Gazeta e Shoqates se Komunave te Shqiperise - nr. 21

Page 1

SHOQATA E KOMUNAVE TË SHQIPËRISË

100

VJET

PAVARËSI

Mundësia më e mirë për Komunat dhe drejtuesit e tyre!

Nr. 21 Shkurt-Prill 2012

Adresa: Rr. “Skerdilad Llagami”, Ndërtesa 3, Apt. 8 (mbrapa stadiumit “Qemal Stafa”), Tirana - Albania. P.O. Box. 2377. Tel&Fax: +355 4 24 68 492. e-mail.aac@abcom.al. webpage:www.aac-al.org.

SHKSH zhvilloi mbledhjen e parë të Komitetit Drejtues Zgjidhen dy nënkryetarët e rinj, miratohet Plani Strategjik i shoqatës

S

hoqata e Komunave të Shqipërisë mbajti në 23 Mars, mbledhjen e parë të Komitetit Drejtues së kësaj organizate, në drejtimin e drejtuesit të saj, Fatbardh Plakut. Në këtë mbledhje në të cilën merrnin pjesë 27 anëtarë të Komitetit Drejtues u zgjodhën si nënkryetar të rinj të ShKSh-së me votim të hapur, Kujtim Qefalia, kryetar i Komunës Dajt dhe Fran Frrokaj, kryetar i Komunës Shënkoll. Procesi i zgjedhjes së dy nënkryetarëve të rinj u krye nën një frymë bashkëpunuese dhe dy përzgjedhjet u miratuan në përputhje me filozofinë e SHKSH, për të pasur në drejtimin e saj përfaqësues nga dy koalicionet e mëdha në politikën shqiptare. Në mbledhjen e mbajtur u miratua dhe Plani Strategjik i ShKSh për periudhën 20122016, plan i cili parashikon drejtimet kryesore strategjike të veprimtarisë së Shoqatës së

KRYEMINISTRI Komunave për një periudhë katër vjeçare. Një tjetër dokument i rëndësishëm që u miratua nga anëtarët e këtij Komiteti ishte dhe Plani Vjetor i Veprimit për vitin 2012 i Projektit Faza përmbyllëse e “Zhvillimit të ShKSh”, financuar nga Sida dhe zbatuar nga SKL Internacional. Takimi shërbeu edhe për konsolidimin e grupeve rajonale të ngritura nga shoqata në kuadër të qëndrueshmërisë financiare të saj dhe pagesës së kuotave të anëtarësisë nga Kryetarët e komunave, sipas listës së miratuar në Asamblenë e Përgjithshme të SHKSH-së. Takimi shërbeu dhe për

diskutime të lira në kuadër të rritjes së komunikimit të komunave mes njëra tjetrës dhe të solidarizimit mes tyre. Bashkëpunimi u konsiderua i rëndësishëm në kuadër të sfidave të reja me të cilat po përballen sot Njësitë e Qeverisjes Vendore dhe forcimit të aspektit lobues të shoqatës. Në takim u propozua që nismat për rritjen e bashkëpunimit të nisin që nga zhvillimi i aktiviteteve të përbashkëta sportive, deri në formimin e grupeve aktive lobuese në institucioneve të ndryshme në vend, si Kuvendi i Shqipërisë, Kryeministrinë, ministritë etj. Mbledhja e parë

e KD-së erdhi dy muaj pasi ShKSh organizoi Asamblenë e saj të Përgjithshme, ku zgjodhi kryetarin e ri të shoqatës dhe rifreskoi dokumentet bazë të punës në ndihmë të rritjes dhe zhvillimit të kapaciteteve të njësive vendore në vend. Pas mbledhjes së parë të komitetit, stafi i SHKSH-së ka nisur punën nëpër rajone, për të vendosur dhe axhendën e ardhshme të këtij forumi, e cila pritet të mbahet në muajin qershor. Takimet do të zhvillohen dy në Jug të vendit dhe dy në Veri, deri në 20 ditë para mbledhjes së ardhshme të KD-së. (Vijon në faqen 3)

“Bashkëpunimi kusht për rritjen e qeverisë vendore” Kryetari i ShKSh-së, Fatbardh Plaku ngriti çështjen e menaxhimit të burimeve njerëzore në komuna

onferenca me titull "Qeveri vendore e fortë dhe efektive përmes rritjes së bashkëpunimit drejt qeverisjes së mirë" mblodhi në muajin Mars, përfaqësuesit e qeverisë qendrore, asaj vendore dhe partnerët ndërkombëtarë për të diskutuar në lidhje me rritjen e efikasitet të qeverisjes lokale në Shqipëri. Organizatorët e kësaj konference, Bashkëpunimi Zviceran dhe Këshilli i Evropës kishin si qëllim mbledhjen e mendimeve nga të gjitha gru-

Drejtuesit e ShKSh-së marrin pjesë në Asamblenë e shtatë të NALAS-it

FAQE 2

Bashkëpunimi Zvicerian dhe Këshilli i Europës:

