Gjuha shqipe

Page 1


GJUHA SHQIPE DHE LEXIMI 7

2009


Redaktor

Recensentë:

Realizimi grafik:

Kopertina:

Ilustrator:

2009 ©Copyright :, 2009 Të gjitha të drejtat e riprodhimit dhe të ribotimit janë e drejtë ekskluzive e autorëve


Hyrje Me tekstin “Gjuhë shqipe dhe leximi 7” ju ofrojmë nxënësve dhe mësuesve një mënyrë të re konceptimi, si në formë ashtu dhe në përmbajtje. Ky tekst dëshmon për përpjekjet dhe eksperiencën e autorëve, të cilët mbështeten në parimet bazë të teknologjisë së sotme bashkëkohore. Duke respektuar programin për lëndën e gjuhës shqipe dhe leximit letrar për klasën VII, të miratuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në këtë tekst kemi pasur si qëllim që zgjedhja e pjesëve të bëhet në bazë të kritereve shkencore – pedagogjike në përshtatje me moshën e nxënësve që do ta përdorin këtë libër. Synimi ynë kryesor është , që nëpërmjet lëndës së leximit të fitohen njohuri të ndryshme letrare, dhe pjesët e zgjedhura të dëshmojnë tipa të ndryshme të shkrimit, si: përralla, legjenda, anekdota, tregimi artistik, historik, shkencor i letrarizuar, udhëpërshkrimi, ditari, letra, autobiografia etj.; llojet e ndryshme letrare : proza ( tregimi, romani ), poezia ( poezia epike, lirike), drama ( komedia, tragjedia , drama). Ndërkaq, rikujtesa e elementeve letrare ka për qëllim që ta ndihmojë nxënësin për të seleksionuar njohuritë që ka marrë deri në këtë klasë. Nga ana tjetër, rubrikat mësimore e ndihmojnë mësuesin që të realizojë një mësim aktiv si dhe të zhvillohen aftësitë e nxënësve në të folur dhe në të shkruar ( individualisht dhe në grup). Gjithashtu është konceptuar në mënyrë të re lënda e gjuhës që njohuritë teorike të merren nëpërmjet përdorimit praktik të gjuhës. Një nga synimet tona kryesore është integrimi i lëndës së leximit me gjuhën, duke e vendosur fjalën letrare në disa nivele gjuhësore, si dhe vendosja e gjuhës së tekstit në normën e gjuhës letrare kombëtare, pasi kujtojmë se është shkolla ajo që jep bazën e kulturës së vërtetë te nxënësi. Në bashkëpunim me autorë, recensentë e konsulentë të ndryshëm, me ilustratorë etj, po ju paraqesim një tekst alternativ, të hapur karshi vërejtjeve e sugjerimeve të të gjithë atyre që do ta përdorin. Autorët

3


KAPITULLI

I

ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPE LEXOJMË

Bora Kthjelltësia e qiellit shkoi me diellin, me lulet, me verën. Vjeshta e trishtueshme erdhi e iku. Tani po hyn dimri edhe qiellin e kanë mbuluar re të qeta e të ftohta. Edhe sot, për të parën herë zuri të bjerë bora... Prapa qelqeve të dritareve, po shikoj. Ngadalë, ngadalë, sikur ka frikë të dëgjohet, bora fluturon flokë-flokë e shtrohet mbi dhe. Bie kudo, e duket se kërkon të ndreq e të zbukurojë. Dy çupka të vockëla shikojnë, e në leshrat e arta të tyre, të lëshuara mbi shpatullat, bora shkruan trëndafila të ërgjënda. Djemtë qeshin, hidhen, lozin e luftojnë me topa. Zogjtë vërtiten rreth e rrotull prakeve: ciu, ciu, një thërrime bukë! Si në verë, të gjithë bota janë veshur në të bardha. Flokë-flokë, ngadalë, po bie bora... Faik Konica ` PYESIM • Gjeni zanoret dhe bashkëtingëlloret në fjalinë e parë dhe i vendosni në dy kolona. • Sa zanore dhe bashkëtingëllore ka fjalia e parë? • Sa shkronja ka fjalia e parë? • Sa zanore e bashkëtingëllore ka gjuha shqipe? • Sa shkronja ka gjuha shqipe? • Sa shkronja të thjeshta (njëshe) dhe të përbëra (dyshe) ka në fjalinë e parë? • Sa shkronja të thjeshta dhe të përbëra ka gjuha shqipe? MËSOJMË Gjuha e sotme shqipe ka sistemin e saj të tingujve. Këta tinguj i quajmë fonema ( nga greqishtja : phone – zë). Çdo gjuhë ka një numër të caktuar fonemash. Gjuha shqipe ka 36 fonema : 7 zanore : a, e, ë, i, o, u, y dhe 29 bashkëtingëllore : b, c, ç, d, dh, f, g, gj, h, j, k, l, ll, m, n, nj, p, q, r, rr, s, sh, t, th, v, x, xh, z, zh. Zanoret janë tinguj që artikulohen në hapësirën e gojës pa hasur asnjë pengesë. Bashkëtingëlloret janë tinguj që artikulohen në hapësirën e gojës duke kapërcyer një pengesë. Bashkëtingëlloret e gjuhës shqipe janë: 4


I

1. Të zëshme: b, d, dh, h, g, gj, v, x, xh, z dhe zh. 2..Të pazëshme: m,n,nj,j,l,ll,r,rr ,p, t, th , k, q, j ,c, ç, s, dhe sh . Tingujt (fonemat) shkruhen me shenja grafike. Shenjat grafike që përdoren për të paraqitur tingujt (fonemat) quhen shkronja. Tingujt (fonemat) i shqiptojmë dhe dëgjojmë, ndërsa shkronjat i shkruajmë, i shohim dhe i lexojmë. Të gjitha shkronjat që paraqesin tingujt e të folurit të një gjuhe përbëjnë alfabetin e asaj gjuhe. Alfabeti i gjuhës shqipe ka 36 shkronja, të renditura si vijon: a, b, c, ç, d, dh, e, ë, f, g, gj, h, i, j, k, l, ll, m, n, nj, o, p, q, r, rr, s, sh, t, th, u, v, x, xh, y, z, zh. Nga këto, 27 shkronja janë të thjeshta dhe 9 të përbëra: dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh. Këto shkronja quhen dyshkronjësha ose diagrame. Në gjuhën shqipe dyshkronjëshat nuk paraqesin vështirësi të mëdha. Për këtë duhen ditur dhe respektuar disa rregulla. Në rastet kur një fjalë mbaron me s dhe t dhe fjala tjetër fillon me h, atëherë shkronjat lexohen të ndara: p.sh. meshollë = mes-hollë, Ethem = Et-hem, shtathedhur = shtat-hedhur etj.

USHTROHEMI 1. Cilat janë fonemat që i kanë të gjitha këto fjalë? këmbë, shtambë, pëllëmbë, mbrëmje, llambë Gjeni katër fjalë që fillojnë me këto fonema.

2. Cilat janë fonemat që shërbejnë për të dalluar fjalët e mëposhtme? batis – bitis, fal – fall, fat – fut, pulë – pullë, halë – valë, kokërr – dokërr, qorr – morr. Ç’fonema janë: zanore apo bashkëtingëllore? 3. Në fjalinë : Flokë-flokë, ngadalë, po bie bora. fonema që përdoret më shpesh është o-ja. Gjeni dhe shkruani dy fjali ku fonema që përdoret më shpesh të jetë a-ja.

5


I

DREJTSHKRIMI DHE DREJTSHQIPTIMI I DISA TINGUJVE TË GJUHËS SHQIPE 1. Zanoret y dhe i Lexoni fjalët në dy kuadratet A dhe B. A ai, bilbil,direk, fishek, frikë, gjilpërë, hipi,hipje, krimb, krip, kripë,kripore, qilim,qime, rrip, sirtar, shpirt, shqip, shqipëroj, shqiptar, shqiptoj,rrip etj.

B byzylyk, çyryk, dysheme, gjym, (i,e) gjymtë, gjymtoj, gjysmë, gjysmak, lyp, lypës, tym, vyshket, zymbyl, dy etj.

PYESIM • • • •

Si shqiptohen fjalët e kuadratit të parë nga ju? A vini re ndryshime ndërmjet shqiptimit dhe shkrimit të tyre? Si shqiptohen fjalët e kuadratit të dytë nga ju? A vini re ndryshime ndërmjet shqiptimit dhe shkrimit të tyre?

MËSOJMË Gjatë të folurit apo të shkruarit ndodh që në vend të zanores y të përdorim zanoren i si për shembull di në vend dy, ki në vend ky, si në vend sy, dill në vend dyll, lip në vend lyp, tim në vend tym etj. Shkruhen dhe shqiptohen me i dhe jo me y fjalët: ai, bilbil,direk, fishek, frikë, gjilpërë, hipi,hipje, krimb, kripë, kripore, qilim, qime, rrip, sirtar, shpirt, shqip, shqipëroj, shqiptar, shqiptoj,rrip etj. Shkruhen dhe shqiptohen, përkundrazi, me y fjalët: byzylyk, çyryk, dysheme, gjym, (i,e) gjymtë, gjymtoj, gjysmë, gjysmak, lyp, lypës, tym, vyshket, zymbyl, dy etj. 6


I

USHTROHEMI 1 Në vend të pikave vini shkronjën që duhet y, u ose i. f.shek, fr.kë, gj.lpërë, b.lbil, d.rek, shp.rt, rr.p, s.rtar 2 Korrigjoni gabimet në fjalët e mëposhtme: a. lyp, lypës, çyryk, dysheme, tym, vyshket, gjym, (i,e) gjymtë

2. Bashkëtingëlloret r dhe rr Lexoni fjalët në kuadratet A dhe B. A karotë, racë, radhë, resht (pushoj), regjistër, rënkoj, rol, romak, ryshfet, shter, shteroj, regjim, radhë, rafte rendte, ritëm

B

rregull, rresht, rreth, rrënjë, rrip, rrobë, rrogë, rrogozë, rrokje, rrotë, rrudhë, rrufe, rrugë, rrush, rrymë, rrëzoj, rri, rrit, rrjedh, rrjep, rroj, rroftë, rruaj rrëfim, rreze, rrallë, rrafsh, rrah

PYESIM • • • •

Si shqiptohen fjalët e kuadratit të parë nga ju? A vini re ndryshime ndërmjet shqiptimit dhe shkrimit të tyre? Si shqiptohen fjalët e kuadratit të dytë nga ju? A vini re ndryshime ndërmjet shqiptimit dhe shkrimit të tyre?

7


I

MËSOJMË Gjatë të folurit apo të shkruarit ndodh që në vend të bashkëtingëllores r të shqiptojmë rr ose e kundërta. Duhet të kemi kujdes që t’i shkruajmë dhe shqiptojmë drejt tingujt r dhe rr. Shkruhen dhe shqiptohen me r dhe jo me rr fjalët : karotë, racë, radhë, resht (pushoj), regjistër, rënkoj, rol, etj. Shkruhen dhe shqiptohen, përkundrazi, me rr dhe jo me r fjalët: rregull, rresht, rreth, rrënjë, rrip, rrobë, etj. USHTROHEMI 1. Kopjoni fjalitë e mëposhtme dhe shkruani drejt tingujt r dhe rr. U mata ta mar, por ish i rrëndë plumb. U përpëlita disa herë duke mbledhur forcat, por as nga vendi nuk e luajta dot. Xha Lita buzëqeshi ashtu siç e kishte zakon — gjerë plot shend, hodhi lopatën anësh dhe iu përmblodh gurrit të cilin e vendoi në gjunjë pa kurfarë zori. „Juve zoti ju ka dhënë mend e neve krahë" — foli ai dhe e rokullisi gurin e themelit mu në këndin e djathë të godinës së shkollës. „Roftë shkolla sa malet" — urroi ai „dhe ne paçim dorë të mbarrë"— uroi punën e vet. 2. Gjeni fjalët përgjegjëse që shkruhen me rr dhe thoni kuptimin e tyre. arë ----ruaj ----birë ------

.....

......

3. Gjeni dhe shkruani disa fjalë që të kenë fonemën –r dhe disa fjalë që të kenë fonemën – rr.

8


I

INTONACIONI, THEKSI, RROKJA LEXOJMË Doktori Kishte vajzën të sëmurë. Të sëmurë për vdekje. -Shko, bre, në qytet! Shko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh! Dhe plaku i gjorë, e ngarkoi mbi një gomar vajzën gati të vdekur. Dhe rendte i këputur. Kaloi male dhe fusha. Lumenj e moçale. -Baba! Vdiqa! Ku është doktori? E mjera e kishte dëgjuar shumë herë emrin doktor, po nuk e dinte se ç’ishte ai. Perëndi, engjëll, shpëtimtar... . Ç’ishte ky doktor? -Doktor! Doktor! Thërriste vajza, e cila gati po jepte shpirt. -Edhe pak se arritëm, oj bijë! Duro se « doktori » do ta heq atë dhembje, atë sëmundje që të treti! ... Ecnin duke përsëritur mijëra herë emrin « e shenjtë » të doktorit.... Petro Marko

PYESIM • • • • • • • •

Fjalët e personazheve janë ato me kursive apo ato me ngjyrë të zezë? Vëreni shenjat e pikësimit në fjalitë me kursive. Çfarë vini re? Ku dallohen ato nga fjalët e autorit? Në cilën fjalë bie theksi i fjalisë në dy fjalitë e para? Po në dy fjalitë e dyta? Sa rrokje ka fjalia: Kishte vajzën të sëmurë. Sa rrokje janë të hapura dhe sa të mbyllura? Argumentojeni përgjigjen. Në cilat rrokje bie theksi në fjalët e kësaj fjalie?

9


I

MËSOJMË Kur flasim ose lexojmë, kemi nevojë të marrim frymë dhe të pushojmë. Pushimet shënohen me anë të shenjave të pikësimit. Kur flasim ose lexojmë, fjalitë nuk shqiptohen të gjitha me të njëjtin intonacion. a. Fjalia dëftore mbaron me intonacion zbritës. Kish vajzën të sëmurë.

b. Fjalia pyetëse mbaron me intonacion ngjitës. Ku është doktori?

Intonacioni ndryshon edhe kur duam të shprehim ndjenja të tilla si gëzim, zemërim, shqetësim, dyshim e tjerë : -Shko, bre, në qytet! -Baba! Vdiqa! -Edhe pak se arritëm, oj bijë! 1.Theksi i fjalisë Kur flasim ose lexojmë, një gjymtyrë e fjalisë që duhet vënë në dukje, shqiptohet më fuqishëm. Ky quhet theks i fjalisë : Kish vajzën të sëmurë. Të sëmurë për vdekje. Ku është doktori? -Shko, bre, në qytet! Shko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh! 2.Theksi i fjalës Kur flasim disa rrokje të fjalëve i shqiptojmë me një fuqi zëri më të madhe se rrokjet e tjera. P.sh. le të shqiptojmë me zë fjalën emër. Do të vëmë re se rrokja e parë shqiptohet me fuqi më të madhe, duke u dalluar nga rrokja e dytë. Në këtë rast themi se rrokja e parë (-e) e kësaj fjale është e theksuar. Rrokja -e quhet rrokje e theksuar, sepse në të bie theksi. Ndërsa rrokja -mër quhet rrokje e patheksuar, sepse në të nuk ka theks. Në gjuhën shqipe theksi mund të bjerë në rrokje të ndryshme, andaj kemi: 1. Theks fundor - lirí, bari, atdhe etj. ( kur theksi bie në rrokjen e parë nga fundi). 2. Theks parafundor - dorë, bimë, shkollë etj.(kur theksi bie në rrokjen e dytë nga fundi). 3. Theks tejfundor - flutura, kumbulla, populli, pluhuri etj. (kur theksi bie në rrokjen e tretë nga fundi). 10


I

3. Rrokja Fjalia përbëhet prej fjalësh dhe fjalët prej rrokjesh: /Ecnin / duke emrin / e doktorit/, /Ec-nin du-ke për-së-ri-tur e-mrin e do-kto-rit/

përsëritur /

Rrokja është një grup fonemash të përqendruara rreth një zanoreje : /Ec-nin du-ke për-sëri-tur e-mrin e do-kto-rit/. Edhe një zanore e vetme mund të përbëjë rrokje: e-mrin e do-kto-rit Kur rrokja mbaron me zanore, quhet e hapur: du-, ke-, së-, ri-, e-, më-, e-, do-, kto-. Kur një rrokje mbaron me bashkëtingëllore, quhet e mbyllur: Ec- nin- , për-, -tur-, -mrin, -rit. Në gjuhën e folur, për shkak të mosshqiptimit të ë-së së patheksuar, shpesh herë rrokjet e hapura bëhen të mbyllura: /Ec-nin du-ke për-s(ë)ri-tur e-mrin e do-kto-rit./ USHTROHEMI 1. Lexoni me intonacionin e duhur tekstin e mëposhtëm. Kur vdiq Skënderbeu, asnjë sy nuk mbeti i papërlotur. Mbretëresha dhe i biri dymbëdhjetëvjeçar, të gjunjëzuar përpara kufomës së tij, po lebetiteshin. Princërit rreth e rrotull e vajtonin pas mënyrës shqiptare, me këngë. Fan Noli Kujdes theksin e fjalisë! Provoni të ndryshoni theksat e fjalisë, çfarë vini re? 2. Lexoni me intonacionin e duhur tekstin e mëposhtëm. - O trim Gjergj, zot e mbret, o atë i shenjtë dhe mbrojtësi ynë, qysh na le jetimë dhe të shkretë si dhentë pa bari? Ku të vemi tani të kërkojmë ndihmën në shtrëngime? E kush do të na mbrojë tani nga armiqtë dhe nga tërbimi i turqve? Mjerë ti, o Shqipëri, mjerë ne derëzeztë, mjerë i madh e mjerë i vogël, mjerë krishterimi që humbën një të këtillë kryembrojtës! Fan Noli Kujdes intonacionin dhe theksat e fjalisë. Argumentoni vendosjen e theksave. 3. Thoni çfarë intonacioni kemi në fjalitë e mëposhtme. Zana shkoi në kinema Kush shkoi mbrëmë në kinema? Sonte do të shoh një film të ri. A do të mësoni sonte? 4. Nënvizoni fjalët ku, sipas mendimit tuaj, bie theksi i fjalisë. Lekë Dukagjini si i marrosur nga hidhërimi, rendi në shesh të qytetit e, duke çjerrë kraharorin e duke shkulur mjekrën dhe flokët, bërtiti: -Ejani, o shqiptarë! Sot ra kryekështjella e Shqipërisë, fortesat tona u përmbysën; fuqia humbi, qytetet tona ranë përdhe; tërë shpresa jonë u shua me vdekjen e një burri! Fan Noli 11


I

5. Shkruani çiftet e fjalëve të mëposhtme, duke vënë theksin aty ku duhet. punë - punoj , qytet – qytetar, luftë – luftëtar, mal – malor, art – artist, futboll – futbollist,akull – akullore, shkollë – shkollor,fshat-fshatar 6. Gruponi fjalët e mëposhtme në dy grupe , në grupin e fjalëve që mbarojnë me rrokje të hapur dhe në grupin e fjalëve që mbarojnë me rrokje të mbyllur. klasa, stadium, rrugë, jug, yll, toka,hëna, perëndim, lindje, 7. Ndani në rrokje këtë fjali dhe thoni se çfarë rrokjesh janë. Lekë Dukagjini, si i marrosur nga hidhërimi, rendi në shesh të qytetit.

PIKËSIMI LEXOJMË Gjahu i malësorvet - Mirëmëngjes! Mirëmëngjes! - Mirë se erdhët! Mirë se erdhët! - Si u gdhitë? - Mirë, mirë. Po zotëria juaj? - Mirë, mirë desh Zoti. - S'paska ardhë Mark Shalëgjati ? - Ja tek po vjen. - Mirëmëngjes, o gjahtarë! - Mirë se erdhe, o zotëri! - A jemi mbledhë të gjithë? - Po zotëri, të gjithë këtu jemi, s'ka mbetur njeri pa ardhë. - Binuni trumbetave të gjahut të vijnë ata që kanë mbeturë prapa... Konstandin Kristoforidhi

12


I

PYESIM • •

Thoni cilat shenja pikësimi janë përdorur në tekstin e mësipërm dhe pse? Përse shkronjat me ngjyrë zezë janë shkruar me shkronjë të madhe?

MËSOJMË Shenjat e pikësimit përdoren që të kuptohet përmbajtja e një teksti. Nga mospërdorimi i drejtë i tyre mund të ndryshojë a të prishet kuptimi i tekstit. Shenjat kryesore të pikësimit janë: pika, presja, pikëpresja, dy pikat, pikëpyetja, pikëçuditja, shumëpikëshi, thonjëzat, kllapat, viza. Pika shënon fundin e një fjalie dëftore dhe ndiqet gjithmonë nga një shkronjë e madhe: Ja tek po vjen. - Mirëmëngjesi, o gjahtarë! Presja shënon një pushim të shkurtër dhe shërben për të veçuar : - gjymtyrë homogjene të fjalisë: Çdo vijë e fytyrës, çdo lëvizje e dorës, çdo fjalë, çdo hap i Skënderbeut tregonte njeriun e veprave të mëdha. - fjalë të veçuara : Vëllai i Blerinës, i madhi, kaloi shkëlqyeshëm. Atë natë binte shi, një shi i ftohtë. - fjalët që bashkohen me lidhëzat kundërshtore po, por : Nuk ishte Dritani, po Arditi. Nuk jeton në qytet, po në fshat. - gjymtyrët që lidhen me lidhëzat e përsëritura edhe, as, ose, o : Do të vijë ose Besimi, ose Hasani. Edhe natyra, edhe qielli, edhe pemët tregonin se pranvera po afrohej. Nuk do të shkojë as Drita, as Liraku. - dy e më tepër fjali në periudhë: Edhe mishi të piqet, edhe helli të mos digjet. Jo vetëm që mëson rregullisht, por është edhe shumë i sjellshëm. As nuk erdhi, as nuk u paraqit. Ditën herë binte shi, herë binte borë. Ç’është ushqimi për trupin, është leximi për mendjen. Pikëpresja vendoset brenda fjalisë; ajo ndan dy pjesë të së njëjtës fjali dhe ndiqet nga një shkronjë e vogël: Rruga ishte plot akull; shoferët i ngisnin makinat me kujdes. Dy pikat paralajmërojnë një numërim, një shpjegim, një shembull. Dy janë tragjeditë: të mos kesh ç’të do zemra në jetë dhe t’i kesh të gjitha. Naim Frashëri ka thënë : punë, punë nat’ e ditë që të shohim pakëz dritë. Pikëpyetja përdoret në fund të fjalive pyetëse të drejta: -Kush është? -Kur keni ardhur? -A i sollët mjetet e nevojshme? Pikëpyetja përdoret edhe pas fjalive pyetëse të paplota që shprehen me përemra pyetës, me ndajfolje pyetëse si edhe pas fjalëve të tjera që përdoren si fjali pyetëse të paplota: Kush? Cili? Me cilin? Ku? Kur? Pse? Mirë? Ashtu ? Nesër? Edhe sot? Mot? Nuk vihet pikëpyetje pas një fjalie pyetëse të zhdrejtë : Nuk e di se ku po shkon dhe çfarë ke në mend të bësh. Pikëçuditja vihet në fund të fjalive dëftore thirrmore, nxitëse thirrmore dhe dëshirore: Mos fol ashtu, bre burrë! Ju këndoftë zemra, o bijtë e mi! U lumtë pushka luftëtarëve të lirisë! Largohu sa më parë! Përjashta! 13


I

USHTROHEMI 1. Zëvendësoni vijat e pjerrëta (/, //) me presje, pikë ose pikëpyetje. Në një nga këto mëngjese / Kako Pinoja / pasi mbylli me kujdes portën / doli në rrugë// - Ku vete/ moj Kako Pino? -pyeti nga dritarja gruaja e Bido Sherifit// /Në dasmë// /Në dasmë? E kush martohet në këtë kohë// /Martohen/ -tha Kako Pinoja// - Në çdo kohë martohet mileti// Ismail Kadare 2. Vendosni shenjat e pikësimit që duhen. /Si je/ Xhexho/ - tha babai/ - ku ke qenë kaq kohë// Xhexhoja nuk u përgjigj fare// Si gjithmonë ajo iu drejtua menjëherë gjyshes// - E pe/ moj Salfixhe/ që doli fjala ime// - E pe ç'na dërgoi zoti apo s'e pe// Të thashë/ moj Selfixhe/ ujë i zi do të dalë nga dheu// Dhe ja/ doli uji i zi// I patë gropat e bombave në Hazmurat// Po në Meçite// Po në Palortonë e sipërme// Ujë i zi kudo// Ismail Kadare 3. Shpjegoni përdorimin e shenjave të pikësimit në tekstin e mëposhtëm. - A s’ma këndoni një këngë, o djem të rinj, të ndihemi të gjallë tek shkojmë udhës, thotë Mark Shalëgjati. Ç’këngë të zëmë? – thonë djemtë. - Le të këndojmë këngën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut. - - Me zë të lartë apo me zë të ulët ? – pyesin djemtë. - - Me zë të lartë e të hollë, që të ulërijë dheu e të gjëmojnë malet. - Djemtë zënë e këndojnë. Konstandin Kristoforidhi 4. Vini shenjat e pikësimit në tekstin e mëposhtëm: //A dalim nesër për gjah// //Dalim// //Me të vërtetë// //Po/besa// //Në ç’anë// //Vemi në mal të Tomorit// //Po/ atje të vemë të gjuajmë/sepse atje ka mjaft egërsira// Atje ka edhe bisha/ atje ka edhe derra të egër e ujq/ e çakej/ e arusha / e drerë/ e kaproj/ e dhi të egra/ e dhelpra e lepuj// Atje ka edhe thëllëza mali// Në marrshin erë qentë e bien në ndonjë tufë të madhe/kemi për të vrarë shumë prej tyre//Nesër : pra/ dalim për gjah// Konstandin Kristoforidhi

14


KAPITULLI

II

STRUKTURA E FJALËS LEXOJMË Rasat Emërore Gjinore Dhanore Kallëzore Rrjedhore

Lakimi i emrit punë-a pun-a i, e pun-ës pun-ës pun-ën prej pun-ës Vetat unë ti Ai/ajo ne ju Ata/ato

Zgjedhimi puno-j puno-n puno-n puno-jmë puno-ni puno-jnë

Lakimi i emrit punëtor-i punëtor-i i, e punëtor-it punëtor-it punëtor-in prej punëtor-it i foljes punoj

PYESIM 1. Në tabelën e parë lakohen emrat punë dhe punëtor në trajtën e shquar njëjës. A ndryshojnë ata gjatë lakimit? 2. Si quhet pjesa e fjalës që ndryshon? 3. Po pjesa e fjalës që nuk ndryshon si quhet? 4. Në tabelën e dytë zgjedhohet folja punoj në kohën e tashme të mënyrës dëftore. A ndryshon ajo gjatë zgjedhimit? 5. Si quhet pjesa e fjalës që ndryshon? 6. Po pjesa e fjalës që nuk ndryshon si quhet? MËSOJMË Fjala përbëhet nga tema dhe mbaresa. Mbaresa është pjesa e fjalës që ndryshon : pun-a, i, e pun-ës, pun-ës, pun-ën, prej pun-ës, punëtor-i, i, e punëtor-it, punëtor-it, punëtor-in, prej punëtor-it; puno-j, puno-n, puno-n, puno-jmë, puno-ni, puno-jnë. Mbaresat tregojnë karakteristikat gramatikore të fjalës: gjininë, numrin, rasën, shquarsinë; vetën, kohën, mënyrën. Pjesa e kuptimshme e fjalës që mbetet në qoftë se heqim mbaresën (–a, -i, -j) është tema e fjalës: punë-a, punëtor-i, puno-j 15


II

LEXOJMË TABELAT Fjalë e parme pun-a Fjalë jo të parme puna puno-j përpuno-j

Parashtesa -------------

Tema Rrënja pun(ë)

Parashtesa ----------------------------për

Tema Rrënja pun(ë) pun(ë) pun(ë)

Prapashtesa ------------------

Prapashtesa -------------------------o -o

Mbaresa -a Mbaresa -a -j -j

PYESIM • Çfarë fjale është fjala puna? • A vjen fjala punë nga ndonjë fjalë tjetër? • Si quhen fjalët që nuk vijnë nga ndonjë fjalë tjetër? • Çilat janë pjesët përbërëse të fjalës puna? • Çfarë fjalësh janë foljet punoj, përpunoj? • Nga cila fjalë vjen folja punoj? • Po folja përpunoj nga cila fjalë vjen? • Si quhen fjalët që vijnë nga një fjalë tjetër? • Cilat janë pjesët përbërëse të tyre? MËSOJMË Fjala pun-a që nuk vjen nga një fjalë tjetër quhet fjalë e parme. Ajo është edhe rrënjë e fjalës sepse nuk mund të ndahet në pjesë përbërëse. Fjalët punoj e përpunoj janë fjalë jo të parme sepse rrjedhin, e para nga punë > pun-o-j, e dyta nga punoj >për-punoj. Fjalët jo të parme përveç temës (punë, puno-j) kanë edhe parashtesa (përpunoj) ose prapashtesa (pun-o-j) ose të dyja së bashku përfundo-j. Tek fjalët jo të parme rrënjë është pjesa e fjalës që mbetet po të heqim parashtesat dhe prapashtesat. Për shembull te fjalët pun-oj, për-pun-o-j rrënja është pun(ë). Pjesa e kuptimshme e fjalëve që mbetet në qoftë se heqim parashtesat, prapashtesat dhe mbaresat është rrënjë. Parashtesa janë elemente që vendosen para temës së një fjale: buzë > përbuz; punë > punoj > ripunoj. Ato ndryshojnë kuptimin e temës dhe krijojnë një fjalë me kuptim të ri: paaftësi, i paditur, i pafund; mosbesim, mosbindje; përforcoj, përpunoj, përshpejtoj; mbingarkesë, mbivlerësoj, rishkruaj, ripunoj. Prapashtesat janë elemente që vendosen pas temës së një fjale: punë > puno-j > punim. Prapashtesat i japin fjalës kuptim të ri : nxënës, ndihmës, vendës; notar, shqiptar, udhëtar; dimëror, leshtor; i lëvizshëm, i rrjedhshëm, barkas, barazi; miqësisht, zyrtarisht. 16


II

PËRMBLEDHIM Përbërësit e fjalës janë tema, rrënja, mbaresa, parashtesa dhe prapashtesa. Mbaresë quhet pjesa e ndryshueshme e një fjale. Temë e fjalës quhet pjesa e fjalës që mbetet po të heqim mbaresën. Rrënja e fjalës është ajo pjesë e temës që mbetet pasi të hiqen parashtesat e prapashtesat. Parashtesa është ajo që vendoset para temës së një fjale. Prapashtesa është ajo që vendoset pas temës së një fjale. Parashtesat dhe prapashtesat shërbejnë për të formuar fjalë të reja. USHTROHEMI 1. Gjeni në fjalët me shkronja të zeza temën, parashtesat dhe prapashtesat. Aeroplani merr lartësinë me shpejtësi. Zemra më rreh me forcë. Përpara meje një mori instrumentesh. Disa lëvizin si të gjalla disa vështrojnë të palëvizshme numrat, shigjetat dhe akrepat e tyre. Ja, me këto instrumente piloti bën vazhdimisht një dialog të gjatë, këtu, lart në qiell. Gjuha e tyre është e saktë, e përpiktë. Mos u beso syve, thonë ata, kur përreth është errësirë. Na beso neve, tani je në këtë lartësi. Po mua më duket se jam më ulët? Jo, të gënjejnë dritat e tokës. Më duket sikur motori po pakëson xhirot. S'është e vërtetë. Të gënjejnë veshët. Motori punon në rregull. Instrumentet luftojnë vazhdimisht me iluzionet që mund t’i lindin pilotit në fluturim, sidomos në fluturimet e natës. Piloti duhet t’u besojë gjithmonë instrumenteve. Kur humbet besimin në to, atëherë rrezikun e ke mbi kokë, ai fluturon bashkë me ty. Ismail Kadare 2. Gjeni parashtesat në fjalët e grupit të parë dhe prapashtesat në ato të grupit të dytë. a) përmbledh, nënkryetar, zbardh, skuq, i paplotë, rindërtoj, mbingarkoj, b) urdhëroj, tregtar, vendos, traktorist, lumturi, hyrje, nisje, i kapshëm, shtëpizë. 3. Ja tri rrënjë punë, komb, anë, besë. Gjeni dhjetë fjalë duke i bashkuar me këto parashtesa e prapashtesa : sor, im, ësi, tor, im, tar, ndër, mos 4. Formoni fjalë të reja duke u shtuar fjalëve argjend, central, dritë, peshk, akull, Prishtinë, i egër, plak, frikë këto prapashtesa atar, ore, as, is, tar, acak, ëri, are, si. 5. Plotësoni fjalët që vijojnë me parashtesat pa, mos, para, jo, sipër, për. barazi, i banueshëm, i pijshëm, mirënjohje, besim, normal, shkollor, faqe, caktoj, forcoj, buzë. 6. Me ndihmën e parashtesave ç/sh-/zh- formoni fjalët që tregojnë të kundërtën e fjalëve të mëposhtme : organizoj, vulos, qep, dredh, thur, orientoj 17


II

Kujdes!  Parashtesa zh- vendoset përpara fjalëve që fillojnë me një nga këto bashkëtingëllore: f, k, p, q, t, th.  Parashtesa zh- vendoset përpara fjalëve që fillojnë me një nga këto bashkëtingëllore: b, d, g, gj, v.  Parashtesa ç- vendoset përpara fjalëve që fillojnë me një nga këto bashkëtingëllore: l, ll, r, rr, m, n, nj, j.

_________________________________________________________

EMRI LEXOJMË Bagëti e bujqësia O malet e Shqipërisë e ju o lisat e gjatë, fushat e gjera me lule, q'ju kam ndër mend dit’ e natë, ju bregore bukuroshe e ju lumenj të kulluar, çuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pyje të gjelbëruara. Do këndoj bagëtinë që mbani ju e ushqeni: o vëndëthit e bekuar, ju mendjen ma dëfreni. Ti Shqipëri, më jep nderë më jep emrin shqipëtar...! Zemrën ti ma gatove plot me dëshirë dhe me zjarr. Naim Frashëri

PYESIM • • • • •

Çfarë janë grupet e fjalëve me ngjyrë të zezë? Cila është fjala bërthamë në grupet emërore me shkronja të zeza? Çfarë dallimi vini re ndërmjet emrave mal, lis, fushë dhe emrit Shqipëri? Çfarë tregojnë emrat e përveçëm? Gjeni emrat konkretë dhe cilët abstraktë në tekstin e mësipërm? Argumentojeni mendimin tuaj.

18


II

MËSOJMË Emri, zakonisht, është pjesë e grupit emëror dhe përbën bërthamën e tij: lisat e gjatë, fushat e gjera, lumenj të kulluar etj. Emrat janë të përgjithshëm dhe të përveçëm. Emrat e përgjithshëm emërtojnë qenie, objekte dhe ide të të njëjtit lloj ose kategori: mal, lis, fushë lule, lumë, kodër, pyll, bagëti, shqiptar, zemër, dëshirë, zjarr. Emrat e përveçëm emërtojnë një qenie, objekt ose ide të vetme, të dalluar nga të gjitha të tjerat : Shqipëri, Maqedoni, Tiranë, Shkup, Manastir, Gostivar, Kumanovë. Emra të përveçëm mund të jenë: emra njerëzish (Hasan, Ardit, Krenar, Mirlind, Majlinda), emra kafshësh (Laro, Tonka, Balash), emra vendesh, malesh, fushash, ishujsh, gadishujsh, detesh, liqenesh, lumenjsh, yjesh planetësh (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Shkup, Korab, Pollog, Korfuz, Karaburun, Adriatik, Treska, Drin, Harusha e Madhe, Marsi, Merkuri ), emra veprash letrare, gazetash, revistash, shkollash, ndërmarrjesh, fabrikash, rrugësh, sheshesh (“Lumi i vdekur”, gazeta “Fakti”, revista “Jehona” shkolla “ Liria” , ndërmarrja “ Renova” , rruga “ Hasan Prishtina”,sheshi “ Skënderbeu”). Emrat që emërtojnë objekte që mund të shihen, të preken, të dëgjohen, të numërohen, të shijohen ose të nuhaten janë emra konkretë: mal, lis, fushë, lule, lumë, kodër, pyll, bagëti, zemër, zjarr. Emrat që emërtojnë ide, ndjenja, dhe çdo gjë tjetër që nuk mund të perceptohet nga shqisat tona janë emra abstraktë : dëshirë, miqësi, lumturi, egërsi, mendim, keqkuptim, gënjeshtër.

Kujdes!

Të gjithë emrat e përveçëm shkruhen me shkronjë të madhe.

PËRMBLEDHIM .Emri është bërthama e një grupi emëror. Ai shërben për të emërtuar qenie, objekte dhe ide. Ekzistojnë dy kategori emrash : emra të përgjithshëm dhe emra të përveçëm. Ekzistojnë disa kategori emrash të përgjithshëm : emra konkretë dhe emra abstraktë. Emri është pjesë e ndryshueshme e ligjëratës USHTROHEMI 1. Nxirrni nga poezia « Sulltani » e Çajupit emrat e përgjithshëm dhe të përveçëm dhe i vendosni në dy kolona. Jam sulltan, mbret i vërtetë, vrava, preva e shkretova, shoq të tjerë s'kam në jetë; botën me gjak e mbulova! gjakatar e zemërderr, Kur zaptova Anadollë, nga frika më bëjnë nder! erdha mora dhe Stambollë, Dola nga fund’ i Azisë, njerëzit i shkova në thikë si rrebesh i perëndisë; dhe, kush mbeti, rron me frikë... . Andon Zako Çajupi 19


II

2. Nxirrni nga poezia « Sulltani » e Çajupit emra frymorësh dhe jofrymorësh dhe i vendosni në dy kolona. Thera grekër e bullgarë, Të mbetej dheu i shkretë, thera armenët e mjerë, si të doj' të rroja vetë: thera sa munda të tjerë! me egërsira të rroja, Pse s'u bë nga Perëndia pa frikë të mbretëroja, me një kokë njerëzia, se më duan. e i dua, që ta prisja menjëherë?! se jemi një gjak e një sua*! Të mos mbeteshin të tjerë! Andon Zako Çajupi *Sua- soj, fis 3. Nxirrni nga poezia « Sulltani » e Çajupit dhe i vendosni në dy kolona emrat konkretë dhe abstraktë. S'lashë njeri pa te keq! Gra, burra, djem e pleq dridhen kur më kujtojnë, mëmatë më mallëkojnë, më mallkojnë të vatë* edhe qajnë ditë e natë! Qajnë! Po cili nuk qan? Qajnë burra, qajnë gra, qajnë maletë për pyje, qajnë fushatë për lule!...:

Kudo shkela, u tha bari Ç'la pushka e dogji zjarri!... Egërsirë si ariu, hëngra dhe u’ mish njeriu! Si kam dashur, kam punuar, pse nuk jam i gëzuar? I lig jam, të liga dua, nga kush më vjen frika mua?

Andon Zako Çajupi *Të vatë - të vejat 4. Shkruani një tekst duke përdorur sa më shumë nga emrat e mëposhtëm : spital, mjek, infermiere, urgjencë, nxënës, shok, shoqe, vizitë, aksident, dhembje. Nënvizoni grupet emërore që keni përdorur dhe emrin bërthamë.

20


II

TRAJTA DHE GJINIA E EMRIT LEXOJMË

Trutë e gomarit Luani dhe dhelpra shkuan të gjuanin së bashku. U vërtiten sa andej këtej, por gjahu nuk u eci që nuk u eci. Dhelpra, kur luani ishte ne kulmin e dëshpërimit i foli diçka në vesh dhe ai i dërgoi lajm gomarit se kishte vendosur të lidhte miqësi. Gomari, sapo mësoi se luani, mbreti i kafshëve kishte vendosur të lidhte miqësi me gomarin, erdhi në vendin e takimit. Ndjehej i gëzuar që më në fund do te jetonte këtej e tutje mes kafshëve të tjera pa frikë. E kush do të guxonte ta prekte një gomar që kishte mik luanin. Sapo arriti në sheshin e takimit, luani u hodh dhe e zuri nga gryka gomarin.

PYESIM • • • •

Gjeni emrat në këtë tekst. Emrave luani dhe dhelpra në fjalinë e parë u vini një përpara. Çfarë vini re? Tani zëvendësoni një-në me ca ose disa përpara. Çfarë vini re? Provoni t’i përdorni në njëjës dhe në shumës si kryefjalë. Çfarë vini re?

MËSOJMË 1. Trajta e emrit Në gjuhën shqipe emrat përdoren në trajtën e pashquar (luan, dhelpër) dhe në trajtën e shquar( luan-i, dhelpr-a). Për të gjetur trajtën e pashquar të një emri, mjafton t'i vëmë përpara fjalën një për numrin njëjës dhe fjalën ca ose disa për numrin shumës.

Gjinia mashkullore E pashquar

e shquar

Njëjës Shumës

luan - i luanë- t

(një) luan (ca) luan – ë

Gjinia femërore e pashquar (një) dhelpër (ca) dhelpr - a

e shquar dhelpr - a dhelpra - t

21


II

Për ta vënë emrin në trajtën e shquar, e përdorim me mend si kryefjalë në fjali, pa fjalë të tjera përcaktuese: Luani dhe dhelpra shkuan të gjuanin së bashku. Luanët dhe dhelprat shkuan të gjuanin së bashku Emrat e gjinisë mashkullore edhe ato të gjinisë femërore që dalin në trajtën e pashquar me togjet -ël, -ëm, -ër dhe -ërr në trajtën e shquar e humbasin zanoren –ë : vegël – vegla, dasëm – dasma etj.

