RAPORT MBI FINANCAT PUBLIKE VENDORE - T3 2017

Page 1

RAPORT MBI FINANCAT PUBLIKE VENDORE JANAR-SHTATOR, 2017

Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit Dhjetor 2017

1


1. HYRJE Ky raport paraqet një analizë të shkurtër të performancës, prirjeve dhe situatës financiare të 61 bashkive të reja në periudhën janar – shtator të vitit 2017, krahasuar me të njëjtën periudhë në vitet e mëparshme. Nga pikëpamja metodologjike, krahasimi vjetor me të dhënat faktike të nëntëmujorëve të viteve të mëparshëm bëhet duke iu referuar të dhënave në nivel 373 NjQV të cilat më tej u konsoliduan për 61 bashki. Në këtë kuadër, raporti analizon shkurtimisht burimet e financimit të bashkive, koston e qeverisjes vendore dhe mënyrën e përdorimit të burimeve financiare publike në nivel vendor. Ky raport është pjesë e një serie raportesh të shkurtra me frekuencë tremujore dhe vjetore për financat vendore të përgatitur nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit. Burimi i të dhënave financiare vendore është Sistemi Informatik Financiar i Qeverisë (Sistemi i Thesarit) pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, të cilat janë përpunuar dhe më pas publikuar në platformën www.financatvendore.al.1 2. BURIMET FINANCIARE Ky seksion synon të pasqyrojë nga burojnë fondet me të cilat bashkitë ushtrojnë funksionet, përgjegjësitë dhe ofrojnë shërbime për komunitetin përkatës si dhe performancën e tyre në periudhën janar – shtator 2017 (të dhëna progresive). 2 Burimet financiare totale për qeverisjen vendore regjistruan një vlerë 55.2 miliard lekë 3 , në rritje me rreth 25.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në terma nominalë vjetorë, burimet financiare totale rezultuan rreth 11.1 miliardë lekë më të larta. Nëse nga totali i burimeve financiare do të përjashtonin ato kategori të ardhurash të konsideruara me destinacion (transferta të kushtëzuara), të ardhurat mbi të cilat bashkitë ushtrojnë autoritet dhe kanë të drejta vendimmarrjeje përsa i përket mënyrës së shpenzimit, shënuan një vlerë prej rreth 33.7 miliard lekë. Tabelë 1. Burimet financiare totale (të dhëna progresive 9-mujore, në lekë)

9M2010

Të ardhura nga burime të veta 9,346,798,120

Transferta e pakushtëzuar dhe specifike 8,917,778,140

Taksa të ndara

Transferta të kushtëzuara

Të ardhura totale

504,564,370 18,967,577,960 37,736,718,590

1

Ky raport paraprihet nga raporti vjetor për vitin 2016 dhe raporti i financave vendore për gjashtëmujorin e parë të vitit 2017 dhe do të pasohet nga raporte të tjera të cilat do të mund t’i gjeni në platformën www.financatvendore.al. Në këtë platformë ju mund të ndërtoni vetë raportin tuaj për të monitoruar nga burojnë të ardhurat vendore dhe si shpenzohen ato nga bashkia juaj. Gjithashtu do të mund të gjeni edhe dokumente me interes si buxhetet dhe paketat fiskale të bashkisë tuaj. 2 Burimet financiare totale të njësive të vetëqeverisjes vendore përfshijnë: (i) të ardhurat nga burime të veta vendore (taksa, tarifa, të tjera dhe huamarrje) , (ii) të ardhura nga transfertat ndërqeveritare ku përfshihen të ardhurat nga transferta e pakushtëzuar dhe specifike, të ardhurat nga taksat e ndara dhe të ardhurat nga transfertat e kushtëzuara. 3 Kjo shifër nuk përfshin të ardhurat nga fondet e trashëguara nga viti i mëparshëm (të kushtëzuara apo jo).