K

RRJETI I SHOQATAVE

pet e interesit për të diskutuar në lidhje me mënyrat e forcimit të rolit të pushtetit vendor në Shqipëri. Kryeministri i vendit, Sali Berisha i pranishëm në këtë konferencë theksoi se vendorët duhet të ishin më kujdesshëm në miradministrimin e territorit të tyre dhe po kështu të merrnin masa konkrete për pastrimin e tij. "Ju duhet të jeni gardianët kryesorë të mjedisit dhe territorit tuaj. Ju duhet të angazhoheni sa më shumë në pastrimin e territor-

eve që keni në administrim", tha Kryeministri Sali Berisha duke iu adresuar kryetarëve të bashkive dhe përfaqësuesve të qeverisjes vendore. Ai nxiti për një grumbullim më të mirë të taksave të biznesit të vogël në nivel vendor dhe u kërkoi përfaqësuesve të qeverisë vendore që të ndiqnin shembullin e Bashkisë së Tiranës, për sa i përket praktikave dhe punës së kryer në kryeqytet. Nga ana e saj ambasadorja e Zvicrës në Tiranë, Yvana Enzler deklaroi

se bashkëpunimi nëpërmjet komunave është një nga mjetet më të duhura dhe të njohura për të siguruar efektivitet dhe efiçiencë për administratën vendore. "Unë shpresoj që mësimet dhe përvojat të cilat do të ndahen sot do të jenë të dobishme për ata të cilët përditë udhëheqin qeverinë vendore dhe për ata roli I të cilëve është të ndajnë këtë njohuri dhe përvoja me të tjerët", theksoi ambasadorja zvicerane Enzel. (Vijon në faqen 2)

Vendorët, kujdes me mbetjet e gropave septike FAQE 2 VIZITA

Ministri maqedonas i Vetëqeverisjes viziton landfill-in e Bushatit

FAQE 3

NISMA

Pushteti qendror, ai vendor dhe organizatat, të bashkuara për mbrojtjen e mjedisit

FAQE 4

NATYRA

15 Parqet kombëtare të Shqipërisë FAQE 4


SHOQATA E KOMUNAVE TË SHQIPËRISË

Nr.21. Shkurt - Prill

Bashkëpunimi Zvicerian dhe Këshilli i Europës: Kryetari i ShKSh-së, Fatbardh Plaku ngriti çështjen e menaxhimit të burimeve njerëzore në komuna Falë programeve tona, autoritet lokale kanë qënë të afta të eksperimentojnë bashkëpunimin mes tyre për të menduar dhe vepruar përtej kufinjëve të tyre administrative”, theksoi zyrtari i i lartë i Këshillit të Europës. Ekspertë nga Këshilli i Evropës, John Jackson dhe Suja Chacko paraqitën në konferencë tendencat më të fundit europiane në lidhje me Bashkëpunimin ndërkomunal dhe Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, rezultate nga vlerësimet e kryera gjatë dy viteve dhe nxorën përfundime dhe rekomandime për diskutim me përfaqësues të qeverisë vendore dhe pjesëmarrës të tjerë. Konferenca përfshiu gjithashtu një prezantim nga Kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha, i cili theksoi sfidat e përbashkëta

dhe problemet e ngjashme që përballojnë bashkitë dhe njësitë e ndryshme të qeverisjes vendore. Kryebashkiaku i Elbasanit, Qazim Sejdini gjithashtu paraqiti përvojën e tij në lidhje me qeverisjen vendore efektive. Një fjalë të veçantë në këtë konference mbajti dhe kryetari i Shoqatës së Komunave të Shqipërisë, njëkohësisht kryetari i Komunës së Farkës, Fatbardh Plaku. Në fjalën e tij, Plaku e vuri theksin tek sfidat e komunave shqiptare për sa i përket menaxhimit të burimeve njerëzore. Sipas Plakut, aktualisht pagat e ulëta dhe kapacitet e kufizuara nuk i motivojnë mjaftueshëm punonjësit e komunave dhe theksoi se situata pritej të ndryshonte në momentin që administratat e komunave të Shqipërisë do të mbroheshin

nga statusi i nëpunësit civil. Nga ana tjetër kreu i ShKSh-së, theksoi se të zgjedhurit vendor duhet të tejkalonin barrierat politike për të arritur rritjen e kapaciteteve nëpërmjet bashkëpunimeve të ndryshme. Gjatë fjalimeve të mbylljes, Anne Savary, Zëvendës Drejtore e Bashkëpunimit Zviceran, dhe Ferdinand Poni, Zëvendës Ministër i Brendshëm, theksuan rëndësinë e çështjeve të adresuara si faktorë kyçë për qeverisje të mirë dhe ecuri të përmirësuar në nivelin e decentralizimit. Ata tërhoqën vëmendje në nevojën për mbështetje të mëtejshme për qeverisjen vendore duke ndjekur përfundimet aktuale dhe duke shfrytëzuar përvojat e deritanishme në një mënyrë ndarëse dhe të koordinuar mirë.

Rrjeti i Shoqatave të Autoriteteve Vendore në Europën Juglindore

Drejtuesit e ShKSh-së marrin pjesë në Asamblenë e shtatë të NALAS-it

N

jë përfaqësi e Shoqatës së Komunave të Shqipërisë e përbërë nga kryetari Fatbardh Plaku, Drejtori Ekzekutiv, Agron Haxhimali dhe përfaqësuesi i SKL International pranë ShKSh-së, Arben Qesku morën pjesë në të shtatën Asamble të Përgjithshme të Rrjetit të Shoqatave të Autoriteve Vendore në Europën Juglindore (NALAS) e cila i zhvilloi punimet në 29 dhe 30 Mars në Prishtinë, Kosovë. Qëllimi kryesor i kësaj vizite pas ftesës së marrë ishte lobimi nga ana e ShKSh-së për qenë anëtare në NALAS, si një rrjet tepër i rëndësishëm evropian në fushën e qeverisjes vendore. Një tjetër qëllim i kësaj vizite ishte dhe mundësia e mirë për të lidhur bashkëpunime të reja me organizatat partnere të ShKSh-së në Europë dhe po kështu për tu njohur me drejtimet dhe vendimet kryesore të Asamblesë së Përgjithshme. Në punimet e Asamblesë morën pjesë drejtuesit më të lartë të NALAS, përfaqësuesit kryesor të qeverisë qendrore dhe vendore të Kosovës dhe po kështu me dhjetëra drejtues të pushtetit vendor, ekspertë dhe të ftuar, të ardhur nga e gjithë Europa. Punimet e kësaj Asambleje u fokusuan tek procesi fiskal që shoqëron decentralizimin, nisur dhe nga kriza ekonomike e cila gjatë pesë viteve të fundit ka dhënë efektet e saj në vendet e Europës Juglindore. Në këtë aktivitet ju bë thirrje

