Kushtet e pergjithshme te sigurimit te Makinerive

Page 1

Kushtet e Pergjithshme te sigurimit te Makinerive

KUSHTET E POLICES SE SIGURIMIT TE MAKINERIVE Pasi i Siguruari i permendur ne formular i ka drejtuar tek ( ketu me poshte i quajtur " Siguruesi " ) nje kerkese me shkrim duke plotesuar nje Pyetesor, i cili se bashku me çdo deklarate tjeter te bere me shkrim nga i Siguruari ne lidhje me kete Police konsiderohen te perfshire ne te, atehere kjo Police deshmon qe, me kusht qe i Siguruari t'i kete paguar Siguruesit primin e permendur ne formular dhe te veproje sipas neneve, perjashtimeve, klauzolave dhe kushteve te permbajtura ne Police ose te shtuara ne te, Siguruesi bie ne marreveshje me te Siguruarin qe, ne qofte se, ne çdo kohe gjate periudhes se sigurimit te shenuar ne formular, objektet ose çdo pjese e tyre te permendur ne aneks, ne kushtet e permendura ne Police, pesojne ndonje humbje ose dem fizik te papritur e te paparashikuar nga shkaqe te tilla si : - difektet ne derdhje ose materjale, - projektim i gabuar, - gabimet ne repart ose ne montim, - mjeshteri profesionale e dobet, - mungese shkathtesie, pakujdesi, - nderprerje te ujit ne sistemet ftohes ose ne kazanet me avull, - eksplozioni fizik, - keputja per shkak te forces centrifugale, - qarku i shkurter, - stuhija - ose çdo shkak tjeter te pa perjashtuar veçanerisht ne Police, qe bejne te domosdoshem riparimin ose zevendesimin e demit, Siguruesi do te demshperbleje te Siguruarin persa i perket humbjeve dhe demeve te tille me para ne dore, zevendesim ose riparim (sipas zgjedhjes qe ben Siguruesi ) deri ne nje shume qe nuk e kalon shumen e siguruar te shenuar per artikullin perkates ne formular qe eshte demtuar e si rrjedhim pa tejkaluar ne teresi shumen e siguruar totale te shprehur ne Formular. Kjo Police do te aplikohet per objektet e siguruar pas kryerjes se sukseseshme te provave te pranimit pavaresisht ne se makinerite apo pajisjet jane ne pune apo pushim te çmontuara per pastrim apo kontroll, te zhvendosura brenda ambientit, gjate rimontit. Primi i sigurimit duhet paguar ne momentin e nenshkrimit te Polices. Ne rastin kur primi i sigurimit do t'i paguhej Siguruesit me keste, kesti i pare nuk mund te jete me i vogel 40 % e primit te pergjithshem. Ne rast se i Siguruari nuk e paguan kestin pasardhes ne kohen e caktuar atehere Siguruesi ka te drejte te zgjidhe kontraten e sigurimit . Ne kete rast, Siguruesi do te mbaje pergjegjesi per demet e pesuar gjate periudhes qe polica ka 1