2


9M 2011 9M 2012 9M 2013 9M 2014 9M 2015 9M 2016 9M 2017

9,661,257,440 9,471,825,400 8,572,078,330 10,576,728,900 10,399,809,260 13,003,569,270 16,672,188,716

10,204,712,000 594,144,490 16,923,432,300 37,383,546,230 7,840,029,400 913,767,860 17,457,363,000 35,682,985,660 8,205,299,490 1,045,975,720 19,926,315,180 37,749,668,720 9,057,031,870 745,008,750 18,804,063,710 39,182,833,230 8,821,677,540 713,877,230 17,976,923,880 37,912,287,910 14,068,251,480 614,040,180 16,428,782,530 44,114,643,460 16,161,814,407 869,335,931 21,519,695,636 55,223,034,690

Burimi: Portali i Financave Vendore www.financatvendore.al

Të ardhurat në diskrecion të bashkive përfaqësuan rreth 61.0% të burimeve financiare totale dhe përfshijnë: të ardhurat nga burimet e veta, të ardhura nga transferta e pakushtëzuar dhe specifike4, të ardhura nga taksa të ndara. Në total, këto të ardhura regjistruan rritje me rreth 21.7% në terma vjetorë. Rritja në të ardhurat në diskrecion të bashkive u përcaktua gjerësisht nga rritja e të ardhurave nga burime të veta të bashkive (taksa, tarifa, transaksione me asetet dhe të tjera). Grafik 1. Të ardhurat sipas kategorive (të dhëna progresive 9-mujore)

50 40

Taksa të ndara

Transferta e pakushtëzuar dhe specifike

Të ardhura nga burime të veta

Burime financiare totale

Të ardhura (pa tr. kushtëzuar)

në miliard lekë

60

Transferta të kushtëzuara

55.2 44.1 37.9 33.7 27.7

30 19.9

20 10 -

9M2010

9M2011

9M2012

9M2013

9M2014

9M2015

9M2016

9M2017

Burimi: Portali i Financave Vendore www.financatvendore.al

2.1 Të ardhura të veta Të ardhurat e veta (nga taksat, tarifat, asetet dhe të tjera) regjistruan një vlerë prej rreth 16.7 miliard lekë, në rritje me rreth 3.7 miliard lekë ose rreth 28.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ecuria e kësaj kategorie të ardhurash sinjalizon për vijimësi të përmirësimit të performancës në mbledhjen e të ardhurave vendore në përgjithësi. Ecuria 4

Transferta specifike deri më tani trajtohet si transfertë e kushtëzuar, por në vijim ajo do të jetë pjesë e transfertës së pakushtëzuar (pasi të kalojë faza tranzitore e transferimit dhe përbrendësimit të funksioneve të reja të transferuara). Në portalin e financave vendore, të dhënat për transfertën e pakushtëzuar përmbajnë edhe të ardhurat nga transferta specifike.

3


pozitive e të ardhurave të veta erdhi kryesisht nga performanca e mirë e ndjekur nga të ardhurat nga taksat vendore të cilat regjistruan një nivel prej rreth 10.8 miliard lekë, në rritje me rreth 41.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Grafik 2. Të ardhurat e veta nga taksa, tarifa dhe të tjera

Burimi: Portali i Financave Vendore www.financatvendore.al

Analiza e detajuar sipas zërave të taksave tregon se kjo performancë pozitive është udhëhequr nga rritja e të ardhurave nga taksa e ndikimit në infrastrukturë e cila shënoi dhe nivelin më të lartë historik gjatë periudhës në analizë (2010 – 2017). Të ardhurat nga kjo taksë kontribuan me rreth 4.4 miliard lekë në buxhetin vendor, në rritje të ndjeshme krahasuar me nivelin e kësaj takse prej 1.7 miliard lekësh në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Performanca në të ardhurat prej kësaj takse sugjeron për rigjallërim të aktivitetit ndërtues në vend, privat (rritje e numrit të lejeve të ndërtimit nga bashkitë në vijim të miratimit të planeve të përgjithshme vendore) dhe publik (investime publike të ndërmarra nga qeveria qendrore). Në nivel bashkie, rreth 71.4% e të ardhurave nga taksa e ndikimit në infrastrukturë u regjistruan në buxhetin e bashkisë Tiranë (nivel ky rreth 4.9 herë më i lartë krahasuar me nivelin e të ardhurave nga kjo taksë një vit më parë). Sikurse dhe pritej, të ardhurat nga tatimi i thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël, vijojnë të ulin kontributin e tyre në totalin e të ardhurave nga taksat vendore. Gjatë periudhës së konsideruar, të ardhurat nga tatimi i thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël regjistruan një vlerë prej 276.2 milionë lekë, në rënie me rreth 52.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

