Ky botim është një material burimor për mësuesit në lidhje me ndryshimet klimatike dhe sistemin lagunor të Kune Vainit. Ai është përgatitur në kuadër të “Fushata ndërgjegjësuese mbi përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike dhe avantazhet e përqasjes bazuar në ekosistem në luginën e Kune-Vainit” që do të zbatohet përgjatë tre viteve 2017-2019.
Fondi i Dedikuar për Ndryshimet Klimatike (SCCF) mbështet financiarisht Qeverinë Shqiptare për të zbatuar projektin “Ndërtimi për rikuperimin e lagunës Kune-Vain nëpërmjet adaptimit të ekosistemit (EbA)”. Qëllimi i këtij projekti është rritja e kapacitetit të qeverisë dhe e komuniteteve lokale që jetojnë pranë sistemit lagunor Kune-Vain, për t’u përshtatur sa më mirë me ndryshimet klimatike, duke zbatuar qasje që bazohen në parimet natyrore të vetë këtij ekosistemi.
Fushata e ndërgjegjësimit e organizuar në nivel kombëtar dhe vendor, synon të rritë kapacitetin e qeverisë shqiptare por sidomos të komuniteteve vendore që jetojnë pranë lagunës për t’u përshtatur me ndryshimet klimatike, përmes ndërhyrjeve përshtatëse, përfshirë dhe përshtatjen me bazë ekosistemin. Pjesë e fushatës janë aktivitetet nëpër shkolla, lidhur me njohjen e ndryshimeve klimatike por dhe përparësitë që ka zbatimi i praktikave të rikuperimit të lagunës bazuar në ekosistem.
Të gjitha të drejtat e këtij botimi mbahen nga: © 2019 REC Albania
Fotografitë e broshurës © REC Albania dhe © Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.
Sistemi Lagunor i Kune - Vainit Emri i Zonës së Mbrojtur: Kune- Vain-Tale
Kategoria: Rezervat Natyror i Menaxhuar/Park Natyror Kategoria IV sipas IUCN. Zona e parë e Mbrojtur në Shqipëri si dhe Zonë e Rëndësishme për Shpendët në Europë.
Sipërfaqja, vendndodhja-koordinatat: 4393.2 ha. Ndodhet në Qarkun e Lezhës, në territorin e Bashkisë së Lezhës, Njësia Administrative Shëngjin, Njësia Administrative Shënkoll. Koordinatat: Gjerësi 41° 46’46” N, Gjatësi 19°38’08”
Shumëllojshmëria e jetës së gjallë: Ky ekosistem natyror-lagunor është një nga lagunat më të rëndësishme të bregdetit shqiptar të Adriatikut. Zonë karakterizohet nga habitate të ndryshme, përbëhet nga një sistem lagunash (Kune, Merxhani, Zajet, Vaini, Vijat e zallit etj.) të lidhura me njëra tjetrën nga Lumi Drin dhe më poshtë me Lumin Mat. Shumëllojshmëria e habitateve natyrore ka krijuar kushtet e duhura për lloje përfaqësuese të biodiversitetit. Në këtë lagunë gjenden: 277 lloje bimësh që përfaqësojnë 67 familje dhe 202 gjini, rreth 341 lloje të faunës nga të cilat: 23 lloje gjitarësh, 196 lloje shpendësh, 59 lloje insekte, 58 lloje peshqish dhe 10 lloje reptilësh. Vendet për t’u vizituar: Këneta e Merxhanit, Ishulli i Kunes, Këneta e Kashtës, Grykëderdhja e Lumit Drin, Këneta Zajes, Këneta e Cekës, Vijat e Zallit, plazhi i Shëngjinit, plazhi i Vainit dhe plazhi i Tales. Monumente natyre: Këneta e Kashtës, e cila ndodhet në Ishullin e Kunes, Rivat e Drinit të cilat ndodhen përgjatë grykderdhjes së Lumit Drin Territori që përmbledh Laguna e Kune Vainit është shumë i pasur për trashëgiminë kulturore, traditat, folklorin, veshjet popullore etj.
Sistemi i lagunës Kune-Vaini (KVLS) ofron një shumëllojshmëri vlerash dhe shërbimesh të ekosistemit, tepër të vlefshme për komunitetin që banon pranë tij. Përdorimi i paqëndrueshëm dhe ndryshimi që ka pësuar sistemi lagunor i Kune-Vainit në këto vite, e kanë bërë këtë ekosistem tepër të prekshëm nga efektet e ndryshimeve klimatike.
Ndryshimet klimatike parashikohet të sjellin rritje të temperaturës së ajrit, e cila do të rrisë avullimin e ujit nga sistemi i lagunës. Zvogëlimi i reshjeve, do të sjellë rritjen e kripësisë në lagunë, me efekte të dëmshme për sektorin e peshkimit. Modelet e ndryshimit të klimës parashikojnë rritjen e nivelit të detit deri në 61 centimetra deri në vitin 2100, duke çuar në shtimin e erozionit dhe humbjen e vazhdueshme të habitateve brenda sistemit lagunor të Kune-Vainit.
Sistemi i lagunës së Kune-Vainit pritet të përjetojë përmbytje më intensive dhe më të shpeshta. Këto ngjarje ekstreme do të çojnë në erozionin e plazheve dhe të pyjeve përgjatë bregdetit, duke sjellë ndryshimin e rrjedhave ujore brenda lagunës. Si rezultat i ngjarjeve ekstreme të motit, do të zvogëlohen barrierat fizike ndaj përmbytjeve, duke zvogëluar dhe kufizuar kapacitetin e lagunës për të mbrojtur komunitetet përreth saj nga këto dukuri negative të motit.
