Leksione per alpinizmin

Page 1

ALEKSANDËR BOJAXHI (Mjeshtër i Edukimit)

LEKSIONE PËR ALPINIZMIN DRAFT

TIRANË 2017


HYRJE Këto shënime përmbajnë një seri leksionesh me anë të të cilave synohet që të përcillen tek lexuesi koncepte, teknika dhe probleme që përfshien në realizimin e ngjitjeve në male. Këto leksione pa dyshim që vlejnë për bjeshkatarët dhe alpinistët e rinj. Por janë edhe një burim i mirë për të rikujtuar, sistemuar apo përditësuar njohuritë dhe shprehitë e atyre që e kanë prej vitesh përvojën e ngjitjes në male. Të nxënët për të kryer ngjitje në male nuk mundet të arrihet vetëm nëpërmjet këtyre leksioneve. Edhe sikur këto leksione në tërësinë e tyre t’i konsiderojmë si një tekst mësimor të përkryer, nevoja e një instruktori për t’i përcjellë këto njohuri, për t’i demonstruar ato, si dhe për t’i diskutuar dhe përjetuar demonstrimet nga vetë nxënësi janë domosdoshmëri. Vite më parë (viti 1982) Federata Shqiptare e Alpinizmit u kujdes që të botohej një material në ndihmë të mësuesve dhe trajnerëve të alpinizmit. Aso kohe përgatiteshin programe që në shkollat tetëvjeçare të kohës të krijoheshin klasa sportive të sportit të alpinizmit dhe nevoja për atë botim ishte e domosdoshme. Në vitin 2015 Shoqata Bjeshkatarë dhe Alpinistë Tirana e ribotoi atë material i cili ishte ndërtuar duke shfrytëzuar literaturën e viteve 60 e 70 të shekullit të kaluar. Leksionet që po u paraqiten janë të përditësuara në të gjitha drejtimet. Kështu që lexuesit që e kanë përvojën e alpinizmit prej vitesh do të ndeshen me terma të reja që nuk kanë qenë përdorur në botimet apo komunikimet e mëparëshme. Kjo sepse gjatë viteve pajimet dhe elementë të tjerë të mjeshtërisë alpinistike kanë evoluar në të gjithë drejtimet. Për të ndihmuar me termat, në fund të çdo leksioni do të gjeni një fjalorth të fushës. Para se të fillojmë nga leksionet, për të gjithë ju lexues, por veçanërisht për alpinistat, u sygjerojmë një këshillë: që t’i ngjitesh i sigurtë një mali, duhet të shikohet ngjitja e tij si një proces i një problemi që kërkon zgjidhje dhe jo si një zbatim përmendësh i njohurive të paraqitura në këto leksione. Ngjitja e një mali kërkon që medoemos të jeni në mënyrë të vazhdueshme syhapur lidhur me situatën dhe mjedisin për çastin ku ndodheni. Kondita dhe kushte nga më të ndryshmet, itenerari i ndërmarrë dhe aftësitë individuale kanë që të gjitha rëndësi që teknikat e përdorura dhe vendimet e mara të bazohen në përputhje me rrethanat. Në çdo situatë ngjitësi (alpinisti) ose ekipi që ngjitet sjellin njohuritë e tyre, aftësitë, shkathtësitë dhe përvojat e mbi bazën e tyre duhen marrë vendimet përkatëse. Për të reflektuar këtë proces, në këto leksione do të paraqiten llojshmëri teknikash që përdoren gjërësisht dhe me raste do të nënvizohen përparësitë dhe kufizimet e tyre. Duke qenë se alpinizmi është një nga argëtimet e njeriut në natyrë, autori e sheh të udhës që tu kujtojë se kushdo që e kalon kohën e lirë në natyrë duhet që njëherësh të pranojë përgjegjësinë që të ndihmojë në ruajtjen e saj për brezat e sotëm dhe për ato të së ardhmes. Të udhëtosh nëpër itenerarë pa lënë gjurmë dhe të jetosh në natyrë pa lënë gjurmë është bërë një kërkesë minimale dhe e domosdoshme në etikën qytetare. Të gjithë ne mundet të ndihmojmë që të edukojmë vehten, si dhe argëtues të tjerë që shkojnë në gjirin e natyrës, me mënyra argëtimi që kanë ndikim të ulët në dëmtimin e saj. Do kemi leksion për këtë temë. Këto leksione janë shkruar me synimin që lexuesi i tyre ta ndjejë se i shërbejnë si një pasaportë për të gëzuar lirinë në natyrë dhe lirinë e lartësive. Ato janë bazuar në përvojën tonë dhe atë të siguruar nga një literaturë e gjërë. Megjithate ato nuk janë mësime absolute: në këtë shekull lehtësia në komunikim ndihmon këmbimin e përvojave, teksa zhvillimet teknologjike sjellin pajime, veshje dhe metoda stërvitore të reja. Kushdo përfiton gjithnjë nga përvojat e të tjerëve dhe shpesh, me kalimin e kohës, duke nxënë nga leksione si këto që do pasojnë si dhe nga përvojat e veprimtarive në natyrë, bëhet mësues i mirë (edhe kur e ka diplomën të blerë). Autori


LEKSIONI i PARË Alpinizmi dhe historia e këtij sporti Lindja e alpinizmit si sport Dëshira e njeriut për tu ngjitur në lartësitë e mjedisit ku ai banon është e kaherëshme. Janë të shumta rekordet historike që përmendin emra të shquar autoritetesh përgjatë viteve të historisë së shhkruar njerëzore që janë ngjitur në maja malesh të ndryshme. Çdo kontinent ka histori të tilla. Male të larta në kontinente të ndryshme kanë histori adhurimesh e besimesh të lidhura me to. Njeriun e kanë shtyrë ngjitja në male apo maja malesh kultet e besimit, nevojat jetike dhe kurioziteti. Gjatë shekullit të 18-të shtysa për të shkuar në mal mori karakterin e nevojës për shlodhje dhe argëtim. Dalja në natyrë dhe shtëtitjet nëpër male gradualisht u bënë pjesë e kulturës sportive për shumë qytetarë të vendeve të Evropës Perëndimore. Më pas u krijuan shoqata e shoqëri guidash që shoqëronin dashamirët e natyrës për të shëtitur në vende me bukuri të veçantë apo për t’ju ngjitur majës së një mali. Ishin kushtet ekonomike dhe rrethanat shoqërore që lindën romantizmin evropian ato që ndikuan dhe përhapën një argëtim të tillë në Alpet e Evropës. Dhe meqë ky lloj argëtimi kryhej më së shumti në zonën malore të Alpeve, emri i këtij argëtimi u pagëzua alpinizëm, kurse të apasionuarit që i ngjiteshin këtyre maleve u quajtën alpinista. Dhe njerëzimi si ditëlindje të këtij sporti një ditë caktoi datën 8 gusht 1786, ditë kur dy banorë nga Lugina e Shamonisë (Francë) ishin ngjitur në Malin e Bardhë (Mont Blanc 4.810 m). L 1, il 1Një gravurë e shek. 18 Lindja e alpinizmit në Shqipëri Nuk kemi ende një studim të mirëfilltë lidhur mbi historinë e alpinizmit në vendin tonë. Kjo ndoshta, ngaqë për gati 50 vjet pas Luftës së Dytë Botërore u shkrua se ky sport ishte “sport i viteve të partisë” (kjo është thënia që kam gjetur dhe e kam rishkruar edhe unë në botimet e mija). Personalisht, ndjej dhe gjykoj se ja vlen të pranojmë për ditëlindje të alpinizmit shqiptar, ditën kur për motive argëtuese u ngjit për të parën herë maja më e lartë e Bjeshkëve të Namuna, Jezera. Kjo ka ndodhur më 25 korrik të vitit 1934. Mbas Kongresit të Lushnjës (v. 1920) filloi një periudhë e jetës sportive shqiptare kur mjaft të rinj u organizuan edhe në grupime me synime turistiko-alpinistike, ose në grupime të vogla si dashamirës të natyrës në bazë të njohjes si shokë, dhe i ranë kryq e tërthor Shqipërisë etnike për ta njohur e për tu ndjerë krenarë me të. Kish të rinj që u ngjitën edhe në male të ndryshme të vendit, përfshirë Jezerën. Vitet 20-të dhe 30-të të shekullit të kaluar, ringjallën një romantizëm të vonuar evropjan në pjesën e Ballkanit, ku jetonë shqiptarët. Për pasojë këto vite gatuan pasione rinore edhe me dëshirën për t’i parë malet si vende argëtimi e kënaqësidhënëse. Revista të asaj kohe të tilla si “Gjurmusia” organ i lëvizjes Gjurmusia Shqyptare, si dhe revista “Minerva”, kanë mjaft dokumenta e informacione të vlefshme për të hetuar fillimet e sportit të ngjitjes së malit në vendin tonë. Edhe studio fotografësh si Marubi, Pici, Jakova, etj., që kanë ilustruar revistat e asaj kohe, besoj se duhen konsideruar në një studim të ardhshëm të historisë së alpinizmit në Shqipëri.

Në botimin “Kronikë e një jete shekullore” përshkruhet jeta dhe veprimtaria e të ndjerit Avni Zajmi nga i biri i tij Genci. Nga ky botim po u sjell një fragment i cili, ndër të tjera, tregon se ku duhet kërkuar zanafilla e thirrjes triumfuese e alpinistëve shqiptarë sot pasi ngjiten në majën e një mali: Zig-Zag, Zig-Zag, Hej, hej, hej, Alpinista jemi ne! …..në mesditë arritën në Çorovodë, ndërsa natën e kaluan në Barbullas. Të nesërmen arritën në teqenë e Kulmakut, ku pushuan dhe folën mbi qëllimin e udhëtimit të tyre. Ngjitja në majën e malit të Tomorrit, përveç vështirësive, shoqërohej edhe nga emocione. Ishte hera e parë që ngjiteshin në këtë mal të shenjtë.


Gjatë ngjitjes (21 Korrik 1927- shënimi im) filloi një mjegull e dendur që hera-herës jo vetëm i pengonte të shihnin shoku-shokun, por i jepte edhe më shumë madhështi këtij mali. Pas një pushimi të shkurtër vendosën që ngjitjen ta bënin në një shteg shkëmbor, duke vënë në përdorim litarët dhe pajimet alpinistike që kishin marrë me vehte. Kjo do të ishte ngjitja e parë alpinistike në vendin tonë. Përsëri një pushim i shkurtër. Sa më lart ngjiteshin aq më tepër u shtohej kureshtja për të parë majën e këtij mali, të lartë 2.416 m dhe të njohur në tërë Shqipërinë si mal i shenjtë. Si do të jetë vallë maja e malit?! Kur më në fund të gjithë nxënësit arritën në majë, kujtuan se me të vërtetë ndodheshin në prag të qiellit. Për çudi edhe mjegulla ishte fashitur nga rrezet e forta të diellit. Prej këtej çdo gjë shikohej me një qartësi të çuditëshme deri larg, sa të hante syri. Duhet ta keshë provuar që ta besosh këtë ndjesi të pushtetit ndaj natyrës. Të gjithë nxënësve gjurmues iu krijua një ndjesi krenarie dhe kënaqësie, sikur i gjithë trupi i tyre çlodhet dhe këtë e ndjen më tepër syri i njeriut. Këtë ndjesi vërtet të bukur së bashku me profesorin e tyre e shprehën duke thirrur: “Zigzag, zigzag, alpinistë jemi ne”, që buçiti fuqishëm nga maja e Tomorit. U mblodhën të gjithë tok rreth mësuesit të tyre dhe sejcili filloi të meditojë dhe të flasë për llogari të vet. Avniu fillon t’i tregojë nxënësve të tij….. L1, il 2 Një foto nga Minerva Ja dhe një paragraph i shkëputur nga numuri 25, Nëntor 1934 (f. 21-22) i revistës MINERVA: “…… Ne nesret (dt 25 Korrik – shënimi im) marrim të zotin e shpis (të zotin e stanit – shënimi im) e nëpër livadhe me lule bjeshkësh - çajë mali, soje gjithfarësh të luleve “mos më harro” genciana – kalojm nëpër gurrisht të rranxës të Jezerës. Lugina të vogla dhe humnere të kthella 400 – 500 m gjatë, shkrepa, rrasa e gurishtë t’imtë, gryka e maje paramalesh shkojn tuj ndrue gjatë rrugës të marrun deri sa tuj u kacavjerrë e tuj u majtë ma tepër me duer se me kambë mrrijm në Jezerë, i pari grup shqyptar në majen ma të nalten e verit. Neper mjet të reve dallojm male e lugina mbushë me borë, shkrepa gjith nduer trajtash e livadhe të vogla ende të rita prej borës së shkrime, nji det malesh e grykash të paraqitet në një harmoni të jashtzakonshme, me të kujtue panorama madhështore t’alpeve qandrore. Ku t’ja fillojm ma parë me caktue shka shofim? Afër nesh kemi male të tjera të grupit Jezera e Popllukë, mbas tyne liqenin e Gshtarës, prej të cilit duket se e ka emrin ky grup (sll. Jezerca = liqe)…….” Turisti Shënim: gërmat italike janë në origjinalin e shkrimit-shënimi im. Gjatë Luftës së Dytë Botërore vlen të përmendim ngjitjet e realizuara në vendin tonë nga një ekspeditë italiane me alpinistë (njëherësh studiues me tituj shkencorë) të mirëfilltë. Ata kanë bilancin ma të pasur në sasi të ngjitjeve malore në Shqipëri të realizuar ndonjëherë, deri në ditët tona, nga një ekspeditë. Nga 1 Qershor deri më 27 Shtator të vitit 1940, ata realizuan 57 ngjitje (alpinistët e studjuesit: Saturini, Mazzoni dhe Ghiglione) të majave nga më të lartat, e më të rëndësishmet në aspektin alpinistik, të vendit tonë. Në disa prej ngjitjeve ata morën si pjestarë të grupit të ngjitjes edhe malësorë a banorë vendas, të cilët gjithashtu i ngjitën majat bashkë me alpinistët Italianë. Dy prej anëtarëve të ekspeditës Italiane pas përfundimit të ekspeditës na dhanë botime. Botimi i Dr. Luigi Saturini-t “Spedizione alpinistica italiana nelle Alpi Albanesi” 1940 – XIX” u botua në vitin 1941. Për vlerat alpino-turistike të maleve Shqiptare dhe përshkrime të itenerarëve drejt majave (bashkë me një studim që meret me Rapsodët e malevet shqiptare prej Nicola Lo Russo Attoma) u shkrua nga Piero Ghiglione në botimin e tij të përkthyer në shqip “Malet e Shqipnis” (Botime të DISTAPTUR-it në Tiranë). Pas Luftës së Dytë Botërore, orientimet e partisë në pushtet, ishin në rradhë të parë për lëvizje sportive masive dhe kjo bëri që të realizoheshin ngjitje malore kryesisht me sa ma shumë pjesëmarrës në itenerarë të njohur drejt majave të maleve si në Bjeshkët e Namuna, ashtu edhe në zona të tjera malore. Pati edhe aktivitete të formës garuese, nën emërtesën alpinizëm, me ngjitje në majën e Dajtit, e me nisje nga Sheshi Skëndërbe, por këto të fundit patën jetë të shkurtër.


Bum cilësor alpinizmi në Shqipëri filloi të marë nga viti 1956 e më pas. Më 18 Korrik të këtij viti në fshatin Theth u organizua e para “shkollë” për mësimin e njohurive teknike të alpinizmit. Organizator e drejtues i saj ishte i ndjeri Prof. Minella Kapo. Kjo lloj shkolle u orgazanizua më pas rregullisht për çdo vit deri në vitet 70-të. Katedrra e kulturës fizike në Universitetin e Tiranës organizoi shkollat alpinistike të sezonin dimëror duke filluar nga viti 1958 në Malin e Dajtit. Këto lloj kursesh/shkollash alpinistike, krijuan mundësinë që të rrinjtë të marrin njohuritë e domosdoshme teknike për të ndërmarrë itenerarë më të vështirë drejt majave të maleve. Kjo bëri, që gradualisht të ngjiten një nga një majat ma të larta të maleve nga të rinjtë e kohës si gjatë sezonit veror, edhe atij dimëror. Në vitet 1959 e 1960 u realizuan edhe veprimtari alpinistike verore, si brenda e jashtë vendit me alpinistë gjermanë, çekë e sovjetikë, të cilat vlejtën në përvojën e atij brezi alpinistësh. L 1, il 3 Foto nga shkollat në malin e Dajtit Vitin 1964, vit në të cilin u krijua Shoqata e Turizmit dhe Alpinizmit Shqiptar, e vlerësoj si një vit batinë të zhvillimit të alpinizmit veror në Shqipëri. Këtë vit, nën nismën dhe drejtimin e të ndjerit Prof. Minella Kapo, u studjua vlera alpinistike e Bjeshkëve të Namuna, si dhe u formësua litarimi për realizimin e ngjitjes së malit me kacavarje. Mënyra se si u realizuan ngjitjet e sezonit veror në vitin 1964, mbeti mënyra me të cilën u realizuan ngjitjet alpinistike verore deri më vitin 1991. Ndërkohë, ngjitjet më cilësore alpinistike (d.m.th. më të vështirat nën vështrimin teknik) të sezonit dimëror (periudha 22 Dhjetor – 21 Mars) kaluan gradualisht nga ngjitjet në maja të veçanta në ngjitjen e majave përgjatë kreshtave malore me ditë të zgjatura të kampimit dhe të qëndrimit në lartësi. Fundi i viteve 80-të besoj se do të kujtohet si koha, kur në sezonin dimëror filloi edhe realizimi i itenerarëve për në majë të malit me kacavarje. L 1, il 4 Kacavatës të viteve 70-të Blloku malor me vlerat më të mëdha alpinistike të Shqipërisë janë Bjeshkët e Namuna, të quajtura nga të huajt edhe Alpet e Shqipërisë. Ky bllok malor që ngrihet mbi lumin Drin, nga ana gjeografike shtrihet edhe përtej kufijve shtetërorë të Republikës së Shqipërisë: ai përfshin edhe ca nga teritori i Republikës së Kosovës, si dhe nga ai i Republikës së Malit të Zi. Jo çdo bllok malor emërtohet alpe: fjala alpe në një farë mënyre është një “titull” i veçantë, që i jepet një blloku malor. Sikundër e dimë, relievi i Shqipërsë mbulohet nga male të shumta. Të grupuara ato emërtohen Vargu Lindor, Krahina Malore Qëndrore, etj., por vetëm blloku malor në veri të vendit, Bjeshkët e Namuna, emërtohen, apo njihen nga të huajt edhe me emrin Alpet e Shqipërisë. Dhe kjo, sepse ky bllok malor ka karakteristika të alpeve: kreshta malore që formojnë lugina të thella e të bukura të përshkruara nga lumej me ujë të kthjellët, pyje që veshin faqet e luginave; mbi pyje kullota të pasura, e mbi to majat e maleve, ku bimësia vjen e bie me rritjen e lartësisë, kurse borërat shekullore bëhen gjithnjë e më shumë pjesë e relievit ma të sipërm të malit. Në shekullin që jetojmë alpinistët shqiptarë filluan të konsiderojnë edhe malet e larta jashtë kufijve shtetërorë. Kulmore konsiderohet ngjitja e majës Everest nga gjashtë alpinistë në kuadrin e Jubileut të 100 Vjetorit të Pavarësisë së vendit e realizuar më 25 Maj 2012. Sot FSHA (Federata Shqiptare e Alpinizmit) është anëtare e BMU (Balkan Mountaineering Union) dhe UIAA (Union Internacionale des Association d’Alpinizme). Ç’është alpinizmi? Sporti i ngjitjes së malit deri në majën e tij quhet Alpinizëm. Kjo nënkupton ngjitjen e një mali të lartë (si ato të Alpeve) nëpër një itenerar të vështirë dhe shpesh të mbuluar me borë e akull. Një ngjitës malesh me aftësi e shprehi për të ngjitur të tilla itenerarë quhet alpinist. Kjo fjalë lindi në shekullin e 19 për t’ju referuar ngjitjes me qëllim që t’i kënaqesh asaj për sport ose për një argëtim a shlodhje, në dallim nga të ngjiturit e malit thjeshtë për gjah apo për një pelegrinazh fetar që kryhej n’atë kohë (shumë i përhapur veçanërisht në kontinentin e Amerikës së Jugut).


Në kohën tonë duhet të themi se alpinizmi është sporti i ngjitjes në majën e një mali duke zbatuar teknika të kapërcimit të relievit malor dhe me raste edhe duke zgjidhur probleme taktike e organizative të paramenduara dhe/ose të çastit. Alpinizmi ka veçoritë e tij karakteristike, (sikundër çdo sport tjetër i ka të tijat), si:  Nuk ka aktivitete ku garojnë sportistë ose ekipe sportive midis tyre.  Është një sport i llojit të një ushtrimi dëfryes. Ai është kënaqësidhënës dhe kënaqësia vjen nga sfidimi i relievit malor dhe i elementëve të natyrës nëpërmjet përpjekjeve individuale, kolektive, ose të dyja bashkë.  Alpinisti ose ekipi i alpinistëve përballet jo me individë, por me relievin malor dhe me elementët e natyrës.  Itenerari i arritjes në majë zgjidhet nga vetë individi, ose ekipi, mbi bazën e synimit apo dëshirës, aftësive për kapërcimin e relievit si dhe faktorëve të tjerë dytësorë.  Arritja alpinistike vlerësohet nga komuniteti alpinistik me masën e kënaqësisë shpirtërore dhe të madhështisë së sfidimit të relievit, por edhe të elementëve atmosferikë, që lë në të (komunitet) itenerari i realizuar nga individi, ose ekipi i alpinistëve.  Ushtruesit e alpinizmit janë njohës, mbështetës dhe veprimtarë të problemeve bashkëkohore të mbrojtjes së natyrës. Për të realizuar arritjen në majën e një mali alpinisti përdor:  Paisje të veçanta.  Mënyra sigurimi të vehtes dhe të bashkëngjitësve.  Teknika të kalimit të relievit. Pajimet më të nevojshme për një alpinist janë: kazma alpine, plenga, karabina, kofshore (gjoksore), majthi, ranci, litari. Sejcili prej pajimeve prodhohet në forma dhe madhësi të ndryshme në mënyrë që t’i përgjigjet si formave të ndryshme të relievit ku do të përdoret, ashtu edhe situatave që lidhen me kushtet natyrore, numurin e alpinistëve pjesmarrës në një ngjitje, etj. Sigurimet kryhen kryesisht nëpërmjet litarit. Për situata të ndryshme përdoren litarë të ndryshëm në gjatësi dhe në trashësi. Përdorimi i litarit kërkon krijimin e nyjeve lidhëse të ndryshme. Mjeshtërimi i alpinistit në lidhje me përdorimin e litarit lidhet me njohjen e lidhjeve, llojin e litarit që duhet përdorur për situatën ku veprohet si dhe teknikat e sigurimit të vetes dhe partnerit me anë të litarit. Format e relievit i kanë shtyrë alpinistët të mendojnë e të krijojnë pajime dhe teknika të veçanta për kapërcimin e tij. Teknikat janë të ndryshme në vartësi të faktit nëse relievi është shkëmbor apo i akulltë, me pjerrësi normale apo të theksuar, etj. Ngjitjet alpinistike klasifikohen sipas stinëve. Ato ngjitje që kryhen në periudhën e dimrit astronomik, 22 dhjetor – 21 mars, quhen ngjitje dimërore. Jashtë kësaj periudhe kohore, pavarsisht nga kushtet atmosferike në të cilat zhvillohet ngjitja, ngjitja nuk klasifikohet si ngjitje dimërore. L 1, il 5 Foto nga ngjtje dimërorë të viteve 80-të Vlerësimet Vështirësia e ngjitjes së një mali varet nga vështirësia e itenerarit që ndërmerret për të arritur majën. Nga ana e tij vështirësia e itenerarit caktohet mbi bazën e shkallës që zgjidhet. Porse të gjitha shkallët vlerësuese të vështirësisë së një itenerari janë në një tabelë dhe kjo bën të mundur që të përcaktohet shkalla e vështirësisë së të njëjtit itenerar sipas shkallës së pëlqyer. Për arritjet e tyre sportive alpinistët vlerësohen, sikundër vlerësohen atletët e çdo sporti tjetër. Vlerat e tyre qëndrojnë në vështirësinë e ngjitjeve që kryejnë, e për këtë numurohen një a më shumë nga ngjitjet më kulmore të tyre si individë, pavarsisht se ato arrihen me të paktën një partner. Dhe ngjitje cilësore alpinistike janë ato të cilat, për të arritur majën e malit, kanë më shumë vështirësi teknike. Ngjitjet premierë (itenerari që realizohet për të parën herë) të një itenerari drejt majës, (ngjitjet për të parën herë) kanë gjithnjë shumë vlerë në botën e alpinistëve. Si rregull, ato janë ndërmarrë dhe ndërmerren nga alpinistë elitarë. Shoqëria ka shumë alpinistë, por pak janë ata, të cilët bëhen shembull


frymëzimi për brezin e tyre, apo për brezat e ardhëshëm dhe kjo ngase ata vlerësohen, jo vetëm për ngjitjet premierë që kryejnë e meritën e kapërcimit të vështirësive që kanë itenerarët, por edhe për shembullin e tyre moral e shpirtin e vetmohimit gjatë veprimtarive. Vlerësime të veçanta në rafshin ndërkombëtar, në mbyllje të shekullit të kaluar, pati Tirolezi nga Italia, Reinhold Menser. Kohët e fundit flitet vazhdimisht për alpinizëm dhe alpinizëm bazik. Kjo ngase në vendet me alpinizëm të zhvilluar, është krijuar dhe rinovohet vazhdimisht një elitë alpinistësh, të cilët ndërmarrin itenerarë shumë të vështirë, dhe që për t’u realizuar kërkojnë përgatitje të veçantë. Jo alpinizëm Shpesh herë njerëzit kur shohin një të ri apo të re me ranc (çantë shpine me rripa) mendojnë se kanë përpara një alpinist. Kjo ndodh ngase ranci është përdorur fillimish vetëm nga alpinistët dhe thuajse arriti dhe u bë simbol i sportit të alpinizmit. Sot nuk është kështu, sepse ai është bërë një pajisje që përdoret nga shumëkush. Madje sot ranci është bërë një pajisje që i vlen edhe nxënësve të shkollave për të mbartur materialet e tyre shkollore. Nëse, do të bënim një listë të atletëve ngjitësa, ata do i emërtonim në ngjitës të majave të maleve (alpinistë), ngjitës të faqeve shkëmbore (kacavarës), ngjitës të harcave (kacavarës), ngjitës të akujve (përsëri kacavarës) si dhe bjeshkatarë. Këta të fundit ngjiten në mal për lehtizë, ose i ngjiten majës së malit në rrugë të thjeshta. Kacavarja sportive Tek ngjitesh në një mal, nga rrëza e tij e deri në majë, itenerari i zgjedhur të detyron të ecësh në të përpjeta e të tatëpjeta, si dhe të kacavaresh (të përdorësh njëherësh duart e këmbët për tu ngjitur a për të zbritur). Aty ku relievi është i vështirë për t’u kaluar, jo rrallë përdorim sigurimet me litar si dhe pajime të ndryshme që lehtësojnë kalimin e relievit apo edhe kalimin e një nate jashtë. Në këtë aventurë ngjitjeje, pjesa më emocionale është kacavarja. Dhe ndoshta, pasuria emocionale e kacavarjes gjatë sfidës për kalimin e relieveve me pika kapje e mbështetje të pakta, ka bërë që forma të relievit për kacavarje të imitohen dhe të sillen në palestra të mbyllura a të hapura në formën e mureve apo kullave. Një gjë e tillë ka mundësuar një sport të ri: kacavarjen sportive. Sot në botë ka federata alpinistike që e kanë më vehte, por në përbërjen e tyre, sektorin e kacavarjes sportive. Por ka edhe shtete që kacavarjen sportive e kanë federatë më vehte. Për kacavarjen sportive “stadiumet” janë palestra të hapura ose mbyllura, ku është imituar relievi shkëmbor ose relievi i veshur me akull. Federatat që përfaqësojnë këtë lloj sporti organizojnë edhe kampionate botërore ngaqë në këto palestra sportistëve u krijohen kushte të barabarta garuese. L 1, il 6 Kacavrje në palestër Harcimi Zhvillim të madh ka marë kohët e fundit harcim-i që është kacavarja në një harc (gur a shkëmb i madh) i cili ndodhet në një vend të lehtë për tu arritur (vend i rafshtë ose jo por pranë rrugëve të komunikacionit). Grupe të rinjsh, të pajisur me këpucë të veçanta për kacavarje dhe qeska magneziumi, tentojnë t’i ngjiten harcit në drejtime nga ma të ndryshmet duke garuar ose jo, e duke demonstruar aftësi kacavarëse. Teksa njëri kacavaret, në bazën nga fillon harci i vendoset një shtrojë e veçantë që mbron atletin nga dëntimi në rast se ai bie. Njëkohësisht shoqëruesit e kacavarësit qëndrojnë në këmbë dhe në gatishmëri, që nëse ai bie, ata i vendosin duart e tyre kryesisht sa më lart në trupin e tij që kështu ai të bjerë tek shtroja sa më vertikalisht. Në këtë sport nuk përdoren pajisje teknike alpinistike dhe harci si rregull nuk i kalon 5 metra lartësi. Kur organizohen garat e harcimit, shkëmbi artificial mundet të jetë edhe më i lartë, por në këtë rast shtresa mbrojtëse në bazën e nisjes është një shtrojë sfungjeri e trashë dhe e sigurtë për goditje të butë të kacavarësit në të në rastet kur ai bie. L 1, il 7 Grup në harcim


Bjeshkimi Bjeshkimi, është argëtimi a kënaqësia që të jep ngjitja në itenerarin e thjeshtë për në majë të malit, ose një lehtizë (shëtitje) nëpër shtigjet e një mali. Për realizimin e ngjitjes së malit, ose të lehtizës, bjeshkatari nuk ka nevojë të përdorë pajisje teknike, të cilat i përdor për të kapërcyer terrenet e thyera një alpinist apo një kacavarës. Një shkop i zakontë apo një stekë skishë, janë si rregull të pranishëm në pajimet e bjeshkatarit, ku veç tij përfshihen edhe mjaft pajime të tjera, të cilat lidhen me kalimin e natës dhe të argëtimit në natyrë. Marrja e një litari nga bjeshkatarët është e vlefshme apo e nevojshme nëse në grup ka fillestarë të cilët kanë nevojë për më shumë siguri në kalimin e terrenit të thyer ose kalimin e një lumi. Bjeshkimi, është një mënyrë e këndëshme e kalimit të kohës së lirë në gjirin e natyrës nga kushdo, nga grupe me dy a më shumë të rinj e të reja, nga familjarë dhe fëmijët e tyre. Rancat Dashamirësit e natyrës, të cilët pushojnë në gjirin e saj duke udhëtuar, ose duke udhëtuar e fushuar, (kampuar) quhen ranca (njerës që mbartin në shpinë një çantë me rripa). Nëse do i krahasonim rancat me bjeshkatarët, do të thonim se, ndërsa bjeshkatarët i drejtohen vetëm malit, rancat i drejtohen jo vetëm malit por edhe kodrës, fushës, lumit, liqenit, etj. Në një farë mënyre rancat janë dashamirës të shlodhjes e argëtimit në natyrë pa dallime të relievit. Edhe kalimi kohës së lirë në natyrë si ranca, është një mënyrë e këndëshme e të qënit në gjirin e natyrës nga kushdo, nga grupe me dy a më shumë të rinj e të reja, nga familjarë dhe fëmijët e tyre. L 1, il 8 Rancat Gara malore Garat malore janë nga më të ndryshmet. Pjesëmarrësit në këtë rast janë të veshur sikundër atletët në garat që zhvillohen në stadiume. Duke u ndalur vetëm në garat që zhvillohen më këmbë përmendim: a. Ngjitjet në majën e malit. Kjo si rregull kryhet duke kombinuar vrapimin me ecjen. Itenerari për në majë zgjidhet i thjeshtë dhe përfundon në majë të malit ose me kthim poshtë tek pika ku fillon gara. b. Qarkimi në një zonë malore. Në këtë ‘maratonë’ para përcaktohet itenerari i lëvizjes përqark një masivi malor. Gara mund të jetë me vrap e disa orëshe, ose edhe me hap e disa ditore dhe kalon nëpër qendra të ndryshme të banuara përreth malit ku garohet. Il. 9 Gara malore Të gjitha llojet e argëtimeve në natyrë, të përshkruara më sipër, por edhe të tjera që nuk u përmendën, janë mundësi për një alpinist për tu argëtuar si dhe për t’i përfshirë në ciklin e tij stërvitor. Duke qene se këto nuk janë shtrënguese për arritje, ato luajnë rol të veçantë shlodhës dhe ja vlen të përfshihen në programin e tij vjetor të stërvitjes. Fjalorth i fushës Bjeshkatarë = një grup me dy a më shumë persona që ngjiten në mal, ose në majën e një mali, në itenerarë të thjeshtë për lehtizë (shëtitje) e kënaqësi. Harc = një gur me përmasa të konsiderueshme. Ngjitje premierë = ngjitje për herë të parë e një itenerari Kofshore = pajim i cili bashkon kofshët dhe përmjetin e alpinistit. Nëpërmjet karabinës kofshorja siguron lidhjen e alpinistit me litarin kryesor. Me raste ky pajim shoqërohet edhe me gjoksore. Litarim = përbërja e grupit që lidhet në një litar. Litarimi bëhet me dy ose me tre alpinistë. Litarimi me më shumë se tre alpinistë nuk këshillohet (lidhja e më shumë se tre aloinistëve në një litar nuk këshillohet).