4


Grafik 3. Të ardhura nga taksat vendore

Burimi: Portali i Financave Vendore www.financatvendore.al

Një tjetër burim i rëndësishëm të ardhurash për buxhetin vendor përfaqësohet nga të ardhurat nga taksa mbi pasurinë e paluajtshme. Gjatë periudhës në analizë, të ardhurat nga kjo taksë regjistruan një vlerë prej rreth 3.4 miliard lekë, në rritje modeste me 2.5% në terma vjetorë. Në të gjitha vitet e marra në analizë, taksa mbi ndërtesat përbën mesatarisht rreth 85.4% dhe të ardhurat nga taksa mbi tokën bujqësore zënë 14.6%, ndaj totalit të të ardhurave nga taksa mbi pasuritë e paluajtshme. Grafik 4. Të ardhura taksa mbi pasuritë e paluajtshme

Burimi: Portali i Financave Vendore www.financatvendore.al

Në terma vjetorë, të ardhurat nga taksa mbi ndërtesat rezultuan në rreth 3.0 miliard lekë, në rritje me rreth 6.5% në terma vjetorë. Në të kundërt, të ardhurat nga taksa mbi tokën 5


bujqësore shënuan rënie vjetore të theksuar me rreth 19.7% krahasuar me një vit më parë. Taksa e truallit nuk rezulton të ketë regjistruar të ardhura në periudhën e konsideruar. Ky nivel mund të lidhet me problematikat e mungesës pothuajse totale të regjistrave të bazës së taksës (dhe taksapaguesve). Gjithashtu mund të jemi përballë edhe të një problemi të raportimit financiar, dhe një vlerësim më i thellë do duhej të bëhej nga autoritetet. Aktualisht, me miratimin e ligjit nr. 106/2017 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar, i hapet rrugë reformimit të taksës mbi pasurinë e paluajtshme (ndërtesa). Veçanërisht, do të kalohet nga taksa me bazë fikse (i aplikuar aktualisht), në aplikimin e taksës së ndërtesës mbi vlerën e tregut të ndërtesës. Në vijim të krijimit të regjistrit qendror të bazës së të dhënave të pasurive të paluajtshme (kadastrës fiskale) dhe aplikimit të taksës së ndërtesës bazuar në vlerë, të ardhurat në buxhetin e njësive të vetëqeverisjes vendore pritet të pësojnë rritje të ndjeshme. Përmirësimi i performancës së të ardhurave nga tarifat vendore gjithashtu kontribuoi pozitivisht në ecurinë totale të të ardhurave të veta të bashkive. Ndaj totalit të të ardhurave vendore, të ardhurat nga tarifat zënë një peshë prej 35.2% dhe përfaqësojnë një kategori të ardhurash mbi të cilat bashkitë kanë diskrecion të plotë. Gjatë periudhës në analizë, të ardhurat nga tarifat shënuan një nivel prej rreth 5.9 miliard lekë, në rritje me rreth 11.6% në terma vjetorë. Për nëntëmujorin e 2017, të ardhurat nga tarifat e shërbimeve publike (menaxhimi i mbetjeve, ndriçimi dhe gjelbërimit) rezultuan në rreth 3.0 miliard lekë, në rritje me rreth 6.7% në terma vjetorë. Ndërkohë që të ardhurat nga tarifat administrative dhe të tjera kontribuuan me rreth 2.4 miliard lekë në të ardhurat nga tarifat në total. Tarifa për zënien e hapësirave publike dhe fasadave gjithashtu pati ecuri pozitive në periudhën në analizë duke shënuar rritje me rreth 8.6% në terma vjetorë. Grafik 5. Të ardhura nga tarifat vendore