Shumica e banorëve që jetojnë afër lagunës e kanë bazuar jetën e tyre tek të ardhurat që fitojnë prej peshkimit dhe zhvillimit të aktivitetit bujqësor, duke u varur krejtësisht nga funksionimi i këtij ekosistemi tepër dinamik. Rritja e shpejtë e numrit të popullsisë, dhe gjendja jo e mirë ekonomike e banorëve të zonës, ka rritur presionin në lagunë ndaj shërbimeve të ekosistemit dhe ato çka ne marrim prej tij, duke çuar në ndryshime të paplanifikuara në zonën e ashtuquajtur “tampon” që rrethon lagunën.
Pse ndryshimi i klimës dëmton Lagunën e Kune-Vainit?
Çfarë kuptojmë me Ndryshime Klimatike? Përpara se ti përgjigjemi pyetjes se pse ndryshimi i klimës dëmton Lagunën e Kune Vainit do të duhet të kuptojmë se cfarë është Moti, Klima dhe cilat janë efektet e ndryshimeve klimatike. Moti nënkupton dukuritë momentale të diellit, reve, shiut, borës dhe erës. Moti mund të ndryshojë brenda ditës ose përgjatë një jave.
Klima përfshin kombinimin e kushteve të caktuara të motit në një rajon gjatë një periudhe më të gjatë kohore. Kur themi se një rajon ka klimë të thatë ose të lagësht, kjo varet nga shumë faktorë, siç janë: relievi (malet, luginat, lumenjtë), lartësia mbi nivelin e detit, afërsia me detin, etj. Këta faktorë ndikojnë drejtpërdrejt në temperaturën mesatare të rajonit dhe në sasinë e reshjeve që bien. Klima në një rajon të caktuar përcakton se cilat bimë dhe kafshë mund të jetojnë aty. Nga klima, gjithashtu, kushtëzohet puna që do të bëjnë njerëzit, ushqimi që do të hanë, ndërtimi i shtëpive dhe shumë gjëra të tjera. Moti mund të ndryshojë brenda ditës, ndërsa për ndryshimin e klimës nevojiten qindra vjet. Në të kaluarën, ndryshimi i klimës ishte thjesht proces natyror, ndërsa sot ndryshimet klimatike po ndodhin si pasojë e aktiviteteve të njeriut (zhvillimi i teknologjisë, industrisë, transportit, etj.).
!
Klima po ndryshon me ritme shumë të shpejta dhe pasojat janë gjithnjë e më të mëdha e më të ndjeshme për njerëzit: vera është bërë më e nxehtë dhe dimri më i ftohtë, pranvera dhe vjeshta janë më të shkurtra, fenomenet natyrore (përmbytje, thatësira, zjarre masive) janë më të shpeshta.
Roli i sistemeve ligatinore në zbutjen e efekteve të ndryshimeve klimatike
Ekosistemet ligationore kanë një jetë të pasur biologjike (lagunat, kënetat, ose moçalet) luajnë një rol të madh në zbutjen e fatkeqësive natyrore (përmbytjet dhe stuhitë) që ndodhin si pasojë e motit të keq.
Lagunat e menaxhuara mirë ndihmojnë komunitetet t’i mbijetojnë motit ekstrem dhe të zvogëlojnë dëmet nga këto fenomene. Lagunat bregdetare mbrojnë nga përmbytjet dhe shërbejnë si zonë “sfungjer” ndaj vërshimit të ujit dhe erozionit të tokës. Ndërsa liqenet dhe rezervuarët thithin dhe ruajnë reshjet e tepërta, duke shmangur përmbytjet, dhe në kohë thatësire ato çlirojnë ujin e grumbulluar.
Si rezultat i ndryshimeve klimatike, vihet re një rritje e vazhdueshme e katastrofave natyrore. 90% e këtyre katastrofave janë të lidhura me ujin — përmbytjet, rritja e nivelit të deteve, vërshimi i lumenjve, etj. Arsyeja e rritjes së numrit dhe shpeshtësisë së këtyre dukurive lidhet dhe me degradimin e ligatinave. Në 100 vitet e fundit janë zhdukur 64% e ligatinave të botës. Shkalla aktuale e humbjes është 1% në vit, më e shpejtë se çdo ekosistem tjetër.
A është normale ngrohja globale? Ngrohja globale. Të gjitha matjet tregojnë se temperatura në sipërfaqen e Tokës është në rritje të vazhdueshme. Ky proces quhet ngrohje globale dhe është shkaktar i ndryshimeve klimatike në mbarë botën. Që të kuptohen arsyet të cilat shkaktojnë ngrohjen globale, duhet të kuptohet efekti serrë.
