AUTOR: AGIDEBA LËNË NË FAQEN 200 Në faqen 14 është Familja Dardha Subject: Roman TITULLI: "Veni, vidi et reliquit" (Erdha, pashë dhe ika) "Kushdo që thotë se ka vetëm një jetë për të jetuar, duhet të lexojë një libër biografik." Agideba 125.500 DEDIKIMI: Kushtuar dy djemëve të mij, Ermalg (Joni) & Erkend (Keni), të cilëve ju them, Perëndia s’mund të jetë pranë jush në çdo kohë. Kështu, na krijoi neve; dy prindërve tuaj. Agim Bacelli. Një çlodhje për ata që janë të lodhur. Një ujë i freskët për ata që kanë etje. Një livadh me hije për ata që dielli i djeg pa meshirë. Një burim i madh dashurie për ata që ju janë tharë rrembat e dashurisë...:-) Një falenderim i madh për ata që do më lexojnë. Autori HYRJE Sa e vështirë është të shkruash të vërtetën në një libër biografik! Është e vështirë sepse jeta ka shumë gjëra të fshehta që askujt s'i pëlqen që t’ja njohin ato. Jeta është shumë komplekse me dritë hije siç është vetë shpirti njeriut. Askush s’ka dëshirë që t’ja njohin ato pjese të errëta. Kjo më ka bërë të mendohem gjatë dhe më në fund të vendos të shkruaj histrinë time të vërtetë. Le të ngelm në këtë autobiografi ky që jam, me të mirat dhe të këqijat që kam. Do të tregoj vetëm të vërtetën, sa do e hidhur qoftë ajo e vërtetë! Vetëm kështu, do të jem unë, Agideba i vërtetë në këtë libër biografik dhe jo një Agideba që s’ka ekzistuar kurrë! Në këtë libër le të kenë një derë të hapur të gjithë ata pasardhës të mij që duan të udhëtojnë në pllajat e së kaluarës së origjinës së tyre, atje ku kam jetuar unë, ku ka livadhe, bregore, përrenj, tokë të butë dhe shkëmbinj. Ku ka lule dhe ferra. Ku ka ujq, lepuj, arinj dhe minj. Ku ka ajër të pastër që të shlodh dhe gaz karbonik që të mbyt. Atje ku unë kam jetuar me dashurinë e së ardhmes, e kësaj të ardhme që ju pasardhësit e mij të dashur, të njohur dhe të panjohur, po e jetoni dhe gëzoni. Përrenjtë, e "Pllajës" ku do të udhëtoni, le të jenë bërë sa më pak të rrëmbyeshëm nga puna ime. Shkëmbenjtë le të jenë shkërmoqur në kokën time. Ferrat le të jenë lodhur duke më grisur mua. Ujqit le të dremisin me barkun plotë me mishin tim. Arinjtë le të jenë friksuar nga unë dhe t'ju qëndrojnë sa më larg. Sa për minjtë, ju betohem se nuk kam lënë asnjë aty që t'ju besdisë juve duke i dërguar të gjithë në një pllajë tjetër, enkas për ta, larg meje dhe jush. Gazi karbonik le të jetë kthyer në oksigjen nga gjethet e gjelbërta të pemëve që kam mbjellë vetëm për ju. Me anën e këtij libri, i lutem Përëndisë t'ju bekojë për të patur një jetë më të mirë se timen.
Atë ç'far dua të shkruaj, nuk është çfar kam dëgjuar, por çfar kam jetuar dhe çfar kam parë. Jeta ime s'i ngjet asnjë jete tjetër, ashtu si unë isha unikal në këtë botë. Veçse duhet thënë që ngjasime me individë dhe grupe njerzish ka patjetër për arsyen e fatit të farës që hidhet nga lart. Ja kështu tha Ai: ``..një mbjellës doli për të mbjellë. Ndërsa po mbillte, një pjesë e farës ra përgjatë rrugës; dhe zogjtë erdhën dhe e hëngrën. Një pjesë tjetër ra në gurishte, ku nuk kishte shumë tokë, dhe mbiu shpejt sepse terreni nuk ishte i thellë; por kur doli dielli, u fishk dhe u tha, sepse s`kishte rrënjë. Një pjesë tjetër ra midis ferrave dhe ferrat u rritën dhe ia zunë frymën. Një tjetër ra në tokë të mirë dhe dha fryt duke dhënë njëra njëqindfish, tjetra gjashtëdhjetëfish dhe tjetra tridhjetëfish. Kush ka vesh për të dëgjuar, le të dëgjojë!``. Ja kështu është dhe njeriu. Disave ju ra fati të jetojnë në rrugë, disave të tjerëve, mbi shkëmb e gurë, ca të tjerëve ju ra fati të jetojnë nëpër ferra e gjëmba dhe disa të tjerëve, në tokë të begatë. Vetëm këta të fundit u zhvilluan dhe përparuan shumë, të tjerët hoqën të zitë e ullirit. Pse kështu? Pse s' ranë të gjithë në tokë të mirë?! Kësaj pyetje dua ti jap një përgjigje në librin "Veni, vidi, et reliquit" të cilin e publikoj për njerzit e mij, miqtë dhe lexuesit që le mbrapa. Njeriu është pjesë e vendit dhe mjedisit ku rritet. Likurgu mori dy këlyshë të vegjël nga e njëjta buçe dhe i rriti në kushte krejt të ndryshme; njërin e mësoi të qullët dhe delikat, kurse tjetrin e mësoi me ushtrimet e gjahut. Kur u bënë të mëdhenj i çoi në sheshin publik të Spartës, u vuri në mes një pjatë me ushqim të lakmueshëm dhe lëshoi aty pranë një lepur. Qeni i mësuar delikat u lëshua shpejt tek ushqimi i pjatës, tjetri ndoqi lepurin dhe e kapi. Qytetarët spartanë duartrokisnin ndërsa Likurgu tha, “Shikoni sa e madhe është forca e edukatës. Që të dy janë nga e njëjta nënë dhe kanë lindur në një kohë. Kështu ndodh edhe me njerëzit.” I Ndërsa po bëhesha gati të shkruaja biografinë time, mendimi më ndryshoi krejt rastësisht nga një takim me një mikun tim të vjetër tek Tony's Place (Omonia Cafe) që ndodhet në 7612 3rd Ave. në Bay Ridge. Agron Dardhën, nga dita e parë që filloi të më tregoi jetën e tij, e thirra në takim çdo të premte në orën gjashtë të mbrëmjes dhe e dëgjova pa gojë e gati pa frymë. Çuditërisht, jeta e tij i ngjiste shumë jetës sime. Rrëfimi i jetës së tij më befasoi dhe pa i thënë asgjë Agronit, fillova të shkruaj çfar dëgjova prej tij. Kam mendimin se edhe lexuesi do të befasohet me jetën e Agron Dardhës. I MESMAL Agideba, mu drejtua mua, duke filluar kështu rrëfimin Agron Dardha. Kisha kohë që bluaja në mëndje se ku të gjeja një mik të mirë dhe ti rrëfeja jetën time. Nuk e di pse kam
kaq shumë nevojë të rrëfehem! Mendimet për rrëfimin e jetës sime më vijnë si një llavë vullkani e cila duhet derdhur që të mos më djegë. Të falenderoj që më thua se dëshiron të më dëgjosh deri në fund. Kam lindur në Mesmal të Voskopojës në vitin 1951. Fëmijërinë deri në moshën pesë vjeçare e kalova mes pishave dhe bredhave tërë ozon. Mes livadheve të gjelbëruara në pranverën me erën e manushaqeve dhe aguliceve të fshehura nën gemusha, me kuvertat e bardha të haloreve në dimër që shponin qiellin, ku njerzit çanin me gjoks malet me dëborën si kristale të bardha. Ku çftja dhe zagari nuk pushonin kurrë. Ku ajri ishte tamam ajër dhe ku mushkritë në çdo thithje falenderonin Natyrën e bukur e të pastër të Mesmalit. Linda në periudhën kur në pushtet sapo kishin erdhur komunistët e Enver Hoxhës dhe për dyzetë vjet nuk veprova kurrë me dëshirën time por ndoqa si budalla opinionin publik të orientuar nga qeveria. Mesmali dhe Komunizmi luftuan të dy se kush do të më robëronte. Fitoi Komunizmi. Shtëpia ku linda nuk ndodhet më, bile as fshati. Atje tek ish këmbët e shtëpisë ishte dhe vazhdon të jetë vetëm Arra e Madhe si një dëshmitare e tërë jetës së paraardhësve të mi. Ajo është disa qindra vjeçare dhe ka parë shumë gjëra, të mira dhe të këqija, prandaj unë shkoj dhe e takoj dëndur duke biseduar me atë arrë sikur të bisedoj me një njeri. E beson? Arra është e para së cilës i jam rrëfyer për jetën time dhe i dyti je ti. Arra s'më tradhëtoi, ajo kurrë nuk tregoi çfar i thashë. E di, ti Agideba do më tradhëtosh sepse ti je njeri dhe njerzit janë tradhëtarë. Prindërit e mij; Adhami (Deme) dhe Havaja (Vekja), njëlloi si emrat në Bibël, kishin qënë të dy partizanë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në luftë ata ishin njohur e pas lufte u martuan e nga dashuria e tyre linda unë dhe pesë motra. Pas lute im atë ishte i pakënaqur pasi erdhi kolektivizimi sepse pa me sytë e tij sesa çnjerzor dhe shkatërrimtar ishte ai bashkim. Bile, për fat të keq, ai ishte dhe protoganisti kryesor në fshatin e tij, në atë që ai e quante apokalips i natyrës njerzore. Sapo u bëra një vjeç më vunë përpara tërë sendet që kishte shtëpia dhe sipas traditës së lashtë të fisit, më afruan të merrja diçka. U zvarrita me shpejtësi dhe mbërtheva një penë dhe koburen e babait, gjithë gjërat e tjra i shtyra me këmbë. U dëgjuan duartrokitje dhe babai më mori në krahë e më hodhi përpjetë e më priti tre herë duke thënë, "U bëfsh i shkolluar dhe qofsh i arrmatosur tërë jetën!" Më von, si u rrita ca, babai im shpesh do ta merrte penën dhe do të shkruante nga një vjershë pothuajse për çdo natë. Duke parë babanë fillova dhe unë të zhgarravitnja nga një zhgarravinë për çdo natë duke e cilësuar poezi! Ai i merte "vjershat" e mija dhe më thoshte, "Shkëlqyer! Shumë bukur, poeti i babait!" Më pas fillonte të më mësonte si të shkruaja.... por hallet e mëdhaja na pengonin çdo ditë. Shqipëria dhe ne kishim hyrë në një botë totalisht të kontrolluar ku, siç thoshte im atë, 'edhe vajtja në WC do të ishte nën kontrollin e pushtetit' i cili po hynte kudo... Isha pesë vjeç kur përjetova përplasjen e parë me këtë realitet që po vinte në Shqipëri. Im atë ishte i detyruar të udhëhiqte kolektivizimin padëshirë si komunist dhe si i vetmi person në fshat që kishte bërë disa vite shkollë në Liceun Francez të Korçës. Një natë vjen në shtëpinë tonë një fshatar, kushëri i jonë i cili quhej Mura dhe që ishte shumë i trembur me bërjen e kolektivizimit bujqësor, ngritjen e kooperativës në fshatin tonë.
Unë s'do ta harroj kurrë atë natë kur ai erdhi tek shtëpia jonë. I shkreti Mura ishte shumë i shqetsuar. Gruan dhe dy fëmijët i kishte përcjellë në fshatin e gruas që të mos shikonin hallin e madh që atë e kishte zënë. Thoshte se kishte disa netë që as hante dhe as flinte. "Dëgjo Deme! filloi ti thoshte ai babait tim, nëse do të bëhet kolektivizimi dhe pushteti do më marrë tokat dhe gjënë e gjallë, unë s'kam përse të rroj. Përse, përse të më merren pronat e mija?! Ato janë të mijat, s'i kam vjedhur, s'ja kam marrë kujt, janë djersa ime, djersa e babait tim, djersa e gjyshit tim,...e gjitha djersë e pastër nga punë e ndershme e bërë me shumë sakrifica. Unë nuk e jap tokën time, se jap as bagëtinë time! Nëse pushteti kërkon të mi marrë, unë më parë jap jetën time. Aman të lutem Deme, bëj diçka që ata të mos ma marrin jetën." Babai ngeli për një moment pa ditur se çfar ti thoshte. Po ndjeja një keqardhje për mënyrën sesi ai Mura i lutej babit tim, pa kuptuar asgjë se përse do ti merrej toka dhe bagëtitë. U afrova sa më pranë babait dhe po shikoja fytyrën e zotit Mura. Ishte në ditë të hallit. Fytyra e tij dikur e shëndetshme dhe e kuqëremtë papritur ishte zverdhur dhe rudhosur. Sytë nuk i përqëndroheshin asgjëkund dhe i njomeshin nga lotët e trishtimit. "Baba, u hodha unë i shqetsuar nga pamja e atij njeriu të përvojtur, mos lejo ti marrin xhaxhi Murës tokën dhe bagëtinë!" Im atë përsëri s'foli. Si mund ta kuptoja unë në atë kohë se ajo gjë s'ishte në dorën e tim eti?! Të nesërmen. babai më tha, "Eja të shkojmë ta shohim xhaxhi Murën, si është gëdhirë sot!" Shkuam në mëngjez dhe trokitëm në derë. Askush s'na i hapi atë. Trokitëm disa herë dhe më ne fund babai më tha të shkoja në shtëpi por unë ngurova. Ai më kapi për krahu dhe më zbriti poshtë rrugës për në shtëpinë tonë. "Goni i babit, shko në shtëpi. Unë kam ca punë në një vënd. S'vonohem shumë. Pritëm në shtëpi. Hë të keqen babi." Bëra sikur ika pasi këmbët s'më bënin të largohesha. Ndjeja një gjë të keqe. Kur pashë se babai hyri në plevicën e xhaxhi Murës unë u ktheva mbrapsht dhe e ndoqa babanë. Kur u gjenda tek dera e plevicës pashë se xhaxhi Mura kishte varur veten. Ajo pamje e tëmerrshme do të më ndiqte tërë jetën, bile edhe sot e kam para syve, sa herë e kujtoj. Më ka lënë një vragë traume të rëndë e të hidhur të atij resliteti fatal që ne shqiptarët e përjetuamë për më shumë se gjysmë shekulli. Mbaj mënd se, i vogël, unë trembesha dëndur në gjumë. Kolektivizimi u bë dhe me në fund fshati u qetsua. Askush se dinte se çfar do të sillte çdo e nesërme. Fshatarët po bënin diçka të re që s'kishte ndodhur kurrë në jetën e tyre prej mijra brezash. Im atë ndihej jashtëzakonisht i shqetsuar. Këtë e vija re tek mardhëniet me gruan e tij, nënën time. Ata grindeshin për ditë por unë s'kuptoja dot arsyen. Për mua kjo gjë ishte e jashtëzakonshme pasi kurrë si kisha parë më parë të grindeshin. Një ditë grindja kaloi në furtunë. Sharjet dhe bërtitjet e tyre më trembën dhe unë shkova me vrap tek gjyshja e i tregova se çfar po ngjiste në shtëpinë tonë. Gjyshja ime ishte një kapedane trimëreshë që ne fëmijët e deshëm shumë ndërsa të rriturit e kishin frikë. Në atë kohë të gjithë (gjashtë djemtë e saj, të martuar e të pa martuar) rronim bashkë. Ajo ishte jo vetëm gjyshe për ne por edhe gjysh të cilin nuk e kishim parë kurrë pasi kishte vdekur që në kohën e luftës me Italinë. Flitej se e kishin helmuar grekët në Voskopojë. Gjyshes ne i thoshim nënë dhe ajo kishte shtatë djem dhe asnjë vajzë. Djalin e madh, Markon e kishte në Australi, i dyti ishte Bato, i treti babai im, pastaj me radhë Rako, Beso, Ramo dhe i vogli Ligori. Të martuar ishin tre të parët, Bato, babai im dhe Rako. Edhe i madhi në Australi ishte i martuar. Nga babai, shumica jemi të besimit orthodoks, ndërsa nëna ime është e besimit musliman nga Panariti por ajo nuk beson në fe. Sapo erdhi gjyshja në shtëpinë tonë, unë u fsheha pas derës dhe dëgjova tërë bisedën.
"Deme! Si është puna që ju ka hyrë sherri në bark? - filloi ajo hetimin. - Shamata tuaj dëgjohet tutje larg. Unë s'dua sherre. Vrisni veten por sherre mos bëni! Më thuaj si është puna?" Babai nguroi paksa të flasë por gjyshja i bërtiti, "S'kam kohë të rri e tu pres juve. Si qëndron puna e sherrit?" "Po ja, filloi babai, isha në Korçë, më kishte thirrur sekretari i komitetit të partisë në zyrën e tij ku ishin edhe disa persona të tjerë dhe ai më dha urdhër që në fshatin tonë duhet që unë të bëj një kulak. Më kërkoi një emër dhe unë i dhashë emrin tim. Ja më thuaj ti nënockë, emrin e kujt të jepja? Të gjithë në fshat kemi qënë të lidhur me luftën Nacional - Çlirimtare, disa aktivë në luftë dhe disa e kanë ndihmuar luftën, përveç... Ne s'kemi patur asnjë ballist apo zogist. Ata më thanë se kush është më i pasuri në fshat dhe unë ju thashë, jam unë. Më bënë presion dhe ma kërkuan kulakun brënda një jave. Erdha në shtëpi dhe i tregova gruas, ajo menjëherë u hodh e tha se kam bërë shumë gabim. Ne në fshat kemi një kulak pasi xhaxhai ynë, Pasha, i cili është dhe musliman, ka qënë i lidhur kokë e këmbë me Ballin pamvarsisht se nuk ka marrë pjesë në luftë me Ballin. Unë e kundërshtova gruan dhe ja kështu filloi sherri. Më thuaj nënë, kam bërë mirë apo keq që dhashë emërin tim për kulak duke ruajtur kështu unitetin në fshat?" "Ty s'të bën njeri kulak. Ke bërë shumë mirë. Kurrë mos merr në qafë njeri, qoftë edhe nëse është gabim! Lëre Zotin të gjykojë. Dhe ti Veke, mbylle gojën! S'dua më sherr. Më kuptove ?" Mamaja ime tundi kokën në shënjë pohimi. Kaq tha gjyshja dhe iku. Në shtëpi ra qetësija, një qetsi e shtirë. Siç dukej po grumbulloheshin retë për një shtërngatëshamatë. Këtë e shikoja tek nervozizmi i mamasë e cila bënte veprime të pakontrolluara dhe më në fund u zbras në mënyrën e saj lakonike por jo në shqip, në italisht nga e cila dinte vetëm disa shprehje. Dukej se ajo nuk guxonte të thyente urdhërin e gjyshes, ama ajo shpraz kur tha, "una razza, una faccia!" (Një racë, një surrat). Me këtë shprehje ajo e zbrazi tërë inatin e grumbulluar dhe u qetësua pasi dhe babai bëri sikur s'kuptoi gjë. Shtëpia filloi jetën normale si më parë. Pas një jave im atë nuk u paraqit në Komitetin e Partisë në Korçë dhe ajo punë u la në heshtje. Babanë s'mund ta bënin dot kulak, siç tha dhe gjyshja, pasi ai në fshat kishte udhëhequr njësitin gueril gjatë luftës dhe më pas kishte marrë pjesë aktive në luftë ku ishte dekoruar edhe me Medaljen e Trimërisë si partizan trim. Fshati ynë ngeli i vetmi fshat në Shqipëri pa asnjë kulak. Mesmali, nën reformën agrare u deformua, u tkur dhe u varfërua në mënyrë të tejskajshme. Gjyshja së toku me djemtë e tjerë u shpërngulën përfundimisht nga Mesmali dhe shkuan me banim në fshatin fushor Arbër, pranë Korçës, për një jetë më të mirë. Babanë e bënë kryetar kooperative dhe ja lidhën këmbët me fshatin. Pakënaqësia kishte arritur kulmin dhe nën urrejtje të drejtëpërdrejtë të fshatarëve të pakënaqur ishte babai. Kjo urretje do të arrinte kulmin një ditë kur ai mori një palë qe nga kooperativa për të lëruar arën e tij tek Gorica, përballë shtëpisë. Qetë kishin qënë të xhaxhait të tij musliman, Pashës. Në kohën që babai po branavitëte dhe në branë më kishte dhe mua, një fshatar nja 17-18 vjeçar nga fshati, Reshkoja, shkon dhe i thotë djalit të Pashës se, me qetë e tij, Demja po punonte! Lakja, i biri i Pashës i tha atij djali, "Të jap dy napolona flori dhe vrite Demen!" Djali që u gëzua nga floriri dhe pa e zgjatur fare, shkon në shtëpi, gjen një bombë të fshehur që nga lufta dhe i afrohet tim eti. "Deme! Për këtë e bëre fshatin kooperativë, që të shfrytëzosh fshatarët?! Largoje djalin se do të vras!" Atë skenë e mbaj mënd sikur të ketë ndodhur sot megjithëse kam qënë shumë i vogël. Babai s'kishte asnjë rrugëzgjidhje tjetër veçse të mos e përfillte por kur ai djalë e humbi
llogjikën dhe i hoqi bombës siguresën, im ate e kuptoi rrezikun dhe për të më shpëtuar mua i tha, "prit sa ta largoj djalin!" Më mori mua në krah që po dridhesha nga frika dhe më shpuri tek gorrica dhe vetë filloi ti afrohet Rashkos. Ndërkohë, pashë se babai hodhi sytë rreth e rrotull, ndoshta po shikonte përherë të fundit shtëpinë e tij dhe fshatin. Befas sytë i ndalën në një ballkon, në ballkonin e xhaxhait të tij. Atje Lakja po shikonte më ngeh skenën që kishte krijuar vetë. "Dëgjo Rashko! Pse nuk vjen të më vrasë vetë Lakja por të përdor ty?! Mos u bëj vegël e tij. Ja më vrave, ku do futesh ti paskësaj? Mendon do të shpëtojë Lakja? Ai shikohet si armik i këtij pushteti. Emri i tij ishte për tu bërë kulak por unë nuk e lejova. Mos u bëj dhe ti armik! Mendo për vete dhe për familjen tënde. Pastaj unë s'të kam bërë anjë të keqe si ty dhe famijles tënde...Këtë që po bën s'ta falin as gjashtë vëllezërit e mij. Mos kujto se ata kanë vdekur, ja ku është fshati Arbër, një vrap pele..." Ndëkohë Rashkoja e hodhi bombën në drejtim të babait. Unë mbylla sytë. Prita shpërthimin por...asgjë. Bomba s'plasi. Kur hapa sytë pashë se im atë po e flakte poshtë nga përroi bombën dhe pastaj ju turr Rashkos i cili ja mbathi me vrap për nga shtëpia e tij. Rrugën ja preu e jëma e cila e mbërtheu për flokësh duke e goditur të birin ku mundëte. Me kaq u mbyll ajo histori. Kam qënë rreth gjashtë vjeç përsa po tregoj nga fshati ynë Mesmal pasi në moshën shtatë vjeçare edhe ne u bëmë pjesë e fshatit Arbër duke ju bashkuar antarëve të tjerë të familjes sonë. Atje fillova edhe shkollën tetëvjeçare. Më fal Agideba se u zgjata një çikë me fshatin. Janë ca gjëra që nuk i përjashtoj dot pasi kanë të bëjnë me jetën time dhe më gacmojnë. FENOMEN I ÇUDITSHËM Gjëja e parë që sjell në kujtesë kur unë isha fare i vogël, ndoshta dy vjeç a më ivogël, është një fenomen i çuditshëm i cili më ka ndjekur dhe vazhdon të më ndjekë tërë jetën dhe të cilin s'ja kam thënë askujt deri më sot. Me që po të rrëfehem, s'mund të rri pa e thënë edhe këtë sekret të jetës sime. Ndoshta kjo gjë mund të mos thuhej pasi mund të jetë diçka tejet personale e dhënë nga Natyra (Perëndia). Për këtë i kërkoj të falur Atij që ma ka dhënë dhe i lutem të më ndihmojë ta përshkruaj sa më realisht pasi unë akoma nuk e di se çfar është ai fenomen dhe ndoshta s'kam për ta ditur kurrë. Por, ajo që di është se ky fenomen më "flet", më tregon diçka... Herën e parë kur e pashë as s'më trembi dhe as më gëzoi. Isha shtrirë, i lidhur në djep dhe ndoshta flija gjumë. Kur hapa sytë, pashë një top të vogël të shndritshëm që lëvizi ngadalë nga krahu i majtë i dhomës në të djathë, përballë meje. Do ta kisha harruar sikur kjo gjë të mos ndodhte për ditë e për tërë jetën që nga ai moment. (Ndoshta ndonjë lëvizje nervi brënda retinës). Si fëmijë s'i kushtova rëndësi dhe as e vrava mëndjen se çfar ishte. Kur u rrita, në moshën e adoleshencës, fillova të shqetsohem dhe vendosa ti tregoja babait pasi ai ishte më i afërt me mua se mamaja por s'ja thashë dotë. Sapo bëhesha gati ti thosha, e harroja! Kështu kaloi adoleshenca, rinia dhe kur u burrërova, mendova ta mbaj sekret dhe ta ruaj si diçka që më perket vetëm mua. U rrita pa fe dhe kjo qe arsyeja sepse unë mendoja se do të ishte një iluzion optik sesa ndonjë shënjë qiellore, për të cilin mendoj tani pasi unë e njoha Zotin. Ky fenomen vazhdon edhe sot megjithëse shumë rrallë. E shoh vetëm në disa raste kur jam duke shkruar. Intervali i lëvizjeve të "topave të dritës" është një në çdo 10-15
sekonda dhe gjithëmonë lëvizja e tyre është nga e majta në të djathtë. Nuk dua ta trajtoj tani këtë gjë por, mendoj se gjatë tregimit të jetës sime do ta shtjelloj bashkë me tërë aktivitetin tim jetsor dhe, sigurisht, duke dhënë opinionin tim rreth fenomenit. Tani i dashur Agideba, më lejo te vazhdoj tregimin me radhë. KOBURJA PREJ SHTOGU Fëmijra ime në Mesmal kaloi në vështirësi ekonomike pasi kooperativa jonë malore ishte nje fatkeqësi për fshatin individualist dhe krenar ashtu siç kanë qënë dhe ngelen njerzit e rritur maleve të ashpra. Babai im kishte dy familje xhaxhallarësh në fshat; familjen e xhaxha Pashait dhe familjen e xhaxha Hirtos. Pashai kishte vetëm një djalë, Laken ndërsa Hirto kishte dy djem; Zoton dhe Thimin. Zoto kishte pesë vajza dhe një djalë vërsnik me mua, Miston, i cili ishte vërtetë talent duarartë. Një ditë mu shkrep të bëj një kobure vetë. Sigurisht që askush nuk mund ta besojë këtë për një djalë 5 vjeç saç isha unë. Është e vërtetë aq sa është dhe jeta ime. I thashë Mistos të më ndihmonte për të bërë një kobure! Mistua duarartë ishte i gatshëm saç është i gatshëm një mjeshër që mezi pret të bëjë diçka të veçantë. Pasi ja dhashë idenë ai më tha, "më gjej një tubo dymbëdhjetësh" që unë as që e kisha idenë se çfar ishte ajo dymbëdhjetçja, fjalën tubo e kuptoja dhe menjëherë më shkoi mëndja të vinim tek "Përroi i Saçit" ku gjendej një avion italian i rrëzuar nga Lufta e Dytë Botërore. Shkuam atje dhe pamë shumë tubo por nuk i hiqnim dot. Më në fund Misto takoi një bari dhe ju lut atij të na ndihmote. Bariu shkuli një tubo të cilën e pëlqeu Misto dhe na i dha. Kur shkuam në shtëpi gjetëm një sharrë hekuri dhe për tërë atë ditë u morën duke prerë tubon për ta bërë tytën e kobures. Të nesërmen, pasi ja shpejgova trupin e kobures, Misto u morr me një copë shtog i cili kishte formën e një kobure. Copës së shtogut i hapi me thikë një fole për të mbërthyer tytën dhe një kohësisht ai i përgati dhe dorezën në pjesën e shtrembër të copës së shtogut. Shtogu punohej shumë lehtë për duart delikate dhe të vogla të Mistos. E lidhëm tytën në folenë e tytës me tel dhe filluam bashkarisht të përgatitim mekanizmin shkrepës me anën e një cope metali që kishte një si gjilpërë. Gjetëm dhe limë dhe me të u morëm pothuajse një ditë të tërë. E montuam mekanzmin goditës. Në trup, në pjesën e prapme ku u vendos mekanizmi, hapëm një kllapë ku do të qëndronte mekanizmi kur të ngrihej të cilit më parë i kishim bërë një dalje që të futej në atë kllapë. Mekanizmin goditës e lidhëm me llastikë duke e llogaritur që të tërhiqej dersa të futej tek kllapa dhe me gishtin e madh të shtyhej lartë e të godiste në fund të tubit ku do të ishte fisheku pa dalë jashtë folesë. Mekanizmi goditës punonte mrekullisht. Koburja ishte gati. Na duhej prova. Misto shkoi tek shtëpia ime dhe "vodhi" disa fishekë gjuetije, çifteje dhe teke pasi i jati i tij i mbate kyçur tërë armatimin nga frika se mund ti përdorte Misto. Filluam të bë bëjmë provën e parë. Fishekët ishin më të trashë se tubi kështu, na u desh të hollonim fishekët prej kartoni të cilët na çaheshin gjatë hollimit. Fishekët kishin qën gjshtëmbëdhjetësh. Mistos i ra ndërmënd se Lakja, djali i xhaxha Pashait kishte armë gjahu më të vogla se të babait tim, po kush t'ja vidhte Lakes ato fishekë?! Unë s'pranova pasi babai im më kishte thënë se, "kush vjedh do ngelet me një dorë në botën tjetër"! I thashë se ndoshta xhaxhi Lakja mund të na i jepte nëse ja kërkonim por Misto tha prerë, "jo!" Më në fund Misto vendosi t'ja vjedhë vetë. Vjedhja ishte një veprim që tregonte se Mistoja ishte talent edhe i mashtrimit. Ai shkoi tek shtëpia e Lakes dhe atje gjeti gruan dhe dy vajzat e tij. Ju tha se në kopshtin e tyre një
urith kishte prishur tërë mbjelljet e patateve dhe se kokrrat e tyre kishin dalë mbi sipërfaqe. Gruaja e shkretë e besoi dhe rendi në kopsht ndërsa vajzat e ndoqën pas. Mistoja u printe përpara por deri në gjysmën e rrugës dhe pastaj bëri sikur e thirri e jëma dhe 'ju përgjigje', "Nënë, ja erdha", duke i thënë gruas së Lakes se "atje në fund të kopshtit duken patatet mbi sipërfaqe". Vetë ja mbathi për tek shtëpia e Lakes ku kishte kohë të merte disa fishekë gjuetie dhe pastaj erdhi tek unë. "E mbarova punën. Eja të bëjmë provën." Problemi ishte të bënim qitje reale mbi një objekt qënësor, siç shprehej Misto. Më në fund, ai vendosi të vrasë qenin e Dapes, një fshatar i trashë dhe dhe i egër të cilin, bshkë me qenin e tij, e kishte frikë tërë fshati. Më thirri mua por unë s'pranova. Ngula këmbë që ai të bënte një provë si fillim. Ramë dakort. Morëm një plloçë dhe e vendosëm në këmbë në distancën e 30-40 metrave. Misto mori shënjë. Shtyri lart mekanizmin goditës. Unë kisha zënë veshët me duar. Koburja funksionoi shkëlqyeshëm po ashtu dhe nishani i Mistos. Copa e plloçës u bë copë e çikë! Desha s'desha e ndoqa pas. Mbritëm afër oborrit të Dapes. Qeni ishte i zgidhur brënda oborrit. Hypëm në një mur nga ku dukej tërë oborri. Qeni turrej në drejtim tonë dhe i hidhej gardhit me vrull e tërbim. "Hidhu hidhu dhe pakë se ta tregoj unë", i tha Mistoja. Ja drejtoi koburen drejtë e në kokë dhe qëlloi. Saçmat e kapën në tërë fytyrën dhe ja qitën sytë jashtë! U tmerrova. "Eja të ikim", më bërtiti Mistoja dhe ja mbathi por unë kisha ngrirë dhe ngela ashtu dersia erdhi gruaja e Dapes dhe më kërcënoi se i kisha vrarë qenin. Qeni vinte vëdrallë nëpër obor duke goditur me kokë murin e shtëpisë, gardhin dhe ç'ti dilte përpara. Gjaku i dilte nga sytë si shatrivan! Më në fund u rrëzua diku dhe filloi të lëvizë vetëm njërën këmbë. Levizjet vinin duke u dobsuar dhe më në fuand u shuan. Qeni ngordhi. Gruaja e dapes më kapi për veshi dhe më tërhoqi në shtëpi. pasi më dha një dackë më pyeti kush e vrau qenin. Unë isha krejt i pafuqishëm të flisnja apo reagonja. Erdhi dapja sa një zdab me fytyrë të skuqur dhe i egërsuar. "Ti! Djalë i Demes më vrave qenin?!" Mu duk sikur do më hante dhe u tremba shumë. Ndoshta nga frika mezi i thashë një "jo". "Kush?" Unë s'ju përgjigja. Për çudi ai u zbut. "Demen, të tatë e kam si vëllanë tim. Ai është burrë flori dhe i ndershëm. Është i vetmi person në fshat që s'ka gënjyer kurrë. Nëse ti i ngjet tyt eti, bëju i mirë si ai dhe më trego kush ma vrau balon?" Pastaji ai më dha ujë të pija dhe më së fundi, pasi e pa se unë isha shumë i tronditur, më mori për dore dhe më shpuri tek shtëpia ime. "Veke të kam sjellë djalin i cili më ka vrarë qenin." "Si është emundur?! Ai nuk vret një mizë dhe jo qenin! Shiko gjetkë kush ta ka vrarë dhe mos u merr me Gonen se e ke trembur kaq shumë!" "Më fal Veke. Edhe unë mendoj se nuk e ka vrarë Gonia por ai ishte atje kur dikush e qëlloi balon tim me çifte dhe e vrau. Le të tregoi ty se kush e vrau. Unë po iki. Të fala Demes." Këtu mbaroi kjo histori që s'më shqitet nga mëndja. SHPËRNGULJA...
Kohës së qëndrimit në Mesmal i erdhi fundi. Im atë s'mund ti rezitonte dot lutjeve të së jëmës, e cila bashkë me djemetë e tjerë te saj, e ftonte në Arbër. "Së shpejti ne do shkojmë të jetojmë në Arbër, dëgjova babanë të më thotë, ti vërtetë je i vogël por besoj se do ti mbash mënd disa gjëra që do ti them para se të mbrijmë në fshatin e ri. Ti atje do të rritesh e bëhesh burrë, do bëhesh më imirë dhe më i zgjuar se unë. Jeta bën të vetën. Një ditë ndoshta unë do të kem nevojën e këshillës tënde. Ne jemi njerëz dhe veprojmë si njerëz në bazën e disa ligjeve të pashkruara por të trashëgura. Ne nuk shtegëtojmë si bufi për nevoja të çastit. Foleja jonë nuk prishet dhe bëhet sa herë ne duam pasi njeriu duhet të qëndrojë në atë vënd ku lind pasi është pjesë e asaj natyre, e asaj balete dhe e asaj fryme e dalë nga vendi ku lind. Këtë lëvizje po e bëjmë pasi jam i detyruar nga nëna sepse ligji tjetër që ne kemi thotë, 'dëgjoje nënën dhe babanë që të gëzosh botën mbarë'. Bekimi apo mallkimi i Perëndosë vjen nëpërmjet gojës së prindërve. Këtë mos e harro kurrë. Por edhe nëse ikën nga vëndlindja, s'duhet ta harrosh por të kthehsh atje sa herë të kesh mundësinë dhe nëse jeta të merr për keq në një vënd tjetër, kthehu në vëndlindje se jeta do të përmirësohet. Në këtë rast ne duhet të jemi si lejleku i cili kurrë nuk e braktis vëndlindjen pamvarsisht se tërë jetës shtegëton. Lejlekut s'duhet ti ngjajmë vetëm në një gjë, në përzgjedhjen e fëmijës, fëmija i mirë apo i lig duhet të ketë dashurinë tonë dhe jo të flaket siç bën lejleku me të ligun." ARBËR Arbëri, një fshat i madh me rreth 3.000 banorë. Me një jetë kulturore që do t'ja kishte zili edhe qyteti. Atje na prsite gjyshja e cila kur na pa u gëzua shumë. Ne fëmijët e Demes ishim katër atëhere, ajo na i mbushi doçkat, siç thoshte, me sheqerka. Ajo gjyshe trime ishte betuar që nuk do të lejonte të largohej nga vëllazëria as edhe një djalë i saj. "Të gjashtë divat" e saj (përveç Markos) ishin bashkë në dy shtëpi, njëra fare e vogël, vetëm me dy dhoma e një koridor dhe tjetra një shtëpi e madhe dy katshe, më e madhja në fshat, me katër dhoma në çdo kat, dy të mëdha e dy të vogëla dhe me dy koridore të mëdha e me një shkallë në mes. Shtëpia e madhe kishte katër hyrje, dy të mëdha nga përpara dhe dy të vogla nga prapa. Në shtëpinë e vjetër u sistemua Bato me familjen e tij; me gruan Asën, me vajzën Ollgën dhe me djalin Riri. Në shtëpinë e re, në katin e para, në drejtim të lidjes u sistemuam ne; baba Demja, mama Vekja, motra ime e madhe, Dhura, unë, motra tjetër Esa dhe motra e vogël, Mija. Në katin e parë në drjetim të perëndimit u sistemua xhaxha Rako me gruan Jeta dhe dy djemtë, Ziko dhe Telo. Tre xhaxhallarët e tjerë ishin beqarë dhe ata bashkë me nënën zunë katin e sipërm. Hauri ishte prej gardhi dhe në një vënd i rrëzuar. Babai im solli një lopë të mirë nga Mesmali prandaj mendoi të ngrerë një haur me mur guri dhe çati tjegulle dhe pasi mori lejën e nënës ja filloi nga puna. Për këtë ai gjeti një murator me pa emër! Në arbër unë do të bëhesha edhe me dy motra të tjera; me Valin dhe Mimin. ÇUNI Ai rronte pa familje, pa të afërm, pa shoqëri; ai ishte shumë i varfër, me rroba të leckosura dhe, më besoni, ai s' kishte emër! Ishte një usta i mirë por që kurrë nuk i
bëheshin dy lekë në xhep. Babai im, se ku e kishte gjetur atë dhe për të bërë sevap, e solli në shtëpinë tonë për të na rregulluar murin qe përmënda më sipër pasi ishte dëmtuar nga një pemë që e kishte rrëzuar stuhia. Nëna ime, sapo e pa, filloi sherrin me babanë se ku e kishte gjetur këtë njeri të tillë, një leckaman e të palarë kurrë! Im atë e mori dhe e futi brënda në shtëpi reckamanin dhe i dha të hajë e të pije dhe pastaj e urdhëroi të fillonte nga puna duke i qëndruar afër e duke i folur fjalë të ëmbëla të cilat ustait me siguri që i mungonin. Në atë kohë, unë do të kem qënë mbi shtatë vjeç dhe babi im mbi tridhjetë e gjashtë vjeç. Ustai mund të ishte jo më shumë se njëzetë e pesë vjeç. Unë rrija dhe i vështroja kur ata punonin dhe bisedonin të dy. Si tani më kujtohen fjalët e tyre. Babai e pyeste pse ishte veshur aq keq dhe si kishte mundësi të mos kishte një emër! "Isha fare i vogël, - tregonte muratori, - ndoshta ja kaq sa djali jot, ose ndoshta pak m'i madh kur fillova të vidhnja komshinjtë, lagjen dhe ku mundesha e ç'mundesha, nëna shpesh herë s'më bënte zë, sidomos kur unë vidhja pula dhe ajo i gatuante për ne sepse ishim shumë të varfër. Vetëm babai punonte dhe ne ishim shtatë gojë për tu ushqyer por ai ishte ndryshe nga nëna, shpesh ai më qortonte, më tërhiqte edhe veshin e më jepte nga një shuplakë e më thoshte që të mos vidhja, të mos trazonja e qindra porosi të tjera sa herë që ne shiheshim ne shtëpi. Babai kishte shumë të drejtë dhe unë sot e kuptoj këtë gjë, por ne takoheshim rrallë pasi ai punonte shumë, si i thonë fjalës, ditën dhe natën...Edhe nëna e shkretë nganjëherë më shante por kur ja sillja gjërat e vjedhura nuk bënte fjalë. U rrita u bëra burrë për ushtar dhe kur më erdhi flet-thirrja babai më thirri mënjanë dhe me tha këto fjalë që nuk i harroj kurrë: - Dëgjo bir, jeta jote deri më sot ka qënë shumë e keqe dhe mua s'më ka bërë kurrë zemra që të jap uratën si baba. Ti kurrë s'më ke dëgjuar. Sot që ti do më largohesh dua të të them vetëm dy fjalë dhe të të jap uratën time nëse ti do të ndryshosh, përndryshe, mallkimi im do të të ndjekë për tërë jetën e jetës. Shko ushtar që të bëhesh në radhë të parë i vlefshëm për veten tënde, për ne dhe për Atdheun. Nuk dua që të urrehesh për shkak të sjelljes tënde të keqe. Atëhere qofsh i bekuar. Por, nëse nuk do të ndryshosh jetën biro, qofsh i mallkuar dhe tu harroftë edhe emri që të kam vënë!" Ustai ndali për pak kohë rrëfimin, fshiu me mëngët e pista lotët që i rrithnin faqeve të skuqura prush nga pendimi dhe mori frymë thellë duke thënë nëpër dhëmbë: "Babai im i mirë kishte të drejtë. Unë nuk ndryshova fare por u bëra edhe më i keq. Në ushtri më vunë bari të ruaja dhentë e repartit. Tre vjet nuk shkova fare në shtëpi. Rrija vetëm me kafshë dhe u bëra si ato... Mbarova ushtrinë nuk u ktheva fare në shtëpi. Ngela rrugëve, larg familjes, të njohurëve dhe miqëve. Askush nuk me njeh sot se kush jam dhe të gjithë më thërrasin Çuni. Nuk e dëgjova babanë dhe mallkimi i tij më ka ndjekur deri më sot. Humba dhe emrin, ashtu siç ai më tha. Sot të gjithë më thërasin Çuni..." Babai im e la punën dhe ju lut ustait të zbriste nga shkallët poshtë. Çuni zbriti dhe rrinte kokë ulur. Im ate ju afrua i vuri dorën mbi kokë, ja fërkoi flokët një copë herë pastaj e rroku për qafe dhe e mbajti shtërnguar për pak kohë. Çuni qante me dënesë. Kurrë si harroj ato fjalë. Edhe sot i kujtoj sikur të ketë ndodhur dje. Nuk e di se çu bë me Çunin por mbaj mënd që im atë e mbajti dy tre ditë në shtëpinë tonë dhe ju lut Çunit të shkonte e ti kërkonte të falur të jatit se i jati do ta falte dhe bekonte dhe jeta e tij do të ndryshonte. Shpresoj të ketë bërë ashtu.
VITET E HARESË KOLEKTIVE Për disa vjet, deri sa Shqipëria do të prishej me BRSS, jeta shkonte mirë. Fitimet dhe bollëku ishin të kënaqëshme. Kooperativa e Arbërit ishte nga më të mirat në Republikën Popullore të Shqipërisë. Babai punonte në punë shteti dhe nëna edukatare në fshat. Xhaxhai i madh, mullixhiu, bëri hambarë në një dhomë të papërfunduar në katin e dytë shtëpisë së re dhe ata filluan të mbushen me grurë, misër, fasule, me lesh, sheqer dhe gjithëçka tjetër nga të ardhurat në antyrë që ndante fshati. Im atë çdo pesëmbëdhjetë ditë ja mbushte grushtat me para nënës së tij. Po ashtu bënte dhe një djalë tjetër, Besua i cili punonte në SMT e qytetit si brigadjer. Verës ai shkonte me autokombajna korrëseshirëese nëpër rrethe dhe, mbaj mënd se na sillte jo vetëm grurë e misër por edhe fruta e sidomos fiq e agrume të cilat nuk bëheshin në zonën tonë malore të Korçës. Shikoja nënën e cila ishte tepër e gëzuar dhe kjo dukej në harmoninë e tërë familjes së madhe që ajo drejtonte. Sytë e saj përherë kishin një shkëlqim të butë dhe dashamirës. Nënë Sonja ishte e sertë, që s’dinte të përkëdhelte kurrë, pavarësisht se nuk tregonte në pamje e ashpër, përkundrazi ajo tregonte e butë dhe shumë më e re seç ishte. Nëna punonte si grua dhe si burrë. Ajo kishte patur tipare shumë të bukura; ishte e gjatë si selvi, me flokë të zez sterrë dhe fytyrë shumë të pastër e të bardhë, ku shkëlqenin dy sy blu, si dy liqej. Fytyra, flokët dhe sytë bënin një kontrast të jashtëzakonshëm dhe të bukur. Hundën e kishte shumë simpatike dhe qafën e gjatë. Nëna nuk ngjante fare si fshatare. Flokët i thurte gërshetë. Në fshatin Mesmal, kur ajo qe nuse, thoshin se kurrë nuk kishte ardhur një nuse kaq e bukur. Të treja nuset e dëgjonin pasi burrat e tyre ishin të bindur nën urdhrat e saj. Ndoshta kishin dhe frikë! Mbaj mënd se mamaja ime kurrë s'fliste keq për gjyshen veçse thoshte dëndur se, "Sonja është zonjë mbi zonjat". Edhe ne fëmijët e deshëm shumë sepse na deshte, si tërë fëmijët e botës që në prehrin e gjyshes kanë një strofull të ngrohtë e të butë. Kur vinin lypasrët e trokisnin ajo ua mbushte thasët plotë e përplotë. Gjyshja ime ka qënë një nga më dordhënat në botë. Këtë që them nuk e ekzagjeroj. Ajo edhe nëse nuk kishte, kur i kërkonin, do të shkonte të gjente borxh dhe kërkuesin nuk e linte kurrë duar bosh. Në atë kohë Shqipëria nuk ishte si sot. Ne s'kishim dushe dhe laheshim në ashef me kapaçkë e kazan ku ndërtonim ujin e vakët. S'mund të them se ishim shumë të pastër por edhe s'mund të them se ishim pisanjozë. Fshatarët laheshin vetëm një herë në javë, po ashtu ishte zakoni edhe tek ne por, ne fëmijët me që bëheshim pis çdo ditë, na detyronin të laheshim çdo ditë, në të shumtën e rasteve me ujë të ftohtë. Kurrë nuk i pashë të grindeshin apo të nxeheshin me njëri tjetrin të gjithë pjestarët e familjes së madhe Dardha. Sigurisht që jo gjithëçka shkonte vaj. Secili kishte personalitetin dhe karakterin e tij të veçantë por, siç dukej, gjithësecili i ishte nënshtruar dy principeve; principit të familjes për të qënë Familje Fisnike dhe principit të shtetit për të qënë "Në rregull me shtetin". FAMILJA DARDHA Vëllai i madh i babait, Marko në Australi, njohej si kokëshkretë, gjaknxehtë dhe kjo ishte arsyeja qi ai emigroi me dokumentat e babit tim pasi rrahu keq një fshatar në Mesmal, Noke Çalamanin. Ai kishte pikpamje segregacioniste e rraciste. Dëndur thoshte, "Njeriu
me të meta fizike të lindura si çalaman, dorac, pullash, gojac, etj. është shumë i keq. Perëndia e ka bërë të veçantë që ne të ruhemi nga prej tyre." Urrente evgjitërinë. Derisa emigroi, në moshën 25 vjeçare, ai ishte ndihmësi më i afërt i nënës. Vëllezërit, pasi ju vdiq babai, e kishin Markon si në vënd të babait, detyrë që i ngeli Batos. Pasioni i tij ka qënë guzhina. Marko ishte martuar me Kethin, një gjermano-irlandeze dhe ata kanë katër djem; Denin, Markon, Endin dhe Jonin. Banojnë në Hobart të Tasmanisë. Bato ishte shumë Enigmatik dhe Finok. Ai kurrë nuk shprehte atë që mendonte. I linte të tjerët të tregonin pikpamjet e tyre por që nuk i tregonte kurrë të tijat. Ishte tip që "blinte dhe nuk shiste", shprehje që ai përdorte dëndur. Babai më kishte thënë njëherë si padashur se, "Bato ka qënë i të gjithëve dhe i askujt". Kur unë e pyeta se ç'far deshte të thoshte me atë shprehje, ma preu shkurt se, "s'ta shpejgoj dot pasi ti nuk mund ta kuptosh tani për tani." Bato nuk ishte i gjatë si babai im, ai kishte një shtat mesatar njëqind e shtatëdhjetë cm. Biond me sy bojëqielli, fytyrë të pastër dhe të rregullt. Me ne fëmijët ishte shumë i dashur dhe me vëllezërit ishte finok, gjithësecilit ja bënte qefin veç e veç! Bato ishte shumë trim dhe në fshat e kishin frikë edhe kur ai u plak. Pasioni i tij ishte mulliri me ujë. Bato është i martuar me Asën dhe kanë një vajzë, Ollgën dhe një djalë, Rikon (Ririn). Ndërsa im atë ishte krejt i ndryshëm nga dy të parët. Shkurt po të flas sot për të pasi një ditë tjetër dua të zgjatem pak rreth atij që unë i kushtoj çdo sukses timin që kam patur në jetë. Babi ishte i gjatë një metro e tetëdhjetë cm. Flokë zi me honde dhe sy larush tepër të kthjellët. Nga trupi ishte i hollë. Karakteristikë e tij ishin vetullat e trasha, mbi të zakonshmen. Nofullmadh dhe qafë gjatë. Fytyrën e kishte ngjyrë të bardhë në të purpurtë dhe hundën e drejtë e të shkurtër. Ai ishte "Dele e Perëndisë" siç e qunte e jëma. I urtë, i bindur dhe shumë intelegjent. Pasionet e tij "të çmëndura" ishin gjuetia dhe leximet. Unë kurrë nuk e kam parë në jetë të nxehej apo të shante. Babi ishte një "pus i thell" me sekrete të jetës që kurrë nuk i ndante me askënd! Sa shumë do desha të isha si ai. Ishte një nëpunës shteti. Babai im, Deme, ka grua Veken, nënën time, me të cilën ka gjashtë fëmijë, Dhurën, mua, Esën, Mijën, Valin dhe Mimin. Xhaxhai tjetër ishte Rako, nga pamja Rako është krejt si babai me një ndryshim të vogël, pakë më i hequr. Huqet e tij ndryshojnë shumë. Tip i zgjuar por grindavec. Diplomat i lindur dhe orator si Ciceroni. Pasionet e tij janë politika dhe historira. Ka punuar si nëpunës shteti në tregëti. Rako është i martuar me Jetën dhe ka dy djem, Zikon dhe Telin e një vajzë, Tinën. Pas xhaxha Rakos vjen xhaxha Beso. Edhe ky nga pamja i ngjet shumë babait tim vetëm së është më i pashëm dhe vetullat më të holla. Beso ka grua Beshën me të cilën ka një djalë, Leonidhën dhe një vajzë, Adelën. Beso është intelegjent i lindur dhe qefli i mbaruar femrash. Mbaj mënd një rast tipik të incidenteve të tij me femrat. Në fshat ne kishim mardhënie të mira me një familje e cila kishte dy antarë; nënë dhe bijë. Gruaja, Raimonda, ishte mjaftë simpatike dhe shumë e dashur me ne dardharët. E bija, Neta, ishte vetë Hëna në tokë! Unë s'gopesha duke e parë kur ajo vinte tek ne. Neta,
në atë kohë, ishte jo më shumë se 20 vjeçe. Ajo ishte kopje e Yllit Hollivudjan, e reja Elisabeta Tejlor. Mendoj se xhaxha Beso shkonte shpesh me të. Një natë, siç duket, ai ishte në shtëpinë e saj por do të jetë ndjerë nga e jëma e cila, befas ka hyrë në dhomën e vajzës. Besua, për të mos u kapur, u hodh nga dritarja e katit të dytë dhe për fat ka rënë mbi një pirg plehu! E jëma, Monda, mundi të shikojë vetëm vrapin e tij nëpër misrin e saj prapa shtëpisë ku kishte dhe ndriçim. Kur e pyeti të bijën ajo ja mohoi të jetë takuar me njeri dhe kështu, gruaja e gjorë, ka besuar se dikush vinte vërdallë shtëpisë pët ta vjedhur. Ajo menjëherë lajmëroi policinë. Erdhën një dyzinë policësh, ata kishin sjellë dhe një qen em erë. Qeni ndoqi gjurmët dhe hyri në oborrin e shtëpisë sonë. Ne u zgjuam të gjithë të trembur. Atë natë, asnjë nga meshkujt tanë të rritur nuk ishin në shtëpi me përjashtim të xhaxha Besos. Policia e morën në pyetje por ai ngriti një variant që ua prishi mëndjen atyre. Ju tha se edhe ai kishte dëgjuar zhurmë dhe ishte ngritur. Kishte parë dikë që kishte hyrë në baçën tonë dhe e ndoqi fshehur. Pa se i panjohuri mori drejtimin nga shtëpia e Mondës dhe ai e ndoqi. Kur i panjohuri tentoi të hapte derën e dy femrave pa burrë, xhaxhai doli nga ku ishte fshehur dhe ju hodh sipër por u rrëzua dhe i panjohuri ja mbathi! Për këtë ai ju tregoi edhe plaçkat e tij të ndotura dhe një gërvishjte në këmbë! Policia e morën në polici atë natë dhe të nesrmen e liruan. Profesioni i tij ka qënë traktorist. Të nesrmen xhaxha Besua i dha llogari nënës ku i betohej se i panjohri kishte qënjë një diversant. Unë pashë se Besua i puthte duart nënës duke i thënë, "Besomë nënocka ime. Nuk të turpëroj." Gjyshja e shkretë i dha një dackë në faqe duke i thënë, "Nëse më turpron, qofsh i mallkuar!" Rama është xhaxhai tjetër. Rama është i martuar me Zhanin dhe kanë këta fëmijë; Andromaqin, Anën, Zamirën, Fotaqin dhe Aleksian. Ky, në pamje, është kopje e Markos por ka karakter më të butë, njëlloj si babai im. Është i qetë, i dashur dhe i bindur. U nështrohej tërë vëllezërve. Profesioni i tij ka qënë bujk. I fundit vjen Ligori. Xhaxha Ligori nga pamja ngjet shumë me Beson dhe nga karakteri ngjet me Markon. Me Ligorin ne të dy shkonin si vëllezër. Kemi një diferencë moshe dhjetë vjeçare. Pasioni i tij janë librat dhe politika. Profesioni ka qënë mësues. Xhaxhai i vogël, Ligori ka grua Elsën. Ata kanë dy vajza dhe një djalë; Ersinoin, Elën dhe Relin. SHKOLLA Në shkollë isha tip që nuk lexoja kurrë pasi mësimet i kapja që në bangot e shkollës. Leximet e mija ishin romanet, novelat dhe poezitë. Isha nxënësi që lexonte më shumë në bibliotekën e fshatit Arbër. Përgjegjës i bibliotekës ishte Kiçi, (Kristaq Burda) i cili kur i doli bursa për në Akademinë e Aviacionit, më fali tërë ato libra me tregime nga Greqia e Lashtë që i ruaj edhe sot. Notat e mija ishin mesatare (përveç Leximit dhe Letërisë kus shkëlqeja) pasi siç e thashë, mjaftohesha vetëm në ato që dëgjoja në klasë. Mbaj mënd se poezitë që mësoja përmëndësh i recitoja para tërë shkollës. Në një rast kam ngecuar duke harruar disa vargje të poezisë së Lame Kodrës, (Sejfulla Maleshovës), "Shqipëria" të cilën e shkroi në vitin 1939 dhe e botoi për herë të parë ne gazeten "Liria"
në Amerikë në vtin 1941. Deri në vitin 1968 kjo poezi ishte në Antollogjinë e Poezisë Shqipe, pas atij viti u hoq prej andej sepse Enver Hoxha mendoi që Maleshova duhej të harrohej. Vargjet që harrova janë: Ku hamalli nëpër skela/Ngarkon hekur dhe varela,/Këmbë zbathur, bythë çjerrë/Punon vetëm për të tjerë. Që nga klasa e katërt dhe deri në në tetën isha nxënësi kujdestar i klasës pasi isha më i madhi me trup dhe më i fuqishmi i klasës. Nuk isha agresiv, isha i ndrojtur, pak i mbyllur dhe ëndërrimtar i çmëndur. Tërë kohës mëndja më rrinte në ato që lexoja jashtë klasës pasi hyja në atë botë që më tregonin veprat letrare. Ëndërroja t'ju ngjisja heronjëve kryesorë. Shokët nuk i gacmoja kurrë, nga kjo disa trazavaçë edhe më gacmonin por unë mundohesha që t'ju shmangesha gacmimeve të tyre deri në një rast të vetëm kur shpërtheva. Isha në klasën e shtatë. Një shok klase, ishte afërsisht me trup sa unë, një ditë më thotë, "Agron, ti ke një kushrirë shumë të bukur, e di ti se ajo shkon me Taqkën?" Më hipi gjaku në kokë. E kuptova që e kishte fjalën për Ollgën. Nuk i fola fare por e mbërtheva për jake dhe e shkunda fort. "Pa ma thuaj edhe një herë atë që më the?!" Ai u tregua trim dhe më tha, "Po ja, kushrirën tënde e q...Taqka!" E humba durimin dhe ja ngjesha me kokë në fytyrë, gjaku i doli pizgë nga hunda. Nuk mjaftoi kjo por edhe e shtriva për tokë dhe e qëllova me sa munda me shqelma! Isha tërbuar dhe sot më vjen turp nga ai tërbim i pazakontë. Më kapën dhe larguan. Çudi, askush s'më kritikoi dhe s'më tha asnjë gjysëm fjale përsa ndodhi atë ditë! "Kenedi vdiq, rron Titua!" Sot kjo histori që do të tregoj, i dashur Agideba, do duket si e trilluar nga fantazia ime por është kaq e vërtetë saç jam dhe unë i vërtetë para teje. Dua të përmënd me emër dhe mbiemër të gjithë ata që morën pjesë në atë ngjarje e cila mua më tronditi shumë dhe më la pasoja frike për tërë jetën. Kur u vra Presidenti Amerikan, Xhon Kenedi, unë isha njëmbëdhjet-dymbëdhjetë vjeç dhe kam qënë në klasën pestë të tetëvjeçares në Arbër. Sapo na dhanë lajmin e vrasjes së tij, mësuesi iku në sallën e mësuesve, mbase për ndonjë njoftim më të hollësishëm për vrasjen e Kendedit. Mësuesi mathmatikës, Skënder Zyba, na tha të mos lëviznim nga bankat e klasës derisa ai të kthehej. Unë u ngrita dhe shkova tek dërrasa e zezë e shkrojta tekstualisht, "Kenedi vdiq por rron Titua." Nuk e di as vetë pse shkrojta ashtu. Ndoshta ngaqë në shtëpi dhe në shkollë isha politizuar duke dëgjuar dëndur nga nëna dhe mësuesit për "dy armiqtë e mëdhenj të njerzimit", Kenedi si kreu i Imperializmit Amerikan dhe Titua si keru i Revizionizmit Modern! Në atë kohë unë i dija përbindsha të dy këta "armiq". Kur erdhi mesuesi unë fillova ta fshih "parrullën antikomuniste" por ai e lexoi dhe më ndali. Lajmëroi drejtorinë. Drejtor Llambi Raidhi, një burrë i shkëlqyer , erdhi menjëherë dhe më tha, "Pse e shkrojte këtë?" Ndërsa mësues Zyba shtoi, "Kush të ka mësuar të mendosh kështu?" Unë u friksova dhe ngurova të jap një përgjigje, megjithëse mendoja njëlloj keq si për Kenedin dhe Titon, nuk dija ta shprehja atë mendim. Ju përgjigja thjesht se, "nuk e di pse e shkrojta." Kjo përgjigje bëri të anollohet mësimi dhe të ndalen të më gjykojnë mua. Sot mendoj se Zyba kishte dalë në konkluzion që kishte zbuluar një armik të pushtetit popullor! Ai i tha drejtorit se do merrej me mua për të nxjerrë arsyet pse unë kisha shkruar ashtu.
Ngjarja mori një drejtim të tmerrshëm dhe po ndjeja frikë për prindërit e mij. E ndjeja se përgjegjësia do të binte mbi ta. Mësues Zyba më mori për dore dhe më shpuri në një dhomë të izoluar në katin e dytë ku mbahej tallashi dhe pasi e kyçi derën, më tha, "Nëse nuk më tregon kush të ka mësuar të shkruash ashtu, unë do të lidh me litarë e do ta mbyll gojën e do të rrah derisa ti të më tregosh të vërtetën. Natën do të le këtu të lidhur të flesh me minjtë!" Ndërkohë ma futi me shpullë sa i hante krahu. Rashë mbi tallash. U mundova të ngrihem por më merreshin mënd dhe rrëzohesha sa herë tentoja të ngrihesha. Zyba nuk u mjaftua me kaq por më ngriti duke më kapur për fyti dhe më përplasi fort pas disa karrigave të thyera. U turr drejt meje përsëri. Mendova se ai do më vriste dhe i dhashë zemër vetes. "Mos më prek!" i bërtita. "Mos më prek i poshtër. Kriminel! Mos më prek!" Ai ndali. Më drejtoi gishtin tregues duke më thënë, "Qetsohu e mos bërtit. Nuk do të vras nëse ti do më tregosh se kush të ka mësuar të shkruash ashtu?" Ju përgjigja me bërtitje, "Askush! Askush! Askush! Lemë të iki kriminel!" Mora një dorë me tallash dhe ja hodha syve. u turra të dal nga dera por se hapa dot se ishte e kyçur. Ja dhashë vrapit nga një penxherkë fare e vogël dhe dola jashtë duke rënë në një pemë së cilës ja theva tërë degët që më shpëtuan pa thyer ndonjë kockë a më keq. Me vrap mbrita tek xhaxha Rako i cili punonte afër shkollës. I tregova çfar më kishte ngjarë por s'kishte shumë nevojë pasi më pa pëllëmbën dhe gishtat e dorës të vizatuara në faqen e majtë. Ai u zverdh në fytyrë dhe mori vrapin për në shkollën e fshatit. HARTIMI Mësues Vaskë Qirici i Gjuhë-Letërsisë na tha që ne të bënim si detyrë shtëpie nga një hartim kushtuar njeriut më të dashur që ne kishim. Unë vendosa të shkruaj për gjyshen apo nënën siç e thërrisnim ne fëmijët. Ju futa punës sapo mbrita në shtëpi. Pasi e putha nënën fillova ta kundroja me shumë kujdes që të frymëzohesha nga pamja e saj e dashur. Ajo duke parë se unë s'ja ndaja sytë, më pyeti se çfar më mundonte por unë nuk i tregova nga që desha t'ja bëj surprizë. Hyra brënda në shtëpi dhe fillova të shkruaj në fletoren e detyrave të shtëpisë. Titullin ja vura, "Gjyshja ime e bukur Sonia". Figura e saj e dashur më përpiu dhe më futi në portretin dhe jetën e saj e cila ishte tërë dashuri dhe mirësi. E shkroja me dashuri e përkushtim të veçantë. Kur e mbarova thirra nënën dhe ja lexova pasi ajo nuk dinte shkrim e këndim. Nëna më dëgjonte me vëmëndje. Dukej mjaftë e prekur. Sytë ju mbushën me lotë dhe më pushtoi duke thënë e përsëritur vetëm dy fjalë, "bir i nënës, bir i nënës..." Mezi prita të nesrëmen për ta paraqitur tek mësues Vaska. Ai i mbolidhi të gjitha fletoret e hartimit dhe na tha se duhet të prisnim dy ditë sa ti lexonte të gjitha dhe të na jepte vlerësimin. Unë mezi i prisnja ato dy ditë të kalonin. Mendoja se kisha bërë kryeveprën botërore kushtuar gjyshes! Me padurim dhe ankth kaluan dy ditë. Ja më në fund profesori (ne u thoshim profesor mësuesve) me fletoret nën sqetull u paraqit në klasën tonë. Për një moment ai na hodhi një vështrim të gjithëve dhe mu duk sikur e ndali tek unë. Prisnja që emri im të përmëndej i pari. "Nxënësit e mij të dashur, - filloi profesor Vaska të bëjë vlerësimin e hartimve, - jam shumë i kënaqur me hartimet tuaja. Këtë radhë, të gjithë keni shkruar bukur, me
frymëzim eme dashuri. Ju falenderoj." Hapi fletoren e parë. Filloi të më rrahë zemra me vrull. "Hartimi i parë është bërë nga Gjergji Burda. Ka shkruar bukur për të jatin, Stavrin. Gjergji ka derdhur dashurinë e tij për të jatin i cili vërtetë është një nga burrat më të nderuar të fshatit. Nuk i mungojnë as figurat letrare veçse kam një vrejtje, të ishte zgjatur edhe pak. Ka marrë notën nëntë. A je i kënaqur Gjegji?" Pashë se Gjergji tundi kokën. Pastaj profesori hapi fletoren e dytë. Ishte hartimi i Enver Gugos. "Enver dëgjo, hartimi jot është i çuditshëm siç je dhe ti nganjëherë! Ke shkruar me shumë dashuri për zogjtë dhe më shumë ke lavdëruar mëllenjën. A mundet të na thuash përse e dashke kaq shumë atë zog të zi?" Të gjithë ne kthyemë kokat nga Enveri dhe pritëm me padurim shpejgim e tij që s'vonoi dhe na erdhi dhe ne ja plasëm gazit. "Profesor Vaska! A e dini ju se mish më të shijshëm se të mëllenjave nuk ka?!" Edhe profesori qeshi dhe i tha, "Të kam vënë notën tetë por po ta bëj dhjetë për këtë s'qarim të bukur. Tani kam në dorë fletoren e Dhimitra Plasarit, Izminit. A mund ta gjeni ju se kush është më i dashuri i Mitës?" Dikush nga fundi i klasës u hodh e tha, "unë"! Të gjithë kthyem kokën por askush s'pranoi se kishte folur! Izmini ishte e bukur dhe lozonjare. Ajo mësonte shumë dhe ishte e dashur me të gjithë. Në fakt duhet përmëndur se ne kishim dy Dhimitra Plasari, prandaj dhe mësuesi shtoi emrin e dytë Izmini, emër me të cilin ne bënim dallimin nga të dy dhimtrat. "Izmini ka shkruar për aktorin e njohur botëror me origjinë shqiptare, Bekim Fehmiu. E ka qarë hartimin dhe merr notën dhjetë. Dhimitra tjetër ka shkruar për kooperativën. Duket se do bëhet ndonjë kryetare kooperative. Merr notën tetë. Ndërsa Zana, Zana Shgaba ka shkruar për Zhgabonjën ose Shqiponjën siç i themi ne. Ajo në fund të hartimit thotë, '...jam krenare që mbaj mbiemër emrin e fluturakut më të fuqishëm të globit i cili të ngjall krenari dhe frikë!'" Nga fundi i bangave u hodh Qazim Leshnja dhe tha, "Prandaj dhe ti Zana je kaq krenare dhe ne të kemi frikë!" Plasi e qeshura. "Ju lutem dëgjoni. - Ndërhyri mësuesi. - Tani kam hartimin e..." Mua po më rrihte zemra akoma më fuqishëm. Mendova se më në fund do jetë shkrimi im por nuk ishte ashtu. "Ky hartim është i Vangjel Cicit. Vangjushi ka shkruar për xhaxhanë e tij, Vasilin të cilin e don si askënd në botë. Vaslika e meriton dashurinë e Vangjushit. Merr notën tetë." Profesori vazhdoi edhe me hartime të tjera dersa ngeli në fund vetëm një. Ishte hartimi im. "Tani dëgjoni. Hartimin e Agronit, shkruar për gjyshen e tij, e lashë për në fund pasi është dhe hartimi më i bukur që unë kam lexuar gjatë tërë karierës sime si mësues. Hartimi i Agronit ka dy anë të shkëlqyera. Në njërën anë është paraqitur, si letrar dhe si mjeshtër i fjalës artistike dhe në anën tjetë si njeri me dashuri të madhe. Po ta analizojmë anën letrare të tij, të shkon mëndja se hartimi është bërë nga ndonjë shkrimtar me përvojë. Besoj se e ka bërë vetë Agroni prandaj dhe nuk kemi fjalë për të thënë përveçse lavdërime. Agroni e di mirë magjinë e fjalëve dhe i përdor ato mjeshtërisht dhe me një gjuhë shumë të thjeshtë por të bukur. Përsa i përket dashurisë së Agronit për gjyshen, mendoj se është një shëmbull i shkëlqyer i dashurisë, shpalosur bukur dhe fuqishëm në hartim. I ve notën dhjetë me yll." Gadi po më pushonte zemra. Ma ndjente shpirti se kisha bërë diçka të bukur por jo aq sa mësues Vaska të thoshte se është, " ...hartimi më i bukur që unë kam lexuar gjatë tërë karierës sime si mësues." Shoqet dhe shokët më duartrokitën. "Kam edhe diçka, - foli mësuesi, - nga dita e sotme, Kryetar i Grupit Letrar në shkollën tonë do të jetë Agron Dardha. Agroni e meriton."
Mendoj se leximet e shumta më bënë të lavdëruar në atë hartim. Në saje të babait tim, unë kam qënë i vetmi në fshat që kam patur një bibliotekë të pasur personale. Më vjen keq se tërë ata libra humbën kur unë ika në shkollë në Tiranë. Pjesën më të madhe të librave ja dhashë xhaxha Ligorit t'mi ruante pasi ai kishte një bibliotekë me pak libra. Pas disa vitesh, kur ja kërkova librat e mij, xhaxhai mu përgjegj krejt indiferent, "Ehu, ku mbaj mënd unë për librat! Unë s'kam libra!" Librat vërtetë më hapën horizontin për të parë e kuptuar më shumë rreth meje dhe botës por, sot mendoj se librat krahas së mirës sollën edhe diçka negative në jetën time. Me që lexonja shumë dhe harxhoja tërë kohën elirë me to, s'më ngelej kohë tjerër të luaja me shokët apo të bëja diçka tjetër. Kjo solli që unë të mbyllem në vetvete dhe të bëhem i vetmuar. Edhe sot e vuaj këtë vetmi. Mamaja duke parë që unë nuk luaja dhe argëtohesha me shokët, bëri ç'ishte e mundur që unë të dilja nga shtëpia dhe të luaja me shokë dhe shoqe. Më kujtohen disa rsate kur ajo mundohej të më mësonte të këndoja këngë popullore për të cilat unë s'kisha aspak interes. Më pas mu lut të mësoja një vegël muzikore. Me insitimin e saj unë fillova "kursin" muzikor mesazexhinjtë e fshatit, nën patronazhin e të ndjerit mjeshtër i klarinetës, Nuriut të Muços, unë fillova "ti bija" xhazit. Një ditë, Nuriu më tha, "Agron, nuk je për këtë punë, shko dhe bëj diçka tjetër." LUFTA ME SHPATA... Duke më qëndruar mbi kokë që unë të mos bëhesha vetëm një lexues librash, mama Vekja bisedoi me një moshatarin tim, Sabriun, i cili tërë ditën e ditës luante me shokë, të më merrte edhe mua në lojrat e tyre. Sabriu vjen një pas dite dhe më mori tek "Plepat" ku luante me shokët e tij, "lojën e Luftës me shpata". Kjo lojë ishte jashtëzakonisht e bukur. Që ditën e parë që unë hyra në lojë, ne u ndamë në dy grupe; njërin grup prej dhjetë djemsh e komandonte vetë Sabriu dhe grupin tjetër po me dhjetë vetë e komandonte Satja. Unë hyra ushtar në grupin e Sates pasi ishim në të njëjtën mëhallë. Me lëvozhgat e drurëve të plepave të prerë ne përgatitëm mburojat dhe me degët e tyre prgatitëm shpatat. Kjo punë na mori shumë kohë. Më në fund u bëmë gati për luftë. Harrova të them se Sabriu kishte sjellë kallamarë me bojë të zezë ku ne të ngjynim majat e shpatave me qëllim që kur "ta vrisnim" kundërshtarin, të linim shenjë. Lufta filloi tepër e ashpër.Luftuamë gadi dy orë sa na zuri nata dhe u shpërndam për tu takuar përsëri të nesërmen. Mua më plqeu shumë kjo lojë pasi isha edhe më i fuqishëm se shumë të tjerë. Të nesërmen pasdite, pasi ishim larë dhe ndrruar rrobat, u bëmë përsëri gati për luftë. U vendosëm ballëpërballë në dy reshta. Sabriu ftoi në dyluftim komandantin tonë, Saten, i cili nuk e pranoi sfidën pasi e dinte mirë se Sabriu ishte shumë i fuqishëm. Satja na tha ne ushtarëve, "Kush ka dëshirë të ndeshet me armik Sabriun?" Pa e vrarë mëndjen, bërtita, unë! Sabriu dhe unë dolëm para shokëve luftëtarë. I dhamë dorën njëri tjetrit dhe, kur njëri nga luftëtarët dha sinjalin e fillimit të ndeshjes, shpatat tona goditën njëra tjetrën. Dyluftimi filloi. Godisnim shpejt shpatat e njëri tjetrit dhe mundoheshim që ta vrisnim shokun. Të dy ishim të fortë dhe të shkathët. Mund të kujtoj se Sabriu më kishte mundur vite më parë në
një mundje klasike që organizonte shkolla por, unë i kisha thyer dorën disa herë. mbahesha kampion në shkollë në mundje dore. Çudia po ngjiste, asnjëherë nuk mundëm dot ta preknim njëri tjetrin me shpatë! Sulmonim dhe mbroheshim shumë bukur. Shokët bënin tifozllëk të ndarë, dhjetë për Sabriun dhe dhjetë për mua. Ata bërtisnin si të çmëndur dhe deshën patjetër fitore. Ne kishim parë filma ku luftohej me shpatë, si "Herkuli", "Ursus", "Kapiteni", "Lufta e Trojës", "Fanfan Tulipan", "Skënderbeu", etj. dhe mundoheshim të imitonin heronjtë kryesorë e atyre filmave. Për mua, heroi më i dashur ishte Zhan Mare (Jean-Alfred Villain-Marais) për të cilin flitej se ishte me origjinë shqiptar nga Moreja e Greqisë. Ndërsa Sabriu kishte yllin e tij aktorin tjetër po francez, Zherar Filip, (Gerard Filipe), i cili vdiq i ri nga kanceri në mëlçi. Ndërsa filmi më i preferuar i "armikut tim ishte "Fanfan Tulipan" dhe i imi "Kapiteti". Ndërsa po luftonin, Sabriu rrëshqiti dhe u rrëzua. Unë shfrytzova rastin për ta vrarë dhe ju turra me shpatën gati për ta qëlluar por ai u rrukullis (ashti siç bënte shpesh Zherar Filipi i tij nëpër filma, nga pozicioni shtrirë, ai goditi kaq fort shpatën time sa ajo u thye. Me një kërcim fifllak - akrobatik, ai u ndodh në këmbë dhe duke qeshur me të madhe ngriti shpatën të më vriste por unë ja ngula shpej e shpejt atë gjysmë shpatë që më kishte ngelur. Ai u rrëzua për tokë dhe nuk lëvizi më. (Kështu ishte rregulli i lojës). Skuadra ime luftarake bërtiti nga gëzimi dhe unë dhashë urdhërin "Luftëtarë! Përpara në sulm!" Lufta vazhdoi derisa u err dhe ne s'mund të luftonin dot në errësirë. Nga ajo ditë shokët më zgjodhën mua Kapiten dhe Saten zv. tim. Atë ditë në shtëpi mamaja më shau se unë po rrija shumë në rruge dhe se rruga do më bënte rrugaç! Ku ta dinte ajo se rruga më tërhiqte më shumë me lirinë e saj se sa mamaja. Në Arbër vinin një herë në muaj, të shtunë në mbrëmje, filma nga Korça. Ky ishte gëzimi jonë më i madh. Po ashtu vinin dhe estrada apo teatri i qytetit por më rrallë. Siç duket, kinemaja jonë e madhe i tërhiqte artistët korçarë. Në Arbër organizoheshin edhe theatër apo estrada e koncerte nga vetë fshatarët. Bile, edhe ne, shkolla jonë, vumë një skeç në skenë nga Lufta Nacional-Çlirimtare nën drejtimin e drejtorit të shkollës, Llambi Raidhi. Unë pata rolin e një partizani dhe Sabriu rolin e një ballisti dhe u përleshëm edhe atje. Nga ne nxënësit u dalluan në lojë, Ligoraqi, Izmini, Zana, Vangjushi dhe Bujari. Aktorët më të mirë në fshat ishin Dhimitraq Dushku, Kristaq Burda, Jorgjeta Burda dhe Jani Riza. Pastaj dolën shumë aktorë të tjerë që luajtën me theatrin apo estradën e Korçës si Jani Riza, Ligoraq Riza, Dhimitra Plasari (Izmini), etj. BABAI Dua të them se babai im më bëri të lexoj dhe shkruaj dhe kjo, mendoj, solli atë që unë tërë jetën s'jua ndava librave dhe shkrimeve. Ai lexonte shumë, dëgjonte shumë dhe sigurisht që mbante mënd shumë. Përrallat e tij ishin paanë e pafund, shumica e tyre kishte të bënte me divë, apo siç quhen ndryshe, qiklopë e gjigandë, me historitë e Odisesë, me histori shqiponjash dhe të tjera. Ai më tregoi sigurisht edhe historinë e tij dhe të fisit tonë. Një ditë babai u ndal dhe më tha, "dua që çdo ditë të të flas nga pak për disa gjëra që duhet ti kesh parasysh në jetë pasi ti ti je nje djalë që e kupton jetën. A je
dakort të më dëgjosh?" Ai e merrte "kalanë time" jo me luftë por me dredhi, urtë e butë. Hajde dhe thuaji atij se, "s'të dëgjoj!" Ditën e parë, kur babai filloi "leksionet" me mua nuk e harroj kurrë. Ishte një ditë vjeshte e vrenjtur dhe me shi që binte pa pushim gjithë ditën. Mbrëmja filloi të ftohej gradualisht dhe ai trazonte zjarrin në vatër dhe ndezi një cigare. Ai kurrë nuk e ndizte duahn në shtëpi dhe atë ditë unë u çudita. Ai e kuptoi çudinë time dhe më tha, "nëse shiu bie si sot, urtë e butë e papushim, të shkatërron të mbjellat, krijon pellgje dhe përrenjtë bëhen të rrezikshëm, por, nëse shiu bie rrëmbyeshëm por për pak kohë, s'mund të dëmtojë asgjë." Ai thithi thellë tymin e cigares dhe pastaj më vështroi gjatë. Prisja me padurim që babai të më tregonte ndonjë gojëdhënë të trashëguar brez pas brezi siç bënte përherë me mua. Ai trazoi përsëri zjarrin dhe më shikoi thellë në sy. Mu duk sikur më pyeti, "e kuptove përse ta thashë atë punën e shiut?" "Baba, i thashë, do të thuash se, edhe ndezja vetëm një herë e cigares brënda në shtëpi nuk na dëmton neve që se pimë? " Ai më fërkoi kokën dhe nuk mu përgjigj. Flaka e zjarrit i binte mbi fytyrë duke i krijuar dritë-hije dhe unë për herë të parë vura re qartë çdo rudhë dhe çdo shënjë sado e vogël në fytyrën e tij të kuqremtë. Pashë se mbi buzën e sipërme kishte një të çarë shumë të hollë, e dija se ajo e çarë i kishte erdhur nga një plagë që kishte marrë nga një cifël guri kur shpëtoi nga pushkatimi që do ti bënin gjermanët në Luftën e Dytë Botërore. Kur më pa se po ja shikoja me shumë vëmëndje plagën ai u mvrenjt, në ballë rrudhat ju thelluan më. Ja numërova me kujdes ato, pashë se ai kishte gjashtë rrudha. Mendja më shkoi menjëherë tek ne gjashtë fëmijët e tij. Ç’koinçidencë! Shikimi im zbriti pak më poshtë tek sytë e tij. Sa të bukur! Sa të veçantë! Blu në jeshilë. Të pastër e kthjellët si ujët tek Kroi i Madh. Tërë ëmbëlsia e shpirtit të tij mbledhur me kujdes tek sytë. Fytyra e babait e përskuqur nga flakët kishte ngjyrën e grurit shumë të pjekur. Hunda e drejtë, e trashë dhe e shkurtër përfundonte mes dy vetullave si shtëllungë. Çudi sa vetulla të trasha! Sikur të mos i presë, mendova, kushedi se sa të gjata do t’i bëhen, ndoshta do t’i varen përtokë! Ai, sikur të ma kishte kuptuar mendimin, i sheshoi me dorë dhe më pas i fërkoi ëmbël. “Ne jemi fis kalesh dhe fisnik. Fisniku nuk duket aq nga pamja se sa nga fjalët që flet dhe ato që bën. Të jesh fisnik duhet të kesh një të shkuar të denjë e krenare dhe të mos skuqesh kurrë për çfar ke bërë. Që të kesh një të shkuar të tillë duhet të punosh sot në këtë drejtim që nesër, brezat që vijnë të ndihen krenarë me jetën tënde. Agron, nëse ne do të përulemi para të parëve tanë, sikur të ishin shenjtorë, të jesh i sigurtë se ashtu do të përulen edhe brezat që vijnë, por, sigurisht nëse ne do të kemi bërë diçka të mirë për ta. Të lutem mos e harro këtë gjë. Rro si fisnik. Mos gënje kurrë. Respekto ata që të sollën në jetë dhe të afërmit e tu dhe puno me ndershmëri.” Në fakt mundohesha ti ndiqja këshillat e babait por mjedisi ku jetoja të impononte qëndrime të tjera, në kundërshtim me ato që më thoshte ai. Mbaj mënd se shumë prapësi më ndiqnin edhe atëhere kur unë mundohesha të zbatoja pikë për pikë porositë tij. Më kujtohet një ngjarje e shëmtuar ku edhe unë fatkeqësisht isha protagonist. "VDEKJA" E NIKËS
Kur u çova nga gjumi, dielli ishte ngritur një hosten siç thonë pleqtë andej nga anët tona. Ishte qershor. Goja vazhdonte të më hapej sikur të mos kisha fjetur fare. Ashtu, me syte gjysmë të mbyllur, dola nga dhoma e gjumit në obor ku ishte çezma për të larë fytyrën. Foksi, qeni i shtëpisë, sapo më pa, më erdhi me vrap pranë dhe nga gëzimi filloi të më lëpijë. Dukej se diçka deshte të më tregonte pasi bëri çmos ta ndiqja nga pas. Mamaja ime, vëzhgusja ime e rreptë, mori fshesën dhe i ra që të largohej. Qeni u largua duke shtërnguar bishtin ndërshalë. “Tartakut! Largoju nga djali!” I bërtiti ajo. I shkela synë Foksit si për ti thënë “mos u bëj merak se do takohemi përsëri dhe lozim bashkë” po edhe ai mu duk sikur ma shkeli syrin gjithashtu. Me kokën ulur, Foksi shkoi tek dera e plevicës dhe filloi të lehë, me këmbën e parë të majtë, filloi të gryejë tokën. Shënjë kjo që ai kërkonte nga unë ti shkoja pranë. Pa i fshirë sytë i shkova pranë duke vështruar nga mamaja nëse po më shikonte. Ajo kishte hyrë brënda. “Qenushi im, si është puna?” Ai lehu përsëri dhe i vuri të dyja putrat e para mbi derën e plevicës e filloi ta godasë. U bëra kurioz dhe hapa derën. Foksi hyri i pari dhe shkoi me vrap afër barit që gjendej në një cep të plevicës dhe filloi të lehë papushim. Ju afrova dhe e përkëdhela, “Foksi, mos leh kështu se do na vijë ajo... e të na rrahë të dyve.” Sikur më dëgjoi. Futi turinjtë në bar dhe diç kërkonte. Mora cfurkun dhe fillova të lëviz masën e barit. Befas dëgjova një të qarë me dënesë. U tremba për momentin dhe u largova pak nga bari. Filloi të dëgjohej një ngashërim me gulçe dhe një e qarë e mbytur që të kallte datën. S’dija ç’të bëja. Foksi më guximtar se unë ju afrua pirgut të barit dhe filloi ta largonte me hundë. U bëra dhe unë guximtar dhe dhe duke përdorur sfurkun fillova të heq bar dhe ta ve mënjanë. “Të lutem, të lutem mos më bëj keq. Jam unë Nika”, dëgjova një zë. E njoha. Ishte çupa e fqinjit Sali Përroi. Të gjithë e dinim që i jati e keqtrajonte vajzën e tij të madhe e cila në atë kohë ishte 15 vjeçe dhe unë 8 vjeç. Qeni e njihte dhe qe familjarizuar me Nikën, kështu, sapo e njohu, s’bëri zë. “Nika, po çfar bën këtu?” Ajo nuk u përgjegj dhe vazhdonte të qante. Më erdhi keq por s’dija se çfar të bëja. “Të lutem më sill pak buke. Kam dy ditë pa ngrënë.” Unë s’lëviza. Nika largoi barin dhe doli jashtë barit duke u shkundur si rosë. Sytë i kishte të henjtur dhe të majtin të nxirë dhe buhavitur. Një e çjerrë i përshkonte faqen e majtë që nga tëmthi deri tek nofulla. Nika ishte e shëndoshë. Sytë i kishte shumë të bukur; larushë me nuanca gri-jeshil-kafe. Faqet e kuqe si shegë. Më dukej trup shkurtër, ndoshta dukej nga që qe e shënndoshë. Belin e kishte të hollë dhe vithet pak të kërcyera. Kur ecte Nika dukej sikur luante litarin një herë më një këmbë dhe një hërë më këmbën tjetër. Kur ngriti qafën pashë me keqardhje se edhe gushën e kishte me disa vurata të zeza. “Kush të ka bërë kështu?” e pyeta megjithse e dija se e rrihte i jati por ajo s’më dha përgjigje. “Kam frikë nga mamaja të të sjell bukë por do ti them Ririt të të ndihmojë.” “Jo, jo! Të lutem mos i thuaj atij. S’ka gjë, rri dhe pa ngrënë. Më bëj një nder. Yt ‘atë është gjahtar. Të lutem ma sill çiften e tij këtu në plevicë.” “Nika, përse e do çiften?” “Do vras veten.” “Përse do ta vrasësh veten?” “Nuk duroj dot më. Për ditë im atë më rreh me rrypin e pantallonave. Më var kokëposhtë tek hahuri i lopës. Më zvesh lakuriq dhe më fut në postaf në ujë të ftohtë të lidhur këmbë e duar… Më është nxirë jeta. Nuk dua të rroj më.” Flloi të qajë përsëri.
“Po çfar bën ti që ai të torturon?” S’më dha asnjë përgjigje veçse vazhdonte të më lutej duke qarë ti sillja çiften apo ti gjeja ndonjë helm. Fjalët e saj më prekën shumë. Ju afrova dhe i zgjata dorën të cilën refuzoi ta prekë. S’dija se çfar ti thosha dhe as dija se çfar të bëja me të. Mendova të thërras Ririn pasi ai mund të bënte ndonjë gjë për Nikan. Bëra të dal nga plevica por zëri i saj vajtues më ndali, “Ku shkon? Do më sjellësh çiften? Të lutem mos i trego kujt se jam këtu. Nëse babi më gjen do më torturojë më shumë. Sikur të më vriste do shpëtoja por ai s’me vret… Goni, do më lesh të fle këtu për çdo natë derisa të gjej një mënyrë për të vrarë veten?” Mu kujtua se në xhep kisha një mollçinkë dhe ja zgjata. E mori dhe ashtu, pa e fshirë, pa e parë, filloi ta hajë e babëzitur duke mos lënë asgjë. E hëngri me gjithë koçan e me gjithë bisht! Si e mbaroi mu afrua, “Ti Goni je shumë i mirë.” Me buzët tërë dregza më puthi në faqe të cilën e fshiva padashje sikur ajo të ishte leproze. “Më urren?” “Jo.” “Pse e fshive puthjen time?” “Ti je shumë e pistë.” “Më gjej dhe një mollë tjetër…” “Prit këtu. Po shkoj mbase gjej diçka për të ngrënë.” “Jo, jo se do më zbulojnë. Më vonë nëse mundesh të më sjellësh gjëkafshë.” Nika lëvizi nëpër plevicë dhe më në fund ndali tek një lopatë që im atë e kishte harruar afër dritares. E mori ndër duar dhe i pa tehun pastaj e leshoi me kujdes afër barit. Nuk e kuptova se përse e afroi afër vëndit ku ajo flinte. Dola jashtë pa e pyetur dhe ju luta gjyshes të më jepte pakë bukë me djathë. Gjyshja ma dha, bile edhe dy tre kokra ullinj. Foksi si përherë me mua nga prapa. “Ik haje diku, jo këtu!” Unë atë desha dhe renda tek Nika, ajo nuk ishte atje. E kërkova në tërë plevicën por ajo nuk ishte atje. Pashë se edhe lopata mungonte. “Ku të ketë shkuar me lopatën?” pyesnja veten por asnjë përgjigje s’isha në gjendje ti jepja pyetjes dhe ngela me copën e bukës dhe ullinjtë në dorë. S’mund ta thërrisnja dot dhe vendosa ta ha vetë gjysmën e bukës e pakë djathë. Isha pa mëngjez. Ullinjte nuk i hëngra. Shkova në fund të baçes dhe u ula pranë një kanali dhe fillova të ha gjysmën tjetër. Foksi vazhdonte të tundëte bishtin përballë meje si për të më thënë, “Pse e ha vetëm? Më ke shok apo jo? Jepëm dhe mua një copë…” Këputa një copkë buke dhe ja hodha përpjetë. Qeni u hodh lartë dhe e kapi copën në ajër. Kënaqesha kur shihja akrobacinë e tij. Ai pasi e hëngri atë, hyri në kanal dhe piu goxha ujë pastaj, si për të më falenderuar tundi bishtin dhe u largua, ndoshta për të urinuar, siç e kishte zakon pasi pinte ujë. Pas pak dëgjoj të lehurit e tij të fortë dhe Ririn që i bërtiste, “Zhduku Foksi! Të vrava! Ikë tutje!” Shkova me vrap nga vitne zëri i Ririt dhe e pashë atë tek i binte Foksit me plisa. “Mos i bjer Foksit!” Ai ngriu me plisin në dorë, gati për ta goditur. U afrova dhe pashë në një brazdë, atje ku ndahej sinori jonë me atë të kooperativës, një si varr. “Çfar është ky mo Riri?” “Varri i Nikas.” “Po ajo ku është?” Ai më tregoi me gisht tek varri pastaj më tha se ajo e kishte hapur vetë varrin dhe se ai, Riri, vetëm sa e kishte mbuluar pasi ajo i qe lutur shumë! Nuk e besova dhe hipa sipër. Si fëmijë që isha fillova të këndoj mbi varr vargje që sapo i thura:
“Ç’ke moj Nika që rri shtrirë?/ Çohu të hash dhe ullirë/ Foksi dhe unë kemi ngrënë e kemi pirë/ Bukë, djathë e shëllirë/ Çohu, çohu Nik’ e mirë/ mos rri më shtrir…” Teksa po këndoja, vjen motra ime e madhe, Dhuri e cila i kishte dëgjuar mirë vargjet e mija dhe kur pa se vërtetë ishte një varr, bërtiti sa kishte në kokë dhe lajmëroi mamanë. Erdhën të dyja me vrap dhe me thonj e hapën varrë. Vërtetë atje qe Nika. Akoma ishte gjallë. Mbështjellë kutullaç dhe kokën e kishte mbuluar me një shami…Nga fytyra qe bërë si piperi e ndezur flakë dhe rreth gojës kishte shkumë…Me vrap motra solli një kovë me ujë që ja hodhi Nikas në fytyrë pastaj mamaja e mori ndër duar dhe e futi brënda në shtëpi. Ky xhest i pakontrolluar i imi do të më përvëlonte fytyrën për tërë jetën sa herë ta kujtoja. Të nesërmen i rashë në gjunjë babait dhe i thashë të më dënonte. Ai më shtërngoi në gjoks dhe më tha, "Do lutem për ty që faji jot të bjerë mbi mua." Në atë kohë feja në Shqipëri ishte e ndaluar në mjediset komuniste si familja ime dhe sot mendoj se kjo qe arsyeja pse babai im nuk e zinte në gojë Zotin. Pas disa vjetësh fetë dhe instituciontet fetare do të shkatërroheshin dhe klerikët do të poshtroheshin dhe dënoheshin pa mëshirë nga pushteti Popullor. VJERSHA E PARË Ishte hera e parë që dëgjoja për tërmetet që dodhi tek ne më 26 maj 1960. Isha në gjumë pasi ishte mëngjez. Gjumin e kam shumë të lehtë sa edhe miza më zgjon. U ngrita i pari dhe thirra, "po tundet dheu!" Ne flinim të gjithë në një dhomë për të qënë sa më grohtë. I pari u ngrit babai dhe rrëmbeu dy motrat e vogla, Mijan dhe Valin. Mamaja na rrëmbeu ne të tjerëve duke na shtyrë jashtë. "Jashtë! Jashtë! Me vrap!" thërriste babai. Dolëm ashtu pa u veshur duke vrapuar. Pamë se edhe të tjerët dolën të gjithë. Ndjeja frikë. Kjo ishte për momentin e parë se më pas ne fëmijët ishim të "lumtur" që kishte rënë rërmet. Them të lumtur pasi ndryshoi jeta e përditshme. Ushtria na dha çadra dhe ne flinim jashtë në tokën e mbjellë me jonxhë dhe që porsa e korrën. Ishte bukur të flije në natyrë. Unë e nxorra dyshegun jashtë dhe ashtu shtrirë numëroja yjet. Nuk bënte ftohtë dhe koha ishte mjaftë e mirë. E përmënda rastin e tëmetit pasi të nesërmen, i frymzuar edhe nga qielli me yje, unë shkrova poezinë e parë në jetë. Babai u gëzua shumë dhe para se t'jua tregonte të tjerëve ai bëri disa korigjime. "Goni, dëgjo! Ti ke talent. Ti ke lindur të bëhesh poet! Më kot nuk more penën kur ne të vumë përpara gjithë ato gjëra në përvjetorin e parë të lindjes." Mu bë shumë qefi pasi e mora megjithmënd të qënët poet. Fluturoja nga gëzimi. Nuk lashë shokë pa i thënë se unë shkruaja poezi. Një çast e pyeta babanë, "Si janë poetët?" dhe ai mu përgjigj, "Poet është ai që rri natën dhe vështron yjet, ai që fle në natyrë, ai që ka dashuri për çdo gjë, që dëgjon nënën e babanë dhe nga këto frymzohet. Poeti flet me gjuhën e Zotit, me shpirtin e Tij dhe është një ambasador i Perëndisë në tokë. Poezia është më e mirë edhe se një gur xhevahir sepse xhevahiri kënaq dhe ushqen syrin ndërsa poezia kënaq dhe ushqen shpirtin." Ishte hera e parë që babai zinte në gojë Zotin dhe fjala e tij për mua kishte një kuptim të madh pasi babai im për mua ishte siç është sot Perëndia për një besimtar të rritur. Çdo
ditë, çdo çast e çdo sekondë mendoja fjalët e babait që më tha kur shkrojta vjershën e parë. Më besoni, unë u bëra poet nga ai moment dhe pena ime s'do të reshtëte kurrë së shkruari. Do të vinte nëntori i vitit 1967 që unë të shijoja dhe gëzimin e botimit të parë të një poezie. Kjo ndodhi përsëri pas një tërmeti akoma më të rëndë i cili e pati epiqendrën në Dibër dhe që bëri shumë dëme dhe e vranë disa njerëz. Shqiptarët të bashkuar u shkuanë në ndihmë dibranve që kishin ngelur jashtë në të ftohtë dhe brënda një kohe shumë të shkurtër ju ndërtuan shtëpiat e reja para se të fillonte të binte dëbora e parë. Poezia ime u botua në organin më të madh të shtypit shqiptar, në gazetën "Zëri i Popullit" organ i Komitetit Qëndror të Partisë Komuniste. Poezia titullohej "Ju flet Dibra!" Atë gazetë e ruaj edhe sot e kësaj dite. HRUSHOVI NË ARBËR Ditë e henjte, 28 Maj 1959. Një ditë e bukur. Na thanë se do vijë për vizitë Udhëheqësi i BRSS dhe Enver Hoxha. Na hoqën nga shkolla dhe na porositën të visheshim mirë. Unë vesha një kostum të bardhë, dërguar për mua nga xhaxha Marko nga Australia. Nuk kuptoja asgjë nga politika dhe nga mardhëniet e Shqipërisë me Bashkimin Sovjetik. Isha kurioz të shihja se cili udhëheqës ishte më i bukur. Mamaja më thoshte se Enver Hoxha është më i bukuri i botës.... Hrushovi, një burrë rondokop, me një kapele republikë të bardhë në dorë, përshëndet mijëra fshatarë jo vetëm nga Arbëria por edhe nga fshatrat për rreth që kishin dalë për të pritur "Babanë e Komunistëve". Dita ishte jashtëzakonisht e bukur dhe takimi u bë në lëndinën plot me lule të kishës së fshatit. Unë mbaja në dorë një kurorë të thurur nga motra ime Dhura me Lule Kuqe dhe Lule Shqerre dhe e tundja në ajër. Hrushovi më afrohet dhe më përkëdhel në faqe. Enveri e përqafon për ne Hrushovin duke i thënë, "E shikoni shoku Hrushov sesa ju duan fshatarët?! Ata brohorasin, "Hrushov-Enver dhe jo Enver-Hrushov?" dhe Hrushovi ju përgjegj, "Edhe tek ne respektohet miku më shumë se i zoti i shtëpisë. Po unë, s' di se çfar duhet t'ju themi ne fshtarëve për këtë, shoku Enver? " Enveri s'ju përgjigj pasi po mendohej ti jepte një përgjigje sa më të mënçur por Mehmet Shehu nuk e la të mundohej duke ndërhyrë, "Shoku Hrushov! Ne duhet ti themi popullit se, jeni ju pa jemi ne." Ndërsa kryetari i kooperativës, Gjine Riza ju drejtua Hrushovit, "Unë mendoj se jeni ju shoku Nikita Hrushov, është partia e lavdishme e Bashkimit Sovjetik pa jemi ne..." Duratrokitjet dhe brohoritjet s'kishin të ndaluar. Mua më dukej sikur fshatarët ishin në garë se kush do bërtstë më shumë. Hrushovi disa herë na i bëri me dorë të pushonim por Kryeminsistri Shqiptar na nxiste për duartrokitje. Më në fund Hrushovi kur e pa se nuk po ndalonim lavdërimet për BS dhe Hrushovin filloi të flasë, "Miq, fshatarë të Arbërit! Menjëherë u bë qetësi. S'mund t'ju përqafoi dot të gjithëve prandaj për ju po përqafoi kryetarin tuaj, shokun Gjine... - dhe e rroku Gjine Rizën në krahë duke e puthur në ballë, - Ja ju putha të gjithëve." Shpërthyenë përsëri brohoritjet dhe duartrokitjet. "Ju lutem, ju lutem! Shoqe dhe shokë! Ju jeni një kooperativë e dalluar në blegtori, këtë e pashë tek stallat e lopëve. Keni lopë shumë të mira dhe pashë se ju kujdeseni shumë për lopët, mund t'ju them se ju më shumë kujdeseni për lopët se për mjelset. Lopët i keni të shkëlqyera dhe shumë të pastra ndërsa vajzat që i mirëmbajnë i kanë duart me bajgë. Ju po e zhvilloni blegtorinë dhe unë ju përgëzoj, por mos harroni, duhet të mbillni nëpër fusha shumë perime. Ju keni zënë shumë toka me grurë, grurë kemi ne sa të doni juve."
Atë ditë, sapo ikën udhëheqësit e Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik, unë shkrojta përsëri një poezi kushtuar Hrushovit. BIÇIKLETA Vitet shkonin shumë ngadalë dhe unë rritesha shumë shpejt. Tani ndihesha një i ri dhe ëndërroja jo vetëm për tu bërë i mirë, siç më mësonin por kisha dhe ëndërrat e mija, shumica e tyre ishin aventura. Një ndër këto aventura ishte dhe ikja nga shtpia pa lejë bashkë me Ririn. Do të kem qënë në klasën e shtatë apo tetë kur babai pasi kishte parë se unë e ngisja biçikletën e tij të punës “Miffa”, duke e futur këmbën nën hekur, më bleu një biçikletë kineze femër ( në Shqipëri s’kishte biçikleta të vogla), po ashtu ai i bleu dhe kushëririt tim, Ririt, një biçikletë si ajo imja. Ne ishim në një moshë dhe këmbët mezi na kapnin në pedale, megjithëse ishim të vegjël për biçikleta të mëdha, tangërllëku jonë qe shumë i madh pasi askush në moshën tonë s’kishte biçikletë në Arbër. Në fakt mbaj mënd vetëm një vajzë (ndjesë pastë se vdiq shumë e re) ishte moshatarja jonë, Adela, kishte një biçikletë të vogël pasi i jati i saj, Nesti Riza, kishte studiuar në Bashkim Sovjetik dhe ja kishte blerë atje. Një ditë mu shkrep të bënim rrugë të gjatë dhe i propozova Ririt të shkonim të laheshim në Liqenin e Pogradecit (45 km larg). Riri në fakt u tremb vetëm nga mendimi se do të shkonim aq larg dhe i tregoi së motrës, Ollgçs, por ajo i tha së jëmës dhe e jëma ja fshehu biçikletën. Ndërsa mua s’më mbante vëndi pasi më qe ndezur “fitili” në kokë, o iki në Pogradec o vdes! Në fakt vetëm nuk më ikej. Nuk i thonë kot se po ta kërkosh një gjë do ta gjesh se s’bën. E gjeta një biçikletë tjetër, sigurisht të madhe, të xhaxhait tim, Besos, i cili e fshihte ne plevicë, ishte biçikletë “Robust”. Ja ula shalën dhe e përshtata aq sa të më zinin këmbët në pedale. Unë mora biçikletën e xhaxhait se isha disa ditë më i madh se Riri! dhe atij i dhashë biçikletën time. Kushëriri me frikë dhe pa vullnet mezi u nis me mua. Morëm bukë dhe ujë më vete. Edhe disa para. U nisëm. Ishte verë dhe koha qe mjaftë e bukur, nuk bënte shumë nxehtë. Ndihesha i lirë, i rritur dhe tërë gaz e hare. Gjëra që ti jep pamavarsia. Rrugës ecnim shpejtë, aq sa mundeshim, dhe unë i jepja zemër kushëririt i cili nga natyra, kur ishte i vogël, ishte i qetë dhe i ngadaltë. Ne s'ishim më shumë se 14-15 vjeçarë. Rrugës s'daluam asgjëkund deri në Pogradec. Në Pogradec shkuam direkt tek varkat, morëm një varkë me qira që kushtonte, në mos gaboj, dhjetë lekë për gjysëm ore dhe pasi i lamë biçikletat në dorën e një burri që mërrej me varkat, hymë në liqen. Të dy dinim not mirë pasi kishim mësuar në lumin Dunavec (degë e Lumit Devoll). Vozitëm thellë në liqen. Kur pamë se asnjë nuk vinte aq larg u trembëm, menduam se mos kushedi kishim kaluar kufirin shtetror! Bile ishte Riri ai që më tha se, “po na vjen policia me motoskaf”! Vërtetë ishte policia. Na preu rrugën dhe një nga policët na tha, “kthehuni mbrapsht! Nuk lejohet të shkoni më tutje.” Sigurisht që u kthyem me frike se mos na arrestonin. Na pyetën se me kë ishim shoqëruar në plazh dhe Riri i gënjeu duke ju thënë se ne ishim me prindërit që na prisnin në breg. Policia iku. Pasi u afruam bregut, unë, pa e pyetur Ririn u hodha në ujë dhe i vija rrotull barkës. Ftova dhe Ririn por ai më tha se kishte frikë pasi atje ishte shumë thellë. Ndërkohë një varkë tjetër ndali afër nesh dhe një burrë më urdhëroi të hypë në varkë pasi nuk lejohej hedhja nga varka! Ai na pyeti se nga ishim, kur ne i thamë se ishim korçarë ai na futi datën duke na thënë se, “ky liqen për çdo vit ha nga një korçar. Sivjet akoma s’është mbytur ndonjë dhe më duket se radhën e ke ti, duke më drejtuar gishtin mua…”. U kthyem në breg dhe
pasi bëmë disa xhiro nëpër rërë duke u ngatërruar me fëmijët pogradecarë, shkuam morëm biçikletat dhe u nisëm për në Korçë. Rruga e kthimit qe e lodhëshme. Nuk kishim më as bukë dhe as ujë. Plloça na llodhi shumë dhe kur arritëm në Çërravë mu çpua goma e biçikletës. Shkaum tek biçikletari që ishte në anë të rrugës në, qendër të fshatit, por ai deshte 50 lekë që ta ngjiste gomën dhe ne s’kishim para. Vramë mëndjen sesi do bënim dhe më në fund unë i fala këpucët e mija shumë të bukura, blerë në Moskë nga vëllai i nënës sime, Myftari, kur ishte me studime. Biçikletari pranoi duke më thënë, “kur të më sjellësh paratë do ti japë këpucët”. Ato këpucë nuk i mora kurrë. Vitet e varfërisë Prishja me BS na solli një varfëri të madhe. Iku ai bollëk dhe ajo hare në fshat. Varfëria hyri bashkë me sherrin. Nuk i thonë kot, "fukarallëk, maskarallëk". Paria e fshatit bënin thirrje për shtërngim rrypi dhe mos lëshimi përtok i krenarisë së të qënit komunist. Kësa i thonë, "edhe dhi e zgjebur edhe bishin përpjetë." Tash ishin martuar edhe tre xhaxhallarët e vegjël, Besua, Rama dhe Ligori. Shtëpia ishte e vogël për pesë familje. I madhi, Batua, vazhdonte të jetonte tek shtëpia e vogël përdhese. Tani ne ishim një familje e madhe me 34 antarë. Nëna, gjashtë djemtë e saj, gjashtë nuset e djemëve dhe njëzetë e një fëmijë. Nëna vazhdonte të komandonte me dorën e hekurt. Dukej se në fillim të gjithë akoma i bindeshin diktatit të saj. "NËNË! DUAMË BUKË" Nga fshati u prenë të ardhurat në natyrë, u ndaluan llotaritë dhe obligacionet, (obigacionet ishin letra me vlerë ku shteti mblidhte parate me anën e tyre dhe luante llotari për fitime shtëpish, motorçikletash, por jo makina pasi makinat ishin pronë e shtetit). U ndaluan edhe sende të tjera të nevojshme për shqiptarët e varfër që filluan të quheshin sende lluksi. U ndalua qarkullimi i lirë i njerzve dhe u shtua puna duke ulur të ardhurat për ditë pune. Jeta po shkonte drejt skajshmërisë se varfërisë, sidomos në fshat. U hoq buka e grurit dhe u vendos buka e misrit për fshatarët. Arbëri me që ishte tokë humusore, si pasojë shumë pjellore, i tajkalonte detyrimet e proshimve bujqësore që kërkonte shteti dhe kështu, mbate për vete disa teprica në grurë dhe bënte bukë gruri disa muaj në vit. Fshatrat e tjera, sidomos zonat malore-kodrinore, nuk e panë bukën e grurit as me dylbi! Mbaj mënd, një herë na erdhi nga Moglica një nip i vogël xhaxhaicës së madhe dhe, kur gjyshja i dha bukë gruri, ai filloi të qajë. "Nuk e ha këtë bukë sepse është e mykur!" thoshte ai. Fasulja, mishi i shqiptarit, u zhduk. Arbëri kishte një stallë të madhe me lopë që prodhonin secila lopë rreth 20 litra qumësht në ditë, nuk i jepte fshatarit të vet as një mililitër qumësht! Ngushtësia për para dhe mos pasja e ushqimit të nevojshëm për bagëtinë, solli që fshatari t'i shiste ato. Por, le ta lemë me kaq, i dashur Agideba, atë varfëri që erdhi nga qeveria dhe të tregoj vetëm një rast të cilin do t'a tregoj edhe në botën tjetër. Ishte një ditë vere. Një verë e thatë dhe e nxehtë bëri atë mot. Afshi i zjarrtë i na përvëlonte dhe ne fëmijët e dardharëve nuk gjenim vend ku të fusnim kokën. Kishim një llom (llomi është një moçalishte ku ujë s'lëviz dhe ku bëjnë foletë zhabat) dhe ne, fëmijët e rritur; Ollga, Dhura, Riri dhe unë u futëm në llom për tu freskuarë. Ujë, megjithëse ishte i ngrohtë, ishte më i mirë se toka si furrë. Më lindi ideja të shkonin në lumin Dunavec që kishte ujë të freskët dhe ashtu bëmë. Atje qenë mbledhur tërë fëmijët e fshatit. Filluam të
notojmë si lopatkat e ujit (larvat e peshqëve) dhe të bëmë gara e shitëm mënd se kush notonte më shpejtë apo kush zhytej më thellë. Kur u lodhë dhe uria na griu, u kthyemë në shtëpi. Që nga dera e jashtme bërtitëm me një zë të gjthë, "Nënë! Duamë bukë!" Nëna e shkretë na mblodhi rreth vetes dhe filloi të na mbajë me gajret sepse s'kishte asgjë për të ngrënë, duke na treguar disa përralla, për të cilat ne vdisnim ti dëgjonim por jo kur ishim të uritur. "Nënë! Duamë bukë!" thirrëm përsëri. Ajo, me atë dashurinë e saj ëngjëllore ishte gati të bëhej ushqim për ne por kjo gjë ishte e pamundur. Qau. Me duart që i dridheshin shkoi në kopsht dhe mblodhi ca mollë që nuk ishin bërë dhe ca kumblla të tharta dhe nai solli. Ne i hëngrëm ato por stomaku dhe zorrët filluanë "revolucionin" e kundërshtimit dhe ne përsëri thirrëm, "Nënë! Duamë bukë!" E mira gjyshe s'mundej dot të na gënjete që të prisnim sa të vinte Bato nga mulliri dhe të sillte pak mjell...dhe u ndodh ngushtë. Mendoj se ajo ditë për të ka qënë edhe më e keqe sesa kur gjermani i dogji shtëpinë dhe tërë mallin e pasurinë në Mesmal. U ngrit, na puthi të gjithëve duartë dhe shkoi e piu ilaçin e mizave (një shishe flibol) që të vdiste. Kur e morëm vesh ne harruam që ishim pangrënë dhe me të në duar e me lotë në sy e nxorrëm në xhade ku ndalëm një makinë dhe e shpumë në Qendrën Shëndetsore të Qytetit ku i dhanë ndihmën e parë dhe e shpëtuan nga vdekja. Ditët më pas rodhën po ashtu, pothuajse me një racion ushqimi të varfër në ditë. Dëgjonim se në fshatin tonë por edhe në fshatra të tjerë vdisnin fëmijë dhe plqe nga uria. Ne s'guxonim të shkonim të laheshim në lumë pasi na kujtonte ngjarjen e dhimbshme me gjyshen e cila erdhi dhe u bë e heshtur dhe e hutuar që nga ajo ditë. Filloi korrja e grurit dhe ne kërkuam të shkojmë të punojmë për kooperativën, të mblidhnim kallzat e grurit që linte autokombajna korrëse pa korrur apo që i binin asaj gjatë korrjes. Këshu ne fitonim disa lekë por njëkohësisht edhe hanim disa kokrra gruri nga kallinjtqë që mblidhnim. Kjo nuk vazhdoi gjatë pasi na panë kur hanim grurin dhe na përzunë. Erdhi përsëri një ditë e tërë pa bukë dhe ne për momentin harruamë çfar na kishte ndodhur dhe thirrëm, "Nënë! Duamë bukë!" E gjora gjyshe na u përgjigj, "U gjen nëna bukë juve. Vetëm prisni pakë". Se ku shkoi nja gjysëm ore dhe na solli disa kothere buke misri. Sa u gëzuamë dhe sa shumë thirrëm nga gëzimi! Ju derdhëm nënës dhe i puthëm duartë, faqet dhe sytë. Ajo qeshte dhe qante. Ashtu, thatë ne i hëngrëm ato copa kothereje që na u dukën sikur të kishim ngrënë mjaltë. Von unë mësova se atë ditë gjyshja që kishte parë në fshat një lypsare nga Korça, (në fshat ishte turp të lypje) i ishte qepur pas asaj derisa e kishte gjetur dhe i kishte kërkuar coprat e bukës që ajo kishte mbledhur nëpër fshatarët që kishin të hanin. E shkreta lypase ja kishte dhënë torbën për të na shpëtuar neve! Dua të them se ata fshatarë që kishin të hanin ishin ata që vidhnin nga prona e përbashkët e kooperativës. Në këtë s'kamje të tejkajshme, për çdo vit, Shqipëra do të goditej nga disa tërmete. Tërmeti më shkatrrimtar në Korçë ishte ai me epiqendër në Dibër. SHPIKJA IME Ollga dhe unë bëmë një shpikje që do të na i kishte zili çdo shpikës në botë. Ne sajuam një "rjet të tërë telefonik" nëpër mjediset e shtëpive dhe kopshtit. Lidhëm disa dhjetra kuti shkrepse me fije spango nëpër vënde të fshehta dhe kudo që ishim, në mjediset e shtëpive, komunikonim me njëritjetrin. Komunikimi funksionoi shkëlqyer! E bëmë këtë për të lajmëruar njëri tjetrin nëse do të zbulonim ndonjë copë bukë. Një ditë Ollga zbuloi
një bakllava të fshehur në një nga musëndrat e dhomës ku flinte Rako me familjen e tij dhe më lajmëroi me telefonin e shpikur kur unë isha në kopsht. "Eja shpejt se kam gjetur një tepsi me bakllva!" do më thërriste Ollga. E pyes se ku gjendej dhe pasi ajo më dha "kordinatat" e vëndndodhjes vrapova drejt saj. Filluam të hamë si të babzitur por ku hahej tërë ajo tepsi me bakllava! Thirrëm në ndihmë Dhurën, Ririn dhe Zikon të cilin Ollga e thërriste Rrapush! Për pesë minuta tepsia me bakllava mbaroi. Filluam të këndojmë nga gëzimi duke harruar se mund të zbuloheshim. Vërtetë na dëgjoi Jeta dhe na zbuloi. Ajo dha alarmin dhe shtëpia e dardharëve u ngrit e tëra në këmbë kundër nesh. Në krye vinte nëna me shkopin në dorë. Ne ulëm kryet dhe prisnim që ajo të na ndëshkonte por shkopi shkoi dhe goditi Jetën! "Po ti mos telshmënkë, aty e ke fshehur?! A futet bakklavaja në musëndër!" "Më fal, po ku ta fshinja?" Kuptuam se kishim bërë një gabim të pandreqshëm. Bakllavaja ishte bërë se të nesrëmen pritej të vinte Ministri i Kulturës Shqiptare për propogandën, "Shqipëria Socialiste në fshat"! Nëna dha urdhër të bëhej një bakllava tjetër! U pa se nuk kishte as mjell, as vezë dhe as sheqer! Atëhere ajo urdhëroi të shkohej në qytet dhe të bliheshin disa thella bakllava. Shkatërrimi i kishës së fshatit Ishte viti kur rinia "u ngrit në këmbë" për të prishur fetë. Apo siç thoshin disa pleq, "doli vullnetare me dru"! Në fakt, s' ishte tamam kështu pasi shumica jonë ishim pa fe dhe mezi prisnim që të tregonim trimëri se kush ta shkatërronte më shumë kishën. Atë ditë që u prish kisha e fshatit, ne s' kishim xhami, u bë festë e madhe dhe rinia arbënore për të treguar dashurinë e madhe për partinë dhe shokun Enver, ishte gati që kishën ta hante me dhëmbë pa le ta zhdukte nga faqja e dheut! U bë një sulm barbar duke kënduar këngë revolucionare. Pleqtë dhe plakat e fshatit rreth e rrotull vështronin plot shqetsim dhe dhimbje. Pleqtë pinin duhan pa pushim dhe plakat si me komandë, kishin vënë një dorën në faqe dhe qanin. Bashkë me ta ishin edhe pleqtë e plakat muslimanë që qanin pasi edhe ata kishin lindur dhe rritur nën hijen e asaj kishe. Thuhet se muslimanët s'mund të ndërtonin dot xhami pasi kishin provuar disa herë dhe, kur e ndërtonin ditën, ju prishej natën! Kështu, besimtarët fanatikë thanë, "Nuk do Perëndia që ne të kemi një xhami". Me aq sa kam dëgjuar, muhamedanët vunë roje natën dhe nën hundën e rojeve xhamia u shkatërrua! Fshati kishte qënë i tëri kristian, i besimit ortodoks por në shekullin e XIX disa familje u konvertuanë në fenë muslimane. Kisha në Arbër mendohet se është e ndërtuar në shekullin e XIX të ndërtuar nga mjeshër të panjohur nga Lini i Pogradecit. Ata kanë përdorur një arkitekturë e dekoracion të bukur e mbreslënës, sidomos mjeshtrinë e lartë e kanë derdhur në kupolën me xhama reflektues e shumë ngjyrësh që të manhiste dhe në ambjentet e brëndëshme. Nga jashtë nuk dukej kushedi se çfar pasi ndërtuesit kanë dashur që të mos fyenin çerekun e fshatit që ishin muslimanë por pa xhami. Fshati i krishterë kishte si qëllim që të ndërtohej një kishë në mënyrë të tillë që të përziheshin arkitektonisht stilet e kishave me ato të shtëpive kristiane. Aksioni vazhdoi dy ditë. Ditën e parë u prish kupola e kishës dhe u përshat për tu kthyer në një depo. Të gjitha inkonat dhe zbukurimet e brëndëshme u hoqën nga nëna ime dhe disa shoqe të saj aktiviste. Mbaj mënd se ishte po nëna ime ajo i dogji ato në furrën e
bukës që kishte fshati. Të nesërmen e djegies dëgjova, jashtë derës së dhomës ku rrinim, nënën që i thoshte babait, "Kam fjetur shumë keq. Kam parë ëndërra të liga. Pashë veten duke djegur shënjtorët e gjallë. Ata më luteshin të mos i digjëja dhe qanin. Me duart e shtrira drejt meje më thoshin, 'Shoqja Veke, mos na digj! Bashkë me ne ti po djeg tërë fshatin!' pastaj doli Jezusi dhe më tha, 'Ç' punë të kemi prishur ty që po na djeg?! Do ishte më mirë që të vinin të na digjnin ata që të urdhëruan ty.' Ai doli nga flakët e furrës dhe pas tij të gjithë shënjëtorët me radhë. Jam e shqetsuar. Ndoshta kam bërë gabim." "Kush të urdhëroi ty?" dëgjova ta pyeste babai. "Gjinia, kush tjetër. Më thirri dhe më tha se unë, si komunistja më e vjetër në fshat, duhet të jepja shëmbullin tim." "Ty s'ta merr dot mëndja sesa mëkat që ke bërë! Do ti lutem Zotit të falë." Dëgjova zërin e tronditur të babait. "Ndoshta..." "Jo ndoshta por ke bërë një krim. Le ta bënin të tjerët dhe jo ti por..., megjithatë ata nuk e kanë prishur dot Kryqin... "Po edhe kryqi u shkatërrua!" "Ti s'di gjë. Kryqin se shkatërron dot askush." "E pashë me këta sy!" "Dëgjo Veke. Kryqi prej metali mund të shkatërrohet por ai kryq që është brënd shpirtit të besimtarit të vërtetë është i përjetshëm. Dëgjo një histori që ka ndodhur këto ditë. Një repart xhenjer ushtarak shkon dhe prish një kishë në një fshat aty afër. Oficeri një komunist ateist i pa shpirt, krenohej me shkatërrimin total që i bëri kishës duke mos lënë asgjë prej gjëje nga ajo. Në fund, në mënyrë demostrative, kapi kryqin e kishës dhe pasi e rrethoj plot me dinamit, e hodhi në erë. Disa plaka qanin me lot kur shikonin bishën që kënaqej me shkatërrimin dhe po u thërrmohej zemra si kryqi i coptuar. Oficeri u afrohet me kapadaillëk dhe u thotë me mburrje: "Hë plaka, ka ngelë gjë nga kisha juaj?" Njëra nga ato nëna mori guximin dhe i thotë: "Po mor bir, ka ngelë kryqi pa u shkatërruar." "Ç' kryq moj plakë e marrë! A nuk e pe sesi e plasa me dinamit dhe nuk ka ngelura as farë e as nishan nga ai kryq?!" Nëna e mirë i afrohet me guxim dhe i thotë: "Dë gjo mo bir. Ti je pa fe dhe pa Zot pamvarsisht se ke dinamit dhe ushtarë. Ti kurrë nuk mund të na i prishës KRYQIN neve besimtarëve, - dhe në sytë e tij ajo bëri kryqin e ju lut Perëndisë, pastaj e pyeti, a mundesh dot ta prishësh këtë kryq?" Oficeri u tërbua dhe pasi e shau rëndë e kërcënoi se do ti fuste hekurat që duartë të mos e bënin kurrë atë KRYQ. Por plaka i tha se edhe nese ja lidhnin duartë, KRYQIN ajo e kishte në zemër dhe shpirt, por edhe nëse e vrisnin, shpirtin nuk ja vrisnin dot dhe kështu KRYQI i saj nuk do të shkatërrohej dot kurrë. Kuptove?" Pastaj babai hyri brënda në dhomë ku isha unë. Pashë se atij i shndrisnin në sytë disa sumbulla loti. Ditën e dytë u prishën varret. Kjo ka qënë e tmershme për mua që u ndodha atje. Disa të rinj, ata më rrugaçët e fshatit, po thyenin pllakat e mermerta të varreve të cilat kishin kryqe. Disa të tjerë, disa pleq të leshtë, po i hapnin ato dhe trupat apo eshtrat i
transportonin në varrezat e muslimanëve, buzë lumit Dunavec, midis Arbërit dhe Vashtëmisë. Kur erdhi radha të thyenin pllakat e varrit të Adelës, shoqes sime të klasës, unë bërtita, mos e prekni atë varr! Puntorët lanë kazmat dhe më panë me habi. Nuk folën. Unë u afrova dhe preka mermerin e saj. Tek koka qëndronte fotoja e Adelës e veshur nuse dhe poshtë shkruhej, "Jetova dhe jetën se gëzova. Me dheun seç u martova." U trondita. Më dukej sikur ata halabakë puntorë do ta vrisnin për herë të dytë. Ata prsnin që unë të largohesha nga varri i Adelës por unë vazhdoja të fërkoja foton mbi mermerin e ftohtë. Një lëmsh mbytës më qe mbledhur në grykë dhe para syve më shfaqej ajo Adela e bukur kur ne luanin bashkë. Nuk do të kisha ikur sikur një dorë e butë që fillimisht më lëmonte flokët, të mos më tërhiqte për krahu. Ishte nëna e Adelës. Të nesërmen fshatarët tregonin ëndërrat dhe disa fantazonin. Njëri tregonte se kishte parë pëllumba pa krahë që fluturonin sipër kishës dhe guguçnin. Një tjetër thoshte se kishte parë yje të zjarrtë që binin nga qielli mbi fshat! Yjet kishin dritë të shkëlqyeshme dhe ishin më të mëdhenj se yjet e zakonshëm dhe fillimisht shfaqeshin mbi kupolën e kishës. Dikush tjetër thoshte se kishte parë kryqin e derës së kishës që shkëlqente mbi derë me një dritë fosforeshente. Ai betohej se nuk e kishte parë në ëndërr por me të vërtetë! Por më të fortën do ta tregonte Koraqi i cili thishte se, "sot në mëngjez, retë u shfaqën mbi ish kupolën e kishës dhe lëvizën në atë mënyrë sa u krijua një portret, portreti i Nënë Virgjëreshës! Fshatarët shkonin dhe pyesnin priftin për këtë që po "ndodhte" dhe Lluka, prifti i fshatit, ju thoshte, ndoshta edhe nga frika, "Ky fshat e nderon me buzë Zotin dhe Jezusin, pasi zemra e Arbërit është larguar shumë nga Ata. Ky fshat më kot vazhdon adhurimin. Mësimet që merr fshati për besimin s'janë gjë tjetër veçse urdhërime njerëzish. E përse u dashka kisha?!" Më von unë mësova se Lluka e jepte këtë përgjigje lakonike duke u bazuar në dy të vërteta, e para, ai bazohej tek Bibla, Mateu 15:1-9, dhe sigurisht tek shpirti i fshatit pagan. Po ashtu dhe shkencëtari, Mehmetali Daci, i cili nuk e di pse ishte hoxhë i fshatit, i cili më ka çuditur me erudicionin e tij të jashtëzakonshëm, ai ju thoshte arbërve me guxim se, “Kush ia kthen shpinën udhëzimit të të Madhit, do të ketë jetë të vështirë…I madhi nuk është në kishë por brënda besimtarëve. Ndërtesat e kishave dhe xhamive na duhen për gjëra të tjera, ato në dukje më pak të nevojshme por që kanë rëndësinë e tyre...Kisha dhe xhamija jonë është Vatra e Kulturës ku rinia argëtohet dhe bëhet më e mënçur në saje të edukimit patriotik e kulturor nga veprat e të Madhit." Edhe xha Mehmetaliu e dridhte bukur. Ai bazohej në Kur’an, 20:124 dhe në ekuivoket që linin mendimet të tij për të qënë brënda "Vijës së Partisë". Po a mundet ti bihet murit me kokë? TËRMETI NË DIBËR Ne korçarët, si edhe të tjerët që u goditëm atë ditë të llahtarshme nga tërmeti që solli plot trishtim e lemeri, s'do ta harrojmë sa të jemi gjallë pasi ishte më shkatërrimtari dhe më frikëndjellsi që kishim kaluar deri atëhere. Ishte ditë e enjte në nëntor, ditë feste. Saktësisht, në ora 8-të e 25 minuta të mëngjesit kur një dridhje e fuqishme e përshkoi fshatin Arbër. Në ato çaste, ne fëmijët dhe adoleshentët s’dinim se ç’po ndodhte! Flitej se Flota e VI Amerikane po gatitej të na sulmonte dhe ne menduam se filloi lufta! Mbaj mënd se gjyshja u turr me varp tek ne, na gjeti dhe dhe na mbështolli si zogjtë e kllaçkës jashtë shtëpisë. Pashë se të dy oxhaqet e shtëpisë ranë për tokë. U thye një xham se di se
ku por u dëgjua kërkëllitja e tij. Babai im rrëmbeu çiften e tij dhe nëna plaçkat e shtëpisë duke inxjerrë jashtë.Derisa dikush thirri "Tërmet!" s'kuptuamë se çfar po ndodhte. Menjëherë, unë dhe Riri dolëm nëpër fshat për të parë dëmet e tërmetit.Pamë njerëz të trembur që vraponin! Dëgjuamë britma, ulurime e ofshama! Na dukej vetja si sameritanë. Që nga ajo ditë ne fjetëm jashtë për disa netë pasi lëkundje toke kishte për ditë. Morëm vesh se në rrethin e Dibrës qe bërë nami. Kishte të vdekur dhe me mijra shtëpi të shkatërruara. Nën thirrjen e partisë dhe Enver Hoxhës, shqiptarët u ngritën në këmbë për të ndihmuar motrat dhe vëllezërit dibranë, matianë, pogradecarë dhe korçarë. Shqiptarët i premtuan partisë se shtëpitë do të ndërtoheshin para se të zinte dëbora e parë dhe ashtu ndodhi. Kjo gjë më frymëzoi mua dhe bëra poezinë "Ju Flet Dibra!" e cila u botua në gazetën më të madhe shqiptare "Zëri i Popullit". KINEZËRIA Rinia ime filloi dhe mbaroi në një periudhë që unë do ta quaj Kinezëri. Qeveria shqiptare pasi u miqësua mirë me qeverinë kineze, filloi orientimin kinez në jetën sociale shqiptare. Një batalion me shkruesa nga qeveria shkuan në Kinë për të marrë ekseriencën kineze! Ata sollën në Shqipëri një mënyrë të menduari dhe të vepruari aziatik, krejt ndryshe nga tradita shqiptare. Filluan imitimet e Kinezërisë në tërë jetën e vendit. Shëmbull numër një u bë një Lej Fen kinez i cili në sytë tanë dukej shumë qesharak por ishim të detyruar ta kopjonim prototipin e Lej Fen t[ Kinezërisë. Rinia duhet të jepte shëmbullin e saj pasi ishte më lehtë të përpunohej me Kinezërinë nga orientimet e partisë. Mua jo vetë që s'më pëlqeu kjo gjë por fillova hapur të propogandoj tek njerzit e mi të besuar se "Kinezëria dhe Qenëria janë e njëjta gjë!" Nuk e kisha zakon të mbaja flokë të gjatë por fillova ta bëj vetëm për inat të Kinezërisë. Nuk mbleva rroba doku siç filluan të vishen një pjesë e shokëve të mij por rroba stofi të cilat as që i kisha mbajtur ndonjëherë pasi kushtonin shtrenjtë. E vetmja gjë që më pëlqeu nga Kinezëria ishte Fletë Rrufeja. Nuk e di pse. Në shtëpi filloi sherri me nënën që ishte shumë parimore në mësimet e Enver Hoxhës. Babi nuk fliste fare por unë e di se ai në parim ishte dakort me mua. Nga ajo kohë dy gjëra më kanë lënë mbresa të pashlyeshme në kujtesë; vendosja e Fletë Rrufesë në dyqanin e bukës herët në mëngjez dhe tallja me shokët dhe shoqet që u bënë preh e Kinezërisë. FLET RRUFEJA Dëgjova nga mamaja se një komunist, Bahriu, kishte rrahur një plak në fshat, Zylfo Gorarin. Ishte bërë mbledhja e partisë dhe e kishin kritikuar rëndë komunistin dhe kishin ftuar Zylfon që nuk ishte komunist për të pranuar faljen nga rrahësi. Bahriu i kishte kërkuar falje dhe i kishte zgjatur dorën e pajtimit të cilën Zylfua qe i detyruar ta pranonte. Pastaj e kishin porositur që çdo gjë që pa dhe dëgjoi në organizatë ta mbante sekret. Kur e dëgjova rrëfimin, ju ktheva mamasë, "Si nuk keni turp ju partia në fshat që u mjaftuat me një kritikë të rëndë?! Ju e keni mbrojtur. Bahriu meriton burgun!" Ajo shqeu sytë. Nuk më shau siç e kishte zakon dhe as më tha sgjë tjetër, por pashë se ishte dakort me mua pasi më vonë e dëgjova kur i thoshte babait, "edhe djali e ka kuptuar se Bahriu duhej dënuar".