Burimi: Portali i Financave Vendore www.financatvendore.al

6


Një panoramë e përgjithshme mbi burimet e veta të financimit (ku bashkitë ushtrojnë te drejta për mënyrën e shpenzimit të tyre) evidenton diferenca të mëdha ndërmjet tyre në nëntëmujorin e parë të vitit 2017. Mesatarisht për 61 bashkitë në vend, të ardhurat nga burimet e veta përfaqësojnë rreth 49.5% të burimeve të veta të financimit, të ardhurat nga transferta e pakushtëzuar dhe ajo specifike rreth 48.0% dhe të ardhurat nga taksat e ndara zënë një peshë relativisht të ulët në totalin e të ardhurave (rreth 2.6%). Në nivel bashkie, pesha që zënë të ardhurat e veta (taksa, tarifa dhe të tjera) në totalin e burimeve të financimit luhatet në një interval vlerash të gjerë: vlera minimale u regjistrua në bashkinë Has me 6.3% dhe vlera maksimale në bashkinë Tiranë me rreth 80.9%. Në përpjesëtim të zhdrejtë, aty ku të ardhurat nga burimet vendore janë të ulëta, të ardhurat nga transferta e pakushtëzuar dhe specifike financojnë gjerësisht buxhetin e NjQV-së Konkretisht, në bashkinë Has, të ardhurat nga transferta e pakushtëzuar përfaqësojnë 92.2% të të ardhurave vendore dhe në bashkinë Tiranë vetëm 17.0%. Bashkia Has dhe bashkia Tiranë janë dy raste ekstremë, por diferencat ekzistojnë edhe ndërmjet bashkive të tjera. Grafik 6. Burimet e veta të financimit për 61 bashki

Burimi: Portali i Financave Vendore www.financatvendore.al

7


2.2 Të ardhura të kushtëzuara Ndonëse nuk ushtrojnë kontroll mbi destinacionin e tyre, të ardhurat nga transfertat e kushtëzuara (për funksionet e deleguara dhe FZHR) përfaqësojnë rreth 39.0% ndaj totalit të burimeve financiare të bashkive. Në periudhën në analizë, qeverisja qendrore u transferoi bashkive rreth 21.5 miliard lekë në trajtën e transfertës së kushtëzuar, në rritje me rreth 31.0% në terma vjetorë. Sipas ministrive të linjës, rreth 4.0 miliardë lekë u transferuan nga Ministria e Zhvillimit Urban, rreth 1.2 miliard lekë nga Ministria e Arsimit për programet e arsimit dhe rreth 15.0 miliardë për funksione të deleguara nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Grafik 7. Të ardhura nga transfertat e kushtëzuara

Burimi: Portali i Financave Vendore www.financatvendore.al

3. SHPENZIMET Në këtë seksion paraqitet një analizë e shpenzimeve të kryera nga 61 bashkitë në vend bazuar në natyrën ekonomike të shpenzimeve (p.sh. pagat e personelit, investimet etj.) dhe sipas klasifikimit të funksioneve të qeverisjes (arsimit, mbrojtje mjedisi, çështje ekonomike etj.). Në total, shpenzimet e kryera nga NjQV-të në nëntë muajt e parë të vitit 2017 regjistruan një vlerë prej rreth 59.1 miliardë lekë5., në rritje me rreth 40.3% në terma vjetorë.

5

Përfshirë shpenzimet e kryera me fonde të trashëguara. Nëse nga totali i shpenzimeve do të përjashtonim ato të kryera me fonde të trashëguara, totali i shpenzimeve për periudhën janar – shtator 2017 do të ishte rreth 53.4 miliard lekë, në rritje me rreth 42.2% në terma vjetorë.

8


Grafik 8. Të ardhura dhe shpenzime vjetore totale.