Efekti Serrë. Planeti Tokë është i mbështjellë nga atmosfera, e cila gjatë ditës na mbron nga rrezet e forta të diellit, ndërsa gjatë natës ruan temperaturën në nivelin normal për jetën në Tokë. Bimët e gjelbra krijojnë ushqim duke thithur dioksidin e karbonit nga ajri dhe lëndët ushqyese nga toka. Organizmat e gjallë, përmes procesit të frymëmarrjes, e kthejnë dioksidin e karbonit në ajër. Gjithashtu, edhe gjatë procesit të djegies në ajër çlirohen dioksidi i karbonit dhe gazra të tjera. Të gjithë këto gazra quhen gazra serrë. Thithja dhe çlirimi i dioksidit të karbonit në natyrë duhej të ishte në barazpeshë. Por njeriu e prish këtë baraspeshë me djegien gjithnjë e më shumë të lëndëve djegëse. Për këtë arsye, sasia e dioksidit të karbonit dhe e gazrave të tjera në ajër rritet vazhdimisht.
Dioksidi i karbonit në ajër (atmosferë) luan të njëjtin rol me atë të xhamave në një serrë. Ai lejon që rrezet e diellit të arrijnë deri në sipërfaqen e Tokës, por nuk lejon që nxehtësia të largohet nga atmosfera. Kështu, sipërfaqja e Tokës bëhet gjithnjë e më e nxehtë. Ngrohja e sipërfaqes së Tokës njihet si “efekti serrë”. Ngrohja globale mund të shkaktojë shkrirjen e akullnajave dhe, si pasojë, rritjen e nivelit të oqeaneve dhe deteve në mbarë botën, duke sjellë përmbytje të mëdha. Sot njerëzit çlirojnë çdo ditë në atmosferë rreth 5.5 miliardë ton dioksid karboni si pasojë e djegies së lëndëve fosile. Në mesin e shekullit të 19-të sasia e CO2 në atmosferë ishte 280 ppm (pjesë për milion), ndërsa në 11 Maj 2019, përqëndrimi atmosferik i dioksidit të karbonit (CO2) të Tokës kaloi vlerën e 415 pjesë për milion (ppm). Observatori i Mauna Loa në Havai kontrollon nivelet atmosferike të dioksidit të karbonit që prej vitit 1950 dhe për të parën herë në historinë e njerëzimit është matur një vlerë e tillë. Si rezultat, temperatura mesatare globale e sipërfaqes së Tokës është rritur me mbi 1 gradë Celsius krahasuar me fundin e shekullit të 19-të.
Shkarkimet e CO2 në pjesë për milion
Për të ngadalësuar ngrohjen globale dhe parandalimin e përmbytjeve katastrofike, njerëzit duhet të përpiqen të zvogëlojnë çlirimin e gazrave në atmosferë dhe të shfrytëzojnë burime të energjisë së pastër.
Tendenca e shkarkimeve të karbonit në atmosferë në vite
Burimet e shkarkimeve të gazeve serrë
26 %
Prodhimi i energjisë është sektori më i madh i shkarkimeve të gazeve serrë. 26 % të gjithë sasisë së karbonit që shkarkohet në atmosferë, si rezultat i djegies së lëndëve fosile (qymyr, gaz natyror, benzinë, naftë) për të prodhuar energji elektrike.
% 7 1
detar. Pothuajse 95% e energjisë që përdoret në mjetet e transportit vjen nga djegia e naftës dhe benzinës.
14 %
Bujqësia kontribon me 14% të shkarkimeve të gazeve serrë, të cilat vijnë kryesisht nga menaxhimi i tokave bujqësore, blegtorale, prodhimi i orizit dhe djegia e biomasës.
Mbeturinat dhe ujërat e zeza kontribojnë me 3% të totalit të shkarkimeve të gazeve serrë. Burimi më i madh i këtyre shkarkimeve është metani nga venddepozitimet e mbeturinave urbane, ndjekur nga metani dhe oksidi i azotit që çlirohet nga ujërat e zeza. Djegia e mbetjeve plastike dhe tekstile, shkarkon sasi të dioksidit të karbonit në atmosferë. Ndërtesat tregëtare dhe banesat kontribojnë me 8% në totalin e shkarkimeve të gazeve serrë, si rezultat i procesit të djegies së karburanteve për të fituar energji për ngrohjen ose ftohjen e ndërtesave apo gatim në shtëpi.
8%
kontribon me 19% të totalit të shkarkimeve të gazeve serrë. Këto shkarkime përfshijnë kryesisht lëndët djegëse fosile të përdorura në proceset e ndryshme industriale për të fituar energji. Këtu përfshihen dhe shkarkimet e karbonit nga proceset e ndryshme kimike, metalurgjike, dhe transformimin e mineraleve që nuk lidhen me konsumin e energjisë.
Përdorimi i tokës, ndryshimi i përdorimit të tokës dhe sipërfaqeve pyjore vlerësohet me 17% të shkarkimeve të gazeve serrë. Shkarkimet nga ky sektor Transporti përfshijnë dioksidin e karbonit (CO2) kontribon me 13% të që nuk është përthithur si rezulat i totalit të shkarkimeve të shpyllëzimeve, pastrimin e tokës gazeve serrë, përmes djegies së për aktivitete bujqësore, lëndëve djegëse fosile për transport zjarret, djegia e torfës, etj. rrugor, hekurudhor, ajror dhe
13 %
% 19Industria
3%
PASOJAT E NDRYSHIMEVE KLIMATIKE Temperatura dhe reshjet: Më shumë dhe më pak? Ndonëse vetëm 1% e gazeve në atmosferë janë gazet serrë, ato janë “kurthe” mjaft të fuqishme të nxehtësisë. Duke djegur gjithnjë e me shumë lëndë fosile, njerëzimi po i shton vetes gjithnjë e më shumë “mbulesa”, duke e ngrohur planetin shumë dhe shpejt. Kjo e bën shumë të vështirë përshtatjen e natyrës dhe njeriut me këtë nivel ngrohje. Si parashikohet temperatura dhe reshjet në lagunë për vitet e ardhshëm? Zona e Kune-Vain i përket nën-zonës klimatike Mesdhetare Fushore, megjithatë, pritet që të ketë rritje të temperaturës dhe ulje të sasisë së reshjeve, për rrjedhojë do të ketë dimër më të butë, pranverë më të ngrohtë, verë më të nxehtë e më të thatë dhe vjeshtë më të thatë.
