Takvimi 2013- Shkrimet

Page 1

TAKVIM 1434-1435 KALENDAR 2013


TAKVIM 1434-1435 KALENDAR 2013

Prishtinë


Boton: KRYESIA E BASHKËSISË ISLAME TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Prishtinë, rr. Bajram Kelmendi (Ish-Vellusha) nr. 84 Tel & fax: 038 / 224-001 www.bislame.net e-mail: takvimi@hotmail.com

Për botuesin: Mr. Naim Tërnava Redaksia: Resul Rexhepi – kryeredaktor email: resulr@hotmail.com Hajrullah Hoxha - sekretar i redaksisë Lektor: Isa Bajçinca Korrektor: Skender Rashiti Ballina: Bashkim Mehani Redaktor teknik & Realizimi kompjuterik: Nuhi Simnica Shtypi: “Grafing” - Prishtinë © Copyright: Të gjitha të drejtat e botimit, ribotimit, fotokopjimit a përkthimit i përkasin Kryesisë së BI-së të Kosovës. Ndalohet me ligj riprodhimi i plotë apo i pjesshëm pa lejen e botuesit


Takvim – Kalendar 2013

6

Me Emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit

Në vend të parathënies Falënderimi i takon vetëm Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Vetëm Atë adhurojmë dhe vetëm nga Ai ndihëm kërkojmë. Përshëndetjet dhe salavatet ia dërgojmë Muhamed–Mustafasë, Pejgamberit të fundit - vulës së pejgamberisë, familjes së tij të ndershme, shokëve të tij besnikë dhe gjithë atyre që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit. Lexues të nderuar! Me ndihmën e Allahut Fuqiplotë ia dolëm të përgatitim edhe këtë numër të “Takvimit”. Pjesa tematike e këtij numri të “Takvimit”, sikurse edhe herë të tjera, përmban rubrikat islame, si të thuash, standarde, nga fusha e tefsirit, hadithit, akaidit, fikhut, ahlakut etj.. Por një pjesë, si gjithmonë, i kushtohet trashëgimisë sonë fetare dhe kombëtare dhe ndriçimit të shumë aspekteve dhe personaliteteve që vunë vulën e tyre në rrjedhat e kohës. Përveç kësaj, në këtë numër, kemi vendosur që, për lesuesit tonë të respektuar, për shkak të vlerës përmbajtjesore dhe rëndësisë historike të sjellim në formatin “re-print” broshurën “Besimet e Muslimanvet” të njërit prej dijetarëve dhe personaliteteve më të shquara të kombit shqiptar Hafiz Ibrahim Dalliut, ashtu siç e ka shkruar dhe e ka botuar afro një shekull më parë, pa bërë asnjë ndërhyrje të vetme.

E veçanta e këtij “Takvimi”, përveç tjerash, qëndron edhe në faktin se është përgatitur në vigjilje të shënimit dhe festimit të 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë dhe në kohën kur në gjithë hapësirat ku jetojnë e veprojnë shqiptarët është duke u festuar dhe duke u shënuar ky përvjetor i madh i shtetit shqiptar.

*** Edhe Bashkësia Islame e Kosovës, së bashku me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë dhe me Bashkësinë Fetare islame të Maqedonisë, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, më 2829 shtator 2012 në Tiranë, kanë organizuar një konferencë shkencore ndërkombëtare me temë “Kontributi i prijësve myslimanë në formësimin e vetëdijes dhe identitetit kombëtar”, në të cilën akademikë dhe studiues nga të gjitha trevat shqiptare kanë mbajtur referatet e tyre shkencore mbi rolin dhe kontributin e prijësve myslimanë në këto 100 vjet shtet. Në këtë konferencë u vunë në dukje dhe u fol për figurat historike nga radhët e ulemasë shqiptare që kanë luajtur një rol të jashtëzakonshëm në ngritjen e Flamurit, shpalljen e pavarësisë dhe në ndërtimin e identitetit tonë kombëtar. Të pranishëm në hapjen e konferencës ishin Kryeministri i Shqipërisë, Prof. Dr. Sali Berisha, krerët e bashkësive fetare të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi si dhe të trevave të tjera shqiptare, krerët e komuniteteve të tjera fetare në vend, ministra, deputetë e ambasadorë të akredituar në Tiranë, si dhe personalitete të tjera të larta të politikës, kulturës, artit dhe shkencave, nga të gjitha trevat shqiptare dhe nga Diaspora. Me


Parathënie

7

rastin e hapjes së konferencës nga një fjalë e mbajtën kryetarët e tri komuniteteve simotra shqiptare si dhe kryeministri i Shqipërisë. Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Haxhi Selim Muça, duke vlerësuar lart rolin dhe kontributin e personaliteteve islame në përpjekjet për pavarësinë e vendit dhe në konsolidimin e shtetit shqiptar në këto 100 vjet, ndër të tjera, tha: “Kur udhëton nëpër historinë shqiptare dhe flet për lëvizjet dhe përpjekjet mbarëkombëtare, kupton se një rol të rëndësishëm kanë luajtur edhe rilindësit e mëdhenj shqiptarë, të cilët në shumë raste ishin prijës myslimanë me detyra fetare që nga imamë xhamish, e deri në drejtues të lartë si myfti, kryemyfti, kadi, myderriz dhe kryetar komuniteti, ku në kushte e rrethana të vështira punuan për krijimin dhe ngritjen e shtetit shqiptar, si dhe kontribuuan për forcimin dhe konsolidimin e këtij shteti, duke dhënë një ndihmesë të jashtëzakonshme në formësimin e vetëdijes kombëtare dhe fetare të popullit tonë”. Ndërsa Kryeministri i Shqipërisë z. Sali Berisha, shprehu nderim dhe respekt për liderët shpirtëror dhe fetar kur tha: “Lider fetarë e udhëheqës shpirtëror, përulem me nderim dhe respekt përpara jush, para veprës së ndritur të paraardhësve tuaj, vazhdimit të saj me mençuri, dashuri e guxim nga ju dhe të gjithë udhëheqësit shpirtëror të këtij kombi.” Kreu i Qeverisë Shqiptare, Dr. Sali Berisha, duke folur në këtë konferencë deklaroi se udhëheqësit shpirtërorë të kombit duhet të marrin vendin e merituar në histori. “Roli dhe kontributi i udhëheqësve shpirtëror të kombit, të besimit mysliman, ortodoks dhe katolik në 100-vjetorin e pa-

8

Takvim – Kalendar 2013

varësisë së Shqipërisë është injoruar dhe është harruar dhe kjo është shumë e vërtetë. Kjo e vërtetë e hidhur ka shpjegimin e vet të qartë, sepse për diktatorin në Shqipëri armiku më i egër se feja dhe besimi tek Zoti nuk kishte. Ndaj dhe ai ndërmori ndaj tyre barbaritë më të pashembullta në historinë moderne të njerëzimit”. Më tej, kryeministri i Shqipërisë tha: “Elita fetare e vendit ka meritat më të para nga të gjitha elitat e tjera. Në rast se vështrojmë kombet dhe historitë e tjera ju do të gjeni kombe të cilat kanë traditat mijëra vjeçare shkrimi, alfabetesh, biblioteka librash dhe qytetërimi. Por kombi ynë ka një specifikë që se ka asnjë komb tjetër dhe është diamant i qytetërimit të kombeve dhe kjo është toleranca fetare. S’ka dhe s’mund të ketë asnjë tregues më epror për qytetarinë e një kombi sesa toleranca fetare. Udhëheqësit fetarë të vendit punuan në shekuj për të ruajtur identitetin tonë kombëtar. Mësimet e Profetit nuk e ndajnë kurrë atdheun nga feja. Dashuria për atdheun vjen nga besimi, ndaj shqiptaria është pjesë e pandarë e besimit. Udhëheqësit fetarë në net të gjata pushtimesh i shndërruan institucionet e kultit në vatra të fuqishme lirie. Drita e Lidhjes së Prizrenit u ndez në Medresenë e Xhamisë Bajrakli. Kleri mysliman me përkushtimin e tyre mahnitës i shërbyen shqipes me përkthimet e tyre. Ishin klerikët ata që kontribuuan në hapjen e shkollës së parë shqipe. Hafiz Ali Korça, së bashku me personalitete të shquara të vendit, hapën mësonjëtoren e parë, Hafiz Ibrahim Dalliu, figurë aq e ndritur e kombit, që bëri gjithçka për të hapur Normalen e Elbasanit, krah Luigj Gurakuqit dhe të tjerëve, ata bënë gjithçka për të ndriçuar dhe ushqyer shpirtin e këtij kombi me mësimet e Zotit dhe Profetit, me mësimet


Parathënie

9

e shenjta, dhe bëri që drita e dijes të ndriçojë në zemrat e shqiptarëve”, tha kreu i Qeverisë së Shqipërisë, për të shtuar në përfundim se “Besimi në kombin tonë ka dhe do të ketë një të ardhme të ndritur. Shqiptarët duhet të jenë krenarë me besimet e tyre fetare dhe duhet përulen me nderimin më të madh ndaj udhëheqësve të tyre shpirtëror e fetar për kontributin e madh që ata kanë dhënë në shekuj dhe mijëvjeçarë.” Më pas fjalë përshëndetëse kanë mbajtur edhe përfaqësues të Bashkësive Islame Shqiptare të Kosovës, Maqedonisë e Malit të Zi. Myftiu i Kosovës, z. Naim Tërnava, mbajti një fjalë, ku shprehi nderim të veçantë për të gjitha ato figura që kontribuuan në aktin madhor në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë dhe për të gjithë ata që sakrifikuan para dhe pas shpalljes së pavarësisë. Ai, përveç tjerash, tha: “Kontributi i ulemasë shqiptare ishte determinues si në pjesëmarrjen aktive nëpër kryengritje të shumta duke i udhëhequr ato, po edhe duke dhënë kurajë luftëtarëve të lirisë me këshilla e vepra dhe me autoritetin të cilin e gëzonin në masë. Ulemaja shqiptare ishte e motivuar nga mësimet kuranore dhe porositë e Muhamedit a.s. që të japin në vazhdimësi kontributin e tyre për liri dhe pavarësi. Po ashtu, një kontribut të madh kanë dhënë edhe institucionet fetare islame si: xhamitë, mektebet, medresetë e teqetë, të cilat ishin çerdhe e përpjekjeve për mbijetesë dhe pavarësi të shqiptarëve. Pavarësia e shqiptarëve dhe mbijetesa e tyre ndër shekuj është kontribut dhe rezultat i një vetëdije kombëtare e fetare kolektive që ka mbizotëruar tek shqiptarët, është rezultat i tolerancës, i harmonisë e mirëkuptimit, virtyte këto me të cilat dallohet e veçohet ky popull”, u shpreh Myftiu i Kosovës.

10

Takvim – Kalendar 2013

Më tej ai ngriti shqetësimin se “Historia jonë nuk është treguar shumë e drejtë ndaj kontributit të ulemasë dhe institucioneve islame” dhe uroi që kjo konferencë të shërbejë si një nismë e mbarë që të gjithë atyre që kontribuuan për pavarësinë e Shqipërisë dhe ruajtjen e identitetit të tyre kombëtar e fetar, t’u jepet haku dhe të renditen meritueshëm në panteonin e historisë së kombit tonë”. Ndërsa, nga ana e tij, Kreu i Bashkësisë Islame të Maqedonisë z. Sulejman Rexhepi, ka deklaruar se: “100 vite më parë shqiptarët e Maqedonisë u përfaqësuan nga një hoxhë - Myftiu Vehbi Dibra. 100 vite më vonë shqiptarët e këtij nënqielli që kanë mbetur jashtë kufijve administrativë të shtetit Amë, përfaqësohen sërish nga një hoxhë, gjë që kanë treguar se gjatë këtij shekulli nuk kanë lëvizur nga dini e imani, por i kanë ruajtur me fanatizëm vlerat kombëtare dhe fetare duke qenë në shërbim të Zotit, Atdheut, Kombit dhe Lirisë. Dijetarët islam gjithmonë kanë dëshmuar se kanë qenë sa krijues aq edhe veprimtarë të lëvizjes Kombëtare, të lëvizjes gjithëkombëtare shqiptare. Kontributi i tyre ishte aq i madh saqë nuk e ndalnin dot as dëbimet e persekutimet, dhuna e shfarosja fizike”, tha ndër të tjera Kreu i Bashkësisë Islame të Maqedonisë. Me nga një fjalë përshëndetëse të pranishmëve në hapje të Konferencës iu drejtua edhe kreu i Bashkësisë Islame të Malit të Zi, z. Rifat Fejziçi, i cili vlerësoi lart rolin dhe kontributin e myslimanëve në Pavarësinë e Shqipërisë dhe formimin e shtetit shqiptar. ***


Parathënie

11

Të nderuar lexues! Ky numër i “Takvimit”, me një fjalë, është përgatitur në fund të shekullit të parë të shtetit shqiptar, por që i dedikohet vitit të parë të shekullit të dytë të shtetit shqiptar. Prandaj lusim Zotin dhe shpresojmë në Mëshirën e Tij, që shekulli i ri i shtetit shqiptar për shqiptarët kudo që janë, të jetë edhe më i lumtur dhe më i begatë. Pjesa tematike e “Takvimit”, si gjithherë, është, para së gjithash, meritë e bashkëpunëtorëve tanë, për se edhe i falënderojmë dhe u jemi mirënjohës për kontributet e tyre. Pavarësisht se redaksia e “Takvimit”, jo gjithmonë pajtohet domosdoshmërisht me opinionet e autorëve të shkrimeve që boton, mbetet e hapur dhe përkrah mendimin, pikëpamjet dhe idetë ndryshe dhe mirëpret bashkëpunim edhe të mëtutjeshëm. Dhe, siç e kemi thënë edhe në numrat pararendës të Takvimit, po i japim vetës të drejtë që të njëjtën ta përsërisim duke i lutur lexuesit e nderuar që, - me që edhe ky “Takvim” përmban ajete kuranore dhe hadithe të Muhamedit a.s., - të kenë kujdes gjatë përdorimit të tij. Dhe në fund fare, duke qenë të vetëdijshëm për lëshimet dhe të metat tona të paqëllimta, e që janë të natyrës njerëzore, lusim Allahun e Gjithëmëshirshëm që këtë punë tonë sa do modeste të na e pranojë vetëm për hir të Tij dhe me të të arrijmë pëlqimin dhe razinë e Tij. Ve ahiru da’va na: eni-l-hamdulil-lahi Rabbil alemin! Prishtinë, nëntor 2012

R. Rexhepi


Takvim – Kalendar 2013

14

e pastroi vetveten. E ka dështuar ai që e poshtëroi vetveten. Themudi përgënjeshtroi për shkak të arrogancës së vet. Kur më i keqi i tyre u ngrit me të shpejtë, e Pejgamberi atyre u pati thënë: “Kini kujdes devenë e Allahut dhe ndaj pengimit të saj që të pijë ujë. Ata nuk i besuan atij dhe atë (devenë) e therën dhe Zoti i tyre, për shkak të mëkatit të tyre, ua rreshtoi ndëshkimet dhe i rrafshoi, Duke mos iu frikësuar prapavijës së atij (ndëshkimi).” – (Esh-Shems, 1-15)

tefsir

*** Sabri Bajgora

KOMENTIMI I KAPTINËS “ESH-SHEMS”             

           

            

Kaptina “Esh-Shems” është kaptinë mekase, e zbritur para sures “El-Buruxh” dhe pas sures “El-Kadr”. Ka gjithsej 15 ajete, 54 fjalë e 247 shkronja.1 Në radhitjen e Mus’hafit mban numrin 91, kurse në radhitjen e zbritjes është e 26-ta.2 Transmetojnë Ibn Durejsi, Nehhasi, Ibn Merduvije dhe Bejhekiu nga Ibn Abasi se kjo kaptinë (Esh-Shems) ka zbritur në Mekë. Të njëjtin transmetim Ibn Merduvije e transmeton edhe nga Ibn Zubejri.3

                       

        

“Pasha Diellin dhe dritën e tij! Pasha Hënën kur vjen pas tij! Pasha ditën kur ai (Dielli) e shndrit! Pasha natën kur ajo e mbulon atë (dritën e Diellit)! Pasha qiellin dhe Atë që e ndërtoi atë! Pasha Tokën dhe Atë që e shtriu atë (e sheshoi)! Pasha njeriun dhe Atë që e krijoi atë! Dhe ia mësoi se cilat janë të këqijat dhe të mirat e tij. Pra, ka shpëtuar ai që

Emërtimi i kësaj kaptine. Kjo kaptinë është emërtuar “Esh-Shems”, për shkak të betimit të Allahut në Diellin, qysh në ajetin e parë të saj, i cili simbolizon dritën që ndriçon horizontet dhe largon errësirën e natës. 1

Muhamedinilemin bin Abdullah el Arumijj esh-Shafi’ijj Hadaiku-r-rrevhi ver-rrejhani fi revabi ulumi-l-Kur’ani, vëll. 32, fq. 33, Bejrut-Liban, 2001. 2 Ibn Ashur Et-Tahriru ve-t-Tenviru vëll XXX fq. 365 3 Imam Shevkaniu, Fet’hul Kadiir vëll.V, fq. 445


Tefsir

15

16

Takvim – Kalendar 2013

Vlera e kësaj kaptine

Përmbajtje e shkurtër e kësaj kaptine

- Transmetohet nga Burejdete r.a. të ketë thënë: I Dërguari i Allahut në namazin e Jacisë lexonte “Vesh-Shemsi ve duhaha” dhe sure të ngjashme me të.”4 - Transmetohet nga Xhabir ibn Abdullahi r.a., se i Dërguari i Allahut i kishte thënë Muadhit tri herë, kur ky ua kishte zgjatur namazin e jacisë një grupi besimtarësh: “A mos je përçarës (sprovues) o Muadh? Lexoji suret: “Ve-sh-shemsi ve duhaha”, “Sebbih isme Rabbikel A’ëla”, “Vel-lejli idha jagsha” dhe të ngjashme me to”.5 - Transmeton Bejhekiu nga Ukbe ibn Amri të ketë thënë: “Na ka urdhëruar i Dërguari i Allahut që dy rekatet e namazit të “Duhasë” t’i falim me dy suret që përkojnë me këtë kohë: “Ve-sh-shemsi ve duhaha,” dhe “Ved-duha” .6 - Transmeton Taberaniu nga Ibn Abasi të ketë thënë: Më ka urdhëruar i dërguari i Allahut që në namazin e sabahut t’i lexoj suret: “Ve-sh-shemsi ve duhaha,”, “vel-lejli idha jagsha”.7

Në këtë kaptinë përfshihen tri tematika të rëndësishme: 1. Betimi në krijesat madhështore të kësaj gjithësie, si Dielli, Hëna, dita, nata, Toka, qielli si dhe mjeti për meditim, e ky është shpirti njerëzor, janë thirrje e hapët për mendjen njerëzore që të meditojë rreth së vërtetës së amshueshme, se kjo gjithësi, me të gjitha krijesat që janë në të, e ka Krijuesin e saj. (Shih ajetet: 1-8) 2. Njeriu ka një mision të lartë e të shenjtë në këtë jetë, që ta edukojë shpirtin e tij me moral të pastër e të lartë që të shpëtojë, ose ta lë anash, ta injorojë e nënvlerësojë atë, duke e lënë shpirtin e tij në mëshirën e epsheve dhe pasioneve, derisa të humbë në tërësi edhe këtë edhe botën tjetër. (Shih ajetet: 910) 3. Sjellja e shembullit të popullit të Themudit, të cilët e shtypën anën e tyre të mirë shpirtërore duke u dhënë përparësi epsheve, kapricieve e mizorive, është një indikator se dënimi nga qielli është i pashmangshëm edhe në këtë botë. (Shih ajetet: 11-15)

Lidhmëria e kësaj kaptine me atë paraprake “El-Beled”

4

Transmetojnë Imam Ahmedi (5/354) dhe Tirmidhiu (309). Shih: “El-Kitabul Xhamiu li fedaili-l Kur’anil kerim” fq. 293. Amman-Jordani, 2008 5 E transmetojnë Buhariu (6106) dhe Muslimi (465). Hadithi është i kategorisë “sahih” 6 Shih Imam Sujutiu “Ed-Durrul menthur...” vëll.15, fq. 454 7 Et-Taberaniu (11276)

Kaptina “Es-Shemsu” ka lidhmëri me atë paraprake në dy segmente kryesore: 1. Në suren paraprake “El-Beled”, Allahu xh.sh. përfundoi ajetet e saj me dëftimin se kush janë “ashabul mejmeneh”-“të shpëtuarit” dhe kush janë “ashabul mesh’emeh”,-“të humbu-


Tefsir

17

rit”, kurse në këtë kaptinë sqaroi qëllimet e dy grupeve dhe veprat e tyre, kur thotë: “Pra, ka shpëtuar ai që e pastroi vetveten. E ka dështuar ai që e poshtëroi vetveten”. - (Esh-Shems, 9-10).8 2. Në ajetet e fundit të kaptinës paraprake-“El-Beled”, Allahu xh.sh. bëri të ditur vendqëndrimin e pabesimtarëve në Ahiret, e ai është zjarri i Xhehenemit, ndërkohë që në fund të kësaj kaptine-“Esh-Shems”, ka cekur ndëshkimin e disa pabesimtarëve edhe në këtë dynja me shkatërrim.

*** Betimet e Allahut në krijesa, shpërblimi për atë që edukon shpirtin e vet dhe pasojat për atë që injoron atë Koment:             

           

                     1. Pasha Diellin dhe dritën e tij! 2. Pasha Hënën kur vjen pas tij! 3. Pasha ditën kur ai (Dielli) e shndrit! 4. Pasha natën kur ajo e mbulon atë (dritën e diellit)! 5. Pasha qiellin dhe Atë që e ndërtoi atë! 6. Pasha Tokën dhe Atë që e shtriu atë (e sheshoi)! 7. Pasha njeriun dhe Atë që e krijoi atë!

8

Imam Sujutiu Esraru tertibi suveril Kur’an, fq. 151

Takvim – Kalendar 2013

18

8. Dhe ia mësoi se cilat janë të këqijat dhe të mirat e tij. 9. Pra, ka shpëtuar ai që e pastroi vetveten. 10. E ka dështuar ai që e poshtëroi vetveten. Koment:   

1. Pasha Diellin dhe dritën e tij! Kjo sure madhështore përmban betime të shumta të Allahut në disa prej krijesave të Tij, e betimi i parë fillon me Diellin dhe dritën e tij. I Lartmadhërishmi edhe në sure të tjera është betuar në Pozitën e Yjësive si f.v. në ajetet 75-76 të sures: “El-Vakiatu”: “Betohem në çastin e perëndimit të yjeve. E ai është betim i madh, sikur ta dini!”. Qëllimi i këtyre betimeve që përshkojnë këtë sure, janë të atilla që të ndikojnë fuqishëm në mendjet dhe zemrat e njerëzve, që ata të mos jenë mohues të Krijuesit të tyre. Ai, me këto betime në krijesa, siç janë Dielli, Hëna, Toka, Qielli etj., të cilat kanë rëndësi të veçantë për jetën e njerëzve, synon që njeriu të meditojë dhe pastaj ta falënderojë Allahun për këto begati e mirësi ndaj tij.9 Në mes këtyre krijesave që rrethojnë përditshmërinë njerëzore, ekziston një gjuhë e fshehtë, të cilën e kupton vetëm instinkti njerëzor, kurse e përjetojnë thellësisht ndjenjat e tij shpirtërore. Shpirti njerëzor shkrihet i tëri në këtë harmoni të përkryer me Universin që e rrethon, i cili në heshtje i përçon mesazhe zemrës dhe inspiron shpirtin që të pulsojë me gjallëri në kërkim të së vërtetës së amshueshme dhe besimit në një Zot të Vetëm-Zotëruesit të kësaj Ekzistence. 9

Fahru Rraziu Mefatihul Gajbi vëll 31, fq. 171


Tefsir

19

Për sa i përket betimit të parë të Allahut në Diellin, në fillim të kësaj sureje, është më se e qartë se gjëja më madhështore që shohin sytë tanë, e që ua ka tërhequr vëmendjen përgjatë shekujve edhe gjeneratave të para të njerëzimit, është pikërisht Dielli, i cili shfaqet për çdo ditë në horizont për të na ngrohur me rrezet e tij dhe natyrisht për ta mbushur Tokën plot jetë e gjallëri, me lejen e Allahut Fuqiplotë. Rrezet e tij të ngrohta dhe dobitë e shumta në jetën njerëzore kanë bërë që ai në shekujt e kaluar të madhërohet deri në atë masë, sa të adhurohej nga popuj të shumtë, siç ishte rasti i popullit të Shebës, i mbretëreshës Belkizë. Popujt e mëhershëm, mbase nuk i dinin gjërat që ne i dimë sot për Diellin si një yll i zjarrtë, i cili është qendra e sistemit tonë diellor, e që paraqet vetëm një yll të vogël në krahasim me yjësitë e shumta që ekzistojnë në këtë gjithësi, por megjithatë, duke e parë atë çdo ditë në qiell, teksa lind e perëndon, ishin bërë adhurues të tij, duke i bërë kështu mizori dhe padrejtësi vetvetes. Ata në vend që ta adhuronin Krijuesin e Diellit, e kishin ngatërruar mendjen pas mashtrimeve të shejtanit dhe e kishin adhuruar atë sikur të ishte zot. Besimi në Diellin ishte i përhapur tek shumë popuj të lashtë, si tek egjiptasit, fenikasit, inkat, majat etj.. Ata e shihnin çdo ditë, i shihnin rrezet e tij të shndritshme tek depërtonin në çdo skutë dhe, me lindjen e tij, gjallërohej çdo gjë, duke filluar prej bimëve dhe gjallesave të tjera e deri tek dobitë që kishin ata prej tij si qenie njerëzore. Madje, disa prej këtyre popujve kishin filluar ta masnin edhe kohën me këto rreze të diellit, dhe ata, në mënyrë shumë të saktë dhe precize, saqë ne sot mbesim të mahnitur nga ato arritje të tyre

Takvim – Kalendar 2013

20

shkencore. Por, mjerimi dhe fatkeqësia më e madhe e tyre qëndronte mu në faktin se ata nuk arrinin që, me mendjet e tyre, të bënin dallimin në mes krijesës (Diellit) dhe Krijuesit të tij (Allahut). Mbase, për këtë arsye, Allahu i Madhëruar me betimin në Diellin dhe dritën e tij, dëshiroi vetëm t’i përudhte njerëzit injorantë që të mos e besonin atë, por t’i ktheheshin logjikës së shëndoshë dhe ta besonin Zotin, Krijuesin e vetëm e të pashoq të tërë kësaj ekzistence. Ai i thërriste në veprim mendjet e shëndosha, që të shpëtonin nga kurthet dhe intrigat e shejtanit, i cili në çdo mënyrë vazhdonte me metodat e tij kryeneçe, që sa më shumë t’i devijonte njerëzit nga besimi i vërtetë, prandaj edhe ua bën këtë thirrje: “Mos i bëni sexhde as Diellit, as Hënës! Sexhde bëni vetëm Allahut, i Cili i krijoi ato”. - (Fussilet, 37) Në lidhje me këtë ajet, Ibn Ashuri ka thënë: “Allahu xh.sh. ka filluar së pari me betimin në Diellin, duke e krahasuar atë me Islamin, sepse udhëzimi islam i ngjason dritës së Diellit, e cila e shpërndan dhe përhumb errësirën. Në këtë betim ka një parashenjë dhe premtim se Islami do ta përshkojë tërë botën, ashtu siç ndriçon drita e Diellit çdo cep të saj...”10    

2. Pasha Hënën kur vjen pas tij! Në betimin e Allahut në Hënën, që pason menjëherë pas betimit në Diellin, po ashtu ka një urtësi të madhe, duke ua bërë me dije njerëzve se edhe Hëna, sikurse edhe Dielli, është një

10

Et-Tahriru ve-t-Tenviru vëll XXX fq. 367


Tefsir

21

trup planetar, i nënshtruar që të lëvizë në orbitat e saj të paracaktuara nga Krijuesi i Gjithëpushtetshëm. Hëna, që njëkohësisht është përcjellës (satelit) i Tokës, po ashtu ka një rëndësi dhe ndikim të madh në jetën e njerëzve. Pas perëndimit të Diellit, në qiell zë vend Hëna, kështu që popujt e mëhershëm, që nëpër hapësirat e pafund të shkretëtirës, ecnin dhe lëviznin më shumë natën, ishin të mahnitur prej saj dhe nga shkëlqimi i zbehtë i saj. Ky shkëlqim u jepte dritë të mjaftueshme për orientim nëpër labirintet e shkretëtirave. Freskia e natës në shkretëtirë dhe ndërrimi i pamjeve të Hënës (28 fazat e njohura të Hënës) kishin bërë që për të, të thureshin elozhe, poezi e, madje tek disa popuj, kishte bërë që edhe ajo (Hëna) të adhurohej si një zot (perëndi)! Pasi perëndonte dielli, po të mos ishte hëna, njerëzimi në ato kohë të vjetra, do të mbetej në errësirë të plotë. I Lartmadhërishmi në Kur’an, për t’ua sqaruar njerëzve se ç’janë në realitet Dielli dhe Hëna, thotë: “Ai e bëri Diellin shndritës, e Hënën dritë dhe asaj (Hënës) ia caktoi fazat, që ta dini numrin e viteve dhe llogarinë”. – (Junus, 5). Ky ajet paraqet një argument të pakontestueshëm, se Dielli është burim i dritës, kurse Hëna është një trup qiellor, i cili e merr dhe e absorbon këtë dritë nga Dielli, për ta reflektuar pastaj zbehtë në tokë. Ajo i ka fazat e saj, që tek ne paraqesin atë në forma të ndryshme, prej asaj si drapër i hollë (hilal) deri në plotësimin e saj, dhe pastaj po ashtu pakësimin e formës së saj derisa të kthehet në një si drapër të hollë. Këto ndryshime në fazat e Hënës na shërbejnë për njehsimin e kohës - ditëve, muajve dhe viteve, madje në mënyrë shumë të përpiktë. Pikë-

22

Takvim – Kalendar 2013

risht për këtë arsye, myslimanët, kalendarin e tyre e njehsojnë sipas lëvizjeve dhe fazave të Hënës. Këto dy betime hyjnore, në Diellin dhe në Hënën, janë argumente për urtësinë dhe përcaktimin e Krijuesit, i Cili, për të mirën dhe nevojat e njerëzimit, i nënshtroi që ta kryejnë misionin e tyre, që njerëzit të kenë dobi prej tyre gjatë jetës në këtë Tokë. Megjithatë, Allahu i Plotfuqishëm, duke e ditur se mendja njerëzore është shumë e kufizuar në njohuri dhe perceptime, nëpërmjet të dërguarve dhe librave të shenjtë, na bëri me dije që të mos adhurojmë as Diellin e as Hënën, po ta adhurojmë vetëm Allahun, Krijuesin e tyre dhe të krejt ekzistencës, siç e pamë më lart në ajetin 37 të sures “Fussilet”.        

3. Pasha ditën kur ai (Dielli) e shndrit! 4. Pasha natën kur ajo e mbulon atë (dritën e Diellit)! Betimet e radhës janë në Ditën me plot dritë dhe në Natën kur e mbulon errësira e saj. Dita është një periudhë kohore që përfshin kohën prej lindjes së diellit ose prej agimit të hershëm e deri në perëndimin e tij. Dita është koha e gjallërisë dhe e aktivitetit të shtuar të njerëzve në kërkim të rrëskut, për të siguruar jetesë sa më të mirë e më të rehatshme. Dielli që shndrit lart në kupën qiellore, bën që, me lejen e Allahut, t’u japë energjinë e duhur bimëve, pemëve dhe drithërave, të cilat janë ushqim për njeriun dhe për bagëtitë e tyre. Por, është e natyrshme që njeriu të lodhet gjatë ditës nga puna që e bën, prandaj i Gjithëmëshirshmi bëri që pas ditës të vijë nata si qetësim dhe pushim për njerëzit. Trupi i njeriut ka nevojë për çlodhje dhe për gjumë, prandaj edhe vjen nata, që


Tefsir

23

me errësirën dhe qetësinë e saj ta rifreskojë njeriun që të nesërmen të jetë përsëri aktiv dhe plot gjallëri. Allahu xh.sh. thotë: “... dhe gjumin tuaj jua bëmë për pushim, dhe natën jua bëmë mbulesë (si rrobat), ndërsa ditën e bëmë për gjallërim”. - (En-Nebe’ë, 9-11) Po të ndodhte që njeriu të mos pushonte e as të flinte, fjala vjen, për 48 orë, që në një mënyrë mund të përkufizohet si një kufi i durueshëm e i përballueshëm, atëherë trupi i tij do të fillonte të shkatërrohej nga pagjumësia dhe mospushimi, sikur që do të shkatërrohej po të ishte vetëm natë dhe errësirë, sepse do të zbehej e venitej pa dritën dhe energjinë e Diellit. Po ashtu, nëse këtë fenomen e vështrojmë edhe nga një kënd tjetër që, fjala vjen, të kemi për 24 orë vetëm ditë ose 24 orë vetëm natë, jeta në këto botë do të ishte plotësisht e pakuptimtë dhe, të thuash, e pamundur. Në ditën “e përjetshme” të përhershme, Dielli do të përcëllonte çdo gjë dhe jeta në të do të ishte jonormale, sikundër që edhe nata, po të mbizotëronte përjetësisht, jeta do të pamundësohej, sepse asgjë nuk do të gjallërohej pa dritën e nevojshme të dritës së Diellit. Në lidhje me këto fakte të pamohueshme, i Gjithëmëshirshmi thotë: “Thuaj: “Sikur Allahu ta bënte natën të përhershme (t’ua zgjaste) deri në ditën e kiametit, ç’mendoni, cili zot pos Allahut do t’ju sillte juve dritë? A nuk merrni vesh?” Thuaj: “Më tregoni, nëse Allahu ua bën ditën të vazhdueshme deri në ditën e kiametit, cili zot pos Allahut do t’ju sjellë natë, që të pushoni në të? A nuk shihni (sa po gaboni)?” – (El-Kasas, 71-72)

24

Takvim – Kalendar 2013    

5. Pasha qiellin dhe Atë që e ndërtoi atë! Fshehtësia e të betuarit të Allahut në Qiellin, është një urtësi tjetër argumentuese për ata që kanë mendje dhe logjikë të shëndoshë. Madhështia e krijimit të Allahut vërehet në çdo kënd dhe cep të kësaj gjithësie, por krijimi i qiellit është një urtësi në vete. Tërë kjo hapësirë që na rrethon, të cilën ne sot mund ta shohim e vrojtojmë me anë të syrit të lirë apo edhe me anë të teleskopëve më të fuqishëm, na lë pa frymë. Mendjet tona të kufizuara në perceptimin e këtyre gjërave madhështore, nuk janë në gjendje të kuptojnë tërë këtë madhështi krijuese, sepse tërë kjo hapësirë që ne e quajmë qiell, është thjesht vetëm një imtësi e vogël në krahasim me atë që ne nuk e dimë dhe nuk e shohim nga ajo që ka krijuar Zoti ynë. Vetëm të menduarit se si planetët, sistemet diellore, yjësitë, galaktikat dhe mjegullat kozmike, lëvizin nëpër orbitat dhe rrugët e tyre, do të duhej të na bindnin se kanë Krijuesin e tyre, por fatkeqësisht, në këtë botë gjithmonë ka pasur dhe do të ketë njerëz që nuk kanë sy për të parë, nuk kanë vesh për të dëgjuar dhe nuk kanë mendje për të logjikuar se ekziston një Zot i Vetëm, që i ka krijuar të gjitha këto mrekulli. Jo vetëm qielli i kësaj bote, në të cilin bën pjesë edhe sistemi ynë diellor, por edhe vetë galaktika jonë “Rruga e Qumështit”, gjendet diku thuajse e përhumbur në këtë paskajshmëri të ekzistencës. Dimensionet e kozmosit janë aq të paarritshme dhe të pafundme, saqë për matjen e tij është absurde të përdoren njësitë matëse që përdorim ne në Tokë, siç janë: metri, milja apo jardi. Në vend të tyre, largësitë kozmike maten me


Tefsir

25

shpejtësinë e dritës. E dimë se rrezja e dritës për një sekondë kalon përafërsisht 300.000 km, prandaj drita e Diellit arrin në Tokë për vetëm 8 minuta e 3 sekonda, që do të thotë se Dielli është larg Tokës sonë 8 minuta “ecjeje” të dritës, kurse për një vit rrezja e dritës kalon përafërsisht 10 bilionë kilometra të hapësirës qiellore (kozmike). Ajeti në fjalë u drejtohet jo vetëm idhujtarëve kurejshë, po të gjithë femohuesve, se Qielli mbi ne, që qëndron si një ombrellë, është në shërbimin tonë, sepse i Plotfuqishmi ka bërë që nga ky qiell të zbresë mëshira e Tij në formë të shiut, me anë të të cilit toka gjelbërohet nga vegjetacioni, të mbjellat, pemët dhe perimet, prej të cilave njeriu ushqehet dhe jeton jetën e tij në këtë botë. Pastaj, Dielli, Hëna dhe yjet që i sodisim çdo ditë e natë në kupën qiellore të botës sonë, janë shenja për udhëzim nëpër tokë. Prandaj, nuk është e rastit pse Allahu betohet në qiellin e në yjet, sepse arabët e kohës së injorancës, gjatë udhëtimeve të tyre natën, nëpër dunat e pafund të rërës së shkretëtirës, orientoheshin e udhëzoheshin në rrugëtimet e tyre sipas yjeve. Ylli polar-Siriusi, Marsi, Saturni, Jupiteri e planetë të tjerë, ishin të njohur për gjeneratat e idhujtarëve dhe të gjeneratave para tyre, sikur që ishin egjiptasit, fenikasit e popuj të tjerë, që pas vetes kanë lënë dëshmi të një qytetërimi të madh në lëmin e astronomisë dhe të astrologjisë. Krejt këto fakte, do të duhej të ishin të mjaftueshme që të kthjellonin mendjet e hutuara të idhujtarëve dhe të pabesimtarëve... Por, për një numër të madh të tyre, këto argumente ishin drejtuar në veshë të shurdhër, në sy të verbër e në zemra

26

Takvim – Kalendar 2013

të vulosura e të damkosura me vulën e kufrit, që e kishin zgjedhur vetë, pa kurrfarë imponimi...    

6. Pasha Tokën dhe Atë që e shtriu atë (e sheshoi)! Betimi tjetër i radhës është në Tokën, në të cilën racës njerëzore, Allahu xh.sh. ia besoi mëkëmbësinë e Tij. Kjo Tokë, nga e cila u krijuam, në të cilën u lindëm, jetojmë e vdesim, është po kjo tokë nga e cila do të ringjallemi nesër në Ditën e Gjykimit, për të dalë para Allahut xh.sh., kur edhe do të merremi në llogari. Shtrohet pyetja: Pse Allahu është betuar në Tokën, kur paraprakisht është betuar në Diellin, Hënën, në Qiellin, në Natën dhe në Ditën? Përgjigjja është shumë e thjeshtë: Allahu xh.sh. deshi që t’ua bënte të ditur njerëzve, në këtë rast idhujtarëve mekas, se kjo Tokë “është vendi në të cilin ju bëra mëkëmbës, ta ndërtoni e ta zhvilloni atë, të hani e të ushqeheni prej begative të saj, deri në një kohë të caktuar, dhe ta falënderoni e t’I jeni mirënjohës vetëm Atij për të gjitha këto mirësi. I zhveshur nga çdo e metë dhe i lartësuar në madhërinë e Tij, është Allahu, i Cili e bëri këtë tokë të përshtatshme për jetë, bëri që në të, të ketë ujë me bollëk, që ta shuajmë etjen, bëri që nga kjo tokë të mbijnë drithëra, pemë e perime. Bëri që nga kjo tokë të nxjerrim pasuri nëntokësore, xehe e metale të çmueshme, për t’ia lehtësuar vetes jetesën. Pra, me një fjalë, Allahu xh.sh. tërë këtë Tokë dhe këtë qiell, i nënshtroi që të jenë në shërbim të njeriut kur thotë:


Tefsir

27

“Dhe për ju nënshtroi gjithë ç’ka në qiej dhe ç’ka në Tokë, njëmend për njerëzit që mendojnë thellë, në to ekzistojnë argumente.” – (El-Xhathije, 13) Sa i përket ajetit: “Pasha tokën dhe Atë që e shtriu atë (e sheshoi)!, nëse e vështrojmë nga këndi shkencor, do të mahnitemi kur mësojmë se mu ky ajet dhe të tjera të ngjashme në Kur’an, që flasin për sheshimin e Tokës, në një mënyrë metaforike sinjalizojnë për formën eliptike të saj. A thua si? Meqenëse Toka është e rrumbullakët në formë paksa eliptike, ne gjithmonë para vetes, ngado që të udhëtojmë, do ta gjejmë tokën të sheshtë dhe kurrë nuk do të ndalemi së udhëtuari dhe përherë të tillë para nesh do ta shohim. Po të ishte Toka në ndonjë formë tjetër, patjetër që do ta gjenim skajin e saj, por ky ajet i zbritur para 14 shekujsh, dëfton për mrekullinë e Allahut në krijim, dhe dëshmon vërtetësinë shkencore të faktit se Toka është e rrumbullakët, mu për faktin se ajo gjithmonë duket e shtrirë dhe e sheshuar para nesh, jo në mënyrë horizontale por sferike.    

7. Pasha njeriun dhe Atë Që e krijoi atë! Betimi i shtatë hyjnor në këtë sure është në njeriun, të cilin Allahu xh.sh. e krijoi duke i dhënë formën më të bukur. I dhuroi mendjen, sytë dhe të dëgjuarit, dhe krejt në fund, nga mëshira e Tij, e bëri mëkëmbës në Tokë, duke i dërguar kohë pas kohe Libra të shenjtë dhe pejgamberë, që ta udhëzonin atë në rrugën e drejtë. Për formën e bukur të krijimit të njeriut, i Madhërishmi thotë: “Vërtet, Ne e krijuam njeriun në formën më të bukur.” – (Et-Tin, 4)

28

Takvim – Kalendar 2013

Kjo dëshmon për faktin se ne duhet t’I jemi mirënjohës Allahut për të gjitha dhuntitë e tij ndaj nesh, sepse na krijoi me të gjitha gjymtyrët, të cilat e zbukurojnë trupin e njeriut. Na i dha sytë që me anë të tyre të sodisim bukuritë dhe argumentet e Allahut në këtë gjithësi; na dhuroi të dëgjuarit, që me anë të tij, këshillat hyjnore të zënë vend në zemrat dhe mendjet tona, dhe na dhuroi mendjen, si gjënë më të çmuar, nëpërmjet së cilës ne do të dallojmë të mirën nga e keqja, udhëzimin nga humbja dhe devijimi etj.. Krijimi i njeriut nga dy komponente, trupi dhe shpirti, na bën me dije se në qenien tonë, përherë mbizotërojnë dy rryma, e secila prej tyre tenton të mbizotërojë mbi tjetrën: ana shpirtërore, e cila tenton ta ngrejë njeriun në sferat më të larta të devotshmërisë dhe arsyeshmërisë, duke e njohur Krijuesin ashtu siç kërkohet nga ne; dhe ana trupore-epshore, e cila përpiqet të mbizotërojë mbi shpirtëroren dhe është e prirë vetëm nga kënaqësitë trupore. Nëse nuk e fut në përdorim logjikën, mendjen dhe arsyen, për të balancuar këto dy kërkesa në mënyrë racionale e të përpiktë, atëherë njeriu ose do të jetë rob i epsheve dhe kërkesave të tij trupore, ose do të humbë në përpjekjet për ta gjetur vetëm kënaqësinë shpirtërore, e cila, po ashtu, është e pamundur, pa arritur një baraspeshim në mes trupit dhe shpirtit.    

8. Dhe ia mësoi se cilat janë të këqijat dhe të mirat e tij. Ndërlidhja e këtij ajeti me atë paraprak, është shumë e fuqishme dhe është sqaruese e ajetit paraprak, sepse përemri këtu kthehet tek Allahu, i Cili e ka krijuar dhe e ka përsosur


Tefsir

29

krijimin e njeriut, dhe krahas kësaj, ia ka sqaruar se cila rrugë duhet ndjekur. Ky ajet vjen në konstelacion kuptimor me disa ajete të tjera të ngjashme, që flasin për këtë inspirim hyjnor në të mirë të njeriut, kur Ai, nga mëshira e Tij, ia paraqiti edhe të mirën edhe të ligën, gjithnjë duke e porositur që ta ndjekë të mirën dhe udhëzimin që shpie në shpëtim të përjetshëm dhe të largon nga ndëshkimi i amshueshëm. Allahu xh.sh. thotë: “Dhe i sqaruam atij për të dy rrugët”. - (El-Beled, 10) Dijetari i madh Muhamed Abduhu, në lidhje me këtë ajet thotë se Allahu ia ka dhuruar njeriut mendjen për të dalluar të mirën nga e keqja...11 Fjala “Fuxhur” – këtu nënkupton veprimet, si pasojë e të cilave shpirti njerëzor shkon në humbëtirë dhe shkatërrim, ndërsa “takva”, konsiderohen të gjitha ato veprime, të cilat ruajnë njeriun dhe shpirtin e tij për të mos rënë në mëkate dhe në ndëshkimin e mundshëm nga ana e Allahut xh.sh…. Transmetohet nga Ibn Ebi Hatimi dhe Ibn Merduvije, e këta nga Ebu Hurejra r.a., të ketë thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut teksa e lexoi këtë ajet duke qenë në namaz: “Fe elhemeha fuxhureha ve takvaha”-“Dhe ia mësoi se cilat janë të këqijat dhe të mirat e tij” të ketë thënë: “O Zoti Im! Dhuroji shpirtit tim devotshmërinë dhe ma dëlir atë, sepse Ti je Ai që i dëlir (shpirtrat) më së miri, Ti je kujdestari dhe zotëruesi i tij (shpirtit)”.12

30

Takvim – Kalendar 2013          

9. Pra, ka shpëtuar ai që e pastroi vetveten. 10. E ka dështuar ai që e poshtëroi vetveten. Këto dy ajete të sures “Esh-Shems” janë përgjigje e betimeve të mëparshme të Allahut në disa prej krijesave të Tij, duke filluar me Diellin, Hënën, Ditën, Natën, Qiellin, Tokën, njeriun dhe në fund betimi në Madhërinë e Tij. Të gjitha këto betime kanë vetëm një qëllim, që idhujtarëve të atëhershëm, po edhe jobesimtarëve nëpër shekuj, t’u bëhet me dije se të gjitha këto krijesa, trupa planetarë dhe dukuri natyrore, Allahu i ka krijuar për hir të njeriut, që ai të mos shmanget nga rruga e drejtë. Në të kundërtën, ashtu siç na flasin ajetet në vazhdim të sures, ata do të pësojnë ndëshkim të tmerrshëm, siç e përjetoi populli Themud në të kaluarën... Ajetet në fjalë, flasin qartë se ai njeri që e pastron vetveten nga zhiblat e shirkut dhe nga errësirat e kufrit, ai vërtet ka shpëtuar nga hidhërimi i Allahut. Rruga e shpëtimit është pastrimi i shpirtit dhe i vetvetes me virtyte të larta morale. Shpëtimi (El-Felah) është dy llojesh: fitim i kësaj bote dhe fitim i Ahiretit. Shpëtim i kësaj bote konsiderohet ngadhënjimi me mirësitë dhe begatitë e Krijuesit, me anë të të cilave e hijeshojmë jetën tonë në këtë botë, kurse shpëtim në Ahiret konsiderohet përjetimi i shpërblimeve të Allahut në Botën tjetër, si rezultat i ve-

11

Muhamed Abduhu Tefsirul Kur’anil kerim - Xhuz’u Amme, fq.96, Kajro, 1341 h. 12 Shih: “Ed-Durrul menthur...” vëll. 15, fq. 457. Të njëjtën përmbajtje të hadithit, e transmeton edhe Nafiu nga Ibn Umeri, ku nga Ibn Melike e ky nga nëna e besimtarëve Aishja r.a. e cila citohet të ketë thënë: Një natë më doli gjumi dhe e dëgjova të Dërguarin e Allahut duke u lutur: “O Zoti Im! Dhuroji

shpirtit tim devotshmërinë dhe ma dëlir atë, sepse Ti je Ai që i dëlir (shpirtrat) më së miri, Ti je kujdestari dhe zotëruesi i tij (shpirtit)”. Këtë hadith e transmeton Ahmedi në Musnedin e tij (Musnedi i Aishes r.a.) si dhe Hejthemiu në “Mexhmeu-z-zevaidi” vëll.6, fq. 21.


Tefsir

31

prave që kanë qenë në përputhshmëri me Urdhrat e Tij në këtë botë. Kur njeriu ndrydh egon dhe epshet e tij dhe nuk u dorëzohet intrigave djallëzore, ai me këtë veprim ka shpëtuar me mëshirën e Allahut, ndërsa ai që pason rrugën e shejtanit, duke mos çarë kokën për veprimet e tij mëkatare, nesër do të jetë i dështuar dhe i poshtëruar para Madhërisë së Allahut xh.sh.. A ka poshtërim dhe nënçmim më të madh sesa ta takosh Krijuesin, pa ndonjë bagazh të veprave të mira, sa kohë që Ai të ka dhuruar mendjen dhe logjikën e shëndoshë, nëpërmjet të cilave ke mundur të logjikosh se ç’rrugë do të duhej ndjekur, sa kohë që Ai ka dërguar Libra të shenjtë dhe pejgamberë, të cilët i thirrën njerëzit në besim të pastër në Njëshmërinë e Allahut.. Ndërsa në lidhje me kuptimin e fjalës “zekkaha”, janë dhënë disa mendime nga ana e dijetarëve. Disa kanë menduar se kjo fjalë rrjedh prej “zekat”- rritje, shtim, meqë ai që jep zekatin, shpreson në rritje dhe shtim të pasurisë së pastër nga Allahu i Plotfuqishëm, ose ka kuptimin se ky person, duke dhënë zekatin, e pastron shpirtin e tij duke e ujitur me mirësi e bereqete të Allahut. Ndërkaq, një grup kanë shfaqur mendimin se fjala “zekkaha”, në kontekst të këtij ajeti, nënkupton pastrimin dhe lavdërimin.

32

Takvim – Kalendar 2013

Porosia e këtyre ajeteve (1-10): - Allahu i Lartmadhërishëm është betuar në shtatë krijesa, të cilat ndërlidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë me jetën e njeriut në këtë botë. Është betuar për një urtësi shumë të madhe, që njerëzve t’ua bëjë me dije se të gjitha këto krijesa janë në shërbim të një jete sa më të mirë për krijesën njerëzore, si rezultat i mëshirës së Tij ndaj njeriut. I Gjithëmëshirshmi, dëshiroi ta vinte në dijeni njeriun, se krijues i të gjitha këtyre krijesave, siç janë Dielli, Hëna, Dita, Nata, Qielli, Toka dhe Njeriu, është pikërisht Ai-Allahu, të cilin jobesimtarët po e mohojnë, duke pasuar shejtanin në lajthitjet e tij. Të gjitha këto gjëra në të cilat është betuar i Madhërishmi, janë gjëra, pa të cilat nuk mund të imagjinohet jeta e njeriut mbi sipërfaqen e Tokës. - Këto ajete janë një thirrje e hapët, që njerëzimi të hapë horizontet e mbyllura të mendjes së tij të errësuar, e t’I besojë vetëm Allahut, Krijuesit të kësaj gjithësie, sepse takimi me Allahun është i pashmangshëm, dhe jobesimtarët, herët a vonë, do të ballafaqohen me veprat e tyre të shëmtuara...


Tefsir

33

Marrja mësim nga pësimet e popujve arrogantë             

         

     11. Themudi përgënjeshtroi për shkak të arrogancës së vet. 12. Kur më i keqi i tyre u ngrit me të shpejtë. 13. e Pejgamberi atyre u pati thënë: “Kini kujdes devenë e Allahut dhe ndaj pengimit të saj që të pijë ujë. 14. Ata nuk i besuan atij dhe atë (devenë) e therën dhe Zoti i tyre, për shkak të mëkatit të tyre, ua rreshtoi ndëshkimet dhe i rrafshoi, 15. Duke mos iu frikësuar prapavijës së atij (ndëshkimi). Pjesa e fundit e kaptinës na rikthen në kohën e popullit Themud, tek të cilët ishte dërguar Salihu a.s., i cili kishte ftuar popullin e tij që të përudheshin në rrugën e Allahut. Por, siç ndodh gjithherë, kufri i verbon sytë e mendjes, dhe në këtë mënyrë njeriu nuk sheh dritën e Allahut, kështu që as sytë nuk mund ta reflektojnë dritën e besimit. Nëse pyesim se çfarë mund të jetë lidhmëria e këtyre ajeteve rreth popullit të Themudit dhe shkatërrimit të tyre nga ana e të Plotfuqishmit, me ajetet paraprake, në të cilat pamë shumë prej betimeve hyjnore, atëherë kjo gjë mund të kuptohet vetvetiu, se të gjitha këto betime dhe thirrje, i qenë drejtuar në mënyrë indirekte popullit mekas-kurejshëve dhe të tjerëve, që të mos përsërisnin gabimet e popujve të mëhershëm.

34

Takvim – Kalendar 2013

Nëse kurejshët nuk po bindeshin nga të gjitha argumentet që i shihnin para tyre, si Dielli, Hëna, Dita, Nata, Qielli dhe Toka, pastaj edhe në vetveten e tyre, atëherë patjetër që atyre do të duhej t’u tërhiqej vërejtja tjetër, që të shikonin gjurmat e historisë së popujve në të kaluarën, të cilët kishin jetuar përafërsisht në afërsi të tyre në të kaluarën. I tillë ishte edhe populli i Themudit, i cili, sipas historianëve, njihet të ketë qenë një prej popujve të hershëm arabë. Në këtë lidhmëri vjen edhe ajeti në suren Gafir: “A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të shikonin se si përfunduan ata që ishin më parë, të cilët ishin edhe më shumë prej tyre dhe më të fortë për nga forca e ndikimi në tokë, por ajo që fituan, nuk u ndihmoi asgjë”. – (Gafir, 82) Allahu xh.sh. dëshiron t’i vërë në dijeni kurejshët, se ata po mburreshin me pasuri, fuqi e prejardhje fisnike, por njëkohësisht u dëfton se para tyre kishte pasur popuj edhe më të fuqishëm e më të pasur, siç ishte populli i Salihut a.s. - Themudi, por ata kishin pësuar si mos më keq, për shkak se kishin refuzuar udhëzimin hyjnor dhe kishin ngritur dorë ndaj të dërguarit të tyre dhe ndaj shenjës që Allahu ua kishte dërguardevesë së bekuar. Në anën tjetër, këto ajete e qetësojnë të dërguarin më madhështor të Allahut-Muhamedin a.s., që të mos brengosej fort për refuzimin e kurejshëve ndaj ftesës së tij, sepse ardhmëria e fesë së Allahut, megjithatë, në fund, do të jetë e ndritshme, dhe se humbës do të jenë vetëm kurejshët dhe ata që e refuzojnë Allahun dhe të dërguarin e Tij. Ndonëse rrëfimi i popullit Themud, është përsëritur në Kuran, edhe në suret e para të radhitjes së mus’hafit, megjithatë,


Tefsir

35

kjo kaptinë, që është zbritje mekase, na rikujton se lufta në mes besimit dhe kufrit ka qenë gjithmonë, që prej filleve të para të njerëzimit, një luftë e hapur. Secili pejgamber që ka dërguar Allahu, gjithmonë ka hasur në rezistencë të hapët nga kundërshtuesit. E i tillë ishte edhe populli i Salihut a.s.-Themudi, të cilët po çuditeshin nga ftesa e tij teksa i ftonte për të besuar vetëm një Zot, përderisa ata ishin mësuar me traditën e mbrapshtë të të besuarit të idhujve, që e kishin trashëguar nga baballarët e tyre. Në popullin Themud mund të shohim se si kishte ndikuar fuqishëm tradita e mbrapshtë imituese në shpirtin dhe të menduarit njerëzor, ndërkohë që shohim se i dërguari i Allahut Salihu a.s. vjen, e shkatërron dhe e shkul këtë traditë prapanike dhe injorante. Në këtë mënyrë, besimi dhe Njëshmëria (Tevhidi) proklamojnë vetveten si Thirrje për çlirimin mendor, para së gjithash, Thirrje për çlirimin e mendjes njerëzore nga prangat dhe litarët e traditës imituese, besëtytninë e paraardhësve dhe fantazitë imagjinuese të traditave aktuale. Kjo është esenca e Thirrjes monoteiste për Njëshmërinë absolute, proklamim i hapur për lindjen e lirisë mendore dhe të gjitha llojeve të tjera të lirisë. Kjo është thirrja kundër së cilës mund të pozicionohet vetëm ai të cilit i është ngurtësuar mendja nga ndikimi i të menduarit të të parëve, nga traditat e të vdekurve dhe iluzionet e baballarëve e të gjyshërve. Tregimi i Themudit, në pika të shkurtra, mund të përmblidhet në këto: Allahu xh.sh. i kishte dhënë këtij populli pasuri të shumta dhe, mbi të gjitha, edhe fuqi trupore. Ata besonin në

36

Takvim – Kalendar 2013

idhuj, duke vazhduar traditën e popujve të kaluar të Hudit dhe Nuhut a.s.. Allahu nga dhembshuria e Tij, ua dërgoi Salihun a.s. që t’i ftonte në dritën e së vërtetës, por çuditërisht, ata nuk e pranuan këtë ftesë për shpëtim, po madje filluan të talleshin me të dhe ta përbuznin e ta nënçmonin. Ata, madje, i kërkuan Salihut a.s. një shenjë nga Allahu, në mënyrë që t’i besonin, që nga një pllajë shkëmbore të dilte një deve, e cila aty për aty do ta lindte të voglin e saj. Allahu xh.sh. e pranoi lutjen dhe kërkesën e Salihut a.s., që ta përforconte me këtë mrekulli mbinatyrore, por edhe kjo muxhize, nuk u bëri ndonjë përshtypje pabesimtarëve, të cilët mendonin se Salihu u kishte bërë magji, duke i magjepsur sytë e tyre. Salihu a.s. i fliste popullit të tij me butësi dhe dashuri, kur i ftonte ta adhuronin Allahun Fuqiplotë. Njëkohësisht ua tërhiqte vërejtjen se Allahu u kishte sjellë një mrekulli-devenë, si argument të sinqeritetit dhe vërtetësisë së Thirrjes së tij. Ai u lutej dhe kërkonte prej tyre që ta linin devenë të lirë të kulloste në tokën e Allahut, e dihet se e tërë toka është tokë e Allahut. Ai ua tërhiqte vërejtjen të mos e ngisnin devenë e t’i bënin ndonjë të keqe, nga frika e ndëshkimit të Allahut ndaj tyre. Gjithashtu ua kujtonte mirësitë e shumta të Allahut ndaj tyre, si i kishte bërë mëkëmbës në Tokë pas popullit Ad, si u kishte dhënë mundësi e fuqi të ndërtonin pallate e shtëpi nëpër pllajat dhe faqet shkëmbore të kodrave si dhe rrëskun, mirësitë dhe fuqinë trupore. Të gjitha këto fjalë ia thoshte Salihu popullit të vet, me butësi, por çuditërisht populli iu përgjigj atij me indiferencë, duke refuzuar ftesën e tij. Ata, madje, të cytur nga shejtani, vranë devenë e bekuar, kështu që nuk vonoi shumë, e dënimi i dhi-


Tefsir

37

mbshëm e i tmerrshëm i Allahut ra mbi ta, duke i lënë të ngrirë në vend. Allahu xh.sh. u kishte dhënë atyre vetëm tri ditë afat dhe, kur kaluan ato, në agun e ditës së katërt, qielli ishte çarë nga një ushtimë e vetme shurdhuese e tmerrshme. Ushtima përfshiu pllajat dhe kodrat, duke shkatërruar çdo gjë të gjallë. Toka u dridh me shumë fuqi, duke lënë të vdekur çdo gjë të gjallë mbi të... Kjo ishte një britmë e vetme. Ende pa përfunduar ushtima e parë dhe pa filluar e dyta, jobesimtarët nga populli i Salihut kishin rënë të gjithë, përnjëherë, të vdekur përdhe. Allahu xh.sh. në suren El-Kamer, thotë: ”Ne lëshuam kundër tyre një ushtimë, e ata u bënë si shtrojë vathe. (Mbeturinë e ushqimit të kafshëve që u shtrohet).” (El-Kamer, 31) Të gjithë u shkatërruan, madje pa arritur të kuptonin se ç’po ndodhte... Ndërsa ata që i kishin besuar Salihut a.s., që më parë kishin braktisur atë vendbanim, së bashku me të dërguarin e tyre, kishin shpëtuar. I këtillë ishte përfundimi tragjik i popullit të Salihut a.s.Themudit, një përfundim i cili është përsëritur edhe tek shumë popuj përgjatë historisë njerëzore, vetëm e vetëm pse mendjet e tyre ishin verbuar, duke mos parë dritën e Allahut, e cila qëndron gjithnjë e gatshme që të ndriçojë zemrat që janë të gatshme ta pranojnë këtë dritë.

38

Takvim – Kalendar 2013

Porosia e këtyre ajeteve (11-15): - Rrëfimi i ngjarjes së Themudit na jep të kuptojmë se përgjatë historisë së njerëzimit, të tilla ngjarje janë përsëritur shumë herë, si pasojë e konfliktit të përhershëm në mes të imanit dhe kufrit, së mirës dhe së keqes, dritës dhe errësirës. - Si porosi e qartë e kësaj ngjarjeje, kur shohim ndëshkimin e tmerrshëm nga ana e Allahut të Themudit, është porosia drejtuar banorëve të Mekës, që të mos mohonin Allahun dhe të Dërguarin e Tij, sepse një ndëshkim i tillë, mund t’i arrinte edhe ata... - Jehona e kësaj porosie vazhdon të sillet edhe në kohët tona, sepse ai që humb rastin t’i bashkëngjitet karvanit të dritës hyjnore, do të pësojë ndëshkim shpirtëror në këtë botë, sa kohë që ndëshkimi i Ahiretit do të jetë shumë më i dhimbshëm, kur njeriu nuk do të ketë një rast të dytë që, pas vdekjes, të pendohet e t’i kthehet arsyes së shëndoshë, e të besojë Krijuesin e tij dhe jetën e amshueshme të Ahiretit. - Allahu është i Plotfuqishëm, Ngadhënjimtari i Vetëm dhe askujt nuk i jep llogari për veprimet e Tij. Ai është Madhështori që nuk ka nevojë për asgjë, ndërkohë që të gjitha krijesat kanë nevojë për Të.


40

Takvim – Kalendar 2013

Ajetul Kusija – ajeti më me vlerë dhe më madhështor në Kur’an

Tefsir Mr. Adnan Simnica

AJETI MË MADHËSHTOR NË KUR’AN AJETUL KURSIJA (TESPIH DUAJA) “Allahu! Nuk ka zot tjetër (që meriton adhurimin) përveç Tij. Të Gjallit, të Përjetshmit, Mbajtësit (Mbikëqyrësit) të gjithçkaje! Atë nuk E kaplon as dremitja (kotja), as gjumi. Gjithçka ka në qiej dhe në Tokë, është vetëm e Tij. Kush mund të ndërmjetësojë tek Ai për ndokënd pa lejen e Tij? Ai di çdo gjë që ka ndodhur përpara dhe çdo gjë që do të ndodhë, kurse të tjerët nuk mund të përvetësojnë asgjë nga dituria e Tij, përveçse aq sa Ai dëshiron. Kursija e Tij (dija-sundimi) përfshin qiejt dhe Tokën, kujdesi i Tij ndaj të dyjave, nuk I vjen rëndë. Ai është më i Larti, më i Madhi (Madhështori)”! (El-Bekare, 255)

Allahu i Madhërishëm, pasi rrëfen në ajetet paraprake përçarjen e popujve pas dërgimit të pejgamberëve a.s., luftën ndërmjet tyre si dhe mosbesimin e përgënjeshtrimin e tyre pas paraqitjes së argumenteve nga Allahu xh.sh. nëpërmjet pejgamberëve, më pastaj vjen ky ajet, i cili përfshin bazat e besimit hyjnor islam. Në të përmenden cilësitë - emrat e Krijuesit, që vërtetojnë Njëshmërinë e Tij, mbase çdo cilësi e Allahut xh.sh. në këtë ajet përmban një nga bazat e përgjithshme të konceptit islam, mbi të cilat ndërtohet besimi, programi dhe sistemi islam si tërësi1. Ajetul-Kursija përmban dy të vërteta esenciale dhe bazike të Islamit, të cilat vërtetojnë Njëshmërinë e Zotit një - Allahut, si dhe forcojnë zemrat e atyre që E besojnë Atë me devotshmëri, duke i ruajtur ata nga çfarëdo lloj ndikimi të mosbesimit e dyshimit. E para, ky ajet përfshin dhjetë maksima, secila prej të cilave përmban një apo dy cilësi të Allahut xh.sh., që vërtetojnë bindshëm për fuqinë, dijen dhe pushtetin e Tij, që argumentojnë se Ai është Zot i Vetëm në gjithësi. Kurse e dyta, krahasuar me ajetet e tjera, ky është ajeti kuranor në të cilin përmendet më së shumti Emri i Allahut xh.sh.. Mbështetur në hadithe të Muhamedit a.s. dhe në këto dy maksima përmbajtje-

1

Sejjid Kutub, Fi Dhilalil Kur’an, vëll. i parë, faqe 286, viti i bot. 1996, Kajro


Tefsir

41

sore, shumë dijetarë mendojnë se ky është ajeti më madhështor në Kuran2. Ebu Dherri thotë: E kam pyetur Muhamedin a.s.: Cili ajet është më madhështori që të ka zbritur? Ai u përgjigj: Ajetul Kursija.3 Transmeton Ebu Hurejre se Muhamedi a.s. ka thënë: “Në kaptinën El-Bekare gjendet një ajet që është zotëria i të gjitha ajeteve, nëse lexohet në shtëpi, ku është shejtani, ai do të ikë prej saj”4. Ubejj Bin Ka'bi transmeton se Pejgamberi a.s. i kishte thënë një ditë: "O Ebu Mundhir! A e di se cili ajet në Kur'an është më i vlefshmi”? I thashë "Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri”! Më pyeti përsëri: "O Ebu Mundhir! A e di se cili është ajeti më i vlefshëm në Kur'an”? Iu përgjigja: "AjetulKursija". Ai më vuri dorën në gjoks dhe më tha: "Pasha Allahun (ai është)! Të pastë hije dituria (e gëzofsh këtë dituri), o Ebu Mundhir". [Transmeton Muslimi]5

”Allahu (është Një)! Nuk ka zot tjetër (që meriton adhurimin) përveç Tij”. Allahu – Zoti i gjithësisë është i vetmi Që meriton të adhurohet me plot të drejtë, dhe askush tjetër përveç Tij. Kjo e vërtetë absolute dëfton prerazi Njëshmërinë e Allahut xh.sh., 2

Muhamed Ebu Zehra, Zehretu Et-Tefasir, faqe 930, Darul-Fikr El-Arabij, viti i bot. 1987, Kajro 3 Imam Sujutiu, Eddurru Elmenthuru fi Et-Tefsiri Bil Me’thuri, vëll. i tretë, fq. 173. Shih gjithashtu Tefsirin e Ibni Kethirit, Tefsir El-Kuran El-Adhim, vëll. i parë, faqe 305, viti i bot. 1981, Kajro. 4 Tefsiri i Ibni Kethirit, vëll. i parë, faqe 307. 5 Ebu Zehra, Zehretu Et-Tefasir, fq 930

42

Takvim – Kalendar 2013

që konsiderohet themel i Islamit dhe program i jetës së myslimanëve në tërësi, prandaj mbi këtë bazë të fortë ndërtohet edhe adhurimi ndaj Zotit Një. Njeriu nuk është krijesë e askujt tjetër përveçse e Allahut Fuqiplotë, prandaj njeriu nuk drejtohet për lutje, ndihmë dhe respekt përveçse tek Ai. Nuk ka zot tjetër përveç Tij, e të tjerët që quhen zota, janë shumë, por të fantazuar, imagjinuar dhe adhurohen pa të drejtë e kot, sepse janë të trilluar, kurse Allahu është i vetmi Që meriton të adhurohet, sepse është Një i Vetëm, i cilësuar nga jeta e përhershme, i pafillim e i pambarim, ekzistenca e Tij është absolute dhe e domosdoshme6. Në fjalinë “nuk ka zot tjetër përveç Tij“, kemi dy çështje esenciale: Mohimin në pjesën e parë “nuk ka zot tjetër”, dhe vërtetimin në pjesën e dytë “përveç Tij“, kjo d.m.th se Allahu xh.sh. ka mohuar për veten e Tij që të ketë ortak dhe ka vërtetuar Njëshmërinë e Tij. Nga kjo rezulton se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë adhurimi përveç Zotit të Vërtetë - Allahut. Kështu, Krijuesi ka vërtetuar dhe dëshmuar Njëshmërinë e Tij dhe adhurimin e merituar ndaj Tij, sepse është i vetmi Krijues i çdo gjëje dhe i vetmi furnizues. Emri “Allah” është emër që Zoti e ka zgjedhur për Veten e Tij, i cili përmban dhe përmbledh të gjitha cilësitë dhe emrat e bukur të Tij, dhe për këtë na ka informuar nëpërmjet Shpalljes kuranore. Ai ka edhe shumë emra të tjerë, por Emri Allah është më madhështori dhe më i famshmi. Në këtë mënyrë Ai demantoi spekulimet dhe gënjeshtrat e pabesimtarëve lidhur me ekzistencën e zotave të tjerë si dhe trillimin kinse Ai ka djalë, prandaj në Kuran tha: “Thu6

Tefsir El-Vadih, Muhamed Mahmud Hixhazi, vëll. i parë, faqe 169, viti i bot. 1992, Kajro


Tefsir

43

aj: “Nëse përveç Atij do të kishte edhe zota të tjerë, siç thonë ata, atëherë ata do të kërkonin rrugë për mbizotërim ndaj të Madhëruarit (për t’ia marrë pushtetin). I lavdëruar dhe i lartësuar është Ai mbi atë që thonë ata”! (El-Isra’ë, 42-43)7 Shumica e komentuesve të Kuranit mendojnë se kjo pjesë e ajetit nënkupton: Nuk meriton të adhurohet me të drejtë dikush tjetër përveç Allahut - Zotit të Vërtetë, ngase shumë njerëz adhurojnë zota të trilluar si: Krishtin, Budën, Diellin, zjarrin, dreqin e mallkuar, idhuj të ndryshëm etj.. Kjo përmban edhe nënshtrimin e plotë të tërë gjithësisë ndaj Fuqisë absolute të Krijuesit dhe Ligjeve të Tij, që nënkupton se nuk ka krijues dhe mbikëqyrës tjetër përveç Allahut xh.sh.. Ai është absolut në qenien e Tij me të gjithë emrat dhe cilësitë e Tij, është i pakrahasueshëm dhe i pashembullt. Çdo gjë në gjithësi, në një mënyrë a në një tjetër, i nënshtrohet Madhërimit dhe Vullnetit të Tij, njerëzit me dëshirë, e pjesa tjetër e botës së gjallë ose jo të gjallë me nënshtrim, një fakt i konfirmuar në Kuran: “Atë E madhërojnë shtatë qiejt, Toka dhe gjithçka gjendet në to. Dhe nuk ka asnjë send që nuk E madhëron Atë, duke E lavdëruar, po ju (o njerëz) nuk e kuptoni madhërimin që i bëjnë ata”. (ElIsra, 44)8. Pasi gjithësia me miliona galaktika ekziston dhe funksionon në mënyrë precize, atëherë ekziston vetëm një Zot, ngase, po të ekzistonin më shumë, atëherë do të shkatërrohej çdo gjë për shkak të luftës me njëri-tjetrin për mbizotërim, pushtet e mbikëqyrje të botës. Mbështetur në këtë të vërtetë absolute, Allahun xh.sh. E madhëron çdo gjë në gjithësi dhe çdo send u përmbahet me dashje ose jo ligjeve të Tij të ve-

44

ndosura në ekzistencë, madje edhe vetë njeriu, i cili nuk mund të jetojë pa ushqim, pa ujë, pa oksigjen e pa gjumë! Ai nuk mund të jetojë i pavarur, ngase i duhet t’u nënshtrohet ligjeve hyjnore mbi sëmundjet, pleqërinë dhe vdekjen! E si mund të jetë zot njeriu i tillë?!. Dielli, Hëna dhe planetët e tjerë, kodrat e malet, bota bimore e shtazore si tërësi, të gjitha i përmbahen ligjit Tij në gjallërinë dhe funksionimin e tyre, dhe kjo nënkupton madhërimin e Allahut. Pa këto ligje asnjë krijesë nuk mund të zhvillojë jetë, prandaj këto ligje janë të vendosura nga dikush që nuk i përket natyrës njerëzore dhe nuk ka nevojë për askënd, madje është i pavarur në mënyrë absolute, Ai është i Madhërishmi Allah.

“Të Gjallit, të Përjetshmit, Mbajtësit (Mbikëqyrësit) të gjithçkaje”! Emri i Allahut “El-hajj”, d.m.th Ai është I Gjallë dhe I Përjetshëm, Absolut në dituri, dëshirë dhe fuqi, kurse emri “El-Kajjum” d.m.th. Ai është mbikëqyrës i përhershëm i çdo gjëje9. Ai është sigurues e garantues i furnizimit të çdo krijese e çdo sendi dhe ruajtës e mbikëqyrës i tyre10 Jeta e Allahut nuk është e ngjashme me jetën e krijesave të Tij, Ai veçohet dhe dallohet në mënyrë absolute. Jeta e Tij është “Ezelijje”- e përhershme, e përjetshme, që nuk ka fillim e as mbarim. Jeta e Tij nuk lidhet me kohën, sikurse jeta e varësia e krijesave. Allahu është i pashembullt, nuk I përngjet askush. Ai është shpikës dhe sistemues i çdo gjëje, çdo gjë varet 9

7

Tefsiri i Sharaviut, vëll. i dytë, faqe 1087- 1090. 8 Ebu Zehra, Zehretu Et-Tefasir, fq. 931-932

Takvim – Kalendar 2013

Tefsir El-Vadih, Muhamed M. Hixhazi, vëll. i parë, faqe 169 Tefsir Et-Taberijj, Xhamiul Bejani an Te’vili Aj El-Kuran, vëll i 4, faqe 528, viti i bot. 2001, Kajro

10


Tefsir

45

nga dëshira e planifikimi i Tij. Prandaj, mbështetur në këtë koncept, myslimanët - jetën, veprat dhe synimet e tyre i kanë të përputhura me këtë program11. Ai është i përhershëm dhe jeta e Tij është nga cilësitë e Tij12. Jeta e Tij manifeston madhështinë e Tij absolute në dituri, dëshirë, fuqi, krijim dhe shpikje. Ky fakt e bën të domosdoshme që mendja e shëndoshë e njeriut ta besojë Atë, ngase Ai është i vetmi me jetë të pavarur dhe absolute13. Ndërkaq, njeriu dhe të gjitha krijesat e tjera kanë nevojë për Krijuesin e tyre, ngase nuk mund të zhvillojnë jetë të pavarur. Krijesat janë të varura nga uji, ushqimi, ajri, shëndeti, pleqëria, vdekja, etj., prandaj nuk mund të kenë jetë të pavarur. E pse, vallë, të mos E besojnë njerëzit Zotin e Vërtetë?! Fakt i çuditshëm, apo jo?! Asgjë nuk ndodh pa fuqinë dhe lejen e Tij, sikurse dëshmon Fjala e Tij në Kuran: “Dhe një prej argumenteve të Tij është që qiejt dhe Toka qëndrojnë sipas urdhrit të Tij”. (Surja Er-Rum, 25). Gjithashtu, përmendja e Emrit në origjinal “El-kajjum” “Mbikëqyrës i përhershëm i çdo gjëje” në këtë formë gramatikore tregon se Allahu është mbikëqyrës i përhershëm dhe i përjetshëm i çdo sendi në gjithësi në shkallën më të lartëabsolute. Në këtë formë kanë ardhur edhe emra të tjerë të Allahut, si p.sh “Gafur”, që manifeston shkallën më të lartë të mëshirës së Tij14. Prandaj, çdo gjë do ta ketë fundin, përveç

46

Zotit të vërtetë - Allahut, sepse në Kuran tha: “Çdo gjë do të zhduket, përveç Tij (Allahut)“. (El-Kasas, 88). Përmbajtja madhështore e kësaj pjese të ajetit nuk përjashton mundësinë që pikërisht këtu të gjendet Emri më madhështor i Allahut xh.sh., ngase përfshin kuptimet e ajeteve të tjera që përmbajnë argumentimin mbi Njëshmërinë e Allahut Fuqiplotë. Përderisa Ai është “El-Kajjum – Mbikëqyrës i përhershëm i çdo gjëje”, kjo nënkupton se Ai është i pavarur absolutisht duke mohuar mundësinë e ekzistimit të më shumë se një zoti, prandaj kjo konfirmon se çdo gjë përveç Tij, është kalimtare dhe çdo gjë në gjithësi varet nga vullneti i Tij15 I tillë është Allahu - Zoti i gjithësisë, Atë e ndiejmë me vetveten tonë bindëse, të përshkruar në këtë mënyrë absolute, dhe kjo na inkurajon për angazhim dhe përpjekje të vazhdueshme drejt zbatimit të normave të ligjit të Tij, rezultati i të cilave kthehet tek ne. Allahun xh.sh. e ndiejmë të tillë, ngase mbikëqyrja e përhershme e Tij ndaj nesh dhe çdo sendi në gjithësi, shton vullnetin tonë për mirënjohje e falënderim ndaj Tij për begatitë që na i ka dhuruar, dhe për largimin nga të këqijat e të ndaluarat. Zoti i gjithësisë – Allahu që adhurojmë ne, nuk vdes kurrë, ndërsa të gjithë zotat e trilluar nga pabesimtarët vdesin e përfundojnë. A nuk është kjo madhështore?! Pa dyshim që po! Prandaj, të jemi falënderues ndaj Tij, Atij I qofshim falë!

“Atë nuk e kaplon as dremitja (kotja), as gjumi”.

11

Tefsiri i Sejjid Kutubit, Fi Dhilalil Kur’an, vëll. i parë, faqe 287. 12 Tefsir El-Begavijj, Mea’limu Et-Tenzili, vëll. i pare, fq. 312, viti i bot. 1409 h, Rijad 13 Ebu Zehra, Zehretu Et-Tefasir, fq 932 14 Tefsiri i Sharaviut, fq 1094

Takvim – Kalendar 2013

15

Tefsir El-Fahru Er-Razi, Mefatihul-Gajb, vëll. i 7, faqe 5, botimi i parë 1981, Darul- fikr, Bejrut


Tefsir

47

Meqë Allahu Fuqiplotë konfirmoi se është i përjetshëm dhe mbikëqyrës absolut ndaj gjithësisë dhe çdo sendi në të, atëherë kjo doemos rezulton maksimën “Atë nuk e kaplon as dremitja (kotja), as gjumi”. Kjo, sepse gjithësia dhe çdo gjë në të lëvizin në vazhdimësi, e kjo kërkon doemos që Atë mbikëqyrës të mos e kaplojë kurrsesi kotja dhe as gjumi, një fakt i konfirmuar në Kuran: “Me të vërtetë, Allahu mban ekuilibrin e qiejve dhe të Tokës, që të mos shkatërrohen. Kur ato nisin të shkatërrohen, askush nuk mund t’i mbrojë, përveç Tij”. (Fatir 41)16 Kështu vërtetohet mbikëqyrja absolute e Krijuesit ndaj krijesave dhe ndaj çdo gjëje përgjithësisht. Në të njëjtën kohë kjo vërteton se Allahu xh.sh. është i pashembullt dhe i pakrahasueshëm, që është konfirmuar në Fjalën hyjnore: “Asnjë send nuk është si Ai”. (Esh-Shura, 11). Kjo përmban mohimin e plotë të çfarëdo lloj kotjeje dhe gjumi tek Fuqiploti, ngase kotja e gjumi u përkasin krijesave të cilat kanë nevojë doemos për pushim dhe gjumë, e janë të varura nga Krijuesi përgjatë jetës së tyre. Allahun nuk e kap kotja, gjumi, lodhja e as harresa, Ai është mbikëqyrës i çdo gjëje në çdo kohë dhe në çdo vend, dija e Tij përfshin çdo gjë. Fjala “Sinetun“ d.m.th. kotje, dremitje apo gjumë i lehtë. Dikush nga njerëzit rri ulur dhe përnjëherë kotet e zgjohet prapë, kurse fjala “nevm” d.m.th. gjumë i thellë. Pasi Allahu xh.sh. tha: “Atë nuk e kaplon as kotja…”, dikush do të mund të thoshte: Me të vërtetë Atë nuk e kaplon kotja, por a mund t’i rezistojë gjumit të thellë?. Prandaj Ai konfirmoi për vetveten me fjalët: “Atë nuk e kaplon as dremitja

48

(kotja), as gjumi”. Në këtë mënyrë Zoti Fuqiplotë ua bëri me dije njerëzve se ata patjetër kanë nevojë për pushim, e Allahu xh.sh. nuk ka nevojë për asgjë, pra as për pushim. E pra, a kërkon njeriu më shumë argumente sesa Krijuesi t’i thotë: “Fli ti dhe pusho, sepse Zoti yt nuk fle”. Ç’do njeriu më shumë se kjo?! Njeriu fle me gjumë të thellë, por organizmi dhe zemra e tij funksionojnë pandërprerë, e kush do t’i mbikëqyrte, sistemonte dhe rregullonte ato nëse Zoti do të flinte?! Pra, Allahu nuk fle e as nuk kotet kurrë dhe s’ka nevojë për asnjërën17. Njeriu dhe krijesat e tjera nuk mund të jetojnë pa gjumë, e kjo nënkupton dobësinë e tyre të jashtëzakonshme, prandaj si mund të quhet zot njeriu që nuk mund të jetojë pa ushqim ose pa gjumë?! Allahu xh.sh. na bën të ndihemi krenarë, sepse Ai është i pavarur nga të gjitha mangësitë dhe kjo E bën të jetë me plot të drejtë Zoti i Vetëm i gjithësisë.

