REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEGA EKONOMIKS Ekonomiksi Financiar
Tema: Përcaktuesit makroekonomik dhe të tregut të IRS-së në sektorin bankar: Evidenca empirike nga vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme
Pranoi: Prof. Asoc. Albana Hashorva
Punuan: Blerina Hoxha Dorina Plaku Edmira Çuko Gentiana Alvora
1
Tabela e Përmbajtjes
1.Hyrje Ky punim studion percaktuesit e IRS-së (diferencat në normat e interesit) në sektorin bankar në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme për periudhën 1988-2005. IRS-ja është diferenca midis normës mesatare të interesit të fituar nga huadhënia dhe normës mesatare të interesit që bankat tregtare paguajnë për depozitat. Qëllimi i këtij punimi është të evidentojë se cilët janë përcaktuesit makroekonomik dhe përcaktuesit e tregut të cilët ndikojnë në diferencat ndërmjet normave të interesit në vendet në zhvillim.
2
Në këtë punim fillimisht do të flasim në mënyrë teorike për përcaktuesit e IRS-së. Më pas do të vazhdojmë më tej me të dhenat e përdorura në studim, metodologjinë, rezultatet empirike dhe konkluzionet. Së fundmi, do të paraqesim disa kufizime të artikullit dhe do të japim mendimin tonë nëse aplikohet ky studim në Shqipëri.
2. Rishikimi i literaturës Pavarësisht zbatimit të gjerë të programeve të reformave të sektorit financiar në vendet në zhvillim, sektori bankar në këto vende vazhdon të karakterizohet nga një IRS e lartë. Studimet e bëra nga Randall(1998), Gelbard dhe Leite (1999) dhe Brock dhe Rojas-Suarez (2000) tregojnë që IRS-ja në Afrikën Sub-Sahariane, Amerikën Latine & Karaibe janë më të mëdha sesa në vendet e OECD-së. Ky është një tregues i inefiçencës së sektorit bankar për vendet në zhvillim. Duke u mbështetur në literaturë, autorë të ndryshëm arrijnë në përfundime të ndryshme në lidhje me faktorët që ndikojnë në IRS-në dhe ndikimin që ka IRS-ja në rritjen apo aktivitetin ekonomik. Quden (2001:2) argumenton që një sistem bankar më efiçent sjell përfitime për ekonominë reale duke lejuar: “pritje të lartë të kthimit për personat që kursejnë dhe një kosto më e ulët për personat që marrin hua për të investuar në një projekt të ri”. Pra nëse IRS-ja është e lartë kjo do të dekurajoj kursyesit potencial, për shkakë të një kthimi të ulët nga depozitat, dhe limiton financimin e huamarrësve potencial (Ndung’u dhe Ngugi 2000:3). Valverde et al(2004:2) janë të të njëjtit mendim, që për shkakë të kostove të ndërmjetësimit midis huamarrsve dhe huadhënsve vetëm një pjesë e vogël e kursimeve që kalojnë në sektorin bankar do të kanalizohen në kursime përfundimtare. Kjo lidhje e inefiçences së sektorit bankar ka nxitur debate të shumta në lidhje me përcaktuesit e IRS-së së sektorit bankar. Studime të shumta tregojnë që faktorët që përcaktojnë madhësinë e IRS-së mund të jenë karakteristikat e brendshme të bankave, faktorët makroekonomik dhe mjedisi institucional në të cilin bankat operojnë. DemirgucKunt (2006:6) dhe Slogoub (2006:2) theksojnë që karkteristikat specifike të bankave tregtare kanë një impakt shumë të madhë në përcaktimin e madhësisë së IRS-së si psh. madhësia e bankës, kapitali i mjaftueshëm, kostot e larta, shpenzimet operative dhe pjesa e aseteve likuide dhe fikse. Brock dhe Franken (2002:15) nga rezultatet e shumë studimeve shprehen që karakteristikat individuale të bankave nuk janë të lidhura fort me IRS-në sepse këto diferenca janë të vendosura në nivel institucional. Studimet për vendet e marra në analizë
3
kanë arritur në përfundimin që diferenca në IRS-në midis bankave ka tendencë të bjerë kur përmisohen faktorët institucional. Nga këta faktor është gjetur që IRS-ja rritet për shkakë të : -fuqis së madhe të bankave -zhvillimit të dobët të sektorit bankar - kërkesës së lartë për rezerva - inefiçencës së sistemit ligjor dhe korrupsionit të lartë. Gjithashtu faktorët makroekonomik janë përdorur për të treguar ndryshimet e rëndësishëm të IRS-së në bankat tregtare. Chirëa dhe Mlachila (2004:100) pohojnë që mungesa e stabilitetit makroekonomik dhe zhvillimi politik kanë një impakt të rëndësishëm në sjelljën e çmimit të bankave tregtare. Sipas Brazk dhe Franken (2002:17), Randall (1988) dhe Tennant (2006) kanë arritur në përfundimin që faktorët makroekonomik që kanë treguar se empirikisht kanë pasur një impakt në ritjen e IRS-së janë: - normat e larta të inflacionit dhe normat e larta reale të interesi - pasiguria e normës së interesit - pjesa e madhe që zënë kredit e sektorit publik në bankat tregtre.
