Massachusetts), të cilët në shkurt të viti 1952, mblodhën 109 dollarë. Në mesin e aktivistëve për blerjen e faltores, “Dielli” përmend dendur Hamit Zagarin nga fshati Zagar i Kolonjës... “Faltorja u ble nën kryesinë e tij, thotë gazeta, duke shtuar - ai ishte patriot i vërtetë, mori pjesë në çdo lëzvizje kombëtare ose fetare dhe ndihmoi në çdo fushatë për aç sa kishte mundë-


Kronikë

273

si. Hamit Zagari, erdhi në Amerikë më 1915 dhe nuk mundi me u kthye në Shqipëri”. Ardhja e Imam Vehbi Ismailit në Amerikë nuk kaloi pa zhurmë nga gazeta “Dielli”. Ndërsa shqiptarët në Detroit po i gëzoheshin ardhjes së tij, gazeta u hodh në sulme të egra. E quajtën si të dërguarin e Mbretit Zog etj.. Mirëpo shumë shpejt Imami arriti të zbardhte të vërtetën dhe, në intervistat që i pati dhënë “Zërit të Amerikës”, kishte theksuar: “Feja islame është kundër komunizmit në përgjithësi, dhe unë si fetar e luftoj komunizmin në Shqipëri”. Po, kur Imami kaloi në Massachusetts për të banuar, mbajti disa konferenca kombëtare dhe fetare edhe në Boston dhe rreth; në to kishte prezentuar edhe redaktori i “Diellit”, i cili nuk kishte pasur rastin ta njihte më përpara Imamin, kështu që, duke u bindur nga afër, ai pasqyroi pozitivisht aktivitetin e Imamit. Më 1951 Qerim Panariti i kushtoi një artikull alimit të nderuar, me titullin “Imam Vehbi Ismaili, njeriu dhe kleriku”. “Imam Vehbi Ismaili”, shkruhej aty, - “është i ri nga mosha, 33 vjeç, por tepër i pjekur dhe i zhvilluar nga mendja. Imami është klerik dhe bir kleriku. Babai i tij, i cili ndërroi jetë këto ditë, ishte hoxhë në Shkodër dhe shkoi tërë jetën e tij në shërbime fetare. Fizionomia e tij tregon dashuri, sinqeritet dhe fisnikëri. Dashuria e tij, nga sa mund të kuptojë njeriu, s'është një dashuri për një person, dy, tre ose pesë. Ajo ishte një dashuri pan-njerëzore. Duket se është një njeri punëtor dhe tepër energjik. Është njeri me durim dhe shumë i sjellë nga natyra. Nuk të bie më qafë, po të mos i biesh në qafë. S'është fodull. S'është gjibar. I pëlqen të flasë dhe të bisedojë me çdo njeri, sado i varfër që të jetë njeriu nga edukata dhe nga sjelljet. Fe-

274

Takvim – Kalendar 2011

ja, sipas imam Vehbiut, është një vegël dinamike, e cila gjithnjë dhe në çdo rast, duhet të zbatohet për të mirën e njerëzimit. Midis feve, kujton Vehbi Ismaili, s'ka konflikt, pasi të gjitha fetë në botë këshillojnë paqe, drejtësi dhe dashuri për njerëzimin. Konfliktin midis feve nuk e sjell feja, cilado fe qoftë, e sjellin klerikët gjysmakë, të cilët e përdorin fenë si një armë përçarëse. Një fetar, qoftë i krishterë, qoftë mysliman, që predikon urrejtjen kundër një tjetër feje, s'është klerik, është antifetar. Imam Vehbiu është fetar në kuptimin më të mirë të fjalës, po nuk është fanatik. Fenë e di, e do dhe e mbron, po nuk e veçon nga fetë e tjera. Nuk e vë mbi të tjerat, e vë krah për krah më të tjerat”. Kur kishte ardhur, në fillim, një kritike të ngjashme nuk i shpëtoi as Baba Rexhepi. Ai më 15 maj 1954 përuroi Teqenë Shqiptare Bektashiane në Taylor. Më 26 maj 1954 “Dielli” botonte një shkrim, të marrë nga Tirana komuniste, kundër Baba Rexhepit. Më kohë kritikat ndaj tij u zbehën dhe ai po në faqet e “Diellit”, sjell kujtimet e tij ku zbulohet e vërteta. Në vazhdimësi, në numrat e “Diellit” shkruhej dhe për aktivitetin e Teqesë Bektashiane të Michigenit. “Dielli” më 18 qershor 1969, në faqen e parë, i kushtoi një artikull hapjes së Xhamisë në Voterbery - “Datë historike për Voterbery, CONN”, ku paraqiste përpjekjet dhe mundin e Shqiptarëve për të ndërtuar Qendrën e tyre. Gazeta citonte fjalët e shumë pjesëmarrësve, po dhe të Imam Vehbi Ismailit, i cili ishte i pranishëm


Kronikë

275

Si përfundim “Dielli” dhe “Vatra”, siç do të nënvizojë Dr. Beqir Meta, janë monument i madh i ‘shqiptarizmës’, që ndikuan fuqishëm në ruajtjen e karakterit kombëtar të Shqiptarëve të Amerikës. Prandaj gjatë historisë së vet 100- vjeçar, (pavarësisht se ne nuk kemi mundur të përfshijmë shumë nga tekstet me peshë dhe interesante, të dekadave të fundit në këtë shkrim), gazeta “Dielli” realizoi një mision historik në shërbim të kombit shqiptar, dhe historia e tij është ajo e Shqiptarisë dhe e Shqiptarëve.


Sh p a l i m e Nuridin Ahmeti

GAZETA “DAJTI” E HAFIZ IBRAHIM DALLIUT DENONCUESE E KRIMEVE SERBE Si në opinionin vendës, ashtu edhe në atë ndërkombëtar, janë të njohura padrejtësitë e shumta që u janë bërë Shqiptarëve në periudhën ndërmjet dy luftërave botërore nga Mbretëria Serbo–Kroato-Sllovene. Kjo Mbretëri, që u shpall më 1 dhjetor 1918, futi nën administrimin e vet edhe trojet shqiptare që kishin mbetur jashtë Shqipërisë administrative. Shqiptarët nën këtë Mbretëri, jo se kishin ndonjë të drejtë, po përkundrazi, i ekspozoheshin një dhune sistematike nga Serbët dhe Malazeztë, si moslejimi i hapjes së shkollave në gjuhën shqipe, marrja

Takvim – Kalendar 2011 278 e pronës në emër të reformës agrare, vrasje në mënyra të ndryshme1 etj.. Përballë këtyre padrejtësive të shumta që ushtronte Mbretëria e SKS ndaj Shqiptarëve, nuk ndenjën duarkryq shumë patriotë të kohës, të cilët me pushkë dhe me penë u munduan t’i parandalonin ato. Prej tyre po përmendim: Hasan Prishtinën, Azem Bejtën, Hoxhë Kadri Prishtinën etj.. Për informimin e drejtë të opinionit për realitetin dhe situatën politike të Shqiptarëve nën Mbretërinë SKS, një rol me rëndësi luajti edhe shtypi i kohës, në mesin e tyre edhe gazeta “Dajti”, e cila doli në Tiranë midis viteve 1924- 1926. Kjo gazetë dilte nën drejtimin e patriotit, hoxhës, revolucionarit e veteranit të gjuhës shqipe, mikut të ngushtë të Hasan Prishtinës e Hoxhë Kadri Prishtinës, - Hafiz Ibrahim Dalliut2. 1

Shaban Braha, Gjenocidi serbomadh dhe Qëndresa shqiptare (1844-1990), Lumi-T, Gjakovë, 1991, f. 225-375. 2 Hafiz Ibrahim Dalliu lindi më 1878 në Tiranë, ku kreu medresenë. Studioi në Stamboll. Gjatë studimeve u aktivizua për çështjen kombëtare shqiptare. Pas kthimit në vendlindje, mori përsipër detyrën e mësuesit në një nga shkollat e para të Tiranës (1901), me gjithë vështirësitë e shumta e pa u shkëputur nga detyra e imamit në xhamitë e qytetit të lindjes. Në formimin me ndjenja patriotike, te Dalliu ndikoi bashkëpunimi me atdhetarë shqiptarë. Në librin e tij "Patriotizma në Tiranë", autori ka përmendur mbi 150 burra aktivistë e veprimtarë të vendosur të kombit. Këto qenë motivet pse Hafiz Dalliu u zgjodh delegat i Tiranës në Kongresin e Elbasanit më 1909, ku u vendos hapja e Shkollës Normale (e para shkollë e mesme pedagogjike në gjuhën shqipe në Shqipëri) e ku Dalliu u emërua mësues i kësaj shkolle të re, për se A. Xhuvani, ndër të tjera, shkruan që Normalja ka në themelin e saj djersën dhe kontributin e Hafiz Ibrahim Dalliut. Mirëpo këto bindje e qëndrime 'heretike' të njeriut të përkushtuar, Hafiz Dalliun e çuan në burgje mizore deri në dënim dhe përndjekje. U desh ndërhyrja e miqve dhe e shokëve, si Hasan Prishtina, Mihal Grameno etj., që e detyruan gjykatën ta nxirrte nga burgu. E gjithë jeta e Dalliut është e ngjeshur me ndjekje policore si pasojë e veprimeve të tij kundrejt padrejtësitë dhe veprimeve për mbrojtjen e interesave të


Shpalime

279

Duke qenë miq të I. Dalliut, Hasan Prishtina dhe Hoxhë Kadri Prishtina, shkruanin në këtë gazetë për padrejtësitë që i bëheshin popullit shqiptar. Këto raporte për padrejtësitë ndaj popullit shqiptar, që botoheshin në këtë gazetë, i sillte Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës, udhëheqës i të cilit ishte patrioti Hoxhë Kadri Prishtina. Gazeta botohej me tituj të plotë dhe të kuptueshëm, kështu që informacionet e ofruara në faqet e saj, janë me shumë interes për historinë tonë kombëtare. Pavarësisht se shtypi i kohës nuk hyn në burimet e dorës së parë, ai megjithatë është mjaft i rëndësishëm për ndriçimin objektiv dhe të gjithanshëm të rrethanave shoqërore e politike në kohën kur botohej ai shtyp. Këto të dhëna të shtypit të kohës plotësojnë mjaft shpesh burimet, e herë-herë në mungesë të materialeve arkivale autentike, shfrytëzohen edhe si materiale të dorës së parë”3.

3

Shqipërisë. Pas Luftës II Botërore u emërua mësues në Medresenë e Përgjithshme të Tiranës për lëndët e Besimit Islam. Zhvillimet politiko-shoqërore në Shqipëri, pas luftës, në fundin e vitit 1944, ndryshuan strukturën sociale të të gjitha fushave të jetës në qytet e në fshat, në sistemin ekonomik, arsimor, etj. - deri në raportin e marrëdhënieve të individit me të tjerët. Vendosja e diktaturës së shtetit monist, cenonte interesat e të gjitha shtresave dhe të drejtat e masave popullore, prandaj Hafiz Dalliu nuk mund të pajtohej me regjimin ateist. Mirëpo ky lloj qëndrimi nuk i pëlqente diktaturës së kuqe, prandaj e arrestuan, e burgosën dhe e torturuan pa asnjë argument ligjor; pas disa muaj mundimesh në duart e persekutorëve të birucave (nëpër qelitë e burgut), e liruan për mungesë faktesh dhe doli nga burgu i sëmurë, i dobësuar, sa nuk qëndronte dot në këmbë dhe, për pasojë, vdiq në shkurt të vitit 1952. Shih: Fjalori enciklopedik shqiptar 1, ASHSH, Tiranë, 2002, f. 413. Izber Hoti, Shtypi i kohës mbi rrethanat shoqërore dhe politike në Prishtinë dhe rrethinë ndërmjet dy luftërave botërore, në: “Kosova”, nr. 17, IHK, Prishtinë, 1988, f. 403.

280

Takvim – Kalendar 2011

Dy fjalë për gazetën “Dajti” të Hafiz Ibrahim Dalliut Para se të bëjmë fjalë për masakrat serbe ndaj popullatës shqiptare në Kosovë, të pasqyruara në gazetën “Dajti”, të cilën, sikurse u tha, e botonte dhe e drejtonte intelektuali Hafiz Ibrahim Dalliu, e quajmë me vend t’i japim dy konstatime për këtë gazetë nga dy njohës të shtypit shqiptar që botohej asokohe. Kështu, doajeni dhe studiuesi i gazetarisë shqiptare Hamit Boriçi, kur bën fjalë për gazetat që dilnin në fillim të shek. XX, ndër të tjera, shkruan: “ Xhoka” dhe “Dajti” ishin dy gazeta që u botuan në Tiranë, por jehona e tyre u dëgjua edhe në qytetet kryesore të Shqipërisë...., “Dajti”, e drejtuar nga Hafis Ibrahim Dalliu, një prej figurave përparimtare e demokratike të klerit muhamedan në Tiranë. Ajo filloi botimin më 5 janar 1925..., i kushtoi vëmendje të veçantë luftës kundër opinionit patriarkal, feudal, të prapambetur. Kjo gazetë shquhej për rubrikën ”Dajti në gaz”, e cila botohej në faqe të parë dhe kishte autor vetë kryeredaktorin e fletores, publicistin H.I. Dalliun. Përmes humorit e satirës, stigmatizohej e vjetra, kritikoheshin mbeturinat feudale në jetën qytetare; përcilleshin ide e mesa-


Shpalime

281

zhe përparimtare e demokratike. Në 25 numrat e saj, “Dajti” e ruajti natyrën, përmbajtjen, përparimtare e demokratike” 4. Në anën tjetër, po për të njëjtën gazetë, Blendi Fevziu, shkruan: ”Në rend kronologjik, gazeta e parë e kësaj periudhe ishte “DAJTI”, e botuar në Tiranë nga një ish- deputet dhe figurë e njohur e jetës së kryeqytetit, Hafiz Ibrahim Dalliu. Ky personazh tipik i Tiranës, i njohur si një njeri revolucionar dhe patriot, mësues veteran i gjuhës shqipe në Shqipërinë e Mesme, e kishte filluar botimin e gazetës përpara kthimit të Zogut. Presidenti i ri shqiptar, që e njihte mirë personalisht, nuk e preku atë, edhe pse e konsideronte një njeri jo miqësor. “DAJTI” vijoi të dilte për 125 numra në vitet 1924- 1926, me 2 ose 4 faqe, sipas rastit”5.

Gazeta “Dajti” për masakrat serbe në Kosovë Lidhur me faktin se sa seriozisht i paraqitnin kjo gazetë dhe drejtuesi i saj masakrat që bëheshin në atë kohë në Kosovë, një autor nga Kosova, kur bën fjalë për masakrat serbe të asaj kohe në Malësinë e Gallapit në vitin 1921, ndër të tjera, shkruante: “Për ngjarjet në fjalë ka shkruar edhe shtypi shqiptar si “ Besa Shqyptare”, që dilte në Shkodër, “Dajti” në Tiranë etj. Në të gjitha këto gazeta janë publikuar të dhëna rrëqethëse me shifra të mëdha të vrarëve, dhe numër të madh fshatrash të djegura e të plaçkitura. Sidomos vend të posaçëm në faqet e

282

shtypit të kohës zunë masakrat në Prapashticë, Keqekollë, Sharban, Bellopojë etj., ndërsa për Prapashticën ato dhanë edhe mandatën për shuarjen e saj. Të gjitha këto gazeta konsatatojnë, duke u lemerisur, masakrat monstruoze që bëheshin ndaj shqiptarëve”6. Gjatë hulumtimeve tona në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë, kemi arritur t’i kemi në dorë vetëm katër numra të kësaj gazete (nr. 20, 53, 54 dhe 57), sepse, sipas shërbimit të kësaj biblioteke, vetëm këta numra i posedon biblioteka (!). Edhe pse tre numra janë pak krahasuar me numrat e botuar, megjithatë nga materiali që përmbajnë këta katër numra, mund të krijohet një pasqyrë e mirë se çfarë rëndësie u kushtoi kjo gazetë dhe kryeredaktori i saj H.I. Dalliu, ngjarjeve që po ndodhnin në atë kohë. Gazeta dilte në fillim dy herë në javë 7, e më vonë një herë në javë.8 Në numrin 20 të gazetës “Dajti” gjejmë shkrimin “Veprimet e Ceno Begut Gjakovës në qarkun e Kosovës”, ku, sipas gazetës, vihet në spikamë roli destruktiv i të lartpërmendurit dhe lidhjet e tij me Mbretërinë SKS e me Esat Pashë Toptanin. Kjo gazetë, për Ceno Begun shkruan: ” Biografia e këtij Zotniës mjerisht përmblidhet vetem kundra interesave t’atdheut”. Gjithashtu gazeta boton edhe një dokument, sipas të cilit Mbretëria Jugosllave e lavdëronte punën e Ceno Begut.9

6 4

Hamit Boriçi, Një shekull e gjysmë publicistikë shqiptare (1848-1997), Tiranë, 1997, f. 84, 85. 5 Blendi Fevziu, Histori e shtypit shqiptar 1848-2005, Onufri, Tiranë, 2005, f. 60; shih: Fjalori enciklopedik shqiptar 1, ASHSH, Tiranë, 2002, f. 410.

Takvim – Kalendar 2011

Ramadan N. Ibrahimi, Masakrat serbe në Malësinë e Gallapit në janar të vitit 1921, në: ” Gallapi gjatë rrjedhave të historisë”, Prishtinë, 2010, f. 162. 7 “Dajti”, nr. 20, e hënë, 24 mars 1924. 8 “Dajti”, nr. 53, e premte, 7 nëntor 1924. 9 “Dajti”, nr. 20, op., i cit.


Shpalime

283

284

Takvim – Kalendar 2011

Në numrin 53, (Tiranë, e premte, 7 nëntor 1924) të kësaj gazete lexojmë shkrimin: “ Perpara realiteteve”, ku vihen në spikamë politikat asimiluese serbe, luftën diplomatike të Serbisë dhe torturat e ndryshme të serbëve ndaj shqiptarëve: ”..., me mujtë edhe gurët e Balkanit i shterngoin të flasin serbisht e të ken emna serbë”10-shkruan aty. Gjithashtu kjo gazetë publikon edhe një tabelë me numrin e të burgosurve, të vrarëve, të rrahurve, numrin e shtëpive të rrënuara dhe të plaçkitura, në Kosovë, midis datave 15 tetor 1918 - 1 qershor 1921, me titullin: “Ja këtu një “ tableau” të gjallë qi kallzon se ku jetoin e ku ushqehen katilat”11. Sipas kësaj tabele, të dhënat e së cilës, sikurse shkruan, ishin nxjerrë nga Arkivi i Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës, shihet se: Në krahinën e Prizrenit, gjatë kësaj periudhe Serbët kishin vrarë, 836 veta, kishin burgosur 2, 708 veta, kishin rrahur 120 veta, kishin rrënuar 770 shtëpi dhe kishin plaçkitur 1.562 shtëpi. Në krahinën e Gjakovës, gjatë kësaj periudhe Serbët kishin vrarë,68 veta, kishin burgosur 205 veta, kishin rrahur 25 veta, kishin rrënuar 56 shtëpi dhe kishin plaçkitur 78 shtëpi. Në krahinën e Pejës, Serbët kishin vrarë 1, 563 veta, kishin burgosur 3,803 veta, kishin rrahur 240 veta, kishin rrënuar 714 shtëpi dhe kishin plaçkitur 1, 970 shtëpi. Në krahinën e Mitrovicës, Serbët kishin vrarë 133 veta, kishin burgosur 700 veta, kishin rrahur 30 veta, kishin rrënuar 42 shtëpi dhe kishin plaçkitur 104 shtëpi.

Në krahinën e Prishtinës, Serbët kishin vrarë 4, 600 veta, kishin burgosur 3, 659 veta, kishin rrahur 353 veta, kishin rrënuar 1, 346 shtëpi dhe kishin plaçkitur 2, 190 shtëpi. Në krahinën e Ferizajt, Serbët kishin vrarë 1, 694 veta, kishin burgosur 2, 407 veta, kishin rrahur 194 veta, kishin rrënuar 724 shtëpi dhe kishin plaçkitur 960 shtëpi. Në krahinën e Kaçanikut, Serbët kishin vrarë 340 veta, kishin burgosur 1, 304 veta, kishin rrahur 167 veta, kishin rrënuar 298 shtëpi dhe kishin plaçkitur 356 shtëpi. Në krahinën e Gjilanit, Serbët kishin vrarë 656 veta, kishin burgosur 2,406 veta, kishin rrahur 226 veta, kishin rrënuar 452 shtëpi dhe kishin plaçkitur 634 shtëpi. Në krahinën e Preshevës, Serbët kishin vrarë 267 veta, kishin burgosur 975 veta, kishin rrahur 285 veta, kishin rrënuar 180 shtëpi dhe kishin plaçkitur 240 shtëpi. Nga përllogaritjet përfundimtare, që dalin nga kjo tabelë, shihet se në krahinat e lartpërmendura Serbët kishin vrarë gjithsej 12, 371 veta, kishin burgosur 22, 110 veta, kishin rrahur 1, 654 veta, kishin rrënuar 6.050 shtëpi dhe kishin plaçkitur 10, 525 shtëpi.12 Është tronditës fakti që theksohet në këtë shkrim: “ Po shtojm se sot vetëm në burgjet e Pejës jan tue rënkue treqin gra”13. Punimi i lartpërmendur përfundon me këtë konstatim: “Përpara këtyne realiteteve në Shqipni të Lirë duhet të punohet

10

12

11

“Dajti”, nr. 53, op., i cit. Po aty.

13

Po aty. Po aty.


Shpalime

285

me nji energji shumë ma të madhe se në kohë të Lidhjes së Prizrenit, të Kongresit të Vlorës e të Lushnjës”14. Nga të dhënat në tabelë, shihet qartë po ashtu se rajonet që kishin pasur më së shumti viktima në njerëz dhe dëme materiale, ishin rajonet e Prishtinës, Vushtrrisë, Ferizajt, Pejës. Gjithashtu të dhënat e mëvonshme tregojnë se numri i lartcekur i dëmeve materiale dhe viktimave do të ishte edhe më i madh, ngase krimet serbe mbi popullin shqiptar nuk kishin të ndalur.15

286

Takvim – Kalendar 2011

(Faksimile të marra nga gazeta “ Dajti”, emri i gazetës dhe një tabelë, ku tregohen mizoritë e Serbëve mbi Shqiptarët më 1918-1921).

Në numrin 54 të gazetës “Dajti, ndërkaq kemi një intervistë të Hasan Prishtinës dhënë kësaj gazete, po kjo intervistë, me sa kemi parë, në literaturën tonë nuk është përmendur asnjëherë.16 Në faqen e parë të këtij numri gjejmë titullin: “Një intervist me Zotin Hasan Prishtinën”17. Aty H. Prishtina vinte në spikamë përpjekjet e Serbisë dhe të Ahmet Zogut për marrjen e pushtetit, sepse, siç dihet, në atë kohë, pas Revolucionit të qershorit të vitit 1924, A. Zogu ndodhej në Beograd. Në numrin 57 është një artikull nga Hasan Prishtina me titullin “Sjelljet e Sërbis kundrejt Shqipnis”18. Hasan Prishtina përshkruan kështu propagandën serbe ndaj Shqiptarëve që prej vitit 1913: ”Prej ditës që Flamuri Kuq- Zi u ngreh në Vlonë, prej ditës që ju tingllëllue botës mbarë lajmi i nji Shqipnie të lirë kur shqiptarët po urojshin shoki shokin e idealistët shqiptar po derdhnin lot gëzimi e shpresë po ato ditë shtypi i Beligradit filloj me helmuë opinionin publik të botës kundra Shqipnis”19.

