GAZETA E SHOQATËS SË KOMUNAVE TË SHQIPËRISË - Nr. 20

Page 1

SHOQATA E KOMUNAVE TË SHQIPËRISË Mundësia më e mirë për Komunat dhe drejtuesit e tyre!

Organ i Shoqatës së Komunave të Shqipërisë. Nr. 19 Nëntor - Dhjetor 2011

Adresa: Rr. “Dervish Hima”, Kulla 2, Apt.33 (mbrapa stadiumit “Qemal Stafa”), Tirana - Albania. P.O. Box. 2377. Tel&Fax: +355 4 24 68 492. E-mail.aac@abcom.al. Webpage:www.aac-al.org. ZËVENDËSMINISTRI I MJEDISIT, Z.TAULANT BINO FLET POSAÇËRISHT PËR GAZETËN E SHOQATËS SË KOMUNAVE

Bino: Decentralizim për pasuritë e gjahut, peshkimit dhe autorizimeve mjedisore

Urimi i Vitit Z të Ri Të nderuar kryetar, Teksa një vit ikën dhe një tjetër ja zë vendin me shpejtësi, shpesh na lind dëshira të bëjnë një përmbledhje të atij që shkoi dhe projektim për atë që po vjen. Por të bësh përmbledhjen e një viti pune të një organizate si Shoqata e Komunave nuk është e lehtë. Kjo sepse përpjekjet për të arritur më të mirën në ndihmën ndaj komunave janë të pandërprera dhe rezultatet shpesh priren ta japin efektin më vonë në kohë. Të nisesh pastaj dhe të projektosh vitin e ri është një sfidë edhe më e vështirë. Kjo sepse idetë, ambiciet dhe ëndrrat për shoqatën tonë nuk mund të përmblidhen në pak rreshta dhe nuk mund të kufizohen brenda 12 muajsh. Në një situatë të tillë do të dëshironim që të ishit ju ata që të bënit përmbledhjen e punës tonë dhe do të kërkonim ndihmën tuaj për të na qëndruar në krahë në rrugën e gjatë përpara. Urojmë gjithashtu që këto rreshta t’ju kenë nxitur të bëni edhe ju analizën e punës tuaj gjatë një viti dhe po kështu të projektoni me sa më shumë entuziazëm e përgjegjësi mbarëvajtjen e vitit të ri në shërbim të qytetarëve që ju kanë votëbesuar. Përveç aspiratave tuaja, ne do të mundohemi t’ju sigurojmë mbështetje të pakursyer në procese bazike si decentralizimi dhe krijimi i një infrastrukture më të mirë për komunat tuaja. Ne do të jemi gjithmonë pranë jush, të hapur për të ndarë eksperiencë, ekspertizë dhe solidaritet. Shoqata e Komunave ju uroj Krishtlindje dhe Vit të Ri të mbarë dhe të gëzuar! Urojmë që viti 2012 t’ju gjej të lumtur mes familjarëve dhe komunitetit që ju përfaqësoni! Gjejmë rastin t’ju falënderojmë për mbështetjen e që na keni dhënë gjatë një viti dhe ju lutem kujtoni që për ne, ju jeni të çmuar!

ëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, z. Taulant Bino flet për nismat që janë ndërmarrë në kuadër të procesit të decentralizimit në fushën e mjedisit. Në një intervistë posaçërisht për gazetën e Shoqatës së Komunave, z.Bino e vendos theksin tek menaxhimi i decentralizuar i pyjeve, proces që sipas tij ka sjell që më shumë se 65% e fondit pyjor dhe kullosor të jetë në pronësi të komunave të Shqipërisë. Përsa i përket fushës, së menaxhimit të mbetjeve, zëvendësministri i Mjedisit thekson se tashmë autoritetet vendore janë të detyruara t’i përgjigjen komuniteteve vendore me një shërbim sa më të mirë. Ai thekson faktin se kryetarët e komunave duhet të jenë të kujdesshëm përsa i përket kontrollit të aktiviteteve me ndikim në mjedis, duke dhënë kështu një kontribut të drejtpërdrejtë në përmirësimin e cilësisë së mjedisit por edhe jetës së qytetarëve të tyre. Por nga ana tjetër z.Bino thekson se procesi

Qeveria, projektligj që i jep të drejtën kryetarëve të komunave të bëjnë kategorizimin e tokës në administrim Qeveria miratoi në mesin e muajit nëntor projektligjin e ri, i cili zgjeron decentralizimin dhe rrit kompetencat e njësive vendore. Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, Kryeministri Sali Berisha tha se ndryshimet që po i bëhen ligjit të vitit 2001 “Për krijimin dhe funksionin e strukturave për administrimin e mbrojtjen e tokës” synojnë kalimin e përgjegjësive drejtuesve ... (Faqe 2)

i decentralizimit do të vijoj, dhe prova më konkrete në këtë fushë është fakti se së shpejti pritet të ketë edhe në menaxhimin e pasurive të gjahut, peshkimit, autorizimeve mjedisore. Kjo do të sjell të drejta të plota të kryetarëve të komunave mbi këto veprimtari të cilat zhvillohen në territorin e tyre, por janë jashtë kompetencave

të tyre për menaxhim. Por po kështu ai foli edhe për decentralizim të autorizimeve mjedisore. Nga ana tjetër z.Bino thekson se përmirësimi i mëtejshëm i kuadrit ligjor për pushtetin vendor do të mundësojë një orientim më të mirë të përfaqësuesve vendore në fushën e administrimit të mjedisit. (Vijon në faqen 3)

