Š Selefi . org
2
Pyetje: Shejkh bujar, cila është këshilla juaj për Muslimanët, tani që po presim këtë muaj të vyer? 1
Përgjigje: Këshilla ime për Muslimanët, për të gjithë ata, është që të kenë frikë Allahun – Xhel-le ue ‘Alaa – dhe që ta presin muajin e tyre madhështor me teube (pendim) të sinqertë për të gjitha gjynahet, që të pajisen me kuptimin e drejtë të Fesë së tyre dhe që të mësojnë dispozitat e agjërimit dhe namazit të tyre, sepse Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – ka thënë:
من يريد اهللُ خي اًر يفقِّ ْههُ في الدين “Atij që Allahu ia do të mirën, i jep atij kuptimin e drejtë të Fesë.” 2
Dhe sepse Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – ka thënë:
الشياطين ت ْ َاب النار و ُسْل ِسل ْ َت أبواب الجنة و ُغلِّق ْ ان فُتِّ َح ُ ت أبو َ إ َذا َد َخ َل َرَم ُ ُ ض “Kur hyn muaji i Ramadanit, hapen dyert e Xhenetit, mbyllen dyert e Zjarrit dhe lidhen me zinxhirë Shejtanët.” 3
1
Nga program radiofonik “Nuurun ‘ala ed-Derb”.
2
E ka transmetuar Bukhari në Sahihun e tij, libri “Dituria”, kapitulli “Atij që Allahu ia do të mirën, i jep atij kuptimin e drejtë të Fesë”, hadithi n.71. E ka transmetuar gjithashtu Muslimi në Sahihun e tij, libri “Zekati”, kapitulli “Ndalimi i lypjes”, hadithi n.1037. 3
E ka transmetuar Bukhari në Sahihun e tij, libri “Fillimi i Krijimit”, kapitulli “Cilësitë e Iblisit dhe Ushtarët e tij”, hadithi n.3277. E ka transmetuar edhe Muslimi në Sahihun e tij, libri “Agjërimi”, kapitulli “Vlera e madhe e muajit të Ramadanit”, hadithi n.1079.
© Selefi . org
3
Dhe sepse Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – ka thënë:
ِ ت اب ْ صفِّ َد ْ َالجنة و ُغلِّق ْ إذا كان أول ليلة من رمضان فُتِّ َح ُ ت أبو ُ ت أبو ُ اب جهنم و ٍ الشياطين و ينادي مناد يا باغي الخير أقبل و يا باغي الشر أقصر و اهلل عتقاء من النار و ذلك كل ليلة “Kur vjen dita e parë e Ramadanit, hapen dyert e Xhenetit, mbyllen dyert e Xhehenemit, lidhen me zinxhirë Shejtanët dhe thërret një thirrës: O kërkues i të mirës eja! O Kërkues i të keqes mbaje veten. Allahu çliron shumë veta nga Zjarri. Dhe kjo ndodh çdo natë.” 4
Dhe ai – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – i thoshte Sahabëve:
فينزل الرحمة و يحط الخطايا و، يغشاكم اهلل فيه،شهر بركة ُ ،شهر رمضان ُ أتاكم الشقي من َح ُرَم فيه رحمة اهلل فإن، فأروا اهللَ من أنفسكم خي اًر،يستجيب الدعاء َ
“U erdhi muaji i Ramadanit, muaji i bereqetit. Allahu u mbulon në të, e zbret Mëshirën, i fshin gabimet dhe i përgjigjet duasë, prandaj tregojini Allahut mirësi nga ana juaj, sepse i dëshpëruari është ai që privohet në të nga Mëshira e Allahut.” 5
Kuptimi i pjesës “prandaj tregojini Allahut mirësi nga ana juaj” është: domethënë garoni në punë të mira, nxitoni në vepra të devotshmërisë dhe largohuni nga të këqijat.
4
E ka transmetuar Tirmidhiu në Sunenin e tij, libri “Agjërimi”, kapitulli “Çfarë ka ardhur në lidhje me vlerën e madhe të muajit të Ramadanit”, hadithi n.682. E ka transmetuar edhe Ibën Maxheh në Sunenin e tij, libri “Agjërimi”, kapitulli “Çfarë ka ardhur në lidhje me vlerën e madhe të muajit të Ramadanit”, hadithi n.1642. 5
E ka përmendur el-Mundhirij në “et-Tergijb uet-Terhijb”, kapitulli “Nxitja për agjërimin e Ramadanit”, hadithi n.1490, dhe tha: E ka transmetuar et-Taberanij.