“Gjithçka ka në qiej dhe në Tokë është vetëm e Tij” Kjo pjesë e ajetit konfirmon edhe një herë fuqishëm për mbikëqyrjen e Allahut xh.sh. ndaj çdo gjëje në gjithësi, ngase Ai i ka krijuar qiejt dhe Tokën dhe gjithçka ka në to18. Kjo vërteton se çdo gjë është nën nënshtrimin, autoritetin dhe pushtetin e Tij të plotë, siç dëshmoi, kur tha: “Nuk ka tjetër, përveçse gjithçka është në qiej e në Tokë, ka për t’iu paraqitur Zotit si rob. Ai me diturinë e Vet i ka përfshirë të gjithë, dhe ka numëruar e evidentuar çdo gjë të tyre në mënyrë të saktë.

17 18 16

Ebu Zehra, Zehretu Et-Tefasir, fq 934

Takvim – Kalendar 2013

Tefsiri i Sharaviut, vëll. i dytë, faqe 1097 Ahmed Mustafa El-Meragi, Tefsir El-Meragi, komentimi i xhuzit të tretë, faqe 12, viti 1946 botimi i parë, Kajro


Tefsir

49

Dhe, në ditën e Kiametit, secili prej tyre do t’I paraqitet Atij i vetmuar”.(Merjem 93-95)19 Pasi Allahu konfirmoi se është i pavarur në ekzistim dhe mbikëqyrës e sigurues i çdo gjëje në gjithësi, atëherë del se: Çdo gjë në mënyrë absolute gjendet në posedim dhe nënshtrim të Tij, meqë gjithçka i është nënshtruar shpikjes dhe krijimit të Tij20. Përdorimi në origjinal i “ma” - “gjithçka ka”, edhe pse përdoret për krijesa pa logjikë, këtu ka për qëllim gjithë ç’ka në përgjithësi, çdo send dhe çdo gjë në univers, përveç Allahut Krijues. Kjo, sepse shumica e krijimit hyjnor, marrë në përgjithësi, i përket botës pa logjikë.21 Ai është i vetmi posedues i çdo gjëje, në mënyrë të plotë dhe të tërësishme. Ky posedim dhe mbizotërim i Allahut xh.sh. është i pakushtëzuar dhe pa rival. Ai është edhe posedues i vërtetë i pasurisë së njerëzve, e njerëzit janë vetëm shfrytëzues të saj përkohësisht. Mbështetur në këtë, njerëzit duhet t’u përmbahen kushteve të vendosura nga ana e Poseduesit të vërtetë, dhe këto kushte – parime, i ka sqaruar Zoti i Madhëruar në Sheriatin - ligjin e Tij. Prandaj, njerëzit duhet t’i përmbahen këtij ligji, në të kundërtën ata janë keqpërdorues të pasurisë dhe mosmirënjohës ndaj Krijuesit të tyre. Kur Allahu tha: “Gjithçka ka në qiej dhe në Tokë është vetëm e Tij“, kjo nuk vërteton vetëm të vërtetën e konceptit islam në besim, por vendos edhe një rregull bazë për njerëzit përgjithësisht, së cilës duhet t’i përmbahen ata.22

Takvim – Kalendar 2013

50

Gjithashtu, mënyra e fillimit të kësaj pjese kuranore, në origjinal me “lehu” – “është vetëm e Tij” tregon “veçimin”, që nënkupton se pushteti dhe posedimi i çdo gjëje në gjithësi I përket vetëm Allahut xh.sh.23 Ja, Zoti i vërtetë - Allahu, meqë është Krijues dhe Mbikëqyrës i çdo gjëje, është e natyrshme që meriton me plot të drejtë të jetë edhe posedues e nënshtrues i çdo sendi. Nga kjo del se Ai me plot të drejtë meriton të jetë i vetmi Zot dhe të adhurohet me plot të drejtë nga çdo gjë dhe çdo send. Njeriu nuk mund të jetë posedues dhe nënshtrues i gjithësisë, i qiejve e i Tokës dhe çfarë ka në to, ngase është krijesë psiko-fizike e kufizuar në çdo gjë, dhe si i tillë, ai nuk mund të jetë Zot kurrsesi.

“Kush mund të ndërmjetësojë tek Ai për ndokënd pa lejen e Tij” Këtë të vërtetë e konfirmoi Allahu xh.sh., ngase pabesimtarët e kohës së zbritjes së Kur’anit thoshin se i adhuronin idhujt vetëm për t’iu afruar Allahut xh.sh., prandaj, Ai u drejtohet atyre në bazë të aspektit kuptimor të ajetit: “Të Miat janë gjithçka ka në qiej dhe në Tokë, prandaj nuk duhet adhuruar dikush tjetër përveç Meje, e mos adhuroni zota të trilluar (idhujt), sepse ata nuk ju bëjnë kurrfarë dobie tek Unë dhe nuk mund të ndërmjetësojnë kurrsesi tek Unë, përveç atij që e lejoj Unë nga pejgamberet, të dashurit e Mi dhe të devotshmit”!24. Në të njëjtën kohë kjo konfirmon se Allahu xh.sh. do t’i lejojë për

19

Tefsiri i Ibni Kethirit, faqe 309. Tefsir El-Fahru Er-Razi, Mefatihul-Gajb, fq 6. 21 Ibid. fq 9. 22 Tefsiri i Sejjid Kutubit, vëll. i parë, faqe 288. 20

23 24

Ebu Zehra, Zehretu Et-Tefasir, fq 936. Tefsir Et-Taberijj, vëll I katërt, fq 535


Tefsir

51

ndërmjetësim ata me të cilët është i kënaqur, si pejgamberët, engjëjt, dijetarët, ata që luftuan në rrugën e Tij, e të tjerë që i ka nderuar Ai, por që nuk mund të ndërmjetësojnë përveçse për ata me të cilët Krijuesi është i kënaqur, për se thotë: “Ata ndërmjetësojnë vetëm për atë me të cilin Ai është i kënaqur”. (Surja El-Enbija, 28)25 Askush nuk mund të ndërmjetësojë përveçse me lejen e Tij, dhe kjo nga madhështia dhe lartmadhëria e Tij. Këtë e dëshmoi Allahu i Madhëruar edhe në shumë ajete të tjera, kur tha: “Sa engjëj ka që janë në qiej, ndërmjetësimi i të cilëve nuk bën dobi fare, veçse pasi të japë leje Allahu, për atë që dëshiron dhe që është i kënaqur me të”. (Surja En-Nexhm, 26). Forma pyetëse e shprehur në këtë pjesë të ajetit ka kuptim mohimi, që domethënë: Askush nuk mund të bëjë ndërmjetësim - shefat përveç atij që ia lejon Zoti Fuqiplotë.26 Allahu xh.sh. në këtë botë u ka dhënë të mira dhe begati të gjithë njerëzve, madje edhe pabesimtarëve, duke e lënë pasurinë në shfrytëzim të tyre, mirëpo në Ditën e Gjykimit pabesimtarët do të hyjnë në zjarr dhe nuk do të vlejnë besimet e tyre të kota me lloj-lloj ndërmjetësuesish, siç tha i Madhëruari: “Ata adhurojnë në vend të Allahut, atë që as nuk u bën dëm, as nuk u sjell dobi dhe thonë: Këta janë ndërmjetësuesit tanë tek Allahu”! Thuaj: A po i tregoni Allahut për diçka që Ai nuk di se ç’ka në qiej dhe në Tokë?! Qoftë i lavdëruar Ai dhe i lartësuar mbi gjithçka që i shoqërojnë Atij (në adhurim).“27

52

Kjo pjesë e ajetit dëshmon gjithashtu argumentimin më të madh mbi pushtetin dhe madhështinë absolute të Allahut28. Kjo tregon madhështinë dhe lartmadhërinë e Tij dhe askush nuk mund të barazohet e të krahasohet me Atë, është i pavarur në vendimet e Tij që të lejojë atë që do, qoftë për ndërmjetësim a falje, dhe kurrsesi nuk mund ta pengojë askush me kryeneçësi apo armiqësi29. Kështu rezulton edhe me dëshpërim dhe mposhtje për pabesimtarët, ngase ata mendojnë përherë se zotat e tyre të trilluar janë ndërmjetësues tek Allahu xh.sh.30

“Ai di çdo gjë që ka ndodhur përpara dhe çdo gjë që do të ndodhë” Kjo është një e vërtetë absolute që i ndihmon myslimanët për ta njohur Zotin e tyre dhe për të përcaktuar pozicionin - lidhjen e tyre me Krijuesin. Ky është argument i qartë, se dija e Allahut xh.sh. përfshin çdo gjë, të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e të gjitha krijesave. Kjo sikurse fjala dëshmuese e Allahut xh.sh., kur tregon për engjëjt: “(Xhibrili tha): Ne (engjëjt) zbresim vetëm me urdhrin e Zotit tënd. Vetëm Atij I takon e tërë çështja e tashme, e ardhme dhe ajo në mes tyre, e Zoti yt nuk harron kurrë“. (Merjem, 64) Kjo pjesë e ajetit konfirmon pushtetin e Tij absolut në gjithësi, duke sinjalizuar se dija e Tij përfshin qiejt e Tokën dhe

28

25

Tefsiri i Kurtubiut, fq 271 Ebu Zehra, Zehretu Et-tefasir, fq 936 27 Tefsiri i Sharavit, vëll. i dytë, faqe 1098. Ajeti 18 i kaptinës Junus. 26

Takvim – Kalendar 2013

Ebu Hajan El-Endelusi, Tefsir El-Bahru El-Muhit, vëll i dytë, fq. 288, viti i bot. 1993, Bejrut 29 Tefsiru El-Bejdavij, Envaru Et-Tenzil ve Esraru Et-Te’vil, vëll. i parë, fq 134, viti i bot. 1999, Bejrut 30 Ruhul Meani fi Et-Tefsir El-Kuran El-Adhim ve Es-sb’ul Methani, Imam AlAlusi, komentimi i xhuzit të tretë, fq 9, pa vit botimi, Bejrut.


Tefsir

53

ç’ka në to. Në mënyrë të veçantë ka për qëllim dijen e Tij për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen rreth njerëzve, pavarësisht nëse janë të mirë apo të këqij dhe çfarë do të jenë ata, nga se rezulton shpërblimi ose ndëshkimi, në varësi nga besimi dhe veprimet e tyre31. Allahu xh.sh. është absolut në dijen e Tij, dija e Tij përfshin çdo send, vetëm Ai i di fshehtësitë (gajbin) dhe Atij nuk mund t’I fshihet asgjë në gjithësi, prandaj tha: “Çelësat e fshehtësisë janë vetëm tek Ai, atë (fshehtësinë) nuk e di kush përveç Tij. Ai e di ç’ka në Tokë dhe në det; Ai e di për çdo gjeth që bie dhe s’ka kokërr në thellësi të tokës, as e njomë, as e thatë, që të mos jetë shënuar në librin e qartë (Levhi Mahfudh)”. (El-En’am, 59).

“Të tjerët nuk mund të përvetësojnë asgjë nga dituria e Tij, përveçse aq sa Ai dëshiron” Askush nga krijesat nuk mund të dijë diçka, përveç asaj që ua ka mësuar dhe treguar Ai. Kjo mund të ketë edhe kuptimin se krijesat nuk dinë rreth qenies dhe cilësive të Allahut përveç aq sa i ka informuar Ai32. Allahu i Madhërishëm zbulon dhe paraqet pak nga dija e Tij për krijesat, duke u dhënë mundësi shkencëtarëve për zbulime, dhe kjo me lejen dhe vullnetin e Krijuesit për një zbulim të caktuar. Madje akoma pa u zbardhur një zbulim i caktuar, ai u ka shërbyer njerëzve edhe pa e njohur ata shërbimin e tillë, p.sh. forcën e gravitacionit Kjo, edhe pse ka qenë e pazbuluar, 31 32

Ebu Zehra, Zehretu Et-tefasir, fq 938 Tefsir Ibni Kethir, fq 309

54

Takvim – Kalendar 2013

i ka shërbyer botës në vazhdimësi, po dhe shumë të tjera, një e vërtetë kjo e sqaruar në shumë ajete kuranore: “Ne do t’u tregojmë atyre argumentet Tona në hapësirat tokësore e qiellore, si dhe në vetvete, derisa t’u bëhet plotësisht e qartë se ai (Kurani) është e vërteta. Vallë, a nuk të mjafton ty që Zoti yt është Dëshmues i çdo gjeje”?! (Fus-silet, 53)33.

“Kursija” e Tij (dija-sundimi) përfshin qiejt dhe Tokën” “Kursija” ka për qëllim dijen dhe pushtetin e Tij absolut34. Disa nga komentuesit e Kuranit mendojnë se “Kursija” duhet të kuptohet ashtu siç ka ardhur në origjinal, duke mos u ndalur në komentimin e saj, e brenda këtij grupi disa thonë se ajo ka për qëllim Arshin (Fronin madhështor të Allahut). Disa të tjerë mendojnë se “Kursija” ka për qëllim madhështinë e pushtetit Tij, fuqinë autoritative, dijen e Tij absolute dhe përfshirjen absolute të vullnetit të Tij ndaj çdo gjëje në gjithësi35. Nëse themi ka për qëllim: “Madhështinë e pushtetit të Tij”, kjo përputhet me pjesën vijuese të ajetit: “...kujdesi i Tij ndaj të dyjave, nuk i vjen rëndë”, kurse nëse themi: “Madhështinë e dijes së Tij dhe përfshirjen e çdo gjëje” kjo përputhet me pjesën paraprake të ajetit: “të tjerët nuk mund të përvetësojnë asgjë nga dituria e Tij, përveçse aq sa Ai dëshiron”. Mbështetur në këtë, mund të themi se “Kursija” ka për qëllim fuqinë, dijen dhe dëshirën ab33

Tefsiri i Sharaviut, fq, 1100 Tefsiri i Zemahsheriut, El-Keshaf an Hakaiki Gavamid et-tenzil ve Ujun ElEkaviil fi Vuxhuhi Et-te’vil, vell i pare, faqe 483, viti i bot. 1998, Rijad 35 Të dy këto mendime janë transmetuar edhe nga selefi (gjenerata e parë në islam). Se fjala “Kursijj” ka për qëllim dijen e Allahut xh.sh. transmetohet edhe nga Ibni Abasi, Ibni Mesudi dhe nga komentatori tradicional i Kuranit Ibni Xherir Et-Taberijj. (Tefsiri i Ebu Zehras fq. 940). 34


Tefsir

55 36

solute të Krijuesit . Kjo pjesë e ajetit argumenton Madhështinë absolute dhe të pashembullt të Allahut xh.sh.37, ashtu siç edhe transmetohet se, pasi pati zbritur kjo pjesë e ajetit, shokët e Pejgamberit a.s. thanë: “O i Dërguar i Allahut, “Kursija” e theksuar përfshin qiejt dhe Tokën, e si është Arshi”? Atëherë, Allahu xh.sh u përgjigj me ajetin: “Ata nuk e kanë vlerësuar siç duhet fuqinë e Allahut. Në ditën e Kiametit, e tërë Toka do të jetë në grushtin e Tij, ndërsa qiejt do të mbështillen në të djathtën (forcën) e Tij. Qoftë i lavdëruar Ai dhe i lartësuar mbi idhujt që ia shoqërojnë Atij (në adhurim)”! (Ez-Zumer 67)38 Dija dhe sundimi i Allahut përfshijnë në tërësi qiejt dhe Tokën. Fjala “Kursijj”, për shkak të madhështisë së saj, përfshin qiejt dhe Tokën, një fakt i theksuar edhe në thënien profetike: “E çka janë shtatë qiejt në Kursijj, përveçse sikur shtatë dërhemë që hidhen në dollap“39. Pra “Kursijj” ka për qëllim dijen, pushtetin, sundimin dhe fuqinë e Krijuesit, që përfshijnë dhe mbizotërojnë çdo gjë. Krijimi i qiejve dhe i Tokës është edhe shumë më i madh se krijimi i njerëzve (shih:Gafir, 57). Andaj, kur Allahu xh.sh. tha: “Kursijja e Tij (dija – sundimi) ka përfshirë qiejt dhe Tokën“, kuptohet se “Kursija” është më madhështore se qiejt e Toka, d.m.th “Kursija“i përfshin të dyja.

36

Ebu zehra, Zehretu Ettefasir, fq. 939-940. Tefsiru El-Bejdavij, Envaru Et-Tenzil ve Esraru Et-Te’vil, vëll i parë, fq 134, viti i bot 1999, Bejrut 38 Tefsiri Et-Taberijj, vell I 4, faqe 539 39 Tefsir El-Xhelalejni, faqe 42, viti i botimit 1995, Damask. Hadithi transmetohet edhe në Tefsirin e Imam Taberiut nga Ibni Zejdi, fq. 539. Ky hadith transmetohet edhe në Tefsirin e Ibni Kethirit, fq 309, Tefsirin e Ebu Hajanit, fq. 290, etj. 37

56

Takvim – Kalendar 2013

Në anën tjetër, njerëzimi, me të gjitha përparimet shkencore dhe teknologjike ka arritur vetëm deri në Hënë, e cila është periferi e Tokës, kurse gjithësia është shumë e madhe. Qielli i parë dhe yjet janë me miliona vjet drite larg nga Toka dhe shumë e shumë më të mëdhenj. Dielli, që konsiderohet nga yjet shumë afër Tokës (në krahasim me shumë yje e planetë të tjerë), është larg nga Toka 93 milionë mila. Kurse, për të llogaritur largësinë e yjeve nga Toka, duhen vënë pas numrit shumë e shumë zero, gjë që e bën numrin të pavlefshëm, dhe pikërisht për këtë astronomët kanë zgjedhur si mjet për të përcaktuar largësinë e tyre, atë që e quajnë “vit drite“. Dihet se shpejtësia e dritës është përafërsisht 300.000 km. në sekondë, e, për të përcaktuar largësinë në mes nesh dhe yjeve, nevojiten llogari shumë precize. Kështu, ne befasohemi kur kuptojmë se drita e shumë yjeve arrin tek ne për rreth 50 vjet drite. E gjithë kjo brenda qiellit të parë të dynjasë, e ç’njohim ne për qiejt e tjerë që i ka theksuar Krijuesi në Kuran?! Shumë madhështore dhe bindëse për njerëzit, apo jo?! Gjithashtu, kur Allahu xh.sh. përshkroi madhësinë e Xhenetit, tregoi se gjerësia e tij është si gjerësia e qiellit dhe e Tokës, në Kuran tha: “Shpejtoni (garoni me njëri-tjetrin), duke kërkuar falje prej Zotit tuaj dhe, për Xhenetin e gjerë sa qielli e Toka, i përgatitur për ata që I besuan Allahut dhe të Dërguarve të Tij “. (El-Hadid, 21) Kjo është gjerësia e Xhenetit, i përgatitur për besimtarët, por a thua sa është gjatësia e tij apo madhësia e tij në tërësi?! Mbështetur në gjithë këtë, duhet ta dimë se ka edhe shumë botë të tjera, përveç qiellit dhe Tokës, mirëpo mendja jonë nuk arrin dot ti perceptoj përveç asaj për se na ka informuar i madhi Allah, dhe, kur dëgjojmë fjalën e Allahut “Kursija e Tij


Tefsir

57

(dija – sundimi) përfshin qiejt dhe Tokën“, për ne mbetet të imagjinojmë se sa madhështore është “Kursija” e Krijuesit.40

“Kujdesi i Tij ndaj të dyjave, nuk i vjen rëndë” Kjo tregon Fuqinë absolute të Allahut xh.sh.. Për Allahun e Madhërishëm nuk është fare rëndë kujdesi ndaj qiejve e Tokës dhe ç’ka mbi to, nën to dhe në mes tyre, si: miliona e miliona galaktika në universin e mahnitshëm. Kjo gjë, për Zotin Fuqiplotë është shumë e lehtë. Ai ruan dhe kujdeset për ekuilibrin preciz dhe të çuditshëm të qiejve dhe Tokës, për se në Kuran deklaroi: “Me të vërtetë, Allahu i mban ekuilibrin e qiejve dhe të Tokës, që të mos shkatërrohen. Kur ato nisin të shkatërrohen, askush nuk mund t’i mbrojë, përveç Tij. Me të vërtetë, Ai është i Butë dhe Falës (i gjynaheve)“. (Fatir, 41) Atij nuk i vjen fare rëndë mbajtja dhe ruajtja e qiejve dhe Tokës, ngase qenies së Tij absolute nuk i përket lodhja, se lodhja është cilësi e krijesave të Tij, e Allahu është Krijues i pakrahasueshëm dhe i pashembullt. Ai, me dëshirën, mbikëqyrjen dhe ligjet e Tij, mban balancën e gjithësisë në mënyrë perfekte dhe asgjë nuk ndodh përveçse me dëshirën dhe vullnetin e Tij (shih: Er-Ra’d, 8-9)41

“Ai është më i Larti, më i Madhi (Madhështori)” Derisa e gjithë kjo gjithësi e çuditshme është nga krijimtaritë e Allahut Fuqiplotë, cilësimi i vetvetes së Tij me “Ai është më i Larti, më i Madhi“ është shumë i natyrshëm. Emri - ci40 41

Tefsiri i Sharaviut, vëll. i dytë, faqe 1105 - 1106 Ebu Zehra, Zehretu Et-Tefasir, fq 941

58

Takvim – Kalendar 2013

lësia “më i larti“, si formë gramatikore e shprehur në shkallën e sipërisë absolute, tregon se Ai është më i larti e më madhështori absolutisht. Ky përfundim i ajetit me këto cilësi të Allahut xh.sh. vërteton veçimin e Tij me “është më i Larti, më i Madhi“, dhe ardhja e këtyre emrave me nyjën shquese tregon “veçimin“, që do të thotë se vetëm Allahu “është më i Larti, më i Madhi“, pa asnjë rivalitet.42 Pra, i lartësuar mbi çdo krijesë dhe më i Madhi që nuk ka më madhështor se Ai në mënyrë absolute43. Zoti, i cilësuar me të gjitha këto cilësi madhështore, që rezulton me cilësi absolute dhe e dëshmon Atë absolut në të gjitha aspektet ndaj gjithësisë, dëshmon se është i pakrahasueshëm, i pashembullt, absolut në dijen, fuqinë dhe vullnetin e Tij, prandaj meriton të quhet Zot e të adhurohet me plot të drejtë. Si rezultat i gjithë kësaj ky ajet ka kuptim madhështor dhe vlerë shumë të madhe, prandaj dijetarët janë përpjekur të gjejnë urtësinë apo fshehtësinë e kësaj vlere. Njëri prej tyre ka thënë: “Shikoni Emrat (cilësitë) e Allahut që gjenden në këtë ajet”. Disa nga dijetarët kanë numëruar në të 16 emra të Zotit xh.sh., e disa të tjerë 17, disa 1844, e deri në 21 emra të bukur të Allahut. Pra, në këtë ajet janë përmendur shumë emra të bukur të Krijuesit dhe pikërisht për këtë është ajet madhështor45. Ja, për këtë arsye Muhamedi a.s. ka thënë: “Ajeti më madhështor në Kur’an është “Ajetul Kursija”46

42

Tefsiri i Sejjid Kutubit, vëll. i parë, faqe 290 Tefsir El-Begavijj, vëll. i parë, fq. 313 44 Tefsir El-Kurtubijj, vëll. i 4, fq 267 45 Tefsiri i Sharaviut, vëll. i dytë, faqe 1109 46 Transmetohet nga Muslimi, Ahmedi etj. Tefsiri i Imam Alusit, fq. 11 43


60

hadith Dr.sci. Musa Vila

BIDATI NË FENË ISLAME

:‫ﷲ ﺻﻠﻰ اﷲ ﻋﻠﻴﻪ و ﺳﻠﻢ‬ ِ ‫ُﻮل ا‬ ُ ‫َﺎل َرﺳ‬ َ ‫ ﻗ‬:‫َﺖ‬ ْ ‫َﻋ ْﻦ ﻋَﺎﺋِ َﺸﺔَ رﺿﻲ اﷲُ ﻋﻨﻬﺎ ﻗَﺎﻟ‬ ‫ َﻣ ْﻦ َﻋ ِﻤ َﻞ‬: ‫ َو ﻓِﻰ رِوَاﻳٍَﺔ‬. ‫ُﻮ َردﱞ‬ َ ‫ْﺲ ِﻣ ْﻨﻪُ ﻓَـﻬ‬ َ ‫َث ﻓِﻰ أَ ْﻣ ِﺮﻧَﺎ َﻫﺬَا ﻣَﺎ ﻟَﻴ‬ َ ‫َﻣ ْﻦ أَ ْﺣﺪ‬

. ‫ُﻮ َردﱞ‬ َ ‫ْﺲ َﻋﻠَْﻴ ِﻪ أَ ْﻣ ُﺮﻧَﺎ ﻓَـﻬ‬ َ ‫َﻋ َﻤﻼً ﻟَﻴ‬

Tregon Aishja r.a. se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Nëse ndokush shpik ndonjë gjë të re, që nuk gjendet në fenë tonë (Islamin që ka sjell Allahu me mua), atëherë ajo gjë nuk do t’i pranohet”.1 Në një version tjetër: “Kushdo që bën një vepër (të mirë), të cilën ne nuk e kemi urdhëruar ndokënd ta bëjë, nuk do t’i pranohet”.2

1

“Sahihul Buhari”, vëll.V, fq.301, nr.2697; “Sahihu Muslim”, vëll.III, fq.1347, nr.1718. 2 “Sahihu Muslim”, vëll.III, fq.1343, nr.1718.

Takvim – Kalendar 2013

Shpjegimi i Hadithit: Ky hadith tregon se është e domosdoshme që vepra ose puna duhet të jetë e ligjshme, e nëse nuk është e ligjshme është e papranueshme dhe e refuzueshme. Po nëse shikojmë hadithin tjetër që tregon se veprat çmohen vetëm sipas qëllimit, atëherë mund të përfundojmë se vepra nuk vlen përveçse të jetë e ligjshme dhe nijeti të jetë i ligjshëm, i pranuar. Hadithet dhe tekstet kuranore janë plotësues të njëri-tjetrit. Ky hadith ka lidhshmëri me hadithin që tregon se veprat çmohen vetëm sipas qëllimit, ngase ky i fundit është peshojë e veprave të brendshme, ndërsa hadithi i sipërshënuar është peshojë e veprave të jashtme, të gjymtyrëve. Pra, pranimi i veprave të mira kushtëzohet nga dy kushtet themelore, që duhen plotësuar patjetër: a) Duke punuar për vepra të tilla, qëllimet duhet të jenë të pastra, plotësisht për hir të Allahut dhe jo për t’u dukur ose për të fituar lëvdata, autoritet, famë etj.; b) Vepra të tilla duhet të kryhen në përputhje dhe konform me traditën profetike, e cila është shëmbëlltyrë dhe model për jetën tonë. Ai që e bën veprën të pastër për hir të Allahut, duke pasuar në atë të Dërguarin s.a.v.s., atëherë vepra e tij është e drejtë dhe e pranuar. Pra, vetëm qëllimi i mirë nuk është i mjaftueshëm, po edhe vepra duhet të jetë e mirë dhe e ligjshme. Mund të themi: َ‫َﺳﻴﻠَﺔ‬ ِ ‫ُﱪُر اﻟْﻮ‬ َِ ‫“ – اﻟْﻐَﺎﻳَﺔُ ﻻَ ﺗـ‬Qëllimi nuk e justifikon mjetin”, d.m.th. qëllimi të jetë patjetër i ligjshëm dhe mjeti gjithashtu po ashtu i ligjshëm.


Hadith

61

Dijetarët veprat i kanë ndarë në dy grupe: 1. ‫ْﲎ‬ َ ‫َﺎل ﺗـَ َﻌﺒﱡ ِﺪﻳﱠﺔٌ ﻏَْﻴـُﺮ َﻣ ْﻌ ُﻘﻮﻟَِﺔ اﻟْ َﻤﻌ‬ ٌ ‫ – أَ ْﻋﻤ‬Veprat që janë ibadet dhe që logjikisht janë të pakapshme; 2. ‫ْﲎ‬ َ ‫َﺎل َﻣ ْﻌﻘُﻮﻟَﺔُ اﻟْ َﻤﻌ‬ ٌ ‫ – أَ ْﻋﻤ‬Veprat që janë ibadet por që logjikisht janë të kapshme.

1. Veprat që janë ibadet dhe që logjikisht janë të pakapshme Janë veprat që nuk kanë urtësi apo nuk u dihet fshehtësia e tyre. P.sh. numri i rekateve të namazit: pse namazi i sabahut ka dy rekate farz ose pse namazi i akshamit ka tri rekate farz; numri i rrotullimit të tavafit dhe sa’jit: pse shtatë rrotullime të tavafit apo pse shtatë herë të ecet në sa’jin; cili është shkaku i përzgjedhjes së muajit ramazan që të jetë muaji i agjërimit, muaji i zbritjes së Kur’anit etj.. Në këtë grup të ibadetit nuk lejohet risia dhe as shpikja, burim i vetëm për t’u mbështetur mbetet teksti në legjislacionin islam. Nëse teksti i Sheriatit e konsideron atë ibadet adhurim, ai është ibadet. E nëse nuk ka tekst të Sheriatit për atë ibadet, atëherë ai nuk konsiderohet ibadet.

Ibadeti bëhet me argument Nëse diçka është ibadet në një ritual, nuk do të thotë se ai është ibadet gjithkund. Mirëpo ai ritual duhet të mbështetet në argument të Sheriatit, në mënyrë që të përdoret si ibadet i përgjithshëm. Këtë që theksuam, mund ta ilustrojmë me shembullin nga (hadithi) një ngjarje që kishte ndodhur në kohën e Profetit s.a.v.s.: “Tregon Ibn Abasi se Profeti s.a.v.s. ishte du-

Takvim – Kalendar 2013

62

ke mbajtur hytbe, kur papritmas sheh një njeri (që rrinte) në këmbë në diell. Pyeti për të. Ata i thanë se Ebu Israili është zotuar që të mos ulet, të mos futet nën hije, të mos flasë dhe të agjërojë. Atëherë Pejgamberi s.a.v.s. tha:

. ُ‫ﻣُْﺮﻩُ ﻓَـْﻠﻴَﺘَ َﻜﻠﱠ ْﻢ َو ﻟِﻴَ ْﺴﺘَ ِﻈ ّﻞ َو ﻟِﻴَـ ْﻘﻌُ ْﺪ َو ﻟِﻴَﺘِ ﱠﻢ ﺻ َْﻮَﻣﻪ‬ “Urdhëroje atë të flasë, të futet nën hije, të ulet dhe ta kryejë agjërimin”.3 Pejgamberi s.a.v.s. qëndrimin e tij në këmbë nuk e konsideroi ibadet-adhurim dhe nuk e la të plotësonte zotimin e tij, edhe pse dihet se qëndrimi në këmbë është ibadet në namaz, në thirrjen e ezanit, në lutjet e Arafatit. Po ashtu qëndrimin e personit në diell nuk e konsideroi ibadet, edhe pse për Haxhin në Islam qëndrimi në diell është ibadet. Ky njeri e kishte adhuruar Allahun me ibadete që nuk i ka urdhëruar legjislacioni islam dhe kishte shpikur një gjë të re në fenë islame. Kështu është edhe rasti i tre personave në kohën e Profetit s.a.v.s. kur njëri prej tyre tha: “Unë tërhiqem nga gratë dhe kurrë nuk do të martohem..”.. Ai dëshironte me këtë t’I bënte ibadet Allahut xh.sh., por këtë e ndaloi Pejgamberi s.a.v.s., kur atij dhe shokëve të tij u tha:

‫ﺻﻠﱢﻰ َو أَﺗَـَﺰﱠو ُج‬ َ ُ‫ ﻟﻜ ﱢِﲎ أَﺻُﻮمُ َو أَﻓْﻄُ​ُﺮ َو أ‬، ‫ِﱏ ﻷَ​َ ْﺧﺸَﺎ ُﻛ ُﻢ اﷲَ َو أَﺗْـﻘَﺎ ُﻛ ْﻢ‬ ‫أَﻣﱠﺎ َو اﷲِ إ ﱢ‬ . ‫ِﲎ‬ ‫ْﺲ ﻣ ﱢ‬ َ ‫ِﺐ َﻋ ْﻦ ُﺳﻨ ِﱠﱴ ﻓَـﻠَﻴ‬ َ ‫اﻟﻨﱢﺴَﺎءَ ﻓَ َﻤ ْﻦ َرﻏ‬ “Për Allahun, unë më shumë se ju I frikësohem Allahut dhe I druhem fort, mirëpo unë agjëroj dhe ha, falem e fle, dhe

3

“Sahihul Buhari”, vëll.VI, fq.2465, nr.6326.


Hadith

63

martohem. E ai që largohet nga tradita ime, nuk më takon mua”.4 Veprat tona duhet të jenë nën ombrellën e dispozitave dhe rregullave të Sheriatit, kështu që gjykues i veprave dhe çështjeve tona le të mbetet Sheriati. Ashtu siç nuk lejohet shpikja dhe risia e një ibadeti të plotë, nuk lejohet që në një ibadet të ligjshëm të shtohet diçka, të pakësohet ose të tjetërsohet: a. Shtimi në një ibadet të ligjshëm. P.sh. Sikur ai që në namaz qëllimisht shton një rekat në shenjë adhurimi. Ky shtim është i refuzuar dhe njëkohësisht e prish krejt namazin. Ose sikur ai person që në agjërimin e tij shton një kohë, në shenjë adhurimi, agjërimin e vazhdon deri në namazin e jacisë, ose deri në gjysmën e natës. Ky shtim është i papranuar, për të nuk ka shpërblim, por nuk e prish agjërimin. Ose ai që shton në marrjen e abdesit më tepër se tri herë. Shtimi i tij është i refuzuar, nuk ka shpërblim për të, por në të njëjtën kohë nuk e prish abdesin. Kështu shtimi në ibadete të ligjshme konsiderohet i refuzuar dhe i pavlerë. Por, nganjëherë ky shtim e prish veprën në tërësi, e nganjëherë është i refuzuar pa e prishur veprën. Kjo varet nga tekstet e legjislacionit islam-Sheriati. b. Lënia mangu në një ibadet të ligjshëm. Sikur një person të lërë mangu (pakësojë) diçka qëllimisht në namaz, në shenjë adhurimi të Allahut xh.sh. Ai e fal namazin e drekës dy rekate të gjata e të ngadalshme me bindjen se është më e vlefshme dhe më e dashur tek Allahu xh.sh. se katër rekate të shkurtra e të shpejta. Kjo lënie mangu është e refuzuar dhe e prish namazin në tërësi, ngase ka pakësuar në shtyllat e namazit dhe ku-

4

“Sahihul Buhari”, Kitabun-nikah, vël.IX, fq.104, nr.5063.

64

Takvim – Kalendar 2013

shtet e tij. E nëse lënia mangu ndodh jashtë shtyllave dhe kushteve të namazit, shpërblim nuk ka, po vepra nuk prishet. c. Atë që je urdhëruar ta bësh e tjetërson me diçka tjetër. Sikur personi që fal namaz, e fal me tesha të vjedhura ose me tesha të mëndafshit natyral, ose falet në tokë apo banesë të uzurpuar, ose e pret kurbanin me thikë të vjedhur. Nuk ka dyshim se ky ndryshim tjetërsim refuzohet, por për faktin nëse e prish apo jo veprën, dijetarët kanë mendime të ndryshme: - Vepra nuk prishet apo nuk anulohet. Personi do të shpërblehet për namazin e tij aq sa ka pasur sinqeritet dhe frikë në të. Ndërkaq, për veprimin e ndaluar (tesha e vjedhur, toka e uzurpuar) ai ka bërë mëkat. - Vepra nuk prishet, por ai nuk është i detyruar ta kryejë atë obligim me to, nuk ka shpërblim dhe ka bërë mëkat me veprën e ndaluar. - Vepra është e prishur dhe e papranueshme.

2. Veprat që janë ibadet dhe që logjikisht janë të kapshme Janë ato vepra që kanë urtësi ose urtësia e të cilave dihet, siç janë çështjet që kanë të bëjnë me financa, tregti, biznes, shitblerje etj.. Në esencë këto janë çështje të mira, të lejuara, të preferuara përderisa nuk kemi ndonjë argument që dëshmon të kundërtën apo e ndalon një gjë të tillë. Ndalesa ndaj çështjeve që kanë të bëjnë me financat, tregtinë, biznesin janë dy lloje: - Është e ndaluar për shkak se është e drejtë e Allahut apo është e drejtë e përgjithshme. Çdo veprimtari në këtë drejtim, qysh në esencë është e ndaluar, p.sh. marrëveshjet në të cilat


Hadith

65

parashihet të ketë kamatë. Edhe pse marrëveshja është bërë me pëlqimin e dy palëve, në esencë ajo është haram. Ose shitblerja me alkool, me mish derri, tregtia me qenie të gjalla etj., për të cilat ekzistojnë tekstet në Sheriat, se janë të ndaluara. - Është e ndaluar për shkak se është e drejtë njerëzore ose e drejtë private. Këtu kemi të bëjmë me marrëveshjet që ndërlidhen me pronarin. Nëse pronari e lejon apo e jep pëlqimin, akti mund të ekzekutohet e, nëse jo, atëherë akti është i paekzekutueshëm. P.sh. rasti kur dikush ta shesë sendin e tjetërkujt pa qenë pronar i tij, ose ta shesë tokën, pa qenë pronar i saj. Këtu mund të theksojmë edhe prindin që fejon të bijën pa lejen /pëlqimin e saj. Në bazë të sa u theksua më lart, mund të përfundojmë se shprehja në hadith: ‫ﺲ ﻋَﻠَْﻴ ِﻪ أَْﻣ ُﺮﻧَﺎ‬ َ ‫ – ﻟَْﻴ‬Të cilën vepër nuk e kemi urdhëruar”, ka kuptimin veprat që janë ibadet e që logjikisht janë të pakapshme, ka të bëjë me veprën për të cilën Sheriati nuk ka urdhëruar të veprohet. Ndërkaq shprehja “Të cilën vepër nuk e kemi urdhëruar” në veprat që janë ibadet e që logjikisht janë të kapshme - ‫َﺎل‬ ٌ ‫أَ ْﻋﻤ‬ ‫ َﻣ ْﻌ ُﻘﻮﻟَﺔُ اﻟْ َﻤﻌ َْﲎ‬, ka të bëjë me veprën të cilën e ka ndaluar Sheriati islam.

Ç’është bidati Bidat quhet vepra që në kohën e Profetit s.a.v.s. nuk ka qenë e njohur. Imam Shafiu thotë: “Bidati është dy llojesh: bidat i mirë dhe bidat i keq. Bidat i mirë është ai që përputhet me Synetin, ndërsa bidat i keq është ai që është në kundërshtim me Synetin”. Nga vetë hadithi bazë mund të kuptohet se

66

Takvim – Kalendar 2013

disa vepra do të shfaqen, por do të jenë brenda udhëzimit profetik dhe fetar. Shprehja në hadith ُ‫ – ِﻣْﻨﻪ‬prej tij, ka kuptimin, veprat e shfaqura do të jenë prej fesë, e ky është bidati i mirë – ُ‫ اﻟْﺒِ ْﺪ َﻋﺔُ اﻟْ َﻤ ْﺤﻤُﻮَدة‬. Ibn Ethiri thotë: “Bidati është dy llojesh: bidati i udhëzimit - ‫ ﺑِ ْﺪ َﻋﺔُ ُﻫﺪًى‬dhe bidati i humbjes - ‫ ﺑِ ْﺪ َﻋﺔُ ﺿَﻼﻟَ ٍﺔ‬. Ai që kundërshton Urdhrin e Allahut dhe të Profeti të Tij, është i humbur. E ajo që tek Allahu dhe i Dërguari i Tij është e pëlqyer, është udhëzim. P.sh., veprat që kanë të bëjnë me mirësi, bujari e që nuk kanë model nga Syneti dhe nuk vijnë në kundërshtim me Sheriatin”.5 Profeti s.a.v.s. tha:

. ٌ‫َﻲء‬ ْ ‫ْﻘﺺ ِﻣ ْﻦ أُﺟُﻮِرِﻫ ْﻢ ﺷ‬ َ ‫أَ ْن ﻳـَﻨ‬ “Kush inicion në Islam një vepër të mirë, për të ka shpërblimin e saj dhe shpërblimin e atyre që e veprojnë pas tij, pa u pakësuar asgjë nga shpërblimi i tyre..”..6 Pra fjala ُ‫ – ﺑِ ْﺪ َﻋﺔ‬bidat në aspektin leksikor d.m.th. diçka e re, risi, e shpikur – ‫ﱠﻲءُ اﳉَْﺪِﻳ ُﺪ‬ ْ ‫ اﻟﺸ‬. Ndërsa në aspektin terminologjik d.m.th. çdo risi që bie ndesh apo e kundërshton islamin – ‫ﺳﻼَ َم‬ ْ ‫اﻹ‬ ِْ ‫ِﻒ‬ ُ ‫ ُﻛ ﱡﻞ َﺟﺪِﻳ ٍﺪ ﳜَُﺎﻟ‬. Këtu qëndron edhe kuptimi i hadithit se ٌ‫ﺿﻼَﻟَﺔ‬ َ ‫– ُﻛ ﱡﻞ ﺑِ ْﺪ َﻋ ٍﺔ‬ 7 “Çdo bidat është humbje”, sepse risia që bie ndesh me Kur’anin, Synetin dhe Ixhmain, është humbje dhe shkatërrim. Në të kundërtën, nëse diçka nuk bie ndesh me Islamin, në termino-

5

Ibn El-Ethir, “En-Nihaje fi garibil hadith vel ether”, vëll.I, fq.267. “Sahihu Muslim”, vëll.II, fq.704, nr.1017. 7 “Sunen Ebi Davud”, vëll.I, fq.610, nr.4607. 6


Hadith

67

logji nuk është bidat. Këtë mund ta argumentojmë me të kuptuarit e ashabëve për çështje të ndryshme. - Tubimi i Kur’anit në kohën e Ebu Bekrit r.a., pastaj shumëzimi i tij në kohën e Othmanit r.a. Për këtë veprim të tyre nuk ka mbështetje në Kur’an as në hadith, dhe as Profeti s.a.v.s. nuk kishte bërë një veprim të tillë. Kur Ebu Bekri erdhi në pushtet dhe e pa se ishte një çështje me interes të përgjithshëm dhe ishte një çështje që kishte kuptim logjik, urdhëroi për tubimin e Kur’anit në Mus’haf, dhe ashtu ndodhi. Këtë veprim nuk e kundërshtoi askush prej ashabëve dhe askush nuk tha se është bidat dhe nuk tha se, sikur të ishte vepër e mirë, do ta bënte i Dërguari i Allahut s.a.v.s.. Shkaku është se ky veprim ka kuptim logjik dhe nuk bën pjesë në hadithin ‫ﺲ َﻋﻠَﻴْ ِﻪ أَْﻣُﺮﻧَﺎ‬ َ ‫“ – ﻟَْﻴ‬Të cilën vepër ne nuk e kemi urdhëruar”, përderisa të ketë tekst të ndalimit, e për tubimin e Kur’anit nuk ka tekst të ndalimit, pra çështja në esencë mbetet e lejuar, bile vepruesi i saj ka shpërblim, pasi nga kjo kanë dobi të gjithë besimtarët. - Omeri r.a. kishte shtuar numrin e rekateve në namazin e teravisë, nga tetë në njëzet rekate. Deri atëherë namazi falej grupe-grupe. Secili grup kishte imamin me të cilin bënin ujdi se si ta falnin namazin e teravisë. Ata që ishin të rinj, faleshin një kohë gjatë, e ata që ishin të moshuar, faleshin shkurt. Kur Omeri r.a. i bashkoi pas një imami, shtoi numrin e rekateve dhe shkurtoi kohën e leximit gjatë, për t’ua përshtatur të gjithëve. Pavarësisht nga kjo, askush nuk tha se ai bëri bidat, ngase kjo ndodhi në namazin vullnetar (nafile) që ka kuptim logjik, për shkak se për këtë veprim nuk ka ndalim, e kjo është çështje e ligjshme. Mirëpo, sikur ndonjëri të dëshironte të bë-

68

Takvim – Kalendar 2013

nte një veprim të tillë në namazet farz, ai veprim bie në kundërshtim, sepse numri i namazeve farz është i caktuar dhe nuk lejohet shtesa e as mungesa e tyre. - Othmani r.a. kishte shtuar edhe një ezan dhe pati bërë dy ezane në ditën e xhuma. Deri atëherë kishte vetëm një ezan që thirrej pasi të ngjitej në minber hatibi. E kur u zgjerua qyteti i Medinës, Othmani r.a. e pa se si disa njerëz vonoheshin në fillim të hytbes, prandaj urdhëroi të thirrej edhe një ezan para namazit të xhumasë, për të treguar se koha e xhumasë po afrohej. Kështu njerëzit e thjeshtë e kuptonin më mirë se po afrohej koha e xhumasë, dhe nuk vonoheshin për hytbe. Askush prej ashabëve nuk i tha se kishte bërë bidat, ngase kjo ishte çështje që kishte kuptim logjik dhe për të cilën nuk ka ndalesë. Pra, çdo risi që nuk bie ndesh me Islamin, nuk konsiderohet bidat e as humbje përderisa të mos bjerë në kundërshtim me Islamin. E me kundërshtim nënkuptojmë ibadetin që nuk e ka urdhëruar Sheriati në çështje që logjikisht janë të pakapshme, dhe ibadetin në çështje që ka ndaluar Sheriati, e që logjikisht janë të kapshme.

Pasojat e bidatit Hadithi bazë urdhëron pasimin e rrugës së Rusulullahut s.a.v.s. dhe njëkohësisht paralajmëron kërcënim për pasojat e devijimit nga rruga e drejtë. Prej pasojave të bidatit është futja e dyshimeve, largimi nga feja e vërtetë, mospërfillje e legjislacionit islam dhe shmangie nga rruga e vërtetë. Allahu xh.sh. thotë:


Hadith

69

... ‫ﱠﻼل‬ ُ ‫ ﻓَﻤَﺎذَا ﺑَـ ْﻌ َﺪ اﻟْ َﺤ ﱢﻖ إ ﱠِﻻ اﻟﻀ‬... “Kështu pas të vërtetës, ç’gjë tjetër mund të ketë përveç së gabuarës”? (Junus, 32) Nuk ka alternativë ndërmjet tyre, ai që e gabon të vërtetën, bie në humbje. Bidatet më të rrezikshme janë ato që ndodhin në çështje të akides-besimit të vërtetë. Pasojat e tyre lënë gjurmë të pashlyeshme në Ymetin islam. Kështu, paraqitja e shiizmit ishte fatale në çështje të Sheriatit islam dhe akides së pastër. Shiinjtë tejkaluan çdo normë, nuk lanë pa prekur as vetë Profetin a.s., pastaj ashabët dhe, në fund, edhe Ymetin në përgjithësi. Mandej bidatet e kaderinjve që mohuan paracaktimin e Allahut në tërësi, duke thënë se asgjë nuk është e paracaktuar nga Allahu xh.sh.. Xheberinjtë janë një drejtim i fatalizmit, e kundërta e kaderinjve. Ata mendojnë se njeriu është i detyruar për t’i kryer veprat e tij, me dashje a pa dashje, pra, ata mendojnë se njeriu nuk gëzon lirinë e të zgjedhurit të veprave. Muxhesiminjtë janë një sekt që mendojnë se Cilësitë e Allahut janë si cilësitë e njeriut. Më tutje, paraqitja e batininjve, druzëve, alevinjve, bektashizmit etj., që të gjitha janë sekte të humbura. Këto sekte shkaktuan përçarje dhe thyerje të Ymetit duke e bërë Ymetin të plogësht dhe të dobët, si në aspektin ushtarak ashtu edhe atë ekonomik. Profeti a.s. na kishte paralajmëruar për rrezikun që mund të ndodhë nga bidatet në fe:

70

Takvim – Kalendar 2013

‫ َو‬. ً‫ﲔ ِﻣﻠﱠﺔ‬ َ ِ‫َﲔ َو َﺳﺒْﻌ‬ ِ ْ ‫َﺎب اﻓْـﺘَـَﺮﻗُﻮا َﻋﻠَﻰ ﺛِْﻨﺘـ‬ ِ ‫ْﻞ اﻟْ ِﻜﺘ‬ ِ ‫أَﻻَ إِ ﱠن َﻣ ْﻦ ﻛَﺎ َن ﻗَـْﺒـﻠَ ُﻜ ْﻢ ِﻣ ْﻦ أَﻫ‬ ‫ ﺛِْﻨﺘَﺎ ِن َو َﺳْﺒـﻌُﻮ َن ِﰱ اﻟﻨﱠﺎ ِر َو‬، ‫ﲔ‬ َ ِ‫َث َو َﺳْﺒﻌ‬ ٍ ‫ﱠق َﻋﻠَﻰ ﺛَﻼ‬ ُ ‫إِ ﱠن َﻫ ِﺬﻩِ ْاﻷ ﱠﻣﺔَ َﺳﺘُـ َﻔﺮ‬ . ُ‫َاﺣ َﺪةٌ ِﰱ اﳉَْﻨﱠ ِﺔ َو ِﻫ َﻲ اﳉَْﻤَﺎ َﻋﺔ‬ ِ‫و‬ “Dëgjoni, vërtet ata që ishin para jush nga ithtarët e librit (jehudët dhe të krishterët) u ndanë në shtatëdhjetë e dy sekte (grupe). Dhe vërtet ky Ymet do të ndahet në shtatëdhjetë e tri grupe, shtatëdhjetë e dy janë në Zjarr, dhe vetëm një në Xhenet, që është shumica (el-xhematu)”.8 Në një version tjetër të Tirmidhiut është pyetur Pejgamberi a.s.: . ‫َﺎﰉ‬ ِ ‫ﺻﺤ‬ ْ َ‫َﺎل ﻣَﺎ أﻧَﺎْ ﻋَﻠَﻴْ ِﻪ َو أ‬ َ ‫ُﻮل اﷲِ ﻗ‬ ُ ‫“ – ﻗَﺎﻟُﻮا َو َﻣ ْﻦ ِﻫ َﻲ ﻳَﺎ َرﺳ‬Cili është ai grup (për Xhenet)”? Ai s.a.v.s. u përgjigj: “Në atë në të cilin jam Unë dhe Ashabët e mi”. E ky grup sot përfaqësohet nga Sunitët (Ehlus-sune vel xhemati). Edhe bidatet e tjera e kanë vijën e rrezikshme në fe, pavarësisht nëse ndodhen në akide, fikh apo në fusha të tjera fetare. Po ashtu, edhe drejtimet shekullariste dhe filozofike në brendi të Ymetit islam ndikuan në ndarje dhe dobësim të Ymetit. Në këtë kontekst Profeti s.a.v.s. tha:

. ِ‫َث َﺣ َﺪﺛًﺎ أ َْو آوَى ُْﳏ ِﺪﺛًﺎ ﻓَـ َﻌﻠَْﻴ ِﻪ ﻟَ ْﻌﻨَﺔُ اﷲ‬ َ ‫َﻣ ْﻦ أَ ْﺣﺪ‬ “Kush shpik diçka të re ose mbron shpikësin (bidatçiun), mbi të do të bjerë mallkimi i Allahut”.9 8

“Sunen Ebi Davud”, vëll. II, fq. 608, nr. 4597; “Sunen Et-Tirmidhij”, vëll. V, fq.26, nr.2641. Shuajb Arnauti thotë se hadithi është autentik në bazë të rrugëve dëshmuese (Musned Ahmed, vëll.IV, fq.102). 9 “Sahihul Buhari”, vëll.II, fq.661, nr.1771.


Hadith

71

Ibn Abasi r.a. thotë: “Çdo vit, njerëzit shpikin nga një bidat të ri dhe lënë nga një Synet, derisa bidati të dominojë dhe Suneti të harrohet tërësisht”. Hadithi bazë konfirmon se çdo vepër e pambështetur në Kur’an dhe Synet, është e refuzuar, pavarësisht nëse ka qenë risi më parë apo shpiket tash. Puna jonë është të ndjekim rrugën e Resulullahut, të ngjallim Synetin, të praktikojmë Kur’anin dhe ta respektojmë Ixhmain.


Takvim – Kalendar 2013

74

Domethënia e nocionit “el-firasetu”

a ka i d Mr. Orhan Bislimaj

El-FIRASETU – SHIKIMI I NGJARJEVE ME NURIN E ALLAHUT XH.SH. (Shpjegim akaidologjik i hadithit të Pejgamberit a.s.) Transmeton Ebi Seid El-Hudrij, se Pejgamberi a.s. ka thënë:

َ‫ﺻﻠﱠﻰ اﻟﻠﱠﻪُ ﻋَﻠَﻴْ ِﻪ َو َﺳﻠﱠ َﻢ اﺗـﱠ ُﻘﻮا ﻓِﺮَا َﺳﺔ‬ َ ‫ُﻮل اﻟﻠﱠ ِﻪ‬ ُ ‫َﺎل َرﺳ‬ َ ‫َﺎل ﻗ‬ َ‫يﻗ‬ ‫َﻋ ْﻦ أَِﰊ َﺳﻌِﻴ ٍﺪ اﳋُْ ْﺪ ِر ﱢ‬ ‫ﲔ‬ َ ‫َﲰ‬ ِ‫َﺎت ﻟِْﻠ ُﻤﺘَـﻮ ﱢ‬ ٍ ‫ِﻚ َﻵﻳ‬ َ ‫اﻟْﻤ ُْﺆِﻣ ِﻦ ﻓَِﺈﻧﱠﻪُ ﻳـَْﻨﻈُ​ُﺮ ﺑِﻨُﻮِر اﻟﻠﱠ ِﻪ ﰒُﱠ ﻗَـَﺮأَ إِ ﱠن ِﰲ ذَﻟ‬ “Frikësohuni nga zgjuarsia e hollë e besimtarit të vërtetë, sepse ai shikon (i sheh ngjarjet) me dritën që i dhuron Allahu”, dhe e lexoi ajetin: “Në atë (ngjarje), vërtet ka argumente për ata që mendojnë”.1

Në aspektin gjuhësor, fjala el-firasetu është fjalë e gjuhës arabe: (‫َس‬ َ ‫ – ﻓَـﺮ‬ferese; ‫ – ﻳـَﻔْﺮس‬jefrisu; ‫ ﻓﺮَاﺳَﺔ‬- firaseten) dhe nënkupton: “zgjuarsinë e njeriut për t’i njohur brendësitë e çështjeve duke u bazuar në shenjat e tyre të jashtme” (‫)اﳌﻬﺎرة ﰲ ﺗﻌﺮف ﺑﻮاﻃﻦ اﻷﻣﻮر ﻣﻦ ﻇﻮاﻫﺮﻫﺎ‬.2 Për shembull thuhet “perceptimi im për filanin është i mirë” (‫)ﻓﺮاﺳﱵ ﰲ ﻓﻼن اﻟﺼﻼح‬.3 Ndërsa, el-firasetu si term akaidi nënkupton “mendimin e qëlluar, respektivisht zgjuarsinë e hollë të besimtarit të vërtetë, i cili me dritën që i dhuron Allahu, arrin ta njohë realitetin e çështjeve duke u bazuar në shenjat e tyre të jashtme”.

Hipotezat e çështjes Në konceptin kuranor, imani (besimi i drejtë në Allahun) konsiderohet arma më e fortë e njeriut. Ai, në personalitetin e njeriut reflekton potencialisht aftësi të ndryshme, në varësi nga fuqishmëria e imanit. Prej këtyre aftësive, të themi të jashtëzakonshme të imanit, është edhe “el-firasetu”, e shprehur në këtë hadith të Pejgamberit a.s.. Për ta kuptuar realitetin fetar të nocionit “el-firasetu”, nevojitet që çështjen ta parashtrojmë si në vijim: 1. Shpjegimi i hadithit - si prelud i çështjes; 2. El-firasetu është e vërtetë - si argumentim i çështjes; 2

1

Suneni i Imam Termidhiut, kitab: tefsirul Kur’ani an Resulil-lahi, bab: ve min sureti’l hixhr, hadithi nr. 3052, citim sipas CD-së.

“El-Mu’xhemu’l-vesit” - 1-2, (grup autorësh), Stamboll, Turqi, 1989/1410, fq. 681; El-Munxhid fil-lugati ve’l a’lam”, botimi i tridhjetë e tetë, boton Darul Meshrik, 2000, Bejrut-Liban, fq. 575. 3

“El-Mu’xhemu’l-vesit”- po aty.


Akaid

75

3. El-firasetu ndodh me ndihmën e Allahut - si drejtim (“adresim”) i çështjes; 4. Domethënia akaidologjike e “el-firasetu” - si konstatim i çështjes.

1. El-firasetu dhe konteksti i hadithit 1.1. Kuptimi i Hadithit Hadithi i sipërpërmendur, pa dyshim përbën një rëndësi në vete, jo vetëm pse është thënie e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s., por edhe për faktin se pohon një çështje mjaft interesante dhe sfiduese, siç është “el-firasetu”. Ibni Ethiri, duke shpjeguar këtë hadith, flet për dy aspekte të tij: 1. Aspekti i aparencës së Hadithit, që nënkupton se Allahu e vendos në zemrat e të dashurve të Tij, dhe ata i dinë gjendjet e njerëzve nëpërmjet ‘kerameteve’4 apo me zgjuarsinë e tyre; dhe 2. Ajo që mund të perceptohet prej indikacioneve, eksperiencës, kreacionit dhe karaktereve të njerëzve, dhe përmes tyre njeriu arrin t’i njohë gjendjet e njerëzve.5 Aspekti i parë është çështja që na intereson ta shpjegojmë në këtë shkrim, ngase parimisht referon bazën fetare të çështjes, dhe kjo do të thotë se el-firasetu është më shumë se intuitë e thjeshtë, ndërsa aspekti i dytë ka të bëjë me reflektimet jo4

5

“El-Kerametu” nënkupton veprën jo të zakonshme, të cilën Allahu i Madhëruar ua mundëson të dashurve të Tij nga njerëzit (evliave), që t’u bëjë nder apo që, nëpërmjet saj, të ndihmojë fenë islame. El-Xhevzij, Ibni Kajjim, “Medarixhus-salikin”, boton “Darul kitabil arebijj”, botimi i shtatë, 1423/2003, Bejrut, Liban, vëll. I, fq.149.

76

Takvim – Kalendar 2013

fetare të çështjes, për të cilat flasin psikologët në kuadër të çështjes së intuitës. Hadithi6, të cilin e transmeton Imam Termidhiu r.h. në Sunenin e tij, ka gjetur përdorim mjaft të gjerë në librat e dijetarëve të shquar islamë.7 Përmbajtja e tij është e përgjithshme dhe argumenton se besimtari me iman të sinqertë në Allahun, e ka ndihmën e Krijuesit dhe, në saje të kësaj ndihme, ai posedon aftësi krijuese dhe logjikë gjeneruese. Aftësia për t’i kuptuar çështjet nëpërmjet shenjave të tyre të jashtme, është vetëm një aftësi nga shumë të tjera. Por, këto aftësi nuk mund t’i posedojë çdo mysliman, ani pse mund t’i përkasë besimit islam. Hadithi, në plotëninë e tij, vë në epiqendër atë besimtar islam që kënaqësinë e Allahut e ka mbi çdo gjë tjetër; që është i pajisur me tiparet e një besimtari të devotshëm; që, me përpikërinë më të madhe, respekton urdhëresat dhe ndalesat e Allahut të Madhëruar; pastaj që në zemrën e tij ushqen dashuri të sinqertë për Allahun dhe të Dërguarin e tij, Muhamedin a.s., etj. etj..

6

Ekziston edhe versioni tjetër i këtij hadithi, me transmetim nga Ibni Omeri r.a., ku në vend të fjalës: “fe innehu – ‘sepse ai’, figuron fjala: “fe innel mu’mine – sepse besimtari i vërtetë…”. Transmeton Ibnu Omeri r.a., i cili ka thënë: Ka thënë i Dërguari i Allahut s.a.v.s.:

‫ " اﺗﱠـ ُﻘﻮا ﻓِﺮَا َﺳﺔَ اﻟـﻤ ُْﺆِﻣ ِﻦ ﻓﺈ ﱠن اﻟـﻤ ُْﺆِﻣ َﻦ‬:‫ ﻗﺎل رﺳﻮل اﷲ ﺻﻠﻰ اﷲ ﻋﻠﻴﻪ وﺳﻠﻢ‬:‫ ﻗﺎل‬،‫ﻋﻦ اﺑﻦ ﻋﻤﺮ‬ ‫ﻳـَﻨْﻈُ​ُﺮ ﺑِﻨُﻮِر اﻟﻠﱠ ِﻪ‬

7

“Frikësohuni nga zgjuarsia e hollë e besimtarit të vërtetë, sepse besimtari i vërtetë i shikon (i sheh ngjarjet) me dritën që i dhuron Allahu”. (Shih: Imam Kurtubiu, “El-Xhamiu liahkami’l-Kur’an”, komentimi i ajetit El-Hixhr, 75. Të gjitha koleksionet e tefsireve, kur e komentojnë ajetin 75 të kaptinës “ElHixhr” të Kur’anit, e citojnë këtë hadith duke e ndërlidhur përmbajtjen e tij me intencën e këtij ajeti. Kështu ka vepruar edhe Mulla Sherif ef. Ahmeti në komentin e tij në Kur’anin e përkthyer në gjuhën shqipe.


Akaid

77

Besimtari i këtillë e ka përkrahjen e Allahut dhe ndihmën e Tij, siç thotë Allahu xh.sh.:

‫َﻰ ﻟَ ُﻬ ْﻢ‬ ٰ ‫ِﻚ ﺑِﺄَ ﱠن اﻟﻠﱠـﻪَ ﻣ َْﻮﻟَﻰ اﻟﱠﺬِﻳ َﻦ آ َﻣﻨُﻮا َوأَ ﱠن اﻟْﻜَﺎﻓِﺮِﻳ َﻦ َﻻ ﻣ َْﻮﻟ‬ َ ‫ٰذَﻟ‬ “Allahu është mbrojtës i atyre që besuan, kurse për jobesimtarët nuk ka mbrojtës”. (Muhammed, 11).8 Kjo përkrahje e Allahut është gjithëpërfshirëse dhe përfshin jetën e njeriut dhe veprimet e tij, si nga aspekti i formimit të personalitetit dhe stabilitetit shpirtëror, si nga aspekti i sukseseve në veprimtarinë e përditshme, ashtu dhe në raport me synimet e këqija, të kujtdo qofshin ato.9 Kështu, pjesa e parë e hadithit “it-tekuuu firasete’l-mumin… - Frikësohuni nga zgjuarsia e hollë e besimtarit të vërtetë”, i tërheq vërejtjen njeriut, qoftë ai mysliman ose jomysliman, dhe pavarësisht nga gjinia, raca, ngjyra, kombi etj., që në raport me myslimanin e sinqertë, të tregojë marrëdhënie korrekte dhe t’i qaset bisedës me sinqeritet; ta thotë vetëm të vërtetën ashtu siç është dhe siç e di në të vërtetë e jo të flasë diçka, kurse zemra e tij të thotë diçka tjetër. Për shembull, një person nuk duhet të shtiret se e do Kur’anin, nëse në zemrën e tij ka urrejtje për të. Sepse, Pejgamberi a.s. ka tërhequr vërejtjen përsëri duke thënë se besimtari “i shikon (i sheh ngjarjet) me dritën që i dhuron Allahu xh.sh”, duke lënë të kuptohet se besimtari i sinqertë nëpërmjet aftësisë “el-firasetu”, arrin ta njohë (mos)sinqeritetin e bashkëbiseduesit, sikurse thotë Allahu i Lartësuar: 8

Përkthimi i ajeteve, me ndonjë ndërhyrje të vogël, është marrë nga: “Kur’an-i përkthim me komentim në gjuhën shqipe”, përktheu dhe komentoi H.Sherif Ahmeti, botimi i Medinës. 9 Shih ajetin: Ali Imran, 54; En-Neml, 50.

78

Takvim – Kalendar 2013

‫ْل‬ ِ ‫َوﻟَﺘَـ ْﻌ ِﺮﻓَـﻨﱠـ ُﻬ ْﻢ ﻓِﻲ ﻟَ ْﺤ ِﻦ اﻟْﻘَﻮ‬ “Po me siguri do t’i njohësh përmes mënyrës së fjalës së tyre”. (Muhamed, 30).

1.2. Konteksti i hadithit dhe ajetit Pejgamberi a.s. e ka thënë këtë thënie të tij, pra hadithin: “Frikësohuni nga zgjuarsia e hollë e besimtarit të devotshëm…”, dhe në vijim e ka lexuar ajetin: “Në atë (ngjarje), vërtet ka argumente për ata që mendojnë thellë” (El-Hixhr, 75), duke e ndërlidhur përmbajtjen e hadithit me intencën e këtij ajeti. Le të themi se konteksti i hadithit dhe konteksti i ajetit nuk kanë ngjashmëri përmbajtësore, porse ajeti pason pas hadithit, ngase fjala “el-firasetu”, e përmendur në hadith, është sinonim i fjalës “et-teves-sum” e përmendur në këtë ajet. Për këtë arsye, pjesa dërrmuese e tefsirologëve, kur e komentojnë ajetin 75 të kaptinës “El-Hixhr”, citojnë këtë hadith, që do të thotë se hadithi në këtë rast vjen në cilësinë e shpjegimit të ajetit, sikundërqë Pejgamberi a.s. e ka lexuar këtë ajet pas fjalëve të tij: “Frikësohuni nga zgjuarsia e hollë e besimtarit…” për të qenë ajeti një argument përfundimtar i domethënies së hadithit, respektivisht i fjalës “el-firasetu” - si një aftësi e veçantë për njerëzit e veçantë. Ç’është e drejta, ajeti “Në atë (ngjarje), vërtet ka argumente për ata që mendojnë thellë”. (El-Hixhr, 75), i shikuar në prizmën e ajeteve kuranore në kuadër të kaptinës El-Hixhr, vjen si një përmbyllje e një konteksti kuranor, ku Allahu sjell informacione rreth dënimit dhe shkatërrimit të popullit të pejga-


Akaid

79 10

80

Takvim – Kalendar 2013

mberit Lut a.s.. Ashtu siç është bërë e ditur në këto ajete, Allahu e ka dënuar me shkatërrim popullin e Lutit a.s., që konsiderohej si njëri prej popujve me tipare më të shëmtuara prej se ekzistonte shoqëria njerëzore. Ata njerëz dhe vendbanimet e tyre i përfshiu një dënim i tmerrshëm dhe shkatërrimtar i Allahut të Madhërishëm.11 E ajeti në fjalë, El-Hixhr - 75, konsiston në ngjarjen e shkatërrimit të popullit të Lutit a.s.. Po, kush janë “ata që mendojnë thellë (el-muteves-simin)”?! e që janë përmendur në këtë ajet? Ne themi se “ata që mendojnë thellë” dhe që janë përmendur në këtë ajet, janë ata që kuptojnë dënimin e Allahut ende pa ndodhur dhe jo pasi të ndodhë, domethënë që arrijnë ta kuptojnë një çështje a ngjarje nëpërmjet shenjave të jashtme të saj, qofshin shenja konkrete apo abstrakte. Analoge me këtë është aftësia ‘el-firasetu’- të kuptuarit e ngjarjeve nëpërmjet shenjave të jashtme. Allahu i Lartësuar rrëfen ngjarjen e popullit të Lutit a.s. dhe në fund të saj thotë “në atë ngjarje”, pra në këtë rrëfim ka argumente për ata që mendojnë thellë, duke u dhënë kështu shenjë njerëzve, dhe sidomos pabesimtarëve të kohës së Muhamedit a.s., që të këndelleshin e ta kuptonin se mohimi i të Dërguarit të Allahut (Muhamedit a.s.) është një arsye bazë, që ai popull të përjetojë fatin e popullit të Lutit a.s.. Në këtë kontekst, komenti që e sjell Imam Taberiu në lidhje me këtë ajet, e sqaron më së miri atë që dëshirojmë ta themi: “Dënimi i popullit të Lutit a.s. dhe shkatërrimi i tyre nga ana e Allahut xh.sh., gjithsesi është një argument për njerëzit

me zgjuarsi të hollë (el-muteferr-rrisin), të cilët marrin ‘ibret’ nga ‘alametet’ e Allahut dhe shembujt e sjellë në Kur’an në lidhje me përfundimin tragjik të mëkatarëve dhe pabesimtarëve”.12 Më tej, imam Taberiu thotë: “Dhe Allahu e përmend këtë ngjarje si një asocim për popullin e Muhamedit a.s. - kurejshitët, duke bërë të qartë: O Muhamed, popullit tënd i mjafton shembulli i popullit të Lutit dhe dënimi ndaj popullit të Lutit a.s., ngaqë e përgënjeshtruan atë dhe këmbëngulën në devijimin që kishin, që nuk është tjetër veçse një mësim.13 E ne do të thoshim nuk është tjetër veçse një shenjë e jashtme për ta perceptuar ardhjen e një dënimi të pandodhur ende, nga Allahu. Kjo mbase është arsyeja që tefsirologët e kanë sjellë këtë hadith me rastin e komentimit të këtij ajeti.

10

12

11

Shih: Ajetet 58-77 të kaptinës El-Hixhr të Kur’anit famëlartë. Allahu thotë: “Dhe se ato (vendbanime të shkatërruara) ende janë të dukshme pranë rrugës”. (El-Hixhr, 76).

2. El-firasetu është e vërtetë Ekzistojnë argumente nga Kur’ani, Syneti dhe jeta e shokëve të Pejgamberit a.s. në lidhje me të vërtetën e “zgjuarsisë së hollë - el-firasetu”.

2.1. Argumentet nga Kur’ani Shumë ajete nga Kur’ani famëlartë, qoftë drejtpërdrejt ose tërthorazi, argumentojnë zgjuarsinë ‘el-firasetu’ si një aftësi potenciale për besimtarin e vërtetë.

Imam Taberiu “Xhamiu’l bejan fi tefsiril Kur’an”, komentimi i ajetit, ElHixhr, 75, sipas www.altafsir.com. 13 Imam Taberiu, po aty.


Akaid

81

a) Në ajetin në vijim, Allahu thotë:

‫ﱠﺎس َﻛﻤَﻦ ﱠﻣﺜَـﻠُﻪُ ﻓِﻲ‬ ِ ‫ْﺸﻲ ﺑِ ِﻪ ﻓِﻲ اﻟﻨ‬ ِ ‫أ َ​َوﻣَﻦ ﻛَﺎ َن َﻣ ْﻴﺘًﺎ ﻓَﺄَ ْﺣﻴَـ ْﻴـﻨَﺎﻩُ َو َﺟ َﻌﻠْﻨَﺎ ﻟَﻪُ ﻧُﻮرًا ﻳَﻤ‬

‫ِج ﱢﻣ ْﻨـﻬَﺎ‬ ٍ ‫ْﺲ ﺑِﺨَﺎر‬ َ ‫َﺎت ﻟَﻴ‬ ِ ‫اﻟﻈﱡﻠُﻤ‬

“Vallë, a është ai që qe i vdekur kurse Ne e ngjallëm dhe i dhamë dritë, me të cilën ecën mes njerëzve, si ai që ka mbetur në errësira (i humbur) dhe nuk mund të shpëtojë nga ajo?” (El-En’am, 122). Imam Bejdaviu r.h., gjatë komentimit të këtij ajeti, thotë: Ky ajet sjell shembullin e atij që e ka udhëzuar Allahu i Lartësuar në rrugën e drejtë (në Islam) dhe e ka nxjerrë prej humbjes, duke ia vendosur dritën e argumenteve nga Fjala e Allahut, me të cilën i gjykon gjërat, dhe arrin të dallojë të vërtetën nga e pavërteta, të vërtetin nga i pavërteti.14 Kjo dritë, pikërisht është bazamenti i aftësisë el-firasetu, ngase “el-firasetu” në të vërtetë është një dritë (nur), të cilën Allahu e brumos në zemrën e robit të Tij, nëpërmjet së cilës besimtari dallon të vërtetën nga e pavërteta, të sinqertin nga gënjeshtari (‫ ﻳﻔﺮق ﺑﻪ ﺑﲔ اﳊﻖ و اﻟﺒﺎﻃﻞ و اﻟﺼﺎدق و اﻟﻜﺎذب‬،‫)ﻫﻲ ﻧﻮر ﻳﻘﺬَﻓﻪ اﷲ ﰲ اﻟﻘﻠﺐ‬.15 Disa prej tefsirologëve citojnë se shprehja “i dhamë dritë”, e përmendur në ajet, ka të bëjë me hazreti Omerin r.a., i cili pati pranuar Islamin, ndërsa shprehja “ai që ka mbetur në errësira”, ka të bëjë me Ebu Xhehlin, i cili ngeli si jobesimtar. Porse Imam Kurtubiu r.h. thotë se, në të vërtetë, mesazhi i

Takvim – Kalendar 2013

82

këtij ajeti është i përgjithshëm dhe ka të bëjë me çdo mysliman dhe jomysliman,16 dhe kjo është e vërteta. b) Allahu në Kur’an thotë:

‫ْل‬ ِ ‫ِﺴﻴﻤَﺎ ُﻫ ْﻢ َوﻟَﺘَـ ْﻌ ِﺮﻓَـﻨﱠـ ُﻬ ْﻢ ﻓِﻲ ﻟَ ْﺤ ِﻦ ٱﻟْﻘَﻮ‬ ِ ‫َوﻟ َْﻮ ﻧَﺸَﺂءُ ﻷَ َرﻳْـﻨَﺎ َﻛ ُﻬ ْﻢ ﻓَـﻠَ َﻌ َﺮﻓْـﺘَـﻬُﻢ ﺑ‬ “E sikur të kishim dashur Ne, do t’i tregonim ty se kush janë ata, e do t’i njihje konkretisht, po me siguri do t’i njohësh përmes mënyrës së fjalës së tyre…” (Muhamed, 30). Ky ajet, argumenton njëkohësisht se el-firasetu ka të bëjë me dy aspekte të aftësive të besimtari: me aspektin e vrojtimit - shikimit dhe me aspektin e dëgjimit. Pjesa e ajetit: “e do t’i njihje konkretisht”, reflekton el-firasetu nga aspekti i shikimit, sepse bëhet fjalë për njohjen e tyre duke i parë, ndërsa pjesa tjetër “do t’i njohësh përmes mënyrës së fjalës së tyre”, reflekton elfirasetu nga aspekti i dëgjimit, ngase fjala nuk shikohet po dëgjohet.17 Ndërsa, pjesa e ajetit “E sikur të kishim dashur Ne, do t’i tregonim ty se kush janë ata…”, veç të tjerash, argumenton se el-firasetu ndodh me ndihmën e Allahut. Ekzistojnë edhe ajete të tjera.18

16

Imam Bejdaviu, “Envaru’t-tenzil ve esraru’t-te’vil”, komentimi i ajetit El-En’am, 122, sipas www.altafsir.com.

El-Kurtubij “El-Xhamiu li ahkami’l-Kur’an”, komentimi i ajetit El-En’am, 122, citim nga: www.altafsir.com. 17 Krahaso: El-Xhevzij, po aty, vëll. II, fq. 452.

15

18

14

El-Xhevzij, po aty, vëll. I, fq.148.

Shih: El-Mulk, 22; Hud 24; Fatir 19-23.


Akaid

83

2.2. Argumentet nga Hadithi Vetë hadithi, të cilin jemi duke e shpjeguar, është argument se ‘el-firasetu’ është e vërtetë. Thënia e Pejgamberit a.s.: Ittekuuu firasete’l-mumin - “Frikësohuni nga zgjuarsia e hollë e besimtarit të vërtetë, është afirmative dhe e pohon realitetin e ‘el-firasetu’-s. Por, përveç këtij hadithi, ka dhe hadithe të tjera që flasin për të vërtetën el-firasetu. Transmeton Enes bin Malik r.a., se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë:

." ‫" إن ﻟﻠﱠﻪ ﻋﺰ وﺟﻞ ﻋﺒﺎداً ﻳﻌﺮﻓﻮن اﻟﻨﺎس ﺑﺎﻟﺘﻮﺳﱡﻢ‬ “Me të vërtetë Allahu xh.sh. posedon robër të cilët i njohin njerëzit me të shikuar (perceptuar, vëzhguar)”.19

2.3. Argumentet nga jeta e ashabëve Transmetohet se një grup njerëzish nga populli Medhhixh kishin ardhur tek Omeri r.a. e me ta ishte El-Eshter En-Nehaiu. Omeri e kishte shikuar atë mirë dhe pati thënë: “Kush është ky?” Ata i thanë: “Malik ibn Harithi”. Omeri r.a. tha: “Çfarë ka ky, Allahu e shkatërroftë? Unë shoh një ditë të keqe për myslimanët nga ky person” dhe pati ndodhur një sprovë (fitne) nga ai person, ashtu siç e kishte parashikuar Omeri r.a..20 19

El-Kurtubij “El-Xhamiu li ahkami’l-Kur’an”, komentimi i ajetit El-Hixhr, 75, citim nga: www.altafsir.com. 20 Serraxh, Husejn “Frymëzimi (inspirimi), ëndrra e mirë dhe intuita (mendjemprehtësia)”, përktheu Fatmir Raçi, cituar sipas: http://www.klubikulturor.com/akide/2007/frymëzimi_endrra_e_mire_dhe_int uita.htm, datë:13.09.2010.

Takvim – Kalendar 2013

84

Edhe hazreti Osmani ishte i saktë në “zgjuarsinë” e tij. Enes bin Malik r.a., tregon se, para se të shkonte tek Osmani r.a., në rrugë kishte parë një grua, bukuritë e së cilës i kishin bërë përshtypje. E, me atë rast, Osmani r.a., duke aluduar për të, i paskësh thënë: Po hyn një njeri tek unë, e gjurmët e zinasë janë të qarta në sytë e tij”. I thash: A shpallje pas të Dërguarit të Allahut s.a.v.s.? Tha: “Jo, por ajo është vrojtim, argument dhe perceptim i saktë (‫”)و ﻟﻜﻦ ﺗﺒﺼﺮة و ﺑﺮﻫﺎن و ﻓﺮاﺳﺔ ﺻﺎدﻗﺔ‬.21 Ndërsa Ibnu Mes’udi r.a. ka thënë: Tre vetë janë me zgjuarsi më të hollë prej të gjithë njerëzve: 1) Azizi, në lidhje me Jusufin a.s., sepse i tha gruas së vet:

ً‫ﱠﺨ َﺬﻩُ َوﻟَﺪا‬ ِ ‫َﻰ أَن ﻳَﻨ َﻔ َﻌﻨَﺂ أ َْو ﻧَـﺘ‬ ٰ ‫أَ ْﻛ ِﺮﻣِﻲ َﻣﺜـْﻮَاﻩُ َﻋﺴ‬ “Bëni pritje të kënaqshme, se është shpresë t’ia shohim hajrin ose ta adoptojmë për fëmijë”! (Jusuf, 21); 2) Bija e Shuajbit a.s., kur i tha babait të saj në lidhje me Musain a.s.:

ُ‫ْﺠ ْﺮﻩ‬ ِ ‫َﺖ ٱ ْﺳﺘَﺌ‬ ِ ‫ﻳٰﺄَﺑ‬ “Merre këtë (Musain) në shërbim me pagë”! (El-Kasas, 26); dhe 3) Ebu Bekri r.a. në lidhje me Omerin r.a., kur e propozoi për halife pas tij.22 Madje, Ebu Bekri konsiderohet njeriu me zgjuarsinë më të madhe nga Ymeti i Muhamedit a.s., e pas tij Omeri. Zgjuarsitë e tij janë të njohura, sepse, kur thoshte ai për diçka “unë mendoj kështu”, nuk kishte ndodhur ndryshe veçse

21 22

El-Xhevzij, po aty, vëll. II, fq. 455 Po aty.


Akaid

85 23

sipas parashikimit të tij. Mund të themi se, pas vdekjes së Pejgamberit a.s., atëherë kur myslimanët përballeshin me sfida të rënda, ishte pikërisht Ebu Bekri r.a., i cili, me largpamësinë e tij e me ndihmën e Allahut, pati dhënë propozime ideale, të cilat u vlerësuan si mendime të qëlluara.