ShkSh anëtarësohet në Këshillin e Komunave dhe të Rajoneve Evropiane Anëtarësimi sjell mundësi të reja për kryetarët e komunave dhe vetë ShKSh-në

S

hoqata e Komunave të Sh qipërisë u bë pjesë në dhjetor të këtij viti në Këshillin e Komunave dhe të Rajoneve Evropiane (CEMR). Anëtarësimi me të drejta të plota në organizatën më të madhe të qeverisjes lokale dhe rajonale të Evropës, ju hap rruga nëpërmjet një letre që Sekretari i Përgjithshëm i CEMR-së, Vallier Frédéric, i dërgoi ShK-

Njoftim

SH-së. “Po ju shkruaj se Sekretariati i Përgjithshëm dhe Drejtorët e shoqatave rajonale të (CEMR) në mbledhjen e zhvilluar në Cadiz në 27 dhe 28 tetor vendosën në mënyrë anonime që të rekomandonim pranimin e shoqatës tuaj në CEMR”, theksohet në letrën e dërguar në adresë të Shoqatës së Komunave, në muajin nëntor. (Vijon në faqen 2)

Shoqata e Komunave organizon në 18 Janar 2012, ora 9.30 në Hotel “Sheraton” Tiranë, Asamblenë e Përgjithshme si përfundim i zgjedhjeve të brendshme të organizatës. Ne ju ftojmë të merrni pjesë aktive në këtë Asamble pasi nga pjesëmarrja juaj varet dhe suksesi i këtij organizimi të madh. Në Asamble do të jenë të pranishëm dhe përfaqësues të lartë të qeverisë qendrore dhe të organizmave të huaj që vazhdimisht kanë mbështetur Shoqatën e Komunave. Në brendësi të gazetës do të gjeni më shumë informacion për Asamblenë e Përgjithshme. (Vijon në faqen 4)

Petrela mirëpriti panairin “Baçja e Tironës”

K

omunat Petrelë, Farkë, Baldush dhe Bëzhit të qarkut të Tiranës, organizuan në 13 nëntor një panair agrobiznesi dhe turizmi të quajtur “Baçja e Tironës”. Në panairin e mbajtur në Petrelë, i cili kishte si qëllim të promovonte prodhimet tradicionale të këtyre zonave dhe po kështu të paraqiste bukuritë natyrore të periferisë të Tiranës mori pjesë edhe kryeministri Sali Berisha, i shoqëruar nga kryetarët e komunave, ministri i Kulturës dhe Turizmit Bumçi, ministri i Bujqësisë Ruli dhe deputetë të zonës. (Faqe 3)

Opinion nga Agim Hoxhaj, shef i Financës në komunën Velipojë

Paketa fiskale, instrument i rëndësishëm për menaxhimin e njësive lokale Qeveria miratoi në mesin e muajit nëntor projektligjin e ri, i cili zgjeron decentralizimin dhe rrit kompetencat e njësive vendore. Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, Kryeministri Sali Berisha tha se ndryshimet që ... (Faqe 4)


SHOQATA E KOMUNAVE TË SHQIPËRISË

Nr.19. Nëntor - Dhjetor

2011

/2

CEMR konsiderohet organizata më e madhe e qeverisjes lokale dhe rajonale në Europë

ShkSh anëtarësohet në Këshillin e Komunave dhe të Rajoneve Evropiane Anëtarësimi, mundësi të reja për kryetarët e komunave

S

hoqata e Komunave të Shqipërisë u bë pjesë në dhjetor të këtij viti në Këshillin e Komunave dhe të Rajoneve Evropiane (CEMR). Anëtarësimi me të drejta të plota në organizatën më të madhe të qeverisjes lokale dhe rajonale të Evropës, ju hap rruga nëpërmjet një letre që Sekretari i Përgjithshëm i CEMR-së, Vallier Frédéric, i dërgoi ShKSH-së. “Po ju shkruaj se Sekretariati i Përgjithshëm dhe Drejtorët e shoqatave rajonale të (CEMR) në mbledhjen e zhvilluar në Cadiz në 27 dhe 28 tetor vendosën në mënyrë anonime që të rekomandonim pranimin e shoqatës tuaj në CEMR”, theksohet në letrën e dërguar në adresë të Shoqatës së Komunave, në muajin nëntor. Por dhjetori i këtij viti, bëri që vendimi të merrte formën e prerë në Bruksel gjatë mbledhjes së Komitetit të Politikave të CEMR-së, i cili është edhe organi më i lartë ekzekutiv i kësaj organizate. Në këtë mbledhje, Shoqata e Komunave të Shqipërisë paraqiti edhe programin e saj, arritjet dhe po kështu objektivat që i ka vendosur vetes për të ardhmen. Anëtarësimi në Këshillin e Komunave dhe të Rajoneve Evropiane në radhë të parë, i shërben secilit nga 308 drej-

tuesve të komunave në të gjithë vendin. Kjo sepse tashmë mundësitë e tyre të përfitimit nëpërmjet shkëmbimit të eksperiencës dhe binjakëzimeve rriten në mënyrë të ndjeshme. Nga ana tjetër aderimi i Shoqatës së Komunave në këtë organizatë të madhe evropiane, sjell më shumë optimizëm në kuadër të vijimit të projekteve që janë parashikuar për të ardhmen. Me ketë anëtarësim ShKSh renditet si një shoqatë serioze në krahë të partnerëve të saj evropian dhe krijon më shumë mundësi për sukses dhe zgjerim të nismave të saj.