Burimi: Portali i Financave Vendore www.financatvendore.al

3.1 Shpenzimet vendore sipas klasifikimit ekonomik Gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2017, shpenzimet vendore u zgjeruan me rreth 40.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Bazuar në klasifikimin e shpenzimeve sipas natyrës ekonomike të tyre rezulton se rritja e shpenzimeve vendore në periudhën e konsideruar është udhëhequr nga shpenzimet kapitale. Tabelë 2. Të ardhurat sipas burimeve (të dhëna progresive 9-mujore, në lekë) Personel

Operative

Subvencione

Transferta

Interesa

Investime

Shpenzime totale

9M2010

7,355,174,680

6,196,852,640

2,322,206,380

12,288,208,050

47,120,150

11,436,115,890

39,645,677,790

9M2011

7,749,305,520

5,950,094,510

737,009,870

12,611,375,140

17,585,030

9,573,886,670

36,639,256,740

9M2012

7,562,832,770

6,431,971,290

726,403,450

13,931,240,120

24,386,280

7,339,631,990

36,016,465,900

9M2013

8,106,235,470

5,999,365,360

617,305,970

5,713,104,840

24,880,950

9,603,922,560

40,064,815,150

9M2014

8,224,400,730

6,344,856,940

294,700,640

16,636,334,110

18,540,720

6,371,993,180

37,890,826,320

9M2015

8,311,787,450

6,424,870,050

280,580,640

14,961,814,780

41,332,930

10,267,542,190

40,287,928,040

9M2016

11,813,499,970

6,925,310,690

243,472,150

14,472,348,800

35,837,010

8,640,807,360

42,131,275,980

9M2017

14,697,496,672

8,267,442,220

406,753,568

15,195,344,416

127,591,168

20,426,987,600

59,121,615,642

Burimi: Portali i Financave Vendore www.financatvendore.al

Shpenzimet për personelin (paga dhe sigurime) përthithën rreth 14.7 miliard lekë gjatë periudhës së konsideruar, në rritje me rreth 24.4% në terma vjetorë. Shpenzimet për personelin kanë vijuar trendin rritës të vitit të mëparshëm ndikuar edhe nga rritja e numrit të punonjësve si pasojë e transferimit në nivel vendor të sërë funksionesh të reja. Shpenzimet e personelit për këto funksione mbulohen me të ardhurat nga transferta specifike. Njëkohësisht, faktor tjetër ndikues vlerësohet të ketë qenë rishikimi i nivelit

9


mesatar referues të pagave në nivel vendor (në kahun rritës), të cilat nuk ishin prekur më parë nga rritjet e pagave të miratuara nga qeveria për nëpunësit publikë. Grafik 9. Shpenzimet sipas natyrës ekonomike (në mld. lekë)

Burimi: Portali i Financave Vendore www.financatvendore.al

Shpenzimet për transferta për buxhetet familjare dhe individët në nevojë (funksion i deleguar) gjithashtu janë një zë i rëndësishëm në totalin e shpenzimeve vendore. Pas ngushtimit vjetor në dy vitet e mëparshme, gjatë periudhës së konsideruar shpenzimet për transfertat shënuan rritje me rreth 5% në terma vjetorë. Në pjesën më të madhe, këto fonde burojnë nga Ministria e Mirëqenies Sociale në trajtën e transfertës së kushtëzuar 6 . Shpenzimet operative dhe të mirëmbajtjes shfaqin një lloj qëndrueshmërie ndër vite. Në nëntëmujorin në analizë, shpenzimet operative regjistruan një vlerë prej 8.2 miliard lekë, në rritje me rreth 19.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Të gjithë zërat e përfshirë në shpenzimet operative kanë pësuar rritje në terma vjetorë. Specifikisht, kontribuuesit kryesorë në zgjerimin vjetor të shpenzimeve operative ishte rritja e shpenzimeve për shërbime nga të tretë, shpenzimet e transportit dhe të udhëtimeve, shpenzimet për mirëmbajtjen e zakonshme.