qeverive qendrore të vendeve të Europiane që në mënyrë të herëpashershme të përmirësonin mekanizmat e kalimit të grandeve dhe transfertave drejt qeverisjes vendore. Në Asamblenë e shtatë u zgjodh si kryetar i ri i NALAS-it, Ozgen Keskin, i cili është dhe kryetari i Bashkisë i qytetit të Burës në Turqi.

Kryeministri mbledh Grupin e Punës për çështjet e ujit dhe kanalizimeve

Berisha: Vendorët të kenë kujdes me mbetjet e gropave septike K

ryeministri Sali Berisha, ni sur nga fakti se sezoni i verës është në prag mblodhi në Kryeministri, Grupin e Punës për çështjet e ujit dhe kanalizimeve. Sipas Berishës, gjatë pesë viteve të fundit në vend ishin bërë shumë përparime për sa i përket furnizimit me ujë të pijshëm në vend, por ai pohoi problemet e mëdha që vinin nga kanalizimet dhe trajtimi i ujërave të ndotura. Kryeministri kërkoi që të merreshin masa energjike për ta përmirësuar këtë situatë, nisur dhe nga fakti se fluksi i turistëve në sezonin e verës pritej të ishte i lartë. “Përsëri sot janë pa akses në kanalizime rreth një milionë banorë, shifër kjo shumë shqetësuese. Kjo do të thotë se ne duhet të lëvizim me shpejtësi, me përparësi absolute në zonat turistike, ku duhet të finalizojmë përfundimin e procesit të kanalizimeve, të lidhjes së këtij sistemi me kolektorin dhe të lidhjes së kolektorit me impiantin e përpunimi”, theksoi kryeministri. Në kuadër të masave që duhet të merren për këtë situatë, Berisha kërkoi që Drejtoria e Rrugëve të parashikojë në të gjitha ndërtimet, kolektorët e ujërave të shiut. Po kështu ai theksoi se ministria e Brendshme duhet të bëjë të mundur që shoqëritë e ujësjellësve të jenë përgjegjëse

PROJEKTI ËSHTË NË FAZËN E TENDERIMIT DHE KUSHTON 90 MILION EURO

Tirana së shpejti me impiant gjigand për ujërat e zeza Në mbledhjen Këshillit të Rregullimit të Territorit në fillim të muajit Prill, kryeministri Berisha lajmëroi se së shpejti do të nis ndërtimi i një impianti gjigand për trajtimin e ujërave të zeza në kryeqytet. Sipas kreut të qeverisë ky projekt është investimi më i madh në trajtimin e ujërave të zeza në të gjithë territorin shqiptar. “Ky është investimi më i madh që bëhet në historinë e vendit në trajtimin e ujërave të zeza. Është një investim prej 90 milionë euro. Një ndihmë bujare e qeverisë japoneze. Janë hapur procedurat e tenderit dhe projekti fillon së shpejti. Ndërtimi i impiantit të ujërave të zeza për Tiranën kompleton ndërtimin e impianteve të mëdha nga Velipoja në Ksamil”, theksoi Berisha. Po kështu ai deklaroi se ky është një investim mjaft i rëndësishëm për menaxhimin e ujërave të zeza dhe shndërrimin shumë shpejt të ujerave tona bregdetare në më të pastrat. “Shumë shpejt ne do vendosim në Shqipëri standardet më të mira kundër ndotjes së ujërave. Standarde jetike për parandalimin e një serie të gjatë sëmundjesh”, deklaroi ai.

/2

URBANIZIMI:

“Bashkëpunimi kusht për rritjen e qeverisë vendore” (Vijon nga faqja 1) I pranishëm në këtë aktivitet, ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Etore Sequi u kërkoi përfaqësuesve të qeverisë vendore shqiptare që të punonte si evropiane. "Inkurajoj të gjithë qeverinë vendore të përdorë instrumente në interes të votuesve që I kanë mbështetur. Ju bëj një apel: bëjeni administratën bashkinë tuaj Europiane", kërkoi ai. Nga ana e tij, Marco Leidekker, drejtuesi i Këshillit të Europës në Shqipëri theksoi rolin e madh që ka pas Bashkëpunimi Zvicerian në forcimin e kapaciteteve lokale në Shqipëri. “Autoritet lokale janë përballë shërbimeve që kërkojnë qytetarët. Këto autoritete kërkojnë fonde, burime njerëzore dhe kapacitet menaxhues për ta bërë sa më mirë punën e tyre.