3. Metodologjia dhe të dhënat 3.1 Të dhënat Burimet e përdorura në këtë studim janë të dhënat vjetore të FMN-së për vitet 1988-2005. Ku janë marrë në studim vendet në zhvillim dhe përkatësisht vendet me të ardhura të mesme dhe të ulëta. Duke u bazuar në disponuëshmërinë e të dhënave për variablat janë përfshirë 33 vende në studim. Këto vende janë grupuar sipas rajoneve gjeografike dhe karakteristikave fizike. Grupimet sipas rajoneve me të ardhura të mesme dhe të ulta janë: Azia, Evropa, Amerika Latine & Karaibet, dhe Afrika Sub-Sahariane. Gjithashtu janë përfshirë në studim edhe vendet e vogla ishullore në zhvillim (SIDS). Bazuar në disponueshmërinë e të dhënave autorët janë bazuar vetëm në përcaktuesit makroekonomik dhe të tregut të IRS-së.
4
3.2 Metodologjia Në këtë punim për të analizuar përcaktuesit e IRS-së në sektorin bankar është përdorur metoda ekonometrike. Marrëdhënia midis IRS-së në sektorin bankar e shpjeguar nga përcaktuesit e tregut dhe përcaktuesit makroekonomik është specifikuar si më poshtë: IRSit = α0 + α1 BNKDEVit + α2 GDPpcit + α3 RESit + α4 SCALEit + α5 INFit + α6 XRATVOLit + α7 CROËDit + α8 TBILLit + α9 DISRATEit + eit
(1)
Përcaktuesit e tregut të IRS-së janë përfshirë në këtë studim për të llogaritur ndikimin në strukturën dhe zhvillimin e sektorit bankar në vendet përkatëse, kërkesën e rezervave dhe ekonomitë/disekonomitë e shkallës të cilat përcaktohen nga madhësia e tregut. Ndërsa përcaktuesit makroekonomik të IRS-së janë përfshirë për të shpjeguar ndikimin e paqëndryeshëm makroekonomik dhe mjedisin për politikat makro për IRS-në në sektorin bankar. Ku BNKDEV është raporti i totalit të aktiveve të bankave tregtare me GDP-në aktuale (bank/GDP). Ky raport pasqyron nivelin e përgjithshëm të zhvillimit të sektorit bankar dhe konkurencën midis bankave. Pritet që ky variabël të ketë një korelacion negative me IRS-në, një përmirësim në nivelin e zhvillimit dhe konkurencës në sektorin bankar do të detyroj sektorin bankar që të ul IRS-në. GDPpc ëhtë GDP-ja reale për frymë, duhet të ketë një efekt të ngjashëm mbi IRS-në pasi ajo është përfshirë si një indeks i përgjithshëm i zhvillimit ekonomik. RES është norma e revervave ndaj depozitave dhe llogaritet si rezerva agregate e sektorit bankar ndaj totalit të depozitave. Pritet një korelacion pozitivë midis këtij variabli dhe IRSsë. SCALE përfaqëson madhëinë e tregut bankar, po në mungesë të të dhënave të madhësisë aktuale të tregjeve bankare në vendet në zhvillim, autorët përdorin madhësinë e popullsisë si një variabël përfaqësues për madhësinë e tregut. Pritet që ky variabël të jetë i lidhur negativisht me IRS-në, sektori bankar në vendet me popullësi të madhe ka më shumë mundësi për të përfitur nga ekonomizimet e shkallës, kjo u mundëson atyre që të mbajnë kostot dhe shpenzimet në një nivel më të ulët.
5
Katër variablat e sipërpërmendur janë përcaktuesit e tregut të IRS-së, ndërsa pesë variablat në vijim janë përcaktuesit makroekonomik të IRS-së. Ku mjedisi i politikave makro është përfshirë në model nëpërmjet përdorimit të tre variablave: CROËD, TBILL dhe DISRATE. INF përfaqëson normën e inflacionit për çdo vend, pritet një korelacion pozitiv midis këtij variabli dhe IRS-së, veçanërisht në vendet në zhvillim ku niveli i inflacionit është i lartë dhe i ndryshueshëm. XRATVOL është luhatshmëria e kursit të këmbimit, i cili përfaqëson paqëndryeshmërinë makroekonomike. Rritja e jostabilitetit makroekonomik rrit rrezikun me të cilat përballen bankat tregtare, pritet një korelacion pozitiv midis XRATVOL dhe IRS-së, ku në sektorin bankar rriten IRS-të për tu mbrojtur kundër rritjes e riskut. CROËD përfaqëson huamarrjen e sektorit publik si përqindje e totalit të kredive, është matur për të gjithë sektorin bankar. Pritet që ky variabël të jetë i koreluar pozitivisht me IRS-në, ku siguria e tepërt qeveritare mbi sektorin e brendshëm bankar për financimin e defiçitit rrit konkurencën për fonde dhe shkakton rritje në normat e interesit. TBILL përfaqëon normat e Bonove të Thesarit, pritet të ketë një korelacion pozitiv midis TBILL dhe IRS-së sepse norma të ulta të bonove të thesarit çojnë në IRS të ulta dhe anasjelltas. Ky variabël konsiderohet si një tregues i politikës së normës së interesit ndjekur nga qeveria ku bankat tregtare konkurojnë për blerjen e këtij instrumenti dhe konkurenca realizohet nëpërmjet TBILL-it. DISRATE është norma e skontimit, e cila është përcaktuar si kostoja me të cilën përballen bankat tregtare kur marrin hua nga Banka Qëndrore. Pritet një korelacion pozitiv midis DISRATE dhe IRS-së, kur rriten kostot e fondeve të bankave tregtare, këtë rritje të kostos ato mund tja kalojnë klientit përmes IRS-ve të larta. Dhe së fundmi me i- paraqiten vendet dhe me t- afatet. Në tabelën 1 (shih Aneksin) është paraqitur vlerësimi i regresionit linear të IRS-së me metodën OLS. Ku janë paraqitur statistikat deskriptive (mesataret dhe devijimi standart) për të gjithë variablat për çdo grupim të vendeve. Nga ky vlerësim vihet re që në kushte të tjera të pandryshuehme (ceteris paribus) koeficenti α0 , i cili tregon sesa është IRS-ja kur variablat e tjerë janë konstant, vlerën më madhe e tij është për vendet e Amerikës Latine & Karaibe (10.47%) dhe vlera më e vogël është për vendet e SIDS (7.23%). Midis këtyre dy ekstremeve