Djalin e xhaxhi Zylfos, Yllin, unë e kisha shok klase, siç kisha dhe djalin e Bahriut, por s'më mbante vëndi nga inati që rrahësi nuk ishte ndëshkuar. Që atë natë bëra një poezi sarkastike kundër Bahriut në mbrojtje të Zylfos. Vura dhe një pikturë që e bëra vetë ku paraqisja Bahriun duke goditur Zylfon të cilit i ikte qylafi nga koka dhe e hodha në një copë kartoni të madh. Pak para mesnatës u ngrita nga krevati fshehur dhe shkova e ngjita me zamkë sipër tek dritarja e furrës së bukës ku Sami Najtre shiste bukë. Vendi ku vendosa Fletë-Rrufenë qe i lartë dhe duhej të kacavirreshe nëpër hekurat e penxheres që ta hiqje. Fjeta me padurimin për të parë të nesërmen reagimin e publikut fshatar. Të nesërmen në mëngjez atje ishin mbledhur fshatarë e diskutonin me njëri tjetrin. Të gjithë lavdëronin shkruesin e Fletë-Rrufesë dhe shanin Bahri Lartin. Indinjata kundër Bahriut kishte arritur kulmin. Ndjehesha i lumtur. Mbaj mënd se në krye të Fletë-Rrufesë kisha shënuar dhe një citat që ma polli mëndja në çast, "Në rjetën e ligjit bjenë vetëm peshqit e vegjël ndërsa peshkaqenët e çajnë atë dhe dalin jashtë shëndoshë e mirë." KULAKU S’ka asnjë kafshë që brenda gjinisë së saj të luftojë kaq me tërbim saç lufton njeriu. Njeriu ka shpikur mijra mjete dhe metoda për ta torturuar njeriun në atë mënyrë sa që shpirti të mund ti dalë me mundim të madh! Njeriu e ka mbytur njeriun, e ka pushkatuar, e ka therur, e ka rjepur të gjallë, e ka coptuar, e ka...., s'kanë fund ato ç'far i ka bërë njeriu njeriut. Të gjitha vrasjet janë bërë me aq urrejtje sa as edhe një kafshë s'mund ta ketë gjatë sulimit të saj kundër një kafshe tjeter. Ushtria e të vrarëve nga dora e njeriut është më e madhe se ushtria e vdekjeve natyrore që nga koha e Adamit dhe Evës kur vëllai i madh Kahini, vrau vëllain e tij Abelin. Kahini e vrau vëllanë e vet vetëm për haset dhe ambicje pasurie. Në këtë rrugë ka ecur njerzimi dhe vëllai do ta vriste vëllanë për një copë tokë, për një pemë, për një lekë apo edhe për një fjalë e për një vezë! Por se do të vinte dita që njeriu të vritej se mendonte ndryshe, kjo nuk ishte parë më parë. Rri dhe mendohem, sjell në sytë e mëndjes ndeshjet e gladiatoreve në Romë dhe turmat e spektatrorëve të irrituara që bërtasin me padurim, "Vrite!" "Vrite!" Shoh se spektatorët, njëlloj e të gjitha kohëve, ndjejnë kënaqësi vetëm kur të shohin gjak njeriu dhe shuarjen e jetës së atij që vritet për kënaqësinë e të tjerëve!...Vetëm kështu shfaqja është e plotë dhe kënaqësia e madhe. Dhe vërtetë, në ato çaste, askush s' mendon se ajo jetë që fiket është e njëjtë me jetën e atyre që bërtasin, "Vrite! Vrite!". Edhe sot njerëzit i kanë gladiatorët e tyre dhe kënaqen kur shikojnë që ata vriten vetëm për kënaqësi... Bota është e gjakosur rëndë nga njeru dhe rënkon nga plagët më shumë se kurrë. Nuk isha më shumë se një adoleshent në kohën e "Socializmit të Artë" kur pashë për herë të parë arenën ku u dënua dhunshëm një njeri që s’kishte bërë asgjë më shumë se kishte luftuar të mbrohej. I bëhej gjyqi një kulaku në fshatin tim. Prokurori me një zë autoritar dhe krenar bërtiste, "Shikoheni armikun e popullit! Ai e mban kokën poshtë jo sepse është i penduar por sepse i dhembin sytë të na shikoje neve të gjallë. Ky ka dashur që të gjithë neve, sa jemi këtu, të na piqte të gjallë në zjarrin e tradhëtisë dhe armiqësisë anti popullore! Por.., ja që ne e kemi në dorën tonë dhe nuk po e djegim të gjallë se ne nuk jemi katila si ai, ne jemi zemërgjërë dhe njerzorë, siç na mëson Partia prandaj dhe e dënojmë me pushkatim!"
Turma e fshatarëve barkëthatë e kokëshplarë ishte tejet e egërsuar, si dukej, ajo ishte nxitur bukur nga propogonda e prokurorit tepër të shkathët. Ajo turme bërtiste me histerizëm, "Varje! Varje! Me varje në litar kulakun e poshtër Adem Larti!" Nuk ngopeshin fshatarët injorantë ta shinin të pushkatuar por e deshën të varur në mes të fshatit! Ja, ata fshatarë ishin të njëjtët spektatorë si në kohën e gladiatorëve. Ndryshimi ishte fare i vogël. Në vend të gladiatorëve ishin "armiqtë e popullit shqiptar"! Po ç'far kishte bërë ai kulak i shkretë? Per fat të mire a të keq, unë e kisha patur fqinj kulakun. Fëmijët e tij ishin shokët e mij. Unë luaja me ta. Prindërit e mij ishin komunistë për këtë e kisha reptësisht të ndaluar që të luaja me fëmijet e kulakëve. Por kjo nuk ndodhi sepse unë kisha për baba atë njeri të mrekullueshëm i cili kishte vetëm dashuri për tërë qëniet e gjalla në këtë botë. Edhe ai i kishte miq kulakët. Babai më thoshte fshehur nënës, "Shko bir e luaj me kë të dush, edhe kulakët njerëz si ne janë por kujdes mos të shohin fshatarët e këqinj." Hajt ta gjeja unë se kush ishin fshtarët e këqinj! Ndërsa e mira nënë ishte e trembur dhe kishte frikë për jetën time prandaj do të më kërcënonte, "Nëse rri me kulakët, s'ke vend në këtë shtëpi!" Gjyqi bëhej në kinemanë e fshatit e cila është një kinema shumë e madhe sa edhe qyteti i Korçës nuk e ka patur kaq të madhe. Enver Hoxha, në veprën e tij të 63-të e kritikon pushtetin në rrethin e Korçës për këtë kinema kaq të madhe. Brenda saj mund të qëndrojnë mbi dy mijë njerëz. Aty u bë dhe dreka madhështore që ju shtrua Nikita Hrushovit gjatë vizitës së tij në Bulgarec më 28 maj 1959. "Armiku i Popullit! Ç'far keni për të thënë në fjalën e fundit?" - e pyeti gjykatesi kulakun. Ademi i shkretë u ngrit me zor në këmbë. Ai ishte mbi gjashtëdhjetë vjeç dhe i sëmurë. Ai pa për një kohë të gjatë gjithë sallën. Ndoshta po mundohej të gjente ndonjë njeri të njohur. Një moment më pa mua. Vështrimi i tij ishte shumë i turbullt, ashtu siç ishte dhe shpirti i tij. Po i shikoja të vetmin sy që kishte, ndërsa tjetri ishte një zgavër e mbyllur si me një zinxhir të përdredhur. Herë herë syri, kur e ngrinte kokën lartë, i xixëllonte, ndoshta nga ndonjë pikë loti. Babai më kishte thënë se njërin sy e kishte humbur në luftën me Grekun e Parë, në vitin 1916, kur ai me shokët e tij shpëtuan Sevasti Qiriazin e lidhur tek hyrja e Mësonjtores së parë Shqipe. Koka e tij e vogël dhe e rruar mu duk në një moment si një mollçinkë dimrake e qëruar. Trupi i vogël dhe i dobët mezi mbahej. Vazhdoi gjatë të më shikonte. Mu duk sikur më tha, "Edhe ti këtu?!" Ula kokën dhe nuk guxova ta ngre më. Ndërkohë dëgjova zërin e kulakut, "Unë nuk jam vrasës. Nuk jam kriminel. S' jam armik i popullit. Jam një hallexhi që si s'gop dot fëmijët e mij me bukë sepse...." "Pusho tradhëtar! - bërti prokurori, - Ta dhamë fjalën për të thënë si e pret ti këtë vendim që kemi marrë duke të dënuar me pushkatim...të cilin gjykata tepër e butë të mëshiroi dhe ta ktheu me burgim të përjetshëm. Ne e dimë mirë se kush je ti armik i popullit. Ç'far ke për të thënë për këtë dënim?" Me zërin që i dridhej por që i doli me force e kurajo tha, "Mëshirë o Zot! Mëshirë! Merre jetën time dhe mos e ler atë në dorën e këtyre!" "Armik i Popullit! Ti duhesh dënuar edhe për propogandën fetare! S'ka vënd për minj si ty mbi këtë tokë!" Buçiti zëri i fuqishëm i prokurorit. Në kohën që po e nxirrnin nga kinemaja kulakun e lidhur duar e këmbë sikur të ishte një tepër i rrezikshëm, fshatarët trushplarë dhe të revoltuar do ta pështynin, qëllonin me se të
mundeshin dhe do të bërtisnin me sa zë që kishin, "Drejtësi! Ne duamë drejtësi! Ademi të varet në litar!" Histerizmi i tyre më sëmuri. Çudi sesi s'paska ndryshuar aspak njeriu trushplarë? Që prej mijra vjetësh është po ai njeri që kënaqet me mundin dhe gjakun e tjetrit! Po çfar' kishte bërë kulaku i shkretë? Ademi nuk kishte paguar të gjitha detyrimet tepër të rënda që u vinin kulakëve në atë kohë pasi atë mot, bujqësia qe shumë e shkatërruar për aresye se kishte bërë një mot i thatë. Një ditë tetori, shkon policia dhe i merr të vetmen lopë që kishte si dhe kalin që punonte arat. Ademi i shkretë, për të mbrojtur jetën e familjes, ju lëshon qenin policëve dhe qeni i tij, një qen shumë i madh dhe i fuqishëm, e kap për shpatulle një polic dhe gati do ta mbyste nëse nuk do ta vriste një polic tjetër. Kur Ademi pa se i vranë qenin të cilin e kishte si fëmijën e vet, mori një sopatë dhe ju turr policëve duke thirrur me sa fuqi kishte, "Gushëkuqtë e mutit! Do ta paguani qenin me jetën tuaj!" por dy plumba pistolete ja ndërprenë vrullin. I shkreti i goditur në të dy këmbët do të binte në gjunjë me sytë nga qielli.... Kur po e nxirrnin kulakun nga kinemaja, një fshatar e qëlloi me hekur në kokë, Ademit ju skuq fytyra por nuk foli dhe nuk ra për tokë. Nga prapa degjova dikë që i tha djalit që qëlloi, "Pse nuk i re më fort qenit?" Një grua e vjetër ju afrua kulakut dhe i zgjati nje shishe me ujë tek buzet si dhe u mundua ti fshihte gjakun me një shami të bardhë por një polic e shtyri tutje. Gjaku dhe lotët e dhimbjes ja lanë fytyrën kulakut dhe ai duke shtërnguar dhëmbët, me syrin e mbyllur do të hynte në xhipsin e policisë që e mori për herë të fundit nga fshati i tij i lindjes, rritjes dhe përzënies...Ishte po hera e fundit që unë e shikoja kulakun Adem Larti nga fshati Arbër i Korçës. Zemra do më rrihte shume fort dhe ndjeja shumë, shumë keqardhje. Fillova ta urrej policinë. Aq kuptoja në atë kohë. Ndjehesha i revoltuar dhe isha shumë i tronditur. Kur shkova në shtëpi ja tregova babait të gjitha sa pashë, atij i dolën dy pika lotë. Nuk e kuptova nëse babai qau për fatin e keq të kulakut apo për mua që isha aq shumë i tronditur. Vitin tjetër Ademi i shkretë do të vdiste në burg si shumë shokë të tij. SAMO I U rritëm bashkë në Arbër. Ne ishim shumë shokë. Tek Samua kurrë s'kam parë trishtim apo zemërim! Një djalë që vazhdimisht buzeqeshte. Një shok i mirë që nuk grindej dhe nuk zihej me askënd por edhe nuk ja kishte frikën askujt pasi kishte një trup atleti tepër të zhvilluar dhe muskuloz. Shpesh i thosha me shaka se i ngjiste aktorit të famshem Steve Reeves apo Herkulit siç e quanim atë aktor ne fëmijët shqiptarë. Samua, kur dëgjonte lavdërime, krekosej akoma më shumë dhe perveshte llerët e zbërthente gjoksin...Pastaj, qeshte me tërë shpirt. Ne shkonim si vëllezër dhe na i kishin zilinë tërë djemtë e fshatit. Samua ishte dy vjet më i madhe se unë por ne vazhdonim në të njëjtën klasë. Ai i kapte mesimet që në bangën e shkolles dhe s' kishte nevojë që të studionte siç bëja unë. Kishte një prirje të habitshme për mathmatikë sa profesori i mathmatikës kurrë nuk e
ngrinte në mesim sikur të kishte frikë se mos Samua e sfidonte me ndonjë ushtrim apo problem! Unë e thërrisja shpesh për të më shpjeguar ushtrimet dhe problemat e mathmatikës dhe ai menjëherë mi shpejgonte kaq qartë sa me dukej çudi pse nuk e kuptoja mësuesin por Samon! Thonë se kush ka prirje për mathmatikë nuk ka prirje për letërsi. Këtë gjë Sami Larti e hidhte poshtë; ai ishte kaq i talentuar edhe në letërsi sa për ditë bënte vargje dashurie që mi tregonte vetëm mua dhe unë çuditesha sesa ëmbël e bukur shkruante. Vajzat e simpatizonin shumë por ai ishte tip i ndrojtur me seksin e dobët. Më thoshte shpesh se nganjëherë tërë natën rrinte dhe thurte plane sesi ti shprente dashurinë "X vajze" dhe të nesërmen sapo zbardhte dita, planet e tij digjeshin nga Dielli i Mëngjezit! Samiu ishte dhe piktor i mbaruar. Unë edhe sot kam disa nga pikturat e tij ku ai mes të tjerave ka pikturuar të gjithë antarët e familjes sime. Shpesh më thoshte me shaka, "Agron, e di kush më ka mësuar të pikturoj? S'ke si ta dish. Frederik Engelsi. Më ka mësuar Klasiku i M-L! Dhe më shpjegonte sesi ai ishte stërvitur me portretin e tij, që sipas Samiut, ishte portreti më i lehtë në botë për tu pikturuar!! Pastaj më shtynte dhe mua që ta provoja. Me Samon unë mbusha një fletore vizatimi plot me piktua. Mbaj mënd njëherë vizatova një nuse që e kisha komshie e cila sapo qe martuar. Ajo vishej mirë dhe bënte për ditë tualet të rëndë (siç i thoshim atëhere). Më ngjante me një kukull shumë të bukur dhe unë e vizatova dhjetra herë, kuptohet fshehur kur ajo shkonte në çezmë të mbushte ujë, por asnjë s'më pëlqente. Më në fund përdora një truk dhe pastaj ja tregova pikturën e saj Samos. Ai u befasua dhe me tha, "unë e njoh këtë nuse. Është fqinja jote M...Të lumtë!" Nusja M për çudi i ngjiste shumë aktores italiane Luigina "Gina" Lollobrigida dhe unë portretin e saj e kisha kopjuar nga një revistë për ta adaptuar me nusen fqinjë, por këtë sekret nuk ja thashë Samos. Samua dashuronte një vajzë e cila ishte fqinja e tij dhe për të ka bërë me dhjetra poezi. Asnjëherë s'guxoi që ta ndalte apo ti thoshte qoftë edhe një fjalë. Një ditë ma dha mua njërën nga poezite që t'ja jepja fqinjës së tij por ai kishte harruar ti vinte emrin. Ja dhashë asaj pa e ditur që s'kishte emër dhe pa i thënë se ma kishte dhënë Samua, ajo me vrap shkoi dhe i tha vëllait të vet që ishte shumë më i madh se unë, "Shiko se çfar më dha Agroni!" Ai erdhi me vrap dhe më kërcënoi se do më vriste nëse e ndal apo e gacmoj herë tjetër të motrën! Samua që na shikonte nga dritare e shtëpisë së tij, e kuptoi gabimin dhe doli menjëherë, për çudinë time i thotë vëllait të vajzes, "S'ke punë me Agronin! Ajo është poezia ime dhe unë e dua motrën tënde!" I vëllai i vajzës shtangu por më shumë shtanga unë. Pashë se vajzës i shkëlqyen sytë. Më von Samua e bëri këngë atë vjershë dhe e këndonte me kitarë. Ne do ta ruanim shoqërinë gjatë edhe pasi dolëm në jetë. QENTË Tregojnë për qenin. Një burrë ishte bezdisur tmerrësisht nga qeni i së shoqes. Një ditë mori vendim që ta përzejë qenin nga shtëpia. E merr me makinë, shkon nja dy fshtra larg dhe e lë atje. U kthye në shtëpi, por sapo hapi derën për të hyrë brenda, qeni hyri para tij! Të nesërmen shkon katër fshtra larg. Kur vjen në shtëpi, qeni kishte mbërritur para tij! I mërzitur dhe nevrikosur e merr qenin përsëri dhe e dërgon në cepin tjetër të rrethit. Ai prapë vjen në shtëpi.
Burri kishte qëlluar tip shumë këmbëngulës, ndaj një të dielë e merr qenin me vete dhe niset, del nga rrethi, kalon një urë, futet në një rrugë fshati, kalon edhe një urë tjetër, futet në një pyll, ngjitet në një mal, shkon ku as vetë nuk e dinte se ku dhe kur i mbushet mendja se kësaj radhe qeni s’kishte sesi ta gjente më rrugën e kthimit, e lë në një vend ku iu mbush mendja. Pas 3 orësh merr në telefon të shoqen: "Eshtë qeni atje? -Po, -i thotë e shoqja, -ç’ke që pyet? -Ma nxirr pak në telefon se kam humbur rrugën." ORIGJINA Qeni është kafsha e parë që njeriu ka bërë shok nga bota e kafshëve, këtë gjë e tregojnë fosilet e gjetura që 100.000 vjet më parë. Nga evidenca e ADN është rezultuar se disa fosile njerzish dhe qenësh jane gjetur së bashku, gjë që tregon praninë e tyre tek njeri tjetri. Qeni është zbutur nga ujqit dhe kjo mendohet të jetë bërë për herë të parë në Kinë e më pas në Indokinë, Lindjen e Mesme, Afrikë, Europë dhe kudo që e migroi njeriu, mori me vete qenin e tij besnik. BESNIKËRIA Qeni sot mbahet si një nga kafshet më besnike që ka njeriu, bile nganjëherë, qeni krahasohet më besniku edhe se vet njeriu, për këtë kam shkruar dikur një histori, treguar nga gorarët, ku një gjahatar kishte qenin më besnik se gruan të cilën po e tregoj më poshtë. Nga anët tona tregohet një histori për besnikërinë. Historia, mendoj unë, nuk besoj se tregohet për të vënë në lojë besnikërinë e gruas por për të lartësuar atë të vërtetë sesa besnik është qeni. Njëherë e një kohë në një fshat jetonte një gjahtar me familjen e tij. Ai shpesh shkonte për gjah në pyllin afër dhe me vete merrte dy qentë e tij të gjahut. Një ditë, teksa po ecte mes pyllit, dëgjoi një rënkim. Me intuitën e një gjahtari të sprovuar e kuptoi nga i vinte ai rënkim njeriu dhe pa vonuar vrapoi drejt zërit vajtues. Pas pak minutash mbërriti atje. Një djalë i ri dhe i pashëm gjendej i shtrirë poshtë një trungu peme dhe përpëlitej më kot që të dilte nga gracka vdekjeprurëse. Gjahtari pa humbur kohë, ia preu degët pemës për ta bërë më të lehtë lëvizjen e saj dhe i tha djalit të plagosur të mos lëvizte. Ai me shumë mund më në fund e lëvizi pemën e copëtuar dhe e pyeti djaloshin nëse ishte plagosur. Për fat ai ishte shëndoshë e mirë pasi vendi ku e kishte rrëzuar pema, ishte një gropë e vogël që e mbrojti nga goditja vdekjeprurëse. Gjahtari i dha dorën dhe e ngriti djalin, i cili e falënderoi me fjalët më superlative që kishte fjalori i tij dhe e ftoi në shtëpi që nuk ishte shumë larg nga vendi i takimit; një kasolle e bukur rrethuar me pemë të mëdha. Atje, djaloshi iu lut që të vinte një ditë tjetër për gosti dhe me vete të merrte më besnikun e jetës së tij. E gostiti me shalqi dhe arra me mjaltë dhe i dha me vete edhe një lepur të egër që e kishte vrarë atë ditë. Gjahtari iku shumë i kënaqur në shtëpi ku, së bashku me gruan e gatuan mishin e lepurit dhe pinë edhe raki duke falënderuar fatin dhe djaloshin e pyllit.
Pasi kaloi ca kohë, një ditë gjahtarit i ra ndërmend për djalin dhe kërkesën e tij që t’i vinte një ditë për gosti. Iu kujtua dhe porosia që i kishte thënë ai se, duhet të vinte me më besnikun e tij. U mendua për gjë kohë të gjatë të gjente kë kishte më besnik në jetë dhe ra dakort që të vinte me gruan pasi ai mendonte se vetëm gruaja është qënia më besnike e burrit. Kështu, ata të dy u nisën drejt kasolles së djaloshit, sigurisht duke bërë edhe disa dhurata të vogla. Gruaja ndenji gati dy orë para pasqyrës duke u lyer dhe rregulluar sa më bukur. Qentë, që e ndoqën pas, siç bënin sa herë burri dilte nga shtëpia, i përzuri. Pasi ecën disa orë, më në fund arritën tek kasollja e djaloshit. Dera e kasolles ishte hapur. Gjahtari, pasi thirri një herë për të zotin e shtëpisë dhe nuk mori përgjigje, hyri brënda bashkë me gruan. Kasollja ishte bosh. Panë rreth e rrotull por nuk dukej askund njeri. Më në fund vendosën që të presin pak. Ata u ulën në dy frona druri dhe po dremisnin. Burri i tha gruas që po shtrihet pak se i vinte gjumë dhe nëse do të vinte i zoti shtëpisë, ajo ta zgjonte. Gjahtarin e zuri gjumi sa kaq. Pas pak një dritë verbuese u duk tek hyrja e kasolles dhe në portë u shfaq djaloshi i veshur në ar dhe argjend dhe i pashëm si një engjëll. Gruas filloi t’i rrahë zemra me vërtik dhe gjaku i mbuloi fytyrën e fryma po i zihej nga një epsh dhe dalldisje; pa e kontrolluar veten, iu sul në krahë me të puthura. Në atë kohë kur ajo po e shtërngonte në krahë, burri i saj u zgjua dhe i pa ata ashtu të përqafuar. Djaloshi e shtyri pak gruan e gjahtarit dhe iu drejtua atij: “Të thashë, i dashur mik, që të më vish me më besnikun që ti ke dhe jo me këtë tradhëtare. Nuk mund të të pranoj në gosti me gruan e pabesë. Shko dhe një ditë tjetër hajde siç të kam thënë." Burri i fyer shumë që kishte menduar se gruan e kishte njeriun më besnik në jetë, një ditë e la atë vetëm në shtëpi dhe u nis vetëm për tek djaloshi i pyllit. Do t’i thoshte se ai nuk ka asnjë njeri besnik në jetë dhe kjo ishte arsyeja që po i shkonte i vetëm. U nis. Qeni i tij i gjahut, që ishte mësuar ta ndiqte pas kur ai dilte vetëm, nuk iu nda, megjithëse ai disa herë e përzuri. Kur mbërriti tek kasollja, gjeti të njëjtën situatë, kasollja ishte bosh. Gjahtari e përzuri përsëri qenin dhe vetë hyri brenda në kasolle. Priti sa priti dhe më në fund i erdhi gjumi dhe u shtri. Filloi të gërhasë. Në këtë kohë vjen djaloshi dhe merr një gur të madh dhe i matet t’i bjerë me të në kokë, por qeni i gjahtarit vërtik iu sul dhe i kapi krahun me dhëmbë. Gjahtari u zgjua nga ulurima e qenit dhe pa skenën, djaloshi me një gur të madh në dorë dhe qeni që i kishte mbërthyer njërin krah! -"Largoje qenin! -i bërtiti djaloshi. - Mos ki frikë se nuk të vras. Vetëm bëra një provë për të të treguar ty se sa besnike e ke këtë kafshë fisnike!" Për emrin e qenit dikur u mundova të hapja një debat tek Web Site i Albshkencës dhe veçanrisht tek historianët dhe gjuhëtarët të cilët duhet të bejnë kërkime për të gjetur rrënjet e vërteta se nga rrjedh emri qen. Vetë kam mendimin se fjala e parë qen ka qëne shqip dhe ja si e argumentoj këtë gjë. Indianët e vjetër qenin e thërrisnin Kon ose Ken (shqip, duke zvëndësuar "K" me "Q" bëhet Qon ose Qen), grekët e vjetër qenin e thërrisnin Qan (shqip Qan), latinet Cane ose Cani (shqip Kane dhe Kani). Në të gjitha rastet fjala shqip qen është e pranishme me një ndryshim shumë të vogël, ndërsa, fjala shqipe qen, me origjinalen në gjuhën sanskrishte, është e njëllojtë! Për mendimin tim kjo tregon se shqipja është dega e parë e gjuhëve të
vjetra të lindura në Europë, rjedhimisht, emri qen në Europë, mendoj se ka erdhur nga shqipja. QENTË e MIJ Qysh i vogel kam qënë admirues i qenëve, kjo shihet qartë ne fotot e mija që nga vegjëlia deri më sot, shumë prej atyre fotove janë bërë së bashku me qentë e mij. Qeni është e vetmja qënie në botë që don të zonë më shumë se veten e vet. I pari ishte Kaleshi, qeni i përbashkët i Telit dhe Tanushit që s'e arrita dot pasi e vranë gjermanët. Qeni im i parë, kur unë isha vetem tre vjeç, ka qënë Xhovi (na i fali xhaxhai i babait, Tanushi), një qen i madh me pulla të bardha dhe të zeza, pastaj kam patur një qen të stërmadh e dembel që e thërrisnim Xebo (ose Hrushov), ishte tip i Qenit të Sharrit. Më von kam patur Lulin, një zagar-qen shumë të shkathët. Pastaj vinte Xhimi, një kone e vogël frikacake. Qentë e fundit kanë qëne tre qen; njeri i madh, qen stani qe unë e quajta përsëri Luli për nder të Lulit zagar-qen dhe dy kone të bukura e larushane; Foksi dhe Lesi. Secili qen ka historinë e tij të mbushur plot me ngjarje të ndryshme herë të bukura dhe herë të trishtueshme. Të gjithë qentë e mij kanë qënë shumë të dashur me mua ashtu siç janë vetëm qentë. XHOVI Xhuvi kishte erdhur në jetë para se unë të lindja dhe pikërisht pasi u vra nga gjermanët Kaleshi në 4 janar 1944, në operacionin e Dimrit kur ata dogjën shtëpinë e Teli Dardhës, gjyshit tim. Xhovi ishte qen shtëpie dhe ruante me fanatizëm gjithçka i përkiste shtëpisë sonë. Xhovi qe bir i Kaleshit i pjellë me një buçe që e kishte xhaxhai i vogël i babait tim dhe që i ngjiste shume të parit. Ai s'më ndahej mua asnjë çast, bile edhe bukën e hanim bashkë. Xhovi rrojti deri në vitin 1959 dhe ka vdekur ditën që Hrushovi erdhi vizitë në fshatin tone. Atë dite kur tërë fshati gëzonte dhe qeshte unë kam qarë. U luta për shpirtin e tij. Nëse njeriu shkon në Parajsë dhe qeni jo, më besoni, Parajsa s' është e vërtetë. XEBO Po atë vit, xhaxhai i madh Bato na solli në shtëpi Xebon i cili dinte vetëm të flinte dhe as lehte e as e prishte terezinë edhe sikur të vinin 100 hajdutë e të vidhnin shtëpinë tonë. Ishte tepër dembel dhe për këtë, fëmijët e lagjes e gacmonin shpesh duke e goditur me gurë dhe shkopinj. Ai ngrihej nga vendi ku qe shtrirë dhe qetë-qetë, me bishtin ndërshalë, shkonte e gjente një vend tjetër ku të mos e trazonin. Unë e desha dhe e respektoja atë qen plak. Babai më thioshte dëndur se, " bekuar është ai njeri që i don qentë pleq. Qeni i vjetër është si këpucët e vjetra, ato vërtetë janë demode por asnjë lloj këpuce e re nuk rri më mirë në këmbët se këpucët e vjetra!" Një ditë na ndodhi një histori e pabesueshme. Një ushtar që kalonte shpesh tek rruga jonë, pasi kishte rënë në dashuri me Ollgën, çupën e xhaxhait e cila ishte më e bukura në fshat, duke menduar se qeni jonë nuk e prishte shumë terezinë edhe kur e godisnin, i ra
një dite me shkelm. Xebo u ngrit vertik në këmbë, si të ishte i ri, dhe ju hodh në grykë dhe e shtriu për tokë! Mos kishte ndodhur një nga xhaxhallarët e mij ushtari do të kishte vdekur nga kafshimet. Që nga ajo ditë ushtari e la rehat kushrirën dhe nuk u duk më. Një ditë Ollga kur ne djemtë po gacmomim për ushtarin, na tha me seriozitet, "Se dua atë ushtar humballaq. Atë edhe qeni më humbur i fshatit, që është qeni jonë, desh e hengri!" Ne qeshnim dhe ajo imitonte ushtarin e shtrirë përtokë nga Xebo. Xebo qe plak, ndoshta nja 15-20 vjeç. Një ditë kur unë shkova ti shpija ushqim e gjeta të vdekur. Atehere isha nja 9 vjeç dhe unë u alarmova duke thirrur se Xebon ma kanë helmuar! LULI & XHIMI Në vitet 60 pata dy qenë shumë të mirë; zagarin Luli, një qen i gjatë gjuetie që vinte në ngjyrë si të kuq në kafe. Ishte lozonjar dhe i shkathët. Ishte edhe qen edhe zagar. Ne duheshim jashtëzakonisht shumë, ndaheshim vetëm kur shkonim të flinim gjumë. Qeni tjetër qe një kone e bukur që e thërrisnim Xhimi, i cili dukej pak xheloz sa kur unë përkëdhelkja Lulin, ai më afrohej shpesh si një mace dhe më merrte me të mirë duke më ledhatuar. Xhimin shpesh e përzija nga shoqëria por ai më ndiqte nga larg kur shkoja së bashku me Lulin. Besnikëria e qenit është dhurata më e bukur që ka njeriu. AVENTURA E "GJUETISË" Po ta dinte njeriu sesa shumë dashuri ka qeni për të zotin ai do pranonte të bëhej qen! kam dëgjuar të thuhet për qenin. Gjithashtu, kam dëgjuar se, miku më i mirë i njeriut është libri por, ai që njeh qenin si unë, e hedh poshtë këtë mendim. Ja, të lutem ma dëgjoni histrorinë time dhe nxirreni vetë konkluzionin. Isha vetëm dhjetë-njëmbëdhjetë vjeç kur unë kushëri imi Riri, vendosëm të dalim për "gjah"! Pasi u veshëm mirë, morëm me vete leqe, llastika që hedhin gurë dhe nga një thikë. Riri mori edhe spango dhe kokrra misri.(Spangot dhe kokrrat e misrit i mori për të zënë ndonjë pulë në fshatin fqinj. Kokrat e misrit qenë të shpuara dhe në vrimat e tyre qenë lidhur spangot. Kur pula të hante kokrrën e misrit, do ta hante megjithë spangon, njërën anë të së cilës, Riri e mbate në dorë dhe kështu do kapte pulën! Ky qe marifet i Ririt që nuk ma mësoi dot mua. U nisëm përgjatë argjinaturës së Dunavecit i cili në dimër mbushej plot me ujë. Ishte janar i vitit 1962. Atë vit, dimëri qe shumë i ashpër. Dëbora në fshatin tonë i kalonte 50 cm, vënde vënde kishte duma dëbore me dy e tre metra. Ne, të dy kushërinjtë, së bashku me dy qentë dhe me nga një shkop në vënd të çifteve, vazhdonim të çanim dëboren me gjoks duke shkuar në drejtim të fshatit Vashtëmi. Kur arritem përballë Kashtoreve të Deme Malësisë, vendosëm që të kalojmë Dunavecin në të vetmen pasarelë që tundej mbi lumë dhe, kështu, të hynim në Vashtëmi, ku mendonim të bënim dhe gjyetinë duke vrarë "lepuj" dhe ndonjë pulë të vashtëmijarëve! Atë pasarelë ishte frike ta kaloje në verë e me jo në dimër. Thellësia e ujit ishte 5-6 m, lumi ishte i gjërë 40-50m. I pari hypa unë në pasarelën që tundej si djep, pas meje erdhi me vrap Luli, pas Lulit hypi xhimi dhe në fund kushriri, Riri. Pasi eca këmbadoras nja dhjetë metra ktheva kokën prapa, Luli kishte qëndruar rreth dy-tre metro brënda hyrjes së urës që lëkundej dhe më shikonte me frikë, Xhimi ishte kthyer mbrapsht dhe kishte dalë në breg,
kushriri mbahej tek litarët e pasarelës një hap pas Lulit dhe dridhej i tëri. Sytë e Lulit dukeshin sikur më luteshin që të kthehesha mbrapsht. "Hajde Luli!" - i fola qenit por ai nuk levizi. "Bëju trim o Luli im. Ja shikomë mua si eci, me katër këmbë, njëlloi si ti." Luli i dha zemër vetes dhe më ndoqi pas, kur ishte vetëm një hap larg meje, pasarela u lëkund, ndoshta nga era, kaq shumë sa mua më përplasi në dy litarët ansorë të cilat më mbajtën për të mos rënë në lumë, ndërsa Luli, blumb! dhe ra në mes të Dunavecit! E pashë sesi e mori rjedha dhe ai ishte krejt i pakomandueshëm si një copë dru. Ndodhesha në mes të urës, e kisha më të lehtë të shkoja përpara se të kthehesha mbrapsht. I dhashë kurajo vetes dhe eca ashtu pa parë as poshte as lart vetëm përpara dhe për pak minuta mbrita bregun tjetër. Me njëherë u turra përgjatë Dunavecit në drejtim të rrjedhjes për të kërkuar Lulin. Rruga mbi argjinaturë, nga ana e Vashtemisë, qe e çare pasi qerret e vashtmijarëve punon atje sepse kishin stallat e lopëve afër lumit. Renda sa me hanin këmbet duke thirrur, "Luliiii!" Asnjë shenjë, asnjë lehje. E kisha humbur nga sytë. Po mendoja se ai u zhduk për të mos e parë më. Pasi kisha bërë nja një km dhe kur vendosa i brengosur të kthehasha mbrapa, dëgjova të lehurën e Lulit. Më qeshi shpirti. Zbrita me kujdes andej nga vinte e lehura e tij dhe e pashë Lulin të mbërthyer pas një trungu shkurreje në krahun nga isha unë. Shkuarja deri atje qe shumë e rrezikshme pasi dëbora kishte mbuluar bregun dhe nuk dihej nëse qe tokë apo ndonjë gji i vogel i mbuluar me dëborë, sidoqoftë vendosa ta shpëtoj Lulin ose të mbyeteshim të dy! Mendja më punoi shumë dhe më në fund bëra një gjë të mirë, u zvesha lakuriq vetëm me brekë dhe tërë plaçkat i bëra rrypa rrypa me thikën që kisha me vete. I lidha të gjitha rrypat me njëri tjetrin dhe fundin e tyre e lidha në një degë plepi që ishte anash lumit, në argjinaturë. Provova disa herë nëse 'litari' i krijuar qe i fortë dhe mora rrugën për në lumë duke e mbajtur fort 'litarin' me njërën dorë. Arrita shumë lehtë tek vendi ku qe Luli pasi rrëshqita disa herë, e lidha Lulin me fundin e rrypave të rrobave të mija dhe provova të ngjitem lart që ta ngrija qenin por ishte krejt e pamundur, vendi qe shumë i pjerrët dhe rrëshqitës. Provova disa herë por ishte e kotë. Nuk mund të ngjitesha dot dhe të përdorja 'litarin' pasi kisha frikë mos e këputja nga pesha e Lulit. 'Litarin' e kisha vetëm për siguri dhe për të tërhequr lart Lulin. Po mbërdhija dhe po më rrënqethej trupi nga të ftohtët. Më hyri frika se do të vdisja. Bërtita sa kisha në kokë por qe krejt e pamundur të më dëgjonte kush. Xhimi dhe kushëriri nuk dukeshin gjëkundi. Mendova se mos edhe ata kanë rënë në lumë nëse do më kenë ndjekur mua. Duke bërtitur si i çmëndur pashë Lulin që kërceu nga ujë dhe doli në bregun me dëborë. Filloi të më lëpijë në fytyrë. Kur Luli pa se unë nuk ngjitesha dot sipër, filloi të vajtoi dhe kjo gjë ma shtoi akoma më shumë panikun. Më shikonte si njeri me lotë në sy, i vinte më shumë keq për mua sesa për veten e vet. "Luli mundohu të dalesh sipër, - i fola. - Provo të ngjitesh lart. Të lutem Luli..." Ai si të më kishte dëgjuar, i dha trupit një hov dhe kërceu një metër më sipër, pastaj dhe një hov tjetër dhe u ngjit gati dy metra në hullinë qe kisha hapur unë kur zbrita poshtë. Po e pengonte 'litari' që kisha sajuar dhe e kisha rrethuar rreth belit tim dhe trupit të tij. Vendosa ta lëshoi 'litarin' nga trupi im. Luli kërceu përsëri e përsëri dhe me gati 7-8 kërcime u ngjit lart në rrugë. Filloi të lehë me të madhe dhe të angullijë për të dhënë sinjalin e rrezikut. Askush nuk e dëgjonte pasi asnjë shtëpi nuk kishte atje afër dhe vetëm ndonjë i çmëndur mund të dilte në atë qamet jashtë. Luli, kur pa se askush nuk e dëgjoi, vendosi të më shpëtoi vetë. Filloi ta grryejë dëborën me dy këmbët e para deri në tokë dhe kështu të hapë një kanal dëbore që fillonte në rrugë dhe mbaronte afër tek unë. Punonte me shpejtësi skëterre. Kur u afrua disi afër, kapi me dhëmbë mezin e 'litarit' dhe
ma hodhi mua. Unë kisha bërë një 'fole' në dëbore dhe që të mos ngrija fërkohesha me dëborë duke bërtitur me pasthirrma si brrrëbrrrëë...etj.! E kapa 'litarin' dhe fillova përpjekjet për të dalë nga gropa ku kisha rënë. Edhe Luli e tërhiqte me dhëmbë litarin dhe pas disa dështimesh më në fund dola në 'rrugën' e hapur nga Luli. Barku me zuri në dhe. Eca zvarrë dhe më në fund kisha shpëtuar pa rënë në lumë por kisha rrezik të ngrija. U ngrita në këmbë kur u ndodha mbi argjinaturën e lumit dhe u përqafuamë me Lulin. "Shpëtuam! Luli, shpëtuam! Eja të shkojmë të shohim se ç'u bënë Riri me Xhimin!" vrapuamë në drejtim nga kisha erdhur unë dhe për pak minuta mbritëm tek pasarela. Ç'të shohim, kushriri ishte i mbërthyer tek litaret e pasarelës në hyrje të saj, atje ku e lashë dhe qante me të madhe, Xhimi i lëpinte duartë e ngrira si për t'ja ngrohur dhe qante bashkë me kushririn. Te dy, Luli dhe unë, të lidhur me rripat e rrobave të mija e kaluamë pasarelën pas një hezitimi të gjatë të Lulit. I dhashë nja dy dacka tyrinjëve Ririt dhe e tërhoqa nga litarët e pasarelës dhe të katër morëm rrugën e kthimit në shtëpi. Kur kishim bërë vetëm nja 100 m, na vjen motra e Ririt së bashku me një fqiun tonë, Saten e Aliut i cili sapo qe liruar nga ushtria. Satja më mbështolli me rrobat e tija dhe Ollga mori të vëllanë për krahu duke qarë bashkë me të. Shpesh ne kujtojmë se kujdesemi për qenin dhe harrojmë sesa shumë ai kujdeset për ne. LULI I II Me vdekjen e Lulit shtepia jone nuk ngeli pa qen, nje qen tjeter krejt si Luli na u dhurua nga xhaxhai i peste, Beso. Ky qen kishte vetem nje ndryshim nga Luli i pare, nuk ishte agresiv dhe nuk lehte kurre! Nena ime thoshte shpesh, "E ushqejme kot kete qen zarbe!" Ndersa babai thoshte, "Na duhet një qen tjetër që të na ruajë shtëpinë por edhe ky le të jetë. S'na prish punë. Mbase nga ai tjetri mund të rregullohet." Une e desha Lulin e Dyte pasi me kujtonte te parin dhe ai gezohej shume kur me shikonte, i shkelqenin syte si te njeriut, tundete bishtin dhe me afrohej sa ishte gati te hynte brenda meje! Edhe mua me vinte inat nganjehere pasi Luli i Dyte nuk e prishte fare terezine kur ne oborrin tone hynte dikush apo na vidhnin ne kopsht. Nuk ishte dembel, nuk ishte i semure pasi tere diten luante me mua dhe i shkqelente qimja sepse babai kujdesej shumë për të. Shpesh e urdheroja e me degjonte. Flakja nje dru sa me hante krahu dhe i thosha te ma sillte e ai sa hap e mbyll syte ma sillte tek kembet. Te dy vraponim, mundeshim, kaperxenim pengesa, kanale, nganjehere edhe flinim te perqafuar ne kopsht. E pyesja shpesh se pse nuk lehte kur na vinte kush tek porta dhe sidomos naten. Ai shtrihej pertoke me kembet e para te shtrira dhe mes tyre futete turinjte e dukej sikur me thoshte, "Me ler rehat, i tille jam prere e nuk ndryshoj dot." Une kisha merak se mos nëna na e perzinte dhe shpesh e qortoja, "Te lutem Luli, ndrysho! Te paketen ndrysho kur eshtte nëna ne shtepi dhe leh njehere, ashtu kot, se do na marresh ne qafe, nëna mund te na ndaje te dyve dhe ti do rrish pa mua." Ai hic. Rrinte si buf dhe nuk lehu kurre deri sa nje dite... LULI EGËRSOHET Po si ndodhi ? Kush përbuz apo rreh një qen, ai përbuz dhe rreh shpirtin e tij duke e dërguar në Ferr!
Babai, nën presionin e nënes dhe me dhimbje e përzuri Lulin e Dytë dy herë nga shtëpia duke e shpënë shumë larg, nëpër fshtara të tjerë por Luli vinte para babit në shtepinë tonë! Më në fund, babai i thotë dy djemëve të rinj që ishin komshinj me ne, djemëve të Kaçes, "Ju lutem ma hiqni këtë qen nga shtepia se do ma vrasë gruaja, dërgoheni larg ose faleni në ndonjë rreth tjetër pasi nuk është i zoti si qen. Më shumë na ngjet neve se racës së tij." Ata i thanë se do të qe më mirë ta vrisnin. Babai ju lut të mos e vrisnin po të bënin sevap duke e dërguar diku tjetër shumë larg Arbërit mbase qeni edhe mund të ndryshonte. Ai është shumë i shkathët e shumë i zgjuar. Ata ranë dakort dhe e morën Lulin e Dytë me vete. Në mos gaboi ka qënë viti 1970 dhe unë në atë kohë vazhdoja shkollën e mesme në Korçë dhe banoja atje, në shtëpi vija vetëm të shtunave dhe të djelave. Kur kthehem një të shtunë dhe po i afrohesha shtëpisë, dëgjoj të lehura pa pushim. Mendova se babai ka marrë ndonjë qen tjetër por kur u afrova shumë afër pashë Lulin e Dytë të lidhur në zinxhirr dhe ishte gati ta këpuste atë pasi kishte nuhatur që po vija unë dhe lehte si i tërbuar. U çudita shumë por më shumë u gëzova që Luli kishte ndryshuar. U përqafuam dhe u puthëm me mall e gëzim sepse tani nëna s'mund ta përzinte dot. "Po si ndodhi o Luli që paske ndryshuar? Pa më trego të lutem." Luli pasi më lepiu duart dhe mi vendosi këmbët e para në gjoks duke më zgjatur qafën më tha, "Shikoma qafën dhe trupin të lutem." U tmerrova, qafa e tij ishte tmerrësisht e coptuar dhe trupi tërë plagë! "Ç'far të ka ndodhur Luli?! Je ndeshur me ndonjë qen tjetër apo të ka rrahur kush?" Nuk mu përgjigj. Dukej që nuk deshte të ankohej më gjatë. Ne bisedonim bashkë gjithmon por këtë radhe ai nuk deshte të thoshte më shumë. Në botë nuk ka një bashkëbisedues të dytë si qeni; ai nuk mërzitet kurrë, nuk fyhet kurrë, nuk ta mban kokën mënjanë kurrë dhe të dëgjon gjithmonë edhe kur s'ke të drejtë! "Hej Luli, si të paskan bërë!" Me të shpejtë ja hoqa këmbët nga gjoksi im dhe u turra brënda në shtëpi ku gjej nënën, "Çfar i ka ndodhur Lulit?!" Nëna u ngrit në këmbë dhe më qortoi, "Bir i nënës, pyet më parë për ne të shtëpisë pastaj për qenin" dhe mua frua të më puthte. Unë u largova dhe e pyeta përsëri se çfar i ka ndodhur Lulit?! Pse Luli nuk është i shtëpisë?! Pas një heshtje të shkurtër nëna filloi të më tregoi: "I shkreti qen sa ka hequr, nuk e di sesi është akoma gjallë! Yt atë jua dha djemëve të Kaçes që ta syrgjinosnin Lulin por ata, fshehur tyt eti, e varën me një tel në qafë në një pemë dhe ju futën ta godisnin me lopata sa u hanin krahët, bjer në kokë e në trup pa pushim për rreth një orë! I shkreti qen u mbyt në gjak dhe as lehte e as reagonte dot pasi dhe fyti ju zu...Më në fund kur djemtë u lodhën dhe panë se qenit i doli gjuha një pashë dhe nuk regëtinte, e zbritën nga pema dhe e tërhoqën zvarrë nëpër rrugët me kalldrëm të Arbrit deri tek lumi Dunavec ku e flakën në ujë. Luli s'jepte asnjë shënjë se qe gjallë.Ata menduan se qeni kishte ngordhur. Ujë e mori me vete dhe djemte u larguan. Neve na than se e nisën për në Elbasan ku punonte njëri nga djemtë. Në mbrëmje kur yt atë erdhi nga puna më tha, "Gabim që e perzumë Lulin. Le të hante një kafshatë bukë me ne pasi nuk dihet se çfar mund t'i ndodhë atje në Elbasan. Ndoshta edhe mund ta vrasin. U bëra pishman që e përzura pasi ai qen është shumë shok me djalin. Agroni kur ta marrë vesh do mërzitet. Nejse, kjo gjë u bë. Tani është e kotë që flasim." Une i thashë të mos bëhej merak pasi, njerzit e dinë, se nëse gjen në rrugë një qen të uritur dhe e ushqen, ai këtë gjë s' ta harron kurrë, por nëse gjen një njeri të uritur dhe e merr në shtëpi, ai ka rrezik që të bëht pronari i shtëpisë tënde! Yt atë bërtiti, "Jo!Jo!" dhe doli në oborr që të lante duartë para se të hante darkë. Në mes të oborrit ai pa një qënie që nuk e dalloi dot për momentin
se çfar ishte pasi ishte errur, ai më thirri mua të ndizja dritën e oborrit. Kur u ndez drita dëgjova, "Veke! Pa hajde të shikosh kush na paska erdhur! Luliiii." Dola me vrap dhe u afrova tek qeni. Ishte i mbytur i tëri në gjak, mbuluar nga plagët e shumta dhe i buhavitur. As sytë nuk i dukeshin. Luli rrinte shtrirë në mes të oborrit pa levizur aspak dhe ndoshta na shikonte. Ai lëvizi vetëm bishtin në shënjë kënaqësie kur babai jot i fërkoi kokën. Më dukej si një njeri që ka bërë faj dhe kërkon falje e mëshirë... Të dy me të tatë e morem në krah dhe e futëm në postafin e çezmës pasi i hoqëm telin nga gryka, e lamë, e mjekuam, ja lidhëm plaget dhe atë natë Lulin e futëm brënda në shtëpi. Tërë natën nuk na zuri gjumi, dilnim në kordor dhe e shikonim se mos na ngordhte. Si kishte erdhur deri aty, një Zot e di! Pas dy tre ditesh ai u ngrit në këmbë dhe ne e xorrëm në oborr. I dhamë të hajë e të pijë, bile i dhamë edhe racionin e qumshtit dhe mishtit tonë si dhe e përkëdhelëm si fëmijë. Natën e katërt dëgjuamë që lehu disa herë. Mbrëmë ka lehur tërë natën dhe sot siç e pe ka lehur tërë ditën dhe askush nuk guxon ti afrohet shtëpisë sone prandaj ne u detyruam dhe e lidhëm afër kolibes së tij." VDEKJA E LULIT II Qeni është si ajo drita e dorës që ndriçon të tjerët por jo veten e vet. Kisha dëgjuar se disa qen në Korçë qenë sëmurë nga tërbimi dhe tenja dhe qenë bërë burim infeksioni për njerzit. Për këtë, qeveria komuniste kishte dhënë një urdhër për një eutanazia (asgjesim qenësh të sëmurë). Në ato ditë që kishte filluar ky asgjesim unë mësova për fatin e qenit tim krejt rastësisht. Vdekja e Lulit të Dytë është një tragjedi e madhe jo vetëm për mua por për tërë familjen Dardha. Isha duke ngrenë një akullore pranë "Peshkut" në qytet kur dëgjova një fshtar timin që po bisedonte me një burrë tjetër të cilin nuk e njihja dhe i thoshte, "Mbrëmë, tërë natën s'kemi fjetur dot nga të shtënat e policëve që vrasin qentë e fshatit!" U ktheva vertik nga fshtari im dhe e pyeta nëse dinte gjë për qenin tim. Ai ma ktheu, "Më duket se sot janë andej nga lagjja juaj." E flaka akullorën për tokë dhe ja dhashë vrapit për në shtëpi sa më hanin këmbët. besoj se për 15 minuta u gjenda prapa shtëpisë sime duke gulçuar nga lodhja. Kisha arritur në kohë. Tek baça jonë pashë dy policë me çiftet gati për të qëlluar dhe Lulin e shkretë të lidhur pas një kumblle për ta pushkatuar. Ju thirra policëve të ndalin masakrën dhe vrapova t'ju dal përpara për të shpëtuar Lulin. Në atë kohë ata të dy i drejtuan çiftet nga Luli i cili fshehu kokën pas kumbllës. Ata qëlluan. Saçmat e goditën Lulin në prapanicë duke i thyerë të dy këmbët e prapme, i çanë barkun dhe i coptuanë organet gjinetale! Dy saçma më zunë mua në kofshën e majtë, shenjat e të cilave i kam edhe sot. Megjithse u plagosa, nuk urrezova dhe ju hodha Lulit sipër i cili i plagosur për vdekje sa më pa e harroi veten dhe pashë se u gëzua shumë, filloi të më lëpije duke u lotuar nga dhimbjet e tmerrshme. Kur Luli më pa mua me gjak (kisha veshur pantallona të shkurtra) filloi të më lëpijë plagën e të më hedhë këmbët e para sipër si për të më mbrojtur nga policët. I shkreti kishte hallin tim se mos më vrisnin. Fillova të ndjej dhimbje të tmerrshme në kofshë. U ngrita vërtik dhe policit të parë që më ishte afruar i dhashë një grusht në nofull. Kapela e tij fluturoi disa metra e ra në kanalin prapa tij. Ai vet u rrëzua për tokë, ndërkaq i sulem policit tjetër por nuk më kujtohet se kush më mbajti.
Isha xhindosur dhe shaja majtas e djathtas, gjë që nuk e kisha bërë kurrë në jetë. Nëna dhe Dhura, motra e madhe, me të lutura dhe me të qara më morën brënda shtëpisë dhe më mjekuan e ma lidhën kofshën që të më ndalonin gjaku. Unë mendoja për Lulin dhe jo për vete. Ju ika nga duart dhe vajta pranë qenit tim. Lajmëruan abulancën e cila nuk vonoi dhe erdhi e me mori. Nuk desha të shkoja por kishte erdhur dhe babi i cili me hir e pahir më hypi në abulancën e qytetit të Korçës. Me mua erdhën nëna dhe motra. Më shpunë direkt tek salla e operacionit ku me qitën jashtë dy saçmat, unë s' qëndrova në spital, megjithë të luturat e mjekut, nënës dhe motrës, dola jshtë çalë-çalë dhe mora një taksi duke mbritur kështu në shtëpi të shikoja Lulin. Me mua erdhën edhe nëna e motra. Babai im i cili e deshte Lulin siç e desha dhe unë kur e kishte parë të shkretin qen që angullinte nga dhimbja ndoshta dhe nga meraku që nuk më shikonte mua, kishte marrë pushkën që mbante me lejë në shtëpi dhe e kishte qëlluar në kokë. Luli kishte vdekur. Policët nga çasti që u plagosa unë kishin lënë "punën" dhe kishin ikur. Unë e gjeta Lulin pa jetë. Bashkë me babanë e morëm në krah dhe e shpumë në një cep të tokës sonë (treqind metra pronë) dhe e varrosëm. Në kokë i vumë një gur si shenjë dhe pasi ndënjëm disa çaste pa folur sipër varrit të tij, ne u përqafuam me lot në sy. Babai më ngushëlloi për qenin dhe s'më pyeti asgjë për plagët e mija. Kishte rënë nata dhe ne rrinim ulur në jonxhën pranë varrit të Lulit duke biseduar. Po errej. Unë nxorra nga xhepi një dritë dore që në atë kohë e quanim gëzhgezhe pasi furnizohej me një dinamo që vihej në punë me anën e dorës dhe bënte gëzh-gëzh kur dinamo ngarkohej. I bëra dritë varrit të Lulit. Babai u ngrit në këmbë, më dha dorën që të çohesha dhe më tha, " Qeni është si kjo drita e dorës që ndriçon të tjerët por jo veten e vet. Hajde shkojmë brenda. FOKSI & LESI Babai për të më shuar dhimbjen për humbjen e Lulit të Dytë, solli në shtëpi dy kone të vogla që ngjanin shumë me njëra tjetrën. Konet quheshin Foksi dhe Lesi. Duhet përmendur se babai im, Adhami, ishte shumë qefli gjahu dhe qenësh, siç duket, i kam ngjarë në këtë pikë. Më kujtohet se nëna ime dhe babai grindeshin shpesh për pasionin që kishte ai për armët dhe gjahun. Babai shpesh linte punën për të shkuar për gjah në malet e lartë dhe pyjet e dëndur të Voskopjes, Mesmalit, Dolanit, Bofjes dhe tërë Gorës. Ai ishte gorar dhe vetëm Gora i jepti atë kënaqësi që e ngopte. Edhe kur ne rronim në Arbër atij nuk i hynte në sy fusha e Korçës dhe "malet" e Arbrit por shkonte për gjah në Gorë. ("Malet e Arbrit" quhen me ironi nga korçarët ledhet ngritëse dhe argjinaturat e kanleve në Arbër.) Foksi dhe Lesi ishin të urtë, lozonjarë, të bukur, shumë të dashur dhe bashkë nuk ndaheshin kurrë. MILINGONAT Një ditë plotë lagështi dhe zagushi, hyra në një kolibe qeni bosh, (qeni kishte ngordhur), me vete pata bukë, domate dhe djathë. Kur buka dhe domatja mbaruan dhe ngeli vetëm pakë djathë, nuk e hëngra atë por e hodha diku brënda kolibes dhe po mendoja, “a e ha djathin qeni?” Me këto mendime mbylla derën dhe u largova. Pas një dite me ra rasti të
hyj perseri në atë kolibe. Çfar të shoh! Një varg i gjatë milingonash punonin për ta thërmuar dhe transportuar djathin në foletë e tyre. Ato as që u trembën fare nga prania ime. Kjo më bëri përshtypje dhe mendova që të provoj diçka me milingonat. E dija që hardhucat i hanë milingonat dhe erdha vërdallë terë ditën për të kapur ndonjë. Nuk munda dot. Shumica që munda ti kap për bishti, ma linin bishtin në dorë dhe zhdukeshin nëpër të çara muresh dhe vrima gurësh. Të tjera më rrëshqisin si ngjala dhe kështu më lanë duar bosh. Mendova të bëj nje marifet, kur po mbyllej dita, vendosa ta trullosja një hardhucë me ndonje ilaç, po me çfar?! Mu kujtua që kisha në shtëpi flibol. Ky ilaç mizash më kujtoi hoxhë Mehmetali Dacin që më kishte mësuar të vras dhe ngjall miza. Mora shishen dhe spërkata vëndin ku dilin hardhucat dhe prita. Njëra, më guximtarja doli dhe po lëpinte enën e mbushur me flibol. Për 10 sekonda i ra këmbës dhe u shtri. E mora në dorë dhe e futa menjëherë në një taketuke me hi duhani që e kisha përgatitur më parë dhe prita. Pa kaluar as dy tre minuta, hardhuca filloi të lëvizë dhe unë e kapa me dorë. E lava në ujë të ftohë dhe e përkedhela. Po rrinte urtë. Kur u binda se i erdhën mënd, e mora dhe pasi e lidha për mezi me spango, e lëshova afër milingonave. Çtë shoh! Milingonat ja mbathën nga sytë këmbët dhe për dhjetë sekonda nuk ngeli asnjë tek pirgu i djathit të thermuar! Po mendohesha, pse milingonat nuk u trembën nga unë por u trembën nga hardhuca?! Kjo pyetje do të më mundonte gjatë derisa një ditë e zgjidha enigmën duke u bërë mysafiri tyre për disa ditë. I vëzhgova me shumë kujdes. I ndoqa tërë kohës edhe brënda tokës duke përdorur një mikroskop stetoskop. Milingonat janë qënie që rrojnë në shoqëri, njëlloj si njerzit. Jeta e fshehtë e milingonave është e mbushur me aspekte të çuditëshme të jetës së tyre të përditshme, përfshirë ndërtimin e autostradave dhe qyteteve, ndërtimin e sistemeve të komunikimit. Ato kanë qeveri, kanë administratën e tyre, kanë rojet, shkencëtarët dhe gjithëçka kemi ne. Ato punojnë dhe prodhojnë. Hidhërohen dhe gëzohen. I njohin miqtë dhe armiqtë e tyre. Punojnë, luftojnë dhe jetojnë si ne. Nga ne kanë vetëm një ndryshim, i përzenë dembelat nga jeta e tyre ndërsa ne i ushqejmë dhe kujdesemi për ta. Kjo qe arsyeja pse milingonat nuk u trembën nga unë por nga hardhuca. TË FSHEHTAT E HOXHËS Që kur isha fëmije pata një ndikim shumë te madh nga burri më i zgjuar i fashtit tim, Hoxha i Arbërit. Emri i tij ka qënë Mehmetali Daci, të cilin e pata fqinj dhe mik. Hoxha më deshte dhe më mbante përherë afër. Kurrë nuk e pashë që ti afronte fëmijët e tjerë, qoftë nipërit dhe mbesat e tij, (në fakt, nipërit dhe mbesat ishin të gruas së tij). Ruaj kujtimet më të mira për Mehmetaliun i cili ka qënë jo thjesht një hoxhë fshati por mbi të gjitha një erudit, shkencëtar dhe doktor, vlerat e të cilit i njihte jo vetëm Arbri e zona e Korçës por edhe shumë vënde të tjera të Shqipërisë. Nami i tij si çudibërës ka qënë kaq i madh sa vetë qeveria e Enver Hoxhës edhe pas shkatërrimit të feve dhe ndalimit resptësisht të besimeve fetare, Hoxhën e Arbërit e ftoi të bashkëpunonte me doktorët në Poliklinikën Qëndrore të Korçës të cilën gjë ai e refuzoi dhe u kërkoi pushtetarëve që ta lejonin të punonte në shtëpinë e tij në fshat. Kjo dëshirë ju plotsua dhe me një vendim të veçantë të Komitetit Ekzekutiv të Korçës, Mehmetali Dacit ju njoh diploma si doktor ju dhanë edhe para që të rregullonte dhomën e vizitave brënda shtëpisë sipas kushteve të
punës së tij. Kjo duket si pak e çuditëshme për atë kohë, kur për një fjalë goje fetare e paguaje shtrenjtë duke përfunduar me vite burg dhe ai, hoxhë Mehmetali Daci, ndihmohej nga qeveria që të zbatonte metodat dhe praktikat shkencore (që ai kordinoi edhe me fenë) në shërimin e njerzve! Vërtet ishte një çudi, por kjo çudi ka ndodhur dhe ky fakt na tregon neve se çfar fuqie të madhe sugjestionuese ka patur ai njeri i jashtzakonshëm. ÇUDIBËRSI Mehmetali Daci ishte një hoxhë (mësues feje) dhe njëkohësisht ishte edhe doktor i diplomuar në një nga Universitet e Stambollit. Me origjine ishte nga Dibra, (disa thonë se ishte turk) dhe kishte ngelur në Korçë që nga koha e Turqisë pasi kishte punuar si doktor i Ushtrise Turke në Garnizonin Turk të Korçës. Pas ikjes se turqëve, ai ngeli atje dhe e ktheu zanatin e vet nga doktor në hoxhë dhe u disllokua në fshatin Arbër, rreth 3-4 km në veri-perëndim të qytetit të Korçës, pasi ky fshat nuk kishte patur kurrë një hoxhë. Fshati Arbër është më shumë se gjysëma i krishter dhe pjesa tjetër musliman. Kur muslimanve ju mungonte xhamia, ata shkonin dhe faleshin në kishë. Edhe prifti i fshatit ishte një mik i familjes sime pasi ishte gorar siç qe edhe prejardhja jonë. Mehmetaliu asnjëherë nuk u bë xheloz kur shikonte që prifti i fshatit vinte shpesh në shtëpinë tonë. Hoxha shpesh më thoshte mua se, "Zoti im është edhe Zoti i papa Llukës". Mehmetaliu vinte nga trupi i shkurtër, i shëndoshë, kokën e mbante pëherë të rruar, me një pamje të rregullit ku përherë i shndriste një buzëqeshje e ëmbël. Ishte i shkathët dhe plot humor. Kishte sy shumë të zinj që kur të shikonte të depërtonin thellë deri në zemër e palcë dhe askush nuk mund ti qëndronte e rezistonte shikimit të tij depërtues. Të gjithë i ulnin sytë para zhbirilimit të hoxhës dhe pranonin të zbërtheheshin dhe ti besonin shumë atij. I gjithë fshati; muhamedanë dhe krishterë e donin dhe e nderonin. Mehmetaliu, siç të thashë më sipër, ishte lejuar nga qeveria e Enver Hoxhës,(ky rast ndoshta është unikal në Shqipëri) që të kuronte të sëmurët psiqikë dhe ata me verdhezë. Për këtë që them jam shumë i sigurt pasi Kryetar i Komitetit të rrethit të Korçës në atë kohë ka qënë vëllai i nënës sime. Emri dhe vepra e hoxhës së Arbërit i kalonte kufijte e fshatit dhe të rrethit, tek ai vinin për tu vizituar dhe shëruar nga e gjithë Shqiperia, bile nganjëherë edhe zyrtarë të lartë të regjimit komunist të cilët vinin të maskuar dhe të fshehur nga ofiqi dhe personaliteti real i tyre, por Mehmetaliu, nëse disa prej tyre vinin për qëllime të këqia që të zbulonin nëse doktor-hoxha zbatonte krahas mjeksisë edhe praktikat fetare, i dekonspironte në çast dhe i përzinte. Ai tregohej shumë i ashpër dhe i pa mëshirshëm me provokatorët, spiunët dhe me tërë ushtrinë e njerzve të liq. Ai kurrë nuk u gjend në gabime dhe të kallozohej për ushtrimin e propogandimin e fesë të cilën e bënte me shumë zgjuarsi pa ndërprerje. Ai jetoi dhe punoi plot nder dhe respekt deri në vitin 1973 kur edhe vdiq në moshën 96 vjeçe dhe u varros me nderime te mëdha nga fshatarët e Arbërit, nga korçarët dhe fshtarët për rreth. Në varrimin e tij morën pjesë muslimanë dhe kristiane nga i gjithe rrethi, po ashtu edhe një përfaqësues i pushtetit në rreth. Per vdekjen e tij foli vetë drejtori i Radio Korçës, Andon Mara dhe shkrojti gazeta lokale "Përpara." Vetem Revista "Hosteni" e Niko Nikollës doli me një shkrim satirik te Hyskë Borobojkës (Gaqo Veshit) ku tallej dhe vihej në lojë një nga burrat më të mirë të Dibrës dhe Korçës, hoxha i Arbërit.
"ZYRA" E TIJ Mehmetaliu kishte shtëpinë më të mirë e më te re në fshat dhe dhoma e tij e punës qe shumë e bukur dhe e përshtatshme për punën që ai bënte. Dhoma e tij gjendej në koridorin e ndarë me një mur xhami kristal dhe pothuajse qe hermetike. Hyje brënda dhe asnjë lloj zhurme nga jashtë nuk depërtonte atje. Zyra e tij, nëse do ta quajmë kështu, qe e shtruar me një qëlim të bukur persie në ngjyrë kuq e zi. Kishte një dritare të madhe ku shikoje kopshtin e tij plotë pemë dhe lule. Në mur kishte një kasafortë me çelës ku mbante ilaçet që krijonte vetë dhe sigurisht ndonjë para. (Ilaçi i tij më i preferuar ishte një drogë, lëng i zi, i nxjerrë nga farat e ashashit i përzjer me një lloj tjetër lule që s‘më kujtohet emri, ndoshta mullagë). Tavolina e punës ishte e madhe prej druri arre e llakuar dhe që shkëlqente gjithmonë. Atje mbante një qitap (libër) të madh në gjuhën arabe, një fletore dhe një penë së bashku me kallamrin e bojës. Në dhomë ndodheshin dy karrige, një kolltuk, një divan dhe një krevat tek. Harrova të them se hoxha pinte duhan me llullë dhe llullën e mbante përherë në gojë. Një taketuke të madhe sigurisht e mbante mbi tavolinë. Mbante përherë një shishe flibol që punonte me frymë dhe që vriste mizat dhe mushkonjat. MIQËSIA Hoxha gati për çdo mbrëmje me thërriste mua dhe xhaxhanë tim, Ligorin, i cili ishte mësues në fshat dhe që ishte në moshë rreth 25 vjeç, dhe të dyve na tregonte të fshehtat e sekretet e zanatit të tij. Ai bënte 'magji' dhe fjalosej me xhindet si me njerëz të vërtetë! Po ashtu ai bënte mrekulli sa ne ngeleshim me gojë hapur por shpesh edhe të trembur. Xhaxhai ndiente më shumë frikë pasi me mua ai sillej si një gjysh shumë i dashur. Shpesh xhaxhai im mungonte por unë si përherë do të isha atje qoftë edhe për ta ndihmuar në nevojat e tij pasi ai nuk kishte femijë, kishte një grua, Serveten, që e kishte marrë në pleqëri me dy djem, dhe bashkë nuk kishin bërë fëmijë. Të dy djemtë e së shoqes ishin të rritur dhe kishin fëmijët e tyre por, ata nuk i afroheshin fare hoxhës i cili rrinte gjithmonë më vehte dhe nuk përzihej, vetëm mbeska e vogël e bukur, Ibe (e njërit nga djemtë e gjetur) qëndronte përherë në prehrin e tij. Hoxha ishte më i pasuri dhe më i rehatuari në fshat. Miku i tij më i mirë kam qënë unë përsa kohë isha fëmijë i vogël, deri në moshën 12 vjeç. Miqësia jonë pas kësaj moshe erdhi dhe u prish për shkak të largimit tim nga fshati por, unë e ruajta kujtimin e mirë për të dhe sa herë më jepej mundësia, shkoja e takoja e çmalleshim. SEKRETET Po le të tregoj pak gjëra për aq sa kam parë dhe dëgjuar tek shtëpia e hoxhë Mehmetaliut para se të dal në temën time të preferuar për të treguar rreth "xhindeve dhe magjive". Po ju tregoj disa raste nga qindra të tilla që kam jetuar tek hoxha dhe mbi të gjitha disa këshilla shumë të vlefshme dhe të çuditëshme në raste fatkeqësish. Shepsh ai na thoshte gjëra të tilla, "Unë dua t'ju le porosi që do t'ju vlejnë për tërë jeten prandaj më dëgjoni me vëmëndje dhe mos i harroni. Zoti ka bërë të keqen për ta dënuar njeriun si shkelës të Fjalës së Tij por, si një prind që i vjen keq për fëmijen e vet, Ai ka bërë edhe të mirën
pranë së keqes me qëllim që e mira ta shpëtoi njeriun e kërcenuar nga e keqja. Konkretisht, atje ku gjendet mortja gjendet dhe shpëtimi i jetës. Le të marrim për shëmbull një aksident në det, pranë një plazhi ku venë shumica e njerzëve për të bërë qef, dikush mbytet në ujë! Të gjithë ata njerëz pranë, të shqetësuar mundohen ta shpëtojne duke e varur të mbyturin me kokë poshtë, nëse munden, ose duke i rënduar në gjoks sa mund ti thyejnë edhe ndonjë brinjë, apo t’ja nxerrin gjuhën jashtë dhe ai mund ta kafshojë, etj., duke mos e ditur që i mbyturi mund të shpëtojë fare lehtë nëse nuk i është ndalur zemra; duke e mbuluar me rërën e ngrohtë! Vetëm kaq. Je në pyll dhe papritur të kafshon një gjarpër. Atje, në atë vënd ku rron gjarperi, rritet një bimë që shumë vetë e njohim si, 'Lule Gjarpëri', këpute menjëherë atë lule dhe përtype në gojë, mos u trëmb se helmi neutralizohet menjëherë edhe sikur të ketë arritur në tru! Kur kjo lule thahet dhe zhduket, gjarpëri zhduket bashkë me të, psh në dimër. U dogje! Nëse digjesh me dru zjarri, lyeje me hirin e drurit vëndin e djegur, nëse digjësh me lënde djegëse, mos ki frikë që lënden djegëse, fjala vjen benzinën, ta vesh mbi plagë! Nëse pritesh me mjete të ndryshkura ose me një gjë të piste, lyeje me urinën e cila në këto raste të vjen në çast! Ai tregonte me radhë 'mjetin dhe kundramjetin' në raste aksidente dhe për të na konkretizuar diçka, bënte 'magjira'. Një ditë më tha mua që të merrja shishen e flibolit (një shishkë me ilaç mizash që përdorej duke i fryrë me gojë) dhe ti mbysja mizat e dhomës së tij të cilave ua hapi derën që të hynin pasi në dhomën e tij rrallë gjeje miza. Vrava rreth nja 20 miza të cilat nën veprimin e helmit binin në dysheme të trullosura. Pastaj Mehmetaliu më tha që ti mblidhja me kujdes dhe ti futja në taketuken e tij të hirit e ti mbuloja me hi. (Ai pinte shumë duhan, llullën e mbante ndezur tërë ditën!) Hoxha tha disa fjalë arabisht dhe pasi ne pritëm nja një minute, miza e parë u ngjall, ajo lëvizi krahet, shkundi hirin e nxehtë dhe u ngrit në ajer, pas saj edhe miza e dytë, e tretë,...deri tek e fundit! Mizat u ngjallen te gjitha! Magji!! Unë i mrekulluar e pyeta hoxhën se ç'far fjalë magjike perdori! Ai më tha se nuk përdori asnjë fjalë magjike por se magjia qëndron në hirin e duhanit. Fjalët e tij në arabisht ishin: "Ngordhëshi e mos u ngjallshi!" Mallkimi i hoxhës nuk i zuri! Ngjarja tjetër që dua të tregoj është me disa fshatarë nga Kopeshi i Moglicës. Një ditë i vijnë për vizitë disa fshatarë nga Kopeshi dhe i luten hoxhës me lot në sy: "Aman Hoxhë Efendi, na shpëto lopën që po na ngordh!" "Ç'far ka lopa juaj?" "Nuk e dimë. Ka rreth 24 orë që as ha as pi dhe rënkon e shtrirë. Ajo po ngordh dhe dikush na tha se ju mund ta shpëtoni." "A shkuat tek mjeku veteriner?" "Jo zotërorte, sepse ne besojmë më shumë tek ju..." "Hajvanë! Po nuk e dini ju që zoteknikun dhe veterinerin ua ka dërguar Perëndia?" E pashë hoxhën të nevrikosur që filloi ti shajë rëndë. "Aman Hoxhë Efendi! Bëjini derman lopës se jeta jonë varet prej saj! Ju lutemi, shpëtona lopën. Në të paguajmë sa të kërkoni!" "Lopa juaj nuk është per tek unë por për tek doktori i kafshëve!" "Bëni diçka ju lutem, bëni një duva se juve ju dëgjon Perëndia, aman Hoxhë Efendi." Hoxha dha e mori por ata as që donin të kuptonin se hoxha nuk ishte për të shëruar një lopë që kishte ngrënë plasmas! Më në fund, kur ata as që kuptonin dhe as që lëviznin nga
vëndi, ai u tha, "Unë po bëj diçka për ju por nëse ju nuk shkoni tek doktori i kafshëve, lopa juaj do të ngordhë. Më jepni fjalën se do të merrni veterinerin?" "Po zoterote, do të bëjmë siç na urdhëron zotëria juaj..." Atëhere Mehmetaliu shkrojti diçka në arabisht dhe ua dha fshatarëve injorantë duke ju thënë që t'ja varin lopës në qafë. Kur ikën fshatrët e Kopeshit unë e pyeta hoxhën se ç'far u shkrojti në hajmali dhe ai me tha, "Çfar t'ju shkruaja tjetër veçse ju ngordhtë lopa o hajvanë!" Më von mësova nga vet hoxha se veterineri i zonës kishte nxjerrë nga plënci i lopës një copë plasmas sa një një qilim! Rasti më i bukur për mua ka qënë kur erdhën tre vajza të kaluara nga mosha prej qytetit të Korçës dhe kërkonin të dinin nga hoxha fatin e tyre. Tre vajza me moshë të madhe mbi 25 vjeç! (Në atë kohë mosha e vajzës mbi 25 vjeçe qe kritike dhe quhej e ngelur në derë!) Ato i puthen dorën hoxhës dhe pasi zunë vend të tria si tri ndrikulla, filluan të lëpihen si macet. Filloi e para, "I dashur Efendi, unë jam 30 vjeçe dhe akoma s'më ka dalë fati, ju lutem më bëni një gjë që të më pëlqejë ndonjë djalë. Mua më duket se më kanë bërë magji që të mos martohem kurrë." E dyta, "Unë jam 27 vjeçe dhe djemtë s'më afrohen fare! S'kam asnjë të dashur sepse të gjithë më duan vetëm për qef...Asnjëri s'don të martohet me mua!" E treta, "Edhe unë jam po aq fatkeqe sa dy shoqet e mija i dashur hoxhë. Jam 25 vjeçe dhe të gjithë meshkujt pëlqejnë vetëm trupin tim...Unë, dua disa prej tyre por asnjë nga ata s'më do mua!" "Ç'far kërkoni nga unë?" "Na bëj nga një hajmali që të na duanë djemtë dhe të martohemi. Një shoqja jonë që ka qënë tek ju, na tha se pas këndimit që i bëtë ju, ajo e gjeti shokun e jetës. Na prishni dhe magjinë nëse kemi." "Pse nuk ju duanë djemte?!" "Nuk duan të martohen me ne. Djemtë e sotëm nuk mendojnë të martohen por duan të bëjnë qef." "Pse ndodh kjo, a ja keni bërë ndonjëher vehtes këtë pyetje? Pastaj ka plot vajza dhe djem që martohen..." "Nuk e dimë",- u përgjegj njëra prej tyre. "Unë e di",- u tha hoxha. "A mundeni të na i tregoni ju lutem?" "Do t'ua shkruaj në hajmali por... Po ju them se, djemtë kur gjejnë nuse në rrugë pse ta shpjenë atë në shtëpi. Fajet i keni juve që bëheni gratë e tyre jashtë martese dhe jo ata, por nejse. Unë po ju shkruaj nga një hajmali." Hoxha mori letër dhe penë dhe shkrojti për një copë herë të mirë. Në fund i mbështolli tre letrat në formën trekëndëshe (hajmali apo talisman), i mbështolli me plasmas duke i palosur hermetikisht dhe duke i qepur dhe jua dha atyre duke u thënë: "Ti e para, do ta mbash hajmalinë me vehte në gjoks, mes sisëve për gjashtë muaj dhe të mos e heqësh dhe të mos ja tregosh kujt, nëse dikush ta shikon atë, sidomos mashkull, ose ta prek, ti do ngelesh beqare për tërë jetën. Ti e dyta do ta mbash po me vehte për gjashtë muaj, varur përmbi vaginë dhe nuk do t'ja tregosh askujt dhe nuk do ta heqesh as kur të lahesh se ndryshe edhe ti do ngelesh beqare, ti e treta do ta mbash tre muaj në mes sisëve dhe tre muaj mbi vaginë! Duvaja do t‘ju zihet nëse nuk i levizni asnjë sekonde prej andej dhe nese nuk ua shef e prek njeri qoftë edhe nga sipër rrobave!"
Ato ikën duke i puthur dorën dhe duke e falenderuar hoxhën. Deshën me i dhënë bakshish por hoxha nuk ua pranoi. Pasi vajzat ikën unë e pyeta hoxhën pse ua dha ato këshilla dhe ç'far ju shkrojti në hajmalitë e tyre. "Ato jane tre kurva,- më tha xha Mehmetaliu, - dhe si putana që janë askush nuk i merr ato për gra. E vetmja gjë që mund ti shpëtojë ato nga kjo situatë ku e kanë futur vehten, është që tu shmangen kontakteve me meshkuj për gjashtë muaj dhe ndoshta ndërrojn rrugë. Prandaj ua bëra ato hajmalitë dhe u dhashë ato porosi që ti pengojnë të shkojnë me djem. Kjo është e vetmja mënyrë që unë mund ti kthej në rrugë të mbarë, në rrugën e nderit. Nëse për gjashtë muaj ato i kryejnë me përpikmëri porositë e mija, mbase del ndonjë djalë që ti pëlqejë. Vetëm jeta e pastër e një femëre mund të gjejë burrë. Në hajmalitë e tyre unë ju kam shkruar kështu, ç'doni nga unë moj rrospija? Unë s’ mund ta shëroj dot kurvërin tuaj. Nëse doni një bashkëshort, qëndroni larg jetës së shthurur, punoni kokë ulur, dëgjoni nënën dhe babanë, besoni në Perëndi dhe lutuni vetëm Atij. Nëse veproni kështu, ju shumë shpejt do ta gjeni fatin tuaj, Mehmetali Daci, Arbër, data dhe kaq." FILOZOFI MEHMETALI I dashur Agideba, siç të thashë më lart, unë kisha komshi dhe mik hoxhën e fshatit ku shkoja dhe rrija me orë të tëra për ditë. Ai ishte profesori im i dytë pas babait tim që e dëgjoja si të ishte zoti vetë. Një nga ato ditë më kujtohet mirë pasi takimet dhe fjalët e tij nuk do ti harroj derisa të vdes. Mehmetaliu ngriti mbi kokë puron e tij të bërë vetë dhe tha, “Sot, i dashur Gone, dua të tregoj për erdhjen në jetë të njeriut. Njeriu ka ardhur në ekzistencë jo nëpërmjet një procesi evolutiv, por nga krijimi i Zotit. Prandaj ai është përgjegjës ndaj Zotit dhe do të përgjigjet para Tij, njëlloj siç jemi përgjegjës para prindërve. Perëndia e krijoi njeriun nga balta dhe i dha frymën e Tij. Njerzit u shtuanë dhe krijuanë popujt. Sipas mitologjisë greke, Prometheus (Premtusdhënsi) krijoi njeriun; sipas mitologjisë egjiptiane, njeriu lindi duke iu përgjigjur thirrjes së hyjnisë; sipas mitologjisë çifute, Yahveh krijoi njeriun. Sipas kinezëve dalja e njeriut i dedikohet hyjneshës Nyva, që kishte trup njeriu dhe bisht dragoi. Po si kanë menduar shqitarët për njeriun e parë? Jam mundur që të mbledh trashgiminë shqiptare në këtë drejtim. Kemi dy lloj njerzish; ata që pranojnë se janë krijuar nga Zoti dhe në fakt janë prej Zotit dhe ata që janë krijuar nga evolucioni (nga majmuni)dhe që pranojne se vijnë nga majmuni. Të parët, ata që janë bij të Zotit sillen si zotërinj dhe të dytët, ata që vijnë nga majmuni, sillen si majmunë. Në ata që vijnë nga Zoti ka edhe nga ata qe janë të Djallit pasi edhe Djalli është krijuar nga Zoti. Tek ata që vijnë nga majmuni, ka edhe nga ata që vijnë nga Zoti pasi edhe majmuni është krijuar nga Zoti. Për ti dalluar më mirë se cilët janë fëmijë të Perëndisë duhet parë qëndrimi i tyre ndaj së vërtetës se kujt i përkasin. Një njeri i erdhur nga Zoti apo majmuni, kuptohet nga goja e tij e cila do ta tregojë origjinën, njëlloj si fruti që tregon pemën nga vjen. Njeriu i përëndisë kurrë nuk mund të thotë se origjina e tij është majmuni. Një dallesë tjetër esenciale e njeriut është dhe përkatësia e tij në mendimet, botkuptimet, qëndrimet ndaj të tjerëve. Ai që vjen nga Perëndia është i urtë, i përunjur, pa shumë fjalë. Përdor dëndur
fjalët 'më falni', 'ju lutem', 'faleminderit'. Nuk ka qef të kundërshtojë dhe të tregojë se sa i mënçur është. Gjithëçka mundohet ta tregojë me vepra. Dëndur qëndron në krahun e djathtë të mikut (në kuptimin figurativ si krahu i djathtë). Njëlloj siç qëndrojnë tek çdo njeri dy ëngjëjt, njëri i mirë në krahun e djathtë dhe tjetri i keq në krahun e majtë. I miri e shtyn njeriun të bëjë të mira dhe i keqi e shtyn njeriun të bëjë të këqija. Tek ata që vijnë nga majmuni, ëngjëlli i keq është më i fortë se ëngjëlli i mirë. Se si u krijua njeriu nga Perëndia tashmë e dimë sipas Biblës apo sipas Kur’anit por se si u krijua njeriu nga majmuni kemi shumë variante, varianti më i njohur është sipas teorisë së evolumit nga Çarles Darvin. Shqiptarët kanë një gojdhënë shumë më të vjetër për krijimin e njeriut nga majmuni. Le ta mësojmë atë. Një ditë, majmuni ishte duke ecur nëpër bregun e një lumi, ai uli kokën dhe pa hijen e vet në pasqyrën e ujit. Nuk i pëlqeu vetja fare dhe vendosi të ndryshojë pamje. Kështu, ai vendosi të krijojë diçka të bukur për pasardhësit e vet duke shfrytëzuar argjilën në bregun e detit. Majmuni bëri kështu shumë njerëz prej balte, të cilët ishin shumë të ngjashëm me ata që kishte krijuar Zoti. Frymën ua dha nga prapanica. Ata njerëz të vegjel prej argjile u bënë gjëra të gjalla dhe të zgjuara, që dinin të ecnin dhe të vraponin me dy këmbë. Ata s’komandoheshin si njerzit e Perëndisë nga koka por komandoheshin nga prapanica. Majmuni i emërtoi ata 'njerëz'". Pastaj Mehmetaliu ja dha të qeshurit. Unë kurrë nuk dalloja dot vijën ndarse kur ai tregonte të vërtetën dhe kur ai tallje! Mua çdo gjë që ai thoshte më dukej e drejtë dhe e vërtetë. XHINDET & MAGJITË "Agron, më tha një ditë xha Mehmtealiu, me që je shumë kureshtar dhe i pangopur për dituri, sot po të tregoj disa gjëra rreth xhindeve dhe magjive. Nuk pretendoj se do ti them të tëra por të paktën sapër të patur njohuri të përgjithshme. Me dëshiren e njeriut për të qënë një zot në tokë dhe i pavarur prej Zotit të vërtetë, lindën Ligësia me Ndyrësinë. (Ligësia lindi në çdo shpirt të mohuar nga Perëndia dhe ndyrësia lindi në çdo trup të ndarë nga Krijuesi.) Ligësia bëri që shpirti i njeriut, të rebeloi dhe të kërkoi të vendosë kudo gënjeshtrën, egoizmin, lakminë, dhe egërsinë. Të gjitha ligesitë (veset) e tjera rrjedhin nga këto veti që u mbollen dhe u rritën nëpër shpirtëra të pavarur. Ndyrësia bëri që trupi ta gjejë kënaqësinë në 'moçalishte' dhe jo në 'ujë të pastër.' Kështu trupat u kthyen drejt epshit që fshihet nëpër vënde të pista dhe pangopesisë që gjendet nëpër trupa të shpirtrave të tjerë! Kjo bëri që pislleku të jetë vëndstrehimi i së keqes. Ligësia nuk është gjë tjetër veçse Djalli dhe ky solli me vehte bijtë dhe bijat e veta; Shejtanin (gënjeshtrën),Të puadhin (egoizmin),Babëzinë (Lakminë) dhe Bishën (Egërsinë.) Ndyrësia nuk është gjë tjetër veçse Xhindi (Xhini) që ky ka me vehte Mekatin (Epshin) dhe Lanetin (Pangopsinë.) Në fillim njeriun e sulmoi Djalli dhe me pas erdhen xhindet të dërguar prej tij të cilët mbushën gjithçka rreth njeriut sa që edhe sot e kësaj dite ata janë bshkëshoqeruesit më besnik në udhën e tij të jetës.
Me që për Djallin është folur shumë nga shoqëria unë po them disa fjalë vetëm për Xhindet dhe më pas për magjinë ku njohuritë e tua janë të pakta. Xhindet janë ëngjëj që shoqëruan Djallin në tokë kur atë e përzuri Zoti prej Qiellit. Xhindet u shtuan shumë pasi në fillim, per disa mijra vite, xhindeve ju ishte dhënë një farë fuqie që mund të shndrroheshin në trupa njerzore, kafshore dhe dhe çdo qënie tjetër toksore. Ata duke marrë formen e njeriut, zgjidhnin femrat më të bukura njerezore dhe i linin shtatzënë. Fara e tyre beri që në tokë të ktheheshin të gjitha qëniet njerzore në xhinde me perjashtim të një familje të madhe që Perëndia e ruajti, ate të Noes, që të mos humbete fara e vërtetë njerzore që Zoti kishte mbjellë. Pas kataklizmës (përmbytjes së botës) xhindeve ju ndalua të marrin forma trupore dhe ata ngelën vetëm hije siç janë edhe sot me fuqi shumë të kufizuar që s’mund ti bëjnë dot keq njeriut. Po ashtu atyre ju ndalua të rrojnë bashkë me njeriun nëpër vendet e tyre publike si shtepi, zyra, lokale, rruge, parqe, ara të kultivuara dhe gjithçka tjetër që është bërë nga dora e njeriut (kur janë të pastra) me përjashtim të vendeve të pista siç jane WC-të, kanalet e ujrave të zeza, vendeve ku bije erë përç, kakë dhe urinë, nëpër thertore, sidomos atje ku hidhen këmbët e derrave, atje ku derdhet gjaku, atje ku ka seks jashtë martese, ku vjen era djersë, atje ku njerzit vriten, rrihen, vidhen, shamatohen dhe sidomos atje ku ka flakë pasi ata janë krijuar që të rrojnë vetëm me zjarrin e skëterrës. Vendet e tyre jashtë jetës së njeriut janë nëpër moçalet, kënetat, vendet e pashkelura, pyjet e virgjëra, shkretëtirat, malet e thepisura, fundet e detrave dhe oqeaneve, zgavrat e tokës dhe thellesitë e saj. Ata mund të ngjiten edhe në ajër por kurrë nuk mund ta kalojnë dot atmosferën. Ata e ndjekin njeriun nga larg duke i qëndruar në krahun e majtë! Për ta bërë sa më pak të dëmshëm xhindin, Zoti dërgoi në tokë një ëngjëll, kundershtar të tij dhe e vuri në krahun e djathtë të njeriut. Ëngjëlli i Mirë ka kufizimet e veta, psh ai s'mund të hyjë në vendet e pista ku hyn xhindi dhe s'mund ta vrasë dot xhindin sepse xhindi është bërë për jetën plot vuajtje e të pafund të Ferrit. Ligësia dhe Ndyrësia janë dy faktorët kryesor që e bëjnë ëngjellin e Zotit të mos ketë fuqi të madhe mbrojtëse. Nëse njeriu i lig rron vetëm në mes ndyrësive e fëlliqësirave trupore, Ëngjelli i Mirë largohet prej tij sepse nuk duron dot ato që pëlqen xhindi dhe ato qe pelqën njeriu që udhëhiqet nga xhindi. Një rrojtje e pastër, mes një pastërtie shpirtërore dhe trupore, bën që xhindi i keq të largohet sa më larg nga njeriu dhe kështu që tek ai ngelet vetëm me ëngjellin e mirë. Por nëse njeriu s'ka fuqinë e duhur që të rrojë në një jetë të pastër shpirtërore dhe trupore, ai përsëri ka një zgjidhje të mirë sepse leximi i Biblës ose Ku'ranit bën që ëngjejt e Djallit të rrine larg tij kur zihet në gojë Zoti. Po kush është Xhindi, cila është pamja e tij? Cila ështe fuqia që ai ka? A mundet njeriu të kthehet në një xhind? Ç'janë hijet, lugetërit, gogolët, fantazmat? A kanë xhindet lidhje me magjitë? etj. Për këto do të flas një herë tjetër. Vetëm se duhet ditur një gjë, xhindet, hijet, fantazmat, lugetrit dhe gogolët nuk bëhen dot njerëz, ndërsa njerzit bëhen shumë kollaj çdo njëri prej atyre që thashë." Ai qeshi. Fjalët e xha Mehmetaliut i mendoja ditë e natë. Si i vogël që isha, i merrja të gjitha sa më tregonte si të vërteta edhe sikur ai t'mi thoshte vetëm me qëllimin e mirë që unë të rroja i pastër në shpirt dhe në trup. Hoxha ishte një shtojcë në edukimin që unë merrja nga babai im. Më vjen keq që leksionet e tij nuk i mora deri në fund pasi u largova përgjithmon nga Arbëri.
MAGJIA Duke bërë "shkollën" e xha Mehmetaliut, unë fillova të studioj vetë për magjinë, por leksionin më të bukur ma dha im atë. "Magjia ekziston brënda nesh, - filloi ai të më shpejgoi një ditë, - Ajo krijohet në fillim në mëndjen tonë pastaj zapton tërë trupin, shëndetin dhe bëhet e pranishme çdo çast në jetën tonë. Hajmalia më e mirë dhe talesmani më efikas për tu mbrojtur nga magjia është heqja nga mëndja se ajo ekziston. Për këtë, kam dëgjuar se, në të gjithë eksperiencën profesionale të atyre që shrojnë magjinë, ekziston si metoda më e fortë dhe më efikase, mosbesimi në magjinë e zezë. Problemi shtrohet, sesa jemi ne në gjëndje që ta mohojmë se ajo ekziston? Frika nga e keqja dhe pasiguria permanente në vetë-vete, mos sukseset dhe dështimet në jetë janë në favor të magjisë dhe ne na bëjnë që të dyshojmë vazhdimisht. Dyshimi vjen dhe rritet deri në atë pikë sa ne përfundimisht bjemë viktimë e besimit tek ekzistenca e magjisë dhe s'ka hoxhë, prift, doktor dhe psikoterapi të na shërojë. Prandaj, po e përsëris, gomarin nga balta e nxjerr vetm i zoti, i thonë një shprehje popullore. E vetmja metodë shumë efikase është metoda e autosugjestionit, përmes së cilës, si vazhdimësi ndikojmë në vetvete duke rrënjosur gjithnjë mendime pozitive të vetëbesimit. Kështu krijojmë një barrierë të fortë energjetike e cila pengon çfarëdo ndikimi negativ nga jashtë. Në këtë rast, trupi jonë krijon një shtresë mbrojtse biorryme për rreth trupit e cila faktikisht pengon depërtimin e çdo biorryme negative që na drejtohet. Autosugjestioni duhet të jetë i përhershëm dhe me besim të fortë në suksesin e saj. Tek personalitetet me karakter të qëndrueshëm dhe vetëbesim të fortë, kurrë nuk ka mundësi të jenë nën ndikimin e veprimeve të jashtëme. Veprimet e jashtme, magjia, kap vetëm njerzit e dobët që kanë karakter të paqëndrushëm dhe që s'kanë besim në forcat e veta. Prandaj, biri im, bëju i fortë dhe kurrë mos u ligështo. Mos e lësho veten të bjerë poshtë. Mendo se je i aftë e i fortë të përballosh gjithëka të keqe që të vjen nga jashtë. Mendo se je trim, i fortë, i bukur, i mënçur dhe se ke shumë dashuri në shpirt dhe kurrë s'të gjen gjë e ligë. Këtë që po të them unë, më parë ta ka thënë vetë Perëndia. Po të lexosh Biblën dhe Kuranin, ato të tregojnë se Zoti na ka krijuar neve zotër të vegjël dhe kjo duket kur Ai thotë, 'Ta bëjmë njeriun sipas shëmbëlltyrës sonë dhe në ngjasim me ne, dhe të ushtrojë sundimin e tij mbi peshqit e detit, mbi zogjtë e qiellit, mbi kafshët e mbi gjithë tokën, mbi rrëshqanorët që zvarriten mbi dhe'. Dua që këto që të thashë sot të mos i harrosh kurrë se do të ndihmojnë në jetë. Paç bekimin tim!" PLAGOSJA Në çdo fshat, qytet dhe qëndër pune, ishin organizuar stërvitje ushtarake për ta bërë tërë popullin ushtar. Edhe në Arbër bëhej stërvitje ushtarake me vajzat pasi djemtë stërvitjen e bënin në ushtrinë e rregullt. Një ditë, ndërsa vajzat e reja të Arbërit bënin qitje me pushkët e SHNUMIT (pushkë sportive që përdorin çetat vullnetare) prapa kinemasë, unë, duke ndjekur një shok, Markon, u futa në zonën e ndaluar, midis tabelës së qitjeve dhe vajzave. Njëra prej tyre qëlloi në atë kohë dhe plumbi më kapi në kofshën e majtë. Për momentin nuk ndjeva kushedi se çfar por më pas pata dhimbje të tmerrshme dhe mu mbushën pantallont me gjak. Lajmëruan abulancën dhe më shpunë në Klinikën Ambulatore të qytetit për mjekim. Dëmi nuk ishte i madh nga sa menduamë. Plumbi kishte kapur tagent duke këputur një copë mish.
E kujtoj këtë ngjarje për pasojat e saj më prapa. Pas disa ditësh plaga mu injektua dhe me plagën u muarr nëna e cila më mjekonte me ilaçe popullore. Pas një muaj plaga u bë më keq dhe pata dhimbje. Më shpunë tek doktori i cili më trembi kur tha, "Plaga duket shumë e infektuar. Nëse infeksioni ka kaluar në kockë, na duhet të presim këmbën." Sigurisht që u tremba dhe rrojta me këtë frikë për muaj të tërë dersa plaga u shrua plotësisht. Edhe sot shënja duket si një kujtim që s'mund të harrohet. DASHURIA E PARË Me femrat kam qënë i ndrojtur dhe pasiv. Asnjëherë nuk e kam marrë guximin "të sulmoja" ndonjë. Thonë se ndroja vjen nga ndonjë e metë e brëndëshme apo e jashtme e trupit por nuk e besoj se e kisha nga kjo pasi nuk e njija veten me të meta, edhe nëse kisha ndonjë. Në fakat, dua ta pranoj se më pëlqente vetja. Megjithëse isha i fuqishëm, i gjatë, i pashëm, flokë zi e sy larushë që bënin goxha kontrast dhe tip studiuesi, ndihesha shumë pasiv dhe i ndrydhur. Kurrë nuk guxoja të shpehja atë që mendoja edhe nëse ishte e drejtë, vetëm kur ma kërkonin ta bëja këtë gje. Shokët e klasës të gjithë gacmonin çupat (pa të keq) ndërsa unë jo. Sillesha me to si me motrat e mija por kjo nuk bënte që ato të më simpatizonin. Me sa kuptoja, çupkat e shkollës tetëvjeçare "Sotir Beçka" në Arbër pëlqenin djemtë e shkathët që i gacmonin. Megjithatë, unë s'ndryshova dot sjellje. Isha prerë i tillë. Rasti i vetëm dhe i bukur i trokitjes në zemër ndaj një vajze, që e kujtoj me mall, më erdhi si pakuptuar. Ajo ishte një vit poshtë meje kur unë isha në klasën e tetë. Ishte vajzë e urtë, e gjatë, ezmere, me flokët që i vareshin deri tek vithet. Me sy tepër të zinj që i shkëlqenin si askush tjetër, (ose më dukeshim mua kështu). Aq më pëlqenin sytë e saj sa më vinte keq që nuk i kisha dhe unë si ajo! Lulka kishte sjellje shëmbëllore. Disa djem çapajevë thoshin për të se është "Lule mos më prek!" Askush nuk i vinte vërdallë pa le të guxonte ti thoshte diçka. Ajo kishte një autoritet të palëkundur ndaj gjithë nxënësve. Ndosha ishte ky karakter që mua thjeshtë më pëlqente. Dita e dashurisë do të vinte krejt papritur dhe në rrethana aspak për tu dashuruar. Ishim ftuar vitet e shtata dhe të teta për ditëlindjen e një mësuesi në Korçë. Karriket ne të dy i patëm pranë e pranë. Unë e shikoje herë pas here vjedhur. Vetëm kaq. Mësuesi na vuri muzikë dhe na tha të kërcenim. Unë s'dija të vallzoja dhe u spostova pak mbrapa. Disa djem u turrën të merrnin në vallzim Lulkën por ajo i refuzoi. Pas pak më pa në sy dhe më tha: "Gone, vallzojmë?" "S'di." "Të mësoj unë." U ngrita me përtesë. Filluam të vallzojmë. E shkela disa herë por ajo nuk u dorzua. "S'ka gje. Mos u mërzit. Kështu kemi bërë të gjithë në fillim. Po pse s'ke mësuar të kërcesh?" Më pyeti. "Nuk e di." "Dalim në verandë? Sikur këtu ka shumë zhurmë dhe ajri është i rëndë. Më duket se po më zihet fryma." Tha kështu dhe duke vallzuar më tërhoqi me marifet jashtë në verandë. Pas pak vallëzimi ajo u 'alivanos' dhe ra në krahët e mij.
ELA Fshati jonë njihet si fshati me çupat më të bukura në tërë rrethin e Korçës. Duket sikur e ekzagjeroj pakë por kështu flitej në rininë time. Këtë gjë e tregon dhe qyteti i Korçës i cili ishte thithësi më i madh i kësaj bukurie. Korçarët kur shikonin ndonjë femër të bukur, kudo që të ishte, thoshin, "Ka pirë ujë në çezmat e Arbërit." Një nga ato më të bukurat e të bukurave ishte dhe Ela. Ajo ishte e gjatë dhe bel hollë me vithe të gjëra siç i pëlqejnë shumë meshkuj. Kishte flokë të butë ngjyrë ari që i derdheshin deri tek vithet, fytyrë të pastër e të bardhë, qafën e gjatë, sy të zez me nuanca kafe të cilët bënin të dukeshin si dy diamant të zinj të sapo dalë nga vaji. Buzëqeshja e saj ishte fantastike. Sa herë e shikoja që ajo buzëqeshte, më trokiste zemra shpejt dhe më shpeshtohej frymëmarja. Të them të vërtetën e adhuroja, bile nganjëherë e shikoja edhe në ëndërr. Ela ishte nja dhjetë vjet më e madhe nga unë dhe as që bëhej fjalë për ndonjë dashuri të vërtetë. Ajo ishte lexusja më e mirë e librave në bibliotekën e fshatit, po aq sa unë. Ela kishte mësuar dhe anglisht e cila gjuhë, për atë kohë, ishte e ndaluar nga regjimi komunist. Ela vetëm sa më buzëqeshte dhe më salutonte me kokë. Ajo nuk merrej me mua pasi ne nuk ishim as në të njëjtën lagje dhe as që na lidhte gjë bashkë. Unë thjesht e simpatizonja dhe e ëndërronja. Desha që ta shihja sa më shpesh dhe kjo ishte e tëra. Se do të vinte një ditë që Ela të rrinte me mua vetëm për vetëm mbi një gjysmë ore as që më shkonte kurrë në mëndje. Atë ditë po kthehesha në këmbë nga Korça në Arbër. Në dalje të qytetit pashë Elën që po më shikonte. Sigurisht që u gëzova dhe e salutova duke vazhduar rrugën. Ajo më bërtiti, "Hej çamarrok i Demes! Më prit." Ndala hapat dhe prita duke u shqetsuar nga një ndjenjë e pa shpejguar. Ajo më zgjati dorën dhe pastaj u përkul lehtë dhe më puthi në faqe. "Çamarrok, dua të kthehem në shtëpi por kam frikë vetëm. Dua ta bëj rrugën me ty." Unë s'fola. Isha tepër i lumtur por edhe i shqetsuar. Kjo, mendoj sot, më vinte nga që e adhuroja. Desha ti thosha se ishte çupa më e bukur në fshat por s'guxoja dot. "Çamarrok! Fol! Pse të është kyçur goja?" "Çfar të them?" "Mua më pyet ti se çfar duhet të thuash?! Hahahahaa..." "Ela!" "Pa hë! Çfar do më thuash?" "Azgjë, azgjë." "Ore ti Gone, seç ke ti që rri sikur të ka ngrënë derri brumët! Foli motrës tënde, si është puna?" "Asgjë Ela." "Mirë. Spo ta kërkoj dhe rrugën do ta bëjmë pa folur." Shoferët që kalonin, ulnin shpejtësinë e makinave kur ishin afër nesh dhe shprehnin simpatinë për bukurine e saj. Kishte dhe ndonjë të çakllaisur, siç thoshte Ela për ata që e ndalonin fare makinën. Ata i thoshin se ajo ishte zanë, perri, yll, lumë ai që do ta bënte grua, etj. Unë e kisha në krah dhe s'guxoja dot ti thosha asgjë. Mora guxim dhe i thashë, 'Ela, ti vërtetë je një Yllkë e Bukur!' Asaj i shndrritën sytë nga kënaqësia. Ndryshe i bëheshin sytë nga fjalët e shoferave. I shkreptinin zjarr! Shpërblimi ishte se mora një puthje e dytë. Ndërkohë më doli ndroja dhe u hodha në sulm:
"Ela!" "Fol!" "A ke ndonjë të dashur?" "Pse më pyte?" "Je shumë e bukur dhe e mirë dhe si zor se mund t'ju shpëtosh qindra djemve që të dashurojnë." "Gone, je i zgjuar. E meriton të të tregoj të vërtetën. E kam një." "Prej nga është?" "Ohuu! Dashke të dish shumë ti!" "Më fal Ela." Ajo më ledhatoi kokën dhe ra në mendime. *** Që prej asaj kohe s'më ra rasti ta takoja Elën e bukur për një kohë të gjatë. Dikur, pas disa vjetësh dëgjova se Ela kishte bërë një kopil! U tmerrova dhe ndjeva shumë keqardhje pasi në kësi rastesh opinioni të vriste me përbuzje deri atje sa shumë vajza kishin vrarë dhe veten Shqipëri. E kërkova dhe pas shumë mundimesh munda ta takoja. Ela ishte zbehur në fytyrë. Holluar shumë dhe sytë e bukur nuk ishin më ata të parit, kishin vënë dhe nga një rreth të zi poshtë kapakve të poshtëm. Pashë se u gëzua shumë kur më pa. "Çamarrok! Je bërë më i mirë." Heshti pak dhe vazhdoi, "Nuk e harroj udhëtimin tonë atë ditë kur unë isha shumë e lumtur. Sot...Me siguri ke erdhur të marrësh përgjigjen e asaj pyetje që më bëre. Po ta jap çamarrok. Ai djalë që desha është nga Arbëri." Desha të dredhoja bisedë. Ndihesha shumë keq për fatkeqësinë e saj por ajo s'më la të mendohesha dhe ndërhyri: "E desha shumë, shumë. E besova shumë. Më premtoi tërë botën mbarë dhe unë i dhashë tërë botën time." E pashë që sytë ju mbushën me lotë. I përkëdhela flokët dhe e afrova në gjoksin tim. E putha në faqe duke ja larë një pjesë të borxhit. "Ela, ti je e mirë. Nuk ke bërë asnjë gjë të keqe. Të betohem. E keqja është në mëndjen e fshtarëve dhe jo tek ti. E keqja është në shpirtin dhe zemrën e atij." "Faleminderit që më kupton dhe ngushëllon. Të kam vëlla sa të jem gjallë. Tani ik se do të na shohin dhe do na ngjisin ndonjë bisht. Ti i di fshatarët..." "E di. Nuk dua ti shtoj hallet por s'mund të duroja dot pa të thënë se unë jam me ty dhe se ti je shumë herë më e mirë se shumë vajza të tjera. E pashë edhe atë ditë që ishim bashkë. Qëndro krenare. Nuk ke bër ndonjë turp. Turpin e ka bërë ai..." "Kristaqi..." "Kush?" "Inxhinieri i fshatit." "Po pse? Ku do të gjente një vajzë më të mirë se ty?!" "Jam fshatare pa zanat dhe do të isha barrë për të..." "Atëhere çfar deshte ai nga ty?!" Ajo qeshi hidhur dhe tha, "Dua të flas anglisht, me gjuhën e lirisë. Kam marrë ora vesh se ti ke mësuar mirë anglisht. Dua vetëm të të them si vëllajit që shokët e tu të mos bëjnë kurrë çfar ai bëri me
mua. My rapist has destroyed my future. No one will marry me after what he has done to me. I love you my brother." "I love you too." II KORÇË Dashuria e Fshehur Ikën vitet e fshatit dhe u vendosa në konvikt në qytet. Në atë kohë, si i ri, kisha shumë dëshirë të dilja më një shok apo shoqe të pija një limonadë apo gazoz siç i thoshim ne atëhere, apo të shikoja një film në Kinema Morava. Prindërit ishin shumë të varfër dhe asnjëherë nuk m'i plotësonin dot të gjitha dëshirat. Një herë vendosa të mos shkoj në shtëpi për një kohë të gjatë dhe të mbaja inat që prindërit s’më dhanë asnjë lek! Një ditë, babai shumë i merakosur erdhi të më shikojë. E takova me mall por i qëndrova pak ftohtë. Ai më tha: "Djalë i babait. Ti e di se sa të varfër jemi ne. E di qe je zemëruar dhe mendova se ti s’do që të më takonje prandaj të kam bërë një letër. Lexoje kur të kesh kohë. Neve na pikon në zemër që s’kemi mundësi të të ndihmojmë." Tha kështu më përqafoi dhe u largua. Unë tërë inat po mendoja, “i kërkoj para ky më jep një letër sqaruese” dhe nga inati e mora dhe e grisa letrën copë-copë. Kur po binin copat e letrës për tokë pashë se mes tyre po binin për tokë dhe disa copa jeshile. I mblodha me të shpejtë. Çtë shoh! Kisha grisur një qind lekëshe që ishte mbështjellë me letrën. Qava me lotë pendimi për dashurinë e babait të dhemshur dhe inatin tim prej të marri. Ai, bashkë me nënën, merrte në koopetarivë rreth 1500 deri 2000 lëkë në muaj që i bintë afësrisht të fitonin me punë të rëndë 50 lekë në ditë. Pra, puna e dy ditëve të prindërve u bë copë e çikë nga inati im. Kjo histori më kujtoi një të ngjashme. Një letër Dashurie Për ditëlindje një princeshë mori prej të fejuarit të saj një kuti shumë të rënde dhe të një forme të çuditshme.E padurueshme nga kurreshtja e hapi, dhe gjeti ... një gjyle topi. E dëshpruar dhe e tërbuar nga hidhërimi, e hodhi për tokë gjylen e zezë të bronzit.Kur ra në tokë mbuloja e jashtme u hap e prej saj doli një top argjendi më i vogël. Princesha e kapi menjëherë. Duke e sjellur nëpër duar e shtypi lehtë mbi sipërfaqe. Sfera e argjendit u hap dhe prej saj doli një kuti me mbështjellëse të artë. Kësaj radhe princesha e hapi kutinë me shumë lehtësi. Brenda, mbi një shtresë të butë kadifeje të zezë, ndriçonte një unazë e mbushur plot me xhevahirë të shkëlqyeshëm,të cilët së bashku formonin dy fjalë të thjeshta: TË DUA. Shumë gjëra, që në shikim të parë na duken të vështira e të pakuptueshme, fshehin në brendësinë e tyre visare shumë të çmueshme. "LUFTA" ME GREQINË Mardhëniet me shtetin fqinj të jugut ishin acaruar shumë dhe Greqia kishte përqëndror shumë trupa në kufirin Sarandë-Gjirokastër-Korçë.Udhëheqjes shqiptare komuniste i
kishte hyrë frika dhe kishin dhën urdhër të mobilizoheshin për luftë tërë forcat e afta paraushtarake. Ishte dhënë urdhëri që edhe ne nxënësit e shkollave të mesme të pregatiteshim shpirtërisht për luftë me Greqinë. Një ditë sekretari i partisë së shkollës sonë, shoku Zonja, na reshtoi para godinës së shkollës dhe tha,"Nxënës të dashur, ajo që pritej ndodhi; Greqia e Pabesë na sulmoi ushtarakisht. Ushtarët tanë heroikë dhe forcat vullnetare e ndalën sulmin e parë! Me aq sa kemi marrë vesh, ushtria greke ka sulmuarë ne disa drejtime, drejt Devollit duke zaptuar disa territore rreth Kapshticës, Vidohovës dhe Ponçarës. Fshtarët e këtyre zonave e pritën me pushkë monarko-fashistin grek, ndërsa ushtria jonë e rregullt e ndali pak kilometra në tokën tonë. Grekët në këtë sektor u thyen keq. Po ashtu forcat tona ushtarake në Gjirokastër dhe në Sarandë e kanë zmbrapsur ushtrinë pushtuese greke drejt territoreve të tyre. Pak më vështirë është në Kolonjë-Ersekë. Atje grekët kanë avancuar pak por aviacioni heroik ushtarak shqiptar po e bën shkrumb e ushtrinë pushtuese..." Ndërsa shoku Zonja flitse, u panë disa avionë luftarak që fluturuan mbi Korçë dhe ne na hyri paniku. Disa vajza u mbërthyen pas krahëve të ne djemve "të fortë" si për tu mbrojtur. Pati dhe ndonjë vajzë që edhe qau. Dikush pyeti nësa avionët që kaluan mbi Korçë ishin tanët apo grekë. Zonja u përgjegj trumfator, "Sigurisht që janë tanët. Pilotët trima shqiptarë kanë rrëzuar dhjetë avionë luftarakë grekë dhe në këtë situatë, pilotët grekë i ka zënë shtara!" Sekretari i partisë vazhdonte të na përralliste atë ditë dhe dy ditë të tjera. Na dhanë pushkë prej druri dhe na filluanë stërvitjen luftarake por ne kërkuam pushkë luftarake. Na thanë se shumë shpejt do ti kishim dhe pushkët e vërteta. Kjo vazhdoi për tre ditë e netë dersa ne e kuptuam që Greqia nuk kishte sulmuar vërtetë! Kaluam një situatë të vërtetë luftarake. Nuk qe e thënë që kjo situatë të mbaronte me kaq. Sapo na u tha se e gjitha ishte një lojë dhe se greku deshte të na sulmonte por Mao Ce Duni i Kinës kishte deklaruar, "Nëse sulmohet Shqipëria Mike, ne nuk do të njohim as male as fusha as dete që na ndajnë për të mbritur dhe luftuar përkrah vëllezërve dhe motrave shqiptare!" ne hymë në një tjetër situatë luftarake. Shoku sekretar na mblodhi përsëri dhe na tha, "Vietnami po e fiton luftën me Amerikën!" "VIETNAMI DO FITOJË!" "Nxënse dhe xënës të dashur! - e filloi shoku Zonja fjalim e tij të famshëm në mbështjetje të çlirimit të Vjetnamit të Jugut, - Vietnami po bën një luftë të paparë! Në Vietnam, është ngritur i madh dhe i vogël në këmbë, nga Veriu dhe nga Jugu dhe po e shktarrërojn ushtrinë e Dai Samit! Ne duhet të bashkohemi moralisht kësaj lufte të drejtë. Ju bëj thirrje të thërrasim një zëri, Janki! Shkoni në shtëpiat tuaja!" Të gjithë ne në korr thirrëm "Janki! Shkoni në shtëpiat tuaja!" Pastaj na mësuan të dalim e reshtohemi afër kryqëzimit të rrugëve, Korçë-Devoll-Kolonjë-Voskopojë dhe të brohorrasim një zëri, "Urrraaa! Urrraaa! Urrraaa!" "Nxënës të dashur! Imperializmi Amerikan që është duke u mundur po bën përpjekjet e fundit për t'u mbajtur me thonj e me dhëmbë në tokën e vietnamezve. Jankit po përdorin bombat me napalm duke djegur tokën, pyjet, arat, madje edhe gurët në Vietnamin e Jugut por jo shpirtin luftarak të popullit heroik vjetnamez! Agresorët banditë po vrasin njerëz të pafajshëm jo luftëtarë e po zhdukin fshatra e qëndra banime bashkë me kafshët e tyre por vietnamezët trima luftëtarë ju dalin nga nëntoka amerikanëve dhe i shtrinë për tokë.
Një gjeneral i klikës së Van Thieut, Komandanti Loan i policisë në Saigon, për t'i futur tmerrin popullit trim vjetnamez, vrau në mes të rrugës, në sytë e publikut, një oficer rob të Vietnamit të Veriut! Ndërsa oficeri amerikan William Laws Calley, më 16 mars vrau me dorën e tij gjakatare 109 fëmijë dhe pleq në fshatin Mai Lai! Oficera të tjerë amerikanë përdorën tortura dhe vrasje makabre. Ja, unë kam disa foto nga këto masakra. Shikoni këtu se si i torturojnë dhe mbytin fëmijët dhe gratë e Vietnamit vetëm se janë vjetnamezë." Na tregoi disa qypa me ujë ku i futnin fëmijët vietnamezë dhe i mbysnin duke ju vënë kapakun sipër! Ishte një tmerr i vërtetë përsa na tregonte dhe thoshte. Nga ato histori dhe të tjera më pas, fillova ta urrej Imperializmin Gjakatar Amerikan. Mëndjen time në atë do të ma merrte vetëm letërsia dhe gjithë gjërat e tjera do ti anashkaloja. Harroja Greqinë, Vietnamin dhe Amerikën. AKTIVITETI LETRAR Pasioni për letërsinë mu shtua akoma më shumë pasi mësusja e letërsisë, Klementina Kristo ishte shumë apasionante dhe kërkonte që unë të komentoja vazhdimisht prozën dhe poezinë që kishim në mësim. Ajo më inkurajoi që unë të shkoja të aktivizohesha në Pallatin e Kulturës së qytetit në aktivitetet letrare që organizonte Dega e Lidhjes së Shkrimtarëve Korçarë dhe vetë Pallati i Kulturës. Në atë kohë, kryetar i shkrimtarve ishte Teodor Laço dhe drejtor i pallatit ishte Petraq Zoto. Kur shkova atje, shumica e shkrimtarëve korçarë më kishin dëgjuar pasi kisha botuar disa shkrime letrare tek gazeta lokale korçare "Përpara", organ i Komitetit të Partisë së Rrethit dhe në disa gazeta kombëtare si "Drita", "Zëri i Rinisë", "Zëri i Popullit", "Bashkimi", revistat "Ylli", "Hosteni", "Studenti", "Stdenti i Bujqësisë", etj. Truri im regjistronte si makinë elektronike gjithëçka thuhej në ato takime. Si kthehesha tek shokët e mij në teknikum, çfar kisha dëgjuar, i diskutoja me ata të cilët më dëgjonin me shumë vëmëndje sepse atyre u sillja mendimet e shkrimtarëve dhe poetëve korçarë me emër në Shqipëri si, Dritero Agolli, Sotir Andoni, Petraq Zoto, Miço Kallamata, Teodor Laço, etj. Në fillim ata shokë më quanin me shaka gënjeshtar të lezeçëm por më vonë filluan të më quanin po me shaka shkrimtar. Takimet në degën e lidhjes së shkrimtarëve në Korçë bëheshin një herë në muaj dhe unë e prisnja me padurim atë takim. Gëzohesha shumë kur shikoja të vinte tek unë korieri i Pallatit të Kulturës, Dhimitër Kristo, "nëndrejtori" me ftesën në dorën e vetëme që kishte dhe ma sillte atë e cila gjithëmon ishte në këtë formë: Republika Popullore e Shqipërisë/ Korçë, (data)/ Pallati i Kulturës/Korçë/Shokut Agron Dardha (Këtu)/ Ditën e Henjte data ...., ora 17 në kabinetin ekulturës të Pallatit të Kulturës bëhet diskutimi krijus i vëllimit me ....të 'X' shkrimtari. Diskutimi do të bëhet për këto probleme:/1-Heroi Pozitiv/2- Ngjarja dhe mjetet shprehëse artistike në funksion të idesë./Merni masa për të mos munguar dhe përgatituni për diskutim./Drejtori, Petraq Zoto, Firma dhe vula. Me ftesën në dorë paraqitesha tek kujdestari i konviktit për lejë, e cila më jepej përherë. Pa vajtur ora pesë, i pari atje isha unë fshatari nga Arbëri. Të gjithë ata ishin qytetarë nga Korça. Bilishti dhe Maliqi dhe, duhet thënë se qyteti kishte një përbuzje për fshatin në atë kohë. Sa fillonte mbledhja unë zija një qoshe në fund të sallës dhe atje dëgjoja tërë sy e veshë, ndërsa letrarët qyetarë edhe bënin nganjëherë biseda të kota pa e patur mëndjen
tek ato që thuheshin. Më duhej ti ngrija mirë veshët për të dëgjuar gjithëçka që thuhej pasi do të shkoja në teknikum dhe t'jua jepja lajmin 'shumë të rëndësishëm' shokëve të mij! Shoqëri më bënin vetëm dy tre vetë. Nuk e harroj kurrë njeriun e mirë Zaim Hoxhallin i cili sa herë vinte në takim rrinte me mua. Ai vinte nga Devolli. Po ashtu më afrohej edhe devolliu tjetër, Agim (Nallbani) Isaku i cili vinte rrallë. Po ashtu shoqërohesha edhe me korçarët Petrika Dragoti, Ilia Grabocka dhe Petraq Kita. Nganjëherë më afrohej Hamza Koçiu, oficer, me të cilin zihej gjithënjë ngatërrestari Guri Miçinoti. Po ashtu shoku im do të qe dhe Edmond Çakshiri nga Maliqi. Në disa raste takimet tona letrare bëheshin edhe me organizimin e Komitetit të Rinisë së Rrethit dhe sigurisht që pjesmarrja ishte akoma më e madhe. Në ato raste dokumenti kishte këtë formë: Komiteti i Rinisë Rrethit/Korçë/Lidhja e Shkrimtarëve e Artistëve/Dega Korçë/Agron Dardhës/Teknikumi Ju njoftojmë se më datën 18 prill ora 17.00, në Shtëpinë e Kulturës “Ali Kelmendi” organizohet takimi i letrarëve të rrethit. Në këtë takim do të dikutohet për problemet dhe rrugët e zhvillimit të mëtejshëm të lëvizjes së letrarëve të rinj. Në këtë takim do të marrin pjesë të gjithë anëtarët e rretheve letrare krijuese, të grupeve artistike dhe të recitueseve. Gjithashtu takimi do të caktojë shoqet dhe shokët që do të marrin pjesë në konferencën kombëtare të letrareve të rinj që do të mbahet në Tiranë më 24 – 25 Prill. Merrni masa për të siguruar pjesmarrjen sa më të gjërë në takim të talenteve të reja që janë në shkollën tuaj. P/Komitetin e Rinise Rrethit/Sekretari i Parë Ilo Kristo/ P/Degën e Lidhjes së Shkrimtarëve/ Kryetari Teodor Laço dhe firmat me vilën përkatëse. Për mua ajo ditë takimi s'mund të harrohet pasi unë u zgjodha delegat i Korçës. Delegat në Tiranë Nuk ta përshkruaj dot gëzimin që kam ndjerë atë ditë kur Pallati i Kulturës në Korçë një zëri më zgjodhi delegat në Konferencën e Parë Kombëtare të Letrarëve të Shqipërisë. Delegatë ishim këta letrarë të rinj korçarë: Mira Zaimasi, Adelina Katundi, Edmond Çakshiri, Agim Isaku, unë dhe disa të tjerë. Na shoqëronin shkrimtarët, Kryetari i Degës së Lidhjes, Teodor Laço, shkrimtarët, Petraq Zoto dhe Guri Miçinoti. Po ashtu na shoqëronte nga komiteti i rinisë, Sekretarja e Dytë, shoqja Filloreti Baçi. Sapo vajta në shkollë, nuk më durohej sa të mblidhja grupin letrar dhe këtë punë e bëja gjithmonë me shokun tim letrar Skënder Demollin i cili kishte një prirje të theksuar humori në letërsi dhe ishte djalë shumë i gjallë, i dashur dhe i urtë. Edhe Skënderi ishte fshatar si unë, nga Ponçara e Devollit, por nuk aktivizohej në Pallatin e Kulturës pasi ai kishte shumë pasione të tjera përveç letërsisë. Thirrëm grupin dhe i dhamë lajmin se unë brënda javës do të isha në Tiranë, delegat në Konferencën e Parë Kombëtare Letrare. Mbaj mënd se shoku ynë Vangjel Dimareli më puthi nga gëzimi duke më thënë, 'Jam gëzuar njëlloj sikur të isha unë vetë. Urime Gone!' Ishte hera e parë që shkoja në Tiranë. Mu duk qytet shumë i madh, i bukur dhe i pastër. Ditën e parë, pas tërë atyre diskutimeve të gjata dhe premtimeve të bukura, 'se ne do të bëheshim një levë e fuqishme e Partisë Punës për ta ngritur letërsinë dhe artet në skajet më të larta të zhvillimit të saj socialist', dola vetëm në qytet megjithë frikën se mund të humbisja! Vizita e parë i takonte gjyshes sime nga nëna e cila banonte tek djali i saj, Myftar Grabocka, në atë kohë ai punonte në kryeministri si kryetar i Zyrës së Ankesave. I druhesha takimit me dajën pasi ai ishte shumë kritik dhe kërkontë prefeksionin tek të
gjithë ne; fëmijë dhe mbesa e nipër të tij. Falenderova Zotin kur hyra në shtëpinë e tij dhe ai nuk ishte atje. Unë kisha lënë pak flokët e gjatë, gjë që ai e urrente shumë. Mbaj mënd njëherë kur ishte takuar për herë të parë me burrin e mortër Dhurës, Yllin, i cili mbante mustaqe dhe flokë të gjata, i kishte thënë, "Yllkë, përse i mban flokët si gangster? A e di se shoku Enver ka thënë se, "Ne e duamë rininë të pastër, nga brënda dhe nga jashtë. Për moralin tonë, mustaqet dhe flokët e gjata janë shënja të një mbeturine mikroborgjeze. Shko qethi flokët dhe rruaj mustaqet pastaj hajde më tako mua!" Ylli i ishte përgjigjur, "Daja! Vetëm këtë mos ma thuaj. Jam gati të bëj gjithëçka por mustaqet nuk i heq! Kam lindur me mustaqe!" Myftari u nxeh dhe ju përgjigj, "More pizeveng! Unë heq kokën po të më thotë shoku Enver dhe ti nuk heqkërke mustaqet?!" Gjyshja, e mira gjyshe ishte atje dhe u rinua kur më pa. Dukej sikur kishte kohë që më priste! Më përqafoi dhe puthi me mall. "Gone, shplahu me ujë në banjë që të ndjehesh i shlodhur sa të të bëj një çikë për të ngrënë." I thashë se kisha ngrënë po ku pyeste ajo. Kushdo që i hynte në shtëpi ajo i jepte për të ngrënë dhe i bënte kafe me lehtësinë më të madhe. Kënaqësia për të pritur dhe përcjellë njerëz e bënte të re. Ëmbëlsinë e asaj gjyshe e kam në shpirt për tërë jetën time. Ajo ishte e ëmbël si jashë dhe mbrënda. Fytyra e saj gjithmonë e qeshur dhe e pastër. Fytyrë të tillë rrallë e gjen edhe tek të rejat. Ajo ishte e bardhë, e shndritshme dhe çuditërisht pa rudha! Tërë ëmbëlsia e shpirtit i pasqyrohej tek fytyra e saj. Një bebe e bukur antike! Një herë mamaja më tha, "Gone, nënuja (kështu e thërriste ajo të jëmën dhe pas saj dhe ne), u rinua kur u bë për herë të parë me mbesë dhe, më pas, për çdo nip e mbesë të lindur ajo rinohej!" Duke menduar këto e pyeta, "Nënu, pse je kaq e mirë dhe e bukur?! A mund ta di këtë sekret?" Ajo e shtoi akoma më shumë buzëqeshjen dhe pasi mua afrua dhe më përqafoi e përkëdheli flokët më tha: "Dashura juaj më bën të tillë." E përqafova dhe e putha duke e mbajtur në gji. Sot mendoj se Perëndia ju bën fëmijëve dhuratën më të bukur të jetës duke ju dhënë gjyshe dhe gjyshër. Atë ditë, për herë të parë në jetën time pashë TV. Aparatet televizive ishin tepër të rralla megjithëse TVSH kishte 8-9 vjet që kishte filluar punën me pak orë në ditë. Aparat TV kishin vetëm Byroja Politike, Ministrat dhe ndonjë që kishte dalë jashtë shtetit siç ishte daja im Myftar Grabocka. Mbaj mënd kur për herë të parë, pas viteve shtatëdhjetë, erdhi televizori i parë në fshatin tonë, në Arbër, fshatarët rrinin duke ngrënë vetëm një herë në ditë për të kursyer paratë për të blerë një aparat televiziv. Kështu bleu dhe Ferujzja që i kishte djemtë në punë shteti. "Një ditë, më tregonte mamaja, kur shkova tek Feruzja e cila kishte bërë një lakror në saç, pashë se në TV po fliste shoku Enver. Nga ashefi i saj mora në dorë një copë lakror i cili ishte djegur pak, pasi Feruzja harronte shumë, dhe hyra mbrënda për të parë shokun Enver. Më vjen me vrap Feruzja e ma rrëmbeu copën e lakrorit nga dora dhe doli me vrap jashtë! Mendova se ajo luajti nga mënd dhe dola pas saj. Moj Feruze, i thashë, po vetë ma dhe lakrorin dhe vetë ma rrëmbeve! Si ta shpegoj këtë? Ajo shumë e shqetsuar më tha me zë të ulët, 'nuk e pe shokun Enver që po të shikonte?! Më erdhi turp nga që lakrori është i djegur pak dhe s'desha që ai ta shikonte!' Qesha me tërë shpirt nga injoranca e Feruzes dhe i thashë se shoku Enver nuk na shikon po ku i mbushej mënda asaj!" Në Konferencën Kombëtare Letrare u diskutuan shumë gjëra për letërsinë dhe artet por unë mbaj mënd vetëm dy gjëra që s'do ta harroj dot kurrë. Dikutimin e poetes së re Zhuliana Jorganxhi dhe "leksionin" e Ikonës sime Letrare, Dritëro Agollit, me ne korçarët dhe veçanrisht me mua.
Me Dritëronë "Zhuli, - do ta pyeste Vath Koreshi, - ti i këndon bukur dashurisë por që ti këndosh dashurisë duhet që ta njohësh dashurine. A ke dashuruar ti?" Plasi gazi në sallë. Zhuliana u skuq dhe nuk ju përgjigj. Në atë kohë ishte ndryshe, askush nuk mund ta shprehte dashurine hapur. Ajo hynte në ato gjëra që quheshin Tabu. Ndërsa rasti me Dritëroin ishte disi i çuditshëm për ne të rinjtë. Ai piu shumë atë natën e mbrëmjes me rastin e mbylljes së Konferencës Kombëtare që u bë në sallën e mbledhjeve në Pallatin e Kulturës. Dritëroi qëndroi deri në katër të mëngjezit në tavolinë me ne korçarët. Të them të vërtetën, e adhuroja Dritëronë pasi ishte shkrimtar i madh por mbi të gjitha ishte popullor dhe shumë i afrueshëm me ne letrarët e rinj e veçanrisht me ne korçarët. Atë natë ai piu shumë, po ashtu dhe ne nga gëzimi që kishim në tavolinë "shkrimtarin më të madh shqiptar". Dikush i tha, "shoku Dritëro, pive shumë sonte!" Kaq ju desh atij të na jepte një "leksion" mbi pijet dhe shpirtin. Megjithëse kishte pirë shumë dhe ishte shumë në qef ai e mbante pijen nën kontroll për bukuri. Bile ishte më i mirë dhe më filozof sesa kur ishte papirë. "Të dashurit e mij korçare dhe korçarë! - filloi 'leksionin', - le ti bjenë këmbës tërë letrarët e Shqipërisë nga xhelozia që unë sonte jam me ju! S'mund të jetë ndryshe, gjaku shkon pas gjakut! Por mos mendoni se po ju flet një i dehur?! I dehur është ai që nuk flet. Unë jam në qef. Fjalët e një që ka pirë dhe që di ta kontrollojë veten, vijnë nga mendimet më të kthjellta që ka njeriu. Unë do dëshiroja sonte që Agroni të pinte, e dini pse? se është i heshtur dhe vetëm nëse do të pinte do të mund ta njihnim më mirë dhe sigurisht që ai do të ishte në qëndër të vëmëndjes dhe jo unë. Agron, brompt! Të kam gjetur!" I thashë, "të gjetët e mira" dhe ai ma ktheu, " Jo Mira Zaimasi, ë?" Të gjithë qeshëm me lot. Ndihesha i lumtur që Dritëroi më fliste me emër dhe bënte shaka me mua. Ja ktheva edhe një herë bromptin, "Mirëse më gjete shoku Dritëro. Edhe nëse e di se do dehem, gotën do ta pi me fund nga lumturia që po pi me ju dhe shokët e mij korçarë. Me fund." "Ah, jo, jo! Nëse mendon se do dehesh atëhere pi! - u hodh Dritëroi, - sepse të dehurit dhe fëmijët, janë njerzit më të mirë në këtë botë të keqe që ne kemi marrë përsipër ta ndreqim. Pi Agron! E di ti pse unë pi? Kur jam i pa pirë më duket vetja i plogët, i shëmtuar, i mbytyr në mijra halle dhe...kur kam pirë më duket vetja i shkathët, i bukur dhe pa asnjë hall! Pije me fund! Të bëftë mirë!" E hodha eks gotën e ujit që ishte plot me raki. Ai u ngrit dhe më puthi. Atë natë fjeta i sëmur në hotel "Peza". PROFESORI U ktheva në Korçë. Tani kisha marrë një vrull të madh për të qënë një letrar shëmbullor në tërë rrethin e korçës. Menjëherë fillova aktivitetet letrare atje. Falë ndihmës së Skënder Demollit dhe Vangjel Dimarellit, ndërtova këndin e letrarit me poezi dhe skica humoristike nga jeta e shkollës. Përditë ato freskoheshin me të reja dhe për ditë e më shumë lexoheshin dhe komentoheshin nga nxënës dhe pedagogë. Shkrimet e mija letrare dhe gazetareske, ndiqnin njëra tjetrin në gazetën "Përpara". Mësusja e letërsisë, Klementina Kristo u lidh akoma më shumë me mua dhe më ndihmonte me këshilla dhe vrejtje profesionale për shkrimet. Por më shumë krah për të fluturuar drejt Qiellit të Letërsisë do të më jepte takimi me profesorin mjaft të dëgjuar të letërsisë, Vangjush Zikon.