2012

për furnizimin me ujë, përgjegjëse për shërbimin e kanalizimeve dhe për shërbimet e ujerave të shiut. Sipas tij, këto nuk mund të jenë probleme që mund të trajtohen aktualisht nga pushteti vendor në Shqipëri. “Kjo le të bëhet edhe me një vendim të ri në qoftë se është e nevojshme. Pushteti vendor nuk ka as ekspertizën, as specialistët, për të mos thënë, edhe vullnetin, përveçse në zonat qe pati përmbytje, që të trajtojë këtë problem të rëndësishëm seriozisht. Ndaj është shumë e rëndësishme që çështjet e ujit t’ju jepen tërësisht shoqërive të ujësjellës kanalizimeve”, deklaroi Berisha. Nga ana tjetër ai kërkoi nga ministria e Mjedisit që të ishte e ashpër për sa i përket abuzimeve që bënte pushteti vendor me mbetjet e gropave septike, duke vendosur dhe gjoba. “Është shumë e rëndë kur edhe në vendet që ka kolektor, apo impiant përpunimi, këto struktura bëjnë zgjidhje më të shkurtra dhe nuk i zhvillojnë tërësisht kapacitetet e tyre. Ministria e Mjedisit duhet të praktikojë qëndrimet më të rrepta, ndaj të gjithë atyre që nuk trajtojnë mbi baza ligjore problemet e lidhura me gropat septike. Duhet të krijohet një realitet i ri, një praktikë e re në qëndrimin ndaj tyre”, deklaroi Berisha.

Si duhet të jenë qytetet e së ardhmes

S

ipas parashikimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, qytetet do të vazhdojnë të popullohen gjithmonë e më shumë. Për më tepër, në vitin 2030, 60 për qind e popullsisë së botës do të jetë e urbanizuar, domethënë , do të jetojë në qytet. Ndërsa, në 2050-n kjo shifër do të shkojë në 70 për qind. Por nëse për universitetin e Karolinës se Veriut, banorët e qyteteve i kanë kaluar ata të fshatit në mesin e 2007-s, për shumë të tjerë ky kalim ndodhi një vit më vonë. Me pak fjalë, gara drejt urbanizimit të tokës është e pandalshme. Në Kine, kalimi definitiv drejt megapoleve u bë vetëm disa javë më parë. Por lind pyetja se, si munden qytetet të pranojnë miliona qytetarë të rinj? Më pesimistët ndoshta mendojnë skenarët e "Blade Runner" (filmi i vitit 1982, drejtuar nga Ridley Scott, i vendosur në Los Angeles, në vitin 2019). Megjithatë, me siguri duhet punuar tani për të ndërtuar qytetet ku mund të jetohet në të ardhmen. Pikërisht për këtë, OBSHja ka prezantuar programin ndërkombëtar "Healthy Cities", një rrjet qytetesh "virtuoze", qe e bëjnë projektimin e shëndetshëm një shtyllë të administrimit publik. Në Europë, ky rrjet numëron rreth 1300 qytete. "Zgjidhjet për qytetet e mira ekzistojnë dhe janë përhapur gjithandej. Për shembull, Frajburgu në Gjermani, është qyteti i qëndrueshmërisë urbane, falë mënyrës dhe materialit të ndërtimit të shtëpive, përdorimit të energjisë diellore, hapësirave të gjelbra etj. Ne Lisbonë, për shembull, i është kushtuar shumë rëndësi linjës se tramvajit, ndërsa në qytete të tjera nëpër Europë është vënë theksi tek përdorimi i biçikletave. Të tjerë kanë krijuar të ashtuquajturit 'pedibus' për të shoqëruar fëmijët që shkojnë në këmbë në shkollë. Me pak fjalë, nuk duhet të ndërtosh qytete të reja, por të aplikosh sa më shumë të jetë e mundur modelet më të mira. Në të vërtetë, planifikimi i strukturës urbane ka shumë rëndësi: një kërkim australian, për shembull, ka treguar se sa më mirë të jenë organizuar hapësirat e gjelbra brenda një lagjeje, aq më pak fëmijët kalojnë kohë përpara televizorit apo videolojërave. Mbi fëmijët janë përqendruar edhe shumë projekte të tjera, si për shembull, ato për të favorizuar aktivitetet motore pas shkollës apo mensat me programe për të luftuar obezitetin. Shumë e përhapur është edhe bindja mbi nevojën e investimeve në mjetet alternative për të lëvizur, si transportet publike apo makinat elektrike dhe mundësinë e hapësirave që mund të favorizojnë aktivitetet sportive spontane, duke qenë se jo të gjithë mund të regjistrohen në palestër.


SHOQATA E KOMUNAVE TË SHQIPËRISË

Nr.21. Shkurt - Prill

SHKSH zhvilloi mbledhjen e parë të Komitetit Drejtues Zgjidhen dy nënkryetarët e rinj Kujtim Qefalia, kryetar i Komunës Dajt dhe Fran Frrokaj, kryetar i Komunës Shënkoll.

Sh-së, Fatbardh Plaku pasi falënderoi kolegët për mbështetjen që i dhanë, duke e zgjedhur kryetar të shoqatës, falënderoi gjithashtu partnerët dhe donatorët, të cilët prej vitesh vazhdojnë të mbështesin shoqatën në misionin e saj. Ai gjeti rastin ti ftonte kryetarët e komunave të ishin aktiv në kuadër të funksionimit të kësaj shoqate dhe ti drejtoheshin asaj për problematikën që shoqëronte punën e tyre. Përfaqësuesja e ambasadës

suedeze, Linda Gjermani shprehu vlerësimin për organizimin e Asamblesë së Përgjithshme si një sukses i Shoqatës dhe theksoi faktin se kjo shoqatë kishte arritur të ruante profilin e saj, duke i rezistuar politizimit në misionin, qëllim dhe përfaqësuesit e saj. Menaxheri i projektit, “Faza përmbyllëse e Zh-ShKSh”, Ryan Knox përshëndeti kryetarët pjesëmarrës dhe foli për rolin e rëndësishëm që Shoqata e Komunave mund të luajë

në mbrojtje të interesave të përbashkëta, përfaqësimin e kryetarëve etj. Ai e vendosi theksin dhe tek forcimi i bashkëpunimit të SHKSH-së me institucionet e tjera të rëndësishme në vend. Përfaqësues i SKL International, Arben Qesku në fjalën e tij, bëri një prezantim të rezultateve dhe punës së Projektit Zhvillimi i ShKSh gjatë të dyja fazave të tij dhe shpjegoi Planin Vjetor të këtij projekti sipas objektivave të paracaktuara.

