Aktivitete 2014

Page 1

aktivitete

2014



Zallbastar - Tiranë Compassion Help Center Raporti i Aktiviteteve 2014 Edhe pse një institucion i sa po themeluar nëpërmjet mundimeve dhe përpjekjeve të mëdha brenda një viti, pra për një periudhë kaq të shkurtër Compassion ka arritur të realizojë aktivitete dhe organizime të cilat kanë bërë dhe do të vazhdojnë të bëjnë bujë kudo. Katalogu që po shfletoni përmban të gjitha aktivitetet që shoqata Compassion ka realizuar për vitin 2014. Ka arritur të ndihmojë mijëra njerëz në nevojë; veçanërisht me ndihma në ushqime dhe veshje Compassion ka zgjatur dorën e ndihmës tek dhjetëra mijëra njerëz nevojtarë dhe me potencialin për të shtuar numrin e aktiviteteve që do të organizojë në vitet në vazhdim, ka arritur të bëhet një dritë e re për Shqipërinë në fushën e ndihmës.

08 12 26 32 48

Fshatra të cilat nuk kanë rrugë; rrugë të cilat kalojnë nëpër lumenj. Compassion ka qenë pranë...

Korçë Me qëllimin që çdo javë të rikthejmë buzëqeshjen tek dhjetra familje, duke shëtitur fshat me fshat-qytet me...

Jetimet Festojnë Me rastin e Ditës së Jetimëve në 20 Maj në Shqipëri, Shoqata Compassion organizoi një program ku morën pjesë...

Peqin Për ta shfrytëzuar më tepër atmosferën e muajit të Ramazanit vazhdojmë të shëtisim qytet më qytet...

Vlorë Në këtë Vit të Ri dëshironim që të lehtësonim sadopak dhimbjen dhe të rikthenim buzëqeshje e lumturi tek...


01

aktiviteti

04


01.01 .2014 Tiranë Compassion help center u inagurua në tiranë më 1 janar 2014. Në ceremoninë e inagurimit e cila u organizua në ambientet e kësaj qëndre morën pjesë një sërë drejtuesish institucionesh dhe personalitete nga fusha të ndryshme veprimtarie nga Shqipëria, Kosova, Turqia. Ndër pjesëmarrësit ishin edhe përfaqësuesit e shoqatës së bamirësisë “Kimse Yok Mu”, e cila është një institucion me fushë aktiviteti ndërkombëtar.

05


02 aktiviteti

06.02.2014 Tiranë

Njëra prej dy vajzave është e sëmurë me probleme mendore, ndërsa vajza tjetër 5 vjeçare ka mbetur gjysmë e paralizuar si asojë e një gjilpëre të gabuar gjatë lindjes. Jetojnë në një dhomë të vogël të pandriçuar pa ujë dhe pa as një tapet për tu mbrojtur prej të ftohtit të dyshemesë.

06


03 aktiviteti

20.03.2014

Operacioni në Sy - Tiranë Tashmë kjo sëmundje i është përhapur në të dy sytë dhe ai ka humbur 90% të shikimit të dy syve.

07


04 aktiviteti

08


08.03.2014 Zallbastar - Tiranë ‘’Compassion’’ ka zgjedhur ti qëndrojë pranë banorëve të fshatit zallbastar, e cila edhe pse afër Tiranës, ndodhet shpirtërisht dhe materialisht larg saj, shpërndamë ndihma tek dhjetra familje. Veçanërisht për 8 marsin, festën e gruas, përjetuan një gëzim të madh ndërsa shikonim buzëqeshjet që vezullonin në fytyrën e dhjetëra grave...

09


05 aktiviteti

10


23.03.2014

Kutreq - Tiranë Çdo fundjavë ndodhemi në një fshat të ri, për tu ardhur në ndihmë dhjetra familjeve dhe për tu dëgjuar problemet me të cilat u duhet të përballen përditë.