ǷǷ Rregjimi i temperaturave ka ndryshuar (Janari është muaji më i ftohtë me një temperaturë mesatare 6.9 °C, por janë regjistruar edhe situata të veçanta sinoptike kur temperaturat janë ulur deri në –10°C); ǷǷ Frekuenca dhe shkalla e thatësirave kanë ndryshuar;
ǷǷ Mundësia e fenomeneve ekstreme dhe ndryshueshmërisë së temperaturave minimale brenda vitit do të jetë më e madhe. ǷǷ Për shkak të rritjes së temperaturave mesatare të dimrit, pritet që sasia më e madhe e reshjeve të jetë në formën e shiut me rrebeshe dhe jo të borës, çka do të shkaktojë rritje të lagështisë së tokës dhe të prurjeve të ujërave sipërfaqësore.
ǷǷ Ndonëse pritet ulje e sasisë totale të reshjeve, ka mundësi të përjetojmë rritje të intesitetit të shirave. Krahasuar me mesataren e periudhës 1951-2000, numri i ditëve me reshje intesive (maksimumi 24 orë) ka gjasa të rritet me 1-2 ditë deri në vitin 2025, 2-3 ditë deri në vitin 2050, dhe me 3-5 ditë deri në vitin 2100.
PASOJAT E NDRYSHIMEVE KLIMATIKE Niveli i detit 1. Sipas skenarëve të rritjes së nivelit të detit, zona pyjore bregdetare në bregdetin e Lezhës, pritet të zvogëlohet rreth 1 km në
vitin 2100.
2. Zgjerimi i parashikuar i lagunave, si rezultat i rritjes së nivelit të detit do të rritë periudhën e qëndrimit të zogjve migrues në to
dhe do të ndryshojë edhe përbërjen e tyre.
3. Parashikohet ndryshimi i florës dhe faunës ujore me lloje që preferojnë më shumë ngrohtësi dhe kripësi.
Cilat janë ndryshimet që priten të ndodhin në zonat bregdetare të lagunës? 1. Uji i detit është futur thellë deri tek ujërat nëntokësorë të lagunës; 2. Përmbytjet janë bërë më të shpeshta dhe më të rënda;.
3. Erozioni i plazhit (përparimi i detit në drejtim të tokës), copëtimi dhe rënia e brezit lagunor; 4. Përmbytje dhe stuhi të paparashikueshme që ndikojnë në aktivitetet bujqësore të zonës;
5. Dëmtim i infrastrukturës turistike dhe asaj të shërbimit, humbje e vlerave të peisazhit të natyrës.
6. Parashikohet që ndryshimet e temperaturës në sipërfaqen e tokës dhe të nivelit të lagështisë do të ndikojnë në rritjen e indeksit të nxehtësisë (ndikim i kombinuar i temperaturës dhe lagështisë). 7. Rritja e shpeshtësisë së fenomeneve meteorologjike të pazakonta (reshje të dendura, erëra të forta, thatësira, përmbytje) mund të kenë ndikim të madh në vendbanimet dhe infrastrukturën turistike. 8. Ndërtimi i një infrastrukture të re turizmi do të kërkojë investime tepër të mëdha.
PASOJAT E NDRYSHIMEVE KLIMATIKE Ndryshimet klimatike dhe siguria mjedisore Nëse trendi i ngrohjes globale nuk ndalet, temperaturat e larta, rritja e nivelit të detit, dhe moti ekstrem mund të çojnë drejt mungesës së ushqimit, ujit të pijshëm të pastër. Po kështu, pasojat do të prekin banesat, lagjet, qytetet duke sjellë migracion masiv, vuajtje dhe vdekje. Shqipëria është një nga vendet që mund të preket shumë nga këto ndikime negative. ǷǷ Ndryshimet klimatike prekin edhe çështjen e sigurimit të ushqimit. Prodhimi ushqimor parashikohet të ulet në zonën e Mesdheut, Evropën Juglindore dhe Azinë Qendrore.
ǷǷ Temperaturat e larta nxisin rritjen e baktereve në ushqime. Infeksionet nga Salmonella rriten me 5-10% për çdo një gradë temperaturë të shtuar.
ǷǷ Në Evropën Qendrore dhe Jugore parashikohet të ketë një pakësim të ndjeshëm të burimeve ujore deri në 80% si dhe ndotje të tij, gjë e cila do të ndikojë tek 16 milionë njerëz në vitin 2080. ǷǷ Cilësia e ujërave bregdetarë po përkeqësohet duke u bërë rrezik për shëndetin e atyre që lahen dhe konsumojnë ushqimet e detit. Mundësia për ujë të sigurt dhe të pastër mund të zvogëlohet. ǷǷ Përmbytjet janë ngjarja më e shpeshtë e lidhur me motin në Evropë. Parashikohet që ndryshimet klimatike t’i shtojnë përmbytjet dhe t’i bëjnë ato më të egra. ǷǷ Ndryshimet në cilësinë e ajrit, shtimi i valëve të të nxehtit dhe pjalmimi i luleve në stinë më të hershme ndikojnë në sëmundjet e aparatit të frymëmarrjes (alergji, astma, etj).