Ishte rastësi ky takim në zborin e shkollave të mesme në Korpusin Ushtarak të Korçës. Bashkë me profesorin ishte dhe shoku Hasan Mallolli i cili njihte babanë tim. Profesori dhe Hasani na aktivizuan ne leararët e gjithë shkollave të mesme ne disa mbrëmje të bukura letrare me montazhe, recitime, humore, etj të gjitha krijime të nxënësve letrarë. Aty për herë të parë unë shpalosa para profesorit poezitë e mija në një flrtorkë që e mbaja me vete. Aty mora shumë lavdërime, sigurisht që Profesor Vangjushi, i cili njihej si mjeshtër i fjalës artistike, e bënte këtë gjë për të më nxitur dhe inkurajuar mua. Dhe vërtë ai më nxiti të shkruaj pothuajse për ditë nga një poezi. "MOS TË HYPTË VETJA NË QEF" ........ Aktivitetet letrare u shtuan edhe me aktivitetete të tjera si festime ditëlindjesh të përbashkëta, vizita në vënd historike, eskursione, goditje ndaj elementeve të shoqërisë mikroborgjeze, evidentimi dhe lufta ndaj të metave dhe veseve të rinisë, etj. Në krye të të gjithë aktiviteteve sigurisht që isha unë dhe këtë e beja vetëm nga pasioni që kisha për letërsinë dhe kulturën shqiptare në përgjithësi. Mbaj mënd që isha i pari që në 14 mars organizova me shokët e klasës festimin e ditëlindjes sime në shtëpinë time. Kjo ditëlindje u pasqyrua në shtypin dhe radion lokale, shkrojti dhe korespodenti i ZP, gazetari Robo në gazetën "Zëri i Popullit" si një inisiativë e re për një kulturë të re. Zelli për të shkruar po më ngrihej në stratosferë dhe sigurisht që "po më rriteshin veshët". Shkrim pas shkrimi më në fund arrita në "bombën" time. Kjo "bombë" u publikua në faqen e parë të gazetës "Përpara" me titull, "Rini e Korçës! Kujdes!" Në atë shkrim kritikoja tërë të metat e risnisë së qytetit por veçanrisht i mësynja përbuzjes së qytetarëve ndaj fshatarëve të cilët quheshin me përbuzje "agallarë". Unë vetë isha fshatar dhe e dalloja mirë atë përbuzje. Socializmi kishte sjellë një ndarje si me thikë Qytet-Fshat megjithëse propoganda komuniste bëhej për të sheshuar nivelin e thellë ndarës që sa vinte dhe zgjerohej. Ky artikull u lexua nga Sekretari i Parë, Mihallaq Ziçishti i cili urdhëroi Komitetin e rinisë që artikulli im të punohej në të gjitha shkollat e mesme të qytetit. Sekretari për Kulturën dhe Arsimin e Rrethit, Todi Lubonja më thirri në takim dhe u çudit sesi unë, një djalosh fare i ri kisha ngritur një problem kaq të madhe dhe të mprehtë! Pastaj më thirrën në zyrat e tyre, Sekretarja e Komitetit të Rinisë, Filloreti Baçi dhe Kryerdaktori i Gazetës "Përpara", z. Strati Marko. Sekretarët e rinisë së gjimnazeve, "Raqi Qirinxhiu", "Tefta Tashko Koço", "Themistrokli Gërmenji", "Mjeksora" dhe "Shkolla e Ndërtimit" erdhën në shkollën time dhe kërkuan takim me mua. Isha në qëndër të vëmëndjes së partisë, arsimit dhe gazetarisë së tërë qarkut të Korçës. Sigurisht që ndjeja kënaqësi dhe fillova të mbahem pak me të madh. Në shkollë më dukej sikur mësuesit kishin frikë të më ngrinin në mësim nëse unë nuk ngrija dorën pasi kisha shkruar dhe një shkrim për mësuesin e Marksizëmit, Taqkën i cili ishte tmerr për nxënësit, sidomos për femrat. Njeri brutal, ofendues dhe pijanec. Sigurisht që e merrja me të mirë për forma të reja produktive mësimdhënie dhe njëkohësisht i bëja vrejtje për mënyrën e tij të sjelljes. Më thirrën në seksionin e Arsim Kulturës ku unë e zbuta pak vrejtjen. Nga ajo ditë Taqka hynte në klasë, kapte ballin me të dy duartë dhe rrinte ashtu pa folur nja 20-30 minuta. Askush nuk bënte zhurmë në klasën e tij. E kishim
tmerrësisht frikë. Mua s'më ngriti kurrë në mësim megjithëse lëndën e MarksizëmLeninizmit unë e dija mirë. Në fund të vitit më vuri notën më të ulët kaluese! Letërsia dhe gazetaria më dhanë emër në shkollë dhe jashtë saj. Për mua nuk interesoheshin vetëm partia, pushteti dhe gazetarët por edhe femrat filluan të më vijnë rrotull. Në këtë situatë, s'më mbante vëndi dersa t'ju tregoja prindërve dhe veçanrisht babait i cili me siguri do mburrej me mua pasi ai ishte nxitësi dhe frymëzuesi im në këtë rrugë. Sa të lumtur do ta bëj kur ti tregoj tërë ato gazeta ku unë shkruanja vetë apo të tjerët shkruanin për mua! Mezi prisnja që ti tregoja sukeset e mija. Sapo erdhi e shtuna dhe unë fluturova në Arbër. Në mbrëmje ju tregova prindërve, jo pa mburrje, se isha AS-i i letësisë në shkollë dhe një nga AS-et në gazetat, "Përpara", "Bashkimi", "Zëri i Rinisë", etj. Ju tregova se edhe "Zëri i Popullit" shkruante për mua dhe ju dhashë gazetat që i ruaja për t'ua treguar atyre. Nëna më puthi dhe qau nga gëzimi. Babait i shkëlqeu balli dhe sytë ju lagën. Nuk po ja shikoja më ata sy të bukur larushanë. Mjergulla e krijuar nga lagështia bëri që të humbiste ajo kthejellësi aq e thellë dhe e bukur e syve të tij. Prisnja me padurim të më thoshte, "Të lumtë!" dhe të më përqafonte. Ai heshtëte. "Deme, e shikon se kush është bërë yt bir?! Dua që të ndihesh krenar për mua..." Ai thjeshtë më hodhi dorën supeve dhe më ftoi të dilnim jashtë. Shkuam tek Këndi Sportiv i fshatit dhe atje u ulëm tek disa stola druri. Mbrëmja ishte e ngrohtë dhe fëmijët e fshatit akoma loznin. "Dëgjo bir! Sigurisht që më vjen mirë por suksesi dhe gëzimi i parakohshëm janë më shumë të dëmshëm se të mirë. Tëthirra jashtë pasi nuk dua që jot ëmë të na ndërpresë me ato sentimentet e saj delikate. Ne të dy jemi burra. Natyra na ka bërë të fortë dhe ne duhet të qëndrojmë të fortë në jetë." Ai heshti pak. U çudita për këtë reagim kur prisnja që ai të gëzohej shumë! S'fola më por më vinte shumë keq që babai im s'më kuptonte fare se sa i gëzuar isha unë, djali i tij, dhe se sa shumë kisha punuar që të arrija suksesin që ai vetë më kishte instruktuar. Isha gati të qaja por e mbajta veten. Njeriu që desha dhe vlerësoja më shumë në jetën time nuk e ndjente gëzimin tim si unë! Nuk i thonë kot se gjenerata - gjeneratën nuk e kupton. E po fundja babai im po plaket, mendova, dhe ka harruar moshën e tij kur ishte sa unë. "Dëgjo biri im. Unë të kuptoj shumë mirë dhe e di se çfar ndjen dhe, sigurisht që kjo gjë është e natyrshme por..., unë i trembem diçkaje tjetër. A e di ti se si mallkon një shkodran? Nuk e di. Po ta them unë, ai mallkon, 'të hyptë vetja në qef!' Ti ke qënë i mirë deri më sot dhe vazhdo në atë rrugë por, pa bujë dhe vetëkënaqësi. Tenqeja bosh tingëllon më fortë se teneqeja plotë. E shoh se ti u deziluzionove disi nga qëndrimi im por, askush më mirë se unë nuk të njeh ty dhe askush nuk gëzohet më shumë se unë. Ndryshimi që kam në krahasim me të tjerët kundrejt teje është se, të tjerët nuk ju intereson të shikojnë si unë, prapa sukseseve të parakohëshme, të cilat rritin dozën e helm-egoizëmit në moshën që njeriu formon karakterin. S'dua të të hypë vetja në qef, kurrën e kurrës. Ndryshe, ti mund bëhesh vërtetë një shkrimtar i mirë por kurrë një njeri me shpirt të mirë. Shkrimet dhe sukseset rreth tyre ti duhet ti shikosh ashtu siç i shikoj unë. Ne që shkruajmë bëjmë mirë sepse me anën e tyre nxjerrim jashtë një pjesë të helmit që na jep jeta reale. Jeta e bën njeriun me faj ndërsa shkrimet dhe sidomos letërsia mundohet të shplajë sadopk këtë faj.
Mos harro, shkrimtar bëhet ai që shkruan çdo ditë dhe nuk kërkon ti publikojë për ditë por i ruan diku në fshehtësi dhe një ditë, i seleksion ato që ka shkruar. Shkrimitar i ri nuk është kurrë një i ri por një që i ka kaluar të gjashtëdhjetat." Më vuri në mendime. Po e kuptoja që suksesi më kishte verbuar disi. Në vënd të më përqafonte ai e përqafova unë duke i thënë, "Të dua shumë." "Edhe unë të dua shumë biri im." SILVA E para vajzë që mu afrua në teknikum ishte Silva, një shoqe e imja e klasës. Silva ishte kaq e dashur me mua sa ishte gati që, nëse i thosha, shko dhe vrite veten, ajo e bënte atë! Ajo ishte e bukur, pak e shëndoshë porgjithësesi shëndeti nuk ja prishte atë bukuri natyrore. Kishte një fytyrë të rrumbullaktë dhe të bardhë, sy tepër të zez dhe flokët gjithashtu të zinj. Silva ishte e gjatë me bel të hollë dhe vithe të gjëra. Ishte tip seksesi dhe tërë meshkujt e shkollës dhe korçarët që e shikonin e dëshironin. Ajo më deshte shumë. Tërë ajo dashuri e saj mua më bezdiste. Më vështronte përherë, më afrohej dhe deshte të qëndronte me mua tërë kohën. Kishte rënë në sy për këtë që bënte prandaj i thosha ashpër të mos më afrohej aq shumë! Sot që e kujtoj këtë gjë them me vete, sa budalla që kam qënë! Si mund të bezdisesh nga dashuria?! Ajo edhe kur e largoja, zinte një qoshe nga ku mund të më vështronte dhe tërë kohës kënaqej që më kishte në sy. Një ditë kur u ndjeva i mërzitur i thashë, "Silva, ti më do mua, unë e di këtë por...", ajo s'më la të mbaroja mendimin dhe mu përgjigj me padurim, "Të dua shumë!" "E di e di, vazhdova, të lutem dëgjomë. Ne jemi të rinj, shumë të rinj dhe s'duhet të na shkojë në mëndje të lidhemi kaq shpejtë pasi kemi kohë...Jeta është e gjatë dhe unë kam ndërmënd të vazhdoj shkollën e lartë. Nuk dua që të të gënjej e të mashtroj." "E ç'rëndësi ka kjo?! Unë të dua dhe kjo është e tëra." "Ka shumë rëndësi për ty. Ti e di opinionin patriarkalist. Nëse ti shpallesh e dashura ime kush do të jetë ai që të merr ty për grua?" "Të thashë, nuk dua të di asgjë! Unë të dua shumë. S'mundem dot të mos të të shoh dhe të mos të të dëshiroj. Di se të dua dhe kaq." Fjalët dhe qëndrimi i sa edhe më preknin edhe më irritonin. Më prekte dashuria e saj pa kushte dhe më irritonte shkujdesja për jetën e saj delikate. Ajo i kishte tërë të mirat që mund të ketë një femër. Pse ta humbiste jetën në këtë mënyre?! Edhe unë e desha por duke menduar se ajo nuk do të bëhej kurrë gruaja ime, rezervohesha shumë. Një ditë më tha, "Hajde dalim në qytet." Ishte mbrëmje pranvere. Një mbrëmje nga ato aq të bukura që ka vetëm Korça. Shëtitja buzëmbëmjeve në bulevardet 'Republika', 'Shën Gjergji' dhe 'Gjergj Kastrioti' është mbreslënse, fantastike! Bulevarde të pastra, njerëz që lëvizin të gëzuar grupe-grupe plus aroma e këndëshme e lule blirve dhe lule akacjeve, të jep një kënaqësi unike që s'e gjen dot asgjëkund në botë. Nuk e ekzagjeroj kur e them këtë. Të veçantat e tjera të atyre shëtitjeve janë dhe respekti reciprok i shëtitorëve që përshëndeten ëmbël, korçarçe, me njëri tjetrin. Është e qeshura specifike korçarçe ku qeshet me tërë fuqinë shpirtit e cila është një qeshje e ngrohtë dhe ngjitëse. Shkelja e syçkave për njëri tjetrin që pëlqehen me shikim të parë. Falja në masë e buzëqeshjeve...Aty, në këta bulevarde vjen dhe zbret vetë
Perëndesha e Bukurisë dhe Dashurisë, Afërdita, dhe ju fal të gjithë shëtitorëve bukuri dhe dashuri pakufi. Silva dhe unë shëtisnim mes kësaj kënaqësie dhe bukurie të pafundme. Ndihesha kaq shume i lumtur sa do të desha që ajo shëtitje të mos përfundonte kurrë! Sivës i ndriste fytyra si asnjëherë tjetër. Më dukej kaq e bukur sa isha gati ta puthja në çdo çast. Kjo nuk vazhdoi gjatë. Sytë më zunë pedagogun e 'Zooteknikës' Nedai Thëllimin që më përshëndeti dhe fillova të ndihem keq. "Ç'pate?" më pyeti Silva. "Pashë Nedon me gruan e tij." "Punë e madhe. Nedua është pedagogu që simpatizoj më shumë për kulturën, mirësjelljen dhe diturinë që ka. Nga ai s'i vjen e keqja askujt." "Jo, jo! Hajde shkojmë në konvikt. Po shkon vonë." "Jo! Më ka shkrepur që këtë mbrëmje ta kaloj jashtë. Eja shkojmë nga 'Parku Rinia'!" Vazhduam shëtitjen përgjatë 'Republikës' dhe dolëm tek lokal 'Borova' pastaj morëm djathtas duke lënë Stadiumin 'Skënderbeu' në të majtë dhe hymë në park nga fundi i tij. Parku Rinia ishte i vetmi vënd kur rinia puthej. Aty nuk hynte askush tjetër përvç të rinjëve të dashuruar. Ky qe një pakt korçar në mirëkuptim dhe i pashpallur. "Silva, e di ti që ky park është pak a shumë parku im?" "E pse?! E ke shfrytzuar me ndonjëtjetër?" "Është ndërtuar me urdhërin e dajës tim, Myftar Grabockës, posaçrisht për mua..." "Avash, avash ti! Se mos do thuash se edhe unë kam lindur me urdhërin e dajës tënd!" "E kam seriozisht. Ti e di që ai është Kryetar i K.P. të Rrethit?" "Pse dajë e ke ti atë?!" "Po. Tamam vëllanë e nënës time." "E ç'far pastaj? Për të më thënë këtë të solla unë këtu!" U ulëm në një stol dhe u puthëm. Buzët e Silvës ishin kaq të nxehta dhe kaq të plota sa po ndjeja të më përcillnin një zjarrmi ethesh. E pashë se po më humbiste llogjika nga dëshira seksuale dhe i shkëputa buzët. Nga konviktet e shkollës së ndërtimit vinte një muzikë vallëzimi. U ngrita dhe i propozova të shkonim atje të shikonim se çfar bëhej! Bëhej një mbrëmje vallëzimi. U zgjata pakë dhe pashë se rinia e shkollësvallëzonte. "Silva! Hymë brënda dhe ne? Askush s'do ta dijë se s'jemi nga kjo shkollë. Përzihemi dhe ne atje. Si thua?" Më kapi për dore dhe të dy hymë brënda. Duke vallzuar ndjeva nga prapa një dorë që më tërhiqte për rrypin e pantallonave. Kthej kokën dhe shoh bashkëfshatarin tim Nesmi Vija, vëllai i shokut tim të luftrave me shpata, Sabriut. "Po ti ç'do këtu?!" më pyeti. "Hiçë!" "Si 'hiçë'? Nuk lejohet por do ta rregulloj unë këtë punë." Tha kështu dhe u largua Pas pak u kthye me një burrë të vjetër të cilin sapo u afrua e njoha. Ishte ish mësues Kristaqi të cilin e kisha patur mësues mathmatike në Arbër. "E njeh profesor Kiçon? Profesor Kiço, ky është bashkëfshatari im Agron Dardha." "E njoh, e njoh." Tha ish mësuesi im dhe më zgjati dorën. "Agron, të më falësh por nuk lejohen persona të huaj që s'janë nxënës në këtë shkollë. Me vjen keq që s'ta plotsoj dëshirën dhe duhet të largoheni." Dolëm jashtë. Me ne erdhi dhe Nesmiu.
"Agron. Po të jap çelsin e dhomës sime. Mund të shkoni atje. Askush nuk e ka mëndjen të vijë t'ju gjejë. Mbaroni punë dhe shkoni. Çelsin ma jep nesër apo kur të duash ti se kam një çelës tjetër." MARTA Marta ishte një nxënëse në një klasë një vit poshtë meje. Ajo ndryshe nga Silva që ishte e urtë, e mirë, pa zë dhe shumë e bukur, kjo ishte shpuzë! Lëshonte tym e flakë kudo që shkonte. Nuk ishte aq e bukur në fytyrë pasi ja prishnin ca puçra por, trupi i saj ishte ngjalë. Ishte nj llastar pa asnjë gëdhë. Ecte duke u përdredhur dhe nuk e kishte për gjë të të fyente. Ishte e zgjuar sa anjë tjetër. Ne nxënsit e kishim disi frikë dhe nuk i faroheshim. Disa mendonin se ajo shkonte vetëm me të rritur dhe jashtë shkollës. Kush e di! Me Martën më lidhte biblioteka e shkollës. Ajo lexonte shumë, njëlloj si unë. Kur përgjegjësi i bibliotekës, i cili ishte një nxënës, mungonte, automatikisht isha unë përgjegjësi saj. Një herë Dervishi, kështu quhej përgjegjsi, mungoi një jave. Gjatë asaj jave Marta vinte dhe më thoshte, të lutem më jep "X" apo "Y" libër dhe, sigurisht që unë shkoja dhe ja jepja, të cilin libër ajo e lexonte brënda ditës. Një mbrëmja në biliotekë erdhi e më tha, "Agron, dua librin "Ura e Psherëtimave". I çuditur ja ktheva se ai libër ishte i ndaluar nga qeveria pasi hynte në librat e verdhë! "Të lutem ma gjej. E di qi ti mund të ma gjesh." Në fakt unë e kisha atë libër në bibliotekën time në Arbër por kur ika nga fshati, bibliotekën në shtëpinë time e zotronte xhaxha Ligori dhe s'isha i sigurtë nëse do ta gjeja. "Të lutem Gone. Bëje për mua." "Do mundohem në fund të javës kur të shkoj në shtëpi. Mbase ta gjej." "Jo! E dua sonte!" "Moj, je në vete ti?! Unë s'mund të largohem tani natën dhe aq më shumë pa lejë. Kush më jep lejë mua?!" "Ta siguroj unë lejën." Ajo iku drejt kujdestarisë dhe pas pak erdhi duke më thënë, "lejën e kemi në xhep. Urdhëro! Mbathja dhe sonte të dua këtu para orës dhjetë kur mbyllet konvikti!" "Jo!" i thashë. "S'mundem. Ora është shtatë, për tre orë të shkoj dhe kthehet s'bëhet. S'jam Superman." Marta u afrua dhe më vuri dorën mbi sup. pastaj si një mackë përkëdhelse u ngjesh pas meje dhe më puthi lehtë në faqe. U ndjeva mirë. Puthja më zbuti dhe më vuri në mëdyshje për të ikur në Arbër. "Gonkë! Të keqen motra, shko dhe merre librin." "Po sikur të mos e gjej?!" "Do ta gjesh. Nisu!" "Është natë dhe kam frikë..." "Ti ke frikë?! Se s'të njoh unë ty?! Ti çan malet dhe pyjet vetëm e pa frikë! Nisu zemër e vogël. Hajt, mos u vono." Ndihesha krej i çarmatosur nga përkëdhelitë dhe si budallai u nisa. "Unë po qëndroj këtu në bibliotekë dersa të kthehesh ti. Nëmi çelsat." Marta u ul dhe filloi të lexonte librin "Bel Ami" të Gi dë Mopsanit (Guy de Maupassant) në faqen pesëdhjetë e një.
Në fillim e mora rrugën me vrap e pastaj me hap. Për tridhjetë minuta mbrita në shtëpi. Ajo rrugë zakonisht bëhet në një orë. Ishte hera e dytë që diçka më bënte të vrapoja për në shtëpi. Herën e parë e kisha bërë për qenin tim, Lulin e Dytë, kur ma vrau policia dhe ja tani po e bëja për Martën të cilën nuk e kërcënonte askush. Qesha me këtë mendim që lidhte Lulin e shkretë që më deshte si i marrë dhe Martën lozonjare që ndoshta ishte një kurvë. Këtë mendim për Martën desha ta largoj nga koka por s'mundesha. Për Martën Vasilika, shoqja ime më e mirë e klasës, më thoshte se e dredh me kujdestar Sotirin. Vajzat e dhomës së saj e shikonin natën kur dilte nga dhoma, pikërisht në netët që kujdestar ishte Sotiri. Bile, ne e dinim se roja i konviktit, Adem Doraci, shkonte në shtëpi kur Sotiri ishte me shërbim. Kush e di. S'desha të bie preh e këtyre mendimeve dhe me një "këto janë thashetheme" dënova veten dhe i largova ato mendime. Një mendim tjetër më lindi në kokë. Po përse vallë ajo e deshte librin kaq urgjent?! Ç'qe kjo teke?! A mos vallë deshte vetëm të më provonte mua nëse i bindesha siç bën edhe me të tjerë që i vërtit si satelitë, apo mos edhe deshte të më vinte në lojë?!" E kush mund ta dijë këtë gjë.?! Befas më lindi një ide tjetër. Ndoshta ajo gjeti një pretekst për të më larguar mua nga biblioteka për të qënë atje bashkë me kujdestarin! Sa budall që jam. Kjo duhet të jetë. I thashë vehtes, nxito të shkosh para kohe dhe kthehu shpejt që ti kapësh mat! Pasi mora librin në shtëpi dhe i lashë prindërit të çuditur, shkova tek shtëpia e xhaxha Besos dhe u futa në plevicë ku i mera biçikletën. Mëndja më punonte vetëm t'i kapja mat, Martën me kujdestarin. Me biçikletë, për nja 15 minuta mbrita në konvikt. Isha vonuar gjithësesj një orë! Trokita në derë dhe prita. Biblioteka s'kishte dritare, vetm një derë. "Kush është?" "Hape! Jam unë." Dera u hap dhe Marta ma rrëmbeu nga dora librin, pastaj më tërhoqi rrëmbyeshëm brënda dhe më puthi në buzë. "Mbylle derën!" më urdhëroi. Pasi mbylla derën i rashë bibliotekës cep më cep për të gjetur kujdestarin apo ndonjë shenjë...Asgjë. Pashë librin ku ajo kishte lënë leximin, ishte në faqen njëqindenjëzetë, pra, për një orë ajo kishte lexuar plotë gjashtëdhjetë e nëntë faqe! Atëhere dënova veten për mendimet e gabuara dhe ju dhashë sulmit të saj. Në këtë sulm ramë të dy "të vrarë". Të nesërmen bëra poezinë "Më Fal" kushtuar Martës dhe kujdestar Sotirit për mendimin e keq që pata një natë përpara, të cilën e publikova në librin e parë me poezi titulluar, "Tre dimensionet e Bukurisë". LOSHKA Ndërsa Loshka ishte në vitin e parë dhe unë në të katërtin. Loshka ishte vllehe dhe ishte çupa më e këndëshme që unë kisha parë deri atëhere. Me të rashë në dashuri menjëherë dhe bëja llogarinë që, sapo ajo të mbaronte teknikumin, unë do të kisha dhe një vit që të përfundoja universitetin dhe ne, atëhere do të martoheshim. Kisha vetëm një merak nëse ajo do të më qëndronte besnike për katër vjet. Një mëndje më thoshte se po, megjithatë, nga që e desha shumë, ndjeja një farë frike se mos... Me Loshkën u njoha nëpërmjet Bajmes, lexueses së tmerrshme të poezive të mija. Ajo tërë poezitë e mija i mësonte përmëndësh dhe i recitonte kudo. Bajamja ishte në një klasë me Loshkën por ato ishte tipa krejt të kundërt. Loshka ishte e qetë, kokëulur, e ndrojtur dhe skuqej lehtë kur e takoja. Kishte pak melankoli në fytyrën dhe qëndrimin e saj.
Bajamja ishte impulsive, gazmore, gojë ç'thurur... Para saj s'kuqesha unë jo ajo. Karakteristika më e theksuar e Bajames ishte se ajo kishte tipare tmerrësisht tërheqëse nga meshkujt. E gjatë me gjoks shumë të zhvilluar të cilin e linte qëllimisht pak zbuluar. Faqe të kuqe si shegë. Belin e këputur. Vithet e kërcyera lart, jo të gjëra si të Silvës, të cilat i tundeshin duke ju përdridhur kur ecte. Kofshët e plota dhe shumë magjepse, të cliat ajo përherë i zbulonte si pa dashje! Të gjithë meshkujt i shkonin pas duke menduar se ajo e "dredh" me kë të mundet. Unë kam menduar dhe akoma vazhdoj të mendoj se ajo ua "dridhte" të gjithëve dhe askush nuk guxonte ta prekte! Pse e bënte atë përdredhje? Unë kurrë s'mundem dot t'i jap një përgjigje kësaj pyetje! Loshkës sime askush nuk i vardisej pasi ajo turpërohej në çdo takim vetëm për vetëm me çdo mashkull dhe largohej menjëherë kokëulur. Kjo, mendoj, ishte dhe arsyeja që Bajamja e nxiti të mos më largohej mua dhe ma sillte sa herë vinte tek unë për të marrë poezitë e mija të reja. Pasi ishim takuar disa herë në prezencë të Bajames, një ditë Bajamja më tha, "Agron. Ja kam mbushur mëndjen se ti e do dhe a e di sesi më tha? 'Po sikur ai të tallet me mua? Unë do vras veten pastaj!' I thashë se ishte budallaqe. Kam punuar gjatë që ajo të bindet pasi ju të dy e meritoni njëri tjetrin. Jeni tipa të ndrojtur dhe shumë të ndershëm. Të lutem thuaji se e dashuron. Dogjëve? Thuaja! S'ke se ku gjen çupë më të mirë se ajo." Dhe unë ja thashë. Një ditë, në bibliotekë, pasi iku Bajamja dhe Dervishi, ja kapa të dy duartë dhe ja afrova tek gjoksi im. "E shikon, i thashë, sesi më rreh zemra për ty?" Ajo u skuq u bë prush dhe filloi të dridhej si zog i kapur në çark. Pas pak dhe unë fillova të dridhem si ajo. Ndoshta edhe isha skuqur jo më pakë se ajo. "Loshkë! Të dua! Të dua shumë. Ti je ajo çupë që unë e kam ëndërruar tërë jetën time. Dua një ditë ti të bëhesh gruaja ime! Të lutem më thuaj se edhe ti më do?" Ajo qau dhe s'tha asgjë. Ja afrova duartë tek buyët e mija dhe ja putha. "Të lutem më thuaj, po ose jo? Nëse s'më do unë kurrë nuk do të pyes pse dhe do të le të lirë të zgjedhësh kë të duash ti, pamvarsisht se do të jem zemërplasur. Fol Loshka e zemrës sime!" "Edhe unë të dua." Tha me zë të dridhët dhe të pakët e pataj ja plasi të qarët. "KAMPION KOMBËTAR" Pasione të tjera, përveç letërsisë, kisha dhe atletikën, gjimnastikën, mundjen dhe boksin por jo në atë shkallë si letërsinë. Profesori që më stërviste ishte Edmond Dushku. Korça për çdo vit organizonte gara sportive ndërmjet shkollave të mesme dhe manifestime kluturoro-sportive. Në një garë 100 m unë zura vëndin e parë me rezultatin 9:8 duke kaluar kështu kampionin e Shqipërisë e duke lënë pas ish kampionin Çlirim Balluku (10.8) dhe kampionin aktual Tomi Stefanllari (9.9)! Pedagogët e tërë shkollave të mesme u befasun dhe s'u besonin dot syve. Më thanë ta bëja përsëri por nuk pranova. Të them të drejtën, kisha frikë se nuk do ta arrija më atë rezultat. Le të ngelet ky që arrita nëse ata duan ta njohin. "Agron! do më thoshte profesor Mondi, ky rezultat sigurisht është më i mirë se kampioni i Shqipërisë për 100m por duhet një komision i posaçëm që ta kronometrojë dhe ty të të shpalli Kampion Kombëtar, prandaj ne (pedagogët e fiskulturës) biseduam me njëri
tjetrin dhe duam të të shohim edhe njëherë. Më vonë, pasi të bindemi, ne do organizojmë një provë-garë nga klubi i atletikës kombëtare të organizuar nga Ministria e Arsimit dhe Kulturës që ty të shpallim kampion. Si thua?" Përgjigja ime ishte një "Jo!" "Pse ke frikë ta provosh? Ti je përsëri Agroni dhe ke po ato këmbë që kishe më parë, Provoje!" Përsëriti Edmond Dushku. Kur e pa se unë e kundërshtova ai mua afrua dhe me noçkën e gishtit tregues deshte të më godiste në kokë por unë ju largova. Ai tha: "Kokë derr! S'di të nderosh veten tënde!" NJË KRIM... Edhe pak kohë na ngelej nga përfundimi i krejt shkollës. Provimet po na afroheshin dhe ne kishim boll kohë të lirë për tu përgatitur për to. Unë dhe Lad Shahollari shkonim diku dhe argëtoheshim pasi na dukej se mësimet i dinim dhe mendonim se, më keq do të ishte që të lexonim pasi do t'i ngatërronim ato që dinim! I dhamë karak që të mos lexonin asgjë për një muaj. Gjatë kohës së përgatitjes për provime, s'lamë filmë, teatër, estradë dhe çfaqje pa parë. Nganjëherë ne merrnim me vete Loshkën dhe Bajamen. E kaluam atë kohë sikur të kishim qënë në një muaj mjalti! Kjo periudhë e bukur u prish një natë, pak ditë nga provimet. Atë natë, rreth orës dymbëdhjetë, në konviktin tonë erdhi policia. Konviktorët ishin duke fjetur por unë isha akoma zgjuar pasi kisha ndënjur vonë në bibliotekë duke krijuar një poezi. Dëgjova zhurmë dhe u ngrita. Hapa derën me kujdes dhe zgjata kokën. Disa policë ishin në koridor me drejtorin dhe kujdestarin e konviktit. Kujdestar Sotiri më pa dhe ma bëri me dorë t'i afrohesha. Ai e dinte se unë, në disa raste, rrija deri vonë në bibliotekë bashkë me Dervishin. "Agron, dua të pyes në mirëbesim, kush është hundështrembër nga ju nxënsit?" Pyetja mu duk si e pakuptimtë dhe u habita. "Kujdestar Sotiri, të lutem ma përsërit pyetjen?" "Kush nga nxënsit e teknikumit e ka hundën e shtrembër? S'po më kujtohet tani." Unë qesha. S'po më kujtohej për momentin se kush e kishte hundën e shtrembër dhe mblodha supet. "Hajt shko në krevatin tënd!" Të nesërmen mora vesh se policia kishte kontrolluar për dy orë hundët e gjithë konviktorëve në gjumë dhe e kishin gjetur hundështrembërtin. Ai ishte Rupi. Ja se ç'far kishte ndodhur; një ditë, dy nga shokët tanë, Rupi dhe Rrahimi të cilët njiheshin për sherrxhinj dhe të poshtër dhe që s'kishin asnjë shok nga ne përveç njëri tjetrin, kryenë krimin më makabër që unë kisha dëgjuar deri atëhere. Ata kishin përdhunuar një vajzë në sy të fejuarit të saj! Një çift nga qyteti, ishin duke bërë dashuri në hangaret e shkollës ku mbahej kashtë e bar pasi shkolla kishte ekonomi ndihmëse. Ata të dy që i kishin përgjuar tërë kohës, kishin hyrë brënda në hagar pas tyre dhe pasi e kishin rrahur djalin e kishin lidhur pas një kollone betoni me litarë që i kishin përgatitur më parë. Vajza u qe lutur dhe përgjëruar duke ju thënë, "Jam e virgjër. Mos më përdhunoni! Kërkoni ç'far të doni e unë do t'jua jap! Nani orën time. I fejuari ka ca para në xhep, merreni, janë tuajat. Amani, ju lutem mos më prekni! Nesër do t'ju sjell sa para të doni. Ju lutem me shpirt, si motra juaj. Mos ma merrni
nderin! Mos më bëni të vras veten. S'më duhet jeta pa nder. Ky djali është i fejuari im. {shtë burri im...." "Ne s'duam asgjë tjetër veçse p...tënde! Mos u lodh dhe mos kundërshto se do hash dru! More vesh?!" I kishte thënë Rupi Hundështrembër. I fejuari ishte përmëndur dhe kishte sokëllitur me sa fuqi kishte, "Mosniiii!!!" Por mostrat i kishin dhënë një dru tjetër dhe e kishin përdhunuar shtazërisht vajzën e shkretë. Ashtu, siç ishte e gjakosur, e rrahur dhe përdhunuar barbarisht, ajo zgidhi të fejuarin dhe me shpirt ndërdhëmbë shkoi në polici ku bëri denancimin. Ju tha se përdhunuesit i kishte parë që kishin ikur në drejtim të konvikteve të teknikumit dhe se njëri prej tyre e kishte hundën e shtrembër. TAKIMI QË MË NDRYSHOI JETËN Një ditë, teksa po rrija para portës kryesore të shkollës, erdhi një burrë i shkurtër dhe i dobët e më tha se kërkonte të takonte Agron Dardhën. E hetova me kujdes dhe desha të di pse më deshte prandaj e pyeta, "Kush jeni ju dhe pse e doni Agronin?" "Unë quhem Stefan Tollkuçi, jam shefi i kuadrit të degës së brëndëshme të Korçës dhe kam një problem personal me Agronin." "Jam shoku i tij i ngushtë. A mund ta di pse e doni? Mbase ju ndihmoj..." "Faleminderit. Nuk është nevoja. Është problem personal. Nëse ka mundësi ma gjeni dhe ma sillni këtu se dua të flas vetëm me të." Ngela për një çast pa ditur sesi të dilja nga gënjeshtra e krijuar. E ndjeva që po më skuqeshin faqet. Si duket ai e kuptoi shqetsimin tim dhe më pyeti, "Ka diçka që nuk shkonkëtu?!" "Jo, jo. Më falni shoku Stefan po...S'di si ta them? Të më falni. Unë jam Agron Dardha. Nuk desha t'ju gënjej por s'di pse thashë ashtu..." "Mos më thuaj asgjë. Ashtu do veproja dhe unë. Por, si t'ju besoj se jeni Agroni?" E pyeta nëse ishte e nevojshme të shkonim tek kujdestari i konviktit i cili mund të mëprezantonte tek ai. "Jo, jo s'shtë e nevojshme. Mjafton që ju të më bindëni se jeni Agroni që unë kërkoj." I thashë se mund të më shikonte në fotografinë e stendës së Letrarit të Ri tek hyrja e shkollës. Shkuam atje. "Po ti qënke dhe letrar i mirë! Më behet qefi shumë. Eja të ulemi pak gjëkundi." E ftova tek klubi i Sotir Pojanit në cep të rrugës por ai nuk pranoi. "Vetëm dy minuta. Ja ulemi këtu tek ky stol" dhe tregoi një nga stolat e Këndit Sportiv. "Agron, ti ke bërë kërkesë për në universitet?" "Po, kam bërë kërkesë, sipas të drejtës në tre degë dhe tre herë kam kërkuar vetëm për Gjuhë - Letërsi." "E shikoj që të pëlqen letërsia por...Unë jam këtu për të të ofruar një zgjidhje tjetër. Ministria e Brëndëshme ka nevojë për kuadro si ty. Unë pashë biografinë tënde dhe e fjeta mëndjen se ti na duhesh. Si thua?" "Më vjen keq shoku Stefan. Mëndja ime punon vetëm për letërsinë." "Mirë. Kam edhe një kërkesë. Unë them se duhet të shkosh të pyesësh edhe prindërit. Ke avantazhin se del më parë në rrogë dhe rroga është më e lartë se e një mësuesi. Mendohu njëherë pasi të pyesësh prindërit dhe hajde tek zyra ime më kthe përgjigje. Si thua?"
U mata t'i thosha njëherë se s'është nevoja të pyesnja prindërit pasi pasioni për shkollë të lartë është i imi por mu duk pak i ashpër ky qëndrim dhe i thashë, "Mirë. Do vij brënda javës të të kthej përgjigje me mëndjen për jo." Brënda javës takova babanë para shtëpisë dhe i thashë për ç'far më tha shefi i kuadrit të degës së brëndëshme. Atij i shkëlqyen sytë dhe më tha, "Është gjë e mirë që partia ka besim tek ty dhe familja jonë por,...ajo punë është me zarar. Nuk është punë për ty." Ndërkohë që ne po bisedonim vjen kushëriri ynë nga nëna, Drini Panariti që na kishte pëgjuar nga prapa dhe na tha: "Mos i bini së mirës me shqelmë! Unë kam aq miq sa ta rregulloj Agronin në një zyrë e të mos merret me spiunllëqe. Hajde qoftë e bërë Deme dhe eja të pimë nga një gotë!" Ne s'folëm por hymë brënda në shtëpi dhe nëna na i shtroji mezetë dhe rakinë. Ajo fluturonte nga gëzimi. "Hjade Gone, na jep fjalën se do pranosh! Jam kaq e gëzuar sa...Mos ma prish", më tha mamaja. Pasi pimë unë jua dhashë fjalën. PROVIMET Provimet erdhën shpejt pasi qefi kalon shpejt. Lad Shaholli do më thoshte se, "Djalli i ka vendosur kufizime qefit. Nëse ne gëzojmë jetën, kemi thyer rregullat që ai ka vënë për këto kufizime." Unë s'isha tërësisht me këtë mendim por, nuk thonë kot se, 'po të flesh me qorrin do gëdhihesh çakërr'. Para provimeve isha fare i qetë dhe pasi i dhashë ato katër provime mendova, se 'djalli s'qënka aq i zi sa duket!' Provimet kaluan shkëlqyer. Mora nota shumë të mira dhe 'përgëzova' veten për kohën e kaluar jo mbi libra. Në kohën që po bëhesha gati të shkoja në shtëpi, në Arbër, për ta festuar mbarimin e shkollës, më vjen një kushurirë me një frymë dhe më jep lajmin se Ollga është në spital që nga mëngjezi në gjëndje të rëndë! U shqetsova shumë dhe ja dhashë vrapit për në spital. Kur mbrita atje gjeta disa nga të afërmit e mij që prisnin në ankth pas derës së dhomës ku e kishin futur Ollgën pa ndjenja. Pyeta si ishte puna por askush s'më dha një përgjigje. Të gjithë mblidhnin supet. "Po tregoni se ç'far i ka ndodhur?! Çështë kjo heshtje?!" ju hakërrova të vëllajit, Ririt. Ai më bëri një shenjë të pakuptimtë me dorë. Pasi Ollga do përmëndej mora vesh të vërtetën. OLLGA Ollga, siç e kam thënë në fillim, ishte shumë e bukur por shumë e llastuar pasi ishte fëmija i parë nga ne dardharët. Ne të dy shkonin shumë dhe ishim edhe shokë përveç kushrinj të parë. Ollga në atë moshë ishte si një djalë nga zemra dhe fuqia. Mua më dilte përherë krah kur grindesha me ndonjë shok. Zakonisht unë isha shumë i urtë dhe nuk trazoja asnjë shok por kur ndonjë më binte më qafë, Ollga kërcente me grushtat gati për sulmë dhe shante si një djalë! Më shanate edhe mua kur isha aq pasiv dhe më thoshte "qullac". Më thoshte përherë, "Pse ke frikë? Fuqinë tënde se ka asnjë djalë! Trupin tënd dhe dorën tënde të fuqishme nuk e ka asnjë burrë! Pse trembesh?! Mos u bj qullac!" Ajo s'më kuptonte mua që më punonte truri dhe jo "brirët" siç i quante babai im grushtat. I
shmangesha grindjeve dhe zënieve me shokët. Sigurisht, kur ishte e pamundur dhe më duhej të mbrohesha, përdorja edhe "brirët". Kjo kushërirë e mirë dhe një nga shokët e mij më të mirë, kishte pirë helm! Një shishe të tërë me flibol, ilaç mizash. Po pse ajo e kishte bërë këtë gjë?! Ollgën e lakmonin shumë djem, madje edhe burra të martuar i vinin vërdallë por ajo i tallte dhe përbuzte, madje jo një herë edhe kishte qëlluar me grusht ndonjë që e kishte tepruar... Të vërtetën e asaj ditë që ajo kërkonte të vdiste, do ma tregonte vetë pasi i shpëtoi vdekjes. Ollga kurrë nuk më kishte gënjyer mua dhe kurrë s'më kishte fshehur gjë. Tek unë ndjente sigurinë dhe ngushllim. Ajo më tregoi: "Gone, kjo që dua të them është e tmerrshme. Nuk e di sesi gabova! Më mirë të kisha vdekur. Kishte vite që më gacmonte një burrë por unë e shpërfillja dhe as sytë nuk ja hidhja. Ai është i madh, shumë imadh mepozitë. Një ditë mu lut t'i shkoja në zyrë dhe unë u përgatita të ballafaqohem me të e t'ja ndal oreksin duke i dhënë një përgjigje që ta mbante mënd për tërë jetën, por doli ndryshe... Ishim ballëpërballë dhe ai filloi i pari, 'Ti, më tha, më pëlqen. Ti je ajo që do të kisha zgjedhur për grua nëse do të isha i ri sot. Kjo s'më pengon të të dua edhe se jam i martuar.' Ja preva fjalën duke i kujtuar se tradhëtia bashkëshortore ishte gjëja më e keqe në një familje. Ai vazhdoi, 's'ka tradhëti atje ku ka dashuri!' Unë e kujtova se, dashuria nuk duhet të jetë e njëanshme. Të duash nuk është keq por të duash dhe të mos të duan është idiotësi pasi duhet të dish se çfar të duash. Të të duan dhe ti urresh është shpirtligësi. Unë s'ju urrej juve veçse ju them të vërtetën se nuk ju dua. Në këtë rast ju jeni idioti dhe unë s'jam shpirtligë. Fjala "idioti" i ra si bombë. Veç ta shikoje si u zverdh dhe si u nxeh! Nëse sytë do të kishin sadopak zjarr, sytë e tij do të nxirrnin me mijra shkëndija, ndoshta dhe flakë...Egërsia e tij më trondtiti. Më tha të dal jashtë dhe unë dola duke qarë. Dikush më pa dhe më pyeti se ç'far kisha. Nuk i tregova por pashë se nuk dija ku shkoja. Kur e mblodha veten, pashë se më kishin futur në një zyrë. Atje më përpunuan dhe më nxorrën në shesh gjithëçka kishte ndodhur midis meje dhe atij. Shumë vonë mësova se nga ajo zyrë i ishte raportuar më të madhit të rrethit dhe ai e kishte thirrur atë në zyrën e tij dhe i kishte vënë të inçizuar "rrëfimin" tim që kisha bërë atë ditë në atë zyrë që unë as sot nuk e di se çfar zyre ishte. Pastaj e kishte kërcënuar të jepte dorëheqje si fillim dhe se do ta raportonte tek Enver Hoxha. I shkreti së duroi dot dhe vrau veten..." "Më fal Ollga, i thashë, po ç'lidhje ka kjo histori me ty që pive helmin?! Pastaj më thuaj kush ishte ky që vrau veten?" "Nuk paske hiç durim. S'kam mbaruar. Dëgjomë deri në fund. Sa për emrin mos ma kërko. Nuk ta tregoj edhe sikur ti ta gjesh cili ishte pasi ndihem fajtore...Mos më ndërprit të lutem." Ollga heshti gjatë dhe më kapi dorën. Në atë kohë ne ishim tek pastiçeri Agimi dhe po pinim kafe. "Dëgjo Agron, ti e di që Riri është vëllai im nga babai dhe nëna por në fakt, vëllai i vërtetë i imi je ti. Ai është prerë njëlloj me motrën tënde të madhe, Dhurën. Unë sot po rrëfehem tek ty dhe këtë e bëj me vullnet të plotë pasi kisha shumë nevojë ta bëja. Askujt përveç teje s'mund t'i rrëfehesha. Ajo që ndodhi më bën me faj. Në asnjë mënyrë unë s'duhet të kisha folur tek ajo zyra ku u përgatit vdekja e tij! Kjo më rëndon në
shpirt. Arsyeja tjetër që më vret është, pse të vija e ta takoja atë? Pse duhet që ta gacmoja?! Për mua ai ishte njeri i mirë, i drejtë pamvarsisht se më dëshironte, kjo gjë s'është një krim apo jo? Ai kurrë s'më fyeu dhe nuk u soll keq me mua as kur i thashë, '...ju jeni idioti...', ndërsa ai vetëm më tha të dilja jashtë zyrës së tij i përmbajtur pamvarsisht se ju pëshkëndijuan sytë. Unë e fyeva atë dhe unë u ankova tek ajo zyrë e mallkuar..." "Jo, jo! Mos e thuaj atë. Ti ke bërë mirë që i ke thënë ashtu sepse ai e meritonte. Ti je një vajzë e re dhe ai s'kishte asnjë të drejtë të bënte me ty ashtu. Ke bërë mirë që ke treguar në atë zyrë ç'far të ka ndodhur..." "Jo! S'kam bërë mirë! Mos më thuaj gjëra për të më ngushlluar. Jam fajtore. Ai s'më thirri në zyrë, isha unë ajo që vajta atje për ta ndëshkuar..." "Jo. Ti s'vajte për ta ndëshkuar por për ta qortuar me atë ç'ka ai bënte tek ty. Harroje atë gjë." "S'mundem. Atë mëngjez që piva helmin u zgjova e lemerisur nga një ëndërr e keqe. Në ëndërr më doli ai dhe më tha, 'Nuk e harroj atë leksionin tënd. Ti kishe të drejtë. Unë isha idioti që të desha ty dhe ti ishe shpirtliga që më urrenje mua.' Kur hapa sytë zemra më rrihte kaq fortë sa thashë se po më dilte nga kraharori. Akoma në vesh më vinte zëri i tij që më përsëriste papushim, '... . Unë isha idioti që të desha ty dhe ti ishe shpirtliga që më urrenje mua... Unë isha idioti që të desha ty dhe ti ishe shpirtliga që më urrenje mua...'. Pa e zgjatur, rrëmbeva shishen e flibolit dhe e piva. Isha shumë e tronditur. Siç e di shpëtova por faji më ndjek çdo çast dhe për ditë...Më mirë të kisha vdekur pasi nuk rrohet me ankthin e fajit!" Nuk po dija çfar ti thosha. Goja më ishte kyçur dhe po ndjeja keqardhje edhe për atë të shkretë. Si është jeta nganjëherë, ndërsa ti kërkon të ndryshosh të tjerët dhe nuk e di që ai që duhet ndryshuar je ti! "Gone, pi diçka. Edhe unë dua të marr një pije alkolike." "Po ti e di moj motër që unë s'pij alkohol." "Sot pije për mua se dua të pij. Mos më ler vetëm. Porosita nga një teke konjak por Ollga i tha kamarierit ti bënte dopjo. MISTO Ishte vera kur sapo kisha mbaruar maturën dhe punoja si përgjegjës i bimëve mediciale, fati më bëri një surprizë. Në kryqëzimin e dy rrugëvë Korçe - Voskopjë dhe Kolonjë -Korçe -Bilisht, në dalje të qytetit të Korçës, qëndronte një djalë i ri. Ju afrova dhe pashë Miston, shokun tim të fëmijërisë, i cili priste ndonjë makinë të rastit për të shkuar në shtëpi. Një shi i dëndur që kishte filluar qysh nga ora 11 paradite nuk kishte ndërmënd të pushontë megjithse ora po shkonte 5 pasdite. Mistoja i bërë qull deri në palcë qëndronte me orë të tëra në pritje të rastësisë që të vinte një makinë. Pashë se nuk u gëzua shumë si unë kur më pa. Më në fund një “Ziz” kaloi por nuk ndaloi. Mistoja i fërshëlleu disa herë dhe e ndoqi nga prapa duke ju lutur ta merrte. Makina ndaloi dhe shoferi e pyeti se ku shkonte. “Në Voskopojë”, ju përgjegj i riu. “Unë s’kam vënd përpara dhe në karroceri kam një arkivol, nëse dëshiron të hypësh prapa, eja.” Misto mendoi se më qull se aq s’mund të bëhej dhe pa u menduar kërceu sipër karrocerisë duke më përshëndetur me dorë.
Më vonë mora vesh për atë rrugëtim të Mistos. Historia është edhe për të qarë edhe për të qeshur. Shiu vazhdonte të binte pa pushim. Ju shtua edhe era nga që makina ishte në lëvizje dhe ai filloi të ketë ftohtë. I ra kabinës nga sipër dhe shoferi e pyeti se çfar kishte. Ai e pyeti shoferin nëse arkivoli kishte ndonjë të vdekur. Shoferi i tha se është bosh. Pa e zgjatur Misto e hapi arkivolin dhe hyri brënda. Më në fund për të pushuan era dhe shiu. Atje ishte pak ngushte por me mirë se në shi dhe erë. Makina ndali dhe dy herë të tjera gjatë rrugës duke marrë pasagjerë. Pasagjerët në këtë kohë po diskutonin nëse i vdekuri është lagur apo jo. Njëri u hodh e tha, “Thonë se kur i vdekuri laget bën vaki edhe ngjallet.” Disa qeshën ndërsa një grua ja bëri, “Uf, qyqja!” Misto brënda në arkivol nuk dëgjonte fare, bile as e kishte marrë vesh se kishin hypur pasagjerë të tjerë! Herë pas here ai e ngrite pak kapakun dhe zgjaste dorën për të parë nëse kishte pushuar shiu. Një herë një grua ju duk se pa dorën e “të vdekurit” dhe u struk pas burrit të vet. “Burrë, me duket se i vdekuri nxorri një dorë” por burri ja preu shkurt, “mjaftë me budallallëqe! Nuk ngjallen të vdekurit.” Por gruaja e friksuar shikonte vjedhurazi nga arkivoli. Më në fund shiu pushoi. Makina i qe afruar “Urës së Kovaçit” dhe nga arkivoli doli përsëri dora për të parë nëse kishte pushuar shiu. “Burrë! I vdekuri nxorri përsëri dorën!” Bërtiti gruaja sa të gjithë kthyen kokën nga arkivoli. Ndërkohë djaloshi pasi pa se kishte pushuar shiu, flaku kapakun që të dilte nga arkivoli. Këtë gjë e panë të gjithë sa ishin atje dhe u tmerruanë. Tre vëtë u hodhën nga makina e cila ishte me shpejtësi dhe ranë të vdekur në vënd! Njeri pësoi atak në zemër dhe gruaja që foli u alivanos. Kur e takova Miston, ai ma tregonte incidetin vdekjeprurës sikur të kishte bërë ndonjë heroizëm! Qeshte me tërë shpirt. I çuditur e pyeta si mund të qeshte kur ka vraë katër vetë?! "Unë s'kam vrarë njeri" më tha dhe vazhdonte të qeshte me tërë shpirt! UJKU & AVNIU Atë verë, pasi kisha dhënë provimet e maturës, punova si përgjegjës i bimëve medicianle në fermën Irakli Tërova në korçë, vetëm për sezonin e verës. Tërë nxënsit, mësuesit dhe të papunët e Korçës vinin e punonin atje tek unë për tre muajt e verës dhe fitonin mirë. Këtë punë aq të mirë ma kishte rregulluar një agronom që kishte mbaruar në Francë dhe që ishte shumë i apasionuar pas shkrimeve të mija. Ai quhej Rami. Në atë kohë unë shkruaja në gazetën e Korçës "Përpara" dhe kisha bërë një shkrim tek "Zëri i Popullit" së bashku me Xhorxhi Robon, korespodetin e "Zërit" në Korçë, i cili shkrim kishte ngjallur interes të madh në tërë shkollat e mesme të qytetit ku shkrimi u diskutua për disa javë nëpër mbledhjet e rinisë. - Degjo Agron, - do të më thoshte Ramiu, - unë do të jap një punë të mirë dhe ti do te kesh një kasolle në mes të parcellave me bimë mjeksore dhe do të jesh përgjegjës për rreth 1000 puntorë! Çupën time, Majlindën, do ta kesh zvëndsen tënde të cilën e le pa merak me ty. Ke disa puntorë të fermës si karrocierin Laze, dy puntorë të mirë që të shoqerojnë mallin në depot e grumbullimit të bimëve mjeksore dhe dy roje me qen që të
mos vidhet. Për çdo problem do të kontaktosh me mua nëpërmjet vajzës sime. Dy vetë të cilët do të peshojnë bimët, zgjidhi vetë nga shokët e tu. Mu duk një çikë e madhe dhe e rëndë detyra, mua që nuk kisha punuar kurrë në jetë dhe pata frikë ta bëja. Sigurisht që edhe më pëlqente që të bëhesha shef! Zgjatje këtu rreth punës, Majlindës dhe Lazes... Ata ishin dy qen kufiri (siç u thoshim ne atëhere qenëve-ujq të racës Pastori Gjerman) që ruanin mallin. Ata dy qen qëndronin të lidhur me litarë shumë të gjatë që kontrollonin dy hyrje-daljet në parcellat tona. Vendet e tjera qenë të rrethuara me kanale të thellë që askush s'mund ti kapërxente. Njeri qen quhej Avni dhe tjetri qen quhej Ujk. Nuk e mësova dot kurre pse quhej Avni! Ujku ishte tamam një ujk, shumë elegant, i shkathet dhe tepër i rrezikshëm. Mbulesën e kishte me qime të dëndura e të drejta, mantelin e kishte të zi në gështenjë, turirin të zi në të kaftë, sytë në formën e bajames në gjyrë kafe në të verdhë dhe veshët përpjetë. Me një fuqi shumë imponuese ku ngjashmëria me ujkun e bën atë të frikshëm ndaj personave të huaj. Ky lloj qeni është shumë rëzistent si ndaj të ftohtit ashtu edhe vapës. Avniu ishte edhe ai si Ujku por sytë i kishte si qentë e zakonshëm, të kuq, qimen pak në kafe, veshët pak më llapushë dhe ishte jo aq i rrezikshëm sa Ujku. U miqësova shumë shpejt me të dy. Me Ujkun u mora më gjatë dhe fillova ta mbaj me vete pasi e stërvita që të mos bënte asgjë pa urdhërin tim. Më dëgjonte si askush tjetër në botë prandaj ja hoqa litarin. Të gjithë i trembeshin dhe as kush nuk më afrohej mua për shkak të Ujkut përveç ndihmëses sime të bukur, Majlindës. Nuk rrija në kasolle por vija vërdallë me Ujkun pranë. Disa fëmijë trembeshin kur u kalonim afër dhe për këtë arsye ne nuk hymë më mes punëtorëve, vinim vërdalle rreth territorit tonë dhe herë pas here shoqëronim karrocën që dilte ngarkuar se mos e vidhnin. Ramiu një dite erdhi dhe më bëri vrejtje për qenin se është shumë i rrezikshëm dhe mund të kafshojë ndonjë puntor. I thamë të dy me Majlindën se Ujku është shumë besnik dhe nuk bën asgjë pa na pyetur ne të dy. Ai nuk na besoi dhe më urdhëroi ta lidhnja. Unë për ti provuar çfar i thashë ju luta të më lejonte të bëja një provë dhe Ramiu i mirë me lejoi. I thashë një mësusi që e kisha mik, Kadri Liços, ta provokonte Ujkun duke e sharë dhe goditur me një shkop. Mesusi që kishte shumë besim tek unë bëri çfar i thashë. Qeni nuk reagoi por më shikoi mua duke pritur reagimin tim. I thashë mësuesit te hipte në një pemë dhe ai ashtu bëri, atëhere i dhashë urdhër Ujkut ta sulmonte mësusin dhe ai e sulmoi. Mori vrull dhe ju hodh qershisë deri tek degët e para, gadi një pëllëmbë poshtë këmbëve të varura të mësuesit. I dhashë urdhër ta ndalte sulmin dhe të kthehej tek unë, Ujku u bind në çast. Kur mësusi zbriti, Ujku nuk reagoi. Agronomi i çuditur nuk foli fare por më dha dorën në shenjë miratimi përsa i kisha thënë dhe iku. III TIRANË Këshilla "Nga sot, kur ty të janë rritur shumë krahët, ti do shtegëtosh larg. - Do më thosh im atë para se të nisesha për studime në Tiranë. - Ilaçi më i mirë për shpirtin tënd do të jenë shokët e tu të mirë. Zgjidhi ata në atë mënyrë që më pas të ms jesh pishman që ju ke hapur zemrën. Shokët i zgjidh më të mirë se veten. Do më pyesësh sesi dallohen ata? Nga
veprat që bëjnë dhe nga sytë. Një njeri i mirë kurrë s'mund të bëjë gjëra të këqia. Ndërsa shpirti i njeriut qëndron tek sytë. Një sy që të shikon drejtë dhe që shkëlqen me rreze të ngrohta del nga një shpirt i ëmbël. Edhe armiku, njeriu i lig dallohet nga sytë. Iligu dallohet edhe nga një gjë tjetër. Kur dikush kërkon të bëjë keq, ai ështëi papërqëndruar në ato çfar thotë dhe çfar bën. Kjo vjen për arsyen e thjeshtë sepse truri, para se njeriu të bëjë krimin, nxjerr disa sinjale karakteristike, të cilat do të vijë një ditë që njeriu do të jetë në gjëndje ti kapë. Por ti qëndro pranë të mirëve të cilët dallohen lehtë nga dashuria dhe mirësia që kanë. Zënia e këtyre miqëve të mirë duhet për të lehtsuar shpirtin. Kur ne mendojmë mbi brengat dhe i mbajmë ato në vete, tek ne krijohet një tendosje e madhe emocionale dhe nervore. Për këtë duhet që brengat t'i ndajmë me të tjerët pasi ato janë njëlloj si çdo gjë tjetër që njeriu ka nevojë ta zbrazë jashtë. Për këtë duhet të kemi ndjenjën se ekziston dikush në botë i cili me dëshirë do t'na dëgjojë dhe t'na kuptojë. Çlirimi nga frikat dhe brengat e fshehura vijnë tek njeriu pikërisht me aktin e të folurit. T'i ankohesh dikujt, t'ja hapësh zemrën atij, është njëlloj sikur ta çlirosh shpirtin nga një barrë e rëndë, do të thotë të përjetosh lirim gati në çast. Paç fat bir!" Babai më puthi për herë të parë dhe të fundit. Ai nuk puthte kurrë. Më pas, babai më këshilloi të shkoja të përcillesha me vëllanë e tij të madh, Baton. Xhaxhanë e gjeta ulur në kopshtin e tij. Ai përkëdhelte qënin. Pranë ishte dhe i biri Riri, vëllai dhe shoku im i fëmijërisë. Xhaxhai sapo më pa u ngrit në këmbë dhe më përqafoi. "Do shkosh në Tiranë për studime. Shumë mirë. Fëmijët e mij nuk e kanë këtë fat. Ata s'kanë miq siç ke tinë." Ai heshti pak dhe më ftoi të ulesha pranë tij, mbi jonxhën e sapo korrur. "Dua që ti të bëhesh krenaria jone, krenaria e tërë dardharve. Ajo që dua të uroj si gjënë më të parë është që tinë të ngelesh përherë fëmijë!..." Unë e pashë paksa i çuditur për këtë urim të pazakonshëm. Ai e kuptoi çudinë time dhe vazhdoi, “Digjo bir, e them këtë pasi yt atë të ka orientuar drejtë në jetë që ti të thuash përherë të vërtetën. Po kush thotë këtë të vërtetë? Përgjigja është, vetëm fëmijët. Në fakt janë dhe të dehurit por unë s'ta uroj kurrë të dehesh. Hahahaaaaaaaa..." Im ungj gjithmonë më kishte befasuar dhe ktë rast përsëri më befasoi. Ai ishte shumë i çuditshëm dhe pak i kuptueshëm por mbi të gjitha ai ishte një ironik i tmerrshëm, nëse nuk e kuptoje, ai mund të tallej me ty tërë kohën. Njëkohësisht ishte dhe këshillues i jashtëzakonshëm për të përfituar në çdo rrethanë qoftë edhe e pavolitshme. Mendoj se më ka dashur dhe se më ka qëndruar gjithëmonë afër, më shumë se tërë nipërit dhe mbesat e tij të tjerë. "Gone, dëgjo! - xhaxhai më ndërpreu mendimet, - dua të të jap edhe tre këshilla. Të lutem mos i harro për asnjë çast nëse do që të ecësh përpara. Kurrë dhe asgjekund mos shko i pari dhe i fundit. Qëndro në mes. Ndërroje drejtimin sa herë mendon se përpara ke pengesa por kurrë mos ndërro mendim për të mbritur atje ku dëshiron dhe e fundit, shumë herë të duhet të thuash s’kam parë gjë, s’di gjë, s’dëgjova gjë, s’më duhet gjë. Paç fat!" Pasi e falenderova, u përqafuam dhe unë u largova. Braktisja e shkollës Shkolla e Ministrisë së Brëndëshme, dega e kufirit filloj me jo aq shumë dëshirë siç kisha dëshirën të shkoja për Gjuhë-Letërsi. Ndihesha i huaj mes një mjedisi që s'më tërhiqte
aspak. Përditë e më shumë po mëzitesha dhe isha gati ta braktisja shkollën kur fati s'më la të vuaja gjatë. Një ditë vijnë dy mjekë oficerë dhe u paraqitën si mjekët e Forcave Ajrore. Ata thanë se, "Kushdo që ka dëshirë të bëhet pilot le të ndjekë udhëzimet tona! Aviacioni Luftark Shqiptar ka nevojë për aviatorë. Kush ka dëshirë?" Pa e vrarë mëndjen fare unë dola i pari nga radhët e shokëve dhe ju thashë se, "vdes të bëhem pilot." Ata qeshën dhe më thanë: "Mos vdis! Ne i duam pilotët e gjallë. Eja me ne. Kush tjetër kërkon të bëhet pilot?" Dolëm vullnetarë vetëm pesë vetë. Ndërkohë gjeta një qoshe të fshehur brënda një klase ku të mos më shikonte njeri dhe bëra provën e parë me "Topin e Ndrishëm". E kërkova gjatë me sytë e fiksuar në një pikë. Pas disa çastesh tope erdhi. Lëvizi ngadalë nga e majta në të djathtë. U luta megjithëse nuk besojna në Zot dhe në fe. I thashë topit të më ndihmonte të bëhesha pilot. Topi doli përsëri para syve dhe lëvizi ashtu si herën e parë. "Faleminderit!" bërtita dhe renda jashtë. E ndjeja që do bëhesha pilot. Që atë ditë filluan kontrollet mjeksore në Spitalin Ushtarak si zemra, tensioni i gjakut, radiograma e trurit, dhe tërë kontrolli trupor. Në të gjitha kontrollet dola shkëlqyer. Nga ne të gjashtë u skualifikuan dy; njëri, Petritit, për një skuqje të njërit sy dhe tjetri për një aritmi në zemër. Të nesërmen na thanë se do të shkonim në Rinas të bënim Barokamën, (dhoma e presionit të ulët). Atje u skualifikua edhe një tjetër të cilit i doli gjak nga veshët dhe e ndërpren rrallimin e ajrit. Tre vetë që ngelëm hymë përsëri dhe dolëm mirë. Ishim Qemal Dyli, Jorgaq Kreshpani dhe unë. Jorgaqi do thyente këmbën atë ditë dhe nuk do bëhej pilot! Ndjehesha i gëzuar pasi po shkoja diku që më pëlqente. Filloi të më duket vetja një pilot pa hedhur hapin e parë... Nisja për në Akademinë e Aviacionit do vonohej gjatë derisa 'të fitonte Beqir Balluku mbi Kadri Azbinë' siç na thoshin mjekët. Ajo ditë erdhi me erdhjen e urdhërit për transferimin e dokumentave tona nga Ministria e Brëndëshme tek Ministria e Mbrojtjes. Po atë ditë erdhi dhe autobuzi i vogël i shkollës së aviacionit i cili na mori për në Vlorë. Me ne ishin edhe katër studentë nga Shkolla e Bashkuar e Oficerave që kishin kaluar. provat shëndetsore. IV AKADEMIA E AVIACIONIT Kapërcimi i derës së shkollës së aviatorëve shoqërohej përherë me vallen e dhëndërrit me nusen. Çdo student i ri pritej në shkollë siç pritet dhëndërri tek dera e nuses plot me naze. Prindërit e saj ishin pedagogët dhe instruktorët të cilët të joshnin të hyje në atë valle të vështirë me kërcime që thyejnë tavane me kokë për të dalë sipër tij dhe për ta mbështetur kokën në nënkresën blu qiellore . Të bëheshe pilot, pra dhëndërr, në Shqipëri ishte njësoj si të kërkoje dorën e nuses kryeneçe që duhet ta meritoje por edhe ta nënshtroje me dashuri dhe jo me dhunë. Kur të prekje "nusen", pra, të hyje në kabinën e avionit, të duhej ti flisnje nuses në shumës duke i thënë, jeta dhe vdekja juaj janë edhe të mija! Betohem! Këto i mësova sapo hodha këmbën e parë brënda portës së asaj që do bëhej "nusja ime" dhe sapo do takoja "vjehrrin" i cili quhej Flamur Micko.
Flamur Micko Takimin e parë sapo mbritëm në shkollë e bëmë me zv/komandantin për fluturim, z. Flamur Micko i cili ishte përgjgejsi kryesor për studentët për pilotë. Ne ishim tridhjetë studentë, më shumë se gjysma kishin vajtur disa muaj para nesh, ndërsa ne të tjerët sapo mbritëm nga Tirana në Akademin e Aviacionit në Vlorë. Shumica, ata që kishin edhur para nesh, vinin nga shkolla ushtarake "Skënderbej" dhe pakica ishim neve që vinim nga shkollat e mesme civile, nga e gjithë Shqipëria. Zv/komandati na ftoi të uleshim në lëndinën me bar prapa godinës mësimore qëndrore. Bëmë një rreth bashkë me Flamurin dhe ai i pari filloi prezantimin. "Unë jam zv/komandant i shkollës, më quajnë Famur Micko dhe përgjigjem për përgatitjet e studentëve për fluturim. Ju uroj mirëseardhjen dhe paçi suksese! Të gjithë jeni të rinj dhe të bukur. Ju dëshiroj të jeni mbi të gjitha të dislipinuar, të fortë dhe të pastër fizikisht pasi një trup i shëndetshëm dhe i pastër mposht lehtësisht gjithëçka që shfaqet në rrugën e tij drejt arritjes së çfardo qëllimi. Po ashtu unë ju them se duhet edhe kurajua e pilotit se me frikë nuk bëhesh pilot. Atje ku lind frika, kuarjua vdes. Në ajër ju vërtetë ndiheni të lirë. Mëndja juaj guxon të ëndërrojë guximshëm por mos harroni Prometheun. Piloti duhet të mos shkëputë lidhjet me tokën nga u ngrit. Që andej vijnë urdhrat dhe që andej vjen jeta. Shkëputja nga toka, nga komanda e tokës, është baraz me katastrofën. Nëse ne japim veten tonë për Atdheun ne marim më shumë seç japim por, nëse ne japim veten për asgjë, ne na mallkon toka jonë." Pasi pushoi pak filloi të na pyesë një e nga një se ç'mbiemër kemi dhe prej nga jemi. Kur më erdhi radha mua dhe i thashë mbiemrin dhe fshatin tim, ai më pa drejt e në sy duke buzëqeshur. Më pyeti, "Ke të bësh gjë me Bato Dardhën?" Ju përgjigja se ai ishte xhaxhai im. "Jemi miq, - më tha, Bato është miku jonë i vjetër dhe e bija Ollga është shoqe e afërt më gruan time, me Hankon. Pra, ne të dy jemi miq." Në krahun tim kisha shokun e vjetër, të njohur që nga Korça, Astrit Jaupin i cili më tha në vesh, "Ja hodhe ti Agron. E zure një mik të madh në shkollë." F. Micko, pasi mbaroi së pyeturi të gjithë na thotë: "Sot është takimi jonë i parë dhe nuk do të mërziteni t'ju them çfar kam merak për t'ju thënë. Të bëhesh pilot nuk është gjë e lehtë dhe jo kushdo bëhet pilot. Ka disa kritere për tu bërë pilot dhe, për mua kriteret kryesore janë ato që jua thashë pak më parë, pra disiplina, forca e mëndjes dhe e trupit si dhe pastërtia morale dhe fizike. Sa për pastërtinë biografike ju jeni të përzgjedhur që më parë dhe kjo nuk shtrohet për diskutim. Unë do t'ju tregoj vetëm një rast nga BS kur studioja të bëhesha pilot. Gjatë stërvitjes në fluturim u vra një student i mirë. U krijua një ekip hetimi që shkoi në vëndngjarje. Bashkë me ta ishte dhe komandanti i shkollës sonë. Ata nxorrën studentin nga vëndi ku ishte hedhur me parashutën që nuk ishte hapur dhe po e vështronin me kujdes. Filluan të studionin shkaqet e aksidentit. Komandati u hodh dhe u tha, 'në raportin që do të
përgatitëni do të shkruani se ky student ishe i padisiplinuar.' Të gjithë u çuditën me këtë konstatim nga komandati i cili akoma nuk e kishte njohur nga afër studentin e vrarë. 'Mos më shikoni të çuditur, u tha, shikoheni fytyrën e tij të parruar!' VLORA Të nesërmen s'mu durua sa të njohem me Vlorën. Volrën e sotme e njeh kushdo por të pakët janë ata që njohin Vlorën e vjetër. Si kurioz nga natyra, mora shokun tim Shpëtim Sula dhe filluam që ditën e parë ti bjemë Vlorës cep më cep. Unë isha i interesuar për gjurmët e Vlorës së vjetër ndërsa Shpëtimi kishte intersin më të madh për çupat e Vlorës së Re. Shëtitjen e filluam nga Ullishta në veri lindje të shkollës, kaluam majtas në drejtim të Nartës dhe pastaj dolëm tek "Pusi i Mezinit". Nga atje filluam ngjitjen për në Kaninë. Nga ky vend Aranit Komneni, vjehrri i Skënderbeut, drejtoi luftën e tij për një çerek shekulli. Kalaja e Kaninës është një pikë dominuese në gjirin e Vlorës. Dhe përndryshe është pagëzuar:"Ballkoni i Vlorës". Që nga kalaja e Kaninës i hodhëm një sy Vlorës ku ne do ta kalonim disa vite të rinisë sonë. Vlora ka një pozicion gjeografik të mrekullueshëm në Jug-Perëndim të Shqipërisë dhe në pjesën e Ultësirës Perëndimore. Është një gji i magjepës për kënaqësi dhe mbrojtje. Aty ka qënë streha mbrojtëse e të përndjekurve ilirë nga Roma dhe Bizanti. Ka qënë dhe vendbrojtja ideale e popullatës vlonjate në tërë kohërat. Por ky gji ka fshehur dhe piratët ilirë, grekë dhe romakë si dhe hajdutët e mesjetës. Volra e Vjetër ka një fortesë e cila është themeluar nga Sulltan Sulejmani. Për të mbrojtur Gjirin e Vlorës nga sulmet venedikase, ai urdhëroi të ndërtohet një fortesë si avlli buzë detit. Kur përfundoi ndërtimi i saj, iu vu emri Avloja, nga fjala Avlli. Ka patur katër hane e tetë kroje, ndër të cilët më me emër është kroi i Iljaz Pashës afër teqesë së Jakup Efendiu. Nga Kanina s'ngopesha dot me Vlorën. Përshëndeta Shtizën e Flamurit, Varrin e Ismail Qemalit, Sahatin, Molin Zero, rugën Transballkanike dhe sigurisht vendstrehimin tim të ri, Akademinë e Aviacionit. Kurora e kodrave me ullinj më dukeshin si Kurora e Luftës dhe Paqes së Vlorës. Mora frymë thellë dhe bërtita me të madhe: " Vlorë Qiellore! Sa shumë të dua! /Ti nuse me perla zbukuruar,/Unë dhëndërri jot. Duamë mua!/ Babaçe Shkolla kishte tre korpuse mësimore dhe një fjetinë. Të katërta ndërtesat krijonin një oborr të madh katërkëndësh i cili përfundonte me portën kryesore ku ishte dhe truproja e postbllokut. Pedagogët e parë që na u prezantuan ishin; Drini Shtylla i Teorisë së
Fluturimit, Hajrulla Jubani, shef katedre, Vaso Pesha i mathmatikës. Ishin dhe dy pedagogë të tjerë me mbiemra të çuditshëm të cilët bënin një një "çift të bukur shpendësh"; njëri e kishte Pula (shefi i filozofisë) dhe tjetri Këndezi (shefi i stërvitjes në tokë). Ajo që më bëri më shumë përshtypje ishte se, të gjithë pedagogët, kur përmëndej emri i Babaçe Faikut, komisar i shkollës, ngriheshin në këmbë! Në jetën time s'kisha parë asnjë njeri të ngrihej në këmbë kur përmëndej emri i Enver Hoxhës dhe jo më atyre poshtë tij! Kjo për mua ishte befasi. Po mendoja nëse kjo mund të ishte frikë apo respekt? Jetën ushtarake nuk e njihja dhe mendova se do ketë rregulla të ndryshme nga jeta civile prej nga vija unë. Pas disa ditësh, më në fund na u dha rasti të njiheshim me këtë komisar të cilin unë e mendoja se ishte ndonjë vigan i tmerrshëm por s'qe kështu tërësisht. Ai s'ishte vigan, përkundrazi kishte një trup të vogël dhe të ngjeshur, ndërsa i tmerrshëm mendoj se ishte shumë. Kur na reshtuan në oborrin e shkollës për ti raportuar Babaçes, pashë shumë shqetsim në fytyrat e pedagogëve që vinin vërdallë si pordha nëpër brekë dhe na porosisnin për të qindën herë sesi duhet të silleshim kur ai të paraqitej. Më në fund Babaçe u duk. Ecja e tij i ngjante një xhuxhi nga filmat e Hollivudit që s'më kujtohej emri. Me flokë shumë të shkurtër dhe të qethur ballaboks. Favoritet e prera në lartësinë maksimale me një vijë të drejtë mbi vesh. Syzi dhe me pamje vetkënaqësie. Gjithë personeli mësimdhënës i shkollës kishin marrë qëndrim gati-tu dhe s'lëviznin as sytë. Ai, i shkathët dhe rondokop, doli para nesh dhe na përshëndeti: "Shokë studentë, ju përshëndes!" Ne të gjithë me një zë ju përgjigjëm, "Shëndet paç shoku komisar!" "Qetsohu!" Ishte urdhëri i tij dhe ne filluam të lëvizim trupat që deri atëhere i kishim të ngrira sipas porosive. "Studentët e mij! - filloi Babaçe të na flasë, - Partia Zemërmadhe dhe bujare, ju ka shkëputur nga lagjet tuaja për t'ju bërë një nder të madh duke ju përgatitur të jeni luftëtarë sypatrembur dhe të zgjaur të saj. Të bëheni aviatorë; pilotë, teknikë dhe specialistë të aftë dhe të zotë për të marrë në dorë stafetn e mbrojtjes së Hapsirës Qiellore Shqiptare. Këtë nder që ju bën Partia, ju duhet t'ja shpërbleni me nder duke qënë shëmbëllorë, të zgjuar dhe të bindur për të shkuar edhe në vetmohim. Ju kërkoj të betoheni se do të jeni besnikë të paepur dhe të palëkundur të vijës së drejtë M-L të Nënës Parti." Gjithë studentët bërtitëm me sa zë kishim: "Betohemi!" Pasi u shpërndamë unë takova pedagog Drini Shtyllën dhe e pyeta se ku e gjen tërë këtë autoritet ku xhuxh?! Drini, burrë i zgjuar mu përgjigj: "Komisar Babaçe është një njeri shumë i mirë. Ka qënë luftëtari i Luftës së Dytë Botërore dhe i pari pilot shqiptar i përgatitur në Jugosllavi dhe në Bashkim Sovjetik. Është merita e Partisë dhe e tij krijimi i Akademisë së Aviacionit. Shoku Babçe është dhe piloti personal i Komandantit të Përgjithshëm, Shokut Enver Hoxha." Tani e kisha të qartë tërë atë servilizëm dhe frikë ndaj tij. SHKOLLA Isha mësuar krejt i lirë dhe nën rregullat e shkollës ushtarake po ndjeja shumë vështirësi. Jeta e përditshme vazhdonte me ngarkesë intensive. Shkonim për të fjetur në orën 10:00
të natës dhe ngriheshim në orën 5:00 të mëngjezit nën tingujt e burisë. Për pesë minuta duhet të dilnim gjysmë lakuriq jashtë, qoftë dimër apo verë. Viheshim në njëshkollonë ku unë dhe Bujar Brinja u prinim shokëve dhe fillonte vrapi i lehtë. Shumë herë vinte të bënte vrapin me ne, Flamur Micko. Rruga që përshkonim ishte rreth dy km, vajtje ardhe. Niseshim nga shkolla, përshkonim fermën bujqësore dhe mbrinim në aerodromin e shkollës. Pasi bënim pak atje një nxehmje në gjimnastikë ktheheshim për tek këndi sportiv, prapa bijtinës, ku bënim gjimnastikën e plotë të mëngjezit e cila vazhdonte rreth 30 minuta. Në orën shtatë pastronim bujtinën dhe territorin. Laheshim, bënim tualetin e mëngjezit dhe visheshim. Pastaj në rjesht për dy, me hap reshtor dhe me këngë në gojë, shkonim hanim mëngjezin. Ushqimi në fillim s'ishte dhe aq i mirë por më vonë u përsos dhe ne hanim ushqim të zgjedhur e të shëndetshëm që kurrë në jetën tonë se kishim ngrënë. Në orën tetë fillonim mësimet. Lëndët që bënim ishin shumë tërheqëse për mua sidomos "Teoria e Fluturimit", Fizika, Mathmatika dhe Meteorologjia. Na jepnin dhe disa lëndë filozofike për përgatitjen marksite - leniniste. Orët ishin akademike nga nëntëdhjet minuta. Fiskultura zinte vëndin kryesor. Në orën dy e tridhjetë mbaronte mësimi. Gjysmë ore pushim, pastaj dreka dhe në orën katër fillonte studimi i organizuar tek korpuset mësimore deri në orën tetë të mbrëmjes. Tetë deri në dhjetë ishte koha jonë e lirë. Me këtë orar dhe rregull do vazhdonja gjatë dhe, të them të vërtetën, nuk u mësova si duhet pasi nuk më pëlqente tërë ai rregull sikur të isha ushtar dhe jo student. Të shtunat dhe të djelat kishim liridalje vetëm nga tre orë në mbrëmje. Ç'far të bëje në ato tre orë?! Edhe një film në kinemanë e qytetit nuk e shikoje dot. Fundjava më shumë më trishtonte sesa më gëzonte. Ishte e tmershme ta kaloje kohën "e lirë" në shkollë. Ju vura leximeve jashtëshkollore dhe krjimtarisë letrare. Për mua që krijoja, kjo ishte kohë e artë. Ngrita grupin letrar ku bënim pjesë disa studentë si Murati, Alfredi, Shpëtimi, etj. Po ashtu Shpëtimi ngriti estradën e klasës sonë dhe vuri në skenë materialet tona e cila konkuroi me sukses me klasat e tjera teknike dhe në një rast ne zumë vendin e parë. Një tmerr tjetër ne kishim komisarin e skuadriljes, Nehar Jazenxhi i cili gjatë tërë kohës sonë të lirë jashtë mësimeve, nga ora shtatë e mëngjezit deri në orën tre të ditës, ishte me ne. Ai na mbante në rjesht qoftë edhe për një shaka apo një cigare të ndezur pa e pyetur atë! Disa herë na mbante në rjesht me orë të tëra para buke! Me një fjalor vulgar e kërcënues, komisarin e kishim çekan mbi kokë. Ndërsa komandanti i skuadriljes, Naun Todo, ishte një burrë i urtë që s'para na gacmonte. Për atë thoshin se ishte aq indiferent sa shokët e kishin martuar! Ana Hito Kishin kaluar muaj që unë jo vetëm s'kisha asnjë shoqe por as që kisha folur me ndonjë vajzë. Një ditë, teksa po bëja shërbim në postbllok si zvëndësi i Oficerit Roje, bie zila e telefonit. Ngrita receptorin dhe ju përgjigj: "Alo! Kush është?" Një zë i butë dhe i ëmbël më ngrohu shpirtin. "Po ju kush jeni?" "Më vjen keq shoqe por ju duhet ti dini rregullat e bisedimit telefonik. Ju duhet të prezantoheni dhe pastaj të na thoni arsyen pse morët në telefon. Nga zëri dukeni e re dhe nëse më lejoni mund t'ju them se keni një zë shumë tëmbël." "Më falni. Paskam numërin gabim. Desha të marr një shoqe. Ditën e mirë."
"Prisni! Ju lutem mos e mbyllni telefonin. Dua t'ju them diçka." "Pa hë t'ju dëgjojmë!" "Dikur, në lashtësi, kur vajza bëhej për tu martuar, babai merte harkun, hypte në një majë kodre apo mali dhe hidhte shigjetën sa më larg të mundëte. Pastaj shkonte në atë drejtim dhe kërkonte se ku kishte rënë shigjeta. Pasi e gjente, përcaktonte se territori i kujt ishte dhe në atë shtëpi e cila kishte në pronësi tokën, kërkonte burrë për vajzën e tij." "Hahahaaaaaaaaaaaaaaa, sa më bëtë të qesh! E Çfar doni të më thoni me këtë histori?! Mos vallë im atë ka hedhur shigjetën në territorin tuaj?" "Nuk e përmënda babanë tuaj dhe do më vinte keq të më interpretoni ashtu si më pëlqen mua..." "Pa shih, pa shih! Po kush jeni juve? Qënkeni shumë i lezetshëm." "Unë jam Agron Dardha, student për pilot në Akademinë e Aviacionit. Po ju kush jeni?" "Ohuuu, sa keq! Nuk i kam qef ushtarakët, pellot. Por sidoqoftë po ju prezantohem që t'i përgjigjem sjelljes suaj prej xhentili. Quhem...Më falni, nuk po jua them emrin. Jam infermjere në spitalin e Vlorës." "Faleminderit edhe me kaq. Nëse vij t'ju takoj si mund t'ju njoh?" "Pse duhet të më takoni?" "Ashtu kot. Kam nevojë të kem një shoqe si ju me zë kaq të ëmbël dhe kaq të ngrohtë." "Më falni, do t'ju marr njëherë tjetër në telefon. Chiao!" "Prisni! Ju lutem mos u largoni. Unë s'kam telefon. Jam student dhe tani gjendem me shërbim vetëm për sot tek oficeri roje i postbllokut. Vetëm pas një muaj mund të më vijë radha përsëri. Ju lutem më thoni, nëse vij t'ju takoj, si mund t'ju njoh?" "Ore, qënke interesant ti?! Ç'qënke kështu ti?! Kaq ishte boll. E lemë këtë bisedë." "Nëse ju kam besdisur, ju kërkoj të falur dhe më vjen keq që nuk do ta dëgjoj më zërin tuaj. Lamtumirë." I thashë kështu pasi kisha dëgjuar se, femrat janë të çuditshme; nëse i ndjek ato ikin dhe nëse ikin, ato të ndjekin. "Të mërzita?" erdhi zëri i saj i penduar. "Shumë." "Më fal. Quhem Ana Hito. Jam ezmere me sy blu. Buone notte!" "Faleminderit Anushkë." "A mos je korçar ti?" "Po." "Si je nga pamja?" "Jemi njëlloj sikur të ishim motër e vëlla." "Davvero?!" "Certamente. Do vij nesër të takoj Anushkë." Sigurisht që e mbajta fjalën. Dhe fillova të përgatitem që atë natë. Punë e parë që bëra ishte një poezi kushtuar asaj që akoma nuk e njihja. Puna e dytë, me imagjinatë i bëra portretin dhe puna e tretë i përgatita një dhuratë se kur njeriu jep dhurata, ai jep veten e tij dhe fiton një vetë tjetër. Ishte muaji Dhjetor dhe në Vlorë s'gjeje dot lule sikur të vrisje shtatë. Të nesërmen paradite, e lashë mësimin dhe shkova në spital. Pyeta dikë për Anën dhe pasi mësova se ku gjendej shkova drejt atje. Trokita në një derë, më doli një burrë. I thashë se desha të flas me Anën, ai pa më dhënë përgjigje ma mbylli derën. U mata të trokas përsëri por dera u hap dhe përara më doli një nimfë deti. Ngela i ngrirë për
momentin dhe harrova përse kisha vajtur. Të mos kishte qënë zëri i saj që më solli në vete, do ta kisha humbur fare posullen. "Agroni?" "Unë jam." Më zgjati dorën e vogël e të butë shoqëruar me një buzëqeshje që më shkriu. Gjëndja ime shpirtërore kaloi nga dimër në verë. Ajo buzëqeshje e bukur ishte për mua sikur dielli pas një stuhije për tokën me ngrinca. Ja kapa dorën dhe nuk ja lëshova por as ajo nuk e largoi. "Dalim jashtë?" "Sigurisht. Është më mirë." Dolëm në oborrin e spitalt dhe këmbët na shpunë drejt e tek një ulli shekullor, degët e të cilit vareshin deri në tokë. "Anushkë. Je më e bukur se ç'të kam përfytëruar, ja, pa shikoje si të kam portretizuar..." "Ore, po ti qënke krejt si unë! Mos kushedi yt atë apo im atë kanë bërë ndonjë zarar?" Mori potretin dhe po e shikonte me shumë vëmëndje. "Është e kundërta. S'jam aq e bukur sa më ke imagjinuar. Kjo që ti ke bërë po më duket si Mona Liza me sy blu. Faleminderit." I hodha dhe vetë një shikim portretit që kisha vizatuar dhe u çudita me imagjinatën time të saktë. "Anushkë. Të kam sjellë dhe një poezi. Mos e lexo tani por më von." Bashkë me poezinë i dhashë dhe dhuratën. Pashë se i shkëlqyen akoma më shumë sytë e kaltër dhe më përqafoi. pastaj si erë e marrë u largua pa më thënë asgjë. Ngela disa momente pa lëvizur nga vëndi dhe mendoja nëse i kisha pëlqyer apo jo? Më në fund u largova. S'kaluan më shumë se dy ditë dhe ajo erdhi më kërkoi në postbllok. Një shoku im, Kamber Saliasi, që e kishte takuar më tha, "Agron, një femër perri si në përralla ka erdhur për ty! Kush është ajo?" Nuk ju përgjigja pasi nuk desha ta dinte njeri por edhe s'mund të gënjeja. Zemra filloi të më rrahë me shpejtësi dhe mendova se ja kisha fituar zemrën. Marrëzia Erdhi data 31 dhjetor në mëngjez. Na thanë se kush të deshte le të shkonte shtatë ditë në shtëpi. Mendova ta festoj Vitin e Ri në shtëpinë time në Arbër prandaj ju thashë eprorëve se do të shkoja në Korçë. Ata më këshilluan të mos shkoja sepse me Korçën, nga Përrenjësi, rrugët janë tërësisht të bllokuara. Nuk i dëgjova pasi s'më mbante vëndi. Nuk isha mësuar të largohesha aq gjatë nga shtëpia. U nisa. Prita nja një orë në dëborë e të ftohtë në dalje të lagjes, afër Pusit të Mezinit, rrugë e vetme nga kalohej për në Rrogozhinë ku do të mërrja trenin deri në Përrenjës dhe prej Përrenjësi, nëse do mundesha, do shkoja, po mekaninë të rastit në Korçë. Hypa prapa në një makinë me karroceri të zbuluar dhe u mbështolla mirë me kapotën ushtarake. Në Rrogozhinë s'prita shumë dhe mora trenin deri në Përrenjas. Atje mbrita rreth orës 6 të mbrëmjes. Gjeta me qindra korçarë dhe pogradecarë që prisnin të kalonin Qafën e Thanës por asnjë makinë nuk mund të kalonte në atë suferinë ku dëbora kishte ngrirë dhe makina mund të binte në humnerë. U mblodhëm më të guximishmit dhe i thamë shoferit se do ta paguanim mirë nëse na shpinte në Korçë. Ai, një i marrë si ne, na kërkoi nga një qind lekë për njeri, kjo e barabartë në atë kohë me rrogën e një dite pune punëtori. Ishim dakort nja dhjetë vetë. Ai e bisedoi me shoferin që hapte rrugët nga dëbora duke i dhënë ca para dhe e vuri të shkonte para tij. U nisëm. Makina ecte në
ngjitje të Qafës së Thanës me pesë km në orë dhe në zbritje me dy km në orë! Vinin duna me dëborë nga shpati e malit dhe binin në rrogë e mbi makinën tonë. Na u desh që me lopata të hapnim herë pas here rrugën që nuk merrej vesh se ku ishte! Deshte Zoti dhe mbritëm në Pogradec në orën nëntë të natës. Kishim ngrirë shumë dhe shoferi na propozoi të qëndronim atë natë në Pogradec. Na thanë se "Plloça" ishte krejtësisht e pakalueshme. As edhe një makinë prej dy ditësh nuk kishte kaluar asaj rruge për në Korçë. "Më falni por s'mundem ta kaloj dot 'Plloçën'. Merrini një pjesë të lekëve mbrapsht. Unë do fle këtu sonte. S'dua të vras veten dhe juve." Na tha shoferi. S'kishim se çfar të bënim. Rruga nuk merrej vesh se ku ishte nga trashësia e borës që vende vende i kalonte edhe dy metrat. Vetëm atje ku kishte plepa mund ta merrje me mënd se kishte një rrugë mes tyre. Nja shtatë vetë shkuan në hotel. Dy të tjerë dhe unë vendosëm që Vitin e Ri ta bënim në "territorin tonë" të Korçës! Një i sapo njohur mu lut, gati me lot në sy që të mos nisesha se ishte me rrezik të madh. "Të lutem mos shko. Është ç'mënduri të kalosh Plloçën kur dëbora ka ngrirë dhe fryn suferinë!" Unë qesha. Mu duk vetja supermën dhe u nisa bashkë me dy 'trimat' e mij. Të tre ishim djem të rinj dhe të fuqishëm. Njëri na tha se ishte nga Petrusha, një fshat sapo kalon 'Plloçën' dhe Çërravën dhe se deri atje na garatonte se do shkonim shëndoshë e mirë. U nisëm. Në atë rrugë mu mbush mëndja se njeriu paska fuqi çudibërse. Makinat s'mund ta çanin dot rrugën por ne e çamë. Ecëm sigurisht mes plepave mbi dëborën e ngrirë. Kishte hënë por shukëllima e dëborës e pengonte të na ndriçonte si duhet. Era e marrë na thau fytyrën megjithëse vetëm sytë na dukeshin nga që mbështollëm nga një shall rreth kokës. Deri në majë të Plloçës nuk hoqëm shumë por kur mbritëm atje afër mesnate, era ishte gati të na flakte si lecka! dhe do na kishte flakur nëse nuk do ecnim me duar e këmbë në mënyrë që trupi të kishte sa më pak kontakt me erën. Kot nuk isha duke u bërë pilot dhe se, kot s'kisha mësuar teorinë e fluturimit dhe atë të aerodinamikes! Fluturim në tokën me borë! Hahahaaaa... Marrëzi. Po mendoja se, heronjtë u bëkan nga gabimet dhe budallallëku! Deri atje akoma nuk po ndjeja frikë. Çudi sesi është mosha dhe guximi?! Sot më duket marrëzia më e madhe që kam bërë në jetë por le të vazhdoj ta tregoj deri në fund marrëzinë... Ai djali nga Petrusha, sapo mbritëm atje, na u lut të shkonim në shtëpinë e tij por ne të dy të tjerët s'pranuam dhe vazhduam rrugën për në Korçë. Sapo kishim kaluar Minierën e Petrushës, rruga u bë dyst, s'dalloheshin fare më se ku ishin, rruga, kanali apo fusha pasi rruga s'kishte më plepa anash. Asnjë gjurmë. Asnjë shenjë jete. Ecëm kuturu. Nganjëherë grindeshim pasi kishim mendime të kundërta se ku do ishte rruga. I thashë të më ndiqte pas por ai më tha, "Jo! Nuk është ajo rruga." S'kishim as ndonjë shkop dhe as ndonjë mjet tjetër që të shponim dëborën, nëse do shpohej, për të parë se poshtë saj ishte tokë e jo gropë. S'bëra më shumë se njëzet metra dhe rashë në gropë! Gropa ishte aq e thellë sa nuk kishte asnjë mundësi ngjitje. Provova me tërë tërbimin dhe forcën time të ngjitem por ishte krejt e pamundur pasi filloi të më mbulonte bora e cila më godiste me copat e saj të ngrira. Ajo vazhdonte të më mbulone edhe nga përpjekjet e mija energjike për të dalë jashtë. Bora më kishte kapur në çarkun e saj të vdekjes. Hyra në një terr dhe pas gjysmë ore përpjekje të kota dhe kur po lodhesha, më hyri frika. Thërrisnja por s'merrja asnjë përgjigje. Atëhere mu kujtuan fjalët e atij djali që ngeli në Pogradec i cili mu lut shumë të mos e bëja atë rrugë. Mu kujtua dhe porosia e babait i cili gjithmon më kujtonte se, "Kur
gabon njeriu, Perëndia s'vjen vetë ta ndalojë e shpëtojë nga gabimi por mëson dikë ti thotë mos! Prandaj, është shumë e domsodoshme të dëgjosh dikë kur të thotë MOS." Filloi frika të më gryente. E vetmja shpresë imja ishte "Topi i Dritës" që lëvizi nga e majta në të djathtën time për dy sekonda dhe u zhduk! Vitin e Ri e prita në gropë. Nuk e di sesa ndënja atje në gropë dhe as e mora vesh ndonjëherë se në ç'far grope kisha rënë. Do të kisha vdekur nëse ai djali që ishte me mua mos kishte parë minatorët me drita dore që dilnin apo hynin në minierë. Ju kishte thënë se një njeri është zhdukur brënda dëborës dhe ata me lopata dhe kazma filluan kërkimin tim. Kur i kisha humbur tërë shpresat se do më gjenin, dëgjova zëra. Ju bërtita sa kisha në kokë, "Jam gjallë!" Pashë se u hap bora sipër meje dhe u dukën dritat me petromaks që mu drejtuan mua, pastaj një litar dhe më pyetën nëse kisha mundësi të lidhasha. Nga gëzimi shumë i madh edhe mund të kisha vdekur! E lidha litarin rreth belit me sa më shumë nyje nga frika se mos zgidhej. Filloi tërheqa dhe shpëtimi im. Atë natë fjeta në Minierën e Pterushës. Falenderova Zotin dhe Minatorët. Dështim & Gëzim Ditët e numuruara të lejës shkuan shumë shpejt. Kthimi në Vlorë ishte pa ndonjë gjë të veçantë. Rutina e shkollës filloi përsëri. Kujtimi i datës tridhjetë e një dhjetorit s'më lindte të qetë. Desha t'jua tregoj shokëve por pasi u mendova gjatë, mu duku një budallallëk dhe nuk i thashë askujt. Vendosa ta shkruaj ngjarjen si tregim. E tejgjata historinë, e zbukurova duke e lënë fantazinë krejt të lirë dhe i vura një emër personazhi tjetër, sikur s'më kishte ndodhur mua. Tregimi mu duk interesant dhe mendova ta botoj. Në atë kohë kam qene korespodent i revistës "10 Korriku" dhe gazetës "Luftëtari", organe të shtypit ushtarak që vareshin nga Drejtoria Politike e Ushtrisë. Ja nisa revistës "10 Korriku" dhe prita të ma botonin. Përgjigja nuk vonoi ku më shkruanin, "I dashur Agron, tregimi juaj s'ka asgjë interesante për ti thënë ushtrisë popullore. Thjesht tregimi juaj është një marrëzi..." E grisa tregimin dhe fillova të përgatitem politikisht në letërsi. Për këtë, një ditë i tregoi shefit të shtëpisë së oficerave në Vlorë, Ibro Jonuzit, se çfar më kishte ndodhur pasi tek ai ne mblidheshim një herë në muaj për aktivitete letrare në rang ushtrie në Vlorë. Aty vinin letrarë edhe nga Akademia e Marinës etj. Ç'është e vërteta, regjimi komunist na shtynte të shkruanim por nën kontroll të rreptë. Temat ishin të kontrolluara dhe të politizuara. Parapëlqeheshin reportazhet dhe tregimet nga jeta me motiv heroizmin e Njeriut të Ri Socialist. Gjë që mua s'më tërhite fare. Desha që fantazinë time ta lija të lirë, ashtu siç bëra me tregimin që ma quajtën një marrëzi dhe mua një të marrë! Atë ditë, atje tek Ibro, ndërsa unë isha qamet i mëritur, na vjen një piktor i Vlorës, Skënder Kamberi dhe na foli për artin e pikturës. Më pyeti mua pse dukesha shumë i mëritur, ndërsa unë i thashë se nuk isha i mërzitur por ashtu e kisha pamjen...Ai qeshi dhe më ftoi të më vizatonte portretin. Pranova. Për pak minuta më vizatoi dhe ma dha pikturën. Atje pashë veten me "buzët një pëllëmbë" dhe me "hundën për tokë"! I them Skënderit, "Çfar ke bërë kështu?! Unë s'jam lopë!" Të gjithë sa ishim atje qeshëm. Qesha dhe unë. Ibroja i shpejgoi se më kishin "kritikuar" për tregimin.
"Dëgjo ti djalosh! - filloi piktori të më flasë. - S'bëhesh dot kurrë artist apo letrar po nuk pranova kritika dhe madje sharje. A e di ti se çfar më ka ndodhur mua njëherë? Kisha pikturuar një vajzë nga ky qytet. Piktura ishte origjinale. Vajza më tërhoqi shumë pasi ishte e bukur dhe kishte një veçori që e bënte të veçante, ajo e kishte qafën shumë të gjate dhe unë, sigurisht, ja pasqyrova po ashtu, siç e kishte, të gjatë. E vura në ekspozitën time qëhapa para disa vitesh. Në ekspozitë vjen Sekretari i Parë i Partisë. Ai sapo e pa pikturën time të vajzës me qafë të gjatë,tha "Çjanë këta piktorë dekadentë që bëjnë piktura moderniste?!" Mua më erdhi për të qeshur e për të qarë. Një herë, në radhë të parë, një vepër arti s'mund të jetë edhe dekadente edhe modrniste. Që këtu dukej se ai ja fuste kotë..." Mua mu drodh trupi. Po ky qënka i çmëndur! Mendova. Si mund të flitej ashtu për figurën kryesore të Partisë në Vlorë?! Por piktori s'më la të mendoja gjatë pasi e vazhdoi historinë deri në fund. "I thashë, Shoku Sekretar! Vajza është origjinale aty. Ajo ka po atë qafë aq të gjatë sa edhe në pikturë. Nëse dëshironi unë ju jap emrin dhe adresën e saj? Por ai u tërbua dhe më tha se unë ja fusja kotë dhe se nuk ka njeri me qafë aq të gjatë si të sorkadhes! Unë qesha dhe e ktheva në shaka duke i thënë se mbase ajo mund të ishte bijë sorkadheje. Qeshi edhe ai dhe me kaq u mbyll ajo histori e cila edhe mund të merrte një kthesë të rrezikshme jo vetm për artin tim të pikturës por edhe për jetën time. Ta tregova këtë pasi ti je i ri dhe sapo ke filluar ti biesh murit me kokë. Bëj kujdes se muri s'ka për të lëvizur. Do jetë vetëm koka jote ajo që mund të lëvizëe e ndoshta mund të çahet." Kur iku Skënder Kamberi i thashë Ibros se ky piktor qënka i çmëndur. Si mund ti flitej ashtu Sekretarit të Parë?! Ibroja ma ktheu: "I ke rënë pikës. Skënderi është piktori më i mirë që ka Vlora por është ca i rrjedhur." Vogëlushja Ditët e dimrit kaluan dhe na erdhi pranvera e mezipritur dhe e bukur. Në ato pak orë "të lira" unë dhe Astrit Jaupi dilnim prapa "Gardhit të xha Rrapos" për të marrë një sy diell. Atje ishte një copë lëndinë si e fshehur prapa shkollës që s'para të shqetsonte kush. I thoshim Gardhi i xha Rrapos sepse ajo ishte pronë e xha Rrapos. Astritin e kisha shok që nga Korça dhe shkolla e aviacionit na i shtoi shoqërinë. Ne pothuajse rrinim bashkë tërë kohës. Titi, kështu e thërrisja unë, ishte një djalë xhevahir. I qeshur, gojëmbël, sidomos me femrat, simpatik dhe me një shikim të zjarrtë dhe besnik. Ne s'kishim asnjë sekret ndaj njëri tjetrit. Plus kësaj ne ishim edhe kushrinj të largët. Kohën më të madhe të bisedave e bënim për femrat. Titi kishte shumë suksese pasi jo vetëm që ishte simpatik dhe gojëmbël por ai ishte i sinqertë. Titi nuk gënjente kurrë dhe këtu ne ishim si binjakë. Edhe me femrat ishte i sinqertë dhe siç duket ato ja çmonin shumë këtë veti. Me ne rrinte nganjëherë edhe një korçar tjetër, Braçja, por Titi nuk e deshte. Ai më thishte se, "Braçja është shumë tinzar dhe harbut!" Një ditë, teksa ne ngroheshim në diellin pranveror, një vajzë e vogël kalonte para nesh si në një paradë mode! Na tërhoqi vëmëndjen dhe filluam po e vrojtonim me kujdes. "Eshtë e vogël por topçe marshallah! Si 'Bumbreçka e Nakes'. Kur të rritet do ta ndjekin të gjithë djemtë e Vlorës pas", tha Titi.
"Po çfar po bën kjo vogëlushe? Ikën dhe vjen për të disatën herë. Koka i ngeli nga ne. Ndoshta pas saj fshihet ndonjë 'peshk i madh'?" I Thashë Titit dhe qesha. Ndëkohë ajo çupka më buzëqeshi dhe u zgërdhi. "Eja ikim brënda se s'është mirë të merremi me fëmijë", i thashë. Kur ne i kthyem shpinën dhe po iknim ajo na foli: "U mërzitët me mua?" Ndalëm. Titi ju kthye dhe i tha, "Shko në shtëpi se do të shajë babi që merresh me djem të rritur!" "S'e kam me ty. Dua të flas me atë shokun tënd." "E shikon, - më tha Titi, - dikush e ka dërguar korier për tek ty." U ktheva dhe ju afrova. "Si është puna? Përse don të flasësh me mua?" Ajo uli kokën dhe me majën e sandaleve fërkonte tokën duke e mbajtur kokën poshtë. "Shpejt se s'kam shumë kohë të qëndroj këtu. Më thuaj pse don të flasësh me mua?" Ajo pa njëherë nga Titi dhe pastaj mu afrua duke më thënë me zë të ulët: "Ja ashtu kot. Dua të të shoh..." "Pse?!" "Të dua." Ja dhashë të qeshurit dhe më duket se e tremba. E pashë që u hutua krejt dhe ishte gati të qante. Më erdhi keq por edhe inat që një vajzë aq e vogël të deshte një djalë të rritur. "Si e ke emrin?" "Zhani." "Sa vjeçe je ti Zhani?" "Trembëdhjetë." "Po ti je shumë e vogël moj Zhani. Rritu dhe pak dhe pastaj flasim. Pastaj ti s'më njeh mua." "Jo, jo! S'jam e vogël. Unë të dua. Të lutem duamë dhe ti." Hej bela, mendova me vete. Paska edhe marrëzi më të mëdha se marrëzitë e mija! U mundova ta qetësoja dhe të ishte më realiste për moshën e saj por ishte krejt e pamundur ti mbushje mëndjen. Ndoshta më deshte vërtetë! E pse të gënjente një vajzë aq e vogël?! Po ndjeja keqardhje. I fërkova kokën dhe i thashë me zë të ëmbël, "Zhani, ti je një vajzë e shkëlqyer. Edhe unë, sigurisht të dua por, të dua si motrën time të vogël. Rritu dhe pak dhe pastaj flasim për dashuri. Ndoshta të ndërron mëndja dhe do ndonjë tjetër." "Jo! Të dua vetëm dhe ty. Pa ty do vdes!" "Po mirë, më thuaj pse më do?" "Nuk e di." "Ke dashur ndonjë tjetër para meje?" "Jo. Asnjë." "Mirë. Dëgjom me vëmëndje, i thashë. Unë të dua ty por ne s'mund të martohemi bashkë pasi unë kam për të studjuar edhe disa vite, ndërsa ti duhet të paktën të mbarosh gjimnazin, të duhen po ashtu shumë e shumë vite, deri atëhere kushedi se ç'far ndodh me ne. Pastaj, nëse babai dhe nëna jote po të panë me mua, do të shajnë edhe mund të rrajnë. Ne kemi diferencë të madhe moshe. Po edhe mua shokët do më tallin..." "S'më duhet të di asgjë!" Ishte përgjigja e saj e vendosur. Rashë në mendime të thella. Titit që më thërriste të shkonim, s'ja ktheja as kokën dhe as i tregova çfar ajo më tha kur e takova.
Më kishte shqetsuar dashuria e sinqertë e voglushes. mendova se vetëm dashuria, marrëzia e dashurisë së vërtetë mund ta bëjë një vajzë të mos gjykojë asgjë! Thonë se dashuria e vërtetë është e çmëndur, pasi ajo s'mendon. Ajo është e verbër, pasi nuk shikon. Kjo lloj dashurie ka forcën më të madhe gravitacionale pasi nuk është fizike, ajo është metafizike dhe rëndon në shpirt. Dashuria e vërtetë është si ajri që s'njeh kufij dhe shkon e hyn kudo, s'bën përjashtime, s'mendohet fare, me një fjalë, nuk zgjedh por është e zgjedhur nga vetë-vetja e saj. S'dija si të veproja! Nëse largohesha pa asnjë shpresë për dashurinë e saj, da ta vrisnja në shpirt por edhe nëse i varja në qafë shpresën e dashurisë sime, do ta gënjeja, mashtroja...U ndodha shumë ngushtë. Ju luta Zotit të më jepte një zgjidhje. "Takohemi një ditë tjetër dhe flasim më gjatë?" "Po." "Mirëupafshim!" "S'po më puth?!" E putha në ballë por ajo më zgjati buzët e nxehta. Nuk e pashë kurrë më dhe as dgjova për të. Nganjëherë medoj se ishte veçse një ëndërr. Pijaneci Ikën ditë, javë e muaj dhe unë nuk dilja më andej nga "Gardhi i xha Rrapos". Ngjarja me Zhanin e vogël më rëndonte shumë në shpirt dhe më bëri më të mbyllur seç kisha qënë. Mësimet i përfunduam për atë vit dhe filluamë "Stërvitjen në Tokë". Me këtë rast, Braçja, një shoku im po nga Korça, më ftoi të shkonim në Vlorë të pinim diçka. Ashtu bëmë. Dolëm pa lejë. Unë s'para i pëlqeja pijet por për të mos ja prishur shokut shkova. Hymë tek "Kapelja" dhe morëm një bërxollë të skarës dhe nga një krikëll birrë. Pa i mbaruar mirë birrat, kamarjerja na solli nga një birrë tjetër. I thamë se ne nuk kishim porositur por ajo ja bëri me kokë në drejtim një burri i cili pinte vetëm. "Po ne se njohim!" i thamë. "Nuk e njihni Kadaren e Famshëm?!" "Jo. Kush është ky Kadare, shkrimtari? S'më duket si ai..." i thashë. "Jo, jo! Është Kadareja i Vlorës. Një nga burrat më të mirë që ka Vlora." Qeshi. Pasi i morëm birrat, i thashë Braçes të shkonim ta falenderonim. Ai pohoi me kokë. Sapo u prezantuam dhe falenderuam shokun Kadare, Braçe më thotë në vesh, "Gone hajt të çajmë! Ky është i dehur." I thashë "jo" pasi më dukej mosmirënjohje një veprimi i tillë por ai mu lut disa herë dhe e pashë që nuk e mbante vëndi. Mua më ranë në kokë ato dy birrat dhe erdha në qef! Nuk luajta vendit. Braçja iku. Vërtetë Kadareja dukej tapë. E mora për krahu dhe e pyeta se ku e kishte shtëpinë. Ai nuk ishte në gjëndje të ma tregonte. Kamarjerja e shkathët ma tregoi shtëpinë e tij dhe unë e tërhoqa jashtë. Më parë pyeta kamarjeren se mos kishte lënë ndonjë gjë pa paguar por ajo më tha se ai ishte shumë i rregullt në pagesë. Mbritëm tek shtëpia e tij në Lagjen Partizani, tek sheshi me të njëjtin emër, në cepin e verior, anash bulevardit që të shpie në spital. Trokita në derë. U hap dera dhe doli një grua, ajo më dha dorën dhe më ftoi në shtëpi por unë nuk pranova. Pasi e kapi për krahu dhe e futi bërënda të dehurin, doli përsëri në oborr dhe mu lut që të vija brënda. Në atë kohë unë isha duke ikur. Nuk e di pse e dëgjova dhe u ktheva! Kur hyra brënda pashë tre vajza të rritura, njëra më e bukur se tjetra.
"Unë jam gruaja e pijanecit. Këto janë vazat e pijanecit." Më tha ajo duke qeshur. Për pak kohë atje më harruan. U morën me të dehurin. Njëra nga vajzat i lahu këmbët, tjetra i vuri një qep të grirë në hundë dhe tjetra i fërkonte ballin. Gruaja i bëri një pije, nuk e di çfar ishte, pasi e trazoi, ja dha ta pinte me zor. Më bëri përshtypje kujdesi dhe dashuria e familjes për "pijanecin". Ju thashë se nuk ishte momenti përshtatshëm për të ndenjur por "pijaneci" jepte shënjë me dorë që të qëndroja. Po shikoja me vëmëndje dhomën ku më futën. Ishte një dhomë e varfër por e pastër. Më lindi ideja se ata kishin vetëm atë dhomë. Kjo mu përforcua kur vura re që u hap edhe dera tjetër e dhomës e cila ishte dera e banjës. Dhoma kishte vetëm dy dyer; njëra e hyrjes nga jashtë dhe tjetra që sapo zbulova. Pesë vetë në një dhomë! Shyqyr, mendova, që fëmijët janë vetëm vajza. Për dhjetë minuta "pijaneci" u bë esëll dhe dha urdhër të më qërasnin. Pasi piva një gotë të vogël me raki të fortë, e pashë se po më merreshin mënd dhe, për të mos u turpëruar, ju kërkova lejë të shkoja. "Dëgjo djalosh. Si të quajnë?" më pyeti ai. "Agron. Agron Dardha." "Ta gëzosh! Prej nga je ti Agron?" "Jam korçar." "Po ai tjetri prej nga është?" Më pyeti për Braçen. "Edhe ai është nga Korça, nga Devolli." "Nuk e ke shok të mirë." S'fola fare. Ju kërkova lejë të ikja por "pijaneci" kishte shumë dëshirë të qëndronte me mua. "Le të pimë bashkë njëckë, siç thoni ju korçarët." "Jo, jo. Faleminderit. Njëherë tjetër. Më duhet të shkoj tani." "Mos shkruaj më!" Shefi i Shtëpis së Ofierave, në takimin e muajt, më la porosi të krijoja një poezi për Shqipërinë pasi ai mendonte të krijonte një montazh poetik me krijime të ushtarakëve vlonjatë me rastin e festave të nëntorit. Takimi i radhës po vinte dhe unë kisha harruar për poezinë. Prandaj u mbylla vetëm në një nga klasat e studimit dhe ju futa punës. Bëj e prish disa dhjetra vargje dhe më në fund e qullosa një poezi me katër strova katër vargëshe. Po më pëlqente shumë. Me lisin krahasonja Shqipërinë dhe me ullirin, armikun e Shqipërisë. Ideja ishte kjo; Lisi megjithëse i thatë, i zveshur nga rrufetë që binin përditë! qëndronte kryelartë dhe i pamposhtur! Ndërsa pema e ullirit, në dukje e bukur, si armiku, brënda ishte e shëmtuar pasi Stuhia e Madhe (revolucioni) po ja nxjerrë rrënjët jashtë! Më dukej se kisha bërë një gjë shumë, shumë të bukur dhe s'më durohej sa të vinte takimi poetik dhe të korrja lëvdatat pa mbarim! Dita e takimit erdhi bashkë me zhgënjimin. As kush nuk ma lavdëroi por edhe as ma shau! Këta s'kanë habar nga poezia, mendova. Do ja dërgoj revistës "10 Korriku" dhe, pa e vrarë hiç mëndjen, e nisa me postë. Prisnja me padurim botimin dhe lavdërimin. Kaluan disa javë dhe nuk e pashë të botuar. Po mendoja se mund të kishte humbur rrugës dhe po bëhesha gati t'jua ridërgoja kur komisari i shkollës, shoku Babaçe Faiku, më thirri në zyrën e tij.
"Agron. Nëse nuk të njihja si djalë me frymë të re patriotike dhe që vjen nga një familje e mirë komuniste, në këtë moment do të vija hekurat në duar! A e di ç'far idiotizmi ke bërë?!" U befasova dhe s'po gjeja asgjë të keqe që mund të kisha bërë! Një herë më shkoi mëndja tek "pijaneci". Ndoshta ishte ndonjë reaksionar?! Por komisari s'më la të mundohesha ta gjeja të keqen që kisha bërë. "Mos u çudit. Ti ke bërë një vjershë dhe ja ke dërguar "10 Korrikut" për botim. Është kështu?" "Po.Po pastaj?!" "Na dhe lexoje letrën që ka erdhur nga kryredaktori i revistës për ty." E mora letrën në dorë dhe fillova ta lexoj por mëndja më ishte prishur aq shumë sa asnjë fjalë s'më hynte në tru. S'po kuptoja asgjë. Babaçe e vuri re këtë shqetsim dhe u ngrit në këmbë e ma mori letrën. "Dëgjo. Ja ç'far na shkruan ai për ty; "I dashur dhe nderuar....", - bllaa, bllaaa, bllaa...Hë!... - "...Korespodenti jonë në Shkollën tuaj të Aviacionit, studenti për pilot, Agron Dardha, në poezinë që na dërgon për botim, ka shfaqur një cektësi të thellë ideore, një përgatitje të ulët morale e politike. Duket sikur ai ka dashur të ulë në maksimum punën e Partisë për rritjen e mirëqënies e begatisë së Shqipërisë kur e paraqet Shqipërinë si lis të thatë dhe armikun një ulli që bleron...Krahësimi është idiotesk. Ne nuk e njohim Agronin prandaj jua dërgojmë juve ta shikoni në hollësi krijmtarinë e tij. Kryeredaktori, Novruz Turhani, Firma. Hë, ç'far i thua ti kësaj?" "Shoku komisar. Jam kaq i habitur dhe tronditur sa..." "Dëgjo! E di se ç'far do më thuash. Porosia ime është kjo, shko dhe mos shkruaj më, në do të mos përfundosh në burg. Kuptove?" "Si urdhëron shoku komisar." Fluturimi Vetëm Historia e parë e shkruar për fluturimin e njeriut, sigurisht një fantazi, është historia e fluturimit me Kalin Fluturues Pegas nga djali i i Mbretit të Korinthit në Greqinë e Lashtë. Por ajo që njihet gjërësisht në botë si fluturimi i parë i njeriut, i cili krijoi vetë një mjet fluturimi, është Fluturimi i Ika-rit apo ndoshta dhe Ika-sit? I kuri prej Kretës. E them këtë pasi mendohet se shqipja e sotme ka qënë e vetmja gjuhë e folur në atë kohë e në atë vend që ne sot e quajmë Ballkan. Dedali, ia ndërtoi Minosit, mbretit të Kretës, labirinthin për përbindshin Minotaur. Pas kësaj mbreti Minos ia ndaloi Dedalit që ta braktiste Kretën me qëllim që mos e tregonte të fshehtën e asaj ndërtese ose të ndërtonte gjetiu një si ajo. Me që Dedali s'mund të ikte nga Kreta nëpërmjet detit, ai vendosi të ikte nëpërmjet ajërit! Me pendët e shpendëve ai bëri krahët për vete dhe për djalin e vet, Ikarin, dhe së bashku, fluturuan për të ikur nga Kreta. Mirëpo, Ikari se dëgjoi urdhërin e Dedalit që mos të fluturojë tepër lartë. Pas ujëdhesës së Paros Ikari fluturoi aq lartë sa që dielli ia shkriu dyllin me të cilin ishin ngjitur pendët e krahëve të tij dhe kështu që ai ra në det dhe u mbyt. Deti në të cilin u mbyt u quajt me emrin e tij Ika(r)nik. Kështu është quajtur në kohën e Homerit dhe kështu quhet edhe sot. Fluturimi im nuk do të ishte një provë si në lashtësi por një fluturim i provuar dhe i sigurtë që nga koha e Vëllezërve Wright në SHBA.
Kisha provuar qumishtin e nënës, përkëdhelitë e prindërve, gëzimin e motrave për vëllanë, harenë e shokëve rreth meje, puthjen adoleshente me dridhje zemre, çiftëzimin carnor dhe kënaqësi të tjera të jetës por, ngritja në ajër vetëm, do më jepte esencën e të gjitha kënaqësive toksore të ngjyera me blunë qiellore. Kjo kënaqësi për mua do të qe shumë më e madhe se e shokëve të mij sepse besoj që Perëndia e ka Parajsën në qiell. Ja, më në fund, avioni Jak-69 u shkëput nga toka dhe më ngriti në ajër me vullnetim tim. Nuk ndjeja aspak frikë vetëm emocione të forta gëzimi. Fluturimi do të zgjaste shumë pak, disa minuta sa të kryhej vetëm një rreth i ngushtë për rreth aerodromit. Nuk i dhashë dot fantazisë dhe as mendova gjë tjetër pasi më duhej të përqëndrohesha ta kryeja sa më mirë provën e parë të fluturimit vetëm. Për një çast ngrita kokën lartë në thellësinë e pafund të hapsirës dhe fola, 'Zoti i Madh! Jam më pranë teje. Unë të ndjej.' Ndërkohë mu kujtua një shprehje filozofike e një filozofi marksist që thoshte, "Kam shëtitur tërë qiellin por se pashë kund Perëndinë!" Qesha dhe i thashë filozofit, "Injorant! Perëndia nuk është nga lënda jonë që ta shikosh ti!" ....... ENVER HOXHA Vitet e studentit iknin shumë shpejt. Ndjeja se po bëhesha diçka për vete, për familjen dhe për Atdheun, kjo ma shtonte gëzimin për të mësuar, fluturuar dhe jetuar. Njëkohësisht isha i brumosur me idealet e komunizmit aq sa s'më dhimbsej jeta nëse e jepja për partinë dhe Enver Hoxhën dhe ja..., erdhi një moment të cilin e përjetova me emocione të jashtëzakonshme të dashurisë për Komandantin e Përgjithshëm, shokun Enver Hoxha. Ishte ditë e djelë prilli, atë natë ne do të kishim një mbrëmje dëfrimi me klasat e katërta të shkollës tregëtare në Vlorë. Në ato klasa unë kisha një shoqe nga Korça e cila ishte si unë sekretare e rinisë e organizatës së klasave të vitit të katërt. I thashë Mondës që para mbrëmjes së vallëzimit le të dilnim së bashku nga "Ujë i Ftohtë". Ajo më tha: "Pse të mos dalim të gjithë, shoqet e mija dhe shokët e grupit tënd pilot?" "Dakort." Shkuam bashkë dhe morëm lejë në drejtorinë e shkollës tregëtare. Ne studentët pilotë i kishim lejat në xhep për atë ditë. Drejtoria e saj ranë dakort me ne. Kështu dolëm bashkërisht. Ishim 34 studentë për pilotë dhe 51 vajza të tregëtares. I thashë Mondës me shaka se ne kishim mundësi të zgjidhnim nga një vajzë e gjysëm për secilin. Ajo qeshi me të madhe. "Unë ta kam zgjedhur ty, - i thashë, - dhe ti më gjej dhe një gjysmë tjetër?" "Më vjen keq. Unë vlej sa për dy, prandaj largohe një gjysmën time!" Qeshëm. Kaluam "Ujën e Ftohtë" dhe morëm rrugën për në "Tuneli" në drejtim të vilave të udhëheqësve. Kur po i afroheshim vilës së Enver Hoxha Monda më thotë, "Agron, pa shiko! Ai me pallto të madhe krahëve dhe me kapelë republikë a është Enver Hoxha?" Vërtetë poshtë rrugës, rreth dyqind metro larg nesh, ishte ai. Nexhmija e mbante për krahu dhe ishin duke hyrë në vilë. Ai mezi i hidhte këmbët. "Qënka i s'murë." I thashë Mondës. "Sa më vjen keq Agron. Po Ç'të ketë vallë?"
"Monda! Ndali shoqet!" Por shoqet e saj dhe shokët e mij kishin ndalur vetë pasi edhe ata e kishin parë Enver Hoxhën. Instiktivisht të gjithë me një gojë filluam të brohorasim për lavdinë e Udhëhqësit tonë të dashur. "Enver Hoxha! Enver Hoxha! Enver Hoxha!...Lavdi! Lavdi! Lavdi! I dashur Shoku Enver!" Ai ndali hapat dhe u kthye nga ne. Me zor hoqi kapelën dhe na i tundi atë po aq me zor. Nga kjo vështirësi e tij unë kuptova se ishte i sëmurë dhe ndjeva shumë keqardhje. "Monda, - i thashë shoqes, - Ai qënka shumë i sëmurë. Sikur të kishte mundësi që sëmundjen e tij ta merrja unë, isha gati qysh tani!" "Edhe unë Agron." Fillova ti lutem Zotit që të sëmuresha unë në vënd tëtij, e po qe nevoja, të vdisja për të që vetëm ai të rronte e të ishte shëndoshë e mirë! Me Beqir Ballukun... Kisha dëgjuar shpesh nëpër ambjentet e shkollës të flitej për Ministrin e Mbrojtjes, Beqir Ballukun, sikur të flitej për një prind të dashur dhe të mirë. Kjo gjë kishte bërë tek unë që të ndjenja respekt të veçantë për të dhe të dishiroja ta shikoja nga afër pasi asnjëherë se kisha parë. Rasti e solli shumë shpejt dhe shkak u bë një ngjarje e jashtzakonëshme dhe ndoshta unikale në botë, dy aviona mësimor MiG-15UTI ishin rrezikuar të mbyteshin në Adriatik me katër antarët e ekuipazhit, bile, njëri avion ra në ujë për disa sekonda dhe u shkëput përsëri nga sipërfaqja e detit! Një mrekulli! Ishte vera e vitetit 1972 dhe ne kishim fluturime intensive për kalimin e studenteve nga avioni Tip-61 mësimor në avionin luftarak Mig-15FAGOT. Për këtë ishin zgjedhur të përdoreshin disa nga aerodromet e Shqipërisë; Rinasi, Kuçova, Vlora dhe Pish Poro. Instruktorët ishin të gjithë pilotë të rinj dhe shumë të fuqishëm që s'ndjenin lodhje fare, disa prej tyre nuk ndrroheshin por edhe ushqimin e hanin brënda në kabinën e pilotimit. Në kulmin e fluturimeve jepet sinjali, "Të gjithë agregatët (avionët) në tokë!" Të gjithëve ne që ishim në tokë na shkoi mëndja tek ndonjë katastrofë ajrore. Sa herë ndërpriteshin fluturimet në këtë mënyrë, pa patur shkaqe natyrore e teknike si prishja e motit apo ndonjë difekt radiollokativ, gjaku na ngrinte. Ne me frymën pezull, qëndronim të ngrirë derisa të merrnim vesh për ndonjë katastrofë ajrore apo më keq, kush vallë do të ishte vrarë! Shyqyr, atë dite nuk kishte ndodhur katastrofë por premisë për katastrofë. Qenë rrezikuar të vriteshin 4 aviatorë; dy instruktorët, Ivanov Meta e Muzafer Zaho dhe dy studentët, Ramadan Anija e Bashkim Sadiku. Ishte natyrë e punës në ushtrinë shqiptare që për çdo rast të jashtëzakonshëm ti raportohej direkt Ministrit të Mbrojtjes dhe ky i raportonte Komandantit të Përgjithshëm. Sapo ja thanë ngjarjen Ministrit, ky menjëherë dha urdhër - lajmin, "Nesër jam në Vlorë. Mblidhni atje të gjithë instruktorët e fluturimit dhe komandat e Regjimenteve Ajrore!" Të nesërmen në mëngjez rreth orës 9, Ministri mori një avion transporti, Ilyushin, Il-14, dhe mbriti në Vlorë. Mua atë ditë më caktuan që ti afroja shkallën ministrit dhe të isha kështu i pari që do ta takoja. U hap dera e avionit dhe doli Beqir Balluku. Drita e Diellit që vinte nga Qafo e Koçiut i ra në fytyrë dhe ai vuri dorën si strehë dhe thirri "Ku është Babaçe Faiku?" Një pjesë e efektivit të shkollës qe reshtuar disa metra më tutje për ta pritur Ministrin. Në krye të efektivit ishte Komisari i Akademise Ajrore, i famëshmi Babaçe Faiku me
Komandant Sali Dibrën. Babaçia si një patok topolak u rrukullis drejt Beqir Ballukut duke thënë, "Ja ku jam Shoku Minister i Mbrojtjes." "Rri atje, mos u afro se do te vij t'ju takoj të gjithëve." Babaçia mori rrukullimën mbrapa. Shkallet u lëkundën rëndë sa herë që pesha e madhe e Ministrit vinte këmbën në secilën shkallare. Pas Beqirit vinte 'Gjeneral' Halim Rramohito, pastaj një femër tepër bardhoshe dhe e kolme që vetëm qeshte sikur po shkonte në ndonjë dasëm... Pas tyre zbritën Edip Ohëri, Komandant i Aviacionit Luftarak Shqiptar dhe nja pesë të tjerë që nuk i njihja. Beqiri sapo ra në tokë na dha dorën dhe na pyeti për emrat njëlloj si neve pyesim kalamaqtë. Ai kishte veshur një palë pantallona doku bezhë, një këmishë të bardhë verore me mëngë të shkurtra dhe me dy xhepa dhe në secilin xhep kishte nga një paqetë cigare "Arbëria." Në këmbë kishte mbathur çorape njyrë bezhë dhe një palë sadale ngjyre kafë të errët. Dukej sikur ishte nisur me pushime në plazhin e Vlorës. Ashtu, me atë pamjen prej babaxhani, i qetë dhe duke u tundur paksa në të dy krahët, shkoi drejt Babaçes duke i zgjatur dorën që larg. Babaçja me hap ushtarak e me grushtin tek kapelja ju afrua dhe i rapotoi me zë të lartë, "Shoku Minister i Mbrojtjes Popullore të Republikes Popullore të Shqipërisë, Reparti Ushtarak i Bazës Ajrore 911 (4001) Vlorë është reshtuar në formacion nderi duke ju pritur juve..." Do të kishte vazhduar të raportonte akoma më shumë si një papagall i stervitur mirë por ministri që kishte nja dy minuta që i kishte zgjatur dorën, ja hoqi grushtin nga kapela dhe ja shkundi si për ti thënë, "Boll me me këto broçkulla." Të tjerëve ju tha një, "Si jeni?" dhe kaq. Hypi në gazin e komisarit dhe e mbajti frymen tek Hotel Sazani. Gjithë ai mund për cermonial parakalimi, gjithë ajo përgatije për nder të tij, shkoi huq. Unë fillova të mendoj keq për ministrin. Mu duk shumë mëndjemadh. Aspak ushtark. Mospërfillës dhe llupës sa mezi po priste të shkonte tek Sazani për të ngrënë, (siç na thanë). Në fakt nuk ishte ashtu. Ne të gjithë kishim menduar gabim. Siç mora vesh nga një pedagog i imi, Beqiri kishte shkuar në Hotel Sazani jo për të ngrënë se për të ngrënë, o kishim ne të aviacionit o s'kishte tërë qyteti i Vlorës, ndaç në sasi dhe cilësi. Për ti bërë qefin, kishin sjellë nga Tirana edhe kuzhinierin më të mirë të aviacionit, Mihallaq Verën (ndjesë pastë). Ministri kishte shkuar në Vlorë sepse kishte një takim të shkurtër pune me disa kuadro të rrethit të Vlorës. Pas një orë e gjysëm ai erdhi tek ne. Takimi u bë i fare i thjeshtë dhe pa asnjë lloj cermonie, u bë jashtë, në oborrin e fjetinave tona. Tek dera u vunë tre karrike të thjeshta dhe një tavolinë; ministri qëndroi në mes të Halim Rramohitos, këshilltar për ushtrinë në KQPPSH dhe të Babaçe Faikut, komisarit të akademisë. Ne qëndronim në këmbë përballë ministrit. Një qetësi absolute mbreteronte kudo. Ministri pinte shumë cigare "Arbëria" që ja ndizte Halimi. Minsitri dukej shumë i pikëlluar. Pasi i piu dy a tre cigare pa folur, krojti hundën me kurrizin e dorës së djathtë dhe filloi të flasë, "Ku janë ata katër djem? Dua ti shoh." Ata ishin izoluar pasi u vërtetua që dy instruktorët; Ivanovi dhe Myzaferi kishin dashur të bënin manovra dëfrimi mbi sipërfaqen e qetë të detit Adriatik dhe si pasoje avioni i parë preku ujën por për fatin atyre që ishin brënda, Ivanovit dhe Ramadanit, u shkëputën dy rezervuarët varës të karburantit dhe kjo gjë i dha një shtytje për shkëputje avionit. Tekniku i avionit në Rinas tregonte se, kur avioni u ul ne Rinas i dukej kripa e detit në bark dhe një copë bishti nga hinka reaktive qe këputur. Karburanti kishte rjedhur plotësisht gjatë rrugës. Nga përllogaritja që u bë, doli se po të ishte vonuar edhe 3 minuta, avioni do të kishte rënë pak para se të mbrinte në aerodrom. Avini i dytë, i cili ishte në
çift me të parin, kur pa se i pari u kthue në 'varkë lundrimi' menjëherë mori lartësi. Por le të kthehemi tek ministri i cili kërkoi ti shohë ata "heronj budallenj" siç do të shprehej ai më von. Të katërt i sollën të lidhur para ministrit i cili porsa i pa ashtu, dha urdhër ti zgidhin. Ata rrinin me kokën varur, veshur me rroba ushtarake por pa kapela dhe pa pistoleta. Ministër Beqiri vazhdonte të pinte cigare pa pushim dhe të mbante kokën me duar, befas drejtoi njerën dorë nga ata duke u thënë "Ngrini kokën t'ju shoh!" Ata i ngritën kokat ashtu me përtesë dhe me ndrojtje por sytë i mbajtën për tokë. "Shikomëni në sy, - u tha Balluku. Dua t'ju shoh mirë. Sa të rinj dhe të mirë që jeni! Si do të vdisnit ju në këtë moshë kaq të bukur? A nuk ju erdhi aspak keq për veten tuaj? Ju drejtohem juve shokë instruktorë. Po ju studentë, nuk e patë që po shkonit drejt vdekjes? Pse nuk reaguatë? Apo në ushtri nuk kundërshtohet eprori siç na mëson 'Rregullorja e Jetës së Brëndshme' të Ushtrisë? Kur mora vesh këtë ngjarje, në fillim mu duk si ëndërr e pabesueshme por si më sqaruan mirë duhet ta besoja. Jam kaq shumë i shqëtsuar sa ju nuk e kuptoni dot. Unë vërtetë jam ministri juaje por jam edhe baba dhe të me vritën djemtë në këtë moshë është e tmerrëshme. Më dhimbseni dhe ndjej një ligështim. Është e tmerrëshme të mendosh se ju do të vdisnit për asgjë, për pesë minuta kënaqësi! A e kuptoni se çfar keni bërë? Si xhamën su erdhi keq?! Unë ju quaj të vdekur. Rasti e fati ju shpëtoi. Nuk e di. Më pikon në zemër kur ju shoh kështu, kaq të rinj e kaq të bukur dhe ju keni vrarë veten. Po keni vrarë veten." Ai fliste shumë i emocionuar. Beqir Ballukut i rrodhën lotë. Vërtetë qau. U prekëm të gjithë dhe ndjemë dashuri e respekt për ministrin e dashur dhe të shqetsuar. Ai la duhanin për një moment, fshiu lotët e dhimbjes dhe qëndroi një copë herë me kokën mes dy duarëve, ndoshta që të mos dukej se po qante. Të katërt thanë disa fjalë të zgjuara pendimi por burrërore. Thelbi i diskutimeve të tyre ky: "Ishte ditë e bukur dhe kur deti s'ka dallgë, s'ka asgjë më të bukur në botë se të fluturosh mbi sipërfaqen e tij...Kjo na mori mëndjen. Na gënjeu. Ne kemi thyrë displinën ajrore dhe duhet të ndëshkohemi. U themi shokëve tanë që të mos veprojnë kurrë si ne. Nuk kërkojmë falje për ç'far bëmë. Le të dënohemi. Falje ju kërkojmë juve shoku ministër që ju shqetsuam kaq shumë." "Ju jeni heronj se keni bërë një heroizëm veçese, heroizmi juaj është i marrë pasi është heroizëm që të shpie drejt vdekjes pa qënë nevoja. - Do të rifillonte ministri bisedën. - Ju, në kulmin e lules së rinisë dhe në fillim të karierës suaj ushtarake do të sakrifikonit kaq shumë për një teke të natyrës së bukur, për një kënaqësi egoiste që është larg moralit të shoqerisë sonë socialiste. A e dini ju se sa shumë harxhon shteti shqiptar për të përgatitur një pilot? Sigurisht që ju nuk e dini, miliona. Po avionët a e dini sa para i kemi blerë? Nga dyzetë milion dollarë copën. Ju rrezikuat veten tuaj; katër jetë njeriu dhe dy aviona. Ata të Pasha Limanit shkojnë dhe ngecën në cektinë duke shkatërruar një nëndetëse nga katër që kemi. Nuk është mire djema. Ne jemi në gojë të ujkut. Na duhen njerzit, na duhen avionët dhe nëndetëset. Mendoni dhe reflektoni mes shokëve tuaj që të mësojnë të gjithë se jeta juaj është më e shtrenjtë se çdo gjë në botë. Jetët tona na duhet t'ja falim vetëm Atdheut dhe Socializmit. Le të vlejë ky takim si një dënim i xhestit tuaj." Minsitri u ngrit dhe i përqafoi ata të katërt, pastaj na dha dorën të gjithëve dhe u largua. Unë u çudita me atë sjellje shumë dashamirse dhe tepër të prekëshme të ministrit dhe fillova ta simpatizoj akoma më shumë se më parë.