Binjakëzimet Këshilli i Komunave dhe të Rajoneve Evropiane është veçanërisht krenar për rrjetin unik të binjakëzimit të tij me qytete nga e gjithë Evropa. Sot, janë mbi 26.000 projekte të binjakëzimit që lidhin qytete nga e gjithë Evropa.

Këshilli i Bashkive u themelua në Gjenevë të Zvicrës në vitin 1951 nga një grup i kryetarëve të komunave evropiane. Më vonë ky Këshill hapi radhët e tij për rajonet dhe u bë kështu Këshilli i Komunave dhe të Rajoneve Evropiane (CEMR). Sot, kjo organizatë është më e madhja e qeverisjes lokale dhe rajonale në Evropë. Anëtare të saj janë mbi 50 shoqata kombëtare të qyteteve, komunave dhe rajoneve nga 40 vende europiane. Së bashku këto shoqata përfaqësojnë disa qindra mijra autoritete lokale dhe rajonale. Në krye të strukturës së saj politike të CEMR është Presidenti, kryetari i bashkisë së Shtutgartit (Gjermani), Ëolfgang Schuster. Kjo organizatë ka një staf prej rreth 20 personash, të kryesuar nga sekretari i saj i përgjithshëm i CEMR-së, Vallier Frédéric. Buxheti i CEMR-së është rreth 2 milion euro, pjesa kryesore e të cilit vjen nga kuotat e anëtarësimit të shoqatave kombëtare që janë pjesë e saj. Pjesa tjetër (rreth 10%) përbëhet nga një grant vjetor i Komisioni Evropian në kuadër të programit të “qytetarisë aktive evropiane”. CEMR punon për të promovuar një Evropë të bashkuar që është e bazuar në vetëqeverisjen lokale dhe rajo-

Projektligji që kaloi rrit kompetencat e njësive vendore dhe zgjeron decentralizimin

Qeveria: Kategorizimi i tokës në pyje dhe kullota të bëhet nga kryetarët e komunave

Q

everia miratoi në mesin e muajit nëntor projektligjin e ri, i cili zgjeron decentralizimin dhe rrit kompetencat e njësive vendore. Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, Kryeministri Sali Berisha tha se ndryshimet që po i bëhen ligjit të vitit 2001 “Për krijimin dhe funksionin e strukturave për administrimin e mbrojtjen e tokës” synojnë kalimin e përgjegjësive drejtuesve të njësive të qeverisjes vendore, thjeshtimin në maksimum të burokracive dhe shpejtimin e procedurave për projektin e madh kombëtar të krijimit të pyjeve me dru frutorë. Ndryshimet në ligj që u propozuan nga ministri i Bujqësisë, Ushqimit e Mbrojtjes së Konsumatorit dhe ai i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, i japin të drejtën kryetarit të komunës, të bëjë vetë kategorizimin e tokës në pyje dhe kullota. Drafti i përgatitur nga qeveria dhe që pritet të marrë së shpejti votën e deputetëve, ka si qëllim kryesor administrimin e tokës nga vetë drejtuesit e njësive vendore. Por sipas kryeministrit Berisha, kjo nismë ka si qëllim edhe thjeshtimin e burokracive, për ti hapur rrugë projekteve të qeverisë në mbjelljen e vendit me dru frutor. “Ky projekt ka një rëndësi jetike se me këtë ligj, ne synojmë të thjeshtojmë në maksimum të gjitha burokracitë dhe të nxisim e të shpejtojmë procedurat për dy projektet e mëdha kombëtare, apo, nëse e mbledhin në

një, të projektit të madh të krijimit të pyjeve me dru frutorë, ullishte, arrorë, vreshta, mollë dhe çdo dru frutor tjetër”, theksoi kryeministri në mbledhjen e qeverisë. Sipas tij, Shqipëria ka përcaktuar si objektiv të saj, më ambicioz, mbjelljen në tetë vjet të 250 milionë rrënjëve dru frutorë, çka do të përbëjë një transformim të madh të

këtij vendi dhe shndërrimin e vendit “de facto” në kopshtin shkëmbor të Evropës Juglindore. Sipas tij, duhet të jenë komunat ato që do të mund ta administrojnë tokën, në funksion të këtyre projekteve të mëdha. Kreu i qeverisë theksoi se pyllëzimi me dru frutorë është edhe përpjekja më e madhe që është bërë ndonjëherë për gjelbërimin dhe zhvillimin e gjelbër në vend. “Është gjithashtu edhe përpjekja më e fuqishme kundër erozionit, këtij kanceri që na e gërryen çdo minutë, çdo orë e çdo ditë këtë tokë, që nuk e kemi kaq të shumtë. E vërteta është se kemi problem shumë serioz me erozionin”, deklaroi Berisha, duke shtuar se kryetarët e komunave nuk do të kenë pengesa për t’u shndërruar në promotorë të zhvillimit të të gjitha resurseve të komunës së tyre.