LEXOJMË Bukuria që vret Dhe agimi zbardh me bukurinë e bardhë që vret. Çohen njerzit me trupnat e mpimë dhe me kujtim në ndërgjegje se u ka kalue edhe një natë e vështirë. U çuen, por nuk çohet nji vocrrak! Dora e s'amës shtrihet mbi të dhe m'at çast nji britmë e tmerrshme i çpoi zemrat e kasollës. Dhima e nanës i shkrin zemrat në vaj, por çe do, kur nuk shkrin zemrën e ngrime të vocrrakut. Po, ishte ngrimë, lokja e nanës. Gjaku i kuq e i purpurt ish ngri ndër dej dhe në zemër, ish bamë kristal, që të bahet një servis për milionarin… . E trupi i vocrrakut, i lokes së nanës, ishte bamë një shtatore e ngurët, shtatore e gurët e zhgulun nga gjini i nanës. -Merrnie dhe çonie në qytet kët shtatore! Vendosnie në një shesh! Dhe si përmendore kushtonia ndokujt! Kushtonia atij që ka ma shumë merita për këtë vend! Po, ndoj ministrit e deputetit o ndokujt tjetër... Migjeni

PYESIM • • • • •

Çfarë janë grupet e fjalëve me ngjyrë të zezë? Cila është fjala bërthamë në grupet emërore me ngjyrë të zezë? Në ç’gjini janë emrat bërthamë? Po fjalët që shoqërojnë emrat bërthamë, çfarë janë? Në ç’gjini janë mbiemrat e grupeve emërore me ngjyrë të zezë?

22


II

MËSOJMË 2. Gjinia e emrave dhe e mbiemrave Emrat në gjuhën shqipe ndahen në tri gjini: mashkullore, femërore dhe asnjanëse. Emrat që mbarojnë me m -i dhe -u, janë të gjinisë mashkullore. Emrat që mbarojnë me -a dhe -ja , janë të gjinisë femërore. Emrat që mbarojnë me t ( të ose it : të zitë , të ecurit), janë të gjinisë femërore. Mashkullore agim-i trup-i kujtim-i vocërrak-u gjak-u njeri-u

Femërore bukuri-a natë-a dorë-a britmë-a zemër-a dhembje-a

Asnjanës të ftohtë-t të kuq-të të folur-it

Mbiemrat kanë dy gjini, mashkullore dhe femërore. Gjinia e mbiemrit ndryshon sipas emrit që e përcakton : djalë i dashur/vajzë e dashur. Gjinia e mbiemrave ndryshon sipas klasës së mbiemrave në të nyjshëm dhe të panyjshëm. Mbiemrat e nyjshëm e formojnë gjininë femërore : -duke ndryshuar nyjën e përparme –i në - e (i mirë - e mirë); -duke ndryshuar nyjën e përparme –i në – e dhe duke marrë mbaresën -e ( i madh - e madhe, i pathyeshëm – e pathyeshme, i kalueshëm – e kalueshme). Mbiemrat e panyjshëm gjininë femërore e bëjnë: - duke marrë mbaresë – e (faqekuq – faqekuqe, fisnik – fisnike, dinak – dinake, armik – armike); - duke mos e ndryshuar formën : sy bojëkafe – rroba bojëkafe, plak shpirtmirë – plakë shpirtmirë etj.). PËRMBLEDHIM Në gjuhën shqipe emrat përdoren në trajtën e pashquar (luan, dhelpër) dhe në trajtën e shquar( luan-i, dhelpr-a). Ato kanë tri gjini : mashkullore, femërore dhe asnjanëse. Emrat që mbarojnë me -i dhe -u , janë të gjinisë mashkullore . Emrat që mbarojnë me -a dhe ja , janë të gjinisë femërore. Emrat që mbarojnë me -t ( -të ose -it : të zitë , të ecurit) , janë të gjinisë asnjanëse. Mbiemrat kanë dy gjini, mashkullore dhe femërore.

23


II

USHTROHEMI 1. Thoni trajtën e shquar dhe gjininë e këtyre emrave: laps, libër, fletore, klasë, shkollë, tavan, dritare, bankë, dysheme, djalë, nxënës, nxënëse, burrë, grua , pulë, gjel, pelë, kalë. 2. Formoni gjininë femërore të emrave të mëposhtëm (trajta e pashquar): fshatar, qytetar, artist, tetovar, gjysh, profesor, mësues, drejtor, plak, ari, kunat Thoni çfarë i shtuat emrit të gjinisë mashkullore për të formuar gjininë femërore. Shembull: fshatar (m.) - fshatare (f.) 3. Emrat e mëposhtëm shkruani në trajtën e shquar dhe shënoni në kllapa gjininë: moshatar, motor, nxitim, notë, vatër, dushk, punë, ndryshk, peshk, pullaz, rreze. Shembull : moshatari 4. Emrat e mëposhtëm shkruani në trajtën e pashquar: burri, djali, kali, gjalpi, mjalti, gruri, uji, dhjami, brumi, dylli, balli. Shembull : kalë 5. Emrat në vijim përdorini si kryefjalë dhe i shkruani fjalitë. shkollë, Vardar, kopsht, qytet Shembull: Vardari buron në fshatin Vrutok.

6. Shkruani në trajtën e shquar emrat në vijim: vatër, çadër , kokërr, ëndërr , lodër, motër, kodër , urdhër, vegël, pupël, gjarpër,numër , libër. Pasi t’i shkruani emrat e mësipërm në trajtën e shquar , thoni gjininë e tyre. 7. Në çfarë gjinie janë emrat e mëposhtëm: burrë, gjumë, kalë, atë, lumë, ballë, brumë, gjalpë, dhjamë, dyllë, grurë, djathë,ujë, mjaltë. Kujdes!

24


II

Emrat e mësipërm, edhe pse janë në gjininë mashkullore, shkruhen me ë në trajtën e pashquar. 8. Në çfarë gjinie janë emrat : Lekë-a, Dedë-a, Kolë-a? Po emrat : Nermin-i, Antigon-i, Iris-i? Provoni t’u shtoni prapa nga një mbiemër. Në çfarë gjinie janë mbiemrat që shtuat? 9. Si e formojnë shumësin këto emra : pus, artist, oficer, dru, kushëri, mulli, krua, kufi, budalla, shkëmb, gisht, nip, shi,bujk, akull,portokall, shkak, bllok, lëng, shteg, mashkull, gardh.

NUMRI I EMRAVE DHE MBIEMRAVE LEXOJMË

Tani, të shtrirë nëpër bodrumet me lagështirë, me veshin të mbështetur në tokë, njerëzit tanë ndjekin hap pas hapi udhën e tyre nën dhe. Ata gërmojnë vazhdimisht, gjithmonë e me kujdes. Tani e kanë ndarë llagëmin në dy degë si gjarpër me dy kokë. Ai zvarritet, zvarritet vazhdimisht poshtë nesh. Ne, me dhjetëra, duke zëvendësuar njëri-tjetrin, përgjojmë natë e ditë. Veshët na gjëmojnë pa pushim. Ismail Kadare

PYESIM • • • •

Çfarë janë fjalët me shkronja të zeza dhe kursive? Në çfarë numri janë emrat me shkronja të pjerrëta ? Argumentojeni përgjigjen. Në çfarë numri janë emrat me shkronja të zeza ? Argumentojeni përgjigjen. Si është formuar shumësi i këtyre emrave ?

25


II

MËSOJMË Si formohet numri shumës i emrave? Shumësi i një emri, i shkruar në cilëndo formë, mund të gjendet duke i vënë përpara fjalën një e pastaj fjalën ca dhe mandej shkruhen të dyja format: (një ) shkollë – (ca ) shkolla. I krahasojmë këto dy forma dhe mësojmë se si është formuar shumësi i emrit shkollë. Në këtë rast duke i shtuar formës së numrit njëjës mbaresën –a. Të shohim si e kanë formuar numrin shumës disa nga emrat e pjesës së mësipërme: bodrumet , veshët, degë. Shfrytëzojmë udhëzimin e mësipërm: 1. (nj ë) bodrum -(ca) bodrume. Formës së numrit shumës i shtohet mbaresa –e. 2. (një) vesh– (ca) veshë. Formës së numrit shumës i shtohet mbaresa –ë. 3. (një) degë – (ca) degë. Forma e shumësit është e njëjtë me formën e numrit njëjës. MBANI MEND ___________________________________ A.. Numri më i madh i emrave në shumës marrin mbaresa të ndryshme, si: mbaresën –e: (një) qytet (ca) qytete mbaresën –ë : (një) profesor (ca) profesorë

mbaresën -nj (një) bari (ca) barinj mbaresën –ra (një) fshat (ca) fshatra

mbaresën –a (një) vatër (ca) vatra B. Disa emra shumësin e formojnë duke ndërruar tinguj: (një) ujk – (ca) ujq (tingulli –k është shndërruar në -q) (një) zog - (ca) zogj (tingulli –g është shndërruar në –gj) (një) dash – (ca) desh (tingulli –a është shndërruar në –e) etj.

26


II

C. Disa emra shumësin e formojnë duke ndërruar tinguj dhe njëkohësisht duke marrë mbaresa: (një) varg – (ca) vargje (tingulli –g është shndërruar në-gj, është shtuar edhe mbaresa – e) (një) hark – (ca) harqe (tingulli -k është shndërruar në –q, është shtuar mbaresa –e) etj. Ç. Disa emra numrin shumës e bëjnë si njëjësi: (një) nxënës- (ca) nxënës; (një) mësues - (ca) mësues ; (një) vendas – ( ca) vendas, (një) rrugë – (ca) rrugë, (një) fole – (ca) fole etj.

Trajtën e shquar në numrin shumës shumica e emrave e bëjnë me – t. Por kemi disa emra që trajtën e shquar e bëjnë me – të: bari – barinjtë, mulli – mullinjtë, dru – drunjtë, pe – penjtë, djalë – djemtë, plak – pleqtë, qen – qentë etj.

Si formohet numri shumës i mbiemrave? Edhe mbiemrat e kanë kategorinë gramatikore të numrit. Numri shumës i mbiemrave ndryshon sipas grupeve të mbiemrave të nyjshëm dhe të panyjshëm. Mbiemrat e nyjshëm shumësin e formojnë: -duke ndryshuar nyjën – i në – të për gjininë mashkullore (një lis i gjatë – ca lisa të gjatë dhe –e në – të për gjininë femërore (një çantë e kuqe – ca çanta të kuqe); -duke ndryshuar tinguj në temë (i keq – të këqij, i lig – të ligj, i ri - të rinj, i zi - të zinj (por edhe të zezë, i vogël – të vegjël etj.). Mbiemrat e panyjshëm shumësin e formojnë: -duke marrë mbaresë –ë (një shok besnik – ca shokë besnikë, një shok bujar – ca shokë bujarë); -duke e ruajtur trajtën e njëjësit edhe në shumës (një njeri liridashës – ca njerëz liridashës, një shpend vrapues – ca shpendë vrapues). Emrat që e bëjnë shumësin me mbaresën – e dhe me mbaresën –ra në numrin shumës e ndërrojnë gjininë. Në këtë gjini vihen edhe fjalët që i përcaktojnë. ky vend i bukur këto vende të bukura ky qytet i madh këto qytete të mëdha

27


II

USHTROHEMI 1. Në çfarë trajte, gjinie dhe numri janë emrat me të zeza në poezinë « Sulltani » të Çajupit. Nukë e di se ç'kam i ziu, nga frika gjaku më ngriu... Me punëra që kam bërë, më duken armiq të tërë, mysliman‘ e të krishterë; sa dhe trimat shqiptarë zun‘ e më punojnë varrë! Si është formuar shumësi i emrave në poezinë e dhënë? 2. Lexoni fragmentin e mëposhtëm dhe, po të jetë e nevojshme, bëni ndryshimet e duhura tek emrat në kllapa. Lum ai që lufton e vdes për truallin e vet, për fisin e vet, për liri! (Emër) i tij rron për jetë. Atij i falen e do t’i falen gjithë (breza) e pastajmë, do t’i këndojnë trimëritë e do t’ia marrin si shëmbëlltyrë. (Vend) ynë ka nxjerrë shumë (burrë) të këtillë që rrojnë dhe do të rrojnë në zemrën e popullit. Midis burrave luftëtarë shquhej Pjetër Shini, apo zoti Pjetër, siç i thoshin arbrit. Ky u kish kallur tmerrin (turk)... Mbreti i turkut dëgjonte gjithnjë të qarat e ulërimat e turkeshave. Niste e dërgonte ushtri të reja, nga më të mirat. Këto ushtri kishin urdhër ta zinin të gjallë a të vdekur Pjetër Shinin. Ato niseshin, po nuk ktheheshin prapë. I grinte Shini me shokë, i përpinte varri në tokën e Arbrit. 3. Emrat në kllapa të ushtrimit 2 shkruani në fletore në trajtën e pashquar njëjës dhe trajtën e pashquar shumës. Thoni si e formojnë shumësin. Shembull: (një) emër - (ca) emra (shumësin e bën me mbaresën –a) 4. Emrat e mëposhtëm i vini në shumës dhe mandej vendosni në tabelën e mëposhtme: mësues, flutur, arë, mjek, vizatim, shtet, gjysh, mbret, krushk, shtog, shkak, trung, flamur, atë, vëlla

28


II

Numri shumës formohet vetëm me mbaresë

vetëm me ndërrim me ndërrim tingujsh tingujsh + mbaresë

njësoj si njëjësi

5. Në vijim japim një listë emrash që e formojnë shumësin me ndërrim tingujsh. Thoni cili emër nuk e ka vendin në këtë listë. fik, vokal, peshk, akull, djall, bir, lepur, portokall, ujk 6. Cili prej emrave në vijim është futur gabimisht? pupël, vegël, çadër, drapër, ëndërr, djalë, 7. Ndërtoni nga një fjali në të cilat grupet emërore të mëposhtme të përdoren si kryefjalë në numrin shumës. libër shkollor, pushim dimëror, shikim miqësor, proces mësimor 8. Emrat në vijim shndërroni në numrin shumës të pashquar, kur dini se ata që tregojnë frymorë marrin në shumës mbaresën –ë, ndërsa ata që tregojnë jofrymorë marrin në shumës mbaresën –e. kanal, vokal, duel, tunel themel, gjeneral, admiral, dembel, kriminel, elefant, laborant, student, portier, klient 9. Ndryshoni gjininë e mbiemrave në vijim: e athët, i mençur, e drejtë, i kulluar, i sotëm , i jashtëm, fisnik, malor 10. Shkruani në numrin shumës mbiemrat e mëposhtëm: i vogël , i madh, absurd, votues, e re, e ve, faqebardhë,fukara,përparimtar, sypishë

LAKIMI I EMRAVE 29


II

LEXOJMË

Foletë e zogjve Kopshti im është i bukur. Sa shumë zogj që ka! Në dimër, gjethet e pemëve bien dhe nëpër degë mbeten foletë e zogjve si shkarpa. Vetëm atëherë duket se sa shumë fole zogjsh ka. Dhe zogjtë e dinë se aty nuk i prek kush. T'i prishësh folenë një zogu, është më keq se të godasësh gjyshin, që aq fort e do. Gaqo Bushaka

PYESIM • • • •

A ndryshon emri zog gjatë përdorimit të tij në fjali? Përse ndryshon forma e këtij emri nga një fjali në tjetrën? Çfarë roli luan ai në secilin rast? Si quhen format e ndryshme që merr emri duke u lidhur me fjalë të tjera në fjali?

MËSOJMË 1. Rasa e emrit Në vartësi nga roli që luan në fjali, emri përdoret në forma të ndryshme. 1. Sa shumë zogj që ka! ----- > kundrinor i drejtë i foljes ka. 2. Në dimër, gjethet e pemëve bien dhe nëpër degë mbeten foletë e zogjve si shkarpa. --> fjalë përcaktuese e emrit foletë në grupin emëror foletë e zogjve. 3. Vetëm atëherë duket sa shumë fole zogjsh ka. ----> përsëri fjalë përcaktuese e emrit fole në grupin emëror fole zogjsh. 4. Dhe zogjtë e dinë, se aty nuk i prek kush - ----- > kryefjalë e foljes dinë. 5. T'i prishësh folenë një zogu, është më keq se të godasësh gjyshin, që aq fort e do. -> kundrinor i zhdrejtë pa parafjalë i foljes t'(i) prishësh. Format e ndryshme që merr emri duke u lidhur me fjalë të tjera në fjali, quhen rasa. Gjuha shqipe ka pesë rasa : emëroren, gjinoren, dhanoren, kallëzoren, rrjedhoren. Ndryshimi i emrit nëpër rasa, në numrin njëjës dhe shumës, quhet lakim. 2. Lakimi emrave 30


II

Emrat ndahen në tre lakime sipas mbaresës që marrin në trajtën e shquar njëjës : lakimi i parë : emrat mashkullorë që mbarojnë me –i : djal-i, lis-i, burr-i, fto-i, vëlla-i, zër-i, libr-i; lakimi i dytë : emrat mashkullorë që mbarojnë me –u :mik-u, zog-u, dhe-u; lakimi i tretë emrat femërorë që mbarojnë me –a ose me –ja : vajz-a, dhi-a, fush-a, motr-a, lul-ja, del-ja etj. Emrat lakohen në trajtën e shquar dhe trajtën e pashquar; në numrin njëjës dhe në numrin shumës. A. Lakimi i parë ( emrat që mbarojnë me –i).

Rasa E. Gj. Dh. K. Rrj.

Rasa E. Gj. Dh. K. Rrj.

Trajta e pashquar Numri njëjës Pyetja Forma e emrit cili? (një) lis i, e cilit? i, e (një) lisi cilit? (një) lisi cilin? (një) lis prej cilit? (prej) (një) lisi

Numri njëjës Pyetja cili? i, e cilit? cilit? cilin? prej cilit?

Numri shumës Pyetja Forma e emrit cilët? (ca) lisa i, e cilëve? i, e (ca) lisave cilëve? (ca) lisave cilët? (ca) lisa prej cilëve? prej (ca) lisash

Trajta e shquar Numri shumës Forma e emrit Pyetja lisi cilët? i, e lisit i, e cilëve? lisit cilëve? lisin cilët? prej lisit prej cilëve?

Forma e emrit lisat i, e lisave lisave lisat prej lisave

B. Lakimi i dytë (emrat që mbarojnë me – u) Trajta e pashquar Rasa E. GJ. Dh. K. Rrj. Rasa

Numri njëjës Pyetja cili? i, e cilit? cilit? cilin? prej cilit? Numri njëjës Pyetja

Numri shumës Pyetja cilët? i, e cilëve? cilëve? cilët? prej cilëve?

Forma e emrit (një) shok i, e (një) shoku (një) shoku (një) një shok prej (një) shoku Trajta e shquar Numri shumës Forma e emrit Pyetja

Forma e emrit (ca) shokë i, e (ca) shokëve (ca) shokëve (ca) shokë prej (ca) shokëve

Forma e emrit 31


II

E. GJ. Dh. K. Rrj.

cili? i,e cilit? cilit? cilin? prej cilit?

shoku i, e shokut shokut shokun prej shokut

cilët? i, e cilëve? cilëve? cilët? prej cilëve?

shokët i, e shokëve shokëve shokët prej shokëve

C. Lakimi i tretë (emrat që mbarojnë me – a,-ja)

Rasa E. GJ. Dh. K. Rrj. E. GJ. Dh. K. Rrj

Rasa E. GJ. Dh. K. Rrj. E. GJ. Dh. K. Rrj.

Numri njëjës Pyetja cila? i, e cilës? cilës? cilën? prej cilës? cila? i,e cilës? cilës? cilën? prej cilës?

Trajta e pashquar Numri shumës Forma e emrit Pyetja (një) vajzë cilat? i, e (një) vajze i, e cilave? (një) vajze cilave? (një) vajzë cilat? prej (një) vajze prej cilave? (një) lule cilat? i, e (një) luleje i, e cilave? (një) luleje cilave? (një) lule cilat? prej (një) luleje prej cilave?

Forma e emrit (ca) vajza i, e (ca) vajzave (ca) vajzave (ca) vajza prej (ca) vajzash (ca) lule i, e (ca) luleve (ca) luleve (ca) lule prej (ca) luleve

Numri njëjës Pyetja cila? i, e cilës? cilës? cilën? prej cilës? cila? i, e cilës? cilës? cilën? prej cilës?

Trajta e shquar Numri shumës Forma e emrit Pyetja vajza cilat? i, e vajzës i, e cilave? vajzës cilave? vajzën cilat? prej vajzës prej cilave? lulja cilat? i, e lules i,e cilave? lules cilave? lulen cilat? prej lules prej cilave?

Forma e emrit vajzat i, e vajzave vajzave vajzat prej vajzave lulet i, e luleve luleve lulet prej luleve

32


II

Emrat e gjinisë asnjanëse lakohen si emrat e lakimit të parë, vetëm se emëroren dhe kallëzoren e trajtës së shquar i kanë të njëjta (marrin mbaresat t/të, it). PËRMBLEDHIM Format e ndryshme që merr emri gjatë përdorimit në fjali quhen rasa. Ndryshimi i emrit nëpër rasa, në numrin njëjës dhe shumës, quhet lakim. Gjuha shqipe ka pesë rasa : emëroren, gjinoren, dhanoren, kallëzoren, rrjedhoren. Emrat kanë tre lakime : lakimi i parë, lakimi i dytë, lakimi i tretë. Lakimit të parë i përkasin emrat që në trajtën e shquar marrin mbaresën –i (lis-lisi, djalë-djali, ftua-ftoi, vëlla-vëllai, zë-zëri, libër-libri). Lakimit të dytë i përkasin emrat që në trajtën e shquar marrin mbaresën –u (mik-miku, dhe-dheu). Lakimit të tretë i përkasin emrat që në trajtën e shquar marrin mbaresat –a, -ja (fushë-fusha, dele-delja, motër-motra, rrufe-rrufeja

USHTROHEMI 1. Në dy tekstet e mëposhtme thoni lakimin e emrave me shkronja të zeza. Sami Frashëri (1850-1904) Filozof, dijetar, shkrimtar dhe gazetar i shquar. Lindi në fshatin Frashër të Përmetit. Së bashku me Naimin i kreu mësimet në Janinë. Jetoi në Stamboll duke iu kushtuar luftës për çlirimin e atdheut dhe punimeve shkencore e letrare. Ka shkruar libra të rëndësishëm si në gjuhën shqipe ashtu edhe në gjuhën turke. Libri i tij " Shqipëria ç'ka qenë, ç'është e ç'do të bëhet" i mësonte shqiptarët se si duhet ecur përpara. Naim Frashëri (1846 - 1900) Është poeti më i madh i Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Lindi në Frashër të Përmetit. Shkollën e mesme e kreu në Janinë. Jetoi në Stamboll ku krijoi, punoi e luftoi për çlirimin e atdheut. Botoi shumë vepra të shquara: "Lulet e Verës", "Bagëti e bujqësi", "Historia e Skënderbeut" etj.

1. Në vendet bosh shkruani lakimin e emrit ftua. 33


II

E. GJ. Dh. K. Rrj.

(një) krua i,e (një) kroi (një) kroi (një )krua prej (një) kroi

( ( ( ( (

) ) ) ) )

kroi i,e kroit kroit kroin prej kroit

( ( ( ( (

) ) ) ) )

babai ( i,e babait ( babait ( babain ( prek babait (

) ) ) ) )

2. Në vendet bosh shkruani lakimin e emrit vëlla. E. GJ. Dh. K. Rrj.

(një) baba ( i,e (një) babai ( (një ) babai ( (një) baba ( pre (një babai (

) ) ) ) )

3. Vazhdoni të plotësoni lakimin e emrit pe. E. GJ. Dh. K. Rrj.

(një) pe i,e (një) peri ( ( (

peri ) ) )

( ( ( (

) ) ) )

4. Vazhdoni të lakoni emrin atdhe. E. GJ. Dh. K. Rrj.

(një) atdhe ( ( ( (

atdheu ) ) ) )

( ( ( (

atdheun

) ) ) )

5. Vazhdoni të lakoni emrin rrufe. E. GJ.

(një) rrufe i,e (një ) rrufeje

rrufeja i,e rrufesë 34


II

Dh. K. Rrj.

( ( (

) ) )

( ( (

) ) )

6. Vazhdoni të lakoni emrin bukuri. E. GJ. Dh. K. Rrj.

(një) bukuri i,e (një ) bukurie ( ) ( ) ( )

bukuria i,e bukurisë ( ( (

) ) )

7. Emrat në kllapa i veni në rasën e duhur dhe thoni rasën në të cilën e keni vënë. Tregime të moçme shqiptare Siç thotë vetë titulli (libër), kjo përmbledhje e vogël përmban balada dhe rapsodi popullore, të cilat (shkronjës) është munduar t'i kthejë në (tregim). Lënda përkatëse është marrë nga dy qerthuj të mëdhenj: nga ai (malësi) sonë (veri) dhe nga ai (arbëreshë). Dy qerthuj, por një burim i vetëm: populli shqiptar. Aty përfshihen legjenda të moçme dhe ngjarje historike, ashtu siç i këndon (këngëtar) ynë popullor pa emër. (Këngë) legjendare janë shumë të lashta, mbase me prejardhje ilire, të ndryshuara gjatë (shekuj), por me bërthamën e tyre të mbetur të pacenuar nga (mbishtresa) e mëvona. Të gjitha bashkë, si (këngë) legjendare, ashtu dhe këngët me pikënisje historike, nxjerrin në shesh (virtyt) e larta të popullit tonë: (trimëri) dhe qëndresën e papërkulur kundër (armik) për të mbrojtur vendin dhe (nder) Mitrush KUTELI 8. Përshkruani me disa fjali një ngjarje të kohëve të fundit. Veçoni emrat dhe thoni rasën e tyre.

PËREMRAT PRONORË LEXOJMË

35


II

Krim kundër kulturës... Zakonisht dera e birucës hapej dhe hetuesit kërkonin me këmbëngulje të njëjtën gjë: të pranoja dhe të firmoja veprimet e mia dhe të shokëve, të paqena. Ata përsëritnin: Ky është interesi i Partisë! Në një ditë të tillë u hap dera dhe rojet shtynë brutalisht në birucën time një plak… Ai nuk ishte leckë, ai ishte njeri. Ngriti kryet ashtu siç ishte përdhe i shtrirë, më pa dhe shqiptoi: Petro Marko këtu?! Unë shpresoja te ju. Kam dashur t’ju drejtohem me një letër, që të sqaroni lart pozitën time. Jam i pafajshëm. E pyeta: « Kush jeni ju? ». Ai e fliste shqipen me theks të huaj. -Jam profesor Zyberi... Petro Marko

PYESIM • • • •

Çfarë janë grupet e fjalëve me ngjyrë të zezë? Cila është fjala bërthamë në këto grupe? Çfarë tregojnë fjalët e mia, time në këto grupe? Si quhen ato?

MËSOJMË Fjalët e mia, time që tregojnë se sendi ose veprimi i dhënë i përket një vete të caktuar, janë përemra pronorë: veprimet e mia, birucën time, pozitën time. Përemrat pronorë mund të përdoren: - si përcaktorë të një emri (veprimet e mia, birucën time, pozitën time); - si pronorë në vete (Shkolla jonë është më e re se juaja). 1. Format e përemrit pronor Veta e parë Veta e dytë Veta e tretë (shoku) im, ynë (shoku) yt, juaj (shoku) i tij, i saj, i tyre (shoqja) ime, jonë (shoqja) jote, juaj (shoqja) e tij, e saj, e tyre (shokët) e mi, tanë (shokët) e tu, tuaj (shokët) e tij, e saj, e tyre (shoqet) e mia, tona (shoqet) e tua, tuaja (shoqet) e tij, e saj, e tyre Përemrat pronorë të gjinisë mashkullore kur përdoren më vete marrin mbaresën – i : im – imi , ynë-yni, yt – yti, juaj –juaji, i tij – i tiji; i saj – i saji; i tyre – i tyri,. Përemrat pronorë të gjinisë femërore marrin mbaresën –a: ime – imja , jonë - jona, jote – jotja, juaj –juaja , e tij – e tija , e saj – e saja , e tyre – e tyrja. 36


II

Përemrat pronorë në numrin shumës marrin mbaresën – t(ë), disa prej tyre edhe nyjën e përparme – të ; e mi – të mitë, e mia – të miat , tanë – tanët, tona – tonat, e tu – të tuat, tuaj – tuajt, tuaja – tuajat, i tij – të tijtë, i saj – të sajtë, e tij - të tijat, e saj – të sajat, e tyre – të tyret. Përdoren zakonisht pas emrit që përcaktojnë. Përpara emrave mund të vendosen vetëm përemrat pronorë të vetës së parë dhe të dytë të numrit njëjës. Përemrat pronorë të vetës së tretë njëjës dhe shumës nuk mund të përdoren para emrave. Kur përcaktojnë emra farefisnie, mund të përdoren edhe para këtyre emrave: im bir, ime bijë, yt bir, yt bijë etj. Në vend të përemrave të vetës së tretë, njëjës dhe shumës, mund të përdorim edhe përemrin pronor vetvetor: i (e, të) vet: djali i vet, djemtë e vet; vajza e vet, vajzat e veta. Përemrat pronorë kanë kategorinë gramatikore të vetës, të gjinisë, të numrit dhe të rasës.

PËRMBLEDHIM Përemrat pronorë tregojnë pronarin .Përdoren zakonisht pas emrit që përcaktojnë, po edhe më vete. Ato kanë kategorinë gramatikore të vetës, të gjinisë, të numrit dhe të rasës.

USHTROHEMI 1. Nënvizoni përemrat pronorë. Fëmijët ishin mbledhur rreth mësueses, Verës, dhe po dëgjonin me vëmendje fjalët e saj. -Dje pashë krijimet tuaja. Vjersha jote, Bona, është e bukur. Më pëlqen. Tregimi yt, Fatmir, është i mirë. Do t’ia dërgojmë revistës “Bota e fëmijëve”. Edhe Astriti shkruan mirë. Puna e tij është për t’u lavdëruar. Kurse vjersha jote, Nora, duhet shkurtuar. Ka zgjatje të panevojshme. Nuk i ke zbatuar këshillat e mia... Ja, le t’i shohim së bashku dhe le të shfaqin edhe shokët mendimet e tyre. Thoni cilës vetë i përkasin përemrat që i nënvizuat. 2. Lexoni tekstin e mëposhtëm, gjeni përemrat pronorë dhe thoni në ç’vetë , numër dhe gjini janë përdorur. Nuk është e vërtetë që gjithë mësuesit e fizkulturës kanë qenë nxënës të dobët. Sigurisht- tha ai. – Çdo rregull ka dhe përjashtime. Po ti mbaje mend këtë këshillën time: mësimet, dija para së gjithash. Po u pengove në rrugën e dijes, flake tej pengesën, qoftë sporti ose tjetër gjë. Prirjet e tua nuk humbasin. Mësuesi mbathi galloshet dhe doli në oborr. Vesonte shi. Hapi çadrën. Nga një vrimë në kulmin e saj , u duk llamba elektrike që ndriçonte në shkallët e gurta. 37


II

Para se të mbyllte portën , Vasili që e ndiqte si hije, i pëshpëriti, por ai mbajti mend vetëm fjalët e tij të fundit:” Mendoni sikur të ishte fëmija juaj... ...Si fëmijët tuaj... Hm” “ Fëmijët e tij! Kishte pasur zhgënjime mësuesi i vjetër i historisë me fëmijët e tij! ... Djali i tij , Antoni, duhej të bëhej mjek. mjek i shquar! Dhe në portën e tyre të ngjitej një pllakë e re tunxhi: “ Anton Radi –okulist”! në krye fati u printe dëshirave të tij... Dhe Antoni përparonte si asnjë tjetër! Ç’gjë delikate të jesh mësues dhe të kesh edhe fëmijët e tu nxënës! Dhe ç’kënaqësi e jashtëzakonshme pastaj, kur të gjithë të thonë se janë pikërisht fëmijët e tu më të mirët! 3. Plotësoni fjalitë me përemrat pronorë që duhet. a) Erdhën dhe herë të tjera në këto anë dhe dora-dorës edhe unë u binda që ... atë kishte të drejtë. b) Siç më rrëfente ... gjyshe, kështu e ka pasur ...atë edhe ... gjysh. c) -Ç’ke që i thërret kështu ...bije, more Met? 4. Plotësoni lakimin e grupeve emërore: shoku im, shoqja ime, shoku ynë, shoqja jonë, shokët tanë, shoqet tona, shokët e mi, shoqet e mia, (veta e parë)

Rasa E. Gj. Dh. K. Rrj. E. Gj. Dh. K. Rrj.

Gjinia mashkullore shoku im i, e shokut tim shokut... shokun... prej shokut ... shoku ynë i, e shokut tonë shokut... shokun... prej shokut ...

Gjinia femërore shoqja ime i,e shoqes sime shoqes ... shoqen ... prej shoqes ... shoqja jonë i, e shoqes sonë shoqes ... shoqen ... prej shoqes ...

Rasa E. Gj. Dh.

Gjinia mashkullore shokët tanë i, e shokëve tanë shokëve ...

Gjinia femërore shoqet tona i, e shoqeve tona shoqeve ... 38


II

K. Rrj. E. Gj. Dh. K. Rrj.

shokët ... prej shokëve ... shokët e mi i, e shokëve të mi shokëve ... shokët ... prej shokëve ...

shoqet ... prej shoqeve ... shoqet e mia i, e shoqeve të mia shoqeve ... shoqet ... prej shoqeve ...

5. Plotësoni lakimin e grupeve: shoku yt, shoqja jote, shoku juaj, shokët tuaj, shoqet tuaja, shokët e tu, shoqet e tua (veta e dytë). Rasa E. Gj. Dh. K. Rrj. E. Gj. Dh. K. Rrj.

Gjinia mashkullore shoku yt i, e shokut tënd shokut... shokun... prej shokut ... shokët tuaj i, e shokëve tuaj shokëve ... shokët ... prej shokëve ...

Gjinia femërore shoqja jote i, e shoqes sate shoqes ... shoqen ... prej shoqes ... shoqet tuaja i, e shoqeve tuaja shoqeve ... shoqet ... prej shoqeve ...

Rasa E. Gj. Dh. K. Rrj. E. Gj. Dh. K. Rrj.

Gjinia mashkullore shoku juaj i,e shokut tuaj shokut... shokun... prej shokut ... shokët e tu i,e shokëve të tu shokëve ... shokët ... prej shokëve ...

Gjinia femërore shoqja juaj i,e shoqes suaj shoqes ... shoqen ... prej shoqes ... shoqet e tua i,e shoqeve të tua shoqeve ... shoqet ... prej shoqeve ...

6. Lakoni me gojë grupet emërore: lapsi yt, detyra jote, lapsi juaj, detyra juaj, lapsat tuaj, detyrat tuaja, lapsat e tu, detyrat e tua.

39


II

7. Lakoni me gojë grupet emërore: lapsi i tij, detyra e tij, lapsi i tyre , detyra e tyre, lapsat e tyre , detyrat e tyre, lapsi i saj, detyra e saj, ( veta e tretë). ------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

PËREMRI I PACAKTUAR LEXOJMË

Njeriu që ndiqte kuajt Disa pleq me takije të bardha ishin mbledhur rreth një arixhiu dhe diçka bisedonin. Përjashta ishte edhe Lam Sollapi. Ai s’ishte në qejf, pasi kishte humbur tri lojë radhazi.... - E solla, - i tha Vlashi, duke treguar kalin e lidhur... . - Mirë, mirë, - i tha Lami pa interes... dhe u fut në dyqan. Vlashi e ndoqi prapa. - Ç’do? - e pyeti Lami, gati me inat. - Ndonjë okë oriz, - u lut Vlashi, se kam dhe gruan sëmurë. Lami u kujtua dhe e pyeti kot, sa për të shuar kureshtjen: - Ç’të tha doktori? - Më tha se do të vijë nga java... . - Pse, si thua ti, nuk do të vijë? - Kushedi, edhe mund të vijë, po qe se i bie rruga. Lami hapi grykën e një thesi, shtiu në një qese letre dy grushte oriz dhe ia zgjati Vlashit. ... - Si pak, o Lame, - i tha ngadalë, duke ia zgjatur qesen që tregtari të kujtohej e t’i hidhte edhe ndonjë dorë tjetër. Naum Prifti

PYESIM • • •

Gjeni grupet emërore ku bëjnë pjesë fjalët me ngjyrë të zezë. Çfarë tregojnë fjalët me ngjyrë të zezë? Çfarë janë fjalët me ngjyrë të zezë?

MËSOJMË Fjalët disa, diçka, ndonjë, tjetër, që tregojnë frymorë ose sende në mënyrë të papërcaktuar, janë përemra të pacaktuar. 40


II

1. Pasqyra e përemrave të pacaktuar

-Kush, dikush, ndokush, çdokush, askush, kurrkush, gjithkush, kushdo, shumëkush; -Cilido, cilado, secili, secila, gjithë, i, (e) gjithë, të gjithë, të gjitha, gjithsecili, Gjithsecila, gjithçka, i, (e) tërë, të tërë, të tëra; -Një, ndonjë, njëri, njëra, ndonjëri, ndonjëra, asnjë, asnjëri, asnjëra, asgjë; -Disa, ca, pak, shumë, mjaft, aq, kaq; -Diçka, çdo, çfarëdo, kurrgjë

Përemrat e pacaktuar mund të jenë të parmë (kush, disa, ca, pak, shumë, mjaft, aq, kaq etj.).)dhe të përngjitur (dikush, ndokush, çdokush, askush, kurrkush etj.). Gjatë lakimit lakohet vetëm pjesa e përngjitur, ndërsa pjesa e parme është e ngurosur. Çfarë funksioni mund të kryejnë përemrat e pacaktuar? Përemrat e pacaktuar mund të përdoren si kryefjalë ose si kundrinorë kur përdoren të vetëm, ndërsa kur shoqërohen me emra përdoren si përcaktorë : Dikush përvjel, dikush qeth sheleknë, dikush mjel dhitë, dikush dhentë. (Këtu dikush përdoret si kryefjalë). I shëtiti të gjitha qytetet. (të gjitha- përcaktor). Secilit duhet t’i përgjigjet mësuesi. (Secilit – kundrinor i zhdrejtë pa parafjalë).

Kujdes drejtshkrimin! Shkruhen si një fjalë : gjithçka, gjithkush, gjithsecili (gjithsecila), gjithsekush, kurrfarë, kurrgjë, shumëkush, gjësend, gjëkafshë, dikush, asnjë, asnjëri (asnjëra, cilido (cilado). Shkruhen me vizë në mes : njëri-tjetri (njëra-tjetra), shoqi-shoqin. Shkruhen pa ë fundore : gjithkush (<gjithë+kush), gjithsekush, gjithsecili (gjithsecila), gjithfarë, kurrkush (<kurrë+gjë), kurrgjë, kurrfarë,

USHTROHEMI 1. Në tekstin e mëposhtëm, gjeni përemrat e pacaktuar. Është pranuar nga të gjithë se, sado i mençëm dhe i zoti që të jetë një njeri, ai kurrë nuk mund t’i dijë të gjitha. Shoqëria është një grumbullim individësh me mendime të ndryshme.... Po 41


II

qe se një njeri i vetëm kërkon t’i zhvendosë gjithë të tjerët, atëherë rruga të çon në mënyrë të pashmangshme tek pushteti njëdorësh. Besoj se ju nuk keni për qëllim që të arrini një gjë të tillë, prandaj duhet të merrni të gjitha masat, duke ndërprerë të gjitha ato veprime organizative që çojnë në drejtimin që thamë më sipër. Kasem Trebeshina 2. E njëjta kërkesë Bariu plak, kërrabën në dorë , edhe urdhëron të rinjtë, E ata të gjithë punojnë ngritur në brez pëqinjtë: Ca bëjnë vathën e shtrungën, ca ngrehin tendën e stanë. Dikush sjell gjeth e karthij e shkrapa, secili ndihmon më njanë Dikush përvjel, dikush qesh sheleknë, dikush mjel dhitë, dikush dhent Njëri merr ushqen këlyshnë, tjetri përgëzon qentë: Stopani bër’i zi sterrë shikon bulmetin e bekuar Tund, bën gjalpë, djathë, gjizë, edhe punon pa përtua; Udhëtar’e gjahtarë, q’u bie udha ndër male, U ep mish , qumësht, kos, dhallë, ajkë, djathë, bukëvalë... (Naim Frashëri) 3. Zëvendësoni pikat me përemrin e pacaktuar që duhet (ndonjë, tjetri, asnjë, asgjë, tjetër). DITKA - (Shkëputet prej saj) Për Lonin thua? AFROVITI - Po për kë...? DITKA- Shumë mirë. Nuk ka ... të keqe në këtë mes. Loni interesohet për mua. E kam kuptuar. Ka kohë që e kam kuptuar. Po unë nuk kam dhënë ... shenjë, as atij, as ..., se kam ndërmend të martohem. Loni është i mirë dhe i ndershëm. Po ja që s’ish e thënë të bashkohen fatet tona. Spiro Çomora 4. Plotësoni fjalitë me këto përemra: gjithë, askush, asnjeri, asnjë, kush, tjetri, njëri. a) Që të merremi vesh dhe të mos i biem ... gozhdës dhe ... patkoit, duhet të dimë ... jemi dhe ... kemi qenë. b) ...nuk fliste, sepse ... s’kishte parë ndonjëherë një kërcënim të tillë. c) Errësira sundon kudo edhe ... zë nuk dëgjohet, thua se ... qyteti ka rënë në zi 5. Formoni fjali me përemra të pacaktuar.

PËREMRI PYETËS LEXOJMË

42


II

Po ti ç’ke? Pse s’flet? E shkunda nga supet. Ai uli kokën. - Andre, - tha, - kur po niseshim ... shokët më lajmëruan... - Çfarë? - i thashë. - Fol! - Sonja... I kapa të dy duart. - Mos! Iu luta. - Mos! - Po, Andre. Sonja vdiq. Sonja vdiq. Kush e tha këtë fjalë. Kadriu, jo se jo. Po atëherë kush e tha? Petro Marko

PYESIM • •

Përse shërbejnë fjalët me ngjyrë të zezë? Çfarë janë fjalët me ngjyrë të zezë?

MËSOJMË Fjalët kush, cili, cila, cilët, cilat, ç’, çfarë, sa, i sati, se (me, nga, për), që përdoren për të pyetur, janë përemra pyetës. Kush përdoret për të pyetur për njerëz ose qenie të paraqitura si njerëz (të personifikuara): Kush e ka shkruar poemën “Lahuta e Malësisë”? -Gjergj Fishta. Kush është më e fortë se unë? - tha kuçedra. Përdoret vetëm në njëjës dhe nuk shoqërohet me emra. Cili përdoret për të pyetur për njerëz, kafshë ose sende. Ai mund të shoqërohet me emra: Cili sportist zuri vendin e parë? Cili roman fitoi çmimin e parë? Cili përdoret edhe me parafjalë : Më thuaj me cilin rri, të të them se cili je.