Pas ikjes së tij filloj beteja më e ashpër kundër të katërve. Oficerat dhe studentët e revoltuar ju drejtuan atyre me fjalët më fyese dhe sharjet më të ndyra. Babaçe Faiku do te qe i pari që do të bërtiste "Lidhini qentë! A e patë se sa i shqetsuar qe ministri?" Pastaj ju drejtua të katërve "Ju e bëtë ministrin të qajë si fëmijë, të pacipë! Do tu dënoj shumë rëndë." Pastaj u ngritën me radhë disa aviatorë sekretarë partie të cilët dënuan shumë ashpër dy ekuipazhet e avionave që u rrezikuan të mbyten, por pati edhe nga ata trima aviatorë që nuk pyetën fare dhe shkuan dhe u dhanë dorën Ivanovit, Myzaferit, Ramadanit dhe Bashkimit, për këta u morën masa shumë të ashpra deri në përjashtim nga aviacioni! Në fund të mbledhjes u dha edhe mendimi që Ivanov Meta të jepet për ndjekje penale. Myzafer Zaho të përjashtohet nga aviacioni dhe ushtria, dy studentët të perjashtohen nga akademia. Komanda e Aviacionit që të nesërmen e pranoi këtë mendim dhe i propozoi ministrisë e cila i zbuti pak këto vendime arbitrare. Kështu që Ivanov Meta u përjashtua nga aviacioni. Myzafer Zaho u përjashtua nga aviacioni për gjashtë muaj dhe dy studentët morën vrejtje të rëndë për papërshtatshmëri në detyrë. "JO PILOT!" Babi im kishte letërkëmbim me të vëllanë, Markon, në Australi. Letrat e tij i lexoja unë dhe i mbaja koleksion. Më pëlqenin letrat e xhaxhait të panjohur pasi shkruante me shumë dashuri për babanë tim. Më kujtohet njëra nga letrat që e pata lexuar kohët e fundit ku ai shkruante: “Hobart, më 18 korrik 1967. I dashur vëlla Deme. I lutem Zotit të jesh mirë dhe të takoj një ditë. Mëso i dashur vëllaçko se me ndihmën e Zotit, unë dhe familja ime, kemi qënë mirë dhe atë lusim edhe për ju të gjithë e sidomos për nënockën time. Malli më djeg xhanin për ditë. Bie të fle, vetëm ëndërra nga vëndi jonë shikoj. Zgjohem, përsëri për Mesmalin dhe juve mendoj. Mos kujtoni se ju kam harruar, mos e dhëntë Zoti, me shpirt e mëndje jam atje me ju. E si mund të harroj ty o Deme?! A mundet unë ta harroj vëllanë tim më të vogël që më ruante me pushkën e babait në dorë kur unë lëroja në arat tona tek Kasollet?! Ti fshehur pas gëmushava, pa mu shfaqur mua, rrije i gatshëm që hasmi të mos më bënte ndonjë të keqe. Hasmi im kishte vendosur të më vriste dhe këtë ma patën thënë dhe unë ja thashë babait ndërsa ti i fshehur pas dere na përgjoje. I di të gjitha o vëlla. E di që për ty unë isha më i shterenjtë se jeta jote. Vëllezërit e tjerë ishin fare të vëgjel, përveç Batos që e ngryste jetën në mulli. Vëllezërit e vegjël s’mund të mbanin dot pushkën në dorë pa edhe ata si ty do të vepronin. Sa do të desha që të ishim përsëri bashkë! Shpresoj dhe dëshiroj nga thellësia e zemrës që akoma ta keni atë dashuri për njëri tjetrin…Sa të happen rrugët dhe unë do të jem atje.Tani vij dhe nënës i puth doçkën. Ty, gruas tënde dhe fëmijëve ju rrok së largu me mall e dashuri. Vëllazërisë të fala dhe qafime me dashuri. I juaj për jetë, Marko Teli Dardha.” Siç të kam thënë, Marko ka lënë katër djem dhe djali i madh ishte pilot kur unë studjonja të bëhesha pilot. Djali i Markos, Deni, fluturonte me aviona pasagjerësh. Kisha dëgjuar se shkonte në Kinë. Neve na kishin thënë se vitin tjetër grupi jonë do të shkonim në Kinë për kalim në një tip avioni më të avancuar. Vendosa t'i shkruaj dhe t'i tregoj sekretin dhe, nëse deshte, mund të më takonte pas një viti në Hangzhou të Kinës. Sa budalla jam treguar! Pamvarsisht se letrës që i dërgova i vura adresën e Korçës ajo u postua në Vlorë dhe u kap nga kontrolli shtetror që kishte vënë çensurë në lidhjet e shqiptarëve me jashtë
Shqipërisë. Në mënyrë urgjente, pa më thënë asgjë, më pezulluan nga studimet për pilot dhe më pas më përjashtuan nga shkolla! Mora në telefon vëllanë e nënës, Myftar Grabockën, i cili në atë kohë punonte Kryetar i Komisionit të Planit Shtetëror dhe i tregova se çfar më kishte ndodhur. I thashë se dua të bëhem pilot luftarak pasi e kam pasion të çmendur dhe se kam bindjen se lufta në ajër sot vendos fatet në tokë. Ai më dëgjoi dhe më tha se, 'Jo, s'jam dakort me ty. E ardhmja e betejës në tokë do ti paraprijë betejës në ajër dhe në det. Kjo do të thotë qe fati i luftës kurrë nuk është vendosur as në ajër dhe as në det por në tokë. Ajri dhe deti janë vetëm ndihmës të tokës. Kush shkëputet nga toka humbet fuqinë e Promedheut (Prometheut).' Pas një jave më vjen përgjigja e dajos nëpërmjet një kushriri, Drini Shtyllës i cili ishte dhe mësues i imi, ku më sqaronte se, 'Harroje pilotin. Të kanë kapur dhe lexuar letrën që i dërgoje kushririt në Australi. Bisedova me Halim Rramohiton dhe më premtoi që të të dërgojnë kudo ku ti dëshiron përveçse për pilot.' Kështu unë kërkova të shkoja atje ku isha nisur, Gjuhë - Letërsi. Gati u sëmura. Nuk më bëhej për asgjë Përherë të parë më shkoi mëndja të vrisnja veten!....Vazhdon. Drini e kuptoi gjëndjen time dhe lajmëroi nënën time. Në Vlorë erdhi nëna dhe motra ime e madhe Dhura. Ato së bashku me Drinin më mbushën mëndjen të përfundoja Akademinë e Aviacionit në degën teknik avioni. Drini më premtoi se do më njiheshin disa lëndë mësimore që kisha bërë kur isha për pilot dhe se do studioja edhe gjatë pushimeve të verës për të kaluar një klasë më lart dhe jo ta filloja nga viti i parë. Pas disa të keqijave radhë, ndihesh më mirë dhe veçanrisht kur ka kaloi e keqja më e madhe, humbja e të drejtës për fluturim. U futa në vitin e dytë për teknik avioni. Kur erdhi vera dhe të gjithë studentët shkuan me pushime në shtëpi unë studjoja në shkolla. Edhe në piskun e vapës kur Vlora e tërë kridhej në det unë kridhesha në mesime. Dy muaj i 'burgosur' në shkollë. Dy muaj pa parë njeri me sy përveç pedagogut që konsultohesha dhe që më merrte në provim. Dy muaj pa e kaluar pragun e shkollës. Dy muaj i harruar nga jeta e zakonshme. Studioja nga 16 orë në dtitë. Një vullnet dhe sakrificë që kam të drejtë të mburrem. Nuk e quaj budallallëk. E dija se edhe më shanin disa duke më quajtur psikopat, i marrë, i lajthitur... Unë sot ndjej kënaqësi për atë që kam bërë. Kuptova se njeriu bëka çudira dhe përballoka çdo situatë, sado e vështirë që të jetë. Mjafton që të mos dorzohet. Edhe nëse rrëzohesh shtatë herë, duhet të ngrihesh në këmbë tetë herë! Më thoshte im atë. Kur filloi viti tjetër shkollor dhe studentët u kthyen në shkollë, unë kisha përfunduar me sukses gjithçka i kisha vënë vetes detyrë dhe fillova jetën normale të studentit për teknik avioni. Kaloi një vit i tërë. Një Koinçidencë Në provimet e fund vitit tjetër dola shumë mirë, por më mirë nga të gjitha lëndët dola në filozofi ku kryetar komisioni ishte kryeredaktori i revistës "10 Korriku", Novruz Tuhrani i cili i kishte shkruar Babaçe Faikut për mua se unë se unë kam ' ...një cektësi të thellë ideore, një përgatitje të ulët morale e politike...' dhe se nuk duhet të ketë ushtria shqiptare persona si unë!!
Të trija tezave që më ranë në provim ju përgjigja shkëlqyeshëm por njërës, asaj që kishte të bënte rreth broshurën, 'Enver Hoxha mbi gruan' i bëra një koment të bukur dhe politikisht të përsosur sa komisioni më ka duartrokitur. Vetë kryetari, pa e ditur se unë isha personi që ai kishte kërkuar të largohesha nga Arma e Aviacionit, erdhi më dha dorën duke më thënë, "Nuk besoj se dikush tjetër, qoftë edhe akademik, do ta kishte zbërthyer kaq bukur broshurën politike 'Enver Hoxha Mbi Gruan.' Të lumtë! Edhe dy temat e tjera i ke zbërthyer duke i komentuar shkëlqyer. Më ke dhënë kënaqësi. Faleminderit. Merr vlerësimin maksimal. Dua të them dhe një gjë, me këto mendime që ke për gruan, lum ajo që do të bëhet bashkëshortja jote!" Ndërkohë, Drini Shtylla që ishte antar komisioni ju afrua dhe i tha në vesh, "Shoku Novruz, ky student është ai që ju e keni kritikuar për poezinë Lisi dhe Ulliri.' "Vërtetë?! Ky është Agron Dardha?!" S'mundi dot ta fshihte habinë. Në pushim erdhi dhe ma dha edhe njëherë dorën duke më thënë: "Vazhdoni të shkruani poezi. Poeti i mirë politikisht edhe mund të gabojë njëherë por ai i duhet revolucionit socialist." Provimet mbaruan dhe unë isha i lirë ti kushtohesha pak dëfrimit që më kishte munguar shumë gjatë. Mu kujtova se kisha patur një shoqe të mirë, Ana Hiton, dhe vendosa ta takoj. Braktisja e Anës Duke shkuar tek Ana po filozofoja. Mendoja se, dashuria është si një trandafil i bukur që na i sjellin tek dritaria e qelisë, (prapa xhamave) për ta parë dhe ne kënaqemi por s'mund ti marrim dot erë, ndërsa seksi është trandafili i bukur që na i sjellin në errësire ku ne i shijojmë erën por s' mund ti shohim dot bukurinë. Kë do preferoja më shumë? Qesha me këtë mendim. S'kishim telefona si sot. Rastësia na lidhte me njëri tjetrin. Shkova e kërkova dhe për fat e gjeta. I propozova të dilnim në mbrëmje. Kisha shumë dëshirë të qëndroja me të. Nuk pranoi duke u justifikuar se në mbrëmje nuk e lejonin familja të dilte jashtë. Qëndrova vetëm pesë minuta me të dhe i thashë se një ditë jave, kur të deshte ajo, të dilnim bashkë. Unë do ta lija mësimin atë ditë. Ramë dakort të nesërmen në orën katër pas dite. Të nesërmen, si një hajdut e prisnja tek cepi i rrugës afër shtëpisë së saj. Ora katër fiks. Porta e shtëpisë së saj u hap dhe "trëndafili im" u var mbi rrugë...Zgjata dorën për ta kapur, për ta parë më mirë dhe ndoshta për i marrë erë. "Sa të kam pritur!" Më shpëtoi kjo shprehje. "Si më ke pritur? Ne e lamë fiks në orën katër dhe ora katër sapo erdhi!" "Jo, jo në atë kuptim! Mezi e kam pritur kërë takim. Dua të jem një ditë me ty."
"Më fal por s'ka mundësi. Unë jam këtu për pesë minuta..." "Çfar?! Të kam kërkuar një ditë jave të rrimë bashkë dhe ti më the për sot! Pse dole?!" "Agron. Të më falësh. Kam një hall. Është problem i madh." "Pa hë të dëgjojmë. Ç'është ai problem?" "Familja do të më fejojë. E kam shtyrë fejesën një muaj për shkakun tënd..." "Por ne sapo jemi njohur! Ne akoma nuk i kemi thënë njëri tjetrit se e dashurojmë! Përse më takon mua kur je gati të fejohesh?!" "Po unë të dua ty. Që ditën që të pashë, mendova se ti je fati im. Nëse dhe ti më do, eja më kërko në shtëpi dhe ta mbyllim atë kërkesën e atij që vjen për ditë e më kërkon." "I ke premtuar gjë atij? Si të kërkoka ai për ditë?!" "Jo, s'i kam premtuar gjë por...ne njihemi prej kohësh dhe..." "Dhe ç'far?" "Ai më pëlqen mua por, unë të pëlqej ty." "Më fal. Këtë gjë nuk e kuptoj. Si mundet ai të të kërkojë ty kur ti nuk e do?!" ... "Nëse i ke premtuar dikur dhe të është ndërruar mëndja, ma thuaj?" I thashë. "I kam premtuar njëherë pasi ai më ishte qepur keq. Për ta hequr qafe i thashë 'mirë'. Më pas i kam thënë se kam një tjetër dhe..." ""Kush është ai tjetri?" "Ti" "Unë?!" "Po, ti." "Je totalisht gabim. Unë s'të kam thënë kurrë se të dua. Sigurisht të pëlqej shumë por unë dua që ne të njihemi mirë dhe pastaj të vendosim..." "Të kuptova. Ju korçarët kërkoni 'imonik me thikë'! Ke gabuar adresë. Hajt adio!" Iku dhe më la si hu gardhi. U mërzita shumë. Ndënja gjatë ashtu i ngrirë në mes të rrugës dersa një makinë më kaloi shumë pranë dhe i ra borisë furishëm. Gjithë atë ditë u mundova të kuptoja sjelljen e saj të çuditshme dhe analizova gjithë veprimtarinë time ndaj Anës për të parë se ku kisha gabuarë. S'munda dot të gjeja gabimet e mija. Braktisja e saj në mënyrë fyese më dha dhimbje shpirtërore dhe më pas dhimbje koke. Braktisja e Anës më bëri fare të mbyllur dhe ju futa mësimeve dhe krijmtarisë por sigurisht nuk dërgoja asgjë për botim dhe as shokëve nuk jua tregoja. S'kisha më besimtek vetja. Pas një viti tjetër u diplomova teknik avioni dhe kështu e mbylla kohën në Vlorë. IV RINAS Bardhi Sapo kisha mbaruar pushimet pas mbarimit me sukses të Akademisë Ushtarake Ajrore dhe po kthehesha në Rinas ku isha emruar me detyrë teknik avioni. Tërë kohës mendoja se cilin nga shokët e grupit tim do të takoja atje dhe si do të na prisnin shokët e vjetër.
Kisha mbritur në Tirane dhe po vija vërdalle pa asnjë qëllim pasi më kishin thënë se në mbrëmje rreth orës dhjetë nisej autobuzi i aviatorëve beqarë për në Rinas ku ata kishin hotelin e tyre dhe ku unë do të bëhesha banori më i ri. Këmbët më shpunë tek ekspozita "Shqipëria Sot" që ndodhej në Tiranën e Re, buzë Lanës. I rashë pavioneve kryq e tërthor dhe befas më doli përpara një foto shumë e madhe e një aviatori të ri që rrinte varur në një vend të dukshëm dhe të lartë të ekspozitës. Afrohem për ta parë më mirë pasi edhe mund ta njifja. E njoha menjëherë, ai ishte piloti korçar Bardhi Lubonja që kishte mbaruar shkollën disa vjet para meje. Bardhi qëndronte në një pozicion të tillë që tregonte se ishte duke hyrë në kabinën e avionit Mig - 21 dhe një buzëqeshje e çiltër i zbukuronte fytyrën. Rreth fotos ishin grumbulluar shumë kureshtarë dhe po e shikonin. Një vajzë i foli shoqes së vet "Sa pilot i bukur!" Mua nuk mu durua dhe i fola me mburrje "Ai quhet Bardhi Lubonja dhe është shoku im." Vajzat u zgerdhinë pa më thënë asgjë dhe u larguan duke shikuar drejt meje dhe duke thënë kushedi se ç'far. Të nesërmen në mëngjez Regjimenti i Tretë i Aviacionit Luftarak u reshtua para godinave kryesore të Bazës Ajrore për të marrë udhezimet e reja. Unë së bashku me disa shokë të tjerë të rinj të sapo emëruar në Rinas, ishim reshtuarë në një resht më vehte pak më larg se vendasit dhe prisnim që komandanti i regjimentit Haki Jupasi të na caktonte skuadriljet ku do të punonim. Po i vështroja të gjithë aviatorët (pilotë e teknikë) për të parë miqtë e mij. Të parin sytë më zunë Bardhin pasi ai së bashku me Dhimitraq Robon dhe Sabri Toçin ishin treshja më e gjatë, mbi 1.90m. Bardhi po më shikonte. Ja bëra me dorë dhe ai më përshëndeti me kokë. Ndërkohë po lexoheshin emrat tanë. Mua më caktuanë në skuadriljen e dytë me komandant Bilal Josën dhe komisar Sefedin Tomçinin. Po mendoja se kë kisha shok atje dhe s'po më kujtohej asnjë. Kur u shperndam, shokët e vjeter na dhanë dorën dhe na uruanë mirseardhjen. Bardhi qe ndër të parët që më tha 'Mos u mërzit që nuk jemi bashkë.' Ja ktheva, të kam parë dije në ekspozitën e re që është hapur në Tiranë. Ishe i rrethuar nga disa vajza të bukura. Bardhi qeshi dhe më tha: "Nuk e besoj të me kesh parë atje pasi s' kam dalë fare nga shtëpia dje por do të kesh parë foton time." Qeshem të dy. Don Zhuani i Tiranës Pasi kalova disa ditë në Hotelin e Beqarëve në Rinas, kuptova se duhet t'i nënshtrohesha Rregullores së Aviatorëve Beqarë të cilën e kishin përpiluar Sabri Toçi dhe Dhimitraq Robo. Ajo rregullore ishte miratuar unanimisht nga të gjithë beqarët e hotelit. Kuptova se Komandanti i zgjedhur i aviatorëve beqarë ishte po ai Sabri. Kisha dëgjuar shumë bëma për Sabriun që kur isha student dhe kisha qënë shumë kurioz ta njihja, dhe ja, fati e solli që ne të ishim në të njëjtin regjiment dhe të flinim në të njëjtin hotel. Dhomat e gjumit i kishim përballë. Përditë e më shumë e pëlqeja atë djalë energjik, liberal dhe besnik. Jo vetëm shokët e mij të rinj por edhe i tërë regjimenti e adhuronte Sabriun përveç komandës së Skuadriljes së
Tretë ku ai bënte pjesë dhe Komandës së Regjimentit Luftarak 7594 Rinas pasi ju shkaktonte kokçarje. Në atë kohë ai ishte rreth 31 vjeç, akoma beqar në parim. Një djalë i pashëm dhe shpatullgjërë. I gjatë rreth 1.85m. Përherë i buzëqeshur dhe shumë i pastër jashtë e brënda. Pamja e tij më bëri shumë përshtypje që ditët e para dhe një ditë, pasi u miqësuam, e pyeta, "Sabri, deri më sot kam parë vetëm dy persona tmerrësisht të pastër; pedagogun Vaso Pesha dhe ty! Si mundesh të qëndrosh kaq pastër?!" Ai qeshi dhe mu përgjigj në mënyrë lakonike vetëm me një fjalë: "Femrat." Sigurisht që s'kuptova agjë por s'desha ta pyes më gjatë pasi ai mund të tallej me mua sepse kishte natyrën e humorit dhe asgjë nuk e merte seriozisht. Jeta për të ishte një lodër e cila duhej gëzuar. Sabriu, kuptohej fare lehtë nga qëndrimi i tij në jetë se, urrente luftën, urrente politikën dhe sigurisht Luftën e Klasave por ai kurrë nuk i zinte ato në gojë. ishte aq i zgjuar sa askush të mos e kapte në gabime të rënda politike e cila mund ti kushtonte shtrenjtë, ndoshta dhe jetën. Sabri Toçi lindi në Maqellarë të Peshkopisë më 12 tetor të vitit 1942 në një familje fshatare me tradita trimërie dhe patriotike. Qysh i vogël u pa se ishte një djalë tepër i shkathët dhe i zgjuar. Binte shumë në sy për shtatin e lartë dhe pamjen e bukur. Ishte një kënaqësi për familjen, të afërmit dhe shokët e tij. Vazhdoi shkollën e mesme të fizkulturës pasi kishte trup atleti por dëshira e tij ishte të bëhej pilot. Bëri të gjitha përpjekjet e mundëshme derisa ja arriti qëllimit. Kur Hyri në Akademinë e Aviacionit ai kishte një trup të kalitur dhe të formuar që nga shkolla e fiskulturës. Si student për pilot ai u shfaq si një Yll Hollivudian dhe mori adhurimin e studentëve dhe pedagogëve. Pamja e tij e bukur e jashtme, gërshetohej me sjelljen e tij po aq të bukur e të ndershme. Sabriu, qysh në fazën fillestare të praktikës fluturuese, dallonte nga të tjerët dhe me shembullin e tij frymëzonte gjithë grupin studentor të viteve 1962- 1966. Guximi dhe inisiativa ishin tiparet bazë të djaloshit dibran. Natyra e tij e guximshme ishte deri atje sa ndonjë që trembej në detyrë ai i qëndronte afër dhe i thoshte me shaka, "Nëse nuk e bën dot, ma ler mua ta bëj për ty!" Hedhja me parashutë për herë të parë, për shëmbull, është një gjë që të ngjall emocione të fuqishme dhe detyrimisht të sjell pakë frikë por jo Sabriut. Ai sapo ra në tokë nga hedhja e parë shkoi dhe i tha instruktorit të parashutizmit, Enver Isufit, "Shoku shef, a mund të hidhem përsëri me grupin tjetër?" "Pse?!" "Sepse kam shpirtin e ri, se po t'u plak shpirti, është mirë avionin dhe parashutizmin ti shohësh nga larg." Në këto fjalë Sabriu bënte një filozofi të tërë e të mënçur. Shefi shumë i vëmëndshëm i dha të drejtë dhe e mori përsëri në hedhjen me parashutë. Një ditë Sabriu mu afrua dhe më tha: "Agron, ke ndonjë të dashur?" I thashë se nuk kisha. "Rregulloren e lexove?"
"Po." "A ke ndonjë vrejtje?" "Jo." "Atëhere zbatohe!" "Më duket se nuk e kam thyer..." "Po. E ke thyer. Në pikën tre të paragrafit pesë thuhet, 'Çdo beqar i aftë si mashkull duhet patjetër të ketë një të dashur. Ku je ti me këtë pikë?" Unë vetëm sa qesha. "Nëse nuk je i zoti të kapësh një, kërkoh ndihmë. Kuptove?" "Në fakt, s'ja them fare kësaj pune. Dua që dashuria të vijë vetë, po s'erdhi, edhe një qind vjet ngelem pa të dashur." "Mirë. Tani dëgjomë me vëmëndje. E para është pyetja, a më njeh mua për Kryetar të Beqarëve?" "Sigurisht." "Atëhere më takon të të flas në emër të detyrës që ti vetë me jep. Agron, ti je akoma shumë i ri, nuk bëhet fjalë këtu për dashuri serioze që përfundon patjetër në martesë. Duhet të kesh patjetër një të dashur apo edhe shoqe të ngushte e cila do të të rrisë gëzimin e përditshëm. Ajo do të të japë atë kënaqësi shpirtërore dhe trupërore që është dhe faktor kryesor për zgjatjen e jetës dhe që ti të kryesh sa më mirë e më lehtë detyrat e tua. Dashuria, dihet, është gjenerator i jetës." Komandant Sabriu Sabriu ishte aq sa enigmatik i çuditshëm aq edhe i afërt e i dashur me të gjithë ne beqarët. Kurrë nuk e kuptova sesi funksiononte kontrolli i tij mbi ne! Ai dinte gjithçka në jetën tonë dhe në momentin e duhur ndërhynte për të na ndihmuar apo edhe qortuar. Unë për vete isha shumë i befasuar me Sabriun. Një ditë kur një nga beqarët, Spartaku, i cili ishte pak egoist dhe mëndjemadh, kishte fyerë një vajzë në Kombinat. Sabriu e thirri dhe i tha, "Nëse nuk e pëlqen një vajzë, mos e fyej. Largohu prej saj me takt dhe me mirësjellje. S'ke aspak të drejtë ti thuash, 'Ik pirdhu! S'je e ndenjë as të më lash këmbët!' Kush je ti që as për të larë këmbët se pranon një vajzë të gjorë e cila të dashuron? Dashuria nuk shpërblehet kurrë me urrejtje dhe fyerje. Të njoh që je kapadai por s'ma hante mëndja të harrije deri këtu. Për mendimin tim, ti duhet ti kërkosh të falur asaj vajze. Taku, ji i ndershëm dhe i drejtë në jetë!" "Më fal Sabri, po si e keni marrë vesh këtë gjë?!" "S'është puna jote. Bëj atë që i takon një piloti fisnik." S'do kalonte shumë kohë dhe unë, pa dashje, e vura në provë respektin Komandant Sabriut për mua. Ishte ditë e djelë dhe ne në orën 10:00 lamë SHQUP-in dhe me autobuz u nisëm për në Rinas. Në atë kohë s'ishte hapur akoma rruga e shkurtër që është sot dhe ne bënim rrugën e vjetër që nga Vora, Budull-Ametaq dhe Rinas. Ndonjëherë më të rrallë edhe nga Valiasi. Kur mbiritëm në Vorë unë pashë se kisha harruar një palë brekë të reja që kisha blerë për në plazh. I them shokut që ishte ulur pranë meje për këtë. Ai, pa më pyetur mua i tha Sabrit, "Sabri! Agroni ka harruar një këmishë të re të shtrenjtë në SHQUP."
"Xani, mbaje makininën. Agron, vërtetë e ke harruar?" "Po Sabri, kam harruar një..." se mbarova fjalinë pasi shoku pranë më zuri gojën. "Xani, ktheje autobuzin për Tiranë!" Ndërsa u mundova ta ndalja, ai s'më dëgjoi. Më erdhi turp që për një palë brekë të ktheja mbrapsht 30 vetë! Humbëm një orë kohë. Kamarjerja i kishte doryuar tek roja. Rregullorja e Beqarëve Vërtetë që e kisha lexuar "Rregulloren e Sabriut" por as që e kisha idenë sesi ajo mund të zbatohej pasi rregullorja bënte fjalë për disa norma në jetën private personale ku askush nuk mund të hynte dot! Më shumë më dukej diçka për tu zbavitur sesa një rregullore e vërtetë. Në fakt nuk ishte kështu. Një ditë, beqar Aleksi kishte gacmuar motrën e një të dashure të një beqari tjetër dhe këtë gjë e ndalonte "Rregullorja". Na mblodhi Sabriu një të shtunë kur hypëm në autobuzin që do na shpinte në Tiranë dhe na tha: "Po jua përsëris, mos u bëni lamshë! Aleksin e kam dënuar për dy javë dhe ai nuk do të vijë me ne në autobuz për Tiranë pasi ka gacmuar mortën e vajzës që ka Murati. Kur do të vini mënd dhe të bëheni beqarë të drejtë dhe të ndershëm?! Po jua përsëris pikat më të nxehta që ka rregullorja. Mos gacmoni seksualisht, me gojë apo me dorë, asnjë femër që ka të bëjë në rrethin tonë shoqëror, si psh, motrën e shokut, mikut, motrën e të dashurës së shokut dhe mikut! Mos gacmoni asnjë që ju bie në dorë për hall! Mos gacmoni asnjë që është e sëmurë, e varfër apo me të meta psiqike! Mos shfrytzoni rastin, edhe nëse ju ftojnë, tek komshija apo një e afërm tuaja apo e miqëve tuaj! Mos e blini dashurinë dhe seksesin! Më e atë që ju pëlqen dhe e pëlqeni dhe që s'ka të bëjë me ato që ju fola më lartë, silluni siç ju ka hije aviatorëve të ndershëm, respektojini dhe duajini me tërë forcën e shpirtit dhe të zemrës. Bëjuni ndere, respekte dhe favore pa interes. Shpërblimi do të jetë dhjetëfish! Femra është shumë e dashur dhe delikate, po ja fitove zemrën me përkujdesje prej xhentëllmeni, ajo nuk kursen asgjë për ty. E fundit dhe vereni vëth në vesh; për atë që gacmon gruan, vajzën apo të dashurën e shokut dhe mikut, ai duhet të përbuzet nga të gjithë dhe nuk do të ketë kurrë një vend midis nesh! Qartë?" Ne ju përgjigjëm të gjithë me një gojë, "Qartë!" TOP SEKRET! Një ditë, shoku dhe miku im i mirë, Bardhi më tregoi diçka tepër sekrete të cilën e ruajta sekret dersa ra Komunizmi.
"Në një rast unë jam ndodhur përballë një fenomeni të çuditshëm për të cilin kam krijuar një përshtypje krejt të veçantë nga ai qeverisë zyrtare komunsite në atë kohë. Isha një aviator i politizuar patriot që i kisha përkushtuar tërë qënien time mbrojtjes së hapsirës qiellore dhe isha betuar që kurrë nuk do largohesha nga fronti i betejës ajrore qoftë edhe sikur të më kushtonte jetën timë, por...Në një rast, ja kam mbathur me të katërta...është hera e parë që po e tregoj. Boll e mbajta gojën... Ashtu më detyruan. Në atë kohë ishim idealistë të bindur dhe besonim shumë ç'far na thoshin." Azgani, kështu quhej shoku im pilot, ishte vërtetë një djalë azgan siç edhe kishte emrin. Atë ditë ai ishte komandanti im i çiftit në atë fluturim fatal. Ne kishim qënë shokë që nga bangat e shkollës së aviacionit "Shkallov" në qytetin e Borisoglebsk-ut të Bashkimin Sovjetik. Ai ishte një pilot i zgjuar, i saktë dhe trim, veti këto që të bëjnë një AS në aviacion. Të fluturoje me Azganin ishte njëlloi sikur të fluturoje me krahët e tu fluturues në prani të vetë Perëndisë. ‘Bardhi, bëju gati të shohësh tërë Atdheun, më tha, se do t'i bjemë Shqipërisë cep më cep.’ Do fluturonim me MIG-21 që sapo na kishin erdhur nga Kina. U ngritëm në ajër. Ishte muaji Maj dhe koha mjaftë e bukur. Shkimi tejet i pastër sa dukeshin edhe brigjet i Italisë. S’ngopesha së pari relievin e bukur shqiptar. "101-shi, qëndroni më larg" më tha në radio komandati im i çiftit. "Shoh një objekt të shdritshëm në drejtim të Sazanit." Ktheva kokën në atë drejtim. Vërtetë dukej diçka e çuditshme. Një objekt gjigand i shndritshëm në ngjyë blu. Si nuk e kanë kapur radarët, mendova. Udhëheqësi i Fluturimit duhet të na sinjalizonte për këtë gjë. Avionët tanë ishin duke fluturuar drejt kursit JugPerëndim. "101-shi. Objekti i panjohur është brënda ujrave tona territoriale." “Ju kuptova.” Pastaj ai i raportoi UF. “97-ta dhe 101-shi janë në kursin drejt jug-përëndimit. Diku në drejtim të Sazanit shohim një objekt të shndritshëm, të palëvizshëm. Presim urdhërin tuaj.” Nga UF erdhi përgjigja: “Prsini urdhërin.” Po i afroheshim me shumë shpejtësi objektit. Unë mezi prisnja urdhërin, silido që të ishte. "97-ta, 101-shi. Si më dëgjoni?" na pyeti Udhëheqësi i Fluturimeve që mbante indeksin 01. Ne ju përgjigjëm se e dëgjonin shumë mirë. "97-ta. Raportoni mbi objektin e panjohur!" "Objekti është gjigand dhe i rrumbullakët. është statik. Tani ndodhet mbi Gadishullin e Karaburunit. Lartësia e objektit 13.000 metra. Lartësia jonë 10.000 m." Heshtje për një moment të gjatë. Ndërsa ne po bënim një virazh të madh në det të hapur, pata kohë të kontrolloja edhe një herë të gjitha çelsat dhe butonat që përgatiten për lëshimin e rraketave ajër-ajër dhe vendosa gishtin në këmbzën e lëshimit të rraketave. Isha në gadishmëri të plotë. Njëlloj si unë edhe komandati im i çiftit. "97-ta dhe 101-shi, sulmoni objektin dhe asgjesoheni",ishte urdhëri nga toka. Raportuam për gadishmërinë e sulmit.
Pastaj Azgani mu drejtua mua: "Do sulmosh dhe qëllosh pasi të dal unë nga sulmi. Kuptove?" I thashë se kisha kuptuar. E pashë dhe njëherë për herë të fundit objektin e çuditshëm. Asgjë s’kuptova se çfar mund të ishte. Ndoshta imperialisto-revizionistët na kanë dërguar ndonjë ballon për të na vënë në provë sesa të gatshëm jemi për të mbrojtur hapsirën tonë qiellore, mendova. U betova se do ta asgjesoja duke e bërë pluhur e hi! Azgani akseleroi me tërë shpejtsinë e avionit në drejtim të objektit ndërsa unë po prisnja të shikoja rraketat e tij kur të qëllonin mbi objekt, pashë mënxyrën. Avioni Mig-21 i Azganit me numur 3312 u thërmua siç shkërmoqet një xham kristal kur thyhet! Instiktivisht tërhoqa fort dorezën e komandimit nga vetja dhe kalova në Lakun e Nesterovit, siç i themi neve pilotët daljes së menjëhershme nga një sulm i gabuar. Isha trembur dhe u largova nga detyra. Qen! I thashë vetes. Je betuar se do vdesësh dhe nuk do largohesh nga fronti i luftës. Bëra një Kthesë Luftarake të fortë dhe sulmova. “Balloni” ishte ngjitur në lartësinë 20.000 metra duke dalë kështu jashtë rrezes së veprimve luftarake të lëshimit të rraketave nga avioni im. Qava dhe kafshova dorën time sa e bëra gjak. Ja shiko, që atëhere më kanë ngelur këto shënja dhëmbësh këtu! Kisha humbur shokun tim më të mirë. Regjimenti jonë humbi një nga pilotët më të mirë. Më solli në vete zëri i Udhëheqësit të Fluturimit. “101-shi, si më dëgjoni?” Nuk u përgjigja. Zëri më kishte ikur. “101-shi, nëse më dëgjoni, kthehuni në bazë!” U ula në aerodrom pa mënd. Nuk e dëgjova as teknikun se çfar po më thoshte. Dikush më kapi për krahu dhe më hypi në Gaz-61-shin e komandës dhe përfundova në zyrën e komisarit të bazës. “Bardhi, çfar ju ndodhi?” S’u përgjigja. Më zgjati një pagure raki. E njoha, ishte pagurja e pilot Bilalit i cili nuk fluturonte pa pirë raki por fshehur. Mu hapën sytë dhe e pashë Bilalin, qitës-bombarduesin e shkëlqyer të regjimentit tonë i cili kishte zënë kokën me dorë në atë mënyrë sa dukej sikur do ta zhvidhoste. Hoqa një gllënqkë. Pastaj edhe një, edhe një…dhe ja zgjata Bilalit i cili me një të ngritur e përgjysmoi dhe doli jashtë. Edhe komisari që s’pinte kurrë e ngriti njëherë. “Po hë more Bardh, ç’u bë me Azganin?” Ah, sikur të kisha qënë në ëndërr! por qënka e vërtetë. Azgani nuk është kthyer. “Shoku komisar, menduam se ishte ndonjë ballonë…Në kohën që ai…sapo do hapte zjarr, pashë që avioni i tij u shkërmoq pa zjarr e pa flakë! Nërsa unë..,unë u friksova dhe instiktivisht u lagova nga sulmi. Komisar! Jam një dezertor. E meritoj burgun. Kur e mblodha mëndjen, ‘objekti’ ishte ngritur mbi lartësinë 20.000 metra dhe vazhdonte të ngjitej më, jashtë mundësisë për ta qëlluar.” “Ma përshkruaj pak objektin?” “S’di ta përshkruaj. Ishte si një ballonë e madhe ngjyrë e bardhë në blu që shkëlqente. S’di asgjë më shumë. Ndoshta ka qënë ndonjë tip i ri avioni pa zhurmë nga ata të pa kapshmit nga radarët që thonë se ka prodhura Amerika kohët e fundit…”
“Dëgjo Bardhi. Kam urdhër nga lart, s’duhet të tregosh asgjë. Kuptove? As’gjë! As çfar po të them. Betohu!” “Betohem për idealin e Partisë!” “Shko tani dhe pusho.” "Në ditën e varrimit, ne mblodhëm disa gurë dhe i futëm në arkivol. I jati i Azganit na pyeti nëse mund ta shikonte birin e vet por ne i thamë se nuk kishte mundësi pasi arkivoli ishte përgatitur i pa hapshëm. Ai me keqardhe ngriti grushtin mbi vetullën e djathtë dhe tha 'Të na rrojë Partia!' Në ato momente më vinte ti thosha, o baba i mire! O trim si vetë Azgani, ti nuk e di se në arkivol nuk është trupi i djalit tënd. Këtu të gjithë gënjejmë! por kjo gjë s'mund të ndodhte, thjesht mendoja. Azganit ju bënë tërë nderimet e një heroi. Mbi varrin e tij u lexua dhe ngushëllimi që vetë Komandanti i Përgjithshëm i dërgonte familjes së tij. Me aq sa më kujtohet ai ngushëllim ishte rrënqethës dhe nxitës që ne të vriteshim të gjithë për kauzën që Azgani ra! Po cila ishte ajo kauzë? Na thoshin se mbronim Atdheun dhe ne e besonim por në fakt ne mbronim pushtetin e pakufishëm të Komandantit të Përgjithshëm. Sot dua të bërtats me të madhe, të më dëgjojnë të gjithë. Ne kemi qënë të mashtruar dhe mashtronjës! Nuk e dita kurrë dhe as kam për ta ditur ndonjëherë se çfar ishte ai objekt i çuditshëm. Bota është shumë engimatike. Mundësia e njeriut për njohje i ngjet vrapimit që bën një djalë adoleshent për të parë nga afër ylberin! Djali vrapon dhe ylberi 'vrapon' po me të njëjtën shpejtësi dhe ata kurrë s'i afrohen as edhe një centimetër njëri tjetrit.“ Nuk do kalonin disa muaj dhe vetë bardhi do të vihej në rrezik për jetën. AKSIDENTI Nje grup pilotësh ishin ulur ne barin prane Zonës Nr. 1 të fluturimeve në Rinas dhe bisedonin rreth vështirësive të fluturimeve natën. Ishte mbrëmje e bukur qershori. Të gjithë kishin shumë ide se si mund të përballoheshin me sukses lundrimet ajrore pa orientues toksorë duke u mbeshtetur vetëm në instrumentat e kabinës. Të gjitha këto ide ishin të mbështetura në librin “Instruksione të Fluturimit Natën”. Bardhi tha se, “jo çdo gjë është parashikuar nga rastet e veçanta të fluturimit natën. Mendoj se e rëndësishme është të dihet se, fluturimimi edhe pa motorr mund te behet por kurrën e kurrës pa njohje dhe pa aftësi të veçanta fluturimi që vijnë nga kthjellësia e mëndjes në situat më të rënda dhe nga guximi.” Pilotët e miratuan Bardhin dhe këtu u mbyllën diskutimet pasi u thirrën nga zv/komandanti i regjimentit, Serafin Shegani, i cili sapo u ul në tokë nga një kontroll meteorologjik në ajër. “Koha është mjaftë e mirë dhe e përshtatshme për fluturime natën në kondita të thjeshta meteorologjike, tha Serafini dhe vazhdoi, duhet të kini parasysh që daljen ta bëni, për siguri, para kodrave të Kasharit. Tani do të fluturojnë të gjithë ata që janë në planin “Muzg” dhe më pas, në orën dhjetë do të fillojmë me Bardhyl Lubonjën dhe me radhë të gjithë djemtë që do bëjnë kalimin ‘Pilot i Klasit të Dytë në Mig-21’. Doakort? Jeni të gjithë në gjëndje të mirë shëndetsore dhe psikologjike? Urime!” Komanda e regjimentit kishte vendosur t'ju jepete çdo piloti vetëm nga një fluturim kontroll në reth me Uti-Mig-15, para fluturimit vetëm me Mig-21. Me këtë mënyrë
fitohej vetëm kohë, (eleminohej rulimi, tërheqja, fikja e lëshimi i motorit, furnizimi me karburant, ajër, etj.) por nga ana tjetër krijohej mundesia për gabime të ndryshme, të cilat në aviacion shpesh përfundojn me fatalitet. Teknikët dhe specialitët punonin shpejt dhe saktë në një kohë relativisht të shkurtër për kontrolle. Ndrimi i pilotave në kabinën e parë bëhej në "pistën e ngritjes dhe uljes" sa më shpejt të ishte e mundur sepse vijnë aeroplanë të tjerë në ulje. Dinamika e fluturimeve ne këtë rast është e jashtëzakonshme dhe eleminohen si me urdhër vonesat, bisedat e kota, sorollatjet dhe mëdyshjet. Dëgjohet vetëm një zë, ai i Udhëheqësit të Fluturimeve dhe ‘zëri i avionëve’. Teknikët, specialistët, radistët, armëtarët dhe mekanikët e avionëve dëgjojnë vetëm urdhrat e Drejtuesit e Zonave 1, 2 dhe 3. Shoferët me makinat e ndezura janë në dispozicion të teknikëve të avionëve. Dita ose nata e një fluturimi i ngjet një sheshbeteje. Një urdhër apo veprim i gabuar kushton rëndë. Veprimet e pilotit, i cili do zëvëndësojë pilotin e parë bëhen me "shpejtësi rufeje" si lidhja e parashutës, ripat e sediles, kontrollet e ndryshme, vendosja e radiondërlidhjes me UF dhe me pilotin në kabinën e dytë, mbyllja e kabinës, sigurimi i saj, hermetizimi i kabinës, etj. Serioziteti i punës dhe përqëndrimi i të gjithë aviatorëve i japin Zonës Një pamjen e vërtetë luftarake. Ora 22:00, Bardhyl Lubonja si përherë i qeshur, por këtë radhë pa fjalë, pa atë zërin e tij karakteristik korçar dhe burrëror, i drejtohet pistës së toku me teknikun Bib Lleshi të cilin e pyet mbi gjëndjen e agregatit. Tekniku i raporton me zë të lehtë se gjithëçka është në rregull. Sparaka UTI-Mig-15 me numer 3-38 e me pilotët Gizdar Veipi dhe të ndjerin Sefedin Tomçini mbriti në brezin e ngritjes. (Aeroplani pas uljes, kthehet në 180 gradë dhe vjen në “start”, ku fillon ngritja e aeroplanit. Piloti i kabinës se pare, Sefedini zbriti nga kabina dhe Bardhi zuri vëndin e tij. Në këtë kohë shumë të shkurtër, e cila u kushtëzua dhe nga aeroplani tjetër që vinte në ulje dhe që ishte shumë afër, veprimet duheshin bërë sa më të shpejta gjithashtu tepër të sakta. Bile Bardhi spati kohë ta ‘përshendste dhe përkëdhelte’ avinon si çdo herë tjetër. Tekniku e ndihmoi të lidhej duke i kujtuar shprehjen që Bardhi e përdorte dëndur në kësi rastesh, “Çdo idiot mund ta ngrerë avionin në ajër por vetëm një pilot i aftë e sjell përsëri dhe shëndoshë në tokë”. Qeshën të dy. Por jo gjithëmon çdo gjë shkon në mënyrë perfekte. Kështu ndodhi dhe ne këtë rast. Urdhëri i UF ishte i prërë; “Nisu!” Vërtetë, një aeroplan tjetër, që vinte në ulje ishte shumë afër, (mbi Prurësin e Afërt) Bardhi dhe G.Veipi nuk i kushtuam vëmëndjen e duhur të rikontrollonin veprimet e bëra në nxitim e sipër dhe i dhanë gazit në maksimum për të kryer ngritjen e për të evituar kalimin në rreth të dytë të avionit që po vinte në ulje. Gjatë akselerimit të shpejtësisë në piste, Bardhi vuri re se ajri i kabinës ishte jo si zakonisht me kabinë të hermetizuar, por më i fresket, por nuk kishte goditje, apo trokitje te fanarit si zakonisht kur është e pa hermetizuar kabina. Me qënë se parametrat e tjera, sidomos të motorit ishin në rregull dhe me që Gizdari që ishte dhe komandanti nuk reagoi, Bardhi vendosi të vazhdojë ngritjen. Avioni u shkëput nga toka. Bardhi mbylli rrotat dhe filloi të bëjë veprimet e tjera të nevojshme pastaj mori lartësi ne vijë të drejtë.
Në lartësinë 100-120m rufeshëm shkëputet fanari duke shkaktuar një zhurmë të madhe, si eksplozion bombe. Bardhi nuk e humbi mëndjen, mendoi se është më mirë të shikojë çfar ka ndodhur dhe të rëagojë për shpëtimin e vetes dhe shokut që nuk reagonte fare, si dhe avionin. Bile, në kohën e komunizimit, shpëtimi i vetes ishte sekondare para shpëtimit të “pasurisë së popullit”. Me sytë që i digjnin nga godita e rrymave të forta të ajrit, Bardhi mundi të shikojë se vetëm pjesa e lëvizshme e fanarit të kabinës ishte shkëputur dhe zhdukur në errësirën e natës. Për disa sekonda, ai nuk ishte në gjëndje të mërte vesh se çfarë po ndodhte, nuk kuptonte e nuk shikonte asgjë, megjithse mundohej që ti hapte sytë. Kishte kuptuar vetëm se trupi ju shty me tërsëllëm prapa nga goditja e ajrit. Për momentin ndjeu se koka ju përplas me forcë në "jastëkun" e butë të kokës të sediles. Në rast tjetër, sikur koka të kishte qënë pak mënjanë dhe të takonte sadopak anash në mbështesen e blinduar të "jastëkut", e cila është çelnik me trashësi 2 cm, do ishte fatale për pilotin Bardhyl Lubonja. “Hajde debil! Mblidh veten!” i bërtiti vetes. “Përqëndrohu! Mblidh tërë forcat dhe bëhu gati të përballosh gjithëçka që mund të ndodhë. Nëse avioni do të ulet dhe ti do të shpëtosh, je i vetmi që mund ta bësh këtë gjë, askush tjetër. Gizdari në kabinën e dytë nuk ndihej fare. Ndoshta qe goditur nga shkëputja e fanarit apo ndoshta i kishte rënë tëfikët nga goditja e papritur e ajrit. Ndoshta…Ai s’përgjigjej as në radio. Bardhi po fluturonte pa fanar dhe po përballohej me trysninë e madhe te ajrit,e cila e mbante te "gozhduar" në mbështetjen e ndënjëses. Mundohej më kot të shikonte jashtë por ishte e pamundur në errësirën e natës dhe nën goditjen e rrymave të ajrit. Rrymat e ajrit bënin që përveç natës të shtonin më shumë pengimin e pamjes, qoftë edhe të shikonte instrumentat e avionit për të parë se në ç’ pozicion fluturonte. Me shumë vështirësi filloi të përkulet përpara, sa më afër xhamit ballor, me qëllim të mbrohej disi nga rrymat e fuqishme te ajrit. Me ketë veprim, pas disa momentesh i vjen shikimi. Menjëherë tmerohet me atë "skenë"që po shikonte. Aeroplani ishte futur në pikiadë të thellë, me menjanim reth 60 gradë dhe shkonte në drejtim të një grupi dritash në tokë që i afroheshin me shpejtësi të madhe. Në këtë moment të frikshëm mendoi se ishte fundi i jetës së tij dhe u tremb. Por trembja nuk ja prishi mëndjen dhe guximin që të reagojë. “Hajde Bradh! Provo se je një trim dhe i zoti të shpëtosh kokën! Përndryshe, merr atë që meriton…” Duartë s’po i reagonin. Ndjente një dhimbje e zjarmi të madhe në gjoks, zemra po i rihte si çekan nga emoncionet dhe nga frika që shkakton kur shikon fundin. Befas në kokë i shkrepi zjarri i shpëtimit që i erdhi sigurisht nga zemra. “Do shpëtoj! Nuk do vdes. Ti avion do më bindesh mua sespe nuk ke tru, truri jot jam unë!” Ishte hormoni i adrenalinës që kishte "vërshuar" nëpërmjet rrymës së gjakun në gjithë arterjet e venat e trupin, për të stimuluar e mobilizuar në maksimum sistemet e organizmit të shpëtimit. Siç duket, edhe në rastet më të rënda, mëndja e trupi u komandokan nga guximi dhe veprimi për të shpëtuar. Thonë se të gjithë njerezit,që kanë parë vdekjen me sy do e kenë ndjerë të njejtën gjëndje tejet emoncionale e të frikëshme por jo të gjithë kanë braktisur frikën dhe pasivitetin dhe fatkeqësisht ata kanë marrë shpërblimin e keq të tyre. Gjithëmonë njeriu mërr atë shpërblim sipas asaj që ai bën kur ka përballë jetën apo vdekjen. Nëse thuhet që jeta është luftë, lufto! Nëse thuhet që vdekja është vdekje, munde!
Ishin instrumentat por më shumë dhe të parat ishin dritat e qëndrës të Kasharit që e ndihmuan jashtzakonisht të përcaktonte shpejt pozicionin e aeroplanit. Menjëherë pa në panelin e instrumenave aviohorizontin e mrekullueshëm, me ndihmën e tij përcaktoi shpejt pozicionin egzakt dhe shumë kritik të aeroplanit. Aviohorizonti tregonte kënde maksimale të tangazhit dhe mënjanimit. Me veprime jashtzakonisht të shpejta dhe të sakta ariti të nxjer aeroplanin në fillim nga menjanimi (kreni) dhe më pas nga ajo pikiadë e thellë vrasëse, që deshte te vriste dy pilotët dhe të shkatronte "sparken" e bukur të Bardhyl Lubonjës. Ishte dhe fat sepse në vëndin ku ishte drejtuar aeroplani ynë me dy pilota te shokuar në të, ndodhën dritat e Kasharit që e bënë pilotin të kuptonte se avioni po shkonte drejtë tokës. Këtyre dritave shpëtimtare "të mrekullueshme" ai ja dedikon jetën e tij dhe nuk i harron kurrë dhe duke mos folur fare për guximin dhe veprimet e tij me gjakftohtësi. Menjëherë mori lartesinë e duhur, nxorri aeroplanin në fluturim horizontal dhe u fut i qetë në “reth” për ulje. Pas këtij veprimi ai ndjeu një lehtësim të madh, dhimbja dhe goditjet e zemrës i pushuan. Ankthi u largua fare, bile filloi te ndihej i gëzuar dhe padashur filloi të këndoi një këngë korçare, “O vemi o s’vemi/ atje ku dielli dhe bota nuk na sheh!... Bardhi po fluturonte jo si zakonisht në rreth në lartesinë 500 m me aeroplanin sepse ishte pa fanarin (xhamin) e lëvizshëm . Kontrolloi dhe u sigurua se motori dhe aparaturat e tjera të aeroplanit, të gjitha punonin normalisht . Qeshi dhe tërë avioni u drodh e u tkurr si ajo delja e zënë në faj nga bariu që s’di se ku të fshihet. “Hajde qene! Te dua si veten. Kemi qene dhe do te jemi përsëri bashkë.” MJESHTRI I TITUJVE TË LIBRAVE Për njerzit e medhenj të gjithë duan të thonë dy fjalë dhe sidomos ata që kanë patur fatin të njihen nga afër dhe sigurisht që ndjejnë kënaqësi ta bëjnë atë. Edhe unë kam patur fatin ta takoj vetëm një herë dhe të rri pakë kohë pranë një shqiptari të madh; shkrimtarit Petro Marko. Ishte Gusht kur unë banoja në Tiranë. Flija në një dhomë afër Librit Universitar tek Tirana e Re. Për të ngrënë drekën shkoja gjithmon tek restorat "Popullori" që ishte afër hotel "Pezës" së vjetër dhe përballë me hotel "Shqiponjën" të cilin përveç tiranësve nuk besoj ta njihte kush pasi ishte shumë i vogël, dy katësh dhe nuk binte fare ne sy megjithëse gjendej në qender të Tiranës, atje ku sot është Muzeumi Kombëtar. Atje banonin katër familje që kishin secila nga një dhomë. Mbaj mënd që atje banonte "Ben Kongolezi" me të shoqen dhe artisti i merituare Timo Flloko. I dhashë këto detaje sepse do të qe Timo që më tregoi se ku mund ta shifja e ndoshta takoja Petro Markon e famshëm. Unë lexoja shumë në atë kohe por, mbi Petron nuk vinja asnjë shkrimatr tjetër. Dëshironja shumë ta takonja dhe ja dita erdhi. Timo më tha se e gjen tek pastiçeri Tirana që ishte pak më lart "Shqiponjës", afër Pallatit të Kulturës së Tiranës, pa vajtur tek Cirku. Mbasi kisha ngrënë drekën tek "Popullori" shkova për të pirë kafen tek pastiçeri "Tirana"
në bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Të dhënat ishin të sakta. Ai ishte atje vetëm. Mbante në gojë një bisht cigareje dhe rrinte me kokëulur. Kishte qëndruar në një tavolinë në mes të lokalit, pas një shtylle dhe mendohej. Më dukej i vetmuar dhe si i braktisur. Zura vënd në një qoshe përballe Petros dhe po e vështronja. Floket e zeza kaçurela që ja kisha parë në shumë portrete i ishin zbardhur. Rudhat i qenë shtuar shumë në fytyrë vetëm cigaren që ja kisha parë në të gjitha portretet e tij, e kishte si përherë në buzë si një pjesë të pandar të trupit. Kisha dëgjuar shumë histori për të, bile dhe histori tepër banale që gatueshin diku. Shtypi dhe propoganda e asaj kohe nuk e përmendnin fare. Bile unë pata menduar se ai nuk rronte. Unë isha antar i degës së lidhjes së shkrimtareve dhe arstitëve të Korçës dhe shkoja ndonjëherë në atë të Tiranës. Në mjedise me shkrimtarë pyesnja shpesh për Petron. Askush nuk më shpejgonte asgjë se ç'bëhej me këtë shkrimtar të madh. Ai nuk shkonte kurrë tek Lidhja dhe nuk shoqerohej kurrë me shkrimtarë dhe artistë. Kuriozë ishim vetëm ne të rinjtë që nuk e njihnim, bile e adhuronim. Më kujtohet një ditë kur një poet i ri, Agim Isaku pyeti Kryetarin e Lidhjes, Dritëro Agollin se ç'bëhej me Petron. Dritëroi ju përgjegj me humor se: "Nuk e kam në evidencën time." Nëpër dhëmbë na thuhej nga të vjetrit se ka "bërë burg" se "është pak i çmëndur". "Ai nuk pyet njeri", "Gacmon vajzat e reja"....e dhjetra gjëra të tilla të cilat mua ma kishin ndezur dëshirën për ta njohur. Propoganda shpifarake gojore tek unë kishte bërë të kundërtën, nuk e kishte poshtruar dhe ulur por vetëm lartësuar dhe ndritur. Dikush më rekomandoi që të mos e takoj fare se do të më "futin ne listën e të dyshuarëve". Dhe ja, unë u ndodha përballë e shumë afër me enigmatikun, shkrimtarin e madh shqiptar, të urryerin e regjimit komunist, të vdekurin e gjallë; Petro Markon. Ai po pinte diçka që s'ja pashë se çfar. I thashë kamarieres që ti bënte një teke konjak nga unë por ajo më tha se ai nuk e pranon. I thashë atëherë ti jepte një gjë tjetër ç'far ai pëlqente. Ajo shkoi dhe e pyeti. Ai më pa mua dhe pa më buzqeshur fare më tha një, "faleminderit, nuk dua asgjë". Mu pre rruga për të biseduar. Mbarova kafen dhe po qëndroja akoma pak i mërzitur që nuk mu dha mundesia ta takoja shkrimtarin e madh. Befas ai me tha: "Doni të pini diçka nga unë?" "Faleminderit. Dua vetëm të bisedoj me ju nëse ka mundësi, - i thashë pa u menduar fare dhe u ngrita në këmbë. Ai ma bëri me dorë të ulesha përballë me të në tavolinë. I dhashë dorën duke u prezantuar. "Ç'punë bën ?" më pyeti fjalët e para. I thashë se isha aviator. Pasoi një heshtje e gjatë. Mu duk shumë i kursyer në fjalë. Ne ndenjëm gati dy tre orë bashkë dhe shkëmbyem shumë pak fjalë. Ai më dukej vërtetë i vetmuar, dyshues dhe mospërfillës. Unë flisnja nganjëherë dhe ai më thoshte vetëm kaq: "gjërat nuk shkojnë gjithëmonë siç duam ne". Unë i flisnja për letrarët e rinj dhe për veprat e tija që i kisha lexuar të gjitha. Ai më pyeti se çfar shkruaja dhe deshte të lexonte diçka nga unë. I dhashë nja dy poezi që kisha me vete. Pasi i lexoi gjatë më tha: "Ti paske nevoje tu vesh tituj të përshtatshëm këtyre poezive. Nuk shkojnë hiç këta tituj që u ke vënë... Titulli është si guna që mbulon ndonjë arnë që mund ta ketë xhaketa apo pantallona. Një poezi mediokre fshihet bukur pas titullit." I thashë se unë vuaja nga kjo gjë dhe shpesh kur i dërgoj për botim nuk u ve fare tituj. "Ke të drejtë, - me tha. - Sot të gjithë vuajnë për tituj. Ti je i ri por ka poetë dhe shkrimtarë të formuar tek ne që nuk dinë tu venë tituj veprave të tyre....Unë nuk vuaj nga kjo. Bile titullin e zgjedh para se të shkruaj një gjë. Më kollaj e kam për tituj se për të shkruar." Qeshem te dy.
E përcolla nja dhjetë metra për në shtëpi pasi nuk më la ta shoqëroja gjatë. Kuptova shumë nga ai takim megjithëse nuk zumë fare në gojë hallet tona dhe hallet e artit dhe letërsisë së cunguar. Të gjithë; të "mëdhenj" apo të "vegjël' e ndjenim shtypjen barabare që na bëhej në shpirt nga drejtime të ndryshme. Të ishe vërtetë i madh dhe i lire si Petro Marko në atë kohë tepër të kufizuar dhe pa liri ishte diçka e vështirë, bile shumë e pa mundur për shumicën. Petro Marko bënte një përjashtim. Të kundërshtonje këtë zakon apo të fluturoje në fantazinë e lirë duhej të mos jetoje më por, edhe nëse rroje, të mos mendoje më. Ishin të vështirë titujt për shumë shkrimatarë dhe poetë të asaj kohe sepse që nga titujt e librave shpesh binin viktimat e para të luftës së klasave. Nuk ishin të pakët ata që qenë dënuar vetëm nga titujt e atyre që kishin shkruar pasi byroistët nuk kishin shumë kohë për tu hyrë librave brënda. Petro Marko e dinte më mire se kushdo këtë gjë, prandaj mendohej gjatë për vënien e titujve dhe më pas rrëshqiste i 'lirë' brënda tyre. Ai shpesh ja "hidhte" diktaturës me anën e titujve. Pas takimit, mendova që një ditë, grupi i rrethit letrar të Regjimentit 7594 Rinas, të bënte një takim me shkrimtarin Petro Marko. Në Rinas ne kishim një jetë aktive letrare. Kryetar i Rrethit Letrar ishte Zeqir Camaj dhe unë zv/kryetar. Zequa ishte i martuar dhe pa shtëpi. Banonte tek një i afërmi i tij në Tiranë. Duke mos patur shtëpi, Zequa e kishte lënë rrethin letrar në dorën time dhe unë, si tepër i apasionuar pas letërsisë, i mblidhja letrarët pothuajse dy herë në muaj megjithëse i urreja mbledhjet. Ne në grup kishim pranuar jo vetëm oficerë dhe nënoficerë por edhe ushtarë e civilë dhe grupi letrar erdhi dhe u bë me rreth 30 vetë. Njeriu që më qëndroi më afër dhe më ndihmoi në mbarvajtjen e grupit letrar ishte komisari i skuadriljes sime, Sefedin Tomçini. Në të njëjtën kohë, unë isha i ngarkuar edhe me detyrën e sekretarit të organizatës së rininisë së skuadriljes së dytë. Më së fundi i thashë komisarit të regjimentit, Bajazit Jahos dhe mora pëlqimin e tij për sjelljen në regjiment shkrimtarin e mirënjohur. Mirëpo problemi ishte se duhej marrë lejë nga Komanda e Aviacionit e cila pasi pyeti të ngarkuarin e K.Q.të PPSH për Aviacionin Luftarak, shokun Gafur Çuçi, nuk pranoi që Petro Marko të vinte në takimin tonë në regjiment. Pse?! Kjo ishte dhe arsyeja që unë u mërzita shumë dhe nuk e mblodha më rrethin letrar. Një shaka me zarar Ikja e ne beqarëve në Tiranë po bëhej për çdo ditë mbasditeve. Komanda e regjimentit, siç të kam thënë, na jepte autobuz vetëm tre herë në javë, kështu, ditët e tjera ne dilnim në Tiranë nëpërmjet Valias-Kamzës. Kjo gjë do na shkaktonte disa aventura dhe telashe. Një nga ato ditë, ne të ndarë në tre grupe, u nisëm nga Rinasi. Deri në Valias morëm një makinë të gadishmërisë së repartit. Nga Valiasi në Kamzë shkuamë në këmbë. Në Kamzë morëm urbanin për Tiranë. Kur ecnim në këmbë nga Valiasi në Kamzë patëm një shaka
me zarar. Ishim ndarë në tre grupe me nga 6-7 vetë. Në grupin e parë isha unë me gjashtë shokë. Me grupin e dytë ishte Jorgji. Jorgji ishte fejuar me një shoqen time të shkollës së mesme, Tomaidën të cilën e kisha patur në klasë dhe e njihja shumë mirë. Kur sapo kaluam rrugën e Valiasit dhe dolëm në rrugën Kamzë-Fush Krujë, dy kurbatka fallxhore na ndalën dhe na u lutën të shtinim fall. Asnjë nga ne nuk besonte në falle, fe dhe në Zot, kështu qëvazhduam rrugën pa ua varur lutjeve të fallxhoreve. Mua më vajti mëndja të bëja një shaka me Jorgjin që vinte nga pas por që ishte shumë larg nga ne. U ktheva duke i lënë shokët të shkonin dhe u thashë, "Nuk besoj në falle por dua të më bëni një gjë. Pas nesh vijnë disa shokët tanë, mes tyre është një djalë ezmer me sy që i shkëlqejnë shumë dhe e quajnë Xhoxhi. Është aviator. Dallohet nga të tjerët se flet shumë. Ai është nga Barmashi i Kolonjës dhe është i fejuar me një vajzë që e quajnë Tomaida. Ju lutem, thojni se e fejuara nuk e do. Shoku im çmëndet pas saj. I mbani mënd emrat apo t'jua përsëris?" "S'ka nevojë se ne mbajmë mënd edhe me vite e jo me minuta. Do ta kryejmë porosinë. Por ne s'kemi dalë këtu kot. Duamë para ta bëjmë këtë gjë." "Sa doni?" "Njëzet lekë." Jua dhashë paratë dhe u largova. Siç mora vesh më von, ato e kishin ndalë Xhoxhin që s'besonte kurrë në fall duke i thënë se falli i tyre u thoshte se ai quhej Xhoxhi. Xhoxhi kishte ndalë i habitur. Kur u takuam me Xhoxhin pashë se ai ishte bërë i menduar dhe nuk fliste si më parë pa pushim. Befas më tha: "Agron, dua të shkoj një javë me lejë në Barmash." "Pse?!" Më tregoi i tronditur gjithëçka i kishte thënë arixhofka dhe se mendonte për Tomaidën. Kur ato e kishin thirruar nga larg me emër ai i habitur i kishte pyetur: "Si e gjetët emrin tim?! Jam habitur. Më tregoni!" Ju tha Xhoxhi. "Na i thotë falli. Të lutem na jep një nishan nga trupi jot dhe ne do të gjejmë gjithëçka." Xhoxhi i tronditur nga gjetja kishte nxituar t'ju japë një fije peri nga çorapet e tij. "Ju quajnë Xhoxhi Fane dhe ju jeni nga Barmashi i Kolonjës. Ju more djalë qënkeni edhe i fejuar me një vajzë shumë të bukur që quhet Tomaida dhe se ju e doni pa masë por,...por,...ajo nuk ju do juve." "Si, si?! S'më do?! Gënjeshtare! Ajo më do më shumë sesa e dua unë." "Dëgjo more djalë i mbarë. Nuk prishet dynjaja për një femër. Ka me qindra që ty të duanë pa masë. Mos u mërzit." "Mirë. Ka ndonjë tjetër ajo?" "Tjetër? Nuk e besoj. Ajo s'të do ty sepse ti shkon rrallë për ta takuar dhe nuk i shpije dhurata..." "Gënjeshtare!" "Dëgjo djalë i mbarë. Mos u bëj budalla. Ne s'jemi gënjeshtare. Të kemi gënjyer për emërin tënd si dhe të fejuarës, po ashtu edhe për vëndin nga je? Nëse të kemi gënjyer për to, atëhere ke të drejtë të na quash gënjeshtare."
"Mirë,mirë. Fë falni se jam me shokë dhe duhet të largohem por unë dua t'ju takoj përsëri." "Dakort. Çdo të martë na ke në këtë orë, në këtë vënd." I thashë të mos bëhej merak por ai ma preu: "Më duket se Ida ma dredh!" "Jo. Isha unë që ju tregova gabeleve për ty. Mos e vrit mëndjen. Desha të bëja një shaka." "Jo, jo. Kam një parandjenjë..." Xhoxhi iku në Kolonjë dhe kur u kthye më tha: "Agron u ndamë me Idën." Po aty, në atë vënd, kam një kujtim tjetër. Një aventurë tjetër me të gjithë beqarët nën drejtimin e Komandant Sabriut. Përmbysja e autobuzit Sesa ne e dëgjonim ne beqarët komandantin tonë, e tregon dhe një rast jo normal por gjithësesi që tregon bindje të verbër ndaj tij. Ishte ditë e djelë dhe ne po dilnimliridalje në Tiranë. Ishim gjithëses rretj 30 avoatorë. Sapo kaluamë Valiasin dhe po i afroheshim kryqëzimit me rrugën Tiranë-Fushë-Krujë, Sabriu urdhëroi shofer Fjoren të ndalë autobuzin. Ai ndali. Na urdhëroi të gjithëve tëdilnim jashë përveç shoferit të cilit i tha: "Dëgjo ti Fjore, ti Lule Italjane pa erë! Do fikësh motorrin pasi ta vendosësh marshin në afolio dhe rrotat do ti drejtosh drejt kalanlit. Ne do ta shtymë autobuzin dhe duke e mbajtur me frena të buta do ta lejosh që të bjerë në kanal fare lehtë. E bën dotë?" Shoferi i pataksur u krojt dhe nuk dinte se çfar të thoshte. As ne s'po kuptonim asgjë! "Fjorush! Je shofer i vjetër, e bën dot apo jo?" "Komandat por..." "S'ka por...Thuaj vetëm një po ose jo. Qartë?" "Të lutem mos më merr ne qafë se më heqin nga puna. Kam kalamaq unë..." "Pusho qarraman! S'je ti për kësi punësh. I shikon këta aviatorët? Të gjithë këta, vetëm me një fjalën time mund të pushtojnë Tiranën! Zbrit poshtë dhe nëmi çelast mua!" Pastaj na u drejtua neve: "Dëgjoni kavalierët e mij! Kur t'ju them unë, do ta shtyni autobuzin në kanal. Gati? "Gati shoku Komandant!" "Bravo trimat e mij!" Hypi në autobuz dhe e ndezi. Futi marshin në afolio dhe e fiku motorrin duke e mbajtur pedalen e frenave shtypur. "Gati? Shtyni djema!" Filluam ta shtyjmë autobuzin pak e nga pak drejt kanalit. Kanali nuk ishte shumë i thellë dhe anët e tij ishin pak të pjerrta. Çdo gjë eci bukur dhe autobuzi pa u përplasur zbriti në kanal. "Tani shtyjeni ta batojmë pak në njërin krah! Forca! Ja kështu. Tani hidhuni ku të mundeni sikur keni rënë nga autobuzi pas një përplasje, por mos u bëni pis se nuk kam rroba për ju."
Ne u shpërndamë ca të shtrirë në rrugë, ca të varur nëpër dritaret, ca tek rrotat dhe gjithëkund rreth e rrotull por dy vetë u treguan më të guximshmit dhe u shtrinë në kanal! Sabriu nxorri një apart fotografik nga xhepi dhe na bëri disa foto. Ja shikoje këtë foton këtu ku kam dalë unë. Ata të dy në kanal janë Pali Vogëli dhe Ali Beja. Ky këtu që varet nga penxherja është Murat Arra dhe ky djali i bërë shuk në mes të rrugës është Besnik Milori. Do pyesësh ti se çfar bëmë më von. Komandanti i kishte marrë të gjitha masat. Nga Rinasi na erdhi një gaz diagç që e qiti autobuzin jashtë kanalit dhe pesë ushtarë që e lanë autobuzin. Pali me Aliun u lanë e u thanë në Kamzë tek guzhina e kushërirës sime, Shegës, vajzës së Lakes, djalit të xhaxhait të babait tim. AGIM SHEHU Si valltari më i mirë, mbrëmjen e Vitit të ri 1989 djalit tim, Erikut 11 vjeçar i dhuruan librin me poezi ‘UJVARAT E DIELLIT’ të Agim Shehut. Erdhi në shtëpi tërë shënd e verë e ma tregon veprën gëzueshëm, pasi e dinte që unë e doja poezinë. I hodha një sy në fillim, ndala te emri i autorit e i thashë tim biri: «Erik, unë e njoh këtë poet. E kam takuar disa herë, e sidomos e njoh nga një rast i veçantë mes aeroplanëve supersonikë! Për mua është jo vetëm poet i madh por dhe shqiptar i mirë. Ia thonë këtë vetë poezitë». Djalit i shkëlqyen sytë dhe nisi ta lexojë librin e tij edhe nga pëlqimi im. Por cili qe kujtimi i veçantë, i çuditshëm për një poet lirik ?! Bëja praktikën në bazën ajrore të Rinasit. Aty vinin shpesh njerëz të njohur shteti e shoqërie për të parë avionët e veçantë si zogj hekuri ulur në aerodromin e gjelbër. Pranë tyre u pëlqente të bënin zborin ushtarak shpesh dhe si miq të aviatorëve edhe pse kish një Vendim të Byrosë Politike për kufizim të hyrjes së civilëve në bazat ajrore. Kuadro me emër, deputetë, shkrimtarë, të dekoruar etj. vazhdonin luteshin te miqtë aviatorë për ndonjë fluturim të shkurtër, apo dhe të shihnin nga afër këto qënie të çuditëshme qiellore që mbanin brënda vetëm dy vetë, pilotin dhe ndihmësin pas, pranë mekanizmit të predhave goditëse. Disa afroheshin si me fat nga miqësia e pilotëve ‘liberalë’ si Bilal Josa, Gëzdar Veipi, Agron Daci, Çobo Skënderi etj. Ndihmonte po ashtu komandanti i çiltër i Rinasit me shpirt të mirë njerëzor, Haki Jupasi. Një ditë, aty vjen poeti Agim Shehu, 37 vjeçar. I qe lutur bashkëfshatarit, gjeneral Hito Çakos se do bënte një reportazh për Kurveleshin dhe krahinën e tyre donte ta shihte dhe nga qielli! Ai i dha lejë dhe njoftoi në Rinas. Pilot do të qe gjithashtu bashkëfshatari i tij i afërt, Agron Daci, mjeshtër avioni luftarak. Para fluturimit të vështirë për civilët, poetit i bënë kontrollet e zakonëshme mjekësore. Iu afrua mjeku ushtarak, e poeti i thoshte serioz që të mos lodhej kot se «Dje bëra kontrollin në spital dhe jam fare mirë…». Mjeku ushtarak bëri punën e tij duke mbajtur buzën në gaz. Unë isha me teknikun e avionëve, Petraq Petro, burri i motrës së Agimit. Vamë afër avionit ‘SPARK’ ku do nisej. Poetin lirik filluan ta veshnin me rrobat hijerëndë prej meshini të aviatorit luftarak. Ai rrinte si dhëndër që përgatitet nga shokët për dhomën e nuses. Herë herë vështronte nga qielli, si t’i thoshte «Primë se erdha». « Ku do vejë ky, më duket është i çmëndur, por i është mbushur mëndja… » thoshte i shqetësuar kunati Petraq. Humor të veçantë i bënte miku i tij poet, Zeqir Cama me vargje zogjsh në fluturim. Mua që e doja poetin m’u kujtuan vargjet popullore: «Ku je nisur e do veç/ o pëllumb more pëllumb…». Por nuk e njihja shumë dhe këngën e mbajta brënda vetes, t’ia thoshja kur të njiheshim më mirë.
U futën të dy në avion, njëri pas tjetrit. Agroni u muar me aparaturat kontrolluese, mekanizmat e drejtimit dhe ndezjen e motorit. Agimi na zgjati dorën me përshëndetje thua nisej me mison në të mirë të Atdheut kundër gjithë ‘imperialistëve e revizionistëve’ bashkë ! Buzëqeshi, mbylli kapakun prej peçikllasi dhe vështroi përpara nga mjeshtri i fluturimit. Avioni u ndez dhe mori udhën gjatë pistës. Në fillim ngadalë, pastaj sikur i hipi zemërimi dhe iu lëshua qiellit. Punën mjeshtërore të Agronit e dinim, e të gjithë mendonim se ç’po bën poeti tani, në mëshirë të motorrit e në gji të qiellit! E ndoqëm me sy, e ai u kthye në një pikë të vogël dhe më pas u çduk, Poeti u bë qiell, pa u dukur më gjëkund… Pas gjysëm ore u kthyen. Qëndra njoftoi zbritjen, e shkuam tërë kureshtje të shihnim poetin! Avioni ndaloi. Fytyra e tij buzëqeshte brënda kupolës së kabinës. Sidoqoftë në kthim qe një buzëqeshje e lodhur, pak e hutuar. Doli, e i zgjatëm duart ta ndihmonim. Bëri të tregohej se fluturimin e kish përballuar burrërisht, por iu muarën pak këmbët dhe mburrja iu duk e tepërt. U përqafuam me radhë. Zeqir Cama, i gëzuar që miku poet iku e u kthye mirë, i foli: «Hej, shoku Agim Shehu, si t’u duk fluturimi»? Ai pa dhe një herë qiellin e foli qetësisht: «U ndjeva mjaft i lirë…në një hapsirë pa fund…»! Fraza dikujt iu duk mendim i natyrshëm pilotësh që gëzohen nga qielli dhe hapsira gjeografike. Dikush mendoi se ajo kish dhe një nënthënie, të dënueshme sidomos kur thuhej nga artistët : «Në qiell dukeshin ‘të lirë’ ! Po në tokë »!?..Ma tha dikush shoqërisht këtë nënkuptim të dyfishtë që po të zgjatej të krijonte telashe!..Por e mbylla gjykimin më tej me shokun, aq më tepër që poetin e adhuroja. U ulëm në klub. Si rregull, dhe poetit iu shtrua trajtimi i pilotit pas fluturimit ushqim i zgjedhur. Aty nisi humori, treguar bukur nga piloti, Agroni i cili dhe vetë shkruante poezi: «E vërteta, fluturimi qe dhe luftarak dhe poetik, por dhe me humoristik, e denjë për në estradën tonë të ushtarit. Mos më ndërprisni! E shihja pas vetes që nga pasqyra. Kur morëm lart qiellin i qe prerë fytyra e vështroi se nga ishte shtëpia, si t’i linte përshëndetjen e fundit!..U trëmb nga vetmia pas, dhe pyeti se ‘pse avioni nuk qe me tre vënde’! Ashtu e ka bërë fabrika, për luftë, iu përgjegja pa u ndarë nga timoni. ‘Sa siguri ka fluturimi juaj luftarak në qiell’? pyeti më tej. Tani do pyetur, se sa siguri ka fluturimi i ne të dyve bashkë! ia ktheva duke vënë buzën në gaz. U bë një heshtje. Anës ulëses së tij vështroi levën e ngulur si marsh makine. ‘Po kjo këtu ç’është’ pyeti. ‘Është leva e parashutës, i thashë ; po e kape atë e tërhoqe pak, fluturove menjëherë në hapsirë me katapultë, e s’dihet ku do përfundosh’! E pashë me vëmëndje në pasqyrë – i kish hipur një hije frike në fytyrë, u tërhoq më nga e majta e ulëses dhe duart i lidhi, se mos e djathta i vente pa dashje te leva e parashutës… ». Të gjithë ia shkrepëm së qeshuri. «E zmadhon» foli Agimi në turp. «Lermëni ta mbaroj, shtoi Agroni tërë humor: Po kalonim mbi Belsh të Elbasanit. ‘Aty Sami Frashëri e donte kryeqytetin e Shqipërisë, rreth atyre liqenëve, shikoi sa bukur’ i fola dhe e ktheva avionin pjertas t’i shihte si në pëllëmbë. Koka iu var anash, deshi të kërkonte diçka po s’e foli. Ndjente siklet, por qe siguruar si i lidhur me rripat e sigurisë. Po ecim mbi Tomorr, i fola. Ai kish ngulur sytë mbi majat e tij si i hutuar. Mërmëriti me vete vargjet si t’ia drejtonte me adhurim poezitë: ‘Tomorr o mal i bekuar, fron i lartë që rri Zoti…Dua të dal majë malit të shoh gjithë Arbërinë’...Kujdes me recitimet e me Zotin se feja është e ndaluar, i fola nga mikrofoni përpara. ‘Bisedova me Naimin, i thashë majë malit të tij’…m’u përgjegj i shfajsuar nga mikrofoni pas. Mirë, mirë, shtova unë, por të gjitha këto që flasim në qiell regjistrohen në tokë nga Ministria e Mbrojtjes, dhe pilotët ecin besnikë të
parë të Partisë. ‘Edhe unë i kam bërë poezi Partisë’ ma ktheu si shfajsim. Qesha me vete me timon në duar»…Shokët që dëgjonim ia shkrepëm prapë të qeshurës. «Ke shumë shtesa» foli Agimi. Agroni ia ktheu: «Torta është jotja, unë vetëm i vë ca kokra qershie sipër… Po fluturonim mbi Përmet drejt kufirit me Greqinë. Mbi Kakavije ktheva pjertas si hark avionin e këtij iu vais ca koka. ‘Mos e kthe më pjertas, mbaje drejt’! më foli si ndihmës me kokën gjysmë poshtë…’Po mos ta kthej përfundojmë në Greqi’! Nuk kam në mënd të arratisem’ ia ktheva». Të gjithë ia shkrepën gazit fort. Agroni nisi më tej e Agim Shehu kërkoi dhe një kafe tjetër. «Kaluam mbi Gjirokastër. S’e kish marrë ende familjen në Tiranë e mbi lagjen e tij poshtë qytetit kërkonte me sy mos dallonte fëmijët duke lozur që t’ua bënte me dorë nga supersoniku…Po drejtoheshim mbi Progonatin tonë. Avionin e futa disi brënda humnerës dhe e ktheva përmbys. Humnera na hipi mbi kokë e frikëshme si në ëndëra. Agimi s’u bë i gjallë aty. E ktheva prapë avionin e kalova mbi fshat. «Ndale pak, të shoh më mirë shtëpinë time dhe baçetë…» foli pa pritur. U gëzova që qe gjallë e sqarova se supersoniku ka shpejtësinë e vet luftarake, nuk e ngadalëson dot si ballonë paqeje…Kaluam sipër maleve të Labërisë. Avioni nisi të ngrihej e të ulej vetë sikur bënte valle të pakontrolluar. ‘Ç’po bëhet?! Më pyeti ndihmësi i shqetësuar. ‘Janë ‘balltanie’ në gjuhën tonë. Gropa hapsire pa ajër ku avioni bie vetë..’. ‘Sigurisht i komandon ti’ shtoi duke i dhënë zemër vetes. ‘Në gropa të tilla të papritura komandoj dhe unë, dhe fati, jo Zoti’ iu përgjegja. Dolëm andej, dhe na u shfaq deti i bukur në Vlorë. ‘Shih ajo anije me shkumën pas si fjongo e bardhë vajze! Sa bukur ecën mbi ujë…Po ul avionin ta shijosh më më bukur’! Ma ktheu me një herë: ‘Më bukur e shijoj siç jam, kokëlart’ ma ktheu. S’ia prisha, sa arritëm gjer këtu. Tani, do hani të gjithë nga një pastë prej meje!» përfundoi Agroni. «Më takon mua » shtoi përzemërsisht poeti dhe pa nga kamarjerja e klubit tonë… Këtë ngjarje të bukur me një poet të shquar e ngarkova gjatë, sa pas 35 vitesh poetin e takoj në Nju Jork. Me të bëhej një takim nga Shoqata e Shkrimtarëve shqiptaroamerikanë. Më pa e m’u drejtua tepër i përzemërt. Ia kujtova ngjarjen e largët, dhe sytë i morën një përlotje prej drite e malli. Vetëtimthi krahasova kohët dhe njeriun : Dikur u shfaq çuditërisht guximshëm ‘pilot’ supersonik, tani ecte me bastunin e invalidit. Për guximin në mbrojtjen e atdheut përmes qindra shkrimeve të tij në ‘demokraci’ e në krye të Shoqatës Kombëtare «LABËRIA», mafja greko-sllave e goditi për vdekje…Atë mbrëmje, në vetminë e mesnatës i shkrova një vjershë nderimi si shkrimtar, si atdhetar dhe si mik. Shpesh lexoja shkrimet e tij tek "Bota Sot" dhe tek ndonjë gazetë tjetër ku Agim Shehu shkruante me aq pasion, me aq llogjikë dhe të argumentuar bukur për shovinizmin grek. Askënd nuk kisha parë te shkruante aq bindshëm për të demaskuar planet e fëlliqura ksenofobe dhe shovene të fqinjëve të jugut. Kjo më nxiti që herë pas here, sa herë entusiazmohesha nga shkrimet brilante të z. Shehu, unë i frymezuar nga patriotizmi i tij, shkruaja diçka dhe një herë bëra edhe këtë vjershë për poetin: Bir i Epirit (Poetit Agim Shehu)
Gjirokastra nuse, koburen ngjeshi, Progonati këndoi bashk' me bilbilin, Në iso u mblodh tërë Kurveleshi Kur poeti tha, "Luftoj për Epirin!" Me penë qëlloi sa u tund tërë dheu Në shenjë si Aliu vuri grekofobinë! Epiri tha, "Mu ngjall Pirro - Skënderbeu Me ksi burrash do ribëj Shqipërinë!" Pastaj Poeti ju drejtua Shqipërisë, "Deri në fund bir besnik dua të jem! Lerm' ta stolis gjerdan' e bukurisë Siç bëjnë të Epirit, më të mirët djem." INCIDNTI NË VALIAS Një ditë, ndërsa po ktheheshim në Rinas, na ndodhi një incident i rëndë me disa të internuar në klubin e Valiasit. Pasi kishim bërë nëkëmbë rrugën Kamz-Valias, hymë në klub për tu shlodhur dhe pirë nga një "teke" apo çaj parase të shkonim në Rinas për të fjetur. Klubi ishte i mbushur plotë e përpoltë dhe kryesisht ishin të rinj të internuar. Mezi sajuam disa tavolina shtesë nëpër cepat e lokalit pasi të internuarit i kishin zënë tërë tavolinat qoftë edhe me nga një e dy persona. Më kot u mundua dyqanxhiu t'ju mbushte mëndjen të na lironin vende. Ne e dinim se ata kishin një urrejtje patologjike për ne oficerat dhe veçanrisht për ne aviatorët dhe na quanin "Këlyshë Kuqaloshë të Ajrit" të bindur të regjimit. Por edhe ne kishim një urrejtje po ashtu patologjike kundër "Armiqëve të pushtet Popullor". Do të mjaftonte vetëm një shkëndijë e vogël fërkimi që ne mund të shpërthenim tërë zemrimin e urrejtjes për njëri tjetrin. Shëndija lindi. Një nga shokët tanë, Alkesi i cili kishte një pamje gangsteri dhe ishte llafemadh, filloi të flasë me thumba. Unë isha shumë afër tavolinës së Kapos së të internuarëve (i dija emrin, quhej Zydi). Dëgjova kur dikush, një goxillë e madhe me pamje të vrazhdë, i tha Kapos me zë të ulët: "Ai që po flet më ka sulmuar një ditë me dy ushtarë me bajoneta dhe më hodhën në kanal..." "Pse?!" "Hë pra, pse?!Ashtu kot. Vetëm se jam armik i partisë." "Je i sigurtë se është ai?" "Qind për qind." "E lemë këtë muhabet sepse ata janë shumë dhe do na ngjajë ndonjë sherr që do përfundojmë më keq sesa jemi...Gjeja rastin kur të jetë vetë." "S'kam kur t'ja gjej kurrë atë rast. Dua të hakmerrem. Dua të ndeshem vetëm për vetëm. Ju mos hyni në sherr." "S'hymë ne por do të hyjnë ata...Të lutem lere këtë muhabet dhe flasim kur të jesh esëll." "Jo!" Bërtiti sa kishte në kokë dhe u ngrit nga tavolina e u nis për te Aleksi duke e treguar me gisht dhe duke i thënë, "Hej ti!" Ndërkohë, unë si për ta penguar të shkonte atje, i
preva rrugën si padashje. Ai më shtyu mua duke më hedhur mbi një tavolinë të shokëve të tij pastaj ju afrua Aleksit dhe pa i thënë asgjë e pështyu në fytyrë. Aleksi u tregua shumë i përmbajtur. E fshiu pështymën në qetësi dhe i tha: "Shkojmë jashtë. S'dua sherr kolektiv." "Hajde qen bir qeni! dalim jashtë!" Aleksi u ngrit dhe me hapa të qetë filloi po dilte jashtë kur nga prapa i internuari e goditi me karrike në kokë. Kaq u desh dhe u hodhën në këmbë të gjithë; aviatorë dhe të internuar. Pashë se Aleksit i doli gjak nga koka por nuk u rëzua. Të parit "armik" që i doli përpara i dha një grusht kaq të fuqishëm në stomak sa e la shakull përdhe. Një tjetër "armik" që e kishte afër e goditi fort me shqelm duke e hedhur mbi një tavolinë që u bë copë e çikë. Befas edhe unë ndjeva një goditje të fortë pas koke dhe mu muarrën mënd. U mundova të mbahem në këmbë por një e goditur në shpinë më rrëzoi për tokë, pastaj se di nga më erdhi në bark një thikë e hedhur por fatmirësisht më goditi mylli i saj. Rashë në një gjendje ngërçi dhe ngela ashtu disa çaste i paralizuar. Do më përmëndëte një shishe ujë që u thye dhe ra mbi fytyrën time. U ngrita dhe të parit "armik" që më doli përpara i dhashë një grusht në fytyrë, pastaj ngrita në krahë një tavolinë dhe ua hodha atyre që kisha përpara duke i rrëzuar të gjithë. Fillova të godas majtas e djathtas me ç'të mundja dhe si të mundja por edhe merrja goditje nga të gjitha anët. Atë natë u bëra bishë! Ishte hera e parë në jetën time që rrihesha. Gjithmonë u jam shmangur sherreve dhe zënkave pamvarsisht se kisha një fuqi përbindëshi që më dukej sikur edhe mali do çahej nëse e godisja. Ndoshta ishte tërë fuqia ime e akumuluar për një gjatë jetës sime prej një çerek shekulli! Pashë se Sabriu kishte kapur dy vetë dhe u përplase kokat me njëri tjetrin. Muçi e kishte ngritur njërin nga "armiqtë" në hava dhe bërtiste, "Ku ta hedh qenin?" Xhoxhi e kishte shtrirë njërin për tokë dhe e kafshonte! Pali godiste me grusht, me shqelma dhe me kokë. Ishte bërë si një dem i tërbuar. Por mbaj mlnd se njërin nga ne, Aliun, e kishin kapur dy të internuar dhe dhe ja përplasnin kokën pas murit...Të gjithë ata që akoma kishin fuqi dhe ndodheshin në këmbë godisnin si të mundënin e ku të mundnin. Salla u kthye në një katraurë. S'kishte ngeluar asgjë pa u shkatërruar. Bile edhe banaku ishte dëmtuar rëndë megjithë të luturat e dyqanxhiut. Ndoshta edhe vetë ndërtesa e cila ishte një barankë prej druri do të ishte shëmbur e shkatërruar plotësisht sikur në derë të mos kishte hyrë i polici plotfuqishm i valiasit i cili qëlloi disa herë me pistoletë. Të shtanat e armës na bënë të ndalemi të gjithë! Atë natë, Aleksi dhe unë, bashkë me shtatë të internuar, e gdhimë në një nga rajonet e policisë së Tiranë. Fundi i sherrit, Aleksi dhe unë u liruam dhe ata u mbajtën atje. Kur prisnja ndonjë masë nga komanda e regjimentit, ndodhi çudija. Më thirri komisar Bajaziti dhe në prani të komandant Hakiut më tha: "Na keni nderuar, të gjithë sa ishit atje, veçanrisht ti." E mora për tallje pasi ne ishim treguar dhunues dhe dhuna, sidoqë të jetë, është e dënueshme. "Komisar! Unë kam bërë gabim..." "Jo! S'ke bërë hiç gabim. E di ti pse u bë ai sherri?"
Ngrita supet. "Kishte kohë që vagabondët dhe kulakët e poshtër, të interrnuar në Valias, gacmonin oficerrët dhe gratë e tyre që banojnë atje. Një ditë Aleksi me dy ushtarët e tij që bënin patrullim, ju dha atyre një mësim të mirë duke e rrahur kreun e vagabondazhit dhe duke i thënë se, 'Po gacmuat përsëri oficerrat dhe sidomos gratë e fëmijët e tyre, do t'ju vras!' Ngela pa fjalë. TAQO & LAKURIQI I NATËS Të nesërmen kishim fluturim por ishte një film i bukur në TV dhe ne po e ndiqnim edhe pas orës dhjetë të natës. Ishte verë, njëmbëdhjetë qershor dhe gjithë ditën kishte qënë shumë vapë. Në dhomën e TV që gjendej në katin e dytë, në mes të ndërtesës së hotelit të beqarëve Rinas, akoma bënte vapë dhe ne për tu freskuar sadopak kishim hapur dritaren e vetme dhe si dhe derën. Bile, ishim zveshur disa në kanatjere dhe disa pa të. Në reshtin e parë të kolltuqeve ishte Komandanti ynë dhe në krahun e tij të majtë ishte Taqo, piloti më i gjatë i regjimentit tonë. Asnjë nga nuk fliste siç e kishim zakon pasi filmi na kishte futur në botën e tij. Befas, një lakuriq nate hyri në dhomë dhe i tronditur nga drita s'po gjente dotë daljen për jashtë. I pari që e pa ishte Taqo i cili u ngrit ta përzente nga dhoma por nuk mundej, atëhere filloj ti binte me dorë për ta vrarë. Lakuriqi vinte vërdallë në dhomë. "Mos e prek Lakurinin e Natës se është tersllëk!" Se kush bërtiti por Taqo nuk ndali ai e goditi me dorë duke e flakur jashtë dritares dhe u ul. Përsëri u dëgjua zëri: "Taqo bëre gabim. Prekja e Lakuriqit të Natës sjell fatkeqësi." Ishte zëri i Bashkimit. Askush nga ne nuk ishte supersticioz kështu që nuk u shqetsuam por filluam që të shikonim filmin. "Bashkim. - Ishte zëri i Taqos. - Nëse je trembur do lutem që fatkeqësia të mos të bjerë mbi ty por mbi mua. Tani qepe atë...dhe shiko filmin ose të qitëm edhe ty jashtë bashkë me Lakuriqin e Natës." "Dëgjo Taqo..." "Pushoni!" bërtiti Sabriu. U bë përsëri qetësi dhe u harrua Lakuriqi i Natës. Të nesërmen rreth orës nëntë filluan fluturimet. Fluturimi po shkonte normal. Në fillim të fluturimeve unë isha në Gadishmërinë e Çiftit Roje ku kisha zvëndësuar një shok në shërbim. Vjen Taqo dhe thotë, "Ju lutem mos më bëni zhurmë se do fle pak. Më zgjoni kur të më vijë radha e fluturimit." Ne të gjithë beqarët ishim me pak orë gjumë atë ditë. Kur e thirrën Taqon, ne e zgjuam dhe ai me gojën që i hapej vesh më vesh dhe me pakë përtesë u nis drejt avionit të tij me Nr. 0210. Në atë kohë mua më thirrën në Zonën Nr. Dy për të ndihmuar kontrollin dhe furnizimin e avionëve të radhës që ishin në fluturim. Kishte kohë që komunikimi midis UF dhe pilotëve jepej në radio në Zonën Nr. Dy për ata që shërbenin atje. Në kohën që Bardhyl Asllani, shefi i zjarrfikses po na tregonte një barsaletë dhe ne po qeshnim me lotë, dëgjumë UF që fliste me një pilot në ajër. "...Provoje dhe një herë komandimin hidralik." "E provova. Nuk reagon."
Ishte zëri i Taqos. U ngrita në këmbë por mu prenë gjunjët dhe instiktivisht ju afrova boksit të altropolantit për të dëgjuar më mirë. "97-a, provoni ta komandoni me anën e busterit!" Pas pak vjen zëri i Taqit, "Nuk reagon." "Provo edhe njëherë dhe largohu nga zonat e banuara." "Avioni po humbet shumë lartësi dhe nuk komandohet më...E kam provuar një qind herë!" "Bëhu gati të hidhesh me katapult." "Si urdhëron. Jam gati." "97-a ju lejoj braktisjen e agregatin. Si më dëgjoni?" "Ju dëgjoj shumë mirë dhe ju kuptova. Të braktis agregatin." Pastaj pllakosi heshtja e tmerrshme. Pse UF e vonoi kaq shumë urdhërin për braktisjen e avionit?! Mos ishte tepër vonë?! Të gjithë po prisnim me gjak të ngrirë. Nuk e kishim dëgjuar që në fillim dhe se kishim idenë se ku ishte Taqua në ato çaste. Fluturimet u anolluan, të gjithë rrinim me kokën ulur dhe prisnim. Prisnim një sinjal që Taqo të ishte gjallë. Prisnim ta dëgjonim zërin e tij nga ndonjë telefon fshati apo zërin e UF, Serefin Sheganit kur të thoshte se Taqo është shëndoshë e mirë. Pas disa minutash mbriti një helikopter i Farkës dhe mori një grup shokësh; komandantin e Regjimentit Hai Jupasi, UF Serafin Sheganin, teknikun e avionit Juli Goga, shefin e katapultimit Fillota Korunin, Musa Xifën dhe Bardhi Lubonjën. Pas një gjysëm ore morëm vesh tragjedinë. Taqo, piloti i bukur shtatlartë kishte vdekur diku afër Belshit! TRE HERË VRAVA VDEKJEN Hera e parë Nganjëherë në verë, ne beqarët, nuk dilnim në Tiranë por shkonim në Durrës për plazh. Më të shumtin e rasteve unë shoqërohesha me shokun tim Pali Vogli. Pali ishte notar shumë i mirë dhe notonte shumë larg bregut. Ai dukej sikur fluturonte dhe jo notonte. Por Pali ishte dhe shok shumë i mirë. Në not isha i detyruar ta ndiqja pamvarsisht se nuk dëshiroja kurrë të largohesha aq shumë sa të mos shikoja bregun. Në fakt, kur isha me Palin kisha guximin sa ta kaloja detin në anën tketër, në Itali, siç thuhet në kësi rastesh. Një ditë, ndërsa notonim me not peshku dhe ishim shumë larg bregut, kur nxorra kokën në sipërfaqe, nuk e pashë Palin në detin që ishte mjaftë i qetë. E çuditëshme. Bëra një rreth dhe vrojtova me kujdes sa më hante syri por ai nuk dukej asgjëkundi. Bile nuk pashë asnjë njeri aq thellë sa isha unë! E thirra në emër me sa fuqi pata. Asnjë përgjigje. U trondita për shokun. Fillova të ndjej frikë. Me kujdes llogarita bregun dhe u hodha me not pashe të shpejtë për të dalë sa më parë dhe për të lajmëruar për humbjen e shokut. Një mëndje më thoshte se Pali po bënte ndonjë lojë me mua dhe kjo ma largonte disi tronditjen. Ndërsa po i afrohesha bregut pashë një njeri që bërtiste, "Ndihmë! Ndihmë! Ndihmëëëëëë...." dhe pllaquriste si një pulë e therur mbi ujë. Disa herë e pashë që zhdukej dhe dukej mbi sipërfaqe. Instiktivisht u turra andej. Kur ju afrova njeriut pashë se vërtetë po mbytej dikush. I bërtita të shtrihej në shpinë dhe të mos lëvizte por ai as që ma vinte veshin. Ju afrova me shumë kujdes që të mos më kapte krahët dhe e mbërtheva për flokësh duke e përdredhur për ta kthyer në shpinë por dështova. Ai më mbërthehu mua njërën dorë dhe me tjetrën flokët! Më shtërgonte sa thashë se po mi shkulte ato! Krahun
ma mbërtheu si me morsë dhe më pas më kafshoi gishtat por më shpëtuan pasi ai hapi gojën dhe u mbush thellë me frymë...As që mundesha dot ta shkëpusja dhe as që mund të notoja dot veçse qëndroja mbi ujë dhe e mbaja edhe atë që mos fundosej...Ishte një tmerr i vërtetë. Ngaqë s'mundesha dot ti hiqja dorën nga flokët e mij po më mbërthente paniku. Bregu ishte shumë larg dhe unë nuk notoja dot. I bërtita, e shava, e qëllova por çdo gjë ishte e kotë...Ndërkohë ndjeva një goditje kaq të fortë atje ku ishte dora ime e mbërthyer nga dora e atij që po mbytej sa mendova se mu thye...Ishte Pali ai që kishte goditur dorën e tij atje. Pas pak pashë se edhe dora tjetër mi lëshoi flokët. Pali ja kishte futur fytyrën në ujë dhe kështu ai u shkëput nga unë...Njeriu i panjohur dukej sikur ishte mbytyr. Nuk reagonte fare dhe Pali e ktheu në shpinë dhe e kapi për flokësh duke e tërhequr. Fillova ta ndihmoja duke e shtyrë viktimën, aq sa mundesha, pasi njëra dorë nuk më reagonte fare. E nxorrëm në breg. Këtu aplikova me të shpejtë metodën që më kishte mësuar Hoxha i Bulgarecit, Mehmetali Daci dhe nuk dëgjova asnjë këshillë tjetër. Pasi i futëm në gojë togzën e rrypit tim, për fat ai kishte tre dhëmbë mangut, e shtrimë në gropën e rërës që e hapi Pali me dy të tjerë me të shpejtë dhe e mbuluam duke i lënë vetëm fytyrën jashtë. Pas pesë minutash ai lëvizi dhe pas disa sekondash i shpërtheu uji nga goja. Ai ishte një kapter nga Shijaku. Çudia ime me Palin "e zhdukur" ngeli enigmë. Megjithë të luturat e mija të më tregonte se "ku ishte fshehur në det", ai s'më tregoi! Po atë verë unë shpëtova nga vdekja e sigurtë dhe një fëmijë. Hera e dytë Ishte vapë e tmerrshme në fund korriku. Të dukej sikur s'ngopeshe dot me frymë. Në fakt, në temperatura shumë të larta, ajri rrallohet pasi ai zgjerohet në volum. Volumi dhe dhe dëndsija, sipas fizikës, janë në përpjestim të zhdrejtë me njëri tjetrin, kur rritet volumi, dëndësia zvogëlohet dhe e kundërta. Atë ditë në mesditë ndodhesha tek daja im, Myftar Grabocka në Bllokun "Miqësia" i cili ishte një bllok me kuadro kryesore të Shqipërisë. Daja me të shoqen flinin, në fakt tërë Tirana flinte, ndërsa unë me të birin dhe nusen e tij po pinim kafe në ballkon. Ne përdornim për freskim një ventilator freskus që as na freskonte dot. Vetëm konrenti që bënte dritarja e ballkonit nëpërmjet guzhinës me koridorin dhe derën e jashtme të apartamentit na freskonte disi. I ulur në një karrike po shikoja të gjitha apartamentet në pallatin përballë dhe në pallatin anash në krahun e djathtë. Ballkonet e pallatit përballë binin mbi rrugën Miqësia ku përballë gjendet "Libri Univeritar", ndërsa pallati në krahun e djathtë, ballkonet i kishte nga brënda, njëlloj si pallati 16 ku ndodhesha. Në krahun e majtë ishte vetëm një shtëpi, ajo e Presidentit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Haxhi Lleshit.Të gjithë kishin hapur dritaret dhe perdet e mëndafshta tundeshin përjashta dritareve nën rrymat e korenteve të ajrit. Ana, e shoqja e kushririt po më tregonte disa barsaleta shokdrane reaksionare dhe unë po qeshja me të madhe. Ajo i kishte kthyer shpinën dritares së ballkonit dhe nuk ishte fare kurioze të shikonte dritaret e apartamenteve që nxirrnin "flakë" nga vapa. Qefi i saj ishin barsaletat me zarar... Kisha dëgjuar një përplasje dritareje dhe po mundohesha të gjeja se cila dritare ishte pasi mund t'i thyheshin xhamat. Ana ankohej se nuk e dëgjoja. Befas sytë më zunë një lëvizje
të pazakontë në një dritare të katit të tretë, përballë ballkonit tonë. Perdia u mblodh shuk dhe në pravazin e dritares u shfaq një fëmijë i vogël, 2-3 vjeç. Ai ecte si somnabul në dritare dhe mbahej pas perdes. U mundova të shquaj se kush ishte pas fëmijës por s'pashë asnjë njeri. Era e shtynte jashtë e brënda dhe ai kolovitej sa brënda jashtë...U binda se në atë dhomë nuk duhej të ishte askush dhe u shqetsova. I them Anës, "Shiko një fëmijë në dritare..." Pa e mbaruar fjalën fëmija u shkëput nga perdja dhe me dy tre rrutullime në ajër u përplas në çimenton e bordurës së pallatit. Fëmija ra në kokë dhe shpatulla. Ngriti vetëm një herë njërin krah dhe pastaj s'lëvizi më. U ngrita dhe me një shpejtësi rrufeje u ndodha sakaq tek fëmija. Pashë se nga njëri vesh i dilte gjak. Nuk e dija nëse ishte gjallë apo vdekur. E rrëmbeva në krah dhe dola me vrap në rrugë për të marrë ndonjë makinë e ta shpija në ndonjë abulancë për ndihmën e parë. Asnjë makinë dhe asnjë njeri nuk ishte jashtë. Bërtisja për ndihmë por askush nuk ishte për të më dëgjuar. Mu kujtua se në bllok ishte Qëndra Shëndetsore e Udhëheqjes së Lartë, ngjitur me pallatin e presidentit por ajo ruhej me roje. Nuk e vrava fare mëndjen dhe u turra andej. Tek postblloku roja më thirri ndal! Nuk ju përgjigja por renda brënda godinës. Tek porta e brëndshme ushtari tjetër më thirri të ndaloja por unë si rrufe u futa brënda! Rojet edhe mund të më vrisnin por mua s'më punonte truri për asgjë tjetër veçse të shpëtoja fëmijën. Hyrja ime atje ishte kaq e shpejtë sa nuk u dha kohë atyre rojeve as të vepronin dot. U ndodha në një dhomë me mjekë. "Ju lutem, shpëtoheni këtë fëmijë! E gjeta ndërsa ra nga dritarja..." ju thashë dhe jua zgjata. Çudia po ndodhte. Askush nuk zgjati duartë ta merrte fëmijën. Dikush nga mjekët më pyeti, "Si guxuatë dhe hynit këtu?!" Ndërsa një tjetër më tha, "Si nuk ju ndaloi apo vrau roja?!" Pashë se dikush i shqetsuar më shumë për hyrjen time pa lejë atje se sa për fëmijën doli jashtë me tërbim, me siguri për të dënuar rojet. "Ju lutem, shpëtoheni këtë fëmijë!" Ata ishin të shqetsuar për hyrjen time atje dhe jo për jetën e fëmijës. Më vinte të godisja të gjithë me grushta dhe shqelma. I urreja. "Është gjallë" pyeti një grua. "Po", i thashë në mënyrë që të merreshin me të. Më në fund doli një nënë që zgjati duartë dhe e mori fëmijën duke i vënë një tamponë në veshin nga vazhdonte të rridhte gjak. I kontrolloi pulsin dhe i pa sytë. "Fëmija është gjallë!" bërtiti më shumë instiktivisht sesa për t'i nxitur të shpëtonin fëmijën ata njerëz që jua kishin zbrazur shiprtin. "Fëmija është i joti?" më dikush më pyeti. "Jo. E pashë kur ra nga dritarja tek pallati bërballë Librit Universitar." "Mirë. Ne do t'ju japim një autoabulancë dhe fëmijën do ta shpini për trajtim tek Spitali Civil Nr. 1." "Faleminderit", ju thashë dhe dola bashkë me fëmijën me një autoabulancë që ishte bërë gati për ne. Kur po dilnim nga postblloku, pashë disa njerëz që na dolën përpara me alurima. Ishin prindërit dhe të afërmit e fëmijës. Fëmija shpëtoi. Ngjarja u bë legjendë në atë bllok. Prindërit e fëmijës më kërkuan disa herë por nuk shkova. E përse? Isha i kënaqur që shpëtova një njeri. Nëse atij ish fëmijë, që sot është burrë, i bie në dorë ky libër dhe jeta i ka shkuar mbarë, le të më ftoi të pimë një kafe?
Dhe hera e tretë Mimi.... E çuditshme por e vërtetë. Po atë verë unë shpëtova nga vdekja e sigurtë motrën time, Mimin. Nga mezi i gushtit mora lejën dhe shkova në Arbër që pushimet ti kaloja me familjen time dhe ti ndihmoja prindërit në punët e tyre shtëpiake. E dija se babai mezi më priste pasi i kishin ngelur historitë pa mi treguar të gjitha por për më tepër ai priste për ti treguar unë aftësitë e mija si puntor.... Ishte koha kur në shtëpinë tona po instalohej korrenti elektrik. Kishim vite që banonim në një shtëpi pa elektrik! E vetmja shtëpi në fshat. Kisha harruar të ta them këtë fakt por ja që doli historia tragjike e Mimit që ta rrëfej dhe këtë gjë. Vëllazëria jonë, gjashtë vëllezër, pasi u ndanë, siç e kam përshkruar më parë, banonin në një hapsirë tepër të ngushtë. Vetëm Batua banonte tek shtëpia e vjetër që ishte fare e vogël ndërsa pesë të tjerët banonin në shtëpinë e madhe që kishte katër dhoma të mëdha dhe dy të vogla që ne i quanim sobalka. Si u martuan të gjithë vëllezërit dhe u bënë me fëmijë, hapsira e banimit u ngushtua shumë dhe duhej që të paktën njëri nga vëllezërit të dilte nga ajo shtëpi. Shorti i ra babait tim që të bëhej kurban pasi ai ishte "Dele e Perëndisë". Na nxorrën jashtë duke na dhënë një shtëpi të pabanuar e të shkatërruar në fshat e cila kishte vetëm dy, të ashtuquajtura, dhoma dhe një sobalkë. Shtëpia ishte pa çati dhe koridorit i kishte rënë njëri mur. Babai bëri si bëri dhe rregulloi njërën dhomë sa futëm kokën. Për ta rregulluar tërë shtëpinë duheshin të paktën dyqind mijë lekë të asaj kohe. Babai dhe nëna për tërë vitin merrnin rreth pesëdhjetë mijë lekë, kështu që u deshën vite të tëra për ta rregulluar pak e nga pak tërë shtëpinë. Bile, im atë shiti të vetmen kafshë shtëpiake që kishim, lopën, për të rregulluar koridorin se na hynte shiu e bora brënda. Kur erdhi koha të instalonte elektrikun pasi elektriku nuk mund të instalohej më parë kur shtëpia nuk ishte akoma shtëpi, ai thirri elektriçistin e fshatit i cili punoi disa ditë rjesht. Një ditë, elekriçisti budalla, pasi i kishte futur telat elektrikë nëpër tubot e kauçukut që kalonin nëpër tavane dhe mure të cilat i tërhiqte me një tel të sertë jashë tyre, e harroi atë varur nga tavani në dyshemenë e koridorit dhe shkoi tek shtylla elektrike ku bëri lidhjen me rjetin. Motra ime e vogël, Mimi, doli nga dhoma në koridor. Ajo dhe pa atë tel që e dinte një tel të zakonshëm dhe e kapi që ta largonte. Rryma elektrike prej 200 voltësh e goditi dhe teli i ngeli në dorë. Ajo mundi të bërtiste "baaabiii!" Im atë që e dëgjoi nga dhoma u hodhe për ta shpëtuar Mimin por ngeli dhe vetë mbi të. Unë isha jashtë punoja e në kopsht. Isha gjysëm i zveshur dhe kur dëgjova bërtitjen e motrës vrapova brënda shtëpisë. Pa u menduar gjatë e godita telin me sa fuqi kisha me kurrizin e dorës që të mos më ngelte në dorë. Teli i iku babait nga dora por jo motrës. Mua më goditi dhe rrëzoi pranë derës por u ngrita përsëri dhe me një grusht theva siguresën elektrike! Rryma u ndërpre. Unë dhe motra përfunduam në spital për ndihmën e parë. FEJESA
Lutjet e babait dhe nënës për një kohë shumë të gjatë për tu fejuar, më në fund i dëgjova. Ju dhashë fjalën se do shikoj për një vajzë që të lidh jetën. Ata panë njëri tjetrin në sy dhe babai filloi të më flasë shtruar rreth një "nuse" për të cilën ju kishte fjetur mëndja të dyve. "Pa hë? - ju thashë, - mund të më thoni se kush qënka kjo yllkë që se paska shoqen?! "Para se ta themi emrin,- ndërhyri babai, - duam garanci se ti do shikosh seriozisht këtë nuse dhe se do na japësh fjalën se do pranosh?" "Më falni por unë fjalën duahet t'ja jap asaj dhe jo juve nëse ajo pranon të fejohet me mua!!" "Ajo, jemi të sigurtë që do pranojë pasi ne kemi biseduar me prindërit e saj dhe ata janë dakort!" "Pse nuk thoni që ju e paskeni mbaruar punën?! Hajt me trashëgime!" ju thashë jo pa ironi. "Dëgjo bir. Neve na ka fjetur mëndja pasi Ligori e ka patur nxënëse në shkollën e fshatit dhe ai na thotë se ajo është çupë për së mbari. Bisedoje një herë vetë edhe me xhaxha Ligorin." "Kush është kjo vajzë?" Ata panë edhe njëherë njëri tjetrin si për tu marrë vesh nëse duhet të ma thoshin emrin. Nëna i dha shenjë pohuese me kokë dhe babai më në fund e qiti emrin e "nuses". "Ajo është e bija Remes dhe e Kokosë." "Dodona?!" "Po." "Për të parë, s'ka të sharë, - ju thashë, - ndërsa si njeri s'di se çfar të them. Po më mirë e lemë këtë gjë. Ajo nuk është për mua." "Pse?!" "E para, njëherë, është shumë e bukur, e dyta, ajo s'ka asnjë zanat që mund të jetojë në qytet. Harrojeni!" Jua përplas dhe u largova pa ju dhënë miratimin. Kaloi një kohë e gjatë dhe 'ujrat e tyre vazhdonin të më shkonin nën rrogoz për të më largur...'. Ligori dhe disa nga xhaxhaicat mu qepën keq. Duhet ta shikoja atë çupë. Dodona ishte komshija ime, rreth 200 m larg shtëpisë. Një ditë vendosa ta shikoja pasi kishte vite pa e parë dhe për këtë shkova në Korçë dhe e prita tek stacioni i autobuzave derisa ajo doli nga shkolla, Gjimnazi Raqi Qirinxhi. Po vinte të hypte në autobuz për të shkuar në fshat. Hypa dhe unë pas saj. I dhashë një salutim me kokë. Ajo u skq deri tek veshët dhe uli kokën. E pyeta si ishte me shëndet por asaj i ishte zënë zëri. Kur zbritëm mendova se nuk do të qe mirë që rrugën ta bënim bashkë prandaj u vonova pak duke 'rregulluar' lidhsat e këpucëve. Mu duk shumë tërheqëse. Kur shkova në shtëpi ju thashë prindërve; "Nëse juve ju pëlqen Dodona le ta përfundojmë."U gëzuan sa më s'ka. Babai fluturonte nga gëzimi,mezi e mbante vëndi. Shkoi dhe takoi të jatin e Dodonës dhe i tha, "Të na trashëgohen!" Ata ishin shokë, u bënë miq. Të dy burra të shtruar, të urtë dhe fjalëpakë. U përqafun dhe më pas pinë nga një gotë. Në 31 Mars 1976 takohem me Dodonën dhe i thashë., "Të dua, nëse edhe ti më do, do të jemi një çift i lumtur?" Ajo e skuqur deri në vesh më tha me zë të shuar, "Të dua." Këtu u vulos fati im i martesës. VIZITA E XHAXHA MARKOS
Më 29 korrik gjyshja mori përgjigjen e fundit për letrën e saj drejtuar Enver Hoxhës ku i kërkohej pse djali i saj, Marko Dardhës, nuk i lejohet të vijë në Shqipëri. Përgjigja qe kjo: "Në lidhje me letrën drejtuar shokut Enver, ashtu siç ju kemi shkruar edhe më parë, nuk rezulton ndonjë kërkesë për të erdhur vizitor djali juaj Marko T. Dardha me banim në Australi. Porositëm ambasadën tonë në Romë ti dërgojë formularët që ti plotësojë dhe me t'i marrë të plotsuara do ta shqyrtojmë kërkesën e tij." Me nderime, Dega Konsullore në Ministrinë e Punëve të Jashtëme. Firma Ndërsa Marko thoshte se ka bërë qindra kërkesa dhe përgjigje nuk merr!! U mblodhën vëllezërit e tij që ta diskutonin këtë gjë. Pas shumë debatesh dhe hamëndjesh, babai im kujtohet dhe thotë, "Mos jemi në rrugë të gabuar? Marko ka shkuar me dokumentat e mija dhe figuron jo si Marko por si Adham. Mendoj se ky do të jetë gabimi." Të nesërmen u ngritën shpejt, gjyshja, babai im dhe dy nga 5 vëllezëit e tjerë dhe u bënë gati të shkojnë në Tiranë për të folur me Markon. Duhet thënë, mbase ti Agideba nuk e di, se në Shqipëri në atë kohë, ekzistonte vetëm një kabinë telefonike me jashtë dhe ajo gjendej në PTT Qëndrore në Tiranë, kabina me numur 12. Por edhe rruga ishte e vështirë pasi do të dilje në xhade tek "Peshorja e Panxharit" dhe të prisnje për ndonjë makinë të rastit! Me një fjalë, ata u nisën në orën gjashtë të mëngjezit dhe sosën në Tiranë në orën 6 të mbrëmjes (180 km rrugë, e cila sot bëhet për tre orë!) duke u cfilitur në ato rrugë të këqia dhe të hypur mbi një karroceri të hapur makine. Megjithëse të lodhur e pa ngrënë, ata shkuan direkt tek kabina 12 dhe pasi bënë pagesën, goxha para, folën me Markon. E sqaruan se duhet të bëjë kërkesë jo me emrin e tij por me emrin e Demes pasi dokumentat figurojnë për të si emigrant ekonomik i ikur në prill 1938. "Po, po, kështu duhet të jetë. Shkoni tani se do ta bëj kërkesën qysh sot", ju tha Marko. Më pas punët shkuan mirë. Ai bëri kërkesën me emrin e babit tim dhe ajo ju miratua. Ai erdhi në Shqipëri për herë të parë pas pothuajse dyzetë vjetësh. Si të gjithë emigrantët e përvëluar nga malli për mëmëdhenë edhe Marko sapo zbriti nga avioni gjerman "Lufthanca" ra në gjunjë dhe me lot në sy puthi tokën shqiptare. Në atë kohë aeroporti i Rinasit ishte shumë i vogël dhe që nga gardhi rrethues njerzit shikonin jo vetëm avionët e pakët, tre-katër në javë, që uleshin dhe ngriheshin por edhe "UFO-t" e rrallë që vinin dhe ikinin...Gjyshja sapo e pa e njohu të birin dhe thirri, "Bir i nënockës!" Bashkë me nënën ishin djemtë e saj; Bato, Rako, Beso, Rama dhe Ligor. Mungonte babai im Demja pasi makina merrte vetëm shtatë persona dhe, si më i binduri që ishte babi, e lanë në fshat. Makina dhe shoferi ishin të Parkut të Qeverisë, nënkupto, ishin të Sigurimit të shtetit Shqiptar. Ky ishte një rregull i vendosur nga diktatura për të kontrolluar të gjithë turistët e huaj në Shqipëri. Kur Marko doli jashtë aeroportit vëllezërit ju turrën kush e kush ta përqafonte e puthte i pari ndërsa nëna që ishte më e plogët u la e fundit. Marko hapte sytë të shikonte nënën dhe porsa e pa e njohu, i shtyu vëllezërit dhe ju turr së jëmës me ulurimë dhe lotë, "Nënocka ime! Falenderoj Perëndinë që të pashë edhe njëherë." E mori në krahë dhe e mbuloi me të puthura. Nuk e lëshoi fare për tokë. Me të në krahë ju drejtua makinës që i treguan dhe e futi me shumë kujdes brënda. I thanë të ulej në vendin e parë pranë shoferit
por nuk pranoi dhe ndënji pranë së jemës. Marko vetëm qante me lotë gëzimi dhe po ashtu edhe e jëma. Pasi u qetsuan pak Marko pyeti, "Ku është Demja?" "Nuk e morëm sepse s'kishim vënd. Na pret në shtëpi" , i tha njëri nga vëllezërit por Marko nuk besoi. "Pse nuk më thoni se Deme, vëllai im i mirë ka vdekur?! " "Jo,Jo! Është shëndoshë e mirë", i tha nëna. Marko ishte burrë i pashëm me trup mesatar dhe të hequr. Fytyrë të rregullt dhe çuditërisht i ngjante shumë aktorit hollivudian, Kevin Kostner. Fytyra e tij, ndryshe nga gjallëria në fotot që dërgonte, ishte krejt e zbehtë dhe e hutuar. Ndoshta nga lodhja e rrugës së gjatë?! Marko e fliste shqipen shkëlqyer kur dihet se në Hobartin ku ai banonte kishte vetëm një familje shqiptari, ajo e Islam Rizait, me të cilën takoheshin shumë rrallë dhe në familjen e tij flitej vetëm anglisht. Kur makina kaloi Muletin dhe u shfaq një repart ushtarak, Marko kërkoi të ndalonte. Zbriti me kujdes dhe u drejtua tek postblloku. "A mund ta vizitoj këtë repart ushtarak?" - pyeti rojen. "Një minutë të pyes oficerrin e rojes", tha roja. Kur oficerri i rojes vajti atje, pyeti: "Pse doni ta vizitoni dhe kush jeni?" "Ky vjen nga australia ku ka qënë për 40 vjet, u hodh Beso, dhe këtu ka bërë ushtrinë në vitin 1925." Çuditërisht xhaxha Marko e njihte repartin me hollësi duke thëne se çfar ishte shtuar apo hequr gjatë asaj kohe, me një fjalë gjithçka çfar kishte ndryshuar në gjithë territorin. Ai prekte, ledhatonte dhe puthte vënde duke treguar dhe ndonjë episod të shkurtër nga jeta e tij. Xhaxha Marko kishte lejë qëndrimi për tre mua por pa u mbushur tre muaj ai u përzu nga Shqipëria dhe ja se si ndodhi. Kur zbriti në aeroportin e Rinasit sigurimi e porositi kështu, "Dëgjo xhaxhi, ti vjen nga një vënd kapitalist dhe armik i Shqipërisë. Nuk do flasësh asgjë rreth botës nga vjen. Propoganda dhe agjitacioni kundër Shqipërisë dënohet me burg të rëndë, bile edhe me vdekje! Po ashtu, edhe kur të shkosh në Australi, ti s'duhet të flasësh keq për Shqipërinë se ne e kemi dorën e gjatë dhe të kapin atje ku ti banon dhe ta presim gjuhën. Qartë!" Bëhej dasmë, martonim motrën time të dytë, Esën dhe pasi u pi pakë dhe njerzit erdhën në qef, kur dikush i tha xhaxha Markos se, "e shikon? Ne kemi gjithçka në tavolinë, si ju dhe ndoshta më shumë. Partia dhe Shoku Enver na kanë sjellë bollëk dhe gjithë të mirat." Marko pa u menduar gjatë ja ktheu, "Këto që ju hani për dasmë unë i kam për ditë." Kaq u desh që dikush ta kallxonte tek "I plotfuqishmi i Degës", polici i fshatit. Të nesërmen ai u thirr tek "Katër Pallacinat" në hetusinë e qytetit. Ne akoma s' dinim asgjë! Xhaxha Beso deshte ta shoqëronte por unë i thashë se duhet të shkoja unë pasi kisha shok shefin e kuadrit, Stefanin. Hymë në një zyrë të hetusisë dhe atje na thanë të prisnim. Një polic na rrinte mbi kokë. Pas nja dhjetë minutash pritje erdhi nje hetues civil dhe pa na përshëndetur na tha: "Pa hë? Pse jeni këtu?" "Ne s'dimë gjë. Ju e dini pse na keni thirruar?" - reagova unë.
"Hë! S'dikeni gjë?! Por të bëni propogandë antishqiptare dini të bëni..." "Një sekondë shoku oficer. Ju lutem na thoni si është puna? Ky është xhaxhai im nga Australia ndërsa unë jam aviator, një oficer si ju. Këtë gjë duhet të na kishit kërkuar në fillim si prezantim pastaj të tregoni akuzën..." "Pusho! Ti s'duhet të jesh këtu. S'kam punë me ty! Dil Jashtë!" "Jo nuk dal. Xhaxhai im ka nevojë për mua." "Di shqip?" pyeti për xhaxhanë. "Sigurisht. Ai është shqiptar i lindur dhe rritur këtu deri në moshën pas ushtrisë..." "Dil jashtë!" Nuk lëviza nga vendi dhe po zjeja nga inati me atë egërsirë idiote. "Xhezo!" Në dhomë hyri ai plici që na shoqëroi. "Nxirreni me forcë jashtë këtë djalin!" "Hajde me mua!" Unë s'lëviza nga vendi. "Hej, ty të them! Lëviz se ti theva turinjtë!" "Goni, të lutem dil", më tha në vesh xhaxhai. U ngrita me përtesë dhe dola. Pas dy-tre minutash më thirri përsëri Xhezo polici. "Hajde brënda. Shefi të kërkon." Hyra në dhomën e hetuesit dhe u ula atje ku isha më parë, pranë xhaxha Markos. "Po e pyes për emrin por ky s'më përgjigjet. Mos ndoshta s'kupton shqip." "Kupton më mirë se ju", i thashë. "Si e keni emrin?" "....!" Asnjë përgjigje. Ndëkohë xhaxhai më afrohet dhe më thote, "Goni, si e kam emrin?" E pashë me habi. Xhaxhai ishte tmerruar dhe stresuar. "Xhaxha qetsohu. Unë jam këtu dhe asgjë e keqe s'do të ndodhë. Ky nuk është shteti." "Të lutem përgjigju ti në vendin tim." "Xhaxhai im quhet Marko Dardha." "Kur dhe ku ka lindur?" "Ka lindur në 12 mars 1910 në Mesmal." "Vendbanimi?" "Hobart, Australia." Pasi pyeti dhe disa formalitete të tjera bëri akuzën. "Pse i pandehuri e ka sharë Shqipërinë?" "Kurrë!" ishte përgjigja e xhaxhait. "Më së fundi fole." "A keni thënë ju o pandehur kur dikush ju tha në dasmë se, ne kemi gjithçka në tavolinë, si ju dhe ndoshta më shumë. Partia dhe Shoku Enver na kanë sjellë bollëk dhe gjithë të mirat, ndërkohë juve ju përgjigjët se këto që ju hani për dasmë unë i kam për ditë. Ç'do të thoshit me atë?" "Zoti hetues..." "Më thoni shoku hetues." "Shoku hetues, nuk e kisha fjalën për në Australi por për këtu në Shqipëri. Nëna dhe vëllezërit e mij me familjet e tyre kujdesen shumë për mua dhe sidomos për ushqimin tim. Unë ha përditë si në dasmë. Këtu e kisha fjalën."
Hetuesi ngeli një copë herë pa folur. "Ti e ke me të hedhur." "Jam burrë i vjetër dhe nuk jam mësuar me ato që mendoni juve. Jam vëllai i pesë komunistëve dhe tre kunatave komuniste. Familja ime në Arbër është një celulë komuniste dhe unë ndihem shumë i sigurtë. Dy vëllezërit e mij kanë qënë partizanë dhe nëna ime është veterane e luftës nacional-çlirimtare..." U befasova nga mbrojtja e xhaxha Markos. Ndërkohë në dhomë hyri Stefani, miku im. "Po ti këtu?" "Më kanë thirrur. Ky është xhaxhai im, Marko Dardha." "Ç'thonë avionët në Rinas?" "I kemi në gjëndje të shkëlqyer dhe bëjmë mbi 50 fluturime në ditë." "Ju lumtë. " Pastaj Stefani ju drejtua hetuesit. "Agron Dardha ka qënë pilot dhe tani shërben në tokë në Aviacionin Luftarak Shqiptar. E njoh që nga bankat e shkollës teknike këtu në qytet. Është shok i mrekullueshëm. Gone, kur të dalësh nga këtu me xhaxhanë, eja më tako dhe shkojmë pimë një kafe diku." "Faleminderit Stefan. Xhentil dhe i mirë si gjithmonë." Stefani mori një dosje nga hetuesi dhe doli. "Dëgjo shoku Marko. Sido që keni folur, fjala juaj merret me dy kuptime dhe për ata që e kuptojnë ndryshe merret si propogandë. Nuk jeni treguar i zgjuar dhe për këtë, që të mos bëni ndonjë gafë tjetër, do të jetë më mirë që ju të largoheni sa më parë. Qartë?" "Kam edhe një muaj që të përfundoj vizitën..." "Jo, jo. E kam në të mirën tuaj. Ju duhet të largoheni sa më parë!" VDEKJA E GJYSHES Me përzënien e Markos nëna u dobësua shumë. Hante pak, flinte pak dhe fliste gjithënjë e më pakë. Unë e kam dashur shumë gjyshen pasi edhe ajo na deshte jashtëzakonisht shumë të gjithë ne niprave dhe mbesave. Ajo kujdesej për ne si askush tjetër dhe na mblidhte si zogjtë e kllaçkës për rreth saj. Kujdesej për ushqimin tonë, për veshmbathjen, megjithëse kishim ranë në një varfëri absolute, ajo zgjidhte rrobat më të mira të të riturëve që nuk i vishnin dhe na i përshtatëte neve duke i shkurtuar, qepur. Plaçkat tona i lante vetë. Mendoja shpesh se gjyshja ime ishte gati të vdiste për mua dhe këtë mendim e kisha krijuar i vogël kur bëja ndonjë gabim dhe mamaja ime kërkonte me ngulm të më ndëshkonte duke më sharë apo nganjëherë edhe duke më rrahur. E mira gjyshe i dilte përpara dhe i thoshte, "Mos ma prek djelin! Don ta nxjerrësh inatin? Ja më godit mua, do të duroj dhe s'të them asgjë!" Nuk e di se çfar ishte tërë ajo dashuri aq e madhe që ajo ushqente për mua, sa të jepte veten për mua në çdo dëshkim?! Mendoj se edhe vdekjes time ajo do ti dilte përpara dhe ti thoshte me guxim, "Ja ku më ke mua! Djalin mos ma prek!" Nënës i erdhi një vdekje tepër paqësore. Ajo u sëmur për dy tre javë dhe u dobësua shumë. Nuk kishte më fuqi të lëvizte si më parë. Më thanë se gjyshes dy herë i ishte kthyer shpirti dhe askush nuk e dinte pse.
Unë sapo e mora vesh, lashë punën në Rinas dhe u gjenda pranë saj. Tërë kohës më puthte dorën dhe më thoshte, "bir i nënës më erdhe. Le të vdes tani." "Nënë, i thashë, unë kam erdhur këtu të të shëroj. Nuk të le të ikësh. Po shkoj të marr një doktor. Të lutem më dëgjo." "Biri im, s'jam unë ajo që vendos për ikjen time. Të gjithë ikim një ditë. Mos shko të marrësh doktor. Doktorët kanë qënë këtu por s'kanë fuqi të më ndalin... Më rri aty pranë. Dua të të shoh e të të ndjej në shpirt. Kështu do iki e lumtur megjithëse..., kam një dëshirë që dua të ma plotësosh por, s' dua të na dëgjojë njeri." Ju luta të gjithëve të na linin vetëm. "Dëgjo bir i nënockës. Nuk vdes dot nga meraku që kam pasi dy djemtë e mij; Rakua dhe Besua nuk flasin me njëri tjetrin. Vetëm ti mund t'i pajtosh dhe sjellësh ty dy këtu pranë meje. Të lutet nëna." U ngrita vërtik dhe dola jashtë. Në fillim hyra në ashefin e xhaxha Ramës ku s'kishte njeri dhe bëra përpjekje për të parë se si më lajmëronte "shënja". Ndënja relativisht gjatë dhë më në fund, "topi i vogël i dritës" doli ngadalë nga cepi i majtë i syrit dhe shkoi drejt cepit të djathtë. Ika i gëzuar në kërkim të dy xhaxhallarëve të mij të cilët rrinin me kokë mënjanë dhe, kur hynte njëri në dhomën e gjyshes, tjetri dilte jashtë. E kisha vënë re këtë gjë por nuk e kisha kuptuar domethënien e saj. Të parin takova Rakon. "Xhaxha Rako, ti e di që unë të kam dashur e të dua shumë, por më shumë se unë të do nëna jote që po ikën nga kjo jetë. Për hatrin tim dhe për shpirtin e saj që nuk ikën e qetë , eja brënda dhe moa u largo kur të hyjë Beso. Ajo kërkon t'ju shikojë bashkë. Po e bëre këtë, do marrësh bekimin e saj dhe të Zotit." "Ti s'i di si janë punët..." "As nuk dua ti di sot. Të lutem. Bëje për nënën tënde dhe për mua që të dua shumë." "Me të s'pajtohem sa të jem gjallë..." "Të lutem në emër të nënës tënde. Të lutem në emër të Atit, Birit dhe Shpirtit të Shenjtë." "Mirë..." E putha dhe u largova të kërkoja Beson. E gjeta. E dija se me Beson do të ishte shumë e vështirë. "Xhaxhi, nëna po na ikën zemërthyer..." "Pse?! Ne e duam dhe jemi kujdesur shumë.." "Jo. Ju nuk jeni kujdesur shumë për të. Shpirti i saj po vuan dhe nuk largohet për shkakun tuaj; tëndin dhe të Rakos. Ajo është tmerrësisht e vuajtur..." "Si ti e di këtë?" "Ta tregoj më von. Të lutem xhaxhi, pajtohu me Rakon para vdekjes së nënës tënde!" "Jo! Të shiko kur të vdesë nëna jote të jesh në rregull me motrat e tua!" Fjalët e tij më ranë si bombë. Provova edhe një herë ta bind me një formë tjetër jo me Zotin si me Rakon. Beso nuk besonte në Perëndi. "Xhaxhi. Ti ke qënë një dashnor i bukur dhe më i miri mbi dhé. Ti je i ndjeshëm. Dashuritë e tua të kanë lënë kujtime që askush s'mund ti largojë dot. Është kështu?" "Ashtu është por, lëri filozofitë!" "Edhe vdekja e nënës do të lerë vragë dhe zemër thyerë dhe s'do ketë asnjë ilç në botë të të shërojë. Mos e mundo. Të lutem. Ajo nuk po largohet nga kjo jetë për shkakun tënd dhe të Rakos."
