Zaim Beqiri
KUJTIME
2009
Zaim Beqiri
K U J T I M E
TetovĂŤ, 2009 1
Biblioteka: Dëshmi
Redaktor: Rami Kamberi Lektore: Teuta Llalla
Botim privat i autorit. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara për autorin.
Shtypi: ÇABEJ - Tetovë
2
“Ti, Shqipëri, më ep nderë, më ep emërin shqipëtarë, Zëmërën ti ma gatove plot me dëshirë dhe me zjar.“ Naim Frashëri
3
4
NË VEND TË HYRJES “Është toka jonë, të parët na e kanë lanë Kush mos ta preke se vdesim të tanë” Pashko Vasa Ishin këto vargje, sa të bukura, aq edhe me një kuptim shumë të madh të Pashko Vasës, që i dëgjova nga valët e Radio-Tiranës e që më tronditën e më zhytën në mendime të thella. Ishte pranvera e vitit 1978, pragu i kremtimit të njëqindvjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Kuvendi i Shqipërisë tashmë kish vendosur që kremtimi i kësaj ngjarjeje të bëhet në mënyrë madhështore. Unë përcillja emisionet e Radio-Tiranës për çdo ditë. Sa më shumë që afrohej dita e kremtimit të kësaj ngjarjeje historike, aq më të shpeshta e më të fuqishme bëheshin emisionet që i kushtoheshin Kuvendit të Prizrenit të vitit 1878. Emisioni i asaj dite që filloi dhe mbaroi me vargjet e famshme të Pashko Vasës bënë një kthesë të madhe në mendimin tim. Unë e dija që këtyre vargjeve u kish kaluar koha, se shqiptarët edhe pse u vranë e u sakatuan, toka e jonë u grabit nga shovinistët shekullor të popullit tonë, fqinjët sllavë dhe grek. Malazezët e morën një pjesë të madhe të territorit: Tivar e Ulqin, Hot e Grudë, Plavë e Guci si dhe një pjesë 5
të mirë të Sanxhakut të Pazarit të ri me Beran e Rozhajë si qendra më të mëdha. Pjesën tjetër të këtij Sanxhaku e morën Serbët që nga Senica e deri te Pazari i ri. Por Serbia mori edhe tërë pjesën veriore të Kosovës që nga Kurshumlia e Surdulica deri te Leskoci e Vranja. Ky do të jetë hapi parë në copëtimin e tokës sonë. Hapin e dytë shovinistët serbo-malazezë do ta bëjnë më 1913, duke e marrë tërë Kosovën bashkë me qendrën e saj administrative Shkupin me të gjitha qytetet tjera shqiptare, madje duke u shtrirë deri në vilajetin e Manastirit bashkë me këtë qytet. Gjatë Luftës së dytë Botërore, duke u mbështetur në zogistët e Ahmet Zogut të udhëhequr nga Abaz Kupi, tentuan ta marrin tërë Shqipërinë, duke synuar të realizojnë marrëveshjen famëkeqe të Nikolla Pashiqit me Ahmet Zogun që pas vdekjes të këtij të fundit Shqipëria të aneksohet nga Serbia. Por, hasën në rezistencë të fortë te Enver Hoxha, i cili, sipas mendimit tim i mbështetur në argumente të forta e shpëtoi gllabërimin e Shqipërisë nga sllavët e jugut. Këtë herë nuk mungoi as grykësia e grekëve të cilët të pakënaqur vetëm me Çamërinë që e aneksuan më 1913, edhe pse e banuar tërësisht me shqiptarë, synonin tërë Jugun e Shqipërisë. E tërë kjo kujtesë e hidhur më revoltoi dhe më zhyti në mendime se ç’të bëjmë. Tashmë, mendova se nuk është koha për të mbrojtur tokën, sepse ajo ishte grabitur, por si të çlirohet ajo. Për të realizuar këtë qëllim, do të vazhdoj punën ilegale, siç e kam paraqitur më poshtë, do të veproj dhe 6
për veprimtarinë time do të më burgosin bashkë me dy vëllezër të tjerë, duke na dënuar afër gjysmë shekulli. Në burg do të takohem edhe me shumë të tjerë, ndër ta edhe me dëshmorin legjendar Fehmi Ladrovcin dhe me simbolin e rezistencës shqiptare Adem Demaçin. Ishim të një mendimi dhe kishim të njëjtat shpresa. Por, kur dolëm nga burgu në rrethana krejtësisht të tjera, u binda jo vetëm unë, por edhe të gjithë të tjerët, duke përfshirë edhe Ademin e Femiun se ne jo vetëm që kishim menduar gabimisht, por ato gabime u shndërruan në iluzione. Gjersa në Kosovë këto iluzione i përmbysi brezi revolucionar që kish ndjekur po të njëjtën udhë me ne, në Maqedoni situata erdhi duke u keqësuar nga viti më vit deri në këtë shkallë ku jemi sot. Atë që nuk arriti ta bëjë shteti i fuqishëm jugosllav për 40 vjet, si me dhunë policore, e me dhunë psikologjike e arritën partitë shqiptare. Këto parti, për veprimtarinë e të cilave bëhet fjalë në libër me veprimtarinë çoroditëse dhe me një luftë shumë të rafinuar psikologjike, degjeneruan moralisht popullin. Sot mund të themi se shqiptarët e Maqedonisë përveç asaj që flasin shqip nuk kanë gati fare ndjenja të shqiptarizmit. Shumë të rrallë janë njerëzit që mund të sakrifikojnë për çështjen kombëtare. Sot ata më shumë e duan Maqedoninë si shtet sllav se sa vetveten e tyre. As nuk gabohet as nuk teprohet, në qoftë se them se çdo hap që kanë bërë shqiptarët pas vitit 1990 ka shpënë në degjenerimin e karakterit kombëtar dhe në forcimin e kozmopolitizmit.
7
Deri sa në vitin 1978 më tronditën vargjet e Pashko Vasës, duke qenë i vetëdijshëm se toka shqiptare u copëtua e u bë pikë e pesë. Sot më shqetëson fakti se pas 30 vjetësh u shua edhe vetëdija kombëtare. Pikërisht këtu qëndron edhe arsyeja që po i shkruaj këto kujtime për të rikujtuar se ku na a mbeti e ku u nisëm; ku e morëm e ku e lamë jo vetëm vatanin, por edhe popullin me vatan duke u kënaqur në robëri. Autori
8
LEJA E NJOFTIMIT
Për vendlindjen I prirë nga ideali dhe ndjenjat e mia, ndjeva obligim moral që ta shkruaj edhe një monografi të shkurtër për fshatin tim dhe malësinë e Sharrit, njerëzit e kësaj ane, mikpritjen si traditë e fshatarëve e cila e ka pasur vlerën kuptimplotë të fjalës. Mikpritja shqiptare, bashkë me të edhe sjelljen bujare: bukë krip dhe zemër si dhe dashuria ndaj atdheut si e vetmja armë për të mbijetuar kohën. Të shkruaj në shenjë kujtimi dhe respekti ndaj të parëve tanë, ndaj gjeneratave që sakrifikuan aq shumë për të mbijetuar kohën që ne sot të flasim dhe mendojmë shqip, si dhe le të mbetet si dëshmi për gjeneratat e sodit dhe ata që vijnë pas, që shekujve ta ruajnë atë që e deshëm aq shumë–atdheun–Shqipërinë. Nga ky këndvështrim historik, dua t’ua bëjë me dije se Skadrina – Sharri i sotëm, si gjithmonë nëpër shekuj ka pasur dhe e ka pasqyrën e lashtësisë së njeriut shqiptar, fiseve, etnitetit, vendbanimit, e deri te shoqëria e sotme që frymon shqiptarçe. Them kështu, duke dashur të tregoj se gjaku shqiptar e vaditi këtë tokë dhe, të arrij te lënda të cilën e kam objekt trajtimi në këtë publikim, duke vënë në dukje, pa ndonjë pretendim, pasqyrën historike timen dhe bashkëveprimtarëve të mi, që aq sa ditëm bëmë përpjekje për të 9
arritur atë që na mungonte: atdheu i shqipes në një shtet, me një gjuhë dhe një flamur. Shipkovica, vendlindja ime, është një fshat malor i cili brenda gjeografisë së atdheut tim nëpër shekuj ka përjetuar pushtete të ndryshme, por, kurrë nuk e ndryshoi gjuhën dhe etnosin shqiptar, edhe pse robëria në shumë vende tentoi t’ia ndryshojë toponimet dhe strukturën e banorëve sipas flamurit të robërisë. Them kështu, ngase nëpër shumë studime të studiuesve të huaj e në veçanti të pushtetit sllav shtrohej dilema e vetë emrit të fshatit si dhe emërtimeve të tjera që nëpër kadastra emëroheshin me emra nga sllavishtja apo turqishtja. Shikuar nga aspekti arkeologjik, vendbanimet e para kanë qenë në maje të kodrinave të përshtatshme për mbrojtje dhe siguri, nga hordhi të ndryshme barbare. Kështu që edhe reliktet nga kjo kohë janë gjetur në malësinë e Sharrit të cilat dëshmojnë ekzistimin e vijës rrugore Iliria e cila ka lidhur fiset ilire mes vete. Ndaj, jam i bindur se edhe Shipkovica dhe shqiptarët e saj kanë një histori shumë të lashtë që nga koha Ilire. Këtë mendim e mbështes duke u bazuar në literaturën ekzistuese të historianeve romak mbi malësinë e Sharrit, si dhe dëshminë të vijës rrugore që lidhte Dardaninë me fiset tjera Ilire. Duke mos dashur të flasë më shumë për lashtësinë historike si dhe pushtetet dhe peshën e robërisë mbi fshatin tim, ngase në vijim do t’i përshkruaj format dhe metodat e pushtetarëve se si donin që të nënshtronin dhe të bënin pastrimin etnik të fshatit nga pamja shqip në atë sllave, si bie fjala: shpërnguljet për Turqi, asimilimi në forma të ndryshme si dhe migrimi për në botën e jashtme. 10
Thënë shkurt e shqip, ishte pra skëterra që e përjetuan shqiptarët e këtij fshati si të gjithë fshatrat e malësisë së Sharrit.
Gjeografia e Shipkovicës Në zemër të Sharrit shtrihet fshati im - Shipkovica, me largësi 9-10 kilometra nga Tetova kurse nga ana e majtë duket lumi Shkumba, përballë duken fshatrat Sellcë dhe Llacë. Vija rrugore e cila kalon mes fshatit dhe në dalje të çon deri te vija e lumit ku një urë nga druri të jep shenjë kalimi për në fshatin Brodec, në ecje në një gropë shtrihet edhe fshati Vejcë, që ka edhe rrugën dalëse për në fshatrat e Kosovës. Kurse në vazhdim të rrugës, nga krahu i majtë në thellësi gjenden edhe dy fshatra malore, fshati Veshallë dhe Bozovcë, fshatrat më të largëta të malësisë së Sharrit, të cilët janë shumë afër me fshatrat e Prizrenit. Meqë nuk është qëllimi im përshkrimi i këtyre fshatrave në kuptim të monografisë, por, roli i pozitës gjeografike të këtyre fshatrave, që është i lidhur shumë me lëvizjet që kanë kuptimin e kombëtares, ndaj jam edhe i detyruar që t’i përshkruaj si fshatra që dëshmojnë se Sharri si tërësi ka frymuar dhe frymon shqip. T’i kthehemi Shipkovicës dhe emrit të saj. Çdokush që ka shkruar diçka për këtë fshat, ka dhënë mendimin e vet për vetë emrin e këtij fshati dhe, unë shfrytëzoj të drejtën time për të dhënë mendimin tim. 11
Shumica mendojnë se emri Shipkovicë prejardhjen e ka nga sllavishtja më saktë nga “ Shipak ” që në shqip do të thotë “Kaça” domethënë vendi me shumë kaça, që nuk e arsyeton teorinë. Unë mendimin tim e bazoj në praktikën që në malësinë e Tetovës shqipes i themi “Shipe” dhe vetë emri i Shipkovicës lidhet me këtë shpezë të cilën siç dihet e kemi edhe simbol kombëtar. Por, sllavët duke qenë mjeshtër të përvetësimeve dhe duke e falsifikuar historinë, sipas mendimit tim kur i zaptuan këto troje, siç e ceka edhe më lart, e ndryshuan edhe emrin e fshatit, duke i dhënë toponim sllav. Këtë mendim për emrin e fshatit Shipkovicë do t’ua lë shkencëtarëve të cilët sipas dëshmive do ta thonë edhe fjalën e tyre. Ndaj, do t’i kthehem koherencës dhe panoramës së fshatit. Shipkovica është njëri ndër fshatrat më të mëdhenj në malësinë e Sharrit. Numëron mbi 360 shtëpi dhe mbi tre mijë frymë. Në kohën e mbretërisë SKS-së ka qenë komunë në të cilën kanë gravituar këto fshatra: Pallçisht, Lisec, Gajre, Llacë, Sellcë, Vejcë, Brodec, Veshallë dhe Bozovcë. Kurse panorama e fshatit duket e këtillë, poshtë fshatit kalon lumi Shkumba i cili është një lumë i rrëmbyeshëm malor, por shumë i pastër. Buron në vendin të quajtur “Krivashaj dhe Leshnicë dhe përbëhet nga disa burime. Leshnica sipas tregimeve të pleqve e ka marrë emrin nga “Leshi” sepse në kohërat më të lashta aty është bërë qethja e dhenve dhe tregu ku është shitur leshi. 12
Kalon nëpër mes dy brigjeve duke i ndarë gati simetrikisht dhe vazhdon nëpër mes qytetit të Tetovës dhe vazhdon nëpër fushën e Tetovës ku derdhet në lumin Vardar. Rreth lumit Shkumba gjarpëron edhe udha e vjetër që më herët ka qenë udha frekuentuese për të bërë tregti duke e lidhur “Pollogun” me “Dukagjinin” dhe, më gjerë edhe sot edhe pse e ka humbur rëndësinë që e ka pasur emri i kësaj rruge është “Derven” kur edhe sot si shenjë ka ngelur “Hani i Halim Fandës”, se aty kanë pushuar karvanët që kanë kaluar çdo ditë. Po në këtë rrugë kryesore të kohës gjendet edhe “Teqeja” ku gjendet një varr, ku besimtarët kanë kërkuar shërim për ndonjë të sëmurë dhe kush kalonte aty e lidhte nga një pe në dritaren e kësaj teqeje. Aty gjendet edhe vendi i quajtur “Fusha e Madhe” që siç duket e ka humbur kuptimin që e ka pasur, sepse aty nuk ka fushë aq të madhe por, më parë do të quhej “Fushata e Madhe” se sipas gojëdhënave aty kryezoti e ka shtruar sofrën e madhe me princat e arbrit për t’iu kundërvënë hordhive turke, sepse një kilometër më poshtë qëndron kalaja ndoshta më e vjetër në të cilën qëndrojnë dy gurë si dy brirët e dhisë të përkrenares së “Skënderbeut”, po ashtu brenda në fshat gjendet burimi me emrin “Kroi i Begjit” siç e quajnë fshatarët edhe sot. I kam cekur vetëm disa gjëra më pikante për fshatrat rrëzë Sharrit, por më tepër për Shipkovicën vendlindjen time.
13
Kujtime nga fëmijëria Jam i lindur në fshatin Shipkovicë të Tetovës. Dy vjet pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, më 10.12. 1947 si fëmija i katërt i familjes sime në një varfëri të skajshme siç ishin edhe shumica dërmuese e familjeve shqiptare. Siç e kam cekë edhe më lart, jam fëmija i katërt në familje nga nëna Hatixhe dhe babai Xhafer Beqiri. Atëherë ende ishte gjyshi im gjallë dhe më pagëzon me emrin Zaim, duke e rikujtuar shokun e tij kur ka shërbyer në ushtrinë turke, përndryshe, ka qenë pjesëmarrës në Lëvizjen xhonturke, lëvizje e cila i tradhtoi marrëveshjet me shqiptarët. Gjyshi im ka qenë i plagosur në krahun e djathtë duke luftuar me komitët bullgarë, ku ka qenë shumë guximtar dhe i fuqishëm. Gjatë një beteje ky u futet në istikam bullgarëve; disa vriten, disa largohen, por në istikam kur futet plasi një bombë dhe e plagos në krahun e djathtë. Kur komitët bullgarë e shikojnë këtë skenë mendojnë se ky është i vrarë dhe kthehen për t`ia marrë kokën. Në këtë situatë dramatike gjyshi im Beqiri e merr pushkën me dorën e majtë dhe i qëllon dhe kështu shpëton dhe, siç më tregonte nëna Hatixhe, dorën e djathtë e kishte plot pika gjelbëroshe nga dinamiti. Mua më ka lënë foshnjë 6 javësh duke i thënë nënës sime se së paku të kisha mund me ta rritur edhe këtë djalë, sepse ti nuse je shumë e zënë me punë dhe me fëmijë të vegjël. Gjyshen nga nëna e kam pasur nga një fshat “Struzhë” rrethi i Prizrenit. Gjyshi im nga nëna ka qenë 14
burri i dytë i saj, me gjithë që shumë më e re se gjyshi, kur do të rritem do ta kuptoj se ishte burrneshë e shkuar burrave. Si fëmijë nëntëvjeçar u sëmura dhe babai më dërgoi në spitalin e Tetovës ku për herë të parë e kam ndjerë në shpirtin e njomë diskriminimin nga disa infermiere, veçanërisht nga një më e moshuar që sa herë do të jetë në shërbim do të më rrahë për pikën e qejfit sa unë u detyrova t’i tregoi babait se po më mundonin pa ndonjë shkas. Pas daljes nga spitali u dëshpërova shumë sepse më ishte mbytur një shok i klasës. Kishte rënë nga një gur i lartë që e quajnë “Rrasa e Rexhës”. Nga ky gur fshatarët nxirrnin rrasa për t’i mbuluar shtëpitë e tyre. Kjo ngjarje më la mbresa derisa të jem gjallë dhe këtë gur e konsideroja si vrasës i shokut Zeqirjah Qazimi; mendje fëmije! Duke u rritur fillova të dëgjoj, gjatë bisedave për ngjarje tragjike, për njerëz të shquar të fshatit por ende nuk isha në gjendje t’i kuptoj gjërat deri sa do të ballafaqohet familja ime me UDB-në. Isha në moshën 12-13 vjeçare kur për herë të parë do ta ndiej barrën e robërisë. Në kuluaret e fshatit bisedohej se: “Ka qenë Xhelal Gjura me shokë, ka kaluar këndej ka lyp bukë nëpër stane etj.” Një parullë të tillë ndoshta e kishte lëshuar vetë UDB-ja për të pasur shkas për presion psikik dhe fizik ndaj popullatës, zaten edhe kështu ndodhi. Nga ky moment nuk i lejonin fshatarët që të dalin në stanet e tyre në vendet tradicionale, por i detyruan që të gjithë të dalin në një vend të caktuar. 15
Si ndodhi kjo, siç e ceka më lart, bëhet fjalë për një grup diversantësh të dërguar nga Republika popullore e Shqipërisë nën komandën e Xheladin Gjurës, një bashkëfshatar i cili kishte qenë aktivist në grupin e Sadudin Gjurës, grup që ishte zënë apo më drejtë ishte tradhtuar në vitin 1952. Pas kapjes së shumë shokëve, ky ia del që të ikë në Republikën Popullore të Shqipërisë, ku u mundua ta mbajë gjallë aktivitetin patriotik. Për këtë njeri ishin thur legjenda se është i pakapshëm dhe se kalon kufirin sa herë që do që, një gjë të tillë do ta kuptoj në vitin 1991 kur do të kem rastin të takohem dhe të flasim hollësisht për ngjarjet e së kaluarës, ku vërtetova se shumë gjëra kishin qenë të vërteta bile edhe disa i kisha ditur. Po t`i kthehem ballafaqimit me UDB-në, në atë kohë siç thashë edhe më lart. Një ditë në verën e 1960 ishin mbledhur disa gra dhe kuvendonin për hallet dhe problemet që i preokuponin. Në atë kuvend rastësisht gjendet edhe vëllai im më i madh Beqiri, dhe e dëgjon bisedën ku njëra ndër gratë e mëhallës tregon sesi Xhelali ka qenë këtu, si ka kaluar itinerarin e tij. Në atë moment kalon nëna ime dhe kalimthi i dëgjon këto biseda por, duke pasur frikë se mos kjo bisedë bie në vesh të UDB-së, i thotë plakës e cila po fliste se mos fol gjëra të tilla se është rrezik; ajo duke mos e vlerësuar rrezikun përgjigjet: “Hë morri, më hëngshin m…” Këtë bisedë siç thash do ta dëgjojë edhe vëllai Beqiri të cilën do t’ia tregojë gjyshes për nga nëna, duke udhëtuar nëpër Sharr me kalë për në Prizren. Ajo si pa të 16
keq i tregon djalit të vogël të saj Dautit, i cili ka qenë çoban në kooperativën blegtorale “Përvi Maj” të cilën e udhëhiqte shumë i njohuri udbash Fariz Novosella. Duke qenë i padjallëzuar, ky një ditë duke ruajtur delet e sheh një njeri të panjohur me një kërpesh në dorë, duke shëtitur në ato bjeshkë gjoja se i ka humbur kali dhe ka dalë për ta kërkuar dhe, sikur rastësisht takohet me çobanin dhe në fillim e pyet se mos vallë ka parë ndonjë kalë në këto bjeshkë. Kur merr përgjigje negative ai dalëngadalë do të futet në bisedë me çobanin (Dautin) se kështu e kishte emrin. E pyetën se si e ke emrin, prej nga je edhe pse e dinte mirë se kush është dhe nga është. Por, ai kishte dalë me detyrën e UDB-së për të bërë zbulimin e atyre të thënave që përgojoheshin në popull. Ky si burrë i mirë, pasi i tregon se kush ishte dhe nga ishte, e fillojnë bisedën shtruar dhe i dërguar që ishte një spiun i regjur me emrin Rizah Gorjani, që mbi supet e tij qëndronin shumë mënxyra që i kishte bërë popullit të vet, duke filluar nga Xhemë Gostivari e ku ta di se ku e ka qoshin, e futën në temën që i interesonte. E pyet: Çfarë flitet në Shipkovicë? A vjen Xhelali? A lëvizën në atë anë? Daut çobani si pa të keq i tregon për atë se çfarë i kishte thënë e ëma. Me të dëgjuar këtë muhabet “kërkuesi i kalit” përshëndet dhe largohet. Pas dy ditësh xhipi i UDB-së e merr Daut çobanin. Ai duke mos e ditur se për çka është fjala, i drejtohet udhëheqësit Sali Novoselës se pse e kanë marrë dhe ku 17
e çojnë. Ai ia bën me dije se e çojmë në Shipkovicë dhe se e gjithë kjo ka të bëjë me “kërkuesin e kalit”. Ky i zënë në befasi, duke mendua se bisedon me një fshatar hallexhi e jo me një gjarpër helmues i cili kishte kafshuar shumë njerëz për vdekje, detyrohet që udbashëve të njohur si Xhemali Vejseli që ishte nga fshati Gajre, t’u thotë se nga kush e kishte dëgjuar këtë muhabet. Kështu në komunën e vjetër të Shipkovicës e thirrin gjyshen time nga nëna, e cila mundohet t’i bind se ky muhabet ka dalë nga një fëmijë i mitur dhe s’ia vlen që të merren me të sepse nuk mund të jetë gjë serioze. Por, UDB-ja nuk i linte gjërat ashtu, ndoshta edhe ishte yndyra e saj, prandaj dërgojnë korrierin dhe e marrin vëllanë tim Beqirin dhe i fillojnë hetimet. Ky si fëmijë që ishte, tregon si e ka dëgjuar. Ata e pyesin se cilat gra ishin që bisedonin. UDB-ja i thirri të gjithë, veçanërisht mundohen ta ngatërrojnë babën tim sepse kishte qenë anëtar i LKJ-së, por kurrë nuk shkonte nëpër mbledhjet partiake. Në këto rrethana plakat i mohojnë se kanë bërë muhabet të tillë, por ato insistojnë me ngulm për ta zbuluar, kështu që natën në shtëpinë tonë montojnë një magnetofon që në atë kohë ne as nuk e kishim dëgjuar një gjë të tillë. Ditën tjetër i thirrin udbashët dhe u thonë se: “Mos fshihni asgjë se ne i dimë të gjitha” dhe, fillojnë t’ua përsërisin gjithë bisedat që gjoja i kanë bërë baba im dhe nëna. Babai im i shkretë, as që kishte biseduar as që bisedonte me të ëmën për kësi gjërash, ngase ishte shumë i kujdesshëm dhe nuk gabonte. Halla Muraticë që edhe e kishte bërë këtë bisedë, duke e parë që nuk do të shpëtojë, e thirr djalin e saj që e 18
kishte oficer në qytetin e Pançevës. Ky erdhi dhe në një farë mënyre u mbyll ky problem. Më vonë më 1991 kur kam biseduar me Xhelal Gjurën, më ka tregua se kanë pas bashkëpunim me këtë oficer dhe se ka qenë burrë i mirë. Këtë episod e tregova, sepse ky është episodi që unë si fëmijë për herë të parë e kam pasur kontaktet e para me UDB-në, fat që do të më ndjekë tërë jetën.
Sfidat dhe rruga e shkollimit Të shkruash për përjetimet, është një përgjegjësi morale, por edhe një krenari njerëzore për ndriçimin e të së vërtetës që historisë duhet t’i mbetet dëshmi. Andaj, jo rastësisht duhet t’i kthehem fëmijërisë, se prej aty më duket se ndahen fatet, të paktën për mua dhe shokët e mi të idealit. Si fëmijë që i përjetova të gjitha tmerret e robërisë, rrugën për shkollim ose më mirë thënë për pjekurinë time intelektuale dhe kombëtare e nisa me shikim: Dua liri. Por, ngase isha nga ky fshat, për shkollim të mëtutjeshëm isha i detyruar që të eci edhe rrugëve të qytetit – Tetovës. Kështu që pas mbarimit të klasës së katërt, meqë në Shipkovicë nuk kishte tetëvjeçare në atë kohë, u ballafaqova me pengesën e parë në jetë. Fshati im, duke qenë një fshat shumë i shtypur nga sundimi turk e këndej, ishin të mbyllura të gjitha rrugët për dije dhe emancipimin, përveç fesë, e cila kryekëput 19
kontrollohej dhe ishte e detyruar që t’i shërbejë pushtuesit. Po qe se ndonjë klerik nuk ishte në shërbim, shumë shpejt ia përgatitnin terrenin dhe e eliminonin. Raste të tilla ka pasur me bollëk, të cilat do t’i përmendi më vonë. Po t’i kthehem shkollimit. Para meje vetëm dy veta kishin vazhduar shkollimin. Njëri kishte dështuar ndërsa tjetri arriti të kryejë akademinë pedagogjike për gjuhën dhe letërsinë shqipe. Ky ishte Isinqemal Merxhani që në vitin e demonstratave 1968, kapet burgoset dhe dënohet. Në vitin 1959-60 mbarova klasën e katërt dhe në bisedë me shokun tim të klasës Musafer Demirin, të cilin njëherë e kishim edhe fqinjë të parë, shprehëm dëshirën për të vazhduar tetëvjeçaren në Tetovë. Si fëmijë që ishim, nuk ishim në gjendje ta kuptojmë se çfarë peripecish duhet kaluar derisa ta kryejmë tetëvjeçaren. Unë ngula këmbë që të vazhdoj shkollimin. Babai duke e ditur se ekonomikisht nuk mund të më përmbajë më kundërshtonte, sepse familja e ngushtë e jona përbëhej në atë kohë prej 8 fëmijësh dhe prindërit dhjetë anëtarë plus, halla e cila ishte e ve ose vejane vetë e pesta, ishte një barrë e rëndë për babanë tim që punonte si mirëmbajtës i rrugës, Tetovë – Kodra e Diellit, me një rrogë shumë të vogël. Atëherë kur nuk munda ta tejkaloj këtë pengesë, i drejtohem nënës e cila edhe i ka meritat për shkollimin tim. Ajo hynë në bisedë me babanë dhe kur ai i tregon arsyet se pse nuk është dakord, kjo i përgjigjet: 20
Që djali do të që shkojë, pa qoftë me librat e shokut, duke mos menduar se nuk ishin në pyetje vetëm librat, por edhe banesa që duhej të paguhet, sepse ne ishim shumë të vegjël për të udhëtuar dimrit. Më në fund sikur u pajtuan dhe, vëllai më i madh Beqiri më regjistroi në klasën e pestë në shkollën tetëvjeçare “Liria”, drejtori i së cilës ishte Nexhat Idrizi, një person i cili përmendet në grupin e Sadudin Gjurës. Shoku im Muzafer Demiri ishte regjistruar në shkollën “Bratstvo Edinstvo” shkollë e re e cila ishte hapur po atë vit. Qysh në fillim filluan ngatërresat! Në atë shkollë orari ishte çdo ditë nga tri orë, kurse ku isha unë orari ishte nga pesë orë. Kështu linden problemet, sespe s’takoheshim dot me shokun, meqë ai nuk më priste dhe unë detyrohesha vetë të udhëtoj, edhe pse shpeshherë shoqërohesha me ndonjë fshatar, ngase në atë kohë fshatarët çdo punë e kryenin në qytet. Kështu filloi odiseiada ime, që unë si fëmijë nuk kisha mundur ta parashikoj. I zhveshur, i zbathur, dhe i pa ngrënë e fillova shkollimin. Shumë shpesh nga uria gjatë pranverës haja gjethe ahu, kurse gjatë vjeshtës dhe dimrit kulumbria dhe murriza, shpesh edhe kaça. Kur bënte moti i mirë shoku Muzafer Demiri vinte bashkë me mua në Shipkovicë, por, kur ndryshonte koha e shkurtohej dita ai nuk vinte në Shipkovicë; shkonte te motra e tij në fshatin Trebosh, që ishte më afër dhe kishte shumë shokë tjerë, sepse Treboshi është fshat fushor kurse Shipkovica është malor dhe më larg qytetit. Në rrethana të tilla gjendja ime rëndohej, sepse nuk kisha asnjë shok për udhëtim. Në këtë situatë do të më 21
përcjellë nëna ime gjer në gjysmë të rrugës, deri sa të agonte. Meqë mësimi fillonte në ora 7, isha i detyruar që të zgjohem në ora 4 e 30 minuta dhe të nisem në ora pesë të mëngjesit, kur çdo gjë e ka të kapluar errësira. Katër vjet kaluan dhe unë mbarova klasën e tetë. Tash duhej të regjistroj shkollën e mesme. Meqë isha nxënës i mesëm, duhej të jepja provim pranues në dy lëndë: në matematikë dhe gjuhë shqipe, një gjë të tillë do të duhej ta bënte edhe shoku im Muzafer Demiri. Pas mbarimit të mësimit, si zakonisht klasat e teta lëshoheshin ca ditë më herët që të kenë kohë për t’u regjistruar në shkollat e mesme. Për fat të keq nuk kishte shumë për të zgjedhur: ishin gjimnazi i plotë dhe normalja. Erdhi koha të futemi në provimet pranuese, edhe pse nuk më duket modeste por e vërteta qëndron kështu. Unë në lëndën e matematikës, po edhe të gjuhës shqipe e ndihmova shokun. Kur erdh rezultati ai i ka dhënë provimet kurse unë jo! Kjo padrejtësi më preku shpirtërisht dhe kur erdha në shtëpi ia fillova vajit. Isha ende i ri për t’i kuptuar do gjëra që sot i kam të qarta. Në të vërtetë, babai i shokut tim Muzafer Demirit, kishte hyrë në Republikën Popullore të Shqipërisë me detyrë nga UDB-ja. Atje e kishin zbuluar dhe dënuar me 17 vjet burg të rëndë dhe për djalin e tij interesohej tjetërkush. T`i kthehem provimit pranues kishim edhe një shanse në gusht po qe se do të mundem ta jap. U përgatita gjatë verës, por isha shumë skeptik sepse nuk ishte puna se nuk isha përgatitur, por ishte puna e keqpërdorimeve. 22
Një ditë i lutem babait që të shkojmë te Murat Isaku, i cili ishte profesor në gjimnazin e Tetovës dhe ia them fill e për pe ngjarjen duke i treguar edhe për dyshimin që kisha. Një gjë të tillë ai nuk donte ta pranojë dhe më tha se do të shohim tash në gusht sesa je i përgatitur. Erdhi gushti. Unë në matematikë as që kisha problem sepse isha nxënës i shkëlqyeshëm por, pengesa ishte në gjuhën shqipe, jo që isha i dobët por lëvizte një dreq, që unë nuk e kuptova deri vonë. Vetë Murat Isaku kishte qenë në një grup me Sadudin Gjurën edhe pse e dënojnë 9 vjet heqje lirie, lirohet vetëm për nëntë muaj. Hyra në provim. Pasi ishin edhe me shkrim edhe me gojë i dhashë edhe pse më shoshiti vetë Murati, duke më detyruar që të këndoj këngë dasme para të gjithëve që për kohën e sodit nuk është kurrgjë por, për atë kohë ishte shumë turp. Provimet i kalova me sukses dhe u regjistrova në gjimnazin e Tetovës. Tash fillon një moment i ri për mua me që zhvilloheshe mësimi në dy turne dhe më duhej të mësonim pas dite, një problem ende më i madh. Shpenzimet rriteshin, kurse ne si familje ekonomikisht jo që nuk qëndronim mirë por, gjendja ekonomike ishte keqësuar, kurse ndërkohë kishim edhe dy anëtarë të rinj të familjes. Shpresat për të banuar me qira ishin të pamundura, për libra e fletore as që mund ta paramendoje dhe në këto rrethana duhej të zgjedh; o ta lë shkollimin e mëtutjeshëm, o duhej të ballafaqohem me vështirësi që për moshën time ishin të tepërta. 23
E zgjodha këtë të dytën, pra duhet vazhduar shkollimin pa qoftë edhe me një fletore dhe duke udhëtuar për çdo ditë me barkun e uritur, por me një moral të çeliktë për të bërë diçka. Kështu puna shkoi deri diku se ishte dita më e gjatë dhe koha jo shumë e ftohët, por me kalimin e vjeshtës dhe ardhjen e dimrit situata ime sa vinte vështirësohej, sepse në atë kohë bënin dimra të fortë dhe të gjatë. Unë si fëmijë 15 vjeçar që isha pas mbarimit të mësimit dilja në Çarshi të Epër, siç e quajmë ne edhe sot këtë vend. Aty pritja ndonjë fshatar rastësisht mos do të ketë qenë në qytet dhe të shkojmë bashkë, sepse ç’është e vërteta frikohesha gjatë rrugës nga egërsirat që në kohë të dimrit lëvizin mjaftë. Pritjet e kota më sillnin probleme edhe më të mëdha sepse në vend që të nisem menjëherë në ora 19 e 20 minuta menjëherë pas mësimit, unë do të sorollatem nja dy orë me shpresë se do të dalë ndonjë shpëtimtar, por kur nga gjithë kjo pritje nuk dilte asgjë dhe kur fillonin edhe të mos lëviznin njerëzit unë i uritur, dhe i ngrirë nga acari nisesha përpjetë drejt Shipkovicës, hë do të më haj ujku këtu hë do të më dalin xhindet atje kah ora 11 do të arrij në shtëpi, ku veçanërisht nëna më priste me zemër të ngrirë. Tash nuk kishte mundësi që të më ndihmojë sikur më përcjellke kur isha në tetëvjeçare. I vinte shumë keq por nuk kishte zgjidhje tjetër. Mundohej të më japë kurajë që mos frikem sepse xhinde nuk ka dhe se ujqërit ikin nga njeriu. Kjo ndoshta është e vërtetë thosha më vete, por mua mendja më rrinte se sot mirë kalova, po nesër? 24
Sikur kjo të mos mjaftonte! Ballafaqohesha edhe me një problem të paparashikuar dhe shumë banal në shikim të parë, por me shumë dëm për mua, ndoshta e përgatitur nga dora e fshehtë e UDB-së, kur mendoj sot. Fjala është për nxënësit e fshatit Gajre, fshat i cili gjendet para Shipkovicës në mes Tetovës dhe Shipkovicës. Nga ky fshat vazhdonin shkollimin shumë nxënës që nuk ka kurrgjë të keqe, por ata gati çdo ditë ma zinin rrugën dhe më sulmonin fizikisht. Unë nga natyra kam qenë kryeneç dhe nuk dorëzohesha edhe pse më sulmonin nga një duzinë 10-15 vetash. Të jetë ironia më e madhe, kur rrihja unë atëherë do të dalin prindërit ose vëllezërit e tyre mbi 20 vjet dhe do të më rrahin pa mëshirë. Këtë gjë nuk mund ta kuptoj edhe sot e kësaj dite. T`i kthehem shkollës, në fund të vitit ngela në gjuhën frënge në provim, pra doja apo nuk doja vështirësitë e kishin bërë të veten dhe unë nuk isha në gjendje që mbi supet e njoma t’i mbaja të gjitha presionet fizike dhe psikike dhe të arrija rezultate në mësim me një fletore hallvaxhishë, siç shprehemi edhe sot e kësaj dite. Provimin e gjuhës frënge e dhashë dhe duhej të regjistrohem në vitin e dytë të gjimnazit. Tash do të më ndodhe një problem tjetër sikur nuk më mjaftonin ata që i kisha. Babait tim nuk e di se kush ia kishte mbushur mendjen se djalin duhet ta nxjerr nga gjimnazi dhe ta futë në normale, sepse me mbarimin e gjimnazit nuk do të mund të punësohet, por duhet të ndjekë dhe ta mbarojë fakultetin, ndërsa me normale bëhet mësues. Kështu u detyrova që ta ndërroj shkollën në klasën e dytë në këtë mënyrë të fillojë tatëpjeta e ime. 25
Megjithëqë, në shikim të parë duket se shkollat e mesme nuk kanë ndryshime por, megjithatë normalja kishte disa lëndë profesionale. Pas kësaj fillova ta urrej shkollën dhe e lëshova krejt. Pas nja dy vjetësh pauze vendosa që të shkoj në shërbimin ushtarak i cili ishte i detyrueshëm. Caktohem në gjininë e lidhjes dhe më 25 shtator 1967 udhëtoj për në Banjallukë të Bosnjës dhe Hercegovinës.
Moti i 1968 dhe sfidat në ushtri Siç e ceka edhe më lart, në shtator shkova ushtar dhe në maj të 1968-ës, më arriti një telegram se e kisha nënën e sëmurë dhe, më lejuan pesë ditë që të vijë në shtëpi. Harrova të tregoj se në ushtri e ndjeva në lëkurën time diskriminimin në aspektin nacional, edhe pse trumbetohej me të madhe se nuk duhet të ketë diskriminim dhe se gjithë kombet dhe kombësitë janë të barabartë, e veçanërisht në ushtri, por e gjithë ajo propagandë ishte false edhe pse ishte bërë një liberalizim i vogël pas plenumit të katër të brioneve, ku dënohet gjoja veprimtaria e Aleksandër Rankoviqit, se gjoja ai ka qenë fajtor e jo politika shtetërore që gjithmonë ka qenë antishqiptare dhe shtypëse. Ku bëja pjesë unë ishte një kompani që quhej “Njësiti releje” dhe, unë isha shqiptar i vetëm. Karakteristikat e kësaj njësie ishin se me çdo gjeneratë ishim të detyruar të shkonim nëpër stërvitjet ushtarake që në gjuhën serbe u thoshin: “ vojna vezhba ”. 26
Këtë njësi e udhëhiqte një serb me gradë nëntoger. Ishte pak më në moshë se unë, pra ishte nja 4-5 vjet më i moshuar, por si përgjegjës dhe ushtrues i drejtëpërdrejtë ishte një kapter i klasës parë me emrin Mitiq Andreja, një shovinist dhe jo njeri, që vështirë ia gjeje shokun! Po e përshkruaj këtë si përfaqësues tipik serb, i cili gjithmonë kur do të ishte kujdestar, i mbushte burgjet me ushtar, pra ishte njeri që jetonte kur e mundonte dikë. Këtë e kuptova sa shkova në ushtru nga rrëfimet e ushtarëve më të vjetër. Këtë do ta kem epror dhe do të kem punë për çdo ditë. Në këto rrethana unë fillova jetën ushtarake në një mësonjëtore që ishte një barakë. Filloi mësimi por unë nuk e njihja gjuhën serbe. Vështirë i kuptoja gjërat, megjithëse shokët ushtarë mundoheshin të më ndihmojnë. Mitiqi na dënonte dhe na çonte që një duzinë drurësh, që ishin si shtylla elektrike t’i largojmë nga një anë në anën tjetër, dhe t’i kthejmë sërish në vendin ku ishin. Edhe pse nervozohesha, e mbaja veten sepse ende nuk e kisha mësuar mirë gjuhën që kur të ngjitem të dijë se çfarë t`i them. Kulmin do ta arrijë kur unë u ktheva nga shtëpia dhe ai menjëherë do t’i fillojë provokimet. Si gjithmonë e filloi me “ballvanat” ata drurë që i përshkruaja më lart. I pyeta shokët se a i ka munduar kur s'kam qenë unë. Përgjigjja ishte negative dhe unë refuzova punën. Ishte grusht i rëndë për atë monstrum që një ushtar t’ia refuzojë urdhërin. U mundua me sloganin që dominonte në ushtri: 27
“Izvrshi pa zhali se” (krye punën pastaj ankohu). Unë iu përgjigja se, ajo nuk ndez te unë, atëherë e ndërroi taktikën dhe dha alarmin: “Armiku nga Shqipëria”! Përgatituni me gjithë mjetet! Bërtiste “helme lufte” vendoni maskat mbrojtëse! Unë nuk lëviza prej vendit! Ai u çmend! Meqë më thërrisnin në mbiemër, më bërtiti; “Beqiri” çfarë bën, e refuzon urdhrin? Do të shkosh para gjyqit ushtarak! I përgjigjem me gjakftohtësi; mos i torturo ushtarët! Urdhëro ç’ke me mua, që t’i pastrojmë hesapet! Ai u bë si luqerbull. Ushtarët tjerë vazhdonin të zbatonin urdhrat e një të çmenduri duke vrapuar herë në një anë herë në anën tjetër, duke u hidhur nëpër baltë, sepse tërë natën kishte rënë shi. Meqë i dështoi edhe kjo taktikë, atëherë mu drejtua që në ora dy të përgatitem për në raport te komandanti i batalionit i cili quhej Boshko Rodiq, me gradë ishte major. I përgjigjem se jam i gatshëm të ballafaqohem para komandantit, megjithëse isha i vetëdijshëm se atë do ta dëgjojë majori, por kisha vendosur që njëherë e mirë t’ia thyej hundët këtij imbecili. Ishte tip që gjithmonë ushtarët i dënonte vetë dhe nuk i çonte te komandanti. Në ora dy pas dite unë isha përgatit. Ishte përgatitur edhe ai dhe, para se të nisemi u mundua që të më bind që mos të më çojë në raport dhe se nuk ka kurrgjë kundër meje. I them këto do t’i shpalosim para komandantit. U mundua deri te zyra që unë të bindem dhe të kthej prapë me lutje me kërcënime por i shkoi puna huq. Kur mbërritëm para zyrës së komandantit e bëri edhe 28
tentimin e fundit, duke më thënë se po ma falte dhe se nuk do të futemi te komandanti dhe tentoi që të më kap për krahu dhe të kthejmë prapë, por unë në vend që të shkoj pas tij, trokas në derë dhe futem brenda te komandanti. Ky i hutuar se këtë gjë nuk e kishte pritur, u fut edhe ai pas meje i drejtohem me fjalët shok komandant, me urdhër të shokut kapter lajmërohem në raport te ju për problemet që duhet të t’i tregojë ai, e pastaj e marr fjalën unë. Në vazhdim e mori fjalën dhe i tregoi që unë e kam refuzuar urdhrin ushtarak edhe pas insistimit këmbëngulës të tij; unë kam qëndruar me kokëfortësi në timen. Pas përfundimit të tiradës së tij, komandanti mu drejtua mua: “Është e vërtetë kjo që tregon kapteri”? I përgjigjem, po shoku komandant, vetëm shkaku është ky: Unë një periudhë prej 5 - 6 muajsh e kam vërejtur këtë njeri dhe kam konstatuar se ky është një shovinist dhe një nacionalist i cili i urren pa masë shqiptarët. Kapteri në fillim u trondit, pastaj e mori veten. Nuk e priste një akuzë të drejtpërsëdrejti dhe pa hezitim. U mundua që ta mohojë një gjë të tillë, duke thënë se për të gjithë është njësoj dhe me të gjithë vepron njëjtë. Ia hodha poshtë me fakte, duke i thënë se për shkakun tim i dënosh edhe ushtarët tjerë; një taktikë perfide që ata të hidhërohen dhe të më sulmojnë, por kur i thash para të gjithë ushtarëve se po qe se unë jam fajtor pse i mundoje të tjerët? Këtë gjë ia tregova dhe komandantit por ai ishte i detyruar që të mbronte dinjitetin e oficerit të vet dhe mu drejtua me fjalët se: 29
“Ke të drejtë por është dashur të zbatosh urdhrin, pastaj të ankohesh”. I përgjigjem; nuk jam njeri që ankohem dhe këtë nuk do ta bëja kurrë, do t’i çoj të tjerët të ankohen nga unë. Më dënoi me 7 ditë burg. Pas kësaj ngjarje u afirmova në kazermë aq shumë sa filluan edhe më shumë të më respektojnë. Ndoshta ishte hera e parë që t’i thyhen hundët këtij satrapi, por, në anën tjetër filluan disa ushtarë serb që gjithqysh të më kundërshtojnë mua dhe të zihen, duke menduar se ishin më të fuqishëm dhe se me çdo kusht donin ta ndërpritnin dominimin tim, edhe pse unë nuk isha ndonjë provokator apo keqbërës. Në kësi rrethanash u desh të ndeshem me shumë serbë po edhe të tjerë duke ua treguar vendin. Kur panë se në këtë mënyrë nuk më bëjnë dot gjë, filluan të pinë alkool dhe të përdorin edhe thikat (bajonetat). Kjo më ndodhi një natë pasi kishim rënë në gjumë. Erdhi një i dehur apo ashtu shtirej dhe filloi të bërtasë dhe të ofendojë. Meqë unë duhej të çohem në ora 24 sepse isha kujdestar që i thoshin ( mllagji dezhurni ) kujdestar i ri, u mundova ta bindi që të bjerë në gjumë dhe të na lerë rehat. Nga ky propozim ai u bë si çmendur dhe shpejt e mori bajonetën nga (shoshka) vendi ku mbaheshin armët dhe mu vërsul me sa fuqi që kishte si derr i egër. Në këtë moment unë u gjeta i papërgatitur por krenaria e skajshme nuk më lejonte që të ikë. E prita me gjakftohtësi dhe shikoja nga do ta luajë bajonetën. I gjetur edhe ai në një situatë që nuk e priste,sigurisht që ka menduar se unë do të frikohem dhe do të ikë dhe ai do të 30
më ndjek, e shfrytëzova momentin dhe ia mora bajonetën, në fakt e hodhi në tokë dhe kur u mundua ta marrë përsëri, unë e bombardova me grushte, kështu që paralizohet dhe vijnë ushtarët tjerë dhe na ndajnë. Duke më tërhequr, mua m’i grisin pizhamat. Të nesërmen më thirrin në raport. Kur shkoj para eprorit që e kam cekur më lart, që quhej Dragan Todoroviq më pyeti: Ti e ke bërë në atë derexhe Sllavkon? I përgjigjem po, unë e kam bërë! Nuk besoj tha, sepse edhe kishte të drejtë mos besonte. Sllavkoja ishte sa dy herë unë. I thash; urdhëro pyeti ushtarët tjerë se kush e ka bërë dhe pse? Ndërkohë i thirri ushtarët tjerë dhe kur u vërtetua se unë e kam rrahur atëherë si i tërbuar më pyeti se a kam ushtruar diçka, ndërsa unë nuk kisha ushtruar asgjë përveç mundjes si bari. Kam ushtruar karate, – i thash. I erdhi shumë inat dhe, më propozoi që t’i matim forcat unë dhe ai! E pranoj, i them me gjithë qejf, vetëm me kusht që mos e keqpërdorësh dhe të më çosh në gjyqin ushtarak, duke më akuzuar se ushtari e ka sulmuar eprorin? Jo tha dhe m’u drejtua me fjalët po ti a je i sigurt se do të triumfosh? I them se jam i sigurt, se për ndryshe nuk ngatërrohem me një nëntoger të rinj dhe të stërvitur. E përfunduam se një ditë kur ta caktojë ai vet, të dalim në stadium. Pas një kohe të shkurtër na larguan nga ajo kazermë dhe na rekomanduan në Jabllanicë. Ato ditë aty dhe në rrethinë xhirohej filmi “Beteja e Neretvës”. Meqë duhej të 31
luanin rolin e partizanëve, na kishin caktuar disa çeta në mesin e tyre edhe unë! U larguam nga Banjalluka me kamion ushtarak dhe në mbrëmje arritëm në Jabllanicë dhe na vendosën në një fortifikatë të vjetër. Filloi një regjim ushtarak por që ndryshonte nga ai i mëparshmi. Këtu nuk isha vetëm unë shqiptar kishte edhe të tjerë ku do ta vërtetoj dyshimin për shtypjen që bënin ndaj shqiptarëve. Meqë ishte dimër i madh dhe acar, qytetet ku shtrihej veprimtaria e jonë kishin një hapësirë bukur të madhe dhe të gjithë ishin të lidhur me linja telefonike. Linjat shpesh ndërpriteshin dhe për riparimin e tyre, veçanërisht natën gjithmonë i zgjonin shqiptarët! Hajde Tafa, hajde Shaip hajde Hamza, këto ishin viktimat e përhershme. Mua mu bëhej shpirti zeher! Shpesh zihesha me këta shqiptarë pse nuk e refuzojnë, se nuk janë vetëm ata ndër 2 - 3 mijë ushtarë. Ata edhe gjuhën nuk e njihnin edhe ishin më të urtë nga natyra dhe gjithmonë kishin kujdes edhe për mua, duke mu lutur që të duroj edhe pak se mund të më çojnë në gjyqin ushtarak se gati çdo ditë rebelohesha. Gati nuk kishte ditë që nuk rrihja ndonjë ushtar sepse nuk duroja as më të voglin ofendim, veçanërisht në aspektin nacional, qoftë me mua apo me ndonjë shqiptar tjetër. Një ditë unë isha pastrues i dhomës së gjumit sepse e kishim me radhë. Një ushtar nga Shkupi që i thoshte vetes maqedonas dhe sa po kishte ardhur në kazermë dhe e shihte se unë dominoja, e ndiente veten më të fortë dhe donte gjithqysh të kacafytet me mua. 32
Këtë gjë unë e hetova dhe disi mundohesha t’i largohem sepse e kisha mbush kupën, siç thotë një fjalë e popullit. Por, këtë herë ishte e pamundur që të largohem. Ja si ndodhi: i kisha marrë tepihët për të dalë jashtë për të shkundur pluhurin, kurse ai kishte dalë në korridor dhe mu prapa dere i mbathte këpucët. Unë pa ditur, nga brenda e hap derën dhe e qëlloj atë me derë. Filloi të më shajë dhe ofendojë si i xhindosur, edhe pse i kërkova falje, ai nuk pushonte sepse qysh moti kërkonte shkak për t’u zënë me mua dhe këtë shanse nuk donte ta lëshonte. Edhe pse faji ishte i tij se është dashur të largohet nga dera sepse njerëzit lëvizin, por ai kishte tjetër qëllim që unë pa dëshirën time u desh t’ia plotësoj. Pas shfryrjes me ofendim dhe të shara i them: Dëshiron të rrihesh? Po mu përgjigj pa hezitim? I them hajde pas meje përjashta dhe unë ashtu siç isha me pushkë, dola jashtë duke menduar se ai do të pendohet dhe nuk do të vjen, por ndodhi e kundërta. Ai si burrë i mirë më vinte pas dhe unë u ndala në një lëndinë ku pushonim gjatë kohës së lirë. I kthehem dhe e pyes: Pse po më ofendon dhe më shanë, kur unë nuk të kam bërë asgjë dhe as të njoh e as më njohësh. Mu përgjigj: do përsëri të të shajë? I them urdhëro! Dhe, sa nisi që të më shajë, ende pa e sosur, e grushtoj, por grushti im iu duk si me i rënë një mijë grushta! Filloi një rrahje mes nesh. Ishim vetëm dhe nuk kishte kush të na ndajë. E hetova se ishte shumë më i fuqishëm, me një grusht në 33
ballë gati më shtriu për toke. E mbajta veten dhe me një shpejtësi kapa një katron nga bankat që uleshim për të pushuar. Iu vërsula që ta godas në mes të kokës por, i biri qenit ma rrëmbeu. Ndërkohë na kishin vërejtur disa ushtarë dhe vrapuan Për të na ndarë. Ishte humbja e parë e imja, që nuk mund ta kapërdija. Llargohem nja 50 metra dhe ndalem të zihem përsëri. Ai vjen pas dhe kur vjen përballë meje më kërcënohet se ne të dy ende do të ballafaqohemi. I them se nuk e lëmë për tjetër ditë, prandaj të pres dhe pa e pritur një gjë të tillë e qëllova nën mjekër dhe e shtriva për toke si derr i egër! I kërceva me shqelma por nuk kisha këpucë. I lëndova gishtat e këmbëve. E kapi për gabzherri, dua t’ia nxjerri krejt atë! Jam nervozuar në kulm! Nuk e lëshoj assesi të ngrihet. Sa mundi e qëlloj. Afrohen përsëri ushtarët. U bërtas edhe atyre se kush do të guxojë të më prek, do të ketë punë me mua. Më njihnin vendosmërinë dhe rrinin më larg, duke shikuar sehir. Ky u mundua, i përdori të gjitha shkathtësitë, por nuk i ndihmuan. Filloi të më lutet! I them: ç’të shtyri të ngjitesh me mua? Përgjigjet: sinqerisht ta kisha inatin dhe gjithnjë kërkoja shkak për t’u zënë. Sot e gjeta por e gjeta edhe atë që nuk e pritja. Më kërkoi falje duke më thënë se kurrë më nuk do të ngjitet me mua. I kam përshkruar këto dy episode me ushtarët që kam qenë më në rrezik se të tjera pa numër nuk janë interesante. Është shumë acar unë nuk çohem me disa të tjerë të shkojmë në skenat e xhirimit. Barakat ku banonim ne 34
ushtarët, ishin të ftohta dhe pa nxehje. Aty kah ora 10 erdhi një grup oficerësh për kontroll dhe na gjejnë në krevatet tona të drurit. Na pyesin se ç’bëjmë ne këtu dhe pse nuk kemi shkuar në xhirim. U themi se kemi të ftohur dhe pa nxehje assesi të ngrohemi. Na japin urdhër që të ngrihemi; shokët u çuan kërkuan falje dhe me aq ata mbaruan. Unë refuzova që të çohem dhe vazhdova me timen. Në krye të grupit ishte një nënkolonel i cili e urdhëroi një kapterin tonë që menjëherë të më marrë mua dhe të më dërgojë në raport para tij. Meqë ai ishte më i ri se unë, dridhej si purtek! I them ç’ke që po dridhesh, nuk shkon ti në raport? Po shkoj unë dhe po qe se do të dënohem jam unë ai që do të më dënojnë por, ai e kishte frikë që të dali para tyre! U përgatita dhe u nisëm bashkë me kapterin në raport. Futemi në një zyrë ku priste nënkoloneli me suitën. Sa u hap dera ajri i ngrohët ma ledhatoi fytyrën, por edhe në moment m’i ngacmoi nervat. I drejtohem ushtarakisht se jam ushtari ZB-së, me urdhrin tuaj jam paraqitur në raport. ”Më drejtohet, se a i di rregullat dhe detyrat obliguese të ushtarit? I përgjigjem se po! Po atëherë, pse nuk zbaton urdhërat dhe nuk i kryen detyrat? I them se ato rregulla nuk vlejnë vetëm për ushtarët por edhe për eprorët dhe se kur eprorët e keqpërdorin pozitën atëherë, pse mos i thyejmë edhe ne ushtarët? 35
Më drejtohet me pyetje se, cilat rregulla i kemi keqpërdorë? I them po nisem që nga kjo zyrë, ku tash po flasim. Ju si epror keni grada po edhe ju nuk jeni mbinjerëz por, sikur ne të gjithë njerëz të zakonshëm por ju silleni si perëndi! Të veshur si mos më mirë me tesha të dimrit dhe plus me gëzof gjer në fund këmbëve plus këtu koftori kuq prej të nxehtit! A na pyetni neve sesi po kalojmë, dhe a thua vallë jemi ngrohë për 3 - 4 muaj dhe sot keni dalë për të gjuajtur shtriga e jo për t’u interesuar për përmirësimin e kushteve tona! U xhindos dhe i tha kapterit nuk paskam punë me këtë. Të urdhëroj që kur të vijë komandanti im të më dërgoj në raport tek komandanti i përgjithshëm, i cili ishte kolonel dhe, kush shkonte tek ai nuk kalonte pa 30 ditë burg. I përgjigjet duke u dridhur si urdhëron shoku nënkolonel? Dalim jashtë dhe fillojmë bisedën. Mundohet që të më bind që të jem më kokë ulur se do të mbaroj shumë keq në gjyqin ushtarak. I përgjigjem se unë kam të drejtë dhe për të drejtën që ta mbroj, jam i gatshëm që të sakrifikoj. Në mbrëmje kisha pirë një çikë verë dhe pakës isha nxehur dhe isha shtrirë në krevatin me dërrasa. Në atë moment hynë brenda komandanti im duke bërtitur pas meje, se çfarë jam duke bërë? Pse vallë vetëm unë rebelohem?!