Nevzat Bejtau prit nga kryetari i komunës, Zef Hilla.Takim dhe me ministren e Integrimit

Ministri maqedonas i Vetëqeverisjes viziton landfill-in e Bushatit M

inistri i Vetëqeverisjes Lokale të Maqedonisë, Nevzat Bejta zhvilloi në Shkurt një vizitë në komunën e Bushatit, Shkodër, për tu njohur nga afër jo vetëm me historinë dhe monumentet e kësaj zone, por edhe me një nga investimet më të rëndësishme të bëra në këtë komunë siç është vend depozitimi i mbetjeve urbane (landfill-i). Pas vizitës në Shkodër ku pati rastin të njihej monumentet historike të qytetit, si kalaja e Rozafës dhe muzeu i saj, në Bushat ministri maqedonas u shoqëruar nga kryetari i komunës, Zef Hila. Në këtë komunë, Bejtja u njoh me investimin e rëndësishëm të bërë nga qeveria shqiptare për vend depozitimin e mbetjeve urbane. Pas kësaj vizite, ministri Nevzat Bejta u prit dhe në ambientet e komunës së Bushatit, nga autoritet vendore të kësaj zone dhe qytetarë. Ai shprehu konsideratat e tij të mëdha për organizimin e komunës Bushat në Shkodër. “Këtu gjeta një komunë të organizuar si në vendet perëndimore që kanë traditë shumëvjeçare dhe mjaft demokratike në drejtimin e njësive të qeverisë lokale”, theksoi pas vizitës në komunë. Nga ana e tij, kryetari i komunës së Bushatit e quajti këtë vizitë të ministrit maqedonas si historike. Ai vlerësoj punën e Nevzat Bejtës fillimisht si ish kryetar i komunës së Gostivarit dhe më pas si ministër në qeverinë e Maqedonisë. Kryetari i komunës së Bushatit, gjeti rastin të falënderojë biznesmenët shqiptarë të Maqedonisë të cilët ndihmuan me ndihma të konsiderueshme përgjatë përmbytjeve të vitit 2011 në komunën ë Bushatit. Pas vizitës në Bushat, ministri Bejta u prit në një takim nga ministria e Integrimit, Majlinda Bregu. Në këtë takim u diskutua rreth mundësive konkrete për një bashkëpunim të frytshëm rajonal që të shkojë përtej shpre-

/3

PROJEKTI I BE

ShKSh, zbatuese e projektit për rritjen e përfaqësimit të grave në komuna

S

(Vijon nga faqja 1) TAKIMI Në mbledhjen e parë të Komitetit Drejtues të drejtuar nga kryetari i SHKSH-së, njëkohësisht kryetari i komunës së Farkës, merrnin pjesë anëtarët e tjerë të këtij komiteti, Linda Gjermani përfaqësuese e Ambasadës Suedeze, Ryan Knox dhe Arben Qesku, përfaqësues të SKL International, dhe Argon Haxhimali, Drejtor Ekzekutiv i ShKSh-së. Fjalën e hapjes e mbajti Haxhimali i cili i falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe kontributin e dhënë dhe prezantoi axhendën e takimit. Në fjalën e tij, kreu i ShK-

2012

hjes së vullnetit politik të fqinjësisë së mirë. Duke iu referuar projekteve konkrete të përbashkëta mes Shqipërisë dhe Maqedonisë të financuar nga

Komponenti i II i fondeve të IPAs që në total arrijnë në rreth 5 milionë euro, ministrja e Integrimit tha se fuqizimi i një rrjeti infrastrukturor rajonal me akse

që përshkojnë linjat kryesore të qarkullimit dhe fluksit të shkëmbimeve, do të ndikojë në proceset pozitive në rajon, duke e bërë atë më të siguritë, duke rritur dimensionin e tij gjeoekonomik, duke zgjeruar në përmasa të konsiderueshme tregun dhe duke rritur interesin për investime të huaja. Nga ana e tij, ministri i vetëqeverisjes lokale të Maqedonisë, Nevzat Bejta falënderoi ministren Bregu për bashkëpunimin e deritanishëm dhe shkëmbimin e përvojës për sa i përket zbatimit të projekteve të financuara nga Komisioni Europian nëpërmjet fondeve IPA, që sipas tij janë një element i rëndësishëm në rritjen e mirëqenies së gjithë rajonit.

hoqata e Komunave të Shqipërisë në bashkëpunim me Qendrën për Ndryshim dhe Menaxhim Konflikti nisën në muajin Mars, zbatimin e projektit “Rritja e përfaqësimit të grave në zonat rurale në jetën politike dhe sociale”, projekt ky qe ka mbështetjen financiare të Bashkimit Europian në kuadër të Instrumentit për Demokraci dhe Të Drejtat e Njeriut (EIDHR). Projekti i cili do të zgjas dhe 16 muaj, ka si synim të mbështesë dhe të fuqizojë gratë që janë më pak të përfaqësuara dhe që e kanë më të vështirë rrugën drejt një përfaqësimi dinjitoz, jo vetëm në proceset dhe strukturat vendim-marrëse, por edhe në fushat e tjera të jetës publike dhe private. Projekti do të mbështes gratë që jetojnë në zonat rurale të vendit, nisur nga fakti,se nevojat e tyre për mbështetje dhe asistencë në kuadër të rritjes së kontributit vendim marrës janë më të mëdha. Ky projekt synon gjithashtu rritjen e njohurive dhe kapaciteteve të drejtuesve të zgjedhur lokalë mbi çështjet e barazisë gjinore dhe integrimit gjinor në qeverisjen vendore. Për realizimin e këtyre objektivave, projekti do të zhvilloj një sërë aktivitetesh në nivel komune, qarku dhe atë kombëtar. Disa nga aktivitet që do zhvillohen, janë trajnimet me Kryetarët e Komunave, anëtarët e Këshillave të Komunave dhe përfaqësuesit të Partive Politike në të gjitha komunat e vendit, identifikimi i grave të suksesshme në strukturat vendim marrëse në komuna dhe krijimi i Forumit të Grave Drejtuese, me pjesëmarrjen e 24 grave nga 12 Qarqet e vendit.