Majth = mjet që përdoret më së shumti për të ngulur e shkulur plengat (turqisht çekiç) Plengë = një kunj metalik që ngulet me majth në shkëmb. Ka një vesh të brimuar ku kalohet/futet karabina. Ranc = (turqisht i thonë çantë) çantë shpine me rripa Ranca = argëtues në natyrë që shkojnë nga një vend në një tjetër duke patur një ranc në shpinë. Bibliografi Revista MINERVA Nr 25, Viti 1934 (F. 21-22) Piero Ghilione, Malet e Shqipnisë, Botime të DISTAPTUR-it në Tiranë, 1942 Zajmi, Genc Kronikë e një jete shekullore,


LEKSIONI i DYTË Alpinisti dhe Alpinizmi ….një gjë tjetër është se askush, në një mal apo kudo, nuk merr më shumë nga sa ai jep…. Ji i madh. Bëji të tjerët të mëdhej. Kjo është ajo që kam mësuar, dhe që kushdo mundet ta mësojë… Ngjitje malore domethënë më shumë se sa kacavarje, panorama dhe përvojë në natyrë. Ngjitja malore (në mënyrë të veçantë ngjitja alpinistike) është njëherësh sfidë, rrezik dhe punë e rëndë. Ajo nuk është për këdo. Ajo është argëtuese vetëm për ata që organizohen si duhet dhe shkojnë të përgatitur fizikisht e teknikiusht në mal për atë që ndërmarrin. Gjatë jetës alpinistike jo një herë jam pyetur se “Përse shkoj në mal?” dhe kam dhënë përgjigje të ndryshme. Kjo ngaqë ka pas ndikuar synimi im i rradhës. E ndonëse përgjigjet kanë qënë të ndryshme ato kanë patur gjithnjë një thelb të përbashkët: kënaqësinë e qënies në natyrë si dhe faktin që shtyhem drejt maleve nga një ndjesi përbërësish të papërcaktuar mirë ngaqë ato mbartin tërheqejen ndaj të pasigurtës (e cila më kërkon zgjidhje në çast) dhe kureshtjen ndaj të panjohurës (e cila më pasuron përvojat e jetës). Pamjet e largëta të maleve për shumë njerëz flasin për aventurë: ato mbartin njëherësh kënaqësitë dhe mundimet të cilat i përjetojnë individët që synojnë majat e tyre. Nëse doni tu ngjiteni maleve duhet të jeni të përgatitur për plotshmërinë e natyrës – stuhitë dhe brizën, temperaturat e ulta, borën dhe akullin, ndeshje të shkurtëra e të koklavitura me reliefin, lule, insekte, shpendë e kafshë të ndryshme si dhe mjaft elementë të shkencave të ndryshme natyrore e sociale. Të ngjiturit e maleve (veçanërisht nëpër itenerarët alpinë), është një mënyrë e mundimshme për të kaluar kohën e lirë. Kjo ngase ngjitja e malit kryhet në një mjedis i cili është indiferent ndaj nevojave njerzore dhe jo gjithëkush ka dëshirë për të paguar çmimin e kënaqësisë së ngjitjes me mundimin e kalimit të vështirësive të natyrës fizike e shpirtërore. L 2, il 1 Pamje nga malet (liqenet e Jezerës) Në fillimet e jetës sime alpinistike, gjatë një periudhe dyjavore instruktimesh e ngjitjesh në mal, në ditën e tetë të jetës aty një shok në kohën e gjumit, për të gjithë ne anëtarë të dhomës, lëshoi një breshëri pyetjesh: “Sa është data sot?”, Ç’ditë e javës është sot?”, “A u ka shkuar mendja tek njerëzit e familjes?”, etj. Teksa ai mbaroi pyetjet pasoi një heshtje e zgjatur ngase, me sa dukej, ne jetonim në një botë të lirë nga jeta jonë e përditëshme. Ballafaqimi me pyetjet na bëri të kuptojmë se prej ditësh ne ishim zhytur pa e kuptuar në botën e lirisë së lartësive. Është një liri kjo e cila të nxjerr jashtë rutinave të jetës së përditëshme të vendbanimit. Dhe këtë unë e quaj shlodhje! Në botën e alpinizmit të ditëve tona liria e lartësive shihet si një koncept i cili kombinon kënaqësinë e të qënit në male me aftësitë e shprehitë për të jetuar atje, pajimet e mara dhe energjinë për të udhëtuar pa e dëmtuar vehten, të tjerët dhe mjedisin. Alpinizmi është sporti i ngjitjeve malore që kërkon njerëz të guzimshëm. Kur flasim për guxim nuk kemi parasysh një guxim të lindur por një të tillë që është kultivuar nëpërmjet stërvitjes dhe përvojës. Të ngjitesh në mal, të ngjitesh në pikën e tij më të lartë, është një kënaqësi e madhe. Ndjenjat që përjeton njeriu, kur mbas shumë orë kacavarje ose shtegtimi realizon qëllimin që i ka vënë vehtes, janë të papërsëritëshme. Si çdo lloj sporti, alpinizmi ka veçoritë e tij. Një ndër këto është se në të mungojnë spektatorët. Kjo do të thotë se alpinisti nuk e ndjen suksesin e arritur në duartrokitjet dhe thirrjet entuziaste të dashamirësve. Në këtë sport ndeshesh me një “kundërshtar” shumë të fuqishëm. Ky kundërshtar është mali me madhështinë e tij dhe vështirësi të shumta që lidhen me relieving dhe elementët atmosferikë. Është e kuptueshme që një kundërshtar i tillë nuk mposhtet me lehtësi, nuk “dorëzohet”, në rast se alpinisti nuk përgatitet vazhdimisht dhe në mënyrë sistematike. Por sa më i fortë që të jetë “kundërshtari” aq më shumë mendon e stërvitet sportisti, aq më shumë e josh dëshira për ta mposhtur atë. Kjo përbën romantizmin e të rinjve dhe të moshuarve që sulmojnë majat e maleve.


Gjatë ushtrimit të këtij sporti alpinistit i duhet të kapërcejë vështirësi të panumurta: kushtet e rënda atmosferike (tufanin, rrezet përvëluese të diellit, temperaturën e ulët, mjegullën), të përballojë ngarkesën e madhe fizike dhe emocionale. Këto vështirësi shpesh herë i duhet t’i kapërcejë duke mbajtur në shpinë një ngarkesë të konsiderueshme. Veçori thelbësore e alpinizmit është se ai ka tipare të theksuara të kolektivitetit, ku nuk zhvillohen gara për të caktuar se kush mbërrin i pari në majë të malit. Grupi i alpinistëve (gjithnjë më shumë se dy veta) shpreh dëshirën për të arritur në majën e malit, sipas një drejtimi të caktuar, dhe dëshira quhet e realizuar kur grupi, pasi të ketë mbërritur në majë, edhe kthehet shëndoshë e mirë në vendin nga ku është nisur. Vlerat e ushtrimit të këtij sporti për individin janë të mëdha, si në drejtim të kalitjes fizike ashtu edhe të edukimit moral. Duke ushtruar këtë sport personi kalit veten, forcohet fizikisht, edukohet moralisht, mësohet të durojë vështirësitë e shumta të terrenit dhe të dukurive atmosferike. Të ushtrosh alpinizmin do të thotë të të jepet mundësia të njohësh mirë malet, e sidomos malet e vendit tënd. Për të mbërritur në majë të malit, rrugët dhe shtigjet që përshkohen të bëjnë të njohësh bukuri të rralla të natyrës, të fiksosh dukuri atmosferike të papërsëritëshme, të njihesh me kulturën e banorëve ku kalon, të krijosh njohje e miqësi të reja. Kërkesa e parë për tu bërë alpinist është dashuria për natyrën. Bukuritë e natyrës, dhe sidomos e disa vendeve të saj, shpesh bëhen dëmtueset e saj ngase ato i tërheqin vizitorët duke mundësuar që mjedisi të preket nga “të jetuarit” e njerëzve aty e për pasojë i ul asaj natyrëshmërinë. Ne po e konsumojmë natyrën në një shkallë alarmuese duke e përdorur dhe duke e ndryshuar atë sipas mënyrës sonë. Të mos harrojmë se malet nuk egzistojnë për argëtimin tonë. Ne e kemi “shpikur” argëtimin në natyrë. Malet nuk na detyrohen për asgjë dhe nuk kërkojnë asgjë prej nesh. Ndërkohë që si soditës të natyrës udhëtojmë nëpër të, për këtë privilegj, duhet të ndjejmë a kuptojmë se detyrimi ynë minimal është (apo duhet të jetë) që ta lëmë natyrën n’atë gjendje që e gjejmë atë, pa shenja të qënies sonë atje. Ne duhet t’i studjojmë vendet ku kalojmë dhe të bëhemi të ndjeshëm ndaj cënueshmërisë a lëndueshmërisë së tyre. Kështu, duhet të kampojmë, ngjitemi a ndërmarrim lehtiza (shëtitje) në mënyra të cilat e minimizojnë ndikimin tonë ndaj natyrës. L 2, il 2 (Zbritja tek Livadhet e Bukura) Të drejtat që kemi për tu kënaqur në male sjellin përgjegjësinë për të ndihmuar që të ruajmë këtë mjedis. Sot kudo në botë kemi rregulla të cilat kufizojnë hyrjen në zona të thella, projekte restauruese mjedisore, kujdesje legjislative dhe ndeshje të grupeve të interesave që konkurojnë. Ndërkohë që ne shkelim me kujdes ndër male (apo përgjithësisht në natyrë), është njëherësh koha të ngremë zërin në qytetet tona, në mediat, etj., për mbështetje të mbrojtjes e ruajtjes së natyrës dhe përdorimin e kujdesëshëm të hapsirave të virgjëra. Si alpinistë apo argëtues në male, ne duhet të jemi mbrojtës veprues të natyrës nëse duam që fëmijët tanë të jenë në gjendje t’i kënaqen asaj që ne sot e mendojmë se na është e dhënë. Kërkesa e dytë për tu bërë alpinist është karakteri i njeriut, karakter i llojit që ndjen kënaqësi pasi përjeton mundimin. Besoj se alpinizmi është arti i arritjes së kënaqësisë nëpërmjet mundimit. Një njeri me karakter të llojit që kalon një mundim në gjirin e natyrës për të arritur si synim ngjitjen në majën e malit dhe që më pas nuk pranon ta përsërisë këtë përjetim në një rrethanë të ngjashme, nuk mundet të bëhet alpinist. Kërkesa e tretë për tu bërë alpinist është pasioni. Nëse dy kërkesat e para shkrihen tek individi pas një kohe të shkurtër nga vajtjet e tij të para në mal, atëherë tek ky individ ngizet pasioni për tu marrë me sportin e alpinizmit. Pasioni për alpinizmin lidhet me dëshirën për të shkuar në mal, lidhet me synime të ndryshme për tu ngjitur në mal si dhe t’ju ngjitur të njëjtit mal në drejtime (itenerarë) të ndryshme. Sa më i fortë pasioni, aq më të larta bëhen rezultatet sportive të alpinistit. Axhensitë turistike janë një vend për të përjetiar edhe pak alpinizëm. Por ato nuk merren me cilësinë e itenerarit. Axhensitë turistike, kudo në botë, kanë në


programet e tyre edhe alpinizëm komercial. Ato përdorin itenerarë alpinistikë klasikë sa më të thjeshtë ngaqë kështu mundësojnë marrjen e një numuri më të madh klientash për t’i ngjitur, mundësisht, deri në majën e malit dhe për pasojë fitimin monetar më të madh. Pasioni është shumë, madje në çdo fushë të jetës, por nuk është gjithçka. Pasioni pa veprimtari konkrete që lidhen me synimet shndërrohet në një dëshirë të parealizueshme. Kërkesa e katërt për tu bërë alpinist është stërvitja. Kjo do të thotë që të bëhesh trajner i vetes si dhe të lidhesh (anëtarësohesh) me një ekip sportiv. Në ditët tona, intensiteti i jetës lë pak hapsirë për stërvitje të organizuar në grup dhe për pasojë alpinisti duhet të ketë përkushtim për stërvitje sistematike individuale. Palestrat e përgatitjes së përgjithshme fizike, ato të kacavarjeve në mjedise të mbyllura ose të hapura si dhe daljet stërvitore në mal me anëtarë të ekipit për të realizuar synime të caktuara janë mëse të domosdoshme. Që të arrihet kjo duhet që sejcili të mendojë eliminimin e rutinave të jetës së përditëshme dhe të krijojë hapsira kohore ditore për stërvitje. a përgatitje të gjithëanëshme fizike, teknike, etj. Askush nuk është në gjëndje të realizojë ngjitje të shkallëve të ndryshme të vështirësisë dhe të përjetojë pa pasoja kënaqësitë që të jep natyra pa përgatitjen e duhur. Ngjitja malore është një veprimtari kërkuese si në aspektin fizik ashtu edhe në atë mendor. Kështu p.sh., kacavarja shkëmbore është bërë në mënyrë rritëse një veprimtari atletike, veçanërisht në nivelet më të larta të vështirësisë. Kacavarësit arrijnë sot atë që disa vite më parë konsiderohej e pamundur. Shumë kacavarës seriozë shpenzojnë sot një sasi të konsiderueshme orësh në palestra të specializuara në kacavarje sportive dhe ky lloj sporti, relativisht i ri, organizon edhe gara ndërkombëtare. Nivelet e përmbushjes (performancës) janë duke u rritur edhe ndërmjet ngjitësve malorë që dalin për shlodhje. Gjendja e mirë fizike është çelësi që e bën veprimtarinë kënaqësi ose raskapitje. Më e rëndësishmja, siguria e tërë grupit mundet të varet në dobësinë ose forcën e një anëtari. Shumë ngjitës i përkushtojnë një ose dy orë për çdo ditë mbajtjes së formës fizike. Vrapimet, ngarja e biçikletës, notimi dhe ngjitja e shkallëve janë veprimtari popullore aerobike të cilat të shpërblejnë me gjendje më të mirë fizike nëse ato kryhen të paktën tre ditë në javë. Ngjitje në itenerarët e afërt me vendbanimin mundet të shërbejnë si terrene trajnimi për ngjitësit të cilët mbartin ranca, ndërkohë që dimri të ofron skijime distancash të ndryshme. Veç të ushtruarit aerobic, shumë ngjitës ngrenë pesha, për të ndërtuar forcën dhe për tu ushtruar në fleksibitet. Kërkesa e pestë për tu bërë alpinist është përvehtësimi i kulturës sportive. Kultura sportive është pjesë e kulturës qytetare dhe për ta artikuluar atë do të trajtojmë vetëm dias nga elementët e saj. - Stërvitja është domosdoshmëri. Folëm për të më sipër. Por shtojmë se stërvitja duhet të pasqyrohet jo vetëm me palestrën dhe daljet në mal, por edhe me gjimnastikën e mëngjesit, orët e nevojshme për gjumë dhe cilësinë e tij, jetën e rregullt, ushqimin e kontrolluar, etj. - Njohja me strategjinë, taktikën dhe teknikat që do të përdoren për arritjen e qëllimit. - Njohja me rregulloren dhe statutin që ka shoqata sportive ku bëni pjesë. Këto janë kushtetuta e një shoqërie sportive dhe kanë rëndësi për tu zbatuar kur kryeni stërvitje në grup si dhe kur dilni në mal. Në sportet e tjera të ndëshkon arbitri, në alpinizëm kur nuk zbatohen statuti dhe rregullorja të ndëshkon grupi (shoqëria sportive) ose mali (por edhe të dyja bashkë). - Ndjekja e jetës sportive që përmban programi vjetor i shoqatës ku bëni pjesë. Realizimi i detyrave që u cakton shoqëria tuaj sportive si dhe të atyre që ju vetë i merrni përsipër janë domosdoshmëri. - Kolektiviteti është tipar i rëndësishëm ngaqë vetë alpinizmi është sport kolektiv. Kjo, ndërmjet të tjerash, do të thotë ta duash dhe ta respektosh shokun, pa të cilin, me raste, në mal je i humbur. Fjala shok tingëllon në mënyrë të fuqishme në rradhët e alpinistëve. - Veç përgatitjes së gjithëanëshme fizike e teknike, është e domosdoshme që çdo alpinist të edukohet me vetitë moralo-volitive. Ushtrimi i këtij sporti i kultivon këto cilësi të vyera tek njerëzit që ngjiten në male. Ja disa nga këto: Vullneti është vetia që mobilizon mundësitë morale e fizike të sportistit për kalimin e vështirësive, që nuk lejon lodhjen e parakohëshme, forcon besimin në arritjen e qëllimit. Guximi dhe vendosmëria, qëndresa e durimi, janë disa nga shfaqjet e forcës së vullnetit. Në forcimin e vullnetit


ndikon fuqimisht bërja e çdo alpinisti të vetëdijshëm për ndjenjën e detyrës, për përgjegjësinë që ka çdo pjesëtar i grupit në arritjen e suksesit. Tipar tjetër i çdo alpinisti është guximi për kapërcimin e vështirësive, i cili nuk ka asgjë të përbashkët me aventurën. Guximi duhet të gërshetohet me besimin e alpinistit në forcat e veta si dhe në zotërimin e vehtes, me kujdesin që duhet të tregojë gjatë kalimit të pjesëve më të vështira të itenerarit. Gjakëftohtësia dhe llogaritja e saktë e forcave të veta përbëjnë garancinë për kalimin me sukses të çdo vështirësie. Një ndër vetitë e alpinistit për të kontrolluar veprimet e veta, veçanërisht në pjesët më të vështira të itenerarit, është kujdesi. Kjo veti ndikon në marrjen e vendimit të saktë, në zgjedhjen e rrugës më të arsyeshme, në përdorimin në përsosmëri të të gjitha njohurive teknike. Kujdesi, urtësia në ngjitje, jo vetëm nuk kanë asgjë të përbashkët me drojtjen dhe frikën, por janë ndër vetitë më të larta që demonstrojnë alpinistët e vërtetë. Po aq e rëndësishme sa përgatitja fizike është edhe gjendja mendore ngase ajo shpesh përcakton suksesin ose dështimin tonë. Kur e kemi përgatitjen e duhur fizike është “loja mendore” ajo që na bën të kalojmë/realizojmë një lëvizje të vështirë ose të vendosim që të zbrapsemi. Ne kemi nevojë që të jemi realë, pozitivë dhe të ndershëm me vehten. Na nevojitet që në qënien tonë të jetë ndërtuar një drejtpeshim personal. Një qëndrim i llojit “e bëj” mundet të kthehet në një mbi besim të rrezikshëm nëse nuk është i gatuar me një vlerësim real lidhur me kufizimet apo aftësitë tona për situatën. Shumë ngjitës veteranë thonë se sfidat më të mëdha janë ato mendore. Ndoshta kjo është një nga vlerësimet më të mëdha të ngjitësve: ndërkohë që kërkojmë lirinë e lartësive, ne balafaqohemi me vetvehten. - Gjykimi dhe përvoja. Gjatë jetës alpinistike, që në fillimet e saj u sygjerohet që të “ripërtypni” atë që përjetuat. Ju duhet të nxini nëpërmjet përvojës tuaj, të grupit me të cilin shkoni në mal, si dhe të konsideroni literaturën e çdo llloji që u përcjell përvojat e të tjerëve. Kjo ngaqë malet kërkojnë jo vetëm sfida që lidhen me kompetenca teknike por edhe dhe aftësinë për të gjykuar dhe për të marrë vendime. Gjykimi i shëndoshë, kualiteti më i rëndësishëm i kualiteteve mendore në ngjitje, zhvillohet nëpërmjet mënyrës se si i integrojmë njohuritë që kemi me përvojën. Ajo që kemi më shumë nevojë janë shprehitë dhe aftësitë për të zgjidhur probleme: aftësi për tu marë me motin e lig, me ngjitje të zgjatura, me ekspozimin në lartësi, me aksidentet si dhe me sfida të tjera të ngjashme. Ndërkohë që ne përjetojmë këto situata, ne bëhemi vendim marrës dhe njohuritë që fitojmë dhe përjetimet që kalojmë do të vlejnë si krahasuese për raste të tjera situatash të vështira. Ngjitja e maleve shoqërohet me plotni situatash të reja të cilat kërkojnë më shumë gjykim të kujdesëshëm sesa përgjigje automatike. Në duelin mendor gjykim – përgjigje automatike mbështetet më e shumta e joshjes dhe sfidës në ngjitjet malore – si dhe mundësia për tragjedi. Gjatë viteve 70-të të shekullit të kaluar u modelua, i përfshirë në rregulloren teknike të alpinizmit, një bashkësi rregullash për tu patur parasysh (kodi i ngjitjeve) nga çdo alpinist apo ekip alpinistësh. Ato ishin të vlefshme për kohën. Më poshtë jepet një kod i përditësuar, i vlefshëm për këdo që del në natyrë për ngjitje. Si kurdoherë edhe sot, pasja parasysh e këshillave të kodit minimizon rreziqet që të vijnë në mal. Kodi i ngjitjeve alpinistike:  Grupi i ngjitjes prej tre vetësh është një minimum pjestarësh, për sa kohë nuk ka një mbështetje të mundëshme me ngjitës të tjerë. Në zonat akullnajore rekomandohet një minimum prej dy litarësh me ngjitësa.  Lidhuni me litarin kolektiv në të gjitha vendet me rrezik dhe për të gjitha kalimet në akull. Ndërtoni ankorimin para se të siguroni.  Ndikoni që të mbani grupin të bashkuar dhe bindjuni udhëheqësit dhe rregullave kryesore.


     

Kurrë mos u ngjitni në itenerarë që janë tej aftësive a njohurive tuaja. Të arrish në përfundimin, pasi kthehesh nga mali, se “më pa Zoti pa u ktheva” është tregues i mosnjohjes së vehtes, apo egos së pakontrolluar, ose të dyja bashkë. Kurrë mos e lejoni gjykimin që të drejtohet/komandohet nga dëshira kur zgjidhni të ngjiteni ose kur vendosni të ktheheni. Merrni veshjet e domosdoshme, ushqim dhe pajime, sa herë që shkoni për ngjitje. Bëjani të njohur itenerarin e ngjitjes një personi të përgjegjëshëm që nuk është në litarin a grupin tuaj. Ndiqni e zbatoni njohuritë për ngjitje të sigurta sikundër u janë dhënë në tekstet mësimore. Silluni gjithnjë në një mënyrë e cila reflekton ndikim tuaj minimal ndaj mjedisit.

Ky kod, pa dyshim që nuk është një formulë për arritjen e majës dhe kthimit prej saj, por është një bashkësi udhëzimesh për një ngjitje të sigurtë e jashtë rreziqeve. Ngjitësit nganjëherë e venë në dyshim nevojën për standarde të tilla për një sport si alpinizmi i cili në më të shumtën e joshjes shtrihet në mungesën e rregullave fomale. Porse shumë aksidente të rënda alpinistike, kudo në botë, do të ishin shmangur (ose ndikimet e tyre mundet të ishin minimizuar) nëse do të ishin ndjekur principet e thjeshta të sipërshënuara. Ky kod për ngjitjet alpinistike është ndërtuar mbi bazën e supozimit se ngjitësit kanë nevojë për nivel të lartë sigurie dhe suksesi (madje edhe në situate të dyshimta) dhe se ata kanë nevojë për një “hapsirë sigurie” edhe në raste kur ata kanë keqgjykuar rrethanat e tyre. Kodi rekomandohet veçanërisht për fillestarët, ngaqë ata ende nuk kanë zhvilluar gjykimin e domosdoshëm i cili vjen e formohet përgjatë viteve të përvojës në mal. Nëse ne nxëmë që t’i ngjitemi malit me siguri dhe mjeshtëri, trupi dhe shpirti ynë do të harmonizohen me natyrën, ne do të ndjejmë kënaqësinë e të qënit në natyrë dhe do të përjetojmë lirinë e lartësive. - Ndër karakteristikat kryesore të alpinistit është edhe vendosmëria. Është i gabuar (nëse egziston) përfytyrimi se alpinistët nuk nguten dhe janë të ngadalshëm në kryerjen e veprimeve. Në marrjen e vendimit pasi të kenë peshuar me seriozitet të gjitha rrethanat, alpinistët duhet të jenë të vendosur dhe të prerë. Krijimi i bindjes për veprimet e mëvonëshme është burim force, entuziazmi dhe mobilizimi të gjithanshëm. Për të mbërritur në majën e malit është e domosdoshme përgatitja e gjithanëshme fizike e teknike. Por për të mposhtur vështirësitë e motit dhe rrjedhimet e mundëshme të tij, kryesore është përgatitja e lartë psikologjike, besimi në forcat e veta, dashuria për shokun, gatishmëria për të sakrifikuar dhe për të ndihmuar atë, mobilizimi i të gjitha energjive, organizimi i përsosur, bindja e fuqishme për arritjen e qëllimit. L2, il 3 (Në majën e Popllukës mars 1965) - Vetia që zbukuron çdo alpinist është thjeshtësia në mardhëniet me shokët e ekipit, me gjithë alpinistët e tjerë. Thjeshtësia e zbukuron njeriun, në mënyrë rë veçantë alpinistin që jeton e punon me shokët e tij për ditë të tëra larg qëndrave të banuara. Meskiniteti, mburrja për ngjitjet e kryera, nënvleftësimi dhe përçmimi për fjalët dhe ngjitjet e kryera nga shoku, mëndjemadhësia, fodullëku, egoizmi, mania për tu dukur, mania për të qenë dikushi, fjalët e tepërta dhe të pakulturuara, nuk kanë asgjë të përbashkët me madhështinë e maleve, janë të huaja për moralin alpin, ndikojnë negativisht në jetën e kolektivitetit, zbehin forcën e grupit të alpinistëve. Tencing Norgej, njeriui i litarit të parë që u ngjit në majën më të lartë të planetit, Everestit, nuk pati mundësi, sikundër të gjithë banorët e tjerë sherpë të atij brezi, të shkonte në shkollë në fëmijërinë e tij. Por ai pati fatin të njihej me ajkën intelektuale të alpinistëve të para dhe pas Luftës së Dytë Botërore, prej të cilëve mësoi jo pak. Ja se çfarë thotë ai në kujtimet e tij: “Ajo që mundem tu mësoj të rinjve nuk është nga librat, sigurisht që jo, por prej asaj që kam mësuar duke jetuar jetën time: nga shumë njerëz, shumë vende, shumë male, dhe, mbi të gjitha, nga


Everesti. Një pjesë e saj ka të bëjë me gjëra fizike dhe materiale. Por jo gjithëshka nga kjo; sepse unë mendoj se kam mësuar gjithashtu edhe gjëra të tjera, edhe më të rëndësishme. Një prej tyre është se ju nuk mund të jeni një alpinist i mirë, sado e madhe që të jetë aftësia tuaj, pa qënë i qeshur, i gatshëm si dhe të keni shpirtin e shokërisë. Shokët janë po aq të rëndësishëm sa arritjet. Një gjë tjetër është se puna në ekip është çelës për suksesin kurse egoizmi vetëm sa e bën njeriun të vogël. Dhe akoma një gjë tjetër është se askush, në një mal apo kudo, nuk merr më shumë nga sa ai jep…. Ji i madh. Bëji të tjerët të mëdhej. Kjo është ajo që kam mësuar, dhe që kushdo mundet ta mësojë, nga Perëndesha e madhe Xhomolungma.” Fjalorth i fushës Alpinizëm komercial = alpinizëm që organizohet nga axhensi biznesi të veprimtarive në natyrë. Ajo merr përsipër të ngjisë në majë të një mali dashamirës të natyrës, përfshirë edhe alpinistë. Për arësye të fitimeve ato synojnë të tërheqin sa ma shumë klientë dhe për këtë parapëlqejnë ngjitjen nëpër itenerarë sa më të thjeshtë e sa më të sigurtë përkundrejt pagesave të paracaktuara. Itenerarë alpinë = itenerarë ngjitje të cilët që të realizohen kërkojnë njohje të teknikave të caktuara për kalimin e reliavit si dhe pajime të caktuara për të egzekutuar këto teknika. Ngjitje alpinistike = ngjitje në itenerarë alpinë. Kacavarje sportive = veprimtaria e kacavarjes në mure dhe kulla të ndërtuara me imitime të relievit shkëmbor natyror. Është kthyer në një sport të ri nëpërmjet organizimit të veprimtarive garuese të llojeve të ndryshme. Litar kolektiv = litari ku si rregull lidhen dy ose tre alpinistë për të siguruar njëri tjetrin në rastet e kalimit të segmenteve të rrezikshëm të relievit. Litari tuaj = litari kolektiv ku ju jeni lidhur ose do të lidheni për të siguruar njëri tjetrin në rastet e kalimit të segmenteve të rrezikshëm të relievit. Litari i parë (i dytë, etj.) = grupi i dy ose tre alpinistëve të lidhur në të njëjtin litar që është në krye të një grupimi më të madh alpinistësh gjatë një ngjitje. Gjithashtu grupi i dy ose tre alpinistëve të lidhur në të njëjtin litar që realizon i pari ngjitjen e malit të synuar. Bibliografi James Ramsey Ullman, Tiger of the Snoës, G. P. Putnam’s Sons Neë York 1955 Kozma Grillo, Aleksandër Bojaxhi, ALPINIZËM,