Kushtet e Pergjithshme te sigurimit te Makinerive

qene ne fuqi. Siguruesi do te demshperbleje te Siguruarin ne perpjestim me shumen e primit te paguar. Perjashtimet Siguruesi nuk do te jete pergjegjes per: 1 Pjesen e zbriteshme te deklaruar ne formular qe duhet perballuar nga i Siguruari ne çdo rast; ne qofte se me shume se nje objekt eshte humbur ose demtuar ne nje ngjarje, i Siguruari, sidoqofte, nuk do te perballoje me shume se pjesa e zbriteshme e aplikueshme per keto objekte; 2 Humbjen ose demtimin e pjeseve te nderrimit p.sh. stampat, format e derdhjes, cilindrat e gdhendur, pjeset te cilat nga perdorimi ose natyra e tyre pesojne nje shkalle te larte konsumimi si veshjet refraktare, çekiçet pneumatike, objektet prej xhami, shiritat, litaret, litaret plastike, ndermjetesit punues si p.sh. lubrifikantet, karburantet, katalizatoret etj; 3 Humbjet ose demtimet per shkak te zjarrit, goditjes nga rrufeja, eksplozioni kimik (me perjashtim te eksplozionit ne tubat e gazit ne kazanet me avull), shuarjes se zjarrit, heqjes se mbeturinave, goditjes me avion dhe pjeseve qe bien prej tyre, vjedhjes, vjedhjes me thyerje, tentatives per vjedhje, shembjes se nderteses, vershimeve, permbytjeve, termetit, fundosjes se dheut, ortekut, stuhise, ciklonit, erupsionit vullkanik ose katastrofave natyrale te ngjashme me te; 4 Humbjen ose demin per te cilet nje furnizues, kontratues ose riparues eshte pergjegjes qofte sipas ligjit, qofte sipas kontrates; 5 Humbjen ose demin e shkaktuar nga çdo e mete ose difekt te cilet egzistojne ne kohen e fillimit te kesaj Police dhe jane brenda njohurive te te Siguruarit ose perfaqesuesve te tij pavaresisht ne se te tilla te meta ose difekte jane te njohura apo jo nga Siguruesi; 6 Humbjen ose demin e shkaktuar nga veprime keqdashese ose pakujdesia e rende e te Siguruarit ose perfaqesuesve te tij; 7 çdo pasoje e luftes, invazionit, veprimit te armikut te jashtem, veprimeve ushtarake (pavaresisht ne se eshte shpallur lufta ose jo ), luftes civile, rebelimit, revolucionit, kryengritjes, turbullirave, greves, ndalimit te punes, trazirave civile, grushtit te shtetit , eksodit veprimeve te nje grupi personash keqdashes ose personave qe veprojne ne emer te nje organizate politike ose qe kane lidhje me te, konspiracionit, konfiskimit, komandimit, rekuizimit, shkaterrimit ose demtimit te pasurise me urdher te çdo qeverie ne fuqi ose te çdo autoriteti shteteror . 8 Cdo pasoje te shperthimit berthamor, rrezatimit berthamor, ndotjes radioaktive. 9 Humbjen ose demtimin si nje pasoje direkte e influences se vazhdueshme te veprimit te makinerise apo pajisjes ne kushte normale pune (konsumimi, zgavrimi, erozioni, korrozioni, ndryshku, bigorrezimi i kazaneve me avull) 10 Humbjen ose pergjegjesine vijuese te çdo lloji, çdo pagese mbi demshperblim per deme materiale siç eshtebpercaktuar ne kete Police, si gjobat, humbjet per shkak te vonesave ne riparim etj. 11 Ne çdo kerkese ose proçedure ku Siguruesi pohon qe per arsye te klauzoles se perjashtimit te mesiperm nr. 7 humbja ose demtimi nuk jane te mbuluar nga 2