3. “El-Firasetu” ndodh me ndihmën e Allahut Në Kur’an dhe në Hadith kemi argumente, kur me ndihmën e Allahut kanë ndodhur ngjarje që kanë tejkaluar aftësitë njerëzore, e për të cilat Allahu ka dëshmuar se kanë ndodhur me ndihmën e Tij. Kur’ani është Libër i vërtetë, në të cilin nuk ka asnjë dyshim, i këtillë është edhe Hadithi i vërtetë, prandaj edhe ngjarjet e apostrofuara në vijim, janë më se të vërteta. Për shembull: 1. Le ta sjellim rastin e thirrjes së Ibrahimit a.s. që u drejtonte njerëzve për ta vizituar Qabenë, sipas asaj që ka thënë Allahu në Kur’an:

‫َﻰ ُﻛ ﱢﻞ ﺿَﺎ ِﻣ ٍﺮ ﻳَﺄْﺗِﻴ َﻦ ﻣِﻦ ُﻛ ﱢﻞ ﻓَ ﱟﺞ‬ ٰ ‫َﺎﻻ َو َﻋﻠ‬ ً ‫ُﻮك ِرﺟ‬ َ ‫ﱠﺎس ﺑِﺎﻟْ َﺤ ﱢﺞ ﻳَﺄْﺗ‬ ِ ‫َوأَذﱢن ﻓِﻲ اﻟﻨ‬ ‫ِﻴﻖ‬ ٍ ‫َﻋﻤ‬ “Dhe thirri njerëzit për ta kryer haxhin, se të vijnë ty këmbësorë e edhe kalorës me deve të rraskapitura, që vijnë prej rrugëve të largëta”. (El-Haxhxh, 27). Imam Kurtubiu r.h., në tefsirin e tij, sjell këtë rrëfim:

23

Po aty.

86

Takvim – Kalendar 2013

،‫ أذّن ﰲ اﻟﻨﺎس ﺑﺎﳊﺞ‬:‫ وﻗﻴﻞ ﻟﻪ‬،‫ﳌﺎ ﻓﺮغ إﺑﺮاﻫﻴﻢ ﻋﻠﻴﻪ اﻟﺴﻼم ﻣﻦ ﺑﻨﺎء اﻟﺒﻴﺖ‬ ‫ أذّن وﻋﻠ ّﻲ اﻹﺑﻼغ؛ ﻓﺼﻌِﺪ إﺑﺮاﻫﻴﻢ ﺧﻠﻴﻞ‬:‫ ﻳﺎ رب وﻣﺎ ﻳﺒﻠﻎ ﺻﻮﰐ؟ ﻗﺎل‬:‫ﻗﺎل‬ ‫ ﻳﺎ أﻳﻬﺎ اﻟﻨﺎس! إن اﷲ ﻗﺪ أﻣﺮﻛﻢ ﲝﺞ ﻫﺬا اﻟﺒﻴﺖ‬:‫اﷲ ﺟﺒﻞ أﰊ ﻗُﺒﻴﺲ وﺻﺎح‬ ‫ ﻓ ُﺤ ّﺠﻮا؛ ﻓﺄﺟﺎﺑﻪ ﻣﻦ ﻛﺎن ﰲ‬،‫ﻟﻴﺜِﻴﺒﻜﻢ ﺑﻪ اﳉﻨﺔ وﳚﲑﻛﻢ ﻣﻦ ﻋﺬاب اﻟﻨﺎر‬ !‫ْﻚ اﻟﻠﱠ ُﻬ ّﻢ ﻟَﺒﱠـﻴْﻚ‬ َ ‫ ﻟَﺒﱠـﻴ‬:‫أﺻﻼب اﻟﺮﺟﺎل وأرﺣﺎم اﻟﻨﺴﺎء‬ Kur Ibrahimi a.s. përfundoi ndërtimin e Qabesë, Allahu i Lartësuar e obligoi duke i thënë: “Dhe thirri njerëzit për ta kryer haxhin…”. Ibrahimi a.s. tha: Ja rabi, po sa mund të dëgjohet zëri im? Allahu tha: Ti thirri njerëzit, e dërgimi i thirrjes sate tek njerëzit është punë Imja. Ibrahimi a.s., ose siç njihet me emërtimin Halilullahi (miku i Allahut), hipi në kodrën “Ebi Kubejs” dhe bërtiti: O ju njerëz! Me të vërtetë Allahu ju ka urdhëruar për ta bërë haxhin te kjo shtëpi (Qabeja), në mënyrë që t’ju shpërblejë me Xhennet dhe t’ju mbrojë nga zjarri i Xhehennemit, prandaj kryeni haxhin! Kësaj thirrjeje iu përgjigjën të gjithë, edhe ata që ishin në gjoksat e baballarëve dhe në mitrat e nënave, duke thënë: Lebbejke Allahumme Lebbejk – Të përgjgjemi Ty, O Zoti im, të përgjigjemi Ty”.24 24

El-Kurtubij, po aty, komentimi i ajetit El-Haxhxh, 27, citim nga: www.altafsir.com. Në lidhje me të vërtetën e telbijes, transmeton Ebi Tufejl i cili ka thënë:

‫ ﳌﺎ‬:‫ ﻻ! ﻗﺎل‬:‫ أﺗﺪري ﻣﺎ ﻛﺎن أﺻﻞ اﻟﺘﻠﺒﻴﺔ؟ ﻗﻠﺖ‬:‫ ﻗﺎل ﱄ اﺑﻦ ﻋﺒﺎس‬:‫وروي ﻋﻦ أﰊ اﻟﻄﱡﻔﻴﻞ ﻗﺎل‬ ‫أﻣِﺮ إﺑﺮاﻫﻴﻢ ﻋﻠﻴﻪ اﻟﺴﻼم أن ﻳﺆذّن ﰲ اﻟﻨﺎس ﺑﺎﳊﺞ ﺧﻔﻀﺖ اﳉﺒﺎل رؤوﺳﻬﺎ ورُﻓﻌﺖ ﻟﻪ اﻟﻘﺮى؛‬ ‫ْﻚ اﻟﻠﱠ ُﻬ ﱠﻢ ﻟَﺒﱠـﻴْﻚ‬ َ ‫ ﻟَﺒﱠـﻴ‬:‫ﻓﻨﺎدى ﰲ اﻟﻨﺎس ﺑﺎﳊﺞ ﻓﺄﺟﺎﺑﻪ ﻛﻞ ﺷﻲء‬ “Më ka thënë Ibni Abbasi r.a.: “A e di se cili është realiteti i telbijjes? Unë i thashë: Jo, nuk e di. Ai më tha: Kur Ibrahimi a.s. u urdhërua që t’i thërriste njerëzit për ta kryer haxhin, me atë rast bjeshkët i kishin ulur kokat, e luginat i


Akaid

87

Shtrohet pyetja, kush e kishte dërguar thirrjen e Ibrahimit a.s. në zemrat e njerëzve, të cilët po atë vit kishin ardhur në Mekë për ta bërë ibadetin e haxhit!?25 Sigurisht se jo vetë Ibrahimi a.s.. Ibrahimi a.s. ishte vetëm mjet formal i thirrjes, dhe ishte i vetëdijshëm për një gjë të tillë kur tha: Ja rabb, po sa mund të dëgjohet zëri im?. Atëherë përfundojmë se përçues i kësaj thirrjeje është Vetë Allahu i Lartësuar, tek i Cili gravitojnë të gjitha shpirtrat e krijesave, sepse thirrja depërtoi edhe te shpirtrat e atyre që ende nuk ishin në këtë botë. Po nëse pyesim - në çfarë mënyre!? Atëherë themi se mënyra është veçanti e Madhështisë së Allahut dhe përfshin aspektin hyjnor të komunikimit Krijues - krijesë, dhe në kuadër të këtij komunikimi, mbase rrjedh aftësia el-firasetu tek individi; 2. Hadithi i vërtetë, të cilin e transmeton Xhabir bin Abdilah, ku Pejgamberi a.s. thotë se i janë dhënë pesë specifika, të cilat nuk i janë dhënë asnjë pejgamberi para tij, dhe e para prej tyre është: forca për ta frikësuar armikun në largësi të udhëtimit njëmujor:

َ‫َﺴﻴ َﺮة‬ ِ ‫ْﺐ ﻣ‬ ِ ‫ْت ﺑِﺎﻟ ﱡﺮﻋ‬ ُ ‫ِﻴﺖ َﺧ ْﻤﺴًﺎ ﻟَ ْﻢ ﻳُـ ْﻌﻄَ ُﻬ ﱠﻦ أَ َﺣ ٌﺪ ِﻣ ْﻦ ْاﻷَﻧْﺒِﻴَﺎ ِء ﻗَـﺒْﻠِﻲ ﻧُﺼِﺮ‬ ُ ‫أُ ْﻋﻄ‬

ُ‫ُﻞ ِﻣ ْﻦ أُ ﱠﻣﺘِﻲ أَ ْد َرَﻛ ْﺘﻪ‬ ٍ ‫ْﺠﺪًا َوﻃَﻬُﻮرًا َوأَﻳﱡﻤَﺎ َرﺟ‬ ِ ‫ض َﻣﺴ‬ ُ ‫َﺖ ﻟِﻲ ْاﻷَ ْر‬ ْ ‫َﺷ ْﻬ ٍﺮ َو ُﺟ ِﻌﻠ‬

ً‫ﺻﺔ‬ ‫َﺚ إِﻟَﻰ ﻗـ َْﻮِﻣ ِﻪ ﺧَﺎ ﱠ‬ ُ ‫ﱠﺖ ﻟِﻲ اﻟْﻐَﻨَﺎﺋِ ُﻢ َوﻛَﺎ َن اﻟﻨﱠﺒِ ﱡﻲ ﻳُـ ْﺒـﻌ‬ ْ ‫ُﺣﻠ‬ ِ ‫ﺼ ﱢﻞ َوأ‬ َ ُ‫ﱠﻼةُ ﻓَـ ْﻠﻴ‬ َ ‫اﻟﺼ‬

88

“Më janë dhënë pesë veçori, të cilat nuk i janë dhënë asnjë pejgamberi para meje, forca e cila e frikëson armikun në largësi të udhëtimit njëmujor; e gjithë hapësira e tokës më është bërë vend për kryerjen e namazit e mjet për pastrim dhe kudo që ta takojë ndonjë njeri nga Ymeti im koha e namazit, le të falet aty; më është lejuar preja (plaçka) e luftës; çdo pejgamber i është dërguar vetëm një populli të vet, ndërsa unë i jam dërguar tërë njerëzimit dhe më është dhënë e drejta e Shefa’atit – ndërmjetësimit në Ditën e Gjykimit”.26 Shtrohet pyetja - Si mund të ndodhë ky frikësim, a mos ndoshta bëhet fjalë për frikësimin e armikut nëpërmjet numrit të madh të ushtrisë myslimane?! Sigurisht që jo, sepse ndodhte që ushtria myslimane e vogël në numër, dhe logjikisht të mos mund ta frikësonte armikun, por në anën tjetër ajo korrte fitore: “Sa e sa grupe të vogla me dëshirën e Allahut kanë triumfuar ndaj grupeve të mëdha”. (El-Bekaretu, 249). Por, hadithi aludon një ndihmesë të drejtpërdrejtë të Allahut për të dashurit e Tij, në këtë rast për Muhamedin a.s. dhe ushtrinë myslimane, siç kishte ndodhur në luftën e Bedrit, ku Allahu i forcoi myslimanët, ndërsa i futi tmerrin palës armike, për se Allahu thotë:

‫َﻼﺋِ َﻜ ِﺔ أَﻧﱢﻲ َﻣ َﻌ ُﻜ ْﻢ ﻓَـﺜَﺒﱢﺘُﻮا اﻟﱠﺬِﻳ َﻦ آ َﻣﻨُﻮا ۚ◌ َﺳﺄُﻟْﻘِﻲ ﻓِﻲ‬ َ ‫ﱡﻚ إِﻟَﻰ اﻟْﻤ‬ َ ‫ُﻮﺣﻲ َرﺑ‬ ِ ‫إِ ْذ ﻳ‬

‫ْﺐ‬ َ ‫ُﻮب اﻟﱠﺬِﻳ َﻦ َﻛ َﻔﺮُوا اﻟ ﱡﺮﻋ‬ ِ ‫ﻗُـﻠ‬

َ‫ﺸﻔَﺎ َﻋﺔ‬ ‫ِﻴﺖ اﻟ ﱠ‬ ُ ‫ﱠﺎس ﻛَﺎﻓﱠﺔً َوأُ ْﻋﻄ‬ ِ ‫ْﺖ إِﻟَﻰ اﻟﻨ‬ ُ ‫َوﺑُِﻌﺜ‬ kishin ngritur, e ai kishte thirrur ndër njerëz për haxh, dhe thirrjes së tij iu përgjigj çdo gjë duke thënë: lebbejke Allahumme Lebbejk”. (shih: Po aty). 25 Ngase fjala e Allahut: “se të vijnë ty këmbësorë e edhe kalorës me deve të rraskapitura”. (El-Haxhxh, 27), në të vërtetë është premtim i Allahut se njerëzit do t’i përgjigjen gjithsesi kësaj thirrjeje. (shih: El-Kurtubij, Po aty).

Takvim – Kalendar 2013

“Edhe kur Zoti yt u kumtoi engjëjve se: Unë jam me ju, pra, inkurajoni ata që besuan! Unë do të hedh frikë në zemrat e atyre që nuk besuan…”. (El-Enfal, 12).27 26

“Sahihu’l-Buhari”, Kitab: Es-salatu; bab: Kavlun-nebij ve xhuilet lijel erdu mesxhiden ve tahura, nr. 419. 27 Në analogji me këtë citat, shih citatet në vijim:


Akaid

89

3. Të sjellim edhe një shembull tjetër nga hadithi i Pejgamberit a.s., të cilin e transmeton Ebu Hurejra r.a., se Pejgamberi a.s. ka thënë:

‫ُﺤﺒﱡﻪُ ِﺟﱪِْﻳ ُﻞ‬ ِ ‫ُِﺐ ﻓ َُﻼﻧًﺎ ﻓَﺄَ ْﺣﺒِْﺒﻪُ ﻓَـﻴ‬ ‫َﺐ اﻟﻠﱠﻪُ اﻟْ َﻌْﺒ َﺪ ﻧَﺎدَى ِﺟﱪِْﻳ َﻞ إِ ﱠن اﻟﻠﱠﻪَ ﳛ ﱡ‬ ‫إِذَا أَﺣ ﱠ‬ ‫ُﺤﺒﱡﻪُ أَ ْﻫ ُﻞ اﻟ ﱠﺴﻤَﺎ ِء‬ ِ ‫َﺣﺒﱡﻮﻩُ ﻓَـﻴ‬ ِ ‫ُِﺐ ﻓ َُﻼﻧًﺎ ﻓَﺄ‬ ‫ْﻞ اﻟ ﱠﺴﻤَﺎ ِء إِ ﱠن اﻟﻠﱠﻪَ ﳛ ﱡ‬ ِ ‫ﻓَـﻴُـﻨَﺎدِي ِﺟﱪِْﻳﻞُ ِﰲ أَﻫ‬ ‫ْض‬ ِ ‫ُﻮل ِﰲ ْاﻷَر‬ ُ ‫ﺿ ُﻊ ﻟَﻪُ اﻟْ َﻘﺒ‬ َ ‫ﰒُﱠ ﻳُﻮ‬ “Kur Allahu do ndonjë njeri, e fton Xhibrilin dhe i thotë: Allahu e do filanin, prandaj duaje edhe ti! Atëherë Xhibrili fillon ta dojë atë dhe në mesin e banorëve të qiellit kumton: Allahu e do filanin, prandaj duajeni edhe ju. Kështu që atë fillojnë ta duan edhe banorët e qiellit, pastaj edhe banorët e tokës e pranojnë këtë thirrje”.28 Kjo që u tha më lart, na bën të kuptojmë se shpirtrat e njerëzve kanë një lidhje dhe komunikim të drejtpërdrejtë me Allahun (shih: Kur’ani, Kaf, 16-18). Madje, secili njeri që ka jetë, gjallërinë e tij e posedon në saje të dëshirës së Allahut. Dhe, tash kur themi se el-firasetu ndodh me ndihmën e Allahut, kemi për qëllim faktin që shpirti i besimtarit merr forcë krijuese dhe ndriçim prej Allahut. Asgjë në këtë gjithësi nuk ndodh pa Fuqinë e Tij dhe jashtë Dijes dhe Vullnetit Tij. Kuptohet, për sa u përket veprave të këqija, ndonëse ndodhin - “E ata nga ithtarët e librit (jehuditë), të cilët u ndihmuan atyre (idhujtarëve), Ai (Allahu) i nxori prej kështjellave të veta dhe në zemrat e tyre u futi frikën”. (El-

Ahzab, 26); Po ashtu: - “…Po Allahu u erdhi atyre

90

Takvim – Kalendar 2013

me Fuqinë e Allahut, me dijën e Tij dhe me Vullnetin e Tij, ato nuk ndodhin me kënaqësinë e Tij, në dallim nga veprat e mira që ndodhin me kënaqësinë e Allahut dhe dashurinë e Tij. E ai besimtar i sinqertë, që e fiton kënaqësinë e Allahut, reflekton një entuziazëm konstruktiv në jetën e përditshme, në kuptim të vlerësimit të drejtë të ngjarjeve, sepse i sheh ngjarjet me drejtësinë e Allahut.,

4. Domethënia akaidologjike e “elfirasetu” Në konceptin akaidologjik, aftësia el-firasetu – mendimi i qëlluar i besimtarit, nga sa u tha edhe më lart, është diçka që ndodh me ndihmën e Allahut si favor për njerëzit e veçantë. Në lidhje me këtë, Ebu Hafs En-Nisaburi ka thënë se askush nuk mund të pretendojë të arrijë el-firasetu (zgjuarsinë e hollë), porse njeriu i frikësohet zgjuarsisë së tjetrit29, sipas hadithit që po e shpjegojmë. Kjo do të thotë se el-firasetu nuk është një cilësi që arrihet me pretendim, por ajo vjen si një mbështetje prej Allahut për shkak të tipareve të larta të devotshmërisë. Kuptohet, personi gjegjës duhet të jetë i aftë psikikisht, në moshë madhore dhe i mençur veçan, kur dihet se gjeneza e saj graviton në zgjuarsinë e natyrshme të besimtarit, zgjuarsi kjo e cila, me ndihmën e Allahut, gjeneron mendimin e qëlluar për një person apo për një dukuri çfarëdo qoftë ajo. Si e këtillë, elfirasetu është krejtësisht e mundshme, e lejueshme dhe nuk është iracionale, veçse implikon përgatitje të lartë besimore dhe të devotshmërisë. Imani i sinqertë në Allahun, pastaj të

nga nuk e kishin menduar dhe në zemrat e tyre hodhi frikën…” (El-Hashr, 2). 28

“Sahihu’l-Buhari”, Kitab: bedeu’l-halk, bab: dhikru’l-melaiketi, nr. 2970.

29

Cituar sipas: El-Xhevzij, po aty, vëll. II, fq. 454.


Akaid

91

punuarit sipas Kur’anit dhe Synetit të Pejgamberit a.s., largimi nga veprat e këqija dhe dukuritë negative, janë disa prej tipareve kryesore.

4.1. Imani i sinqertë në Allahun dhe frika prej Tij Imani i sinqertë në Allahun është elementi kryesor i aftësisë ‘el-firasetu’, pasi besohet se kjo ndodh vetëm me ndihmën e Allahut dhe jo me kapacitetin e rëndomtë të njeriut, dhe rrjedhimisht themi se Allahu është ndihmëtar i robërve të Tij të sinqertë. Kemi shumë argumente nga Kur’ani famëlartë se ata besimtarë të sinqertë, të cilët, nga frika e respekti i njëkohshëm për Allahun, tregojnë devotshmëri të vërtetë ndaj Tij; Allahu atyre u dhuron urtësi dhe dije të jashtëzakonshme. Allahu i Lartësuar thotë:

‫َﻲ ٍء َﻋﻠِﻴ ٌﻢ‬ ْ ‫وَاﺗﱠـﻘُﻮا اﻟﻠﱠـﻪَ ۖ◌ َوﻳُـ َﻌﻠﱢ ُﻤ ُﻜ ُﻢ اﻟﻠﱠـﻪُ ۗ◌ وَاﻟﻠﱠـﻪُ ﺑِ ُﻜ ﱢﻞ ﺷ‬ “Kini frikë Allahun, se Allahu ju dhuron dituri (të jashtëzakonshme), Allahu është i Gjithëdijshëm për çdo send”. (El-Bekare, 282). Imam Kurtubiu r.h., duke shpjeguar këtë ajet, thotë: Allahu ka premtuar se atë që i frikësohet Allahut, Ai e mëson, domethënë, në zemrën e tij vë një dritë (nur), nëpërmjet së cilës ai i kupton gjërat dhe e dallon të vërtetën nga e pavërteta, dhe në këtë aspekt është Fjala e Allahut30:

30

El-Kurtubij “El-Xhamiu li ahkami’l-Kur’an”, komentimi i ajetit El-Bekare, 282, citim nga: www.altafsir.com.

92

Takvim – Kalendar 2013

‫ﻳَﺎ أَﻳﱡـﻬَﺎ اﻟﱠﺬِﻳ َﻦ آ َﻣﻨُﻮا إِن ﺗَـﺘﱠـﻘُﻮا اﻟﻠﱠـﻪَ ﻳَ ْﺠﻌَﻞ ﻟﱠ ُﻜ ْﻢ ﻓـ ُْﺮﻗَﺎﻧًﺎ َوﻳُ َﻜﻔ ْﱢﺮ ﻋَﻨ ُﻜ ْﻢ َﺳﻴﱢﺌَﺎﺗِ ُﻜ ْﻢ‬

‫ِﻴﻢ‬ ِ ‫ْﻞ اﻟْ َﻌﻈ‬ ِ ‫َوﻳَـﻐْﻔ ِْﺮ ﻟَ ُﻜ ْﻢ ۗ◌ وَاﻟﻠﱠـﻪُ ذُو اﻟْ َﻔﻀ‬

“O ju që besuat, nëse keni frikë Allahun, Ai do të vërë udhëzim (në zemrat tuaja) për ju, do t'jua mbulojë të këqijat, do t'jua falë mëkatet. Allahu është dhurues i madh”. (Enfal, 29). E kundërta e kësaj, Allahu në Kur’an i ka cilësuar kafirët, se nuk e shohin të vërtetën, për shkak se shpirtrat dhe zemrat e tyre janë të ngurta nga hijëzimi i mosbesimit (kufrit). Allahu thotë:

ً‫َﻰ ﻗُـﻠُﻮﺑِ ِﻬ ْﻢ أَﻛِﻨﱠﺔ‬ ٰ ‫َو َﺟ َﻌ ْﻠﻨَﺎ َﻋﻠ‬ “Ndërkaq në zemrat e tyre vëmë një mbulesë…” (El-Isra, 46);

4.2. Të punuarit sipas Kur’anit dhe Synetit Burimi i udhëzimit të njeriut janë Kur’ani dhe Syneti i Pejgamberit a.s.. Prej vetive të besimtarit të sinqertë është respektimi i tyre në tërësi dhe me përpikëri. Nuk duhet bërë selektim në përmbajtjen e tyre, ngase çdo udhëzim i tyre është udhëzim i Allahut, e për udhëzimet e Allahut nuk mund të thuhet se ky është i mirë e ky nuk është i mirë. Myslimani që punon me Kur’an dhe Synet, është modeli më i mirë i njeriut të përsosur. Sepse ata përmbajnë metodat më të mira të edukimit të njeriut dhe udhëzimit të tij në jetën e përditshme. Në ta burojnë të gjitha normat e moralit, mirësjelljes dhe respektit për të tjerët. Ata i mundësojnë myslimanit që ta kuptojë rolin e vetvetes dhe qëllimin e krijimit të tij; që ta njohë Allahun për Krijues


Akaid

93

dhe që vetëm Atë ta adhurojë. Myslimani me edukim nga Kur’ani dhe Syneti, është person i vendosur, me zemër të pastër, i dëlirë nga sëmundjet e zemrës, larg dyshimeve, i qëndrueshëm përballë sfidave të jetës dhe sprovave të saj, i pandikuar nga egoja dhe tendenca e dëshirës (epshit), i lumtur gjithmonë, i hareshëm me të gjithë, mirënjohës ndaj njerëzve, falënderues ndaj mirësive të Allahut, i vëmendshëm për dhuntinë e jetës dhe sprovën e vdekjes, urdhëron për të mirë dhe ndalon nga e keqja, askujt nuk ia dëshiron të keqen, atë që dëshiron për vetveten, e dëshiron edhe për vëllanë e tij dhe, mbi të gjitha, është adhurues i devotshëm ndaj Allahut, duke respektuar urdhëresat dhe ndalesat e Tij. Ky mysliman, që i përmbahet në përpikëri udhëzimit të Allahut, respektivisht Kur’anit dhe Synetit, ka përkrahjen e Allahut dhe ndihmën e Tij, përkrahje që, në kontekstin e çështjes së aftësisë el-firasetu, manifestohet në jetën e përditshme të njeriut në raport me realitetin gjithëpërfshirës në të cilin ekziston. Në lidhje më këtë, Allahu i Lartësuar ka thënë:

ً‫َوﻣَﻦ ﻳَـﺘ ِﱠﻖ ٱﻟﻠﱠﻪَ ﻳَ ْﺠﻌَﻞ ﻟﱠﻪُ َﻣ ْﺨﺮَﺟﺎ‬ “...e kush u përmbahet dispozitave të Allahut, atij Ai i hap rrugë”. (Talak, 2). Kjo hapje e rrugës, mbase nuk ka të bëjë me asgjë tjetër përveçse me atë ndihmën e Allahut, që, kur i jepet njeriut, ajo shndërrohet në el-firasetu - mendim të qëlluar apo zgjuarsi të hollë, në bazë të së cilës, ky tejkalon realitetin ekzistues, duke nuhatur të vërtetën e çështjeve akoma pa ndodhur. Dhe, gjersa e posedon këtë perceptim të drejtë, ai i bën planifikimet e duhura për akëcilën çështje, duke u prirë atyre me përgatitje adekuate pa u zënë ngushtë asnjëherë, e kjo në të

94

Takvim – Kalendar 2013

vërtetë është hapje e rrugës së vetvetes, por, kuptohet, me ndihmën e Allahut.

4.3. Eleminimi i vetive të liga Eleminimi i vetive të liga është një kërkesë e imanit. Shprehitë e këqija, siç janë ta zëmë, keqbërja, vjedhja, smira, dashakeqësia, përgojimi, zilia, dyfytyrësia, prostitucioni, alkooli, bixhozi, tradhtia, gënjeshtra etj., janë kundërshti e ashpër e imanit, sepse kur këto të jenë tek njeriu, bëjnë që ai të vuajë nga sëmundjet shpirtërore dhe ato të zemrës. E, çfarë mund të pritet nga një njeri me shpirt dhe zemër të sëmurë, për sa kohë që shpirti dhe zemra janë burim i veprave të mira dhe prirjeve të drejta. Përvetësimi i këtyre tipareve të liga neglizhojnë dhe pengojnë aftësinë mendore, gjykuese e shpirtërore të individit për ta parë të vërtetën. Allahu thotë:

‫ْﺴﺒُﻮ َن‬ ِ ‫َﻰ ﻗُـﻠُﻮﺑِ ِﻬ ْﻢ ﻣﱠﺎ ﻛَﺎﻧُﻮاْ ﻳَﻜ‬ ٰ ‫َﻛﻼﱠ ﺑَ ْﻞ رَا َن َﻋﻠ‬ “Jo nuk është ashtu! Por të këqijat që i punuan, zemrat e tyre ua mbuluan”. (El-Mutaffifin, 14). Imam Rraziu, rreth fjalës ‘rane’, që ka ardhur në këtë ajet, sjell mendimin e gjuhëtarëve dhe tefsirologëve: Sipas gjuhëtarëve “rane” do të thotë mbulim i zemrës, sikurse alkooli që mbulon mendjen e njeriut, ndërsa, sipas tefsirologëve, kjo fjalë nënkupton shtresimin e mëkateve në zemrën e njeriut, të cilat e mbulojnë atë, e nxijnë dhe vdesin rolin konstruktiv të saj.31 E kjo, në të vërtetë, ka të bëjë me atë verbërimin e zemrave në kraharor, për të cilat flet Kur’ani

31

Er-Rrazi, Fahrud-din, ”Mefatihul gajbi – et-tefsirul kebir”, komentimi i ajetit El-Mutaffifin, 14, citim sipas www.altafsir.com.


Akaid

95

famëlartë: “… Sepse në të vërtetë sytë nuk verbërohen, por verbërohen zemrat në kraharorë”. (El-Haxhxh, 53); e për ata që i kanë zemrat të verbra, Allahu thotë:

‫ﺻ ﱞﻢ ﺑُ ْﻜ ٌﻢ ﻋُ ْﻤ ٌﻲ ﻓَـ ُﻬ ْﻢ ﻻَ ﻳَـ ْﻌ ِﻘﻠُﻮ َن‬ ُ “Ata janë të shurdhër, memecë e të verbër, ata nuk kuptojnë”. (El-Bekare, 171). Përkundrazi, besimi i shëndoshë e i sinqertë në Allahun, i dëlirë nga këto veti të liga, larg egos e kënaqësive epshore, mund të japë rezultate të jashtëzakonshme. Në këtë rast njeriu i këtillë fiton dashurinë e Allahut, e për të Allahu i Lartësuar ka thënë:

‫ﺼُﺮ ﺑِ​ِﻪ َوﻳَ َﺪﻩُ اﻟ ِﱠﱵ‬ ِ ‫ﺼَﺮﻩُ اﻟﱠﺬِي ﻳـُْﺒ‬ َ َ‫ْﺖ ﲰَْﻌَﻪُ اﻟﱠﺬِي ﻳَ ْﺴ َﻤ ُﻊ ﺑِ​ِﻪ َوﺑ‬ ُ ‫ﻓَِﺈذَا أَ ْﺣﺒَْﺒﺘُﻪُ ُﻛﻨ‬ “E kur e dua atë, do të Jem të dëgjuarit e tij që dëgjon me të, të parët e tij që sheh me të, dora e tij me të cilën punon dhe këmba e tij me të cilën ecën. Nëse ai kërkon prej Meje diçka, do t’i përgjigjem, e nëse kërkon mbrojtje nga Unë, do ta mbroj atë”.32 Vetëm me këtë përgatitje shpirtërore dhe në këto kushte, mund t’u japim vlerësimin e drejtë ngjarjeve, mund të veçojmë të drejtën prej së shtrembrës konform hadithit që jemi duke e shpjeguar.

Si përfundim 32

Transmeton Imam Buhariu, Kitab: Er-Rrikak, bab: et-tevaduu.

96

Takvim – Kalendar 2013

Nga sa u tha më lart, mund të konstatojmë se: a. El-firasetu është e vërtetë dhe ka mbështetje në Kur’an, Synet dhe në argumentet e arsyes; b. El-firasetu, si një aftësi e veçantë për njerëzit e veçantë, është rezultat i devotshmërisë ndaj Allahut dhe determinon pajisjen me virtyte të larta besimore; c. El-firasetu ndodh me ndihmën e Allahut dhe përkrahjen e Tij, e kjo domethënë se ajo nuk synohet si pretendim i njeriut, po Allahu, nëpërmjet komunikimit hyjnor me krijesat, në zemrën e njeriut vë një dritë nëpërmjet së cilës njeriu arrin të dallojë të vërtetën nga e pavërteta, të vërtetin nga i pavërteti. Dhe, krejt në fund, themi se “el-firasetu” është shumë e rëndësishme për Ummetin si tërësi, veçanërisht për njerëzit në detyrat vendimmarrëse, dhe si e këtillë kërkon një shqyrtim të thellë shkencor dhe profesional.


98

Takvim – Kalendar 2013

Vlen të theksohet këtu se tek masat ndëshkuese që janë të përcaktuara (hudud), nuk mund të ketë ndëshkim pa pasur tekst të qartë për kryerjen e veprës së caktuar. Kështu, sa për ilustrim, lidhur me ndëshkimin e veprës së imoralitetit (aktit seksual), i Madhërishmi thotë: ...         

Fikh Mr. Ejup Haziri

MASAT EDUKATIVE (TA’ZIR) Llojet e masave ndëshkuese Në të Drejtën Penale Islame1 janë të njohura tri lloje ndëshkimesh: hudud, kisas dhe ta’zir. Masat ndëshkuese (hudud) janë ato që i ka paraparë Krijuesi sanksione të parapërcaktuara, prandaj nuk i janë lënë askujt të shtojë më shumë apo të pakësoj ose të anulojë aplikimin e tyre, për faktin se ato janë të prera dhe, kurdo që plotësohen kushtet, duhet të zbatohen. Në këtë ndarje hyjnë këto krime: imoraliteti, shpifja, vjedhja, pirja e alkoolit dhe kusaria.2

“(dispozitë obliguese është që) Laviren dhe lavirin t’i rrihni, secilin prej tyre me nga njëqind të rëna..”..3 Kisasi është lloji i dytë i masave ndëshkuese në legjislacionin islam, me të cilin ndëshkohen disa krime sipas veprës së kryer. Kështu, sa për ilustrim, nëse një person ka vrarë një tjetër, ai meriton kisasin-mbytjen, ashtu siç ka mbytur ai.4 Pra, është një dënim i përcaktuar nga Ligjvënësi për të drejtën individuale, që përmban një masë ndëshkimi të prerë, për se nuk lihet hapësirë zvogëlimi a rritjeje të dënimit, por që mund të falet, nëse për këtë pajtohen familjarët e viktimës.5 Për këtë argument janë fjalët e Ligjvënësit, ku thuhet:                        

2

1

Me nocionin e drejtë penale nënkuptojmë njërën nga degët e legjislacionit hyjnor, që në vete ka një sistem normash dhe rregulloresh, sipas të cilave parashihet dhe përcaktohet lloji i ndëshkimeve dhe shqiptohen ato ndaj kryesve të atyre që kanë bërë vepra të ndëshkueshme.

Ndarje sipas shkollës juridike hanefite, kurse tek shkollat e tjera janë shtatë, duke shtuar renegimin (riddeh) dhe rebelimin –komplotet- (el-bagju). 3 Kur’ani, Nur: 2. 4 Xhuzejri, Abdurrahman, El-Fikhu Ale-l Medhahibi-l Erbeati, vëll. V, fq. 176. 5 Udeh, Abdulkadir, Et-Teshriu-l xhenaij el-Islamij..., Mektebetu Daru-t Turath, Kairo-Egjipt, 1424h-2003m, vëll.I, fq. 68-69.


Fikh

99

            

    

“O ju që besuat, ju është bërë obligim gjurmimi për dënim për mbytje: i liri për të lirin, robi për robin, femra për femrën. Kurse atij që i falet diçka nga vëllai i vet, atëherë ajo le të përcillet (e atij që fal) kuptueshëm dhe shpagimi (nga dorasi) atij le t’i bëhet me të mirë. Kjo është një lehtësim dhe mëshirë prej Zotit tuaj. E kush tejkalon shkel pajtimin pas këtij (pajtimi), ai ka një dënim të idhët”.6 Gjithashtu thuhet:          “O ju të zotët e mendjes, kjo masë e dënimit është jetë për ju, ashtu që të ruheni (nga mbytja e njëri-tjetrit)”.7 Kisasi është një veprim i merituar në bazë të veprës së kriminelit dhe mëkatarit, një ndëshkim që vjen si pasojë e veprës së bërë, i barabartë / ekuivalent me krimin e bërë, jo më shumë dhe as më pak. Ndërsa ta’ziri është lloji i tretë i ndëshkimeve, që ka të bëjë me një numër të madh deliktesh, për të cilat nuk ka ndonjë tekst të prerë rreth ndëshkimit. Në dallim nga dy llojet e para të ndëshkimeve, për të cilat masa ndëshkuese është e përcaktuar dhe e njohur, për këtë lloj janë të përcaktuara edhe alternativa apo zëvendësime.

100

Sidoqoftë, ky është një lloj ku përfshihen vepra të shumta, madje më shumë sesa në dy llojet e para, për të cilat kompetenca e ndëshkimit dhe e përcaktimit të masës ndëshkuese i lihet në dorë gjykatësit, i cili parasheh një masë ndëshkuese ndaj autorit të veprës, gjithnjë duke u bazuar në deliktin e bërë dhe në vetë personalitetin e kryerësit atij që kryen veprën.

Përkufizimi i ta’zirit Nocioni “ta’zir” në aspektin etimologjik nënkupton pengim, sikurse nënkupton edhe përkrahje apo ndihmë, ngase pengon armikun e tij nga të këqijat dhe pengesat, e në këtë kontekst ka ardhur në Kur’an8:          “Që ju (njerëz) t’I besoni Allahut dhe të dërguarit të Tij dhe atë ta përkrahni e ta respektoni, e (Allahun) ta madhëroni për çdo mëngjes e mbrëmje”.9 Më pas, ky nocion u përdor në kuptim të edukimit, ngase e pengon kryerësin e veprës që ta përsërisë mëkatin. Ndërkaq, në aspektin terminologjik, ta’ziri nënkupton edukim përmes ndëshkimit ndaj mëkateve për të cilat nuk ka masë të përcaktuar ndëshkuese.10 Pra, ta’ziri nënkupton ndëshkim legjitim ndaj një mëkati apo krimi, për të cilin nuk ka masë ndëshkuese të përcaktuar dhe as shpagim, pa marrë parasysh nëse mëkati a krimi është e 8

6 7

Kur’ani, Bekare: 178. Kur’ani, Bekare: 179.

Takvim – Kalendar 2013

Behnesi, Ahmed Fethi, Et-Ta’ziru fi-l Islam, bot. I, Muessesetu-l Halixhu-l Arabij, Kajro-Egjipt, 1408h-1988m, fq. 9. 9 Kur’ani, Fet’h: 9. 10 Udeh, Abdulkadir, Et-Teshriu-l xhenaij el-Islamij..., vëll.I, fq. 593.


Fikh

101

102

Takvim – Kalendar 2013

drejtë ekskluzive ndaj Allahut, si ngrënia gjatë ditës në Ramazan pa ndonjë arsye, lënia e namazit - sipas shumicës së juristëve, kamata, hedhja e mbeturinave në rrugë, apo e drejtë ekskluzive ndaj robërve, si qëndrimi me një femër të huaj, vjedhja duke mos arritur kuotën e caktuar për prerje të dorës, mashtrimi ndaj amanetit, korrupsioni, shpifja (jo akuza për imoralitet), sharjet, fyerjet, e të ngjashme.11 Siç thamë më sipër, ky është lloji i tretë i masave ndëshkuese në legjislacionin islam, që njihet me emrin ‘ta’zir’ që nënkupton edukim përmes rrahjes,12 që nuk ka masë ndëshkuese të përcaktuar, sikurse në dy grupet e kaluara - tek hudud dhe kisas, që për krimet e caktuara ekzistonin masa ndëshkuese të parapërcaktuara. Ky lloj përfshin të gjitha veprat dhe deliktet që nuk përfshihen në hudud dhe kisas, e veprat e tilla, të cilat, përveç që janë të shumta, është edhe e pamundur për t’i përcaktuar dhe përfshirë, dhe për disa prej të cilave legjislacioni islam ka sjellë tekste, e të tjerat i ka lënë si përgjegjësi për njerëz kompetentë, mirëpo legjislacioni islam njerëzve kompetentë nuk ua ka dhënë lirinë që të veprojnë dhe të përcaktojnë ndëshkime si të duan, po përcaktimet e tyre për masën ndëshkuese duhet të mos jenë në kundërshtim me tekstet e legjislacionit, me parimet e përgjithshme të tij, me rendin e përgjithshëm të shtetit dhe ato të jenë sipas nevojës që e kërkon vetë shoqëria.13

Ta’ziri nganjëherë përfshin edhe veprat e dy llojeve të para, të cilat nuk e kanë përmbushur masën e caktuar dhe nuk i kanë plotësuar të gjitha kushtet, kështu që dënimet e tjera anulohen e ta’ziri bëhet i domosdoshëm, si p.sh. nëse ndokush puth a prek një femër të huaj, ai nuk ndëshkohet me dënimin e masave ndëshkuese të prera (i martuari vritet e i pamartuari dënohet me njëqind të rëna kamxhiku), por ai ndëshkohet me ta’zir, masë të cilën ia përcakton gjykatësi apo imami; ose nëse ndokush vjedh por nuk e ka arritur masën e caktuar që t’i pritet dora, atëherë ndaj tij aplikohet masa edukative (ta’ziri), që të goditet me disa të rëna kamxhiku, në varësi nga fakti sa e sheh të nevojshme gjykatësi. Përveç rrahjes me kamxhik, këtu zbatohen edhe qortimi me fjalë, dënimi me burg, gjobitje në të holla14 etj.. Po ashtu lejohet prishja e shtëpive ose mbyllja e tyre, nëse në to kryhen vepra të këqija e të ndaluara, si pirja e alkoolit e të ngjashme.15 I Dërguari i Allahut kishte prangosur një njeri të cilin e akuzuan për vjedhje të një deveje dhe, kur u vërtetua se ai nuk e kishte vjedhur, atëherë ai u lirua. Kjo dëshmon se lejohet të burgoset nëse ndokush akuzohet për një vepër të caktuar dhe ai mbahet aty pa u dëmtuar derisa të vërtetohet vepra. I Dërguari i Allahut nuk e kishte dënuar të prangosurin, por e kishte mbajtur aty gjersa e vërteta të dilte në shesh dhe këtë e kishte bërë për sigurinë e përgjithshme dhe ruajtjen e rendit publik.

11

14

Zuhejli, Vehebeh, El-Fikhu-l Islamij ve Edil-letuhu, bot. IV, daru-l fikr, Damask-Siri, 1422h-2002m, vëll. VII,fq. 5591. 12 Behnesi, Ahmed Fethi, Et-Ta’ziru fi-l Islam, fq. 10-11. 13 Udeh, Abdulkadir, Et-Teshriu-l xhenaij el-Islamij..., vëll.I, fq. 69.

Pjesa dërmuese e juristëve, siç janë malikitë, hanbelitë dhe Shafiu në njërën prej fjalëve të tij e disa juristë nga shkolla juridike hanefite, ta’zirin e lejojnë edhe si gjobitje me të holla. 15 Op. Cit.:fq. 35-36.


Fikh

103

Lejohet që fëmijët të qortohen, qoftë me fjalë ose me vepra duke i rrahur pa dëmtim, për shkak të disa veprave që do të kenë kryer, në mënyrë që kjo të jetë masë edukative për ta dhe në të ardhmen të mos i përsërisin veprimet e këqija.

Legjitimiteti i ta’zirit Ligjvënësi ka përcaktuar masë ndëshkuese tek hududet dhe kisasi, ndërsa tek ta’ziri nuk ka përcaktuar masë ndëshkuese, dhe këtë çështje e lë për njerëzit kompetentë, që të përcaktojnë masën ndëshkuese për mëkate dhe krime të ndryshme.16 Aliu është pyetur nga një njeri: “O Ali, ç’mendon ti për një njeri që i thotë tjetrit: “O mëkatar, o i shëmtuar”? Aliu ia ktheu: “Ato fjalë janë të shëmtuara, e për to ka ta’zir, e jo hadd”. Thuhet se Ebu’l Esved Dejliu kishte takuar një hajdut duke vjedhur, prandaj e kishte goditur me njëzet e pesë goditje kamxhiku (ta’zir) dhe ishte larguar prej tij. Nga Omeri përcillen transmetime të ndryshme në lidhje me këtë çështje, ai nganjëherë u kishte shkruar guvernatorëve të tij që rrahja të ishte njëzet kamxhikë e herë të tjera në mes tridhjetë e katërdhjetë.17

Dallimet mes ta’zirit dhe ndëshkimeve të tjera 16 17

Behnesi, Ahmed Fethi, Et-Ta’ziru fi-l Islam, fq. 12. Ndoshta si pasojë e veprës së kryer dhe personalitetit të kryerësit të veprës.

104

Takvim – Kalendar 2013

Ekzistojnë dallime të ndryshme në mes ta’zirit dhe hududeve, për faktin se hududet -masat ndëshkuese janë të përcaktuara dhe të qarta për nga masa ndëshkuese, ato nuk zbatohen kurdo që dalin dyshime, nuk praktikohen ndaj fëmijëve dhe, nëse kalojnë tek gjykatësi, atëherë ndërmjetësimi është i papranueshëm, përderisa ta’ziri-masa edukative nuk është e caktuar, ajo i është lënë në dispozicion mendimit të imamit/gjykatësit, aplikohet edhe atëherë kur ka dyshime (shubuhate), praktikohet edhe ndaj fëmijëve dhe lejohet ndërmjetësimi në të.18 Ta’ziri përfshin gjërat për të cilat nuk ka masë ndëshkuese të caktuar, ai përmban ndëshkim për secilin mëkat për të cilin nuk është parashikuar një masë e caktuar,19 e në këtë lloj të ta’zirit hyjnë ato vepra që nuk bëjnë pjesë në dy llojet e para (hudud dhe kisas), si rrena, bartja e fjalëve të rrejshme, ngrënia e kamatës, ryshfeti, sharjet, fyerjet,20 kryerja e nevojës në rrugë, pengimi i kalimtarëve, pengimi i vajzave dhe ngacmimi i tyre e të ngjashme me to.21 Nga ndëshkimet e tjera, qofshin tek hududet apo kisasi, nuk parashihet falja e as anulimi i ndëshkimit nga ana e gjykatësit, përderisa tek ta’ziri i lejohet gjykatësit a personit kompenent ta falë atë. Tek hududet dhe kisasi e dija, shikohet ose merret në konsideratë krimi a mëkati dhe jo personaliteti i kryerësit të veprës 18

Ibni Abidin, Hashijetu Redul Muhtar Ale-d Durril Muhtar, vëll. III, fq. 274. Sidki, Abdurrahim, El-Xherimetu ve-l Ukubetu fi-sh Sheriati-l Islamijeh, bot. I-rë, Mektebetu-n Nehdatu-l Misrijetu, Kajro-Egjipt, 1408h- 1987m, fq. 203. 20 Behnesi, Ahmed Fethi, Et-Ta’ziru fi-l Islam, fq. 18. 21 Sabuni, Fikhu-l Muamelat, El-Mektebetul Asrijetu, bot. I-rë, 1422h-2002m, Sajda-Bejrut, vëll.IV, fq.187. 19


Fikh

105

atij që kryen veprën, përderisa tek ta’ziri merret në konsideratë edhe krimi por edhe personaliteti i kryerësit të veprës atij që kryen veprën.22

Llojet e ta’zirit Ta’ziri - masa edukative është tri llojesh: - Masa edukative ndaj mëkateve, - Masa edukative për interesa të përgjithshme, - Masa edukative ndaj shkeljeve dhe kundërshtimeve.23 Për këto lloje do të flasim në vijim, në mënyrë që t’i qartësojmë secilin prej tyre.

Ta’ziri (masa edukative) ndaj mëkateve Juristët janë dakorduar që masa edukative aplikohet ndaj secilit mëkat që nuk ka masë të përcaktuar ndëshkuese dhe as shpagim (keffaretun), pa marrë parasysh nëse mëkati është e drejtë hyjnore (‫ )ﺣﻖ اﷲ‬apo njerëzore (‫)ﺣﻖ اﻵدﻣﻴﲔ‬. Mëkati, siç përshkruhet nga juristët, është një vepër e bërë, të cilën e ka ndaluar legjislacioni islam, ose lënia e një vepre që legjislacioni e ka obliguar të veprohet. Juristët myslimanë, llojet e mëkateve i ndajnë në tri grupe: Grupi i parë: Ato që përmbajnë hadd (masë ndëshkuese), por që u shtohet edhe një ndëshkim shtesë (keffareh), si për shembull: në shkollën hanefite - dënimin e personit të pama22 23

Udeh, Abdulkadir, Et-Teshriu-l xhenaij el-Islamij..., vëll.I, fq. 594-595. Sidki, Abdurrahim, El-Xherimetu ve-l Ukubetu fi-sh Sheriati-l Islamijeh, fq. 204.

106

Takvim – Kalendar 2013

rtuar që ka bërë imoralitet, e konsiderojnë se duhet nënshtruar ta’zir e jo hadd.24 Maliku e sheh të arsyeshme praktikimin e ta’zirit për krim të qëllimshëm, në gjymtyrë që nuk përfundon me mbytje, ngase, sipas tij, kisasi është vetëm për ndëshkimin e tij, ndërsa ta’ziri (si dënim shtesë) është për edukim ndaj atij dhe e drejtë e shoqërisë. Sipas Shafiut, lejohet një dënim shtesë me rastin e ndëshkimit mbi katërdhjetë të rëna ndaj përdoruesve të alkoolit, e shtesa që parasheh ai është ta’zir. Ahmedi e lejon që, pas prerjes së dorës së vjedhësit, t’i varet dora e tij në qafë25 (prerja e dorës është hadd, kurse varja e dorës në qafë, sipas tyre, është ta’zir). Ta’ziri apo masa edukative nuk zbatohet nëse vepruesi i ndonjë të keqeje pendohet ose i falet, në dallim nga lloji i parë (hudud), që, nëse çështja i dorëzohet gjykatësit, nuk lejohet ndërhyrja e as falja, kurse në llojin e dytë (kisas) vrasësi a dëmtuesi falet nëse për këtë bien dakord familja e viktimës (tek vrasja), apo nga vetë viktima (nëse është plagosur apo ka të dëmtuara gjymtyrë). Grupi i dytë: Ato që nuk përmbajnë hadd (masë ndëshkuese të përcaktuar), por që përmbajnë keffaret-shpagim, si për shembull marrëdhëniet seksuale gjatë ditës së ramazanit apo në ihram, ose gjatë kohës së menstruacioneve. Ndaj këtyre mëkateve ka keffaret-shpagim, - agjërim dymujor të pandërprerë, e për atë që nuk ka mundësi, ushqim i një të varfri për aq kohë. Ndonëse për këtë lloj juristët janë të ndarë nëse, përveç keffaretit, ka edhe ta’zir apo jo, dhe mendimi më i saktë e më i 24 25

Kasani, Beda’ius-Sanaiu fi tertibi-sh Sherai, vëll. VII fq. 39. Ibni Kudame, El-Mugni, vëll. X, fq. 266.


Fikh

107

pranuar është se këtu nuk kemi ta’zir, ngase edhe keffareti edhe ta’ziri nuk bashkohen. Grupi i tretë: Ato që nuk përmbajnë hadd e as keffaret, si për shembull vetmimi me një femër të huaj, puthja e saj, ngrënia e kafshës së cofët, e në këtë grup futen shumica e mëkateve që nuk përfshihen në dy grupet e para, e për këtë grup juristët myslimanë janë dakorduar se ka ta’zir (masë edukative), në dallim nga dy grupet e mëhershme, e kjo është që na intereson më së shumti, për shkak të ndërlidhjes direkte me tematikën që jemi duke e shtjelluar. Këtu do të paraqesim disa prej mëkateve të këtij lloji: -Ndalesa e disa ushqimeve (pijeve)26 Duke u bazuar në Fjalët e Allahut të Madhërishëm:

108

            

               “Allahu ju urdhëron që t’u jepni amanetin të zotëve të tyre dhe, kur të gjykoni, ju urdhëron të gjykoni me të drejtë në mes njerëzve. Sa e mirë është kjo që ju këshillon. Allahu dëgjon dhe sheh si veproni”.28

-Mashtrimi në matje e peshojë Allahu i Madhërishëm, në lidhje me këtë, ka zbritur:                

            

“Të mjerët ata që masin e peshojnë mangët. Ata që, kur matin prej njerëzve, për vete e plotësojnë, e, kur u matin ose u peshojnë të tjerëve, u lënë mangët”.29

              

“(Allahu) Jua ndaloi juve vetëm të ngordhtën, gjakun, mishin e derrit dhe atë që theret (ngrihet zëri me të) jo në emër të Allahut. E kush shtrëngohet (të hajë nga këto) duke mos pasur për qëllim shijen dhe duke mos e tepruar, për të nuk është mëkat. Vërtet Allahu fal, është Mëshirues”.27

-Dëshmia e rreme30 Allahu i Madhërishëm urdhëron që dëshmitarët të mos refuzojnë ftesën kur të thirren për të dëshmuar: ...       

28

Do të bazohemi kryesisht në librin e mirënjohur: Udeh, Abdulkadir, EtTeshriu-l xhenaij el-Islamij..., vëll.I, fq. 122-123. 27 Kur’ani, Bekare: 173.

...

“...Dëshmitarët të mos refuzojnë kur të thirren…”31 Ai që fsheh dëshminë, konsiderohet mëkatar:

-Mashtrimi ndaj besnikërisë (amanetit). Allahu i Madhërishëm, në lidhje me besnikërinë, thotë:

26

Takvim – Kalendar 2013

Kur’ani, Nisa: 58. Kur’ani, Mutafifin: 1-3. 30 Udeh, Abdulkadir, Et-Teshriu-l xhenaij el-Islamij..., vëll.I, fq. 123. 31 Kur’ani, Bekare: 282. 29


Fikh 

109

...           ...

“...Mos e fshehni dëshminë, sepse ai që e fsheh atë, ai është mëkatar me zemrën e vet..”..32 Madje, dëshminë, pa marrë parasysh ndaj kujt bëhet, e ka kërkuar Ligjvënësi edhe atëherë kur ajo është kundër interesit personal, familjar apo shoqëror.

ُ‫ﺻﻠﱠﻰ اﻟﻠﱠﻪ‬ َ ‫ﱠﱯ‬ ‫َﺎل اﻟﻨِ ﱡ‬ َ ‫َﺎل ﻗ‬ َ ‫َﻋ ْﻦ َﻋْﺒ ِﺪ اﻟﺮﱠﲪَْ ِﻦ ﺑْ ِﻦ أَِﰊ ﺑَ ْﻜَﺮةَ َﻋ ْﻦ أَﺑِﻴ ِﻪ َر ِﺿ َﻲ اﻟﻠﱠﻪُ َﻋْﻨﻪُ ﻗ‬ ‫َاك‬ ُ ‫اﻹ ْﺷﺮ‬ ِْ ‫َﺎل‬ َ ‫ُﻮل اﻟﻠﱠ ِﻪ ﻗ‬ َ ‫ْﱪ اﻟْ َﻜﺒَﺎﺋِ​ِﺮ ﺛ َ​َﻼﺛًﺎ ﻗَﺎﻟُﻮا ﺑـَﻠَﻰ ﻳَﺎ َرﺳ‬ َِ ‫َﻋﻠَْﻴ ِﻪ َو َﺳﻠﱠ َﻢ أَ​َﻻ أُﻧـَﺒﱢﺌُ ُﻜ ْﻢ ﺑِﺄَﻛ‬ ‫َال‬ َ ‫َﺎل ﻓَﻤَﺎ ز‬ َ ‫ْل اﻟﺰﱡوِر ﻗ‬ ُ‫َﺎل أَ​َﻻ َوﻗـَﻮ‬ َ ‫َﺲ َوﻛَﺎ َن ُﻣﺘﱠ ِﻜﺌًﺎ ﻓَـﻘ‬ َ ‫ُﻮق اﻟْﻮَاﻟِ َﺪﻳْ ِﻦ َو َﺟﻠ‬ ُ ‫ﺑِﺎﻟﻠﱠ ِﻪ َوﻋُﻘ‬ ‫َﺖ‬ َ ‫َﱴ ﻗُـْﻠﻨَﺎ ﻟَْﻴﺘَﻪُ َﺳﻜ‬ ‫ﻳُ َﻜﱢﺮُرﻫَﺎ ﺣ ﱠ‬ Transmetohet nga Abdurrahman ibn Ebi Bekrete, e ky nga babai i tij, se i Dërguari i Allahut ka thënë: “A doni t’ju lajmëroj për mëkatet më të mëdha-e këtë ai e tha tri herë”? Të pranishmit i thanë: “Gjithsesi, o i Dërguar i Allahut”! Atëherë ai tha: “Shirku ndaj Allahut (t’I bësh ortak Allahut) dhe mosbindja (padëgjueshmëria) ndaj prindërve”. (Transmetuesi thotë:) “Ishte i shtrirë e më pas u ul dhe tha: “Gjithashtu (nga mëkatet e mëdha) është edhe fjala e rreme”. Transmetuesi prapë thotë: “Ai vazhdonte ta përsëriste këtë gjersa ne thamë sikur të heshtte”.33

110

                       

‫َﺎل ا ْﺟﺘَﻨِﺒُﻮا اﻟ ﱠﺴْﺒ َﻊ‬ َ ‫ﺻﻠﱠﻰ اﻟﻠﱠﻪُ َﻋﻠَْﻴ ِﻪ َو َﺳﻠﱠ َﻢ ﻗ‬ َ ‫ُﻮل اﻟﻠﱠ ِﻪ‬ َ ‫َﻋ ْﻦ أَِﰊ ُﻫَﺮﻳْـَﺮةَ أَ ﱠن َرﺳ‬ ‫ْﺲ‬ ِ ‫َﺎل اﻟﺸﱢﺮُْك ﺑِﺎﻟﻠﱠ ِﻪ وَاﻟ ﱢﺴ ْﺤُﺮ َوﻗَـْﺘ ُﻞ اﻟﻨﱠـﻔ‬ َ ‫ُﻮل اﻟﻠﱠ ِﻪ َوﻣَﺎ ُﻫ ﱠﻦ ﻗ‬ َ ‫َﺎت ﻗِﻴ َﻞ ﻳَﺎ َرﺳ‬ ِ ‫اﻟْﻤُﻮﺑِﻘ‬ ‫ْف‬ ُ ‫ْﻒ َوﻗَﺬ‬ ِ ‫َﱄ ﻳـ َْﻮَم اﻟﱠﺰﺣ‬ ‫َﺎل اﻟْﻴَﺘِﻴ ِﻢ وَاﻟﺘﱠـﻮﱢ‬ ِ ‫اﻟ ِﱠﱵ َﺣﱠﺮَم اﻟﻠﱠﻪُ إﱠِﻻ ﺑِﺎﳊَْ ﱢﻖ َوأَ ْﻛ ُﻞ اﻟﱢﺮﺑَﺎ َوأَ ْﻛ ُﻞ ﻣ‬ ‫َﺎت‬ ِ ‫ت اﻟْﻤ ُْﺆِﻣﻨ‬ ِ ‫َﺎت اﻟْﻐَﺎﻓ َِﻼ‬ ِ ‫ﺼﻨ‬ َ ‫اﻟْ ُﻤ ْﺤ‬ Nga Ebu Hurejre transmetohet se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Largohuni prej shtatë gjërave shkatërruese”. Atij i thanë: “Cilat janë ato, o i Dërguar i Allahut”? Profeti tha: “T’I bësh ortak Allahut; magjia; vrasja, të cilën e ka ndaluar Allahu, përveçse me të drejtë; ngrënia e kamatës; ngrënia e pasurisë së jetimit; dezertimi nga fushëbeteja dhe shpifja ndaj grave të ndershme e besimtare”.35 -Sharjet (ofendimet)

34

Kur’ani, Bekare: 283. 33 Buhariu në Sahihun e tij, nr. 2460.

...     

“Ata që e hanë kamatën, ata nuk ngrihen ndryshe përveçse siç ngrihet ai i çmenduri nga të prekurit e djallit. (Bëjnë) kështu, ngase thanë: “Edhe shitblerja nuk është tjetër, po njësoj sikurse edhe kamata”! E Allahu e ka lejuar shitblerjen, por e ka ndaluar kamatën..”..34

-Ngrënia e kamatës Allahu e lejoi shitblerjen dhe e ndaloi kamatën:

32

Takvim – Kalendar 2013

35

Kur’ani, Bekare: 275. Buhariu në Sahihun e tij, nr. i hadithit 6351; Muslimi në Sahihun e tij, nr. 129; Ebu Davudi në Sunenin e tij, nr. 2490. Hadithi është autentik.


Fikh

111



Allahu nuk dëshiron nga robërit e Tij të shajnë, të fyejnë e të ofendojnë:                  “Allahu nuk e do shqiptimin e shprehjeve të këqija përveç nga ai që i është bërë e padrejtë. Allahu është dëgjues, i dijshëm”.36 Nuk lejohet përqeshja e as sharja ndaj askujt:

            

،َ‫َﺸﻲ‬ ِ ‫ وَاﻟْﻤُْﺮﺗ‬،َ‫ﱠاﺷﻲ‬ ِ ‫ " ﻟَ َﻌ َﻦ اﷲُ اﻟﺮ‬:َ‫ﺻﻠﱠﻰ اﻟﻠﱠﻪُ َﻋﻠَْﻴ ِﻪ َو َﺳﻠﱠﻢ‬ َ ِ‫ُﻮل اﷲ‬ ُ ‫َﺎل َرﺳ‬ َ ‫ ﻗ‬:‫َﺎل‬ َ‫ﻗ‬ ‫َْﺸﻲ ﺑـَْﻴـﻨَـ ُﻬﻤَﺎ‬ ِ ‫ َوُﻫ َﻮ اﻟﱠﺬِي ﳝ‬، ‫ِﺶ‬ َ ‫وَاﻟﺮﱠاﺋ‬ I Dërguari i Allahut ka thënë: “Allahu e ka mallkuar atë që jep e që merr ryshfet, dhe atë që ndërmjetëson në mes atyre të dyve”.39

-Lojërat e fatit dhe bixhozi Ligjvënësi ka thënë:                

 

“O ju që besuat, nuk bën të tallet një popull me një popull tjetër, meqë të përqeshurit mund të jenë më të mirë se ata që përqeshin dikë tjetër, e as gratë me gratë e tjera, sepse mund të ndodhë që gratë e tjera të jenë më të mira se ato që përqeshin (duke nënçmuar njëra-tjetrën) dhe mos etiketoni njëri-tjetrin me llagape. Pas besimit është keq të përhapet llagapi i keq. E ata që nuk pendohen, janë mizorë”.37

“O ju që besuat, s’ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre, që të jeni të shpëtuar”.40

-Hyrja në vende pa të drejtë                    

-Korrupsioni (ryshfeti) I Madhërishmi thotë: 38 36

Kur’an, Nisa: 148. 37 Kur’an, Huxhurat: 11.

...     

“Janë ata që i përgjigjen së pavërtetës dhe e hanë shumë haramin (ryshfetin)..”..38

                           

Takvim – Kalendar 2013

112

Kur’an, Maide: 42. Hakimi në Mustredrek ales-Sahihajn, nr. 7168. 40 Kur’an, Maide: 90. 39


Fikh

113

“O ju që besuat, mos hyni në shtëpi të huaja pa kërkuar leje dhe pa përshëndetur njerëzit e saj. Kjo është më mirë për ju, në mënyrë që të merrni mësim”.

-Përgjimi41              ... 

“O ju që keni besuar, largohuni prej dyshimeve të shumta, meqë disa dyshime janë mëkat, dhe mos hulumtoni për zbulimin e të metave të njëri-tjetrit, dhe mos përgjoni njëritjetrin..”..42 Këto ishin dhjetë gabime, gjegjësisht krime, nga llojet më të njohura të ta’zirit, që i paraqitëm këtu edhe në bazë të teksteve që kanë ardhur për to, por kjo nuk nënkupton se me këto mbaron edhe ta’ziri, ngase kjo është vetëm një grimcë e asaj që përfshin ta’ziri.

Masa edukative për interesa të përgjithshëm

41 42

Udeh, Abdulkadir, Et-Teshriu-l xhenaij el-Islamij..., vëll.I, fq. 124-125. Kur’an, Huxhurat: 12.

114

Takvim – Kalendar 2013

Ndonëse rregull i përgjithshëm në Legjislacionin Islam është se ta’ziri është vetëm ndaj mëkatit,43 ose ndaj secilit veprim të ndaluar, megjithëkëtë, si përjashtim i kësaj rregulle, Legjislacioni Islam ka paraparë ndëshkime edhe jashtë mëkateve, ose për disa veprime për të cilat nuk ka ndonjë ndalesë, por që cenojnë rendin dhe interesin publik. Në këtë grup bëjnë pjesë shumë shkelje, saqë është e pamundur kufizimi a numërimi i tyre. Këtu kushtëzohet që veprimi të cenojë rendin publik ose të cenojë interesin e përgjithshëm, prandaj kurdo që paraqitet një çështje tek gjykatësi, e cila cenon interesin e përgjithshëm apo rendin publik, ai duhet të hulumtojë për rastin deri në vërtetimin e tij dhe, nëse vërtetohet, atëherë ai duhet ta ndëshkojë kryerësin e veprës vepruesin / atë që ka kryer veprën. Kur flasin për legjitimitetin e këtij lloji, juristët myslimanë bazohen në rastin kur i Dërguari i Allahut burgosi një njeri që akuzohej për vjedhjen e një deveje, e pas hetimeve, ai doli i pafajshëm, sepse nuk e kishte vjedhur dhe i Dërguari i Allahut e liroi. Ata që argumentohen nga ky rast, janë të mendimit se burgu është ndëshkim ta’ziri, e ndëshkimi nuk mund të jetë ndryshe përveçse ndaj një krimi dhe vërtetimit të tij. I Dërguari i Allahut e kishte burgosur atë për shkak të akuzës, dhe kjo nënkupton se e kishte ndëshkuar për akuzë, pra, si rrjedhojë, i Dërguari i Allahut lejoi ndëshkimin ndaj dikujt që akuzohet,

43

Megjithëse një pjesë e juristëve pranojnë vetëm një lloj të ta’zirit, atë ndaj mëkateve, duke mos i pranuar dy llojet e tjera.


Fikh

115 44

edhe nëse nuk ka kryer ndonjë vepër të ndaluar. Ky ndëshkim, gjegjësisht burgosja e të akuzuarit derisa të vërtetohet akuza, ka për qëllim ruajtjen e interesit të përgjithshëm dhe të rendit publik, sikurse ka për qëllim edhe ruajtjen e të akuzuarit derisa të dalë në shesh e vërteta.45 Juristët myslimanë për legjitimitetin e këtij lloji bazohen edhe në rastin e Omer ibn Hattabit ndaj Nasr ibn Haxhaxhit, kur, derisa Omeri po kalonte rrugëve të Medinës, kishte dëgjuar zërin e një gruaje që thoshte: A ka ndonjë rrugë tek alkooli për ta pirë atë, apo ndonjë rrugë tek Nasr ibn Haxhaxhi? Atëherë Omeri ftoi Nasr ibn Haxhaxhin, që ishte shumë i pashëm dhe i bukur, dhe urdhëroi t’i hiqeshin flokët, por kjo gjë vetëm sa i pati shtuar edhe më shumë bukurinë, prandaj Omeri e internoi nga Medina në Basra, në mënyrë që të mos u bënte fitne grave me bukurinë e tij, megjithëse ai nuk kishte kryer ndonjë vepër të ndaluar. Internimi i tij ishte ndëshkim ta’ziri, të cilin e praktikoi Omeri ndaj Nasr ibn Haxhaxhit, ngase prania e tij në Medinë ishte në dëm që cenonte interesin publik.46

44

Udeh, Abdulkadir, Et-Teshriu-l xhenaij el-Islamij..., vëll.I, fq. 132; Behnesi, Ahmed Fethi, Et-Ta’ziru fi-l Islam, fq. 27. 45 Ata që e kundërshtojnë këtë lloj, janë të mendimit se ai burgoset në mënyrë që të vërtetohet se a qëndron një akuzë e tillë reale apo është vetëm një gënjeshtër, por qëndrimi ndaj tij dhe të burgosurve të tjerë për faje e krime, është krejtësisht i ndryshëm. 46 Kundërshtarët e këtij lloji të ta’zirit i kundërpërgjigjen: Kjo ngjarje historike përcillet me transmetime të ndryshme, por, edhe nëse është ngjarje reale, nuk mund të merret si ligj që veprohet sipas tij, por si xhelozi e Omerit ndaj Nasrit, ngase Nasr ibn Haxhaxhi ishte krijesë e Allahut, të cilin Allahu e krijoi të bukur, e pra cili ishte mëkati i tij? Internimi i tij prej një vendi në një vend

116

Takvim – Kalendar 2013

Si shembuj të këtij lloji, që cenojnë rendin publik dhe interesin e përgjithshëm, mund të përmendim edukimin e fëmijëve që braktisin namazin, edukimin e tyre ndaj disa veprave të dëmshme, ndonëse veprime të tilla nuk konsiderohen mëkate a krime për fëmijët, të cilët nuk e kanë arritur moshën e pjekurisë, pra veprimet e tyre nuk janë mëkate, e ata nuk ndëshkohen për to, por ndaj tyre aplikohet ta’ziri për ruajtjen e interesit të përgjithshëm.47 Si shembull tjetër i këtij lloji është edhe pengimi i të çmendurit nga kontaktet me njerëz, nëse kontakti i tij me ata është në dëm të tyre, dhe shembuj të tjerë të ngjashëm të kësaj natyre.

Masa edukative ndaj shkeljeve dhe kundërshtimeve48 Edhe ndaj shkeljeve apo kundërshtimeve, disa juristë parashohin ta’zir, dhe në momentin kur ai ndëshkohet, nuk ndëshkohet për shkak të trajtimit të tij si mëkatar, por për shkak se ai ka kundërshtuar apo ka lënë një mendub ose ka bërë një mekruh. Sidoqoftë, tematika e mendubit dhe mekruhut është çështje e diskutueshme në mes juristëve, nga të cilët disa e shohin të lejuar ta’zirin në mendub e mekruh, e disa të tjerë

tjetër nuk realizon interesin e përgjithshëm, ngase vendi i radhës, ku u dërgua ai, ishte një prej vendeve myslimane. 47 Udeh, Abdulkadir, Et-Teshriu-l xhenaij el-Islamij..., vëll.I, fq. 132-133; Behnesi, Ahmed Fethi, Et-Ta’ziru fi-l Islam, fq. 29-30. 48 Sidki, Abdurrahim, El-Xherimetu ve-l Ukubetu fi-sh Sheriati-l Islamijeh, fq. 204.


Fikh

117 49

nuk e konsiderojnë të lejuar ta’zirin në mendub dhe mekruh. Ndërkaq, për sa u përket veprimeve të ndaluara (haram) apo lënies së ndonjë obligimi (vaxhib), dijetarët janë dakorduar dhe nuk ka mospajtime rreth tyre, e kjo bën pjesë në llojin e parë. Ata që e mendojnë aplikimin e ta’zirit ndaj shkeljeve dhe kundërshtimeve, e bëjnë me kusht që veprimi i mekruhut dhe lënia e mendubit të bëhen radhazi, e jo vetëm një herë, por ndaj atyre që praktikojnë mekruhun vazhdimisht dhe ndaj atyre që e lënë mendubin.50

Përcaktimi i masës ndëshkuese të ta’zirit Pra, ta’ziri nuk ka një masë ndëshkuese të përcaktuar, por kjo i lihet në kompetencë mendimit të imamit (gjykatësit) dhe ai përcakton masën ndëshkuese në varësi nga natyra e veprës së kryer dhe nga personi që e kryen, ngase për një vepër të caktuar mund të ndryshojë dënimi edhe në varësi nga personi. Nëse një person ka përhapur gënjeshtra për herë të parë, atëherë ai mund ta ketë dënimin më të vogël në krahasim me atë që vazhdimisht përhap gënjeshtra. Mirëpo shumica e juristëve (Ebu Hanife, Muhamedi, shafiinjtë dhe hanbelinjtë) janë të mendimit se masa edukative (ta’ziri) më e larta që mund të jetë, duhet të mos kalojë masën më të ulët të masave ndëshkuese (hududeve), e tek masat ndëshku-

49

Kasani, El-Beda’i, vëll. VII, fq. 63; Rreini, Mevahibu’l Xhelil li Sherh Muhtesaru’l Halil, vëll. VI, fq. 320. 50 Rreini, Mevahibu’l Xhelil li Sherh Muhtesaru’l Halil, vëll. VI, fq. 320.

118

Takvim – Kalendar 2013

ese më e ulëta është - për alkoolin dhe shpifjen - tetëdhjetë të rëna.51 Ebu Jusufi është i mendimit se masa e ta’zirit nuk duhet ta arrijë tetëdhjetëshin, po duhen hequr pesë shkopinj ndëshkues, pra, sipas tij, masa më e lartë e ta’zirit është 75, duke u bazuar në veprimin e Aliut, i cili, kur kishte ndëshkuar për ta’zir, kishte hequr pesë nga tetëdhjetë shkopinj - kamxhikë. Malikinjtë, për përcaktimin e masës ndëshkuese të ta’zirit, nuk parashohin shifra, por çështjen ia lënë kompetencës së gjykatësit dhe mendimit të tij juridik (ixhtihadit), e, sipas tyre, masa ndëshkuese e ta’zirit mund të jetë e ngjashme me hududet, më e lartë apo më e ulët se ato. E tëra kjo çështje, sipas malikinjve, përcaktohet nga ixhtihadi i gjykatësit. Ata bazohen në veprimin e Omerit që, ndaj një njeriu që kishte manipuluar vulën e arkës shtetërore, kishte paraparë masë ndëshkuese (ta’zir) me njëqind të rëna kamxhiku dhe e kishte burgosur, e më pastaj i folën për të, e ai shtoi edhe njëqind të rëna ndaj tij, më pastaj i folën për të, e Omeri e rrahu përsëri dhe e dëboi nga vendi.52 Ndoshta ndëshkimi i Omerit disa herë, vinte si rrjedhojë e manipuluesit, ngase ai kishte manipuluar unazën/vulën, më pastaj kishte marrë pasurinë e shtetit, e më vonë kishte hapur derën për njerëz të tjerë. Sidoqoftë, gjykatësi përdor masën edukative duke filluar nga dhjetë të rëna për të vazhduar me njëzet, tridhjetë, katër-

51

Sipas shumicës së juristëve, përfshirë këtu edhe shkollën e mirënjohur të hanefinjve. 52 Zuhejli, Vehebeh, El-Fikhu-l Islamij ve Edil-letuhu, vëll. VII, fq. 5600-5601.


Fikh

119

120

Takvim – Kalendar 2013

dhjetë, gjithnjë sipas mëkatit dhe gabimit, por jo më shumë se tetëdhjetë të rëna.53 Kërkohet që ta’ziri të jetë sipas gabimit të kryerësit të veprës; ka disa njerëz që kuptojnë vetëm me qortim dhe se qortimi është ilaç efikas për ta, por ka disa të tjerë që qortimi ndaj tyre është vetëm humbje kohe, ngase ata nuk mund t’i edukojë tjetër përveç kamxhikut, e disa të tjerë nuk mund t’i edukojë tjetër përveç burgut, prandaj gjykatësi duhet të shikojë se cili është më efikas nga të gjitha mjetet dhe atë ta vërë në zbatim.

zë, në mënyrë që t’i shihte masa dhe të kuptonte për krimet e tyre, e këtë e bënte sidomos ndaj gënjeshtarëve dhe atyre që dëshmonin rrejshëm.55 I Dërguari i Allahut aplikoi ta’zirin me bojkotim ndaj atyre të treve që nuk morën pjesë në luftën e Tebukut, sikurse e ka përmendur Kur’ani fisnik. Bojkotimi ndaj tyre ishte pesëdhjetë ditë; atyre nuk u fliste askush nga besimtarët. I Dërguari i Allahut urdhëroi që enët e alkoolit të shkatërroheshin. Po ashtu urdhëroi që të prishej xhamia dirar.

Ndëshkimet e ta’zirit

Përfundim

Për sa u përket llojeve të ndëshkimeve të ta’zirit, ato janë të llojllojshme, si me rrahje, burgim, qortim, këshillë, gjobë, internim e të ngjashme, gjithnjë sipas interesit të përgjithshëm që parasheh gjykatësi, dhe sipas njeriut dhe veprës së kryer.54 Mund të parashihen edhe ndëshkime të tjera, si dëbimi nga puna, prishja e vendeve ku bëhen mëkate, si ku ushtrohet prostitucioni apo e vendeve ku pihet alkooli. Në raste të tilla nuk ka as dëmshpërblim, madje edhe nëse një gjë të tillë e kërkon pronari; ndodh mbyllja e vendeve ku i bëhet mëkat Allahut, nëse kjo gjë shihet si e nevojshme apo e domosdoshme. Transmetohet se Omeri u ngjyroste kriminelëve fytyrën me të ze-

Në këtë punim modest kam paraqitur esencën e tematikës së masave edukative, por kjo assesi nuk nënkupton se është përfshirë tërë tematika e masave edukative, po është përfshirë ajka e saj. Shpresoj se një punim i tillë është i dobishëm për lexuesit tanë. Në fund, tërë falënderimi I takon Allahut të Madhëruar.

53 54

Shih më tepër: Sabuni, Fikhu-l Muamelat, vëll.IV, fq.189. Sabuni, Fikhu-l Muamelat, vëll.IV, fq.188.

55

Behnesi, Ahmed Fethi, Et-Ta’ziru fi-l Islam, fq. 36.


122

etikË Mr. Muhidin Ahmeti

FENOMENOLOGJIA E FESTAVE Hyrje Nuk ekziston pothuajse as edhe një bashkësi e vetme njerëzore në botë që nuk është e lidhur për disa ideale të larta, qëllime dhe aspirata. Në rrugën e realizimit të atyre qëllimeve, ajo kalon nëpër faza të ndryshme, disa prej të cilave lënë gjurmë të thella në qenien emocionale të anëtarëve të saj. Ato janë momente gëzimi dhe trishtimi, shpëtimi të lumtur nga disa situata të pakëndshme e të vështira dhe pësimesh të mbizotëruara. Ato mund të jenë suksese të arritura pas krizave shpirtërore, intelektuale dhe materiale vështirë të kapërcyeshme. Çdo gjë është në lidhje me data, vende dhe njerëz. Disa prej këtyre festave, me kohë bëhen universale dhe i pranojnë edhe gjeneratat dhe bashkësitë e tjera, larg nga vendi dhe koha e paraqitjes së tyre. Ato janë festa që përmbajnë në vete një su-

Takvim – Kalendar 2013

bstancë të përgjithshme njerëzore dhe elemente universale. A do të ketë një ngjarje apo datë një karakteristikë të tillë, kjo varet më shumë nga idealet mbi të cilat bazohet dhe për të cilat bën thirrje ajo. Festat janë ndër karakteristikat e identitetit të njeriut: fetar, nacional, familjar, personal. Po njëkohësisht ato janë edhe karakteristika të identitetit të njerëzve të tjerë. Kështu, duke respektuar identitetin tënd, respekton identitetin e atij tjetrit. Duke respektuar festat e tua, presupozon edhe respektimin e festave të të tjerëve. Njeriu, sipas natyrës së tij, përveç të tjerash, është edhe homo adorans, qenie që gëzohet dhe feston. Në të gjitha epokat dhe kulturat njeriu ka rënkuar dhe rënkon për pavdekshmërinë dhe kohën e përjetshme. Gjatë festave “përmbyset“çdo gjë dhe vendosen rregulla të reja të jetës, të cilat nuk vlejnë në përditshmërinë e mundimshme. Deri në kohët moderne, festat kanë qenë festime me plot kuptimin e fjalës. Dikur festat ishin të rralla dhe të shenjta, ose të paktën burimin e kishin tek gjëra të shenjta. Dikur ndiheshin ndryshe dhe përjetoheshin ndryshe gëzimi dhe kënaqësia e festave. Kur vinte koha e ndonjë feste, njerëzit e përjetonin atë me të gjitha komponentet e saj. Kur vinte koha e festave, sidomos e Bajrameve, e mbajmë mend edhe ne të gjithë edhe si fëmijë, na dukej se, me fillimin e festës së Bajramit po fillonte një kohë tjetër, ndryshe nga kjo e Dynjasë, e përjetonim festën sikur po jetonim në një botë tjetër, në një kohë tjetër. Dukej sikur po fillonte një kohë e përjetshme, e mbushur me gëzim, entuziazëm, ngazëllim e gjallërim. Dikur festat në vete kishin shpirt sikur edhe njeriu. Sot, si janë ato...?