36
Ky ishte një toger trupshkurtër, mustaqe-çok me emrin Urosh, i cili ishte nga Mali i Zi, republika më e vogël e ish-Federatës Jugosllave. Një ditë para, kishte shkuar në Mal të Zi në vizitë të familjes së tij, pra atë ditë kthehej dhe kur e njoftojnë, haptazi ai, pa një pa dy, vjen të më kërcënojë. Nuk i përgjigjem me asnjë fjalë por në dorë mu gjet një bajonetë dhe e hodha për ta qëlluar por, ai shpejt e mbylli derën dhe i shpëtoi gjuajtjes sime të cilën e kisha ushtruar shumë mirë, ndërs bajoneta u ngul në derë! Ai aq u frikësua sa mendoI se unë jam çmendur dhe kërkoi ndihmë, por me një ton krejt tjetër pa kërcënime po më lutej se çfarë më mundon? Ia përplasa në fytyrë të gjithë padrejtësitë që u bëhen shqiptarëve edhe pse ushtria duhej të jetë shembull për institucionet e tjera por, një gjë e tillë ekziston vetëm në propagandën agresive të përditshme të ish Jugosllavisë. Atëherë nuk i kisha të qarta vrasjet që ndodhnin me ushtarët shqiptar, duke i arsyetuar se kanë bërë vetëvrasje, pa mos dhënë sqarime bindëse sepse nuk i kishin. Për fatin tim, ngeli pezull raporti që duhej të shkojë para kolonelit i cili për fat nuk ishte dhe, me që ishte fundi i shërbimit ushtarak dhe ato ditë duhej të ktheheshim në Banjallukë nga ku duhej të lëshoheshim për në shtëpi. Pra, ishte shkurti i vitit 1969 dhe gjenerata ime ktheheshin në kazermën nga edhe kishim ardhur. Një ditë na lajmërojnë se nesër do të ktheheshim në kazermën nga edhe kishim ardhur. Një ditë na lajmërojnë se nesër do të kthehemi në Banjallukë dhe të gjitha dosjet e ushtarëve ia dorëzojnë një tetari i cili ishte boshnjak, me të cilin kisha pasur një 37
zënkë, por pas dajakut që e mori u pajtua sepse e kuptoi se ishte fajtor nën ndikimin e alkoolit. Ky tetar më tregon se në dosjen time ekziston një urdhëresë që unë të ndalem 30 ditë pas shokëve. I them ta shohë. Atij nuk i shkoi mendja se çfarë kam ndërmend të bëj. E nxjerr dokumentin dhe unë shpejt ia marr nga dora dhe e gris. Ky në fillim u hutua dhe u tremb! I them çka ke?!... Këtë gjë e di vetëm ti dhe unë edhe këtu merr fund. E siguroj se, po qe se zbulohet diçka atëherë nuk do të jem unë fajtor por ti, sepse ti nuk është dashur të më tregosh mua dhe se dosjet nuk ke pasur të drejtë t’i hapësh. Më shikoi në sy njëherë dhe u kuptuam se çdo gjë duhet heshtur dhe ashtu ndodhi. E falënderuam për mendjelehtësinë që tregoi por nuk na ndodhi diçka e keqe. Kthehemi në Banjallukë, arrijmë vonë, ishte natë, ushtarët të cilët i kishim lënë kur qemë larguar shumica nuk ishin, kishin ardhur të rinj vetëm një numër i vogël ishte nga ta që më njihnin. Këtu do të më ndodhi edhe problemi i fundit. Me mua ishin edhe Tafa, Fehimi dhe Shaipi që brengoseshin shumë për fatin tim. Më respektonin më shumë se vëlla, sepse gjithë kohën unë luftoja për mos nëpërkëmbjen e tyre. Isha gati t’i shpallë luftë edhe qiellit për t’i mbrojtur sepse ishin më të urtë. Problem i fundit do të ndodhë edhe natën e fundit: ç’ndodhi? Një ushtar me emrin Rexhep nga Piroku fshat në rrethinën e Tetovës por pa pikë ndjenje kombëtare ishte zënë me një serb, po e shanin dhe ofendonin njeri-tjetrin dhe vraponin nëpër dhomën e gjumit. 38
Më preku thellë në dinjitet kur e shanë serbisht “da ti jepem shiptarsku majku“ atë shprehje e dëgjuam të gjithë po edhe shqiptarët shokët e mi. Duke e ditur temperamentin tim, mu afruan dhe më lutnin që mos të bëj diçka të qëndroj edhe këtë natën e fundit sepse të nesërmen duhej të lëshoheshim. Ndërkohë, serbi dhe shqiptaro-serbi, duke e ndjekë njeri tjetrin kishin dalë jashtë në korridor. Unë isha shtrirë në krevat dhe u thash shokëve që edhe ata të shtrihen nëpër krevate sepse unë nuk bëjë asgjë. Më dëgjuan, por kishin frikë se unë nuk qetësohem, rrinin si lepuri në ferrë. Pas nja gjysmë ore ato dy u fut,n brenda dhe filluan të zhvishen për në krevat. Unë çohem nga krevati dhe i afrohem sërbit. E pyes, pse më shave mua?! Ai më shikon me habi dhe më përgjigjet unë ty nuk të njoh kush je? I them Rexhepin e shave për kombin, pse nuk e shave për nënën, për motrën apo edhe gruan se atij “ i bëhet qejfi “, po ti e shave për kombin shqiptar në të cilin bëjë pjesë edhe unë. Më përgjigjet me ironi se po, e shava dhe do ta shaj, e ti çka ke, – mu përgjigj? Tash ta tregoj, se çfarë kam. Se ai komb ka edhe të zot për t’ia mbrojtur dinjitetin. Ia futa dy boksa, e bëra krejt gjak. Ndërkohë çohen shokët dhe më tërheqin se doja ta shkelja me këmbë. E shpëtojnë dhe pasi e shpëtojnë më drejtohet se unë dhe ti do të ndeshemi tjetër herë. I them ke fat se unë nesër shkoj se për ndryshe ti dhe unë nuk mund të bashkëjetojmë në një kazermë ose do të vras si qen se unë nuk jam Rexhepi që vetëm emrin e mban shqiptar kurse jeton si serb. 39
Rexhepi reagoi duke më thënë" ti çka ke, ai më shau mua e jo ty"! Ia kthej mos t’i nxjerr dhëmbët, se fajtor je ti që lejon veten aq poshtë nga një barbar i fëlliqur, por ky më njihte edhe më parë, nuk e zgjati, mbylli gojën dhe ramë në gjumë. Si rëndom, kur ke ndonjë gëzim apo hidhërim vështirë të merr gjumi. Unë i kisha të dyja gëzimin se kthehesha në shtëpi dhe hidhërimin dhe brengën, a thua mund të nesërmen të më lajmëroje dhe të më dënojnë dhe kështu të plotësohet ai dënim që unë e grisa. Të nesërmen çohemi dhe gjithë ushtarët që shkonim në shtëpi. Vishemi me tesha civile dhe mezi presim kohën kur do të vinë eprorët për të na i dhënë librezat e ushtrisë. Më në fund erdhi dhe ajo kohë, pra momenti prekës që ndahesh nga shokët me të cilët ke kaluar shumë peripeci për 18 muaj sa ka zgjatur shërbimi ushtarak. Dalim nga kazerma përshëndetemi me tetarin Mujo dhe i them shih si mbaroi mirë. U përqafuam për herë të fundit dhe u ndamë. Nuk e di është gjallë apo jo, sepse nga ajo kohë kanë kaluar shumë furtuna. Ishte qershor i 1968-ës. Bëheshin përgatitje për festimin e 500 vjetorit të vdekjes të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit (Skënderbeut). Për herë të parë pëshpëritej më hapur, dëgjohej radio Prishtina fshehurazi edhe radio Tirana. Unë isha në pushimin e rregullt ushtarak në Shipkovicë. Shoku im Muzafer Demiri, Llokman Llokmani dhe Nexhbedin Neziri – Voka, i cili ishte shpërngulur në Tetovë dhe jetonte në Tetovë bisedonim për këtë ngjarje të rëndësishme. Ishte një atmosferë jo e rëndomtë por, 40
njëherë atë vit siç dihet, demonstratat studentore tronditën lindjen dhe perëndimin. Një gjë e tillë pritej edhe këtu por, në çfarë drejtimi do të orientohen vallë? Këtë nuk e dinte askush mendoj në viset ku jetojmë ne shqiptarët. Në këto rrethana unë me tre shokët e lart përmendur një ditë pimë në një kafene pas dite deri në orët e vona, siç dihet kur pi alkool edhe bisedat bëhen më të lira se bëhesh për moment më guximtar, por gjatë bisedave diçka u zbulua se diçka po përgatitet. Kur natën vonë dolëm nga kafeneja, shoku Nexhmedin Neziri u përshëndet nga ne dhe shkoi në shtëpinë e tij, kurse ne do të udhëtojmë për në Shipkovicë, sepse atëherë nuk kishte rrugë automobilistike. Gjatë rrugës shoku Llokman kishte pirë pak si tepër dhe vështirë hiqte, andaj kishte nevojë për ndihmën tonë. Ky do të jetë një moment shumë i rëndësishëm për një kthesë në ardhmërinë time. Ndodh një gjë që nuk mund ta kisha ëndërruar gjer në atë moment! Muzafer Demiri më propozon që ta lëmë në rrugë shokun Llokman. Unë e shikova me habi sepse ato të dy konsideroheshin si shokë të pandarë, kurse ky më propozon që ta lëmë në mes të rrugës si ndonjë qen endacak. E refuzoj në mënyrë të prerë dhe i them se është i lirë të shkojë se unë vetë do të rri dhe do ta ndihmoj shokun sepse për gjendjen e tij jemi fajtor edhe ne. Pasi nuk e dëgjova ai nuk shkoi sepse nga natyra ishte frikacak edhe pse me gojë mbahej guximtar. Ky ishte rasti i parë që unë fillova të dyshoj në besnikërinë e Muzafer Demirit. Rasti i dytë do të vijë shumë shpejtë, kur do ta grisë maskën total, por, me siguri duke pasur besim në mua. 41
Këtë propozim e dëgjoi edhe vetë Llokmani, kur unë një ditë e pyeta se ç’të lidh me një shokë të tillë. Ai mu përgjigj se: Kam një zor të madh! Më kanë mashtruar edhe me kubija ma kanë marrë pushkën e babait, tani nuk ma japin. Mundohem me të mirë që të mund që të ma kthejnë se nuk është e imja, por e babait. Kur ai do të shkojë të shohë se nuk është aty, problemi do të bjerrë mbi mua. Sepse vetëm unë e kam ditur vendin ku e mbante pushkën. Kështu u arsyetua Llokmani, se përndryshe siç më tha: i njeh mirë se ç’ka bënin me atë pushkë. Unë më nuk kam hyrë në bisedë, por jam i sigurt që nuk ia kanë kthyer. Nuk kaluan shumë ditë nga ajo natë dhe vjen në shtëpi dhe më thotë se kam dëshirë që të shkojmë bashkë në shkollën e fshatit sepse ka një mbledhje me rëndësi. Meqë në atë kohë në fshat nuk kishte ndonjë vend ku ta kalonim kohën, sepse nuk ekzistonte as bibliotekë as ndonjë sallë sportive apo ndonjë sallë tjetër. Unë u pajtova që të shkoj që edhe të dëgjoj se çfarë do të flitet njëherë edhe ta kaloj kohën. Kur dola nga shtëpia, në sokak siç i themi rrugës kryesore të fshatit, pashë edhe tre veta. Njeri, po ai Llokman që gati e lamë në mes të rrugës të dehur dhe tjetri Ilmi Ramizi vëlla i gruas së Muzafer Demirit që atëherë e kishte të fejuar. Nuk dyshova asgjë dhe dalëngadalë, duke biseduar u nisëm përpjetë drejt shkollës. 42
Kur u afruam afër 200-250 metra shkollës Muzafer Demiri në besim më propozon. Më thotë: “Shoku Zaim do të them diçka por është shumë sekret, por meqë kam besim në ty, unë ngurroj të ta them” Urdhëro i them çka dëshiron? Më drejtohetshin, kur do të hymë brenda në klasë ku mbahet mbledhja jemi katër veta dhe do të ulemi në katër skajet e klasës ku do të bërtasim: “Rroftë Shqipëria”, “Rroftë Enver Hoxha” dhe, menjëherë kush do të bërtasë pas nesh do t’i shënojmë. Më erdhi shumë e papritur! Filloi të më rrotullohet çdo gjë rreth meje. Nuk u besoja veshëve të mi! Heshta një copë herë deri sa e mora veten dhe u drejtohem që të treve, duke u thënë: Nuk keni turp që t’i provokoni fshatarët e mjer! Nuk ju vret ndërgjegjja ose nuk keni ndërgjegje në shpirtin tuaj! Po e dini se kësaj i thonë shkurt në çdo gjuhë të botës tradhti. Ngelën të nemitur, nuk dinin si të reagonin!? Heshtjen ua ndërpreva unë. U them unë nuk e bëj një gjë të tillë por u këshilloj që edhe ju mos ta bëni një punë të fëlliqur dhe u ktheva, ata më përcollën me sy deri sa humba në lakun e sokakut me, siguri duke më mallkuar sepse edhe nuk i dëgjova por i zbulova në qëllimet e errëta të tyre. U interesova se a kanë vepruar ashtu siç më thanë mua. U vërtetova se po, por fshatarët nuk kishin rënë në një provokim të tillë. Këtu përfundimisht ndahen rrugët tona me shokun e fëmijërisë, Muzafer Demiri dhe më vonë do të kemi 43
polemika të ashpra në mesin tonë. Ai duke arsyetuar se mbron interesin e shtetit, kurse unë duke e kundërshtuar se cilit shtet?! Shtetit okupues! Këto zënka i bënim në sokak kur edhe kishte edhe shumë fshatarë të tjerë. Dikush e përkrahte por pjesa më e madhe heshte sepse kishin frikë. Pas kalimit të pushimit ushtarak kthehem në Banjallukë, por i dëshpëruar së tepërmi dhe dita-ditës kalonte koha deri sa erdhi edhe dhjetori, muaji kur shpërthyen demonstratat edhe në Tetovë. Meqë unë isha në Jabllanicë dhe nuk kishim as radio as gazeta nuk blija sepse mezi po e kalonim kohën nga acari dimëror. Një ditë isha roje tek parku i automjeteve dhe kur shoh rishtazi po më vinë një major i KOS-it duke u sjellë vërdallë; se kush jam? Nga jam? Çfarë kam të mbaruar? Ç’ka kam punuar para se të vij ushtar e shumë e shumë pyetje tjera. Unë i përgjigjem pa ndonjë droje, sepse nuk e dija se ç’ka ka ndodhur në Tetovën time. Dita e parë shkoi. Unë mendova se çdo gjë mbaroi me aq dhe se ku ta di unë se ku e kishte hallin, por u gabova. Ai më erdhi edhe tre a katër herë të tjera deri sa e humbi durimin se unë kinse di për trazirat por nuk flas. Kështu ditën e fundit u fut drejt e në temë duke më pyetur: “A i përkrah demonstratat në Tetovë, apo jo”? I përgjigjem se unë nuk kam dijeni për këtë dhe kërkoj falje se nuk mund t’i përgjigjem pasi nuk e di se ç’janë kërkesat e tyre. Po të jenë për të mirën e popullit, po, pra indirekt iu përgjigja dhe se prej sot do të lexoj shtypin dhe do të njihem më tepër për ndodhitë. Ai më thotë se kërkesat e demonstruesve janë kundërrevolucionare. I përgjigjem: edhe revolucioni so44
cialist ishte kundërrevolucionar për forcat kundërshtare dhe se çdo revolucion për kundërshtarin është kundra revolucionar. U habit nga përgjigjet e mia, por nuk reagoi më tutje, sepse u bind se unë me të vërtetë nuk kisha dëgjuar kur gjë. Ndoshta ndjekja e tij ka vazhduar, por unë me 17 shkurt lëshohem nga ushtria dhe kthehem në shtëpi. Nuk mund ta harroj një moment shumë të rëndësishëm i cili do të më ndjek deri sa të jem gjallë, kur isha në moshën pesëmbëdhjetëvjeçare, kur baba ndjesë pastë do të më thërrasë dhe do të më thotë: “Dëgjo baba çka do të them dhe këto fjalë t’i mbash në mend deri sa të kesh jetën. Jeni shtatë vëllezër do të bëheni forcë në familje por, po ta lë amanet që kur mos i mundoni fshatarët, kur mos e keqpërdorni forcën tuaj për veprime negative dhe të dëmshme, duke i marrë si shembull disa familje që vepronin në dëm të më të dobtëve dhe asnjëherë mos mbani armë, revole apo thika, se me të do të vritni vëllanë tuaj, po qe se doni t’i përdorni armët keni ndaj kujt t’i përdorni. Ja ku i keni shkijet, këmbëkryq të ulur në vatër, urdhëroni luftoni. ” Këto fjalë mu ngulën në tru dhe nuk do t’i harroj asnjëherë”.
Si arsimtar përballë skëterrës Problemet filluan prej ditës kur filloi përpilimi i orarit të shkollës. Unë meqë nuk kisha mundësi të arrij në orën e parë sepse nuk kisha autobus, i luta që orët e para 45
mundësisht mos të kem mësim. Ata më mundësuan një gjë të tillë duke llogaritur se unë do të shkoj nja një javë dhe nga presionet që do të mi bëjnë do ta lëshoj punën siç kishin vepruar me shumë të tjerë para meje. Me disa probleme, vështirësi e mosmarrëveshje unë punova gjatë vitit. Vitin e dytë unë përsëri shkova në punë. Tash kisha vendim dhe vendimi më mbronte. Hysen Musliu kishte punuar në atë shkollë por, kur shkova unë ai ishte në studime. Një ditë një shok më tha se vjen pas teje dhe së shpejti do të punësohet në UDB si inspektor. Siç më tha ky ashtu edhe u bë. Ndërkohë ky Hysen Musliu u bë inspektor dhe që njëri ndër ata që më burgosën pas dy tre vjetësh. Gjatë kohës sa punova në Dobërdoll unë u ballafaqova me shume sfida, por duke e ditur se ku fshihet lepuri, isha shumë i matur dhe etiketimet që mundoheshin të mi ngjeshin i tejkaloja, por pa lëshuar pe kur ishte në pyetje çështja kombëtare. Më kujtohet kur dola nga burgu, ata që vinin nga Dobërdolli të më vizitonin, e pranonin se unë kam qenë i pari që haptas i kam kritikuar që lexojnë gazeta shkinisht e veçanërisht sportin, këndonin këngë serbe dhe dëgjojnë muzikë serbe. Unë këmbëngulja që të lexojnë “Rilindjen”. Edhe pse edhe kjo ishte gazetë jugosllave, por së paku ta mësojnë gjuhën sepse arsimtarët e flitnin gjuhën gjysmë për gjysmë me barbarizma serbe. Aty punonte edhe një arsimtare që veten e konsideronte maqedonase. Pesë vjet para meje kishte filluar punën në Dobërdoll, kishte jetuar në Gostivar por ndër46
kohë ishte martuar në Shkup, ndërsa atëherë udhëtonte nga Shkupi në Dobërdoll. Një ditë prej ditëve hymë në bisedë më të thellë e pyes për prejardhjen, më tregoi se i ati i saj ka qenë prift dhe se është nga Dufi, një fshat i njohur në rrethin e Gostivarit. I them: po ti qenke shqiptare! Në fillim u hutua nga fjalët e mia të drejtpërdrejta se, deri atëherë kush nuk ia kishte zënë në gojë këtë gjë. Meqë më kishte studiuar gjatë kohë dhe kishte formuar një besim të patundur tek unë, e pranoi dhe më tha: “Babai im ka qenë prift ortodoks shqiptar. Gjyshja dhe nëna ime nuk kanë ditur asnjë fjalë shkinisht, por ja që ne tash flasim, por një shqipe të bastarduar. Unë jam mundua që qysh me shpëtuar nga kthetrat asimiluese dhe jam martuar me një nga Shqipëria, kështu që deri sa më burgosën u afruam mjaft. Pas daljes nga burgu jam interesuar, po nuk e kam takuar dot, sepse ndërkohë e kishte lënë punën në Dobërdoll. Kishte edhe një shkinë tjetër, kjo ishte (has) shkinë. Një ditë nuk e di se si i rrëshqiti goja dhe mua mu drejtua mos mendo se nuk e di se kush je! I them kush jam dhe me çfarë merrem. Me një përgjigje të thuktë ia mbylla gojën. Do t’i kujtoj edhe dy zënka në Dobërdoll: 1) Më kishin folur shumë për këshilltarin e gjuhës shqipe Sefedin Harunin, ky farë këshilltari paska luajt rolin e “sherifit” me arsimtarët, e jo rolin e këshilltarit.
47
Duke e shfrytëzuar postin që kishte, e keqpërdorën vajzën e Sefer Selimit, një patrioti të Gostivarit që më 1968, e vrau UDB-ja, normalisht me dorën e shqiptarit. Pas keqpërdorimit e merr mbi grua. Unë këtë e kisha dëgjuar dhe prisja se kur do të më vijë mua në inspektim. Nuk kaloi shumë kohë, ja një ditë më ndali para personeli teknik, dhe më njoftoi se kanë ardhur këshilltarët dhe në mesin e tyre edhe Sefedin Haruni. Ata kishin menduar, se edhe unë si të tjerët, do të kthej prapë dhe nuk shkoj në shkollë, ngase shumica kishin kërcyer nga dritarja kur u kishin treguar për ardhjen e tij. Unë nuk u turbullova dhe vazhdova për në zyrën e arsimtarëve. Kur hyra brenda, nga inati nuk e përshëndeta por, menjëherë u përgatita të shkoj në klasë, atëherë ai reagoi. Më tha se është këshilltar për gjuhën shqipe dhe se do të hyjë në orë. I them, po mirë, urdhëro! Më kujtohet kisha orë me klasën e shtatë. Erdhi ma kërkoi përgatitjen ditore, të cilën unë ia dhash dhe vazhdova ta mbaj orën. Kisha një fragment nga romani “Këneta” të Fatmir Gjatës. Më hyri në tri a katër orë dhe pastaj më tha se përgatitja nuk të bën dhe do të vijë edhe nesër, ndërsa unë i them sa herë që të duash mund të vish. Të nesërmen unë e përpiloj përgatitjen në bazë të përgatitjes me të cilën e kisha dhënë orën praktike në Gjakovë dhe me të edhe diplomova. Kur shkova të nesërmen ai priste në zyrë dhe ma mori përgatitjen, e kontrolloi dhe nuk e pëlqeu. Mua më vlonte barku nga brenda, por në atë moment nuk i thash gjë. Vazhdova punën time për t’i mbajtur orët. 48
Kur mbarova me orën e fundit, duhej që këshilltari të japë vlerësimin se është, apo nuk është i kënaqur me punën time dhe normalisht vërejtjet që mund t’i ketë nga këndvështrimi i tij. Arsimtarët e paraditës nuk kishin shkuar, duke e ditur se diçka do të ndodh mes nesh. Po ashtu kishin ardhë edhe arsimtarët e pasditës, kështu zyra ishte mbushur përplot. Ai ia filloi i pari duke e nisur që nga përgatitjet ditore që nuk janë mirë dhe do vërejtje tjera që për mua nuk zinin vend. Kur mbaroi ai, e mora fjalën unë dhe shikova që të gjithë arsimtarët rrinë me zemër të ngrirë se çfarë do të ndodhë. Nuk shkojnë në shtëpitë e tyre. Unë në fillim ia filloi i urtë e butë, duke u nxehur që për një moment t’ia them të gjitha ato që kishte bërë. I drejtohem, shoku këshilltar kur dje më the se nuk të bënë përgatitja ditore, nuk ta zura për të madhe dhe sot e kam përpiluar në bazë të asaj që kam dhënë orën praktike dhe kam diplomuar, por për ty as kjo nuk ishte e mire. Unë e shoh se ti vjen me tendenca të mbrapshta dhe jo si këshilltar arsimi. Ti vjen, por si “Sherif” në perëndimin e egër. Ku ta lejon detyra jote që të mbash revole si polic, e jo si intelektual? A mos vallë mendove se edhe unë do të kërcej nga dritarja se kush na vjen! Po unë jam djalë nga Shipkovica dhe kur nuk jam takuar me frikën, me këto fjalë e mbylla por, me një zë të lartë. Përgjigja e tij provokuese ishte se: “Po qe për azganllëqe, unë përveç vetes nuk ia njoh askujt”. 49
I përgjigjem flakë për flake, po qe se ti je azgan unë jam trim, urdhëro t’i lajmë hesapet dhe u çova nga karrigia!? Ngeli i shtangur! Nuk e priste këtë reagim të ashpër! U zverdh si limon dhe nuk pat guxim të vazhdojë, vetëm më tha se: “Do t’i shkruaj këto në deklaratë dhe ti nënshkruaj? Ishte tentimi i tij i fundit për të më mposhtë. I thash se unë jam në gjendje të nënshkruaj vendimin me vdekje dhe nuk më bëhet vonë! E nënshkrova deklaratën dhe kështu u ndamë. Kjo ngjarje mori dhenë dhe vinin arsimtarë nga shkollat tjera të më shohin se kush jam që Sefedin Harunit ia kam thyer hundët. Kur vjen për herë të dytë në vizitë thotë se: unë atij nuk mund t’i shkoj i vetëm në orë dhe e detyron sekretarin rajonal të arsimit për komunën e Gostivarit dhe bashkë me drejtorin Enver Bilalli, një njeri i mençur dhe vijnë në shkollë. Unë si zakonisht kisha përgatitje ditore dhe temën të cilën duhej ta zhvilloj. Më kujtohet se kisha me klasën e tetë gramatikë “plotësorët”. Kur u nisëm për në klasë që të tre ecnin para meje, ua tregoj klasën dhe futen një nga një. Së pari hynë drejtori dhe pas tij sekretari dhe pas sekretarit këshilltari por ky para se të hyje më drejtohet mua se: “Është mirë ta ndërrosh temën, se kjo është temë e vështirë”. I japë të shtyrë dhe e fus brenda edhe atë. E mbaj orën dhe dal. As sot e kësaj dite nuk e kam të qartë qëllimin e propozimit të tij në dukje të parë duket si miqësore por, po të bësh analizë më të thellë, ka qenë 50
armiqësore dhe mendja e tij se unë do ta ha atë peksimet sidoqoftë. Unë kalova mirë dhe kur janë ndarë nga unë siç e mora vesh e kanë sulmua këshilltarin, se çka ka pasur ai me mua herën e parë sepse mbetën shumë të kënaqur me mësimin e mbajtur. Fajtor për zënkën e parë e shpallin Sefedin Harunin. Nga inati të nesërmen vjen përsërinë vizitë. Unë ia kuptoj qëllimin dhe kur më kërkon përgatitjen e ditës i them se nuk kam. E kisha qëllimin si do të reagojë, e ai më pyeti: “Po si do ta mbash orën pa përgatitje ditore”. I përgjigjem: si do ta mbaj, dje kur më the ta ndryshoj temën! U kujtua pak dhe u largua. Një ditë ma përgatitën një kurth në cilin bie një mësues shumë i mirë po nga Dobërdolli. Ja si e përgatisin: Pasi në shkollën qendrore nuk kishte vend për të gjithë nxënësit, katër klasë i kishim në një ndërtesë në qendër të fshatit, poshtë klasave ishte kafene. Meqë mësuesi në fjalë nuk ka qenë i informuar për kurthin dhe i kishte teshat si të miat, shkon në mësim dhe ata që e kanë përgatitur planin, duke menduar se jam unë e dërgojnë një memec, duke e mësuar që të hyjë në klasë dhe pa një pa dy ta sulmojë arsimtarin. Ky hynë në klasë dhe e sulmon. Në përleshje e sipër arsimtarit Ekrem, se ashtu e kishte emrin, ia nxjerr pallton duke u krehur ia ndanë për gjysmë jelekun. Ai e lëshon orën dhe vinë te shkolla qendrore duke qarë i shkreti se nuk e di se pse i ka ndodhur kjo?! 51
Mua më raportoi se ka qenë kurdisja për mua, po e han ky, edhe ky i pafajshëm i them aty se e paske pasur hise ta hash, se ka qenë e përgatitur për mua...! Ai u habit se pse edhe për mua? I thash atë zbuloje ti tash, pasi të ka ndodhur. Nuk shkoi shumë kohë dhe më thotë po për t’i kishte qenë po e hëngra unë sepse ti ke qenë shumë i drejtë. Qëllimi ishte që nga presioni ta lëshoj vendin e punës pasi tash kanë diplomuar të vendit. Pra, siç shihet u dështoi edhe ky plan ogurzi dhe unë ngela deri sa më burgosën. Në vitin 1979 pati vërshime të mëdha kështu që shumë ura u shkatërruan, ndër ta edhe ura e Mosdaçes të Negotinës, kështu që autobusi i Gostivarit nuk vinte dot në Pirok. Unë isha i detyruar të udhëtoja në këmbë nga Piroku në Dobrëdoll. Një ditë unë duke ecur, ja ku më ndalet një veturë te këmbët dhe ma hap derën. E shoh Sefën më thotë: hyr brenda, unë nuk dua të hyj. Kur më thotë se trembem, atëherë futem në veturë. Kështu mund të të merrja se për ndryshe e dija se nuk do të vish. I them nuk e meriton një gjë të tillë se ti gjatë kohë e ke keqpërdorur detyrën deri sa të hasi sharra në gozhdë me mua, i lëmë ato punë tash dhe më trego: “A ke presion në Dobërdoll dhe po qe se dikush më nget ai do të më dalë zot”. Unë qeshem dhe e shikoj drejt në s! Po unë po qe se nuk mund ta mbroj veten atëherë se meritoj të jetoj. Po aty, kam konstatuar se ai bashkëpunon me UDB-në dhe ishte nip i një Mahir Zherovjanit, një kriminel i cili vriste njerëz dhe nuk përgjigjej. 52
Episodi i dytë do të ndodhë po në Dobërdoll. Kishte ardhur një shka për ta dhënë një monodramë dhe unë si arsimtar i gjuhës të rrijë pranë tij dhe të përkthej. Duke mos e ditur tematikën shkova në sallë dhe ky farë artisti ia filloi. Tematika ishte nga Lufta e Dytë Botërore në mes partizanëve dhe ballistëve. Kur bisedonte Zorani krenar dhe gjoja shumë trim, kur do të fliste, ai na vërente se ne a jemi të ndrojtur apo të veshur me frikë. Me këtë ai mundohej ta paraqes popullin sllav se është shumë trim kurse popullin shqiptar frikacak. Unë në moment u preka edhe pse nuk kisha ndonjë simpati për ballistët, por nuk duroja që të tallet një askush. U them nxënësve: dëgjoni se ky ditka ta loz lugatin. Nxënësit ia plasën gazit. Nuk qëndrova më, por u largova. Shkova në zyrë i mllefosur. Kur e mbaroi, erdhi në zyrë dhe filloi të lavdërohet se nxënësit paskan ngelur të kënaqur dhe se duhet më shpesh tema të tilla të mbahen dhe i fërkonte duart. Aty ishte përgjegjësi i shkollës Femi Qazimi dhe shumë arsimtar të tjerë. Prita se mos do të reagojë dikush por nuk ngjau. Atëherë i them vetes: hajde se ti ke për detyrë se do të mallkoje shqipja dhe ia krisa, duke i thënë: ti, shumë mirë njëherë i mbushe xhepat me para e dyta vjen ende të lëshosh helm, duke e ngritur një popull pa meritë dhe se çdo gjë ka pozitive, pra disponon me virtyte pozitive, kurse duke e ulur dhe përqeshur një popull tjetër para fëmijëve të vet. E pyes se ti kujt i more leje që erdhe ta zhvillosh këtë monodramë dhe a ke kujdes se ku e zhvillon?
53
Ai ngeli i habitur dhe nuk i erdhi mirë se unë i thash se edhe njëherë përpara do të më njoftosh me tematikën dhe unë do të vendos se a e ka vendin për këtu ose jo! Unë tha e kam zhvilluar këtë para nxënësve të shkollave të mesme, para studentëve të Universitetit të Prishtinës etj. I them mund ta zhvillosh edhe në hënë po unë çka të them edhe njëherë kështu do të veprosh. U hutua, duke thënë se askush deri tash nuk ma ka thënë këtë përveç meje! Ia ktheva se ke gjet fshat pa qen dhe bën çka të duash, se këta i kanë fajet dhe e drejtoi gishtin nga përgjegjësi Femi Qazimi, se po të jesh në Shipkovicë kishe fluturuar për dritareje. Tash reagoi Fehmiu, duke shtuar: “Zaim, po ky nuk ka faj, ti shko në ministrinë e arsimit ankohu”! Po i them është e vërtet se ai nuk ka faj, fajet i keni ju që mund të duroni këso gjepurash edhe duke u angazhuar për t’ia mbledhur paratë nga nxënësit dhe ai të vijë në mes të Dobërdollit. Asnjë shka nuk jeton këtu. Të gjithë janë shqiptarë dhe ai të bëjë popullin tënd një pelenë, një paçavure pa as një vlerë, unë të isha nga ky fshat po le të shkelte këmba e këtij! Me kaq mbaroi, por siç e prisja ashtu edhe ndodhi. Ky shkon drejt e në organet e punëve të brendshme dhe u tregon për ngjarjen. Ata menjëherë ia çojnë një shkresë drejtorit të shkollës që në atë kohë ishte Milaim Zylfiqari nga Gradeci. Ai më thirri në drejtori dhe më tha se çka ka ndodhë?! Ia tregoj rastin. Filloi të qesh dhe e futi shkresën në koftor. Nuk shkoi shumë kohë pas kësaj ngjarje më burgosën. 54
Gjatë punës sime në Dobërdoll nuk qëndrova duarkryq, por mundohesha të gjej bashkëmendimtarë. E kam pasur shumë vështirë! Megjithatë munda të kapi nja dy tre veta me perspektivë të mëtutjeshme por nga ana tjetër UDB-ja nuk flinte. I kishte lëshuar bashkëpunëtorët në katër anët dhe më ndiqnin. Erdhi vdekja e Satrapit Tito. I shoh të gjithë se u vjen me të vërtetë keq. Mbajnë mbledhje komomerative dhe vendosin të çojnë telegram ngushëllimi. Unë nuk kam marrë pjesë. U vonova me qëllim por, ata kanë vendosur që unë ta shkruaj telegramin. Ishte një qëllim me prapavijë. E dinin shumë mirë se unë nuk e doja.Shpesh gjatë bisedave sa zgjati dergjja e Satrapit ata ishin të brengosur unë u shprehsha po edhe viçi pëllet pas lopës e nuk pëllet pas pelës. Ata nuk e di, e kanë kuptuar ose jo por sidoqoftë, u thash se e keni pas lehtë në “Rilindje” keni telegrame të shkruara sa të doni pse më keni pritë mua që ta shkruaj telegramin?! Ata mu përgjigjën se: “Ne kemi dëshirë që telegrami jonë të jetë “autokton”. U them mendoni se dikush i lexon ato, po nejse unë do ta shkruaj por unë nuk mund të zbuloj neologjizma e shihni çdo telegram i ngjan si veja-vesë edhe i yni do të jetë ashtu dhe e mora një Rilindje e nxora një telegram dhe duke i ndërruar vetëm vendet e fjalëve e përpilova, ua lexoj i pyes se a jeni të kënaqur? Po! Kështu mbaroi. Atë ditë që e lajmërojnë vdekjen, unë me Rahim Nezirin shkojmë që ta festojmë mu në qendër të qytetit në hotelin “Maqedoni” sot “Lirak”. Hymë brenda i shohim kamerierët vetëm. Nuk ka as një mysafir për ilaç. I pyesim se a shërbejnë dhe pse janë aq të zymtë? 55
Ata duke menduar se ne nuk e kemi marrë vesh Se ka vdekur Tito, filluan të na tregojnë. Po mirë u themi, por i vdekuri me të vdekurin, të gjallët me të gjallët dhe, porositëm pije dhe ushqim duke e pasur në dispozicion krejt hotelin. Ishim hera e parë të privilegjuar. Këtë na e kanë përmend edhe gjatë hetimeve kur na burgosën. Po i kthehem vitit 1972, atëherë kur nëpër mes të postës më erdhi romani i Ismail Kadaresë dhe brenda fotografia e shokut Enver Hoxha. Një ditë më vjen një shok nga Bozovca, i cili kishte punuar si personel teknik në shkollë por meqë ishte i ri dhe i vinte rëndë të punojë si personel teknik, më shumë nuk vinte se sa vinte në shkollë. Nga mosardhja kishte pasoja. Nuk pastroheshin klasat.Nxënësit dhe arsimtarët ishin të detyruar të punonin në pluhur. Meqë ky kishte përmbajtjen e përgjegjësit; Refik Shaqirit vepronte ashtu. Disa herë ishin ankua mësuesit por ai gjithmonë kishte dhënë fjalën se nuk do të përsëritet ai veprim të nesërmen i njëjti avaz, kështu që kishin ngrit duart mësuesit para se të shkoj unë. Me shkuarjen time ata, pra mësuesit më ankohen dhe më tregojnë se si ky Islami do të japi dorëheqjen se nuk i konvenon por nuk e lejon përgjegjësi dhe sa herë që kemi mbajtur mbledhje e ai e ka marrë përsipër se do të punojë por në të vërtetë nuk ka ndryshuar asgjë dhe ne kemi hequr dorë! Unë e thërras Islamin dhe bisedoj shtruar. I them se do të punojë apo do të vazhdojë me avazin e vjetër. Po qe 56
se do të punojë, unë nuk kam kurrgjë kundër, por po qe se mendon si përherë, me mua nuk do të shkojë ashtu. Pasi më tregoi se nuk do të punoj se i vinte turp, i them atëherë shkruaje një deklaratë me shkrim se e lëshon punën vullnetarisht kështu do të ngelim shok edhe më tutje, vetëm na liro me marrëveshje nga kjo situatë se unë edhe ashtu do të nxjerr, por atëherë do të hidhërohemi. Më dëgjoi dhe për hapin që e mori i jam mirënjohës dhe edhe sot kemi ngelur shokë të mirë se edhe ai u mundua të ece shtigjeve të mia me kapacitetin që kishte dhe në vitet tetëdhjeta e dënojnë me 60 ditë burg vetë i treti. Ti kthehemi vitit 1972, vjen ky Islami tek unë në qytet dhe më lutë që bashkë të shkojmë në Shkup për t’u argëtuar, se vet nuk e di edhe gjuhën. Unë i them se për të shkuar në Shkup duhen të holla kurse unë nuk kam se isha student i rregullt. Më përgjigjet se mos mërzitem se ai kishte para vetëm unë të jem si shok. Pajtohem, por para se të nisemi për në Shkup shkova te një fotograf që ishte nga Shipkovica dhe ishte mësuesi i im por, e kishte lënë profesionin dhe ish rrekur zanatit të fotografit. Unë, duke pasur besim shkoj tek ky dhe e lus që fotografinë e shokut Enver të ma zmadhojë. Ai nuk e mori ta zmadhojë por më këshilloi që mos e mbaj me vete se mund të më ndodh diçka e papritur, sikur të kishte ndonjë parandjenjë. Unë nuk e mbaja me vete por atë ditë mu mërzitë të kthehem në shtëpi dhe vazhduam për në Shkup. Ishte para mbrëmjes. U vendosëm me një hotel “Bristol” afër stacionit të trenave. Koha kalonte. U bë 57
bukur vonë. Në një moment u fut një femër duke vrapuar në hotel pas saj dy burra civil gjoja e ndjekin. Ajo erdhi dhe u ul afër tavolinës sonë. Unë nga kureshtja e pyes se çka ka ndodhë? Ajo më thotë të heshti. Unë heshta, por ishte vonë. Mu afruan dy civilët dhe më thonë që të shkoj me ta, dhe m’i nxorën librezat se janë inspektor. Më morën mua dhe femrën e na dërguan në polici. Atje pasi më urdhërojnë që t’i nxjerri çdo gjë nga xhepi, kur e shoh se e kam fotografinë e Enver Hoxhës në xhep. Atë nuk e nxora, duke mendua se nuk do të më kontrollojnë, por ata ndoshta kanë qenë të informuar, ndoshta jo, por si do që të jetë, më kontrolluan dhe ma nxorën edhe atë. Unë u shtira se nuk e kam gjetur dot. Ishin dy inspektor. Njeri më i ri, i cili edhe më kontrolloi dhe tjetri më në moshë që rrinte dhe shikonte nëpër dritare. Ky i riu filloi që të më pyes se ku e njoh këtë femër. Unë me që nuk e njihja i thash se nuk e njoh! Si nuk e njeh ma ktheu, kur ajo të njeh ti dhe me ty ka fëmijë jashtëmartesore. Unë qeshi. Më kërcënojnë pse qesh. Ma sjellin femrën që para meje të thotë se më njeh dhe se fëmijën e ka me mua. Nuk turbullohem, por i bëj një pyetje që ajo dhe ata nuk e prisnin. Meqë më njeh dhe paska fëmijë me mua i lutem të më tregojë kush jam prej nga jam dhe si quhem?! Ajo u habit dhe tha nuk e di. U drejtohem unë atyre po si është e mundur që mos ia dijë emrin e atij që e ka dashur, ka ngel shtatzënë! E panë se u zunë, nuk kishin përgjigje! Filloi të m’i kthejë ato sende që i kisha pasur nëpër xhepa. Kishim do 58
letra do fotografi tjera dhe po m’i dorëzonte një nga një. Kur doli fotoja e Enver Hoxhës, më tha se ky kush është? Unë qetë iu përgjigja se është babai im! Ai më i riu nuk e njihte por, nga dritarja u afrua ai më i vjetri me siguri të shohë se çfarë babe kam, kur e pa u alarmua dhe i tha shokut të vet: “E shikon o i marrë se është Enver Hoxha, deshi që të na e vendoj samarin”.....! Ai u trondit dhe siç ishte duke ma dorëzuar foton deshi ta fuste përsëri në sirtar, por unë me që e kisha kapur në një cep fotoja u gris duke e tërhequr kur u gris unë nga inati e bëra copa-copa duke menduar se me aq do të përfundojë. U zhgënjeva! Ata kur e dhanë alarmin, u çuan të gjithë në këmbë edhe nga dhomat e tjera dhe filloi dajaku. Unë çapkën siç isha nuk i ndeja grushtet edhe pak i dehur nuk ndija kurrgjë dhe fillova t’u kërcënohem se mos më bini se do të filloj edhe unë t’ua kthej. Ai i cili edhe e udhëhiqte procesin, sigurisht ishte edhe kryesori, i urdhëroi që të ndalen dhe më lëshoi. Ndërkohë i marrin copat e fotos dhe me kujdes e montojnë foton dhe ia çojnë policisë së Tetovës më saktë Bedri Sinanit. Unë dal nga stacioni policor dhe e takoj shokun Islam ku më priste i shqetësuar se kush më mori dhe ku më dërguan. Pasi ishte vonë dhe në atë kohë nuk kishte autobus shkuam te stacioni i autobusëve dhe pritëm agimin kur u nisëm me autobusin e parë për në Tetovë. Pas një jave më erdhi thirrja nga Bedri Sinani. Lajmërohem. Ia filloi si përherë, rreth e përqark. Kur nuk i dilte plani i tij e ruante kartën e fundit dhe gjoja do të më frikësojë se kushedi se çfarë ka, çfarë faktesh! 59
Filloi të bisedojë rreth rastit në Shkup dhe doli te fotografia e Enver Hoxhës. E nxori nga sirtari dhe ma tregoi “kjo ishte” po, i them se: “Po pse e grise”..?! E grisa nga inati. Dhe, kështu filloi biseda të acarohet, duke më kërcënuar me dënim. I them se me cilin ligj!? Ku ka ligj që dënon njerëzit pse mbanë fotografi? “Po ka më përgjigjet. Edhe për këtë shkon 30 ditë burg”. Unë i them e di dhe jam i gatshëm 6 muaj të shkoj. Ai u nervozua dhe më tha: “Jo gjashtë muaj por një muaj”. Me kaq mbaroi edhe kjo skenë, por të gjitha grumbulloheshin në dosjen time. Erdhi viti 1976. Përsëri më thërrasin në punët e brendshme. Fillojnë si zakonisht për shokët: “Çfarë keni dashur të bëni kush ishit, ti shok e ke pasur MuZafer Demirin tash pse nuk e ke, a pse nuk mendon sikur ti, e shumë pyetje tjera. Kur unë nuk pranoja asgjë atëherë u nervozua dhe më tregoi se gjoja e kanë zënë Baki Ymerin dhe tash do të këndojë si bilbil. I them aq më mirë tash nuk mundni me më akuzuar, sepse tash ai nuk guxon të gënjejë. Kur panë se nuk patën sukses për ta përpiluar edhe një grup, më thonë se a do të dalësh si dëshmitar për Baki Ymerin? U përgjigjem; po, pa hezitim, por unë do të flas të vërtetën, jo atë që kërkoni ju! 60
Kështu pra në verën e 1976 e nxorën para gjyqit Bakiun. Ne si dëshmitarë nuk e rënduam diçka duke pasur besim akoma se kemi të bëjmë me një atdhetar! Nga Idrizova i prunë si dëshmitarë Rafi Halilin dhe Gafur Lokun, të cilin në vitin 1999 e vrasin në oborr të shtëpisë militaristët serbë me gjithë djalin Dritanin. Pas mbarimit të procesit gjyqësor, gjyqi solli vendim që Bakiu të dënohet me gjashtë vjet heqje lirie. Na erdhi shumë keq por ndiheshim të qetë se nga ne nuk nxorën kurrgjë dhe se ne do të vazhdojmë punën tonë të nisur.
Si u zgjodha drejtor, pse u ndëshkova dhe nga kush?! Pas daljes time nga burgu, dhe pas përvojës që kisha në arsim, si dhe me autoritetin që e gëzoja si shqiptar i guximshëm dhe, me qëndrimin tim për të mirën e shkollës së fshatit tim dhe shkollave të tjera të malësisë së Sharrit, me një përgjegjësi kombëtare i shtyrë edhe nga shokët dhe arsimdashësit, vendosa që t’i përgjigjem konkursit të shpallur nga ana e Ministrisë së Arsimit të R. së Maqedonisë, bazuar në kërkesën që e kishte lëshuar shkolla fillore: “ Jeta e Re “ – Shipkovicë. Por, kisha drojë që të mos bie ndesh me idealin tim, ngase shikuar realisht duhej që t’u bindem ligjeve që i kishte lëshuar shteti, që jo vetëm që na mban të robëruar, por, me çdo kusht tenton që të dukemi edhe si ardhacak, duke dashur që të na e shkrijë etnitetin, me pretekst se ne 61
jemi mbeturina të cilat rastësisht janë gjetur brenda territorit të shtetit në fjalë. Pasi nuk shija shtigje të tjera, për kohën në fjalë, vendosa që kësaj kërkese t’i përgjigjem shqiptarçe dhe, ashtu dhe veprova. Me siguri pa dashur lind edhe pyetja se si u zgjodha drejtor?! Pra, si u zgjodh drejtori i shkollës “Jeta e Re” në Shipkovicë? Drejtorit të mëparshëm i kishte kaluar mandati dhe, po i njëjti drejtor kishte hapur konkurs. Unë që kisha dalë nga burgu kishin kaluar dy vjet e gjysmë pa punë, bisedoja me disa shokë që të konkurroj meqë atëherë drejtorin e zgjidhte këshilli i shkollës, ata më thanë se: “ Ndoshta këshilli të zgjedh, por qeveria nuk të lejon”. Them me vete edhe ashtu nuk humbi kurrgjë dhe i përgatis dokumentet në bazë të konkursit dhe i dorëzoj. Herën e parë konkurrojnë edhe dy të tjerë, kështu në votime me njërin dalim të barabartë, atëherë këshilli zgjedh ushtrues detyre për gjashtë muaj. Pas gjashtë muajsh u përsërit dhe këtë herë i fitova unë votat. Fillova punën dhe nuk shkoi një javë kur arriti thirrja nga sekretari rajonal i ministrisë për sekretarin e shkollës, në lidhje me mua. Unë nuk ia dhashë atë thirrje sekretarit por e futa në xhep. Ai, ka pritur shkuarjen e sekretarit atëherë ia jep një thirrje tjetër arkëtarit dhe e urdhëron që t’ia dorëzojë në dorë dhe ta pyeste për thirrjen e parë. Kur arkëtari erdhi dhe iu drejtua sekretarit duke ia dorëzuar thirrjen dhe, duke e pyetur për të parën, unë i 62
thash se unë e kam dhe ia mora thirrjen tjetër dhe u nisa drejt e njësinë rajonale në Tetovë. Në ndërtesën që ishte kjo njësi ministrore unë hyja për herë të parë dhe nuk njihja njeri. Zbrita poshtë, nuk ishte askush, atëherë u ngjita lart në kat. Në mes të shkallëve takohem me sekretarin Viktor Shopovski, duke mos u njohur, vazhdova të ngjitem lart dhe e pyes një këshilltar se, ku e ka zyrën Viktori? Ai më tregoi se ishte ai që u takuat në mes të shkallëve dhe ma tregoi zyrën. Zbres poshtë, futem në zyrë, e përshëndes dhe i prezantohem: Jam drejtori i shkollës së Shipkovicës, ai i papërshtatshmi për ju! Mu drejtua se unë nuk të kam thirrur ti! Po i them: Ti ke thirrur sekretarin, por për mua, andaj unë jam ai që i zgjidh problemet e mia vetë, prandaj dhe kam ardhur që të më thuash çka dëshiron nga unë?! Ti, më thotë nuk mund të jesh drejtor i shkollës! I them pse? Nuk të lejon ministria, – mu kthye! I them unë nuk kam konkurruar në ministri, unë kam konkurruar në shkollën e Shipkovicës dhe në bazë të konkursit që kërkon unë i kam plotësuar kushtet, këshilli i shkollës gati unanimisht ka qenë që unë të jem drejtor i asaj shkolle, tash ju çka keni kundër? Ti ke qenë i dënuar politik më thotë. Po i them, këtë e dinë edhe zogjtë e malit por, për një shtet që nuk ekziston më! Po, më thotë po ekziston Maqedonia! Do ta shohim se sa do ta ketë jetën, shtetet artificial nuk kanë jetë të gjatë. 63
Jugosllavia si shtet me 25 milion banor u shkatërrua, llogariti Maqedoninë me dy milion, gjysma shqiptar, sa mund ta ketë jetën?! U hutua nuk priste kështu kërcënimesh! Ma ktheu si i tërbuar atëherë ministria nuk do t’i lëshojë rrogat e mësuesve dhe do të detyrohesh vetë të largohesh. Po i them; po qe se do ky shtet të prishet para se të formohet, vepro ashtu! Ti mirë e di se çfarë autoriteti kam në malësi. Një fjalë e imja e çon peshë malësinë, pastaj ti vepro si të duash. Me këto fjalë u çova dhe i thash ti mos e shkel ligjin edhe njëherë, unë e përfaqësoj shkollën, unë jam drejtor dhe mua do të më drejtohesh, jo sekretarit! Dola jashtë dhe u ktheva në Shipkovicë. U tregova shokëve për polemikën që pata, duke u thënë se po qe se vjen puna deri te ndalimi i rrogave unë do të largohem por nuk e kanë atë guxim se tash janë më të dobët se ne, por, ne udhëheqësit i kemi gomarë. Unë vazhdova punën për katër vjet pa pëlqimin e ministrisë por, as që ma zunë në gojë diçka të tillë. I shikoj objektet shkollore në katër fshatrat asnjëra nuk i plotëson kushtet! Me kolegët bisedojmë që duhet bërë kërkesë për ndërtimin e objekteve shkollore. Tash duhet të marrim vendim se cila shkollë është më në rrezik, dhe erdhëm në konkludim se shkolla e Veshallës është më keq. Këtu ishte një problem i sajuar pa nevojë. Para disa vitesh lëshohen të holla për t’u ndërtua kjo shkollë por shkon ndonjë kodosh dhe thotë se vendi i shkollës i takon policisë. 64
E vërteta ishte se ajo kishte qenë stacion policor para 100 vjetësh, në kohën e Mbretërisë Serbe, duke bërë kërdi mbi malësorët dhe kështu ata mjete të dedikuara për shkollën e Veshallës shkojnë diku tjetër. Unë kur e bëra kërkesën për shkollën e Veshallës në ministri më thanë se po të jenë të gatshëm fshatarët të participojnë përgjysmë?! Mora iniciativën me këshilltarin komunal që ishte nga Veshalla, Vebi Bexhetin dhe me deputetin e zonës që ishte Hamit Aliu, mbajtëm një tubim me fshatarët dhe u treguam fill e për pe se si janë punët. Ata përsëri kishin drojë se vendi është problem! Mundohem t’i bindi se vendi është i Veshallës, shkolla do të jetë e Veshallës për nxënësit e Veshallës. Dikur shumica u bindën dhe vendosën një komision për akumulimin e të hollave, kështu filloi të zbatohet iniciativa që u zbatua me sukses. Pasi u ndërtua shkolla Viktori m’u drejtua me këto fjalë: “Ti Zaim e ndërtove shkollën se këmbëngulja jote e ndërtoi por, mua as një palë tesha nuk m`i bleve”? Kjo ka qenë më tepër përgjegjësia jote që e keni lënë deri më sot në këtë derexhe! Ma mbylli gojën duke më thënë se “Edhe para teje ka pasur drejtorë, por kurrë nuk janë interesuar për objektet”! Pas ndërtimit të shkollës së Veshallës bëra kërkesë edhe për shkollën e Shipkovicës dhe atë të Bozovcës. Në Shipkovicë i mblodha fshatarët dhe kërkova përkrahjen e tyre po qe e do nevoja për participimin, megjithëqë unë do të mundohem që krejt ta marrë përsipër ministria. 65
Pasi i bëmë projektet, në Bozovcë nuk merreshin dot vesh për lokacionin dhe kështu dështoi ky projekt të cilin do ta kryejnë Gjermanët pas 2001-shit. Me Shipkovicën punët vajtën ndryshe. Pasi fshatarët më dhanë përkrahje edhe këtu e bëmë projektin dhe nxorëm në ankand sipas të gjitha dispozitave ligjore. Tenderin e fitoi po ajo firmë që ndërtoi shkollën e Veshallës, sepse ishte më e lira por, disa individëve nuk u interesonte as shkolla as çmimi, po u interesonte sesa mund të vjedhin, kështu që e anuluan këtë tender dhe përgatitën një projekt tjetër nga vetë ministria dhe ia dhanë për ta ndërtuar një firme me marrëveshje që gjysmat e të hollave t’i vjedhin. Po, por ende isha pengesë unë! Ndërkohë mua më mbaroi mandati dhe në bazë të dispozitave ligjore tre muaj përpara e hapa konkursin. Mirëpo tash ligji kishte ndryshuar dhe drejtorin nuk e zgjidhte këshilli por ishte formuar pleqësi e shkollës që i sugjeron ministrit por, nuk është e obliguar që të dëgjoj për mua. Me 17 shkurt të 1996, ministria ma lëshon mua vendimin, unë atëherë u them kolegëve se prej sot nuk jam drejtor! Ata u habitën dhe më thanë: Po tash të kanë lëshuar vendimin se je drejtor! U thashë se ma kanë lëshuar sot, për të ma marrë nesër. Nuk shkoi shumë kohë dhe më 17 shtator më shkarkuan nga posti i drejtorit.
