Kushtet e Pergjithshme te Sigurimit EAR
Polica E.A.R. (Erection All Risk) Pasi i Siguruari, i permendur ne formular, ka drejtuar tek (ketu me poshte i quajtur " Siguruesi " nje kerkese me shkrim duke plotesuar nje pyetesor i cili se bashku me çdo deklarate tjeter te bere me shkrim nga i Siguruari ne funksion te kesaj Police konsiderohen te perfshire ne te, atehere kjo Police Sigurimi deshmon se, me kusht qe i Siguruari t'i kete paguar Siguruesit primin e permendur ne formular dhe te veproje sipas neneve, klauzolave dhe kushteve te permbajtura ne Police ose te shtuara ne te, Siguruesi do te demshperbleje te Siguruarin ne menyren dhe masen e parashikuar ne kete Police Sigurimi. Primi i sigurimit paguhet ne momentin e nenshkrimit te Polices se Sigurimit. Ne rastin kur primi i sigurimit do t'i paguhet Siguruesit me keste, kesti i pare nuk mund te jete me i vogel se 40 % e primit te sigurimit. Ne rast se i Siguruari nuk e paguan kestin pasardhes ne afatin e caktuar ne Policen e Sigurimit, Siguruesi ka te drejte te zgjidhe Kontraten e Sigurimit. Ne kete rast Siguruesi do te mbaje pergjegjesi per demet e pesuara gjate periudhes qe Polica ka qene ne fuqi. Siguruesi do te demshperbleje demin ne perpjestim me shumen e primit te paguar. Perjashtime te pergjitheshme Siguruesi nuk do te demshperbleje te Siguruarin ne lidhje me humbjen, demin ose pergjegjesine qe, ne menyre direkte ose indirekte jane shkaktuar, kane ardhur ose jane shtuar nga: a. lufta, invazioni, veprimi i armikut te jashtem, veprimet ushtarake ( pavaresisht ne se lufta eshte shpallur ose jo ), lufta civile, rebelimi, revolucioni, revolta, kryengritja, trazira, greva, mbyllja e ndermarrjes, turbullira civile, grushti i shtetit, nje grup personash keqdashes ose personash qe veprojne ne emer te çdo organizate politike ose ne lidhje me te, konspiracioni, konfiskimi, komandimi, rekuizimi ose shkaterrimi ose demtimi me urdher te çdo qeverie de jure ose de facto ose te çdo autoriteti shteteror, eksodit; b. reaksioni berthamor, rrezatimi berthamor ose ndotja radioaktive; c. veprimi keqdashes ose pakujdesia e rende e te Siguruarit ose e perfaqesuesit te tij; d. nderprerja e plote ose e pjeseshme e punes. Ne çdo padi, kerkese ose proçedure tjeter gjyqesore ku Siguruesi pohon qe, per arsye te klauzolave te perjashtimit a te mesiperm, çdo humbje, shkaterrim, dem ose pergjegjesi nuk eshte mbuluar nga ky sigurim,
1
Kushtet e Pergjithshme te Sigurimit EAR
atehere barra per te provuar qe nje humbje, shkaterrim, dem ose pergjegjesi e tille eshte e mbuluar i bie te Siguruarit. Periudha e mbulimit Pergjegjesia e Siguruesit do te filloje, pavaresisht ne se ne formular eshte specifikuar ndryshe, menjehere me fillimin e punes montuese ose pas shkarkimit te artikujve te listuar ne formular ne sheshin e montimit edhe do te vazhdoje deri ne momentin e mbarimit te dorezimit ose deri ne momentin e perfundimit te proves se punes ose proves me ngarkese te plote. Cila do qofte data me e hereshme, ajo nuk do te jete me shume se kater jave ( po te mos jete rene dakort ndryshe me shkrim ), nga data e fillimit te proves. Ne qofte se, nje pjese e impiantit ( uzines ), nje ose disa makineri eshte/jane vene ne prove dhe/ose ka/kane filluar punen ose eshte/jane dorezuar, mbulimi per kete pjese te veรงante te impiantit ose makinerise si dhe รงdo pergjegjesi qe rezulton prej tyre nderpritet ndersa mbulimi vazhdon per pjesen tjeter. Ne rastin e zerave te dores se dyte, sigurimi per kete, sidoqofte, do te nderpritet menjehere me fillimin e proves . Tek e fundit, sigurimi do te mbaroje ne daten e specifikuar ne Formular. Cdo zgjatje e periudhes se sigurimit mund te behet vetem pas miratimit me pare me shkrim nga Siguruesi.