nale, si një kusht për demokracinë. Për të arritur këtë qëllim, organizata përpiqet të rrisë kontributin lokal dhe rajonal në vendimmarrjen evropiane. CEMR mbulon shumë fusha në aktivitetin e saj, siç janë politikat rajonale, të transportit, të mjedisit, të mundësive të barabarta, të mirëqeverisjes etj. Komitetet e kësaj organizate dhe grupet e punës përpiqen të ndikojnë në projektlegjislacionin e Bashkimit Evropian për të siguruar interesat dhe shqetësimet e autoriteteve lokale dhe rajonale. CEMR e kryen këtë detyre duke organi-

zuar seminare dhe konferenca mbi një gamë të gjerë çështjesh, ku promovohet shkëmbimi dhe shpërndarja e përvojës në nivel lokal dhe rajonal. Këshilli i Komunave dhe të Rajoneve Evropiane është veçanërisht krenar për rrjetin unik të binjakëzimit të tij me qytete nga e gjithë Evropa. Sot, janë mbi 26.000 projekte të binjakëzimit që lidhin qytete nga e gjithë Evropa. Për këtë çështje, CEMR punon ngushtë me Drejtorin e Përgjithshme të Arsimit dhe Kulturës të Komisionit Evropian dhe struktura të tjera të rëndësishme evropiane.

GIZ dhe ShkSh seminar për impiantet e ujërave në zonat rurale

S

hoqata e Komunave të Shqipërisë organizoi në bashkëpunim me programin gjerman GIZ për reformat në Sektorin e Ujit në seminar të titulluar “Impiante të trajtimit të ujërave të ndotur për zonat rurale dhe te largëta”. Seminari i zhvilluar në 16 nëntor në Sauk mundësoi për të pranishmit edhe një vizite pune tek impianti i Fshatit te Fëmijëve SOS. Aktiviteti në të cilin morrin pjesë donatorë dhe specialist kishte si qëllim të ofronte disa mundësi zgjidhjesh teknike për të trajtuar ujin e ndotur urban përpara se ai të shkarkohet në përrua apo lum. Në fokus të tij ishin teknologjitë që ofrohen për trajtimin e ujërave të ndotur të kanalizimeve për zonat rurale dhe të largëta duke përzgjedhur ato teknika që jo vetëm i përgjigjen nevojave vendore me kosto të ulët ndërtimi dhe mirëmbajtje, por njëkohësisht zvogëlojnë të gjitha rrugët për ndotjen e burimeve ujore dhe natyrore si dhe apelojnë për ripërdorimin e ujit dhe llumit pas trajtimit. Në këtë seminar, mori pjesë nga Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, znj. Enkelejda Gjinali e cila foli për statusin e impianteve të trajtimit të ujit të ndotur në Shqipëri dhe impiantin e trajtimit të ujërave të ndotur në Fshatin e Fëmijëve, SOS. Po kështu në takim mbajti një fjalë edhe z. Jens Novak, Konsulent për impiante te vogla trajtimi, i cili foli për impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura për zonat rurale dhe të largëta dhe eksperiencën e vendeve

të tjera. Gjithashtu ai foli edhe për disa përqasje që ofrojnë zgjidhje të arsyeshme tekniko-ekonomike. Më pas pjesëmarrësit në takim zhvilluan një diskutim të lirë mbi impiantet që ofrojnë zgjidhje të arsyeshme teknikoekonomike dhe çështje të tjera mbi të cilat u hodhën ide në seminar. Aktualisht në vend kemi impiantin e trajtimit të ujit të ndotur në Kavajë, i cili në fund të vitit 2035 do të punojë me kapacitet të plotë për të trajtuar ujin e ndotur urban për 125,000 ekuivalent banorë. Një tjetër impiant është edhe ai i Pogradecit, i cili në fund të vitit 2029 do të ketë kapacitet të plotë për të trajtuar ujin e ndotur urban për 75,000 ekuivalent banorë. Nga ana tjetër impianti i trajtimit të ujit të ndotur në Durrës është i sapo përfunduar dhe në periudhë reshjesh, kapaciteti i trajtimit të tij është 60,000 m3/d dhe në kohe to thatë është rreth 30,000 m3/d. Një tjetër impiant i sapo përfunduar është edhe ai i Shëngjinit në Lezhë, kapaciteti i trajtimit të cilit deri në vitin 2022 do të jete 12,240 m3/d. Po kështu impiante të trajtimit të ujërave të ndotur sapo kanë përfunduar në Sarandë dhe në Korçë. Ndërsa ai i Tiranës, pritet të filloj zbatimin në vitin 2012.