66
Ata që më donin, nuk kishin mundësi të më mbronin Këtë ditë sekretari rajonal Viktor Shopovski do të më njoftojë se jam i shkarkuar dhe kanë vënë një ushtrues detyre nga rruga por që kishte lidhje me firmën e cila duhej të ndërtoj shkollën. Pra e përgatitnin terrenin për të vjedhur, e hoqën edhe pengesën e fundit! Mua më tha që: “Të shkoj në shkollë dhe të rri, rrogën do ta marrish si arsimtar ”. I përgjigjem se mund të shkoj edhe në shtëpi, mund të ndodh edhe ajo mu përgjigj. Unë atë vit shkoja çdo ditë në punë deri sa mbaroi viti shkollor. Kur filloi viti i ri shkollor, më kishin transferuar në shkollën “ Istigball ”, ku do të mbaja 12 orë shqip dhe tetë orë maqedonisht në fshatin Lisec. Doja, s’doja, e pranova punën. Aty punova vetëm gjysmë viti pasi u bënë zgjedhje të reja dhe hyri në koalicion PDSH-ja me VMRO-në. Kjo parti më emëroi si ushtrues detyre dhe shkarkoi atë që me çdo lloj marifeti arriti që të më shkarkoj mua. Edhe pse më kishim njoftuar për këtë rast, bile edhe në gazetë kishte dalë nuk kisha lajmërim zyrtar nga shkolla, duke menduar se mund të bëjnë diçka për ta ndryshuar vendimin e ministrit. Prita 4-5 ditë dhe shkova në punë. Kur i pyes se pse nuk më keni lajmëruar me kohë, e dhanë një arsyetim naiv. Sidoqoftë paraardhësi ma uroi dhe shkoi në shtëpi. Ndërkohë shkolla ishte ndërtuar unë edhe duke qenë i shkarkuar e shihja se punët nuk shkojnë sipas planit, një 67
ditë u mbusha se më erdhi keq se isha iniciatori kryesor, tash po shkelet mundi i im dhe i sekretarit. I afrohem pronarit dhe i them ju po shkurtoni nga projekti? – Ç’farë të intereson ty. – Ti nuk je më drejtor! – Pa marrë parasysh,– i them, kjo shkollë ndërtohet njëherë dhe këtu do të kalojnë qindra gjenerata, atë nuk e vriste ndërgjegjja! Kur u ktheva për herë të dytë e vërejta se e kishin sakatuar shkollën, duke e lënë pa zyrë arsimtarësh pa bibliotekë, pa kabinete, pa sallë sportive, që ishin në projekt, pastaj me shumë lëshime të tjera dhe e bëjnë pranimin intern pa vërejtje. Kur unë kërkova që të formohet komisioni profesional për pranimin teknik, ata nuk e pranojnë dhe sot e kësaj dite shkolla punon pa garancinë e ekspertëve! Kështu me hyrjen në koalicion të BDI-së, karriera ime si drejtor mori fund dhe, ata e morën po të njëjtën firmë dhe e ndërtuan një shkollë në Brodec si bunker, kurse paratë i kanë marrë për shkollë bashkëkohore. E tërë kjo është fryt e sahanlëpirësve.
68
UNË DHE UDBASHËT
Koha e motit të mbrapsht Kur u rrita dhe fillova t’i kuptoj gjërat, babai më fliste për sundimin otoman edhe pse ai nuk e kishte arritur. Më fliste për personazhe të dalluara që kishin ngelur nga gojëdhënat. Më fliste për Luftën e Dytë Botërore të cilën e kishte përjetuar. Më fliste për fshatarët kush çka ka punuar si dikush e ka keqpërdorur situatën e nder. Më fliste për protagonistët kryesorë të Luftës së Dytë Botërore për Hitlerin për Stalinin, Rusvelltin, Titon që nuk e ka dashur kurrë dhe e etiketonte me lloj-lloj etiketimesh që i dinim vetëm unë dhe ai. Kështu për çdo ditë ma shtonte urrejtjen ndaj shkelësve. Më tregonte për rrethimin e Fadil Hoxhës në shpellën e Vejcës, ngjarje e cila 1968 e bie edhe një herë Fadil Hoxhën në Shipkovicë, por unë atëherë isha ushtar dhe nuk pata rastin ta përjetoj. Për këtë ngjarje ka lloj-lloj mendimesh dikush e qanë pse atëherë nuk është vrarë Fadil Hoxha, gjoja se ai ka qenë fajtor që tokat shqiptare edhe pas luftës ngelën koloni e serbëve. Për mendimin tim kjo nuk mban dhe se, i vetmi dokument me rëndësi historike është Konferenca e Bujanit e cila u iniciua nga Enver Hoxha dhe u përgatit nga udhëheqja e atëhershme e luftës si kundërpërgjigje mbledhjes së AVNOJ-it, mbledhje e cila ka qenë e 69
kobshme për shqiptarët sepse, këtu shkelen parimet e Internacionales që pas luftës çdo popull do të vetëvendos për fatin dhe të ardhmen e tij. Pra kur shqiptarët e panë se vendimet e kësaj mbledhje ishin në dëm të shqiptarëve, i bënë përpjekjet maksimale për ta penguar këtë ogurzezë dhe në konferencën e Bujanit ku marrin pjesë serbë dhe malazezë nënshkruajnë se pas luftës Kosova dhe viset shqiptare do t’i takojnë Shqipërisë. Edhe serbët edhe malazezët kanë pasur përfaqësuesit e vet në konferencën e Bujanit, kurse në mbledhjen e AVNOJ-it nuk kishte përfaqësues shqiptarë dhe vendosën arbitrarisht sllavët për fatin e shqiptarëve. Komiteti Qendror dhe udhëheqja e asaj kohe i hedhin poshtë vendimet e Bujanit me arsyetim se nuk na qenka koha për çështjen e kufijve, por tash puna kryesore është që të luftohet fashizmi e pas mbarimit të luftës do të bisedohet. Ky ishte edhe një kurth ndaj shqiptarëve të cilëve po u rrëshqiste dheu nën këmbë edhe pse kishin derdhur shumë gjak me besim se pas luftës do ta realizojnë ëndrrën e tyre shumë shekullore për të jetuar në një shtet të bashkuar. Këtë kënaqësi jo që nuk e përjetuan, por përjetuan tragjeditë e papara nga bashkëluftëtarët e deridjeshëm. Në kësi rrethanash shqiptarët u urdhëruan që të vazhdojnë marshimin e tyre, për ta ndjekur gjermanin edhe jashtë territoreve shqiptare, ku do t’i lënë eshtrat e tyre me mija partizan shqiptarë për çlirimin e Sremit dhe viseve tjera, ndërsa serbët do të kthehen në viset shqiptare dhe do ta masakrojnë popullin e pafajshëm. 70
Kështu komandantët shqiptarë do të ngelin të çoroditur dhe do të fillojë edhe përçarja gjë të cilën edhe e kishin përgatitur serbët. Një numër komandantësh siç është Shaban Polluzha do ta refuzojë urdhrin edhe nuk do të lëviz nga Kosova. Një numër tjetër që ende besonin në idealet e internacionalizmit me shumë brigada do të vazhdojnë luftën gjer në Vishegrad të Bosnjës, ku një numër i madh do të vriten me flamurin shqiptar, por kjo sakrificë nuk do t’ju ndihmojë për realizimin e idealeve të tyre. Siç e përmenda edhe më lart, ushtria serbe kthehet në Kosovë dhe fillon masakrat duke zënë shkak për ata komandantë të cilët nuk kishin shkuar si cjapi te kasapi por kishin vendosur që me ua kthyer tytën tash kolonistëve të rijnë (të vjetër). Kjo situatë absurde i futi në luftë edhe shqiptarë me shqiptarë. Kështu tribuni popullor Shaban Polluzha me 30 mijë ushtarë sakrifikoi gjer në fund deri sa u vra, dhe Kosova me vise ngelën në letargjinë e robërisë edhe për një kohë të pacaktuar. Për ta arsyetuar veprimin kriminal, udhëheqja jugosllave pas mbarimit të luftës organizon në Prizren një kuvend ku delegatët u detyruan ose të deklarohen se populli i Kosovës dhe viseve tjera shqiptare vullnetarisht i bashkëngjitet RFJ-së dhe pjesës së saj federale Serbisë, ose për ndryshe do të vriteshin. Me këtë akt u fashitën edhe shpresat e fundit tek shqiptarët që akoma kishin iluzione. Në këtë mbledhje u vunë në pozitë të palakmueshme edhe shumë komandantë shqiptarë dhe u detyruan që të pranojnë një robëri të re jashtë vullnetit të tyre por, me shpresë se kohërat do të ndryshojnë dhe në këtë mënyrë do të mund 71
ta ndihmojnë më shumë lëvizjen e cila nuk do të pushojë kurrë, deri në ditët tona. Nuk është detyrë e imja se kush ka pasur të drejtë por është e drejtë e çdo kujt të shpreh mendimin e vet, por pa dëmtuar çështjen kombëtare, ngjarjet duhet të jenë udhërrëfyese për zvogëlimin e gabimeve dhe mospërsëritjen e tyre. Njerëzit që kanë rënë nën ndikimin e propagandave antishqiptare më konsiderojnë si ekstremist radikal edhe pse unë e quaj veten realist dhe populli im dua të jetë i barabartë me të tjerët kurrgjë më shumë dhe kurrgjë më pak, por është shumë vështirë të shërosh shpirtin e robit i cili është ngulitur shumë e shumë kohë më parë dhe është kultivuar me kujdesin më të madh që ai t’i jap frytet e veta dhe kundërshtarët këtë gjë e kanë arritur gati qindpërqind, jo vetëm te popullata që është nën sundimin e huaj, por, edhe te ajo popullatë e cila së paku ne e konsiderojmë të lirë. Deri në vitet e nëntëdhjeta Shqipëria ka pasur kurriz dhe i përshtaten vargjet e Naimit të madh: “Jam i varfër por i lirë, ndaj më pëlqen varfëria.” Pra unë e di se do të akuzohem për enverist, por nuk më bëhet vonë aspak. Figurën e Enver Hoxhës e kam mbrojtur dhe madhëruar aty ku më është rrezikuar jeta por nuk jam step sepse motoja ime dhe shokëve të mi ka qenë se, po qe se armiku e shanë dhe nuk e lavdëron atëherë s’ka nevojë ta lodhim trurin se kush çka është për Enver Hoxhën. Kanë vjellë vrer sllavët sa kohë që kam rënë në mend e mia bile edhe sot e kësaj dite edhe pse ai nuk 72
jeton fizikisht, por qëndrimi i tij dinjitoz për sa kohë ishte udhëheqës i Shqipërisë e bëjnë të pamposhtur edhe tash kur nuk është në mes nesh. Këtë besim timin dua ta arsyetoj dhe të jem i qartë që lexuesit të kuptojnë atë që duhet ta kuptojnë dhe dalëngadalë të çlirohen nga ai besim mashtrues, nga propaganda antishqiptare. Kërkoj falje nga ata që pa të drejtë janë burgos dhe munduar në Shqipëri por, jo të gjithë nuk kanë qenë fajtorë! Unë shpreh mendimin për popullatën nën sundimin sllav që ka qenë një vazhdimësi e sundimit nga mbretëria SKS-së, vetëm me një ndryshim pozitiv që në kohën e ashtuquajturit socializëm u hapën shkollat edhe në gjuhën shqipe. Kjo i ndihmoi kësaj popullate që dalëngadalë të shkëputet nga errësira shekullore edhe pse me shumë droje dhe sakrifica. Thika sllave ishte gjithmonë me dy tehe, jo vetëm atëherë por edhe sot e kësaj dite. Në një anë u hapën shkollat, në anën tjetër kishte lëshuar kasnecët fetarë të propagandonin kundër arsimimit të popullatës, sepse na qenka mëkat që të shkollohen myslimanët, se shkolla është vetëm për shkit, se ato i ka dënuar perëndia dhe do të shkojnë në ferr, gjersa myslimanët do të shkojnë në parajsë dhe se nuk duhet me bërë në këtë botë kurrgjë se këtu jeta është e shkurtër, kurse atje pra, në botën tjetër është e përhershme dhe myslimanët kanë zgjedhur ahiretin se ashtu i ka urdhëruar i dërguari i Zotit Muhamedi. Lind pyetja, a thua ka demagogji më të madhe se kjo e cila pasi në vitet 70 - 80, kishte marrë tatëpjetën pas viteve 90-ta u ringjall përsëri dhe nëpër xhamia që i kemi 73
me bollëk filluan të shkojnë edhe mësues, profesorë po edhe doktorë shkencash. Një hipokrizi e paparë në analet e historisë.
Mes vetes dhe të tjerëve, për ta jetuar kohën Dua t’i kthehem vetes sime edhe pse është vështirë të ndahet nga e përgjithshmja, por, këtë shkrim më tepër ia kushtoj vetes sime dhe siç shihet është autobiografik. Siç e kam cekur më lartë se u lëshova nga ushtria në shkurt të vitit 1969, kur ende ishin të freskëta ngjarjet e dhjetorit të vitit 1968. Qyteti ishte nën vëzhgimin e fortë të UDB-së me milicinë dhe agjentët e fshehur të saj. Pasi jetoja në Shipkovicë sa herë që do të shkoja në qytet në hyrje priste milicia dhe bënte bastisjen. Këtë nuk e bënte vetëm tek unë por megjithatë ishin njerëzit e zgjedhur që i kishin në shënjestër. Ne si familje me shumë anëtarë që ishim, jetonim vetëm me një pension të babait i cili ishte 7 mijë dinarë, pra ishte pension invalidor dhe mezi e lidhnim skajin me skajin. Ne mundoheshim ta ndihmojmë duke u marrë me punë bujqësore por kishim shumë pak tokë kështu pak bujqësi pak blegtori disi jetonim por, ndërkohë filloi rritja e standardit disa kishin filluar të dalin me punë nëpër shtetet perëndimore dhe dalëngadalë filluan dallimet. Në ekonomi lindi edhe lakmia për një pasuri më të madhe. Punë shtetërore nuk kishte. Atëherë vendosa të interesohem në entin për punësim për ndonjë punë apo për të shkuar në ndonjë shtet në perëndim se as që më 74
shkonte mendja se unë jam nën mbikëqyrjen e UDB-së, këtë do ta zbuloj pas një viti më 1970. Në Entin për punësim kishte kërkesë nga Gjermania federale për minator dhe para se të shkojnë, të interesuarit bënin një kurs prej 30 ditësh sa për të mësuar disa fjalë më elementare në mesin e këtyre minatorëve të ardhshëm shpreha edhe unë dëshirë që të shkoj dhe kështu 30 ditë udhëtova për ta kryer kursin e gjuhës gjermane. Meqë të gjithë të tjerët kishin vetëm nga katër klasë të shkollës fillore, e kishin shumë vështirë të kuptonin gjuhën e huaj, pasi që nuk e njihnin mire as të veten, meqë unë kisha dy vjet të shkollës së mesme, gjërat i kuptoja diçka më mire dhe mundohesha t’i ndihmoj edhe të tjerët. Pas mbarimit të kursit na futën nëpër kontrollimet mjekësore dhe pas një kohe na lajmëruan se kush shkon. Nga të gjithë kursistët vetëm unë isha refuzuar gjoja se jam i sëmurë prej mushkërive edhe pse nuk kisha as 5 muaj që isha lëshuar nga ushtria dhe isha më i riu ndër të gjithë. Këtë gjë unë e mora si të vërtetë edhe pse nuk ndija as një problem shëndetësor. U dëshpërova bukur shumë sepse mu prish plani për të dalë jashtë dhe për të ndihmuar familjen shumë anëtarëshe. Nga kjo thyerje, megjithatë, nuk u zmbrapsa por vazhdova me këmbëngulje të kërkoj rrugë për të dalë në Gjermani. Në atë kohë një bashkëfshatar i yni i cili kishte ikur në Holandë legalisht, por nga Holanda ilegalisht futet në Gjermani dhe pas pesë vitesh kthehet në Shipkovicë dhe me një pagesë, minimale nxjerr në Gjermani shumë 75
shqiptarë jo vetëm nga Shipkovica por edhe nga vendet tjera. Këtë rast unë desha ta shfrytëzoj dhe një ditë shkurti nxjerr biletën kthyese si turist për në Hamburg të Gjermanisë, meqë atëherë Jugosllavia ishte e privilegjuar edhe nga lindja edhe nga perëndimi nuk kishte nevojë për viza dhe kështu unë u gjeta në Hamburg por fati i keq më ndiqte edhe atje. Kur mbërrita atje më njoftojnë se një fshatar timin të quajtur Muharem e kanë burgosuri. Fillova të interesohem për punë nëpër firma të ndryshme. Nevojë kishte, por kur më pyetshin për dokumentet, më refuzonin. Kjo sorollatje vazhdoi për dy javë dhe pas dy javësh një avokat kroat i larguar qysh nga Lufta e Dytë Botërore me emrin Vllado, që kish qenë edhe bashkëpunëtor i Muharremit, mua dhe tre vetëve tjerë na i bëri do garanci dhe na udhëzoi që të kthehemi në Jugosllavi të marrim viza, jo në Beograd por në Zagreb. Duke u kthyer në Munih ndërroheshin trenat. Ne nuk e njihnim gjuhën. Duke pritur në stacion kaloi një tren ku shkruante “Hekurudhat e Jugosllavisë.” (“Jugosllovenski Zheleznice”). Ne shpejt e shpejt futemi brenda. Pasi u futëm në vagon dikush na e bëri me dije se treni nuk shkon në Jugosllavi dhe duhej të zbresim, me shpejtësi të madhe, ku unë lëndova gjurin. Më vonë erdhi treni që vinte për Jugosllavi ku hipëm dhe erdhëm në Zagreb. Edhe në Zagreb nuk patëm fat. Meqë ishte ditë e shtunë dhe ambasadat nuk punonin ishim të detyruar që të presim deri ditën e hënë që të provojmë fatin. 76
Gjatë pritjes që ishim të detyruar të rrimë në hollin e stacionit të trenit sepse nuk njihnim askënd dhe të holla nuk kishim për në hotel. Koha ishte shumë e ftohët dhe mezi na kaloi koha nga e shtuna deri ditën e hënë. Atë ditë shkuam në ambasadën gjermane. Pasi i treguam shkakun e ardhjes ua dorëzuam garancitë duke shpresuar se do të kryejmë punë. Ata në mënyrë diplomatike na larguan duke na premtuar se do të na njoftojnë me shkrim. Ky veprim ishte një mashtrim sa të na largojnë duke na hequr qafe. E përshkrova këtë maratonë sa për të dëshmuar veprimin e UDB-së që më pengoi që në fillim. Kthehemi në shtëpi edhe me më shumë brenga dhe halle se sa i kishim kur shkuam nga shtëpia. Mbërrij vonë në shtëpi. Aty e gjej motrën dhe dhëndrin të cilët kishin ardhur nga fshati Bozovcë për të marrë vesh diçka për mua. Babai ishte shumë i brengosur dhe siç më treguan të tjerët prej kur isha nisur unë, ai as nuk kishte qeshur dhe ua kishte ndaluar edhe të tjerëve që të qeshin. Kur unë futem në derë ai sa nuk fluturon nga gëzimi. Ishim të lidhur shumë ngushtë me njeri tjetrin sa nuk donte assesi që unë të largohesha nga shtëpia dhe të shkoj në kurbet, por mua nuk më mbante vendi sepse siç thash më lart ishim shumë anëtarë dhe jetonim me pensionin invalidor të babait. Me arritjen time biseda mori gjallëri. U tregova për peripecitë e mia. Si i dëshpëruar që isha babai kishte tjetër mendim ishte i gëzuar dhe thoshte shyqyr që erdhe shëndosh e mirë. Gjatë bisedës kuptova se dhëndri Xhevahir Berzati kishte vendosur që edhe ai ta provojë fatin dhe të niset për Gjermani pa marrë parasysh 77
dështimin tim. Nuk iu kundërvura ndoshta ai do të ketë fat më të mirë se unë dhe mund që të rregullohet dhe ashtu edhe doli! Pasi udhëtuan për në Hamburg ata që e kishin paguar Muharremin, Vlladon apo Mirkon një tjetër serb i cili ishte po ashtu qysh nga Lufta e Dytë Botërore por, që kishte lidhje në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Pra dhëndrit i qeshi fati dhe e shfrytëzoi situatën për të ngelë në Hamburg. Pas tre muajsh më dërgon telegram ku më njofton që të marrë mixhën e tij dhe bashkërisht të shkojmë atje dhe të futemi drejtë në punë. Unë edhe ashtu veprova, por përsëri dështim sepse në hyrje në Austri më saktë në Sallzburg në kufi na kthejnë prapë pa ndonjë arsyetim. Ishte grushti i dytë për mua edhe bëra shpenzime duke marrë biletë kthyese dhe pa sukses. Kthehem në Zagreb por më vjen rëndë që edhe njëherë të kthej në shtëpi. I them mixhës të dhëndrit që unë do të shkoj për në Split kurse ai le të vazhdojë rrugën për në shtëpi. Këtë hap e mora duke pasur besim te një shok nga ushtria i cili më kishte premtua se pas shërbimit ushtarak po qe se dëshiroj të punoj në ëmbëltore mund të shkoj te ai sepse kishte ëmbëltoren e vet private dhe me këtë donte që ta lante borxhin ndaj meje, sepse unë e mbroja nga kërcënimet që i kishte sepse punonte në kuzhinë. Pasi lëshohet ma dërgon një letër ku më njofton se ka dalë nga ushtria dhe po qe se e pranoj ofertën për të punuar ishte i gatshëm të më pranojë me kushte të mira. Me që rasti më i mirë më dështoi, vendosa ta shfrytëzoj këtë, kështu që udhëtova për në Split dhe prej Splitit në një qytezë të vogël Omish, aty nga ora 16 arrij 78
në Omish dhe e gjej shokun në fjalë. Në takim të parë gjendem i zhgënjyer. Dyqanin e kishin bashkë me mixhën e vet Faikun, një derr që në shikim të parë diktohej se nuk ishte njeri. Unë letrën për fat e kisha ruajtur dhe e kisha me vete. Pasi i tregova shokut fill e për pe se çfarë më kishte ndodhur dhe duke e parandjerë se diçka edhe këtu nuk është në rregull ia ceka që po qe se të pengoj apo të dëmtoj diçka mos sakrifiko ti për mua. Por disi u bind mixha i tij dhe po atë natë ia fillova punës në një barakë prej druri m’u afër plazhit kryesor. Prej asaj nate duke fjetur në një dhomë afër dhomës ku flinin ata filloi grindja në mes Faikut plak dhe shokut tim Idrizit; shkaku isha unë. Ai i thoshte se pse ma ke prurë këtë të panjohur. Unë dua ta marrë nipin tim kështu zënka vazhdonte për çdo natë. Nuk e ndijeja veten mirë sepse fajësohej shoku im, i cili duke dashur që të ndihmojë, nuk ma kish thënë të vërtetën. Grindja e tyre mori dhenë dhe e kuptuan edhe disa të tjerë, kështu një ditë gjatë një bisede me një punëtorë që ishte sikur unë punëtor te një tjetër. Ia qava hallin dhe ai më njoftoi se disa kilometra nga Omishi, një farë Islami paska kërkuar punëtor sepse nga shtëpia që ka kërkuar nuk i kanë ardhur. Ai më tregon se cili autobus shkon në atë qytezë dhe ku gjendet ëmbëltorja e Islamit. Unë të nesërmen hipi autobusin dhe shkoj atje, e gjej njeriun dhe ia tregoj çdo gjë me gjithë që njihen zanatçi në mes veti unë i tregoj se si kam ardhur këtu dhe siç sillen me mua. Ky njeri i mirë, që shumë rrallë gjenden zanatçi të mirë sepse të gjithë gati janë analfabetë dhe koprracë 79
duke shitur ujë, kanë arritur të kenë shumë para. Ata mendojnë se edhe janë të mençur dhe pushteti nga ta ka leverdi, sepse i qeth. Rrinë me inspektorë të ndryshëm, duke menduar se edhe ata janë dikush. T`i kthehem punës sime. Islami më pranoi në punë duke u marrë vesh edhe për pagesën. Më porositi që të kthehem në Omish t’i pastroj punët me të dhe nesër me autobus të vij tek ky. Unë i gëzuar kthehem në Omish e thërrasë shokun tim dhe i them se unë për çdo natë i dëgjoj grindjet me Faikun dhe se nuk dua të jem unë shkaktar. Ai nuk kishte përgjigje. I them se meqë kam punuar dy javë më jepni gjysmë rroge dhe unë do t’ju çliroj nga kjo barë e rëndë se këtë trup që e kam nuk e kam duke punuar te ju. Tash do ti griset maska Faikut këtij “xhenetliu”, i cili u falte nga pesë herë në ditë. Ky monstrum në vend që të më paguan 30.000 din. Më paguan 5000 din. E pyes se çfarë është kjo? Më thotë mjaft i ke. I them se do të lajmëroj në polici edhe pse e kisha të qartë se ata me policinë rrinin hanin dhe pinin bashkë por unë në pamundësi që të marrë ndonjë veprim tjetër shkoj dhe e lajmëroj në polici. Po ky i poshtër çfarë punon!? Shkon në çantën time dhe m’i merr 100 marka gjermane duke më akuzuar se ia kam vjedhur. Unë ato i kisha marrë kur isha nisur për Gjermani që të më gjenden në ditët e para dhe çantën unë nuk e kisha fshehur. Kur ma punoi edhe këtë u hidhërova shumë dhe i drejtohem: Po ti nuk ke marka, ti ke dinarë! Pse gënjen, mor i poshtër! Se falesh nga pesë herë në ditë? 80
A e ke maskë se je shumë burrë i mirë? Ai bën se tërbohet shumë policia më thotë se ata nuk kanë se çfarë t’i bëjnë vetëm unë duhet ta japi në gjyq punë që nuk bëhej! Kur shoh se ku arriti puna e kapi shokun dhe i them: Shih këtu, më njeh shumë mirë se kush jam! Jam po ai i ushtrisë, por duke e pasur amanet nga babai që kurrë mos zihem me shqiptar, u kam duruar tepër e zgjidhësh ti këtë punë ose durimit tim i ka ardhur fundi! Me që më njihte mirë, e mori përsipër dhe brenda dy orësh mi solli të hollat. Përshëndetem dhe i them se nuk më doli fer dhe se shoqëria jonë këtu mbyllet. Lexuesit të këtyre rasteve i duhet si parafrazim i këtij dhe thashethemeve bajate, por nuk është krejt gjë e thjeshtë. Me këtë nuk dua të tregoj vuajtjet e mia. Qëndron e kundërta. Dua të theksoj se në çfarë shkalle kish rënë morali i bozaxhive tanë që punonin anekënd Jugosllavisë, sa ishin degjeneruar dhe ishin zhveshur nga ndjenja kombëtare. Nisem me autobus për qytezën ku kisha biseduar me Islamin. Aty nga mezi i rrugës, shoh një turmë njerëzish dhe automjete të ndaluara nga policia. Para autobusit ku isha unë ishte një tjetër autobus në të cilin kishin qenë Islami i cili kishte blerë mall për dyqanin e tij. Kur më pa i erdhi keq, por nuk më tha asgjë. Aty kishte ndodhur një fatkeqësi komunikacioni. Ishin ndeshur një autobus dhe një kamion transportues që për shoferin e kamionit kishte qenë ndeshje fatale, e 81
kishte humbur jetën. Pas mbarimit të procedurave na u çel rruga, dhe ne vazhduam për qytezën ku e kishte dyqanin Islami. Kur zbritëm, në vend shoh edhe dy djem më të rinj se unë që kishin ardhur nga Tetova shumë me vonesë por për fatkeqësinë time, filluam ta shkarkojmë mallin por e vërej se Islami është nxirë në fytyrë sepse u gjetë shumë ngushtë. Mos u mërzit i thash Islamit se unë çdo gjë e kam të qartë, edhe pse u mundove për të më ndihmuar, fati im është i tillë. Unë tash do të hipi në autobus dhe do të kthehem pa pikë hidhërimi dhe do të shkoj në shtëpi. Atij iu çel fytyra, më kërkoi falje dhe nxori nga xhepi një shumë të konsiderueshme të hollash duke mu drejtuar që t’i merrja. Unë i refuzova duke i thënë se unë nuk kam punuar dhe nuk më takojnë po ky nguli këmbë dhe më tha: Po të kisha edhe më tepër do t’i jepja, por, sot i harxhova për mallin se ti meriton shumë më tepër për sjelljen tënde njerëzore. E falënderova dhe u nisa për në shtëpi, duke korrigjuar veten se megjithatë paska ende shqiptarë edhe nëpër Jugosllavi. Në shtëpi ekonomia ishte po ajo që e kisha lënë, dy vëllezërit e mi, njeri më i madh e tjetri më i vogël, ishin futur në një kurs gjashtëmujor për murator dhe pas gjashtë muajsh të shkojnë në Gjermani. Aty ishin edhe shumë fshatar të tjerë që ishin regjistruar. Me t’u kthyer në shtëpi, fillova punët bujqësore dhe furnizimin me lëndë djegëse për stinën e dimrit Kur afrohet koha që duhet të dalin në provim e luti mjeshtrin i cili i mësonte kursistët që edhe mua të më 82
pranoj si kursist vetëm e vetëm të më hapet rruga për në Gjermani. I them se po qe se unë nuk di më mirë se vëllezërit e mi atëherë le të më rrëzojnë në provim. Më kuptoi dhe më pranoi si kursistët e tjerë. Kursistët ishin të ndarë në dy grupe. Një grup ndërtonte një pjesë të shkollës së Shipkovicës dhe përgjegjës ishte Ramadani i cili edhe ma bëri të mundur ndjekjen e kursit. Në grupin e dytë që punonin në fshatin Lisec ku ndërtonin shkollë të re por me gurë dhe baltë, këtë grup e udhëhiqte Idriz Ceka, një njeri patriot të cilin 1968 e kishin përjashtuar nga puna i cili punonte në fabrikën e tekstilit “Teteks” të Tetovës. Ditën e parë më vënë në provë dhe meqë muri me gurë punohet nga dy murator njeri jashtë dhe tjetri brenda, ai që punon jashtë duhet të jetë murator i mirë për t`i dhënë dukje të bukur murit dhe mua më çojnë që të punoj jashtë. Unë e sfidoj këtë dhe e filloj punën, sepse edhe kisha punuar për nevojat e shtëpisë. Pra prej ditës së parë përgjegjësi ishte i kënaqur me punën time dhe unë punova disa ditë deri sa erdhën drurët e pullazit të shkollës. Kur dhe përgjegjësi kërkon në mes nesh mjeshtri të cilët dinë të gdhendin me sëpatë drurët, lajmërohemi katër vetë dhe bëjmë gdhendjen e tyre por, shumë shpejt kalojnë dy javë dhe duheshe që të dalim në provim, por ata të entit për punësim na vënë kusht që pa i ndërtuar dy shkollat nuk na nxjerrin në provim. Në këtë mënyrë na vënë në situatë të vështirë sepse shkollat nuk ndërtoheshin edhe një vit. Tash që 83
ballafaqohen me një problem që vështirë mund ta zgjidhin nga administrata e korruptuar fund e krye. Më ra shorti që unë të bëjë përpjekje për zgjidhjen e këtij problemi. Bisedova me përgjegjësit, ata nuk ishin në gjendje me ça punë se nuk i dëgjonte askush. Atëherë organizova me grupin që punonin në Lisec që mos të shkojmë në punë por të mblidhemi dhe të shkojmë te grupi tjetër dhe bashkërisht të shkojmë në Entin për punësim të protestojmë duke ua bërë me dije se ne nuk do të punojmë dhe se janë ata që e shkelin marrëveshjen, se në marrëveshje nuk shkruan se pas ndërtimit të shkollave do të dalim në provim, por pas gjashtë muajve do të dilet në provim dhe menjëherë do të shkojmë në Gjermani. Më në fund arrijmë para Entit në formë të organizuar dhe ata e kuptojnë se diçka po ndodh. Duke na shikuar nga dritarja, na dalin para dhe na pyesin se çka kërkojmë. E marr fjalën dhe ua bëj me dije se çka është qëllimi i jonë. U munduan të na bindin se duhet të ndërtohen shkollat. U them se atëherë vallë qysh në fillim nuk është bërë marrëveshja për ndërtimin e shkollave, por është bërë pas gjashtë muajsh do të dalim në provim. Tash gjashtë muaj kanë kaluar dhe duhet që t`i përmbaheni marrëveshjes, përndryshe ne nuk punojmë bile, asnjë tullë apo gur nuk do ta vendojmë. Në atë kohë protestat ishin të ndaluara dhe këto gjykuan se mos vallë situata u del nga kontrolli dhe bëhet diçka më e madhe na premtojnë se brenda dy ditësh do të punohet sipas marrëveshjes dhe vërtet brenda dy ditësh erdhi komisioni dhe i mbajti provimet. 84
Unë teori nuk dija por më ndihmoi Ramadani edhe unë e dhashë provimin si të tjerët. Ky organizim protestues i dha rezultatet e dëshiruara, kështu filluan që të gjithë të ngjiten pas meje. Ndërkohë vjen një gjerman dhe kërkon marangoz se dhe brenda javës po sa t’i kryejnë kontrollet mjekësore do të ecim për Gjermani para muratorëve. Unë me vëllanë tim desha ta shfrytëzoj këtë rast dhe lajmërohem për marangoz me këtë hap edhe do t’i griset maska e pushtetit ndaj meje. Ç’ndodhi?! Hymë në kontrollet mjekësore dhe pasi i bëjmë të gjitha vizitat mjekësore pas disa ditësh vjen lajmi se kush shkon në realitet e kush i plotëson kushtet shëndetësore. Për mua u përsërit e njëjta gjë si atëherë kur tentova të shkoj si minator. Arsyetimi ishte se vuaj nga mushkëritë dhe nuk mund të shkoj, ndërsa vëllai im Beqiri shkonte. Tash nuk më ngeli gjë tjetër, vetëm të bëjë dhe tentimin e fundit duke dashur që të shkoj me muratorët dhe përfundimisht ta zbuloj lojën e fëlliqur të pushtetit. Duke qenë i sigurt se vëllai është i shëndoshë dhe shkon unë në emrin tim e futi vëllanë të kontrollohet. Pas disa ditësh vjen rezultati i njëjtë, pra se jam i sëmur nga mushkëritë. Për herë të parë fillova të dyshoj se këtu fshihet diçka por nuk bëj zë. Marrë udhëzimin nga mjeku dhe shkoj në fotografimin e mushkërive, pra në të njëjtin aparat që i bënin edhe për të shkuar në Gjermani. Mjeku më thotë se nuk ke kurrgjë. Unë insistoj se jam i sëmurë. Ai habitet e këmbënguljen time, por në fund i them se do të më japësh dokument se nuk kam kurrgjë dhe se jam i shëndosh. Mjeku dha dokumentin që kërkoja. Prej aty shkova drejt e te drejtori i Entit për Punësim, E sulmoj, hyni ndër 85
tavolinën e punës. Më kërcënohet se do të thërras policinë. Mua nuk më bëhet vonë. Ia nxjerr dokumentin e mjekut, habitet dhe së fundi e pranon se ti nuk mund të shkosh duke më thënë se je i shënuar në librin e zi. I drejtohem pse me kohë nuk më keni treguar që mos harxhohem kot së koti. I tërë ky përshkrim, duket si i zgjeruar dhe si banal, por e pashë të arsyeshme ta theksoj se me çfarë imtësisht është marrë UDB-ja dhe sa difuzit ka qenë veprimtaria e saj. Këtu mbaroi njëra ndër odisejadat e mia që nuk do të mbarojnë kur gjatë jetës sime. Vëllai i madh shkoi në Gjermani, vëllai pas meje shkoi ushtar, unë ngela në shtëpi dhe iu rreka punës së përditshme bujqësore dhe kisha vendosur që ta pres një zabel të tërin, sepse lisat i kishin harruar, duke i lënë në një pjesë pa lëvore kështu që gati të gjithë kishin filluar të thahen. Kisha planifikuar që pjesën më të madhe ta shes dhe me nxjerr ndonjë dinar. Ishte nëntor i vitit 1970, unë si çdo ditë kisha shkuar për dru. Ndërkohë kishte ardhur një shok i imi dhe më kishte kërkuar, babai i tregon se jam në mal dhe së shpejti do të kthehem. Ulet me babain dhe më pret deri sa kthehem unë. Pas përshëndetjeve të zakonshme e pyes se çfarë e kishte shtyrë të vijë. Më tregoi se këshilli i shkollës kishte mbajtur mbledhje ku ishin shqyrtuar do vende pune, pasi ai punonte si mësues në fshatin Bozovcë. Më tha se një mësues e ka lënë vendin e punës dhe kishte ardhur në Shipkovicë dhe tash në Bozovcë ai vend ishte pa mësues. 86
Mu lut që së bashku të shkojmë atë ditë dhe të zënë vendin edhe pse unë nuk i plotësoja kushtet, por atëherë në mungesë të kuadrit adekuat pranoheshin mësues me kontratë edhe ata të pa diplomuarit. Unë u pajtova dhe nisemi në këmbë për Bozovcë, sepse në atë kohë nuk kishte rrugë për automjete. Në mes të udhës e takojmë përgjegjësin e shkollës Refik Shaqirin nga fshati Veshallë dhe shoku Nezir Adili më prezanton. Ai duke më uruar punë të mbarë, vazhdoi për në qytet hipur në një kalë. Kur arritëm në Bozovcë ishte vonë dhe mësimi kishte mbarua. Unë ashtu i papërgatitur si isha nga mali, që të nesërmen herët shkova në qytet për të blerë tesha si i ka hije mësuesit të blej një palë tesha, një palë këpucë dhe kthehem në Bozovcë se aty banonin mësuesit, pasi ishte larg dhe nuk mundnin të udhëtonin për çdo ditë. Të nesërmen fillova punën me klasën e dytë në fillim më erdhi rëndë pasi që kishte kaluar bukur një kohë që ishim shkëputur nga bankat e shkollës, por së shpejti u adaptova dhe në fund të vitit arrita sukses të mirë. Nxënësit dhe prindërit më respektonin. Me shokët atë vit kaluam shumë mirë dhe për mua ndriçoi një dritë e vogël në fund të tunelit. Vitin tjetër konkurrova për të njëjtin vend meqë nuk ishte paraqitur ndonjë me diplomë, më pranuan përsëri. Shokët përgatiteshin për provime private. Ishin nga fundi për të diplomuar. Unë mendoja çfarë të bëj.
87
Në kërkim të dijes dhe kombëtares Në pranverën e vitit 1971, dërgoj një letër në ShLP në Gjakovë, për fatin e mirë timin më përgjigjen duke m’i treguar kushtet se, po të kem diplomë nuk ka problem por po qe se nuk kam diplomë mund të regjistrohem me dëftesën e fundit por me provim pranues dhe më tregonin sa grupe ka dhe çdo grup sa provime ka. Unë zgjodha gjuhën dhe letërsinë shqipe e cila kishte pesë provime dhe afati ishte për dy vjet. Nuk humba shumë kohë por shpejt u nisa vetë në Gjakovë. Atje bëra regjistrimin dhe paraqita dy provime në datën e caktuar. Lexoja shumë dhe provimet i dhashë pa ndonjë mundim, më ngelin edhe tri provime. Llogaris që 1972 të regjistrohem si student i rregullt. Në vitin 1972-73 unë isha student i rregullt në SHLP në Gjakovë, nuk angazhohesha sa duhet por megjithatë isha ndër studentët më aktiv. Në fillim u vendosa me qira te një serb te i cili banonte një nxënës i shkollës së mesme ekonomike po ashtu ishte nga rrethi i Tetovës sepse në Tetovë punonte vetëm gjimnazi, ndërsa Gjakova ishte njëri ndër qytetet në Kosovë që i kishte gati të gjitha shkollat e mesme; që të jetë më interesant ishte edhe shkolla e mesme e gjeodezisë që ekzistonte vetëm në Zagreb. Me këtë nxënës që quhej Qamil u afruam shumë dhe ky fillon që të më lavdëroj në mes shokëve të vet që kishte edhe prej Tetovës, por disi ishin apo ndiheshin si të diskriminuar dhe shpesh sulmoheshin nga vendasit me gjithë që edhe nga ata nxënës tetovar kishte shumë çapkënë. 88
Unë një ditë kisha ligjërata edhe pas dite kisha dalë nga ai qilari ku banonim dhe pas pak gjendem në qendër të qytetit. Papritmas para meje gjenden nja tri a katër nxënës nga Tetova, në mes tyre edhe një Qemal që ishte shumë nervoz. Më drejtohet se mirë që të takuam sepse ishim të sulmuar nga një grup që më treguan me gisht në drejtim të atyre. Unë i marr me vete dhe shkojmë drejt tyre. Ata u shpërndanë dhe shkuan pa bërë zë. Unë shkoj në shkollë ata vinë me mua duke më thënë se do të më presin deri sa të mbaroj me ligjëratat. Ata frikësoheshin se përsëri do t’ua zënë rrugën dhe kishin pasur të drejtë. Kur ne shkonim rrugës ja një grup që kishin dalë dhe në mesin e tyre kishte edhe një i cili nuk ishte nxënës por një rrugaç i cili tërë jetën e kishte çuar duke u rrahur, siç me thanë se ishte nga Shqipëria Londineze. Ky problem u shuajt. Kur u regjistrova në Gjakovë i kisha flokët e gjata, një shenjë që nuk shkonte me ideologjinë që pretendoja unë. Por e vërteta ka qenë e tillë edhe kur kam dalë para gjyqit në Shkup, flokët i kam pasur të gjata. Studentët më thoshin mos i shkurto deri sa të vijë profesori i psikologjisë dhe logjikës Nejazi Azizi se pastaj nuk mund t’i mbaj se ai nuk lejon me flokë të gjata. Unë si në humor u thosha se unë kam fat. Ai nuk do të vijë dhe në vend të tij do të vijë tjetër profesor, kështu unë nuk do të kem nevojë për t`i shkurtuar flokët. Për fat, parashikimi humoristik u plotësua dhe në vend të Nejaziut erdhi Bajram Olloni, një profesor i ri. Vëllai i cili punonte në Gjermani m’i kishte blerë një palë tesha të zeza dhe këmishën e zezë kurse një shok 89
ma solli po ashtu nga Gjermania një kravatë me Shqiponjë, normalisht me yll dhe kur vishesha krejt zi vetëm kravata e kuqe domosdo se bija në sy, sepse isha i vetmi! Një ditë isha veshur dhe kaloja trotuarit para Pashtrikut, kurse nga ana e kundërt kalonte profesori im i nderuar Din Mehmeti, i cili kur më pa e trupoi rrugën dhe doli në anën time pasi u përshëndetëm mu drejtua: “Pash Zotin ku e ke marrë këtë kravatë” I them se ma ka sjellë një shok nga Gjermania. Po ta kesh qejf ta fali dhe shoku im më sjellë një tjetër. Nuk e mori vetëm më porositi që t’i them shokut që t’ia sjell edhe atij një kravatë të tillë. I premtova, por vitin e dytë unë nuk mundesha të studioj si i rregullt pasi nuk kisha mundësi ekonomike, kështu u detyrova të regjistrohem me korrespodencë. U punësova në fshatin Veshallë dhe kur ishte afati i provimeve shkoja nëpër Sharr me kalë deri në Prizren dhe aty hipja në autobus për Gjakovë, dhe pas provimit kthehesha në Prizren merrja kalin dhe nëpër Sharr kthehesha në punë në Veshallë. Kështu mundohesha që sa më pak të humb orë. Kanë qenë kohë të vështira por shumë me élan për të punuar sepse na printe ideali i shkollimit dhe i çlirimit deri në vitet 90-ta kur edhe na u thyen hundët dhe të gjitha përpjekjet shkuan në dreq të mallkuar. Vitet që punova në Bozovcë nuk do t’i harroj kurrë. Për herë të parë punësohesha dhe në profesionin tim, dhe e dyta, kontributi që kam dhënë për rininë, gjurmët duken edhe sot e kësaj dite. Pasi shkonin nxënësit në shtëpi vinin rinia e fshatit që në atë kohë ishte bukur shumë. Treguesi i valëve të radios gjithmonë rinte te Radio Tirana dhe Radio Kukësi. 90
I ndjeknim të gjitha emisionet e veçanërisht radio-dramat, pastaj muzikën popullore, dhe lajmet. Unë mundohesha në çdo aspekt ta frymëzoj këtë rini të mrekullueshme dhe deri diku ia arrita qëllimit kështu që pushteti nuk gjente dot bashkëpunëtor dhe çdo gjë që bënim nuk dilte përtej kodre siç i thonë fshatarët, kjo ishte mrekulli. Rinia interesohej për historinë, bënin lloj-lloj pyetjesh unë me aftësitë e mia mundohesha t’u përgjigjem bile edhe i zbukuroja. Në këto rrethana ato u frymëzuan deri në atë masë sa filluan dasmat t’i bëjnë vetëm me flamurin kombëtar dhe kjo nuk ka ndryshuar deri sot e kësaj dite. Duke qenë më i largët në malësinë e Sharrit mësuesit të cilët kishin punuar nuk kishin lënë ndonjë gjurmë qoftë nga paaftësitë e tyre, qoftë edhe nga frika nga pushteti. Këtë barrierë duhej kaluar meqë kisha talent për artin figurativ, e vizatova Skënderbeun sa faqja e murit që ta shohin edhe nxënësit edhe rinia. Ishte një frymëzim i jashtëzakonshëm. Por kjo nuk shkoi gjatë. Një ditë erdhi përgjegjësi Refik Shaqiri dhe pyeti se kush e ka vizatuar këtë? I them unë? Nuk tha gjë tjetër por shkoi, sepse e kishte drojën se unë nuk do ta dëgjoj po të më thoshte diçka. Shkon e njofton Drejtorin e shkollave në Shipkovicë, Muharem Idrizin (Gjoka) dhe një ditë vjen së bashku me të një ditë tjetër. Kish përgatit një deklaratë që po qe se nuk i lejoj ta fshinë, të nënshkruaj se unë nuk i lejoj. Kur erdhën pasi u përshëndetëm ata urdhëruan shërbyesin teknik që ta mbuloje me gëlqere këtë vizatim. 91
Ai u thotë se nuk lejon Zaimi. Kur unë dal prej ore, ata më vardisen që patjetër të fshihet ose do të nënshkruash se ti nuk lejon. U përgjigjem se vizatimi ka edhe të zot kush e mbron, sa për të nënshkruar, menjëherë mos mendoni se do të frikësohem dhe unë e marr deklaratën edhe e nënshkruaj. Drejtori Muharremi meqë ishte shoku im, nuk i erdhi mirë, por e mori e grisi dhe e futi në zjarr. U ndamë veç nga të tjerët dhe në katër sy biseduam mu lut që kur ta shoh të arsyeshme ta urdhëroj personelin teknik që ta lyej me gëlqere sepse do ta merrnin në përgjegjësi edhe atë. I premtova se kur të më zbresin perit do ta bëj dhe kështu kaloi edhe një kohë dhe e urdhërova personalin teknik që ta lyej me gëlqere, ai e leu por vizatimi edhe më tutje dukej dhe u zhduk vetëm kur shkollën e mori orteku në vitin 1972.
Mes dhimbjes dhe arrestimeve Në Tetovë ndodhën gjëra të dhimbshme. U burgos një grup që akuzohej për vjedhjen e armëve nga gjimnazi i Tetovës, duke u përgatitur për kryengritje të armatosur: Rafi Halili, Gafur Loku nga Kaçaniku, Elmaz Ademi nga Poroji i Tetovës, Ajet Ademi nga Xhepçishti i Tetovës dhe gjoja se në arrati është Baki Ymeri nga Shipkovica e Tetovës. Rafi Halilin e kishin torturuar aq shumë saqë këmbët nuk i vinte dot në tokë, këtë e kishte parë nëna ime rastësisht se po atë ditë kishte qenë në një kontroll në 92
spital dhe e sheh se si babai i tij e kishte sjell me karrocë me kalë në spital. Kur erdhi nëna në shtëpi ishte shumë e dëshpëruar dhe e hidhëruar dhe na tregoi neve se ç’kishte parë dhe lotët i rridhnin rrëke. Mundohem ta qetësoj se liria kërkon sakrifica dhe se në qoftë se unë bie në burg, a kështu do të reagosh ti, e pyes? Më shikon në sy dhe thotë jo! Po më erdhi shumë keq për Rafiun i them po të na vijë keq duhet ndjekur rrugën e tij dhe me i heq një herë e mirë vargojtë nga qafa, u qetësua pak. Mua më thërrisnin gati çdo ditë në UDB-e më pyetnin për marrëdhëniet e mia me Baki Ymerin, takimet që kemi pasur dhe bisedat që kemi bërë dhe kush tjetër ka qenë prezent. Ishte e vërtet se unë kisha pasur takime të shpeshta me të, por nuk e kisha ditur se ai që nga shkolla e mesme ishte bërë bashkëpunëtor, këtë do ta mësoj më vonë. Ishte viti 1969, Bakiu punonte si mësues në Shipkovicë. Kishte shumë kohë që nuk ishim pare, qysh në shkollë të mesme, pra kishin kaluar më shumë se gjashtë vjet. Ky takim ishte befasi. Pas përshëndetjes së zakonshme e filluam bisedën. Më pyeti se a jam i kënaqur me jetën? I përgjigjem se nuk mund të ketë jetë të kënaqshme në robëri; që ishte përgjigje pa ekuivale zaten edhe ashtu jam nga natyra! Më pyeti se si i kam punët me Muzafer Demirin, pasi kemi qenë shokë të pandarë. Po, i them kur ishim fëmijë dhe kur unë nuk kuptoja asgjë kurse tash që e kam zbuluar, rrugët tona janë ndarë dhe kur polemizojmë, unë gjithmonë mbaj mendimin se 93
duhet çliruar, se çdo e keqe na vjen nga robëria, kurse ai siç e thash edhe më lart mbante qëndrimin se duhet mbrojtur interesi i shtetit. Pasi i dëgjoi këto fjalë me vëmendje më tha që të shkoj tek ai kur të kem kohë, ai atëherë ishte student në Prishtinë, studionte albanologjinë, unë ende isha si të thuash rrugëve, por ai më njihte mirë dhe e dinte se jam guximtar dhe se po ta shohin me mua do të kenë drojë ta ngacmojnë të tjerët se vetë ishte frikacak nga natyra dhe nënën e kishte rumune. Nga ky takim filloi të afrohet shumë sa që filloi të vijë në mal me mua për të bërë direkë për dërrasa nga bredhi që rritet në Shipkovicë. Unë fillova të shkoj tek ai. Më jepte material të ndaluar për atë kohë që të lexoj. Ndërkohë filloi të zgjerohet rrjeti me shokë tjerë. Filluan të shpërndajmë materialin aty ku kishim besim. Shpesh takoheshim natën dhe atë kur koha ishte e keqe. Nënën e tij e pagëzuam Emine Peza, edhe pse emri i vërtetë i saj ishte Aurela. Mendonim se prej Shipkovice do të shpërndahen rrezet e lirisë por, armiku nuk flinte, më thërrisnin shpesh në polici pse ishe te Bakiu? Pse e kam timin përgjigjesha, po përveç teje kush ishte? Ishte daja im dhe daja Hismen, një dajë jo shumë i largët faktikisht, çfarë e kisha të atin e Bakiut ashtu e kishim edhe këtë. Po pse ishit? Ishim për festën e Bajramit, po përveç atyre kush tjetër ishte? Askush! 94
Fillonin kërcënimet se ne i dimë por duam nga goja jote t’i dëgjojmë dhe m’i tregonin emrat e tyre, unë nuk e pranoja duke i kundërshtuar se këto janë shpifje! Ishte loja macja me miun. Nuk nxirrnin dot asgjë. Ndërroheshin inspektorët, s’bënte fajde. Më lëshonin me kusht që nesër të shkoj përsëri. U them nuk vij pa ftesë do të nervozohen dhe do ta shkruajnë shpejt e shpejt një ftesë dhe do të ma japin në dorë. Të nesërmen duhet të shkoj përsëri. Ndërkohë kah fundi i vitit 1970, aty në nëntor punësohem si mësues siç e kam sqaruar më lart. Përgatitemi të festojmë 28-29 nëntorin mblidhemi te Bakiu, unë Zaim Beqiri, Demir Seferi, Tasin Qahili (Voka), Lutfi Ziberi i cili në atë kohë ishte shumë i ri, sa më kujtohet nxënës i tetëvjeçares, por këndonte shumë bukur dhe një student nga Kaçaniku Hajrulla e kishte emrin, mbiemrin ja kam harruar. Gjatë asaj nate kishim ushqim të bollshëm por edhe pije alkoolike dhe joalkoolike, nga pak u nxehëm gjatë lojës, Demiri më afroheshte dhe në vesh më belbëzonte, se a me Çekët do të bëjmë Shqipëri? Mua nuk më vinte mirë, por nuk ia prisha, e kaluam atë natë dhe para se të agojë u shpërndamë. Ishte hera e parë që unë festoj 28-29 nëntorin! Koha kalonte, unë përgatitesha për provimet pranuese, por njëherazi edhe aktivitetin atdhetar nuk e leja pas dore. Me rininë e fshatit Bozovcë parulla ishte: Aty ku je vepro… Aktivitetin e rritja, veçanërisht kur ktheheshin kurbetqarët nga shtetet e Perëndimit, edhe pse të pashkolluar por kishin filluar t’i hapin sytë. 95
Vinin tek unë në shkollë edhe pse shkolla ishte si në kohën e Migjenit por ato gjenin një ngrohtësi dhe më sillnin dhurata që bashkërisht iu gëzoheshim. Erdhi viti 1972. Në pranverë një ditë tregu më vjen dhëndri dhe më tregon se bashkë me të atin tim kanë blerë shtëpi në qytet dhe se në gusht do të shpërngulemi. U befasova pa masë. I them se kurrë nuk e kemi diskutuar këtë gjë si ndodhi kjo? E pyes, më përgjigjet se unë i vura kusht që po qe se vini edhe ju në qytet atëherë edhe unë do të vij. Babait duke iu dhimbsur e bija që ishte shumë larg nga qyteti detyrohet pa pyetur askënd të veprojë dhe kështu i blejnë shtëpitë afër! Unë ngela i habitur dhe fillova të bluaj me mënden time se, si do të rrjedhin punët çfarë do të bëhet, nuk isha i përgatitur për një gjë të tillë dhe ta them të drejtën mendoja se me Shipkovicën nuk ka në botë dhe si do ta lëshoj, por ajo që ishte aty unë nuk mund të ndryshoja asgjë, sepse babin e kisha shumë kategorik, nuk shkelte fjalën e dhënë, sikur kiameti të kriste, andaj unë as që tentova diçka vetëm ua urova por e pashë se ishte mërzitë. Më tha se jeta e tij ka mbarua, por ka mendua më shumë për ne, se në qytet ka më tepër perspektivë. Mundohem ta ngushëlloj: i them se ti gjithmonë ke menduar për ne sa më mirë. Kaloi ajo verë sa çel e mbyll sytë, vjen koha që duhet të shkojmë. I shikoj të gjithë skajet e asaj shtëpie ku u lindëm dymbëdhjetë fëmijë, aty ku i kalova 25 vjet. Më zihet fryma, nuk mund të flasë, fjalët më ngelin në grykë. Në një situatë të tillë janë të gjithë. Babai është nxirë në fytyrë, nënën e kam më të durueshme, kanë ardhur të afërmit të përcjellin, lotët nuk ndalen, ka ardhur 96
gjyshja nëna e nënës burrëreshë e shkuar burrit edhe pse i vjen shumë keq nuk jepet, na jep forcë edhe neve, mos u mërzitni, po ja ku është qyteti! Ju nuk shkoni në Anadoll, mos u mërzitni. Nesër do të vijmë dhe do t’ua urojmë shtëpinë e re. Kështu u larguam përgjithmonë nga Shipkovica. Atë vit Baki Ymeri ishte larguar dhe kishte dalë njëherë në Gjermani. Shokët duke e ditur se është larguar nga presioni policor, e presin dhe e kujdesen për të. Ai prej atje nëpër mes postës ma dërgon mua romanin e Ismail Kadaresë “Dimri i vetmisë së madhe” dhe brenda në roman e fut fotografinë e Enver Hoxhës. Veprim i pamatur dhe provokues. Dihej se posta kontrollohet, por me qëllim mua nuk ma ndalin por ma dorëzojnë romanin dhe pas një kohe më thirrin në polici dhe ma kërkojnë edhe romanin edhe fotografinë. Unë nuk e pranova. Ata mundoheshin të ma mveshnin se unë e kam marrë nga ndonjë shok romanin edhe pse mirë e dinin se si ka ardhur, por nuk donin të zbuloheshin se pastaj unë do t’i akuzoja se ju vetë ma keni lëshuar me qëllim se përndryshe do ta kishit mbajtur. Kështu pas disa ditësh që më morën në pyetje më lanë të “lirë”. Siç e kam shkruar më lart atë vit u arrestua Rafi Halili me shokë, ndërsa Baki Ymeri gjoja se u iku në drejtim të pa njohur, kuptohet, me pasaportën që vetë ia kishin dhënë. Në anën tjetër na mundonin neve duke u munduar që të krijojnë edhe një grup armiqësor nga Shipkovica, madje disave ua morën pasaportat kur erdhën në pushim 97
në shtëpi si Tasim Qahilit (Vokës) etj, i cili e humbi punën në Gjermani dhe nuk e lëshuan që të shkojë.