Kushtet e Pergjithshme te sigurimit te Makinerive

kjo Police, barra per te provuar qe humbje ose demtime te tilla jane te mbuluar i bie te Siguruarit Klauzola Klauzola nr. 1 : Shuma e siguruar Eshte kerkese e kesaj Police qe shuma e siguruar te jete e barabarte me koston e zevendesimit te makinerise se siguruar me nje makineri te re te te njejtit lloj dhe kapacitet qe do te thote koston e saj te zevendesimit duke perfshire transportin, tatimet e taksat, taksat doganore, ne qofte se ka, dhe koston e montimit. Ne qofte se shuma e siguruar eshte me e vogel se shuma e kerkuar per te qene e siguruar, Siguruesi do te paguaje vetem ne nje raport te tille sikurse shuma e siguruar qendron mbi shumen e kerkuar per te qene e siguruar. Cdo objekt do t'i nenshtrohet nje kushti te tille veçanerisht. Pas pageses se demshperblimit, objektet mbesin te siguruara deri ne fund te periudhes se sigurimit, per diference ndermjet shumes se siguruar dhe demshperblimit te paguar, duke bere per kete qellim shenimet perkatese ne Police . Klauzola nr. 2 : Kriteret e demshperblimit a. ( Ne rastin kur demi ne nje objekt te siguruar mund te riparohet ) Siguruesi do te paguaje shpenzimet e nevojshme te bera per restaurimin e makinerise se demtuar deri ne gjendjen e meparshme te punes para demtimit plus koston e çmontimit dhe te rimontimit te bera per qellim te kryerjes se riparimit si dhe koston e transportit vajtje-ardhje nga reparti i riparimit, taksat e ndryshme dhe ato doganore, ne qofte se ka, deri ne ate shkalle qe shpenzime te tilla te mos kalojne shumen e siguruar. Ne qofte se riparimet jane kryer ne nje repart qe eshte prone e te Siguruarit atehere Siguruesi do te paguaje koston e materialeve dhe pagat e dhena per te bere kete riparim plus nje perqindje te arsyeshme per te mbuluar shpenzimet e mesiperme (shpenzimet e tjera). Asnje zbritje nuk do te behet per konsumimin persa i perket pjeseve te zevendesuara, por vlera e çdo pjese te shpetuar do te merret ne konsiderate. Ne qofte se kosto e riparimit siç eshte detajuar me siper barazohet ose tejkalon vleren aktuale te makinerise se siguruar menjehere para ndodhjes se demit atehere objekti do te konsiderohet si i shkaterruar dhe demshperblimi do te behet duke u bazuar ne piken b. b. ( Ne rastin kur nje objekt i siguruar eshte shkaterruar ) Siguruesi do te paguaje vleren aktuale te objektit menjehere para ngjarjes se sigurimit duke perfshire shpenzimet per transportin, koston e montimit dhe taksat doganore (ne qofte se ka) me kusht qe shpenzime te tilla te mos tejkalojne shumen e siguruar. Vlera aktuale do te llogaritet duke zbritur shumen e amortizimit sipas manualit perkates ose pashaportes se makinerise, nga vlera e zevendesimit te objektit . Siguruesi do te paguaje gjithashtu çdo shpenzim te arsyeshem per çmontimin e makinerise se shkaterruar, por pjeset e shpetuara do te merren parasysh. Cdo shpenzim i veçante per punen jashte orarit, naten, punen ne ditet e 3