Etikë

123

Sot ato kanë mbetur të zbrazëta, kanë mbetur pa shpirt. Përshkrimin më të mirë të festave të sotme e jep fjala e serbokroatishtes “Praznik-Praznovanje”. Qytetërimi bashkëkohor ka krijuar “industrinë e festave“. I ka shndërruar ato në “ditë të zbrazëta“, “ditë pushimi e mospune“, “ditë ngeje e ahengu“, “ditë zbavitjesh“, “relaksimesh“, “sorollatjesh“, “dëfrimesh“, “stërngopje“, “prostitucion komercial“, “kënaqësi të programuara“ dhe konsume të pakufishme. Shumë njerëz përdorin “tableta“ për ta vrarë “atë kohë të zbrazët festive“. Shumica e njerëzve nuk dinë çfarë të bëjnë me veten e tyre në “ditët e pushimit“, prandaj përpiqen të ikin “diku larg“. Në kulturat e lashta koha ndahej në “të shenjtë” dhe “profane“. Festat atëbotë ishin burim i kohës “së shenjtë“. Koha “profane“ është historike, shoqërore, e mundimshme dhe e zakonshme. Koha “e shenjtë“ është metahistorike, e përjetshme, e gëzueshme, e pavdekshme, ngazëllyese. Përmes festave koha “profane“ përjetonte katarzën e vet dhe shndërrohej në atë sakrale. Deri në kohët moderne ndihej harmonia midis festave dhe ritmit të gjithmbarshëm kozmik. Shekullarizimi i përgjithshëm sot ka shekullarizuar edhe festat. Festa është pjesë e jetës, ashtu si edhe dhimbja. Festë dhe gëzim është ajo që të largon stresin dhe hallin, qoftë edhe për pak kohë. Festat janë një rast i mirë për t’u gëzuar, por ai gëzim nuk mund të jetë i plotë, po nuk buroi nga shpirti. Sa herë kemi thënë se në festat islame gëzohet edhe trupi edhe shpirti, por nuk ka gëzim për trupin nëse shpirti është i shqetësuar. Nuk mund të jetë trupi i qetë, nëse shpirti i njeriut është i kapur nga

124

Takvim – Kalendar 2013

mëkati. E ta dini se edhe shpirti nuk është i qetë kur trupi ka probleme, sepse ata janë të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin dhe të pandashëm. Më së miri këtë e vërteton ky ajet kuranor, në të cilin All-llahu (xh.sh.) thotë:

‫َﻚ ِﻣ َﻦ اﻟ ﱡﺪﻧْـﻴَﺎ‬ َ ‫َﺎك اﻟﻠﱠﻪُ اﻟﺪﱠا َر اﻵ ِﺧ َﺮةَ َوﻻَ ﺗَﻨ َﺴﻨَﺼِﻴﺒ‬ َ ‫وَاﺑْـﺘَ ِﻎ ﻓِﻴﻤَﺎ آﺗ‬ ”Përpiqu me atë që të ka dhënë Allahu të fitosh jetën e botës së ardhshme, duke mos harruar pjesën tënde në këtë botë”. (el-Kasas: 77). Me këtë ajet dijetarët nënkuptojnë se, përveç që duhet të kënaqemi me mekanizmat që na i ka dhënë All-llahu për ta fituar Ahiretin, po ashtu nuk duhet t’i harrojmë as mjetet dhe të mirat e Dynjasë. Gëzimi dhe festimi, pra, është një e mirë e kësaj dynjaje. Prandaj edhe Pejgamberi (s) i tha Ebu Bekrit, lidhur me ato vajzat që këndonin në shtëpinë e Pejgamberit (s) në ditën e Bajramit: “Lëri, o Ebu Bekr, le të gëzohen, se sot e kanë festë”. Festat, sidomos ato fetare, duhet të jenë, para së gjithash, ditë të ripërtëritjes së frymës së bashkimit, bashkësisë dhe ditë gëzimi. Festat dhe shënimi i tyre janë mënyra e dhënies kuptim dhe rëndësi ekzistencës vetanake. Ato duhet të transformojnë punën e përditshme të mundimshme në ndjenja gëzimi të jetës. Vështruar nga aspekti sociologjik, gjatë festave ndodh takimi i miqve e të afërmeve, solidariteti dhe ndihma e shtuar, këmbimi i urimeve, telefonata, mesazhe SMS dhe e-maile. Njerëzit atëherë përsëri gjejnë njëri-tjetrin, bisedojnë, afrohen. Mërgimtarët kthehen në vendlindje etj.. Gjatë festave reduktohen tensionet sociale, madje pezullohen edhe veprimet luftarake. Por, festat kanë edhe një bazë më


Etikë

125

të thellë. Ato janë shprehje e nevojës së njeriut për tjetrin – për Zotin, lëvizje në drejtim të Tij, takim me Të. Ato janë ditët kur njeriu bën një hap përpara dhe çlirohet nga rregulli natyror i gjërave, nga rutina, ditë kur e pret një jetë dhe botë të re ( jo vetëm më të mirë). Devocioni (takvallëku në kuptimin më të gjerë të fjalës) është qëllimi dhe esenca e çdo feste dhe kremtimi. Përmes festimit të këtillë, shfaqet gëzimi qiellor, shenjtërohet koha, njerëzit dhe të gjitha krijesat, i tërë kozmosi, hiqen kufijtë në mes njerëzve, kufijtë në mes kohës dhe përjetshmërisë. Në këtë kontekst, festat nuk janë vetëm “përkujtime“ të personaliteteve dhe ngjarjeve nga e kaluara, por eksperiencë e asaj që duhet të ndodhë. Ky është vizioni i “qiellit të ri dhe tokës së re“. Atëherë festat bëhen ditë të jetës dhe gëzimit të pastër, ngjarje të cilat riorientojnë drejtimin e lëvizjes jetësore, duke vendosur vizionin e gëzimit dhe perspektivën e jetës.

Mënyra e të festuarit në Islam Çdo popull ka ngjarjet e veta historike, të cilat i mban në mend, i feston dhe i transmeton nga brezi në brez. Ato janë ditët e tubimeve masive përkushtuar manifestimit të ndjenjave të tij kombëtare, shoqërore, politike apo fetare, me të cilat ngre dhe përforcon ndërgjegjen ideologjike të shoqërisë së vet. Të kremtuarit e festave tek shumë popuj të botës është shndërruar në formalitet, duke shpërfillur qëllimin e tyre moral dhe ngjalljen e ndjenjave humanitare. Në traditat e tyre edukative të festës u infiltruan edhe shumë tradita të këqija, të cilat spostuan të mirat dhe kështu festave u humbi qëllimi fisnik i

126

Takvim – Kalendar 2013

kremtimit. Tekat e pakufishme në ushqim dhe në veshje luksoze, njerëzve u sollën më shumë dëme se dobi. Edhe bashkësitë fetare kanë festat e tyre javore a vjetore, të cilat sadopak i ringjallin besimtarët, u japin vrull e forcë të re për jetën e tyre fetare më të fortë. Ne myslimanët, si një nga bashkësitë më të mëdha në botë, kemi festat tona, të cilat na kujtojnë ngjarjet më të rëndësishme nga historia islame. Mirëpo tek ne festat nuk janë ditë të rrëmujës e të dehjeve, nuk janë momente të vetëharresës. Ato nuk janë çaste shfrenimi të shoqëruara me muzikë degjeneruese, as janë shfaqje televizive me humor e skena të zhveshura nga morali. Qëllimi dhe domethënia e festave islame nuk është ky. Ditët e festave islame nuk janë çaste në të cilat këndellen instinktet dhe emocionet e kremtuesve të tyre, veçse janë çaste të ushtrimeve maksimale shpirtërore për një luftë më të vendosur kundër të metave dhe poshtërsive të shoqërisë. Domethënia e festave islame është logjike, kurse qëllimi i shumëfishtë. Me programe edukativo-morale, ato zgjojnë forcat pozitive të myslimanëve në ndërtimin e ardhmërisë më të mirë e më të lumtur të kësaj dhe asaj bote. Islami është fe e shpirtit dhe e trupit, dhe të gjitha veprat tona duhen harmonizuar sipas nevojave të tyre. Jeta festive islame i aktivizon besimtarët në meditime më të thella mbi Zotin, i Cili, me të gjitha përpjekjet e tyre, u dha të mira materiale dhe shumë begati, përmes të cilave u mundësoi një jetë më të mirë e më të këndshme në botë. Njeriu i mençur, këtë e kupton dhe çdo ditë, duke falënderuar në namaz, I lutet dhe I falet duke e vënë ballin në tokë (duke bërë sexhde).


Etikë

127

Komponenti dhe ngjyrosja shpirtërore është karakteristika e parë e festave islame. Mirëpo shpirti i festës islame nuk është memec e i padëgjueshëm; ai thërret dhe është plot muzikalitet. Dëgjoje këtë himn, i cili shtrihet nëpër rrugë nga goja e atyre që shkojnë të falin namazin e Bajramit; dëgjoje në xhami në gojën e musal-live; dëgjoje nëpër shtëpi në ditët e “tekbiri teshrikut”; dëgjoje në Minë nga goja e haxhinjve gjatë kohës së hedhjes së guralecëve në xhemre. Ky është zë që del nga shpirti, për të shprehur kënaqësinë dhe gëzimin e përfundimit të rrugës së suksesshme, të rrugës së agjërimit a të haxhillëkut. Ky është simbol i fitores për sprovat e ardhshme: “All-llahu ekber ve lil-lahil hamd”! Kështu, pra, në festat islame takohet komponenti shpirtëror i vrullshëm, i lartë dhe ai material - i bukur, i pastër dhe i padjallëzuar. Mirëpo Islami nuk kënaqet vetëm me këto dy elemente të festës, ai i forcon këto edhe me elementin e tretë, më të fuqishmin dhe, për Islamin, më të dashurin. Kjo është ana sociale-humanitare, e cila nëpërmjet inkuadrimit të institucionit të zekatit në Bajramin e Ramazanit, dhe sakrificës së Kurbanit në Bajramin e Kurbanit, nga populli formon një unitet: “Prandaj ti falu dhe preje kurbanin..”. (El-Kevther, 2). Festat përbëjnë mjetin më kryesor të krijimit të vlerave të reja sociale dhe kulturore për një shoqëri. Festat në vetvete ngërthejnë çaste dhe momente hareje, gëzimi, lumturie, kënaqësie, afrimi në mes njerëzve e kështu me radhë. Si parim, Islami nuk është kundër festave dhe manifestimeve, të cilat nuk i tejkalojnë dhe nuk shkelin normat e ligjshmërisë islame dhe janë në përputhje me moralin islam.

128

Takvim – Kalendar 2013

Ngase ndër misionet më kryesore të festave është edhe perceptimi i tyre si mundësi që njeriu të kuptojë identitetin që ka, si dhe kthimin në vetvete, d.m.th. në kulturën dhe qytetërimin të cilave u përket. Prandaj Islami nuk duhet marrë si një koncept shumë i mbyllur dhe konservativ, që përpiqen t’ia veshin disa pa të drejtë. Feja islame në përgjithësi merret dhe rreh problematika të ndryshme, pa marrë parasysh fushën që i përkasin ato. Dhe në këtë drejtim përkrah manifestimet dhe festat që ngjallin kureshtjen dhe kërshërinë në mes njerëzve, për vepra bamirësie ndaj të varfërve, skamnorëve, bonjakëve dhe farefisit, në përgjithësi. Festat në Islam vijnë gjithmonë pas kryerjes së ndonjë obligimi të rëndësishëm, pikërisht si kurorëzim dhe shpërblim i suksesit të arritur. Përveç aspektit fetar, gëzimit dhe haresë, festat islame përmbajnë, siç thamë, edhe anën sociale duke ua shtrirë dorën e ndihmës atyre që kanë nevojë, me qëllim që ta ndajnë bashkërisht gëzimin e festës. Nuk ka lumturi personale pa lumturinë kolektive. Pejgamberi (a.s.) lidhur me këtë thotë: “Bëni që ata të mos e ndiejnë skamjen në këtë ditë”! Kjo nuk është vetëm teori, po edhe praktikë e gjallë që funksionon edhe sot e kësaj dite. Islami ka ndërtuar një sistem të tërë obligimesh që kanë të bëjnë me ndihmën dhe financimin për njerëzit në nevojë. Të tilla janë festat e Fitër-Bajramit dhe e Kurban-Bajramit, zekati, sadakaja, bamirësia, humaniteti dhe solidariteti etj.. Në festat islame në çdo aspekt mbizotërojnë arsyeshmëria dhe maturia, modestia dhe reflektimi. Aty nuk shfaqen shenja


Etikë

129

të teprisë, dalldisë, shkapërderdhjes së ushqimit. Gëzimi në festat islame mbetet gjithmonë në kufijtë e normales dhe nuk i tejkalon asnjëherë ata. Gëzimi në festa islame nuk është një rast për t’i hidhëruar dhe shqetësuar të tjerët. Gëzimi në festat islame nuk shpërfytyrohet, nuk deformohet, mbetet gëzim e jo pasion, mbetet në natyrshmërinë e tij dhe nuk del prej saj. Edhe në gëzimet më të mëdha myslimani mbetet mysliman – rob i All-llahut dhe nuk i dorëzohet askujt tjetër, madje as epshit të vet. Kështu, thotë All-llahu i Madhërishëm:

‫ﱠﺎس َﻋﻠَْﻴـﻬَﺎ ﻻَ ﺗَـ ْﺒﺪِﻳ َﻞ‬ َ ‫َﻚ ﻟِﻠﺪﱢﻳ ِﻦ َﺣﻨِﻴﻔًﺎ ﻓِﻄْ َﺮةَ اﻟﻠﱠ ِﻪ اﻟﱠﺘِﻲ ﻓَﻄَ​َﺮ اﻟﻨ‬ َ ‫ﻓَﺄَﻗِ ْﻢ َو ْﺟﻬ‬ ‫ﱠﺎﺳﻼَ ﻳَـ ْﻌﻠَﻤُﻮ َن‬ ِ ‫ِﻚ اﻟﺪﱢﻳ ُﻦ اﻟْ َﻘﻴﱢ ُﻢ َوﻟَ ِﻜ ﱠﻦ أَ ْﻛﺜَـ َﺮ اﻟﻨ‬ َ ‫ﻟِ َﺨﻠ ِْﻖ اﻟﻠﱠ ِﻪ ذَﻟ‬

“Drejtohu me përkushtim në fenë e pastër monoteiste, natyrën fillestare, në të cilën Allahu i ka krijuar njerëzit. S’ka ndryshim të krijimit të Allahut. Kjo është feja e drejtë, por shumica e njerëzve nuk e dinë”. (Er-Rum,30). Gjatë festave islame kultivohen dhe forcohen lidhjet familjare, duke filluar nga dashuria ndaj prindërve, për të vazhduar me forcimin e lidhjeve me të afërmit, farefisin e gjerë, fqinjët, miqtë dhe shokët. Nëse do të realizohej kjo filozofi, atëherë nuk do të kishte vend për smirë, as për urrejtje, as për armiqësi të ndërsjellë. Në festat islame ripërtërihen lidhjet ndërnjerëzore, ngjallet entuziazmi dhe rigjallërohen virtytet morale, sjellja e mirë dhe filantropia. Festat janë një rast i mirë për reflektim. Janë edhe një mundësi për ta analizuar jetën e kaluar. Sidomos këto festat e fundvitit janë edhe një shans për të analizuar, vlerësuar jetën dhe punën tonë gjatë një vitit, e jo për të shkatërruar brenda një

130

Takvim – Kalendar 2013

nate çdo gjë të mirë që kemi arritur brenda një viti, sikurse ndodh shpesh në festën e Vitit të ri gregorian.

Qëndrimi i Islamit ndaj festave dhe festimit në përgjithësi Sipas fjalëve të dijetarit Atijje Sakari, festat (el-a’jad) lidhen me ngjarje të rëndësishme, të cilat kthehen dhe përsëriten (jeudu) në shoqëri, fshat dhe familje. Kremtimi i atyre festave është manifest i interesimit për ngjarjet që kanë ndodhur në ndonjë datë të caktuar. Rastet për shkak të cilave festohet, nganjëherë janë thjesht laike, e herë - herë janë fetare ose marrin epitetin fetar. Islami nuk e ndalon kremtimin e festave të kësaj bote (festave profane) gjithnjë përderisa qëllimi në to të jetë i mirë, e mënyra e festimit në kufijtë e Sheriatit. Për sa u përket festave fetare, thekson ai, ato nganjëherë janë të përcaktuara me tekst, siç janë Bajrami i Ramazanit dhe Bajrami i Kurbanit, e herë - herë jo, siç janë hixhreti, Isra dhe Mi’raxhi, pastaj Mevludi i Pejgamberit (s). Festat që janë caktuar me tekst, njëherazi janë të rregulluara dhe është kusht që të festohen në përputhshmëri me Sheriatin, që të mos dalin jashtë kornizave të fesë. Për sa u përket festave që nuk janë të caktuara me Kur’an dhe Synnet të Pejgamberit (s), dijetarët kanë ndarë mendimet e tyre. Sipas mendimit të parë - kremtimi i atyre festave është i ndaluar, sepse trajtohen si risi (inovacione) apo bidate, ndërsa sipas mendimit të dytë - festimi i tyre është i lejuar, sepse nuk ka tekst që i ndalon ato. Ata që ndalojnë festimin e tyre kanë argument hadithin e Pejgamberit (s), që e transmetojnë Nesaiu dhe Ibni Hibbani me zinxhir korrekt të transmetueseve, që


Etikë

131

Enesi (r.a.) ka thënë: “Kur erdhi Pejgamberi (s) në Medinë, banorët e saj kishin dy ditë, të cilat i festonin, e Pejgamberi (a.s.) u tha: “All-llahu ju ka zëvendësuar festat tuaja me festa më të mira: me Bajramin e Ramazanit dhe me Bajramin e Kurbanit”. Prandaj, sipas mendimit të tyre, të gjitha festat, përveç dy Bajrameve, janë inovacione (risi). Grupi tjetër, më liberal i dijetarëve, përgjigjet që hadithi i përmendur nuk i kufizon festat në dy të përmendurat, veçse tregon epërsinë e tyre ndaj festave që kishin marrë prej persianëve, e ato janë, sikurse këtë na transmeton Neveviu në “Nihajetu-l-erbu”, Viti i Ri persian, që është në pranverë, dhe Festivali i vjeshtës, duke përfshirë këtu, përveç kësaj, edhe argumentin që dita e xhuma është quajtur festë (Idun). Nuk ekziston tekst, i cili të ndalojë gëzimin dhe argëtimin në ditë të tjera përveç dy Bajrameve, sepse Kur’ani ka shënuar gëzimin e besimtarëve për shkak të fitores së romakëve ndaj persianëve, pasi këta të parët kishin pësuar disfatë. (Shih fillimin e sures Err-Rrum – Romakët). Gjithashtu, për këtë mund të replikohet se çdo risi (inovacion) nuk është negative, sepse, kur myslimanët u mblodhën për ta falur teravinë me xhemat pas një imami, Omeri (r. a.) atëherë pati thënë: “Sa risi (bidat) e mirë është kjo”! Asnjë festim nuk është i ndaluar përderisa qëllimi dhe synimi (intencioni) i tij të jetë në frymën e Sheriatit, dhe mënyra e festimit po në kufijtë e Sheriatit. Nuk ka kurrfarë dëmi që ndonjë gëzim të quhet festë (el-Id), sepse kuptimi nuk qëndron tek emri, por tek sendi që emërton (koncepti). Fatkeqësisht tek ne myslimanët shpesh kuptohen gabimisht nocionet e bid’atit. Në vend që bid’ati të përfaqësohet në të je-

Takvim – Kalendar 2013

132

tuarit tonë, ai është i përfaqësuar në fe; në vend që taklidi të përfaqësohet në fenë tonë, ai është i përfaqësuar në jetën tonë. E do të duhej e kundërta. Trajtimi i këtillë i problemit të ri do të garantojë dhe afirmojë përparimin fetar dhe botëror për ne myslimanët dhe njerëzit në përgjithësi. Çfarë qëndrimi duhet të marrin myslimanët gjatë festave të jomyslimanëve, të cilët jetojnë në paqe me ta dhe të cilët nuk i sulmojnë, nuk i luftojnë për shkak të fesë, nuk i ndjekin nga vatrat e tyre dhe nuk i ndihmojnë të tjerët për këtë? Përgjigjen më të mirë të kësaj pyetjeje e ka dhënë Akademia Evropiane për Fetva dhe Studime me shejhun e nderuar Dr. Jusuf el-Kardavi në krye:

FETVAJA (33) URIMI I JOMYSLIMANËVE PËR FESTAT E TYRE Vendimi i akademisë: Nuk ka dyshim se kjo çështje është e rëndësishme dhe e ndjeshme, në veçanti për myslimanët që jetojnë në Perëndim. Akademisë i kanë arritur shumë pyetje nga vëllezër e motra që jetojnë në ato vende, bashkëjetojnë me banorët e atjeshëm jomyslimanë dhe kanë lidhje midis tyre, të cilat ua detyron jeta, si për shembull, fqinjësia, vendi i përbashkët i punës, shoqërimi në shkollë, e ndoshta myslimani mund të mendojë se jomyslimani është më bamirës se ai në rrethana të caktuara, siç ndodh që një arsimtarin t’i ndihmojë sinqerisht nxënësit mysli-


Etikë

133

manë, një mjekun i cili të mjekojë sinqerisht të sëmurë mysliman etj.. Është thënë: “Njeriu është rob i mirësisë”. Një poet thotë: Bëju mirësi njerëzve, do t’i robërosh zemrat e tyre, Sepse çdoherë njeriun e ka robëruar mirësia! Cili duhet të jetë qëndrimi i myslimanit ndaj jomyslimanëve që jetojnë në paqe dhe nuk kanë armiqësi ndaj myslimanëve, nuk i luftojnë në fé, nuk i nxjerrin prej shtëpive të tyre dhe nuk ndihmojnë të nxirren prej atje? Kur’ani fisnik e ka miratuar kushtetutën e raportit në mes myslimanëve dhe të tjerëve në dy ajete në kaptinën El-Mumtehine, të cilat kanë zbritur përkitazi me politeistët idhujtarë. All-llahu i Madhërishëm thotë: “All-llahu nuk ju ndalon të bëni mirë dhe të mbani drejtësi me ata që nuk ju luftojnë për shkak të fesë, e as nuk ju dëbojnë prej shtëpive tuaja; All-llahu i do ata që mbajnë drejtësinë. All-llahu ju ndalon t’u afroheni vetëm atyre që ju luftuan për shkak të fesë, që ju nxorën prej shtëpive tuaja dhe që ndihmuan dëbimin tuaj; ju ndalon të miqësoheni me ta. Kush miqësohet me ta, të tillët janë dëmtues të vetvetes”. (El-Mumtehine: 8-9) Këto dy ajete kanë bërë dallim në mes atyre që janë në paqe dhe atyre që i luftojnë myslimanët: a. Të parët (ata që janë në paqe), sipas ajetit, gëzojnë mirësinë dhe drejtësinë e myslimanëve. Nocioni i përmendur “elbirr” (mirësi) është mbi drejtësinë, përkatësisht është drejtësi që ta marrësh hakun tënd që të takon, ndërkaq “el-birr” (mirësia) është që të heqësh dorë nga disa të drejta të tua. Drejtësi është që t’ia japësh njeriut të drejtën e plotë, pa i lënë mangu

134

Takvim – Kalendar 2013

asgjë, madje “el-birr” (mirësi) është që t’i japësh atij më tepër se haku i tij në formë mirësie. b. Pala tjetër, me të cilët ajeti ndaloi të miqësohen, janë ata që u armiqësuan me myslimanët dhe i luftuan ata, i dëbuan prej shtëpive të tyre pa të drejtë dhe vetëm pse thonë: “Zoti ynë është All-llahu”, sikurse vepruan kurejshët dhe idhujtarët e Mekës me të Dërguarin e All-llahut dhe shokët e tij. Kur’ani fisnik, për raportin ndaj jomuslimanëve që janë në paqe me ne, zgjodhi nocionin “el-birr” (mirësia), kur tha: “... të bëni mirë..”., ndërkaq ky përdoret për obligimin më të madh që ka njeriu pas obligimit ndaj All-llahut, përkatësisht “birru-lvalidejn” (mirësinë ndaj prindërve). Buhariu dhe Muslimi transmetojnë prej Esmasë, vajzës së Ebu Bekrit [r.a.], e cila erdhi tek i Dërguari i All-llahut, Muhammedi [s.], dhe i tha: “Nëna ime erdhi tek unë, e ajo është idhujtare, por dëshiron (të tregojë mirësi dhe të japë dhurata). Prandaj, a të tregoj mirësi ndaj saj”? I Dërguari i All-llahut i tha: “Trego mirësi ndaj nënës sate”. Kjo, pra, ishte përgjigjja e të Dërguarit të All-llahut për atë grua që ishte idhujtare, kurse dihet se qëndrimi i Islamit ndaj ithtarëve të librit është më tolerant sesa qëndrimi i tij ndaj politeistëve idhujtarë. Kur’ani fisnik ka lejuar të hahet mishi që e therin ithtarët e librit, e po ashtu edhe të martohemi me femrat e tyre. All-llahu i Madhërishëm në kaptinën El-Maide thotë: “... edhe ushqimet (të therurat) e ithtarëve të librit janë të lejuara (hallall) për ju, edhe ushqimet (të therurat) tuaja janë të lejuara për ta (u janë lejuar). Gratë e ndershme besimtare


Etikë

135

dhe (gra) të ndershme nga ata të cilëve u është dhënë libri para jush..”. (El-Maide, 5) Prej fryteve dhe elementeve të domosdoshme të kësaj martese, është ekzistimi dashurisë në mes bashkëshortëve, siç e gjejmë në ajetin kuranor: “Dhe nga faktet (e madhërisë së) e Tij është që për të mirën tuaj Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), në mënyrë që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi dashuri e mëshirë..”. (Er-Rrum, 21) E si mundet njeriu të mos e dashurojë bashkëshorten e tij, zonjën e shtëpisë, shokun e jetës dhe nënën e fëmijëve të tij? All-llahu i Madhërishëm, raportin e bashkëshortëve në mes tyre, e ka sqaruar me ajetin vijues: “... ato janë prehje për ju dhe ju jeni prehje për ato..”. (ElBekare, 187) Prej fryteve të kësaj martese është edhe vjehrria-miqësia ndërmjet dy familjeve, që në fakt paraqet një nga lidhjet esenciale natyrore në mes njerëzve. Këtë sinjalizon Kur’ani në ajetin: “Dhe Ai nga uji (fara) krijoi njeriun, e bëri atë të ketë fis dhe të ketë miqësi..”. (El-Furkan, 54) Po ashtu, kjo martesë dikton ekzistimin e nënës dhe të drejtave të saj të konfirmuara ndaj fëmijës të vet në Islam. Andaj, a është mirësi dhe sjellje solide ndaj saj që ajo të ketë ndonjë festë të madhe, e ai të mos ia urojë? Po ashtu, cili do të jetë qëndrimi i tij ndaj të afërmve të vet që i ka nga ana e nënës, si: gjyshi, gjyshja, daja, tezja, fëmijët e dajallarëve dhe tezeve, të cilët i gëzojnë të drejtat e farefisit dhe të afërmve. All-llahu i Madhërishëm thotë: “... E (sipas dispozitave të Zotit), farefisi ka më përparësi ndaj njëri-tjetrit..”. (El-Enfal, 75);

136

Takvim – Kalendar 2013

“All-llahu urdhëron drejtësi, bamirësi, ndihmë të afërmve..”. (En-Nahl, 70). Nëse detyrimet ndaj nënës dhe të afërmve i imponojnë myslimanit dhe myslimanes respektin ndaj nënës dhe të afërmve, gjë që e demonstron moralin e lartë të myslimanit, zemërgjerësinë e tij dhe mirësinë ndaj të afërmve, detyrimet e tjera ia imponojnë atij që të tregohet se është njeri me moral të lartë. I Dërguari i All-llahut, Muhammedi [s], e porositi Ebu Dherrin duke i thënë: “Frikësoju All-llahut ku të jesh, veprat e liga pasoji me vepra të mira, që t’i shlyejnë të parat, dhe me njerëzit sillu mirë”. Pra, ai tha: “Me njerëzit sillu”, e nuk tha: “Me myslimanët sillu mirë”. I Dërguari i All-llahut, Muhammedi [s], ka nxitur për butësi në sjellje ndaj jomuslimanëve dhe ka ndaluar nga vrazhdësia dhe ashpërsia në këtë drejtim. Njëherë hynë disa hebrenj tek i Dërguari i All-llahut, Muhammedi [s]. Ata e shtrembëruan përshëndetjen dhe i thanë të Dërguarit të All-llahut: “Es-Sam alejke ja Muhammed”, e fjala “Es-Sam” do të thotë “shkatërrim dhe vdekje”. Pra, në vend “Es-Selam” (paqja), i thanë “Es-Sam” (vdekja) qoftë mbi ty. Aisheja [r.a.] i dëgjoi dhe tha: “Edhe mbi ju qoftë vdekja dhe mallkimi, o armiq të All-llahut”. I Dërguari i All-llahut e qortoi për këto fjalë, kurse ajo i tha: “A nuk e dëgjove ç’të thanë, o i Dërguar i All-llahut”? I Dërguari i All-llahut tha: “I dëgjova dhe ua ktheva me fjalët: edhe mbi ju”, (d.m.th.: vdekja vlen për ju, sikurse vlen edhe për mua). “Oj Aishe, Allllahu e do butësinë në çdo gjë”. Legjitimiteti i urimit të popullatës përkatëse për festat e këtilla konfirmohet nëse ata ua urojnë myslimanëve festat e tyre


Etikë

137

fetare, sikurse përmend pyetësi. Ne jemi urdhëruar ta kthejmë të mirën me të mirë, përshëndetjen ta kthejmë me përshëndetje më të mirë se ajo që na është thënë neve, apo së paku të ngjashme me të, në përputhje me ajetin: “Kur përshëndeteni me ndonjë përshëndetje, ju kthejeni atë me përshëndetje edhe më të mirë, ose kthejeni ashtu..”. (En-Nisa, 86) Nuk është mirë që myslimani të jetë më pak respektues dhe me më pak hise të moralit të mirë sesa të tjerët, veçse myslimani duhet të jetë më i ngritur në aspektin e moralit se tjerët. I Dërguari i All-llahut në një hadith thotë: “Besimtarët me besim më të plotë janë ata që kanë moral më të mirë”. Po ashtu i Dërguari i All-llahut thotë: “Me të vërtetë jam dërguar t’i plotësoj vlerat e larta të moralit”. Kjo edhe më tepër forcohet nëse duam t’i thërrasim ata në Islam, t’i afrojmë te kjo fé, t’ua bëjmë të dashur myslimanët, që është obligim për ne, e kjo nuk mund të realizohet me distancimin tonë nga ata, po me raporte të mira. I Dërguari i All-llahut, Muhammedi [s], ka pasur moral të mirë dhe sjellje fisnike me idhujtarët kurejshë gjatë gjithë periudhës mekase, edhe pse ata kishin torturuar edhe të Dërguarin edhe shokët e tij. Madje idhujtarët kishin besim aq shumë në të Dërguarin e All-llahut, saqë ia linin në besim gjërat për të cilat frikësoheshin se mund t’ua vidhte dikush. I Dërguari i Allllahut, Muhammedi [s], kur u shpërngul për në Medinë, e la Aliun [r.a.] që t’ua kthente pronarëve të tyre gjërat që ia kishin lënë në besim ata. Prandaj, nuk është e ndaluar që individi mysliman ose Qendra Islame t’u dërgojë urime jomuslimanëve për festë, qoftë gojarisht apo me letër, urime që nuk përmbajnë simbole a

138

Takvim – Kalendar 2013

shprehje fetare që bien ndesh me parimet islame, si për shembull kryqi, sepse Islami e mohon vetë konceptin e kryqit: “... Po ata as nuk e mbytën, as nuk e gozhduan (nuk e kryqëzuan në gozhda), por atyre iu përngja..”. (En-Nisa: 157) Fjalët e zakonshme për urime në rastet e këtilla nuk përmbajnë asnjë miratim të përkatësisë së tyre fetare apo pëlqim me një gjë të tillë, po janë fjalë të bukura, që i kanë bërë zakon njerëzit. Po ashtu, nuk ka pengesë që të pranohen dhurata prej tyre, sepse edhe i Dërguari i All-llahut pranonte dhurata të jomyslimanëve, siç kishte marrë nga Mukavkisi, i pari i koptëve në Egjipt dhe të tjerë. Mirëpo, kusht është që këto dhurata të mos jenë të ndaluara për myslimanin, si për shembull alkool, mish derri etj.. Këtu duhet përmendur se disa juristë islamë, si Ibn Tejmijje dhe nxënësi i tij Ibn El-Kajjim, ishin shumë të ashpër përkitazi me çështjen e festave të idhujtarëve dhe ithtarëve të librit dhe pjesëmarrjen në to. Ne pajtohemi me ata për ndalimin e festimit të festave fetare të idhujtarëve dhe ithtarëve të librit nga ana e myslimanëve, sikurse veprojnë disa myslimanë neglizhentë, të cilët i festojnë kërshëndellat sikurse i festojnë Fitër- dhe Kurban-Bajramin, e madje edhe më tepër. Kjo është e ndaluar, sepse ne kemi festat tona, kurse ata kanë festat e tyre. Mirëpo, nuk shohim pengesë që t’u dërgohen urime për festa personave me të cilët kanë marrëdhënie afërsie, fqinjësie, kolegjiale apo marrëdhënie të tjera shoqërore, të cilat konsistojnë në raporte solide dhe sjellje të butë, që e pranon tradita e shëndoshë.


Etikë

139

Për sa u përket festave kombëtare dhe shoqërore, siç është dita e pavarësisë, bashkimit, dita e fëmijëve apo e nënës etj., nuk ka asnjë ndalesë për myslimanin që t’u dërgojë telegram urimi, madje edhe të marrë pjesë në festa të tilla, për shkak se ai është qytetar ose banon në atë vend, mirëpo gjithsesi duhet t’u shmanget harameve-gjërave të ndaluara që ndodhin në solemnitete të këtilla. [VENDIMI 3/6]

_____________________ Literatura: 1. Jusuf el-Karadavi, Fikh muslimanskih manjina, Sarajevë, 2004 2. Izbor hutbi i vazova. (tekstet i zgjodhi Bilal Hasanoviq, Sarajevë, 1979. 3. Ramazanski vazovi, Visoko, 1990. 4. Ibrahim Hoxhiq, “Mbi të kuptuarit intelektual dhe primitiv të fesë dhe dispozitave fetare”, Sarajevë, 1971. 5. www.politika.rs/rubrike/ 6. www.furkan.com.mk/ 7. www.drita-islame.org 8. www.monteislam.com/ 9. www.fjalaebukur.com


142

Takvim – Kalendar 2013

program. Kështu, që të tri këto pika që përbëjnë tërësinë e kësaj metodologjie shquhen për një ekuilibër dhe drejtpeshim, duke inkorporuar krahas nxitjes edhe edukimin nëpërmjet qortimit dhe ndëshkimit përkatës, kuptohet gjithmonë brenda suazave të normave të caktuara më parë.

I. MBJELLJA E BESIMIT TË PASTËR NË SHPIRTRAT E TË RINJVE

Edukim islam

I.1. Mësimi i besimit që nga vegjëlia Sedat Islami

EDUKIMI I RINISË MYSLIMANE PËRBALLË SFIDAVE BASHKËKOHORE Në vend të parathënies1 Ky punim i kushtohet ekskluzivisht përgatitjes shpirtërore të të rinjve sipas metodologjisë profetike, duke vënë si synim të parë aftësimin e tyre për ballafaqim sa më stoik me sfidat e kohës bashkëkohore. Në fokus ka tri pika kryesore: së pari, mbjelljen e besimit, pastaj përmirësimin e gabimeve dhe së treti ruajtjen e besimit. Secila nga këto pika ka karakteristikat e veta, e me theks të veçantë ruajtjen maksimale dhe përshtatjen me kapacitetin dhe aftësitë intelektuale të të riut. Pra, në përputhje me moshën dhe zhvillimin e tyre psikik, iu ofrohet ky 1

Bazuar në një punim të zgjeruar nga Sulejman Ibn Kasim el-Ijd me të titull: ‘El-Menhexh en-Nebevijj fi muvaxheheti-t-tehaddijat el-akaidijjeh li-sh-shebab.’

Xhundub Ibn Abdullahu rrëfen: Ishim me Pejgamberin [alejhis salatu ves selam] ndërsa ende ishim të vegjël, kështu që mësuam besimin (imanin) para se ta mësonim Kuranin, e më pas, e mësuam këtë të fundit dhe na u shtua besimi me të!”2 Kjo nënkupton se besimin duhet tua mësojmë të rinjve para çdo gjëje. Respektivisht, duhet t’i mësojmë për:  Allahun e Madhëruar dhe obligimet ndaj Tij;  Engjëjt –melaiket,  Librat dhe të Dërguarit e Allahut;  Pejgamberin [alejhis salatu ves selam], besimin në të dhe obligimet ndaj tij;  Caktimet e Allahut të Madhëruar, duke përfshirë këtu sprovat, fatkeqësitë, vdekjen, etj; Me një fjalë, iu mësohet besimi në përgjithësi, por pa hyrë në detaje. Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] ishte shumë kureshtar që këtij aspekti t’i kushtonte kujdesin maksimal, ndaj edhe në fokus kishte gjëra që nuk janë të rënda për tu 2

Transmeton Ibni Maxheh në Sunen, ndërsa Albani e ka cilësuar autentik.


Edukim islam

143

mbajtur mend por që edhe në të njëjtën kohë përsëriten shpesh, siç kemi të bëjmë me disa dua-lutje. P.sh. lutja në kunut dhe teshehhud janë të përpiluara asisoj që reflektojnë vetëm besim. Ibni Maxheh transmeton hadithin e Hasan Ibni Aliut, i cili thotë t’ia ketë mësuar gjyshi i tij, Muhammedi, [alejhis salatu ves selam] disa fjalë t’i thotë në kunutin e vitrit: “(All-llahumme-hidini fi men hedejt ve afini fi men afejt ve tevel-leni fi men teve-l-lejt ve barik li fi ma a’tajt vekini sherre ma kadajt fe inneke takdi ve la jukda alejk, innehu la jedhil-lu men valej-te ve la je’izzu men aejt tebarekte Rabbena ve tealejt) O Zoti im, më bëj mua prej atyre që Ti i ke udhëzuar dhe më bëj prej atyre që Ti i ke falur, më bëj prej të dashurve Tu, më beko mua në atë që më ke dhënë dhe më mbro nga dëmi i asaj që Ti ke caktuar. Vërtet, Ti je Ai i Cili cakton dhe askush s’mund të caktojë kundër Teje asgjë. Me të vërtetë s’ka mposhtje për atë të cilin Ti e do dhe s’ka ndihmë për atë që është armik i Yt. I Madhëruar dhe i Lartësuar je, O Zoti ynë.” Albani hadithin e vlerëson për autentik. Edhe lutja në teshehhud bartë këto domethënie. Ibni Maxheh transmeton nga Ibni Abbasi: “I Dërguari i Allahut [alejhis salatu ves selam] na e mësonte këtë dua – lutje, ashtu siç na e mësonte kaptinën nga Kurani: ‘Allahumme inni eudhu bike min adhabi xhehenem, ve eudhu bike min adhabi-l-kabri, ve eudhu bike min fitneti-lmesihi-d-dexh-xhal, ve eudhu bike min fitneti-l-mahja ve-lmemat’

144

Takvim – Kalendar 2013

“O Zoti im! Kërkoj të më mbrosh nga dënimi i Xhehennemit, kërkoj të më mbrosh nga dënimi i varrit, kërkoj të më mbrosh nga sprova e Dexh-xhallit dhe kërkoj të më mbrosh nga sprova e të gjallëve dhe të vdekurve!”3 Se këto thënie kanë synuar këtë botëkuptim na flet edhe mosha e transmetuesve, Hasanit dhe Ibni Abbasit, të cilët sigurisht se kur kanë dëgjuar këto fjalë kanë qenë ende të vegjël.

I.2. Sqarimet dhe shpjegimet Në ligjërimet e tij, sidomos për të rinjtë, Pejgamberi, [alejhis salatu ves selam] mundohej të fliste duke qenë sa më shumë të jetë e mundur i kuptueshëm. Në fakt, edhe ishte, ngase siç rrëfen Aisheja [Allahu qoftë i kënaqur me të]: “Të folurit e të Dërguarit të Allahut [paqja dhe mëshira qofshin mbi të] ishte të folur i rrjedhshëm, të cilin e kuptonte çdokush që e dëgjonte!”4 Më të qartë dhe më të kuptueshëm e bënte edhe metodologjia e tij në shpjegim, që shoqërohej me elemente të ndryshme, si:

1. Marrja e shembujve Rëndësia e shembujve është e pakontestueshme. Kurani është përplot shembuj, ngase me shembuj gjërat bëhen më të kapshme. Aliu [Allahu qoftë i kënaqur me të] ka thënë: “Shembujt janë kandilat e fjalëve!”

3 4

Albani hadithin e vlerëson për hasen sahih. Hadithin e transmeton Ebu Davudi ndërsa Albani e cilëson hasen.


Edukim islam

145

E këtu mbase qëndron edhe arsyeja pse Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] sillte shembuj dhe bënte krahasime ndërmjet besimtarit dhe të tjerëve. Tirmidhiu sjell hadithin e Ebu Hurejres [Allahu i Madhëruar qoftë i kënaqur me të] i cili përshkruan gjendjen e besimtarit dhe jobesimtarit në këtë botë, ballafaqimin me sprova dhe në fund mbarimin e tyre. Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] thotë: “Shembulli i besimtarit është sikurse shembulli i të mbjellës (perimeve, drithërave) që era i lëkund (por nuk i shkul). Besimtari vazhdimisht do të goditet me bela- sprova. Ndërsa shembulli i hipokritit është sikur shembulli i shkurres (larix) apo pishës, që nuk luhatet derisa të prehet.”5 Pra, besimtari në këtë botë sprovohet me bela, jeta e tij është përplot sprova, por shpëtimin e ka te Allahu i Madhëruar. Ndërsa jobesimtari, për të mos iu përshpejtuar dënimi, në këtë botë gëzon të mira, kurse në botën tjetër, do të ketë dënim të përhershëm.

Takvim – Kalendar 2013

146

“Këto janë rrugët e devijuara, në çdo rrugë prej tyre ka shejtan që thërret në të”, pastaj lexoi (ajetin kur’anor): “Dhe se kjo është rruga (feja) Ime e drejtë (që e caktova për ju), pra përmbajuni kësaj, e mos ndiqni rrugë të tjera e t’ju ndajnë nga rruga e Tij. Këto janë porositë e Tij për ju, ashtu që të ruheni.” (el-En’am, 153).”6

3. Tregimet

Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] e kishte zakon që shpjegimet e tij ndonjëherë t’i konkretizonte edhe në formë ilustrimesh, gjë e cila flet për nevojën e madhe që fëmijëve tanë sot t’iu ofrojmë edukim sipas kësaj metodologjie. Ibni Mes’udi [Allahu qoftë i kënaqur me të] se: “Na e vizatoi Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] një vijë e pastaj tha: “Kjo është rruga e Allahut të Madhëruar.” Pastaj bëri disa viza në të djathtë dhe në të majtë, pastaj tha:

Thjeshtësimin e mënyrës së përvetësimit të besimit, Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] e bënte edhe nëpërmjet tregimeve. I kësaj natyre është edhe tregimi që flet për njeriun e fundit që hyn në Xhennet, e të cilin Imam Muslimi dhe Imam Ahmedi e kanë shënuar në Sahihun, respektivisht Musendin e tij, nga Ibni Mes’udi, i cili thotë se Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] ka thënë: “Njeriu i fundit që hyn në Xhennet është një njeri që një herë ecën, herën tjetër shkon zvarrë ndërsa herën e tretë e godet zjarri, e kur ta ketë kaluar atë, kthehet nga ai dhe thotë: “I Madhëruar qofte Ai që më shpëtoi prej teje, Allahu mua më dhuroi diç që nuk i dhuroi as të parëve dhe as mramëve. Atëherë i paraqitet atij një pemë dhe thotë:”O Zot, më afro afër asaj peme që të hyj nën hijen e saj dhe të pi nga uji i saj!“ Allahu i Lartësuar i thotë:”O Bir i Ademit, nëse do ta dhuroj atë, a do të më kërkosh tjetër?“I thotë: ”Jo, o Zoti im!”, dhe i premton se nuk do t`i kërkojë diç tjetër. Zoti i tij e arsyeton sepse i paraqet mirësi para të cilave sfidohet durimi i tij, kështu Ai e afron afër saj, hyn nën hijen e saj dhe pinë nga uji i saj.

5

6

2. Ilustrimi figurativ

Albani e vlerëson hadithin për autentik.

Hadithin e transmeton Imam Ahmedi ndërsa Albani e cilëson autentik.


Edukim islam

147

Pastaj i paraqitet atij një peme edhe më e bukur se e para dhe ai thotë: “O Zot, më afro tek ajo pemë që të pi prej saj dhe të hyj nën hijen e saj, nuk do të kërkoj tjetër! Allahu i thotë: ”O Biri i Ademit, a nuk më premtove se nuk do të më kërkosh tjetër?! Sikur të të afroj tek ajo, a do të më kërkosh prapë tjetër?” Por, Zoti e arsyeton atë, ngase i paraqet mirësi, ndaj të cilave nuk mund të ketë durim, kështu që e afron tek ajo dhe ai hyn nën hijen e saj dhe pinë nga uji i saj. Pastaj i paraqitet një pemë tek dera e Xhennetit, e cila është më e mirë se dy të parat. Njeriu i thotë: ”O Zoti im, më afro të futem tek ajo që të hy nën hijen e saj dhe të pi nga uji i saj, ndërsa unë nuk do të kërkojë tjetër.” Allahu i thotë: “O biri i Ademit, a nuk më premtove se nuk do të më kërkosh tjetër?!” Po, o Zoti im, por më nuk do të kërkoj tjetër – i thotë robi. Zoti i tij i pranon faljen sepse i paraqet gjëra që ai nuk mund të durojë nga ato, kështu që e afron tek ajo, e kur të jetë afruar, ai dëgjon zërat e banorëve të Xhennetit dhe thotë: “O Zot, më fut aty!” I thotë Allahu: ”O bir i Ademit, çfarë të kënaq, a je i kënaqur të të jap sa bota madje edhe një herë më shumë se ajo?” Thotë: ”O Zot, a më përqesh mua ndërsa Ti je Zot i boteve? Me këtë rast qesh Ibn Mesudi dhe thotë:”A nuk më pyesni përse po qeshi?” I thanë:”Përse po qesh?”Kështu qeshi dhe i Dërguari i Allahut [alejhis salatu ves selam] ndërsa i thanë:”Përse qeshe o i Dërguari i Allahut? Tha: “Nga të qeshurit e Zotit të botëve. Kur ai (robi) i tha: ”A më përqesh mua dhe Ti je Zot i Botëve?!”, Allahu i thotë: ”Unë nuk përqeshem me ty, por Unë bëj çfarë të dua!“

148

Takvim – Kalendar 2013

4. Pyetje - përgjigjet. Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] edukimin e të rinjve e bënte edhe nëpërmjet mundësisë për pyetje. Ebu Hurejre rrëfen për vete7: “Është pyetur: O i Dërguari i Allahut! Kush është njeriu që Ditën e Kiametit do ta gëzojë më së shumti ndërmjetësimin tënd? I Dërguari i Allahut [alejhis salatu ves selam] tha: Kam menduar se askush para teje Ebu Hurejre nuk do të më pyet për këtë hadithi, për shkak të kureshtjes së madhe që kam parë tek ty për hadithin. Njeriu që do ta gëzojë më së shumti ndërmjetësimin tim në Ditën e Kiametit është ai që sinqerisht nga zemra ose shpirti i tij ka thënë: La ilahe il-la Allah! [Dëshmoj se nuk adhurohet askush pos Allahut!]”8

I.3. Ngjallja e kureshtjes për mësim Metodologjia e Pejgamberit, [alejhis salatu ves selam] ishte e përkryer. Përdorte forma dhe mënyra që praktikisht janë treguar shumë të suksesshme. Të shohim hadithin e Muadhit dhe përfshirjen e disa prej këtyre elementeve në të. Pejgamberi, [alejhis salatu ves selam] siç na rrëfen Muadhi, e kishte thirrur: “O Muadh Ibn Xhebeli! Në gatishmëri për ju dhe në ndihmë tuajën, o i Dërguari i Allahut! –i thashë. Eci për pak çaste e pastaj, prapë më tha: O Muadh! Në gatishmëri për ju dhe në ndihmë tuajën, o i Dërguari i Allahut!– përsëri i thashë. 7 8

Nga tekstet tjera kuptohet se pyetësi ka qenë vet Ebu Hurejre. Transmetojnë Buhariu, Ahmedi dhe të tjerë.


Edukim islam

149

Prapë eci për një kohë dhe më tha (për të tretën herë): O Muadh! Në gatishmëri për ju dhe në ndihmë tuajën, o i Dërguari i Allahut!–i thashë. A e di se çfarë është e drejta e Allahut tek robërit e Tij? Thashë: Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri! E drejta e Allahut tek robërit e Tij është që ta adhurojnë vetëm Atë dhe të mos i përshkruajnë shok në asgjë – mu përgjigj. Pastaj vazhdoi udhëtimin dhe për pak çaste për të më pyetur sërish: O Muadh Ibn Xhebeli! Në gatishmëri për ju dhe në ndihmë tuajën, o i Dërguari i Allahut! –i thashë. A e di se çfarë të drejte kanë robërit tek Allahu nëse veprojnë ashtu (e adhurojnë vetëm Atë)? Thashë: Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri! E drejta e robërve tek Allahu është që të mos i ndëshkon!”9 Në këtë hadith vërejmë tri elemente interesante, që zgjojnë kureshtjen e dëgjuesit dhe e mbajnë të vëmendshëm për të kuptuar se çfarë është ajo që do t’i thuhet. Pejgamberi, [alejhis salatu ves selam]:  E thirri tri herë  E thërriste me pushime  Kur i foli, i foli në formë pyetjeje: “A e di...?”...për t’ia bërë me dije se besimi është shumë i rëndësishëm.

9

Hadithin e transmetojnë Buhariu, Muslimi dhe të tjerë.

150

Takvim – Kalendar 2013

II. PËRMIRËSIMI I GABIMEVE Për të përmirësuar gabimet, Pejgamberi, [alejhis salatu ves selam] ndoqi një mori rregullash, shumtë të rëndësishme për tu aplikuare dhe sot e kësaj dite. Me këtë rast ne do të veçonim disa nga praktikat e tij, si:

II.1. Porositë dhe këshillat Besimi është sikur një pemë, e cila për tu zhvilluar dhe për të dhënë frytet e saj, ka nevojë për një përkujdesje të vazhdueshme. Pejgamberi, [alejhis salatu ves selam], përveç që mbolli besimin në zemrat e të rinjve, dha edhe udhëzimet përkatëse që ky besim të mbrohet nga ‘barishtet e egra.’ Këshillë që trajton këtë aspekt është ajo dhënë Ibni Abbasit [Allahu qoftë i kënaqur me të dy]: “O djalosh! Unë do t’i mësoj ca fjalë (do t’i jap ca këshilla, andaj ke vëmendjen): Ruaje Allahun, të ruan Ai ty, ruaje Allahun, do ta gjesh para vete, kur lypësh, lyp nga Allahu dhe kur të kërkosh ndihmë, kërkoje nga Allahu. Dije se sikur e tërë bota të bëhen tok për të ta bërë një të mirë, nuk do të munden të bëjnë tjetër vetëm se atë që Allahu e ka shkruar për ty. Po kështu, edhe nëse bashkohen për të të dëmtuar me diç, nuk do të kenë mundësi të të dëmtojnë përveçse me atë që Allahu ta ka shkruar. Janë ngritur lapsat dhe janë tharë fletët!”10 Pra, për ta ruajtur besimin, në radhë të parë porositet që t’iu shmanget mëkateve, e pastaj punohet në drejtim të vetëdijesimit të tij se po deshe ndihmën e Allahut, duhet të punosh 10

Transmeton Tirmidhiu ndërsa Albani e vlerëson për autentik.


Edukim islam

151

përherë ngase Allahu nuk njihet vetëm në ditë të vështira, e më pas jepen edhe udhëzime për veprime konkrete.

II.2. Testimi i besimit Besimi është një identitet i fshehtë, i cili reflekton në veprat dhe punët e njeriut. Me një fjalë, jo vetëm prania apo evidentimi i tij tek besimtarit, por edhe niveli i fuqisë së tij, kanë nevojë për testim. Allahu i Madhëruar kështu na ka mësuar. Elif, Lam, Mim. 2. A menduan njerëzit të thonë: "Ne kemi besuar, e të mos vihen në sprovë?" 3. Ne i sprovuam ata që ishin para tyre, ashtu që All-llahu gjithqysh do t'i dallojë ata që e thanë të vërtetën e do t'i dallojë edhe gënjeshtarët.” (elAnkebut: 1-3) Këtë metodologji e praktikoi edhe Muhammedi, [alejhis salatu ves selam]. Habbab Ibn Ereti, siç transmeton Buhariu në Sahihun e tij, kishte shkuar tek Pejgamberi, [alejhis salatu ves selam] dhe i ishte ankuar për gjendjen e vështirë që përjetonin në Mekke. Kishte kërkuar ndihmë nga Allahu i Madhëruar që t’i nxirrte nga ajo gjendje e mjerueshme. Por, është ligj i Zotit që besimtarët të sprovohen, dhe kështu ka ndodhë gjatë gjithë historisë. Pejgamberi, [alejhis salatu ves selam] ia përkujtoi edhe Habbabit këtë parim dhe i tha: “Para jush ka qenë një burrë, të cilit ia kanë hapur një gropë dhe e kanë vënë në të, për t’ia vënë më pas sharrën mbi kokë dhe për ta ndarë në dysh, por kjo nuk e luhaste dot nga feja. Krihej me krehër të hekurt aq sa i ndahej mishi dhe muskujt nga kockat, por as kjo nuk e largonte nga feja e vet. Pasha Allahun, kjo punë (e kësaj feje) ka për tu plotësuar aq sa

Takvim – Kalendar 2013

152

udhëtari do të udhëtojë nga San’aja në Hadrameut ndërsa nuk do të ketë frikë askënd përveç Allahut të Madhëruar, apo ujkut për kopenë e tij, por, ju po nguteni!” E keni parasysh, këto fjalë janë thënë në kohën më të vështirë të myslimanëve, në kohën kur edhe ekzistenca e tyre ishte në pikëpyetje ndërsa Pejgamberi, [alejhis salatu ves selam] i përgëzonte ata me fitore në të ardhmen.

II.3. Hapat konkret në përmirësim 1. Arsyetimi dhe alternativa Pejgamberi, [alejhis salatu ves selam] me rastin e përmirësimit të gabimeve, jo vetëm që arsyetonte përmirësimin por edhe sillte zgjidhjen e duhur. Ibni Mes’udi rrëfen se faleshim pas Pejgamberit, [alejhis salatu ves selam] ndërsa në teshehhud citonim: es-selamu ala Allah! Pejgamberi, [alejhis salatu ves selam] tha: “Vërtetë, Allahu është Selami (një nga emrat e Tij), andaj kur dikush prej jush të falet le të thotë: et-tehijjatu li-l-Lahi ves-salavatu ve-t-tajjibatu, es-selamu alejke ejjuhe-n-Nebijju ve rahmetu-Llahi ve berekatuhu, es-selamu alejna ve ala ibadiLahi-s-salihne...”11

11

Buhariu.


Edukim islam

153

2. Përjetimi i peshës së mëkatit Ndonjëherë, kur ndonjë gabim mund të ketë qenë i madh, ani pse është bërë në rrethana të caktuara, Pejgamberi, [alejhis salatu ves selam] për të mos lejuar përsëritjen e tij, e bënte shumë të madh, aq sa kryerësi pendohej aty për aty. Me Usame Ibn Zejdin është një rast shumë interesant. Usame rrëfen: “Na dërgoi i Dërguari i Allahut [alejhis salatu ves selam] në Hureka ndërsa ne iu shkuam atyre në mëngjes dhe i mposhtëm. Unë dhe një ensar iu vërsulëm pas një njeriu, i cili posa e zumë, tha La ilahe il-la Allah! Ensariu e braktisi ndërsa unë e qëllova me shtizën time derisa e mbyta. Kur u kthyem, Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] u informua me rastin ndërsa mua më tha: Usame, a e mbyte pasi që tha: La ilahe illa Allah?! E tha vetëm sa për tu mbrojtur – (u arsyetova). Por, ai vazhdonte të ma përsëriste këtë fjalë aq sa dëshiroja sikur të mos e kisha pranuar islamin më parë!”12 E shihni, Usame aq shumë u prek nga mëkati saqë do të kishte dëshiruar që deri atë ditë ë mos ketë pranuar fare Islamin.

3. Shfaqja e hidhërimit Pejgamberi, [alejhis salatu ves selam] ndonjëherë mospajtimin e shprehte edhe me shenja fytyre. Aliu [Allahu qoftë i kënaqur me të] rrëfen se Pejgamberi, [alejhis salatu ves selam] ia kishte dhënë një rrobe të qëndisur me penj mëndafshi, të cilën ai e kishte veshur në prani të tij. Pashë hidhërimin në fytyrën e Pejgamberit, [alejhis salatu ves selam], kështu që e

hoqa atë dhe ua ndava grave të mia –thotë Aliu [Allahu qoftë i kënaqur me të].

4. Vërejtja për fundin e keq Përveç shprehjes së hidhërimit verbal, Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] edukonte sahabet duke ua përkujtuar pasojat e gabimeve në besim. Tirmidhiu transmeton hadithin e Ebu Hurejres [Allahu qoftë i kënaqur me të]: “Ziheshim rreth kaderit (caktimit të Zotit) ndërsa i Dërguari i Allahut [alejhis salatu ves selam] erdhi tek ne i hidhëruar dhe i skuqur nga hidhërimi aq sa ishte bërë sikur (alegori) në faqe të ishte derdhur lëng shege, dhe tha: A për këtë jeni urdhëruar?! A për këtë gjë jam dërguar tek ju?! Ata që ishin para jush u shkatërruan pikërisht kur u përçanë rreth kësaj çështje. Iu bëj be dhe iu urdhëroj që të mos përçaheni – ziheni rreth kësaj çështjeje!”13

5. Qortimi dhe ndëshkimi Pejgamberi, [alejhis salatu ves selam] e kishte zakon që gabimet e mëdha të mos i lëshonte pa qortim, apo ndëshkim, varësisht nga vepra e kryer. Muadhin, për shkak se e zgjaste namazin shumë, e kritikoi ashpër, duke i thënë: “...O Muadh! A po i largon njerëzit (apo a po i vë njerëzit në sprova)?!...”14 Kritikat apo ndëshkimi ishin gjithnjë në përputhje me veprën e bërë. Pra, nuk ngutej që për një vepër të vogël, të jepte 13

12

Buhariu.

Takvim – Kalendar 2013

154

14

Albani e konsideron hasen. Transmetojnë Buhariu, Muslimi dhe të tjerë.


Edukim islam

155

ndëshkimin maksimal, dhe as anasjelltas. Nëse Muadhin e kritikoi, por nuk e lëçiti, Ka’b Ibn Malikun, për shkak të mospjesëmarrjes në betejën e Tebukut, e lëçiti për 50 ditë të tëra, derisa Allahu i Madhëruar e shfajësoi në Kur’an.

156

sunetit të Hulefave të udhëzuar dhe të drejtë. Kapuni fort për të dhe shtrëngojeni me dhembë. Ruhuni prej shpikjeve në fe, sepse çdo shpikje është bidat dhe çdo bidat është humbje.”15

III.2. Largimi nga vendet dhe pozitat e sprovave

III. RUAJTJA DHE KULTIVIMI I BESIMIT Është kjo faza e tretë dhe e fundit në këtë punim që flet për metodologjinë profetike për përgatitjen shpirtërore të rinisë myslimane. Se çfarë hapash ndoqi Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] në këtë fazë të fundit, do të shohim në vijim.

III.1. Nxitja për t’u bazuar në Kur’an dhe Sunnet Kur’ani dhe Sunneti janë dy burimet kryesore të Islamit, të cilave duhet t’i referohemi deri në amshim. Zgjidhjet afatgjata të problemeve mund t’i gjejmë vetëm në këto burime, andaj, edhe Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] këshillonte, që veprimit sipas këtyre dy burimeve të mos i ndahemi kurrë. Irbad Ibn Sarije na sjell dëshminë përkatëse. “Një ditë, i Dërguari i Allahut [alejhis salatu ves selam] u fal me ne ndërsa pas namazit u kthye (kah ne) dhe na këshilloi me një këshillim të arrirë, sa sytë rrodhën lot dhe zemrat u tronditën prej tij. Dikush tha: "O i dërguar i Allahut! Sikur të ishte kjo këshilla e lamtumirës, prandaj çfarë porosie do të na lësh? Ai tha: "U porosis për devotshmëri ndaj Allahut, të dëgjoni dhe të bindeni edhe nëse bëhet i pari juaj një rob etiopian, sepse ai që do të jetojë prej jush pas meje do të shohë përçarje të shumta. Prandaj, kapuni fort pas sunnetit tim dhe

Takvim – Kalendar 2013

Besimtari është i fortë, trim, i gatshëm për të sakrifikuar për Allahun e Madhëruar, por kjo nuk d.t.th. se ai duhet t’i qaset çdo gjëje. Përkundrazi, për ta ruajtur besimin e tij, është porositur që të largohet jo vetëm nga vendet e fitnes (sprovave), siç mund të jetë ndonjë qytet a shtet, por edhe nga pozitat dhe postet që mund të jenë të tillë. AbduRrrahman Ibn Semures, Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] i tha: “O AbduRrahman Ibn Semure! Mos e kërko pozitën e emirit, për shkak se nëse të epet si shkak i kërkesës sate, do të ngarkohet në qafë, e nëse të jepet pse të tjerët kërkojnë, do të ndihmohesh (nga Zoti)!”16

III.3. Ikja nga dyshimet Dyshimet janë porta e djallit. Nëpërmjet tyre depërton në zemrën e besimtarit. Andaj, për ta ruajtur besimin, dyshimeve qysh në start duhet ikur. Dyshimet mund të dihet ku dhe kur nisin, por ku mbarojnë, vetëm Zoti e di. Ose thënë më mirë, dyshimet mund të të largojnë dhe nga besimi fare. Pejgamberi, [alejhis salatu ves selam] i ka thënë Ebu Hurejres [Allahu qoftë i kënaqur me të]: 15 16

Transmeton Ebu Davudi ndërsa Albani e klasifikon për autentik. Muslimi.


Edukim islam

157

“Njerëzit do të vazhdojnë të pyesin (njëri tjetrin dhe të diskutojnë) derisa do të thuhet (do të bëhet dhe kjo pyetje): Zoti i ka krijuar krijesat, po Atë kush e ka krijuar. Kujt t’i ndodhë një gjë e tillë, le të thotë: Kam besuar në Allahun!” 17

III.4. Ruajtja nëpërmjet veprave të mira Besimi, krahas largimit nga dyshimet, ruhet, madje shume fuqishëm, edhe duke bërë vepra të mira. Ato të motivojnë dhe nxisin shumë, andaj Pejgamberi, [alejhis salatu ves selam] i ka parë si ilaç efektiv, sidomos për ruajtjen e besimit. Ebu Hurejre [Allahu qoftë i kënaqur me të] transmeton se Pejgamberi, [alejhis salatu ves selam] ka thënë: “Sprovave që janë sikur pjesët e errëta të natës, përshpejtojuani me vepra (të mira) ngase (në ato sprova) njeriu gdhin besimtar, por ngryset pabesimtar, apo edhe e kundërta, ngryset besimtar e gdhin pabesimtar. E shet fenë për gjësende të dynjasë me pak vlerë.” 18

17 18

Muslimi. Muslimi.


160

qasje Louay M. Safi1

ISLAMI DHE SHTETI SHEKULLAR: EKSPLIKIMI I UNIVERSALES NË NORMAT BAZORE POLITIKE ISLAME Shteti shekullar është paraqitur në epokën moderne si përgjigje ndaj konflikteve fetare që kishin marrë hov në Evropë më shumë se një shekull dhe të cilat jetën shoqërore e patën shpënë në rrugën e atëhershme moderne në Lindje, duke nënvizuar që shteti dhe kisha të mbaheshin në distancë të përshtatshme.

1

Center for the Study of Islam and Democracy, Konferenca e Dytë vjetore “Islam, Democracy and the Secularist State in the Post-Modern Era”, 7 prill 2001, Georgetown University Conference Center, Washington, fq. 61-71. Burimi i përkthimit: http://www.bosanskialim.com/rubrike/tekstovi/000295R017.PDF. Përkthimin nga anglishtja: Mr. Ahmet Alibasic. Vërejtja e përkthyesit.

Takvim – Kalendar 2013

Dhe, derisa shteti shekullar ishte disenjuar në mënyrë që të pengonte kontrollin e religjionit të organizuar mbi institucionet publike, ai nuk kishte për synim domosdoshmërisht dobësimin e religjiozitetit per se, ose tëhuajësimin e bashkësive fetare. Përkundrazi, konsiderohej se kjo ishte mbrojtja më e mirë e shoqërisë multireligjioze nga imponimi i vlerave dhe botëkuptimeve fetare të një bashkësie tjetrës. Shumë myslimanë, ndërkaq, shtetin shekullar e shohin si instrument për dobësimin e trashëgimisë fetare dhe mohimin e relevancës së mësimeve morale për jetën publike. Dhe, derisa në perceptimin e tillë ka të vërtetë, ajo nuk pasqyron domosdoshmërisht natyrën e përgjithshme të shekullarizmit perëndimor. Është e qartë që perceptimet myslimane të shekullarizmit nuk formohen nëpërmjet formimit të të kuptuarit zanafillor të cakut dhe kushteve historike të shekullarizmit perëndimor, por janë nën ndikimin e përvojës myslimane të dogmatizmit shekullar dhe jotolerancës shekullare të shtetit në shoqëritë bashkëkohore myslimane, sidomos në Turqi dhe në shumë vende arabe dhe të Azisë Qendrore. Duke reaguar ndaj dogmatizmit shekullar, grupet populliste islame propozojnë koncepcionin e shtetit, i cili, edhe pse në thelb ndryshe, ka po atë cak dhe formë sikurse edhe shteti shekullar, të cilit ata i kundërvihen. Sikurse edhe shekullaristët myslimanë, popullistët myslimanë shtetin e shohin si instrument në duar të strukturave sunduese për imponimin e botëkuptimit specifik për pjesën e mbetur të botës. Ata insistojnë, pra, që shteti islam ka për detyrë t’i imponojë ligjin islam tërë shoqërisë.


Qasje

161

Ky punim pohon se pozicioni i lëvizjeve bashkëkohore populliste myslimane është në kundërshtim të drejtpërdrejtë jo vetëm me vlerat dhe bindjet islame, po edhe me praktikën politike të zhvilluar në shoqëritë historike myslimane. Ky shkrim, gjithashtu, verifikon vëllimin në të cilin bindjet fetare dhe vlerat kanë qenë të lidhura me strukturën politike dhe me politikën publike të shoqërisë historike myslimane. Më tutje pohon se rendi politik që u paraqit në gjirin islam, nuk është parë kurrë ekskluzivisht si mysliman, por është konstruktuar në bazë të parimeve universale që kapërcejnë ndarjet sektare. Artikulli përfundon me theksimin e nevojës për konceptualizimin e freskët, të bazuar në mënyrë islame, të veprimit dhe organizmit politik, në mënyrën që të ndihmojë rikonstruktimin e bërthamës morale të jetës shoqërore, e cila ka përjetuar erozion me hovin e shekullarizimit perëndimor, pa sakrifikimin e parimeve të rëndësishme të lirisë dhe barazisë.

Rrënjët e shekullarizmit Shekullarizmi shënon qëndrimet e praktikën komplekse dhe në shumë aspekte, të cilat nuk është e mundur të përfshihen lehtë me një përshkrim të shkurtër apo përkufizim të thjeshtë. Dhe, ndonëse ka mundësi të gjenden ngjashmëri të caktuara ndërmjet qëndrimeve dhe praktikave moderne shekullariste dhe qëndrimeve e praktikave, të cilat ekzistonin në shoqëritë paramoderne, është e drejtë të thuhet se shekullarizmi që njohim sot, në thelb është një dukuri moderne që është paraqitur në Perëndimin modern dhe pastaj ka lëshuar rrënjë në shoqëri të ndryshme.

162

Takvim – Kalendar 2013

Në thelb, shekullarizmi shënon grumbullimin e ideve dhe vlerave, caku i të cilave është të sigurojnë që shteti të mos inkuadrohet as në promovimin e bindjeve dhe vlerave të caktuara fetare, dhe as që forcën dhe institucionin ta përdorë për përndjekjen e religjionit. Që t’i pengojnë nëpunësit shtetërorë ta përdorin fuqinë e tyre politike me qëllim të imponimit të grumbullit të ngushtë të vlerave dhe mendimeve fetare të shoqërisë së ngushtë dhe të parapengojnë mundësinë e përdorimit të simboleve fetare për nxitjen e një bashkësie fetare kundër tjetrës, - intelektualët perëndimorë kanë filluar projektin, synimi i të cilit ka qenë ndarja e pushtetit politik nga përkatësia fetare. Për ta bërë këtë, shkencëtarët e iluminizmit kishin miratuar një grumbull konceptesh dhe parimesh, të cilat i shfrytëzuan si bazë për rikonstruktimin e vetëdijes moderne evropiane. Ideologjia e re politike, të cilën e kishin promovuar aktivistët dhe mendimtarët iluministë, theksonte konceptet si barazia, liria e ndërgjegjes dhe e bindjes e sundimit të ligjit, e të gjitha këto përfaqësoheshin nga ana e reformacionit fetar, i cili rrënoi regjimin e vjetër të Evropës. Moraliteti politiko-shoqëror që përfaqësonin pionierët e shtetit shekullar në Evropë, ishte nxjerrë nga tradita fetare, të cilën e kishin lënë reformatorët fetarë të shekullit XV në Evropë, me faktin që iluministët tash e mbronin me terma racionalë dhe me logjikën e së mirës së përgjithshme. Përfaqësuesit e hershëm të ndarjes së shtetit nga kisha, si Dekarti, Hobsi, Lloku dhe Rusoi, nuk kishin për synim ta minonin religjionin apo kishën në të shenjtë, por idetë e tyre reformiste i vunë mbi idenë e Zotit dhe religjionit civil. Dekarti, për shembull, pohonte: “Siguria dhe vërtetësia e tërë dijes varet vetëm nga vetë-


Qasje

163

dija ime për Zotin e mirëfilltë, deri në atë masë, sa nuk kam mundur të kem dije të përkryer për çkado tjetër, derisa nuk jam bërë i vetëdijshëm për Atë”.2 Po ashtu edhe Ruso, i cili ishte kritik ndaj mënyrës tradicionale të mësimit dhe praktikimit të religjionit, pati pranuar nevojën, po dhe domosdoshmërinë e përkushtimit fetar dhe të fesë për shtetin modern, që të mund të funksiononte në mënyrë të rregullt. Prandaj, ai i pati identifikuar disa “dogma” dhe përkrahu inkuadrimin e tyre në “religjionin civil”. Ai kishte thënë: “Ekzistimi i hyjnisë së gjithëmundshme, inteligjente, të mëshirshme, ekzistimi i botës së përtejme, i lumturisë së të drejtëve, ndëshkimit për mëkatarët, i shenjtërisë së kontratës shoqërore dhe ligjit – këto janë dogma pozitive. Për sa u përket dogmave negative, do t’i reduktoja në një – nuk ka vend për jotolerancën”. 3 Madje edhe Kanti, i cili idenë e të vërtetës e reduktoi në përvojë empirike dhe moralitetin u përpoq ta vendoste mbi baza racionale, insistonte për faktin që “pa një Zot dhe pa botën që nuk e shohim tash, por për të cilën shpresojmë, idetë e mëdha të moralit janë vërtet objekt i miratimit dhe admirimit, po jo edhe i burimit të kuptimit dhe veprimit”.4 Mirëpo, duke mohuar mundësinë e së vërtetës transhendente, dhe si rezultat i sulmit të pakursyeshëm mbi autoritetin e shpalljes si burim i dijes etike dhe ontologjike, shkencëtarët shekullarë arritën ta margjinalizonin fenë dhe të minonin moralitetin. Tentimet që 2

Rene Decartes, Meditations on First Philosophy, trans. John Cottingham (Cambridge University Press, 1986), fq. 49. 3 Jean-Jacque Rousseau, The Social Contract, trans. Maurice Cranston (London: Penguine Books, 1968), fq. 186. 4 Immanuel Kant, Critique of Pure Reason, trans. Norman Kemp Smith, New York: Macmillan, 1929, fq. 640.

164

Takvim – Kalendar 2013

moraliteti të bazohej mbi dobishmëri dhe mbi llogarinë e çmimit dhe dobisë, e jo mbi të vërtetën, u treguan të kota dhe të kundërta me intuitën, dhe shkaktuan egoizëm dhe relativizëm moral. Gjithësesi, kishte intelektualë të cilët kishin më pak simpati për religjionin, sidomos nga intelektualët francezë, por ata nuk përfaqësonin ndjenjat mbizotëruese të shumicës së madhe në Evropë. Revolucioni Frëng manifestoi sentiment të qartë antireligjioz, por nuk ishte i orientuar, sikur e pati vërejtur këtë Niçe më vonë, per se kundër religjionit, por kundër religjionit të organizuar të paraqitur, para së gjithash, në Kishën Katolike. “Filozofia moderne, si skepticizëm epistemologjik”, pohoi Niçe, “është publikisht dhe fshehtësisht antikristiane – edhe pse, kjo duhet thënë për arsye të veshëve të rafinuar, në asnjë rast nuk është antireligjioze”. 5 Sentimenti thelbësor shekullarist, pra, është i rrënjosur në reformizmin fetar, më saktë, ai është i rrënjosur në revoltën protestante kundër hierarkisë religjioze dhe religjionit të centralizuar. Shekullarizmi në mënyrë origjinale nuk ishte menduar si mënyrë që të ndahej religjioni prej shoqërisë apo vetëdija religjioze nga aksioni politik, por vetëm të izolohej shteti nga struktura kishtare dhe të ndaheshin pushteti religjioz dhe politik. Toni, ndërkaq, filloi të ndryshonte një shekull më vonë në mesin e intelektualëve progresivë evropianë, të cilët religjionin e panë si forcë negative, mënjanimi i së cilës, besonin ata, do 5

Friedrich Nietzsche, Beyond Good and Evil (New York, NY: Vintage Books, 1966), fq. 66.


Qasje

165

të ishte me rëndësi thelbësore për emancipimin dhe progresin e mëtejmë. Karl Marksi, edhe pse qe pajtuar se shteti shekullar kishte neutralizuar religjionin me sukses dhe e kishte nga sfera publike, edhe më tutje shihte rrezik të madh në jetën religjioze. Kjo për arsye se, pohonte Marksi, shekullarizmi e ka rrëgjuar religjionin në çështje private vetëm kur bëhet fjalë për shtetin. Mirëpo, privatizimi i religjionit i dha atij ndikim më të madh në organizimin e shoqërisë civile. Madje edhe në SHBA, ku religjioni është zbutur dhe individualizuar në masën më të madhe, ai vazhdon ta ndajë shoqërinë në bashkësi të ndryshme religjioze, duke mundësuar kështu formimin e solidaritetit të brendshëm me ndikim të qartë në jetën ekonomike. Religjioni, më tej, mendonte Marksi, është instrument në duar të klasave të privilegjuara për arsyetimin e mjerimit shoqëror dhe pabarazisë ekonomike. Në veprën Çështja hebraike Marksi, për nevojën e emancipimit të njerëzisë nga religjioni, ka thënë si vijon: “Dekompozimi i njeriut në hebraik dhe qytetar, protestant dhe qytetar, njeriut religjioz dhe qytetar nuk është as mashtrim kundër qytetarisë, por as lojë (mashtrim) i emancipimit politik, ky është emancipim politik per se, metodë politike e emancipimit të njeriut nga religjioni. Gjithsesi, në periudhat kur shteti politik, si i tillë, lindi dhunshëm nga shoqëria civile, kur çlirimi politik është formë në të cilën njerëzit përpiqen të arrijnë çlirimin e vet, shteti mundet dhe duhet të shkojë medoemos edhe në abrogimin e religjionit, destruksionin e religjionit. Por, këtë mund ta bëjë vetëm në të njëjtën mënyrën, me të cilën abrogoi pronën private, deri në maksimum, deri te konfiskimi,

166

Takvim – Kalendar 2013

deri te tatimimi progresiv, që të mund të inkuadronte madje edhe destruksionin e jetës, gijotinën”. Niçe, sikur edhe Marksi, e pati gjykuar religjionin si forcë negative shoqërore përgjegjëse për ruajtjen e të butëve, të njomëve dhe të dobëtve, me se ajo e dobëson racën njerëzore. Duke e lavdëruar varfërinë dhe duke e falënderuar zmbrapsjen e instinktit natyror, Niçe insiston që religjioni kontribuon në shtyrjen e përkryerjes së llojit njerëzor. “Duke i marrë në gjirin e tij ata të cilët vuajnë, duke u dhënë përkrahje të pashpresëve, të shtypurve dhe të varurve” Kristianizmi, pohon ai: “Ka ruajtur shumë nga ata që është dashur të zhdukeshin”.6 Për dallim nga Marksi, i cili religjionin e konsideronte pengesë në rrugën e arritjes së barazisë universale, refuzimi i religjionit nga Niçe në mënyrë të përgjithësuar, dhe në veçanti i Kristianizmit të reformuar, ka qenë antidemokratik, drejtuar kundër frymës egalitare që kultivon, dhe kështu, karshi mungesës së suksesit të tij, të promovonte shoqërinë e hierarkizuar, për të cilën besonte se ishte inherente për njerëzinë dhe e lëvdueshme për jetën shoqërore.7

Religjioni dhe shteti në shoqërinë myslimane Shumë intelektualë myslimanë sot insistojnë se Islami është pjesë integrale e shtetit. Shteti në shoqërinë e përkushtuar ndaj Islamit, theksojnë ata, sipas përkufizimit, është shtet islam duke marrë parasysh se e drejta islame obligon pushtetin 6 7

Ibid., fq. 74-75. Ibid., fq. 45.


Qasje

167

politik, që ka ndikim të drejtpërdrejtë mbi të drejtën kushtetuese. Kjo ka krijuar konfuzion për natyrën e shtetit islam dhe ka nxitur dyshim tek dijetarët modernistë, të cilët frikësohen se me kurorëzimin e sërishëm ndërmjet shtetit dhe Islamit, rezultati do të ishte lindje e teokracisë. Konfuzioni, gjithsesi, nuk rrëgjohet vetëm tek vrojtuesit e jashtëm dhe komentuesit që e kanë zakon që përfundimet në analizat e tyre t’i nxjerrin nga përvoja historike e shoqërive perëndimore, por ndikon edhe tek ata që përfaqësojnë formimin e shtetit mbi themelet e vlerave islame. Vështirësia paraqitet në tentimin që të kombinohet parimi i sundimit popullor me atë të shtetit, që e obligon e drejta islame. Ky konfuzion, sipas mendimit tim, është rezultat i barazimit të strukturës politike të Ummetit me strukturën politike të shtetit dhe, në përputhje me këtë, përzierja e funksioneve të Sheriatit me funksionet e shtetit. Ky konfuzion nuk kufizohet vetëm në veprat obskure. Kjo mund të takohet edhe në veprat e mendimtarëve me ndikim bashkëkohor mysliman. Me titullin Synimet e shtetit islam Ebu El-A’la El-Mewdudi, për shembull, i veçon dy lloje synimesh që dalin para shtetit islam: synimet negative “siç është kundërshtimi i agresionit dhe ruajtja e lirisë së popujve dhe mbrojtja e shtetit, dhe synimet pozitive - siç është ndalimi i të gjitha gjerave që i ka dënuar Kur’ani”.8 El-Mewdudi përsiatjet e tij i përfundon me afirmimin e tonalitetit të synimeve shtetërore në bazë të gjithëpërfshirjes së synimeve të Sheriatit. Ai thotë: “Është e qartë se është e pamundur për shtetin e tillë, të kufizojë suazën e tij, sepse ai është shtet totalitar, i cili rregullon 8

Abu al-Ala al-Mawdudi, Nadhariyyat al-islam wa Hadyuh (Jeddah: Dar alSaudiyyah, 1985), fq. 47.

168

Takvim – Kalendar 2013

jetën e përgjithshme të njerëzve dhe i cili çdo aspekt të jetës njerëzore e ngjyros me ngjyrë morale dhe me programe të veçanta reformiste. Kështu, askush nuk ka të drejtë t’i kundërvihet shtetit dhe të përjashtohet nga përgjegjësia duke folur se kjo e ajo është gjë private, në të cilën shteti nuk mund të përzihet. Shkurtimisht, shteti përfshin jetën e njerëzve dhe çdo fushë të qytetërimit sipas teorisë së tij të veçantë morale dhe programit të veçantë reformist. Prandaj, ai, deri diku, është e ngjashme me shtetin komunist dhe fashist. Por, pavarësisht nga ky totalitet, shteti islam është i lirë nga ngjyra që dominon në shtetet totalitare dhe autoritare të kohës sonë. Për këtë arsye, shteti islam nuk kufizon lirinë individuale, dhe në të as që ka shumë hapësirë për diktaturën apo autoritetin absolut”. 9 Citati i sipërm reflekton gjendjen e konfuzionit që vumë në dukje pak më parë. Në një paragraf autori shtetin islam e përshkruan si totalitar, e krahason me shtetin komunist e fashist dhe thekson se askush nuk ka të drejtë t’i kundërvihet shtetit dhe të kundërshtojë përzierjen e tij në jetën personale, e, dy fjali më poshtë, heq dorë, duke mohuar mundësinë që shteti islam të kufizojë lirinë individuale. Sigurisht se pohimi për karakterin totalitar të shtetit, është rezultat i përzierjes së funksioneve shtetërore të lidhura me dimensionin juridik të Sheriatit, me funksionet e Ummetit të lidhura për dimensionin moral dhe arsimor. Dallimi i këtyre dy lloje synimesh, pra, është me rëndësi thelbësore për pamundësimin e shtetit që shoqërisë së gjerë t’i imponojë rendin normativ të bazuar në komentimin e ngushtë të Ligjit. Shteti 9

Ibid.