Përfundim Nga materialet që kemi shfletuar rreth tematikës së lartpërmendur, mund të përfundojmë se, informacioneve që vinin nga Kosova, sidomos atyre që kishin të bënin me masakrat serbe 14 15

Po aty. Shih: Hakif Bajrami, Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës dhe qeveritë e Tiranës për krimet serbe në Kosovë, Prishtinë, 2008; Lush Culaj, Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës 1918- 1924, IAP, Prishtinë, 1997.

16

Shih: Tahir Abdyli, Hasan Prishtina ( ribotim), GME, Prishtinë, 2003. “Dajti”, nr. 54, e enjte, 13 nëntor 1924. 18 “Dajti”, nr. 57, e enjte, 4 dhjetor 1924. 19 Po aty. 17


Shpalime

287

mbi Shqiptarët, kjo gazetë dhe drejtori i saj përgjegjës, Hafiz Ibrahim Dalliu, u kishte dhënë një hapësirë të veçantë në gazetën “Dajti”, ato lajme vinin të parat në ballinë. Lajmet ishin të dorës së parë, sepse Hafiz Ibrahim Dalliu, si mik i dy patriotëve të dëshmuar - Hasan Prishtinës dhe Hoxhë Kadri Prishtinës, merrte vazhdimisht informacione reale dhe të sakta, nga këto personalitete dhe bashkëpunëtorët e tyre, rreth Kosovës dhe popullatës së saj. Është me rëndësi të theksojmë edhe faktin se, pas themelimit të Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës, më 1 maj 1918, kjo gazetë e shfrytëzoi edhe arkivin e këtij komiteti. Duke pasur parasysh faktin se në gjithë numrat që posedojmë, ka informacione mbi popullatën e Kosovës dhe hallet e tyre, tregon që kjo gazetë dhe kryeredaktori i saj ishin të interesuar në vazhdimësi për popullatën e kësaj ane. Mirëpo, jo vetëm Hafiz Ibrahim Dalliu ishte i brengosur për fatin e vëllezërve nga Kosova, sepse kishte edhe ulema e patriotë të tjerë që jetonin në Shqipërinë e asaj kohe dhe që preokupoheshin për gjendjen jo të mirë të vëllezërve të tyre në Kosovë. Në atë kohë, dhembjen për vëllezërit e tyre nga Kosova e ndjeu edhe miku i Hazif Ibrahim Dalliut, patrioti i dëshmuar Hafiz Ali Korça, i cili, në qershor 1924, kur forcat serbe sulmuan Drenicën, në ditën e Kurban Bajramit. Ai, nga dhembja që ndiente në shpirt, shkroi një poezinë “Vajtimet e atdheut”, ku, në mes të tjerash, kishte shkruar: “Qani vellezer Kosovën qani, për gjëmëzezën ca dit zi mbani! Kosov’ e bukur o shpresa jonë, bujare, trime, je gjithmonë,

288

Takvim – Kalendar 2011

sot të zu halli në zgjedhë ngele, kurban po bënesh për dit si dele, kurban po bënesh diitë- bajrami, në Balkan theret vec myslimani”20. Kurse një tjetër patriot shqiptar nga Dibra, një nxënës, koleg, mik i Hafiz Ibrahim Dalliut, Haki Sharofi21, duke përjetuar masakrat serbe ndaj vëllezërve të tij në Kosovë dhe njëkohësisht duke lavdëruar qëndrimin dhe luftën heroike që po bënin këta të fundit në ruajtjen e atdheut të tyre, kishte shkruar vjershën ”Një malësori”22, të cilën, për shkak të përmbajtjes, po e (ri)sjellim këtu: 20

Hafiz Ali Korça, Vepra 2, Logos- A, Shkup, Prishtinë, Tiranë, f.121-125. Lindi në Dibrën e Madhe, por veprimtarinë e tij si mësues, publicist dhe përkthyes e zhvilloi larg lindjes, në Gjyrash të Manastirit (1912), në Peshkopi (1914), ku hapi shkollën e parë shqipe, në Turjak dhe në Sllovë të Dibrës (1916 dhe 1920), në Vlorë (1929). Pas vitit 1930 vendoset përfundimisht në Tiranë, ku zhvillon një veprimtari të dendur si drejtor i Medresesë së Tiranës, si drejtor i revistës ”Zani i Naltë” (organ i Komunitetit Mysliman Shqiptar), në krye të së cilës ai qëndroi në vitet 1930-1939. Kishte studiuar në Normalen e Elbasanit si dhe kishte ndjekur Shkollën pedagogjike ”Darul- Mualiminë” të Dibrës. Në fushën e botimeve u dallua për trajtime serioze të temave me karakter fetar, social, etik dhe filozofik. Shkroi shumë poezi. Ka hartuar serinë e librave ”Edukata fetare dhe morale” etj.. Krahas veprave të mësipërme, duhet shënuar se edhe “Kalendari mysliman”, që u botua për disa vite me radhë, është vepër e tij. Ka punuar në Arkivin Qendror të Shtetit dhe në Arkivin e Institutit të Historisë në Tiranë. Ka lënë një trashëgim të pasur me përkthime, siç janë: “Tefsiri shqip”, “Parimet e nalta të Islamit”, “Ajete të Kuranit”. Vdiq në Tiranë më 1977, në moshën 83 vjeç. etj. Shih: Ramiz Zekaj, Zhvillimi i kulturës islame te shqiptarët gjatë shekullit XX, ISHMQI, Tiranë, 2002, f. 333, 334. Shih: Ali Hoxha, Faik Kasollja, Islam Sharofi, Haki Sharofi- veprimtaria fetare dhe atdhetare, në: ”Feja, kultura dhe tradita islame ndër shqiptarët”, BIK, Prishtinë, 1995, f. 416-417. 22 Ndonëse tregon për një episod nga trimëria e një djaloshi shqiptar gjatë Luftërave Ballkanike (1912-1913), duke luftuar me serbët i vetëm, kjo vjershë megjithatë ka domethënien e vet edhe për vitet që kemi trajtuar në këtë punim, sepse, fundi i fundit, mllefi i personaliteteve të lartcekura ishte ndaj pushtuesit 21


Shpalime

289

Cili je ti, O Shqiptar! Or i dashur i Përëndisë! Qi vrave’i komandar, ne midis të’i ushtris? Atë ditë qi t’kish rrethue. Gjith ushtrija e Serbis. Atdheun t’and ti për të prue, Kishe hypun ne nji lis! Mos të vin keq pse ndrove jetë, Mbasi vrave shtatë ushtarë, Komnadar qe i tetë q’ish i parë ndër këta barbarë! Si dragoni ti luftove, Për t’i dal dalë Zot atdheut, Të githë botës i diftove, Qi je nip’i Skenderbeut! Emni yt, vall, si te quhet, Se na duhet për Shqipni, Se ky emën nuk harrohet, do t’a shkruejmë ne Histori? Historia do t’a përdori! Emnin tand me lavderi! “Fillkat vetëm nji malsor, Bani luftë me një ushtri!”.23 të njëjtë, personalitetet e lartcekura dhembjen e ndienin për të njëjtin popull (Shqiptarët e Kosovës) dhe vitet për të cilat kemi bërë fjalë në këtë punim, nuk ishin të largëta nga vitet e zhvillimit të Luftërave Ballkanike. Pasojat e pushtimeve serbe në tokat shqiptare ishin ende të freskëta. 23 Ali Hoxha, Faik Kasollja, Islam Sharofi, Haki Sharofi- veprimtaria fetare dhe atdhetare.., pun. i cit., f. 416- 417.


292

Vështrim Ramadan Shkodra

BOTIMET ISLAME NË GJUHËN SHQIPE NË KOSOVË (tradita, sfidat dhe realiteti) Hyrje Kultura dhe tradita islame tek shqiptarët janë të pranishme që nga depërtimi i Perandorisë Osmane (shek. XV) në trojet shqiptare. Siç dihet, Perandori Osmane për më shumë se 5 shekuj qe bartëse kryesore e kulturës, traditës, qytetërimit dhe fesë islame në të gjitha fushat, kështu që me ardhjen e osmanëve në këto anë, në trojet tona filloi të lëshonte rrënjë qytetërimi e më vonë edhe feja islame. Vlerat e një qytetërimi shprehen më së miri përmes veprave të artit, objekteve të kultit dhe posaçërisht në arkitekturë,

Takvim – Kalendar 2011

infrastrukturë publike, në traditën gojore e sidomos nëpërmjet fjalës së shkruar. Megjithëqë feja islame i kushton rëndësi të merituar fjalës së shkruar, në gjuhën shqipe tradita e kultivimit të saj është relativisht e re, ose, thënë më mirë, fillet e para të kësaj tradite i hasim vetëm në periudhën e Rilindjes Kombëtare. Për këtë ngecje në këtë segment të rëndësishëm, megjithëqë shqiptarët që prej kohësh kishin pranuar fenë islame dhe atyre nuk u munguan alimë e njerëz të penës, - ndikuan shumë faktorë, ndër më kryesorët qenë mungesa e traditës së kultivimit, mungesa e alfabetit të njësuar, si dhe mungesa e institucioneve përkatëse vendore, që do të merrnin mbi vete këtë veprimtari të rëndësishme. Kjo gjendje bëri që shqiptarët të shkruanin në gjuhë të huaja ose edhe në gjuhën shqipe, po me alfabete të ndryshme. Kjo është arsyeja pse kontributi i tyre nuk ishte për masën e gjerë shqiptare, po vetëm për një pjesë të asaj popullate që gëzonte privilegjin të njihte atë gjuhë ose alfabetin a shkrimin që përdornin dijetarët e krijuesit shqiptarë. Botime islame në gjuhën shqipe fillojnë të shfaqen në dekadën e fundit të shekullit 19, për t’u intensifikuar dhe për të fituar në peshë në vitet e para të shekullit 20, dhe sidomos pas Pavarësisë së Shqipërisë, kurse në mënyrë institucionale pas pavarësimit të Komunitetit Mysliman Shqiptar më 1921, i cili u zyrtarizua më 1923 në kongresin ku u zgjodh edhe Këshilli Drejtues i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë1.

1

Roberto Moroco dela Roka: Kombësia dhe feja në Shqipëri 1920-1944, Tiranë 1994, fq. 28.


Vështrim

293

Pas pavarësimit dhe konstituimit institucional, Komuniteti Mysliman Shqiptar, i vetëdijshëm për rëndësinë që ka fjala e shkruar në njërën anë, dhe i ndërgjegjshëm për ngecjen e madhe që kishte në kët fushë, në anën tjetër, botimeve islame u kushtoi një rëndësi të shtuar. Me gjithë prioritetet e shumta që kishte para vetes, komuniteti dhe dijetarët e kohës filluan të hartonin broshura e libra me përmbajtje për njohuritë fillestare islame (Fe-rrëfeje a mësime muslimane nga Said Najdeni, botuar më 1909 në Elbasan; Myslimanësia nga Hfz. Ali Korça, 1918; Besimet e Myslimanvet nga hfz. Ibrahim Dalliu, Tiranë, 1921; Ilmihal nga Shefqet Muka, Shkodër 1923)2. Jo rastësisht në ballë të kësaj nisme u gjendën figurat më eminente të asaj kohe, rilindësit tanë të shquar, si Hfz. Ibrahim Dalliu, Hfz. Ali Korça, Said Naiden, Sadik Bega, Haki Sharofi, pastaj haxhi Vehbi Dibra, hfz. Ali Kraja e shumë të tjerë. Angazhimet e tyre qenë të shumanshme përpos në botimin e veprave për njohuritë fillestare. Ata, si një nevojë kohe, do t’i hynin hartimit dhe përkthimit të veprave profesionale nga fusha të islamologjisë: Texhvid, i përkthyer nga hfz. Ibrahim Dalliu, Tiranë (1921); Hytbe e dytë ose muhamedija, 1928; Këshillat e së premtes, 1928; Jeta e Hazretit Muhamedit sipas gojdhanave dhe shkrimtarëve të mëdhenj arabë, përkthyer nga italishtja më 1029; Bilbil i fesë i sheriatit muhamedija, përktheu hfz. Abdullah Sëmlaku, Korçë 1930 etj. Do theksuar se në këtë periudhë pati iniciativa e projekte madhore, si fillimi i botimit të revistës “Zani i Naltë” më 1923 2

Më gjerësishtë për librat e botuara në këtë kohë shih: Maksim Gjinaj & Petrit Bezhani: Libra në gjuhën shqipe për Islamin (Bibliografi); Istanbul 2002.

Takvim – Kalendar 2011

294

nga KMSH, si dhe fillimi i botimit të përkthimit të Kuranit po nga KMSH - “Ajka e kuptimeve të Kur’anit Qerim” 1929, përkthyer nga hfz. Ibrahim Dalliu. Këto flasin më së miri për interesimin, nivelin dhe rezultatet e arritura në fushën e fjalës së shkruar islame në gjuhën shqipe asokohe, në kufijtë e Shqipërisë londineze. Kjo veprimtari vazhdoi me sukses deri në vitet e para të vendosjes së pushtetit socialist në Shqipëri, kur, siç dihet, pushtetarët e ndaluan me ligj zbatimin e fesë, me se edhe praktikisht u ndërpre tradita islame në gjuhën shqipe.

BOTIME NË GJUHËN SHQIPE NË KOSOVË Tradita Botimet islame në gjuhën shqipe në Kosovë, për shkak të rrethanave që u krijuan këtu pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, - do të fillonin të shihnin dritë vetëm pas Luftës II Botërore. Edhe botimet islame në gjuhën shqipe, pësuan po fatin e fjalës së shkruar shqip në përgjithësi dhe fatin e popullit shqiptar nën okupimin serb. Varësisht se çfarë ishte zhvillimi i ngjarjeve në rrafshin politik, në atë shkallë qe edhe zhvillimi i ngjarjeve edhe në rrafshin e identitetit kombëtar, përfshirë këtu edhe rrafshin fetar. Pra, fati i zhvillimit dhe rritës së botimeve islame në gjuhën shqipe, përveç faktorëve të tjerë, varej edhe nga mungesa e kuadrit, mungesa e traditës dhe inferioriteti ndaj kulturës islame në përgjithësi e botimeve islame në veçanti.


Vështrim

295

Po t’i shtojmë kësaj edhe sfidat e vështirësitë me të cilat u përball populli shqiptar gjatë ndërrimeve të sistemeve, ndërrime këto që ndikuan drejtpërdrejt në zhvillimin e jetës në Kosovë, del e qartë se as botimet islame në gjuhën shqipe në Kosovë nuk mund të kishin një zhvillim të mirëfilltë. Me qëllim që të japim një pasqyrë sa më reale lidhur me këto, vështrimi ynë përmbledh tri periudha:

Periudha e parë Periudha e parë përfshin botimet islame në gjuhën shqipe gjatë sistemit socialist (në periudhën 1945-1999). Për aq sa dihet deri më tash, botimi i parë islam në gjuhën shqipe në Kosovë është broshura 38 faqesh “Ilmihali i vogël, për shkencat fillestare të fesë islame”3, përkthyer nga gjuha serbokroate, botim i Shoqatës së Ylemave për RSS, siç quhej asokohe. Me këtë doracak, të cilit nuk i dihet as përpiluesi dhe as përkthyesi në gjuhën shqipe, zë fill veprimtaria botuese islame në Kosovë, për të vazhduar deri sot. Bartëse e veprimtarisë botuese në këtë periudhë qe BI dhe institucionet e saj, si Shoqata e Ylemave, Medreseja dhe Shoqata e nxënësve e medresesë.

3

Shih: Ilmihal i vogël për shkencat fillestare Islame; Prishtinë 1957, apo R. Shkodra &A. Pireva: Bibliografi e botimeve islame në gjuhën shqipe në Kosovë !957-1997, Prishtinë 1998, fq. 17.

296

Takvim – Kalendar 2011

Botimet e veçanta Botimet islame sidomos në dy dekadat e para të kësaj periudhe, kanë qenë kryesisht libra a broshura që u kushtoheshin njohurive elementare të fesë islame, si ilmihale e broshura të ndryshme të këtij karakteri. Këtu po përmendim: Mësimi i shkurtër mbi namazin dhe Jasini Sherif, (1959, që u ribotua edhe në vitet 1964 e 1972); Fejzullah Haxhibajriqi: Ilmihal (Themelet e fesë islame – 1968, ribotuar disa herë); Bajrush Ahmeti: Historia e Pejgamberëve; Muhamed Seid Serdareviq: Fikhul Ibadat, rregullat dhe detyrat themelore islame (1978) etj.. Është për t’u theksuar se një vend të posaçëm në këtë mes zinin edhe dispensa të hartuara nga profesorët e medresesë së mesme “Alaudin” të Prishtinës, megjithëqë dedikoheshin për nevojat e nxënësve të medresesë. Vitet ‘80 të shekullit XX janë vitet më të rëndësishme për botimet islame në gjuhën shqipe, madje jo vetëm për Kosovën, po për tërë hapësirat shqiptare. Kur e themi këtë, kemi parasysh faktin që më 1985 në Prishtinë u botua për të parën herë përkthimi i Kuranit4 në gjuhën shqipe, me se edhe gjuha shqipe u bë gjuhë që njeh Kuranin, në njërën anë, dhe, në anën tjetër, u realizua puna e nisur nga rilindësit Qafzezi, Korça e Dalliu, të cilët, megjithëqë me vullnet e dëshirë të madhe i kishin hyrë kësaj pune sa të vështirë aq edhe të rëndësishme e me vlerë jo vetëm për kulturën islame po edhe për kulturën shqiptare, megjithatë, siç dihet, për shkaqe nga më të ndry4

Shih: Kur’ani; përkthe Feti Mehdiu, Prishtinë 1985.


Vështrim

297

shmet, projektet e tyre nuk arritën t’i realizonin në tërësi, dhe kështu, atë që nuk e arritën Qafzezi në Ploeshti të Rumanisë, Korça e Dalliu në Tiranë, - më 1985, pas një pune disavjetëshe, e realizoi profesori i gjuhës arabe në Fakultetin Filozofik (tash - Fakulteti i Filologjisë) të Universitetit të Prishtinës, dr. Fetiu Mehdiu, përkthimin e të cilit e botoi Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës. Vetëm tre vjet më vonë (në 1988) po në Prishtinë u botuan edhe dy përkthime të Kuranit në gjuhën shqipe, nga dy alimë të njohur: myderriz Hasan ef. Nahi5 dhe myderriz Sherif ef. Ahmeti6. Madje përkthimi i myderriz Sherif Ahmetit u botua i shoqëruar edhe me një komentim të shkurtër. Ky përkthim më vonë është botuar në shumë qendra, madje vetëm në Medinë më 1992 është botuar në 1 milion kopje. Nga kjo periudhë duan veçuar edhe botime të tjera të Shoqatës së Ylemave të Kosovës, si: Imam Vehbi Ismaili: Muhamedi profet Islam, Prishtinë 1985; Dr. Mustafa Mahmud: Prej dyshimit deri në besim Prishtinë 1987; Dr. Abdullah Draz: Agjërimi i Ramazanit, Prishtinë 1988 etj.. Botimet e kësaj periudhe, megjithëqë përkthime, përbënin një bazë të shëndoshë për zhvillimin dhe rritën e botimeve islame në gjuhën shqipe në një të ardhme të afërt. Kjo më së miri u dëshmua në vitet ‘90 të shekullit të shkuar.

5 6

Shih: Kur’ani i Madhëruar; përktheu prof. Hasan I. Nahi, Prishtinë 1998. Shih: Kur’ani Përkthim me Komentim; përktheu dhe komentoi H. Sherif Ahmeti, Prishtinë 1998.

298

Takvim – Kalendar 2011

Periodiku (revistat) Pos botimeve të veçanta, në këtë kohë nisën të botoheshin edhe revista islame në gjuhën shqipe. Kështu më 1962 Shoqata e Ylemave filloi botimin e “Buletinit informativ”, një publikim i përtremuajshëm, që botohej në gjuhët serbokroate e shqipe, ku paraqitej aktiviteti i Kryesisë së BI-së të RSFJ-së (apo siç quhej, Rijaset) si dhe aktiviteti i Kryesive të Bashkësive Islame të Republikave, dhe posaçërisht i Kryesisë së BI-së të RSS-së me seli në Prishtinë dhe organeve e institucioneve të saj. Nga viti 1966 Buletini botohet vetëm në gjuhën shqipe, dhe që atëherë në këtë revistë, përpos të dhënave zyrtare, më 1969 e 1970 - gjejmë edhe tema të karakterit fetar7. Më 1970 në Prishtinë filloi botimi i Takvimit-publikim vjetor i Shoqatës së Ylemave, i cili, krahas pjesës kalendarike, që nga fillimi botoi edhe tema të ndryshme kryesisht nga ahlaku, fikhu, hadithi, tefsiri, akaidi etj8. Më 1971 në Prishtinë filloi botimi i revistës së përtremuajshme fetare “Edukata Islame”, me se zë fill një veprimtari e mirëfilltë në rrafshin e publicistikës islame në gjuhën shqipe jo vetëm në Kosovë po edhe më gjerë. Revista “Edukata Islame”, nën drejtimin e myderriz Sherif ef. Ahmetit – që është edhe doajen i botimeve islame në gjuhën shqipe në Kosovë, tuboi rreth vetes një numër të mirë të bashkëpunëtorëve nga të gjitha viset shqiptare të ish-Jugoslla7

Ramadan Shkodra &Aziz Pireva: Historiku i publicistikës islame në gjuhën shqipe në Kosovë, Dituria Islame nr. 101 Prishtinë 1998, f. 61. 8 Po aty…fq.. 61-62.


Vështrim

299

visë dhe për një kohë të gjatë qe e vetmja që botohej shqip dhe ku kultivoheshin me devotshmëri vlerat e fesë e të qytetërimit islam9. Më 1975, nga Shoqata e nxënësve të Medresesë filloi të botohej fletushka “Nur-l-Kur’an”10, ndërsa hapi më i rëndësishëm dhe më serioz në këtë fushë, u bë në vitin 1986 kur Kryesia e BI-së filloi të botonte revistën “Dituria Islame”, e cila fillimisht dilte për çdo tre muaj, kurse më vonë për çdo muaj. Botimi i një reviste të tillë ishte domosdoshmëri e kohës, ngase së pari shkollimi i nxënësve në Medrese dhe, së dyti, diplomimi i një numri të konsiderueshëm të studentëve tanë në qendra të ndryshme të Botës Islame, dhe posaçërisht ngritja e nivelit arsimor tek popullata, - e bënë të nevojshme të botohej një revistë e tillë. Fillimi i botimit të kësaj reviste ka luajtur një rol do të thoshim përcaktues, ngase kjo u bë sensibilizuese për përhapjen, afirmimin dhe zgjerimin e vlerave islame në qarqet e lexuesve shqiptarë11.