SHOQATA E KOMUNAVE TË SHQIPËRISË

Nr.19. Nëntor - Dhjetor

2011

/3

Intervistë me zëvendësministrin e Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, z. Taulant Bino

Bino: Decentralizim për pasuritë e gjahut, peshkimit dhe autorizimeve mjedisore Z.Bino, këtë vit qeveria e ka venë theksin tek roli që duhet të luajnë njësitë e pushtetit vendor dhe kryesisht komunat në ruajtjen e mjedisit në vend. Ç’mund të na thoni më shumë për këto nisma? Qeveria është angazhuar që prej disa vitesh në një proces të thellë decentralizimi që ka përfshirë shumë fusha dhe në këtë lemë bën pjesë edhe fusha ndërsektoriale e mjedisit. Progresi më i ndjeshëm në këtë sektor është menaxhimi i decentralizuar i pyjeve me pjesëmarrjen e komunave dhe të vetë komunitetit. Krijimi i pyjeve komunale është sigurisht një proces që kish nisur teorikisht para vitit 2005 por deri në atë kohë asnjë nga komunat apo bashkitë nuk ishte kthyer në pronare të pyjeve apo kullotave brenda territorit të saj. Ne saj të këtij procesi, që prej vitit 2005 e deri më sot më shumë se 65% e fondit pyjor dhe kullosor është në pronësi të komunave. Brenda këtij territori, autoritetet e njësive të qeverisjes vendore kanë të drejtë të administrojnë këtë pronë me të njëjtat rregulla që veprojnë dhe institucionet e specializuara shtetërore duke mundësuar dhe sigurimin e të ardhurave që do t’i shërbejnë përmirësimit të mbulesës pyjore. Në vijim është rritur numri i specialisteve për pyjet në vetë administratën vendore. Për këta të fundit, qeveria nëpërmjet Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujerave ka mundësuar dhe trajnim profesional për kuadrin ligjor dhe praktik të menaxhimit të pyjeve e kullotave. Cila do të jetë nisma e ardhshme e qeverisë përsa i përket vijimit të decentralizimit në fushën mjedisore? Përveç këtyre aspekteve që

Kryeministri Berisha, ministra, kryetarë komunash vizituan panairin agro-biznesit dhe turizmit

Petrela mirëpriti panairin “Baçja e Tironës”

K unë përmenda më lart, pritet tashmë të ketë decentralizim dhe në menaxhimin e pasurive të gjahut, peshkimit, autorizimeve mjedisore etj. Ndërkohë për fusha të tjera, sikundër ajo e menaxhimit të mbetjeve, decentralizimi i përgjegjësive dhe të drejtave është kryer prej shumë kohësh dhe autoritetet vendore janë të detyruara t’i përgjigjen komuniteteve vendore me një shërbim sa më të mirë. Cili do të jetë ndihma që ministria që ju përfaqësoni do ti jap komunave të Shqipërisë për të arritur rezultate në betejën për një mjedis të pastër? Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujerave përcakton politikat e administrimit të mjedisit në Shqipëri, ajo mbulon monitorimin e gjendjes së mjedisit, kontrollin e aktiviteteve që ndikojnë në mjedis si dhe hartimin e zbatimin e projekteve dhe kuadrit të duhur ligjor për menaxhimin e mjedisit. Detyra jonë, por edhe e institucioneve të tjera qeverisëse

me ndikim në mjedis, është të informojnë qytetarët dhe autoritetet vendore mbi gjendjen e mjedisit në zonën ku ata jetojnë apo administrojnë. Ky informacion është i domosdoshëm për vendosjen e parësive në buxhetim dhe administrim. Përveç kësaj, kontrolli i aktiviteteve me ndikim në mjedis është një kontribut i drejtpërdrejtë në përmirësimin e cilësisë së mjedisit por edhe në jetën e qytetarëve të komunave të ndryshme të Shqipërisë. Nëpërmjet hartimit e zbatimit të projekteve ne do të bëjmë më shumë në reduktimin e ndotjes dhe në përmirësimin e administrimit të çështjeve mjedisore si cilësia e ajrit, mbetjet, gjelbërimi, qetësia publike etj. Së fundi, përmirësimi i mëtejshëm i kuadrit ligjor do të mundësojë një orientim më të mirë të përfaqësuesve vendore në administrimin e mjedisit. Besojmë se kjo rrugë së bashku me angazhimin e plotë të qytetarëve dhe të zgjedhurve vendore do të sjellë rezultate të dukshme në miradministrimin e mjedisit.

BOTIMI MANUALI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE PËR NJËSITË E QEVERISJES VENDORE

S

hoqata e Komunave të Shqipërisë me mbështetjen e dldp/Intercooperation Albania ka nisur hartimin e një Manuali të Procedurave Administrative për Njësitë e Qeverisjes Vendore. Besojmë se ky Manual do ti përgjigjet mjaft mirë nevojave të komunave në fushën administrative dhe ne do të synojmë të përgatisim një produkt sa më praktik dhe të thjeshtë. Përgatitja e Manualit do të bëhet me përfshirjen e Forumit të Juristëve të Shoqatës së Komunave, i cili do të japë mendime dhe sugjerime për çështjet më problematike për tu adresuar në këtë fushë. Në përgatitjen e Manualit është përfshirë dhe eksperti lokal Eralda Çani Methasani.