Mësues dhe student para akuzave Viti 1973 – 74, unë nuk kisha mundësi më të jem i rregullt në shkollë, andaj vendosa të regjistrohem me korrespodencë, kështu u punësova në fshatin Veshallë ku isha i angazhuar në klasat e larta të japi gjuhën shqipe. Tashti do të kem shumë peripeci… Çfarë ndodhi edhe pse isha i matur në veprimet e mia sepse më kishin njoftuar se nga ky fshat ka shumë spiunë. Unë do ta ndjej në lëkurën time një gjë të tillë. Kolektivi kish vendosur që ta ndërrojnë përgjegjësin Refik Shaqirin, por ai që duhej ta zëvendësojë duhej të ishte i diplomuar dhe të kishte vendim. Të tillë nuk kishim përveç një nga Ferizaj i cili kishte vendim dhe pikërisht atë vendim ia kishte dhënë po ky përgjegjës që më parë kishte qenë drejtor. Bisedojnë me kolegët. Mua më vinte rëndë të marrë këtë hap se megjithatë ai më kishte pranuar në punë për herë të parë, por unë nuk isha askush. Nuk isha as në këshill ndërsa ata të këshillit kishin këmbëngulur që ta ndërrojnë, duke e arsyetuar se kish qenë një kohë të gjatë. Ç’është e vërteta te ai nga Ferizaj unë kisha dyshim sepse në gazetën “Rilindja” për çdo ditë gati lexoja se shkollat kërkonin arsimtar të diplomuar, kurse ky udhë98
tonte nga Ferizaj në Tetovë dhe nga Tetova në këmbë për në Veshallë. Një absurditet! E thirri veç dhe i them, Halil a je në rregull me dokumentet se po qe se nuk je mos prano të hysh në këtë aventurë se atëherë do të fillojnë të përpushin dhe do ta shohësh sherrin kështu puno nuk të nget askush. Por, ai me bindje të plotë më përgjigjet se çdo gjë e ka në rregull dhe do ta pranojë detyrën e përgjegjësit. Mua nuk më ngel gjë tjetër, përveç që edhe unë të pajtohem. Kështu një ditë konvokojnë mbledhje në shkollën qendrore në Shipkovicë dhe në rend dite e vënë shkarkimin e përgjegjësit të shkollës periferike të fshatit Veshallë dhe zgjedhjen e Halil Begës në vend të tij. Pas kësaj ndodhie u acaruan aq shumë marrëdhëniet sa nuk kishte ditë që fshati nuk mbante mbledhje. Që të jetë ironia më e madhe, ma ngarkuan mua fajin se gjoja unë kam qenë shkaktar duke u bazuar se Halili ditën e hënë nuk arrinte dot në kohë që ta hapte shkollën dhe çelësin ma linte mua që unë ta hapja. Unë i bëja një shërbim të tillë, por ata assesi nuk bindeshin. Një ditë të diele u thirr mbledhja e organizatës bazë e partisë (LKM) dhe vendosën që unë kur të vij në shkollë të mos më lëshojnë të hyjë dhe të më sulmojnë fizikisht duke më sulmuar se unë jam nacionalist dhe i edukoj nxënësit në frymën nacionaliste irredentiste. Kjo ishte e përzgjedhura e tyre por, në mes tyre kishte dy grupe rivale që të dyja bashkëpunëtore, por njëra nuk më kishte inat mua dhe ditën e hënë njëri nga këta, Mevaip Selimi më del përpara te një vend që njihet me emrin te thana dhe më njoftoi, duke më propozuar që më mirë atë ditë të mos shkoj se do të ndodhë diçka, 99
sepse oborri i shkollës është mbushur me njerëz të armatosur kush me hunë gardhi, kush me sakica, me thika ndoshta fshehtas kanë pasur edhe diçka tjetër. Pasi e dëgjova këtë farë Mevaipi i them jo! Unë nuk kthej se askujt nuk i kam borxh dhe si kam bërë kurrgjë dhe ata nuk janë burra që të më sulmojnë mua. Ai habitet dhe kishte pasur të drejtë se e kishte parë skenën, por njëherazi edhe ai ishte anëtar i LKJ-së se unë jam i vendosur të mos kthej më tregoi një sekret për t’u mbrojtur. Më tha: “Kur të sulmojnë se je nacionalist dhe na i helmon fëmijët ti do të përgjigjesh se unë nuk jam në biltenin numër tetë, ti je, emri yt figuron në mesin e shumë emrave si rankoviqjan”. Mi tha këto fjalë dhe u zhduk që mos ta sheh dikush. Unë vetë vazhdova për në fshat nga ai vend ku më kishte pritur ai deri tek shkolla. Kur dola karshi ku dukej shkolla u habita se çdo gjë kishte qenë e vërtetë. Sa më panë mua se po arrij filluan lëvizjet dhe pëshpëritjet. Unë afrohem dhe futem në oborr të shkollës. Ata që ishin gjoja më trimat ma lëshuan rrugën kështu bënë të gjithë dhe unë arrita te dera kryesore e shkollës, e hapi derën, futem brenda dhe dëgjoj reagimet e tyre. U zunë njeri me tjetrin pse nuk më ranë. Duke fajësuar njeri-tjetrin u bë një tollovi dhe filluan të diskutojnë çfarë të bëjnë pas këtij dështimi. Vendosën një grup që të vijnë të bisedojnë me mua duke mu lutur që të ndryshohet përgjegjësi dhe të kthehet përsëri Refik Shaqiri. Unë i prita. Në krye të grupit ishte babai i Refikut Mixha Zenel një plak që të linte të mendosh se është plak 100
i urtë dhe ashtu ishte por, e kishin futur llugave të tjerët dhe djali i tij. I dëgjoj me vëmendje të flasin të gjithë dhe së fundi e marr fjalën unë. Me të vërtetë jeni të bindur se unë qëndroj prapa gjithë kësaj, po unë a jam anëtar i këshillit? I drejtohem Refikut, a jam drejtor apo çfarë faktori jam. Është dashtë t’i njoftosh njerëzit e tu jo të përhapin dizinformata dhe të konvokosh mbledhje me organizatën bazë dhe të më mveshish lloj-lloj etiketimesh. Ai nervozohet dhe më përgjigjet po ti mos jesh ashtu nuk e vizaton Skënderbeun në mur në Bozovcë kur ishe mësues. Një gjë të tillë e nise edhe këtu duke e vizatuar në një fletë kalin e Skënderbeut e pastaj hipur në kalë edhe Skënderbeun, por unë ta fsheh kështu të pengova në qëllimet tuaja, a nuk janë këto fakte?! E shikoj drejt e në sy se kisha marrë vesh se atë vizatim e dërgon në seksionin e punëve të brendshme por ato qeshin i thonë se është thjesht një vizatim kali, ai mundohet t’i bind se është kali i Skënderbeut. Kur unë dëgjoj nga vet goja e tij për zhdukjen e vizatimit filloj të tallem. I them se nuk më ke kërkuar të t’i mbushja një palë dujqi me vizatime të tilla dhe t’ua çosh atyre që çdo njëri ta kish nga një kalë po edhe kali është më i mençur se ju. Në atë moment atij i hipi gjaku në krye. Mu kërcënua “a e din se unë vras” dhe mu afrua ku isha ulur në tavolinë anash i buzëqeshi dhe i përgjigjem mos m’i fëlliq duart se si ta rras një boks do të fluturosh jashtë me gjithë dritare. U ndamë jo mirë. Ata ishin thellë të bindur se unë qëndroj pas asaj ngjarje, edhe pse s’kisha lidhje. Për t’ua mbyllur gojën i thash unë nuk jam në “Biltenin” numër tetë, je ti. 101
Kur i dëgjoi këto fjalë mblodhi bishtin edhe pse u mundua ta mohojë se unë ku e di kush m’i ka thënë, u dëshpërua dhe doli jashtë. Mixha Zenelit i thash se unë nuk kam gisht në këtë punë dhe duhet të më kuptojë. Dolëm jashtë, i pritnin të tjerët por dalëngadalë erdhën edhe mësuesit tjerë kështu edhe u shpërndanë. Episodi i Veshallës më është ngulitur në tru dhe e mbaj mend për të keq, edhe pse u mundova shumë edhe atje të hapi atë frymë që kisha përhapë në Bozovcë, por nuk gjeta mirëkuptim. Si student me korrespodencë punova shumë kohë kështu. I dhashë shumicën e provimeve, por, vitin shkollor 1974-75 në shtator, nuk do të mund të punësohem. Isha i dëshpëruar shumë. Në nëntor më qeshi fati, Mehaz Abdyli një bashkëfshatar me të cilin ishim fqinjë në qytet, një ditë nëntori më njoftoi që është hapur një vend pune në fshatin Kamjan afër Tetovës dhe po desha mund të shkoj në vendin e punës. Babai ishte dobësuar shumë ishte shëndetlig; kur mori vesh se jam punësuar u gëzua shumë, duke i thënë nënës mirë që ka hy në punë por unë nuk do të arrij që të marrë rrogën! Nëna mundohet t’i jap kurajë se do të arrish dhe si gjithmonë djali do ta japë rrogën e tij dhe sadopak do ta zbusë varfërinë – Jo i thotë qofshi ju se unë nuk e arrij kam një parandjenjë të fortë dhe me të vërtetë me 19 nëntor babai im ndërroi jetë para syve të mi. Do të jetë një grusht i rëndë. Nuk ishte shumë i moshuar. Vdiq në moshën 59 vjeçare. Në fillim çdo gjë do të më duket e kotë. 102
Nuk kisha vullnet për kurrgjë. Do t’ia kujtoj jetën e vështirë, por të ndershme. Këshillat e tij, i cili më përgatiti në kuptimin psikik, që t’ju bëj ballë sfidave që nuk do t’i kenë pak në jetë ishin udhërrëfyese. Më kujtohet edhe sot kur i shkruaj këto rreshta se çfarë më tha para inspektorit brenda në polici. Thirrjet për biseda informative nuk kishin të sosur. Një ditë më kishin thirrur dhe u vonova bukur shumë. Ai edhe pse i sëmurë i thotë nënës; djali mbet, ndoshta nuk e lëshojnë do të shkoj ta shoh. Nëna duke e ditur se nuk mundet dhe do të nervozohet më tepër mundohet ta bind se do ta lëshojnë por ai nuk e dëgjon dhe me një shkop që e mbante dalëngadalë vjen në polici, i pyet se ku e ka zyrën Bedri Sinani? Do t’ia tregojnë dhe ai ngadalë hip lart te zyra e tij. Unë e dëgjoja nëpër korridor se si afrohet duke nxjerr një zhurmë ritmike me shkopin, dhe trokiti në derë. Pas marrjes së lejes që të hyjë brenda ai u fut brenda, u përshëndet dhe iu drejtua Bedriut të cilin e njihte se ishte nga fshati Gajre e ai siç kam shkruar më lart punonte në rrugë e cila kalonte mu afër Gajres. Ç’ka ka bërë ky djali im që nuk e le rehat? Ai i përgjigjet: Çe be la Xhafer edhe unë mbytem që kurrë ta zbuloj se çka ka bërë! I përgjigjem nuk kam bërë kurrgjë po ky dëshiron që unë të marr në qafë dikë e ky të fitojë poenë për të hipur më lart! U habita edhe unë për përgjigjen e tij, m’u drejtua dhe më tha: Po e bëre atë punë nuk je djali im” kështu u kthye e hapi derën dhe i tha mbaje!
103
Kjo më dha kurajë sa nuk bëhet se unë pata drojë se pale si do të përgjigjet; po iu përgjigj edhe më fort se ç’ mendoja unë. Kur u largua babai Bedriu m’u ngërmua se: “A e din se të hedh nga dritarja! Unë nuk përgjigjem”. I thash, urdhëro, pra, provoje se bashkë me mua do të fluturosh edhe ti, ai u xhindos dhe nuk i ngeli tjetër gjë vetëm të më bërtas: “Hupu prej këtu, nuk dua të kem punë me ty”, ia kthej me gjakftohtësi. Nuk kam ardhur vet më ke thirrur ti dhe u çova dola dhe shkova në shtëpi. Në verën e vitit 1974, një bashkëfshatar do të bëjë dasmë të madhe. Në atë dasmë do të shkoj edhe unë, do të vijë edhe drejtori Muharem Idrizi (Gjoka). Kur arritëm në Shipkovicë na e kishin caktuar një dhomë ku të jenë njerëzit e zgjedhur që pinë alkool se shumica e mysafirëve nuk pinë. Në atë dasmë përveç lodrave kishte edhe muzikantë, kështu filloi ahengu. Kishte shokë që njiheshin edhe të tjerë që nuk njiheshin mendoj nuk njiheshin për veprimtari ilegale. Kur erdhën muzikantët në dhomën tonë ne pak ishim nxehur, pak ashtu na e kishte ënda, i thamë të këndojnë edhe këngë të ndaluara; njerëzit nuk i merrte dhoma po as shtëpia që kishin ardhur të dëgjojnë duke e ditur se ne çfarë këngësh mund t’i çojmë të këndojnë. Pra njerëzit ishin të etshëm por frika i pengonte. Nja dy të rinj i çonin të bërtisnin “Rroftë Shqipëria”, “Rroftë Enver Hoxha”, ose ata që nuk bërtasin le të dalin jashtë, kështu mbaroi dasma dhe pas mbarimit u shpërndamë. 104
Pas tre a katër muajsh na vinë thirrje nga gjyqi për kundërvajtje unë duke jetuar në qytet më vjen më shpejtë pra më përpara, kurse atyre në fshat më pas. Unë pasi e lexova aktakuzën dhe e pashë se për çfarë është, mendova se nuk do të pranojmë deri sa të na tregojnë kush ka qenë denoncuesi, fjala ishte për veprimet tona në dasmë ku ishim të akuzuar: Unë, vëllai im Xhemil Beqiri, drejtori Muharem Idrizi, Ahmet Adili, një arsimtar prej Shipkovice me dy duar të djegura, pastaj Demir Seferi, Alivebi Beadini, Adem Bafqari. Pra, ishim 7 veta të akuzuar unë kisha një rast vdekjeje. Më kishte vdekur një fëmijë dhe e çoja tek varrezat rastësisht e takoj Amet Adilin, ndjesë i pastë se para dy vjetësh vdiq aksidentalisht. I them se mua më ka arritur një peshqesh nga gjyqi për kundërvajtje dhe aty është edhe aktakuza ku je edhe ti dhe pesë shokë të tjerë. Duhet t’i njoftosh dhe të përgatitemi të jemi në një fjalë që mos të na dënojnë pa e nxjerrë dëshmitarin se po foli dikush ndryshe për veprën e njëjtë do ta hamë të gjithë! Ky duke menduar se nuk ka pikë faji m’u përgjigj se: “ Kush e ka kallë - le të paguaj”. Mundohem ta bind se atëherë gjyqit i japim material për të na dënuar. Ai nuk u bind dhe në gjyq edhe dikush si ai dhe neve na dënuan nga 30 ditë burg. Unë edhe pse nuk pranova deri në fund duke u arsyetuar se ka pasur shumë njerëz që mua nuk më duan, gjykata mu përgjigj mirë po djali i tezes tënde nuk ta ka inatin. Unë u habita kur ma nxori deklaratën e tij i cili e kishte dhënë vetëm e vetëm për ta marrë pasaportën që ia kishin marrë dhe nuk ia jepnin 105
Kur shokët i thonë se a do ti shkosh Zaimit në Tetovë? Ai përgjigjet se: “Nuk mund të më prekë se unë di plot gjëra për atë”. Unë në fillim u hidhërova e pastaj ia fala dhe kur nuk ia kam zënë me gojë. Nga e gjithë ajo përpjekje e UDB-së, më në fund arriti që të më dënoj dhe pesë ditë para se të mbarojë viti shkollor më 5 qershor 1975 më dërgojnë në vuajtje të dënimit, duke mos më lanë që t’ua dorëzoj nxënësve librezat dhe të përshëndetem. Dënimin e vuajtëm në burgun e Tetovës dhe këtu lindi një problem. Pasi në vuajtje ishim Unë, Demir Seferi dhe Ahmet Adili më vonë erdhi edhe Muharem Idrizi. Të gjithëve na çonin të punojmë në Fabrikën tekstile të “Teteksit” por Ahmet Adilin me që i kishte duart e djegura nuk e çonin. Tash edhe sot e kësaj dite nuk e kam të qartë a thua kush i kishte fajet, sepse lindi grindja në mes Demirit dhe Ahmetit; njëri e akuzonte tjetrin, Demiri më thoshte se kur ne shkojmë në punë Ahmeti akuzonte Demirin, kurse Ahmeti thoshte të kundërtën kështu unë u gjeta në një situatë shumë të vështirë, sepse ndoshta edhe janë tallë eprorët e burgut kur e kanë parë se bien në kurthin që ua përgatitnin. Edhe njëri edhe tjetri ankoheshin tek unë por, më i rrezikshëm ishte Demiri se e mundte Ahmetin. Unë mezi arrita që mos bëjnë ndonjë marri. Duket bindshëm se kjo është lojë e të tjerëve u shohin se ju jeni mendjelehtë dhe veprojnë ashtu. Pse vallë mua nuk më thirrin!? E dinë se unë nuk bie në të tilla provokime.
106
Ato duan që ju të ziheni në mes veti dhe ata t’u japin dajak edhe njërit edhe tjetrit, mos mendoni se njërin e duan e tjetrin e urrejnë. Të gjithëve na urrejnë më dëgjoni mua se po qe se nuk dëgjoni kurdo të dalim do të ma paguani shtrenjtë këtë! Koha kalonte provimet i kisha dhënë përveç sintaksës e cila më kishte rrëzuar tri here. Ishte afati për herë të katërt; kisha vendosë t’i sqaroj hesapet me këtë profesor i cili jo vetëm me mua por kishte studentë që 10 vjet nuk mundnin ta japin provimin pra prej kur ishte hapur ShLP. I kishin dhënë të gjitha provimet tjera, sharra u kishte ngec në sintaksë, këtë e ligjëronte Mazllam Hasimja. Vendosa të zihem dhe ta lëshoj shkollën. E ndija veten se meritoj notë kaluese e punoja me përkushtim. Tri herët e para më kishte rrëzuar me shkrim dhe nuk na i jepte hartimet t`i shohim se ku kemi gabuar. Kjo më vente në dyshim se këtu diçka nuk është pastër! U futa për herë të katërt, për fat më kishte kaluar këtë herë, futem me gojë edhe pse në shumë pyetje u përgjigja ai më rrëzoi duke më thënë se ke nevojë ende. Hidhërohem, nuk e mbaj dot veten dhe i drejtohem: Shok profesor do të pyes diçka? Urdhëro! I them ju jeni profesori më i mençur e të tjerët janë budallenj ose ti je budalla e të tjerët janë të mençur, sepse është e pamundur që studentët t’i japin provimet e tjera e 99% të ngelin te ju! Sa i përket asaj se unë kam ende nevojë ja unë po ta them haptas, se edhe ju keni nevojë po edhe Stefan Prifti, 107
Shaban Demiraj që janë përpilues të këtyre librave kanë nevojë e jo unë një student i mesëm. Më shikoj dhe më tha: “Mos vallë të hëngra diçka” I them mua nuk ke çka të më hash përveç këtyre këpucëve. Më shikoi. Unë dola ngadalë nga kabineti ku i mbante provimet. Shokët më uruan për fjalët që ia thash por unë me vete thosha tash kurrë nuk më lëshon. Erdhi afati tjetër unë hyra përsëri në provim por, si zakonisht autobusi më nxirrte me 10 minuta vonesë dhe kur hyra në kabinet më tha: “Ty do të pyes me komision, shko e rregulloji dokumentet te referenti”. I përgjigjem: unë nuk kërkoj komision por po qe se ju keni vendos s’ka problem dhe zbrita poshtë te referenti. Ai më tha se çdo student që hynë mbi tri herë në provim e ka të rregulluar për komision dhe unë pa humbur kohë kthehem në kabinet. Ai kur më pa më tha se: “ T’i nuk ke shkuar” Unë i them se kështu më tha referenti, po nuk besove urdhëro e shko pyete dhe, u ula në një vend për të punuar provimin me shkrim. Pas përfundimit dola jashtë dhe e hapa librin të shoh se çka kam bërë. Kisha gabuar, por ajo që ishte, ishte. U ktheva në shtëpi. Por para se të kthehem, e lus profesorin: a është e mundur që të ma kontrollosh punimin se po qe se bie mos vijë nga Tetova kot së koti se edhe harxhime janë. Ai më tha se pyete një ditë para atë referentin se unë do ti nxjerrë emrat, ashtu edhe veprova. Një ditë para u 108
mundova ta marr në telefon referentin por nuk kapej assesi. Për fat vëllai i madh kishte ardhur në pushim me veturë nga Gjermania, më thotë: “Unë do të çoj se edhe ashtu nuk kam qenë t’i shoh ato qytete do të shkojmë po qe se ke kaluar hynë me gojë po qe se nuk ke kaluar do të shëtisim. Ashtu edhe vepruam atë ditë. U nisëm me vëllanë kur arritëm në shkollë shokët kishin dal para dhe më pritnin që të ma urojnë, por profesori ende nuk kishte ardhur. Dikur erdhi dhe pasi u përshëndetëm m’u drejtua mua: “A je i kënaqur tash?” Ia kthej: do të shohim në fund! Si zakonisht ulesha i pari në pyetjet me gojë, edhe sot u ula dhe i tërhoqa pyetjet, mos më bien do pyetje të shkurtra që kur nuk u varja veshin kur mësoja, me një fjalë nuk i dija. I them profesorit që dua t’i ndërroj pyetjet kam të drejtë thotë: “Po, por një notë më pak”, e di i them dhe i ndërroj. Tash kisha fat! I dija shumë mirë ia fillova të parën të dytën të tretën më tha shko se edhe herën tjetër ke merituar notë kaluese. Shokët filluan të duartrokasin dhe të ma urojnë më thanë se zënka të doli mirë. U them urdhëroni edhe ju veproni siç veprova unë, por ata e pranuan se nuk jemi si ti kështu diplomova dhe u ktheva në Tetovë ku do të fillojë odisejada tjetër! Pra, u diplomova në gjuhë dhe letërsi shqipe. Tash mendoja se do të më hapen dyert meqë ka nevojë për arsimtar të diplomuar unë mendoja që do të gjej punë. Ja erdhi dhe viti shkollor 1976 – 77, në fshatin Lisec u hap konkursi ku kishte nevojë për një arsimtar të gjuhës shqipe, unë konkurroj dhe pres përgjigje, kur më njoftojnë 109
se nuk më kanë pranuar por, kanë pranuar një tjetër me shkollë të mesme, shkoj tek drejtori Vehap Lushi dhe e pyes se pse nuk më keni pranuar, kur unë kam qenë i vetmi me diplomë të kërkuar me konkurs? Ky më përgjigjet se: “Ti je i dënuar”?! Po i them, por me kundërvajtje gjë që nuk pengon punësimin. Ai më shikon dhe më thotë: “Po, por politikisht dhe ne kemi urdhër sekret që mos të të pranojmë”. Unë i kërcënohem me gjyq, më thotë, se: je i lirë, por po më dëgjosh mua mos u harxho se nuk ia vlen. Unë dal prej aty dhe shkoj e padis shkollën në gjyq. Pas një kohe më thirrin në gjyq, ishte e caktuar një gjyqtare për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve. Dalim para gjyqit përfaqësues nga shkolla nuk kishte. Unë i thash fjalët e mia dhe mbaroi gjyqi duke sjellë vendim që konkursi të prishet dhe edhe njëherë të përsëritet. Kjo ishte një metodë perfide që thotë populli kreh e mos e këput, sepse nuk binte gjyqi vendim decid, por u jepte mundësi që të vazhdojë manipulimi. Pas këtij vendimi shkolla e përsërit konkursin dhe përsëri mua nuk më pranojnë, por e pranojnë atë të parin. Unë përsëri e jap në gjyq shkollën. Kur erdhi koha që të mbahet séanca, këtë radhë kishte përfaqësues nga shkolla, kryetarin e këshillit të shkollës. Pas marrjes në pyetje ai e arsyeton se unë kam qenë i dënuar. Gjykatësja i përgjigjet: po por dënimi për kundërvajtje nuk e ndalon punësimin dhe kur deshi të marrë vendim të prerë dhe të më kthejnë mua në punë, ai i tha se ky ka 110
qenë i dënuar politikisht”, atëherë çdo gjë mori fund dhe unë e pashë se më janë mbyllur dyert që të punësohem. Gushti i vitit 1976. Në gjykatën e Tetovës punonte si korrier një kushëri më i largët i imi quhej Adem ndjesë pastë, ishte bukur dallaveraxhi! Dikujt i bënte mirë, dikujt keq po ishte i zhdërvjelltë. Takohemi një ditë gushti në gjykatore. Aty rastësisht do të jetë një mësues i vjetër nga fshati Dobërdoll i Gostivarit. Na tha se është drejtor edhe pse nuk kishte qenë por sidoqoftë ky njeri do të bëhet shkaktar që unë të hy në punë. Ja si ndodhi: u përshëndetëm me kushëririn dhe ai më njoftojë se ky është Muharem Zeqiri nga Dobërdolli, është drejtor dhe i kam sosur një punë në gjyq, tash i them që të ma marrë djalin tim Osmanin në punë. Djali i tij po sa e kishte mbaruar gjimnazin. Kushëriri mu drejtua mua: Po a nuk shkon dhe ty që të udhëtoni bashkë? Unë i përgjigjem me plot qejf, por ndofta nuk ka vend për mua! Muharem Zeqiri më pyet se çka kam të kryer. I them se jam arsimtar i diplomuar në gjuhë dhe letërsi shqipe. Ai reagoi menjëherë, duke mu drejtuar me këto fjalë: “Po, ne kemi nevojë në Dobërdoll për gjuhëtar se atë lëndë e ligjëron dhëndri im, dhe do të bëhet mirë po qe se t’i ia zënë vendin, ndoshta do t’i hyjë inati e do ta kryej fakultetin që e kishte regjistruar.” Ne e përgatitëm dokumentacionin dhe i dërgojmë në shkollën qendrore në Negotinë të Gostivarit. Kur na vinë lajmi se mua më kanë pranuar me vendim në Dobërdoll, 111
pra në atë vend ku më premtoi Muharemi, kurse Osmanin në Kalisht, fshat në malësi. Me një shtator unë lajmërohem në punë, kurse Osmani nuk shkoi; iu duk larg kështu unë aty dhashë mësim deri sa më burgosën më 30 janar 1981. Lexuesit të nderuar e duket e mërzitshme maratona ime por një reflektim më i thellë rreth tërë kësaj autobiografie çdo lexues i kujdesshëm mund të mësojë shumë gjëra se çfarë terrori psikologjik kanë ushtruar sllavët ndaj shqiptarëve. Faqet në vijim do të dëshmojnë kategori torturash çnjerëzore ndaj meje, vetëm pse jam shqiptar.
112
NË KËRKIM TË ATDHEUT DHE LIRISË
Takimi me Rahim Nezirin Ishte viti 1976. Siç e shkruaj më lart hyra në punë në komunën e Gostivarit, edhe pse nuk e kisha lehtë me udhëtimin e veçanërisht dimrit, përsëri isha i kënaqur. Fillojmë të afrohemi me Rahim Nezirin, e mbaja mend para se ai të shkojë në Shqipëri, më kishte ngelur ajo hije e tij dhe përherë e parafytyroja. Një gjë të tillë ma kujtonte edhe baba im i cili shpesh më tregonte për sjelljen njerëzore të Rahimit. Kur një natë babai ngel në Shkup sepse kishte shkuar ta shohë vëllanë tim i cili ishte në spital për tre muaj rresht. Babait i ikën treni dhe kështu detyrohet të rrijë në Shkup ku e kalon natën te një grup punëtorësh që punonin në Shkup në mesin e tyre edhe Rahim Neziri, i cili i bën shumë nder babait dhe kur shkoi në Shqipëri i erdhi shumë keq. Kur pas një periudhe të gjatë Rahimi u kthye nga Shqipëria ne u gëzuam shumë. Kur Rahimi u kthye unë më nuk isha ai çilimiu që as nuk më njihte, por isha bërë burrë i pjekur me vizion të qartë në jetë. Një ditë prej ditësh takohemi me Rahimin, unë duke shkuar në punë në Veshallë, kurse ai duke shkuar në punë në arën e vet, kështu patëm kohë me ndërruar më tepër mendime. 113
Unë mendoja vetë me vete se ndoshta kur është kthyer nga Shqipëria edhe i kanë dhënë detyra konkrete për organizimin e popullit shqiptar. Këtë mendim unë e bazoja në atë se të gjithë që kishin kthyer nga Shqipëria vetëm shanin dhe villnin vrer për Shqipërinë, këtë gjë kurrë nuk e dëgjova nga Rahimi, andaj edhe tek ky shihja një bashkëpunëtor të sigurt. Viti 1978 është një shtytje e madhe për popullin shqiptar, veçanërisht për atë pjesë që ende është e robëruar. Këtë vit u festua njëqindvjetori i “Lidhjes shqiptare të Prizrenit”, një ngjarje historike që për një shekull ka mbajtur çështjen tonë gjallë. Në këto rrethana festive u angazhuan gati të gjitha forcat intelektuale, politike dhe të tjera, jo vetëm në shtetin shqiptar londinez, por u bënë përpjekje edhe në Prizren sado kudo të përkujtohet kjo ngjarje madhore historike e cila ka lënë gjurmë më shumë se çdo ngjarje tjetër. Siç dihet, këto rrethana atdhetarët e devotshëm mundohen t’i shfrytëzojnë në maksimum për t’i zgjeruar ato ide që na i la amanet ky tubim historik. Në këtë frymë kuptohet që isha angazhuar edhe unë dhe sa kisha mundësi propagandoja, veçanërisht raportin kryesor që e mbajti shoku Ramiz Alia. Do t’i kthehem edhe njëherë marrëdhënieve me Sefedin Harunin, duke qenë se ishim të dy gjuhëtar dhe duke menduar se edhe ai do ta ketë frymëzimin tim, unë mendova se mund të bashkëpunojmë dhe në formë indirekte ia hodha një fjalë se si do të reagojë. Reagoi negativisht dhe mu përgjigj: se atëherë kanë qenë të shkelura të drejtat kombëtare kurse tash çdo 114
komb dhe kombësi i ka të drejtat. Për një moment u tërhoqa dhe nuk e zgjata, edhe pse ai u mundua që ta zgjatë, por unë u shtira sikur u pajtova me të dhe me aq e lamë.
Veprimtaria ilegale Erdhi viti 1979 ishte 22 qershor unë kisha shkuar mysafir te Rahimi bashkë me shoqen time dhe gjatë bisedova. Me të u larguam nga shtëpia. Më çoi te një vend shumë i bukur dhe i fshehur, i ngjante një sofre. Aty e shpalosi flamurin dhe bëmë betimin pasi më parë ishim marrë vesh për emrin se do ta ketë “Partia e Punës Kombëtare”, duke aluduar në partinë që do të punoj për çështjen kombëtare dhe nga ana tjetër “Partia e punës së Shqipërisë”, që ishte në pushtet. Prej aty filluam punët në formë të organizuar dhe po aty morën detyrë që ta gjejnë një shok. Aty e caktuam edhe parullën se si do të drejtohet shoku i ri te shoku që duhej t’i paraqitet, parulla ishte “A e keni librin Shpresa”, ky iu përgjigjej se poq se i tregonte datën dhe vendin se ku duhet shkuar pasi ata shokë ishin të përpunuar nga shoku që e dërgonte, në këtë mënyrë formohej “treshi” shumë herë i përdorur nëpër aktivitetet ilegale. Në vendin ku filluam që të bëjmë për herë të parë betimin, aty vetëm katër veta u betuam dhe kur në nëntor të 79-ës pati vërshime të mëdha nuk ngeli ai vend i bukur dhe simbolik nga lumi Shkumba, kështu vendosëm ose më mirë, u detyruam me gjetë vend tjetër. 115
U përcaktuam për kalanë e vjetër të Hisarit m’u pranë dy gurëve që simbolizojnë përkrenaren e Skënderbeut. Në këtë vend vazhduam deri sa arriti numri 19 dhe kur filloi të përhapet edhe në komunën e Gostivarit atëherë alarmohet pushteti, se ndoshta ne kemi qenë të zbuluar edhe më parë. Në këtë konkludim erdha në bazë të asaj që kam mund të nxjerr nga hetimet. Një farë Agim i cili njihej me mua dhe kishim biseduar më herët bie në burg për kriminalitet ekonomik, por normalisht që askush nuk pranon se ka bërë ndonjë vepër diskredituese edhe ky e mohonte me arsyetim se dikush e ka marrë në qafë! Burgun e vuante në burgun komunal të Tetovës pasi ishte gjashtë muaj dhe shpesh dilte në qytet për pushim. Kur do të dilte do të më takojë mua, gjoja rastësisht që unë mos dyshoj dhe kështu dalngadalë futet në planin tonë ilegal. Unë e propozoj për anëtar, ai pranon dhe futet, por pas futjes nuk e kryente obligimin që duhej ta gjejë një shoku tjetër. Fotografimet që i ka pasur policia lidhen apo përputhen me hyrjen e këtij mikrobi në organizatë. Kur na kanë arrestuar, unë atë natë nuk fjeta tërë natën, sepse te shtëpia ime ishte një kandidat që para tij duhej të bënte betimin, një anëtar i ri. Njëherë na kishte dështuar tentimi i parë, pra edhe te ky njeri kam dyshim se mund të ketë qenë i futur për qëllime tradhtie. Ky është Demir Seferi nga Shipkovica, sepse jo që nuk u dënua por me daljen nga burgu kurrë më nuk mu afrua të bisedojë. 116
Ti kthehemi Baki Ymerit dhe të pastrojmë një herë e mirë! Ky njeri kur bie në burg, në vend që të jetë i afërt me shokët e vet të grupit, e bën të kundërtën, nuk flet me ta. Filloi të shkruajë për gazetën e burgut “Preporod” që në shqip d.m.th (Rilindja), nuk i respekton shokët etj. Këto gjëra mua m’i sjellte një kriminel i cili kishte bërë shumë krime edhe në Shipkovicë edhe në vende tjera, por, me mua donte të qëndrojë mire, sepse e kishte provuar disa here, por nuk i kishte dalë ashtu siç kishte planifikuar. Unë për këtë njeri që nuk jeton më e kam fajësuar babain e tij sepse ai në vend që ta pengojë i thoshte: “A e dini kasapin tim”? Se përndryshe me pak ndihmë ishte njeri i mirë. Ky sa herë që do të vije në pushim do të më thotë: “:Abe Zaim çfarë bënë ky Bakiu, na marroi, nuk flet me shokët po nuk flet hiç as shqip”. Unë duke mos pasur të dhëna të tjera plotësuese nuk i thosha asgjë, pritja se çfarëdo të thonë shokët, si do ta vlerësojnë. Kështu kaluan tre vjet dhe një ditë vere të vitit 1979 unë duke shkuar në spital, duke u kujtuar ecja në trotuar dhe në një vend që i themi rruga e nallbajve, se aty në atë kohë shoh një njeri po nuk e njoh menjëherë se kish filluar pak që të bjerë mbrëmja. Ky njeri më kishte njohur dhe kaloi nga ana ime, e shoh Baki Ymeri! Habitem në fillim, pastaj e marr veten. I them Baki, ti je? Po më përgjigjet siç më sheh në liri! Fjala e fundit më preku thellë në shpirt dhe nuk mund ta përmbaj veten pa mos ia plasur në fytyrë se ne po të 117
ishim të lirë nuk kishte nevojë që të na futnin në burg, po nejse e lëmë tash atë gjë, më thuaj se ku është Rafiu? A ka dalë edhe ai? Jo më përgjigjet! Po si i them me sa mbaj mend unë ti u dënove me 6 vjet heqje lirie kurse Rafiu me 7 vjet, por ai katër vjet ishte para teje i burgosur dhe ty të ka takuar që të dalësh në 1982 nuk më shkonte mendja mua se në 82-shin vetë unë do të jem në burg. Në fillim u hutua nga fjalët e mia të drejtpërdrejta por shpejt e mori veten dhe më tha se: “Ka dalë 3 vjet para, sepse dy vjet ia kanë falur si punëtor korrekt dhe një vit ia ka falur kryeplaku”. Kjo përgjigje mu duk sikur shigjeta ma përshkoi trupin. Nuk e mbaj veten por ia përplasa në fytyrë: çfarë punëtori korrekt dhe si ra deri aty sa t’i lutesh kryeplakut ndaj të cilit ti edhe unë kemi hedhur mut në fytyrën e tij kurse ti bie aq poshtë. Nuk e zgjati, por më tha se do të bisedojmë njëherë tjetër, sepse unë paskam mbetur në të njëjtat parime dhe nuk paskam ndryshuar! Nga kjo bisedë filloi që të më kthehet traka prapa dhe mundohesha me i lidh ngjarjet, njashtu arrita në spital por, takimi me Bakiun nuk më dilte nga mendja. Ndërkohë e marrin ushtar edhe pse i kishte kaluar mosha. Atje nuk e mbajtën shumë por, brenda dy muajsh e lëshojnë. Unë as që e kisha marrë vesh se ka shkuar, kur një ditë isha duke luajtur shah në një çajtore në Çarshinë e Epër te “Kabashi”, ja dikush nga larg po më hedh guralecë mu në tavolinë ku isha duke luajtur! 118
Shikoj aty afër mos tallet dikush por nuk shoh askënd, kur ja pak më larg e shoh Bakiun me një djalë të dajës me emrin Havzi, ç’është e vërteta pak u nervozova por nuk e bëra veten. Kështu unë ngrihem për të shkuar në shtëpi se edhe ashtu pritja pas dite një telefonatë nga vëllai prej Gjermanisë. Ata mu afruan. U përshëndetën, por me Bakiun shumë ftohtë, kjo gjë nuk i kaloi pa e vërejtur. Kështu unë u nisa për në shtëpi, ata po vinin bashkë me mua dhe kur arritëm në shtëpi më shtruan drekën. I luta që edhe ata të ulen që të hanë por, nuk deshën. Pas mbarimit me drekën unë u drsh të nisem për në postë se edhe ashtu po afrohej ora e caktuar. Dal nga shtëpia, ata nuk po më shkyçen por, unë nuk po u flas! Arritëm deri tek një ndërtesë sportive me emrin “Partizan”, deri aty Bakiu qëndroi aty, mu drejtua me këto fjalë: “A më tregon se ç’fletë populli për mua"? Unë pa u hamendur i përgjigjem se të konsiderojnë tradhtar duke bërë krahasime me Rafiun! U skuq një herë në fytyrë se këtë përgjigje nuk e priste, e pastaj u zverdh. Reagoi në një mënyrë të çuditshme duke e akuzuar Tasinin se ai është fajtor, se ai i përhapën këto dezinformime etj. Aty u ndamë që mos takohemi deri sa do ta zë me presh në dorë, duke më ndjekur mua dhe Rahim Nezirin, ja si ndodhi kjo: Gati çdo ditë unë e përcillja Rahimin për në shtëpi pasi banonte në Teqe të Shipkovicës. 119
Pas bisedave që bënim në qytet, ne niseshim për rreth lumit Shkumba. Ai e ruante një kalë i cili iu nevojitej për punë në shtëpi. Gjatë rrugës ne vazhdonim duke bërë planet tona dhe duke e njoftuar njeri tjetrin për ato gjëra që na kishin ndodhur. Një natë edhe pse ishte vonë, u nisa në përcjellje dhe duke biseduar arritëm tek vendi ku zakonisht ndaheshim. Një gjë të tillë e bëmë edhe atë ditë dhe unë duke u menduar ktheva dalëngadalë prapë. Kur arrita në hyrje të qytetit që është një kishë shqiptare, por të cilën na e kanë përvetësuar sllavët dhe vetë kemi ngelur me gisht në gojë. Meqë nga drita për në terr nuk duket, kurse nga terri në dritë duket, duke qenë në terr, shoh një njeri që po lëviz ndër do strehë, dhe shikon rrugës nga kisha shkuar unë. Unë mendoja për një moment se është dikush nga ata që banojnë aty, shpejtova hapin që ta arrij se kush është se fillova të dyshoj. Ky njeri dukej se na kishte ndjekur pas, por kur ne kemi vazhduar rrugën edhe nëpër terr këtij nuk ia merrte mendja të futet në terr, se nuk ka qenë i sigurt se deri ku unë do ta përcjell shokun, andaj vendos që të ndalet ndër ato strehë, duke mos i vajtur mendja se unë kur do të kthej, ai nuk më sheh, kurse unë e shoh krejt si në ekran. Kur unë dal nga terri në dritë, nuk ngel ai i hutuar, por unë. Ende nuk e njoh dhe e kisha larg për nja 10-15 metra. Ky deshi ta shfrytëzojë këtë distancë dhe filloi me hapa të shpejta të largohet, bile edhe filloi me vrap, kur pa se unë nuk po i shqepem. Mbërriti tek një vend ku ndahen rrugët dhe njëra shkon për Shipkovicë, kurse tjetra nga ishim ne për rreth lumit Shkumba. 120
Kur arriti atje, ktheu për në rrugën e Shipkovicës duke menduar se unë do të vazhdoj rrugës sime dhe nuk do të shkoj pas tij por, kureshtja ime nuk më lejoi që ta lë pa zbuluar këtë spiun, dhe vajta pas. Meqë isha edhe më i fortë e mbërrita. Kur e mbërrita ai u struk për një der,e duke menduar se unë do të vazhdoj dhe nuk do ta kapi por, unë e kapa për zverku dhe e ktheva në dritën e poçes elektrike, të shtyllës elektrike. U nemitëm të dy kur e pashë se kush është, ishte Baki Ymeri. E pyes se ç’bënë në këtë kohë këtu?! Ai i papërgatitur më parë për përgjigje m’u përgjigj se pret ndonjë taksist për në shtëpi ...! I them mos vallë mendon se unë jam nga Amerika dhe nuk e di se ku rrinë taksistët? Ai nuk pat përgjigje, por filloi me lajka të mi kap duart. Unë reagova dhe ia ktheva krahët prapa. Nuk mu kujtua t’i bëjë një kontroll, vetëm ia ktheva duart dhe i thash: përherë të kam mundë, dhe sa të jem gjallë do të mundi, more spiun i dreqit. Kështu u largua dhe nuk do ta shoh deri sa kam dalë nga burgu, në një promovim të një libri të Bacit Adem. Këtij nuk do t`i flas edhe më vonë. Shpesh më ka çuar të fala dhe më ka dërguar libra nuk ia kam mbajtur. Edhe pas të gjitha këtyre ngjarjeve unë ende nuk besoj. A se mund të jetë spiun por, burgimi për herë të dytë i Rafi Halilit do të nxjerrë në pah diçka që mua ma forconte dyshimin. Ç’ndodh pasi Rafiut ia burgosin shokët? Ai hidhet në ilegalitet. Një kohë rri te shtëpia ime, e më pas diku tjetër dhe pastaj shkon në Strugë ku e përgatitin largimin e tij për në Republikën e Shqipërisë. 121
Para se të shkojë në Strugë e bëjnë planin me Shpëtim Pollozhanin se ai do të vijë me makinë. Makinën do ta lërë diku afër Zhelinës nëpër misrishte. Në këmbë do të vijë te vendi i caktuar, do ta merr Rafiun dhe do të udhëtojnë për Strugë. kuptohet Rafiu i maskuar. Po atë ditë të caktuar çfarë ndodhi!? Kur arrin Shpëtim Pollozhani në vendin ku është dashur ta pret Rafiun, shikon shumë policë dhe inspektorë. Kështu ky vazhdon udhëtimin nëpër fushë dhe më tutje e gjejnë Rafiun të fshehur. Nga distanca i shikojnë ndjekësit dhe në një moment Rafiu e pyet Shpëtimin se: A njeh ndonjërin nga këta? Pasi merr përgjigje negative i tregon se ky është Bedri Sinani dhe ai afër është Baki Ymeri. Kjo pra, ma përforcoi bindjen se Bakiu nuk është i pastër. U bënë tri elemente që e akuzojnë Bakiun për lëshimin para kohe nga burgu; ndjekja pas meje dhe Rahimit dhe pjesëmarrja në arrestimin e Rafi Halilit. Tash kam plot të drejtë që të dyshoj në këtë njeri deri sa nuk del vetë dhe të kërkojë falje dhe si ka arritur gjer në atë shkallë, përndryshe do të rëndojnë këto mëkate deri sa të jetë gjallë, bile edhe pas vdekjes.
122
GJUHA E QËNDRESËS
Suksesi dhe dështimi Ishte fundi i janarit. Edhe dy ditë kishin ngelur për të filluar gjysma e dytë e vitit shkollor 1980/81. Më 30 janar shkojnë dy veta me bërë betimin duke ua caktuar kohën që mos takohen. Materialin e çon Daim Shabani, një anëtar që u futë ndër të parët, kurse dy të tjerët ishin po ashtu anëtar që para tyre do të bënin betimin dy anëtar të rinj. Çdonjeri e kishte detyrën e vet, por pa e ditur sekretin se kush i sjell materialet si flamurin, fletë betimin dhe kishim në një letër të shkruar katër fjalë që duhej t’i lexojë çdo anëtar i ri, në atë shkruante: 1. Besa, vetëdija, ndërgjegj-ja dhe pastërtia. Duke u mundua që dokumenti i betimit të jetë sa më bindës, unë e kisha përpilua në atë mënyrë, sa i kisha mbledhur shkronjat të një formati në mes, e kisha ngjitur shqiponjën dykrenore dhe që mos diktohet po të duket sa më origjinale, e kisha fotokopjuar fshehtas në aparatin që dispononte e motra ime. Kështu ai dokument dukej si origjinal dhe u thoshim se e kemi vulën. Ky dokument gjendet në organet e hetuesisë e tash sigurisht në dosjen time. Atë ditë Rahimi kishte kontrolluar vendin, erdhi si gjithmonë që të më lajmërojë se kanë qenë dhe bënim plane të mëtutjeshme. Ishte ditë e premte kur erdhi me një palë dujqi, ku kishte dy kavanoza të zbrazët. 123
Trokiti në derë. Unë dola. Më njoftoi se kanë qenë, por ka shumë gjurmë dhe sikur janë zënë aty më shumë persona pasi kishte pak borë. Kur ky më ka tregua, me siguri se shumë spiunë kanë vërejtur se çka do të bëjmë ne më tutje, sepse kur shkova e kontrollova vendin ku i fshihnim materialet e betimit dhe ku ngelte edhe tiketa me emrin dhe mbiemrin e anëtarit të rinj si dhe numri me pseudonimin, atë ditë nuk i gjeta në vendin e caktuar. Fillova të dyshoj, por mendova se shoku është vonuar, e ka zënë drita andaj e ka lënë t’i sjellë natën e ardhshme. Me këtë brengë në shpirt u nisëm nga shtëpia ime drejt një rrugicës së “Shtipit”. E kaluam një rrugë kryq dhe po shkonim duke qarë hallet. Në mes të rrugës do ta shohim Hysen Musliun, inspektor në punët e brendshme. Ai me siguri kishte dalë para lukunisë së ujqërve tjerë dhe shkonte drejt shtëpisë sime, Në tejkalim na përshëndeti me siguri që mos dyshojmë në diçka! Sa ne vazhduam rrugën kur nga një kthesë dolën shumë policë, u ndal edhe Hyseni, pra na futën në kurth. Mua më pranguan në vend, kurse Rahimin e kapën disa për krahësh duke e pyetur se: “Çka janë ata kavanoza”?! U mundua t’i gënjejë se më kishte sjell mua mjalt. Na dërguan në polici, atje na ndanë mua më morën që të më dërgojnë për bastisje në shtëpi. Përgjegjës i tyre ishte Bexhet Bexheti. Ai ecte para, pas tij ecnim ne për të shkuar te makina. Atë rrugë që duhej ta bëjmë ishte nja 20-30 metra Refet polici i cili ishte shumë i njohur për mënyrat brutale të dhunës ndaj shqiptarëve do të më kapë për krahu dhe do të më bjerë me grusht nën sqetull, duke më sharë për 124
familjen e ngushtë dhe, duke u ankuar se që dy muaj kanë ngrirë duke bredhur pas meje. Këto fjalë të shërbëtorit të shkieve Refetit, më bindën se Agimi do të jetë përcjellësi dhe spiuni më i afërt i Refetit. Kur ky filloi me sharje dhe kërcënime, unë nuk ia lashë për borxh por e shava flakë për flake. U tërbua! Filluan të rënët në mua fillova edhe unë me ato mundësi që kisha sepse i kisha duart të lidhura. Kërcyen krejt si hienat! U kthye edhe Bexhet Bexheti si ishte duke ecur para, ma mëshoi një shuplakë po edhe një shofer që ishte sa një gogël futej në mes të turmës dhe më qëllonte me cekure në fijet e këmbëve, kur e pashë i thash po edhe ti a?! Kur e panë se nuk ia dalin dot me mua m’i zgjidhën duart dhe m’i lidhin prapa. Tash nuk kisha mundësi me ua kthye por fillova ta pështyj Refetin drejt e në fytyrë! I erdhi më rëndë se grushti u çmend krejt, por ndërhyri Bexheti dhe e ndali. Më futën në furgon më çuan në shtëpi, atje për fat nënën nuk e kisha aty, ishte e shoqja me fëmijët dhe shoqet e vëllezërve me fëmijët. Shoqja mundohet t’i fshehë ca materiale të ndaluara. Pas pak vjen nëna kur e sheh shtëpinë plot e përplot me milicë jashtë e brenda mundohen ta pengojnë mos futet në shtëpi por, ajo këmbëngul me forcë të hyjë. E lëshuan! Kur u fut brenda mua më pa të gjakosur, por nuk e shihte se duart i kam në pranga prapa shpine. Mu afrua dhe më tha t’i marrim sëpatat, por kur e pa se unë jam i lidhur më tha se kush të bëri kështu!? I them ja ky Refet milici. Ai gjoja për t’u arsyetuar i tha edhe ai mua shih çka më ka bërë dhe e nxori një gisht që e kishte lënduar. 125
Nëna ime duke qenë e mllefosur shumë filloi t’i ofendojë në gjuhën shqipe: “O ju shëmtoftë Zoti! “U vraftë buka e pushkës! A nuk keni pak inat se çka jeni duke bërë me popullin tuaj! A nuk e shihni se si shkijet e mbrojnë popullin e vet e, ju hyzmeqarët e tyre, hyzmeqarët e atyre, që kanë ardhur prej Karpateve e i kanë marrë tokat tona dhe neve na kanë kthyer në qole. Po jazëk ju qoftë, haram u qoftë qumështi i nënave shqiptare, kurrë mos paçi dritë në jetë etj. Herë i kërcënoheshin e herë zgërdhiheshin, duke shikuar nënën time me sytë e bishës. Pasi bënë bastisjen më morën mua dhe nëna doli deri te dera e madhe dhe u tha: “Hane mish se kam edhe gjashtë të tjerë nuk na mposhtni dot”! Kështu largohem nga shtëpia pa mos e ditur se kthehem apo nuk kthehem. U ktheva pas dhjetë vjetësh por jo më ai Zaim që më morën, por krejt një tjetër ku nuk më njihte askush. Nga shtëpia ime nuk më çuan më në stacion të milicisë së Tetovës por drejt në Shkup. Gjatë rrugës më luste një polic që të mi liroje prangat se aq më kishin shtrënguar sa nga e ënjtura më kishin plasur gjak. Nuk e lejoja sepse e dija kush është! Ishte me origjinë rome dhe e kishim fqinjë të parë, por, ishte shumë i pështyrë dhe mundohej me mua të tregohet i butë. Kur arritëm në Shkup ata filluan t’i qortojnë se si kanë lejuar që të më plasin duart gjak, gjoja se atyre shumë u dhimbesha. Ishin follet e tyre policore. 126
Filluan hetimet, mu prezantua Bexhet Bexheti se ai do të jetë hetuesi dhe përgjegjësi kryesor. Unë e shikoj vëngër e ai më drejtohet me fjalët e para se kisha qenë jetëgjatë se përndryshe kishin pasur vendim nga gjyqi që të më ekzekutojnë! Po të kisha qenë unë në vendin e betimit, do të më kishin vrarë në vend! U qesha me ironi dhe me vete thash se këtyre u paska hyrë frika në palcë domethënë ajo shprehje, se unë japë para të hyjë në fesat e paska arritur qëllimin e duhur!