9

Po aty… f. 62. Po aty… f. 62 11 Po aty….f. 62-63. 10

300

Takvim – Kalendar 2011

Periudha e dytë Periudha e dytë e botimeve islame fillon pas rënies së sistemit socialist (1999), një kohë kur Kosova dhe populli i saj, përpos thyerjes së këtij sistemi dhe hyrjes në fazën e transicionit, sikur dihet, pësoi një formë okupimi klasik nga Serbia, gjë që e vështirësoi edhe më shumë gjendjen e shqiptarëve dhe institucioneve të tyre. Siç u theksua, në periudhën e parë (1957-1990), bartës të botimeve islame në gjuhën shqipe qenë institucionet e Bashkësisë Islame, ndërkaq që nga fillimi i kësaj periudhe (të dytë), përpos organeve të BI-së, bartës të kësaj veprimtarie u bënë edhe shoqata të ndryshme, grupe nga shoqëria civile dhe intelektualë të njohur. Duhet theksuar fakti se në qoftë se në periudhën e parë botimet islame bëheshin kryesisht në Prishtinë, tashti, në periudhën e dytë, krahas Prishtinës, botimet islame do të shohin dritë edhe në qendra të tjera të Kosovës, si në Prizren, Mitrovicë, Gjakovë, Gjilan e gjetiu. Në këtë fazë botimet islame njohin një rritje të ndjeshme, por do theksuar se tek disa kemi moszbatimin e kritereve të duhura për botim. Këtu kam parasysh nivelin e dobët të përkthimit, dhe një shkallë të ulët të zbatimit të normës standarde të shqipes, si dhe përzgjedhjen e botuesve dhe mosrespektimin e së drejtës së autorit dhe së drejtës së botuesit të parë. Në këtë periudhë, përpos botimeve që kanë të bëjnë me njohuritë themelore të fesë islame dhe botimeve nga disiplina islame, kemi edhe botime të dijetarëve e strategëve të mëdhenj të Botës Islame, si manifesti i Alia Izetbegoviqit “Deklarata


Vështrim

301

Islame” (Prizren, 1990); pastaj monografia po e Izetbegoviqit “Islami mes Lindjes e Perëndimit” (Prizren, 1992); vepra e Karçiqit: Historia e së Drejtës së Sheriatit (Prizren, 1994); vepra e dr. Ali Muhamed Nakvit: Islami dhe Nacionalizmi (Prishtinë, 1997); veprat e dijetarit të njohur Jusuf Kardavi: Rizgjimi islam, (Prishtinë, 1997); Monografia për jetën e Muhamedit a.s. nga Sylejman Gavoçi, (Prishtinë, 1997), gjithnjë pa harruar botimin e dy kompleteve shumë të rëndësishme për kulturën islame: Përkthimi në shtatë vëllime i Sahihul Buhariut, që u realizua nga profesorët e degës së Orientalistikës të FF, si dhe Përkthimi i veprës së Abdurrahman Rafet Basha: Fragmente nga jeta e sahabëve, gjithashtu në 7 vëllime, nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Përmbledhja e kumtesave nga simpoziumi ndërkombëtar “Feja kultura dhe tradita islame ndër shqiptarët” (Prishtinë, 1995). Një vend të veçantë në këtë periudhë zënë botimet e medresesë së mesme “Aluaddin” të Prishtinës, që pas vitit 1990 nuk janë pak dhe janë të fushave të ndryshme, si në histori, akaid, ahlak, hadith e filologji. Si të tilla ato paraqesin një hap shumë të rëndësishëm, ngase, përpos që përmbushin nevojat e nxësëve, përbëjnë edhe një burim të mirë e modest për të gjithë të interesuarit në fushat përkatse. Këtu do të përmendim: Qazim Qazimi: Hyrje në shkencat kuranore, Prishtinë 1993; Naim Tërnava: Morali islam/ahlaku-1, Prshtinë 1993; Naim Tërnava: Pasqyrë e Filozofisë Islame, Prishtinë

Takvim – Kalendar 2011

302

1995; Bajrush Ahmeti: Historia islame 1, Prishtinë 1995; Resul Rexhepi: E drejta martesore islame, Prishtinë 1996 etj12

Revistat Më 1992 në Prishtinë filloi të dilte revista “Bashkimi Paqësor”, revistë edukative, arsimore e kulturore, botim i Shoqatës “Bashkimi”, ndërkaq vetëm një vit më vonë (në 1993) po kjo shoqatë nisi botimin e gazetës periodike “Itifak”, ndërkaq më 1995 në Gjilan filloi të botohej revista “Drita”, organ i shoqatës “Drita”. Me gjithë ambiciet e mëdha, revistat në fjalë pas një kohe të shkurtër të botimit, nuk arritën të përballonin detyrimet financiare, prandaj u detyruan të ndërprisnin botimin e mëtutjeshëm13.

Periudha e tretë Periudha e tretë zuri fill që nga përfundimi i luftës së fundit në Kosovë. Në këtë fazë kemi një vërshim të botimeve islame, kur shtohen shumë botimet e shumta të shoqatave islame që veprojnë me mision në Kosovë, të cilat ose janë botues vetë, ose janë financues të ndonjë institucioni vendor.

12

Më gjerësisht për botimet e medresesë shih: Ramadan Shkodra: Bibliografi e botimeve të medresesë së mesme “Alaudin” në Prishtinë (1969-1998), Edukata Islame nr. 63-64 Prishtinë 1998, fq. 163-167. 13 Ramadan Shkodra &Aziz Pireva: Historiku i publicistikës islame në gjuhën shqipe në Kosovë, Dituria Islame nr. 101 Prishtinë 1998, f. 61.


Vështrim

303

Këtu duhet theksuar se pos botimeve shumë të rëndësishme e të nevojshme për masën e gjerë islame, kemi edhe disa botime që nuk janë të nevojshme për ne. Fjalën e kam për botime që sjellin huti tek besimtarët, sepse merren me çështje medhhebesh, një gjë që e gjykojmë të panevojshme për hapësirën tonë. Duhet theksuar po ashtu se bëhen edhe botime pa kriter: i njëjti botim në të njëjtën kohë dhe për të njëjti lexues, botohet nga disa botues! Megjithatë, vlen të përmendet botimi i Bibliotekës Familjare nga SJRC, një botim prestigjioz dhe i nevojshëm, si dhe botimi i veprave të Kardavit nga Shoqata Bamirëse e Katarit. Megjithëse qe dëmtuar rëndë në luftë, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, respektivisht edicioni botues “Dituria Islame” u konsolidua shpejt dhe vazhdoi traditën 40-vjeçare të botimeve. Kështu, përpos daljes me rregull të revistës “Dituria Islame” dhe të Takvimit, riaktivizoi revistën e përtremuajshme “Edukata Islame”, e cila u rikonstruktua në formë dhe në përmbajtje. Pos këtyre, menjëherë pas luftës ky edicion botoi edhe këto vepra me interes për kulturën dhe artin islam: “Si ta njohim artin Islam” Prishtinë 2000; Dr. Muhamed Mufaku: “Xhamitë dhe mesxhidet e Beogradit”, Prishtinë 2000; Prof. Dr. Ibrahim Emiroglu: “Pesë kryeveprat e Ebu Hanifes”, Prishtinë 2000; Muhamed Ashik ilahi el Bureni: “Çështje të fikut sipas Kuduriut”, Prishtinë 2002 etj. Më këtë rast duhet përmendur botimi i monografisë për shkatërrimin e xhamive ”Barbaria serbe ndaj monumenteve islame në Kosovë (shkurt ’98-qershor ‘99”), Prishtinë 2000. Në këtë botim, në tri gjuhë është paraqitur shkatërrimi i xha-

304

Takvim – Kalendar 2011

mive dhe objekteve të tjera islame gjatë luftës së fundit nga forcat serbe.

Përfundim Botime islame në gjuhën shqipe për çdo ditë e më shumë shtohen, si nga cilësia, edhe më shumë nga sasia. Mirëpo periudha prej vitit 1990 e deri sot, për sa i përket literaturës islame, ka nevojë të analizohet seriozisht nga botuesit tanë, natyrisht duke bashkërenduar veprimtarinë e tyre, me të vetmin qëllim që lexuesit tonë t’i ofrojnë sa më shumë botime të nevojshme, ngase, me zemër në dorë, në fushën e botimeve islame në gjuhën shqipe, për shumë arsye hetohet goxha një ngecje. Mirëpo kjo nuk arsyeton kaosin në fushën e botimeve pa respektuar: prioritetet, traditën medhhebore, të drejtën e botuesve dhe të drejtën e autorëve. Gjithashtu është mjaft brengosës niveli i gjuhës së disa botimeve islame të kohës, sepse shumë vepra botohen pa redaktor gjuhësor e mos të flasim për korrektor e redaktor teknik. Megjithëkëtë, shpresojmë që këto vështirësi do të tejkalohen dhe me veprimtarinë botuese do të merren botues seriozë.


306

Etikë islame Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

BUZËQESHJA NGA ASPEKTI KURANOR DHE SHKENCOR Allahu i Madhërishëm në Kuranin fisnik urdhëron e thotë: "E ai (Sulejmani) buzëqeshi i gëzuar nga fjalët e saj (e milingonës) dhe tha: "Zoti im, më mundëso që të Të falënderoj për të mirat e Tua që m'i dhurove mua". (En Neml, 19) Allahu xh.sh. në ajetin e cituar përshkruan reaksionin e Sulejmanit a.s. ndaj fjalës së milingonës duke përshkruar detajet e zhvillimit të një emocioni - gëzimi. Teksti nga ajeti "tebesseme dahikan" bart në vete dy shprehjet: e para, që nënkupton buzëqeshje apo qeshje pa lëshuar asnjë zë (et-tebessum), kurse e dyta domethënë ‘qeshje të një intensiteti më të ulët’ (ed-dahku). Në gjuhën arabe ekziston edhe folja që domethënë ‘qeshje me zë të lartë’, ‘me intensitet më të lartë’ (kahkaha).

Takvim – Kalendar 2011

Fytyra e njeriut, e zbukuruar me 44 muskuj, ka potencial të prodhojë shprehje të shumta, marramendëse. Por, sa pak ka njerëz fytyrat e të cilëve janë interesante për syrin. Imagjinoni sa informacione të reja mund të prodhohen duke analizuar mbi 6.000 ajete kuranore, qoftë në kombinimin individual ose të ndërsjellë. Pra, Sulejmani a.s., duke dëgjuar bisedën e një milingone, kishte buzëqeshur, me një buzëqeshje që u rrit në një qeshje me intensitet të ulët. Nga ajeti i vënë në ballë të këtij shkrimi, vërejmë udhëtimin e shëndoshë të paraqitjes dhe zhvillimit të një emocioni, fillimi i të cilit ishte mendimi në kokë, gjegjësisht njohja dhe hyrja në vetëdijen dhe problematikën e një mikrobote të pasur-të milingonës, siç e përshkruan Kurani fisnik: "Një buburrec tha: O ju buburreca, hyni në vendet tuaja, që të mos ju copëtojë Sulejmani dhe ushtria e tij pa ju vënë re". (En Neml, 18). Secila buzëqeshje është unikale, mu sikurse vijëzat e gishtërinjve, dhe ajo tregon për llojin dhe identitetin e shpirtit. Një psikolog ka theksuar që asgjë nuk shpreh gjendjen e njeriut sikur buzëqeshja, dhe nëse dikush ka sukses të fshehë dinakërinë dhe primitivizmin pas fjalëve “të bukura”, buzëqeshja e tij do ta tradhtojë. Secila buzëqeshje e sinqertë dhe e shëndoshë zhvillohet gradualisht, sikurse lulja. Por, shumë fytyra nuk arrijnë kurrë lulëzimin e plotë. Buzëqeshja jo e shëndoshë shfaqet papritmas, pa e pasur të qartë udhëtimin e saj, dhe përfundon me zhurmë të madhe. Kështu ndodh me çdo emocion tjetër. Sinkronizimi i 44 muskujve nën lëkurën e fytyrës sonë, pasqyron shpirtin e njeriut. Është tejet interesant të vërehet dashuria e Krijuesit ndaj njeriut, i Cili jo vetëm që ka disenjuar


Etikë islame

307

në mënyrë tejet funksionale fytyrën e njeriut, duke lidhur muskujt e fytyrës me sistemin nervor qendror (SNQ), por edhe ka lënë gjurmë të shkruar për mënyrën se si t'i përdorë këta muskuj një person i shëndoshë. Muhamedi, a.s., plotësisht i vetëdijshëm për efektin pozitiv të buzëqeshjes, ka thënë: "Buzëqeshja jote e drejtuar ndaj vëllait tënd, është lëmoshë (sadakë)". (Tirmidhiu). Në njërin prej definicioneve të lumturisë thuhet se lumturia është aftësi e kreativitetit të mendimeve pozitive. Mendimet pozitive shkaktojnë buzëqeshje në fytyrat tona, e paralelisht me mesazhet e marra nga muskujt e fytyrës, ajo ndikon në tajitjen e ensimeve, të cilat relaksojnë trupin tonë dhe e bëjnë që njeriu të lulëzojë. Kështu, njeriu mund të mashtrojë sistemin e tij nervor qendror, pa marrë parasysh situatën e vështirë në të cilën gjendet, nëse arrin të njohë gjendjen pozitive të jetës dhe të zhvillojë buzëqeshjen. Dhe mu këtë kishte bërë Sulejmani, a.s., kur u nis me ushtrinë e tij në luftë, po nuk i shpëtoi të mos vinte re një prej mirësive, - të kuptonte gjuhën e milingonës, duke falënderuar Allahun e Madhërishëm. Secili njeri ka arsye të mjaftueshme për buzëqeshje, nëse mendon për begatitë e panumërta që e rrethojnë. Është fakt që njerëzit me qëndrim pozitiv për jetën, kanë sistem imun të fortë, d.m.th. sëmuren më pak dhe përhapin energji të këndshme rreth vetes. Për këtë arsye, buzëqeshja është eliminatori më i mirë i stresit. Krijuesi i Madhërishëm na dokumenton edhe një situatë praktike jetësore, në të cilën një prej aktorëve përdor muskujt e fytyrës në një mënyrë të caktuar: "E gruaja (Sara) e tij (Ibrahimit) rrinte në këmbë dhe qeshi e Ne e përgëzuam atë

308

Takvim – Kalendar 2011

me Ishakun e pas Ishakut me Jakubin". (Hud, 71). Në ajetin e cituar, Dëshmitari i Lartësuar ua përshkruan atmosferën, e cila sundonte në shtëpinë e Ibrahimit a.s. kur i erdhën për vizitë mysafirë jo të zakonshëm. Ai i nderoi me ushqimin më të mirë që kishte (viç të pjekur). Pasi vërejti që mysafirët e tij të nderuar nuk iu afruan ushqimit, ai ndjeu frikë. Mysafirët misteriozë e kuptuan gjendjen psikike të zotit të shtëpisë dhe ia treguan shkakun e vizitës së tyre: "Ata i thanë: "Mos u frikëso, ne jemi të dërguar te populli i Lutit". (Hud, 70) Është interesant që Allahu i Madhërishëm, menjëherë pas fjalëve sihariquese të melekëve drejtuar Ibrahimit a.s., përshkruan reaksionin e bashkëshortes së tij Sarës: "E gruaja (Sara) e tij (Ibrahimit) rrinte në këmbë dhe qeshi, e Ne e përgëzuam atë me Ishakun, e pas Ishakut me Jakubin". (Hud, 71). Pra, në tekstin origjinal, për reaksionin e saj spontan është përdorur shprehja “fedahikat”, pra qeshi; d.m.th. është përdorur vetëm folja që përshkruan të qeshurit me intensitet të vogël, pra bie në sy se kemi të bëjmë me të qeshurën që kishte rrugëtim tjetër evolutiv nga qeshja e Sulejmanit a.s.. Natyrisht, kjo nuk është e çuditshme, duke marrë parasysh karakterin e ndryshëm të rasteve. Qeshja e Sarës, edhe pse e shkurtër dhe e papritur, në kontekstin e atmosferës specifike, tregon nivelin e lartë emocional. Ajo (qeshja) mund të kuptohet edhe si mekanizëm për lirimin nga stresi i shkaktuar nga mysafirët e ardhur te Ibrahimi a.s.. Qeshja e Sulejmanit a.s. qe më komplekse dhe më e vazhduar, sepse nuk ishte e kushtëzuar nga asnjë frikë për njohurinë e bukur të botës së milingonave. Kjo është edhe një buzëqeshje e një intelektuali, i cili, i habitur nga një gjë e re në shkencë, e kthen fytyrën e tij në gëzim.


Etikë islame

309

Krijuesi i Madhërishëm thotë: "Ne u kemi sjellë njerëzve në këtë Kuran shembuj nga çdo lëmë i nevojshëm, në mënyrë që ata të marrin përvojë (mësim)". (Ez Zymer, 27). Shembujt e buzëqeshjeve të ndryshme udhëzojnë për nevojën e leximit të drejtë të të gjitha detajeve të jetës shoqërore, për kuptimin stabil të psikologjisë së njeriut dhe përcaktimin e saktë të fytyrave që na rrethojnë, nëpërmjet kuptimit të pasqyrave të shpirtit të tyre. Është mirë të dihet se çfarë pasqyron buzëqeshja, tipi i saj etj.. Kompleksi facial i njeriut me 44 muskuj elastikë, ka mundësi të veprojë si në mënyrë individuale, ashtu edhe në kombinime, duke ofruar mundësi të panumërta të shprehjeve joverbale. Imagjinoni sa mundësi shprehjesh shfaqin mendime, humor, ndjenja etj.. Njerëzit ende kanë vështirësi të njohin ndryshimin subtil në mes ironisë dhe sarkazmit, duke mos vërejtur buzëqeshjen e sinqertë të shpirtit të madh, dhe vetëm në pleqëri të thellë kuptojnë që nuk e kanë arritur mikun e vërtetë, e në fund mbeten vetëm hipokritë të zbehtë. Njëkohësisht, aktiviteti paralel i të njëjtëve muskuj është se ata i shfrytëzojmë për ushqim, bisedim, po edhe për manipulimin apo shpëtimin e jetës. Shprehja e Allahut të Madhërishëm, qoftë ajo tekstuale a materiale, është rregullisht me veprim të shumashëm. Kështu, p.sh., edhe ajeti i cituar në fillim të kësaj trajtese (En-Neml, 19), flet për këto fakte: 1. Për simbolin e fuqisë (Sulejmanit a.s.) dhe mënyrën e tij të të medituarit dhe lëvizjet e tij, por edhe marrëdhënien tejet sensibile ndaj Krijuesit (makro-kozmosit);

310

Takvim – Kalendar 2011

2. Krijuesi me mjeshtëri na udhëheq në proceset konjitive, duke na tërhequr vëmendjen për fenomenin e emocioneve, mundësitë e zhvillimit të tij duke hapur kështu rrugët drejt kuptimit të njeriut; 3. Paralelisht me këtë orienton nga dritarja e cila udhëheq në mikrokozmosin mahnitës të milingonës, duke theksuar organizimin e tyre, mënyrën precize të komunikimit, superioritetin e femrës, informimin për ndodhitë në mes njerëzve etj.; 4. Zëri si rezultat i kombinimit të shkronjave në ajetin kuranor, vepron si ilaç për nevojat subtile të shpirtit.

Përfundim Bota është e krijuar për lexim kur ngrihen këndet e buzëve tona duke stimuluar buzëqeshje. Le t’i japim kontributin tonë imazhit burimor estetik të kësaj bote me mijëra fytyra fisnike, të cilat mund të kthehen në pasqyra personale. Prandaj buzëqeshja jonë le të jetë pozitive dhe e shoqëruar me meditim të thellë, për çdo gjë që na rrethon. ______________ Literatura: 1. H. Sherif Ahmeti: Kur’ani - Përkthim me komentim në gjuhën shqipe. 2. Ali Iljazi: Kur’ani dhe shkenca bashkëkohore. 3. Malik ibn Nebi: Fenomeni kuranor. 4. Terry F. Pettijohn: Psikologjia. 5. Dale Carnegie: Psikologjia e suksesit.


Etikë islame

311

6. Ali Iljazi: Trajtesa të zgjedhura islame dhe shkencore. 7. Abdul Fadl Muhsin Ibrahim: Biomedicina - Islamski pogledi.


312

Opinione

Takvim – Kalendar 2011

Shekulli XIX ishte shekulli i shkencës dhe i besimit, por u shndërrua në shekull të dyshimit. Pse? Sepse, sa më shumë kalonte shekulli, aq më të lëkundshme bëheshin besimet e palëkundshme të fesë dhe njerëzit ndienin se po binin në agnosticizëm dhe ateizëm. Konflikti i madh i shekullit midis fesë dhe shkencës simbol pati veprën e një njeriu: të Çarls Darvinit (Charles Darwin, 1809-1882). Teoria darviniane e evolucionit përfaqëson një vijë ndarëse midis botëkuptimit njerëzor-shkencor dhe atij fetarHyjnor.

Mexhid Yvejsi

Teoria e evolucionit

SHKENCA APO BESIMI, EVOLUCIONI APO KRIJIMI? “Cila është pyetja që shtrohet sot përpara shoqërisë me një lehtësi që i çudit të gjithë? Pyetja është kjo: Njeriu është majmun apo engjëll? Unë, zotërinj jam me engjëjt.” Kështu fliste Benxhemen Disraeli, një kryeministër britanik i shekullit XIX. Shekulli XIX ishte shekulli i ekspansionit dhe i transicionit, ishte kohë e një ndryshimi të jashtëzakonshëm e të shpejtë. Revolucioni industrial e ndërroi pamjen e vendit brenda një brezi. Perandoria Britanike zgjerohej me siguri në të katër anët e globit tokësor, në një kohë kur kushtet e mjeruara kërkonin të bëhej një ndërrim rrënjësor. Njerëzit ishin optimistë, sepse kishin besuar përparimin, zhvillimin, e tani ishin pesimistë, sepse ishin tmerruar nga shfrytëzimi, poshtërimi, degradimi...

Me paraqitjen e teorisë së evolucionit të Darvinit, bota e shkencës u zhyt në përpjekjet për të zbuluar se "speciet evoluojnë nga njëra-tjetra". Kjo endje bëri që shkencëtarët ta futnin veten në shumë vëzhgime të pafrytshme. Në gërmimet e fosileve të kryera në të gjithë botën, shkencëtarët kërkuan për fosile të formave të ndërmjetme, që nuk patën ekzistuar ndonjëherë në histori. Për më tepër, për të shpjeguar se si specie të ndryshme mund të evoluojnë nga njëra-tjetra, u ndërtuan skenarë imagjinarë. Botimet shkencore ofruan këta skenarë dhe detyrimisht ua mësuan studentëve në shkollë. Të gjithëve na është mësuar në shkollë, në lëndën e biologjisë, se të gjitha gjallesat kanë ardhur në ekzistencë nëpërmjet një procesi të ngadalshëm dhe shumë të gjatë transformimi të vetvetishëm nga një gjallesë më e thjeshtë në një më të komplikuar.


Opinione

313

Gjatë këtij procesi, të cilit, që të ndodhte, i ishin dashur miliona vjet kohë, nga lëndët inorganike janë formuar lëndët organike, nga këto janë formuar bakteret, pastaj shumëqelizorët, pastaj peshqit, zvarranikët, gjitarët dhe, në fund, njeriu. Gjallesat më të forta kanë mposhtur dhe shfarosur ato më të dobëta dhe kanë mbizotëruar në Tokë, derisa të dilni gjallesa më të forta që do t’i zhdukni ato para tyre. Gjithçka ka evoluar vetvetiu, pa nevojën e një ndërhyrjeje nga jashtë (pra, pa pasur nevoje për një Zot), dhe ne njerëzit, në fakt, jemi kafshë më të evoluuara se të tjerat. Kjo ide quhet teoria e evolucionit, të cilën e formoi Darvini gjatë viteve 1837-1839, dhe zbulimet e veta i përmblodhi në librat “Prejardhja e llojeve” (1859) dhe “Prejardhja e njeriut” (1871).

Evolucioni ndryshoi kuptimin e jetës Për mijëra vjet, njerëzit kishin besuar se krijesat njerëzore ishin krijuar nga një Krijues, Që është Zoti, i Cili kishte pasur një qëllim e synim për ta. Befas, qeniet njerëzore (tërë procesin) e paraqitën thjesht si rezultat të një procesi natyror të verbër, rastësor dhe egoist. Kjo teori solli një tronditje të fortë psikologjike. Nga të qenët krijesa të Zotit, njerëzit u gjendën në një botë “të krijuar rastësisht”, gjë që ndezi protestën instinktive të shumë njerëzve ndaj teorisë të evolucionit. Megjithëkëtë, teoria e evolucionit pati edhe përkrahës, ndër të cilët ishte edhe Karl Marksi, i cili e bëri të qartë se teoria e Darvinit përbën një mbështetje të fuqishme për materializmin dhe, rrjedhimisht, për komunizmin. Ai, gjithashtu, kishte simpati për Darvinin, dhe kjo gjë duket në faktin që ai librin e

314

Takvim – Kalendar 2011

tij ‘Das Kapital’ (Kapitali), i cili konsiderohet si vepra e tij më e njohur, ia kushtoi Darvinit. Në botimin të libri gjermanisht, Marksi shkruante: “Nga një admirues i devotshëm i Darvinit.”