LEKSIONI i TRETË Artikuj të Sportit të Alpinizmit Kur përgatisim rancin për të dalë në natyrë, shpesh jemi në dilemë për të marë këtë apo atë artikull. Në kësi rastesh gjithnjë ja vlen që të jemi të kjartë se çfarë duhet marrë e çfarë duhet lënë në shtëpi apo në tendë. Sot llojshmëria e artikujve alpinistikë, e veshjeve dhe pajimeve, është e tillë që nuk u vë në vështirësi për të menduar se çfarë duhet të keni, por u vë në vështirësi që të vendosni se çfarë është e domosdoshme që të merni për të mundësuar një ngjitje të sigurtë e duke qenë sa më larg rreziqeve, i thatë e sa më pak i trazuar. Një mënyrë për të fituar përvojë lidhur me veshjet e pajisjet është duke bërë një bilanc pas çdo ngjitje dhe të shikoni se çfarë përdorët e çfarë nuk përdorët si dhe çfarë duhej të kishit marë (çfarë u mungonte). Ndërkohë që ju blini pajisje e veshje shikoni mundësinë që sejcili artikull të jetë sa më i lehtë, por pa cënuar qëndrueshmërinë a fortësinë e domosdoshme të tij. Nëse jeni një alpinist i ri, mos i blini tërë pajimet menjëherë: gjeni mënyra që të përfitoni nga përvoja e më të vjetërve lidhur me veshjet e pajimet. Blini fillimisht më të domosdoshmet dhe pas çdo dalje në natyrë blini e shtoni më tej e gradualisht arsenalin tuaj. Ky leksion synon që tu sygjerojë njohuri lidhur me materialet bazë që prodhohet një artikull si dhe tu mësojë se cilët artikuj janë të kualitetit të lartë. Kështu, këto njohuri do u vlejnë veçanërisht kur keni të bëni me shumë zgjedhje. Artikujt alpinë do të trajtohen edhe në leksionet e tjera, sipas rastit, kur ato do të tratohen në tema të ndryshme si mbrojtja, sigurimi, ankorimi, sigurnaja, etj. Veshjet Në këtë temë do të ndalemi paksa gjatë e në hollësi, ngase për të nuk do kemi rast tu rikthehemi artikujve në leksione të tjera, sikundër do të ndodhë me pajimet. Veshjet na sigurojnë qetësinë e nevojshme lidhur me mbajtjen e një temperature normale për trupin. Për të siguruar këtë temperaturë, na duhet një shtresë ajri në temperaturë të trupit midis lëkurës sonë e shtresave me të cilat e mbulojmë atë. Le të kujtojmë se armiqtë e kësaj qetësie trupore janë reshjet, era dhe temperatura e ulët. Të jeshë i patrazuar nga elementët atmosferikë është një termë relative për alpinistin. Moti i keq në male shpesh i detyron alpinistët të durojnë kondita të cilat janë tejet asaj që mjaft njerëz e konsiderojnë i patrazuar (komfort). Për alpinistët, kryesorja për të siguruar a mbajtur gjendjen i patrazuar është të qënët i thatë, apo kur je i lagur duhet të mbetesh i ngrohtë dhe të thahesh sa më parë. Kujtojmë se kur merrni guximin të shkoni në një vend të largët, ju sakrifikoni mundësinë për tu kthyer shpejt në pikën ku mundet t’i shmangeni motit të lig dhe do u duhet ta përballoni atë, me raste edhe për aq kohë sa ai do të zgjasë. Periudhat e zgjatura me lagështirë, madje edhe në temperatura jo fort të ulta, mundet të shaktojnë që ajri i ngrohtë i trupit të humbasë temperaturën. Për shumë alpinistë të pafat, veshjet nën standard kanë shkaktuar hypothermia – një rënie e rrezikëshme e pakontrollueshme e temperaturës së trupit - e cila është ndër shkaqet më të shpeshta të vdekjes në male. Veshja duhet të përrzgjidhet me kujdes që të sigurojë mbijetesën tuaj ndaj qëndrimit të zgjatur në të ftohtë dhe lagështirë. Anasjelltas, sistemi juaj i veshjes duhet të jetë në gjendje që gjithashtu tu mbrojë nga mbinxehja në motin e ngrohtë. Ventilimi e frymëmarja e veshjeve janë konsideratat kryesore që të parandalohet mbidjersitja, e cila mundet të lagështojë veshjen që keni për nga mbrënda saj dhe që njëherësh mundet të çojë në dihidratim (humbje të lëngjave) të theksuar. Ndërkohë që blini veshje për veprimtaritë në natyrë, ju do të ndeshni një llojshmëri të pasur markash, coha të teknologjisë së lartë dhe marka ku sejcila tregon përmbushjen, apo performance, më të arrirë. Ju duhet të keni parasysh se asnjë cohë ose mall nuk është ideal për çdo ngjitës ose çdo situatë. Zgjedhjet duhet të mbështeten në nevojat dhe metabolizmin tuaj. Dhe për më tepër, një alpinist (ju) nuk do të përdorni gjithnjë të njejtin komplet veshjej (apo pajisjesh). Një llojshmëri e bollshme veshjesh mundet të përdoret nga ju në vartësi të sezonit apo llojit të ngjitjes. Mënyra më e mirë për të zgjedhur


“garderobën” e veprimtarieve në natyrë është nëpërmjet fitimit të përvojës dhe gjykimit “me të parë e me të bërë”, e duke u lidhur (pse jo dashuruar) më pas me veshjet të cilat u bëjnë të ndjeheni në komfortin më të mirë. Le të fillojmë me përvehtësimin e njohurive të përgjithshme të parqitura ma poshtë. Shtresat Ju mundet të risni në maksimum frytshmërinë (efektivitetin) dhe gjithanshmërinë e veshjeve tuaja duke e patur atë të ndërtuar me një sistem shtresash. Shtresat e bëjnë veshjen të përdorëshme në temperatura të ndryshme në male. Ju u mbetet që për t’ju përshtatur temperaturave, të shtoni ose të hiqni shtresat e veshjes një nga një. Veshjet bazë për veprimtaritë në natyrë konsistojnë nga tre lloje shtresash: shtresa e drejtpërdrejtë me lëkurën, shtresa veçuese dhe shtresa e jashtme apo zhgualli i veshjes. Shtresa e drejtpërdrejtë me lëkurën (veshja e brendshme apo “të bardhat”), duhet të mundësojnë (lejojnë) djersitjen që të kalojë nëpër të (pa e thithur) dhe të avullojë, duke siguruar kështu mbajtjen e lëkurës tuaj të thatë. Ky proces “fitili” mundet të jetë jetësor për të na mbajtur ngrohtë, ngase cohat e lagura në takim me lëkurën shkaktojnë 25 herë më shumë humbje të nxehtësisë trupore krahasuar me ato të thatat. Shtresat veçuese duhet të jenë kurth për ajrin që është drejtpërdrejt me trupin. Sa më e trshë të jetë shtresa e ajrit në këtë kurth, aq më ngrohtë do të ndjeheni. Zakonisht ju mundet të qëndroni më ngrohtë duke veshur disa shtresa të holla e të lehta se sa duke patur një të vetme të trashë. Kjo ndodh ngase disa shtresa fusin në kurth më shumë shtresa ajri. Zhgualli (shtresa a veshja e jashtme) duhet të sigurojë mbrojtje nga era dhe shiu, mbasi në të kundërt do na shkaktohet një humbje shqetësuese e nxehtësisë trupore. Cohat Veshjet për në natyrë bëhen nga coha të ndryshme, e sejcila prej tyre ka cilësi përparësore por edhe mangësi. Ja disa të dhëna për to. Fibrat natyrale. Në fillimet e ngjitjeve malore, veshjet me fije (fill) natyral u përdorën gjërësisht dhe ishin përparësore. Porse çdo fill natyral ka të përbashkët karakteristikën e të thithurit të ujit, lagështisë apo djersës. Është pikërisht kjo cilësi e tyre që sot i ka bërë ato të kenë dalë nga përdorimi. Pambuku është i përshtatshëm të vishet kur je i thatë porse i humbet vetitë veçuese kur njomet a laget; ai thith në peshë shumë më tepër lagështi nga sa ka peshën e vet, e përthith djersën shumë mirë (kjo është e keqja) dhe kërkon kohë që të thahet. Këto e bëjnë pambukun të jetë jashtë biznesit në veshjet e ngjitësve. Roli i pambukut në tragjeditë e maleve të lidhura me ndikimin e hipothermisë deri në vdekjet i ka dhënë këtij filli nofkën “veshja e vdekjes”. Megjithatë, në kohën e nxehtë pambuku ventilon dhe freskon mirë. E lagni një bluzë pambuku në një ditë të nxehtë dhe e vishni dhe ajo do u freskojë mjaft! Leshi është shumë më pak thithës i lagështisë krahasuar me pambukun, kështu që ai mban më pak ujë kur laget dhe kërkon shumë më pak nxehtësi për tu tharë. Kur është i lagur, nuk dështon aq sa dështon pambuku; për pasojë ai e mban më të shumtën e shtresës së ajrit të veçuar dhe punon mirë si një shtresë veçuese. Ky tipar pozitiv i leshit në prani të lagështirës e bën atë një material të mirë për kamçe (çorape). Mangësitë kryesore të leshit janë pesha dhe të qënët jo shijehollë. Varietetet e leshit ndryshojnë në përpunim – përpunimi më i lehtë (përpunim i cili e mban leshin më pranë të qënit natyral) e bën atë që ta lëshojë apo të mos e mbajë lagështirën. Porse edhe më i miri lesh është mjaft ngjitës në lëkurë e kështu ai të bën që të kruhesh. Kjo na mëson se veshja prej leshi nuk është e mirë për tu patur drejtpërsëdrejti në lëkurë. Fibrat sintetike. Fibrat më të fundit e të teknologjisë më të lartë në të vërtetë i kanë zëvendësuar fillet natyrale në veshjet për veprimtaritë në natyrë. Fibrat sintetike janë përgjithësisht hydrophobic-e, që domethënë se ato nuk e thithin lagështirën. Llojet e veshjeve të bëra me fibrat sintetike thithin ca lagëshitrë, porse kjo ndodh kryesisht në hapsirat e lira midis fibrave e jo brënda çdo fibre në vetvete. Kur janë të lagura, më e shumta e lagështisë mundet të nxiret me anë të shtrydhjes; mbetja avullon shpejt.


Cohat me polyester dhe polypropylene janë të mira në thithjen e djersës, kështu që ato janë të vlefshme të përdoren direkt e në lëkurë. “Të bardhat” prej polypropylene përmbushin (funksjonojnë) shkëlqyeshëm, por të japin kruajtje dhe kanë tendencë të lëshojë një aromë jo të këndëshme mbasi e kanë thithur djersën për ca kohë. Prej kësaj u vjen nofka “poli-urina”. Polyester-i ka zëvendësuar shumë polypropeline-n, duke ofruar një ndjesi më të butë ndaj lëkurës dhe ndjesi më të pranueshme ndaj aromës shqetësuese. Paketimet për lloje të ndryshme të veshjeve të brendëshme sintetike zakonisht dalin nën emra që tingëllojnë të pëlqyeshëm. Është e lehtë të hutoheni nëse përpiqeni që t’i krahasoni ato. Shpesh, emrat e markave thjeshtë u referohen mënyrave të ndryshme të trajtimit të cohës dhe andaj llojet në dukje të ndryshme mundet të jenë në cilësitë e tyre krejt të njëllojta. Duke lexuar etiketat e llojeve të veshjeve si dhe duke u konsultuar me një specialist a shitës me përvojë, do ndihmoheni që t’ja dilni mbanë me çoroditjen. Veç përdorimit drejpërsëdrejti në lëkurë, polyprolpylene dhe polyester janë edhe veçues të mirë. Nylon-i prodhohet në shumë forma duke e bërë atë cohën më të gjithanëshme në botë. Në prodhimet për veprimtaritë në natyrë, cohat prej nyloni e gjejnë përdorimin e tyre kryesor në zhguallin (pjesën më të jashtme) e veshjes. Karakteristikat ndryshojnë gjërësisht nga një lloj nyloni në një tjetër. Disa nylone sigurojnë rezistencë të mirë ndaj erës, të tjerat sigurojnë ndjesinë e mëndafshit ose butësi dhe faktikisht të gjitha llojet e tij janë të njohura për fortësi e qëndrueshmëri. Një mangësi e tij është se, përjashtuar rasteve kur është përpunuar në mënyrë të veçantë, nyloni thith mjaft lagështi dhe thahet mjaft ngadalë. Tabelë orjentuese për cilësitë e cohave Coha Polyester

Avantazhet Thahet shpejt. Është komforte. Peshon pak. Disa lloje i ruajnë vetitë veçuese kur lagen.

Disavantazhet Është e shtrenjtë. Disa lloje mbajnë erë jo të këndëshme gjatë përdorimit.

Polypropylene

Thahet shpejt. Është e lehtë.

Nylon

I fortë dhe jetëgjatë. Peshon pak. Jo i shtrenjtë. Llojet e ndryshme ofrojnë cilësi të mira ndaj erës ose material të qëndrueshëm ndaj gërryerjes. Hapja, zmadhimi.

Është e shtrenjtë. Të jep disi kruajtje. E mban erën e rëndë. Mjaft thithës. Thahet mjaft ngadalë.

Spandex

Lesh

Ruan disa cilësi veçuese edhe kur është i lagur. Mjaft rezistent në erë dhe gërryerje.

Rrezikon fortësinë. Rrezikon kryerjen e thithjes. Thahet ngadalë. Thahet ngadalë. I rëndë e kaba. Të jep kruajtje.

Përdorimet Për bluzat dhe të bardhat e gjata drejpërsëdrejti në lëkurë. Shtresa veçuese (benevrekët, xhaketat e pantallonat e pushta). Kokore, doreza kamçe (kamçe). Njëlloj si polyester.

Veshjet me Cyc, lloje veshjesh që të mbrojnë nga era, pantallona kundër shiut, veshje e sipërme e dorezave. Mbrojtëse e kamçeve (kamçeve) nga avulli.

Përdoret si element përzjerës në shumë lloje fijesh a cohash. Shtresa veçuese (triko, bluza, pantallona). Cyca, doreza, kamçe të jashtme (mbi të buta e jo me material


Pambuk

Jo i shtrenjtë. I mirë për ajrosje. I mirë në mot të nxehtë. Komfort kur është i thatë. Jo i shtrenjtë.

Thith mjaft ujë/ lagështirë. Kur laget humbet vetitë veçuese. Thahet tejet ngadalë.

kruajtës) Përgjithësisht i papërshtatshëm. Përjashtime për bluza të veshura në mot të ngrohtë, kapele që të mbrojnë nga dielli, garza të ndryshme.

Spandeks-i është një material sintetik shumë i epshëm. Lycra është shëmbulli më i njohur si tipik. Spandex-i është i përdorur kryesisht si element në përzjerjet për të shtuar epjen në një cohë, të tilla si ato prej polyester ose nylon. Kur dy fibra përzjehen coha që prodhohet ofron tipare të ndërmjetme me dy materialet. P.sh., një xhaketë e cila ka 80% polyester të përzjerë me 20% spandex do na japë më shumë epje (terheqëshmëri) por më pak cilësi thithëse nga sa jep polyester-i. Cohat kundër ujit dhe njëhërësh ajërpërçuese dhe avullpërçuese Cycët e shiut dhe pantallonat e shiut si rregull bëhen me nylon. Vetë nyloni nuk është jo përshkues nga uji, kështu që mallrat a veshjet që janë kundër shiut (të pa përshkueshme nga shiu) aftësohen për jo përshkueshmërinë nga uji me një numur metodash të ndryshme përpunimi (fabrikimi) të cohave prej nyloni. Metoda ma e thjeshtë është të mveshësh mallin e nylontë me një mbulesë jo ajërpërçuese dhe kundra ujit, të tillë si polyutherane. Mbulesa, mveshja, me polyutherane ka përparësi ngase është me peshë të vogël dhe relativisht jo e shtrenjtë, porse robat e bëra me to janë jo shumë rezistuese ndaj gërryerjes ose mykut. Ndonëse polyurethane nuk e përçon shiun, ai njëherësh nuk e përçon lagështirën dhe as e lejon avullin të depërtojë. Nëse punoni fort, djersitja që u ndodh mundet të njomë nga mbrënda shtresën tuaj veçuese. Për të konkretizuar atë që ndodh mendoni për një gotë Styrofoam. Nëse hidhni kafenë e nxehtë në të dhe vendosni një kapak mbi të, uji i avullit të kafesë do të kondensohet në pjesën e brendëshme të kapakut mbasi nuk ka rrugë nga të kalojë. Në një farë mënyre trupi tuaj është sikundër kjo gotë me kafe: nëse djersa nuk ka një rrugë a mënyrë për tu larguar nëpërmjet veshjes (shtresës) tuaj më të jashtme (zhguallit), ju nuk do të jeni i thatë. Shtresa jo ujëpërshkuese por ajërpërçuese janë menduar që t’ja dalin mbanë këtij problemi. Në këto mveshje, të përdorura nga brënda një zhgualli prej nyloni, ka biliona pore për centimetër katror. Avulli i djersës nga lëkura tuaj emetohet në formë të molekulave individuale uji, të cilat janë shumë më të vogla se sa pikat e shiut. Vrimat në mveshjet kundra ujit por ajërpërcjellëse janë të madhësisë së mjaftueshme për të lejuar avujt që të kalojnë, por janë të vogla për depërtimin e pikave të shiut, kështu që mveshja e përçon avullimin ndërkohë që mbetet jo e përshkueshme nga uji. Sikundër mundet që ta prisni, veshjet e teknologjisë së lartë si këto janë më të shtrenjta se polyurethane. Sikundër shumë nga pajimet e ngjitjeve malore, veshjet avujpërçuese e jo të depërtueshme nga uji dalin me një llojshmëri markash a emrash dhe jo rrallë u duhet të bisedoni me alpnistë a shitës me përvojë për të kuptuar se çfarë duhet të blini. Ju keni njëherësh zgjedhje për mallra me membranë (shtresë petësore) për mosdepërtim uji e për depërtim të avullit e ajrit në vend të atyre me mveshje (shtresë). Këto membrana – Gore Tex është më e njohur – janë gjithashtu të brimuara me pore mikroskopike. Membranat punojnë mbi të njejtën teori sikundër mveshja shtresore që i bëhet nylonit porse në vend të mveshjes direkte në nylon membranat janë fabrikuar si një shtresë e veçanë brënda veshjes a zhguallit prej nyloni. Materialet Gore-Tex si rregull janë edhe më të shtrenjta se ato me mveshje kundër përçimit të uji dhe ajërpërshkuese, por ato kanë jetëgjatësi vetëm nëse kujdesemi si duhet. Ndonëse materialet kundra ujit dhe ajërpërçuese janë një përmirësim i dukshëm cilësor krahasuar me kualitetet e maparëshme, ato nuk janë të përkryera. Nëse punoni fort, ju do e kaloni aftësinë e mallit (materialit) për nxjerrjen e avujve (ngase djersiteni më shumë dhe do të keni më shumë avuj se një kufi i


pranueshëm për materialin e veshjes), dhe kështu do të jeni përsëri tek problemi i vjetër me djersitjen. Kështu që ja vlen të shikoni për coha të cilat kanë aftësi ajër e avull përçuese (frymëmarëse) në masë të duhur. Më e shumta e cohave kundra ujit dhe ajër e avull përshkuese punojnë në mënyrë të kënaqëshme mirë si jo ujë përçuese, por ato mundet të jenë të varura shumë në aftësinë ajërpërshkuese, në vartësi nga teknikat e prodhimit dhe tiparet ventiluese. Punimi i veshjeve me zinxhirë hapës-mbyllës nën krahë ndikon në përmirësimin e situatës. Aftësia ma e madhe e veshjes në ajërpërçim apo avullkalim shpesh kërkon çmime më të larta blerjeje. Sa është masa e nevojshme e përçimit të ajrit në një cohë? Kjo është një pyetje të cilës mundet t’i përgjigjeni vetëm ju dhe lipset përvojë për një gjykim të drejtë. Në parim, saia e duhur e ajërpërçueshmërisë varet në strukturën tuaj personale trupore, metabolizmin si dhe në nivelin tuaj të veprimit gjatë ngjitjes. Kujdesi për cohat jo ujë përçuese por ajër dhe avull përçuese Veshjet e jashtme, zhgualli, që janë jo ujëpëshkuese si dhe ajër dhe avull përshkuese - si në rastin me shtresë (mveshje) ashtu edhe në rastin me membranë poroze – varen në komponentë relativisht delikatë me qëllim që të punojnë/japin rezultat. Dhe mos prisni që edhe më i shtrenjti cyc (kapuç) shiu të ketë jetëgjatësi nëse ju e keqpërdorni atë. Së pari, zgjyra dhe djersa mundet të zënë të ndotin/mbushin poret duke ulur aftësinë ajër e avuj përçuese. Të mbajturit e mveshjes/membranës të pastër ndihmon që materiali të funksjonojë në aftësitë e tij. Ka larës të cilët mundet të dëmtojnë mveshjen/membranën. Kjo kërkon që të lexoni etiketat e robës dhe të ndiqni sygjerimet për larje e tharje të saj. Nuk ja vlen që të lani parkën (xhakovento me cyc) tuaj pas çdo ngjitje. Mbas çdo larje shtresa e cila siguron jo ujëpërçimin por lejon ajër e avull përçimin do të dëmtohet dhe gradualisht veshja tuaj do e depërtojë gjithnjë e më shumë shiun dhe do të humbasë cilësitë për të cilat ju e patët blerë. Pas kësaj vetëm spërkatës të përshtarëshëm mundet të rigjallërojnë (jo njëqind përqind) cilësinë e robës tuaj. Mbushjet veçuese. Puplat, ndonëse janë material natyral, janë ende më i ngrohti veçues i mundëshëm. Janë njëherësh materiali më i ngjeshëshëm, e kështu malli paketohet i vogël por e rimer shpejt plotësinë, dhe njëherësh ngrohtësinë e tij kur çlirohet nga shtypja. Këto kualitete e bëjnë puplën një mbushës të shkëlqyer për xhaketat e përdorëshme për mot të ftohtë si dhe për thasët e fjetjes. Për fat të keq puplat i humbasin të gjitha cilësitë e mira kur lagen/njomen dhe është e pamundur që të thahen në konditat e ngjitjeve në mal. Kjo bën që ato të mos zgjidhen për ngjitje në zona me klimë të lagësht. Veçuesit sintetikë nuk i humbasin cilësitë kur lagen, sikundër ndodh me puplat. Për pasojë ato sigurojnë veçim më të mirë në mot me lagështi. Ndonëse nuk janë po aq të ngrohtë për peshën që kanë sikundër janë puplat, si dhe janë më pak ngjeshëse, ata janë më të lira dhe më të lehta për tu pastruar. Përsëri, emrat e markave për këto mbushje mundet të jenë çoroditëse, andaj lexoni etiketat për orjentim të duhur. Duke përmbledhur themi se të pajisur me njohuri lidhur me karakteristikat e cohave si dhe strategjinë e shtresëzimeve, ju mundet të bëni bashkë sistemin tuaj të veshjes për në mal. Fjalitë e maposhtëme u japin shembuj tipikë se si artikuj të ndryshëm mundet të bëhen bashkë apo kombinohen në një sistem të plotë veshje dhe si të përshtaten që të funksjonojnë mirë në një spektër të gjërë të konditave të motit. Artikujt e zgjedhur do të ndryshojnë në mënyrë të dukëshme nga ngjitësi tek ngjitësi. Qëllimi përfundimtar në dhënien e këtyre njohurive është që alpinisti të fitojë njohuri që ta bëjë sistemin e veshjes gjithëpërfshirëse dhe që i përgjigjet çdo rasti. Më tej jepen disa udhëzime të veçanta për sejcilën shtresë të veshjes. Shtresa e dejtpërdrejtë me lëkurën. Mbrojtja nga të ftohtit fillon me veshjet e brendëshme të gjata. Cohat me thithshmëri sikundër polypropylene dhe polyester janë më të mirat për këtë qëllim. Veshjet e brendëshme në ngjyrë jo të çelët u mbajnë më ngrohtë si dhe thahen më shpejt nën dritën e diellit. Ngjyrat


e çelta, meqë thithin më pak nxehtësi nga dielli, janë më të përshtatëshme në ditët e nxehta dhe veshjet e gjata mundet të përdoren nëse ju duhet të tregoni kujdes ndaj djegjes nga dielli ose pickimi i insekteve. Thurrjet polyester të përzjera me Spandex si rregull përdoren në vend të veshjeve të gjata të bëra vetëm me polyester për kacavarjet shkëmbore ngase epja e tyre bën të mundur që të mos pengohen lëvizjet e alpinistit. Porse thithëshmëria e tyre (lagështirë, djersë) i bën të jenë një zgjedhje jo e mirë kur udhëtojmë në kohë rebeshi ose kur përdoren në rastin e një djersitje të madhe. Bluzat-T dhe pantallonat e shkurtëra. Ndonëse bluzat-T, pantallonat e shkurtëra, veshja e brendëshme dhe gjimbajtëset sportive nuk konsiderohen “shtresa” në veshje, ato duhet të zgjidhen të tilla që të përmbushin kryesisht të njejtin funksion sikundër veshjet e brendëshme të gjata. Me fjalë të tjera, ato duhet të lejojnë djersën të dalë jashtë. Për mot të nxehtë, përthithja e djersës është e domosdoshme, kështu që një bluzë T ose një bluzë pa mëngë do jetë e mjaftueshme. Porse për klimë më të ftohtë malore, pambuku është i pamjaftueshëm si veshje. Në një ditë me erë dhe disi të ftohtë, tek marshoni ju mundet të djersitni e të ndjeni bluzën të lagur dhe më pas të ndjeni mornica në trup kur të pushoni. Në këto situata bluzat me fije sintetike janë më të përshtatëshme se bluzat prej pambuku. Bluzat-T duhet të jenë me ngjyra të çelta për të siguruar freski dhe të lirshme për të siguruar ventilim të mirë. Përsa u takon pantallonave të shkurtëra ose mbathjeve të shkurtëra (sportive), ventilimi dhe rezistenca ndaj gërryerjes janë kërkesat bazë. Një palë të shkurtëra të lirshme prej nylonit, me një astar po prej nyloni tip rrjetë, si rregull janë të përshtatëshme. Të shkurtërat prej pambuku nuk para vishen nga ngjitësit mbasi ato shkaktojnë fërkim të pakëndëshëm kur ngopen me djersë. Një kombinim popullor në veshje sot në një kohë as të ngrohtë e as të ftohtë është një veshje e brendëshme polyester me një palë të shkurtëra mbi to. Shtresat veçuse. Në kohë të ftohtë, ngjitësi ka nevojë të ketë disa shtresa veçuse si për trungun dhe për shalët. Shtresat veçuse në pjesën e sipërme të trupit mundet të jenë veshje të brendëshme të gjata e të rënda, bluza leshi, triko ose xhaketa pushore sintetike. Për shalët, zgjidhni veshje të brendëshme të gjata ose pantallona të leshta ose të pushta. Ka shumë zgjedhje; objektivi kryesor është të mbeturit ngrohtë kur jeni të lagur. Bluzat dhe trikot duhet të jenë të gjata në trungun e trupit që kështu të përfshinë a mbulojnë përmjetin. Zbrazdësitë (përpiquni t’i eliminoni) midis pantallonave dhe shtresave të pjesës së sipërme të trupit lejojnë mjaft nxehtësi të vlefshme trupore që të largohet. Veshjet e brendëshme me jakë golf si dhe trikot munden gjithashtu të sigurojë përfitim të ndjeshëm në ngrohtësi. Pantallonat veçuse duhet të jenë të lirëshme ose të epëshme për liri veprimi dhe të bëra nga një cohë e ngjashme me leshin me një përpunim për qëndrueshmëri ndaj erës dhe gërryerjes. Leshi dhe përzjerjet lesh-polyester punojnë mirë. Pantallonat me push janë më të lehta por nuk janë aq të sigurta nga gërryerjet ose rezistente kundrejt erës sikundër leshi. Kërkoni pantallona me të pasmet/ndenjurat dhe gjunjët të përforcuara si dhe me zinxhirë të gjatë të cilat e lejojnë alpinistin t’i veshë ato ndërkohë që i ka veshur këpucët. Disa ngjitës pëlqejnë kilota të gjata deri tek gjunjët në vend të pantallonave të gjata për liri lëvizje dhe ventilim më të mirë dhe për të shmangur qulljen e pjesës së poshtëme (këmbëve të pantallonave) nga kontakti me borën dhe vesën. Porse dihet që kilotat nuk janë zgjedhja më e mirë për një mot të ftohtë. Shtresa zhguall. Zhgualli (shtresa e veshjes në takim me ajrin) ideal është jo veçues, kundra erës (nuk e përçon erën), tërësisht kundër ujit dhe tërësisht frymëmarrës (përçues i ajrit dhe avujve). Nuk ka asnjë lloj materiali a malli i cili të arrijë njëherësh të gjitha këto cilësi, porse ka strategji të ndryshme të cilat japin afrime të mira. Njëra strategji është të paturit e një shtrese zhguall shumë funksionale të tillë si pantallona e xhakovento me cyc (kapuç) Gore-Tex kundra shiut, ose veshje (komlpet) shiu me një mveshje kundra ujit por frymëmarëse. Nëse kjo shtresë e vetme zhgualli do të sigurojë frymëmarje të mjaftueshme për trupin tuaj (gjë që varet nga masa që ju djersini si dhe masa e të qënit aktiv), kjo do ishte gjëja më e mirë.


Një strategji alternative është që të keshë dy shtresa zhgualli: një frymëmarëse por kundra erës plus një jo frymëmarëse por kundra shiut. Me këtë strategji, kompleti i erës vishet kur fryn dhe ka shi të lehtë; veshja/roba e shiut vishet kur ka shi të madh. Kjo strategji e dy zhgualleve mundet të jetë më e lirë dhe kompleti i erës mundëson ventilim më të mirë në kushte të motit të thatë. Porse shtresa jo frymëmarëse do të jetë më shumë jo e përshtatëshme krahasuar me kompletin kundra shiut por frymëmarës dhe shtrea e tepërt e zhguallit do jetë peshë e tepërt në barën tuaj. L 3 il 1a dhe 1b Parka dhe Anorak Xhakoventot me cyc janë në stile të ndryshme. Ato standarde (parka) janë me zinxhir në pjesën e përparme në të gjithë gjatësinë e saj si dhe me cilësi ventilimi. Ato me zinxhir vetëm në pjesën e gjoksit (anorak) nuk sigurojnë përshtatshmëri në trup sikundër të parat, porse për mjaft alpinistë janë më të besueshme në përdorim kur vjen puna në dëmtimin e zinxhirit. Tek zgjidhni një parkë ose një anorak kini parasysh: - Të jetë e bollëshme, n’atë masë që kur ju shtoni shtresa të brendëshme të mos u shtrëngojë, por të jetë e lirëshme e të mos u pengojë në lëvizjet. - Të ketë një cyc (cyc) me strehë, një jakë të zgjatur, një kordon të mirë i cili të mos lejojë ujin/shiun të rrjedhë në faqen ose qafën tuaj. Cyci duhet të jetë aq i madh sa të pranojë brënda tij kapelen ose helmetën tuaj dhe të mos u dëmtojë shikimin kur vështroni anash. - Hapje përshtatëse nga përpara, tek përmjeti, nën krahë (sqetulla), anash dhe kapakë që t’u lejojnë t’i hapni për ventilim apo për t’i mbyllur e bllokuar ajrin që është në trupin tuaj. - Zinxhirë me dhëmbë të mëdhej e të qëndrueshëm me pala mbrojtëse të mira që ta mbajnë zinxhirin të thatë. - Zinxhir të përparëm të dyfishtë i cili u lejon ta zbërtheni nga lart e nga poshtë. Kjo do jetë e vleshme kur ju vishni një kofshore për kacavarje ose për sigurim. - Pesh (tegel) të mbrojtur (të mos depërtojë shiu nëpër to). - Shtjeth (xhepa) lehtësisht të përdorshëm me duart në doreza si dhe ngarkesë në shpinë. Ato duhet të kenë kapakë të mirë për të mos e lejuar shiun të depërtojë në to. - Të jetë e gjatë deri tej vitheve si dhe të ketë gjalmë tërheqëse në përmjet e në fund për përshtatje të nevojshme. - Mangët të mbulojnë kyçin e dorës. Mbërthecka, elastike ose me rrodhe, të cilat duhet të mbajnë mangët tek kyçi i dorës. Pantallonat e shiut duhet të jenë me zinxhir të gjatë. Frymëmarja për to nuk është aq e rëndësishme për shalët sesa për trungun. Ju mundet të gjeni një palë pantallone shiu jo frymëmarëse që të jenë të përshtatëshme edhe në rastin kur një parka e ngjashme me to nuk është e tillë. Nëse ndodh kjo, ja vlen të shkoni sipas më të lirës: pantallona shiu jo frymëmarëse ngase ato tentojnë të bëhen shpejt të papërdorëshme nga udhëtimi përmes shtigjesh me degë a shkurre në pyll apo nga rrëshqitjet në akull. Ka alpinistë që përdorin pantallona bib (të larta deri afër gjoksit dhe me tiranta) kundra ujit dhe frymëmarëse. Bibet me raste punohen me mbushje izoluese dhe janë të mira në ekspeditat në mot të ftohtë, në ngjitjet në akull dhe skijimin malor. Janë ndjeshëm më të ngrohta nga pantallonat e shiut ngase ato mbulojnë një pjesë të mirë të trungut dhe nuk e lejojnë borën të shkrijë rreth përmjetit. Këto nuk ja vlen të përdoren në kohën e verës. Veshjet për kokën. Pa kapele koka tuaj vepron si një radiator dhe mundet të llogatiret për më shumë se gjysmën e humbjes së ngrohtësisë/nxehtësisë së trupit. Kur keni ftohtë dhe nuk e keni veshur kokoren, mos nguroni ta vishni atë sepse do mundësoni më shumë sasi gjaku që të qarkullojë në këmbët, gishtërinjtë dhe krahët tuaja. Alpinistët si rregull përdorin kapele të ndryshme. Kapelet e ngrohta janë prej leshi, polypropylene, ose push poliesteri. Balaklavat (kapele që le zbuluar vetëm fytyrën dhe mbulon qafën duke u zgjatur deri


nën qafë e mbi gjoks) janë veçuese të gjithanëshme ngase ato mundet të mbulojnë mjaft dhe/ose mundet të palosen duke mbuluar vetëm pjesën e sipërme të kokës. Vlen të keshë një kapele shiu mbasi ajo është më ventiluese se sa kur përdoret cyci i xhakoventos. Ka kapele shiu të cilat kanë cilësi të jenë kundër ujit por që kanë frymëmarje. Kapelet e pambukta për mbrojtje nga dielli e me strehë që mbulojnë qafën dhe veshët janë të përhapura ndër ngjitësit e akullnajave (si dhe ata që ngjiten në lartësi të mëdha). Një kapele sportive e kombinuar me një shami e zëvendëson të parën. Patja e disa kapeleve justifikon nevojat që dalin në ngjitjen që ndërmerrni dhe temperaturat e ajrit. Eshtë mençuri të kesh një kapele të hollë për ta veshur nën helmetë. Që të mos e humbni kapelën atëherë kur u duhet, sipas llojit të saj, i shtoni lidhëse për ta fiksuar nën mjekër. Dorezat dhe dorashet. Gjishtërinjtë janë pjesa më delikate e trupit në mot të ftohtë. Kodi ynë gjenetik është i tillë që në këto raste e përshtat punën e sistemit të qarkullimit të gjakut që të kujdeset shumë pak për të furnizuar me gjak gishtërinjtë në kuriz të favorizimit të pjesëve të tjera të trupit që janë më jetike. Andaj sikundër duhet të tregojmë kujdes të veçantë për kamçe, edhe më shumë kujdes duhet të tregojmë për të siguaruar gishtërinjtë e duarve nga të ftohtit n’atë mënyrë që ato të ruajnë sa më tepër aftësitë e tyre për të punuar. Jo në pak raste alpinistët me gishtërinj të mardhur kanë vështirësi të punojnë zinxhirin apo lidhset, të ngrehin tendën, etj. Në zgjedhjen e dorezave duhet bërë kompromis midis shkathtësisë së gishtërinjve e ngrohtëisë së tyre. Si rregull sa më të mëdha të jenë ato, aq më të ngathët do jenë në punë gishtërinjtë nën to, por do jenë më ngrohtë. Sa më teknike të jetë ngjitja, aq më i madh duhet të jetë kompromisi i alpinistit me llojin e dorezave që vesh për të patur gishtërinj punues. Kur përdorim më shumë se një palë doreza, si rregull dorezat e para janë me pesë gishtërinj kurse të dytat ja vlen të jenë dorashe (dorezë ku katër gishta futen bashkë në një mill dhe gishti thumbues futet më vehte). Dorashet janë më të ngrohta se dorezat e zakonta ngase ato mundësojnë që gishtërinjtë duke qënë bashkë të shkëmbejnë ngrohtësi. Sikundër edhe me artikujt e tjerë, dorezat ose dorashet duhet të sigurojnë ngrohtësi edhe kur janë të lagura. Për temperatura tejet të ulta përdoren edhe mbidorashe të cilat bëhen zhgualli i duarve. Pjesa e kurizit të dorës për to duhet të jetë me material kundër ujit por frymëmarëse. Pjesa e pëllëmbës duhet të jetë kundër ujit por nuk është e nevojshme që të jetë frymëmarëse. Një veshje e ashpër në pjesën e pëllëmbës është e vlefshme që të jetë/të përdoret për të siguruar mbërthim të mirë të pajimeve si kazma alpine, etj. Pjesa e dorëzës së mbidorashes duhet të jetë e tillë që të mbulojë mangën e xhakoventës për 69 cm dhe mbërthesa prej llastilku ose rrodheje duhet të mbërthejnë dorashen mbi dhe përreth parakrahut tuaj. Mos harroni se sikundër edhe me kapelet të kapni veshjet e duarve me gjalma. Mos nguroni që në ngjitje të merni kamçe e doreza rezervë, qoftë edhe sikur të mos i përdorni ato. Të paturit e një palë doreza-ve pa pjesën e gishtërinjëve e kombinuar me mbidorashe, shpesh është e dobishme që të përdoren kur jeni në kamp për kryerjen e punëve të shumta që keni atje. Ato me raste janë të vlefshme edhe kur i ngjitemi shkëmbit në kondita të temperaturave të ulta. Dorezat e lëkurës janë të mira në rastet kur përdorim litarin për ngjitje a zbritje mbasi mbërthimi i litarit me to është i mirë, porse ato lagen shpejt e thahen me vështirësi. Ato nuk të mbajnë ngrohtë. Parasyshje për veshjen. Sot llojshmëria e artikujve që reklamohen për daljet në natyrë është maramendëse. Sigurisht shumë më marramëndëse se sa përçohen tek ky leksion! Nëse jeni në fillimet e veprimtarieve në natyrë, filloni me marrjen e veshjeve për të krijuar sa më shumë shtresa që tu mbajnë ngrohtë dhe thatë. E thjeshtoni ngarkesën tuaj sapo të fitoni përvojë e siguri por që edhe keni formuar bindjen se do të mbijetoni me ato që merrni. Kur blini veshjet, pyesni dhe lexoni etiketat që të merrni vendim të drejtë. I vlerësoni mallrat për funksionalitetin e tyre: a do tu vlejnë nëse lagen? A do u mbajnë ngrohtë? Veç çmimit shikoni edhe për fortësinë e tyre, për gjithanëshmërinë e përdorimit dhe besueshmërinë.