11


06 aktiviteti

12


08.03.2014 Korçë Bashke ne pjesmarrjen e prefektit te Korçes ne kete fushate ndihme u perjetuan shume momente te trishtuara. “Këto paketa ndihme mund të jenë vërtet të vogla por për ne shprehin një kuptim tepër të madh.” tha me sy te perlotur zonja që mori paketën e parë të ndihmës . Në emër të “Compassion” përcjellim falënderimet tona tek të gjithë punonjësit e prefekturës dhe veçanërisht prefektin, zoti Ardit Konomi, për mbështetjen ndihmën dhe mundësitë që na ofruan për realizimin e këtij projekti.

13


07 aktiviteti

17.04.2014 Kavajë

Qyteti i Kavajës ku shpërndamë ndihma ushqimore dhe veshje tek 70 familje. Mes njerëzve që ishin aty për të marrë ndihmat, ishte dhe një person i cili i kishte humbur të dyja këmbët qysh në moshën 11 vjeçare në një aksident hekurudhor.

14


08 aktiviteti

30.05.2014 Tiranë

Ne si Compassion në bashkëpunim me disa institucione të tjera, arritëm të vëmë në jetë një projekt për dhënien e bursave të plota 168 nxënësve të cilët nuk i kanë mundësitë ekonomike për tu arsimuar. Bursat e plota përfshinin brenda tyre edhe akomodimin e këtyre nxënësve gjatë periudhës së studimit.

15


09 aktiviteti

22.05.2014 Tiranë

Në programin që u organizua në 20 maj, dita ndërkombëtare e jetimëve, ku na nderoi me pjesëmarrjen e tij edhe Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, i cili tregoi një kujdes të veçantë në organizimin e këtij programi. Pas programit, stafi “Compassion” i bëri një vizitë Kryetarit të Kuvendit në zyrën e tij.

16


10

aktiviteti

05.06.2014 Kavajë

Njerëz pa strehim, nëna me fëmijë, që lypin nëpër rrugë...! “Compassion” është gjendur pranë 50 familjeve në nevojë me ndihmat e saj.

17


11

aktiviteti

18


14.06.2014

Bregu i Lumit - Tiranë Si çdo fundjavë tjetër edhe këtë fundjavë Compassion Help center ka qënë pranë familjeve në nevojë, duke vazhduar të kthejë buzëqeshje dhe gëzim tek këto familje të varfëra. Sot kemi shkuar në lagjen Bregu i lumit për të shpërndarë ndihmat tona tek njerëzit në nevojë. Për ne është një gëzim akoma edhe më i madh nëse kemi arritur tu falim çaste lumturie edhe 50 familjeve të tjera.

19


12

aktiviteti

20


07.07.2014 Lezhë

’’Compassion’’ shkuam në qytetin e Lezhës ku me mbështetjen e kryetarit të bashkisë dhe myftiut të këtij qyteti shtruam një iftar për 100 familje të jetimëve dhe invalidëve në një nga restorantet më të bukura të qytetit. Njëkohësisht, pas iftarit, personavenë nevojë ju shpërnda nga 1 kuti me ndihma ushqimore.

21


13

aktiviteti

22


12.07.2014 Pukë

Një ditë të cilën e kaluam me njerëzit në nevojë të qytetit të Pukës,në veri të Shqipërisë. Aty shpërdamë ndihmat tona dhe kaluam një iftar të mrekulleshëm me fëmijët jetimë. Duke dëgjuar historitë prekëse jeta e tyre. Ja ku po ndajmë me ju disa pamje nga ky aktivitet.

23


14

aktiviteti

24


15.07.2014 Gjirokastër

“Compassion” ishte në qytetin e Gjirokastrës, në jug të Shqipërisë, ku shpërndau 60 pako me ushqime nëpër familjet në nevojë, si dhe shtroi një iftar për 80 familje me fëmijë jetimë. Me pjesëmarrjen e saj, na nderoi edhe prefektja e qarkut të Gjirokastrës, e cila pohoi se është tepër e vlefshme të shohësh sytë e fëmijëve, se si u shndrisin në këtë darkë iftari.