Materializmi - Përkufizime dhe Doktrina Materializmi si koncept i referohet preokupimit të thjeshtë për botën materiale, si e kundërvënë ndaj koncepteve mendore apo shpirtërore, ose teorisë se gjithçka që ekziston, është materie fizike. Kjo teori nuk kufizohet thjesht në gjërat materiale. Ajo pretendon se gjithçka që ekziston në univers, është materie (materiale), për të nënkuptuar se ato nuk kanë ndonjë ekzistencë të mirëfilltë shpirtërore apo mendore. Materializmi, gjithashtu, mund t’i referohet një doktrine sipas së cilës suksesi dhe progresi material janë vlerat më të larta në jetë. Kjo doktrinë duket se është mbizotëruese në shoqërinë e sotshme perëndimore. Materializmi, gjithashtu, mund t’i referohet termit materializëm kulturor.

Materializmi - Filozofitë dhe Botëkuptimet Materializmi dhe teoritë e tij mund t’i gjurmojmë mbrapa në kohë deri tek poema “Natyra e gjërave”, shkruar në shekullin e parë para Krishtit, nga Lukreti. Vepra të tjera përkufizuese përfshijnë “Sistemi i Natyrës” nga Paul d’Holbach, “Forca dhe materia” nga Ludwig Buchner dhe kërkimi më i afërt, bërë nga Richard Vitzthum, “Një histori afirmuese dhe përkufizim” (1996).


Opinione

315

Materializmi si filozofi mbahet nga ata që thonë se ekzistenca është e shpjegueshme vetëm duke marrë për bazë materien, pa llogaritur shpirtin apo ndërgjegjen. Individët që bazohen në këtë bindje, universin e shohin si një pajisje të madhe, e mbajtur së bashku nga pjesë materiesh që funksionojnë sipas ligjeve të natyrës. Meqë materializmi mohon të gjitha konceptet e Krijimit të Veçantë, ai mbështetet në teorinë e evolucionit për të shpjeguar vetveten, duke bërë që, besimet në materializëm dhe në evolucion - të jenë të ndërvarura. Pyetja e parë që ky botëkuptim do të na nxiste ta bënim, do të ishte: “Nëse çdo gjë që ekziston, është vetëm materie, nga erdhën ligjet e natyrës që e drejtojnë atë?” Zbulime të reja shkencore në fushat e kompleksitetit biologjik, disenjit kozmologjik, fizikës kuantike dhe teorisë së informacionit, këto supozime materialiste i vënë në dyshim. Një sasi e madhe provash demonstrojnë se universi dhe aspektet e tij materiale janë të lidhura nga një rrjet energjie, disenji dhe informacioni. Ne tani shohim shumë më tepër se materia, ne mund të shohim rezultatin e një krijimi me ndërgjegje.

Materializmi - Çështje besimi Materializmi, në nivelin e tij më të thjeshtë, përfshin fokusin mbi “gjërat” materiale, në dallim nga ajo që është shpirtërore apo intelektuale në natyrë. Ne jetojmë në një botë që është e rrethuar dhe e përbërë nga materia. Si rrjedhim, është e natyrshme që të mund të shpërqendrohemi nga ndjekja e shpirtërores apo intelektuales, për shkak të pronave apo pasurive

316

Takvim – Kalendar 2011

materiale, por këtu shumë shpesh shfaqen probleme. Ne mund të jemi të fiksuar nga një dëshirë për t’i arritur ato, apo, thjesht, të frustruar nga nevoja për t’i ruajtur ato. Pyetjet që do të na shkaktonte kjo sjellje, do të ishin: “A janë me të vërtetë gjërat materiale më të rëndësishme sesa çdo gjë tjetër? A është suksesi material synimi më i lartë? Nëse gjërat janë ato që janë, për çfarë është jeta në fund të fundit? Pse jam këtu? Nëse jeta është vetëm për materializmin, pse duhet të përpiqem të jetoj një jetë morale? Përse ka rëndësi si i trajtoj të tjerët apo se si jetoj, për sa kohë që kam atë që dua? Përse ka rëndësi çfarë besoj unë për origjinën e jetës?” Në një gjyq të një gjykate për krimet, dënimi që vjen nga çdo jurist, kërkon prova tej hijes së çdo dyshimi. Teoritë e tashme të materializmit duket se janë të mjegulluara nga hije dhe dyshime.

Evolucioni apo Krijimi? Shkenca bashkëkohore përpiqet të depërtojë në paralashtësinë dhe në thellësinë e shpirtit të njeriut, për të zbuluar se ç’është njeriu në fakt dhe cili është fati i tij. Mirëpo, të gjitha hulumtimet, e tërë teknika dhe përparimi ndalojnë në kufijtë e një zone të errët, në të cilën as syri i njeriut dhe as teknika nuk mund të depërtojnë. Ekziston një pjesë e njeriut, madje pjesa qenësore e ekzistimit të tij, e qenies së tij, e cila është fshehtësi me kuptimin e plotë të fjalës, fshehtësi në të cilën udhëzon vetëm Shpallja Hyjnore, siç janë Bibla dhe Kurani. Deri para një shekulli, shkencëtarët merreshin vetëm me anën e jashtme të lëndës, të krijimit, duke studiuar formën, lë-


Opinione

317

vizjet, përbërjen fizike, forcën. Në vitin 1905, Ajnshtajni doli me idenë se drita mund të jetë objekt fizik i përbërë nga grimca shumë të vogla të quajtura fotone. Kjo ide tronditi qarqet shkencore të kohës dhe shumë shkencëtarë u distancuan prej saj. A nuk ishte provuar për qindra vjet me eksperimente se drita ishte thjesht një valë, ndërsa tani Ajnshtajni, i ri në moshë e në shkencë, thyente çdo ligj shkencor duke thënë se drita përbëhej nga grimca fizike. Më 1926, Niels Bohr hodhi hapin e guximshëm për t’i pajtuar këto dy rryma, duke paraqitur sintezën se drita nuk është as valë dhe as grimcë, por përbëhet nga të dyja; për përcaktimin e dritës, është e nevojshme njohja e këtyre dy aspekteve krejt të ndryshme; njëra pa tjetrën janë jo të plota - thoshte Bohr. Dhe kështu lindi fizika kuantike. Ajnshtajni ndihmoi për të provuar se drita është edhe materie. Por, i nisur nga një arsyetim i ngjashëm i përmbysur, del se bota është jo vetëm fizike, po edhe shpirtërore. Ajnshtajni ishte hebre dhe Talmudi (libri i shenjtë hebraik) përmban edhe këtë bisedë midis Zotit dhe Abrahamit: “Po të mos isha Unë, ti nuk do të ekzistoje”. - “Po, Zot, është e vërtetë e Të jam mirënjohës. Por, po të mos isha unë, Ju nuk do të njiheshit”. Ky dialog bëhet midis natyrës dhe njeriut, trupit dhe shpirtit, kohës dhe hapësirës, mitit dhe krijimit, e njeriut në vetvete midis pjesës së djathtë e të majtë të trurit. Gjithashtu, dialogu Zot - Abraham tregon se njeriut i është dashur gjithmonë të besojë e njëkohësisht të shohë me dyshim atë që beson. Nëse një njeri profan (shekullar) e kundërshton idenë që shkenca mund të gabojë, kujtojini atij atë që ka provuar histo-

318

Takvim – Kalendar 2011

riani i shkencave Thomas Kuhn në librin e tij “Struktura e revolucioneve shkencore” (The structure of scientific revolutions) - që, shkenca është gjithnjë në një gjendje ndryshimi konstant. Zbulimet e reja kanë shkaktuar gjithnjë që shembujt e mëparshëm shkencorë të hidhen poshtë në favor të paradigmave të reja. Kur duam të shikojmë në fshehtësinë e quajtur njeri, së pari duhet të shikojmë se ç’thuhet për krijimin e tij në Librat e Shenjtë Hyjnorë, siç janë Bibla dhe Kurani. Si krijesa më e përsosur dhe vepra më madhore e krijuar, Kurani përshkruan krijimin e njeriut, burrit e gruas, që i kushton vëmendje të veçantë. Nga ana tjetër, edhe sipas Biblës kafshët janë krijuar me Urdhrin e Zotit, ndërsa krijimi i njeriut është përshkruar si vepër e menduar dhe e peshuar mirë e Vullnetit të Zotit. Paralajmërimi për krijimin e njeriut, është thurje lavdie ose himn për njeriun, poemë e dinjitetit të tij, këngë e familjes njerëzore, e kulturës dhe përparimit njerëzor.

Njohja shkencore dhe njohja fetare Njohja shkencore është një lloj njohjeje, një metodë për të zbuluar botën… Në një kuptim të ngushtë, shkenca nuk është një filozofi që merret me kuptimin e botës. E njohja fetare është e ndryshme nga njohja shkencore. Meqë sot mbizotëron pikëpamja shkencore, shumë njerëz mendojnë se shkenca mbështetet në fakte, e feja në fantazi, se ata do t’i besojnë shkencës, po jo fesë. Po shkenca dhe feja janë të ndryshme, flasin dy gjuhë të ndryshme, merren me dy fusha të ndryshme.


Opinione

319

Çështjet që ngërthen e shtron ekzistenca në botë, nuk mund të përfshijë e të përthekojë shkenca, edhe pse shkenca ka sqaruar shumë çështje. Natyrisht, sfida e shkencës është që të luftojë për të vërtetën e saj përballë paragjykimeve, kurse sfida e fesë është që çdo brezi të ri t’ia paraqesë të freskët të vërtetën e vet. Nëse nuk i paraqitet e freskët e vërteta çdo brezi të ri, atëherë zhvillohet papjekuria fetare. Papjekuria fetare, siç tha Kanti (1724-1804), është jo vetëm më e dëmshmja, por edhe më e pandershmja nga të gjitha. Të dëmshëm e të pandershëm janë edhe ata që dinë pak për fe e pak për shkencë, dhe grinden. Millikan-i (1868-1953) fituesi i çmimit Nobël për fizikë, për ata, thoshte: “Kur të grinden njerëzit që dinë pak për fenë, dhe ata që dinë pak për shkencën, ndokush mund të mendojë se aty ka vend mosmarrëveshja ndërmjet fesë e shkencës, sa kohë që aty, në të vërtetë, kanë vend dy lloje injorancash”.

320

Takvim – Kalendar 2011

_______________________ Burimet kryesore: 1. Desmond, Adrian; Moore, James (1991). Darwin. London: Michael 2. Joseph, Penguin Group. 3. Keynes, Richard (2001). Charles Darwin's Beagle Diary. Cambridge 4. University Press. 5. Moore, James (2006). "Evolution and Wonder - Understanding Charles Darwin". American Public Media. Smith, Charles H. (1999). 6. "Alfred Russel Wallace on Spiritualism, Man, and Evolution: An Analytical Essay" 7. Sydow, Momme (2005). "Darwin - A Christian Undermining Christianity? On Self-Undermining Dynamics of Ideas Between Belief and Science". 8. Linda Smith and William Raepre, A Beginner’s Guide to Ideas. Lion Publishing, Oxford, England, 1991. 9. Ferrer, Jorge Noguera (2001) Revisioning Transpersonal Theory: A Participatory Vision of Human Spirituality. 10. Hart, Tobin (2004) The Secret Spiritual World of Children. 11. Potter, Richard and Potter, Jan (2006) Spiritual Development for Beginners: A Simple Guide to Leading a Purpose Filled Life. 12. Trungpa, Chögyam (1973). Cutting Through Spiritual Materialism. Boston, Massachusetts: Shambhala Publications, Inc.


322

Të tjerët për islamin Dr. Syed Ashraf Ali

GANDI DHE ISLAMI Mohandas Karamchand Gandhi, lideri shpirtëror dhe politik i Indisë, punoi pa pushim për pavarësinë e Indisë nga sundimi britanik. Mësimet e tij bazoheshin në fuqinë e dashurisë. Ai organizoi fushata për mospërfilljen e qeverisë me mjete paqësore, pasi nuk besonte në përdorimin e forcës. Ai njëherë ka thënë: “Syri për sy përfundon duke e bërë gjithë botën të verbër”. Besimi i tij në jodhunën ishte i bazuar në besimin e tij se e vërteta është Zoti. India u bë e pavarur në vitin 1947, kryesisht si rezultat i udhëheqjes nga ana e tij. Gandi ka jetuar jetë të thjeshtë, nuk ka mbajtur ndonjë pozitë në qeveri, dhe nuk kishte pasuri. Ai e ndjeu në vete varfërinë e trishtuar të popullit të tij dhe vishej me rrobat e lypësit, për të demonstruar unitetin e tij me ta. Ai jetonte me qumësht dhie, me perime të gatuara pa erëza apo kripë, dhe me pak bukë e fruta. Ai e kishte zakon të thurte

Takvim – Kalendar 2011

çdo ditë nga pak për të identifikuar veten në mesin e njerëzve më të varfër. Gjithashtu, ai pastronte rrugët dhe mblidhte plehra, për të dënuar veten për padrejtësinë e sistemit të kastave, të praktikuar nga shumica e njerëzve në Indi. Vetëm të paprekshmit bënin këtë lloj pune. Qoftë si një njeri i jashtëzakonshëm, një politikan unik apo lider karizmatik i lëvizjes kundër-paqësore, shumë anë të Gandit janë proverbiale. Populli i Indisë e donte shumë. Atë e quanin Bapu (baba) nga afeksioni, dhe vazhdojnë ta konsiderojnë si Baba të Kombit. Maestro i madh hindus, Rabindranath Tagore, Gandin e ka quajtur Mahatma, që gjuhësisht do të thotë “shpirti i madh”. Idealet dhe mësimet e tij kanë ndikuar dhe inspiruar miliarda persona, duke përfshirë edhe Nelson Mandelën dhe Martin Luther Kingun. Edhe pse një hindus i devotshëm, me bindje të palëkundur në Hinduizëm, Gandi ishte gjeni fetar me tolerancë dhe respekt të mirëfilltë për të gjitha besimet e njerëzimit. Në parathënien e librit “Thëniet e Muhamedit a.s.” të Abdullah Suhrawardy, Gandi deklaron prerazi: “Nuk do të ketë paqe të qëndrueshme në tokë derisa të mos mësojmë thjesht të tolerojmë, madje të respektojmë besimet e tjera si tonat”. Interesimi për Islamin dhe myslimanët për Gandin kishte filluar në një moshë shumë të re. Ai kishte lindur në atë pjesë të Indisë (bregdeti i Malabarit), ku gjeografia u mundëson hindusëve të kenë përvoja e kontakte me të tjerët. Të jesh fëmijë pranë detit, do të thotë të dish një mister mbi shenjë. Myslimanët ishin në Gujarat për shekuj, si tregtarë. Në fëmijërinë e tij,


Të tjerët për Islamin

323

Gandi ata i ka njohur si përfaqësues të atyre që vijnë dhe shkojnë në vende tjera përtej detit. Myslimanët që nga fillimi nga ai ishin parë si përfaqësues të sfidave dhe aventurave... Myslimanët priteshin si mysafirë në shtëpinë e Gandit: traditat politike të mirësjelljes diplomatike janë ngulitur tek fëmija si një mënyrë evidente për jetë të civilizuar që duhet të bëhet... Në botën e babait të tij, myslimanët kanë qenë për një kohë të gjatë pjesë e komunitetit. Britanikët janë perceptuar si rrezik për mirëqenien e rendit social dhe politik. Gandi nuk kishte kaluar vetëm fëmijërinë në mesin e fqinjëve myslimanë, të cilët ishin vizitorë të shpeshtë në shtëpinë e tij, por edhe gjashtë gjenerata të Gandëve kishin shërbyer si ministra të njërit prej sunduesve të principatës Kathiwara, ku Gandi kishte lindur. Kështu, familja kishte eksperiencë të madhe në marrëdhëniet me myslimanët, si pjesë e jetës lokale politike dhe sociale. Madje edhe në shkollë ai kishte mësuar të kultivonte miqësinë me studentë që deklaronin se u përkisnin feve të tjera dhe zhvilloi një respekt të shëndoshë për besimet e tyre. Gandi ishte i vetëdijshëm se vlerat e tij fondamentale me respekt për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin e ndërsjellë hindu-mysliman, ishin rrënjosur në përvojat e tij të fëmijërisë. Duke iu adresuar një tubimi në Komitetin Punues të Kongresit në vitin 1942, ai përsëriti rëndësinë e këtyre vlerave fondamentale si bazë për krijimin e një Indie të lirë, të rilindur dhe të pavarur: “Uniteti hindus-mysliman nuk është gjë e re. Miliona hindusë dhe myslimanë e kërkonin këtë. Unë luftoj me vetëdije për arritjen e këtij uniteti që nga djalëria. Kam besuar që kur

324

Takvim – Kalendar 2011

kam qenë i ri, se hindusët, nëse dëshirojnë të jetojnë në paqe dhe në miqësi me komunitetet tjera në Indi, duhet të kultivojnë me këmbëngulje virtytin e miqësisë”. Në botën e familjarëve të tij, miqësia me myslimanët e me pjesëtarët e feve të tjera, ishte në fakt pjesë e rendit natyror të jetës. Njëherë, kur gjyshi nga babai, i Gandit ishte përfshirë në një konflikt me një sundues lokal, ushtarët myslimanë kishin ruajtur shtëpinë e tij gjatë një sulmi, dhe njëri prej tyre ishte vrarë. Memoriali për këtë ushtar mysliman vazhdon të ekzistojë në tempullin Vaishnava, afër shtëpisë së familjes. Kur Gandi u kthye në vendlindjen e tij, pasi u kualifikua si avokat në Angli, shkoi në Afrikën e Jugut si avokat për një kompani myslimane, që kishte lidhje familjare me disa nga fqinjët e tij. Përmes kësaj faze të rëndësishme, kuptimi i Gandit për vëllazëri të përbashkët me myslimanët, u riafirmua dhe u forcua. Shumë prej biznesmenëve myslimanë, me të cilët punoi në Afrikën e Jugut, kishin prejardhje nga vendlindja e tij në Probandor, si edhe nga Bombay (tash Mumbai). Ai nganjëherë jetonte edhe në shtëpitë e tyre. Ndjenja e pjesëmarrjes me myslimanët në jetën e përditshme për qëllime të përbashkëta, u bë edhe më e fortë. Ai kishte thënë: “Kur isha në Afrikën e Jugut, kisha kontakte të afërta me vëllezërit myslimanë atje...Pata mundësinë të mësoja zakonet, mendimet dhe aspiratat e tyre...”. Unë kam jetuar në mesin e miqve myslimanë për 20 vjet. Ata më kanë trajtuar si anëtar të familjes së tyre dhe u kishin thënë grave e motrave të tyre se nuk kishin nevojë të vinin shaminë për mua”.


Të tjerët për Islamin

325

Në aktivitetin e tij politik në Afrikën e Jugut, si hindusët ashtu edhe myslimanët që jetonin atje, ishin mbështetës të tij. Përvoja në Afrikën e Jugut kishte forcuar besimin e tij se duhet të ketë mirëkuptim dhe bashkëpunim të ndërsjellë midis hindusëve, pavarësisht nga besimi i tyre. Përvojat në Afrikën e Jugut kanë forcuar dhe zhvilluar ndjenjat fetare bazë, duke e nxjerrë nga ‘jo’-ja e thellë në kategorinë absolute të inferioritetit, që jugafrikanët po përpiqeshin t’u impononin hindusëve. Meqë kategoria ishte imponuar njësoj ndaj hindusëve dhe myslimanëve, ‘jo’-ja erdhi me fuqi nga të dy palët. Protestuesit formuan vëllazërinë e rezistencës ndaj degradimit. Gandi e dinte se Muhamedi a.s. kishte thënë ‘jo’ për shumë elemente të situatës së tij. Ai e kuptoi nga miqtë e tij myslimanë se guximi nganjëherë kërkon përfshirjen e vetes në luftë. Gandi u përgjigj me lëvizjen e shpirtit të tij, kur dëgjoi një mysliman të vjetër duke thënë se, me Zotin si dëshmitar të tij, ai kurrë nuk do t’i nënshtrohej atij ligji. Ky qëndrim është karakteristikë e kuptimit të caktuar të myslimanëve për xhihadin (luftën), që do të thotë se nganjëherë dëshmimi për Zotin kërkon të jemi të vetëdijshëm për zgjidhjet dhe të vendosim për të vepruar. Gandi besonte se lufta thelbësore gjatë jetës së Muhamedit a.s., lufta për të krijuar një formë të re civilizimi, mund të barazohet me luftën mitike të Ramas kundër Ravanas, të portretizuar në epikën Ramayana. Kurani dhe Ramayana, ashtu siç i kuptonte ai, përcollën imazhe dhe simbole që mund të sqarojnë kuptimin shpirtëror të jetës së përditshme.

326

Takvim – Kalendar 2011

Vitet që kaloi Gandi në Britaninë e Madhe, për t’u kualifikuar si avokat, patën rol të rëndësishëm në edukimin e tij për Islamin. Në fillim të shekullit XX, kur ishte në Angli, klima kundër religjioneve të Lindjes, veçanërisht Islamit, po ndryshonte ngadalë. Më 8 maj 1840, Thomas Carlyle në Edinburg mbajti një ligjëratë publike për Muhamedin a.s. dhe Islamin. Ishte ligjërata e dytë e serisë “Për heronjtë, adhurimi i heroit dhe heronjtë në histori”, dhe kishte titullin: “Heroi si profet”. Carlyle nuk kishte kualifikime të veçanta për arabët apo për Islamin për të ligjëruar mbi këtë temë, po megjithatë kishte rol të rëndësishëm në zhvillimin e studimeve islame në Evropë, sepse për herë të parë në mënyrë të spikatur theksoi se Muhamedi a.s. ishte i sinqertë dhe se Islami në thelb është fe e vërtetë. Ky fjalim për Muhamedin a.s., ishte një sulm masiv kundër qëndrimit stereotip të krishterë dhe hebraik kundër Islamit. Carlyle listoi me kujdes virtytet që myslimanët i atribuonin Muhamedit a.s.. Profeti i shenjtë ishte vlerësuar si “njeri i së vërtetës dhe besnikërisë, solid, vëllazëror, i çiltër, i qeshur, spontan, i pasionuar, i drejtë, njeri i madh, njeri i heshtur, njeri që nuk nxehet, njeri me të cilin bisedohet ngrohtësisht, i hapur për të vegjlit e të dobëtit”. Me përpjekjen e tij historike e të guximshme, Carlyle vetëm po shkonte pas gjurmëve të filozofit e poetit të madh gjerman Gëte, i cili kishte dhënë vlerësim pozitiv për thjeshtësinë fetare të mësimeve bazë të Islamit, që do të thotë se njerëzit duhet t’I dorëzohen Zotit dhe vetëm Zotit.