MENAXHIMI I QËNDRUESHËM I MBETJEVE TË NGURTA URBANE

S

hoqata e Komunave të Sh qipërisë dhe Shoqata e Bashkive të Shqipërisë morën pjesë në trajnimin e organizuar nga Komiteti i Rajoneve i Bashkimit Europian për menaxhimin e mbetjeve urbane që u zhvillua në Bruksel, në periudhën 26 -28 Mars 2012. Në emër të dy shoqatave u paraqit një raport i përmbledhur i gjendjes aktuale dhe diskutantë të ndryshëm nga rajoni i Europës Juglindore komentuan mbi situatat përkatëse në vendet e tyre. Është fakt që kohët e fundit opinioni publik dhe ai mediatik është përfshirë në një debat mbi menaxhimin e mbetjeve të ngurta urbane duke konsideruar atë si një nga problemet më serioze në të cilat aktualisht përballet vendi. Niveli i mbledhjes se tarifave është i ulët sidomos për kategorinë e tarifave familjare, pasi

janë të pakta mundësitë të zbatohet principi “Ndotësi – Paguan”; sot ajo është vetëm një tarifë që mbulon transportin e mbetjeve nga kontenierët grumbullues deri në fushën e mbetjeve. Transportimi i mbetjeve për në vendet e caktuara është detyrë e padiskutueshme e njësive vendore dhe largimi i vëmendjes nga kjo detyrë krijon hapësirë për masa detyruese e ndëshkuese nga ana e institucione përkatëse. Duke dëgjuar e mësuar nga vendet e tjera të BE-së, dalim në konkluzionin se e ardhmja për menaxhimin e mbetjeve të ngurta i takon iniciativës private, shteti është kontrolluesi dhe rregulluesi i gjendjes duke përdorur instrumentet që ja ka dhënë ligji.

Krijimi i hapësirës së duhur për biznesin privat, i interesuar për mbetje të tilla si qelq, letër, plastikë, dru, skrap etj, do të bëjë të mundur që të zvogëlohet pjesa e mbetjeve që mbetet për t’u transportuar, trajtuar, apo kompostuar. Aktualisht në Shqipëri operojnë 60 kompani ricikluese private të cilat hasin vështirësi në vendosjen e raporteve të mirëkuptimit midis grumbulluesit dhe transportuesit e kontratuar nga bashkitë përkatëse, apo me vetë ndërmarrjet publike përkatëse që kryejnë këtë shërbim. Të nderuar Kryetarë , hapini dyert biznesit riciklues privat që të zvogëlohen sa më tepër mbetjet! Qëndrueshmëria e realizimit me sukses të menaxhimit të mbetjeve mbështetet në dy drejtime kryesore. Drejtimi i parë është ushtrimi i forcës që jep ligji nga ana e institucioneve qeverisëse qendrore e lokale. Drejtimi tjetër është ndërgjegjësimi i qytetarëve, i bizneseve të vogla e

të mëdha nëpërmjet propogandimit të praktikave më të mira, organizimit të aksioneve apo fushatave promovuese etj. Lufta për një ambient të pastër është lufta për një jetë më të shëndetshme. Angazhimi serioz i përbashkët i institucioneve qendrore dhe vendore është kyçi i këtij suksesi. Nuk është vetëm një kryetar komune apo bashkie apo një administrator qendror apo vendor që e realizon këtë shërbim, janë një numër i madh aktorësh e faktorësh që janë të lidhur në një proces të pandarë, prandaj kërkohet angazhimi i qeverisjes lokale, rajonale dhe asaj qendrore. Të shmangim grumbullimin e mbetjeve afër lumenjve apo përrenjve, për faktin se të gjithë lumenjtë derdhen në det dhe bregdetin shqiptar kemi kohë që e promovojmë me të madhe si opsion i veçantë i zhvillimit turistik në Shqipëri.


SHOQATA E KOMUNAVE TË SHQIPËRISË

Nr.21. Shkurt - Prill

2012

/4

MJEDISI NË FOKUS

ShKSh mbështeti ditën e Pushteti qendror, ai lokal dhe pastrimit të vendit në 20 Prill organizatat, të bashkuara Shoqata vlerësoi takimin në Lezhë në kuadër të mbledhjeve të mbetjeve për riciklim