Të mbetesh ai që je – shqiptar Vazhdojnë hetimet dhe më tregon se si në vendin e betimit u del krejt një person tjetër, por edhe ai nuk ishte dorëzuar deri sa ishin bërë 20 veta. Ai ka qenë Daim Shabani një djalë shumë i shëndoshë dhe kur kërcejnë t’ia marrin materialin nuk e dorëzon por, një mbi një i bënë kamare një duzinë policësh deri sa i lëshohen si korba një numër shumë i madh, e okupojnë dhe e lidhin, gjatë bastisjes i gjejnë një bajonetë të ushtrisë. Pasi e nënshtruan, me anë të tokivokëve lajmërojnë se e zunë kryesorin, duke caktuar vendin e takimit. Në vendin e kacafytjes ngelin shumë gjurma dhe kur shkon Rahim Neziri e sheh se kanë qenë por gjurmët e vënë në dyshim kështu shpejt e shpejt vinë te unë, por çdo gjë ishte vonë. Të gjithë ata që i kishin kapur me tërë materialin zbulohej i tërë sekreti dhe njëherë edhe veprimtaria jonë. 127
Gjatë planifikimit tonë ne kishim vendosur që gjithqysh po qe se zbulohet veprimtaria jonë njeri nga ne dy të ngelim jashtë për ta vazhduar punën ilegale, por duke ndryshuar formën. Meqë mua më njihnin shumica e anëtarëve ishte në rrezik që unë të zbulohem kurse për Rahimin vetëm unë që mund ta denoncoj se betimin e kishte bërë para meje dhe unë para tij. Kështu nuk na ngelte tjetër vetëm që unë ta mbroj me çdo kusht Rahimin dhe gjatë hetimeve edhe ashtu veprova duke marrë çdo gjë mbi vete. Pas tri ditëve të hetimeve nga inspektorët e policisë aty nga ora dhjetë e natës, na dërgojnë para gjyqit hetues, pra në prokurori. Na caktojnë nga 30 ditë paraburgim. Kur mua më dërgojnë në qeli e cila ishte për dy veta se vetëm dy krevate kishte, përpara më dërguan në një magazinë për t’i marrë do velenxa, të cilat nuk kishe se kah me i kap. Kah t’i kapsh derdheshin në anët e tjera pra ishin copë më cope. Për mbulesa na i dhanë nga dy batanie dhe më dërguan gardianët në dhomën nr:13. Kur hyra shoh dy krevat dhe dy veta, e hapën derën sa çel e mbyll sytë dhe dritën po sa e ndezën e fikën mbyllën derën dhe shkuan. Unë tash u habita se ku do të shtrihem por njeri nga të burgosurit më tregoi se këmbët duhet me i shtrirë nën krevat dhe koka rreth nevojtores. E kuptova se e kishin përgatitur me qëllim vetëm për ta nëpërkëmbur dinjitetin tim. Në fillim kujtova se ata dy të burgosurit aty kanë qëlluar rastësisht,por më vonë i kuptova se kishin qenë të parapërgatitur dhe nja gjysmë ore para se mua të më 128
kishin sjellë i kishin prurë ata çdo njeri me detyrë të caktuar. Njëri akuzohej për vrasjen e një djaloshi për një cigare bashkë me një bashkëveprues, tjetri që quhej Ristevski Dimçe me pseudonimin (Driz), kurse këtë që e kishin prurë te qelia ime quhej Dimitraki Andonoski, Ky ishte një arrogant dhe me vete i kishte të gjitha gazetat që e tregonin shumë të rrezikshëm. Duke menduar se do të ndikojë në qëndrimin tim, kurse tjetri ishte nga Velesi i cili përgjigjej për kriminalitet ekonomik por ishte më i matur apo ashtu ua kishin ndarë rolet. Pas bisedave të zakonshme unë nuk desha ta zgjati se edhe ashtu isha i lodhur dhe e kuptova se ata duan të dinë edhe më shumë se sa kisha deklaruar në hetime, por nuk u tregova se pse jam i burgosur. Kështu tentimi i tyre nuk u plotësua, megjithëse ata ishin të njoftuar siç do të më tregoje ai nga Velesi që quhej Zafirçev Trajçe. Pasi nuk e kuptuan nga goja ime se pse akuzohem, nuk shkoi shumë kohë dhe një mbrëmje duke hëngër darkë, gardiani m’a solli aktakuzën. Dimitraki duke qenë kureshtar shpejt e shpejt e hapi dhe filloi ta lexojë; unë nuk i thashë asgjë. Kur mbaroi së lexuari më tepër i kishte lënë përshtypje për Shkupin që duhej t’i bashkëngjitet Shqipërisë, nuk duroi, reagoi dhe tha: “Po mirë Kosovën dhe disa vise të tjera, po ju e kërkoni edhe Shkupin që është i joni”. I them e njeh do pak historinë apo reagon nga emocionet? Jo tha Shkupi është i joni. Por kur erdhët ju këtu në Ballkan, në shek. XI-XII-të e gjetët Shkupin apo e sollët në thes! 129
Ashtu do të ishte i tyre. U kërlesh sikur donte të më frikësonte mua, për Shkupin prej tash e fillojmë luftën! I them s’ka fjalë unë jam i gatshëm, por mos mendo se jam ai djalë i ri të cilin e keni mbytur për një cigare. Po u zure me mua t’i bësh llogaritë mirë se, o të mbys! O, më mbyt. Unë kur e kam filluar këtë punë shumë mirë i kam bërë llogaritë dhe nuk brengosem fare se e kam të qartë se do të më frikësosh se të gjitha bisedat aty sillen për mua as që më lënë ndonjë përshtypje, po qe se do të vërtetosh, pyeti ata që të kanë dhënë atë detyrë do të njoftojnë se me kë ke të bësh – a u kuptuam apo jo!? Atë natë qëndroj aty dhe të nesërmen e nxorën pa e arritur qëllimin. Filloi tjetri me metoda diplomatike. Atë e kishin prurë apostafat për mua që gjatë bisedave të zihemi e pastaj të hynë gardianët ta mbarojnë punën, por ai kur se mori guximin. E nxorën nga qelia pa kryer detyrën. Me 11 mars filluan shkëndijat e para në Prishtinë me që neve nuk na lejonin të lexonim shtypin. Vetëm nëpërmjet Trajçes diçka kuptoja se çka po ndodh jashtë. Gjashtë prillin e kishin caktuar si ditë për fillimin e gjykimit. Atë ditë u përgatita dhe prita që të më thërret gardiani ashtu siç bënte me tjerët. Unë prita kot deri sa kaloi koha dhe i them Trajçes që ta pyes gardianin se ç’u bë me shkuarjen time në gjyq? U përgjigj se gjykatësi është në udhëtim zyrtar dhe nuk do të dalë atë ditë në gjyq deri sa të njoftohemi rishtazi për ndonjë ditë tjetër. 130
Të nesërmen Trajçja e kishte të shkojë në gjyq. Shkoi, kur u kthye ishte shumë i shqetësuar, edhe pse i kishin thënë që mos të më tregojë mua, ai megjithatë nuk qëndroi dot dhe më tregoi se: “Në Kosovë i gjithë populli dhe studentët janë çuar në këmbë dhe kërkojnë që Kosova ta fitojë statusin e republikës dhe, se i kishte parë tanket dhe raketat duke shkuar për në Kosovë dhe se shkaku i mos shkuarjes në gjyq, nuk ka qenë udhëtimi zyrtar i gjykatësit por, situata e nderë që dominon në Kosovë”. Unë këtu e kuptova se hetimet do të rifillojnë dhe nuk u zhgënjeva po atë natë më erdhi Bexhet Bexheti me një tjetër sepse kurrë nuk kishin besim tek shqiptarët edhe pse u shërbenin me devotshmëri. Në RFSJ-në, çdo Republikë dhe krahinë autonome kishin përfaqësuesit e vet edhe në federate. Edhe organet e punëve të brendshme kishin përfaqësuesin e saj. Gjatë hetimeve një ditë kishte ardhur edhe ai që të më merrte në pyetje. Atë ditë erdhën në dhomë 5-6 veta normalisht edhe Bexhet Bexheti. Mua as që më shkoi mendja se kush është ai dhe pse nuk ulen të tjerët përveç atij! U ul ballë për ballë me mua dhe filloi që të më pyes. Përgjigjet e mia nuk i leverdisshin kështu dalëngadalë e humbi toruan dhe kur i thash se kur sllavët depërtuan në këto anë, këndej nuk jetonte asnjë popull ose jetonte dhe kush ishte ai popull? Nuk duroj më, u çua demonstrativisht e hapi derën pa pritur që dikush tjetër t’ia hapte dhe me një inatosje të madhe tha: “Nuk paskam unë punë me këtë”. 131
Pas tij dolën dhe të tjerët. Mua më dërguan në qeli. Të nesërmen kur erdh Bexheti qeshte me vete dhe m’u drejtua: Zaim edhe natën kur jam zgjuar kam qeshur me përgjigjet tuaja dhe si e nxore prej takti ministrin, dhe më tregoi se ai është ministër në federatë që e përfaqëson Maqedoninë, kurse për ti si mos me qenë askush. I them se unë nuk e kam ditur se kush është, por si do qoftë po ta kisha ditur me siguri do t’ia bëja ende më zi...?! Mu drejtua Bexheti se a nuk më kishte vuajtur mëndja sepse këto tjerët nuk ulen por vetëm ai sepse i kemi bërë respekt? Iu përgjigja Bexhetit ai është ministër për ju dhe mund të keni konsideratë por, për mua është një armik si gjithë të tjerët që më luftojnë dhe i luftoj. U qesh përsëri Bexheti dhe filloi me pyetjet se kemi në lidhje me organizatorët e Kosovës apo jo? Përgjigja ime ishte më duket se unë i kam mbaruar hetimet dhe të kam thënë hapur se me ne është i gjithë populli dhe se ky popull mbahet me forcë nën këtë shtet dhe trumbetimi i propagandës suaj se populli shqiptar vullnetarisht e ka zgjedhur rrugën e vet dhe se me gjithë kombet dhe kombësitë tjera e duan këtë shtet. Populli shqiptar këtë e ka demonstruar disa herë gjatë historisë dhe se është i detyruar që të rri në këtë shtet pa vullnetin e tij, por nën tytën e armëve. Këtë e vërtetojnë edhe ngjarjet që po ndodhin sot ku është detyruar që të çohet në këmbë tërë ushtria dhe policia e armatosur deri në dhëmbë për shuarjen e kësaj 132
kryengritje por po ta përsërisë edhe tash se kjo krijesë artificiale ka jetë shumë edhe pesë vjet! Ti më the se je mendjelehtë dhe se Jugosllavia ka shumë bura të mençur dhe se Jugosllavia është njëra ndër shtetet më të fuqishme në Evropë! Po i them për ata që mendojnë dhe veprojnë sikur ti dhe nuk po shihni se ç’po ndodh. Këto gjëra normalisht se shënoheshin dhe ishin deklarata rënduese për mua por bëhej luftë psikologjike dhe mundohesha gjithqysh unë ta fitoj luftën psikike. Në një moment e pyes se ku ka punuar para se të hyj në këtë detyrë të fëlliqur?! Më përgjigjet se ka qenë profesor i gjeografisë. I them nuk ishte puna më e shenjtë, që mund ta bëjë një profesor sesa t’i mësojë dhe t’i frymëzojë gjeneratat e reja në frymën atdhetare po ta lë atë punë të shenjtë dhe të futet në këtë punë të fëlliqur që mua dhe ata që veprojnë sikur unë t’i ndjekë dhe t’i burgosë! Po a thua vallë ka punë më të fëlliqur që t’i shesësh interesat e popullit tënd. U habit nga fjalët e mia se nuk i priste këto kritika direkt nga një i arrestuar dhe që kërcënohet për dënim 15 vjeçar, po nuk ngurroi dhe më tha: “Po qe se nuk do të isha unë, do të ishte dikush tjetër”. Po i them, po çdo kush përgjigjet për vete dhe sikur askush mos pranoëj kush neve do të na zbulonte ose edhe ju vret ndërgjegjja?! Më tha: “Ti më çon të bëjë vetëvrasje”. Jo i them puna ma e lehtë është që pasi ke pranuar këtë punë të fëlliqur mundohu ta shfrytëzosh për të mirën e popullit që të lindi! 133
Heshtje varri, ndërpreu bisedën u çua dhe shkoi. Mua gardianët më morën dhe më çuan në qeli. Pasi e kuptuan se nuk do të nxjerrin diçka të re përveç atyre që kishim deklaruar në hetimet e para i ndërprenë hetimet e mëtutjeshme. Tash pritnim kur do të na lajmërojnë për fillimin e procesit gjyqësor. Një ditë maji na lajmëruan se me 18 maj fillon procesi. Fillova të mendohem se cilën variant të ndjekë para gjyqit. Harrova të tregoj se, duke iu përmbajt marrëveshjes mes meje dhe Rahimit, ata vendosin që mos të ngrenë aktakuzë për Rahimin dhe ne i marrim aktakuzat herën e parë pa emrin e tij, por në vend të tij ishte ai djali që kishte bërë betimin herën e fundit pra duke u bazuar në atë se është kapur në vendngjarje, kur Rahimit ia bëjnë edhe provën e fundit dhe ta lirojnë, ai e pranon se është anëtar dhe se ai është i pandehuri numër një e jo unë Zaim Beqiri. Ata atëherë ngrenë tjetër aktakuzë dhe e heqin atë djaloshin që kishte bërë betimin asaj dite dhe e futin Rahim Nezirin. Kur jemi takuar pas gati një viti në Idrizovë më është arsyetuar se e ka kuptuar se unë e mbroj me mish e me shpirt por, sipas mendimit të tij, unë nuk do të mundesha ta mbroj çështjen! I thash atëherë pse nuk më more ti në mbrojtje që unë të ngeli jashtë. Mu përgjigj; se unë nuk mundesha me të mbrojtur se të njihnin tjerët që ishte e vërtetë por këto gjëra i kishim pasur parasysh qysh duke qenë jashtë prandaj edhe bëmë marrëveshje të cilën e shkelëm vetë. 134
Unë siç e ceka, mendohesha për ditën e gjykimit do të do të mundemi vallë që ta shfrytëzojmë për frymëzimin e popullit, do ta kemi guximin apo mund të na lëshojë?! Më ndihmoi shumë ajo që nuk pata avokat se ku ta dish ndoshta edhe unë mund të bija nën influencën e tij ashtu siç ranë tri shokët e tjerë që unë mendoj se hiç nuk janë më të dobët se unë, por më me pak përvojë në këto punë se unë dhe Rahimi që ishim të regjur në këtë drejtim. Më në fund erdhi dita e gjykimit. Me një syçelëti të jashtëzakonshme, me një kontroll dhe mbrojtje të pakufishme na dërguan në gjykatore dhe na futën nga dera e pasme e gjykatores që të mos kemi kontakte as prej së largu me publikun dhe medieve që kishin pasur interesim të madh sepse ishim grupi i parë që dënohej për ngjarjet e 81-shit, dhe gjithqysh i hidhnin gjërat se është një punë e njëjtë por ne pa ekuivale për bashkim kombëtar kurse ata siç do të shihet më vonë për Kosovën Republikë në suaza të Jugosllavisë federale se 99% e të akuzuarve mbajtën atë qëndrim që për ne ishte i papranueshëm. Gjatë gjykimit, qysh kur u futëm në sallë, Rahimi e çoi grushtin lart të njëjtën gjë e bëra edhe unë kurse tre të tjerët nuk na ndjekin ishte një dëshpërim, por ashtu ndodhi. Gjatë seancës prokurori; i drejtohet gjykatësit, i cili e udhëhiqte procesin që mua të ma bëjë pyetjen se: “A qëndroj pas deklaratës që e kam dhënë gjatë hetimeve se: Jugosllavia ka afat edhe pesë vjet dhe do të shkatërrohet”! Gjykatësi më drejtohet me ato pyetje. 135
Unë i them po qëndroj pas asaj që kam thënë gjatë hetimeve dhe po ua përsëris; këtu Jugosllavia ka jetë edhe pesë vjet. Ju për këto pesë vjet bëni ç’të doni vritni, pritni, burgosni por fundi është shumë afër. Më thanë se unë jam i marrë, por dolën ata të marrë që i besonin një krijese artificiale dhe ajo u shkatërrua pas 7 vjetësh, pra unë kisha gabuar për dy vjet që nuk është gabim i madh. Pasi në Kroaci ishin bërë zgjedhjet dhe kishte fituar HDZ-ja e Tuxhmanit, kaluan dy javë dhe shtypi filloi t’i kërkojë llogari vet Tuxhmanit se, gjatë propagandës elektorale ke premtuar se në Kroaci nuk do të lejosh të dënuar politik, a nuk të bëjnë sytë dritë se burgjet i ke të mbushur me të burgosur politik shqiptar? Ky atëherë deklaroi se: “Do t’i lëshoni ju që i keni burgosë ose unë do t’i amnistoj”. Pas tetë vjetësh vuajtje dënimi në Idrizovë, më 25 shtator 1988, pasi kishim ngrënë mëngjesin dhe pritnim të shkonim në repart ku punonim, me një arogancë të madhe para të të burgosurve më prangosën dhe më futën në magazinën e miellit. Pas një kohe aty i sollën Bejtulla Ademin, Zeqir Eminin, Tahir Hanin dhe Halit Haxhakun. Nuk na njoftuan se çfarë kanë ndërmend të bëjnë me ne, por qëllimi ishte që të mbjellin frikë. Ne ishim bërë imun dhe nuk na bënte përshtypje sjellja e tyre, vetëm bisedonim për fillimin dhe mbarimin e këtij shteti artificial i cili ishte shndërruar në një skëterrë të popujve të robëruar e veçanërisht për popullin shqiptarë. 136
Një natë më parë lajmet njoftuan për dorëheqjen e antarit të kryesisë te ka të LKJ-së, Franc Shetinc i cili kishte ardhur në Kosovë si i dërguar special për të parë nga afër gjendjen e serbëve në Kosovë, por ata i kishin bërë një atentat të pasuksesshëm, kështu ai me t’u kthyer në Beograd afron dorëheqje të parevokueshme. Ky ishte sinjal se ky shtet po shkatërrohet që ishte një sihariq për ne. Nga Magaza e miellit n’a futën në një minibus dhe na nisën në drejtim të panjohur për ne. Udhëtuam tërë ditën dhe aty nga ora 21 arritëm në Zagreb, ku në burgun qëndror të këtij qyteti na dorëzuan te organet e këtij burgu. Aty qëndruam për një muaj dhe pas asaj kohe erdhi zëvendës sekretari i jurisprudencës të kroacisë, ky ishte një serb i cili edhe na njoftoi se tre veta do të shkojmë në burgun e Stara Gradishkës dhe dy do të shkojmë në burgun e Lepogllavës. Pas pesë ditësh udhëtuam në burgjet e caktuara. Në Stara Gradishkë vuante dënimin Adem Demaçi dhe shumë të tjerë. Na dërguan në dhomën e pranimit. Aty vinin në dritare që t’na vizitonin shokët që ishin aty në mes të tjerëve dhe dëshmorët që ranë në luftën e Kosovës Femi Lladrovci dhe Remzi Ademaj alias komandant Petrit Kodra”. Gjatë qëndrimit në dhomën e pranimit një ditë e thirrin Bejtulla Ademin në zyrën e kryeshefit të burgut. Kur erdhi Bejtullahu më njoftoi se çka e kanë pyetur dhe më tha se hetuesi ishte serb dhe e njihte gjuhën shqipe, ishte poet që i njihte dhe shumë poetë tjerë. 137
Mua më thirrën në fund, hetuesi më bëri disa pyetje provokative të cilave u përgjegja pa droje ashtu siç dëshiroja unë. Në fund i thashë se që 100 vjet që rrimë nën këtë shtet artificial nuk ka pasur qetësi t’a provojmë nja 100 vjet me Shqipërinë po qe se edhe atëherë nuk ka qetësi, do të ulen pasardhësit tanë dhe do të vendosin si të jetojnë. Me kaq e mbyllëm bisedën. Kur u ktheva në bisedë me Bejtullahin e kuptova se ky që më ka pyetur mua është tjetër person. Nuk kaloi shumë kohë dhe një ditë më thirri kryeshefi i sigurimit të burgut pra, i njejti që kishte biseduar me Bejtullahin. Gjatë bisedave gjërat u acaruan aq shumë sa ky farë Pantelie se ashtu quheshte e humbi durimin dhe në një moment mu drejtua se: “Kishte menduar se më kishin marë në qafë kur e kishte lexuar dosjen time, por unë paskam qenë më i keq sesa që shkruanin ato andaj, ai nuk paska punë me mua dhe të çohem dhe të shkoj. Ia kthej se unë nuk kam ardhur me dëshirën time por ai më kishte thirrur, sa i përket dosjes. I them më vjen mirë që armiku shkruan keq për mua, po t’më lavdëronte do të duhesha të brngosesha se ku kam gabuar me këto fjalë e përfundova dhe u largova. Më tha se nuk do të ketë më punë me mua dhe nuk më thirri për dy vjet kurrë. Këto panë nuk panë me 21 qershor 1990, na lëshojnë si të burgosur të fundit të ndierin si Femi Lladrovcin dhe mua nga Stara Gradishka. Këto janë kujtimet nga burgu, por nuk mund të kaloj pa theksuar se një vit pas arrestimit tim. U arrestuan dhe u dënuan nëna ime dhe dy vëllezërit e mi. Të cilët edhe pse ishin të mitur u dënuan me burg, ndërsa nënën tonë e liron nga burgu Stane Dollanci, atëherë ishte Kryetar i Kryesisë së Jugosllavisë. 138
DRIDHMAT NDËRKOMBËTARE DHE SHPRESA PËR BASHKIM
Koha e shpresës për bashkëveprim Mospajtimet janë zgjatë deri sa u lëshuam nga burgu. Nuk e bindëm as njëri grup tjetrin. Arsyetimi i tyre ishte se, po ta fitojë Kosova statusin e Republikës, atëherë do ta kemi më lehtë se Kosova nuk është vetëm KSA, por i tërë Vilajeti i Kosovës. Ne mendonim se vallë mund të jenë kaq naivë këta njerëz që vullnetarisht i janë futur kësaj pune, por, e shfrytëzonin rastin se ishin shumë më tepër dhe se sipas tyre gjithmonë shumica ka të drejtë! Arsyetimi ynë ishte se Kosova Republikë ishte ide e vitit 1968, duke ia atribuua udhëheqësisë së atëhershme. Këto ishin spekulime shumë perfide të sllavëve të cilët janë mësuar që të sillen me shqiptarët si një popull pa përkrahje diplomatike – ndërkombëtare. Për ne ishin mendime të papranueshme edhe atëherë edhe sot. Po cili ishte arsyetimi jonë: ne mendonim se kurrë Jugosllavia nuk e lëshon pa luftë Kosovën dhe Kosova kurrë nuk mund të futet në luftë pa Shqipërinë. Atëherë kuptohet sesi e parashikonin edhe gjeneralët e NATO-s. Puna shkonte zinxhir. 139
Në Kosovë do të intervenonte Shqipëria edhe pse nuk i takonte asnjërit pakt ushtarak. Siç dihet Shqipëria nga Pakti Varshavës ishte larguar më 1968, edhe zyrtarisht duke e shfrytëzuar ekspansionin që i bëri BRSS-ja Çekosllovakisë, njërit ndër anëtarët e vet paktit. Kur Serbia do të kishte hyrë në luftë me Shqipërinë, ajo duhet ta humbte luftën. Në këto rrethana BRSS-ja do të futej në luftë, kuptohet në anën e Serbisë. Atëherë, meqë Greqia ishte në kufi dhe prekeshin interesat e saj, njëherë edhe ishte anëtare e përhershme e Paktit Veri Atlantik do t’u futej edhe ajo në luftë. Këtë gjë nuk mund ta toleronte Turqia si dhe Bullgaria. Atëherë, Defakto, fillonte Lufta e Tretë Botërore dhe po qe se dikujt i kujtohet kur televizioni i nxirrte vendet e rrezikshme, pasi i nxirrte të gjitha rreth e përqark Globit, kur vinte në Kosovë aty ndizej flakë. Këtë reklamë e kanë reklamuar me vite të tëra, por ngjarjet morën kahe tjetër dhe kështu situata u ndryshua në vitet e 90-ta. Pra, Kosova nuk ishte rreziku më i madh botëror por ashtu e sollën situatën sa të mendohet se e zeza më e madhe për shqiptarët nuk paska qenë robëria nën thundra të huaja, por, vetë qeveria e atij gjysmë shteti, i cili edhe si i tillë duhej shkatërruar. Në të gjithë Lindjen ndryshoi sistemi i ashtuquajtur socialist. Vetëm në Shqipëri, edhe pse u bë ndryshimi i sistemit duhej të shkatërrohet edhe vetë shteti me ushtri. Për arritjen e këtij qëllimi padyshim duheshin gjetur edhe fantazmat përkatëse dhe, këto nuk i gjetën në mesin e të diskredituarve gjatë sistemit të kaluar, por i gjetën mu ata që kishin qenë më të privilegjuar dhe më të përkëdhelurit e pushtetit. 140
Një paradoks i paparë deri në atë kohë në asnjë vend të botës. Siç shihe,t këtu kishin depërtuar me kohë shërbimet e huaja të cilat edhe e kishin përgatitur terrenin që vetë një grup shqiptarësh pa dinjitet as njerëzor as kombëtar t’ia vënë zjarrin atdheut të vet që e kishin ndërtuar për 50 vjet. Duke lëkundur një letër të bardhë e duke ngritur dy gishta nëpër mitingje se çdo gjë duhet shkatërruar nga ajo që ndërtoj komunizmi, të shkulin me rrënjë edhe pemët se edhe ato janë komuniste se prej tash ne qeverisim, perëndimi na jep dollar. Mendime dhe veprime idiotësie për një popull që pretendon se është më i vjetri jo në Ballkan po edhe në Evropë. Çudi e paparë deri atëherë! Këto dukuri çoroditëse nuk u mundua ta pengojë as edhe pjesa tjetër e cila dergjej nën çizmet e huaja për afër një shekull, që gjithmonë shpresat i kishim andej, por ç’bënë këta matrapazë, por edhe pse populli ishte i varfër dhe kishte probleme të mëdha në çdo pore të jetës.
Bashkimi shikohej ndryshe Kur Jugosllavia shkatërrohej dhe shpresat rriteshin, ndaheshin republikat që ishin një popull, popull sllav, kurse shqiptarët do të bien në grackë përsëri! Në vend që të përcaktohen politikisht se një popull jemi dhe po qe se nuk lejonin të bashkohemi me Shqipërinë, atëherë bile shqiptarët që kishin jetuar nën çizmen sllave për afër një shekull t’ju bashkoheshin 141
Kosovës, ku të shkonte populli i Kosovës do të shkonim të gjithë. Por, për kësi situatash armiku kishte qenë më syçelë se ne. Ai qysh me kohë kish përgatitur terrenin dhe UDB-ja me bashkëpunëtorët e vet shpejt e formoi LDK-në duke ia përcaktuar kufijtë që i kishte si krahinë autonome dhe për fat të keq tash nuk i ka sepse e rrudhën akoma për disa mija kilometra! Pra shqiptarët në vend që ta bënin atë që e thash më lart, ju qepën Shqipërisë në formë të organizuar, duke mbledhur deviza dhe me automjete u futën në Shqipëri duke përkrahur forcat reaksionare dhe bashkëpunëtorët e gjitha shërbimeve të huaja. Me këto hapa destruktive shqiptarët e robëruar; e prenë degën ku i kishin vënë këmbët! Mendimi se po të ndryshojë sistemi në Shqipëri ne automatikisht do të bashkohemi edhe pse sistemi në Shqipëri kishte ndryshuar. Dukej qartë se “bashkimin” me Shqipërinë e lidhnin me shkatërrimin e vetë Shqipërisë ekzistuese. Ne disa shokë edhe pse u munduam që t’i shkollojmë ishte e kotë sepse na vendonin etiketa të ndryshme. Në këto rrethana kur i tërë populli ishte në dilerium, unë në shtator të 1990-ës, mora një turne nëpër Kosovë për të parë mendimin e shokëve që gjatë vuajtjes së dënimit mendonin njëlloj ose përafërsisht pajtoheshim. Në atë turne me vete e mora edhe nënën dhe vëllanë, Vebiun, i cili ishte më i riu dhe më tepër i dënuar. Ai edhe pse i mitur u dënua 14 vjet burg të rëndë edhe pse ligjet në fuqi ishin më së tepërmi deri në 10 vjet. 142
Kur shkuam në Prishtinë u takuam me Ramadan Shalën nga Peja, një patriot i paepur disa herë i burgosur. Pasi u përshëndetëm ia tregova disa herë qëllimin. Ai u pajtua dhe erdhi me ne, duke na e bërë të mundur takimin me shumë shokë që unë nuk i njihja. Ia filluam me bacin Adem, duke e konsideruar si njeriun i cili në këto momente kishte mundësi t’i kundërvihet lëvizjes pacifiste me në krye Rugovën, i cili e kishte vënë në gjumin e ariut popullin se ne do të çlirohemi duke fjetur dhe mjafton të ngremë dy gishta. Gjatë bisedës me Demaçin nuk u pajtuam. Ai na tha se Rugova do ta çliroje Kosovën. Këtë që e shprehu, e shprehu me ironi apo me të vërtet nuk e kam të qartë as sot e kësaj dite: sidoqoftë nuk e pranoi të vihet në krye të një lëvizje radikale. Më vonë u binda se Baci Adem kish të drejtë, sepse e kish hetuar se populli ishte vënë në gjumë dhe se ai nuk kishte forcë që të kundërvihet popullit që është bindur se liria do t’u vijë në pjatë. Edhe pas 10 vjetësh popullit të Kosovës nuk ia nxjerrin gjumin as pushkët e UÇK-së e as barbaritë që bëri Serbia. Ai ngeli me Rugovën edhe gjatë luftës edhe pas saj. Prej aty shkuam në Llapushnik tek Ismet Sopi edhe ky një i burgosur dhe i munduar pas burgut. Na priti me bujari dhe pasi u bë vonë aty edhe e kaluam natën duke bërë plane për ditën e nesërme se kë do ta vizitojmë. Të nesërmen shkuam në Drenas ku jetonte Idriz Hyseni një shok nga burgu i Gradishkës dhe shok i ngushtë i Fehmi Lladrovcit. Pasi i ndërruam mendimet ai pyeti se çka thotë Baci Adem. 143
Ne i treguam mendimin e tij dhe vazhduam për në Gllanasellë te Fehmi Lladrovci ku edhe i kishim shpresat më të mëdha. Kur arritëm na pritën shumë mirë prindët dhe shoqja e Fehmiut Xhevë Krasniqi (Lladrovci). Për momentin Fehmiu nuk kish ndodhur në shtëpi se kish përcjellë një çikë nuse. Nuk kaloi shumë kohë Fehmiu erdhi. Kur i tregojnë se kush ka ardhur ashtu siç ishte i gjatë i kaloi shkallët për tri hapa dhe u ngjit në çardak dhe prej çardakut në dhomën e tij ku na kishin futur. U përshëndetëm përzemërsisht, i tregova për vllain, Vebiun dhe donte ta njoftojë me gjithë shpirt nga se e kishte dëgjuar në televizion duke folur nga burgu i Shpuzës. Fjalët e Vebiut i kishin lënë përshtypje të madhe. Unë tha për ato fjalë që ka folur në televizion nuk di se si ta shpërblej, por do t`ia bëjë për nuse një Drenicase. Pasi biseduam dhe ia treguam qëllimin tonë, ai u dakordua plotësisht, sepse mendimet tona ishin të përputhura që në Gradishkën e vjetër nga ku u lëshuam të fundit. Prej aty Ramadan Shala më propozoi që të shkojmë në Pejë, ku edhe do të bujmë tek ai. Shkuam në Pejë na zuri nata. E kaluam natën. Të nesërmen na takoi me vëllezërit Çeku. Nuk kishin mendim të keq, vetëm kush do të jetë ai i cili do t’ia vënë maces kambanën. Të gjithë na pyetën se a kemi biseduar me Bacin dhe ç’ka thotë Baci. U treguam edhe ata u brengosën. Sepse pengesa kryesore tash po na del Baci Adem dhe kush mund ta bindë që të na përkrahë. 144
Prej aty shkuam në Deçan ku u takuam me Hasan Ukëhaxhaj një i burgosur politik edhe ky na dha përgjigjen se çka thotë Baci se ai di ma tepër edhe pse kishin dalë edhe shumë djem të rinj që e kuptonin mire situatën, por nuk e kishin prestigjin e tij. Nga Deçani u nisën për në Gjakovë, atje u takuam me veteranin Hasim Vula dhe dhëndrin e tij Murteza Nura apo shkurt Xajë Nura. Pas bisedave të gjata që patëm e lamë që të takohemi edhe një herë pasi të kthehet Ramiz Alia nga Kombet e Bashkuara dhe hapat tonë mos dallojnë nga ata të shtetit amë, se ne pa shtetin amë nuk mund të bëjmë asgjë, gjë që u vërtetua edhe gjatë luftës në Kosovë e cila shpërtheu pa e pyetur kënd. U ndamë të kënaqur me Nazmi Hoxhën (tash i ndjerë) edhe me te u ndamë të kënaqur por jo diçka konkrete. Pra, nuk ishin të kënaqur me situatën, por vështirë vendosnin për një hap më të guximshëm. Erdhi mbrëmja u kthyem në Prishtinë. Ramadan Shala më tha se do të çoj edhe në një vend tek Ali Aliu i Preshevës,kur se unë mendova tek Ali Aliu i Prespës për të cilin nuk kisha mendime të mira. Kur u futëm në banesë e shoh një plak mbi të 60-at dhe një tjetër pak më i ri. Njoftohemi. Ai ishte Rexhep Balidemaj nga Mali i Zi, dy herë i dënuar me 14 vite burg. Pas bisedave që zhvilluam Ali Aliu na pyet se a kemi biseduar me Demaçin? Pasi i treguam se Demaçi nuk pajtohet, ai shprehu mendimin se vetëm Demaçi me autoritetin e vet mund t’i kundërvihet kësaj katrahure. Pa te është vështirë të bëhet ndonjë kthesë pozitive. 145
E humba durimin dhe i thash po mos ishte Demaçi ne duhet të nënshtrohemi dhe mos kërkojmë bashkimin e trojeve shqiptare. Se edhe po qe se Kosova bëhet Republikë jashtë saj ngelin një pjesë e mirë e trojeve shqiptare dhe më tutje dhe bota nuk mund të na përkrah sa herë që na çohemi për të njëjtën gjë. U ndamë sepse kishim planin të kthehemi në Tetovë. Më ngelën pa vizituar Prizreni dhe Suhareka. Gjatë përshëndetjes i thashë edhe pse nuk kam përkrahje por nuk ka forcë që mund të më ndalë për realizimin e aspiratave shekullore të popullit tonë unë do të vazhdoj edhe vet! Por edhe sot, mendoj në retrospektivë, gjithnjë e më shumë bindem se në çfarë humnere dhe në çfarë gremine kishte rënë populli i Kosovës. Ky ishte një reagim egocentric i cili i kishte bërë përshtypje bacit Ali. U takuam edhe dy herë tjera me Hasim Vulën dhe Xajë Nurën pas kthyerjes së Ramiz Alisë nga OKB-ja por te Xajë Nura u vërejt një lëkundje e cila do të vërtetohet më vonë dhe do t’i vërtetojë fjalët e bacit Hasim Vula i cili më thoshte se mos u beso fjalëve të tij se unë e njohë mirë!
Mosveprimi unik dhe pasojat Ti kthehem kohës kur u lëshova nga burgu dhe që kishte shumë vizitorë. Një pjesë e njihja një pjesë nuk e njihja por, të gjithë si në kor deklaronin se tashmë shpëtuam nga robëria. 146
Kundërshtoja dhe u thosha se tash jemi më keq duke u munduar që t’ua shpjegoj se pse jemi më keq, kurse ata më thoshin se ti ke qenë mbyllur dhe kohë të gjatë ke humbur lidhjen me realitetin. U binda se makineria e UDB-së i kishte helmuar thellë në shpirt. Pas pesë ditësh kryetari i atëhershëm i partisë për prosperitet demokratik Nevzat Halili bashkë me sekretarin e përgjithshëm Rufat Beadini si dhe me anëtarin e kryesisë qendrore Mersim Pollozhani, më thirrën që të bisedoj në një zyrë te një firme “25 Maji”. Aty biseduam gjatë. Më ofruan që të inkuadrohem në parti si dhe të më nxjerrin kandidat për deputet në malësinë e Tetovës. Oferta joshëse për ndonjë lakmitar u thash por, jo edhe për Zaim Beqirin. Unë u dhashë mendimin tim siç vijon: Më tregoni se a mund të ketë prosperitet një popull që është në robëri dhe pse e legjitimoni robërinë duke e cekur Maqedoninë ...?! U propozova që fjalën për prosperitet ta zëvendësojnë me shqiptar dhe termin Maqedoni ta fshinë krejt, dhe të ngelë Parti Demokratike Shqiptare. Nuk e morën atë guxim dhe kështu u ndamë pa u marrë vesh. Kemi pas takime edhe pastaj kur ishte nevoja derisa një ditë Mithat Emini i cili e kishte zëvendësuar Rufat Beadinin dhe ishte zgjedhur sekretar i përgjithshëm i thotë Nevzat Halilit le të ndërpresë ardhjen në parti të burgosurve se ata do ta prishin partinë. Një absurditet që nuk gëlltitet! Kush ishte Mithat Emini? 147
Ishte biri i Ilmi Eminit, që 40 vjet i kish shërbyer okupatorit deri në postin e kryetarit të Gjyqit suprem të Maqedonisë, a duhet më tepër shpjegim? Afroheshin zgjedhjet, unë kisha qëndrimin që shqiptarët mos marrin pjesë në zgjedhje dhe dy partitë të dalin me deklaratë të përbashkët se shqiptarët nuk mund të dalin në zgjedhje sepse qysh në fillim u është përgatitur hilja. Territorin e kishin ndarë në gjashtë njësi zgjedhore që vazhdon edhe sot e kësaj dite, i kishin caktuar në mënyrë kompjuterike që shqiptarët assesi mos të kenë një të tretën e deputetëve në kuvend që kurrë mos mundin të bllokojnë vendimet antishqiptare që sjell kuvendi. Një deputet shqiptar zgjidhej me 20.000 mijë vota, kurse një deputet sllav me 300 vota; në mesatare deputetët shqiptarë kishin nga 8000 vota, kurse ata sllave 3000 mijë vota. Në kësi rrethanash partitë shqiptare e kanë luajtur lojën vetëm e vetëm të futen në kuvend, ani se çdo gjë shkon në kurriz të popullit, gjë e cila do të vërtetohet më vonë me ndërhyrjet e përgjakshme ndaj shqiptarëve. Unë nuk dola në votim me familjen dhe të gjithë ata që më dëgjonin qoftë këtu qoftë në diasporë nuk erdhën në votime. Edhe pse e kishin kurdis hilen sllavët përsëri ditën e parë partia shqiptare doli me më shumë vota dhe aty filluan manipulimet. Në vend që kryetari i shtetit t’ia dorëzojë mandatin për formimin e qeverisë edhe pse nuk do ta formonin dot, por megjithatë dilte në shesh një sekret që me shumë dinakëri fshihnin, numrin e popullatës shqiptare. 148
Ditën e votimeve unë u nisa për Zvicër me dy shokë që kishin një vend në veturë. Unë nuk kisha pasaportë por pasaportën e fundit që ma kishte marrë policia e kisha nga Zagrebi dhe atje isha i lajmëruar se megjithatë kishte një farë liberalizmi e veçanërisht ndaj neve shqiptarëve. Ditën e hënë në mëngjes dolëm në Zagreb dhe shkuam në polici. Për çudi aty ku presën njerëzit takoj: Ramadan Shalën, Femi Lladrovcin dhe ca të tjerë. Unë habitem; por edhe ata u habitën dhe pasi u përshëndetëm i pyes se pse janë aty. Më tregojnë se janë qe një javë por ende nuk kanë kryer punë, duke pritur pasaporta. Unë u gërmohem se si i keni pas fjalët se nuk do të largohemi kurse ju qenkeni përgatit për t’u larguar. Ata u përpoqën të më akuzojnë por u them se vetëm sa t’i vizitoj vëllezërit dhe motrën dhe kthehem përsëri. Edhe ata u munduan të më arsyetohen se do të kthehen. Fehmiu u kthye gjatë luftës së Kosovës, ai e fali jetën bashkë me Xhevën, kurse Ramadan Shala ishte shëndetlig shkoi në Danimarkë dhe pas një kohe vdiq. Futem brenda dheprej nëpunëses kërkoj që të ma gjejë dosjen time, por ajo nga mërzia më refuzon. Kërkoj shefen e saj, e gjej, ia tregoj rastin, çohet vetë dhe e urdhëron nëpunësen se ku janë dosjet e vitit 1978. Çohet dhe e gjen dosjen time shpejt ma rregullon letrën e njoftimit, futem në radhë për ta fut pasaportën arrij te nëpunësja, më thotë që do të vish pas dy javësh. I tregoj se rasti im është specifik nuk më merr parasysh. Shkoj përsëri tek ajo shefja që më kreu punë. Personi i tretë i cili më dëgjoi me vëmendje, sidomos kur 149
ia përmenda burgun se kam qenë në Stara Gradishkë dhe më tha: Tash për pesë minuta pasaportën e ke në dorë. Nuk u çua hiç nga vendi, në telefon e urdhëroi nëpunësin që brenda pesë minutave filan pasaportën ta sjellë në zyrën e saj. Ashtu edhe u bë. E solli pasaportën, u përshëndetëm, dhe dola, në korridor. Shokët që pritnin në korridor u habitën dhe më thanë se ne gjoja me të njohshëm e bëmë një javë këtyre korridoreve, kurse ti për dy orë edhe letrën e njoftimit edhe pasaportën. Unë pak u krekosa për një humor të lehtë, u përshëndetëm me shokët që me disa do të jetë edhe përshëndetja e fundit dhe ecëm për në Zvicër. Duke u përshëndetur një telefonatë nga Kosova më njoftoi se në Kosovë formohet “Fronti i kuq, i rezistencës” dhe më thirrën në Kuvend. Ç’është e vërteta ne kishim punuar në atë drejtim por unë u gjeta në një situatë specifike. Ishte Hismet Kryeziu ai që më fliste në telefon dhe mundohej me të gjitha forcat të më bind se po qe se nuk jam unë prezent, çdo gjë do të dështojë. Unë ia kthej me gjakftohtësi: Po qe se çdo gjë varet nga unë, atëherë nuk qenka gjë përndryshe ju i dini qëndrimet e mia që janë të pandryshueshme dhe ku gjendem unë do të punoj drejt atij qëllimi. Shoku u bind dhe me aq mbaroi biseda. Pas një muaji kaloj në Gjermani te vëllai më i madh në Hanover. Bashkërisht me shumë shokë që i njihja e kaluam vitin e ri duke biseduar për përçarjet që kishin bërë partitë me degët e tyre në diasporë, kishin ndarë 150
shokët që 20 vjet kishin qenë bashkë për kauzën kombëtare. U mundova t’i bindi se kjo është antikombëtare dhe të gjitha partitë luajnë në këtë kartë atë për t’u mashtruar, se askush nuk ka formuar në botë degë partiake në diasporë. Po partitë tona nuk kanë gajlen e kombit por shikojnë interesin e ngushtë. Jo që nuk munda të bind askënd, por krenoheshin për postet që kishin e që “punën” që bënin në “interes të popullit”. Pra ishte e kot që mund të shpresoje se diçka mund të ndryshojë në rrethana të tilla. Kudo ishte bërë keq e më keq. Çdo fjalim, kudo qoftë, hapej me erërat e ngrohta të demokracisë dhe kështu ia zgjatnin gjumin e robërisë këtij populli të mallkuar. Në realitet erërat e ngrohta të demokracisë ishin shndërruar në uragan për popullin tonë edhe se në robëri edhe në gjashtë shtete. Kjo më ka brejt shpirtin gjithmonë që është strategji e armikut për kontrollim më efikas dhe për një asimilim më të shpejtë në saje të devizës përçaj e sundo. Nuk më ngelte gjë tjetër përveçse të vazhdoj me ata individë që në shpirt u flinte bashkimi kombëtar që nuk ish numër i vogël, por duhej punë organizative e palodhshme duke pasur për ballë dy armiq, shumë të fuqishëm, armikun shekullor dhe tash armikun nga populli i cili duke qenë shkurtpamës, bashkimin e sheh në bashkimin Europian, një krijesë interesash që askush nuk e di sesa mund ta ketë jetën e gjatë dhe me prishjen e tij çdo kush i kthehet shtetit dhe kombit të vet, kurse shqiptarët me iluzione u kthehen vargonjve që edhe ashtu nuk i kanë pasur në duar. 151
Të gjitha partitë e formuara duke nisur nga LDK-ja që është edhe fajtorja kryesore qysh kur formohet me anomali, në vend që program i saj të përfshinte të gjitha viset shqiptare nën Jugosllavinë e atëhershme ajo programin e shtriu vetëm në atë krahinë autonome dhe degë nuk mund të formonte në Maqedoni lindje të Kosovës dhe Mal të Zi edhe pse për çdo ditë shihej se Jugosllavia shpërbëhet! Së shpejti filluan të lindin partitë si kërpudhat pas shiut, por, të gjitha me program të cunguara. Një ditë lexova në gazetën “Bujku” se u formua partia Demokristiane në të vërtetë këshilli nismëtar ku në programin e saj parashihen që degët të formohen edhe në viset tjera shqiptare, jo vetëm në Kosovë. U entuziazmova dhe e marr vëllanë Vebi me veturë dhe një fqinj të tij Murat Ademi dhe nisem për në Prishtinë për të marrë takimin me këtë këshill dhe për të punuar për formimin e degëve edhe në Maqedoni. Pas bisedave që patëm u morëm vesh që të mbahet kuvendi themelues pastaj do të fillojmë me formimin e degëve. Prej aty shkuam në Universitet, në hollë u takuam me Halil Alidemajn një i burgosur politik. Unë kisha dëgjuar për Halilin por nuk ishim takuar. Atë ditë patëm rastin që të njoftohemi. Gjatë bisedave u dukën divergjencat që kishim. Ai mbronte politikën e LDK-së dhe njëherë ishte kryetar i degës së LDK-së për Bregun e diellit, pasi nuk u morëm vesh, u nisëm për në Tetovë. Me ne erdhi edhe Izmit Kurtishi me të cilin polemizuam deri në Tetovë. Ai kishte besim në fjalët e Halilit dhe në një moment mu drejtua: “Ti mirë thua por një më i mençur se ti thotë ndryshe”. 152
I përgjigjem se ku e di ti se ai qenka më i mençur? “Po më thotë se ai është magjistër” Ja ktheva troç, kemi plot magjistra dhe doktorë shkencash po nuk e mbrojtën heqjen e autonomisë dhe ata kurrë nuk do të luftojnë, por fshatari si gjithmonë do ta mbaje mbi supe barrën e luftës se pa luftë nuk çlirohet dot Kosova. Sado që askush nuk e do luftën, për fat të keq është e vetmja formë për t’u çliruar edhe pse neve na quani ekstremistë, do të vijë koha që do të bindeni se ne kemi pasur të drejtë. Edhe Izmiti kishte rënë nën ndikimin e propagandës nga Shqipëria, nga Kosova dhe nga propaganda e partive në Maqedoni. Tash kemi shumë marrëdhënie të mira dhe shpesh bisedojmë çfarë të bëjmë që ta ndërrojmë situatën. I dëshpëruar por optimist shkova në Gjermani. Një ditë shkuam tek vëllai i shoqes sime i cili ishte në një qytet Frajburg në kufi me Zvicrën. Shkuam tek ai për të qëndruar ndonjë ditë. Një ditë më lajmërohet në telefon Fatos Aliu, djali i Ali Aliut, më thotë se është në Zvicër me një shok dhe dëshirojnë të takohen me mua. Unë u premtoj se do t’i pres, por, ata nuk më lajmëruan se prej aty, do të fluturojnë për në Tiranë. U mërzita duke pritur, por nga Fatosi as gjurmë as zë, edhe pse unë nuk isha takuar me të, por me babën e tij dhe baba e urdhëron që të merr kontakt me mua. Pas tri javësh pritje cingëroi telefoni. Ishte Fatosi, i cili më lajmëronte se do të vijë. Arriti kah ora 9 e mbrëmjes; pasi u përshëndetëm më tha se shoku me të është Mentor Kaçi nga Gjakova, i cili 153
kish qenë dënuar me të ashtuquajturin grupi i intelektualëve. Pasi u futëm brenda filluam bisedën ku më njoftuan se kthehen nga Tirana. Atëherë ishte tollovi e madhe që vështirë kishte vend për atdhetarë, sepse e kishin kapluar shumë shërbime të huaja. Ishin shumë të dëshpëruar ishte kulmi i trazirave kur edhe u rrëzua shtatorja e Enver Hoxhës. Nga Gjermania shkuam për takime në shtetet skandinave. Unë, meqë ma kishin vjedhur pasaportën, nuk munda të dal, por i prita gjersa u kthyen. Kur u kthyen i filluam diskutimet më të thella në lidhje me organizimin e mëtutjeshëm. Mentor Kaçi mbante qëndrimin që të organizohemi direkt në “Frontin e kuq të rezistencës”. Unë shpreha mendimin që të formojmë një subjekt legal dhe brenda tij me shokë të zgjedhur të formojmë krahun ushtarak të cilin duhet ta përmbajë subjekti legal, përndryshe si do të mund të ekzistoj ai Front. Mendimin tim e përkrahu Fatos Aliu kurse Mentor Kaçi nuk u prononcua qartë por e lamë që të kthehem në Kosovë dhe ta diskutojmë me shokët tjerë. Mentori u nis nja tri ditë para nesh, unë u desh të shkoj në ambasadë për të marrë vërtetim për të kaluar kufijtë. Në hyrje në Slloveni më munduan pak duke më akuzuar se e kam shitur pasaportën, dikur më lëshuan. Kur arritëm në Zagreb përherë të parë dolën në demonstrata duke brohoritur parulla për pavarësinë e Kroacisë.
154
Ne po sa arritëm, të nesërmen aty kah mbrëmja erdhën tre shokë nga Prishtina për në Tetovë, më marrin mua pa sqarime për në Kërçovë. Në mesin e tyre ishte Ismet Kryeziu, që ishte edhe si përgjegjës. Gjatë rrugës më sqaroi se pas dy ditësh mbahet mbledhja e përgjithshme ku do të diskutohen variantet e ndryshme dhe do të merret vendimi definitiv. E pyes se ku po shkojmë? Në Kërçovë ma kthen. Me që i njihja mirë shokët, ai nuk më tregoi por më tha se do të shohësh atje. Unë u pajtova. Kur arritëm në shtëpinë e atij shokut, normalisht se e njihja mirë. Bisedoi me të dhe prej aty u nisëm për në Strugë, më saktë për në Veleshtë. Kur u nisëm rrugës unë ia ceka: Ismet unë të pyeta se ku po na çon ti nuk deshe të tregosh. Unë nuk ngula këmbë duke pasur besim tek ti, por kur e pash shokun që e njoh mirë nga burgu i Idrizovës, po të them se me të tillë nuk mund ta formojmë atë që dëshirojmë. Arritëm në Veleshtë. Atë shokë nuk e njihja, andaj edhe nuk mund të jepja vlerësime. U morëm vesh se ata do të vijnë me veturë do të më marrin mua në Tetovë dhe do të vazhdojmë për Mitrovicë, se ashtu më tha Ismeti, do të dale dikush që u njeh dhe do t’ju sjellë te shtëpia ku do të mbahet mbledhja. Kështu u kthyem ditën e premte, më lanë në Tetovë dhe vazhduan për Prishtinë. Unë edhe pse kisha një dyshim, përsëri mendoja se ndoshta nuk do të ndodh kurrgjë. 155
Aty kah mesi i natës më cingëroi telefoni dhe po më lajmërohet shoku i Kërçovës. Shoku Zaim bëja si të mundesh se ne nuk vijmë”. Dyshimi u vërtetua! Çka mund të bëja unë tash?! Me çdo kënd nuk mund të nisesh. Në misione të tilla duhet njeri i besueshëm. Unë nuk kisha veturë, por gjallë a vdekur kisha vendos të shkoj. Kisha një dhëndër të dajës punonte veterinar në Gostivar. Është i besueshëm por si ta njoftojë: jeton në Shipkovicë atje nuk ka telefon. Vendosa që t’ia zë rrugën kur të vijë në punë por ai nuk erdhi? U bë ora 12, nuk kam kohë, mbledhja është caktuar në ora 14.00, mbërrin Nesimi më pyet çka ke? Ia tregoj hallin, më thotë se ka një fëmijë në spital duhet t’i çojë ushqim. I them ushqimin do t’ia çoje shoqja ime ti ndize veturën se çfarë do të bësh unë në orën 14 duhet të jem në Mitrovicë, ashtu edhe u bë, pesë minuta më 14 ne u ndalëm në Mitrovicë. Tash shikojmë se kush do të na afrohet. Askush, edhe pse ishte ditë tregu dhe kishte shumë njerëz, policëve u ramë në sy. Filluan të dyshojnë, kaloi një orë dhe askush nuk u duk. Pas shumë përpjekjesh, për të gjetur telefon, njëri më tha se ai ka telefon. E marr telefonin thërras shoqen e Fatosit, ajo nuk dinte gjë. E marr në telefon bacin Ali e, ai më thotë të kthehem në Prishtinë se atje sqarohemi. Ne shpejt u nisëm për në Prishtinë, atje Baci Ali na njoftoi se ua kanë bërë me qëllim jo vetëm juve por tash sa e përcolla Nazmi Hoxhën nga Gjilani me 10 veta. 156
Këta si duket mbledhjen e mbajnë në Vushtrri i bie qark disa herë nuk ka kurrgjë. E lamë Bacin Ali dhe të dëshpëruar u nisëm për Tetovë. Sa arritëm në Tetovë më lajmërohet Fatos Aliu: Zaim nesër mos u largo nga shtëpia se do të vij unë në Tetovë. Të nesërmen erdhi më njoftoi për rrjedhën e mbledhjes ku kishin marrë pjesë shumë pjesëmarrës në mes tyre edhe Hamza dhe Adem Jashari, por atëherë ende nuk kanë qenë të njohur. Më tha se ti dhe disa shokëve të tjerë ua kanë bërë me qëllim që mos fitojë varianti i jonë, se po të ishe ti kishin frikë se do të bindësh shumicën, dhe Llullës, e kishte fjalën për Mentor Kaçin do t’i shkonte puna huq. I them se tash do t’i shkojë huq, por do të marr në qafë edhe dikë tjetër me insistimin e tij pa mbulesë. Ata kishin vendosë edhe kishin filluar punën duke shkuar në Shqipëri për të marrë armë. Marrëveshja e tyre kishte qenë se po qe se zbulohen nuk do të dorëzoheshin por do t’u kundërpërgjigjemi me armë. Nuk kaloi shumë kohë dhe bien në pritë, dhe Mentor Kaçi dorëzohet, shoku i tij Naim Krasniqi nuk do të dorëzohet por u kundërvihet soldateskës serbe, ata e zënë dhe e mundojnë në hetime. Dënohet me disa vjet heqje lirie. Ismeti ikën në Shqipëri, ku do ta takoj në spital të Tiranës dhe nuk do t’i flas. Nuk më kishte kaluar mllefi që më gënjeu dhe më çoi në Mitrovicë. Unë me Fatosin dhe me shumë shokë të tjerë ia filluam variantin që të formojmë një subjekt i cili do t’i përfshijë të gjitha trojet. 157
Gjetëm shokë nga Mali i Zi, nga Kosova Lindore, nga e quajtura Maqedoni, nga Kosova por kishim lidhje edhe me disa persona nga shteti ëmë. Pasi i bëmë të gjitha përgatitjet, kishim formuar këshillin nismëtar dhe vetëm u desh të caktojmë datën për kuvendin themelues, normalisht që kishim programin dhe statutin e subjektit e kishim pagëzuar, Partia për Bashkim Demokratik Shqiptar (PBDSH). Kur ne më ishim në finalizim të asaj vepre papritmas del Halil Ademaj nëpërmes valëve të radio Zagrebit dhe deklaron se e ka formuar “Partinë e Unitetit Kombëtar”. Ne ngelëm të befasuar sepse e kishim lutur më parë. Nuk kishte pranuar dhe aktualisht ishte ende kryetar i degës së LDK-së në Kodrën e Diellit. Mua më kishin zgjedh si Kryetar i Këshillit nismëtar. Më thirrën me telefon urgjentisht që të shkoj në Prishtinë se tash kjo situatë po na i prishte planet sepse të njëjtit njerëz duhej të ndahen në dyshë. Kur arrita atje shokët më pritnin dhe ishin shumë të dëshpëruar. Pas përshëndetjes së zakonshme e filluan bisedën. Ishin shumë të irrituar për hapin destruktiv të Halilit sepse ne e kishim lutur. Nuk kish pranuar dhe zgjidhjen kombëtare e shihte nëpër mes LDK-së. Pas bisedave që patëm, shkuam te Baci Ali për këshillime. Ai na këshilloi që ta ndërpresim aktivitetin, dhe të presim se çka do të bëjë ai! Shokët, të mllefosur reaguan dhe u shprehën që ai le të vazhdojë si të dojë ne do të vazhdojmë se e kemi nisur. Dominoi ky mendim dhe vazhduam punën. Filluan të na ndjekin dhe të na kërcënojnë anëtarët e Halilit, duke na thënë që t’i ndërpresim aktivitetet! Pasi nuk ia arritën 158
dot qëllimit, futi ndërmjetësues Xhevat Ademin nga Tetova që kishin qenë në vuajtje të dënimit bashkë dhe njëfarë Ibrahim Shala nga Kosova. Këta i fillojnë bisedat me të dy palët thënë kushtimisht. Kur asnjëra palë nuk luan nga pozicioni i marrë, ata mundohen që deri në kuvendin themelues të bashkohen të dy këshillat nismëtar të përmenden edhe fjala unitet dhe bashkim dhe të ketë dy bashkëkryetarë, edhe unë edhe Halili dhe në kuvendin zgjedhor këtë problem ta zgjidhin anëtarët. Meqë nuk kisha pretendime u pajtova, sigurisht se në pamje të parë ishte dakord edhe pala tjetër por me një qëllim hileqar. Kështu pra, u bashkuan dy këshilla dhe mbledhjet i udhëhiqnin me radhë. Filluan bisedimet për zgjedhjen e emrit. Halili për të na bind neve kishte marrë Idriz Kokrukin, një teolog i cili mundohej të na bind se fjala Unitet është më adekuat se fjala Bashkim këtë gjë mundohej ta shpjegojë në gjuhën arabe. E kundërshtova fuqishëm duke i thënë se ne së pari duhet të bashkohemi e mandej vjen uniteti, ne të përçarë dhe të shpërndarë në gjashtë shtete. Kërkoi mendimin tim, që bisedat të kenë sukses duhet të tërhiqemi unë dhe Halili dhe ta zgjedhim një të tretë deri në kuvendin zgjedhor. Ky ishte mendimi që ata nuk e pritnin dhe ngelën pa tekst. Pasi një gjë të tillë nuk e pranoi Halili, atëherë vazhduam të bisedojmë për përgatitjen e kuvendit themelues por tek ata shihej një përpjekje të gjejnë ndonjë shkak që të ndahemi, dhe kur nuk e gjetën, një ditë në vendin ku takoheshim mblidhen dhe në mbledhje nuk i lejuan anëtarët tanë të këshillit nismëtar. 159
Shokët të hidhëruar më pritnin mua që duhesha të arrija nga Tetova. Kur arrita u habita nga një veprim i tillë dhe u besova, por kur i pash shokët që kishin ardhur nga larg, atëherë mora vendim definitiv se kështu nuk mund të ecet përpara po qe se ka rivalitet të sëmurë në një subjekt. Mora sekretarin Fatos Aliun dhe disa shokë tjerë dhe shkuam drejt e në shtëpinë ku mbahej takimi. Kur arritëm, para dere kishte shumë këpucë. Roja që ishte aty nuk guxoi të na ndal. Futemi brenda, shoh Halili e ka filluar mbledhjen edhe pse radhën e kisha unë! Kur hymë brenda ngelin si të ngrirë se ata kanë menduar se pasi i kanë përzënë anëtarët tonë ne nuk do të shkojmë. Sa më sheh Halili menjëherë e lëshon karrigen dhe më fton që të vazhdoj të udhëheq! I them rri vazhdo se unë i sëmur për poste nuk jam por ju. Pse i përzutë anëtarët tonë? Nuk kishte përgjigje! Iu drejtova: z. Halil, ne të lutëm me kohë ti refuzove dhe nuk e përmbajte këtë ide. Kur ne vazhduam dhe kur ishim në fund për ta kurorëzuar me sukses ti del me lajmin në Radio Zagrebi se e ke formuar Partinë e Unitetit, pa program, pa statut, vetëm me një qëllim, që ta minosh punën tonë, së fundi ende zyrtarisht je kryetar i degës të LDK-së. Unë duke u munduar pa hile të veproj bashkë me shokët e mi për të mirën e këtij populli të rraskapitur. të kam toleruar edhe aty ku nuk tolerohet, por duke e parë se bashkëshortësi me zor nuk shkon, po të plotësojë 160
dëshirën shpirtërore dhe ti vazhdo me shokët e tu unë, do të vazhdoj me të miqtë ndoshta gjatë rrugës takohemi po qe se jemi për një ideal, u dëshiroj punë të mbarë dhe suksese dhe dolëm jashtë. Këtu morën fund bisedimet. Më vonë Xhevat Ademi më ka njoftuar se pa dijen time kanë bërë incizime të fshehta. Ku e kanë pasur qëllimin unë nuk e di, por në bazë të të dhënave nga Xhevat Ademi vërtetohet se ata nuk e kanë pasur me seriozitet, pasi qëllimi i Halilit nuk ka qenë organizimi për çlirim, por, qëllimi kryesor të bëhet kryetar i Kosovës së robëruar duke e përdorur parullën për bashkim si maskë. Në saje të deklaratave po të Xhevatit, unë ia kam djegur letrën kur kam propozuar për tërheqjen time dhe të atij nga kryesimi i këshillit nismëtar dhe zgjedhjen e një të treti. Ky propozim i varrosi të gjitha shpresat dhe iluzionet, se mund edhe njëherë të zgjidhet kryetar pasi të gjithë e kishin kuptuar veprimin destruktiv dhe, se grupi nismëtar i ynë kishte shumë më tepër anëtarë. Pasi mori fund kjo gjë, ne iu rrekëm organizimit dhe ditës kur do të bëjmë kuvendin themelues. U përcaktuam për vendin që ta mbajmë në Shipkovicë të Tetovës. Këtu morën pjesë nga Kosova, Maqedonia, Kosova Lindore dhe nga Mali zi. Pas diskutimeve dhe arsyetimeve se pse formohet ky subjekt, arritëm te zgjedhja e kryesisë dhe kryetarit. Unë thënë të drejtën as që më kishte shkuar mendja se do të propozohem për kryetar dhe nuk isha i përgatitur për një gjë të tillë, sepse para meje ishin profesorë, ekonomistë që ishin shumë më të aftë se unë, por ata 161
njerëz më përkrahën mua, kurse sekretar të përgjithshëm Fatos Aliun. Isha në dilemë, ta pranoj ose mos e pranoj edhe po se propozuan të tjerë para meje nuk pranuan. Tash po më dukej vetja se po i iki përgjegjësisë nga gjithë ai mund që kisha shkri duke udhëtuar disa herë nëpër viset e lart përmendura. Tash filloi aktiviteti për formimin e degëve dhe nëndegëve. U formua dega në Tetovë. Kryetari i saj ishte Sadi Bexheti sot Rektor i Universitetit të Tetovës, sekretar Hasim Bajrami, më vonë i njohur komandant Puçi. Formuam nëndegë në Shipkovicë, në Bozovcë, në Brodec ku ka marrë pjesë edhe profesor Muhamet Mehmeti, jurist i shquar, pastaj në Reçicë të Madhe në Pallçisht në Dobërdoll, në Gradec etj. Pasi Kosova ishte me orë policore vendosëm që selinë ta bëjmë përkohësisht në Tetovë se përndryshe ishte e planifikuar në Prishtinë. Në shkurt të 1992 për herë të parë do të kaloj kufirin e Shqipërisë. Ishim të thirrur për të marrë pjesë në mbledhjen që organizohej nga një grup intelektualësh të udhëhequr nga akademik Rexhep Qosja dhe Tartari nga shteti amë. Pas seancës së parë mua dhe Fatos Aliun na priti presidenti i asaj kohe shoku Ramiz Alia, meqë një ditë përpara kishim lënë takimin pra ka qenë 25 shkurti i vitit 1992. Pritja ishte shumë e përzemërt edhe pse ishte paraparë 30 minuta zgjati më tepër se një orë. Ne folëm më tepër duke i kërkuar llogari se pse nuk angazhohen si shtet drejtpërsëdrejti për bashkimin e 162
trojeve edhe pse e kishte përkrahur iniciativën e intelektualëve. Na u përgjigj se ai pret edhe njerëz të tjerë që kanë mendime të kundërta me tonat. Po i them, po ata janë kuislingë dhe të shitur që nuk u intereson çështja kombëtare, por në rend të parë ajo personalja. Në bisedë e sipër e pyeta: Shoku president meqë mu dha rasti të takohemi me ty dua të të pyes diçka që edhe po të kisha arritur gjallë shokun Enver do t’ia bëja të njëjtën pyetje. Bëhet fjalë për kërkesën “Kosova Republikë”, ka dalë nga qeveria shqiptare apo siç mendojmë ne se është yndyrë e Beogradit qysh në vitin 1968. Unë kam pasur shumë polemika të ashpra gjatë vuajtjes së dënimit me përkrahësit e kësaj kërkese. Ata e arsyetonin se ne Kosovë konsiderojmë gjithë Vilajetin e Kosovës dhe se kjo parullë ka dal nga qeveria shqiptare. Të lutem shoku president dua drejtpërsëdrejti ta sqaroj këtë problem meqë ju tërë kohës keni qenë në rrethin më të ngushtë të udhëheqjes. Përgjigja ishte kjo: Ajo kërkesë nuk ka dalë nga udhëheqësja shqiptare dhe ndaj mendimin tuaj se atë e ka pjellë Beogradi vetëm e vetëm me futë përçarje dhe çoroditje në popull, sepse kërkesat e atdhetarëve shqiptarë gjithmonë kanë qenë për bashkimin e trojeve dhe popullit në një shtet të vetëm, pra t’i bashkëngjiten Shqipërisë”. Megjithëse ju nuk e kundërshtuat?! Ne nuk mund ta kundërshtonim se ishte një kërkesë që u përkrah unanimisht nga popullata kosovare”? Unë shokëve që ishin burgosur për një Kosovë Republikë, ua pata tërhequr vërejtjen se po u bë Kosova 163
Republikë do të na duhet pasaporta për të ardhur në Prishtinë dhe juve për në Shkup e Tetovë edhe qytetet tjera. Ata nuk besonin dhe ajo prognozë ogurzezë u realizua dhe sot me pasaporta udhëtojmë për në Kosovë.