Tek veshja do keni parasysh të minimizoni peshën që merni, por jo duke kompromentuar sigurinë. Të marësh një palë ndëresa më shumë domethënë të shtosh aq peshë sa të sigurosh komfort. Dhe kjo ja vlen kur je ngrohtë e thatë në mal larg shumë komoditeteve të tjera që të siguron jeta në botën me infrastrukturë. Dhe mos haroni: para se të niseni për në natyrë a në mal kontrolloni parashikimin e motit. Kjo do u ndihmojë shumë në përgatitjen e veshjes që do të mbartni. Këpucët. Historikisht thuajse gjithë këpucët alpine janë bërë prej lëkure. Vonë u shfaqën materiale të reja të cilat ofruan mundësi të tjera “lëkurësh”. Këpucët klasike prej lëkure tashmë janë kombinuar me këpucët plastike si dhe me këpucë me peshë të lehtë duke përdorur panela cohash. Por përsëri lëkura është ende zgjedhja e parë për ngjitjet malore. Faktori kryesor për respektin e pa ndërprerë të alpinistëve për këpucët prej lëkure është gjithanëshmëria e tyre. Një këpucë për nevoja të gjithanëshme në ngjitje duhet të plotësojë cilësitë që t’i qëndrojë gërryerjes së gurëve, e fortë dhe solide në hapjen e gjurmës (qukës) në borën e ngrirë dhe të mbetet komforte në shtigjet e ngjitjes. Brënda një dite të ngjitjes këpucët duhet të luftojnë/konkurojnë me baltën, ujin, zhavorin, shkurret, rëpirat me gurë, borë të ngrirë dhe pjerrësi shkëmbore. Lëkura punon mirë në të gjitha këto raste dhe është mjaft e qëndrueshme. L3 il 2 Këpuca alpine Këpuca klasike për ngjitje ka këto cilësi: - Qafa për mbrojtjen e kyçeve. - Shoje Vibram për kundër fërkimit në vegjetacion, borë e baltë. - Shollë të fortë - Sa më pak péshe (vrima tegeli). - Një gjuhë me fortesë, ose të fryer, për të penguar depërtimin e ujit në këpucë. - Rrethoja gome për të mbyllur a ‘dyllosur’ lëkurën e sipërme nga sholli për të ndihmuar kështu në mos depërtimin e lagështirës. - Maja e thembra të ngritura me lëkura të dy a trefishta për të ndihmuar lëvizjen pa ngritur këmbën nga trualli. - Maja të përforcuara (nga brënda) e të forta për të mbrojtur këmbën, për të ulur shtrëngimin e shkaktuar nga ripat shtrëngues të kthetrave dhe për të ndihmuar goditjet në hapjen e gjurmës në borë të ngrirë. - Përforcues të brendëshëm në themra për të rritur qëndrueshmërinë e këmbës dhe për të ndihmuar zhytjen në ecjet teposhtë shpateve me borë. - Qafa që hapen lehtë edhe në mot të lagët a me ngricë që kështu të futet këmba lehtësisht në këpucë. Këpucët e kohës. Përparësitë në teknoligjinë e këpucëve kanë çuar në prodhim këpucësh të cilat përmbajnë panela cohash të cilat pjesërisht e zëvëndësojnë lëkurën. Nganjëherë të quajtura si “këpucë të lehta” këpucët me lëkurë e coha sigurojnë një numur përparësishë krahasuar me këpucët vetëm me lëkurë. I rrjeshtojmë: - Peshë më e vogël. - Komfort i përmirsuar dhe kolaudim më i shkurtër (shorter break-in time). - Thahen më shpejt - Janë me çmim më të lirë Megjithate këpucët me lëkurë e cohë kanë një disavantash të dukshëm krahasuar me ato prej lëkure: - Më pak të qëndrueshme në terrene të vështira. - Më të përshkueshme nga uji. - Më të dobëta.


-

Më të dobëta në hapjen e gjurmës (qukës) në borë të ngrirë dhe jo komforte tek vishen me kthetra. Nëse blini këpucë me lëkurë e cohë për kacavarje kujdesuni që qafat e tyre të jenë aq të larta sa tu sigurojnë kyçet dhe të jenë të papërkulëshme që të mbajnë si duhet kyçet. Njëherësh pjesët më të shfaqura të këpucës ndaj gërryerjes të kenë mbrojtje të dyfishtë. Ka këpucë me lëkurë e cohë të cilat kanë brezí (astare) Gore-Tex gjë që ndihmon të keni këmbën më të thatë në raste shiu. Përdorimi i Gore-Tex nuk është mrekullia për këpucët. Dhe mos harroni: nëse uji i hyn këpucës sipër manshetës së qafës këmba do u laget. Siguroni sa ma mirë këtë pjesë të këpucës. Këpucët plastike Këpucët plastike konsistojnë nga një pjesë e fortë plastike në pjesën e jashtme dhe pjesën e brendëshme veçuese të këpucës. Ato fillimish u prodhuan për ekspeditat që shkojnë në vende me mot të ftohtë dhe për kalimet në akull, por kanë gjetur një treg të madh midis alpinistëve të cilët janë të interesuar për veshjet në itenerarët me borë. Zhgualli plastik i këpucës është shumë i fortë dhe kjo i bën këto këpucë të veçanta për tu ngjitur dhe ecur në akuj. Ky lloj zhgualli i bën ato komforte edhe kur në to vihen kthetrat ngase mundësojnë që rripat e kthetrave të lidhen fort pa shtrënguar këmbët dhe për rrjedhojë pa penguar qarkullimin e gjakut. Duke qenë kundra ujit këpucët plastike janë të mrekullueshme në ecjet e lodhëshme nëpër borë. Pjesa e brendëshme e këpucës mbetet e thatë dhe e mban këmbën ngrohtë. Në kamp alpinisti mundet ta heqë pjesën e brendëshme të këpucës që të thahet nga avujt që mundet të ketë si dhe për ajrosje. Për fat të keq, këto këpucë duke qenë shumë të mira për borë e akull (fortësia, qënia kundra ujit, ngrohtësia) i bën ato jo të mira për itenerarë të tjerë. Përmbledhje. Dyqanet/shitoret e paisjeve për daljet në natyrë kanë një gamë të gjërë këpucësh. Masa e papërkulshmërisë së këpucës – që kontrollohet nga përzgjedhja e materialit për pjesën e sipërme (kurrizi i këmbës), sholla ndërmjetëse dhe pjesa e ngushtë e këpucës – janë karakteristikat përparësore të cilat dallojnë kualitetet e ndryshme. Zgjedhja për këpucën më të mirë varet nga fakti se përse do të përdoret ajo dhe, në masë të konsiderueshme, do jetë një kompromis midis komfortit dhe cilësive teknike. Për itenerarë të thjeshtë bore a shkëmbi këpucët me fortësi mesatare sigurojnë mbështetje të mjaftueshme ndërkohë që duhet të jenë elastike dhe komforte në masë të mjaftueshme. Si këpucët prej lëkure ashtu edhe ato me kombinim lëkurë dhe cohë janë të mira për këto raste nëse sholli është i fortë më masën e duhur. Për kacavarjet shkëmbore ku kërkohet teknikë e lartë, këpucët me lëkurë e cohë nuk janë ato që duhet të përdoren. Nuk ka shumë zgjedhje për këto lloj kacavarjesh dhe duhet të sakrifikoni ca nga komforti që të arrini kapacitetet tuaja teknike ngase në këto raste më të mirat janë këpucët e forta të lëkurës. Shollat e forta e bëjnë ecjen/lëvizjen disi jo të këndëshme porse ato në masë të konsiderueshme thjeshtojnë lodhjen e shalëve kur qëndroni në të dala të vockala shkëmbore (lëpiza). Sa më i vështirë të jetë shkëmbi, aq më të forta duhet t’i kërkoni këpucët. Shikoni për shoje të forta të cilat u mundësojnë të qëndroni në dalje të imta shkëmbore: shojet e forta janë një kërkesë minimale për ngjitjet më të vështira. Për udhëtimin në borë të ngrirë, si në rastet kur hapim vend/gjurmë me goditjen e këpucës ashtu edhe kur përdorim kthetrat, këpucët me lëkurë e cohë janë mjaft të epëshme. Fortësia e duhur dhe siguria me kthetrat kërkojnë vetëm këpucë lëkure, por edhe këpucët plastike ja vlen që të konsiderohen. Kacavarjet/ngjitjet në terrenet me akull kërkojnë këpucë me efektishmëri të lartë dhe shuajt e fortë janë një kërkesë minimale. Në këtë rast këpucët plastike janë më të mirat dhe ato me lëkurë tejet të fortë duhet t’i konsideroni si një mundësi për të vendosur. Nëse shikoni për lëkurë apo kombinim lëkurë cohë, apo këpucë plastike, të ardhurit puthitazi ka rëndësi. Provoni gjithshka që gjeni për të marrë atë që është më e mira për këmbën tuaj me ato, ose me aq, kamçe që do t’i përdorni. Në këpucët që u vijnë puthitazi, themrat duhet të ndjehen të ankoruara mirë në vendin e tyre ndërkohë që gishtërinjtë duhet të kenë mjaft hapësirë për të lëvizur pa u ndeshur me majën e këpucës kur


ecni. Gjeni një vend të pjerrët e qëndroni aty për të kuptuar nëse majat e gishtave do e takojnë majën e këpucës (nuk duhet ta takojnë). Kujtoni se këpucët që u vijnë të puthitura pengojnë qarkullimin e gjakut gjë që u shkakton ftohje të këmbës dhe mundësi morthi ose prekshmëri (mundësi) ndaj ngrirjes. Këpucët e ngushta si dhe ato të lirat mundet tu shkaktojnë flluska. Kur jeni në mëdyshje për një palë këpucë që u vijnë paksa të ngushta dhe palës tjetër që u vjen paksa e lirë, zgjidhni të dytat. Kjo sepse mundet të përdorni kamçe më të trasha dhe se me kalimin e kohës këpucët ngrihen në majë e kjo tërthorazi domethënë se zvoglohen paksa. Këpucët plastike duhet tu vijnë puthitazi meqë ato nuk epen: lëkura apo materialet e tjera me të cilat bëhen këpucët kanë sado pak elasticitet. Kujdesi për këpucët. Me kujdesin e duhur një palë këpucë të mira mundet të përdoren për shumë vite. Për t’i siguruar nga myku i lani mbas përdorimit si nga mbrënda e nga jashtë. Mbasi i lani i mbushni me letër ose kallëp me vrima dhe i thani në ambjent të ngrohtë (jo të nxehtë) e të ventiluar dhe jo nën rrezet e diellit (nxehtësia dëmton lëkurën, brezítë (astaret) dhe ngjitëset e shuajve). Tharja e ngutur mundëson që këpucët të shbëhen në rastin më të parë të ripërdorimit. Gjatë një ekskursioni uji mundet të futet në këpucë nëpërmjet pésheve (tegelave) ose pjesës së sipërme (pjesa e llapës) së këpucës. Agjentë kundër ujit duhet të përdoren hera herës për të mbajtur gjithnjë në minimum mundësinë e depërtimit të ujit. Në vartësi nga lloji i materialit me të cilin janë bërë këlpucët ju duhet të përdorni agjentët e duhur kundër ujit. Lexoni udhëzimet për këtë çështje tek blini agjentët kundër ujit ose këpucët. Përpara përdorimit të agjentëve kundër ujit sigurohuni se këpucët janë të pastruara dhe të thata dhe pa lloje dylli në to. Pastrimi i sipërfaqes së këpucëve me sapunra të përshtatshëm është i domosdoshem para përdorimit të agjentëve kundra ujit. Udhëzimet në mbajtësen e agjentit kundër ujit janë burimet e informimit. Në rastin e këpucëve plastike, mbas marshimit hiqni pjesën e brendëshme të këpucës për ajrosje e tharje si dhe i shkundni pas e para përdorimit për tu siguruar që nuk keni mbrënda tyre materiale të huaja. Sigurimi i këmbëve me veshje. Ka raste që alpinistët marin me vehte më shumë se një lloj këpuce në një ngjitje, si: këpucë marshimi, këpucë për kacavarje, këpucë për tu përdorur në kamp. Nëse keni mundësi për më shumë se një palë këpucë dhe pesha nuk është problem, keni parasysh sa ma poshtë: - Këpucë të lehta marshimi janë komode dhe nuk shkaktojnë flluska. Ato nuk u lodhin shalët a këmbët. - Këpucë vrapimi, këpucë tenisi, sandale, kamçe neoprene ose booties, për komfort në kamp dhe për tu dhënë këpucëve më të përdorëshme rast që të thahen. Këto mundet të përdoren edhe në rastet kur na duhet të kalojmë përrenj. - Kamçe me push për komoditet në fjetje. - Këpucë të veçanta për kacavarje shkëmbore. Kamçet. Kamçet (çorapet) shërbejnë si një shtresë veçuese midis këmbës e këpucës dhe ulin fërkimin midis tyre. Kamçet e bëra me lesh ose material sintetik mundet t’i kryejnë ato funksione; ato prej pambuku nuk munden. Kamçet e pambukta ngopen me lagështi, ngjiten mbas këmbës, zbutin lëkurën dhe mundësojnë krijimin e flluskave. Kamçet duhet të thithin djersën. Meqë pjesa e sipërme e këpucës nuk ka aftësi frymëmarje, djersitja e krijuar nga këmba grumbullohet e shtohet deri sa të vij koha që të hiqni këpucët. Kamçet e punuara me materiale sintetike (përfshirë polyester, nylon, dhe acrylic) thahen ma shpejt se leshi. Sot alpinistët pëlqejnë të veshin dy palë kamçe: drejtpërsëdrejti me lëkurën veshin një palë prej poliester, të holla e të buta. Këto e përçojnë mirë djersën dhe e mbajnë këmbën thuajse të thatë gjatë lëvizjes. Kamçja e sipërme është më e trashë dhe më e ashpër që të absorbojë djersën që vjen nga kamçja e brendëshme dhe të mbrojë këmbën nga brezia (astari) ose pjesa e brendëshme e këpucës. Ngjitësit, në vartësi nga itenerarët që ndërmarin, veshin një a më shumë palë kamçe: kacavarsit një palë, ata të itenerarëve në akull e borë të paktën dy palë. Në kushtet e motit të ftohtë ka rëndësi që të


vishen aq palë kamçe sa gishtërinjtë të kenë mundësi lëvizje. Kjo mundëson qarkullimin e gjakut dhe mbajtjen e këmbës ngrohtë. Nëse keni flluska në këmbët tuaja, para se të vishni kamçet i fashoni ato me fasha, coha ose materiale të tjera të përshtatëshme për mbrojtje. Përdorimi i pudrës për të parandaluar flluskat është një mundësi tjetër. Kamçet kundra ujit dhe frymëmarëse Gore-Tex mundet të përmirësojnë komfortin në kushtet e motit tejet të lagët. Ato duhet të vishen mbi një palë kamçe të buta. Kërcirjet. Gjatë daljes në natyrë, sado të kujdesur që të jeni, nga pjesa e sipërme e këpucës futet borë, shi, vesë apo materiale të tjera të ngurta. Që të eliminohet kjo ka vetëm një mundësi: përdorimi i kërcirjeve. Kërcirjet janë të shkurtëra (deri 15 cm), të gjata deri nën gju si dhe super të gjata (deri mbi gju). Ka rëndësi që pjesa e kërcirjes që qëndron mbi këpucë të jetë sa më e fortë dhe e mveshur me material kundër ujit. Kërcirjet më të mira kanë edhe një shtresë të brendëshme kundra ujit. Pjesa e sipërme e tyre duhet të jetë frymëmarëse në mënyrë që të çlirojë avujt që krijohen. Kërcirjet mbyllen me zinxhir (duhet të jetë me dhëmbë të sigurtë) ose rrodhe. Mbi të duhet të ketë një palë mbrojtëse. Një rrip shtrëngues (tizgë) në krye të tyre e mban kërcirjen që të mos bjerë poshtë. Një mbërtheskë e kërcirjeve rreh qafës së këpucës mundëson që ato të mos dëmtohen nga kapja e çjerrja prej “gjëmbave” të kthetrave gjatë ecjes. L 3 il 3 kërcirjet Kërcirjet ka rëndësi të mbërthehen e lidhen mirë mbi këpucë dhe nga poshtë këpucës gjithnjë për të siguruar mos futjen e borës. Rancat. Alpinisti si rregull duhet të ketë dy ranca (çanta shpine): një të vogël për të mbartur gjëra të nevojshme gjatë ngjitjes në rastet kur ai le kampin, si dhe një të madhe ku mbart çdo gjë të nevojshme për ngritjen e kampit dhe realizimin e synimeve të veprimtarisë në natyrë. Kur kryhen ngjitje në male të larta dhe ngrihen kampe një-pas-një me rritjen e lartësisë së ngjitjes, alpinisti ka nevojë edhe për ranca të llojit thes. Sido që të jetë, çdo ranc duhet të jetë i tillë që pesha që mbartni në të të jetë sa më pranë trupit dhe ta qëndërzojë peshën mbi ijë (legen) dhe mbi shalët. Rancat me kornizë të brendëshme e rancat me kornizë të jashtme. Për alpinistët e skiatorët rancat me kornizë të brendëshme janë më popullore se rancat me kornizë të jashtme. Një kornizë e papërkulshme (shtagët) mbrënda rancit ndihmon në mbajtjen e formës dhe përqafimin e kurrizit, duke u ndihmuar të mbani drejpeshimin teksa lëvizni. Kur ju mbani një ranc me kornizë të brendëshme, pesha mbartet relativisht ulët në trupin tuaj, gjë e cila është një tjetër plus në mbajten e drejtpeshimit, por edhe një mangësi jo shqetësuese ngase pesha nuk mbahet në atë lartësi që të kalojë tërësisht në ijet tuaja. Kjo bën që ca peshë të mbahet nga shpatullat dhe shpina. Natyra e përqafimit të trupit (shpinës) nga ranci me kornizë të brendëshme i bën ato jo të këndëshme a komforte në mot të nxehtë. Volumi i shumicës së rancave me kornizë të brendëshme mundet të përshtatet lehtë nëpërmjet përdorimit të rripave shtrëngues dhe kjo është një përparësi e konsiderueshme në ngjitjet. Një ranc i dimensioneve të plota mundet të përdoret për të shkuar në vendin e kampimit dhe kur të hiqen prej saj tenda e thesi i fjetjes ai mundet të kthehet në një ranc sulmi (për në majë). Një ranc i tillë pa lidhse të jashme dhe i ngushtë e bën të mundëshme që të merret në kohë të vështirë, ose të ngrihet/tërhiqet nëpër pjerrësi shkëmbore. Rancat me kornizë të jashme kanë qenë fillimisht të përdorëshme ngase ato e mbajnë ngarkesën më lart dhe e kalojnë atë më shumë se ato me kornizë të brendëshme në ijet. Porse për një sërë mangësishë ato sot nuk parapëlqehen nga alpinistët apo ngjitësit malorë. L3 il Ranci


Blerja e rancit. Kur blini një ranc (me kornizë të brendëshme) duhet të keni parasysh nxënësinë e tij. Për udhëtime të shkurtëra përdoren ranca që cilët kanë një volum nga 50 në 80 litra e me mundësi mbartje nga 15 deri në 25 kg. Për udhëtimet dimërore duhen ranca me volum 100 litra e në vartësi nga lloji i kohëzgjatjes së udhëtimit larg qendrave të banuara edhe më të mëdhenj. Ajo që ka rëndësi është që ju të bleni një ranc i cili i përshtatet trupit tuaj. Shkalla e përshtatjes së rancit duhet të jetë e pajtueshme me gjatësinë e shpinës tuaj. Ka ranca që përshtaten në një diapazon të gjërë, të tjerët jo. Në fakt rancat personal janë të shumëllojshëm që kështu të sigurojnë një përshtatëshmëri të mirë për këdo, andaj provoni ranca të ndryshëm deri sa të gjeni atë që i përputhet trupit tuaj. Tek e blini, e mbushni atë me artikuj të ndryshëm dhe e vini në shpinë që të siguroheni se keni blerë të duhurin. Mos harroni se të mbartësh ngarkesën për vite të tëra në një ranc të blerë i cili nuk u vjen “për shtat” është një mundim që ju sigurisht e dini! Para se të vini rancin në shpinë i lironi të gjithë rripat dhe pastaj, tek e vendosni në shpinë filloni dhe i shtrëngoni ata. Shikoni vehten në pasqyrë që të siguroheni se korniza shkon sipas harkut të shpinës suaj. Nëse jo, shikoni nëse mbështetëset ose korniza mundet të pëkulen në formën e harkut të shpinës suaj (ka korniza të cilat janë bërë me material që nuk epet, a nuk mer formë tjetër). Rripat e shpatullave duhet të kapen në ranc 5-7 cm nën kreshtën e shpatullës dhe të lënë pak ose aspak hapsirë në shpinën tuaj. Sapo të keni përshtatur rancin në shpinën dhe supet tuaja sipas pëlqimit/komfortit që u duhet, shikoni nëse keni hapsirën e duhur për kokën. A mundet të shikoni lart pa e takuar kokën në kornizë apo në shtjekun (xhepin) e sipërm të rancit? A mundet të shikoni lart nëse jeni me helmetë? Pas kësaj shikoni për mbushjet në çdo pjesë të trupit që u prek ranci me pjesët e tij. Tregoni kujdes të veçantë për mbushjet e rripave të shpatullave dhe atyre të ijeve. Rripat e ijeve duhet të jenë shumë të mirë: mbushjet e tyre duhet tu mbulojnë mirë kockat e ijeve. Që ngarkesa që mbartni të bjerë në ijet, sigurohuni që rripat e ijeve shtrëngohen drejtpërsëdrejti sipër kockave të ijeve, jo rrotull anëve të tyre ose rrotull përmjetit. Më poshtë jepen disa pyetje të cilave duhet të tregoni kujdes e tu përgjigjeni ose t’i konsideroni tek zgjidhni për të blerë një ranc: - Si është punuar sistemi i rripave e mbushjeve? A duket i qëndrueshëm apo i tillë që mundet të dështojë në rastin më të parë? - Sa të forta janë péshet (tegelat) e rancit? - A varet ranci tek zinxhirët për të ruajtur cilësinë? Nëse zinxhirët prishen, a mbetet ranci i përdorshëm? - Sa i volitshëm/thjeshtë është për tu mbushur, për tu përshtatur dhe për të futur pajimet tuaja? - A siguron ranci vende për mbartjen e pajimeve të veçanta si kthetrat, shkopinjt e skive, lopatën, etj? - A ka ranci leqe për ta ngritur si dhe leqe për kazmën e akullit? - A ka shirita shtrëngues për të thjeshtuar volumin e rancit ose për të siguruar ngarkesën nga rëshqitja/shbërja ndërkohë që ngjiteni ose skijoni? - A ka mënyra për të shtuar nxënësinë e rancit për daljet në natyrë me kohë të zgjatur, të tilla si një qafore bore e zgjerueshme me një shtjek të lëvizëshëm të sipërm ose shtjek të ndarë anësor për pajisje? - A ka ranci një rrip gjoksi për të ndihmuar atë nga animi në rreliev të vështirë? - A është ranci i lëmuar/pa rrudha apo do të ngecet/kokolepset gjatë udhëtimeve nëpër pyll a shkurre të dendura? Kujdesi për rancin e vogël. Ranci i vogël ose ranci ditor, si rregull ka një volum 30-40 litra dhe mundëson të barten 10-15 kg. Në treg këto ranca gjinden të llojeve të ndryshme dhe ato me kornizë të dobët e mbushje jo të mira nuk ja vlen të blihen nëse kryeni ngjitje serioze. Për ngitje serioze bleni një ranc i cili ka kornizë të fortë e të mirë dhe rripa (me mbushje të mira) ijesh që janë 5 cm të gjërë tek togzat dhe 10 cm të gjëra në pjesën që u mbulon ijet. Alpinistët nuk duhet të blejnë ranca ditorë të cilët nuk kanë leqe për kazëm, leqe për tu tërhequr dhe mbartëse kthetrash. I konsideroni vetitë/cilësitë e rancit të madh të dhëna më sipër edhe për rancin ditor nëse jeni alpinist.