6
ndodhen tre grupet e tjera Afrika Sub-Sahariane, Evropa dhe Azia (përkatësisht me IRS 9.28%, 8.26%, 7.45%). Vendet e Amerikës Latine & Karaibeve dhe SIDS kanë një nivel më të lartë të zhvillimit bankar me raportin e aktiveve të bankës me GDP-në përkatësisht 86.78% dhe 79.99%. Më pas vijojnë vendet e Evropës, Azis dhe Afrikës Sub-Sahariane me një nivel më të ulët të zhvillimit bankar përkatësisht 64.79%, 46.10% dhe 36.96%. Vendet e SIDS dhe të Amerikës Latine & Karaibe kanë nivel më të lartë të zhvillimit (GDPpc) përkatësisht 3941 USD dhe 3844 USD. Më pas vijojnë vendet e Evropës, Azis dhe Afrikës Sub-Sahariane me një nivel të zhvillimit ekonomik përkatësisht 3782 USD, 1670 USD dhe 1462 USD. Vendet e Afrikës Sub-Sahariane kanë një normë mesatar të kërkesës për rezerva (RES) 17.82%, ndërsa për vendet e SIDS, Azis, Amerikës Latine & Karaibeve, dhe vendet e Evropës norma mesatar e rezervave ndaj depozitave është mbi 13%. Statistikat përshkruese për variablin e rezervave tregojnë se ka një korelacion ose lidhje të vogël
midis nivelit të zhvillimit të bankës
(BNKDEV) dhe sasisë së rezervave bankare që janë të nevojshme për tu mbajtur. Statistikat përshkruese tregojnë që vendet e SIDS dhe Amerikës Latine & Karaibeve kanë një madhësi mesatare të vogël të popullsië (SCALE), përkatësisht 0.83 milion dhe 1.37 milion. Duke qënë se autorët madhësinë e popullsisë e morën si një variabël përfaqësues të madhësisë së tregut të sektorit bankar, në këto dy grupe vendesh me popullësi më të vogël pritet që disekonomitë e shkallës të jenë një faktor i rëndësishëm në rritjen e IRS-së. Anasjelltas, rajonet me madhësi mesatare më të madhe të popullësisë, Afrika Sub-Sahariane dhe Azi (26.12 milion dhe 22.64 milion) pritet që përjetojnë më pak vështërsi në këtë drejtim. Statistika deskriptive për variablat që tregojnë paqëndrueshmëri makroekonomike sugjeron gjithashtu ndarje të qartë midis grupimit të vendeve. Vendet me të ardhura të mesme dhe të ulta në Europë qartësishtë kanë vështirësi në majtjen e stabilitetit makroekonomik, pasi kanë norma mesatare të larta të inflacionit (INFL) 36.75% dhe luhatshmëri të kursit të këmbimit(XRATEVOL) 27.18. Vendet e Afrikës Sub-Sahariane gjithashtu kanë relativisht indikatorë të dobët të stabilitetit makroekonomik, sikurse kanë normën e dytë mesatare më të lartë të inflacionit (18.73%) dhe luhatshmëri të kursit të këmbimit (23.18). Në mënyrë të konsiderueshme duket që ka stabilitet më të lartë makroekonomik në SIDS dhe Amerikën Latine & Karaibe, sikurse ato kanë normën mesatare më të ultë të inflacionit (përkatësisht 7.24% dhe 10.78%) dhe nivel të luhatshmërisë së kursit të këmbimit (përkatësisht 4.54% dhe 3.43%). Statistikat deskriptive edhe për treguesit e politikës makro tregon që ekzistojnë ndryshime interesante në mjedisin politik midis grupeve të vendeve. Të gjithë treguesit 7
sugjerojnë një ngjashmëri në politikat e adobtuara në vendet me të ardhura të ulta dhe të mesme në Afrikën Sub-Sahariane dhe Evropë, sikurse këto vende kanë normën mesatare të skontimit (DISRATE) më të lartë dhe shumë të ngjashme ndërmjet tyre (përkatësisht 19.77% dhe 18.60%), normën mesatare të Bonove të Thesarit (TBILL) përkatësisht 17.60% dhe 19.04% dhe nivelin mesatar të croëding-out të sektorit publik (me normën e huamarrjes së sektorit publik ndaj totalit të kredive, përkatësisht 37.85% dhe36.51%). Ndryshmet në mjedisin politik ndërmjet këtyre dy rajoneve dhe SIDS është veçanërisht i qartë kur norma e skontimit dhe norma e Bonove të Thesarit janë krahasuar ndërmjet rajoneve, sikurse SIDS kishte vlerën më të ulët për të dy këta indikatorë ( përkatësisht 9.75% dhe 7.68%). Vendet e Azisë gjithashtu kishin përkatësisht normë mesatare të skontimit të ulët (13.19%), por përtej SIDS, dhe kanë një nivel të lartë të croëding-out të sektorit publik ( përkatësisht 30.13% dhe 29.00%). Vendet e Amerikës Latine & Karaibeve kishin nivelin më të ulët mesatar të croëding-out (18.75%), normën mesatare të dytën më të ulët të Bonove të Thesarit (8.84%) por një normë relativisht të lartë skontimi (16.28%). Këto të dhëna sugjerojnë që nuk është e lehtë të parashikosh rreth drejtimit politik në SIDS, Azi dhe Amerikë Latine & Karaibeve, sikurse në Afrikën Sub-Sahariane dhe Evropë, për shkak të mungesës së lidhjes logjike ndërmjet treguesve.