Kujdes! -Cili sportist zuri vendin e parë. (Përdorim i drejtë) -Kush sportist zuri vendin e parë. (Përdorim i gabuar). Përemri pyetës cili ka kategorinë gramatikore të gjinisë, të numrit dhe të rasës. Pasqyra e lakimit të përemrit cili?

E. Gj. Dh.

Njëjës mashkullore cili i,e cilit cilit

femërore cila i,e cilës cilës

Shumës mashkullore cilët i,e cilëve cilëve

femërore cilat i,e cilave cilave 43


II

K. Rrj.

cilin prej cilit

cilën prej cilës

cilët prej cilëve

cilat prej cilave

Përemri pyetës kush ndryshon vetëm sipas rasës. Rasa E. Gj. Dh. K. Rrj.

Vetëm në njëjës për të dy gjinitë kush i, e kujt kujt kë (prej) kujt

Përemrat ç’ dhe çfarë nuk ndryshojnë formë, pra, kanë vetëm një formë pavarësisht nga numri,gjinia dhe rasa. Përemri pyetës se përdoret gjithnjë i shoqëruar me parafjalë (nga, me, për) : Me se rrojnë foshnjat ? /Ç’i rrit çiliminjtë? /Dashuri e mëmës dhe përkdhelitë...(Çajupi) Në fjalitë pyetëse përemrat pyetës kush, cili, ç’, çfarë, përdoren : - si kryefjalë: Kush bleu veturë? Cili shkoi? Çfarë (Ç’) u doli? - si kundrinor i drejtë: Kë mori në veturë? Cilin porosite? Çfarë (Ç’) i porosite? - si kundrinor i drejtë pa parafjalë: Kujt i kundërshtove? Cilit iu afrove? - si kundrinor me parafjalë: Me kë u takove? Me cilin erdhe? Për çfarë bisedove? USHTROHEMI 1. Plotësoni vendet bosh me një nga këta përemra pyetës: cila, ç? kush? ______________ je ti? Me ______________ ke ardhur? _____________ veturë përdorët sot? ________________ veturë është më e mirë? _______________ mësimi do të merrni nesër? në _____________ shkollë do të shkoni? ___________ është udhëheqësi juaj?

2. Për çdo fjali në vijim shkruani fjalinë pyetëse dhe nënvizoni përemrin pyetës. a) Mësimin e parë e shpjegoi mësuesi. b) Ky këtu është përgjegjësi. c) Arditit i pëlqejnë shumë pemët? d) Livadhi i Hasanit u kosit me kosë. e) Këto mollë do t’ia çoj gjyshit. 44


II

f)

Po merreshin vesh për ndarjen e roleve.

3. Shkruani nga një përgjigje për secilën fjali pyetëse dhe thoni se përse përdoren? a) Kush e ka shkruar komedinë katërmbëdhjetë vjeç dhëndër? b) Cili nga të dy tregimet të pëlqeu më shumë? c) Ç’i dërgove mësueses tënde për festën e shkollës? d) Çfarë bisedove me mësuesin sot? 4. Formoni katër fjali me përemra pyetës.

NUMËRORI LEXOJMË Tre qetë dhe ujku Tre qe kishin dalë në bjeshkë dhe po kullotnin bashkë. Kështu ndenjën gjithë verën. Më në fund humbën rrugën dhe s’ ditën të kthehen në shtëpi. Vjeshta i zuri në mal. Një ditë prej ditësh, tre qetë i hetoi ujku: - Të punoftë bafti! - tha ai. - Më paska ardhur fati në derë! Ujku iu soll rreth e rrotull tre qeve për t’i ngulur dhëmbët ndonjërit. Po ja, kaloi një ditë dhe s’bëri asgjë, sepse të tre, sapo shikonin ujkun, afroheshin kokë më kokë dhe i drejtonin atij brirët. Bedri Dedja

PYESIM • • •

Çfarë tregojnë fjalët me ngjyrë të zezë? Çfarë janë fjalët me ngjyrë të zezë? Çfarë dallimi vini re ndërmjet numërorëve tre dhe të tre të përdorur në tekstin e mësipërm?

45


II

MËSOJMË Fjalët tre, një, të tre që tregojnë numër të caktuar qeniesh ose sendesh janë numërorë Numërorët një, dy, tre ... , kur janë të shoqëruar me emra, tregojnë numrin e frymorëve ose të sendeve për të cilët flasim: tre qe, pesë lopë etj. Kur nuk shoqërohen me emra, sidomos në veprimet aritmetike, tregojnë numra : 5+5=10, 6x4=24 Kur tregojnë sasi për të cilën është folur më parë, para numërorit vihet nyja të. Ujku iu soll rreth e rrotull tre qeve, për t’i ngulur dhëmbët ndonjërit. Po ja, kaloi një ditë dhe s’bëri asgjë, sepse të tre, sapo shikonin ujkun, afroheshin kokë më kokë dhe i drejtonin atij brirët. Numërorët ndahen në tri grupe: -numërorë të thjeshtë: një, dy, tre, tri, katër deri dhjetë - numërorë të përngjitur: njëmbëdhjetë deri njëzet dhe pesëdhjetë, shtatëdhjetë deri njëqind, dyqind etj. - shprehje numërore : njëzet e një, njëzet e shtatë, katër qind e shtatë, njëmijë e shtatëqind e dyzet e katër etj Me përjashtim të numërorit tre, numërorët e tjerë nuk e kanë kategorinë e gjinisë : katër djem, katër vajza, po tre djem dhe tri vajza. Numërorët me kuptim përmbledhës të dy, të tre etj. e kanë kategorinë e gjinisë: Sa djem erdhën? Të tre ( të katër etj.). Sa vajza erdhën? Të tria (të katra etj.) dhe të rasës : të dy, i (e) të dyve, të dyve, të dy, (prej) të dyve etj. Thyesat janë një lloj i numërorëve që tregojnë në sa pjesë ndahet një njësi e plotë. 1 2 4 ; ; etj. 2 4 8

Kujdes drejtshkrimin! Numërorët shkruhen zakonisht me shifër, po mund të shkruhen edhe me fjalë p.sh. kur plotësojmë një çek. Numërorët e përngjitur 11-19 shkruhen njësh: njëmbëdhjetë, dymbëdhjetë etj; si edhe ata që tregojnë dhjetëshe: tridhjetë, pesëdhjetë etj. Shkruhen ndaras shprehjet numërore: tridhjetë e një, pesëdhjetë e dy etj., si edhe ato që kanë në përbërje mijë, milion, miliard : pesë mijë, gjashtë mijë; katër milionë, tetë miliardë etj. 46


II

Datat në gjuhën shqipe shkruhen kështu: 7.03. 1887; 22.11.1908; 1.01. 2009 etj. PËRMBLEDHIM Numërori tregon sasi të caktuar frymorësh ose sendesh. Numërorët janë të thjeshtë, të përngjitur dhe shprehje numërore ose lokucione. Numërorët e përngjitur shkruhen njësh, ndërsa shprehjet ( lokucionet) ndaras. Datat në gjuhën shqipe shkruhen kështu: 7.03. 1887; 22.11.1908; 1.01. 2009 etj. USHTROHEMI 1. Gjeni numërorët në poezinë popullore të mëposhtme. Trim mbi trima ai Gjergj Elez Alia! Qe nandë vjet, nandë varë n’shtat m’i ka; veç nji motër, natë e ditë te kryet; ia lanë varrat me ujt t’gurrës nandvjeçe; ia lan varrat me ata flokët e ballit; shtatin vllaut ia shtrëngon m’ruba t’nanës; n’petka t’babës trupin ia hijeshon; armët e brezit ia rëndon mbi krye. Populli 2. Shkruani me fjalë numërorët në tekstin e mëposhtëm. Një njeri, gjatë 50 vjetëve të jetës së tij, kalon në gjumë rreth 6000 ditë, punon rreth 6500 ditë, ecën rreth 800 ditë, ha rreth 1500 ditë, pushon rreth 4000 ditë dhe sëmuret rreth 500 ditë. Gjatë kësaj kohe, njeriu ha mbi 8700 kg bukë, mbi 2000 kg vaj, vezë, peshk dhe pi, afërsisht, 3000 litra ujë, qumësht, kafe etj. 3. A e dini se si shkruhen datat? Shembull : 26.11.1912 ose 28. XI. 1912 Shkruani datëlindjen tuaj ose të njerëzve tuaj të afërm. 4. Formoni fjali me numërorët të dy, të tre, të katër në rasa të ndryshme.

47


KAPITULLI

III

FOLJA LEXOJMË

Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo Dikur kam shkruar shpesh nëpër gazeta dhe firma ime ndiqej nga lexuesit. Por tani nuk shkruaj dot. E ndjej që nuk shkruaj dot dhe ka çaste që më pushton një trishtim i hidhur. Pse vallë, nuk shkruaj? Jam po ai që kam qenë, është po ajo mendje, janë po ato duar. Çuditem me veten time. Harrova të shkruaj! Mos i ka fajet mosha? Pse mosha? Unë nuk jam plakur. Dyzet vjet ende nuk i kam mbushur. Dyzetvjeçarët janë njerëz me energji të madhe. Ku shkuan energjitë e mia? Kush i përpiu, ë? Rri, pi kafe me pak sheqer në tavolinën e kuzhinës sime dhe mendoj. Përpara kam një tufë me letra të bardha që duhet t’i nxi. Në ministri më kërkojnë pasnesër një raport. Duhet ta shkruaj nga e para. Kush do ta mbajë nuk e di. Di një gjë : raportin duhet ta shkruaj unë dhe ai do të mbahet në një mbledhje të madhe. Dritëro Agolli

PYESIM • • • • •

Çfarë janë fjalët me ngjyrë të zezë? Cilat tregojnë gjendje dhe cilat veprime? Çfarë ndryshimesh vini re gjatë përdorimit të foljes shkruaj, të përdorur në tekstin e mësipërm? Si quhet ndryshimi që pëson folja në vetë numër dhe kohë? Sa zgjedhime kanë foljet?

MËSOJMË Fjalët kam shkruar, ndiqej, ndjej, ka, pushton, jam etj, që tregojnë një veprim ose gjendje, janë folje. -Folje që tregojnë gjendje : jam, emëroj, shpall, bëhem, dukem, mbetem -Foljet që emërtojnë veprime: eci, ngjitem, punoj etj.

48


III

I. Kategoritë gramatikore të foljes Foljet kanë kategorinë gramatikore të vetës, të kohës, të numrit, të mënyrës dhe të diatezës. 1. Vetat Vetat e foljes tregojnë se kush e kryen veprimin. Foljet janë në vetën e parë, kur flet folësi, janë në vetën e dytë kur flet bashkëbiseduesi dhe në vetën e tretë kur folësi nuk merr pjesë në bashkëbisedim: Unë po flas, ti po më dëgjon kurse ai po fle. 2. Kohët Kohët tregojnë se kur kryhet veprimi: në të tashmen, në të shkuarën ose në të ardhmen. Në bazë të përbërjes kohët e foljeve në gjuhën shqipe ndahen në kohë të thjeshta dhe në kohë të përbëra. Kohët e thjeshta ndërtohen vetëm prej një foljeje. (shkoj, shkoja, shkova). Kohë të thjeshta janë: koha e tashme (unë punoj), koha e pakryer (unë punoja), koha e kryer e thjeshtë (unë punova), koha e ardhme (unë do të punoj). Kohët e përbëra ndërtohen me ndihmën e kohëve të thjeshta të foljeve ndihmëse kam dhe jam dhe pjesores së foljes (unë kam mësuar, ti ke mësuar, unë kam lexuar, ti ke lexuar, unë jam mësuar, ti je mësuar etj.) Kohët e përbëra janë : koha e kryer (unë kam lexuar, ti ke lexuar, ai ka lexuar... ), koha më se e kryer (unë kisha lexuar, ti kishe lexuar, ai kishte lexuar...), koha e kryer e tejshkuar (unë pata lexuar, ti pate lexuar, ai pati lexuar...), koha e ardhme e përparme: ( unë do të kem lexuar, ti do të kesh lexuar, ai do të ketë lexuar... ). 3. Mënyrat Mënyrat e foljes shërbejnë për ta paraqitur veprimin si të vërtetë, si të mundshëm, si dëshirë, si urdhër etj. Folja ka gjashtë mënyra. Ato janë: mënyra dëftore (unë punoj), mënyra lidhore (unë të punoj), mënyra kushtore(unë do të punoja), mënyra habitore (punuakam), mënyra dëshirore (punofsha), mënyra urdhërore (puno). Veç këtyre mënyrave, ka edhe forma foljore të pashtjelluara të cilat nuk kanë as vetë, as numër, as kohë dhe këto janë pjesorja (punuar), forma e pashtjelluar mohore (papunuar), paskajorja (për të punuar), përcjellorja (duke punuar).

49


III

II .Klasifikimi i foljeve në zgjedhime Zgjedhim quhet tërësia e formave të shtjelluara që merr folja sipas vetës, numrit, mënyrës, e kohës si edhe e formave të pashtjelluara. Në gjuhën shqipe foljet ndahen në tri zgjedhime. Si kriter për ndarjen e foljeve në zgjedhime merret tingulli fundor i temës së foljes dhe mbaresa vetore e foljes në mënyrën dëftore, koha e tashme veta e parë, numër njëjës, forma veprore. Duke u mbështetur në temën dhe mbaresën, foljet i ndajmë në tri grupe zgjedhimi: - zgjedhimi i parë përfshin foljet që në trajtën përfaqësuese dalin me temë në zanore dhe marrin mbaresën j : shkrua-j, mba-j, kthe-j, lye-j, mendo-j, trego-j etj. - zgjedhimi i dytë përfshin foljet që në trajtën përfaqësuese dalin me temë në bashkëtingëllore dhe nuk marrin mbaresë : kap, qep, vendos, mat etj. - zgjedhimi i tretë përfshin foljet që në trajtën përfaqësuese dalin me temë në zanore dhe nuk marrin mbaresë : vë, zë, fle, di etj. PËRMBLEDHIM Foljet kanë kategorinë gramatikore të vetës, të kohës, të numrit, të mënyrës dhe të diatezës. Vetat e foljes tregojnë se kush e kryen veprimin. Kohët tregojnë se kur kryhet veprimi: në të tashmen, në të shkuarën ose në të ardhmen. Në bazë të përbërjes kohët e foljeve në gjuhën shqipe ndahen në kohë të thjeshta dhe në kohë të përbëra. Mënyrat tregojnë se si paraqitet veprimi , si real, si i mundshëm, si i dëshirueshëm, si urdhër etj. Zgjedhim quhet tërësia e formave të shtjelluara që merr folja sipas vetës, numrit, mënyrës, e kohës si edhe e formave të pashtjelluara. Në gjuhën shqipe foljet ndahen në tri zgjedhime.

USHTROHEMI 1. Çfarë dini për foljet me shkronja të zeza? Të nesërmen ia dhashë diskutimin shokut Q, të pasnesërmen filloi mbledhja e madhe. Raportin do ta mbante shoku Zylo. Shoku Shemshedin rrinte i vrenjtur në një nga karriket e para. Unë rrija pranë Adiles, gruas së shokut Zylo. Shoku Zylo e shoku Q ishin në presidium. Fjala iu dha shokut Zylo. Unë dëgjoja frazat e mia. Zyloja lexonte me një ton të qetë, qartë dhe bukur. Të gjithë dëgjonin dhe e ndiqnin me interes. Gruaja e shokut Zylo herë pas here afronte gojën tek veshi im e thoshte : -Dy javë të tëra u sfilit Zyloja me këtë raport. Gjer më dymbëdhjetë të natës ka punuar. Por nuk më vjen keq se e ka bërë të mirë Dritero Agolli

50


III

2. Folja rrëfej është përdorur në fjalitë e mëposhtme në kohë të ndryshme dhe në veta të ndryshme , në njëjës dhe në shumës. Dritani po u rrëfen bashkëvendësve të vet për pushimet verore. Arditi u rrëfeu shokëve për ngjarjen e djeshme në shkollë. Besa dhe Blerina po i rrëfenin arsimtarit të tyre për ngjarjen në shkollë. Thoni në ç’kohë, në ç’vetë dhe në cilin numër është përdorur folja rrëfej në secilën fjali. 3. Foljet e mëposhtme i gruponi sipas zgjedhimeve. pata shkëlqyer, je ndarë, hapa, do të kem pirë, tregonit , fjetët, bëfsh, poqa, zura, zgjidhni.

Zgjedhimi i parë

Zgjedhimi i dytë

Zgjedhimi i tretë

shkëlqej

...

...

...

...

...

...

...

...

...

...

...

Sqarim! Për të dalluar zgjedhimin, e vini foljen në kohën e tashme , në vetën e parë dhe në vetën e dytë njëjës. P.sh. pata shkëlqyer – unë shkëlqej., ti shkëlqen ( zgjedhimi i parë). 4. Shkruani një tekst dhe analizoni foljet e tekstit që krijuat.

51


III

FOLJET KALIMTARE DHE FOLJET JOKALIMTARE LEXOJMË Gjahu i malësorëve -Lëshoni qentë e langonjtë të prijnë përpara,…shpejtoni këmbët të zëmë malin pa zbardhur dita. -Udhë e mbarë! - Udhë e mbarë! -A s'ma këndoni një këngë, o djem të rinj, të ndjehemi të gjallë tek shkojmë udhës, thotë Mark Shalëgjati. -Ç'këngë të zëmë? - thonë djemtë. -Le ta këndojmë këngën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut. -Me zë të lartë apo me zë të ulët? - pyesin djemtë. -Me zë të lartë e të hollë, që të ulërijë dheu e të gjëmojnë malet. Djemtë zënë e këndojnë. -Ashtu, pra, ju lumtë goja, o djem, e u hëngërshim dasmat! Këndoni dhe shpejtoni këmbët se arritëm, s'mban edhe pakëz dhe zëmë rrezen e malit. Mark Shalëgjati thërret: - Qëndroni aty, o burra shqiptarë, se arrimë. Rrini përdhe e prehuni pakëz, se tashti po zëmë e po gjujmë. Gjahtarët u ulën përdhe e prehen. Konstandin Kristoforidhi PYESIM • • • • • •

Çfarë janë fjalët me shkronja të zeza? Veprimi i treguar prej cilave folje bie mbi një frymor a send tjetër? Me se është i shprehur frymori ose sendi mbi të cilin bie veprimi i foljes? Çfarë funksioni kryejnë ato në fjali ? Si quhen foljet që marrin ose mund të marrin kundrinor të drejtë ? Si quhen foljet që nuk mund të marrin kundrinorë të drejtë ?

MËSOJMË Në gjuhën shqipe foljet ndahen në folje kalimtare dhe jokalimtare. Foljet kalimtare marrin ose mund të marrin kundrinorë të drejtë, kurse foljet jokalimtare nuk mund të marrin kundrinorë të drejtë. Foljet kalimtare emërtojnë veprime që nuk mbeten te ai që i kryen, por bien mbi një person a një send tjetër: Gjahtarët lëshuan qentë. Veprimi i gjahtarëve bie mbi qentë. Emri qentë kryen funksionin e kundrinorit të drejtë.

52


III

Që të dallojmë foljet në janë kalimtare ose jokalimtare, shikojmë a marrin këto folje kundrinor të drejtë. Folje kalimtare janë : dua, hap, kërkoj, marr, mbyll, nderoj, përshëndet, qep etj. Foljet jokalimtare emërtojnë veprime, që mbeten te ai që i kryen veprimin, pra, që nuk mund të marrin kundrinor të drejtë: Me zë të lartë e të hollë, që të ulërijë dheu e të gjëmojnë malet.. Foljet ulërij dhe gjëmoj janë folje jokalimtare, sepse, sado që të përpiqemi nuk arrijmë të krijojmë me to fjali që të marrin kundrinor të drejtë. Folje jokalimtare janë ato që tregojnë gjendje, lëvizje etj. : fle, dremit, rri, dal, eci, hyj, shkoj, vrapoj etj. Disa folje në gjuhën shqipe përdoren herë si folje kalimtare, herë si folje jokalimtare dhe ndërmjet tyre nuk ka kufi të prerë. Një folje në një fjali mund të jetë kalimtare, ndërsa në një tjetër jokalimtare. Kjo varet nga kuptimi i foljes në fjali. P.sh. Zana filloi punën. Mësimi filloi në orën shtatë. Në fjalinë e parë folja filloi merr një kundrinor të drejtë, ndërsa në fjalinë e dytë folja filloi nuk merr kundrinor të drejtë. PËRMBLEDHIM Foljet mund të jenë kalimtare dhe jokalimtare. Folje kalimtare janë foljet që marrin ose mund të marrin kundrinorë të drejtë si hap, mbyll etj. Folje jokalimtare janë foljet që nuk mund të marrin kundrinorë të drejtë si qëndroj, rri etj. USHTROHEMI 1. Shpjegoni nëse folja e secilit grup fjalësh është apo jokalimtare. mësoj vjershën, shkoi në shkollë, eci mbi trarin e përshëndet cilindo, dolëm në shëtitore, luaj me shokët, rri pranë dritares, shkruaj hartimin, e dëgjoj atë, veruam- në plazh, i dua gjithë. 2. Plotësoni fjalitë e mëposhtme dhe pastaj i ndani në fjali me folje kalimtare dhe në fjali me folje jokalimtare

53


III

1. Bardhi qeshi ... 3. Gjyshi bleu ... 5. Bardhi takoi ... 7. Burri hyri ...

2. Djali vështroi ... 4. Kalorësi i hipi ... 6. Postieri solli ...

3. Nënvizoni me një vijë foljet kalimtare dhe me dy vija jokalimtare në tekstin e mëposhtëm. Më pyesje a do të vij në Tiranë për pushimet verore. Babai nuk mund ta marrë lejen vjetore , sepse ende nuk ka mbushur një vit në punën e re këtu. Ai kërkon të dërgojë nënën dhe mua në Tiranë. Por s’është vendosur , sepse nëna nuk dëshiron të shkojë pa babanë. Po të vijmë, do të banojmë në shtëpinë e hallës. Natyrisht, do të vij të të shoh ty. 4. Me foljet e mëposhtme formoni nga një fjali. Shënoni në kllapa nëse foljet janë kalimtare ose jokalimtare. vrapoj , shëtis, ndreq, vizatoj, flas, mbaroj, shkoqit,shkrij, ngrij, mbaj. Shembull :

Gjyshi po e shëtit nipin. (Folje kalimtare) Futbollistët po ushtrojnë pasdite. (Folje jokalimtare)

5. Shkruani nga një fjali për secilin nga ndërtimet e mundshme të foljes që është dhënë në tabelën në vijim: Llojet e fjalive Folja

Kryefjala+folja+kundrinori Kryefjala+folja+kundrinori Kryefjala+folja+kundrinori i drejtë i zhdrejtë i drejtë+kundrinori i zhdrejtë

shpjegoj

54


III

FORMAT VEPRORE DHE JOVEPRORE TË FOLJEVE LEXOJMË

Fshati im ...Është fshati im, fshati ku u linda, ku u rrita, fshati i nënës, i atit, i fshatarëve të mi! Ç’kujtime ... aty u lëkunda për herë të parë në djepin e vogëlisë, aty u përkëdhela nga duart e nënës, aty qava në varrime, aty qesha në gëzime. Aty u rrita, në fshatin tim, mbi kodrën me plepa, rrëzë shkëmbit maja-maja; aty ujita me djersë arat, luadhet, kopshtet; aty ngava qetë e lërova tokën; aty ruajta e rrita dhentë e dhitë, aty në fshatin tim, në bregun e hijshëm, në malin e lartë, në fushën e gjerë. Petro Marko PYESIM • • • • • • •

Cila është forma përfaqësuese të foljeve me kursive? Kush e kryen veprimin e treguar nga foljet me kursive? A marrin prapa kundrinor të drejtë? Çfarë foljesh janë? Cila është forma përfaqësuese të foljeve me ngjyrë të zezë? Kush e pëson veprimin e kryer nga foljet me ngjyrë të zezë? A marrin prapa kundrinor të drejtë? Çfarë foljesh janë ato me ngjyrë të zezë?

MËSOJMË Foljet qava, qesha, ujita, ngava, lërova, ruajta, rrita, që tregojnë veprim, janë veprore. Foljet u linda, u rrita, u lëkunda, u përkëdhela, që tregojnë pësim, janë joveprore. Pra, foljet kanë dy forma: formën veprore dhe formën joveprore. Kur veprimi i treguar nga folja mbetet tek kryefjala, folja është joveprore :Është fshati im, fshati ku (unë) u rrita. Kur veprimi i treguar nga folja kalon te një kundrinor i drejtë, folja është veprore. Aty (unë) rrita dhentë e dhitë. Formën veprore rrita qava qesha ujita

Formën joveprore u rrita u linda u lëkunda u përkëdhela etj.

55


III

Zgjedhimi i foljeve në formën veprore dhe joveprore Veprore unë laj ti lan ai, ajo lan ne lajmë ju lani ata, ato lajnë

E tashme Pësore unë lahem ti lahesh ai, ajo lahet ne lahemi ju laheni ata lahen

E kryer e thjeshtë Veprore Pësore unë lava ti lave

u lava u lave

E kryer Veprore Pësore kam larë ke larë

jam larë

je larë

Veprore laja laje lante lanim ju laheni ata, ato lahen Më se e kryer Veprore Pësore kisha larë kishe larë

isha larë ishe larë

E pakryer Pësore lahesha laheshe lahej laheshim laheshit laheshin

E kryer e tejshkuar Veprore Pësore pata larë pate larë

qeshë larë

qe larë

E ardhme Veprore Pësore do të laj

do të lash

do të lahem do të lahesh

Në kohën e tashme, të ardhme dhe të pakryer format veprore dhe joveprore dallohet nga mbaresat e ndryshme. Në kohën e tashme të mënyrës dëftore foljet veprore marrin mbaresa të ndryshme sipas zgjedhimeve kurse foljet joveprore marrin mbaresat :-(h)em, -(h)esh, -(h)et, -(h)emi, -(h)eni, (h)en : lahem, lahesh, lahet, lahemi, laheni, lahen; rritem, rritesh, rritet, rritemi, rriteni, rriten. Në kohën e pakryer të mënyrës dëftore foljet veprore marrin këto mbaresa : -ja, -je, -te (-nte), -nim, -nit, -nin kurse foljet joveprore marrin mbaresat : -(h)esha, -(h)eshe, -(h)ej, (h)eshim, -(h)eshit, -(h)eshin: lahesha, laheshe, lahej, laheshim, laheshit, laheshin Në të kryerën e thjeshtë të dëftores foljet veprore marrin këto mbaresa : -a, -e, -I (-u), më (-m), -të (-t), -në (-n), kurse foljet joveprore marrin u përpara : u rrita, u rrite, u rrit, u rritëm, u rritët, u rritën. Në kohën e kryer dhe në kohët e tjera të përbëra format veprore dhe joveprore dallohen nga njëra-tjetra nga foljet ndihmëse kam për formën veprore dhe jam për formën joveprore. : kam larë/ jam larë; isha larë, do të jem larë etj. PËRMBLEDHIM Foljet kanë: formën veprore dhe formën joveprore. Foljet veprore tregojnë se kryefjala vepron, kurse foljet joveprore tregojnë se kryefjala pëson veprimin e një tjetri. Foljet në formën joveprore kanë këto mbaresa: a) në kohën e tashme: - (h)em, -(h)esh , -(h)et, -(h)emi, - (h)eni, - (h)en. b) në kohën e pakryer: -(h)esha, -(h)eshe, - (h) ej, -(h)eshim, - (h)eshit, -(h)eshin. Foljet në formën joveprore në të kryerën e thjeshtë marrin përpara pjesëzën u. Kohët e përbëra të foljeve formohen: - në formën veprore , me ndihmën e foljes kam. - në formën joveprore me ndihmën e foljes jam.

USHTROHEMI 56


III

1. Foljet e mëposhtme gruponi në folje të formës veprore dhe të formës joveprore. shkuan, mbahesha, u përgatita, shikoja, jam kthyer, u frenua, kishte pranuar, ndaloi, mbërritët, do të shikoj, isha lodhur, u la, bredh, do të krihem, mburrem,vonohej, u vonua. 2. Nënvizoni me një vijë foljet veprore dhe me dy vija foljet joveprore.

Autobusi u ndal. Vendet e zbrazëta u mbushën deri te karrigia e fundit. Kundruall meje u ul një plakush i thinjur e gati i perënduar. Pranë tij u ulën dy djelmosha dhjetë e dymbëdhjetë vjeç. I madhi qe i hajthëm, kurse i vogli trashaluq. Autobusi u ndal. Plakushi kundronte ndër valët e kujtimeve të veta. Dukej se shikonte në thellësi të hapësirës, po ai, siç merret vesh shkonte në thellësi të kohës. A. Islami 3. Gjeni foljet e formës veprore dhe shkruani format përkatëse të tyre joveprore. Skënderbeu u varros në katedralen e Shën-Kollit në Lezhë. Të gjithë princërit, oficerët dhe ushtarët e tij me gardën mbretërore, e përcollën në banesën e fundme. Gjëmimi i topave dhe kërcëllimi i pushkëve lajmëruan që kufoma e tij zbriti në varr dhe, bashkë me të, edhe Shqipëria e lirë. Shqipëria e qau, e vajtoi me radhë, Evropa derdhi lot të hidhur. Të gjitha oborret anembanë Evropës mbajtën zi, se fama e tij ishte aq shumë e përhapur në botë, sa edhe armiqve u vinte keq për vdekjen e tij. Kur dëgjoi sulltan Mehmeti, tha : « Një luan të tillë s’do të lind më dheu kurrë! » Fan Noli 4. Ktheni fjalitë veprore të mëposhtme në fjali joveprore. Ndue Shqiptari mbante si emblemë të familjes shqiponjën me dy krerë të Gjegj Kastriotit, Skënderbeut. Thoni çfarë ndryshimesh gramatikore vini re. 5. Zgjedhoni foljet joveprore lodhem, turpërohem, përkatësisht në kohën e pakryer dhe të kryer të thjeshtë. (unë) lodhesha ( ti) .................... .............................

(unë) u turpërova (ti) ....................... ..............................

6. Kopjoni fjalitë e mëposhtme duke i përdorur fjalët e shkruara me të zeza si kryefjalë. A ndryshon dhe si ndryshon forma e foljeve? Fëmijët hapën derën. Mësuesi përshëndeti nxënësit. Fëmijët i kanë nxjerrë fletoret. Zamira lexoi detyrën . Shembull: Fëmijët hapën derën. Dera u hap nga fëmijët. 7. Shkruani disa fjali me folje veprore. Përpiquni t’i ktheni fjalitë që formuat në pësore. Çfarë vini re ?

57


III

KOHËT E FOLJES LEXOJMË Katërmbëdhjetë vjeç dhëndër TANA: Dëgjo, burrë... VANGJELI: Ç’ ke moj grua? TANA: Jam sëmurë. VANGJELI: Që kur? Ç’thua? TANA: Ç’të them? Ja, them që jam sëmurë! Koka më digjet si furrë, s’e kisha pësuar kurrë. VANGJELI: Po tani vallë ç’pësove? Më duket se u ftove gjithë natën u zbulove, dhe s’më le fare të flërë! TANA: Gjithë ditën ç’kishe bërë? Ti për bar e për dru s’vete dhe qahe se nuk fjete? Çajupi

PYESIM • • • •

Cila është forma përfaqësuese e foljeve me ngjyrë të zezë? Krahasoni format përfaqësuese që gjetët me ato që gjenden në tekst. Kur kryhet veprimi i treguar prej tyre? Në çfarë kohe janë foljet me ngjyrë të zezë?

MËSOJMË Foljet ndryshojnë sipas mënyrave dhe kohëve. Mënyra dëftore ka numrin më të madh të kohëve: të tashmen, të shkuarën (e pakryera, e kryera e thjeshtë, e kryera, më se e kryera, e kryera e tejshkuar) dhe të ardhmen (e ardhmja, e ardhmja e përparme). Forma përfaqësuese e foljeve nuk tregon kohë. P.sh. Forma përfaqësuese e foljes mësoj nuk tregon kohë. Ajo tregon kohë po të vihet në lidhje me mësoja ( e shkuar) dhe do të mësoj ( e ardhme). mësoja

mësoj

do të mësoj

E tashmja tregon se veprimi kryhet në çastin që flasim.

58


III

VANGJELI: Ç’ ke moj grua? TANA: Jam sëmurë. Tregon veprime që kanë vlerë për çdo kohë ose që përsëriten. Ti për bar e për dru s’vete dhe qahe se nuk fjete. E tashmja mund të përdoret edhe me kuptimin e së ardhmes ose të së shkuarës: Vera dhe Zana nesër nisen për Durrës. Kemi dy ditë e dy net që ecim pa pushuar. Krujë, o qytet i bekuar, prite, prite Skënderbenë, po vjen si pëllumb i shkruar, të shpëtojë mëmëdhenë. E shkuar ka pesë kohë : të pakryerën, të kryerën e thjeshtë, të kryerën, më se të kryerën, të kryerën e tejshkuar. E pakryera tregon : - veprime të zakonshme në të shkuarën: Agroni punonte shumë. -veprime që janë përsëritur herë pas here në të shkuarën: Gjatë verës, çdo të diele, djemtë shkonin te pishinat. E pakryera shërben për të përshkruar ose komentuar rrethanat, personazhet, dekorin, sfondin etj. : Dëgjohej kudo jehona e këmborëve... Dëgjoheshin blegërima, lehje, fyej... . Herë-herë ia behte... ndonjë shtrëngatë e zemëruar që rrokulliste... ortekë... dhe ndizte shkreptima rrufesh, derdhte rrëkera shiu.... . E kryera e thjeshtë tregon : -një veprim që ka përfunduar në të shkuarën: Më duket se u ftove/gjithë natën u zbulove. -veprime me vlerë mbarëkohore: Punove, gëzove. -një veprim që do të kryhet në të ardhmen: Ja, ta lexoj edhe këtë faqe dhe erdha. E kryera tregon : -një veprim të përfunduar në të shkuarën, po që ruan lidhjet me çastin kur flasim: VANGJELI: Përse të kam marrë grua? Gratë për punë janë. -Përdoret edhe me kuptimin e së kryerës së thjeshtë: Lasgush Poradeci ka lindur më 1899. -dhe me kuptimin e së ardhmes: Po m’i gjete këto ilaçe, më ke shpëtuar. Më se e kryera tregon : - një veprim të përfunduar para një çasti të caktuar në të shkuarën: Dikush kishte kaluar para nesh dhe kishte lënë gjurmë mbi dëborë. E kryer e tejshkuar tregon, gjithashtu : - një veprim të përfunduar para një çasti të caktuar në kohën e shkuar: Po e pate bërë edhe këtë të mirë, qofsh i bekuar. Kjo formë përdoret rrallë, më shpesh përdoret koha më se e kryer. E ardhmja tregon: -një veprim që pritet të kryhet pas çastit kur flasim: Nesër do të nisem për Paris.

59


III

E ardhmja e përparme tregon: - një veprim që pritet të kryhet në të ardhmen, përpara një veprimi tjetër, edhe ky në të ardhmen: Kur do të arrijmë ne, ato do të kenë ikur. Kjo formë përdoret më shumë për të shprehur veprime të mundshme në kohën e shkuar: A do të ketë mbërritur tani Vera në Paris? PËRMBLEDHIM

Mënyra dëftore ka tetë kohë : të tashmen, të pakryerën, të kryerën e thjeshtë, të kryerën, më se të kryerën, të kryerën e tejshkuar, të ardhmen, të ardhmen e përparme. Kohët e mënyrës dëftore, përveç kuptimeve kryesore, kanë edhe përdorime të veçanta.

USHTROHEMI 1. Thoni në çfarë kohe janë foljet me shkronja të zeza dhe çfarë tregojnë. ABDYLI : —E dëgjova. Është turp të më bëni provokime të këtilla me dëshmitarë të rremë. Nëse vazhdoni kështu, nuk do t’i përgjigjem asnjërës prej pyetjeve tuaja. (Për një çast në gjyq mbretëron qetësia. Mexhid beu i thotë diçka me ngadalë Tursun beut). TURSUN BEU: —Nuk mundem pa jua thënë këtë në fytyrë, loja juaj gjatë gjithë kohës ishte kundër nesh... Në fillim edhe ju luftuat për programin e Kararnames, por tash është fare e qartë se tërë këtë e paskëshit bërë vetëm sa për sy e faqe, të na hidhnit pluhur syve. ABDYLI: Perandoria Osmane kurrë nuk ka qenë për zgjidhjen e drejtë të çështjes shqiptare. Eqrem Kryeziu 2. Në çfarë kohe janë foljet me shkronja të zeza? Atë natë treni arriti me vonesë në qytetin « F ». Kur zbrita , frynin erërat e jugës. Ngrita jakën e pardesysë dhe u futa në një rrugicë. Ishte një natë pa yje e pa hënë. Ecja kuturu. Më udhëhiqte intuita. Në këtë qytet kisha kaluar fëmijërinë. Ecja pa vetëdije, i rrëmbyer nga rrjedha e kujtimeve. Nuk e mbaj mend sa brodha e në sa rrugica u futa, por, kur shkova për të zënë vend, hoteli qe mbyllur. Bedri Myftari 3. Vendosni foljet në kllapa në kohën e tashme të dëftores. Në vendet e veta (ulem) Abdyl Frashëri dhe Sulejman Vokshi. Të dy kësaj herë (jam) më të zbehur se herët e kaluara. Nga ana tjetër e sallës (dëgjoj) zëri i Tursun beut. TURSUN BEU -Po e (keqpërdor) mëshirën që (kam) ky gjyq ndaj jush dhe po (përpiqem) të zhvilloni propagandë armiqësore kundër nesh, edhe këtu? Kini mendjen, punë të tilla nuk i (duroj).. Eqrem Kryeziu

60


III

4. Vendosni foljet në kllapa në kohën e ardhme të dëftores TURSUN BEU -E patë këtë njeri... (dënohem) me vdekje, se ka bashkëpunuar me ju... se nuk ka lajmëruar se kah silleni. E, të atillë ka mjaft... Mund të them se ju jeni fajtor kryesor për vdekjen e tyre... SULEJMANI - ... Shkopi dhe arma... janë dy gjëra që ju duhen aq shumë, po dijeni se edhe me to nuk (kam) gjumë të qetë. (dal) në ëndrra Mic Sokoli, Sef Kosharja e shumë e shumë të pafajshëm nga fshatrat e djegura që i latë pas. Eqrem Kryeziu 5. Gjeni foljet në këto dy fragmente dhe thoni në çfarë kohe janë. I. Qëndroj pranë porit të ndezur edhe ngrohem për shtatë palë qejfe. Përjashta natyra duket shumë e zemëruar : era fryn me rrëmbim edhe toka mbulohet dalëngadalë me një shtresë të bardhë vende-vende e trashë edhe vende-vende e hollë. Errësira sundon kudo edhe asnjë zë nuk dëgjohet, thua se gjithë qyteti ka rënë në zi. II. Oh çfarë dëfrimi bëja atëherë! E kuptoja të tallurit e babait, prandaj i hidhesha në qafë e me pëllëmbët e mia të vogla i jepja shpulla pa numërim. Ai i pranonte shpullat e mia të vogla me njëfarë gëzimi, por edhe më shikonte si me dëshpërim. Atëherë unë, sikur e kuptoja dëshpërimin e tij : ikja i penduar prapë te vëllezërit për të vijuar lodrën. Sterjo Spasse Çfarë vini re? Përse shërben koha e tashme? Po e pakryera? 6. Shndërroni këtë tekst duke përdorur veten e tretë dhe të pakryerën e dëftores. Ja : jam i vogël edhe endem andej-këndej nëpër dhomën e shtëpisë duke murmuritur fjalë pa kuptim. Kur më teket, shkëputem prej krahëve të nënës dhe turrem tek ato të babës ose të motrës më të madhe. Herë-herë u jap shuplakë vëllezërve të mëdhenj edhe rend te babai për t’u ankuar...

61


III

MËNYRA LIDHORE LEXOJMË AJKUNA QAN TË BIRIN Yjtë shtangën në qiell dhe dëgjojnë vajin që bën Ajkuna duke ngjitur bjeshkët; kur del lart në Lugjet e Verdha, ajo nis e mallkon hënën: T'u shoftë drita ty, moj hënë, që s' më dërgove një fjalë atë natë... të dilja shpejt në këto lugje e të hyja në varr bashkë me djalin! Ndofta varri do të na nxinte të dyve. E po të qëllonte të mos na nxinte, do të kisha hapur vetë me duart e mia një varr të ri, përbri varrit të djalit, do të hyja brenda; do t’i lutesha ahut të malit, do t'i falesha gurit të shkrepit, do t’i bija në gjunjë rrahut të zi që të më jepnin një truall për varr. Bjeshka është mjaft e madhe. Ahu, guri e rrahu i zi mund të zinin vend gjithkund a të ngushtoheshin pak, po atyre do t’u dhimbsej një zemër nëne e do të më falnin ndonjë copë truall sa të hapja një varr e të hyja pranë Omerit tim. Mallkuar qofsh, moj hënë, që e le nënën të pavarr! Mitrush KUTELI PYESIM • • •

Foljet me kursive janë në mënyrën dëftore. Si e shprehin ato veprimin si të vërtetë apo si të mundshëm? Po foljet me ngjyrë të zezë si e shprehin veprimin si të vërtetë, si të mundshëm, si urdhër apo si dëshirë? Vëreni formën e foljeve me ngjyrë të zezë. Çfarë vini re?