Këshilla për përgatitjen/mbushjen e rancit. Nga ana strategjike përgatitja e rancit, apo bërja ose mbushja e tij me atikuj në një të llojit me kornizë të brendëshme mundet që në mënyrë dramatike të ndikojë në shpejtësinë e ecjes/lëvizjes tuaj, qëndrueshmërinë tuaj dhe në kënaqësinë e një dalje në natyrë. Në përgjithësi ju do të ndjeheni më së miri nëse e përqëndroni ngarkesën në ijet dhe eliminoni sa të mundeni ngarkimin e shpinës dhe shpatullave. Në ngjitje ngarkesa duhet të mbahet lart dhe sa më pranë shpinës, ngaqë kështu do të mundësohet që ijet të marrin pjesën më të madhe të peshës. Për të zbatuar këtë strategji i ngarkoni artikujt tuaj më të lehtë (thesin e fjetjes, dhe veshjet) në pjesën e poshtëme të rancit; vendosini artikujt me densitetin më të lartë (ujin, ushqimet, litarin, karabinat, plengat) sa më lart, pranë pllakve të shpatullave. Meqë kjo mënyrë të ngarkuari e ngre qendrën tuaj të gravitetit (por u dëmton qëndrueshmërinë dhe drejtpeshimin), e përdorni atë në itenerarë që nuk kanë pjerrësi të madhe. Për itenerarë me pjerrësi të theksuar e ndryshoni strategjinë e bërjes (vendosjes së gjërave) së rancit: i paketoni aritikujt e rëndë paska ma poshtë dhe sigurohuni që ata janë sa më pranë me shpinën tuaj. Kjo do të bëjë që më e shumta e ngarkesës t’i mëshojë shpinës dhe shpatullave (gjë që do u lodhë më shumë) por do të ulë qendrën tuaj të rëndesës dhe do u mundësojë që të mbani më lehtë drejtpeshimin. Njëherësh me vendosjen e duhur të artikujve në ranc duke patur parasysh shpërndarjen e peshës, i organizoni artikujt/pajimet për t’i gjetur shpejt. Artikuj të tillë si doreza, syze dielli, kapele, etj., të cilat do u duhen në momente të caktuar ja vlen të vendosen në shtjekët anësorë ose në krye të rancit. Ca nga artikujt e vegjël e të nevojshëm për tu përdorur gjatë itenerarit mundet të mbahen edhe në shtjekun e xhakoventos e cila kur nuk vishet shpesh mbahet rreth abdomenit dhe e shtrënguar nëpërmjet lidhjes së mangëve. Mendoni një strategji për të mbajtur artikujt e rancit të thata. Fakti që materiali i rancit është kundër ujit nuk u garanton se aty nuk do u futet uji: péshet e rancit, zinxhirët, pjesët e sipërme, etj., mundet të bëhen rrugë të futjes së ujit. Përdorimi i thasëve të hollë plastikë për mbështjelljen e artikujve të tillë si kamçet, thesi i fjetjes, ndresat, etj., ja vlen të mbështillen me qese plastike. Tek e fundit marja e një thesi plastic plehrash/bërlloku si një mbështjellës i sipërm i rancit mundet të jetë një zgjidhje për të mbajtur pajisjet tuaja të mbrojtura nga shiu e lagështira. Pajimet alpinistike Alpinizmi është sporti në të cilin jetesa e sportistit organizohet në mal. Kjo bën që “garderoba” (folëm në pjesën e parë të këtij leksioni), dhe infrastruktura e jetesës mbarten deri në qendrën apo pikën më të ulët (në lartësi) të mundëshme të zonës së veprimtarisë. Të gjithë artikujve të masipërm u shtohen edhe artikujt e llojit si në vijim që mundësojnë një veprimtari të realizuar në përputhje me synimet dhe pa dëmtime fizike dhe shëndetësore. Më poshtë do të nyjëtojmë vlerat dhe cilësitë e artikujve të tjerë që përgjithësisht nuk janë të kategorisë së veshjes. Syzet e diellit janë një domosdoshmëri në reliefin e mbuluar me borë. Në lartësi ato duhet të mbahen gjatë gjithë kohës, edhe në mjegull apo kohë me re, deri në perëndim të diellit. Sa më lart që të ngjitemi aq më i fortë na arrin depërtimi i rrezeve ultraviolet: në lartësinë 3.000 m ai është 50% më shumë se në nivelin e detit. Ekspozimi në lartësi pa syze dielli bën që jo vetëm të verboheni dhe të kaloni të paktën një ditë me dhimbje të forta çpuese në sy, por edhe të mos shikoni për më shumë se një ditë. Kur nuk mbani syze, para se të ndjeni verbimin, gjatë marshimit ka shumë mundësi (varet nga koha e qëndrimit jashtë) që të ndjeni dhimbje koke dhe paaftësi çanësimi (orjentimi). Syzet e zakonshme të djellit në lartësitë e maleve Ballkan pjesërisht e justifikojnë vehten gjatë stinës pa borë, porse në reliefin me borë syzet e vërteta alpine për mbrojtje nga rrezatimi janë të domosdoshme. Një palë syze të mira duhet të kenë filtër gri ose të gjelbër dhe ato të cilat u ndihmojnë edhe në mjegull duhet të kenë filtër të verdhë. Unë gjithnjë kam preferuar këto të fundit. Çdo grup këshillohet të ketë të paktën një palë syze rezervë që në rast se dikujt i thyhen a humbasin të mos bëhet i verbër. Krahas syzeve për mbrojtje nga dielli ja vlen të merrni krem kundër rrezatimit diellor. Është e domosdoshme nëse udhëtoni në relief me borë e akull! Është higjenë e mënçuri ta përdorni kur ngjiteni në


lartësi mbi 1000 m. Krem i mirë janë llojet SPF me numur 15 ose ma shumë. E përdorni 30 minuta para se të dilni në diell mbasi kjo është koha që kremi ka nevojë të fillojë kundërveprimin ndaj rrezatimit diellor. Mbuloni me krem çdo pjesë të trupit e cila është e çfaqur ndaj dritës së diellit, përfshirë gushën, etj. Mos harroni buzët: përdorni mbrojtëse për to duke i lyer hera-herës. Në të kundërt ato shpejt do u mbushen me flluska. Përdorimi i robës është gjithashtu një mbrojtës i mirë nga rrezatimi. Mos nguroni të vishmi bluza me mangë e pantallona të gjata në stinën e verës. Po ashtu një kapele me shtrehë e me një shami nën pjesën e pasme të kokës u mbron fytyrën e zverkun nga rrezatimi diellor. Ushqimi rezervë një ditor duhet të jetë ushqim i gatshëm. Ka mjaft kombinime llojesh ushqimesh që mundet të luajnë rolin e ushqimit rezervë. Puna është që grupi të jetë i vetëdijshëm për ta ruajtur atë deri ditën e fundit të veprimtarisë në natyrë, e pse jo edhe për ta kthyer atë në qytet. Autorit të këtyre rrjeshtave me shokë i ka qëlluar që të presë makinën e kthimit nga alpet e cila erdhi të nesërmen e ditës së marveshjes (dhe për pasojë të mbetet një ditë pa ushqim) dhe për pasojë të ushqehet me lende lisi. Ndriçimi sot është lehtësisht i mundëshëm nëpërmjet përdorimit të elektrikëve të dorës ose të kokës. Elektrikët e kokës janë më të përdorshëm ngase e çojnë dritën aty ku drejtohen sytë dhe njëherësh sigurojnë që të dy duart të jenë të lira. Siguroni një llambushkë rezervë dhe bateri rezervë. Elektrikët që janë kundër ujit/lagështirës mos i kurseni për t’i blerë pavarsisht se kostojnë më shumë. Ato do e justifikojnë çmimin me jetëgjatësinë e tyre dhe me funksionim më të mirë në çdo situatë që të ndodheni. Kutia e ndihmës së shpejtë është domosdoshmëri në arsenalin e pajisjeve për arësye se dalja në natyrë presupozon ecjen në terrene të ndryshme nga ato të jetës sonë të përditëshme dhe shpesh kalimi nëpër to bëhet në kondita të lodhjes, si dhe larg infrastrukturës mjeksore. Nëse shiten kuti të ndihmës së shpejtë për daljet në natyrë mos nguroni ta blini atë. Keni parasysh se në vartësi nga sezoni i daljes në natyrë përmbajtja e kutisë së ndihmës së shpejtë duhet të jetë e ndryshme. Medikamentet! Nëse jeni në kurim e sipër, mos harroni të merrni medikamentet tuaja.Në sezonin e verës mos haroni të merni serumin kundra pickimit helmues nga gjarpëri. Shkrepsja a ndezësi janë mjete të domosdodhme për të ndezur zjarrin apo furnelën. Shkrepset janë prioritare me sigurinë e tyre. Ato duhet të mbahen në një mbajtës të mbyllur mirë për t’i siguruar nga moslagja a mos marrja e lagështirës. Nëse e mbështillni shkrepsen me veçues dhe pas kësaj e dyllosni ose parafinoni, keni bërë punën më të mirë të duhur. Para sigurimit të shkrepses e provoni nëse ndez ashtu sikundër do e dëshironit që të ndizej një shkrepse. Nëse jo, bleni një lloj tjetër. Ndezësit me gaz janë të thjeshtë për t’i manovruar dhe shpesh të sigurtë (nuk të tradhëtojë veçse po u rrodhi gazi). Mos nguroni të merrni edhe ndezës edhe shkrepse, madje çdo anëtar i grupit duhet t’i ketë ato. Çupalinë, ose fillues të zjarrit, janë pisha, “biskota” të ngopura me lëndë djegëse, qiriu, ashklat, etj. Çupalina siguron një flakë më të fortë se një shkrepse apo ndezës dhe është e domosdoshme për të filluar shpejt zjarrin në një dru të lagur a në kushtet e pakëndëshme për të filluar zjarrin me të cilat ndeshesh në mal. Thika është mjaft e përdorëshme në shumë raste. Thika alpine kërkohet të ketë teh të dyfishtë, një kaçavidë, bizë/fëndyell dhe një palë gërshërë. Thika ja vlen të jetë e siguruar me një rrip në brezin tuaj ose me atë pjesë të veshjes që u shkon ju për mbarë. Telefoni celuar ju vlen të lidheni me distanca të largëta për nevoja a të papritura që u nxjerr mali dhe tu bëjë veprimtarinë në natyrë sa më të sigurtë. Radio marëse dhënëse është shumë e vlefshme në rastet e komunikimit me nëngrupet që marrin pjesë në veprimtaritë në natyrë dhe sigurimin e një organizimi sa më të mirë midis grupeve. Në kushtet e ngjitjeve në lartësi, si dhe në rastet kur nuk mundemi të komunikojmë me telefonat celularë, vlera e kësaj ndërlidhje merr rëndësi të veçantë. Mbajtëse uji (pagure, matare, etj). Sot ato janë të llojeve të ndryshme; nga ato tradicionalet e deri tek ato të veshurat për të mos ngrirë, të montuara në ranc dhe me pipë për ta pirë ujin/lëngun me thithje në ecje e sipër.


Kuti për riparime. Në vartësi nga pajimet që merrni u duhet të mendoni (përvojat u ndihmojnë në këtë drejtim) për riparimin e tyre në raste të dëmtimit. Kjo d.m.th. se kutia duhet të përmbajë artikuj rezervë që i përgjigjen të veçantave të veprimtarisë apo të kompletit tuaj të pajimeve. Megjithate nga gjërat më të vlefshme që duhet të ketë kutija për riparime përmendim: - Gjilpëra (2-3) të madhësive të ndryshme dhe penj të fortë. - Gërshërë. - Pinca e darë. - Rripa. - Copa për arnime. - Spango. - Fëndyel (bizë). Mbrojtës nga insektet. Në kohën e ngrohtë dhe në vende të ulta prania e insekteve është mëse normale. Natyra është vendbanimi i tyre dhe ne na duhet të marim masa mbrojtëse për tu shmangur nga pickimet e tyre. Tre janë mënyrat më të njohura për t’ju shmangur bezdisë së insekteve: - Mbulimi i çdo pjese te trupit me veshjen tonë. - Përdorimi i rrjetave të himta për të veçuar trupin tonë nga insektet fluturuese. - Përdorimi i kremrave me erë të pakëndëshme për insektet. Fishkëllyes, ose bilbil, do ishte mjet i nevojshëm për komunikim në distancë relativisht të largët në pamundësi komunikimi (kjartësie) me fjalë. Një kod i paravendosur për fjalët “ndihmë”, “jam mirë”, etj. është i domosdoshëm. Kazma alpine është vazhdim i krahut të alpinistit. Ajo është një ndër pajimet më të rëndësishme, me anë të së cilës alpinisti realizon: mbështetje për vehten, sigurimin e shokut, vetësigurimin në sipërfaqen e mbuluar me dëborë ose me dëborë të ngrirë. Ajo shërben si “pikë e tretë mbështetëse” kur alpinisti është duke përshkuar një terren të thyer (si në ngjitje ashtu edhe në zbritje), shërben për hapjen e qukave (gjurmëve) në dëbore të ngrirë ose akull, për hapjen e kanaleve rreth tendës, për kalimin e litarit që siguron shokun që punon në dëborë, për transportimin e shokut të aksidentuar (duke i lidhur me njëratjetrën në formën e një barele/vigu), për heqjen e plengave (kunjave) të akullit, për vendosjen në majë të saj të lopatës për heqjen e borës ose të hapjes së guvës prej bore për të kaluar natën, për hapjen e konservave kur harrohet pajisja për këtë punë, etj. Kazma alpine është mjeti më i nevojshëm për ngjitjet dimërore. Pjesë përbërëse të kazmës klasike janë (shih figurën a): 1. maja e kazmës, 2. tehu i kazmës, 3. doreza, 4. kapësja e shtrëngimit, 5. unaza, 6. bishti, 7. kunji për ndalimin e unazës, 8. maja e kazmës, 9. thumbi. Në figurën b tregohet kazma e sotme (një nga modelet), kurse në figurën c tregohet kazma e sotme e akullit. L3 il 5 Kazma klasike Kazma alpine është një mjet relativisht i ri në krahasim me kohën e lindjes së alpinizmit si sport. Kur nuk njihej kazma alpine, alpinistët përdornin në vend të saj një shkop të fortë dhe të gjatë që njihet me emrin alpenshtok. Kazma duhet të merret në përputhje me trupin e alpinistit dhe qëllimit për të cilin do përdoret. Prova për kazmën e duhur është: e mbërtheni kazmën me njerën dorë në kokën e saj dhe me gishtërinj të drejtur përgjatë trupit (bishtit) të saj qëndroni “gatitu” me thumbin e kazmës drejt e poshtë. Nëse keni për ta përdorur për ngjitje normale (të zakonëshme), kazma duhet të jetë aq e gjatë sa veç mos e takojë truallin ku qëndroni. Nëse ngjitja do jetë e vështirë, duke kaluar në terren të pjerrët, kazma duhet të jetë 5-10 cm më e shkurtër dhe për rastet kur kalohet zonë me borë të thellë, ajo duhet të jetë 5-10 cm më e gjatë se gjatësia normale. L3 il 6 Kazma sot E rëndësishme është të dihet jo vetëm ndërtimi i kazmës, por edhe mënyra e mbajtjes së saj. Kjo nuk përbën një kërkesë thjeshtë estetike. Përvoja e gjatë dikton që:


a) Në drejtqëndrim alpinisti e kap kazmën tek koka me tehun (pjesën e gjërë) përpara, thumbi qëndron i mbështetur në tokë. b) Gjatë ecjes në kolonë, kazma mbahet horizontalisht me thumbin përpara e tehun lart. Dora mbërthen bishtin e saj dhe shkon pranë kokës që ajo pak a shumë të qëndrojë në ekujlibër. c) Në përshkimin e pjesëve të itinerarit, kur kazma nuk përdoret (ecje në periferi të fshatit ose gjatë kalimit të shkëmbinjve në stinën e dimrit) vendoset (mbërthehet) në çantën e shpinës, duke e vënë në mënyrë të tillë që thumbin ta ketë lart. d) Gjatë parakalimeve ceremoniale alpinisti duhet ta mbajë kazmën në mënyrë të tillë që koka të jetë përpara-lart. Litari. Litari, kazma dhe tenda janë pajime-simbole të sportit të alpinizmit shqiptar. E ndërsa mali, apo një fragment i tij, është synimi i kujdo që del në natyrë, litari është simboli i një kacavarje apo ngjitje jo të thjeshtë në të. Porse litari është edhe tregues i vartësisë së anëtarëve të grupit nga njeri tjetri: sapo pjestarët e një grupi ngjitësish lidhen në litar, ata kanë “nënshkruar” vartësinë tek njëri tjetri si dhe tek ky mjet jetësigurues. Litari është mjet sigurues i cili e mban ngjitësin atëherë kur vështirësia e një kalimi i kalon aftësitë e tij ose kur ndodh një e papritur si: shëmbja e një mase bore nën këmbët e ngjitësit, rënie nga një lartësi ngase pika e kapjes ose e mbështetjes nuk ka qëndrueshmërinë e pritur, etj. Njëherësh litari luan rol të veçantë në rastet e ankorimit të alpinistit për ngjitje a zbritje. Litari nuk punon i vetëm në sigurimin a mbrojten e ngjitësit. Ai është një hallkë siguruese. Hallka të tjera siguruese janë nyjet lidhëse që ju keni kryer për detyra të veçanta në litar, me kofshoren tuaj, me nyjet e thurjes që e lidh litarin me shkëmbin, borën a akullin, si dhe me karabinat të cilat bashkojnë pjesë të sistemit sigurues të kacavarjes. Sot përdoren litarë nyloni të cilët garantojë mbajtje të një ngarkese prej dy tonësh si dhe epshërinë/elasticitetin e duhur. Elasticiteti i litarit mundëson që rënësi të mos ndjejë gjithë energjinë e goditjes në trup, por kjo të shpërndahet edhe nëpër litar, duke e përthithur pjesërisht atë dhe duke mundësuar që rënësi (i mbetur vrur në litar) të marrë vetëm një pjesë të momentit goditës në trupin e tij. L3 il 7 litari Duke qenë se litarët e parë të nylonit (të punuar tërësisht me thurje) kishin elastiticitet të madh si dhe ishin të mërdostë (të ashpër e me fërkim të madh në dorë), ata gradualisht u përmirësuan nëpërmjet mënyrave të thurrjes. Sot përdoren llojet e litarëve të punuar me toja të thurrura (palca e litarit) të mbyllura në mellsí (një mveshje e butë e thurrur dhe e nylontë, si këllëf). Litarët palcëveshur ruajnë përparësitë e nylonit por minimizojnë problemet e pakëndëshme për ngjitësit të cilat kishin të bënin me cilësitë fizike të litarëve të parë të nylontë tërësisht të thurrur. Litarët palcëveshur janë tani të vetmit litarë kacavarje të aprovuar nga Union Internationale des Associations d’Alpinisme (UIAA), një autoritet ky i pranuar ndërkombëtarisht në vendosjen e standardeve bashkëkohore për pajimet që përdoren në kacavarjet dhe ngjitjet malore. Llojet e litarëve për ngjitje dallohen nga disa karakteristika. Cilindo litar që të vendosni për të blerë duhet të ketë etiketën e prodhuesit, vlerësimin e UIAA-së, si dhe përcaktime të tilla si gjatësia, diametri dhe përqinjdja e epjes. Një standard jetëgjatë për qëllime ngjitjesh e ka litari me diametër 11 milimetra, me gjatësi 50 metra dhe me epëshmëri 7-8 përqint. Disa të dhëna, fillestare, më të plota për litarët i keni në tabelën që pason: Diametri 8 mm 8.8 mm

Lloji i epjes Statik Dinamik

Përdorimi Në mbajca (parmakë) për ngjitës në grupe. Si litar i dytë sigurues për ngjitje në shkëmb e akull.


9 mm 10 mm 10.5 mm 11 mm 12 mm

Dinamik Dinamik Dinamik Dinamik Statik

Litar i lehtë për kalime të thjeshta në akullnajë. Litar i lehtë për kacavarje dhe kalime në akullnaja. Litar me peshë të moderuar për shkëmb, akull e akullnaja. Litar me peshë standard për shkëmb, akull e akullnajë. Për spelologji dhe për ekipet e shpëtimit.

Litarët e sotëm tregtohen në gjatësi nga 40 deri në 60 metra dhe zgjedhja varet nga detyrat që i duhet të përmbushë ekipi për arritjen e synimeve që ka. Litarët me diametër të vogël i quajmë balç. Kështu, me raste përdoret në ngjitje balçi me diametër 8.8 mm, porse ngjitësit pa tjetër duhet që të përdorin dy balça të mbajtur në paralel mbasi, në rast rëzimi, një balç i vetëm nuk mundet të garantojë mbajtjen e goditjes (mundet të këputet). Litarët statikë, ose më saktë me epëshmëri të vogël, si rregull përdoren për t’i fiksuar në kalimet disi të vështira e për të sigururuar kështu ngjitësit në segmente të caktuara të itenerarit drejt majës (por edhe gjatë zbritjes). Ata përdoren edhe nga ekipet e shpëtimit ose spelologët, por nuk përdoren për kacavarje të ndonjë lloji apo në ngjitje malore. Me raste përdoren edhe laca (copë litari me gjatësi të vogël) për qëllime nga më të ndryshmet. Në palestrat e kacavarjes sportive përdoren litarë me skaje statike e pjesë qëndrore elastike ngase i mundësojnë kacavarsit apo zbritësit kushte më të mira pune me të. Lehtësi i krijohen ngjitësit ose kacavarsit edhe duke shënuar mesin e litarit me një shenjë dalluese, duke shënuar vendin e 3 apo 5 metrave të skajme të litarit (për zbritësit mundësohet kështu që të dijë litarin që i ka mbetur), etj. Litari i lagur është deri 30 përqint më pak i sigurtë nga ai jo i laguri. Ai është i rëndë për tu mbajtur dhe i mundimshëm në përdorim. Kjo bën që prodhuesit t’i bëjnë litarët me cilësi kundër ujit. Në këtë rast veshja e jashtëme dhe përbërësit (tojat) e palcës mvishen me një kimikat me bazë silikoni ose bazë tefloni. Ky trajtim e bën litarin që të jetë kundër ujit (këta thirren edhe “litar i thatë”) por njëherësh përmirëson rezistencën ndaj gërryerjes si dhe ul fërkimin që lind midis litarit dhe karabinës. Litarët e “thatë” sot janë 15 përqint më të shtrejtë se ata të pa trajtuarit. UIAA teston çdo pajisje që përdorin alpinistët dhe përcakton se cilat prej tyre i plotësojnë standarded. Nuk ja vlen që në një sport ku jeta mundet të rrezikohet, të blesh pajime të cilat nuk plotësojnë standarded e UIAA. Në testimin e litarëve UIAA kontrollon fortësinë e litarëve që përdoren në kacavarje dhe që janë të diametrave 10, 10.5 dhe 11 milimetra, si dhe ata më të hollët, balçët, të përdorur të dubluar në kacavjerrje. Testi përgjason/imiton/shkërben rrëzimet e vërteta në kacavarje. Që të merret aprovimi i UIAA-së, një litar duhet t’i qëndrojë një numuri rëzimesh. Testi njëherësh mat forcën goditëse të litarit që përcakton forcën e goditjes në trupin e ngjitësit/kacavjerrsit si dhe në pjesët e mbrojtura të trupit të tij. UIAA-ja njëherësh zbaton teste të tensioneve statike për të përcaktuar se sa epen litarët nën peshë. Litarët e aprovuar nuk duhet të epen tej një përqindje të caktuar (si rregull 7-8 përqint). Sigurisht që një artikull si litari, i cili na siguron jetën, meriton një kujdes të veçantë për ta mbajtur atë sa më mirë. Teksa litari është i ri ai është mjaft i fortë, por përdorimi i keq bën që ai të lakatet (prishet a dëmtohet nga përdorimi i keq ose i gjatë) e të kthehet në një mall të pavlefshëm brënda një kohe të shkurtër. Kështu, të shkelurit mbi litar është një formë e zakontë e keqpërdorimit të tij ngaqë mundëson të coptojë copëzat e vogla të mprehta që mundet të ndodhen brënda ose në sipërfaqe të mellsísë (mveshjes mbrojtëse të tij). Me kalimin e kohës, këto copëza veprojnë si thikëza të vockla të cilat presin fijet që formojnë gërshetat e tojave të palcës së litarit. Dëmi është më i dukshëm kur ju shkelni mbi një litar i cili është i vendosur mbi një pjesë të mprehtë të reliefit ose diçkaje tjetër me forma prefësesh. E mbani litarin larg vehtes tek mbërtheni kthetrat mbasi ato mundet të dëmtojnë palcën e litarit pa lënë shenjë në mellsí. Padyshim që mellsía jep foton më të mirë të gjendjes së përgjithëshme të litarit. Nëse ajo ka shënja të dëmtimit, atëherë ky dëmtim është më i madh në palcën e litarit. Kur ky dëmtim është diku pranë ndonjërit prej skajeve të litarit, prerja e kësaj pjese e zgjidh problemin, por kur dëmtimi është nga mesi, kjo e nxjerr litarin jashtë përdorimit.


Duhet të bëhet shprehi inspektimi i litarit: nëse është i ndotur, e lani dhe e thani në kushte të temperaturës normale dhe nën ndikimin e ajrit të thatë; nëse fijet e skajeve janë shkëputur nga njëra tjetra, i ngjitini ato nën një flakë të moderuar. Kur litari nuk ka dëmtime në mellsí është e vështirë të përcaktohet nëse i ka ardhë koha e mospërdorimit. Gjendja e tij varet nga një sërë faktorësh përfshirë masën e përdorimit, kujdesin e treguar për të, numurin e rënieve që ka mbajtur, si dhe nga viti i prodhimit. Ja disa të dhëna për t’ju ndihmuar në marrjen e vendimit nëse duhet ose nuk duhet të përdoret më litari:  Një litar i përdorur çdo ditë duhet të mos përdoret pas një viti.  Litari i përdorur gjatë fundjavëve duhet të hiqet nga përdorimi pas dy vjetësh.  Një litar i përdorur me raste duhet të mos përdoret për më shumë se katër vjet. Kjo ngase cilësia e nylonit bie me kalimin e kohës.  Mbas një rënie serioze (goditje e fortë) ja vlen të mos përdoret më ai litar. Si rregull litari i ri mban pesë goditje (rënie). Nëse litari tuaj nuk është i ri, mbi bazën e infomacioneve si më sipër ju do të vendosni nëse do e përdorni ose jo. Këto udhëzime kanë parsysh se ju e mbani litarin të pastër. Gjithashtu duhet të ndiqni udhëzimet e porositë e prodhuesit lidhur me kujdesin për të. Si rregull litari duhet të lahet me ujë të vokët dhe sapun të lehtë. Prodhusit nuk rekomandojnë përdorimin e kimikateve (pluhurave larës) në larjen e litarëve që janë kundëra ujit (litar i thatë). E lani litarin me dorë ose në makinat larëse të cilat mbushen në ball (jo me mbushje nga lart, ngase aty litari do përdridhet pas boshtit rrotullues dhe do të dëmtohet bashkë me larësen). E shplani shumë mirë dhe e thani jo nën rrezet e diellit. Larja është e domosdoshme nëse doni të siguroheni se dheu e ndotje të tjera të litarit nuk do të ndikojnë në prishjen e strukturave të imta të nylonit dhe për pasojë mjetit që u siguron jetën. Para magazinimit sigurohuni se litari është tërësisht i thatë. Gjithashtu i çbëni nyjet e ndryshme në të, e mbështillni rrëkotë dhe e mbani në ruajtje në një vend të thatë e të freskët, larg dritës së drejtpërdrejtë diellore, nxehtësisë apo kimikateve të ndryshme, përfshirë karburantet të cilat veç të tjerash do i japin atij erë të pakëndëshme. Mos harroni se litari kur të merret për përdorim do futet në ranc ku ju mbani ushqimet e veshjet tuaja. Mbështjellja rrëkotë e litarit (ilustrimi 2) – ndryshe quhet rëkota alpine - është mënyra e mbajtjes së tij në ruajtje ose gjatë mbartjes (në ranc) për në vendin e përdorimit. Mbështjellja flutur, (ilustrimi 3), ndryshe quhet rrëkota flutur - është përparësore për tu mbartur në shpinë (kur litari nuk mbahet në ranc). Sejcila nga mbështjelljet e litarit kërkon që ai të çpështillet me kujdes para se të përdoret. Zgjidhni nyngën (çfardo nyje siguruese e një nyeje të bërë me litar) dhe pastaj hapni rrotullamet një e nga një (leqet një e nga një). Këtij veprimi alpinistët i thonë “hape litarin.” Nëse do i hapni rrotullamet duke i lëshuar ato pa kujdes dhe pastaj do filloni të tërhiqni njërin skaj të tij, mundësia më e madhe është që të keni një masë litari të tutëluar (shumë të ngatëruar) e cila do u marrë shumë kohë për ta sjellë në ‘fije’. Karabina (bina) është një tjetër pajisje që përdoret në kacavarje. Kjo copë shufrore metali e formësuar ovale me një hapës-mbyllës (gojë) të kllapuar që mbyllet nën shtyrjen e një suste, ka një përdorim të gjithëanëshëm: në sigurim, në zbritje, në frenim a rrëshqitje, në ankorim, etj. Karabinat prodhohen në forma e madhësi nga ma të ndryshmet. Ato që janë ovale (shikoni ilustrimet) janë shumë të përhapura ngase simetria e tyre i bën të përdorëshme për shumë qëllime. Karabinat në formë D (shikoni ilustrimin) janë të pëlqyera ngase janë më të qëndrueshme nga karabinat ovale. Kjo sepse ngarkesa në to transferohet në boshtin e gjatë të karabinës dhe larg gojës ku është dhe pika më e dobët e saj. Lloji offset D (shikoni ilustrimin) është më i qëndrueshëm nga standardi D ngase goja hapet më shumë (gjërë) dhe mundëson kllaposje ma të lehtë në situata të pavolitëshme (të vështira) gjatë kacavarjes. Binat me buzë të lakuar (shikoni ilustrimin) janë një dizanjë e veçantë e përdorur në itenerarët e vështirë ku ka rëndësi hapja-mbyllja e shpejtë dhe maksimale e gojës. Karabinat me buzë të lakuar duhet ë përdoren gjithnjë me një lakore që kështu ato t’i përshtaten rrotullueshmërisë.


Binat me mshelc (shikoni ilustrimin) kanë një mëngë e cila duke u rrotuluar nëpërmjet vidës lëviz sipër duke mbyllur (siguruar) karabinën nga ndonjë hapje aksidentale dhe duke i dhënë kështu mundëi më të madhe sigurisë së saj në rastet e zbritjeve me litar, sigurimit apo ankorimit. L 3 il 8 Karabina të ndryshme Binat në formën e dardhës janë edhe më të mëdha në pjesën e hapjes së tyre (gojës) në krahasim me karabinat e tjera. Këto janë shumë të mira për sigurim duke përdorur nyngën Moter. Gjithashtu janë një zgjedhje e mirë në rastin e lidhjes së kofshores me litarin kryesor. Dy bina të rregullta mundet të përdoren në vend të një karabine me mshelc kur ato përdoren bashkërisht me gojët në drejtime të kundërta (shikoni ilustrimin). Ky konfigurim garanton mos hapjen kur ato forcërisht detyrohen që të happen dhe kështu sigurojnë mosdaljen e nyjeve siguruese. Për tu siguruar se ato janë pozicionuar si duhet i hapni gojët dhe shikoni nëse buzët lëvizëse formojnë gërmën X. Sot binat prodhohen me seksione e forma nga ma të ndryshmet për të siguruar funksione të veçanta. Mirëpo meqë larmitë e tyre janë më shumë trike të tregtimit se sa të teknikave apo vlerave alpine, nuk po ndalemi që t’i përshkruajmë. Vlen të kujtoheni që: gjithnjë sigurohuni që karabinat të vendosen në përdorim në mënyrë të tillë që në rastet e rënive (të alpinistit) forca goditëse në to të zbatohet në boshtin e gjatë dhe sidomos tregoni kujdes që goja nuk merr ngarkesë. E kontrolloni gojën e karabinës hera-herës: ajo duhet të hapet lehtësisht madje edhe kur karabina është nën ngarkesë. Dhe kujdes: karabina duhet të ketë shtangësi (veprim të sustës) të mirë gjatë tërë hapjes së saj. Nëse karabina ndotet krijohet mundësia që susta apo mënga e saj të keq funksionojnë. Përdorni tretës ose lubrifikant për ta pastruar atë në kësi rastesh dhe kur ajo arrin përsëri të punojë normalisht gjatë gjithë hapjes e fusni atë në ujë që vlon për 20 sekonda në mënyrë që agjentët e përdorur të largohen prej saj. Për të kuptuar se si duhet të pozicionohet bina në gjendje të gatëshme për punë po japim një përshkrim duke patur parasysh se ajo do të lidhë plengën e ngulur në shkëmb (ose bulonin) me litarin e kacavarësit. Kur karabina kalohet në veshin e plengës bëni kujdes që ajo fillimisht do kalojë patjetër me gojë lart dhe goja të shikojë nga shkëmbi. Pas kësaj do e rrotulloni nëpër vesh që pozicioni i saj në gjendje pune ta ketë gojën poshtë dhe në anë të kundërt me shkëmbin. Hera herës veshi i plengës është shumë pranë plasës ku ajo është ngulur dhe kështu vështirëson futjen e saj, ose lirëshmërinë e saj, në vesh. Për të shmangur këtë shqetësim, në veshin e plengës kaloni një lak dhe karabinën e kaloni në këtë lak, po në atë mënyrë të përshkruar si më sipër kur atë e kaloni direkt e tek veshi i plengës. Mësoni se kur një karabinë u bie nga shkëmbi në një sipërfaqe të ngurtë, ajo ka shumë mundësi të ketë marrë krisje të dimensioneve të padukëshme, andaj e hiqni atë nga përdorimi. Përgjithësisht alpinistët e kohës sime janë ndierë të gëzuar tek gjenin në shkëmb materiale të përdorura nga të tjerët. Por kujdes: për deri sa ju nuk dini histroinë e materialit të gjetur, apo edhe të përdorur e të ofruar nga të tjerët, nuk u këshillohet ta bëni atë pjesë të pajimeve tuaja kur e dini se ato janë për tu siguruar jetën. Karabina është hallka që siguron lidhjen ndërmjet lidhjes personale (në gjoks ose nëpërmjet kofshores) dhe litarit kolektiv. Gjatë kacavjerrjes ose kalimit të relievit të vështirë, karabina siguron kalimin (lëvizshmërinë) e litarit kolektiv, i cili zgjatet në relievin e përshkuar, në plengat e ngulura apo në ngecësat e vendosur për sigurimin ose vetësigurimin. Sa më i vështirë të jetë itinerari që do të përshkohet, aq më shumë bína merr me vete grupi i alpinistëve. Para nisjes, në çdo binë mund të futet një plengë, ngecës (pengojcë) ose pykë. Të gjithë binat kalohen në një lak të mbyllur, të bërë me një lacë me gjatësi deri në 2 m. Ky lak hidhet krahëqafë nga alpinisti që do të udhëheqë itinerarin. Plengat janë kunja metalikë me një vesh në të cilin kalohet karabina, ose një lak, për të mundësuar lidhjen e litarit të alpinistit me pikën siguruese/mbrojtëse. Plengat, sikundër edhe pengojcat, janë në forma e madhësi të ndryshme. Ato prodhohen të këtilla në mënyrë që t’i përshtaten plasës në të cilën ngulen duke i goditur me majth (çekiç). Më të shumtat e plasave në shkëmb janë me drjtim vertikal ose me drejtim horizontal. Andaj plengat prodhohen me veshë në forma të tilla që tu përshtaten këtyre lloj