"Kush ta tha?" "Nëna vetë më tha." "Vërtetë?!" "Provo të hysh brënda me Rakon dhe të shikosh se si shpirti i saj do fluturojë në Parajsë." Pashë se ju lagën sytë. E mora për dore dhe e shpura tek Rako dhe të tre hymë tek gjyshja. Ajo i kishte mbyllur sytë dhe mezi merrte frymë. Vuante pasi nuk i dilte shpirti... "Nënë!" i thirra. Ajo hapi sytë me zor dhe më pa, pastaj pa dy djemtë e saj pranë dhe një nur i bukur i ra në fytyrë. Kurrë nuk më ishte e dukur aq e bukur! U mundua dhe zgjati dorën të cilën ja puthëm me radhë, unë, Rakoja dhe Beso të cilët u përqafuanë para syve të nënës që po ikte. Vetëm pas dy tre minutash nëna u shtërgua njëherë dhe dha frymë. Ju hodha në qafë babait tim dhe e putha duke e shtërguar në krahë. METAMORFOZA... Si shpirt i ndjeshëm artisti unë e kam pëlqyer shumë artin dhe sidomos artin e fjalës apo siç i themi ne, magjinë e fjalës. Komunizmi në të cilin kam jetuar deri në moshën 40 vjeçare ka qënë i talentuar në në këtë fushë pasi parrullat dhe materialet e Partisë së Punës dhe të Enver Hoxhës përgatiteshin me shumë kujdes nga një grup personel i cili kishte shumë talent në paraqitjen e tyre me art dhe nga kjo propogandë, e vetmja propogandë, pothuajse të gjithëve neve shqiptarëve, na kishte magjepsur dhe kurrë s'mendonim se do kishte ndonjë teori (magji) tjetër më të mirë! Në kokën time, për botën kapitalisto-revizioniste, ishte ngulur mirë pamja e kapitalistëve si vampirë që rronin duke thithur gjakun e popujve të tyre! Kjo më revoltonte pa masë dhe isha gati të luftoja për popujt viktima të kapitalizmo-revizionizmit! Në trdhjet vitet e para të jetës sime unë do të isha një person tepër i indokrinuar në mësimet e partisë dhe shokut Enver, aq sa isha gati që mund t'i këpusja kokën kujtdo që ishte kundër Partise dhe shokut Enver, bile edhe një të afërmi! Lëkundja ime e parë filloi aty nga fundi i viteve '70 dhe në fillim të viteve '80 kohë kur unë mund të them me plot gojën se isha një armik i flakët i partisë dhe Enver Hoxhës! Falë gjuhës italiane, të cilën e mësova në mënyrë autodidakte, për mua, më në fund ishte hapur dhe një dritare tjetër nga ku mund të shikoja botën me sytë e mij pa përdorur syzet partiake. Pastrimi i syve solli tek unë pastrimin e mëndjes sime dhe më pas tërë qënia ime evuloi si një qënie e lirë dhe e pavarur. Thyerja e robërisë së mëndjes më dha një çlirim shpirtëror dhe, nga ai moment, le të bëj një krahësim, unë isha i vetmi peshk në një tufë peshqish të ndodhur në një moçal të ndotur që kërkonte rrugë për të dalë në det të hapur. Këtë metamorfozë shpirtërore do ta pagoja me shumë shqtësime për dhjetë vjetët e ardhshme nën regjimin komunist dhe do bëhesha disa herë objekt i dyshimtë e do cilësohesha disaherë "reaksionar" nga komanda dhe nga disa shokë të mij! Kisha ndryshuar shumë në mëndje, në shpirt dhe në veprime. S'kishte se si të mos stonoja në kolektivin ku jetoja dhe punoja. TRANSFERIMI Në këtë gjëndje "liberale" dhe "lajthitje" që isha unë, sekretari i rinisë së Skuadriljes së Dytë dhe zv/kryetar i Grupit Letrar në regjimentin ajror në Rinas, nuk kishte se si të mos
më hiqnin qafe nga regjimenti pasi rreziku im për prishjen e rinisë ishte jashtëzakonisht i madh. Partia dhe Enver Hoxha kishte disa vite që po luftonin me tërbim kundër liberalizmit dhe shthurjes morale në rininë shqiptare. Ishin futur në burg dhe ishin pushuar nga puna edhe kuadro të lartë të partisë dhe shtetit. Dy nga krerët e lëvizjes për shthurje dhe liberalizim ishin Todi Lubonja dhe Fadil Paçrami të cilëve ju bë "gjyq i hapur" në Kamzë ku unë isha prezent të cilët u dënuan shumë rëndë në mënyrë që të friksoheshin të gjithë liberalët e Shqipërisë. Policia e shqipërisë kishte marrë urdhër që të arrestonte këdo që mbante veshje ekstravagate dhe flokë të gjata për djemtë. Ishin mobilizuarë për shtetin mijra rrobaqepës dhe berberë! Vërtetë sot kjo duket si një përrallë. Ishte hapur një bazë e re ajrore, ajo e Gjadrit dhe nga Rinasi u transferua me urdhër nga larg vetëm një skuadrilje, ajo e para me Mig-21. Se si u rregullua që vetëm unë nga dy skuadriljet e tjera të transferohesha për në Gjadër ?! Nuk kundërshtova pasi daja im, një komunist i devotshëm por edhe mik personal i Enver Hoxhës, më "bindi" të bëja "qarkullimin"! Isha i bindur që ai transferim erdhi si rezultat i qindrimit tim liberal. LEZHA Sa shumë kujtime, sa shumë mall dhe dashuri për qytetin tim të lashtë e të ri, Lezhën; Lissus. Lezhën e grave burnesha dhe të bukura. Kjo zonë, për mendimin tim, i ka gratë më trimëresha se çdo trevë tjetë shqiptare. Në Zadrimë tregojnë: Ngjarja kishte tronditë të madh e të vogël: Marë Vokrri e Hajmelit kishte humbë katër djemtë në një çast të vetëm. Ma i madhi ishte 27 vjeç, ma i vogli 16 vjeç. Ishte verë e po prashisnin misrin. Në qiell u shfaqën ca re, po nuk dukej se do të binte shi. Edhe pak, u tha ma i madhi i vllazërve të tjerëve. Papritur një rrufe ra dhe të katër vllaznit vdiqen. U mblodh i madh e i vogël, mijra vetë. Një plak, mik i shtëpisë, i thotë Marë Vokrrit, nanës së familjes së shuar: "Paj, njeriu nuk di çka me thanë. A ka si bahet ma keq!" "Lukë, je burrë i urtë - ia kthen nana e mjerë. – Si nuk paska ma keq? Me m’pasë mbetë në një punë të ligë do t’ishte edhe shumë ma keq. Zoti m’i dha e Zoti m’i mori." (Lat: Lissus, Tyrkish: Lesh.) Emri i tij " Lisso" e "Lissuss" gjithnjë sipas studiuesve të fushës, është nje ngjyrim linguistik i emrit të vjetër ilir "Lisi". Pra, qyteti i Lezhës, edhe përpara kthimit në një koloni helene nga Dionisi i Sirakuzes, dëshmohet si vëndbanim ilir. Ky qytet është mbi tre mijë vjeçar ku historia e plotë e tij është akoma e panjohur. Nuk është hera e parë që flas për Lezhën dhe njerzit e saj të cilët kanë një vënd të veçantë në shpirtin tim që s'mund të shlyehen kurrë. Nga një vend parahistorik, i hapur më vonë për vetëmbrojtje, Akrolisi, i vendosur në majën e malit të Shelbumit, 408 m mbi nivelin e detit, (shek XI p.e.s.) u fortifikua e u bë qendër e rëndësishme paraurbane shumë afër bregdetit lindor të Adriatikut. Më vonë ilirët (shek V p.e.s.) zbritën për kushte më të mira jetese në kodrën e Lisit (ku sot është vendosur kalaja mesjetare - Mbi qytetin e vjetër Sher) dhe e bënë atë një qytet të
mirëfilltë të zhvilluar ekonomikisht e të përmëndur për mbrojtje. (Është zbuluar një tunel i nëndheshëm qe lidh qytetin përbri Drinit me Kalanë i cili është kaq i gjërë sa mund të kalojnë dy-tre kalorës përbri njëri tjetrit dhe ky tunel kalon poshtë ish shtëpisë time në lagjen Skënderbej.) Ngjarja më e rëndësishme e këtij qyteti të lashtë e të ri është pa dyshim "Beslidhja e Lezhës." Kombi shqiptar lindi nga kjo Beslidhje që u mbajt në 2 mars 1444 ku gjithë prijësit shqiptarë u mblodhën për të bërë beslidhjen pë të ruajtur lirinë dhe traditën e të parëve të tyre nga pushtuesi turk. Pas termetit të 15 Prillit 1979 i gjithë qyteti u bë i ri, pa asnjë ndërtetesë të vjetër. Vetëm Kalaja, mbi kodrën e qytetit ngeli e vjetër! Ky qytet është i rrethuar nga laguanat Kunë e Vain, plazhi i bukur i Shëngjinit dhe bukuritë malore të Velës. Vendvarrimi i Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu (1981) mbi rrënojat e Kishës së Shënkollit është e ndërtuar Memoriali për të nderuar. vendin ku u varros Heroi Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, me 17 Janar 1468. Dikur, në kohën moniste, qyteti quhej Qyteti Intelektual pasi ka qënë qyteti që mblodhi kaq shumë intelektualë nga e gjithë Shqipëria sa as edhe një qytet tjetër! Atje kishte kaq shumë mjekë, inxhinierë, agronomë, oficerë, etj. sa për fymë të popullsisë Lezha zinte vendin e parë në shkallë republike! Kjo erdhi në saje të ndërtimit të Kombinatit të Letrës, Bonifikimit intensiv të lagunave, Bazës Ajrore në Gjadër që ishte më e madhja në vënd, Bazës Detare në Shëngjin e cila edhe kjo qe më e madhja në Shqipëri! Por, unë mendoj edhe një arësye tjetër ka qënë popullata relativisht e re e porsa krijuar, e etur për dituri dhe shkencë. NË GJADËR Kinezëria Kur mbrita në Gjadër të Zadrimës ishte gati mesnatë. Roja tek dera e hotelit ishte lajmëruar dhe më la të lirë të hyja brënda. Me të shpejtë më dhanë një dhomë gjumi në katin e tretë. Dhoma ishte majftë e mirë dhe me një ballkon të madh. Krevati, dysheku, bataniet dhe çarçafët ishin të gjithë të rinj prej pambuku dhe të butë. Nuk e zgjata shumë, lëshova valixhet në dysheme dhe u shtriva. Kur u zgjova ishte ora aty afër dymbëdhjetës, mesditë. Kisha fjetur mirë, si qingj pa asnjë lloj shqetsimi. Dola në ballkon. Dëgjohej vetëm muzikë kineze. E dija që në hotel kishte kinezë por nuk e dija se ata të gjithë do të ishin fqinjët e mij të katit të tretë. Mësova se i vetmi shqiptar i atij kati do të isha unë. Pasi u lava, u rrojta dhe u vesha dola jashtë. Nuk dija asgjë se ku do haja dhe ku do paraqitesha si fillim. Le të më gjejnë vetë, mendova dhe i rashë rrotull hotelit. Asnjë njeri s'pashë përveç rojes. Nga prapa hotelit dëgjohej zhurmë pjatash dhe u drejtova andej. Atje ishte kuzhina dhe gatuhej. "Hej! Shoku oficer! Jeni aviator i ri?" dëgjova të më thërriste një zë nga brënda kuzhinës. Eca drejt hyrjes. Në derë u dha një djalë i ri biond i veshur me uniformën e kuzhinierit i cili më zgjati dorën. "Më quajnë Mihallaq, Llaqi, dhe jam shefi i guzhinës së regjimentit."
"Agron Dardha." "Nga jeni shoku Agron?" "Nga Korça. Po Ju?" "E mora me mënd. Këtu gjysmët e aviatorëve janë nga korça. Unë jam nga Vithkuqi. Nga ç'vend i Korçës jeni?" "Jam nga Arbëri." "Po ce nuku thua bre se je puro qytetar! Ke ngrënë gjë?" "Jo." "Dil nga këtu dhe hyr nga brënda hotelit në mencë. Do të sjell ca gjëra të mira për të ngrënë." Llaqi më solli një pulë të pjekur, pilaf me gjalpë që edhe sot më ka ngelur shija në gojë, një sallatë domate, një ëmbëlsirë dhe dy shishe birrë! "Po këto birrat?!" Neve s'na jepnin kurrë pje alkolike dhe u çudita. "Merri se janë nga çinezët. Po të duash më, më thuaj. Unë jam këtu në kuzhinë. Të bëftë mirë!" "Faleminderit. Kaluan disa ditë pa bërë asgjë. Lexoja libra dhe vija rrotull fshatit dhe regjimentit për ta njohur vendbanimin tim të ri. Në mbrëmja ju afrohesha kinezve kur ata luanin bilardo, pig-pong apo me letra por ata, sapo unë ju afrohesha, e ndalonin lojën dhe një e nga një largoheshin nga sallat e lojrave! Një mbrëmje vendosa të hyj në dhomën e fqinjit më të afërm, një derë pas meje. Ai ishte një kinez ndryshe nga të tjerët, trupmadh dhe i pashëm. Quhej Li. Kinezi ishte vetëm. E përshëndeta në gjuhën e tij " Nín hao!" njatjeta! dhe i dhashë dorën por ai me përtesë vetëm më salutoi. Më tha me duar e me këmbë se nuk dinte shqip. S'ka nevojë, i thashë. Miqtë flasin me zemër. Edhe unë i fola me ca fjalë gjysma shqip e gjysma kinezçe mësuar me kinezët në Rinas. Pashë se TV i tij ishte hapur në një stacion televiziv të Beogradit. Në atë kohë mardhëniet Tiranë-Beograd ishin shumë armiqësore dhe kjo më bëri përshtypje. E pyeta nëse i pëlqente programet e Televizionit Shtetror të Tiranës por ai s'më dha përgjigje. " Jin wan de jueliang shì meilì de (sonte hëna është e bukur), i thashë kinezçe, ashtu kot si për t'i tërequr kureshtjen por ai përsëri s'reagoi! Hapa derë dhe duke dalë thashë "pigu!" (gomar!) por ai bëri sikur s'dëgjoi. Të nesërmen u thirra para komandës sime ku ishte Li-u dhe një kinez tjetër. U tremba. E fillova keq edhe këtu në Gjadër mendova. Kushedi se çfar do më bëjnë, ndoshta kurban për t'i bërë qefin kinezërisë. Qëndrimi i komandës dhe sekretarit të partisë, për çudi ishte i butë dhe paqësor! U munduan dhe na pajtuan. Kjo më bëri shumë përshtypje në fillim sepse mbaja mënd se një korçar kur Çu de, ministri i mbrojtes së Kinës erdhi vizitë në Shqipëri, ai tha një shokut të vet se kinezi ngjet si derr, u burgos 25 vjet! Më von mësova nga sekretari i partise, Isufi se, "nuk ishin mirë punët me kinezët". BAZA AJRORE
Në bazën ajrore të Gjadrit e cila ishte baza më e madhe ajrore shqiptare dhe një nga më të mëdhatë dhe më modernet në Europë falë infrastrukturës tepër speciale që ajo ka. Pista ajrore u ndërtua në një mënyrë që pas uljes në pistë, avioni mund futej në një tunel të nëndheshem në formë "U" në malin e Kakariqit. Tuneli me një gjatësi mbi 600 m, gjërësi mbi 15 m dhe lartësi mbi 9 m. Ishte shtëpia 12 avionëve MiG-21 dhe 36 avionëve MiG19. Plus që ishin dhe 6 avionë Mig-17 mësimorë, dy për çdo skuadrilje. Kapaciteti i tunelit është mbi 50 avionë bashkë me personelin dhe një ofiçinë riparuese në rast lufte. Fillimisht, Regjimenti u pagëzua me numurin 5646. Përveç pistës kryesore të gjatë 3000 metra të gjatë dhe 60 metra të gjërë, ishte ndërtuar dhe "Pista Urgjente" për ngritjet direkt nga tuneli. Kjo pistë kalon mes përmes fshatit Gjadër. Fluturimet si regjiment ajror i kompletuar filluan afër fundit të vitit 1976 (më 16 tetor me rastin e ditlindjes së diktatorit) dhe morën formë të plotë në fillim të vitit 1977. Përveç detyrës teknike unë në fillim u caktova dhe Sekretar i Komitetit të Rinisë së Bazës Ajrore. Njëkohësisht isha përsëri sekretar rinie i Skuadriljes se Dytë dhe Kryetar i Grupit Letrar të Regjimentit Zadrimor. Po ashtu, u besova nga Byroja e Partisë së Regjimentit, me sekretar Isuf Ymerin, si ndihmës i tij. BLINISHTI Mbrita në qëndër të fshatit të Blinishtit i cili gjendet në qëndër të Fushës së Zadrimës (Tejdrinës),rrethuar nga larg prej maleve të Shën Mëhillit, Kreshtës, Kakariqit dhe Velës. Gjëja e parë që të bije në sy nga larg fshatit është Kinemja e Blinishtit e cila është disa herë më e madhe se kinemaja e qytetit të Lezhës. Njëlloj si ajo kinemaja e fshatit tim Arbër që është më e madhe se "Kinema Morava" e qytetit të Korçës, ku u prit dhe hëngri drekën udhëheqësi i madh i BS, Nikita Krushovi në vitin 1959. Blinishti është një fshat i vjetër me tradita të lashta dh të reja të kulturës shqiptare të cilat sot gërshetohen përsosmërisht. Por gjëja më e bukur janë blinishtarët me burra asganë dhe vajza shumë të bukura ku një djali nga jugu siç isha unë i ngelen sytë dhe zemra. Atje në Blinisht,mos u çuditni, zadrimorët kanë patur shkollën e parë shqipe që nga viti 1632. Për herë të parë, në mënyrë masive dhe shumë të njohur, Blinishti përmëndet nga kronistët e mesjetës kur flitet për Prijsin Arbëror, Duka Vlad Blinishtin, i cili në vitin 1279 humbi betejën e parë të arbërorëve kundër Anzhunëve së bashku me Dukën tjetër, Gjin Tanushin, nga të cilët rrjedh dhe Duka Gjini. Fatkeqësisht pas pushtimit, dy fiset më të mëdha shqiptare; Blinishtasit dhe Dukagjinasit hynë luftë me njëri tjetrin deri në shfarrosjen Blinishtasve në kohën e Lek Dukagjinit për të cilin do them dy fjaë më poshtë. Mes përmes Blinishtit kalon rruga më e vjetër shqiptare, Via (rruga) Zeta, ndërtuar mbi dymijë vjet më parë. Një karkateristikë e veçantë e blinishtarëve është se në dasmat në këndojnë të gjithë. Ata kërcejnë valle masive. Dasmorët lodrojnë mbi kuaj, lajmëtarët sjellin sihariqin në shtëpi të dhëndrit se po vjen nusja dhe gjithë gratë të shtëpisë dhe bijat e ardhura për dasëm dalin për të pritur nusen dhe e shoqërojnë atë me këngë në të gjithë fshatin, duke u
kënduar këngë falenderimi atyre që qerasin krushqit me petulla, raki, mjaltë, djath, ullinj etj. Mos çuditet askush! Befasitë e Blinishtit do më shokonin por le të vazhdoj tregimin me radhë. Njeriu i parë që më takoi kur sapo mbrita në qëndër të fshatit ishte një vajzë biondinë që thirrej Sata e cila më shpuri tek kryetari i kooperativës së bashkuar me qëndër Blinishtin. Kryetari ishte nga qyteti i Lezhës dhe banonte i vetëm në një shtëpi fare të vogël të stilit kinez në qendër të fshatit. Shtëpia e tij kishte vetëm një dhomë. Për të shkuar tek dhoma e tij duhej të ngjitje disa shkallë druri rrethuar me lule si në Kinë. Në dhomë gjendeshin, një krevat si ai i Mao Ce Tung-ut, një tavolinë dhe tre karrike të thurura me thupra dhe kashtë, njëlloj si të Kryetarit Mao. Gjithçka binte erë kinezërie! Kryetari, një meso burrë, më priti me shumë dashamirësi dhe më zgjati një cigare pastaj më bëri vetë një kafe dhe më tha të prisnja shokët e nga Lezha. S'e kisha fare idenë se cilët do të vinin nga qyteti. Kur erdhën shokët nga Lezha pashë se ishin katër vetë; përgjegjsi i tyre, Kujtimi, një tjetër që quhej Take, një oficer marine që thirrej Malushi dhe një vajzë brune e bukur që vetëm qeshte ëmbëlsisht. Kujtimin e kisha dëgjuar sepse ishte sekretar i Komitetit të Rinisë së Rrethit. Take ishte një aktivist shumë i dalluar. Malushi ishte sekretar i Komitetit të Rinisë së Bazës Detare në Shëngjin dhe vajza që ishte një sekretare rinie, nuk e di se ku. Ata i kishte sjellë sekretari i Komitetit të Partisë së Rrethit, shoku Marash Ndoka. Pasi u prezantuam me njëri tjetrin, kryetari iku dh na la vetëm në shtëpinë e tij. "Nëse doni të hani, pulat e pjekura janë gati", na tha Sata. "Po ne duamë edhe raki që të ndez", u hodh Take. "Mos u shqetësoni se ka Blinishti raki sa të laheni", na tha blinishtarja. "Bukur fare!! u dëgjua një thirrje, ndoshta Malushi. Pashë se të gjithë kishin shumë humor dhe se ishin të preokupuar të hanin dhe pinin si gjërat më kryesore! Sigurisht që Kujtimi, si përgjegjës, mundohej të ishte pak më i rezervuar se ne por dukej hapur se edhe ai ishte i një mëndje me ne. Shkuam në mencën e fshatit dhe u shtruam si në shtëpinë tonë. Sata na la vetëm. Hëngrëm sa mundëm dhe pimë sa erdhëm në qef. Zjarr qefit i dha erdhja tek ne e përgjegjësit të sektorit, gruaja e të cilit ishte deputete në Kuvëndin Popullor. Përgjegjsi këndonte bukur dhe i binte çiftelisë si të gjithë blinishtarët por vetia e tij më befasuese ishte njohja e Blinishtit në shekuj. Filloi kënga dhe hareja derisa mbaroi Orari Zyrtar. Lezhianët ikën në lezhë dhe unë në Gjadër. Të nesërmen që në mëngjez, pa u nisur për në Blinisht, më thirri sekretar Isufi dhe më pyeti se si e kalova ditën e parë. I thashë se ishte dita e parë dhe nuk bëmë ndonjë gjë pasi ishte prezantimi. "Shrytëzoje kohën për detyrën që të është ngarkuar por mos harro të bësh edhe një çikë qef, siç thoni ju korçarët, se Blinishti nuk është fshat i humbur por është më i pëparuar edhe se vet qyteti i Lezhçs! Atje, në vitin 1703 dhe pikërisht në datat 14-15 janar kur u mbajt Kuvendi i Arbërit në Mërqi, ka fjetur Papa Klementi XI i quajtur ndryshe edhe Papa Albani i cili ishte me origjinë shqiptare dhe pikërisht nga Blinishti." "Nga i di ti këto?!" e pyeta i çuditur.
"Mi ka treguar "Enciklopedisti i Blinishtit". Nejse, ty s'të duhen këto histori me papë dhe fé sepse janë reaksionare dhe populli ynë jua ka treguar vendin." "Kush është ky "Enciklopedist?" "Ke për ta njohur atje, por kujdes!" Erdhi dita e dytë në Blinisht. "Kujtim, ç'far do bëjmë sot?" e pyeta. Ai më pa një cop herë pa folur. Malushi qeshi ndërsa Take u hodh dhe tha, "Do hamë, do pimë dhe do ...!" "Ç'far, ç'far tjetër?!" pyeti vajza e bukur dhe kakarisi e gëzuar. "Do bëjmë atë që duhet të bëjmë", ishte përgjigja lakonike e Takes. Fillova të mërzitem. Iku edhe dita e dytë pa bë detyrën e ngarkuar! Edhe dita e tretë po ashtu. Dita e katërt ndoqi tre të parat. Ditën e pestë u "zhdukën" përgjegjësi dhe vajza. Ditën e gjashtë dhe të fundit, kishim ngelur tre vetë; Take, Malushi dhe unë. Harrova të them se përgjedhësi i sektorit nuk na u nda për asnjë çast dhe ai tërë kohën fliste ose këndonte. Na tregoi kaq shumë histori sa unë s'kisha dëgjuar tërë jetën time dhe mendova se ai do të ishte "Enciklopedisti". Falenderoj fatin që rasti më ka sjellë të njihem me Njerëz-Arshiva të Gjalla të Historisë Shqiptare si ai përgjegjësi i sektorit të Blinishtit. Disa nga ato që mësova nga ai "Enciklopedia e Gjallë" po i shkruaj më poshtë. Në Shqipëri misri u mboll për herë të parë në zonën e Blinishtit të Zadrimës. Këtë na e tregon përgjegjësi duke ju referuar Frang Bardhit në relacionet e vitit 1641 (6 prill), ku shkruhet se në fshatrat e Zadrimës është përhapur gruri dhe meli, kurse në zonën e Blinishtit edhe kultura e sorgos (misërit). Nga Blinishti janë disa figurat kombëtare të njohura si, Marin Suma, Pjetër Zarishi, Filip Pashuku, Daniel Dajani, etj. Nesër besoj se do të jetë dhe "Enciklopedia e Gjallë" e Blinishtit. Afër Blinishtit u vra dhe princi i Blinishtit dhe Danjës, Lek Zaharia prej Lekë Dukagjinit. Blinishti ka pasë dhe ka gra e vajza shumë të bukura, duke nisur nga Ashta e Zhavorrinës e deri te Irena që u përdor si pretekst në mes të Dukagjinëve dhe Zahariajve. Irena e bukur ishte bijë e prijësit të Zadrimës Lekë Dushmanit, i cili nuk kishte fëmijë tjetër përveç Irenës, kështu që trashëgimia do t’i mbetej asaj dhe atij që do të martohej me të. Këto të dyja ishin principatat më të lakmueshme, jo vetëm për Dukagjinët e Skënderbeun, por kryesisht për venedikasit, të cilët duke përdorur në pamjen e jashtme bukurinë e Irenës i ndërsyen dukagjinët kundër pinjollit të vetëm të Danjes dhe Blinishtit, Lekë Zaharisë, megjithëse vetë Irena, familja e saj dhe kleri vendas kërkonin që ajo të martohej me L. Zaharinë. Por Zadrima ishte principatë e begatë dhe Irena ishte e bukur, e zgjuar dhe i kishte hije derës së madhe të Dukagjinëve të kishin një nuse të tillë si ajo. Kështu, edhe nga inati i plagosjes së ju bë Dukagjinit në dasmën e Mamicës, prijësit të Danjes iu ngrit prita, kur po kthehej nga kulla e Zadrimës, ku kishte nënshkruar kontratën e martesës me Irenën, u vra kur po kalonte pyllin e Kovinenit afër Drinit. I frymëzuar nga kjo ngjarje, në kohën që isha në Blinisht, thura dhe vjershën e më poshtme. Dy Lekët
Jemi vrarë për një garth edhe për një gur, Për një dele, për një vezë a një pulë. Për një femër kemi ndez flakë qiell e dhé Rrallë jemi shqetsuar për komb e atdhé! Kët' sjell lufta e dy trimave të dheut; Zahar e Dukagjin, trima të Skënderbeut. Njëmij' e katërqind e dyzet e pesë, Dasma e Mamicës në Lesh u pre në besë! Irena, vajz' e bukur e Gjergj Dushanit Dy Lekëve u prishi logun e xhanit. Ata shpatat nxorrën në pyll të Sheroqit Me tërbim kafshor i ranë shoqi shoqit. Iren e bukur desh Lekë Zaharinë Dhe ishte shum' e trembur për dashurinë. Kur, befas Lek Dukagjini ra për tokë, Skënderbeut ju ngritën leshrat mbi kokë! "Trima! Nëse jepni jetën për dashurinë, Nga armiku kush do t'ju ruajë shtëpinë? Kujt do t'ja lini nderin dhe Epirin tonë Kur do mbylleni vetëm dy metro pronë?!" U dukën sikur Princin e dëgjuanë, Të dy trimat fort duart i shtërnguanë. Besa u pre pas dy vjetësh nga Dukagjini Kur princin e Danjës të vdekur e shtrini! Por, besoj se kënaqësinë më të madhe e gjeta tek historia e "Gjuhës Blinishtare" e vetmja në trojet shqiptare dhe më befasuesja. "A e dini se ne në Blinisht flasim edhe një gjuhë tjetër përveç shqipes?" më pyeti përgjegjësi. "Jo. është hera e parë që po dëgjoj për këtë gjë", u hodha unë si më kureshtari që jam për këto punë. "As unë s'kam dëgjuar gjë për këtë", tha Malushi. "Unë di diçka rreth bisedimeve të blinishtarve me anën e fërshëllimave por nuk e besoj..." foli dhe Take. "Jua tregoj dhe demostroj unë", bërtiti përgjegjësi. Dolëm në rrugë. Përgjegjësi fërshëlleu dhe në një dritare u shfaq një fshatar. "E patë? I thashë me fërshëllimë që të dilte në dritare. Tani më jepni me të shkruar një fjali që t'ja them me të fërshëllyer dhe më pas shkoni dhe verifikoheni se ç'far i kam thënë.
Nxorra një copë letër dhe shkrojta, "Këta shokë nuk besojnë se ne blinishtarët merremi vesh me fërshëllima. Emrat e këtyre shokëve janë: Take, Malushi dhe Agron" dhe ja dhashë përgjegjësit i cili filloi menjëherë ta transmetojë atë me fërshëllima. Kur ai mbaroi, unë shkova vetë në shtëpinë e fshatarit dhe mora mesazhin tim. Për këtë, e pyeta fshatarin se ç'far i kishte thënë përgjegjësi. Ai më tha tekstualisht, gjithçka kisha shkruar unë!! Mos e besoni po deshët! MISTERET E ZADRIMËS Pusi Natyror Me rininë e skuadriljes bëja atë që më pëlqente më shumë, eskursione në vende tepër të veçanta. Kjo më jepte një kënaqësi të veçantë pamvarsisht se më shkaktonte edhe telashe me drejtuesit e regjimentit të cilët ndjenin një farë frike për atë që bëja. Shpesh më duhej të mos u tergoja të vërtetën se çfar bënim. Gjënë e parë që bëra ishte zbulimi i misterit 100 m larg hyrjes së tunelit të avionëve, në rrugën që të shpije drejt fshatit Kakariq, afër postbllokut numër një. Kisha vënë re një guvë e cila ishte fare afër rrugës por s'i kisha kushtuar shumë rëndësi. Guva ishte e maskuar mes degëve të një shege të egër dhe disa shkurreve, shumica e tyre ishin fier guri dhe sherebelë. Një ditë, kur po rrinim afër guvës, i them një shokut tim pilot, Bujarit, "Ç'far të jetë kjo vrimë?" "Mos u bëj kurioz. Qënka vend shumë i përshtatshëm për tu fshehur..." "Për tu fshehur nga ç'far?!" "Po ja, kur s'gjen ndonjë vend se ku...kur je me dikë... edhe mund të vish këtu!" Nuk i fola. "Kur ke me kë dhe s'ke se ku,/Eja budall dhe hyr këtu!/Kur ke se ku por s'ke me kë,/Kjo vrimë... qënka si të jesh me të!" Qesha me këto vargje të Bujarit i cili s'përtoi por i bëri një rikonjicion vrimës. "Eja, eja! Qënka shumë e rrezikshme. Pa shiko këtu! Qënka një pus i thellë." U afrova dhe mora një gur dhe e hodha në pus. Pas 12 sekondash rënie të lirë guri bëri një "plluq". Kishte rënë ujë. Të nesërmen që ishte ditë e djelë, duhet thënë se ne punonim gjashtë ditë në javë, organizova me rininë e skuadriljes së dytë zbulimin e guvës. Komandës i thashë se do vizitonim një guvë por jo se do hynim brënda pasi ata mund të mos na jepnin lejë. Në skuadrilje ne kishim nga ata të rinj aviatore dhe ushtarë që ishin guximtarë të ç'mëndur dhe që s'e kishin për gjë të zbrisnin edhe në Qendër të Tokës! Kishim marrë me vete të gjitha paisjet e duhura si litarë, veshje meshini, sqepar, qysqi, çekiç, helmetë, dritë dore të fuqishme me bateri, etj. Po shikoja se disa po ziheshin se kush të zbriste në pus. Ndëryhra duke ju lutur se këtë punë duhet të ma lini mua në dorë pasi jam unë ai që përgjigjem për këtë që po bëjmë. Në fakt po ndjeja shumë përgjegjësi dhe sigurisht frikë para komandës së regjimentit. Nëse
ndodhte diçka kjo do të qe fatale në radhë të parë për mua. Vendosa të hyja vetë. Nëse do ndodhte diçka, le të binte vetëm mbi mua. Pas shumë përpjekjesh për ti bindur 21 anëtarët e organizatës, u vendos të hyja vetëm unë. Para se të lidhesha me litar bëra një llogari se sa i thellë ishte pusi. Në llogaritjen u bazova tek rënia e lire e trupave e cila është lëvizja që kryhet vetëm nën veprimin e forcës tërheqëse të tokës dhe se trupat bjenë në rënie të lirë me të njëjtën shpejtësi të nxituar që është gjithmonë 9,8 m/s². Nga llogaritja doli se thellësia ishte mbi njëqind e njëmbëdhjetë metra! E pabesueshme! Unë e dija se vendi ku është guva është ekzakt 10 m mbi nivelin e detit., pra, ç'ishte ky ujë një qind metra poshtë detit?! Ju thashë shokëve për këtë gjë. Të gjithë u shqetsuam dhe ngelem të habitur nga ky konstatim. Ne kishim një pyetje se, a mundet që të ketë tokë pa ujë edhe poshtë nivelit të detit kur deti ishte shumë afër nga atje?! Nëse po, kjo do të qe normale por, ne s'kishim njohuri për këtë. Dikush tha ta linim këtë punë dhe të pyesnim për rritjen e njohurive rreth asaj çshtje para se të vepronim. "Le ta provojmë të shohim njëherë. - Këmbëngula unë. - Le të dimë se si qëndron puna. Sa i gjatë është litari?" "Vetëm 50 m." "Le të hyj unë. Mendoj se duhet ta shoh fundin në largësi 50 m. Rrini gati, nëse e tund litarin pa pushim më xirrni sipër. Dakort?" Morëm dhe lidhëm njërin skaj të litarit në mes të qysqisë të cilën e futëm në një të çarë shkëmbi dhe anën tjetër e lidhëm për gjoksin tim, poshtë krahëve duke e kaluar edhe rreth belit dhe më pas duke lidhur dy kofshët e mija. U vesha me rrobat e lëkurës dhe çizma. Vura helmetën në kokë. Mora një sqepar dhe një dritë dore që i lisha me spango pas mesit tim. Futa në xhep një gur. Katër djem të fuqishëm do të lëshonin litarin pak e nga pak; dy jashtë grykës së guvës dhe dy në hyrje të pusit natyror. Filloi zbritja. Mundohesha të zbrisnja me këmbë e duar pasi vinte pak pjerrtas nja pesë -gjashtë metra. Më pas pusi ishte pingul dhe unë u vara në litar. Drejtova dritën anash dhe poshtë për të parë. Ç'të shoh! Guva vinte dhe zgjerohej në një shpellë gjigande ku nuk dukej as anë e as fund! Shokët vazhdonin ta lëshonin litarin por unë nuk dalloja asgjë. Vetëm errësirë dhe qetësi. "Si po shkon puna?" më pyeti Bujari që mbante litarin tek hyrja e guvës. "Mrekulli." "Ç'far shikon?" "Asgjë." "Si asgjë?!" "Pusi vjen dhe zgjerohet shumë. Nuk i shoh fare paretet anësore as dhe fundin." "Si ka mundësi?!" Litari u lëshua i tëri dhe kur unë kërkoja më, më thanë se mbaroi. Pamja ishte po ajo, nuk dukej asgjë. Isha vetëm unë i varur në një vrimë të zezë dhe kaq. Hodha gurin që kisha në xhep. Nuk u dëgjua asgjë! Çudi! "Mundohu të shikosh se mos dallon ndonjë gjë!" bërtiti një zë që se mora dot vesh se i kujt ishte. "Po ju thashë se po shoh asgjënë." "Dëgjo! - bërtiti po ai zë, - nëse nuk dallon dot gjë, do të lemë atje derisa të të vijë shikimi. More vesh?!"
"Mirë. Më lini edhe pak, mbase shoh diçka." Ndënja në shpellë mbi një orë dhe nuk dallova asgjë. Kur më ngjitën sipër disa më shanë se isha qorr dhe se nuk duhej të kisha hyrë unë. E lamë të vinim një herë tjetër me një litar edhe më të gjatë por kurrë nuk u kthyem më atje. Shkuam në disa vizita të tjera të mistershme si tek "Shpella e Pëllumbave" në majën e Kakariqit, tek "Guri i Zi" që ngrihet si një shkëmb i madh në mes të fushës që s'ka asnjë gur të vogë, etj. SAKRIFICË & FRIKË Puna në Gjadër erdhi dhe u vështirësua shumë për arsye sepse Enver Hoxhës i kishte hyrë frika nga një agresion i mundshëm imperalisto-revizionist pas prishjes me Kinën Motër por edhe sepse neve, filluan të na mungojnë pjesët e këmbit për avionët. Me inisiativën tonë nisën të riparohen dhe t'ju shtohen resurset agregateve të vjetra. Disa gjëra të thjeshta nisën të prodhohen në Kuçovë. Vështirësia më e madhe ishte për resursit e avionëve si agregatë më vete pasi të gjithë avionët tanë luftarakë kishin arritur në limitin e lejuar. Efektivi inxhiniero-teknik nuk largohej nga regjimenti pa vënë çdo avion në gjëndje pune. Ndërsa efektivi fluturues u betuan se do fluturonte pa frikë me avionët të cilët riparoheshin në vend. Orët e fluturimit u shkurtuan në masën 80-90% dhe u tha se kjo do të kompesohej me stërvitjen, trenimin dhe simulimin në tokë. Efektivi aviator filloi kështu "me dëshirë" një sakrificë të paparë. Kjo solli edhe rastet e shumta të difekteve, aksidenteve dhe sigurisht të pakënaqësive. Një pjesë e aviatorëve nisën nga dredhitë për tu larguar nga Forcat Ajrore Shqiptare ose për të punuar dhe fluturuar me avionë me helikë. Një nga ata që po pundohej të largohej nga puna në teknikë ishte dhe shoku im më i mirë, Veprimi, i cili si liberal me shpirt të lirë, i ndjeu rëndë masat shtërnguse dhe sakrificat e mëdha që filluanë. Edhe shërbimet na u shtuanë shumë. Nëse më parë efektivi fluturues dhe teknik bënte nga 5 ditë shërbimi më muaj në Gadishmërinë Roje, filloi të qëndrojë në regjiment nga 10 e më shumë ditë në muaj. Një ditë Veprimi më tha, "S'durohen më këto shërbime sikur të jemi në luftë!" "Mos u qaj - i thashë, - se ka edhe më keq." "E çfar është më keq se kaq?" "Të mos shkosh fare në shtëpi." "Po ta bëjnë atë gjë, unë e flak kapelën dhe i bëj naftën aviacionit!" "E flak ti kapelën por qeveria të flak ty në birucë si dezertor. Mbahu!" "A çajmë ferrën?" "Ç'do me thënë të çajmë ferrën?" "Hajt se e kupton ti. Mos bëj të paditurin." Në fakt unë e kuptoja atë shprehje që do të thoshte të arratiseshim prej Shqipërisë pasi e përdornim kur duhet të largoheshim nga ndonjë vend që s'na pëlqente por, desha të bëja sikur s'kuptonja se ajo punë ishte me kokë. Nëse i thosha po, ai ishte gati "ta çante ferrën". Ja njihja kokën. S'do kalonin as disa ditë dhe Veprimi, ndërsa bënte shërbim në Çiftin Roje të gadishmërisë i thotë pilot Bardhit të njëjtën shprehje që më tha mua. "Bardhi, avioni im është gadi, si thua, a çajmë ferrën?"
Sigurisht që bardhi e kuptoi por edhe ai ju shmang provokimit dhe bëri sikur nuk e kuptoi. "Dëgjo, - vazhdoi Veprimi ti thotë Bardhit, - sparka (avion mësimor dy vendësh Mig-17) ime i ka baqet (rezervuarët varës) plotë dhe na mjafton karburanti..." "Veprim, eja bëjmë një lojë bilardo!" Bardhi ju shmang përsëri provokimit. Ai propozim në Shqipërinë e asaj kohe ishte baraz me riskun e vdekjes. Nëse dikush të dëgjonte për këtë bisedë dezertimi, përfundoje direkt në burg dhe dënimi mund të shkonte deri në pushkatim. PËRBALLË EGËRSISË PUSHTETARE Ndërsa varfëria rritej për ditë, në porporcion të drejtë por të shumëfishtë, rritej dhe forcohej Lufta e Klasave. Për ta lënë partinë dhe Shqipërinë të pastër, Enver Hoxha i sëmurë e duke parë fundin e tij, shtoi në maksimum spastrimin midis radhëve të partisë, në kuadrot dhe në popull. Egërsia dhe intoleranca zaptuan mëndjet e kriminelev në drejtimin e shtetit dhe në armën e sigurimit. Fjalimet e "të mëdhenjëve" përfundonin me ultimatume ndërsa Sigurimi priste koka! Sot i kujtoj me shumë krenari disa punë vërtetë të vogla që kam bërë për të shpëtuar disa persona dhe bile familje të tëra në jetën time si aviator. Ato ngjarje më vijnë si melodi të largëta gazmore që më mbushin shpirtin me gëzim dhe për mua kanë po aq rëndësi në mos njëlloj si ata persona që u shpëtuan prej meje pasi në kujtimet e tyre unë sot ripërtërihem dhe ndihem i lumtur. E them me bindje dhe me plot gojën se, bëj mirë të gjesh mirë. Nëse bën keq e keqja ka për të ndjekur tërë jetën. Në këtë luftë një natë më vjen në shtëpi Tomorri, shoku im i skuadriljes dhe më thotë, "Agron, kam nevojë për ndihmën tënde. Jam në tehun e thikës. Problemi është këtu; jam paditur se gjyshi im ka qënë një antikomunist gjatë Luftës Nacional-Çlirimtare." "Po unë ç'hyj në këtë mesele?!" "Prit. Duan të më largojnë nga Forcat Ajrore dhe unë ju shkrojta letër se nuk e kam njohur kurrë gjyshin. Përgjigja e letrës më erdhi nga daja jot në Tiranë. Të lutem, të lutem, në emër të shoqërisë sonë, shko në Tiranë dhe sqarohe dajën tënd se unë edukimin e kam marrë nga babai dhe nëna ime të cilët janë komunistë. Me gjyshin s'më ka lidhur asgjë përveçse kam gjakun e tij. As babai im kurrën e kurrës nuk e ka zënë në gojë të jatin, dmth gjyshin tim. Përse të dënohem për një njeri që se kam njohur dhe që s'ka ndikuar aspak në jetën time. Kjo është e përgjithshmja. Kam besim se ti di ta s'qarosh më mirë se unë këtë situatë dhe se do më ndimosh mua. Të lutem." I premtova se do shkoj ta sqaroj mirë dajën tim i cili kishte detyrën e Kryetarit të Zyrës së Ankesave të Kryeministrit dhe në këtë detyrë ai i shqyrtonte të gjitha rastet e ankesave që i paraqiteshin Mehmet Shehut nga kuadrot dhe populli. Të nesërmen u nisa për Tiranë dhe në mbrëmje e sqarova shumë mirë tim ungj. Ai më dëgjoi me shumë vëmëndje dhe më bëri vetëm një pyetje. "A është njeri i mirë ky Tomorri?" "Është i shkëlqyer", i thashë. "Do ta ndihmoj."
Kur u ktheva në Gjadër, në punë, pashë se Tomorrin e kishin pezulluar nga puna dhe i kishin marrë pistoletën duke e lënë në pritje të urdhërit nga lart. Tomorri shikohej me dyshim sikur të ishte vërtetë një armik në radhët tona. Askush nuk i afrohej dhe askush nuk e përfillte sikur nuk ekzistonte! E di se disa vërtetë e urrenin si armik por shumica kishin frikë. Tomorri dukej i lodhur, i verdhë në fytyrë dhe shumë i hutuar. Kur gjeta rastin i thashë se do rregullohet puna. I thashë ashtu sepse kisha besim tek aftësitë e dajës tim dhe tek miqësia e tij me Kryeministrin. Pas disa javësh vërtetë u realizua parashikimi im. Tomorri bëri një darkë për nderin tim. Një rast tjetër, i dashur Agideba, është dhe rasti i ushtarit Spiro Klironomi nga Durrësi i cili kishte një të dashur në fshatin Gjadër dhe se i jati asaj vajzës kishte erdhur në komandën e regjimentit dhe kishte bërë ankesë sikur ushtari gacmonte jo vetëm vajzën por edhe tërë familjen e tij. Komisari i skuadrlijes më thirri mua si sekretar i rinisë dhe më dha urdhër. "Agron, mblidh rininë dhe përjashtoje Spiron nga radhët e rinisë." "Pse?!" "Për prishje uniteti me popullin dhe për kurvëri. po ashtu ai lorgohet disa herë pa lejë nga Regjimenti." "Për këto akuza ai mund të arrestohet!" "Urdhëri është të përjashtohet nga rinia pastaj të arrestohet." "Mendoj se duhet që akuza të vërtethohet më parë se të pranohet e tillë. Asnjë i ri s'mund të përjashtohet me urdhër nga larg." "Ti s'kuptoke fare! Ore Agron, të dija të zgjuar...Ore përjashtoje dhe pik. S'do kemi ne telashe. Larg bythës sonë." "Mirë. Ma ler mua këtë punë." "Bëje sa më parë. Spiros t'i ndalohet dalja e lirë jashtë regjimentit." Shkova dhe e takova ushtarin-mekanik Spiro dhe e pyeta rreth atyre që akuzohej. "Shoku shef, mund të thonë çfar të duan për mua por unë e dua atë vajzë dhe nuk kam gacmuar askënd. Të gjitha sa më thoni janë gënjeshtra. Nëse nuk më besoni mua, shkoni dhe pyetni vajzën. Sa për ikje pa lejë e kam bërë njëherë dhe më ka kapur një oficer. Për këtë kërkoj falje." "Do shkoj të takoj vajzën. Ti mos u largo nga regjimenti." Në takimin me vajzën ajo e pranoi se ata duheshin por Spiron nuk e pëlqente i jati pasi ai është shumë ezmer! "Ju e doni Spiron?" "Po." "Mundeni këtë gjë t'ja pohoni dhe komisarit tim nëse ju thërret?" "Po." "Faleminderit." "Ç'far po bëhet me Spiron?" Nuk ju përgjigja dhe u largova. Mblodha organizatën e rinisë dhe pasi ju tregova akuzën e ngritur nga komanda ju thashë se e vërteta qëndron ndryshe, Ata duhen. Sa për ikjen pa lejë ju propozova t'i jepet një qortim. Të gjithë ranë dakort dhe mbledhja u mbyll. Të nesërmen u thirra nga komisari i skuadriljes. "Agron! Ti je njëlloj si ushtar Spiro. Ti je duke na prishur rininë! Ti je liberal dhe i pandreqshëm. Do propozoj masë ndëshkimore për ty!"
Nuk i fola asgjë por hapa derën dhe u largova nga zyra e tij dhe shkova direkt tek zyra e sekretarit të byrosë së regjimentit. I tregova gjithçka. Pashë se ai më dëgjoi me shumë vëmëndje dhe mu përgjigj. "Nëse është ashtu siç thoni juve, mos u shqetsoni sepse keni vepruar shumë mirë. Partia na mëson t'i shpëtojmë njerzit dhe jo t'i dënojmë. Do ta verfikoj këtë çështje. Mund të largoheni." Pasi u vërtetua dhe doli se ishte ashtu siç unë kisha raportuar, çështja e ushtar Spiros u mbyll. Një rast tjetër midis shumë rasteve të tilla ishte edhe ai i pilot Bujarit të cilin u përpoqa në maksimum për ta shpëtuar por, megjithëse e shpëtova nga burgu, Bujari i lirua nga ushtria. Bujarin e kisha shumë shok. Ne kishim qënë bashkë studentë për pilot dhe shoqëria jonë vazhdoi edhe gjatë jetës në Bazën Ajrore të Gjadrit pasi fati na ra të punojmë në të njëjtën skuadrilje. Bujari, ndryshe nga unë, ishte njeri që i pëlqenin shumë aventurat dhe sidomos me femrat. E dija se Bujari nuk gënjente, nuk ishte i dhunshëm me to dhe se i trajtonte me shumë dashuri dhe respekt. Kjo lloj jete kishte bërë që atij të mos i shkonte në mëndje të fejohej pa le të martohej. E kisha këshilluar disa herë se duhet të fejohej që të mos bridhte si lareska hu më hu. Ai qeshte dhe më thoshte me shumë seriozitet, "Në fakt ke të drejtë. Por e di si është puna...S'kam gjetur deri më sot asnjë vajzë të jetë vajzë. Unë po nuk gjeta një të virgjër s'martohem!" "Po ajo që ke tani në Tiranë, si është?" "Ajo? Oh Zot! Ajo është një kurvë kalibri dhe mos e dhëntë Zoti ta kem grua. I jati i saj punon lart në qeveri, afër Enver Hoxhës." "Po kur është e tillë largoju prej saj. Si ke guxuar të shkosh me të?! Jari je në rrezik!" "Largohem unë por nuk largohet ajo! pastaj, ma beso, ajo është kaq e pastër dhe kaq e sjellshme sa edhe unë them shumë herë se gjynah që është kurvë. Ajo më jep shumë kënaqësi dhe më thotë se edhe nëse nuk martohemi, kërkon të më mbajë dashnor." "Jari, largohu prej saj! Kushedi se çfar mund të gatuajë ajo kundër teje. Pastaj qefi i pamerituar kushton shtrenjtë." S'kaloi disa muaj nga ajo bisedë që bëmë dhe një ditë më japin urdhër që Bujarin ta përjashtonim nga rinia! Sigurisht që nuk e përjashtova, bile as e mblodha fare rininë. Komisari i skuadriljes më shpalli armik! Pas pak ditësh provokohet një mbledhje rrufe ku morën pjesë skuadrilja e dytë; partia dhe rinia bashkë, komoanda e regjimentit, një përfaqsues i komandës së aviacionit dhe një i deleguar nga Komiteti Qëndror. Mbledhjen e hapi i dërguari i komandës së aviacionit, shoku Bilal i cli na tha se ka ndodhur një ngjarje shumë e shëmtuar. Piloti Bujar ka përdhunuar një femër në Tiranë! Duhet ta dënojmë veprimin e tij dhe duhet ti japim dënimin që meriton! "Kush e do fjalën", pyeti komandanti i regjimentit. "Me lejë? - ju thashë, - dua të flas për Bujarin." "Fol por jo historira. Duamë që ta dënosh aktin e tij shumë të shëmtuar." "Bujarin e njoh prej shumë kohësh dhe e njoh mirë. Bujari nuk është njeri i dhunshëm. Nuk e besoj kurrë se ai mund të përdhunojë një femër kur femrat i luten atij... Dua ta dëgjoj vetë Bujarin. Kaq kisha." "Shoku Agron! Nga vini ju?" - më pyeti i deleguari i K.Q.
"Unë vij nga malet", i thashë. Heshtje. Askush s'qeshi me shpotinë time. "Nuk i besoni ju Partisë përsa u tha?!" "I nderuar shoku i deleguar, partia jemi ne, nëse ne gabojmë edhe partia gabon. Që ta ruajmë të pastër partinë duhet të ruajmë veten tonë. E përsëris edhe një herë se Bujari nuk mund të përdhunojë një femër. Ju lutem shumë le ta dëgjojmë Bujarin." U bë një zhurmë dhe për pak mbledhja desh u kthye kundër meje por falë kryeinxhinierit të regjimentit, shokut Sokrat, sulmet kundërmeje u tërohqën. "Le të flasë i akuzuari!" u dëgjua më së fundi zëri i të deleguarit nga K.Q. "Shokë! Më vjen keq që partia dhe komanda ime janë shqetsuar kaq shumë për diçka që mua s'më duket shqetsuese. Unë s'kam përdhunuar kurrë asnjë femër në botë. Diçka më duket e kurdisur. Nuk pranoj asnjë akuzë." "Ne kemi fakte dhe faktet janë kokëforta. Nuk desha fare që ju të pyeteni por, ç'ti bësh demokracisë së tepruar që unë do ta quaja liberalizëm që ju keni këtu! E dija kaherë se Aviacioni Luftarak Shqiptar vuan shumë nga familjariteti i sëmur por që të vuante edhe nga shthurja dhe liberalizmi s'ma merrte mendja! Kam një pyetje për Bujarin. Ku keni qënë ju më datën 24 prill që kaloi?" "Nuk më kujtohet." "Ka qënë ditë e shtunë dhe në Tiranë e në tërë Shqipërinë festohej festa e aviacionit. Tani të kujtohet? Çohu i akuzuar dhe hapju partisë që të kesh lehtësira!" "Kam qënë në Tiranë." "Pse?" "Të festoja tridhjet vjetorin e armës sime." "Dhe ku e festove? Në hotel Tirana? Në katin e dhjetë, në dhomën 1022 ?" "Jo. Atje fjeta se s'kisha se ku të flinja." "Me kë?" Me një që deshte." "E shikoni shokë?! Ka fjetur me një 'që deshte'!" Pastaj i drejtohet Bujarit, " I pacipë! Ajo s'është as gruaja dhe as e fejuara juaj. Ajo është një viktimë të cilën ti pasi e gënjeve dhe e mashtrove se do ta merrje për grua e fute në hotel! Ky quhet përdhunim me anën e mashtrimit! Për mua ti nuk e meriton të jesh pilot. Vendi jot është burgu, atje ku shkojnë mashtruesit si ty!" Pushoi pak dhe pasi lexoi diçka ju drejtua shokëve të komandës. "Kush është Agron Dardha?" Unë u ngrita në këmbë. "Ti?! Prandaj e mbronke se edhe ti je bashkëpuntor në krimin e tij." Të gjithë panë me habi nga unë por më i habitur isha vetë unë. "Shokë! Agroni i ka dhënë pashaportën e tij ku Bujari është regjistruar në një dhomë me dy krevatë në saj të dy emrave. Prandaj Ky e mbrojta fajtorin. Ju lutem nxirreni jashtë këtë person!" Më dhanë urdhër të dilja jashtë. Mbledhja mbaroi pas dy orësh dhe partia me rininë propozuan që Bujari të largohej nga Forcat Ajrore. Pas një muaj erdhi urdhëri i Ministrit të Mbrojtjes ku Bujari lirehoej fare nga ushtria. SUPERCIOZITETI
Vërtetë shoqëria në foract ajrore ishte kaq e bukur sa sot më duket një andërr por këtë bukuri e prishnin disi direktivat dhe udhëzimet e partisë të cilat ishin ligj e shkuar ligjit në aviacion dhe tërë shqipërinë komuniste. Një nga ato udhëzime partiake ishte dhe ndodhia që po të tregoj. Atë të premte më 13 shtator, piloti me indeksin 13 nuk fluturoi me avionin me nr. 13! Shpesh i bëj këtë pyetja vetes sime dhe akoma nuk kam asnjë përgjigje të saktë megjithë njohuritë e shumta që kam marrë nga leximet per kete gjë! Unë kërkoj të di fillimin e kësaj bestytnie, si është krjuar ajo në fillimin e saj? Një mendim privat timin. sigurisht që e kam krijuar, dhe këtë dua ta ndaj me miqë e mij pa pretenduar se kjo gjë mund të jetë e saktë pasi, bestytnitë mund të jenë krjuar shumë herët, ndoshta që me fillimin e ndërgjegjes njerzore. Sidoqoftë, mendimi im për të premten që bie në datën 13, vjen dhe përforcohet duke parë se edhe shumë të tjerë mendojnë kështu. Dita që Jezusi është mbërthyer në kryq në vendin e quajtur Golgota në Jeruzalem të Izraelit ka qënë e premte dhe Darka e Fundit e tij ka qënë më datën 13. Prandaj, mendoj se kjo gjë është krijuar që nga ajo e Premte e Zezë dhe që nga ajo ditë terse e 13-ës, afro dymijë vjet më parë. Kur të dyja; e premtja së bashku me 13-ën bëhen bashkë, njerzit ndjejnë një farë frike e cila mendoj se u trashëgua nga hebrenjtë në tërë popujt e tjerë të cilët mësuan Dhjatën e Re. Sot kjo gjë ka marrë përmasat e një epidemije frike në shumë popuj të botës. Në SHBA kam vënë re se disa njerëz kanë një farë alergjie nga kjo ditë e datë kur ato bjenë së toku si në ditën e sotme. Në këtë datë dhe ditë, shumë amerikanë telefonojnë për ditë pushim. Ata nuk ngasin makinat, nuk dalin nga shtëpitë dhe ndjejnë frikë. Nëse janë të detyruar, të shkojnë diku, ata e anollojnë, ata u shmangen shumë kateve me numër 13 (të cilët janë shumeë të rrallë në SHBA), ju shmangen numurave 13 të rrugëve dhe sidomos në orën 13 ata janë pothuajse të shushatur, të hutuar dhe rrahjet e zemrës u shkojnë mbi 100! Në Shqipëri nuk janë të shumtë supersticiozët sepse populli shqiptar ka trashëguar një kulturë pagane. Ata që janë të tillë, tregojnë një frikë të paimagjinueshme dhe me frikën e tyre ngjallin panik edhe tek të tjerët. Më kujtohet një ngjarje tepër e rëndë që tronditi qytetin studenti në vitet '70. Një i ri, student i mjeksisë, ishte shumë supersticioz. Një mbrëmje të premte që binte data 13, ai ju lutet shokëve të mos dalin nga konvikti atë natë se kishte një parandjenjë të keqe. Shokët e morën gati me forcë dhe shkuan diku për tu argëtuar. Kur u kthyen, ai "gjeti" në krevatin e tij një mace të zezë dhe u tondit kaq shumë sa humbi ndjenjat. E çuan në spital ku vdiq! E vura në thonjza e "gjeti" pasi mendoj se ai e parapregatiti veten për këtë rast dhe mëndja e tij polli një mace tëzezë. Sipas polemikave të bëra në atë kohë, në gaetën "Zëri i Rinisë" shokët e tij pohuan se nuk kishin parë ndonjë mace të zezë në krevatin e tij! Vetëm njëri "guxoi" të thoshte se ai kishte dëgjuar një zhurmë si të një maceje që munohej të ikte. Diskutantët tek Zeri i Rinisë shprehën mendimin se, "Nuk duhej që fatkeqin ta nxirrin shokët jashtë atë natë pasi ai kishte përgatitur veten për një fatkeqësi të rëndë.”
Kjo gjë u mbyll nga mjekët me një diagnozë, "tronditje e thellë psiqike nga frika e autosugjestionuar me pasojë infrakt të zemrës!" Edhe unë kam jetuar disa ngjarje që kanë ngjallur një farë bestytnie dhe frike tek shokët e mij, vetë nuk jam një i tillë. Po ju tregoj një rast. Ishte muaj Nëntor, unë sapo isha transeferuar nga Rinasi në Gjadër. Në atë kohë në Zadrimë punohej në dy grupe pune për montimin e avionve reaktivë; grupi i parë ishte i përbërë vetëm me kinezë të cilët montonin një gjysëm skuadrilje (gjashtë avionë) MiG-17 UTI të erdhur nga Kina dhe grupi tjetër vetëm me shqiptarë të cilët montonin një skuadrije MIG-19 të sapo erdhur po nga ky vend i larget aziatik. Dymbëdhjetë MIG-19 përfunduan së montuari nga shqiptarët në kohën rekord prej dy muajsh ndërsa gjashtë MIG-17 përfunduan së montuari nga kinezet pas 6 muajsh! Ditën që do të bëhej fluturimi i parë me MIG-19, Kristo Gjoni, kryeinxhinier i Bazës Ajrore Zadrim së bashku me sekretarin e byrose së partise z. Isuf Ymeri, zgjodhën për fluturim avionin me Nr. 13 për të na treguar se ky numër nuk është një numër ters. Atë ditë që do bëhej përurimi i parë i fluturimeve provë (kolaudim) me avionat e montuar, kishte qëlluar ditë e premte dhe data shënonte po 13 (shtator 1976). Në atë kohë vjen komandanti i bazës, Gezdar Vehipi dhe i thotë Kristo Gjonit, "Unë do të jap një pilot që mban indeksin e fluturimit 13, le të binden të gjithë ata suprsticiozë se këto besime të verbëra janë të kota!" Ky pilot që mbante numurin 13 ishte korçari Naum Musha. Më kujtohet si sot kur Naumi erdhi para avionit, ai kishte pak emocione pasi disa nga ne flisnin nëpërdhëmbë për tersllëkun e këtij kombinimi të numurave ters! Musha mundohej që në pamje të parë të dukej i qetë por nuk ishte ashtu, kjo gjë u vu re nga tekniku i tij Bashkim Baze i cili i tha, "Nëse nuk ndihesh mirë mos fluturo!" Naumi buzeqeshi dhe tundi kokën se ndihej shumë mirë. Naumi, si të gjithë ne, e dinte fare mirë se ç'far e priste një disfatist në regjimin komunist t Enver Hoxhës. Kryeinxhinieri urdhëroi Bashkimin që para se Naumi të fluturonte të bënte edhe një provë të plotë të akselerimit të regjimeve të motorrave dhe funksionimit të plotë të eleronave, flatrave, interceptoreve, rulit të kthesave dhe stabilizatorit, kjo më shumë për të bindur pilotin që çdo gjë ishte fare në rregull. Bashkimi hyri në kabinë dhe lëshoi motorrat, bëri provën e plotë të tyre dhe u pa se të gjithë parametrat e punës ishin perfekt. Motorrat punuan shumë mirë dhe ishin sinkronë. Kur erdhi radha e provës së pjesve të komandimit të avionit, Bashkimi fiku motorrat dhe raportoi se gjatë komandimit të eleronave (të cilat janë pjesë të lëvizshme në fundin e krahëve që komandojne avionin rreth boshtit gjatësor) pati ngecje deri në bllokim të komandimit! Të gjithë u shqetësuam pasi kjo gjë jo vetëm që do të ngjallte dyshime në punën e teknikëve dhe specialistëve shqiptare por do të forconte akoma më shumë bestytëninë për tersllëkun e numurit 13 gjë për të cilën, Partia në bazën ajrore të Gjaderit kishte marrë masa ta ç'rrënjesote! Tekniku i avionit me numër 13 raportoi se "avioni është jashtë gadishmërisë për futurim dhe nuk lejohet të fluturohet dersa të gjendet dhe riparohet shkaku i bllokimit të elereonave." Kryeinxhinieri i dha urdhër të bënte dhe një provë tjetër me komandat e avionit. Prova rezultoi gati në katasrofë pasi një nga rekordet e tubove të ajrit të frenimit u ça dhe prej andej në vënd të ajrit doli lëngu hidraulik, i kuq si gjak që ne e quanim SMES i cili mbuloi tërë avionin duke dhënë premisë për zjarr! Kështu, atë të premte më 13, piloti me indeksin 13 nuk fluturoi me avionin me nr. 13!
Fluturimi provë u anollua duke "triumfuar" supersticioziteti borgjezo - revizionist mbi ideollogjinë e besimit komunist në Bazen Ajrore të Zadrimës, në kundërshtim flagrant me udhezimet e Partise së Punës së Shqiperisë për të çrrënjusur bestytënitë antikomuniste. SHPIKJA Si për ta thyer atë ligj monstruaz që drejtonte jetën tonë, ne bënim edhe nga një aventurë të vogël. Një mbrëmja, si zakonisht në orën gjashtë, isha duke dëgjuar "Zërin e Amerikës" në radio shqip kur u tha rreth një konkursi të hapur për atë që do shpikte një mjet lundrues ajror i cili të vihej në lëvizje me anën e forcës fizike të njeriut. Fituesi do merrte 20.000 dollarë. Mu ndez fitili i shpkjes dhe s'më mbate vendi jo vetëm për paratë por më shumë për vetë shpikjen. Të nesermen sapo vajta në regjiment ja thashë një ndër shokëve të mij më liberalë i cili ishte inxhinieri i sk. time, Dashnorit. "Mund ta provojmë por, problemi është se kush na le neve të lidhemi me Amerikën! Sapo ta marrin vesh se ç'far kemi bërë do mendojmë se e bëmë për tu arratisur dhe do na venë prangat në duar, atëhere bye-bye ...", më tha dashi. Kishte të drejtë por mua s'më linte rehat fitili i ndezur. Desha të provoja veten. Dashi ishte shoku im më ideal që mund të më ndihmote pasi ai kishte një fantazi të paparë për krijime mekanike. Jo rrallë të dy ëndërronim të krijonim mjete lehtësuese për mirëmbajtjen e teknikës luftaraka në skuadrlije por askush nuk na ndihmote dhe askush nuk na suportonte me vegla dhe kohë. "Dashi, le ta provojmë veten! Do ta bëjmë në fshehtësi të plotë, atje lart, në malin e Kakariqit. Do ta bëjmë thjeshtë për kënaqësinë tonë. Si thua?" "Dakort." Puna filloi. Gjetëm një biçikletë të flakur dhe mbi bazën e saj nisëm shpikjen. Biçikletës i hoqëm rrotën e parë dhe i premë në ofiçinë gjysmën e trupit të përparm. Në vend të rrotës së pasme të biçiletës i montuam një grup ingranazhesh për ta kthyer drejtimin e lëvizjes nga vertikal në horizontal, pra në një kënd 180 e cila na hëngri një kohë relativisht të gjatë. Përshtatëm shalën duke i dhënë përshtatje me ndryshimin e qëndrimit mbi biçikletë. Krijuam një helikë me disa helika që unë shkova në depon e aviacionit në Cërrik, të cilat sigurish që i 'vodha'. Ato kishin ngelur pa u vënë në punë qysh në kohën kur studentët e parë të shkollës së aviacionit në Vlorë, në vitet '60 i përdornin ato në një avion mësimor për stërvitje i quajtur Jak-18 i cili kishte një rrotë në bisht (rrotën e parë që kanë zakonisht aeroplanët) dhe që u zhdukën duke menduar se nuk kishin më helika për t'jua zvëndësuar! Helikat rezervë "flinin" në Cërrik! Lidhja e helikës me "rrotën e pasme" u bë me një mënyrë shumë të thjeshtë, me anën e tre znixhirrave biçiklete të montuar në një. Problem ishte drejtimi i mjetit fluturues i cili na hëngri kohë shumë të gjatë dhe nuk e përsosëm dot. Mekanizmi i lëvizjes me anën e këmbëve punonte shumë mirë dhe helika rrotullohej shkëlqeshëm. Bile në provat tona, pa u shkëputur nga toka, mjeti tendtote fuqishëm të shkëputej.Drejtimi, kishim dyshim se do të qe i dobët ose edhe mund të mos funksionote fare. "Nuk është problem drejtimi Agron, mjafton që ne të ngrihemi në ajër dhe të ulemi. Besoj se edhe amerikanët kaq kërkojnë." "Dashi, mbase e lemë edhe me kaq pasi ne s'kemi ndërmënd t'i vemë në dijeni amerikanët për këtë shpikje. Mendoj ti kushtojmë rëndësi sigurisë mos bjemë e thyejmë qafën. Si thua?"
"Siguria është tafti-bafti! Nuk ka siguri se po u këput zinxhirri që është e vetmja hallkë e dobët, ne do të bjemë poshtë me atë shpejtësi që do na lejojë inercia e rrotullimit të helikës. E keqja tjetër është se ne s'mund të bëjmë dot as edhe një provë po nuk u ngjitëm dot vetë përpjetë!" "Ke të drejtë, prandaj mendoj se duhet të gjejmë një tokë të botë dhe të mos fluturojmë shumë lart." "Sigurisht. Po hajde dhe gjeje atë tokën e butë larg syve të njerzve!" "Kakariqi si mal shkëmbor ka disa vende shumë të buta të cilat unë i kam parë kur bënim eskursione me rininë. Më kujtohet një vend i till është përballë fshatit Jush ku mali fillon dhe zbret poshtë." Kishte kaluar gati një vit nga fillimi i punës kur "avioni" jonë ishte gati për provë. Me një diagaç të shërbimit, një mbrëmje të djele ne e transportuam tek vendi që unë kisha zgjedhur dhe atje e mbuluam me një çikollë avioni dhe pastaj mbi të hodhëm degë shkurresh e barishte. "Dashi, s'mund ta lëmë gjatë kështu se bari dhe shkurret e prera do thahen shpejt dhe do të na i zbulojnë. Mendoj se provën ta bëjmë jo më larg se nesër, e shumta pasnesër. Si thua?" "Nesër. Bëhu gati." "Ditën apo në mbrëmje?" "Ditën." "Dakort." Atë natë ndihesha i shqetsuar. Fjeta shumë pak. Më në fund erdhi e nesrmja. Me shumë kujdes ne të dy u larguam me biçikleta nga vendi i punës dhe morëm rrugën e Barbullushit. Në hyrje të Jushit lamë biçikletat tek një shtëpi dhe shkuamë tek vendi jonë i fshehtë. Atje rrotull ishte një bari delesh dhe ne u shqetsuam. "E lemë për nesër?" e pyeta Dashin por ai më kundërshtoi. "Do ta bëjmë sot dhe do ta ftojmë bariun të na shohë!" Dashi shkoi tek bariu dhe pasi bisedoj disa minuta, ata erdhën të dy bashkë! " Ist das risiko einer exposition gegenüber dem Shepherd..." i fola në gjermanisht që mos më kuptonte bariu. I thashë se do ishte me rrezik ky ekspozim! por Dashi nuk e çau fare kokën. "Si quhesh?" e pyeti bariun. "Mëhill." Ne shoku Mëhill do bëjmë një provë me këtë biçikletën ajrore dhe ti ke fatin të na shoësh dhe të na ndihmosh nëse do dështojmë. Si thua?" "A jeni shqiptarë ju?" Pyetja e tij na ra si bombë. "Sigurisht. Nuk na kupton nga gjuha dhe nga veshja që jemi aviatorë shqiptarë?!" E sqaroi Dashi. "Ky shoku jot sikur foli një gjuhë të huaj?" "Ky flet nganjëherë Gjuhën Marsiane. E di ti se çfar është Gjuha Marsiane?" "Jo." "Është gjuha që flasin njerzit e Marsit." "Pse ka njerëz në Mars?!" "Ka. Por na ler të kryejmë misionin tani." "Unë po largohem."
"Jo, jo! Na duhesh për ndonjë ndihmë." "Mirë." Dashi dhe unë filluamë të zihemi se kush ta provonte i pari. Më në fund e hodhëm me short dhe shprti më ra mua. Zura vënd në ndenjsen e aparatit fluturues dhe, ndërsa Dashi i shtrirë për tokë më ruante ekuilibrin, unë fillova t'ju jap pedaleve të cilat së bashku me grupin e ingranazheve mbaheshin larg tokës me anën e një trekëmbshi. Helika u tendos shumë por nuk më ngriti nga toka. "Jepi më fort!" U jepja pedaleve me sa fuqi kisha por... befas, mjeti kërceu. U ngrita disa metra lart. Nuk e ndala pedalimin. Biçikleta ajrore vetëm ngrihej lart por nuk ecte para! Isha ngritur rreth 10 m. Megjithëse isha trembur pak po ngadalsonja pedalimin dhe bërtita me sa fuqi, "Funksionoi! Jam në ajër! Uiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii, uiiiiiiiiiiiiii! "Mos dalo! Jepi pedaleve!" Do bërtiste Dashi. "Ndrysho këndin e helikës!" "Nuk ndryshon!" Isha lodhur shumë dhe pedalimi po ulte ritmin. Biçikleta ajrore po binte poshtë me shpejtësi. Rashë mbi një gur të madh dhe u vrava. Mjeti u shkatërrua plotësisht. Kisha vrarë gjurin e djathtë dhe të dy brylat. BABAI I SËMURË Më dhjetë prill, ndërsa babai po priste një kumbull të egër rrëzë kanalit që ndan tokën tonë me rrugën që shkon për nga ish xhamia e fshatit, ju morën mendtë dhe desh u rrëzua në kanal. E la kumbullën pa prerë dhe hyri në shtëpi. Ishte vetëm. Nuk qëndronte dot në këmbë dhe u shtri ashtu siç ishte në minder dhe e zuri “gjumi” në aneksin që shërbente si dhomë ndënjie. Dikur kishte vajtur vëlla Rako dhe e kishte mbuluar me një batanije pa e “zgjuar”. Ku ta dinte ai se babai po vdiste! Nuk ishte në gjumë, por në koma. Pasdite kur shkoi në shtëpi, nëna ime, ajo punonte edukatore në kopshtin e fëmijëve bulgarecarë, e gjeti në atë gjendje. Ajo e trembur, pasi e kishte thirrur për t’u zgjuar dhe babai s’kishte lëvizur, i hodhi ujë në fytyrë. Mezi kishte hapur vetëm sytë pa kuptuar asgjë se ku ishte dhe çfarë i kishte ndodhur. Ajo kishte thirrur sa kishte në kokë. Në atë gjendje tepër të rëndë, ajo nuk e humbi logjikën, por lajmëroi ambulancën e qytetit dhe urgjentisht babanë e shtruan në spital. Pastaj nëna, pas tre ditësh nga që s'deshte të më shqetsonte, më lajmëroi mua. Sapo mora lajmin, po atë natë unë u gjenda në Spitalin Civil të Korçës. Babit i kishte ikur goja shtrembër. Sapo më pa qau, babai që s'kishte qarë kurrë tërë jetës! "Hej babush! Si kështu ti?!" Ai s'foli fare vetëm qante. E përqafova dhe i thashë, "Po më çudit, si mund të rrijë tërë ky burrë shtrirë?! Ti kishe vendosur të çanje malet!" Qeshi ashtu me lotët që nuk i ndaleshin. "Pastaj, kjo qarje...Të kujtohet çfar më ke thënë dikur, 'burrat s'qajnë?!" Fshiu lotët, megjithëse ato nuk i ndaleshin, dhe me zerin që i dridhej më tha, "Të kam thënë, të kam thënë por...kujtoju se të kam thënë edhe diçka tjetër?" U mundova më kot të kujtohesha dhe ju luta të ma tregonte. "Po ja, kur të thashë për burrërinë të thashë se është një burrëri e keqe. Të kujtohet? Të gjithë duhet të qajnë. S'ka
burrëri me lotët. Unë i mbajta tërë jetës brënda ato se kështu më kishte mësuar im atë. Ai më thoshte ashtu siç unë të kam thënë ty, 'burrat s'qajnë' dhe ja tani, tërë ato lotë që duhet ti kisha derdhur pak e nga pakë, po i derdh njëheresh..." Unë qesha, Qeshi dhe babai. Në dhomë ishin dy të sëmurë, babai dhe një oficer pesëdhjet vjeçar, i cili vdiq të nermen e vajtjes sime. Asaj i shërbente e bija, Vojsava të cilën e kisha njohur kur punoja në bimët mdicinale dhe aty u miqësuam, bile i vajta në shtëpi për ngushëllim. Qëndrova 21 ditë me babanë në spital duke djegur dhe lejën time të zakonshme që fillonte më një maj, bile fala dhe një fletë kavalishence për në Durrës për të cilën ne oficerrat e aviacionit "bënim namin" për ta marrë çdo vit. Një ditë në mëngjez, kur unë siha në spital, më erdhi kunati nga Maliqi, Agim Benga dhe shkuamë tek Turizmi të pimë diçka. Morëm nga një dopio fërnet dhe nga një kafe. Fërrneta mua më shijoi dhe kërkova edhe një dopio tjetër. Erdha në qef dhe fillova të qesh shkak e pa shkak. Më është bërë zakon që kur pi mirë filloi e "mburrem", tregoj trimëritë nga Aviacioni Luftarak Shqiptar. Kështu bëra edhe atë ditë. Fillova me Heroin Peço Polena. Ndërsa unë tregoja, na afrohet një sarahosh dhe më thotë, "unë jam vëllai i Peços..." UNË LEZHIANI Halle & Martesë Siç e kam thënë më lartë, unë isha i fejuar me fqinjën time nga Arbëri, me Dodonën. Dodona ishte një çupë shumë e bukur dhe e urtë e cila ma kishte rrëmbyer shpirtin dhe mëndjen. Mendoja për të orë e çast. E kisha bërë rrugën Gjadër-Arbër si të ishte rruga Korçë-Maliq! Mamaja më bëhej xheloze pasi mendonte se, sapo u fejova, po i vizitoja shumë shpesh prindërit! Ajo kur më shikonte, sigurisht që gëzohej por i shpëtonin fjalët, "Eh, eh, nusja, nusja!" Pasi përqafoheshim e putheshim, pyetja e parë e saj ishte, "U ktheva nga Dodona?" Kur unë i thosha se mamaja ishte e para që takoja, i shkëlqenin sytë. Emira mama. Sa shumë më ka marrë malli! Ajo rron e vetme në Korçë dhe unë paguaj një grua që të kujdeset për të. Shkoj për ç'do vit në shtator-tetor dhe rrimë gjithë kohës bashkë. Shyqyr, ajo akoma mbahet mirë megjithëse është mbi 95 vjeçe. I lutem zotit t'ja zgjatë jetën sa të dal unë në pension dhe të shkoj të rri gjatë me të. Më fal Agideba, kalova nga tema. E kisha fjalën tek e fejuara ime.Herën e fundit që isha në Arbër, pyeta babanë e Dodonës nëse mund të martoheshim në tetor me bijën e tij. Ai e miratoi me shumë kënaqësi. I jati Dodonës ka vdekur, ndjesë pastë. Sot unë e kujtoj me një respekt dhe nderim të veçantë pasi ai i ka merituar ato. Ai ishte një burrë i gjatë, flokë gështenjë me honde dhe gjithmonë i qeshur. Katër vjet fejuar me të bijën, kurrë nuk dëgjova një fjalë të keqe nga goja e tij. Burrë i qetë, i shtruar në bisedë, i humorit dhe këngës. Ishte një nga burrat më të mirë në fshat që e adhuronin ata që e njihnin. Ndërsa e shoqja ishte një grua e vogël e shumë puntore.
Tetori erdhi shpejt dhe ne bëmë dasmën. Po të tregoj pak për dasmën pasi ishte shumë e veçantë për disa gjëra të cilat sot nuk e besoj se ndodhin dhe që nuk harrohen kurrë. Për atë kohë, rroga ime në krahasim me shumë rroga të tjera ishte e mirë. Vetëm drejtorët, dhe njerëz në rangun e postit të tyre në jetën civile, merrnin aq para sa unë. Më shumë se gjysma e parave të mija shkonte tek prindërit e mij për çdo muaj. Ata vuanin shumë pasi kishin një shtëpi të shkatërruar; pa dyer e pa dritare, me një koridor pa çati dhe mbi të gjitha, prej shtatë vjetësh, pa energji elektrike! Kjo që po them është qesharake pasi elektrifikimi në fshatin tonë Arbër ishte bërë që para luftës së dytë botërore, njëlloj me qytetin e Korçës i cili ndodhej vetëm 3-4 km larg. Ndërsa fshati Mesmal i cili vërtetë ndodhej mes maleve të lartë ishte akoma pa energji elektrike. Kjo gjë kishte erdhur si pasojë e ndarjes së vëllazërisë. E thashë në fillim të bisedës sonë se si u ndanë dhomat tek dy shtëpitë e Dardharëve por, nuk kam thënë se ne, familja e Adhamit, u larguam nga ajo shtëpi me preteksin e ngushtësisë. Babai im si më i urti dhe më i binduri në vllazëri doli jashtë me pak para, aq sa ai bleu atë shtëpinë e shkatërruar nga tërmeti i vitit 1960 ku banonin. Ju desh të shiste lopën që të rregullonte vetëm një nga dy dhomat që kishte shtëpia. Pa shtëpi për të qënë, pa lopë e bagëti, pa energji elektrike, ata ishin në një mjerim të paparë. Në dimër kur binte borë, ata dhe motra e vogël e cila jetonte me ta, s'dilnin dot nga dhoma në koridor pasi koridori midis dy dhomave mbushej plotë me dëborë. Vinin fqinjët që i ndihmonin. Kur fillova punën, prindërit në fillim rregulluan koridorin, pastaj çatinë dhe më von dhomën tjetër. Ngritën një ashef dhe blenë një lopë duke ndërtuar edhe një haur për të. Në fund fare bënë dhe elektrifikimin e shtëpisë. Ishte ajo kohë kur motrën time të vogël, Mimin e kapi korenti elektrik dhe që e shpëtova unë, të cilën ngjarje e tregova më parë dhe ti e di tashmë. Pra në këtë gjëndje të mjeruar unë nuk kisha kursyer dot para të blija një kostum për dasmën. Kur erdhi dasma, kostumin e mora borxh tek xhaxha Ligori me të cilin në atë kohë kishim të njëjtin trup. Dasma u shty disa javë për arsye gadishmërie luftarake por më së fundi u bë. Me gjithë vështirësitë ekonomike ajo u bë madhështore. Unë mora para borxh dhe ftova gjithë të afërmit, miqtë dhe tërë fshatin në kinemanë e fshatit e cila është edhe më e madhe se Kinema Morave e Korçës, të cilën e kam përmëndur kaq herë. Kështu, unë i gëzova pa masë prindërit e mij aq të vuajtur. Menjëherë pas dasmës unë e mora Dodonën në Lezhë. Fillimisht ne jetuam në hotel Lisuss për rreth tre muaj dhe pas tre muajsh na u dha një apartament i vogël me një dhomë gjuml, një kuzhinë dhe një dhomë ndënjëje në lagjen "Beslidhja" pas turizmit. Si fillim ishim keq pasi s'kishim gjë prej gjëje por pak e nga pak u rregulluamë mirë. Erdhi koha që prindërve të mij të dashur t'jua prisnja ndihmën dhe t'ju lutesha të vinin të jetonin me mua. Pas disa vitesh ata erdhën dhe unë mora zgjerim, një apartament me dy dhoma gjumi në lagjen "Gurrat", mbi një kodër. FAMILJA Vitet kalonin, Dodona dhe unë krjuam një familje të qetë. Unë vazhdoja punën në Gjadër dhe ajo punonte në Fabrikën e Letrës si teknologe. Pas katër vjetë martesë na erdhën në jetë dy djem si dy pëllumba, Eriku dhe Keni. Eriku shumë i qetë, pak indiferent, trim! Ndërsa Keni ishte tip krejt ndryshe; qante shumë, grindej dhe na gacmonte të gjithëve. Grindja besoj se i vinte nga që lindi me probleme
shëndetsore, sidomos me mushkritë delikate që ftohej edhe nga një korent i lehtë ere kur ne kishim hapur dritaren dhe në të njëjtën kohë hapej dera. Gdhimë netë të tëra pa gjumë me Kenin në krah. Sot më vjen çudi sesi shkonim në punë pa gjumë kur Keni ishte i sëmurë dhe s'djenim aspak përgjumje, lodhje apo ndonjë shqetësim tjetër?! Kisha provuar të rrija pa gjumë për arsye të tjera dhe të nesërmen s'isha në gjëndje të punoja. Sidoqoftë, në atë kohë ne ndiheshim të lumtur. Gjëndja e Kenit vazhdonte të ishte e njëjtë dhe pas shumë peripecive mjeksore, mjekët na sugjeruan t'i ndrronim klimë. Ne e shpumë në Arbër tek prindërit e mij.Deri në tre vjet Keni u rrit me babanë dhe nënën time. Mua më thërriste "xhaxhi" dhe Dodonës "teta" nga që na shikonte rrallë. Im atë u bë jeta dhe shpirti i Kenit. Ai nuk lejonte asnjë njeri ta prekte apo ta merrte djalin dhe ata u bënë shumë të dashur sa s' rronin dot pa njëri tjetrin. Keni erdhi dhe u rrit menjëherë e hodhi shtat të lartë. S'pati më probleme shëndetsore dhe u zbukurua. Babai e bëri jetën dhe perëndinë e tij. Ai s'lejonte as nënën time ta prekte dhe të kujdesej për djalin. Vetë e lante, e ushqente dhe ja plotsonte të gjitha dëshirat. Por kjo gjë e dëmtoi shumë në sjellje Kenin sepse u ai llastua dhe u mësua me pekule sa, kur erdhi në Lezhë bashkë me prindërit e mij, ai nuk përfillte dhe s'dëgjonte kërkënd përveç babait! Vetja i dukej jo si djali im por si babai im! Mua më ngriheshin nervat por im atë më thoshte, "Nëse e prek djalin, më ke prekur mua!" Kjo qe arsyeja që unë u shkëputa disa nga edukimi i Kenit dhe merresha më shumë me Erikun. Ndërsa Keni filloi ti ngjante për ditë e më shumë tim eti, Eriku nuk kuptohej se kujt i ngjiste. Keni vinte i gjatë, flokëzi me honde, fytyrë vogël dhe kokë madh, si babai i ri. Eriku flokët i kishte gështenjë por erdhën dhe ju nxinë. Kokë rrumbullak dhe trup mesatar. Keni, nga që edhe e shaja, filloi të bëhet i ndrojtur dhe na rrinte larg si mua dhe të jëmës. Babait nuk i ndahej për asnjë çast dhe s'bëte vaki që ata ti shikoje veç, qoftë edhe kur flinin. Bashkë hanin, bashkë shëtisnin, bashkë luanin..si një trup i vetëm! Kisha shumë dëshirë që djemtë e mij të lexonin libra dhe bile edhe të shkruanin si unë. U blija libra për fëmijë dhe i detyroja t'i lexonin, pastaj i vija të më tregonin se çfar kishin mësuar nga libri. I mësoja se si të krijonin vetë vjersha apo edhe ndonjë tregim të shkurtër. I detyroja të recitonin dhe jo rrallë u bëja konkurse me stimuj moralë dhe materialë. Vija re se Eri kishte prirje për fantazi dhe se i mësonte lehtë pjesët që i jepja për tu përgatitur. Keni s'tregonte fare interes për shkrimet, ai s'deshte të ma prishte mua por e shikoja që me shumë përtesë i mësonte dhe përgjigjej. Një ditë na u prish ora e shtëpisë dhe unë e hapa ta rregulloja. pashë se Keni më qëndronte fare afër dhe shikonte me shumë interes se si unë do ta rregulloja. Ditën tjerër, kur unë s'isha në shtëpi ai i lutet Demes ta lejonte të hapte orën. Babai që s'ja prishte kurrë, ja dha dhe bile e ndihmoj ta hapte duke bërë luftë me nënën e cila mendonte se do ta prishnin orën. "Baba,- i tha Keni tim eti. - Babi dije ka bërë një gabim kur hapi orën, ai harroi jashtë akrepin e alarmit por unë nuk i thashë gjë se do më shante. Ja ku e kam dhe unë do ta vendos. I duhet babit kur të zgjohet ndonjëherë herrët." Ndërsa im atë e shikonte ai e vendosi për bukuri akrepin e alarmit të orës dhe pasi i pastroi fushën, e mbylli dhe mbërtheu! Çdo gjë e bëri persosmërisht! Atëhere Keni ishte vetëm pesë vjeç. Në atë qytet kaq të lashtë e kaq të ri unë jetova dhe punova për 18 vjet dhe them me plot mburrje se u bëra lezhian i vërtetë. Në ato vite unë isha shumë i ri dhe kjo gjë më dha
aftësinë të njoh mirë dilalektin gegë dhe të marr një kulturë të re që do më pasuronte shpirtërisht duke u bërë një shqiptar që më ka pëlqyer shpesh ti them vehtes, Gegë-Toska. Unë e pëlqeva Lezhen dhe Lezha më pëlqeu mua dhe kështu ne u betuam që kurrë nuk do ta ndërronim apo braktisnim njëri tjetrin. Unë e kam në shpirt, në mëndje dhe në zemër Lezhën time, por edhe ajo ka në zemrën e saj një pjesë të jetës sime, ka dhe eshtrat e babait tim të ndjerë, Adham Dardhës, i cili e deshi po aq shumë sa edhe unë. Më erdhi shumë keq kur poeti, miku im i mirë, Lekë, më nxorri nga website i Lezhës me rekomandimin që unë jam korçar dhe jo lezhian! Në Lezhë unë kam shumë miq dhe shokë, po aq sa edhe në Korçë e ndoshta më shumë! QYTETI i POETVE Në kohën që unë jetoja atje, pashë se Fishta i ndaluar ishte shumë i njohur nga intelektualët dhe sidomos poetët lezhianë të cilët ruanin me shumë dashuri në kujtesën e tyre vargje të tëra të këtij Homeri Shqiptar. Nuk e harroj pilotin Pjetër që për ditë do të më mërte mënjanë e do të më citonte fshehur me qindra vargje të Fishtës! Une pata fatin e mire të njihem me poetë të tillë si Ndoc Papleka, Rudolf Marku, Agim Isaku, Preç Zogaj, etje. (Me Isakun dhe Dolfin do kisha nje miqësi të ngushtë). U njoha me shkrimtarë e publicistë të njohur si, Tonin Çobani, Kujtim Dashi, Mark Simoni, etje. TËRMETI i 15 PRILLIT Nuk mund ta harroj kurrë atë ditë. Ishte dite e djelë në mëngjez. Sapo isha zgjuar dhe ne si pallat dolëm në aksion për të pastruar territorrin për rreth pallatit. Për një moment më rrëshqiti lopata nga dora dhe po më merreshin këmbët. S'po kuptoja çfar po ndodhte! Ngrita kokën lart dhe pashë disa oxhaqe që ranë. Dikush bërtiti: "Tërmet!" dhe të gjithë u larguam nga strehët e pallateve. Tulla të veçanta pashë të dilnin nga muri dhe fluturonin tutje! Tundja e dheut vazhdoi gjatë, gati një minutë, në një lëvizje drejtvizore veri-jug. Me vrap hyra në shtëpinë time pa marrë parasysh rrezikun dhe rrëmbeva djalin, Erikun, i cili ishte vetëm disa muajsh e dola jashtë. Tërmeti akoma vazhdonte. E gjithë Lezha doli jashtë shtëpive. Shyqyr që ishte kohë e mirë. Hodha shikimin rreth e rrotull, nga lagjia e vjetër e Lezhës pashë se dilte tym. Thirra një shok, Lutfi Qyrën dhe dolëm andej nga vinte tymi pasi kishim siguruar familjet tona. Lagjia Skënderbej dhe lagjia Liria, dy lagjet e vjetra, ishin shëmbur për tokë! Të gjitha shtëpite e tyre ishin shkatërruar ose dëmtuar rëndë. Pamë një shtëpi afër xhamisë që i kishte rëne një faqe muri dhe në katin e dytë gjendej një krevat dysh ku dy pleq kishin ngelur zbuluar dhe luteshin! Hyrja qe bllokuar dhe ata pleq ishin zënë në çarkun e tërmetit. Në atë kohë u dha një tundje tjetër tërmeti. Pleqtë bërtitën, "Ndihmë!" Lekundja qe shumë e shkurtër. Lytfiu kërkoi një shkallë që e gjeti sakaq dhe e vendosi në murin e shtëpisë pastaj i mori në krah një e nga një të dy pleqtë që e uronin Lytfiun i cili kishte një fuqi ariu dhe një trup si të Silvester Stalones. Luti mi jepte mua me kujdes dhe unë i zbrita në tokë shëndoshë e mirë. Vazhduam vizitën më tutje. Gjetëm në një çadër familjen Gremi (Radovicka) të cilët i kishim miq, megjithëse ishte një familje e deklasuar, babai i Pëllumb Gremit, Islam Radovicka qe pushkatuar nga Enver Hoxha. Gremët dhe familja e Tefik Dushkut (sekretar i komitetit të partisë) qënë bashkuar në një çadër të madhe. I them Lutfiut se, tërmeti paska prishur paktin luftarak të "luftës së Klasave". I takuam të gjithë dhe pastaj
vazhduam rrugën për të parë tërë Lezhën e pas tërmetit. Pyetëm për të vdekur dhe të plagosur por askush nuk dinte gjë me saktësi megjithëse abulancat e qytetit shkonin e vinin pa pushim duke u rënë burive. Dikush thoshte se nga Lezha kishte vetëm tre të vdekur dhe qindra të plagosur. Shkuam lart tek spitali në lagjen Gurrat pasi atje mund të mësonim ekzaktësisht se sici qe dëmi mbi popullatën. Takuam kirurgun Naim Shtylla i cili ishte hedhur nga kati i dytë i spitalit dhe kishte ndrydhur këmbën! "Po ti njihesh për trim o Naim", - i thamë. "Trim jam me njerinë e jo me Perëndinë!" na i ktheu Naim Shtylla që nuk kishte besur kurrë në Perëndi. E pyetëm për të vdekur dhe të plagosur por ai na tha se ishte vetë i plagosur dhe nuk dinte asgjë! Zbritëm në lagjen Liria ose lagjia e jevgjëve. Tërë evgjitria kishin dalë zbathur dhe disa me brekë apo me fustan nate! Lytfiu u thotë të hynë në shtëpi dhe të vishen se nuk ka më termet por ku dëgjonin jevgjit. Pa mbaruar mirë fjalën Lytfiu u tund toka përseri në një kolpo të vetme të fuqishme. "Jo, jo gaxho! S'mund të hyjmë brënda se na ha goxhi!" ja bëri një jevgë gjysmë lakuriqe. Për një orë i ramë Lezhës kryq e tërthor dhe takuam shumë shokë e miq, pamë tërë Lezhën. Shyqyr Zotit asnjë nga ata që njihnim nuk kishte ndonjë vdekje. Më në fund Lytfiu më propozoi të hynim në "Lisuss", klubin e turizmit të Lezhës dhe të pinim ndonjë gjë. E kundërshtova por qe e kotë. Pija për Lutin ishte shoku më i dashur. Hymë brënda, asnjë njeri, bile as banakier dhe kamarier s'kishte. Klubi i hapur pa njeri brenda. Lytfiu shkoi në banak, mori një shishe konjak "Skënderbeu" dhe mbushi dy gota dopio. "Hajt gëzuar Gone! Ta pimë që shpëtuam mirë." "Gezuar Luti!" Kur ishim duke përfunduar gotat ndërsa Luti e kishte gotën akoma tek goja, ja dha përsëri një kolpo 3-4 sekondëshe dhe Lutit ju la fytyra me konjak. "Hajde të dalim jashtë", - i thashë. "Jo, jo! Pa e pirë dhe një dopio qyl nuk dal jashtë", - mu pergjigj. Kur dolëm jashtë pamë që tek pallatet tona të aviacionit kishte erdhur Antari i Byrosë Politike, Pali Miska, shkuamë dhe e takuamë. "Sonte mos flini brënda shtëpive se do të ketë akoma lëkundje sizmike", na tha. Pali kishte martuar vajzën me një shokun tonë, me Robert Papën dhe erdhi me të shpejtë nga Tirana të shikonte të bijën dhe sigurisht popullin e Lezhës. Më pas takuam kryehetusein e Lezhës, Gjolek Lajthinë i cili mbante nën sqetull një kuti shahu dhe më ftoi mua që të luanim. Gjoleka ishte shahist shumë i mirë dhe mund të them se që kampoin i pashpallur në Lezhë. Zumë një stol midis pallateve të aviacionit dhe u përqëndruam në lojën e shahut. Këtë lojë ne aviatorët e luanim në grupe duke u sharë dhe shamatuarë! Gjoleka e kishte zakon që nuk fliste fare dhe përqëndrohej në heshtje të plotë në loje. Lytfiu s'mund të rrinte dot pa folur dhe më thoshte hera - herës, bëj këtë apo atë lëvizje. Gjoleka e duroi sa e duroi dhe më në fund e prishi lojën me mua dhe e ftoi Lytin në lojë. Për 3 minuta e kapi mat! "Ikë pirdhu e mos fol më kur lujanë të tjerët! Ti s'je për lojra truri por lojra trupi", - i tha Lytit e më ftoi mua që të bënim një lojë tjerër.
Regjimenti i Aviacionit na paisi me çadra për familjet tona. Ushqime dhe veshje na dhanë gjithashtu. Atë natë e tere Lezha fjeti jashtë me përjashtim të ne të dyve; Lutit dhe meje. Ne fjetëm në katin e tretë, në shtëpinë e tij duke aplikuar një marifet kinez të mësuar në Kinë në zonat me tërmet të dëndur. Morëm dy shishe bosh, njërën e vendosëm mbi tavolinë dhe tjetrën mbi grykën e saj; grykë më grykë. Lëvizja sado e vogël e tokës do të bënte që shishja sipër të binte dhe të thyhej. Kështu ne do të zgjoheshim. Atë natë na u thynë tre shishe por ne nuk e braktisëm shtëpinë dhe fjetëm "rehat" brënda në shtëpi. Kjo duket si një marrëzi por ja që nganjëherë njeriu u bëka i marrë. Të nesërmen mësuam shumë gjëra rreth tërmetit që kishte dëmtuar shumë rëndë kryesisht rrethet Shkodër dhe Lezhë. Në këtë tragjendi natyrore u shkatëruan 17.118 shtëpi. Vdiqën 35 vetë dhe u plagosën 382 njerëz. Tërmeti në fjalë erdhi (sipas mendimit tim) si rezultat i prishjes së ekuilibrit të rëndesës në zonat ku u ndërtuan hidroçentralet, Koman, Fjerzë dhe Vau i Dejës. Një gabim njerzor?! Po ashtu, mendoj se Partia gaboi rëndë gjatë ngritjes së Lezhës, "i teri qytet i ri"! Kjo rrafshoi për tokë shumë nga banesat e vjetra tradicionale lezhiane me vlera të larta kulturore dhe arqitektonike. PËRSËRI BIÇIKLETA Ne s'kishim makina në atë kohë, i vetmi mjet transporti privat që lejohej nga shteti ishte biçikleta. Kështu që unë bleva një biçikletë prodhim vendi pasi biçikletë do të kisha tërë jetën time në Shqipëri, si në Bulgarec, në Korçë, Në Tiranë dhe në Lezhë. Në Lezhë, siç thashë më sipër, pata një biçikletë shqiptare “Ylli” të kuqe dhe të lehtë. Me të nganjëherë shkoja në punë në Gjadër. Askush tjetër përveç meje nuk e bënte atë rrugë me biçikletë që ishte rreth tridhjetë e pesë km. Pra, vajtje - ardhje shtatëdhjetë km. Në atë rrugë kam shumë kujtime me qentë që më turreshin rrugës sidomos në Balldre dhe në Kakariq. Mbaj mënd një herë kur mu turrën tre qen në Gocaj, rast i rrallë pasi në Gocaj nuk kishte qen në rrugë. Njëri qe shumë i madh dhe dy të vegjël. I madhi dukej sikur flinte gjumë anash rrugës dhe dy të vegjëlit më erdhën deri tek këmbët që pedalonin por unë nuk i trazova derisa njëri më grisi pantallonat e kominosheve dhe unë ndala. Atëhere mu turr qeni i madh ndërsa të vegjëlit kishin ndalur larg. Kisha dhe pistoletë me vete por mu duk jo normale ta përdorja pasi dy gra (baresha) ishin duke u kënaqur me atë pamje dhe do më quanin burracak. Ju thirra atyre ti largonin qentë por ato siç duket ndjenin kënaqësi të shikonin sesi trembej një oficer. Për tu treguar trim e flaka biçikletën dhe i dola qenit të madh përballë duke i thënë, “Hajde po ta mbajti!” Ai ndali vrullin 3 m afër meje duke më skërmitur dhëmbët më kërcënim. Dy të vegjëlit nuk po i shikoja fare dhe ata, nga mbrapa po vazhdonin të më grisnin kominoshet. Në kohën që ju ktheva atyre, qeni i madh mu hodh drejtë e në zverk! por falë që nxorra këmbën prapa pasi ndjeva vrullin e tij, koka e qenit të madh ndeshi në këpucën ushtarake me qafë dhe ai angulliu mbytyr. Nuk guxoi të më afrohet më. Dy të vegjëlit më vin rrotull derisa u ula dhe mora një gur, atëhere “trimat e vegjël” ja mbathën. Hypa biçikletën dhe u nisa por shoh me bisht të syrit se qeni i madh po më vinte vërtik nga mbrapa. Frenova mënjëherë dhe koka e tij më erdhi aq afër sa
mund ta godisja dhe e godita kaq fort me shqelm sa besoj se do të ketë ngordhur pasi u rrëzua dhe ra në kanal! Sot mendoj se tërë ajo histori qe e kurdisur nga ato dy gratë. Sigurisht që me erdhi keq për qenin e gjorë por siç duket instikti i vetmbrojtjes veproi pa ndërgjegjen time. KOHA E XHEVDET MUSTAFËS Ishte koha që unë sot do ta quaj "Koha e Xhevdet Mustafës" pasi Xhevdeti përfaqësoi tërë shpirtin e Revoltës Shqiptare nda Diktatorit. Lexova dhe sdudjova shumë për të njohur Xhevdetin ashti siç ishte dhe jo si duanë ta paraqesin proenveristët dhe antienveristët. Nën dritën e fakteve të FBI-së Amerikane dhe miqëve të Xhevdetit në S.Island ndërtova tregimin e më poshtëm. Në vendet ku sundon totalitarizmi gjithçka, në Godinën Diktatoriale, ndërtohet mbi vullnetin e sundimtarit i cili mbështetet në dy shtylla të forta dhe një shesh të butë; në shtyllën e gënjeshtrës dhe të shtypjes të cilat ngulen thellë mbi sheshin e injorancës. Gjithçka tjetër që ndërtohet, qëndron mbi këto dy shtylla e mbi këtë shesh. Besnikëria e ndërtuesve është e pashembullt pasi aty gozhdohen të gjithë ata që mundohen të lëvizin jashtë këtij vullneti. Goja e Xhevdet Mustafës në Amerikë kurrë nuk pushoi së shari komunizmin shqiptar dhe veçanërisht Enver Hoxhën. Këtë gjë ai e shprehte hapur dhe kujtdo. “Edhe jetën e jap bashkë me familjen vetëm që Shqipëria dhe shqiptarët të shpëtojnë nga të pabesët kriminelë komunistë. Më jepni shokë dhe armë dhe unë e vras satanin shqiptar”. Kjo gjë do ti sillte fundin atij por jo armikut të tij Enver Hoxha. Sigurimi e shfrytëzoi këtë rast jo vetëm për të vrarë këtë armik të betuar të Enverit e komunizmit por edhe për të spastruar kupolën komuniste nga të dyshimtët. Se sa e urrente ai komunizmin dhe Enverin e tregon pasazhi i më poshtëm që është dhe fundi i Xhevdet Mustafës. Hekuran Isai, Kapllan Shehu, Pëllumb Kapo për gati një orë kanë diskutuar se si mund të kapej i gjallë Xhevdet Mustafa. Po ashtu, nga krahu tjetër, grupi i drejtuar nga Kadri Hazbiu dhe Muho Asllani, kanë bërë shumë përpjekje për të gjetur mënyrën se si të kapej i gjallë Xhevdet Mustafa. Ai gjendej i rrethuar në shtëpinë e kovaçit të fshatit Zhamë. Muho Asllani shpëton nga sikleti i madh jo vetëm dy anëtarët e Byrosë Politike, por dhe specialistët më të zotë të Sigurimit të Shtetit. Ai propozoi që në vendngjarje të silleshin familjarët e Xhevdet Mustafës. U propozua që nënën e Xhevdet Mustafës ta futnin në shtëpinë ku mbrohej vetë Xhevdeti. Mendohej se ajo mund ta bindte të birin të dorëzohej. Mendimin e Muhos e miratoi dhe vetë Kadri Hazbiu. Kapllan Shehu i tha me megafon Xhevdet Mustafës se do të sillnin nënën dhe babain në vendngjarje, prandaj ishte e mira që të dorëzohej. Xhevdet Mustafa i është përgjigjur me një shqipe të cunguar. “Kurrë nuk dorëzohem i gjallë. Ju sillni kë të doni. Më kanë futur në kurth dhe kanë prerë në besën e shqiptarit, por unë kurrë nuk bëj pazar me komunistët. I kam urryer dhe i urrej përjetësisht” “Staten Island i Xhevdet Mustafës”
Një sqarim miqësor për Z. Gani Mustafa i cili në gazetën “Shekulli” të datës 25 nëntor 2009 shkruan, “Në një botim të një gazetari amerikan, - thotë Ganiu, vëllai i Xhevdetit, për sa i përket historikut të State Island, ku është zona ku ka jetuar një pjesë të mirë të kohës Xhevdet Mustafa, përmendet edhe emri i tij, përkrah shumë personazheve të tjerë të famshëm që jetuan aty. Po, shkrimtari e ka renditur Xhevdetin bashkë me Gorkin apo Garibaldin, për aktin që bëri për vendin e vet”. Nuk është tamam kështu por sigurisht që përmendet si figurë e njohur bashkë me figura të tjera të njohura botërore që kanë jetuar ne këtë ishull. Ja se çfarë thuhet konkretisht aty në librin historik, “Staten Island” i prof. Thomas W. Matteo, i cili është një historian njujorkez, anëtar i Fondacionit Historik “Pamje Deti” dhe që shërben si këshilltar në gazetat lokale dhe grupet historike të komunitetit lokal, midis të tjerave shkruhet se, "...Staten Island është i njohur si një oazë i blertë në gojën e një gjiri nga më befasuesit në portet natyrore… Që nga ajo kohë kur ishulli u bë me urë, Staten Island ka evoluar shumë, nga një vend i gjuetisë, bujqësisë… dhe plehrave, në një komunitet të lartë qytetar, me shtëpi të shumta dhe të bukura dhe me biznese të vogla…. Njerëzit janë tërhequr në ishullin baritor për mjedisin urban e natyrën e qetë… por edhe për leverdinë në blerjen e shtëpive me çmime më të ulta se në pjesët e tjera të Nju Jorkut. …Hijeshia e luginave dhe kodrave që shtrihen dhe ngrihen gjithandej në Staten Island,… u ka dhënë frymëzim poetëve dhe shkrimtarëve si Henry Wadsworth Longfellow, Henry David Thoreau, dhe Ralph Waldo Emerson, si dhe ju ka ofruar mundësi biznesi sipërmarrësve të mëdhenj amerikanë si Cornelius Vanderbilt, Donald Trump, Charles Goodyear dhe Daniel Tompkins… Kjo zonë u ka shërbyer si strehë edhe disa njerëzve të dëgjuar duke i mbajtur në gjirin e saj si Giuseppe Garibaldi, Don Antonio de Santa Anna, Maksim Gorky, Xhevdet Mustafa dhe Gustave von Struve për t'i shpëtuar ata nga persekutimet e vendeve të tyre. Kronikat e Staten Island, për më tepër se 400 vjet të jetës në këtë ishull, tregojnë transformimet rrënjësore dhe ilustrojnë ndryshimet dramatike që kanë ndodhur në vendin me rritjen më të shpejtë në Shtetin Nju Jork." Enveri nuk e dha atë urdhër! Në datën 25 shtator 1982, në mëngjes, ne ishim mbledhur si çdo të shtunë për të bërë profilaktikën (shërbimi javor në teknikën fluturuese) e së shtunës. Sapo kisha pirë kafen me dy shokë tek Roza (bufetierja jonë) dhe po kthehesha për në VQA (Vend Qëndrimi i Avionëve). Rruga kalonte afër VK, (Vend Komandës) kur pashë oficerë dhe kapterë që lëviznin të shqetësuar! Pyeta Oficerin Operativ të Shtabit, Dh. Panxhi se çfarë po ndodhte dhe ai më tha me zë të ulët se po flet në radio shoku Enver…! U afrova tek VK dhe dëgjova zërin e Enverit, …”Mbajini gati avionët dhe sapo të merrni urdhrin nga unë do të shkoni të spërkatni pillin e Divjakës…” Mu ngritën përpjetë leshrat e kokës. I afrohem Hilës, kapterit të gatshëm të radios, që lidhej direkt me VKQ (Vend Komandën Qendrore) dhe Komandantin e Përgjithshëm në Tiranë, dhe e pyeta se çfar kishte ndodhur. Hila, mua afrua fare afër si të kishte frikë se po e dëgjonte kush dhe me tha, “Shoku Enver i dha urdhër Skuadriljes së AN-2 në Laprakë që të furnizojë disa avionë me helm dhe të qëndrojnë gati për të spërkatur pyllin në Divjakë.” I habitur e pyes pse
por ai ngriti supet. Do vinte pasdreka dhe ne do të merrnim vesh se një “bandë kriminale kishte zbarkuar në Divjakë dhe se qe asgjësuar e tëra!” Vetëm pas dy ditësh dhe pikërisht të hënën më datës 27 shtator 1982 do të dëgjonim Komunikatën e Ministrisë së Punëve të Brendshme, në lidhje me këtë ngjarje që ishte kjo: "Natën e datës 25 shtator 1982, zbriti në bregdetin tonë një bandë kriminelësh shqiptarë të arratisur së bashku me banditin Xhevdet Mustafa. Në orën 6:00 të mëngjesit, banditët u diktuan dhe brenda 5 orëve u asgjësuan të tërë nga forcat e ndjekjes së Ministrisë së Punëve të Brendshme, njësi të reparteve të Ushtrisë Popullore dhe nga populli i zonës ku desantuan kriminelët. Pas likuidimit të bandës, u zunë një sasi armësh automatike e pistoleta të kompletuara me dylbi e pajisje të tjera, radio komunikuese, monedha në dollarë amerikanë, lireta italiane, lekë shqiptare, mjete të nevojshme për makijazh, veshje të ndryshme, etj." E thashë këtë gjë pasi, me aq sa di unë, askush nuk e ka vënë në dukje këtë urdhër të përbindshëm të cilin e ka dëgjuar një armë e tëra siç ishin Forcat Ajrore Shqiptare! Them shyqyr Zotit që banda nuk u zbulua në Divjakë por në Rrogozhinë se do të qe bërë batërdia dhe do të kishin vdekur të gjithë njerëzit, kafshët dhe shpendët e tërë zonës së Myzeqesë pasi helmi që përdorte AN-2 ishte kaq i fortë sa mjaftonte vetëm një ml e holluar në 10 litra ujë për të mbytur 100 kafshë! Familjarët e Xhevdetit janë shumë të mërzitur Pas disa vitesh mu dha rasti që të jem pikërisht në Staten Island, vendin mikpritës të Xhevdet Mustafës. Pas një insistimi të vazhdueshëm nga miku im gazetar, Afrim Himaj, kërkova takim me të venë e Xhevdetit por ajo nuk pranoi. Vendosa ta takoj si “rastësisht” dhe për këtë futa miq. Gjeta një grua të nderuar që ishte mikeshë e familjes Mustafa dhe pikërisht durrsaken Hamide Ypi e cila bëri gjithçka për këtë takim të dëshiruar. Fillimisht ajo foli me të kunatën, gruan e Z. Sami Mustafa e cila u tregua shumë e gatshme të më ndihmonte, por, kur foli me burrin, ky vendim u anullua. Atëherë vendosa të takoj vetë Samin. Fola në telefon me të por mora këtë përgjigje negative, “Harroje Xhevdetin dhe neve...Ju lutem mos na shqetësoni më.” I thashë se unë dua të shkruaj të vërtetën që kam vite që po e kërkoj. Nuk dua ti bashkohem ‘taborit’ që thur legjenda dhe merr ‘brumin’ në kuzhinën e ish Sigurimit Shqiptar... Samiu nuk e pranoi as këtë variant pasi ai ka filluar vetë ta shkruajë historinë e vërtetë për të vëllanë. Ç’thonë CIA dhe FBI për Xhevdet Mustafën? Atëherë ju drejtova materialeve të CIA për të parë se sa të vërteta ishin fjalët që qarkullonin për Xh. Mustafën si kontrabandist, drogmen, kriminel, dashnor rrugaç, etj. Që në vrojtimet e para u befasova, Xh. Mustafa nuk njihej aspak si i tillë nga CIA dhe FBI! Qindra shkrime të shkruara nga propaganda komuniste shqiptare, ruse dhe serbe, të shkruara në anglisht, kishin uzurpuar pa të drejtë mas median amerikane dhe veçanërisht atë agjenturiale. Asnjë shkrim, asnjë dokument nga CIA dhe FBI, nga zyrat e tyre, nuk thuhet asnjë fjalë për ‘drogaxhiun’ Xh. Mustafa! Shpifje nga më të ndyrat kundër Xhevdetit.
Ai akuzohet se, “ka një dosje nga strukturat federale në USA”, se, “Xhevdet mustafa u dërgua jashtë nga ana e sigurimit të shtetit shqiptar”, se, Sipas Uoll Strit Xhornal, 1985, “…prokurorë federalë amerikanë hapin gjyq ndaj shqiptarit Fici, i cili kishte një agjenci udhëtimesh, por që e kishte kthyer në korrierë droge për Ballkan Konection. Malli i parë për z. Fici ka mbërritur në Nju Jork në shkurt 1979. Një kilogramë heroinë u shpërnda nga Xhevdet Lika, i njohur si Joey Lik. Sipas dënimit, z. Lika ua shiti drogën të tjerë shpërndarësve në një dyqan me veshje kineze në Manhattan. Nga viti 1980, sipas dëshmive në gjykatën federale, z. Lika e importonte nga Turqia dhe e kalonte nga Jugosllavia. Ai merrte dhe jepte kokainë me Xhevdet Mustafën (një shqiptar) i cili u zhduk në vitin 1982…”, se, “Mustafa u pagua 400 mijë $ të vriste Rudi Xhuljanin” i cili më vonë do ishte majori i Nju Jorkut, e që e ka pranuar publikisht kërcënimin që vinte nga “Balkan Conection”, banda trafikuese ku drejtonte Xhevdet Mustafa!! Shpifje, shpifje deri në gazetat e lira amerikane ku ka depërtuar agjentura e kuqe me shpifjet e saj! Por, e vërteta është krejt ndryshe. Në shekullin e ri, FBI e Manhattan-it në SHBA dhe Prokurori David Kelley njoftuan arrestimin e bosit të grupit të dyshuar, Aleks Rudaj, dhe 21 të tjerë që kanë lidhje me anëtarët e bandës së ngarkuar në këtë padi. Kelley tha se, "…zyra e tij beson se kjo padi është e para padi federale në Shtetet e Bashkuara kundër një të dyshuari për krim të organizuar e ndërmarrë dhe drejtuar nga shqiptarë." Kjo thënie e Mr. Kelley ka shumë rëndësi sepse është bërë publike dhe është nga një autoritet i lartë shtetëror me përgjegjësi. Kjo thënie zyrtare duhet t’jua mbyllë gojën njëherë e mirë tërë shpifsave. Çdo gjë ka një kufi. Mjaftë më me shpifje! Familjarët e tij kanë të drejtë që s’duan të takohen dhe japin asnjë intervistë, (përjashto këtu vëlla Ganiun i cili mundohet të qetësojë garën e shpifjeve por që fatkeqësisht nuk është i zoti pasi nuk ka fakte përveç pëshpëritjeve që i vijnë nga larg). Por për çfarë thotë Mr. Kelley, s’janë dakord rusët, serbët dhe shqiptarët komunistë. Sipas lajmeve ruse–serbe dhe shqiptaro-komuniste, Kelly ka “neglizhuar” të përmendi një tjetër krim të organizuar nga shqiptaro-italianë që bënë kontrabandë droge të akuzuar nga autoritetet federale në 1981 në Brooklyn dhe që drejtohej nga shqiptari i Staten Island, Xhevdet Mustafa, i cili kishte në pronësi një dyqan për rregullimin e trupit të makinave. Xhevdet Mustafa iku në Shqipëri, dhe u vra nga forcat e sigurimit shqiptar. Vazhdojmë me lajmin e FBI-së në Manhattan. “Duhet theksuar se disa prej të pandehurve të akuzuar në këtë çështje nuk janë shqiptarë. Organizata ka anëtarë që janë grekë, italianë dhe shqiptarë, shumica e të pandehurve shqiptarë janë drogmenë amatorë ose shqiptarë të gjeneratës së parë të shqiptaro-amerikanëve”. Dëshmi të tjera Bajrami ka thënë ndër të tjera se ka lëvizur në disa vende të Evropës si në Belgjikë (ku kanë blerë disa armë) etj, për të përfunduar në Italinë e jugut nga ku janë nisur me skaf për në Shqipëri. Përveç Bajramit në këtë grup kanë qenë edhe Xhevdet Mustafa,
Sabaudin Haznedari dhe Fadil Kaceli. Nuk dihet gjë mbi fatin e këtij të fundit. Sipas Bajramit pikat më të mundshme për të zbarkuar kanë qenë përveç pikës së njohur, tashmë edhe grykëderdhja e lumit Erzen dhe Golemi i Kavajës. Sipas vëllait të Xhevdetit, Ganiut, e vërteta afrohet shumë. Ai thotë, “Në mos gabohem, ka qenë një grup akoma më i madh. Kanë qenë rreth 40 vetë, por grupi u shkri. Ndoshta edhe Sigurimi ka bërë punën e tij, duke i spostuar. Bile edhe personi që ka qenë, sepse ishin katër, është kthyer në Leçe, i fundit është rrëzuar në barkë, kur u nisën. Them se ka qenë e sajuar, se nuk ka dashur të vinte. Xhevdeti e dinte se do të vdiste këtu. Personit të fundit më të cilin është takuar, që erdhi dhe më takoi edhe mua, i ka thënë, ‘Shiko, 90 për qind jam i vdekur’, ka pasur një varëse floriri, Kuranin e vogël, e ka puthur atë dhe ka thënë, 'vetëm zoti do të më ndihmojë për këtë popull'.” Një fakt tjetër i rëndësishëm Komanda e Aviacionit na dërgonte herë pas here një anëtar i KQP për sqarim politik! Kur K. Hazbiu qe në burg neve na u tha disa herë se, “Dhelpra e Kënetës” siç e cilësonte Enveri, nuk dorëzohet akoma. Ai në hetuesi nuk ka pranuar asgjë dhe për këtë i është raportuar Enver Hoxhës. Një ditë, Kadriu "kafshoi" gjuhën duke e këputur në mes!! (Në fakt ja prenë) në mënyrë që të mos tregonte veprimtarin e tij armiqësore. Këtë gjë ja raportuan Enver Hoxhës i cili ju tha, “Mos u mërzitini. Kadriu s’ka gjuhë por ka dorë.” Në mos gaboj, këtë gjë na i ka thënë Gafur Çuçi. Nuk duhet harruar që Hazbiu ishte në krah të Hoxhës në ditën e parë të shfaqjes së tij në publik më 24 dhjetor në Tiranë. Një element tjetër që të bën të dyshosh shumë për eliminimin e Hazbiut është edhe fakti se atij ju shkulën të gjitha dhëmbët nga "diktatura e proletariatit" gjatë ditëve të hetuesisë, mbase për të mos qenë në gjendje për të folur ndonjë sekret të madh. Xhevdeti ishte familjar shumë i rregullt. Kishte tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë, një grua të mrekullueshme dhe një ekonomi shumë të mirë. Të sakrifikosh familjen; fëmijët, gruan e të vish në Shqipëri, të vdesësh për vendin tënd nuk është pak. Nuk ka pasur shqiptar që ta bëjë këtë për 50 vite. "Shikoni këtu, unë do të shkoj në Shqipëri. Ai që është burrë vjen me mua. Do të shkoj të vdes si luan në vendin tim, nuk do të vdes nëpër Evropë si qen" Xhevdet Mustafa të nderohet si dëshmor Unë jetoj me shtëpi shumë afër shtëpisë së familjes Xhevdet Mustafa në Staten Island. Fati e ka sjellë që të kem kontakte të shumta me njerëz që e kanë njohur dhe kanë jetuar e punuar me Xhevdetin. Njeriu i parë që më ka folur për të, ka qenë Asije Goga, me origjinë nga Ulqini, (të më fali që po ja përmend emrin) e cila ka jetuar për shumë vite vetëm dhjetë metra larg nga ku jetonte Xhevdeti me familjen e tij dhe kanë qenë shumë miq. Ajo më ka folur për Xhevdetin si të fliste për një vëlla, për një shqiptar xhevahir, si nga jashtë dhe nga brenda. Asaj i erdhi keq dhe u bë gati të denonconte një gazetë në Shqipëri kur inicialet e emrit e saj e gjeti të përdhunosura në faqet e kësaj gazete. Pastaj më folën vëllezërit dibranë Dema, biznesmenë dhe shqiptarë të zotë që jetojnë po aty. Ata thonë se Xhevdeti qe më i miri i të gjithë shqiptarëve që jetojnë këtu. Më pas do të më fliste ish Hoxha i S. Islandit i cili më tha, “Xhevdeti ishte një mrekulli e shqiptarizmës pasi ishte Besimtar i Madh dhe Shqiptar i Madh. Shpirti i pushoftë në Xhehnet
simpatikut, trimit, inteligjentit dhe patriotit që fali jetën për shqiptarët e robëruar. Shqipëria duhet ta nderojë veprën e tij pasi i takon të jetë Nder i Kombit dhe të përkujtohet me respekt dhe falënderime.” Po kështu shkruan edhe Nikoll Deda, “Më vjen mirë që shkruan shtypi i ditës për këtë njeri të madh që kam pas nderin ta kem takue e ndejt me të ni nji nga klubet e Brooklynit." Me të vërtetë ka qënë nacionalist i vërtet e ka deshtë Shqipnin Demokratike e të Lirë. Xhevdeti me të vërtet a martir i kombit.” Lista dhe dëshmitë e shqiptarëve të trojeve Shqiptare që kanë respekt dhe dashuri për shqiptarin e mirë, Heroin Legjendar Xh. Mustafa, është shumë e gjatë. Po përmendim vetëm një. “Me propozim të Kadri Hazbiut, pas kundërshtimeve të mëdha të gruas së kovaçit nga Zhama e Lushnjës, që gruaja të futej brenda në shtëpinë e saj për të marrë fëmijën e plagosur, të gjithë kishin mbetur me gojë kyçur pas përgjigjes së prerë të gruas, se ajo nuk mund të shkonte e armatosur dhe të vriste Xhevdet Mutafën, edhe pse gati dy orë asaj ia kishin mbushur mendjen se ai ishte armiku i Partisë dhe i Popullit dhe kishte ardhur si diversant në Shqipëri për të vrarë Enver Hoxhën. Gruaja rome duket se nuk e donte Enver Hoxhën dhe nuk pranoi që të shkonte e armatosur. Pas ankthit që kishte zgjatur rreth një orë, gruaja u nis drejt shtëpisë dhe të gjithë prisnin që të dëgjonin krismën e armës me të cilën Xhevdet Mustafa do të qëllonte mbi gruan. Por ndodhi një e papritur e madhe dhe befasuese. Gruaja doli qetë-qetë nga shtëpia me dy fëmijët, njërin nga të cilët, atë të plagosurin, e mbante në krah. Më pas u vërtetua se fëmijën nuk e kishte plagosur Xhevdet Mustafa, por ishte plagosur nga një plumb që kishte bërë rikoshetë”. Nëse lexon dëshmi të tilla, të vërteta, nga dita e vrasjes së Xhevdetit, nuk ke se si të mos e adhurosh atë burrë. Xhevdeti ishte i sistemuar mirë me familje dhe me të gjitha beneficionet në SHBA. Ai s’kishte nevojë për para dhe aventura. Rrjedhimisht vjen pyetja retorike, pse mund të vinte në Shqipëri duke e ditur se do të sakrifikohej? Përgjigja është fare e thjeshtë, sepse ishte atdhetar, sepse dashuria për atdheun e zvetënuar dhe shqiptarët e robëruar, ishte mbi interesat e tija më të shtrenjta; mbi jetën dhe familjen e tij. Ai ishte një hero i lindur dhe si i tillë duhet të kujtohet dhe jo të përdhoset. Ne po nderojmë ata që zvarritën në Sheshin Skënderbe një copë bronx të Enverit dhe jo Xhevdetin që deshte ta zvarriste Enverin e gjallë! Po ashtu, do të jetë në nderin tonë si liridashës që të gjendet ku ndodhet trupi i të ndjerit Xhevdet. Jo vetëm familja e tij por edhe Shteti Shqiptar duhet të interesohen për këtë gjë. Dikur qarkullonin fjalë se trupi i Xhevdet Mustafës është konservuar në formalinë dhe është përdorur si mjet didaktik për studentët e Mjekësisë. ARRESTIMI IM Nuk kishte kaluar veçse një javë nga dita që u vra Xhevdet Mustafa në Zhamë të Lushnjës dhe mua do të më ndodhte një e papritur e madhe e cila bëri bujë në tërë qytetin e Lezhës. Ishte ditë e djelë në mesditë, data 3 tetor, po shkoja që të takoja kunatin tim Z. Dilko i cili punonte përgjegjës i mirëmbajtjes së hekurudhave dhe që banonte në një barakë në afërsi të tunelit hekurudhor të Lezhës. Kisha veshur një kostum të bukur ngjyrë kafe me vija gri
që vezullonte në diell. Isha me fat që kisha një kostum të tillë pasi copa e tij u shit nën dorë për tërë pezzo grosso-t e Lezhës. E bleva atë pasi shitsen e kisha gruan e shokut dhe bashkëfshatrit tim V. Hyka i cili nuk mori për vete për hatrin tim. Ecja rrugës dhe shikoja nëpërmjet syzave të errëta jo pakënaqësi sepse isha objekt shikimi dhe lakmie nga të gjithë kalimtarët. Kisha veshur dhe një kollare bezhë të lidhur bukur e një këmishë gri me riska. Koha ishte mjaftë e bukur në atë fillim tetori kur nuk bën as ftohtë dhe as nxehtë. Të them të drejtën, më pëlqente shumë vetja në ato momente. Nuk isha më shumë se 30 vjeç, në kulmin e lulëzimit dhe bukurisë njerzore. Më dukej sikur mjaftonte që të zgjatja dorën dhe mund të kapja çdo lezhiane të bukur që do më pëlqente! Mirpo shkodranët nuk e kanë më kotë atë mallkim që bëjnë kur thonë "të hyptë vetja në qef!" Tamam atë ditë që më kishte hypur vetja në qef isha i mallkuar! Pasi kisha kaluar Kishën e Shën Kollit (Dom Lleshit) dhe po zbrisja tatëpjetë për të marrë anën tjetër të kodrës Markaleka ku ndodheshin një sërë barakash, vura re që një grua bionde, e gjatë, me flokët e mbledhura turban, po më shikonte që anash një qosheje të një ndërtese rreth 200 m larg, atje ku fillonte sinori i zyrave të Ndërrmarjes Shtetrore të Ndertimit Lezhë, (NSHN). Nuk po dalloja dot se cila qe ajo pasi dhe dielli më binte në sy. Mendova se ndoshta ndonjë femër i ka shkrepur që të më tërhiqte në ndonjë nga ato çargjet që zakonisht meshkujt bjenë dhe ngrihen shumë kollaj me deshirën më të madhe dhe që i ëndërrojnë dëndur. Mendova kunatin dhe fjalën që i kisha dhënë se do të hanim drekën bashkë dhe ju vodha "pusisë" së gruas bionde. Mbase do të kemi një kohë tjetër që unë të bie në 'grackën' tënde moj bukuroshja ime, mendova duke u fshehur pas një ndërtese që kisha përballë dhe bëra tutje për nga baraka e parë. Baraka ishte bosh. Shkova tek tjera, edhe ajo bosh. Në të gjitha barakat nuk kishte njeri! Më von mësova se të gjithë puntorët me përgjegjsin e tyre, kunatin tim, luanin futboll në një aneks të stadiumit “Beslidhja” në rrugën e Ishullit të Lezhës. Pasi i lashë një shënim kunatit në një nga barakat po mendohesha çfar të bëja.Në mëndje kisha dy gjëra; kunatin dhe bionden që më përgjonte prapa asaj ndërtese, fitoi mendimi të kërkoja bionden dhe vazhdova rrugën drejt NSHN. Në kohën që po i afrohesha ndertesës ku pashë bionden, befas dëgjova një ulërimë: “Ndal! Mos lëviz!” Shikoj përreth meje dhjetra vetë që më kishin rrethuar! Në krye të tyre printe biondina e bukur të cilen e njoha, ajo ishte shefja e kuadrit (apo e planit) të NSHN Lezhë, shoqja Vitore. (Ndjesë pastë se ka vdekur). Njerzit e tjerë ishin ushtarë nga pika në majë të kodrës dhe dy tre punëtorë fshtarë të NSHN. Ushtarët mbanin në dorë lopata, hunj dhe gurë, vetëm njëri kishte në dorë një kallashnikov automatik, siç dukej kishte qënë roje me shërbim. Punëtoret kishin rrokur nga një dru të gjatë dhe i mbanin gati për të më qëlluar.“Duart lartë! Mos lëvz!” do të qe zëri i Vitores. I ngrita duart lart dhe ju drejtova biondes në emër, “Vitore nuk më njeh?! Jam A.B., oficer në Bazën Ajrore Gjadër.” Përgjigja e saj vonoi por, për çudi ishte mohuse. Po habitesha se si nuk më njihte. Ndërsa mbaja duart lartë, nën dritën e diellit, ora e larë në flori, trashëgim nga babai, vezullonte. Ndoshta kjo ua shtoi akoma më shumë dyshimet vigjilentëve që më mbanin të rrethuar dersa të vinte gazi i degës së brëndshme që ishte lajmëruar. Vigjilentëve të mjerë u ishte errësuar mëndja dhe, me shpresën se do të falenderoheshin për kapjen e një armiku të pushtetit Popullor, mezi prisnin të më shikonin në pranga! Njëri prej tyre guxoi dhe mu afrua nga prapa duke më goditur me lopatë në sup, spërkat e baltës së lopatës kërcyen jo vetëm nëpër kostumin tim të ri por edhe në fytyrë. Të them të drejtën, po më vinte keq më shumë për kostumin sesa për supin tim! Rrëmbimthi ju ktheva atij që më qëlloi duke e sharë rëndë e duke i thënë se do ta vrasnja sapo të mërrej
vesh se kush isha! Ju thash se jam oficer dhe se më quajnë A.B., jua flaka surratit një Flet-Hyrje me foton time që e përdornim për të hyrë në Bazën Ajrore të Gjadërit. Një ushtar e flaku lopatën dhe mua afrua duke më pyetur, “Çfar e ke Mimi Kolën?” Isha shumë i nxehur dhe revoltuar dhe nuk ju përgjigja pasi çdo gjë e mërrja për fyerje por ushtari më afrohet më shumë e më thotë, “Ti i ngjet Mimozës e cila bën zborin tek ne. Ç'far e ke Mimin?” Atëherë mu kujtua që ai po më fliste vërtetë për motrtën time, Mimi e cila bënte zborin në atë repart ushtarak dhe ju përgjigja se isha i vëllai i saj. Ushtari që më njohu, ju dha urdhër shokëve të tij që të shkojnë dhe pasi mua frua më zgjati dorën dhe më tha, “ Shoku shef, ju kërkoj të falur.” Vitorja, që sigurisht më kishte njohur por ndoshta s’ ishte shumë e sigurtë, këmbëngulte të mos largohesha dersa të vinte gazi i degës për sqarim. Më në fund, gazi mbrtiti dhe që andej zbritën dy policë e një civil. Civili ishte Sandri që më njifte mirë. Edhe dy policët thanë se më njhinin. Rrugën për tek kunati, afër Stadiumit Beslidhja, e bëra me gazin e degës. VDEKJA E M. SHEHUT Mehmet Shehun e deshte ushtria shqiptare pasi ishte shumë i zoti në punët ushtarake. Është pak për tu çuditur që ne në regjimentin tonë, në parrullat partiake, s'kishim asnjë citat të Enver Hoxhës ndërsa kishim të Mehmet Shehut! Atë dittë kur vdiq kryeministri unë isha me shërbim. U dha njoftmi sikur të kishte vdekur një njeri i zakonshëm dhe nuk u ndërpren fare programet argëtuese. "Si thua ti Agron, pse ta ketë vrarë veten kryeministri?" do më pyeste Gjini, një shok në shërbim. "Nuk e di. Partia do na i thotë." Dhe partia na tha shumë fjalë por asnjë fakt! Qarkullonin fjalë në popull se u vra ndërsa partia thoshte se u vetvra. Të gjithë ne shqiptarët ishim kurioz të diim nëse u vra apo u vetëvra kryeminsitri Legjendar Shqiptar. Unë sot them se u detyrua të vritet me dorën e vet, pra, në vdekjen e tij morën pjesë Vrasja dhe Vetvrasja bashkë. Vetëvrasja nën regjimin gjakatar të Enver Hoxhës ka qenë forma më e mirë e përdorur kundër drejtuesve të lartë të Partisë së Punës. Në të 3 rastet më të përdorura, kundër Nako Spirut, Omer Nishanit dhe Mehmet Shehut, ngjashmëritë kanë qenë të mëdha. Nuk kishin kaluar as 24 orë nga vdekja e Mehmet Shehut, kur PPSH-ja e shpalli ishkryeministrin armik të popullit. Ende nuk ishte mbyllur procesi hetimor, kur çështja ishte mbyllur! Më 19 dhjetor 1981, ministri i Mbrojtjes së asaj kohe, Kadri Hazbiu, u drejtohet komandave të korpuseve, grupimeve operative, komandave të shkollave ushtarake, ishullit të Sazanit dhe të reparteve autonome të MMP, që të heqin të gjitha fotografitë, citatet dhe të gjithë urdhrat, që mbajnë firmën e Mehmet Shehut. Ky urdhër duhej të zbatohej deri në datën 22 dhjetor 1981. Më 23 dhjetor 1981, me nënshkrimin e Feçor Shehut dhe Manush Myftiut, Komisioni i Internimit dhe Dëbimit, ka vendosur internimin e familjarëve të Mehmet Shehut. Filloi menjëherë edhe tek ne në Gjadër të prishen dy citate të Mehmet Sheut në muret e grupit të ndërtesave për rreth zyrave të komandës dhe shtabit të regjimentit. Disa oficerë dukej qartë se ju vinte keq dhe nuk e besonin partinë përsa na thoshte. Por askush nuk guxonte të shprehte atë që mendonte. Një oficeri jonë, Ideali, që ishte me orgjinë nga Mallakastra, vendi i kryeministrit mori guximin dhe
tha, "Mehmeti nuk e vriste veten!" Afijet e spiunuan dhe pas pak orësh ai u arrestua në mënyrë spektakulare para syve tanë! Gojët e mbyllën.