© Selefi . org
4
Dhe thotë ai – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem –:
و من قام رمضان إيمانا،تقد َم من ذنبه ّ من صام رمضان إيمانا و احتسابا ُغ ِف ار له ما و من قام ليلة القدر إيمانا و احتسابا ُغ ِف ار له ما،تقد َم من ذنبه ّ و احتسابا ُغ ِف ار له ما تقد َم من ذنبه ّ “Kush e agjëron Ramadanin me iman dhe duke shpresuar shpërblimin, do t’i falen gjynahet që ka bërë. Dhe kush falet në Ramadan me iman dhe duke shpresuar shpërblimin, do t’i falen gjynahet që ka bërë. Dhe kush falet në natën e Kadrit me iman dhe duke shpresuar shpërblimin, do t’i falen gjynahet që ka bërë.” 6
Dhe thotë ai – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem –: “Thotë Allahu – Xhel-le ue ‘Alaa –:
ٍ آدِم لَه اْلحسَنةُ بِع ْش ِر أَمثَالِها إِلَى س ْب ِع ِم َائ ِة ضع ِ ُّ ام فَإانهُ لِي َو ِّ إِ اَّل،ف َْ َ َ َ َ ُ َ ُكل َع َمل ْاب ِن َ ْ َ الصَي ِ َ لِلصاائِِم فَ ْر َحت،أجلِي ط ِرِه ْ فَ ْر َحةٌ ِع ْن َد ِف:ان َ ك َش ْه َوتَهُ َو َ تََر،َج ِزي بِ ِه ْ امهُ َو ُش ْرَبهُ ِم ْن ْ أََنا أ َ ط َع ِ طيب ِع ْن َد ِ ِ ُ ُ و اْل ُخل،ِّه ِ ِ ِ ِ اهلل ِم ْن ِرْي ِح اْل ِم ْس ِك ُ َ ْ َوف في الصاائِم أ َ َو فَ ْر َحةٌ ع ْن َد لقَاء َرب Çdo e vepër e mirë e birit të Ademit do të shpërblehet dhjetëfish deri në shtatëqind fish, përveç agjërimit, sepse ai është për Mua dhe Unë e jap shpërblimin për të, se ai lë dëshirat e tij, ushqimin dhe pijen e tij vetëm për Mua. Agjëruesi ka dy gëzime: një gëzim e ka kur çel agjërim dhe një gëzim e ka kur të takojë Zotin e tij. Dhe era që lëshon goja e agjëruesit është më e mirë tek Allahu sesa era e miskut.” 7 6
E ka transmetuar Bukhari në Sahihun e tij, libri “Agjërimi”, kapitulli “Kush e agjëron Ramadanin me iman e duke shpresuar shpërblimin”, hadithi n.1901. E ka transmetuar edhe Muslimi në Sahihun e tij, libri “Namazi i udhëtarit dhe shkurtimi i tij”, kapitulli “Nxitja për agjërimin e Ramadanit”, hadithi n.760. 7
E ka transmetuar Bukhari në Sahihun e tij, libri “Teuhidi”, kapitulli “Fjala e Allahut: “ ”يريدون أن يبدلوا كالم هللا- Ata duan të ndryshojnë Fjalën e Allahut”, hadithi n.7492. E ka transmetuar po ashtu Muslimi në Sahihun e tij, libri “Agjërimi”, kapitulli “Vlera e madhe e Agjërimit”, hadithi n.1151, si dhe Ibën Maxheh në Sunenin e tij, libri “Agjërimi”, kapitulli “Çfarë ka ardhur në lidhje me vlerën e madhe të agjërimit”, hadithi n.1638.