3.3. Procedura e vlerësimit Autorët pasi përcaktuan tërësinë e variablave shpjegues të IRS-së dhe vlerësuan regresionin e thjeshtë linear më metodën OLS, hapi tjetër i tyre ishte testimi i rrënjëve unitare për të parë se cilët prej këtyre variablave ishin në nivel stacionar. Testimet e bëra treguan që dy prej dhjetë variablave të marrë në shqyrtim nuk janë stacionare (BNKDEV dhe GDPpc) (shiko Tabelen 2 në aneks). Për të eleminuar problemin e stacionaritetit dhe njëherësh për të vlerësuar përcaktuesit makroekonomik dhe përcaktuesit e tregut që kanë një impakt në ndryshimet vjetore të IRS-së, ndërtohet modeli i diferencave të para si mëposhtë: ΔIRSit = α0 + α1 ΔBNKDEVit + α2 ΔGDPpcit + α3 ΔRESit + α4 ΔSCALEit + α5 ΔINFit + α6 ΔXRATVOLit + α7 ΔCROËDit + α8 ΔTBILLit + α9 ΔDISRATEit + eit
(2)
Nga vlerësimi i modelit me diferenca të para rezultoi që asnjë nga variablat I(1) (stacionar të rendit të parë) BNKDEV dhe GDPpc, nuk ishin statistikisht të rëndësishëm, pikërisht për shkak të problemeve themelore konceptuale me këto variabla. Për këtë arsye ata janë lënë jashtë modelit, gjë e cila mundëson që ky regresion të vlerësohej edhe njëherë me metodën OLS:
8
IRSit = α0 + α1 RESit + α2 SCALEit + α3 INFit + α4 XRATVOLit + α5 CROWDit + α6 TBILLit + α7 DISRATEit + eit
(3)
Ky regresion u vlerësuar për të parë se si ndikojnë variablat e mbetur në model në IRS-së (shih aneksin, tabela 4). Ku nga vlerësimi shohim që vlera e Durbin Ëatson (DË=0.6518) ishte shumë më e vogël se vlera 2, gjë e cila tregon qartësisht se kemi probleme me autokorrelacionin. Për të eleminuar këtë problem, autorët kanë bërë më pas një numër testimesh dhe vlerësimesh (Perioda SUR, Double Log, Forma Funksionale Kuadratike dhe vlerësimi i modelit me kohë vonese). Pavarsishtë të gjitha përpjekjeve, e vetmja procedurë që korrigjoi modelin nga autokorrelacioni ishte metoda e autoregresive e rendit të parë (AR(1)).
4. Rezultatet empirike Rezultatet e ekuacionit 2 dhe 3 janë të paraqitur në tabelën 3 dhe 4. Ekuacioni i dytë, pra modeli me diferencë të parë tregon variablat makroekonomik dhe tregut që ndikojnë në IRS-në e vendeve në zhvillim. Në të gjithë modelet variablat që kanë qenë statistikisht të rëndësishmë janë: në nivelin 1% ∆CROËD, ∆INFL dhe ∆DISRATE; në nivelin 5% RES. Nga rezultat doli që të gjithë variblat kanë shenjën apo lidhjen me variablin e varur siç u tha në teori. ∆DISRATE dhe RES kanë koeficientin më të madh në model, kjo tregon se këto dy variabla kanë impaktin më të madh në ndryshimet vjetore në IRS-në e vendeve me të ardhura mesatare dhe të ulta. Ndërkohë që variablat e tjerë ∆XRATVOL, ∆BNKDEV, ∆SCALE, ∆GDPpc dhe ∆TBILL nuk janë statitikisht të rëndësishëm në asnjë nga ekuacionet e vlerësuara, pra nuk kanë ndikim të rëndësisëhm në IRS-në. Përveç kësaj dhe variablat dummy të përfshira në model nuk kanë rëndësi statistikore. Përsa i përket ekuacionin 3, në të cilën nuk janë bërë diferencat e parë të variablave, pra kemi ekuacion të thjeshtë linear, shohim rezultatet në tabelën 4 kolona e 2-të. Mund të themi se rezultatet janë pothuajse të njëjtë me atë të ekuacionit të dytë, pasi dhë në këtë regresion CROËD, DISRATE, INFL, kanë ndikim statistikisht të rëndësishëm në nivelin 1% ndërsa RES në nivelin 10%, mbi variablin e varuar të IRS-së. Përsëri të gjithë variablat kanë shenjën e pritur dhe variabli DISRATE ka koeficientin më të madh, ndërkohë që koeficienti i RES ka rënë. Në këtë rast kemi një R2 më të madh të vlërësuar me 86%. Duke parë rezultatet e analizës së regresionit duket që faktorë që mendohet të kenë një impakt të rëndësishëm mbi IRS-në nuk e kanë këtë impakt. Për shembull, ndërkohë që 9
stabiliteti makroekonomik është mbajtur për një kohë të gjatë si një ndikues i rëndësishëm në IRS-në, rezulatet tregojnë që një nga indikatorët më të zakonshëm në këtë destabilitet që është luhatshmëria e kursit të këmbimit, nuk ka një efekt të rëndësishëm në IRS-në e sektorit bankar në vendet në zhvillim. Kjo nënkupton që ndjekja e një politike mbi kursin e këmbimit, ndërkohë që ka efekt në eksporte dhe në bilancin e pagesave nuk tregon të ketë një mekanizëm transmetimi në IRS-në e sektorit bankar. Por nga ana tjetër ajo çfarë u tha më lart nuk qëndron nëqoftëse luhatshmëria e kursit të këmbimit ka efekt në normën e inflacionit, pasi kjo e fundit ka ndikim të rëndësishëm në IRS-në. Kjo na tregon neve që një normë inflacioni e ulët është shumë i rëndësishëm në minimizimin e diferencave të normave të interest të sektorit bankar. Gjë që nuk është për tu çuditur pasi, një normë e ulët inflacioni redukton kostot e transaksionit të bankës, në veçanti