S

hoqata e Komunave të Shqipërisë mbështeti fuqishëm gadishmërinë e 308 komunave në vend për tu angazhuar në pastrimin e territorit dhe të mbetjeve në datën 20 Prill. Nisur nga suksesi i kësaj nisme të shtirë në të gjithë vendin, ShKSh kërkon ti bëjë apel të gjithë drejtuesve të komunave të vendit ta kryejnë këtë pastrim tani e tutje si pjesë e funksioneve të tyre rutinore, në kuadër të rritjes së shërbimeve për qytetarin. ShKSh është e qëndrimit se nismat për pastrimin e territorit janë një përgjegjësi direket e komunave në vend dhe në këtë kuadër nuk mund të tolerohet neglizhimi. Po kështu ShKSh inkurajon komunat të bashkëpunojnë me njëra tjetrën dhe me organet e tjera të pushtetit vendor dhe qendror për ti grumbulluar mbetjet në vendet e caktuara në mënyrë të organizuar dhe koordinuar. Në datën 20 prill një lajm i mirë ishte takimi për të nisur skemën e re të mbledhjes së mbetjeve dhe një qendër riciklimi në Lezhë. Takimi u organizua nga Bashkia e Lezhës dhe Instituti i Kërkimeve Urbane, si hartues dhe zbatues kryesorë të planit të ri të menaxhimit të mbetjeve dhe qendrës së riciklimit. Në këtë takim morën pjesë dhe përshëndetën dhe Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Viktor Tushaj, Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu, Ambasadori i Hollandës, Henk van Den Dool, Drejtoresha e “Swiss Cooperation”, Isabel Perich, dhe Ylli Manjani, Zëv-

endësministër i Punëve Publike dhe Transportit. Ata e konsideruan këtë projekt një hap shumë të rëndësishëm përpara, ndonëse kishte ende shumë për të bërë për sa i përket koordinimit dhe bashkëpunimit. Sipas tyre, përmes planit të menaxhimit dhe qendrës së riciklimit në Lezhë është vendosur një standard i ri në zhvillimin e qëndrueshëm mjedisor në Shqipëri. Kjo nismë filloi me një projekt të titulluar “Pastrimi i Plastikës me Pjesëmarrje dhe Menaxhimi i Mbetjeve në Bashkinë e Lezhës” financuar nga Ambasada e Vendeve të Ulëta dhe i zbatuar nga Instituti i Kërkimeve Urbane dhe Bashkia e Lezhës. Pasi u zbatua me sukses faza fillestare, ato përfshinë edhe “Swiss Cooperation” përmes programit të saj të zhvillimit dhe decentralizimit lokal. Kjo mundësoi më tepër financim dhe asistencë teknike për dizenjimin e një skeme të re të menaxhimit të mbetjeve, që përfshin ndarjen e mbetjeve të riciklueshme në vendgrumbullim, ngritje kapacitetesh dhe ndërtimin e bashkëpunimit publik-privat në nivel lokal, dhe ngritjen e qendrës së riciklimit. Kjo iniciativë vlerësohet nga ShKSh, e cila apelon që komunat të ndjekin shembuj të tillë të mirë, për diferencimin e mbetjeve dhe riciklimin e tyre. Ky mekanizëm riciklues duhet të zhvillohet dhe më shumë për të ndihmuar në qëndrueshmërinë e landfill-eve në vend siç është dhe ai i Bushatit, në veri të Shqipërisë.

N

për mbrojtjen e mjedisit

isur nga fakti se sezoni turistik ësh të në prag dhe çështjet mjedisore kanë tendencën të përkeqësohen si rezultat i temperaturave të lartë dhe rritjes së fluksit të pushuesve që vizitojnë Shqipërinë, tre muajt e fundit kanë qenë të karakterizuar nga aktivitet në mbrojtje të mjedisit. Këto aktivitete kanë kulmuar në muajin Prill, ku qeveria qendrore, autoritet lokale dhe organizatat e shumta mjedisore në vend kanë rritur aktivitetet e tyre në mbrojtje të mjedisit. Shoqata e Komunave të Shqipërisë gjen rastin ti bëjë thirrje të gjithë drejtuesve të komunave në vend që të rrisin përpjekjet për ta mbajtur sa më pastër mjedisin të cilin administrojnë në këto muaj por sfidues për sa i përket çështjeve ambjentaliste. Ky qëndrim do të ndihmonte dhe në rritjen e imazhit të Shqipërisë, si një vend i cili përveç natyrës së mrekullueshme do të ofronte për pushuesit e sezonit dhe një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm. 22 PRILL- Autoritet qendrore dhe lokale në të gjithë vendin kanë festuar ditën e Tokës. Ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu ka kërkuar në këtë ditë që Shqipëria të shtoj përpjekjet në mënyrë që të ketë një mjedis sa më të pastër.

20 PRILL- Në të gjithë territorin e vendit zbatohet nisma e ndërmarrë nga kryeministri Berisha për “Për një Shqipëri të pastër”. Vetë kreu i qeverisë mori pjesë në aksion pastrimi në Kamzë, ndërsa ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu ishte pjesë e pastrimit të plazhit të Shëngjinit. 19 PRILL- Komuna e Dushkut, në rrethin e Lushnjës ndërmori në këtë datë një aksionin për largimin e mbeturinave në kuadër të nismës së qyteteve të pastra.Ura e Rogzhinës, buzë lumit Shkumbin, e cila konsiderohet pika më e ndotur në këtë zonë filloi të pastrohej e para. 13 PRILL- Bashkia e Elbasanit u zotua për eliminimin e mbetjeve nga qyteti, duke e nisur punën me pastrimin e përroit të Manasderes. Puna do të vijoj dhe në akset rrugore që lidhin këtë qytet me fqinjët e tij. 7 PRILL- Banorët e Voskopojës dhe autoritet lokale nisën një aksion për të pastruar fshatin turistik nga mbetjet që zbuloi shkrirja e dëborës. Ky fshat i rëndësishëm turistik në Shqipëri, pret çdo vit me mijëra vizitorë.

15 P arqet kombëtare të Shqipërisë 1. Parku Kombëtar “Dajti” Ndodhet në lindje të kryeqytetit të Shqipërisë dhe ka një sipërfaqe prej 29,216.9 ha. Ai ndodhet në pjesën lindore të fushës se gjerë të Tiranës 26 km në lindje të Tiranës dhe 50 km larg nga aeroporti “Nënë Tereza”.