ǷǷ Rritjet e temperaturave globale mund të kenë ndikime negative në shëndetin e njerëzve. Temperaturat e larta mund të nxisin shpërthimin dhe përhapjen e sëmundjeve në territore të tjera që barten nga mushkonjat, duke sjellë përhapjen e sëmundjeve infektive, siç janë encefaliti, malarja dhe ethet.
Cilat janë ndryshimet që priten të ndodhin në bujqësi? Rritja e temperaturës mund të shkaktojë zvogëlimin e sezonit të kultivimit për disa të korra, p.sh drithërat do të korren më shpejt. Barërat e këqija pritet të shtohen nga rritja e përqendrimit të dioksidit të karbonit (CO2). Në përgjithësi, rritja e temperaturës mund të çojë në zhvillim më të shpejtë të shumë insekteve të dëmshme. Ndaj pritet të shtohet rreziku që kulturat bujqësore të dëmtohen nga këto insekte apo sëmundje të ndryshme. Kripëzimi i ujërave nëntokësore ka sjellë kripëzimin e tokës bujqësore. Pasojë tjerër negative është një biodiversitet më i varfër, humbja e tokës bujqësore, pakësimi i peshkut në lagunë. Thatësirat e tej zgjatura do të shkaktojnë ngordhjen e peshkut si pasojë e rritjes së temperaturës së ujit.
A MUND TA NDIHMOJMË NE NATYRËN? Aktiviteti ynë i përditshëm është një faktor që kontribuon çlirimin e gazeve serrë në atmosferë. Sa herë që lëvizim me makinë, kur vemë në prizë një pajisje elektrike, pajisje për ngrohje apo të ftohje, ne çlirojmë gaze serrë në atmosferë. Më poshtë janë disa këshilla që ndihmojnë në cështjen e klimës dhe efektet e saj negative
1 Kujdes kur bën blerje! 2
Duke bërë zgjedhje të zgjuara si konsumatorë, zvogëlojmë prodhimin e gazeve serrë. Blerja e pajisjeve efiçente për nga energjia që shpenzojnë, është një mënyrë që ndihmon në zvogëlimin e gazeve-serrë që çlirohen në atmosferë.
Etiketa si “Energy Star” mund të ndeshet në shumë pajisje të përdorimit shtëpiak, si elektroshtëpiaket, pajisjet e zyrave, pajisjet e ngrohjes dhe ftohjes, dritaret, pajisjet e ndriçimit dhe produkte të tjera. Etiketa ‘Energy Star’ është simbolika e produkteve efiçente, të cilat shpenzojnë pak energji, kursejnë para dhe ndihmojnë në mbrojtjen e mjedisit.
Blerja e makinës është një vendim i rëndësishëm. Ka shumë faktorë që duhen marrë në konsideratë, përpara se të merret vendimi i duhur. Këta faktorë janë çmimi, komoditeti, forma, siguria dhe funksionaliteti. Një nga gjërat që duhet të ketë parasysh blerësi është blerja e një automjeti efiçent, me qëllim që të zvogëlohet ndotja në ajër, sidomos çlirimi i gazeve të dioksidit të karbonit.
Kujdes nga makina!
A e keni pyetur ndonjëherë veten se sa CO2 çlironi në atmosferë kur lëvizni me makinën tuaj? Zakonisht makinat harxhojnë 6 litra bezinë kur lëvizim jashtë qytetit dhe 10 litra kur i përdorim për lëvizje brenda në qytet. Sipas llogaritjeve për djegien e karburantit nga motori i makinës, në varësi dhe të llojit të makinës, mesatarja e shkarkimeve të dioksidit të karbonit për km rrugë është 138 g/km në rrugët jashtë qytetit dhe 230 g/km kur me të njëjtën makinë lëvizim brenda në qytet në rrugët me trafik dhe ndalesa semafori.
3
4
Riciklimi Kursimi, ripërdorimi dhe riciklimi janë parime bazë që shërbejnë për zvogëlimin e mbetjeve. Blerja e produkteve, që janë të ripërdorshme, të riciklueshme ose që kanë paketim modest, është një mundësi për kursimin e burimeve materiale që mund të nevojiten për prodhimin e mallrave të tjera. Nga riciklimi i letrës, kartonit, qelqeve ose i metalit një familje të zakonshme mund të zvogëlojë çlirimin e dioksidit të karbonit në atmosferë me një ton në vit.
Pemët! Ju lutemi!
Mbrojtja e pyjeve dhe mbjellja e pemëve të reja ndihmon për përthithjen e dioksidit të karbonit nga ajri. Ka shumë mundësi për të mbjellë pemë, në kopshte, përgjatë rrugëve, në parqe dhe në hapësira publike.