në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme në të cilën pjesa më e madhe e këtyre kostove lidhet me tregun e punës dhe shkalla e pagesës varet apo është e lidhur më normën e inflacionit. Gjithsesi duhet theksuar që koeficientët e normës së inflacionit janë të ulëta në regresionet e mësipërme me rreth 0.02. Kjo do të thotë se duhet të jemi të kujdesshëm në marrjen e masave kundër inflacionit nëqoftëse ata do të shkaktojnë një reduktim të ndjeshëm në IRS. Gjithashtu në regression u vu re se të tre variablat makro-ekonomik kanë një impakt të rëndësishëm në IRS e sektorit bankar, ku dy prej tyre janë statistikisht të rëndësishëm, ndërkohë që njëri nuk është i rëndësishëm. Pikërisht variabli i parëndësishëm është TBILL, i cili shihet përgjithësisht si norma bazë e interesit në një ekonomi. Fakti që ky variabël është jo i rëndësishëm tregon se ky efekt sinjalizues ka patur pak ndikim në IRS-në, kjo veçanërisht nëse ka sinjale të tjera kontradiktore si norma të larta apo të luhatshme të inflacionit. Kjo do të thotë se mjetet zbutëse do të kenë shumë pak ndikim në IRS-në në kushte ku ekzistojnë faktorë të tjerë që shkaktojnë një IRS të lartë. Një faktor politik që ka një impakt në çdo model të analizuar është croëding-out. Kjo do të thotë se konkurrenca e qeverisë për fonde lokale ka një impakt domethënës në IRS-në e sektorit bankar. Fakti që ky variabël ka efekt ndërsa TBILL jo duket kontradiktore për vetë faktin se nëse kemi një rritje të konkurencës për fonde, kjo do të çonte që qeveria të rrisë TBILL. Kjo na çon në përfundimin se qeveritë në vendet në zhvillim mund të përdorin rrugë jo-tradicionale për rritjen e fondeve në vend.
10
Përveç kësaj suprizuese është fakti se norma e skontimit jo vetëm që është statistikisht i rëndësishëm, por ka dhe koeficientin më të madh ndër variablat e politikave makroekonomike të marra në analizë. Nga rezultatet themi se për vetë faktin se Banka Qëndrore përdor normën e skontimit për të kontrolluar politikën monetare, shpjegon dhe rëndësinë e këtij variabli. Për këtë arsye është e rëndësishme ti kushtohet vëmendje politikave të përcaktimit të kësaj norme për vetë faktin se ka një ndikim të madh mbi IRS-në. Një përfundim i kësaj analize është fakti se ulja e IRS-së do të ishte më efektive nëqoftëse përdoret norma e skontimit sesa përdorimi i mjeteve kundër-inflacioniste, meqënëse koeficientët e tyre në të dy ekuacionet jane për normën e skontimit (0.10 dhe 0.14), ndërsa për variablin e inflacionit (0.016 dhe 0.018). Ndërkohë që variabli përfaqëues për rezervat i cili përdoret si një karakteristikë e tregut dhe jo variabël për politika makroekonomike është i vetmi që është i rëndësishëm, ndër variablat e tjera të karakteristikave të tregut. Por siç shihet ky variabël shpreh një rëndësi më të madhe në regresionin me modelin me nje diferencë sesa ne regresionin e thjeshtë linear. Kjo shpjegon faktin se më e rëndësishme është përcaktimi i ndryshimit të IRS-ë sesa niveli i IRSsë në vende në zhvillim. Pikërisht kjo shpjegohet me faktin se rezervat janë përdorur për të financuar defiçitin buxhetor ose për të kontrolluar ofertën monetare. Pikërisht kjo tendencë redukton rëndësinë e këtij variabli në nivelin e IRS-së në sistemin bankar. Karakteristikat e tjera të tregut, ndryshimet e zhvillimit të bankës ishin statistikisht të parëndësishëm. Kjo për vetë faktin se kemi të bëjmë me vende në zhvillim ku sektori bankar është shumë pak i zhvilluar, për këtë arsye ky indikator nuk është një tregues i mirë i konkurrencës në sektorin bankar. Mbi të gjitha ai nuk tregon se ku është e përqëndruar norma e aseteve bankare ndaj GDP reale, pra nuk tregon nëse është një sektor bankar oligopolist apo jo. Për më tepër duke qenë se studimi është bërë për një grup shtetesh në zhvillim, një rritje në GDP për frymë nuk reflekton domosdosshmërisht rritjen e nivelit të konkurrencës në sektorin bankar, për vetë faktin se një pjesë e këtyre shteteve kanë përjetuar së fundmi një liberalizim financiar dhe janë akoma të dominuara nga banka të kontrolluara nga qeveria. Gjithashtu rezulatet tregojnë se ndikuesi i fundit i karakterisitikave të tregut, ai i ekzistencës së ekonomive të shkallës nuk është statistikisht i rëndësishëm. Kjo vjen pikërisht nga fakti se në vendet në zhvillim kemi relativisht një popullsi të vogël e si rrjedhojë një përmasë të vogël të tregut. Themi kështu pasi numri i popullsisë është një variabël përfaqësues i madhësisë së tregut të sektorit bankar në vendet në zhvillim. Jepet kjo lidhje pasi dhe vëtë numri i të
11
punësuarve është shumë i vogël e si rrjedhojë kërkesa për produktet e sektorit financiar është jo efektive.