Qasje

169

islam, kjo duhet theksuar, nuk është institucion i përkushtuar për promovimin e interesave të bashkësisë myslimane, por sistem politik i bazuar në parimet universale i përkushtuar për ruajtjen e qetësisë, sigurisë dhe mirëqenies së qytetarit, pavarësisht nga doktrina, religjioni, nacionaliteti, raca apo gjinia e qytetarëve. Siç do të tregohet në faqet vijuese, sistemi islam në të kaluarën nuk kishte sjellë, as në të ardhmen nuk do të duhej të sillte imponimin e konceptit të mendimit të caktuar të ngushtë dhe të kufizuar mbi shoqërinë. Kjo për shkak se, parimi i pluralitetit doktrinar dhe fetar, ishte synuar qysh prej fillimit të vetë lindjes së Ymetit si parimi politik kyç. Këtu ajetet kuranore, si mekase ashtu edhe medinase, theksojnë qartë rëndësinë qendrore të parimit të lirisë fetare në konceptin islam. Kohët e fundit, kujdesi se në çfarë lidhjeje do të jetë përcaktimi fetar me zbatimin e pushtetit, gjeti rrugë deri tek radhët e islamikëve. Grupet e brendshme islame gradualisht bëjnë pengesë nga konceptet e hershme të rendit të centralizuar islam, siç e kishin konceptuar prijësit e hershëm sikurse ishin Hasan El-Benna dhe Tekijuddin En-Nebehani. Prijësit e lëvizjeve kryesore islame në Egjipt, Jordani, Pakistan, Siri, Turqi dhe Tunizi, të përmendim vetëm disa, janë deklaruar publikisht në dobi të sistemit demokratik, pluralist, ku liria e të folurit dhe e tubimit u garantohet të gjithë qytetarëve, pavarësisht nga orientimi i tyre politik apo përkatësia fetare. 10

10

Rashid al-Ghanoushi, Al-Huriyyat al-Ammah fi al-Dawlah al-Islamiyyah (Liritë e përgjithshme në shtetin islam), (Beirut: Markaz Dirasat al-Wihda al‘Arabiyyah, 1993), fq. 258.

170

Takvim – Kalendar 2013

Parimet bazë të Shtetit të Medinës Ideja e shtetit islam, të cilën sot e përfaqësojnë autorët populistë, siç u përpoqa pikërisht ta tregoja, është përzierje e strukturës nacionaliste e shtetit modern me strukturën komunale / të përbashkët të Sheriatit historik. Koncepti i shtetit, i cili rezulton nga kjo, është kundërshtia e plotë e natyrës dhe synimit të bashkësisë politike, që e kishte themeluar Pejgamberi a.s. dhe e patën zhvilluar brezat e mëvonshëm myslimanë. Pasqyra e shkurtër e parimeve udhëheqëse të bashkësisë së parë politike islame zbulon diskontinuitetin ndërmjet këtyre dy koncepteve të shtetit islam. Parimi dhe struktura e bashkësisë së hershme politike islame përmbaheshin në Kartën e Medinës (Sahifet’ul-Medineh), e cila përbënte bazën kushtetuese të bashkësisë politike që themeloi Pejgamberi a.s.. 11 Karta e Medinës kishte vendosur disa parime të rëndësishme politike, të cilat, nëse do të merren së bashku, e përbënin kushtetutën e shtetit të parë mysliman dhe përkufizonin të drejtat dhe detyrimet politike të anëtarëve të bashkësisë politike të themeluar rishtas, të barabartë të myslimanëve dhe jomyslimanëve, dhe që kishin përcaktuar strukturën politike për shoqërinë në krijim. Parimet më të rëndësishme të kartës së Medinës janë:

11

Për tekstin komplet të Kartës shih: Ibn Hisham, Al-Sirah al-Nabawiyyah (Biografia e Pejgamberit), Damask. Dar al-Kunuz al-Adabiyyah, n.d.), vol. 1, fq. 501-502.


Qasje

171

172

Takvim – Kalendar 2013

1) Karta proklamonte se Ummeti ishte bashkësi politike, e hapur për të gjithë individët që ishin të përkushtuar ndaj parimeve dhe vlerave të tij, dhe që ishin të gatshëm t’i bartnin detyrimet dhe përgjegjësitë e tyre. Ajo nuk ishte bashkësi e mbyllur anëtarësia e së cilës, me të gjitha të drejtat dhe garancitë që i bartte me vete, ishte e kufizuar në grumbullin e zgjedhur. E drejta për anëtarësi në Ummet nënkuptonte këto: a) Pranimi i parimeve të sistemit islam që manifestohej në përkushtimin dhe përkrahjen ndaj rendit moral dhe juridik; b) Deklarimi i përkushtimit ndaj sistemit nëpërmjet kontributit praktik dhe luftës për realizimin e synimeve islame. Pra, përkushtimi dhe kujdesi për të mirën publike, ishin parimet që përcaktonin anëtarësinë në Ummet dhe këtë e përkufizonte neni i parë i dokumentit: “Kjo është karta të cilën e jep Muhammedi a.s. (e cila do t’i rregullojë marrëdhëniet) ndërmjet besimtarëve dhe myslimanëve kurejshitë dhe të Jethribit (Medinës) dhe atyre të cilët do t’i pasojnë, të cilët iu bashkëngjiten dhe ata që do të luftojnë me ata”.12 2) Karta skicon suazën e përgjithshme që përkufizon normat individuale dhe vëllimin e aksionit politik brenda shoqërisë së re, duke i mbajtur njëkohësisht strukturat shoqërore dhe politike, atëherë në Arabinë fisnore. Karta e Medinës kishte ruajtur strukturën fisnore duke mohuar njëkohësisht frymën fisnore dhe duke ia vendosur përkushtimin fisnor rendit juridik të bazuar në moral. Kështu, Karta, duke e proklamuar se bashkësia e re politike është “ummet për vete, i cili i përjashton njerëzit e tjerë” kishte konfirmuar ndarjen fisnore, e cila tash-

më ishte pastruar nga fryma fisnore me sloganin “vëllezërit e mi kanë apo jo të drejtë”, duke ia nënshtruar parimeve më të larta të së vërtetës dhe të drejtësisë. Karta kishte proklamuar se të shpërngulurit nga Kurejshi, Ben’ul-Harith, Ben’ul-Evs dhe fise të tjera të populluara në Medinë, sipas “traditave të tyre aktuale do ta paguajnë gjakun që e kanë paguar edhe deri tash, dhe çdo grup do të blejë robërit e vet”.13 Shmangia islame që t’i abrogonte ndarjet fisnore, mund të shpjegohet me disa faktorë, të cilët mund të përmblidhen në tri pikat vijuese: E para - ndarja fisnore nuk ishte vetëm ndarje politike, po edhe ndarje shoqërore, e cila pjesëtarëve të fisit u siguronte sistemin simbiotik. Për këtë arsye, abrogimi i ndihmës politike dhe shoqërore, që siguronte fisi para zhvillimit të alternativës, ishte humbje e madhe për anëtarët e shoqërisë. E dyta - krahas faktit që ishte grupim shoqëror, fisi paraqiste bashkësinë ekonomike në harmoni me ekonominë pastorale që dominonte në Gadishullin Arabik para dhe pas shfaqjes së Islamit. Ndarja fisnore është ndarje ideale për prodhimin pastoral duke marrë parasysh se ajo siguron lirinë e lëvizjes dhe migrimet në kërkim të kullotave. Çdo ndryshim në këtë model, kërkon së pari ndërmarrjen e nismës për ndryshimin e mjeteve dhe metodave të prodhimit. E treta – dhe ndoshta faktori më i rëndësishëm, i cili e arsyeton ndarjen fisnore brenda suazës së Ummetit, pasi Shpallja e fundit e kishte pastruar ekzistencën fisnore nga përmbajtja e saj agresive dhe arrogante, - ishte ruajtja e shoqërisë dhe mbrojtja e saj nga rreziqet e diktaturës qe-

12

13

Ibid., fq. 501.

Ibid.


Qasje

173

ndrore, e cila do të mund të paraqitej në mungesë të strukturës sekondare shoqërore dhe politike, respektivisht pengimit të përqendrimit të fuqisë politike në duar të pushtetit qendror. Së këndejmi, Islami ka pranuar sistemin politik të bazuar mbi konceptin e Ummetit si alternativë për sistemin e shkapërderdhur fisnor dhe e ka ruajtur ndarjen dhe e ka pastruar nga elementet agresive. Islami çështjen e strukturës politike ia ka lënë zhvillimit të vazhueshëm të strukturave ekonomike dhe prodhuese. Edhe pse Shpallja islame ka shmangur cilatdo direktiva arbitrare synimi i të cilave ka qenë abrogimi momental i ndarjeve fisnore, ajo haptazi ka kritikuar jetën fisnore dhe nomade.14 3) Sistemi politik islam ka pranuar parimin e tolerancës fetare të bazuar në lirinë e besimit për të gjithë anëtarët e shoqërisë. Ai u ka pranuar hebrenjve të drejtën për të jetuar sipas parimeve dhe rregullave që besonin: “Hebrenjtë e Benu Avfe janë një bashkësi me besimtarët. Hebrenjtë kanë fenë e tyre, kurse myslimanët të tyren”. Karta thekson rëndësinë fondamentale të bashkëpunimit ndërmjet myslimanëve dhe jomyslimanëve në vendosjen e drejtësisë dhe mbrojtjen e Medinës nga agresioni i jashtëm. “Hebrenjtë duhet t’i bartin shpenzimet e tyre, kurse myslimanët të tyret. Çdo grup duhet të ndihmojë tjetrin kundër çdokujt që i sulmon nënshkruesit e kësaj Karte. Ata duhet të këshillohen dhe të merren vesh”. Karta ua ndalonte myslimanëve t’u bënin padrejtësi hebrenjve apo të hakmerreshin ndaj pjesëtarëve të fesë hebraike për vëllezërit e tyre myslimanë, duke pasur parasysh parimet e së vërtetës dhe së mirës. “Hebraiku që na pason, ka të drejtë të ndihmës dhe ba-

174

rabarësi. Atij nuk do t’i bëhet e padrejtë as që do t’u ndihmohet armiqve të tij”. 15 E katërta – Karta parasheh që aktivitetet shoqërore dhe politike në sistemin e ri duhet t’i përgjigjen grumbullit të vlerave dhe standardeve universale, të cilat të gjithë njerëzit i trajtojnë të barabartë. Sovraniteti në shoqëri nuk do t’u përkasë sunduesve, ose ndonjë grupi të veçantë, por ligjit të bazuar në drejtësi dhe mirësi, i cili garanton dinjitetin e të gjithë pjesëtarëve të shoqërisë. Karta vazhdimisht dhe shpesh thekson rëndësinë bazë të drejtësisë, mirësisë dhe të drejtës, ndërsa në mënyra të ndryshme gjykon padrejtësinë dhe tiraninë. “Ata, nga mirësia dhe ndjenja e drejtësisë, do t’i shpaguajnë robërit e tyre me.......”, përcakton Karta. Besimtarët e devotshëm do të luftojnë kundër rebelëve dhe atyre që dëshirojnë të shtrijnë padrejtësinë, mëkatet, armiqësinë apo korrupsionin ndër besimtarët. Dora e çdo personi do të jetë kundër tij, madje edhe nëse do të jetë i biri i dikujt prej tyre” - qëndron në Kartë.16 E pesta – Karta kishte futur disa të drejta politike, të cilat do t’i gëzonin edhe individët në shtetin medinas, si myslimanët ashtu edhe jomyslimanët, siç janë: a) Detyrimi që të ndihmohen të shtypurit; b) Jashtë ligjit mbeti fajësia sipas afërsisë që e kishin praktikuar shpesh fiset arabe paraislame: “Personi nuk do të përgjigjet për punët e këqija të aleatit të tij”; c) Liria e besimit: “Hebrenjtë e kanë fenë e tyre, kurse myslimanët të tyren” dhe; ç) Liria e lëvizjes nga dhe në Medinë: “Kush dëshiron ta lëshojë Medinën, është

15 14

Kur'an, Et-Tevbe 97 dhe El-Huxhurat 14.

Takvim – Kalendar 2013

16

Ibn Hisham, Al-Sirah, fq. 501. Ibid.


Qasje

175

i sigurt, dhe kush dëshiron të mbetet në Medinë, është i sigurt përveç atij që ka gabuar ndaj dikujt ose ka bërë mëkat”.17

Religjioni dhe shteti në shoqërinë historike myslimane Duke e respektuar udhëzimin e Shpalljes, Ummeti në pjesën më të madhe të historisë së tij të gjatë ka respektuar parimin e diversitetit fetar dhe kulturor. Pushteti mysliman nga koha e hulefa-i rashidinëve ka mbrojtur lirinë e fesë dhe u ka mundësuar pakicave jomyslimane jo vetëm t’i praktikojnë ritualet e tyre fetare dhe të predikojnë fenë e tyre, por edhe t’i aplikojnë ligjet e tyre fetare sipas sistemit autonom administrativ. Po në këtë mënyrë, Umeti në tërësi ka respektuar pluralizmin doktrinal me dimensionet e tij konceptuale dhe juridike. Ai i është kundërvënë çdo tentimi që pushteti politik të anonte për një nga grupet rivale apo t’i jepte përparësi një grupi ideologjik ndaj tjetrit. Ai po ashtu ka insistuar në zvogëlimin e rolit të shtetit dhe kufizimin e funksioneve të tij në sferën e limituar. Çdokush që vendos të studiojë historinë politike të Islamit, shumë shpejt e kupton se të gjitha praktikat politike që kanë shkelur parimin e lirisë fetare dhe pluralizmit, kanë qenë përjashtim nga rregullat. Për shembull, përpjekja e halifit mu’tezilit El-Me’mun për ta imponuar njëtrajtësinë doktrinale në pajtim me shpjegimin mu’telzilit dhe për ta shfrytëzuar autoritetin e tij politik, që të përkrahë një palë të inkuadruar në disputin do17

Ibid.

176

Takvim – Kalendar 2013

ktrinar, ishin gjykuar nga ana e ulemasë dhe shumicës së Umetit. Përpjekjet e tij për të arritur homogjenitetin doktrinar me përndjekje e dhunë, në fund u konfliktuan me vullnetin e Umetit, i cili refuzoi që problemet doktrinare dhe teorike t’i zgjidhte me shpatë. Kjo e detyroi Vathik bil-lahin, halifin e tretë pas El-Me’munit, që të hiqte dorë nga roli që patën marrë pararendësit e tij dhe t’i pezulonte masat e tyre represive. Është e qartë që myslimanët dalluan historikisht se synimi kryesor i vendosjes së sistemit islam është krijimi i kushteve të përgjithshme, i cili do t’u mundësojë njerëzve për të realizuar detyrat e tyre si subjekte morale të vullnetit hyjnor (hulefa`), e jo t’i impononin me dhunë mësimet e Islamit. Ne, për këtë arsye, paraqitjen e organizatave që detyrojnë Umetin për të ndjekur një shpjegim të ngushtë dhe të cilët bëjnë thirrje për përdorimin e pushtetit politik me qëllim të detyrimit të njerëzve për t’iu nënshtruar normave islame, i shohim si rezultat të përzierjes së rolit dhe synimeve të Umetit me rolin dhe synimet e shtetit. Dhe, derisa Umeti ka për synim të ndërtojë identitetin islam, të sigurojë atmosferën e cila të ndihmojë në zhvillimin shpirtëror dhe mendor të individit, dhe t’i garantojë rastin / shansin që të realizojë rolin dhe synimet e tij jetësore brenda suazës ligjore të përgjithshme, shteti bën përpjekje për të bashkërenduar aktivitetet e Umetit me qëllim të shfrytëzimit të potencialeve natyrore e njerëzore dhe mundësive për tejkalimin e problemeve dhe pengesave politike dhe ekonomike, që pengojnë zhvillimin e Umetit. Dallimi ndërmjet së përgjithshmes dhe së veçantës në Sheriat dhe dallimi i përgjegjësisë së Umetit dhe të shtetit - është domosdoshmëri, nëse dëshirojmë ta shmangim shndërrimin e


Qasje

177

fuqisë politike në mekanizëm për të çuar përpara të interesave të veçantë dhe nëse dëshirojmë të sigurojmë që agjencitë dhe institucionet shtetërore të mos pamundësojnë progresin individual dhe shoqëror ose të pengojnë zhvillimin shpirtëror konceptual dhe organizativ të shoqërisë.

Dallimi i shoqërisë civile dhe shtetit Historikisht, funksionet ligjvënëse në shoqërinë myslimane nuk ishin të kufizuara në institucione shtetërore. Ekzistonte një spektër i tërë lidhur me përpjekjet juridike edhe në nivelin moral edhe në nivelin ligjor. Duke marrë parasysh se pjesa kryesore e ligjit lidhur me raportet kontaktore ndërmjet individëve, kishte të bënte me trupat/organet juridike ligjvënëse, shërbimet gjyqësore mund të jenë të lidhura drejtpërdrejt për Umetin, e jo për shtetin. Dallimi ndërmjet shoqërisë civile dhe shtetit, mund të mbetet me ndarjen e procesit ligjvënës në fusha të ndryshme, të cilat reflektojnë, si dallimet gjeografike, ashtu edhe normative në shoqërinë politike. Rëndësia e strukturës së diferencuar të ligjit, nuk është e kufizuar në aftësinë për t’iu kundërvënë prirjes së centralizimit të pushtetit që e karakterizon modelin perëndimor të shtetit. Ajo gjithashtu është me rëndësi për garantimin e pakicave fetare. Modeli islam duhet të ruajë pavarësinë ligjvënëse dhe administrative të pasuesve të religjioneve të ndryshme, duke marrë parasysh se ligjvënia komunale nuk bën pjesë nën autoritetin shtetëror. Nga ana tjetër, modeli shumicë i shtetit demokratik pakicave fetare u merr pavarësinë e tyre ligjvënëse dhe insiston në nënshtrimin e të gjithë qytetarëve ndaj një sistemi

178

Takvim – Kalendar 2013

juridik, i cili manifeston shpesh vlerat doktrinale dhe morale të shumicës sunduese. Bashkësia e hershme myslimane ishte e vetëdijshme për nevojën për ligje të ndryshme për të siguruar autonomi morale duke punuar në mënyrë të zellshme në sigurimin e mbrojtjes së njëjtë para ligji, kur është fjala për të drejtat njerëzore bazë. Juristët e hershëm kishin mbajtur qëndrimin që jomyslimanët, të cilët kanë lidhur kontratë për paqe me myslimanët, kanë të drejtë për liri të plotë fetare dhe mbrojtje të njëjtë nga ligji, kur bëhet fjalë për të drejtat në sigurinë personale dhe pasurinë. Muhammed ibn El-Hasen Esh-Shejbani, pa u hamendur, kur jomyslimanët lidhin kontratë për paqe me myslimanët, thotë “se myslimanët nuk do t’i përvetësojnë shtëpitë apo tokën e tyre (të jomyslimanëve) as që do të hyjnë në cilëndo shtëpi të tyre, sepse ata janë bërë palë në kontratë për paqe dhe se i deleguari i Pejgamberit në Hajber ka shpallur se pasuria e asnjë jomyslimani, i cili ka lidhur marrëveshje me myslimanët, nuk iu lejohet (myslimanëve). Ç’është e drejta, ata (jomyslimanët) kanë lidhur kontratë për paqe me myslimanët, në mënyrë që ta përdorin pasurinë e tyre sikurse edhe myslimanët”.18 Po ashtu, juristët e hershëm myslimanë jomyslimanëve u kanë njohur të drejtën e vetëqeverisjes dhe u kanë dhënë autonominë e plotë morale dhe ligjore në fshatra dhe qytete nën kontrollin e tyre. Kështu Esh-Shejbani, autori më autoritativ për të drejtat e jomyslimanëve, ka insistuar që kristianët, të cilët kanë nënshkruar kontratë për paqe (dhimmi) me myslimanët - dhe kështu janë bërë dhimmij - kanë liri të plotë të tregtojnë me derra dhe 18

Abu al-Ala al-Mawdudi, Nadhariyyat al-islam wa Hadyuh (Jeddah: Dar alSaudiyyah, 1985), fq. 47.


Qasje

179

alkool në qytetet e tyre, edhe pse këto gjëra myslimanët i konsiderojnë të pamoralshme dhe ilegale.19 Mirëpo, kjo u ndalohej dhimmijve ta bënin në fshatrat dhe qytetet nën kontrollin mysliman. Po ashtu, juristët e hershëm myslimanë kanë pranuar të drejtën e dhimmijve për të kryer funksione publike, përfshirë edhe funksionin e gjykatësve dhe ministrave. Mirëpo, për arsye se gjykatësit duhet t’u referohen ligjeve të bazuara në traditat fetare të bashkësive të ndryshme fetare, jomyslimanët nuk mund të jenë gjykatës në bashkësitë myslimane, as që gjykatësve myslimanë u qe lejuar të zbatonin Sheriatin ndaj dhimmijve. Nuk ka mospajtime ndërmjet shkollave të ndryshme juridike rreth të drejtave të jomyslimanëve që ndaj tyre të jenë të vlefshëm ligjet e tyre. Ata nuk pajtoheshin vetëm rreth faktit nëse janë pozicionet që i kanë bërë gjykatësit jomyslimanë (magistrates) gjyqësore sipas karakterit dhe a mund të quhen ata gjykatës (judges) ose funksionet e tyre që kanë qenë të pastra politike, që automatikisht do të thotë se gjykatësit jomyslimanë, në të vërtetë, ishin liderë politikë.20 El-Maverdi, nga ana e tij, ka bërë dallim ndërmjet dy posteve ministrore: ministrit të autorizuar (vezir tefvid) dhe ministrit ekzekutiv (vezir tenfidh). Dallimi ndërmjet dy posteve është sepse i pari vepron pavarësisht nga halifi, kurse i dyti mund të veprojë vetëm sipas instruksioneve të halifit dhe në kuadër të kufizimeve të dhë-

180

na. Së këndejmi, juristët e hershëm kanë lejuar që dhimmiu të kryejë funksionin e ministrit ekzekutiv, por jo edhe të ministrit të autorizuar.22 Por, edhe pse e drejta e hershme e Sheriatit kishte pranuar të drejtat qytetare e politike dhe liritë për jomyslimanët - dhimmijtë, rregullat sheriatike do të përjetonin revizion drastik duke filluar nga shekulli VIII h./14. Kjo ishte periudha e lëvizjeve të mëdha brenda Botës Myslimane. Ishte koha kur mongolët shkelën Azinë Qendrore dhe Perëndimore duke u shkaktuar dëme të mëdha dinastive dhe mbretërive të ndryshme. Atëherë rrënuan edhe selinë e hilafetit, Bagdadin. Ajo ishte periudha e kontrollit kristian mbi Palestinën dhe bregdetin e Sirisë. Në perëndim, pushteti mysliman në Andaluzi po dobësohej ngadalë. Në kushtet e tilla të mosbesimit dhe dyshimit, Ibn’ul-Kajjim, në një traktat, pati publikuar një varg dispozitash, të cilat i janë mveshur kontratës ndërmjet halifit Omer dhe kristianëve të Sirisë.23 Prejardhja e këtyre dispozitave është e dyshimtë, por synimi i tyre ishte i qartë: të përçmohen kristianët-dhimmijtë dhe të dallohen me mënyrën e veshjes dhe nga pamja e jashtme. Ndikimi i tyre ka qenë i kufizuar, sepse osmanlinjtë si trashëgimtarë të abasitëve, në vend të forcës sunduese, në Botën Myslimane kanë vazhduar praktikën e hershme të garantimit të

21 19

Ibid. 20 Ali ibn Muhammad al-Mawardi, Al-Ahkam al-Sultaniyyah (Cairo: Dar alFikr, 1983/1401), 59.

Takvim – Kalendar 2013

21

Ibid., fq. 20-23. Ibid., fq. 24. 23 Ibn al-Qayyim, Sharh al-Shurut al-'Umariyyah (Beirut: Dar al-‘Ilm lil Malayin, 1961/1381). 22


Qasje

181

autonomisë ligjore dhe administrative ndaj shtetasve jomyslimanë.

Islami, shoqëria civile dhe shteti Shteti modern u paraqit në mënyrë që ta mbronte lirinë individuale nga pushteti arbitrar dhe në mënyrë që të siguronte që anëtarët e shoqërisë politike të kishin kontrollin e plotë mbi institucionet publike. Për ta bërë këtë, shteti modern gjeti si të domosdoshme që institucionet publike t’i lironte nga kontrolli prej të gjitha grupeve ekskluzive duke inkuadruar religjionet e organizuara. Mirëpo, me gjithë dëshirën e qartë të pionierëve të shtetit shekullar, që moralin fetar ta zëvendësonin me virtytet civile si themel moral të shtetit, shekullarizmi përgjatë kohës ka zhvilluar tendenca antireligjioze duke bërë erozionin e vazhdueshëm të konsensusit moral. Erozioni i përhershëm i moralitetit dhe korrupsioni i gjithëpranishëm në politikën moderne, kërcënon ta shndërrojë shtetin në instrument në duar të nëpunësve të korruptuar dhe mbrojtësve të tyre egoistë. Kjo ka shkaktuar thirrjet për kthimin e religjionit dhe të grupeve të organizuara religjioze në arenën politike. Askund këto thirrje nuk janë më të zëshme dhe të qarta se në Botën Myslimane, ku vlerat islame kanë pasur ndikim të madh historikisht në politikën e bashkësisë. Për fat të keq, bashkimi i sërishëm, siç e mendojnë përkrahësit e shtetit islam, shpesh

182

Takvim – Kalendar 2013

paraqitet me terma të vrazhdë dhe të thjeshtësuar pa sukses që të vërehet kujdesi i madh që treguan myslimanët e hershëm që të ishin të sigurt se shteti, edhe në synimet e tyre dhe në strukturë, merr parasysh lirinë dhe interesin e të gjitha ndarjeve brendareligjioze dhe jashtëreligjioze. Kjo i fton mendimtarët myslimanë t’u qasen përsiatjeve të reja, të cilat për synim do të kenë ripërkufizimin e parimeve politike dhe të pushtetit. Duke bërë këtë, mendimtarët myslimanë duhet të jenë plotësisht të vetëdijshëm për nevojën që t’i tejkalojnë modelet historike të organizimit politik të shoqërisë myslimane. Strukturat dhe procedurat politike që kishin zbatuar myslimanët e hershëm, ishin të lidhura drejtpërdrejt me strukturat e tyre shoqërore, me zhvillimin ekonomik e teknologjik dhe me përvojën politike. Dhe, derisa modelet historike islame paraqesin një minierë të dijeve për myslimanët bashkëkohorë, të cilat ata mund t’i shfrytëzojnë, çfarëdo formulimi i derivueshëm i modelit modern islam të shtetit, i cili është besnik ndaj vlerave dhe etnosit islam, duhet të jetë rezultat i përsiatjes së freskuar, e cila merr parasysh strukturën e shoqërisë moderne. Unë besoj se mendimi politik islam mund të japë kontribut të madh në rikontruktimin e bërthamës morale të jetës shoqërore dhe të ruajtjes së traditave religjioze, pa sakrifikimin e parimeve të lirisë dhe barazisë, të cilat i promovon shteti modern. Karakteristikë themelore e përvojës politike islame janë kufizimet që shoqëria historike myslimane kishte arritur t’ia impononte mirësjelljes së sunduesit, dhe prania e shoqërisë së gjallë e të fuqishme civile. Shumë funksione, të cilat sot i


Qasje

183

kryen shteti shekullar, përfshirë arsimin, shëndetësinë dhe ligjvënien, u ishin besuar institucioneve civile. Shteti merrej kryesisht me çështjen e sigurisë e mbrojtjen, dhe paraqiste instancën e fundit në çështjen e administrimit të drejtësisë. Perceptimi i tillë i pushtetit shtetëror, sigurisht që do t’i lironte bashkësitë fetare nga intervenimi i shtetit dhe i nëpunësve të shtetit, të cilët kanë prirje t’i imponojnë vlerat e tyre të bazuara fetarisht, dhe idetë për të gjithë anëtarët e shoqërisë, përfshirë edhe ata që nuk i pranojnë disa nga këto vlera dhe bindje. Idetë e lirisë dhe barazisë individuale janë inherente me mendimin politik islam dhe këto parime kërkojnë që individët të kenë liri themelore civile, të cilat i ofron shteti modern. Mirëpo, duke liruar shoqërinë civile nga dora e rëndë shtetërore, dhe duke i zgjeruar liritë individuale mbi bashkësinë, dhe duke e pranuar autonominë morale për grupet shoqërore, - grupimet shoqërore dhe religjioze në konceptin islam të së drejtës (Sheriatit) do të kishin kapacitet që të rregullonin ligjërisht moralin e tyre të brendshëm dhe çështjet në bashkësinë e tyre. Dhe, derisa sfera e re e lirisë, e arritur me këtë aranzhim, mundëson dallimin ndërmjet qytetarëve, barazia do të ruhej si kriter i drejtësisë në sferën e re të së drejtës publike dhe në qasje të institucioneve publike, d.m.th. në çështjet që u përkasin interesave të përbashkët dhe raporteve të ndërsjella.

Përktheu: N. Ibrahimi


186

etikë Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

NDIKIMI PSIKOFIZIK I LUTJES KURANORE Allahu i Madhërishëm në Kur’anin famëmadh urdhëron e thotë: “E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për të qenë ata të udhëzuar drejt, le të më përgjigjen Mua dhe le të më besojnë Mua”. (El - Bekare, 186) Si dhe: “Zoti juaj ka thënë: "Më thirrni Mua, Unë ju përgjigjem, e ata që nga mendjemadhësia i shmangen adhurimit ndaj Meje, do të hyjnë të nënçmuar në xhehennem”. (Gafir, 60) Duke shpalosur Kur’anin fisnik, do të hasim në shumë lutje madhështore që na i mëson Allahu i Madhërishëm. Secila prej këtyre lutjeve paraqet një burim të bukurisë, elokuencës,

Takvim – Kalendar 2013

madhështisë, e mbi të gjitha qetësisë, harmonisë si dhe një ndikim të thellë në psikën, zemrën dhe organizmin e njeriut në përgjithësi. Allahu i Madhërishëm na mëson se edhe profetët e nderuar, në momentet më të vështira, I drejtoheshin Allahut me lutje të sinqertë, që buronte nga zemra. Të kujtojmë lutjen e Zekerijait, a.s.: “Tha: "Zoti im! Vërtet, mua më janë dobësuar eshtrat, më janë përhapur thinjat në kokën time, e me lutjen time ndaj Teje, o Zoti im, asnjëherë nuk kam qenë i dëshpëruar”. (Merjem, 4) Pra, në momentet kur çdo gjë dukej e humbur, larg dhe pa shpresë, pejgamberi i moshuar, me shpirt e me zemër, në vetmi, I drejtohet Allahut të Gjithëmëshirshëm për t’i falur djalë: “(Kujto) Edhe Zekirijain kur E luti Zotin e vet: "Zoti im, mos më lër të vetmuar, se Ti je më i miri trashëgues (pas çdokujt)”. (El - Enbija, 89) Po ashtu, edhe Ejjubi a.s., siç tregon Kur’ani fisnik: “(Kujto) Edhe Ejubin kur iu drejtua Zotit të vet me lutje: "Më gjeti belaja, e Ti je më Mëshiruesi ndër Mëshiruesit”! Ne iu përgjigjëm atij nga mëshira Jonë, ia hoqëm ato vështirësi që kishte, i dhamë familjen e tij dhe aq sa ishin ata, dhe e bëmë përkujtim për të devotshmit”. (El - Enbija, 8384) Në thellësitë e detit, në errësirën e barkut të peshkut, u dëgjua zëri i sinqertë dhe plot dhembshuri i Junusit a.s.: “(Kujto) Edhe atë të peshkut (Junusin) kur doli i hidhëruar (prej popullit) dhe mendoi se nuk do t'i vijë më puna ngu-


Etikë

187

shtë, po në errësira ai tha: "Nuk ka Zot pos Teje. Ti je i pastër, nuk ke të meta. Unë i bëra të padrejtë vetes!" Ne iu përgjigjëm atij, e shpëtuam nga tmerri. Kështu i shpëtojmë Ne besimtarët”. (El - Enbija, 87-88) Ja, para nesh shpaloset tregimi i Musait a.s., kur nuk kishte asgjë pos shkopit të tij në momentet më të vështira, i drejtuar nga tirani më i madh i kohës, Faraoni, me lutjen që buron nga zemra, plot bindje e sinqeritet: “Ai (Musai) tha: "Ma zgjero (më ndihmo) gjoksin tim! Dhe më lehtëso në këtë punë timen! Ma zgjidh nyjën e gjuhës sime! Që ta kuptojnë fjalën time! Më cakto një ndihmëtar nga familja ime, Harunin, vëllain tim, Që me të të ma forcosh fuqinë time, Bëma shok atë në punën time, Në mënyrë që të madhërojmë Ty më shumë, Dhe të kujtojmë Ty shpesh. Vërtet, Ti je Ai Që na sheh dhe na i di punët”. (Ta Ha, 2535) Gjatë lutjes, personi përjeton shpresën, dashurinë dhe qetësinë shpirtërore. Kjo forcon funksionet e tij fizike dhe psikike, freskon zemrën, dhe në këtë mënyrë mënjanon sëmundjen. Brenga është një gjendje e rëndë shpirtërore, e cila formohet tek njeriu në momentin kur ndodhet para një problemi të madh, të cilin mendon se nuk mund ta zgjidhë. Kjo njëherësh është faza e parë e tronditjes psikike që ndikon në strukturën e personalitetit.

188

Takvim – Kalendar 2013

Borxhi shkakton një gjendje të tendosur psikofizike tek njeriu. Nuk ka brengosje më të madhe për njeriun se borxhi, sepse nuk e lë të qetë as ditë as natë. Tregohet se një herë Muhammedi, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin për të, në xhami kishte takuar një njeri të quajtur Ebu Umame. - Prej nga ti në xhami, pasi ende nuk është koha e namazit? e pyeti Muhammedi, a.s. - Më kanë kapluar brengat dhe borxhet, – u përgjigj Ebu Umame. - A dëshiron të t’i mësojë disa fjalë, të cilat, kur t’i shqiptosh, do të të shpëtojnë nga brenga dhe t’i paguash borxhet tua? e pyeti Muhammedi, a.s. - Dëshiroj, o i Dërguari i Zotit, - tha Ebu Umame. - Kur të zgjohesh dhe kur të biesh, thuaj: “O Zot, po Të lutem (të më mbrosh) nga brenga dhe pikëllimi, nga pamundësia dhe përtacia, nga koprracia dhe frika, nga ajo që të më pushtojë borxhi dhe të më mbisundojnë njerëzit”! Ebu Umame më tutje rrëfen: “Unë e thosha këtë dhe Zoti më shpëtoi nga brenga dhe lava borxhin”. Nga rrëfimi i lartpërmendur kuptohet se Muhammedi, a.s., e udhëzoi Ebu Umamen t’i thoshte fjalët e përmendura si lutje të sinqertë drejtuar Zotit të Madhërishëm, për ta lehtësuar dhe liruar nga brenga dhe borxhi. Duhet theksuar se lutjet e Muhammedit, a.s., nuk janë vetëm lutje të rëndomta, por në to shprehet realiteti, thelbi i jetës dhe rruga e përkryerjes njerëzore.


Etikë

189

Prandaj, lutjet e të Dërguarit të Zotit duhen kuptuar, analizuar me themel, duke medituar rreth përmbajtjes së tyre dhe njëherësh duke vepruar dhe jetuar sipas tyre. Konkretisht, nëse analizojmë me vëmendje, Muhammedi, a.s., nuk e ka mësuar kot njeriun e zhytur në borxhe që t’I lutet Zotit të Gjithëfuqishëm për ta ruajtur nga përtacia dhe pasiviteti. Me këtë Muhammedi, a.s., tërheq vërejtjen se njeriu shpëton prej borxheve, brengave dhe peripecive të jetës me punë të vrullshme, të ndershme e të palodhshme dhe duke iu drejtuar Zotit të Gjithëmëshirshëm për ndihmë të vijueshme. Nga thënia e cituar e Muhammedit, a.s., e cila është tejet aktuale në kohën tonë, kur shumica e njerëzve janë të zhytur në brenga dhe borxhe, kuptohet se në radhë të parë duhet t’I drejtohemi Zotit të Madhërishëm me lutje të sinqertë, që buron nga zemra dhe shpirti, për të na shpëtuar nga brenga dhe dëshpërimi. Dëshpërimi a mërzia është faza e dytë e brengës. Është gjendje më e rëndë shpirtërore, me efekte të dukshme në sferën psikike. Dëshpërimi, nëse nuk parandalohet, mund ta kaplojë tërësisht njeriun, duke shkaktuar tek ai depresion të thellë psikik dhe duke paralizuar tërë aktivitetin e tij. Shkenca bashkëkohore vërteton se depresionet e rënda psikike shkaktojnë lirimin e substancave kancerogjene në sistemin nervor qendror dhe favorizojnë sëmundjet kancerogjene si dhe rënien e proceseve imunobiologjike. Ilaçi më efikas kundër dëshpërimit, sipas religjionit, është durimi.

190

Takvim – Kalendar 2013

Besimtari, në momentet më të vështira të jetës, kur të vihet në sprovë, duhet të gjejë forcë për të bërë durim. Ai duhet ta bëjë durimin si shokun më të ngushtë, sepse Zoti është me durimtarët, siç bën aluzion verseti vijues i Kur’anit famëmadh: “Ne do t'ju sprovojmë me ndonjë frikë, me uri, me ndonjë humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet, po ti jepu myzhde durimtarëve, të cilët, kur i godet ndonjë e pakëndshme, thonë: "Ne jemi të All-llahut dhe ne vetëm tek Ai kthehemi”! Të tillët janë që te Zoti i tyre kanë bekime e mëshirë dhe të tillët janë ata të udhëzuarit në rrugën e drejtë”. (El - Bekare, 155-157) Dy veti të tjera negative, për të cilat duhet kërkuar mbrojtje nga Zoti, janë pasiviteti dhe përtacia. Pasivitet do të thotë t’ua kthesh shpinën problemeve. Kjo është veti e dëmshme si për individin, ashtu edhe për shoqërinë njerëzore. Në mjerimin tonë të tanishëm nuk kemi të drejtë të lavdërohemi me formën e dikurshme të Islamit, po ne duhet të kuptojmë se pikërisht pasiviteti dhe koprracia kanë shkaktuar dekadencën tonë të tanishme, sepse Islami nuk ka qenë kurrë pengesë e përparimit, e punës dhe e shkencës. Ai i çmon aktivitetet intelektuale të njeriut deri në atë shkallë, saqë ato i vë mbi engjëjt. Përtacia dhe pasiviteti janë pengesë e përparimit njerëzor. Çdo besimtar në zemrën e tij bart të gjitha mundësitë e suksesit dhe të dështimit. Për këtë Zoti i Madhërishëm thotë: “Atij (njeriut) i takon ajo që e fitoi dhe atij i bie ajo (e keqe) që e meritoi”. (El - Bekare, 286)


Etikë

191

“Dhe se njeriut nuk i takon tjetër veçse ajo që ka punuar”. (En - Nexhm, 39) Fjala e Profetit, a.s., e shpreh shumë bukur besimin e punës, kur thotë: “Pranë Muhammedit, a.s., kaloi një njeri me nxitim. Shokët e Muhammedit, a.s., thanë: “O i Dërguar i Zotit, sa mirë do të ishte sikur ky njeri të nxitonte me këtë energji në rrugën e Zotit”. Muhammedi, a.s., u përgjigj: “Në qoftë se nxiton për të fituar kafshatën për fëmijët e tij, ai është në rrugën e Zotit; në qoftë se nxiton për të siguruar kafshatën për prindërit e tij të moshuar, ai është në rrugën e Zotit; në qoftë se nxiton në punë për të siguruar veten me nder, ai është në rrugën e Zotit. Por, në qoftë se është duke nxituar që të mburret dhe të lavdërohet, ai është në rrugën e djallit”. Më tej Muhammedi, a.s., na këshillon t’I lutemi Zotit të Madhërishëm të na ruajë nga frika dhe koprracia. Edhe frika, si fenomen psikologjik, ndikon në paraqitjen e sëmundjeve nervore dhe kardiovaskulare. Situatat që përjetuam nga lufta dhe që po përjetojmë tani, janë të mbushura me ankth dhe frikë të pandërprerë. Muhammedi, a.s., ka thënë për lutjen: “Neve na mjafton Zoti, Ai është mbrojtësi më i mirë” se ajo është siguria më e mirë për çdo frikë. Sëmundje tjetër e rëndë është koprracia. Për këtë na e tërheq vërejtjen Kur’ani famëmadh: “Ata, të cilët bëjnë koprraci me atë që nga të mirat e veta u dha All-llahu, të mos mendojnë kurrsesi se ajo është në dobi të tyre. Jo, ajo është në dëm të tyre”. (Ali Imran, 180)

192

Takvim – Kalendar 2013

Njeriu koprrac nuk e shpenzon pasurinë e vet as për vete, as për të tjerët. Ai mendon se lumturia më e madhe është grumbullimi i pasurisë, prandaj nuk ua shpërndan të varfërve dhe nevojtarëve. Koprraci është gjithnjë në gjendje frike dhe stresi, nga frika të mos e humbë apo të mos i pakësohet pasuria. Ai gjithnjë ankohet se “nuk ka”, se “jeta është e shtrenjtë” se “po vijnë ditë të vështira” se “skamja po troket në dyert tona”, etj.. Për këtë, Muhammedi, a.s., ka thënë: “Te besimtari nuk mund të gjinden dy veti: koprracia dhe morali i keq”. Më tej Muhammedi, a.s., na këshillon t’I lutemi Zotit të Madhërishëm të na ruajë nga borxhi, ngase të huazosh prej dikujt diçka, është një gjë e rëndë. Këtë e vërtetojnë shumë thënie të Muhammedit, a.s.: “I lutem Zotit të më ruajë nga mosbesimi dhe borxhi”. “Ruajuni nga borxhi, ngase ky është natën brengë e ditën turp”. “Borxhi shkon në dëm të fesë, dinjitetit njerëzor dhe nderit”. “Kush e merr pasurinë e huaj me qëllim që t’ia kthejë, Zoti do t’ia mundësojë ta kthejë me të vërtetë, e kush e merr pasurinë e huaj me qëllim që ta keqpërdorë, Zoti do ta shkatërrojë atë”. “Shehidit do t’i falet çdo mëkat e lëshim, përveç borxhit”. Dhe, nga pjesa e fundit e thënies së Muhammedit, a.s.: “Në fillim I lutemi Zotit të Plotfuqishëm të na mbrojë nga çdo armik dhe mbisundim i Tij”. Transmetohet nga Pejgamberi s.a.v.s. që në dhembjet e stomakut është mirë të pihet mjalti me ujë të vakët, duke lexuar


Etikë

193

shtatë herë kaptinën El-Fatiha. Kaptina El-Fatiha e çliron personin nga shqetësimet, frika, stresi, pikëllimi dhe melankolia. Për shërimin e të enjturave, pas namazit të rregullt, duke medituar, lexohen këto versete të Kur’anit fisnik: Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit “Sikur Ne ta zbritnim këtë Kur'an mbi ndonjë kodër, do ta shihje atë të strukur e të çarë prej frikës nga All-llahu. Këta janë shembuj që ua shkoqisim njerëzve, që ata të mendojnë. Ai është All-llahu që nuk ka zot tjetër; vetëm Ai, që e di të fshehtën dhe të dukshmen, Ai është Mëshiruesi, Mëshirëbërësi! Ai është All-llahu që nuk ka zot tjetër përveç Tij, sundues i përgjithshëm, i pastër (prej të metave që i mvishen), shpëtimtar (që i shpëton njerëzit prej ndëshkimit të padrejtë), sigurues (që i siguroi njerëzit me premtimin e vet dhe pejgamberët me mrekulli), mbikëqyrës (që mbikëqyr dhe përcjell çdo send), i plotfuqishëm, mbizotërues, i madhërishëm. I lartësuar është All-llahu nga çka i shoqërojnë! Ai është All-llahu, Krijuesi, Shpikësi, Formësuesi. Të tij janë emrat më të bukur. Atë (All-llahun) E madhëron ç’ka në qiej e në tokë dhe Ai është ngadhënjyesi, i urti”! (ElHashr, 21-24) Lutja për shërim dhe mbrojtje nga syri i lig: Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit “Ai është që krijoi shtatë qiej palë mbi palë. Në krijimin e Mëshiruesit nuk mund të shohësh ndonjë kontrast, prandaj drejto shikimin se a sheh ndonjë çarje? Mandej, herë pas here drejto shikimin, e shikimi do të kthehet tek ti i përulur dhe i molisur”. (El - Mulk, 3-4)

194

Takvim – Kalendar 2013

Dhe verseti i fundit i kaptinës El-Kalem. Lutja për shërimin e të parit të dobët dhe verbimit të natës: Për këtë qëllim nevojitet që, në enën e qelqit, të shkruhet ky verset kuranor: Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit “All-llahu është dritë (ndriçues, udhëzues) i qiejve e i tokës. Shembulli i dritës së Tij i gjason kandilit të vendosur në një zgavër të errët. Kandili gjendet brenda një qelqi si të ishte yll flakërues e që ndizet prej (vajit të) një druri të bekuar, prej ullirit që nuk mund të quhet as i lindjes e as i perëndimit, e vaji i tij ndriçon pothuajse edhe pa e prekur zjarri. Dritë mbi dritë. All-llahu udhëzon drejt dritës së Vet atë që do Ai. All-llahu sjell shembuj për njerëzit. All-llahu çdo gjë e di shumë mirë”. (En - Nur, 35) Pasi të shkruhet e të shpërlahet me ujë, uji të hidhet në një gotë dhe me të të lyhen kapakët e syve. Gjithashtu, leximi i rregullt i Kur’anit, duke e parë dhe mësuar, përmirëson të parët. Kjo është fuqia magjike dhe mahnitëse e fjalëve të Kur’anit fisnik, që ndikojnë në organizmin e njeriut. Mesazhi i tij është i qartë: “Ne ta shpallim Kur'anin që është shërim dhe mëshirë për besimtarët, kurse jobesimtarëve nuk u shton tjetër përpos dëshpërim”. (El - Israë, 82) Gjatë lutjeve një prej Emrave të Allahut të Madhërishëm, është Rabb. Përveç kuptimit Zot, ka edhe kuptimin “Edukues”, dhe nga kjo rrjedh fjala “terbije”, të cilën e njohim nëpërmes sintagmës “terbijetun-nefs” - “edukim i egos”. Ndërsa fjala “Allah” arrin baraspeshën e sistemit kardiorespirator.


Etikë

195

Mund të themi se njeriu sot vuan nga varfëria shpirtërore. Për këtë, profesor Nasr thotë se njeriu duhet të jetë përherë në lutje, sepse në këtë mënyrë vendos harmoninë në mes njeriut dhe Tokës. Në realitet, njeriut të sotëm të depersonalizuar, lutja ia kthen integritetin që ia ka rrënuar kultura dhe civilizimi modern. Lutja e përmbledh njeriun në bindje kozmike ndaj Allahut të madhërishëm. Kështu Kur’ani fisnik thotë: “A nuk e di për All-llahun se Atij I lutet kush është në qiej e në tokë, madje edhe shpezët krahhapura. Të gjithë e dinë dhe janë të udhëzuar për lutje ndaj Tij dhe për madhërimin ndaj Tij. All-llahu e di ç'punojnë ata”. (En - Nur, 41) Lutja vendos një ekuilibër të përkohshëm në mes trupit dhe shpirtit, që të përjetojnë së bashku një ekzistencë të harmonizuar paqësore. Gjatë lutjes dhe përvojave të ndryshme transhendentale, substanca të caktuara endogjene, përmes trurit, lirohen në organizëm. Këto substanca quhen opoide. Këto përfshijnë encefalinën dhe endorfinën që janë përgjegjës për eufori, qetësi dhe çiltërsi. Beta-lipotropina ndahet duke formuar tri produkte aktive kryesore, që quhen meta-encefalina, gama-endorfina dhe betaendorfina. Beta-endorfina është më aktivja. Ajo është njëzet herë më e fuqishme se morfina. Përveçqë eliminojnë dhimbjen, këta analgjetikë narkotikë shkaktojnë një ndjenjë të fuqishme të euforisë.

196

Takvim – Kalendar 2013

Atmosfera gjatë lutjes është një ilaç i fuqishëm anti-stres. Stresi ndikon në cilësinë e jetës dhe është shkak potencial për shumë sëmundje. Lutjet e Kur’anit normalizojnë sistemin nervor dhe qetësojnë gjendjen e ankthit. Rregullojnë bioritmin e lutësit, stabilizojnë sistemin kardiovaskular, endokrin, ritmin e zemrës dhe likuorin cerebrospinal. Lutjet në Islam janë të veçanta, të kombinuara me lëvizje të trupit dhe me meditim të përqendruar, japin një model të veçantë të relaksimit dhe qetësisë psikofiziologjike. Pra, lutjet kuranore kanë karakter shumëdimensional. Kështu, duke u lutur, besimtari krijon marrëdhënien e devocionit me Zotin, në mes individit dhe anëtarëve të shoqërisë dhe në mes njeriut dhe natyrës së tij të brendshme shpirtërore. Në fund, i bashkohemi lutjes që Allahu i Madhërishëm ia mësoi Muhammedit a.s.: “Thuaj: "Zoti im, më shto dituri”! (Ta Ha, 114)

______________________

Literatura: 1. Hasan ef. Nahi: Kurani i Madhërishëm, Tiranë, 2012; 2. Sejjid Kutb: U okrilju Kur’ana, Sarajevë, 1996; 3. Abdurrezak el-Abad: Fikhu i duave dhe i dhikrit, Prishtinë, 2008; 4. Sejjid Ali Hamedani: Ud’uni estexhib lekum, Haleb, 1992; 5. Abdullah Siraxhuddin: Ed’ijetu vel edhkjar, Haleb, 1959; 6. Hfz. Smail ef. Fazliq: Zbirka Dova, Sarajevë, 1985.


198

personalitete Nuridin Ahmeti

VEHBI EF. DIBRA NË LËVIZJEN KOMBËTARE SHQIPTARE Hyrje Në prag të jubileve me karakter kombëtar sikur është bërë traditë të trajtohen edhe figura të caktuara, kontributi i të cilave është i lidhur me këto data. Në 100-Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, kemi menduar të shkruajmë për njërin prej protagonistëve të kësaj ngjarjeje me peshë kombëtare - Haxhi Vehbi Dibrën, jeta dhe vepra e të cilit, sigurisht që është e lidhur me këtë datë. Sado që është shkruar për Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, më pastaj për ngjarjet e rëndësishme brenda kësaj periudhe, për momentet vendimtare kombëtare, për individë dhe shoqëri kulturore të caktuara etj., megjithëkëtë, nga ajo që është shkruar e botuar, fitohet bindja sikur shumë pak është shkruar për

Takvim – Kalendar 2013

disa figura, të cilat, në momente vendimtare, ose ishin ndër prijësit e atyre ngjarjeve, ose ishin pranë personaliteteve kombëtare të kohës dhe ishin ndër ata që kishin peshën e vet në ato ngjarje dhe kthesa të mëdha.1 Në plejadën e atyre njerëzve të shquar të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, e sidomos të atyre personaliteteve që pasurinë e tyre shpirtërore dhe intelektuale e vunë në shërbim të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe të mbarëvajtjes sa më të mirë të kësaj lëvizjeje, ishte dhe Vehbi Dibra, i njohur për veprimet e tij shumë më herët në dobi të shoqërisë dhe të vendit, për t’u bërë i njohur aty nga fundi i shek. XIX dhe më pas.2 Në këtë punim kemi veçuar katër momente historike, në të cilat Vehbi Dibra kishte rol domethënës dhe që në historiografinë tonë i japin vend meritor, krahas shumë prijësve të tjerë pa dallim feje, të cilët kontribuuan gjithanshëm në dobi të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. E para, Qëndrimi kombëtar në Kongresin e Dibrës më 1909. E dyta, fetvaja3-vendimi juridik që kishte nxjerrë ai, si Islamist, në dobi të veprimeve të veprimtarëve të Lëvizjes Kom1

Ilira Caushi Sulo, Klerikët e harruar të pavarësisë, në: “ Pavarësia e Shqipërisë dhe sfidat e shtetit shqiptar gjatë shek. XX”, UT- IH, Tiranë, 2007, f. 86. 2 Qazim Xhelili, Vehbi Dibra- personalitet dhe veprimtar i shquar i Lëvizjes Kombëtare, albin, Tiranë, 1998, f. 21. 3 Fetva- ja (ar. fatwa)- propozimi i zgjidhjes së ndonjë çështjeje juridike, interpretimi i Ligjit të myslimanëve, përkatësisht vendimi formal jurdik i mbështetur në Kur’an, në hadith dhe në fikh; fetvaja paraqet vendimin formal juridik lidhur me ndonjë çështje që ka të bëjë me trashëgiminë, martesën apo me shkurorëzimin e bashkëshortëve myslimanë; fetvanë e jep myftiu i autorizuar ose ndonjë njohës i mirë i Ligjit (ar. ulema); gjyqtari merr parasysh fetvanë e myftiut, por vetë merr vendimin përfundimtar…, Shih: Ekrem Myrtezai, Fjalori i terminologjisë fetare, BIK, Prishtinë, 2007, f. 128.


Personalitete

199

bëtare për Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë dhe pjesëmarrja e tij në Kuvendin e Vlorës më 28 nëntor 1912. E treta, Kontributi i tij për themelimin e Komunitetit Mysliman dhe pavarësimin e këtij komuniteti nga qendra në Stamboll, duke u bërë edhe udhëheqës i këtij komuniteti. E katërta, Roli i tij në mbarëvajtjen dhe kultivimin e tolerancës ndërfetare tek shqiptarët.

Jetëshkrimi i Vehbi Dibrës Vehbi Dibra u lind më 1867 në Dibrën e Madhe, ku edhe mori mbiemrin Dibra. Emri i vërtetë i tij është Vehbi Agolli. U lind e u rrit në një familje me traditë fetare e atdhetare. Babai i tij, Ahmeti, i njohur si një tregtar i asaj ane, birit të tij do t’i krijonte kushte për shkollim.4 Vehbi Dibra mësimet fillestare fetare islame i mori nga babai i tij, kurse ato të larta për teologji islame, i mori në Stamboll. Vitet në të cilat u rrit dhe u edukua Vehbi Dibra, pa dyshim ishin përplot ngjarje me rëndësi në historinë e popullit shqiptar, siç është Lidhja Shqiptare e Prizrenit si faza e avancuar e mendimit politik shqiptar, dhe të tjera ngjarje si kjo pa dyshim do të kenë lënë mbresa në formimin e tij të mëvonshëm intelektual. Shkollimi i tij në Stamboll, ku do të pajisej me dije shpirtërore, si duket, do të bënte të mundur edhe takime me shumë intelektualë të kohës, që vepronin asokohe në Stamboll si: Sami Frashëri, Hoxhë Hasan Tahsini 4

Qazim Xhelili, Vehbi Dibra, hoxhë dhe patriot i shquar i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, në: “Feja, kultura dhe tradita islame ndër shqiptarët”, KBIK, Prishtinë, 1995, f. 394; Qazim Xhelili- Arian Kadiu, Vehbi Dibra-Figurë komplekse e personalitetit të shquar musliman dhe Lëvizjes Kombëtare, në: “Perla”, nr. 3-4 (31), Tiranë, 2003, f. 44-63.

200

Takvim – Kalendar 2013

etj.. Në moshën 25-vjeçare ai përfundoi studimet duke u pajisur me njohuri gjuhësore: arabisht, persisht, turqisht;- dhe njohuri teologjike e ide patriotike nga kontakti me patriotë shqiptarë. Me t’u kthyer në vendlindje, falë aftësive të tij dhe veprimtarisë së tij, qe emëruar myfti i Dibrës, kështu që, pas emërimit të tij në këtë post, emrin e tij e hasim të zgjeruar Myfti Vehbi Dibra. Këtë detyrë do ta kryente me shumë përkushtim deri në vitin 1912. Ai ishte që e vulosi Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, Prijës Mysliman, Myfti e Patriot i madh që bëri e dha shumë për Shqipërinë Etnike! Kryetar i senatit (pleqërisë) të Shtetit të saposhpallur Shqiptar, Delegat e nënshkrues i Pavarësisë së Shqipërisë. Ishte për bashkimin e kombit shqiptar dhe luftëtar i zjarrtë për hapjen e shkollës shqipe. Këtë e vërtetoi edhe praktikisht në Kongresin e Dibrës (Korrik 1909), ku Vehbi Dibra mbajti një fjalim shpirtëror e kombëtar. Në Kongresin e parë Mysliman të mbajtur më 1923 zgjidhet Kryetar i Parë i Komunitetit Mysliman Shqiptar. Përveç punës së palodhshme si udhëheqës i këtij komuniteti, në konsolidimin dhe mbarëvajtjen sa më të mirë të tij, ai do të ishte shumë aktiv edhe në lëmin e publicistikës, si në revistën “Zani i Naltë”, revistë kjo që shpërndahej pothuaj në të gjitha trojet shqiptare; pa dyshim që, përmes kësaj reviste, do të shpërndaheshin idetë e tij edhe jashtë kufijve të Shqipërisë së asaj kohe. Vdiq në Tiranë më 19375, ”Më 24 të Marsit 1937 ditën e mërkurë si nji rrufe papritur qi trishton shpirtrat, ashtu u përhap lajmi i piklluëshëm i vdekjes së shum të shtrenjtit Haxhi Vehbi 5

Shih: Fjalori enciklopedik shqiptar 1, ASHSH, Tiranë, 2008, f. 19.


Personalitete

201

Dibrës; lajm shum i idhtë qi me të shpejtë e mbuloi të tanë kryeqytetin e Mbretnis Shqiptare. Secili atë ditë mbante në gojë me vaj frazën ”Haxhi Vehbia paska ndrrue jetë”6. Vdekjes së Vehbi Dibrës dhe varrimit të tij shtypi i kohës i dha një jehonë të madhe. Në varrim morën pjesë autoritete nga Qeveria e atëhershme dhe, në shenjë respekti dhe zije për personalitetin e tij, atë ditë qe mbyllur tregu i Tiranës.7

Kongresi i Dibrës më 1909 Pas revolucionit Xhonturk të vitit 1908, që kishte edhe përkrahjen e shqiptarëve për premtimet që u ishin bërë nga ana a autoriteteve xhonturke, si hapja e shkollave në gjuhën shqipe etj., mirëpo premtimet e tilla nuk zgjatën shumë. Hapja e disa klubeve nga ana e shqiptarëve, mbledhja e Kongresit të Manastirit për një alfabet të unifikuar të shqipes, sigurisht që përbënin shqetësime për xhonturqit dhe politikën e tyre; ata, pavarësisht nga premtimet e dhëna dëshironin të zbatonin politikë diskriminuese ndaj shqiptarëve. Xhonturqit do të ndërmerrnin edhe ekspedita ndëshkuese ndaj shqiptarëve në Kosovë, po të cilat do të dështonin. Të gjitha këto bënë që shqiptarët ta kuptonin shumë shpejt se ishin të tradhtuar nga xhonturqit. Sigurisht që, pas dështimeve, Qeveria xhonturke do të merrte masa dhe do të vinte në lëvizje mekanizmat e saj edhe një here, për ta kthyer besnikërinë e shqiptarëve ndaj xhonturqve.8

202

Takvim – Kalendar 2013

Veçse, këtë besnikëri politika xhonturke ndaj shqiptarëve dëshironte ta kthente duke organizuar tubime të ndryshme të shqiptarëve më besnikët e tyre, dhe duke propaganduar në forma të ndryshme për rrezikun nga Fuqitë e Mëdha që do t’i vinte popullatës shqiptare në rast të ndarjes nga Perandoria Osmane9, të gjitha këto aktivitete të xhonturqve dhe prapavijat e politikes së tyre i ndiqnin me vëmendje edhe konsujt austrohungarezë në Shkodër , Vlorë etj..10 Në këtë frymë xhonturqit kishin zgjedhur pikërisht njëvjetorin e ardhjes së tyre në pushtet, për të thirrur një Kongres në Dibër, më 23 korrik 1909, ku do të konfirmohej, sipas tyre, besnikëria e shqiptarëve ndaj autoriteteve xhonturke dhe shtytja e shqiptarëve për të avancuar përdorimin e gjuhës shqipe me alfabet arab.11 Pavarësisht pritjeve të xhonturqve që të realizohej skenari i tyre në këtë Kongres, kjo nuk ndodhi, falë angazhimit dhe nuhatjes së skenarit të parapërgatitur nga patriotët shqiptarë, si Vehbi efendi Dibra, Hfz. Sherif Langu, Sotir Peci, Fehim Zavalani, Dervish Hima, Hafiz Ali Korça, Abdyl Ypi (Starja), Aqif pashë Elbasani, Andrea Ballamaçi, Qazim Beu (kryetar i klubit “Bashkimi” të Dibrës), Jusuf Karahasani (nga Malësia e Dibrës), Haxhi Hafiz Ibrahim efendiu (nga klubi i Shkupit), Murat Aga (nga Gjakova) etj., të cilët arritën që, me këmbënguljen e tyre, t’i impononin kongresit karakterin kombëtar dhe të triumfonin ndaj rrymës tjetër xhonturke që vepronte brenda

6

Mevlana Haxhi Vehbi Dibra ndrroi jetë, “Zani i Naltë”, nr.4, Tiranë 1937. f.98. 7 Ç’thot shtypi- Vorrim madhështor i H. Vehbi Dibrës, “Zani i Naltë”, nr. 4, Tiranë 1937. f. 115. 8 Arkivi i Instituti të Historisë- Tiranë ( më tej: AIHT), Vj- 11- 114.

9

AIHT, Vj. 1- 19- 1345. Ramiz Abdyli, Zhvillimi i Kongresit të Dibrës, në: “ Kongresi i Dibrës 19092004”, Dibër, 2005, f. 35- 46. 11 Ferit Duka, Shekujt osman në hapsirat Shqiptare, UET, Tiranë, 2009, f. 414. 10


Personalitete

203 12

kongresit dhe që ishte shumë aktive. Kongresi i Dibrës dhe veprimtaria e tij, në historiografinë shqiptare ka vazhduar dhe vazhdon ende të matet me kute të ndryshme, por në vendime të impononin konstatimin se ky Kongres kishte karakterin e vet kombëtar.13 Kongresi i Dibrës u thirr më 23 korrik 1909 dhe zgjodhi njëzëri kryetar të tij njeriun më autoritativ të asaj ane -Vehbi Dibrën, i cili tashmë kishte dhënë prova si njeri i vendosur në vijën e tij shpirtërore dhe kombëtare. “Më 1909 Kongresi i Dibrës e zgjedh si prijs, dhe, për hirë të gjanësis së tij në përqafimin e problemeve të kokllavituna, u arrit suksesi”14. Jo rastësisht u bë zgjedhja e tij në krye të këtij kongresi, sepse ai ishte ndër të parët që u shpërndau ftesa atdhetarëve shqiptarë për kongresin, ishte myfti i rajonit të Dibrës, njëri që tashmë, me autoritetin e tij, kishte krijuar në popullatën e asaj ane dhe ishte shumë e natyrshme që fjala e tij ishte me peshë në ato anë. Se ishte njëri nga më të merituarit në këtë Kongres që u zgjodh kryetar dhe njeri ndër ata që me fjalët e tij kongresit i dha karakter kombëtar duke i vënë interesat e kombit në radhë të parë. Këtë e dëshmojnë edhe bashkëpjesëmarrësit e tjerë në këtë Kongres, të cilët kanë lënë kujtime të shkruara për këtë ngjarje, si Abdyl Ypi15, Rexhep Voka Tetova16, Kenan Mana-

17

stirliu , Hafiz Ali Korça , Ismail Stazimiri19, etj.. Nga disa autorë ky Kongres u cilësua edhe si kongresi më i rëndësishëm që bashkoi të gjithë delegatët e trevave shqiptare për qëllime Kombëtare, pas Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.20 Këmbënguljen e delegatëve pjesëmarrës të vijës kombëtare, të cilët në këtë kongres, së bashku me udhëheqësin e zgjedhur të tyre Vehbi Dibrën, dhe këmbënguljen e tyre për mbrojtjen e kombit dhe të gjuhës amtare, insistimi i tyre që gjuha amtare shqipe të mësohej nëpër të gjitha shkollat në vilajetet shqiptare, nuk mbeti pa u vërejtur edhe nga shtypi shqiptar i kohës, i cili i dha jehonë dakordimit të delegatëve shqiptarë pa dallim feje për hapjen e shkollave në gjuhën shqipe dhe mësimit të gjuhës shqipe në të gjitha shkollat,21 që ishin prej vendimeve të këtij kongresi.22 Të gjitha përpjekjet e xhonturqve për organizimin e këtij kongresi dhe që në përvjetorin e themelimit të kësaj organizate, t’i mblidhnin të gjithë delegatët nga të gjitha krahinat shqiptare, pa dallim feje, dhe që, përmes këtij kongresi, shqiptarët t’i bënin edhe më të dëgjueshëm ndaj tyre, u dështoi, ata nuk arritën t’i bindin shqiptarët që të hiqnin dorë nga dëshirat e tyre kombëtare. Rezultatet e kongresit padyshim që do të ishin shumë dëshpëruese për ata që e thirrën atë.

17 12

Muhmet Pirraku, Lufta poltike midis dy rrymave në Kongresin e Dibrës, në: “ Kongresi i Dibrës 1909- 2004”, Dibër, 2005, f. 85- 90. 13 Gazmend Shpuza, Kongresi i Dibrës në rrafshin historik, në: “ Kongresi i Dibrës 1909- 2004”, Dibër, 2005, f. 85- 90. 14 Apostull i Atdhetarrizmit, “Zani i Naltë”, nr. 4, Tiranë, 1937. f. 116. Me rastin e vdekjes së Vehbi Dibrës. 15 Abdyl Ypi, Kongresi i Dibrës dhe hafiz Ali Korca, 1918. 16 Rexhep Voka Tetova, Kujtime të Kongresit të Dibrës, Manastir, 1909.

Takvim – Kalendar 2013

204 18

Kenan Manastirli, Debre Kongresi, Istanbul, 1912. Hafiz Ali Korca, Vepra 2, Logos-A, Shkup- Prishtinë- Tiranë, 2006, f. 47. 19 Ismail Strazimiri, Lufta Kundër pavarësimit të Shqipërisë, Naimi, Tiranë, 2010. 20 Po aty, f. 184- 185. 21 Gazeta, “Liria”, nr. 56, 8 gusht 1909, Selanik; Gazeta, “Shqypja e Shqypnisë, 1 gusht 1909; shih: Gafurr Zoto, Probleme të arsimit kombëtar në Kongresin e Dibrës, në: “Kongresi i Dibrës 1909- 2004”, Dibër, 2005, f. 144. 22 Ferit Duka, Vep e cit., Tiranë, 2009, f. 414. 18


Personalitete

205

Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë 1912 Akoma nuk ishin mbushur plot dy vjet që i kishte mbyllur punimet Kongresi i Dibrës, kur Vehbi Dibrën do ta gjejmë në mesin e atyre firmëtarëve (delegatëve) për shpalljen e Pavarësisë më 28 Nëntor 1912. Vehbi Dibrën në këtë Kuvend e gjejmë si delegat të Dibrës23 së bashku më Hafiz Sherif Langun24, i cili, me propozimin e Lef Nosit, njërit prej figurave emblematike të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, zgjidhet deputet i Dibrës 25 ”Z. Lef Nosi kërkoi që të njihej si delegat i Dibrës z. Sherif Efendiu. Mbledhja i pëlqeu me plotësiën....26” Me zgjedhjen e Pleqësisë prej 18 anëtarësh, me vendim unanim kryetar do të zgjidhej Vehbi Dibra.27 “Pastaj, duke qenë që ay, si kryetar i Qeverrisë së përkohëshme nuk munt të mbetet edhe si kryetar i kuvendit kërkoj që të zgjidhet një kryetar i tjatër. Z. Gurakuqi proponoj për kryetar Z. Myfti Vehbi Efendinë. Midhat Be Frashëri kërkoj që sgjedhja e kryetarit e e nenëkryetarit të bëhen me zana. Me plotësiën e zanavet uzgjodhën Z. Myfti Vehbi si kryetar e Z. Lef Nosi si nënkryetar”.28 23

Vendimet e Kuvendit Kombëtar të Vlonës, gazeta, “ Perlindja e Shqipëniës”, nr. 6, e shtunë 18/31 Kallënduar 1914, f. 4. 24 AQSH, F. 145, V. 1912, D. I-4, f. 9, në dokumente shenohet edhe si Sherif. Ef. Dibra. 25 AQSH, F. 145, V. 1912, D. I-4, f. 1 26 Vendimet e Kuvendit Kombëtar të Vlonës, gazeta, “ Perlindja e Shqipëniës”, nr. 7, e shtunë 22/4 Kallënduar 1914, f. 5. 27 AQSH, F. 145, V. 1912, D. I-4, f. 9 28 Vendimet e Kuvendit Kombëtar të Vlonës, gazeta, “ Perlindja e Shqipëniës”, nr. 8, e shtunë 25/7 Kallënduar 1914, f. 4; Hakif Bajrami, Vendimet e Kuvendit Kombëtar të Vlorës, gazeta, “Kosova Sot”, nr. 4555, Prishtinë, 5 maj 2012.

206

Takvim – Kalendar 2013

Ishte pikërisht Luigj Gurakuqi, i cili, duke e njohur nga afër Vehbi ef. Dibrën dhe duke i njohur qëndrimet e tij fetare e kombëtare, propozoi Vehbi ef. Dibrën për kryetar të Pleqësisë së Kuvendit të Vlorës, propozim ky që u përkrah nga të gjithë pjesëmarrësit, por, edhe falë autoritetit që kishte imponuar te pjesëmarrësit, shihet haptazi se edhe një figurë shumë e çmuar në historiografinë tonë kombëtare, pranoi që të ishte zëvendës (nënkryetar) i Vehbi Dibrës. Për mendimin tonë, ajo që e bën këtë njeri shumë të respektuar në mesin e kolegëve të tij, atëherë më të dëshmuar në historiografinë shqiptare, ishte Fetvaja (vendimi juridik) i Vehbi ef. Dibrës në favor të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë më 1912, ashtu siç kishin vepruar edhe pasardhësit kolegë të Vehbi ef. Dibrës në ngjarjet madhore për fatin e kombit shqiptar, si: Ymer ef. Prizreni në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Haxhi Zeka në kohën e Lidhjes Shqiptare të Pejës etj.. I vendosur në parimet e veta, Vehbi ef. Dibra, kishte dhënë prova se ishte i gatshëm të merrte çfarëdo detyre që i shërbente së mirës së popullit. Në kontekst të kësaj, më 13 mars 1913, kur Ismail Qemajli, Luigj Gurakuqi e Isa Boletini, kishin marrë një turne diplomatik nëpër shtetet e ndryshme të Evropës me qëllim lobimi për shtetin e ri të shpallur dhe, kur po parapërgatitej për pjesëmarrje në Konferencën e Ambasadorëve, si zëvendës të tij, Ismail Qemajli ia besoi postin V. Dibrës, dhe për sa qëndroi në këtë detyrë, ai mori vendime të rëndësishme për vendin. ”Për kohën sa administroi qeverinë, Vehbiu mbante nga tri mbledhje të qeverisë në javë, solli vendime me rëndësi për kufitë veriorë, verilindorë e jugorë më 3 qershor u miratua dokumenti ”Rregullorja e Qeverisë së Përkohshme të


Personalitete

207

Vlorës mbi formimin e milicisë kombëtare”, nënshkroi shumë dokumente e shkresa”29. Duhet theksuar se ky njeri, jo vetëm me penë dhe ligjërata ishte aktiv, po, kur kërcënonte rreziku vendin, ai diti të shkonte edhe me pushkë në dorë përballë armiqve. Këtë e bëri me rastin e pushtimit të Dibrës nga serbët, ishte ”ushtar aktiv në Kryengritjen që ndezi Dibra krenare kundra pushtmit të Sërbëvet”30.

Vendimi juridik (Fetvaja) i Vehbi Dibrës dhe Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë Një akt shumë domethënës që ndërmori Vehbi ef. Dibra, është fetvaja e tij e njohur, me të cilën jepej pëlqimi “Për Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë dhe përdorimin e simboleve kombëtare”. Rendësia e kësaj fetvaje konsistonte jo vetëm në konsekuencën e parimit të patjetërsueshëm mbi të drejtën e luftës për mbrojtjen e atdheut dhe të qenies kombëtare, por dhe në porosinë që trasmetonte ajo për profilizimin ideor dhe politik të parisë myslimane shqiptare. Kjo fetva përbën aktin më sublim të shkëputjes dhe pavarësimit të gjykatave të Shtetit Autonom Shqiptar dhe të shqiptarëve myslimanë nga juridiksioni i Shejhul-islamit të Portës së Lartë dhe i Sulltanit si halif i myslimanëve.

208

Fetvaja e Vehbi Dibrës, ndoshta, mund të llogaritet edhe si bërthama kryesore në Pavarësimin e Shqipërisë.31 Por, sikur të mos ishte fetvaja e Vehbi ef. Dibrës, a do të pavarësohej Shqipëria? Pa dyshim, edhe po të mos ishte kjo fetva, nuk mund të ndaleshin proceset politike të kohës, po e rëndësishme në atë proces ishte kompaktësia e veprimeve konstruktive të myslimanëve për Pavarësinë e Shqipërisë. Me plot të drejtë, për sa i përket fetvasë në rrethanat kur u dha nga Vehbi Dibra, H. Bushati konstaton: ”Ndoshta pare me rrethanat e sotme do te ishte krejt normale qe një Myfti te dekretonte një Fetva ku te shpallte vendin të pavarur. Po kur kjo Fetva vehet ne kushtet e atëhershme qe nga ana Juridike, Fetvaja ishte pothuajse burimi me i larte hirearkik dhe me popullori ne vend, atehere besoj se pesha e saj specifike ndryshon. Dhe kjo ndodhi ne një kohe kur "Perandoria" ishte akoma ne frymëmarrjet e fundit”.32. Fetfaja e Vehbi Dibrës, pati jehonë të madhe në masat e gjera. Kurse, revista “Zani i Naltë”, nr. 4, 1973, opinionin e Vehbi Dibrës në lidhje më Shpalljen e Pavarësisë, e përshkruan në këtë mënyrë: ”Goja e tij e ambël e bekoi për herën e parë Vepren e Shenjtë të ngritjes së Flamurit”33, Flamuri i jonë i dashur do të valojë gjithmonë, pse se pati fati e lumnuëshëm qi

31 29

Mahmud Hysa, Haxhi Vehbi Dibra- kryetar i parë i Pleqësisë së Kuvendit të Vlorës, në:, “Kosova Sot”, nr. 4569, Prishtinë, 19 maj 2012. 30 Apostull i Atdhetarrizmit, “Zani i Naltë”, nr. 4, Tiranë,1937. f. 116. Me rastin e vdekjes së Vehbi Dibrës.

Takvim – Kalendar 2013

Hamdi Bushati, Haxhi Vehbi Dibra- klerik dhe patriot i devotshëm, në:” Drita Islame”, Prill, nr. 4(351), KMSH, Tiranë, 2012, f. 50. 32 Po aty. 33 Flet Kryemyftiu i Tiranës, “Zani i Naltë”, nr. 4, Tiranë,1937. f. 103. Me rastin e vdekjes së Vehbi Dibres.


Personalitete

209

t’a fillojë tallazin e parë me bekimin dhe uratën e një fetari të vërtetë”34.

Kryetar i Parë i Komunitetit Mysliman Shqiptar Një nga kontributet për t’u vlerësuar personaliteti i Vehbi ef. Dibrës pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë me 1912, është edhe përpjekja e tij për ngritjen e Komunitetit Mysliman në Shqipëri, e cila nuk ishte një punë pa sakrifica, sepse të shkëputeshe nga një qendër me të cilën për disa dekada ke qenë i lidhur, nuk ishte pa sfida. Mirëpo, largimi i Perandorisë Osmane nga Ballkani, posaçërisht nga tokat Shqiptare, do t’i bënte të domosdoshme pavarësimin e myslimanëve shqiptarë dhe përpjekjet e tyre për ngritjen e Komunitetit Mysliman Shqiptar, për se do ta merrte edhe dritën e gjelbër nga Këshilli i Ministrave i Qeverisë së Përkohshme të Vlorës, më 1913.35 “Por, edhe pas kësaj date, të paktën zyrtarisht, bashkësia islame vazhdoj të mbetej pjesë e këtij institucioni religjioz (Kalifatit Osman N.A). megjithëse kur analizojme rrugën që ka ndjekur procesi i realizimit të mvetësisë së komunitetit musliman shqiptare, duhet theksuar se ai pas vitit 1912 nuk ka pasur asnjë kontakt zyrtar me kalifatin”36.

34

Flet Drejtori i Medresesë, “Zani i Naltë”, nr. 4, Tiranë,1937, f. 105. Me rastin e vdekjes së Vehbi Dibres. Drejtori i Medresesë asokohe ishte Haxhi Ismet Dibra. 35 AQSH, F. 71, d.2, v. 1913. 36 Hasan Bello, Shkëputja e Shqipërisë nga Kalifati Osman dhe përpjekjet e bëra për autoqefalin e xhamisë shqiptare, në: “ Gjurmime albanologjikeSSHH, nr. 40, IAP, Prishtinë, 2011, f. 139.

210

Takvim – Kalendar 2013

Gazeta “Dielli “, e cila dilte në Amerikë, me dt. 23 shtator 1913, kur bënte fjalë për ndryshimet në kabinetin qeveritar në Vlorë, në mes të tjerash njoftonte: “Vehbi Dibra i cili qe president i Senatit, u bë kryetar i muhamedanëve dhe vendin e tij e zuri Ekrem Vlora”37. Kjo do të thotë se Vehbi ef. Dibrës, qysh në ditët e para të krijimit të Qeverisë së Përkohshme të Vlorës, përveç detyrës së kryetarit të Pleqësisë së Kuvendit të Vlorës, i ishte caktuar, edhe detyra e Kryetarit të Komunitetit Mysliman Shqiptar dhe, me marrjen e detyrës së re - Kryemyfti i Përgjithshëm i Shqipërisë, qe liruar nga detyra që kishte më herët. Këtë nevojë të kohës e kishte kuptuar Vehbi ef. Dibra dhe shokët e tij, prandaj që nga Shpallja e Pavarësisë pati përpjekje të vazhdueshme nga ky personalitet për formimin e Komunitet Mysliman Shqiptar, që shihet edhe nga disa dokumente në të cilat Vehbi ef. Dibra, duke shfrytëzuar pozitën që kishte në Qeverinë e Ismail Qemajlit, do të bënte përpjekje, së bashku me kolegët e tjerë nga ajo qeveri, po edhe më vonë - në bashkëpunim me qeverinë e Durrësit, për ngritjen e institucioneve islame nëpër rrethe të ndryshme anembanë Shqipërisë,38- duke nxjerrë qarkore të ndryshme që Vehbi ef. Dibra ua dërgonte sherieve të rretheve për konsolidimin sa më të mirë të punës në këtë aspekt, përpjekje të cilat do të shkonin deri në atë masë, sa Vehbi ef. Dibra në qarkoret e dërguara më 1917 e më pas, të gjitha sherieve të rretheve, ua ndaloi predikimin e lutjeve në gjuhën turke, i obligoi që lutjet prej atëherë të predikoheshin 37 38

Qazim Xhelili, Vehbi Dibra, hoxhë dhe patriot i shquar.., f.200. AQSH, F. 882, d.5, v. 1919, f. 30. Bashkëpunimet e Vehbi Dibrës në lidhje me emerimet në Qeverinë Shqiptare dhe gjyqin e sheriatit.


Personalitete

211 39

në gjuhën shqipe dhe sulltani të mos përmendej si mbret, nëpunësit e sheries të mësonin gjuhën shqipe40, të mos përdorej gjuha turke në shkresat zyrtare41 dhe vulat të mos përdoreshin turqisht në dokumente, dhe vulat të pajiseshin edhe me simbolin kombëtare - Shqiponjën.42 Në vitin 1917 pati një parashkresë të hartuar edhe nga Komanda ushtarake austro-hungareze e titulluar,”Parashkresë e përkohshme për organizimin e Sherisë në Shqipëri”, e cila deri në vitin 1923 luajti rolin e një statuti dhe kishte 43 nene. Mund të thuhet se ishte pararendës i statutit të Komunitet Mysliman Shqiptar, i cili u aprovua më 1923.43 Përpjekjet nga vitit 1912 të Vehbi ef. Dibrës për autoqefalinë e xhamisë shqiptare44, do të kulmojnë në shkurt 1923, me mbajtjen e Kongresit të parë Mysliman të Shqipërisë, ku morën pjesë 36 delegatë nga të gjitha viset e Shqipërisë, dhe zgjodhën Vehbi ef. Dibrën Kryetar të parë të Komunitetit Mysliman Shqiptar. Komuniteti hartoi statutin, në bazë të të cilit u krijua Këshilli i Lartë i Bashkësisë Myslimane dhe anëtarët e këtij këshilli, në bazë të statutit, duhej të ishin shqiptarë dhe të dinin gjuhën, shkrimin e leximin shqip, u aprovuan edhe rregullore për mbarëvajtjen e vakëfeve, hapjen e shkollave, botimin e revistës “ Zani i Naltë” etj..45 39

AQSH, F. 882, d.39, v. 1917, f. 1. AQSH, F. 882, d.9, v. 1921, f. 1. 41 AQSH, F. 882, d.7, v. 1922, f. 1. 42 AQSH, F. 882, d.7, v. 1921, f. 2. 43 Shih: Parashkresë e përkohshme për organizimin e Sherisë në Shqipëri, Shkodër, 1917. 44 Roberto Moroco dela Roka, Kombësia dhe feja në Shqipëri 1920- 1944, (Përktheu nga origjinali Luan Omari), ShB, “ Elena Gjika”, Tiranë, 1994, f. 28. 45 Fjalori enciklopedik shqiptar 2, ASHSH, Tiranë, 2008, f. 1260. 40

212

Takvim – Kalendar 2013

Vlen të theksohet se qysh në vitin 1922 Vehbi ef. Dibra, së bashku me një grup të krerëve fetarë të kohës, kishte përgatitur projektstatutin e Xhematit Mysliman Shqiptar, të cilin në vitin 1922 ia kishte paraqitur Kryesisë së Qeverisë së atëhershme Shqiptare46, dhe më 7 shkurt 1923 Ministri i Punëve të Brendshme Ahmet Zogu i jepte leje Gjyqit të Naltë të Sheriatit, me vendim të Këshillit të Ministrave, e kërkuar nga populli mysliman, që me 20 shkurt të vitit 1923 të mbahej mbledhja e përgjithshme për formimin e Këshillit të Myslimanizmëz.47 Kongresi i Parë Mysliman Shqiptar i përfundoi punimet më 12 mars 1923, ku pas përfundimit Vehbi ef. Dibra i dërgon një letër Këshillit të Ministrave, ku e njofton se Kongresi ka mbyllur punimet me sukses dhe për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Naltë të Sheriatit48. Në detyrën e Kryetarit të Komunitetit Mysliman Shqiptar Vehbi ef. Dibra qëndroi deri në vitin 1929.