Kushtet e Pergjitheshme 1. Respektimi dhe plotesimi duhesisht i kushteve te kesaj Police nga ana e te Siguruarit dhe vertetesia e deklaratave dhe e pergjigjeve qe i Siguruari ka dhene ne Pyetesorin dhe kerkesen e plotesuar prej tij, do te jene kusht paraprak per รงdo pergjegjesi te Siguruesit. 2. Formulari dhe Seksionet do te konsiderohen te perfshira ne Police dhe pjese te saj dhe shprehja "kjo Police", kudo qe eshte perdorur ne kete kontrate, do te kuptohet se ne te jane perfshire Formulari dhe Seksionet. Cdo fjale ose shprehje se ciles i eshte dhene nje kuptim i caktuar ne ndonje pjese te kesaj Police ose te ketij Formulari ose te ketyre Seksioneve do te mbaje kete kuptim kudo qe te shfaqet. 3. I Siguruari, me shpenzimet e tij, do te marre te gjitha masat e nevojshme dhe do te veproje ne perputhje me te gjitha rekomandimet e duhura te Siguruesit per te parandaluar humbjen, demtimin apo pergjegjesine dhe per te zbatuar kerkesat ligjore dhe rekomandimet e prodhuesit.
2
Kushtet e Pergjithshme te Sigurimit EAR
4. a) Perfaqesuesit e Siguruesit do te kene te drejten qe te inspektojne dhe kontrollojne rrezikun ne çdo kohe qe do ta shohin te pershtateshme dhe i Siguruari do t'i jape perfaqesuesve te Siguruesit te gjitha detajet dhe informacionin e nevojshem per vleresimin e rrezikut. b) I Siguruari do te njoftoje Siguruesin menjehere, me shkrim, per çdo ndryshim te rrezikut dhe, me shpenzimet e tij, do te marre te gjitha masat qe kerkojne rrethanat. Fusha e mbulimit dhe/ose primi, ne se eshte e nevojshme, do te ndryshojne ne pershtatje me kushtet e reja. Asnje ndryshim nuk do te behet nga i Siguruari kurdohere qe rreziku rritet, pa konfirmimin me pare me shkrim te Siguruesit per vazhdimesine e sigurimit. 5. Ne rast te ndodhjes se nje ngjarje qe çon ne nje kerkese per demshperblim sipas kesaj Police, i Siguruari do te : a) njoftoje menjehere Siguruesin me shkrim, duke percaktuar natyren dhe shtrirjen e humbjes ose demit; b) marre te gjitha masat brenda mundesive te tij per te minimizuar zgjerimin e humbjes ose demit; c) ruaje pjeset e prekura dhe vere ato ne dispozicion per inspektim perfaqesuesit te Siguruesit; d) jape te gjithe informacionin dhe deshmite dokumentare qe mund te kerkoje Siguruesi; e) informoje autoritetet e policise ne rastin e humbjes ose demtimit qe rrjedh nga vjedhja. Siguruesi, ne çdo rast, nuk do te jete pergjegjes per humbjen, demin ose pergjegjesine per te cilat nuk ka marre njoftim me shkrim brenda 14 diteve nga momenti i ngjarjes se sigurimit. Me dhenien e njoftimit Siguruesit sipas ketij kushti, i Siguruari mund te kryeje riparimet ose zevendesimin e demeve me permasa te vogla dhe, ne te gjitha rastet e tjera, do t'i jepet mundesia nje pefaqesuesi te Siguruesit per te inspektuar humbjen ose demin me pare se te kryhet çdo riparim ose ndryshim. Ne se perfaqesuesi i Siguruesit nuk kryen inspektimin brenda nje peridhe kohe qe mund te konsiderohet e mjaftueshme sipas rrethanave, atehere te Siguruarit i jepet e drejta te filloje riparimin ose zevendesimin. Pergjegjesia e Siguruesit, sipas kesaj Police, persa i perket çdo artikulli te demtuar, do te pushoje ne se artikulli i permendur nuk riparohet duhesisht e pa vonese. 6. I Siguruari, me shpenzimet e Siguruesit, do te kryeje dhe do te bashkeveproje ne kryerjen dhe do te lejoje te kryhen te gjitha ato veprime qe mund te jene te nevojshme ose te kerkuara nga Siguruesi ne interes te çdo te drejte ose mjeti, ose perfitimi te demshperblimit te pjeseshem ose te plote prej paleve ( perveç atyre qe jane te siguruara sipas kesaj Police) tek te cilat Siguruesi ka ose do te kete te drejten per t'u paguar ose perfituar nga çdo humbje ose dem sipas kesaj Police, ne
3
Kushtet e Pergjithshme te Sigurimit EAR