plasave. Për plasat me drejtim të ndërmjetëm është alpinisti ai që vendos se cilën prej plengave do të përdorë. Plengat prodhohen edhe të llojit që përdoren në kalimin e akujve. Plengat e akullit janë të ndryshme nga ato të shkëmbit (shikoni ilustrimet). L3 il 9 Plengat Plengat (apo kunjat) janë nga mjetet kryesore për organizimin e sigurimit dhe të vetësigurimit në kacavjerrjet e shkallës së lartë të vështirësisë, ashtu si dhe në kalimin e zonave të mbuluara me akull. Plengat përdoren si gjatë ngjitjes ashtu edhe gjatë zbritjes. Gjtatë kacavjerrjes, plenga mund të përdoret edhe si pikëmbështetje artificiale. Plengat që ngulen në shkëmb janë nga më të larmishmet. Ato përdoren në përputhje me plasat e shkëmbit. Është kjo arsyeja që plengat ndryshojnë nga gjatësia dhe gjërësia. Ka plenga të gjata dhe të trasha, të shkurtra dhe të holla etj. Në këtë figurë janë fiksuar: 1.plenga për të çarë vertikale (a), 2. plenga për të çarë horizontale (b), 3.plenga gjethore (c,d), 4. plenga me disa vrima (h), ku në një prej tyre futet një litar me lak, ku kalon bina, etj. Bulonat janë pajisje metalike të cilat vendosen në shkëmb nga alpinistë me përvojë, dhe të cilat çimentohen në shkëmb aty ku është e domosdoshme që të kemi pikë siguruese/mbrojtje. Që nga mesi i viteve 80-të, bulonat me diametër 9 mm janë të përdorimit standard. Bulonat kanë një vesh të rrotullueshëm rreth tyre (por ka edhe bulona të vendosr në shkëmb që nuk kanë vesh) dhe një kokë e cila ndalon veshin që të largohet nga buloni dhe që njëherësh përcakton kufirin e thellësisë së nguljes (më saktë, duhet thënë - vidhosjes) së bulonit në shkëmb. Bulonat teorikisht janë të përjetëshëm, porse në sejcilin rast që alpinisti ndeshet me to duhet të testojë sigurinë e tyre për përdorim ngase elementët atmosferikë dhe ndryshkja ndikojnë deri në nxjerrjen e tyre jashtë përdorimit. L3 il 10 Buloni Pengojcat ose ngecësat janë koka metalike në forma e madhësi të ndryshme, me dy vrima nëpër të cilat kalon një litar, ose një kavo metalike, që formojnë lakun që i mundëson ato të lidhen nëpërmjet binës me litarin e alpinistit. Laku i pengojcës në gjendje pune duhet të jetë 20-25 cm i gjatë. Pra për ta krijuar atë duhet një lacë balçi (litar me diametër 6 mm jo më i gjatë se 60 cm). L3 il 11 Pengojcat Pengojcat prodhohen në dy lloje kryesore: në pykore dhe gungore. Pengojca pykore e projektuar i ngjan kryesisht një trapezi ku baza e madhe është në pjesën e sipërme të saj. Kur përdoret, ajo rraset (ngecet) në plasë të ngushtë. Pyka. Gjatë kacavarjeve, veç plengave shkëmbore, alpinistët duhet të marrin me vete edhe pyka të cilat janë prej druri ose metalike. Kjo pajisje “ngulet” në të çarat e gjëra të shkëmbit. Në pjesën e sipërme pyka ka një vrimë ku futet laca e bërë lak, në të cilën më pas vendoset bina. Me raste pyka e drurit e ngulur shoqërohet me nguljen e një plenge duke shtuar kështu sigurinë për rastin në të cilin përdoret. Në ngjitjet shkëmbore shumë të vështira, kur alpinistit i duhet të kalojë nëpër një faqe të lëmuar, përdoren të ashtuquajturat plenga të zgjerueshme. Sot ky funksion realizohet tërësisht me perdorimin e bulonave. Kthetrat. Çdo alpinist në ngjitjet dimërore (përse jo edhe në ato verore për kalimin e zonave me dëborë të përjetëshme) duhet të marrë me vete patjetër edhe kthetrat. Ato shërbejnë për ta bërë sa më të qëndrueshëm mbërthimin në sipërfaqen rrëshqitëse të ngrisë (dëborës së ngrirë) ose/dhe akullit. Kthetrat janë prej metali, me dhëmbë të mprehtë dhe vishen poshtë këpucëve. Kthetrat mbërthehen te këpucët me


anë të lidhses (rripit) dhe që nuk duhet të shtrëngohen tepër dhe që duhet të kalojnë njëra mbi tjetrën në mënyrë të rregullt. Kur kalohet në zona murale prej akulli, është mirë që majat e kthetrave të mprehen. L3 il 12 kthetrat Kur kalohet nga zona me dëborë në atë me ngri, duhet pasur parasysh që kthetrat të shkunden (për të hequr borën e butë që është ngjitur midis dhëmbëve), sepse bora krijon një shtresë të lëmuar që shkakton rrëshqitjen e alpinistit. Kthetrat përdoren vetëm në kalimin e vendeve me ngri (me borë të ngrirë) ose me akull. Në pjesët e tjera të itinerarit ato vendosen jashtë çantës së shpinës, duke i vënë midis dy copave prej kompesate, ose në një cakë (qese) të posaçme, që të mos grisin çantën. Majthi. Një nga pajimet e alpinistit është edhe majthi (çekiçi). Ky është mjeti kryesor me anë të të cilit alpinisti ngul dhe heq plengat që përdoren gjatë kacavjerrjes ose gjatë kalimit në zonat e mbuluara me ngri ose akull. Çdo majth përbëhet: nga pjesa metalike (koka e tij) dhe pjesa drusore. Koka e majthit nga njëra anë është e sheshtë (për nguljen e plengës) dhe nga ana tjetër në formën e një sqepi, që përdoret për nxjerrjen e plengës. Është mirë që pjesa drusore të jetë prej lënde drusore sa më të fortë (frashër ose akacie). Në anën fundore të pjesës drusore bëhet një vrimë për të kaluar gjalmin me atë të të cilit ai mbahet nga alpinisti. Këshillohet që pjesa metalike të lidhet me pjesën drusore me anë të një këmishe metalike (disa centimetra më e gjatë se koka e majthit). L 3 il 13 Majthi Alpinisti e përdor majthin edhe në rastin e ngritjes dhe shkrehjes së tendës për të goditur kunjat nderës dhe fiksues të saj si dhe në ngrënien dhe lëmimin e pjesëve të mprehta apo të dala në shkëmb. Thesi i fjetjes Në vartësi të veprimtarisë në natyrë që do të ndërmarrim ka rëndësi që të dihet se sa i ngrohtë do jetë thesi i fjetjes (thesi alpin). Ai punohet me material veçues i cili bllokon ajër të ndenjur. Se sa i ngrohteë do të jetë thesi i fjetjes varet nga tipi dhe sasia e mbushjes veçuese, trashësia e mbushjes, madhësia e tij, stili e metoda e punimit të tij. Thasët e fjetjes janë përgjithësisht të kategorizuar si të rekomanduar për katër stinët, për stinën e ngrohtë, për tre stinët ose për përdorim në dimër. Tek blini një thes fjetje, nga prodhuesit do të keni të shënuar temperaturën minimale të ajrit në të cilën ju do të ndjeni komfort tek flini në të. Temperaturat shkojnë nga 5º C (40º Fahrenheit) deri në -30º C (-22º Fahrenheit). Si e sa këto temperature përputhen me ndjesinë në rastin tuaj varet nga fakti nëse jeni në një tendë ose jo dhe/ose në një tendë thes; varet nga veshja tuaj, veçimi nga trualli, madhësia e trupit tuaj, shkalla e metabolizmit dhe kaloritë që keni marrë. Zgjidhni një thes fjetje i cili përkon me kërkesat tuaja në përdorimin e tij. Thesi i fjetjes duhet të jetë i madhësisë tuaj trupore. Nëse do jetë i vogël, ai do të ketë më pak mbushje për trupin tuaj e për pasojë do jetë më pak i ngrohtë për ju; nëse do jetë më i madh se trupi tuaj sipërfaqa rezatuese e ngrohtësisë do jetë më e madhe dhe përsëri ju nuk do ndjeheni ngrohtë. Thesi i fjetjes duhet të ketë një cyc ose një pjesë gjysëm rrethore me rripa tërheqës që tu mbajë kokën ngrohtë dhe të mos lejojë daljen e ngrohtësisë jashtë tij. Ka thasë fjetje të cilët kanë një jakë veçuese që siguron një mundësi më shumë për ta mbështjellë atë rreth shpatullave, madje ka prej tyre që kanë veçues më të shumtë në pjesën e gjoksit dhe të këmbëve, gjithnjë me ndërmendjen për të sigururuar më tepër ngrohtësi në pjesët më delikate të trupit. Që të flini më ngrohtë, çvishuni e vishuni brënda thesit, vini një kapele në kokë dhe vishni kamçe të thata. Mbylleni thesin mirë rreth fytyrës. Mos e fusni kokën brënda thesit se kështu avujt e frymënxjerrjes do krijojnë lagështirë brënda thesit dhe ju në vend që të ngroheni me kalimin e kohës do ndjeni ftohtë. Ja vlen të fusni në thes pára se të flini këpucët e mbështjella në një qese platmasi si dhe një botile/pagure me ujë.


Llojet e veçuesve Ngrohtësia, pesha dhe çmimi i një thesi fjetje varen kryesisht nga lloji dhe cilësia e veçuesit që si rregull është pupël pate ose material sintetik. Puplat e patës mbeten veçuesi më frytdhënës për njësi peshe. Thasët me pupla pate janë të ngrohtë dhe të mëtytshëm (shumë të ngjeshëshëm), si dhe rimmarin trashësinë (kur hapen për përdorim) shumë mirë dhe rojnë gjatë. Thasët me pupla vlerësohen nga dendësia e mbushjes në centimetër kub për gram. Cilat janë anër negative të puplave? Janë çmimi i lartë dhe mbledhja e lagështirës. Një thes fjetje me pupla i njomur/lagur e humbet trashësinë e tij dhe vlerat veçuese dhe e bëjnë krejt pa vlerë deri sa të thahet plotësisht. Kjo nuk mundet të arrihet në mal në kondita të motit pa diell. Thesi i fjetjes me pupla kërkon kujdes të veçantë për ta mbajtur të thatë. Veçuesit sintetikë janë të qëndrueshëm ndaj lagështirës, e ruajnë mirë trashësinë e tyre kur lagen dhe thahen relativisht shpejt. Thesi i fjetjes me veçues sintetikë është më i lirë se ai i mbushur me pupla; është pak më i rëndë dhe nuk ka mëtytshmëri sikundër ata me pupla. Për pasojë këta thasë fjetje janë ca më të rëndë dhe më voluminoz se ata të mbushur me pupla. Thasët e fjetjes me mbushje sintetike nuk e kanë jetë gjatësinë e thasëve të fjetjes me mbushje me pëndë, megjithatë tipet e reja me mbushje sintetike LiteLoft kanë filluar të sfidojnë përmbushjet/vlerat e pëndëve dhe janë edhe më të lirë. Kujdes duhet treguar për të mbajtur thesin e fjetjes sa ma të thatë. Ky kujdes duhet të jetë i veçantë në stinën e dimrit ose në lartësi e temperatura të ulta. Sot tregtohet zhguall thesi fjetje i cili punohet me material të veçantë që siguron mbajtjen e thesit të fjetjes të thatë. E paketoni thesin e fjetjes në një zhguall thesi fjetje, ose në mungesë të tij në një thes plastmasi. Kujdes duhet treguar për të mbajtur thesin e fjetjes të pastër. Me dorë e me sapun të lehtë (ka edhe sapun për pendë) u këshillohet të pastroni njollat dhe t’i shplani me ujë të bollshëm. E shtrydhni pjesën e larë me dorë dhe e vini për tharje. Mundet ta lani edhe në makinë larse të tipit që mbushet nga përpara (jo nga lart) dhe me rrotullime të ngadalta. Porse për siguri larja me kujdes e me dorë siguron mosdëmtimin e thesit të fjetjes. Kini parasysh që tharja duhet të jetë e plotë dhe duhet treguar kujdes edhe për koklavitjet e mbushjes të cilat dallohen ngase pjesë të sipërfaqes do të jenë më të dala (xhungaxhunga). E ktheni para e mbrapa thesin deri sa të siguroheni se tharja është e plotë. Kurrë mos përdorni pastrimin kimik për larje të thesit të fjetjes. Veçimi nga poshtë Pavarsisht nga vendi ku do të flini, ja vlen që poshtë thesit të fjetjes të keni një shtroje sa ma të butë e sa ma të trashë. Një shtresore prej ensolite (material i qëndrueshëm) ose polyethylene (material më i lehtë) sigurojnë veçim të mirë. Ka edhe materiale te tjera plastike që kanë cilësi të ndryshme por që, që të gjitha sigurojnë një shtresore veçuse të vlefshme për ta mbartur që kështu të sigurojmë një gjumë sa ma të mirë. Shtrojet/shtresoret me ajër sigurojnë butësi por jo ngrohtësi: ato nëpërmjet konveksionit ja marin ngrohtësinë trupit dhe nuk rekomandohen në temperatura të ulta. Shtrojet e tipit Term-a-rest janë shumë të përhapura sot për arësye të efektivitetit të tyre. Nëse kur dilni në natyrë nuk keni shtroje veçuse, përdorni veshjet e tepërta, litarin dhe çdo gjë tjetër të mundëshme për të veçuar thesin e fjetjes sa më mirë nga trualli apo shtrosi i tendës. Tenda Tenda (çadra) është banesa e alpinistit. Jeta e tendës përcaktohet prej datës së prodhimit deri në kohën kur prodhimi nuk i plotëson shërbimet për arësye të rënimit normal apo grisjes. Dëmtimet më të mundëshme vinë nga përdorimi i pakujdesëshëm, dëmtimi i zinxhirëve, ndënja e zgjatur nën rezatimin ultraviolet, si dhe dëmtime të ndryshme fizike nga pakujdesitë. Kujdesi për tendën  E mbani tendën në një ambjent të thatë e të freskët.  Pastrojeni dhe thajeni tendën pas çdo përdorimi për të parandaluar mykjen, ndrimin e ngjyrës dhe degradimin e shtrojes (shtros-it).


    

  

Pastrimi i përditshëm i tendës, kur ajo është në përdorim parandalon dëmtimin e dyshemesë së saj nga guriçkat dhe objekte të tjera të mprefta. Mundojuni të mos vishni a mbani këpucë brënda tendës. Kurrë mos i mbani shufrat e tendës të mbërthyera/preçinosura bashkë ngaqë kjo mundet të dëmtojë skajet e tyre. Gjithnjë sigurojuni që fundet mashkull të segmenteve të shufrave janë tërësisht të futura në fundin e thurrur. Gjithnjë përpiquni të evitoni qëndrimin e zgjatur të tendës nën rrezet diellore. Ndërkohë që cohat janë rezistente ndaj rrezeve UV, çdo cohë e bërë nga njeriu është e prekëshme nga degradimi prej rrezeve UV. Duke i zgjedhur vendet e kampimit në mënyrë të zgjuar ju mundet të zgjatni jetën e tendës. Kurrë mos e magazinoni tendën drejt e në çimento. Përdorni një cohë për truallin ku ngrini tendën sa herë që të mundeni. Idealisht, shufrat e tendës duhet të magazinohen ne gjendjen e tyre të montuar. Kjo e thjeshton tensionin në kordat e tyre elastike, duke u zgjatur kështu jetën. Vini re që kordat elastike të tejzgjatura mundet që të riparohen përkohësisht duke e tërhequr nyjen jashtë fundit të kornizës së fundit dhe duke i ribërë nyjen në tensionin e kordës elastike. Mos mbani ushqime brënda tendës. Krijesa të uritura do të kafshojnë e përtypin cohën e tendës në kërkim të ushqimit.

L 3 il 15 Tenda Zgjedhja e kampimit për ngrhjen e tendës.  Shmangni zonat e ulta të cilat janë të mundëshme të mbledhin ujë.  Gjithnjë kamponi të paktën 30 metra larg ujit dhe shtigjeve.  Pemët sigurojnë një mbrojtje të mëtejshme nga elementët e natyrës, por sigurohuni se ato nuk janë pemë të vdekura ose me degë të cilat mundet të bien mbi tendë. Dyllosja e tendës.  Gjithnjë përdorni dyllosës në një vend me ajrosje të mirë.  Përdorni dyllosës në péshet (tegelat) e brëndëshëm e të jashtën të ekpozuar.  Peshet (tegelat) e dyllosur nga fabrika nuk kanë nevojë të dyllosen veçse nëse ato janë dëmtuar ose çvoshkur.  Peshet (tegelat) në cohën e pullazit (kulmit) duhet të dyllosen.  Disa shtresa të holla dylli japin më tepër rezultat se një shtresë e trashë.  Vendosni shtresa/dyllosje të tepërta në zonat e përforcuara.  Mundësoni dyllosje të tillë që të thahet më parë se të magazinoni tendën. Lista e përbërësve të kompletit të tendës si rregull përmban: 1 tendë kryesore ; 1 cakë (qese) bartëse ; 2-3 shufra tende ; 1 cakë (qese) kunjash dhe kunja ; 3-6 korda tendosëse ; 1 tendë/mbulojë shiu; 1 cakë për shufrat. Kujdes: në erë të fortë, lidhni ekstra korda jashtë kordave në laqet e stuhisë në mbulesën e shiut. I ngulni, nga jashtë, të sigurta. Këshillë për çndemjen e tendës: hiqeni mbulesën e shiut dhe hapeni derën. Lironi mbërthesën e kulmit dhe lironi mbërthecat nga shufra e sipërme të tendës. Tërhiqni rrathet e kunjat e mbërthimit jashtë nga fundet e shufrave. Bëni të njejtën gjë me shufrën e dytë dhe të tretë.


Pajisje sipas dëshirës: Mekanizmi i nënkulmit: shtrati i varur prej rrjete mbërthehet/kapet tek rrathët brënda tendës për të tharë ndresa/veshje ose për të vendosur pajisje ndihmëse. Shtrosi i vendosur nën tendë, mbron dyshemenë dhe e mban atë të pastër. Paralajmërim: I mbani të gjitha flakët dhe burimet e nxehtësisë larg nga coha e tendës. Mos veproni brënda tendës me ndonjë mjet i cili djeg lëndë djegëse. Djegja konsumon oksigjen dhe mundet të prodhojë nivele të rëzikëshme të monooksidit të karbonit, i cili mundet të çojë në dëmtime serioze dhe vdekje. Rrezet ultraviolet (UV) janë pjesë e padukëshme e dritës djellore. Këto rreze mundet të jenë të dëmëshme; djegjet nga dielli; dhëmbjet nga lëkura e rrjepur dhe venitja e përdeve në dritare shkaktohen nga rezet UV. Coha e tendës është gjithashtu e ndjeshme ndaj rezeve UV. Qënia në diell për një kohë të zgjatur mundet të shkaktojë që fibrat e endjes të veniten dhe në fakt të shkatërohen. Tenda do të jetojë më gjatë nëse ju e kufizoni qëndrimin e saj nën rezet UV. Tentoni të vendosni tendën të vende me hije ku intensiteti i rezatimit UV është i ulët. Mos e mbani tendën të hapur për kohë të zgjatur mbasi të keni mbaruar punë me të. Qëndrueshmëria ndaj ujit. Tendat punohen me një “mur” ose me dy “mure” dhe me material i cili është kundër ujit dhe/ose material frymëmarës. Kur janë tërësisht të mbyllura ato duhet të kenë hapje ventiluese. Tendat me material kundër ujit e kondensojnë lagështirën e frymënxjerrjes në faqet e brendëshme e me kohë në shtros (dysheme) do shfaqet uji i rrjedhur nga muret duke lagur kështu thasët e fjetjes. Tendat me mure të dyfishtë punohen me shtresën e jashtme kundër ujit dhe shtresën e brendëshme frymëmarëse. Kjo mundëson që lagështira të dalë në pjesën midis dy mureve të tendës dhe ne të mbetemi brënda tendës në thasët e fjetjes relativisht të thatë. Themi relativisht sepse deri 30 cm të pjesës së poshtme e të brendëshme të tendës që ngrihet lart punohet me material që nuk përshkohet nga uji e lagështira dhe kondensimi, ndonëse i pakët, i avujve nga frymënxjerrja jonë sado pak do të krijojë ujë. Duhet të tregojmë kujdes që dy pjesët e tëndës të mos takohen, ngase aty ku takohën kondensimi i avujve do të mblidhet në pjesën e brendëshme të tendës. Për të patur tendën të thatë ka rëndësi që të dyllosen péshet (tegelat) e qepjes. Ka prodhues që e bëjnë një gjë të tillë e ka të tjerë të cilët u a lënë ju ta bëni duke u siguruar edhe dyllin përkatës. Ju duhet të bëni dyllosjen para se të përdorni tendën. Kur fushoni në terren jo të ngrirë, shtroni një copë nyloni/plasmasi në vendin ku do të ngrihet tenda. Kjo do u ndihmojë që lagështira të mos u depërtojë nga shtrosi si dhe do e siguroni atë nga veprimet dëmtuese prej truallit ku e ngrini tendën. Mos harroni që pjesët e shtrojes që dalin jashtë bazamentit të tendës të palosen e futen nën tendë ngase në rast shiu ato do të ndihmojnë në futjen e ujit në shtros. Nësë tenda ngrihet në borë, shtrojen e vendosni brënda e mbi shtrosin e tendës. Fortësia. Fortësia e tendës llogaritet me cilësinë e saj për t’i qëndruar erërave të fuqishme si dhe borës së grumbulluar mbi të pa ju shtrembëruar skeleti. Pesha. Si rregull me tendat ka një lëshim: peshë e vogël ose komfort e qëndrueshmëri më e lartë. Tendat e lehta janë të pëlqyera, porse ato kanë hapsirë të vogël dhe qëndrueshmëri jo të lartë në raste të veçanta të elementëve atmosferikë. Nëse do të shkoni për tendë të lehtë shikoni cilësi të tilla si: numuri i personave që do e përdorin, hapsira mbi kokë, sipërfaqja e shtrosit (dyshemesë), hapsira për pajisjet, fortësia, klima brënda tendës dhe kushtet e motit ku do të përdoret. Një tendë për tre vetë dhe e përdorëshme në të katër stinët mundet të peshojë dy herë më shumë nga ajo për dy vetë dhe që përdoret për tre stinët si dhe të jetë dy herë më e shtrenjtë se ajo. Forma. Si rregull sot prodhohen tenda tunelore ose kupore. Këto forma mundësojnë përdorimin maksimal të hapsirës si dhe minimizojnë numurin e pjesëve të skeletit metalik dhe litarëve për ndemjen e saj. Tenda në formë kupole e vetëqëndrueshme nuk ka nevojë për shufra për të marrë formë; ajo mund të ngrihet e të lëvizet si një e tërë nga një vend në tjetrin në një fushim por duhet të sigurohet në bazën e saj me kunja dhe fiksohet me litarë që të mos e marë era. Tenda tunelore me dy a tre rrathë, si rregull nuk


vetë qëndron e ngritur, na ofron përdorim eficent të hapsirës dhe cilësi të mira kundra erës. Tenda tradicionale me skelet në formë A nuk ka dhe aq hapsirë të përdorëshme, por është një strukturë e thjeshtë dhe me cilësi të pëlqyeshme e të provuara. Tandat që qëndrojnë vetë janë më të manovrueshme krahasuar me ato që para se të ngrihen duhet të përdoren kunjat për të shtrirë e fiksuar shtrosin. Madhësia. Tenda dy vendëshe ndoshta është madhësia më e pëlqyer dhe ofron llojshmëri në peshë dhe zgjedhje për vendfushim. Për gjithëanëshmëri në një grup, është më mirë të vishë me dy tenda dyshe se sa me një katër vendëshe. Tendat dyshe mundet të përdoren, me ngushticë, edhe nga tre vetë ndërkohë që mundet të përdoren edhe nga një person i vetëm. Tenda ma të mëdha, përfshirë të tilla që mundet të qëndrohet në këmbë brënda në to preferohen sipas mundësive në transport si dhe qëllimeve të ekspeditave. Ngjyra. Tendat me ngjyrë të verdhë, portokall dhe të kuqe janë të preferuara ngase janë ngjyra të ngrohta si dhe të dallueshme nga largësi të konsiderueshme. Ngjyrimet e tjera humbasin në sfondin natyror dhe me raste krijojnë vështirësi në gjetjen e fushimit kur kthehesh nga ngjitja. Tipare të tjera. Hyrjet e tendave ndërtohen më zinxhirë, tunelore, me kthinë të futur, parakthinë dhe me kapak/mbulesë. Për alpinistin ja vlen që të krahasojë llojet e ndryshme e të zgjedhë atë që i shërben më mirë qëllimeve e tij, e sidomos atë që i fut më pak borë e lagështi gjatë daljeve e hyrjeve në të. Kujdesi dhe pastrimi. Nëse doni që tenda tu shërbejë për një kohë sa më të gjatë u duhet të kujdeseni për të në dy drejtime. Së pari kurrë mos e magazinoni pa e tharë në ajër pa lagështirë. Së dyti e pastroni dhe e lani shtrosin e saj duke përdorur madje edhe sapun të butë. I fërkoni me dorë e sfungjer njollat. Keni parasysh se temperaturat e larta dhe ekspozimi i zgjatur në diell e dëmtojnë tendën. Mbulesa. Mbulesat mundet t’i gjeni në përbërje nga ma të ndryshmet si të gomuara ose jo, plastike ose tip mushamaje. Me to mundet të krijoni mburojë nga një shi i papritur, vende për mbajtjen e pajisjeve në fushim, etj. Sigurohuni që në cepat e saj të keni rrathë ose përforcues ku mundet të kalohen pa vështirësi rripa për ndemjen e saj. Në ndemjen e tendës duhet të jeni krijues për të shfrytëzuar terrenin ose materiale të mbartura nga ju që i ndihmon ndemjes. Syzet Mos gaboni të shkoni në mal pa syze për mbrojtjen e syve nga rrezatimi diellor. Alpinistët fillestarët mund t’i nënvleftësojnë ato, kurse alpinistët me përvojë e dinë se sa vuajtje të shkakton verbimi nga rrezatimi diellor. Syzet janë të nevojshme në ngjitjet dimërore, për të mbrojtur sytë prej veprimit verbues të rrezeve të diellit dhe prej atyre rrezeve që reflektohen nga sipërfaqja e borës. Alpinistët duhet të dinë se sytë vriten edhe nga drita e shpërndarë nëpër mjegull. Xhamat më të mira për syzet e alpinistit janë ato me ngjyrë të blertë në të verdhë. Syzet duhet të puthiten mirë; zakonisht alpinistët vënë në dy skajet e fundit të skeletit një lidhëse llastiku. Për të mbyllur këtë leksion le të rrjeshtojmë artikujt e ndryshëm që i nevojiten një alpinisti kur del për ngjitje. Do u paraqesim dy lista, të cilat janë orjentuese ngase jo çdo artikull në to është i domosdoshëm në çdo dalje në natyrë. Sipas formave të reliefit, kushteve klimatike si dhe të motit, qëllimeve që do të arrihen, etj., bëhet përzgjedhja e artikujve. Riprodhimi i listës (një fotokopje) dhe pasja e saj parasysh gjatë përgatitjes së rancit është mënçuri. Përvojat e daljes në natyrë do u mundësojnë të keni listën tuaj e cila mundet të jetë pak më e ndryshme nga kjo më poshtë.

Nëse sa herë që ktheheni në familje, pas daljeve në natyrë, merreni me rancin (çantën e shpinës) ju i bëni tre të mira vehtes: nxirrni prej tij veshjet e pajimet e lagura (kështu u shtoni jetë atyre dhe njëherësh mundësoni që ranci të mos vijë era myk); nxirrni e sistemoni ushqimet e papërdorura a tepruara nga veprimtaria (kështu i shfrytëzoni ato dhe mundësoni që ranci mos të vijë erë ushqimesh të prishura); caktoni se çfarë duhet riparuar ose zëvëndësuar nga ato që keni përdorur (dhe i zëvëndësoni me kohë ato dhe jo para nisjes së rradhës).


Pas kësaj ju duhet të merreni me përgatitjen e rancit për daljen tjetër, të rradhës, në natyrë. Mos i lini gjërat për momentin e fundit ngase minimalisht do harroni diçka. Ju kujtojmë se duhet të keni gati gjërat më të domosdoshme. Pajimet e domosdoshme apo artikujt më të përherëshëm në ranc. Ka një përzgjedhje artikujsh të domosdoshëm të cilat meritojnë të jenë në çdo ranc krahas artikujve të zakontë si veshjet, uji e ushqimi. Ju mundet të mos i përdorni sejcilin nga këto artikuj në çdo itenerar, por ato mundet që në një çast të jenë shpëtues të jetës në një emergjencë a siguri ndaj të papriturës. Meqë mbartja e artikujve lidhet me peshën e rancit dhe kjo e fundit me shpejtësinë e lëvizjes, marja e këtyre artikujve nganjëherë u duket e tepërt, por ju duhet të niseni nga fakti se duhet të mbijetoni pamvarsisht nga tempi i lëvizjes apo vendimi për tu kthyer nga itenerari. Ju mundet të tentoni përsëri; malet dhe itenerarët për tu ngjitur janë aty. Megjithate është përvoja ajo që do u tregojë se çfarë të bëni. Si fillim nisuni nga më e sigurta! Artikujt më të përhershëm - Kazëm alpine (për synime alpinistike) - Kthetra (për synime alpinistike) - Kërcire/gjunjake/kambale - Litar (për synime alpinistike) - Kofshore/shalure - Shkopinj për ecje - Elektrik (mundësisht koke) - Flamurth të shoqatës dhe simbole të sponsorizuesve - Syze për mbrojtje nga dielli - Krem për mbrojtje nga dielli - Kapele me strehë (Cyc në sezonin dimëror) - Letër njoftimi (kartë idenditeti) apo pasaportë me raste - Barna (nëse jeni në proces kurimi) dhe ndihma e shpejtë - Materiale higjenike - Ndresa dhe çorape rezervë - Këpucë me qafa dhe atlete. - Shkrepse/ndezës. - Çupalinë (ashkël a send tjetër për të filluar zjarrin). - Thikë. - Ekstra veshje. - Telefon celular. - Radio marëse-dhënëse (e llojit fol tek ecën). - Pajisje për fotografime/incizime (aparat, celular, etj.) - Enë për ujë/lëngje - Pajisje për fotografime/incizime (aparat, celular, etj.) - Ushqime të paketuara/konservuara. - Fruta të thata; biskota e çokollata.

Më poshtë keni një listë më të plotë artikujsh e cila është orientuese për çdo lloj veprimtarie. Këpucë alpine

Këpucë atletike me qafa

Xhakovento me cyc


Kostum alpin Triko leshi Çorape leshi e pambuku Kërcirje Këpucë shkëmbi Brushë e pastë dhëmbësh Komplet ndihme mjeksore Artikuj higjenik Tendë Furnelë e lëndë djegëse Bateri të ndryshme Busull e GPS Hartë topografike Sopatë Qirinj Ranc për marshime Pjatë e gotë Komplet për kafe e çaj Komplet për larje enësh Graso këpucësh Ski Ngecësa/pengojca Plenga shkëmbi Kazëm alpine Djathra Sallamra Salca e keçape Qumësht Bukë Çaj, kafe, kakao Fruta KRIPË

Tuta trikotazhi Bluze pambuku Kokore Pantallona tip golf Sapun Letra të lagura Letra higjenike Barnat mjekuese vetiake Thes fjetje Ndriçues dore/koke Shkrepse e dyllosur Lartësimatës Aparat fotografik/filmik Flamuj sportive Pajisje për ndërlidhje Ranc sulmi Kartopiceta Bllok për ditar Komplet për qepje Shënja për majat Kapëse plengash Karabina Kthetra Litar ndihmës Yndyrë Proshuta Reçelra Vezë Boramenthol Sheqer Perime Kofshore

Benevrekë Mbathje e kanotjere Doreza leshi e dorashe Pantallona të shkurtëra Roba/kostum banjo Pushali/peshqir Dokumenta identifikues Komplet roje Tis/litë e nëkrejsë Radio marrëse-dhënëse Ndezës Lopatë xhenjere Tejqyrëse Thikë, lugë, piru Shtroje izoluese Pagure e termus Enë gatimi Laps e stilolaps Lidhëse të ndryshme Size dielli Litar karabinash Majth Litar vetiak/balç Litar kolektiv Konserva Koncentrate supe Mjaltë Çokollata Biskota Errëza Oriz e makarona

Fjalorth i fushës

Balç = litar me diametër nën 9 mm. Çupalinë = fillues të zjar Dorashe = dorezë ku katër gishta futen bashkë në një mill dhe gishti thumbues futet më vehte Kilota = pantallona të gjata që ngushtohen tek gjuri e puthiten pas këmbës; pantallona ose të mbathura sportive të shkurtëra. Lacë = copë litari, litar i shkurtër Mëtytshëm = me cilësinë që të jetë shumë i ngjeshëshëm. Ngri = borë e ngrirë.