MËSOJMË Me anë të mënyrës dëftore folësi e paraqit veprimin si të vërtetë : Yjtë shtangën në qiell dhe dëgjojnë vajin që bën Ajkuna duke ngjitur bjeshkët; kur del lart në Lugjet e Verdha, ajo nis e mallkon hënën: T'u shoftë drita ty, moj hënë, që s' më dërgove një fjalë atë natë... 1. Mënyra lidhore Foljet në mënyrën lidhore tregojnë një veprim a ose gjendje të dëshirueshme, të detyrueshme ose të mundshme, por të pasigurt. Me anë të mënyrës lidhore folësi e paraqit veprimin si të mundshëm : T'u shoftë drita ty, moj hënë, që s' më dërgove një fjalë atë natë... të dilja shpejt në këto lugje e të hyja në varr bashkë me djalin! …atyre do t’u dhimbsej një zemër nëne e do të më falnin ndonjë copë truall sa të hapja një varr e të hyja pranë Omerit tim. Mënyra lidhore ka katër kohë themelore : të tashmen, të pakryerën, të kryerën dhe më se të kryerën :

62


III

E tashme (unë) të dëgjoj dëgjuar (ti) të dëgjosh (ai) të dëgjojë (ne) të dëgjojmë (ju) të dëgjoni dëgjuar (ata) të dëgjojnë

E pakryer

E kryer

Më se e kryer

të dëgjoja

të kem dëgjuar

kisha

të dëgjoje të dëgjonte të dëgjonim të dëgjonit

të kesh dëgjuar të ketë dëgjuar të kemi dëgjuar të keni dëgjuar

të kishe dëgjuar të kishte dëgjuar të kishim dëgjuar të kishit

të dëgjonin

të kenë dëgjuar

të kishin dëgjuar

Foljet në mënyrën lidhore kanë gjithmonë përpara pjesëzën të. Mbaresat e së tashmes së lidhores janë si ato të së tashmes së dëftores; ndryshojnë vetëm: - mbaresat e vetës së dytë: ti dëgjon/ti të dëgjosh; - mbaresat e vetës së tretë: ai dëgjon/ ai të dëgjojë. Në të pakryerën e lidhores foljet dalin me të njëjtat mbaresa si në të pakryerën e dëftores: dëftore: dëgjoja, dëgjoje / lidhore: të dëgjoja , të dëgjoje etj. E kryera dhe më se e kryera ndërtohen duke vënë para pjesores së foljeve format e kohës së tashme dhe të pakryer të mënyrës lidhore të foljes kam: unë të kem dëgjuar…/ unë të kisha dëgjuar… Foljet në mënyrën lidhore shoqërohen shpesh nga foljet gjysmëndihmëse mund, duhet, filloj, zë, nis, vazhdoj, vijoj, bëj, është e nevojshme etj. P.sh. Ahu, guri e rrahu i zi mund të zinin vend gjithkund … . Duhet të mësoj sa më shumë. Hasani filloi të vrapojë. Bëri të hynte, por nuk mundi. PËRMBLEDHIM Mënyra lidhore tregon një veprim ose gjendje që mund të ndodhë, pra, të mundshme. Kohët e mënyrës lidhore janë : e tashmja, e pakryera, e kryera, më se e kryera.

USHTROHEMI 1. Në çfarë mënyre kohe dhe vete janë foljet me të zeza. I.

Ajkuna pyet Omerin: - Mor Omer i nënës-o! A thua të të sjell gjokun këtu te varri? Dil, o bir, të lodrosh shesheve, siç lodroje dikur. Shko nëpër gurra të freskohesh, ngjitu majave bashkë me zanat e malit, se varrin tënd ta ruan nëna... Varri s'është për të rinjtë, po për të moshuarit. Nëna do të hyjë brenda në varr të zi, që ti të rrish në dritë, të gëzosh jetën. Oh, i miri i nënës! Nga vaji i saj ushtojnë gjithë lugjet, tunden bjeshkët sikur të paskësh kaluar mbi to, fryma e shkulmit. Orët e malit drithërohen e s'kanë më fuqi ta dëgjojnë… Mitrush KUTELI

63


III

II. Arsyeja që po të shkruaj është frymëzimi që gjeta tek një letër e juaja drejtuar zonjës L. B. Kjo letër me kujtoi emocionet dhe shpresat që kishim në vitin '91-'92 kur lexonim "Rilindjen Demokratike". Ishim me të vërtetë optimistë se drejtësia do të vendosej në një farë mënyrë pas asaj që kishim kaluar. Ndershmërisht prisnim drejtësi jo hakmarrje. Koha vërtetoi që ishim gabuar, shpresat tona ishin të rreme. Shpejt do të zhgënjeheshim. Gazeta “Tema” 2. Foljet në kllapa i vendosni në kohën dhe vetën e duhur të mënyrës dëftore dhe lidhore. ... Pas vdekjes së Skënderbeut, si edhe në të gjallë të tij, turku (dërgoj) ushtri pas ushtrie në truallin e Arbrit që (shtyp), (pushtoj), (bëj) të vetën. Po arbrit (qëndroj, luftoj). Midis burrave luftëtarë (shquaj/shquhem) Pjetër Shini, apo zoti Pjetër, siç i thoshin bërit. Ky u kish kallur tmerrin turqve. (Zë) pritë, me shokë dhe qëllonte si rrufeja në të kthjellët. Kur ndodhte (rrethoj), hidhej shpatëzhveshur, (çaj) shteg e dilte tejpërtej, duke lënë prapa stiva kufomash. Sepse Pjetër Shini e (dua) Arbërinë të lirë, pa zgjedhë; sepse ai e (urrej) pushtuesin e huaj. Mitrush KUTELI 3. Shkruani një tekst të shkurtër ku të tregoni se çfarë studimesh të larta do të dëshironit të ndiqnit dhe pse. Analizoni foljet në mënyrën lidhore të tekstit që shkruat.

64


KAPITULLI

IV

GRUPI EMËROR LEXOJMË Agroni, shkrimtar i talentuar, recitoi poezitë e tij në sheshin e qytetit.

PYESIM • • • • •

Cila është kryefjala dhe kallëzuesi i kësaj fjalie? Çfarë janë grupet e fjalëve Agroni, shkrimtar i talentuar - poezitë e tij dhe në sheshin e qytetit? Çfarë janë emrat shkrimtar, poezi dhe shesh të grupeve emërore të mësipërme? Po fjalët që i shoqërojnë ato çfarë janë? Çfarë funksioni kryejnë në fjali grupet emërore shkrimtar i talentuar, poezitë e tij dhe në sheshin e qytetit?

Agroni, shkrimtar i talentuar kryefjalë përcaktor

recitoi

poezitë e tij

kallëzues

në sheshin e qytetit.

kundrinor

rrethanor

MËSOJMË Grupet e fjalëve Agroni, shkrimtar i talentuar, poezitë e tij, në sheshin e qytetit janë grupe emërore. Emrat shkrimtar, poezi, shesh janë bërthama të këtyre grupeve emëror. Grupet emërore të mësipërme përbëhen: nga emër + mbiemër (shkrimtar i talentuar), nga emër + përemër (poezitë e tij), nga emër + grup emëror (Agroni, shkrimtar i talentuar) dhe nga emër+emër (në sheshin e qytetit). Pra , grupet emërore përbëhen nga një emër që është bërthama e grupit emëror dhe përcaktuesit e bërthamës. Grupi emëror shkrimtar i talentuar Bërthama e grupit shkrimtar

Përcaktuesi i bërthamës i talentuar

65


IV

Në një grup emëror përcaktuesit e tij mund të jenë mbiemra (nxënës i mirë), përemra, (djali i tij), emra me ose pa parafjalë ( inxhinier Bardhyli, libër për fëmijë), emra në rasën gjinore ( fletorja e gjuhës),ose rrjedhore ( fletore ushtrimesh), numërorë (radha e parë). Përcaktuesit e grupit emëror zakonisht qëndrojnë pas emrit, në raste të veçanta qëndrojnë edhe para tij PËRMBLEDHIM Grupi emëror përbëhet nga bërthama dhe përcaktuesi i bërthamës. Bërthama është emër kurse përcaktuesi i bërthamës mund të jetë mbiemër, përemër, emër dhe numëror. Grupi emëror mund të kryej funksionin e kryefjalës, të kundrinorit dhe të rrethanorit.

USHTROHEMI 1. Në fjalitë e mëposhtme nënvizoni grupet emërore. Fëmijët ishin mbledhur rreth mësuese Verës dhe po dëgjonin me vëmendje fjalët e saj. -Dje pashë krijimet tuaja. Vjersha jote, Bona , është më e bukur. Më pëlqen. Tregimi yt, Fatmir, është i mirë . Do t’ia dërgoj revistës “Bota e fëmijëve”. Edhe Astriti shkruan mirë. Puna e tij është për t’u lavdëruar. Kurse vjersha jote, Nora, duhet shkurtuar. Ka zgjatje të panevojshme. Nuk i ke zbatuar kërkesat e paraqitura në orën e mësimit. Ja le t’i shohim së bashku dhe le të shfaqin edhe shokët mendimet e tyre. 2. Si janë ndërtuar grupet emërore që nënvizuat? 3. Ç’funksione kanë grupet emërore që nënvizuat? 4. Në grupet emërore që vijojnë nënvizoni përcaktuesit e bërthamës dhe thoni me se janë shprehur. dy nxënës dëshirat tona të katër vajzat shtëpinë tënde drutë e njoma libri e shkrimtarit këpucët e vjetra 5. Cila nga strukturat e mëposhtme nuk është grup emëror, nënvizojeni. emër + mbiemër emër + parafjalë emër +grup emëror emër+folje emër + emër emër + ndajfolje emër + numëror 6. Ndërtoni fjali me grupe emërore që kanë bërthamë emrat: shkollë, klasë nxënës

66


IV

KRYEFJALA DHE KALLËZUESI LEXOJMË

UJKU Ujqit e vegjël po shqyenin trastën time. Ujkonja nuk ndërhynte. Ujku i madh i shikonte me shqetësim të vegjlit. Ai ishte i zemëruar.

PYESIM • • • • • • • • • • • •

Sa fjali ka ky tekst? Çfarë fjalish janë, të thjeshta apo të përbëra? Argumentojeni. Çfarë pjesë e ligjëratës janë fjalët me ngjyrë të zezë? Çfarë tregojnë fjalët me ngjyrë të zezë? Me cilat pyetje gjenden? A është e mundur të hiqen? Çfarë funksioni kryejnë në fjali? Çfarë pjesë e ligjëratës janë fjalët me shkronja kursive? Çfarë tregojnë fjalët me shkronja kursive? Me cilat pyetje gjenden? A është e mundur të hiqen? Çfarë funksioni kryejnë në fjali?

MËSOJMË Kryefjala (ujqit) dhe kallëzuesi (shqyenin) janë gjymtyrët kryesore të fjalisë. Kryefjala tregon një a më shumë njerëz, kafshë ose sende, të cilat kryejnë një veprim ose kanë një gjendje të caktuar : Ujqit e vegjël po shqyenin trastën time. Ujkonja nuk ndërhynte. Ujku i madh i shikonte me shqetësim të vegjlit. Ai ishte i zemëruar. Kallëzuesi tregon një veprim a gjendje të kryefjalës : Ujqit e vegjël po shqyenin trastën time. Ujkonja nuk ndërhynte. Ujku i madh i shikonte me zemërim të vegjlit. Ai ishte i zemëruar. Kryefjala (ujqit) dhe kallëzuesi (shqyenin) përbëjnë bërthamën e fjalisë. Si ta dallojmë kryefjalën dhe kallëzuesin? Për të gjetur kryefjalën e një fjalie mund të bëjmë pyetjet : cili? kush? : Ujkonja nuk ndërhynte. … Kush nuk ndërhynte …? Ai ishte i zemëruar. Kush ishte i zemëruar? Për të gjetur kallëzuesin e një fjalie mund të bëjmë pyetjet : ç’bën? ç’është? si është?: Ujku i madh i shikonte .... . Ç’bënte ujku i madh? Ai ishte i zemëruar. Si ishte ai ? 67


IV

Kallëzuesi foljor dhe emëror Kallëzuesi i shprehur me një ose dy folje është kallëzues foljor: Ujqit e vegjël po shqyenin trastën time. Ujkonja nuk ndërhynte. Ujku i madh filloi të shikonte të vegjlit. Kallëzuesi i shprehur me foljen jam dhe një emër, mbiemër, përemër ose numëror është kallëzues emëror : Ujku është kafshë. Ujku është i zemëruar. Çfarë është ujku?Ujqit ishin dy. Përshtatja e kryefjalës me kallëzuesin Kryefjala përshtatet me kallëzuesin në numër dhe në vetë : Ujku i madh i shikonte me zemërim të vegjlit. Ujqit e vegjël po shqyenin trastën time. Unë shikoj me zemërim. Ata shikojnë me zemërim. Kur kallëzuesi është emëror kryefjala përshtatet me pjesën emërore të kallëzuesit edhe në gjini : Ai ishte i zemëruar. Ajo ishte e zemëruar. PËRMBLEDHIM Kryefjala dhe kallëzuesi janë gjymtyrët kryesore të fjalisë. Kryefjala tregon një a më shumë njerëz, kafshë ose sende, të cilat kryejnë një veprim ose kanë një gjendje të caktuar. Kallëzuesi tregon një veprim a gjendje të kryefjalës. Kryefjala gjendet me pyetjet cili?, kush?. Kallëzuesi gjindet me pyetjet ç’bën?, ç’ është?, si është?. Kallëzuesi mund të jetë foljor ose emëror. Kryefjala përshtatet me kallëzuesin.

USHTROHEMI 1. Nënvizoni kryefjalët në fjalitë e këtij teksti. Gratë qajnë mesatarisht pesë herë në muaj. Meshkujt më së shumti qajnë disa herë në vit. Shumë meshkuj pohojnë se kurrë nuk qajnë.. Ndoshta këtu qëndron arsyeja se gratë së paku mesatarisht janë më te shëndosha. …Lotët e grave janë të një përbërjeje tjetër, "qendra e lotëve" në tru te këto është më e ndjeshme. Njerëzit e rinj qajnë më shumë se të moshuarit. Kur plakemi "prodhimi" i lotëve pakësohet te të gjithë njerëzit. Gazeta « Bota sot » 2. Nënvizoni kallëzuesit në fjalitë e këtij teksti. Një tufë bletësh zuri vend në zgavrën e trungut të një molle të egër. Bletët e mbushën zgavrën me mjaltin e tyre të mrekullueshëm. Që atë ditë, molla u bë krenare. Ajo diti t'i përbuzte të gjitha drurët e tjera. Atëherë një rrënjë trëndafili i tha : “Nëse dëshiron të jesh e bekuar prej njerëzve mundohu ti vetë të bëhen frutat e tua te ëmbla si mjalti i bletëve”.

68


IV

3. Nënvizoni kallëzuesin e këtyre fjalive. Afroni kryefjalën tek folja. 1. Qyteti, i larë nga shiu i natës, shkëlqente nën rrezet e diellit. 2. Sumbullat e vesës, shtruar mbi fletët e barishteve, përkulnin fijet e holla të barit. 3. Peshkatarët, duke vozitur nga njëra rrjetë tek tjetra, e mblodhën gjahun pa ndonjë vështirësi të madhe. Shembull: I larë nga shiu i natës, qyteti shkëlqente nën rrezet e diellit.

4. Nënvizoni me një vijë kryefjalët dhe me dy vija kallëzuesit në fjalitë e këtij teksti. Në pak ditë në Shqipëri, besnikët e fundmë të paganizmit, besnikë pa dashur dhe pa ditur, do të rrethojnë me verore degët e thanave, të dëllinjave, të dafinave, të gjithë shelgjeve të nderuara. Do të këputin degë të gjelbra dhe do t’i vënë përmbi kryet e shtëpive. Të mos i lëmë të humbasin këto festa të vjetra të racës sonë. Nuk i bëjnë dëm njeriut. Sjellin një gëzim të kulluar në shtëpi. Në një vend ku jeta e të vegjëlve është aq e trishtuar, djemuria dhe vajzat kanë një rasë të rrallë për të dëfryer. Për të mëdhenjtë, Dita e Verës ka një shije poetike të hollë e të rrallë. Faik Konica 5. Shkruani disa fjali me kryefjalë si këto : unë dhe ti, unë dhe ata, ti dhe ajo, ai dhe Agimi, ne dhe ju, ju dhe ai. Kujdes përshtatjen e kryefjalëve me foljet.

KUNDRINORI I DREJTË LEXOJMË

DIMËR NË JUTBINË Dimër acar. Dielli ndrit shumë e ngroh pak. Era e marrë tund rrapin e moçëm të Jutbinës. Maleve ka rënë borë e madhe. Ahet janë të rënduara, sa mend thyhen. Pishave u kanë mbetur jashtë vetëm kreshtat... .Vashat e Jutbinës kanë dalë bregut të lumit. Ato kërkojnë ujë për gjënë e gjallë. Po tërë lumi ka ngrirë akull. Sa të mbyllësh e të hapësh sytë, moti ndryshon. Dynden retë e zënë diellin. Nga lartë nis e endet një pëlhurë shumë e gjerë e shumë e gjatë që fshin përnjëmend gjithë majat rreth e rrotull. Shtrohet dëborë e re mbi të vjetrën. Trimat nuk e njohin më shoku-shokun. Dëbora e re i ka veshur të gjithë me petk të bardhë. Era e thëllime ua merr frymën. Mitrush Kuteli

69


IV

PYESIM • • • • • • •

Nga cilat fjalë varen fjalët me ngjyrë të zezë? Çfarë kategorie gramatikore i përkasin fjalët me ngjyrë të zezë? Në çfarë rase janë? Çfarë tregojnë fjalët me ngjyrë të zezë? A është e mundur të hiqen ato? Me çfarë pyetjesh drejtuar foljeve mund të gjenden fjalët me ngjyrë të zezë? Çfarë funksioni kryejnë ato?

MËSOJMË Fjalët rrapin, borë, kreshtat etj. që tregojnë sende mbi të cilat bie veprimi i shprehur nga folja (tund, ka rënë, kanë mbetur etj.) janë kundrinorë të drejtë. Kundrinori i drejtë është gjymtyrë e dytë që plotëson kallëzuesin foljor. Ai tregon objektin (sendin a qenien) mbi të cilin bie veprimi i shprehur nga folja: Era e marrë tund rrapin e moçëm të Jutbinës. Objekti mund të jetë frymor ose jofrymor. Dynden retë e zënë diellin Trimat nuk e njohin më shoku-shokun. Kundrinori i drejtë është përbërës i grupit foljor dhe plotës kryesor i foljes. Ai nuk mund të hiqet. Era e marrë tund... (?!). Me se shprehet Kundrinori i drejtë shprehet me: a. me emër në rasën kallëzore pa parafjalë: Pishave u kanë mbetur jashtë vetëm kreshtat... . Askush s’e njeh Lulin. b. me grup emëror: Artani bënte çdo punë. Ne i kujtonim vazhdimisht ato ditë. Nga larg fëmijët shikonin me kënaqësi Liqenin e Ohrit. c. me përemër në rasën kallëzore: Ne do ta kujtojmë atë me respekt. Dëbora e re i ka veshur të gjithë me petk të bardhë. Kundrinori i drejtë i shprehur me emër, grup emëror ose përemër shënjohet dhe me trajtën e shkurtër të përemrit vetor të vetës së tretë (njëjës ose shumës) në rasën kallëzore. E pashë shfaqjen e re.

70


IV

Do ta lajmëroj vetë Zanën për datën e provimit. Do ta takoj vetë atë. Në qoftë se fjalia ka kundrinor të drejtë të shprehur edhe me përemër edhe me trajtë të shkurtër trajta e plotë mund të mungojë. Më falënderoi (mua) duke më shtrënguar dorën. Kundrinori i drejtë lidhet vetëm me foljet në formën veprore. Po të kthehet folja e formës veprore në formën joveprore, atëherë kundrinori i drejtë bëhet kryefjalë dhe kryefjala kundrinor. Bora mbuloi çatitë e shtëpive. Çatitë e shtëpive u mbuluan nga dëbora. Si ta dallojmë kundrinorin e drejtë? Për të gjetur kundrinorin e drejtë të një foljeje bëjmë pyetjet : kë?, cilin? çfarë? drejtuar foljes: Era e marrë tund rrapin e moçëm të Jutbinës. Çfarë tund era ...? Rrapin. Në fjalinë dëftore kundrinori i drejtë zakonisht vendoset menjëherë pas foljes: Era tund rrapin. Nuk mund të themi: Rrapin era tund. Era rrapin tund. Rrapin tund era. PËRMBLEDHIM Kundrinori i drejtë shënon zakonisht objektin tek i cili kalon drejtpërdrejtë veprimi i shprehur nga folja. Kundrinori i drejtë është plotës kryesor, ai nuk mund të hiqet. Kundrinori i drejtë është një emër, përemër ose grup emëror në rasën kallëzore pa parafjalë. Lidhet me folje kalimtare. Gjendet me ndihmën e pyetjeve kë?, cilin? çfarë? drejtuar foljes.

USHTROHEMI 1. Gjeni kundrinorët e drejtë të foljeve me shkronja të zeza. Lirinë nuk ua solla unë, po e gjeta këtu. Sapo më shkeli këmba në truallin tuaj, sapo dëgjuat emrin tim, m'u derdhët me vrap të gjithë, më dolët përpara kush e kush më parë, sikur të kishit dëgjuar se u ngritën nga varret etërit, vëllezërit, bijtë tuaj. Ju më mbytët me shërbime aq të mëdha dhe me një gaz shpirtëror aq të madh, saqë duket se ju më keni bërë tani aq rob, sa edhe të lirë. Mbretërinë dhe këtë qytet nuk jua dhashë unë, po ju ma dorëzuat mua. Armët nuk jua solla unë, po ju gjeta të armatosur. Lirinë e pashë se e keni kudo: në kraharor, në ballë, në shpatat e në ushtat tuaja. Marin Barleti

71


IV

2. Gjeni foljet që kanë kundrinorë të drejtë. Na ishte njëherë një mbret. Këtij mbreti i pëlqenin shumë rrobat e reja. Të gjithë pasurinë e tij e shpenzonte për veshje. Sa herë që kalonte përpara ushtarëve, sa herë që shkonte në teatër ose në shëtitje, nuk bënte gjë tjetër veçse u tregonte njerëzve rrobat e reja. Ai i ndërronte rrobat çdo orë. Nëse për mbretërit është bërë zakon të thuhet se "mbreti gjendet në këshill", për këtë thoshin zakonisht: "mbreti ndodhet në gardërobë". Hans Kristian Andersen (shkrimtar danez) 3. Gjeni kundrinorët e drejtë të foljeve me shkronja të zeza dhe thoni kategorinë gramatikore të tyre. Të gjithë besojnë Perëndinë, secili e do fenë e vet, por e respekton edhe fenë e tjetrit. Ai para së gjithash është shqiptar dhe e ka vëlla çdo shqiptar të cilësdo fe qoftë ai... Por, shqiptarët myslimanë nuk e mohojnë të vërtetën historike se të parët e tyre kanë qenë katolikë... Me rastin e festave të mëdha, siç janë Kërshëndellat, Pashkët etj. kishat katolike mbushen edhe me rininë e besimit mysliman, ku dëgjojnë këngë, uratë, predikim në gjuhën e tyre, duke mos cenuar në asnjë mënyrë përkatësinë e tyre islame. Mark Krasniqi 4. Vendosni kundrinorët e drejtë aty ku duhet: punën, këmbët, folenë, qimen, atdheun, folenë, gunën. Duaje … si shqiponja …. …e sotme mos e lër për nesër. Mos i shiko…, po shikoji punën. Shqiponja fluturon në qiell, po … e bën në tokë. Ujku … e ndërron, po zakonin s'e harron. Gënjeshtra i ka …e shkurtra. 5. Ndërtoni një tekst të shkurtër që të ketë kundrinorë të drejtë.

72


IV

KUNDRINORËT E ZHDREJTË LEXOJMË

MBANI NGAHERË LART NDERIN E ARBËRIT Skënderbeu u hodhi një vështrim ushtarëve të tij, fshiu me pëllëmbë djersën e ballit të përzier me pluhurin e tymin e luftës dhe u tha: 0 ushtarët e mi të pathyer! Ju e fituat edhe këtë luftë; e fituat me zemrën tuaj, me trimërinë tuaj, me shëmbëlltyrën e të parëve... Treguat se dardha bie nën dardhë. Ju e urreni armikun, sepse armiku sjell zi e robëri. Kështu të bëni dhe paskëtaj. Shpatën ta mbani gjithnjë pranë e ta dini gjithmonë se, kush bëhet dele, e ha ujku...Pra, mbani ngaherë lart nderin e Arbrit. Mitrush Kuteli

PYESIM • • • • • • •

Nga cilat fjalë varet fjala ushtarëve? Çfarë kategorie gramatikore i përket? Në çfarë rase është ? Çfarë tregon? A është e mundur të hiqet? Me çfarë pyetjes drejtuar foljes mund të gjendet ajo? Çfarë funksioni kryen ajo?

MËSOJMË 1. Kundrinori i zhdrejtë pa parafjalë Fjala ushtarëve që tregon sendin mbi të cilin bie veprimi i shprehur nga folja (hodhi), është kundrinor i zhdrejtë pa parafjalë. Kundrinori i zhdrejtë pa parafjalë është plotës kryesor i foljes. Ai nuk mund të hiqet: Skënderbeu u hodhi një vështrim... (?!). Si ta dallojmë kundrinorin e zhdrejtë pa parafjalë? Për të gjetur kundrinorin e zhdrejtë pa parafjalë bëjmë pyetjet : kujt?, cilit? cilës? drejtuar foljes: Skënderbeu u hodhi një vështrim ushtarëve të tij. Kujt u hodhi (një vështrim Skënderbeu)? Ushtarëve. Kundrinori i zhdrejtë pa parafjalë vendoset para dhe pas foljes : Skënderbeu u hodhi një

73


IV

vështrim ushtarëve të tij., por edhe : Ushtarëve të tij Skënderbeu u hodhi një vështrim. Kundrinori i zhdrejtë pa parafjalë shoqërohet gjithmonë nga trajta e shkurtër që zakonisht qëndron para foljes. Skënderbeu u hodhi një vështrim ushtarëve të tij. Kundrinor i zhdrejtë pa parafjalë zakonisht është një grup emëror në rasën dhanore (Skënderbeu u hodhi një vështrim ushtarëve të tij.), një përemër në rasën dhanore (Atyre do t’u mjaftojnë këto para.), një trajtë e shkurtër e përemrit vetor në rasën dhanore: Ti, Shqipëri më jep nder, më jep emrin shqiptar. 2. Kundrinori i zhdrejtë me parafjalë LEXOJMË Skënderbeu u hodhi një vështrim ushtarëve të tij, fshiu me pëllëmbë djersën e ballit të përzier me pluhurin e tymin e luftës dhe u tha: - O ushtarët e mi të pathyer! Ju e fituat edhe këtë luftë; e fituat me zemrën tuaj, me trimërinë tuaj, me shëmbëlltyrën e të parëve...

PYESIM • • • • • •

Nga cilat fjalë varet fjalët me ngjyrë të zezë? Çfarë kategorie gramatikore i përkasin? Çfarë tregojnë? A është e mundur të hiqen? Me çfarë pyetjes drejtuar foljes mund të gjenden ato? Çfarë funksioni kryen ato?

MËSOJMË Fjalët me pëllëmbë, me zemrën, me trimërinë, me shëmbëlltyrën … që tregojnë qenie ose sende që kanë lidhje me veprimet e shprehura nga foljet (fshiu, fituat) janë kundrinorë të zhdrejtë me parafjalë. Kundrinori i zhdrejtë me parafjalë tregon qenie a sende me të cilat ka lidhje veprimi i shprehur nga folja: Skënderbeu u hodhi një vështrim ushtarëve të tij, fshiu me pëllëmbë djersën e ballit... Ju e fituat edhe këtë luftë; e fituat me zemrën tuaj, me trimërinë tuaj, me shëmbëlltyrën e të parëve.... Kundrinori i zhdrejtë me parafjalë nuk është plotës kryesor i foljes. Ai mund të hiqet : Skënderbeu u hodhi një vështrim ushtarëve të tij, fshiu … djersën e ballit të përzier me pluhurin e tymin e luftës…

74


IV

Si ta dallojmë kundrinorin e zhdrejtë me parafjalë? Për të gjetur kundrinorin e zhdrejtë me parafjalë bëjmë pyetjet : nga kush ? nga se ? me se ? me kë ? me çfarë ? për kë ? për se ? prej kujt ? drejtuar foljes: Skënderbeu ..., fshiu me pëllëmbë (Me çfarë ?) djersën e ballit.. .. Ju e fituat edhe këtë luftë; e fituat me zemrën tuaj, me trimërinë tuaj, me shëmbëlltyrën e të parëve...(Me çfarë?). Kundrinori i zhdrejtë me parafjalë ngjanë shumë me rrethanorët, po dallohet prej tyre se u përgjigjet pyetjeve me përemra me parafjalë (Me kë? Me çfarë? Me cilin?) : Fshiu djersën me pëllëmbë. Me çfarë fshiu... ? Me pëllëmbë. Për të gjetur rrethanorët bëhen pyetje me ndajfolje: E fshiu djersën shpejt ? Si e fshiu djersën ? Shpejt. Kundrinori i zhdrejtë me parafjalë vendoset zakonisht pas foljes: Skënderbeu u hodhi një vështrim ushtarëve të tij, fshiu me pëllëmbë djersën e ballit të përzier me pluhurin e tymin e luftës… . Kundrinor i zhdrejtë me parafjalë është zakonisht : një emër ose një përemër në rasën emërore, kallëzore, rrjedhore të paraprirë nga një parafjalë: Atë natë unë po rrija me shokët e djalit, po bisedoja me ta. PËRMBLEDHIM Kundrinori i zhdrejtë pa parafjalë tregon qenien a sendin mbi të cilin bie veprimi i shprehur nga folja. Është plotës kryesor, ai nuk mund të hiqet. U përgjigjet pyetjeve kujt ?, cilit ?, cilës ? etj. Kundrinori i zhdrejtë me parafjalë tregon qenie a sende me të cilat ka lidhje veprimi i shprehur nga folja. Nuk është plotës kryesor i foljes, ai mund të hiqet. U përgjigjet pyetjeve me përemra me parafjalë.

USHTROHEMI 1. Thoni funksionin e fjalëve ose të grupeve të fjalëve me shkronja të zeza. Shqiptarët u kanë mbetur besnikë zakoneve të paraardhësve të tyre. Tre objektet kryesore te përkushtimit të shqiptarëve janë: nderi i tij, familja e tij dhe atdheu. Koncepti i nderit i ngulitet që në moshën më të njomë. Ai preferon vdekjen përpara një çnderimi që nuk është larë. Asnjë gjë e rëndësishme ose me interes në opinionin e tij, nuk e kalon besën ose fjalën e dhënë. Në prezencë të kufomës së babait ose të vëllait, ai do të respektojë atë vrasës, të cilit i ka dhënë besën, duke e pritur në shtëpi. I huaji do të gëzojë mbrojtjen solidare të gjithë banorëve të një fshati, nëse një nga këta banorë, dhe më i ulëti, do t’i ketë dhënë fjalën e nderit. Ismail Qemal Vlora

75


IV

2. Thoni funksionin e fjalëve ose të grupeve të fjalëve me shkronja të zeza dhe foljet me të cilat lidhen. Aeroplani merr lartësinë me shpejtësi. Zemra më rreh me forcë. Përpara meje një mori instrumentesh. Disa lëvizin si të gjalla , disa vështrojnë të palëvizshme numrat, shigjetat dhe akrepat e tyre. Ja, me këto instrumente piloti bën vazhdimisht një dialog të gjatë, këtu, lart në qiell. Gjuha e tyre është e saktë, e përpiktë. Mos u beso syve, thonë ata, kur përreth është errësirë. Na beso neve, tani je në këtë lartësi. Po mua më duket se jam më ulët? Jo, të gënjejnë dritat e tokës. Më duket sikur motori po pakëson xhirot. S'është e vërtetë. Të gënjejnë veshët. Motori punon në rregull. Instrumentet luftojnë vazhdimisht me iluzionet që mund t’i lindin pilotit në fluturim, sidomos në fluturimet e natës. Piloti duhet t’u besojë gjithmonë instrumenteve. Kur humbet besimin në to, atëherë rrezikun e ke mbi kokë, ai fluturon bashkë me ty. Ismail Kadare 3. Cilat nga fjalitë e mëposhtme përmbajnë kundrinorë të zhdrejtë pa dhe me parafjalë? Mësuesi i drejtohet Benit: -Detyra jote me shkrim për macen ngjan fjalë për fjalë me detyrën e vëllait tënd. -Sigurisht, mësues, që do t’i ngjajë detyrës së vëllait, sepse është shkruar për të njëjtën mace. 4. Vendosni fjalët ose grupet e fjalëve që vijojnë aty ku duhet. Thoni funksionin e tyre : jetën, pistën e gjatë prej betoni të aeroportit, një portë dhe një copë rrugë përpara saj, me shokët. Eci (…)e mi aviatorë nëpër pistën e aeroportit. Të gjithë kemi (...), me anë të së cilës dalim përditë nga shtëpitë tona dhe po nëpër të kthehemi përsëri në të. Kjo copë rrugë të kujton (...). Nëpër të aviatorët dalin në qiell dhe me anë të saj zbresin përsëri në tokë, në shtëpi. Këtë rrip të gjatë të betonuar ata e kanë parë shumë herë të rrëshqasë me shpejtësi ndenë krahët e avionit. E kanë parë që lart, të ndriçuar nga dielli e të buzëqeshur, si një "mirëseardhje" e ngrohtë të tokës mëmë, por e kanë parë edhe në kohë të keqe, të lagur e kërcënuese, kur një gabim i vogël në ulje të kushton (…). Ismail Kadare 5. Plotësoni fjalitë që vijojnë me një plotës kryesor. 1. Ky pallat i përket … 2. Vera dhe Aleksandri tallen … 3. Studentët shpërndanë … 4. Motra ime e madhe interesohet … 5. Jemi njoftuar … 6. Fëmijët ëndërronin… 7. Vjedhësit u kapen … 6. Ndërtoni një tekst të shkurtër që të ketë kundrinorë të zhdrejtë me dhe pa parafjalë.

76


IV

RRETHANORËT LEXOJMË

LUFTËTARI KOMBËTAR Në muzgun e një dite vjeshte të vitit 1910, në rrugën përpara shtëpisë sime në Përmet, kaloi i vetëm një komit i armatosur, i ri e madhështor, me flokë të gjatë, gunë, fustanellë të lirë, tirq e opinga me xhufkë të madhe. Në ato ditë, ne kalamajtë këndonim kudo këngën "Për mëmëdhenë" dhe dinim shumë gjëra për komitët. Në mëhallë u përhap lajmi se kaloi Nexhip Bënja i dëgjuar. "Nexhip Bënja" përsëritnin gratë nëpër porta. Unë e pashë nga brenda portës sime. Më la përshtypje të thellë dhe m'u ngul në fantazinë fëmijërore ajo figurë e luftëtarit që kishte edhe forcën, edhe bukurinë. Odise Paskal

PYESIM • • •

Lexoni tekstin duke hequr grupet e fjalëve me ngjyrë të zezë. Teksti që mbetet, a është i saktë dhe i kuptueshëm? Zhvendosni grupet e fjalëve me ngjyrë të zezë. Cili nga ata zhvendoset më lehtë ? Pse? Çfarë tregojnë fjalët ose grupet e fjalëve me ngjyrë blu?

MËSOJMË Fjalët ose grupet e fjalëve që tregojnë vend, kohë, shkak, qëllim, mënyrë, sasi, krahasim etj., pra një rrethanë të kryerjes së veprimit janë rrethanorë. Rrethanorin mund ta zhvendosim sepse nuk është i lidhur me foljen : Në muzgun e një dite vjeshte të vitit 1910, në rrugën përpara shtëpisë sime në Përmet, kaloi i vetëm një komit i armatosur, i ri e madhështor, me flokë të gjatë, gunë, fustanellë të lirë, tirq e opinga me xhufkë të madhe. Një komit i armatosur, i ri e madhështor, me flokë të gjatë, gunë, fustanellë të lirë, tirq e opinga me xhufkë të madhe kaloi i vetëm në muzgun e një dite vjeshte të vitit 1910, në rrugën përpara shtëpisë sime në Përmet. Rrethanorin mund ta heqim sepse nuk është i domosdoshëm në fjali : Kaloi i vetëm një komit i armatosur, i ri e madhështor, me flokë të gjatë, gunë, fustanellë të lirë, tirq e opinga me xhufkë të madhe.

77


IV

1. Kuptimi i rrethanorëve Kuptimet e rrethanorit varen nga informacioni që jep. Ai mund të tregojë kohë, vend, shkak, qëllim, mënyrë, sasi ose krahasim. Rrethanori i kohës vendos ngjarjet e treguara në kohë (Më 28 nëntor 1912...), tregon kronologjinë e ngjarjeve (Në mëngjes… Në drekë… Në mbrëmje… Të nesërmen...), tregon datën, shtrirjen në kohë, përsëritjen (Më 28 nëntor 1912... Gjatë dy ditëve... Gjithë javën...). Rrethanori i vendit tregon vendin ku jemi (Në shesh... Nga një trotuar në tjetrin...), vendin e origjinës (Ata vinin nga thellësitë e maleve.), drejtimin (Ata shkonin drejt portit.), vendin ku kalojmë (Ata ecnin përmes fushave dhe livadheve.). Kur rrethanori i vendit përdoret pas foljeve që tregojnë zhvendosje ai nuk mund as të zhvendoset as të hiqet : Ata u ngjiten në skenë. Rrethanori i shkakut tregon atë që shkakton një veprim (Kërcisnin trarët e shtëpisë nga pesha e rëndë e borës.), jep një shpjegim (Për shkak të borës së madhe, puna u ndërpre.) Rrethanori i mënyrës tregon mënyrën e kryerjes së veprimit:Treni ecte me shpejtësi të madhe. Rrethanor i qëllimit tregon qëllimin e kryerjes së veprimit : Kemi punuar shumë për zbukurimin e qytetit. Rrethanori i sasisë tregon sasi : Mic Sokoli bëri katër hapa dhe u gjind para topit armik. Rrethanori i krahasimit tregon krahasim: Më mirë të jetosh një ditë në liri se sa njëqind vjet në robëri. Rrethanor mund të jetë : një grup emëror pa parafjalë (Ne kalamajtë këndonim ditë e natë këngën "Për mëmëdhenë”…), një grup emëror me parafjalë (Në muzgun e një dite vjeshte të vitit 1910… kaloi vetëm…), një ndajfolje (Ne kalamajtë këndonim kudo këngën "Për mëmëdhenë”…), një formë e pashtjelluar foljore (Ne kalamajtë këndonim pa pushuar këngën "Për mëmëdhenë”…). Vendosja e rrethanorëve është e lirë. Shumica e rrethanorëve qëndron pas foljes. Rrethanori i vendit dhe i kohës, më shpesh, qëndrojnë para foljes, po mund të qëndrojnë edhe pas saj. Vendosja e rrethanorëve në fillim të fjalisë shpjegohet shpesh me nevojën për ta lidhur fjalinë me fjalinë para saj: Eskili ka shkruar pjesën teatrale „Prometeu i lidhur“. Më poshtë do të lexoni një përmbledhje të shkurtër të kësaj pjese teatrale. Disa rrethanorë mund t’i vendosim në fillim të fjalisë edhe për të realizuar një paraqitje progresive që vjen duke e saktësuar situatën: Papritmas, atje, para pallatit, në bulevard bërtiste një grua.

PËRMBLEDHIM Fjalët ose grupet e fjalëve që tregojnë vend, kohë, shkak, qëllim, mënyrë, sasi, krahasim etj., pra, një rrethanë të kryerjes së veprimit janë rrethanorë. Rerthanori mund zhvendosetz brenda fjalisë dhe mund të hiqet. Rrethanori i vendit përcakton vendin e ngjarjeve. Rrethanori i kohës i vendos ngjarjet në kohë. Rrethanori i shkakut jep një shpjegim duke treguar arsyen e një veprimi. Përveç këtyre ka edhe rrethanor mënyre (Mjellmat fluturonin pa pushuar.), qëllimi dhe sasie.

78


IV

USHTROHEMI 1. Në tekstin e mëposhtëm gjeni rrethanorët dhe kundrinorët. Argumentojeni mendimin tuaj. Para katër ditësh, kur ata filluan serinë e re të sulmeve, ushtarët e tyre, që mundën të ngjiteshin në të çarat e mureve dhe në bedena, lëshuan shumë kafshë të sëmura, kryesisht minj, të cilët u shpërndanë brenda kështjellës. Në pusin e tretë, që porsa po jepte kovat e para të ujit, ranë minjtë e sëmurë. Dy puset e tjera i shpëtuan rojet, që rrinë ditë e natë te gryka e tyre. Ata porsa dëgjuan britmën "minj", "minj" i mbyllën menjëherë grykat me kapakët e hekurt. Një pjesë e ushqimeve gjithashtu është infektuar. Kovaçët tanë, duke punuar ditë e natë, bënë disa qindra çarqe, që u vendosën kudo nëpër kështjellë. Ditë e natë dëgjohet krisma e tyre e thatë, që nuk i lë ushtarët të vënë një sy gjumë. Ismail Kadare 2. Thoni kuptimin e rrethanorëve që gjetët në tekstin e mësipërm. 3. Gjeni rrethanorët e kohës dhe të vendit dhe thoni nëse mund t’i zhvendosim ose heqim. Pastaj u mendua ca dhe shtoi: " Kostandin Makariçit". I kënaqur që nuk e kishte penguar njeri kur shkruante, ai vuri kapelën në kokë dhe, pa pallto, ashtu siç ishte në këmishë, vrapoi në rrugë. Shitësit e dyqanit të mishit të cilët i kishte pyetur një ditë më parë, i kishin treguar se letrat hidheshin në kutitë e postës dhe prej kutive shpërndaheshin në gjithë botën me trojkat postare. Vanjka rendi deri te kutia e parë postare dhe e futi letrën e shtrenjtë në të çarën e saj... I përkundur nga shpresa të ëmbla, një orë më vonë, ai ra të flinte... Anton Çehov 4. Thoni kuptimin e rrethanorëve që gjenden në tekstin që vijon. Anës grykave të frikshme e të radhëve të shtrënguara të maleve, ndodhesh papritmas në oaze të gjallëruara që të kënaqin me gjelbërim të madh. Burime buçitëse uji, që bien poshtë nga të çarat e maleve, transformohen në përrenj të pastër e të qetë që dredhojnë gjatë lëndinave me erë të këndshme, ku grupe drurësh gjithnjë të gjelbër e gëmushat janë shpërndarë mbi relieve ngjyrë smeraldi. Gjatë bregut të detit gjire të kaltërta e të qeta, gjire të thella vizatohen në këmbë të maleve, majat e të cilave janë zhytur përjetësisht në retë e shtyra nga era. Ismail Qemal Vlora 5. Rindërtoni tekstin e mëposhtëm duke vendosur si duhet rrethanorët e vendit dhe të kohës : të nesërmen në mëngjes, nga malet, natën, në gjithë krahinën e Katarit Është e vërtetë se …ka një lloj guri të zi që nxirret …dhe që digjet si dru, por që e ruan zjarrin më shumë e më mirë se druri. Kështu që po ta ndizni…, …keni për ta gjetur zjarrin të pashuar. Këta gurë janë aq të mirë, saqë në tërë krahinën nuk digjet gjë tjetër. Është e vërtetë që atje ka shumë pyje, po banorët nuk i djegin, sepse gurët janë më të mirë dhe kushtojnë më pak nga drutë. Marko Polo 6. Shkruani një tekst të shkurtër ku të përdoren rrethanorë të vendit, të kohës dhe të shkakut.