© Selefi . org
5
Dhe thotë ai – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem –:
ِ إني:أحد أو قاتله َفْلَي ُق ْل يوم ْ َصوم أحدكم فال َي ْرف ٌ ُ فإن سابه،ب ْ ص َخ ْ ث و َّل َي ُ إذا كان امرؤ صائِ ٌم ٌ “Nëse ndonjë prej jush është në agjërim, atëherë të mos kryejë marrëdhënie intime dhe të mos shajë. E nëse atë e shan ose e lufton dikush, le të thotë: Unë jam në agjërim.” 8
Dhe thotë ai – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem –:
ِ ِ ُّ قول ِ الز طعامه و شرَابه ع َ ع ْ من لم َي َد َ أن َي َد ْ الج ْه َل فليس هلل حاجةٌ في َ الع َم َل بِه و َ ور و َ “Kush nuk e lë fjalën e rreme dhe veprimin me të dhe veprimet e injorantëve, Allahu s’ka nevojë fare që ai ta lërë ushqimin dhe pijen e tij.” E ka transmetuar Bukhari tek Sahihu. 9
Prandaj, këshilla që u drejtohet të gjithë Muslimanëve është që të kenë frikë Allahun dhe ta ruajnë agjërimin e tyre dhe ta mbrojnë nga të gjitha gjynahet. Dhe të gjithë janë të urdhëruar që të bëjnë përpjekje për punë të mira, që të garojnë në vepra të devotshmërisë, në dhënien e sadakave, në leximin e Kur`anit sa më shumë, në bërjen e tesbihut (SubhanAllah), tehlilit (La ilahe il-lAllah), tahmidit (ElhamdulIlah), tekbirit (Allahu Ekber) dhe istigfarit (EstagfirUllah), sepse ky është muaji i Kur`anit:
ِ ِ ِ َشهر رمضان الاِذي أ آن ُ ُنز َل فيه اْلقُْر َ َ َ َ ُْ “Muaji i Ramadanit është Ai, në të cilin ka zbritur Kur`ani.” 10
8
E ka transmetuar Bukhari në Sahihun e tij, libri “Agjërimi”, kapitulli “A mund të thotë “unë jam në agjërim” nëse e shajnë”, hadithi n.1904. 9
E ka transmetuar Bukhari në Sahihun e tij, libri “Agjërimi”, kapitulli “Kush nuk e lë fjalën e rreme”, hadithi n.185. 10
El-Bekarah,185
© Selefi . org
6
Pra, besimtarët urdhërohen që të bëjnë përpjekje me leximin e Kur`anit dhe është e rekomandueshme për burrat dhe gratë që të lexojnë sa më shumë Kur`an, natën dhe ditën. Dhe për çdo shkronjë shpërblehet me dhjetë sevape, siç ka ardhur nga Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem –, si dhe duke u ruajtur nga të gjitha të këqijat dhe gjynahet, duke këshilluar dhe porositur njëri-tjetrin me të vërtetën dhe duke urdhëruar të mirën e duke ndaluar nga e keqja.
Pra, ai është një muaj madhështor, ku shtohen sevapet e veprave të mira dhe rëndohet pesha e veprave të këqija, prandaj detyra e besimtarit është që të përpiqet të kryejë ato që ia ka urdhëruar Allahu dhe të ruhet nga ato që ia ka ndaluar Allahu, si dhe që të jetë përkujdesi i tij në Ramadan më i madh dhe më i shumtë, ashtu siç e ka urdhëruar Ai që të përpiqet në veprat e mira, në dhënien e sadakave, në vizitën e të sëmurit, në shoqërimin e xhenazeve, në mbajtjen e lidhjeve farefisnore, në leximin e Kur`anit sa më shumë, në bërjen e dhikrit sa më shumë, siç është tesbihu (SubhanAllah), tehlili (La ilahe il-lAllah), istigfari (EstagfirUllah) dhe duaja, si edhe aspektet e tjera të mirësisë, duke shpresuar shpërblimin e Allahut dhe duke iu frikësuar Dënimit të Tij.
Lusim Allahun që t’u japë sukses Muslimanëve në çdo gjë me të cilën Ai kënaqet. Lusim Allahun që të na e mundësojë neve dhe të gjithë Muslimanëve agjërimin dhe namazin në Ramadan, me iman e duke shpresuar shpërblimin. Lusim Allahun që të na dhurojë neve dhe të gjithë Muslimanëve, në çdo vend, kuptimin e drejtë të Fesë dhe qëndrueshmërinë në të, si dhe të na ruajë nga shkaqet që sjellin Zemërimin dhe Dënimin e Allahut.