Pengojcat ose ngecësat = koka metalike në forma e madhësi të ndryshme, me dy vrima nëpër të cilat kalon një litar, ose një kavo metalike, për të mundësuar lakun që ato të lidhen nëpërmjet binës me litarin e alpinistit. Shtangësi = veprim i sustës; sustë punuese

Bibliografi Kozma Grillo, Aleksandër Bojaxhi, ALPINIZËM, Mountaineering editors: Don Graydon and Kurt Hanson; published by The Mountaineers, Seatle, WA, 1997


LEKSIONI I KATËRT Fushimi dhe Ushqimi Fushimi (kampimi) sikundër edhe dalja në natyrë apo ngjitja në male a shkëmbej ka dy anë kryesore: kënaqësitë dhe vështirësitë. Arti i fushimit duhet përvehtësuar sa ma mirë në mënyrë që hapat e ndërtimit të tij të kryhen sa ma shpejt dhe kënaqësia që sjell komoditeti dhe vetë natyra të jenë sa ma të plota. Ndërkohë që merreni me fushimin duhet të keni parasysh një fakt tejet të rëndësishëm: respektin për natyrën. Askurrë nuk duhet të argtohemi në natyrë në kurriz të dëmtimit të saj. Ky leksion do të ketë edhe elementë të kujdesit që duhet të tregojmë për të mos e dëmtuar natyrën. Ndikimi i pakët ndaj natyrës në fushim Duke e konsideruar mbrojtjen e natyrës si prioritet po e fillojmë leksionin me tetë porosi bazike (principe) për ndikimin sa më të vogël (të njeriut) ndaj mjedisit gjatë përgatitjes së fushimit dhe gjatë qëndrimit në fushim. - Në terrenin pa borë dhe/ose pa akull ndiqni shtigjet e hapura dhe mos krijoni shtigje të reja apo “krijoni” rrugë të shkurtëra. - Fushoni në vendet e përdorura për këtë qëllim sa herë që është e mundur. - Nevojat personale i kryeni larg burimeve ujore apo rëkeve, larg shtigjeve të hapura dhe larg vendfushimit. - Përdorni sa më shumë mjetet ngrohëse për gatim e ngrohje dhe sa ma pak drutë e pyllit. - Lahuni dhe lani larg burimeve ujore dhe rrëkeve si dhe sa ma larg kampimit. - Mos i trazoni lulet dhe elementët e tjerë të natyrës a reliefit. - Mos ushqeni gjallesat e egra me ushqimet tuaja. - Merrni me vehte gjithë hedhurinat tuaja si dhe ato të lëna aty nga të tjerët, të pakujdesëshëm për mbrojtjen e natyrës. Fushimi Nuk është e thënë që fushimi të jetë i ngritur në vendin më të mirë. Veçanërisht për alpinistët. Ata duke dashur që të jenë sa më pranë majës janë të detyruar që shpesh t’i lënë vendet më të mira e të vendosen sa ma pranë majës së malit. Pose për një moment, pamvarsisht nga qëllimet tuaja të daljes në natyrë, le të shohim se cili është vendi më i mirë për të fushuar me qëllim që të mbrojmë natyrën. Le të fillojmë me atë më të favorshmin për rruajtjen e natyrës dhe le të shkojmë më tej sipas një shkalle nga më e mira për të mbrojtur natyrën deri tek më e keqja (më dëmtuese e natyrës). - Fushim i mahershëm, i cili plotësisht e ka dëmtuar mjedisin. Në këtë rast ajo që është bërë në dëm të natyrës është bërë. Ju nuk keni se çfarë të dëmtoni më tej, veç nëse keni ardhur me mendje të keqe (humor). Në këtë kategori futen edhe vendet e ndërmendura për fushim ku pak a shumë është krijuar një “infrastrukturë” për fushim. - Fushim mbi borë. Mbasi të shkrijë bora nuk do të duket ndonjë shenjë e qënies tuaj aty, veç në lënçi aty mbeturina jo organike. - Vend shkëmbor. Vendi shkëmbor thuajse nuk e ndjen praninë tuaj ngase ju nuk lini gjurmë në të. - Placë (shesh) me rërë, dhe/ose zhavor. Në këtë rast thuajse çdo shenjë e qënies tuaj aty do të shlyhet. - Vendi i thatë në pyll mbetet thuajse i pacënuar nga prania tuaj aty. - Kullota me bar të njomë. Nëse qëndroni për 2-3 ditë dhe pastaj e lëvizni tendën ndikimi tuaj negativ në bimësinë poshtë tendës do të rimarë vehten. Nëse tenda do të qëndrojë për më gjatë, bimësia nën të do të vdesë dhe mundësia ma e madhe është që të mos e rimarë vehten për atë vit. Sa më lart që të ngjiteni, aq më të ndjeshme janë kullotat me bar të njomë nga prania tuaj në to.


-

-

Kullotat alpine. Mbi vijën e pyllit shtrihen kullotat alpine si dhe drurë a shkurre tipike e të rralla në këto lartësi. Ato i kanë kushtet klimatike për rritje më të disfavorshme se bimësia që rritet ma poshtë dhe për pasojë koha e cilklit të tyre ripërtëritës apo zhvillimor është ma e shkurtër. Vendet buzë ujit. Jeta e bimëve pranë ujit është mjaft e ndjeshme nga faktorët e jashtëm jo natyrorë. Fushimet më afër se 30 m prej buzëujit të lumit a liqenit janë veçanërisht të dëmëshme për mjedisin. Kamponi sa ma larg vendeve me ujë.

L 4 il 1 Kampim me tenda Shfrytëzimi si duhet i vendve të paracaktuara për fushim trajtohet krejtësisht ndryshe nga ai i një vendi të bukur ku ju ndaleni rastësisht për të fushuar. Tek vendi i caktuar për fushim, tenda tuaj mundet të qëndojë për një kohë të gjatë në të njejtin vend, ju mundet të jeni bashkë me shumë fushues të tjerë, mundet të përdorni të njejtat shtigje kalimi në mënyrë të përsëritur e të përdorni tualetet e caktuara. Porse në një vend të bukur ku ju vendoseni rastësisht, tenda duhet të qëndrojë e pa lëvizur për jo më shumë se tre ditë dhe nëse formoni një grup me disa tenda, ato duhet të ngrihen në një farë distance nga njera tjetra. Tualetet duhet të jenë një këtu e një atje dhe shtigjet e kalimit të mos përsëriten që kështu bimësia të mos shkelet n’atë masë sa të mos e rimarë vehten pas largimit tuaj. Mënyra e fushimit e quajtur “pa lënë gjurmë” është e këshillueshme për vendet e bukura apo për ato ku fushohet rastësisht krahasuar me vendet e ndërmendura për fushime ku këshillohemi të përdorim të njejtat mjedise e të njejtat shtigje të përdorura më parë nga të tjerë fushues. KESHILLE: jetoni në natyrë n’atë mënyrë që kur të largoheni të ketë sa ma pak gjurmë të qënies tuaj aty. Nën këndvështrimin e të qenit i patrazuar (i qetë), era duhet marë parasysh mirë teksa zgjidhni vendin e fushimit. Në kohë (mot) normale era gjatë ditës fryn nga lugina lart shpateve dhe në mbrëmje ndodh e kundërta. Kjo bën që poshtë në luginë të ulet nga lartësitë ajër i ftohtë dhe në mëngjes temperaturat e ajrit aty të jenë më të ulta për disa shkallë krahasuar me lartësitë. Në ngritjen e tendës merrni parasysh drejtimin e erës: ja vlen që në kohë të mirë e të ngrohtë hyrja e saj të jetë në drejtimin nga u vjen briza që tu hyjë brënda ajri i freskët. Porse në mot të keq, hyrja e saj duhet të jetë në drejtim të kundërt me atë nga u fryn/vjen era. Kjo do bëjë që era të ketë më pak mundësi të depërtojë në tendë dhe që fletët e “dyerve” të mos përplasen a valviten e tu shqetësojnë. Zjarret në fushim. Që të mbrojmë mjedisin nuk duhet të ndezim zjarr me drutë e ndodhura rrotull, veçanërisht në lartësitë. Sot për të gatuar në fushim nuk përdoren drutë (në shumë vende të botës ato nuk përdoren edhe n’ato vende a parqe ku lejohet ndezja e zjarrit) ngase është shumë më i pastër dhe i shpejtë të gatuarit me aparate të cilat përdorin bombulat e gazit. Alpinistët medoemos duhet të përdorin këto aparate ngase lartësitë ku ata shkojnë shpesh janë mbi vijën e pyllit. Megjithate për ca romantizëm zjarri në natyrë është gjithnjë i dëshiruar ngase është i këndëshëm! Ja vlen të kujtojmë disa rregulla të nevojshme që duhen patur parasysh me synimin për të mbrojtur natyrën tek ndizni zjarr. - Çupina, apo vendi i zjarrit, të jetë një rreth sa ma i vogël; mundësisht përdorni një çupinë që e kanë përdorur të tjerët para jush. E rrethoni atë me gurë si masë mbrojtëse që të mos përhapet zjarri. - Qëndroni pranë zjarrit deri sa të shuhet edhe thëngjilli i fundit. - Përdorni drutë e rëzuara dhe mos prisni dru të njomë, veçanërisht në lartësi ku rritja e tyre është e ngadaltë. Në lartësi të mëdha edhe marja e degëve të rëna a të kalbura poshtë një peme e dëmton atë ngase ai dru i kalbur është burim i vyer ushqimi për bimësinë përreth. Larja Larja me sapun duhet eliminuar sa të mundemi, përfshirë larjen e enëve. Që enët e përdorura për ngrënie të jenë të pastra tregoni kujdes të mbaroni të gjithë ushqimin dhe pas kësaj t’i përvëloni me ujë të nxehtë. Kjo do të jetë e mjaftueshme. Kur ta shihni të nevojshme të përdorni sapun/detergjent për to,


përdorni sa më pak me anë të sfyngjerit. Tregoni kujdes të mos hidhni mbeturna ushqimi ngase ato bëhen tërheqëse për insektet dhe brejtës të ndryshëm. Tek përdorni ujë për larje, çfardo larje, sigurohuni ta hidhni/derdhni atë teposhtë nga kampi tuaj (nën kamp) dhe sa më larg burimit ose rrjedhës/përroit. Nëse përdorni sapun, mundësisht përdorni një që është prodhim që shaktërohet e tretet nga mjedisi (biodegradable) Nëse jeni në natyrë vetëm për një ditë, i mblidhni enët e përdorura e i lani në shtëpi si dhe mos lini mbeturina ushqimi rrotull. Merni me vehte cakë (qese) plastike për t’i mbartur. Askurrë nuk ngrihet fushimi tek burimi i ujit, andaj merni me vehte mbajtës/enë uji të cilat “palosen” dhe me të cilat mund të transportoni sasi të konsiderueshme uji nga burimi për në fushim/tendat. Nëse doni të bëni një banjë, ose të lani veshjet/ndresat, shkoni 60-80 metra larg burimit dhe nën fushim. Përdorni sa më pak sapun që është i tretëshëm në mjedis (biodegradable). Higjena Rregulli për ushqimet është: nëse sillni në natyrë mbajtës/enë me ushqim ose ushqime të paketuara, i merni me vehte të zbrazta të gjitha ambalazhimet e atyre që përdorni. Për këtë, kur të delni në natyrë merni me vehte një cakë (qese) të fortë mbeturinash dhe vendosni gjithëshka aty. Fusni në të edhe çdo gjë tjetër, që konsiderohet ndotës i mjedisit, që gjeni në vendin e fushimit ose nëpër shtigjet ku kaloni pavarsisht se kush e ka lënë atë. Mos i varrosni ose mos i hidhni mbeturinat! Rregulli i artë i fushimit është: “E lini vendin e fushimit si dhe vendkalimet tuaja ma të pastra nga sa i gjeni!” Nëse fushimi është i populluar ai duhet të ketë edhe vend tualeti. Nëse jo shkoni për nevojat tuaja 80-100 metra larg fushimit, larg rrjedhave ujore dhe nën to (JO mbi to). Me çfarë të mundeni gërmoni një gropëz me diametër 20-25 cm në tokë humusore dhe kryeni aty nevojat personale. Mbasi të mbaroni e mbushni me dhé, dhe e ngjeshni dheun. Me raste mundet të mos hapni gropëz por të lëvizni një gur me diametër 20-25 cm dhe mbasi të kryeni nevojën e rivendosni gurin në vendin e tij. Në vend të letrës higjenike mundet të përdoren materiale natyrale si gjethe, boçe pishe, gurë ose borë për tu pastruar. Nëse përdorni letër higjenike ajo nuk duhet të jetë e ngjyrosur dhe mundësisht të përdorurën e fusni në cakën (qesen) e mbeturinave. Nuk dëmtoni natyrën nëse urinoni herë këtu e herë atje, gjithnjë tej burimeve ose ujit që rrjedh apo liqenit, por jo dretpërsëdrejti në bimësi delikate. Është njerëzore që të mbuloni në borë gjurmën e verdhë që lë urina. Në vende me diell dhe me bimësi të rrallë për nevojat tuaja mundet të shkoni në një anë larg shteg kalimeve dhe të ndyni. Kur të mbaroni, merni një pllakë guri dhe e shpërndani nevojën duke e bërë një shtresë të hollë, të cilën dielli e dekompozon shpejt. Në boën e thellë gjeni një vend larg fushimit dhe e varrosni nevojën nën borë. Në rastet e vajtjes në lartësi ku ka akullnaja, mundet të veproni si në terren me borë duke krijuar ambjent të veçantë e të veçuar ose të përdoren qese të forta e të bartet nevoja me sistemin që njihet si “qeset blu.” Hasja me njerëz dhe hasja me egërsirat Më e shumta nga ne shkojmë në natyrë që të jemi atje të vetmuar ose në shoqëri me një grup të vogël apo të zgjedhur. Që të realizohet kjo sa më mirë ka dy mënyra: të shkojmë në vende të largëta apo itenerarë më pak të frekuentuar ose të dalim në natyrë gjatë ditëve të javës (jo në fundjavë). Ne mundet të ndihmojmë njëri tjetrin tek dalim në natyrë duke fushuar ose qëndruar tej nga të tjerët, duke ushëtuar përmes vendqëndrimeve të të tjerëve vetëm kur është e domosdoshme duke mbajtur një qetësi maksimale e duke u dhënë një përshëndetje dashamirëse si dhe duke zbatuar principin “mos lërë gjurmë” teksa kalojme pranë tyre. Kur ngjitësit malorë ndeshin njëri tjetrin sejcili grup ndjen gëzim që të përshëndetet me tjetrin, ndoshta të bisedojë shkurtazi dhe të vazhdojë më tej. Radiot personale, manjetofonët, etj, janë shqetësues për të tjerët dhe shpesh janë jo të mirëpritura në natyrën e lirë, andaj ato mundet të përdoren vetëm duke ulur volumin në minimum. Kur ndesheni me kafshë të egra në rrugën tuaj, lëvizni ngadalë dhe u jipni atyre mjaft kohë që të lëvizin/largohen tutje. Mundohuni të lëvizni në pjesën teposhtë shpatit ngase ato si rregull për tu larguar drejtohen përpjetë shpatit. Një kafshë që nxiton ngaqë është ndeshur me një kalimtar në largësi të afërt me të, rrezikohet të stresohet ose të dëmtohet/plagoset në ngutje e sipër. Shumë prej tyre në kësi rastesh


mundet të detyrohen të lënë shtëpinë/strofkullën e të kalojnë në një më të keqe me kushte më të disfavorëshme. Në zonat me arinj, rrini larg hapsirës së tyre personale. Mundohuni të mos u dilni përpara papritmas. Nëse u afroheni shumë arinjve të zinj, ata për tu larguar nga ju mundet të ngjisin një pemë, porse ata edhe mundet të sulmojnë veçanërisht kur janë pranë me të vegjlit e tyre. Arinjtë e kaftë, janë më të mundëshëm tu sulmojnë. Nëse ndesheni direkt me një ari, mos vraponi; kjo me siguri do ta bëjë ariun që tu sulmojë. Mjaft arinj kurrë nuk sulmojnë nëse grupi është me të paktën katër vetë. Pra, në një zonë me arinj është mënçuri të lëvizni me grupe katërshe ose më të mëdha. Kafshët dhe ushqimi Arinjtë kanë nuhatje shumë të mirë andaj në fushim guzhina tuaj dhe vendi i ushqimeve duhet të jenë mbi 35 m larg, në drejtim të erës, nga tenda tuaj në zonat ku dihet se ka arinj. I mbani të lara enët mbas ngrënies, i digjni ose i izoloni mirë mbetjet e peshkut e mishit, artikujt e përdorur higjenikë, e gjithshka me aromë tërheqëse për arinjtë. Arinjtë dhe minjtë do të shqyejnë çdo cakë ose mbajtëse të zakonshme ku keni vendosur ushqime ose artikuj të përmendur më sipër. Ja vlen të varni ushqimet në një gjalmë/lacë në lartësi që nuk arrihet nga ariu dhe me dy disqe me diametër 25-30 cm në dy skajet e nderjes së tij që të pengojnë kalimin e minjve nëpër të. Ushqimet duhet të jenë të varura në një zonë që është 1.5 m larg trungut të pemës dhe 4 m lart nga toka. Disa këshilla: - Çdo artikull ushqimor e ndani në të paktën dy pjesë dhe i vendosni pjesët në dy vende të ndryshme. Nëse kafshët u dënmtojnë a marin njërën, ju do keni mundësi të përdorni tjetrën. - E vendosni guzhinën dhe magazinimin e ushqimeve larg tendës tuaj. Në të kundërt kafshët mundet tu “trokasin” natën në tendë për ushqim, përfshirë qentë. - I paketoni ushqimet në mbajtëse të pa hapëshme a të shqyeshme nga egërsirat. - Kurrë mos i ushqeni kafshët a shpendët e egra. - Kurrë mos fshihni ushqim në natyrë, por e mbani të varur dhe të paketuar mirë (që të mos e lëshojë aromën që ka) në dy vende të ndryshme. Thesi i fjetjes. Thesi për fjetje është një nga pajimet e domosdodhme për të qenë cilësor ngase në të kalojmë orët e natës gjatë të cilave rimarim vehten për të vazhduar synimin që i kemi vënë vetes. Ka lloje të ndryshme thesi fjetje. Në literaturë këshillohen ata me pupla pate, pesha e të cilëve shkon (kur kanë një veshje nyloni) rreth 900g. Thesi i fjetjes i mbushur me pupla pate vlerësohet edhe ngaqë është i mëtytshëm (është i ngjeshëshëm kur paketohet) Ruajtja e thesit në magazinë bëhet duke e rrotulluar lirshëm (jo të shtrënguar) dhe duke e magazinuar në vend të thatë dhe në errësirë. Mbajtja e thesit të rrotulluar shtrëngueshëm e për një kohë të gjatë shkakton uljen e trashësisë së tij si dhe ngrohtësisë së tij. Bujtja Kalimi i natës në natyrë mundet të bëhet në mënyra të ndryshme në vartësi nga qëllimet e daljes në natyrë. Tenda është streha ma popullore për daljet në natyrë e cila të siguron mbrojtje nga elementët e natyrës, mbrojtje nga insektet e kafshët, intimitet si dhe hapsirë për pajimet. Tenda thes (bivy sack) është e lehtë dhe e shpejtë pët tu hapur, por ka shumë pak hapsirë dhe nuk i ka siguritë e komfortin që të jep tenda. Kjo tendë ja vlen të meret nga alpinistët tek kryejnë ngjitje me orë të zgjatura e të përdoret në raste të veçanta. Ngrehinat sigurojnë një bujtje ma të sigurtë nga elementët e natyrës, por kanë të metë se nuk janë aty ku ne do të dëshironim të ishin.


Së fundi le të kujtojmë se kur kalojmë natën jashtë, si rrgull, netët me qiell të kthjellët janë më të ftohta/freskëta nga netët me qiell të mbuluar nga retë. Tenda Tendat gjinden në treg në llojet nga ma të ndryshmet duke mundësuar plotësimin e dëshirave të kujtdo. Do të ndalemi e të flasim për tendat tre dhe katër stinore. Tendat tre stinore përgjithësisht janë më të lehta dhe me konstruksione metalike të lehta. Panelet/muret anësorë dhe të sipërme të këtyre tendave bëhen me cohë e cila përmban edhe pjesë me rrjetë nga e cila mundet të shihet tejpërtej dhe që ndihmojnë në ventilim (por që bora mundet të depërtojë nëpër rrjetë). Këto tenda nuk përdoren për situatë me borë. Tendat katër stinore janë më të rënda e më të forta se të parat. Ato mund të përdoren gjatë katër stinëve dhe nuk kanë faqe a sektorë të panelave me rrjetë. Ka tenda me një shtresë të veçantë dhe të pajisur me zinxhir që hiqet dhe vihet dhe e cila shërben si kombinim i tendës tre me atë katër stinore. Tenda katër stinore është e punuar si një e tërë, pa rrjeta, me cohë të qëndrueshme dhe të papërshkueshme nga shiu dhe era. Korniza metalike (skeleti i tendës) është po ashtu i cilësisë së lartë përsa i takon qëndrueshmërisë. Dera dhe daljet për ajrosje janë të punuara mirë e me zinxhirë që sigurojnë një mbyllje të plotë. Kjo tendë ka një të dalë (zgjatim) në hyrje i cli shërben si “parakthinë” dhe me konstruksion metalik më vehte. Hyrja hapet e mbyllet nga një zinxhir i cili i shkon tej e tej por edhe që mbyllet nga poshtë rreth 10 cm mbi rafshin e ngritjes së tendës. Bivaku Bivaku është një kalim spartan i natës. Thënë ndryshe është një kalim nate me ngarkesë të lehtë të mbartur deri në vendin e fjetjes, pa komfort, nganjëherë i menduar e nganjëherë aksidental. Kacavarësit janë ata që e përjetojnë më shpesh bivakun ngaqë janë të shtyrë nga synimi që të realizojnë ngjitjen në kohë sa ma të shkurtër. Porse në këtë rast ata kanë marrë me kohë disa masa për kalimin e natës. Bivaku mundet të jetë edhe aksidental e i imponuar nga ndonjë e papritur e pakëndëshme sikundër moti i lig, aksident, itenerar më i gjatë nga sa pritej, humbje (ngatërrim) e itenerarit. L 4 il 2 bivaku Kacavarsit e kujdesshëm nuk harrojnë të marrin me vehte artikujt që i emërtuam/quajtëm artikuj më të përhershëm në leksionin e tretë. Për të zëvëndësuar thesin e fjetjes, në mungesë të tij, mundet të përdorni rancin e shpinës: i fusni këmbët në rancin e zbrazët dhe me pjesën e sipërme të rancit mbuloni kërcinjtë dhe kofshët. Një thes plastik që mundet tu ndodhet e hidhni nga sipër mbasi të vishni çfarë të mundeni e sidomos xhakoventon me cyc. Mos harroni që gjithë paisjet tuaja të ankorohen (sigurohen). Të njejtën gjë duhet të bëni me vehten. Mos mbani gjë të lagur në trup; zëvëndësoni veshjet e lagura me të thata. Hiqni këpucët dhe vishni sa ma shumë kamçe. Pastroni vendin nga bora dhe vini një veçues nën vehte. Flini sa më pranë me pjestarët e tjerë të grupit. Nëse doni të mos gjendeni të papritur me bivakun e parë, improvizoni 2-3 të tillë në sezonin stërvitor dhe ju do të fitoni përvojën e duhur në drejtim të bivakut dhe materialeve e pajisjeve që do u duhen për të kaluar natën i varur në shkëmb apo në një pllac të përshtatshëm, lart në mal në stinën e ngrohtë ose në borë. Fushimi në borë e në dimër Fushimi dimëror kërkon aftësi e shkathtësi më të mira se sa kampimi veror, andaj do ndalemi në disa hollësi të vlefshme për një alpinist. Cilësia e kampimit dhe siguria do jenë në lartësinë e duhur nëse cilido anëtar i grupit ka njohuri lidhur me detyrat që duhen përmbushur. Kështu, tenda ngrihet mirë e shpejt nëse 2-3 vetë nga grupi dinë saktësisht se çfarë duhet të bëjë sejcili: kush duhet të mbajë tendën që të mos e marë era, kush do i kalojë shufrat nëpër mëngë e kush do i shtyjë këto shufra. Në kalimet dimërore të natës, mundet të përdoret tenda ose strehimet në borë. Tendat janë të thjeshta për tu ngritur, porse një strehim bore është shumë i fortë/solid. Ne do ndalemi në sejcilën prej tyre, por më parë le të flasim për artikujt që na ndihmojnë në këtë rast.


Lopata e borës. Në ngjitjet malore në terren me borë lopata e borës është një vegël e vyer, aq sa ja vlen që sejcili anëtar i grupit të jetë i pajisur me një. Ato përdoren për të nxjerrë ngjitësit e mbuluar nga orteku, për të gërmuar një strehim emergjence, për të përgatitur placin e tendës dhe me raste për të pastruar rrugëkalimet. Në rastet e veprimtarieve verore (jo në terren bore) një lopatë e tillë për grup është e mjaftueshme. Lopata të mira bore konsiderohen ato që kanë pjatë alumini me dimensione rreth 30x30 cm e cila ka një pjesë cilindrike ku montohet bishti i drunjtë. Bishti ja vlen të jetë 50-60 cm i gjatë dhe me pjesën e sipërme në formë D për manovrim më të mirë. Në rastet kur bora është e ngrirë dhe do na duhet të punojmë me blloqe bore, grupi duhet të ketë edhe një sharrë bore. Tendat dimërore. Tenda është pajisja ma e përdorshme për kalimin e natës. Tenda dimërore (ose tenda katër stinore) duhet të jetë mjaft e qëndrueshme ndaj erës dhe borës. Muret e pjerrta anësore ndihmojnë në rrëshqitjen e borës ose në pastrimin e tyre nga bora. Forma aerodinamike e tendës ndihmon në “shmangjen” e furisë së erës mbi të. Çdo tendë e përdorur në dimër duhet të ketë mjaft leqe për fiksimin e kordave (laca prej balçi) për ndemjen e sigurimin e saj nga mosshkulja prej shkulmeve të erës. Një serë volishë e thjeshtojë jetën në tendë gjatë dimrit. Të tilla janë: dy hyrje (nëse njëra anë është nën goditjet e shkulmeve të erës përdoret tjetra), një parakthinë për gatim ose magazinim, shtjekë (xhepa) për të organizuar mbajtjen e paisjeve të ndryshme që përdoren brënda në tendë, si dhe laca për të varur veshje ose ndriçuesin brënda saj. Tendat dimërore vijnë me konstruksione të ndryshme por më të pëlqyera janë ato me dy mure dhe me skelet prej alumini. Vendi për ngritjen e tendës. Nuk duhet ta ngrini tendën pa menduar më parë për zgjedhjen e vendit për të dhe përgatitjen e placit të saj. E përdorni terrenin në përputhje me nevojat tuaja. Zgjidhni një placë i cila të jetë sa më e sheshtë (që të mos raskapiteni për ta niveluar atë). Hapni sytë për rreziqet që mundet tu vijnë si: rënie gurësh, rënie orteku, shembje të dalash bore, rrëke shiu, etj., dhe nëse jeni në male të larta vereni edhe për krevasa apo seraka. Kujdesuni për drejtimet nga fryn era: një sipërfaqe bore e ngrirë fort ose një sipërfaqe bore e gdhendur (“skulpturë” e erës) janë tregues se aty fryn shpesh erë ndërkohë që një sipërfaqe me borë të butë tregon se aty depozitohet bora e mbatrur dhe e hedhur nga era (nëse e ngrini tendën këtu, keni parasysh se mundet të jeni të mbrojtur nga era por do u duhet ta pastroni hera herës nga bora që do mblidhet mbi të). Shtypni/ngjishni një sipërfaqe të konsiderueshme bore të tillë që të mjaftojë për ngritjen e tendës si dhe për të lëvizur lirshëm për fiksimin e kordave, tërheqjen e tyre të herë pas herëshme si dhe për pastrimet nga bora. E rrafshoni mirë pjesën e shtrosit të tendës në mënyrë që gjatë natës të mos lëvizni nga njëra apo tjetra anë, të mos ketë ndonjë të ngritur e cila u prish komfortin në ndonjë pjesë të trupit. Nëse qëndroni disa net në borë, në të do të “derdhen” format tuaja trupore, andaj rrafshimi i pjesës së shtrosit me lopatë do të ndohmojë për komfortin tuaj. Nëse ju nuk mundeni t’i shmangeni nje terreni të pjerrët, atëherë koka duhet të vendoset në pjesën e sipërme të pjerrësisë. L 4 il 3 Tendë në borë Tek hyrja e tendës hapni një gropë paralelopipedoidale të tillë që kur të uleni në hyrje të sajë këmbët të bien në gropë në mënyrë të tillë që të ndjeni komfort në mbathjen e zbathjen e këpucëve si dhe të përdorni furnelën me lehtësi në anën tjetër të gropës. Në rastin kur fryn erë në kohën që do të gatuani, gropa shërben si një strehë mbrojtëse e mirë e furnelës ndaj erës. Ndërtoni mure bore rreth tendës, sidomos nëse vendi është nën goditjet e erës. Muret mundet t’i ndërtoni një metër a më të larta dhe po aq larg nga tenda mbasi në të kundërt era do mbledhë borë në pjesët e brendëshme të mureve. Nëse përdorni lopatë e sharrë bore muret ngrihen shpejt e me lehtësi. Nëse muri ngrihet vetëm me lopatë si një pirg bore, ky mur nuk do të ketë efektivitetin e duhur. Ankorimi i tendës. Në procesin e ankorimit të tendës ka rëndësi qëndrueshmëria e nevojshme e pikave ku fiksohet (ankorohet) shtrosi i tendës dhe sidomos kordat nderëse të saj. Problem është kur situata ka të bëjë me motin me borë: pikat ankoruese mundet të dobësohen si nga era, nga shkrirja e borës, etj., dhe kordat fiksuese të tendës në këtë rast do lirohen duke na çuar deri në rënimin e tendës. Pikat


ankoruese ja vlen të jenë kunja me profile të gjëra të varrosura në borë, gurë të mëdhenj me lak nëpër ta apo thasë të mbushur me borë e me lak nëpër ta, të varrosur në borë dhe ku mundet të kalohen litarët e ndemjes së tendës. Një pemë aty pranë është pikë ankorimi shumë e mirë; po ashtu kazma, lopata, skitë e shkopat e tyre, por në këto raste këto mjete nuk mundet të përdoren për qëllimet që i kemi sjellë aty. Pastrimi i borës. Në rastet e një stuhie na lind nevoja e domosdoshme që të pastrojmë teritorin përqark tendës nga bora. Stuhia do e mbledhë borën në anën e kundërt të drejtimit nga fryn era në murin rrethues dhe tendë. Nuk ka rëndësi nëse bie ose jo borë ngase era do ngrejë borën e rënë dhe do e grumbullojë në anët që nuk goditen nga era si në tendë e në muret rretuese që kemi ngritur duke e mbuluar tendën me borë, madje të na mbulojë edhe daljet ventiluese. Kjo krijon problemin e asfiksimit sidomos nëse jemi duke gatuar në tendë. Nëse bora është e lagur ajo bëhet ngarkesë e konsiderueshme mbi tendë duke mundësuar madje shtrembërimin e skeletit metalik, e për pasojë shembjen e saj. Shkundni muret e tendës rregullisht dhe me lopatë, hera-herës, e largoni borën e mbledhur përqark. Kujdes duhet treguar për të mos goditur me lopatë kordat e ndemjes së tendës ngase në këto raste ata mundet të këputen. Kur stuhia e borës zgjatet dhe në tendën tuaj grumbullohet sasi e konsiderueshme bore mendoni se mos ndoshta është më mirë që ta lëvizni atë në një vend më të përshtatshëm. Këshilla në përdorimin e tendës. Për çdo tendë duhet të kemi një fshesë të vogël plastike për të pastruar nga bora dhe çdo gjë që futet në të. Po ashtu për çdo tendë duhet një sfyngjer për ta pastruar atë apo thasët e fjetjes nga derdhjet nga gotat apo pjatat (pijet a gatimet). Qirinjtë ose llampa të veçanta për në tendë janë një gëzim i vërtetë për të ndriçuar mjedisin e brendëshëm sidomos gjatë netëve të gjata të muajve të dimrit. Jeta në tendë kërkon ca rregulla të duhet të zbatohen nga të gjithë. Këto rregulla do të varen nga moti, nga madhësia e tendës dhe nga përvoja e “banorëve” të saj. Kështu për një tendë të vogël ka nëvojë që rancat të mbahen jashtë saj. Kur tenda ka një parakthinë ato mundet të mbahen aty. Kur tenda është e madhe rancat mundet të futen brënda saj por vetëm mbasi të jenë pastruar nga bora. Ja vlen që fillimisht në tendë të futet një person e të hapë shtrojet veçuse, thasët e fjetjes dhe pajisjet e tjera kolektive apo individuale dhe pastaj të kryhen veprimet e matejme apo të futen anëtarët e tjerë të tendës. Rregulli e do që këpucët të hiqen jashtë tendës, të pastrohen nga bora dhe pasi të vendosen në një qese plastike të futen brënda që mos të ngrijnë jashtë nga të ftohtit e të bëhen problem për t’i veshur të nesërmen. Përdorni një thes plastik për të mbajtur sendet tuaja në tendë. Kjo u mundëson që të mos kërkoni rrotull n’atë ngushticë artikujt tuaj të ngatëruar me ato të të tjerëve. Po ashtu përdorni qese për të mbajtur të ndara sendet tuaja të lagura nga ato të thatat. Gatimi në tendë. Të gatuash në tendë nuk është gjë e lehtë: egzistojnë rreziqe të tilla si derdhja e kusisë ku gatuhet, çlirim i madh avujsh të cilët kondensohen në murin e brendëshëm të tendës (duke qënë shumë, një pjesë e tyre nuk del në hapsirën midis dy mureve dhe pasi kondensohet rrjedh në shtrosin e tendës duke na lagur thasët e fjetjes), rreziku i helmimit nga bioksidi i karbonit, djegja nga uji a gjella e nxehtë në pjesë të trupit, ndotja e thesit të fjetjes nga ushqimi i derdhur, si dhe të zeza të tjera. Megjithatë, për arsye të një moti veçanërisht të lig, të gatuarit brënda në tendë bëhet domosdoshmëri. Tendat me parakthina kanë avantazhin se ne mundemi të gatuajmë pikërisht aty, në parakthinë. Pavarsisht se ku gatuhet, furnela, apo çfardo aparati ngrohës që keni, duhet të vendoset në një vend të sheshtë dhe të izoluar nga bora në mënyrë që të mos shkrijë e të na përmbyset me gjithëshka që ka mbi vehte. Një kuadrat kompensate i mbështjellë me letër alumini është një platformë e mirë për të mbajtur furnelën horizontalisht gjatë gatimit (e shtoni këtë artikull në listën tuaj). Pjesa metalike e lopatës gjithashtu mundet të shërbejë si platformë e furnelës apo primusit. Ja disa këshilla të tjera të lidhura me gatimin brënda në tendë: - E ndizni furnelën jashtë që kështu po e rrëmbeu zjarri (po flakëroi) e hidhni tutje, dhe silleni brënda vetëm kur flaka të jetë e rregullt. - Gatuani tek dera e tendës ose në parakthinë se kështu do siguroni ventilim të mirë si dhe do mundeni të hidhni tej furnelën nëse nuk funksjonon në rregull - Siguroni sa më shumë ventilim gjatë përdorimit të furnelës. Më mirë të ftohet tenda se të rrezikoni vehten nga bioksidi i karbonit, i cili nuk ka as erë e as ngjyrë që ta dalloni dhe për më tepër është helmues.