79


IV

PËRCAKTORI I SHPREHUR ME MBIEMËR, PËREMËR DHE NUMËROR LEXOJMË

Princi i mjerë Një njeri punonte në arë duke kënduar një këngë të gëzueshme. Ajo këngë i ngjante erës që përkëdhel grunajat e pjekura, i ngjante këngës së bilbilit, i cili sheh duke ardhur pranverën; ishte këngë e zemrës së gëzuar. Princi i brengosur u afrua dhe përshëndeti njerëzisht. Fshatari la shatin dhe çoi të panjohurin në shtëpinë e vet. Fliste plot gaz dhe e nderonte mikun me përzemërsi të madhe. Princi u habit: "Pse ky njeri është kaq i lumtur?" -… Ma merr mendja se nuk ke ndonjë begati të madhe si unë! Mirëpo, në arë të gjeta me këngë. . . Në shtëpi plot gaz. . . Të lutem, më trego pse je kaq i lumtur? Fshatari ishte mendar i madh. - Ti je princ, unë jam fshatar i thjeshtë, - tha ai. - Ti banon në pallat, unë kam shtëpi të vogël. Por, mik i dashur, unë jam në zemrat e të gjithë banorëve të fshatit. A ka gjë më të bukur se të të dojë zemra e njeriut? A ka më lumturi? Vehbi Kikaj

PYESIM • • • • •

Në tekstin e mësipërm gjeni grupet emërore. Në grupet emërore që gjetët shënoni emrin bërthamë. Çfarë tregojnë fjalët me ngjyrë të zezë në grupet emërore që gjetët? Çfarë janë fjalët me ngjyrë të zezë? Çfarë funksioni kryejnë ato?

MËSOJMË Emri bërthamë i një grupi emëror shpesh herë shoqërohet nga një mbiemër, përemër, numëror, ndajfolje, emër ose një formë e pashtjelluar e foljes (pjesorja dhe paskajorja). Fjalët që shërbejnë për të përcaktuar emrin bërthamë në një grup emëror janë përcaktorë: Një njeri punonte...duke kënduar një këngë të gëzueshme. Ajo këngë i ngjante erës.... Dëgjuam dy këngë nga një këngëtare e re. Shtëpia përtej është shumë e vjetër. I ngjante këngës së bilbilit. Banonte pranë një parku mbushur me lule. Përcaktori, pra, është një gjymtyrë e dytë e fjalisë që përcakton gjymtyrën prej së cilës varet. Përcaktori mund të jetë i shprehur me një mbiemër të nyjshëm (një princ i brengosur), të panyjshëm (një princ madhështor), një përemër dëftor (këto këngë), pronor (këngët tona), 80


IV

pyetës (cilën këngë), i pacaktuar (çdo këngë), një numëror (dy këngë), një ndajfolje (pylli aty pranë), një emër pa parafjalë në rasën gjinore (këngët e fëmijëve), në rasën kallëzore (një shportë mollë), në rasën rrjedhore (këngë miqësie), një emër me parafjalë në rasën emërore (këngë nga Kosova), në rasën kallëzore (shtëpia në mal), në rasën rrjedhore (shtëpia prej qerpiçi), një formë e pashtjelluar e foljes (pjesorja dhe paskajorja) : Puna është rruga për të fituar para. Banonte pranë një parku mbushur me lule. 1. Përcaktori i shprehur me mbiemër Mbiemri përcaktor shpreh një cilësi të sendit, të dukurisë ose të frymorit të treguar nga emri i përcaktuar: Mjekra e gjatë, pak e thinjur, balli i lartë dhe i gjerë i jepnin Abdylbeut një hije me të vërtetë madhështore. Mbiemri përcaktor mund të jetë: i nyjshëm (mjekra e gjatë ) dhe i panyjshëm (hije madhështore ). Përcaktori i shprehur me mbiemër mund të jetë përcaktor i paveçuar (vjen menjëherë pas emrit) (Abdylbeu kishte dy sy të mëdhenj e të thellë.) ose përcaktor i veçuar (i ndarë nga emri nga fjalë të tjera ose me anë të një pushimi): Flokët e ndritshëm të vajzës, të mpleksur si një kurorë e argjendtë, i jepnin fytyrës së saj një pamje të mrekullueshme. Futbollistët, të gëzuar nga fitorja, përqafonin njëri-tjetrin. Mbiemri përcaktor i veçuar ndahet gjithmonë me presje: I lodhur nga puna, mjeku ndezi një cigare. Mjeku, i lodhur nga puna, ndezi një cigare. Mjeku ndezi një cigare, i lodhur nga puna. Përcaktori i shprehur me mbiemër të nyjshëm përshtatet me emrin në numër, gjini dhe rasë: Uji rrëshqiste mbi faqen e lëmuar të shkëmbit. Uji rrëshqiste mbi faqet e lëmuara të shkëmbit. Uji rrëshqiste mbi xhamin e lëmuar të dritares. Uji rrëshqiste mbi xhamat e lëmuar të dritares. Përcaktori i shprehur me mbiemër të panyjshëm përshtatet me emrin në numër dhe gjini: Hapet dera dhe hyn brenda një luftëtar fisnik dhe madhështor. Hapet dera dhe hyjnë brenda disa luftëtarë fisnikë dhe madhështorë. Përcaktori i shprehur me mbiemër, zakonisht qëndron pas emrit. Kur duam të shprehim më me forcë cilësinë, pra, ta theksojmë, mbiemri mund të dalë edhe para emrit: Të vendosura drejt, njëra pas tjetrës, shtyllat e tensionit të lartë dukeshin si një shtyllë e vetme. 2. Përcaktori i shprehur me përemër Përcaktori i shprehur me përemër mund të jetë: përemër dëftor (Ky vend kaq i bukur, këto male, këto kodra, këto fusha kaq të këndshme janë tonat.), përemër pyetës (Cili shkrimtar e ka shkruar poemën “Bagëti e bujqësi”? Ç’moshë kishte?), përemër i pacaktuar (I ftuari i bëri të gjithë fëmijët për vete.). Përcaktorët e shprehur me përemër përshtaten sipas rastit me emrin që përcaktojnë në gjini, numër dhe rasë: ky djalë/këta djem, djali im/vajza ime, cili djalë/cila vajzë, cilit djalë/cilës vajzë, cilin djalë/cilën vajzë. Kur përcaktori është përemër dëftor, zakonisht qëndron para emrit të përcaktuar (ky djalë/kjo vajzë). Përemrat dëftorë i këtillë, i atillë, i tillë qëndrojnë zakonisht pas emrit (Djalë të tillë nuk kemi parë.). Kur përcaktori është përemër pronor, zakonisht qëndron pas emrit të përcaktuar (djali im/vajza ime). Kur është përemër pyetës qëndron përpara (Çfarë prodhimesh

81


IV

kishte në treg?). Kur është përemër i pacaktuar, zakonisht qëndron përpara, por ka raste që qëndron edhe pas emrit (të gjithë fëmijët, ne të gjithë). 3. Përcaktori i shprehur me numëror Përcaktori i shprehur me numëror shpreh sasinë e sendeve, dukurive ose frymorëve të treguar nga emri që përcakton: Në fushë dolën trembëdhjetë futbollistë, dy futbollistë ishin rezervë. Ndeshja vazhdoi edhe dy minuta më shumë, pra, dyzet e shtatë minuta. Përcaktorët numërorë janë të pandryshueshëm, vetëm numërori tre ndryshon në gjini duke marrë formën tri (Erdhën tre djem. Erdhën tri vajza.). Po kështu përshtaten edhe numërorët e përbërë që kanë si pjesë të fundit numërorin tre /tri (Erdhën njëzet e tre djem dhe njëzet e tri vajza. Përcaktori i shprehur me numëror qëndron para emrit që përcakton. PËRMBLEDHIM Përcaktorët shërbejnë për të përcaktuar emrin bërthamë të një grupi emëror. Përcaktori mund të jetë i shprehur me një mbiemër, përemër, numëror, ndajfolje, emër ose një formë të pashtjelluar të foljes (pjesore ose paskajore).

USHTROHEMI 1. Gjeni grupet emërore dhe nënvizoni përcaktorët. Një herë tjatër, …dy kalorës persianë, të quajtur Jahja dhe Zampa, ardhë për të hyrë në shërbim të sulltanit dhe, për të provuar zotësinë e tyre, duallë në shesh, dhe ftuan ata më të mirët kalorës të ushtrisë turke në dyel. Të gjithë sytë u drejtuan nga Skënderbeu. Ky s’priti shumë. I hipi kalit dhe doli në shesh që t’u bënte ballë të dyve, njërit pas tjetrit… Fan Noli 2. Tregoni se çfarë janë fjalët me shkronja të zeza dhe me çfarë janë shprehur? Kur vdiq Skënderbeu, asnjë sy nuk mbeti i papërlotur. …Princërit rreth e rrotull e vajtonin pas mënyrës shqiptare me këngë: -O trim Gjergj, zot e mbret, o atë i shenjtë dhe mbrojtësi ynë, qysh na le jetimë dhe të shkretë si dhentë pa bari? Ku të vemi tani të kërkojmë ndihmën në shtrëngime? E kush do të na mbrojë tani nga armiqtë dhe nga tërbimi i turqve? Mjerë ti, o Shqipëri, mjerë ne derëzeztë, mjerë i madh e mjerë i vogël, mjerë krishtërimi që humbën një të këtillë kryembrojtës! Fan Noli 3. Gjeni përcaktorët mbiemra, përemra dhe numërorë në tekstin e mëposhtëm. Atje tej dëgjohej hingëllimi i dëshpëruar, i mallëngjyer, i ngjirur, i këputur i një kali. Ishte kali luftëtar i Skënderbeut, që vajtonte të zotin e tij. Mihte dhenë me tërbim, rënkonte si i plagosur për vdekje, drithërohej e ngjethej si nga e ftohta e etheve, shfrynte avull e lëshonte lot si njeri. Që kur u shtri Skënderbeu në shtrat u sëmur edhe ai dhe, kur vdiq, u egërsua, s'qaste njeri tjetër që t'i hipte, s'donte më të hante, s'donte më të rronte e u shtri e vdiq dy ditë pas të zotit. Fan Noli

82


IV

4. Gjeni përcaktorët në grupet emërore të kësaj poezie. me çfarë pjese të ligjëratës janë shprehur. Kish leshra ngjyrë ari, sy të mëdhenj të zes, Ia krihte flokët era, si nën’ e mirë, shpesh; Kur hidhej nëpër valle, kur thyhej si purtekë, I ndrinte nën gushë gjerdani me fyshekë, Edhe kur ngrihej lart, kurrizit të një malit Një pe flori prej djerse ç’mi derdhej çurkë ballit, Po kish shikim pa re, vështrim plot kthjelltësi Ndaj gjithë tok ia ngjitëm emrin: Ofeli! Vehbi Skënderi

PËRCAKTORI I SHPREHUR ME EMËR LEXOJMË

Dita e verës Ç’është dita e verës? Është dita në të cilën stërgjyshërit tanë, kur s’kish lindur ende krishtërimi, kremtonin bashkë me romakët dhe me grekët e vjetër perënditë e luleve, të shelgjeve. Kur shkrin dimëri, kur qaset vera ....zemra e njeriut çngarkohet nga një barrë, shijon një qetësi, një lumtësi të ëmbël. Ne këtë gëzim, stërgjyshërit tanë ndjenin një detyrë t'u falen perëndive që sillnin këto mirësi. Dhe ashtu leu festa hiroshe, që e quajmë Dita e Verës. Faik Konica

PYESIM • • • • •

Në tekstin e mësipërm gjeni grupet emërore. Në grupet emërore që gjetët shënoni emrin bërthamë. Çfarë tregojnë fjalët me ngjyrë të zezë në grupet emërore që gjetët? A mund t’i heqim ose t’i zhvendosim fjalët me ngjyrë të zezë? Çfarë janë fjalët me ngjyrë të zezë?

83


IV

MËSOJMË Përcaktor mund të jetë edhe një emër. Edhe përcaktorët e shprehur me një emër shërbejnë për të përcaktuar një emër tjetër: Zemra e njeriut çngarkohet nga një barrë, shijon një qetësi, një lumtësi të ëmbël. Përcaktorët e shprehur me një emër mund të jenë emra pa parafjalë në rasën gjinore (dita e verës, zemra e njeriut), në rasën kallëzore (një shportë mollë), në rasën rrjedhore (këngë miqësie) ose emra me parafjalë në rasën emërore (këngë nga Kosova), në rasën kallëzore (shtëpia në mal), në rasën rrjedhore (shtëpia prej qerpiçi). Përcaktori i shprehur me një emër tregon përkatësi, pra, se kujt i përket diçka, (shtëpia e Gencit), lloj (burra të fjalës, fjalë burrash, shpejtësi drite), vend (tavolina e zyrës, tokë nën ujë), emër të përveçëm sendi (mali i Korabit, lumi i Bunës), lëndë (enë druri, shtëpi guri), destinacion (dhoma e ndenjës, shtëpia e pritjes, shtëpi pushimi), përmbajtje (tufë dhensh, grumbull njerëzish, një gotë ujë, një thes miell, pjatë me oriz). Përcaktori mund të varet edhe nga një përemër, nga një mbiemër, një numëror dhe një ndajfolje (Disa nga miqtë e mi u nisën për në Kanada. I lirë në miell, i shtrenjtë në krunde. Është krenar për sukseset e tij. Është i lindur në Amerikë. Është i njohur për romanet e tij. Edoni është i fortë në matematikë dhe i zoti në kompjuter. Kjo makinë është e mirë për udhëtime të largëta. Dy nga miqtë e mi u nisën në Afrikën e Jugut. Nuk është mirë nga sytë. Shumë prindër janë të shqetësuar për fëmijët e tyre.). Marrin përcaktorë vetëm përemrat dëftorë, pyetës dhe të papërcaktuar: Djali i Bardhit nuk sillet mirë. Ai i Gencit është i mrekullueshëm. Cili nga fëmijët erdhi? Disa nga fëmijët duhet të nisen menjëherë.

PËRMBLEDHIM Përcaktorët e shprehur me emër mund të jenë pa parafjalë ose me parafjalë. Përcaktorët e shprehur me emër mund të përcaktojnë një emër, një përemër, një mbiemër, një numëror dhe një ndajfolje.

USHTROHEMI 1. Çfarë janë fjalët me shkronja të zeza? Me trimërinë që tregoi në beteja të ndryshme, u bë oficer i lartë kur ishte gjashtëmbëdhjetë vjetsh, dhe dy a tre vjet më vonë, Sulltan Muradi e emëroi Sanxhak Bej dhe i dha kumandën e një trupi kalorsie prej 5000…Skënderbeu ishte gjeneral kalorsie. Mori pjesë në disa fushata në Azi e n’Evropë, dhe kudo doli i nderuar. Në rrethimin e një fortese n’Anadoll, si Alexandri i Math një kohë në Indi, u ngrit në mur, ku ngriti flamurin, dhe hyri i pari në qytet, Sulltan Muradi ia rriti shkallën dhe e dërgoi si kumandar në disa ekspedita të rënda. Fan Noli

84


IV

2. Gjeni përcaktorët e shprehur me emër ose mbiemër. Skënderbeu mezi merrte frymë kur i sollën lajmin e mirë të fitores së fundme. Kur i thanë mjekët që s'kishte më asnjë shpresë për shërim, thirri princërit shqiptarë dhe bajlozët e Venetisë, të cilëve u la shëndet dhe i këshilloi të vazhdojnë luftën e përbashkme kundër turqve. Mbretërinë e tij ia la të birit Gjon Kastriotit, me mbretëreshën si regjente. Fan Noli 3. Gjeni përcaktorët e shprehur me emra ose mbiemra. Kam shpresë t’i marrim edhe fortesat me hir a me pahir, me dhelpëri a me trimëri, ndonëse garnizonet turke janë të forta dhe kështjellat janë vendosur në shkëmbinj të ashpër e të paafruarshëm. Armiku është i rrethuar, i dëshpëruar, dhe s’i kanë mbetur veç muret e fortesave. Fan Noli 4. Plotësoni tekstin me fjalët në kllapa dhe thoni çfarë janë ato. Mjekra ...(i gjatë) pak... (i thinjur), balli...(e lartë), dhe... (e gjerë) i jepnin Abdylbeut një hije me të vërtetë ...(madhështor). Po sytë, (dy) sy ...(i madh) e ... (i thellë), që kishin shkëlqimin e yjeve dhe forcën e çelikut, dëftenin më shumë, (gjithë) flakën, (gjithë) fuqinë e këtij burri. Faik Konica 5. Ndërtoni nga një tregim të shkurtër ku të përdoren sa më shumë përcaktorë.

NDAJSHTIMI LEXOJMË

Çajupi Andon Zako Çajupi, poet, atdhetar e demokrat i shquar, lindi në fshatin Sheper të Zagorisë. Kreu studimet e larta jashtë atdheut dhe jetoi në Egjipt, ku edhe vdiq. Poezitë e tij, poeti Andon Zako Çajupi i ka botuar te vëllimi « Baba Tomori ». Ka shkruar edhe pjesët teatrore « Katërmbëdhjetë vjeç dhëndër », « Pas Vdekjes » dhe « Burri i dheut ». Ka përkthyer bukur fabulat e La Fontenit. Poezia e Çajupit të tërheq me gjallërinë dhe frymën e saj popullore.

85


IV

PYESIM • • • •

Në tekstin e mësipërm, a mund t’i heqim fjalët me ngjyrë të zezë? Me cilat fjalë lidhen? Çfarë emërtojnë fjalët me ngjyrë të zezë? Çfarë janë fjalët me ngjyrë të zezë?

MËSOJMË Ndajshtimi është një lloj përcaktori i emrit. Emri ndajshtim shënon të njëjtën qenie ose të njëjtin send që shënon edhe emri që plotëson: Andon Zako Çajupi… lindi në fshatin Sheper të Zagorisë. Emri ndajshtim, kur nuk veçohet me pushim ose me presje, quhet ndajshtim i paveçuar: Andon Zako Çajupi lindi në fshatin Sheper të Zagorisë. Ndajshtimi i paveçuar është një emër, në rasën emërore të pashquar, që ndodhet para ose pas emrit bërthamë: Poezitë e tij, poeti Andon Zako Çajupi i ka botuar te vëllimi « Baba Tomorri ». Nënë Tereza është me origjinë shqiptare. Ndajshtimi i paveçuar është gjithmonë në rasën emërore të pashquar, pavarësisht se në ç’rasë është emri bërthamë: Shtëpinë botuese “Onufri” e kam vizituar shumë herë. Ky është edhe një kriter për të vërtetuar se cili nga dy emrat e pranëvënë kryen funksionin e ndajshtimit: Profesor Martini është shkodran. Profesor Martinit i erdhi vajza nga Shkodra. Profesor Martinin e takuam në Konferencë. Ndajshtimi i paveçuar që tregon emrin e përveçëm të një vepre, të një rruge, të një ndërmarrjeje a institucioni, vihet midis thonjëzash dhe fillon me shkronjë të madhe: Poezitë e tij, poeti Andon Zako Çajupi i ka botuar te vëllimi « Baba Tomori ». Ka shkruar edhe pjesët teatrore « Katërmbëdhjetë vjeç dhëndër », « Pas Vdekjes » dhe « Burri i dheut. Ndajshtim mund të jetë edhe një përemër i pacaktuar ose emër në gjinore: S’le gjë për ne të tjerët. Na ndihmoni edhe ju të shtëpisë. Ndajshtimi, kur veçohet nga emri që plotëson me një pushim ose me një presje, quhet ndajshtim i veçuar. Ndajshtimi i veçuar është një emër ose grup emëror që vihet pas emrit ose përemrit bërthamë për ta sqaruar ose saktësuar atë: Andon Zako Çajupi, poet, atdhetar e demokrat i shquar, lindi në fshatin Sheper të Zagorisë.

PËRMBLEDHIM Ndajshtimi është një lloj përcaktori i emrit. Ndajshtimi, zakonisht, është një grup emëror ose një emër që shënon të njëjtën qenie ose të njëjtin send që shënon edhe emri që plotëson. Ndajshtimi mund të jetë i paveçuar dhe i veçuar.

86


IV

USHTROHEMI 1. Gjeni ndajshtimet në fjalitë e mëposhtme dhe nënvizoni emrin a përemrin që plotësojnë Ti, Shqipëri, më jep nder, më jep emrin shqiptar. Thimi Mitko, tregtar korçar në Egjipt, mblodhi dhe botoi në veprën “Bleta shqiptare” me këngë dhe përralla. Ai nuk fliste, as me ne, shokët e tij të ngushtë. Ju, studentët, duhet të jepni shembull. Është bela me ne, pleqtë. 2. Nënvizoni me një vijë ndajshtimin e paveçuar dhe me dy vija ndajshtimin e veçuar në fjalitë e mëposhtme. Anija “Durrësi” çante me shpejtësi valët e detit. Onufri, piktor i shquar i shek. XVI, ishte nga Elbasani. Shtëpia botuese “Onufri” ka botuar vepra me vlerë. Agronom Bujari erdhi sot nga Amerika. Profesor Nekiu është autori i librit për mjedisin. Dajë Mimi ishte shumë i shqetësuar atë mbrëmje. Operën “Traviata” e ka shkruar Xhuzepe Verdi. 3. Vendosni në vendin që duhet grupet e fjalëve që pasojnë : djalë pa fjalë, lumin Drin, “Lahuta e Malësisë”, plakut të maleve, student i vitit të dytë, dragoit të Dragobisë, Bajram Currit, djali i sjellshëm dhe gazmor, Hidrocentrali i Komanit është ndërtuar mbi .... Fishta ka shkruar veprën ... . Qytetit të ri i kanë vënë emrin e njeriut më të shquar të atyre anëve, .... . Goni, ...., është shumë shok me vëllanë tim. Takova një shokun e Gonit, ... . Nënvizoni ndajshtimet në fjalitë që plotësuat 4. Ndërtoni fjali me ndajshtime të paveçuara dhe të veçuara. Komentoni mënyrën e ndërtimit të tyre.

87


KAPITULLI

V

FJALIA E PËRBËRË LEXOJMË Gjergj Elez Alia Trim mbi trima ai Gjergj Elez Alia... Vite e vite ai i kishte dalë zot truallit të të parëve dhe ia kishte mbrojtur nderin. Kishte luftuar me topuz e shpatë kundër armiqve të ardhur nga deti e nga toka … Por në luftëra të shumta me dhunues të shumtë, trimi ynë kishte marrë nëntë plagë në shtat dhe tani kishte nëntë vjet që dergjej në kullë. Atë e kishin harruar të gjithë dhe e kishin lënë në dorë të fatit. Nuk e kishte harruar vetëm e motra, që i rrinte natë e ditë mbi krye, ia lante plagët me ujët e gurrës nëntë vjeçe, ia shpëlante me lotët e syve, i terte gjakun me flokët e ballit, ia lidhte shtatin me shamitë e nënës, ia hijeshonte me petkat e moçme të tatës, ia hijeshonte armët e brezit mbi krye. Sepse kur i shihte armët pranë, bacë Gjergji e ndiente zemrën ende të ngrohtë, i ngjallej një fill shprese. Mitrush Kuteli

PYESIM • • • • • • •

Sa folje ka fjalia me shkronja kursive? Çfarë fjalie është? Sa folje ka fjalia me shkronja të zeza? Çfarë fjalie është? Sa pjesë ka? Si lidhen pjesët përbërëse të fjalisë me shkronja të zezë? Çfarë lloj fjalie e përbërë është?

MËSOJMË Fjalitë mund të jenë dy llojesh, të thjeshta dhe të përbëra. Fjalia e thjeshtë ka vetëm një folje në një nga mënyrat e zgjedhimit të saj. Kishte luftuar me topuz e shpatë kundër armiqve të ardhur nga deti e nga toka … Fjalia e përbërë ka më shumë se një folje në një nga mënyrat e zgjedhimit të saj. Vite e vite ai i kishte dalë zot truallit të të parëve dhe ia kishte mbrojtur nderin. Fjalitë e përbëra përbëhen nga dy ose më shumë pjesë. Në fjalitë e përbëra në të cilat pjesët lidhen me lidhëza bashkërenditëse, pjesët janë të pavarura nga njëra tjetra. Këto quhen fjali të përbëra me bashkërenditje. Vite e vite ai i kishte dalë zot truallit të të parëve dhe ia kishte mbrojtur nderin. Pjesët e fjalisë së përbërë me bashkërenditje mund të qëndrojnë edhe si fjali më vete. 88


V

Ardiani vërtetë po lodhet, po ju mos u shqetësoni. (Ardiani vërtetë po lodhet. Ju mos u shqetësoni.) Por ka edhe fjalitë të përbëra pjesët e të cilave nuk mund të qëndrojnë si fjali më vete, pra, njëra pjesë është e varur nga një pjesë tjetër. Këto quhen fjali të përbëra me nënrenditje. Trimi ynë ... kishte nëntë vjet që dergjej në kullë. Nuk e kishte harruar vetëm e motra, që i rrinte natë e ditë mbi krye… . Kur i shihte armët pranë, bacë Gjergji e ndiente zemrën ende të ngrohtë… . Pjesët e një fjalie të përbërë mund të jenë të pavarura, kryesore, dhe të nënrenditura. Të pavarura janë pjesët përbërëse të një fjalie me bashkërenditje. Vite e vite ai i kishte dalë zot truallit të të parëve dhe ia kishte mbrojtur nderin. Kryesore është pjesa e fjalisë së përbërë me nënrenditje që mund të qëndrojë më vete edhe po të hiqet pjesa e nënrenditur. Trimi ynë ... kishte nëntë vjet që dergjej në kullë. Nuk e kishte harruar vetëm e motra, që i rrinte natë e ditë mbi krye… . Kur i shihte armët pranë, bacë Gjergji e ndiente zemrën ende të ngrohtë… . Të nënrenditura janë pjesët përbërëse të një fjalie të përbërë me nënrenditje që nuk mund të qëndrojnë më vete dhe që varen nga një pjesë tjetër. Trimi ynë ... kishte nëntë vjet që dergjej në kullë. Nuk e kishte harruar vetëm e motra, që i rrinte natë e ditë mbi krye… . Kur i shihte armët pranë, bacë Gjergji e ndiente zemrën ende të ngrohtë… .

PËRMBLEDHIM Fjalia e thjeshtë përmban vetëm një folje të zgjedhuar. Fjalia e përbërë përbëhet nga dy ose më shumë pjesë që kanë secila një folje të zgjedhuar. Fjalia e përbërë përbëhet nga pjesë të cilat mund të jenë të bashkërenditura ose të nënrenditura. Pjesët e një fjalie të përbërë mund të jenë të pavarura, kryesore, dhe të nënrenditura.

USHTROHEMI 1. Në tekstin që vijon dalloni fjalitë e thjeshta dhe të përbëra. Një e keqe që kudo përhapi tmerr, po bënte kërdinë midis kafshëve. Nuk vdisnin të gjitha, por që të gjitha ishin goditur. Dhe asnjë nuk po përpiqej t'i bënte derman jetës që po i shuhej. Asnjë ushqim nuk nxiste më oreksin e tyre. Tani as ujku, as dhelpra nuk gjurmonin gjahun e pafajshëm. Të gjithë i shmangeshin njëri-tjetrit. Nuk kish më dashuri, nuk kish më gëzim. Zhan dë la Fonten

89


V

2. I njëjti ushtrim. Kantieri detar Durrës-Kurum ka mbetur në udhë-kryq. Punonjësit gjatë gjithë kësaj jave kanë pritur me shpresë se problemi i tyre do të zgjidhet. Por, ndonëse të mërkurën atyre iu premtua se të premten do të vinte përgjigjja nga Ministria, lidhur me kërkesën e tyre kryesore për pagimin e sigurimeve shoqërore, askush nuk është bërë i gjallë. Të mërkurën punonjësit e këtij kantieri kishin vendosur ta bllokonin rrugën kombëtare në dalje të portit. Por ata u ndaluan duke iu premtuar se problemi do të merrte zgjidhje shumë shpejt. Megjithatë e premtja që ishte caktuar si afati i fundit i pritjes prej tyre, ka kaluar. Tashmë punonjësit kanë vendosur ultimatumin që, në rast se ditën e hënë nuk do të ketë asnjë zhvillim pozitiv, atëherë kërcënimi për bllokimin e rrugës do të kthehet në realitet. Por ata nuk kanë vendosur ende nëse protesta do të nisë që të hënën apo jo. Greva e tyre tashmë ka hyrë në muajin e katërt. Gazeta shqiptare 3. Dalloni fjalitë e përbëra me bashkërenditje dhe fjalitë e përbëra me nënrenditje. Kur erdhi radha, Gjergji e hodhi bukur topuzin e vet dhe e qëlloi Bajlozin në shteg të ballit. Ky u përkul e u gremis i vdekur. Kur u shemb përdhe, u tund tërë fusha! Kali mori arratinë. Gjergji nxori menjëherë shpatën e mprehtë dhe ia ndau kryet nga trungu. Kryet ia vari në mollë të shalës, trungun ia hoqi zvarrë për këmbe, nëpër fushë, përmes ferrash e drizash dhe ia hodhi në një përrua. Gjaku i Bajlozit të Zi rrodhi nëpër përrua, nxiu gjithë burimin. Tre vjet rresht vendi rreth e qarku kundërmoi erë kërme... Si e vrau Bajlozin e Zi, trimi u kthye fitimtar në shtëpi… Mitrush Kuteli 4. Zëvendësoni pikat me një nga këto mjete lidhjeje : po, sapo, sikur, se, saqë. Ndonjëra do të përdoret disa herë. Lirinë nuk ua solla unë, (…) e gjeta këtu. (…) më shkeli këmba në truallin tuaj, (…) dëgjuat emrin tim, m'u derdhët me vrap të gjithë, më dolët përpara kush e kush më parë, (…) të kishit dëgjuar (…) u ngritën nga varret etërit, vëllezërit, bijtë tuaj. Ju më mbytët me shërbime aq të mëdha dhe me një gaz shpirtëror aq të madh, (…) duket se ju më keni bërë tani aq rob, sa edhe të lirë. Mbretërinë dhe këtë qytet nuk jua dhashë unë, (…) ju ma dorëzuat mua. Armët nuk jua solla unë, (…) ju gjeta të armatosur. Lirinë e pashë se e keni kudo: në kraharor, në ballë, në shpatat e në ushtat tuaja. Përpara tani, për të shtënë në dorë edhe çka mbetet. Pjesën më të madhe të punës e keni mbaruar. Kruja është fituar, krahina e gjithë është jona. Marin Barleti

90


V

FJALIA E PËRBËRË ME BASHKËRENDITJE LEXOJMË

Luanët qëndronin në një vend të ngritur dhe ulërinin me një zë të zgjatur. Ulërimat e tyre u përhapën mbi Lumin e Madh dhe u shtinë frikën banorëve të tij. Njerëzit u tremben nga kjo ulërimë, kurse majmunët bërtisnin si të lajthitur. Më pas luanët vazhduan rrugën. Meshkujt hapnin flegrat, kurse femrat nuhatnin tokën. Papritmas, njëra prej tyre ndjeu erë njeriu dhe me zvarritje arriti deri te kasollja. Dy shoqet e saj e ndoqën ndërsa meshkujt qëndruan prapa.

PYESIM • • • •

Çfarë fjalish janë ato me shkronja të zeza?Argumentojeni mendimin tuaj. Dalloni pjesët e fjalive të përbëra me ngjyrë të zezë? Si janë lidhur ato? Si quhen fjalitë e përbëra të lidhura me lidhëza bashkërenditëse?

MËSOJMË Fjalia që ka disa grupe fjalësh që kanë secili nga një folje të zgjedhuar në një nga mënyrat vetore, është fjali e përbërë. Luanët qëndronin në një vend të ngritur dhe ulërinin me një zë të zgjatur. Fjalitë e përbëra janë dy llojesh : me bashkërenditje dhe me nënrenditje. Fjalitë e përbëra nga dy pjesë të pavarura që lidhen me lidhëza bashkërenditëse janë fjali të përbëra me bashkërenditje Ulërimat e tyre u përhapën mbi Lumin e Madh dhe u shtinë frikën banorëve të tij. Njerëzit u trembën nga kjo ulërimë, kurse majmunët bërtisnin si të lajthitur. 1. Llojet e fjalive të përbëra me bashkërenditje Fjalia e përbërë me bashkërenditje mund të jenë fjali të përbëra me bashkërenditje shtuese, veçuese, përmbyllëse dhe kundërshtore. Fjali të përbëra me bashkërenditje shtuese. Pjesët e bashkërenditura të këtyre fjalive të përbëra lidhen me lidhëza bashkërenditëse shtuese : e, dhe, edhe, as, si edhe, edhe…edhe, as…as, jo…vetëm…por, si…ashtu edhe, jo vetëm që …por as, le që…por edhe etj. Pjesët e fjalisë bashkërenditëse shtuese nuk ndahen me presje kur përdoren lidhëzat e, dhe, edhe, as. Kur përdoren lidhëzat e përsëritura : edhe…edhe, as…as, jo…vetëm…por, si…ashtu edhe, jo vetëm që …por as, le që…por edhe para pjesës së dytë vihet presje. Luanët qëndronin në një vend të ngritur dhe ulërinin me një zë të zgjatur. As pushkë nuk dëgjoheshin, as flakë nuk shiheshin më. 91


V

Fjali të përbëra me bashkërenditje veçuese. Pjesët e fjalive të përbëra me bashkërenditje veçuese lidhen me lidhëza bashkërenditëse veçuese: ose, apo, a, ose…ose, o…o, ja…ja, qoftë…qoftë, herë…herë. Para lidhëzave bashkërenditëse veçuese nuk vihet presje. Kur përdoren lidhëzat e përsëritura para pjesës së dytë vihet presje. Ose ia arrijmë qëllimit, ose vdesim. Ja i arrijmë shokët, ja plasim. Fjali të përbëra me bashkërenditje përmbyllëse. Pjesët e fjalive të përbëra me bashkërenditje përmbyllëse lidhen me lidhëza bashkërenditëse përmbyllëse: andaj, ndaj, prandaj, pra. Para lidhëzës bashkërenditëse përmbyllëse vihet gjithmonë presje.. Vera kishte ditëlindjen, prandaj i ftoi të gjithë shokët dhe shoqet e klasës. Fjali të përbëra me bashkërenditje kundërshtuese. Pjesët e fjalive të përbëra me bashkërenditje kundërshtuese lidhen me lidhëza bashkërenditëse kundërshtuese: po, por, kurse, mirëpo, megjithatë, megjithëkëtë, ndërsa, teksa, porsa, veç, veçse, vetëm se. Para lidhëzës bashkërenditëse kundërshtuese vihet gjithmonë presje. Meshkujt hapnin flegrat, kurse femrat nuhatnin tokën. Dy shoqet e saj e ndoqën, ndërsa meshkujt qëndruan prapa. Fustani ishte shumë i bukur, po nuk më rrinte mirë. PËRMBLEDHIM Fjalia që ka disa grupe fjalësh që kanë secili nga një folje të zgjedhuar në një nga mënyrat vetore, është fjali e përbërë. Pjesët e një fjalie të përbërë mund të jenë të pavarura, kryesore, dhe të nënrenditura. Pjesët e pavarura dhe pjesa kryesore mund të qëndrojnë më vete, kurse pjesa e nënrenditur nuk mund të qëndrojë më vete, as nga ndërtimi, as nga kuptimi. Ajo është e varur nga pjesa kryesore. Fjalitë e përbëra me bashkërenditje janë shtuese, veçuese, përmbyllëse dhe kundërshtore.

USHTROHEMI 1. Gjeni fjalitë e përbëra dhe dalloni mjetet lidhëse të tyre. Nuk kemi shumë kohë që jemi njohur, megjithatë jemi bërë miq. Bashkë kemi qëndruar shumë herë e kemi pirë kafe në kafene të ndryshme, po biseda jonë në qiell është pak e ndryshme nga ajo e kafenesë. Poshtë shtrihen konturet e maleve, rrudhat e thella mbi ballin e tokës, qetësia e butë e luginave, dhe tutje një re e vogël, e bardhë, si një dele e shkëputur nga kopeja, që bën t’i ngjitet një brinje mali e nuk ngjitet dot.

92


V

Kjo është toka amtare, ajo tokë për të cilën kemi lexuar vjersha që në vegjëli, në abetaret e thjeshta, të lyera pak me bojë. Relievi i saj i shqetësuar shtrihet e hapet nën krahët e avionit. Gjymtyrët e saj herë tendosen, sa gjatë gjerë, herë mblidhen e bëhen kruspull sikur t'u kujtohet një dhembje e vjetër. Mbi këtë tokë të paqetë kanë jetuar dhjetëra milionë shqiptarë. Jeta e tyre ishte e ashpër si toka dhe e varfër si shkrepat. Ismail Kadare 2. Ndani pjesët e këtyre fjalive të përbëra dhe nënvizoni lidhëzat. Thoni ç'lloj fjalish të përbëra janë. 1. Grupi i të rinjve u nis shpejt, por bora e zuri rrugës. E akullt, e me shi dhe me erë, ajo pengonte pamjen dhe vështirësonte ecjen. 2. Dimri ose bënte ngricë, ose sillte shi. 3. Tigri mihu nja tri herë rërën dhe u sul gojëhapur . Bisha e rrëzoi Baton, por nuk e vuri dot poshtë. 4. Fshati kishte shumë gjelbërime dhe këto ngjyra të shtëpive dhe të fushës i jepnin atij një bukuri të veçantë. Bën shaka ti, Luli, apo e ke me gjithë mend? 6. Kjo zonë quhet alpine, kurse ajo e pyllit malor quhet subalpine. Pyjet e Korabit vende-vende janë të dendura, por ka dhe shpate malesh me drurë të rrallë. Komentoni përdorimin e presjes. 3. Gjeni fjalitë e përbëra me bashkërenditje dhe thoni llojin e tyre. Unë kisha shitur gazeta, kisha punuar në shtypshkronja, kisha prodhuar lodra, kisha punuar si fryrës qelqi, si shërbëtor te një mjek etj., por asnjëherë gjatë këtyre aventurave në mjeshtëri të ndryshme nuk e kisha harruar qëllimin tim të fundit, të bëhesha aktor. Në këtë mënyrë, në çdo kohë të lirë midis dy mjeshtërive, lustroja këpucët fshija rrobat nga pluhuri, vija një jakë të pastër dhe shkoja në agjencinë teatrore "Blekmor". Këtë punë e bëra deri ditën kur veshja ime nuk ma lejonte më të bëja vizita të tilla. Çarli Çaplin 4. Nga dy fjalitë e thjeshta formoni një fjali të përbërë me bashkërenditje, duke përdorur lidhëzat që jepen në kllapa. • Lindja ishte përskuqur. 2. Dielli ende nuk e kishte nxjerrë syrin mbi mal ( por). • Hëngra mëngjes në hollin e hotelit. 2. Dola menjëherë në rrugë. (dhe) • Nuk binte më shi. 2. Në gjithë hapësirën e lagësht ndihej një vallëzim i padukshëm piklash uji. (por) • Rrezet e diellit rrallë e tek mezi përshkonin degët e dendura. 2. Binin vjedhurazi mbi lëndinën e lagur. (dhe) • Nga dritarja shiheshin poshtë kodrat e ulëta të çara nga përrenjtë e thellë. Më tutje dukeshin majat e mprehta të Malit të Hekurave. (kurse)

93


V

5. Çdo fjali të përbërë me bashkërenditje kthejeni në dy të thjeshta. 1. Dushqet shushurinin nga era dhe retë vraponin në qiell. 2. Nata ishte e freskët dhe pyllishta uturinte si det. 3. Ishte një ditë e ngrohtë maji dhe mbi lulet shumëngjyrëshe endeshin fluturat dhe bletët punëtore. 6. Formoni fjali të përbëra me bashkërenditje me lidhëza shtuese, veçuese, përmbyllëse dhe kundërshtore.

Kujdes përdorimin e presjes.!

94


95


L e t ë r s i a .

LETËRSIA GOJORE DHE E SHKRUAR  1. Fjala letërsi vjen nga fjala latine littera, që do të thotë shkronjë, pra është një krijimtari e shkruar. Letërsia ka lindur përpara se të lindte shkrimi. Ajo është shfaqur qoftë në mënyrën e të kënduarit, ashtu dhe në mënyrën e të kallëzuarit. Njerëzit kanë pasur nevojë të brendshme që të shfaqnin ndjesitë e shpirtit dhe të trupit të tyre në marrëdhënie me njërittjetrin apo me dukuritë e natyrë. Kështu, kjo ua zhvillonte imagjinatën e tyre. Ata trillonin lloj-lloj ngjarjesh të ndryshme ,personazhesh , që nuk ekzistonin në jetën reale. Në këtë mënyrë kanë lindur këngët , legjendat, poemat , përrallat që u bartën gojë më gojë dhe brez pas brezi .Krijimtaria shpirtërore e një populli e trashëguar gojë më gojë e brez pas brezi, përbën kategorinë e veçantë të folkloristikës që quhet letërsi gojore. Këto këngë i kanë krijuar njerëz të caktuar,por asnjëherë nuk kanë qenë pronë e tyre, përkundrazi ato bëheshin pronë e të gjithëve dhe secili mund t’i hiqte ose t’i shtonte vargje ose personazhe të tij. Janë krijuar variante të ndryshme të krijimeve popullore. Ka mbetur ai variant i cili ka qenë më pranë realitetit dhe më afër shpirtit të popullit. Letërsi popullore krijohet edhe sot, por ajo nuk duket mjaft.