Gjithashtu, e lusim të Përsosurin nga çdo e metë, që t’u japë sukses të gjithë udhëheqësve të Muslimanëve dhe të gjithë prijësave të Muslimanëve, si dhe që t’i udhëzojë, t’ua përmirësojë gjendjet dhe t’u japë sukses në gjykimin me Sheriatin e Allahut në të gjitha çështjet e tyre, në ibadetin (adhurimin) e tyre, në veprat e tyre dhe në të gjitha punët e tyre. Lusim Allahun që t’u japë sukses atyre në këtë gjë, duke punuar me Fjalën e Allahut – Xhel-le ue ‘Alaa –:
© Selefi . org
7
اح ُكم ب ْيَنهم بِما أ َ ا ِ َوأ َُنز َل اللـه َ ُ َ ْ َن “Dhe gjyko mes tyre me atë që ka zbritur Allahu.” 11
Dhe duke punuar me Fjalën e Allahut – Xhel-le ue ‘Alaa –:
ِِ ا ِ ِِ ِّ ﴾٥٠﴿ ون ْ ون ۚ َو َم ْن أ َ َح َس ُن م َن اللـه ُح ْك ًما لقَ ْوٍم ُيوِق ُن َ أَفَ ُح ْك َم اْل َجاهلاية َي ْب ُغ “A mos vallë duan gjykimin e Xhahilijetit? Po a ka më të mirë sesa gjykimi i Allahut, për popullin që beson bindshëm?” 12
Dhe duke punuar me Fjalën e të Përsosurit nga çdo e metë:
ِ َ ِّك ََّل يؤ ِم ُنون حتا ٰى يح ِّكم يما َش َج َر َب ْيَنهُ ْم ثُام ََّل َي ِج ُدوا ِفي أَنفُ ِس ِه ْم َح َر ًجا ِّم اما َ وك ف ُ َ ُ َ َ ْ ُ َ فَ َال َوَرب ِ ِّ ﴾٦٥﴿ يما َ ض ْي َ َق ً ت َوُي َسل ُموا تَ ْسل “Por jo, pasha Zotin tënd, ata nuk do të jenë besimtarë të vërtetë, derisa të të marrin ty për gjyqtar për mosmarrëveshjet që kanë mes veti, e pastaj të mos ndjejnë në vetet e tyre asnjë dyshim a pakënaqësi ndaj gjykimit tënd dhe të të binden ty plotësisht.” 13
Dhe duke punuar me Fjalën e të Përsosurit nga çdo e metë:
ِ ا ِ ِا الر ُسو َل َوأُولِي ْاْل َْم ِر ِمن ُك ْم ۚ فَِإن تََن َازْعتُ ْم ِفي يعوا ا َ َيا أَُّيهَا الذ ُ يعوا اللـهَ َوأَط ُ آم ُنوا أَط َ ين ٰ ِا ٍ ِ الرس َح َس ُن َ ِول إِن ُكنتُ ْم تُ ْؤ ِم ُنو َن بِاللا ِـه َواْلَي ْوِم ْاْل ِخ ِر ۚ َذل ْ ك َخ ْيٌر َوأ ُ َش ْيء فَ ُرُّدوهُ إِلَى اللـه َو ا ﴾٥٩﴿ يال ً تَأ ِْو 11
el-Ma`ideh, 49
12
el-Ma`ideh, 50
13
en-Nisaa`, 65
© Selefi . org
8
“O ju që besoni! Bindjuni Allahut, bindjuni të Dërguarit dhe atyre që drejtojnë punët tuaja. Nëse nuk pajtoheni në ndonjë gjë, drejtojuni Allahut dhe të Dërguarit, nëse besoni Allahun dhe Ditën e Kijametit. Kjo për ju është më e mira dhe shpjegimi më i bukur.” 14
Dhe duke punuar me Fjalën e të Përsosurit nga çdo e metë:
ِ ا ِ ول يعوا ا َ الر ُس ُ يعوا اللـهَ َوأَط ُ ُق ْل أَط “Thuaj: bindjuni Allahut dhe bindjuni të Dërguarit.” 15
Dhe Fjala e të Përsosurit nga çdo e metë:
الر ُسو ُل فَ ُخ ُذوهُ َو َما َنهَا ُك ْم َع ْنهُ فَانتَهُوا َو َما آتَا ُك ُم ا “Atë që ua jep i Dërguari, merreni. Kurse atë që ua ndalon, mos iu afroni.” 16
Kjo është detyra e të gjithë Muslimanëve dhe e prijësave të tyre. Është detyrë për prijësat e Muslimanët dhe për dijetarët e tyre dhe për njerëzit e thjeshtë nga mesi i tyre, që t’ia kenë frikën Allahun dhe t’i nënshtrohen Sheriatit të Allahut dhe të gjykojnë me Sheriatin e Allahun në mes tyre, sepse ai është ligji në të cilin është përmirësimi, udhëzimi dhe përfundimi i lavdërueshëm, si dhe me të është Kënaqësia e Allahut dhe me të arrihet tek e vërteta që ka zbritur Allahu dhe me të ruhesh nga padrejtësia.
Lusim Allahun që t’u japë të gjithëve sukses, udhëzim dhe rregullim të nijetit dhe veprave.
14
en-Nisaa`, 59
15
en-Nuur, 54
16
el-Hashr, 7
© Selefi . org
9
Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin për Pejgamberin tonë, Muhamedin, si dhe për Familjen e tij dhe Shokët e tij.
Burimi: Mexhmuë Fetaua ue Mekalat Muteneuui’ah, vëll.15, fq.50-55
Përktheu: Alban Malaj 29 Shaban 1436 H – 16 Qershor 2015
© Selefi . org
10