Të tjerët për Islamin

327

“Nëse ky është Islami”, kishte thënë Gëte, “pse ne të gjithë të mos jetojmë në Islam? Po, të gjithë ne që kemi jetë morale, duhet të jetojmë ashtu”. Eseja e Carlylet ishte sensacionale, përmes saj Gandi mori perceptimin se Islami afirmon vetëmohimin. Fakti që Gandi kishte lexuar esenë e Carlylet në një periudhë formimi të zhvillimit të tij, ndikoi që perspektiva e Carlylet të ketë forcuar bindjen e hindusit të ri, që Muhamedi a.s. përfaqësonte shembullin e një prijësi të rëndësishëm fetar, i cili luftoi kundër forcave të errësirës në kohën e tij, dhe duhet të jetë model për njerëzit e ndershëm kudo. Gandi na informon vetë: “Një mik më rekomandoi librin e Carlylet “Heronjtë dhe adhurimi i heroit’. E lexova kapitullin mbi heroin si profet, mësova madhështinë, trimërinë dhe jetën modeste të Profetit... Kjo ngriti Muhamedin në vlerësimin tim”. Më vonë, Gandi pati lexuar biografitë e heronjve myslimanë, librat e hadithit dhe librat e Syed Amir Ali mbi historinë islame, që forcuan respektin e tij gjithnjë e më shumë për Muhamedin a.s.. Kudo në shkrimet e Gandit në çdo periudhë të jetë së tij, gjejmë referenca për veprat e Carlylet, Shiblit dhe Amir Aliut. Tërë kjo zgjoi interesimin e Gandit për Islamin dhe e shtyu atë të bënte studime më të thella për parimet e paraqitura në Kuranin e Shenjtë, për ta kuptuar më mirë atë. Në vitet e tij të mëvonshme, ai mësoi nga “debatet simpatike” me dijetarët e njohur islamë, si Maulana Muhammad Ali Jauhar dhe më vonë Maulana Abul Kalam Azad, Hakim Ajmal Khan, Zakir Hussain, M. Mujeeb dhe S. Abid Hussain.

328

Takvim – Kalendar 2011

Gandi besonte fuqimisht se kuptimi i fesë së tjetrit është, në fund të fundit, vlerësim i tjetrit si person, me drejtim dhe shpresë. Ai u përpoq të zbulonte veten në këtë kuptim për miqtë e tij myslimanë, që të perceptonin kuptimin e brendshëm të traditës së tij. Ai ishte i angazhuar për dialogun ndërfetar; ai besonte se duhen bërë përpjekje për të kuptuar dimensionin personal të besimit. “Uniteti i zemrës” për të do të thoshte se miqtë duhet të jenë të hapur për vlera më të thella të traditave të njëri-tjetrit. Në vitin 1920, Zakir Hussain, M. Mujeeb, S. Abid Hussain dhe disa myslimanë të tjerë që mendonin si Gandi, vendosën të ndaheshin nga Universiteti mysliman Aligarh, i cili konsiderohej si shumë pro-britanik. Ata vendosën që të krijonin së bashku një lloj tjetër të institucionit për mësimin e myslimanëve, Jamia Millia Islamia. Shumë pak myslimanë e dinë se Gandi udhëheqjen e institucionit të ri ia ofroi poetit dhe filozofit të njohur, Allama Mohammed Iqbal (Ikball). Shumica e miqve të afërt myslimanë të Gandit pëlqenin poezinë e Ikballit. Puna e poetit ishte një burim i rëndësishëm për krenarinë dhe vetërespektin në rritje të myslimanëve. Vetë Gandi, nga bisedat e tij me miqtë e tij si Maulana Muhammad Ali Jauhar, ishte në dijeni se myslimanët në përgjithësi e konsideronin poezinë e Ikballit si një burim të mrekullueshëm frymëzimi. Në letrën e tij të shkurtër, po shumë elokuente, drejtuar Ikballit në vitin 1920, Gandi shkroi: “Universiteti Kombëtar Mysliman ju thërret ju. Nëse mund të merrni drejtimin e tij, jam i sigurt se do të përparojë nën drejtimin tuaj të kulturuar”.


Të tjerët për Islamin

329

Megjithatë, Ikballi refuzoi ofertën me shumë edukatë, për qëllime personale dhe të tjera. Ai iu përgjigj: “Më vjen keq shumë për paaftësinë time për t’iu përgjigjur thirrjes së atyre për të cilët kam respektin më të madh, për arsye që ndoshta nuk duhen përmendur tani. Megjithëse jam mbështetës i fuqishëm i Edukimit Kombëtar, mendoj se nuk posedoj të gjitha kualifikimet e nevojshme për drejtimin e një universiteti, që kërkon një njeri i cili do të drejtojë një institucion foshnjor nëpër të gjitha luftërat dhe rivalitetet, për ta ngritur në fazat e para të jetës së tij. Dhe unë nga natyra, jam punëtor paqësor”. Ikballi besonte se myslimanët e gjeneratës së tij kishin nevojë për ndihmë të veçantë në edukim, për t’u ngritur në nivelin e komuniteteve të tjera të vendit në aspektin e zhvillimit ekonomik. Ata, në opinionin e tij, ishin një lloj minoriteti i prapambetur, sepse, pas katastrofës së vitit 1857 të Mutinit (Lufta e Parë për Pavarësi), ata ishin privuar nga mundësia e zhvillimit nga politika britanike. Gandi dhe liderët e tjerë hindusë vazhdonin të mendonin për myslimanët si sundimtarë të trashë, që duhej të zbuteshin në qytetarë të arsyeshëm, po shumë prijës myslimanë, si Ikballi, mendonin se shtypja e myslimanëve, pas Mutinit i kishte bërë një klasë relativisht të pazhvilluar. Në lidhje me arsimin fetar, kishte gjithashtu një dallim thelbësor... Gandi mendonte se këndimi i himnit dhe praktikimi i devotshëm ishin elementet thelbësore për praktikim fetar, dhe se ndihma për të mësuar fëmijët që të këndojnë himnet dhe për të kuptuar domethënien e brendshme të poezisë fetare, - ishte gjithë ajo që ishte e nevojshme. Ikballi, poeti,

330

Takvim – Kalendar 2011

kishte më pak besim sesa Gandi në fuqinë shpirtërore të poezisë, për formimin e brezave të ardhshëm. Ikballi kishte vënë theks të veçantë mbi Sheriatin. Fraza e Ikballit për nevojën e Sheriatit ishte se ai mund të jepte “një linjë të përshtatshme veprimi sipas kufizimit të pranishëm”. Sheriati thekson barazinë njerëzore dhe duhet të shërbejë për vetëdijësimin e mendjeve të myslimanëve për drejtësinë sociale, në kohën kur ishin në rrezik për të qenë të përmbytur nga sistemi diskriminues i kastave. Kështu, poeti mendonte se myslimanët kishin nevojë për Sheriatin, si dhe për poezinë. Gandi duket se nuk e kishte kuptuar rëndësinë e mendimit të Ikballit për këtë çështje. Më vonë, derisa ishte në burg në vitin 1932, Gandi mendoi se Ikballi ishte bërë anti-nacionalist. Pas dërgimit të një fjalimi të Ikballit në Ligën Myslimane, të publikuar në një gazetë, ai komentoi: “Edhe myslimanët e tjerë ndajnë gjithashtu anti-nacionalizmin e Ikballit. Vetëmse ata nuk i shprehin ndjenjat e tyre. Poeti tani hedh poshtë këngën e tij Hindustan Hamara (India është e Jona)”. Zakir Hussain, M. Mujeeb dhe S. Abid Hussain, tre myslimanët e rinj që, pas studimeve të tyre në Evropë, u kthyen për drejtimin e Jamia Millia Islamia-s, qëndruan në këtë institucion deri në pavarësimin e vendit. Ata iu përkushtuan arsimit. Kur Gandi ftoi mësuesit për disenjimin e një sistemi të ri për edukim bazë për shkollat hinduse, Zakir Hussainin e emëroi në krye të këtij projekti. Hussain qëndroi në këtë projekt për dhjetë vjet. Më pas, ai u bë guvernator i provincës Bihar, zëvendëspresident i Indisë dhe, në fund, Presidenti i Indisë . Opinioni dhe respekti i Gandit për fetë e tjera e shtyri që jo vetëm Jamia Millia Islamia të mbante fjalën Islamia në emër-


Të tjerët për Islamin

331

timin e saj, por gjithashtu njërin prej djemve të tij e dërgoi të shkollohej aty. Interesi i madh i Gandit për Islamin mori një kthesë politike, kur filloi luftën për liri, pas kthimit të përhershëm të tij në vend. Ai arriti të merrte mbështetjen e plotë të myslimanëve, si të intelektualëve ashtu edhe të masës, kur i dha mbështetje të plotë lëvizjes së Kalifatit dhe ia bashkoi më 1921 lëvizjen e Mosbindjes Civile. Mesazhi i lëvizjes së Kalifatit, të udhëhequr nga Maulana Muhammad Ali dhe Maulana Shaukat Ali, dhe të mbështetur me gjithë zemër nga Mahatma Gandhi dhe Deshbandhu Chittaranjan Das, arriti në çdo cep dhe kënd të Indisë. Për herë të parë në historinë politike të Indisë, tridhjetë mijë burra dhe gra u burgosën për 30 ditë. Aq i përhapur ishte pasioni për dashurinë, saqë madje edhe moplasët u zgjuan nga varfëria dhe injoranca e tyre, për të ngritur një mbretëri të Kalifatit përgjatë bregdetit Malabar. U duk se më në fund India kuptoi ëndrrat e saj të reja, krenarinë dhe dinjitetin e saj të ri, unitetin dhe fuqinë e saj. Kënga popullore e ditës u bëri jehonë të vërtetë ndjenjave të kombit me fjalët: “Chittaranjani është miku i vendit, Gandi është zbukurimi i saj dhe Muhammad Ali është i dashuri i Zotit”. Ndjenja myslimane ishte armiqësuar pas rrëzimit të kalifit në Stamboll nga fuqitë fituese perëndimore, pasi Turqia kishte luftuar përkrah gjermanëve në Luftën e Parë Botërore. I gjithë Ymeti mysliman kalifin e shihnin si kreun shpirtëror të Islamit. Kalifi ishte i nevojshëm për mbrojtjen e lirisë së Mekës. Pelegrinazhi në Mekë është një prej detyrave

332

Takvim – Kalendar 2011

themelore fetare të gjithë myslimanëve, dhe Meka ka qenë e lirë nga sundimi i huaj që nga koha e Muhamedit a.s.. Prandaj, pavarësia e Mekës ishte një simbol i fuqishëm për të gjithë myslimanët. Gandi argumentonte se duhej ndihmuar vëllai, sa herë që ai kishte ndonjë nevojë fetare. Prandaj, hindusi duhet të ndihmojë vëllanë e tij mysliman për të mbrojtur vendet e shenjta të besimit islam. Sipas tij, hindusët kishin nevojë për “bashkim me zemër” me vëllezërit e tyre myslimanë; ata mund të fitonin këtë unitet nëse i ndihmonin myslimanët për të mbrojtur pavarësinë e kalifit turk. Myslimanët e Indisë iu bashkuan mosbindjes civile në numër të madh, pasi Gandi e kishte lidhur atë me kërkesën për të rikthyer lavdinë e pacenuar shpirtërore të Kalifit. Jo vetëm Maulana Muhammad Ali dhe Shaukat Ali, por edhe shumë prijës u bënë pjesëmarrës në lëvizjet e përbashkëta të Kalifatit dhe Mos-Kooperimit, lëvizja e parë e gjerë kombëtare hinduse-myslimane që nga Lufta e Parë për Pavarësi në vitin 1857. Por, në fund, e gjithë kjo mori fund me rënien e lëvizjes historike, kur turqit e rinj, nën udhëheqjen e Kemal Ataturkut, vendosën për shfuqizimin e kalifatit dhe Turqinë e shpallën republikë. Gandi anuloi mosbashkëpunimin, pas dhunës që shpërtheu në Chauri-Chaura. Shumë myslimanë, si shumë hindusë të tjerë, ndien se Gandi kishte tradhtuar revolucionin e tyre duke e anuluar atë, kur ata kishin ende disa shpresa për sukses. Që kur revolucioni turk shfuqizoi kalifatin, myslimanët hindusë të lëvizjes së Kalifatit ranë në rrëmujë dhe konfuzion, sepse patën humbur kauzën e tyre dhe simbolin që i bashkonte ata. Shumica e studentëve myslimanë, të cilët më parë ishin


Të tjerët për Islamin

333

larguar nga Universiteti mysliman Aligarh, u kthyen në institucionin e njëjtë. Por Gandi, deri në fund të jetës, gjithmonë pati miq myslimanë të afërt me të. Përveç grupit të mësuesve dhe studentëve të Jamia Millia Islamia-s, grupi tjetër i myslimanëve që i mbetën besnikë Gandit, ishin Khudai Khidmatgar (shërbëtorët e Zotit). Këta ishin një grup i Patanëve në kufirin veriperëndimor, nën udhëheqjen e Khan Abdul Ghaffar Khan, i cili i mbeti besnik Gandit gjatë tërë jetës së tij dhe e shoqëroi prijësin hindus më vonë gjatë shumë ecjeve të tij të gjata, në zonat e shkatërruara nga trazirat. Në këtë kontekst, duhet përmendur edhe një mysliman i fuqishëm, i cili ndikoi në jetën dhe mendimet e Gandit (jo gjithmonë në mënyrë pozitive), veçanërisht në periudhën nga 1937 deri më 1947. Ai ishte Mohammed Ali Jinnah, themeluesi i Pakistanit. I njohur si Babai i Kombit në Pakistan, ai është nderuar nga të gjithë pakistanezët si Quaid-e-Azam, “Prijësi i Madh”, i quajtur për herë të parë në vitin 1940. Gandi dhe Jinnah morën qëndrime diametralisht të kundërta në shumë raste dhe arritën në zgjidhje shumë të ndryshme për myslimanët në Indinë e pandarë. Por në fazën fillestare situata ishte krejtësisht e ndryshme dhe mjaft miqësore. Të dy prijësit nuk pajtoheshin për shumë çështje: “Në vitin 1915, Jinnah i riu, krijoi një perspektivë të suksesshme në Bombei, duke u bërë avokati kryesor i bashkëpunimit midis hindusëve dhe myslimanëve në detyrën e punës së përbashkët për të promovuar vetëqeverisjen për Indinë pas

334

Takvim – Kalendar 2011

luftës. Ai arriti të organizonte një takim të përbashkët të Ligës së Myslimanëve dhe Partisë së Kongresit”. Jinnah ishte quajtur edhe ambasador i unitetit hindusmysliman. “Por Jinnah nuk pëlqeu përgjigjen e shumë anëtarëve të Kongresit në vitin 1919, për thirrjen e Gandit për përdorimin e teknikave të tij të luftimit të britanikëve. Jinnah nuk e pëlqeu idenë e përpjekjes për ngritjen e masës, dhe ai ishte përgatitur për t’u marrë me britanikët përmes negociatave kushtetuese. Gjithashtu, atij nuk i pëlqeu ideja e Maulana Azad-it, kur dëshiroi të zhvillonte një formë të re të udhëheqjes nga anëtarët e shkolluar të klasës Ulema”. Jinnah ishte i interesuar kryesisht për zhvillimin e mjeteve moderne kushtetuese qeverisëse. Ai kurrë nuk pati simpati për qasjen e Gandit, ose për taktikat e prijësve myslimanë të lëvizjes së Kalifatit. Megjithëse sigurisht ndante qëllimin e vetëqeverisjes për Indinë, ai nuk pëlqeu popullzimin dhe agjitacionin e masës të lëvizjes së Jo-bashkëpunimit të viteve 1919-22. Dallimi midis tij dhe Gandit ishte çështje e mospajtimeve lidhur me mjetet; nuk ishte në shkallë të parë dallim i bazuar në çështjet hinduse-myslimane. Pasi Jinnah, pas vitit 1937, pranoi udhëheqjen e Ligës së Myslimanëve, ai zbatoi me besnikëri politikat e Ligës. Ikballi dhe mendimtarë të tjerë myslimanë, e ndihmuan atë në përmbledhje dhe pastaj ai i zbatoi idetë e tyre”. (Mcdonough). Dallimet midis Gandit dhe Jinnah, për fat të keq, vazhduan të thelloheshin gjatë viteve dhe më vonë mendimet e tyre kaluan në pole të kundërta gati për të gjitha çështjet, veçanërisht kur Jinnah u bë zëdhënësi kryesor i Teorisë së Dy Kombeve.


Të tjerët për Islamin

335

Nuk është çudi që Gandi nuk ishte kurrë i prirë që për Islamin të diskutonte me Jinnah-un, ashtu siç kishte bërë shpesh me mendimtarët myslimanë si Maulana Mohammed ALi Jauhar, Allama Iqbal, Maulana Abul Kalam Azad, Zakir Hussain e të tjerë. Gjatë periudhës së Kalifatit dhe lëvizjes së parë të Mosbindjes Civile, Gandi u afrua shumë me prijësit dhe intelektualët myslimanë si Maulana Muhammad Ali, Maulana Shaukat Ali, Allama Mohammed Iqbal, Maulana Abul Kalam Azad, dhe më vonë me anëtarin e njohur të Partisë së Kongresit, Zakir Hussain. Përmes njohjes intime dhe diskutimeve të gjata me këta eksponentë të ditur të Islamit, ai thelloi respektin për Muhamedin a.s.. Gandi ishte aq i etur për të mësuar për Muhamedin a.s., saqë u pikëllua kur nuk kishte më shumë për të lexuar rreth tij. Sipas fjalëve të tij: “Dëshiroja të dija më të mirën e jetës së njeriut që ka ndikim të padiskutueshëm në zemrat e miliona njerëzve. Jam bindur, si kurrë më parë, se nuk ishte shpata që fitoi një vend në ato ditë në skemën e jetës. Ishte thjeshtësia, druajtja absolute e Profetit, përmbushja e përpiktë e premtimeve, përkushtimi i tij i madh për miqtë dhe pasuesit e tij, trimëria e tij, sakrifica e tij, besimi i tij absolut në Zotin dhe në misionin e tij – këto dhe jo shpata ka sjellë gjithçka para tyre dhe ka tejkaluar çdo pengesë. Kur përfundova vëllimin e dytë (të biografisë së Profetit), më erdhi keq që nuk kisha më shumë për të lexuar për një personalitet kaq të madh”. Eulogjia e Gandit dëshmon më tej: “Muhamedi ishte një profet i madh. Ai ishte trim dhe nuk i frikësohej asnjë njeriu, por vetëm Zotit. Ai kurrë nuk ka thënë një gjë e të ketë

336

Takvim – Kalendar 2011

vepruar të kundërtën. Ai vepronte siç ndiente. Muhamedi ishte i varfër, ai mund të kishte shumë pasuri, po të dëshironte. Kam derdhur lot kur kam lexuar për privimin që ai, familja dhe shokët e tij, vuanin vullnetarisht. Si mund të më ndihmojë një kërkues i së vërtetës si unë, që ta respektoj atë, mendja e të cilit ishte në mënyrë konstante e fiksuar në Zotin, i cili gjithnjë kishte frikën nga Zoti dhe i cili kishte dhembshuri të pakufishme për njerëzimin”. Thëniet e Muhamedit a.s. e impresionuan Gandin deri në një shkallë të madhe, sa ato i quajti si “thesare të njerëzimit”. Në parathënien e tij për Thëniet e Muhamedit a.s. nga Allama Sir Abdullah Al-Mamun Al-Suhrawardy, ai pa hezitim deklaroi: “Kam lexuar koleksionin e Sir Abdullah Suhrawardyt me shumë interes dhe përfitim. Ai është prej thesareve të njerëzimit, e jo thjesht të myslimanëve”. Përveç interesimit të tij për shembullin e Muhamedit a.s. si një të njeriu që ndryshoi botën duke e vënë besimin e tij në veprim, Gandi gjithashtu studioi rregullisht Kuranin. Ai kaloi një kohë të konsiderueshme duke studiuar Kuranin e Shenjtë, gjatë qëndrimeve të përkohshme në burgjet e Indisë si “mysafir” i Madhërisë të Tij Mbretërore. “Ai dëshironte, siç thoshte shpesh”, pohon Sheila Mcdonough, “të dinte nga zemrat e punëtorëve myslimanë pasues të tij, dhe besonte se kuptimi i librave të tyre të shenjtë ishte mënyra për t’i kuptuar ata. Kishte një numër fushash në të cilat besonte se njihte ngjashmëritë e temave midis mprehtësisë që kishte fituar nga kuptimi i librave të shenjtë hindusë, dhe Kurani”. Fjala “nënshtrim” është një shembull. Ky është përkthimi


Të tjerët për Islamin

337

i zakonshëm në gjuhën angleze i fjalës Islam dhe pranohet si afirmimi bazë i gjithë besimit të myslimanëve, që do të thotë nënshtrim dhe dorëzim ndaj Zotit. Gandi mendonte se kjo ishte e ngjashme me kuptimin e nënshtrimit që kishte nxjerrë nga një pasazh upanishadik. Gandi mendonte se nuk kishte asnjë dallim të madh midis Kuranit dhe Upanishadeve mbi çështjen e nevojës për vetëbraktisje totale për Zotin”. Një tjetër ngjashmëri që kishte dalluar, ishte mësimi se ndaj së keqes duhet përgjigjur me të mirë. Kjo duket se ishte një prej pohimeve më të hershme që ai mori shumë seriozisht për zemrën, kur e mësoi nga një himn Vaishnava. Ekziston edhe një mësim moral shumë i ngjashëm në Kuran. Sipas Mcdonagh, “Vetëm njerëzit që kanë mendje, kujtojnë; të cilët zbatojnë kontratën e Zotit...janë të durueshëm, dëshirojnë Përballjen me Zotin e tyre, falen dhe harxhojnë atë që Ne u kemi thënë, fshehurazi dhe në publik, dhe që kthejnë të keqen me të mirë”. Sipas Gandit, dharma do të thoshte qëndrueshmëri në ruajtjen e të vërtetës. Kjo është e ngjashme me kuptimin e tij të urdhrit kuranor në suren Fatiha, për qëndrimin në rrugën e drejtë, dhe mosdevijimin. Nuk është çudi pse ai në mënyrë të vazhdueshme përdorte suren Fatiha të Kuranit të Shenjtë si pjesë në shërbime ditore të lutjeve të tij”. “Gandi gjithashtu i këshilloi hindusët si dhe sikët që të lexonin Kuranin ashtu sikur lexojnë Gitan dhe Sahebin Granth. Dhe myslimanët i porosiste se edhe ata duhej të lexonin Gitan dhe Sahebin Granth me nderimin e njëjtë që kishin kur lexonin Kuranin”. (Abdul Waheed Khan, India fiton lirinë: Ana tjetër).