Vehbi Dibra Kontribuues për tolerancën ndërfetare te Shqiptarët “Për zgjidhjen e objektivave të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, dukuria e tolerancës fetare fitoi statusin e potencialit më të fuqishëm për progresin shoqëror të vendit. Kjo dukuri u bë çelësi kryesor i zgjidhjeve të problemeve aq të mprehta të kohës. Elementi mysliman, që përbënte shumicën për realizimin e objektivave të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, arriti të krijojë në kushtet e sundimit shekullor osman një unitet ndërmjet për46

Hasan Bello, Shkëputja e Shqipërisë nga Kalifati Osman..., f. 145. Po aty. 48 Qazim Xhelili, Vehbi Dibra, hoxhë dhe patriot i shquar.., f.200. 47


Personalitete

213

faqësuesve të kategorive të ndryshme si dhe të elementëve të ndryshëm të besimit. Ky vëllazërim përpara detyrës kryesore të kombit nuk njohu klasë, racë, ngjyrë apo ndryshime të tjera. Dhe nëpërmjet kësaj lidhjeje, dashuria dhe vëllazëria duke qenë secili përgjegjës për ekzistencën e tjetrit për rrjedhojë patën ndikim edhe për ekzistencën e kombit, sepse duke dashur njëri-tjetrin kanë dashur edhe kombin”49, pa dyshim që, formën më të mirë të tolerancës ndërfetar te shqiptarët ia kanë dhënë edhe prijësit tanë fetarë, të cilët si fenomen të rëndësishëm disa prej tyre e kuptuan mjaft mirë: “Falë vetëdijes së tyre të lartë, si edhe interpretimit të drejtë të misionit të fesë nga ana e prijësve fetarë, ndër shqiptarë nuk pati asnjëherë përçarje në baza fetare. Secili prej tyre me liri të plotë e predikonte dhe e praktikonte fenë e vet, e kur atdheut i kanosej rreziku nga armiqtë e jashtëm, ata të gjithë ishin unikë në mbrojtje” 50. Në këtë kontekst, në planin politik të Haxhi ef. Vehbiut gjejmë një kontribuues të shkëlqyer, që punonte gjithmonë për mbarëvajtjen e këtij fenomeni. Më së miri personalitetin e Vehbi Dibrës si kontribuues i mirëkuptimit ndërfetar te shqiptarët, e përshkruan edhe ishKryetari i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë51, i cili Vehbi ef. Dibrën e njohu nga afër dhe, me rastin e varrimit të tij, me lot në sy, duke i thyer rregullat e komunitetit që i tako-

214

Takvim – Kalendar 2013

nte, tha: ”Unë sod po e thyej pengesën e mosmarrjevet pjesë, nga ana jonë, në cermonina të tilla”52. Ai do të deklaronte: ”Haxhi Vehbiun e kam njoftun si nji nga të parët Kryetarë Shpirtnuer, aj qe i pari që u dha dorën të Krishterëve tue u thanë se e ndjekim po besimin, që na kanë lanë trashëgim të parët, porse kudo, në jetën t’onë, jemi vllazën të pandarshëm”53. Në unitetin dhe bashkimin e të gjithë shqiptarëve ai shihte të vetmen rrugë për të siguruar të ardhmen tonë. Duke i lënë mënjanë konfliktet dhe mosmarrëveshjet, do t’u jepnin rrugë të mbarë çështjeve të kombit. Ai, në Kuvendin Kombëtar të Vlorës më 28 nëntor 1912, do të thoshte: "Kristiani e myslimani janë vëllezër shqiptarë të pandarë". "Armikut të atdheut i pritet hovi e guximi në qoftë se na shef të bashkuar e të lidhur për një qëllim të naltë". Kurse më tutje, deklaronte; "Naltësimi e përparimi i një vendi varet në sigurimin e qetësisë së brendshme. Atje ku mungon qetësia, nuk mund të përparojë industria, tregtia e burimet e tjera ekonomike që e lumturojnë një popull"54. Haxhi Vehbi Dibra jo vetëm që shprehu me fjalë mirëkuptimin ndërfetar, po këtë e jetësoi edhe në praktikë, duke bashkëpunuar ngushtësisht edhe me Atë Marko Mokçen (prift ortodoks) dhe Dom Nikollë Kaçorin (prift katolik). ”Në atë kohë (28 nëntor 1912, N.A) myftiu i Dibrës, Vehbiu, u përqafua

49

Kujtim Nuro, Toleranca dhe harmonia e fesë islame te shqiptaret- faktor i rëndësishëm për çështjen kombëtare, në:” Univers” nr. 1, ISHMQI, Tiranë, 2001, f. 125-126. 50 Qemajl Morina, Mbi fenë, atdheun dhe kombin, në: “ Takvimi” nr. 39, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, Prishtinë, 1998, f. 45. 51 Visarion Xhuvani( 1887-1965), Kryetar i parë i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, shih: Fjalori enciklopedik shqiptar 3, ASHSH, Tiranë, 2009, f. 2961.

52

Flet Im- Zot Vissarioni, “Zani i Naltë”, nr. 4, Tiranë, 1937. f. 109- 1910. Me rastin e vdekjes së Vehbi Dibres. 53 Po aty, f. 109. 54 Ramiz Zekaj, Zhvillimi i Kulturës islame te shqiptaret gjatë shek. XX, ISHMQI, Tiranë, 2002, f. 290.


Personalitete

215 55

me Dom Nikollë Kacorrin” , me Baba Selimin e Tepelenës, në mbarëvajtjen sa më të mirë të Kuvendit të 28 nëntorit 1912, që do të kurorëzohej me Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, duke u bërë kështu ndër figurat qendrore të këtij Kuvendi.56

Personaliteti i Vehbi Dibrës në kujtesën e Visarion Xhuvanit - kryetarit të parë të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare Se Vehbi Dibra ishte një personalitet i përkushtuar, si në aspektin shpirtëror, ashtu dhe kombëtar, këtë konstatim e përforcon edhe vlerësimi që i bëri me rastin e vdekjes, Visarion Xhuvani- Kryetari i parë i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, dhe një pjesë të fjalimit (vlerësimit) të Visarion Xhuvanit e ka botuar edhe revista” Zani i Naltë” nr. 4 , 1937. Fjalimin e (ri)botojmë pa ndërhyrje, sepse një vlerësim i tillë i dhënë nga një personalitet si A. Xhuvani, për një figurë siç ishte V. Dibra, flet më shumë së komentet që mund të japim ne. Menduam ta (ri)botojmë edhe në këtë punim, për disa arsye: E para- se ky vlerësim mbart mesazhe për sa i përket tolerancës ndërfetare edhe për gjeneratat e sotme se si duhet të trajtohet një vëlla nga gjaku pa dallim feje. E dyta- është tregues i qartë se në çfarë niveli ka qenë vetëdija fetare dhe kombëtare e prijësve tanë fetarë para 75 vjetësh. 55

Hajredin Isufi, Feja dhe Flamuri: Dom Nikollë Kacorri, Pegi, Tiranë, 2008, f. 349. 56 Shih: Ilira Çaushi Sulo, Klerikët e harruar të Pavarësisë..., pun. i cit., f. 8490.

216

Takvim – Kalendar 2013

E treta- mendoj se është me interes qëndrimi i vlerësuesit ndaj të vlerësuarit. Fjala e tij ishte kjo: “Haxhi Vehbiun e kam njoftun si nji nga të parët Kryetarë Shpirtnuer, aj qe i pari që u dha dorën të Krishterëve tue u thanë se e ndjekim, po besimin, që na kanë lanë trashëgim të parët, porse kudo, në jetën t’onë, jemi vllazën të pandarshëm. Unë sod po e thyej pengesën e mosmarrjevet pjesë, nga ana jonë, në cermonina të tilla: na jemi vllazën. Myslimanizmi Shqiptar duhet të jëtë krenar që pati në gjirin e vet burra si i ndjeri: uroj nga zemra që të vazhdoj të ketë të tillë. Aj po ju len juve shokë të Klerit Mysliman, idealin e tij që po forcohet dita ditës: Haxhi Vehbia asht nga ata që që i pjell rralë koha, Aj tashti prehet i sigurt se misioni i tij atdhetaro- fetar qëndron ndër duer të mira si të juejat. Haxhi Vehbi Dibra do të mbesi i pa harruam në Historinë e zhvillimit të Shqipnis së Re edhe në pikëpamje tjatër: asht i pari kryetar’ i fes Muhamedane në Shqipni i cili tue qenë prej origjnit të Shqipnis s’Epërme, respektohesh dhe simpatizohesh që në kohnat kur nuk ishte akoma brumzue mirë si sod bashkimi i plotë Kombëtar, respektohesh dhe simpatizohesh si prej Shqiptarve t’Jugut ma të largtë të Shqipnisë ashtu edhe prej atynve të Veriut ma t’epërmë si të Krishterë dhe Muhamedanë; kohnat, në të cilat jetojë dhe sundojë punët e fes Muhamedane në Shqipni, ishin kohnat a atyne sëmundjeve shoqnore që kalojnë të gjithë Kombet kur janë në përpjekjet e tyne ma primitive dhe gjithë secili prej tyne ka dëshirë e mundohet me e ba për vehte të parin e fesë për me forcue pozitën ose për me realizue qëllimin e vet.


Personalitete

217

Sa punë e vështirë, sa punë e madhe asht që të qëndrojë i pari i fesë i pa anshëm, por, edhe që t’i bajt të gjithë ta nderojnë e ta duan por edhe të gjithë ta ndigjojnë! Lipset të pranojmë se duhet nji diplomasi dhe poltikë e fortë, nji ideal ose dashuri Atdhetarije e madhe, që vetëm feja e ka ose e jep, por mem ujtë prinjësi i fesë t’jetë edhe të qëndroj i patundur por edhe që t’imponohet të gjithëve. Sa i nalt e sa i math ishte edhe në çdo rast prezantimi miku Ynë i dashtun Haxhi Vehbi Dibra. Kur, ecte, kur bisedonte, kur qëndronte në mes të miqve dhe misafirve i bante të gjithë pa dyshim feje ta duan e ta respektojnë; nuk bani kurrë demagogji as rekllamë, por vetëm detyrën e tij Fetaro- Kombëtare si nji Muhamedan i mirë.., si nji shqiptar Shqiptarë i mirë, por edhe si nji fillosof i zoti i punës shoqnore, n’as nji tallas nuk u përul dhe për as nji mik nuk u kursye, dhe n’as nji politik nuk u trazue, si ashte fare lehtë ose natyrale për cdo Kryefetarë dhe sidomos në kohnat e brumëzimit të parë social- fetar- politikë dhe patriotikë në Shqipni; jo se ishte miku i jonë personal, por pse ishte edhe nji njeri i tillë, edhe neve e pamë t’arsyeshme me mos u kërsye por me kuxue dhe me cqetsue pak kët mbledhje të hirshme me fjalë tona, në kët vend shumë të ndershëm ku prehen eshtnat e të dashtunve t’onë vllezër në kombësi, sa do që për të parën herë ndofta jo vetëm në Shqipni por ndofta edhe në të gjithë botën, për të parën herë flet nji Kryeprift Kristijan Orthodoks në varrin e nji Kryehoxhe Muhamedan Mysliamn.

218

Takvim – Kalendar 2013

Nuk ka trashëgim më të çmueshëm se karakteri i këti burri për bir e bij të tij që i le mbrapa njerz të meritueshëm”57.

Përfundimi Nga burimet dhe literatura e shfletuar, mund të përfundojmë se kemi të bëjmë me një personalitet të gjithanshëm, me një njeri të mençur, patriot, dijetar të shquar, njëri i cili, në momente vendimtare për Atdheun, rreshtohej ashtu siç duhej dhe siç i kishte hije një personaliteti shpirtëror si Haxhi Vehbi Dibra. Puna e tij e palodhshme për mbrojtjen e kulturës e të gjuhës sonë amtare, udhëheqja e dibranëve në kryengritjen antiserbe, kontributi i tij në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, mundësoi që më 28 Nëntor 1912, të ishte në mesin e atyre burrave të shquar të kauzës sonë kombëtare. Ai me idetë, qëndrimin dhe veprën e tij politike e patriotike, zë vend qendror në mesin e Rilindësve Kombëtarë Shqiptarë. Edhe pse në të kaluarën punën dhe veprën e Haxhi Vehbi Dibrës nuk e vlerësuan edhe sikurse shumë figurave të tjera shpirtërore të kombit tonë, - nuk i dha vendin që i takonte, ai prapë se prapë do ta ketë vendin në historinë tonë kombëtare, jo vetëm pse hyri në histori, por sepse e bëri historinë dhe iu imponua me qëndrimin dhe djersen e tij. Rishikimi në historiografinë tonë i figurave shpirtërore si Vehbi Dibra, i këtij personaliteti që firmosi Pavarësinë e Shqipërisë, dhe të shumë personaliteteve të tjera, që ishin protago57

Flet Im- Zot Vissarioni, “Zani i Naltë”, nr. 4, Tiranë, 1937. f. 109- 110- 111. Me rastin e vdekjes së Vehbi Dibres.


Personalitete

219

nistë kryesor të zhvillimeve kulturore dhe politike me peshë kombëtare, përveç si një detyrim minimal njerëzor, duhet të jetë edhe akti i fundit i harresës dhe injorimit të qëllimshëm ideologjik dhe me premisa politike që për më shumë se një gjysmëshekull është bërë ndaj shtresës më të ndritur të kombit tonë. Me plot të drejtë, ata që njohën nga afër Haxhi Vehbi ef. Dibrën në aspektin shpirtëror, e vlerësuan: “shembull i personifikuem i moralit Muhamedan”, kurse ata që patën fatin ta njihnin edhe në aspektin kombëtar, e vlerësuan me epitetet si: ”Njeri i Madh i Kombit”, “Njeri i historisë Kombëtare”, “I pa harruem në historinë e zhvillimit të Shqipnis së Re”, “Apostull i Atdhetarizmit” etj..


222

kontribute Sadik Mehmeti

KONTRIBUTI I DR. HASAN KALESHIT PËR DORËSHKRIMET ISLAME-ORIENTALE Hyrje Është thënë dhe herë të tjera se Dr. Hasan Kaleshi (7 mars 1922 - 19 korrik 1976) është një nga studiuesit më të veçantë të shkencës shqiptare dhe një nga orientalistët më kompetentë shqiptarë të shekullit të kaluar, që thelloi dhe pasuroi shumë albanologjinë, ballkanistikën dhe orientalistikën, po dhe fusha të tjera. Duke punuar me zell dhe përkushtim të madh, Dr. Hasan Kaleshi, me punimet e tij shkencore, arriti të jepte kontributin e tij të madh në lërimin e këtyre fushave, dhe kështu fitoi mirënjohje dhe famë dhe përfaqësoi denjësisht historinë, kulturën dhe shkencën tonë. Falë punës së tij, Profesor Kaleshi arriti rezultate shumë të vlefshme, u bë figurë e njohur shkencore dhe

Takvim – Kalendar 2013

gëzoi miradije, respekt dhe autoritet të madh jo vetëm në mesin e shkencëtarëve vendorë dhe të rajonit, por edhe ndërkombëtar, për studimet, takimet, lidhjet, bashkëpunimin që pati me ta dhe me qendrat shkencore për vite me radhë. Dr. Hasan Kaleshi, në saje të gjuhëve botërore që zotëronte shkëlqyeshëm (arabishten, turqishten-osmanishten, persishten, gjermanishten, italishten, anglishten, bullgarishten, frëngjishten, serbokroatishten dhe, natyrisht, shqipen), kishte arritur të bënte hulumtime shkencore nëpër biblioteka, arkiva e muze të qendrave të ndryshme botërore, si në Tiranë, Stamboll, Ankara, Vjenë, Strasburg, Grac, Munih, Göttingen, Berlin, Hamburg, Çikago, Nju-Jork, Paris, Kajro, Aleksandri, Sofje, Athinë etj.. Si rezultat i hulumtimeve të vazhdueshme të tij për afro tri dekada, janë studimet dhe artikujt shkencorë e kulturorë të botuar në revista të ndryshme shkencore e kulturore të kohës. 1 Veprimtaria shkencore, publicistike, ajo e përkthimeve, polemika etj. të Dr. Kaleshit, është e gjerë dhe e shumanshme dhe, sipas bibliografëve të tij, ajo arrin shifrën 350 zëra2, kryesisht në fushat histori, histori e kulturës, gjuhësi, letërsi, etnografi, onomastikë, islamisitikë etj.. Profesor Kaleshi, përveçse është ndër studiues nismëtarë në trajtimin e shumë çështjeve nga këto fusha, ai, si rrallëkush, 1

2

Mehdi Polisi, Kontributi i Hasan Kaleshit në gjuhësinë shqiptare, në: “Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën shqiptare”, 24/1, Prishtinë 2005, f. 404. Hasan Kaleshi, Vepra-1, LOGOS A, Shkup, 1996; Dr. Riza Sadiku, Hasan Kaleshi – Jeta dhe vepra, Shkup, 1996; Dr. Feti Mehdiu, Bibliografia e Dr. Hasan Kaleshit, në: “Edukata Islame”, nr, 86, Prishtinë, 2008, f. 299-304. Bibliografia e dhënë nga Prof. Feti Mehdiu është deri më sot më e kompletuara, ndonëse jo përfundimtare dhe jo e plotë, e punimeve të Prof. Kaleshit.


Kontribute

223

ka arritur me shumë sukses të sjellë rezultate, të ndriçojë shumë figura, personalitete e ngjarje, të ndriçojë një varg çështjesh të koklavitura, të hedhë poshtë teza, të cilat, me qëllim ose pa qëllim, ishin ngritur gabimisht, arriti që problemet përkatëse t’i vinte në binarë shkencorë dhe shkencën shqiptare ta shtynte përpara.

Hasan Kaleshi dhe dorëshkrimet islame-orientale Sikurse shumë probleme të tjera të albanologjisë, historisë dhe të orientalistikës, që tërhoqën interesimin dhe vëmendjen e këtij studiuesi në fushën e shkencës, ashtu ndodhi edhe me dorëshkrimet islame-orientale3, si pjesë e kulturës dhe e historisë sonë, me të cilat H. Kaleshi është ndër të parët studiues shqiptarë që ka botuar kontribute për dorëshkrimet islameorientale dhe ka vënë në pah vlerën dhe rëndësinë e tyre. Mbase i rritur dhe i brumosur në një mjedis ku librat dhe dorëshkrimet orientale në gjuhën arabe, turke e persiane ishin i vetmi dekor i dhomës së babait, gjyshit dhe paraardhësve të tij, e më vonë, edhe duke njohur vlerën dhe rëndësinë që kanë dorëshkrimet islame-orientale, dhe si studiues i vëmendshëm që ishte, si ndjekës dhe gjurmues i fakteve, argumenteve dhe të vërtetave, si njohës brilant i gjuhëve orientale, ai më vonë, s’do mend, do të bëhej edhe hulumtues dhe studiues i zellshëm i këtyre dorëshkrimeve.

224

Një studiues i kalibrit të Hasan Kaleshit natyrisht që nuk do të mund të ishte indiferent ndaj kësaj pasurie dhe ndaj të dhënave kaq me rëndësi që përmbajnë në vete dorëshkrimet islame-orientale, prandaj dhe, e themi me siguri, ishte nga të parët studiues shqiptarë që u mor me to, shkroi për to, i vlerësoi, i komentoi, nxori fakte e argumente nga ato dhe u përpoq të tërhiqte vëmendjen e opinionit shkencor dhe intelektual për mënyrën se si duhet ruajtur, si duhet vlerësuar dhe si duhet trajtuar kjo pasuri; dhe, e themi përsëri, është ndër të parët studiues shqiptarë që ka botuar kontribute për dorëshkrimet islame dhe ka nxjerrë në pah vlerën dhe rëndësinë e tyre. Puna shkencore dhe hulumtimet nëpër biblioteka dhe arkiva të institucioneve dhe atyre private, kishte bërë, siç thotë edhe vetë Kaleshi4, që nëpër duart e tij të kalonin shumë dorëshkrime, të cilat ishin shkruar a kopjuar nga autorë dhe kopjues shqiptarë nëpër qytetet tona, ose ishin lënë vakëf nga personalitete e bamirës tanë. Kontributin e parë të Dr. Hasan Kaleshit për dorëshkrimet islame-orientale, për sa jemi në dijeni, e gjejmë në vitin 1958, kur së bashku me Mehmed Mehmedovskin botuan studimin monografik për tri vakëfnametë e bamirësit të madh Mehmet Pashë Kaçaniku5. Duke bërë fjalë për bibliotekën që kishte lënë vakëf i biri i pesë herë sadriazemit të Perandorisë Osmane, Sinan Pashës-Mehmed pashë Kaçaniku, studiuesit KaleshiMehmedovski kanë sjellë titujt e plotë të dorëshkrimeve që ki4

3

Me dorëshkrime islame-orientale kuptojmë të gjitha ato vepra në dorëshkrim në gjuhën arabe, turke, persiane dhe në gjuhën shqipe të shkruara me grafi arabe.

Takvim – Kalendar 2013

Dr. Hasan Kaleši, Najstariji vakufski dokumenti u Jugoslaviji na arapskom jeziku, Priština, 1972, f. 28. 5 Hasan Kaleši-Mehmed Mehmedovski, Tri vakufnami na Kaćanikli Mehmed Paša, Skopje, 1958.


Kontribute

225

shte lënë ai vakëflënës, titullin e plotë të veprave, emrin e autorëve me disa të dhëna bibliografike dhe shënime të tjera me rëndësi. Këto të dhëna Kaleshi-Mehmedovski i kishin mbështetur në një literaturë të gjerë në gjuhë të huaja dhe në katalogë të njohur e përfaqësues të autorëve të njohur që ishin botuar deri atëherë, si p.sh.: Enzyklopeadia des Islam, Leiden I-II, 1908-1938. I; Gibb, History of the Ottoman poetry; Sami Frashëri, Kamūs al-‘alām; Horn Geschichte der persischen Litteratur, Leipzig 1909; Carl Brockelmann, Geschichte der arabischen Litteratur, G-I-II,Berlin1898-1902, S I-III. Leiden 1937-1949; Katib Çelebi, “Keshf el-zunūn”, Maarif Matbaasi 1941; Italo Pizzi, Storia Della Poezia Persiana, etj.. Në vitin 1963 Kasim Dobraça do të botonte vëllimin e parë të Katalogut të dorëshkrimeve arabe, turke dhe persiane në Bibliotekën e Gazi Husrev-begut në Sarajevë6, kurse në vitin 1965, Dr. Hasan Kaleshi do të botonte një recension dhe kritikë shkencore për këtë katalog. Në recensionin e tij të botuar në revistën “Bibliotekar” të Beogradit7, Prof. Kaleshi, përveçqë jep një pasqyrë për disa biblioteka që kishin ekzistuar në Kosovë dhe Maqedoni, dhe kodekset që ruanin ato biblioteka, datën e themelimit të tyre dhe të dhëna të tjera, jepte edhe disa vlerësime për katalogun e përgatitur nga Dobraça. Dr. H. Kaleshi, sikurse e thotë aty, nuk do të ishte në një mendje me autorin e katalogut përkitazi me mënyrën e transkriptimit të tituj-

6 7

Kasim Dobraća, Katalog arapskih, turskih i perzijskih rukopisa, svezak prvi, Sarajevo, 1963. Dr. Hasan Kaleši, Katalog orijentalnih rukopisa Gazi Husrev-begove Biblioteke u Sarajevu, në: “Bibliotekar”, br. 5-6, god. XVII, Beograd, 1965, f. 455459.

226

Takvim – Kalendar 2013

ve të dorëshkrimeve dhe emrat e autorëve, duke sjellë shembuj se si, sipas tij, do të duhej të transkriptoheshin këta tituj dhe emra. Modeli që propozon Dr. Kaleshi, - dhe të cilin më vonë e përdor përgjithësisht në studimet e tij, - është më i përshtatshëm dhe në qarqet shkencore ndërkombëtare më i pranueshmi. Prandaj kujtojmë që ky model duhet të merret parasysh nga të gjithë ata studiues që merren me dorëshkrimet islameorientale dhe duhet të gjejë përdorim jo vetëm për sa u përket transkriptimit të titujve dhe emrave të autorëve të këtyre dorëshkrimeve për hartimin e katalogëve të tillë, por edhe në literaturën e gjerë shkencore në fushë të islamologjisë, orientalsitikës etj.. Në recensionin e lartpërmendur, Prof. Kaleshi i sugjeron autorit të katalogut edhe për sa i takon (mos)unifikimit të terminologjisë dhe ia quan për lëshim faktin se kishte përdorur si burim vetëm ata katalogë të autorëve klasikë dhe jo edhe katalogë që janë botuar në kohën e re për dorëshkrimet islameorientale në biblioteka të caktuara gjithandej ku ruhen këso dorëshkrimesh. Ky recension i Dr. Hasan Kaleshit, e më pastaj edhe puna e tij shkencore, sigurisht që kanë ndikuar që, me rastin e botimit të vëllimit të dytë të Katalogut të dorëshkrimeve arabe, turke dhe persiane të Bibliotekës së Gazi Husrev-begut në Sarajevë, të përgatitur po nga K. Dobraça8, në cilësinë e redaktorit shkencor të caktohej pikërisht Dr. Kaleshi, i cili do të jepte ndihmesën e tij që ky katalog të dilte sa më i arrirë9. 8

Kasim Dobraća, Katalog arapskih, turskih i perzijskih rukopisa, svezak drugi, Sarajevo, 1979. 9 Ky katalog është botuar tri vjet pasi që Dr. H. Kaleshi kishte ndërruar jetë.


Kontribute

227

Një kontribut jashtëzakonisht të madh për numrin e dorëshkrimeve islame dhe gjendjen e tyre, po edhe për bibliotekat islame-orientale në territorin e ish-Jugosllavisë, Dr. Hasan Kaleshi ka dhënë në punimin e tij “al-Mahtūtāt al-‘arabiyya fī Jūgoslāfiyā”, të botuar në Kajro në vitin 196610. Në këtë punim, Dr. Kaleshi informon lexuesin arabfolës dhe sjell të dhëna me rëndësi për bibliotekat, llojet dhe ndarjen e tyre, për gjendjen dhe numrin e dorëshkrimeve orientale në territorin e ish-Jugosllavisë. Duke bërë fjalë për Bibliotekën e Is’hak beut në Shkup, autori thotë se biblioteka është një ndër më të vjetrat në këto troje (e ngritur rreth vitit 1411 dhe e vakëfnuar në vitin 1444), dhe jep të dhëna për vitin e themelimit të saj, për themeluesin, fondin librar, gjuhën e dorëshkrimeve, duke sjellë një listë të tërë të dorëshkrimeve që dikur ruheshin në këtë bibliotekë. Një bibliotekë tjetër që përmend Kaleshi, është ajo e birit të Is’hak beut të përmendur, Isa beu, i cili para vitit 1469 formoi bibliotekën deri atëherë më të pasur në trojet shqiptare, pranë medresesë së tij në Shkup. Në këtë bibliotekë Isa beu vakëfnoi mbi 330 vëllime dorëshkrimesh. Më tutje, në këtë vështrim, Prof. Kaleshi bën fjalë edhe për Bibliotekën e Suzi Prizrenasit, për të cilën thotë se ishte themeluar para vitit 1513. Kur flet për Suziun dhe bibliotekën e tij, Dr. Kaleshi, ndër të tjera, thotë: “Në mesin e shumë librave në gjuhën arabe dhe turke, aty hasim edhe një numër të librave në gjuhën persiane. Prej tyre, veprat e Attarit, Xhelaludin Ru10

Dr. Hasan Kaleshi, al-Mahtūtāt al-‘arabiyya fī Jūgoslāfiyā, në: “Mağallatu Ma’had al-Muhattāt al-‘arabiyya”, al-Muğllad ath-thānī ‘ashara al-ğuz aththānī, Nëntor, 1966, f. 3-20, Kajro. Ky punim, në përkthim të Mr. Qemajl Morinës është botuar në revistën “Edukata Islame”, nr. 70, Prishtinë, 2003, f. 55-72.

228

Takvim – Kalendar 2013

miut etj., gjë që tregon se në atë kohë ka pasur njerëz që e kanë ditur shumë mirë gjuhën persiane dhe i kanë lexuar veprat në fjalë... Dhe se Suzi kishte një kusht shumë të mirë të vakëfnimit të librave në bibliotekën e tij dhe rreth përdorimit të tyre, e ai kusht ishte: “Derisa unë (Suziu-S.M.) të jem gjallë, unë do të jam pronar i tyre (dorëshkrimeve), ndërsa pas vdekjes sime për to do të kujdeset imami i xhamisë sime. Imami le t’ua japë ato (dorëshkrimet) si huazim dijetarëve dhe atyre që janë në gjendje të kenë dobi prej tyre, të cilët do të lexojnë salavate për shpirtin tim (shpirtin e Suziut-S.M.)”.

Si arritën dorëshkrimet islame-orientale në vendin tonë Në shkrimin për dorëshkrimet islame në territorin e ish-Jugosllavisë, autori Kaleshi shtron edhe një pyetje të ligjshme dhe logjike: “Prej nga u pajisën ato biblioteka me atë numër aq të madh të dorëshkrimeve? Ku u përshkruan/kopjuan dhe si arritën deri në trevat tona”? Dhe për këtë pyetje, Prof. Kaleshi Kaleshi, në mënyrë bindëse, argumentuese dhe shkencërisht të qëndrueshme, do të jepte edhe përgjigjen: “Shumica e atyre librave që gjendeshin në bibliotekat e përmendura, u përshkruan në vende të ndryshme islame. Shumë dashamirës të librave i blinin ata nga qendrat e ndryshme dhe i dërgonin në vendet tona, ndërsa një numër të atyre librave i sollën vendësit tanë kur po ktheheshin nga Haxhi. Një numër i konsiderueshëm i njerëzve tanë, që kishin pozita të larta në vende të ndryshme islame, i blinin atje librat dhe i dërgonin në vendlindjen e tyre e pastaj ua dhuronin bibliotekave. Më


Kontribute

229

vonë ata libra përshkruheshin nga njerëzit e viseve tona nëpër qendra të mëdha... Sot shohim libra të përshkruar/të kopjuar në Mekë, Kajro, Damask, Bagdad si dhe në vende të ndryshme të trevave të ish-Jugosllavisë e ndonjëherë edhe në qytete shumë të vogla. Përveç këtyre, gjenden edhe një numër i librave autoktonë të shkruar nga autorë vendës në gjuhën arabe, turke e persiane, dhe këta libra ata i linin vakëf”. Në shkrimin e sipërcituar, Dr. Kaleshi jep të dhëna edhe për dorëshkrimet islame në Bibliotekën e Gazi Husrev-Begut në Sarajevë, Bibliotekën e Institutit Oriental në Sarajevë, për dorëshkrimet në Maqedoni-në Arkivin Qendror të Maqedonisë (ku, siç thotë ai, ruhen një numër i madh i dorëshkrimeve islame-orientale dhe për nga numri i tyre ky arkiv zë vendin e tretë në rajon, menjëherë pas Bibliotekës së Gazi Husrev-Beut dhe Institutit të Studimeve Orientale të Sarajevës), pastaj për dorëshkrimet orientale në Akademinë e Shkencave në Beograd, dorëshkrimet në Zagreb, në Bibliotekën Universitare në Beograd etj., duke theksuar faktin se në institucionet e sipërpërmendura ruhen edhe një numër i madh dorëshkrimesh islame-orientale të shkruara a të kopjuara nga shumë autorë dhe kopjues shqiptarë, ose të lëna vakëf për bibliotekat tona nga personalitete dhe bamirës tanë.

Dorëshkrimet orientale në Kosovë Për sa u takon dorëshkrimeve islame në Kosovë dhe vendit të ruajtjes së tyre, autori Kaleshi, në këtë vështrim historik (“al-Mahtūtāt al-‘arabiyya fī Jūgoslāfiyā”) thotë: “Dhjetë vjet më parë në Prishtinë u themelua Biblioteka e Vakëfit pranë

Takvim – Kalendar 2013

230 11

Kryesisë së Bashkësisë Islame , së cilës shumë njerëz i dhuruan dorëshkrimet e tyre. Në këtë bibliotekë tash gjenden përafërsisht 1.500 dorëshkrime nga fusha të ndryshme, po shumica dërrmuese janë me tematikë fetare. Nga numri i përgjithshëm i dorëshkrimeve, 70% janë në gjuhën arabe. Në kohën kur u bëra një studim dorëshkrimeve të kësaj biblioteke, shënova disa tituj, prej të cilëve po përmend: “T’arifāt as-Sayyjid ash-Sharīf” i kopjuar (përshkruar) në vitin 1506, “al-Itqān fī ‘ulūmi lKurān” e autorit Xhelalud-din Es-Sujūti, i kopjuar në vitin 1606, “Kanz ad-Daqāiq” i Nesefiut, i kopjuar në vitin 1403, “Sahīhu l’Buhārī” i kopjuar në vitin 966 H, pastaj “Tefsiru l’Bagawī” i Kadi Bejdaviut, tefsiri i Ebi Su’udit etj. Ndërsa në qytetin e Prizrenit, gjenden një numër i konsiderueshëm dorëshkrimesh, të cilat janë nën mbikëqyrjen e Bibliotekës së Vakëfit; aty ka afro pesëdhjetë dorëshkrime. Prej këtyre dorëshkrimeve po përmend: “Tefsiru el-Kashifi” në gjuhën persiane. Ky është një dorëshkrim shumë i bukur i stolisur me ar, i kopjuar në vitin 984/1576, “al-Ğāmi’ as-Sahīh” i Buhariut, “Fatāwā-i Qādī Hān” i kopjuar në vitin 966/1559, “Sharh Mağmau l’Bahrayn” i përshkruar në vitin 863/1459. Pastaj “Fjalori i Fejruz Abadit”, i kopjuar në vitin 968/156061, si dhe “Sahāhu l’Ğawharī” etj. Aty kam hasur disa dorëshkrime, të cilat i ka lënë vakëf Sinan Pasha, i cili e çliroi Jemenin, ishte vali në Kajro dhe Kryeministër i Perandorisë 11

Në të vërtetë, Biblioteka Qendrore e Vakëfit u themelua në datën 24 shtator 1951, në mbledhjen e Kuvendit të Vakëfit të Bashkësisë së Fesë Islame (asokohe) të Republikës Popullore të Serbisë në Prishtinë. Njihej edhe me emërtime jozyrtarë: "Kutubhaneja e Vakëfit" ose shkurt "Biblioteka e Vakëfit". Më gjerësisht shih punimin tonë: Biblioteka Qendrore e Vakëfit në Prishtinë 1951 – 1961, në: “Dituria Islame”, nr. 160-161, Prishtinë 2003, f. 39-41.


Kontribute

231

Osmane. Ai kishte lindur në një prej fshatrave të asaj ane (në fshatin Topojan i Lumës-S.M.)...”.12. Ndonëse ky vështrim historik mbi dorëshkrimet islame është ndër më të pasurit me të dhëna dhe paraqet një pasqyrë të mirë të shtrirjes dhe pranisë së dorëshkrimeve islame-orientale në këto territore, ai nuk mbetet i vetmi kontribut i Dr. Hasan Kaleshit në këtë fushë. Interesimet e këtij studiuesi për dorëshkrimet islame nuk mbarojnë me kaq. Kështu, në vitin 1972 Dr. Hasan Kaleshi botoi në Prishtinë monografinë “Dokumentet më të vjetra të vakëfeve në gjuhën arabe në Jugosllavi”13, që njëherësh ishte, me pak ndryshime, disertacioni i tij i doktoraturës. Duke bërë fjalë për këto dokumente - vakëflënësit, vakëfet dhe hajratet e tyre, autori sjell edhe shumë shënime për dorëshkrimet islame-orientale që kishin lënë vakëf këta bamirës të mëdhenj shqiptarë. Studiuesit e dorëshkrimeve islame/orientale dhe të tjerët, duke konsultuar këtë vepër, do të kenë mundësi të shfrytëzojnë një burim me rëndësi jo vetëm për të parë se sa dorëshkrime kanë lënë vakëf njerëzit tanë dikur, por edhe për të marrë model se si duhet bërë katalogu, si duhen identifikuar veprat dhe autorët, si duhet bërë transkriptimi i emrave në gjuhët orientale, si duhen dhënë shënimet biografike për autorët e veprave etj..

232

Takvim – Kalendar 2013

Në këtë studim, Kaleshi, na jep informacione për titujt e plotë të veprave të ndryshme, të cilat i janë vënë në dispozicion ndonjë vakëfi, na ofron të dhëna shumë të vlefshme biografike dhe me rëndësi historike lidhur me autorët e atyre veprave dhe me vetë veprat. Njëkohësisht bën edhe korrigjimin e disa të dhënave, si p.sh. konteston të dhënat e studiuesit Glisha Elezoviç, i cili, sipas Kaleshit, kur bën fjalë për dorëshkrimet islame-orientale që kanë lënë vakëf njerëzit tanë, në shumë vende, titujt e librave dhe emrat e autorëve i ka dhënë gabimisht. Në kapitullin e katërt të kësaj monografie, Kaleshi bën fjalë, përveç të tjerash, edhe për Bibliotekën dhe dorëshkrimet që ka lënë vakëf Ishak begu nga Shkupi, kurse në kapitullin e gjashtë për Bibliotekën e Ishak Çelebiut nga Manastiri. Një vit pasi qe botuar kjo monografi e Dr. Kaleshit, në Beograd u botua në dy gjuhë - shqip dhe serbisht, monografia “Kosova-dikur dhe sot”14. Kapitullin ku bëhej fjalë për Kosovën nën administrimin osman natyrisht që do ta shkruante H. Kaleshi, i cili një zë të veçantë do t’u kushtonte dorëshkrimeve orientale në Kosovë15. Në këtë zë autori përmend vendet se ku ruhen dorëshkrimet islame në Kosovë, veçon disa dorëshkrime më të vjetra, sjell disa faksimile, etj.. Më tutje, ai, me të drejtë, qan hallin e dorëshkrimeve islame dhe gjendjen e tyre jo të mirë, ankohet për mosinteresimin nga ana e institucioneve për këtë material historik me rëndësi për të kaluarën tonë, tërheq vërejtjen se shumë dorëshkrime për shkak të pakujdesisë sonë

12

Fondi librar i këtyre dy bibliotekave, sot ruhet në Bibliotekën Qendrore të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës në Prishtinë. 13 Dr. Hasan Kaleši, Najstariji vakufski dokumenti u Jugoslaviji na arapskom jeziku, Priština, 1972. Ky libër i Dr. Kaleshit, kohë më parë është botuar në gjuhën shqipe nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës në Prishtinë (gusht 2012), në përkthim të Ismail Rexhepit.

14 15

Grup autorësh, Kosova dikur dhe sot/Kosova nekad i danas, Beograd, 1973. Hasan Kaleši, Monumentet e arkitekturës islame dhe dorëshkrimet orientale/Spomenici islamske arhitekture i orijentalni rukopisi, në: “Kosova dikur dhe sot/Kosova nekad i danas”, Beograd, 1973, 474-478.


Kontribute

233

kanë humbur gjurmët dhe kanë shkruar në pakthim, gjithashtu tërheq vërejtjen dhe apelon njëkohësisht se, nëse nuk merren masa urgjente, edhe ato dorëshkrime që kanë ngelur, do të humbin, dhe, nëse nuk merren parasysh të dhënat që ofrojnë këto dorëshkrime, shkrimi i historisë së kulturës sonë do të ishte i mangët16. Këto vërejtje të Hasan Kaleshit tingëllojnë aktuale, sikur të ishin thënë sot. Dhe është për të të ardhur keq që, edhe 40 vjet pas botimit të këtij shkrimi të Dr. H. Kaleshit, qasja ndaj dorëshkrimeve islame-orientale në Kosovë nuk ka ndryshuar shumë, dhe gjendja, tubimi, ruajtja dhe trajtimi i tyre nuk është për t’u lakmuar, kurse të dhënat që mbajnë në vete ato dorëshkrime, nuk janë bërë të njohura ende. Autori Kaleshi, në këtë shkrim të tij nxjerr edhe përfundimin se Kosova ka pasur shumë biblioteka që kishin lënë vakëf bamirës të ndryshëm shqiptarë dhe se ato biblioteka ishin pasuruar me dorëshkrime sipas parimit të vakëfit. Gjithashtu, ai thekson se në Kosovë ka pasur shumë njerëz dijetarë, të cilët kishin studiuar në Stamboll, Kajro, Damask dhe në qendra të tjera mësimore të kohës, se në Kosovë kanë jetuar dhe punuar një numër i madh poetësh dhe shkrimtarësh, të cilët kanë shkruar në gjuhët turqisht dhe arabisht, e rrallë edhe persisht... prandaj dhe do të ishte normale të shpresohet se në Kosovë do të jetë një përmbledhje dorëshkrimesh orientale me rëndësi botërore17. 16 17

Po aty. Dorëshkrimet islame-orientale që kanë mbetur, sot ruhen në disa institucione të Kosovës: në Arkivin e Kosovës (96), në Bibliotekën e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës (afro 700); në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare

234

Takvim – Kalendar 2013

Prof. Kaleshi ishte i vetëdijshëm “Se luftërat e shumta, shkatërrimet e tyre, pushtimet e ndryshme, ndërrimi i shpeshtë i sunduesve, shpërnguljet, pakujdesia dhe plogështia, që nuk është zhdukur as gjer në ditët e sotme, kanë bërë që të mos ekzistojë sot as ndonjë përmbledhje e vogël, madje asnjë institucioni cili kishte për t’u marrë me mbledhjen dhe përpunimin e dorëshkrimeve orientale”. E, megjithëkëtë, Dr. Kaleshi, natyrisht duke e njohur gjendjen në terren dhe nëpër biblioteka orientale të rajonit dhe me gjerë, ishte i bindur me shumë të drejtë tek konstatonte: “Në Kosovë janë zhdukur ose janë bartur tjetërkah me mijëra dorëshkrime orientale, të cilat nuk mund të gjenden kurrë, po në duart e individëve ende gjenden një numër i madh i dorëshkrimeve, disa prej të cilave janë autografe. Në qoftë se merren sa më parë masa urgjente dhe sigurohen mjete, do të ishte e mundshme të formohet-bashkë me të Kosovës në Prishtinë (afro 600); në Bibliotekën e Këshillit të Bashkësisë Islame në Sharr (ish-Dragash) (6 dorëshkrime), në Arkivin Ndërkomunal të Mitrovicës (8) etj.. (Shih: Sadik Mehmeti, Dorëshkrimet osmane në Arkivin e Kosovës, Prishtinë, 2008). Natyrisht, këso dorëshkrimesh të vlefshme ka edhe nëpër xhami dhe ndër posedues privatë, të cilat deri me tani nuk janë regjistruar, si p.sh. në bibliotekën e dijetarit të shquar Ahmed efendi Pllanës nga Prishtina (ruhen afro 30 dorëshkrime), në bibliotekën e Mulla Zeqir ef. Havollit (5 dorëshkrime), në bibliotekën e Beqir ef. Saharës në Pejë (16), në bibliotekën e Hamdi ef. Dolit në Gjakovë (15), në bibliotekën e Haxhi Sheqerit në Gjakovë (65), në bibliotekën e Fahri ef. Iljasit në Gjakovë (50) etj.. Përveç kësaj, jemi në dijeni se dorëshkrime orientale ka edhe në disa teqe, si në Teqenë e Halvetive në Prizren (49), në Teqenë e Melamive (Sheh Mala) në Rahovec (64), në Teqenë e Sheh Iljazit në Rahovec (29), në Teqenë e Madhe të Halvetive në Rahovec (196), në Teqenë e Sheh Musait në Gjakovë (85), në teqenë e Sheh Salihit në Gjakovë (82), në Teqenë e Sheh Eminit në Gjakovë (45), në Teqenë Kaderije në Prishtinë, etj.. (Informacion nga raporti i regjistrimit të përgjithshëm të dorëshkrimeve islame, përpiluar nga Nehat Krasniqi, menaxher i ekipit për regjistrimin e dorëshkrimeve islame.). Dorëshkrime islame, sipas hulumtimeve tona, ka edhe ndër posedues të tjerë privat.


Kontribute

235

dorëshkrimet që tani ekzistojnë- një koleksion shumë i bukur, i ngjashëm me atë të Husrev-Begut në Sarajevë. Nëse nuk veprohet kështu sa më parë, këto dorëshkrime ose do të humbin ose - çka është më e besueshme - do të barten ose të shiten në vendet e tjera. Në këtë mënyrë nuk kishim për të pasur burime themelore për rekonstruksionin e historisë e kulturave të kësaj treve për periudhën 500-vjeçare”18. Vështrimin e tij historik tashmë të përmendur për dorëshkrimet islame në territorin e ish-Jugosllavisë19, Dr. Kaleshi e përfundonte me disa konstatimin se, pasi të jenë tubuar dorëshkrimet islame-orientale, lypset angazhim më i madh për studimin e tyre dhe për hartimin e katalogëve, e për ta bërë këtë, ai thotë se duhet të ketë dhe një numër më të madh ekspertësh, që mund t’i studiojnë dorëshkrimet në mënyrë të përpiktë dhe të përpilojnë katalogë sipas rregullave shkencore. E kur kjo të jetë bërë, Prof. Kaleshi, ishte i bindur dhe shumë i sigurt, me të drejtë, se vetëm atëherë do të kishim një pasqyrë të qartë të dorëshkrimeve islame-orientale arabe në këto treva dhe se vetëm atëherë do të gjenim një numër të madh të veprave të rralla e me vlerë, të cilat flasin për madhështinë dhe ndikimin e civilizimit e të kulturës islame dhe reflektimin e tij në këto anë.

236

Si përfundim Duke lexuar këto studime të Kaleshit, të cilat nuk janë të vetmet kontribute që ky autor ka botuar me të dhëna për dorëshkrimet islame-orientale20, mund të përfundojmë se ai ka qenë një njohës i mirë i dorëshkrimeve në gjuhët orientale, ka njohur mirë historinë e bibliotekave islame si dhe ka shfrytëzuar një literaturë të gjerë e burimore në gjuhë të ndryshme për identifikimin e dorëshkrimeve islame. Duke folur për dorëshkrimet islame-orientale, Dr. Kaleshi, në studimet e tij, jep të dhëna me rëndësi dhe hedh dritë edhe mbi një varg personalitetesh, poetë e autorë, që kanë shkruar në gjuhët orientale dhe për veprat e tyre, bën fjalë për shumë medrese, për bibliotekat në vendin tonë, për bibliotekistë të ndryshëm, për zejen e libralidhësit etj., zeje kjo e cila deri më sot nuk ka qenë temë studimi nga studiuesit tanë. Dhe për këto, Kaleshi, i informon lexuesit dhe studiuesit edhe jashtë hapësirave shqiptare. Kontributet dhe studimet e Dr. Hasan Kaleshit për dorëshkrimet islame-orientale janë, si të thuash, udhërrëfyes për të gjithë ata që dëshirojnë të merren me studimin, inventarizimin dhe katalogimin e dorëshkrimeve islame-orientale. Në fund fare, të theksojmë faktin se dorëshkrimet islameorientale, me tërë kompleksivitetin e tyre, për historianët, orie20

18 19

Po aty. Dr. Hasan Kaleshi, al-Mahtūtāt al-‘arabiyya fī Jūgoslāfiyā, po aty.

Takvim – Kalendar 2013

Shënime me rëndësi për bibliotekat dhe dorëshkrimet islame, për autorët shqiptarë që kanë shkruar në gjuhët orientale, gjejmë edhe shkrimet e tjera të Dr. Hasan Kaleshit, si: Prizren kao kulturni centar za vreme turskog perioda, Gjurmime Albanologjike, 1, Prishtinë, 1962, f. 92; Roli i shqiptarëve në letërsinë orientale, në: “Seminari i Kulturës Shqiptare për të Huaj”, Prishtinë, vëll. 2, 1976, f. 151-212, etj.


Kontribute

237

ntalistët, ekspertët e paleografisë arabe, të kaligrafisë dhe të artit aplikativ, paraqesin dokumentacion hulumtues të dorës së parë dhe të dhënat që ofrojnë këto burime, janë me rëndësi për studimin dhe njohjen e kulturës dhe historisë sonë.


240

Vështrim Akad. Feti Mehdiu

PËRKTHIMI I KUR`ANI KERIMIT NGA HASAN EF. NAHI DHE VEÇORITË E RIBOTIMIT TË KËTIJ PËRKTHIMI (në njëzetvjetorin e vdekjes së Hasan ef. Nahit)* Përkthimi i Kur`ani kerimit në gjuhën shqipe nga Hasan ef. Nahi është përkthimi i dytë, i tërësishëm, në gjuhën shqipe dhe është botuar herën e parë në vitin 1988.1 Sa ishte gjallë përkthyesi, Hasan efendiu (1905-1991) nuk ka pasur ribotim. Pas *

Kumtesë e mbajtur në sesionin shkencor “Myderriz Hasan Nahi - jeta dhe vepra”, më dt. 5 shkurt 2011, organizuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame e Kosovës. Për arsye teknike, kjo kumtesë nuk është përfshirë në përmbledhjen e sesionit të botuar në vitin 2012. Botohet këtu me pëlqimin e autorit. (Shënim i redaksisë). 1 Kur`ani i Madhëruar, përktheu Prof. Hasan I. Nahi, Prishtinë, 1988, 612+XXXIV faqe.

Takvim – Kalendar 2013

vdekjes së përkthyesit, janë realizuar disa ribotime në Prizren dhe në Tiranë. Objekt i këtij shqyrtimi janë veçoritë që e dallojnë këtë përkthim si edhe botimin e parë nga ribotimet. Arsyeja e parë pse kam marrë të trajtoj këtë temë, është përkujtimi i 20-vjetorit të ndarjes nga kjo jetë kalimtare e Hasan ef. Nahit, myderrizit dhe kujdestarit të klasës së gjeneratës sime dhe dy gjeneratave pas nesh.2 Arsyeja e dytë është se ribotimi i përkthimit të Hasan efendiut, në krahasim me ribotimet e përkthyesve të tjerë, ka përjetuar më së shumti ndryshime. Ashtu siç veçohej profesori ynë i nderuar nga disa tipare që nuk i gjenim dhe nuk i gjejmë dot tek të tjerët, qysh nga koha kur e njoha, nga viti 1959, edhe përkthimi i Kur`ani kerimit nga ai ka disa karakteristika që i gjejmë vetëm këtu, si në botimin e parë, ashtu edhe në ribotimet që përjetoi ky përkthim. Veçori e parë është se ky përkthim është ribotuar në hapësirën shqiptare.3 Është një fakt se Hasan ef. Nahi, ishte profesor në Medrese, tërë potencialin e tij fizik dhe psikik ua kushtoi nxënësve (loçkave të tij - loçkat e mija - thoshte ai) nga Manastiri dhe deri në skajin më të largët të Malit të Zi. Pasi doli në pension, iu rrek përkthimit të Kur`ani kerimit. Përkthyesit e tjerë në gjuhën shqipe nuk vepruan kështu. Nga përkthyesit e Kur`anit në gjuhën shqipe, është i vetmi që bashkëpunëtorin kryesor e pati të birin, prof. Nexhat Nahin, profesor i gjeografisë, i cili, gjithashtu, ka qenë edhe profesor i 2

Feti Mehdiu, Maturantët e parë të medresesë Alauddin, (gjenerata 1967), Prishtinë, 2007, 114 faqe. 3 Ribotimet e këtij përkthimi janë realizuar në Prizren dhe në Tiranë.


Vështrim

241

gjeneratës së parë në medresenë “Alauddin”. Disa nga bashkëpunëtorët e tij ishin nxënës të tij.4 Është rasti i parë që përkthimi i Kur`ani kerimit fillon nga e djathta, ashtu siç fillon origjinali në gjuhën arabe. Kjo ndodhi në vitin 1988, dhe ky ishte botim i dytë me radhë në gjuhën shqipe i një përkthimi të Kurani kerimit, realizuar në këtë hapësirë. Kam parasysh hapësirën e sistemit komunist, dhe ky botim nuk i ra në sy askujt. Nuk e lexuan fare - si injorim i kësaj lloj literature ose askush nuk pati guxim të dilte në sipërfaqe e të shihej se po lexuaka edhe Kur`an të përkthyer.5 Ndërkaq, kur doli ribotimi i përkthimit të H. Sherif Ahmetit, në vitin 1992 në Medinë, u prit me habi në Kosovë për shkak se ishte botim sipas sistemit të gjuhës arabe – fillonte nga e djathta në të majtë. Duhet theksuar edhe fakti se Hasan efendija botimin e përkthimit të Kuranit e botoi me financa personale, do të thotë ishte edhe botues i këtij përkthimi, në vitin 1988. Tëra këto janë gjëra që me pak kujdes u bien në sy të gjithë lexuesve. Në vazhdim do të prezantoj disa nga veçoritë e tjera të këtij përkthimi, duke i përfshirë që nga botimi i vitit 1988 (botimi i parë) dhe deri tek ribotimi i vitit 2010.

242

Botimi i parë (1988), Prishtinë, ka dalë me gjithë tekstin origjinal,6 por teksti në gjuhën arabe nuk është në proporcion të barabartë me tekstin e përkthyer në gjuhën shqipe. Teksti origjinal merr një të tretën e faqes (5.3 x 10.5 cm, nga e tërë faqja që është 12.5 x 18.5 cm.) Ka lidhje të fortë. Nuk ka ngarkesa me ilustrime në kopertinë. Ka formatin B-5, që nënkupton standardin e botimeve tradicionale të Kur`ani kerimit. Recensentë ishin: Adem Hoxha dhe Nuhi Hajrullahu,7 kurse redakturën gjuhësore e kanë bërë: Mehmet Halimi dhe Nexhat Nahi.8 Në fillim, vetëm te sureja Fatiha e ka Bismil-lahi.... të përkthyer në gjuhën shqipe dhe del si vijon: Bismil-Lahir-RahmanirMe emër të All-llahut, Mëshiru9 Rahim! es dhe Përdëllimtar10 i Madh Në vazhdim, te suret e tjera, Besmele-ja është vetëm në origjinal, do të thotë vetëm arabisht Bismil-Lahi... Sureja Fatiha dhe fillimi i sures Bekare, në përkthim kanë filluar me kryerresht, kurse në vazhdim teksti i përkthyer në gjuhën shqipe vazhdon sipas modelit të origjinalit, duke përdorur teknikën bold (me shkronja të zeza) për numrat e ajeteve. Kështu vazhdon deri në fund, faqe 610.

6 4

Recensentët: Adem Hoxha dhe Nuhi Hajrullahu, pas kryerjes së maturës në gjeneratën e dytë të Hasan ef. Nahit, kanë kryer studimet në Universitetin Az`har në Kajro respektivisht në Bagdad.. 5 Deri në vitin 1990 literatura islame në mjediset intelektuale shqiptare nuk kishte tretman të literaturës që meritonte t’i kushtohej vëmendje. Të paktën shikohej me njëfarë rezerve dhe frike se mos po bënte ndonjë gabim nëse lexonte këtë lloj literature. Të rrallë kanë qenë intelektualët që vinin firmën e tyre pas ndonjë teksti fetar.

Takvim – Kalendar 2013

Shih fusnotën nr.1. Nuk kishin ndonjë përvojë në fushë të botimeve. 8 I pari ekspert i studimeve albanologjike, kurse i dyti gjeograf. Pa ndonjë përgatitje shkollore nga fusha islame. 9 L- e madhe, Lahi, dhe R- e madhe tek: Rahman dhe Rahim dëshmojnë për njohuri të mangëta të recensentëve edhe të redaktorëve gjuhësorë në fushën përkatëse. Rahman dhe Rahim nuk janë emra të përveçëm. 10 Do të thotë Mëshirëplotë. Përdëllimtar është përdorur në literaturën islame të viteve ‘30 të shekullit njëzet. 7


Vështrim

243

Tekstet përcjellëse fillojnë nga ana e kundërt, do të thotë nga ana e majtë në të djathtë, me Parathënie, të shkruar në tetor 1986 nga Sadri Prestreshi11 dhe këtu faqëzimi është bërë me numra romak. Në fq. VII, vjen Përkthimi i Kur`anit, një tekst i shkurtër nga përkthyesi. Ndërsa në fq. VIII fillon Jeta e hazreti Muhammedit a.s. dhe përfundon në faqen XV, gjithashtu nga përkthyesi. Në fq. XVI është Përmbajtja, në tri shtylla. Pasqyrohet tryeza e lëndës, - cila sure ku fillon. Në fq. XVII vjen : Përmbajtja e temave sipas sureve. Jepet një orientim shumë i mirë për lexuesit që dëshirojnë të lexojnë pjesë që trajtojnë tema të caktuara, si : Kryeneçësia e Izraelitëve, ajetet 62-71, divorci ajeti 22-228, vejushat dhe të lëshuara: 232-235, të tërat në suren Bekare, Musai vrau një egjiptian ajeti 14-21, kundërshtarët do të përkulen, ajeti 61-82, në suren En-neml etj.. Në fq. XXXII është: Shpjegimi i disa termave arabe dhe shkurticave, që përfundon në faqen XXXIV, ku e kemi edhe informacionin: Kur dhe në cilat sure dhe ajete duhet bërë sexhde lexuesi i Kur`anit të Madhëruar? Këto ishin, në njëfarë dore, elemente të cilat Hasan efendiu i ka huazuar prej ndonjë botimi të përkthimit të Kur`ani kerimit në ndonjë gjuhë tjetër.12 Një dallim k r e j t i v e ç a n t ë te përkthimi i Hasan efendi Nahit është se ky përkthyes emrin All-llah, që nuk

244

është i rrallë në Kur’an, e ka përdorur Perëndi, f.v. “A nuk është Perëndia gjykatësi më i drejtë”?! (sureja Tin, faqe 602). Mendoj se ky veprim është bërë në frymën popullore shqiptare. Mund të jetë rezultat i ndikimit të lektorëve, të cilët janë ekspertë të gjuhësisë dhe të kulturës kombëtare, por pa menduar shumë për konotacionin që marrin termat Perëndi dhe Allllah. Termin All-llah, po ta lëmë në gjuhën shqipe Zot – është më korrekte, për arsye se shënon diçka të veçantë, pa gjini tjetër. Ndërkaq Perëndi, ka gjininë femërore: perëndeshë, prodhon edhe Perandorë, perandori – që është formim nën ndikimin e mbretërisë romake, kur është besuar se mbreti është zot në tokë. Gjë që nuk shkon në literaturën dhe konceptin islam. Përdorimi Perëndi në përkthimin e Hasan ef. Nahit është në tërë tekstin, që lë të kuptohet se kishte vendosur të mos i shmangej këtij termi. Ndërsa për fjalën rab-bun, edhe ky përdor termin Zot, si shumë përkthyes të tjerë në gjuhën shqipe.13 Karakteristikë tjetër e këtij botimi është edhe përkthimi në bllok i disa ajeteve, pa i ndarë me kryerresht, por vetëm duke i renditur numrat e ajeteve... p.sh. Sureja 95 – Tin: 1,2,3,: Betohem në fiq dhe ullinj, dhe malin e Sinajit, dhe në këtë qytet të sigurt, 14; Njëlloj është vepruar edhe te suret vijuese: Muddeththir- ajetet: 39-42, 43-47, 48-51; El-Kijame- 1-2, 7-10, 34-35; Elmurselat – 2-6, 8-11, 12-14, 16-18, 20-22. etj.15

13 11

Shih fusnotën nr, 1. 12 Shih përkthimet në gjuhën turke, angleze...

Takvim – Kalendar 2013

Krahaso, Kur` an-i, Prishtinë, 1985 (përktheu Feti Mehdiu) Shih fusnotën nr. 1, faqe:61. 15 Po aty, faqe: 578, 581. 14


Vështrim

245

Të përmendim edhe se duaja e Hatmes është vetëm në gjuhën arabe, një lutje e shkurtër dhe jo e përkthyer në gjuhën shqipe.16 Ribotimi i vitit 2000, në Prizren, Kur`ani i Madhëruar, është botimi i parë i përkthimit të Kur`ani kerimit në gjuhën shqipe si botim xhepi. (10 x 14.5 cm.)17 Recensent i këtij botimi është Reshat Mexhiti18)ndërsa të tjerët, si redaktorë dhe lektorë janë po ata të botimit të vitit 1988, me përjashtim të korrektorit.19 E ka botuar Këshilli i xhamisë “Gazi Mehmed Pasha - Bajrakli” Prizren. Nuk e ka tekstin origjinal, siç e kishte në botimin e parë. Del me një kopertinë të zbukuruar me shumë ngjyra, që sinjalizon se botimi ka filluar të marrë karakterin e reklamimit sipërfaqësor.20 Shtypi është realizuar në Turqi.21 Risia këtu është se, pas emrit të përkthyesit Prof. Hasan I. Nahi, vjen shënimi: B a s h k ë p u n o i: Nexhat H. Nahi22. Nexhat Nahi në botimin e parë ishte në cilësinë e redaktorit dhe lektorit. Edhe në botimin e vitit 2000 ai nuk ka mund të ketë tjetër funksion përveç atyre që kishte në vitin 1988. Afri16

Po aty, faqe:612. Kur`ani i Madhëruar, përktheu Hasan ef. Nahi, Prizren, 2000, 720 faqe. Në fakt, po këtë vit doli edhe një botim xhepi në Medine i përgatitur nga një grup studentësh. Botimi i Medinës është 8x12 cm. 18 Funksioni i tij është si botues, sepse ky organizoi shtypin e këtij botimi, në cilësinë e imamit në Bajrakli, Prizren. 19 Korrektor i këtij botimi është H. Skënder Rashiti 20 Kopertina në ballinë përmban tekstin Kur’ani i Madhëruar, përktheu Hasan ef. Nahi, por edhe në prapashpinë vjen i njëjti tekst me shkronja më të mëdha. Ilustrimi në kopertinë me disa figura trekëndëshe nuk është në funksion të një botimi serioz të Kur’ani kerimit. 21 Shih fusnotën nr. 18, faqe 4. 22 Shih fusnotën nr. 18, faqe 3. 17

246

Takvim – Kalendar 2013

mi i këtij emri, tani i shprehur me “bashkëpunoi” me përkthyesin, merr tjetër peshë në procedurë të kësaj veprimtarie. N. Nahi edhe si redaktor edhe si lektor ishte bashkëpunëtor. Ishte i qartë roli i tij, kurse tash, kur thuhet vetëm “bashkëpunoi” nuk e qartëson se çfarë bashkëpunimi do të ketë ofruar. Krahas Parathënies nga Sadri ef. Prestreshi, si në vitin 1988, pason Parathënia, fq. 7-12, nga Reshat Mexhiti.23 Tekstet e tjera, që ishin në botimin e parë, janë hequr dhe menjëherë fillon përkthimi i Kuranit: Sureja 1 - El-fatiha - Mekkase -. 7 ajete. Bsimil-lahi ... në origjinal dhe në përkthim, kurse më tutje vazhdon sikurse tek botimi i parë, d.m.th. nuk përkthehet Bismil-lahi... Aty ku përfundon përkthimi, në këtë ribotim xhepi, vazhdojnë tekstet përcjellëse, të cilat botimi i parë i kishte vendosur në një vend që merrte dy kuptime: në fund të përkthimit, që fillonte nga e djathta, por që i binte në fillim të librit, sipas natyrës së gjuhës shqipe.24 Pasojnë: Fq. 639. Përkthimi i Kur`anit, nga botimi i vitit 88, Hasan ef. Nahit Fq. 641 Jeta e hazreti Muhammedit a.s., nga botimi i vitit 88, Hasan ef. Nahi Fq. 653: Përmbajtja e temave sipas sureve, nga Hasan Nahi. Fq. 675: Shpjegimi i disa termave arabë dhe shkurticave, Fq. 679, Kur dhe në cilat sure dhe ajete duhet të bëjë sexhde lexuesi i Kur` anit të Madhëruar? 25 23

Shih fusnotën 18, fq. 7-12. Krahaso botimin e vitit 1988 dhe botimin e xhepit të vitit 2000. 25 Këto shenime janë njëlloj sikur tek botimi i parë i vitit 1988. 24


Vështrim

247

Ribotimi i vitit 2000, është pajisur me Indeksin, Fq. 680, që pa dyshim ia shton vlerën botimit.26 Ky indeks paraqet jo vetëm emrat e përveçëm, por edhe temat që trajtohen në Kur`an, fjala vjen: Adhurimi i viçit, Mbështetje All-llahut, Mirësia e All-llahut, Fiset, Fitneja, Fitorja, e deri te Z-ja, Zeburi, Zebanitë, Zemërimi, etj. 27 Fq. 716: Përmbajtja vjen në faqen 716, sikurse në botimin e vitit 1988. Në dallim nga botimi i parë, këtu përkthimi i ajeteve fillon me kryerresht. Po ashtu, këtu është bërë ndarja e ajeteve edhe në përkthim, ashtu siç janë në origjinal.28 Drejtshkrimi i emrave: Muhammed, All-llah, Mekke, si edhe terminologjia specifike e Kur`anit, si: ajet, sure, Kur`an, etj., është ruajtur besnikërisht, sikurse është ruajt edhe përkthimi i Hasan ef. Nahit. Ribotimi i vitit 2006, T i r a n ë, Kurani i madhërishëm,29 trajtohet si botim i tretë i përkthimit të Hasan efendi Nahit. Ky ribotim realizohet nga botues seriozë në fushën e botimeve islame dhe rrjedhimisht ishte e pritshme që të dilte më ndryshe. Këtë e përgatiti: Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam në Tiranë ( ISHMQI).30

26

Kur`ani i Madhëruar, ...Prizren, 2000. Po aty, faqe: 620. 28 Shih faqe: 578, 582, 587, 612. 29 Kurani I madhërishëm, Përktheu kuptimet e tij nga gjuha arabe: Prof. Hasan I. Nahi, Tiranë, 2006. Formati A-5, 13.5 x 20.5 cm. 30 Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam. 27

Takvim – Kalendar 2013

248 31

Instituti, AIITC , për realizimin e këtij projekti ka angazhuar një ekip të veçantë për këso veprimesh. Kjo tregon se kemi të bëjmë me një botues serioz që vepron në hapësirën shqiptare dhe i ka të gjitha kushtet që të bëjë punë të vlefshme. Ka Këshillin botues, 32 redaktorin,33 Recensentët34 etj.. Nëse mund të thuhet për Këshillin botues se ai është më tepër një organ për të ngritur autoritetin e Institucionit, redaktori dhe recensentët bartin barrën kryesore për cilësinë e përkthimit dhe të botimit – ribotimit.35 Recensentët janë njohës të gjuhës arabe, ndërsa redaktori, për rastin konkret, merr barrën për të barazuar përkthimin me origjinalin. Ka korrektor, 36 që është thjesht funksion teknik, sikurse mund të thuhet edhe për disenjatorin grafik, 37 ka edhe konsulentë teologjikë. Derisa korrektura dhe disejni mund të trajtohen si çështje teknike, konsulentët teologjikë,38 marrin barrën të kujdesen dhe të mos lejojnë të bëhet ndonjë intervenim gjuhësor, i cili mund të ketë ndikim në përmbajtjen e Kur`anit në origjinal, në një anë, dhe në anën tjetër të ruajnë besnikërinë

31

Albanian Institut for Islamic Thought und Civilzation. Më së shpeshti përdoret shkurtesa në anglisht, në vend të ISHMQI. 32 Dr. Ramiz Zekaj, Prof. Dr. Shefik Osmani, Prof. as. Dr. Arian Kadiu, Prof. Dr. Hysni Myzyri, Esat Myftari, Bedri Telegrafi, Alban Kodra. 33 Prof Dr. Xhevat Lloshi 34 Dr. Ramiz Zekaj, Dr. Hajredin Hoxha 35 Shih: Feti Mehdiu, Më shumë kujdes për botimin e përkthimit dhe interpretimit të Kur’anit në gjuhën shqipe, E d u k a t a I s l a m e, nr. 90, 2009, Prishtinë, fq. 77. 36 Remzi Zeqja. 37 Elzana Agolli. 38 Telat Sula, Alban Kodra dhe Altin Plumbi.


Vështrim

249

në raport me botimin e parë të këtij përkthimi, derisa ishte i gjallë përkthyesi.39 Në shënimet: Botimi i parë: Hasan I. Nahi, 1988, Botimi i dytë: Nexhat H. Nahi, 2000, që vijnë menjëherë pas aparaturës së lartpërmendur, bie në sy se te botimi i dytë, nuk ndodhet emri i përkthyesit.40 Vërehet lehtë se botimin e vitit 2006, në Tiranë, e karakterizon një ambicie më e madhe për t’u paraqitur me një ribotim më ndryshe nga ai i vitit 1988. Kjo hetohet që në shikim të parë, në kopertinën e këtij botimi me titullin: Kurani i madhërishëm, si edhe tek disa komente në fund të faqes, të cilat përcillen te të gjitha botimet e mëvonshme, do të thotë pas vitit 2006 dhe gjithsej janë 438 fusnota. Për sa i përket cilësimit: I Madhëruar apo I Madhërishëm, nuk mendoj se është bërë ndonjë ndryshim kualitativ. Madje mendimi im është se zgjidhja e parë është më korrekte. Mirëpo të shkruarit Kuran në vend të Kur`an, nuk flet për korrektësi profesionale. Deri në vitin 2006 të gjitha përkthimet e Kur’ani kerimit në gjuhën shqipe kanë zbatuar standardin e origjinalit, por edhe standardet që respektohen në përkthimin e Kur`anit në tërë gjuhët e botës.41

42

Nëntitulli: Përktheu kuptimet e tij nga gjuha arabe: Prof. Hasan I. Nahi, nuk është model i qëlluar, për faktin se thuhet në numrin shumës “kuptimet”. Kjo do të thotë se përkthyesi ka sjellë disa kuptime dhe kjo nënkupton interpretim të Kur’ani kerimit, një gjë që nuk ndodh në rastin konkret, sepse Hasan ef. Nahi nuk ka bërë tefsir, po ka bërë përkthimin e Kur`anit të Madhëruar. Ky botim nuk e ka tekstin origjinal të Kur`anit. Shënimi Botimi i tretë i rishikuar dhe i korrigjuar,43 nuk e arsyeton këtë shprehje në tërësi. Si korrigjim mund të konsiderohet përkthimi i Besmeles....,44 Transkriptimi i besmeles ka pësuar një korrigjim të pjesërishëm dhe tash në vend të Bismil-Lahir-Rahmanir-Rahim, del: Bismil-lahirr-Rrahmanirr-Rrahim.45 Në të dy rastet L-R-R, gjegjësisht: Rr-Rr, nuk duhet të jenë shkronja të mëdha. Do të mjaftonte të shkruhej: Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim. Te Përmbajtja, kemi tryezën se ç’mund të lexohet para se të fillojë përkthimi: Fjala e botuesit,46 Përkthimi i Kuranit47 Kronologji e tekstit të shkruar, Histori e Kuranit, Kronologjia e jetës së Profetit 42

39

Hasan ef. Nahi ndërroi jetë në vitin 1991. Në vitin 2011 BIK shënoi 20- vjetorin e vdekjes së tij. 40 Ky shënim është jokorrekt, sepse botuesin e ngre mbi përkthyesin. Praktikisht fillon shmangia e përkthyesit. Botuesit serioz duhet të kenë parasysh renditjen e subjekteve sipas funksionit që kanë. Përkthyesi i hap rrugë botuesit. Pa emrin e përkthyesit, botimi nuk ka kuptim korrekt. 41 The Holy Qur` an, Glorius Qur` an, Kur`ani kerim ve... Kur` an s prevodom, De Helige Qur` an, Kur` an casni, etj.

Takvim – Kalendar 2013

250

Kjo forma e shumësit paraqet një imitim verbërisht të formulimit në gjuhën arabe: terxhemetu meani… 43 Shih fusnotën nr. 30, faqe 2. Aty jepen edhe shënimet: Botimi i tretë, .... 2006 dhe Botimi i katërt, versioni shqip, 2006. 44 Një gjë të cilën nuk e pati bërë botusi i xhepit në vitin 2000. 45 Edhe këtu mbiemri Rrahman dhe Rrahim janë trajtuar si emra të përveçëm në variantin e gjuhës shqipe dhe janë shkruar me shkronjë të madhe. Por Bismillahi..., të paktën është shkruar drejt. 46 Këtu, fq. 5-7, përveç disa fjalëve e shprehjeve të paqëndrueshme profesionalisht dhe konceptualisht, si: parafjalë, zbulesë, pronë e jashtëzakonshme, më të arrira shqipërisht, ia zbuloi Profetit, të Allahut të Madh, e ndonjë tjetër, që nuk është në përputhje me qëllimin e shprehur në faqen 5, pasusi i fundit, ku


Vështrim

251

(a.s), Jeta e Profetit Muhamed (a.s.), Përmbajtja e temave sipas sureve, Suret dhe vargjet48, Kur lexuesi i Kuranit duhet të bëjë sexhde, Shpjegim i disa termave, Treguesi alfabetik.49 Tabela e sureve nuk pëson ndonjë intervenim. Përfundon në faqen 742. Përgatitja teknike është e një niveli më të lartë në krahasim me botimin e vitit 2000 në Prizren.50 Kapitulli: Jeta e Profetit Muhamed(a.s.)51 fillon me : Rinia e tij, Jetimi i vetmuar, I denjë për t i besuar, Guri i zi, Politeistët dhe idhujt, Profecia52) Shpella, Fillimi, Mospranimi, Bojkoti, Viti i hidhërimit, Udhëtimi i natës, Shpërngulja, Në Medinë, pretendohet se tëra këto janë bërë për të qenë në funksion “ të shprehjeve sa më të përshtatshme të shqipes moderne, letrare...“ ka gjetur vend edhe një e dhënë kontradiktore përbrenda këtyre faqeve, që nuk flet për profesionalizëm të kujdesshëm ndaj Kur`ani kerimit. Në faqen 6, thuhet se shpallja e Kur` anit “ka zgjatur nga viti 609-632” kurse në faqen 14 e gjejmë: “Shpallja e Kuranit ka zënë fill aty rreth vitit 610”! Përse kjo hamendje? A ka akoma specialistë të islamistikës që nuk e dinë saktësisht këtë çështje? 47 Vazhdimisht përdoret Kuran, në vend të Kur` an. Me këtë humb një shenjë diakritike specifike e gjuhës arabe, të cilën edhe gjuha shqipe ka mundësi, sikur se e kanë ruajtur gjuhët e tjera, ta ruajë me korrektësi, ashtu siç e kanë ruajtur punonjësit e islamistikës shqiptare nga vitet njëzet të shekullit të njëzetë: Hfz. Ali Korça, hfz. Ibrahim Dalliu, e më vonë edhe Feti Mehdiu, Hasan ef. Nahi, h. Sherif Ahmeti dhe të tjerë në përkthimet e Kur`ani kerimit në gjuhën shqipe. 48 Me këtë intervenim shkelet tërësisht norma e konceptit ajet. Një ajet mund të jetë edhe gjysmë vargu, dy vargje, tri vargje e deri në tërë një faqe të Kur’ani kerimit me gjithsej 15 (pesëmbëdhjetë) vargje. Shihe suren Bekare, ajetin 282. 49 Këtë e kishte edhe botimi i vitit 2000 në Prizren. 50 Krahasimin e bëra me botimin e vitit 2000 për arsye të përparimit teknologjik në raport me vitin 1988. 51 Edhe emri i pejgamberit Muhammed a.s. gjithmonë paraqitet me një shkronjë mangët, Muhamed. 52 Profecia dhe profetësia nuk janë e njëjta gjë, kanë dallim. Këtu fjala është për profetësinë e Muhammedit a.s. dhe jo për profeci. Fjala profeci në shpjegimet themelore të gjuhës shqipe nënkupton parashikimet, fallin etj., që nuk ishin cilësi e Muhammedit a.s. – pejgamberit Islam.

252

Takvim – Kalendar 2013

Kushtetuta e parë, Njerëzit e librit, Leja për të luftuar, Beteja e Bedrit, Marrëveshja e Hudejbijes, Thirrja udhëheqësve, Çlirimi i Mekkes, Haxhillëku i lamtumirës, Vdekja e Profetit (a.s), që përfundon në faqen 68, por nuk shënon se kush është autor i këtij teksti dhe nuk jepet burimi i literaturës. Ky tekst përfundon me një: La ilahe il-Allah, Muhammedun resul Allah, me përkthim shqip:S’ka Zot tjetër veç Allahut, Muhamedi është i dërguar i Allahut.53 Me intervenimet që janë bërë, me rastin e këtij ribotimi, shihen disa korrigjime teknike, por njëkohësisht dalin në shesh edhe disa intervenime jokorrekte nga aspekti konceptual i Kur’anit, po ashtu edhe nga ai material: Në faqe 71, është mirë që fillon: Bismil-lahirr-Rrahmanirr-Rrahim dhe tek surja e parë është edhe përkthimi: Me emrin e Allahut,54 të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit! Thuhet se në këtë sure ka 7 vargje55, dhe kështu vazhdon deri në fund. Titujt e sureve dhe besmelja janë me ngjyrë të kuqe. Edhe numrat e ajeteve, që vijnë gjithmonë me kryerresht, për ndryshim nga botimi i vitit 1988, janë në funksion të botimit “të rishikuar dhe të korrigjuar”.

53

Il-Allah dhe resul-Allah nuk thuhet as nga fillestari kur fillon të mësojë shehadetin. Edhe All-llah do të duhej të shkruhet kështu, e jo Allah, sepse në origjinal është me “teshdid”. Këtu kemi të bëjmë me botim serioz të përkthimit të Kur’ani kerimit, nuk është fjala për shkrime popullarizuese joprofesionale. 54 Te Besmeleja... nuk ka arsye të shkruhet Rr- e madhe, si edhe All-llah, nuk ka arsye të shkruhet Allah. 55 Është shumë korrekte kur thuhet sure, por është jokorrekte kur thuhet varg, vargje, për ajetin e Kur`anit. Shih shënimin nr. 48.


Vështrim

253

Përsa i përket përkthimit në bllok ajetesh, këtu janë ndarë dhe secili ajet fillon me kryerresht, ashtu siç është vepruar në botimin e vitit 2000 në Prizren. Në vitin 2008 del edhe një ribotim: Kurani i madhërishëm, Tiranë, 2008, Përktheu kuptimet e tij nga gjuha arabe Prof. Hasan I. Nahi. Në dallim nga botimi i vitit 2006, në ballinë ka titullin edhe në gjuhën arabe: Terxhemtu meani-lKur`ani-l-kerim bil-lugati-l-albanijjeti dhe pas tij vjen logoja e botuesit: ISHMQI, por teksti origjinal i mungon. Nuk dallon nga botimi i vitit 2006, përveç se përmban ca ilustrime në ballinë, një kube të brendshme të një xhamie, kurse në prapashpinë ka një pjesë nga Kur`ani në formë medaloni. Nga ky botues, ISHMQI Tiranë, përkthimi i Kur`ani kerimit nga Hasan Nahi ka përjetuar edhe forma të tjera të editimit për nevoja të lexuesit dhe dëgjuesit shqiptar. Forma më e re është në sistemin DVD, në 16 pllaka CD, që mban titullin: Kurani i Madhërishëm, Lexim i përkthimit të tij në gjuhën shqipe, për herë të parë në DVD. Përktheu kuptimet e tij në gjuhën shqipe prof. Hasan I. Nahi. Përgatiti versionin audio-video ISHMQI. Këtu mund të lexohet dhe të dëgjohet, në të njëjtën kohë, përkthimi i Kur’anit. Gjatë incizimit, në fillim të sureve shihet se ka munguar përpjekja për regjistrim profesional.56

56

Kur dëgjohet: Bismilahi ramani raim...në vend të Bismil-lahi-rr-rrahmani-rrrrahim, mjafton të konstatohet se islamistët nuk e kanë ndjekur me kujdesin e merituar këtë proces. Dëgjojeni ramani raim!