2. Parku Kombëtar “Lugina e Valbonës” Ka një sipërfaqe prej 8000 ha dhe konsiderohet si mrekullia e Alpeve Shqiptare. Ndodhet 25-30 km në veri-perëndim të qytetit të Bajram Currit. Shtrihet midis majash të larta e të thepisura të mbuluara me një kolorit fantastik ngjyrash në çdo stinë. 3. Parku Kombëtar “Lura” Ka një sipërfaqe prej 1280 ha dhe shtrihet në faqen lindore të Masivit "Kurora e Lurës". Mjaft piktoreske këtu janë 14 liqenet akullnajore të Lurës. Në dimër sipërfaqet e tyre ngrijnë. Ndërsa në pjesën jugore të parkut ndodhet "Fusha e Pelave" që ofron pamje shumë çlodhëse. 4. Parku “Mali i Tomorrit” Ka një sipërfaqe 4000 ha dhe ndodhet në lindje të qytetit muze të Beratit. Në të ndodhet Mali i Tomorrit, që nga larg të jep përshtypjen e një kështjelle natyrore gjigante. Bukuritë natyrore të parkut janë evidente në çdo stinë.

5. Parku Kombëtar “Thethi” Ka një siperfaqe prej 2630 ha dhe ndodhet në Alpet e Shqipërisë, pranë Bjeshkëve të Nëmura. Ai ndodhet

në një distancë 70 km larg qytetit të Shkodrës dhe përshkohet nga lumi i Thethit, me një prurje prej rreth 1000-1300 l/sek dhe është i pasur me troftën e malit. 6. Parku Kombëtar “Divjake-Karavasta” Ka një sipërfaqe prej 22,230.2 ha dhe ndodhet 5 km larg qytetit të Divjakës dhe 40 km larg qytetit të Lushnjës. Ky park është njëkohësisht edhe pjesë e kompleksit Laguna e Karavastasë ndodhet nën mbrojtjen e Konventës Ndërkombëtare të Ramsarit, që nga viti 1994. 7. Parku “Llogarasë” Gjendet afro 40 km në juglindje të qytetit të Vlorës, me një sipërfaqe 1,010 ha në kufirin hapësinor midis detit Adriatik dhe Jon. Afër Qafës së Llogorasë takohen drurë me forma kurorash mjaft interesante në të cilat ndihet ndikimi i korenteve.

8. Parku Kombëtar "Butrinti" Ky park përfshin një sipërfaqe prej 8,591.2 ha. Kufijtë e këtij Parku, shtrihen në daljen e fshatrave përreth tij, si Ksamili, Vrina, Shëndëllia dhe Xarra. 9. Parku "Bredhi i Hotoves-Dangelli" Bredhi i Hotovës-Dangelli është park kombëtar, ndodhet në jug të Shqipërisë pak kilometra nga qyteti i Përmetit, dhe mund të cilësohet si mushkëria natyrore e Shqipërisë Jugore. Ka një shtrirje prej 34,361 hektarësh dhe një masiv të mrekullueshëm bredhash. 10. Parku "Qafe Shtama" Ka një sipërfaqe prej 2000 ha dhe ndodhet rreth 25 km në verilindje të qytetit të Krujës. Në përgjithësi pamja e këtij parku është rrethor dhe mjaft piktoresk. Në këtë park mjaft tërheqës përmendet çezma e "Nënës Mbretëreshë" me ujë shumë të pastër, të ftohtë e kurativ.

11. Parku Kombëtar "Prespa" Ka një sipërfaqe prej 27,750 ha, duke përbëre në ketë mënyrë edhe Parkun Kombëtar më të madh të Shqipërisë. Ndodhet në kryqëzimin e kufijve të Shqipërisë, Greqisë dhe Maqedonisë. Përbëhet nga liqeni i Prespës së Madhe dhe Prespës së Vogël si dhe pellgu ujëmbledhës i tyre. 12. Parku Kombëtar “Zall Gjocaj” Ka një sipërfaqe prej 140 ha dhe ndodhet afro 40 km në verilindje të qytetit të Burrelit. Në përgjithësi pamja e këtij parku është mjaft piktoreske. Bukurinë ia shton edhe prania e disa burimeve dhe e rrjetit të përroskave. 13. Lugina e lumit të Gashit Me një sipërfaqe prej 3,000 ha, kjo zonë ndodhet në rrethin e Tropojës dhe përfshin zonën e skajit më verilindor të Shqipërisë, në pikën më të lartë të kufirit midis Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi. Lugina e lumit të Gashit, i cili derdhet në Valbonë, fillon nga zona akullnajore e Dobërdolit. 14. Lagunat e Kune - Vainit - Tale Me nje sipërfaqe prej 4393.2 ha, ky sistem lagunor dhe njëkohësisht zonë e mbrojtur gjendet në grykëderdhjen e lumit Drin. Këtu ka shumë shpendë ujorë dhe gjenden dy laguna, ajo e Cekës me sipërfaqe 235 ha dhe e Merxhanit 77 ha. 15. Parku Kombëtar Detar “Karaburun-Sazan” Parku Kombëtar Detar ndodhet në rrethin e Vlorës, ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 12 428 ha dhe njëherazi përben të parën zonë e mbrojtur detare në vendin tonë. Ekosistemi detare pranë Gadishullit të Karaburunit, nga Kepi i Shën Vasilit deri te faqja e Langadhës, dhe rreth Ishullit të Sazanit është zona me vlera të larta të trashëgimisë natyrore.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.