5.Konkluzionet Ky artikull kontribon në literaturë në përcaktimin e IRS-ve duke përdorur të dhënat aktuale të normave të interesit për kreditë dhe depozitat, duke ekzaminuar përcaktuesit e veçantë makroekonomik dhe të tregut, të sektorit bankar të shpërndarë në 33 vende me të ardhura të mesme dhe të ulta. Rezultatet tregojnë që disa prej faktorëve që zakonisht besohet të jenë përcaktues kritik të diferencave në normat e interesit mund të mos jenë në fakt të përshtatshëm në madhësinë e diferencave të sektorit bankar të vendeve në zhvillim. Më surprizuese ishte mungesa e rëndësisë statistikore të variablave si ekonomitë e shkallës, zhvillimi bankar dhe GDP-ja reale për frymë. Nga rezultatet e nxjerra u vu re se, ekonomitë e shkallës dhe niveli i zhvillimit bankar, nuk janë përcaktues të IRS-së, por mund të jenë variabla përfaqësues të mirë për të matur madhësinë e tregut bankar dhe shkallën e konkurrencës midis bankave tregtare në vendet në zhvillim. Variabli RES kishte një impakt të madh në ndryshimet vjetore të IRS-së në vendet në zhvillim, pasi ai doli statistikisht i rëndësishëm në nivelin 1% në vlerësimin linear dhe 5% në modelin me diferencat e para. Variabli TBILL doli statistikisht i parëndësishëm, gjë e cila tregon që çdo përpjekje e qeverisë për ndryshimin e drejtimit të politikës nuk do të përshpejtojë përshtatjen e IRS-së së sektorit bankar. Rezultatet treguan që variabli tjetër i përdorur për vlerësimin e IRS-së, CROËD, doli statistikisht i rëndësishëm, gjë e cila tregon që huamarrja e sektorit publik luan një rol të rëndësishëm në IRS-së. Variabli DISRATE doli statististikisht i rëndësishëm në në të dyja modelet, i korreluar pozitivisht me IRS-në në sektorin bankar. Banka Qëndrore si pasojë duhet të shmangi përdorimin e normës së skontimit si një mjet për të kontrolluar ofertën monetare, pasi kjo është një mekanizëm i thjeshtë potencial përmes së cilit qeveria mund të përshpejtojë reduktimin e IRS-së së sektorit bankar.
12
Luhatshmëria e kursit të këmbimit (XRATVOL) i cili paraqet paqëndrushmërinë makroekonomike, doli statistikisht i parëndësishëm. Ndjekja e një politike mbi kursin e këmbimit ka një efekt më të madh në eksporte dhe në bilancin e pagesave se sa në IRS-në e sektorit bankar. Por, kjo që sapo u tha nuk do të vlente nëse luhatshmëria e kursit të këmbimit do të çonte në rritje të inflacionit, pasi në model variabli INFL doli statistikisht i rëndësishëm dhe me ndikim pozitiv mbi IRS-në.
6. Kufizimet e artikullit Një ndër kufizimet e artikullit është se autorët përdorin variablin SCALE si një variabël përfaqësues për madhësinë e tregut, por duhet theksuar që SCALE nuk është një variabël përfaqësues perfekt sepse ekonomitë e shkallës duhet të pasqyrojnë madhësinë e tregut të bankave tregtare individuale dhe jo të gjithë ekonomisë. Kjo është për shkak se edhe në vendet me popullsi të vogël bankat e mëdha mund të jenë në gjendje për të arritur ekonomizimet e shkallës duke kapur realisht segmente të mëdha të tregut. Në fakt autori nxjerr disa kufzime të cilat lidhen dhe me R 2 e cila është e vogël 32%. Kjo tregon se mund të jenë lënë jashtë dhe faktorë të tjerë të rëndësishëm që mund të kenë shpjegueshmëri më të madhe. Duke qenë se në studim u përfshinë vetëm faktorët makroekonomik dhe faktorë apo karakteristika të tjera të sektorit bankar, u la jashtë karakteristika individuale të bankave. Pikërisht kjo e fundit ka një rëndësi të madhe në përformancën e sektorit bankar dhe së fundmi në kostot e transaksionit.