se keto veprime ose รงeshtje jane ose behen te nevojshme ose kerkohen para ose pas demshperblimit te te Siguruarit nga Siguruesi. 7. Mosmarreveshjet ndermjet Siguruesit dhe te Siguruarit, qe rrjedhin nga marredheniet e sigurimit, do te zgjidhen nga gjykata e vendit ku eshte leshuar Polica e Sigurimit. 8. Ne se kerkesa per demshperblim permban mashtrim, ose ne mbeshtetje te kerkeses eshte bere ose perdorur ndonje deklarim fals, ose nga i Siguruari ose dikush tjeter qe vepron ne emer te tij jane perdorur menyra apo mjete mashtruese per te perfituar sipas kesaj Police, ose ne se kerkesa per demshperblim eshte refuzuar dhe brenda 3 ( tre ) muajve nuk ka filluar asnje veprim ose padi ( proรงedure ), รงdo perfitim sipas kesaj Police do te humbase. 9. Ne se ne momentin qe ndodh ngjarja e sigurimit sipas kesaj Police egziston nje mbulim tjeter per te njejten humbje, dem apo pergjegjesi, Siguruesi nuk do te jete pergjegjes per te paguar me shume se pjesa qe i takon ne kete humbje, dem apo pergjegjesi. 10. Pas รงdo ndodhje te nje ngjarje sigurimi, si i Siguruari ashtu dhe Siguruesi, ka te drejten te zgjidhe kontraten e sigurimit. Zgjidhja mund te behet deri nje muaj pas perfundimit te bisedimeve per demshperblim duke i derguar njoftim me shkrim pales tjeter. Zgjidhja hyn ne fuqi nje muaj pasi te jete marre njoftimi nga pala tjeter. 11. Ne se kontrata e sigurimit zgjidhet nga i Siguruari, Siguruesi ka te drejte te mbaje primin e sigurimit per periudhen vijuese. ne se kontrata e sigurimit nderpritet nga Siguruesi, zbatohet parimi i mesiperm per sa i perket pjese se primit te sigurimit, qe i korespondon demshperblimit te paguar dhe pjeses se primit qe i korespondon periudhes se sigurimit perpara nderprerjes se kontrates.
4
Seksioni I - Demi material Siguruesi dhe i Siguruari bien dakort se, ne se ne çdo kohe gjate periudhes se sigurimit, zerat ose çdo pjese tjeter te perfshire ne formular, do te pesojne deme ose humbje fizike te paparashikuar e te papritur nga çdo shkak , perveç atyre te perjashtuar shprehimisht, te cilet e bejne te domosdoshem riparimin apo zevendesimin, Siguruesi do te demshperbleje te Siguruarin per keto deme ose humbje duke paguar me para, duke riparuar ose duke zevendesuar (sipas zgjedhjes se vet ) deri ne nje shume qe ne çdo ngjarje nuk kalon kufirin e demshperblimit te zbatueshem dhe ne pergjithesi nuk e kalon shumen e pergjitheshme te shprehur ne formular. Siguruesi do t'i paguaje gjithashtu te Siguruarit shpenzimet per pastrimin e mbeturinave qe jane pasoje e çdo ngjarjeje sigurimi me rrjedhoje ngritjen e nje kerkese per demshperblim sipas kesaj Police , me kusht qe per kete rast te jete perfshire ne formular nje shume e veçante. Perjashtime te veçanta per seksionin I Siguruesi , sidoqofte nuk do te jete pergjegjes per : a. pjesen e zbriteshme te deklaruar ne formular qe perballohet nga i Siguruari ne çdo ngjarje; b. humbjen vijuese te çdo lloji ose pershkrimi, çfaredo qofshin, duke perfshire gjobitjet, humbjet per shkak te voneses, moskryerja e kontrates dhe humbja e kontrates; c. humbjen ose demtimin per shkak te projektimit te gabuar, materialeve ose derdhjeve difektoze, mjeshterise se keqe, perveç gabimeve ne montim. d. konsumimi, korrozioni, formimi i koreve (shtresezimet e mbetura). e. humbjen ose demtimin e dosjeve, faturave, parave, pullave, kambialeve, akteve, evidencave te debiteve, shenimeve, letrave me vlere, çeqeve dhe te gjitha llojet e dokumentave, materialet e paketuara si kasa, kutia, arka etj. f. humbjen ose demtimin e zbuluar ne kohen e kryerjes se inventarit . Klauzolat e aplikuara ne seksionin I Kujtese nr. 1 - Shuma e Siguruar : Eshte nje kerkese e ketij sigurimi qe shuma e siguruar e deklaruar ne formular ( sipas zerave 1 dhe 2 ) nuk do te jete me e vogel se vlera e plote e sejcilit ze ne kryerjen e montimit ku perfshihen transporti, taksat doganore, taksat, kosto e montimit. I Siguruari merr persiper te rrise ose te ule shumat e sigurimit ne rastin e çdo luhatje te ndjeshme ne nivelin e rrogave dhe çmimeve, gjithmone me kusht qe nje rritje ose zvogelim i tille do te kete efekt vetem pasi e njejta gje eshte regjistruar ne Police nga Siguruesi.