254

Takvim – Kalendar 2013

Përkthimi i Hasan ef. Nahit është i pari që lexohet në gjuhën shqipe në DVD.57 Është incizuar në 16 disqe DVD dhe në secilën prej disqeve jepet shënimi se cila sure është në atë disk. Recitimi në gjuhën shqipe është realizuar me sukses. Me përpjekje pak më të madhe, mund të realizohej, ashtu si e meriton, edhe invokacioni për secilën sure, por kjo nuk është realizuar. 58

Botim xhepi i vitit 2008 Është realizuar edhe një botim xhepi, 8x11.5 cm, që përmban vetëm tekstin e përkthyer në gjuhën shqipe dhe është në 922 faqe. Mban vitin 2008, me shënimin Botimi i gjashtë, versioni shqip, botim xhepi.59 Nuk ka diskutim, është një botim shumë elegant. Mirëpo formati i xhepit i përkthimeve të Kur`ani kerimit, në cilëndo gjuhë qoftë, mendoj se është një imitim jo i qëlluar i botimeve të këtij libri në origjinalin e vet – në gjuhën arabe. Funksioni i formatit të xhepit, në origjinal, është për hafizët e Kur`anit, për qëllime praktike,60 kurse në përkthim mund të jetë në funksion të devalvimit të vlerave dhe seriozitetit.61 57

Kurani i Madhërishëm. Leximi i përkthimit të tij në gjuhën shqipe. Për herë të parë në DVD. Përgatiti versionin audio-video Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam. 58 Kur e dëgjon recituesin tek shqipton Bismil-lahi...të lë përshtypjen sikur dëgjon një amator të shkujdesur. 59 Kurani i madhërishëm, përktheu kuptimet e tij nga gjuha arabe prof. Hasan I.Nahi. Botim i gjashtë, versioni shqip format xhepi.(ISHMQI), 2008. Tiranë, f. 922. 60 Ata kanë nevojë që ta kenë afër këtë libër, sado që me shkronja shumë të imta, për të rikujtuar në rast se harrojnë ndonjë pjesë të ajetit, ose u ngatërrohet me ndonjë ajet të ngjashëm. 61 Libri i shpallur – Kur`ani kerim nuk është literaturë që lexohet në autobus e në tren, sa për të kaluar kohën. Për të lexuar Kur’an kërkohet një përkushtim


Vështrim

255

Në vitin 2010, kemi ribotimin më të ri të përkthimit të Kur’ani kerimit nga Hasan ef. Nahi, i cili del edhe me titull të ri: Kurani i madhërishëm dhe kuptimet e tij në gjuhën shqipe Mbështetur në përkthimin e prof. Hasan I. Nahit, Tiranë, 2010, fq. 612 + LV Ajo që e dallon më së shumti këtë ribotim, është fakti se këtu përkthyesi nuk është më përkthyes.62 Ky ribotim, në format B-5, fillon nga ana e djathtë, që do të thotë sikurse botimi i parë i vitit 1988 në Prishtinë. Këshilli botues është zgjeruar edhe me emra të rinj: Eris Koliqi, Bledar Komina, Eduard Thartori. Redaktori është i njëjti,63 kurse recensenti i dytë, kësaj radhe është: Ahmed Abdelbaky, në vend të Hajredin Hoxhës. Korrektori nuk është shënuar, kurse Konsulentë teologjikë mbeten të njëjtët sikur te botimi paraprak. Konceptimi grafik dhe faqosja, kësaj radhe janë realizuar nga Ermelinda Agalliu. Teksti fillon nga ana e djathtë dhe shkon në të majtë, sikurse në botimin e parë, kurse tekstet përcjellëse, poashtu sikurse në botimin e parë, fillojnë nga e majta e shkojnë në të djathtë dhe dalin faqet si vijon: 612+LV, apo LV+612. Nuk i Përmban të gjitha shënimet që i kemi te botimet e mëparme. Në botimin e viti 2010 janë hequr tekstet: Përkthimi i Kur`anit – që ka qenë tekst i Përkthyesit, në vitin 1988, 2000, 2006 dhe 2008; Kronologji e tekstit të shkruar nuk ka autor, si

edhe Kronologjia e jetës së Profetit (a.s.) dhe Jeta e Profetit Muhamed (a.s.). Në fq. III. vjen Përmbajtja që tregon radhitjen e teksteve në këtë botim, si: Fjala e botuesit e pa nënshkruar, Historia e Kuranit... Me disa nënkapituj, si, Shpallja hyjnore.... 1, 2, 3,. etj., deri te nënkapitulli i 10: të jetosh me Kuranin. Përmbajtja e temave sipas sureve, Suret dhe vargjet, Kur lexuesi i Kuranit duhet të bëjë sexhde, Shpjegimi i disa termave deri në faqe LV. Duaja e Hatmes, këtu është në gjuhën arabe dhe e përkthyer në gjuhën shqipe. Ka edhe tabelën e sureve,64 por nuk e ka Treguesin alfabetik.65

*** Janë bërë intervenime me vend, si zëvendësimi: Perëndi me Allah, është shkruar relativisht drejt: Bismil-lahirr Rrahmanirr Rrahim, pastaj te suret: 95, ajeti 1,2,3,: Për fikun dhe ullirin, 2. Për malin e Sinait, 3. Dhe për këtë Qytet të sigurt, (Mekën)66 por janë bërë edhe intervenime sa për të thënë, ose intervenime që nuk ka pasur nevojë të bëhen.

64

dhe parapërgatitje e veçantë. Formati i xhepit, në përkthim, nuk lë përshtypjen se lexuesi i tij respekton Kur’anin. 62 Nëntitulli: Mbështetur në përkthimin e prof. Hasan I. Nahit, vë në pikëpyetje nëse është ky përkthimi i Hasan Nahit apo jo? 63 Xhevat Lloshi.

Takvim – Kalendar 2013

256

Kurani i Madhërishëm dhe kuptimet e tij në gjuhën shqipe, Mbështetur në përkthimin e prof. Hasan I. Nahit. Boti i shtatë: Instituti i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam, 2010. 65 Krahaso botimin e vitit 2006 dhe 2008: Kurani i Madhërishëm… AIITC, Tiranë. 66 Kurani I Madhërishëm…. AIITC, Tiranë, 2006, fq. 669.


Vështrim

257

Krahaso shembujt në vijim: A`raf: 38-43

◌ۖ ‫ْﺲ ﻓِﻲ اﻟﻨﱠﺎ ِر‬ ِ ‫َاﻹﻧ‬ ِْ ‫ْﺠ ﱢﻦ و‬ ِ ‫َﺖ ِﻣ ْﻦ ﻗَـ ْﺒﻠِ ُﻜ ْﻢ ِﻣ َﻦ اﻟ‬ ْ ‫َﻢ ﻗَ ْﺪ َﺧﻠ‬ ٍ ‫َﺎل ا ْد ُﺧﻠُﻮا ﻓِﻲ أُﻣ‬ َ‫ﻗ‬

‫َﺖ‬ ْ ‫ﱠﻰ إِذَا ادﱠا َرﻛُﻮا ﻓِﻴﻬَﺎ َﺟﻤِﻴﻌًﺎ ﻗَﺎﻟ‬ ٰ ‫ﺖ أُ ْﺧﺘَـﻬَﺎ ۖ◌ َﺣﺘ‬ ْ َ‫َﺖ أُ ﱠﻣﺔٌ ﻟَ َﻌﻨ‬ ْ ‫ُﻛﻠﱠﻤَﺎ َد َﺧﻠ‬ ‫َﺎل‬ َ ‫ﺿ ْﻌﻔًﺎ ِﻣ َﻦ اﻟﻨﱠﺎ ِر ۖ◌ ﻗ‬ ِ ‫ﺿﻠﱡﻮﻧَﺎ ﻓَﺂﺗِ ِﻬ ْﻢ َﻋﺬَاﺑًﺎ‬ َ َ‫ُِوﻻ ُﻫ ْﻢ َرﺑﱠـﻨَﺎ َٰﻫﺆَُﻻ ِء أ‬ َ ‫أُ ْﺧﺮَا ُﻫ ْﻢ ﻷ‬

(38) ‫ْﻒ َوٰﻟَ ِﻜ ْﻦ َﻻ ﺗَـ ْﻌﻠَﻤُﻮ َن‬ ٌ ‫ﺿﻌ‬ ِ ‫ﻟِ ُﻜ ﱟﻞ‬ 38.(Perëndia) u thotë: hyni 38. Allahu do tu thotë: hyni në në zjarr me popujt - xhindët zjarr me popujt -xhindët dhe njedhe njerëzit - të cilët kanë rëzit- të cilët kanë qenë para jush. qenë para jush. Dhe kurdo që Kurdo që një popull do të hyjë në një popull hyn në zjarr, e zjarr, do të mallkojë të tjerët që mallkon shokun tjetër. E kur kanë hyrë para tij. Dhe, kur të të tubohen gjithë në të, tubohen të gjithë atje, atëherë i atëherë ai i fundit u thotë fundmi i tyre do t’u thotë të paatyre të parëve: “O Zoti Ynë, rëve: ”O Zoti ynë, këta na kanë këta na kanë sjellë në hu- sjellë në humbje, prandaj jepu mbje, epju dënimin e dyfi- atyre një dënim të dyfishtë zjashtë të zjarrit”! (Perëndia) u rri”! Allahu do t’u thotë: ”Për thotë “Për çdonjërin (nga ju) secilin (nga ju) ka dënim të dyka dënim të dyfishtë, por ju fishtë, por ju nuk e dini”. (2006, nuk e dini”. (1988) 2008) Perëndia-Allahu, në origjinal nuk është. Në ribotimin e vitit 2006, të paktën është përmirësuar termi! Fjalët xhindët dhe njerëzit, në të dy botimet janë vënë në mes vizave ndarëse, pa arsye. Këto fjalë i përmban origjinali. Botimi i parë ka të shtuar fjalën shokun, ndërkaq ribotimi i është shmangur kësaj, por ka shtuar fjalët: të tjerët që kanë

258

Takvim – Kalendar 2013

hyrë para tij, ndërkaq në tekstin origjinal është vetëm “të tjerët” Pra, as “shokun”, e as “që kanë hyrë para tij”. Në ribotim është bërë një përmirësim te fjala dënim, duke i shtuar fjalën një, të cilën e kemi edhe në origjinal, për të shënuar trajtën e pashquar. (arab. adhaben). Mirëpo, fjalën dyfisht tek të dy botimet është gabim. As në ribotim nuk është përmirësuar. Kjo fjalë do të thotë shumëfish. Fjalët në kllapa (nga ju), nuk janë në origjinal. Zëvendësimi i fjalës “çdonjërin” me fjalën “secilin”, nuk përmirëson asgjë! Ndërkaq fjalët e vëna në kllapa (nga ju), prekin drejtpërsëdrejti në elasticitetin dhe dimensionin e hapur që ka fjala “likul-lin”, e cila duhet të mbetet edhe në përkthimin shqip “për secilin”, sepse kjo përfshin: secilin - nga ju, edhe: secilin-nga ata, pa përdorur fare përemra nga ju , nga ata... Kështu si ka dalë në gjuhën shqipe, në arabisht duhej të ishte: “likul-lin minkum”. Por nuk është ashtu! Krahasimi me origjinalin nga ana e ekspertëve që kanë punuar për ribotim, do të jepte një përkthim më korrekt, në krahasim me botimin e parë. Shih Enfal: 9.

‫َﻼﺋِ َﻜ ِﺔ ﻣ ُْﺮِدﻓِﻴ َﻦ‬ َ ‫ْﻒ ِﻣ َﻦ اﻟْﻤ‬ ٍ ‫َﺎب ﻟَ ُﻜ ْﻢ أَﻧﱢﻲ ُﻣ ِﻤ ﱡﺪ ُﻛ ْﻢ ﺑِﺄَﻟ‬ َ ‫إِ ْذ ﺗَ ْﺴﺘَﻐِﻴﺜُﻮ َن َرﺑﱠ ُﻜ ْﻢ ﻓَﺎ ْﺳﺘَﺠ‬

(9) 9. (Kujtoje) kur ju kërkuat ndihmë nga Zoti juaj, e Ai ju përgjigj: “Unë do t’ju ndihmoj me njëmijë engjëj, të cilët do të vijnë njëri pas tjetrit”.(1988)

9. Ju kërkuat ndihmë nga Zoti juaj e Ai ju përgjigj: ”Unë do t’ju ndihmoj me një mijë engjëj, të cilët do të vijnë njëri pas tjetrit”.(2006)


Vështrim

259

Përkthimi i kohës së tashme testegithune... me kohë të shkuar: kur ju kërkuat (88), Ju kërkuat (2006, 2008), në të dy rastet nuk është korrekt. Në ribotim nuk është përfillur lidhëza e kondicionalit idh, që e kemi në origjinal, prandaj ka dalë “Ju kërkuat...“ në vend që të jetë, sipas origjinalit: nëse, po të, kur, por po të përdorej ashtu siç është në origjinal: kur ju kërkoni ndihmë...nëse ju kërkoni... Krahaso sa vijon: Sureja 2. Bekare: ajetet: 6,7, 11, 15, 16, 206; Sureja 14. Ibrahim, ajeti, 14; Sureja 18, Kehf: 67, 68; Sureja .43; Zuhruf: 49,68, 69.; sureja 55, Rrahman: 4, 7, 13; Ka qenë e nevojshme të intervenohet te ajeti 88 i sures Tevbe, ku thuhet: “... i Dërguari dhe ata që besojnë në të...67*, për shkak se në origjinal është:...që besojnë me të.68 Në ajetin konkret është me`ahu, që do të thotë ata që besojnë bashkë me të, ashtu si beson ai...Nuk është bihi as fihi. 69 Krahaso edhe suren: Muhammed: 14, 15

(14) ‫أَﻓَ َﻤ ْﻦ ﻛَﺎ َن َﻋﻠ َٰﻰ ﺑَـﱢﻴـﻨَ ٍﺔ ِﻣ ْﻦ َرﺑﱢِﻪ َﻛ َﻤ ْﻦ ُزﻳﱢ َﻦ ﻟَﻪُ ﺳُﻮءُ َﻋ َﻤ ِﻠ ِﻪ وَاﺗﱠـَﺒـﻌُﻮا أَﻫْﻮَا َء ُﻫ ْﻢ‬ ‫ُﻮ ﺧَﺎﻟِ ٌﺪ ﻓِﻲ اﻟﻨﱠﺎ ِر َو ُﺳﻘُﻮا ﻣَﺎءً َﺣ ِﻤﻴﻤًﺎ ﻓَـ َﻘﻄﱠ َﻊ‬ َ ‫اﻟْ َﺠﻨﱠ ِﺔ اﻟﱠﺘِﻲ ُو ِﻋ َﺪ ۖ◌ َﻛ َﻤ ْﻦ ﻫ‬

(15) ‫أَ ْﻣﻌَﺎءَ ُﻫ ْﻢ‬ 67

Kjo formë shpreh besimin në Muhammedin. Kjo formë shpreh besimin në atë çka besonte Muhammedi a.s., dhe ky është besim i drejtë - besim në All-llahun xh.sh., kurse forma e parë e përqëndron besimin në Muhammedin që nuk është krijues por është njeri i dërguar. 69 Shih funksionin e pjesëzave parafjalëve/lidhëzave të gjuhës arabe te Dr. Shaqir Sikirić, Sintatičke funkcije arapskih prijedloga, Prilozi za Orientalnu Filologiju, III-IV, 1952-53, Sarajevo, 1953. 68

260

Takvim – Kalendar 2013

Vallë, a është i njëjt ai që (pa- Vallë, a është i njëjtë ai që i son) argumentet e qarta të Zotit përmbahet udhëzimit të Zotit të të tij me atë që i zbukurohen tij me atë që i zbukurohen70 pupunët e veta të shëmtuara dhe nët e veta të shëmtuara dhe lë(i cili) pason epshet e veta?! shohet pas pasioneve të veta?!71 Muhammed, 14, (1988) Muhammed, 14, (2006)72 ...do t` u jepet ujë i vluar, që ua “...do t` u jepet ujë i valuar, që copëton zorrët?! Muhammed, ua copëton zorrët?! Muham15, (1988) med, 15, (2006)73 Te botimi i vitit 2006 faqe: 15,16,17, koncepti i ajetit dhe vargut, në kontekstin Kur’an – poezi, nuk shkon kurrsesi! Shih suren Hud: 41

(41) ‫َﺎل ا ْرَﻛﺒُﻮا ﻓِﻴﻬَﺎ ﺑِﺴ ِْﻢ اﻟﻠﱠ ِﻪ َﻣ ْﺠﺮَاﻫَﺎ َوﻣ ُْﺮﺳَﺎﻫَﺎ ۚ◌ إِ ﱠن َرﺑﱢﻲ ﻟَﻐَﻔُﻮٌر رَِﺣﻴ ٌﻢ‬ َ ‫َوﻗ‬ (Nuhu) tha: “Hipni në të! Me Ai tha: “Hipni në anije! Me emrin e Perëndisë ajo lundron emrin e Allahut ajo lundron dhe ndalet...Hud, 41 (1988) dhe ndalet! Hud, 41, (2006) Në të dy rastet, bismil-lahi..., është përkthyer, Me emrin e.... Parafjala bi-nuk përkthehet këtu me. Duhet të përkthehet me në... në emër të All-llahut... 70

“…që i zbukurohen…” ka dallim thelbësor me shprehjen “…I duken të bukura…” prandaj vetëm në ribotimin e vitit 2010 është bërë korrigjimi si duhet. 71 Epshet dhe pasionet mund të jenë sinonime, porse dëshirat, që dalin te ribotimi i vitit 2010, nuk janë njëlloj sikur epshet. Prandaj intervenimi në ribotimin e vitit 2010 nuk rezulton të jetë korrekt. 72 Në botimin më të ri, 2010, ky ajet është përpunuar pak më shumë dhe ka dalë: “Vallë, a është ai që i përmbahet udhëzimit të Zotit i njëjtë me atë të cilit i duken të bukura punët e veta të shëmtuara dhe që ndjek dëshirat e kota”? Muhammed, 14, (2010, fq. 508) 73 Edhe në ribotimin e vitit 2010 ka mbetur me të njëjtin gabim, sikur në vitin 2006. Uji vlon, flamuri valon! Prandaj në botimin e parë është përkthimi më korrekt se në ribotimet e përpunuara.


Vështrim

261

262

Takvim – Kalendar 2013

As në gjuhën shqipe nuk thuhet, f.v. ”me emrin e drejtorit ...me emrin e shokëve... me emër të kryetarit...etj., por thuhet: “Në emër të drejtorit ... në emër të shokëve... në emër të kryetarit... Krahaso edhe ajetet 51, 52, 54, 56 të sures Merjem, ajetin 9 të sures Zumer, etj. Këto janë disa nga karakteristikat që e veçojnë përkthimin dhe ribotimin e këtij përkthimi. Një ribotim i p a p ë r f u n d u a r i përkthimit të Kur`anit nga Hasan ef. Nahi. Në vitin 2003, në shtypshkronjën “Timegate,” Matiçan, Nexhat Nahi e filloi botimin e këtij përkthimi, i cili ka mbetur sot e asaj dite i papërfunduar. Janë shtypur, përveç disa faqeve në fillim,74 deri te xhuzi XXV. Kjo nënkupton prej tabakut të parë deri te tabaku 32, ose shprehur ndryshe është shtypur deri në faqen 512. Pausi është i gatshëm në shtypshkronjë, për të vazhduar faqe 513-519, ku fillon sureja Dharijat. Pas kësaj mungojnë 80 faqe tekst i përkthimit, deri në faqen 603, ku përfundon teksti i Kur`ani kerimit në tërësi. Ndërsa tekstet përcjellëse, faqja 604 deri në faqe 649 është gjithashtu në paus dhe gjendet në shtypshkronjë. Me sa po shihet, ky botim ka mbetur pa përfunduar për pak punë. Është dëm të mos përfundohet. Këtë punë e ka filluar personalisht Nexhat Nahi.75 Kemi krahasuar suren Duhan( 44) faqe 497, ajetet 40, 49-54, (te botimi i parë, fq.499, ndërsa te botimi i xhepit, fq. 482-483). Ky përkthim nuk ka asnjë dallim, përveçse edhe ky e ka tekstin origjinal, por me shkronja shumë të imëta: 3.8 x 6 cm, por ai në shqip është 9.3 x 13 cm. Kurse botimi i vitit 1988 është me

dimensionet: teksti arab 5.4 x 10.4, ndërsa teksti shqip 12.5 x 18.3 cm. Me sa shihet, kemi një disproporcion të madh midis origjinalit dhe përkthimit. Këtu iu qasëm kësaj çështjeje duke zgjedhur disa shembuj që i kemi sjellë para lexuesit me qëllim që t’i ketë parasysh intervenimet që janë bërë në ribotimin e përkthimit të Kur`ani kerimit nga Hasan ef. Nahi. Vështrimi u është dedikuar studiuesve, të cilët kanë mundësi të bëjnë krahasimin e tekstit, gjegjësisht të teksteve të përkthyera, me origjinalin në gjuhën arabe të Kur`anit. Këtu nuk është fjala për tefsir.76 Pas kësaj qasjeje arrihet në përfundimin se, sado që teksti i këtij përkthimi për ribotim nga AIITC, në vitin 2006 etj., është rishikuar,77 nuk mund të thuhet se edhe është korrigjuar. Megjithëkëtë, ribotimi i përkthimit të Hasan Nahit është nga ribotimet e përkthimit të Kur`ani kerimit, për të cilin është angazhuar ekip i gjerë bashkëpunëtorësh, i identifikuar si ekip për punë serioze. Këto qenë veçoritë që e dallojnë ribotimin e këtij përkthimi nga ribotimet e tjera.

74

76

75

Mungojnë shenimet gjenerale dhe sureja Fatiha. Kjo dëshmohet me një marrëveshje me shkrim të arritur ndërmjet Milaim Vitisë, pronar i shtypshkronjës, dhe Nexhat Nahit në cilësinë e botuesit.

Në tefsir lejohet të rreshtohen disa kuptime në përkthim, për një fjalë të origjinalit, kurse në përkthime kërkohet të zgjidhet vetëm një fjalë për një fjalë. 77 Ashtu si figuron në botimin e tretë (2006).


264

personalitete Resul Rexhepi

SADRI Ef. PRESTRESHI PEDAGOG NË MEDRESENË E MESME “ALAUDDIN” TË PRISHTINËS Sadri ef. Prestreshi (17 tetor 1917 - 16 janar 2002) i takon plejadës së hoxhallarëve që jetuan dhe vepruan në kohë tejet të ndjeshme e të vështira dhe aspak të favorshme për popullin shqiptar. Gjysma e parë e shek. XX ishte kohë e vlimeve të mëdha politike, kohë kur Mbretëria Serbe-Kroate-Sllovene, e ndikuar nga politika serbe, kishte nisur dhunën dhe terrorin e madh e të paparë ndaj popullatës shqiptare të Kosovës dhe jo vetëm. Për më tepër, edhe gjysma e dytë e shekullit XX, sikurse dihet, karakterizohej nga dominimi i sistemit komunistoateist, fakt ky që veprimtarinë fetare e rëndonte ku e ku më shumë. Mirëpo, me gjithë këto vështirësi, ulemaja shqiptare ishin të vendosur në ruajtjen dhe kultivimin e vlerave të mirë-

Takvim – Kalendar 2013

fillta fetare islame. Angazhimet dhe aktivitetet e tyre ishin përqendruar në forma dhe mënyra të ndryshme, dhe jo vetëm në xhami, po dhe jashtë saj, sepse ata ishin ndër të paktët intelektualë që ishin të përgatitur që, krahas kryerjes së obligimeve fetare - të kryenin dhe të merrnin përgjegjësi të tjera, në veçanti atë të mësuesit e pedagogut në shkollat e pakta që asokohe kishin filluar të hapeshin në Kosovën e pasluftës. Këtu do të përmendja disa nga ulematë, të cilët qenë angazhuar dhe kanë dhënë kontributin e tyre në mësimdhënie në shumë shkolla shqipe të Kosovës, si Ahmet ef. Mustafa, Rashid ef. Osmani, H. Sherif ef. Ahmeti, H.Sadri ef. Prestreshi e shumë të tjerë. Më pastaj, kur në Kosovë dolën kuadrot me përgatitje përkatëse, si të thuash u poqën kushtet, madje kjo u paraqit si domosdoshmëri, që hoxhallarët e angazhuar në mësimdhënie në shkollat shqipe, t’i ktheheshin mihrabit e minberit, qyrsive e odave, mektebeve e medreseve, për të vazhduar edukimin e xhemateve të tyre dhe mësimin e brezave të rinj, duke ua shpjeguar atyre fenë në gjuhën e tyre të bukur. Sadri ef. Prestreshi ishte njëri nga ata doajenë që me kontributin e tyre lanë gjurmë të pashlyera si te xhematlinjtë ashtu edhe te nxënësit e tyre. Në vitin 1945 Sadri ef. Prestreshi do të emërohej mësues në shkollën e fshatit Dobrajë të Lipjanit. Krahas punës së mësuesit, Sadri efendiu kryente edhe detyrën e imamit dhe të imamit zyrtar-ofiqar po në këtë fshat, detyra këto që i kreu me një përkushtim e përgjegjësi të lartë. Sa i takon punës së tij si mësues e pedagog shkolle, edhe sot ish-nxënësit e tij flasin me pietet. Ata tregojnë se ai në mësim ishte i përpiktë, pedant dhe mjaft i afërt me nxënësit, tipare këto që do ta karakterizonin


Personalitete

265

edhe gjatë punës së tij si mësimdhënës në medrese dhe si imam e vaiz kudo që shkonte dhe ngado që vente. Në atë kohë Sadri ef. Prestreshi, duke parë gjendjen e rëndë që po kalonte popullata shqiptare e Kosovës, kishte rënë në kontakt me krerë nacionalistë dhe qe radhitur në radhët e Organizatës Nacionaliste Demokrate Shqiptare (ONDSH), me qëllim që të jepte kontributin e tij për çlirimin e tokave shqiptare, deri më 15 prill 1947, kur Gjyqi Ushtarak i Divizionit të Prishtinës e dënoi me 4 vjet heqje lirie (burg) dhe me punë të detyrueshme. Pas daljes nga burgu, Sadri efendiut për një kohë nuk iu lejua të kryente detyrën e imamit, kështu që në fund të vitit 1948 u emërua mësues në Shkollën fillore të Obiliqit, ndërsa në vitin vijues shkollor 1949/50 do të transferohej në Shkollën fillore të Korreticës së Poshtme të komunës së Drenasit (ishGllogoc). Edhe në Korreticë, sikundër edhe më parë në Obiliq, mësuesi Sadri la përshtypjen e një edukatori e pedagogu shembullor me virtyte të larta morale dhe patriotike. Më 1953 mulla Sadriu u emërua imam në xhaminë e fshatit Miradi, ku do të shërbente deri në vitin 1962. Në atë kohë mulla Sadriu me një përkushtim të lartë iu rrek studimeve islame. Duke qenë se tashmë kishte një bibliotekë personale me literaturë profesionale fetare, ai do të studionte pareshtur derisa arriti një shkallë të lakmueshme profesionale. Kjo, natyrisht, do t’i hapte shtigje të reja drejt ushtrimit të profesionit të imamit. Kështu, në janar 1962 u emërua imam në Xhaminë e Madhe (Sulltan Mehmet Fatih) të Prishtinës dhe në të njëjtën kohë kryente edhe punë administrative në Kryesinë e Bashkësisë Islame në Prishtinë. Përveç kësaj, Sadri ef. do ta gjejmë si

266

Takvim – Kalendar 2013

imam, hatib e vaiz edhe në Xhaminë e Çarshisë dhe në Xhaminë e Jashar Pashës të Prishtinës. Gjatë ligjërimeve të tij, Sadri ef. Prestreshi, si kursist i Normales së Pejës që ishte, zbatonte metoda që e dallonin nga hoxhallarët e tjerë. Ai gjërat i shpjegonte në një mënyrë të kapshme dhe të pranueshme për ata që e dëgjonin. Kjo mbase bëri që në vitin 1969 Sadri ef. Prestreshi të angazhohej, në fillim si edukator, më pastaj edhe mësimdhënës i lëndëve Ahlak e Fikh dhe, sipas kërkesave, edhe i lëndës së Kur’anit në medresenë e mesme “Alauddin” të Prishtinës. Në këtë vatër të dijes e të arsimit kombëtar islam, Sadri efendiu do të jepte kontributin e tij deri në vitin 1983, kur doli në pension. Gjatë kohës sa ishte mësimdhënës në Medrese, Sadri ef. Prestreshi, duke ditur mungesën e teksteve mësimore në gjuhën shqipe dhe duke ditur nevojën për tekste të tilla, me qëllim që të përvetësonin nxënësit lëndët më mirë, në vitin 1975 përgatiti dhe botoi një dispensë në lëndën e Ahlakut, që u dedikohej nxënësve të klasës së parë të Medresesë. Ky kontribut i çmueshëm i Sadri ef. Prestreshit, përveçse shënonte një kthesë pozitive, ishte edhe një sihariq dhe një lehtësim i madh për nxënësit dhe jo vetëm për ata, ngaqë dispensën e Ahlakut do ta kërkonin për ta siguruar dhe për ta pasur në bibliotekat e tyre edhe shumë hoxhallarë dhe të interesuar të tjerë jashtë medresesë, sepse asokohe kishte mungesë të theksuar të literaturës islame në gjuhën shqipe. Dispensa e Sadri efendiut kishte tejkaluar kufijtë e të qenit vetëm tekst për nxënësit e medresesë. Ajo, më duhet ta theksoj, do t’u hynte në punë dhe do t’u shërbente shumë edhe hoxhallarëve nëpër xhami. Pikërisht për


Personalitete

267

këto arsye, dhe natyrisht edhe për shkak të përmbajtjes, mendojmë se dispensa e Ahlakut e autorit Sadri ef. Prestreshi, së bashku me dispensat e tjera të mësimdhënësve të tjerë që u botuan atë kohë, janë me interes dhe duhen marrë në shqyrtim. Këto dispensa shënojnë një gur themeltar në hartimin dhe përgatitjen e teksteve mësimore për nxënësit e medresesë “Alauddin”; botimi i tyre ishte një hap i mbarë, ishte një punë e hairit, e cila shyqyr Zotit, u vazhdua me shumë sukses e përkushtim nga ish-nxënësit e gjeneratës së mësimdhënësve të Sadri ef. Prestreshit. Dispensën e Ahlakut, sikurse thamë, e botoi medreseja e mesme “Alauddin” e Prishtinës në shtator 1975. Dispensa ka formatin A/4 dhe ka gjithsej 58 faqe. Kjo dispensë, duke qenë se u dedikohej në radhë të parë nxënësve të klasës së parë, sikurse është e natyrshme, hapet me njësinë “Ç’është shkenca mbi Ahlakun”, për të vazhduar më pastaj shpjegimin për rëndësinë e kësaj shkence, burimet e saj, si dhe për ndarjen e shkencës mbi Ahlakun. Natyrisht, kjo dispensë, për sa i takon shtjellimit të temave në vijim, përputhej me programin e lëndës së Ahlakut të paraparë nga drejtoria e Medresesë për nxënësit e vitit të parë. Duke qenë se vend me rëndësi në shkencën e Ahlakut zë çështja e besimit-imanit, natyrisht që autori vend qendror u kushtonte “Detyrave të njeriut ndaj Allahut të Madhërueshëm xh.sh”. për të vazhduar me “Detyrat ndaj vetvetiut”. Ndërkaq, njësinë: “Ruajtja e jetës dhe shëndetit”, Sadri efendiu e shtjellon përmes disa nëntemave, duke filluar me: “Përdorimi i tepërt i ushqimit dhe pijeve”, për të vazhduar me: “Ushqimi dhe pijet që i ndalon feja”, “Pastërtia e trupit, teshave dhe e ba-

268

Takvim – Kalendar 2013

nesës”, “Puna e tepërt”, “Fjetja e tepërt dhe Shërimi në rast të sëmundjes”. Një tërësi tjetër temash të përfshira në këtë dispensë, janë edhe: “Të mësuarit e shkencës”, “Edukimi i shpirtit”, “Sinqeriteti dhe dashuria ndaj së vërtetës”, “Drejtësia, Butësia dhe Mëshira”, “Durimi dhe qëndrueshmëria”, “Të mbështeturit në Allahun xh.sh.”. Një cikël temash të tjera nga fusha e kësaj shkence, autori i shtjellon duke filluar me: “Detyrat e prindërve ndaj fëmijëve”, “Edukimi i fëmijëve është detyrë fetare”, “Ngjitja e emrit të fëmijës”, “Synetimi”, “Shprehia e fëmijëve për namaz”, për të vazhduar me: “Detyrat e fëmijëve ndaj prindërve”, “Detyrat ndaj farefisit”, “Detyrat ndaj fqinjëve”, “Kush konsiderohet fqinj”, e kështu me radhë. Në këtë kontekst, ai bënte fjalë edhe për detyrat tona ndaj njerëzve përgjithësisht: kultivimi i mendimit të mirë ndaj njerëzve, veprimi i mirë dhe i butë me njerëzit, falja e fajit të njerëzve që bëjnë ofendime; t’u bëjmë mirë të gjithë njerëzve e të ngjashme. Në pjesën e fundit të dispensës, Sadri ef. shkruante edhe për: “Detyrat ndaj njerëzve të dijshëm dhe të vjetër”, si dhe për “Detyrat tona ndaj Bashkësisë Islame (Ymetit)”. Nga kjo e fundit mund të përmendim, sa për ilustrim, qasjen tejet korrekte të hoxhës tonë të nderuar ndaj kësaj çështjeje, për se, përveç të tjerash ai theksonte: “Duhet ta dijmë se çdo mysliman është fetarisht i ngarkuar dhe e ka për detyrë me e dhënë atë çka është e mundshme për ekzistencën e fesë së vet Islame. Me qenë i gatshëm materialisht me dhënë për fe konsiderohet luftëtar në rrugë të Zotit xh.sh., e njëkohësisht i siguron vedit shpëtim dhe fat qysh Allahu xh.sh. në Kuran thotë: “Ata të cilët i nënshtrohen Allahut dhe Profetit të Tij dhe ata të cilët i


Personalitete

269

frikohen Allahut dhe i kryejnë obligimet e veta ndaj Allahut xh.sh., janë të shpëtuar dhe me fat”. (Sure En-Nur, aj. 52) Gjatë viteve shtatëdhjeta të shekullit XX, të shkruaje një tekst fetar ishte një punë me shumë përgjegjësi, sepse organet e pushtetit kontrollonin çdo gjë jashtë mase, saqë tri kopje të çdo botimi detyrimisht shkonin në prokurorinë e shtetit. Prandaj, ata që asokohe merreshin me shkrime, duhej të ishin mjaft të kujdesshëm dhe të thoshin më mjeshtëri atë që synonin. Këtu shihet edhe gjendshmëria e Sadri ef., i cili temën e fundit të dispensës e kishte titulluar me mjeshtëri: “Detyrat ndaj qeverisë (pushtetit)”, por që në fakt në brendi të kësaj teme bëhej fjalë dhe jepeshin shpjegime për dashurinë ndaj Atdheut. Kështu, pra, vizionin e tij prej atdhetari, Efendiu i nderuar e konfirmonte sidomos përmes kësaj teme, ku, ndër të tjera, kishte shkruar: “Dashuria ndaj Atdheut është e ngjashme me dashurinë ndaj prindërve. Dashuria ndaj Atdheut natyrisht është e krijuar në shpirtin e njeriut, sepse kemi shumë shembuj lidhur me këtë. Thuhet se kur ka emigruar Muhamedi a.s. prej Mekës në Medine, pas një kohe erdhi një njeri për ta lajmëruar për disa ngjarje. H. Ajshja e shfrytëzoi rastin dhe e pyeti atë njeri: Si është tani në Meke? Ai filloi t’ia përshkruajë asaj bukuritë e Mekës. Duke i dëgjuar fjalët e personit të tillë Alejhi-Selami u përmallua dhe iu shfaq mallëngjimi ndaj vendlindjes dhe tha: “Mos ma lëkund dhembjen. Lema zemrën të më pushojë”. Lexuesi, teksa shfleton këtë dispensë edhe sot, nuk e ka të vështirë të vërejë stilin e lehtë që ka përdorur autori. Formulimet-tezat e paraqitura në temat e lartpërmendura janë të argumentuara mbi bazën e ajeteve kuranore, haditheve pejga-

270

Takvim – Kalendar 2013

mberike dhe ngjarjeve nga historia islame, gjë që e bën këtë dispensë ku e ku më të dobishme. Ajetet dhe hadithet janë përkthyer drejt dhe saktë, ani pse ato nuk janë shkruar në origjinal, sigurisht për shkak të mungesës së teknikave të shkrimit arab. Ndonjë gabim teknik dhe ndonjë vërejtje tjetër që mund t’i bëhet kësaj dispense, duhet shikuar në kontekst të kohës së botimit të saj. Mendojmë se, me ndonjë ndërhyrje të nevojshme, me një redaktim gjuhësor dhe teknik, kjo dispensë, sikurse dhe ato të tjerat të autorëve të tjerë, duhet të ribotohet jo vetëm për shkak të vlerave historike, por edhe për shkak të përmbajtjes dhe vlerave etiko-didaktike që përmban për lëndën e Ahlakut. Kësisoj do të shlyenim edhe një borxh që kemi ndaj autorit, pedagogut e mësuesit tonë Sadri ef. Prestreshi. Në fund duhet theksuar se hoxha i nderuar, përveç kësaj dispense, ka përgatitur edhe një tjetër po për lëndën e Ahlakut e të dedikuar për nxënësit e klasës së dytë të Medresesë, e cila është edhe më e vëllimshme dhe teknikisht akoma më e kompletuar. Edhe këtë dispensë e botoi drejtoria e medresesë së mesme “Alauddin” dhe ua vuri në dispozicion nxënësve të saj. Me këtë dispensë të dytë, përfundimisht nxënësit më nuk do të merrnin shënime nga hoxha i tyre i nderuar, siç ishte traditë deri atëherë, por do të kishin në dispozicion dispensën e kësaj lënde. Ishte kjo edhe një ndihmesë e madhe jo vetëm për nxënësit e Medresesë, po edhe për lexuesit dhe kureshtarët e tjerë. Me këtë kontribut të tij, Sadri efendiu i ka siguruar vetes një vend në radhët e nismëtarëve të autorëve tanë që kanë shkruar nga fusha e islamologjisë në gjuhën shqipe në Kosovë. Allahu e shpërbleftë me Xhenetin Firdevs!


272

Vështrim Mirnes Kovaç

LËVIZJA “VËLLEZËRIA MYSLIMANE” Ne jemi mendim dhe bindje, sistem dhe rrugë të cilat nuk i kufizon as territori as raca. Lëvizja jonë nuk njeh kufij gjeografikë as veprimi jonë nuk do të pushojë deri në ditën e gjykimit. (Hasan El Bena)

Hasan El-Benna Hasan El-Benna u lind në tetor të vitit 1906, në qytezën Mahmudie, provincë e Buhajres, rreth 150 km. në veriperëndim të Kajros. Baba i tij, shejh Ahmed Abdurrahman El-Benna Es-Saatij, ka qenë imam dhe mësues lokal, i shkolluar në ElEz’her. Nga rinia e hershme, ai mori pjesë në shumë asociacione të cilat kishin për qëllim punën për përmirësimin moral

Takvim – Kalendar 2013

të shoqërisë. Ai lexoi shumë për sofizmin dhe mori pjesë në hallkat e tyre të dhikrit. Interesimin për sufizëm El-Benna, e theksonte posaçërisht përmes studimit të Gazaliut dhe pikëpamjeve të tij për arsimin të theksuara në Ihja. Shkollimin e vazhdoi në shkollën fillore për trajnim të mësuesve. Në moshën 16-vjeçare, në vitin 1923, u regjistrua në Darul-ulum në Kajro, e cila ishte një lloj akademie e mësuesisë. Deri në këtë periudhë, profili i tij intelektual dhe emocional, dukshëm u rrit. Ardhja e Bennas në Kajro u përputh me periudhën e vlimeve intensive politike dhe intelektuale, të cilat ndodhnin në skenën e Egjiptit. Për këtë shkak edhe përcaktimi i El-Bennas së bashku me shokët e tij në periudhën në vijim do të jetë aktivitet i cili do t’u kthente ”besimin njerëzve” për shkak se, sipas mendimit të tij, ”vetëm xhamia nuk është e mjaftueshme” El-Benna organizonte grupe studentësh të Ez’herit dhe Darululumit, të cilët shërbimet e tyre të mësimit dhe predikimit krahas xhamive, ua ofronin edhe kafeneve dhe vendeve tjera të popullarizuara. Pas diplomimit të tyre, këta studentë do të shpërndahen nëpër tërë Egjiptin dhe do të marrin role dhe funksione të ndryshme, ndërsa veprimtaria e tyre misionare do të jetë amzë nga e cila do të përhapet edhe ideja e shoqërisë ”Vëllezëria myslimanë”, me siguri, lëvizjes më të rëndësishme islame në shekullin 20.


Vështrim

273

Themelimi i lëvizjes “Vëllazëria Myslimane” Njërën ndër lëvizjet islamike me më ndikim, organizatën ”Vëllezërinë myslimanë” (Xhemaatul-Ihvanil-muslimin)1 e themeloi Hasan El-Benna në qytetin Egjiptian në Ismaili, zona e Kanalit të Suezit në vitin 1928.2 Ai tuboi një grup të vogël punëtorësh, të cilët punonin në një kamp ushtarak britanik, kurse me betimin e tyre për besnikëri, emrin organizatës ia dha vetë Hasani: “Ne jemi vëllezër në shërbim të Islamit, andaj ne jemi vëllezëria myslimanë“3. Kjo ka qenë periudhë shumë e rëndë në të gjithë botën Islame, ndonse kishin kaluar vetëm katër vjet nga suprimim i institucionit klasik të fundit Islam hilafetit, të cilin e suspendoi Ataturku, kurse tërë rajoni i lindjes së afërme ishte nën një formë të administratës koloniale.4 Misioni fillestar i vëllezërve myslimanë ka qenë fokusimi primar në reformimin e shoqërisë përmes komunikimit dhe predikimit të drejtpërdrejtë të njerëzve në vende publike dhe në rrethe private. Struktura e anëtarëve tregon se kjo organizatë ka qenë më tepër me orientim popullor, siç e quan atë Kedourie5 lëvizja ka rrjedhur së fundi, ngase as nuk ka qenë pasojë e ndonjë aksioni zyrtar, patronazhi ose inspirimi, as nuk u ka pasur borxh për 1

Në këtë punim për Lëvizjen ”Vëllezërit myslimanë” do të shërbehemi edhe me emrat e shkurtuar: vëllezërit myslimanë, vëllazëria, shoqëria ose shkurtesën arabe Ihvan. 2 Wendell, 1987. 3 Mitchell, 1998, 8. 4 Kepel, 2004, 27. 5 Kedouriu 1992, 392, 11.

274

Takvim – Kalendar 2013

fillimin e vet, në çfarëdo mënyre qoftë, liderëve politikë properëndimorë të Kajros. Për prapambetjen e botës Islame si fajtorë primar janë emëruar imperializmi evropian dhe elita myslimane. Mësimet, ideologjia dhe programi i lëvizjes përmbaheshin në mesazhet (resail) të Hasan Benna6. Mitchell7 përmend rreth tridhjetë mesazhe “zyrtare”, autor i të cilave ishte Bennaja, të cilat përfaqësonin rrjetin themelor të përhapjes së lëvizjes së vëllezërve myslimanë. Me rritjen e organizatës, strategjia fillestare dhe struktura do të ndryshojnë sidomos me kalimin e aktivitetit në kryeqytet, në Kajro, në vitin 1932. Ajo me zbulimin e programit politik dhe të aktivitetit në fillim të Luftës së Dytë Botërore, do t’i përfshijë njerëzit nga spektri i gjerë i shoqërisë egjiptiane.8 Me ardhjen përsëri në Kajro, duke qenë i vetëdijshëm për rëndësinë e komunikimeve dhe të përhapjes së misionit, tani në kuadër të rrethit të gjerë të metropolit, Bennaja në janar 1933 do të fillon me botimin e revistës së parë të shoqërisë me emrin: “Mexhel-letu ihvanil-muslimin - Gazeta e vëllezërve myslimanë”9 Në programin e hershëm politik të vëllezërve myslimanë ndihej ndikim i doktrinës pan-islamike të Xhemaludin Afganisë dhe Muhamed Abduhus, mendimtarëve racionalë nga fundi i shekullit 19 dhe fillimi i shekullit 20. Vizioni i Bennas për botën Islame ka qenë i një lloj federate të shteteve islame, e cila do të shpinte në vendosjen e një bashkësie unitare fetarepolitike, ummetul-Muhammedije (Bashkësia e Muhamedit) si6

Wendel 1978, 8. Mitchell 1993, 188. 8 Wandell, 1978. 10-11; Esposito, 2002. 51. 9 Mitchell 1993,185. 7


Vështrim

275

pas modelit të shoqërisë së hershme Islame, të cilën e themeloi Pejgamberi10. Mesazhet e Bennas trajtonin gati të gjitha aspektet e jetës së individit dhe të shoqërisë. Struktura e këtyre mesazheve me orientim misionar pasonte vijën e rëndomtë të argumentimit. Pas identifikimit të shoqërisë, për të ofroheshin mënyrat (ose thjesht një mënyrë) të rrugëdaljes përmes zgjedhjeve Islame. Myslimanët kanë qenë të lavdishëm kur e kanë respektuar Islamin, problemet kanë filluar me lërjen e praktikës të cilën Islami e ka edukuar, zgjidhja është kthimi tek ajo.11 Këto koncepte ideale, me kohë do të ndryshojnë. Hedhja fillestare e demokracisë dhe nacionalizmit, për shkak të antagonizmit ndaj modernizimit dhe vesternizimit të pandjeshëm më vonë do të shndërrohen në qëndrime pragmatike: pranim i ndeshjes politike përmes formimit të aleancës me veprimtarët politikë, dhe më në fund dhe ofrim i kandidatëve të vet.

Vëllazëria në qendër të luftës së elitës për pushtet Për ta kuptuar kontekstin shoqëroro-politik të Egjiptit në periudhën e formimit të vëllezërisë myslimane, është e obligueshme t’i kushtohet kujdes procesit të formimit të elitës në shoqërinë e Egjiptit. Shkurtimisht do të kthehemi në periudhën para-koloniale me qëllim që të kemi fotografinë më të qartë të këtij fenomeni, i cili edhe sot është faktor i rëndësishëm në të kuptuarit e fuqisë politike në Lindjen e Afërt.

276

Para shfaqjes së kolonializmit perëndimor, gati i tërë rajoni i Lindjes së Afërme të sotme ka qenë nën administrimin e Perandorisë Osmane. Thuajse 400 vjet nga 1517 deri në fund të Luftës së Parë Botërore, praktikat administrative dhe institucionet e saj i dhanë formën popujve të këtij rajoni që i ka gjurmët e veta madje edhe pas rënies së perandorisë osmane, e njëra ndër karakteristikat kryesore të ekonomisë politike të Perandorisë Osmane ka qenë mosekzistimi i seperacioneve, të drejtave politike dhe ekonomike në fushat e administratës së saj, në kuptimin i cili ka qenë i njohur në Perëndim12. Skema organizative shoqërore, të cilën e ka lënë Perandoria Osmane, përbëhej nga 5 grupe kryesore: Guvernatorët ose organizatorët, pjesëtarët e armatës, nëpunësit fetarë, tregtarët dhe bujqit. Administratorët dhe ushtria i takonin klasës sunduese, kurse tregtarët u bashkuan në klasën e punëtorëve ruralë dhe urban (zejtarët dhe punëtorët në ekonomi) dhe me prodhuesit bujqësorë13. Njerëzit e fesë (Ylemat) në këtë strukturë klasore merrnin pozicionin mesatar14. Edhe pse ka pasur raste kur klasa sunduese e ka shfrytëzuar këtë klasë, ajo ka mbajtur nivel shumë të lartë të pavarësisë dhe dinjitetit15. Para së gjithash, për shkak të autonomisë ekonomike, e cila ka qenë e siguruar me legatat fetare (vakfët). Me modernizimin, i cili ka qenë në zhvillim e sipër në shekullin 19-20, posaçërisht pas shfaqjes së forcave nacionaliste dhe me nacionalizimin e këtyre pronave të mëdha, me statusin e pakënaqur 12

Wood 1995, 34, 37: Richards and Water Bury 1998, 37-40, Ayubi 1991, 28-2. Gibb 1970, 221. 14 Ayubi in Potter et al 2000, 349. 15 Esposito and Woll, 2001, 2-10. 13

10 11

Wendell, 1978, 5. Ibid, 103-131.

Takvim – Kalendar 2013


Vështrim

277

të klasës së Ylemave u ndryshuan planet e elitës shoqërore, e që është pritur se ata do të jenë nën kontrollin më të madh, siç ishte në shumicën e vendeve në Lindjen e Afërt, ndërsa në sy të Islamistëve ata shikoheshin të nënshtruar plotësisht shtetit.16 Në kontekstin e njëjtë para-kolonial vërehet evitimi i pronarëve të tokave sipas modelit perëndimor. Ata me këtë rast kanë qenë pjesëtarë të dy klasave të larta, kurse shteti ka pasur pronësi ekskluzive mbi të gjitha sipërfaqet bujqësore dhe ua jepte ato nëpunësve të vet dhe pjesëtarëve të armatës në mënyrë shumë të ngjashme, por jo identike të asaj në periudhën e feudalizmit perëndimor17. Toka ndahej në pronë me afate të përkohshme dhe në bazë të meritave. Kjo gjendje filloi të ndryshojë në fund të shekullit 19 me të ashtuquajturën “Programet e reformës”(tanzimat) me ç’rast guvernatorët i ndanin tokën secilit që paguan taksën bujqësore paraprakisht për pesë vjet.18 Procesi nuk kishte përfunduar kur arritën fuqitë koloniale perëndimore por vetëm është përkeqësuar në kuptimin e ndarjes së pabarabartë dhe oportuniste, të cilat ishin intensifikuar. Për shkak të administratave të sapoformuara këto grupe të elitës kanë qenë të konsoliduar në forma klasore të mesjetës: Njerëzit e arsimuar në shkollat moderne, të cilat i themeloi administrata koloniale statusi i tyre nuk varej nga manipulimi me pronën private, por është bazuar në themelet e të arriturave private19. Gjatë kësaj periudhe shumica e bujqve e vazhduan ngritjen e tyre që ishte zhvilluar gjatë peri-

Takvim – Kalendar 2013

278

udhës së fundit të Perandorisë Osmane.20 Në rastin e Egjiptit ata kanë përfaqësuar bazën politike dhe ekonomike të monarkisë. Kjo strukturë klasore do të ndryshonte pasi që Britania së pari i dha pavarësi të kufizuar Egjiptit në vitin 1922, e më vonë e pranoi me marrëveshjen e vitit 1936. Klasa e vjetër e pronarëve të tokave ishte ende në vend, ndërsa klasa e dytë kishte dalë papritur në skenë. Ajo u ngrit në lëvizje gjithnjë më militante të punëtorëve të cilën gjerësisht e përkrahte populli i Egjiptit, sidomos pas kryengritjeve në tërë vendin, të cilat kaluan me revolucionin e padhunshëm në vitin 1919. Këto forca i udhëhoqi partia Wefa, e cila synonte pavarësinë, e këto grupe siç konsideroi Beinin21 përbënin komponentët e tërë lëvizjes nacionaliste. Përmendem lëvizjet në shoqërinë Egjiptiane për të skicuar dhe pozicionuar vendin e organizatës së vëllezërve myslimanë, në këtë kohë tepër të rëndësishme për vendin, i cili në kuptimin intelektual, politik dhe kulturor udhëhoqi botën myslimane posaçërisht Lindjen e Afërt.

Pjesëmarrja politike Në periudhën nismëtare, vëllezërit myslimanë u dukën si platformë përfaqësuese kryesisht e klasës së ulët të mesme të margjinalizuar politikisht dhe pasi që ishin më tepër të fokusuar në çështjet etike ringjalljen e ndjenjave fetare, ishin në marrëdhënie të mira me oborrin e mbretit Faruk, i cili në vëlle-

16

Zeghal, 1999,371. Gibb 1970, 222, Lewis, 2000, 105-106. 18 Richards and Waterbury, 1998, 40. 19 Ibid 42. 17

20 21

Deegan,1993, 121. Beinin 1989, 71.


Vështrim

279

zërit myslimanë shihte balancë të dobishëm të nacionalistëve shekullarë22. Në këtë trekëndësh vëllazëria mund të konsiderohej si një lloj faktori balancues të klasës pro-britanike të mbretërisë dhe rretheve nacionaliste. Faktori vendimtar në koalicionin politik të vëllazërisë do të jetë ajo anë e cila ofron kushte më të mira për agjendën politike të islamit. Ndërrimet kyçe në aktivitetin e vëllazërisë, do të pasojnë me fillimin e Luftës së Dytë Botërore, kur ajo megjithëse jo plotësisht haptazi hyri në skenën politike të Egjiptit. Gjatë Luftës se Dytë Botërore përkrahja e vëllazërisë e cila deri në fund të vitit 1940 tashmë kishte rreth gjysmë milioni anëtarë dhe një numër përafërsisht aq të simpatizuesve, kyçja e cilitdo fraksion politik ka qenë e rëndësishme23. Vitet e luftës kanë qenë formale në kuptimin e pozicionit politik të shoqërisë e cila u adaptohej rrethanave kërkuese të periudhës së ndërtimit të kombit. Pragmatizmi fillestar i vëllezërve myslimanë, më së miri ka mundur të shihet në përshtatshmërinë e tyre, do të thotë mbajtjës së marrëdhënieve të mira me oborrin mbretëror të Farukut dhe njëkohësisht duke agjituar kundër pranisë koloniale britanike24. Natyrisht në këtë periudhë vëllazëria do t’i provojë situatat e para konfliktuale. Në njërën nga mesazhet e Hasan Bennasë me të cilën i paralajmëron vëllezërit për provokimet të cilat do të pasojnë, mund të fitohet edhe shikimi në natyrën e lëvizjes, ashtu siç e ka definuar themeluesi i saj:

280

“Ne nuk jemi parti politike, edhe pse politika e themeluar në rregullat e Islamit është e idesë sonë. Ne nuk jemi shoqatë bamirëse edhe pse ne punojmë në projekte bamirëse. Ne nuk jemi shoqatë sportive, edhe pse treningu i shpirtit dhe trupit është metodë e veçantë e jona esenciale. Ne nuk jemi as njëra nga këto formacione, sepse ato janë prodhim i qëllimeve të kufizuara dhe të përkohshme dhe themelimin e tyre e formon dëshira e thjeshtë për përfitimin e këtyre pozitave. Ne jemi mendim dhe bindje, sistem dhe rrugë të cilat nuk i kufizon as territori as raca. Lëvizja jonë nuk njeh kufij gjeografikë as veprimi jonë nuk do të pushojë deri në ditën e gjykimit.25 Me fillimin e luftës mund të hasim kontaktin e parë të vëllezërve myslimanë me grupin politik që kishte planifikuar revolucionin, i cili më vonë do të bëhet i njohur me emrin ‘Oficerët e lirë’. Ky bashkëpunim do të përforcohet kur ideja e revolucionit u bë më aktuale, përkatësisht arriti momentin e saj. Për analizën tonë është me rëndësi konferenca e gjashtë e vëllezërve myslimanë, e mbajtur në janar të vitit 1941, në të cilën u mor vendimi për zgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet kombëtare, me ç’rast Hasan El-Benna u zgjodh delegat për zonën zgjedhore të Ismailisë26. Ndonëse, pas intervenimit të qeverisë, El-Benna u tërhoq dhe vëllazëria fitoi disa lëshime, vërehej gatishmëria për përshtatje dhe kompromise, të cilat do ta karakterizojnë rrugën e zhvillimit të lëvizjes, posaçërisht në periudhën pas atentatit dhe vdekjes së themeluesit të saj, Hasan El-Bennas.

22

Kepel, 2004, 28. Mitchell, 1993, 328. 24 Kepel 2004, 31. 23

Takvim – Kalendar 2013

25 26

Mitchell, 1993, 30. Michell, 1993, 24-27.


Vështrim

281

Nga fundi i vitit 1945 e deri më 1949, mosmarrëveshjet e brendshme kanë vazhduar në shoqërinë egjiptiane. Këto vite janë shënuar me demonstrata të vazhdueshme, me përleshje dhe atentate në personalitetet e larta shtetërore, me arrestime të cilat ishin drejtuar në pengimin e dërgimit të vullnetarëve në Palestinë dhe burgosjen e simpatizuesve të partive opozitare e gjithsesi edhe të ithtarëve të vëllezërve myslimanë. Situata e tillë e masave dhe hakmarrjes, do të krijojë klimë të përshtatshme për manipulim, kurse pushteti mblidhte fakte për hapjen e rastit kundër vëllazërisë dhe shpërndarjen e saj (vrasja e gjykatësit Hazindarit dhe konfiskimi i armëve në Ismaili etj). Vëllezërit myslimanë, rregullisht akuzoheshin për demonstrata dhe trazira, të cilat shpërthyen në fund të vitit 1948, në tërë Egjiptin kundër armëpushimit në Palestinë. Në dhjetor qeveria nxori dekretin për shpërndarjen e organizatës në të cilën në 13 pika sjell tekstin e akuzës kundër vëllazërisë, ndër të cilat më e rënda ka qenë tentimi për përmbysjen e rendit dhe terrorizëm. Vendosmëria me të cilën kryeministri Nakrashi pasha filloi të udhëheqë politikën pas Dekretit ka mundur të barazohet vetëm me gjendjen e nderë e cila mbretëronte në Egjipt. Të gjitha burimet flasin për tentimet e Bennas për të shpëtuar situatën fillimisht përmes bisedimeve të drejtpërdrejta me kryeministrin, i cili refuzoi pranimin e tij. Nga ana tjetër, ndjekja e organizatës, burgosjet dhe izolimi i El-Bennas në tërësi, e shkatërroi sistemin e komunikimit dhe kontrollit brenda Vëllazërisë. Në hyrje të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Nukrashin, më 28 dhjetor 1948, e priti një djalosh i veshur në uniformë të oficerëve. Pasi e përshëndeti ia zbrazi një plumb në shpinë e pasi që ai u kthye për ta parë sulmuesin dhe një në gjoks. Nu-

Takvim – Kalendar 2013

282

krashiu vdiq pas disa minutave, kurse atentatori ishte Abdul Mexhid Ahmet Hasani, njëzetvjeçar, student i veterinarisë, anëtar i Vëllazërisë nga viti 1944. Në varrimin e Nukrashiut, madje u dëgjuan brohoritje “Vdekje Hasan el-Benas”27. El-Benna edhe njëherë u përpoq që të bëjë marrëveshje me qeverinë, tani me pasardhësin e Nukrashiut Ibrahim Abdul Hadiun. Për këtë qëllim u formua edhe komiteti special, kurse el-Benna botoi pamfletin me titull: Bejan lin-nas (Shpallje për opinion), në të cilin mohonte lidhjen me vrasjen e Nurkashiut. Në kuadër të bisedimeve ka qenë edhe kërkesa e pushtetit që të lëshohen në liri anëtarët e shquar të burgosur të organizatës, por pa sukses, kështu që situatën e solli deri te çrregullimet e skajshme dhe pasiguria.

Si u vra Hasan El-Benna? Hasan el-Bena është vrarë në Kajro, më 12 shkurt 1949, para selisë së organizatës Shebbanul-muslimin (Myslimanët e rinj). Sipas dëshmisë së një pjesëmarrësi të ngjarjeve të atëhershme, bashkëpunëtorit të afërt të Hasanit, Sallah Shadiut, taktika e pushtetit ka qenë që el-Benna të lihet në liri, kurse të burgosen të gjithë njerëzit përreth tij. U burgosën të gjithë bashkëpunëtorët e afërt të el-Bennas madje edhe vëllai i tij, i cili iu kishte ofruar si mbrojtje. Të shumtë ishin ata që e këshilluan el-Bennan të shkojë në ilegalitet duke qenë se tradhtia e qeverisë kundër tij ishte tërësisht e qartë. Përgjigjja e tij ishte: “Nga cila vdekje të iki, nga ajo që nuk më është shkruar apo nga ajo që më është shkruar?” Më dymbëdhjetë shkurt 1949, kryetari i 27

Mitchell, 1933, 58-66.


Vështrim

283

seksionit për rini pranë shoqatës Shubbanul-muslimin, Muhamed Jusuf Lejthij, shkoi në shtëpi të profesorit Hasan el-Benna me detyrë të prof. Nagiut, farefis i kryeministrit Abdulhadij, i cili besonte se prof. el-Benna do t’i propozonte kryeministrit diç që edhe atij do t’i ndihmonte në sigurimin e atmosferës pozitive për zgjidhjen e situatës kritike, e cila ishte paraqitur mes tij dhe qeverisë dhe se në të njëjtën ditë e organizoi takimin në mes el-Bennas dhe ministrit shtetëror Zekkij Aliut, në selinë e “Shubbanul-musliminë”. Profesori el-Benna shkoi në vendin për të cilin ishin marrë vesh, ku e priti ministrin deri në orën tetë në mbrëmje. Ministri nuk u paraqit… Pikërisht në atë kohë ishte paraparë kryerja e vrasjes, ngase rrethanat ishin të përshtatshme për të. Kur elBenna e humbi shpresën se ministri do të vijë, bashkë me baballëkun e vet, AbdulKerim Mensuriun, doli në shkallë të shoqërisë Shubbanul-musliminë, me qëllim të hipjes në taksi të cilin e kishin thirrur më parë. Mirëpo, në atë moment u ndalën dritat në rrugën e Ramzesit, në të cilën gjendej selia e Organizatës “Shubbanul musliminë”. El-Benna me baballëkun e vet niset në drejtim të taksisë, që qëndronte në afërsi të drejtpërdrejtë dhe posa hynë në taksi ishte mbuluar me plumba të cilët kriminelët i zbrazën në mënyrë të tërbuar dhe kuturu, e pastaj me një automobil të zi me nr. 9979, u arratisën. El-Benna duke qenë i plagosur, arriti të regjistrojë numrin e automobilit, e pastaj u kthye në selinë e organizatës për ta thirrur veturën e ndihmës së shpejtë, dhe me atë veturë është bartur në spitalin e syve “Pallat”. Njëri prej mjekëve nga radhët e vëllezërve myslimanë menjëherë u nis për atje për t’u kujdesur për të. Mirëpo, i ishte ndaluar hyrja… Shumë shpesh oborri mbretëror me

284

Takvim – Kalendar 2013

telefon kontaktonte spitalin për të marrë lajmin për vdekjen e Hasan el-Bennas. Plagët e tij vazhdimisht kullonin gjak, kurse asnjë mjek nuk pati guximin t’i afrohet dhe t’i ofronte ndihmën e parë…”28

Radikalizimi Situatë e ngjashme, dhe tërësisht e papërshtatshme ndodhi kur Naseri e mori pushtetin me puçin ushtarak në korrik të vitit 1952. Në fillim vëllazëria e përshëndeti grushtshtetin e bërë nën udhëheqjen e oficerëve të lirë, madje e përkrahu edhe vendimin e këtij grupi për suspendimin e partive politike në vend. Kjo jo vetëm se do të shkatërronte pluralizmin politik në Egjipt; por shoqërinë e vëllezërve myslimanë, pas konfrontimit të nacionalizmit naserian me ideologjinë e Ihvanit do ta çonte deri në prag të shfarosjes.29. Vetë kjo periudhë ka qenë e rëndësishme për disa shkaqe: Në një anë, kjo ishte koha kur vëllazëria kishte filluar për t’u zgjeruar, me anë të emigrantëve polikë, në vendet fqinje, të cilët i dëboi Naseri, kurse në anën tjetër ky dëbim do të shkaktojë, krahas internacionalizimit të vetë vëllazërisë, edhe ngushtimin politik të ideologjisë së saj, e cila do të shndërrohet në ideologji të shtypjës dhe të nëntokës së opozitës së ndaluar. Gjithashtu edhe rrethanat ekonomike ndryshuan, pasi që regjimi e miratoi reformën agrare në shtator të vitit 1952, e cila i shkatërroi pronarët e mëdhenj të tokave. Për vëllezërit myslimanë, vitet e sundimit të Naserit, në disa segmente kanë qenë 28 29

Prljaća, 2006, 18-20. Kepel, 2004, 29-30.


Vështrim

285

katastrofike: problemet e brendshme organizative, ndarja e krahëve ekstremë, të cilët propozonin rezistencë të drejtpërdrejtë fizike kundër regjimit dhe faktikisht pas rënies së pronarëve të tokave, vëllezërit myslimanë mbetën i vetmi rival i regjimit. Kulmi i ndërlikimi të këtyre marrëdhënieve ndodhi në tetor të vitit 1954, me përpjekjen e një atentati ndaj Naserit nga ana e një pjesëtari të shoqërisë.30 Pasoi një qërim hesapesh me shoqërinë myslimane, që përfshiu varjet dhe burgosjet e anëtarëve kryesorë në dhjetor, ndërsa në shkurt të vitit 1955, u mbajtën më tepër se një mijë gjykime. Michell, njëri ndër autorët më të cituar në Perëndim, në studimet për vëllezërit myslimanë, konstaton se organizata me këtë qërim hesapesh u soll deri te shkatërrimi i plotë.31. Vitet nën sundimin e Naserit do të shënojnë një kthesë të ashpër në ideologjinë dhe veprimtarinë e Ihvanit. Ndër vëllezërit e burgosur në qërimin e hesapeve në vitin 1954, ka qenë edhe Sejjid Kutbi, i cili u dënua me 15 vjet burg. Pas kthimit të tij nga SHBA-të në fund të vitit 1940, ky njeri i cili më parë kishte qenë simpatizues i kulturës perëndimore, iu bashkua shoqërisë dhe u bë njëri ndër ideologët udhëheqës të lëvizjes.32 Pas një përvoje shokuese me mënyrën liberale të jetës, ai hoqi dorë nga të gjitha shkrimet e tij të para vitit 1948, duke mos gjetur asgjë të vlefshme në kulturën perëndimore, përveç shkencës dhe teknologjisë.33 Tregim i Kutbit, në realitet është një histori e pikëlluar në kuptimin e fatit të tij personal, për shkak

286

se shumicën e jetës se tij produktive e ka kaluar në burg, nën tortura të rënda. Megjithatë, shumë më i rëndësishëm është roli i tij në zhvillimin e ideologjisë jo vetëm të vëllezërve myslimanë. Sot, në radhë të parë nga disa autorë perëndimorë, mësimet e Kutbit janë duke u lidhur drejtpërdrejt ose tërthorazi me organizatat më ekstreme, të cilat sipas mendimeve të tyre, inspirimin e vet e kanë gjetur në përshkrimin e tij “bardh e zi’ të botës; kurse Kutbin e quajnë ‘kumar dhe martir të radikalizmit Islam’.34 Për këtë arsye është e nevojshme t’u bëjmë një vështrim të shkurtër pikave kyçe të ideologjisë së tij duke sinjalizuar në burimet të cilat ai i ka shfrytëzuar. Shembull krahasimi do të jetë çështja e “Sovranitetit të Zotit” për të cilën me shkas është diskutuar shumë në kampin kulturalistik siç do të shohim. Kutbi këtë ide e ka marrë nga Mevdudiu35. Është interesant se koncepti i Mevdudiut nuk është ashtu i konceptuar jo-sofistik, siç duket ai në modifikimin e Kutbit. Mevdudiu nuk e shfrytëzon idenë e hilafetit në kuptimin klasik, si formë të sundimit që ka zëvendësuar rolin politik të Pejgamberit dhe më vonë u shndërrua në formën e teokracisë klasike. Në vend të kësaj ai mbron mendimin se hilafeti është ‘përfaqësim’, i cili është dhënë nga Zoti bashkësisë së përgjithshme të besimtarëve. Sipas Islamit, sovraniteti i takon vetëm Zotit. Secili që mban pushtet dhe sundon në përputhje me ligjet e Zotit, padyshim ai arrin statusin e “përfaqësuesit” të Sundimtarit Suprem dhe nuk është i autorizuar të zbatojë as një formë tjetër të

30

Michell, 1993,154. Ibid, 105-162. 32 Eksposito, 1998,140. 33 Akhavi, 1997, 378.

Takvim – Kalendar 2013

31

34 35

Eksposito, 2002, 45. Akhavi, 1997, 386.


Vështrim

287 36

qeverisjes përveç atyre që i janë deleguar. Në vend të sovranitetit të popullit (si parakusht për demokraci) ai zhvillon konceptin e përfaqësimit të popullit. Në këtë pikëpamje në raport me shoqërinë secili është një lloj halifi (përfaqësuesi) dhe sipas tij në një rregullim të tillë (qeverisës) nuk ka vend për diktaturë të cilitdo person mbi personin tjetër ose grup të njerëzve. Të gjithë myslimanët dërgojnë hilafetin e tyre (të drejtën në përfaqësim) të një njeriu i cili zgjidhet për t’i kryer punët e shtetit dhe është përgjegjës para Zotit dhe bashkëqytetarëve të cilët pushtetin (përfaqësimin) e tyre ia kanë deleguar atij.37 Mevdudiu këtë e konsideron “demokraci superlative” dhe përmes këtij koncepti, Islami i ka vënë pikën individualizmit që kufizon organin politik dhe i ka siguruar ekuilibrin mes individualizmit dhe kolektivizmit.38 Ky lloj i rregullimit shtetëror është një bazë për vendosjen e rendit politik të cilin Mevdudiu e emërton me termin ”Hukumat-i-Ilahijje” (pushtet i besuar nga Zoti) në kuptimin se sovraniteti i takon Zotit (duke pranuar atë në kuptimin dogmatik) por në praktikë ai u është dhënë qenieve njerëzore me anë të institucionit të përfaqësimit.

Sfidat e veprimeve në sistemet autokratike dhe demokratizimi i Lindjes së Afërt Problemi te versioni i Kutbit e ka fillin kur konceptin e Mevdudiut ai e konverton dhe emëron me termin hakimijjatAllah (tek. Sovraniteti hyjnor) dhe nga kjo zhvillohet një sis-

39

tem tepër rigoroz i mendimit . Pushteti i besuar nga Zoti është shumë më tepër hyjnor në kuptimin e pranimit doktrinar të besimit islam. Shkaku që ky koncept të komentohet në këtë mënyrë është fakti se Mevdudiu e rezervon përfaqësimin e popullit, i cili u takon të gjithëve, ai nuk është privilegj ekskluziv i çfarëdo individi, familje, fisi, klase, sekti, por i të gjithë atyre që e pranojnë Zotin si Sovran40. Mirëpo, ky koncept i përjashton jomyslimanët dhe më në fund bie në kontradiktë me vetveten përmes dy aspekteve: Të drejtat e pakicave dhe statusi i grave (ngase edhe këto, gjithashtu, përfshihen në kuptimin ‘të gjithë’.41

Ideologjia e Kutbit Kutbi e zgjeron konceptin e hakimijat-Allah, dhe në të e themelon sistemin e tij rigoroz duke e ndarë botën në dy kampe: njëri në të cilin është vendosur Sovraniteti Hyjnor, dhe në tjetrin të cilin e quan xhahilijjet (gjendje, trevë e injorancës). Aq më tepër modeli i tij i shoqërisë ideale përfshin vetëm periudhën e shkurtër të Bashkësisë Islame në Medine, të cilën Kutbi e quan ‘gjenerata e vetme kuranore’. Ndërkaq, të gjitha manifestimet historike të rregullimit shoqëror brenda Islamit, te Kutbi i përkasin kategorisë së xhahilijjetit42. Duke i emëruar të gjitha format e rregullimit të mëparshëm politik, të cilat kanë qenë në skenë, si xhahilijj, Kutbi njësoj i emëron të gjitha shoqëritë e kohës së tij, me të njëjtën gjendje, 39

36

Mevdudi, 1986, 149. 37 Ibid, 150-151. 38 Ibid, 152.

Takvim – Kalendar 2013

288

Aklam 1997, 396. Mevdudi 1986, 173. 41 Shif Ibid, 274-299, 242-245. 42 Kutb 1988, 21. 40


Vështrim

289

Takvim – Kalendar 2013

290

madje edhe ato që veten e quajnë islame ose myslimane: ‘...të gjitha shoqëritë të ashtuquajtura ‘myslimane’, gjithashtu, janë shoqëri xhahile... Islami nuk shikon në shenjat apo titujt të cilët i kanë marrë shoqëritë e tilla, të gjitha ato kanë një gjë të përbashkët, e ajo është se mënyra e tyre e jetesës nuk është e themeluar në përkushtim të plotë të Zotit. Në këtë kuptim ato ndajnë veti të njëjta me disa shoqëri politike me karakter të xhahilijetit43. Kjo shpien mendimin e Kutbit në kontradiktë. Në disa vende, ai e përshkruan Islamin si lëvizje, vitalitet, evolucion, zhvillim, aktualitet etj., ndërsa, në të njëjtën kohë e kufizon atë në periudhë tepër të shkurtër kohore të bashkësisë së hershme islame, do të thotë, në mënyrë që ‘porosinë e përhershme dhe universale të Islamit’ shpeshherë të theksuar në mendimin e tij e shpie në kontradiktë duke reduktuar të njëjtën porosi në kohë dhe vend specifik44. Në rastin e konceptit të Kutbit hakimijjat-Allah, Hasan Hudejbiu, udhëheqës suprem i vëllezërve myslimanë ndërmjet viteve 1951-1973, e ka numëruar si risi heretike (bid’at) duke u përcaktuar për mendime më tradicionale.45 Hedhja e mendimit të Kutbit në diskursin e veprimit të vëllezërve myslimanë tregon për shenjat e periudhës së rëndë në të cilën ka vepruar lëvizja sikur që edhe e jep fotografinë e qartë të situatës së dëshpëruar personale të vetë Kutbit. Mendimi i Kutbit do të arrijë rëndësi më të madhe pas likuidimit të tij në vitin 196646.

Radikalizmi i lëvizjes mund të shikohet si kundërefekt të shtypjes së pamëshirshme, të cilin e ka përjetuar lëvizja nën sundimin e regjimit Naserian, e që ka arritur kulmin mes viteve 1965-1966, dhe që shumëkënd e ka shtyrë të besojë se lëvizja në mënyrë efikase është shuar47.

43

47

44

48

Ibid 152-155. Ibid. 86. Akhavi, 1997, 380. 45 Ahkavi, 1977, 386. 46 Tamimi, 2001, 185.

Rehabilitimi Ideologjia e Kutbit do të përhapet intensivisht sidomos pas luftës gjashtëditëshe në qershor të vitit 1967, si një lloj i shpjegimit alternativ të disfatës arabe, por edhe të pasuesve të projekteve nacionaliste dhe socialiste48. Lëkundje do të ndodhin gjithashtu edhe në skenën politike të Egjiptit dhe se ato do të lehtësojnë rrethanat për rehabilitimin gradual të lëvizjes së vëllezërve myslimanë, pasi që pasardhësi i Naserit, Enver Sadati, filloi t’i lirojë nga burgu anëtarët e organizatës. Gjatë këtyre viteve shoqëria (myslimane) aktivitetin e tyre do ta orientojë në arritjen e mbështetjes më të madhe në mesin e studentëve në universitete dhe në mesin e qarqeve intelektuale49. Politika e Sadatit ndryshonte nga politika e paraardhësit të tij në disa aspekte: ai u dha liri më të madhe islamistëve, filloi të shfrytëzojë më tepër religjionin për të arsyetuar politikën e vet, dhe se politikisht e braktisi versionin socialist të Naserit50. Ndërsa, politika e tij ekonomike, sidomos politika e hapjesliberalizimit (infitah) ka ndihmuar që të rritet frustrimi dhe ze-

Ekspozita, 1998, 148. Kepel, 2004, 63. 49 Ibid, 64-65. 50 Eksposito, 1998, 235-237.


Vështrim

291 51

mërimi ndërmjet rinisë që anonte kah feja . Gjatë kësaj periudhe janë formuar shumë organizata radikale e militante, nga të cilat shumë janë themeluar duke u ndarë nga ideologjia amë e vëllazërisë, e cila rekomandonte veprimtarinë paqësore brenda sistemit. Organizatat më të rëndësishme kanë qenë: Tekfir velhixhreh (Eskumunikimi dhe shpërngulja) dhe xhema’tulxhihad (bashkësia e luftës), të cilat do të profilohen në forca kryesore të cilat qëndruan pas dhunës vendore kundër të krishterëve koptë në vitin 1980-1981 në Egjiptin e Epërm52. Përgjigja e Sadatit ka qenë aplikimi i masave represive në shtator të vitit 1981, kur më tepër se 1500 personalitete egjiptiane të të gjitha orientimeve politike bashkë me ekstremistët, u burgosen53. Kjo krizë kulmin e saj do ta arrijë në atentatin dhe vrasjen e Sadatit. Sipas ‘Ajubisë’, Sadati në një masë të madhe i ka kontribuar krijimit të këtij problemi, në përpjekjet e tij për ta shfrytëzuar ‘armën e religjionit’ për qëllime të veta personale, ka shkuar tepër larg, duke mos arritur për ta kuptuar derisa është bërë tepër vonë, se lëvizja islame ka arritur një jetë të saj të pavarur dhe logjiken e saj të pavarur.”54

Takvim – Kalendar 2013

292

cënonin pushtetin e tij. Me qëllim të zvogëlimit të tensioneve, të cilat u krijuan me politikën e Sadatit në vitin 1981, kryetari i ri, Husni Mubarek, filloi me një politikë të re të krijimit të frontit kundër kërcënimit, të cilin e imponuan ekstremistët, dhe se përsëri e vendosi legalitetin e fundosur të regjimit. Kjo ka përfshirë shkallë të caktuar të autonomisë së organizatave kryesore siç ishte vëllazëria myslimane, por qeveria edhe më tej iu përmbajt principit të saj me të cilin ua pamundësonte pranimin zyrtar. Në krahasim me të gjitha periudhat tjera, sundimi i Mubarekut ishte më i rëndësishmi për vëllazërinë në kuptimin e hapjes ndaj pjesëmarrjes politike. Edhe pse ajo nuk e realizoi pavarësinë e pjesëmarrjes si parti politike, megjithatë arriti mundësinë e koalicionit me partitë e pranuara juridikisht. Sipas kuptimit tepër të gjerë të Avadiut, vëllezërit myslimanë u fokusuan në ato segmente të shoqërisë në të cilat nuk kanë ekzistuar restrikcionet nga ana e regjimit qendrat universitare, sindikatat, organizatat humanitare dhe vullnetare etj.55

Hapja - periudha para vitit 1995 Ndërmjet hapjes dhe bllokadës Lëvizja e vëllezërve myslimanë që nga formimi i saj është përpjekur të arrijë legalitet formal dhe të përgjigjet në natyrën hegjemoniste të regjimit Egjiptas, i cili deri në kohën e vdekjes së Sadatit, i largoi të gjitha forcat e rëndësishme të cilat e kër51

Ajubi, 1994, 75. Zubaida, 1992, 10. 53 Cantory and Baynard in long and Reich, 2002, 355-356. 54 Ayubi, 1991, 74. 52

Këndellja e organizatës u bë përmes transferimit të veprimtarive të saj në fushën e asaj që mund të përshkruhet si shoqëri qytetare egjiptiane në zhvillimin e saj të hershëm. Në realitet, fokusi i vëllazërisë ka qenë që të sigurojë spektër të gjerë të shërbimeve shoqërore e që i ka sjellë pranim të rëndësishëm, nëse jo nga ana e shtetit, atëherë me siguri nga ana e shoqërisë së gjerë. Brenda qendrave universitare, vëllazëria 55

Al-Awadi 2005, 62.


Vështrim

293

filloi t’u ndihmojë studentëve përmes përkrahjeve të gjëra programore, nga sigurimi i teksteve të lira deri te organizimi i orëve të mësimit pa pagesë. Personelit arsimor u është ndihmuar në çështjet më të rëndësishme, të cilat e kishin goditur këtë popullatë pas politikës së hapjes: shtimi i shpenzimeve jetësore, të banimit dhe problemet e mbrojtjes shëndetësore56. Vëllezërit myslimanë organizuan skema të ndryshme të kredive banesore, lobuan për rritjen e të ardhurave plotësuese për veprimtari hulumtuese, si dhe për sigurimin e mbrojtjes sociale pa pagesë. Ndryshime kanë ndodhur gjithashtu edhe në strukturën organizative të vëllazërisë në kuptimin e aplikimit të menaxhimit të decentralizuar, i cili mundësoi më lehtë marrjen e vendimeve. Për shkak të efikasitetit më të madh një shkallë e autonomisë u është dhënë edhe zyrave rajonale. Atyre u është besuar kujdesi dhe vendosja për çështjet e përditshme, kurse udhëheqja qendrore mbante fushën e drejtimit të politikës kryesore dhe marrëdhëniet me opinionin dhe mediet57. Ky organizim do të tregohet jashtëzakonisht efikas dhe se më së miri u tregua pas tërmetit në vitin 1992, kur i parapriu shtetit në sigurimin e ndihmës së parë viktimave. Nga ky moment, siç pohon Eksposito58 shteti do të vërejë një revolucion të qetë social, i cili ndodhte në qytetet e Egjiptit dhe në paralagjet e tyre. Natyrisht, madhësia e suksesit të vëllazërisë do ta lëvizë shtetin kah masat më të rrepta të pengimit me qëllim të sigurimit të hegjemonisë së vet.