Gjatë një viti një pemë me madhësi mesatare thith rreth 21.7 kg CO2
5
Llampa inkadeshente apo flureshente? Cilat duhet të përdorim për ndriçim? Pa nevojën për të ndryshuar mbajtëset e llampave (portollampën), zëvëndësueset më ekologjike të llampave inkadeshente janë llampat me dritë fluoreshente kompakte (CFL). Llampat CFL përdorin deri në 75% më pak energji dhe jetëgjatësia e tyre shkon deri në 8000 orë ndriçim (dhjetë herë më gjatë se llambat inkadeshente) dhe çmimi i tyre është i arsyeshëm.
Llampat e ndriçimit! 6
Njohuri për botën e gjelbër Edukimi dhe rritja e ndërgjegjësimit publik mbi ndryshimet klimatike janë hapa të rëndësishëm drejt përmirësimit të efiçencës së përdorimit të energjisë dhe minimizimit të çlirimit të gazeve me efekt serrë në atmosferë. Prandaj duke mësuar më shumë mbi mjedisin dhe mbrojtjen e tij ne jemi qytetarë më të përgjegjshëm për të ardhmen e brezit tonë dhe planetit.
Histori të vogla Historia e Lagunës
Atë ditë Laguna e pa peshkun e vogël se si po largohej nga ujërat e saj dhe e çuditur e pyeti: – Peshk i vogël, për ku je nisur? – Po iki sa më larg nga ky ujë i ndotur me erë të qelbur. – E pse? – u habit Laguna. – Po këtu nuk mund të gjejë më një shtëpi të qetë. Nuk ka më bimë ku të fshihem, nuk ka më as krimba, buburreca, dhe gafore me të cilat ushqehem... gjithnjë e më tepër jam i uritur. Patjetër duhet të gjej një zgjidhje, sepse edhe oksigjeni i mungon ujit. Laguna u ofendua prej fjalëve të peshkut të vogël dhe me buzëqeshje e pyeti: – Po ku do të shkosh? – Do të kërkoj një vend më të pastër, ndoshta shumë larg prej këtej, ku nuk ka njerëz që ta turbullojnë ujin e pastër. – Por, peshk i vogël – u ankua Laguna, duke u bërë xheloze. – Prit, mos më braktis, të lutem, do të mundohem që ti pastroj ujërat e mija! – Por, si? Laguna po mendohej ... por ja njerëzit më ndotin – ia ktheu ajo peshkut të vogël. – Atëherë, nuk ka shpëtim. Njerëzit do ta kuptojnë shumë vonë dëmin që kanë shkaktuar, kur të gjitha burimet e ujit do të ndoten dhe ata të jenë në rrezik...atëherë do të jetë vonë për ne të gjithë– u shpreh peshku i vogël.
Historia e yllit të detit
Diku përgjatë bregut të detit, në perëndim të diellit, po shëtiste një plak. Sa u qetësua stuhia dhe plaku kënaqej duke thithur ajrin e pastër plot jod. Ishte zhytur në mendime kur pa një fëmijë. Fëmija merrte diçka nga rëra dhe e hidhte në ujë. Plaku ishte kureshtar dhe shkoi që të shohë nga afër. Fëmija mori një yll deti nga rëra dhe e hodhi sërish në det, mes valëve që ledhatonin bregun. Më në fund, plaku vërejti se bregu i detit ishte mbushur me qindra, ndoshta mijëra, yje deti. Stuhia i kishte nxjerrë ata aty. – Çfarë bën!? – i tha plaku. – Ti je një fëmijë i vetëm, ndërsa këtu ka mijëra yje deti. – Vërtet mendon se mund të ndryshosh diçka? Djaloshi e shikoi, mori një yll deti nga rëra, e hodhi në det dhe tha: – Ja, për këtë yll deti, unë sapo ndryshova gjithçka!
NJOHURI PËR EKOSISTEMIN E NJË LAGUNE Ekosistemi është bashkësia e organizmave të cilët ndërveprojnë me njëri-tjetrin dhe me mjedisin ku jetojnë. Ai është një sistem dinamik, në të cilin ushqimi dhe energjia janë në qarkullim të vazhdueshëm ndërmjet organizmave të gjallë dhe natyrës jo të gjallë. Shembuj të ekosistemeve të zakonshme janë pyjet, lumenjtë, liqenet, detet, livadhet, fermat dhe qytetet. Në ekosistem, bimët quhen prodhues meqë prodhojnë lëndë organike nga kripërat minerale, uji, dioksidi i karbonit dhe energjia diellore, gjatë procesit të fotosintezës. Lëndët ushqimore përmbajnë elementët kryesorë: karbon, fosfor, squfur, azot dhe oksigjen. Këta elementë merren nga toka, ajri apo uji. Elementë të tjerë si kaliumi, magnezi, kalciumi, hekuri, zinku, etj., qarkullojnë në ciklin e lëndëve ushqyese ndërmjet organizmave të gjallë, tokës, ujit dhe ajrit. Lëndët ushqyese që prodhohen nga bimët, kalojnë tek kafshët që ushqehen me bimë, e më pas tek kafshët e tjera, derisa organizmat ngordhin dhe lëndët zbërthehen sërish në lëndë jo organike. Organizmat që ushqehen me bimë dhe kafshë të tjera quhen konsumatorë. Duke ngrënë bimët si ushqim, konsumatorët luajnë rol në ciklin e qarkullimit të energjisë dhe lëndëve.
Zinxhiri ushqimor dhe ai i energjisë tregon ndërvarësinë komplekse midis organizmave bimorë dhe shtazorë në ekosistem. Prodhuesit janë në bazën e piramidës ushqimore dhe quhen “niveli i parë”. Në nivelin e dytë janë konsumatorët parësorë — organizmat që ushqehen me bimë.