Dhuratë na mbetën kufijtë Në zemrën e trupit shqiptar u vu edhe një kufi që kurrë nuk kishte ekzistuar, falë shkurtpamjes dhe politikës së gabuar të atyre që kishin dalë në ballë të këtij populli fatkeq. Pasojat do të jenë shumë të mëdha edhe afatgjata dhe breznitë e ardhme do të kenë shumë punë për eliminimin e gabimeve të paraardhësve të tyre. Ishim në Hotel Dajti, papritmas hyri Sali Berisha, kryetari i PD. Me siguri kthehej nga terreni sepse me kërkesën e tij këmbëngulëse ishin vendosur të mbaheshin zgjedhje të parakohshme. Ne iu prezantuam se kush ishim. Edhe pse ma kishte dëgjuar zërin më parë, ai u shtir se gjoja është shumë i gëzuar që kishte fatin që të takohemi edhe fizikisht. Ndërruam disa mendime Vërejta se ai ishte i paguar nga shërbimet e huaja për t’ia vënë zjarrin Shqipërisë nga të katër anët. Na caktoi termin për një takim në Selinë e PD-së, dhe u ndamë. Ne, pasi diskutuam nuk e pamë të arsyeshme që të shkonim të nesërmen në takim në Selinë e PD sepse do 164
të konsideroheshim si përkrahës të një destruktiviteti të paparë në analet e historisë sonë dhe tërë jetën do të ndiheshim bashkëfajtorë. Kthehem në Tetovë, Fatosi ngeli në Shqipëri. Nuk kishte pasaportë. Kufirin e kishte kaluar ilegalisht bashkë me Nuriman Brahën sepse i kërkonte policia serbe. Në Tetovë kishim bërë këshillin nismëtar për formimin e shoqatës të ish burgosurve dhe të përndjekurve politikë. Qëllimi jonë ishte që mos vallë do të mundim së paku në këtë shoqatë t’i mbledhim ish të burgosurit dhe të përndjekurit të cilët ishin shpërndarë si zogjtë e shqipes dhe kishin filluar edhe mosmarrëveshjet dhe përçarjet. Së fundi e caktuam datën e kuvendit themelues. Unë me vëllezërit e mi pak u vonova dhe kur arritëm në selinë e prosperitetit se aty na lejuan sallonin i cili nuk ishte i madh, por neve na kryente punë. Siç thash kur arritëm axha Mehmet Murtezan – Gega i mllefosur dilte nga dera e madhe dhe më tha se: “Unë e sosa punën” dhe, si furtunë u largua duke mos pasur mundësi ta pyes se pse largohet? Ne futemi brenda shikojmë që në ballë të mbledhjes qëndrojnë njerëz të dyshimtë dhe atëherë më shkoi mendja se, pse axha Memet është i larguar?! Një pjesë bukur e madhe kishin ulur kryet dhe rrinin si të përvëluar. E kuptova se nuk e ndiejnë veten mirë këtu. Nuk do të përmendi emra. Shpejt e shpejtë e mora fjalën ku u thashë se nuk është garanci se njeriu vetëm ka qenë në burg dhe është i mirë por, si e ka mbajtur burgun dhe a i ka dëmtuar shokët e tjerë pastaj neve e dimë se UDB-ja ka futur 165
provokatorë bile edhe i ka dënuar, kurse ata kanë kryer detyrën e marrë nga UDB-ja. Po qe se kemi pas shokë që nuk kanë mund të përballojnë torturave dhe kanë rënë nën ndikimin e oficerëve të UDB-së dhe i kanë torturuar shokët, së paku duhet mbledhur guximin dhe t’u kërkojnë falje kjo përsëri do të ishte burrëri dhe shokët jam i bindur se do t’ua falin. Qetësi varri në fillim, pastaj shumë shokëve u shpërthyen lotët. Ishte një skenë tronditëse, por ata që kishin bërë veprime të tilla përsëri nuk patën kurajë që ta bëjnë një gjë të tillë vetëm deklaruam që ne e patëm hallin vetëm ta ndihmojmë mbarëvajtjen e punës dhe dalëngadalë e lëshuam vendin. Njerëzit që lotonin u çliruan nga ankthi dhe filluan të vjellin vrer duke u ankuar për sharjet dhe poshtërimet që kanë pësuar nga shokët e vet. Ishte skenë trishtuese dhe e pabesueshme. Pasi të gjithë u larguan, erdhi radha për zgjedhjen e kryesisë, pasi u propozuan anëtarët tash i erdhi radha kryetarit. Njëzëri u çuan dhe më propozuan mua. U mundova ti bind se unë jam kryetar i partisë dhe nuk më lejohen dy pozita njëherësh, ata këmbëngulën se nuk pengon ajo. Mundohem t’i bind se po të duam ta regjistrojmë shoqatën, a morëm vendim se më mirë të regjistrohet, atëherë me emrin tim kryetar nuk e regjistrojnë sepse ata më njohin dhëmb e dhëmballë. Nuk u bindën. U çuan njëzëri dhe u shprehën se ne: “Vetëm në ty kemi besim”. U detyrova jashtë vullnetit tim ta pranoj edhe këtë detyrë, por isha më se i sigurt se ata sa ta shohin emrin tim do ta refuzojnë dhe ashtu ndodhi. Pas një muaji erdhi përgjigja negative. 166
U mblodhëm përsëri dhe në vend timin e zgjodhëm Shaban Xheladinin, njeri ndër veteranët e të burgosurve që ishte dënuar tri herë, dhe e kishte shijuar edhe Goli Otokun e famshëm. Edhe pse bëmë çdo gjë që na kërkoni, ata për 7 vite nuk e regjistruan. Më tej Shoqata u regjistruar më 1999. Edhe pse të paregjistruar shoqata bëri bashkë me partinë një aktivitet të bujshëm, duke bërë përgatitjen e dy tryezave që u mbajtën në Tetovë dhe kontribuoi me 500 marka në përgatitjen e Tryezës në Tiranë. Shumë nga anëtarët e shoqatës për herë të parë patën rastin ta shohin Shqipërinë dhe pastaj edhe shpejt ndërruan jetë një nga një për një kohë të shkurtër. Unë gjithmonë kam qenë anëtar i Kryesisë edhe pse shokët kanë tentuar që përsëri të zgjidhem kryetar. Pas regjistrimit Shaban Xheladini dhe unë u konsultuam që në krye të shoqatës të vinë shokë më të rinj dhe punët t’i çojnë drejt objektivave që kishte shoqata dhe si kryetar e propozuam Xhevat Ademin, tash deputet aktual në një qeveri që ne nuk e njohim. Ky për dy vjet sa ishte kryetar i shoqatës e keqpërdori pozitën, duke harxhuar me disa shokë shumë të holla. Bëhet fjalë për shkuarjen e tre shokëve në Amerikë: Kastriot Haxhirexha, Fadil Bajrami dhe Tahir Hani. Në një mbledhje të shoqatës unë pata propozuar që të formojmë një subjekt politik, por shoqata të ngelë shoqatë, me arsyetim se dy subjekte politike dështuan, tash na ngeli të pajtohemi me situatën ose duhet të bëjmë përpjekje për të ndryshuar gjendjen. Këtë propozim shumica e përkrahu, por Xhevat Ademi ishte kundër dhe si kryetar e stopoj. 167
Pas gjashtë muajsh kur këta shkojnë në Amerikë dhe atje të njëjtat fjalë ua thotë edhe diaspora shqiptare në Amerikë si dhe Stejt Departmenti. Kur kthehen këtë e bisedojnë, por mua nuk më njoftojnë edhe pse isha anëtar i Kryesisë. Nga Amerika kishin sjellë të holla, por sa ishin këto të holla nuk dhanë llogari. Një ditë më thërrasin në Kumanovë për një aktivitet aty e takoi Naim Ibrahimin i cili po ashtu ishte anëtar i Kryesisë qendrore. Ai më pyet se çka bëmë sot në mbledhje dhe çfarë vendimi morët?! Unë u habita nga pyetja e tij. I them se nuk kemi pasur mbledhje sot. Ai këmbëngul se ka pas thirrje dhe në rend dite ka qenë propozimi i im që e kisha propozuar para gjashtë muaj, sepse të njëjtat fjalë ua kishin thënë edhe në Amerikë duke u thënë se tash shpresat i keni vetëm në shoqatën tuaj do të bëni diçka ose jo? Po qe se bëni do ta keni ndihmën tonë të pa rezervë. Naimit i them se kur do të kthehem do ta marrë vesh se ka pasur mbledhje dhe po qe se ka pasur pse mua nuk më kanë thirri?! Kur kthehem e kuptoj se ka pasur mbledhje dhe e arsyetuan sa më kanë harruar. Por më thanë se nesër do të dalim publikisht për formimin e subjektit të ri ku do t’ia vendojmë edhe emrin, do të jetë pjesëmarrës edhe Bardhyl Mahmuti dhe se mbledhja do të mbahet në hotelin “Liraku”.
168
Të nesërmen u mblodhëm sërish. Pasi e arsyetuam formimin e subjektit të ri, filloi diskutimi për emrin. Dikush ishte për NDSH-në, dikush për Bashkimin Demokratik Shqiptar, por në fund e mori fjalën Sabri Karameti nga Dibra dhe propozoi që të quhet Partia Demokratike Kombëtare shkurt PDK identike me PDK-në e Kosovës. Me vota të hapura fitoi emrin PDK dhe kështu u vendos, si këshill nismëtar me në krye Kastriot Haxhirexhën. U vendos që kuvendi të mbahet në Shkup. Një ditë para se të shkojmë në Shkup, mbajtëm edhe mbledhjen e fundit. Në atë mbledhje më afrohet Xhevat Ademi dhe më thotë para të gjithëve se unë do të jem anëtar i kryesisë nga Tetova. I them se gjatë diskutimeve jemi marrë vesh që të ketë sa më shumë femra, atëherë unë i propozova që në vendin tim të propozohet vajza ime se po qe se ne nuk i angazhojmë të afërmit tanë, atëherë nuk kemi të drejtë morale që të kërkojmë nga të tjerët dhe se unë do të qëndroj pas saj vetëm ajo ta mbaj emrin. Më përgjigjet se në këto momente duhesh ti. Unë të nesërmen marrë familjen time dhe shkoj në Shkup. Salla ishte e mbushur plot e përplot, pra shihej se populli është i pakënaqur dhe kërkon diçka të re. Kur paraqesin anëtarët e kryesisë unë askund. Nuk më erdhi keq se nuk jam anëtar i kryesisë po më erdhi rëndë nga lojërat e fëlliqura të Xhevat Ademi, i cili në kryesinë e partisë kishte futur njerëz që nuk kishin dhënë asgjë për çështjen kombëtare. Këto veprime ai i dëshmoi edhe më vonë me shumë veprime që e dëmtuan dhe e dëmtojnë edhe sot kauzën tonë shqiptare. 169
Kthehem në shtëpi dhe shkruaj dorëheqjen time nga lista e këshillit nismëtar duke ia numëruar kryetarit të gjitha manipulimet që kishte bërë edhe më parë Xhevat Ademi, i cili u zgjodh sekretar i përgjithshëm i partisë.
170
MES IDEALIT DHE TRADHTISË
Shpresa për bashkim Pas dërgimit të dorëheqjes sime u bë një tronditje nga themelet e kësaj partie, sepse dihej se pa pjesëmarrjen time do të pësojë disfatë. U munduan ta përmirësojnë gjoja gabimin dhe më ofruan që unë të jem sekretar i përgjithshëm dhe Xhevati të tërhiqet. Menduan se kanë të bëjnë me ndonjë lakmitar siç, ishin vetë ata, unë e refuzova kategorikisht këtë ofertë. Më 14 mars u mbajt kuvendi në Shkup. Ne si shoqatë organizuam një tubim bashkë me udhëheqësin e UT-së i cili ishte i papranuar. Po në këtë ditë krisi pushka në kala të Tetovës. Entuziazmi nuk kishte të përshkruar duke menduar se erdhi koha t’i ndajmë dhentë e dhitë, por kishim qenë të gabuar. Edhe pse isha larguar nga PDK-ja megjithatë u propozova që në qoftë se duan të ngelin në skenë dhe t’i forcojnë pozitat duhet të dalin haptas si krahu politik i atyre djemve. Por nuk kishin zemër ta bëjnë atë andaj dhe më vonë doli Ali Ahmeti dhe e çoroditi çdo gjë duke i mbledhur të gjithë udbashët rreth vetes bile edhe udbashët e vdekur! Ali Ahmeti u grumbulloi rreth vetes të gjithë udbashët ordinerë, të gjithë bijtë dhe bijat e tyre, bile nipat dhe mbesat e udbashëve. 171
Ai nuk gaboi që të marrë një njeri të ndershëm. Unë duke pasur besim në popullatë, më bënin presione që edhe ne të dalim dhe të visheshim duke iu bashkuar UÇK-së. Mundohem t’i bindi se pa shkuar unë lart, atëherë ishte shtabi në Sellcë, nuk mund t’u jap përgjigje pa e parë se kush qëndron prapa kësaj. Më 20 Mars nisem me Muharrem Muharemin dhe Refetin nga Miletina, nëpër Pallçisht në Lisec dhe nisemi për Shipkovicë. Në malet e Shipkovicës na dalin para ushtarët të cilët unë i njihja mire. Aty filluan dyshimet e para. Kur mbërrimë në vendin e quajtur Vakëf ushtria e shkijve filloi bombardimin e Sellcës pa mos u llogaritur se granaton njerëz civilë. Unë si temperament që jam e kapi në telefon prefektin e Shipkovicës që e kam djalë të dajës dhe çfarë nuk i them, duke i propozuar që t’i kape urdhërdhënësit e tij që vallë ende do të rrinë në atë qeveri kriminele?! Kur arrij në Shipkovicë shoh diçka tjetër që ma forcon dyshimin se ç`kishte ndodhur? Ishin ndarë në dy këshilla të emergjencës: në njërin ishin ata që dem baba dem kanë qenë spiunë dhe bashkëpunëtorë të çdo regjimi dhe në grupin tjetër njerëzit e ndershëm që kurrë nuk kishin pasur punë me regjimet, bile kishin qenë të dënuar. Që të jetë ironia më e madhe, grupi i parë përfaqësonte atdhetarizmin dhe me të madhe e sulmonin grupin tjetër. Këshillin e ashtuquajtur të emergjencës e udhëhiqte hoxha i fshatit kurse atë të dytin prefekti. 172
U mundova të ndërhyj se kur vjen granata nuk i zgjedh kush kujt i takon, por sigurojnë të vrasin shqiptarë, prandaj nuk u duhet ai luks që të jenë të përçarë por duhet të bashkohemi. Dikush më tha se unë të rinj aty, ndoshta mund t’i amortizoj mosmarrëveshjet. U them se unë kam ardhur me detyrë dhe duhet të udhëtoj për në Sellcë, të bisedoj me shtabin e përgjithshëm dhe, të kthehem në Tetovë t’u tregoj njerëzve të vërtetën e kësaj lufte. Më treguan se vetë nuk mund të shkosh se nuk të lejon roja, duhet t’a marrësh me vete korrierin i cili ishte i caktuar. Ky ishte Tefik Ilazi një djalë i ri nga Shipkovica. I them se duhet të vije tash me mua. Nuk ma bëri fjalën dy; u nisëm. Kur po i afroheshim lumit filloi të granatohet edhe Shipkovica. Kur arritëm te rojet edhe pse më njihnin, më thanë se pasi të erret do të çojmë ku të duash. Gjatë bisedës që e bëmë ra fjala për Esat Abdurahmanin, shoku im i burgut. Ata më pyesin se dua të shkoj tek Esati, se këtu është afër. U them po te Esati jam nisur, menjëherë më çojnë te Esati e me të vërtetë kishte qenë shumë afër. Aty gjej vetë Esatin, Izmit Kurtishin, Xhevat Ademin, Resi Abdurrahmanin kunatin e Esatit. Këta dy të fundit ishin në uniformë. Aty ishte edhe një gazetar i “Tajmsit” të Londrës me një përkthyes nga Prishtina. Atë ditë ishte vrarë një fshatar nga granatimet. Izmiti dhe Xhevati pas nja 15 minutash u nisën për në Tetovë. Më pyetën se a dua të shkoj me ta. 173
U thash jo; unë vetë kam ardhur vetë do të shkoj. Pas largimit të tyre shkuan edhe të tjerët për ta varrosur atë fshatarin natën se ditën nuk mundnin nga granatimet, kështu unë ngela vetëm me gazetarin dhe përkthyesin. Filluam debatin Gazetari më drejtohet se: “Ju kërkoni Shqipërinë e madhe, këtë ne nuk e lejojmë, de fakto nuk lejojmë të ndryshohen kufijtë. I them zotëri, Anglia është e madhe? Jo mu përgjigj, po si atëherë Shqipëria qenka e madhe aty me nja 90 mijë km .....?! Ju bre zotëri për fat të keq keni rënë pre e propagandës së Beogradit. Urdhëroni zotëri se dokumentet nëpër arshivat tuaja i keni edhe hartat e vjetra, studioni mos na dëgjoni as neve as Beogradin. Sa i përket kufijve më fal, për ato kanë ndryshuar, në sajë të forcës dhe koniukturave? Po ta bëjë unë ty një pyetje dhe me gojën tënde ta vërtetosh këtë që them unë, urdhëro më thotë bëje pyetjen: Në një vend kurrë nuk ka pasur kufi dhe tash është vënë kufi i ri a janë ndryshuar kufijtë, tha po, atëherë këtu në Jazhincë kurrë nuk ka pasur kufi tash ka! Domethënë kur është fjala që të copëtohen trojet shqiptare mund të ndryshojnë kufijtë, kur shqiptarët duan që t’i heqin ato pengesa që ua kanë vënë të tjerët, del nocioni se ju doni Shqipëri të madhe! Të lutem po ta marr dhe ta sakatoj trupin tënd, të t’i heq krahët, këmbët dhe pas një kohe të arrish që përsëri t’ia bashkëngjis trupit tënd gjymtyrët e tua, bëhesh i madh...? Apo bëhesh sa ke qenë? Më përgjigjet se nuk bëhet i madh! 174
Atëherë pse Shqipëria u bëka e madhe po qe se mund t’i bashkëngjis territoret e shkëputura pa të drejtë! Edhe një gjë, po si nuk ju vjen turp Bashkimi Sovjetik e kishte gjysmën e Azisë apo Republikës popullore të Kinës që numëron mbi një miliard e treqind milion banorë ju kurrë nuk i thoni e madhe. Shqipëria me shtat milion banorë dhe 90 mijë km nuk është as sa një qytet i perëndimit, e madhe pa e madhe. Ky gazetar më në fund u bind por, më drejtohet se unë kam biseduar me shumë personalitete por askush nuk ka biseduar kështu hapur dhe bindshëm. Të gjithë kërkojnë që Kosova të bëhet shtet i pavarur kurse partitë shqiptare në Maqedoni kërkojnë të ngelin në Maqedoni dhe të jenë shtetformues, në Mal të Zi po ashtu shqiptarët e Kosovës lindore të ngelin në Serbi por me të drejta të barabarta. Ky ishte një slogan që përsëritej për 50 vjet dhe vështirë mund të shkëputeshin. Pasi më tha se njeriu i parë që ndryshon nga intervistat që kam bërë me njerëzit e ndryshëm, më dha numrin e telefonit dhe në mëngjes u ndamë. Ata dy vazhduan për në Prishtinë, unë u nisa për te shtabi i përgjithshëm. Shoh ushtarë nëpër fshat të njohur dhe të pa njohur. Aty e shoh Rafi Halilin i cili ishte bashkangjitur ushtrisë, por nuk ishte i veshur me tesha ushtarake. E shoh Elmaz Ademin i ardhur nga Zvicra po ashtu civil. Shumica më njohin. Unë bisedoj me Elmazin që të më bashkëngjitet të kem një dëshmitar për bisedat që do të zhvilloj. Njëherë heziton! Nuk donte të vinte gjërat për të cilën kishte ardhur nga Zvicra këtu nuk i gjeti. Kishte filluar dëshpërimi, megjithatë më dëgjoi dhe së 175
bashku shkuam për në shtab. Roja në fillim nuk donte të na lëshojë, por me detyrim...! Hymë brenda dhe kërkojmë leje nga ata që përfaqësonin shtabin. Ishte përgjegjës Ilaz Qorri dhe Hazbi Lika. Ilazin nuk e njihja por Hazbiun e kishim pasë për dy vjet kryetar i degës të shoqatës. Njiheshim shumë mirë dhe, kur Ilazi e pyeti se a e njeh? Ai me gjysmë goje tha po, po atëherë le të hyjë brenda! Futemi brenda. Zyra e stolisur me portretin e Adem Jasharit dhe simbole kombëtare. E filloj bisedën unë, u them se kam ardhur me detyrë se njerëzit pasi kanë besim në mua dhe mendojnë se unë kam lidhje me ju u detyrova të vij këtu dhe të sqarojmë do gjëra. Populli krismat e pushkëve i priti me gëzim të madh dhe tha se erdhi koha për t`i ndarë hesapet, por tani ka filluar dyshimin. Po qe se ne duam të çlirohemi atëherë dihet se ku duhet të shkojmë të luftojmë se këto vise janë të lira nuk ka asnjë sllav këtu, atëherë ku duhet shkuar? Në Shkup, në Kërçovë, në Strugë, Ohër, Manastir dhe se kjo është strategji e gabuar sepse armikun e thirrëm në viset shqiptare dhe dëmet do të bëhen në viset shqiptare! Ne duhet që luftën t’ua imponojmë në viset e tyre. Ata dëgjonin vetëm e arsyetonin me kokë. Në fund u them se, po qe se me të vërtetë kemi dalë të bëjnë luftë çlirimtare, unë jam i gatshëm që të formoj në qytet ushtri dhe iu presim për të marshuar së bashku për t’i çliruar vendet e robëruara. Vetëm t’i koordinojmë punët mos luftojmë njeri me tjetrin se këtë nuk e kemi bërë asnjëherë gjatë historisë. Ata më premtuan, por unë e hetova se ky premtim nuk është serioz por sa për të më hequr qafe. 176
Dolëm të dëshpëruar prej aty kur dolëm pamë njerëzit që po ua ndryshonin vendin armatimit por që të rritet dyshimi ku i çonin armët? Pas pak aty binte granata këtu shihej qartë se i lajmëronin me telefon se të bësh luftë dhe çdo njeri të ketë celular, kjo ndodh vetëm në këtë luftë e cila sigurisht se ka qenë me marrëveshje! U binda që nuk ishte luftë, por një skenar me prapavijë e rafinuar nga...!?
Tradhtia e madhe Kthehem në Shipkovicë i them prefektit se nga e gjithë kjo s’ka kurrgjë; është një mashtrim, njerëzit që ishin në shtab unë njërin e njoh po edhe tjetri më thanë se janë dajë e nip. Ata nuk mund ta mbajnë një barë kaq të rëndë, unë u thash me që i keni rrokur armët të parët, unë do të vij pas jush, por, me kusht që të luftojmë me të vërtetë. Erdha edhe në Tetovë, shokët më pritnin me padurim. U them se nga kjo luftë sipas konstatimit tim nuk ka kurrgjë pasi e pash se kush qëndron pas saj dhe kush është angazhuar, spiunët që unë i njohë; kishte edhe shumë të tjerë që nuk i njoh por, sjellja e tyre fliste për tradhti. Njerëzit u dëshpëruan shumë megjithatë fjalëve të mia u besonin pa rezerva. Unë u ngjita me 23 mars deri në fshatin Gajre se edhe aty kishte një grup ushtarësh të cilët gjoja e kishin zënë pritën mos të depërtojë armiku. 177
Te laku ndër Gajre kishin rrëzuar disa drunj të gështenjës, pak më lart kishin gërmua istikame. Aty ndodhi edhe Enver Rufati - komandant Xhaxhi. Kur më pa fort u gëzua dhe u armatos me të gjitha armët që dispononte që të shoh unë, dhe të bindem se lufta ka përmasa kombëtare dhe serioze dhe, sikur me fjalë na bindi që të shkojmë deri në fshatin Gajre, ku sipas tij gjendej një njësi komanduese. U nisa rrugës për në fshat me Bakiun, dhëndrin tim. Aty takova ca të rinj të veshur me uniformë dhe Hasim Bajrami i cili kishte rolin e komandantit dhe thirrej me nofkën komandant Puçi. Pasi u përshëndetëm, filluam bisedën dhe unë edhe këtij i drejtohem me të njëjtat pyetje se: e keni mendjen me ra teposhtë, ku duhet bërë lufta apo do të vazhdoni të rrini këtu. I njoftova se ne jemi të gatshëm për t’u bashkangjitur. Pas disa bisedave mbet që të takohemi përsëri për veprime të mëtutjeshme dhe, ndërkohë Xhaxhi mu lajmërua sa për të më njoftuar se Fadili është kthyer nga Italia dhe gjendet në Kala. Mu dhimb ai djalë pse ka ardhur. Sikur kisha një parandjenjë se mund t’i ndodhe diçka, ngase e dija se ai nuk ishte nisur nga Italia për t’u bë peng i misterit, për në besë të emblemës UÇK, si një formacion ushtarak që këto anë të atdheut do t’i bashkohen shtetit amë. Them kështu ngase me Fadilin jam njohur kur ishte në UÇK-në e Kosovës dhe, kur e pashë se vinte bashkë me Xhemshit Krasniqin me porosi nga Remzi Ademi alias komandant Petrit Kodra, një shoku im nga burgu - Stara Gradishkës, me të cilin njihesha shume mirë dhe na bashkonte ideali, fillova të mendohem duke ruajtur në 178
pikëpamjen time një të vërtetë: pse ata që e duan Shqipërinë e bashkuar të flijohen për qëllime që i hapin rrugë rirobërimit. Nga zemra u thashë se ua kam lakminë, do të doja të kem forcën e shtatit tuaj dhe të eci rrugës që të shpie deri në anët e karadaket, Velesit dhe të ndaloj tek qyteti i alfabetit – Manastiri i krenarisë e të them: Edhe i kësaj toke, je qytet i gjakut tim. Sikur ma kuptuan dëshirën dhe qëllimin dhe troç ma kthyen fjalën: “Jo be la Zaim, ne kurrë nuk e arrimë punën dhe veprën tënde”. Kjo ishte hera e parë dhe e fundit që pata rastin ta shohë këtë djalë të mrekullueshëm dhe shokun e tij pas mbarimit të luftës në Kosovë, ngase pas luftës së Kosovës ndiqej nga organet e pushtetit sllav – shtetit të Maqedonisë, prandaj migroi në Itali. Më pas, mendoj se të nesërmen apo po atë ditë që kishin ardhur tek unë, komandant Petriti kishte vajtur në Drenicë në një mbledhje me shumë rëndësi. Gjatë kthimit policia dhe ushtria serbe ia zënë pritën dhe e vrasin. Ky edhe pse i plagosur u kundërvihet dhe bie heroikisht në altarin e lirisë: Lavdi i qoftë. Xhemshiti me Fadilin u nisën për në Shqipëri për mbartjen e armëve. I etshëm për veprime konkrete, duke pritur se ushtria do të veprojë në qytet siç duhej të vepronte, që më pas t’i afroheshim kryeqendrës Dardane – Shkupit, pra më 25 mars, ndodhi ajo që nuk duhej të ndodhte dhe nuk pritej – lëshoheshin i pozicionet, dhe tërhiqeshin andej ku nuk duhej të ishin. Pse?! 179
Nuk kishte arsye, urdhri i kujt duhej të zbatohej, ishte enigmë, popullata dezinformohej dhe ishte dhënë gjoja një urdhëresë që të gjithë fshatrat e malësisë të marrin ikjen drejt Kosovës. Ushtarët të cilët me besnikëri qëndronin nëpër pika, me synim që të luftohet armiku, nuk ishin të informuar për një tërheqje të tillë. A ta qëndruan deri sa u harxhua plumbi i fundit, deri sa shtati i tyre mori epitetin Dëshmorë i Kombit. Pas asaj që ndodhi, nga krahu i vijës rrugore Tetovë – Kodra e Diellit, dhe në krahun tjetër Tetovë, deri te Guri i Kuq ku edhe aty besnikët e lirisë ranë Dëshmorë të Kombit, të tjerët, ata që më shumë e donin ikjen se sa besën e dhënë largoheshin bashkë me banorët, duke u detyruar të kalojnë nëpër një udhë rreth lumit që vështirë e kanë edhe dhitë. Nuk mungoi trysnia për bindje që banorët t’i kthehen tokës së tyre. Ndaj, Prefekti Zylqyfli Ajvazi del para banorëve në Veshallë, mundohet t’i bind, por, nuk binden, sikur dikush ua kishte mbushur mendjen se mbi ta do të bëhej masakër e pa parë. Të pa bindshëm ishin fshatarët e fshatrave: Llacë, Sellcë, Brodec, Veshallë, Bozofcë, i lëshuan fshatrat, duke ikur në Kosovë. Vetëm Shipkovica nuk lëvizi, përveç të disa familjeve. Me largimin e ushtrisë, nga fshati Gajre, heroikisht ra dëshmor Servet Bajrami kurse te Guri i Kuq heroikisht Fadil Rufati. Këtyreve, aty ua zënë pritën njësitë speciale të ushtrisë dhe policisë sllavo – Maqedon, të cilët kishin zbritur me helikopter. 180
Dëshmorët e Kombit nga rrethimi nuk kanë mund të shpëtojnë dhe kështu bien në altarin e lirisë, me shikimet bashkimi i Shqipërisë, edhe pse më në fund u pa se udhëheqësit e “luftës” për qëllim kishin se si të futën në parlamentin e shtetit Maqedoni, të cilin gjoja për qëllim e kishin që ta luftonin. E gjithë kjo – luftë për liri e bashkim, ka pamjen e një tradhtie, e në veçanti kur edhe sot pas sa viteve ata, akoma thirren në gjakun e derdhur – në gjakun e Dëshmorëve të Kombit. Tek unë parandjenja që kisha për Fadilin për fat të keq u realizua. Unë edhe pse nuk u vesha, isha aktiv dhe ushtarët e plagosur i binin deri te shtëpia e ime ndërsa unë i dërgoja në spitalin privat "Gallaksia". Shtëpia ime u bë qendër ku vinin nga të gjitha viset për t’ju bashkangjitur UÇK-së. Një ditë pesë ushtar kanë zbritur nga Shipkovica me qëllim të sulmit të punktit policor që ishte te teleferiku, por mua nuk më treguan. Pasi hëngrëm darkë u nisën po edhe unë dola në kafene. Ende pa mbërritur më cingëroi telefoni që shpejt të kthej në shtëpi se njeri nga ushtarët është plagosur; ai ishte komshiu i parë i yni por nuk ka gëzuar të shkojë në shtëpinë e vet se nuk ka pasur besim, por erdhi te unë. Kur erdha vajzat dhe shoqja ime ia lidhnin plagën. Nuk ishte i plagosur rëndë megjithatë unë shkova ta thirri mjekun që për fat e kemi afër. Po kur e thirri mjekun, ushtarëve që bënin roje para derës sime nuk i tregova dhe, kur vjen mjeku ai i kërcënohet dhe mjeku kthen prapë, pasi u vonua mjeku unë shkoj përsëri të shoh se çfarë ka ndodhur? 181
Kur shkoj, shoh mjekun të verdhë si limoni! Më tregon se çka i ka ndodhur. Herën e parë nuk i tregova se për çka bëhet fjalë por i thashë se e kam vajzën e sëmurë. Tash u desh t’i tregoj. Kështu bashkë me mua mjeku erdhi, ia shikoi plagën, i dha një injeksion dhe shkoi. Tash mua më urdhërojnë, që kush ka këtu veturë “Niva”...? Unë ju them se ka njeri, po si ta zgjoj tash. Njëri do të zbulohet sekreti e dyta e kishte ngjyrën e bardhë dhe me që nata ishte me hënë dukej prej së largu. Kështu unë vendosa t’ua jap veturën time, Golf dy, me besë që nesër do të ma sjellin, por nuk e kthyen. Pas dy ditësh nisem vetë për në Shipkovicë, nëpër ferra, por nga kalaja po më gjuanin. Kur kalova Gajren dhe shkoj rrugës së asfaltuar. Një breshëri plumbash do ta lëvrojnë asfaltin! Unë u çorodita se nuk dija se nga vinë, u struka gjysmë ore pastaj zhagaz kalova atë vend të rrezikshëm. Kur arrita te kthesa për në Shipkovicë për fat e shoh veturën time aty, por edhe komandanti që m’a kishte marrë ishte Emrush Suma alias komandant Hoxha. E pyes po si e patëm fjalën se do të ma sjellin të nesërmen veturën? Ai mu përgjigj se po mos kishe ardhur vetë ta marrish as që e kemi pas mendjen të ta kthenim! Prita të erret dhe me drita të fikura erdha në shtëpi. Një ditë më lajmërohet Jonuz Zejneli që ishte mësues në shkollën e Shipkovicës ku unë isha drejtor, më thotë se do të ma sjellin një ushtar të plagosur rëndë që ta dërgoj në spitalin “Gallaksia”. 182
Pas gjysmë ore e sollën; e solli mjeku ushtarak me pseudonimin “Lumi” dhe një ushtar tjetër. Ma dorëzuan mua dhe unë me vajzën time Gentianën e dërguam në spital. Plaga ishte shumë e rëndë, ishte i plagosur në kokë. Mua nuk më treguan se cili është por më thanë se është nga Kosova, ashtu edhe unë u thash mjekëve; u mblodhën të gjithë mjekët dhe konstatuan se ky patjetër duhet të shkojë në Shkup. Unë rashë në një pozitë të palakmueshme për të vendos për këtë djalë të ri që më vonë e mora vesh se nuk ka qenë Kosovar, por nga Shipkovica, nxënës i imi i cili 5 vjet para e kishte mbaruar klasën e tetë, tash student i vitit të parë. Unë në konsultim me mjekët, u them ka shanse që nëpër Sharr ta dërgojmë në Prishtinë? Ata të gjithë njëzëri mu përgjigjën se nuk mund të mbijetojë edhe deri në Shkup është pikëpyetje. Unë me një peshë të rëndë në shpirt rashë dakord që ta nisim për në Shkup, sepse ashtu i vdekur pa shpresë, kurse këtu ekzistonte shpresa po edhe sikur ta burgosnin i njoftova me telefon se djalin e nisën për në Shkup. Ndërkohë baba i tij Hyseni, që ishte në Gjermani erdhi dhe filloi të interesohej për djalin, siç do të merret vesh nga vetë goja e tij, pasi bëhet më mirë e mundojnë më shumë duke e rrahur shumë nga këmbët dhe nga organet vitale më në fund e lëshojnë në shtëpi. Mjekët e këshillojnë që të ruhet shumë dhe të rrijë në një dhomë ku vetëm një njeri të kujdeset për të deri sa të forcohet dhe ta marr veten. Pas një kohe bëhet më mirë dhe filloi të dalë nëpër kafe. 183
Nuk kalon shumë kohë dhe, sëmuret rëndë; e dërgojnë për në shërim në Turqi me shpresë se do të shërohet por, nga krejt kjo odisejadë djali ndërron jetë atje. Pikëllimi nuk ka fund por realiteti ishte ky! Erdhi nëntë gushti, mua më kishte plasur goma e veturës rrugës kah kalonin Fugonat dhe taksitë. Kalova edhe unë. Ishte qetë nuk kishte krisma. Pasi e rregullova kthehem po në të njëjtën rrugë. Edhe para meje edhe pas meje kishte automjete por, unë kur futem në udhëkryqin te mbathtarët (nallbajt) fillon kanonada e gjuajtjes ndaj veturës sime. Më kishin qëlluar në bërryl plumbi kishte kaluar nëpër stomak ishte futur në këmbën e majtë dhe kishte ngelur afër gjurit. Unë në moment nuk hetova gjë, aty afër e kam kthesën për të kthyer nga shtëpia e vëllait, kthej por e shoh se më liroi dora e djathë dhe filloi një djegie, e kuptova se jam plagos por nuk dua të ndalem me dorën e majtë e mbaj timonin dhe shikoj mos shkeli ndonjë fëmijë se ajo rrugë gjithmonë është plot e mbushur me fëmijë. Arrij para derës për fatin tim përballë në një çajtore ishte vëllai im Vebiu, ia bëjë me shenjë që të afrohet kur vinë kur e hap derën e veturës e sheh llokën e gjakut, do të piskasë: i them hesht, mos marrë vesh nëna, po merre timonin dhe ec në "Gallaksi"! Vepron ashtu siç e urdhëroj unë, kur arrijmë në Gallaksi shpejt doktorët më marrin në dorë por nuk mund të më bëjnë asgjë, gjithqysh duhet shkuar në kirurgji e thirrin ndihmën e shpejt vinë dhe më merr kur arrij atje shoh spitalin të rrethuar me njësi speciale. Më fusin në sallë dhe shpejt ma nxjerrin plumbin, megjithëse nuk isha shumë rëndë i plagosur se asnjë nga organet vitale nuk kisha të dëmtuar sa i përket këmbës 184
ende isha i nxehët; vjen doktor Xheladin Elezi dhe më thotë duhet pak të shtirem se kanë ardhur policia dhe duan gjithqysh të futen brenda. Ai nuk i lejon duke u thënë se njeriu ende nuk ka ardhur në vetëdije. Ata nuk largohen nga dera dhe dikur futen brenda, m’i vendojnë dorezat e parafinës dhe më pyetën se si ka ndodhur rasti. U tregova, por ata përsëri nuk u tërhoqën nga dera, pritnin që të më arrestojnë! Erdhi mjeku i them a mund ta përgatitim terrenin që të largohem nga spitali? Sa e kuptova se donin gjithqysh të më arrestojnë. Më pyet se a mund të eci, unë akoma isha i nxehur dhe i thash se mundi, më tha se ata rrinë deri ora dhjetë pastaj e braktisin spitalin. Pra, pas orës dhjetë mund të më lëshojnë nga ana e lumit dhe nëpër lumë të kaloj në anën tjetër ku do të më priste vetura dhe ashtu u morëm vesh por kur erdhi ora dhjetë, unë më nuk mund të lëvizja, këmba më rëndonte dhe nuk më lëvizte dot. Të nesërmen më dërguan në pavijonin me një dhomë ku ishte i plagosur shumë rëndë një plak nga Tearca, i kalova tri ditë. Një ditë kur ma sheh mjeku dorën krejt të ënjtur dhe të nxirë, alarmohet dhe më qorton se pse nuk i kam treguar?! I them se unë mendoja se ashtu duhet deri sa të shërohet? Shpejt ma futën dorën në gips, më tregoj se kur do të më lëshojë por vetëm unë ta dijë dhe mjeku do të ma shkruajë terapinë ditore. Dua të theksoj se atë natë na nxorën nga dhomat të gjithëve na vendosën në korridor sepse tërë natën kanë krisur të dy palët. Personeli i spitalit ishte shumë i 185
mobilizuar dhe atëherë pata deklaruar po të ishte kështu UÇK-ja kishte arritur në Nish. Por si duket ato krisma ishin të programuara sipas marrëveshjes sa për të bërë zhurmë se gjoja bëhet luftë. Atë natë një ekip mjekësor shkoi në Drenoc në ndihmë komandant ROKIT i cili ishte plagosur shumë rëndë. Kur erdhën më njoftoj motra SALIE se Rokin e përcollën për në Prishtinë, por ishte shumë rëndë i plagosur dhe vështirë se shpëton. Kjo motër aq ishte e shkathët sa i thash: “Prite motra Salije, Tringa e Tetovës”. Atë ditë që do të lëshohem. Erdhi Dr. Xheladini dhe tinës më tha se sot lëshohesh po nuk duhet ta dije askush. Unë i them po, por me gipsin në krah nuk dua të shkoj në shtëpi. Ai më mori në dhomën e vet dhe ma hoqi gipsin kur dola te dera i pashë dy nga njësitë speciale që u futën te dhoma ku kisha buajt, aty ngeli vetëm plaku i Tearcës. Kur ata u futën brenda unë shpejt kalova, hyra në rresht gjoja për rëntgen. Ndërkohë vëllai kishte marrë një taksi kurse tezaku Mensuri e kishte përgatitur dokumentacionin. Unë futem në taksi kurse atyre u them: ju merrni taksi tjetër se po qe se më marrin le të më marrin vetëm mua se për ndryshe po të jeni me mua do t’ju marrin edhe juve. Policët ende nuk ishin kthyer më kërkonin akoma. Unë shfrytëzova rastin dhe kalova te dera edhe pse aty kishte policë. Më vonë vinë edhe vëllai dhe tezaku kështu unë shpëtova nga policia në saje të ndihmës që më dha personeli mjekësor sepse më njihnin dhe unë do t’ju jem, mirënjohës deri sa të jem gjallë, edhe njëherë falemi186
nderit ju që keni marrë pjesë në shpëtimin tim; ti dr. Xheladin Elezi; ti motra Salë (Tringa e Tetovës) dhe të tjerët. Kur u ktheva në shtëpi rridhnin njerëzit për të më vizituar, në mes tyre edhe disa anëtar të shtabit me në krye Fazli Veliun që kishin qenë edhe një ditë tjetër por unë ende kam qenë në spital. Atë ditë që erdhën kishin rënë nga Shipkovica me uniformë dhe të armatosur. Pas përshëndetjeve të zakonshme mu drejtua Fazliu me fjalët paske qenë jetëgjatë! Dikur u çuan të bëjmë fotografi, Fazliu ma hedh uniformën dhe ma vë kapelën, unë i refuzoj, më thotë se nuk e do UÇK-në. I përgjigjem jo që nuk e dua por, unë nuk jam veshë dhe nuk jam prej atyre që e veshën për t’u fotografuar! Fazliu më thotë se ti ke kontribuar më shumë dhe je i joni. Po i them por nuk jam veshë kurrë për t’u fotografuar! Edhe pse dolëm në atë fotografi unë më nuk i pashë se filluan mosmarrëveshjet. Unë ia fillova kritikat drejtpërsëdrejti për një aventurë të tyre që më vonë do t’i ndihet zëri. Meqë u ndal lufta duke nënshkruar në Ohër një paçavure e cila jo që nuk i avanconte shqiptarët por i barazoi me romët, me të ashtuquajtur turq por, për një rehati më të madhe me që privilegjoheshin nga pushteti. Nënshkrimin e paçavures së Ohrit e prita shumë keq. Kurrë nuk jam pajtuar me të. Ishte një thikë pas shpine për popullin tonë. Këtë gjë ua shpreha haptazi kur, një ditë më thotë prefekti i Shipkovicës se do të duhet të vish në shkollë se UÇK-ja ka vendosë t’i ndajë një mirënjohje komunës. 187
Unë në fillim e kundërshtova dhe i thashë se nuk dua të marrë pjesë në mesin e tillë se ata kanë filluar të shiten ashtu si shitën luftën. Unë këtë gjë nuk e gëlltitja, dhe i thash më mirë mos të marrë pjesë se natyra ime nuk duron pa ua thanë të gjitha dhe me ua gris maskën. Mu lut përsëri se nuk bënë i zoti shtëpisë mos jetë prezent kur unë isha akoma drejtor, më këshilloi që mos flas dhe të bëhem i qëndrueshëm për pak kohë, e pranova dhe shkova. Kishin ardhur disa të thirrur gjoja më të spikatur! Ia filluan maskaradës së njohur sesi kanë luftuar se si e fituan luftën për herë të parë në histori e gjepura të tjera që njeriu normal nuk i kapërdin dot. Unë e shikova me ironi kjo gjë. I ranë sy, mu drejtua Zaim mu duk se deshe të thuash diçka? Po, i them megjithëse kisha vendosur që të heshti, kësaj radhe që mos ua prishi gëzimin. Pyetja ime e parë i thashë do të jetë për të gjithë që jeni ulë si të privilegjuar, por edhe për të tjerët. Kush nga ju do të më tregojë qoftë një rast në historinë e njerëzimit që ajo ushtri që e fiton luftën pas fitores shpartallohet dhe ia dorëzon armët ushtrisë kundërshtare?! Unë një ndodhi të tillë nuk e kam hasur në ndonjë libër edhe pse mund ta quaj veten si lexues i shumë librave qoftë të Lindjes, të Perëndimit apo të Lindjes së largët apo edhe Antikën, nuk hasa një ndodhi të tillë po le të ishim ne të dytët. Ushtritë fituese diktojnë rregullat, pastaj ju edhe ua humbët kuptimin e fjalëve, ushtrinë e pagëzuat Çlirimtare dhe në fund doli për të drejtat e njeriut, po ka gomarllëk 188
dhe dështim më të madh dhe këtë dështim të kobshëm mundoheni ta tregoni si triumf! Nga fjalët e mia Gëzim Ostreni një udbash i regjur, të cilit ia kishin besuar survejimin e kufirit Maqedoni-Shqipëri u skuq në fytyrë dhe me një mllef të pa përshkruar m’u drejtua mua: “Se gjenerata e juaj ka dështuar, jo ne”. Unë e shikoj me siguri së paku 10 vjet është më i moshuar se unë, ma mori mendja se kishte të drejtë sepse ne kishim dështuar për t’u çliruar nga sllavët por edhe ai po betononte themelet e një shteti të pa qenë në territoret shqiptare, prandaj në këtë drejtim kishte të drejtë. Polemika vazhdoi. Mundoheshin që të më bindin se ata kanë të drejtë dhe se unë nuk i njohë gjërat sa duhet. Atëherë më çelën oreksin sepse të gjithë ishin do udbashë, edhe pse nuk ishte modeste u thash se kur unë i kam ditur këto gjëra ju i keni duartrokitur Titos! I them kur bëhet marrëveshja atëherë demilitarizohen të dy ushtritë e jo vetëm njëra. Si lejuat të çmilitarizohet vetëm ushtria jonë dhe të dorëzohen armët të cilat janë sjellë me djersë dhe me gjak. Po mos vallë mendoni se shkijet do ta falin hakmarrjen ndaj ushtarëve; do të vrasin, do të burgosin dhe do të mundojnë në çdo mënyrë! Reagimi i tij ishte se ne jemi përsëri ata të parët dhe përsëri dalim në mal se ne nuk i kemi dorëzuar të gjitha armët. Unë mendoja se kam të bëjë me një njeri që me të vërtetë ka qëllimin për t’u çliruar. Unë bisedoja se kam të bëjë me një njeri që me të vërtetë ka qëllimin për të luftuar për çlirim, po se ka qëllimin për t’u futur në një parlament që për 60 vjet është 189
tallë dhe më kanë bërë eksperimente dhe vazhdojnë të sjellin ligje diskriminuese. Kur mbaroi ky takim i drejtohet Prefektit “se Zaimi kishte të drejtë”! Unë duke qenë drejtor vazhdoja të kisha kontakte me Fazliun, bile shpesh kur do të kthej në qytet, shumë grupe, shprehnin dëshirë që t’i takojë me Fazliun. Detyrohesha të shkoj me ata. Më vonë kuptova jo që kishin pasur dëshirë ta njohin dhe të bisedojnë me Fazliun, por interesi i tyre kishte qenë që nesër të kandidohen për deputetë! Një ditë Fazliu më njofton se kanë formuar një këshill koordinues me të gjitha partitë politike dhe unë të japë mendimin tim. I them se në shikim të parë duket shumë i qëlluar por është iniciativë e dështuar. Më tha pse? Ja po ta tregoj i thashë; po ta kishit formuar këshillin koordinues me individë të spikatur edhe pse kishit deklaruar se jeni çmobilizuar akoma e kishit forcën dhe partitë ua kishin frikën, dhe çdo gjë që do të dilte nga këshilli koordinues do të ishte e obligueshme dhe mos mendoni se në të gjithë territorin ne nuk kemi njerëz të tillë që nuk mundet ta mbajnë peshën kombëtare mbi shpatullat e tyre, po ja dalin ca diletant dhe i pengojnë. Për atë se është e dështuar kjo iniciativë bazohem në atë se për njerëz partiak nuk do të ketë nevojë si dhe se po ata njerëz do ta bojkotojnë këshillin dhe se me këtë dukuri do të ballafaqohemi shumë shpejt. Profetizimi im u bë realitet menjëherë pas mbledhjes së parë. 190
Në mbledhjen e dytë zuri shkak PDSH-ja dhe çdo gjë dështoi. Tash gjatë bisedave po me Fazliun më tregon se janë duke u përgatitur për subjekt të ri! Ç’mendim kam? Unë nuk pajtohem me një gjë të tillë se, parti politike kemi boll, bile kjo është një ide për ta mbajtur popullin në gjumë se ndoshta do të lëviz diçka. Ja ta zëmë se e formoni po edhe i fitoni zgjedhjet çfarë do të bëni më tepër se këta tjerët? U përgjigj se nëse nuk na i plotësojnë kushtet ne e lëshojmë kuvendin dhe marrim hapa radikalë. E pyes a jeni shqiptarë? Po çfarë mendon se jemi? Unë mendoj se ju e dini rrugën për t’u futur në kuvend por e harroni për të dalë dhe me bager me i tërhequr nuk do të lëvizni dot! Mendimi im është që ju t’i ftoni partitë që marrin pjesë në kuvend e veçanërisht participuesit në qeveri dhe t’u jepni projekte dhe afate për t’i zbatuar, po qe se nuk e kryejnë atë detyrë e paguajnë me kokë se ju akoma jeni ushtri, kështu ato mund të kryejnë më shumë punë edhe ju ngelni të pastër pa mos u futur në atë fëlliqësirë sepse kush ka hyrë është fëlliq fund e krye; e njëjta gjë do t’ju ndodhë edhe juve, po sa të hyni se më duket se ju sllavët ose i njihni sipërfaqësisht dhe strategjinë e tyre nuk e njihni fare ose dëshironi të bëheni shërbëtorë të tyre. Kur ju do të shkoni atje do të zbuloheni se nuk jeni siç u kanë konsideruar por do të dilni lepuj ashtu edhe siç jeni! Ti domethënë nuk na përkrahësh? Jo assesi i thashë. 191
Unë, ti e shumë të tjerë nuk e kemi vendin në kuvendin e shkaut se kemi marrë në qafë shumë shokë se do ta bëjmë Shqipëri, atëherë më trego vallë ku qëndron dallimi në mes paraardhësve që ne i kemi quajtur kuislingë e tradhtarë o çfarë na ka ardhur prej goje i kemi etiketuar, tash hopa ne në vend të tyre dhe veten e arsyetojmë edhe pse kuvendi shumë ligje i sjellë diskriminuese ndaj shqiptarëve, andaj unë atje vendin nuk e kam. Po të isha pajtuar do t’u futesha që nga vitet 90-ta. Kjo nuk i pëlqeu Fazliut, megjithëqë nuk e shprehu menjëherë, por do ta shprehë më vonë. Këta ashtu siç kishin vendosur edhe vepruan; formuan subjektin e ri, duke u thirrur në gjakun e dëshmorëve pa fije turpi. Kishin harruar zotërinjtë ose ashtu ua kishte ëndja që kur bënë apelin e bënë për çlirim kombëtar por, ky popull në vend që tu kërkojnë llogari për tradhti ata vrapuan që t’ua japin edhe votën. Këto pasi u premtuan kodra e fusha hynë në qeveri me LSDM-në një pasardhëse direkt e LKJ-së. Tash do të fillojnë problemet edhe për mua.