Kushtet e Pergjithshme te sigurimit te Makinerive

pushimeve, transportet e vecanta do te jete i mbuluar nga kjo Police vetem ne qofte se eshte rene vecanerisht dakort me shkrim. Kosto e cdo ndryshimi, shtese, permiresimi ose kontrolli per remont nuk do te jete e mbulueshme sipas kesj Police. Kosto e รงdo riparimi provizor do te perballohet nga Siguruesi ne qofte se nje riparim i tille eshte pjese perberese e riparimit perfundimtar dhe nuk rrit koston totale te riparimit. Siguruesi do te beje pagesen vetem pasi te jete i bindur nga faturat dhe dokumentat (ne qofte se eshte e nevojshme edhe duke bere kontrollin ne vend te tyre ) qe riparimet jane kryer ose zevendesimet jane bere, siรง mund te paraqitet rasti. Kushtet 1. Respektimi dhe plotesimi duhesisht i kushteve te kesaj Police nga ana e te Siguruarit dhe vertetesia e deklaratave dhe e pergjigjeve qe i Siguruari ka dhene ne pyetesorin dhe kerkesen e plotesuar prej tij, do te jete kusht paraprak per รงdo pergjegjesi te Siguruesit. 2. Kur kontrata e sigurimit perseritet pa nderprerje atehere pergjegjesia e Siguruesit fillon menjehere pas mbarimit te afatit te kontrates se mepareshme . 3. Formulari konsiderohet pjese perberese e Polices dhe shprehja "kjo Police", kudo qe te perdoret, do te thote qe formulari eshte perfshire ne te. Cdo fjale ose shprehje e cila ka nje kuptim specifik ne lidhje me ndonje pjese te kesaj Police ose Formulari do te kete po ate kuptim kudo qe ajo do te ndodhet. 4. I Siguruari, me shpenzimet e tij, do te marre te gjitha masat e nevojshme dhe do te veproje ne perputhje me te gjithe rekomandimet e duhura te Siguruesit per te parandaluar humbjen ose demin, te veproje ne perputhje me kerkesat ligjore dhe rekomandimet e prodhuesit. 5. a - Perfaqesuesit e Siguruesit, ne cdo kohe qe do ta shohin te pershtateshme, kane te drejten te inspektojne dhe kontrollojne rrezikun dhe i Siguruari do t'u siguroje perfaqesuesve te Siguruesit informacionin e nevojshem te detajuar per vleresimin e rrezikut. b - I Siguruari ne menyre te menjehereshme do te njoftoje Siguruesin me shkrim per รงdo ndryshim esencial te rrezikut dhe merr, me shpenzimet e tija, te gjitha masat parandaluese shtese qe kerkojne kushtet e reja per te siguruar veprimtari te sigurte te objekteve te siguruar. Fusha e mbulimit dhe primi, ne qofte se eshte e nevojshme, do t'i ripershtaten njeri-tjetrit. Nuk lejohet te behet asnje ndryshim ose shtese e objekteve te siguruar nga i Siguruari kur ato rrisin shkallen e rrezikut vetem ne rastin kur jane konfirmuar me pare me shkrim nga Siguruesi. 6. Ne rastin e cdo ngjarje sigurimi qe shkakton nje reklamim sipas kesaj Police i Siguruari a - ne menyre te menjehereshme njofton Siguruesin me shkrim duke dhene nje informacion te plote mbi natyren dhe shtrirjen e demit. b - kryen te gjitha veprimet e duhura per te minimizuar zgjerimin e humbjes ose demit. c - ruan pjeset e demtuara e krijon mundesine per inspektimin e tyre nga perfaqesuesi ose inspektori i Siguruesit. 4