TATËPJETA EKONOMIKE Pas vdekjes së kryeministrit ekonomia shqiptare filloi të bjerë më shpejt se më parë. Një gremisje totale ekonomike pllakosi tërë Shqipërinë që ishte "Fanar Ndriçues në Europë!" Dërri në djep ! Thika e regjimit totalitar kishte arritur në kockën e të gjithë shqiptarëve që jetonin në Shqipërinë Socialiste. Ishte koha kur shpronsimi idiotesk kishte marrë vrull për ta zveshur shqiptarin jo vetëm nga prona personale por edhe nga prona individuale! Idiotizmi i Enver Hoxhës deshte një Shqipëri ku gjithçka t'i përkiste shtetit komunist që nga luga që shqiptari ushqehej me racion dhe deri tek vetë njeriu! Në furinë e çmëndur të shpronsimit, shqiptari megjithëse bënte rezistencë të heshtur dhe të mënçur ai nuk i shpëtoi dot shpronsimit. Ai mundohej me çdo kusht që jo gjithëçka t'ja jepte shtetit. Çdo kundërshtar i hapur, qoftë dhe i fshehur po të zbulohej, do të shpallej armik, do arrestohej e do të pushkatohej! Në fshatin Gjadër si kudo në Shqipëri filloi therja në masë e kafshëve private apo fshehja e tyre. U krye krimi më i rëndë në blegtorine e Shqipërisë e cila do ta ndjente mungesën e mishit, qumshtit, leshit, vezëve, etj. për vite të tëra. Populli ngeli pa një pikë dhallë të njomte buzën e sëmurë pa le qumësht! Im at shante ditë e natë nëpër dhëmbë pasi shkonte zinte radhën tek dyqani i qumështit qysh në orën 12 të natës dhe priste deri në 6 të mëngjezit. Nëse vinte vetëm një arkë me qumësht ai nuk merrte dot pasi të parat merrnin gratë me fëmijë të vegjël. Në arkën e dytë im atë gjithmonë ishte i pari për të marrë vetëm një litër qumësht. Në këto kushte, një fshatar nga Gjadri deshte të ruante vetëm një thi dhe bëri atë që nuk do harrohet kurrë. Ai s'mund ta therte thiun pasi komunistët dhe spiunët e partisë filluan regjistrimin e gjësë së gjallë. Ata e njihnin fshatin mirë se ishin vetë gjadrasore dhe vështirë se ua hidhnje. Fshtari në fjalë, i dha raki derrit sa e zuri gjumi dhe e futi në djep duke e mbuluar sikur të ishte një bebe. Kur komisioni i verifikimit të kafshëve shkoi në shtëpinë e tij dhe numuroi kafshët, dilte një thi mangut. "Ku e ke një thi të vogël?" "S'kam. Kontrolloni. Këto janë tërë kafshët që kam. Jeni informuar gabim." Filloi kontrolli i imët, bile u kontrollua edhe dhoma e gjumit, kuzhina, musendrat dhe çdo gjë në shtëpi brënda dhe jashtë saj. Ata u bindën që thiu i vogël do të ishte therur kohë më parë dhe u larguan. Nuk ju vinte në mëndje se derri ishte në djep. KOREAN AIRLINES 007 Falë italishtes unë lajmërohesha se çfar ndodhte në bota para se ATSH të lajmëronte popullin shqiptar. Kështu, atë ditë të enjte më një shtator '83 mora vesh se avioni korean që ishte një Boeing B747-230B, avion reaktiv me katër motorë turbofan, transportues publik pasagjerësh me fuzolierë të gjërë i cili ishte nisur nga Aeropoti Ndërkombëtar John F. Kennedy (JFK), New York. Pati një ndalesë ndërmjetese në Anchorage, Alaske, para se të mbrinte në Kimpo, Seul, Kore e Jugut ku nuk mbriti kurrë.
Avioni gjatë fluturimit për në destinacion gjendej 12 milje i shmangur nga kursi, kjo për arsyen e ndonjë gabimi llogaritje të kursit. Rreth dy orë e gjysëm pas ngritjes ekuipazhi rezultoi në pamundësi kontaktimi me stacionet dhënës të tokës për të marrë pikë referimi. Një tjetër avion i të njëjtës firmë ndërmori detyrën e ndërmjetësit dhe raportoi se 007 sapo kaloi pikën e referimit Niva. Në realitet ndodhej 130 milje veriperëndim të kursit të tij normal. Pas pak do të hynte në hapesirën ajrore Sovjetike me drejtim nga gadishulli i Kamçatkës. Mbrojtja ajrore Sovjetike u vu në alarm. Ekuipazhi i B747s raportoi se sapo kaloi pikën e referimit Nipi. Pa lidhje (në të vërtetë avioni ndodhej 230 milje jashte kursit). Pak më larg, në bazën ajrore Dolinsk Sokol të ishullit S'hakalin, gjuajtesit Sovjetik kishin filluar proçesin e lëshimit të motorëve. Katër gjuajtës sovjetik, tre Su-15 Flagon dhe një MiG-23 Flogger morën detyrën me anë të urdhrit nga toka të prisnin drejtimin e “shkelësit”. Bëhej fjalë për një zonë shume sekrete sovjetike nga ana strategjik. Sovjetikët thanë se e patën paralajmëruar për 21 minuta por avioni Boeing nuk reagoi! Në 18:26 me orën e Grinuiçit kapiteni raporton: ‘Realizova qitjen me rraketa…’ dhe dy sekonda më vonë:’ Objekti u asgjësua…largohem’. Dy rraketat AA-3 e kishin goditur objektivin e tyre duke e qëlluar "në të dy krahët" por kjo s'doli e vërtetë. Avioni ishte qëlluar me katër raketa nga dy avionë njëheresh duke e bërë copë e thërrime. Qielli atë natë, në atë zonë u mbush me copra të djegura që binin dhe erën e karburantit të djegur . Lajmi i goditjes kunder nje avioni pasagjeresh te pa armatosur mori dhenë dhe RAI UNO e dha menjëherë nga unë e mora. Amerikanët dhe koreanët akuzuanë ashpër sovjetikët se kishin qëlluar një avion transporti me 269 pasagjerë të pafajshëm që ishte shmangur nga kursi! Sovjetikët akuzuan amerikanët dhe koreano-jugorët për spiuanzh. Shërbimet Sovjetike mbrojnë akuzën se avioni kishte aparatura të mbledhjes së infromacionit elektronik dhe se ekuipazhi e shkeli me qëllim hapesirën ajrore Sovjetike, në një zonë tepër sekrete për BRSS, pasi atje ishin stacionuar baza nëndetsesh të armatosura me rraketa bërthamore si dhe poligonet e testimit të këtyre rraketave! Këtë lajm që më tronditi, fillova menjëherë t'jua jap gjithë shokëve të mij aviatorë me një indinjatë tepër të fortë kundër sovjetikëve të cilit në atë kohë i kishim njëlloj armiq si edhe amerikanët. Të nesërmen në mëngjez, në punë, komisrai i Regjimentit Ajror Gjadër më thirri në tendën e Gadishmërisë Roje. "Agron, ti je i vetmi në regjiment që e njeh mirë gjuhën italiane. Mbrëmë kemi dëgjuar për një avion pasagjerësh të rrëzuar në Kamçatka të BRSS. Mund të më thuash se është puna? Unë e pashë lajmin por s'kuptova asgjë sepse e jepte RAI UNO." Të them të vërtetën nuk desha t'i tregoja pasi, dihej nga shoket e mij që unë nuk dëgjoja kurrë lajmet tek Tirana por vetëm ato të Italisë. Ndoshta më kishte raportuar dikush! Mendova se ishte ndonjë provokim nga komisari apo edhe ndonjë gjë tjetër. "Mos mendo keq. Në këtë rast po të flas si shok. Jam kurioz të di se çfar ka ndodhur?" E pashë thellë në sy një copë herë. Komisar Hamza Koçi ishte njeri serioz, i drejtë, trim, tip malsori që s'të hante pas shpine, megjithatë ngurova gjatë pa dhënë asnjë lloj përgjigje.
"Agron, ndoshta ti nuk e ke parë dhe s'di se çfar të më thuash...Ndoshta bëra gabim që të pyeta?" "Jo shoku komisar, nuk keni bëre gabim dhe unë e kam parë atë lajm. Fillova t'ja tregoj gjithëçka që pata dëgjuar për atë avion. Ai u kënaq dhe pasi më shtërngoi dorën u largua. ENERGJITË & ËNDËRRAT Dhuntia e Parashikimit Dhuntia e parashikimit për mua është me shumë interes dhe që më ka vënë në mendime për një kohë shumë të gjatë. Dua të di më shumë dhe t'ju tregoj të tjerëve për Fenomenin e Psikometrisë, (përcaktimi i tjetrit me anën e gjërave që ai përdor, parashikimi i fatit, telepatia, futja në mendimet e tjetrit,...e një mori ndijimesh e perceptimesh nga njerëz me fuqi të jashtëzakonshme që depërtojnë përtej mëndjes sonë si në të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen.) Shumë diskutojnë për këto fenomene duke dëgjuar dëshminë e X apo Y person. Për mua kjo gjë është shumë konkrete pasi babai im Adham Dardha, ndjese paste, ka qënë një person që dinte gjithçka! Është shumë e vështirë të përshkruash esencën e psikometrisë. Po le të shohim më mirë disa shembuj. Lind një pyetje e vështirë, se si lindin këto aftësi psikometrike. Shumë parapsikologë besojnë se rrobat dhe në fakt çdo objekt që përdor personi, gjatë përdorimit, ngarkohen me esencën e personit vetë (energjinë negative dhe pozitive) në një mënyrë ose në një tjetër. Mendohet se një psikometër ka aftësi t'i kapë dhe t'i interpretojë këto impresione mendore psiqike (energji) që personi le mbi objektet e tij. Megjithatë ky shpjegim nuk është shumë i kënaqshëm, sepse shpejguesi jo vetëm zbulon të kaluarën, po edhe të ardhmen e personit prandaj unë e quaj dhe, njëkohësisht mendoj, se ajo çka le personi mbi objektin e përdorur prej tij, është vetëm energjia e tij. Energjia është pozitive dhe negative të cilat janë në luftë me njëra tjetrën. Kur ne lindim, energjia pozitive (e Gjithësisë) brënda nesh është shumë herë më e madhe se energjia negative ( e Tokës) dhe kjo bën të mundur që ne të rritemi, zbukurohemi dhe forcohemi. Gjatë jetës, energjia negative që merret prej tokës vjen e shtohet vazhdimisht deri në atë pikë sa barazohet me pozitiven dhe pastaj e mund dhe e frenon shumë marrjen e energjisë pozitive prej Kozmosit. Në këtë kohë, zhvillimi ynë pothuajse ndalet (mosha nga 25-30 vjeç). Trupi jonë merr tatëpjetën derisa shkatërrohet dhe ne vdesim. Këtë energji besoj se e shfrytzojnë ata që parashikojnë edhe të ardhmen tonë pasi energjitë tona janë ADN-ja jonë ku është e shkruar tërë jeta jonë që nga lindja deri në vdekje. Topi i Energjisë Një ide pak a shumë e jep dhe praktikimi i gjithsecilit i një prove fare të thjeshtë të cilën unë e kam praktikuar me sukse. Ju lutem Agideba, provoheni dhe jo vetëm që do ngeleni të mrekulluar por njëkohësisht shumë i kënaqur pasi ju mund të shroni vetn tuaj dhe të tjerë.
Për sot, do t'ju mësoj që të krijoni një Top Magjik të Kristaltë nga energjia që çlirohet prej duareve tuaja. Për të kryer këtë veprim ju duhet që të zbatoni pikë për pikë të gjitha veprimet që unë do t'ju tregoj tani. Pikësëpari ju duhet të uleni diku (nëse qëndroni në këmbë duhet të mos lëvizni) dhe të jeni i qetë. Për të bërë këtë duhet të kihen parsysh këto gjera: 1- Ti keni larë mirë duartë dhe ti keni tharë plotësisht. 2- Temperatura e duarëve të jete sa teperatura e trupit tuaj, as më të ftohta e as me të ngrohta. 3- Vendosini brylat tuaj sa më afër trupit. 4- Vendosini pëllëmbët e duareve përballë njëra tjetrës në një distancë prej 2 - 5 cm, e mos i prekni me njëra tjetrën. Mundohuni të ruani një distancë të qëndrueshme midis tyre. 5- Filloni dhe rrotulloni pëllëmbët duke krijuar një rreth të vogël e të baraslarguar nga qendra. (Largësia mund të ndryshojë vetëm nëse shtojmë shpejtësinë e rrutullimeve, sa më të shpejta lëvizjet e duarëve aq më e largët do të jetë edhe distanca por pa kaluar më shumë se 5 cm.) Nëse vazhdoni kështu pandërprerje dhe pa u mërzitur, ju do të filloni të ndjeni një tërheqje elktromanjetike midis duarëve. Mos u friksoni, kjo është një fushë energjie njerzore mëse e zakonshme - fusha e artë. Në këtë kohë ju mos e ndërprisni lëvizjen e duarëve por shtojni akoma më shumë rrotullimet për të rritur energjinë. Grimcat subatomike të trupit tuaj do të fillojnë të dalin jashtë duke vibruar një energji. Eshtë një magji? Jo! Në këtë rast mos harroni që materja dhe energjia janë e njëjta gjë, ato janë shkrirë tek njëra tjetra. (Më përpara energjia ishte krejt e padukshme dhe ne mund ta quajmë antimaterje!) Kjo sepse e gjithë energjia krijohet nga i njëjti burim, nga ai i ndërgjegjes sonë të cilën unë e kam quajtur ENERGJIA POZITIVE KOZMIKE, energjia është e vetëdijëshme. Pra, në këtë rast ne kuptojmë që enregjia duke qënë materje është njëkohësisht edhe ndërgjegje! Pra, është i vetmi rast që materja dhe ndërgjegja bashkohen. Kjo në kundështim flagrant me mësimet tona të marre nga materializmi dialektik! Kohëzgjatja e krijimit të mrekullisë nuk do të jetë më shumë se një minutë. Ju tashmë keni krijuar Topin Magjik të Energjisë. Mos harroni, kur ju të keni ndalur lëvizjet e duarëve, mbajni ato në pozicion të tillë që të krijojnë një gotë të rrumbullakët siç është treguar edhe në figurën e më poshtje.. Ju do të ndjeni në duartë tuaja Topin e Kristaltë! Tani topi është i gatshëm që mund ta përdorni si të doni duke e levizur në pozicione të dryshme sikur të qe vërtetë një top llastiku! Do të mrekulloheni dhe do të ngazëlleheni pasi ju jeni bërë një "magjistar" i shkëlqyer. Unë do t'ju këshilloja që te mos e hidhni topin por ta vendosni atë në pika të dryshme të trupit tuaj, p.sh. atje ku ju keni plagë ose sëmundje dhe ajo do t'ju shërojë! Energjia që ju i keni dhënë asaj do t'ju rikthehet përsëri në një formë të përqëdruar dhe kjo do t'ju ndihmojë që ju të ndiheni më mirë dhe më i fuqishëm. Po ashtu ju mund ta përdori topin tek një person tjetër duke e ndihmuar atë që të shërohet. Pra, ju jeni bërë edhe një shërues magjik. Ju e dini ose edhe keni parë që shumë njerëz shërojnë të tjerë me anën e duarëve dhe ja unë sot po jua tregoj këtë sekret që nuk është asgjë tjetër veçse energjia elektromanjetike e krijuar me anën e duareve tuaja. Metoda më e praktikuar për këtë gjë është Reiki* në të cilën rast pëllëmbet janë harmonizuar me disa simbole. Kjo gjë nënkupton që natyra jonë njerzore është një natyrë qe ka fuqi çudibërse për të shëruar. Këtu s'ka asgjë për tu
çuditur, gjithçka sa është, është një energji e brëndshme e jona që ndodhet e fshehur tek çdo kush; tek disa më shumë e tek disa më pak në vartësi të sasisë së Energjisë Pozitive që ka vetë njeriu. REIKI* Reiki (shqiptohet si në shqip Rei-Kii) është një metodë e shërimit natyral që bazohet në aplikimin e 'Forcës Universale të Energjisë Jetësore' për të cilën do të flasim një herë tjetër. ËNDËRRAT Ka qënë një vit nga vitet pas vdekjes së diktatorit kur Shqipëria kishte filluar të lirohej një çikë nga ngerçi i frikës për të folur pak më lirshëm për çfar mund të mendoje. Atë ditë ne kishim fluturim intensiv në agim si regjiment me një pjesmarrje të gjërë të bazës ajrore. Të gjithë aviatorët; pilotë, teknikë dhe specialistë u porositëm që të mos mungojmë për asnjë arsye. Ne kesi rastesh, më parë, ne flinim në hotel, në Gjadër, atë radhë na lanë nëpër shtëpia. Peshën më të madhe të fluturimeve do ta kishte skuadrilja e dytë me dhjetë avionë. Atë natë para se të flinim ne porositëm njëri tjetrin (komshinjtë) që për ëdo rast të trokisnim në derën e shokut. Nasipi porositi Selamin që ta zgjonte pasi Selami e kishte gjumin e lehtë ndërsa Nasipi ishte gjumë rëndë. Në orën pesë te mengjezit që duhet të zgjoheshim, Nasipi pa ënderr sikur Selami i erdhi tek dera dhe trokiti. U zgjua menjëherë dhe i tha gruas se po troket Selami. Gruaja i tha se askush nuk po troket. Ndërkohe Selami po shikonte ëndër sikur kishte shkuar tek dera e Nasipit dhe po trokiste dhe Nasipi nuk i pergjigjej! Zgjohet dhe i tregon gruas ëndrrën. Në atë kohë, gruaja e Naspit troket tek dera e Selamit dhe i thotë gruas së tij se Nasipi u zgjua pasi pa ëndërr sikur Selami po trokiste. E shoqja e Selamit e befasuar i thotë se edhe burri i saj kishte parë ëndërr sikur trokiti në derën tuaj dhe ju nuk ju përgjigjët!” Ata erdhen në punë të çudtur nga ato ëndërra të përbashkëta që kishin parë dhe menjëherë na i tregunan neve. Ëndërra tjetër është persëri nga aviacioni por që më ka ndodhur mua. Një natë më parë se avioni im të fluturonte me komandantin e skuadriljes, shokun Maliq, pashë ëndërr sikur Maliqi u hodh me katapultë dhe ra me parashutë tek një kanal në fshatin Zois. Avioni shpërtheu në flake e tym. Unë me një diagaç të repartit mbrita tek vendi i ngjarjes dhe e pyeta komandantin se çfar kishte ndodhur. Ai u ul shesh, nxorri paketën e cigareve dhe më zgjati një cigare pa folur fare. U trondita dhe u zgjova. Mu kujtuan fjalët e babait që më thoshte se duhani dhe tymi janë hidhërim dhe u shqetsova. Shkova në punë tepër i shqetsuar. Më dridheshin duart. U mata kaq herë ti thosha Maliqit që të mos fluturonte por s’guxoja. Maliqi, pa bërë fare kontroll hyri në kabinë dhe më tha që ta ndihmoja të lidhej. E lidha me rrypat e ndënjses ndërsa ai me shpejtësi e ndezi avionin dhe më bëri shenjë të largohesha. Kisha harruar siguresën e katapultit pa hequr! Kur Komandat Maliqi doli në brezin e ngritjes u kujtova se më mungonte siguresa e
katapulitit dhe ja dhashë vrapit për ti dalë përpara pa u ngritur në ajër. Më mirë të më pushonin mua nga puna se të vritej piloti. Arrita dhe i dola perpara ku ai akoma nuk kishte nisur vrapimin e avionit dhe i dhashë shenjë të mos ngrihej në ajër. Ai hapi kabinën dhe me tha të afrohesha. E dija se më shikonin të gjithë por nuk u ndrojta. Hypa në avion dhe pasi hoqa siguresën e katapultit i thashë komandantit të ma falte atë gabim trashanik dhe shumë të rëndë dhe të kthehej në zonën një ku bëri lëshimin. Por ai si trim që ishte më tha, “Mbathja! Zhduku!” Avioni iku në qiell. Edhe zemra ime ishte në ajër. S’më mbante vendi. Prita që komandanti i regjimentit, apo Udhëheqsi i Fluturimeve të më thërriste e të më qortonte apo të merrte ndonjë masë për mua por as njëri dhe as tjetri nuk e prishën fare terezinë sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Në Aviacion ka qënë një lidhje ideale mes të gjithë aviatorëve, sidomos mes pilotit dhe teknikut. Kishim një familjaritet “të sëmurë” siç na kritikonte edhe Komiteti Qendror i Partisë. Dendur ja mbulonim gabimet njëri tjetrit edhe kur rreziku qe me kokë si rasti im. Prisnja me ankth mbritjen në tokë të komandatit. S’më mbante vendi. Cigaret i ndizja dhe i fikja njëra pas tjetrës. Kush e di se sa cigare kisha pirë atë ditë! Ato 30 minuta të fluturimit të Maliqit mu duken si tre ditë! Më së fundi e dallova avionin tim me nr. 8-018. Tensioni po më ulej dhe mendja po më kthjellohej. Mora një makinë dhe dola e prita tek zona tre siç e quanim zonën e uljes. “Si ka panuar agregati?” E pyta komandantin për avionin. “Shkëlqyer, Agron!” Përgjigja e tij ishte si përherë. I thashë të mos largohej se desha të flas me të. Dolëm bashkë në brezin jeshil dhe ndëzem nga një cigare. I tregova tërë shqetsimin tim në lidhje jo vetëm me siguresën por edhe me ëndrrën. Ai se çau fare kokën dhe as u shqtsua por më përqafoi dhe më tha të vazhdoja punën e të mos u besoja ëndrrave. S’do të kalonin as dy ditë nga ajo ngjarje dhe Maliqi do të shtrohej në spital urgjentisht. Që nga ajo ditë ai humbi edhe të drejtën e fluturimit. Fluturimi i fundit ishte ai me avionin tim. RRËFIMI* "Agron! Për çdo fjalë shqip do më paguash kafen dhe fërrnetin e ditës,dakort?" E si të mos isha dakort me mësuesin tim të italishtes! Tunda kokën me kënaqësi. Pëllumbi qeshi jo më shumë për kafen sesa nga shoqëria që i bëja. Pastaj fërkoi mustaqet, zakon ky kur ai ishte i kënaqur. "Pëllumb, L'italiano è davero una bella lingua. Cominciamo!"** i thashë. Fola sa fola në gjuhën italiane dhe si 'padashur' futa një fjalë shqip. "Eja shkojmë tek 'Lissus' të ta jap kafen dhe fërrnetin. A nuk është një çikë ftohtë jashtë?" Pëllumbi vdiste për një çikëz pije, sidomos për raki të cilën dëndur e shoqëronte më një thelb udhre dhe me këngë. Të ulur përballë njëri tjetrit, në një qoshe që s'para binte në sy, në e sallën sipërme të Bari-it, po rrinim pa folur. Vështroja me kureshtje atë burrë levent mbi pesëdhjetvjeçar, dyfishi i moshës sime, gojëmbël, tepër i hequr në fytyrë dhe trup, me sy zhbirilonjës;
Shqiponjë e Gramozit, siç më pëlqente ta quaja shpesh. Nuk ngopesha të harxhoja me të tërë kohën e lirë. I pari që e prishi heshtjen ishte ai: "Shiko Agron! Ke parë këmbë më të bukura se këto të kamarjere Lulës?" Ktheva kokën instiktivisht dhe vështova këmbët e saj. Vërtetë ishin shumë të bukura. Kishin formën e shishes së 'Birra Korçës' dhe ato këmbë më shpunë në qytetin tim. Nga fytyra nuk qe kushediseçfar por këmbët e saj ishin më të bukurat në qytet. Si për të qënë barabar në atë gjetje të veçanta ja ktheva, "Po fytyrë më të bukur se të Lizës ke parë?" Liza ishte kamarjerja tjetër në lokal. Sigurisht që biseda bëhej në italisht jo për ndonjë sekret pasi në qytetin tonë shumë qytetarë flisnin italisht. Katër vetë ishin mësuesit privatë më të mirë të italishtes në qytet të cilët do ti kishte zili edhe Tirana; ata ishin, Rudolfi, Gjergji, Alfonsi, ‘Profesori’ dhe Pëllumbi im që më mësonte vetëm mua. Kisha marrë mësime private me të katërt të parët por asnjë nuk krahasohej me virtualin, gazmorin, këngëtarin, qefliun...Pëllumb Radovicka. Ndoshta më pëlqente nga që ishim pothuajse edhe nga e njëtja krahinë. "Agron, sot jam në qef dhe kam një dëshirë. Të lutem më bëj një nder..." E vështrova me një shikim që tregonte gadishmëri të plotë për t'ja realizuar çfardolloj favori. "Sonte dua të më vish në shtëpi. Dua të të njoh dhe me gruan, Elin. Një shoqe trazavaçe dhe një bashkëshorte që flet cazë si tepër. Hahahaaaa. Pastaj, kemi kaq kohë që njihemi dhe sikur s'shkon të mos njohim edhe familjet e njëri-tjetrit. Si thua?" E prisnja me kënaqësi këtë gjë, megjithëse e dija se Pëllumbi ishte i persekutuar nga regjimi komunist dhe shikohej me dyshim nga partia dhe pushteti. Kjo gjë sigurisht që paraqiste rrezikshmëri për mua por, nuk e vrava fare mëndjen. "Qysh tani!" bërtita i gatshëm. Shtëpinë e kishin në katin e dytë tek një pallat në cep të lagjes "Liria", lagje e magjypëve. Hymë brënda. Tek dera e hapur na priti Eli me buzën në gaz. Ajo vazhdimisht buzëqeshte dhe sytë i shkëlqenin shumë. Nuk kisha parë kurrë sy aq të shkëlyer dhe të bukur. Bujtësit më krijuan një ambjent të dashur dhe të këndshëm pamvarsisht nga mjedisi tepër i varfër. Dhoma kishte një tavolinë, dy karrike, një dollap, një mangall me qymyr dhe asgjë tjetër. U vura në siklet se ku do ulej Eli por ajo sajoi me shpejtësi një ‘stol’ portativ me anën e një shporte dhe disa leckave që i nxorri nga dollapi dhe u vendos pranë të shoqit. "Agron, kështu të quajnë apo jo? – Unë pohova me kokë. - Për mua, s'duhet karrige sepse do t'ju shërbej juve. Na fal Agron, me çfar na ndodhet sonte..." Sytë i vetëtitinë si diej dhe ndjeva ngrohtësine e saj bujare. "...Çështë ajo! Po vajza juaj, Diana, ku është?" - ndërrova temë për të mos i dëgjuar ato fjalë që tregonin vënien në siklet nga varfëria e tyre… Ju thashë gjithashtu se nuk dëshiroja asgje përveç asaj mikpritje të shkëlqyer që më rezervuan me zemër e fjalë. "..." Ata s’ju përgjigjën pyetjes sime, ndërkohë Eli me shpejtësi ndezi zjarrin e mangallit dhe vuri mbi të ca bukë misri. Se nga qiti pakë djathë, një qepë, udhra, disa kokrra ulliri dhe një shishe raki me tre filxhanë. Po me atë shpejtësi bëri dhe një ‘ëmbëlsirë’ të cilën e poqi mbi mangall duke shtruar një teneqe dhe na i vuri të gjitha sakaq në tavolinë. Buka e thekur avullonte si të qe taze dhe më gacmoi shqisën e shijes si asnjëherë tjetër. Rakia ‘më buzëqeshte’ me anën e ‘dhëmbëve’ të rruazave që kishte krijuar në sipërfaqen e saj. "Gezuar Agron! Paç ditë të bardha dhe u plakësh me nuskën tënde!" ishte urimi i Pëllumbit.
"Mirëserdhe Agron. Jam vërtetë e lumtur. S'kam çfar them më shumë. Gëzuar!" "Mirësejugjeta. Jam i prekur nga kjo mikprije kaq bujare dhe fisnike. Për shëndetin tuaj!" Pashë se Pëllumbi e rrëklleu me fund filxhanin e vogël të rakisë. Edhe Eli bëri të njëjtën gjë. S'mund të veproja ndryshe, e piva edhe unë me fund. Pa dashje bëra një "bëëërrr..." dhe shfryva si kalë. "Mos e pi nëse të bën dëm", - tha Eli. Pëllumbi s'foli. Mu duk sikur më pa me qortim. "Më falni. Ju lutem ma mbushni përsëri". Syte e të dyve shkëlqyen sidomos të Elit u dukën sikur morën zjarr dhe me të shpejtë ajo më solli pak ujë por Pëllumbi e pa përsëri me qortim. "Megjithëse jemi të tre toskë që banojmë në një vend gegë, do pimë si toskë dhe si gegë, - ju thashë, - Për shëndetin tuaj dhe të vajzës tuaj! Jeni të mrekullueshëm dhe ju dua shumë!" E rrëkëlleva përsërsi rakinë me fund dhe u çlirova nga deklarimi që i bëra dashurisë së vërtetë që ndjeja për ata. "Edhe unë do ta pi me fund për shëndetin tënd dhe të nuses tënde. Pse s’na i solle...?" pyeti Eli. "E mora nga rruga dhe, jam unë fajtori. Nuk i thashë ta merrte... - u hodh Pëllumbi, - U plakshi të dy bashkë me shëndet të plotë dhe me një djalkë!" Ndihesha shume i lumtur. Rakia, buka e thekur, qepa e ëmbël, ullinjtë, dhe mbi të gjitha gëzimi i miqvë të mij që më kishin mysafir, më dhanë krahë për të fluturuar në parajsë. Pimë, kënduamë. I putha miqtë e mirë dhe isha gati për ta të rrëzoja edhe hënën për tokë! Kënga buçiste sa tundej pallati. Jam i bindur se as jevgjët s' mund të na i kalonin nga madhështia e atij ahengu zemrash… "Moj rakia bukuroshe/ Që më çon qoshe më qoshe..." Pa mbaruar mirë njërën këngë fillonim tjetrën: "Kush pi verën e rakinë/Me një tra e ka shtëpinë./Moj rakí, moj bukuroshe,/Më përpjék qoshe më qoshe!/Moj rakí djers' e kazanit/Seç i bën zinxhír filxhanit!/Moj rakia në filxhán, Kush të pí bëhet Sulltán." Të gjitha këngët ishin për rakinë, verën dhe çupkat. (Të shkretat gra që nuk i lëmë të këndojnë për djemkat!) Eli këndonte më shumë se ne me një zë që e dridhte. Pëllumbi bënte basin ndërsa unë çirresha në një kakofoni nga që s'di të këndoj mirë por çjerrja i jepte këngës nuanca moderne. Një trio vokale e shkëlqyer. Nuk e di sesa vazhdoi ajo zallamahi e bukur por di që dëshiroja të mos mbaronte kurrë... Herë here këndonim edhe në italisht këngë shumë të vjetra si këto: "Siciliana bruna bruna bruna,/come te non ce n'è nessuna, bruna bruna bruna come te…" Apo: "Volevo stare un po' da solo /per pensare tu lo sai, /e ho sentito nel/silenzio /una voce dentro me /e tornan vive troppe cose /che credevo morte ormai..." Befas Pëllumbi goditi me pirun filxhanin. "Dëgjoni! Ju lutem mbani qetësi! Agron që sot e mbrapa ti je si të ishe djali im." Uli kokën dhe dhe ngeli ashtu disa çaste. Eli dhe unë nuk piptimë. "Agron, ti duhet ta njohësh atë që të quan djalë. Kemi kohë që rrimë bashkë. Kam shumë nevojë të të rrëfehem sonte në besë. Unë jam djalë i armikut të popullit Islam Radovicka, pushkatur nga partia. Vetë kam qënë në burg i akuzuar si agjent i jugosllavëve sapo u ktheva nga Kosova ku kisha shkuar pas çlirimit të Shqipërisë që të ndihmoja në ngritjen e
shkollës shqipe atje, dhe pikërisht, në Zllakuqan dhe disa fshtra për-rreth tij së bashku me shokët e mij, Qazim Azemi, Kolë Vata dhe Mefyt Begolli. Punova me përkushtim dhe dashuri për popullin tim, për gjuhën time e vendin tim. Sapo Shoku Enver u prish me Titon, neve na sollën në Shqipëri dhe më pas na gjykuanë si tradhëtarë. E njëta gjë ndodhi dhe me mësuesit kosovarë që punuan me ne, edhe ata përfunduan në burg si agjentë të Enver Hoxhës! O tempora! O mores! ka thënë Ciceroni. S'kam qënë kurrë tradhëtar i vendit tim, bile as i komunizmit. Kam qënë partizan në brigadën e 15S që në krijimin e saj dhe më pas u bëra komunist pasi besoj në idealin e komunizmit… - Heshti pakë dhe më pas vazhdoi - Për mungesë provash u lirova pasi bëra 5 vjet burg kotë së koti. Fati për ngushëllim, më solli pranë Elin, e cila edhe ajo ka të vrarë dhe të burgosur disa të afërm të saj. U njohëm në internim dhe krijuam familjen tonë. Nuk bëmë dot fëmijë dhe kur erdhëm në këtë qytet ku fillova punë në SMT-në e qytetit, sekretari i partisë së ndërrmarjes më dha çupën e tij të porsa lindur me të vetmin qëllim, zbulimin tim si armik i partisë dhe Shqipërisë. Ky vendim ishte marrë në Byronë e Partisë së qytetit. I shkreti sekretar. Çupa tani është rritur dhe është 16 vjeçe, ajo na do më shumë neve se prindërit e saj biologjikë. Ti e ke parë Dianën, ajo është e zgjuar, e bukur dhe shumë e dashur. Falenderoj shumë Perëndinë. Sonte ajo ka shkuar tek ata dhe, kur iku më tha, 'Babi, po shkoj për herë të fundit për t'ju thënë që të mos më shqetsojnë më pasi unë jam çupa e Elit dhe Pëllumbit.' Vajza rron me hallet dhe vështirësitë tona që s'kanë të mbaruar. Unë ju luta shumë Dianës të shkojë dhe qëndrojë përherë tek ata kur Eli hyri në burg por ajo s’më dëgjoi..." Këtu ai ndali dhe për herë të parë e pashë të prekur nga ai moment kur kujtoi burgun e së shoqes. Desha ta pyes pse Eli ka bërë burg por u përmbajta. "Sigurisht që ti Gone don të dish pse Eli ka bërë burg. Më mirë le ta tregojë vetë ajo", dhe bëri më kokë drejt së shoqes. Eli pa me pikëllim nga i shoqi. Vura re se ju fik përkohësisht zjarri i syve të cilët tash dukeshin si dy djej në mjergull. Dalëngadalë mjergulla filloi të shpërndahet dhe ‘djejtë’ e saj filluan të ndriçojnë si më parë por me një ndryshim të vogël pasi u rrit më shumë zjarri... “Më vjen keq që ju solla kujtime jo të mira”, - ju thashë. “Unë kam qënë shitëse tek metrazhet e qytetit, - filloi Eli të tregoi, - dhe atje kam qënë disa herë shitsja më e dalluar. Isha e lumtur dhe puna më pëlqente por kjo s’vazhdoi gjatë. Nje ditë më vjen tek dyqani hetues H.P. Agron, besoj ti e njeh atë palaço i cili njihet për gacmime seksuale tek gratë e qytetit. Ai më tha se kam sy shumë të bukur. Buzëqesha. E ç’mund të bëja tjetër?! Ai buzëqeshjen time e mori si miratim joshës dhe pastaj vazhdoi të më gacmojë duke më thënë se vdiste për mua e të tjera idiotësira. Nga ajo ditë filloi të më vizitoi për ditë. U bezdisa kaq shumë sa më dridhej zemra të shkoja në punë. Kujt ti ankohesha?! Partia dhe pushteti s’janë të mijtë. Më në fund kur e pashë se do pëlcisja, i tregova Pëllumbit të cilin në fillim nuk desha ta shqetsoja se ju burrat... Pëllumbi u mërzit shumë dhe i kërceu damari i ballit, ‘Do ta vras qenin’ më tha. E dija se ky e bën një gjë që thotë dhe ju luta të shkojmë në ndonjë vend tjetër por kjo nuk ishte në dorën tonë pasi ne edhe këtu jemi të internuar. Për të mos bërë ndonjë të pabërë shkova në drejtorinë time dhe u ankova. Ju thashë nëse nuk e zgjidhin këtë problem do të shkoj të ankohem deri në K.Q. e deri tek Enver Hoxha. Ata më thanë të rrija e qetë se kjo punë do zgjidhej shpejt. Nuk e dija se drejtori dhe hetuesi ishin miq. Nga ajo ditë drejtori më futi një revizorin e tij për kontroll me qëllim të ma mbyllte përfundimisht gojën. Më parë,
vetë drejtori, erdhi tek unë dhe tërhoqi disa metrazhe ‘per ndërrmarjen’ duke më thënë se ndërrmarja do ti paguante pas pak ditësh dhe unë të mos shetsohesha. Kontrolli Shtetëror, i bërë me nxitim, nën drejtimin e revizorit të futur nga drejtori, me nxorri difiçit dhe u padita për ndjekje penale. Në gjyq më kot u mundova të argumentoja se vetë drejtori kishte tërhequr mallin që më akuzonin. Ata deshën prova të cilat më mungonin dhe kështu, përfundova gjashtë muaj në burg.” S’dija se çfar t’ju thosha miqvë të mij të mirë. Ndjeja një keqardhje të thellë dhe një urrejtje për ata njerëz të poshtër. “Agron, e kuptoj që të vjen keq por, ka edhe më keq, - u hodh Pëllumbi. Sekretari i Parë e futi në burg burrin e dashnores. Ti e njeh Rizanë… Kur Rizai doli nga burgu, e denancoi si burrat. Në mes të natës shkoi tek Monumenti i Beslidhjes dhe vendosi një ‘Njoftim’ në të cilën shkrojti me gërma të mëdha ‘Sekretari i Parë, M.M. më futi në burg për të më shfrytëzuar gruan…’ Tërë qyteti atë mëngjez ziente nga ky lajm tronditës. Ai njoftim nuk qëndroi më shumë se 2 orë pasi një polic roje e grisi por ai nuk ‘grisi’ dot shpërndarjen derë më derë të atij lajmi tronditës. Po atë ditë Rizai u dërgua në çmendinën e Tiranës ku vdiq pasi kishte guxuar të thoshte të vërtetën. Gëzuar Agron! Të paça! Të më rroç e të lënça prapa!” Pastaj Pëllumbi ja mori këngës: “Dola në udhë e të prita/Moj nëpërka pika pika/Atje ku shkoje përdita/Moj nëpërka pika pika.. .” As Eli dhe as unë nuk e shoqëruam në këngë. Dukej sikur këngës i kishte rënë bomba. Pëllumbi e ndali këngën dhe u ngrit e shkoi tek dollapi. E lëvzi pak dhe, nga poshtë tij nxorri një libër. Ma vuri mua në tavolinë. E lexoj, ishte “Anti Dyring” i Engelsit. “Po ky?!” mendova. “Sigurisht që do pyesësh se çfar do “Anti Dyrigu” tek unë. Agron, unë lexoj ato me gërma të vogla duke anashkaluar komentet…Por, më shumë e dua këtë libër sepse aty brënda gjendet im’atë.” Nga faqet e librit ai nxorri një foto të një oficeri zogist simpatik. Veshur me xhaketë dhe qillota ushtarake ngjyrë kaki e me çizma llustrafine. Mustaqe spic si vetë Pëllumbi. Me dorashka të bardha dhe një kamxhik në dorë..."Ja, mendova, ky na qënka kolonel Islam Radovicka, ushtaraku më i mirë i Enver Hoxhës, komandat i Zones Pare Operative VlorëGjirokastër." Befas trokiti dera. Të tre u hodhëm vërtik në këmbë. Dera trokititi përsëri akoma më fort dhe u dëgjua një zë: “Hapeni derën! Policia.” Ndërkohë Pëllumbi filloi të këndoi: "Vjen bandilli vet i tretë,/O me llahutë e me gërnetë,/Vjen bandilli vet i tretë,/O me llahutë e me gërnetë..." Eli shkoi dhe hapi derën. Tre plolicë hynë brënda dhe, pasi i hodhën një sy dhomës urdhruan: “Të tre do të vini në polici!” ATË DITËN E MADHE Atë ditë, unë si zakonisht, fillova punën. Më ishte bërë zakon që para se të filloja punën do të pija një kafe tek Roza (banakjerja e klubit të Regjimentit të Aviacionit Gjadër). Hyra vetëm dhe pashë se klubi ishte plotë si asnjëherë tjetër. Mora një kafe dhe një
fërrnet dhe u ula në tavolinën ku ishte vetëm një person, miku im Mehdi Dashi dhe, duke qeshur, i dhashë dorën duke i thënë, "të rroni vetë se mëndja ju ka lënë!" (Këtë shprehja ja thosha prej disa kohësh pasi e gacmoja për Kadarenë të cilin ai e adhuronte si askush tjetër. Kadareja në atë kohë kalonte peripeci të panumurta familjare dhe shpesh ishte shumë kondradiktor me mendimet e tij.) Mehdiu u zverdh përnjeherë dhe pa rreth e rrotull i shqetsuarë. "Ule zërin të martë e mira të martë! Sot e gjete të bësh shaka?! Apo ke luajtur mënç dhe mos kërkon të përfundosh në burg?!" - më tha ai me zy të ulët por unë qesha akoma më shumë. Atë "paralajmerim ogurzi" e mora si shaka por që ajo nuk vazhdoi gjatë... "Agron, ç'dreqin ke sot që bën shakara me zarar, a nuk di ç'far ka ndodhur?!" "Jo, ç'far ka bërë vaki? Ka ngordhur ndonjë ujk në malin e Kakariqit?" "Pusho! Vërtetë ti s'di gje?!" "Sigurisht që nuk di asgjë. Folë! Ç'far ka ndodhur?" "Ka vdekur ai..." "Kush?" "Ai pra, i madhi fare...." "Enveri?" "Ule zërin ta marrë dreqi ta marrë! Ç' m... ke sot që flet kështu?! Ai pra, ai vdiq por mos ja zër emrin në gojë se kushedi se çfar na ngjet. Të lutem." Mehdiu kishte vëllanë e vet (Kujtim Dashin) sekretar të Komitetit të Pratisë të Rrethit Lezhë i cili atë natë e kishte gëdhirë në Komitetin e Partisë duke e qarë Enver Hoxhën. Kështu, Mehdiu ishte i mirëinformuarë. Me Mehdiun ne bënim biseda të lira për shumë probleme dhe ai ka qënë shok besnik me mua në çdo rast. Kështu që ai ishte vëretët i frikësuar për ato që unë thosha sepse e dinte që ajo situatë mund të kthehej në një gjëmë për çdo të dyshuar dhe sidomos për mua që shumë herë kisha pçrfunduar në hetusinë e shefit të sigurimit të repartit. Të mëdhenjtë (perënditë e vetshpalluar) janë si vullkani, ata nuk shuhen parase të djegin e marrin me vete ç'të gjejnë rreth e rrotull tyre. Njëkohësisht Mehdiu ndihej edhe shumë i gëzuar pasi atij i pëlqente shume liria e mendimit dhe ishte tip qefliu si shumica e shkodranëve. Vdekja e Enverit atë e gezonte pa masë por kishte edhe po aq frike të madhe, si shumica e popullit shqiptar. "Hajt ta pimë edhe nga një dopio," - i thashë dhe ungrita të bëja porosinë. "Jo, jo se është me zarar. Kushedi se çfar do të flasësh ti pas asaj dopio..." Në atë kohë hyri në klub shefi i shtabit të regjimentit, Dhimiter Panxhi dhe na tha, "Sot nuk do ti nxirrni avionët jashtë tunelit. Shikoni se çfar mund të bëni ndonjë gjë vetë në avionët deri në orën 12:00 kur do të mblidhemi në kinema dhe do të japim një lajm të KQPPSH." Kaq tha Miti dhe iku. Qënka e sigurtë, i thashë Mehdiut dhe e ftova të shkonim në Gjadër pasi dihej mirë se fshati Gjadër ishte 'fshat reaksionar' dhe atje do të kishte patjetër festë. Ashtu bëmë. Shkuam në fshat. Bashkë me ne erdhi dhe miku e shoku im i mirë Veprim Muça po nga Shkodra i cili nuk kishte lënë vend pa më kërkuar. "Agron, ti e ke fituar bastin me mua dhe unë dua të të qeras sot." Ne kishim vënë bast për vdekjen e Enverit qysh nga viti 1981; unë i thosha që Hoxha do të vdesë jo më larg se viti 1985 dhe Veprimi më thoshte se ai do të vdeste në vitin 1989. Bile ne përshëndeteshim kështu, unë në vend të mirëmëngjez i thosha 'ottantacinque' (ital. 85) dhe ai më thoshte 'ottantanove' (89).
"Unë jam vetë i dytë prandaj lere bastin për një ditë jetër dhe sot do t'ju qeras unë pasi kam sebep," ju thashë të dyve. Veprimi çakërqef nuk dinte se si ta shprehte gëzim e madh që ndjente në shpirt dhe më kapi për qafe dhe më puthi. Po ashtu bëri dhe me Mehdiun. Të gjithë në regjiment e dinin se Veprimi 'ishte armik' i pushtetit dhe për të mblidheshin të dhëna nga shefi i sigurimit të regjimentit dhe informatorët e tij, njëlloj si edhe për mua. Ai ishte i njohur për shpërndarjen e barsaletave antiparti. Shkuam në fshatin Gjadër dhe hymë në klub. Si asnjëherë tjetër fshatarët e gëzuar e festonin me nga një gotë pije përpara dhe në heshtje. Askush nuk guxonte ta shprehte këtë gëzim të madh por, gëzimin e tyre ua lexoja në fytyrat e lumtura. Të gjithë gjadrasorëve atë ditë u kishte rënë nuri i bukurisë. Nuk më ishte dukur kurrë Gjadri më i bukur se atë ditë. Sapo u ulëm, menjëherë më vjen Hila, berberi i fshatit (të gjithë oficerët e thërrisnin kulak por jo unë që e kisha shok) me gotën në dorë dhe pasi e çiku me mua, pa bërë zë, dhe iku jashtë sepse prania e tij ishte shumë e rrezikshme për këdo dhe mbi të gjitha për atë vetë. Mjaftonte heshtja atë ditë që ne të merreshimvesh për bukuri. Me Hilën unë kisha bërë biseda të guximshme sa i shkreti, më tregonte më vonë se, në fillim ishte trembur aq shumë sa gjumi natën nuk e zinte nga që kishte menduar se unë isha ndonjë provokator i fëlliqur që desha ta marrja në qafë. Unë i flisnja duke i thënë., "Hilë, dëgjomë mua dhe mos fol pasi vetëm kështu do flesh rehat. Hahaha."...Por kur hyri demokracia ai nuk la njeri pa i thënë se unë kisha qënë në kohën e komunizmit po aq kulak sa Hila vetë, e mos më shumë! "Kemi apo s'kemi festë? Hajt me fund të na rrojë Nexhka!" bëri shaka Veprimi dhe e rrëkelleu një dopio me konjak. Disa fshatarë që ishin pranë nesh kthyen kokat duke na parë me habi dhe ndoshta frikë. Veprimi më thoshte të mos bëhesha merak pasi gjadrasorët me emrin Nexhkë do të kuptonin kamarjeren e klubit të fshatit të cilën ne e kishim patur guzhiniere më parë. Klubi dalëngadalë po mbushej plot e përplotë si asnjëherë tjetër. Unë pashë të vinin në klub edhe 'demokratët' e repartit të aviacionit; pashë shokun tim të ngushtë Vasil Micin i cili kishte tërhequr pas disa pilotë e teknikë 'liberalë' dhe po i qeraste në këtë Ditë të Madhe. Gjëja më kryesore që më ra në sy atë ditë ishte darka e shtruar në guzhinën e klubit të Gjadrit nga komandanti i regjimentit të artilerisë vetë lëvizëse (AVL) zoti Fadil Hana të cilin, një vit më vonë, shefi i kuadrit të repartit të tij ushtarak (1746) në Gjader, shoku M.N, e denoncon me një letër dërguar ministrit të Mbrojtjes, shokut Murra. Motivacioni ishte, "Fadil Hana, ka vepruar kundër porosive shumë të çmueshme të Sekretarit të Parë, shokut Ramiz Alia, duke iu kundërven në disa raste materialeve të plenumeve të KQ të PPSH….ka zvogëluar të metat dhe gabimet e personave negativë, ka patur shfaqje imoraliteti etj. Më datën 12 dhe 15 prill 1985, ditën komunikimit të vdekjes dhe të varrimit të komandantit legjendar, shokut Enver Hoxha, ai ka lënë shërbimin dhe ka shkuar dhe shtruar darkë në kuzhinën e klubit të Gjadrit. Po ato ditë, disa kuadro pilotë dhe teknikë kanë pirë në sallën kryesore. Emrat e të cilëve do t'jua dërgojmë më vete.” Kur vajta në Korçë, i dashur Agideba, do mësonja se medalja e dashurisë për Udhëhqesin Legjendar kishte dy anë; urrejtjen e thellë dhe dashurinë e pakufishme! Një korçar, në
mos gaboj quhej Aleks, tregonte për vdekjen e Enverit. "Një ditë pësova një krizë kardiake pranë vendit ku ka qenë liceu francez në Korçë, të cilin e vizitoj shpesh. Në çast mendova, ç’vdekje të lumtur paskam pasur fat! Duke u rrëzuar përtokë, do të kem rastin të vë kokën atje ku ka vënë këmbën dikur shoku Enver!" PËR PAK NË BURG... Ishte verë, sapo kishte vdekur Diktatori. SHQUP (Shtëpia Qëndrore e Ushtrisë Popullore) në Tiranë, organizoi hapjen e një ekspozite kushtuar diktatorit. Atje u paraqiten të gjithë llojet e armëve me dokumentat e tyre kushtuar Enverit, nga Aviacioni u caktua kryetar i grupit një kushëriri im i pare i nënës sime, Shkumbin Panariti. Një ditë teksa ne të dy po hanim drekën në SHQUP, na tha mendja të pinim pak dhe ashtu bëmë. Në pije e sipër unë fillova ti flas keq për Enverin dhe se do të jetë mëmirë tashti që ai vdiq, pasi do të na kishte vdekur të gjithëve po të rronte më shumë. Shkumbinin sikur ta kishte kafshuar gjarpëri, ai u hodh përpjetë dhe duke ju dredhur zëri filloi të bërtiste si i marrë. U mundova ta qetësoj por s' munda. Më në fund kur e pashë se do të më denanconte, sigurisht që do ta besonin pasi ai ishte Shefi i Propogandës së Armës së Aviacionit Shqiptar, i shpejgova të mos e bënte një gjë të tillë se do të kishte pasoja edhe ai vetë pasi të gjithë e dinin se ne ishim të afërt! Diktatura të ndjek deri në kushëri të tretë! Plus që ai do të vihej në shënjestrën e njerzve të mij që ishin edhe të tijët. Nuk u bind dhe me në fund pasi u qetësua pak më tha, "Do të raportoj qysh sot sepse unë e di, edhe nëse të fal, ti një ditë. me këtë kokë që ke, do të arrestohesh dhe do të thuash se, 'i kam thënë Shkumbinit kështu e ashtu...Copë po ta them, dua të jem në rregull me Partinë dhe të ruaj bythën time. Pastaj, unë mendoj se ti je lidhur me armiqtë e Partisë dhe pushtetit. Pra ti je dhe armiku im! E vetmja alternativë që ke është t’ja shpërblesh partisë këtë poshtërsi që ke bërë duke kallxuar ata armiq që të kanë shtyrë të mendosh kështu!' E pashë se ishte e kotë ç' fardolloj tentative për ta ndalur dhe ika. Nuk dija ku të shkoja. Më në fund hypa trenin e Lezhës dhe mbrita në shtëpi. Menjëherë i tregova babait se ç'far me kishte ndodhur në Tirane. Ai u shqetësua shumë. Më kishte thënë me qindra herë të mos e hapja gojën...bile më thoshte se edhe me gruan dhe nënën të mos bëja kësi bisedash. Ai ishte shumë konspirativ por unë isha e kundërta e tij, s'mbaja dot gjë të fshehtë. "Ajo që u bë u bë, ç'far të bëj tani? Sonte ose e shumta nesër mund të më arrestojnë", e pyeta babanë. "E para, ke bërë gabim që erdhe në shtëpi dhe e dyta, ktheu përsëri në Tiranë dhe shko tako dajon tënd ose vëllanë e Shkumbinit që punon në drejtorinë e sigurimit të ushtrisë. Mbase ata, të paktën të shpëtojnë kokën e nga burgu sepse, sa për detyrën, ti e ke humbur atë. Shpëto vetëm kokën bir! Gjëndja është shumë e keqe. Mos humb kohë. Mos harro. Të kam mësuar të mos gënjesh kurrë por..., këtë radhë duhet të bësh gjithëçka që të shpëton nga burgu apo edhe nga pushkatimi!" U nisa andej nga kisha erdhur. Shkova në Tiranë dhe takova vëllanë e nënës i cili punonte në një zyrë tepër me rëndësi në Kryeministri. Ai më degjoi çuditërisht shumë i qetë dhe në fund më pyeti: "Agron. Dua të di të vërtetën. Ç'far i ke thënë Shkumbinit?"
I tregova vetëm barsaletat për partinë që i kisha treguar Shkumbinit. Po më vriste ndërgjegja që nuk po i tregoja tërë të vërtetën. "Kush ishte tjetër me ju të dy?" më pyeti ai. "Askush". "Mos e prano që i ke thënë gjë. Thuaj thjeshtë që u grindët. E ke zënë në gojë emrin e shokut Enver?" "Jo. Vetëm Nexhmijen." "Të pyes për herë të fundit, e ke sharë shokun Enver?" "Jo! - unë isha i prerë që të mos i tregoja as daiut të vërtetën. "Nëse është kështu, do bëj diçka por dua të di edhe një gjë e cila të ngelet midis nesh, ke shokë që flasin keq për Enverin ose familjen e tij?" "Jo! As edhe nje." "Betohu për nderin e partisë!" U zura ngushtë. Im atë ma ndalonte betimin për çdo gjë. Tërë jetën më kishte mësuar të mos betohem dhe të mos spiunoj; dy gjëra, sipas tij, të cilat janë më të këqijat e botës bile edhe nga vrasja, grabitja dhe përdhunimi! "Daja, nuk më beson?" Ai nuk foli më me mua. Nuk më tha se më beson apo nuk më beson. I ra telefonit dhe thirri të vëllanë Shkumbinit që të vinte urgjent në shtëpinë e tij. Pasi biseduam gjatë me vllanë e Shumbinit ai tha: "Nesër do të jem vetë në Gjadër ose do të dergoj atje një shokun tim besnik. Ti, nëse më dëgjon mua në mënyrë që edhe ne ta kemi më të lehtë për të të ndihmuar, futja dikujt tjetër, një armiku që shan partinë dhe familjen e shokut Enver. Thuaj se i ke dëgjuar prej tij ato qe ti i the Shkumbinit. Në këtë rast ti je një denoncues dhe jo propogandues antiparti. Nëse dikush tjetër që është vërtetë antiparti dënohet. Unë do të propzoj për ty që të rritesh në detyrë në një regjiment tjetër ajror për shërbimin që i ke bërë organeve tona të zbulimit dhe sigurimit." "Nuk di asnje shok që të jetë armik!" "Atëhere futja dikujt që ti e ke inat!" O Zot! Sa rëndë më goditën këto fjalë! Më dukej vetja që jetoja në një Ferr të vërtetë ku në vend të njerëzve më rrethonin djaj të kuq që digjnin me flakën e tyre çdo gjë që nuk kishte të bënte me Ferrin e tyre! Të nesërmen në Gjadër, pa filluar punën, me thirrën në zyrën e shefit të sigurimit i cili çudtërisht, të paktën për mua, ishte një njeri vërtetë i mirë. Atje ishte edhe i dërguari i posaçëm nga Ministria e Mbrojtjes, dega e sigurimit. Pasi u përshëndetem, u ulëm dhe ndaj meje filluan pyetjet me radhë. Për të gjitha, përgjigja ime ishte JO! Nuk është e vrëtetë! Kur më thanë se ç'far bisede ke bërë me Shokun Skumbin, ju thashë se kam biseduar për probleme familjare dhe kemi treguar disa histori tonat në Vlorë. Në fund ju thashe se, “ne u grindëm pak me që kishim pirë dhe ai me fyeu mua dhe unë, me aq sa mbaj mën, e fyeva atë. Më pas shkova dhe i kërkova të falur por ai nuk pranoi. Kjo është e tëra”. "Emrin e Nexhmijes e keni zenë në gojë? - qe pyetja direkt." (Dukej se Shkumbini e kishte zbutur akuzën). "Jo!" Në atë kohë ra telefoni dhe sekretari i partisë së bazës më kërkonte mua. Shefi i sigurimit më tha:
"Shko tek zyra e sekretarit se ai kërkon të flasë me ty." Kristaq Burda ishte sekretari i Byrosë së Partisë në Regjiment dhe njëkohësisht ishte dhe miku im sepse ne ishim nga i njejti fshat, Arbëri. Ai më mori për kafe jashtë repartit, në fshat, ku pimë nga një konjak dhe kafe dhe folëm si miq. Më pyeti: "Përse të kërkonin ata të sigurimit?" I tregova gjithë historinë. (Sikur ai nuk e dinte!) Kiçua pasi u sigurua që unë nuk kisha pranuar asnjë akuzë më pyeti: "Unë jam personi që do të shpëtoj ty por të lutem më thuaj të vërtetën?" I tregova atë që kisha thënë gjithkund se, isha grindur me Shkumbinin. Dhe vetëm kaq. "Eshtë e vëretë?" "100% e vërtetë! Nuk më beson?" "Te besoj." Këtu u mbyll tërë historia ime e sharjes së Enver Hoxhës në Korrik 1985 në mes të Tiranës, në Shtëpine Qëndrore të Ushtrisë Popullore. Të nesërmen lexova në shënimet e babait që i mbate fshehur, " Socializmi është si bajga e kuajve ku zogjtë ulen dhe e hanë, kështu, të dy palët, si kuajt dhe zogjtë janë të fituar pasi, kuajt nxjerrin jashtë diçka të panevojshme dhe zogjtë futin brënda diçka jetike. Mjerë ai që s'pranon të jetë me bajgën në kohën e bajgave!" SEKRETET E BABAIT Djegia e shtëpisë Shtëpia jonë në Mesmal, nisi të më tregonte babai, është djegur nga gjermanët ditën e martë, ora 16 të datës 4 Janar 1944 dhe u bë shkrumb e hi me gjithëçka kishte brënda.Të njëjtin fat pësuan edhe 70% e shtëpive të fshatarëve të mij. Mbaj mënd se dimër më të ashpër se ai, ne kurrë nuk kishim parë. Dëbora kishte arritur një shteresë prej dy metrosh në disa vënde dhe rrugët qënë të bllokuara. Vetëm gjermanët mund të lëviznin me mjetet e tyre të blinduara, të cilët erdhën nga Plerinat që ndodhet në rrugën që vjen nga Dolani. Po ashtu dua të shtoj se operacioni gjerman i dimrit '43 kundër partizanëve u bë në këtë qamet të madh. Ne, brigada jonë e katër që sapo ishim formuar, mbijetuam mirë dhe ju shmangëm goditjes frontale të gjermanëve, mirpo disa brigada të tjera si ajo e dytë dhe e tretë, na thane se ishin shkatrruar fare. Shumë partizanë të Brigadës së parë ishte shpërndarë pa urdhër dhe Mehmet Shehu mundohej që ti mblidhte ata shtëpi më shtëpi. Atë mëngjez, para se gjermanët dhe ballistët ti drejtoheshin fshatit tonë, një ballist, mik i familjes sonë, vjen dhe i thotë nënës sime se, "gjermanët do t'ju djegin shtëpinë si shtëpi partizane dhe si bazë angleze. Largo fëmijët, anglëzet dhe plaçkat. Kaq mund të bëj për ju. Kurseni ç’të mundeni." Nëna, e cila ishte lajmëruar edhe njëherë tjetër më parë (të mërkurë më datën 1 dhjetor 1943) se do t'ja digjnin shtëpinë, i kishte nxjerrë të gjitha plaçkat me vlerë si qilima, sixhadera të bukura persiane, enë guzhine farfurie, plaçka të saja dhe të djemëve që babai i kishte sjellë nga Amerika etj. dhe i kishte depozituar në një
vënd sekret afër Kroit të Madh, por të nesërmen gjermanët nuk na dogjën shtëpinë dhe kur nëna shkoi tek vëndi ku kishte fshehur plaçkat nuk i gjeti shumicën e tyre! Tani vijnë përsëri dhe i thonë që ti nxjerrë jashtë të gjitha plaçkat pasi do t'ja djegin shtëpinë dhe nënës ndoshta nuk ju besua por edhe kishte frikë ti qiste jashtë sendet e shtëpisë. Për këtë ajo ju përgjegj ballistit se ishte betuar që të mos i nxirrte jashtë plaçkat dhe se, vetëm kur të nxirte xhenaze (të vdekur) të shtatë djemtë do ti nxirrte plaçkat jashtë shtëpisë! Ballisti i mirë iku i çuditur. Nëna, megjithëatë ju dha alarmin anglezëve të cilët për 5 minuta u bënë gadi dhe u nisën në drejtim Shën Kostandinit afër Voskopojës ku ishin forcat e shumta partizane të Nexhip Vinçanit, ku ishim edhe ne; Ramizi dhe unë dhe ku kishim depot me materiale si veshmbathje dhe armatim dhe të tjera materiale luftarake. Raqi këtu bëri një gabim të madh, pasi u dha alarmi që gjermanët po vinin në atë drejtim, partizanët i kërkuan që mallin ta merrnin duke ju shpërndar secilit partizan aq sa të mundej por Raqi Qirinxhiu nuk lejoi të merrej asgjë nga depot. Ai vet ngarkoi vetëm dy mushka me paisjet personale të anglezve dhe u nis drejt Lavdarit ku kishte shkuar N.Vinçani dhe Koçi Xoxe që në mëngjez. Të parët që mbritën në Lavdar qenë rreth 4000 partizanë e civila, ndërsa Raqi me anglezin, Terrin dhe dy krushovarët i ndoqën nga pas. Në Lavdar u mblodh shtabi i brig. Ku asistonte dhe Koçi Xoxe si anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushrisë NacÇlirimtare. Për të diskutuar si ta kalonin Qafën e Beçit pasi kjo qafë ishte zënë nga gjeramanët. Nexhipi mendonte që forcat partizane të kalonin në krahun e majte të Ostrovices dhe Koçi ngulte këmbë që të kalonin në krahun e djathtë. Koçi i nxehur e urdhëroi Nexhipin që të bëhej ashtu siç ai urdhëronte por Nexhipi i tha këto fjalë, “Nëse ti dëshiron që partizanët ti kalosh drejt kasapanës, mblidhe brigadën, shkarkomë mua nga detyra si komandant i saj dhe pastaj bej si të duash! Ndryshe, unë do të bëj ashtu siç mendoj.” Këtu Koçi u dorzua, pamvarsisht se që të dy mendonin për ti shpëtuar partizanët. Rruga që deshte Koçi të bënim ne partizanët, ishte rruga më e gjatë por jo më e sigurtë pasi gjermanët e zgjuar kishin kapur të gjitha qafat, luginat, rrugët dhe shtigjet e mundëshme nga ku do të kalonim për ti dalë rrethimit tonë në Voskopojë. Kalimi u bë natën jo më larg se 100 m larg gjermanëve në njësh kollonë pa bërë asnjë fjalë, pa pirë duhan, pa bërë asnjë zhurmë dhe në një distancë prej 10 m larg njëri tjetrit. Edhe kollitja duhej të mbahej duke kafshuar dëborë. Kushdo që do të gabonte do të vritej në çast duke u mbytur me një shall a me një rryp! Në fund të kollonës ishte majori anglez Smith, Raqi Qirinxhi, Lefteri dhe dy fshatarët e mij; Seit e Shupe Bebri me Isufin e Ademit të cilët udhëtuan bashkë deri në Lavdar ku Raqi u dha urdhër që të kthehen në shtëpitë e tyre në Mesmal, pas një incidenti të ndodhur. Gjatë kthimit dy vëllezërit mundën të arrijnë në shtëpi ndërsa Isufin e kapën gjermanët. Në një vënd gjermanët panë një lepur dhe filluan ta ndjekin, në këtë kohë Isufi së bashku me një qytetar korçar që edhe ai ishte zënë rob, ja dhanë këmbëve dhe ikën. Korçari nuk arriti dot të largohej shumë dhe aq shpejt sa Isufi dhe kështu ai u vra ndërsa Isufi ra në përruan e Osojës dhe pastaj në lumë duke ecur përpjetë lumit derisa arriti arriti tek Ura e Koços. Atje doli nga lumi dhe u kthye tek kasollet e Qerim Dardhës. Atje Isufi ngeli dy ditë sa ju shruan këmbët që ishin henjtur dhe i ridhnin gjak. Ne partizanët e brigadës së katërt e kaluam me sukses Ostrovicën dhe arritëm të gjithë gjallë në pyjet e Zaloshnjës duke ecur për tërë natën. Në mëngjez gjermanët u çuditen sesi gjurmët e një autokollone partizane u kishin kaluar aq afër pa i degjuar! Kjo qe situata kur gjermanët na dogjën shtëpinë ne dardharëve.
Në këtë kohë që ne kalum në drejtim të Qafës së Beçit, vëllezërit e mij të vegjël, Beso, Rama dhe Ligori shkuan nga xhaxha Taqi. Bato ishte në mulli dhe Marko kishte 5 vjet që kishte emigruar në Australi. Në shtëpi ngeli vetëm nënë Sano. Sapo kaloi mezi i ditës, gjermanët dhe ballistët erdhën dhe u dukën sipër mbi Shullë të Krushovës. Pasi e mitraluan për disa çaste fshatin nga sipër Shullërit dhe vranë kushëririn tim të parë, Yzin djalin e xhaxha Taqit që ne e kishim korier, ata zbritën në fshat dhe i vunë zjarrin. Ata spërkatën tërë shtëpinë tonë me benzinë dhe i vunë zjarrë. Shtëpia jonë ishte e madhe dy katshe dhe të gjitha gjërat e shtëpisë u bënë shkrumb e hi. Nuk shpëtoi asgjë, bile një gjerman kur pa qenin tonë të madh me emrin Xhovi që ishte strukur i friksuar në një qoshe afër ashefit (guxhinës) e qëlloi me plumb në kokë. Nëna, siç më thanë fshatarët më von, kishte qëndruar trimëreshë dhe nuk kishte bërë fare zë. Si ikën gjermanët, nënën e mori kunati, Pasho, në shtëpinë e vet i cili banonte 20 metro më lartë shtëpisë sonë. Ne kishim tre vjet, që nga vdekja e babait, që nuk flsinim me xhaxhan për një çështje të ngatërruar dhe jo fortë të qartë; punë vjedhje. Thuhej se 16 dhenë ishin vjedhur nga disa miq të tij. Duhet thënë që të vetmen gjë që bëri nëna për të shpëtuar para se të vinin gjermanët të digjnin shtëpinë, ishin monedhat e floririt (disa kilogram) që babai i kishte grumbullar nga shitja e tokave dhe bagëtive tre vjet më parë se të vdiste dhe paratë e Amerikës që i kishte kthyer në flori. Po ashtu, edhe anglezët, në ikje e sipër, kishin lënë disa monedha floriri të cilat nëna i numëroi dhe i bashkoi me arin e vet për t'jua dhënë atyre kur të ktheheshin. Të gjithë sasinë e floririt e fshehu diku prapa shtëpisë, në selishtën pranë lëmit që shtrihej midis shtëpisë sonë dhe asaj të xhaxha Pashos, në një "vënd të sigurtë". Këtë gjë e bëri sapo ajo mori lajmin se do të na digjnin shtëpinë, pra, në atë mëngjez që u dogj shtëpia. Si u vra Yzi ajo, në fillim ajo shkoi nga shtëpia e xhaxha Taqit ku kishte rënë zija e vdekjes së Yzit. Duhet thënë se pas ikjes së gjermanëve, nëna shkoi të marrë floririn por nuk e gjeti. Hysnia, e bija e xhaxha Pashos që ishte martuar në Gjonomadh së bashku me të jëmën, gruan e xhaxhait, ishin parë duke hyrë në shtëpinë e Pashos me një teneqe të madhe në dorë. Nëna ju tha se ato e kishin marrë floririn dhe në fakt atje përveç dy familjeve tona askush tjetër nuk shkonte kurrë. Ata i thanë të vinte në shtëpi dhe të bisedonin. Në këtë kohë Hysnia mori nënën për krahu dhe i thotë se në këtë fatkeqësi ne do t’ju jemi pranë dhe se nëna duhet të shkonte tek i kunati, që ishte i jati i saj. Nëna tepër e traumatizuar, për çastin, nuk mendoi gjatë dhe e shkeli amanetin e babait tonë që i kishte thëne se me Pashon të mos kishin asnjë mardhënie dhe të mos flisnin kurrë. Në shtëpinë e të kunatit ajo gjeti mgushllimin e çastit dhe kaloi natën e parë. Kur ardhi koha që ti jepnin florinjtë, ata e mohuan grabitjen! Floriri Xhaxha Pasho në atë kohë ishte në moshën mbi shtatëdhjetë vjeçare por i mbajtur mjaftë mirë. Nëna pas kësaj filloi të ishte e lemerisur jo vetëm për floririn por edhe për humbjen e gjithëçkaje tjetër përveç jetës së saj dhe të shtatë djemëve. Ajo zbriti me vrap poshtë duke qarë dhe shkoi tek shtëpia e kunatit tjetër, Taqit, i cili banonte disa dhjetra metro më poshtë se shtëpia jonë. Shtëpia jonë ka qënë midis shtëpisë së Pashos dhe asaj të Taqit.Vëndi vinte i pjerrët dhe me një bregore që ngjante si një taracë nga ato që hap sot rinia në bregdet.
Xhaxha Taqi megjithë hallin e madh që kishte e priti ëmbël dhe e futi brënda duke u munduar që ta qetësonte nënën e cila dridhej e tëra nga fatkeqësia dhe inati që kunata, "su ngop me shtëpinë dhe mallin e djegur, dhentë që i shiti në Senisht por më mori edhe floririn që e ruaja për të rritur djemtë jetimë!" siç do të thoshte ajo në ato momente. Më në fund pasi e mblodhi mëndjen, ju lut Taqit që të më lajmeronin mua dhe Baton. "Nëse ti Taqi nuk i lajmeron djemtë e mij, Demen (mua) dhe Baton, qysh nga ky moment, unë nuk qëndroj asnjë minutë në shtëpinë tënde." Taqi i tha se duhet të priste deri të nesërmen, dhe se ajo duhet të pushonte pak e ndërkohë ta diskutonin se kë të dërgonin deri në Lavdar apo gjetkë ku ishte disllokuar Brigada e Katërt Sulmuese që po bëhej gati të shkonte në Skrapar. Kjo gjë paraqeste rrezikshmëri shumë të lartë pasi kudo ishin gjermanët. *** Unë pasi dëgjova nga anglezët që erdhën nga fshati jone se, "Mesmali është djegur" mora leje dhe u nisa. Në oren 5 të mëngjezit mbrita në fshat. Nuk e di nëse eca rrugës apo fluturova! Nuk ndjenja asgjë, nuk shikoja asgjë, nuk mendoja asgjë tjetër veçse nënockën time dhe vëllezërit e mij të vegjël të ngelur në dyertë e botës, pa asnjë mall e plaçkë pasi e kisha ditur me kohë që ajo thoshte se "nëse na djegin shtëpinë, unë kurre s'kam për të nxjerrë jashtë asgjë shtëpisë!" Mbrita në krye të fshatit tek vëndi që ne e quajmë "Vadha e Varreve" dhe pashë shumë shtëpi të djegura dhe midis tyre shtëpinë tonë që dukej nga larg si një pirg i zi dhe që akoma nxirrte tym. U lëshova tatëpjetë siç lëshohet një shqiponjë kur gjuan prenë dhe për disa minuta mbrita tek porta e madhe e xhaxha Taqit të cilën e gjeta mbyllur. Nuk u drejtova nga shtëpia e Pashos pasi babai para se të vdiste më kishte thënë, "Biri im, po vdes nga dora e vëllait." Kjo është një histori më vete që nuk dua ta tregoj në këto kujtime pasi atë e dënoi Perëndia siç do ti dënojë të gjithë atë që gëzohen me fatkeqësinë e tjetrit. Trokita tek shtëpia e xhaxha Taqit dhe bile e shtyra me tërsëllime. Nga brenda dëgjova zërin e xhaxhait, "Ja, ja erdha. Kush je ti?" Unë e pyeta nëse është nëna atje. Xhaxhai më hapi derën dhe më përqafoi duke më thënë, "Sano është këtu biri i xhaxhait. Ruani gjakftohtësinë bir! Mos ja shtoni më hallet vetes." Nuk e dija se Yzi i shkretë qe vrarë. Hyra brënda dhe e rrëmbeva nënockën në krahë dhe e putha. "Nënockë, - ju drejtova, - ne jemi të rinj dhe ti ke 7 diva që mund të ngrenë shtatë saraje si të Sulltanit e jo më një shtëpi si ajo që iku." Nëna më puthi dorën. Pas pak heshtje ajo më tha, "Bir i nënockës, nuk më erdhi aq keq për shtëpinë por..." Dhe nëna heshti. "Çfar ka ndodhur?! Më thuaj nënockë!" I thashë. "Pashua na mori tërë floririn e shtëpisë dhe ca nga ato që lanë anglezët kur ikën dje ashtu rëmba - këmbës." Gjaku më hipi në kokë. Po ky nuk u ngop me babanë që na e vdiq të ri por edhe këtë na bëri që të na vrasë të gjithëve! Mendova këto dhe rrëmbeva pushkën e ika si veriu jashtë. Mbrita tek porta e Pasho Dardhës dhe i dhashë një shqelm e ajo u shqye e u rrëzua për tokë. I futa plumbin në gojë pushkës dhe ngjita shkallët për tek oda e Pashos që binte pas ballkonit të shtëpisë. U betova se nëse xhaxhai nuk do të më jepte floririn, unë do ta vrisnja si një qen!
Nga dritarja prapa shtëpisë dëgjova që largohej me vrap i biri, Likua. E shoqja më doli përpara dhe më kapi për xhakete por i dhashë një të shtyrë dhe ajo u rrëzua nëpër shkallë. Hyra tek oda e Pashos. Ai ulur këmbëkryq me tespie në dore si musliman i konvertuar rrinte ulur mbi një shilte të trashe jeshile dhe pa e prishur shumë terezinë mu drejtua, "Erdhe bir!" I drejtova pushkën por ai dukej fare i qetë ndërsa unë isha në kulmin e egërsisë. “Pasho! Nxirr florinin e vjedhur! Nuk bëj asnjë muhabet me ty. Për shpirtin e babit të pres vetëm pak minuta dhe ti bashkë me këdo që do të më dalë përpara do vdisni si qenër!” Ai më vështri drejtë e në sy. “Ngadalë o bir, mërre shtruar. Le të bisedojmë si është puna…” Më dridhej trupi dhe kjo zgjatje e tij më dukej një dredhi apo më keq akoma, ajo ma shtonte egërsinë. “Jo Pasho! Asnjë bisedë. Fjala e fundit, do të ma japësh floririn që na keni vjedhur apo jo? Nuk dua asnje fjalë më shumë, vetëm një “po” ose një “jo”!” Ndërkohë sytë po i bëja katër. Ai uli kokën dhe po mendohej. Koha që ai s’po fliste mu duk kaq e gjatë sa e humba durimin. Qëllova me pushkë mbi kokën e tij E dija se Pasho ishte trim, bile shumë trim dhe këtë e tregonin të gjithë ata që e njihnin. Mendova ta vras dhe më pas të vras dhe veten. I dhashë karar mëdyshjes. “Pasho edhe një herë po të them, do ma kthesh floririn apo jo? Ke vetëm një minutë kohë.” Fillova të numëroj. Nuk e di se sa kisha numëruar kur ai i qetë më tha, “Deme! Unë s’të kam marrë ndonjë flori. Dëgjova nga gratë që Hysnia ka marrë diçka dhe e ka nisur në Gjonomadh. Më jep kohë ta verifikoj dhe nëse ajo ju ka marrë floririn, le të shkojmë në Gjonomadh ta marrim.” Kur kisha shkrehur pushkën, ishte dëgjuar nga xhaxha Taqi dhe nëna së bashku me Baton që sapo kishte mbritur nga mulliri dhe ata erdhen me vrap tek xhaxha Pashua. Nëna mu hodh sipër dhe më mbajti pushkën ndërsa Bato hyri mes meje dhe Pashos. “Deme, - do të më thoshte Bato, - Qetsohu! Ne do t’jua marrim floririn. Si thua xhaxha Pasho?” Pashua nuk foli derisa Bequa ja përsëriti disa herë atë pyetje. Ai premtoi se kjo punë do zgjidhet shumë shpejtë dhe se ata të dy do të merreshin vesh bashkë. Mua, nëna me Beqon, më nxorrën jashtë dhe unë ika ashtu siç edhe kisha erdhur. Brigada ishte nisur për në Skrapar. Këtu ai ndaloi një cop herë dhe pasi psherëtiu më tha se herën tjetër do më tregonte diçka tjetër. Mendova se ai ishte i tronditur dhe ju afrova. Dukej fare i qetë. Më buzëqeshi dhe më ra krahëve. "Ishin kohë shumë të vështira biro. Mos ardhshin kurrë ato kohë!" do ta mbyllte babai bisedën për atë ditë. Bato Pas disa ditësh në shtëpi, ashtu siç më kishte premtuar, mu afrua dhe pasi më pa gjatë në sy më pyeti, "Ke kohë të vazhdojmë bisedën e lënë..?" "Po si jo. Me gjithë dëshirë." "Këto që të tregoj nuk i di njeri. Nëna ime ka vdekur, Bato po ashtu. Pasho dhe Liko janë harruar nga kjo botë. Vëllezërve nuk jua kemi thënë kurrë pasi nëna na ishte betuar për këtë. I vetmi njeri sot që i di këto ngjarje të këqia jam unë dhe s'dua t'i marr me vete...", Ndaloi bisedën dhe u ngrit e shkoi tek soba e ngrohjes dhe trazoi prushin si për të shtuar nxehtësinë. Ishte muaj mars dhe moti ishte akoma shumë i ftohtë. "Do një çaj mali të ta bëj, sikur nxehesh pak nëse ke ftohtë?" e pyeta.
"Jo. Sot dua ta përfundoj rrëfimin e floririt dhe historinë më të keqe të familjes tonë. Dua të më dëgjosh me vëmëndje sepse dëshiroj shumë që ti të mësosh nga kjo histori. Më vjen keq që ti nuk beson në Zot por gjithësesi do shohësh se bota nuk është pa një Zot i cili kontrollon gjithçka dhe që i jep gjithësecilit të 'hajë' atë që ai gatuan për tjetrin prandaj mundohu të 'gatuash' për tjetrin ato gjëra që ti i pëlqen t'i hash vetë. Gone, para se të vazhdoj historinë dua që ti të më japësh fjalën se këto që po të them sot s'dua t'ja tregosh askujt por ti dish vetëm ti derisa të vish në moshën time." Unë tunda kokën në shënjë miratimi dhe ai vazhdoi të më tregoi. Dua të ve në dukje i dashur Agideba se sot unë jam po në atë moshë që ishte im atë kur më tregoi këto histori. "Siç të thashë, unë ika në mal tek shokët partizanë dhe historia e floririt nuk ishte zënë më në gojë derisa u ktheva nga lufta që përfundoi me fitoren tonë. Pasi fillova punë si sekretar lokalititeti në Voskopojë dhe kisha mundësinë të filloja të bëja një shtëpi për nënën dhe për ne gjashtë vëllezërit, prandaj i hapa nënës bisedën e floririt. "Nënë, unë kam disa para por nuk na dalin të bëjmë një shtëpi të rehatshme për nëntë vetë (Bato ishte i martuar dhe me një vajzë një vjeçe) dhe se ne një ditë kur të martohemi edhe ne të tjerët të jetë disi e bollshme. Nëse Bato i ka marrë florinjtë që na grabiti xhaxha Pasho, le ta fillojmë një shtëpi më të madhe, ose edhe dy..." "Dëgjo Deme, Bato më tha një ditë se mori disa florinj nga i ungji por me ata florinj ai ndërtoi një mulli dhe një dërstilë afër Shipckës dhe s'i kanë ngelur më." "Si ka mundësi?! Florinjtë ishin afër një kuintal me të cilat mund të ndërtosh jo një mulli por tërë mullinjtë e Shqipërisë. S'ka mundësi." "Kështu më tha." "Thirre ta bisedojmë bashkarisht." "Unë s'dua sherr. Di se xhaxha Pasho nuk ja dha të gjitha..." "Dhe ju heshtët?!" "Po kemi heshtur." "Të lutem thirre Baton." "Mirë." Pas disa ditësh ne u mblodhëm të tre tek ashefi dhe pasi mbyllëm derën që të mos na shqetsonin vëllezërit e vegjël, hapëm bisedën e florinjëve. "Bato, filloi nëna e para, ju kam thirrur të dyve të sqarojmë punën e florinjëve. Ti e di se ne kishim gati një kunjtal flori. Më the se i ke marrë Pashos aq sa bëre një mulli dhe një dërstilë. Aq janë shumë pak. Ku janë florinjtë e tjerë?" Bato uli kokën dhe u mendua gjatë derisa nëna ndëryri përsëri. "Ty po të them, më jep përgjigje, ku janë florinjtë e tjerë?" "Dëgjo nënë. Të kam thënë se sa florinj kam marrë..." "Jo! S'më ke thënë asgjë se sa. Ti më ke thënë vetëm se ja more florinjtë Batos. Ku janë florinjtë!" "Unë i mora aq sa ai më dha." "Jo! S'të besoj. Ti nuk i ke marrë të gjithë dhe heshte?!" "Po, heshta." "Pse?"
"S'desha sherr. pastaj ai mu betua se vetëm aq kishte..Nuk ja kthyenë ata të Gjonomadhit." "Jo, ti s'më ke thënë asgjë nga këto. Ku është floriri? Mos e ke fshehur?" Këtu Batua kërceu përpjetë sikur ta kishte kafshuar gjarpëri por unë e kapa fortë për shpatullash dhe e detyrova të ulej e të fliste shtruar. Kam qënë shumë herë më i madh me trup dhe me fuqi se sa Batua por s'mund të them se isha më i fortë se ai pasi Bato kishte një shpirt të pamposhtur, një shpirt vigan që nuk ja ulte kokën askujt. E këshillova ta dëgjonte me kujdes nënën dhe të mos kërcente më përpjetë. "Unë fshehur?! Jo nënë. Je gabim. Unë s'kam më flori dhe mos kërkoni nga unë. Kaq ju them." Po më dridhej trupi nga inati. E ndjeja se Bato gënjente. Ju vërsula me të shara dhe kërcënime. Ai nuk lëvizi nga e tija. Ndoshta do bënim jo vetëm sherr por edhe do godisnim njëri tjetrin nëse nëna s'do ndërhynte me shumë zgjuarasi ta shuante atë sherr. "Dëgjo Bato! Dëgjo edhe ti Deme. Ne s'do merremi dot vesh por unë s'dua sherr. Kjo bisedë do mbyllet sot këtu pasi Bato të më betohet ashtu siç dua unë se nuk ka flori." "Betohem si të duash ti nënë." "Dëgjo Bato! Unë dyshoj prandaj dua që betimi jot të bëhet i nxehtë dhe të lerë një shënjë për tërë jetën e jetës tënde që sa herë ta kujtosh nëse ke gënjyer, të të dhembë dhe të të shkatërrojë jo vetëm ty por edhe familjen tënde. Je gati të bësh atë që dua unë?" "Jam." Nëna mori mashën trazoi zjarrin në vatër dhe e la atë pak në prush. "Do ta qis mashën e nxehtë nga prushi dhe ti Bato do ta kapësh me dorën e djathtë të mbështjellë me një leckë. Dua që dora jote të digjet disi dhe ndërkohë të thuash ato fjalë që do them unë. Dakort?" "Po." Nëna nxorri mashën nga zjarri dhe ja zgjati Batos. "Kape!! Bato e kapi mashën e nxehtë me një leckë e cila u dogj sakaq dhe më pasi i dogji dorën. Ai nuk bërti dhe nuk e lëshoi. E dija guxmin e tij dhe po ndjeja keqardhje. "Nënë, të lutem lere mashën. Bato po djeg dorën. Të lutem?" "Bato betohu! - Bërtiti nëna. - Betohu kështu, I kam marrë Pashos aq flori sa kam prishur." "I km marrë Pashos aq flori sa kam prishur." "Sot unë s'kam asnjë flori nga ato që i mora Pashos." "Po, sot unë s'kam asnjë flori nga ato që i mora Pashos." "Betohem në Zot dhe nëse gënjej, Zoti më dënoftë!" "Betohem në Zot dhe nëse gënjej, Zoti më dënoftë!" "Mos e gëzofsha jetën nëse gënjej dhe mos pafsha asnjë ditë të bardhë dhe çupa ime mos u trashëgoftë sa unë të jem gjallë!" "Mos e gëzofsha jetën nëse gënjej dhe mos pafsha asnjë ditë të bardhë dhe çupa ime mos u trashëgoftë sa unë të jem gjallë!" "Hiqe mashën nga dora!" E tmerrshme. Bato ishte djegur keq por as rënkoi dhe as lotoi! Ai qëndronte triumfant mbi nënën dhe mbi mua. Fillova ta besoj se dënimi i tij ishte i pamerituar. E përqafova me keqardhje dhe i thashë të më falte për dyshimin. Ndërsa nëna dukej e palëkundur në atë ndëshkim.
"Nga sot kjo bisedë do të jetë e mbyllur dhe kushdo që ta rihapi qoftë i mallkuar nga unë", na tha të dyve nëna. Pasi tha këto fjalë ajo u ngrit dhe doli jashtë. Unë u mora me dorën e Batos. Ja futa në ujë të ftohtë për dis minuta pastaj ja lava me të verdhë veze dhe i vura duhan mbi plagë dhe ja lidha. I propozova të shkonim në spital në Korçë po ai s'pranoi. Kanë kaluar kaq shumë vite dhe kam konstatuar se Bato na pati gënjyer. Ai vërtetë nuk ja mori të gjitha florinjtë Pashos por mori aq sa çupa dhe djali i tij kanë edhe sot e kësaj dite. Këtë konstatim e kam bërë me disa raste që më japin të drejtën të dyshoj. Të dy fëmijët e Batos i kanë dhëmbët prej floriri. Të dy kanë orë prej floriri që jua ka bërë vëllai ynë Marko në Australi të cilit Bato i dha florinj kur ai u largua nga Shqipëria. Një shqiptar emigrant nga më ka treguar për këtë, quhet Islam Riza. Kam parë se Ollga i ka dhënë forinj edhe gruas së pilot Flamurit për të vënë një dhëmb floriri. Kur e pyeta Ollgën më tha se, Flamurit i nxjerr flori nga rezervat e shtetit i vjehrri i tij. Edhe unë nga ai kam marrë!! Rasti solli që Flamuri më erdhi në shtëpi dhe e pyeta. Ai mu përgjigj se Ollga i ka shitur disa monedha floriri. Siç e shikon, Bato ka fshehur floririn por kjo temë është e mbyllur sepse unë i jam betuar nënës. Shoh se deri sa vdiq im vëlla vuajti për bukën e gojës dhe këmbët i hoqi zvarrë pasi i ra në pjesë dhe një grua e keqe. Po ashtu, e bija e tij sot është gjashtëdhjet vjeçe dhe akoma beqare. Mallkimi i nënës do ta ndjekë edhe në varr. Kaq për kët problem. Nga ky moment s'dua që të flasësh më për këtë gjë. Porosi Disa gjëra të tjetëra që dua të them sot, midis tyre është edhe një sekret për disa nga florinjtë e Pashos. Mbaje shumë sekret për sa do të them dhe në të rëntë rasti shko e kontrolloje. Një teneqe me florinj gjendet nën shkallët e gurta të jashtme të shtëpisë së Pashos që sot është gërmadhë. Po ashtu, disa florinj të tjerë fshihen tek kisha e Shën Aragjeras, në një bodrum me dy qemere dhe që s'ka asnjë hyrje! Për të hyrë atje duhet të shkosh tek kisha tjetër ajo e Shën Marisë. Përballë hyrjes kryesore të saj gjendet vendi sekret për të shkuar tek bodrumi i floririt në kishën e Shën Aragjerit. Hyrja bëhet nga një vrimë e vogël në mur e cila mbulohet me një inkonë dhe një shandan qirinjsh." "Kush e ka fshehur atë flori atje?" "Një grek, mik i Pashos." "Si e di ti?!" "S'ta them." "Kur e ke ditur pse nuk ke shkuar vetë ta marrësh?" "Sot, nën regjimin komunist, floriri është monopol i shtetit dhe s'ka vlerë por antivlerë për ne popullin. Do vijë dita që floriri do jetë i lirë dhe të tregojë vlerat e tij. E fundit që dua të them, është se anës lumit Shenepremte, pranë urës, është një livadh i madh nën ujë, Livadhi i Dhespotit. Ai livadh me tapi është livadhi im. Babai më ka thënë se atë livadh ta ruajmë dhe trashëgojmë brez pas brezi pasi është Livadh i Shenjtë dhe i vaditur me gjakun e gjyshit tim Bato Dardha. Kur të vijë koha e privatizimit, atë livadh mos ja lësho askujt!" VDEKJA E BABAIT
Nuk e di pse isha aq i shkujdesur në porositë dhe këshillat e babait tim! Ndoshta nga që nuk mendoja kurrë se një ditë ai do ikte siç iku...Ndoshta. Vetëm pas vdekjes së tij e kuptova se sa fuqi çudibërse dhe sa mëçuri kishin për mua fjalët e tij por ishte tepër von për t'i kërkuar të tjera. Ky gabim më shtyri që pas ikjes së tij të bëja një poezi për t'jua lënë si amanetin tim djemëve të mi dhe tërë fëmijëve qofshin dhe burra/gra që do e lexojnë në mënyrë që të mos e bëjnë atë gabim që kam bërë unë me tim atë. Falmë!/Ah sikur ta dija se s'do të kisha më pranë /Do të kisha rënë në gjunjë me/ përdëllime/Do të të shtërngoja me dashuri të paanë/E t'i lutesha Zotit të mbante në zemrën time. Ta dija se do vinte kjo ditë pa agim/Do të derdhja mbi ty tërë dashurinë lumë/E do të të jepja pafund puthje - përqafim/E në një shpirt do ishim bashkë, ti e unë. Po ta dija se kaq shpejt do bëheshe një emër/Do ta kisha mbledhur zërin tënd të ngrohtë/Duke futur fjalet e tua në timen zemër/E me to të ngrohesha në çdo ditë të ftohtë. Ah, si se dita se jeta s'është si një krua/E cila sot thahet e nesër rrjedh përsëri!/Falmë se duhet të thosha çdo çast, veç të dua/E pa ty të mos rrija asnjë moment kursesi! Babai iku si me shaka! Ikja e tij ishte e paralajmëruar nga andërra. Sa keq që nuk i besoja ëndërrat! Vërtetë sot i besoj por është tepër von... Pasi vdiq babai, unë solla në mëndje kaq e kaq herë ëndrrën e tij. Ishte një ëndërr fatale e im eti të cilën e kishte parë dy ditë para vdekjes. Kur babai pa atë ëndërr ai komunikoi direkt me mua duke ma treguar. Nga që s'besoja, ai kurrë s'më tregonte endërrat e tij. Ajo ditë ishte dy ditë para Festës së Ditës së Verës që është edhe ditlindja ime. Bënte pak ftohtë dhe ne s'kishim dru zjarri. Ai kishte mbledhur disa shkarpa plepi dhe me to kishte ndezur zjarrë. Shkarpat ishin të njoma dhe më shumë bënin tym se zjarr. Babi kishte ftohtë por besoj se ai zjarrin e ndezi më shumë për ne se sa për veten e tij. Shkoi afër sobës dhe i ktheu shpinën duke i vënë duart nga prapa. Unë i ulur në një divan po shkruaja mbi tavolinë një konspekt për përgatitjen Marksiste Leniniste në punë. Befas ai më foli, “Agron! Unë do vdes.” E lashë penën dhe e veshtrova gjatë. Në sytë e tij të bukur e të kalter pashe lotë. Ishte hera e parë që shikoja tim atë të qante. Për babanë thuehj se, “ai kurrë s’di të qajë”. U preka por se dhashë veten dhe bëra shaka, “Baba, po se ke ti në dorë vdekjen, si do vdesësh?!” Ai s’foli vetëm qante. “Me që e paske ti në dorë o babush, pa he të të shikoj se si vdes!” Ai befas e mblodhi veten dhe më tha duke u munduar të buzëqeshte, “Për dy ditë do vdes! Bëju i fortë jo si unë sot që më ka tradhëtuar zemra! Ëndërra që kam parë ma thotë këtë gjë.” U preka shumë. U ngrita dhe e përqafova. “Baba, me që e paske ti në dorë vdekjen, mos vdis! S’të vjen keq për ne?” "S'e kam unë në dorë..." Të dyve na kishte lënë zemra dhe s'folëm dot më asnjë fjalë.
Të nesërmen ai më dërgoi në Tiranë për të parë kushririn e tij të parë, Xheri Dardhën i cili ishte në gradën e fundit duke dhënë shpirt. Xheri vuante prej kohësh nga kanceri. Më porositi ti them se, babai do vijë shumë shpejt të të shohë! Në mbrëmje u ktheva në shtëpi në Lezhë. Të nesërmen rreth orë 6:00 unë po vrapoja të kapja autobuzin e regjimentit për të shkuar në punë. Kur po zbrisnja shkallët e lagjes "Gurra" pashë babanë në fundin e shkallëve që kishte ndaluar. "Pse ke dalë kaq herët?" "Jot ëmë është e sëmurë dhe ti nuk kujdesesh aq shumë për të..." "E pastaj?!" "Po dal të marr pensionin dhe të ble ilaçe se ajo ka dhimbje." "Baba, shiko veten. Ajo është mirë. Ti s'më dukesh mirë. Mos ke ftohtë?" Ai s'foli dhe as lëvizi. Duke u larguar prej tij, ktheva kokën disa herë, ai ishte atje në të njëjtin vend pa lëvizur, si monument. Ishte hera e fundit që e pashë gjallë. Sapo fillova punën, shokët thanë se isha shumë nevrik. Mbaj mënd se bëra fjalë me disa shokë dhe se fyeva rëndë një nga rojet e tunelit të avionëve. Kjo gjë krejt e pazakonshme për mua, bile e pa ndodhur asnjëherë më parë. Në orën tetë të mëngjezit vjen një shok, Gargaj, dhe më thotë se më kërkonte komisari i regjimentit. Shkova me përtesë. Ai më priste duke pirë duahn dhe dukej i shqetsuar. Me ishim nga i njëjti fshat, nga Arbëri, dhe unë nganjëherë e thërrisja me emrin e tij përkëdhelës. "Kiçi, si është puna?" Ai s'foli, thithi fort cigaren dhe po më shikonte i turbulluar. "Ç'far ka ndodhur?" "Si e ke lënë Demen?" "Mirë. Pse?" "Është pak i s'murë." "Mos! Pse s'më thua se ka vdekur?!" Ai nuk foli dhe unë e kuptova se babai im i shtrenjtë kishte vdekur. Më kishte thënë se do vdes pas dy ditësh. Nuk e kisha besuar dhe ja vërtetë ai vdiq. Po si vallë e dinte vdekjen e tij?! Mos ka vrarë veten? Kërkova një cigare megjithëse e kisha lënë vite më parë duhanin. Pasi e thitha cigaren disa herë me radhë e pyeta se si kishte vdekur pasi ai ishte mirë. "Nuk e di egzaktësisht por mendoj se është rrëzuar në rrugë." Erdhi makina e tij dhe bashkë edhe me Gargajn shkuam në shtëpinë time. E kishin larë dhe veshur si kurrë në jetën e tij; me kostumin që e ruante vetëm për këtë ditë pasi ai kurrë s'kishte patur një kostum. Mbathur këpucët e reja dhe të shtrenjta që nuk i kishte mbajtur kurrë. Një këmishë të re. Kollare s'kishte pasi ai s'kishte mbajtur asnjëherë. Veshja e tij s'shkonte pa një kollare. Shkova dhe mora të vetmen kollare që unë kisha dhe ja lidha në qafë. Më dukej kaq i bukur sa kurrë në jetën e tij! Flokët me pak honde dhe jo të thinjura krejt, gri me fije të zeza. Fytyra e babushit ishte si përherë në ngjyrën e grurit dhe e pastër. Në atë fytyrë të bukur shquhej një hundë të drejtë e shkurtër. Buzë të plota. Vetullat, ah vetullat e tij! Ishin krejt të zeza dhe si shtëllunga, sado që i priste kur ishte gjallë, ato rriteshin shumë dhe bënin një kontrast të
jashtzakonshëm me flokët dhe fytyrën. Sytë, gjëja më e bukur e tij, ishin mbyllur në përjetësi. I hequr, i gjatë, me qafë të pastër pa rudha, ndryshe nga pleqtë e tjerë të fishkur ai më dukej si një shenjt. Si nuk e kisha vënë re kurrë që ai ishe më i miri burrë që kisha parë! Në gjoks më rëndonte një peshë sikur e kisha mbushur me plumb! Mëndja më ishte rënduar gjithashtu dhe s'mbaj mënd se ç'far bëja dhe ç'far flinja. Kisha ndryshuar aq shumë sa nga ai moment nuk e kisha më frikë vdekjen. Në mëndje më vërtitej vetëm Zoti dhe Jezuesi. Ikja e babait më bëri të mendoj se jo vetëm që ka një Zot por dhe se Zoti është me ne nëse dimë ta kërkojmë. Për një kohë shumë të gjatë ngela i tronditur dhe stresuar. E vuajta shumë vdekjen e njeriut që kisha dashur aq shumë dhe që nuk munda kurrë ti them se sa e desha. Por më shumë se unë e vuante djali im, Keni, i cili as hante dhe as pinte dhe trembej në gjumë për ditë të tëra. Thonë se i vdekuri humb shumë se humb jetën. S'mendoj kështu. Babai im s'kishte humbur asgjë. Unë humba gjithçka. Babai s'u takua me vdekjen, unë po përballem me vdekjen e tij edhe sot e kësaj dite. GJELI Gjeli, ora më e vjetër biologjike që i ka bërë zgjimin njeriut prej disa miliona vjetësh. Të thuash se këndezi, ose siç thuhet ndryshe, gjeli, kaposhi apo kokoshi, është një enciklopedi më vete, sigurisht që dikush do të qeshi dhe dikush tjetër mund të thotë, "e po s’lanë as gjelin pa e hyjnizuar dhe pa i thurur gojdhëna këta shqiptarët e sotëm!" S'është aspak e vërtetë se gjelit po i thuren lavde të kota. Gjeli është një shpend shumë simpatik, trim, krenar, qejfli, e plotë epitete të tjera që i përshtaten për bukuri. Ecja e tij i ngjan një njeriu që mbahet me të madh e shet tangërllëk. Gjeli s’lodhet kurrë së bëri dashuri. Lufta që ben me gjela të tjerë është luftë për ta patur zili pasi ai nuk di të tërhiqet e të tregohet frikacak. Pas shqiponjës është shpendi më i pëlqyer i njeriut i cili dëndur e përdor në simbolet e tij të trimërisë dhe guximit. Në mithollogjinë shqiptare gjeli është një simbol drite për shkak se e kënduara e tij lajmëron ardhjen e agimit. Kjo këngë në kohën e Perigjelit është më e bukur dhe më e zgjatur se në kohën e Afeligjelit. (Distanca më e afërt dhe më e largët e tokës me diellin me emertime shqiptare.) Në Shqipëri gjelit i është kënduar e thurur lavde vazhdimisht. Bile, në disa zona, gjeli është adhuruar si personifikim i energjisë diellore dhe në disa zona të tjera ai mbahet si simbol i paqes. Si Simbol Paqeje po ju tregoj një gojdhënë. Tregojnë se një herë e një kohë, dy fshtra fqinj, që kishin një madhësi afërsisht të barabartë, ziheshin për një rip toke që ishte në mes tyre. Puna kishte vajtur deri aty sa ata të luftonin me armë me njëri tjetrin. Ajo copë tokë, pa shumë rëndësi, kishte ngrënë disa koka nga këto dy fshatra, doshta vrasja do të vazhdonte gjatë derisa një ditë të shuheshin krejt nëse një një plak i mënçur, në një fshat pak më larg dy fshtarave që vriteshin, ju dha një mendim shumë origjinal për ta zgjidhur problemin. Ay takoi dy më të moçmit e dy fshtarave dhe u tha që ti tregonin dy shtëpitë që ishin në qendër të çdo fshtati. Pasi përcaktoi ato dy shtëpi, plaku i zgjuar ju kërkoi të zotërve të këtyre dy shtëpive që në mëngjez, sapo ata të dëgjonin këngën e gjelit, të niseshin drejt fshatit fqinj me hapa normalë. Atje ku ata do takoheshin, do të ishte dhe kufiri ndarës dhe kështu u bë. Fshatrat armike u pajtuan përfundimisht dhe rrojtën në paqe deri më sot.
Gjeli nderohet kudo Në Amerikë, me rastin e ditës së Falenderimeve, presidenti fal një gjel që të jetoi. Ky episod qëndron në origjinë të ceremonisë së përvitshme të "faljes së gjelit" në Ditën e Falenderimeve. Presidenti i jep lejën gjelit që të jetojë i lumtur edhe një vit në ndonjë fermë shpendësh. Gjelit i janë thurur vargje e i janë kënduar edhe këngë. Disa vargje ku përmëndet gjeli si lajmëtar i njeriut punëtor janë edhe në rubairat e famshme e Omar Khajamit, shqipëruar nga Noli, ku thuhet: A e di përse këndezi po këndon/Me natë nga gjumi po të zgjon?/Që shkoi një dite të lajmëron,/Dhe ti, çkujdesur fle dhe ëndërron. Kurajua dhe shpirti luftarak i gjelit tim Në Lezhë kam patur një “këndez-qen”. Mos u çuditëni që them këndez-qen. Shtëpia ime ishte përbri Shtëpisë së Ushtarakëve, përballë Vënd-Varrimit të Skënderbeut dhe gjithë ajo copë lagje e kujton akoma këndezin tim. Aty është një copë e lagjes “Skënderbe” që shtrihet sipër rrugës që shkon tek ura e vjetër e Lezhës dhe poshtë rrugës që të shpie tek Gryka e Zezë dhe më tutje për në Raboshtë e Kallmet. Aty gjendeshin trekatër shtëpi private dhe tre pallate. Unë kisha një kopsht të vogël përmbi murin e rrugës së urës së vjetër. Në një cep të kopshtit kisha bërë një qymez me nja 20 pula. Kisha vetëm një këndez që nuk lejonja të therej. Ishte një këndez i madh, i bardhë, që ecte shumë krenar dhe që i ruante pulat me shumë fanatizëm dhe besnikëri se mos vidheshin, goditeshin nga kalimtarët apo mos “përdhunoheshin” nga këndezat e lagjes. Askush nuk guxonte të kalonte afër kopshtit pasi këndez-qeni im i turrej dhe e kafshonte! Më thoshin ta lidhja por s’pranova t’ja kufizoj lirinë të cilën e meritonte. Një herë bërë vaki që Nakon, komshiun tim, e kishte sulmuar keq e gjakosur sa ai mu betua se do ta vriste. Me humor i thashë Nakos se po të më vriste burrin e njëzetë pulave, do ta bëja atë burrin e tyre dhe kështu e zbuta zëmërimin e tij i cili qeshi me të madhe. Ndërsa Berti, vëllai i poetit Rudolf, do ta shpallte gjelin tim si Mbretin e Gjelave të Lezhës. Ky gjel, përveç meje, nuk lejonte as nënën, as gruan dhe as djemtë e mij të hynin në kopsht. Edhe kur u plak nuk e humbi atë krenari dhe kurajo që pati në rini. Sulmonte burra dhe gra që ishin edhe mbi 100 kg kur vetë nuk peshonte më as 2 kg! Mithollogjia botërore Në traditën Greke, njëlloj si në traditën shqiptare, gjeli i është dedikuar Perëndise Diellore, me një ndryshim nga grekët, këndezi është edhe personifikim hënor. Në disa vende Europiane, gjeli është parë si imazh i zemërimit, manifestimi shpërthyes i dëshirave të irrituara dhe të papërmbajtshme për orgji. Budizmi tibetian i drejtohet gjelit në mënyrë të veçantë si simbol i fatalitetit. Shfaqet në qendër të rrotullës së jetës, afër derrit dhe gjarpërit, si një nga tre helmet. Simbolizon epshin, ngjitjen (dashurinë) dhe lakminë që vënë në lëvizje rrotullën e ligjit. Në Islam, gjeli shijon një nderim të veçantë. Vetë profeti pohon se gjeli i bardhë është shoku i tij sepse shpall prezencën e Ëngjëllit. Për më shumë, profeti ka thënë se ndalohet
të mallkosh gjelin, të cilin e thërret me lutje. Në analizat e ëndrrave, gjarpri dhe gjeli janë interpretuar si simbole të kohës. Vdekja e gjelit tim Sipas traditës së lashtë shqiptare, gjeli, ashtu si qengji, ngelet mes kafshëve që ofrohen në sakrificë në ritet mortore dhe dasmore. Prandaj më këshilluan ta therja mbi varrin gjatë zhvarrimit të eshtrave të babait tim se shpirtin e gjelit e komandoka Aiqëlepërsëri i cili është perëndia që me fuqitë e tij shëruese, sjell të vdekurit prapë në jetën e tokës! SAMO Shoku im i fëmijërisë Samo pasi mbaroi gjimnazin "Raqi Qirinxhi" në Korçë shkoi në shkollën e bashkuar për oficer dhe më pas kreu shkëlqyer Akademinë Ushtarake "Mehmet Shehu". U emërua komandant batalioni në një brigadë në Shkodër ku ne takoheshin ndonjë të shtunë apo të djelë dhe pinim kafen tek "Kafe e Madhe". Në atë kohë unë isha emruar në regjimentin e Bazës Ajrore Gjadër. Një ditë ai vjen e më takon duke më sjellë një fletore me poezi dhe më thote, "Dua të bëj një libër me poezi, si thua, a do të më ndihmosh?" I thashe se desha që t'i shikoj më nge dhe me pas t'i jepja mendimin tim. Ai ma dha fletoren dhe unë që atë natë, sapo shkova në Zadrime, i lexova të gjitha. Më pelqyene pa masë por pashë se nuk i këndonte as partisë, as atdheut, as shokut Enver, apo ushtrisë... , ai u këndonte vetëm Arbërit, Shkodrës, vajzave dhe shokëve të tij çapkenë! Me keqardhje i thashë se poezitë nuk ja botonin. Ai u zverdh dhe u ndjeh keq. I kërkova të falur duke ja lavdëruar poezite dhe duke i treguar të vërtetën për të cilën gjë desh e kisha pësuar edhe unë disa vite më parë. Pastaj për ta ngushlluar i thashë se që të shkruash poezi te lira nga shpirti, eshte mekat i madh dhe mund të dëmtosh veten dhe karieren...I tregova sesi një poezine time "Lisi dhe Ulliri" që e kisha dërguar tek "10 Korriku" për botim, kryeredaktori i saj (Novrus Turhani) i dërgoi komandës së Aviacionit një notë ku i shkruante se "Kjo poezi është dekadente dhe një lajthitje ideologjike...Poezi të tilla s'duhet të shkruhen në armën e aviacionit!" Samo me gjysmë zëri më tha, "Ke të drejtë. Unë s'mund të shkruaj dot i komanduar..." Ndoshta bëra mëkat me Samon pasi ja preva hovin për të krijuar poezi. Por ndoshta edhe e shpëtova nga burgu. Kushedi! Samo u transferua në Korçë, në brigadën e Drenovës dhe ne humben lidhjet tona për një kohë të gjatë. Takohemi pas shumë vitesh në Korçë. Ai e kishte lënë punën dhe merrte një pension të parakohshëm nga ushtria, ndërsa unë vazhdoja të punoja në aviacion. Sapo më pa i shkëlqyen sytë dhe mu turr duke më përqafuar dhe puthur me mall. Mu lut të shkonim diku të pinim një gotë birrë. Sapo pimë gotën e parë, ai me preku dorën dhe me pa drejt e në sy për njëfarë kohe. E pyeta se çfar kishte dhe ai nuk nguroi të më tregonte një hall tepër të madh. E dëgjova shumë i tronditur. Pashë se Samo, miku im i mirë ishte shumë i merzitur nga një hall vërtetë shumë i madh. Nuk dija si ta ngushlloja. Kur pashë se ai qau si femijë, nuk i mbajta dot lotët as unë. E përqafova pa i thënë asgjë. Pashë se u ndje pak i lehtësuar pasi atë hall që kishte ai nuk ja kishte thënë askujt, bile as që thuhej. E këshillova të largohej nga Korça dhe ai këtë mendim e priti më shumë dëshirë.
Vitin tjetër Samo shkoi në Greqi dhe unë në Amerikë. Humbëm përseri lidhjet derisa një ditë vere më erdhi lajmi i kobshëm se miku im i fëmijërisë, poeti, piktori dhe ushtaraku i zot, Samo, vdiq në Athinë krejt papritur! Nuk kisha qarë me lot për askënd siç qava për shokun, mikun tim të mirë Samo. Frika e pushtetarëve Në Europën Lindore u shëmbën me radhë regjimet komuniste, vetëm në Shqipëri ai mbahej në këmbë por sigurisht me frikën në palcë se po i vjen radha edhe Shqipërisë. Kjo frikë bëri që Ramiz Alia të pajtohet me Botën Imperialisto-Kapitaliste pasi Bota Revizioniste ishte shëmbur. Lejoi fenë, lirinë e lëvizjes brënda, lirinë e daljes jashtë Shqipërisë dhe lirinë për të patur disa metra katror tokë dhe pakë bagëti. Një liri e cunguar por gjithësesi një liri më e madhe nga qënia në burg e një kombi të të tërë. Unë menjëherë fillova t'i shtyj djemtë e mij të kenë dashuri për Krijuesin e Gjithësisë. Lezha s'kishte as një kishë dhe xhami pasi ishte ndërtuar krejt qytet i ri pas tërmetit të 15 prillit. Të parat grupime fetare ishin disa shoqëri evangjelistësh dhe unë së bashku me djemtë filluam të shkonim atje për tu njohur me fjalën e Zotit. .... Predikimi i fesë në regjiment Afrimi Demokracisë Ademi dhe Vasili. LAÇIANI I rritur pa fè nga një nënë komuniste dhe ateiste, më dukej shumë qesharake besimi në Zot dhe në fè. Por, duke jetuar dhe punuar në një zonë katolike ku partia nuk kishte mundur ta shrrënjoste dot besimin fetar dhe duke lexuar Biblën e tyre, në italisht jo në shqip, pasi vetëm në gjuhët e huaja mund t'ju fshihej Bibla komunistëve injorantë që urrenin gjuhët e Perëndimit, unë kisha filluar të mendoja për Perëndinë. Atë boshllëk fetar të krijuar nga komunizmi, në atë moment Lindja dhe Perëndimi vërshuan drejt ortekshmëm Shpirtit Shqiptar për ta pushtuar! Minaretë filluan të çpojnë Qiellin Arbëror dhe kryqet nisën të rimbërthejnë pas fasadave kishtare Jezusin e gjallë. Shqiptarët më të etur se kurrë për atë që ju ishte ndaluar për rreth 25 vjet, vërshuan turrshëm nëpër xhamitë dhe kishat. Rinia afetare e gjendur dhe rritur brënda një boshllëku shpirtëror, vrapoi e para për të rifituar kohën shpirtërore të humbur. Sigurisht që këtë gjë bënë edhe dy djemtë e mi, Joni dhe Keni të cilët i shoqërova dhe unë në të gjitha takimet që ata filluan të bëjnë me pastorin evangjelist Xhorxh (Jorge) Damaseno nga Brazili. Kështu u rritëm në besim djemtë dhe unë. S'kam ndërmënd të bëj histori mbi jetën time fetare apo dhe të djemëve por dua të tregoj një episod shokues nga ajo kohë që më ndjek pas në çdo moment... Ishte verë e vitit të parë kur u rilejua besimi fetar në Shqipëri. Kisha qënë për vizitë tek motra ime Mija në Laç dhe po kthehesha në shtëpinë time në Lezhë. Rruga për tek stacioni i trenit të Laçit kalonte në qëndër të qytetit. Isha fare afër Pallatit të Kulturës. Nga brënda tij vinte një melodi muzikore kishtare. Ndala hapat për të dëgjuar më mirë.
Kuptova që ishte muzika e një grupi evangjelistësh të cilët këndonin këngë të mbushura plotë me lavdërime për Jezusin dhe Perëndinë. Shpirti i dashuruar pas Jezusit m'i drejtoi hapat drejt e brënda sallës ku këndohej. U ndodha në një cep të sallës nga ku vështroja tërë grupin kishtar dhe drejtuesit përballë tyre. Po i shikoja të gjithë me kujdes. Fytyrat e tyre shkëlqenin. Në ato fytyra pashë, po atë pasion të madh të rinisë laçiane për rilindjen e tyre shqiprtërore, siç e kisha para edhe në Lezhë. Të gjithë ishin të rinj me përjashtim të dy-tre vetëve. Besoj se mosha mesatare varionte nga 14 deri në 18 vjeç. Sytë më ndalën tek një fëmijë ndoshta 12 vjeçar që ishte në radhën e parë, në cepin nga kisha qëndruar dhe unë. Ai këndonte me tërë shpirt dhe duart i mbante drejt qiellit. Sytë e tij të mbyllura bënin të shkëlqenin faqet nga margaritarë lotësh. Në çdo pauzë të grupit këngëtar ai thërriste me tërë fuqinë e zërit, "Haleluja!" Po e vështroja me vëmëndje dhe njëkohësisht me dashuri.Ishte një djalë imcak e i hollë, me një fytyrë të vedhë të rreshkur. Sytë i kishte shumë të futura në ballin e ngushtë. Flokët e zez ishin në një rrëmujë të vërtetë sa, po mendoja se ai nuk do të ishte krehur kurrë. Këmisha që mbate veshur dukej e zbadhëllyer nga përdorimi i gjatë në diell dhe besoj se do të kishte qënë e kuqe pasi akoma dukeshin disa hije të kuqe. Pantallonat e tij ishin tërë njolla vaji dhe mbanin mballoma arnash tek gjunjët. Në këmbë kishte mbathur sandale llastiku shumë të përdorura. Çorape nuk kishte. Megjithëatë, djali dukej i larë dhe i pastër. Lotët e tij filluan dhe u shtuan kur vargjet e këngës thoshin, "Ky është Mbret i mbretërve, /Ky është Mbreti im.../ O mbreti im, Mbreti im!..." Ju afrova ngadalë. Nxorra shaminë e xhepit dhe me shumë kujdes, lehtë e ngadalë i fshiva lotët margaritarë. Nuk i hapi sytë edhe kur e putha në ballë. Vetëm kur në sallë u bë qetësi, ai kapsalliti sytë disa herë dhe më vështroi me shumë ëmbëlsi si një salutim dhe shpërblim për puthjen time. I përkëdhela flokët. Mu afrua dhe u fërkua pas meje siç bëjnë macet kur i ledhatojmë. "Si quhesh?" e pyeta. "Kujtim." "Mua Agron." Më pas e pyeta se nga e kishte origjinën pasi Laçi, njëlloj si Monte Karlo, është krijuar me shqiptarë nga tërë Shqipëria. Përgjigja e tij ishte një fjalë, "S'e di." Kur mbaroi takimi ungjillor, ne dollëm bashkë jashtë. Më pyeti se ku banoja dhe unë i thashë, në Lezhë. E kemi rrugën bashkë deri tek stacioni i trenit nëse doni të shkoni me tren, më tha. Po, i thashë dhe vazhduam rrugën bashkë. Ndërsa ecnim dhe bisedonim rreth Kishës Ungjillore së cilës i përkisnim të dy, ai ndali dhe më shokoi me disa fjalë. ""Xhaxhi! Unë dua të vdes si Jezusi! Ç'far duhet të bëj të jem si ai?" Për momentin e befasishëm s'po dija sesi t'i përgjigjesha. U ndjva i befasuar dhe i tronditur. Ndala hapat dhe e mbajta për krahësh. "Timi, ti s'duhet të vdesësh kurrësesi. Jezusi vdiq për ty. Vdekja jote nuk vlen. Ajo që kërkon Mbreti jot nga ty është të jetosh dhe ta adhurosh atë. Të shpërndash fjalën e tij. Nëse ne, do të vdesim, kush do ta shpërndajë në botë Lajmin e Mirë? Jezusi të ka zgjedhur ty një lajmëtar. Mos e tradhëto." "Më fal xhaxhi. Keni të drejtë." E pushtova dhe shtërngova në kraharor. Pashë se ishte shumë i dobët dhe ballin e kishte tepër të ftohtë. Befas koka ju var dhe më ngeli në dorë. O Zot! bërtita me sa fuqi pata. Të lutem, mos e ler këtë fëmijë të iki para kohe. Të lutem o Zot.
Thirra një veturrë që po kalonte dhe e shpura në spitalin e Laçit. Pas pak si mbritëm atje ai u përmënd dhe kërkoi ta shpnja në shtëpi pasi e kërkonte e jëma. Doktorët më thanë se nuk kishte ndonjë gjë shqetsuese. Duket se nuk ka ngrënë asgjë. I dhanë një serum por më parë i bënë një injeksion me vitaminë B-12. "Xhaxhi më fal. Të lutem më ço në shpi." Përsëriti kërkesën. Doktorët nuk deshën ta lejonin të largohej pasi deshën të kontaktonin prindërit e tij. "Xhaxhi doktor, Agroni është vëllai im i madh." Doktori hapi sytë dhe po shikonte i habitur pasi unë i kisha thënë se e njoha rastësisht. "Në fakt ne jemi vëllezër në.... Timi ka të drejtë dhe i kërkoj të falur," i thashë doktorit. Na lejuan të largohemi. Kur mbritëm tek shtëpia e Timit pësova goditjen tjetër shpirtërore. Shtëpia e tij, diku afër stacionit të trenit, ishte një barakë e shkatërruar, pa dyer e pa dritare, një ish magazinë që ishte përdorur nga drejtoria e trenave në Ministrinë e Transport - Komunikacioneve kur ishte ndërtuar hekurusha Tiranë-Laç. Hymë brënda. Errësirën e saj nuk e përzinte dot vrima e hapur në vënd të derës. Një grua e shtrirë atje rënkonte. "Është nëna ime e sëmurë. S'kam njeri tjetër përveç saj," më tha Timi. Profesor Rexhep Qose Në orën 6:00 mbrita në shtëpi në Lezhë. Ndërsa mendoja për laçianin e çuditshëm, Radio Zëri i Amerikës po jepte një intervistë të Prof. Rexhep Qoses, një ditë pas "arratisjes" së Ismail Kadaresë. Zëri dhe lutja e tij që i bënte Ramiz Alisë më tërhoqi pa masë dhe menjëherë vendosa afër një apart inçizimi, manjetofonin, dhe regjistrova gjithë Lutjen e tij. Në punë jo rrallë zihesha me shokët për profesorin pasi shumica e shanin si agjent të UDB Jugosllave dhe të tjerë si komunist antishqiptar! E shanin njëlloj edhe pro komunistët dhe pro demokratët. Ju thosha se kam respektin më të madh për Qosen dhe të gjithë ata shqiptarë të mëdhenj sepse janë krenaria e kombit tonë, pasi ata me punën e tyre titanike janë njohur jo vetëm nga ne shqiptarët por edhe nga popuj të tjerë, duke na rritur vlerat tona kulturore dhe shpirterore. Ato të cilat ja ulin disi vlerat Qoses si shqiptar i madh, mendoj se janë Muslimanizmi i Thekur dhe Bollshevizmi Modern. Por gjithësesi mendoja se Rexhep Qosja e do Shqipërinë në mënyrën e vet. Inçizimi dhe hedhja në letër e Lutjes së Qoses u bë nga unë për ta patur jo vetëm armë në mbrojtje të profesorit por më shumë si armë për të luftuar komunizmin në Shqipëri dhe për të parandaluar, me aq sa do mundesha, marrjen e pushtetit demokrat nga komunistët. Akademiku atë ditë me lot në sy i drejtohej jo Ismail Kadaresë por Tempullit të tij Bollshevik me në krye moderatorin pelivan, Ramiz Alia dhe për ta ndihmuar atë që të merte në dorë sa më parë frenat e "Kalit Blu" duke e braktisur "Kalin e Kuq" komunist. Midis të tjerave ai thoshte: "Lajmi se shkrimtari Ismail Kadare ka kërkuar azil politik në Francë më ka ndalur frymën....Është e drejtë që populli i tij të jetë i pakënaqur...Ismail Kadare i duhet popullit shqiptar. Ky popull gjendet tani para një timbri të ri historik për ardhmërin e vet. Europa si rrethim natyral i tij po hyn në një epokë të re të historisë së saj. Logjika e jetës dhe
llogjika e historisë e ballafaqon popullin shqiptar me ndryshimet rrënjësore që ka vetëm një emërtues, DEMOKRACINE. Demokracia e ndërtuar mbi parimet e deshmuara e fton Shqipërinë se pa to do të ngelet në dyertë e ardhmërisë, d.m.th. dyerve të Europës. Shqipëria është nisur rrugës së demokratizimit por të mos harrojmë se demokratizim (demokratizim ramizjan A.D.) nuk do të thotë demokraci e vërtetë..." Më pas ai bën thirrje për ndryshime të thella e të shpejta nën udhëheqjen e komunistëve! Ramiz Alinë e shpall profetin e Demokracisë.
Frika nga shëmbja e regjimit Një ditë më thirri komisari i regjimentit, Kiçi, në zyrë. "Agron, Europa Lindore u shëmb në batak. Reaksioni shqiptar i brëndshëm ngjalli shpresat për shëmbjen e komunizmit edhe tek ne. Të kam thirrur të porosit të jesh vigjilent dhe të mos i bashkohesh reaksionit borgjez pasi ti i përket shoqërisë sonë të pastër dhe komuniste. Tek ne nuk do shkatërrohet socializmi pasi Partia është e pastër dhe vigjilente. Do dënohen me ashpërsinë më të madhe armiqtë dhe elementët armiqësore në Shqipëri pamvarsisht deklaratave për zbutje dhe liberalizëm. Edhe ne këtu në regjiment nuk do lejojmë kurrën e kurrës që armiqtë e popullit dhe partisë të bëjnë ligjin. Ligjin do ta bëjmë ne komunistët dhe bijtë e bijat e komunistëve! Të lutem qëndro atje ku të takon dhe lufto të mbrosh veten, repartin, familjen dhe shoqërinë komuniste. T'i them këto pasi ti ke mendime liberale dhe shumë kollaj mund të rrëshqasësh në prehrin e armikut duke dëmtuar në radhë të parë veten dhe familjen tënde." S'dija se çfar ti thosha. Thirrja e tij ishte një farë paralajmërimi dhe kërcënimi për mua. Sigurisht që do të kishte ndonjë informacion për ato që unë bëja dhe flisnja me shokët. mendova se do të ishte më mirë që ta ruaja miqësinë me komisar Kiçin. "Faleminderit Kiçi." "Dëgjo, ki kujdes në shoqërinë me Vepron dhe Vason!" Gati për ditë filluan të na vijnë delegatë të Komitetit Qëndror për të na sqaruar mbi situatën politike në Botë dhe veçanrisht në Europën Lindore dhe për të na siguruar se partia dhe shteti shqiptar janë shumë të fortë dhe të përgatitur t'ja thyejnë kokën kujtdo që tenton të devijojë nga rruga jonë e ndritur! Na thanë se disa rrugaçë kanë filluar të kërkojnë rrugë për t'u arratisur nga Shqipëria. Shumë prej tyre janë kapur dhe zvarritur të vdekur e të gjallë pas makinave ushtarake nëpër rrugët e qyteteve kufitare! Disa që kanë mundur të ikin në Greqi dhe Jugosllavi; meshkujt janë bërë agjentë të armikut dhe femrat janë futur nëpër bordello! Na porositën shumë të ruajmë fëmijët. Vaso Mico Me Vepron dhe Vason unë e ruajta shoqërinë, bile e forcova më shumë por, një ditë Vepro më erdhi dhe më tha se e kishin paralajmëruar për ta arrestuar në rastin e dyshimit më të vogël se ai do bënte propogandë armiqësore. Dukej i trembur dhe ma shfaqi hapur mendimin se kishte erdhur koha "të çanim ferrën nga Parajsa" . Nuk ja miratova mendimin dhe i thashë që të duronte se shumë shpejt gjërat do ndryshonin për mirë. Po këtë bisedë bëra edhe me Vason por me këtë ndryshonte puna sepse Vaso kishte mendim
se ne duhet të bënim për vete gjithë kuadrot e regjimentit që t'i kthenin shpinën komunizmit që ishte duke vdekur dhe jo të heshtnim! Unë heshtja para argumentave të tij. Një ditë Vaso më erdhi në shtëpi dhe më tha të dilnim të pinim një kafe. Dolëm. Këmbët na shpunë drejt turizmit dhe atje hymë në Lissus bar bufe. Si rrastësisht takuam një shokun e Vasos, Ademin, i cili sigurisht na priste në një tavolinë më vete, enkas për ne. "Agron, njihesh me Ademin?" "E njoh si Adem, vetëm si pamje, por s'kemi patur kurrë ndonjë takim." "Ademi është një njeri i mirë dhe që lexon shumë njëlloj si ty. Flet disa gjuhë dhe është shok besnik." "Adem. Ky është Agron Dardha, shokë i mirë dhe i besës. Antena e tij shikon nga Perëndimi dhe s'ka burrë nëne t'ja kthejë drejtimin drejt Lindjes! Është korçar. Vetija e tij numur një është se i ka lexuar të gjitha veprat e Enver Hoxhës dhe i ka komentuar me ne shokët tij duke na hapur nga pak një penxherkë në tru për të parë jo vetëm ato që duken nga dritarja e madhe dhe e "ndriçuar fortë" e "Diellit" por edhe ato që s'duken dhe që janë lënë nën hijen e "Malit të Pagabueshëm"! Është poet dhe shkrimtar që nuk ja kanë dhënë akoma titujat!" "Adem gëzohem që të takoj", i thashë. Ai më zgjati dorën pa folur. Vaso foli shumë dhe pasi pimë pak, ja mori një këngë nën zë siç e kishte zakon. "Hajde! Mos rrini si mumje! Hopa! Hopa! Kemi apo s'kemi festë?!" "Vaso, për çfar feste e ke fjalën? Unë s'di se kemi ndonjë festë", i thashë. "Festën e Marikës!" "Ore, je në rregull ti apo të ka rënë në kokë?!" Marika & Maria e Marrë, ishte një tregim i vërtetë i imi që kisha bër për dashuriçkat e Udhëheqësit të Madh kur ai ishte në Liceu Francez i Korçës por pa ja vënë emrin Enverit. Historitë mi kishte treguar vetë ai që e kishte shoqëruar Enverin në ato takime, i mrekullueshmi, njeriu im, M.G. "Më fal Agron. Desha të thosha Festën e Maries së Marrë!" "Mos fol perçat! Leri aludimet." Kisha frikën se ai i kishte treguar Ademit që vazhdonte të qëndronte në heshtje pa thënë asnjë fjalë. "Adem, pa na fol ndonjë fjalë, të marrim vesh se këtu nuk është vetëm Vaso..." "S'kam se ç'far të them kur Vaso flet edhe për ne të dy." Ademi Ky ishte takimi i parë me Ademin i cili takim do pasonte edhe disa të tjerë derisa një ditë Ademi do fliste gjatë ndërsa Vaso dhe unë do dëgjonim në heshtje. besoj se ishte rreth 30 vjeç. "'Sipas një ligji universal, çdo gjë ka një fillesë, një ngjitje dhe një rëne e më pas një fund. Edhe komunizmi nuk e përjashton këtë fenomen me disa etapa, dhe për më tepër, nuk i shpëton këtij ligji universal. Komunizmi është në etapën e fundit që është fundi i tij. Shumë e kuptojnë këtë gjë dhe pak e pranojnë, bile ka edhe nga ata që mundohen t'i venë stëngëza e ta mbajnë në këmbë komunizmin. Këta janë më budallenjtë e budallenjëve.
Nga ata që e pranojnë fundin, brënda tyre ka disa që edhe duanë t'i paraprijnë fundit duke u përgatitur për fundin. Unë jam një nga ata dhe dëshiroj nga zemra që miqtë e mij të jenë si unë. T'ja heqim stëngzat që i venë budallenjtë komunizmit që po rrëzohet dhe t'i përgatitim shtratin e vdekjes në mënyrë që ta përcjellim siç duhet e në mënyrë qytetare, sigurisht për aq qytetari sa kemi pasi komunizmi ushqeu mediokritetin tonë në nivele superiore. Deri në vdekjen e komunizmit do jetë periudhë shumë e vështirë për ne pasi komunizmi, njëlloj si nazi-fashizmi, ka krijuar divizione me militantë të shplarë nga trutë, të cilët se kanë për gjë që të na zhdukin pa nam e nishan duke menduar se po kryejnë një detyrë të lavdiishme ndaj Atdheut! Përë më tepër këta militantë janë shokët tanë të jetës dhe punës! Mua më bëhet qefi që ju kam gjetur juve që keni ditur të çliroheni nga robëria mendore dhe shpirtërore e komunizmit." Ai heshti dhe mi nguli thellë sytë. Edhe unë nuk e largova shikimin tim thellë në sytë e tij. Ishte një kryqëzim dhe një betim sysh. Nuk fola. Kur ai largoi shikimin e syve të tij nga të mijtë, unë fillova ta shoh me shumë vëmëndje portretin e tij të jashtëm. Ademi ishte burrë i pashëm, kishte një fytyrë të rregullt e të bardhë. Flokë korb të zinj dhe me honde. Një nofull pak të gjërë dhe një trup të mbushur e muskuloz, mbi 1.80 të gjatë. S'di pse më pyeti mëndja se, a do ketë ndonjë idiot të verë dorë mbi këtë burrë fisnik që përveç pamjes fisnike ka dhe fjalën e urtë dhe shpirtin e qetë? Po mëndja më shkoi tek një shok i imi në regjiment i cili për çështjen e partisë dhe komunizmit ishte i gatshëm edhe nënën e tij ta shkonte në hell! U drodha. "Komunizmi ka natyrë jo humane dhe kurrë s'ndjen keqardhje për askënd, - do vazhdonte të fliste Ademi, - Komunizmi është vdekja e shpirtit. Edhe nëse më vrasin s'më vjen shumë keq pasi shpirtin ma kanë vrarë kohë më parë." U ndava vonë me Ademin por më ngeli mëndja tek ai dhe fjalët e tij. Rrugën për në shtëpi e kishim bashkë me Vason. "Agron, Ademi ka një plan madhështor, ai kërkon që të formojmë një grup antiparti që të bashkohemi në luftë për të pastruar mëndjet e shplara..." "Mos! Vaso, kjo do të jetë vdekja jonë dhe s'do arrimë dot t'i shijojmë frutet e demokracisë. Bisha kur është duke ngordhur bëhet akoma më e egër. Të lutem mos më thuaj për grupe apo parti se, po të them të vërtetën si shok, kam frikë. Kjo do të thotë është njëlloj si t'i bjesh malit me kokë! Unë e urrej komunizmin njëlloj si ty e si Ademi por s'ma mnab të ngatërrohem kundër Bishës Komuniste." "Bravo që e pranon hapur. Po nëse të gjithë shqiptarët do mendojnë si ty, komunizmi në Shqipëri do rrojë sa të jetë bota." "Jo. Komunizmi në Shqipëri s'mund të rroja dot as një vit mes një Europe Demokratike. Do shëmbet vetë." "Jam i një mëndje me ty por mos harro se ajo demokraci që do të vijë nga komunistët në Shqipëri s'ka për të qënë kurrë një demokraci por një demoshkërdhatë." Kishim mbritur tek shtëpitë tona dhe këtu u ndamë për atë natë. Vdekja enigmë e Ademit Isha duke komentuar një tregim që e kisha bërë vite më parë dhe s'kisha patur dot guximin ta komentoja mes shokëve. Tregimi aludonte për forcën vdekjeprurëse të komunizmit në Shqipëri. Paralelizmi vinte nëpërmjet një vajze e cila u sulmua nga
kanceri vdekjeprurës dhe befas u shërua pa veprimin e doktorëve dhe ilaçeve nëpërmjet dashurisë... Këtë po jua thosha shokëve të mij në skuadriljen e dytë dhe veçanrisht po i tregoja shokut tim Flamurit cili më shtynte ta komentoja hapur tregimin... "Vdekja, po i thosha Famurit, provon forcën e saj shkatërruese tek vajza ndërsa nga ana tjetër është fuqia e dashurisë së saj e cila kërkon ta mbajë gjallë. Ajo i lutet dashurisë dhe beson në fuqinë e saj. Sigurisht që triumfon dashuria e vajzës. Vdekja, nga dëshpërimi vret veten." "Agron, fol hapur, kush është vdekja dhe kush është dashuria?" Duke menduar se liria e fesë tashmë ishte dhënë i përgjigjem, "Vdekja është Pushteti Toksor dhe Dashuria është Perëndia". "Kush është Pushteti Toksor?" Kësaj pyetje nuk desha t'i përgjigjem pasi ishte me shumë rrezik që të thosha se ishte komunizmi në pushtet, por ai pyeti disa herë radhazi. "Agron, të lutem, më sqaro ta kuptoj tregimin tënd me themel, kush është Pushteti Toksor?" "Ai pushtet që vret!" i thashë jo pak i revoltuar. Nga kjo situatë më shpëtoi Vaso i cili punonte në skuadriljen e parë me Mig-21 dhe erdhi për të më dhënë një lajm tronditës. Më thirri mënjanë dhe më tha me zë të ulët se ka vdekur Ademi! "Mos!" bërtita sa më dëgjoi e tërë skuadrilja. "A mund të ikim larg nga këtu dhe të bisedojmë?" Pa pyetur asnjë i futa krahun dhe ikëm drejt fshatit Gjadër. Kur mbritëm tek klubi i fshatit Vaso porositi nga një dopio raki. "Le ta pimë për shpirtin e njeriut të mirë që s'do jetë më mes nesh..." "Si vdiq?" "Nuk e di. Një shok nga Lezha më mori në telefon dhe më tha se Ademi ka varur veten por unë nuk e besoj këtë varjant pasi e njihja mirë që ai e deshte jetën më shumë se çdokush tjetër." "Shkojmë në Lezhë?" "Shkojmë." Kur mbritëm tek shtëpia e Ademit dhe takuam ish shoqen e tij, Dolen, me të cilën ai bashkëjetonte, (bashkëjetesa ishte gjë e rrallë në mos e pamundur në Shqipërinë e asaj kohe) ajo përmes lotëve na tha se trupin e Ademit e ka marrë policia dhe ma ka ndaluar të flas për këtë çështje derisa të bëhet hetimi i plotë! Nga fjalët e saj mua mu shtuan dyshimet për vrasje. "E vranë, - tha Vaso. - E vranë pasi kishin kohë që e ndiqnin me kujdes." "Të kishte thë gjë?" "Po. Ishte kategorikisht kundër vetvrasjes." "Çfar të ka folur për këtë?" "Një herë më citoi Albert Camus duke më thënë diçka të tillë, se kur mendon të vdesësh është më trimëri të rrosh se të vdesësh. Ndërsa njëherë tjetër më tha se, të vrasësh veten është njëlloj sikur të jesh një kriminel dhe të vrasësh dikë tjetër të cilit Zoti ja ka falur jetën dhe ti ja merr. Ai besonte në Zot dhe nuk hynte në pjesën që i përkasin Zotit."