25


15

aktiviteti

26


20.05.2014 Jetimet festojnë - Tiranë Me rastin e Ditës së Jetimeve, në 20 Majin, në Shqipëri, Shoqata Compassion organizoi një program ku morën pjesë personalitete të larta të shtetit, si Kryetari i Kuvendit z. İlir Meta; Kryeministri i Shqipërisë z. Edi Rama, Ambasadori amerikan, z. Alexander Arvizu si dhe një sërë përfaqësuesish të tjerë institucionesh, pa harruar të përmendim edhe pjesëmarrjen e shumë fëmijëve jetimë. Rreth 2000 fëmijë jetimë nga të gjitha qytetet e shqipërisë mbushën sallonin dhe kaluan një ditë të mrekullueshme.

27


16

aktiviteti

28


19.07.2014 Tiranë

Për Compassion çdo ditë e re është një mundësi më tepër për ti falur gëzim edhe një zemre apo për të ledhatuar kokën edhe të një jetimi më shumë, që ka nevojë për përkrahje dhe dashuri. Shoqata jonë ka bërë të mundur qoftë edhe për një ditë të vetme, të kthejë buzëqeshjen dhe t’i gëzojë plot 200 fëmijë jetimë së bashku me familjet e tyre, me dhurata dhe iftarin e shtruar posaçërisht për ta, duke iu treguar jetimëve dashurinë, përkujdesjen dhe mbeshtetjen tonë.

29


17

aktiviteti

22.07.2014 Tiranë

“Compassion” është gjendur prane 50 invalidëve dhe familjeve në nevojë. Gjatë kohës së shpërndarjes të ndihmave përjetuam shumë momente prekëse, pasi në fytyrat e njerëzve dukej qartë gëzimi dhe lumturia. Veç kësaj, teksa shkoja në shtëpitë e tyre, të kaplonte një qetësi shpirtërore…

30


18

aktiviteti

22.07.2014 Tiranë

Në iftarin që u shtrua bashkë me njerëzit në nevojë dhe me familjet me probleme të ndryshme në kryeqytet. Në këtë iftar të sponsorizuar nga biznesmenë të rinj shqiptarë vëreje vetëm fytyra të qeshura dhe të gëzuara, të cilat zor se do të shlyhen dot prej kujtesave tona.

31


19

aktiviteti

32


23.07.2014 Peqin Për ta shfrytëzuar më tepër atmosferën e muajit të Ramazanit, vazhdojmë të shëtisim qytet më qytet. Compassion ka qenë në qytetin e vogël të Peqinit për tua zgjatur dorën e ndihmës edhe 60 familjeve në nevojë.

33


20 aktiviteti

26.07.2014 Tiranë

Compassion përpiqet gjithmonë që tu qëndrojë sa më pranë institucioneve të ndryshme dhe njerëzve në nevojë që aplikojnë pranë zyrës sonë. U shkuam menjëherë në ndihmë edhe 50 invalidëve dhe familjeve të tyre.

34


21 22

27.07.2014 Tiranë

Këtë javë ishim pranë pensionistëve, të cilët kanë punuar për vendin e tyre për vite me rradhë,pa u lodhur. Edhe pse janë në pranverat e fundit të jetës, deshëm tu ofrojmë edhe atyre një buzëqeshje dhe një përqafim të ngrohtë. Shpërndamë ndihma në ushqime tek 70 familje.

35


23 aktiviteti

36


31.07.2014

Mamurras - Lezhë

Së bashku me 50 familje të qytezës së Mamurrasit të qytetit të Lezhës. Ne u dëgjuam atyre të gjitha problemet që i shqetësojnë dhe çastet më të hidhura të jetës së tyre. Të gjitha këto na prekën tej mase ndaj ende ndiejmë të na vrasë ndërgjegjja. Çdo vend që vizitojmë na shkakton dhimbje e trishtim në zemrat tona; është tejet hidhëruese të shohësh se si njerëzit e varfër vuajnë në mjerim.