338

Takvim – Kalendar 2011

Duke diskutuar për lëvizjet Suddhi dhe Sangathan, Gandi madje shkonte deri në shkallën e pyetjes: “Pse hindusët nuk mund të besojnë në natyrën hyjnore të Kuranit dhe të thonë se nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut dhe se Muhamedi është i dërguari i Tij? Feja jonë nuk është fe ekskluzive, por në thelb është gjithëpërfshirëse”. Gandi besonte gjithashtu se mësimet për atributet e Zotit janë shumë të ngjashme në shkrimet e shenjta të Hinduizmit dhe Islamit. Ai nuk hezitonte të fliste për kalifin Ali bin Ebu Talib r.a. si një model të përmbajtjes, dhe kështu model për ata që do të merrnin metodën e satyagrahas (Satyagraha do të thotë insistimi absolut për të vërtetën. Kur një njeri insiston për të vërtetën, ajo i jep fuqi). Gandi thotë: “Duhet të dish të përmbash zemërimin tënd, nëse dëshiron të ruash jodhunën në veprime për çdo kohë. Hazreti Aliu, hero i Islamit, ishte përfshirë në një zënkë me një kundërshtar; dhe sipas bindjes sime, nëse ai nuk do të përmbante zemërimin e tij në atë kohë, Islami nuk do të ruante vrullin e tij të pathyeshëm të progresit deri në kohën e sotme”. Gandi nderoi në mënyrë elokuente edhe sakrificën e pakrahasueshme të bërë nga Imamët Hasani dhe Husejni r.a.. Shembulli i lavdishëm i Imam Husejnit r.a., nipit të Pejgamberit a.s., i cili ra martir, është barazuar nga Gandi me tapascharyan, besimin hindus në fuqinë e vuajtjeve për të transformuar ndërgjegjen: “Të gjitha fetë në botë janë kështu strikt në lidhje me zotimet...Madje, në qoftë se vetëm një pakicë nga ju zotoheni, ne do të shpërblehemi me anë të tyre. Studentët myslimanë e kanë shembullin e Imamëve Hasan e Husejn. Islami nuk është


Të tjerët për Islamin

339

mbajtur gjallë nga shpata, po nga shumë fakirë me një sens të lartë të nderit që kanë dhënë...Unë asgjë nuk kam për t’ju dhënë në rrugën e eksitimit...Dua t’ju jap kurajë të qetë. Dëshiroj të keni zemra të pastra, të mjaftueshme për vetësakrificë, për tapascharya”. Gandi besonte se ajo që quajti “aspekti sufi i Islamit”, mësonte durimin dhe vetëdisiplinën, të cilën myslimanët hindusë duhet të mësojnë ta praktikojnë dhe format bhakti të Hinduizmit, që predikojnë barazinë. Ai besonte në mënyrë të vendosur se Kurani i shenjtë mëshirën dhe durimin i thekson si virtyte themelore të njeriut. Ai refuzoi të besonte se dhuna joracionale ishte një karakteristikë e veçantë e myslimanëve apo e hindusëve. Dhunën joracionale të myslimanëve e interpretonte gjithmonë si kuptim të degjeneruar të Islamit, sikur dhuna hinduse që ishte njëlloj kuptim i degjeneruar i Hinduizmit. Nuk është çudi që Gandi ishte i prerë kur shpërtheu një trazirë e tmerrshme shoqërore në Kalkutë, më 16 gusht 1946. Gjatë disa viteve të ardhshme, vrasjet dhe shkatërrimi i ndërsjellë vazhdoi midis hindusëve dhe myslimanëve në shumë pjesë të vendit. Ato ishin sulme në fshatrat hinduse nga myslimanët në Noakhali dhe shpërthime të ngjashme të dhunës kundër fshatrave myslimane nga hindusët në Bihar. Bapi i pikëlluar, vajtonte: “Ne në Indi (Indinë e pandarë) përfaqësonim të gjitha fetë kryesore në tokë, dhe është çështje e poshtërimit të thellë të pohojmë se ne jemi shtëpi e ndarë kundër vetes; se ne hindusët dhe myslimanët po vërsulemi kundër njëri-tjetrit”.

340

Takvim – Kalendar 2011

Ëndrra e tij e madhe u bë realitet – liria erdhi. Por me liri erdhën edhe pasionet shoqërore, dhe hindusët e myslimanët po masakronin njëri- tjetrin. Njeriu i moshuar i dobët, në prag të tetëdhjetave, shkoi nga një vend në një tjetër, në kërkim të vendosjes së paqes dhe vullnetit të mirë, aty ku kishte armiqësi dhe konflikte. Ai shkoi në Noakhali, për të zbutur hindusët që kishin pësuar nga krimet e myslimanëve. Ai shkoi në Patna, për të shëruar vuajtjet e myslimanëve, të shkaktuara nga hindusët. Ai shkoi në Delhi, dhe çdo ditë predikonte dashuri dhe miqësi shoqërore. Sipas Mcdonough-ut, “Gandi në të vërtetë i kaloi vitet e tij të fundit, në mes të njëlloj ferri në tokë. Ky thuajse mund të jetë më i keq se ferri - se shpërthimi keqdashës i dhunës midis njerëzve, në shërbim të të cilëve kishte dhënë jetën”. Një fanatik i pandjeshëm i quajtur Nathuram Godse, i paaftë të mbajë mesazhin e Gandit për vullnet të mirë dhe harmoni ndërfetare, do ta qëllonte atë për vdekje, madje kur ai ishte në rrugë për lutje. Ajo ditë, 30 janar 1948, do të mbetet përgjithmonë një ditë zie, jo vetëm në Indi, po në të gjitha vendet kur të heqin dorë nga armiqësia dhe të duan paqe e harmoni midis të gjitha besimeve. Përktheu nga anglishtja: Fuad Morina Ky artikull është marrë nga: www.islamicity.com


Takvim – Kalendar 2011 342 Kjo sure, kryesisht përfshin tri tema mjaft të rëndësishme:

E para, se ringjallja është një e vërtetë dhe se një ditë do të dalim para Allahut të Gjithëmëshirshëm për të dhënë llogari për veprat e (pa)bëra në këtë jetë, dhe se në këtë (ringjallje) duhet besuar me sinqeritet dhe në mënyrë të paluhatur.

Jasini sherif

E dyta, banorët e një fshati kanë qenë objekt i trajtimit të kësaj sureje, dhe, ndonëse komentuesit e Kuranit nuk janë të një mendimi se për cilin lokalitet flitet, megjithatë, në librat e

SUREJA E JASINI SHERIFIT

tefsirit më shumë përmendet fshati Entakije, banorët e të cilit,

Kjo sure e Kuranit ka zbritur në Meke. Është sureja e 36 e

- pasi që nuk i dëgjuan dy të dërguar të Allahut, madje as të

Kuranit. Ka gjithsej 83 ajete. Për shkak të rëndësisë që ka, dhe

tretin “që erdhi nga skaji më i largët i qytetit” (Habib

sidomos për faktin se trajton, përveç të tjerash, parimet e Një-

Nexhari(?), - u dënuan “me një britmë të fuqishme”.

shmërisë së Allahut (tevhidin), kjo sure është quajtur edhe me

E treta, kjo sure, sikur u tha më lartë, përmban ajete të

emrin “Zemra e Kuranit”. Pejgamberi a.s. lidhur me këtë sure

cilat flasin dhe sjellin argumente për Njëshmërinë e Allahut

ka thënë: “Çdo send ka zemër, e zemra e Kuranit është “Jā

xh.sh. (tevhidin), sikundërqë flitet edhe për idhujtarët

Sīni”; do të dëshiroja që kjo sure të jetë në zemër të çdo njeriu

kurejshit, të cilët përgënjeshtruan Pejgamberin dhe Kuranin,

nga Ymeti im”.

për se edhe merituan dënimin e Allahut.

Quhet “suretu Jasin” sepse Allahu i Madhërishëm e filloi

Duke qenë se kjo sure tek besimtarët tanë gëzon populla-

këtë sure pikërisht me këto dy shkronja simbolike: “jā” dhe

ritet të konsideruar, dhe se atë e lexojnë më shumë se suret e

“sīn”, kuptimin e të cilave e di vetëm Allahu, ndërkaq mendi-

tjerat, në këtë “Takvim” do ta sjellim tekstin origjinal, trans-

met e dijetarëve përkitazi me këtë sure dhe me simotrat e saj

kriptimin dhe përkthimin e saj. E bëjmë këtë me qëllim që

që fillojnë më shkronja si kjo, janë të ndryshme.

lexuesit dhe besimtarët tanë sa më lehtë ta lexojnë dhe nga më-


Jasini sherif 343 simet e saj të përfitojnë, e pse jo edhe këtë sure ta lexojnë për

344

Takvim – Kalendar 2011

shpirt të të vdekurve të tyre dhe sevapin e fituar t’ua dhurojnë

SUREJA JĀ SĪN E TRANSKRIPTUAR

atyre. Kjo, madje ka qenë një praktikë e cila në mjediset tona

Eūdhu bil-lāhi minesh-shejtānirr-rraxhīm Bismil-lāhirr-rahmānirr-rrahīm

është praktikuar mjaft mirë, aq sa qe bërë një traditë dhe një ibadet i njohur.

1. Jā Sīn. 2. Vel-Kur'ānil-hakīm. 3. Inneke le minel-murselīn. 4. ‘Alā siratin mustekīm. 5. Tenzīlel-‘Azīzirr-Rrahīm. 6. Litundhire kavmen mā undhire ābā'uhum fehum gāfilūn. 7. Lekad hakkal-kavlu ‘alā ektherihim fehum lā ju'minūn. 8. Innā xhe'alnā fī a'nākihim aglālen fehije ilel-edhkāni fehum mukmehūn 9. Ve xhe'alnā min bejni ejdīhim sedden ve min halfihim sedden fe agshejnāhum fehum lā jubsirūn. 10. Ve sevāun ‘alejhim e'endhertehum em lem tundhirhum lā ju'minūn. 11. Innemā tundhiru menit-tebe'adh-dhikre ve hashijerrrrahmāne bil-gajbi fe besh-shirhu bimagfiretin ve exhrin kerīm. 12. Innā nahnu nuhjil-mevtā ve nektubu mā kaddemū ve āthārehum ve kul-le shej'in ahsajnāhu fī imāmin mubīn.


Jasini sherif

345

1. Ja, Sin! 2. Pasha Kur'anin e pacenueshëm në urtësinë e tij të lartë. 3. S'ka dyshim se ti (Muhammed) je prej të dërguarve. 4. Je në një rrugë të drejtë. 5. (Kur'ani është) Zbritje e Plotfuqishmit, e Mëshiruesit. 6. Për t'ia tërhequr vërejtjen një populli, që të parëve të tyre nuk u është tërhequr, e për atë shkak ata janë të hutuar. 7. Për Zotin tashmë ka marrë fund vendimi (thënia) kundër shumicës së tyre, andaj ata edhe nuk besojnë. 8. Ne u kemi varë në qafat e tyre pranga e ato u arrijnë deri në nofulla, andaj ata mbesin me koka lart. 9. Ne u kemi vënë edhe para tyre pendë edhe mbrapa tyre pendë dhe ua kemi mbuluar sytë, prandaj ata nuk shohin. 10. Dhe për ata është e njëjtë, a ua tërhoqe vërejtjen a nuk ua tërhoqe, ata nuk besojnë. 11. Ti ia tërheq vërejtjen vetëm atij që e përvetëson Kur'anin dhe i frikësohet Mëshiruesit edhe kur është vetëm (i papashëm prej njerëzve), pra jepi myzhde atij për falje dhe shpërblim të mirë. 12. Vërtet, Ne i ngjallim të vdekurit dhe i shkruajmë veprat; gjurmët e tyre dhe çdo gjë kemi regjistruar në librin e ruajtur (Lehvi Mahfudh).

346

Takvim – Kalendar 2011

13. Vadrib lehum methelen as'hābel-karjeti idh xhā'ehelmurselūn. 14. Idh erselnā ilejhimuthnejni fe kedh-dhebūhumā fe ‘azzeznā bi thālithin fekālū innā ilejkum murselūn. 15. Kālū mā entum il-lā besherun mithlunā ve mā enzelerrrrahmānu min shej'in in entum il-lā tekdhibūn. 16. Kālū Rabbunā ja'lemu innā ilejkum le murselūn. 17. Ve mā alejnā il-lel-belāgul-mubīn. 18. Kālū innā tetaj-jernā bikum le in lem tentehū lenerxhumennekum ve le jemes-sen-nekum minnā adhābun elīm. 19. Kālū tāirukum me’akum e in dhukkirtum bel entum kavmun musrifūn. 20. Ve xhā'e min aksal-medīneti rexhulun jes'ā kāle jā kavmittebi’ul-murselīn. 21. It-tebiū men lā jes'elukum exhren ve hum muhtedūn. 22. Ve mā lije la e’abudul-ledhī fetarenī ve ilejhi turxhe'ūn. 23. E et-tehidhu min dūnihī aliheten in juridnirr-rrahmānu bidurr-rrin lā tugni ‘annī shefā'atuhum shej'en ve lā junkidhūn. 24. Innī idhen lefī dalālin mubīn. 25. Innī āmentu birabbikum fesme'ūn. 26. Kīled-hulil-xhennete kāle jā lejte kavmī ja'lemūn. 27. Bimā gafere lī Rabbī ve xhe'alenī minel-mukremīn.


Jasini sherif 347 13. Përmendju atyre një shembull të banorëve të fshatit, kur atyre u patën ardhur të dërguarit. 14. Kur Ne dërguam te ata dy, e ata i përgënjeshtruan që të dy, atëherë i përforcuam me një të tretë dhe u thanë: "Ne jemi të dërguar te ju". 15. Ata (fshatarët) thanë: "Ju nuk jeni tjetër, vetëm se njerëz sikurse ne dhe se Allahu nuk u ka shpallur asgjë; ju nuk jeni tjetër vetëm se rrenacakë. 16. Ata thanë: "Zoti ynë e di se me të vërtetë ne jemi të dërguar te ju. 17. Dhe ne nuk jemi të obliguar për tjetër, përveç t'ju kumtojmë ashtu qartë". 18. Ata (fshatarët) thanë: "Ne parandiejmë kob me ju dhe nëse nuk tërhiqeni, ne do t'ju gurëzojmë dhe do të përjetoni ndëshkim të idhët prej nesh". 19. Ata (të dërguarit) thanë: "Fati i keq është i juaji, a pse u këshilluat, a (na kërcënoheni)? Jo, por ju jeni popull i shfrenuar!" 20. Dhe prej skajit më të largët të qytetit erdhi një njeri që ngutej e tha: "O populli im, dëgjoni të dërguarit!" 21. Dëgjoni atë që nuk kërkon prej jush ndonjë shpërblim dhe janë udhërrëfyes! 22. E, ç'kam unë që të mos e adhuroj atë që më krijoi dhe te Ai ktheheni. 23. A do të pranoj zota të tjerë pos Atij, e nëse do Mëshiruesi të më godasë me ndonjë të keqe, ndërmjetësimi i tyre nuk do të më vlejë asgjë, e as që do të më shpëtojnë. 24. Unë do të jem atëherë në një humbje të hapët. 25. Unë i kam besuar Zotit tuaj, pra më dëgjoni!" 26. Atij i është thënë: "Hyn në Xhenet! e ai tha: "Ah, sikur ta dinte populli im, 27. për çka më fali Zoti im dhe më bëri prej të nderuarve!"

348

Takvim – Kalendar 2011

28. Ve mā enzelnā ‘alā kavmihī min ba'dihī min xhundin mines-semāi ve mā kunnā munzilīn. 29. In kānet il-lā sajhaten vāhideten fe idhā hum hāmidūn. 30. Ja hasreten ‘alel-ibādi mā je'tīhim min resūlīn il-lā kānū bihī jestehzi'ūn. 31. Elem jerev kem ehleknā kablehum minel-kurūni ennehum ilejhim lā jerxhi'ūn. 32. Ve in kul-lun lemmā xhemī'un ledejnā muhdarūn. 33. Ve ājetun lehumul-erdul-mejtetu, ahjejnāhā ve ahrexhnā minhā habben feminhu je'kulūn. 34. Ve xhe'alnā fīhā xhennātin min nehīlin ve e'anābin ve fexh-xhernā fīhā minel-'ujūn. 35. Li je'kulū min themerihī ve mā ‘amilet-hu ejdīhim efelā jeshkurūn. 36. Subhānel-ledhī halekal-ezvāxhe kul-lehā mimmā tunbitulerdā ve min enfusihim ve mimmā lā ja'lemūn. 37. Ve ājetul-lehumul-lejl, neslehu minhun-nehāre fe idhā hum mudhlimūn. 38. Vesh-shemsu texhrī li mustekarr-rrin lehā, dhālike takdīrul-‘Azizil-‘Alīm. 39. Vel-kamere kad-dernāhu menāzile hat-tā ‘āde kel‘urxhunil-kādīm. 40. Lesh-shemsu jenbegī lehā en tudrikel-kamere ve lel-lejlu sābikun-nehār, ve kul-lun fī felekin jesbehūn.


Jasini sherif

349

28. Pas tij, Ne nuk zbritëm ndonjë ushtri nga qielli kundër popullit të tij, e as që ishte vendimi ynë të zbresim tjetër, 29. përveç një britme të tmerrshme, kur qe, ata të ftohur (të vdekur). 30. O sa dëshpërim i madh për robërit që nuk u erdhi ndonjë i dërguar, vetëm se ata u tallën me të. 31. A nuk e panë ata se sa gjenerata kemi zhdukur para tyre dhe ata nuk u kthyen. 32. Dhe të gjithë, të tubuar, do të paraqiten pranë Nesh. 33. Dhe për ata është argument (për fuqinë e Zotit) toka e vdekur, të cilën Ne e ngjallim, nxjerrim prej saj drith nga i cili ata hanë. 34. Dhe në të Ne u kemi bërë kopshte hurmash e rrushi dhe në të u kemi dhënë burime (uji). 35. Ashtu që ata të hanë nga ata fruta dhe nga çka prodhojnë vetë duart e tyre. A i gëzojnë këto dhe nuk falënderojnë? 36. I pastër nga të metat është Ai Që krijoi të gjitha llojet (çiftet) nga çka mban toka, nga vetë ata dhe nga çka ata nuk dinë. 37. Për ata është argument edhe nata, prej të cilës largojmë ditën, kurse ata mbesin në terr. 38. Edhe Dielli udhëton për në kufirin e vet (në cakun përfundimtar). Ai është (udhëtim) përcaktim i ngadhënjyesit, të dijshmit. 39. Edhe Hënës i kemi caktuar fazat (pozicionet) derisa të kthehet në trajtën e harkut. 40. As dielli nuk mund ta arrijë hënën, e as nata paraditën po secili noton në një galaktikë.

350

Takvim – Kalendar 2011

41. Ve ājetun lehum ennā hamelnā dhurr-rrij-jetehum filfulkil-meshhūn. 42. Ve haleknā lehum min mithlihī mā jerkebūn. 43. Ve in neshe' nugrikhum felā sarihā lehum ve lā hum junkadhūn. 44. Il-lā rahmeten minnā ve metā'an ilā hīn. 45. Ve idhā kīle lehumut-tekū mā bejne ejdīkum ve mā halfekum le‘al-lekum turhamūn. 46. Ve mā te'tīhim min ajetin min ājāti Rabbihim il-lā kānū ‘anhā mu'ridīn. 47. Ve idhā kīle lehum enfikū mimmā rezekakumull-llāhu kālel-ledhīne keferū lil-ledhīne āmenū enut'imu men lev jeshā'ull-llāhu at'amehu in entum il-lā fī dalālin mubīn. 48. Ve jekūlūne metā hādhel-va'du in kuntum sādikīn. 49. Mā jendhurūne il-lā sajhaten vāhideten te'hudhuhum ve hum jehis-simūn. 50. Felā jestetī'une tevsijeten ve lā ilā ehlihim jerxhi'ūn. 51. Ve nufihā fis-sūri fe idhā hum minel-exhdāthi ilā Rabbihim jensilūn. 52. Kālū jā vejlenā men be'athenā min merkadinā, hādhā mā ve'aderr-rrahmānu ve sadekal-murselūn. 53. In kānet il-lā sajhaten vāhideten feidhā hum xhemī'un ledejnā muhdarūn. 54. Fel-jevme lā tudhlemu nefsun shej'en ve lā tuxhzevne il-lā mā kuntum ta'lemūn.


Jasini sherif 351 41. Argument për ta është edhe ajo se Ne pasardhësit e tyre (të Ademit) i bartëm në anije të mbushur përplot. 42. Dhe ngjashëm me të, u krijuam atyre diçka që t'i hipin. 43. E sikur të duam Ne, i përmbytim ata, e nuk ka efekt as lutja e tyre dhe as që do të shpëtonin. 44. Përveç nga mëshira Jonë ndaj tyre, dhe që të përjetojnë të mirat deri në një kohë të caktuar. 45. E kur u thuhet atyre: "Kini frikë asaj që ngjau para jush dhe asaj çka do t'ju ngjajë më vonë, e që të mëshiroheni (ata nuk dëgjojnë). 46. Nuk ka asnjë argument që u erdhi atyre nga argumentet e Zotit, e që ata nuk ia kthyen shpinën. 47. Dhe kur u thuhej: "Jepni nga ajo që Allahu u begatoi, ata që nuk besuan besimtarëve u thanë: "A ta ushqejmë atë që sikur të donte Allahu do ta ushqente? Ju nuk jeni tjetër vetëm se të humbur qartë!". 48. Dhe thoshin: "Po qe se jeni të vërtetë, kur do të jetë ai premtim?" 49. (Allahu u përgjigjet) Nuk janë duke pritur tjetër vetëm se një britmë që i rrëmben ata kur janë duke u zënë mes vete. 50. E nuk do të mund të lënë as porosi (vasijet-testament) as të kthehen në familjet e tyre. 51. Dhe i fryhet Surit, kur qe, duke u ngutur prej varrezave paraqiten te Zoti i tyre. 52. E thonë: "Të mjerët ne! Po kush na ngriti prej ku ishim të shtrirë në varre?" E, kjo është ajo që premtoi Zoti dhe vërtetuan të dërguarit. 53. Ajo nuk është tjetër, përveç një zë i fuqishëm dhe ata të gjithë të paraqitur para Nesh. 54. Sot pra, askujt nuk i bëhet e padrejtë diçka dhe nuk shpërbleheni me tjetër vetëm për atë që vepruat.

Takvim – Kalendar 2011 352 55. Inne as-habel-xhennetil-jevme fī shugulin fākihūn. 56. Hum ve ezvaxhuhum fī dhilālin ‘alel-erā'iki mutteki'ūn. 57. Lehum fīhā fakihetun ve lehum mā jedde'ūn. 58. Selāmun kavlem min Rabirr-rrāhīm. 59. Vemtāzul-jevme ejjuhel-muxhrimūn. 60. Elem e’ahed ilejkum jā benī Ademe el-la ta'budushshejtān, innehū lekum aduvvun mubīn. 61. Ve eni'budūnī, hādhā siratun mustekīm. 62. Ve lekad edal-le minkum xhibil-len kethīrā, efelem tekūnū ta'kilūn. 63. Hādhihī xhehennemul-letī kuntum tū'adūn. 64. Islev hel jevme bimā kuntum tekfurūn. 65. El-jevme nahtimu ‘alā efvāhihim ve tukel-limunā ejdīhim ve tesh-hedu erxhuluhum bimā kānū jeksibūn. 66. Ve lev neshā'u letamesnā ‘alā e’ajunihim festebekus-sirāta fe ennā jubsirūn. 67. Ve lev neshā'u lemesahnā hum ‘alā mekānetihim femestetā'ū mudijjen ve lā jerxhi'ūn. 68. Ve men nuammirhu nunekkis-hu fil-halki efelā ja'kilūn. 69. Ve mā ‘al-lemnahush-shi're ve mā jenbegi lehu, in huve illā dhikrun ve Kur'ānun mubīn. 70. Lijundhire men kāne hajjen ve jehik-kal kavlu ‘alelkāfirīn.


Jasini sherif

353

55. Ata të Xhenetit tash janë të angazhuar me kënaqësi. 56. Ata dhe shoqet e tyre janë nën hije të mbështetur në kolltukë. 57. Aty ata kanë pemë dhe çka të duan. 58. Kanë "Selam", thënie e Zotit mëshirues! 59. E tash, o ju kriminelë, ndahuni! 60. O bijtë e Ademit (kriminelë), po a nuk ua dërgova porosinë që të mos e dëgjoni djallin, se me të vërtetë ai është armiku juaj i hapët!? 61. (Ju porosita) Të më adhuroni Mua, se kjo është rruga e sigurt! 62. Vërtet, ai ka humbur shumë njerëz prej jush, a nuk mblodhët mend? 63. Ky është Xhehnemi që juve u premtohej. 64. Hyni tash në të, për shkak se mohuat çdo të vërtetë! 65. Sot Ne ua mbyllim gojët atyre, Neve na flasin duart e tyre, kurse këmbët e tyre dëshmojnë për atë që punuan. 66. E sikur të duam Ne do t'ua verbonim sytë e tyre, se ata do ta mësynin rrugën, po si do të shihnin? 67. Dhe sikur të duam, do t'i kishim gjymtuar ata në vend, e nuk do të mund të shkonin as para as prapa. 68. E atij që i japim të jetojë gjatë, e kthejmë prapa në krijimin e tij. A nuk janë duke menduar? 69. Ne as nuk ia mësuam atij (Muhammedit) poezinë, e as që i takon ajo atij, ai (Kur'ani) nuk është tjetër vetëm se këshillë dhe Kur'an i qartë. 70. Për t'ia tërhequr vërejtjen atij që është i gjallë (me mend e zemër) dhe dënimi të bëhet meritë për jobesimtarët.