"Me këto që më thua, mendoj se e kanë vrarë. Po kush dhe pse?" "Sigurimi sepse prej tij kishin shumë frikë." "Duhet bërë kujdes pasi na kanë parë edhe neve në shoqërine e tij." Kaluan shumë kohë dhe kurrë s'doli në dritë e vërteta e vdekjes së Ademit. Edhe sot që unë po të flas, vdekja e tij është një enigmë. Incidenti me Vason Lëvizja antikomuniste filloi me studentët dhe u shpërnda anë e mbanë Shqipërisë e cila filloi ta ndezë flakën e Demokracisë. Në këtë mjedis edhe tek ne filluan elementet e pakët demokratike të zgjohen. Së pari filloi një propogandë kokë më kokë për të ndërgjegjësuar trushplarët dhe për të zgjuar të fjeturit. Vaso qëndronte në krye të ne demokratëve. Aviatorët që ju bashkuam Vasos ishim, Cufi me të birin Zenin, Nushi, Nasho, Stefo, Vepro, Neli, Gjeka, Luku dhe unë. Pra njëmbëdhjetë kundër njëqindedhjetë të tjerëve të cilit qëndronin me fanatizëm për të mbrojtur komunizmin. Na duhej që të mos flisnim akoma në publik sepse egërsia e mbrojtjes së asaj që po ngordhte ishte e papërmbajtur, mund të haje dhe plumbin nga shoku komunist! Komunistët organizonin për ditë tubime dhe bënin thirrje të betoheshim se do vdisnim dhe komunizmin nuk do ta dorzonim! Gjuha e tyre ishte fare e thjeshtë pasi përmblidhej rreth tre fjalëve mjaftë të njohura; rreth zemrimit, përbetimit dhe vdekjes! Një ditë u bë një miting me të gjithë efektivin e regjimentit ku folën aviatorë, oficerë, nënoficerë dhe ushtarë. Në çdo fjalim dëgjoheshin vetëm thirrje tërbimi ku secili folës betohej se do vdiste duke mbrojtur socializmin. Në këtë kuadër, një provokator thirri në tribunë Vason duke e fyerë. "Vaso Mico, apo Vaso Maçoku! Fol edhe ti, të dimë se çfar mendon?" Vaso nuk lëvizi nga vendi por disa militantë e shtynë të ngjitej lart në foltore. I detyruar ai shkoi atje. Po prisnja me fymën pezull. S'kisha asnjë ide se si do bënte për të dalë nga ajo situatë tepër e vështirë pasi ai kurrën e kurrës nuk do lavdëronte komunizmin dhe as do betohej për ta mbrojtur atë. "Shokë ju përshëndes të gjithëve. Një sqarim për shokun që më ftoi këtu. Më quajti Maçok dhe iku porsa unë u ngjita këtu. Siç duket ai do të jetë një Mi që u tremb nga mua Maçoku." Plasën të qeshura dhe duartrokitje. Mua më erdhi fryma dhe po prisnja se çfar do thoshte për mbrojtjen e komunizmit. "Shokë! Ju kujtoj se Ora e Kremlinit ka ngelur përgjithmonë. Koha e matur me atë orë gjithashtu ka vdekur! A duhet që ne shqiptarët të ecim verbërisht në një kohë që s'ka kohë? Unë them se jo. Zgjohuni dhe kurdisini orët me Kohën e Re! Kaq kisha." Tha kështu dhe zbriti nga tribuna duke i shokuar të gjithë; komunistë dhe demokratë. Nuk dukej asnjë reagim. Besoj se disa nuk e kuptuan se ç'far tha. Disa komunistë që e kuptuan, s'dinin si të reagonin pasi Vaso foli kundër Kremlinit që ishte armik i Partisë së tyre! Ata demokratë që e kuptuan ashtu siç duhej kuptuar nuk duartokitën për të mos e djegur Vason. Dikush tjetër doli dhe filloi të flasë. Vaso u harrua për momentin. Sulmi mbi ambasadat dhe Kushëri Riri
Pasi në maji kishin ikur drejt Italisë gjashtë antarët e familjes Popa, në qershor - korrik rinia shqiptare kishte marrë zemër nga ajo ikje dhe sulmoi ambasadat. U ndodha në Tiranë ditën e dy korrikut dhe pashë një luftë të vërtetë dhe mund të them se shqiptarët plagoseshin prej zjarrit të policisë ose goditeshin fizikisht me grushte dhe shkelma, e më pas i hipnin në makinat ushtarake tip IFA dhe i degdisnin diku. Më von mora vesh se i shpinin në Malin me Gropa dhe i pushkatonin! Një oficer që e njihja më tha në rrugë atë ditë se s'duhej të vija vërdallë si pordhë por duhet të luftoja kundër huliganëve! Shqipëria ishte në rrezik! Nuk i fola por u largova dhe këmbët më shpunë atje ku lufta ishte më e madhe, tek ambasada gjermane. Sytë më shkuan tek tre oficerë sigurimi që ndiqnin një njeri i cili u bënte dredha kaq bukur sa po më vinte për të qeshur. Kur u afrova më shumë pashë se "dredharaku" ishte kushëriri im Riri! "Hej Rir! Ku shkon? Mos hyr në ambasadë!" Ai ndali një sekondë kur dëgjoi emrin por sigurimsat e kapën. "Po ti ore lopë! më bëre të më kapin këta koqet! Ç'far mutin do që më thirre." Ju afrova dhe ju thashë oficerave se ishte kushriri im dhe se unë isha oficer dhe do ta merrja me vete. "Hajt zhduku!" - më tha njëri prej tyre. Ndërsa ata po e tërhiqnin zvarrë, Riri bëri sikur i ra të fikët dhe ju var atyre ndër duar. Ata e lëshuan për tokë dhe njëri prej tyre e mori e hodhi në shpinë por në atë kohë Riri u drodh si gjarpër dhe u rrotullua duke i rrëshqitur nga duart e duke ja dhënë vrapit. Befas ndaloi dhe u ul galic ndërkohë sigurimsi që e ndiqte u pengua mbi trupin e tij dhe ra thyeu turinjtë në rrugë. Riri u ngrit dhe me një shpejtësi skëterre u hodh brënda ambasadës gjermane. Pasi hyri brënda territorit e pashë që hypi mbi kangjellat nga dhe më thirri. "Dëgjo ti Agron Lopa! ta paça borxh që më bëre të më kapnin këta koqet të cilët më rrojtën koqet. Rri e ngordh ti bashkë me këta! Unë nga ky moment jam i lirë dhe destinacioni im do të jenë SHBA dhe pikërisht New York-u. Nëse do të marrë malli, hajde dhe më tako atje tek Statuja e Lirisë." Pastaj filloi nga recitimi i disa vargjeve në anglisht, "...Can you hear, the people sing their song/To tunes of glory, they move as one./Refugees of liberation marching on,/Sing our song, rock the nation, write of wrongs./..." U largova duke mos e kthyer kokën prapa pasi edhe mua më ziente shpirti për një çikë liri. Fillimi i Lirisë Studentët në Tiranë, nga demostrata me kërkesa ekonomike, kaluan hapur në kërkesa politike. Ata kërkonin me hir ose pahir pluralizmin partiak. Me ta filluan me gjysmë zemre dhe me gjysëm goje të bashkohen intelektualët e Tiranës të cilët deri atëhere kishin qënë pjesa më e trembur e popullatës së Tiranës. Era e Lirisë filloi të hynte kudo. Kisha vetëm një frikë; ne jetonim në një nga diktaturat më të egra në botë dhe kjo mund të sillte një nga shthurjet më të mëdha në botë! Asnjëra nga ato s'më pëlqente por, nëse do më thoshin në atë kohë se isha i detyruar të zgjidhja
njërën, sigurisht që do zgjidhja shthurjen. Ndërsa sot them se është më mirë të mos pranosh as njërën. Më mirë vdekjen. Në Gjadër ne demokratët e morëm revanshin dhe filluam të flasim hapur. Mitingjet tona i paraprinte Vaso Mico. Sigurisht që edhe mua më erdhi një çikë guximi dhe fillova të flas hapur. Një ditë kur ishim mbledhur dy skuadriljet tona, e para dhe e dyta ku unë bëja pjesë, më shkrepmi t'ju bëja thirrje që t'ju bashkoheshim të rinjëve studentore. "Shokë! E gjithë Europa ka ndryshuar. Ne s'jemi të huaj në Europë dhe duhet të sillemi si Europianë." "E pastaj?!- më pyeti dikush, - ç'far duhet të bëjmë sipas teje? Të shkelim parimet për të cilat jemi betuar?!" "Jo. Ne jemi betuar për mbrojtjen e Atdheut dhe popullit shqiptar. Ata nuk do ti tradhëtojmë kurrën e kurrës. Ne do tradhëtojmë ata që na kanë tradhëtuar duke na kthyer në qënie robotike pa ndjenja..." "Kë sipas teje, partinë, Enver Hoxhën? Ata që për ne janë Atdheu dhe Populli?!" mu drejtua komandati i skuadriljes time me ironi dhe i skuqur në fytyrë. "Ata s'janë as Atdheu dhe as Populli! Partinë e kanë krijuar jugosllavët dhe jo shqiptarët, ndërsa Enveri ka qënë "gruaja e baba Stalinit" që ka pjellë Dobiçin me emrin Komunizëm në Shqipëri!" Shpërthyen ulurima dhe sharje kundër meje. "Maskara! Armik! Ti duhesh vrarë!..." e mijra fyerje të tjera. Komandanti i skuadriljes më afrohet dhe deshte të më godiste me noçkën e gishtit tregues të dorës së djathtë por ju largova. "Dëgjo o Agron Dardhari! O armik i Shqipërisë! Që nga ky moment je i pushuar nga puna dhe shko në të satëme e kërko punë! Le të më dënojnë e bëjnë çfar të duanë. Sa të jem unë komandant skuadrilje ti s'ke vend këtu!" "Ti s'ke të drejtë të më pushosh nga puna sepse unë nuk punoj për ty por për shtetin. Vetëm Ministri i Mbrojtjes e ka atë të drejtë!" Nuk e shava me nënën, e përmbajta veten megjithëse isha në ekstaze, pasi dy javë më parë kishte vdekur nëna e tij e shkreta. Dy skuadrlijet u egërsuan dhe mu vërsulën me duar e me këmbë por falë fizikut tim shumë të fuqishëm i gozhdova të parët që mu afruanë dhe turma e irituar u zmbraps. I qetë u largova vetë nga vendi i punës dhe shkova e raportova tek komisar Kiçi i cili më dha një mendim. "Agron, ke bërë gabim. Ke prekur të paprekshmen. Sot shko në shtëpi dhe të them të reflektosh e nesër të vish e t'ju kërkosh të falur shokëve." "Jo!" "Ti je i sëmurë. Shko disa ditë dhe shtroju në spitalin ushtarak sa të kalojë kriza..." Ika në shtëpi dhe e diskutova shtrimin në spital si të vetmen mundësi për të shpëtuar punën. Rexha & Triumfi Momental i Terrorit Rastin e quajnë dhuratë e fatit, qoftë për mirë apo për keq. Rasti për keq ma solli të njihem me një delenxhi në Spitalin ushtarak. E kisha shok dhome. Quhej Rexh Tole i cili ishte një jevg i keq nga Lura e Bukur. Që në fillim u mërzita shumë pasi ishte vërtetë aq i pistë sa që nuk e pashë ta lante qoftë edhe një herë të vetme fytyrën në mëngjez. Kishte me mijra vese të tjera për të cilat nuk
dua të t'i them ty pasi më vjen ndot por, s'mund të rri pa thënë se trupi i Rexhës vinte erë gjiriz dhe vazhdimisht kruhej. S'dua të harroj edhe atë se ky Rexh ishte komunist i thekur. Kur më pyeti nëse isha komunist dhe unë ja mohova, ai u revoltua dhe më tha, "Si ka mundësi që të jesh një aviator?!" "Rexh! Ja që jam aviator dhe mundësia e të qënit është sepse ti nuk je Ministër Mbrojtje i Shqipërisë." I thashë jo pa u revoltuar dhe jo pa ironi. "Eh, ehhh..., të kisha qënë unë do ta pastroja ushtrinë." E tha kaq i qetë atë 'do ta pstroja ushtrinë' sikur të ishte fjala për ndonjë një pastrim stalle kuajsh! "E çfar je ti Agron?" "Unë jam njeri, po ti?" "Sigurisht që je njeri se po të ishe kafshë nuk do të ishim bashkë në një dhomë. Të pyeta se mos je demokrat?" "Safi 100%." "Dukesh." "Sigurisht. Edhe ti dukesh." U ngrit dhe duke hequr shapkat zvarrë-zvarrë doli nga dhoma. Pas nja pesë minutash më erdhi në dhomë infermjerja, një vajzë e re biondinë. "Agron, ai pisanjozi jot i dhomës ju ankua Dr. Vaslit për ty." "Për çfar?" "Nuk e di por dëgjova vetëm kaq, "s'e dua në dhomë atë diversant!" Qesha. Kur Rexha u kthye në dhomë ju drejtova, "Rexh, faleminderit." "Pse më falenderon?" "Sepse ti po më ndihmon të largohem nga kjo stallë..." "Do të ikësh nga dhoma?" "Po." U ngrita dhe shkova e kërkova një dhomë bosh. Gjeta një dhomë shumë të vogël dhe ju luta infermjeres ta rregullonte që unë qëndroja atje. "Rri aty. S'ka asnjë problem. Në këtë dhomë nuk pranon të qëndrojë askush pasi është shumë e vogël." "Për mua është normal." Fillova të marr frymë lirisht. Kur kthehem në regjiment pas një muaj qëndrimi në Spitalin Ushtarak, pashë se Vason e kishin çmobilizuar nga ushtria dhe e kishin dhënë për ndjekje penale por nuk e kishin arrestuar, Nushin dhe Nelin i kishin pezulluar nga fluturimet, Vepron e kishin rrahur dhe ishte akoma në spital, demokratët e tjerë ishin tulatur dhe, për tu çuditur, disa ishin bërë "komunistë" si Luku dhe Gjeka! "Je me fat, - më tha Nashua, - se këtu u bë nami. Na ndëshkuan aq keq sa të them të vërtetën u trembëm se do na zhduknin dhe u tërhoqëm duke pranuar se "kishim gabuar"! Na sollën një inçizim të fjalës së Ramiz Alia i cili na këshillonte shprehimisht kështu, 'Shokë oficerë, mos kujtoni se do ndryshojmë vijë dhe do t'ju dorzohemi atyre që i kemi luftuar tërë jetën! M-L-in nuk do ta shkelim edhe në qoftë se tërhiqemi taktikisht për të shmangur ndonjë gjakderdhje masive. Ju këshilloj të rrisni vigjilencën kundër elementeve
armiqësore dhe mos u ndikoni nga fjalët e mija në publik ku bëj lëshime dhe premtime për të fituar kohë!' Ky material ishte tepër sekret dhe na kontrollonin se mos inçizonim fjaën e tij. Ramiz Alia është gënjeshtari më i madh në botë!" "Nasho, i thashë, edhe kjo është një meritë e tij. Që të gënjesh duhet të jesh i paisur me këto cilësi; duhet të kesh kujtesë fenomenale, të dish të tregosh bukur dhe të jesh i pa cipë. Ramiz Alia është pelivan i fjalës dhe se turrmat kokëboshe do mashtrohen prej tij. Megjithëse e tërë bota rreth tij po ndryshon me shpejtesi, ai ndryshon vetëm lukun. E harruat që edhe pse mbas ligjit të majit 1988 për dekriminalizimin e arratisjes nga shteti, besohet se 82 qytetarë, shumica të rij e të reja që tentuan arratisjen nga skëterra 45 vjeçare, u vranë nga rojet e kufirit me urdhin e tij, nëpërmjet sekretarëve të parë të rretheve. Asnji nuk u arrestue ose dënue për këto krime. Edhe kur xhelatët e PPSH-së si shoku Koço në Sarandë, terhiqnin me litar në grykë kufomat e viktimave nëpër rrugët e qyteteve tona. Para kësaj egërsie Ramiz Alia heshti! Mjerë neve që na ra në pjesë Epoka e Egërsisë Envero-Ramizjane." "Ke të drejtë." Frika e komunistëve perseri komunistet ne pushtet FEJA Pagëzimi në det Incidenti me Agron Vatën NIPI i KULAKUT Nipi i kulakut të Dardhasit,Astri, ishte një djalë rreth 20 vjeç, i gjatë, pak ezmer dhe me sy të shkruar që i shkëlqenin vazhdimisht. Sapo mori vesh që Socializmi Shqiptar "u zbut pakëz", mendoi të arratisej në Greqi. Pasi mendoi të kërkoi një shok për rrugës, mëndja i fjeti tek shoku i ngushtë i fëmijërisë, Leonardi, pamvarsisht se ai ishte bir komunistësh. I hapi zemrën si shok e vëlla duke i thënë se kishte vendosur të arratisej dhe se mendonte të arratiseshin bashkë pasi socializmi i ka varfëruar dhe poshtëruar të gjithë, kulakë dhe komunsitë. Në fillim Leonardit ju duk shaka por kur e kuptoj se Astriti e kishte seriozisht i tha, "si guxon të ma thuash mua këtë gjë?! Unë jam fëmijë komunistësh dhe s'mund ti tradhëtoj prindërit e mij. Me që të kam shok, dua që ti ta heqësh nga mëndja këtë vepër kriminale. Vetëm armiqtë e Shqipërisë mund të arratisen. Ti s'duhet t'ju ngjash prindërve të tu që edhe ata janë fëmijë kulakësh, njerëz antiparti dhe armiq të pushtetit, përkundrazi, ti duhet të punosh më shumë se kushdo tjetër që turpin e tyre ta mbulosh me nderin dhe dashurinë tënde për atdheun si djalë i rritur nga partia...." Astritin sa nuk e la zemra teksa dëgjonte pallavrat e shokut të tij më të mirë. Ata s'kishin fulor kurrë për politikë dhe për ndarjen që ju kishte bërë politika. Ata shkonin shumë mirë me njëri tjetrin, si dy vëllezër, pamvarsisht se familjet e tyre ne fshat ishin armike të ndara nga Lufta e Klasave. U bë pishman që i tha për arratisje por fjala është si plumbi,
ikën dhe s'kthehet kurrë mbrapsht. "Më fal Nardi. Ke shumë të drejtë. Unë jam fëmijë armiqësh dhe pak naiv. Nuk dua të flasim më për këtë gjë dhe të lutem harroje". Nardi ju afrua dhe e pyeti gati në vesh, "Vazhdon të mendosh përsëri të arratisesh?" Titi nuk ju përgjigj. Ai kishte vendosur të arratisej dhe nuk deshte ta gënjente shokun. "Folë! Titi, ke vendosur të arratisesh?!" Titi uli kokën dhe me gjysmë zëri pohoi. Nardi u largua si i xhindosur duke sharë nëpër dhëmbë. Astriti jua tregoi prindërve për sa i kishte ndodhur me Nardin e demajve dhe, atë natë, me urdhërin e të jatit,Namikut, ai fjeti në arën e kooperativës, pranë shtëpisë, pasi mori me vete një batanie e ca ushqime. Ishte shtator i vitit 1990 dhe koha qe e ngrohtë si verë. Vërtetë, në mëngjez erdhi operativi i zonës, shoku Xhuvi Ndini dhe kërkoi Astritin. Prindërit i thanë se nuk e dinin se ku kishte shkuar që një natë përpara dhe po e kërkonin. "Mirë, - ju tha Xhuvi, - nëse nuk paraqitet në zyrën time deri sonte në darkë, dijeni se ai është arratisur dhe ju të gjithë, me kuçkë e me maçkë, brënda 24 orësh, do të degdiseni në Shtyllë të Vithkuqit apo Kopesh të Moglicës, të inernuar. Mos mendoni se komunizma në Shqipaëri ra. Do bindeni vetë se gjersa të jemi gjallë ne communist, madje deri tek shpirti i fundit komunist, komunizmi do të lulëzojë… " Namiku tërë helm e vrer, i erdhi për të qeshur nga fjalët “shpirti i fundit komunist” dhe deshte ti thoshte se, ju communist sikur nuk e njihni shpirtin, por e la se ku i dihej se çfar mund ti bënte “koburja e fshatit”. I jati i Astritit, Namik Baze, shkoi në arën me misër dhe e takoi djalin, "Dëgjo bir! Nuk të kam lindur që këta gushëkuqtë e mutit të të futin në burg. Çaj fërrën dhe zhduku në Greqi! Nuk besoj se do ta kenë të gjatë larot dhe balot. Dua që ti të jetosh i lirë dhe jo si unë kur isha sa ty, një pulë të vidhej në Dardhas dhe policia do të vinin për kontroll në shtëpinë time e të më merrnin në pyetje e të më rrihnin si skllavin e poshtëruar pa nder e dinjitet. Babai im do të kishte dy burgje; shtëpinë dhe burgun komunist, bile edhe varri ju kthye burg. Xhaxhait tim i nxorrën syrin e vetëm sepse deshte të shikonte më shumë nga ç'i kishin lënë për të parë dhe kushëririt tim, Servetit, i 'nxorrën' trurin nga vendi se deshte të arratisej. Vdiq në çmendinën e Elbasanit. Asnjë nga fisi jonë s'pa një ditë të mbarë nën komunizmin. Ik bir! Të paktën ta gëzosh ti lirinë. Komunizmi shqiptar tani është me brekë nëpër këmbë dhe s'është i zoti si më parë. Paç uratën time bir." E puthi në ballë dhe i ktheu shpinën. "Baba! Të lutem, më dëgjo. Nuk do të iki. Të paktën tani për tani." Namiku u kthye dhe e pa gjatë në sy pa i folur. "Dëgjo baba. Jam betuar para shokëve të mij demokratë se do rrëzoj monumentin e Enver Hoxhës në Korçë. Pastaj, babka im i dashur, pse ta pasosh ti për mua...Le ta bëj unë burgun. Më ke thënë se burgu për burrat është. Shumë shpejt do lirohem. Komunizmit po i rrëshqet toka ndër këmbë." Gëzimi s'diti çfar ti thotë veçse e përqafoi dhe ju lut të shkojë tek xhaxhai në Korçë që “Gushëkuqtë” të mos e gjejnë dotë dhe at arrestojnë. Astriti ndënji pesë muaj i fshehur tek xhaxhai i tij në Korçë dhe pikërisht më 20 Shkurt 1991, bashkë me shokët e tij, Albanin, Arbërin, Shqiptarin, etj. i hodhën kavon në qafë “Enver Hoxhes” dhe e tërhoqën zvarrë nëpër rrugët e Korçës. U përleshën me policinë, u gjakosën dhe disa përfunduan nëpër qelitë-varre të burgut dhe plicisë së qytetit. Po atë natë Astriti shkoi në Dardhas, përqafoi baba Namikun, nënën, motrën dhe vëllanë dhe iku në Greqi.
Të nesërmen, shtëpia e Gëzim Bazes u rrethua nga fshatarët e shoqatës së Enverit. Ata filluan të hedhin gurë e drurë. Të thyejnë xhamat dhe tjegullat e shtëpisë. Të bërtasin plot histerizëm. Një nga evgjitët e fshatit, Zilkoja thoshte në vargje, "O Astrit o bir kulaku,/je më i zi se oxhaku!/Sh’pisë do ti vemë zjarrë,/ty do të varim në litarë!/Enverin s'na i merrni dotë,/ty do të çojm në atë botë." Ndërsa Lirika, ‘sevapçesha’ e fshatit do të bërtistë, "Astrit o bir putane/Mos u fut nën çitjane!" Por thënia më e goditur do të qe e një gruaje të re e topolake, bardhoshe e me gjoksin pothuajse tërësisht jashtë. Jallënia e fshatit që dikur i kishte prishur mëndjen sekretarit të parë. Jallënia do të bërtiste me tërë shpirt, "Nëse lypet, do ta japim edhe nderin/Por kurrë jo, s'do ta japin Enverin!" Namiku doli jashtë derës, në avlli, dhe u bëri thirrje fshatarëve të tij të shkojnë në shtëpi të qetsohen pasi nuk dihet se ç'e keqe vjen prapa. "Ne jemi bashkëfshatarë dhe të keqen e të mirën duhet ti qajmë bashkë siç na ka hije..." Por një gur e goditi rrëshqitas në kokë dhe ai s'mundi të fliste dot më. Hyri brënda me gjakun rrëke. Gruaja e tij menjëherë theu një cigare dhe ja vuri mbi plagën. Kaq kishin sa për ndihmë të shpejtë. Atë natë dhe netët në vazhdim fjetën me frikë dhe në vënd të xhamave vunë plasmas por edhe plasmasi çahej herë pas here nga urrejtja e fshatit komunist. Në lagjen Iraklis të Athinës Astriti gjeti punë kollaj. Një arvanitase e mirë e mori në lokalin e saj ku kishte turistë. Titi mësoi shumë shpejt greqisht dhe Katerina, pronarja e trajtonte si djalin e vet. Një vit më vonë dhe pikërisht, më 16 shtator 1992, një djalë po nga Dardhasi, ish bir komunisti, shkoi tek lokali i Astritit tepër i shqetsuar dhe i tha, “Titi, ikë nga ky vënd! Ikë një sahat e më parë!” Kaq tha dhe u largua. Astriti s’lëvizi vëndit dhe as u shqetsua fare pasi nuk e besoi duke menduar se të gjithë kommunist dhe fëmijët e tyre janë komunistë të betuar që s’kanë për të ndryshuar kurrë. Mirë thonë dibrant që, “dërri i dërrit është më dërr se vet dërri.” Mori frymë thellë siç mërr një njëri i lirë e në vënd të lirë. Bërtiti, “Shporru dhe ti! Të gjithë jeni njëlloj!” Bashkëfshatari po largohej i çuditur. E dërsa ikte i lutej të largohej se ishte në rrezik. Titi shkoi dhe u ul pranë Katerinës. Mori një krikëll birë dhe i tha pronares, “gëzuar! a do ta gëzojmë dhe ne shqiptarët lirinë?” Katerina vetëm sa i përkëdheli kokën dhe u largua. Astriti ndihej jashtëzakonisht i vetmuar dhe i shqetsuar. Kishte humbur besimin tek të gjithë bashkëpatriotët dhe nuk shoqërohej me asnjë shqiptar. Atë natë piu shumë siç nuk e kishte zakon. Kur shkoi në dhomë i vërtiteshin një qind gjëra në kokë. Mendonte familjen në Dardhas. Mendonte shokët e idealit. Mendonte Nardin dhe Xhuvin. Mendonte bashkëfshatarin që i erdhi në lokal dhe i tha të largohej nga ai vënd…! “Po ku të shkoj, mendonte, ku është vëndi im?!” I largoi këto mendime që e bënin të sëmurë. Vazhdoi mendimet në Shqipëri. Deshte të mendonte diçka të bukur dhe mendja i shkoi tek ëngjëllushja, e dashura në fshatin e tij. “A më mendon dhe ajo për mua? Familja e saj
nuk janë komunistë por as edhe kulakë. Ata gjithmonë kanë parë punën e tyre në fshat dhe nuk janë përzjer kurrë me politikë, si para dhe pas luftës.” Ju kujtua puthja e parë që i dha asaj në një natë prilli me hënë. Ishin në cep të “Llomit” të xha Novruzit dhe po dëgjonin zërin e bretkocave. “ëngjëllushe! Të pëlqen kënga e bretkocave?” Ajo e pa drejt e në sy dhe ju përgjegj, “çdo gjë e gjallë ka zërin dhe këngën e vetë, ka bukurinë e vet. Mua më pëlqen gugatja e bretkocave“. Hëna i binte ëngjëllushes mbi fytytën ezmere dhe i jepte një ëmbëlsi të paparë. Befas Titi u çmënd nga bukuruia e saj dhe pa marrë përgjigjen e pyetjes vazhdoi megjithëse i shokuar nga e vetmja ndjenjë më e bukura e kësaj botë, nga dashuria. “Lushkë! Sa e bukur më dukesh sonte!” Ajo kapsalliti sytë si dy xixëllonja dhe pa vetëdije tha, “vërtetë?!” Ai i vuri dorën në sup dhe e tërhoqi drejt vetes por ajo ju largua pakë duke i thënë, “Titi, u bëmë vonë. Le të shkojmë në shtëpi se do na shajnë.” “Mirë me Lushkë, po unë të dua.” Ajo vuri duartë mbi gojë për të mos leshuar ndonjë piskamë kënaqësie. Ishte hera e parë që një djalë i thoshte “të dua”. “Lushkë të dua” përsëriti. Zemra e vajzës rrihte sikur do ti çante kraharorin dhe mezi merrte frymë. Astritit ju duk sikur asaj do ti ndalej fryma. Nëse e puth, mendoi, ajo do të vdesë! Por në çast ju kujtuan tërë ato histori ku puthja i ngjallte vajzat e vdekura… “Lushkë! Edhe ti më do. E shikoj se je gati të vdesësh nga kënaqësia që një ditë do të jesh gruaja ime.” Nga goja e saj shpëtoi një “ufff…” dhe pa thënë asgjë mori rrugën të largohej për në shtëpi. “Dëgjo shpirt! Dasmën do at bëjmë ja këtu, mbi këtë llom të jetës sonë. Do ta bëjmë në një ditë dimri kur llomi të këtë ngrirë dhe dasmorët të rrëshqasin me kocka nën këmbë apo me sana. Të pëlqen? Apo do që ta bëjmë në një kohë si kjo sonte ku kënga e dasmorëve të përzihet me këngën e bretkocave?” Nuk e zgjati mëdyshjen. Ishte I dehur nga dashuria. Ju kujtua se puthja nuk lypet por rrëmbehet dhe, pa e zgjatur, i doli përpara, e tërhoqi drejt vetes dhe e puthi në buzë. “tashti natën e mirë shpirt. Më pafsh në ëndërr, ti nuse dhe unë dhëndër!” Me ëndërrat për të dashurën e zuri gjumi. Në mëngjez u zgjua vonë. Qe data 17 shtator 1992. Dielli ishte ngritur shumë lart në kupën e qiellit dhe i dërgonte disa rreze nëpërmjet dritares pa perde duke i përkëdhelur fytyren dhe flokët e zez kaçurela sikur i vinte keq për vuajtjet e tij. Ishte djersitur dhe i dhimbte pak koka. U hodh me vrull në këmbë dhe shkoi hapi dritaren. “Sa ditë e bukur qënka sot!” foli me vete dhe i erdhi të bërtiste me sa fuqi kishte, “Ma gezofsh këtë ditë Lushka imë! Do bëj ca para dhe do të vij ta bëjmë dasmën atje tek llomi ynë pasi Shqipëria të jete e tërë shqiptarëve.“ Bëri dushin si zakonisht dhe piu dy gllënqka Raki Skrapari që e ruante si gjënë më të strength në dhomë. Hapi dërën për të shkuar tek lokali. Prapa derës e prisnin dy djem të rinj të cilët e shtynë brënda dhomës. “Kush jeni dhe çfar doni nga unë!” Ju bërtiti greqisht por ata ja kthyen shqip, “Ne jemi vdekja jote! Si mendove ti bukurosh, aq kollaj ishte ti hidhje lakun në fyt Enver Hoxhës, Babait tonë, more langaraq kulaku! Astriti u mundua të mbrohet duke kërkuar diçka në koridor por nuk arriti dot, ata ju hodhën sipër dhe e shtrinë në dysheme, pastaj ja lidhën duartë dhe këmbët duke i futur një shtupë në gojë. Ne do të bëjmë të njëjtën gjë që ti i bëre Babait tonë. Ti ja hodhe lakun në fyt monumentit të Tij, ndërsa ne do ta vemë atë në fytin tënd. E shikon? Ky është litari që ti ja vure Babës në fyt. Shko në botën tjetër dhe thuaju të gjithë atyre që ka vrarë Baba se, asnjë këmbë e gjallë s’ka për të ngelur mbi këtë dhe nga soi e serollopi juaj antikomunist!” Erdhja e Demokracisë
Historia e Nikoll Lesit Mobilizimi i "demokratëve" për të marrë pushtetin Ikja ime nga "demokratët" Demoshkërdhata Markon e kishte në Australi, i dyti ishte Bato (Asa, Ollga, Riri), i treti babai im (Vekja, Dhura, Agroni, Esa, Mija, Vali, Mimi), pastaj vinin me radhë Rako,( Jeta, Ziko, Telo), Beso (Besha, Leonidha, Adela), Ramo (Zhani, Andromaqi, Ana, Zamira, Foto, Aleksia) dhe i vogli Ligori (Elsa, Ersinoi, Ela). VI LUMALAS Një përshkrim mbi Repartin tim dhe mbi Lumalasin Hirësia e Tij, Haxhi Dede Reshat Bardhi Në fëmijëri kam patur fatin të isha fqinj i Hoxhës së Bulgarecit, një nga burrat më të ditur dhe më të famshëm që kam njohur gjatë jetës sime. Hoxha quhej Mehmetali Daci. Nuk e di sesi ai ndikoi kaq shumë tek unë sa mu ngulit në mëndje që të mendoja ditë e natë të bëhesha Baba Teqeje! Kur u prishën fetë, si fëmijë që isha, e harrova shpejt këtë premtim. Më vonë pata mundësinë të njoh Baba Kadrinë e Melçanit i cili vitet e fundit të jetës se tij i kaloji në Lumalas të Korcës si bujk. Lumalasi është fshat pranë fashtait tim Bulgarecit. Në shtëpinë tonë, të gjithë betoheshim « Për Baba Tomorr! » dhe ky qe betimi më i madh që bënim, ndoshta kështu betoheshin jo vetëm bektashinjtë e Shqiperisë por edhe shqiptarët e tjerë?! Për një kohë të gjatë, kisha harruar Bektashizmin* dhe baballarët e tij. Ringjallja e respektit dhe dashurisë për ta më erdhi në vitin 1993, kur Haxhi Dede Reshat Bardhi, me rastin e Ditës së Ashures** do të recitonte bukur disa vargje shumë prekse në TVSH, vargje që u këndoheshin Heronjëve të Ashures dhe Musait. Ajo këngë është një falënderim për Zotin e Madhëruar që e shpëtoi Musain (Moisiun) dhe popullin e tij nga faraoni dhe ithtarët e tij egjyptianë që ka ndodhur në ditën e dhjetë të muajit Muharrem, por është dhe një kujtim i mëvonshëm, kur në këtë ditë, të cilën e nderoi Profeti Muhamed me agjërim dhe urdhëroi muslimanët për këtë gjë, pasi me vete kjo ditë mbart edhe një kujtim shumë prekës. Në këtë ditë, tërë meshkujt e familjes së Pejgamberit u vranë në Qerbela, përveç Ali Zejd Abedinit, i cili ishte ende shumë i vogël. U vra Hyseni, nipi i Pejgamberit, të cilit i këndohej kënga që Kryegjysh Dede Reshat Bardhi recitoi në TVSH dhe kush e dëgjoi s'mund ti mbante dot lotët. Recitimi i bukur, vargjet prekëse, kujtesa fenomenale e një burri të vjetër, (60 vjeçar) të gjitha këto mu ngulitën në mëndje dhe fillova të ushqej një simpati për Kryegjyshin Dede Reshat Bardhi. Mezi prisnja rastin ta shija dhe ta takoja për ti shperhur tërë simpatine time. Rasti, ky mbret i fatit, e solli të takohem dhe bisedoj gjatë me Shënjtërinë e tij. Ka qënë shtator i vitit 1994 kur u takova me Kryegjyshin në Lumalas të Korçës. Kryegjyshi ishte mik i Tahir Shahollarit*** nga Lumalasi ashtu siç isha edhe unë. Tahiri, njihet si
enciklopedisti i Lumalasit ose « Gazeta e Lumalasit » i cili di dhe njeh gjithëçka që ndodh në fshat dhe për rreth. Në Lumalas shërbeja si Komandant i Bat. Avio-Teknik dhe përgjigjesha gjithashtu edhe për 950 m pistë ku ulej dhe ngihej dy herë në javë avioni taksi i shoqerisë ajrore amerikane MAF me pilotë Gene Kongdon dhe Lonnie Hall. Në kodrën midis Melaçanit dhe Lumalasit, në krah të Furrës së Gërqeles, ishte ngritur kompleksi i ndërtesave të Bat. Avio-Teknik, në një vënd mjaft piktoresk, rrethuar me një baçe të madhe me dru frutorë dhe një tendë plotë me pjergulla. Atje pata mundesinë të rrisja dhe një tufe të vogël me shqerra (qingja). Jetoja vetëm dhe flija po aty në zyrën time që prej dy vjetësh. Një natë me humbi një shqerrë, menjëherë telefonova Dumen, (Feridun Shahollarin i cili ishte dhe kryeplak i fshatit), shokun dhe mikun tim më të mirë në Lumalas, i cili më tha, « në këtë fshat kurrë s'ka humbur asgjë dhe kurrë nuk mbahet mënd të jetë vjedhur gjësend. Shqerra jote do të jetë ngatërruar me ndonjë kope dhe besoj se nesër i zoti mund ta sjellë në aviacion. » Fjalët e Dumes më hoqën merakun por sidoqoftë e ftova të vinte të më takonte të pinim një kafe. Ai nuk përtoi dhe erdhi e më takoi. Pas pak më tha, « nëse ke merak deri nesër për qingjin, ne mund ta gjejmë që sonte me një të pyetur...? » I çuditur e pyeta sesi mund ta gjenim aq lehtë ? ! Dumja thirri një ushtarin tim dhe i tha të shkonte të lajmëronte Tahir Shahollarin i cili nuk vonoi dhe erdhi menjëherë. Tahiri filloi të bëjë nje llogari të vogël ; « Sot delet e Xhikut kanë kaluar afër baçës tënde në orën 6 :30 dhe në orën 7 :00 kaluan edhe delet e Dashit të cilit i shpëtuan dy dele dhe hynë në baçën tënde, kur ato dolën nga baça me siguri që janë ndjekur nga qingji jot. Shkoni dhe pyesni Dashin. Unë u ngrita menjëherë por Dumja më mbajti dhe më tha, «Pse bëhesh merak, nesër ta sjell vetë Dashi qingjin këtu. » Vërtetë të nesërmen Dashi ma solli qingjin! Por le të vazhdoj tregimin për Shënjterinë e tij, Kryegjyshin. Ndërsa unë po shkoja tek Tahiri, Dede Reshat Bardhi po dilte nga kopshti i tij. Ai shoqerohej nga Baba Mondi i Turhanit dhe një person tjetër që do të emrohej Baba i teqesë së Melçanit, ndërsa unë shoqërohesha nga një shok imi që ishte konvertuar në një kristian tre vite më parë. Prinderit e tij kishin qënë bektashi, ashtu si edhe të mijtë. Pasi shkëmbyem fjalët e para në rrugë, e ftova Dede Reshat Bardhin të pinim një kafe tek baça ime të cilën ftesë ai e pranoi me kënaqësi, kështu që ne u ndodhëm në kodrën e Lumalasit, në verandën e bukur që ishte pjesë e Aerodromit të Lumalasit, nën pjergullat të mbushura plot nga ku dukej më shumë se gjysma e Fushës së Korçës si në pllëmbë të dorës. Rrugës deri atje, Dede Reshat Bardhi ju ngjit më këmbë si të gjithë neve, ju luta të vinte me makninë por më tha, « Do përdorja makinën nëse edhe ju të gjithë do të vinit me makinë.» Bëmë nga një kafe për të gjithë por më parë morëm nga një gote me dhallë të freskët. Shërbyem edhe rrush Afuzali dhe rrush Sulltanina (rrush pa fara). Gjatë bisedës, shoku im i tha Kryegjyshit se, "se Agimi lexon shumë..." Babai më pa një copë herë me vëmëndje dhe befas më pyeti. " Ja, të pyes ty Agim, a e ke lexuar Naim Frashërin?" Ju përgjigja se neve e kishim të detyruar në shkollë që të lexonim veprat e tij dhe të mësonim përmëndësh disa nga vjershat e Naimit. "Po mirë, vazhdoi pyetjen Shënjteria e Tij, Naimi ka shkruar shumë për fenë, ato nuk jua jepnin juve ti lexonit, çfar ke bërë ti për ti mësuar edhe ato pjesë të hequra?" Nuk ju përgjigja pasi nuk kisha bërë asgjë. E ç' mund të bëja unë?! Pastaj ai filloi të recitojë Qerbelanë e Naimit:
"Frat, o more lum' i shkretë/Mos këndo po qaj;/Derth lot e rënko për jetë Mos qesh paskëtaj!/Se Hysen' e Fatimesë/Me farët të tij,/E vrau komb' i pabesë,/Kombi faqezi.../Hyseni desh njerëzinë,/Dhe për të u vra, Per të shpetuar njerinë,/Ra në Qerbela.../Imamët' dymbëdhjetë,/Nga der'e Aliut,/Hoqn' e vuanë ndë jetë,/Për nder të njeriut .../Ja Hysen, Ja Ali.../Ja Ali, Ja Imam!..." Pasi mbaroi Qerbelanë na tha se edhe 'Bagëti e Bujqesi' qe sakatosur nga regjimi komunist dhe ne nuk i dinim ato strofa dhe vargje qe flisnin për Perëndine dhe ne çast filloi të na i recitonte, vargjet e çensuaruara, aq bukur sa të gjithë ngrimë duke e dëgjuar, sa ndoshta, edhe zogjtë mund të kenë ndalur për momentin këngën e tyre! Kur mbaroi recitimin, i entusiazmuar e duartrokita fortë, po ashtu bënë të gjithë të pranishmit. Ai takim me Dede Reshat Bardhin ka lënë kaq shumë bresa të pashlyeshme në mëndjen dhe shpirtin tim sa nuk mund ta harroj kurrë. Ai do të na befasonte me gjithëçka që na tregonte. Kur më pyeti për besimin tim, ju përgjigja se prinderit e mij ishin bektashinj pa i treguar për besimin tim që isha konvertuar në kristian, në fenë e të parëve të mij. Pastaj pyeti shokun tim i cili kishte fshehur kryqin që mbante në qafë. Shoku ju përgjegj se besonte në një Zot! Kryegjyshi na i mbërtheu sytë të dyve gjatë dhe më në fund na u drejtua, "Djemtë e mij! Feja nuk ka aq shumë rëndësi në jetën e njeriut sa zemra e mirë e tij. Njeriu duhet të jetë i hapur, i ndershëm dhe i vërtetë në çdo gjë që bën e thotë edhe sikur të ketë për këtë pasoja të papëlqyeshme. Dua t'ju tregoj një histori për këtë, por më parë dua të bëj një pohim, unë kam katër sy! Një herë e një kohë, një shqiptar ortodoks me zemër jo të mirë, vari në gjoks një kryq për ti dhënë fat dhe shkoi në Greqi si kurbetli por, kur grekët mësuan se ai ishte shqipëtar e përzunë. Kryqi i tij nuk bëri asnjë punë tek kryqtarët grekë. Më pas ai shkoi në Turqi por edhe atje nuk i shkoi fare pasi turqit e morën për grek dhe e përzunë edhe ata. Më në fund fati e hodhi në Arabinë Saudite ku njëlloi si në Greqi dhe Turqi nuk i shkoi mbarë dhe përfundoi lypsar rrugëve. Një ditë tepër i uritur i afrohet një teqeje dhe pasi e fshehu kryqin nën këmishë ju lutet disa dervishëve që ti japin për të ngrënë. Dervishët i thanë se që të futet në teqe duhet të merrnin lejën e babait të teqesë. Pasi i thanë babait, ai ju dha urdhër që t'ja sjellin lypsarin para tij. Shqiptari shtërngonte kryqin nën këmishë dhe nëpër dhëmbë lutej ti jepnin ushqim. Babai e veshtroi gjatë dhe e pyeti pse nuk punonte. Shqiptari i tha se nuk gjente dot punë dhe nëse teqeja ka nevojë për puntor ai ishte gati të bënte çdo gjë...Dëgjo! Ju drejtua babai. Unë kam nevojë për puntorë por jo për njerëz që fshehin fytyrën e tyre. Ne do të japim bukë por jo punë. Shqiptari i zënë ngushtë e pyeti babain se pse ja thoshte ato fjalë pasi ai nuk e fshihte fytyrën...Atëhere babai i tha se ai kishte katër sy, me një palë shikonte si të gjithë çdo gjë që duket dhe me një palë shikonte çdo gjë që fshihet. Shqiptarit i dogjën këto fjalë dhe e shtërngoi akoma më shumë kryqin sa i çpoi dorën dhe i doli gjak. Dora i dhëmbi dhe e hoqi nga kryqi dhe këmisha e hapur ja nxorri në pah atë kryq. Shqiptari i zënë ngusht rrinte kokë varur. Babai ju dha urdhër dervishëve që ta ushqejnë dhe ti japin rroba për të veshur. Shqiptari pasi hëngri mirë dhe u vesh mirë, hoqi kryqin nga qafa dhe e futi në xhep. Babai erdhi ta shikojë. Pasi ja fërkoi me dhëmbshuri kokën e pyeti se ku e kishte kryqin. Shqiptari i tha se e kishte futur në xhep dhe se do ta flakte pasi ai kryq nuk e kishte ndihmuar...Babai i revoltuar ju kthye, Nuk ta ka fajin kryqi por zemëra jote. Atë kryq do ta mbash në gjoks pasi është shënje e besimit tënd, ai besim për të cilin ti s' duhet të kesh turp e frikë që ta tregosh. Pastro zemrën."
Këtu Kryegjyshi e mbaroi tregimin dhe ne ngelëm pa fjalë. Tregimi i Hirësisë së Tij ishte një mësim i mirë për ne që nuk treguamë se ç'far feje u përkisnim. Kur ai u ngrit për te ikur na tha, "Djemtë e mij! Dua t'ju lë juve një këshillë qe na i ka lënë i Pari i Bektashinjve dhe që është amaneti i tij për tërë neve që vazhdojmë rrugën e Tij. Po ju them ato fjalë që Haxhi Bektashi i tha Sulltan Ohranit: "Po të jesh shpirtërisht me mua, je pranë meje edhe sikur të ndodhesh në Jemen. Po të mos jesh shpirtërisht me mua, je në Jemen edhe sikur te ndodhesh pranë meje!" * Bektashismi duhet të kete lindur në viti 1249 në Nishabur të Anadollit dhe themeluesi i këtij sekti ishte Haxhi Bektash Veliu. Kur Haxhi Bektashi ishte rreth 18 vjeç vendosi që ti dedikonte jetën e tij Zotit dhe bëri disa udhëtime në Kinë, Indi dhe Tibet ku ra në kontakt me besime të ndryshme si Induismin dhe Budismin. Aty ra në kontakt me idetë e tyre panteike dhe filloi të kundërshtonte idetë strikte të Suni Muslimanëve. Pas këtyre udhëtimeve Haxhi Bektashi shkoi në Mekë (ku mori titullin Haxhi) dhe gjithashtu vizitoi edhe Jeruzalemin e varrin e Krishtit. Këto udhëtime influencuan shumë në besimin e Haxhi Bektashit. Kur u kthye mbrapsht në Anadoll me idetë për një trup dhe shpirt paqësor, filloi të formonte një interpretim të Islamit më shpirtëror dhe më liberal. Në Anadoll ndërtoi dhe teqenë e parë. Idetë e tija liberale patën shumë sukses në zonat e Ballkanit; Shqipëri, Bullgari, Greqi dhe Bosnjë. Misioneri i parë Bektashi që erdhi në Shqipëri erdhi rreth viteve 1370 dhe quhej Sari Satltik. Ky erdhi në Shqipëri nga Korfuzi dhe për të kaluar më kollaj vishej me rrobat e priftit Orthodox. Bektashismi në Shqipëri u përhap më shumë ne kohën e jeniçerëve. Të Krishterët Shqiptarë e kishin më kollaj të ktheheshin në Bektashinj sepse të paktën kjo fe ishte më shumë e përngjashme me Krishtërimin dhe babi i ngjante priftit. ** Ashure në gjuhen arabe do të thotë dhjetë, pra, është e dhjeta ditë e muajit Muharem që është muaj i parë muslmiman dhe që fillon rreth 16 Qershorit (nuk është fikse). *** Tahir në shqip do të thotë zemërpastër. Krijimi i Kishës Evangjeliste në Lumalas Ngelja pa asnjë pëllëmbë tokë në fshat Historia e Rakise me Ramizin Historite e MAF Avioni Taksi Kushrinjte Vjedhja e Karburantit Historia e Kurbatit Kapetr Gezimi Dehja llotaria III AMERIKA
Në atë çast mu kujtua fëmijëria ime dhe propoganda komuniste.
Kam qënë shumë i ri atëhere, fëmijë, kur në gazetën më të madhe shqiptare "Zëri i Popullit" lexova një shkrim të gjatë në rubrikën "Bëmat e Botës Kapitalisto-revizioniste" me titullin bombastik "Qeni Trashgimtar" ku tregohej për një zonjë shumë të pasur nga Nju Jorku e cila i la trashëgim gjithë pasurinë qenit të saj. Sigurisht që kjo gjë më bëri shumë përshtypje dhe si fëmijë mendonja i trishtuar, "kaq pa shpirt qënkan këta kapitalistët pasanikë, kur me mijra njerëz në vendet e tyre s'kanë se ç'far të hanë dhe flenë urave, stacioneve... apo më keq vdesin për një ndihmë fare të vogël, ata ju lenë gjithë pasurinë qenëve!" Me ditë dhe javë nuk me shqitej nga mëndja ky xhest antihuman dhe shumë i çuditshëm për mëndjen time të vogël. Të më thoshin në atë kohë se, "një ditë edhe ti do të jesh një qytetar i New Yorkut," do të vrisnja veten nga marrazi. E kisha marrë shumë për zët jo vetëm New York-un por tërë botën e egër kapitaliste. Tani unë do të isha një amerikan dhe për më tepër një njujorkez. Erdha me dëshirën e zjarrtë sa më dukej se do të vrisnja veten nëse nuk do të vija! Më në fund u ndodhëm vetëm në qytetin e largët perëndimor që shumica e shqiptarëve e kishin ëndëruar brez bas brezash. Askush nuk na priste. Kishim lajmeruar një plak rreth 70 vjeçar i cili s'kishte shumë kohë që kishte erdhur me nënshtetësi nga gruaja në Amerikë. Gruaja ime e ka djalë xhaxhai të nënës. Ai na priste në shtëpi. Dolem dhe u ulem në një stol aty pranë.......Ishte shumë vapë. Ca nga lodhja dhe ca nga "ishulli i së panjohurës" dhe ne e ndjemë veten krejt të dërmaur dhe të izoluar. U ndjeva i humbur si ai plumbi i dyfekut që qëllon kuturru në errësirë. Unë dhe gruaja, Ermioni, nuk dinim anglisht fare dhe djemtë; i madhi ishte 16 vjeç dhe i vogëli 14 vjeç, dinin pakë por nuk po merreshin dot vesh. Unë flisnja mirë italisht dhe thashë ta provoj me ndonjë spanjoll.........Na pihej diçka. Shkova në një banak pijesh dhe fola italisht. Kërkova diçka për të pirë. Shitsja ngriti supet dhe foli diçka që unë nuk e mora vesh. Nje burrë pranë meje, ndërhyri dhe më pyeti: "Ju flisni italisht?" Po, flas italisht, ja ktheva. "Ç'far dëshironi", me pyeti dhe pasi i mori të gjitha të dhënat se kush isha dhe nga vija me bleu katër shishe koka kola. I dhashë paratë duke e falenderuar dhe u largova. Djemte vinin vërdallë ashtu kot dhe Emrioni dukej shumë e mërzitur. Asnjë nga ne perveç meje nuk e kishte kaluar pragun e Shqiperisë. Ne, destinacionin e kishim patur për në Grand Rapids të Miçiganit dhe jo për në Nju Jork, por natën e fundit na i ketheu mendjen një kushurira ime, Vera Grabocka. Ajo do të na thoshte: -Pse doni të shkoni në fshat? A është më mirë të jetosh në Arbër apo në Tiranë? -Sigurisht që për disa është në Tiranë,-i thashë. -Atëherë harrojeni Grand Rapids dhe shkoni në Nju Jork. -Po ne s'kemi njëri në New York? -Sa për një natë u gjej unë që këtej një dhomë... Hidhet gruaja ime e thotë: -Unë kam një si dajo në Nju Jork. -E ke numurin e telefomit? -Po. -Ma jep mua të merrem vesh...
Shumë shpejt Vera foli me Nju Jorkun dhe përtej telit na thanë: "mirëardhëshi"! -Ja dhe kjo punë u rregullua,-tha Vera. Kjo qe edhe aresyeja që ne ngelëm në aeroport. Plaku nuk mund të dilte dot por ama na priste në shtepi që e kishte n lagjen Bei Rixh të Bruklinit. Ai jetonte vetëm me gruan e tij. Italishtja ime piu ujë përsëri......U mora vesh me një taksi dhe shkuam shumë shpejt në shtëpinë e dajiut të Emrionit. Amerika për mua në fëmijëri ka qënë një ëndërr e keqe nga ato që shumica e shqiptarëve, të cilët ishin të izoluar nga pjesa tjetër e botës në periudhën moniste, trembeshin në gjumë. Isha i ri kur, për herë të parë, fillova të ëndërroja sikur të bëhesha një Kauboj Amerikan! Shkak u bë babai im, Deme, i cili çdo natë në orën gjashtë të mbrëmjes dëgjonte fshehur radion Zëri i Amerikës. Më von, pasi unë u largova nga shtëpia, fillova të bëja të njëjtën gjë që bënte im atë. Zëri i Amerikës për mua ishte një zë që vinte si përtej globit; një zë jashtëtoksor dhe Amerika më dukej si një vend kaq i largët saç sot për mua është planeti Mars. Kurrë nuk mendoja se një ditë mund të shkoja atje, pale që të bëhesha qytetar i saj. Nëse dikush do të më thoshte në atë kohe se një ditë unë do të behesha një shqiptaroamerikan, do ta merrja njëlloj sikur të më thoshte, se një ditë mund të bëhesha marsian! Si erdha në Amerikë ? Revolucioni Demokratik Shqiptar i viteve të para të nëntëdhjetës, e rrëzoi Murin e Berlinit edhe në Shqipëri. U shëmbën dyer e dritare të blinduara me hekur e beton dhe bota doli para syve tanë lakuriqe ashtu siç e ka bërë Nëna Natyrë. Mua, si çdo shqiptari tjetër të Shqipërisë, mu dha mundësia të komunikoja lirshëm më atë pjesë të botës që më ishte mohuar deri në ato momente. Fillova një komunikim të rregullit me Italinë nëpërmjet "La Voce del Vangelo" që u bë gazeta ime e përmuajshme si dhe nëpërmjet Radio Sofies, por ajo që më dha më shumë mundësi shikimi mbi botën ishte VOA, Zëri i Amerikës. Kisha gati dy vjet që kërkoja të shkoja në Amerikë pasi kisha degjuar se ekzistonte një Llotari Amerikane për këtë. Në fillim nuk e dija mënyrën sesi shkohej atje por në fund të vitit 1993, një avokat italian i cili banonte në Rome dhe që unë kisha një korespodencë me të, më sugjeroi të bëja një kërkesë për të fituar llotarinë e emigracionit amerikan kundrejt një pagese prej 300 dollarësh. Ai më dërgoi në italisht disa formularë të cilët i përktheva vetë në shqip dhe i shtypa në formate me ndihmën e një punonjese që punonte në shtypshkronjën Gjergj Fishta në Lezhë. Formularët jua dhashe miqëve e shokëve të mij që të mund të bënin nga një kërkesë për këtë lloj llotarie por askush nuk më besoi përveç Fatmir Hasës i cili edhe ai nuk e nisi siç e nisa unë për në Departamentin e Emigracionit Amerikan! Në shtator të vitit 1994 më erdhi përgjigja që më thoshte se isha fitues i DV-94. Isha lezhiani i parë që do të shkoja në Amerikë me anën e një llotarie. Përgatitja, Fluturimi, ...
NEW YORK 22 Maj i vitit 1995 kur avioni "Ballkan" i linjës Sofie-JFK, preku pistën në Nju Jork. Një duartrokitje e lehtë u dëgjua në bord nga të gjithë pasgjerët. Dolëm nga avioni. Ndoqëm turmën si të gjithë, pastaj bëmë ato veprime zyrtare që na kërkuan pa asnjë pengese dhe kaluam kufirin doganor. Shkela në Tokën e Premtuar. Sapo në dolëm nga Aeroporti JFK i New York-ut, prezantimin e parë që na u bë ishte një portret i madh i Leninit. Nuk e kisha menduar kurrë që në Amerikën Imperialiste dhe Antikomuniste të më "priste" Lenini! Unë që vija nga një vend totalitar ku ne i shkatërronim armiqte tane, qofshin në bronx, në mermer apo në dhe mish, ndërsa Amerika i mbante dhe i ekspozonte kudo armiqtë e saj pa patur frikë se mund të ringjallej admirimi për ata apo teoritë e tyre! Më von do merrja vesh se Fytyra e Nju Jork-ut të vërtetë do të ishte për mua si fytyra e një Ylli Hollivudian të famshëm që ka humbur miliona në kumarr. Një fytyrë e papërqëndruar, e hutuar, e nxituar, ... dhe vazhdimisht në kërkim të diçkaje. Do kuptoja se në Nju Jork duket më shumë se kudo kontrasti super i thellë dhe i gjithanshëm. Aty mund të shikosh në të njëjtën kohë njeriun e shkatërruar plotësisht përballë njeriut tepër të suksesshëm. Mund të shikosh shëmtimin e tmerrshëm të ulet përballë mrekullisë së bukurisë. Shikon ecjen e gjigandit të fuqishëm përbri xhuxhit të dobët. Dëgjon idiotsira pranë një rrethi shkenctarësh...etj. por, me një ndryshim shumë të madh nga çdo vend tjetër në botë sepse kontrastet janë kolosale pasi shëmtimi është tmerrësisht shëmtim, bukuria është superbukuri, gjigandi është supergjigand, xhuxhi është shumëxhuxh, idioti është tejetidiot, i mënçuri është superimënçur. New York është një qytet arrogant që kërkon të sundojë mbi të gjithë e mbi gjithçka. Është qytet që kërkon të sfidojë, befasojë, tallet dhe miklojë apo të rrëzojë ose të ngrejë në qiell këdo që do me anën e arrogancës dhe oportuniteteve e shumta që ka. Askush s'mund të dalë dot jashtë lojës së tij arrogante. Si qytet që nuk ka gjumë duket i lodhur por edhe i frekët njëkohësisht. Koha aty rjedh shpejt dhe jeta është shumë e shkurtër. Mendimi im është se kushdo që kërkon të "fluturojë" dhe shijojë "fluturimin" duke mbajtur zgjuar çdo qelizë të jetës, duhet të jetojë në Nju Jork. Shtëpia Welfare Anyone who can walk to the welfare office can walk to work. Punët e mija në fillim Sandolfini Greku Din Qira Kater Stinet (Serbi) Incidenti tek 3 ave. Car Fix
Hunter Club Biçikleta s’mu nda asnjëherë, bile edhe në Amerikë. Sapo erdha, fillova punë në Manhaten dhe pikërisht tek restoranti “Hanter” në Lexington ave, afër Kolegjit “Hanter”. Atje bëja vetëm shpërndarje ushqimesh nëpër zyra dhe shtëpi. Ishim gjithësej rreth 30-40 vetë që merreshim më këtë punë. Pronar ishte një egjyptian i cili, sapo unë fillova punë, më pyeti se prej nga isha dhe kur unë i thashë se isha shqiptar ai më salutoi si musliman, “Salam Alikum!” (paqja e Zotit qoftë me ju). Unë ju përgjigja anglisht, “Hello!”. Më pyeti i habitur sesi nuk isha një musliman duke qënë shqiptar. Mu desha ta sqaroj se shqiptarët nuk janë të gjithë muslimanë. Pronari egjyptian u duk sikur u pendua për atë arsytim dhe më tha se nuk ka gje, pasi të gjithë jemi bij të Zotit. Në fakt, si shumë shqiptarë, e urrej prezantimin nën petkun e fesë dhe më kapin kacabujtë kur më pyesin për fenë. Jam prezantuar gjithëmon si shqiptar edhe kur më kërkojnë fenë. Bosi egjyptian më tha se do të isha një “delivery guy” dhe se nuk lejohej në asnjë mënyre përdorimi i makinës dhe biçikletës. Shpërndarja e ushqimeve do të bëhej vëtëm në këmbë. Kështu që biçikletën e lashë në shtëpi, në Brooklyn. Unë isha më i vjetri, nga mosha, në radhë për për të shpërndarë ushqime dhe sigurisht bëja më pakë para se të gjithë. Shumica ishin meksikanë të vegjël që nuk ecnin por fluturonin si trumcakë dhe bënin 200 dollarë në ditë ndërsa unë sa gjysma e tyre. Më vinte inat pasi unë mbaja një familje dhe ata punon vetëm për veten e tyre. Mendova t’ja hedh bosit, mëkati im i parë. vendosa të përdor biçikletën dhe kështu bëra. Pas nja një jave e mora me vete dhe e lidha një bllok larg restoranit që të mos ma shikonte kush. Me ne ishte edhe i biri atij që na jepte “receipts” (faturat) e ushqimin, një mëksikan i poshtër. Filloi gara e pashëmbullt. Brënda dy ditësh fillova të bëj para sa për tre meksikanë! Kjo bëri që të dyshohet se unë përdorja mjet dhe jo këmbët. Më vunë spiunë nga prapa. Këtyre spiunëve për mëse një javë ua hodha duke ju shmangur bukur ndjekjes së tyre por më në fund më panë dhe raportuan. Më thirri bosi që dukej jashtëzakonisht i mirë dhe më tha mënjanë, “Agron, ti përdor biçikletë dhe unë duhët të përjashtoj nga puna sepse ke thyer rregullin që kam vënë por, po të fal me kusht nëse më premton se nuk do ta përdorësh më. Si thua?” I premtova pasi i kërkova të falur dhe premtimin e mbajta vetëm dy ditë. S'kisha para për të paguar rent-in e apartamentit dhe bill-at pa le për të ngrënë. Mendoj se kështu do të ketë lindur mëkati, nga halli. Ditën e tretë e mora përsëri biçikletën por nuk bëja shumë rrugë sa të bija në sy. Isha gati i barabartë, në shpërndarje ushqimesh, me xhigitët e vegjël hispanikë. Kjo punë po shkonte bukur derisa një ditë e pagova keq. Ndërsa po i shpija drekën një piktoreje më goditi një makinë. (Kush ka qënë në Manhaten e di fare mirë sesa me rrezik është të ngasësh biçikletën). Rashë në trotuar dhe ushqimi fluturoi në këmbët e kalimtarëve. Këmbë e duar mu gjakosën dhe më digjinin. Mendova se e humba punën dhe bëra manovrën e fundit për të shpëtuar. Shkova tek piktorja dhe i tregova çfar më kishte ndodhur. Asaj i erdhi keq dhe deshte të lajmërontë abulancën por unë e ndala duke i shpejguar se do humbisnja punën! Atëhere ajo më mori e më shpuri në banjën e saj dhe më ndihmoi të lahem e më mjëkoi, pastaj më pagoi ushqimin që se mori dhe më tha se do të porosit gjetkë drekën. Më preku veprimi aq njerzor i asaj piktore dhe e përqafova duke e falenderuar shumë. Shkova duke çaluar tek “Hanter” pasi biçikletën e prishur e kishin flakur.
Atë natë nuk fjeta dot nga dhimbjet dhe të nesërmen nuk isha në gjëndje të vija në punë. E homba se e humba punën. Isha shumë i dëshpëruar. Në atë gjendje bëra një banjë dhe në ujin e dushit që më binte rrëmbyeshëm në kokë e trup u luta, u luta gjatë që Zoti të më falte. Disa fjalë për punt e mija dhe ikja për herë të parë në Shqipëri Amerika, kjo ëndërr e tërë njerzve të vuajtur e të shtypur të botës është kthyer në një aventurë të gjallë të cilën sot përpiqen ta jetojnë jo vetëm të shtypurit dhe të varfërit e botës por edhe miliarderët e saj. Por ka edhe nga ata të varfër që vijnë këtu dhe befasohen, zhgënjehen, tronditen rëndë dhe ngelen në rrugë të madhe pa krye. Një ndër ata është dhe Tota, fqinja ime, gruaja e bukur kurajoze me anën e së cilës dua t'ju them ty i dashur Agideba se, Amerika nuk ti zgjidh problemet e tua, ajo që i zgjidh ato është vetëm puna jote. Amerika të jep shanset e një jete më të mirë. Nëse dëshiron ta dëgjosh historinë e saj të dhimbshëme, unë po ta tregoj fare shkurt, ashtu siç ne e kemi përjetuar?" I tunda kokën në shënjë pohimi dhe ai vazhdoi. TOTA "Një ditë të mërzitëshme me shi i cili binte gati prej një jave pa pushim, Virxhilio, një latino-amerikan që punonte me mua në mirëmbajtjen e një universiti në Manhaten të Nju Jorkut, më thotë: 'A deshiron të shohësh një kufomë njeriu?' Në fakt nuk desha, por për të mos u treguar frikacak, pranova. Ai hapi ngadalë një derë në katin nëntë të NYU që ndodhet në rrugën 24, në avenunë e parë dhe, duke hyrë brënda më tha: 'Trupi ka qënë i një gruaje të re që e kanë sjellë para dy javësh.' Virxhilio, mund të më thuash se ku i gjejnë kufomat që i përdorin studentët për të mësuar anatominë e trupit?” e pyeta megjithëse e dija atë gjë. 'Janë njerëz që shesin trupin e tyre që kur janë gjallë për $30.000-$40.000. Unë kurrë s’do ta bëja këtë gjë.' Ecëm drejt trupit që ishte i mbuluar me një çarcaf sintetik jeshil mbi një tavolinë në mes të dhomës. Virxhilio e zbuloi kufomën duke vështruar gjithmonë nga unë se ç’ efekt do të më bënte një e vdekur. U afrova pa asnjë lloj ndrojtje dhe pa patur aspak atë frikë që zakonisht sjell bota e të vdekurëve tek të gjallët. Trupi ishte i gjymtuar rëndë nga puna e studentëve dhe petagogëve, i mungonte një copë krahu, po ashtu, i mungonte njëri gji dhe kokën e kishte të rruar e në mes të saj qe një kunjë e ngulur pingul, siç duket, kunja ishte vënë për të hapur dhe mbyllur më lehtë kafkën. Një sy i mungonte dhe qafën e kishte të zbërthyer ku dukeshin qartë damarët. Afrohem më shumë dhe i shikoj mirë fytyrën. O Zot! Trupi ishte i Totës, shoqes dhe mikes sime më të mirë në Nju Jork. Megjithëse trupi i përçudnuar unë e njoha menjëherë. Ishte kufoma e fqinjës sime të parë në Amerikë, një nga njerzit më të mirë që pata njohur. S’ju besova syve për një moment pasi mund të qe dikush që i ngjiste asaj dhe lexova emrin e kufomës në tavolinë. S’kisha gabuar. Tabela shkruante: 'Tota Gjakova, vjeç 42.' Djersë të ftohta më mbuluan trupin dhe mu drodhën gjunjët. U mbajta pas murit dhe ashtu duke ecur dola jashte derës...Virxhilio më kapi për krahu dhe më tha i shqetsuar: 'Ç’pate? Nuk je mirë? Më fal Agron. Të lajmëroj urgjencën?' I thashë jo dhe u ula diku për tu qetësuar. Pasi u qetësova disi, shkova në një banjë dhe u freskova me ujë të ftohtë e dola jashtë nga NYU. Ndihesha jashtëzakonisht i tronditur. Kujtimet më shpunë në ato
ditë të vështira por të bukura të cilat dy familjet tona i ndanë bukur bashkë. Lotët e mij ju bashkuan ‘lotëve’ të natyrës. Ishte Maj i vitit 1995 kur unë me familjen time, të saperdhur nga Shqiperia, u sistemuam në një apartament me qira në lagjen e qetë Bay Ridge të Brooklyn-it, në rrugën e kishave. Mendoja gjithmon se a do të ketë ndonje familje shqiptare atje afër. Fati e kishte sjellë që në pallatin ku ne u vendosëm të ishte sistemuar një familje shqiptare vetëm një muaj para nesh, familja e Gëzim Gjakovës nga Tirana. Që ditën e parë zonja Gjakova do të na vinte të na vizitonte dhe do të na afronte ndihmën e saj bujare, me aq sa mundej, për gjithçka që ne kishim nevojë. Bile, i pimë kafetë që ditën e parë. U miqësuam shumë shpejt, me shikim të parë, dhe u bëmë si një familje e madhe që ndan të mirën dhe të keqen bashkë. Gjakovarët qëlluanë njerëz shumë të mirë, sidomos zonja Tota e cila qe një grua shumë e gjallë dhe e shkathet, e humorit,e kengës dhe shumë miqësore. Një grua e tillë na erdhi si me porosi pasi vështiresitë dhe hallet e emigrimit të sapo filluar ishin jashtëzakonisht të shumta. Ndenjëm bashkë dy vjet se më pas Gjakovarët shkuan në fillim në Paterson dhe më vonë në Filadelfia e në një vend tjetër larg Nju Jorkut, gjithmonë në kërkim të një jete më të mirë. Pas një jete plot lëvizje dhe shumë dinamike, një ditë humbëm lidhjet. Kishin kaluar dhjetë muaj dhe ne s’kishim asnjë lajm për njëri tjetrin. Unë dhe Tota do të regjistroheshim në një univresitet për të mësuar gjuhën amerikane. Ne shkonim e vinim bashkë për rreth një vit. I shoqi i saj punonte në dy punë, ditën dhe natën për të përballuar qiranë e lartë të shtëpisë si dhe faturat por edhe për ushqimin e gjërat e tjera të antarëve të familjes së tij. Dy djemtë e tyre ishin fare të vegjël. Vetëm ata që kanë jetuar në Nju Jork e dinë fare mirë se në një familje me katër antarë, një emigrant në mardhënie pune, s’ mund kurrësei të përballojë shpenzimet e larta ë familjes. Edhe unë punoja një punë prej gjashtëmbëdhjetë orësh dhe siguroja diçka sa për të paguar të gjitha bill-at dhe rent-in dhe njëkohësisht shkoja katër ditë në javë në shkollë në të cilat ditë flinja vetëm dy orë gjumë! Shpesh Tota, qëndronte e vetmuar dhe zhytej në mendime të thella sa edhe kur i flisja s’ më dëgjonte. Nganjëherë, në sytë e saj shkëlqimtarë e të zinj, shikoja mjergull lotësh të cilat Tota nuk i lejonte t’ja njominin faqet dhe i fshinte para se dikush t’ja shikonte. Një natë e pyeta se pse qante shpesh. Ajo më pa një copë herë dhe mu kundërpërgjegj: 'Ju burrat a qani ndonjeherë?' Po, i thashë,- edhe ne qajmë por më shumë qajmë pa lot. 'Kjo është më e rëndë' - më tha. Tota. Të shoh shpesh me lotë ne sy dhe, më beso, më dhimbsesh si motra ime. Ti je një grua që na jep kurajo dhe gëzim neve. Ç’ hall ke, si mund të ndihmoj? 'Agron, vërtetë më pyet se ç’ hall kam?! A ka më hall se të jesh emigrant në këtë moshë dhe të vish nga një vënd që të përzë me duar në xhepa? Më vjen keq për Gëzimin që punon si një kalë samarri dhe kur vjen në mesnatë në shtëpi, ja fut duartë në një legen me ujë të vakët dhe më pas ja fërkoj me pak krem rreth një orë të tërë se i dhembin dhe se zë dot gjumi. I qajmë me lotë ato duar për natë. Djemte i kemi të vegjël, vetëm ato duarë të tij na mbajnë gjallë dhe mua më vjen kaq inat që s’kam mundësi të punoj pasi fëmijet
duhen shpënë dhe marrë në shkollë. Pastaj ata nuk lihen vetëm në Amerikë, ti e di ligjin amerikan për femijët.' Pse nuk sjell babin ose vjehrrën? – e pyeta. (Totes i kishte vdekur e jëma e re, në moshën e saj, nga kanceri i gjirit dhe vjehrri i kishte vdekur një vit më parë.) 'Babi im është rreth 80 vjeç dhe nuk mund të udhëtojë ndërsa vjehrra është shumë e semuarë e shkreta.' Tota shkundi floket siç bënte gjithmonë dhe më pas qeshi duke vazhduar, 'Duhet të durojmë edhe pakë se më mirë ka për tu bërë. I duruari i fituari, thonë,' dhe qeshi me buçimë. Nje ditë, ndërsa ishim në shkollë, unë gjeta në koridorin kryesor të katit të parë një afishe ku lajmerohej se '...ne japim $30.000 për cilindo që fal trupin, pas vdekjes, institucionit tonë shkencoro- mjeksor!' Bashkëngjitur me atë lajmërim ishin dhe formularët përkatës plotësues. Une, për shaka, mora dy formular dhe i plotësova; njërin me emrin tim dhe tjetrin me emrin e Totës ku vura të gjitha të dhënat e saj pasi i dija mirë dhe ja dorzova duke i thënë, 'Tota, professor Gary më dha këto dy formularë që ne, sigurisht pas vdekjes, të dorzojmë trupat tanë universitetit dhe për këtë, qysh sot, ne mund të marrim nga 30.000 dollarë. Si thua? Ja hedhim përkohësisht vuajtjeve...' Vetëm ta shikoje se si ajo u prish në fytyrë! U skuq e u nxeh sa më trembi. Nuk e dija se mund të prekej aq shumë. Në ballin e bukur ju ravizuan disa rudha që e shëmtuan duke i dhëne një pamje tepër të egërsuar. S’ më tha asnjë fjalë por shpërtheu në të qara dhe i grisi formularët me inat. S’ më foli deri të nesrërmen sa unë i thashë se desha të bëja vetëm një shaka dhe sigurisht i kërkova shumë të falur. Këto mendova kur pashë trupin e Totës në tavolinën e praktikantëve studentë dhe u trondita nga befasia dhe çudia. Kushëriri “Riri, me vjen keq për nënën tënde të mirë. Ruaj kujtime të bukura për bujarinë dhe dashurinë e saj. Qoftë e paharruar!” i thashë kushëririt për vdekjen e së jëmës. Ne ishim rritur bashkë. Isha një vit më i madh. Kushëriri, me përtesë, takoi dorën time të shtrirë dhe, siç e ka zakon, i uli akoma më shumë sytë duke parë këpucët e mija. Një “faleminderit” e vakët dhe e zvarritur mezi doli nga goja e tij. “Kusho! Ngushëllimin, më takonte ta bëja të parin, pasi kam edhe ca fjalë të tjera me ty…Kur ika në Amerikë të besova gjithçka, shtëpinë, nënën time që rron e vetme dhe paratë e mija për të. Për një vit, s’u bëre i gjallë të vije ta takoje njëherë, pale ti shpije ato tre milion lekët që unë të patë lënë tek puna ime për t’ja shpënë…Pse e ke berë këtë gjë të shëmtuar?!” Këtë radhë Riri u bë i shkathët dhe i gjallë. “Ç’para o?! Paratë ja kam dhënë…! Shko pyete po deshe…” Më hipën nervat por e mbajta veten. Unë vija nga nëna e cila më kishte thënë qindra here se s’kishte marrë asnjë ‘kacidhe’ nga Riri. Po ky kështu?! Të ma mohojë sy ndër sy!
“Dëgjo ti Rir…Mos u mundo të bësh tek unë qorrin dhe budallanë bashkë! I pa cipë! Si s’të vjen turp?!” Ai qeshi hidhur dhe më pa drejt e në sy. “Pse të më vijë turp oooo..?! ” Me erdhi t’ja fusnja një grusht turinjëve me këtë paturpsi të padëgjuar kurrë! S’e përmbajta dot veten, megjithëse nuk e godita, e pështyva në surrat! Ai qetë-qetë fshiu pështymën me një picetë të pastër dhe pa thënë asnjë fjalë hyri në BMW X5 M-në e tij të shtrenjtë dhe për disa sekonda u zhduk, fluturoi. Kaluan dhjetë vjet pa folur me kushririn. Nuk i thonë kot se nga i joti s’shpëton dot; do përplasesh një ditë, për të mirë apo për të keq. Ajo ditë erdhi si ditë e jashtëzakonshme. Martohej motra e tij, Ollga me një shokun tim, me Gjinin dhe ne ishim mbledhur për dasmën e tyre. E bija e Ririt, e madhja, Roka, erdhi tek unë dhe më zgjati dorën, më përqafoi dhe më mori për krahu e më shpuri tek i jati, “Babi, të solla xhaxhi Dimin, vëllanë tënd. Përqafohuni një herë se nuk jeni vrarë de. Hajt! Dua t’ju shikoj njëherë bashkë e të gëzuar, si dikur…” I zgjata dorën por Riri hapi krahët dhe më përqafoi e më shtërngoi në kraharor. “Dimi, do kërcejmë Lambadën bashkë. E di që të pëlqen shumë se më kujtohet, kur erdhe herën e parë nga Amerika më the, - Rir! Lambada më ka ndjekur nga mbrapa, nga Amerika në Hollandë, në Budapest, Stamboll dhe këtu në Tiranë sikur ta dinte që e pëlqeja aq shumë… – Të kujtohet?” Unë e kisha harruar atë kohë bashkë me Lambadën. Mblodha supet dhe s’fola. “A e di se ç'far do të thotë Lambada në portugalisht? Sigurisht që do ta dish se ti flet disa gjuhë latine, megjithatë po ta them, do të thotë ‘dackë e fortë’ siç i themi ne korçarët. Hihiihiiiiiii..Hajde Dime ta kërcejmë. Le t’ja japim njëri-tjetrin nga një 'dackë'! Edhe nëse rrihemi ne prapë pajtohemi. Nuku? Jemi a s’jemi vëllezër…” S’po e duroja dot atë dërdëllitjen e tij dhe dashurinë e shtirë. Me përtesë e ndoqa drejt pistës së vallëzimit. Kushriri më kishte kujtuar dackën që duhet t'ja kisha dhënën me kohë. Nejse, nuk e di se kush vlen më shumë në raste të tilla, një dackë apo një harrim? Orkestra filloi melodinë dhe një jevgë e bukur këngëtare filloi ta këndojë Lambadën në shqip ashtu siç e kishte përshtatur vetë. Melodia dhe kënga e bukur më rrëmbyen. Harrova ku isha dhe me kë isha! Fillova të përdidhem si majmun…. Riri më tërhoqi për mënge dhe më shpuri tek orkestra: “Qirasi!” më urdhëroi. Desha s’desha nxorra tërë dollarët që kisha nëpër xhepa, me përjashtim të zarfit të nuses, dhe ua hodha sazexhinjëve. Jevga e bukur këndonte shumë rrëmbyeshëm me vargjet prekse: Tani ka shkuar larg ai, i vetëmi kush më bën të qaj Jo aq larg, por gjithësesi, më bën të vdes pas kësaj. Por ai do të qajë mbi mua dhe do shkrihet në vaj Kur të rikthehet dhe kur mua s’do më gjejë pastaj... Riri u përdrodh sa u përdrodh si arushë pas meje dhe, me shumë marifet, u largua duke më sjellë gruan e tij, Rozetën lozonjare. Salla u elektrizua. Dëgjova fërshëllima, uluritje, përplasje të forta shuplakash...një “Bravooooooo!” dhe më pas filloi vërshimi në pistë i tërë rinisë së fshatit Diellas. Tërë lagja “Radenec”, ku bëhej dasma, buçiti si një orketër e vetme gjigande e dirigjuar nga një dirigjent i padukshëm dhe i papërmbajtshëm sikur të kishte drejtuar vallëzimin e një llave vullkani! Elektrizimi i sallës, më bëri që të
largohem, pasi dyndja dhe përplasja qe kaq e madhe sa edhe vetë brazilianët që e shpikën atë këngë do çuditeshin, trembeshin dhe largoheshin po të ishin atje. Befas muzika ndali në pikun e ekstazës. Të gjithë po largoheshin me të shpejtë për në vendet e tyre në një zallamahi ku i dyti nuk e shikonte dot të parin! Në mes të pistës një njeri i shtrirë. Nuk dallohej kush ishte pasi kishte mbuluar kokën dhe qe veshur si arxhiofkë. Mes kofshwve i vareshin dy qepë dhe një presh! Dikush mori guximin dhe ju afrua duke i zbuluar fytyrën. Uaaaaaau..! U dëgjua britma e saj dhe më pas ajo mbuloi me duar fytyrën nga habia. U afrua një tjetër, një tjetër... e kështu me radhë deri tek unë. “Arixhofka” qe vetë Riri! Edhe nusja, motër Ollga, mori guxmin dhe erdhi atje. Dikush i shkeli bishtin e fustanit dhe ...gjithë fustani i ra për tokë. Nusja mbeti në vello dhe në të brëndshmet. Dasmorët filluan të qeshin dhe mërmërisnin e cila mërmëritje u kthye në gumxhitje...dhe gumzhitja në roitje...Ollga në kulmin e inatit, kur pa se vëllai ishte shëndoshë e mirë, ju vërsul me një këpucë dhe i ra në ballë. Riri me fustanin e arxhofkës nëpër këmbë, u largua siç ikën qeni i rrahur. Rozeta dhe dy çupat e saj u bënë pikë e vrerë. “Të afërm, miq, shokë dhe të ftuarë, na falni. Ishte një lajthitje e çastit e tim shoqi. I ka dasma këto...Ju lutem na falni.” Rozeta u mundua të qetësojë dasmorët dhe i ftoi në vallzimin e radhës. Dasma nuk e mori më veten. Njerzit ndiheshin të fyerë e të mërzitur. Orkestra luante me zor. Dasmorët kërcenin pa qef. Pleqtë e plakat; ca bënin kryqin e ca thoshin, “Allah, Allah...allahile!” Unë u largova pasi dorovita nusen. Koka më buçiste nga zallamahia dhe të qeshurat. Nga idiotizmi i kushos. Pas një viti na ra rasti të takohemi përsëri me Ririn. Më ftoi për një kafe. “Rir! – fillova ti them çfar kisha në mëndje të grumbulluara nëpër vite, - Të kam vëlla dhe më takon të të flas ca gjëra siç flitet mes vëllezërish kur diçka s’shkon mirë.” Heshta pak dhe e vështrova në fytyrë për të parë dhe dëgjuar sesi do të reagonte. Çudi, asnjë nerv, asnjë damar, asnjë shenjë s’reagoi në fytyrën e tij! Asnjë fjalë s’doli nga goja e tij. Ndoshta s’më dëgjoi se çfar i thashë dhe, për këtë, ja përsërita disi ndryshe, “Dua të bisedoj me ty si burri me burrin. Kam mall për fëmijërinë tonë. Dëshiroj të jemi vëllezër dhe shokë si atëhere. A don të më dëgjosh apo jo?” Ai e hodhi eks gotën e rakisë dhe e përplasi fort atë në tavolinë. “Kamarjer! Edhe dy të tjera!” I thashë se e kisha plotë gotën dhe s’desha tjeter. Prita një përgjigje por ai përsëri heshti. Më erdhi ti fusja një grusht turinjëve dhe të largohesha përfundimisht. Ishte e qartë që s’deshte të më dëgjonte aspak kur bëhej fjalë për njerzillëk. Ja njihja kokën. Riri ishte tejet i shthurur dhe nuk e vriste fare mëndjen për asgjë që nuk i jep kënaqësi dhe para. Indiferentizmi i tij ndaj çdo këshille ishte tejet sfidues. ‘Po ti bjerë zjarri në shtëpi, vallë çfar do të bëjë ky indiferent i tejskajshëm?’ mendova. “Dëgjo! - i bërtita. Dua të flas me ty dhe ti duhet të kesh aq respekt sa të më dëgjosh njëherë të vetme për hir të fëmijërisë sonë por edhe nga që jam i poshtëruar prej teje.” Qeshi kaq hidhur sa mu duk sikur me kolpot e së qeshurës ai nxirri nga goja helm me te cilin spërkatesha unë! “Pse s’do të më dëgjosh?” - e pyeta shumë i nxehur. “Agron! S’jam unë ai që duhet të dreqet por je ti. Hahahaaaa. Ore.., more...Pa dëgjomë një çikë ti. Kur do ndreqesh ti ore?! Hahaaaaaaaaaaa...” U ngrita të ikja. Më kapi për xhakete dhe më uli. “Dëgjomë mua! – më tha. – Ti ke shumë nevojë të më
dëgjosh...Unë jam në rregull. Për këto 20 vjet demokraci kam vënë aq pasuri sa të të ble edhe ty. Kam tre palë shtëpi, dy dyqane, të dy çupat në Itali për studime dhe gruan zonjë mbi zonjë në shtëpi. Gruaja kujdeset për mua dhe unë ja mbush shtëpinë dhe shpirtin plotë. Kam tre makina BMW etj. etj. Po ti? Me aq sa di unë, ti ke 200.000 dollarë borxh në bankat amerikane, ke një punë skllavi që kur shtrihesh s’ngriesh dot nga lodhja, ke një numur në vënd të emrit. Nuk mallkojnë kot, të humbtë emri! Ty të ka humbur emri. Hajde këtu në vëndin e qefit. Këtu të gjithë ankohen por të gjithë jetojnë më mirë se ty sepse këtu vidhet, xhvatet, q.., e jetohet. Atje tek ty ta presin dorën po të jesh i varfër. Mjaftë bëre një jetë monotone; shtëpi-punë apo, punë e gjumë, siç thoni ju amerikanucët.. Dhe, ja vjen e kërkon të më mësosh mua të jem i ndershëm, i drejtë...Ore, akoma nuk e ke kuptuar ti që, nderi dhe drejtësia ekzistojnë vetëm në letër, shkruar nga të mënçurit për budallenjtë?! Dëgjo Kusho. Dua të them tre gjërat më të rëndësishme që unë kam. Po ta them hapur se kush jam unë. E para, s’jam budalla si ty. Jam nga ata që i shkruaj dhe jo i zbatoj ligjet. E dyta, mua më lodh vetëm qefi. E treta, mua s’ma futin por ua fut. Do më?” Mu lidh gjuha. S’fola asnjë fjalë. Mu duk e kotë ti flisnja Ririt që s’ndjente aspak turp për gjithëçka të pandershme që bënte. Përkundrazi, mua më quante budalla! Kur e pa se nuk po flisnja, vazhdoi. “Nuk më vjen hiç turp për ç’far jam. Sapo hap sytë në mëngjez dhe e shoh se jam gjallë filloj e mendoj kështu, kë do të gënjej sot? Kë do ta vjedh sot? Kujt do t’ja fus sot? Çfar do të sjell në shtëpi sot?...” “S’dua të të dëgjoj më! – i thashë, - Ti e paske për nder të vjedhësh! Prandaj s’turpërohesh hiç as për paratë që më ke vjedhur mua! Harram! Mu zhduk të mos të të shoh!” I ktheva shpinën dhe u largova nga kushëriri. Italianët Kur une erdha ne Amerike, midis shume letrave qe i dergoja gazetes me te madhe italoamerikane e quajtur "America Oggi" eshte edhe kjo leter qe do ta them me poshte. Me pare dua te them sepse une nuk dija asnje fjale anglisht kur erdha ketu dhe e vetmja rruge qe mund te siguroja shtepi, pune etje. ishte komunikimi im ne italisht. Gruaja nuk njihte asnje gjuhe te huaj, djemte ishin shume te vegjel; i madhi 13 dhe tjetri 10 vjec. Shqiptaret, sic ju i shikoni sot qe kane mbushur New York-un , ne ate kohe ishin shume te rralle por, me e keqja ishte se une nuk njihja asnje shqiptar ne New York pervec dy pleqeve 70 vjecare qe na priten, pasi dokumentat e mija dhe garancia per te erdhur ne Amerike, qene bere nga nje pilot amerikan i cili nuk ndodhej ne New York por ne Kolorado ku une nuk shkova fare.Pra, u lidha me italiane dhe ata me gjeten shtepi dhe pune si fillim. Me duhej qe tu beja temena dhe te shkruaja ne gazeten e tyre qe te me mbanin afer dhe te me konsideronin njelloj si te gjithe italianet e erdhur nga Italia, ndryshe, mosha qe kisha une, 43 vjec, dhe qe nuk kisha asnje 'zanat', isha i rrezikuar te punoja neper catite e shtepive amerikane ose te kthehesha mbrapsh ne Shqiperi. Italianet cuditeshin se si nje shqiptar dhe jo italian, shkruan ne gazeten e tyre me mire se vete disa nga italianet, bile nje nga bosat e mij, Stefano
Gallo qe kishte erdhur nga Siqilia 30 vjet me pare, nuk dinte te shkruante e lexonte italisht! Une se bashku me Pietro Giacommo, nje inxhinier elektronik ne pension, themeluam shoqaten e "Italo-Shqiptareve te Amerikes" qe nuk e shpume dot deri ne fund pasi Pietro u semur rende dhe Rafaella Cassini, zevendesja e tij iku ne Itali. Shkrimi i sotem ben fjale per artikullin tim te dates 14 Shtator 1997,diten e djele, botuare ne "America OGGI" dhe mban titullin: "Un Grazie 'albanese' a tutti gli italoamericani" Egregio direttore, quetsa lettera vole essere un rigraziamento a tutti gli italiani and un apello a tutti italoamericani, particolarmente quelli residenti nell'area di New York City. Mi chiamo Agron Dardha e sono albanese. Il mio destino mi ha portato a vivere qui per ragioni ormai note a tutti ed alle quali "America Oggi" dedica sempre lo spazio necessario. Vorrei pero aggiungere qualcosa a propsito del mio caro "Paese delle Aquille." Prima pero, mi si permetta di ringraziare, anche a nome di moltissimi miei connazionali, questo quotidiano per tutte le informazioni che pubblica, quotidiano che noi albanesi consideriamo un po' anche 'nostro'.In Albania, il potere, dopo le elezioni dello scorso giuno, e ancora nelle mani dei comunisti di tipo di Zani Çaushi (Ciausci). Un esempio, e in fin di vita Pjeter Arbenori, una delle figure umane piu populari e splendenti nella lotta contro il comunismo. Lui ha sofferto 30 anni nelle carcere di Enver Hoxha per motivi, oviamente, politici. Per noi albanesi Arbenori e un po' il nostro Mandela. Questo nostro leader sta morendo perche i comunisti di Tirana e particolarmente il primo ministro albanese Fatos Nano non lasciano il "diritto della parola" ai mass media, per questo Arbenori ha iniziato a fare uno sciopero della fame. E i comunisti si stropicciano le mani! Il presidente Mejdani aspettava che fosse il primo ministro Nano (che in italiano significa 'nano') ... ad esprimere per primo un giudizio su quel che sta accadendo, per poterlo poi ripetere ('Se pjeter vuole morire - sembra che entrambi pensino -, e libero di farlo!') L'Albania, questa e l'amara conclusione, e di nnuovo in pericolo. E' difficile anche per noi prevedere quoi che succedera. Solo Dio puo aiutarci! Io ed i miei connazionali sappiamo quanto vicino siano sempre state L'Italia e L'Albania ( e non solo geograficamente) c'e stata sempre fedelta reciproca fra i due populi, e stata rispetato. Quando L'Italia venne minacciata dall' Impero Ottomano, ad esempio, George Castriota "Skenderbeu", nostro eroe nazionale, corse in difesa di Alfonso, Re di Napoli; ed anche tra i garibaldiani non pochi erano quelli di origine albanese, come Vasso Pascia (Vaso Pasha) e Vicenzo Albanese di Milano... E bello quei che fate per noi e per il nostro poplo e Dio vi benedira. Vorrei, percio, ringraziare pubblicamente tutti gli italoamericani di Bensonhurst e Bay Ridge, che hanno aiutato me ed i mie connazionali in difficolta: Stefano, Rosa, Rocco, Timmy, Antonio, Helen, Rafaella, Pietro, la famiglia Calamari, e la famiglia Gallo, eccetera.Gli amici italoamericani sono la nostra salvezza, ed "America Oggi" e a pieno diriti anche il 'nostro' giornale. Grazie. Agron Dardha, Brooklyn, NY Kush njujorkez e flet shumë mirë amerikançen nuk duket se është nga Nju Jork-u.
Nju Jorku duket sikur është xhungël ndërtesash por më shumë ngjet me një zoopark njerzish. Nju Jorku ka më shumë kafshë se sa të gjitha pyjet e Shqipërisë. Por çudinë më të madhe do ta bëja kur të mësoja se në Manhattan, ku syri të sheh grupegrupe njerzish dhe që të japin përshtypjen se kolektiviteti është i fortë, rrojnë më shumë të vetmuar se sa në tërë Europën! Brooklyn,01,19.1997 First Evangelical Free Church Si rashë në kontakt me Kishën Evangjeliste Kërkova të vendoset Flamuri Shqiptar Aktivitetet John Davis Stive Galegor Pergatitja per dishepull Biseda me pastoret e tere Amerikes - Historia ime e fese "Ti ke jetuar në kohën e Enver Hoxhës, mu drejtua pastor Luisi nga Peruja, a mundesh të na flasësh pak për besimet e shqiptarëve në atë kohë?" "I nderuar z.Luis. Do mundohem t'ju jap një përgjigje për aq sa mundem por, do më falni t'ju bëj një saktësim në pyetjen suaj. Unë s'kam jetuar Kohën e Enverit por në kohën e Shkrimtarit Kadare. E them këtë pasi koha e Kadaresë më duket e përshtatshme për të jetuar me nder e dinjitet dhe koha e Enver Hoxhës më duket një kohë që të gjithë ata që dinë për diktatorin, do më shohin mua me dyshim.." Pashë se disa nga pastorët qeshën. "Enver Hoxha, vazhdova unë, ishte një zdruktar i zoti për ta na zdrugiturneve 'gëdhënjtë" siç na quante neve... Vazhdon Aktiviteti im letrar në Amerikë Do kalonin vite dhe unë kurrë nuk e harrova xhestin sa bujar aq edhe vendimtar në jetën time letrare të Profesor Vangjush Zikos. Rasti, një dhuratë e fatit, bëri që të njihemi përsëri virtualisht, ai në Kanada dhe unë në New York. Profesorit i shkrojta shumë vite më von një ese të cilën ja dërgova Me ndroje ne zemer qendroj perhere para teje, si ai nxenesi qe nuk shkelqen ne mesime dhe mundohet te fshihet nga syte e profesorit. "Ishallah s' me ngreh sot ne mesim", them dhe rri tere frike... Ditet kalojne dhe zemra ime frikacake po e semur tere trupin. Por ja, dua nje moment guximi dhe t'i them vetes, "dil nga strofulla e ndrojes! me mire le te te ngele profesori ne mesim sesa te rrish tere jeten si lepuri!" "Me leje profesor! Dua te them dy fjale, mire a keq por dua ti them." Profesorit i shkelqejne syte e bukur larushane dhe me thote:
"Sa mire. Dua ta degjoj zerin tend. A e di ti se zeri jot eshte krejt i vecante? Asnje ze tjeter nuk eshte si joti, prandaj edhe eshte i bukur...Nxirre ate ze ta degjojme!" Fjalet e tij me dhane shume zemer. Faleminderit, thashe me vete. Fillova pak me ndroje por shpejt me kaloi. I them profesorit se, "Profesor, ti ben magji. Magjine e fjales se bukur. Nuk ka urim me te ngrohte per Pashket sesa urimi me magjine e artit te fjales. Poezia e pare 'Dritat e Tokes', ja heq petet lakrorit dhe na zbulon se, jo cdo gje qe ndrit eshte ar! Profesor, kjo poezi deklaron hapur se paraja na ka prishur te shohim te verteten. Qe kur u shpik kjo e shkrete, bota s'eshte me e qete. Sa bukur e thua profesor! Sa e vertete qe eshte thenia jote se, edhe enderrat ne i thurim mbi bazen e parase dhe salltanetit! Harrojme qe shpirti na eshte dhene i paster dhe ne e ndyme. Paraja dhe enderrat e liga na i felliqin shpirtin profesor. Shkelqimi i rreme po na verbon aq sa edhe gjarperin po e shohim si nje gje te bukur nen efektin e ngjyrave marramendese! Sa bukur e thua profesor. Po kujt ja thua profesor?! Ne jemi te verbr... Poezia e dyte "Kometa" fillon me ate qe Zoti e tha vete se do mohohej nga ne dhe, ti i dashur propfesor, ate thua qe ne rjeshtin e pare te kesaj poezie se, nuk e ke pare Zotin! Nuk ke pare asgje profesor, as shenjen e gjalle per ne vdekataret! Por une e di se ti genjen profesor. Me fal qe ta them por vertete ti genjen. (E di edhe ate se, TI jemi NE...) Vete e thua me poshte se, e ke pare Zotin kur e puthi te bire. Sic duket, gjeli tashme te kendoi dhe ty tre here...Pastaj, e ke deklaruar kaq bukur sa s'ka ku te veje me tutje kur thua se, "U verbuam./Dhe s' u verbuam./I besuam Dhe s' i besuam./ Tamam ashtu ishte dhe eshte. Kur ca e vrane ca te tjere e qane. Sot e kujtojme me lote hipokrizie. Bejme feste te madhe, e ndezim tere boten! E perse?! Te digjemi vete? Por ti profesor s'je dakort te digjemi vete. Ne do te djegim te tjeret...Akoma me keq se te tjeret nuk i krijuam ne por Zoti. Poezia jote e trete eshte Poezi Mbret. Profesor ke deklaruar kaq pa frike dhe pa turp se Apokalipsi eshte nje genjeshter! Na thua se Apokalipsi ndodhet brenda nesh dhe se shohim dot! Kur eshte brenda mund te beje cfar te doje me ne, na verbon, na mashtron..dhe ne zbusim enderrat e genjeshtra dhe fshehim thonjte e vertete! Po a mundet profesor qe te fshehim gervishtjet e thonjeve? Ti e thua vete ? Mbeten gervishtjet/ ne zemer,/ne shpirt/. C'far tu bejme atyre profesor? Na trego ndonje sekret? Dhe ti na tregon shkencen qe ka arritur kulmin e cila qep e shqep me lazer trupa..Po shpirtin profesor? Na thua se per te na sjelle ne vete kemi dhe elektroshok!! Po si ta kuptojme kete te nervave? Perse duhet te rrime ne jete profesor? U duhemi atyre qe na shfrytezojne? Thuaje profesor. Le qe ti e ke thene por hajde te te kuptojme ne... Ben thirrje qe Apokalipsin tone te na i tregoi dikush...Po kush? Dhe si do te na i thote? Do ta shkruaje me boje? Ta njoh shpirtin o profesor. Po te dridhet sepse mendon se, me gjakun tone ata mund ta shkruajne Apokalipsin tone! Lutesh profesor qe te mos ndodhe. Edhe une po lutem por e di se keshtu do te ndodhe.
Le te lutemi te gjithe bashke profesor. Le te na falen fajet dhe mekatet. Le te na shpetoje "trupi" profesor. Ja, i thashe cfar kisha per te thene. Mos me ver note negative. Po te lutem profesor. Nje pese do te jete e mjaftueshme te kaloj dhe une hipokrizine dhe shkelqimin e rreme qe po sjell "Apokalipsi Im". E-mail i bën mirë trurit dhe zemrës Grup Listat Shqiptare dhe Gjuha e Internetit Njerëzit kanë nevojë për komunikim shpirtëror njëlloj siç kanë nevojë për bukë. Tërë kohës, që nga lindja e njeriut e deri më sot, nuk ka pushuar përpjekja për të lehtësuar komunikimin shpirtëror. Sot, falë internetit dhe shpërndarjes së kompjuterit pothuaj se kudo, ky komunikim është bërë po aq i dëshirueshëm sa marrja e ushqimit të përditshëm. NETWORK Me lindjen e kompjutrit nuk lindi NETWORK-u i cili është faktori kryesor i komunikimit internetik. Ai lindi shumë vonë dhe pikërisht në Pentagon tek bënin përpjekje të avancuara për të krijuar Agjencin Network për qëllime ushtarake. Ishte viti 1969. Me daljen në dritë të “computer network” që dëndur referohet me emrin e thjeshtë network apo net, u bë e mundur bashkimi i kompjuterave dhe sigurisht i bashkëpuntorëve komunikues me anën e kanaleve komunikuese dhe lehtësive që u krijoi network-u përdoruesve të merren vesh mes tyre. E gjitha kjo klasifikohet si shtrirja më e gjërë e akordimeve të karaktereve shkrimore. “Computer networks” mund të klasifikohen në akordim me teknologjinë hardware dhe software që përdorën interlidhjet individuale e kolektive në network siç janë Fibrat Optike, Wireless LAN, etj. Termat Internet dhe World Wide Web gabimisht, tek disa shqiptarë, përdoren për njëra tjetrën pa kuptuar dallimin e tyre të veçantë. Interneti është sistem komunikimi të dhënash, ndërsa Web-i, është një nga shërbimet komunikuese via internet. Ndërsa e-mail është rruga më e rëndësishme e komunikimit në internet. Është një synim i vetëm që i bashkon njerëzit anë e mbanë botës. Është teknologia më e lartë që ne kemi sot për komunikim. Shqiptarët dhe Komunikimi në Internet Shqiptarët e parë që patën fatin e këtij lloj komunikimi do të ishin të gjithë ata emigrantë që krahas mjeteve të punës së përditshme blenë nga një kompjuter dhe me anën e internetit filluan të kërkojnë njëri tjetrin nëpër botë. Kjo gjë filloi menjëherë pas shëmbjes së komunizmit në Shqipëri por vetëm pas viteve 1995 shqiptarët filluan të organizohen ne Grup Lista dhe Forume në internet të cilat fillimisht ishin të kufizuara për arësyen sepse edhe shqiptarë emigrantë kishte pak por edhe interneti nuk ishte ky që është sot. Në atë kohë përdoreshin kompjutera me Windows 1995 dhe internet telefonik të ngadalshëm. Në
vitin 1998 filloi përhapja gjërësisht, në tërë vendet e zhvilluara të botës dhe të ngrihet shumë lart, cilësia e shpejtësia e internetit. Ky, në fakt, është dhe viti i vërtetë i grupeve internetike ku me miliona njerëz nga tërë kombet e kombësitë e botës patën fatin të mblidhen rreth listave e forumeve që ishin hapur me kohë, fillimisht në AOL Group, MSN Group dhe Geocites Group. Veprimtaria e ketyre grup listave fillimisht u mbyll në AOL pastaj më 21 Shkurt 2009 ne MSN dhe Yahoo- Geocites më 26 tetor të vitit të kaluar. Lista është një site ku mblidhen bashkë email-et dhe mesazhet e komunikimit të bashkëbiseduesve në mënyrë automatike dhe po ashtu, ajo bën shpërndarjen tek të gjithë anëtarët e rregjistruar në të. Të gjitha mesazhet mblidhen në një faqe dhe ruhen që secili, të këtë mundësinë, sa herë ti duhet një shkrim, ta gjejë. Sot, një nga listat më të suksesshme është ajo në Yahoo ! Groups. Ndërsa një nga forumet më të suksessëshme është ajo në www.alb-net.com, provider i së silës është ai i sitemit operativ GNU që është edhe në gjuhën shqipe. Po kush ishin listat dhe forumet e para ? Nevoja e komunikimit të brëndshëm shpirtëror, me iniciativën e disa idealistëve dashamirës, solli krijimin e grup listave të para. Është shumë e vështirë që të gjesh sot përjekjet e para të listave dhe forumeve shqiptare pasi ato kanë dështuar shumë shpejt nga që nuk arritën të grumbullonin shumë shqiptarë me që nuk njihej në masë interneti. Listat që patën një farë suksesi në fillim kanë qënë ; « Familja Shqiptare », « Bota Shqiptare », « Rruzull », etj. Më pas u krijuan listat e forumet e fuqishme mbarëkombëtare që ekzistojnë deri më sot. Gjithsej jane 160 lista ne yahoo Groups. Ndër kryesoret janë, « Mëmëdheu » me qendër në New York, « Albeuropa » me qendër në Romë, « Bota Letrare », Albanian MK, « Atdheu », « Albshkenca », « Nënë Tereza », Lidhja e Gazetarëve Shqiptarë te Diasporës, Shqipëria, Lidhja Shqiptare, Stërkala , Albemigrant, Sofra Letrare, UK- n joftime me qender ne Londer, Teuta Shqiptare ne Botë, Bota e Re , etj. Po ashtu janë krijuar dhe lista e forume bashkëbisedimi në bazë fshati, zone apo krahine siç janë, « Devolli », « Llunxhëria », « Burreli », « labëria », « Qeparoi », Camëria etj si dhe lista private për përdorime personale. Grup lista jane krijuar nga shqiptaret sidomos te rinjte edhe ne gjuhen angeze Gjuha Internetike Sot, popujt, veçanërisht të rinjtë në botë, kanë krijuar « Gjuhën e Internetit » që është një gjuhë e veçantë për secilin komb të bazuar në gjuhën e tij por me shkurtime. Kjo vjen duke u përsosur dita ditës dhe askujt nuk i shkon në mëndje të akuzojë rininë për "deformim gjuhe" siç mendojnë disa. Edhe tek ne, kjo gjuhë interneti ka hyrë mirë. Disa të rinj e të reja, (të paktën ata që shikojmë këtu në USA), nëse i shikon gjatë bisedimeve në IM, CHAT, ICQ, etj. nuk mund ti kuptosh dot kurrë se për çfarë janë duke biseduar, nëse nuk je praktikuar më parë me këtë gjuhë. Sigurisht që kjo gjuhë nuk është një gjuhë e krijuar me ligje apo nga studiues gjuhe, ajo është e krijuar nga vetë të rinjtë që komunikojnë me njëri tjetrin nëpërmjet internetit. Kjo gjuhë, nuk është e njëhsuar dhe standarte. Shpesh grupe të
veçanta kanë gjuhën e tyre që nuk merren dot vesh me një grup tjetër, por kanë edhe fjalë, shënja e numura të përbashkët që mërren vesh nga gjuhëfolës të ndryshëm në botë, si psh LOL, (laughing out loud), ROTFL, (rolling on the floor laughing), LMAO, (laughing my, ankles off), shënja të tjera të veçanta si psh :-) ose numura të ndryshëm si "8147" që do të thotë "Mos u zemëroni"; "886" që do të thotë "Mirupafshim"; ose shkurtime fjalësh si psh "Tung" që do të thotë tungjatjeta, "flmn" për faleminderit etj. që përmblidhen të gjitha në një Guide to Internet Lingo and Emoticons. Siç duket edhe në këtë gjuhë ndërkombëtare interneti, gjuha bazë është marrë gjuha angleze pasi edhe teknologjia kompjuterike në botë përdor po këtë gjuhë krahas gjuhëve të tjera. "Gjuha e internetit është shumë praktike për të bërë dialog në internet, sepse ne përdorim vetëm dy ose disa shkronja për të shprehur një mendim me përmbajtje të pasur dhe merremi vesh mirë me njëri tjetrin. Atëherë, pse të mos e përdorim atë?" thonë të rinjtë. Mirëpo, dardha e ka bishtin prapa, themi ne shqiptarët. Kemi vënë re se këta të rinj që rrinë me orë të tëra përditë duke folur në internet me miq e shokë, edhe kur takohen jashtë internetit, fillojnë dhe përdorin atë gjuhë! Ky është bërë një shqetësim për mësuesit dhe prindërit në Amerikë pasi disa të rinj si në shkollë edhe në shtëpi nganjëherë përdorin të njëtin fjalor interneti. "Kjo, - thonë ata, - ka të keqen sepse këta fëmijë nuk do të munden kurrë ta mësojnë si duhet gjuhën e tyre amtare." Kjo duhet të jetë një këshillë e vlefshme sidomos për ne shqiptarët emigrantë. Disa prindër shqiptarë që nuk e njohin internetin, thonë shpesh se, "Fëmijët kanë filluar të flasin një gjuhë marsiane që nuk është as shqip e as anglisht! Një zot e di se çfar flasin!" Mendoj se ky shqetësim është i drejtë kur bëhet fjala për fëmijët që rriten bashkë me gjuhën "marsiane", sa për të tjerët, nuk besoj se paraqet ndonjë rrezik. Gjuha shqipe i ka dhënë provat e saj se asgjë nuk do të mundet ta fshijë nga përdorimi përderisa të ketë qoftë edhe një njeri që ti thotë vetes shqiptar dhe të flas shqip. Ti ruajmë dhe forcojmë listat në internet Ajo që dua të them së fundi është se këto lista u krijuan në bazën e dashurisë, mirëkuptimit dhe shërbimit reciprok. Fillimisht çdo gjë ka shkuar shumë mirë dhe kënaqësia ishte e madhe. Sot më vjen keq që shoh se listat e forumet përdoren edhe nga disa shqiptarë që kanë hyrë gabimisht nëpër to pasi zanati i tyre është zhgarravitja apo më keq « gjuetia » e atyre që « gabojnë ». Mendimi im është se ngatërrestarë të tillë duhen flakur nga listat dhe forumet. Një shëmbull i mirë i kësaj pune janë shumë lista por do të veçoja tre, « Mëmëdheu » qe drejtohet nga z. Lekë Gjoka, « Qeparoi » nga z. Petraq Pali dhe « Albshkenca » ., nga z. Niko Qafoku. Ne kemi nevojë për më shumë dashuri. Të mos harrojmë kurrë se po nuk dhamë dashuri kurrë s’kemi për të marrë...Po ashtu të mos harrojmë porosinë e Nënë Terezës që na mëson se, "Ka shumë njerëz në këtë botë që vuajnë për një kafshatë buke, por ka edhe shumë të tjerë që vuajnë për dashuri."
Ndoshta ky titull duket pak i çuditshëm por është e vërtete, të paktën kështu thonë psikologët amerikanë. Nëse dërgon një e-mail dikujt dhe e pyet për shëndetin, me siguri ai ndjen një kënaqësi për këtë. Sipas kërkimeve të psikologut amerikan Erin Brown nga Texas University, ai thotë se dikush i hap zemrën një miku dhe i tregon ndjenjat; gëzimet, hidhërimet dhe friksimet e tij, ai i bën një shërbim të madh shëndetit të vet dhe mbi të gjitha lufton stresin. Nëse stresi nuk shkarkohet por mbahet i mbyllur, ai dëmton shumë rëndë organizmin tonë. Një eksperiment që është bërë në Amerikë pas 11 Shtatorit tregon që tipat e ndjeshëm që kane zbrazur nje zemrim me te madh ne email-at e tyre pas kësaj tragjedie njerzore, janë ndjerë më mirë se ata që kanë qënë të mbyllur. Per nivelin emocional posta elektronike eshte mjeti me i mire per te shruare vehten nga shume semundje dhe per te larguare vetmine dhe zbrazesine shpiterore. Me kujtohet nje zonje e nderuare dhe teper e rendesishme e cila eshte shume aktive neper ListGrupet Shqiptare qe me thote shpesh:"Ndihem shume mire kur te tregoj ty gjithecka qe me mundon.Ti je bere si nje kishe e vertete per mua.Une rrefehem tek ty hapur dhe pa asnje frike sepse nuk te njoh.Po te kisha afer,ndoshta do te qe ndryshe dhe une nuk mund te isha kaq e lirsheme.Falenderoj Zotin qe me ka njohur me ty." Po ashtu shume njerez te tjere jane "dashuruare" dhe miqesuare me njeri tjetrin nepermjet postes elektronike dhe kane fituare nje nivel te larte kenaqesie shpirterore qe i ka bere me aktive ne jeten e tyre te perditeshme. Une personalisht kam krijuare nje shoqeri vertete shume te madhe dhe shume te larmishme e mjafte te bukur me anen e postes ne internet.Kam miq ne te gjithe kontinentet e botes dhe ne shume vende,shumica jane shqiptare.Jam i habitur mjafte kur kam mesuare se nuk ka vend ne bote qe te mos kete shqiptare.Ata ndodhen te shperndare ne tere globin dhe ne te gjitha pikat e saj.Kam pare shqiptare ne Kine,Kore,Tasmani,Indonezi,Filipine,Rusi,Kazakistan,Afganistan,ne Europe dhe Amerike nuk diskutohet por edhe ne Alaske,Honolulu,ne ishujt e paqesorit dhe Atlantikut,kudo.Me vjen keq qe jo te gjithe e shfrytezojne posten elektronike. Une jetoj ne Neë York City dhe nese ju them qe sot ne kete qytet te madh dhe te bukur mund te gjesh ne cdo rruge nje shqiptar,ju do te habiteshit.Une per disa vite kam sherbyre ne te pese lagjet e Neë Yorkut;Brooklyn,Bronx,Queens,Manhattan dhe State Island si shperndares ushqimesh neper familjet per tre vjet dhe kam pere qe ne c'do rruge do buciste nje muzike shqiptare.Ne shqiptaret kemi nje karakteristike qe flasim me ze te larte dhe degjojme muzike me volum te plote.Kjo besoj se vjen nga qe shumica e shqiptareve kemi jetuare ne Shqiperi ne vende te hapura per shume shekuj dhe larg njeri tjetrit,ndryshe nga popujt e tjere qe kane jetuare te grumbulluare dhe kjo ka sjelle edhe ndasite e shqiptareve dhe afersite e te tjereve me njeri tjetrin,te cilen ne po e paguajme akoma. Nese dikush vjen ne New York dhe shkon ne veri te Bronxit,ne rruget Pelham PKËY,Pelham Bay Park,Morris Park...apo zbret me poshte dhe hyn tek nje Greek Dinner ku sherbejne njerez spanjolle qe flasin shqip!Dyqane dhe parqe ku zezaku te flet shqip!E njeta gje ngjet edhe ne Ridgeëood te Queens-it ne rruget Seneca Avenue dhe Forest Avenue ku flitet shqip,ne Bay Ridge te Brooklynit dhe sidomos ne rrugen Fort Hamilton midis 65 dhe 77 street. Nese ne mbremje del ne Shore Raod qe nga rruga Bay Ridge dhe
hyn ne uren e re dhe te bukur qe eshte ndertuar sivjet mbi uje, do te gjesh shume shqiptare. Gati 6 tavolina nga 12 qe ka ura, flasin shqip per c'do nate. Shqiptari ka "zaptuar" boten, per kete do te ishte shume mire sikur te gjithe te aktivizohen ne posten elektronike dhe te gjithe te afrohemi me shume me njeri tjetrin dhe me Shqiperine tone te dashur. Te jemi te hapur dhe miqesore midis nesh duke larguar nga bashkebisedimi te gjithe ata qe na shkatojne shqetesime dhe sjellin konflikte. Atehere ne jo vetem qe do te ndjehemi me mire nga shendeti por edhe do ti sherbejme me shume Memedheut dhe njeri tjetrit. Sy për sy e dhëmb për dhëmb! Kush ka veshë le të dëgjojë dhe kush ka sy le të shikojë Isha në rrugën time duke shkuar në punë. I ulur në një nga stolat e sallës së pritjes së pasagjerve për të marrë anijen e radhës për në Manhaten. Stacioni i ri i pasagjerve, St. “George Ferry Terminal”, ishte në ndërtim e sipër dhe mjedisi nuk ishte shumë i këndshëm. Syri im shëtiste gjithandej dhe shikonte çdo skutë dhe qoshe ku dora e njeriut s’kishte mbaruar akoma punë.Po mendoja se sa të pakujdesshëm janë, disa puntorë amerikanë, në drejtim të pastërtisë dhe rregullit në punë. Kot thuhet se kudo në Amerikë punohet si në farmaci. Asaj “kudo” unë do ti shtoja përpara një “jo”. Në mes të sallës së pritjes shikoja prigje me dhera dhe tulla të mbuluara me ndonjë plasmas. Për dyer të përkohëshme ishin sajuar disa dërrasa të shtrembëra të mbërthyera keq të cilat për tu mbajtur mbyllur lidheshin me tela në mënyrë të shëmtuar. Rojet e sigurimit të stacionit, disa ganezë të sterrosur, vinin vërdallë si sorrat në prag të shiut pa e ditur dhe vetë se çfar bënin. Ishte pranverë dhe s’bënte ftohtë, por dimrin që kaluam ne udhëtarët e përditshëm, hoqëm të zitë e ullirit nga të ftohtët dhe nga era që jo pak herë na sillte dhe shiun brënda. Pa le sa ngadalë që punonin ata... Më kujtuan puntorët e komunales së Lezhës të kohës së komunizmit të cilët filluan një kanal të vogël nën rrugën kryesore të qytetit, “Rr. Beslidhja”, dhe e përfunduan pas tre vjetësh! Edhe ky stacion vazhdoi gati dy vjet. Udhëtarët sa herë kalonin nëpërmjet këtij stacioni tranzit, shanin dhe mallkonin Kryetarin e Bashkisë së Nju Jorkut të cilin, si për inat, e rizgjodhën tre herë në detyrë, duke ndryshuar dhe ligjin që e kufizonte ne dy mandate! Çatia e stacionit ishte hedhur por tavani kishte plot dy vjet që ishte i hapur dhe atje hynin e dilnin çfardolloi shpendësh por më të shumtit ishin pëllumbat të cilët na ishin bërë shoqërues të bezdisshëm pasi fluturonin për rreth kokave tona duke kërkuar ndonjë gjë për të ngrënë dhe nganjëherë na uleshin aq pranë sa mund ti zije me dorë. S’kisha parë që pëllumbat ti bënin njerzit të kishin frikë nga ata! Ishin bërë me të vërtetë llupsa dhe, në atë babëzinë e tyre, ishin gati të të nxirrnin sytë. Shikoja se u shkundej gusha si shtëllungë leshi dhe u tundej barku si kacek i fryrë. Atë ditë, për të cilën po bëj fjalë, vetëm një pëllumbeshë elegante e bardhë dëborë rrinte dhe vështronte indiferente në një nga cepat e hatullës së çatisë. (S’di pse mendova se ishte femër). Ky indiferentizëm i saj më tërhoqi vëmëndjen. Po e kundroja me shumë kujdes. Dukej si e ballsamosur pasi nuk lëvizte fare. Gjithë pëllumbat e tjerë vinin vërdallë, uleshin dhe ngriheshin,shkundeshin dhe putheshin, zhgryheshin dhe ndoteshin në pisllëkun e Ferry-t si ata fëmijët e jevgjëve nëpër disa fshatra fushorë shqiptarë. Befas
njëri ja prishi terezinë, i shkoj pranë dhe pasi i bëri një krekosje dhe vërdallosje me nje ecje plot tangërllëk për rreth, i kërceu sipër. Qënka femër, s’paskam gabuar, mendova. Pëllumbesha ime (po e quaj imja) u nxeh dhe u egërsua pa masë, i dha një të goditur me sqep dhe një tjetër me këmbë dhe e hodhi përtokë pothuajse të vdekur! I afrohem. Ç’të shoh! Pëllumbit i dilte gjak nga syri i majtë. E mora në dorë me keqardhje. Shoh se nga syri i djathë ishte qorr, ja tashti dhe i majti...Ç’qe kjo koinçidencë fatkeqe për të ziun?! Përse mori këtë dënim kaq fatal?! Befas, një grua aty pranë më bërtiti,"Do not touch it!" (Mos e prek atë!) U çudita me bërtitjen e saj por s’ja vara pasi Nju Jorku ka me bollk të çmëndur, të dehur, të droguar dhe llafazanë të liq. Ajo më bërtiti përsëri, "Do not touch the dove!" E vështrova me kujdes atë që më bërtiste. Ishte një picirruke me fytyrë si spec djegës që mezi mbahej në këmbë. Moshën s’mund t’ja përcakoja dot pasi janë disa gra amerikane që ngjajnë pa moshë; mund të jenë të reja dhe të duken plaka ose mund të jenë plaka dhe të duken të reja. Qesha me vete sepse mendova si shqiptar, “këtë piciruken vetëm me frymë mund ta rrëzoj për tokë”, por ajo ma preu qeshjen, “Edhe qesh?! Do ta marrësh vesh nesër kur të fillosh të qash...” E lëshova për tokë pëllumbin jo nga frika por nga që s’desha të bëhesha objekt i gjithë Ferry-t. Ulem dhe vazhdova të shikoja pëllumbeshën time. Ajo qëndronte atje, në atë vënd ku unë e kisha parë më parë. Më dukej sikur shikonte me krenari pëllumbin e mundur dhe qorr. Fillova ta urrej. Mora një guralec dhe pasi pashë me kujdes të mos më shikonin, ja vërvita pëllumbeshës sime. U tremb dhe u ngrit në fluturim. Pasi i erdhi njëherë vërdallë tërë stacionit hyri në tavan nëpër disa labirinthe nga ku herë pas here më zhdukej nga sytë. Pasi bëri një glasë e cila i ra mbi kokë asaj që më bërtiti mua, pëllumbesha hyri brënda një rjetë. Filloi ti vijë vërdallë rjetës për të gjetur vrimën nga hyri. Për 20 minuta derisa më erdhi anija, pëllumbesha vinte vërdallë e zënë në kurth. Fillova të bëhem merak. Mendja më ngeli tek ajo gjatë tërë kohës së punës. Sapo u riktheva në stacion, fillova të kontrolloj me sy rjetën për të parë nëse ka dalë nga kurthi apo jo. U trondita, ajo ishte atje shtrirë, e pa lëvizur. Ngriva duke e vështruar me shumë keqardhje. Isha gati të gjeja një shkallë dhe ta merja me vete. “Hej! më bërtiti dikush. Autobuzat ikën. Doni një taksi?” Nuk fola. Mora një shkop të gjatë që e gjeta atje dhe ju afrova rjetës ku shtrihej pullumbesha ime, e tunda rjetën dhe pashë se ajo kishte vdekur. Atëhere pashë nga taksixhiu i cili me shikonte me frikë. “Hej, më shpjer deri tek 317 Cary”, i thashë por ai iku i friksuar. Të nesërmen u sëmura keq. Përfundova në urgjencë. Mu kujtua ajo gruaja që më tha, “Do ta marrësh vesh nesër kur të fillosh të qash...” “I am come that they might have life and that they might have it more abundantly.” John 10:10 Dear sisters and brothers in Jesus Christ! Dear Dawn and John! One year ago we Albanian people, knocked on the your door and the door ëas be open for us. Here we found Pastor John Davis who with his beautiful smile and he was the good news for us.
He every week came to us together with teacher Andy at a good or bad weather and taught us the God’s word and English Language. They were near to our family for one year. We, today find the case to express one’s feelings of gratitude for John, his family and Andy. They're our best friend in Brooklyn and John noë is going to Pennsylvania ëith his family but, they will be rest forever in our heart. We're very sorry to see John and his family to go, we gonna be missed them. Today is day when we are separating with you our brother John and sister Dawn, but we're separating with you fizikly no spiritly. We hope that a day we'll be together again to our God, Jesus Christ’s worship with you in Brooklyn, to be part of our Church and you to be a part of Albanian Fellowship. In the name of all Albanian people, we want to thank you pastor Jon and sister Daën and we wish you God Bless You! Often we'll pray for you and hope to be continually with our Lord. Thank you. Flamuri i Untitet Amerikan Projet Tregim Atë ditë kur u ndërpre rruma elektrike në Bruklin. Mijëra motoçiklistë mblidhen në Virxhinia për një traditë të përvitshme – një demonstrim në nder të atyre që humbën jetën në sulmet terroriste dhe policëve e zjarrfikësve që ishin në detyrë në përgjigje të sulmeve. "Mendoj se flamuri simbolizon çdo tipar të mirët të këtij vendi. Po të heqësh politikën nga ekuacioni, ne të gjithë jemi amerikanë, ne të gjithë vlerësojmë vendin, pavarësisht nga ato që themi apo bëjmë. Thellë brenda vetes, të gjithë besojmë tek ky vend”.Këto përpjekje të popullatërs së thjeshtë për të krijuar unitet kombëtar bëhen në momentin e duhur."Jemi aktualisht shumë të përçarë dhe për fat të keq do të thoja se përçarja lidhet me çështje të sigurisë kombëtare, një temë ku do të doja të shihja unitet nga të dyja partite. Jemi dhe kemi qenë të përçarë prej kohësh”. Por amerikanët janë shpesh herët më të bashkuar se duken:"Në brendësi ekziston bindja se ky është një vend i madh dhe megjithëse mund të jetë duke përjetuar kohë të vështira, ekziston një ndjenjë e përgjithshme se kemi vlera të përbashkëta”.Ky unitet duket qartë në demonstrimin me motoçikleta. Në të merr pjesë edhe zjarrfikësi në pension, Xho Torilo, i cili shpëtoi pasi u nxorr nga rrënojat e kullave binjake më 11 shtator 2001."U bëra zëdhënës i Flamurit Patriotik dhe dëshira ime që kur më nxorën nga rrënojat e kullave ka qenë që pjesën tjetër të jetës t’ia dedikoj shndërrimit të këtij vendi në Shtetet e Ribashkuara të Amerikës, pasi 11 shtatori 2001 ishte momenti që vuri në provë forcën dhe qëndresën tonë”.Në Virxhinia, me ngritjen e flamurit, kujtime të dhimbshme ringjallen, të shoqëruara me një betim solemn për të mos harruar kurrë atë ditë dhe ato ngjarje historike. Vizita e mamasë në Nju Jork In sep. 2nd. 1998, a Swissair jetliner en route from New York to Geneva, Switzerland, crashed off the coast of Nova Scotia, Canada. All 229 people aboard were killed.