Manuali do të përmbajë një historik të shkurtër të funksionimit të qeverisjes vendore si dhe një analizë të situatës dhe rrethanave aktuale (mbi zbatueshmërinë e procedurave administrative nga komunat me fokus te vështirësitë). Ky produkt do të ketë katër kapituj E drejta administrative (Përkufizim dhe parime dhe Institucionet), Aktet administrative (Elementët, Llojet (me fokus te kontratat) dhe hartimi i një akt administrativ), Ankimi administrative (Procedurat, Palët dhe Afatet) si dhe Ndërveprimi me institucione të tjera (Prefekti, Këshilli i qarkut, Ministritë e linjës dhe Avokati i Shtetit).

omunat Petrelë, Farkë, Baldush dhe Bëzhit të qarkut të Tiranës, organizuan në 13 nëntor një panair agrobiznesi dhe turizmi të quajtur “Baçja e Tironës”. Në panairin e mbajtur në Petrelë, i cili kishte si qëllim të promovonte prodhimet tradicionale të këtyre zonave dhe po kështu të paraqiste bukuritë natyrore të periferisë të Tiranës mori pjesë edhe kryeministri Sali Berisha, i shoqëruar nga kryetarët e komunave, ministri i Kulturës dhe Turizmit Bumçi, ministri i Bujqësisë Ruli dhe deputetë të zonës . Kreu i qeverisë, Berisha vizitoi nga afër stendat e të katër komunave, ku reklamoheshin produktet karakteristike të secilës prej tyre. Gjatë fjalës që ai mbajti përpara banorëve të komunave dhe qindra vizitorëve që kishin ardhur për të ndjekur këtë panair deklaroi se qeveria që ai drejtonte kishte si qëllim të ndihmonte në shumëfishimin e produkteve të mrekullueshme që prodhonin këto komuna. Sipas Berishës, qeveria gjithashtu do të ndihmonte për të bërë të mundur që infrastruktura e këtyre zonave t’ju ngjante atyre të komunave evropiane. “Ne do të bëjmë gjithçka që në çdo fshat të këtyre komunave, që në çdo fshat të këtij vendi, ju njerëzit e punës, njerëzit e tokës, të prodhimit, të keni infrastrukturën e njëjtë me lagjet e qyteteve tona, të keni infras-

trukturë të njëjtë me fshatra dhe komunat e vendeve të zhvilluara Evropiane. Ndërkohë, ne do të bëjmë gjithçka, të mbështesim traditat tuaja të shkëlqyera”, premtoi kryeministri, gjatë fjalës së mbajtur në panair. Por theksin ai e vendosi tek nevoja që të mbilleshin sa më shumë drurë frutorë në këto zona, duke e rritur numrin e tyre me qindra më shumë. “Ne kërkojmë të dashur fermerë të komunave, Farkë, Petrelë, Baldushk, Bërzhitë dhe të gjitha komunave të Shqipërisë vetëm një gjë, të vendosim të dhjetëfishojmë, të qindfishojmë, drurët frutorë në këtë vend. Kjo është një rrugë e sigurt, e begatimit të familjeve tuaja. Kjo është një rrugë e sigurt, e begatimit të komunave tuaja, e begatimit të vendit tonë”, kërkoi kreu i qeverisë. Ai theksoi se kryetarët e komunave, duhet ti kushtonin një vëmendje të veçantë edhe zhvillimit turistik të komunave të tyre. Sipas tij, komunat e Shqipërisë kanë një potencial të madh turistik për tu zbuluar. “Deri më sot në marrim rreth 3.5 milion turistë dhe vizitorë, që normalisht drejtohen drejt detit, se nuk kemi pasur infrastrukturë, por ju garantoj se një fluks po kaq i madh, do të drejtohen drejt komunave, fshatrave, kodrave dhe maleve tona”, theksoi Berisha, duke i uruar të pranishmit ta shikonin këtë panair të veçantë.


SHOQATA E KOMUNAVE TË SHQIPËRISË

Nr.19. Nëntor - Dhjetor

2011

/4

OPINION

Paketa fiskale, instrument i rëndësishëm për menaxhimin e njësive lokale AGIM HOXHAJ *

K

omuna Velipoje, në kuadër të miratimit të buxhetit, po vazhdon konsultimet me grupet e interesit për buxhetin e vitit 2012. Rreth 100 përfaqësues të biznesit dhe komunitetit morën pjesë në një takim të hapur për diskutimin e draftit të paketës fiskale, tatimeve, taksave dhe tarifave për vitin e ardhshëm. Në vitin 2011, megjithëse vit i zgjedhjeve lokale të pushtetit vendor të cilat sollën ndryshimin e drejtuesve të komunës, të ardhurat nga tatim taksat u realizuan 113 % e planit ose, 2.7 herë me shume se të ardhurat e vitit 2010, duke u krijuar raporti 75 % të ardhura të brendshme me 25 % trasfert të kushtëzuar. Komuna jonë si dhe njësi të tjera të ngjashme, ku të ardhurat nga biznesi i përkohshëm zë peshë të rëndësishme, rreth 80-85 % të të ardhurave nga tatim taksat, ka veçori dhe vështirësi, si planifikim por dhe në vjeljen e të ardhurave. Ngaqë, mbi 70 % e tatimpaguesve, jo vetëm që nuk janë banorë të komunës por ushtrojnë aktivitetin për periudhë të përkohshme një, dy deri tre mujore , një pjesë e të cilëve mbyllin diku nje aktivitet për këtë periudhë dhe ngurrojnë të pajisen me NIPT për aktivitetin e përkohshëm, njësive tona u krijohet vështirësi si në aspektin e vjeljes dhe të ndjekjes së mëpastajme të detyrimit. Duke pasur si pikësynim rritjen e të ardhurave në kufirin e tyre optimal të mundshëm ose në kapacitetet fiskale, përgatitjes dhe miratimit të paketës fiskale të komunës po I tregohet një kujdes I veçantë,