Kushtet e Pergjithshme te sigurimit te Makinerive

d - jep nje informacion te plote dhe dokumentat e nevojshme nese Siguruesi i kerkon ato. Siguruesi ne asnje menyre nuk do te jete pergjegjes per humbjen ose demin qe nuk ka marre njoftim brenda 14 diteve nga momenti i ndodhjes se ngjarjes. Pasi i eshte dhene njoftimi Siguruesit sipas ketyre kushteve, i Siguruari mund te kryeje riparimin e çdo demi te vogel ose te zevendesoje objektet te cilet kane pesuar ndonje dem te vogel. Ne rast te ndryshem perfaqesuesi i Siguruesit do te inspektoje humbjet ose demet perpara se te jete kryer çdo riparim ose ndryshim. Ne qofte se perfaqesuesi i Siguruesit nuk kryen inspektimin brenda nje periudhe kohe qe do te konsiderohet e mjaftueshme sipas kushteve, atehere i Siguruari do te fitoje te drejten per te vepruar per riparimin ose zevendesimin e tyre. Pergjegjesia e Siguruesit sipas kesaj Police ne lidhje me cdo objekt te siguruar do te nderpritet ne qofte se objekti i siperpermendur mbahet ne pune pas nje reklamimi, pa qene i riparuar sipas kerkeses se Siguruesit ose ne qofte se riparimet e perkoheshme jane kryer pa miratimin e Siguruesit. 7. I Siguruari, me shpenzimet e Siguruesit, vepron dhe bashkevepron ne kryerjen dhe ne lejimin per t'u kryer te gjitha veprimet dhe çeshtjet qe jane te nevojshme ose jane kryer nga Siguruesi ne interes te çdo te drejte ose mjeti te perfitimit te demshperblimit te pjeseshem ose te plote prej paleve ( perveç atyre qe jane te siguruara sipas kesaj Police ) tek te cilat Siguruesi ka ose do te kete te drejten per t'u paguar ose perfituar nga çdo humbje ose demtim i parashikuar ne Police nese keto veprime ose çeshtje jane ose behen te nevojshme ose kerkohen perpara ose pas demshperblimit te te Siguruarit nga Siguruesi. 8. Mosmarreveshjet ndermjet Siguruesit dhe te Siguruarit qe rrjedhin nga marredheniet e sigurimit, do te zgjidhen nga gjykata e vendit ku eshte lidhur Polica. 9. Siguruesi do te kete te drejten te pezulloje demshperblimin : a - Ne qofte se ka dyshime persa i perket te drejtes se te Siguruarit per te marre demshperblimin, deri sa te merren nga Siguruesi provat e nevojshme, b - Ne qofte se ne lidhje me reklamimin ka nje proces hetimor nga organet kompetente ose kundrejt te Siguruarit eshte hapur nje proces gjyqesor per çeshtje penale, deri ne perfundimin e procesit hetimor ose gjyqesor. 10. a - Ne qofte se kerkesa ose deklaratat e te Siguruarit jane te paverteta ne lidhje me ndonje te dhene ose ne qofte se kerkesa ka karakter mashtrues ose eshte ndjeshmerisht e egzagjeruar, ne qofte se eshte bere nje deklarate ose pohim fallc mbi te cilet eshte mbeshtetur reklamimi, atehere kjo Police do te çvleresohet dhe Siguruesi nuk do te jete pergjegjesi per te paguar si pasoje e kesaj. b - Ne rastin e mohimit te pergjegjesise nga Siguruesi ne lidhje me çdo reklamim dhe ne qofte se nje padi ose çeshtje nuk eshte filluar brenda tre muajve pas nje mohimi te tille ose (ne rastin e pjesemarrjes se gjykates ne zbatim te kushtit 7 ) brenda tre muajve pasi te jete marre vendimi nga gjykata e vendit ku eshte lidhur Polica, atehere te gjitha perfitimet sipas kesaj Police ne lidhje me nje reklamim te tille do te humbasin. 11. Ne qofte se ne kohen kur behet nje reklamim sipas kesaj Police ka edhe ndonje sigurim tjeter qe mbulon te njejtin dem ose te njejten humbje, atehere siguruesi nuk do te jete pergjegjes per te paguar ose kontribuar me shume se pjesen qe i pegjigjet ketij sigurimi per çdo kerkese per humbje ose deme te tilla. 5


Kushtet e Pergjithshme te sigurimit te Makinerive

12. Pas รงdo ndodhje te nje ngjarje sigurimi, si i Siguruari ashtu edhe Siguruesi ka te drejten te nderprese Policen e Sigurimit. Nderprerja mund te behet deri nje muaj pas perfundimit te bisedimeve per demshperblim duke i derguar njoftim me shkrim pales tjeter. Nderprerja hyn ne fuqi nje muaj pasi te jete marre njoftimi nga pala tjeter. 13. Ne se Polica e Sigurimit nderpritet nga i Siguruari, Siguruesi ka te drejte te mbaje primin e sigurimit per periudhen vijuese. Ne se Polica e Sigurimit nderpritet nga Siguruesi atehere zbatohet parimi i mesiperm persa i perket pjeses se primit te sigurimit qe i korespondon demshperblimit te paguar dhe pjeses se primit qe i korespondon periudhes se sigurimit perpara nderprerjes se kontrates. 14. Siguruesi nuk do te jete pergjegjes per te paguar interesa.

6


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.