354

Takvim – Kalendar 2011

71. Elem jerev ennā haleknā lehum mimmā ‘amilet ejdīnā en'āmen fehum lehā mālikūn. 72. Ve dhel-lelnāhā lehum fe minhā rekūbuhum ve minhā je'kulūn. 73. Ve lehum fīhā menāfi'u ve meshārib, efelā jeshkurūn. 74. Vet-tehadhū min dūnil-lāhi āliheten le'al-lehum junsarūn. 75. Lā jestetī'ūne nasrehum ve hum lehum xhundun muhdarūn. 76. Felā jahzunke kavluhum, innā na'lemu mā jusirr-rrūne ve mā ju'linūn. 77. Evelem jerel-insānu ennā haleknāhu min nutfetin fe idhā huve hasīmun mubīn. 78. Ve darabe lenā methelen venesije halkahū, kāle men juhjilidhāme ve hije remīm. 79. Kul juhjīhel-ledhī enshe'ehā evvele merretin ve huve bikulli halkin ‘alīm. 80. El-ledhī xhe'ale lekum minesh-shexheril-ahdari nāren fe idhā entum minhu tūkidūn. 81. Evelejsel-ledhī halekas-semāvāti vel erdā bikādirin ‘alā en jahluka mithlehum, belā ve huve-hal-lākul-‘alīm. 82. Innemā emruhū idhā erade shej'en en jekūle lehū kun fejekūn. 83. Fe subhānel-ledhī bijedihī melekūtu kul-li shej'in ve ilejhi turxhe'ūn. Sadekall-llāhul-‘adhīm!


Jasini sherif

355

71. A nuk e shohin ata se nga ajo që Ne vetë e shpikëm, u krijuam atyre kafshët që ata i kanë. 72. Dhe ua bëmë ato që t'u binden atyre, e disave prej tyre u hipin, ndërsa prej disave ushqehen. 73. Ata kanë edhe dobi të tjera në to, e edhe pinë (qumësht) prej tyre. A nuk duhet të falënderojnë? 74. Po, shkojnë e në vend të Allahut adhurojnë zota të tjerë, me shpresë se do të ndihmohen prej tyre. 75. Ata nuk mund t'u ndihmojnë atyre, por këta (idhujtarët) u janë bërë ushtri e gatshme e tyre. 76. E ty mos të brengosin thëniet e tyre, Ne dimë çka mbajnë ata fshehtë dhe çka publikojnë. 77. A nuk mendon njeriu se Ne e krijuam atë prej një pikë uji (fare), kur qe, ai kundërshtar i rreptë. 78. Ai na solli Neve shembull, e harroi krijimin e vet e tha: "Kush i ngjall eshtrat duke qenë ata të kalbur? " 79. Thuaj: "I ngjall Ai Që i krijoi për herë të parë, e Ai është shumë i dijshëm për çdo krijim. 80. Ai që prej drurit të gjelbër ju bëri zjarrin, e ju prej tij ndezni". 81. A nuk është i fuqishëm Ai, Që krijoi qiejt e tokën, të krijojë njerëz sikundër që i krijoi ata? Po, Ai është Krijuesi, i Dijshmi. 82. Kur Ai dëshiron ndonjë send, urdhri i Tij është vetëm t'i thotë: "Bëhu!" Ai menjëherë bëhet. 83. I lartë është Ai Që në Dorën e Tij është pushteti mbi çdo send dhe vetëm te Ai ktheheni.

356

Takvim – Kalendar 2011

Duaja e Jasinit Bismil-lāhirr-rahmānirr-rrahīm El-hamdu lil-lāhil-ledhī nezzelel-Furkāne ‘alā ‘abdihī li jekūne li-l’ālemīne nedhīrā. All-llāhummexh’alil-Kur’āne lenā fid-dunjā karīnen ve filkijāmeti shefī’an ve ‘ales-sirāti nūren ve ilel-hajrāti kul-lihā delīlen ve imāmā. All-llāhumme bel-lig ve evsil thevābe mā kare’nāhu ba’del-kabūli minnā hedijjeten ilā rūhi sejjidinā Muhammedin sallall-llāhu ‘alejhi ve sel-lem. Ve ilā ervāhi ālihī ve as-hābihī ve etbāihī ridvānull-llāhi teālā alejhim exhme’īn. Ve ilā ervāhi ābāinā ve ummehātinā ve ehavātinā ve ihvetinā ve evlādinā ve akrebāinā ve asdikāinā ve li ustādhinā ve li xhemī’il-muminīne vel-mumināt. Va’fu ‘annā jā Kerīm. Vestexhib duāenā bi rahmetike jā erhamerr-rrāhimīn.


Jasini sherif

357

Dauaja e Jasinit Me Emrin e Allahut, të Gjithmëshirshmit, Mëshirëplotit Falënderimi i takon Allahut, i Cili robit të Vet ia zbriti Kur'anin, që të jetë vërejtje për të gjitha botërat! O Zot! Bëre që Kur'ani të na jetë shok në këtë botë, shoqërues në varr, ndërmjetësues në botën tjetër, dritë në rrugë dhe udhërrëfyes në çdo të mirë! O Zot, shpërblimin e asaj që e lexuam dhuroja shpirtit të zotëriut tonë Muhammedit a.s., familjes dhe shokëve të tij, shpirtërave të baballarëve tanë, nënave tona, motrave tona, vëllezërve tanë, fëmijëve tanë, farefisit tonë, miqve tanë, mësuesve tanë dhe shpirtrave të gjithë besimtarëve e besimtarëve, të gjallë qofshin apo të vdekur! Na fal neve, o Fisnik! Pranoje lutjen tonë me mëshirën Tënde, o Mëshirues i mëshiruesve! Amin! El-Fatihah!


‫اﻟْﺒَﻼَغُ اﻟْ ُﻤﺒِﲔُ)‪ (17‬ﻗَﺎﻟُﻮا إِﻧﱠﺎ ﺗَﻄَﻴـْﱠﺮﻧَﺎ ﺑِ ُﻜ ْﻢ ﻟَﺌِ ْﻦ َﱂْ ﺗَـْﻨﺘَـ ُﻬﻮا ﻟَﻨـَﺮْﲨَُﻨﱠ ُﻜ ْﻢ‬ ‫ْﰎ ﺑَ ْﻞ أَﻧْـﺘُ ْﻢ‬ ‫َاب أَﻟِﻴﻢٌ)‪ (18‬ﻗَﺎﻟُﻮا ﻃَﺎﺋُِﺮُﻛ ْﻢ َﻣ َﻌ ُﻜ ْﻢ أَﺋِ ْﻦ ذُﻛﱢﺮُْ‬ ‫َوﻟَﻴَ َﻤ ﱠﺴﻨﱠ ُﻜ ْﻢ ِﻣﻨﱠﺎ َﻋﺬ ٌ‬

‫ﺳﻮرة ﯾﺲ‬

‫َﺎل ﻳَﺎ ﻗـَﻮِْم‬ ‫ﻗـ َْﻮٌم ُﻣ ْﺴ ِﺮﻓُﻮنَ)‪َ (19‬وﺟَﺎءَ ِﻣ ْﻦ أَﻗْﺼَﻰ اﻟْ َﻤﺪِﻳﻨَ ِﺔ َر ُﺟﻞٌ ﻳَ ْﺴﻌَﻰ ﻗ َ‬

‫‪‬‬

‫اﺗﱠﺒِﻌُﻮا اﻟْ ُﻤْﺮ َﺳﻠِﲔَ)‪ (20‬اﺗﱠﺒِﻌُﻮا َﻣ ْﻦ ﻻَ ﻳَ ْﺴﺄَﻟُ ُﻜ ْﻢ أَﺟْﺮًا َوُﻫ ْﻢ ُﻣ ْﻬﺘَﺪُونَ)‪(21‬‬ ‫َﲣ ُﺬ ِﻣ ْﻦ دُوﻧِ​ِﻪ آَﳍَِﺔً إِ ْن‬ ‫ﱄ ﻻَ أَ ْﻋﺒُ ُﺪ اﻟﱠﺬِي ﻓَﻄَﺮَِﱐ َوإِﻟَْﻴ ِﻪ ﺗـُْﺮ َﺟﻌُﻮنَ)‪ (22‬أَأ ﱠِ‬ ‫َوﻣَﺎ ِ َ‬

‫َاط‬ ‫ﱠﻚ ﻟَ ِﻤ َﻦ اﻟْﻤُْﺮ َﺳﻠِﲔَ)‪َ (3‬ﻋﻠَﻰ ﺻِﺮ ٍ‬ ‫ﻳﺲ )‪ (1‬وَاﻟْﻘُْﺮآَ ِن اﳊَْﻜِﻴﻢِ)‪ (2‬إِﻧ َ‬

‫ِﱐ إِذًا‬ ‫َﲏ َﺷﻔَﺎ َﻋﺘُـ ُﻬ ْﻢ َﺷﻴْﺌًﺎ َوﻻَ ﻳـُْﻨ ِﻘﺬُونِ)‪ (23‬إ ﱢ‬ ‫ﻳُِﺮْد ِن اﻟﺮﱠﲪَْ ُﻦ ﺑِﻀﱟُﺮ ﻻَ ﺗـُ ْﻐ ِﻦ ﻋ ﱢ‬

‫ﱠﺣﻴﻢِ)‪ (5‬ﻟِﺘُـْﻨ ِﺬ َر ﻗـ َْﻮﻣًﺎ ﻣَﺎ أُﻧْ ِﺬ َر آَﺑَﺎ ُؤُﻫ ْﻢ ﻓَـ ُﻬ ْﻢ‬ ‫ُﻣ ْﺴﺘَﻘِﻴﻢٍ)‪ (4‬ﺗَـْﻨﺰِﻳ َﻞ اﻟْ َﻌﺰِﻳ ِﺰ اﻟﺮِ‬

‫ُﻞ‬ ‫ْﺖ ﺑَِﺮﺑﱢ ُﻜ ْﻢ ﻓَﺎﲰَْﻌُﻮنِ)‪ (25‬ﻗِﻴ َﻞ ا ْدﺧ ِ‬ ‫ِﱐ آَ َﻣﻨ ُ‬ ‫ﺿﻼٍَل ُﻣﺒِﲔٍ)‪ (24‬إ ﱢ‬ ‫ﻟَﻔِﻲ َ‬

‫ْل َﻋﻠَﻰ أَ ْﻛﺜَ ِﺮِﻫ ْﻢ ﻓَـ ُﻬ ْﻢ ﻻَ ﻳـ ُْﺆِﻣﻨُﻮنَ)‪ (7‬إِﻧﱠﺎ َﺟ َﻌ ْﻠﻨَﺎ‬ ‫ﻏَﺎﻓِﻠُﻮ َن )‪ (6‬ﻟَ​َﻘ ْﺪ َﺣ ﱠﻖ اﻟْﻘَﻮ ُ‬

‫َﰊ َو َﺟ َﻌﻠ َِﲏ ِﻣ َﻦ‬ ‫ْﺖ ﻗـ َْﻮﻣِﻲ ﻳـَ ْﻌﻠَﻤُﻮنَ)‪ (26‬ﲟَِﺎ َﻏﻔَ​َﺮ ِﱄ رﱢ‬ ‫َﺎل ﻳَﺎ ﻟَﻴ َ‬ ‫اﳉَْﻨﱠﺔَ ﻗ َ‬

‫َﲔ‬ ‫ِﰲ أَ ْﻋﻨَﺎﻗِ ِﻬ ْﻢ أَ ْﻏﻼَﻻً ﻓَ ِﻬ َﻲ إ َِﱃ اﻷَ ْذﻗَﺎ ِن ﻓَـ ُﻬ ْﻢ ُﻣ ْﻘ َﻤﺤُﻮنَ)‪َ (8‬و َﺟ َﻌ ْﻠﻨَﺎ ِﻣ ْﻦ ﺑـ ْ ِ‬

‫اﻟْ ُﻤﻜَْﺮِﻣﲔَ)‪(27‬‬

‫ﺼﺮُونَ)‪َ (9‬وﺳَﻮَاءٌ‬ ‫ﻻَ ﻳـُْﺒ ِ‬

‫َوﻣَﺎ أَﻧـَْﺰﻟْﻨَﺎ َﻋﻠَﻰ ﻗـ َْﻮِﻣ ِﻪ ِﻣ ْﻦ ﺑـَ ْﻌ ِﺪ ِﻩ ِﻣ ْﻦ ُﺟْﻨ ٍﺪ ِﻣ َﻦ اﻟ ﱠﺴﻤَﺎ ِء َوﻣَﺎ ُﻛﻨﱠﺎ‬

‫َﻋﻠَْﻴ ِﻬ ْﻢ أَأَﻧْﺬ َْرﺗَـ ُﻬ ْﻢ أَ ْم َﱂْ ﺗـُْﻨﺬ ِْرُﻫ ْﻢ ﻻَ ﻳـ ُْﺆِﻣﻨُﻮنَ)‪ (10‬إِﳕﱠَﺎ ﺗـُْﻨ ِﺬ ُر َﻣ ِﻦ اﺗﱠـﺒَ َﻊ اﻟ ﱢﺬ ْﻛَﺮ‬

‫َاﺣ َﺪةً ﻓَِﺈذَا ُﻫ ْﻢ ﺧَﺎ ِﻣﺪُونَ)‪ (29‬ﻳَﺎ‬ ‫ﺻْﻴ َﺤﺔً و ِ‬ ‫َﺖ إِﻻﱠ َ‬ ‫ُﻣْﻨ ِﺰﻟِﲔَ)‪ (28‬إِ ْن ﻛَﺎﻧ ْ‬

‫ْﺐ ﻓَـﺒَﺸْﱢﺮﻩُ ﲟَِ ْﻐﻔَِﺮةٍ َوأَ ْﺟ ٍﺮ َﻛﺮٍِﱘ)‪ (11‬إِﻧﱠﺎ َْﳓ ُﻦ ُْﳓﻴِﻲ‬ ‫َﺸ َﻲ اﻟﺮﱠﲪَْ َﻦ ﺑِﺎﻟْﻐَﻴ ِ‬ ‫َوﺧ ِ‬

‫ُﻮل إِﻻﱠ ﻛَﺎﻧُﻮا ﺑِ​ِﻪ ﻳَ ْﺴﺘَـ ْﻬ ِﺰﺋُﻮنَ)‪ (30‬أَ َﱂْ‬ ‫َﺣﺴَْﺮةً َﻋﻠَﻰ اﻟْﻌِﺒَﺎ ِد ﻣَﺎ ﻳَﺄْﺗِﻴ ِﻬ ْﻢ ِﻣ ْﻦ َرﺳ ٍ‬

‫َﺎم‬ ‫ﺼْﻴـﻨَﺎﻩُ ِﰲ إِﻣ ٍ‬ ‫َﻲ ٍء أ ْﺣ َ‬ ‫ُﺐ ﻣَﺎ ﻗَ ﱠﺪ ُﻣﻮا َوآَﺛَﺎ َرُﻫ ْﻢ َوُﻛ ﱠﻞ ﺷ ْ‬ ‫اﻟْﻤ َْﻮﺗَﻰ َوﻧَ ْﻜﺘ ُ‬

‫ﻳـَ​َﺮوْا َﻛ ْﻢ أَ ْﻫﻠَ ْﻜﻨَﺎ ﻗَـْﺒـﻠَ ُﻬ ْﻢ ِﻣ َﻦ اﻟْ ُﻘﺮُو ِن أَﻧـﱠ ُﻬ ْﻢ إِﻟَْﻴ ِﻬ ْﻢ ﻻَ ﻳـَﺮِْﺟﻌُﻮنَ)‪َ (31‬وإِ ْن ُﻛﻞﱞ‬

‫ُﻣﺒِﲔٍ)‪(12‬‬

‫ض اﻟْ َﻤﻴْﺘَﺔُ أَ ْﺣﻴَـْﻴـﻨَﺎﻫَﺎ‬ ‫ﻀﺮُونَ)‪َ (32‬وآَﻳَﺔٌ ﳍَُ ُﻢ اﻷَْر ُ‬ ‫ﻟَﻤﱠﺎ ﲨَِﻴ ٌﻊ ﻟَ َﺪﻳْـﻨَﺎ ُْﳏ َ‬

‫َﺎب اﻟْﻘَْﺮﻳَِﺔ إِ ْذ ﺟَﺎءَﻫَﺎ اﻟْﻤُْﺮ َﺳﻠُﻮنَ)‪ (13‬إِ ْذ أ َْر َﺳ ْﻠﻨَﺎ‬ ‫ﺻﺤ َ‬ ‫ِب ﳍَُ ْﻢ َﻣﺜَﻼً أَ ْ‬ ‫ﺿﺮ ْ‬ ‫وَا ْ‬

‫َِﻴﻞ‬ ‫ﱠﺎت ِﻣ ْﻦ ﳔ ٍ‬ ‫‪َ (33‬و َﺟ َﻌ ْﻠﻨَﺎ ﻓِﻴﻬَﺎ َﺟﻨ ٍ‬

‫ِﺚ ﻓَـﻘَﺎﻟُﻮا إِﻧﱠﺎ إِﻟَْﻴ ُﻜ ْﻢ ﻣُْﺮ َﺳﻠُﻮنَ)‪ (14‬ﻗَﺎﻟُﻮا‬ ‫َﲔ ﻓَ َﻜ ﱠﺬﺑُﻮﳘَُﺎ ﻓَـ َﻌﺰْﱠزﻧَﺎ ﺑِﺜَﺎﻟ ٍ‬ ‫إِﻟَْﻴ ِﻬ ُﻢ اﺛْـﻨـ ْ ِ‬

‫َﺎب َوﻓَﺠْﱠﺮﻧَﺎ ﻓِﻴﻬَﺎ ِﻣ َﻦ اﻟْﻌُﻴُﻮنِ)‪ (34‬ﻟِﻴَﺄْ ُﻛﻠُﻮا ِﻣ ْﻦ ﲦَ​َِﺮﻩِ َوﻣَﺎ َﻋ ِﻤﻠَْﺘﻪُ‬ ‫َوأَ ْﻋﻨ ٍ‬

‫َﻲ ٍء إِ ْن أَﻧْـﺘُ ْﻢ إِﻻﱠ‬ ‫ﻣَﺎ أَﻧْـﺘُ ْﻢ إِﻻﱠ ﺑَ َﺸٌﺮ ِﻣﺜْـﻠُﻨَﺎ َوﻣَﺎ أَﻧـْﺰَ​َل اﻟﺮﱠﲪَْ ُﻦ ِﻣ ْﻦ ﺷ ْ‬

‫ِﺖ‬ ‫أَﻳْﺪِﻳ ِﻬ ْﻢ أَﻓَﻼَ ﻳَ ْﺸ ُﻜﺮُونَ)‪ُ (35‬ﺳْﺒﺤَﺎ َن اﻟﱠﺬِي َﺧﻠَ َﻖ اﻷَزَْوا َج ُﻛﻠﱠﻬَﺎ ﳑِﱠﺎ ﺗـُْﻨﺒ ُ‬

‫ﺗَ ْﻜ ِﺬﺑُﻮنَ)‪ (15‬ﻗَﺎﻟُﻮا َرﺑـﱡﻨَﺎ ﻳـَ ْﻌﻠَ ُﻢ إِﻧﱠﺎ إِﻟَْﻴ ُﻜ ْﻢ ﻟَﻤُْﺮ َﺳﻠُﻮنَ)‪َ (16‬وﻣَﺎ َﻋﻠَْﻴـﻨَﺎ إِﻻﱠ‬


‫ﻀﺮُونَ)‪ (53‬ﻓَﺎﻟْﻴـ َْﻮَم‬ ‫َاﺣ َﺪةً ﻓَِﺈذَا ُﻫ ْﻢ ﲨَِﻴ ٌﻊ ﻟَ َﺪﻳْـﻨَﺎ ُْﳏ َ‬ ‫ﺻْﻴ َﺤﺔً و ِ‬ ‫َﺖ إِﻻﱠ َ‬ ‫إِ ْن ﻛَﺎﻧ ْ‬

‫ُﺴ ِﻬ ْﻢ وَﳑِﱠﺎ ﻻَ ﻳـَ ْﻌﻠَﻤُﻮنَ)‪َ (36‬وآَﻳَﺔٌ ﳍَُ ُﻢ اﻟﻠﱠﻴْ ُﻞ ﻧَ ْﺴﻠَ ُﺦ ِﻣْﻨﻪُ‬ ‫ض َوِﻣ ْﻦ أَﻧْـﻔ ِ‬ ‫اﻷَْر ُ‬

‫ﺲ َﺷﻴْﺌًﺎ َوﻻَ ﲡُْﺰَْو َن إِﻻﱠ ﻣَﺎ ُﻛﻨْﺘُ ْﻢ ﺗَـ ْﻌ َﻤﻠُﻮنَ)‪(54‬‬ ‫ﻻَ ﺗُﻈْﻠَ ُﻢ ﻧـَ ْﻔ ٌ‬

‫ِﻚ ﺗَـ ْﻘﺪِﻳُﺮ‬ ‫ﺲ َْﲡﺮِي ﻟِ ُﻤ ْﺴﺘَـﻘﱟَﺮ َﳍَﺎ ذَﻟ َ‬ ‫اﻟﻨﱠـﻬَﺎ َر ﻓَِﺈذَا ُﻫ ْﻢ ُﻣﻈْﻠِﻤُﻮنَ)‪ (37‬وَاﻟ ﱠﺸ ْﻤ ُ‬

‫َﺎب اﳉَْﻨﱠ ِﺔ اﻟْﻴـ َْﻮَم ِﰲ ُﺷﻐ ٍُﻞ ﻓَﺎﻛِﻬُﻮنَ)‪ُ (55‬ﻫ ْﻢ َوأَزْوَا ُﺟ ُﻬ ْﻢ ِﰲ ِﻇﻼ ٍَل‬ ‫ﺻﺤ َ‬ ‫إِ ﱠن أَ ْ‬

‫َﱴ ﻋَﺎ َد ﻛَﺎﻟْﻌُْﺮﺟُﻮ ِن‬ ‫اﻟْ َﻌﺰِﻳ ِﺰ اﻟْ َﻌﻠِﻴﻢِ)‪ (38‬وَاﻟْ َﻘ َﻤَﺮ ﻗَﺪ ْﱠرﻧَﺎﻩُ َﻣﻨَﺎزَِل ﺣ ﱠ‬

‫ِﻚ ُﻣﺘﱠ ِﻜﺌُﻮنَ)‪ (56‬ﳍَُ ْﻢ ﻓِﻴﻬَﺎ ﻓَﺎﻛِ َﻬﺔٌ َوﳍَُ ْﻢ ﻣَﺎ ﻳَ ﱠﺪﻋُﻮنَ)‪(57‬‬ ‫َﻋﻠَﻰ اﻷَرَاﺋ ِ‬

‫ﺲ ﻳـَْﻨﺒَﻐِﻲ َﳍَﺎ أَ ْن ﺗُ ْﺪرَِك اﻟْ َﻘﻤَ​َﺮ َوﻻَ اﻟﻠﱠْﻴ ُﻞ ﺳَﺎﺑِ ُﻖ‬ ‫ِﱘ)‪ (39‬ﻻَ اﻟ ﱠﺸ ْﻤ ُ‬ ‫اﻟْ َﻘﺪ ِ‬