7. Aplikimi për Shqipërinë Në punimin që ne kemi marrë në analizë autorët kanë bërë ndarjen e vendeve në disa grupe ku si karakteristikë kryesore e këtyre vendeve ishte fakti që të gjitha ishin vende në zhvillim. Në vendet e Europës autorët kanë marrë në analizë dhe Shqipërin kur kanë bërë vlersimin për IRS-në, gjithashtu Shqipëria merret në analizë dhe kur behët vlerësimi për të gjitha vendet. Por ne nuk e kemi lënë analizen me kaq. Nga kërkimet që kemi bërë për një vlersim për rastin e Shipërisë kemi gjetur studime të ndryshme por kemi vendosur të përzgjedhim njërin prej këtyre punimeve që ka një ngjashmëri më të madhe me modelin që kemi shpjeguar më sipër. NIM (net interest margin) shërben si një matës i efiçencës dhe llogritet si përqindje e të ardhurave nga interesi ndaj asseteve totale ose ndaj fitimit të asseteve. Ekzistojn dy metoda për të bërë matjen e NIM : ex-ante dhe ex-post. Sipas metodës së parë NIM llogaritet si diferenca e normës së interesit të kredive dhe normës së interesit të depozitave. Këto janë të
13
dhëna që publiku mund ti shikoj më lehtë dhe mund të bëjë krahasimin. Ndërsa sipas metodës së dytë NIM llogaritet si diferenca midis të ardhurave nga interesit dhe shpenzimet për interes për peridhën kohore të marrë në analizë. Këto të dhëna mund të mblidhen vetem në institucionet financiare. Diferenca midis këtyre dy metodave është sasia e kredive të përzgjedhuara. Mendohet që metoda më e mirë është ajo e para por ka si problem besueshmërin e burimit ku janë marrë të dhënat. Edhe metoda e dytë ka të metat e saja si në lidhje me të ardhurat nga interesi ashtu dhe në lidhje me humbjen nga kreditë duke pasur parasysh që ato i përkasin periudhave të ndryshme kohore. Në punimin tonë janë bërë vlersime për NIM sipas metodës ex-post si dhe duke përdorur të dyja mënyrat e llogaritjes të NIM sipas kësaj metode. Autori ka bërë vlersimin e përcaktuesve të cilët ndikojnë tek NIM duke përdorur vetem një vend (Shqipërinë). Seria kohore e marrë në analizë është për vitete 2002-2007, duke përdorur modelin single-stage për shkak të një seri të vogël kohore gjithashtu dhe numri i variablave shpjegues të përdorur është i vogel pasi kufizohet shumë nga seria e marrë në analizë. Në model do të përdoren tetë valiabla të cilët kanë ndikim në NIM, të cilët janë : OE- Shpenzimet operative, ky variabël llogaritet si përqindje e mesatares së shpenzimeve ndaj totalit të aseteve dhe pritet një lidhje pozitive me NIM RAV- Kundërshtimi i riskut, si një matës i mirë i kundërshtimit të riskut bankar për këtë përdoret norma e kapitalit aksioner ndaj aseteve totale. Pritet një lidhje pozitive me NIM sepse sa më i madhë të jetë rrisku aq më të lartë do ta kërkojnë bankat marzhin. CR- Risku i kredive i cili llogaritet si raport i kredive të këqija ndaj totalit të kredive të vonuara dhe është futur në ekuacion si një variabël me lag (kohe vonesë) pasi bankat përgjigjen me një kohë vones pas paraqitjes së kredive të këqija. Pritet një lidhje pozitive me NIM. MQ- Cilësia e menaxhimit që llogaritet si raport i kostove operative ndaj normës së rritjës së të ardhurave. Një menaxhim cilësor do të thotë një ulje e riskut dhe një rritje e kthimit të aseteve dhe kosto të ulta të ndërmjetësimit. Pritet një lidhje negative me NIM. RES- Kostoja opportune e rezervës së kërkur që llogaritet si raport i rezervës së detyruar të vendosura në Bankën Qëndrore ndaj totalit të aseteve dhe pritet një lidhje pozitive më variablin e varur. Ky variabël llogaritet me lag (kohë vonesë) në ekuacion pasi efekti i
14
mbajtjes së rezervës në BQ do të ketë efekt në normën e interesit të kredive pas disa peridhave kohore. COM-Të ardhura të tjera (të ardhura nga jo-interesi) ose ndryshe të ardhurat nga komisioni që llogaritet si përqindje e shumës së të ardhurave neto nga interesi dhe të ardhurave të tjera neto). Pritet një lidhje negative midis këtij variabli dhe NIM dhe është një variabël i cili vepron me kohë vonesë. HHI- Struktura e tregut, ky variabël llogaritet si indeksi 3-mujor i përqëndrimit në terma të kredisë. Indelksi Herfindahl-Hirschman është llogaritur si shumë e kredive të tregut për çdo bank që ekziston në tregë. Pritet një lidhje pozitive e këtij variabli me variablin e varur. MR- Rrisku i tregut e cila matet me anë të paqëndrueshmëris së normës së interesit, në rastin tonë është llogaritur si devijim standart të normës TBILL, EURIBOR dhe LIBOR. Dy variablat e fundit janë përfshirë në studim për shkakë të pjesës