Ne qofte se ne rastin e nje humbje ose demi konstatohet qe shumat e siguruara jane me te vogla se shumat e kerkuara per t'u siguruar atehere vlera e demshperblimit qe merret nga i Siguruari sipas kesaj Police do te reduktohet ne nje raport te tille sikurse shumat e siguruara qendrojne respektivisht ndaj shumave te kerkuara per t'u siguruar. Cdo objekt dhe ze i kostos i nenshtrohet ketij kushti veçanerisht. Pas pageses se demshperblimit objektet ose artikujt mbesin te siguruar deri ne fund te kontrates se sigurimit per diference midis shumes se siguruar dhe demshperblimit te paguar duke bere per kete shenimet perkatese ne Policen e Sigurimit. Kujtese nr. 2 - Bazat e demshperblimit te humbjes : Ne rastin e çdo humbje apo demi baza e çdo demshperblimi sipas kesaj Police do te jete : a) ne rastin e demit i cili mund te riparohet - kosto e riparimeve te nevojshme per te rivendosur artikujt ne kushtet e tyre menjehere perpara ngjarjes se demit duke zbritur pjeset e shpetuara ose b) ne rastin e nje humbje totale - vlera aktuale e artikujve menjehere perpara ngjarjes se demit duke zbritur pjeset e mbetura. Por vetem deri ne masen qe shpenzimet e kerkuara kishin per t'u perballuar nga i Siguruari dhe ne masen qe ato te jene te perfshira ne shumen e siguruar gjithmone me kusht qe klauzolat dhe kushtet e kesaj Police te jene te plotesuar. Siguruesi do te beje pagesen vetem pasi te jete i bindur nga faturat dhe dokumentat e nevojshme qe riparimet jane kryer ose zevendesimet jane bere, siç mund te paraqitet rasti. Te gjitha demet qe mund te jene te riparueshem do te riparohen, por ne qofte se kosto e riparimit te çdo demi eshte e barabarte ose e tejkalon vleren e artikujve menjehere pas pas ndodhjes se demit, pagesa do te behet ne baze te parashikimit te pikes b) te mesiperme. Kosto e çdo riparimi te perkohshem do te perballohet nga Siguruesi ne qofte se riparime te tilla jane pjese perberese te riparimit te pergjitheshem dhe nuk rrisin shpenzimet e riparimit te pergjitheshem. Kosto e çdo ndryshimi, shtese dhe/ose permiresimi nuk do te jete e mbulueshme sipas kesaj Police. Kujtese nr. 3 - Zgjerimi i mbulimit: Mbishpenzimet per punen jashte orarit, naten, ne ditet e pushimeve, mbishpenzimet per transportet e shpejta jane te mbuluar nga ky sigurim vetem ne qofte se eshte rene dakort me pare veçanerisht me shkrim. Kujtesa nr. 4 - Pasuria rrethuese: Humbja ose demtimi i pasurise se vendosur perreth sheshit te montimit dhe qe i perket ose mbahet nen kujdes, ne ruajtje e kontroll nga Investitori ose Kontratuesi, do te
mbulohet vetem ne qofte se ndodh ne lidhje direkte me montimin, ndertimin ose testimin e artikujve te siguruar sipas seksionit te pare dhe gjate periudhes se mbulimit dhe me kusht qe ne formular ne seksionin e pare, artikulli 4, per kete, te jete vendosur nje shume e veçante. Ky mbulim nuk aplikohet ne makinerite e ndertimit/montimit edhe ne impiantet e pajisjet e ndertimi/montimit. Seksioni II - Pergjegjesia ndaj pales se trete Siguruesi do te demshperbleje te Siguruarin jo me shume se shumat e specifikuara ne formular, shuma per te cilat i Siguruari do te jete ligjerisht pergjegjes per te paguar per demet qe jane pasoje e: a) demtimeve trupore aksidentale ose semundjeve te paleve te treta ( pavaresisht ne se jane vdekje prurese ose jo); b) humbjes ose demtimit aksidental te pasurise qe i perket paleve te treta te ndodhur ne lidhje