QITJE U ndodha ne Long Island ne shtepine e F.P. nga Devolli, isha se bashku me B.S. nga Korca. Diversanti B.S. me thote: “Ti ke qene oficer i Enver Hoxhes, hajd te shofim se si qellon!” Qiti koburen nga brezi dhe na udhehoqi drejt basament te F. P. Pas murit, mbi nje karrike mbeshteti nje Yelloë Book 2000 faqesh dhe me zgjati pistoleten. U zura ngusht pasi kam vite pa qelluar dhe syte me kane ndryshuar shume. I thashe se kjo nuk me provon mua si kam qene pasi gjerat kane ndryshuar dhe ne kete moshe qe jam sot, Enver Hoxha i pensiononte oficeret ne moshen time. - Hajde, mo hajde! Duket dora qe ka qelluar ne rini! Le te shohim se cfar oficeresh ka pergatitur xhaxhi Enveri! – foli me ironi B.S. Per te shpetuar nga kjo situate ju thashe nje te vertete, “Po une kurre skam perdorur pistolete tjeter pervec TT ruse dhe Beret italiane. Nese keni nje TT ose berete le ta provoj.” I bindur se ata s’ mund te kishin keto dy lloj pistoleta. F.P. u ngjit lart dhe pas pak zbriti tek ne me nje beret italiane. Skisha se cfar te thosha me! Rrembeva bereten dhe pasi e mbusha me nente fisheke fillova qitjen. Per 5 sekonda i zbraza te nente! Ata ngeln goje hapur dhe te shushatur. Skishin pare kurre nje njeri te qellonte kaq shpejte. Pasi e kontrollova per fisheke dhe hoqa karikatoren, ja dhashe te zotit pistoleten. - A u vra ndonje nga ne? Agim! A e di se plumbi ben rikoshete? Kemi shpetuar kote. Kushedi se sa pumba kane zene ne concrite! Nuk fola. - Hajde F. Ta kontrollojme oficerin e xhaxhit...! – pastaj te dy moren ne dore librin e verdhe dhe filluane ta kontrollojne. - Nje, dy, tre, kater, pese, gjashte, shtate, tete...Vetem nje plumb paska dale jashte librit! – tha B. - Dale, dale B. Dy plumba paskan goditur ne te nje njetin vend! Shiko vrimen sa e madhe! – tha F. Une s’leviza fare nga vendi dhe as fola. B.S. vjen e me perqafon. - Te lumte dora! Xhaxhi paska patur oficere te zote! - Jo te gjithe kemi qene qites te mire por shumica keshtu si une kane qene. Enveri ishte dikatator por ushtrine e pergati ne ate menyre qe te mos e pushtonte dot asnje armik edhe sikur te beheshin te gjithe bashke! - Avash, avash! Mos na trego neve kete se Amerika eshte gjendje te pushtoje tere boten dhe kete e ben vetem per nje muaj! – tha B. - Sigurisht qe Amerika mund ta pushtonte Shqiperine e Enver Hoxhes por te siguroj vetem kur te ishte vrare shqiptari i fundit! Mora ne dore librin e verdhe dhe fillova ta shikoj per te nderprere bisden ironike te B.S Pashe se te nenete plumbat kishin qelluar ne mes te librit. Plumbat kishin shpuare nga 1100 deri ne 1700 faqe. Me pas, per rreth 300 deri 400 faqe ishin te shtypura nga presioni i plumbit. Kisha qelluar si dikur. Kjo me gezoi pa mase dhe u ndjeva krenar duke kujtuar ate kohe qe jetova si oficer aviator ne Shqiperi. Po ndjeja shume mall. Isha i prekur tej mase. Syte mu lagen dhe permes syve te mendjes solla ato vite te largeta kur ne Rinas (Tapize) dhe Gjader (Hejmel) beja trenim per qitje dhe qitje me te gjitha llojet e armve qe dispononte ushtria shqiptare. Mu kujtua shefi i stervitjes ne toke ne Rinas z. Ceka dhe ai ne Gjader, Z. Gj.Gjini. Ata sa here benim trenim qitje me thoshin, “Je stanok! Ty ste
kontrolloj.” Kurre s’me dridhej dora dhe kurre s’me shkonte plumbi huq. Bile per kuriozitet, mbaj mend nje rast, do shkoja me leje ne kavaleshenmce ne Durres dhe po benim qitje me pistolete ne poligonin e regjimentit te Gjaderit ne Kakariq. Komandat i ri ne skuadrilje kishte erdhur Maliq Xhafa nga Kucova. Dikush i thote se, “Neser Agimi shkon me leje te zakonshme por gacmoje nje cike se nuk di te qellojme me pistolete!” Maliqi me afrohet dhe me thote: - Agim! Po s’qellove mire s’do shkosh me leje (21 dite). - Dakort, por nese qelloj mire? - Sa pike do te marresh aq dite do te jape. Je dakort? - Me zure ngushte komandant por qe te bejme nje marveshje te tille duhet te jete i pranishem edhe komandanti i regjimentit. - Dakort. – Xhafa thirri komandantin e regjimentit, Gizdar Veipin dhe i tergoi marveshjen. Gjin Gjini qe po degjonte i kthehet Xhafes; - Mos e ver ate baste se e ke te humbur dhe Agimi te merr 30 dite leje! Ne i themi Mikolvan i Gjadrit. - Jo, jo Gjin! Hallall ti kete 30 dite pushimi Agimi. Maliqi te mos vere baste me djemte e mij se te cajne piten ne qitje! – tha Gizdari. Fillova qitjen me tre fisheke, ashtu sic e kisha zakon me shpejtesi sketerre. Te tre plumbat rane ne qender tek 10! Maliqi me perqafoi dhe me tha, - Hallal! Te lumte dora! Shko me pushime 30 dite! Lufta e Kosovës READ THIS. Yugoslavian Civil war and Kosovo war photographs. Let it be clear that I have no opinion on this event in history. I take no sides and this video is not any sort of reflection of my outlook of events. This is merely a slide show of images, representing what happened from all sides, for a school project. PROFECI Më 11 qershor 2001 unë u bëra qytetar amerikan duke marrë pashaportën amerikone. 14 ditë përpara mora një lajm profetik të çuditshëm në internet. "I can't tell you too much here, but I will say that the experience will amaze you as much as it did me. There may be many wonderful things coming into your life very soon, in fact maybe in the next 1014 days. You could be one very lucky person Agron." Dhe vërtetë, pikërisht pas 14 ditësh, unë bëra betimin si qytetar Amerikan! Për këtë gjë e kam vrarë shumë mëndjen dhe them se ndoshta, fallxhorja i ka marrë të dhënat që unë do bëhesha qytetar amerikan nga zyrat e emigracionit për të më shokuar mua! Ndoshta. Atë ditë, miku im amerikan Steve Galegor do më thoshte, "Amerika të bën amerikan prandaj shumë shkrimtarë emigrantë shkruajnë për Amerikën por, Amerika njëkohësisht të ndihmon ta ruash identitetin tënd kombetar dhe nuk është xheloze pçr origjinen tënde siç janë disa vende europiane. Në Amerikë ti, një emigrant, mund të bëhesh burrë shteti i madh përveçse president." Kjo është shumë e vërtetë. Le të marr një shembull kuptimplot. Arnold Schwarzenegger, nje i ri austriak, erdhi në Amerike në moshën rreth 20 vjeçare, këtu ai u bë i famshëm, një artist i madh dhe së fundi një udhëheqës i madh. Ai për këtë, në një rast kur ishte përkrah
Presidentit Amerikan në Nju Jork, na thotë, "Të dashur amerikanë, ky është një moment i çuditshëm për mua. Një djalë që vjen nga Austria dhe bëhet guvernator i Kalifornisë duke qëndruar këtu në Madison Square Garden e flet përkrah Presidentit Amerikan, a nuk është një ëndërr emigranti?! Po. Kjo është një ëndërr që ndodh vetëm në Amerikë." Atë ditë, mora gruan dhe djemtë dhe shkuamë në një nga restoratet më lluksoze të Nju Jorkut për darkim. Dollinë e parë e ngrita për Amerikën dhe sigurisht i bëra një poezi. Unë dhe 11 Shtatorit 2001 Do të ngelet jo vetëm një ditë dhimbje dhe hidhërimi tek të gjithe ata që jetuanë 11 Shtatorin e vitit 2001 në Amerikë por edhe ditë e bashkimit, forcës dhe shpresës. Nju Jorku atë ditë u zgjua si përherë nën një diell të bukur vjeshte. Qielli mbi qytet ishte pa asnjë re, gjë që ja shtonte akoma me shumë ngrohtësinë kësaj qëndre të të madhe dhe të jashtzakonshëme e cila është njëkohësisht edhe Kryqytet i Botës. Dy Kullat e Larta Binjake u përshendetën të parat me rrezet e Diellit Vjeshtak si për të thënë se, "ne jemi dallëndyshet që paraljamërojmë ndryshimet që do bëhen në Nju Jork, në Amerikë dhe në botë."Askush nuk mendonte se çdo sillte ajo ditë. Amerikanët ndiheshin të privilegjuarit e rruzullit toksor sepse kishin dy Kullat Binjake më të mëdhatë, më të bukurat dhe më të fuqishmet e botës, për këtë krenaria dhe Bukuria Amerikane qëndronin kokë lartë. Atë ditë (ditë e hëne) unë isha pushim. Atëhere banoja në lagjen Bei Rixh (Bay Ridge) të Bruklinit (Brooklyn) dhe pikërisht në Rrugën e Kishave që bie në kryqëzimin midis avenusë së katërt dhe 73 strit (street). Ishte ora "Kapërcimi i Ylberit" S’mund ta imagjinoj dot se si njeriu që fluturon në qiell të mohojë Zotin! Ylberi nuk ka veti fizike, edhe pse në argumentet që jepen thuhet sikur ai është i përbërë nga drita. Ylberët janë krijuar nga reflektimi dhe thyerja e dritës së diellit nëpër piklat e ujit në atmosferë, nuk ata janë përbërës të dritës. Piklat e ujit që veprojë si reflektorë individualë dhe reflektorë kolektivë "ndajnë" (thyejnë) dritën në ngjyrat përkatëse të ylberit. Ylberi është i pakapshëm, me një fjalë shfaqet në një distancë të caktuar nga shikuesi i cili, nëse do të lëvizë, “lëviz” dhe ylberi. Ylberi është i pa kapërcyeshëm. Këtë fenomen e kanë kapur shqiptarët qysh kur ata kanë erdhur në jetë si njerëz dhe këtë e tregon më së miri shprehja e trashëguar tek ne e cila thotë, “Nëse kapërcen ylberin dhe je mashkull, bëhesh femër dhe anasjelltas!” Po, ylberin mund ta “kapërcesh”. Unë kam kapërcyer jo një por dy ylberë në datën 28 Tetor 2009 dhe po jua tregoj se si. Kur fluturoj bëj bllasfemi pasi i them Zotit, keni bërë gabim që njeriun e krijuat në tokë dhe jo në ajër! Që ta njohësh më mirë botën ku ju jeton, duhet ta shikosh botën nga lartësitë, ashtu siç e ka parë Zoti kur e krijoi. Pasi në lartësi ndryshon raporti i mundësisë me dëshirën, limitet e mundësisë atje zgjerohen dhe ju afrohen më shumë dëshirave.
Nga qielli toka duket m’e ëmbël, me bukur, m’e lehtë për të jetuar pasi majat e thepisura të maleve “zbuten”, fushat “kthehen” në qilima, lumenjtë “zvogëlohen” dhe bëhen si lodra, honet e frikshme “bëhen” ca njolla të këndëshme ku ke dëshirë të luash, pemët, ndërtesat dhe gjithëçka të ndërtuara nga dora e njeriut nga lartësitë “nuk kanë” hije! Dallgët e detit “ndalojnë” në breg dhe nuk lëvizin më! etj. etj. Në qiell qëndron shpirti i poetëve dhe artistëve dhe në ngjyrat e ylberit përkëdhelet e luan shpirti i tyre. Aty e kupton poeti se sa i varfër është fjalori i tij artistik që të përshkruajë atë që shëh syri dhe ndjen shpirti i tij. Nganjëher, njeriu fluturon edhe pa krahë, vetëm me fantazi dhe mundohet të krijojë me imagjinatë po atë bukuri që ekziston në të vërtetë vetëm nga lartësitë. Kështu që poetet edhe kur nuk fluturohej, ata e kanë parë botën nga lartë. Ata janë mësuar me lartësitë dhe, po u mësove me lartësitë, të jesh i sigurtë se shpirti jot nuk do që të zbresë më në tokë. Fluturoja me avionin e linjës Rinas – Frankfurt. Isha pikërisht mbi Lezhë-Shkodër, përgjatë vijës bregdetare. Po shikoja përpara - poshtë krahëve të avionit, fushat e bukura të Breg-Matit, Torrovicës dhe Zadrimës. Kur po i afroheshim Bushatit, befas, mbi Rozofë pashë një mrekulli! Ylberin e bukur në formë rrethore që se kisha parë kurrë më parë. U përqëndrova i tëri të shikoj këtë bukuri të paparë. Një kurorë e bukur me shtatë ngjyra ku mbizotëronte e kuqja dhe që rrëshqiste me shpejtësinë e avionit tonë po në atë drejtim që ne fluturonim. Hijeshia e ylberit më bëri të humbas mëndjen se ku isha. Duke e shtyrë padashur pasagjerin që kisha në krahun e majtë, hapa me shpejtësi të papërmbajtur çantën poshtë këmbeve të mija dhe nxora dylbitë. Rregullova fokusin në qendër të ylberit dhe po vështroja i përqëndruar tërë sy e veshë. Një shpend i bukur qëndronte në brëndësi të kurorës së ylberit. E vështrova tepër me vëmëndje duke i hapur në maksimum bebzat e syve. Dallova se shpendi ishte një shqiponjë! Zemra filloi të më rrahë me shpejtesi nga mrekullia, befasia, bukuria…që po shikoja. Ne, Ylberi dhe Shqiponja ishim në një formacion të përbashkët të pazakontë dhe të pabesushëm. Në ato momente unë s’kam qënë më në avion por atje në qëndër të Ylberit bashkë me Shqiponjën e cila nga ngjyra anonte më shumë nga e zeza. Nga shpirti më doli një zë, “Ylber, të lutem ule shpejtësinë!” Pastaj dëgjova një zë të huaj, të largët e të ftohtë që vinte nga pasagjeri në krahun tim, “What did you say my friend?” i cili zë më ktheu në vete, në realitetin ku isha. Tashmë ylberi dhe shqiponja mbetën poshtë meje dhe avionit që unë isha duke fluturuar. Unë e kisha kapërcyer ylberin! Pas një ore, diku andej nga Sllovenia, një ylber tjetër i njëjtë, u shfaq përsëri në të njëjtin pozicion. Brënda tij nuk kishte ndonjë shqiponjë. Hija e avionit tonë reflektohej në qëndrën e tij dhe krijonte një si peshkaqen. Nuk kishte më atë bukurinë e ylberit shqiptar. As unë s’kisha më atë dëshirë ta vështroja ashtu si të parin dhe ti lutesha ylberit të lëvizte më ngadalë, përkundrazi, dëshiroja të mos e shikoja më dhe të prishja atë shijën e bukur që më la i pari. Një zë më doli padashur, “Pilot! Kapërceje këtë ylber!” Pasagjeri fqinj do më pyeste përsëri, “What did you say my friend?” dhe unë kisha kohë ti përgjigjesha, “Ëe are over a rainbow”. Emeri shqiptar me ben te ndihem krenar e t'eksploroj ne historine e popullit tim Vizitat e mija në Holland, Hungari, Gjermani, Turqi, Itali. Tradhëtia
Këtë histori po ta tregoj ashtu siç e di unë dhe siç ma ka treguar Flora. Tregimi është ndërthurur me të vërtetat që unë i njoh. Të më falesh për ndonjë sekuencë tepër rozë por mendoj se duhet ta tregoj ashtu siç e kam ndërthurur në mëndjen time në bazë të atyre që mësova. Ato ishin dy roomates, (shoqe dhome) që prej dy vjetësh. Më e vjetra, Flora, ishte e martuar por burrin e kishte me punë në Nju Xhers ku ai banonte. Ndërsa Flora punonte në Manhaten vetëm fundjavëve, katër ditë, nga e premtja deri të hënë. Në ato netë ajo flinte së bashku me Gonxhen, një kushrirën time, e cila ishte studente për dentiste në NYU, (Universiteti i Nju Jorkut). Që të dyja shkonin mirë me njëra tjetrën për atë pakë kohë që mund të qëndronin së toku pasi Gonxhe, edhe ajo punonte part time (pak orë) mbasditëve të fundjavëve. Nga njëherë, Gonxhe s'kthehej në dhomë dhe thoshte se flinte tek kushërira e saj, burri i së cilës punonte natën. Flora ishte nuse e bukur dhe e bëshme. E drejtë dhe e dashur. Shpesh qeshte pa asnjë shkak dhe fytyra rrumbullake i shkëlqente nga një padjallëzi fëmijnore. Kur qeshte i krijoheshin dy vrima në faqet e saj si speca të mbushura e të kuqe. Sytë e kaltër i bënin kontrast me flokët e zezë korb. Ishte puntore dhe pastërtore sa, gjithëçka tek ajo dhe dhoma e saj, shkëlqente. Ndryshe ishte Gonxhe, ajo që e vogël kishte vojtur nga sëmundja e meningjitit shkaktuar nga një bakter, i cili i kishte prekur koren e trurit në atë vatër që ka të bëjë me rritjen e trupit duke e lënë atë të pazhvilluar fizikisht. Ishte rreth dyzet kg. femër. E hollë, e verdhë, me fytyrë të venitur. Gonxhe kishte emrin por ngjante si lulekungulli në hije. S'kishte as gjinj dhe as vithe. Ishte femër që asnjë mashkulli s'i shkonte kurrë syri. "Gonxhe, - e pyeti një ditë Flora, - këtë të djelë jam pushim. Kam dëshirë të vij me ty tek kushëriri jot (pra, do të vinte tek unë) sa për një kafe për t'u njohur para se të shkoj tek burri. Si thua?" "Jo. S'mund të vish pasi këtë të djelë se ne do të shkojmë vizitë tek miqtë e kushëririt në Albany. Herë tjetër." Flora u mërzit pak por se bëri veten. Ju afrua Gonxhes dhe i përkëdheli flokët e verdhë që i zgjateshin deri tek vithet. E vetmja gjë e bukur në trupin e saj. "Gonxhe, a ke dëshirë të vish me mua në Nju Xhers të m'a shohësh burrin? Genci është alamet zdapi dhe një hamshor i papërmbajtur. Oh çfar heq unë kur shkoj atje! Mos u mërzit se kur të vish ti, ne do të flemë bashke të dyja, siç flemë këtu." Fytyra e verdhë e Gonxhes u gjallërua dhe lëkura ju tendos. Sytë i shkëlqyen dhe qafa ju zgjat duke i dhënë një pamje kënaqësie. "Oh sa mirë Flora! Kam shumë dëshirë të vij. Pa më thuaj se si guxon dhe e le vetëm hamshorin tënd? Burrat e martuar dhe pa gra, janë më të rrezikshëm se beqarët", tha kështu dhe ju afrua e puthi. "Javës tjetër. Të martën pasdite. Bëju gati. OK?" Flora ju shmang pyetjes së saj. Gonxhe hapi TV në kanalin e saj të preferuar, 'Live Music TV' dhe e ftoi Florën në kërcim. E marta e javës tjetër mbriti shpejt siç mbrinë tëra ditët në Amerikë dhe, të dy shoqet, u nisën me makinën e Florës për në Paterson të Nju Xhersit. Gonxhe hapi në maksimum radion tek kanali 91.5 i cili nganjëherë, edhe të martave, jep muzikë greke. Këndohej një këngë dyshe popullore greke, burrë-grua. Gonxhe e shoqëronte me disa fjalë greqisht dhe këmbët e holla i kishte vënë sipër kroskotës, mbështetur pas xhamit të përparmë.
"Të kam vënë re se ti Gonxhe e pëlqen shumë muzikën greke. S'të kam parë asnjëherë të dëgjosh të paktën një këngë shqip!" "Nuk e di ti Flora se unë jam greke?!" "Nga ta di, ti s'më ke thënë...Pastaj, si mund të jesh greke me këtë emër, Gonxhe?! Si ta quajnë babanë?" "Mos na shiko emrat. Ne jemi familje greke. Babai im quhet Mazllum. Kishim frikë të deklaroheshim grekë se na vriste Enver Hoxha." "E shikoj. Shyqyr që keni shpëtuar." "Unë vdes për këngë greke si kjo me klarinetë." "Kjo këngë është shqiptare dhe këndohet me fjalë greke." "Ç'po na thua Flora?! Si qënka shqiptare?!" "Të gjitha këngët pentatonike dhe polifonike që këndohen së bashku në grup dhe nga të dy sekset, janë shqiptare. Po ashtu dhe klarineta është shqiptare, ose më mirë duhet thënë epirote. Grekët i kanë marrë nga epirotët të cilët janë veçse shqiptarë." "Ti Flora ja fut kot ngandonjëherë..." Flora s'foli, i dha më shumë gaz makinës. Pas dy orë udhëtim, sepse kishte trafik, ato mbritën në Paterson. Makina u ndal tek rruga "Ali Baba", përballë apartamentit ku jetonte burri i Florës. Tek dera e jashtme e pallatit i priste Genci, i cili hapi krahët dhe e perqafoi gruan, pastaj i dha dorën Gonxhes duke i thënë, "Gezohem qe po te shoh Gonxhe" dhe shtoi me shaka, "do ma paguash që më ke robëruar gruan!" "Po ja ta solla, nuk e mbaj përgjithmon robinën time. Fundja, ne të dy e bëjmë me radhë. Tani është radha jote...Merre", shpotiti Gonxhe me dy nënkuptime. Pasi kaluan ditën së bashku duke vizituar Patersonin, në mbrëmje darkuan në restorantin famoz shqiptar me emër të çuditshëm, "Kush Hyn, mbetet brënda...". Gonxhe ngeli shumë e kënaqur dhe ishte në qef pasi kishte rrëkëllyer disa gota verë të kuqe muskat. Për çudi, faqet ju përndezën dhe morën një ngjyrë të bukur. Erdhi koha e gjumit. Për nderin e shoqes, Flora nuk do flinte me burrin në dhomën e tij të gjumit por do flinte në një dhomë me Gonxhen në livingroom (dhomë ndënje). Para se ata të binin të flinin, Flora e dërgoi Gonxhen në dyqan që të blinte nga një hot chocolate (kakao të nxhetë) për të tre ta pinin para gjumit se u bënte mirë, siç thoshte Genci. Sa iku Gonxhe atyre mezi u pritej të mbërtheheshin dhe kështu, hynë për të bërë një dush. Kur Gonxhe u kthye pak më shpejt se ç' duhej, i gjeti duke bërë akoma dush. Dera e dhomës së dushit ishte harruar paksa hapur. Që andej Gonxhe dëgjonte përplasjet e shpejta e ritmike të organeve seksuale dhe njëkohësisht edhe rënkimet e Florës. Gonxhes ju errën sytë. Gjaku vajzëror e goditi në tru dhe ajo pavetdije ju afrua dhomës së dushit. Nëpërmjet avullit të dushit ajo mundi të shikonte shpinën e Gencit i cili e kishte marrë në krahë Florën duke e mbërthyer nga shalët në mënyrë që këmbët e saj ta rrethonin belin e tij, ndërsa ajo i varej në qafë me kokën varur nga prapa, në atë pozicion, ai e hidhëte dhe e priste ritmikisht ku përplaseshin fuqishëm 'plusi' dhe 'minusi' duke bërë një 'masë' elektrike nga e cila s'ka qënie në botë që të mos vdesë dhe ngjallet nga kënaqësia. Nganjëherë Genci e përplaste pas murit Florën dhe asaj, rënkimi i kënaqësisë, i përzihej me një uff...të dhimbjes. Gonxhe u dogj dhe u përvbëlua nga dëshira për seks. Ajo futi gishtat poshtë brekëve dhe filloi ta fërkoi...Befas dëgjoi Florën, "Jepi! Jepi më! Të lutem...!" dhe më pas përgjigjen e Gencit, "më mbaroi karburanti. Ikim se mos na vjen
Gonxhe." Vetëm përmëndja e emrit të saj e bëri Gonxhen që të reagonte dhe të largohej menjëherë sespe ajo kishte humbur në zjarrin përvëlues të ndezjes për seks. Pasi pinë kakaot e nxehta, ato të dyja u rregulluan për të fjetur në dy divane që kishin në dhomën e ndënjes. Aty nga ora dy e natës, kur Flora po gërhiste pak, Gonxhe që s'duronte dot përvëlimin e moshës së saj dhe që nuk kishte fjetur fare, ngrihet me shume kujdes, ngadalë dhe në majë të gishtave, si një mace e stërvitur për minj, shkon tek dera e dhomës së Gencit dhe e shtyn me shumë kujdes duke hyrë brënda. Flora flinte e qetë. Gonxhes i kishte shkuar temperatura në pikën e vëlimit, asaj i ishin errur syte dhe rreshqitas si një kotele shkon dhe i futet Gencit në krevat duke i zënë gojën me dorë. Ai ishte në gjumë por puthjet dhe përkëdheljet e Gonxhes e zgjuanë. Për momentin ai kujtoi se ishte gruaja e tij dhe e rrëmbeu në krahë dhe e vuri poshte, por krahët e njohën që s'ishte ajo. Ndali një moment i zënë në befasi. "Shpirt, jam unë. Bëmë të lumtur, - i pëshpëriti ajo duke rënkuar. - Edhe ti do të ndjesh një kënaqësi që s'e ke provuar kurrë. E kam shumë të ngushtë. Provoje!" Gencit, të cilit edhe atij i vlonte gjaku, nuk e zgjati dhe i futi duart ti hiqte mbathjet por ajo i kishte hequr vetë. Ai u shtri në krevat dhe e mori Gonxhin mbi vete që tëmos e mbyste me peshën e tij të rëndë. E preku organin seksual të saj dhe pa se ishte lagur...Duke rënkuar i drejton organin e tij i cili relativisht ishte i madh dhe e shtyn butësisht brënda trupit të Gonxhes e cila filloi të qaje me ngashërim por që të mos i dilte zëri ajo mbante kafshuar njërën llërë të dorës. Penisi nuk po depërtonte! Provoi disa herë por nuk hynte që s'hynte. "Shpirti..., pëshpëriti ajo, bëma nga prapa, është më kollaj për ty." Genci u ngrit dhe e vërtiti në krahë me lehtësinë sikur ta kishte një kukull e me shpejtësi skëterre nga padurimi e mbështeti në cepin e krevatit duke i dalë nga prapa. Pastaj vendosi penisin shpejt por me kujdes tek buzët e vaginës së saj dhe e shtyu më tërë fuqinë e tij. Ai depërtoi brënda me vrull dhe u dëgjua një zhurmë sikur shpërthyen ujërat e një rezervuari kur çahet diga. Gonxhe, nga dhimbja dhe kënaqësia, s'mundi ta mbante dot rënkimin dhe bëri një "auuuu..." të mprehtë e cila zgjoi Florën. Ata ishin në kulmin e ekstazës seksuale kur në derë hyri Flora e tërbuar. Nga nxitimi ajo u pengua në një nga rrugicat e dhomës së gjumit por shpejt u ngrit dhe u hodh mbi burrin. Nga mëndja e prishur ajo nuk ndezi as dritën. Gonxhe përfitoi nga errësira dhe pasi mori çfar i zuri dora, doli me vrap lakuriq nga shtëpia në rrugë. Një ditë, pasi kishte kaluar rreth një muaj nga ajo natë e cila e kishte tronditur atë psiqikisht, Flora pasi bleu një pistoletë doli në kërkim të Gonxhes. Fillimisht erdhi tek unë dhe më pyeti: "Më falni për këtë vizitë të papritur. Unë kam qënë shoqja e dhomës së kushërirës suaj, siç edhe mund ta dini. Ajo është zhdukur që prej një muaji dhe s'kam patur asnjë kontakt. Tek dhoma ime ka lënë të gjitha plaçkat e saj dhe më duhet të kontaktoj. Dini gjë se ku është?" "Jo. Ne s'kemi asnjë lloj kontakti me Gonxhen që kur ajo iku nga shtëpia jonë para dy vjetësh dhe s'është berë e gjallë." "Dale një sekondë. S'ka qënë këtu asnjëherë?!" "Jo. Asnjëherë. Bile as në telefon s'ka marrë kurrë. Ne s'dimë se çfar bëhet me të. I jati nga Shqipëria na ka marrë në telefon nja dy herë dhe na ka thënë se i dërgon për çdo muaj vajzës së tij nga një mijë dollarë dhe na lutej që të kujdeseshim për të. Ne i kemi
thënë disa herë që ajo nuk ka fare kontakt me ne por ai ngul këmbë në të tijën që ne të kujdesemi..." "Çudi! Ajo ikte shpesh nga dhoma jonë dhe më thoshte se 'po shkoj të fle nga kushëriri!' Më erdhka shumë çudi!" "Jo, jo. Të jesh e sigurtë që ne nuk jemi takuar fare me Gonxhen dhe s'dimë asgjë për të." Këtu u mbyll biseda jonë. Flora, pas disa ditësh, u nis direkt tek NYU ku ajo studionte dhe prtiti në rrugë me orë të tëra por më kot. Të nesërmen shkoi përsëri por herët që në orën gjashtë të mëngjezit dhe priti. Më në fund Gonxhe u duk në rrugë me çantën e shkollës në dorë. Ecte kokëulur dhe këmbët e holla, fare të holla, dukej sikur do ti thyheshin në çdo hap që hidhte. "Gonxhe!" Bërtiti Flora sa kishte në kokë. Gonxhe ndali këmbët dhe kur pa Florën me pistoletë në dorë drejtuar drejt saj, këmbët ju thyen vërtetë dhe u kolaps në rrugë. Flora ju afrua pa ju dridhur aspak dora dhe zbrazi mbi trupin e saj të shtatë plumbat që kishte pistoleta. Historia e Baxhanakut Pritja Miqësia Hapja e Zemrës Incidenti kur isha i sëmurë Ikja Harrimi Poezia "Zogun që mbajta në shtëpi" Armiqësia 2002 Senator Sacciby Chembels shmang luftën në vjetnam dhe fiton ndaj luftëtarit senator Max Chliand që la tre gjymtyrë në Vietnam. Klintoni ndaj Bob Dall dhe Obama ndaj John McCain. BINJAKËT Për afro 30 vjet, kullat binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë ishin një pjesë e pandar e horizontit njujorkez. Këto ndërtesa gjigande me nga 110 kate simbolizonin forcën dhe vitalitetin e vetë qytetit. Ato ishin gjithashtu vetë pulsi i distriktit financiar në Mahatanin e poshtëm. Në të njëjtën kohë, këto krijime mbresëlënëse të inxhinierisë dhe arkitekturës u bënë personazhe të preferuara edhe në kulturën e kohës. Ato janë shfaqur në mbi 1 mijë filma. Për shumë njerëz në të gjithë botën, ato ishin simbol i Nju Jorkut dhe i Amerikës Në vitin 1978, bota i kishte sytë tek Supermeni, heroi amerikan që sillte drejtësinë në qytetin Metropolis. Ky ishte realizimi i parë në serialin e filmave me personazhin Supermen, luajtur nga aktori Kristofer Rivs. Nju Jorku shërbente si skenë për një pjesë të madhe të filmit. “Ky film është simbol i madhështisë amerikane. Jo madhështisë së objekteve apo simboleve të traditës, pasi kullat ishin moderniste nga arkitektura. Por madhështisë që shoqërohet me fuqinë amerikane”. Për vite me radhë kritiku i filmit Dejvid Sterit ka jetuar pranë kullave binjake:
“Kurrë nuk më kanë pëlqyer nga pikëpamja arkitekturore. Pa disktutim kishin përmasa gjigande. Për një farë periudhe ishin kullat më të larta në botë dhe përfaqësonin një farë triumfalizmi amerikan. Pra jo vetëm faktin që ne ngremë ndërtesat më të larta, por i ngremë dy herë rresht”. Thjesht madhësia e tyre, e bënte të vështirë t’i injoroje këto kulla, thotë kritiku: Ato shihen në filmin “Wall Street” si dhe në hapje të filmit “The bonfire of the Vanities” të Brajan de Palmas. Të dy filmat nënvizojnë arrogancën dhe makutërinë e Wall Streetit në vitet 1980. Edhe filmi “Working Girl” i regjisorit Majk Nikols i pasqyron këto ndërtesa si simbole të forcës. Por këtë radhë, e forcës së grave në vendin e punës. Në qendër të subjektit është Tesa, një vajzë nga klasa punëtore nga Staten Ajlend i Nju Jorkut, vetëm pak minuta me traget nga Manhatani. Ajo ëndërron që një ditë të gjejë vendin e saj në qendrën financiare të qytetit dhe më në fund ia del: Më 1979 u realizua një interpretim i ri i filmit King Kong... ku gorilla gjigande hipën këtë radhë në kullat binjake dhe jo në ndërtesën Empire State. Por pamjet më dramatike ishin ato të vitit 1974...kur akrobati francez Filip Pëtit, në mënyrë të paligjshme vendosi një tel lidhës mes dy kullave dhe përshkoi distancën mes tyre për 45 minuta. Policia u gjet e papërgatitur para këtij spektakli. Dokumentari i vitit 2008, “Man on Wire” e përjetëson këtë sipërmarrje me fotografi mahnitëse dhe pamje të xhiruara gjatë tentativës së akrobatit. Ishte një shembull i përsosur i triumfit të njeriut mbi kullat gjigande. Kullat morën edhe ngjyrime romantike në filma të tjerë, si “Moonstruck” i vitit 1987…ku ato përbëjnë sfondin nostalgjik njujorkez të historisë së dashurisë së Loreta Kastorinit, një vejushë italo-amerikane, që bie në dashuri me një bukëpjekës, luajtur nga Nikolas Kejxh. Në një moment emocional, një hënë e plotë ndriçon mbi distriktin Bruklin, duke ndezur kujtime romantike tek banorët, ndërsa kullat ndriçojnë në sfond. Por edhe filmat dramatikë kanë gjetur frymëzim pranë kullave binjake. Në filmin “Independence Day” të regjisorit Roland Emerik...qenie jashtëtokësore shkatërrojnë një nga një simbole të fuqisë amerikane, përfshirë edhe Qendrën Botërore të Tregtisë. “Kullat binjake janë shkatërruar në filma të ndryshëm dramatikë, kohë përpara sulmeve të 11 shtatorit. Por askush nuk guxonte të bënte skena të tilla pas 11 shtatorit”. Në disa raste, thotë kritiku Sterit, kineastët sakrifikuan skena që kishin në sfond kullat binjake, për të mos ofenduar publikun. Një prej këtyre skenave ishin këto xhirime nga Nju Jorku për filmin “Spiderman” të vitit 2002. Kritiku i filmit thotë se eliminimi i skenave është i panevojshëm. Por njujorkezë të mbledhur në kuotën zero e komentojnë në forma të ndryshme një vendim të tillë. “Disa të afërm të mi gjetën vdekjen kur u rrëzuan kullat. Prandaj kam gjithnjë kujtime të dhimbshme prej tyre”. “Kur i shoh në film më duken të mrekullueshme, por pastaj kur i afrohemi Manhatanit dhe nuk i shoh në sfond, më krijojnë një boshllëk brenda vetes”. Kritiku Dejvid Sterit thotë se ky boshllëk është mëse i dukshëm në filmin “25th Hour” të regjisorit Spike Lee, vetë një njujorkez i mirëfilltë. Kamera përqendrohet në dy burime drite që ngrihen drejt qiellit, aty ku dikur ngriheshin kullat binjake, si dy gjymtyrë që do t’i mungojnë përjetë Nju Jorkut.
“E vërteta është se ne njerëzit jemi makina shumë të fuqishme.” Prof. Krupenkin thotë se një vrapues mund të prodhojë energji deri në një kilovat. “Pra nëse do të mund të merrej qoftë edhe një sasi e vogël e asaj energjie dhe të shndërrohej në energji elektrike, ajo do të ishte mëse e mjaftueshme për përdorimin e pajisjeve të lëvizshme, sepse gjëra si për shembull telefoni celular konsumojnë vetëm dy vatë energji.” Zoti Krupenkin dhe kolegët eksperimentuan duke vendosur një pajisje në këpucë e cila grumbullon, ruan dhe shndëron lëvizjen e njeriut në elektricitet. Një nga elementët e kësaj pajisjeje është mbledhësi i energjisë i cili ka dy dhomëza të mbushura me mijëra bulëza të lëngshme të cilat vihen në lëvizje me ecjen e njeriut. “Pra, praktikisht bëhet fjalë për rrjedhje të lëngut brenda disa tubave elastikë të pajisur me elektroda, të cilët janë të veshur me një lëndë të veçantë që ne kemi shpikur. Këto transformojnë rrjedhjen e lëngut në energji elektrike. Kjo energji elektrike depozitohet në një bateri të vogël e të thjeshtë që mund të rimbushet në mënyrë të përsëritur, e ngjashme me ato të telefonave celularë.” Ky lloj telefoni celular që funksionon me energji njerëzore është pa tel. Ai komunikon me një transmetues celular gjithashtu të vendosur në këpucë, i cili për të punuar përdor një teknologji me energji të ulët pa tel të ngjashme me teknologjinë Bluetooth. Sinjali përcillet prej transmetuersit tek kullat me antenat e telefonave celularë. Një sistem i tillë pakëson në mënyrë të ndjeshme konsumin e energjisë prej pajisjes së lëvizshme, në rastin tonë telefonit celeular, duke i lejuar atij të punojë për një kohë më të gjatë. “Kjo do të thotë se telefoni celular do të përdorë shumë më pak energji për të kryer funksionin e tij, dhjetra herë më pak se zakonisht.” "Shi Meteorësh" Një sërë fenomenesh astronomike shumë të rralla kanë ndodhur në qiell që nga fundi i Marsit të ketij viti, gjithë Prillin dhe mendohet që kjo do të zgjasë deri nga 12 Maj 2002. Kaluan dy kometa njëra pas tjetrës, nesër kemi një "shi meteorësh" dhe që nga data e djeshme në qiell janë grumbullaurë në një vijë pesë planetet e sistemit tonë djellor. Një Shi Meteorësh është vrejtur më shume se 2,600 vjet më parë. Regjistrimet kineze thonë se "Yjet binin si shi" në Meteor Shiun e vitit 687 Para Krishtit. Këtë vit dhe pikërisht më 22 Prill, kemi fatin e mirë të shkojmë një Shi Meteorësh që do të shfaqet në orët pas perëndimit të Henes dhe para lindjes së Djellit. Mos harroni të zgjoheni 2-3 orë para se të linde Dielli dhe shikimin ta përqendroni në pjesën Veri-Lindore të qiellit. Kam mendimin se ne jemi totalisht të pambrojtur nga fenomenet e natyrës.Më kot bërtasin superfuqitë se kanë "Supermënët" e tyre të cilët mund të paraljamërojnë apo edhe ndalin disa fatkeqësi natyrore. Shëmbulli më i mirë për kët ësht fenomeni që ndodhi këto ditë. Të premten në tetë Mars (2002), një asteroid kaloi pranë tokës dhe askush nuk e dha këtë njoftim më parë, bile as astronatutët që ndjekin ditë e natë lëvizjet e objekteve jashtëtoksore nuk e dhanë njoftimin. Pse ndodhi kjo? Sepse ngatërrestari interplanetar ishte duke erdhur drejt nesh në drejtim të Diellit i maskuarë nga shkëlqimi verbues i tij!
Kater ditë mbrapa, më 12 Mars, kur asterioidi kishte kaluar në krahun tjetër të Diellit, astronautët nga "Lincoln Near Earth Asteroid Research" (LINEAR), panë për herë të parë njollën e asteroidit bashkë dhe mësuan se ç'far kishte ndodhur. Historia me Rexhep Tolen (komunisti nga Gjadri) Gjyqi Subj: RE: GoArmyReserve.com E-mail Date: 1/15/02 7:13:54 PM Atlantic Standard Time From: Donna.Hobbs@usarec.army.mil To: Agron Dardha@aol.com Sent Respectfully, Thank you for your interest in the United States Army Agim. Unfortunately, you have exceeded the maximum age requirements. The basic qualifications for enlistment include being from 17 to 34 years old, be a U.S citizen or resident alien, have a high school diploma or equivalent, be single with no children or married with 2 or less children, pass the ASVAB test and the physical. You could also not be undergoing any civil actions, certain law violations will disqualify you. Please feel free to email me with any other concerns or questions you may have. Thank you again. Ms. Donna M. Hobbs Cyber Recruiter United States Army Recruiting Command (502) 626-1189 E-mail: Donna.Hobbs@usarec.army.mil http://www.goarmy.mil <http://www.goarmy.mil> Incidenti me Qemal Xharon Misto në Nju Jork + Incidenti me të Vizita në Shqipëri. Varrezat e fshatit Xhamija Iliaz Bej Mirahori (Nuçi Naçi dhe shumë të tjerë, kanë mendimin se emri i qytetit të Korçës vjen nga fjala “Khoxha”, çka do të thotë se ky qytet mban emrin e themeluesit të saj. Khoxha Mirahor Evel, Iljaz beu - Gjeneral i Madh i Parë, Iliaz Beu.) POLITIKË Letër PD
Si simpatizant i juaj dëshiroj t'ju bëj disa vrejtje shoqërore. Jam një ish oficer aviacioni, pa parti që i lexoj me të njëjtën kënaqësi të gjitha gazetat partiake. Shikoj se dëndur nëpër faqet e gazetave gjej edhe mendimet e mija. Më bëhet zemra mal kur këto gazeta "zihen" me njëra tjetrën dhe u nxjerrin në shesh "këleçkat" disa "burrave të dheut" të cilëve deri më sot s'kemi mundur t'ju afrohemi pa le t'ju flisnim! Falë pluralizmit dhe lirisë së shprehjes, "zotat" zbritë nga Olimpi në tokë! Ashtu siç më jep kjo gjë kënaqësi, po aq mërzitem kur lexoj në gazeta sharje, fyerje dhe shpifje. Do të dëshiroja që në gazetën tuaj të shija kritika dhe autokritika ndaj atyre që drejtojnë. Toka s'mund të shitet e blihet pa ju dhënë të zotit Si guxoni ti mbyllni dosjet?! Duhet të kuptohet se edhe socializmi në Shqipëri ka qënë viktimë e stalinizmit Thërrisni "Tolerancë" mendoj se kjo është e gabuar, duhet të sundojë drejtësia Gjykimin e Enver Hoxhës mos ja lini kohës por drejtësisë Nga Nju Jorku Saliu bën thirrje të mbyllen dosjet, kjo gjë i gëzon shumë fajtorët që s'do të ndihen më fajtorë. Duhet të tërhiqt z. Franko Krroqi nga zona 218. Për Arian Çanin "Panorama syleshe më paguan mua për ç'do fyerje që ju bëj juve dhe kombit shqiptar!"A.Çani, Reagim tek gazeta "Panorama" Mos u merrni me një ironik të pafytyrë si z.Arian Çani por me gazetën "Panorama" që e përkedhel dhe i bën atij temena! Pergjigja e dytë e z.A.Çanit, është më e ndyrë se e para; mbushur plot sarkazëm dhe fyerje për ata që e kritikuan dhe për tërë lexuesit e "Panoramës"! Do thotë ndonjë se, gazeta atë do, sa më shumë replika me njerëz që kanë bërë një farë emëri publik, për t'ju shitur gazeta. Nuk di si e gjykojnë të tjerët por, unë ndihem personalisht shumë i fyerë nga kjo gazetë. Nuk ka fyerje më të madhe se ta sulmosh tjetrin në shpirt me paralelizma që fyejnë ndjenjat kombëtare kur ato ndjenja janë në kulmin e gëzimit! Pastaj, kjo gazetë kur shikon reagimin e qindra njerëzve, për mos thënë mijra shqiptareve, të cilët s'kanë mundësinë të reagojnë në gazetë dhe reagojnë në internet, kundër antishqiptarit A. Çani, i rezervon atij një përgjigje "pendimi" ku ai thellon më shumë fyerjet për tërë shqiptarët. Ky është skandal i patolerueshëm! Kjo gazetë duhet të përgjigjet për fyerjet publike që i bën lexuesve të saj. Shumica e atyre që kanë reaguar dhe që gazeta "Panorama", nën urdhërin e z. Çami, i ka botuar, nuk janë njerëz që s'kuptojnë, siç mundohet të sqaroje z. Çani në përgjigjen sarkastike, por janë intelektualë të mirefilltë me një kulturë të admirushme morale dhe intelektuale. Që tek titulli, z. Arian Çani, ironizon dhe vazhdon në ç'do rjesht të ironizojë, duke shfrytëzuar gazetën, pa e kuptuar atë që, ironinë e tij "të hollë", e cila është motoja e jetës se tij, e kuptojnë jo vetëm profesorët por edhe femijët. Vetëm një budalla do ta mendonte se atë nuk e kuptojnë të gjithë dhe do të kënaqej me "stilin" e tij! Gazeta "Panorama" e cila tërhiqet për hunde nga "yje" të tillë duhet të përgjigjet urgjentisht për fyerjen që i bën masës së lexuesve të saj dhe të kërkoje falje duke garantuar lexuesit se raste të tilla s'duhen përsëritur kurrë. Kjo është etika e një gazete serioze sipas ligjeve demokratike që kërkojnë respektimin e lexuesve. Kulmi i tolerancës (idiotësisë) së gazetës është kur pranon ironinë e z. Çani që tallet dhe me vet gazetën duke thënë, (kjo e zbërthyer nga
ironia) kështu, "Ju shqiptarë bini legenit badjava! "Panorama" syleshe më paguan mua për ç'do fyerje që ju bëj juve dhe kombit shqiptar!" Australia Isha i ftuar nga kusherinjte e mij ne Hobart te Tasmanise.Ata jane 4 djem te njerit prej xhaxhallareve te mij i cili ne vitin 1938 pati emigruare ne Australi me emrin e babit tim.Me ata nuk isha takuare kurre dhe ne fakt leterkembim kisha patur vetem me njerin para me shume se 25 vjet.Ai ishte djali i madh i xhaxhait ne te njejten moshe me mua.Me ate une kisha nje leterkembim shume te rregullt kur isha i ri por,kur ne te dyve na ra fati qe te studiojme per te njejtin zanat,une aviator ne Shqiperi dhe ai aviator ne Australi,leterkembimi u be shume me rrezik per mua dhe une i shkruaja me nje emer tjeter ne zarf te cilen e postoja nga Korca dhe jo nga vendi ku une banoja.Por edhe keshtu censura komuniste qe i kontrollonte te gjitha letrat per jashte me zbuloi dhe nje dite ma hoqen te drejten qe te vazhdoja pilot.Me ndihmen e miqeve te mij une munda te qendroj ne aviacion por me nje detyre tjeter pasi mabrova dhe shkollen per profilin tjeter.Qe nga ajo kohe miqte e mij me keshilluane qe t'i harroja kusherinjte e Australise dhe une sigurisht qe keshtu bera. Hapja e Shqiperise me boten beri te mundur edhe per mua qe nje dite ti rivendosja lidhjet me njerzit e mij te aferm ne Australi dhe ja,me tre Maji te 2002 mu dha rasti qe te shkoj ne Australi dhe ti takoj ne emer te gjithe vellazerise sone ne Shqiperi.Une isha i pari nga fisi im qe do te takohesha per here te pare me kusherinjte tane te pare dhe pata shume porosora dhe udhezime sidomos nga xhaxhallaret e mij. Ne 3 Maji me linjen ajrore australiane Qantas (Kuantës) qe ka per simbol kangurin dhe ne bordin e nje avioni Boing 747-400 me 4 motorra une u nisa nga JFK i New Yorkut drejt perendimit per ne Australi.Ndalesen e pare pas 5 ore fluturim e bera ne aeroportin e Los Anxhelos te Kalifornise ku qendrova gati dy ore dhe pastaj me te njetin avion vazhdova fluturimin e gjate prej 14 oresh e 30 minutash pa ndalese drejt Kontinentit Australian.Pas gati 4 oresh fluturim mbi Paqesor u cfaq Honolulu dhe nuk e di pse mu kujtuane 4 studentet e pare shqiptare ne vitin 1991 qe perfunduane ne kete ishull te larget te Paqesorit dhe qe sot ata jane qytetare te nderuare amerikane qe kane mbaruare shkelqyeshem studimet universitare dhe jetojne e punojne ne te kater anet e Amerikes me mall te pashuare per Shqiperine. Po linja Perendimin e Larget duke fluturuare perhere ne Perendim per te gjetur Lindjen... Do te duheshin edhe gjashte ore te tjera qe te shfaqeshin perseri ishuj te tjere duke hyre keshtu ne Hemisferen Jugore te Planetit tone pasi kaluame Paralelin 0.Sapo Kaluame ishullin Apia dhe po i afroheshim ishujve Suva dhe Nadi filloi te dale Djelli nga prapa avionit,pra nga Perendimi qe po linim! Per ate qe nuk e njeh mire gjeografine do te jete nje konfuzion te shikosh qe Djelli lind ne Perendim dhe jo ne Lindje!Ne fakt keshtu eshte per ata qe udhetojne nga Amerika drejt Perendimit por te mos harrojme qe kordinatat gjeografike te orientimit jane marre me baze europiane dhe pikerisht eshte meridiani 0 qe fillon nga fshati Greenwich i Anglise,baza nga i cili percaktohet koha ne c'do pike te botes. Do te na duheshin edhe 4 ore e 30 qe avioni jone Boing 747 te zbriste ne Sidney (Sidni).Ishte data 5 Maji,pra dy dite udhetim!Ne fakt nuk eshte keshtu sepse Australia (Sidney) eshte 14 ore perpara New Yorkut. Aty ndalova nje nate dhe te nesermen ne
mengjez udhetova perseri per ne Melbourne (Melbën) per gati nje ore e gjysem fluturim.Perseri fjeta nje nate ne Melbourne dhe te nesermen ne dreke mora rrugen me nje taksi per ne Shepparton (Shepërton) ku eshte komuniteti me i madh shqiptar.Rruga vazhdoi gati 2 ore e gjysem. Gjithekund ku shkoja (ne dy shtete te Australise;New South Wales & Victoria) pashe njerez te qeshur qe me pershendesin buzegaz.Gjelberimi ishte i jashtzakonshem dhe pastertia per tu admiruare.E gjithe toka ishte me pyje ose e punuare.Nuk pashe askund nje cope toke djerre dhe kjo me beri te mendohem.Australia nje kontinent i madh gati sa SHBA ku banojne vetem 18 milion banore dhe e shfrytezojne token kaq me efikasitet,ne ne Shqiperi e kemi lene djerre. Shepërtoni Shepërtonin mund ta quajme shume mire qendren me te madhe te komunitetit shqiptar ne Australi,(nje Shqiperi te vogel).Statistika te sakta nuk ka sepse per vite vijne me qindra familje sic na tha Presidenti i Komunitetit Shqiptar Z.Enver Sabri por sipas mendimit te tij vetem ne rrethinat e Shepërtonit mund te jene mbi 50 mije shqiptare dhe ne fakt kete gje une e mora vesh ne varrezat e ketij qyteti ku me habiti fakti qe mbi nje te katerten e varreve ishin vetem shqiptare.Dominon mbiemrat: Floqi,Asimi,Belortaja,Yze,Shemshedin,Biranji,Kloca,Shaholli,Sabri etje.Ne koken e c'do varri ishte vendosur Flamuri Shqiptar.U befasova kur pashe nje te njohur ne nje fotografi varri te cilin e pata takuare per here te fundit ne vitin 1995 ne Lumalas te Korces. Zoti Sabri me shetiti gjithekund ne kete zone teper te populluare me shqiptare dhe u tregua shume i dashur me mua. - Ketu,-me tha Z.Enver vijne vazhdimisht shqiptare te Shqiperise qe kane patur prinderit shtetas australiane dhe tani sic e shikon e gjithe periferia e Shepërtonit eshte plot me shqiptare.Aty une takova dhe mikun tim Tahir Shahollari dhe me ngeli merak qe nuk takova dot te bijen e tij Elisabeten te ciles i pata mesuare italisht ne Shqiperi.Beta ishte studente ne nje nga universitet e Melbën-it dhe shpresoj qe ti lexoje keto shenime tek "memedheu".Familja Shahollari kishte erdhur ne Australi para 3 vjetesh nga Korca. Nje gje e vecante qe vura re ishte sepse te gjithe te rinjte shqiptare merreshin me sport dhe vecanrisht me futbollin australian.Bile futbollisti me mi mire i gjithe Australise per vitin qe kaloi ishte shpallur futbollisti me origjine shqiptare Adem Yze.Une pata rastin qe ta shoh kete djale te talentuare dhe me zemer shqiptare ne Melbën.Mu be shume qefi qe te gjithe ata te rinj qe takova mbanin emra shqiptare,edhe ata qe kishin emer australian,si emer te dyte mbanin nje emer shqiptar te regjistruare ne pashaporte.Por me erdhi keq qe pak te rinj flisnin shqip.Ne Shepërton kishte edhe shkolle shqipe ku vinin shume shqiptare qe mesonin shqip.Atje vinin edhe te huaj qe kishin bashkeshortet shqiptare.Me habiti fakti qe studentja me e mire ne gjuhen shqipe ishte nje australiane me origjine irlandeze qe quhej Jan e cila me ka shoqeruare nje dite te tere dhe me fliste vetem shqip.Mesuesja ishte nje shqiptare qe fliste rjedhshem 6 gjuhe.Emeri i saj nuk me kujtohet tani. Nje tjeter shqiptar,Sam (Sami) me propozoi qe te shkonim larg ne lumin Murray.Bukuria e ketij lumi magjik eshte unikale ne bote.Nje lume kaq te qete dhe kaq te bukur nuk kisha para kurre.Atje tere kohen ishe i rrethuare nga zogj shume te bukur dhe nga kafshe te rralla.Ne breg kishte shkurre te bukura dhe drure te larte qe i quanin Red Gum.Ne fshatin
turistik Echuca qe kishte pamjen e 150 viteve me pare ne shkuame per te marre avulloren Emmylou dhe te shetisnim me te per rreth gjysem dite.Une pyeta per kete emer dhe me thane se eshte emer gjerman,bile vura re edhe personeli i sherbimit fliste me aksent gjerman.Ne anije ne hengrem nje dreke te shijshme dhe pime nje vere qe akoma e kam ne goje shijen e saj te mrekullushme.Diku gjate lundrimit pashe ne nje skele nje anije me emrin Adelaide qe ishte e rrethuare plot me zogj dhe po e filmoja. - Kjo eshte anija qe ka marre pjese ne filmin australian "Te gjithe lumenjte rjedhin",- do me thoshte Sam dhe qe mua me kujtohet akoma shume mire se ne Shqiperi ka qene shume i njohur para disa vitesh ky film i bukur serial. ArbĂŤrit e AustralisĂŤ Shkova per darke tek kusherinjte e Dones,tek Sabri Shemshedin (Avxhi).Per nje ore pashe qe u mblodh i gjithe fisi rreth 40 vete si ne Shqiperi dikur.Te gjithe ishin gazmore dhe shume kurioz te dinin per Shqiperine.Shumica e te rritureve flisnin nje shqipe te cale dhe te tjeret nuk dinin asnje fjale shqip.Dona u kishte folur shume per Shqiperine por ata ishin kurioze qe te degjonin edhe prej meje dicka.Tre kusherinjte e saj te pare kishin qene vetem njehere ne Shqiperi ne vitin 1965 kur ishin femije te vegjel dhe gjeja qe ata mbanin mend akoma ishte "buka me sheqer e vaj".Motra e tyre Sussy nuk kishte qene ne shqiperi se ne ate vit ajo nuk qe lindur akoma.Une u thashe se sot ne Shqiperi askush nuk ha "buke me sheqer e vaj ose me sheqer e kripe" si dikur pasi qe sot te gjithe hane normal dhe se atje mund te gjesh gjithecka qe ju kini ketu per te ngrene. Ata me pyeten nese ka te varfer dhe une u thashe qe te varfer ka por jo aq te varfer si ju i gjetet shqiptaret ne vitin 1965. -Une,- u hodh me i vogeli i vellezerve,-mbaj mend qe dyqanxhiu i lagjes quhej Koco dhe me ka rrahur.A rron me ai? - Nuk e di,- i thashe,- por me siguri qe do te kete vdekur sepse ne 65-en ai ka qene 50 vjec mesa me kujtohet,dhe tani i bie te ishte 87 vjec. -Me vjen keq megjithese me ka rrahur paq ai ishte burre i mire. Aty une u njoha me Enverin,Naimin,Samiun,Sabriun,Petritin,Ferziletin,Selimen,Muharremin,Suzanen,etje.te gjithe nga fisi i Avxhinjeve te Bulgarecit.Ne mbremje ashtu sic ishim shkuame ne nje lokal te madh dhe te bukur ku kaluame disa ore te gezueshme.Te nesermen Sabriu na shpuri ne kopshtin zollogjik te nje fshati afer Shepertonit. Atje pame kangurin e famshem australian,strucin,papun fisnik,qenin dingo,Koalan qe flinte 20 ore ne 24 ore dhe qe nuk pinte tere jeten uje! Pame zogj nga te gjitha llojet dhe gjarperinj te shumellojshem.Nje gjarper e kishte helmin 4 here me te forte se te kobres.Prane kopshtit zoollogjik vizituame edhe nje fshat muze qe ruhej qe nga viti 1905 me te gjitha mjetet e asaj kohe.Nuk e di pse mu kujtua Shqiperia ku ne prishem shume mjete te se sotemes pa le te viteve te me pareshme. Enveri me Ferziletin do te me shoqeronin deri ne Melbourne.U largova nga kjo qender e bukur e komunitetit shqiptar duke marre me vete dashurine e atyre njerzve te mrekullushem qe pata rastin te njihesha. Vijon... HOBART
Hobart eshte kryqyteti i Tasmanise dhe shtrihet ne pikn me jugore te ishullit.Ka rreth 150.000 banore kryesisht te bardhe dhe pak aziatike.Ky qytet eshte i dyti per nga vjetersia ne Australi pas Sidney-it,i ngritur ne vitin 1803 nga anglezet si qendera me e madhe e te burgosurve,keto burgje ruheshin edhe sot ne gjendje te mire.Qyteti ndahet ne dy pjese nga nje lume shume i gjere qe mua me dha pershtypjen e nje liqeni,lumi quhet Derwent. Ne Janar te vitit 1967 ky qytet u perfshi nga flaket e pyllit qe mori zjarr dhe u demtua shume rende.Une i pashe gjurmet e flakes qe ishin ruajtur akome ne disa ndertesa rreze malit Wellington. Ne Hobart njerzit merreshin kryesisht me peshkim dhe ndertim.Pallati me i vjeter eshte 200 vjecar dhe me i larti eshte me 14 kate. Aty gjendet Teatri me i Vjeter i Australise."Salamanca Place" qe pjesa me e vjeter e Hobartit dhe e ndertuare ne stilin anglo-sakson.Pershtypje te pashlyeshme me la "Ghost Tours" per te cilen do te bej nje shkrim me vehte. Por le ti zeme gjerat me radhe sipas rruges qe une ndoqa qe nga Melborne deri ne Hobart ku ishte dhe destinacioni im kryesor. Te nesermen qe ne mengjez mora ne telefon Mark Bacellin,kushuririn tim ne Hobart te Tasmanise dhe i thashe se neser do te jem atje.Ai u gezua shume dhe me tha:"Po te presim te gjithe.Eja sa me pare vella i dashur.Na jep oren kur do te jesh ne aeroport qe te presim".Une i thashe se do t'ju telefonoj nga aeroporti ose me mire nga nje hotel.I thashe keshtu sepse nuk njiheshim dhe mund te ngaterroheshim dhe ashtu bera. Te nesermen qe ne mengjez shkova ne Melbourne dhe atje mora avionin per ne Hobart.Fluturimi nuk zgjati me shume se nje ore.Nje burre ne avion me pyeti se ku shkoja dhe kur une i thashe qe jam nje vizitor nga New York qe shkoj per vizite tek kusherinjte e mi ne Hobart ai me tha:"Nese viziton Hobartin dhe nuk shkon ne "Tas Park" ne malin Wellington eshte njelloj sikur te mos kesh qene fare atje dhe te pish birren e Cascade Bewery". Kjo thenie me ngeli ne koke. Nga aeroporti mora nje taksi dhe shkova zura nje hotel ne qender te Hobartit.Hoteli qe shume i shtrenjte por mendova qe te mos dukesha aq i kursyere ne syte e kusherinjeve.Pasi u lava dhe piva dicka shkova ne krevat dhe fjeta.Mbasdite me doli gjumi aty nga ora 5.Jashte qe errur(Ne Tasmani dita qe shume e shkurter ne kete kohe prag dimri) dhe une vendosa ti bej nje telefonate kusheririt Mark.Ne telefon me doli Vajza e tij Jodi dhe me tha se babi qe bere merak per kete vonese dhe ka shkuare te pyese ne aeroport. -I thuaj babit qe neser ne mengjez le te vije ne hotelin "Fontanside" ne dhomen nr. 65. Dola per te pare Hobartin.Para se te dilja i lashe porosi sportelistes se une nuk do te jem ne dhome deri nga ora 12 e nates. Qyteti ishte i qete dhe me kujtoi Korcen ne muajt e dimrit.Ne nje reklame lexova "Look Selective Car Rentals From Only $ 14 Per Day".Ngela pak i habitur se si mund te qe kaq lire nje makine me qira qe i binte rreth $7 dollare amerikane kur ne amerike nje makine me qira per nje dite shkon me e ulta 50-60 dollare ne dite (bashke me siguraconin) dhe ne Shqiperi (me qe eshte vendi me i varfer ne europe),shkon deri ne 200 dollare amerikane ne dite!!! Nuk guxova ta marr nje makine sepse ne Australi makinat e kane timonin ne krahun e djathte dhe ne rruge mbajne krahun e majte.Kjo gje per mua qe jam mesuare te qendroj ne krahun e majte dhe te guidoj ne anen e djathte te rruges do te qe shume e
rrezikeshme.Here me bas dhe here me kembe e brodha gati te gjithe qytetin.Ne hotel u ktheva para ores 12 dhe sportelistja me tha se Mark ka pyetur disa here per mua. Isha i lodhur dhe shkova ne krevat.Sapo me zuri gjumi degjova te binte telefoni.Nuk e ngrita.Nuk kaloi ndoshta as gjysem ore dhe degjova deren te binte.U ngrita pa dashje dhe pyeta kush eshte. - Jam Mark. Per Mark-un dhe tre vellezerit e tij kisha erdhur deri ne Hobart por nuk me erdhi mire qe po takohesha keshtu.Shkova dhe hapa deren.Kater vete;Mark,gruaja dhe vajza me djalin kishin ardhur te me shihnin. - Na fal,-me tha Mark,-por nuk na durohej deri ne mengjez te prisnim... - I ftova brenda dhe u dhashe doren. Pasi u pershendetem dhe folem pak rreth njeri tjetrit,Mark mu drejtua: - Te kemi pritur me padurim o vellai im.- U ngrit dhe erdhi e me puthi,pastij gruaja,vajza dhe djali.Te them te verteten une nuk e putha Mark-un dhe djalin pasi ne Amerike meshkujt nuk puthen kurre vecese kur jane gay dhe mua me eshte bere zakon,por e mblodha shpejt mendjen. - Mark,me fal...Me lejo qe te perqafoj dhe te puth si vellezer shqiptare qe jemi.Ne ne Amerike nuk puthemi kurre dhe kjo qe aresyeja qe une nuk te putha. - Une e di,- u hodh Carolyn,gruaja e Mark-ut.- Ne,- vazhdoi Karolina,- kemi erdhur te te marrim ne shtepi. - O.K. - thashe dhe u bera gati. KUSHURINJTE Shtepia e Mark gjendej ne nje koder te bukur ne Veri te Hobartit ne lagjen Rosetta.Nje shtepi dy kateshe si keshtjelle dhe shume e bukur.Pasi me njohen edhe me qenin e shtepise me shpune ne dhomen time.Ne deren e dhomes kishin vene nje flamur shqiptar dhe poshte flamurit nje foto timen.Hyra brenda ne dhome.Nje dhome e bukur dhe krejt shqiptare qe e kishin bere enkas per mua.Ne njeren ane te krevatit ishte nje bust i Skenderbeut dhe ne anen tjeter nje ambazhur dhe telefoni.Ne murin perballe krevatit ishin vendosur te gjitha fotografite e fisit tone duke filluare nga gjyshi,gjyshja,shtate djemte e tyre dhe me poshte shtate familjet e shtate vellezerve Bacelli.Pastaj vinim ne femijet e tyre me familjet tona te cilat nuk ishin te plota me te gjithe ne kusherinjte e pare.Ndersa une isha duke pare fotografite dhe po enderroja kohen kur te gjithe ishim afer pervec babait te Markut,degjova shume zera.Kishin erdhur edhe dy vellezerit e tjere te Mark me familjet e tyre.Ora qe 2 pas mesnate! - Ky eshte Andy me famijen e tij dhe ky eshte John po me familjen e tij. John pa pritur prezantimin me rrembeu ne krahe dhe me puthte me dshuri vellazerore sikur te qeme rritur bashke.Tek te gjithe pashe lot gezimi dhe malli qe po takoheshim kater kushurinj te pare qe nuk ishim pare kurre. - Po Dennis ku eshte,pyeta une per vellane e tyre te madh? - Dennis nuk banon ketu.Ai banon shume larg ne tropik,ne Queensland. Kurre nuk me kishin thene kur bisedonim ne telefon se Dennis nuk banonte ne Hobart.Edhe kur une e ngushllova Dennis-in per vdekjen e se jemes para dy javesh,ai nuk me tha se ku banonte. Une korespodence te rregullt kisha patur vetem me Mark prej gati 5-6 vitesh me pare dhe
sa here i thoja jepu te fala vellezerve,ai nuk me kishte thene se Dennis nuk banon ne Hobart.Dennis qe pilot dhe vazhdonte te fluturonte me shoqerine ajrore Qantas e cila nuk ka patur kurre asnje aksident megjithese kryen fluturime ne te gjithe rruzullin dhe vetem brenda Australise ajo kryen 5.000 fluturime ne jave ne 72 aeroporte.Dy pikat me te largeta te fluturimeve ne Kontinentin Australian jane Darwin dhe Hobart ku fluturimi midis ketyre dy qyteteve zgjat mbi 5 ore.Dennis nuk eshte martuare,rron me nje te dashur. I dyti eshte Mark,shume i dashur,shume i qeshur me familje shume te mire dhe shume te dashur.Ai se bashku me vellane e vogel,John,ka nje nje kompani ndertimi. Andy ose Adrian eshte vellai i trete dhe merret me tregetine e kompjuterave.I vogli sic e thashe eshte John,njeri teper i dashur,shume gazmor dhe ngjiste shume me nja nga xhaxhallaret tane ne Shqiperi.Ai para gjashte muajsh ishte ndare nga gruaja me dy femije dhe ishte martuare me nje vajze te re qe vetem qeshte.Ajo nuk mu nda tere kohes dhe me therriste ne shqip vella.Harrova te them se kusherinjte e mij nuk dinin asnje fjale shqip,per kete me erdhi shume keq dhe kur une u thashe se si eshte e mundur,ata me thane se nena e tyre ishte (irlandeze) qe s'mund tua mesonte gjuhen e babait dhe i jati punonte gjate dhe nuk kishte kohe qe tua mesonte shqipen.Vajza e Mark,Jodi filloi te mesoi shqip me mua dhe per sa une denja atje ajo mesoi gati 200 fjale shqip dhe disa shprehje qe i shqiptonte shume mire dhe me premtoi se ajo do t'ja mesoi shqipen edhe Markut.(Une e dija qe nuk dinin fare shqip dhe u shpura shume literature per te mesuare shqipen nga anglishtja) Fjalen Jodi po e mban pasi Mark me ka shkruare nje fjali te tere shqip:"Agim,vellai im,ti me mungon mua por une shume shpejt do te vij tek ty ne New York dhe pastaj te shkojme se toku ne Shqiperi". Vijon... Rakija Te nesermen perseri u mblodhen te tre vellezerit me grate dhe femijet e tyre.Une i propozova Mark-ut qe te me shpinte tek varri i xhaxhait dhe tek te gjitha vendet ku ai ka jetuare dhe punuare.Marku si perhere shume i gatshem u vu ne dispozicion dhe bashke me te edhe John me gruan e re.Ne pame shtepite ku xhaxhai kishte jetuare,vendin e punes ku ai kishte punuare (guzhinier ne nje hotel) dhe Spitalin ku kishte vdekur.Pastaj shkuame tek varri i tij dhe une vura nje tufe me lule dhe pasi e lame me uje varrin, bashke me dy djemte e tij beme disa foto. Ne koken e Varrit ishte vene jo e meri i tij por i babait tim,Adam Bacelli,pasi xhaxhai kur emigroi mori dokumentat e tim eti.Kur u kthyeme ne shtepi,une ju propozova kusherinjeve qe te pinim nga nje gote raki shqiptare qe jua kisha sjelle nga shtepia ime.Ata pranuane me shume kenaqesi dhe per kete moren dy gotat e babit te tyre qe i perdorte kur pinte raki pasi ai e bente vete rakine si ne Shqiperi.Njeren gote ma dhane mua dhe tjetren e mbajti Mark si me i madhi i vellezerve.Une i kundershtova pasi kurre nuk pi pije alkolike por ata me thane se do ta pish nje gote me goten e xhaxhait tend per te cilin edhe ke ardhur ketu.Nuk kundershtova.Pasi i urova e vura goten ne buze.Mark dhe John i hodhen gotat me fund dhe nuk u prishen hic ne fytyre.E kuptova qe ata ishin teriaqinj te pijeve si pasardhes te shqiptareve dhe Irish-ve qe te dy palet nuk te falin per te pire dhe per te kenduare.Le ta pi nje gote thashe se nuk u be qameti,kushurinjeve do tu
behet shume qefi.E ktheva dhe une goten me fund si ata.Gjakrat u nxehne dhe per nje ore e thame nje shishe 1kg e 1/2 raki pike e pare shqiptare.John ishte shume aktiv dhe shume i gezuare.Ai deshte te pinte me por rakia mbaroi.Grate e tyre na sollen vere por une nuk i lashe te pinin se kisha friken e dehjes.Ata me degjuane.Ishim ne qef te madh dhe te them te drejten na kaloi nata kaq shpejt sa kur une pashe se femijve po u mbylleshin syte,u ngrita dhe dhashe "urdherin" gjume.Te gjithe levizen dhe shkuane ne vendet e tyre.John me puthete dhe me thoshte: - Ma gjej fotografine e xhaxhait te cilit une i ngjaj!Ja gjeta dhe ja dhashe dhe ai me thoshte dua te pi nje gote me xhaxhane se nuk kam mundur dot ta pinja nje gote me babane tim. - O.K. Mot ne shkojme bashke ne Shqiperi dhe pime sa te duame.Xhaxhallaret tane bejne raki shume te mire. Naten e mire! Naten e mire! Nje shetitje rreth Hobartit Kur piva birren e Hobartit mu kujtua birra e Korces para shume viteve qe nxirrej nga elbi distik dhe me maja nga sumbullbari i Pogradecit dhe qe korcaret e benin aq te shijshme.Nje birre e mrekullueshme qe nuk ndjen te ngopur.Hobartasit e quanin Cascade Brewery birrarine e tyre dhe krenoheshim me te,si me e vjetra birre dhe me e mira ne tere Australine.Nga Hobarti kjo birre shperndahej ne gjithe Australine. Kafshet e Tasmanise (Hobartit) jane po ato te Australise dhe kryesoret;Kanguri,Djalli i Tasmanise,Struci,Kuolla (qe tere diten fle gjume),Uollabi (nje kangur i vockel),Oposumi etje. Hobarti eshte shume i pasur me plazhe te bukur dhe parqe kombetare te cilet jane tre nga me te medhate ne Australi.Ne Port Artur gjenden edhe Burrgjet e ndertuara para 200 vjetesh (rreth 30 konvikte) nga anglezet te cilat me arqitekturen e tyre te bukur dhe kopshtet per rreth joshin vizitore te shumte. Kisha me e vjeter ne Australi gjendet po ne Hobart;St John's Catholic Church,1823.Hobarti i Vjeter (Model Village).Monomenti Abel Tasman qe zbuloi Tasmanine ne vitin 1642.Muzeumi madheshtor i indigjeneve.Salamanka angleze me dyqane njeripastjetrit dhe me shtepi e hotele me ballkone te bukur qe qendrojne njeri mbi tjetrin si ne Berat.Bankina e peshkimit qe i fut anijet deri brenda qytetit.Ne luginen Arve mes pyllit,tasmanet kishin bere nje mrekulli;mbi pemet e shumta kishin sajuare nje ure te bukur druri qe mund te shetisje ter pyllin qe nga maja e pemeve njelloi si duke ecur ne ajer dhe qe atje e therrisnin "Tahune Forest AirWalk".Me i madherishmi dhe me i rrezikeshmi ishte "Mountain National Park" mbi majen e malit Wellington 1278 m mbi nivelin e detit dhe qe ngrihet pingul mbi qytetin e Hobartit.Eshte ai vend per te cilin me foli dhe burri ne aeroplan.Une shkova me Mark atje por ate dite ishte dite e rrezikeshme dhe vetem 5 veta mundem te ngjitemi atje pasi frynte ere e madhe dhe nese nuk mbaheshe pas hekurave qe ishin per kete pune,rrezikoheshe qe era te te hidhete ne fund te malit!Mark me tha se dy jave me pare nje femije 12 vjec e kishte hedhur era nga maja e malit.Nga era e forte,une nuk munda dot ta shikoj kete vend madheshtor por te frikshem.Hyra brenda ne kullen e saj ne maje te malit dhe qe andej veshtrova kete mal me gure te medhenj e te zinj te xhveshur qe te ngjallnin frike.Prej andej une pashe jo vetem tere Hobartin por edhe20-30 fshatera (qendra turistike) per rreth Kryeqytetit te Tasmanise.
MELBOURNE Melbën (Melbourne) eshte qyteti me i madh i shtetit Viktoria qe ndodhet ne pjese jugure te Australise dhe me i populluari e me nje klime shume te pershtateshme per te jetuare dhe prodhuare gati te gjitha llojet e bimeve dhe frutave qe gjenden ne bote.Po ashtu industria me e madhe e Australise ndodhet ne kete vend.Ketu eshte edhe Kazinoja me e madhe e Australise ne Crown Tours qe shtrihej ne nje kompleks shume te madh ndertesash shume te bukura dhe me rruge e shatrivane me uje ngjyra ngjyra qe hapen naten si fishekzjarre ne ajer (shoot fireballs at night) e qe zene nje siperfaqe besoj sa gjithe qyteti i Lezhes ne Shqiperi midis dy urave me te bukura te qytetit;KingsWay Bridge dhe QueensBridge St., mbi lumin e bukur dhe te gjere Yarra qe kalon neper kete qytet te bukur.Atje jane 17 bare,35 restaurante,shume dyqane dhe qindra kazino te te gjitha llojeve si blackjak,rulette,poker,pai gow dhe loja me e pelqyeshme Australiane,two up. Melbourne thirret edhe "the events capital of Australia" sepse aty behen festivalet me te medhaja te te gjitha llojeve ne Australi sidomos ne muajt e vjeshtes;mars,prill dhe maji.Muaji me i bukur per te viztuare Australine eshte Maji. Ne melbourne nuk me zuri syri asnje te zi por vetem te bardhe dhe aziatik.Kerkoja te shihja nje vendas dhe e pashe vetem diten e fundit qe do te largohesha prej Melbourne.Kineze kishte shume atje dhe bile nje lagje shume e madhe ne qender te qytetit kishte emrin Chinatown si ne New York City. Nje kulle e madhe me 55 kate kishte ne maje te saj nje Observation Deck ( cati vrojtimi) qe mund te shije komplet qytetin perr rreth ne 360 grade. Me interesantja ishte Akuariumi qe kishte 2.2 milion litra uje dhe vizitori ecen mespermes ujit i rrethuare nga peshq,molusqe,....gjithefare llojesh nga kafshet e ujet dhe midis tyre disa peshkaqene te bardhe te medhenj qe mund ti "prekje" me dore.Mes tyre notonin edhe dy polumbare;nje vajze dhe nje djale! Edhe ketu gjendeshin rrenojat e burgjeve angleze ndertuare ne vitet 1880. Parku me i madh ishte Treasury Garden ku ne qender ishin monumentet e John F.Kenedit dhe poetit te madh Skoces Robert Burns.Ishin gjithashtu edhe dhjetra parqe te tjere madheshtore. Kafshet me te njohura ne Zooparqet ishin kafshet aziatike dhe afrikane si gorrilla,tigri,mandrilli etje.Dhe nga kafshet Australiane;koala,kanguri,umbati etje. Me kanalet televizive ata ishin ne krize.Kishin vetem dy kalae televizive te lire dhe 14 me rjetin kabllor. Ne Melbourne nuk me zuri syri dhe nuk degjova te fliste shqip dokush si ne New York sic me thane ne Shepërton dhe Hobart se aty ka shume shqiptare.Ne Hobart kishte vetem dy mbiemra shqiptaresh;Bacelli dhe Riza qe perbenin te dyja vetem 4 familje;tre Bacelli dhe nje Riza.Bacelli i katert jetonte ne Queensland. Vizita e Mark në Shqipëri Jam krenar që babai im ishte shqiptar Marre nga Gazeta "Nositi"
Mark Rexhep Telha, Australi 8 shtator 2003 "Dua të prezantohem për lexuesit e 'Nositit'. Quhem Mark Marko Dardha dhe jam lindur në Hobaret të Tasmanisë, nga prindër europianë. Babai im quhej Marko Dardha dhe nëna ime Kathleen Curtis, një gjermano-irlandeze, të dy tashmë kanë vdekur. Vij për herë të parë në Shqipëri dhe kështu plotësoj ëndrrën time të zjarrtë dhe njëkohësisht amanetin e babait tim, i cili para se të vdiste më tha që duhet të shkoja në Shqipëri dhe të njihesha me vendin e babait dhe me xhaxhallarët e kushërinjtë e mij. Tani amaneti i tij është një realitet. Më vjen shumë keq që nuk di shqip dhe kjo ka qenë pengesa kryesore që unë nuk kam ardhur më parë. Tani unë jam këtu me kushëririn tim të parë Agronin, me banim në New York, i cili bën të mundur që unë të komunikoj nëpërmjet tij. Shqipëria më befasoi me pamjen e saj të bukur malore që më duket njëlloj si Tasmania, por me keqardhje konstatoj se ajo është një vend i varfër, por në zhvillim të vrullshëm. Në asnjë vend të botës s'kam parë kaq shumë ndërtime. I rashë Shqipërisë kryq e tërthor dhe pashë se kudo ndërtohet. Përshtypja ime është që shqiptarët mezi kanë pritur të dalin nga shtypja e egër komuniste që të ndërtojnë një vend të mrekullueshëm. Kur Shqipëria të përfundojë një infrastrukturë të nevojshme dhe kur pjesa më e madhe e nevojave për ndërtim të kenë marrë fund, atëherë unë do të jem i sigurtë që shqipet nuk do t´i lënë më foletë e tyre, por edhe ato shqiponja që janë larguar, do të rikthehen në foletë e tyre. Kam parë shumë gjëra të në Shqipëri dhe dua që nëpërmjet gazetës 'Nositi' disa prej tyre t ´i bëj të njohura tek lexuesit korçarë dhe pogradecarë. Nuk janë vetëm ndërtimet që më befasuan, por më kryesorja për mua është mikpritja dhe bujaria e madhe e shqiptarëve. Kam takuar shqiptarë të mëdhenj dhe shqiptarë të thjeshtë, që më befasuan me zemrat e tyre kaq të ngrohta, por më falni që nuk do t´i përmend se janë shumë. Vetëm s' do të lë pa përmendur një grua nga fshatrat e Elbasanit. Na u prish makina në Krrabë, ndërsa ne ishim duke zbritur. Agroni më tha se për 30 minuta ne mund ta rregullonim vetë makinën dhe iu futëm punës. Vërtet për 30 minuta makina ishte gati, por ne u bëmë tërë vaj e naftë dhe deshëm të pijmë diçka të ftohtë, pasi temperatura e mjedisit ishte rreth 39 gradë. Më poshtë nesh ca fshatare shisnin fiq, rrush, dardha e fruta të tjera. Papritur një fshatare vjen e na sjell ujë e sapun për të larë duart e për t´u freskuar. Pas pak një tjetër, kur e mori vesh që unë nuk flisja shqip, na solli rrush. Më kot u munduam t'i paguanim, sepse ato nuk pranuan. Për mua kjo është një gjë e pazakontë në Australi dhe dua që këtë gjë ta bëj të njohur në gazetën 'Hobart Mercury'. Tjetër gjë e bukur dhe që kurrë nuk mund ta harroj është folklori shqiptar, veçanërisht këngët dhe vallet popullore. Valltarët popullorë mua më duken si tufa me lule që vallëzojnë. Duhet të thosha që në fillim se xhaxhallarët e mi m´u dukën krejt si babai im dhe tek ata pashë babanë të gjallë, me tërë dashurinë dhe fisnikërinë e tij. Kjo është arsyeja që nuk mund të rri pa i përmendur dhe pa u thënë botërisht: Rako, Beso, Ramo dhe Ligor, unë ju dua! Në fund dua të them edhe dy fjalë rreth kushëririt tim Agron. Ai kurrë nuk më pati thënë se shkruan poezi dhe tregime. U befasova kur një ditë më dhuroi librin e tij të bukur me poezi 'Bukuri tredimensionale'. Nga ai dhe nga redaktori Ilir Buzali mora vesh se së shpejti del në qarkullim edhe një libër tjetër me tregime që Agroni e titullon 'This is America'. Unë jam krenar për këtë gjë dhe i uroj Agimit suksese të mëtejshme. Jam shumë krenar që quhem shqiptar. Unë shoh që një ditë, jo shumë larg, do të jem një shqiptar Shqipërie dhe jo një shqiptar i Australisë. Rroftë populli shqiptar dhe lavdi Shqipërisë."
Dhori Falo Po bëhesha gati të nisesha për Shqipëri. Xhaxhai im në Brooklyn më tha, “Mos harro të shkosh në Voskopojë dhe të takosh Dhorin. Ti bësh të fala dhe pyete të tregojë për bacellinjtë pasi Dhori ka qënë njeriu i shtëpisë sonë. Ai di shumë për ne pasi është burri më i ditur i Voskopojës.” Në kokë më vërtiteshin qindra pyetje sidomos të dija sa më shumë për babanë tim i cili ka patur afërsisht një moshë me Dhorin (tre vjet më i madh se ai) dhe bashkë kanë qënë më shumë se vëllezër, në jetë, në luftë dhe në punë. Im atë më thoshte se e jëma e Dhorit, Pandora, ishte grua e lartë nga fisi jonë dhe se fëmijët e saj ngjajnë me ne. Kur e pashë për herë të parë Dhorin, pasi babai im kishte vdekur, u binda se ai kishte te drejte, Dhori ngjiste me babane tim, jo vetëm nga pamja por edhe nga sjellja. Dhori dukej shumë i heshtur, pëqlente më shumë të dëgjonte dhe rrallë jepte arsyetime personale. Nuk kuptohej se çfar bluante në kokë. Njëlloj si im atë. Fjalët duhet t’ja nxirrje me darë. Tip nga ata që blenë dhe jo që shesin por që vuajnë bashkë me tjetrin. Mezi prisnja ta takonja, kur befas vjen lajmi i zi nga miku im në Çikago, Kostaq Duka, “Agim e more vesh që ka vdekur Dhori Falo? Duhet ta kujtojmë me një shkrim tek “Bota e Re”. Më dëgjon?...” S’po i ktheja dot përgjigje pasi për momentin më kishte ndalur fryma. Pasi e mblodha disi veten e pyes se mos është gabim dhe nga kush e mori vesh këtë lajm! Kostaqi më sqaroi se, “tek “Shekulli” është një shkrim i Aurel Plasarit për vdekjen e Dhorit.” Hapa “Shekullin” Online dhe pashë, vërtetë burri i mirë i Voskopojës, miku i familjes sime, vëllai i babait tim, Dhori Falo kishte ndërruar jetë. Bëra lutjen e çastit dhe mënjëherë ju futa punës me dorën që më dridhej për të bërë një nekrologji të shkurtër tek “Bota e Re”. Mbrita në Korçë por këmbët s’më bënin të shkoja në Voskopojë. Vëllezërit e Dhorit kishin vdekur me përjashtim të Gaqos të cilin e kisha takuar vetëm një herë. Djalin e Dhorit, Antonin, e kisha parë por nuk e mbaja mënd. Kërkova një shoqërues nga fisi im për të vajtur atje. Menjëherë, dy kushërinjtë e mij Aureli dhe Kryetari i Komunës së Voskopojës ishin gati të më shoqëronin. Fillimisht, bashkë me Aurelin, shkuamë takuam kryetarin N. Bacelli me të cilin pimë një kafe për kujtimin e Dhorit, pastaj të tre shkuamë tek shtëpia e Antonit. Rrugës Xhipja,(kështu e thërrasin kryetarin e tyre voskopojarët), do të më thoshte, “Agim, Dhori ishte njeri i jashtëzakonshëm. E kisha krahun tim më të fortë në Voskopojë. Fjala e tij e mënçur dhe dashuria e voskopojarëve për të, më bënë përsëri kryetar. Ai ishte burri më stoik dhe më i respektuar i Voskopojës dhe se teproj nëse them edhe i tërë Gorës. Mëndja e tij, dëndur më vinte në siklet pasi fliste me shëmbëlltyra kur deshte të bënte një vrejtje apo një sugjerim. Kurrë nuk atakohej drejtpërsëdrejti. Të bënte të mëndoheshe gjatë dhe kur ta kuptoje, të vije dhe ti thoshe se kishte të drejtë. Nuk deshte ta lëndonte kurrë në sedër të paditurin dhe mëndjerrëmbyerin. Ai fliste me gjuhën që kuptohet vetëm nga ata që e vrasin mëndjen. Dhori kurrë s’kërkoi favore për vete me përjashtim të një rasti kur e pa se ditët e tij ishin të numëruara. Ai ishte nga ata që e parashikoi me saktësi edhe ditën e vdekjes. Më ka lënë të çuditur. Erdhi tek komuna dhe më kërkoi, nuk deshte të hynte brënda. Ishte natë. Folëm jashtë në rrugë. E pyeta se si e kishte hallin dhe çfar e shqetsonte. Më pa me dhëmbshurinë e babait dhe më përqafoi. Pastaj mu lut ta dëgjoja me kujdes. ‘Xhipe! Ti e di që të dua njëlloj si djalin tim sepse të
shoh si një shpresë në Voskopojë kur burimi i ndershmërisë po na shteron… Nuk të kam ndihmuar nga lidhjet tona familjare por vetëm nga ajo që i duhet Voskopojës për të cilën kemi shumë nevojë. Vazhdo të jesh i ndershëm, është kërkesa ime e parë, edhe kur pandershmëria të ketë pushtuar çdo ind e qelizë të shoqërisë. Kërkesa e dytë është personale. Më në fund të erdhi radha edhe ty të më ndihmosh. Qesh. Është e para herë në jetën time që këroj ndihmë për vete dhe kam erdhur me kaq zor tek ty… Ndihma s’më ka munguar kurrë nga njerzit e mirë të Voskopojës dhe Shqipërisë ashtu siç s’më ka munguar dhe skëterrosja nga të liqtë. Jam i detyruar të them sonte këtë kërkesë pasi e thënë copë, unë për katër ditë shkoj në rrugën time pa këthim … Dua të ikë i qetë.’ Dhori dukej i rënë por me mëndje të kthjellët dhe vullnet të lartë. Nuk dukej i tronditur nga frika e vdekjes. Kishte një hall, një amanet. Më kërkoi që librin e ri që kishte dërguar për botim tek “Bota e Re” në Korçë t’ja paguante komuna pasi shumicën e librave ja kishte paguar i biri dhe nuk deshte që atë ta rëndonte më. Të nesërmen mblodha shokët e komunës dhe u parashtrova kërkesën pa u thënë që ishte amanet i Dhorit. S’më besohej se ai do të vdiste. Të gjithë më propozuan që jo vetëm atë libër por edhe librat e tij të mëparshëm t’ja ribotonte komuna. Edhe ky fakt dashurie më çuditi. Pas katër ditësh, ashtu siç ai e kishte parashikuar, Dhori Falo vdiq.” Dhori Falo ishte djalë i “renegatit” Dhimitër Falo, i pushkatuar nga diktatori Hoxha si element i “Grupit të Zjarrit”, tani martir i demokracisë me dekret te presidentit të Republikës. Nga Dhimitër Falo kemi disa përkthime nga greqishtja dhe rusishtja por mundëm të siguronim vëtëm një prej tyre, “Jeta ne varr”, shkruar nga Myrivilis, Stratis. Roman, ku Dhori është edhe editor i tij. Botuar në Korce nga libraria "Drita", 1932. 169f. Titulli original: Η ζωή εν τάφω. Dhori Falo kishte mbaruar liceun francez të Korçës dhe pati bërë punën e pasionuar të mësuesit, si shumë voskopojarë të tjerë të dijes dhe diturisë, që në moshën të re, në shkollën unike të qytetit, ku dhe nevojat kishin qenë të mëdha për mësues, gjersa të plotësoheshin dalëngadalë me ata “që kishin zbritur triumfatorë nga malet”, siç shkruan studiuesi i mirënjohur A. Plasari. Dhori punoi një vit në Korçë si mësues e më pas fillon dhe gjezdisë fshatrave me një biçikletë dosido, pa iu ndarë profesionit të tij për të cilin ishte rritur dhe edukuar. “Kërkova të kthehem në fshatin tim të lindjes në Voskopojë. Në të vërtetë, që të hap një parantezë, si çdo e keqe e ka edhe një anë të mirë brenda. Kalimi nga Korça për në Voskopojë nga viti 1958, më shpëtoi nga burgu. Këtu në Voskopojë sa herë në ato kohë të zymta i kam sjellë në hatër njerëzit e mëdhenj të këtij vendi, Voskopojës. Një pjesë të frymës së tyre më dukej se e përjetoja edhe vetë teksa hapja dyert e shkollës sonë të vogël në mes të fshatit. Ajo frymë më ka nagasur të shkruaj edhe disa libra për ta dhe historinë e Voskopojës.” Dhori ishte njeri i formuar qysh në të ri me idetë e Rilindjes Shqiptare dhe të iluminizmit frëng, po aq sa edhe i mbrujtur me respekt për Perëndinë dhe besimin në të. Luftëtar i shquar i Voskopojës, i dashuruar pas Kombit, Pamvarisë Shqiptare, Letërsisë dhe Historisë. Ai kishte bindjen se si krishter i mirë nuk bëhesh vetëm e vetëm duke dëgjuar predikimet e klerit në tempujt e kultit, por edhe duke lexuar kryeveprat e njerzve më të shquar të botës të cilët rrezatojnë dituri për këdo që hap veprat e tyre. Ky formim i dha mundësinë që të shkruajë dhe tregojë kaq bukur dhe kaq me shpirt njerzor sa veprat e tij
pa mëdyshje mund të mërren si ushqim i pasur shpirtëror për këdo që humb rrugën e së mirës. Dhori që nga 90-ta e këndej, mundi të shkruante e të botonte disa vëllime me tregime e novela, si “Kambanat e Voskopojës” (2000), “Korrieri” (2003), “Të shkuara të paharruara” (2004), “Trishtim” (2005), “Tragjedia e Voskopojës” etj., të gjitha botime të Klubit të Shkrimtarëve "Bota e Re" (Korçë), në të cilat spikat, krahas aftësisë së të rrëfyerit, edhe thjeshtësia e shpallur, që të kujton pikërisht mjeshtrin e tij të dashur, Daudet-në, siç thotë A. Plasari. Po ashtu, kryevepra e tij mbetet monografia “Tragjedia e Voskopojës”, e botuar disa herë dhe e përkthyer tanimë në gjyhë të huaja. Antoni, me keqardhje më dhuroi vetëm “Trishtim”-in dhe “Të shkuara të paharruara” pasi nuk kishte asnjë libër tjetër. Edhe këto dy libra mi dha nga librat e tij personalë. E falenderova dhe sigurisht i mora pa patur aspak ndroje dhe pendim pasi e pashë që mi dha me gjithë zemër. S’mu durua dhe porsa mbrita në shtëpi i shfletova të dy librat me të shpejtë sikur të qenë ushqim i ngrohtë që s’hahen nëse ftohen. Para syve të mëndjes më kaloi tërë jeta e voskopojarit të ditur, burrit të urtë me zëmër të madhe. Pashë se ai në këto dy libra kishte shpalosur shpirtin e tij të bardhë e të pastër, të ruajtur me fanatizëm ashtu siç ja kishte dhuruar Perëndia. Atë që kisha dëgjuar për Dhorin e gjeta të pasqyruar në ato dy libra. S’kam ndërmënd që në këtë shkrim plotë mirënjohje të thellë të bëj kritikën por, dëshiroj që para atyre që do ta lexojnë, të shpalos sadopak një faqe të shpirtit të patrazuar e tepër fisnik që Dhori ja ktheu Perëndisë po aq hyjnor siç edhe ja kishte marrë. Në ballë të shpirtit të tij lexoj motivin nga ku ai u nis dhe udhëtoi tërë vitet e tij pa njollë. “Jeta? Nuk është dhuratë hyjnore që vetëm të lumturon, por një detyrë e rëndë, e vështirë, tepër e ngatërruar që njeriu duhet ta mbrojë me nder deri në fund. Lumturia? Nuk blihet dot as me pare dhe nuk dhurohet nga askush. Edhe në fund të botës ta kërkosh, nuk e gjen dot nëse nuk e ke zbuluar më përpara brënda vetes sate.” Pasi pabesia e Enver Hoxhës i vret babanë, ndyn vatanë, mbjell nakarin dhe ligësinë, Dhorit Tokësor i lind ideja e arratisjes e shpëtimit të lëkurës së tij. Do të arratisej sigurisht nëse nuk do të kishte përpara Dhorin Qiellor që do ta ndalte me një arsyetim fare të thjeshtë e tëpër njerzor, “…Jam pjesë e kësaj toke. Rrënjët e mija janë në Voskopojë. Nëse dikush do që të bëjë dru për ngrohje me degët e mija, më mirë le ta bëjë një vëlla voskopojar se sa një i huaj”! Kështu ai pranoi kalvarin e jetës së tij. Mbi të u vërsul egërsia më e madhe kafshërore pasi kafsha që e mbarte këtë egërsi ishte unikale dhe qëndronte vertikalisht në dy këmbë. Duroi gjithëçka me një qëndresë jezuite. Kurrë su përkul, nuk u mposht dhe ligështua. Vërtetë ja prenë “degët” dhe “gjethet” por jo “palcën” e shpirtit. Nuk rebeloi e as reagoi. E pranoi jetën ashtu siç ajo i erdhi. Vetëm një herë, kur pa se tërë rinia e vëndit po kthehej në një tufë shtegëtarësh pakthim, pyeti Zotin, “Pse kështu o Zot? Të gjitha i krijove të bukura, të mira, të përkryera; malet, përrenjtë,lulet, barin, pyjet dhe i ngule në vëndin e tyre të qeta, të palëvizshme, plot shëndet e mbarësi. Po shqiptarin o Zot, pse e bëre të tillë, pse e dënove të marrë trastën në kurriz e të lypë nëpër botë për bukën e gojës ndërkohë që zogj, insekte dhe kafshë jetojnë pranë foleve…?” Vazhdoj të hap me kujdes faqet e shpirtit të tij dhe gjithëkund gjej po atë Dhori, të qetë, të urtë, shëmbull qëndrese edhe para tragjedive të jetës së tij apo të njerëzve që ai ka njohur. Shpirti i tij nuk dënon të tjerët, por veten e tij. Ai qimton të gjejë se ku ka gabuar se çfar të keqe mund t’ju ketë shkaktuar të tjerëve padashje dhe harron të thotë ato të
këqia që të tjerët i kanë bërë atij. Shoh Dhorin që komunikon me kujdes me ata rrugaçë që ndjekin nga prapa dhe tallin fatkeqët, të gjymtuarët, të papërgjegjëshmit. Kërkon që të zbutë egërsinë. Bishat i merr me të mirë, madje u zgjat dhurata dhe u thotë fjalë të ëmbëla! Për momentin kafshëria ulet në gjunjë. Pastaj Dhori ngreh në këmbë të nëpërkëmburit dhe bashkë me ta shkon në hallet e tyre. Fshihet nëpër plevica, futet pas mullareve me bar, shtrihet nëpër mezhdat dhe livadhet e Voskopojës. Rri pa ngrënë bashkë me barkthatët. Qëndron me ta larg jetës së ligësisë duke zbutur shpirtin e atyre që janë lënduar. Ai vuan po aq shumë sa edhe i fyeri, i urituri, i poshtëruari, i persekutuari, i braktisuri,..Duke mbajtur në shpinën e tij tërë hallet dhe vuajtjet e tija dhe të tjerëve. E shoh Dhorin edhe në ‘burg’ bashkë me shokët e tij të idealit dhe e pyes se si ishte burgu. Dhori përgjigjet i qetë si përherë, pasi qesh lehtë, flet vetëm pesë fjalë por që vlejnë saç thotë një roman i tërë ku përshkruahet gjithëçka në Burgjet e Diktaturës Shqiptare. Ai thotë: “Atje janë më të mirët.” Në një moment më shfaqet Dhori partizan së bashku me dy partizanë të tjerë që tërheqin zvarrë një armik të kapur rob. I thonë Dhorit të qëlloi mbi armikun bashke me ta. Dhori qëllon në ajër. Ata pasi kryenë detyrën qeshin dhe i thonë Dhorit, “pule e lagur”. Të njëjtët persona i shoh në pushtet me BÇ tek bytha në kohën e Diktaturës, ndërsa Dhorin përsëri një “pulë e lagur”. Pas rënies së Diktaturës ata takohen të tre përsëri. Dy “trimat” me BMË tek bytha dhe Dhori përsëri po ajo “pulë e lagur’. Ata s’kanë mënd por kanë kuletë të fryrë dhe ju duhet mëndja e Dhorit, por Dhori largohet prej tyre në heshtje si një “pulë e lagur”. E shoh në fund Dhorin të zhgënjuer, të goditur, të sëmur, që largohet nga bota e farmakosur. Sigurisht i sakatuar, i vrarë por jo me plumbin e ëmbël që i vrau babanë por me një send tjetër më tinzar, më të fshehtë, më të poshtër dhe më të hidhur që s’ka asnjë bisturi ta nxjerrë jashtë. Çudi! Në këtë gjëndje ai qesh. E pyes përse qesh dhe ai i përgjigjet pyetjes sime po me një pyetje. “A e di ti çfar elementi kimik i mungon trurit tim?” In wrong place at wrong time “Mos u kthe kurrë prapa!” Një provë bestytnie Dita e henjte, më 30 Janar 2009, për mua ka qënë një ditë shumë e veçantë dhe e keqe prandaj dhe po e shkruaj ashtu siç ka ndodhur. E di që jam pak supersticioz në jetë dhe disa gjëra më fiksohen në mëndje por, se do më ndodhte pikërisht ajo se cilës i ruhesha kaq shumë dhe pike per pike, s’ma hante mëndja kurrë! Duke e urryer supersticiozitetin do të bëhem akoma më shumë supersiticioz nga vetë supersticioziteti. U nisa si zakonisht për në punë. Pasi guidova për rreth nja 5 km u kujtova se nuk kisha marrë me vete telefonin celular. Kurrë nuk jam kthyer nga rruga mbrapsht në jetë pasi im atë, ndjesë pastë, më këshillonte shpesh, “në asnjë rast dhe për asnjë arsye mos u këthe nga rruga! Kthimi mbrapsht nga ku je nisur është një tersllëk!” dhe për këtë ai më tregonte disa histori nga luftrat e tij ku disa shokë qenë vrarë, sipas tij, vetëm se ishin kthyer prapa për të marrë diçka që kishin harruar kur armiku na bombardonte. Për një çast mendova ta ndryshoj këtë zakon dhe ta thyej këtë bësim ndoshta të kotë! Mora
rrugën e kthimit. Mbrita në shtëpi dhe pasi mora celularin, u nisa përsëri për në punë. Isha bërë disi von. Ora ishte 4:00 PM. Si zakonisht, pasi dola nga shtëpia mora kthesën e parë nga Cary Ave ne Bemment Ave. Sapo po kaloja intersection (ndërprerjen në kryqëzim) duke u rrotulluar djathtas, një makinë e zezë (s’më kujtohet tipi) vjen me shpejtësi skëterre drejt meje, ballë për ballë, (në rrugën time) dhe më bën sinjal të ndaloj. Ndalova duke i bërë një xhest me dorë, “a je gjë i ç’mëndur?” Nuk mora asnjë reagim por menjëherë dy burra dolën nga makina me pistoleta në duar drejt meje! Instikitivisht ngrita duartë përpjetë duke pyetur veten se ata janë në ërong ëay dhe jo unë! Ndoshta do të qenë fyerë nga gjesti im me dorë dhe mbase ishin të dehur apo të droguar, gjë e zakontë kjo në Neë York City. “Ndoshta do të më vrasin”, mendova por çuditërisht nuk ndjeva ndonje frikë dhe tmerr. “Më vranë, më vranë. Kaq qënka e thënë për një xhest kaq të vogël fyerje. O Zot në çfar vendi dhe kohe jetojmë!” O Tempora! O Mores! Siç thotë latini. Mbylla sytë dhe bëra lutjen, “Zot i madh! Jam në dorën tënde dhe të lutem mos më ler të vuaj. Nëse dëshiron, merrmë tek ti right noë.” Hapa sytë. Rreth dhjetë makina policie, pa targë të policisë, më kishin rrethuar, dhe një dyzinë policësh civilë me pistoleta në dorë të veshur me këmishë antiplumb, mbanin shënjë mbi kokën time! Kjo qe një shënjë që nuk ishte puna për një fyerje por diçka tjetër. Plasi pistoleta e parë pastaj dhe tre të shtëna të tjera. Pashë se asnjë xham i makinës sime nuk qe thyer megjithëse dëgjova thyerje xhamash! Përbri meje (më parë se unë të isha atje) kishte qëndruar një makinë e madhe. Ktheva kokën andej. Një polic civil hipur sipër makinës, mbrapa gabinës (në karroceri) të shoferit, me pistoletën drejtuar brënda makinës bërtiti, “Mos lëvzni! Duartë pas koke!” Dy policë të tjerë u vërsulën si rrufeja nga të dy dyertë e makinës dhe mbërthyenë dy zezakë trupmbedhenj të cilët i tërhoqën zvarrë në tokë. I treti zezak ishte planditur si zorrë mbi dritaren e thyerë të makinës. Edhe atë, për pakë sekonda e hoqën zvarrë dhe shtrinë mbi trotuar. E gjitha kjo histori ndodhi për disa sekonda, apo për një minutë e pakë më shumë sekonda. Mora frymë i lehtësuar dhe njëkohësisht po ndjenja dashuri dhe respekt për policinë njujorkeze. Hapa dritaren dhe desha ti falenderoj për këtë heroizëm. Desha tu thosha, hallal ju qoftë! por këtë shprehje në anglisht nuk po e gjeja dot në mëndjen time dhe ju thashë shqip, “Hallall ju qoftë!” Njëri prej policve mu përgjigj, “thank you”! Si më kuptoi vallë?! Më në fund, pas gati 30 minutash, dola nga “rrethimi” pasi Bemment Ave. që nga Cary Ave. deri tek Forest Ave. ishte bllokuar nga Policia. Bëra një ‘shyqyr’ me vete duke menduar ‘qoftë me kaq ky tersllëk’ por nuk ishte kështu. Kur dola në highëay 278 që të shpie në Manhattan, nxorra celularin për të lajmëruar bosin tim se mund të paraqitesha pak me vonesë në punë. Vetëm sa nxorra një fjalë, prapa meje sirena e policisë dhe zëri i policit rrugor, “Toyota Camry, take the first exit you see !” Ku dreqin më pa, mendova dhe e flaka celularin instiktivisht në dysheme. Zëri i policit me megafon më erdhi më i fortë! “Take a right onto Hamilton Ave”! Ju binda urdhërit dhe dola jashtë autostradës. Polici, një zdap i zi dhe me vranga në turi, më urdhëroi ti jap Driver License dhe Registration. I tregova arësyen pse përdora celuluarin dhe se policia në Staten Island më kishte penguar të shkoj në kohë në punë. I thashe si me shaka që jam supersticioz dhe se tërë këto gjëra po më ndodhin pasi u ktheva nga rruga. Në fund i thashë të më falë. Ai më tha shperhimisht vetëm kaq, “Detyra ime është për të gjobitur dhe jo për të falur.” Pasi regjistroi gjithëçka, më dha fletën e gjobës $ 120, më nderoi ushtarakisht dhe iku.
E di që do t’ju duket si e sajuar por, si t’ju betohem që është 100% e vërtetë? Besomni miq se kjo histori nuk përfundoi me kaq. Ka dhe një detaj tersi tjetër. Siç isha von, e parkova provizorisht makinën në një vënd që s’lejohet për pak sekonda, vetëm sa të fut dorën dhe numurin e punës në aparatin që regjistron hyrjen dhe daljen time në punë. Pasi në Amerikë unë jam vetëm një numur. (Kjo për ata që s’jetojne në SHBA). Dola me vrap dhe për qef e parkova në një vënd të sigurtë me para. Ja kjo qe prova me tersllëkun e kthimit prapa. Nuk mbaroi me kaq. Në punë shkova me 30 minuta vonsë dhe sigurisht do të kem një orë pune më pakë kur të marr çekun. Pasi kaluanë 30 dite më vjen nga policia një gjobë me kamatë për mos pagim në kohë! Gjoba mbante datën 30 janar 2009. Kjo ndodhi pasi dikush, ose ndoshta era, kishte hequr fletën e gjobës nga ëindsheald i makinës sime kur e parkova provizorisht vetëm për disa sekonda. Ja kjo qe prova e kthimit mbrapa. E besoni? Në Shqipëri Vajtja në Shqipëri dhe Promovimi Shqipëria në një ditë "Karakteret dobësohen, qullosen dhe ndërrojnë forma e ngjyra, dita më ditë si në kaleidoskop. Këtu ambiciet janë pa fre e pa kufi, këtu i padituri i di të gjitha.........Këtu, brënda një dite si me magji, tradhëtari, bëhet patriot dhe patrioti tradhëtar." Fan Noli Një mik i sapo kthyer nga Shqipëria më tha: "Degjo! Pakënaqesitë e shqiptarëve në Shqipëri, të shprehura me mllefe dhe urrejtje për çdo gjë shqiptare, jam munduar tu përgjigjem me shqiptarizëm, pasi këtë ma japin dy gjera; largësia dhe malli për atdheun mëmë si edhe nga që jam një emigrant që kam braktisur Shqipërinë të cilit i mungon e drejta morale për të sharë anët negative të bashkëkombasve të vet. Prandaj, shpesh kam shprehur konstatime pozitive për Shqipërinë dhe shqiptarët. Vizita e sivjetme më zveshi nga vetëpërmbajtja dhe mos shprehja hapur e disa gjërave vërtetë skandaloze që ndodhin mes ne shqiptarëve dhe sidomos mes shqiptarëve që jetojnë në Shqipëri. Këtë radhë jam skandalizuar me aq sa pashë për dy muaj që ndënja në atje. Të më falni për ato të vërteta që pashë e që zemra më vuajti, të cilat dua ti them shkurt. Shumë shqiptarë nga një vit më parë kur isha për vizitë, kanë shkuar shumë përpara në drejtim të ç’bërjes së tyre si njerëz. Ata ndihen sot krejt bosh; ndihen të pangopur të ngopurit, ndihen të mashtruar mashtronjësit, ndihen budallenj të mençurit dhe ndihen të mençur budallenjtë. Në disa raste, babai ndihet krenar për vajzen prostitutë dhe disa baballarë të tjerë, mallkojnë vajzat e tyre naïve e virgjëresha! Në rrethe të ngushta shoqërore u mundova më kot tu mbushja mëndjen disa miqeve të mij se kjo botë që ne shikojmë nuk është bota e vërtetë por është ajo botë mashtruese që na shtyn orë e çast drejt mëkatit dhe vdekjes. Ju thashë se e keqja do të paguhet me të keqe
dhe se e mira nuk vdes kurrë! Ju thashë se duhet të jemi të mire edhe atëhere kur tërë bota bëhet e keqe. Me thënë të vërteten, ata më morën për naiv dhe mu kundërvunë shumë fuqishëm me argumenta tepër të sakta duke më thënë se, nëse do të jetoja në Shqipëri do të isha një ivalid i paaftë që do të vdisja për bukën e gojës! Le ti bëja duva ditë e natë fatit që më shpuri në Amerikë!" Me këto thënie të mikut në kokë hypa në avionin Austrian Airline. Qaramani & "Besimtarja" Fluturimi në rrugën Nju Jork - Vienë më kujtoi qarjet skizofrene të disa fëmijëve shqiptarë që i kisha harruar prej kohësh. Nje qarje fëmije na shoqëroi për plot 8 orë e 45 minuta, aq sa zgjati fluturimi. Në fillim atë qarje e shoqëroi një keqardhe pastaj një revoltë ndaj prindërve dhe në fund një reagim i ashpër me fjalët "Shut Up!" Ndërsa mendoja, "ishallah të mos jetë fëmijë shqiptar" pasi do të qe torturë që do të më shoqëronte edhe në fluturimin Vienë - Tiranë, fëmija qëlloi tamam të ishte shqiptar dhe më shoqëroi edhe mbi një orë e gjysëm deri në Tiranë. E vetmja pauzë pa qaramanin ishte koha e pritjes në Vienë të cilën nuk e shijova plotësisht pasi pashë edhe një mini dramë familjare. Këtë rast po e riprodhoj pikë për pikë me shpresë që ishallah këto rjeshta të mos i lexojë burri fatkeq në kurrizin e të cilit u luajt ajo dramë në aeroportin e Vienës. Drejt vendit ku isha ulur, vjen një grua e re me sy të bukur tepër të lëvizshëm e të mëdhenj që s'qëndronin dot në asnjëvënd. Me siguri, ajo më mori për ndonjë hispanik pasi kisha mjekërr dhe kapelë të tipit karaibian. Madama qe e veshur e tëra me rroba të zeza, me një fustan deri në fund të këmbëve që ja shtërngote mirë vithet të cilat binin në pah duke treguar një cilësi të vecantë nga ato lloj vithesh që s'duanë jastëk, sic thoshte shkrimtari i madh Hemiguej. Në kokë kishte veshur një apo dy shami të cilat mbanin brënda flokët turban. Shamitë i mbulonin tërë kokën, qafën dhe faqet me përjashtim të syve, hundës dhe gojës. Mendova se do të qe ndonjë arabe e bukur që vjen në Tiranë për të përhapur dritën e Islamit. Ajo erdhi dhe u ul përbri meje. Me padurim nxjerr celuluarin, krijoi me të shpejtë një numur telefoni pastaj fjalët shqip, "Zemra, mos më ndiq e të vish në Tiranë pasi jam bashkë me djalin e xhaxhait të cilit i ka vdekur babai dhe po shkojme për vaki. Të dua shumë... Do kthehem së shpejti zemra ...dhe do të jem në krahet e tu shpirti...Po vjen djali i xhaxhait. Hajt zemra mirë të gjetësha! Bëju djalë i mirë. Të puth fortë!" Pastaj ajo përsëri, me të shpejtë formoi një numër tjetër në celular dhe afërsisht shprehu të njejtat fjalë dashurie, "Zemra, mos u merzit për mua se do të kthehem shpejt! Amanet gocën zemra. Do të bashkohemi shpejt. Amanet gocën. Bej kujdes dhe mos bëj ndonjë marëzi. Hajt zemra, të puth. Ciao, ciao!" Pastaj ju drejtua djalit të xhaxhait që po i afrohej, "fola me... (përmëndi emrin e burrit) pasi është shumë i pakujdesshëm në drejtim të gocës." "O Zot, sa vëndi i bukur!" Hypëm në avionin Vienë - Tiranë dhe mëndja më rrinte akoma tek fjalët e "besimtares" së madhe, mbuluar këmbë e kokë por dhe tek fëmija qaraman që nuk na la të pushonim dhe shijonim rrugën Nju Jork - Vienë. Këto mendime do të kishin vazhduar gjatë sikur qaramani të mos kishte rifilluar të qarët edhe rrugën për Tiranë. Të qarat nuk I dëgjova më kur përpara më doli madhështor Atdheu im i bukur. Po i afroheshim kufirit shqiptar. Kjo dallohej shumë lehtë nga Liqeni i Shkodrës, pastaj dallohej fare mirë Buna dhe vetë Shkodra, pak me tutje Vau i Dejës, Guri i Zi, Drini i ndarë në dy degë; njera që bashkohet me Bunën e tjetra merr drejtimin e jugut,
mespërmes Zadrimës. Avioni mënjanoi pak nga e djathta dhe nuk pata mundësinë ta shikoj këtë fushë për të cilën kam aq shumë mall. Nga krahu im shikoja detin, Malin e Velipojës, Malin e Rencit, Torrovicën, një pjesë të Malit të Kakariqit, ja më në fund më doli Lezha ime dhe pjesa e fundit e Drinit që shkon poshtë në Tale dhe derdhet në Gjirin e Drinit. Fushat dhe kodrat rreshqisnin me shpejtësi poshtë krahut të avionit. Po shikoja me shumë dashuri Kepin e Skënderbeut apo Rodonit siç i thonë ndrydhe. E mora me mënd se në krahun tjetër do të ishin Mamurrasi, Thumana, Kruja dhe Fushë Kruja. Avioni filloi ti largohet detit. Tani, po shikoja Budullën, Ahmetaqin dhe Prezën që i njoh kaq mirë pasi shpesh në rini bëja vrapin e mëngjezit Rinas- Ametaq- Prezë e këthim. Më pas doli Gërdeci Fatkeq dhe Vora. Nuk e kuptova pse avioni mori kursin e Jugut duke shkuar përgjatë lumit të Tiranës, drejt fshatit Babrru! Aty avioni kaloi në një virazh të thellë majtas ku u çfaq Tirana, Mali i Dajtit, Zall Heri, Lumi i Tërkuzës ku lahesha nganjëher në verë, Tapiza dhe pas pak, përsëri Fushë Kruja. E kuptova që avioni bëri një rreth të madh pasi ndoshta ndonjë avion tjetër ishte në ulje apo në ngritje. Gjatë virazhit të thellë të avionit dëgjova një thirrje gruaje, "O Zot, sa vënd i bukur!" Kuklla Zbritëm në Rinas. Isha shumë kurioz të shihja prindërit e fëmijës qaraman. Në pamje të parë e jëma ishte një kukull me fytyrlë shumë të bukur dhe të qeshur ndërsa mendoja ndonjë fytyrë nevrike e idiote. I jati një tip që dukej plak në krahësim me moshën e gruas dhe që i rrinte pronto bukuroshes dhe fëmijës së bukuroshes. Qaramanin e mbante në krah plaku i cili fëkerkonte kokën e fëmija që si reagim fëemija ja shpeërblente me grishje akordesh zëri. Më së fundi si çdo gjë që ka një fund edhe ndarja me qaramanin dhe "kukllën" pati një fund. Më larg Rinas - Korçë sesa Rinas – New York! Fatmiri Avxhiu që kishte dalë të më priste. Pasi u takuamë ai më tha se do të shkojmë në Korçë që nga rruga e Durrësit pasi Partia Socialiste së bashku me mëngjërashët e tjerë bëjnë mitingje në Tiranë dhe kanë bllokuar edhe ato pak rrugë që ka Tirana gati një milionëshe. Rruga na shkoi mbarë deri tek ura në afërsi ku bashkohet Rruga e Kavajës me rrugën Kavajë-Durrës, diku midis Plepave dhe Golemit, e cila riparohej duke bllokuar trafikun për tre orë e duke sjellë si pasojë një luajtjemëndsh të të gjithë udhëtarëvet dhe shofëreve të automjeteve të cilët filluanë disa të kthehen mbrapsht, disa të përdornin rrugët e kundërta, kanalet, rrugët e fshtatit apo arat për ti shpëtuar idiotësise së riparimit të urës në mes të ditës e në mes të kulmit të trafikut! Si pasojë disa makina ngelën në baltë, disa u batuanë, disa u përplasën me njëra tjetrën, disa hynë në rrugë qorre dhe disa sollën bllokime të rrugëve të tjera të tërthorta! Po nuk është vetëm rruga e bllokuar që na luajti mëndsh. Mirë e tha dikush atje në rrugë, "më duket se gjithëçka është ndërtuar së prapthi në Shqipëri!" Na u deshën 9 orë për të vajtur në Korçë! Lajm i parë në Mëmëdhe Kur mbrita në shtëpi, në lajmin e parë në TV dëgjova Edi Ramën që thoshte, "Ne nuk kërkojmë të largojmë vetëm Berishën Qesharak nga pushteti por ne kërkojmë të reformojmë krejt të djathtën në përgjithësi..."!! Pas pak del Berisha. Disa qindra mijëra shqiptarë që shoqëruanë liderët e së majtës në Tiranë Berisha i quati lejfenët e kinezërisë. Shprehimisht nga Durrësi ai thotë, "Dolën lejfenët e Revolucionit Maoist të vitit 1976!" Në Korçë.
Takimin e parë, natën e parë të mbritjes në Korçë, e bëra me shkrimtarët dhe artistët e korçës në promovimin e antologjisë poetike "Rebelim Poetik" i nëntë autorëve rebële korçarë. Teksa po dilnim nga Biblioteka "Thimi Mitko", kryetari i "Klubit të Shkrimtarëve" z. Ylber Merdani do të më thoshte: "E shikon bulevardin Shën Gjergji? Sot, në ditën 'një ditë në vit pa makina' u tha se sdo të kalojnë makinat për katër orë. Çfar ndodhi? Kanë kaluar makina më shumë se çdo ditë tjetër! Policia mbante hapset e kashtës!" Në mbrëmje në lajmet e TV Lobi dhe TV Korça do të thuhej me mburrje se "Data 22 e çdo viti është caktuar që një rrugë e Korçës të jetë pa makina. Kjo nismë është marrë vjet dhe besojmë që vitin tjetër rruga Shën Gjergji do të jetë vetëm rrugë këmbësorësh për tërë vitet që vijnë." Kjo thënie më solli ndërmënd që edhe vjet u tha e njëjta gjë në këtë ditë por, jo vetem që kjo rrugë nuk është rrugë pa makina por edhe në katër orët e sotme që u ruajt nga policia e Korçës për shkak të aktiviteteve në këtë rrugë, qarkullimi i makinave nuk u ndalua dot! Shkoj në spitalin e Korçës për të takuar një të afermin tim. Sapo ai më shikon, pa më përshëndetur më tha, "a ka ndonjë spital në botë që është pa ilaçe? Të lutem më thuaj ti që vjen nga Amerika!" Pasi e përqafova dhe i urova shërim të shpejtë e pyeta nëse vërtetë s'ka ilaçe spitali. Jo vetem ai por të gjithë ata që takova në spital më thanë të njëjtën gjë, spitali s'ka ilaçe! Pacienti duhet ti bleje vetë në farmaci ilaçet. Rrugët e Korçës, ato rrugë që kanë qënë shëmbull i pastërtisë dhe bukurisë në tërë Shqipërinë dhe ndoshta edhe në botë, tani kanë vetëm emrin rrugë pasi kanë 17 vite që nuk mirëmbahen dhe pastrohen kurrë. Plehrat dhe qentë e shumtë nëpër qytet të bëjnë të ecësh me kujdes. Tek tu gjen dhe bajga lopësh e kakërdhi dhënsh. Skandal është rruga që lidh Pazarin me rrugën Ajet Gjindolle e cila është tërë gropa, pirgje me plehra, gurë të hedhur si me qëllim për tu penguar dhe 10 qenër në çdo 10 m! Në pazar takova disa të njohur. Fjalët e tyre ishin tronditëse. Ata analizonin gjërë e gjatë ndarjen nga gruaja e një shokut të tyre që shiste në pazar! Ju thashë se kjo është një gjë personale dhe se ne s’kemi të drejtë ta diskutojmë. Më panë me habi dhe më bënë një pytje, "ti e quan normale ndarjen nga gruaja pasi të martosh fëmijet dhe të marrësh për grua një vajzë të re?" Ju thashe se çdo gjë bën vaki. Më thanë se më paska prishur Amerika! Të dashur poetë, shkrimtarë, miq korçarë! Ju falenderoj shumë që më nderuat me ardhjen tuaj dhe si dhe për fjalët tuaja të mira në adresën time. Një falenderim special, sigurisht i takon sebepçiut të këtij takimi, kryetarit të Klubit të Shkrimtarëve Korçarë, z. Ylber Meradi, pa harruar mikun tim të mirë, poetin lirik korçar Skwnder Rusi. Për ata që s’më njohin le të bëj një prezantim të shkurtër. Te kesh shpirt poeti s’do të thotë që të bësh vetëm poezi por mbi të gjitha duhet të kesh mendim brilant dashurie për jetën. Ky lloj poeti s’mërzitet kurrë nga askush dhe nga asgjë, ai s’është egoist, s’mban inat, s’mban nëpër gojë, është dashamirës edhe me dashakeqtë, mbi të gjitha, ky lloj poeti rron nga pak tek të gjithë dhe të gjithë i mëkon me dashuri por më shumë ata që kanë nevojë sidomos dashakeqtë.
Që të mos u mërzit me moralizime, diskutimin tim do ta përkëdhel shkurt me një studim privat rreth atyre që janë më besnikët e njerzve; qenëve. Duket si kuriozitet kjo që do t’ju them. Kam jetuar 18 vjet në Korçe, 18 vjet në Lezhë dhe 18 vjet në New York. Si i apasionuar pas qenëve, kam pas mardhënie shumë të mira me ta kudo që kam jetuar, bile ju kam kushtuar një kapitull në romanin tim ende të pa botuar, “Agideba”. Qentë e Nju York-ut janë qenë zengjinë që rrojnë shumë herë më mirë nga unë, bile ka dhe qenë milionerë. Këta qenë janë shumë të sjellshëm, të heshtur, të bindur dhe të dashur derisa janë nën hyqmin e ligj-maliqit, jashtë këtij ligji, ata janë të zhurmshëm, mëndjemëdhenj, egoistë dhe pordhacë. E keqja është sepse një shqiptar si unë, s’ka aspak këllqe të qëndrojë pranë tyre dhe bile, urrehet nga ata. Pra, si pasojë s’bëra dot asnjë shok e mik nga qentë e New York-ut. Në Lezhë. Qentë e lezhës janë të bukur. Rojtarë besnikë. Nuk lehin kotë dhe s’kanë shumë pordhë. Nëse u hyn në sinor pa lejë të turren dhe s’dinë të tërhiqen derisa ti vrasësh apo të coptojnë me kafshime. Unë mburrem me qentë e Lezhës. Ndërsa korça s’ka qenë por vetëm kone që dinë të lehin. Kam vënë re se ata më të shumti lehin kundër poetëve më të mirë që ka korça. DOKTORI 5 Prill 2010. Dr. i syve, Mr. Vito LaRocca më dërgoi tek një dermatollog për të kontrolluar skuqjen e lëkurës në kapakët e poshtëm të syve të cilat kanë që në shtator 2009 që rrinë të kuqe dhe më djegin e kruhen vazhdimisht. Një bezdisje e madhe dhe që duket pafund. Mora Clove Road dhe shikoja për numurin 14 92 që është klinika e dermatologut John J. Gadomski. Më në fund, para se të hyje në Expressway (I-278) që shkon për në New Jersey. Dy vila të ngritura në anën e Clove Rd., afër urës që e lidh atë me Narrows Rd N & S. Po shikoja për parkim dhe mëndja më shkoi që të hyj në oborrin e një rës vilë. Ndërkohë një grua me një qen sa një gomar doli nga shtëpia duke e lënë qenin e lirë! U detyrova që të dal nga driveway që të çonte tek oborri dhe të parkoi diku larg në rrugë. Hyra në vilën tjetër që kishtë tabelën e klinikës së dr. John. Më priti sportelistja. Pasi e pyeta nëse e pranonin siguracionin tim shëndetsor dhe ajo më tha se po. Për gati 40 minuta u mora me dokumentacionin e shumtë që kërkonte të dhëna për mua dhe siguracionin tim. Hodha gati 20 firma dhe dorzova formularët e plotsuar. Deri këtu çdo gjë shkoi mirë. Për një moment pashë që nga zyra e vizitave doli një burrë rreth të 50-ave me qafë si të demit dhe me pulla në fytyrë. Mora vesh se ai ishte doktori i lëkurës! Në atë kohë hyri dhe zonja me qenin. Ndërsa doktori bënte vizitën, qeni lehu disa herë. Pas pak një qen tjetër doli nga një tjetër derë dhe filloi të lëpijë qenin “mik”. Ndërkohë një e qeshur histerike fenërore shpërtheu nga diku. Doktori thirri emrin tim. Duke shkuar për në dhomën e vizitave ai më pyeti, “a jeni italian apo shqiptar?” I thashë se jam shqiptar. Ai nuk pyeti më.
Vizita zgjati vetëm 4 minuta dhe më një shpejtësi rrufeje, pa më kontrolluar aspak lëkurën, i bazuar vetëm në ato që i thashë unë, më zgjati një recetë dhe më tha, “have a nice day!” Të nesërmen sportelista më mori në telefon dhe më tha, “ ne nuk jemi anëtarë të siguracionit tuaj shëndetsor kështu, faturën për të paguar do t’jua dërgojmë juve.” "Andrew J. Barberi" Shtypi i sotem njujorkez ben te ditur se sot ne New York kane nisur hetimet ndaj Kapitenit-Pilot te anijes "Andrew J. Barberi", ku nga pakujdesia e tij e cuditeshme humben jeten 10 njerez dhe 42 gjenden te plagosur qe gjenden ne spitalet e Staten Islandit dhe te Brooklyn-it.Ky incident ndodhi dje ne "Staten Island Ferry" ndersa anija i afrohej me shpejtesi te madhe bregut te ishullit! Une ne ate kohe isha duke pritur po kete anije per te shkuare ne Manhattan dhe e kam pare ngjarjen komplet.Pershtypjet e para qe mu krijuane gjate shikimit te kesaj anije qe vinte me tere shpejtesine drejt nesh ishte se piloti i anijes ishte cmendur ose kishte vendosur te vriste vehten,ose anija ishte ne dore te terroristeve! Zemra me rrihte shume fort dhe ndjehesha me shpirt te vrare pasi e dija se c'po ndodhte. Me von mora vesh se anjera nga keto nuk qendront dhe se kapiteni qe drejtonte anijen ishte duke fjetur!!! Kjo me duket krejt e pabesueshme. Te flesh ne mes te dites dhe ne nje detyre te tille kur edhe moti eshte shume i keq ne e ti ke ne dore mbi 1500 jete njerzish!!? Anija erdhi dhe u perplas me tere fuqine ne kalatat e portit.Mijra thirrje plot ankth degjoheshin jo vetem nga anija por edhe nga bregu kur anija e 'cmendur' vinte me tersellime drejt bregut.Per nje moment u shuane pasthirrmat dhe zerat e ndryshme dhe te gjithe thane me nje goje "Oh, my God!!" Ora ishte 3:20 pas dite. Ne pame me syte tane se si disa njerez fluturuane ne uje si thase te hedhura nga mjete te fuqishme...Klithmat,qarjet,rremuja e madhe dhe sirenat qe nuk pushonin u bene zoterues te mjedisit te portit.Pas pak mberriten policia,zjarrfikset dhe abulancat dhe ne portat qe te shpjene ne anijet e "Ferry-t" u vendosen police. Rezultati i kesaj fatkeqesie eshte 10 te vrare dhe 42 te plagosur.Tre nga te plagosurit kane humbur gjymtyret;kush krahet e kush kembet.Nente jane meshkuj dhe vetem nje femer. Me e cuditeshmja ishte se piloti qe solli kete fatkeqesi,braktisi kabinen e tij duke lene gjithecka ne kaos dhe duke u fshehur shkon ne shtepi te vet.Nga qe kishte harruare edhe celsat e shtepise ne kabinen e anijes,thyen deren dhe hyn brenda,merr nje thike dhe pret damaret e kyceve te duareve pastaj gjen nje pistolete nga ato me plumba kaucuku dhe ja heq vehetes.Kjo u pohua nga policia thote "The Associated Press". Nga burime qe nuk japin autoresine behet e ditur se piloti quhet Richard Smith,i cili tani eshte ne gjendje teper kritike ne spitalin "St. Vincent's Hospital" . Ne kete spital ndodhen edhe 22 te tjere te plagosur nga incidenti i djeshem. Per ate qe thuhet se piloti ishte duke fjetur e pohon nje nga oficeret e anijes i cili e kishte pare ate te varur mbi timonin e anijes!!! Po kjo gje pohohet edhe nga perfaqesuesja e "National Transportation Safety Board";Kryetarja Zonja Ellen Engleman. Por,ne fakt ne shtypin e sotem te New york-ut jepen shume versine konfliktuoze.
Nje grua ne mes te anijes qe bertiste me shume,ishte pa nje kembe,na thoshte dikush aty afer...Kurre s'kam pare nje tmerr te tille,do te thoshte ai djale qe sapo zbriti nga anija. Mosha e te vdekurve eshte nga 25 deri 52 vjec. Emrat akoma nuk jane publikuare dhe pritet sot qe te behen publike. Kryetari i Bashkise se Qytetit te New York-ut, Z.Michael Bloomberg,i cili ishte ne stadium per te pare ndeshjen midis "Yankees" dhe "Boston Red Sox" tha ne nje interviste,se i gjithe ekuipazhi i anijes eshte ndalur dhe pasi ju nenshtruane provave te droges dhe alkolit e po merren ne pyetje. Anija,103 m e gjate, kishte ne bordin e saj rreth 1.500 vete nga te cilet 10 vdiqen,36 u moren me abulanca dhe 6 qe ishin me lehte u moren ne fund pasi ata kishin dale jashte anijes. Duhet thene se disa pasagjere nga frika kercyene ne ujen e ftohte dhe me shume dallge por atyre ju dha nje ndihem e menjehereshme pasi dhjetra anije te policise,te Bregut,te Ndihmes se Shpejte,Zjarrfikse dhe anije abulanca ishin atje menjehere sapo ndodhi aksidenti.Dje ishte nje dite me shume ere ne New York dhe sot eshte dite e qete. Ata fatkeq qe vdiqen ose qe u plagosen ishin njerez qe kishin qendruare afer dritareve ose ne kic e ne bash te anijes,-thote dikush.Nje i vdekur u gjend ne uje. Sa per dijeni,komunikimi midis Qyetetit te "Staten Island" dhe " Lower Manhattan" behet me dy rruge; njera eshte ajo toksore nepermjet Brooklyn-it qe lidhet me uren Verrazano dhe tjeter nepermjet "Ferry-t";anijeve qe transportojne c'do dite mbi 70.000 pasagjere. Anija Andrew J. Barberi, eshte ndertuare ne vitin 1981, dhe eshte llogaritur qe te mbaje mbi 6,00 pasagjere. Ajo duket si dicka e vjeter,dicka e re,dicka e huazuare - pak a shume e zeze e blu per nusen me fat, per te shpetuaren nga Staten Island Ferry,per Minira Marisenovic. Pamvarsisht nga plaget e 17 vjecares studente ne kolegj qe akoma calon,per fat te mire,dasma u be. Ajo pardije u martua me 28 vjecarin Senad Matezic pas nje sere proceses martesore tradicionale per ciftin e ri shqiptar. " Kur mora vesh per fatkeqesine, une mendova se do te blija nje veshje te bardhe nuseje dhe do ta vendosja ne qefin e jo ta martoja," thote nena e nuses, Haziza duke kujtuare me deshperim ate te merkure tragjike. "Isha vertete e tronditur e nervoze por shyqyr vajza ime eshte mire dhe tani ajo ndihet e lumtur.Faleminderit o Zot." Minira eshte studente ne kolegj ku meson te behet ndihmes mjeke.Ate dite si zakonisht ajo ktheh... Ă&#x2021;ORODITJA MORAE agim faleminderit qe me shkruan tani po punoj ne nje shtepi si pastruese e po rri me nje vajze me qira vajza eshte mire, nese gjerat rregullohen do te njoftoj prape.shresoj te behesh mire e te takohemi njehere Lavdi Zotit qe lidhemi me internet, kam nje mik te ngushte tani amerikan po rri ne itali 60vjec dhe me ka si goce ndaj nuk shqetesohem me nese babai im do me flasi apo jo ai me shkruan shpesh ndenji 9dite ne shtepine time e ma do gocen shume hy ne face book e shiko disa foto te miat me gocen babai im ose ish
babai ja ka ere vetes qe me humbi mua si goce.babai i ri quhet frank adams.do te shkruaj prap kushuri. ÇMIMET TREGIMI FOTOGRAFIA - GAZETA NOSITI - POETRY Pangopësia S’jam komunist dhe as kam qënë ndonjëher komunist pasi e urrej barazitizm-parazitzmin komunist por, disa teori komuniste duhen studiuar në kapitalizëm, pasi janë të drejta për të nxjerrë mësime dhe për të frenuar shkatërrimin që vjen vetëm nga një gjë, Pangopsia e atyre që fitojnë nga puna e papaguar e puntorëve! Shikoni Amerikën dhe së fundi Greqinë që po shkunden e dridhen në ethet e krizës financiare. Dëgjoni shpejgimet “around the corner” që japin analistët ekonomikë kapitalist rreth asaj që po ndodh. Shpejgime sipërfaqësore pa prekur të vërtetën e madhe e cila është dhe “Thembra e Akilit” për Kapitalizmin. Ajo është Pangopsia e madhe dhe gjithmonë në rritje e Oligarkisë Financiare, e miliarderëve kapitalistë. Paraja po shkon me shpejtësinë më të madhe në duart e pak njerzve në botë dhe bashkë me paranë atje po shkon dhe tërë ekonomia botërore. Asgjë nuk e ndal dot këtë grykësi pasi tregu i lirë dhe ekonomia e lirë private s’kanë asnjë kufizim ligjor, s’kanë asnjë orientim, s’kanë asnjë obligim njerzor. Këto ekonomi dhe tregëti varen vetëm nga kërkesat e atyre që u nevoiten dhe nga fitimi i atyre që i kanë në dorë. Të vjedhësh në pafundësi nëpërmjet ligjeve kapitaliste të zhvillimit ekonomik, është krejt e natyrshme dhe e pandalshme. Bile, mund të thosha se kjo bëhet sy ndër sy dhe nën ombrellën e shtetit. E vetmja gjë që mund të bëjë shteti është që këta kapitalistë të pangopur të shpërblehen me paratë e popullit kur kapitalistët të deklarojnë falimentimin qoftë edhe të rremë! Vetëm frekuentimi i kishës/xhamisë nuk e bën njeriun besimtar, ashtu si një njeri që hypën në makinë si pasgjer, smund të bëhet shofer. Kristianizmi apo islamizmi nuk janë rrënjët e demokracisë, shpirti i pastër dhe dashuria për tjetrin të shpienë në demokraci të vërtetë. Në do ti bësh bashkë të mirin dhe të keqin, të pasurin dhe të varfërin, mësojë të shkojnë së bashku në kishë/xhami. Feja është vatha e të pashpresëve. Lumturia është si ai zogu i vogë që dridhet në dorën tënde, hape dorën dhe lere atë të fluturojë dhe do të shohësh se sa e bukur është. Nuk mund ta shohësh dot 1.000.000-shin pa shënuar në krye atë 1-shin i vogël. Kur puna është kënaqësi, jeta është gëzim! Kur puna është detyrë, jeta është skllavëri. Kriza Financiare
Kriza ekonomike Jeta sociale në Amerikë Amerika midis së mirës dhe së keqes Fundi i Amerikës Shtetet e Bashkuara kanë marrë tatpjetën dhe se Amerika nuk është më fuqia botërore që ishte dikur. Rënia e Amerikës si superfuqi ekonomike dhe ushtarake mund t'i atribohet njëherazi edhe angazhimeve të mëdha ushtarake amerikane anë e mbanë botës si dhe shpenzimeve të tepërta ushtarake për t'i përballuar këto angazhime. Shtetet e Bashkuara përballen me të njëjtat probleme, me të cilat historikisht, përballeshin perandoritë e herëshme evropiane si Britania e Madhe, Spanja, Franca, e të tjera. ...amerikanët e thjeshtë janë lodhur me luftërat përtej detit duke i shkuar gjithkujtë në ndihmë...
Markon e kishte në Australi, i dyti ishte Bato (Asa, Ollga, Riri), i treti babai im (Vekja, Dhura, Agroni, Esa, Mija, Vali, Mimi), pastaj vinin me radhë Rako, (Jeta, Ziko, Telo, Tina ), Beso (Besha, Leonidha, Adela), Ramo (Zhani, Andromaqi, Ana, Zamira, Foto, Aleksia) dhe i vogli Ligori (Elsa, Ersinoi, Ela). Tek Gjyqi në Manhaten A countryman between two lawyers is like a fish between two cats. Si dënoshin shqiptarët në kohën e komunizmit? — Nga je ti? e pyeti komandanti i kampit njërin prej tyre. — Nga Elbasani. — Çfarë profesioni ke ushtruar në jetën e lirë? — Arsimtar. — Pse je dënuar? — Agjitacion e propagandë. — A mund të bëjë një mësues i mirë propagandë kundë qeverisë së popullit të tij? — Po kur të dënojnë pa bërë gjë? — Justifikim banal. Çfarë interesi do të kishte partia jonë të dënonte shtetasit e saj të pafajshëm?
— Atë e di ajo vetë. — Duhet ta kontrollosh mirë gjuhën, përndryshe… — …do të arrestohesh e do të dënohesh pa dalë prej burgut, kështu si e pësova unë – e deshifroi retiçencën e komandantit të kampit i burgosuri tjetër.