Në nivelin e tretë dhe të katërt të piramidës qëndrojnë konsumatorët grabitqarë më të mëdhenj (ose mishngrënësit), të cilët ushqehen me kafshë të tjera. Shumë shpesh, disa konsumatorë i përkasin më shumë se një niveli ushqimor. Çdo ndikim në nivelet më të ulta ka pasoja në nivelet më të larta të ekosistemit. Nëse, për shkak të fatkeqësive të mëdha, si zjarre, përmbytje, ngrica, etj., apo për shkak të aktiviteteve të pakontrolluara të njeriut, si prerja e pyjeve, ndotjet kimike, mbetjet toksike, etj., sipërfaqe të mëdha me bimësi shkatërrohen, si rrjedhim zvogëlohet edhe ushqimi i konsumatorëve parësorë. Mungesa e ushqimit do të përcillet tek konsumatorët e mëdhenj, e kështu me radhë. Njerëzit janë të varur nga ndryshimet që ndodhin në zinxhirin ushqimor dhe atë të energjisë në ekosistem.
AKTIVITETE NË NATYRË Lojë me role: Rrjeta ushqimore Loja fillon me ndarjen e roleve midis fëmijëve. Një fëmijë është “dielli”, disa janë “mikroorganizmat”, ndërsa të tjerët janë bimë dhe kafshë të ndryshme. Fëmijët e dinë se sa shumë i rëndësishëm është dielli për jetën në tokë.
Rrezatimi diellor direkt do të kapet nga bimët, sepse vetëm bimët mund ta përthithin energjinë diellore dhe pastaj ta shndërrojnë në një formë, të cilën organizmat e tjerë e shfrytëzojnë si energji. Çdo anëtar i ri le të marrë një pjesë nga litari i gjatë. Ata do të lidhen si në zinxhirin ushqimor. Duhet të ketë shumë lidhje midis organizmave të ndryshëm — p.sh. të gjitha bimët të jenë të lidhura me diellin. Pasi ta formoni zinxhirin, tregojuni fëmijëve se po vjen dimër i ftohtë, i cili do të shkatërrojë disa prej bimëve, prandaj ata nxënës do të duhet të ulen. Pas dimrit minjtë dhe larvat (ose kafshët tjera) nuk kanë ushqim të mjaftueshëm dhe ngrodhin, prandaj edhe ata nxënës ulen etj. Së shpejti, të gjithë do të ulen, përveç Diellit, tokës, ujit, ajrit dhe mikrorganizmave. Mikrorganizmat mund të kërcejnë lart e poshtë për të treguar se sa janë të lumtur që kanë ushqim të mjaftueshëm.
Tregoni si mikrorganizmat do të zbërthejnë trupat në lëndët bazë, të cilat do ta pasurojnë tokën. Bimët sërish do të rriten, dhe larvat do të kenë çfarë të hanë. Kështu secili fëmijë do të ngrihet ashtu siç lloji i vet kthehet në jetë pas ndryshimit. Bisedoni me shokët se çdo organizëm i gjallë është njëlloj i rëndësishëm në zinxhirin ushqimor.
Theksoni faktin se zhdukja e ndonjë lloji ndikon në ekzistencën e llojeve të tjera, të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë janë të lidhura me të. Njeriu, me sjelljen e vet duhet të ndihmojë për ruajtjen e llojeve të ndyshme të botës së gjallë.
AKTIVITETE NË NATYRË Loja: Shtegëtimi i lejlekut Në aktivitetin “Shtegëtimi i shpendëve”, fëmijët janë lejlekët e bardhë, që grumbullohen çdo vjeshtë e shtegëtojnë në jug për ta kaluar dimrin, ndërsa në pranverë kthehen në veri, në vendlindjet e tyre. Rregullat e lojës Shënoni në tokë dy rrathë me diametër 2 metra, të cilët duhet të jenë larg njëri tjetrit 30-40 hapa. Njëri do të përfaqësojë vendin për dimërim, ndërsa tjetri vendin e folesë. Siguroni katër-pesë vende midis dy rrathëve si zona të sigurta, ku lejlekët do të mund të pushojnë gjatë shtegtimit. Zona të sigurta mund të jenë drunjtë, shkëmbinjtë e mëdhenj, moçalet ose disa vende të tjera natyrore, në të cilat zogjtë mund të fluturojnë. Fëmijët duhet të zgjedhin role ose le të tërheqin letra, në të cilat shkruajnë rolet me zgjedhje të rastësishme. Dy nxënës do të kenë rolin e gjuetarëve (njeriu dhe grabitqari, p.sh. dhelpra), ndërsa fëmijët e tjerë kanë rolin e lejlekëve. Zogjtë lëvizin shumë shpejt, fluturojnë nga njëri rajon te tjetri dhe mund të ndalen vetëm në zonat e sigurta gjatë kalimit të tyre. Gjuetarët mundohen që t’i gjuajnë zogjtë në kohën kur ata shtegtojnë, por nuk mund të hyjnë në zonat e sigurta, në vendet për dimërim dhe në fole. Secili zog i gjuajtur del nga loja. Fillimin e shtegtimit e njofton njëri prej fëmijëve, që është drejtuesi i lojës (ose mësuesi). Gjatë shpërnguljes së parë, të gjitha zonat janë aktive. Por, para se të fillojë e dyta, drejtuesi i lojës duhet t’iu tregojë fëmijëve të tjerë se njëra prej zonave është kënetë e tharë dhe nuk mund të shfrytëzohet më. Para se të fillojë shpërngulja e tretë, në një zonë tjetër të sigurt janë ndërtuar disa hotele, kështu që edhe ajo nuk mund të shfrytëzohet. Loja vazhdon deri sa të zhduken të gjitha zonat e sigurta. Drejtuesi duhet të përdorë arsye të ndryshme për shkatërrimin e zonave të sigurta — ndërtimin e fabrikave ose autostradës, shndërrimin e zonës me ujë në qendër pushimi, etj. Sa është numri i lejlekëve që kanë mbijetuar pas secilës shpërngulje?