‫َﺣﻴﻢٍ)‪ (58‬وَا ْﻣﺘَﺎ ُزوا اﻟْﻴـ َْﻮَم أَﻳـﱡﻬَﺎ اﻟْ ُﻤ ْﺠ ِﺮﻣُﻮنَ)‪ (59‬أَ َﱂْ‬ ‫َب رِ‬ ‫َﺳﻼٌَم ﻗـ َْﻮﻻً ِﻣ ْﻦ ر ﱟ‬

‫َﻚ ﻳَ ْﺴﺒَﺤُﻮنَ)‪(40‬‬ ‫اﻟﻨﱠـﻬَﺎ ِر َوُﻛﻞﱞ ِﰲ ﻓَـﻠ ٍ‬

‫أَ ْﻋ َﻬ ْﺪ إِﻟَْﻴ ُﻜ ْﻢ ﻳَﺎ ﺑ َِﲏ آَ َد َم أَ ْن ﻻَ ﺗَـ ْﻌﺒُ ُﺪوا اﻟ ﱠﺸْﻴﻄَﺎ َن إِﻧﱠﻪُ ﻟَ ُﻜ ْﻢ َﻋ ُﺪ ﱞو‬

‫ْﻚ اﻟْ َﻤ ْﺸﺤُﻮنِ)‪َ (41‬و َﺧﻠَ ْﻘﻨَﺎ ﳍَُ ْﻢ ِﻣ ْﻦ‬ ‫َوآَﻳَﺔٌ ﳍَُ ْﻢ أَﻧﱠﺎ ﲪَ​َﻠْﻨَﺎ ذُﱢرﻳـﱠﺘَـ ُﻬ ْﻢ ِﰲ اﻟْ ُﻔﻠ ِ‬

‫ﺿ ﱠﻞ ِﻣْﻨ ُﻜ ْﻢ‬ ‫ُوﱐ َﻫﺬَا ﺻِﺮَا ٌط ُﻣ ْﺴﺘَﻘِﻴﻢٌ)‪َ (61‬وﻟَ​َﻘ ْﺪ أَ َ‬ ‫ُﻣﺒِﲔٌ)‪َ (60‬وأَ ِن ا ْﻋﺒُﺪ ِ‬

‫ﺻ ِﺮﻳ َﺦ ﳍَُ ْﻢ َوﻻَ ُﻫ ْﻢ‬ ‫ِﻣﺜْﻠِ ِﻪ َﻣﺎ ﻳـَْﺮَﻛﺒُﻮنَ)‪َ (42‬وإِ ْن ﻧَ َﺸﺄْ ﻧـُ ْﻐ ِﺮﻗْـ ُﻬ ْﻢ ﻓَﻼَ َ‬

‫ِﺟﺒِ َﻛﺜِ ًﲑا أَﻓَـﻠَ ْﻢ ﺗَﻜُﻮﻧُﻮا ﺗَـ ْﻌ ِﻘﻠُﻮنَ)‪َ (62‬ﻫ ِﺬ ِﻩ َﺟ َﻬﻨﱠ ُﻢ اﻟ ِﱠﱵ ُﻛﻨْﺘُ ْﻢ‬

‫ﻳـُْﻨـ َﻘﺬُونَ)‪ (43‬إِﻻﱠ رَﲪَْﺔً ِﻣﻨﱠﺎ َوَﻣﺘَﺎﻋًﺎ إ َِﱃ ِﺣﲔٍ)‪َ (44‬وإِذَا ﻗِﻴ َﻞ ﳍَُ ُﻢ اﺗﱠـ ُﻘﻮا ﻣَﺎ‬

‫ﺻﻠ َْﻮﻫَﺎ اﻟْﻴـ َْﻮَم ﲟَِﺎ ُﻛْﻨﺘُ ْﻢ ﺗَ ْﻜ ُﻔﺮُونَ)‪ (64‬اﻟْﻴـ َْﻮَم ﳔَْﺘِ ُﻢ َﻋﻠَﻰ‬ ‫ﺗُﻮ َﻋﺪُونَ)‪ (63‬ا ْ‬

‫َﲔ أَﻳْﺪِﻳ ُﻜ ْﻢ َوﻣَﺎ َﺧ ْﻠ َﻔ ُﻜ ْﻢ ﻟَ َﻌﻠﱠ ُﻜ ْﻢ ﺗـُﺮْﲪَُﻮنَ)‪َ (45‬وﻣَﺎ ﺗَﺄْﺗِﻴ ِﻬ ْﻢ ِﻣ ْﻦ آَﻳٍَﺔ ِﻣ ْﻦ‬ ‫ﺑـ ْ َ‬

‫ْﺴﺒُﻮنَ)‪َ (65‬وﻟ َْﻮ‬ ‫أَﻓـْﻮَا ِﻫ ِﻬ ْﻢ َوﺗُ َﻜﻠﱢ ُﻤﻨَﺎ أَﻳْﺪِﻳ ِﻬ ْﻢ َوﺗَ ْﺸ َﻬ ُﺪ أ َْر ُﺟﻠُ ُﻬ ْﻢ ﲟَِﺎ ﻛَﺎﻧُﻮا ﻳَﻜ ِ‬

‫ﻻﱠ ﻛَﺎﻧُﻮا َﻋْﻨـﻬَﺎ ُﻣ ْﻌ ِﺮ ِﺿﲔَ)‪َ (46‬وإِذَا ﻗِﻴ َﻞ ﳍَُ ْﻢ أَﻧِْﻔ ُﻘﻮا ﳑِﱠﺎ َرَزﻗَ ُﻜ ُﻢ‬

‫ﺼﺮُونَ)‪َ (66‬وﻟ َْﻮ‬ ‫َﱏ ﻳـُْﺒ ِ‬ ‫ﻧَﺸَﺎءُ ﻟَﻄَ َﻤ ْﺴﻨَﺎ َﻋﻠَﻰ أَ ْﻋﻴُﻨِ ِﻬ ْﻢ ﻓَﺎ ْﺳﺘَﺒَـ ُﻘﻮا اﻟﺼﱢﺮَا َط ﻓَﺄ ﱠ‬

‫َﺎل اﻟﱠﺬِﻳ َﻦ َﻛ َﻔُﺮوا ﻟِﻠﱠﺬِﻳ َﻦ آَ َﻣﻨُﻮا أَﻧُﻄْﻌِ ُﻢ َﻣ ْﻦ ﻟ َْﻮ ﻳَﺸَﺎءُ اﻟﻠﱠﻪُ أَﻃْ َﻌ َﻤﻪُ إِ ْن‬ ‫اﻟﻠﱠﻪُ ﻗ َ‬

‫ﻻَ ﻳـَﺮِْﺟﻌُﻮنَ)‪(67‬‬

‫َﱴ َﻫﺬَا اﻟ َْﻮ ْﻋ ُﺪ إِ ْن ُﻛﻨْﺘُ ْﻢ‬ ‫ﺿﻼٍَل ُﻣﺒِﲔٍ)‪َ (47‬وﻳـَ ُﻘﻮﻟُﻮ َن ﻣ َ‬ ‫أَﻧْـﺘُ ْﻢ إِﻻﱠ ِﰲ َ‬

‫َوَﻣ ْﻦ ﻧـُ َﻌﻤْﱢﺮﻩُ ﻧـُﻨَ ﱢﻜ ْﺴﻪُ ِﰲ اﳋَْﻠ ِْﻖ أَﻓَﻼَ ﻳـَ ْﻌ ِﻘﻠُﻮنَ)‪َ (68‬وﻣَﺎ َﻋﻠﱠ ْﻤﻨَﺎﻩُ اﻟ ﱢﺸﻌَْﺮ َوﻣَﺎ‬

‫َاﺣ َﺪةً ﺗَﺄْ ُﺧ ُﺬ ُﻫ ْﻢ َوُﻫ ْﻢ‬ ‫ﺻْﻴ َﺤﺔً و ِ‬ ‫ﺻَﺎ ِدﻗِﲔَ)‪ (48‬ﻣَﺎ ﻳـَْﻨﻈُﺮُو َن إِﻻﱠ َ‬

‫ﻳـَْﻨﺒَﻐِﻲ ﻟَﻪُ إِ ْن ﻫ َُﻮ إِﻻﱠ ِذ ْﻛٌﺮ َوﻗـُْﺮآَ ٌن ُﻣﺒِﲔٌ)‪69‬‬

‫ﺼﻤُﻮنَ)‪ (49‬ﻓَﻼَ ﻳَ ْﺴﺘَﻄِﻴﻌُﻮ َن ﺗـ َْﻮ ِﺻﻴَﺔً َوﻻَ إ َِﱃ أَ ْﻫﻠِ ِﻬ ْﻢ ﻳـَﺮِْﺟﻌُﻮنَ)‪(50‬‬ ‫َِﳜ ﱢ‬

‫ْل َﻋﻠَﻰ اﻟْﻜَﺎﻓِﺮِﻳﻦَ)‪(70‬‬ ‫اﻟْﻘَﻮ ُ‬ ‫َﺖ أَﻳْﺪِﻳﻨَﺎ أَﻧْـﻌَﺎﻣًﺎ ﻓَـ ُﻬ ْﻢ َﳍَﺎ ﻣَﺎﻟِﻜُﻮنَ)‪(71‬‬ ‫أ َ​َوَﱂْ ﻳـَﺮَوْا أَﻧﱠﺎ َﺧﻠَ ْﻘﻨَﺎ ﳍَُ ْﻢ ﳑِﱠﺎ َﻋ ِﻤﻠ ْ‬ ‫َوذَﻟﱠْﻠﻨَﺎﻫَﺎ ﳍَُ ْﻢ ﻓَ ِﻤْﻨـﻬَﺎ َرﻛُﻮﺑـُ ُﻬ ْﻢ َوِﻣْﻨـﻬَﺎ ﻳَﺄْ ُﻛﻠُﻮنَ)‪َ (72‬وﳍَُ ْﻢ ﻓِﻴﻬَﺎ َﻣﻨَﺎﻓِ ُﻊ‬

‫َوﻧُِﻔ َﺦ ِﰲ اﻟﺼﱡﻮِر ﻓَِﺈذَا ُﻫ ْﻢ ِﻣ َﻦ اﻷَ‬

‫‪ (51‬ﻗَﺎﻟُﻮا ﻳَﺎ‬

‫َق اﻟْﻤُْﺮ َﺳﻠُﻮنَ)‪(52‬‬ ‫ﺻﺪ َ‬ ‫َوﻳْـﻠَﻨَﺎ َﻣ ْﻦ ﺑـَ َﻌﺜَـﻨَﺎ ِﻣ ْﻦ ﻣَْﺮﻗَ ِﺪﻧَﺎ َﻫﺬَا ﻣَﺎ َو َﻋ َﺪ اﻟﺮﱠﲪَْ ُﻦ َو َ‬


‫دﻋﺎء ﺳﻮرة ﻳﺲ‬

‫ِب أَﻓَﻼَ ﻳَ ْﺸ ُﻜﺮُونَ)‪ (73‬وَاﲣﱠَ ُﺬوا ِﻣ ْﻦ ُدو ِن اﻟﻠﱠ ِﻪ آَﳍَِﺔً ﻟَ َﻌﻠﱠ ُﻬ ْﻢ‬ ‫َوَﻣﺸَﺎر ُ‬

‫اَﻋُﻮذُ ﺑِﺎﷲِ ِﻣ َﻦ اﻟ ﱠﺸْﻴﻄَﺎ ِن اﻟﱠﺮِﺟﻴ ِﻢ ﺑِ ْﺴ ِﻢ اﷲِ اﻟﱠﺮﲪَْﺎ ِن اﻟﱠﺮِﺣﻴ ِﻢ‬

‫ﻀﺮُو َن )‪ (75‬ﻓَﻼَ‬ ‫ﺼﺮُونَ)‪ (74‬ﻻَ ﻳَ ْﺴﺘَﻄِﻴﻌُﻮ َن ﻧَﺼَْﺮُﻫ ْﻢ َوُﻫ ْﻢ ﳍَُ ْﻢ ُﺟْﻨ ٌﺪ ُْﳏ َ‬ ‫ﻳـُْﻨ َ‬

‫ﲔ ﻧَ ِﺬﻳًﺮا‪ .‬اَﻟﻠﱠ ُﻬ ﱠﻢ‬ ‫اَ ْل ْ◌ﲪَْ ُﺪ ﻟِﻠﱠ ِﻪ اﻟﱠ ِﺬي ﻧـَﱠﺰَل اﻟْ ُﻔ ْﺮﻗَﺎ َن َﻋﻠَﻰ َﻋْﺒ ِﺪ ِﻩ ﻟِﻴَ ُﻜﻮ َن ﻟِْﻠ َﻌﺎﻟَ ِﻤ َ‬ ‫َﻞ اﻟْ ُﻘ ْﺮآ َن ﻟَﻨَﺎ ِﰲ اﻟ ﱡﺪﻧْـﻴَﺎ ﻗَ ِﺮﻳﻨًﺎ َو ِﰲ اﻟْ َﻘ ِْﱪ ُﻣﻮﻧِ ًﺴﺎ َو ِﰲ اﻟْ ِﻘﻴَﺎ َﻣ ِﺔ َﺷ ِﻔﻴ ًﻌﺎ َو‬ ‫اَ ْﺟﻌ ِ‬ ‫ات ُﻛﻠﱢ َﻬﺎ َدﻟِﻴﻼً َو اَِﻣﺎﻣﺎً! اَﻟﻠﱠ ُﻬ ﱠﻢ ﺑـَﻠﱢ ْﻎ َو اَْو ِﺻ ْﻞ‬ ‫اط ﻧُﻮًرا َو إِ َﱃ اﳋَْْﻴـَﺮ ِ‬ ‫ﺼَﺮ ِ‬ ‫َﻋﻠَﻰ اﻟ ﱢ‬ ‫ﺻﻠﱠﻰ اﷲُ َﻋﻠَْﻴ ِﻪ َو َﺳﻠﱠ َﻢ َو آﻟِ​ِﻪ َو‬ ‫وح َﺳﻴﱢ ِﺪﻧَﺎ ﳏَُ ﱠﻤ ٍﺪ َ‬ ‫اب َﻣﺎ ﻗَـَﺮاْﻧَﺎﻩُ َﻫ ِﺪﻳﱠﺔً إِ َﱃ ُر ِ‬ ‫ﺛـَ َﻮ َ‬ ‫ﲔ َو ا َِﱃ ا َْرَو ِاح آﺑَﺎﺋِﻨَﺎ َو اُﱠﻣ َﻬﺎﺗِﻨَﺎ َو اَ َﺧ َﻮاﺗِﻨَﺎ َو اِ ْﺧ َﻮﺗِﻨَﺎ َو اَْوﻻَ ِدﻧَﺎ‬ ‫ﺻﺤَﺎﺑِ​ِﻪ اَﲨَْﻌِ َ‬ ‫اَ ْ‬ ‫ﺎت‬ ‫ﲔ َو اﻟْ ُﻤ ْﺆِﻣﻨَ ِ‬ ‫ُ◌ ْﺳﺘَﺎ ِذﻧَﺎ َو ﳉَِ ِﻤﻴ ِﻊ اﻟْ ُﻤ ْﺆِﻣﻨِ َ‬ ‫ﺻ ِﺪﻗَﺎﺋِﻨَﺎ َو ﻷ ِ‬ ‫َو اَﻗْـَﺮﺑَﺎﺋِﻨَﺎ َو اَ ْ‬ ‫ﻚ‬ ‫ﺐ ُد َﻋﺎءَﻧَﺎ ﺑَِﺮﲪَْﺘِ َ‬ ‫ﻒ َﻋﻨﱠﺎ ﻳَﺎ َﻛ ِﺮﱘُ! َو ا ْﺳﺘَ ِﺠ ْ‬ ‫ات‪َ .‬وا ْﻋ ُ‬ ‫اﻷَ ْﺣﻴَﺎ ِء ِﻣْﻨـ ُﻬ ْﻢ َو اﻷَ ْﻣ َﻮ ِ‬ ‫ﲔ! اَﻟْ َﻔﺎﲢَِﺔُ!‬ ‫اﲪ َ‬ ‫ﻳَﺎ اَْر َﺣ َﻢ اﻟﱠﺮ ِ​ِ‬

‫ُﺴﺮﱡو َن َوﻣَﺎ ﻳـُ ْﻌﻠِﻨُﻮنَ)‪ (76‬أ َ​َوَﱂْ ﻳـَ​َﺮ ا ِﻹﻧْﺴَﺎ ُن أَﻧﱠﺎ‬ ‫ْﻚ ﻗـ َْﻮﳍُ​ُ ْﻢ إِﻧﱠﺎ ﻧـَ ْﻌﻠَ ُﻢ ﻣَﺎ ﻳ ِ‬ ‫َْﳛُﺰﻧ َ‬ ‫َﺴ َﻲ‬ ‫َب ﻟَﻨَﺎ َﻣﺜَﻼً َوﻧ ِ‬ ‫َﺧﻠَ ْﻘﻨَﺎﻩُ ِﻣ ْﻦ ﻧُﻄْ َﻔ ٍﺔ ﻓَِﺈذَا ﻫ َُﻮ َﺧﺼِﻴ ٌﻢ ُﻣﺒِﲔٌ)‪َ (77‬وﺿَﺮ َ‬ ‫َﺎل َﻣ ْﻦ ﳛُْﻴِﻲ اﻟْﻌِﻈَﺎ َم َوِﻫ َﻲ َرﻣِﻴﻢٌ)‪ (78‬ﻗُ ْﻞ ﳛُْﻴِﻴﻬَﺎ اﻟﱠﺬِي أَﻧْ َﺸﺄَﻫَﺎ‬ ‫َﺧ ْﻠ َﻘﻪُ ﻗ َ‬ ‫ﱠل َﻣﱠﺮةٍ َوُﻫ َﻮ ﺑِ ُﻜ ﱢﻞ َﺧﻠ ٍْﻖ َﻋﻠِﻴﻢٌ)‪ (79‬اﻟﱠﺬِي َﺟ َﻌ َﻞ ﻟَ ُﻜ ْﻢ ِﻣ َﻦ اﻟ ﱠﺸ َﺠ ِﺮ‬ ‫أَوَ‬ ‫َات‬ ‫ْﺲ اﻟﱠﺬِي َﺧﻠَ َﻖ اﻟ ﱠﺴﻤَﺎو ِ‬ ‫ﻀ ِﺮ ﻧَﺎرًا ﻓَِﺈذَا أَﻧْـﺘُ ْﻢ ِﻣْﻨﻪُ ﺗُﻮﻗِﺪُونَ)‪ (80‬أ َ​َوﻟَﻴ َ‬ ‫اﻷَ ْﺧ َ‬ ‫ْض ﺑِﻘَﺎ ِد ٍر َﻋﻠَﻰ أَ ْن ﳜَْﻠُ َﻖ ِﻣﺜْـﻠَ ُﻬ ْﻢ ﺑـَﻠَﻰ َوﻫ َُﻮ اﳋَْﻼﱠ ُق اﻟْ َﻌﻠِﻴﻢُ)‪ (81‬إِﳕﱠَﺎ‬ ‫وَاﻷَر َ‬ ‫ُﻮل ﻟَﻪُ ُﻛ ْﻦ ﻓَـﻴَﻜُﻮنُ)‪ (82‬ﻓَ ُﺴْﺒﺤَﺎ َن اﻟﱠﺬِي ﺑِﻴَ ِﺪﻩِ‬ ‫أَْﻣُﺮﻩُ إِذَا أَرَا َد َﺷﻴْﺌًﺎ أَ ْن ﻳـَﻘ َ‬ ‫َﻲ ٍء َوإِﻟَْﻴ ِﻪ ﺗـُْﺮ َﺟﻌُﻮنَ)‪(83‬‬ ‫ُﻮت ُﻛ ﱢﻞ ﺷ ْ‬ ‫َﻣﻠَﻜ ُ‬


Duaja pas leximit të Jasini Sherifit

Eudhu bil-lahi minesh-shejtanir-raxhim Bismil-lahir-rahmanir-rahim El-hamdu lil-lahil-ledhi nezzelel furkane ala abdihi lijekune lil-alemine nedhira. All-llahummexh'alil Kur'ane lena fid-dunja karinen ve fil-kabri munisen ve fil-kijameti shefi'an ve ales-sirati nuran ve ilel-hajrati kul-liha delilen ve imama. All-llahumme bel-lig ve eusil thevabe ma kara'nahu hedijjeten ila ruhi sejjidina Muhammedin sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme ve alihi ve as'habihi exhme'ine ve ila ervahi abaina ve ummehatina ve ehavatina ve ihvetina ve euladina ve akrabaina ve asdikaina ve liustadhina ve lixhemi'il-mu'minine vel-mu'minati el-ahjau minhum vel-emvati. Va'fu anna, ja Kerimu! Vestexhib dua'ena birahmetike, ja erhamer-rahimin! Amin! Elfatihah! Kërkoj strehë tek All-llahu prej djallit të mallkuar Në emër të All-llahut, të Gjithmëshirshmit, Mëshirëplotit Falënderimi i takon All-llahut, i Cili robit të Vet ia zbriti Kur'anin, që të jetë vërejtje për të gjitha botërat! O Zot! Bëre që Kur'ani të na jetë shok në këtë botë, shoqërues në varr, ndërmjetësues në botën tjetër, dritë në rrugë dhe udhërrëfyes në çdo të mirë! O Zot, shpërblimin e asaj që e lexuam dhuroja shpirtit të zotëriut tonë Muhammedit a.s., familjes dhe shokëve të tij, shpirtërave të baballarëve tanë, nënave tona, motrave tona, vëllezërve tanë, fëmijëve tanë, farefisit tonë, miqve tanë, mësuesve tanë dhe shpirtrave të gjithë besimtarëve e besimtarëve, të gjallë qofshin apo të vdekur! Na fal neve, o Fisnik! Pranoje lutjen tonë me mëshirën Tënde, o Mëshirues i mëshiruesve! Amin! El-Fatihah


Takvim – Kalendar 2011 392 Elez Osmani “Dielli” kronikë e shqiptarëve të Amerikës........................... 245

Përmbajtja Në vend të parathënies ........................................................... 5 Ajni Sinani Kurani i madhërishëm mrekulli unike ...................................... 9 Sabri Bajgora Dhjetë porositë hyjnore në suren “El-En’amë” ...................... 25 Kasim Gërguri Vdekja dhe ringjallja .............................................................. 57 Hajrullah Hoxha Qëndrimet e ulemave për Mevludin ...................................... 81 Rregullat e martesës në islam............................................. 101 Sedat Islami Urtësitë dhe veçoritë e Xhumasë ........................................ 131 Nexhat Ibrahimi Kuptimi i drejtë i ekstremizmit në fenë islame..................... 145 Senad Maku Kurani i Madhëruar dhe doktrina e trinisë ........................... 161 Francesca De Chatel Uji sipas Islamit.................................................................... 173 Resul Rexhepi - Sadik Mehmeti Myderrizi i medresesë “Mehmet Pasha” të Prizrenit hafiz Abdullah ef. Hizri – Telaku.......................................... 189 Mr. Qemajl Morina Mehmet Akif Ersoji - poet i Islamit (1873-1936) .................. 221 Prof. dr. Hysen Matoshi Lotët për atdheun e robëruar............................................... 235

Nuridin Ahmeti Gazeta “Dajti” e Hafiz Ibrahim Dalliut denoncuese e krimeve serbe.......................................................... 277 Ramadan Shkodra Botimet islame në gjuhën shqipe në Kosovë (tradita, sfidat dhe realiteti).................................................. 291 Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi Buzëqeshja nga aspekti kuranor dhe shkencor .................. 305 Mexhid Yvejsi Shkenca apo besimi, evolucioni apo krijimi? ...................... 311 Dr. Syed Ashraf Ali Gandi dhe Islami.................................................................. 321 Sureja e Jasini Sherifit......................................................... 341 Shtojcë - pjesa kalendarike ................................................. 366 Përmbajtja ........................................................................... 391


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.