 2. Letërsia e shkruar lindi me lindjen e shkrimit ( afro 5000 vjet më parë, te sumerët në Mesopotami).Letërsia e shkruar dallohet nga letërsia popullore sepse në të njihet autori i veprës ( pra autori i krijimit letrar nuk është anonim si në letërsinë gojore). Shumë vepra të shkruara janë mbështetur në krijimtarinë popullore. Shumë shkrimtarë kanë marrë prej letërsisë popullore ngjarje, shumë figura poetike, personazhe etj. Kështu ndodh edhe me poemat e famshme të Homerit “Iliada “ dhe “Odiseja , të cilat janë mbështetur në krijimet e hershme gojore të traditës greke.

96


GJINITË LETRARE 

Veprat letrare sipas formës së tyre ndahen në dy kategori të mëdha: në poezi dhe në prozë. Poezia ( vjersha) i përket ligjëratës së lirë dhe shkruhet në vargje, ndërsa proza i përket ligjëratës së lirë dhe shkruhet në rreshta. Në poezi zakonisht shkruhen vjershat, poemat etj., ndërsa në prozë zakonisht shkruhen romanet, novelat studimet letrare etj. Por veprat letrare ndryshojnë edhe nga pikëpamja e përmbajtjes dhe hartimit. Që prej lindjes së veprave të shkruara letrare , janë dalluar tri ndarje të mëdha : Gjinia epike Gjinia lirike Gjinia dramatike

Veprat epike janë ato vepra në të cilat shkrimtari e kallëzon, e rrëfen ngjarjen qoftë vetë, ose nëpërmjet personazheve. Këto vepra mund të jenë të shkruara në vargje ( poema,cikle këngësh , epope që mbështeten në ngjarje historike etj.), në rreshta ( romani, novela, tregimi, skica etj.).  Veprat lirike janë ato vepra në të cilat shkrimtari nuk rrëfen ngjarje , por shpreh ndjenjat dhe mendimet e tij të brendshme. Krijimet lirike kryesisht janë në vargje: poezitë ( vjershat, poemat e shkurtra që nuk rrëfejnë ngjarje, prozat poetike ku shkrimtari ndjenjat i shpreh në rreshta e jo në vargje.  Veprat dramatike janë ato krijime në të cilat autori bëhet i padukshëm, ndërsa flasin vetëm personazhet vepruese. Këto vepra shkruhen që të vihen në skenë dhe të interpretohen nga aktorët. Këto vepra mund të jenë në vargje: poema dramatike ( tragjedia, komedia; dhe në prozë : drama , tragjedia dhe komedia.  Llojet epiko-lirike përbëjnë një nënndarje më vete. në këto krijime autori përveçse rrëfen, shpreh edhe ndjenjat dhe mendimet e tij. Vepra të këtij lloji mund të jenë: poemat që qëndrojnë midis epit dhe poezisë, baladat që marrin temën nga jeta morale dhe shoqërore, fabulat që nëpërmjet figurave të kafshëve trajtojnë marrëdhënie njerëzore.

97


AJKUNA QAN OMERIN POPULLI Kjo pjesë është shkëputur nga cikli i këngëve kreshnike dhe bën fjalë për një nga çastet më prekëse e më të bukura të këtij cikli të mrekullueshëm. Omeri ,djali i Mujit, rrethohet në bjeshkë dhe pas një lufte të rreptë vritet. Muji nuk mund ta ndihmojë sepse kur arrin ai lufta më kishte mbaruar. Nga numri i madh i armiqve të vrarë kupton se i biri, Omeri, ndonëse është vetëm 7 vjeç, ka luftuar si kreshnik i vërtetë. Ajkuna, e ëma e Omerit merr vesh vetëm pasi Muji ta ketë varrosur të birin dhe të kthehet në shtëpi. Pas kësaj shpërthen vaji i nënës që të trondit, që të bën që të vuash e të derdhësh lot bashkë me të.

...Qyqe vetëm rrugën paska marrë, kan xan vend hyjt vajin për me ndie, nuk ka dalë ndër Lugje t’Verdha, 5 - T’u shkimtë drita ty, o mori hanë, qi s’ma çove at natë nji fjalë n’Lugje t’ Verdha shpejt me dalë bashkë me hi n’nji vorr me djalë! 10 Ndoshta vorri t’dyve s’na kish xanë ndoshta djali ngat nuk m’kishte lanë, nji vorr t’ri , por kishe çil përbri, Ahit t’malit rixha i kishe ba, gurit t’malit rixha i kishe ba, për mue gropën me ma lanë, 15 se aq vend ma kishe lanë, Mallkue kjosh o mori hanë, qysh me e lanë nanën t’pa djalë! Kur ka shkue te vorri i djalit, ka pa ahin treqind vjeç. 20 Ahi ishte rrema-rrema, nja ma t’bukrin mbi vorr po e shtrin mirë po pshtetet për degë t’ahit, pikon lotja mbi vorr t’djalit, 25 Kan lan kangën zogjt e malit, kan lan kangën me vështrue!

30 Del njiherë ksi burgut t’errët, fol me nanën qi t’ka rritë, s’m’ke lan kur kaq shumë me pritë! Ka lshue hana rrezet n’pyllë kan shkrep hyjit nëpër qiellë, 35 pyesin djalin: - A e ke pa? Rrahit t’zi ndër kambë i krishtera! _ Ka qillue bjeshka e gjanë, gjith ku t’dueni vend me xanë. _ Nuk po m’len nji’ ah m’e pa. 40 Amanet pse e lae m’u djerrë? Thuej m’kan mbulue me dhe t’zi, drita e juaj mbrendë mos me hi, vaji i nanës, o mos me u ndi, lodja e nanës o veç me m’mrri, 45 mor Homeri i nanës- oho. _ A thue gjogun me ta prue, del ndo i herë për me lodrue, bjen ndër gurra me u freskue kërko majet bashk’ me zana, 50 se ty vorrin ta ruen nana, more i miri i nanës-ooo Orët e bjeshkës ma s’und me ndiejnë, fjalën n’gojë po ja kthejnë dalë, zemrën s’rrahni ja kanë ndalë, 98


- Po a s’e din se kush ka ardhë, qi nuk çohesh për me u falë, more i miri i nanës –ooo! Amanet , o more bir,

lot ndër sy mirë po ja krijnë, fytyrën lotsh mirë po ja shijnë vetë e bajnë e e çojnë n’Jutbinë.

Njohim fjalë dhe shprehje kan xan vend hyjt vajin për me ndie – kanë zënë vend yjet vajtimin për ta ndier ( dëgjuar) Lugje t’verdha - vend në Bjeshkët e Nemuna t’u shkimtë drita – t’u shoftë drita ngat - përbri, afër rixha – lutje, dëshirë e madhe ahi ishte rrema – rrema – ahu ishte dega- dega për me u falë – për t’u përshëndetur ksi burgut të errët - këtij varri lodja e nanës veç me mrri - loti i nënës mund të arrijë gjer në varr s’und me ndiejnë – s’mund ta dëgjojnë vetë e bajnë – vetë e mbajnë orët e bjeshkës – zanat , shtojzovallet e malit Jutbinë –a - vendi ku banonin kreshnikët

99


KUPTOJMË TEKSTIN 1. Pse Ajkuna, nëna e Omerit të vogël, mallkon hënën? 2. Në çfarë mënyre e shpreh poeti popullor dashurinë e Ajkunës ndaj djalit të saj? 3. Cila është përgjigjja e Omerit nënës së tij? Gjeni vargjet ku shprehet kjo dhe diskutoni. STUDIOJMË GJUHËN E TEKSTIT 4. Gjeni pasthirrmat e ndërtuara me thirrorin o dhe tregoni pse janë përdorur? 5. Në cilin dialekt është shkruar ky fragment? 6. Cilat janë figurat letrare më të përdorura në këtë fragment? 7. Gjeni dhe sillni në klasë ndonjë fragment tjetër nga cikli i këngëve të Mujit e Halilit. Këngët kreshnike Këto këngë flasin për bëmat e kreshnikëve, prandaj quhen edhe këngë kreshnikësh ( kreshnik- trim i madh). Në qendër kanë të njëjtët personazhe, por ngjarje të ndryshme, prandaj përbëjnë cikle më vete. Këto këngë kanë elementin fantastik të rrëfimit të ngjarjeve. Në letërsinë popullore shqiptare në mesin e këtyre këngëve dallohen : cikli i Mujit dhe Halilit ( dy vëllezër që janë heronjtë kryesorë të këtyre këngëve), Gjergj Elez Alia etj. Kreshnikët janë malësorë të lirë shqiptarë, të cilët luftojnë kundër të huajve për mbrojtjen e viseve të tyre. Të huajt janë sidomos kralët e kapedanët e sllavëve të jugut ( shkjetë siç i quan populli).

______________________________________________ KËNGA E DHOQINËS POPULLI Ditën e Pashkës në drekë, se ç'u therr një ka në fshat; vajta e mora një okë mish dhe e hodha në kusi Me vrap dola në avli të marr një kërcu të zi të më çpiket një stihi, me vrap m'u hodh në kusi; më helmoi dj'emt e mi, nëntë djem e nëntë nuse, të nënta me djem në duar, nëntë djepe ç'm'i përbyse,

Të vishem si kallogre! -Jo,motër, sikundër je! I hipi në vithe të kalit, Zogjtë udhës thoshin: " Ciu,viu,ciu,viu, kush ia bën, ia bën vetiu! Kini parë e s'kini parë, Shkon një zogëz bishtbardhë. I vdekuri me të gjallë!" Vate tek der e kishës: "Ik moj Dhoqinë, se kam punë n'ajodhimë, 100


nëntë pajë ç'mi zhurite, nëntë e dyfek ç'mi shite. Kostadin t'ardhtë gjëma, martove Dhoqinën lark, lark e lark mërguar tre male kaptuar. Ditën e Pashkës së madhe Dhoqina na lidhej valle, Kostadini u ngrit nga varri: Rrasa iu bë kalë, Balta iu bë shalë, Vrap e vrap e te Dhoqina: -Mirëserdhe, o im vëlla! Në ke ardhë pët të mirë, Të vishem si gjeraqinë. Në ke ardhë për të keq,

se aty e kam shtëpinë." Vate gjer tek dera, Çëk,çëk në portë. -Ç'je ti që kërcet në portë? Mos je bushtër a mos je murtajë, Që më hëngre djemt e mi? - Hap moj nënë, derën, Jam Dhoqin' e vetëm! - Me cin' erdhe, moj Dhoqinë? - Unë arç' me Kostadinë! Ç"Kostadin moj ,t'ardhtë gjëma! Kostadini i vdekur, Ç'bën tre vjet pa tretur? - Një në prak e një në derë, plasnë si qelqe me verë!

101


Njohim fjalë dhe shprehje Pashkë-t - festë e krishterimit stihi-a - këtu ka këtë kuptim: pasi mishi i kaut ka qenë i prishur, prandaj djemtë kane vdekur gjeraqine-a - grua e shpejtë dhe e shkathtë kallogre-ja - murgeshë; grua që i shërben kishës ajodhimë-a - vend i mbyllur ne kishë, ku prifti i bën ceremonitë fetare KUPTOJMË TEKSTIN 1. 2. 3. 4. 5. 6.

Çfarë fatkeqësie ndodhi në ditën e Pashkës? Përse nëna e mallkon Kostandinin? Për çfarë e pyeti vëllamin Dhoqina kur e pa? Për kë e merr nëna Dhoqinën, kur ajo i troket te porta? Ç'përfundim ka gojëdhëna? Ritregojeni gojëdhënën me fjalët tuaja,pasi të keni bërë pikat e planit.

VLERËSOJMË DHE INTERPRETOJMË TEKSTIN 7. Kjo gojëdhënë është ndër më të bukurat e krijimtarisë shqiptare. Për cilin virtyt të lashtë të popullit shqiptar bën fjalë kjo gojëdhënë? 8. Për cilin virtyt të lashtë të popullit shqiptar bën fjalë kjo gojëdhënë? 9. Ngritja e të vdekurit nga varri paraqet: * diçka reale ( që ndodh në jetë) apo *diçka fantastike ( që përshkruhet në krijimtari)? 10. Ç’ju komunikon ngritja e Kostandinit nga varri: *një përrallë tërheqëse befasuese apo *një ngjarje tronditëse për forcën e fjalës së dhënë? Ilustrojini mendimet tuaja me vargjet e gojëdhënës. 11. Cila është ideja e këtij fragmenti?

102


STUDIOJMË GJUHËN E TEKSTIT 12. E gjithë gojëdhëna ndërtohet mbi bazën e një kontrasti të goditur: . vdekja jeta i gjalli ______________ fustani i bardhë ______________ 13. Gjithashtu kemi shndërrimin e : të vdekurit të rrasës së varrit të baltës Ilustrojeni këtë.

në të gjallë në __________ në __________

14. Gojëdhëna mbyllet me një krahasim që është ndër më të bukurat e krijimtarisë popullore: Një në prak e një në derë, plasën si qelqe me verë. 15. Ç’tregon ky krahasim: *një vdekje normale të nënës dhe të së bijës apo *një vdekje tronditëse, të paharrueshme? Përse? _________________________________________________________________

103


KËNGËT E MILOSAOS JERONIM DE RADA JERONIM DE RADA(1814-1903) është një nga figurat qendrore të letërsisë shqipe. Veprimtarinë e vet e nisi që në agimin e Rilindjes Kombëtare dhe dha një kontribut të rëndësishëm në krijimin e letërsisë artistike kombëtare. De Rada u lind në fshatin Maki të Kozencës së Kalabrisë, nja nëntë kilometra afër Shën Mitër Koronës, qendër e kolegjit arbëresh të Shën Adrianit. Mësimet e para i mori te i ati, Mikel de Rada. Mandej hyri në kolegjin e Shën Adrianit në Shën Mitër Koronë , kurse shkollën e mesme e kreu në Shën Benedeto në Ulano. Më vonë do të studiojë drejtësinë. Vepra letrare: “Këngët e Milosaos” (1836),”Këngët e Serafina Topisë” (1839), “Parimet e estetikës” 1861 etj. KËNGA I Kjo këngë është marrë nga poema „Këngët e Milosaos“ të Jeronim de Radës. Poema është botuar në vitin 1836. Me këtë poemë Jeronim de Rada hap një faqe të re në letërsinë shqiptare të kohës. Bota kish ndërruar lisa, uji i ri në det kaltëronte n’ditn e re; por lumbardha e Anakreontit në temp rronte e moçme. Nd’uj’ një dit’ vate te mali e s’u kthye si e kish zakon. Veç atë që s’e thau bora, s’e përgjaku heshtëza, po u largua gjersa ra tek e bardha shpia ime. Kur n’agim tokë edhe shpi u zbuluan bashk me detin, si harreja që del sysh, më zgjoi duke fërfëlluar qelqeve t’dritares.

U pataksa e ruajta jashtë: rrusht pak aguridhe, dheut tonë i kishin hie; lule liu të hapura, m’i tund era e m’i përzien, në atë ninull qeshin si ato lule qielli. Ti vështrojer dhe s’kujtoje asnjë mbëhi njerëzish. Kallëzorët nëpër duajt po këndonin. Dheut huaj ahere ndër time motra kisha arritur, mëma ime emrin tim thosh nëpër shpi

104


Njohim fjalë dhe shprehje lumbardhë-a – femra e pëllumbit, pëllumbeshë Anakreonti – poet grek i shek. VI para erës së re lumbardha – këtu: simbolizon frymëzimin poetik Temp-i – luginë e Thesalisë pataksem – trembem ruaj – vështroj aguridhe-ja – i papjekur, i pabërë, i paarrirë (për frutat) lule liu – lule liri mbëhi njerëzish – shqetësim, hidhërim, brengë, hall kallëzore-ja – mbledhëset e kallëzave në arë kurm-i – shtati i njeriut pa gjymtyrët dhe pa kokën, trupi për të parëzën – këtu: për herë të parë KUPTOJMË DHE NDIEJMË VJERSHËN Kënga e parë është si një hapje e poemës”Këngët e Milosaos” të Jeronim de Radës. Milosaoja tregon në mënyrë simbolike se si i erdhi frymëzimi. I vjen te dritarja lumbardha, pëllumbi i Anakreontit, e zgjon e bën të hedhë sytë nga natyra e qeshur dhe e gëzuar. Përse poeti e paraqet natyrën të qeshur e të gëzuar? Diskutoni për këtë në klasë. Çka shpreh poeti me vargjet “U pataksa e ruajta jashtë: rrusht pak aguridhe, dheut tonë i kishin hie; lule liu të hapura, m’i tund era e m’i përzien, në atë ninull qeshin si ato lule qielli.” Si i kuptoni vargjet : Dheut huaj ahere ndër time motra kisha arritur, mëma ime emrin tim thosh nëpër shpi. STUDIOJMË GJUHËN E TEKSTIT Sa rrokësh janë vargjet e kësaj vjershe? Ilustroni me shembuj. A rimojnë vargjet e kësaj vjershë? Përse?

TANUSHA 105


POPULLORE Tanusha është e dashura e Halilit të Jutbinës. Ishte bija e Krajlit dhe me një bukuri të rrallë. Krajli s’donte t’ia japë Halilit, sepse këtë e quante »cub Jutbine«. Po trimi i Jutbinës vendosi ta rrëmbejë dhe Tanushën e takon me treqind vasha, të cilat e përcillnin në gurrat e lumit për ta larë leshin. Krajli hidhërohet dhe i nxitur prej krajleshës, Halilin e bën rob në shatorin e vajzës së vet.

Ka nis’ drita me zbardh’ terrin: Marrtaz dielli kenka çue. Zot, ç’po bajnë çikat e krajlit, Qi kaq heret kenkan çue? Po ngarkojn’ lesh sa ku munden, Për me ra deri n’at lum; Po shpërndahen gurve t’lumit. Herë po lajnë, herë po këndojnë, Del Tanusha n’atë breg lumit, Vetë e dyta gisht për gisht; Vend po zen te gurt e lumit. Kanë qitë çikat e kan’ pvetë: »Amanet, mori e bukra e dheut. Po kj’o vashë n’dorë qysh t’ka ra, Syni i saj, si syni i zanës; Balli i saj, si balli i hanës; Shtati i saj, porsi hala n’bjeshkë:

Kurrkund shoqen nën ket diell s’e paska!« – Zoti u vraftë, mori treqind çika! Gja e pashoqe s’asht n’ket jetë. Fukara e mjera ka qillue; E ka zanë pasha i Dumlikes, Por kjo pajë s’ka ku me marrë: Baba dekë e kalbë nën dhe, Nana mbetë rrugash mbi dhe. I ka msy kullës tatës Krajl. A sa send ndoj pare me i falë. Por ju luni, u pastë Tanusha, Lani lesh e mos u tallni! – As kurrnjana ma s’po e pvetë, Por po lajnë lesh gurve t’lumit, Kush po lan, e kush po kan prej dhimbet.

KUPTOJMË TEKSTIN

106


Kujt i kushtohet kjo këngë? Si përshkruhet bukuria e Tanushës? Çfarë përfundimi ka fragmenti? STUDIOJMË GJUHËN E TEKSTIT Me cilën figurë stilistike poeti e përshkruan bukurinë e Tanushës? Në këtë tekst janë përdorur shumë forma dialektore. Gjeni ato dhe sqaroni. Shpjegoni shprehjet: »Amanet, mori e bukura e dheut! Po kjo vashë qysh t’ra në dorë, Syni i saj, si syni i zanës; Balli i saj, si balli i hanës; Shtati i saj, porsi hala n’bjeshkë: Kurkund shoqen, nën ket diell s’e paska!«! •

Në vargjet vijuese nënvizojini hiperbolat.

»Jo more vlla, lum motra!« i ka përgjegjë: »T’ka lodhë jermi e s’po di ç’je kah fol Se përjashta shi nuk a tuj ra, syt e motrës po të pikojnë more vlla«.

SKËNDERBEU GLIGOR PËRLIÇEV (Fragment nga poema „Skënderbeu”) Pa ecur shum’ hordhitë, që po iknin për t’i shpëtuar shpatës, Skënderbeu pa pritur pa një pamje të llahtarshme: në hu i ngulur, Dinkoja mundohej nga dhembje të përbindshme, sypërlotur. Ashtu si ndodh kur një fëmijë t’urtë, që gjendet larg shtëpisë atërore, me duar po e rrahin e shkopinj edhe ajo duron pa fjal e lot; pa kur të ndjejë t’anë që afrohet,

Por nuk ankohem . . . Unë vdes i lumtur, sepse ma mori hakun dora jote dhe rrojta për të parë buzëqeshjen gazmore të fitores .. . Shqitm’o mbret, që të mos vuaj më e sa më parë të vdes .. . E sa për Poshën e Naumin, jetimët që la pas, merri, o mbret në mbrojtjen tënde, në më dëshiron . . .« Këto mundi të thotë trupcfilitur: dhe qau me të madhe Skënderbeu si nënë që qan bir të samartuar, 107


lumë atij i rrjedhin lotët faqeve e do t’i thotë t’et sa heq e vuan, por ia mbyt zërin ngashërimi i madh, – njësoj qau dhe Dinkoja fatzi, kur pa përpara divin Skënderbe, dhe me pahir i dolën këto fjalë: »Shkëputm’ o mbret nga huri, se ka kohë që çika–çika mua më del shpirti .. . M’i brejti rropullitë dhembj’e tmerrshme ...

e tha: »Un’o i mjerë, do të bëhem babai i jetimëve të tu . . .« Dhe e tërhoqi Dinkon që nga huri, në çast filloi të rrjedh gjak i shumtë, ajri që hyri ia çliroi gjymtyrët dhe shpirti i tij si frymë fluturoi. Trupin ia dorëzoi Skënderbeu Andonit, që ta shpinte larg, në Krujë, dhe fshi’u syt’e tij të përlotur.

__________________________________________________________________________ Njohim fjalë dhe shprehje hardhi-a– shkurre kacavarëse që jep rrush gjymyrë-a– pjesët e lëvizshme të trupit, sidomos krahët dhe këmbët miniaturë-a – vogëlsira, imtësi KUPTOJMË TEKSTIN Çka përshkruhet në këtë fragment të kësaj poeme? Cila është porosia e Dinkos para vdekjes? Për cilët brengosej më shumë? Çka premton Skënderbeu? Cili është mesazhi kryesor i këtij fragmenti? STUDIOJMË GJUHËN E TEKSTIT

108


Shpjegoni vargjet: ...Unë vdes i lumtur, sepse ma mori hakun dora jote dhe rrojta për të pasur buzëqeshjen gazmore të fitores... Në këtë pjesë hasim figurën letrare të epitetit. Gjeni epitetet dhe diskutoni për funksionin e tyre në këtë poemë.

Detyrë: Duke pasur për bazë këtë pjesë dhe pjesën „Skënderbeu dërgohet peng“ të Naimit, shkruani një hartim, duke pasur për bazë elementin krahasues.

GËRZHETA POPULLI Kishin pas qenë katër vëllezër. Tre ma të mëdhenjtë merreshin me bujqësi e i vogli ruante delet. Shkonin fort mirë njeni me tjetrin. Nuk shkoi shumë kohë e u martua ma i madhi vëlla, mandej i dyti, mandej i treti. Kur i erdhi rendi të voglit, ky s’dëgjoi kurrsesi. Të tjerët nuk iu vunë për do kohë, tue mendue se ai s’u çilej prej turpit. Vëllai i vogël bluante me mend të veta çka s’ia merrte mendja kurkujt. Ai përditë u printe deleve e i çonte me kullotë në një fushë, që e kishte barin deri në gju. Në mes të asaj fushe ishte një gjol i madh. Në atë gjol jetonte një Gërzhetë, që gja ma e bukur se ajo nuk ishte m’u pa mbi fytyrë të tokës. Djali, pa e hetue kush, i avitej gjolit, fshihej pas një kaçube e kënaqej tue e pa Gërzhetën, që lahej në atë ujë e delte në shulla e krehej: „Kjo – thotë vedi me vedi, – asht për mue, tjetër nuk marr“! E përherë e ma fort i ngulej ky mendim në krye e as ditë, as natë s’gjente pushim. Vëllaznit tue e pa ashtu të mërzitun, natë për natë e gjuejshin me fjalë, derisa e lodhën e e banë me folë. – More vëllazën, – tha, – sa herë çoj delet në kullotë, kam për të pa në një gjol të madh uji nji grua të hijshme, qi kurkund shoqja nuk mund t’i gjendet. Sa e prekin gjolin rrezet e diellit,del, lahet, krehet e rrin në shulla, por s’ka burrë që i avitet, pse në dekik zhytet në ujë e humbet. Tash mue më asht ngulë mendja në të e, ja e marr, ja vdes pa u martue. – Mos e fol atë fjalë, – ia pret ma i madhi vëlla, se ajo asht Gërzheta e gjolit e për katërqind vjet s’mund ta prekësh me dorë, jo ma me e prue te shtëpia. – E pra, unë e kam ba një mendim, – u thotë i vogli, por s’po di a po më ndihmoni ndopak.

109


– Besa,– ia pritën tre vëllaznit nji zani, – për me të ndihmue të ndihmojmë gjithësesi të na thuash, por po druhemi se s’na del gja. Po na difto njiherë çka ke mendue. – Kam mendue, – u thotë ma i vogli vëlla, – me vu në breg të gjolit një këmishë të bukur me grykë e mangë të qepuna, nji pasqyrë, nji sapun e nji krahën, e me çilë katër gropa për me u fshehë të katër ndër to. Gërzheta, kur të dalë në tokë, ka me i pa ato sende e ka m’u kujtue se për çka vlejnë e kur ta veshë këmishën me mangë të qepuna, na kemi me i ndenjë gati me e kapë. – Mirë qenke kujtue, – i përgjigjen vëllaznit, – e pa ia hy kësaj pune s’po rrimë.

Të nesërmen, pa dalë mirë drita, morën shata, kazma e këmishën me mangë e grykë të qepuna e shkuan te gjoli. Këmishën, sapunin, pasqyrën e krahnin e vunë në atë vend ku pushonte Gërzheta; mandej çelën katër gropa e u strukën brenda.Duel drita, ra dielli mbi gjol e nisi me u nxe ujët. Kur, qe, qet kryet Gërzheta e shikon mos asht kush. Lahet e lot në ujë, mandej del në breg për me u krehë. Pa u ul mirë, i shikojnë sytë te këmisha e te pasqyra. Avitet, i merr në dorë nji nga nji, mandej hyn prapë në ujë e lahet me atë sapun; del prapë në breg e terret: kap me njenën dorë krahnin e me tjetrën pasqyrën, e si limohet e zbukurohet, merr me veshë këmishën. Përnji që e panë vëllaznit se po rropatej me e qitë për gryke e krahë për mangësh, u lëshuan në të e me shumë mundim e lidhën dhe e çuan te shtëpia. Gërzheta e pa se s’mund të shpëtonte e bani gjithësesi i thanë ata. Hoqi petkat e veta, u vesh me petka të vendit e pas pak ditësh u martue me ma të voglin vëlla. Të gjitha punët i kryente pa mërzi por, me folë me gojë, nuk folte. Pas një viti i leu një djalë i shëndoshë e i bukur, që me të kënaqë, veç tue e pa, por as kësaj here nuk foli. I shoqi u mundue, me ia nxjerrë nji fjalë, por s’qe punë. Atëherë kapi djalin, e me shpatë në dorë, i tha së shoqes:

110


– Ja po flet, ja e preva djalin! Gërzheta, tue kujtue se përnjimend po donte me e pre, çeli gojën e tha: – Mos ma pre djalin! U gëzue i shoqi e u gëzuen të gjithë kur foli, po Gërzheta vijoi e tha: – Edhe katër ditë kam pas me ndenjë pa folë. Ju s’e batë mirë që më ngushtuet me folë para kohe. Vëllaznit ia kishin frigën Gërzhetës e përherë e ruajshin që mos t’u ikte, por kur u ba me djalë, atëherë e lanë të lirshme. Gërzheta iu kujtua kësaj pune e nji ditë prej ditësh e pyeti të shoqin: – Zot, ku do të m’i kesh lanë teshat që kam pasë kur isha në gjol? – Po pse? – e pyeti i shoqi.– Çka po të duhen? – Kurrgja, – ia pret gruaja, – veç më ka shkue mendja për to. I shoqi, që s’mendonte se mund të ndodhte gja, i diftoi arkën e duel për punë të veta. Gërzheta i vuri synin arkës , e kur pa se s’mund ta hetonte kush, nxuar teshat, i veshi, ngau te gjoli, ra brenda e u zhduk njiherë e përgjithherë.

_____________________________________________________________________________ Njohim fjalë dhe shprehje gërzhetë-a – figurë e përrallave popullore që përfytyrohet si një vajzë e bukur, që jeton në ujët e liqeneve. Ajo, ashtu si e Bukura e Dheut, është mishërimi i lumturisë në përrallat tona. gjol-i – liqen-i shulla-ni – shulla-ni, vend që e zë dielli dekik – çast, sekondë druej – trembem, kam frikë terem – thahem përnji – porsa rropatem – përpiqem, mudohem, orvatem ngushtoj – këtu: detyroj KUPTOJMË TEKSTIN Me cilën mendonte të martohej vëllai i vogël? Pse? Çfarë mjetesh (sendesh) përdor ai për kapjen e Gërzhetës? Si sillet Gërzheta në shtëpinë e vëllait të vogël? Kur foli ajo? Si përfundon përralla?

111


VLERËSOJMË DHE INTERPRETOJMË TEKSTIN Kjo përrallë popullore është ndër më të bukurat e krijimtarisë gojore. Si e vlerësoni veprimin e Gërzhetës të bëjë si i thonë ata dhe pse? Dalja e të bukurës nga deti, gjoli është diçka reale (që ndodh në jetë) apo fantastike (që përshkruhet në krijimtari)? Pse përralla përfundon me largimin e Gërzhetës? Cila është porosia e kësaj përralle? Shkruani personazhet e përrallës, pastaj portretin e çdo personazhi, ç’mendon ai, ç’thotë ai, ç’veprime bën ai? STUDIOJMË GJUHËN E TEKSTIT Përralla është treguar në dialektin gegë. Shpjegoni ku vërehet kjo? Shpjegoni këto shprehje popullore: – bluante me mend; – s’ia merrte mendja; – e përherë fort e ma fort; – i ngulej ky mendim në krye; – më ka shkue mendja. Në këtë përrallë është përdorur paskajorja e gegërishtes. Gjeni disa forma të tilla dhe shkruani në fletore, pastaj diskutoni për përdorimin e tyre në gjuhën e sotme letrare shqipe. Me çka zëvendësohen ato sot? DIALEKTET Përralla është treguar në dialektin gegë. Këtë e vëmë re nga fjalët: me kullotë, që gja ma e bukur se ajo nuk ishte m’u pa mbi fytyrë të tokës, asht për mue, vëllaznit etj. Ne për detyrë kemi që të flasim e shkruajmë duke i respektuar normat e gjuhës së sotme letrare shqipe. Ndërkaq, gjuha shqipe ka dy dialekte – gegërishten dhe toskërishten. Dallimet ndërmjet tyre nuk e vështirësojnë të kuptuarit e gjuhës së sotme letrare shqipe.

112


NË STAMBOLL KARTA DËRGOJNË POPULLI Në Stamboll karta dërgojnë, Se raja po luftojnë! Që në Berat e në Vlorë, U mbush deti me pamporë. Një pasha me tre taborrë, Misërishtat i korrë. S’e dinë me kë luftojnë! Me Gjolekë Kuçin thonë. Gjolek e Hodo Aliu, Në dorë palla ç’u ngriu. Tafil Buz mustaqeziu, Nga Gryk’e Kuçit arriu, More djemt e Kurveleshit, Me pallë luftoni sheshit. Kurveleshi, gur i thatë, Me palla luftojnë gratë. O halldup shallvaregjerë, Në ta zënça dot guberë, Do ta bëj si tjetër herë

!

Këngët e nizamëve Kur në vitin 1839, Turqia shpalli reformat që njihen me emrin e Tanzimatit, qëndresa popullore qe edhe më e madhe. Tanzimati krijonte detyrimin ushtarak dhe taksa të rënda. Kjo gjendje i revoltoi masat. Kundër Tanzimatit shqiptarët organizuan një sërë kryengritjesh fshatare. Udhëheqës të tyre kanë qenë Zenel Gjoleka prej Kurveleshi, Rapo Hekali prej Mallakastre, Dervish Cara prej Pallçishtit të Tetovës etj.

113


___________________________________________________________________________ Njohim fjalë dhe shprehje raja – popullsia në kohën e sundimit osman pamporë – anije pasha – gjeneral në ushtrinë osmane misërishta – ara me misër pallë – shpatë halldup – osman gubere – pelerinë që vjen gjer në gju KUPTOJMË DHE NDIEJMË VJERSHËN Kujt i kushtohet kjo vjershë popullore? Si i karakterizon autori popullor figurat historike në këtë këngë? Ku shprehet trimëria e popullit shqiptar në luftë? STUDIOJMË GJUHËN E VJERSHËS Si duhet kuptuar vargun „Në Stamboll karta dërgojmë“? Në vjershë ka disa fjalë të përngjitura. Gjeni ato dhe sqaroni si janë formuar. Detyrë: Mësojeni vjershën përmendsh dhe recitojeni në klasë.

114


MBULOI ZIA ÇAMËRINË POPULLI Marko Boçari (1790 – 1883) njihet si një luftëtar i shquar suliot në kohën e Ali Pashë Tepelenës. Ai mori pjesë në kryengritjen e popullit grek kundër robërisë osmane. Luftoi me heroizëm të pashoq dhe u vra në Karpenis. Në këngën e mëposhtme, populli i ngre një himn luftës dhe vdekjes së tij.

Mbuloi zia Çamërinë. Çamërinë e Shqipërinë edhe të gjithë Greqinë: Na u vra një trim i mirë, trim i mirë, trim i rrallë, Marko Boçari me pallë, për Shqipëri edhe Eladhë! Në turq seç bëri kërdinë, kalli klithmën, lebetinë. Po tek mbillte gjurulltinë një arab me karabinë u ngul dhe i shtroi synë goditi bajrakn’ e mirë Marko Boçar Çamërinë, e goditi mu në ballë! Thirri Markua : „O shqiptarë, bini qënet, se më vranë më muar plumbi në ballë! Merrmëni se jam i gjallë!” U nxi jeta, u bë bujë tërë trimatë ç’u sulë e bënë që dual ujë djemat e çamërisë me vulë shahinë mbë dor ‘e prunë.

115


___________________________________________________________________________ Njohim fjalë dhe shprehje Eladhë-a – Greqia kërdi-a – këtu: vdekje në masë, gjakderdhje lebeti-a – tmerr-i, klithmë tmerri gjurulldi-a – trazirë, rrëmujë karabinë-a – lloj pushke brejë-a – këtu: zhurmë e madhe shahin-i – dëshmor (turqizëm) KUPTOJMË DHE NDIEJMË VJERSHËN Për cilin trim flitet në këtë këngë të bukur popullore? Kundër kujt luftonte trimi i kësaj kënge popullore? Me çfarë toni paraqitet fundi i këngës? VLERËSOJMË DHE INTERPRETOJMË VJERSHËN Si e arsyetoni luftën e trimit të vjershës për Eladhë dhe Shqipëri? Gjeni vargjet në të cilat përshkruhet trimëria e Marko Boçarit me shokë. Në bazë të vjershës, përshkruani luftën dhe vrasjen e trimit. STUDIOJMË GJUHËN E VJERSHËS Në këtë këngë popullore kemi shumë shprehje të bukura frazeologjike. Gjeni dhe shpjegoni kuptimin e tyre. Në vjershë hasim përsëritjen e fjalës së fundit të vargut në vargun vijues. Gjeni përsëritjet e këtilla dhe nënvizojini. Pse këngëtari popullor bën një përsëritje të këtillë të fjalës së fundit të vargut në vargun vijues?

116


KËSHTJELLA ISMAIL KADARE Në kampin e tyre vazhdon qetësia e plotë. Por tani ne e dimë fare mirë se ç’fshihet prapa kësaj qetësie. Dyshimin e parë na e shkaktoi një furrë që ata, për çudi, e ngritën jo shumë larg mureve tona. Ne filluam ta mbikëqyrnim ditë e natë këtë furrë. Atje hynin vazhdimisht qerre të ngarkuara me miell, që dilnin pastaj të ngarkuara me bukë, por një sy i stërvitur mund të kuptonte se qerret që hynin në oborrin e furrës nuk ishin të ngarkuara aq rëndë sa ç’dukeshin, megjithëse ato ecnin ngadalë. Pas këtij dyshimi ne filluam të ndiqnim me vëmendje tymin që dilte nga oxhaku i furrës... Më në fund, për të gjithë ne u bë e qartë se qerret që hynin në oborrin e furrës nuk sillnin miell dhe se nga një furrë, ku nuk hyn miell, s’ka se si të dalë buka. Atëherë me se ngarkoheshin qerret, që dilnin vazhdimisht dhe zhdukeshin në brendi të kampit? Ishte e qartë – me baltë. Turqit, pra, po hapnin galeri nën tokë. Kjo është një metodë e tyre e njohur për pushtimin e fortesave. Në të gjitha bodrumet e thella të kështjellës ne vumë roje, të cilët rrinin shtrirë ditë e natë duke përgjuar me veshin të mbështetur në tokë. Shumë njerëz na u sëmurën. Atëherë ne vumë kudo enë të gjera bakri, të cilat kanë cilësinë të riprodhojnë zhurmat nëntokësore. Pritëm shumë net kështu. Herë pas here rojeve iu dukej sikur dëgjonin goditje. Por kjo vinte nga përqendrimi i vazhdueshëm i vëmendjes. Më në fund i zbuluam. Ata ishin futur disa metra nën kështjellë. Gërmonin ngadalë, me kujdes. Dukej sikur një kafshë e kujdesshme që fërkohej ditë e natë në thellësi të tokës. Tani, të shtrirë nëpër bodrumet me lagështirë, me veshin të mbështetur në tokë, njerëzit tanë ndjekin hap pas hapi udhën e tyre nën dhe. Ata gërmojnë vazhdimisht, gjithmonë e me kujdes. Tani e kanë ndarë llagëmin në dy degë si gjarpër me dy kokë. Ai zvarritet, zvarritet vazhdimisht poshtë nesh. Ne, me dhjetëra, duke zëvendësuar njëri-tjetrin, përgjojmë natë e ditë. Veshët na gjëmojnë pa pushim. *

*

*

Ne vendosëm t’ua shembim llagëmin natën e 26 korrikut, kur kuptuam se ata nuk po gërmonin më tutje. Kjo do të thoshte se atë natë ose të nesërmen ato do të shpërthenin. Shembjen vendosëm ta bëjmë pranë themeleve, ku thellësia e llagëmit ishte më e madhe se kudo. Pikërisht në atë vend, nga shkaku i thellësisë, do të shembej një sasi dheu më e madhe se në çdo pikë tjetër, kështu që varrimi i tyre do të ishte më i sigurt... Shembjen ne e bëmë me ndihmën e shpërthimit të një fuçie të vogël me barut, që e vendosëm në një vrimë të thellë, të hapur pikërisht mbi pikën e caktuar. Pas shembjes vazhduam të përgjojmë me kujdes gjatë gjithë gjatësisë së llagëmit... Nuk pati ndonjë përpjekje as prej atyre që u varrosën brenda as nga jashtë, për të hapur ndonjë kanal shpëtimi. Siç duket, e kuptuan dhe vetë që kjo ishte e kotë. Dhe me të vërtetë çdo përpjekje për të dalë do të ishte krejtësisht e kotë. 117


Në fillim poshtë nesh çdo gjë ishte e qetë. Gati–gati nuk na besohej se ata ishin aty, dy metra poshtë, me dhjetëra xhenjerë dhe ushtarë të armatosur gjer në dhëmbë. Por qetësia ishte vetëm në fillim. Ditët e tjera, sidomos netëve, po të vije veshin në tokë, mund të dëgjoje rënkimet dhe ulërimat e tyre. Ç’ndodhi atje brenda askush nuk mund ta thotë. Ne menduam se gjëja më e mirë ishte që t’i linim të vdisnin aty ku ishin, në varrin që e kishin gërmuar vetë... Dalëngadalë rënkimet dhe ulërimat e tyre u bënë përherë e më të dobëta gjersa u shuan krejt dhe nën bodrumet e kështjellës mbretëroi përsëri qetësia.

118


_____________________________________________________________________________ Njohim fjalë dhe shprehje xhenjerë – inxhinierë, kamp-i – vendqëndrimi i përkohshëm i një turme (grupi) ushtarësh, të rinjsh etj. galeri-a – rrugë nën dhe, e shpuar për qëllime të caktuara. KUPTOJMË TEKSTIN Për cilën kohë flitet në këtë tekst? Çka zbulojnë mbrojtësit e Kështjellës nën bodrumet e saj dhe si veprojnë ata? Si përfundon aksioni i mbrojtësve të Kështjellës? VLERËSOJMË DHE INTERPRETOJMË TEKSTIN Si zbulohet se turqit hapnin galeri nën tokë? Gjeni pjesën ku flitet për këtë element. Interpretoni pjesët e tekstit ku flitet mbi zotësinë e mbrojtësve të Kështjellës. Armiku mposhtet me: guxim, trimëri, vendosmëri, gjakftohtësi, dinakëri? Argumentojeni mendimin tuaj.  Çfarë ndieni për mbrojtësit e Kështjellës gjatë leximit të tekstit? – simpati – dashuri – frikë – admirim – zili? Si e kuptoni këtë pjesë: “Më në fund, për të gjithë ne u bë e qartë se qerret që hynin... ........ Ishte e qartë – me baltë.“?

119


STUDIOJMË GJUHËN E TEKSTIT Vini re se me çfarë kujdesi i ndërton autori fjalitë. Disa prej tyre janë të shkurtra, disa të gjata, madje disa edhe fjali të përbëra, me dy e më tepër pjesë. Nënvizoni fjalitë e përbëra, gjeni gjymtyrët kryesore (kallëzuesin dhe kryefjalën) dhe diskutoni për funksionin e tyre. Shpjegoni shprehjet: “Ne, me dhjetëra, duke zëvendësuar njëri-tjetrin, përgjojmë natë e ditë. Veshët na gjëmojnë pa pushim.“ Gjejeni romanin „Kështjella“ dhe lexojeni, me qëllim që të njiheni më mirë me përmbajtjen e tij..