direkte me montimin ose testimin e zerave te siguruar sipas Seksionit te pare dhe qe ndodh ne ose ne afersi te menjehershme te vendit te montimit gjate periudhes se mbulimit. Ne lidhje me nje pretendim per kompensim per te cilin aplikohet nje demshperblim i parashikuar ne kete rast, Siguruesi, si shtese, do te demshperbleje te Siguruarin kundrejt : a) te gjitha kostove e shpenzimeve te gjyqit te perballuara nga çdo pretendues i te Siguruarit; b) te gjitha shpenzimeve te kryera me miratimin me shkrim te Siguruesit gjithmone me kusht qe pergjegjesia e Siguruesit sipas ketij seksioni nuk do te kaloje kufirin e demshperblimit te deklaruar ne formular. Perjashtime te veçanta per Seksionin I I Siguruesi nuk do te demshperbleje te Siguruarin ne lidhje me; 1. pjesen e zbriteshme te deklaruar ne Formular qe duhet perballuar nga i Siguruari per çdo ngjarje; 2. shpenzimet e kryera per berjen, riberjen, ndreqjen, riparimin dhe zevendesimin e gjithçkaje te mbuluar ose te te mbulueshme sipas Seksionit I te kesaj Police; 3. pergjegjesite qe vijne si pasoje e: a) plagosjes trupore ose semundjes se te punesuarit ose specialistit te Kontratuesit, Investitorit ose çdo firme tjeter te lidhur me projektin i cili ose pjese e te cilit eshte i(e) siguruar sipas seksionit I. Ky perjashtim eshte i vlefshem edhe per anetaret e familjeve te te punesuarve ose specialisteve; b) humbjes ose demtimit te pasurise qe i perket, mbahet ne kujdes, ne ruajtje e kontroll prej kontratuesit, Investitorit ose çdo firme tjeter te lidhur me projektin, i cili ose pjese e te cilit eshte i(e) siguruar sipas
Seksionit I. Ky perjashtim eshte i vlefshem per çdo te punesuar ose specialist te çdo njerit prej te siperpermendurve ; c) çdo aksidenti te shkaktuar nga mjetet motorrike te pajisura me leje qarkullimi rrugor ose avionet ose mjetet e lundruese ; d) çdo marreveshjeje e te Siguruarit per te paguar çdo shume nepermjet demshperblimit ose ndryshe ne qofte se kjo pergjegjesi nuk do t'i ishte ngarkuar te Siguruarit gjithashtu ne mungese te kesaj marreveshje . Kushte te veçanta te aplikuara ne Seksionin I I 1. Asnje premtim pagese, oferte, pranim, pagese ose demshperblim nuk do te behet ose jepet nga I Siguruari pa miratimin me shkrim te Siguruesit. Siguruesi do te kete te drejte, ne se deshiron, te marre persiper e drejtoje ne emer te te Siguruarit mbrojtjen apo zgjidhjen e çdo kerkese per demshperblim, ose te ndjeke penalisht per interesin e tij dhe ne emer te te Siguruarit çdo kerkese per demshperblim ose dem dhe do te kete liri te plote veprimi ne drejtimin e proçesit apo zgjidhjes se çdo kerkese dhe i Siguruari do te jape te gjithe informacionin dhe ndihmen qe mund te kerkoje Siguruesi. 2. Siguruesi, persa i perket çdo aksidenti, mund t'i paguaje te Siguruarit kufirin e demshperblimit per çdo aksident (por duke zbritur prej tij çdo shume apo shuma qe jane paguar tashme si kompensim) ose shumen me te vogel se sa kufiri i dhene siç mund te jete caktuar, dhe keshtu Siguruesi nuk do te jete pergjegjes per kete aksident sipas ketij Seksioni. 3. Pasi t'i jete paguar te Siguruarit demshperblimi per pergjegjesine ndaj pales se trete Siguruesi ka te drejte t'i kerkoje te Siguruarit primin e plote te sigurimit ose pjese te tij, siç mund te paraqitet rasti, per ruajtjen e mbulimit ne sigurim me te njejtin kufi demshperblimi te vendosur ne momentin e nenshkrimit te kontrates se sigurimit.