Strehimet në borë. Strehimi në borë është tejet më i mirë dhe më i sigurtë se ai në tendë: teksa tenda në raste stuhishë është gjithnjë e kërcënuar nga mbulimi me borë, strehimi në borë është larg çdo shqetësimi të tillë dhe qetësia dhe të qënit larg nga asfiksia janë të garantuara. Strehimi në borë kërkon një lopatë dhe nganjëherë edhe një sharrë bore. Nëse qëndroni gjatë në një vend dhe keni ngritur tendat, patja e një strehimi bore do ishte një plus i madh për të gatuar në një vend që nuk e kap era e ku nuk u derdhet supa mbi thes fjetje tek e përgatisni ose e hani. Streha do u shërbejë njëherësh edhe si një vend magazinimi për rancin e pajisjet tuaja si dhe strehim nëse tenda u mbulohet nga bora. Ndërtimi i strehimit të borës është një aftësi e vlefshme si dhe një kënaqësi, porse ndërtimi i tij nëse qëndroni në një vend për pak kohë është jo praktik ngase për ta ngritur/ndërtuar atë do u duhen dytre orë punë. Veç kësaj pjesëmarrsit në ndërtim do jenë të lagur si nga djersitja dhe nga bora. Kështu para se ajo të ndërtohet duhen bërë mirë të gjitha llogaritë. Gjithashtu keni parasysh se në një ditë me diell tenda nga brënda bëhet aq e ngohtë sa mundet të thahen gjërat e lagura, kurse në strehimin në borë mbahet thuajse e njejta temperaturë. Guvat e borës Të diturit se si të ndërtohet një strehim (guvë) bore është një aftësi thelbësore e alpinistit. Guva e borës siguron më shumë mbrojtje, komfort dhe veçim nga një stuhi se cilado tendë. Temperatura brënda tendës mundet të jetë pesë gradë mbi atë që është jashtë, kurse mjedisi në një guvë bore do të jetë i qetë dhe me temperaturë nga 0 në 2º C pavarsisht se sa do të jetë ajo jashtë guvës. Guva mundet të hapet duke përdorur diçka të fortë si tenxherja e gatimit, etj., por lopata e borës është mjeti më i mirë. Duhen 2-3 orë punë për të ndërtuar një strehim për katër vetë duke përdorur dy lopata. Nëse fitoni përvojë, një strehim i vogël për dy vetë mundet të ngrihet në 30 minuta. Gërmimi i guvës/strehimit në borë. Kjo temë, edhe sikur të mos ndodhë në jetën tuaj alpinistike, do jetë me shumë interest ë realizohet në kohën e stërvitjes. Gjithëshka që do të zbatoni do jetë një përvojë e “magazinuar” e ndërtimit të jetës në sezonin dimëror. Strehimet në borë kërkojnë si borë të thellë ashtu edhe topografi të duhur. I drejtoni vehtes këto pyetje: - A jeni në zonë orteku? - A do e hedhë era borën në hyrjen e strhimit? - A kam gjetur një vend të pjerrët për të filluar gërmimin? Gjeni një shpat të shkurtër e të pjerrët, ose një pirg bore me pjerrësi 30-40 gradë. Eshtë shumë më lehtë të gërmosh një strehim bore në një pjerrësi se sa në një vend të rrafshtë. Bora duhet të jetë si rregull 1.5-2 m e thellë. Kjo u siguron që të mos arrini truallin teksa gërmoni për strhimin. Tek punoni mundohuni të mbeteni të thatë: mbani trupin e gjymtyrët në distancë nga bora dhe punoni me rritëm të tillë që të mos djersini shumë. Ja dhe disa këshilla të tjera: - Filloni të ndërtoni hyrjen me dimensione 50 cm e gjërë, 1.5 m e lartë dhe 1 m e thellë në drejtim të shpatit. - Pas kësaj në lartësinë e përmjetit gërmoni një platformë me qëndër hyrjen duke krijuar një hapje në formë T-je. E bëni këtë platformë 1.2 m të gjërë dhe 40-50 cm të lartë. E shtrini këtë hapje brënda shpatit me borë. Kjo hapje do jetë një rrugëdalje e volitëshme për gjithë borën që do të çvendosni/gërmoni ndërkohë që do të krijoni strehimin/guvën. Mbasi të mbaroni guvën ju do e mbyllni këtë platformë. Baza e kësaj hapje horizontale ndihmon që të përcaktoni nivelin e shtrosit të guvës: niveli i shtrosit duhet të jetë rreth 15 cm më i lartë se baza e hapjes. - Vazhdoni të gërmoni brënda hyrjes dhe filloni të krijoni dhomën kryesore të guvës. E zgjeroni dhomën përpara, anash dhe lart; në të gjitha drejtimet, por jo nga poshtë. Ndërkohë që gërmoni rëmoni e nxirni borën jashtë nëpërmjet hapjes. Një person i dytë në hyrje e largon borën e hedhur. Vazhdoni gërmimin deri sa të keni lëvizur tërë borën pa sforcime për ta arrirë (duke qëndruar në një vend). - Thelloni (përparoni) hyrjen fillestare edhe për 50 cm brënda shpatit, që tu lejojë për të vazhduar nxjerrjen e borës duke e zmadhuar guvën nga përpara e nga lart. Ju duhet të vazhdoni deri sa të


-

-

-

-

-

-

arrini një përparim të tillë që të qëndroni thuajse drejt në këmbë. Dhe vazhdoni të nxirrni borën jashtë. Kur të keni arritur në një pikë që krijohet mundësia për të punuar brënda edhe një person i dytë, e thirrni/ftoni shokun dhe e hapni guvën në të gjitha drejtimet. Vazhdoni të gërmoni deri sa të arrini të keni guvën pak a shumë me dimensione: 2 m të gjërë, 1.2 m të lartë dhe 1.5 m të gjatë (nga hyrja tek balli i saj). Ju mundet ta bëni guvën edhe më të madhe nëse keni kohë dhe energji, ose nëse jeni më shumë se 3 vetë. Kini parasysh se ju keni nevojë për të paktën 30 cm borë në qiellzanë të guvës në mënyrë që të siguroheni se ajo nuk do u zërë nën vehte. Nëse në mëngjes qiellzana do ketë ca plasaritje, mos u shqetësoni nëse trashësia është të paktën 30 cm. Gjithashtu mundohuni që qiellzanën të mos e bëni të sheshtë: i jepni paksa formën e kupolës. Sa më i harkuar të jetë, aq më i qëndrueshëm do jetë ai dhe më pak do të plasaritet. Filloni të mbushni hapjen horizontale (të hyrjes) me blloqe bore, ose topa bore. Një dy blloqe bore do jenë të mjaftueshme për të mbyllur pjesën horizontale të hyrjes tunelore. Zini/stukoni hapsirat e këtyre blloqeve në hapjen horizontale. Pjesa e sipërme e tunelit të hyrjes duhet të jetë të paktën 15 cm më e ulët se shtrosi i guvës që kështu ajri i ngrohtë të mbetet në guvë kurse rrjedhat e ftohta të tij të dalin jashtë. Hapni një vrimë në qiellzane, tejpërtej borës, me diametër 10-15 cm. Kjo do u shërbejë si tub ventilimi dhe do u mbrojë nga asfiksia. Nëse në guvë ndjeni ngrohtë, e zmadhoni diametrin e këtij tubi. Kujdesuni që qiellzana e guvës të jetë konkave dhe e “lëmuar”, pa xhunga e gropa, në mënyrë që pikat e ujit që krijohen atje të mos bien mbi ju por të rrjedhin nëpër qiellzanë dhe muret e guvës e në shtrosën e guvës. Përqark mureve, krijoni një kanal që të kalojë nëpër te uji që krijohet nga shkrirja. Shtroni në shtros një batanije a shtroje plastike që gjithshka vini në të të mbetet e thatë dhe të mos u humbasë (zhytet) në borë. Në mënyrë që të mos e ndjeni motin e lig që është jashtë, në hyrje të guvës varni një cohë plastike ose jo plastike dhe e mbyllni si të mundndeni duke lënë një-dy vrima për qarkullim të ajrit. Që dikush tjetër të mos kalojë mbi guvën tuaj e ta shembë atë, ngulni dy flamurë mbi të, ose dy shënues të dukshëm. E përshtatni guvën sipas dëshirës tuaj në vartësi të kohës dhe energjive që keni si dhe mbi bazën e fantazisë tuaj. Tashmë ajo është dhoma tuaj dhe ju mundet të hapni dhomëza për qiriun/llampën, vendin për gatim dhe lënien e pajisjeve të guzhinës, vende për ulje, etj.

Guva në borën e cekët. Për ndërtimin e guvës në borë të cekët u duhet minimalisht një shtresë bore prej 15 cm dhe u merr tre orë për ta ngritur. Ja se si ndërtohet. Ngulni vertikalisht në borë një shkop 1.5 m të gjatë. Me një shkop të dytë si i pari ndërtoni një rreth me rreze 1.5 m me qendër pikën ku ngulët shkopin e parë. Pas kësaj e shtrini shkopin e dytë horizontalisht në borë duke e takuar me shkopin e ngulur vertikalisht. Pas kësaj me një lopatë merrni borë dhe e hidhni brënda këtij rrethi deri sa të keni krijuar një kon bore 30 cm të lartë mbi majën e shkopit të ngulur vertikalisht. E ngjishni borën e pasi ta lini për një orë kështu (që bora të zërë vend) nga pika ku duket shkopi i shtrirë horizontalisht filloni të gërmoni një tunnel duke e ndjekur shkopin deri në takimin e tij me shkopin vertikal. Gërmoni e nxirrni aq borë sa u duhet për tu sistemuar 2-3 vetë. Në fund e hiqni shkopin vertikal. Strehat nën pemë Nëse jeni pranë një pishe të mbuluar nga një borë e thellë ju mundet të zmadhoni hapsirën rreth trungut të saj e të bëni vend për tu strehuar. Me shtresë plastmasi zini vrimën e hyrjes. Shrkirja e borës e sigurimi i ujit Shkrirja e borës shpesh është e vetmja mënyrë për të siguruar ujin e pijshëm në terrenin e mbuluar nga bora e akulli. Për këtë duhet të keni parasysh që furnela/primusi të jetë sa më e mirë e sa më e fuqishme. Bora e mbledhur për shkrirje të sigurohet nga “borë e pijshme”, d.m.th. e tillë që është e


pastër. Shukat e borës i preferoni t’i bëni në madhësinë e tenxheres ku ato do të shkrihen. Ja vlen që të merni një thes të pastër plastmasi e ta mbushni me borë të pastër për shkrirje. Tek i mbushni enët me ujin e pijshëm, duhet të kujdeseni që ato të mos u ngrijnë gjatë natës. Ja vlen që t’i fusni në thesin e fjetjes dhe të nesërmen të sigurohen n’atë mënyrë që të mos u ngrijnë gjatë ngjitjes. Në rast se nuk u është dhënë mundësia të shkrini borë me mjete ngrohëse, për të siguruar një minimum uji të pijshëm e mbushni enën tuaj të ujit të pijshëm me borë dhe gjatë natës e mbani atë midis kofshëve tuaja. Në jetën e përditëshme tek humbasim lëngjet e organizmit nëpërmjet djersitjes ne ndjejmë etje. Porse në lartësi trupi nxjerr avuj më shumë se në vendet më të ulta. Veprimtaria fizike në lartësi dhe djersitja që e shoqëron atë është një plus në konsumin e ujit nga trupi tuaj. Andaj kini kujdes që në mënyrë të vazhdueshme të merrni lëngje për të kompensuar ujin që largohet nga trupi. Moskujdesi për të marrë sasinë e duhur të lëngjeve do u shkaktojë (veç etjes), lodhje, çanësim (disorientim) dhe dhimbje koke të cilat do të ndikojnë në pakujdesi gjatë lëvizjeve. Humbja e lëngjeve të trupit do u dobësojë dhe kjo bëhet shkak për lloje sëmundjesh në mal, përfshirë edhe shfaqjen e sëmundjes së malit. Një nga kërkesat bazë të ngjitjeve malore është të marrët e sa ma shumë lëngjeve. Madje nganjëherë ja vlen që të gëlltisni më shumë ujë nga sa e ndjeni të nevojshme. Lëkura dhe mushkëritë nxjerrin mjaft avuj në ajrin e ftohtë e të thatë pa e kuptuar apo pa qënë individi i vetëdishëm. Në lartësi veçanërisht të mëdha dehidratimi mundet të kontribojë në krijimin e neverisë, e cila për ironi e ul dëshirën për të pirë ujë. Andaj mos prisni deri sa të ndjeni etje për lëngje ngase etja është shenjë që dihidratimi (humbja e lëngjeve në trup) është në përparim. Një tregues i mirë i faktit se trupi ka lëngje të mjaftueshme është urina e pangjyrë, ose pothuajse e pangjyrë, gjatë ditës. Eshtë e vlefshme që ditën para ngjitjes/marshimit si dhe mëngjesin para nisjes së veprimtaritë ditore të pini sa ma shumë lëngje. Kjo do u ndihmojë që të jeni sa më përmbushës gjatë lëvizjeve. Humbja e kripërave dhe elektrolitëve nga organizmi që shoqëron djersitjen e që është mbi atë normalen në kushtet e veprimtarieve në natyrë, mundet të kompensohen mjaft mirë duke rregulluar dietën tuaj ushqimore. Këtë fakt e kini mirë parasysh sidomos gjatë ditëve me temperaturë ajri të lartë si dhe në ditët me veprimtari fizike të zgjatur. Pastërtia e ujit të pijshëm është bërë një problem për tu marë parasysh në ditët tona. Sot edhe burimet ujore të mirëfillta janë vënë në pikpyetje për pastërtinë e ujit që pijmë prej tyre. Arsyeja: pakujdesia e njerëzve që kalojnë a jetojnë mbi to, ndotja e ajrit, etj. Sot shumë burime ujore natyrore janë të infektuara/ndotura me pathogenë mikroskopikë. Vetë ekskursionistët e alpinistët duhen mallkuar për një ndotje të këtillë (por sigurisht edhe banorët e zonave përreth si dhe kalimtarët) e cila shkaktohet nga pakujdesia ndaj hedhurinave apo kontrolli i jashtqitjeve të tyre. Sot nuk i duhet besuar pastërtisë së ujit edhe në zonat ma të bukura e të qeta! Meqë mundësitë e njerëzve që dalin në natyrë janë shtuar për të shkuar edhe në vende të largëta si rezultat i mundësive më të mëdha të lëvizjes së lirë, le ta trajtojmë këtë çështje në tërë gjërësinë e saj. Viruset gjenden si rregulln në ujrat tropikalë. Hepatitis A (hepatitis infektues) është një shembull i një sëmundje të shkaktuar nga virusi që mundet të të zërë nga pirja e ujit të infektuar. Viruset në ujë asgjesohen me anë të agjentëve kimikë ose zjerjes së ujit, por nuk shmangen duke e filtruar ujin mbasi ato depërtojnë në filtër. Bakteriet janë të pranishme në ujrat e burimeve në llojet nga ma të ndryshmet. Më tepër kujdes duhet treguar për të luftuar bakteriet Salmonella dhe Escherichia coli. Aty ku humbet kontrolli ndaj këtyre bakterieve shfaqen kolera, dizanteria e tifoja. Sikundër viruset, bakteriet luftohen me kimikate si dhe me anë të zjerjes së ujit dhe duke qënë më të mëdha nga viruset ato veçohen nga uji nëpërmjet filtrimit të tij. Parazitët e mëdhej, kryesisht protozoa Giardia dhe Cryptosporidium (apo “crypto”), janë shqetësuesit kryesorë për alpinistët e kohëve tona. Të dy këta parazitë janë të pranishëm në ujrat e zonave të thella në mbarë botën. Sëmundjet giardiasis dhe cryptosporidiosis kërkojnë njëzet ditë që të çfaqen me simptoma të tilla si: të vjella, diare, dhimbje/të prera stomaku, temperaturë e dhimbje koke, etj. Në këto raste uji që të pihet duhet që të vlohet.


Sa ma sipër na bën të themi se ja vlen të shtojmë disa njohuri për pastrimin e ujit që përdorim për pije në rastet kur dalim në natyrë. Zjerja e ujit (përgatitja e çajit) është metoda ma e sigurtë për pastrimin e ujit. Bora e sapo rënë nuk ka nevojë që të zjehet (mjafton që të shkrihet) ngase është tejet e pastër. Tabletat e jodinës janë të efektëshme për pastrimin kimik të ujit nga disa bakterie por nuk sigurojnë një pastrim të plotë. Filtrat e ujit gjithashtu janë të efektëshëmn për disa bakterie por ka prej tyre që depërtojnë në filtër. Ushqimi Arti i një fushimi të mirë nuk mundet të kuptohet edhe pa një ushqim të mirë, të tillë që të ruani formën e mirë fizike si dhe dëshirën për veprimtari. Për këtë ju duhet të kombinoni dieta të ndryshme ditore duke patur në mëndje që ushqimi ditor të përmbajë 50-70 përqint karbohidrate, 20-30 përqint proteina dhe 20-30 përqint yndyrna. Gjithashtu duhet të keni parasysh se në një ditë plot veprimtari ju duhet të merrni rreth 6.000 kalori, ose edhe më shumë në vartësi nga kërkesat e veprimtarisë ditore, madhësia e pesha juaj trupore, metabolizmi, etj. Karbohidratet janë ushqimi më i tretëshëm për ta kthyer trupi në energji dhe andaj ato duhet t’i përmbajnë më të shumtat e kalorive në dietën tuaj. Ato do jenë “lënda djegëse” kryesore që do e mbajë në punë organizmin tuaj. Ushqimet e pasura me karbohidrate sigurojnë vitminat, mineralet, proteinat, fibër, ujë dhe yndyrat kryesore. Burime të mira me karbohidrate janë buka e grurit (e zeza), orizi, patatet, makaronat, etj. Proteinat kanë rëndësi në dietën tonë dhe kërkesat ditore të organizmit janë të njejta pavarsisht nga lloji i veprimtarisë ditore që ushtrojmë. Trupi nuk i depoziton proteinat kështu që ato që teprojnë nga konsumi ditor organizmi i kthen në yndyrë. Ushqime të pasura me proteina janë djathi, gjalpi vegjetal, farërat, mishi, peshku, qumështi, veza. Yndyrnat janë gjithashtu burim i pasur energjishë dhe çlirojnë për çdo gram mesatarisht dy herë më shumë energji se karbohidratet e proteinat. Ja vlen të theksojmë se ato treten shumë më ngadalë se karbohidratet e proteinat kështu që e mbajnë organizmin të ndjehet i ngopur për një kohë më të gjatë. Ushqime të pasura me yndyrë janë vetë yndyrnat, mishi, djathi, farërat, etj. Kur delni për veprimtarie në natyrë këshilloheni që gjatë ditës dieta tuaj të jetë e pasur me karbohidrate dhe ajo e mbrëmjes e pasur me yndyrna e proteina. Që ta gëzoni qënien në natyrë detyrimisht duhet ta ushqeni mirë vehten. Vetëm të ushqyerit e mirë u jep mundësi të jeni veprues dhe në formën më të mirë fizike e shpirtërore. Të mendosh të ulësh ndonjë kilogram gjatë ditëve në natyrë duke pakësuar dietën ushqimore të ditës domethënë të mos e gëzosh daljen në natyrë. Kur jeni nisur për tu çlodhur nëpërmjet veprimtarive në natyrë ushqehuni mirë dhe mos mendoni të humbisni kilogramë! Planifikimi për ushqime. Për një ditë veprimtari ju mundet të përgatisni në shtëpi sanduiçe, byrek, pastiço, etj., por tek dilni në natyrë me ditë të zgjatura duhet të mendoni mirë për sasinë e ushqimeve që duhet të merrni. Duhet të mendoni që të keni ushqim deri për në ditën e fundit (dhe mos harroni të keni si rezervë një ditë ushqim plus). Një llogaritje e përafërt është: për çdo ditë një kilogram ushqim për njeri. Ushqimi është mirë të organizohet në grupe në vartësi të aftësive organizuese të drejtuesit të veprimtarisë. Grupet ma të mira janë ato me 2-4 vetë. Më mirë janë grupet edhe më të mëdha mirëpo dalin probleme thuajse të pazgjidhëshme për madhësinë e tenxheres, të furnelës ku do të gatuhet për të gjithë pjesmarrësit e veprimtarisë. Një mënyrë tjetër e organizimit të ushqimit në grupe është të lënit e mëngjesit dhe një shujte të ditës (gjatë orëve të veprimtarisë) në vartësi të sejcilit individ dhe shujta e përgatitur mbas kthimit në fushim të organizohet në bazë grupi. Në marjen (blerjen) e ushqimeve duhet kujdes që të sigurohet ushqyeshmëria, llojshmëria dhe shija e artikujve duke marrë parasysh peshë minimale e kalori të mjaftushme për peshën e tyre të përgjithëshme (artikujve ushqimorë).


Arikujt ushqimorë planifikohen nga grupi ose një anëtar me përvojë. Në sejcilin rast duhet të shkruhet menuja për çdo ditë, të përmblidhet sasia e duhur e ushqimit për të gjitha ditët (dhe ditën rezervë), të diskutohet me grupin dhe të shkohet në shitore për blerjen e artikujve. Paketimi duhet të bëhet n’atë mënyrë që t’i shërbejë menusë duke riorganizuar artikujt e blerë në qese plastike ose mbajtëse të tjera të volitëshme. Ka raste që e lëmë herët fushimin dhe mëngjesin e hamë në ecje e sipër. Ky mëngjes mundet të përgatitet një natë më parë dhe mundet të përmbajë qumësht pluhur, rrush e fruta të thata, biskota e gjalpë, etj. Nëse keni kohë në mëngjes, ju mundet të skuqni e të zjeni të njejtat gjëra që përdorni në jetën e përditëshme. Sidoqoftë, një lëng i ngrohtë në mëngjes, qoftë çaj, kafe, kakao, etj., është gjithnjë i këndëshëm për të shoqëruar ose mbyllur ushqimin e mëngjesit. Nëse jeni në ngjitje ose marshim, nuk kalon shumë kohë mbas ngrënjes së mëngjesit dhe ju keni sërish nevojë për ushqim. Hani nga pak dhe shpesh. Një ushqim i mirë për tu mbllaçitur është një përzjerje farash, karamelesh, rrush i thatë, si dhe fruta të tjera të thata. Një dorë me to është një meze a shujtë e lehtë; disa duar bëjnë një shujtë të plotë. Duke u bazuar në përvoja personale dhe studime të dietës, menuja e drekës tuaj, ndërkohë që jeni në veprimtari e sipër, mundet të përmbajë si ma poshtë: - Proteina nëpërmjet mishit a peshkut të konservuar, mishit të tharë, sallamit e proshutës, djath, fara. Kur hani ushqime që përmbajnë yndyrë ja vlen që dreka të mos jetë në ecje e sipër por me pushim. - Nishesterat merren nëpërmjet gatimeve me drithëra të ndryshme. - Sheqernat nëpërmjet biskotave, çokollatave, karameleve, mjaltit, etj. - Frutat mundet të sigurohen të thata si dhe me raste të freskëta. - Zarzavatet janë më të vështirat për t’i bartur në lartësi por ja vlen të merren hurdha, qepa, karrotat dhe të tjera sipas mundësive Darka është shujta që na mbledh në fushim dhe duhet të përgatitet sa më e ushqyeshme, sa më e shijshme dhe sa ma herët në kohë që të tretet sa duhet para se të vijë ora e gjumit. Supa merr vendin e parë për nga rëndësia; sa më shumë aq më mirë për të zëvendësuar lëngjet e nxjera nga trupi gjatë veprimtarisë ditore. Sigurisht para e pas supës duhet të pijmë sa ma shumë ujë a lëngje të tjera. Në ushqim mos nguroni të shtoni ca më shumë se zakonisht kripë si dhe të përdorni erza të ndryshme. Në mbyllje të darkës mendoni për ndonjë ëmbëlsirë a për një pije (jo alkoolike) që u shijon. Këto ja vlen të jenë artikuj që ju i blini jashtë menysë kolektive nëse dëshironi të shkoni pas shijeve tuaja personale në mbyllje të ditës. Në rastet që do merrni pjesë në veprimtari ku bëni ngjitje në lartësi të mëdha, duhet të keni parsysh se për arësye të uljes së shtypjes atmosferike uji vlon në temperatura më të ulta e për pasojë që të gatuhet një ushqim kërkohet më shumë kohë. Tabela e maposhtme gjëndet në çdo literaturë alpinistike që ka të bëjë me këtë temë dhe tregon uljen e pikës së vlimit të ujit me çdo 5º C, si dhe sa herë më shumë kohë, krahasuar me nivelin e detit, duhet për të gatuar një ushqim:

Lartësia në metra Niveli i detit 1.525 3.050 4.575 7.000

Temperatura e vlimit të ujit në ºC 100 95 90 85 80

Koha për gatim (në nivel të detit do e konsiderojmë 1) 1.0 1.9 3.8 7.2 13.0

Gjëja e parë që duhet të mësojmë nga kjo tabelë është se në lartësi të mëdha na duhet të marrim ushqime të përgatitura të cilat së shumti kanë nevojë vetëm për tu ngrohur.


Kini parasysh se nëse ngjiteni në lartësi të konsiderueshme brënda një kohe të shkurtër, në vartësi nga organizmi mundet të keni shqetësime lidhur me sëmundjen e malit dhe tretjen e ushqimit. Mundet të humbisni oreksin. Si rregull ky fenomen është i rrallë për lartësitë deri në 3.000 metra mbi nivelin e detit dhe i shpeshtë për lartësi mbi këtë nivel. Tek kujdeseni për ushqimin mos harroni të merrni edhe pajisjet për ngrënie dhe për guzhinën. Sigurisht kanë rëndësi luga, piruni, thika, gota, 1-2 kupa (të paktën njëra metalike), etj., por edhe enët e gatimit si dhe parapëlqime të tjera që lidhen me guzhinën. Rëndësi duhet t’i jepni furnelës të cilat sot gjenden në forma nga ma të ndryshmet si për ngrohje edhe për gatim. Ato punojnë me gas të lëngshëm, vajguri, butan, etj. Përvojat do u mësojnë se cili lloj është më i volitëshëm për ju. Ja më të përdorëshmet në ditët tona: - Furnelë vajguri: prodhon nxehtësi të madhe; kërkon gas të bardhë, alkool, ose lëndë djegëse të lehtë për ta ndezur fillimisht. - Furnelë me gas të bardhë dhe kornizë: është e sigurtë për transport dhe ka paketim të mirë (nuk ndyen ushqimet). - Furnelë butani/propani me depozitë/bombul: përdor 80 përqint butan dhe 20 përqint propan për përmbushje më të mirë në mot të ftohtë. - Furnelë me gas të bardhë: përdor vetëm gas të bardhë; jep më shumë nxehtësi dhe e vlon ujin më shpejt se çdo furnelë tjetër. - Furnelë me gas të bardhë/vajguri: përdor të dyja lëndët djegëse; është ideale dhe e vlefshme për veprimtaritë ndërkombëtare. - Fugnelë me shumllojshmëri lënde djegëse: përdoret me thuajse çdo lëndë djegëse; është e thjeshtë në pastrim; është ideale kur kemi mungesa në lloje të lëndës djegse. - Furnelë me isobutan: përdor isobutan për përmbushje sa më të mirë në mot të ftohtë. Nëse furnela është me mbushje me lëndë djegëse nëpërmjet hinkës, tregoni kujdes që furnela tuaj të ketë filtër për razervuarin e furnelës e lëndës djegëse në mbushje. Papastërtitë e lëndës djegse mundet të krijojnë probleme deri në nxjerrjen e furnelës nga përdorimi. Lëndën djegëse të lëngët e siguroni diku larg ushqimeve, kurse në kohën e mbartjes tregoni kujdes që të jetë sa më e sigurtë që të mos u “infektojë” ushqimet. Mos harroni se ka ushqime të cilat janë të ndjeshme ndaj erërave dhe marin ámëz. Nuk janë të pakta rastet kur grupet alpinistike kanë përjetuar shpërthime, mosfunksjonime, marje flakë të furnelave, pamvarsisht nga lënda djegëse që kanë përdorur. Sigurojuni nëpërmjet kontrollimit të pjesëve përbërëse të saj dhe nëse ajo (furnela) i plotëson të gjitha konditat e sigurisë në punë para se ta ndizni atë. Mos punoni me furnelë brënda në tendë veçse kur nuk keni mundësi tjetër! Nëse për pamundësi do e përdorni furnelën në tendë, e ndizni atë jashtë dhe siguroni ventilim të mjaftueshëm në tendë. Kur keni furnelë me lëndë djegëse të lëngët, mos e mbushni atë plot por lini hapsirë në depozitë. Kur mbaroni veprimtarinë, e pastroni furnelën dhe boshatisni rezervuarin e saj. E thani dhe kur të jeni i sigurtë se është në gjendje të gatëshme për ta ripërdorur, e magazinoni.

Fjalorth i fushës Çupina = vendi i zjarrit Mëtytshëm = lehtësisht i ngjeshëshëm Bibliografi Kozma Grillo, Aleksandër Bojaxhi, ALPINIZËM, Mountaineering editors: Don Graydon and Kurt Hanson; published by The Mountaineers, Seatle, WA, 1997


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.