Subjekti i veprës letrare Një vepër letrare ka këto përbërës: subjektin, kompozicionin, gjuhën artistike dhe stilin e shkrimtarit. Me subjekt të veprës letrare kuptohet renditja e ngjarjeve në një vepër letrare.Këto ngjarje përfshijnë marrëdhënie ndërmjet personazheve.Për të pasur subjekt një vepër letrare duhet pasur lëvizje, ngjarje dhe personazhe. Subjekt kanë veprat epike, epiko-lirike dhe dramatike, pra veprat që shtjellojnë ngjarje. Çdo ngjarje në qndër ka njjë konflikt ndërmjet personazheve. Natyrisht që çdo konflikt ka pikën e lindjes , të zhvillimit dhe të zgjidhjes. Sipas kësaj subjekti përbëhet prej disa elementesh të lidhura ngushtë ndërmjet tyre, si: parashtrimi, pika e lidhjes , zhvillimi, pika kulmore dhe zgjidhja. Njohjes me personazhet i themi parashtrimi, ndërsëa pikën e lidhjes e kemi kur fillon konflikti kryesor që paraqitet në veprën letrare. Konflikti i saposhfaqur dhe që nis e shtjellohet quhet zhvillimi. Pika më e mprehtë e konflikteve quhet pika kulmore, ndërsa pas këtij çasti vjen zgjidhja e cila ëhtë përfundimi i gjithë zhvillimit të ngjarjeve apo konfliktit, me ç’rast zbulohen edhe personazhet.

120


VDES PËR TRUALLIN TIM MITRUSH KUTELI ... Pas vdekjes së Skënderbeut, si edhe në të gjallë të tij, turku dërgonte ushtri pas ushtrie në truallin e Arbrit që ta shtypte, ta pushtonte, ta bënte të vetën. Po arbrit qëndronin, luftonin.

Lum ai që lufton e vdes për truallin e vet, për fisin e vet, për liri! Emri i tij rron për jetë. Atij i falen e do t’i falen gjithë brezat e pastajmë, do t’i këndojnë trimëritë e do t’ia marrin si shëmbëlltyrë. Vendi ynë ka nxjerrë shumë burra të këtillë që rrojnë dhe do të rrojnë në zemrën e popullit. Midis burrave luftëtarë shquhej Pjetër Shini, apo zoti Pjetër, siç i thoshin arbrit. Ky u kish kallur tmerrin turqve... Mbreti i turkut dëgjonte gjithnjë të qarat e ulërimat e turkeshave. Niste e dërgonte ushtri të reja, nga më të mirat. Këto ushtri kishin urdhër ta zinin të gjallë a të vdekur Pjetër Shinin. Ato niseshin, po nuk ktheheshin prapë. I grinte Shini me shokë, i përpinte varri në tokën e Arbrit. Ç’bëri atëherë mbreti i turkut? Mblodhi në kuvend të mëdhenjtë e tij, më të besuarit dhe i pyeti: – Si t’ia bëjmë ne. Pjetër Shin Arbrit? Të mëdhenjtë e mbretërisë, më të besuarit, rrinin si të shtangur. Pastaj u hodhën ca e thanë që të dërgonte ushtri të reja, më të forta; ca të tjerë thanë të ndërtonte kështjella guri në kufijtë e Arbrit, të vinte roje azabësh e të ngriste kurthe në rrugët e gërxhet tek shkelte Pjetër Shini. Fundi, u hodh njëri e tha: – Ta heqim nga ana jonë, ta joshim; t’i japim shumë ar e argjend, plëngje e katunde të begatë, që t’i sundojë nën hijen tënde. – Ne e kemi thirrur, e kemi joshur, po nuk do. „Unë, – thotë, – nuk dua ar e argjend, nuk dua plëngje e katunde të begatë, po dua që ju të mos shkelni tokën e arbrit“. Mirëpo neve na duhet Arbëria që të dalim të lirë tej në det, na duhet koka e Pjetër Shinit që t’i trembim ata të tjerët, që t’u ngremë lart zemrën ushtarëve tanë. Atëherë më i besuari ndër të besuarit i tha mbretit: – O mbret mbi mbretër! Druri nuk i druhet hekurit sa i druhet vetë drurit. Ne jemi një sëpatë e fortë hekuri, po sëpata nuk pret dot po të mos ketë një bisht druri. Me një bisht të këtillë ajo mund ta presë një pyll të tërë. Pra, duhet të gjejmë një arbër mohues të fisit të vet, t’i japim ç’të dojë dhe ai të na e dorëzojë Pjetër Shinin të gjallë a të vdekur. Mbreti i turkut e dëgjoi me vërejtje të besuarin e tij. Nisi e dërgoi anembanë lajmëtarë që kasnecuan vend më vend. Fjala shkoi gojë më gojë e i ra në vesh edhe Pjetër Shinit. I ra, po nuk 121


e trembi. Mirëpo Pjetër Shini kish harruar fjalën e moçme arbëreshe: „Uji fle, armiku s’fle“. Dhe nuk e dinte se të ligun, armikun, e kish përbri dhe i thosha vëlla, shok... Pjetër Shini kish një kushëri, një shok të besës. Ky shok i besës i doli i pabesë. Emrin e këtij e ka përpirë harresa. Ai lakmoi të marrë dhjetë katunde të begatë, shumë ar e argjend, bukë të madhe. U lidh me turkun, i fshehu armët Pjetër Shinit, pastaj e sulmoi në gjumë me një trumbë armiqsh. Si e shtinë në dorë me të pabesë Pjetër Shinin, turqit e munduan shumë, e lidhën kryq e kryq dhe ia shpunë mbretit të tyre. Mbreti i turkut kërceu përpjetë e tha: – Sillmani ta shoh.

Bëri urdhër të vinin dy frona në dhomën e madhe; njërin fron për Pjetër Shinin, tjetrin fron për vete. Pastaj u ul ballë për ballë Pjetrit të lidhur këmbë e duar dhe e pyeti: – Më thuaj të vërtetën, o zoti Pjetër: sa njerëz më ke vrarë e sa njerëz më ke plagosur në kaq vjet luftërash që ke luftuar kundër meje. Pjetër Shini ia ktheu: – Ja ku po ta them të vërtetën, o mbret: unë kam njëzet e katër vjet që luftoj me ushtrinë tënde, për nderin e truallit e të gjakut tim. Në këta njëzet e katër vjet të kam vrarë me dorën time vetëm dy mijë e katërqind vetë, por nuk të kam plagosur njeri, sepse shpata ime nuk gabon: ajo vret. Sa për të djegur... Mbreti i turkut u errësua e i tha:

122


– Tani shpata jote ndodhet në dorën time. Ja tek është! – dhe i tregoi shpatën që i kish marrë fshehtas tradhtari Pjetër Shinit. – Edhe ti je në dorën time. Për këta dy mijë e katërqind veta që më ke vrarë, unë do të të lë të varur buzë detit vetëm njëzet e katër ditë. – Bëj si të duash, – i tha pa frikë zoti Pjetër. – Po ta dish: ti nuk më munde në luftë; më hëngre me të pabesë. Mbreti i turkut vuri buzën në gaz: – Të hëngra si të hëngra, kjo është puna ime, o zoti Pjetër. Se unë kur kam mashën nuk djeg dorën. Mbretërinë time e mbaj dhe e zgjeroj më fort me gjak të huaj. I josh njerëzit me ar e argjend, dhe ata vinë si miza pas mjaltit. Edhe ty të thirra shumë herë që të luftoje me mua, po s’deshe. Tani do të vdesësh për mua. – Unë nuk vdes për ty, – i tha Pjetër Shini, – po vdes për nderin e truallit tim, për fisin tim. Ne, arbrit e kemi për gaz të vdesim për tokën tonë. – Ke ndonjë fjalë të më thuash përpara se të shkosh në Utar, o zoti Pjetër? – Kam, – i tha ky. – Të mos më varësh buzë detit, po të më varësh në mes të qytetit tënd të madh. Shpatën të ma ngjeshësh për brezi, që kur të fryjë era, të tringëllijë, ta dëgjojnë turkeshat, të shtrëngojnë fëmijët në gji e të mbyllen brenda nga frika se mos është ngjallur rishtas Pjetër Shini. ... Kështu, turqit e varën në litar Pjetër Shinin, tmerrin e turqve dhe të turkeshave, lavdinë e madhe të arbërve. (Tregime të moçme shqiptare)

______________________________________________________________________ Njohim fjalë dhe shprehje u kish kallur – u kish futur frikën roje azabësh – roje ushtarake, një gjini e posaçme ushtarake në Turqinë e dikurshme plëngje – pasuri, mall e gjë të begatë – të pasur trumbë – grup, grumbull kasnecuen – përhapën fjalën, dhanë lajmin KUPTOJMË TEKSTIN Kush ishte Pjetër Shini? Si e shtinë turqit në dorë Pjetër Shinin? Ç’bisedoi mbreti i turkut me Pjetër Shinin dhe ç’përgjigje dha ai? Gjeje këtë pjesë të tekstit. Si përfundon teksti? Si ndiheni ju? Cili është mesazhi i këtij teksti? Arsyetojeni mendimin tuaj.

123


VLERËSOJMË DHE INTERPRETOJMË TEKSTIN Për çka luftonte Pjetër Shini? Si e shpreh Pjetër Shini të vërtetën ndaj mbretit? Ku shprehet kjo në tekst? T’i shërbesh armikut, do të thotë të tradhtosh, të shkelësh besën, të mbulohesh me turp për jetë. Ku shprehet në përrallë ky element? A e meritoi Pjetër Shini të tradhtohet ? Përse? A ju pëlqejnë tregimet? Përse? STUDIOJMË GJUHËN E TEKSTIT Shpjegoni fragmentin vijues. “Druri nuk i druhet hekurit sa i druhet vetë dimrit. Ne jemi një sëpatë e fortë hekuri, po sëpata nuk pret dot po të mos ketë një bisht druri. Me një bisht të këtillë ajo mund të presë një pyll të tërë.” Në tekst hasen shprehjet frazeologjike si: – më hëngre me të pabesë; – vuri buzën në gaz; – të hëngra si të hëngra; – kur kam mashën, nuk djeg dorën etj.

TEMA Çdo tekst letrar tregon diçka nga jeta. Në tekstin „Vdes për truallin tim“ shkrimtari tregon për një ngjarje nga e kaluara historike e popullit shqiptar nën skllavërinë e pushtetit otoman. Pra autori nga e kaluara historike e popullit shqiptar veçon një ngjarje: Për çka luftoi Pjetër Shini? Ç’i ndodhi atij? Si u veprua me të? Kjo është tema e këtij teksti. Shpesh titulli i tekstit shpreh temën e tij.

124


FSHATARI ISMAIL KADARE – Kemi tri orë që presim këtu – tha fshatari. – Kemi dalë nga fshati që pa gdhirë. Dhe më thanë se makinat do të shkojnë në xhade dhe vendosa të dal e të pres bashkë me nipin. Kemi ndalur shumë makina deri tani dhe të gjithë shoferët na thoshin se s’janë nga ata që marrin të vdekur. Bile, nja dy më morën për të luajtur nga mendja. – Ju e kishit varrosur? – e pyeti gjenerali. – Po, – tha plaku. – Kush tjetër do ta varroste? Ai jetonte tek ne. – Domethënë jetonte te ju, – tha gjenerali. – Por, mundësisht dua të di, si dhe në çfarë marrëdhënie ishit ju me të. Ç’punë kish ky ushtar i një ushtrie të rregullt e të madhe me ju; dua të them, ç’i pëlqente dhe si kish mundësi të rrinte vullnetarisht midis jush. Ju jeni katundar, apo jo? Specialisti ia përktheu më thjesht dhe më shkoqur fjalët gjeneralit. Fshatari hoqi çibukun nga goja dhe e vështroi gjeneralin drejt në sy. – Ai ishte shërbëtori im, – tha. – Këtë e di tërë fshati. Gjenerali u mvrenjt dhe u skuq nga fyerja. Vetëm tani ai e kuptoi si qëndronte puna. E vështroi mullisin pjerrëtazi,sikur të thoshte, fol, përse të mos flasësh, or katundar, dhe ndezi një cigare, duke thyer dy-tri shkrepse. – Është një ushtar dezertor – i shpjegoi prifti, nga ata që kanë punuar si çirakë te shqiptarët. Gjenerali shtrembëroi fytyrën kur dëgjoi fjalën „dezertor“. Ishte bërë shumë nevrik. – Si e quanin? – e pyeti specialisti. – S’e di, tha fshatari. – Ne e thërrisnim „ushtar“ dhe ashtu i mbeti gjer në fund. –Kur i nxorët eshtrat? – tha specialisti. – Pardje, – u përgjigj fshatari. – Dëgjova se po i mblidhnin dhe vendosa t’i nxjerr e t’i dorëzoj. Le të prehet, i varfëri, në vend të tij, thashë me vete. – Mos gjetët në trupin e tij një medaljon të rrumbullakët? – Medalje? – pyeti mullisi i habitur. S’qe ai për medalje, o bir. Për punë të thante, por për luftë nuk ia thoshte fare. –Jo, xhaxho, jo medalje, – e ndërpreu duke buzëqeshur specialisti, – medaljon. Një si pare të rrumbullakët me fytyrën e Shën Mërisë. Fshatari ngriti supat. – Jo, nuk gjeta gjë. Eshtrat i mblodha një nga një, por gjë tjetër s’gjeta. – Ju keni vepruar mirë, – tha prifti. – Ju keni kryer detyrën e një krishteri. – E kush do ta bënte tjetër këtë punë? – tha fshatari, – s’do mend që mua më binte ta bëja. – Ju falënderojmë, – tha prifti,– në emër të nënës së këtij ushtari.

125


Plaku iu afrua priftit, që, me sa duket, iu duk njeri i sjellë e i mirë dhe filloi t’i shpjegonte, duke treguar herë pas here me dorë arkivolin e punuar trashë, me dru lisi të njomë. – Dje i bëra arkivolin dhe sot, që pa gdhirë, u nisëm për udhë , bashkë me nipin. Mezi sosëm që nga mulliri gjer këtu në xhade. Baltë e madhe. Gomari na u rrëzua dy herë, shih si është bërë. Mezi e ngritëm. Prifti e dëgjonte me vëmendje. – Po ushtarin ju e keni vrarë? – pyeti papritur me një zë të qetë, duke i ngritur sytë. Fshatari bëri një gjest habie dhe hoqi çibukun. Pastaj qeshi. – Je në vete ? E pse do ta vrisja unë? Edhe prifti buzëqeshi sikur të thoshte „ ja që bëjnë vaki gjëra të tilla“. Mullisi i shpjegoi shkurtimisht priftit si u vra ushtari nga ndëshkimorët e „Bataljonit Blu“ në shtator të vitit 1943. Pastaj, duke rikujtuar, siç duket, pyetjen e priftit, sytë e mullisit u bënë të menduar. – Pse flasin kështu këta , o bir, – i tha specialistit me zë të ulët. – Janë të huaj, xhaxho, kanë të tjera zakone. – Njeriu mundohet, bën gjithë këtë rrugë dhe... – Ohu, ç’bëhesh merak, or xhaxha, i tha një nga punëtorët, që kishte zbritur nga kamioni për të ngritur arkivolin. Tani mbeç me shëndet, se po ikim. Në kohën që fshatari plak bisedonte me specialistin dhe punëtorët e komunales po ngrinin arkivolin për ta vendosur në kamion, gjenerali, që po bëhej gati të hipte i pari në veturë, u kthye papritur.

126


– Ai po kërkon shpërblimin? – i tha specialistit. Specialisti u skuq. – Jo. – Ai ka të drejtë plotësisht, – tha gjenerali. – Ne jemi gati të paguajmë. – Ai nuk kërkoi asnjë shpërblim, – tha specialisti. Gjenerali, që iu duk se gjeti një mënyrë për t’u hakmarrë sado pak, për fyerjen që i bëri fshatari, nguli këmbë. – Sidoqoftë i thoni se ne duam ta shpërblejmë. Specialisti hezitoi. – Ne dëshirojmë të shpërblejmë punën tuaj, – i tha prifti mullisit me zë të ëmbël, – sa kërkoni? Mullisi u mvrejt dhe ngriti kokën. – Asgjë , – tha shkurt. – Sidoqoftë ju jeni munduar, keni harxhuar disa orë pune, keni harxhuar material. – Asgjë, – tha prapë fshatari. – Ne paguajmë mirë, – ndërhyri gjenerali. – Shyqyr zotit, s’jam nevojtar, – tha mullisi. – Po ju e keni mbajtur me bukë kaq kohë këtë ushtar. Ndoshta mund të bëjmë ndonjë llogari. Fshatari shkundi çibukun. – Edhe unë i kam mbetur borxh, – tha ,– s’i kam dhënë rrogën si shërbëtor. Mos doni t’ua jap juve? Mullisi ktheu shpinën dhe u drejtua te vendi ku rrinte gomari. Në kohën që makina po nisej, djali i vogël se ç’i tha në vesh gjyshit dhe plaku tundi dorën në drejtim të makinës. * * * ___________________________________ Njohim fjalë dhe shprehje dezertor-i – ushtari që ik nga ushtria nevrik-u– nervozë le të prehet – le të pushojë gunë-a – veshje e trashë, këtu pelerinë deri në gju

KUPTOJMË TEKSTIN Çka i tregoi plaku gjeneralit? Si e pranoi këtë gjenerali? Pse? Kush e ka vrarë ushtarin? Për se? A pranoi mullisi shpërblimin nga gjenerali për sjelljen e eshtrave të ushtarit? Për se? Ritregoni bukur tekstin. (Këtë formë të punës bëjeni sipas roleve).

127


VLERËSOJMË DHE INTERPRETOJMË TEKSTIN Si e pranon gjenerali kallëzimin e fshatarit se ushtari ishte shërbëtori i tij? Pse fshatari vendosi t’i nxjerrë eshtrat e „ushtarit“ dhe t’i dorëzojë të prehen në atdheun e tij? Për se gjenerali kërkonte medaljon? Çka mund të zbulohej me të? Si vlerësohet puna e fshatarit nga prifti? Gjeni pjesën ku flitet për këtë punë. Çka e shqetësonte më shumë gjeneralin? Për se gjenerali me çdo kusht donte ta shpërblejë punën e fshatarit? STUDIOJMË GJUHËN E TEKSTIT Në këtë tekst kemi bisedën e fshatarit me gjeneralin, priftin dhe specialistin në lidhje me „ushtarin“. Ky bashkëbisedim quhet dialog. Nënvizoni disa pjesë të tekstit ku zhvillohet dialogu mes fshatarit dhe gjeneralit. Ndajeni këtë pjesë në role dhe interpretojeni në klasë.

KISHI I MENÇUR XHEK LONDON Kishi ishte një djalë i fortë, kështu fliste populli, i fortë dhe i shëndoshë e gjithsej e kishin ngrohur 13 diellna, si e llogarisnin kohën bashkatdhetarët e tij. Babai i Kishit ishte gjuetar trim. Në një vit thatësie humbi jetën duke u orvatur të shpëtojë jetën e popullit. Ai u nxe shumë, iu afrua arushës dhe ia theu brinjët. Po arusha kishte shumë mish, e populli shpëtoi. Kishi ishte djali i vetëm i tij. Pas vdekjes së babait mbeti vetëm me nënën e vet. Pasi Kishi ishte ende i vogël dhe e ëma pa mbështetje, gati të gjithë i harruan; jetonin pothuajse më keq se të gjithë në fshat. Por një mbrëmje, në një mbledhje, priti gjersa pushuan të gjithë e tha: – Vërtet, ne na japin mish, po çfarë mishi?! Të vjetër dhe vetëm rrëshira. E di, im at Bok, ishte gjuetar i madh, ndryshe nuk do të thoja fjalë të këtilla. Thonë se ai sillte dy herë më tepër mish se gjuetari më i mirë e më i zgjuar. Ai kujdesej që të gjithë të ngopen: edhe plaka edhe plaku i fundit. – Shih, shih!– thirrën të gjithë. – Dëbojeni, atë djalë. Vereni në gjumë! Ai është i vogël ende që të flasë ashtu me të rriturit e pleqtë. Pleqtë u zemëruan. Disa e dërguan Kishin të flejë, të tjerët propozuan të mos i japin më mish, të tretët i kërcënoheshin me shkopinj për fjalët e ashpra.

128


Sytë e Kishit ndriçuan, fytyra iu vrantua dhe iu skuq. Në zhurmën më të madhe rreth tij, ai u çua në këmbë. – Dëgjoni! – u tha. – Sot e këndej ju nuk do të dëgjoni prej meje asnjë fjalë gjersa të vini ju vetë e të më thoni: „Kish eja të flasësh. Këtë e kërkon populli prej teje!“ Kjo është fjala ime e fundit. Im at, ndjesë pastë, ishte gjahtar në zë. Unë, i biri, do të shkoj në gjueti dhe do të gjej mish. Po ta dini ai mish do të ndahet drejt. Të vejat dhe të dobëtit nuk do të qajnë më natën, duke lutur për mish, kur të fortit do të rënkojnë nga dhimbja e shkaktuar prej grykësisë. Unë, Kishi, jua premtoj këtë!“ U qeshën dhe u tallën për llogari të tij, por Kishi shtrëngoi dhëmbët fort dhe doli që të mos kthehet. Ditën e dytë shkoi në breg të detit. Kaloi një ditë, dy ditë, të tretën ditë fryu një erë e madhe, kurse Kishit nuk i gjendej as gjurma. Ditën e katërt, në mëngjes herët, Kishi erdhi në fshat. U kthye si ngadhënjimtar. Në shpinë mbante copa të arushës së vrarë. Në ecjen e tij dukej kryelartësi, në fjalë i ashpër. Merrni shpejt qentë, merrni sajat dhe ejani pas meje, se do të udhëtojmë gjatë, – thirri Kishi. – Andej nga akulli ka shumë mish, një arushë e madhe me dy arusha të vogla. – Më jepni të ha, Ajkida, pse jam i lodhur dhe më flihet. – Hëngri shumë, mori veten dhe pas kësaj fjeti 12 orë. Ndërmjet njerëzve kishte shumë mendime e shumë mosmarrëveshje. Arusha e vërtetë është shumë e rrezikshme, por më e rrezikshme është arusha me arinj të vegjël. Gjahtarët nuk besuan në fjalët e Kishit. Fëmijët s’mund të bëjnë mrekulli të këtilla. „Nëse Kishi e ka vrarë me të vërtetë arushën, nëse e ka vrarë vetë, sigurisht nuk mund ta pastrojë mishin“. (Në vendet e veriut mishi i arushës së vrarë duhet të pritet menjëherë, përndryshe mishi do të ngrijë dhe do të nguroset aq sa që nuk mund të pritet as me thikën më të mprehtë; po ashtu është fare e pamundur të hiqet zvarë në akullin e mprehtë mishi i arushës në një peshë prej 300 funtesh). Kur erdhëm në vendin e caktuar, i gjetëm arushat e vrara, e mishi i tyre ishte i prerë gjithë si duhet, pjesët e brendshme ishin. të nxjerra. Kështu filloi fshehtësia e Kishit, që rritej vazhdimisht. Këtë herë ai vrau një arushë dhe ariun e saj. Ai gjithnjë ndahej nga shokët që donin të gjuajnë me të. Populli çuditej për këtë. – Pse vepron kështu? – pyeteshin gjahtarët ndërmjet vetes. Ai nuk merrte me vete as qen, e pa qen është e pamundur gjuetia në këto anë. *

* * * * * Kur erdhi në fshat i dërguan një gjahtar që ta thërriste në mbledhje. – Trego për fshehtësinë tënde, Kish! Shpirtrat e këqija të ndihmojnë në gjueti? Kishi i shikoi gjahtarët dhe qeshi: – Jo, kryetar! Fëmijët nuk duhet të kenë punë me magjistarë dhe shtriga, unë nuk di kurrgjë për ato. Po ju tregoj se si i vras arushat. Nuk është fjala për magji, por për zgjuarsi të thjeshtë. Shikoni. – Ai mori një qime të hollë të mustaqeve të balenës dhe ua tregoi. Majat e asaj qimeje ishin të mprehta si gjilpërë. Si e mblodhi me kujdes në lëmsh e hodhi në gishtat e tij, e lëshoi qimen, e ajo menjëherë u drejtua. Pas kësaj ai përsëri e mblodhi, mori një copë dhjamë balene. 129


– Qe – tha Kishi. – Duhet të merret një copë e vogël dhjami të bëhet në të një vrimë. Pas kësaj në të duhet vënë qimja e përsipër një copë tjetër dhjami. Pastaj copën e dhjamit duhet ta qitni jashtë. Ajo atëherë ngrin dhe bëhet top i vogël i rrumbullakët. Arusha e ha topin, dhjami tretet, qimja drejtohet dhe fillon me majat e mprehta të shpojë stomakun. Arusha e humb forcën nga dhimbjet, dhe ju e vrisni me shigjetë. Kjo punë është shumë e thjeshtë. Të gjithë bërtitën, secili në mënyrën e tij. Të gjithë e kuptuan Kishin. Qe kallëzim për Kishin, që rronte në kohën e vjetër në bregun e Detit të Veriut. Pasi mësohej, jo me magji, por thjeshtë me zgjuarsinë e tij dhe me gjuetinë, u bë njeri i parë në ngulmin e tij, për gjithë jetën ka pasur fat në gjueti e të vejat e të dobëtat nuk qanin më për mish. _____________________________________________________________________________ Njohim fjalë dhe shprehje rrëshërë – (drejt rrëshiqe) lëndë ngjitëse të vejat – gratë së cilave u kanë vdekur burrat funtë – masë angleze për peshë magjistar – ai që bën magji shtrigë – plakë e ligë, e keqe balenë – sisor, me peshë të madhe, që jeton në det, oqean

KUPTOJMË TEKSTIN Si sillen fshatarët ndaj Kishit të vogël pas vdekjes së babait të tij? Në çfarë mënyre veproi Kishi? Pse? Si i bindi fshatarët Kishi i mençur? Cila ishte mençuria e tij? Cila ishte forma e suksesit të tij, magjia apo zgjuarsia? VLERËSOJMË DHE INTERPRETOJMË TEKSTIN Si e vlerësoni paraqitjen e Kishit në mbledhje? Cili është më i lumtur në fund të tregimit? STUDIOJMË GJUHËN E TEKSTIT Në cilën vetë e rrëfen autori këtë tregim? Si e dalloni këtë lloj rrëfimi të autorit? A ju pëlqen kjo mënyrë e të rrëfyerit? Për se? Ilustroni me shembuj të tjerë. Shpjegoni si janë formuar fjalët: kryetarët; gjahtarët. Shkruani edhe disa fjalë të tjera që formohen në këtë mënyrë.

130


NJERIU DHE STUHIA E DETIT HOMERI HOMERI .- Mendohet se Homeri është autori i dy poemave kryesore të letërsisë antike greke “Iliada” dhe “Odiseja”.Për jetën e Homerit gati se s’dihet asgjë. Homeri, sipas gojëdhënës, ka qenë i verbër. Sipas Herodotit ka lindur në qytetin në qytetin Smirna ( Izmiri i sotëm). Poemat “ILiada” dhe “Odiseja” lidhen me ngjarjet e luftës së Trojës, që është zhvilluar para tre mijë vjet. Për luftën e Trojës janë thurur shumë gojëdhëna e legjenda, si edhe shumë këngë popullore që këndoheshin në ahengje e festa të ndryshme në pallatet mbretërore. Këto përbëjnë bërthamën kryesore të dy poemave “Iliada” dhe “Odiseja.

(Nga „Odiseu”) Kush është ky njeri që lundron ditë e natë mbi detin e qetë; duke çarë gjithnjë përpara? Nga vjen e ku shkon ky njeri, që e ka syrin pishë dhe nuk trembet as nga vetmia as nga rreziqet e detit? Një fllad i lehtë fryn pa pushim dhe e shtyn lundrën që rrëshqet mbi ujerat e kaltra të detit të pafund. Ai rri pranë timonit dhe me sy të mbërthyer përpara e drejton lundrën me dorë të sigurt. Ditën e gjen drejtimin në kupë të qiellit dhe vazhdon lundrimin, duke e lënë atë gjithnjë më të mëngjër. Ai ka trup të fuqishëm dhe, kur era e detit e flladi i lehtë pushojnë, di të rrahë lopatat për mrekulli, duke vozitur pa u ndalur asnjë çast. Fytyrën e ka të ashpër, të rrahur nga erërat e detit e të djegur nga dielli. Ballin e ka plot me rrudha të thella, shenjë që tregon se ka vuajtur shumë në jetë. Ka plot shtatëmbëdhjetë ditë që vazhdon të lundrojë dhe vendi i arritjes ende nuk duket në horizont. Por ai nuk i humb shpresat. Syri i tij tregon se është i vendosur të arrijë në vendin e dëshiruar. Ditën e tetëmbëdhjetë, nëpërmjet mjegullës së hollë, dalloi së largu maja malesh. Nga gëzimi i madh që ndjeu në zemër thirri me të madhe: „Më në fund, ja toka e atdheut! Ato male, që duken atje larg në horizont, ngjasin shumë me malet e ishullit tim të dashur– mendoi ai. – Koha mban mirë, kështu që kam për të arritur shpejt“. Nga gëzimi i madh që ndjeu në zemër thirri me të madhe: „Më në fund qe toka e atdheut tim“. Po në atë çast zoti i detit, Posidhoni i fuqishëm po kthehej nga vendi i etiopëve në Olimp. Kur e pa atë njeri të shumëvuajtur, që po u afrohej brigjeve të një ishulli, u zemërua e mori zjarr. Sa të hapësh dhe të mbyllësh sytë grumbulloi re në qiell, errësoi tokën dhe e përzjeu detin me sfurk. Lundërtari që e ndjeu menjëherë rrezikun, tha me vete i pikëlluar: „Bubu!“ Ç’u nxi kështu qielli, e ç’gjëmon kështu deti? Përse nuk priti edhe ca, sa të zbrisja në ishullin tim– që 131


tashmë e kam kaq afër? Sa keq do të jetë të mbytem tani që po shoh malet e tokës së dashur! Më mirë të isha vrarë atëherë përpara mureve të Trojës, se sa të mbytem fill i vetëm në këtë ditë të egërsuar. Po të isha vrarë në fushën e luftës, shokët e mi do të më kishin varrosur me nderime. * * * Pa mbaruar mirë këto fjalë, nisi një shtrëngatë e tmerrshme. Shiu derdhej si me shtambë. Dukej sikur ishte çarë qielli. Lundërtari gjëmëmadh, që voziste pa pushim, është bërë qull i tëri. Ai s’di nga të mbrohet më parë. Shiu i rrëmbyer e lag nga lart dhe dallgët e furishme të detit përplasen mbi të nga të katër anët. Por ai s’do të dijë nga këto dhe vazhdon i patundur të rrahë lopatat me të gjitha forcat që i kanë mbetur. Por ja që vjen një çast dhe një dallgë e lartë sa një mal përplaset mbi të me furi dhe në atë çast të frikshëm atij i shpëtojnë lopatat nga dora, timoni i anijes çahet më dysh dhe lundërtari i shumëvuajtur përplaset në det të shkumëzuar. Era e marrë që fryn si e tërbuar e rrëmben me forcë velën e rreckosur të anijes dhe e hedh tutje larg, sikur të jetë ndonjë gjeth i thatë lisi apo rrapi. Në këtë pështjellim të tmerrshëm ai humbet fare në mes të dallgëve, që ngrihen si male përpjetë. Por përsëri nuk i humbet shpresa dhe lufton me mish e me shpirt që të dalë në sipërfaqe të marrë frymë lirisht. Në këtë luftë për jetë a vdekje rrobat e lagura i rëndohen në trup dhe e pengojnë shumë. Por ai më në fund arrin të dalë në sipërfaqe. Merr njëherë frymë thellë dhe nxjerr nga goja ujin e kripur të detit, ndërsa nga flokët i rrjedhin rrëkera uji. Sado i dërmuar që është, ai nuk e harron anijen. „Ku do të jetë vallë anija ime e shkretë?“ – tha me vete – dhe hedh vështrimin rreth e rrotull. Sytë e tij si të skifterit e dallojnë diku larg, tek po e tërhiqte andej këndej rrjedha e valëve.

132


Por sa mund të shërbejë një anije e vogël pa timon, pa lopata e me direk të këputur në mes nga kjo shtrëngatë kaq e furishme? Sidoqoftë, ai nuk do të ndahet prej saj. Andaj noton me të gjitha fuqitë, lufton me shpirt në dhëmbë kundra dallgëve të egra dhe arrin më në fund t’i afrohet anijes. Pa humbur kohë ai kacavirret mbi të dhe qëndron në këmbë në mes të saj. Por, si për inat, një dallgë tjetër e furishme, e lartë sa një mal, përplaset mbi të me një forcë më të madhe se e para dhe e flak përsëri në det. Anija u bë copa–copa nga kjo dallgë e fundit, e cila i shpërndau pjesët e saj, ashtu si shpërndan era e fortë fijet e kashtës. Megjithatë ai që luftoi me ngulm kundra dallgëve nuk u ligështua edhe këtë radhë. Ai arrin të marrë një tra të madh nga ata të anijes dhe hip mbi të ashtu si hipën kalorësi mbi kalë pastaj zhvishet, i hedh tej rrobat e lagura dhe zhytet në ujin e detit, duke çarë përpara me duar. „Jo!“ thotë me vete duke notuar. „Shpresat nuk i humbas. Do të përpiqem e do të luftoj gjer në frymën e fundit që të mos mbytem. Dhe kam për të shpëtuar me siguri! _____________________________________________________________________________ Njohim fjalë dhe shprehje qysqi-a – shufër e trashë hekuri, me majë nga njëra anë kusnac-i – koprrac, dorështrënguar shfrej – nxjerr jashtë me vrull atë që ndiej në shpirt, nxjerr inatin kundër dikujt brengë-a – vuajtje shpirtërore, hidhërim i, e zymtë – i errët e pa dritë bilanci – përfundim që del nga krahasimi i të ardhurave dhe i shpenzimeve

KUPTOJMË TEKSTIN Për se lundërtari lundronte në det ditë e natë? Çka vëren ai pas disa ditë lundrimi në det? Kush ia prishi shpresën lundërtarit? Cila është porosia kryesore e tekstit? VLERËSOJMË DHE INTERPRETOJMË TEKSTIN Si e shpreh lundërtari dëshirën e madhe që ka për atdheun? Vallë e arsyetoni veprimin e Posidhonit? Përshkruani anët e jashtme të lundërtarit. Gjeni pjesën ku ka elemente joreale. Arsyetojeni atë. Në tekst është përdorur edhe figura stilistike e krahasimit. Gjeni disa fjalë prej kësaj figure dhe sqaroni pse janë përdorur. Cili është rrëfimtari në këtë tekst? Arsyetoni mendimin tuaj.

133


BABAI STERJO SPASSE – Ush, ushsh, de! – i bërtiste fshatari gomarit të vet, që e kishte ngarkuar me dru dhe udhëtonte... udhëtonte për në qytet. Koha ishte shumë e keqe; era frynte si e marrë dhe dëbora floqe–floqe binte pareshtur. Nën rrobet e leckosura, nën gunën e copëtuar dridhej i gjithë trupi i fshatarit nga të ftohtit. Era dhe dëbora i futej gjer në palcë e ishte bërë fare trok! Uji i kullonte nga trupi e nga rrobat, kurse ai pështillej më tepër me gunën e leckosur. Pa le si i qenë bërë këmbët! Kishte mbathur një pale opinga prej lëkure derri, po ç’opinga se: përposhtë ishin vrima–vrima e në majë hapeshin si shpella e si goja të urtuara nga ku, gishtërinjtë lakuriq dukeshin si dhëmbë të mprehtë, çorapet vareshin përanësh dhe rreth opingave si qëndisme të ndyra... kurse brenda opingave, këmbët lakuriqe sikur notonin shllap–shllap në llucë. Fshatari vazhdonte rrugën. Koha bëhej më e keqe. Erë, furtunë dhe dëborë në çdo anë. Pak nga pak rruga po i humbiste nga sytë dhe vendet i dukeshin të panjohura. – Ushsh, ushsh, de! – shponte ai gomarin duke u pështjellë më tepër kruspull nën gunë dhe orë e çast kollitej rëndë e pllas-pllus e shllap-shllup nëpër llucat. ... Ecte kokunjur, i dëshpëruar dhe i zhytur në mendime: Në shtëpi kishte lënë pa asnjë koriçkë bukë gruan dhe pesë fëmijët. Fëmijët me zërin e tyre të pikëlluar sikur po e ndiqnin nga prapa: – Nënë, baba, na jepni bukë! Oh, ftohtë, bukë, duam bukë! – dhe ky ankim dhe kjo lutje e fëmijëve nuk sosej kurrë! Edhe tani, megjithëse ishte aq larg, i dukej sikur po i dëgjonte shumë kthjellët zërat e tyre. Të shkretët fëmijë! S’dinin ç’ishte të mos kesh? Ata deshtën bukë! Babai i mjerë udhëtonte i pikëlluar: As furtuna e tmerrshme, as dëbora, as era e marrë, as lluca dhe as egërsirat s’i dukeshin gjë përpara urisë së barkut. Skena e fëmijëve i dilte përpara e gjallë: i shikonte qartë, kur qanin pa reshtur për bukë, kur ndiqnin me vështrim të uritur çdo lëvizje të së ëmës, tek hapnin e mbyllnin me qindra herë magjen e zbrazur dhe tek mblidhnin me aq zijosje thërrimëzat e bukës së shpërndarë aty-këtu nëpër brimëzat e nëpër të çarat e magjes. ... Udhëtonte, udhëtonte ai duke u kollitur rëndë e duke rënkuar thellë. Fëmijëve nuk ua qante hallin që ishin krejt të zhveshur e të zbathur në mes të këtij dimri kaq të tmerrshëm. Ai u qante hallin e barkut, jo pse ishte lakuriq, por meqë ishte bosh! Donin bukë! Për urinë ata s’ishin përgjegjës! Ata donin të hanin! – Ë, ë, ë! – qanin dhe bërtisnin. – Duam bukë. Na hahet bukë. Ë, ë ju nuk doni të na jepni bukë! – klithma e largët i kumbonte shumë kthjellët dhe fjalët e fundit i dukeshin si bombë në zemrën e tij të gjorë. Fëmijët e pafajshëm nga uria, mohonin edhe dashurinë e babait e të nënës. Ata kujtonin se nuk i donin, prandaj edhe s’u jepnin bukë. Nuk e dinin ata se arsyeja që s’u jepnin bukë ishte se s’kishin. Bum dhe gruaja sa s’pëlcitnin nga pikëllimi kurse fëmijët vuanin nga uria. Një javë të tërë e kishin kaluar ata të shtatë vetë me një teneqe grurë të zier. Edhe gruri i teneqesë kokërr-kokërr u ishte mbaruar. Ku të kërkonin? Le që dimri s’i linte të dilnim jashtë dere, po edhe kush ia kishte ngenë të jepte bukë pa para? 134


Tërë natën fshatari kishte vrarë mendjen me të shoqen e më në fund, në mëngjes, i qe mbushur mendja. Ngarkoi gomarkën me dru dhe pa marrë parasysh rreziqet që mund t’i vinin nga ai dimër i egër, u nis për në qytet që të shiste drutë edhe me ato para të blinte miell për fëmijët. Të shoqen e la të pikëlluar duke vuajtur për urinë e fëmijëve e për rrezikim, që mund t’i ngjante të shoqit. ... Këto mendonte dhe... udhëtonte. Era filloi të frynte me më tërbim, dëbora zu të bjere më dendur dhe përpara i dilnin ortiqe dhe kodra dëbore të formuara nga era. Ai, mbledhur kruspull nën gunën e leckosur, shponte gomarin me llastagarkën dhe... ecte i ndjekur nga klithma e fëmijëve: – Duam bukë! Bukël Udhëtonte: herë hipte mbi kodrat e forcuara të dëborës, herë zhytej në to: fundosej i tëri dhe përpëlitej si pulë e therur për të dalë nga ajo fundosje e rrezikshme... Dhe... mezi dilte, por pas disa hapave përplasej përsëri. Rruga s’kishte fund, si s’kishin fund as vuajtjet e tij. Edhe gomari shpeshherë shtrembëronte këmbët dhe... bëllduf fundosej në dëborë. Orvatej fshatari i shkretë me tërë forcat e tij dhe mezi e ngrinte, po avazi s’mbaronte: mbas disa çapeve gomari përsëri përplasej plluf në kodrat prej dëbore! U lodh shumë bashkë me gomarin. Rruga nuk çahej nga dëbora,... zëri i fëmijëve nuk i largohej: – Bukë! Duam bukë! – i ngjante sikur i bërtisnin nga prapa, prandaj e ngrinte gomarin, e shponte dhe e shtynte përpara dhe vetë përplasej, ngrihej edhe ecte, ai luftonte edhe me dimrin, edhe me urinë. Dha Zoti dhe hyri në qytet! Dy orë u end andej–këndej me gomarin e ngarkuar për dore. Mezi iu afrua një myshteri për t’i blerë drutë. Fshatari i leckosur i kërkoi gjashtë lekë, por qytetari nuk i desh më. »Kam fëmijët pa bukë! Më jep të paktën pesë lekë! Fundi i fundit si lëmoshë, aman, mos ma pre kafshatën e fëmijëve! Shto edhe një lek si lëmoshë, lëmoshë për fëmijët!« – lutej fshatari, por qytetari, veshur spicë e i pështjellë me pallton e trashë, nuk tutej fare nga fjala. Më në fund ia dha drutë për tre lekë. Bleu shpejt e shpejt ca miell misri e... U nis për në fshat! Kur po kthehej, tragjedia ishte më e tmerrshme, se ishte edhe natë. Gomari i mbeti rrugës, por ai me theskën e miellit në krahë, rendte si i marrë duke u përplasur e duke u ngritur. Nga mezi i natës arriti në shtëpi i kapitur e gjysmë shpirti. Të nesërmen herët, të pesë fëmijët qëndronin rreth zjarrit si të neveritur dhe prisnin me padurim që nëna t’u nxirrte misërniken, që piqesh në hirin e vatrës, kurse në një kënd lëngonte babai i tyre i plevitosur duke pëshpëritur tërë pikëllim: – Mirë, sot po shuhet uria, po nesër si do t’i bëhet halli?