Ndëshkimi pse nuk pajtohesha me rirobërim E kisha në plan që të ndërtoj shkollën e Brodecit projektin e të cilës e kisha përgatit dhe kur duhej të fillojë ndërtimi, nisi lufta kështu ngeli i pazbatuar ky projekt ku ishte paraparë një objekt bashkëkohor me sallë me 192
bibliotekë me klasë aq sa kishte nevojë me një çmim afër 2 milion eurosh që ta shesësh vetë Brodecin nuk kushtonte aq! Tash këtë projekt duheshin ta marrin këta përsipër për ta realizuar. Një ditë erdhi Fazliu me ministrin e arsimit një berber që ishte me profesion dhe u premtuan nxënësve se në shtator do të hynë në shkollë të re, sepse tash e kemi shumë lehtë pasi dokumentacioni është gati. Mua më ishte afruar kalimi i mandatit dhe ligjërisht kisha hapur konkursin tre muaj para, normalisht isha kandidati i vetëm në fund me siguri se dikush e kishte mësuar dhe konkurroi edhe një, por ky dhelparak më deklaronte se në momentin e fundit do t’i tërheq dokumentet. Unë e kuptova lojën e fëlliqur dhe duke zbritur nga Brodeci i them Fazliut: unë e di se do të më largoni, po u lutem më lejoni vetëm ta ndërtoj shkollën dhe kështu ta kompletoj malësinë me objekte të reja, se po u largova unë ato të holla që janë dedikuar për shkollën do të vidhen dhe shkolla do të ngelë e sakatosur ashtu siç ngeli shkolla e Shipkovicës. Më larguan mua, sollën njeriun adekuat që për një euro e shet babën e vet dhe kështu më tepër se gjysmat e parave i vodhën edhe sot e kësaj dite pas kaq vitesh shkolla nuk është e pranuar zyrtarisht por konsiderohet e egër! Përgjigjja e tij ishte se jo nuk të heqim, por kur do të bëhesh me ne? Kur do të bëni vepra të mira do të keni përmbajtjen time, i thosha unë. Pas mbylljes së konkursit, u mblodh pleqësia e shkollës dhe dhanë mendimin unanimisht që unë të zgjidhem drejtor. 193
Ky far konkurrenti për çdo ditë shkonte në seli dhe vinte lloj-lloj shpifjesh. Mua më tregonin dhe një ditë e kapi dhe them: mor ti shok ç’farë bën çdo ditë në seli dhe përhap lloj-lloj dezinformata të pavërteta?! Nuk e kishte gajle sepse babai i tij kishte dalë dëshmitar kundër vëllezërve të mi kur u dënuan 1982, andaj nuk i vinte keq të ecë gjurmëve të babait të vet. Këtë gjë edhe pse e dinin mirë udhëheqësit e UÇK-së, tash BDI-së, nuk e bënin qejfin qeder sepse i kishin mbledhur rreth vetes tarafin e tillë. Një ditë pasi e shoh se po më vonohet vendimi, e kapi Resi Abdurahmanin se ç’ka u bë me punën time pasi përgjegjës për arsimin ishin Fazli Veliu, Hazbi Lika dhe Resi Abdurahmani. Më thotë se vetë pleqësia e shkollës e ka kryer atë punë. Unë i them se kam parandjenja se nuk më lëshoni, së paku mos e lëshoni atë bir spiuni dhe vet kopja e të atit! Më përgjigjet troç: hë bre? A atë pederast?! Pas katër muaj zhagitjesh në prill të 2004-ës e lëshojnë po atë pederast që e ofendoi, duke i shkelur të gjitha rregullat të cilat i mësonim nëpër seminare. Vetë ministri i arsimit (berberi) Azis Pollozhani disa herë kishte deklaruar se atë kandidat që do ta lëshojë pleqësia e shkollës, ai edhe do të jetë drejtor. Me mua nuk dinin ç’të bënin. Menduan që po ta vonojnë vendimin, unë mund të ndërroj mendje dhe t’u bashkohem dallkaukëve, kopukëve e turmave pa tru” siç shkruante Noli i Madh.
194
Unë këtë nuk e bëra dhe ata ia lëshuan vendimin po atij që i thoshim “pederast”. Këtë edhe e pritja prej këtyre maskarenjve. Pas propagandës që përhapnin se ne Zaimit do ti gjejmë vend më të mirë, se do t;a emërojmë drejtor të konviktit të studentëve që unë e kisha të qartë se vazhdojnë edhe më të manipulojnë me emrin tim sa u detyrova që në tetor 2004 t’u shkruaj letër të hapur të cilën do ta shënoj më poshtë. Një ditë Beqir Berisha më kishte lënë amanet që t’ia dërgoj një libër Fazli Veliut sepse ai udhëtonte për në Prishtinë dhe nuk dihej se kur kthehet. Ne akoma kishim një besim vetëm te Falziu, por jo te Aliu edhe pse na ishte lëkundur duke parë veprimet e tyre jo të pamatura dhe shumë të dëmshme, sa edhe Crvenkovski deklaroi se: “Unë pritsha ujqër nga mali më erdhën qengja”. Nuk e di se a ka përbuzje më të madhe t’u mund të bëhet njerëzve që rrahin gjoks se janë njerëz të luftës! Ti kthehem librit që duhej me ia dërguar Fazliut. Me vete e mora edhe Qebir Xheladinin, një djalë që me babë dhe vëllezër ishte i angazhuar në luftë dhe në fund ua dhanë shqelmin si shumë të tjerëve! Fazliu na priti në shikim të parë përzemërsisht, pasi ia dorëzova librin dhe u falënderuar, filloi me dredhitë e tij duke u ankuar se shumë nga bashkëpartiakët janë të lidhur direkt me Crvenkovskin dhe kështu gjoja e dëmtojnë veprimtarinë e partisë. Unë dhe Qebiri e dëgjonim gjakftohtë. Kur ai i përfundoi ankimet dhe priste që ne ta arsyetojmë i doli diçka që as në ëndërr nuk e kishte parë. Unë e pyes në mënyrë ironike: 195
z. Fazli po ju me cilin jeni të lidhur? Mos vallë ju jeni me Skënderbeun e ata qenkan me Crvenkovskin, po unë sa di edhe ju jeni me Crvenkovskin vetëm me një dallim që ata para jush kanë qenë me të dhe juve u vinë inat pse nuk shkojnë nëpërmes jush por shkojnë vet! Po qe se jeni aq në zor, e keni shumë kollaj, tërhiquni nga koalicioni njëherë e çoni në vend edhe premtimin që ia dhatë popullit se ju nuk jeni si të tjerët dhe po mos plotësohen kërkesat tuaja ju e lëshoni kuvendin dhe qeverinë, më thuaj a ka qenë kështu premtimi? Po, por të tjerët mezi presën që të futen. Shqiptarët dinë të hynë brenda po nuk dinë të dalin, dhe me bager me i kreh do ta marrin me vete edhe ndërtesën e kuvendit i thash. Se e dinë që më kurrë nuk mund të ulen në ata kolltukë që nuk u besohet as vetes se nga mali kanë arritur aty. Ka edhe të tillë që as shkollën e mesme nuk e kanë të kryer, por edhe nga ata që nuk dinë të lexojnë. Aty menjëherë veturat shoferët personal, në zyra nga nja dy a tre femra të bukura dhe kush mund të matet me ta. Popullin e shkret e harrojnë bile edhe e përbuzin po qe se u ankohen për diçka dhe i ofendojnë: “Ju a menduat se u bë Shqipëria?! Këto shprehje të këtyre qelbësirave që krekosen se janë të zgjedhurit e popullit mund t’i duroje vetëm një popull që kurrë nuk e ka shijuar lirinë dhe lejon të manipulohet në formën më të vrazhdë duke ia vjedhur votën edhe pse kurrë nuk ka dalë në votime më shumë se 25% por, që mos quhen zgjedhje të dështuara i kanë 196
mbushur kutitë me bekimin edhe të të huajve që gjoja kanë ardhur këtu që të ndihmojnë proceset demokratike. Nuk është e rastit që pikërisht ku jetojnë shqiptarët me shumicë ndodhen ekceset! Të kthehemi edhe njëherë viteve 91-21, kur në Shipkovicë anëtarët e partisë për Bashkim Demokratik Shqiptar shkurt PBDSH, kishin filluar ushtrimet ushtarake me të madhe filluan të shkruajnë gazetat se në Shipkovicë është formuar ushtri dhe se Shipkovica po përgatitet për luftë! Një ditë e thirrin kryetarin e nëndegës në polici, ishte e enjte ditë tregu dhe e trembin aq shumë sa i thonë se kur do ta kapim Zaimin më kurrë nuk del i gjallë nga duart tona. Këtë e kishin bërë me qëllim që ai të më tregojë mua se më kërcënohet rreziku për jetën dhe unë do të largohem. Posa e lëshojnë më takon mua por krejt në një panik të papërmbajtur më drejtohet: “Ik, Ik menjëherë? I them pse? Ai atëherë me një frymë më tregon duke menduar se unë do t’i bindem kur pa se unë fillova të qeshi. Ai u hutua krejt, nuk ishte në gjendje ta kuptojë se çka po ndodh! I them qetësohu se kjo është një blof policor për të na frikësuar dhe për të na pasivizuar, pak u qetësua por frika nuk iu shqit kurrë. Këtë rast e përmenda se Ali Ahmeti nuk shkoi rastësisht në Shipkovicë. Shipkovica kishte namin e vet dhe këtë nam duhej me ia zhdukur. Këtë gjë ky e arsyetonte gjoja për çështje sigurie që aspak nuk është e vërtetë. Po të ishte në pyetje siguria e 197
ka pasur Bozovcën që është edhe më larg edhe më i fshehtë, por qëllimi ishte diku tjetër. Ata ishin në Sellcë që u tërhoqën sepse duhej Shipkovica të mbahej nën kontroll, e dyta kur të dëgjojnë të tjerët se shtabi është në Shipkovicë të mos kenë asnjë dyshim se bëhet luftë çlirimtare dhe ta përkrahin. Kjo ishte ajo loja ndoshta me marrëveshje se po u doli nga kontrolli Shipkovica, atëherë ngjarjet do të merrnin tjetër kahje, atë të çlirimit të vërtetë pasi që energjia pozitive ishte akumuluar për një gjë të tillë. Këtë gjë e kishte shumë të qartë pushteti sllav, andaj i gjeti argatët për ta shuajt këtë energji pozitive që pritej moment i duhur dhe të shpërthente. Këtë e arsyetoj me një gazetar shqiptar të sllavofon, i cili është takuar me ne gjatë konfliktit, dhe një ditë më pyeti: “Çka ka Crvenkovski që gati në çdo pesë minuta më pyet që t’ju pyes juve se çka bënë Shipkovica”? Kjo mjafton që të vish në përfundim sesa i kanë pasur drojë Shipkovicës. Ky gazetar kishte qenë kryetar I LSDM-së për Shkupin. Për konflikt interesash ndahet dhe largohet nga ai post. Kur takoheshim e shprehte se na do shumë mua dhe Shaban Xheladinin se ne ndryshojmë nga të tjerët dhe nuk ndryshojmë rrugën e nisur. Një ditë i them t’i nuk mund të na duash neve assesi përveç se ndoshta je shqiptar! Ai u shoku dhe tha: “ Ne be Zaim, Jas sum Lupçe Palevski”. Unë i them kërkoi rrënjët ku i ke dhe do të vërtetohej se ti nuk je Palevski po je Pali, ose mundohesh të na mashtrosh neve me kaq u ndamë. Fillon t’i kërkojë 198
rrënjët. Në Mal të Zi e gjen kushëririn Pali në Dallmaci Paliq dhe më çon përshëndetje se mendimi yt ka qenë i saktë, por megjithatë nuk është vetëm ai që e ka humbur identitetin ka me dhjetëra mijëra ortodoksë por vështirë është siç janë të shkuar punët që të kthehen në identitetin e humbur.
Shpresa për riorganizim Pasi e formuam partinë në Tiranë ekzistonte organizata për bashkim kombëtar shqiptar, të cilën e udhëhiqte Zeqir Lushaj. Gjatë bisedimeve me propozimin e tij ndërruam emrin partisë dhe e pagëzuam Organizata për Bashkim Kombëtar Shqiptar (OBKSH). Pas një kohe na propozojnë, sërishmi ndryshimin e emrit në “Lëvizja për paqe dhe mirëkuptim” ne me këtë nuk u pajtuam dhe vazhduam me organizatën tonë deri sa policia e Tetovës na futet në seli ku na i mbledh të gjitha materialet dhe e arreston sekretarin e përgjithshëm Fatos Aliun, ku nga dajaku i thyejnë krahun dhe në Jazhincë ia dorëzojnë policisë serbe. Ai në moment gjendet dhe përsëri kthen në Tetovë ku qëndron te unë një kohë të gjatë pastaj del në Shqipëri. Me rastin e njëvjetorit të vrasjes së Naser Hanit kishim shkuar në Strugë. Unë me shoqen, Shaban Xheladini dhe Beqir Berisha i vjehri i Naser Hanit. Duke qenë në shtëpinë e Naserit cingëroi telefoni nga Tirana, më paraqitet Fatos Aliu, më thotë ku je? 199
I them se jam në Strugë më thotë shumë mirë, të vazhdosh për në Tiranë. E porosita Qebirin të ma sjelle pasaportën dhe ai ta marrë të veten. Pas dy orëve Qebiri arriti dhe me veturën time u nisëm bashkë me Qebirin për në Tiranë, kurse Shaban Xheladini me shoqen time dhe Beqirin kthehen për Tetovë. Në Tiranë arrimë vonë kur gati të gjithë njerëzit ishin shpërndarë përveç disa gjeneralëve. Mbledhja mbahej në shtëpinë e Idajet Beqirit. Kur hymë aty shpërthyen kamerat që neve nuk na u duk veprim i matur. Pasi u përshëndetëm na treguan shkurtimisht për çka kanë diskutuar dhe çka ka qenë qëllimi i thirrjes. Në të vërtetë në Maqedoni shumë veprimtarë ngelën të pakënaqur dhe kërkonin mënyra se çfarë të bëhet për të vazhduar punën e lënë në mes të rrugës! Pasi më njoftojnë për ecurit e mbledhjes dhe disa mendimeve që i kishin vënë në letër e mora fjalën unë duke ua treguar se ç’ngjanë për këtu në Maqedoni burimisht. Në fillim kërkova që kur të vijë puna deri te lufta atëherë ju lutem luftën ta udhëheqin ushtarakët profesionist e jo t’ua lënë në dorë aventurierëve dhe amatorëve ashtu siç ua lanë në Maqedoni. U thash se ky popull ka investuar për 50 vjet që të ketë ushtarakë të aftë se e ka ditur se pa luftë nuk kthehen territoret e okupuara. Kanë lënë mangët shumë gjëra vetëm e vetëm kur të vij koha të jemi të gatshëm për realizimin e aspiratave shekullore të këtij populli të shumëvuajtur. Me fjalët e mia të sinqerta ata ushtarakë që ishin aty i bëra për vete. Ishte hera e parë që takoheshim. 200
Më treguan se territorin e kanë ndarë në gjashtë zona dhe nëpër zona do të funksionojnë komitetet dhe organizata do ta ketë emrin “Komiteti për bashkim kombëtar shqiptar”. Unë nuk e kundërshtova menjëherë por u thashë se edhe ju edhe unë e dimë se ç’është komiteti. Është organ që e udhëheq një subjekt politik por para se ta kesh subjektin nuk mund të kesh komitete. Mu përgjigjën se: “Nuk kemi marrë vendime definitive pa mos arritur edhe ti për t’i dhënë vërejtjet dhe sugjerimet e tua, çfarë na sugjeron ti”? U them se copëtimi i popullit nëpër parti politike na ka marrë në qafë; duhet të mundohemi që të tërheqim sa më tepër njerëz dhe ky subjekt le të jetë një front i përbashkët në të cilin çdo kush që do mund ta gjejë veten. Ata merrnin shënime dhe propozimin tim ta kenë parasysh dhe në mbledhjen e radhës të shohin se cili propozim do të përqafohet. Pas dy javësh më njoftojnë se shumica dërmuese e anëtarëve kanë përkrahur propozimin tim dhe subjekti do të quhet “Fronti për Bashkim kombëtar Shqiptar (FBKSH)”, dhe së shpejti do të mbahet Kuvendi Themelues ku do të zgjidhet edhe kryesia qendrore dhe do të caktohen përgjegjësit kryesorë të zonave. Me 14 korrik të 2002 u mblodhëm në pallatin e kongreseve. Nga të katër zonat mungonin ata të Malit të Zi dhe të Çamërisë. Së pari u zgjedhën më parë përgjegjësit e zonave të cilët njëherit do të jenë edhe anëtarë të Kryesisë Qendrore. Për zonën nr. një ishte Idajet Beqiri, për zonën nr.2, Naim Krasniqi, për zonën tre isha unë Zaim Beqiri dhe për zonën katër Fatos Aliu. 201
Kryetar u zgjodh Gafur Adili që nuk ishte prezent dhe sekretari I përgjithshëm Idajet Beqiri. U vendos që të ketë kryesi të ngushtë dhe të zgjeruar. Deklarimi ishte se çdo gjë do të jetë sekrete e veçanërisht e përgjegjësve të zonave të cilët po qe se zbuloheshin u kërcënohej arrestimi. Pasi u mbarua kjo ceremoni kryesia vendosi që ta mbaj mbledhjen e parë. Aty unë u tregova më thukët për situatën në Maqedoni, tash populli është në eufori dhe i mashtruar duke pritur se BDI-ja tash e ka fjalën kryesore e duhet të kalojë një kohë që populli ta kuptojë se është mashtruar andaj duhet punë e madhe organizative për t’u shtrirë në teren dhe në mënyrë shumë të matur që mos të vijë puna deri te vëllavrasja. Prezent në mbledhje ishte edhe arkëtari kryesor për diasporë me emrin Fatmir mbiemrin nuk ia mbaj mend. Idajet Beqiri propozoi që të hollat që do të mblidhen t’i ketë në dispozicion kryesia e Frontit, këtij propozimi unë iu kundërvura me arsyetimin se të gjithë subjektet deri më tash kanë manipuluar me fondet dhe i kanë keqpërdorur, andaj unë mendoj që me të hollat do të disponojnë ata të cilët edhe i japin kurse ne do të bëjmë kërkesë për gjërat që na duhen dhe aq sa na duhen aq edhe do të na lëshojnë. Propozimi i Idajetit nuk u përkrah por u përkrah propozimi im. Idajeti më propozoi që kur të kthehem të kapi lidhje me Ridvan Nezirin nga Shkupi unë për atë njeri kisha dëgjuar se kishte bërë atentat ndaj komandant Hoxhës (Xhezair Shaqirit) dhe ky problem nuk ishte pastruar. I them nuk mund të bashkëpunoj me një njeri të tillë i cili nuk tregon kush e porositi vrasjen e Hoxhës dhe të 202
pajtohen se neve na nevojiten edhe njeri edhe tjetri por, pa u pastruar nuk do të futem në këtë aventurë. Një oficer që ishte pjesëmarrës në atë mbledhje, pasi kishte qenë edhe pjesëmarrës në konfliktin në Maqedoni dhe për fat i njihte të dy personat, e mori përsipër që të vijë një ditë dhe bashkë me mua t’i hymë, t’i pajtojmë këta, normalisht duke kërkuar sqarim se kush e shtyri Ridvanin në atë hap të rrezikshëm. Kur u ktheva kuptova se këta persona aderonin Ridvanin në PDSH kurse Xhezairi në PDK. Një ditë ky oficer mu lajmërua që të dal në Prizren. Unë u nisa me Selam Selamin për në Prizren duke menduar që këtë gjë e di vetëm Selami dhe unë! Në kufi unë kalova në këmbë kurse Selami para meje me veturë. Kur arritëm në Prizren shkuam në hotel “Theranda”, për fatin tim drejtor dhe nëndrejtor ishin shokët e mi të burgut Besim Baraliu dhe Basri Ibrahimi, i pyes mos ka arritur dikush nga Shqipëria ata më përgjigjen se nuk ka askush. Ne e filluam bisedën me shokët e burgut kurse Selami doli jashtë, pas bisedave bukur të gjata thash me vete të dal ta shoh ku është Selami, ky pasi ishte edhe i çalë dhe mbante shtaga, kur më pa mua se dola te dera e hotelit u ngut që të më dalë para dhe të më tregojë se duhet mos me dalë se kanë ardhur një grup ushtarësh dhe nuk duhet që të më njohin! E pyes po kush i ka thirrur ata? Më tha se nuk e di po me siguri që ky i kishte njoftuar se ata i bënin presion të madh duke i kërkuar që ne duhet të kujdesemi për ata ne as i njihnim as që u kishim thënë që të dalin në Gradec se aty e kishin vendqëndrimin. 203
Ndërkohë oficeri kishte lajmëruar ardhjen e tij në ora 18. Kur arriti pasi u përshëndetëm më pyet mua se ku e keni caktuar vendin për të biseduar. Unë ngela i habitur pasi ai nuk kishte biseduar me mua por me Selamin dhe unë mendoja që do të jetë hoteli “Theranda”, por zotëria ma preu shkurt se unë nuk bisedoj nëpër hotele që kishte të drejtë, atëherë unë u detyrova që t’i çoj në një fshat ku e kisha një njeri të sigurt. Kur arritëm trokitëm në derë, ja doli i zoti i shtëpisë. Unë ia qaj hallin se nuk jam vet dhe duhet me e liruar sallonin, aty kish pas dy mysafirë, po të kalibrit të tij. Futemi brenda pas përshëndetjeve të zakonshme u ulëm dhe ia filluam bisedës. Biseduam gjer në mëngjes duke i kërkuar llogari oficerit nga Shqipëria për gjendjen jo të mirë të këtyre farë ushtarëve. Në fund kur unë i tregova për Ridvanin dhe Xhezairin ky tha se ata nuk qenkan me ne andaj nuk na duhen. Të nesërmen Unë Selami dhe oficeri shkuam në Prishtinë kurse ushtarët u kthyen në Tetovë. Këtë punë që deshëm ta bëjmë e bëmë vetëm e vetëm ta çojmë në vend atë që e kishim marrë përsipër në mbledhjen e parë dhe të fundit të Kryesisë qendrore pasi unë më nuk mora pjesë, shkaku se ne ende pa arritur në shtëpi ora 18 TV “Sitelli” lajmëroj fill e për pe për mbledhjen në Tiranë dhe të gjithë me emër dhe mbiemër për anëtarët e kryesisë si dhe përgjegjësit e zonave. Kjo më tronditi thellë d.m.th. në atë mbledhje paska pasur spiunë! Atëherë vendosi që në vend të jap dorëheqje me shkrim duke ia dërguar kryesisë qendrore drejt në dorë me anë të një korrierit. 204
Korrieri ia dorëzon dorëheqjen time një gjenerali ku ai më përgjigjet shkurtimisht se: “Plotësisht pajtohet me mendimet dhe sugjerimet e mia dhe se letrën e dorëheqjes sime do ta nxjerrë në mbledhjen e parë të kryesisë. Në letër unë shkruaja se: Do të mundohem ta riprodhoj atë që kam shkruar. Të nderuar kolegë duke menduar se kam të bëjë me njerëz të pjekur dhe të përkushtuar për çlirimin e atdheut, unë pranova një detyrë shumë të rëndësishme me plot vullnet duke menduar se të gjithë e kanë marrë këtë detyrë pa hile por, siç duket nuk paska qenë ashtu. Që në fillim virusi është futur brenda në qoftë se nuk është edhe në qendër. Prandaj gjestin që e bëj unë, dua ta ndjekin edhe Gafur Adili dhe Hydajet Beqiri dhe në mënyrë sekrete të zgjedhin dy persona të tjerë. Sa më përket mua unë do të gjejë zëvendës dhe punën do ta vazhdojë por unë nuk mund të veproj sepse jam nën survejim të vazhdueshëm të organeve ndjekëse. Kjo do të ishte thelbi i letrës që duhet të jetë në arkivin e FBKSH-së. Kjo letër shkakton tërmet në kryesi dhe gati unanimisht pajtohen me mua por ata dy nuk japin dorëheqje dhe më vonë u pa se çka ndodhi u zunë njeri me tjetrin duke e akuzuar njeri tjetrin pa pardon! Në gusht të vitit 2002 isha në pushim në Shën Gjin. Në ditë më lajmërohet Isak Tusha me pseudonimin “Katoliku” shprehte dëshirë që gjithqysh të takohemi. Unë isha i hidhëruar se i pata ofruar që të futet në FBKSH por ai atëherë e përkrahte BDI-në, dhe nuk pranoi. Unë ende e kisha atë mllef por, ai insistonte me 205
këmbëngulje, me që Shën Gjini ka vetëm një rrugë kryesore i them që të ece drejt rrugës ku unë do të nisem në anën e kundërt kështu edhe u takuam. Më njoftoi se një ditë para kufirin e Jazhincës m’i kanë arrestuar disa shokë por i lirojnë disa ushtarë duke i detyruar policët me kërcënim sapo kuptojnë se janë shokë të mi. Ky duke e ditur se unë jam në Shën Gjin dhe se do të kthehem nga Qafa e Thënës ku mund të më arrestojnë në kufi dhe të më dërgojnë në Ohër, ku nuk kanë mundësi të intervenojnë. Më propozoi që të kthehem nga Kosova dhe po qe se do të më arrestojnë në Jazhincë ushtarët të intervenojnë dhe po qe se policia nuk bindet do të sulmohet Gazika policore pa marrë parasysh se unë jam brenda. U kujtova një kohë dhe e pranova propozimin. Thash me vete, ky që është interesuar kaq, me siguri është gjë serioze edhe pse shumë më larg u ktheva nga Kosova. Kur arritëm në Jazhincë binte një shi i dendur i cili kishte filluar qysh nga Suhareka. Në kufi nuk patëm problem kaluam edhe Vratnicën ku zakonisht rrinin patrullat e policisë po në atë moment nuk ishin aty. Jemi takuar dy herë në Kosovë, një herë në rrethinën e Prizrenit dhe njëherë në rrethinën e Therandës në mesin e të cilëve ka marrë pjesë edhe Katoliku i cili ka shprehur mendimet e veta. Atë njeri as sot e kësaj dite nuk di se çfarë roli luan, e angazhuam edhe në Shoqatë. Si i burgosur politik nuk tregoi ndonjë aktivitet edhe pse ishte anëtar i kryesisë qendrore njëherë dhe përgjegjës për Shkupin. 206
ATDHEU PIKË E PESË NUK ËSHTË FJALA IME E FUNDIT Uni folës Sot më i moshuar në moshë, besoj se edhe si në rini, gjuha e shpirtit tim ka tri parime: • Gjaku • Gjuha • Gjeografia Them kështu sipas asaj që sot u jetësua mes nesh. Ndaj, kurrë në jetë nuk e kam menduar se edhe shokët e mi të idealit do të pajtoheshin me atë që kemi fituar. Pra, lirinë e cunguar, atdheun e rrudhur, kufijtë mes e përmes tokës që ka një emër: Shqipëri. Nëse u hedhim një sy tri pikave të lartshënuara: gjaku, gjuha, gjeografia a nuk detyrohemi të mendojmë edhe më tutje të veprojmë se: brenda gjeografisë shqiptare flitet një gjuhë – gjuha shqipe, linden dhe rriten njerëz të një gjaku – shqiptarë. Në ecje dua të theksoj se ç’është të jesh ai që duhet të jesh: shqiptar - atdhetar: Nëse si zakonisht parapëlqejmë fjalën patriot, si njeri që di dhe vepron shqiptarçe atëherë sipas mendimit tim patriotizmin duhet kuptuar si e vetmja gjuhë që: është ndjenjë komplekse subjektive dhe orientim me vlerë, i cili përfshin ndjenjat e dashurisë ndaj atdheut, armiqësisë ndaj të gjithë atyre që përpiqen ta rrezikojnë atdheun dhe gatishmërinë e vendosur për ta mbrojtur vendin e dashur a shtetin si një nga vlerat sublime. Nëse vetë ne si shqiptarë nuk e kemi kuptuar se ç’është patriotizmi apo më mirë thënë atdhedashuria 207
atëherë t’i rrëfehemi historianit të kulturës atdhetare z. J. Huizing, i cili na mëson se: “Fjala patriotizëm paraqitet që në shekullin XVIII, madje vetë shprehja patriot, e cila vjen nga kuptimi burimor i bashkëvendësit dhe atdhetarit (patrie amans) i cili e do vendlindjen e tij, është shumë më e vjetër dhe e ka prejardhjen që nga antika. Dallon edhe nga nacionalizmi, sepse nënkupton ndjenjat e përkushtimit dhe dashurisë ndaj atdheut me të gjithë qytetarët e tij (të përkatësive të ndryshme etnike), e jo ekskluzivisht dashurinë ndaj kombit të vet. Kështu që jeta më ka mësuar të ushqehem shqiptarçe dhe them se: Ushqimi me ndenjen e patriotizmit paraqet një nga detyrat më të rëndësishme të edukimit shoqëror dhe familjar. Më tej a nuk na mëson edhe historia e cila na tregon se: Cezari ka pasur njerëz të përgatitur dhe të shkolluar enkas të cilët kanë pasur për detyrë që popullatën e territoreve të okupuara ta ushqejnë me patriotizëm (dashuri) ndaj Romës, me qëllim të rekrutimit më të lehtë dhe ngritjes së aftësisë luftarake të rekrutëve të rinj. Aktivitete të tilla më vonë janë zhvilluar edhe në Iliri, atdheun tonë historik, të cilin nga shekulli në shekull ditëm vetëm që ta rrudhim. A mos vallë edhe këto copë Shqipëri të mbetur duhet që ta rrudhim, duke humbur Kosovën lindore, që jemi mësuar ta emërojmë Lugu i Preshevës, Malësinë e Madhe, Çamërinë dhe një pjesë të madhe të Shqipërisë së mesme që si zakonisht e thërrasim Maqedonia Perëndimore apo Ilirida. Nëse jemi ata që duhet të jemi – shqiptarë, atëherë: patriotizmin duhet zhveshur nga politikanizmi dhe kultivuar në formën e pastër të tij, që do të ishte vazhdimësi e 208
traditës ilire të popullit shqiptar, vazhdimësi e atyre që derdhën gjakun, e i lanë eshtrat nëpër burgje etj. Ndaj, me kuptimin e plotë të fjalës them se: Atdheu pikë e pesë, nuk është fjala ime e fundit
Parimi kombëtar Personalisht besoj se para së gjithash duhet sqaruar se çfarë do të thotë realisht parimi kombëtar! Kjo fjalë me një koncept krejt të qartë në vetvete përdoret me një inflacion të panevojshëm midis nesh dhe nga ne dhe kudo duke përcjell edhe konfuzion. Padyshim që një gjë e tillë tregon se edhe karshi këtij fenomeni nuk jemi racional! Koncepti i Parimit Kombëtar rrjedh nga koncepti i vetë fjalës Patriotizëm - Patria-s ose Atdheut dhe, mund të përkthehet dhe përdoret më thjesht edhe në shqip si Atdhedashuri – parim ndaj atdhedashurisë – kombit si natyrë e vetme që ka atdheu. Kjo do të bënte që të gjithë ne të dimë ta respektojmë më shumë këtë fenomen nacional-kulturor për të cilin ka nevojë çdo shtet - komb. Besoj se të gjithë jemi të ndërgjegjshëm që ky binom fjalë-koncept shfaqet me një inflacion të pashembullt si në shtypin e shkruar edhe në ekranet tona të shumtë, e në veçanti mes atyre që e kanë epitetin Politikan, ata që thirren na atdhedashuri, patriotizëm, kombëtarizim, shpëtimtarë të kombit e atdheut. Por, si një njeri që atdheun e dua ashtu siç i ka hije, nga ajo që dëgjoj nga politikanët në fjalë lirshëm mund të them atë që e ka shkruar një shkrimtarë anglez, emri i të cilit për momentin nuk më kujtohet, i cili thotë se: “Shtrofulla e fundit e politikanit kodosh është patriotizmi“ Duke i dëgjuar ata që u cekën më lartë si dhe duke i shikuar sot shokët e mi të idealit, jam i mendimit të them 209
se: kombi ynë - shteti ynë – atdheu ynë – Shqipëria, sot, ka më shumë nevojë se të tjerët për Atdhetarë, njërës të cilët nuk janë emocionalë dhe partiakë, por racional dhe të vullnetshëm për të ndihmuar funksionimin më të mirë të institucione shtetërore të cilat janë ndërtuar në favor të të gjithë shtetasve! Njërëz që Shqipërinë e shohin të bashkuar e jo pikë e pesë. Dhe, personalisht jam i bindur se fillimisht për të arritur aty ku nevojitet, së pari duhet nisur me bojkotimin e fjalëve të huazuara patriotizëm dhe patriot dhe të përdorim vetëm fjalët shqipe: atdhedashuri dhe atdhetarë për të qenë të mirëkuptuar deri nga shtetari i fundit i cili mund të jetojë në Konicë, Manastir, Preshevë, Tregu i Ri, Tivar, Vermosh apo Durrës etj. Kështu do të mund të fillonim të kuptonim të gjithë se Atdheu nuk duhet konceptuar në mënyrë abstrakte, por ka arsyet e veta racionale të cilat të bëjnë ta duash, respektosh dhe ndihmosh atë për aq sa mundesh dhe me çka mundesh.
Arsyet Panorama e shqiptarisë, sikur më detyron që edhe një herë të them arsyet e parimit tim kombëtar dhe unit tim folës, ngase vetë kjo panoramë sikur na lejon të mendojmë se: dimensionet e atdhetarisë midis shqiptarëve në gadishullin Ilirik, Ballkanin e sotëm janë të ndryshme. Ato të Shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Kosovën Lindore, pra, janë krejt të ndryshme nga ato tonat, them tonat duke menduar për mbarë shqiptarinë, njerëzit të cilët Shqipërinë e duan: Një gjeografi, një gjak, një gjuhë, një flamur, një shtet. 210
PORTRETE
Aktiviteti ilegal-kombëtar Populli ynë shekujve ka vepruar ilegalisht për të bashkuar atdheun, e në veçanti shekullin e fundit të mileniumit të ikur ngase i detyronte robëria dhe atdheu i copëtuar. Qysh nga Kongresi famëkeq i Berlinit dhe nga Konferenca e Londrës, ku u përcaktuan kufijtë tragjik të Ballkanit në dëm të popullit shqiptar, shqiptarët migronin në kërkim të lirisë duke u organizuar politikisht, ushtarakisht, dhe në shoqata të ndryshme kulturore. Por, fati siç thamë më lart e deshi që të mbetemi këta që jemi: pikë e pesë. Edhe pse i ndodhi kjo tragjedi popullit tonë, kurrë nuk pushuan aktivitetet ilegale për organizimin e shqiptarëve dhe përgatitjen për t`i hequr njëherë e përgjithmonë armiqtë dhe pushtuesit prej tokës sonë. Ndaj, veprimtaritë ilegale dhe legale në të gjithë kontinentet nuk pushonin së vepruarit, për të rikthye apo më mirë thënë rilindje kombëtare. Duke i treguar botës se ky komb si pasardhës i pellazgëve – ilirëve nuk shfaroset dot, ku në formën letrare me një kuptim ndërkombëtar ua jep mesazhin i madhi Kadare në romanin Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur, që lejon të kuptosh se: Ju, ushtri të mëdha, sado që të jeni të mëdha në tokën tonë, eshtrat do t’i merrni në thasë najloni. 211
Mu kjo, si dhe poema e Naimit të madh Bagëti e Bujqësi: e cila edhe në ballë të librit qëndron si emblemë, sikur dëshmon se dashuria për bashkimin e atdheut nuk shteron kurrë. Veprimtaria ilegale nuk ka qenë e lehtë, dhe rezultatet nuk kanë qenë shumë frytdhënëse nga shkaku se: populli shqiptar për fat të keq ka besuar në tri fe që janë primare dhe sekondare për qenien shqiptare, por si do qoftë, edhe pse kanë luajtur rolin përçarës, siç flet dhe vetë historia se: jo rastësisht atdheu i ynë nga shekulli në shekull rrudhej, duke i shkrirë në popuj jo shqiptarë shqiptarët sipas fesë së shtetit që na robëronte, si: romak – italian, helen – grek, otoman- turk, sllav, kroat etj. Edhe pse mes nesh gjithmonë flitej dhe me fanatizëm dhe e mbronim edhe e mbrojmë tezën se: besimi në shumë fe nuk na ka paraqitur asnjëherë problem, që mund të na përçajë si një tërësi kombëtare, duke e harruar se hierarkia e diplomacisë Evropiane na shikonte me syrin e dënimit se: ne si shqiptar jemi njerëz turkoarab, duke i harruar dhe ndëshkuar bëmat dhe identitetin e lashtësisë së botës shqiptare e në veçanti Motin e Madh të Skënderbeut i cili me krenari mbrojti mbarë Evropën nga ajo që duan të në emërojnë – otoman –turk, latin apo sllav etj. Dua të them se po qese fetë nuk ishin faktor për t’u rrudhur gjeografia shqiptare, atëherë ne do të ishim populli më kompakt në botë e jo populli më i përçarë dhe më i asimiluar. Dhe, kjo nuk mbeti me kaq, por vazhdoi deri në ditët tona, pra, kur ne filluam të vepronim shekullin e ikur. Këtë do ta vërtetoj me një shembull konkret: 212
Kur shoqata e të burgosurve politik të Kosovës, më saktë Hasan Dermaku dhe Sami Dermaku vendosin t’ia ndërtojnë bustin patriotit të shquar Gjon Sereçit dhe ta vendosnin në qendër të fshatit të tij, fshatarët të besimit islam e kundërshtuan duke e quajtur kryqali, gjë që dëshmon se edhe brenda populli mbillej kjo ideologji....! Kështu, shembuj ka plot, u nisa nga ky këndvështrim për arsye se armiku e ka shfrytëzuar në maksimum këtë “dobësi shqiptare”, për ti mbajtur të përçarë shqiptarët dhe, njëherë edhe për t’i dëmtuar lëvizjet ilegale. Edhe pse na kanë dëmtuar shumë, por prapëse prapë kurrë nuk kanë mundur me e ngulfat dashurinë për liri, ngase shqiptarët gjithmonë e kanë mbajtur gjallë shpirtin liridashës dhe vullnetin e çeliktë, se: Një ditë patjetër do të vijë bashkimi edhe për popullin tonë. Sa i përket aktivitetit tim me shokë, nuk ndryshon shumë nga aktiviteti i grupeve të tjera ilegale dhe, mos t’i përsërisë ato që kam shkruar më parë për platformën dhe synimet, që i kishim në mendje si dhe të shkruara, të cilat për fatin tonë të keq, si gjithmonë binin në duart e pushtuesit ose digjeshin për shumë arsye. Si të gjithë shqiptarët liridashës ose më mirë thënë si të gjitha organizatat ilegale edhe ne si organizatë kishim për qëllim amanetin e Lidhjes së Prizrenit. Pra, Shqipëria etnike (e mbetur pas shumë rrudhjeve) e cila përbëhej nga katër vilajete, në kohën e Perandorisë Otomane. Kështu që edhe pse nuk u realizua ajo që e kishin për qëllim si dhe ne që e vazhdonim atë rrugë, veprimet ilegale nuk ndaleshin dhe nuk do të ndalen për ta arritur këtë qëllim. 213
Ndaj, mendimi ynë ishte që njëherë ta masivizojmë organizatën dhe pastaj të bëjmë kërkesa në të gjitha institucionet më relevante ndërkombëtare për përmirësimin e gabimit që i është bërë popullit tonë, duke filluar nga OKB, OSBE e cila edhe është bartëse kryesore e fajit për gjendjen e mjerueshme të shqiptarëve. Këtë e kemi deklaruar edhe në sallën e gjyqit kur na gjykonin dhe na dënonin me burgime qindravjeçare. Edhe pse ishim të vetëdijshëm se me këto kërkesa nuk do të arrihej diçka, por megjithatë do të sensibilizohej opinioni dhe dalëngadalë do të përfitohej përkrahje e njerëzve të cilët e respektojnë lirinë e vet dhe të popujve të tjerë. LIRI - e cila deri diku u arrit pas viteve 1990, kohë kur më shqiptari nuk ishte fajtor kujdestar i dështimeve të të gjitha shteteve që me një injorancë të pa parë na shikonin sikur ne jemi ata që ua ngufatim sukseset dhe se ne i dekoronim me dështime. Nuk do ta zgjas shumë se si dhe pse u tubuam që të betohemi si shqiptarë para flamurit dhe, si ecën rrugët e organizatës sonë ngase më lart janë të shkruara të gjitha. Mund të them që organizata jonë ilegale është quajtur “Partia e Punës Kombëtare” dhe, është formuar më 22 qershor 1979, pra e lidhur me një ngjarje shumë të madhe historike kur Gjermania e sulmoi Bashkimin Sovjetik me planin “Barbarosa”. Në ecje, nuk dua që të keqkuptohem, që të mos njësohen ideologjia dhe kombëtarja, ngase asaj kohe vetë emri i partisë në fjalë sikur na bashkonte në kërkim të bashkimit të atdheut dhe, shteti shqiptarë shikohej si i vetmi shpëtim dhe e vetmja armë që lirshëm mundej t’i thoshim armikut sllav: 214
Ne e duam Shqipërinë e bashkuar, ju jeni okupator të atdheut tonë etj.
Aktiviteti ilegal - politik Pas ndryshimeve që sollën vitet 1990, filloi edhe ç’thurja e asaj Jugosllavie e cila dy herë u krijua artificialisht. Çdo Republikë e Federatës bëri zgjedhjet e para të lira edhe pse ishin nën kërcënimin permanent të APJ, të cilën e udhëhiqnin oficerët serb me përjashtime të vogla ku udhëhiqnin oficer të kombeve të tjera. Pas zgjedhjeve në Kroaci ne që vuanim dënimet nëpër burgjet kroate u amnistuam dhe u kthyem nëpër shtëpitë tona. Në atë kohë ishte në vlugun e vet lëvizja për pajtimin dhe faljen e gjaqeve që nuk kishte ngel si aktivitet vetëm në brendinë e kufijve administrativ të Kosovës, por ishte shtrirë në të gjitha trevat shqiptare. Këtë lëvizje e ndihmuan shumë shqiptarë të cilët kishin vuajtur nëpër burgjet më famëkeqe të Jugosllavisë. Kur unë dola nga burgu, shtëpinë time e gjeta plot me aktivistë nga Kosova, nga Kosova Lindore, por edhe nga viset tona të cilët kishin bërë punë të mrekullueshme duke pasur shumë suksese në faljen dhe pajtimin e gjaqeve dhe, të disa ngatërresave më të vogla. Edhe pse shikuar nga këndi i kohës së shekullit njëzet e një, pajtimi i gjaqeve nga sytë e Evropës dukej sikur ne si shqiptarë jetojmë ende në kohën e shekullit të 215
gjashtëmbëdhjetë apo pesëmbëdhjetë, pra, na shikonin si popull ku ligji nuk e ka fjalën e tij, por, se shqiptarët jetojnë me ligjin në duart e individit. Sido që të kuptohej, pajtimi i gjaqeve e tha fjalën e saj duke i ikur tragjedisë së vëllavrasjes ndaj nga shqiptarët shihej si pajtim mbarëkombëtarë – si bashkim për të luftuar armikun që na robëronte – srbosllavinë. Me shikimet kah ardhmëria edhe unë iu bashkëngjita këtij veprimi mbarëkombëtarë. Ngase thënë shkurt mua nuk më kishte ngel shumë punë për të bërë, vetëm me të ndjerin Mehmet Gegën, penguam një tragjedi ku dy familje fqinje i kishin zënë istikamet dhe mendonin vetëm si të vriteshin midis tyre për një problem rruge të pazgjidhur. Me shokët e burgut bisedonim se si mund ti lidhim legalen me ilegalen. Çdo njeri shprehte mendimin për punë të kombinuar në të cilin grup kam qenë edhe unë. Pasi një kohë të gjatë unë nuk kisha mundësi të lëvizja sepse vinin shumë vizitor duke u shprehur shumica e tyre, e veçanërisht të ashtuquajturit intelektual se tashmë u çliruam ja ku kemi partinë tonë politike dhe erërat e ngrohta filluan të fryjnë edhe për ne, unë ngela i habitur se si mund të mendojnë kështu cekët këta njerëz, kur sekretar të përgjithshëm të partisë kishin një sllav! Kundërvënia ime ishte e paevitueshme . Erërat e ngrohta që i cekni ju për shqiptarët do të shndërrohen në uragan dhe do ta copëtojnë edhe më trungun shqiptar. Këtë shumë shpejtë do ta konstatoni por do të jetë shumë vonë.
216
Të gjithë popujt kërkojnë vetëvendosje dhe shtëpinë e vet për të qenë zot. Ju si parti politike keni programin për hizmeqarllëk. Po pluralizmi ka pasur edhe në SKS-në por shqiptarët kanë hequr të zitë e ullirit, pas kësaj erdhi i ashtuquajturi socializëm dhe për 50 vjet trumbetonim se për shqiptarët ka qenë fajtor sistemi dhe i gjetën tellallët shqiptarë që si papagall ia servonin popullit këtë mashtrim. Tash na duhen përsëri 50 vjet ta shajmë monizmin se ai ka qenë fajtor për gjendjen e shqiptarëve e jo se shqiptarët janë rob dhe duhen të çlirohen. Kur unë u bëja pyetjen se pse e njihnin Maqedoninë si shtet i cili prej 1945 është formuar për t`i dëmtuar shqiptarët dhe se maqedonasit që pretendojnë se janë pasardhës të Maqedonisë antike është një rrenë e madhe se këta janë sllavë dhe se shumica kanë ardhur si pushtues serb pas vitit 1913. Përgjigja e bashkëbiseduesve ishte se ne e njohim për ta ndarë nga Serbia dhe pastaj e kemi më kollaj, mendje ndritur se jo mahi, njëherë do ta formojmë e pastaj do ta prishim. Mendimi im se erërat e ngrohta do të shndërrohen në uragan më vonë u vërtetuan disa herë deri në ditët e sotme. Unë duke parë rrezikun që po i kanoset këtij populli iluzionist, duke i besuar çlirimit copa-copa, morra bashkë me vëllanë Vebiun iniciativën për të bërë një subjekt i cili do t`i përfshijë të gjitha trojet edhe pse e dinim se nuk do të kemi sukses por megjithatë mos shuhet ideja e bashkimit kombëtar. 217
Gjatë veprimit gjetëm bashkëmendimtar dhe në korrik të 1991, e formuam partinë për bashkim demokratik shqiptar, shkurt PBDSH, ku morën pjesë delegatë nga të gjitha krahinat e robëruara shqiptare. Kuvendi themelues u mbajt në Shipkovicë dhe aty mua më zgjodhën kryetar kurse sekretar të përgjithshëm Fatos Aliun nga Presheva, anëtarë të kryesisë ishin nga të gjitha trevat dhe lamë një vend bosh për çamët. Mendonim se gjatë punës së partisë do të binim në kontakte me ta. Kjo ishte ide dhe punë shumë e mirë, por prekeshin shumë interesa, në radhë të parë interesat serbo-greke, por edhe interesat e pashallarëve lokal shqiptar, andaj u çuan me tërë forcat që kishin duke i bashkuar me ato sllave dhe na zunë frymën duke e burgosur sekretarin dhe gjatë hetimit i thyejnë krahun. Më tej thirrën disa anëtarë ku i kërcënojnë në polici, në mesin e të cilëve edhe Sadi Bexhetin i cili ishte kryetar i degës të Tetovës. Ku mundoheshin në mënyrë nënçmuese që ta largojnë nga partia duke i thënë se: Si mund ti si doktor shkencash ta dëgjosh Zaim Beqirin?! Ky u përgjigjet se e kam për nder që kryetar ta kem Zaimin dhe mua nuk më pengon se jam doktor shkencash i medicinës. Politika është zanat tjetër. Së paku kështu më ka njoftuar vetë Sadiu.
218
Aktiviteti im për themelimin e shoqatës kulturore “Rexhep Voka“ Në vitet 1970 diçka kishte lëvizur, ishte në dukje një liberalizëm i zymtë. Me që nuk kishte asnjë aktivitet argëtues dhe duke dëgjuar radio Tiranën që na njoftonte se në çdo fshat të Shqipërisë ekzistojnë shoqëri kulturore artistike. Me entuziazëm filluam të ndërrojmë mendime për të formuar edhe ne në Shipkovicë një shoqëri kulturore artistike, por ishte problemi se si dhe me kë t’ia fillonim një aktiviteti të tillë shoqëror, që kulturën tonë do ta plasojë në mbarë trevat shqiptare e më gjërë. Ku të gjejmë njerëz që së paku duhet të kenë talent. Filluam gjurmimet dhe më në fund ia arritëm që ta formojmë SHKA “Rexhep Voka”. Kështu i zgjodhëm edhe anëtarët si: Tahsim Voka, Demir Seferi, Zaim Beqiri, Idriz Voka, Sherif Seferi, Musli Maksuti dhe disa të tjerë. Pas formimit menjëherë përgatitëm një dramë ku në mungesë të sallës u mbush plot e përplot korridori i shkollës. Atëherë ishte shumë vështirë të inkuadroheshin femrat andaj në mungesë të tyre në atë dramë të përgatitur kishte dy role femrash, këtë gjë e luajtën me sukses Idriz Voka dhe Musli Maksuti. Kishte edhe një nxënës që këndonte shumë bukur, quhej Lutfi Voka,i cili me zërin e tij i mahniti të gjithë. Kjo shoqëri ka luajtur shumë rol pozitiv në emancipimin dhe ngritjen kulturore jo vetëm në Shipkovicë, por edhe më gjerë. 219
Aktiviteti i kësaj shoqërie vazhdoi deri në fillim të viteve 1990 deri sa u shua. Një herë shoqërisë sonë kulturore i erdhi ftesë për në Festivalin e Gjirokastrës ku mori pjesë Ramie Sejrani e të tjerë, të cilët edhe kishin treguar sukses. Besoj se sa i takon shoqatës kulturore “ Rexhep Voka “ e dhashë atë që mundja të jepja si shqiptare, të paktën si një njeri që ia kisha borxh fshatit tim.