Frenimi dhe bllokada periudha pas vitit 1995 Për periudhën e Mubarekut lidhen dy tentime të vëllazërisë për të bërë invadim në fushën e politikës vendore. Tentimi i parë ka qenë suksesi i tridhjetë e gjashtë islamistëve (kryesisht anëtarë të vëllezërve myslimanë) për të fituar vende në Parlamentin egjiptian në vitin 1987, në kuadër të aleancës me partinë laburiste dhe me partinë djathtiste liberale59). Mirëpo, një tentim i rëndësishëm ka ndodhur pasi që qeveria nxori ligjin për politikë frenuese, duke tentuar në çfarëdo mënyre të mundshme për të demontuar aktivitetin politik islam. Ky rast është interesant nga një pikëpamje tjetër ngase nuk ka qenë vetëm politika e qeverisë, e cila sabotonte hyrjen e islamistëve, por edhe vetë ndarjeve brenda gjeneratave të vjetra dhe të reja të anëtarësisë së vëllezërve myslimanë.60. Si produkt i iniciativave brenda qarqeve të të rinjve të vëllazërisë u krijua Hisbul Wasat - Partia e Qendrës, e cila filloi pjesëmarrjen politike në zgjedhjet nacionale. Partisë së Qendrës i është refuzuar regjistrimi zyrtar pranë Komitetit për partitë, kurse vendimi është arsyetuar me paditjen se partia ka dashur që suksesin e veprimtarisë në fushën e sindikatave ta hedhë në sferën formale politike.61. Ndërkaq, luftërat e brendshme gjithashtu kontribuuan që ky projekt ambicioz të dështojë.62. Partia e pranoi lojën politike, me paraqitjen e qëndrimit të kompromisit lidhur me 59

56

Al-Awadi, 2005, 62. 57 Al-Awadi 2005, 62. 58 Eksposito 2002, 92.

Takvim – Kalendar 2013

294

Flores, 1933, 36-37, Ayubi – 1991,85. Norton in Fawcett, 2005, 144. 61 Al-Awadi, 2005, 71. 62 Al-Gawharij 1996, 31. 60


Vështrim

295

çështjen e theksimit të Sheriatit si “Përmbledhje e principeve”, që natyrisht nuk e ka kënaqur gjeneratën e vjetër brenda Lëvizjes.63

Provokimet e internacionalizimit të Lëvizjes Kjo barrë e dëbimit të aktivitetit politik islam nga ditët fillestare të tij, më tepër bën pjesë në çështjet e formalizimit doktrinar dhe sipërfaqësisë dogmatike sesa që ajo është çështje e konotacioneve të vërteta praktike, sepse ajo vetëm e ndihmon izolimin dhe përjashtimin si dhe mbajtjen e vazhdueshme të formave autokratike të qeverisjes në Lindjen e Afërt.64. Nga ana tjetër, faktorët ndërkombëtarë janë memecë në raste të tilla dhe me më dëshirë e pranojnë stabilitetin në dëm të reformave, por edhe nëse këtë veti e ndryshojnë, atëherë këtë e bëjnë në të njëjtën kohë duke injoruar forcat islame të aktivitetit politik. Për këtë është argument i qartë politika e jashtme e SHBA-së gjatë mandatit të Bushit (2000-2008) dhe refuzimi i çdo lloj bisedimesh me bllokun më të fuqishëm opozitar në Egjipt, konkretisht, edhe në botën islame në përgjithësi. Përveç shumë faktorëve tjerë të cilët në Lindjen e Afërt, që i kontribuojnë mbajtjes së regjimeve autokrate me siguri është edhe qëllimi i përjashtimit të partive, kandidatëve dhe personave të cilët kanë çfarëdo lidhjeje me aktivitetin politik islam, njërit nga faktorët vendimtarë në këtë botë. Pa marrë parasysh drojën që ekzistonte në Perëndim nga hyrja e islamistëve në procesin demokrat63 64

Norton in Fawutt, 2005, 145. Abou El-Fadl, 2004, 8.

296

Takvim – Kalendar 2013

ik, për shkak të ndërtimit të frikës në paragjykime se islamistët do të shfrytëzojnë procesin demokratik përkohësisht për të ardhur në pushtet, e pastaj do të aplikojnë disa forma mitike të teokracisë, të tiranisë dhe të mesjetës, më në fund në Lindjen e Afërt ndryshime të rëndësishme nuk do të mund të ndodhin pa përfshirjen e këtyre forcave shoqërore në lojën politike. Vërtetimi më i qartë i këtij pohimi janë ndodhitë rreth Hamasit, lëvizjes dhe partisë politike të krijuar në të njëjtin kallëp ideologjik të vëllezërve myslimanë. Izolimi total i tyre, pas refuzimit trimëror e sipas të gjitha gjasave fatal për t’iu nënshtruar kërkesave të fuqive të mëdha që të “tërhiqet” nga procesi politik në planin afatgjatë, vetëm reflektojnë ato përvoja të cilat islamistët tashmë i kishin provuar në planin shtetëror. Është për t’u pritur që në kohën e ardhshme në nivel ndërkombëtar, islamistët do t’i aplikojnë leksionet të cilat janë mësuar gjatë procesit afatgjatë të adaptimit dhe pragmatizmit politik, por tani gjithsesi në kornizat ndërkombëtare. Mossuksesi i përfshirjes së grupeve më të fuqishme opozitare në botën myslimane ka shkaktuar toçitjen e indit shoqëror, vdekjen e miliona civilëve, jostabilitet ekonomik dhe politik në Afganistan, Irak dhe Palestinë, e që prapë u dërgon mesazhbërësve të mëdhenj të skenës politike ndërkombëtare se projekti i demokracisë dhe liberalizmit të “importuar” në Lindjen e Afërt, ka rënë në kolaps të plotë, nëse tashmë nuk ka humbur në mënyrë të pakthyeshme.


Vështrim

297

Islami politik Aktiviteti politik i bazuar në konceptet e mësimeve Islame ka marre shumë emra. Veprimtaria politike e bazuar në mësimet Islame sot shikohet me një dozë të dyshimtë, ndërkaq në Perëndim, sidomos pas sulmeve terroriste në Nju-Jork, Londër dhe Madrid, ky kombinim, në shumicën e rasteve, ndërlidhet me ”Islamin radikal” ose të atyre që në shumicën e rasteve përfundojnë në gjenezën e “terrorizmit Islam”, sintagmat e mbathura bashkëkohore mësimeve Islame dhe manifestimeve të tij. Gjeneralizimet të cilat vazhduan (dhe që ende me të madhe vazhdojnë) sjellin deri te rreziku që vibracionet dhe idetë politike, të cilat u paraqitën në shekullin 20 në botën myslimane, në mënyrë selektive të radhiten në paraardhëse të asaj që në kohën e administratës së Bushit (2000-2oo8) në planin global u quajt ”kërcënim Islam” kundër të cilit është ndërmarrë ekspedita, e cila në Perëndim quhet “lufta kundër terrorizmit” kurse në Lindje ”lufta e re e kryqëzatave”

298

Takvim – Kalendar 2013

Shënime  Abou EI-Fadl, Khaled (ed.) (2004), Islam and the Challenge of Democracy, New Jersey: Princeton University Press  Akhavi, Shahrough (1997), 'The Dialectic in Contemporary Egyptian Social Thought' in International Journal of Middle East Studies, 29(3):377-401.  AI-Awadi, Hesham (2005), 'Mubarak and the Islamists:Why Did the "Honeymonn" End?'in Middle East Journal, 59(1): 62-80. Ayubi, Nazih (1991), Political Islam, London: Routledge.  Beinin, Joel (1989), 'Labour, Capital, and the State in Nasserist Egypt, 1952-1961: in International Journal of Middle East StudteS,21(1):71-90.  Deegan, Heather (1993), The Middle East and Problems of Democracy, Buckingham: Open University Press.  Esposito, John L. (1998), Islam and Politics, New York: Syracuse University Press. Esposito, John, L., (2002), Unholy War: Terror in the Name of Islam, New York: Oxford University Press.  Esposito, John L. and Voll, John O. (2001) Makers of Contemporary Islam, New York: Oxford University Press.  Flores, Alexander (1993), 'Secularism, Integralism and Political Islam' in Middle East Report, 183: 32- 38.  AI-Gawhary, Karim (1996), 'We are a Civil Party with an Islamic Identity: An Interview with Abu 'lia Madi Abu 'lia and Rafiq Habib'in Middle East Report, 199: 30-32.  Gbb, Hamilton A.R. (1970), 'The Heritage of Islam in the Modern World (II): International Journal of Middle Eastern Studies, 1 (3): 221-237.  Kepel, Gilles (2004), Jihad: The Trial of Politicallslam, London: 1.8. Tauris.  Kedourie, Elie (1992), Politics in the Middle East, New York: Oxford University Press. Lewis, Bernard (2000), The Middle East, London: Phoneix Press.


Vështrim

299

 Mawdudi, Abul 'Ala (1986), Islamic Law and Constitution, Lahore: Islamic Publications. Mitchell, Richard P. (1993), The Society of the Muslim Brothers, New York: Oxford University Press  Norton, Augustus Richard (2005) 'The Puzzle of Political Reform in the Middle East'in  Fawcett, Louise, (ed.), International Relativ I, ons of the Middle East, Oxford: Oxford University Press.  Potter, David, Goldblatt, David, Kiloh, Margaret and Lewis, Paul (eds) (2000), Democratization, Cambridge: Polity Press. Prljaca, Mustafa (2006), Pokret "Muslimanska braca" Sarajevo: El-Kalem.  Qutb, Sayyid (1988), Milestones, Delhi: Markazi Maktaba Islami.  Richards, Allan and Waterbury, John, (1998), A Political Economy of the Middle East, Oxford: Westview Press.  Wendell, Charles, (ed.ltrans.) (1978) Five Tracts of Hasan Al-Banna (7906-7949): A Selection from the Majmu'at Rasa'il atImam al-Shahid Hasan al-Banna, Berkeley: University of California Press.  Wood, Ellen, M. (199S), Democracy against Capitalism: Renewing historical materialism, Cambridge: Cambridge University Press. Zeghal, Malika (1999), 'Religion and Politics in Egypt: The Ulema of Al-Azhar,  Radical Islam and the State (1952-94): in International Journal of Middle Eastern Studies, 31 (3): 371-399. Përktheu nga boshnjakishtja: Hajrullah Hoxha Marrë nga Gazeta “Preporod”, nr. 4, 15 shkurt dhe nr. 5, 1 mars 2009, Sarajevë. Botuar me rastin e 60 vjetorit të vrasjes së Hasan El-Benasë


302

folklor Prof. dr. Adem Zejnullahu

ISLAMI NË POEZINË POPULLORE Në botimet dhe studimet e deritashme në fushën e folklorit, nuk kemi ndonjë botim, as studim të veçantë për praninë e Islamit në poezinë popullore, pos ndonjë shkrimi të rrallë, që në kuadër të ndonjë trajtese për probleme të folklorit, ka zënë në gojë edhe këtë dimension të poezisë a të prozës sonë popullore. Vëllimi “Këngë popullore me elemente islame”,1 sa kemi njohuri, është i pari i këtij lloji, që i qaset në një mënyrë më të plotë kësaj shtrese të veçantë islame në strukturën e krijimtarisë poetike gojore, duke filluar nga krijimet më të hershme epiko-liriko-legjendare e deri te lirika familjare.

Ardhja e Perandorisë Osmane në Ballkan, shënon një kthesë të re në jetën, në historinë dhe në artin tonë poetik popullor. Me osmanët nis një periudhë e re, e cila karakterizohet për shumëçka, por në radhë të parë edhe për përhapjen e Islamit në këto hapësira etnike, por edhe të kultivimit të epikës sonë trimërore. Të dhënat historike dëshmojnë se pas shkatërrimit të Perandorisë Ilire, tokat arbërore u sulmuan nga Hunët, Gotët, Avarët dhe sllavët, të cilët i shkatërruan në një masë jashtëzakonisht të madhe. Nga të gjithë këta pushtues, arbërorët më së keqi pësuan nga pushtimi dhe sundimi i Nemanjëve, të cilët i diskriminuan dhe i shfarosën në mënyrë institucionale - ligjore. Sjelljet antinjerëzore të sllavëve ishin të përmasave të mëdha. Kështu: ”Nëse një arbanas ose vlleh vetëm thotë se ara ose kopshti më parë ka qenë i imi do të dënohet me 500 copë dele”.2 Kundër kësaj padrejtësie reagoi populli dhe krerët e tij, por pa asnjë rezultat në të mirë të tyre. Me kalimin e kohës popullsisë arbërore gjithnjë e më tepër i vështirësohej jeta, por për fat: ”Në këtë kohë krahas dobësimit të Perandorisë Bizantine dhe forcimit të Perandorisë serbe në trevat shqiptare në Lindjen e Afërme lajmërohet një fuqi e re, e cila më vonë e mori emrin Perandoria Osmane. Lidhur me këtë, më 1336 dhe më 1348 bujarët shqiptarë (arbanas) kërkuan ndihmë nga sulltani për të shpëtuar nga shfarosja sllave. Kjo ndihmë nuk arrihet përnjëherë, por u realizua pas shkatërrimit të Perandorisë së Car Dushanit më 1355”.3 2

1

Shih: Prof. Dr. Adem Zejnullahu, Këngë popullore me elemente islame, Dituria, Prishtinë, 2010.

Takvim – Kalendar 2013

Prof. dr. Hakif Bajrami, Shqiptarët në mes dy totalitarizmave 1918-1999, Prishtinë, 2010, f. 5. 3 Vepra e cituar, f.5.


Folklor

303

Lufta e Kosovës u zhvillua në pranverën e vitit 1389, jo fort larg Prishtinës, në Fushën Mëllenjave, ndërmjet forcave të koalicionit ballkanik, të udhëhequr nga princ Llazari i Serbisë dhe forcave ushtarake osmane të komanduara nga Sulltan Murati I. Lufta e Kosovës përfundoi me fitoren e osmanëve, por me vrasjen e Sulltan Muratit I, nga Millosh (Milesh) Obiliqi, por edhe të vetë Milloshit dhe mbretit Llazar nga forcat turke. Pas Luftës së Kosovës shqiptarët në mënyrë masive e pranuan fenë islame brenda një periudhe të caktuar si “…përgjigje ndaj dhunës për imponimin e fesë ortodokse me forma të dhunës, ndëshkimeve fizike, marrje të pronës në llogari të kishës serbe, humbje të tipareve etnike dhe asimilim të plotë. Për këtë ka shembuj të shumtë ndër serbët me prejardhje shqiptare”.4 Arsye tjetër pse shqiptarët e pranuan fenë islame ishte, ngase osmanlinjtë u ofruan një varg stimulimesh të ndryshme, të cilat në atë kohë për ta ishin shumë të rëndësishme. Në kontekst të kësaj: “Interesante janë të dhënat që përcjellin edhe autorët sllavë, si Radoniç, për trysninë e dyanshme nën të cilën ndodheshin shqiptarët në trevat e tyre lindore. Ato flasin për faktin që presioni i kishës skizmatike sllave mbi shqiptarë ishte shumë më i madh se ai i xhamisë myslimane”.5 Këtyre do shtuar edhe faktin se shqiptarët në atë kohë nuk e kishin kishën e vet autoqefale ortodokse, dhe se shqiptarët në fetë e tyre: ortodokse e krishtene nuk ishin fanatik sikur që ishin grekët, se-

4

5

Ismail Muharremi, Shqiptarët e Medvegjës nëpër shekuj, libri I, Prishtinë, 2010, f.39. Gazmend Shpuza, Islami ndër shqiptarët, në Kultura Popullore 1-2, Tiranë, 1995, f.166.

304

Takvim – Kalendar 2013

rbët, maqedonët, bullgarët, të cilët u islamizuan shumë më pak. Shqiptarët e pranuan fenë islame në vend të krishtenizmit, por kurrë nuk e ndërruan ndjenjën, as përcaktimin e tyre liridashës kombëtar. Ata e deshën jetën, e deshën edhe fenë e re, por e respektuan edhe atë që e kishin më parë, dhe filluan gradualisht të gjallërojnë në kushte të reja historike. Feja islame me qytetërimin e saj, në vazhdimësi filloi të zë vend në botën materiale e shpirtërore të shqiptarëve, por ajo u reflektua gradualisht edhe në fushën e krijimtarisë poetike gojore. Kështu, shtresimi islamë u bën pjesë përbërëse e strukturës së shumë këngëve popullore, diku më shumë e diku më pak, varësisht nga periudhat e ndryshme kohore, kur janë krijuar dhe si janë krijuar. Elementet islame që më së shumti bien në sy në poezinë popullore janë: Besimi ndaj Zotit xh.sh.; personaliteti i Muhammedit a.s.; librat e shenjtë: Kurani dhe qitapet e tjera, festat e mëdha fetare: Ramazani, dy bajramet: Fitër-Bajrami dhe Kurban-Bajrami; rregullat islame: dini-imani; ritet e ndryshme: falja e namazit pesë herë në ditë, marrja e abdesit, agjërimi, taravitë, Shahadeti, duatë e ndryshme (lutjet), ziqri, zeqati, shkuarja në Haxh etj.; mistika në Islam: ëndrra, pëllumbat, korbat, kalirimi i njeriut pa kokë, fluturimi i kalit (dyldylit), çarja e detit, shkulja e lisave, dalja e ujit nga shkëmbi, mjegulla; titullarë të ndryshëm të fesë islame: Shehislami, shehlerët, haxhinj, hoxhët, dervishët e muhybët, takbirxhinjtë etj.; tempujt islam: Qabja, Qerbelaja, xhamia, teqet, tyrbet etj.; sakrifica në emër të fesë, shehidët (dëshmorët); shprehje islame:


Folklor

305

All-llah, bismilah, mashallah, ibadeti, ahireti, xheneti, hallall, haram, talkinin, rahmeti etj. Prania islame gërshetohet në shtratin e krijimeve gojore poetike në forma dhe në funksione të ndryshme, herë si hyrje, klishe si kjo: ”Lum për Ty o i madhi Zot”, ose siç fillojnë këngët kreshnike, të cilat i këndon rapsodi i njohur Sefë Mleçani: “T’ lumt na vllazën jena mysliman,/ Hak p’e dimë nja Zotin tamam, /Masi Zotin hak p’e dimë taman, / Hjekim keq, veç s’ka kush çka na banë”.6 Këto formula poetike në këngë tona hasën edhe në mes dhe në fund të këngëve, me qëllim të çuarjes së zhvillimit të ngjarjeve më përpara ose të përfundimit të tyre. Ka raste kur hasim edhe fragmente poetike të tëra të përshkruara me elemente islame, të cilat do t’i shkoqisim më vonë. Realitetin jetësor e historik të shqiptarëve gjatë historisë, e shoqëroi edhe feja si njëri ndër faktorët më të rëndësishëm të identitetit fetar e kombëtar. Edhe feja islame, sikundër edhe dy të tjerat gjatë rrjedhave historike pati ngritje e rënie, varësisht nga faktorët shoqërorë e politikë që e stimulonin apo e sfidonin. Pjesa më e madhe e shqiptarëve i takojnë besimit islam, që në shkallë kombëtare përbëjnë 80-90 për qind të popullsisë, ku nga pranimi i tij, e deri në ditët e sotme, ka luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e jetës, të historisë dhe të traditës kombëtare. Feja islame, sikundër edhe ajo krishtene gjatë zhvillimit të tyre historik, kanë pasur vështirësi e probleme të caktuara, janë ballafaquar me sfida të shumta, veçmas vlen për t’u theksuar, 6

Arkivi i Institutit Albanologjik të Prishtinës. Dosja e Muharrem Gashit.

306

Takvim – Kalendar 2013

ajo e pas Luftës së Dytë Botërore të vitit 1945, kur feja islame në mënyrën më të vrazhdë, për më tepër se gjysmë shekulli, në viset shqiptare, u sfidua nga ideologjia komuniste, e cila në përgjithësi, fetë nuk i shikonte me sy të mirë, e veçmas atë islame. Këto sisteme shtetërore, jo vetëm që e pengonin zhvillimin, ruajtjen dhe përhapjen e fesë ndër breza, por edhe e sanksiononin me akte e ligje deri në ateizëm, siç ishte rasti në shtetin amë, Shqipëri. Por, megjithatë, populli, të devotshmit, e ruajtën dhe i kultivuan vlerat e saj deri në ditët e sotme, edhe pse elementet islame në interpretimet e këngëve dhe në botimet e ndryshme u censuruan dhe shumë herë u hoqën nga tekstet letrare. Studime të mirëfillta për fenë ka pak ose aspak, madje disa, në të kaluarën jo fort të largët ishin edhe denigruese për Zotin xh.sh. dhe për profetin Muhammedin a.s. etj. T’i kthehemi temës së përcaktuar Islami në poezinë popullore, në mënyrë që trajtesën tonë ta konkretizojmë me tekstin poetik, ku janë të pranishme këto elemente, fillimisht me baladat, si krijimet më të vjetra artistike. Pas Luftës së Kosovës, më 1389, edhe këngët e mesjetës së hershme, këngët epiko-legjendare, filluan gradualisht të marrin shtresimin islam, i cili u bë përbërës strukturor dhe kompozicional i tyre. Kështu, subjektet e deriatëhershme krishtere që ishin të pranishme në to, filluan të zëvendësohen me ato islame. Psh. Konstandini i Vogëlith zëvendësohet me emrin islam: Imer Aga, Ymer Aga, ku balada ka të njëjtën përmbajtje në Kosovë, në trevat e Shqipërisë dhe në disa vise të tjera shqiptare. Të dy krijimet gojore poetike janë identike në përmbajtje, por vetëm subjektet u ndryshojnë, në variantin e hershëm emri kri-


Folklor

307

shten Kanstandin, zëvendësohet me emrin musliman Imer. Lidhur me këto dy subjekte baladike albanologu i shquar Eqrem Çabej, thotë:”Konstandini është heroi kryesor i poezisë popullore t’Italoshqiptarëvet. Aty është edhe sot i gjallë nëpër rrëfesat e tyre”.8 Më tej Çabej thotë - se këtë paralele ndërmjet këtyre subjekteve, e ka konstatuar i pari prof. Giuseppe Schiró. Ndërkaq, sa i përket epitetit- titullit aga, rrjedh nga titulli social turk agë- konstaton në vazhdim Çabej. Balada Imer Aga është njëra ndër krijimet më të vjetra dhe më të dhimbshme në poezinë epiko- legjendare. Rapsodi popullor këndon për fatin e Imer Agës në kohë të pacaktuar, por në hapësirë të fiksuar gjeografike: Ulqinin - Spanjën e largët. Imer Aga kërkon leje nga prindërit dhe në fund edhe nga vasha, e cila ia jep tri vjet, por pas tre vjetëve, me kusht, se nuk do të rrijë në shtëpinë e tij, as tri ditë, e as tri net, por do të martohet. Aga Imerin e ndjek fati i keq në luftë. Të parën ditë i vritet kali, në të dytën plagoset vetë, kurse në të treten zihet rob. Pasi kalojnë tre vjet në burg, dhe nuk e liron, një shok e njofton se sarajet i janë rrënuar, babai e nëna i janë verbuar, vasha do për t’u martuar e motra mbetur pa martuar. Atëherë Imer Aga fillon të mërzitet shumë, as nuk ha, as nuk pi, as dyzenit nuk i bie. Vajza e mbretit e dikton dhe pasi që Imer Aga e njofton për hallin e tij, ia jep Besën e Zotit asaj – se nëse mbreti e liron, ai do të kthehet, atëherë vajza pajtohet dhe e dërgon te mbreti.

308

Imer Aga, meqë ishte mysliman, ia la peng gjërat më të shenjta, të cilat e karakterizonin identitetin e tij fetar e kombëtar: por pa t’shtie tre darzan-e: pa ta la o din’ e iman-e, e pa t’la-o Ramazan’, e me te Kurban Bajram, n’daç dy Bajrama e ‘i Ramazan, n’daç pa t’la-o t’madhin Zot.9 Po të vështrohen vargjet e lartshënuara në aspektin analitik e sintetik, në strukturën e këtij krijimi gojor poetik, atëherë del në pah e dhëna e pamohueshme se islami, (që në baladë dy herë me nga pesë vargje dhe në disa të tjera), të cilat heroi baladik i radhit një pas një sipas rëndësisë, duke filluar nga besimi islam, festat më të mëdha fetare e deri të Besa shqiptare dhe te Krijuesi i gjithëfuqishëm Zoti xh.sh, që nënkupton rolin dhe rëndësinë që kishin këto të gjitha për subjektin dhe palën tjetër – mbretin e vajzën e tij. Në baladën Ishte kanë Fatimja e ngratë përsëri emrat krishtenë Konstandini dhe Garantina zëvendësohen me emrat islam Fatimja e Alija.10 Është e njohur se balada e vëllait të vdekur në jug të Shqipërisë ka ruajtur shtresimin paraosman, ndërkaq në zonat qendrore e veriore, në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni dhe në viset e tjera shqiptare janë zëvendësuar me emra islamë. Në këtë variant si dhe në variantet tjera Konstandini i sferës kulturore-greko-bizantine na del i sferës my9

8

Eqrem Çabej, Studime gjuhësore V, Rilindja, Prishtinë, 1975, f.97.

Takvim – Kalendar 2013

Prof. Dr. Adem Zejnullahu, Këngë popullore me elemente islame, Dituria Islame, Prishtinë, 2010, f.70. 10 Më gjerësisht shih: Vepra e cituar, f. 92-96.


Folklor

309

slimane: Halili, Alija i Vogël (në pjesët veriore të Shqipërisë) Hyseni, Isufi, Jusufi, (në Maqedoni) dhe Ali (në Kosovë), ndërsa emri i vajzës: Garentina, Dhoqina, po ashtu bëhet myslimane - Fatimja, Mejremja, etj. Balada në fjalë këndon fatin e keq të motrës me nëntë vëllezër, diku haset (me shtatë), të cilët pa e pyetur atë e fejojnë dhe e martojnë nëntë konaqe larg. Vëllai i vogël ia jep Besën e Zotit, se një herë në muaj kanë për të shkuar e marrë në gjini. Kënga kumton se kalojnë një muaj e tre vjet e askush nuk shkon për ta marrë. Vajza e pikëlluar del në kopsht dhe komunikon me cungun e zi (në variantet e tjera me zogun e zi, korbin, me laraskën etj.), pamja e të cilëve i përngjanë disponimit të saj - dhembje, nostalgji, premtim, brengë për mos përmbushjen e besës. Sipas imagjinatës së rapsodit popullor, në ato momente Fuqia e Zotit e ngjallë Aliun, i cili shkon për ta marrë të motrën. Kështu ndodh edhe në veprën e Shekspirit “Hamleti”; e padrejta e çon njeriun nga varri, për të kumtuar tradhtinë e vëllait ndaj vëllait, ndërkaq në baladën shqiptare Besa e Zotit, si veçori etnopsikologjike shqiptare, feja e shenjëtëruar, i jep fuqi të veçantë me anë të Zotit, sepse ka mbetur peng në mes motrës dhe vëllezërve, andaj mundëson ringjalljen e vëllait të vdekur. Balada erotike Hasan Aga dhe Çika Patureshë, është ndër baladat më të dhembshme dhe më tragjike, ngase të dy subjektet baladike për shkak të mentalitetit etnopsikologjik, social dhe fetar në një kohë dhe hapësirë të pacaktuar në fund përfundojnë jetën në mënyrë tragjike. Në këtë krijim gojor poetik prania e islamit është e madhe, që brendatrupëzohen në strukturën e këngës, duke e funksionalizuar zhvillimin e ngjarjeve

310

Takvim – Kalendar 2013

dhe përfundimin e tyre. Gërshetohet elementi patriarkal, social-klasor dhe ai fetar. Nëna e Hasan Agës nuk e lejon të birin të martohet me Çikën Patureshë, jo vetëm pse ajo ishte e një klase më të varfër, por edhe pse i takonte shtresës më të vonshme të islamizuar. Ndërhyrja e nënës në mes të dashurisë së dy të rinjve, bëhet shkak kryesor që krushqit e dasmës, të shndërrohen në krushq të mortit për të dy të dashuruarit. Kënga ka ngjashmëri me atë myslimane :”Vdekja e Omerit dhe Mejremës”11 në poezinë popullore myslimane. Tragjedia e dy të rinjve të dashuruar në këngën shqipe dhe të besatuar vjen për shkak se: shoqi shoqit ja kan dhanë kaj besë, kanë dhanë besën n'din e iman, ramazanat peng i kan lanë. Dy bajramat i kan lanë dorëza kur të bahem na ka pesumdhetë vjeç, bashkë n'xherdek te dy kem me fjetë.12 Vdekja e Hasan Agës shkakton edhe vdekjen e Çikës Patureshë, por edhe të nënës së Hasanit, e cila lë amanet që ta varrosin në mes të dy të rinjve, duke dashur që as në botën tjetër të mos bashkohen. Protagonistët e kësaj tragjedie metamorfizohen në bimë, element ky i njohur në Orient dhe më gjerë: mbi varrin e djalit mbinë karanfil, në atë të vajzës trendafil, ndërsa në të nënës së Hasanit kaçë. I tërë krijimi gojor poetik shquhet për një numër

11

Shih: Dr. Adem Zejnullahu, Disa venerime për poezinë popullore, IAP, Prishtinë, 1996, f.175-184. 12 Këngë popullore me elemente islame, Dituria Islame, 2010, f. 80.


Folklor

311

të madh elementesh islame, të cilat më në fund e përmbyllin këtë krijim të dhembshëm e tragjik me këtë pamje e porosi:

Qabexhitë n'Qabe kah shkojnë, me brisk kaçën p'e rrafshojnë për çudi kur kthye janë kanë, shumë ma t'madhe kaçën p'e gjajnë.13 Edhe këngët kreshnike shquhen për elemente islame, të cilat me kalimin e kohës, janë gërshetuar dhe funksionalizuar gradualisht në strukturën e tyre përmbajtjesore e artistike. Detyra e dytë islame është falja e pesë vakteve të namazit. Rapsodi popullor këngën Muja e Momqi i Anadollit e fillon me vargun” Lum për ty, për te lumin Zot”, për të vazhduar me këngëtimin për Mujën dhe Halilin, të cilët zgjohen herët në mëngjes, marrin avdes, falin namazin e sabahut, i luten Zotit që t’u ndihmojë: avdes t'paçë, ata paskan marrë, dytë me vakt, sabahin e kanë falë.14 Të dy kreshnikët pas faljes së namazit të sabahut shkojnë në kuvendin e agallarëve-burrave për t’u marrë vesh, se si do të organizohen bashkërisht, në mënyrë që të jenë të zotët në krahinën e tyre. Muja porosit Halilin që të dalë në bjeshkë dhe të vështrojë për rreth. Në ato momente vjen Momqi i Anadollit, i cili kishte ardhur nga Anadolli për t’u takuar me Mujën. Momqi ishte një trim i madh, madje mysliman – siç thotë Muja. Hajkunja, motra e Mujës ishte dashuruar në të, por më parë 13 14

Po aty, f.91. Po aty, f. 93.

312

Takvim – Kalendar 2013

mbi Hajkunën kishte vënë gisht krali i Sejës, andaj Muja donte që t’ia jepte Momqit: ”Shumë Hajkunja n'ta, marak asht ba,/ edhe ky ashtë, vëlla, besa musliman. Në këtë këngë hasim edhe elemente të tjera islame – të konvertimit me dëshirë të vajzës së kralit, për hir të dashurisë, nga feja ortodokse në atë myslimane. Kënga në vazhdim njofton dëgjuesin për letrën që ia kishte dërguar vajza e kralit Halilit: Çika n'letër, mue, m'ka thanë, qe tri vjet, muslimankë jam ba, ramazanat, tinëz, po i ngjinoj, qejz për ty, besa, po maroj.15 Në procesin e pranimit të fesë, gratë jo myslimane, mbështetur në dashurinë e sinqertë ndaj kreshnikëve myslimanë, shprehin adhurimin dhe pranojnë me vetë dëshirë fenë islame. Këngët e Luftës së Kosovës, kanë për objekt këndimi Sulltan Muratin I, si figurë të shenjtë, i përkushtuar ndaj Zotit, për të përhapur fenë e re –islamin në Ballkan. Ai këtë e sendërton në bashkëpunim me të afërmit e tij, duke filluar nga nëna, Shejhul-islami, i pari i fesë, sadriazemi, tekbirxhiu e të tjerët, pastaj me luftëtarët e tij, të vetëvullnetshëm, të cilët në fillim i pyet – se a janë të gatshëm për të vdekur në Emër të All-llahut, ua këndon tallkinin, marshojnë për të përhapur Islamin ndër krishterë. Sipas këngëve edhe elementet gjysmëhyjnore, mitike legjendare e fantastike, që ndërlidhen me veprimet e tij të mrekullushme siç janë: çarja e detit, largimi i mjegullës, ngjitja e 15

Po aty, f.98.


Folklor

313

mollës së këputur në degë, dalja e ujit nga shkëmbi, ndalimin e këngës së gjelave dhe bretkosave etj., e tregojnë sulltanin si njeri që me bindje të besimit, bëhet shumë i zoti në kryerjen e aksioneve. Sulltan Murati I, duke qenë i shenjtë bën dua (lutje): “Hej, Allah, Ti qi je hak,/ Ti detin me t’ma prapojsh,/ Un t’i qes asqerin per t’that”16, Zoti xh.sh. ia plotëson lutjen dhe kalon detin me ushtri. Në marshin luftarak, Sulltani i zbaton rregullat e sheriatit dhe të fesë me rigorozitetin më të madh. Ai nuk lejon asgjë haram ndër ushtarë, bën mrekulli, për përhapjen e Islamit ndër krishterë me sukses të jashtëzakonshëm. Islami në raport me krishtenizmin pasqyrohet dhe bartet edhe tek ushtarët e sulltanit në Fushën e Kosovës, kur pala kundërshtare dërgon një numër vajzash të zgjedhura, me nga një sasi ari, që të depërtojnë në mesin e ushtrisë osmane, me qëllim të caktuar, që t’i nxisin ushtarët për plaçkitje, apo për keqpërdorime morale, por ata nuk i ngacmojnë, përkundrazi u japin bukë pa të holla, gjë që e dëshmojnë veten-besnik ndaj sulltanit dhe Islamit: Kqyr askert çikës shka i kanë thanë: - Ngo, dy fjalë du' me t'i kallxue, me bâ veç ni trohë me lue, kâm kryet me ta shkurtue, unë pa krye kam me t'lânë, se na jemi myslimanë, dini ynë t'ligën s'e bân!17 16

Anna Di Lellio, Beteja e Kosovës 1389 epos shqiptar, Prishtinë, Edicioni “Zëri” pa vit botimi, varianti I Gliša Elizović 1923, f.75. 17 Këngë Popullore me elemente islame, Dituria Islame, Prishtinë, 2010, f. 189190.

314

Takvim – Kalendar 2013

Po ashtu edhe këngët që këndojnë për vënien nën sundim të Budimit, nga sulltani, kanë tematikë të njëjtë me atë të Kosovës – vazhdimin e luftimeve të sulltanëve për përhapjen e fesë islame në thellësi të Evropës. Kënga e Budimit me variantet e saj, përmban në vete gjithashtu shumë elemente islame. Rapsodi popullor njofton dëgjuesin se njëri ndër këta sulltan, që vazhdonte zgjerimin e Perandorisë Osmane, ishte edhe Sulltan Selimi, që mbante postin e kryeparit të fesë, por dergjet nëntë vjet dhe para se të vdes, ia shfaqë dëshirën e fundit sulltane Mihanës (gruas së vet), duke i thënë se: “shumë merak në dynja po më jetë - kët Budimin s'un e bona fet’h”. Sulltan Selimi, para se të vdes ia lë amanet të birit: “Kurr xhevap, bir, mos mujsh me m’dhanë, as n’ahiret, bir, as n’dyja, ket Budimin jesir mos me lanë”!18 Porosinë e fundit, nëna ia përcjellë të birit, Sulltan Sylejmanit, i cili porsa mori fronin e mbretërisë, ia fillon përgatitjen për ta vënë nën sundim Budimin. Edhe në këtë këngë përgatitjet dhe ngjarjet e ndryshme zhvillohen në mënyrë kronologjike. Të gjitha përshkrimet dhe tabllot poetike i përshkojnë elementet e ndryshme mitike, fantastike, legjendarizuese islame. Një dimension të veçantë në këto këngë, lidhur me Budimin, paraqet edhe figuracioni që është i pranishëm në shumë episoda dhe tabllo poetike, si pllumbi i bardhë, (sulltan Sylejmani), plepi i gatë (Sanxhaku Sherif), korbi i zi, (Arabdostan Pasha), qurani i egër, (Qupërli Veziri), sorra e larme (Shahi i Misirit), që paraqesin simbolikisht sulltanin me ushtarakët e 18

Po aty, f. 203.


Folklor

315

316

Takvim – Kalendar 2013

tij. Në vazhdim kënga njofton se sulltan Sylejmani me ushtrinë e tij, pas një luftë të madhe arrin t’i afrohet Budimit, por mjegulla e dendur e pengon dhe ndalet. Këtu, mjegulla si fenomen natyror, në këngë ka funksionin e së mrekullishmës, asgjë nuk shihet nga ajo, madje as sulltani s’i sheh ushtarët e tij. Për ta larguar mjegullën (dumanin), sulltani merr avdes, i falë dy reqate namaz, dhe i lutet Zotit të Gjithëfuqishëm: Met e foli sulltan Sylejmani: “Unë n’kofsha ni hak-o sulltan, ni duva te Zoti e kam, hak sulltan, Zoti n’koftë me m’ngue, erë të but’, o, ai me ma lshue, kët duman larg me ma largue, t’shoh askerin sa m’u ka damtue”.19 Sipas këngës pas lutjes së sulltanit, mjegulla largohet, dhe ai me ushtri e vuri nën sundim (e ban fet- e çliroi) Budimin, në sajë të ndihmës së Zotit, të cilit i besonte, por i mbesin edhe shumë ushtarë dëshmorë. Epika popullore historike që këndon fatin e muhaxhirëve të shpërngulur nga trojet e veta me dhunë nga qeveria serbe gjatë Luftërave Ruso-Turke të viteve 1877-1878, ngërthen në vete mjaft elemente të ndryshme islame, të cilat krahas përbërësve të tjerë strukturor, e ndihmojnë realizimin e këndimit në aspektin përmbajtjesor dhe artistik. Serbët ua rrëmbyen pasurinë, ua rrëzuan tempujt fetarë: xhamitë, teqetë e tyrbet e ndryshme, me të cilat ata identifikoheshin në aspektin fetar, duke dashur që ta zhdukin çdo gjë shqiptare dhe myslimane në ato hapësira. Në këngët e muha-

xhirëve, realiteti jetësor, historik e fetar është paraqitur në mënyrë të shumanshme, çka dëshmon se dhembja e popullit, është edhe dhembja e krijuesit, e këngëtarit popullor. Këngët, që i kushtohen tragjedisë së muhaxhirëve, në veçanti, i shquan toni i mllefit, madje edhe ai elegjiak, që e kanë frymëzuar këngëtarin popullor ndaj padrejtësisë që i bëhej popullsisë së pa fajshme. Në këto rrethana të vështira me të cilat ballafaqohen muhaxhirët shqiptarë, mbështeten në ndihmën e Zotit xh.sh., andaj: I luten Zotit, dajma, Perënisë:"Ani, piçna Zot, n'hazreti Alinë”!, i cili me fuqinë e tij mund t’i ndihmojë dhe t’ua lehtësojë vuajtjet e shumta. Rapsodi popullor në këngëtimin e tij për muhaxhirët paraqet skena rrëqethëse, të cilat e pikëllojnë dëgjuesin. Ai bashkëkombësve të tyre të një feje ua përcjell porosinë e Shehislamit (Sheju-l-islamit), krye të parit të fesë islame: Shehislami-o po çon fjalë: "Kush ka din e bjen shahadet, për muhaxhirt-o ban gajret; kush ka din, bre, asht insan, muhaxhirve konak ju ban.20 Agresiviteti i serbëve ndaj shqiptarëve, si në aspektin kombëtar ashtu edhe në atë fetar, ligjërohet vazhdimisht në poezinë popullore. Serbët kur mundën dhe si mundën bën masakër mbi shqiptarët. Ata janë të prirur që krimet më të mëdha t’i bëjnë në ditët dhe në netët e festave më të mëdha fetare islame, siç është dita e Bajramit, dita e xhumasë etj. Në këtë mënyrë ata mendojnë se palës kundërshtare kanë për t’i shkaktuar dhe-

19

20

Po aty, f. 206.

Po aty, f. 219.


Folklor

317

318

Takvim – Kalendar 2013

mbje sa më të rënda e dëme, si në aspektin fetar ashtu dhe në atë kombëtar. Lidhur me këto ekspedita ndëshkuese të armiqve serbë ndaj shqiptarëve gjatë historisë, është edhe ajo që ndodhi me familjen e Demë Ahmetit. Kënga epiko-historike e Demë Ahmetit ka për objekt këndimi një masakër të thellë të përmasave të mëdha, që bëjnë kriminelët serbë ndaj familjes së Demës, pikërisht në ditën e Bajramit, duke ditur se meshkujt shkojnë në xhami për ta falur Bajramin, e në shtëpi mbesin vetëm gratë e fëmijët dhe kështu e kanë më lehtë të bëjnë krime, t’i shfryjnë ndjenjat shtazarake, ta zhdukin familjen, ta nëpërkëmbin nderin familjar, kombëtar e fetar. Kriminelët serbë kishin për qëllim të bëjnë krim të rëndë: të vrasin, të djegin, të dhunojnë dhe në fund ta marrin Ajetën me veti me qëllim që ta martojnë në ditën e velikdanit (në festën e tyre fetare) për ndonjë serb të ri: O, tash bajrami, paj, afrue qi asht, ou, muslimant-o, ata kanë bajram, eu, t'gjithë shiptart, more, n'xhami shkojnë, ou, gra e çika te shpija i lanë, ou, ju Ajeten Demës-o me ja marrën, ou, me ja marrën, ou n'Serbi-o m'e prunën. Ou, ju n'e prufshi, haj, mrena në Serbi, eu, do ta martojna, ah, ni djalë të ri, o, 'i djal-e t'ri-e dona me martue.21 Kriminelët serbë arrijnë t’i vrasin të gjithë meshkujt dhe Ajetën. Të gjallë i lanë vetëm dy rejat e Demës me një foshnje në djep, që ata i morën me vete me qëllim të caktuar që kur të

shkojnë në Serbi t’u tregojnë kriminelëve të tjerë se çka kanë bërë mbi shqiptarët-myslimanë. Vargjet e këngës në shqyrtim njoftojnë dëgjuesin se shumë shpejt i shkoi lajmi ogurzi Demës në xhami, kurse i tërë xhemati e pyetën hoxhën: Thonë xhemati hoxhën e kanë vetë: - A a ma mirë Bajramin me falë, a me i shkue Dem’s përmas? Ather hoxha u tha xhematit: - Kush s’priton mas Dems me shkue, kit Bajram si n’Qabe me çue.22 Në sajë të solidarizimit vëllazëror të të gjithë të pranishmëve në xhami, të cilët organizohen shumë shpejt, marrin armët, ua zanë pritën kriminelëve, të cilët rrugës festonin për krimet që kishin bërë, duke i torturuar dy rejat e Demës. Dema me shokë i sulmon dhe i vret të gjithë kriminelët serbë. Pas kthimit në oborrin e Demës, njëri nga të pranishmit, i tronditur thellë nga ajo çfarë sheh - i thotë Demës: - Haj medet, Demë, ça t’ka kanë!/ Shyqyr vet ty qi s’po t’lanë!. Dema, kryefamiljari i shtëpisë dhe pasurisë së shkatërruar, duke qenë besimtar i madh, në Zotin xh.sh., i thotë: “Allahu ka kudret që nga ky fëmijë, të bëhet një mahallë”. Besimi i Demës në fuqinë e Zotit ishte i drejtë se ashtu edhe ndodhi: Shyqyr Zotit Dema kish thanë: - Ni nip t’vogël tek e kam, qyky nip qi m’ka metë, nuk um hup simsilja krejt.

21

22

Po aty, f. 230.

Po aty, f.245.


Folklor

319

Na i dha Zoti bereqet, pej qati sod janë pesgjashtdhetë.23 Në përforcim të mendimit të shfaqur më lart shkon edhe ky fakt, kur kriminelët serbë ushtrojnë dhunë të shfrenuar ndaj rejave të Demës, reja e vogël fillon të ligështohet, kurse e madhja- Hanifja, duke pasur besim të palëkundër në All-llahun xh.sh. i thotë: - Oh, gajret, oj kunatë, ban gajret! - po i thet, / o, se edhe pejgamert pej ktyne kan hjekë! Në epikën historike shqiptare nuk janë të rralla rastet kur heronjtë epik sakrifikohen për çështje madhore fetare e kombëtare. Në këtë grup një vend të veçantë zë, pa dyshim, figura e Hamëz Kazazit, i cili duke dëshmuar identitetin e tij fetar, hapësiror e flijon jetën e tij, duke rrënuar kishën, e cila gjendej shumë afër xhamisë, ku nga ulërima e popave – siç thotë ai, nuk mund të kryheshin ritet fetare islame: pasha Zotin, qi m'ka falë mue, dert i madh me ta m'ka qillue. Sall gjashtë çanga, kishës ia kan vnue. Ngat xhamia, na u ka qillue, kur hipë hoxha, zanin m'e knue, s'po lanë çangat zanin m'e ngue, ma shumë popat tuj ulurue.24 Kënga Hamëz Kazazi është njëra ndër këngët e pakta, ku populli u këndon konflikteve fetare, që në realitet identifikohen si konflikte etnike – shqiptaro-sllave.

23 24

Po aty, f. 247. Vepra e cituar, f. 250.

320

Takvim – Kalendar 2013

Rapsodi popullor njofton dëgjuesit në vazhdim se Hamëz Kazazin, e zanë forcat turke, e dërgojnë në Stamboll, dhe me urdhër të sulltanit ekzekutohet. Me kalimin e kohës, djali i Hamzës - Tahir Begu, rritet dhe pyet nënën për fatin e babait. E ëma ia rrëfen veprën, që e kishte bërë: rrënimin e kishës dhe dënimin me vdekje nga sulltani. Tahir Begu i mllefosur në popat dhe në mbretin, dhe duke qenë fanatik në identitetin e tij fetar, çohet e djegë kishën përsëri dhe vret gjashtë popat e saj. Qeveria osmane edhe Tahir Begun, sikur dikur të atin e tij, e dërgojnë në Stamboll me kërkesë të mbretit. Tahir Begu nuk e mohon veprën e kryer, por përkundrazi mban qëndrim krenar, i bindur se ka bërë diç të mirë, fetare e kombëtare, andaj në pyetjet që ia bëjnë para ekzekutimit, ai iu përgjigjet kështu: - Pesqin shpi n'mahallë mysliman janë qillue, nuk po durohen popat tuj lurue; gra e çika dalshin me ngue, m'u mushë menja, fenë dojshin me nrrue, i mshela sytë, kishën e kam rrxue!25 Në fund kënga njofton dëgjuesit se nëna e sulltanit, kur e sheh Tahir Begun se është shumë të ri, trim dhe i vendosur, e lutë të birin që t’ia falë jetën, gjë që sulltani e falë, Tahir Begun. Lufta e Xhiritit – Moresë dhe Kretës e vitit 1824 është njëra ndër luftërat më të rrepta, që ka zhvilluar ushtria osmane kundër ushtrisë greke së bashku me luftëtarët shqiptarë, të cilët shkojnë nga shumë krahina të shqiptarisë për të luftuar krimet 25

Po aty, f. 258.


Folklor

321

që i bënin grekët ndaj popullsisë autoktone myslimane. Ibrahim Pasha udhëhiqte luftën dhe më në fund ngadhënjen mbi forcat ushtarake greke. Në këtë luftë dallohen më tepër udhëheqësit dhe luftëtarët shqiptarë, por edhe disa turq. Mobilizimin e ushtarëve për luftë nga Kosova e bëri Maliq Gjinoll Pasha i Prishtinës, i cili organizoi shumë shqiptarë. Ai kur i përcoll për në luftë, sipas këngës u thotë: O, n'past' exhel, o, kush n'at luftë me metë, o, jau dhashë besën, shehit kem' me dekë, ah, pej Allahit do t'na zhdrypë rahmet!26 Krimet që i kishin bërë grekët ndaj popullsisë, pleqve, grave dhe fëmijëve myslimanë, ishin të llahtarshme, sipas këngës historike që këndon këtë luftë. Grekët ankohen te sulltani, por edhe para Fuqive të Mëdha se kinse krimet e tilla i bënte ushtria osmane, me Ibrahim Pashën në krye, por e vërteta ishte krejtësisht ndryshe. Dëshira dhe qëllimi i luftëtarëve shqiptarë ishte që ta mposhtin ushtrinë greke dhe në atë qytet të mbretërojë paqja, dashuria, mirëqenia, besimi ndërmjet njerëzve dhe të zhvillohen të gjitha ritet fetare islame: o, n'Jeni Sheher, kysmet, domë me hi! O, kur po hijkan, haj, shiptart e shkretë, e qitshin roje, e p'e rujnë nibet, o, thonë, Gjinolli t'madhe po u bërtet: - O, a ka djalë, more qi â kanë n'mejtep, o, sod me hyp-o n'qat minare t'shkretë, o, me thirrë ezanin Muhamet,

322

eh, more, s'â thirrë, vllazën qe shtatumdhetë vjet!27 Sipas njërës këngë popullore, kur forcat osmane e zanë Shaban Binakun, njërin ndër mendimtarët dhe aktivistët e shquar të Lidhjes së Prizrenit, para se ta varin, kërkon që ta lejojnë ta kryejë ritin e faljes së namazit, e pastaj ta ekzekutojnë. Një veprim i tillë rrëfen bindshëm se krahas patriotizmit të tij, po aq ishte i ngulitur Islami në qenien e tij, besimi ndaj Krijuesit të Gjithëfuqishëm: - Du m’u ungjë me marrë avdes, du m’u ungjë avdes me marrë, pesë reçate namaz m’i falë.29 Xhamia si objekt fetar islam në strukturën e shumë këngëve popullore me elemente islame ka një prani të madhe dhe luan një rol tejet të rëndësishëm në zhvillimin e ngjarjeve në të mirë të çështjes kombëtare. Sipas këtyre këngëve xhamia nuk shërben vetëm për faljen e namazeve të përkushtuesve ndaj fesë (xhematlinjve), por edhe si vend, ku takohen shqiptarët, organizohen, mobilizohen, mësojnë edhe për çështjet e rëndësishme fetare e kombëtare. Xhamitë jo rrallë shërbejnë edhe për të përhapur lajmin, kushtrimin për organizimin, mobilizimin ushtarak kundër armiqve, të cilët i rrezikonin trojet tona: na u nisë lufta mu në Shekullare, ranë do mjeglla, ani, kurgja s'u pa! Thirrne ezanin, ju, more, hoxhallarë, t'shkojmë n'xhami na t'ja bajmë duanë, o, ishalla Allahi-o ne na jep t'marën, ani hej!30 27

Po aty, f.279. Po aty, f. 285. 30 Po aty, f. 284. 29

26

Po aty, f.279.

Takvim – Kalendar 2013


Folklor

323

324

Takvim – Kalendar 2013

Viti 1913 për Plavën, Gucinë dhe për Rrafshin e Dukagjinit për shqiptarët e këtyre krahinave dhe më gjerë, njihet si periudha më e vështirë, e krimeve më monstruoze. Kjo periudhë kohore ka hyrë në faqet e historisë shqiptare për krimet më të rënda të forcave ushtarake policore malazeze mbi popullin tonë, të udhëhequra nga Avro Cemi, Savë Batarja etj., gjë që e dëshmojnë këngët, kujtesa e popullit dhe dokumentet historike. Shqiptarët mbronin identitetin e tyre fetar e kombëtar, kurse forcat ushtarake malazeze me bekimin e qeverisë, donin t’i konvertonin me dhunë nga feja islame në ate orthodokse. Zëri dhe veprimi çnjerëzor i Avro Cemit dhe i forcave të tij ushtarake tingëllonte plot urrejtje ndaj shqiptarëve që kërcënonte gjërat më të ndjeshme të tyre, siç ishin: përkatësia kombëtare, ndërrimi i fesë me dhunë, ndërrimin e traditave të tjera etnopsikologjike shqiptare e muslimane: - Ju myslimanë fenë me nrrue, se zakonin qashtu e kanë çue! Hasan Bajra n'kamë a' çue: - Fenë tanë na s'mujmë me nrrue, se jem' msu' n'xhami me shkue, e tybe n'Zotin, n'kishë n'kem shkue!31 Të përkushtuarit në Islam, të këqijat, tragjeditë, madje edhe vdekjen e pranojnë më lehtë sesa të tjerët, duke e kundruar si një proces nëpër të cilin duhet kaluar në botën e amshuar, dhe se momenti i fundit vjen vetëm atëherë kur ua ka caktuar i madhi Zot. Të tillë ishin shqiptarët e ndodhur para armikut ortodoks. Ata përballë i shihnin varret e hapura për ta, por më në

fund fillojnë të këndojnë dhe t’i luten All-llahut xh.sh. Me këtë veprim, ata donin t’ia bëjnë me dije armikut se nuk i frikësohen as vdekjes që vjen nga Ai, sepse janë të vendosur në identitetin e tyre fetar e kombëtar. Për ta në ato momente të vështira ishte me rëndësi që të bien shahadet dhe t’i luten Zotit, duke e ngritur një gisht përpjetë. Hazir Aga fort qi po bërtet-e: - Selavat, more vllazën, shahadet-e, ka ni gisht ju çone përpjet-e, dine ylmin me thirrë: "Muhamet-e”!32 Marsi i vitit 1913 për popullsinë shqiptare të Plavës dhe të Gucisë u shënua me të drejtë si Dita e kiametit në tokë! Në këtë mars të përgjakur sikurse edhe më vonë në shumë marse të tjera, gjaku i shqiptarëve u derdh për fe, komb e atdhe. Në një numër këngësh siç janë : Ç’kanë kto bjeshkë qi po ushtojnë, Rrehi teli për Shipni, Baba mret shkoi m’e falë xhumanë etj., këndojnë për dhunën, që ushtrojnë katër krajlat mbi shqiptarët, duke ia marrë tokat dhe duke ia ndërruar fenë. Këngët i karakterizon një shtresim i veçantë me elemente islame, të cilat jo rrallë janë edhe boshti i këngëve. Ato kanë tonin e ankesës drejtuar sulltanit, pse lejon një të keqe, një tragjedi të tillë ndaj shqiptarëve. Në to përmenden shumë herë tempujt fetar si Qabja, xhamitë, teqet, tyrbet etj., në të cilat nuk mund të hyjë gjithkush, përveç atyre që janë myslimanë. Poezia popullore i pasqyron caqet e armikut serb, malazez, maqedon, grek e bullgar, për goditje më të rëndë ndaj shqiptarëve i kanë pasur tempujt fetarë si xhamitë, teqetë, tyrbetë etj.,

31

32

Po aty, f. 300.

Po aty, f. 314.


Folklor

325

sepse aty i kanë gjetur më shumë të grumbulluar dhe më pak të përgatitur, ngase nuk kanë menduar se i sulmojnë armiqtë. Kështu, Kanga e xhamisë, Kanga e Mulla Ganit, Kanga e Molla Sulës dhe Kanga e Sheh Zenelit etj., i pasqyrojnë hollësisht krimet e armikut serbë e bullgar kundër shqiptarëve dhe prijësve të tyre fetarë, hoxhallarëve, shehlerëve të ndryshëm etj. Këngët popullore me elemente islame, jo rrallë në strukturën e tyre kompozicionale kanë për subjekte kryesore titullarë të fesë islame. Kështu, Kanga e Molla Sulës, është njëra ndër këto krijime popullore, ku për subjekt epik ka hoxhën – Mulla Sulën. Kënga pasqyron veprimtarinë fetare e kombëtare të Mulla Sulës, hoxhë nga fshati Sellcë i Komunës së Tetovës, që i kundërvihet regjimit shovenist serb, më 1915, i cili ua merr tokat shqiptarëve dhe ua jep kolonëve sllavë, me qëllim që t’i dëbojë ata nga tokat e tyre stërgjyshore. Në bazë të informacionit që jep kënga, vuajtjet më të mëdha shqiptarëve ua sjell udhëheqësi i xhandarmërisë, i quajtur Gjorgjia, si në jetë ashtu dhe në fe. Mulla Sula si predikues dhe ushtrues i fesë muslimane në atë trevë, duke i parë vuajtjet e vëllëzërve të tij, vendos që t’ia ndalë hovin dhunës, të cilën e shkaktonte Gjorgjia. Ai betohet në Kuranin Fisnik se të keqen do ta ndalë. Aktin fetar e kombëtar që bën hoxha, rapsodi popullor e paraqet në këtë mënyrë: Për kto krime n’shqiptari, o oo, Molla Sula paska ni-e, oho, Molla Sula trim si rrfe; e muer Kur’anin e bani be: - Mas luftosha sod për atdhé, ooo, hiç mos paça din as fé,

Takvim – Kalendar 2013

326 33

hej, hiç mos paça din as fé! Shtresim të veçantë islam hasim edhe në lirikën familjare, duke filluar që nga ninullat, këngët e djepit, të dasmës e deri të vajtimet, kur dhe përfundon jeta e njeriut. Këngët e djepit (ninullat) janë krijimet të hershme artistike të lirikës familjare, në të cilat nëna shfaq ndjenjat, dashurinë dhe kujdesin e vazhdueshëm, të pakufishëm për fëmijën e vet. Ajo në këto këngë i këndon fëmijës në djep, që ta zë gjumi, i lutet Zotit që t’i rritet, të shkollohet, të bëhet i mençur, i ditur, i pashëm, të shkojë së bashku me të afërmit për ta falur Bajramin, festën më të madhe të myslimanëve: E ma lashtë Zoti me jetë,/ se e kam-o për hasret!/ Për hasret-o xhi e kam,/ to ta vendoj për Bajram. 34 Në disa këngë hasim edhe vargje, kur nëna gjatë përkundjes së fëmijës në djep, i këndon me dëshirë që ai t’i bëhet hoxhë e haxhi, si dy titullarë në fenë islame të preferuar nga më të përkushtuarit në islam. Prania e elementeve islame në këngët e dasmës është mjaft e madhe. Ato i hasim në forma të ndryshme, por në radhë të parë, si shtresim të veçantë, i cili e ndihmon shtjellimin e motiveve në krijimet artistike, duke e filluar, përforcuar dhe përfunduar ritin e dasmës dhe këngën që i kushtohet atij. Shprehjen islame bismilah - Me emër të Zotit, që e hasim shumë shpesh në fillim të ndonjë veprimi, pune, vendosjeje në ndonjë vend të ri, që për subjektet lirike është me rëndësi të veçantë, jetike 33 34

Vepra e cituar, f. 382. Po aty, f. 404.


Folklor

327

për ta dhe për familjet e tyre. Një shembull të tillë, na e paraqesin vargjet e kësaj kënge popullore të dasmës, e cila këndon për përgatitjen e vajzës për martesë, shkuarjen e saj te burri, ndërrimin e statutit nga vajza - në nuse të re, andaj, ajo këtë nismë do ta bëjë me emër të Zotit, me bismilah në hapin e parë në oborrin e dhëndrit, në pragun e shtëpisë, në hyrjen në dhomë, në shpalimin e çejzit, pajës dhe në fillim të çdo pune tjetër: Bysmilah, dorën n’mintan. Me t’mirë meçi babë e nanë! Bysmilah, kamën n’dimi. Me t’mirë meçi o kojshi! Bysmilah, dorën n’jelek. Me t’mirë meçi drugëz e vek! Bysmilah, kallanin n’mjedis. Me t’mirë meçi robt e shpisë! Bysmilah, kama n’kapixhik. Tymermeçi oja e e meçik! Bysmilah, dorën n’terlik Tymermeçi, shpatë e lik! Bysmilah, kryet n’avli. Tymermeçi o dajt e mi!317 Islamin e hasim dendur edhe në këngët popullore të dashurisë. Në këto këngë subjektet e ndryshme lirike, për realizimin ose për mosrealizim e takimeve të tyre të dashurisë, betohen (përbehen) në festat më të mëdha të Islamit, siç është: Ramazani, Bajrami, pastaj në faltorët si në: Qabe, xhami etj., por 317

Mr. Sc.Hajdar Loku, Veçori të këngëve të dasmës në rrethinën e Kaçanikut, Prishtinë, 2012, f.100.

328

Takvim – Kalendar 2013

shpesh edhe në besim fetar në - din e imanë, ahretin, si gjërat më të shenjta, në mënyrë që e dashura apo i dashuri t’i besojnë njëri-tjetrit, pa dyshuar në hile, në vonesë, ose në mosardhje në takimin e caktuar: - Ku ke djalë qi s’erdhe pramë? - Pasha din e pasha iman,/ paj dy prita m’i kishin zanë,/ njanën n’fushë e njanën n’lamë!318 Këngët e ashikisë, ose siç quhen edhe ndryshe “Këngët e vjetra qytetare“, në kuadër të poezisë popullore shqiptare paraqesin një cikël të veçantë. Ato dallohen nga ciklet e tjera për të cilat kemi bërë fjalë këtu. Në këto krijime poetike gojore gërshetohen elemente të shumta islame, të dashurisë, të etikës, të filozofisë, të sociologjisë etj. Zanafilla e tyre është nga Orienti. Në shek. XVI, shqiptarët e shkolluar në Orient, filluan ta kultivojnë një letërsi të re me alfabet arab – që më vonë u quajt letërsia alamiado. Këto krijime artistike në strukturën e tyre ngërthejnë elemente orientale siç janë: melizmat, klisandot319 dhe ornamente të tjera melo-ritmike e poetike. Këto krijime njihen si divane, gazela,320 ilahi e mevlude etj., disa prej të cilave u përvetësuan nga populli dhe u kënduan si këngë popullore. Këngët e ashikisë, të cilat i sollëm në këtë përmbledhje me: Këngë popullore me elemente islame, këndojnë kryesisht 318

Adem Zejnullahu, Këngë Popullore me elemente islame, Dituria Islame, Prishtinë, 2011, f. 426. 319 Kaside u turq. Këngë lirike orientale që i kushtohet dikuj në lëvdatë, kujtim etj. 320 gazel - i – tur.gazel < arab. Ghazäl, let. Lloj kënge lirike dashurie arabo-persiane, që i këndohet dashurisë, verës, gëzimeve të jetës, natyrës etj.


Folklor

329

për fenë, dashurinë, utilitarën, etikën, e disa u kushtohen edhe shenjtëve të ndryshëm. Në disa krijime në mënyrë metaforike e mistike hasen veprimet përshpirtërore të “arshkikut”321, të dervishit për ta gjetur të dashurin “dylberin”, që nënkupton prijësin, imamin, apo diç tjetër. Këngët e arshikisë më së shumti ngërthejnë elemente islame, madje ka dhe këngë të tilla që janë tërësisht fetare, siç është kënga: Zambaki i bardhë kur lulëzoj, që i kushtohet Muhammedit a.s. Në këtë këngë poeti popullor shpreh adhurimin dhe përkushtimin e tij shpirtëror ndaj Pejgamberit, të cilin e krahason në mënyrë metaforike me zambakun e bardhë, që ka pamje të bukur dhe aromë të mrekullishme që frymëzon, fisnikëron me ligjërimin e tij për Zotin xh.sh.: E ngoj bylbylin, tuj dhanë vaiz, a ha i, kush ke ymeti i Muhammedit, t'lumtë na, more shokë. Mue të mjerit oh, mu dha sevdaja, a ha i, pej sevdasë, unë, keq piskata aman more shokë.321 Në pjesën më të madhe të këtyre krijimeve gojore poetike, bie në sy drama jetësore e shpirtërore e subjekteve lirike, të cilët e vështrojnë këtë botë, si rrugë kalimtare për në botën tjetër të amshuar, andaj bëjnë ziqër, falen, luten, këndojnë Kuran, e

321

ashik – ar. Ashk – dashuri, dashnor, i dashuruar ndaj Zotit, apo dervishët që i dashuronin imamët apo mistikët e vet. 321 Këngë popullore me elemente islame, Dituria Islame, 2011, f.450.

330

Takvim – Kalendar 2013

përmendin Zotin sa më shumë, duke dashur që të fitojnë kënaqësinë e Zotit xh.sh., ta fitojnë xhenetin - parajsën. Islami në poezinë popullore kanë një shtrirje të gjerë në shtratin formues të tyre, duke filluar që nga krijimet më të hershme mitike, para ardhjes së osmanlinjve në Ballkan, e deri në këngët më të reja që krijohen dhe interpretohen edhe sot. Feja është pjesë e pandashme e jetës së shqiptarëve gjatë rrjedhave historike, në punë dhe në art. Islami në poezinë popullore dëshmon identitetin fetar e kombëtar të shqiptarëve. Kjo do të thotë se shqiptarët, që e pranuan dikur Islamin, e deshën, e ruajtën, e kultivuan dhe e përcollën brez pas brezi, si realitetet jetësor e historik të tyre, por edhe si dimension të rëndësishëm të krijimtarisë poetike popullore. Këto elemente të ndryshme islame përmenden me qindra e qindra herë nëpër vargje të këngëve të ndryshme popullore. Të gjithë popujt e botës, po edhe shqiptarët, në realitetin jetësor e historik, por edhe subjektet e ndryshëm në krijimtarinë poetike gojore që besojnë në drejtësi, në momentet më dramatike, kur janë ballafaquar me vështirësi të mëdha, probleme e luftëra, pengesa të pakalueshme, atëherë kanë kthyer sytë kah qielli, i janë lutur Zotit në gjuhën dhe në besimin e vet në mënyrë individuale e të përbashkët, që t’ju ndihmojë për të ngadhënjyer, duke qenë të bindur së janë në rrugë dhe veprim të drejtë. Kështu besimi u bë pjesë e pandashme e jetës dhe veprimtarisë së tyre jetësore e historike. Mbështetja tek Allahu xh.sh. kryen një mision të rëndësishëm ndërmjet lutësit dhe të Gjithëfuqishmit.


Folklor

331

Shikimin nga qielli, Zoti, e drejtonin edhe poetët, rapsodët popullor që nga antika ( Homeri) e deri në ditët e sotme. Ata i luteshin hyjnive, muzës që t’i frymëzojë dhe t’i fuqizojë në këngëtimin e tyre. Kështu edhe krijuesi ynë popullor, sikurse i ka trajtuar të gjitha aspektet e jetës, ka trajtuar dhe poetizuar edhe besimin islam. Këtë besim për nderimin dhe adhurim të Zotit, xh.sh., personaliteteve dhe faltoreve të ndryshëm, që janë në funksion të veprimtarisë dhe të ndjeshmërisë së kolektivitetit, ndaj ka rol dhe vlerë bartja e porosive edhe në poezinë tonë popullore.


334

pikëpamje Mexhid Yvejsi

KUR’ANI, ISLAMI DHE ORIENTALISTËT Kur’ani dhe Islami Kur’ani është Fjala e All-llahut që i është shpallur - zbuluar Muhamedit (a.s.) dhe e ka frymëzuar nëpërmjet Shpirtit të Shenjtë- Ruhul Kudus. Kjo shpallje ka filluar në një muaj të bekuar. Ky muaj i bekuar e i madhëruar është muaji i Ramazanit. Muaji i Ramazanit është muaj i agjërimit, është muaj i shpërblimit. Ramazani është muaj i zbulesës, i qëndresës, i shpresës. Është muaj i mirësive, i begative i fshehtësive. Ramazani është muaji i barazisë, i afërsisë, i pjekurisë, i gjallërisë. Është muaj i vështirësive, i lehtësive, i befasive. Ramazani është muaj i vlerave superiore, muaji që sjell fitore, muaji i Mëshirës Hyjnore, muaji kur bleron pranvera shpirtërore, muaji i Zbulesës Hyjnore…

Takvim – Kalendar 2013

Zbulesa Hyjnore-Kur’ani i Madhëruar është Libri i Librave, Libër i Shenjtëruar, është Libri më i lexuari, më i kërkuari, më i nderuari. Kur’ani është Libër përkujtues, sqarues, udhëzues, dallues, shërues, bekues, është Libër mëshirues. Kur’ani është Libër plot dituri, është Libër plotë urtësi. Dituria dhe urtësia e tij s’ka të sosur, sepse Kur’ani është Libër i përsosur. Kur’ani është Dritë nga Drita që është përmbi çdo Dritë… Ramazani është hapi i parë për sigurimin e nevojave shpirtërore, ndërsa Kur’ani është kushtetuta më thelbësore për t’u informuar në mënyrë adekuate, për të jetuar në mënyrë efikase, deri në fitore... Kur e pyetën Albert Ajnshtajnin (1879-1955), shkencëtarin më të madh të shekullit të kaluar: Cili është kuptimi i jetës njerëzore..?, ai kishte deklaruar: “Përgjigjja e kësaj pyetjeje kërkon një besim-fe…” Falënderojmë Allahun, që njerëzimit i shpalli një fe, që bazohet në Kur’an, e cila quhet Islam, që do të thotë paqe, harmoni, të cilën e kemi pranuar me dashuri. Islami që nga njeriu e pejgamberi i parë, hz.Ademi (a.s.) është fe, besim, që është shpallur në vazhdimësi. Është shpallur në formën e plotësuar, për gjithë njerëzimin, u përhap në çdo anë, duke filluar nga Muhammedi- alejhi selam. Këtë të vërtetë ndër shekuj besimtarët e kanë dëshmuar, por disa orientalistë, mjerisht, s’e kanë kuptuar ende...!


Pikëpamje

335

336

Takvim – Kalendar 2013

“Nëse dëshironi ta fyeni, ta poshtëroni, ta turpëroni dikë, atëherë, quajeni “oriental”-“orientalist”. Eduard Seid (1935-2003)

Orientalistët perëndimorë hutohen, shqetësohen, kur dëgjojnë se All-llah do të thotë Zot, Perëndi. Arabët e besimit të krishterë nuk njohin ndonjë emër tjetër përveçse All-llah. As këtë nuk duan ta kuptojnë, ta pranojnë!

Ç’është Orientalizmi?

Misionarizmi dhe kolonializmi

Fjala “Orientalizëm” rrjedh nga fjala latine Oriens, që ka kuptimin: lindja e Diellit ose shkurt Lindje. Prej fjalës Oriens (Lindje) u formua fjala Orient, prej së cilës u formuan termat Orientalizëm, Orientalist. Ky term është formuar në Perëndim, nga njerëz të mençur, kinse për t’i njohur popujt e Lindjes, e në të vërtetë qëllimi ka qenë për t’i sunduar, për t’i shfrytëzuar, për t’i tjetërsuar ata… Orientalizmi është njohuria që merret me studimin e shoqërive dhe kulturave të Lindjes, Lindjes së Afërt dhe të Largët. Gjithashtu, mund të paraqitet edhe si përshkrim i aspekteve të ndryshme të kulturës së Lindjes nga dijetarë të Perëndimit, qofshin ata shkrimtarë, piktorë, disenjatorë etj.. Pra, çdo njeri që mëson, studion, shkruan, hulumton rreth Orientit, qoftë ai antropolog, sociolog, historian apo filolog, quhet orientalist. Orientalistët e Perëndimit, qofshin ata hebrenj, të krishterë ose laikë, gjatë kohës së kolonializmit të shteteve europiane në shekujt tetëmbëdhjetë e nëntëmbëdhjetë, nuk e njohën kurrë të vërtetën islame. Një nga simptomat e kësaj injorance është fakti se Allllahu për ta është një hyjni për myslimanët, jo Krijues, Zot, Të Cilin e besojnë hebrenjtë dhe të krishterët!

Orientalizmi është njëri nga këndet e një trekëndëshi të fshehtë kundër Islamit, dy këndet e tjera janë misionarizmi dhe kolonializmi. Në të vërtetë, orientalizmi është më i rrezikshmi, sepse synimet dhe objektivat e tij shkojnë më larg në mendjet e mendimtarëve dhe intelektualëve; efekti i tij është më serioz në vrapimin e gjatë. Vëllimi i dëmit dhe i bezdisjes së tij ndaj Islamit është më i madh sesa ato të misionarizmit dhe të kolonializmit, të vjetra ose të reja, ashtu siç orientalizmi dëshiron ta dëmtojë imazhin e vërtetë të Islamit në mendjet e njerëzve. Ndryshimi kryesor në mes orientalizmit dhe misionarizmit është se misionarizmi përqendrohet në njerëz të rëndomtë, kurse orientalizmi ka si objektiv intelektualët. Vërtet, që të dy këta janë të njëjtë në synimet dhe objektivat e tyre. Pa dyshim, që të dy veprojnë për mbizotërimin e Perëndimit mbi Lindjen në përgjithësi, dhe mbi Botën Islame në veçanti, për dominimin social, kulturor, ekonomik, politik, moral dhe fetar të Perëndimit. Orientalistët paralajmëruan fillimin e kolonializmit. Së pari, përmes studimeve dhe kërkimeve të tyre në vendet e Lindjes, ata formuluan idenë e pushtimit në mendjet e udhëheqësve perëndimorë.

Orientalizmi dhe orientalistët


Pikëpamje

337

Synimet e Orientalizmit 1. Motivi religjioz Ndër synimet kryesore të orientalizmit janë: Njollosja e autenticitetit të Kur’anit fisnik, për t’i larguar myslimanët nga Kur’ani... Mbjellja e dyshimeve rreth vërtetësisë së jetës, veprave të Muhammedit (a.s.), familjes së tij- ehli bejtit, shokëve të tij dhe gjithë atyre që ndjekin gjurmët e tyre. Përpjekje për ta zbehur rëndësinë e Sheriatit islam. Janë munduar t’i bindin myslimanët se kinse Sheriati islam është huazuar nga e drejta romake, siç janë huazuar edhe mësimet islame nga mësimet me prejardhje krishtere e hebraike...

338

Takvim – Kalendar 2013

4. Motivi shkencor Numri më i madh i orientalistëve gjatë shekujve u kanë shërbyer kolonialistëve, misionarëve dhe sionistëve, kurse, për hir të së vërtetës, një numër i vogël orientalistësh ka punuar, studiuar e hulumtuar për të mirën njerëzore, me motive shkencore. Këta orientalistë, që kanë motive shkencore, edhe pse janë ende pak në numër, megjithatë janë me vlera të mirëfillta, janë shembuj, janë ura që lidhin fe, qytetërime dhe kultura... Këtu vlen të shënohen disa nga emrat dhe i përmendim me nderim: Rozhe Garod, Mauricie Bucaille, Murad Hofmann, Annimarie Schimmel, Franc Fanon, Friçof Shuon, Rene Genon, Martin Lings, William Chittick etj..

2. Motivi ekonomik Përveç synimeve fetare, ishte motivi ekonomik, që synonte për t’i pushtuar tregjet, për t’i pushtuar e shfrytëzuar burimet natyrore e njerëzore...

3. Motivi politik Pas synimeve fetare e ekonomike ishte motivi politik, i cili kishte, ndër të tjera, këto qëllime: Myslimanët të tjetërsohen, të zbehet besimi i tyre, të devijohen, të dobësohen, të varfërohen ekonomikisht, mendërisht, shpirtërisht...

Orientalizmi shqiptar Për orientalizmin shqiptar kemi shkruar në të kaluarën, por këtu mjafton të përmendim me nderim përpjekjet e studiuesit Enis Sulstarova, i cili në librin “Arratisje nga Lindja - Orientalizmi shqiptar nga Naimi te Kadareja”, "Dudaj", Tiranë, 2006, ndër të tjera, shkruan se intelektualët shqiptarë që nga Rilindja Kombëtare e deri në ditët tona subjektin e kombit modern shqiptar e kanë konceptuar si një popull europian që duhet “të arratiset" nga primitivizmi, barbarizmi, prapambetja lindore e trashëguar nga periudha osmane. Orientalizmi shqiptar ka qenë pjesë përbërëse e përfytyrimit të elitave politike dhe kulturore shqiptare dhe që janë për-


Pikëpamje

339

shtatur me sistemet politike dhe marrëdhëniet shoqërore të periudhave të njëpasnjëshme gjatë shek. XX: autoritarizmi i viteve 1920-1930, komunizmi i viteve 1945-1990 dhe tranzicioni demokratik i viteve 1990-2000…. Analiza e orientalizmit bashkëkohor shqiptar nuk merr si objekt të vetin veprat e autorëve nacionalistë, por këtu Sulstarova shënon veprat e autorëve dhe shkrimtarëve kryesorë, popullorë, që zakonisht quhen “proevropianë”. Sulstarova tregon bindshëm se orientalizmi – e ndonjëherë edhe racizmi dhe islamofobia e hapur – ka strukturuar thellësisht mendimin e këtyre autorëve, duke bërë atë që ai e ka emërtuar me vend “orientalizmi shqiptar”, të jetë shumë më tepër sesa një çështje e një mënyre mendimi së cilës i ka kaluar koha…

Dy-tri fjalë të fundit Dhe, në fund, I lutemi Allahut (xh.sh.) që të na mbrojë nga kurthet e orientalistëve joobjektivë, kurse të udhëzojë, të ndriçojë mendjen dhe zemrën e besimtarëve dhe u bëjmë thirrje të gjithë njerëzve për vullnet të mirë, pastërti dhe drejtësi në qasje ndaj Dritës… Kurse të tjerët, që përpiqen për të shuar këtë Dritë, le të përpiqen, por u përkujtojmë Fjalën e Allahut në Kur’an, i Cili urdhëron e thotë: “Ata përpiqen me gojët e tyre ta shuajnë dritën e All-llahut, e All-llahu nuk do tjetër, përveçse ta përsosë dritën e Tij…”. (Kur’an, 9, 32)

340

Takvim – Kalendar 2013

_________________________ Burimet kryesore: 1. Nochlin, Linda, The Imaginary Orient , 1983, page numbers from reprint in The nineteenth-century visual culture reader , a reaction to Rosenthal's exhibition and book. 2. Said, Edward W. Orientalism. New York: Pantheon Books, 1978. 3. Little, Douglas. American Orientalism: The United States and the Middle East Since 1945. 2nd ed. 2002). 4. Peltre, Christine. Orientalism in Art . New York 5. Benjamin, Roger Orientalist Aesthetics, Art, Colonialism and French North Africa: 1880-1930 , U. of California Press, 2003. 6. Halliday, Fred. "'Orientalism' and Its Critics", British Journal of Middle Eastern Studies, Vol. 20, No. 2. (1993). 7. Irwin, Robert. For lust of knowing: The Orientalists and their enemies. London: Penguin/Allen Lane, 2006. 8. Kabbani, Rana. Imperial Fictions: Europe's Myths of Orient . London: Pandora Press, 1994. 9. McKenzie, John. Orientalism: History, theory and the arts . Manchester: Manchester University Press, 1995. 10. Noble dreams, wicked pleasures: Orientalism in America, 18701930 by Holly Edwards (Editor). Princeton: Princeton University Press, 2000.


342

trashëgimi

Takvim – Kalendar 2013


Trashëgimi

343

344

Takvim – Kalendar 2013


Trashëgimi

345

346

Takvim – Kalendar 2013


Trashëgimi

347

348

Takvim – Kalendar 2013


Trashëgimi

349

350

Takvim – Kalendar 2013


Trashëgimi

351

352

Takvim – Kalendar 2013


Trashëgimi

353

354

Takvim – Kalendar 2013


Trashëgimi

355

356

Takvim – Kalendar 2013


Trashëgimi

357

358

Takvim – Kalendar 2013


Trashëgimi

359

360

Takvim – Kalendar 2013


Trashëgimi

361

362

Takvim – Kalendar 2013


Trashëgimi

363

364

Takvim – Kalendar 2013


Trashëgimi

365

366

Takvim – Kalendar 2013


Trashëgimi

367

368

Takvim – Kalendar 2013


Trashëgimi

369

370

Takvim – Kalendar 2013


398

Përmbajtja Në vend të parathënies...................................................................... 5 Sabri Bajgora Komentimi i kaptinës “Esh-shems”................................................ 13 Adnan Simnica Ajeti më madhështor në Kur’an - ajetul kursija (tespih duaja)....... 39 Dr.sci. Musa Vila Bidati në fenë islame ...................................................................... 59 Mr. Orhan Bislimaj El-firasetu – shikimi i ngjarjeve me Nurin e Allahut xh.sh. (Shpjegim akaidologjik i hadithit të Pejgamberit a.s.) ................... 73

Takvim - Kalendar 2013

Akad. Feti Mehdiu Përkthimi i Kur`ani Kerimit nga Hasan ef. Nahi dhe veçoritë e ribotimit të këtij përkthimi (në njëzetvjetorin e vdekjes së Hasan ef. Nahit) .......................... 239 Resul Rexhepi Sadri ef. Prestreshi pedagog në Medresenë e Mesme “Alauddin” të Prishtinës ........................ 263 Mirnes Kovaç Lëvizja ”Vëllezëria myslimane”................................................... 271 Prof. dr. Adem Zejnullahu Islami në poezinë popullore.......................................................... 301 Mexhid Yvejsi Kur’ani, Islami dhe orientalistët ................................................... 333

Mr. Ejup Haziri Masat edukative (ta’zir).................................................................. 97

Pjesa kalendarike.......................................................................... 371

Mr. Muhidin Ahmeti Fenomenologjia e festave ............................................................. 121

Përmbajtja..................................................................................... 397

Sedat Islami Edukimi i rinisë myslimane përballë sfidave bashkëkohore ........ 141 Louay M. Safi Islami dhe shteti shekullar: Eksplikimi i universales në normat bazore politike islame .......... 159 Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi Ndikimi psikofizik i lutjes kuranore............................................. 185 Nuridin Ahmeti Vehbi ef. Dibra në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare ...................... 197 Sadik Mehmeti Kontributi i dr. Hasan Kaleshit për dorëshkrimet islame-orientale ........................................................ 221


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.