6

Në transfertën e kushtëzuar të alokuar nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë përfshihen fondet për Ndihmën Ekonomike dhe pagesat për Personat me Aftësi të Kufizuar

10


Grafik 10. Shpenzimet operative sipas zërave

Burimi: Portali i Financave Vendore www.financatvendore.al

Shpenzimet kapitale ose investimet, përbëjnë një zë të rëndësishëm të buxheteve vendore dhe një parakusht për zhvillimin ekonomik vendor afatgjatë. Të dhënat për periudhën në analizë tregojnë për një rritje të theksuar të shpenzimeve kapitale nga bashkitë. Gjatë kësaj periudhe, shpenzimet për investime shënuan një vlerë prej rreth 20.4 miliard lekë nga rreth 8.6 miliard lekë që ishin në të njëjtën periudhë të një vitit më parë. Ky nivel investimesh rreth 2.4 herë më i lartë krahasuar me një vit më parë rezulton të jetë financuar për rreth 15.1 miliard lekë nga burime të veta, duke sinjalizuar për orientim zhvillimor afatgjatë të bashkive. Bazuar në klasifikimin e funksioneve të qeverisë (COFOG), shpenzimet kapitale për funksionin “Çështjet ekonomike” (ku përfshihet infrastruktura e transportit), strehimi dhe komoditetet e komunitetit (ku përfshihen shpenzimet për strehimin dhe urbanistikë, ujësjellës dhe kanalizime vendore, ndriçimi publik) zënë peshën kryesore të shpenzimeve kapitale në të gjitha vitet në analizë. Gjatë periudhës së konsideruar, rezulton se investimet për funksionin “Çështjet ekonomike” janë rritur me 2.1 herë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë; investimet në funksionin “strehimi dhe komoditetet e komunitetit” janë trefishuar për të njëjtën periudhë.

11


Grafik 11. Shpenzimet kapitale sipas funksioneve

Burimi: Portali i Financave Vendore www.financatvendore.al

Ndër vite, niveli i shpenzimeve kapitale ka qenë i luhatshëm edhe pse paraqet një korrelacion të mirë me ecurinë e burimeve financiare të veta të bashkisë. Shpesh, kjo luhatshmëri është ndikuar dhe përcaktuar nga transfertat e kushtëzuara nga ministritë e linjës dhe/ose Fondi për Zhvillimin e Rajoneve. Gjithashtu, në fazimin në kohë të shpenzimeve kapitale ndikon edhe ecuria në zbatimin e planit të prokurimeve për mallra, shërbime apo punë publike nga njësitë e vetëqeverisjes vendore. Në total qeverisja vendore alokon rreth 40.6% të buxhetit për shpenzime operative dhe të tjera (përfshin shpenzime operative, subvencione, transferta dhe pagesa për interesa), rreth 34.6% në shpenzime kapitale dhe rreth 24.9% në shpenzime personeli (për paga dhe sigurime shoqërore). Për të treja kategoritë e shpenzimeve bashkitë paraqesin diferenca të forta ndërmjet tyre. Bashkia Libohovë rezulton të ketë dedikuar rreth 70.4% të buxhetit të saj gjashtëmujor për shpenzime kapitale (niveli maksimal i regjistruar). Në të kundërt, bashkia Kukës rezulton të ketë destinuar në investime vetëm 13% të buxhetit në dispozicion (niveli minimal i regjistruar).

12


Grafik 12. Shpenzimet sipas natyrës ekonomike për 61 bashki

Burimi: Portali i Financave Vendore www.financatvendore.al

3.2 Shpenzimet vendore sipas klasifikimit funksional Në klasifikimin e shpenzimeve bazuar në funksionet e qeverisjes (klasifikimi COFOG), rezulton se të rreth 27.1% e burimeve financiare shpenzohet në funksion e “mbrojtjes sociale” (kryesisht këto janë fonde të kushtëzuara të transferuara nga Ministria e Mirëqenies sociale). Grafik 13. Shpenzimet sipas funksioneve Mbrojtja Sociale