Aktiviteti im për themelimin e shoqatës së ish të burgosurve dhe të përndjekurve politik Pas daljes nga burgu, nga ana e të burgosurve politik, ishte kërkesa dhe nevoja e kohës për të formuar shoqatën të burgosurve politik shqiptar në shtetin artificial të quajtur Maqedoni. Iniciator për themelimin e kësaj shoqate ka qenë i ndjeri Shaban Xheladini. Pas shumë bisedash në vitin 1992 arritëm që ta konkretizojmë këtë iniciativë. Por, në mesin e shokëve tanë dominonin dy mendime, njëri ishte që më nuk e njohim këtë shtet dhe, nuk kemi nevojë që ta bëjmë kërkesën për regjistrimin e shoqatës si dhe mendimi tjetër ishte që duhet ta regjistrojmë shoqatën. Unë i kam takuar mendimit tjetër, për mos regjistrimin e shoqatës në Gjykatën e Maqedonisë. Kështu mendimet u hodhën në votim dhe fitoi mendimi për regjistrimin e shoqatës me arsyetimin se: po të mos regjistrohet shoqata nuk do të na lënë të zhvillojmë aktivitete. 220
Kuvendi themelues i shoqatës u mbajt në sallën e selisë të Partisë për Prosperitet Demokratik. Pas Kuvendit themelues, bëmë kërkesën për regjistrimin, por, pas një muaj përgjigjja na kthehet negative, me arsyetimin se: Zaim Beqiri nuk mund të jetë kryetar sepse ende konsiderohet si i burgosur pasi ende nuk kanë kaluar 5 vite nga dalja prej burgu. Kështu bëmë ndërrimin e emrave dhe të kryetarit, dhe vendosëm që kryetar të zgjidhet Shaban Xhelaidini, kërkesën e përsëritëm duke e dërguar përsëri në në Gjykatë për zyrtarizim. Por përsëri përgjigjja ishte negative. Kjo lojë e fëlliqur e pushtetit maqedonas vazhdoji për 7 vite me radhë. Deri më 1999 kur përfundimisht u regjistrua shoqata. Ne edhe pse të paregjistruar si shoqatë, e vazhdonim aktivitetin tonë. Kështu së bashku, partia që drejtoja unë si dhe shoqata e ish të burgosurve dhe të përndjekurve politik, bëmë përgatitjen për pritjen e Rafi Halilit, të cilit edhe pse i kishte ardhur vendimi për të qenë në liri, drejtuesit e burgut e mbanin në burg me arsyetimin se: edhe për një vit Rafiu duhej të qëndrojë në burg, pra dalja e tij nga burgu duhej të bëhej një vit më pas. Kështu shoqata formoi një këshill për pritjen e Rafiut duke u bazuar në vendimin e lirimit dhe, pas një pritje të gjatë vendosëm që të shkojmë në burgun e Idrizovës, unë, Shaban Xhelaidini dhe vëllai i Rafiut, Vexhi Halili. Në burg na priti kryeshefi për sigurim Vllado Dimitrijevski që e njihnim unë edhe Shaban Xheladini. Na priti në zyrën e tij duke na i përkujtuar sjelljet e tij jo njerëzore për një vit sa na mbajtën me Rahim Nezirin në izolim. 221
U arsyetua se ashtu ka qenë koha dhe indirekt na bëri me dije se është vlleh që për mua nuk kishte rëndësi. Kur u mundua që të na bind se është bërë gabim me vendimin për lirimin e Rafiut. Ju kërcënuam se është e pamundur që të bëhet gabim dhe, po qese është bërë le të përgjigjet ai i cili e ka bërë e jo Rafi Halili. Në ndarje ia tërheqim vërejtjen se sot kemi ardhur ne të tre, nesër këtu i ke 20 mijë veta dhe, nuk do t’u pyesim se e lironi apo jo, se vetë do ta lirojmë, por do ti hapim dyert e burgut me forcën e popullit. U kthyem në Tetovë, njerëzit ishin mbledhur mbi 20 mijë vetë, pritnin lajmin nga ne. Pasi isha përgatitur, duke u kthyer nga Idrizova se çka do t’u them njerëzve kur arritëm e mora fjalën dhe i njoftova për bisedën që patëm me kryesheshefin e sigurimit. Masa e njerëzve reagoi ashpër dhe propozuan që të dilet në qendër. Unë u pajtova dhe u thash po, në qendër, por drejt rrugës nga milicia. Më dëgjuan, me ndonjë përjashtim që devijuan, por numri më i madh i masës së tubuar eci drejtë rrugës së arsyes. Unë dola në ballë të asaj turme dhe isha shumë i emocionuar që e përkrahën kërkesën time. Policia i mbylli dyert dhe u mbyllën si minjtë në birucat e veta. Në qendër mbajta një fjalim të zjarrtë, pa mikrofon dhe fjalimin tim e dëgjuan vetëm ata që ishin aty afër, si do qoftë ishte një protestë madhështore pa lejen e askujt. Aty vendosëm se protesta do të mbajmë deri sa ta lirojnë Rafiun, por të nesërmen ishte festa e Bajramit dhe e lamë një ditë pas. 222
Pasi si kryetar të këshillit kishim Hamdi Islamin, ai na devijoi dhe pa dijeninë tonë bënë kërkesë në polici për leje që të protestohet, por vetëm në Çarshinë e Epërme. Pasi interesi ynë ishte nga Çarshia e Epërme drejt në qendër, ky me kërkesën që kishte bërë na e kishte kufizuar vend-tubimin, unë këtë gjë nuk e kisha të njohur. Kur ditën e caktuar tubohen njerëzit dhe, pasi Hamdiu lavdëron të pranishmit se ne jemi stërnipat e Skënderbeut dhe se tubimi do të mbahet vetëm në Çarshi të Epërme se vetëm aty kemi leje nga policia, masa e pranishme reagoi ashpër duke kërkuar që të nisemi për në qendër. Kur ky nuk i dëgjoi, ata filluan të brohoritnin ua, ua. Reagimi i Hamdiut ishte shumë i ulët, duke i quajtur tradhtar të pranishmit pse nuk e dëgjonin, pra, nga stërnipa të Skënderbeut pas 10 minuta i bëri tradhtar. Brohoritjet nga masa nuk ndaleshin. Ky mbeti i hutuar nuk dinte si të reagonte, unë përgatitesha që të shkoj t’ia kapi mikrofonin dhe ta marrë situatën vetë nën kontroll, duke ua plotësuar dëshirën masës, por isha shumë larg. Në moment hipë në foltore Xhevat Ademi i cili ishte më afër dhe ndoshta ka qenë edhe iniciator për kërkesën e policisë që të kërkohet leje për protesta. Ky ia kap mikrofonin Hamdiut dhe, me demagogjinë që disponon iu drejtua masës se çfarë do të bëjmë në qendër. A t’u tregojmë maqedonasve se sa jemi ne, duke thënë se edhe ashtu ne jemi shumë dhe, se ai është i burgosur politik dhe nuk ka nevojë që të dalim në qendër. Kështu mbaroi ky aktivitet, por nuk shkoi shumë kohë Rafiun e liruan nga burgu i ngushtë, në atë më të gjërin. 223
Në fshatin Gajre ishte bërë tradicionalisht manifestimi Kur bie kosa e parë mbi fshat, këtë datë Hamdi Islami mundohej ta shfrytëzojë për një tubim të të burgosurve politik nga të gjitha viset shqiptare në ishJugosllavi, por ata që e kishin organizuar këtë manifestim ia prishën planin dhe ky më drejtohet për ti dhënë kahje tjetër dhe, pra që ta pagëzojmë si vend historik, ku organizata jonë kishte pasur vend-betimin në kalanë e vjetër të Hisarit, vend që historia duhet ta ketë në kujtesën e saj. Edhe pse po këtë ditë unë kisha një takim në Shipkovicë me një grup shokësh nga Prizreni, të cilët kishin ardhur për një marrëveshje sa humane po aq edhe kombëtare. Pra, bëhet fjalë për marrëveshje shqiptaro – shqiptare, mes dy anëve të tokës sonë, ana e Kosovës dhe ana e Maqedonisë, them e Maqedonisë ngase jam i detyruar që ta them realitetin që ekziston, kufirin që na ndanë e të themi shqiptar i Kosovës, Maqedonisë, Serbisë, Malit të Zi, Greqisë etj. Pra, takimi ynë bëhej ngase ishim të vetëdijshëm se sot a nesër do të nisë lufta dhe se do të ketë nevojë për përkujdesjen e popullatës së kësaj apo asaj ane. I shihja se ishin të lodhur ngase rrugën e kishin bërë të gjatë, siç dihet ecja nëpër këtë rrugë është tepër e vështirë. Pas ca bisedash rramë dakord që popullata, e çdo fshati të rrethinës së Prizrenit e në veçanti fshatrat e rrethinës së Opojës të strehoheshin nëpër fshatrat e malësisë së Sharrit, të Tetovës e më gjënë. Dhe, më kujtohet se pas dy javësh, ne i vizituam miqtë tanë, bashkë me ne ishin edhe shokë nga fshatrat 224
e Gostivarit, si: nga Gradeci, Dobërdolli, por, edhe shokët nga Bozofca, Shipkovica etj, pra, ishim një grup i besueshëm për aktivitetet e duhura. Sikur jam i detyruar që t’i ceki me emra edhe ata, ata të grupit të Prizrenit të cilët ishin: Xhevat Hasani, mjek dhe aktivistë i paparë, Bedri Halimi ish i burgosur politik si dhe poet dhe shumë miq të tjerë. Gjatë bisedimeve nga unë, miqtë kërkuan që t’u tregoj në hollësi për bisedat që i kisha pasur me Ramiz Alinë, ish-presidentin e shtetit shqiptar. Dua të them se ne i kishim parashikuar të gjitha ndodhitë që ndodhën si ato të vitit 1997 si ato të vitit 2000 dhe ato të vitit 2001, që në vitin 1992. Dhe, besoj se nuk u gabuam edhe pse ajo që duhej nisur me kohë ndodhi shtatë vite më vonë, më 1999. Viti, kur miku ynë Bedri Halimi, e kaloi Sharrin, ditëve më të acarta, më të egra ditëve më të dhimbshme, kur bashkë me ca shokë të tjerë iknin nga policia serbe, ditë ku rrugës mbetën edhe disa shokë të vrarë. Po, ishte ditë që isha i detyruar që të takohem me miqtë. Pra, miqtë në fjalë erdhën tek unë për qëllimin më të madh kombëtar dhe, u vendosën nëpër fshatrat e malësisë së Sharrit, fshatrave të Tetovës. T’i rikthehem kohës së kujtesës, vendosëm të shkojmë atje....?! Pra, vendosëm të shkojmë atje, unë dhe shokët e idealit, të kësaj dhe asaj ane. Atje, ku ekziston një shpellë, të shkojmë ta vizitojmë dhe, prej andej të kthehemi në shtëpinë e Rafi Halitit për drekë. 225
Ashtu vepruam. Tek shpella bëmë disa fotografi dhe i njohëm të pranishmit me punën tonë. U kthyem edhe tek Rafiu për drekë dhe, patëm disa polemika të ashpra se është më i drejtë bashkimi kombëtar qoftë edhe me vonesë apo copëtimi i çështjes shqiptare ashtu siç kishte filluar. Duke parë se disa shokë tanë ishin anëtarë të partive politike, pa dashje kishte filluar ftohja midis nesh. Parashikuam një takim në Dibër ku mundoheshim të gjenim gjuhën e përbashkët për të qenë të gjithë në një parti dhe, kështu ndofta mund të arrinim objektivat tona për të cilat edhe ishim dënuar ne, të pranishmit edhe shumë të tjerë para nesh. Diskutonim se: një pjesë e trupit tonë kishte dhënë jetën për bashkimin kombëtar. Por, ishte e kotë. Ata të cilët ishin infektuar pas karriges dhe interesit personal nuk lëshonin pe. Kështu mbaroi një përpjekje me synime pa asnjë hile; uniteti ynë për qëllimin e caktuar; për bashkim kombëtar mbeti si gjithmonë shekujve - ideal. Shoqata ka bërë edhe vepra të mira siç thashë më lart, bashkë me partinë organizuam dy tryeza në Tetovë dhe Tiranë, ku subjektet pjesëmarrëse ishin gati për bashkimin kombëtar me përjashtim të PD-së, LDK-së dhe PPD-së. Këto tri subjekte i bojkotuan dhe i minuan këto përpjekje, prandaj duhet të mbajnë edhe përgjegjësi historike që në momentin kur po shkatërroheshte Jugosllavia, nuk patën kurajë që të jenë me grigjën e vet, por dëgjonin ata të cilët na kishin copëtuar dhe, uronin shtetin artificial që po lindte në gjysmën e trojeve shqiptare, mëkatet e tyre nuk i lanë Vardari. 226
Aktiviteti im për veprimin e arsimimit shqiptarë – emblemë e kombit – themelimin e Universitetit të Tetovës Kur bëhej përgatitje për hapjen e Universitetit në Tetovë, Fadil Sulejmani u konsultua si me shumë të tjerë edhe me mua, se a përkrahi si ide? Po i them vetëm si shkak për t’u kacafytur me sllavët dhe t’i ndajmë dhentë e dhitë njëherë e përgjithmonë se përndryshe ata nuk lejojnë një institut të lartë. Ky ishte mendimi im dhe e nënshkruaja në këshillin nismëtar. Kur më 17 dhjetor të vitit 1994, ishte paraparë hapja e Universitetit, mua në ora 01 të asaj nate, një duzinë speciale vijnë në shtëpinë time të armatosur gjer në dhëmbë dhe më kërcënohen para fëmijëve se do të më vrasin dhe donin që mos të më lënë të vishem. Më morën me vete pa më treguar përse dhe më dërguan në policinë e Kumanovës. Sa hyra në derë më priste një inspektor i poshtër i cili më tha: “Ti je Zaim Beqiri? Po i them dhe pa një pa dy filloi të më shajë! Unë i habitur i them prit mor zotëri se unë nuk e di se pse jam i arrestuar dhe pse më keni sjellë nga Tetova në Kumanovë! Shumë mirë e di më thotë: “Gjak ke kërkuar gjak do të keni”...!? Po e përsëris se kush ka kërkuar gjak. Ju doni të hapni Universitet pa lejen tonë, ma ktheu...?! Po i them! Po ju a për atë më keni arrestuar?! 227
Po unë nuk jam as profesor i universitetit as kurrgjë nuk e kuptoj se ç’keni me mua...? Sytë i kishte si të gjarpërimt, fjalorin e fëlliqur dhe nga unë kërceu tek Enver Hoxha filloi ta shajë dhe ofendojë personalitetin e tij. I them po tash çka ke me Enver Hoxhën dhe nuk ke turp që të përdorësh kështu fjalori, intelektual i ke thënë vetes?! U nervozua si luqerbull dhe më tha: “E shaj se farën që e ka mbjell. Ajo jeni ju që nuk bindeni edhe se antisllavë më të madh se Enver Hoxha nuk ka pjellë nëna shqiptare”. Atëherë më vjen mirë që e shani i thash se po ta lavdëronit si Sali Berishën do të më vinte shumë keq se do ta shihja veten në rrugë të gabuar e tash ti ma përforcove bindjen se paskam qenë për 30 vjet në rrugën e duhur. Kërcënimi i tij i fundit ishte se: të gjithë juve, shqiptarëve do t’u bëjmë satër ngase dot bashkohemi ne: serbet, bullgarët, grekët në ballë me nënën rusi, më kupton?! Mu drejtua duke ma drejtuar edhe gishtin se do t’u zhdukim nga faqja e dheut njëherë e përgjithmonë. E keni dashur me shekuj këtë, i përgjigjem, po, por, nuk keni mundur të na zhdukni, ju që na erdhët nga Karpatet, si lypsarë e megaloman. Jam i vetëdijshëm se miqësinë e të parëve tanë e keni keqpërdorur. Jam i vetëdijshëm se edhe na keni burgosur e vrarë, djegur fshatra të tërë, por, shqiptarinë nuk e shfaroset dot dhe, dije se të zot e kësaj toke jemi ne - shqiptarët. Nuk dinte ç’ka të bënte, kërcënimet e tij nuk e arritën efektin e duhur. 228
Trembëdhjetë orë u grindëm, normalisht jo vetëm me atë inspektor por edhe me të tjerë. Pas trembëdhjetë orëve më marrin dhe më nxjerrin në mes rrugës në fushë dhe më lënë. Unë pa dinar në xhep se nuk më lanë të marrë kurrgjë. Pasi ishte autostradë nuk ndalej askush të më marrë, atëherë në këmbë erdha në Shkup, por me që Shkupin nuk e njoh mirë dhe kishte rënë muzgu i mbrëmjes edhe kalimtarë nuk kishte, për fat e shoh një njeri me një najlon në dorë vrapoj dhe e ndaloj, e pyes se ku gjendet stacioni i autobusëve? Ai filloi të interesohet se nga jam kush jam dhe duke ecur me mua për të ma treguar stacionin. Kur unë i tregoj se kush jam dhe çka më ka ndodhur dhe se nuk kam të holla as për biletë, ky njeri fisnik nxori nga xhepi 100 dinarë shkau, dhe m’i dha duke më thënë se duhet më shumë por unë aq kam. Më erdhi keq për këtë njeri që më nuk pata rastin ta takoj. Iu falënderova përzemërsisht dhe u nisa për Tetovë. Kur zbrita ishte kohë e lajmeve dhe televizori tregonte emrin tim që jam arrestuar. Disa shokë dhe ndër to babai i Fadil Rufatit, Halil Rufati do të më thotë se pse nuk more taksi, ne do ta paguajmë. Ithem se në ato moment nuk të kujtohet. Për ne kjo është shumë mirë sepse më shumë dhe nuk meritojmë! Në takimet që kemi patë me presidentin Rexhep Mejdanin në vitin 2000 si delegacion i Shoqatës të burgosurve politikë, pasi u takuam me Shoqatën e të Burgosurve që e udhëheq Kurt Kola, patëm polemika të ashpra. Ata mundoheshin të bëjnë barazimin. Ne kategorikisht iu kundërvumë sepse një pjesë e tyre edhe 229
sot e kësaj dite lavdërojnë Titon! Atëherë ne u përgjigjemi se ne jemi burgosur se kemi dashur tokat e okupuara shqiptare t’ia bashkangjesim tokës amë, kurse ju keni dashur Shqipërinë ta shndërroni në republikë të shtatë andaj ne qëndrojmë në dy pozita të kundërta. Takimi me presidentin ishte i përzemërt. Na dëgjoi me vëmendje edhe pse i bëmë kritika për njohjen e pavarësisë së Maqedonisë, një shtet artificial i ndërtuar në gjysmat e tokave shqiptare. U dakordua me këtë vërejtje por nuk ishte ai që e kishte bërë këtë veprim të turpshëm dhe fatal për shqiptarët këtej kufirit. Këtë vendim makabër e bëri me krenari Sali Berisha i cili gati theu këmbët duke vrapuar për t’ia uruar Gligorovit pavarësinë. Deshëm të takohemi edhe me Fatos Nanon, por ai nuk na priti me arsyetim se nuk kishte kohë dhe se posa do të fillonte mbledhja e qeverisë; në vend të tij na priti Pandeli Majko i cili në atë kohë ishte sekretar i përgjithshëm. Ai na la përshtypje të mirë, duke na e tërhjekë vërejtjen se ne Shqipërinë e lamë pa shqiptarë, duke i bërë grekë, sllavë e çdo gjë tjetër vetëm shqiptar jo. Ngjarjet e 2001 lojë e fëlliqur në kurriz të popullit shqiptar. Duke qenë i etur për liri, që kur nuk e kishte shijuar populli shqiptar krismat e pushkëve i priti me një entuziazëm të paparë dhe, pa u hamendur e përqafoi luftën. Kjo mund të vërtetohet nga incizimet pas mbarimit të tubimit që e kishin organizuar ne Shoqata e të burgosurve dhe unioni i studentëve, kur reporterët e RTM-së i anketonin disa shqiptarë që mendonin se do të marrin përgjigjen që dëshironin ata. D.m.th. se popullata dërmuese shqiptare nuk e përkrahën luftën dhe se ata që janë në mal janë disa terroristë dhe shumica nga Kosova. 230
Kur morën përgjigje që nuk e prisnin se shqiptarët mezi e kanë pritur këtë ditë dhe se është dita më e gëzueshme në jetën e tyre, shpejt e ndërprenë intervistimin. Nuk e dinin të shkretët shqiptarë se kjo do të jetë lojë e radhës ndër më të fëlliqurat që i kishin ndodhur këtij populli të shumëvuajtur dhe se më vonë do t’i dalë tymi! Që nga fillimi puna ishte e dyshimtë se çdo popull që bënë luftë çlirimtare më parë pastron me bashkëpunëtorët e armikut që është një e keqe e domosdoshme e pastaj pastron terrenin për të luftuar armikun. Kjo gjë nuk kishte ndodhur tek kjo ushtri por, përkundrazi ishin mobilizuar të gjithë spiunët duke u shitur super patriotë dhe tash kur dalin në zgjedhje me sloganin se: “Ne e mbajmë fjalën por, për kë se?! Sigurisht për ata që edhe ua kanë dhënë fjalën pra, sllavëve. Do të ishte shumë normale që ushtrinë t’a kishin pagëzuar “Ushtria për të drejta të barabarta” tash do të kishin të drejtë dhe të thirren në atë se nuk e kishin mashtruar popullin por, burrat e botës e kishin emëruar “UÇK” ushtria çlirimtare kombëtare dhe deri në komunikatën nr. 5 kanë patur atë qëndrim edhe pse ka qenë false, se nuk bëhet luftë çlirimtare në viset ku nuk ka as një sllav për ilaç përveç bashkëpunëtorëve shqipfolës që pa dalë drita kanë vrapuar se kush më parë do të spiunojë dhe ka ndodhur tek ndonjë popull tjetër që gati të gjithë ushtarët të kenë celularë sepse në luftë kësi gjërash janë të ndaluara por, kjo nuk ishte luftë, ishte një film vizatimor si Tomi e Xheri, megjithëse mbi njëqind veta u vranë dhe disa u plagosën që njeri ndër ta jam edhe unë që vuaj nga plaga që me siguri plumbi ka qenë 231
helmues. Kjo llakërdi mori në qafë shumë bijë dhe bija të devotshme të popullit. I bëjë pyetje ish shtabit të luftës se: Pse u vranë të gjithë komandantët të cilët kishin ardhur nga nëna Shqipëri dhe Kosova heroike? Mos vallë nuk luajtën vallen e dreqit por kishin ardhur tamam për të luftuar dhe për t’i çliruar trojet e robëruara. Vratë komandant Telin me shokë se shkoi për ta ndezur luftën atje ku duhej, në Shkupin e Bajram Currit, vratë komandant Shpendin pas shpine dhe u munduat t’i humbni gjurmët duke akuzuar një ish bashkëpunëtor, kur nuk bindët askënd e heshtët dhe manipuluat politikisht deri në maksimum. Vratë Rokun se nuk iu bindej urdhrave të udbashëve, vratë komandantin më të aftë të eksploziveve Tahir Sinanin siç e vranë rusët Dudajevin, vratë Hyrën heroinën nga Ferizaji sepse kishin shkuar të përhapnin luftën atje ku duhej, por, juve u prisheshin planet ogurzeza, andaj duhej të likuidohen por mos harroni se gjaku i tyre do t’ju mallkojë dhe për ato që keni punuar dhe vazhdoni të punoni nga dora e tyre do të shkoni. Ju shitët idealet e luftës, ju shitët gjakun e derdhur të luftëtarëve, ju pas marrëveshjes (mosmarrëveshjes) në Ohër i vratë një pjesë të madhe të komandantëve dhe një pjesë i burgosët duke i dënuar drakonikisht, ju morët në qafë një fshat të varfër Brodecin të cilit gjatë luftës ia faruat krejt lopët dhe viçat, dhe më në fund e projektuat planin duke çuar armë me traktor nga Shipkovica, i bëtë kurban vetëm e vetëm të krijoni turbullira për zgjedhje të parakohshme. Vjellshi vrer pse nuk u kishte marrë në qeveri Gruevski dhe nuk hezituat me derdh gjak shqiptari vetëm për t’i arritur objektivat. Ju kishit kohë katër vjet për të sjellë ligjin që ajo parti shqiptare që fiton më shumë vota t’a ketë vendin në 232
qeveri, po ju atë nuk e bëtë dhe gabimet tuaja deshët t’i zgjidhni mbi kurriz të popullit të varfër dhe të pafajshëm. Kur tash u futët në qeveri, brekët nëpër këmbë dhe pranoni gjithçka që u servon Gruevski, humbjet politike mundoheni t’i tregoni si fitore të mëdha kur çdo gjë keni kthyer në vitet 90-ta duke filluar nga arsimi e deri te punësimi. Mërziteni shumë se Greqia nuk e lejon këtë shtet të paqenë asnjëherë para Titos i cili formoi për t’i dëmtuar shqiptarët për të hyrë në NATO dhe për t’ua u mbyllur shqiptarëve të gjitha shpresat se me gjithë tradhtitë e mëdha që i janë bërë një ditë ta shohë veten të bashkuar dhe ta çojë në vend amanetin e të gjithë atyre që ranë në altarin e lirisë. Çdo njeri që pasurohet gjatë luftës quhet profiter i luftës dhe duhet dënuar, ju e veçanërisht ti Ali Ahmeti parat e mbledhura nga “Liria Kombëtare” i fute në bankat e Vlorës dhe Sarandës 400.000 franga zvicerane dhe tash po i shndërron në Euro dhe për çdo ditë po të vinë “Mallborot” nga Zvicra. Ti sigurisht po mendon se në një shkrim Bardhyl Mahmuti të quajti Ali Pasha dhe t’i mendon se me të vërtet je pasha duke harruar se pashallarëve u ka kaluar koha. Këto janë faje o zotëri, nuk janë gabime. Sa po e shoh ju nuk mërziteni sikur gjysma e popullit shqiptarë të vritet dhe të burgoset, me siguri i përmbaheni thënies të Robert Kenedit se: ”Po ta vrasësh një njeri është krim, po të vrasësh miliona është statistikë”. Deri tash shqiptarët i kanë pasur prangat në dorë tash me marrëveshjen “Kornizë” prangat i kanë në tru, pra në kokë siç do të shprehet profesori i nderuar Beqir Berisha. Bashkëpunoni edhe me dreqin e mallkuar vetëm e vetëm të fitoni për të bërë hizmeqarllëk të devotshëm, piriolla u qoftë. 233
Kur z. Fazli Veliun e burgosën në Gjermani dhe pushteti i këtij shteti artificial kërkonte ekstradimin, ne përgatitëm peticion që një gjë e tillë mos të ndodhë. Tash t’i je bërë bashkëpunëtor i po atij pushteti dhe je armiqësuar me nënshkruesit e peticionit, aferim keni treguar burrëri! Kisha t’u them edhe shumë gjëra por, sa do që të shkruaj të bëmat tuaja do të ngelin mangut. Veprimi i Moisi Golemit dhe Hamëz Kastriotit i paska lëshuar thellë rrënjët dhe nuk e paskeni ditur por tash një përvojë më shumë, ndoshta do të na ndihmoj në të ardhmen gjeneratave që do të vinë. Veprimet tuaja antikombëtare do të njihen në histori si tradhti e dyfishtë, duke ua shitur popullit robërinë si liri, këtë nuk e ka bërë askush deri më sot sa do që ka qenë faqezi. I kam shënuar një pjesë të aktiviteteve të mia ka edhe shumë të tjera, por tash me shëndet nuk jam mirë. Si rezultat i gjithë këtyre, shoqes nuk i japin nënshtetësi edhe pse në Tetovë ka ardhur njëvjeçare nga Prizreni. Shkollën fillore e ka kryer në Tetovë sepse më tutje nuk ka pasur mundësi të vazhdojë. I kemi tre fëmijë. Fëmijët dhe unë kemi nënshtetësi, ajo nuk ka, edhe pse të gjithë të familjes së saj kanë nënshtetësi. Mosdhënien e bazojnë në nenin 7 të Kushtetutës ku ai nen është bërë kancer për shqiptarët, ndërsa partitë shqiptare që hynë në qeveri nuk janë në gjendje për 20 vjet ta anulojnë atë pengesë. Ja sa e kanë fuqinë këto parti, vetëm për të shërbyer në dëm të popullit shqiptar!
234
Në vend të përfundimit Ideja për t’i përfshirë këto kujtime në një libër, që shkrimet e kësaj natyre të jenë dëshmi të motit të kohës së ikur për pasardhësit, që shkrimet e kësaj natyre unë do t’i quaja qasje me motin e kohës, kur brezi im mundohej të bëjë përpjekje për bashkimin e tokës sonë – atdheut në një shtet, pra, përpjekjet e mia dhe shokëve të mi në fushën e hapësirës sonë kombëtare, kur ne mëtonim të thoshim fjalën më të shenjtë: atdheu u bashkua në një shtet. Jam i vetëdijshëm se natyra e librit e ka dukjen e një anshmërie dhe jam i mendimit se njëanshmëria në fjalë e ka arsyen e vetë.
235
236
ANEKS
237
Letër e hapur BDI-së Ajo që ndodh sot me ndëshkimin e shqiptarëve të Maqedonisë, i kapërcen shumëfish kufijtë e ndëshkimeve tashmë të njohura të viteve 1948, 1953, 1968, 1981. Reprezaljet e sotme do të hyjnë në historinë tonë si nga më të egrat, që do të mund të krahasohen me vetëm me ato të vitit 1944! Fushata represive antishqiptare e BDI-së, gjoja krahu që doli nga lufta, por de fakto doli nga zyrat famëkeqe të UDB-së, pa dyshim ka hapur një faqe të re në historinë e popullit shqiptar në këto treva shqiptare. Por kjo faqe historie, është një faqe e zezë, që rrallë e has në historinë e popullit shqiptar. Kjo faqe e zezë, e shkruar me ngjyrë të kuqe të gjakut të dëshmorëve është një hollë që damkos në mënyrë shumë shumë të vrazhdë politikën antikombëtare të BDI-së! Mbi 130 shqiptar janë vrarë pas atyre ngjarjeve, që ju zotërinjtë BDI-së e quajtët luftë, pa llogaritur vrasjet dhe atentatet gjatë atij konflikti të inskenuar.... A e dini ju zotëri se bara e tërë kësaj tragjedie shqiptare bie mbi ju? A e dini se për këtë tragjedi ju mallkojnë nënat, motrat, fëmijët jetima dhe nuset e reja që kanë mbetur pa më të dashurit? A e dini se u mallkojnë lotët e jetimave? A e gjykoni se për këtë gjëmë të madhe u mallkon gjaku i dëshmorëve? 238
A u shkon mendja se pikërisht këta të rënë nga varri thërrasin: Mos ua falni gjakun tonë tradhëtarëve. Ju zotërinjtë tradhëtuat, ju bëtë, tradhëtinë më të madhe në historinë tonë! Ju përbaltet karakterin dhe dinjitetin e popullit tonë. Ju nëpërkëmbët idealin e të gjithë martirëve që u sakrifikuan gjatë gjithë shekullit të kaluar. Ju shkelët mbi gjakun dhe vuajtjet e të gjithëve atyre që ju përqafuat dhe u vllazëruat me këta xhelatë të popullit tonë! Gjëma e juaj politikanë të BDI-së mbi popullin shqiptar është shumë e madhe që nuk mund të përshkruhet jo me një letër të hapur, por as me një libër. Ajo që keni bërë ju kundër popullit shqiptar duhet t’ua brejë ndërgjegjien e tërë pakontestueshme gjeneratave të ardhëshme që do ta argumentojnë veprimtarinë tuaj antikombëtare. Kjo është një detyrë atdhetare e atyre që miren me shkrime. Mua si shqiptar, si veprimtar politik, si i sakrifikuar familjarisht më takon të them atë që ju si parti e keni bërë këtë kundër meje! E kam për detyrë personale dhe familjare po edhe këmbëtare që me pak fjalë të shtroj atë që ju e bëtë ndaj meje... Ju më ndëshkuat brutalisht, por ju nuk ndëshkuat vetëm Zaim Beqirin si individ! Ju ndëshkuat një personalitet që në vitjn 1981 për veprimtari patriotike u dënua me 13 e gjashtë muaj burg të rëndë, ndëshkuat një familje që dha tre të burgosur politik me afër gjysmë shekulli burg, pa llogaritur nënë plakë që po ashtu u dënua me burg, si dhe tre vëllezër dhe një motër të cilët nga 12 vjet nuk mund të vinin në vendlindje sepse do t’i burgosnin menjëherë. 239
A nuk ju brenë ndërgjegja për këtë? Siç duket ju nuk keni ndërgjegjie! Ju më latë pa punë. Më shkarkuat nga detyra vetëm pse nuk vajta pas qeres tuaj që e udhëheqin bijtë dhe bijat e UDBASHËVE dhe kriminelëve me më zë. Çezari kaloi lumin e vogël Rubikun dhe shkeli tokën që konsiderohej si e shenjtë. Veprimi juaj si parti, duke shkelur mbi gjakun e dëshmorëve dhe duke përbuzur vuajtjet dhe sakrificat e atyre që u flijuan për çështjen kombëtare, shkelët mbi gjakun e shenjtë. Ju më shkarkuat nga puna, në një kohë kur u jepni përparësi dhe poste të larta bijëve dhe nipave të bashkëpunëtorëve më të regjur të UDB-së. Ju shkelët mbi gjakun e dëshmorëve, shkelët mbi lotët e nënave, nuseve dhe jetimave, shkelët mbi sakrificat dhe vuajtjet e martirëve, në fund shkelët mbi betimin që jeni betuar para flamurit kombëtar, i hudhët në plehun e historisë! Kujdes, jeni duke u futur vetë në këtë pleh! 14 tetor 2004 ZAIM BEQIRI
240
INTERVISTË
Kosova e pavarur pa përfshirjen e të gjitha trojeve etnike është jo vetëm thjeshtëzim i kërkesës gjithëpopullore por edhe demagogji Vëllezërit Zaim, Vebi dhe Remzi Beqiri nga Shipkovica e Tetovës gjatë viteve 80-ta u dënuanh me 38 vjet e gjysmë burg. Njëri nga ta, Zaimi me gjithë dëshirë priti ofertën për intervistë. Ai është mjaft transparent, i qetë për nga natyra, por kategorik në qëndrime dhe parimor. “Zëri i Kosovës”: Ju, së bashku me Rrahim Nezirin, Shaban Limanin, Esat Abdyrrahmanin dhe Daim Shabanin diku kah mesi i vitit 1981 u dënuat me burgim të rëndë prej 53 vjet e gjysmë, të veprimtarisë tuaj, programin, thirrjen e kështu me radhë, ngase shumë pak apo fare, sa i përket këtij grupimi politik të asaj kohe është folur dhe shkruar? Zaim Beqiri: Po, është e vërtetë se shumë pak është folur për organizatën në fjalë, por ajo nuk është as punë e as përgjegjësi e jona (anëtarëve të organizatës në fjalë), por e të tjerëve, gazetarëve, publicistëve historianëve etj. Themelimi dhe angazhimi ynë në kuadër të organizatës në fjalë ishte në radhë të parë dhe mbi të gjitha tentativave për të ndryshuar pozicionin tonë 241
kombëtar fillimisht përmes ndryshimit përkatësisht ngritjes së vetëdijes kombëtare përmes propagandës dhe përfundimisht përmes propagandës dhe përfundimisht përmes veprimeve konkrete duke u nisur që nga inicimi i demonstratave e deri tek përleshjet me përmasa më të mëdha. Programi i organizatës ishte i ngritur kryesisht mbi kornizat e rrafshit kombëtar, kurse ngjyrimi ideologjik ishte i dorës së dytë apo të tretë. Ne, si në program, si në veprime u përqëndruam me mish e me shpirt për zgjidhje të çështjes sonë kombëtare edhe atë përmes demaskimit të politikës fashizoide të zyrtarëve jugosllavë ndaj nesh shqiptarëve dhe nënkuptohet në internacionalizimin e çështjes shqiptare nën Jugosllavi. Organizata kishte shtrirje në Tetovë dhe Gostivar, nënkuptohet me tendencë të shtrirjes në të gjitha viset shqiptare. Mjerisht jeta e organizatës ishte e shkurtër, pothuaj as dy vite të plota. “Zëri i Kosovës”: Pra, ju u burgosët para ngjarjeve të 81-shit, a e pritnin një shpërthim të tillë të revoltës fillimisht studentore e më pas edhe gjithëpopullore? Z. Beqiri: Pa dyshim se ne pritnim shpërthimin e revoltës gjithëpopullore. Ngjarjet e pranverës së madhe të vitit 81 për ne të burgosurit politik shqiptar kishin një domethënie të posaçme, ishin një impuls i fuqishëm apo një shpresë e madhe e jona, në ç’rast, them për vete, pesha e rëndë e territ të quajtur burg, u lehtësua. “Zëri i Kosovës”: Më 1982, dënohen edhe veprimtarët e organizatës “Kushtrimi i lirisë”, të udhëhequr nga Rafi Halili, në mesin e tyre dënohen edhe dy vëllezërit tuaj Vebiu me 14 vjet dhe Remziu me 11 vjet, si e përjetuat burgosjen dhe dënimin e tyre. 242
Z. Beqiri: Përjetimi, si t’ju them, befasi për të mirë, ngase kurrë vëllezërit nuk më kanë njoftuar për lidhjet e tyre me shokët e organizatës “Kushtrimi i Lirisë”. Thjesht ndjeva edhe një kënaqësi shpirtërore me vetë faktin se edhe vëllezërit kishin vazhduar rrugën time. E vetmja dhimbje që asokohe ndjeva ishte ajo për nënën të cilën e kishin torturuar dhe dënuar me 60 ditë burgim, si dhe dhimbja jo vetëm për vëllezërit por edhe për shokët e tjerë, veçmas për Rafi Halilin të cilët ishin maltretuar aq rëndë sa vërtetë as unë, as kurkush nuk do të mund ti përshkruaj gjendjen e tyre fizike, thjesht të shkatërruar. “Zëri i Kosovës”: Deri në vitin 1988, me Remziun vuanit dënimin në një burg, kurse Vebiu prej kohësh ishte transferuar në burgun e Spuzhit. Po këtë vit edhe juve ju transferuan nga burgu i Idrizovës në ate të Stara Gradishkës. Si e përjetuat këtë transferim dhe ndarje nga vëllau Remziu dhe cilat ishin shkaqet e transferit? Z. Beqiri: Transferi ishte i parapritur dhe si duket rrodhi si pasojë e grumbullimit të madh të burgosurve politik shqiptarë në Idrizovë. Sa i përket ndarjes me vëllaun, ne edhe ashtu ishim të ndarë nëpër pavione të ndryshme, dhe shumë rrallë arrinim të takoheshim, megjithatë shumë rëndë e përjetova këtë ndarje. “Zëri i Kosovës”: Më 21 qershor të vitit 1990 u liruat nga burgu. Pas pothuajse dhjet viteve burgim a vërejtët ndryshime në mesin e popullatës shqiptare? Z. Beqiri: Ndryshime kishte por jo thelbësore, ashtu çfarë duhej dhe pritja të ishin. Në shumicën e rasteve njerëzit që i njihja prej më herët, jo vetëm që shtireshin të gjithdijshëm, por edhe si patriot të denjë. Me një fjalë llafosnin e bënin zhurmë më së shumti ata që dikur 243
heshtnin. Secili prej tyre bëhej jo vetëm më zemërgjerë, por edhe më patrot se tjetri. Thjesht, njeriu shqiptar kishte ngelur në pozicionet e viteve 80-ta. Pra hetohej vetëm ndryshimi i formës e jo edhe i brendisë apo esencës. “Zëri i Kosovës”: Për dallim nga pjesa dërmuese e të burgosurve politik, ju edhe mëtutje qëndroni anash nga partitë politike aktuale, Pse? Z. Beqiri: Partitë politike legale të shqiptarëve që hë për hë jetojnë nën okupimin sllav, që nga themelimi e gjer më sot nuk mund të kuptohen ndryshe pos si surrogat i dalur nga LKJ-ja. Them kështu, ngase edhe sot e kësaj dite, shumëçka u mungon subjekteve në fjalë sa i përket relevancës kombëtare. Pikërisht partitë politike legale, janë ato që topitën tehun e veprimit revolucionar, dhe pa fije turpi, tash e shtat vite me radhë, popullatës shqiptare i servojnë dokrrat e tyre “demokratike”, duke preferuar ruajtjen e gjakftohtësisë, heshtjen apo durimin dhe lëmoshën, si shpërblim të gjithë kësaj. Pra, partitë politike jo vetëm që njohin verbalisht sovranitetin e shteteve të sapokrijuara sllave, por, në një mënyrë apo tjetër, me apo pa vetëdije, punojnë drejt sendërtimit të këtyre shteteve apo republikave të ngritura mbi shtratin tonë. Partitë politike legale, përkatësisht krerët e tyre, heshtën dhe majorizuan si diçka normale rindarjen e tokave tona në disa shtete apo republika sllave. Pra përderisa të tjerët partitë e tyre politike i shtrinë në të mirë të tyre, ne çuditërisht shtrirjen e influencës sonë politike e lokalizuam, dhe, në një mënyrë apo tjetër, shtruam para vetes dallime të paqena, duke u pagëzuar në LD-ista, PPD-ista, apo në disa që kërkojnë republikë të pavarur, disa të tjerë që kërkojnë autonomi politiko-territoriale, 244
disa që kërkojnë element shtetëformues, disa të tjerë që kërkojnë të drejta njerëzore e çka jo tjetër. “Zëri i Kosovës” : Megjithatë këtu në opinion tetovar dhe më gjerë, kur bëhet fjalë për ju, pa fije ngurrimi thuhet se mosangazhimi juaj në ndonjërën nga partitë politike aktuale është pasojë e nostalgjisë për komunizmin dhe Enver Hoxhën? Z. Beqiri: Që nga dalja ime prej burgut e gjer më sot, unë personalisht nuk mund ta gjej veten në asnjë parti politike aktuale. Arsyet i potencova më lart. Sa i përket “nostalgjisë”, më duhet të them qartë edhe prerë se unë, para së gjithash e ndjej veten si para viteve të 80-ta si sot për nacionalist, zatën edhe për këtë arsye u burgosa si plot shqiptarë të tjerë, e jo si pasojë e ngjyrimeve ideologjike. Është e vërtetë se në shpirt më flen majtizmi. Atë kurrë nuk e kam fshehur, e s’do ta fshehë as sot. Sa i përket personalitetit të shokut Enver Hoxha, kam qenë dhe pretendoj të mbetem ithtar i denjë i rrugës së tij. Unë personalisht, me kalimin e kohës, gjithnjë e më tepër vërej shkëlqimin historik të veprës së tij. Megjithatë, ju e dini se sot forma më e mirë e mediokërve politikë, për të eliminuar njerëzit meritor apo potencial, është pikërisht përshkrimi i tyre si enverist, marksist-leninist e kështu me radhë. Formë kjo identike me ato të viteve 80-ta kur etiketimet e sipërpërmendura i bënin udbashët dhe titistët jugosllav. Andaj edhe etiketimet që mundohen t`i lansojnë këto kategori, për mua dhe plot të tjerë me mendime identike me të miat, nuk mund t`i kuptojmë ndryshe por si orvatje të tyre të fundit për të fshehur krimet e bëra para popullit.
245
“Zëri i Kosovës”: Po ashtu në opinion njiheni si njëri ndër kundërshtarët më të denjë të opsionit për pavarësi të R. Së Kosovës pa trojet e tjera etnike? Z. Beqiri: Po, si dhe plot të tjerë që zgjidhjen e problemit tonë e shohin drejt. Kurrën e kurrës, nuk do të pajtohem me këto nisma të pakuptimta dhe mbi të gjitha naive. Zatën tendenca për të na lënë nën pluhurin e harresës, qëndron pikërisht këtu, e jo siç pandehin të na përshkruajnë si marksist, stalinist, të kuq e çka jo tjetër. “Zëri i Kosovës” : Ju mendoni se nisma e tillë daton në këto vitet e fundit? Z. Beqiri: Nisma apo orvatjet e tilla të cilat tashmë në një mënyrë apo tjetër, mjerisht po pinë ujë në popullatën e painformuar mirë, me vetë faktin e aplikimit të kufijve përmes zemrës së trungut tonë, nuk e kanë zanafillën në këto 7-të vitet e fundit, por tendenca të tilla pati dhe u vërejtën edhe më herët. Meqë mu dha rasti dhe i bindur se revista juaj “Zëri i Kosovës” nuk do ta cenzuroi, por do të jetë objektiv si edhe më herët, veçanërisht gjatë qëndrimit në burg kam polemizuar me shumë shokë pikërisht për këtë problematikë, pjesa dërmuese e të cilëve me këmbëngulje qysh atëherë mbronin tezën për R. E Kosovës me kufij politik të autonomisë së vitit 1974. Ky verzion, sipas tyre, është nxjerrur edhe nga konsulltimet e bëra me krerët shtetëror të shtetit amë. Se realiteti ishte krejt tjetër, dhe se qeveritarët e atëhershëm të shtetit shqiptar fare nuk kishin dorë në ngushtimin dhe klasifikimin e kërkesave tona, atë mund ta dëshmojë me shumë fakte, ndër të cilat edhe me këtë: Pas vizitës së parë që i bëra shtetit amë, në takim me Ramiz Alinë, shtjelluam edhe këtë problematikë, me ç’rast ai prerë dhe 246
qartë potencoi se një gjë e tillë nuk është e vërtetë dhe e qëndrueshme. Sidoqoftë, edhe sot e kësaj dite, ndaj mendimin se zgjidhja eventuale vetëm e çështjes së Kosovës me ata kufij politikë, pa inkorporimin e viseve tjera, do të sihte vetëm evitim i kancerit nga një pjesë e trupit, e jo edhe evitim apo shërim i tërësishëm. Zatën edhe mosserioziteti ynë para të tjerëve, pikërisht këtu hetohet, me vetë faktin se ne nuk kemi një kërkesë të vetme dhe të qartë, por shumë kërkesa. Mendoj se kështu, ne vetë e zvarrisim edhe më shumë zgjidhjen e çështjes sonë. “Zëri i Kosovës”: Besoj se jeni në dijeni se ekzistojnë forca politike të cilat zgjidhjen e problemit shqiptar e shohin në mënyrë integrale, e jo hap pas hapi? Z. Beqiri: Unë nuk e di ku aludoni, nëse e keni fjalën për LPK-në, apo ndonjë forcë politike ilegale, gjërat ndryshojnë, megjithatë kur jemi te këto forca politike, mjerisht më duhet të them se në momentin e pikërishëm, në fillim të viteve 90-ta, në vend se ta marrin situatën më fuqishëm në duar, çuditërisht u vërejt ç’organizimi dhe zbehja e pozicioneve të tyre, veçmas në aspektin organizativ. Një pjesë e madhe e veprimtarëve të këtyre forcave politike, gjatë kësaj periudhe braktisën vijën e tyre politike dhe kaluan nëpër parti të ndryshme legale. Pra, edhe në radhët e organizuara të këtyre forcave kombëtare, pati të atillë që zgjidhjen e çështjes sonë e panë dhe e shohin hap pas hapi, në mënyrë parciale. Them kështu ngase pjesa dërmuese e të burgosurve politikë shqiptarë, ishin anëtarë, e disa edhe themelues të kësaj force atdhetare. E sot, pas daljes nga burgu, në vend se të përforcohet vija e tillë politike, ajo u braktisë. Rast ky i pa presedan, që ndodh vetëm tek ne, jo edhe 247
tek popujt tjerë të robëruar që luftojnë për çlirim nacional. Megjithatë, më mban shpresa se gjërat më në fund do të marrin kahjen e dëshiruar, zatën atë më së miri e dëshmojnë lëvizjet e bëra kohëve të fundit drejt ndryshimit të kësaj amullie. “Zëri i Kosovës”: Sovranitetin e IRJM e pranuan zyrtarët shqiptarë të Tiranës dhe të Prishtinës, çfarë mendoni ju? Z. Beqiri: Peshku qelbet nga koka e jo nga bishti. Çoroditja jonë kombëtare gjatë këtyre viteve pikërisht zanafillën e ka në kokë, një prej shumë prognozave të gabuara të politikanëve aktualë si të Tiranës ashtu edhe të Prishtinës. Gabim katastrofal dhe i pafalshëm. Askush nuk e ka të drejtë për të viktimizuar gati një milion tokë shqiptare, qoftë Sali Berisha apo Ibrahim Rugova. “Zëri i Kosovës”: Ju mendoni se shqiptarët në Maqedoni janë bërë pre për zgjidhjen e çështjes së Kosovës? Z. Beziri: Pikërisht ashtu. Fatmirësisht, llogaritë pa hanxhinë, si gjithmonë do t’ua hanë kokën atyre që bënë llogari të tilla. “Zëri i Kosovës”: Megjithatë politikanët shqiptarë nga IRJM-ja përfillën këto instruksione? Z. Beqiri: Po, por jo edhe populli. Ai, si kurrë, pra as sot, nuk heq dorë nga synimet reale për bashkim dhe mirëqenie kombëtare. “Zëri i Kosovës”: Pozicioni shqiptar në IRJM gjithnjë e më tepër denigrohet, pothuaj se të gjitha iniciativat më relevante kombëtare u majorizuan dhe eliminuan nga vetë politikanët aktualë shqiptarë. Si e komentoni këtë dukuri? 248
Z. Beqiri: As që pritej diç tjetër. Unë edhe më lart potencova, se thyerjet u bënë më herët. Vetë pranimi i tezës që problemi ynë të zgjidhet hap pas hapi, ishte e kuptueshme se do ta përqafojnë ata që në realitet nuk janë tjetër, pos mediokër politikë. Është e vërtetë se pozicioni shqiptar është denigruar tej mase, por shpresat nuk duhet humbur. Në popull gjithnjë e më tepër vërehet injorimi ndaj politikanëve aktualë dhe shumë shpejt do të bëhet eliminimi i tyre, dhe i koncepteve të tyre qesharake. Populli si gjithmonë, edhe sot, në gjiun e vet ka bijë të denjë të cilët nuk ngurrojnë për ti dalë zot. “Zëri i Kosovës”: Besoj se jeni në dijeni për iniciativën e qeveritarëve aktualë për të ndryshuar flamurin tonë kombëtar...? Z. Beqiri: Kjo nuk më befason, dhe as që duhet hidhëruar në Vllado Popovskin, por duhet hidhëruar në liderët politikë shqiptarë, në qeveritarët shqiptarë, deputetët e kështu me radhë. Sa i përket iniciativës në fjalë, nuk është çudi se ajo mund edhe të aprovohet, ngase edhe kjo problematikë, si shumë të tjera, sipas të gjitha gjasave do të rregullohet me ngritjen e gishtërinjve. Sidoqoftë ky është një simptom që më së miri dëshmon shkatërrimin përfundimtar të IRJM-së, ju e dini se dy vite para shkapërderdhjes së Jugosllavisë, Azem Vlasi, i dirigjuar nga beogradi, ndryshoi flamurin tonë kombëtar. U shërbeva me këtë shembull ngase IRJM-ja, jo vetëm me këtë rast, por edhe me gjithë të tjera, sa u përket shqiptarëve nuk është tjetër por një Jugosllavi në miniaturë. “Zëri i Kosovës”: Po reth protestave studentore të sllavomaqedonasve? 249
Z. Beqiri: Pak para se të shkapërderdhej Jugosllavia, serbët grumbulloheshin pandërprerë nëpër sheshe e qendra të ndryshme, për të tërhequr vërejtjen se janë të rrezikuar nga shqiptarët, dhe nuk ia arritën. Në vend të efektit, grumbullimet e tyre masive shkaktuan kundërefekt, me ç’rast edhe shkapërderdh Jugosllavia. Pothuajse në mënyrë identike, sot qeveritarët janë përcaktuar për UT-në. UT-ja tashmë është reale nuk ka ligj e as forcë që mund ta asgjësojë këtë tempull të diturisë. Akademia Pedagogjike që në realitet nuk paraqetë tjetër pos një shkollë të thjeshtë politike, ka perënduar për shqiptarët. Mendoj se është me pak rëndësi se a do të anulohet apo jo ligji mbi shkollimin e shqiptarëve në Akademinë Pedagogjike, por është me shumë rëndësi këmbëngulja jonë e përgjithshme për të forcuar dhe profilizuar UT-në. Unë personalisht aty shoh perspektivën tonë. “Zëri i kosovës”: Në fund ju falenderojmë për kohën e ndarë enkas për ne. Z. Beqiri: Poashtu edhe unë ju falenderoj, dhe u jam shumë mirënjohës për këtë bashkëbisedim. Intervistoi: Emërllah Ukshini
250
Nga qëllimi në idealizëm Siç dihet organizimi politik shtetëror në ishJugosllavi, pavarësisht liberalizimit të madh ekonomik të saj, ka qenë i ngjashëm me atë të ish-mbretërisë SKS, si dhe të të gjitha shteteve ballkanike duke u bazuar në platformën e ambasadorit rus në Turqi – Ignjatievit, se: çdo shtet në Ballkan mund të krijohet vetëm Shqipëri jo, si dhe sipas teorisë së Çubrilloviçit dhe Ivo Andriçit e më vonë të Rankoviçit, që shqiptarët duhet pastruar nga gadishulli i Ballkanit. Dhe, duke qenë se instrumentet e dhunshme të administratave përkatëse kanë qenë dominuar nga etnitë e tjera jo Shqiptare dhe, të përkrahura nga fuqitë e mëdha të Evropës, Shqiptarët jashtë shtetit shqiptarë, si në Kosovë, Kosovën lindore, Maqedoni, Çamëri apo Mal të Zi përjetuan skëterrën e shekullit e në veçanti me ikjen e perandorisë Otomane, kështu që nuk ka qenë e mundur që të ndahet dimensioni i botëkuptimit fetar nga ai atdhetar – shqiptarë, nga fuqitë e mëdha. Shqiptarët e akuzuar dhe të dënuar sipas gjuhës së forcës, nga shekulli në shekull mundoheshin që ta thonë fjalën e tyre duke u organizuar politikisht dhe ushtarakisht, në mbrojtje të atdheut. Por, gjuha e forcës dhuratë shqiptarëve u dha Shqipërinë e cunguar. Moti i kohës nuk i ndalte dot shqiptarët, pra, dashuria për bashkimin e trojeve të mbetura shqiptare, i bëri shqiptarët që të jenë më atdhetarë dhe shumë më të 251
ndjeshëm ndaj çështjes kombëtare e cila mirëfilli lidhet me konceptin e pronës së shtetit - atdheut, si zgjidhje e vetme reale për kombin. Jo rastësisht u shkruan fjalët në fillim, që lirshëm të japim mendimin për librin e Zaim Beqirit Të sfidosh sfidat, i cili brenda dymbëdhjetë kaptinave dhe nëntitujve të kaptinave në fjalë, rikujton motin e kohës kur e shikonte se si Shqipëria pikë e pesë duhej të bashkohej në një shtet. I vetëdijshëm se ish-Jugosllavia ishte forcë dhe se një shtet i tillë mundej të përmbysej vetëm me sakrifica të mëdha dhe më një organizim politik dhe ushtarak në mbarë hapësirën jashtë shtetit administrativ – Shqipërisë, duke shpresuar se edhe shteti shqiptarë do ta jep përgjegjësinë kombëtare, me gjuhën e guximit do ti bashkëngjitet grupit ilegal – shokëve të njëmendimi që të paktën fuqisë së shtetit në fjalë t’i thonë se: kjo tokë është dhe do të mbetët shqiptare. Kjo arsye ka padyshim shkaqet e saja konkrete të cilat lidhen me faktin se shqiptarët e këtyre anëve gjithmonë kanë vepruar që të ndryshojnë edhe historinë gjeopolitike të Ballkanit. Besoj se këto njerëz të kombit tonë, të cilëve u takon edhe Zaim Beqiri, kanë pasur të njëjtën hartë konceptimi sipas origjinës së atyre të cilët gjithmonë kanë ditur të sakrifikojnë edhe jetën e tyre që të bashkohet atdheu, por, për të mos i riorientuar në kahe tjetër lexuesit, më duhet t’i rikthehem librit të autorit, i cili sipas kujtesës që rrëfen dhe sipas veprimtarisë së ti atdhetare ka një emër, për të cilin emër përgjigjet vetë ecuria e librit: Unë jam Shqiptar! 252
Mos të zgjatem në formën moralizuese të autorit, nga një kënaqësi dhe razi e këtillë vëllazërore në shprehjen dhe në mbrojtjen e së vërtetës së quajtur Zaim Beqiri, sërish fjalën e rikthej tek libri ku pos peripecive që i përjeton që nga fëmijëria dhe në ecuri në lëvizjet ilegale dhe legale si dhe dashurinë për UCK-në, si e vetmja shpresë e cila autorin në fjalë jo vetëm që e zhgënjeu, por edhe e ndëshkoi, ku në libër shihen qartë edhe arsyet se pse....?!!! Kështu pra, në libër sigurisht se nuk përjashtohet veprimtaria e aktiviteteve tjera të autorit për lirinë e Kosovës dhe, aktivitetet për shoqata kulturore dhe shoqata të tjera joqeveritare, shoqata për të cilat autori tentonte që të bëjë çerdhe kombëtare për ecje të më tejshme të botës shqiptare, që të mos mbeten peng i rirobrimit, që u jetësua nën ombrellën e demokracisë, si dhe se si do të duket autori përballë të vetmes lëvizje që u realizua me natyrë kombëtare – përballë themelimit të USHT-së si dhe përball kërkimit për riorganizim politik mbarëkombëtarë ku e gjithë bota shqiptare do të ishte një ushtri e vërtetë, që të vë kufijtë e atdheut me pamjen: Një gjak, një gjuhë, një atdhe, një flamur, një shtet. Rami Kamberi
253
254
ALBUMI
Nënë Madhja me fëmijët e mi, unë duke qenë ende në burg
Me shoqen Xhevrie 255
Para kompleksit "Adem Jashari", nga e majta në të djathtë: Xhemil Zeqiri, Ali Aliu nga Presheva dhe unë Zaim Beqiri
Me vllezërit Xhemilin dhe Remziun 256
Dita e arritjes nga burgu me shokët: Halit Naxhaku nga Ohri, Tahir Hani nga Veleshta, me vllaun Remziun që para dy muajve kishte dalë nga burgu, me nënën, dajën, fëmijët e mi dhe dy shokë që pritnin
Pamje nga gjykimi (nga e majta): Neziri, Z. Beqiri, Sh. Limani, E. Abduramani dhe D. Shabani, Shkup 257
Te shpella e Hisarit ku kemi bërë betimin
Kujtim nga kl. e II-të, Viti shkollor 1971/72, Bozovcë, 10.06.1972 258
Grup shokësh me rastin e promovimit të librit "Do ta bëjmë Shqipërinë"
Grup shokësh me rastin e e promovimit të librit "Do ta bëjmë Shqipërinë", nga e majta në të djathtë: Ejup Mahmuti, Adem Demaçi, Beqir Berisha, Veli Llakaj (gjeneral), Zaim Beqiri dhe Qebir Xheladini 259
Me rastin e 35 vjetorit të demonstratave të 1968-tës (nga e majta në të djathtë): Shaban Xheladini, Mehmet Gega, Zaim Beqiri dhe Hamdi Islami
Lëshim në përdorim të shkollës së re në Veshallë, 1995 260
Me akademik Rexhep Qosjen dhe Mr. Ramadan Sinanin gjatë ditëve të naimit
Një pjesë e pjesëmarrësve në Tiranë, 1993 261
Me rastin e njëvjetorit të vdekjes së shokut tim të idealit Shaban Xheladinit. Mbajtja e referatit për nder të kësaj figure të ndritur
Para përmendores së Ismet Jasharit në Orizare 262
Homazh para pllakës përkujtimore në Gurin e kuq
Para përmendores së UÇK-së në Vaksincë, 2006 263
Shënime për "Partinë Kombëtare të Punës" dhe Zaim Beqirin të publikuara në një monografi të një ish punëtori të sigurimit 264
265
266
267
PËRMBAJTJA Në vend të hyrjes ........................................................7 Leja e njoftimit Për vendlindjen...........................................................11 Gjeografia e Shipkovicës ...........................................13 Kujtime nga fëmijëria .................................................16 Sfidat dhe rruga e shkollimit ....................................21 Moti i 1968 dhe sfidat në ushtri ...............................28 Si arsimtar përballë skëterrës ..................................47 Si u zgjodha drejtor, pse u ndëshkova dhe nga kush?!..........................................................................63 Ata që më donin, nuk kishin mundësi të më mbronin .......................................................................68 Unë dhe udbashët Koha e motit të mbrapsht ........................................71 Mes vetes dhe të tjerëve, për ta jetuar kohën ......76 Në kërkim të dijes dhe kombëtares..........................90 Mes dhimbjes dhe arrestimeve .................................94 Mësues dhe student para akuzave .......................100 Në kërkim të atdheut dhe lirisë Takimi me Rahim Nezirin ......................................115 Veprimtaria ilegale ....................................................117 Gjuha e qëndresës Suksesi dhe dështimi ...............................................125 Të mbetesh ai që je – shqiptar ..............................129 Dridhmat ndërkombëtare dhe shpresa për bashkim Koha e shpresës për bashkëveprim .......................143 Bashkimi shikohej ndryshe .....................................145 268
Mosveprimi unik dhe pasojat...................................150 Dhuratë na mbetën kufijtë .......................................168 Mes idealit dhe tradhtisë Shpresa për bashkim ...............................................175 Tradhtia e madhe.....................................................181 Ndëshkimi pse nuk pajtohesha me rirobërim .........196 Shpresa për riorganizim...........................................203 Atdheu pikë e pesë nuk është fjala ime e fundit Uni folës....................................................................211 Parimi kombëtar .......................................................213 Arsyet ........................................................................215 Portrete Aktiviteti ilegal-kombëtar...........................................217 Aktiviteti ilegal - politik .............................................221 Aktiviteti im për themelimin e shoqatës kulturore “Rexhep Voka“ ........................................................225 Aktiviteti im për themelimin e shoqatës së ish të burgosurve dhe të përndjekurve politik .................226 Aktiviteti im për veprimin e arsimimit shqiptarë – emblemë e kombit – themelimin e Universitetit të Tetovës .....................................................................233 Në vend të përfundimit ............................................237 Letër e hapur BDI-së ...............................................239 Intervistë Kosova e pavarur pa përfshirjen e të gjitha trojeve etnike është jo vetëm thjeshtëzim i kërkesës gjithëpopullore por edhe demagogji.................................243 Nga qëllimi në idealizëm .........................................253 Albumi 269