37


24 aktiviteti

38


22.07.2014 Elbasan

Në qytetin e Elbasanit u shpërnda mish tek 500 familje në nevojë. Në disa vende shpërndarja e mishit u bë shtëpi më shtëpi ku u përjetuan edhe shumë çaste prekëse.

39


25 aktiviteti

04.10.2014 Korçë

Në programet e ndryhme që u organizuan së bashku me prefektin e qytetit të Korçës, plot 500 familjeve iu shpërnda në kuti me mish. Compassion arriti që tua rikthejë buzëqeshjen mijëra familjeve edhe këtë Kurban Bajrami.

40


26 aktiviteti

04.10.2014 Berat

Compassion, edhe këtë Kurban Bajram, u është gjendur pranë qindra mijëra familjeve në nevojë, duke iu shpërndarë mish. Në këtë organizim në bashkëpunim me Bashkinë e qytetit të Beratit u shpërnda mish tek plot 500 familje.

41


27 aktiviteti

42


04.10.2014 Kavajë

Në këtë organizim së bashku me Bashkinë e Kavajës, për ndarjen e mishit, ku u shpërnda mesatarisht 3.5-4 kg mish për familje ndaj plot 500 familjeve. Pamundësia për tu dhënë edhe shumë familjeve të tjera na hidhëroi pa masë. Shprehim falenderime të përzemërta për biznesmenët tanë të nderuar, të cilët erdhën posaçërisht nga Turqia për të shpërndarë mishin e kurbanëve me vëllezërit shqiptarë gjatë këtij aktiviteti. Ata morën pjesë si vullnetarë, dhe së bashku shkuam derë më derë për shpërndarjen e mishit.

43


28 aktiviteti

25.10.2014 Laç

Në qytetin e Laçit shpërndamë ndihma tek 50 familje në nevojë. Dëshira jonë ishte të ndihmonim sadopak dhe tua lehtësonim disi dhimbjet dhjetra familjeve në nevojë. U shpërndanë plot 490 veshje dimërore dhe kuti me ndihma ushqimore, të cilat do të mjaftonin vetëm për një muaj.

44


29 aktiviteti

01.11.2014 Krujë

Stina e dimrit është duke u afruar dhe shoqata jonë vazhdon të shpërndajë ndihma tek qindra familje në nevojë. Me ndihmat, si veshje dimërore apo ushqime, që u shpërndanë, arritëm të kthenim buzëqeshje fytyrave të njerëzve në nevojë. Në qytetin e Krujës shpërndamë plot 100 kuti me ndihma në ushqime dhe veshje dimërore.

45


30 aktiviteti

46


05.12.2014 Burrel

Veçanërisht në këtë stinë dimri, kur i ftohti ndihet kudo, vazhdojmë të jemi pranë njerëzve në nevojë. Në bashkëpunim me Bashkinë e Burrelit dhe Shoqatën e Jetimëve, shoqata Compassion ka bërë të mundur shpërndarjen e një kolije me ushqime për cdo anëtar të familjës tek 100 familje nga një koli me ushqime dhe për çdo anëtar të familjes 3-4 copë veshje dimërore.

47


31

aktiviteti

48


22.12.2014 Vlorë Në këtë Vit të Ri dëshironim që të lehtësonim sadopak dhimbjen dhe të rikthenim buzëqeshje e lumturi tek këto familje të varfëra. İshim në qytetin e Vlorës, ku shpërndamë ndihma në ushqime dhe veshje për plot 300 familje. Këtë program e organizuam së bashku me drejtorin e përgjithshëm të Shërbimeve Sociale në Vlorë.

49


32 aktiviteti

27.12.2014 Shkodër

Ishim Qendrën Rezidenciale të personave me aftësi të kufizuar në Shkodër. Konvikti kishte probleme me ngrohjen e ambjentit. Ndaj, Compassion ka shpërndarë për cdo person batanije dhe 4 - 5 copë rroba dimri për 49 persona me aftësi të kufizuara.

50



www.compassion.al


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.