60 50 40

në miliard lekë

70 59.1

Shërbimet e përgjithshme publike Rendi dhe siguria publike

40.3

42.1

Ceshtjet ekonomike Strehimi dhe komoditetet e komunitetit

30

Shëndetësia 20

Argëtimi, kultura dhe çështjet fetare

10

Arsimi

-

Total 9M2010 9M2011 9M2012 9M2013 9M2014 9M2015 9M2016 9M2017

Burimi: Portali i Financave Vendore www.financatvendore.al

13


Funksioni “çështjeve ekonomike” përfshin një sërë programesh buxhetore si transporti, bujqësia, pyjet etj., ku vihet re një rritje e shpenzimeve nga 6.4 miliard lekë në nëntëmujorin e parë të vitit 2016 në rreth 13.1 miliard lekë në nëntëmujorin e parë të vitit 2017. Rritje e ndjeshme e shpenzimeve në terma vjetorë u regjistrua dhe në funksionin e “strehimit dhe komoditeteve të komunitetit” ku përfshihen shpenzime për strehimin vendor, zhvillimin e komunitetit, furnizimin me ujë etj.. Rritja e shpenzimeve në funksionin e “arsimit” vlerësohet të jetë pasojë e funksioneve të reja të transferuara në njësitë e vetëqeverisjes vendore (për pagat e personelit mësimdhënës dhe mbështetës në kopshte dhe çerdhe, dhe personelit mbështetës në arsimin fillor dhe të mesëm). 4. PËRFUNDIME

Në përgjithësi, nëntëmujori i parë i vitit 2017 pasqyron një performancë relativisht të mirë në kahun e të ardhurave të cilat u rritën me rreth 25.2% në terma vjetorë. Në ndryshim nga viti i mëparshëm, në vitin 2017 performanca e të ardhurave është ndikuar dhe përcaktuar ndjeshëm nga ecuria e të ardhurave nga taksat dhe tarifat vendore. Megjithatë, niveli aktual i të ardhurave të mbledhura është larg potencialeve që burimet vendore paraqesin, si pasojë e problemeve strukturore në administrimin e tyre. Zhvillimet më të fundit legjislative, veçanërisht për taksën mbi pasuritë e paluajtshme, kanë rritur pritshmëritë e bashkive për një rritje të të ardhurave nga kjo kategori. Ndonëse performanca e përgjithshme rezulton të ketë zhvillime pozitive, analiza e detajuar në nivel njësie të vetëqeverisjes vendore paraqet diferenca të thella veçanërisht në peshën relative të burimeve të financimit ndaj totalit të të ardhurave vendore. Shpenzimet totale u rritën me rreth 40.3% në nëntë muajt e parë të vitit 2017 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, event i pritshëm në vijim të transferimit të funksioneve të reja nga qeverisja qendrore. Ndonëse është ende herët për të nxjerrë përfundime, rritja e shpenzimeve të personelit dhe atyre operative nuk pajtohet me objektivin madhor të reformës administrative dhe territoriale, rritjes së eficiencës operacionale dhe tkurrjes së kostove administrative. Shpenzimet kapitale shënuan një kthesë të rëndësishme pozitive gjatë kësaj periudhe, kthesë që mund të jetë nxitur deri diku prej zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2017. Në total bashkitë investuan rreth 20.4 miliard lekë, rreth 2.4 herë më të larta krahasuar me nivelin e regjistruar një vit më parë. Fokusi kryesor i shpenzimeve kapitale të financuara nga të dy nivelet e qeverisjes mbetet infrastruktura e transportit, strehimi, urbanistika dhe ujësjellës-kanalizimet. Luhatjet e forta në nivelin e investimeve varen nga një mori faktorësh përfshirë këtu transfertat nga ministritë e linjës dhe nga FZHR, por edhe nga kuadri ligjor për prokurimin publik i cili kërkon ndjekjen e disa proceseve të cilat mund të kërkojnë një periudhë kohe edhe më të gjatë se 3-4 muaj.

14


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.