së madhe që zënë kredit e dhëna në monedhë të huaj në Shqipëri. NIM- variabli i varur i cili është llogaritur në dy mënyra, NIM 1 = të ardhurat neto nga interesi/ assetet totale, NIM2 = të ardhurat neto nga interesi/ assetet fitimprurëse. Rezultatet dhe shpjegimet e tyre Ekuacioni i vlersur është si më poshtë : NIMit = αi + β1 OEit + β2 RAVit + β3 CRit-4 + β4 MQit + β5 RESit-2 + β6 COMit-1 + β7 HHIit + β8 MRit + εit Ku i = 1, 2…., N përfaqëson bankat dhe t = 4, 5…, T përfaqësojnë tremujorin αi, β1, β2, β3, β4, β5, β6, β7, β8 është një vektor me parametra dhe αi përfaqson Efektet Fikse ( Fixed Effects). Në tabelën 5 (shih në aneks) janë paraqitur tre vlersime për ekuacionin duke ndryshuar variablin e fundit që është varibli i varuar pra risku i tregut i cili është matur me tre mënyra së pari (ekuacioni 4) si devijimi standart i TBILL, së dyti (ekuacioni 5) si devijimi standart i EURIBOR dhe së treti (ekuacioni 6) si devijim standart i normës së interesit të LABOR. Në bazë të llogaritjeve që ka bërë autori ka rezultuar që NIM2 ishte një metodë më e mirë vlersimi dhe për këtë arsye më poshtë ne po paraqesim vetëm shpjegimin për ekuacionin NIM2. 15
Nëse do të bëjmë krahasimin e të tre ekuacioneve do të shohim që ata janë shumë të ngjashëm me përjashtim të variablit të fundit (risku i tregut) pasi është matur në mënyra të ndryshme. R2 tregon një nivel të mirë, ku rreth 70% e variablit të varur shpjegohet nga variablat e pavarur të përfshirë në model. Në rastin e Shqipërisë OE ka një koeficient prej 0,1021 (për ekuacionin e pestë) që tregon se rreth 10% e shpenzimeve operative shkojnë tek huadhënsit dhe tek huamarrsit (duke vendosur norma të larta interesi për kredit dhe norma të ulta për depozitat). Ndërkoh që pritej një lidhje pozitive midis NIM dhe RAV por në fakt rezultoi negative. Shpjegimi për këtë fenomen lidhet me faktin që bankat me një nivel të lartë kapitali duhet të jenë më të kujdesshme në dhënien e huave sepse një kapital aksioner më i madh është në rezik. Koeficienti për CR është me shenjë negative dhe statistikisht i rëndësishëm, në disa studime të tjera në lidhje me këtë tregues ka rezultuar me shenjë pozitive. Ndërsa në lidhje me madhënien e NIM dhe MQ ashtu siç pritej është një lidhje negative dhe statistikisht e rëndësishme. Lidhja që ekziston midis NIM dhe RES ashtu siç pritej është pozitive dhe statistikishtë i rëndësishme, pasi bankat kanë tendencë të rrisin marzhin midis diferencave të normave të interesit për të kompesuar fitimin e humbur nga mbajtja e rezervës së detyruar. Në rastin e sitemit bankar të Shqipëris, koeficienti COM është negative dhe statistikishtë i rëndësishëm. Kjo do të thotë që bankat me komisone të larta, pas një tremujori do të kenë tendenca për të ulur normat e interesit të kredive sepse ato i konsiderojnë dy burimet e të ardhurave si zëvendësues të njër-tjetrit. Një tjetër variabël shpjegues në model është dhe niveli i përqëndrueshmëris në terma të kredisë i matur nga indeksi HHI i cili në lidhje me NIM është i lidhur negtivisht. Ndërkohë që në lidhje me këtë variabël duke u mbështetur në teori pritej një lidhje pozitive. Në rastin e Shqipërisë variabli i rrezikut të tregut është matur në tre mënyra. Pasi është ndikuar nga niveli i lartë i kredive dhe depozitave në monedhë të huaj. Nga ekuacioni i parë rezulton një lidhje pozitive midis TBILL dhe NIM gjithashtu një lidhje pozitive vihet re dhe në rastin e LIBORE ndërsa në rastin e EURIBOR vihet re një lidhje shumë e fortë dhe pozitive. Për çdo 10 pikë përqindje ndryshim në qëndrueshmërin e normës EURIBOR, do të
16
kemi një ndryshim prej më shumë sesa 9 pikë përqind në NIM. Ky ndikim vjenë për shkak të niveli të lartë të kredive në monedhën euro.
I. Referencat Kalluci. I (2010 a): Determaints of Net Interest Margin in the Albania Banking System, pp. 19-22. Kalluci. I (2010 b): Determaints of Net Interest Margin in the Albania Banking System, pp. 23-27.
Aneks Tabela.1: Statitikat deskriptive
17
Tabela.2: Testi i Rrënjëve Unitare
L, L & C = Levin, Lin, Chu I, P & S = Im, Pesaran & Shin ADF-F Chi2 = ADF-Fisher Chi-quare PP-F Chi2 = PP-Fisher Chi-square
Tabela. 3: Vlerësimi Panel i ndryshimit të IRS-së
18
Statistika-t ** dhe *** statistikisht të rëndësishme në nivelin 5% dhe 1% a.Janë përfshirë variablat dummy
Tabela. 4: Vlerësimi Panel i IRS-së
Statistika- t *, ** dhe *** statistikisht të rëndësishëm përkatësisht në nivelin 10%, 5% dhe 1%
19
Tabela.5: Rezulatatet ekonometrike pĂŤr NIM2
20