për tu përgatitur një dokument sa më pak I kontestueshëm nga taksapaguesit dhe sa më praktik në zbatim. Gjatë hartimit të draftit te paketës fiskale , po punohet për të kapërcyer disa boshllëqe ligjore , p.sh terrenet publike në përdorim të subjekteve përreth objekteve që nuk përdoren për biznes, përdorimi I materialeve inerte karrierash nga territore publike prej subjekteve të ndërtimit, përdorimi I ambienteve familjare me

katër -pesë dhoma për strehim pushuesish , shtëpitë e dyta etj. U parashikuan taksa provizore, ose u mbështetëm në vendime analoge të qeveris, në caktim të taksave e tarifave në këto raste dhe për planifikimin e vjeljen e këtyre të ardhurave. Ne synojmë të hartojmë një paketë fiskale e cila ti shërbeje llogaritjes në afat dhe në shumat e duhura të detyrimeve fiskale për taksapaguesit dhe të ardhurave të tjera nga pronat e shërbimet për gjithë operuesit e mundshëm ne territorin e komunës.

Të rejat e paketës fiskale të vitit 2012 Ky dokument hartohet në kushtet e hartimit të një inventari pothuajse të plotë të taksapaguesve në gjithë komunën

dhe në territorin e plazhit, verifikim I cili po vazhdon dhe nevojitet të bëhet për çdo vit. Janë reflektuar një sërë problemesh të ekspozuara gjatë procesit te vjeljes taksave në vitin 2011 si p.sh, diferencimi i tarifave sipas zonave, për efekt tatim taksash, varur nga intensiteti i biznesit duke përdorur instrumentin ligjor, +10,-30 % të nivelit të tatimeve. Paketa fiskale, është gjithë përfshirëse, mbulon tërë aktivitetin ekonomik, biznesin dhe taksapaguesit e komunës si dhe parashikon të ardhurat nga burime të tjera prej pasurive dhe operatorëve privat, OJF, institucione të ndryshme etj. Treguesit fiskale mund të shërbejnë si instrument ndihmës rregullator, për taksapaguesit dhe administratën e komunës në zgjidhjen e një sërë problemesh pezull, si problemet e pronësisë, organizimin e hapësirave publike, sistemimi I parkingjeve, tregjeve etj. Pjesëmarrësit në konsultim, ngritën në përgjithësi problemin e bashkëpunimit dhe të komunikimit mes komunës dhe biznesit, për probleme nga më të ndryshmet. Ata sugjeruan se taksat janë të larta, pa precizuar raste konkrete, si dhe shtrirjen e detyrimeve të tatim taksave për gjithë biznesin. Gjithashtu nga ana e pjesëmarrësve në takim u ngritën problem të organizimit të tregjeve, të krijimit të hapësirave publike në zonën ranore etj. Ne jemi në proces të komunikimit të vazhdueshëm me grupet e interesit deri në miratimin përfundimtar të këtij drafti. (Autori është shefi i Financës në komunën Velipojë)

Kampionët shqiptarë të Kikboksit, Ismail dhe Gjetan Keta priten në vendlindje

Kryetari i Komunës Fushë Bulqizë, Fluturim Zeneli jep titullin “Qytetar Nderi”

D

y vëllezër, dy kampione, dy protagonist. Quajeni si të doni, sepse vërtet ata e meritojnë çdo lloj vlerësimi, apo etiketimi. Sfiduesit e boksit dhe Kikboksit ne Gjermani, Ismail Keta i saposhpallur kampion bote në Kik dhe Taib Boks dhe vëllai tjetër Gjetani Keta, boksier profesionist me 11 ndeshje të fituara nga 12 të zhvilluara, janë pritur si heronj në vendin e tyre. Takim me kampionët, është titulluar një mbrëmje gala, zhvilluar në hotel Tirana, në nderim të tyre. Qindra personalitete të sportit dhe të jetës në vend, kanë marrë pjesë në nderim të rezultateve vërtet historike të vëllezërve Keta, që janë promovuar fillimisht përmes një materiali filmik, që tregonte emocionet dhe ndeshjet e fundit, ku ata vendosën edhe kurorën e kampionit, madje Ismaili, që në Gjermani njihet si Xhoni Keta, sapo është shpallur kampion bote, duke sfiduar hungarezin Jozef Dikloudi, kampion Evrope në fuqi. Pas fitores së Ismailit, që emocionoi gjithë sallën, janë shfaqur edhe pamje të disa prej ndeshjeve të Gjetan Ketes, që në Gjermani njihet me emrin