Është e qartë se ata do të gjuhen më lehtë nga gjuetarët, pasi ngelin gjithnjë e më pak zona të sigurta. Nëse lejlekët ankohen se kjo nuk është e drejtë, tregojuni atyre se gjuetarët mundohen t’i gjejnë vendet ku pushojnë zogjtë gjatë fluturimit të tyre. Kur zonat e sigurta janë shkatërruar, është shumë e vështirë që zogjtë të mbijetojnë gjatë shpërnguljes.
Diskutoj që të mësoj më shumë
Pas lojës organizoni një diskutim lidhur me pyetjet e mëposhtme: • Pse është biodiversiteti i rëndësishëm për njerëzit? • Çfarë çon në zhdukjen e një lloji? • Çfarë mund të bëjmë ne për të mbrojtur bimët dhe kafshët? • Fëmijë si jeni ndjerë gjatë lojës “Shtegëtimi i lejlekut”? • Cili ka qenë roli juaj në këtë lojë? • A ka qenë e vështirë për të mbijetuar? A e dini ju fëmijë që gjatë shtegëtimit të shumë shpendëve, ashtu si dhe në lojën tuaj, shpesh vendet e pushimeve të tyre janë plot me gjuetarë e grabitqarë, të cilët rrezikojnë jetën e këtyre shpendëve? Por ka dhe shumë kërcënime të tjera që i rrezikojnë ata, p.sh: kabllot elektrike, mungesa e ushqimit, helmet që përdoren në bujqësi ose njollat e naftës në shtretërit e ujërave. Pse shtegëtojnë shpendët ? Ata shtegëtojnë që të jenë më të sigurt gjatë stinës së ftohtë të dimrit, por shpesh, gjatë këtij shtegëtimi ata rrezikojnë jetën e tyre. Gjatë shtegëtimit, ata kanë nevojë për shumë energji, ushqim, vend për pushim. Ata duhet t’u ikin grabitqarëve dhe të jenë të aftë të gjejnë vendbanime të përshtatshme në vendet ku do të qëndrojnë.
3
3
4
1. Nori gushëzi (Gavia arctica) 2. Zhytësi i madh (Podiceps cristatus) 3. Karabullaku i detit (Phalacrocorax carbo) 4. Karabullaku i vogël (Microcarbo pygmeus) 5. Gakthi (Botaurus stellaris)
5
6
7
8
6. Çafka e bardhë e madhe(Ardea alba) 7. Çafka e përhime (Ardea cinerea) 8. Çafka e bardhë e vogël (Egretta garzetta) 9. Çafka e verdhë (Ardeola ralloides) 10. Kryekuqe e madhe (Mareca Penelope) 11. Rosa këre (Anas crecca) 12. Rosa e përhime (Mareca strepera)
9
10
11
12
13. Sqepluga (Spatula clypeata) 14. Rosa bishtgjelë (Anas acuta) 15. Laroshja (Tadorna tadorna) 16. Rosa e zezë (Melanitta nigra)
13
14
15
16
Dimër
2
Verë
2
Vjeshtë
1
Pranverë
1
Disa nga llojet e shpendëve që jetojnë në lagunën e Kune-Vainit
Të dhënat për shtegëtimin Kafshët shpërngulen periodikisht për shkak të shumimit, gjetjes së ushqimit, ndryshimit të stinëve të vitit, ndryshimit të gjatësisë së ditës dhe natës, si dhe për arsye të tjera.
Shumë shpendë, siç janë: lejlekët, dallëndyshet, patat dhe rosat e egra, vijnë nga veriu që ta kalojnë dimrin në vende më të ngrohta, të cilat ndodhen në jug. Vetëm disa lloje shpendësh mund të fluturojnë përtej hapësirave të mëdha ujore pa pushuar siç janë oqeanet.
Shpërngulja e kafshëve mund të bëhet në distanca të vogla. Harabeli polar shpërngulet në vjeshtë nga fushat në qytete; disa zogj kur koha ftohet, zbresin nga vendet më të larta malore në zona më të ulëta fushore.
Shpërngulja e kafshëve mund të zgjasë për periudha të shkurta kohore, por ka dhe shpërngulje që zgjasin me vite.
Për shembull ngjala europiane shkon në Detin e Sargaseve për t’u shumuar, duke udhëtuar rreth 10.000 km.
“N
ël
uf
tën
pë
rm
in
bij ete së n
uk
mb
ijet ojn ë
lloj et
më t ë forta
apo ato inteligjente
ja o që por at
në m
af ë të
ta p
up ër t
ërsh
v rls Dar a Ç ” r tatu