Shoqata e Komunave të Shqipërisë

Njoftim për Mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme

N

ë përfundim të 12 takimeve të Forumeve Rajonale të organizuar gjatë 2 muajve u propozua nga kryetarët e komunave përbërja e Komitetit të ri Drejtues për periudhën 2011-2015. Komiteti Drejtues do të votohet në bllok nga Asambleja e Përgjithshme. Numri i anëtarëve të këtij Komiteti është 31, 30 prej të cilëve propozohen nga Forumet Rajonale. Anëtari i fundit është Kryetari i Shoqatës i cili zgjidhet me votim nga Asambleja e Përgjithshme. Këto 12 takime të organizuara në qendra të Qarqeve shërbyen si platformë diskutimi për çështje të rëndësishme të aktivitetit të Shoqatës. Takimet u përqendruan dhe te kryetarët e rinj të zgjedhur, të cilët morën informacion dhe për organizimin e këtyre forumeve. Forumet rajonale diskutuan mbi të ardhmen e Shoqatës, rëndësinë që ka angazhimi i kryetarëve dhe stafeve të komunave në aktivitetet e Shoqatës dhe ndërsjelltasi që këto aktivitetete tu përgjigjen nevojave të komunave. Kryetarët diskutuan për çështje aktuale të komunave që duhen vendosur në vëmendje të punës së Shoqatës si kryerja e kompetencave të transferuara së fundi mbi menaxhimin e pyjeve dhe kullotave, menaxhimin e

mbetjeve, furnizimi me ujë të pijshëm, menaxhimi i burimeve njerëzore etj. Sipas Statutit të Shoqatës, janë këto Forume që mund të propozojnë ndryshime në Statut, në organizim dhe funksionim të Shoqatës apo në caktimin e nivelit të kuotës së anëtarësisë. Në përfundim të këtyre takimeve nuk pati propozime të tilla. Forumet Rajonale janë struktura kyçe të Shoqatës, organizimi i të cilave i paraprin Asamblesë së Përgjithshme. Në Asamblenë e Përgjithshme votohet si u tha më lart për Komitetin Drejtues dhe për Kryetarin e Shoqatës. Asambleja e Përgjithshme do të organizohet në datë 18 Janar 2012, ora 9.00 në Hotel “Sheraton”, Tiranë. Asambleja e ShKSh do të shërbejë si një platforme komunikimi për politika e mesazhe pune e bashkëpunimi mes anëtarëve të ShKSh si dhe me përfaqësuesit e agjencive shtetërore dhe qeverisë qendrore dhe organizatat tona partnere. Ne ju ftojmë të merrni pjesë aktive në këtë Asamble pasi nga pjesëmarrja juaj varet dhe suksesi i këtij organizimi të madh.

Majk Keta, sepse lufton në ring si Majk Tajson. Të qenit shqiptar dhe ruajtjes me fanatizëm të vlerave kombëtare i bënë këta djem, të fitojnë simpatinë jo vetëm të Bulqizës, vendlindjes së tyre, por edhe gjithë shqiptarëve kudo në botë. Vlerat e vëllezërve Keta më pas erdhën rrjedhshëm përmes fjalëve dhe mbresave të atyre që e njohën nga afër dhe ndoqën të tilla emocione në Mynih, si Profesor Doktor Gudar Beqiraj, kryetar i Akademisë së Shkencave, gazetarja e njohur e TVSh-së, Tefta Radi, dekani në Universitetin e Sporteve Mehmet Spahiu, drejtori i programeve në TVSh, Bajram Hoxha, ish portieri i kombëtares sonë të futbollit Perlat Musta, si dhe ish sportisti, aktualisht specialist në këtë sport, Alvi Bita. Më pas një poezi enkas për ta, krijuar nga poeti Jorgo Papaingji dhe interpretuar nga Munir Hoxha, ka ndezur sallën e madhe ku ishin më shumë se 400 të pranishëm. Por takimi ka marre të tjera emocione pas premtimit të drejtorit të Drejtorisë së Sporteve në Ministrinë e TKRS, Vasil Bici se shteti shqiptar do të mbështes kampionin Keta në një ndeshje që ai do zhvilloj në Shqipëri për të mbrojtur titullin e kampionit të botës. Vlerësime erdhën edhe nga kryetari i Bashkise në Bulqize, Roland Keta që i ka quajtur dy qytetar nderi të përjetshem vëllezërit Keta, ashtu si nënprefekti Hamit Dervishi ka dhëne vlerësimin maksimal në emër të gjithë prefekturës së Dibrës. Kulmi i emocioneve ishte edhe dekorimi me titullin “Qytetar Nderi” të Fushë Bulqizës, vendlindjen e dy kampioneve nga kryetari i kësaj komune, Fluturim Zeneli. Kjo ceremoni solli vërtet momente të ralla, që janë ndjekur me shume ovacion dhe janë duartrokitur shumë gjatë prej gjithë pjesëmarrëseve, madje kur në salle janë ngjitur edhe dy legjendat e boksit shqiptar, Ali Kastartai dhe Todi Janku. Në mbyllje, këngëtari i njohur Qerim Sula ka rindezur sallën me një këngë patriotike, që ka vënë kapakun e një prej veprimtarive më të bukura dhe emocionuese, duke promovuar me shumë se dy sportistë vëllezër, dy ambasadore të sportit shqiptar, që me flamurin tonë nderojnë atdheun e tyre në Gjermani dhe kudo në botë.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.