135


___________________________________________________________________________ Njohim fjalë dhe shprehje gunë-a – një si pelerinë e trashë prej leshit të dhisë që ka të lidhur për vete edhe një kapelë dhe hidhet mbi krahë për t’u ruajtur nga të ftohtit dhe nga shiu koriçkë-a – krodhë, kore ortek-u – sasi e madhe bore që këputet nga mali e lëshohet tatëpjetë, shpesh duke shkaktuar dëme të mëdha zijosje-a – ndjenja e urisë së madhe lastar-i – thupër-a avaz-i – diçka e padëshirueshme, që përmendet shpesh KUPTOJMË TEKSTIN Si përshkruhet fshatari në fillim të tekstit? Në çka të kujtojnë klithmat: bukë, duam bukë? Çka e mundonte babanë gjatë rrugës? Pse babai shkoi në qytet dhe si kaloi? VLERËSOJMË DHE INTERPRETOJMË TEKSTIN Çfarë ndieni për babanë e plevitosur? Po për fëmijët e uritur? Çfarë do të tregojë autori se për të shuar urinë e fëmijëve duhej shkuar në qytet të shesë një gomar dru? STUDIOJMË GJUHËN E TEKSTIT Shpjegoni fjalinë: „Mirë sot po shuhet uria, po nesër si do t’i bëhet halli?” Rrëfimi realizohet nëpërmjet: a. monologut b. dialogut c. rrëfimit të autorit ( shkrimtarit) Arsyetoni mendimin tuaj me shembuj konkretë.

136


MOLL’ E NDALUEME MIGJENI MILLOSH GJERGJ NIKOLLA- MIGJENI ( 1911-1938) U lind më 13 tetor të vitit 1911 në një familje qytetare të Shkodrës. Mësimet e para i mori në vendlindje, gjysmë të mesmet në Tivar, ndërsa të mesmet në Manastir. Punoi si mësues në fshatrat e Shkodrës – Vrakë dhe Pukë. Në vitin 1937 u vendos në një sanatorium afër Torinos në Itali, ku edhe vdiq më 26 gusht të vitit 1938. Vepra letrare: “Vargjet e lira “ 1936. Një tridhjetëvjeçar. I papunë. Qëndron përpara reklamave të kinemasë, e ditë pune asht. Phe! – i pështyhet nga buzët dhe e sjell kryet prej reklamavet. Iu ba se e thërret dikush… Por jo. Askush s’e thërret. Askush nuk ka nevojë për puntuer. E ky rehat,vazhdon punën e përditshme: shikon reklamat e kinemasë; – Phe! – këta çojnë jetë – thotë dhe afrohet për studim ma preçiz. Asht filmi i përditshëm: një vajzë e bukur, e pranë saj një djalë i pashëm. Një zili në sy të punëtorit. Një mijë ndjen për protogonistin. E shikon me sy të keq. Pështyn. Shikon mathën e vet. Nuk di as ai vetë se ç’asht. Inkarnacion i këpucëve: shkarpa. Ulet e njesh shkarpën me spagë dhe tue lëshue një eeeh, merrqëndrimin e drejtë. Ec – nëpër trotuare, u muer vesh. Edhe fare zbathë mund të ecë nëpër trotuare, pse jo! Lëviz ngadalë, i qetë. Si njeri pa punë. Edhe të tjerët ecin, por jo të qetë – të shqetësuem. Sa mirë është të jesh i qetë, të ecish ngadalë, si zotni. Por, çka po them? – A është mirë të ecish ngadalë e i qetë?... Jo, edhe po! Po edhe jo! Si të merret… Për një zotni është mirë të eci ngadalë se tretet ushqimi, për një punëtuer nuk është mirë të eci ngadalë. Pse? E dini. Por puntori ynë po ec gjithnjë ngadalë e me komoditet të plotë, i qetë. Nuk po ja le asgjë mangut zotnisë. Ç’t’i bajsh? Kështu e ka kjo kohë… edhe botë.Dhe po s’deshe të jesh zotni, bahe zotni. Puntori ynë nuk do të jetë zotni, as të imitojë zotnitë, por koha… S’ka qejf. Nuk i pëlqen ky lloj zotnillëku. Jo se mërzitet – por … edhe këtë e dini. Tan–tan–tan–tan! Katër orë mbas dreke! Sa mizorisht therrin miden e ountorit! Katër orë tingëllojnë nga kambanaria e shejtë dhe ushtrojnë në mide të mallkueme të puntorit. Katër! Katër! Katër! Gjithkund katër! E pse katër? Pse katër? Grindje. Kapërthim: Diçka si revolucion. Revolucion në miniaturë. Gjëmon… topi…Jo! – midja nga uria. Vazhdon puntori ynë t’u bijë pash më pash rrugëvet të qytetit.Kërkon punë. Si kolegët e tij në Berlin e London? Askund një karrocë e ngarkueme që ta zhgarkojë ai. Askund udhëtarë me valixhe në dorë, që ta ndihmojë. Askund! Askund! S’e do kush djersën e tij. Kurrsesi me fitue nja dy – tre lekë. Ndalet puntori përpara dyqaneve dhe nëpër xhama shikon. Shikon dhe shijon romantizmin e kohës. Përpara xhamit të një kartolerie: prapë artistët! Shtrëngoi dhëmbët. Nga inati u ngritën grushtat përpjetë me një qëllim… Por ligji! Polici! Ja përshkruan trutë. Me

137


përbuzje i len artistët. Pështyn. Vazhdon. Prap pështyn. Shikon majtas dhe djathtas. Dhe pështyn. I unshëm dhe zhelemel ecngadalë përbri dyqaneve plot me „ molla të ndalueme“ (përrallë biblike).

Një dashje instiktive do të shpallet! Puntori ynë sundon veten.Ligji! Polici! Përsigurim duert i ve mbrapa. E duert e tij janë të forta, të fuqishme. Edhe dreqin e kishin kapë për fyti dhe i kishin mbytë. Por edhe dreqin e mbron ligji. Tan–tan–tan–tanm! Deri kur kështu ma? KUPTOJMË TEKSTIN Si e ndien veten punëtori para reklamave të kinemasë? Pse punëtori është i shqetësuar? Pse ai i shtrëngon grushtet? Jepni disa cilësi të punëtorit të kohës së Migjenit. STUDIOJMË GJUHËN E TEKSTIT Si i kuptoni këto shprehje: “Mollë e ndalueme“; “Tan–tan–tan–tan? „Deri kur kështu ma?“; “Për një zotni asht mirë të eci ngadalë se tretet ushqimi, për një punëtuer nuk asht mirë të eci ngadalë: Pse? E dini?” Gjeni pasthirrmat në tekst dhe tregoni çfarë funksioni kryejnë ato. Nënvizoni fjalitë pa kallëzues dhe diskutoni rreth tyre. Transformoni tekstin prej dialektit gegë në gjuhën letrare. Bisedoni mbi elementet gjuhësore që e karakterizojnë dialektin gegë dhe ndryshimet mes gegërishtes dhe gjuhës letrare.

138


KAMELEONI ANTON ÇEHOV Inspektori i policisë Oçumelovi me uniformën e tij të re dhe me një paketë të vogël në dorë po i binte mes për mes sheshit të pazarit. Pas tij ecte një polic kuqalosh me një shportë në dorë plot me rrush të konfiskuar. S’ndjehej asnjë zhurmë... Sheshi ishte pa njerëz... Dyert e hapura të dyqaneve dhe të pijetoreve shikonin atë botë të zotit, të pezmatuara, sikur të ishin goja të uritura. Pranë tyre nuk qëndronin as edhe lypës. – Ke mësuar edhe të kafshosh, e mallkuar! – dëgjon befas Oçumelovi. – Mos e leni të ikë, djema! Sot nuk është e lejuar të kafshosh! Mbaje! Ah.. . ah! Pastaj dëgjohet e lehura e një qeni. Oçumelovi kthen kokën me një anë dhe sheh nga depoja e druve të tregtarit Piçugin del me vrap një qen. Një burrë me një këmishë të fortë me kollë dhe me jelekun e zbërthyer e ndjek prapa. Ai burrë vrapon pas qenit dhe duke u përkulur i tëri përpara bie përdhe dhe e zë qenin nga këmbët e prapme. Për të dytën herë dëgjohet e lehura e qenit dhe një klithmë: »Mos e lësho!!« Nga dyqani dalin disa fytyra të përgjumura dhe pas pak, pranë asaj depoje të qymyrit, sikur të kishte mbirë nga dheu, mblidhet një grumbull i madh njerëzish. – Një ngatërresë e vogël, shkëlqesë, thotë polici. Oçumelovi kthehet nga ana e majtë dhe shkon atje ku janë mbledhur njerëzit. Mu afër postës së depos së drurit ai gjen njeriun që përshkruam më lart, me jelekun e zbërthyer, i cili duke ngritur lart dorën e djathtë i tregon turmës gishtin e tij të gjakosur. Në fytyrën e tij gjysmë të dehur, duket sikur janë shkruar këto fjalë: »Do të më paguash, i poshtër«! dhe vetë gishti i gjakosur duket si një flamur i fitores. Oçumelovi e vështron këtë burrë dhe sheh se është argjendari Hrjukin. Mu në mes të turmës, me këmbët e para të ndërruara dhe me trupin që i dridhet i tëri, qëndron fajtori i tërë këtij skandali, një qen i vogël i bardhë, me një turi të hollë dhe me një njollë të verdhë në kurriz. Në sytë e tij të lotuar ka një shprehje trishtimi dhe frike. – Çka ngjarë kështu? – pyeti Oçumelovi duke çarë turmën. – Pse janë mbledhur kështu? Ç’është ky gisht? Kush bërtiti? – Unë po shkoja, shkëlqesë, dhe nuk po i bija në qafë asnjërit... – filloi të flasë Hrjukin, duke u kollitur e duke vënë grushtin para gojës. Kisha një llogari të druve me Mitri Mitriçin – dhe ja që papritur dhe pa kujtuar ky qeni këtu më kafshoi gishtin... Më falni, po unë jam njeri punëtor... Puna që bëj është delikate. Tashti duhet të më shpërblejnë për këtë gisht, se sigurisht për ndonjë javë nuk do të jem në gjendje që ta lëviz . . . Këtë gjë, shkëlqesë nuk e lejon as ligji që njeriu të kafshohet nga qentë... Dhe në qoftë se zënë e kafshojnë të gjithë atëherë më mirë njeriu të mos rrojë fare... – Hëm!... Mirë... – thotë Oçumelovi me ashpërsi duke u kollitur dhe duke lëvizur vetullat poshtë e lart. – Mirë... i kujt është qeni? Unë këtë punë nuk do ta lë të kalojë kështu. Ja tregoj unë se si lihen qentë të zgjidhur. Mjaft i kemi duruar këta njerëz që nuk u binden rregullave. Kur ta paguajë gjobën atëherë do të më njohë se kush jam unë dhe çdo të thotë qen dhe bisha të tjera të tilla që lihen të lira. Do t’ia tregoj unë, ta marrë djalli ta marrë!... Eldërin, – thotë inspektori 139


duke u kthyer nga polici – merr vesh se i kujt është ky qen dhe bëj procesverbalin. Dhe sa për qenin duhet të zhduket! Bile edhe pa e zgjatur aspak. Ai mund të jetë sigurisht i tërbuar... I kujt është ky qen? – Më duket se është qeni i gjeneral Zhigallovit thotë dikush nga mezi i turmës. – I gjeneral Zhigallovit? Hem!... Shiko, Eldërin, eja më hiq pak pallton .. . Bre sa vapë po bën! Sigurisht do të bjerë shi, se sikur djeg shumë ky diell i shkretë... Po vetëm unë s’kuptoj një gjë se si të ka kafshuar ky qen? – thotë Oçumelovi duke u kthyer nga Hrjukini. Si është e mundur që të arrijë gjer te dora ky qen ty? Po shiko sa i vogël që është dhe sa i madh që je ti? More po mos e ke gërvishtur dorën me ndonjë gozhdë dhe pastaj të ra ndër mend të thuash këtë gënjeshtër të madhe. Edhe ti .. . Po ju njoh unë se çfarë njerëz jeni ju, djaj? – Ky njeri, shkëlqesë, me cigaren e tij donte t’i digjte turirin qenit ashtu për të qeshur me të, mirëpo qeni nuk ishte budalla dhe fap... ia nguli këmbët... Edhe ky nuk është njeri për të qenë, shkëlqesë! – Gënjen, more qor ! Gjersa s’ke parë gjë, pse gënjen? Shkëlqesa është njeri i mençur dhe do ta kuptojë sesi qëndron puna dhe do të dijë të dallojë se kush gënjen dhe kush thotë të drejtën sikur të ishte përpara zotit. Në qoftë se gënjej unë, këtë gjë do ta gjykojë gjykatësi i paqes. Atje ligji është ligj dhe përpara tij të gjithë janë të barabartë... Edhe im vëlla është në xhandarmeri... po doni ta dini... – Shiko, nuk dua shumë arsyetime unë! – Jo, ky nuk është qeni i gjeneralit... – thotë rëndë-rëndë polici. – Gjenerali nuk ka qen të tillë. Qentë e gjeneralit janë më të mëdhenj .. . – A e di mirë këtë punë? – Shumë mirë, shkëlqesë . .. – Edhe unë e di... gjenerali ka vetëm qen prej racës së mirë, kurse ky dreq djalli e di se nga ç’soj është. S’i ka as turinjtë as qimet si qen soji, një fëlliqësirë dhe asgjë tjetër... E kush është ai që mban një qen të atillë?... Po ku i keni mend, more? Sikur njeriu të shohë një qen të atillë në Peterburg apo në Moskë kushedi se ç’do të bëhej! Atje as do ta shikonin fare ligjin, po do ta lenin mu atje në vend dhe do t’i lanin duart! Shiko ti Hrjukin, ti e pësove dëmin dhe mos e le këtë punë kështu... Njerëzit duhet të mësojnë se çdo të thotë ligji. Mjaft kemi duruar... – Po mund të jetë qeni i gjeneralit! – thotë një zë nga mezi i turmës. – Hëm! Shiko, Eldërin vëlla, ma mbaj pak pallton ta vesh . . . Sikur fryn pak erë. .. Ndjej të ftohtë. Shiko, shpjere këtë qen te gjenerali dhe pyet atje. Thuaji se e kam gjetur unë dhe ia dërgova... Dhe thuaju që të mos e lënë të dalë nëpër udhë . . . Ndoshta është ndonjë qen që vlen dhe në qoftë se çdo derr i fëlliqur që shkon udhës zë dhe i djeg turinjtë me cigaren, atëherë qeni do të shkatërrohet. Qeni është një shtazë delikate . . Dhe ti, budalla, ule atë dorë. S’ka nevojë të na i tregosh atë gisht të qelbur. Fajtor je vetë.

140


_________________________________________________ Njohim fjalë dhe shprehje konfiskim – kur vihet dorë, nga ana e shtetit, mbi pasurinë e ndryshme, nga shkaqe të ndryshme procesverbal – akt ku shënohen të gjitha fjalët e thëna në mbledhje KUPTOJMË TEKSTIN Ç’i ndodh Hrjukinit? Kujt ia tregon ngjarjen? Çka ndërmerr Oçumelovi? Për se ai luhatet në qëndrimet e veta? Bëni planin e tekstit dhe ritregojeni sipas pikave të planit. VLERËSOJMË DHE INTERPRETOJMË TEKSTIN Vallë i arsyetoni sjelljet e Oçumelovit? Si reagonte ai kur dëgjonte se qeni është i gjeneralit dhe anasjelltas? Për se? Lexoni me zë ato pjesë ku shprehet luhatshmëria e Oçumelovit? Për se autori e titullon kështu këtë tekst? Si do ta kishit titulluar ju? Çfarë pikëpamjesh na ofron autori me këtë tekst? STUDIOJMË GJUHËN E TEKSTIT Gjeni në tekst ku përdoret trepikëshi dhe zëvendësojeni atë me fjalët që autori i ka lënë pa i thënë.

141


SUSHILLA RABINDRANAT TAGORA Ky tekst është shkëputur nga romani „STUHI NË GANG“ i shkrimtarit indas Rabindranat Tagora. Në të trajtohet gjendja e rëndë e femrës indase. Kështu kaluan nja tre muaj. Të gjitha punët ishin rregulluar, kushërirat ishin nisur për haxhillëk, disa nga fqinjët kishin filluar më në fund të tregonin një farë interesimi për nusen e Romeshit. Lidhjet e dashurisë midis saj edhe Romeshit ca nga ca po forcoheshin. Mbrëmjet tani ata i kalonin shpesh herë jashtë pasi i shtronin dyshekët në teracën e qetë të shtëpisë. Nganjëherë Romeshi i afrohej nga prapa shumë ngadalë, ia mbulonte befas sytë me duar ose ia mbështeste kokën në kraharorin e tij. Kur nusen e zinte gjumi para se të ngrysej dhe pa ngrënë darkë, Romeshi e frikësonte me diçka që ta zgjonte dhe pastaj ajo e qortonte me buzë në gaz. Në një nga këto mbrëmje Romeshi, duke i kapur një kaçurrel, i tha: – Sushilë, sot nuk je krehur mirë. – Pse më quani Sushillë ju të gjithë këtu? – pyeti befas vajza. Romeshi e vështroi me habi. Ai nuk kuptoi se për ç’arsye i kish bërë këtë pyetje. – A është e mundur t’ia ndryshosh fatin njeriut pasi t’ia kesh ndërruar emrin? – vazhdoi ajo. – Unë kam qenë fatkeqe qysh në vogëli dhe fatkeqe do të mbetem gjersa të vdes. Romeshit iu duk sikur iu zu fryma kur i dëgjoi këto fjalë dhe u bë dyllë i verdhë në fytyrë. Në mendjen e tij shkreptiu brenda një grime një enigmë dhe iu duk sikur ish bërë një gabim. – Po si ndodhi që u bëre fatkeqe qysh në vogëli? – pyeti ai. – Babai më vdiq para se të lindja unë dhe, kur u bëra gjashtë muajsh, më vdiq edhe nëna. Në shtëpinë e xhaxhait jetova shumë keq. Dhe, befas,dëgjova se kishe ardhur ti .Ti më pëlqeve. Pas dy ditësh u bë dasma jonë. Ti e di vetë se ç’ngjau pastaj! Romeshi u mblodh kruspull mbi jastëk: pandehi se do t‘i zihej fryma. Hëna ndrinte në qiell por atij i dukej sikur drita e saj befas ishte shuar. Nuk kish guxim të pyeste më gjatë; do të ish më mirë sikur të gjitha ato që kish dëgjuar tani të zhdukeshin si ato fjalë që themi kur flasim përçart ose kur jemi në ëndërr. Era e lehtë dhe e ngrohtë e verës fërfërinte posi psherëtima e thellë e të zalisurit që vjen më në fund në vete; në dritën e hënës kumbonte zëri i qyqes; nga varka që ishte lidhur pranë skelës përhapej në ajër kënga e peshkatarëve. Vajza që nuk kuptonte se për ç’arsye kish heshtur Romeshi, e çiku lehtë me dorë dhe e pyeti: – Po fle? – Jo, – u përgjigj ai dhe heshti përsëri një copë herë të madhe. Në këtë kohë vajzën e zuri gjumi. Romeshi u ngrit në këmbë dhe e vështroi me vëmendje në fytyrë. Kjo fytyrë as tani nuk po i zbulonte ndonjë gjurmë nga ajo e fshehtë të cilën ia kishte shkruar në ballë perëndia. E si mund të zbulohej një fat kaq i tmerrshëm në një fytyrë që lëshonte nur.

142


KUPTOJMË TEKSTIN Për se u shqetësua Sushilla kur u thirr në këtë emër? Çka i tha ajo Romeshit? Si u ndie Romeshi pasi e dëgjoi rrëfimin e saj? Ritregojeni përmbajtjen e tekstit. VLERËSOJMË DHE INTERPRETOJMË TEKSTIN Çfarë ndieni për Sushillën fatkeqe që në vegjëli? Çfarë mendimi keni për qëndrimin e Romeshit? E arsyetoni sjelljen e tij? A lë të kuptohet diçka e panjohur apo ndonjë gabim? Rrëfimi i Sushillës Romeshin e: a. shqetëson apo b. gëzon? Përse? Cila pjesë e tekstit ju shqetëson më shumë? Ilustrojeni me pjesë nga teksti përgjigjen tuaj. Romeshi duket: a. i mërzitur apo b. i painteresuar? Arsyetoni përgjigjen tuaj.

STUDIOJMË GJUHËN E TEKSTIT Gjeni antonimet e këtyre fjalëve: shuaj, guxim, zhdukeshim, ëndërr, ditë, fatkeqe. Gjeni pjesët ku flet Romeshi, ku flet Sushilla dhe autori. Shpjegoni fjalinë e fundit të tekstit. Lexoni tekstin në klasë në role.

143


QYTETI I RRETHUAR JUSUF BUXHOVI Kur dolëm nga dera e kullës kishte perënduar dhe muzgu po lëshohej ngadalë. Bashkë me Lamin po ecnim të heshtur dhe secili në mënyrën e vet mundohej t’i përsëriste fjalët e Kajmekamit për mortjen, për karantinën. Rrugës tellallaxhinjtë po çirreshin në të katër anët: Murtaja, murtaja ka ra... Murtaja... Murtaja te ne... Qyteti është i rrethuar... ... kurrkush nuk guxon të dalë e as të hyjë në të... Murtaja! Qyteti është i rrethuar! Fermani duhet nderuar... Murtaja! Fjalët e tellallaxhinjve më dukeshin si thika që po nguleshin në trup. Fillova të nxitoja dhe te fundi i Çarshisë së Madhe u ndava nga Lami. – Nesër, – i thashë. – do të takohemi paradite që të bisedojmë për këtë punë. Duhet menduar mirë se si duhet të veprojmë. Ecja nxitueshëm. Si të kishte plasur mortja në atë çast, rrugët dukeshin të shkreta. Askund njeri. Lajmi që ishte shpërndarë me tellallaxhinjtë, i kishte futur të gjithë brenda saora dhe secili ndiente se ishte njëfarë i dënuari. Disa pleq, sapo e kishin dëgjuar lajmin e kobshëm për mortjen, kishin thënë: „Mos u shqetësoni gjithaq, o njerëz. Njëmend kjo farë mortje është e rëndë, por mund të ndalohet. Herën e fundit shumëkush i pat bërë ballë mortjes.” Dhe njëmend, sipas shumë shënimesh që i kisha hasur rastësisht nëpër raportet e ndryshme, shihej fare qartë se murtaja e vitit 1646 në Vilajetin tonë kishte marrë fare pak njerëz. Ata që i jepnin raporte Selisë së Shenjtë atë kohë, konstatonin se kishte ngjarë diçka e jashtëzakonshme dhe se vendësit ia kishin dalë në krye që të gjenin njëfarë mbrojtjeje, për të cilën askush nuk mori vesh. Në një gazetë të kohës thuhej se e tërë mrekullia kishte ngjarë në saje të gjeturisë së ca plakave të zhdërvjellëta, të cilat kishin bërë dofarë grithjesh. Me sa duket, shënimeve dhe raporteve të tilla kurrkush nuk ua kishte vënë gjithaq veshin, sepse bëhej fjalë për gjëra, të cilat dukeshin si shumë të pabesueshme. Murtaja ishte murtajë dhe asaj kurrkush nuk mund t’i vinte dorën. Duke ecur menjëherë më shkoi mendja te plaku Mic Shpendi. Duhej të kërkohej ai dhe të tjerët që ishin mbi njëqind vjet. Ç’është e vërteta, qindvjeçarë në Malësi kishte mjaft, por sa do të ishin ata në gjendje të thoshin diç për murtajën e fundit? Gjithçka më sillej në kokë dhe sa më shumë merresha me mendime të tilla aq më të qartë po e dëgjoja gjëmimin e qerreve me mushama të zeza se si hynin fshehtas në kazerma, pastaj më shfaqeshin qentë dhe minjtë e ngordhur të hedhur nëpër rrugica. Te dera e kishës më priste Padër Coli i zverdhur. Lajmin e murtajës e kishte marrë nga tellallaxhinjtë. I kishte rënë të fiktë. Ishte i tronditur për së tepërmi. Veç që s’i shkonin lotët. 144


– Parandjenja, At, se do të na gjente diç e ligë, – më tha. – Nuk ishin shenja të mira ato që u shfaqën ditëve të fundit: largimi i befasishëm i ushtrisë, futja e qerreve me gjëmim, largimi i rojeve nga rrugët dhe qentë e minjtë e ngordhur rrugëve... – Mos u shqetëso gjithaq, – i thashë. – Jemi mësuar ne me të tilla gjëra. Nuk do të jetë kjo e mbrama herë që midis nesh do të shpërthejnë sëmundjet e tmerrshme. Do ta përballojmë edhe këtë si shumë herë të tjera. Mua po më mundon më tepër mënyra e shfaqjes së sëmundjes se sa vetë ajo. Ka këtu shumëçka për të dyshuar. Edhe mua më qan zemra te lëvizjet jo të rëndomta të ushtrisë, futja e qerreve natën, qentë dhe minjtë e ngordhur rrugëve. – Dyshon edhe ti, At, – më tha Coli plot kureshtje? – Paj ngjet që sëmundjen e kanë futur vetë turqit qëllimisht dhe i kanë ndërmarrë me kohë të gjitha masat: vetë të mbrohen nga ajo e ne të na shfarosin. Si u bë që ne deri tash nuk morëm vesh asgjë për sëmundjen? Ku u shfaq? Në cilën shtëpi? Ne nuk dimë kurrgjë. Për këto nuk po flitet fare. Vetëm na u tha: murtaja në qytetin tuaj dhe kurrgjë tjetër. Koha do të tregojë se si erdhi kjo sëmundje dhe kush e futi atë midis nesh. – O Zot, – fshani Padër Coli. – T’u futet njerëzve një sëmundje e tillë e tmerrshme që të shfarosen. Çfarë do të thotë kjo? – Lufta nuk zgjedh mjete. Pushtuesi po i përsos mënyrat dhe mjetet. Pse të derdhet gjak kot së koti në krahinat kryengritëse, kur kjo gjë mund të bëhet edhe me anën e sëmundjeve të padukshme. Një mënyrë e tillë mund të japë fryte më të mëdha se sa ekspeditat e fuqishme ushtarake, të cilat shpeshherë pushtuesit i kanë sjellë më shumë dëme se sa neve. Padër Coli po qante. – Tmerr, o tmerr, njerëzit duhet të shfarosen përmes sëmundjesh... ç’shpikje e tmerrshme, ç’shpikje e tmerrshme? – Je i ndjeshëm, – i thashë. – Po mbahu. Këto që folëm tash, duhet të mbesin midis nesh. Për to mund të na shkojë koka. Ne do të tregohemi të dëgjueshëm si të mos dinim gjë, por fshehtas do të bëjmë çmos që edhe ne të gjejmë mikrobin tonë, i cili e mund mikrobin e tyre. – A mund të bëhet kjo, At, – pyeti Coli. – Ka gjasa se të parët tanë kanë ditur ca metoda mbrojtëse, sepse do të shfaroseshin nga sëmundjet e shumta që erdhën nga Lindja. Ne duhet të gjejmë njerëz që dinë diç për murtajën e fundit që u shfaq në Vilajetin tonë para më shumë se njëqind vjetësh. – Dhashtë zoti, At, e gjetshin ilaçin e tillë. – Do të provojmë ta gjejmë, – i thashë edhe pse isha i bindur se shumëçka që po thosha, ishin fjalë mjegulle dhe vetëm një ngushëllim, i cili na duhej njësoj të dyve. – Si t’i gjejmë ata njerëz, kur kurrkush nuk guxon të dalë apo të hyjë në qytet? – Kjo është punë e vështirë njëmend, por do të përpiqemi të gjejmë njerëz të cilët do ta shpërthejnë rrethimin. Kjo është punë me rreziqe, por ato, s’duhet të na ndalin. – Unë, unë, At, – belbëzoi Coli, – jam në gjendje që menjëherë të sakrifikohem për një qëllim të tillë. Vetëm më trego se ku duhet të shkoj. – Të faleminderit, i thashë. Gatishmëria jote meriton lëvdatë. Secili prej nesh duhet të jetë i gatshëm për flijime të tilla, por ato duhen bërë me mençuri dhe guxim. Tash për tash ti duhet të më ndihmosh këtu. Kjo barrë do t’i ngarkohet tjetërkujt.

145


– Si të duash At, por dije se pranoj me përulësi çdo detyrë. Më vonë, për ta mundur atë gjendje të rëndë, si me shaka i thashë: – Po vjershat si i ke? – Ah, At, – fshani ai. – Çfarë vjershash. Nuk është më kohë vjershash, por kohë lufte. Po ballafaqohemi me mikrobe të padukshme, të cilat na kërcënojnë të na shfarosin të gjithëve. Qyteti ynë ndoshta dikujt do t’i shërbejë si stallë ku do të rriten mikrobet vdekjeprurëse për t’i hedhur pastaj në krahinat e tjera. – Ke të drejtë. Kjo farë stalle është studiuar, projektuar dhe hartuar në Stamboll për shumë kohë. Por vjershat dhe këngët nuk harrohen edhe në çaste të tilla. Populli ynë prore ka kënduar dhe ka turrur këngë të mrekullueshme edhe kur ka derdhur gjak.

Shënim: Gjon Nikollë Kazazi ka zbuluar „Mesharin“ e Gjon Buzukut që është botuar në vitin 1555 e që është vepra e parë e shkruar në gjuhën shqipe. Romani prej nga është shkëputur kjo pjesë është sajuar në bazë të shënimeve të Nikollë Kazazit. Në këtë roman shprehet qëndresa e popullit shqiptar kundër pushtuesit otoman.

146


_____________________________________________________________________________ Njohim fjalë dhe shprehje kajmekam-i – zyrtar i parë turk që sundonte në një krahinë të caktuar murtajë-a – sëmundje ngjitëse shumë e rrezikshme mortje-a – vdekje ferman-i – urdhër me shkrim i sulltanit në Perandorinë Osmane tellallaxh-i – që lajmëron një zë të lartë në rrugët kryesore të qytetit për urdhrat dhe (tellall-i ) për vendimet e qeverisë saora – menjëherë

KUPTOJMË TEKSTIN Prej kujt rrezikohet qyteti? Për se? Si e pranojnë pleqtë këtë fatkeqësi? Kush është më i shqetësuar Padër Coli apo Ati? Gjeji pjesët ku duket kjo. Për çka angazhohen Padër Coli dhe Ati?

VLERËSOJMË DHE INTERPERETOJMË TEKSTIN A e arsyetoni rrethimin e qytetit? Arsyetojeni qëndrimin tuaj. Vallë qëndrimi i pleqve ndaj fatkeqësisë elementare është i arsyeshëm? Për se? Si mund të shpjegohet forma e veprimit të këtillë e pushtuesit të huaj? Cilat kanë qenë qëllimet? Krahasoji virtytet e personazheve të tekstit. Rrëfimi i tekstit realizohet nëpërmjet monologut dhe dialogut. Cili prej këtyre dy elementeve dominon në tekst? Gjeni pjesët e tekstit ku rrëfimi realizohet nëpërmjet monologut. Trego kush rrëfen. Në cilën vetë rrëfehen këto pjesë të tekstit? Për se? Në fjalitë: „Te dera e kishës më priste Padër Coli i zverdhur. Lajmin e murtajës e kishte marrë nga tellallaxhinjtë. I kishte rënë të fiktë. Ishte i tronditur për së tepërmi. Veç që s’i shkriu lotët“, nënvizoni kryefjalën dhe kallëzuesin. Arsyetoni mendimin tuaj. Thoni çfarë fjalish janë këto sipas përmbajtjes.

147


RRËFIMI I NJERIUT ME SAMAR RAMIZ KELMENDI RAMIZ KELMENDI (1936) u lind në Pejë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Prishtinë, ndërsa studimet universitare në Beograd – Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe. Shkruan tregime, novela, kritikë letrare, udhëpërshkrime , fejtone, drama, radiodrama etj. Veprat letrare: “ Vija e vragë”, “Heshtja e armëve”, “Akrabadabra”, “Shtatë persona ndjekin autorin”, “Shtegtimet e mia” etj. Ka lloj–lloj vdekjesh. Dikush vdes në shtrat të butë, dikush në beteja të rrepta, e dikush... Sot u vra një njeri. Ky njeri jam unë. Emrin e kam Sadik.Sadik Hamalli. Më kanë thirrur shpesh edhe „O ti njeri me samar“. Po unë e kam pasur samarin në shpinë. E sot kam vdekur. Sot nuk jam më. Sot nuk e kam samarin në shpinë. ...Pse jeni ndalur e më shikoni me kaq habi? Për çka pyetni njëri–tjetrin për mua’? A nuk keni parë njeri të vdekur asnjëherë? Ani ju që keni vrarë me mijëra si unë. Ju që tmerruat botën me egërsinë tuaj! Ju, që ma bëtë shpinën shoshë, që më vratë... I... tashti, ç’jeni ndalur e shikoni? A mos, ndoshta, po ju dhimbsem? Ha, ha, ha! Mos më bëni të qesh. (Vërtet, a të provoj të qesh njëherë? Të qesh tashti që jam i vdekur? Por, a mund të qeshë dhe a di të qeshë njeriu i vdekur kur, nuk i ka qeshur buza kurrë sa ishte gjallë?) Ç’ka shikoni si të çmendur? Trupi që është mësuar të mërdhijë i gjallë, do të mërdhijë edhe i vdekur. Po më nxirrni nën strehë, që të më shikoni më mirë’? Ashtu, ashtu! Tash jam më mirë. Këtu nuk më lag shiu. Ju faleminderit! Jeni shumë zemërmirë! Vetëm nuk dua të më ndani nga samari. As tash që jam i vdekur. Pse me të kam kaluar jetën, kam kaluar shumë, shumë... Edhe arka municioni, edhe dengje pushkësh, marrë tinëz nga ju... A e dini? Pse ju kërcëlluan këpucët? Pse u drejtuat ashtu? Pse rrini gatitu? Cilin përshëndetni ashtu me dorën gjysmë të ngritur përpjetë? Hë, hë, oficerin tuaj. Gati besova se i bëtë këto nderime për mua! Çfarë ju pyet tash? Ç’i thatë, a ju kuptova mirë? Nuk dini t’i tregoni kush jam unë? I thoni se unë jam Sadiku, Sadik Hamalli, njeriu me samar. Nga kam ardhur? Nuk luan rol. Dikur kam pasur edhe baba, edhe nënë. E i keni vrarë – jo ju. I kanë vrarë, ndoshta, prindërit tuaj në Luftën e Parë dhe më kanë lënë në rrugë të madhe. Pastaj, thonë, më mori dikush në shtëpi të vet dhe më rriti. Për vete dija të them vetëm se quhem Sadik. Asgjë më tepër... Fillova të punoj që në moshën dymbëdhjetëvjeçare. Punoja çdo punë që mund të duronte shtati im i njomë. Detyrohesha të fitoja bukën. Kur u bëra njëzetvjeçar, nuk punoja gjë tjetër veç bartjes. Çdo mëngjes e mbrëmje pritja trenin. Ditëve të pazarit dilja në lëmë të drithit. Pasdite shkoja te stacioni i autobusëve. Kurse tërë kohën tjetër nëpër rrugë. Kudo që kishte gjë për të bartur. Ditën e kaloja duke bartur, natën flija nëpër kopshte, kurse dimrit nëpër çardakët e xhamive. 148


Që në fillim e punova samarin. Ja këtë samar që shikoni këtu. Ditën e natën kam qenë me të. Ditën e kisha samar, kurse natën dyshek. Po, pikërisht dyshek: e „shtroja“ dhe flija mbi të. Më vonë u bëra Sadik Hamalli. E tash së fundi njeriu me samar, Sadik Hamalli ose njeriu me samar. Kishte ditë kur nuk shtija në gojë as një të vetme trohë buke. Dilja në stacion, pritja trenin e parë pritja edhe të dytin. Vrapoja nga vagoni në vagon, duke lutur njerëzit: “Ja hamalli, ja hamalli” Por kot. Udhëtarët as që më shikonin. Vazhdonin rrugën. Dikush hipte në pajton, dikush ecte me valixhe në dorë. Kur nuk mbetej më askush, atëherë i lëshohesha rrugës për së gjati, duke iu afruar çdonjërit që shihja me valixhe në dorë. “Ja hamalli! A doni t’ju bart valixhet zotëri? T’ju çoj valixhet, zotëria juaj? Ja hamalli! Ja hamalli!” Ndokush vetëm luante kokën, disa më thoshin „Edhe unë vetë jam hamall“. Të tjerët as që më shikonin në sy. E unë vrapoja gjithnjë përpara, drejt qytetit. Detyrohesha të fitoja kafshatën e bukës doemos. Ditëve të pazarit, pothuaj tërë ditën, gjendesha në treg. Sa shihja dy vetë duke bërë pazar pranë ndonjë thesi me misër a grurë, afrohesha dhe ndërhyja edhe vetë: “Hajde, për hair, a u goditët?” Pastaj, përnjëherësh: – E hangsh me të shëndoshë, se badihava e ke marrë! A ta çojmë në vagë?” Nga vaga thesin e ngarkoja mbi samar, në shpinë dhe e dërgoja ose në shtëpi, ose te mullisi. Më shpërblenin, si të më jepnin lëmoshë. Së andejmi, me të shpejtë, kthehesha prapë në treg dhe prapë: “Ja hamalli! Ja hamalli!” * * * * * * E ju erdhët të më shikoni. Unë ju tregova gjithçka për veten time. A dini tash? Po çfarë flas edhe unë? Ju e dini mirë se vendi im është ngritur në këmbë! I madh e i vogël. E dini mirë. Ndaj nuk më dhimbset që vdiqa. Unë Sadik Hamalli. Njeriu me samar.

149


_____________________________________________________________________________ Njohim fjalë dhe shprehje ani – përdoret përpara përemrave vetorë për të treguar me ironi diçka që nuk mund të jetë e tillë ceradë– lloj mushamaje që vishet për t’u mbrojtur nga shiu kërcëlloj – përplas këpucët në tokë gjatë ecjes, duke bërë që të dëgjohet një krismë e thatë dhe e mbytur vragë-a – këtu ka kuptim të figurshëm: plagë trohë-a – thërrime nënçmim-i – përçmim, nënvleftësim fërfëlloj – hedh tutje, flak

KUPTOJMË TEKSTIN Për cilën kohë bëhet fjalë në këtë tekst? Çfarë emocionesh ju ngjall teksti? Cila është ideja kryesore e tekstit?

150


VLERËSOJMË DHE INTERPRETOJMË TEKSTIN Çfarë pikëpamjesh na ofron autori në këtë tekst? Cilat veti fizike dhe morale i hasim te Sadik Hamalli? Bisedoni në klasë për qëndrimin tuaj ndaj këtij teksti. STUDIOJMË GJUHËN E TEKSTIT Në këtë tekst na del shumë qartë figura e njeriut të varfër kosovar të kohës. Autori shfleton jetën e përditshme të kësaj kategorie njerëzish në këto troje, ndërsa në të njëjtën kohë shpreh ndjenjën e vet të dashurisë ndaj njeriut zemërmirë e zemërdëlirë. Krejt këtë e ka realizuar me një gjuhë të pastër e të kuptueshme, nëpërmjet monologut – rrëfimit të vetë personazhit kryesor Sadik Hamallit. Në tekst ka disa fjali që janë përdorur pa folje. Gjeni ato dhe diskutoni në klasë. Sqaroni pse janë ndërtuar ashtu? Detyrë Shkruani një hartim me shkrim duke pasur për bazë këtë tekst. Përpiquni të aplikoni monologun.

151


DON KISHOTI PRET ME SHPATË KOKËN E VIGANIT MIGUEL SERVANTES MIGUEL SERVANTES (1547-1616) u lind në një qytet të vogël afër Madridit. Kryeveprën e tij , romanin “Don Kishoti” e botoi në vitin 1605 ( pjesën e parë), ndërsa në vitin 1615 pjesën e dytë. Romani “Don Kishoti” është një nga kryeveprat e letërsisë botërore. Në këtë roman autori thekson ata njerëz që mundohen ta kthejnë rrotën e historisë prapa. Thumbon elementet negative të shoqërisë së kohës , por ngjall besimin për një jetë të re e më të mirë për njerëzimin. këtë roman në gjuhën shqipe e përktheu poeti ynë i shquar Fan Stilian Noli. Kjo pjesë është shkëputur nga romani kalorësiak „Don Kishoti“ shkruar nga shkrimtari i shquar botëror Miguel Servantes. Sanço Panço doli me shamatë nga plevica ku flinte Don Kishoti duke thirrur: – Ejani shpejt, or zotërinj, dhe ndihini tim zoti, i cili është përleshur në betejën më të tmerruar e më të llahtarisur që më kanë parë sytë. Për zotin, me një të goditur të shpatës që i këputi viganit, ia preu kokën si kastravec: – Ç’thua mor vëlla? – tha prifti, i cili e la këndimin e novelës, – e ke ndër mend, or Sanço? Si është e mundur një gjë e tillë, kur vigani ndodhet shumë larg së këtejmi? Mbi këtë e sipër, dëgjuan një shamatë të madhe nga oda e Don Kishotit i cili po bërtiste: – Mbrohu, kusar, zuzar, zagar, se tani të kam në dorë dhe jatagani s’të hyn në punë! Me këto fjalë, Don Kishoti po godiste muret me shpatë dhe Sançoja tha: – Mos rrini aty duke dëgjuar, po hyni brenda dhe i ndani luftuesit dhe i ndihni ustait. Po nuk besoj të jetë nevoja, se pa dyshim është vrarë, se unë ia pashë gjakun që i rridhte përdhe si rrëke dhe kokën e prerë, që u rrokullis në një çip e cila ishte e madhe sa një shakull i verës. – Djall, o punë! – tha hanxhiu. – Don Kishoti a Don Shejtani më ka shpuar ndonjë nga shakujt me verë të kuqe, që kishte pranë shtratit, dhe vera që u derdh , duhet të jetë gjaku që ka parë ky budalla. Me të thënë këto fjalë, hanxhiu hyri në odë dhe të gjithë të tjerët i ranë pas dhe e gjetën Don Kishotin në kostumin më të çuditshëm në botë. Ishte me këmishë vetëm. Këmbët i kishte të gjata, të thata, leshtore dhe jo shumë të paqme: në kokë mbante të mbështjellë çar­çafin e shtratit, me dorën e djathtë mbante shpatën e zhveshur me të cilën po godiste nga të gjitha anët, sikur luftonte me të vërtetë me ndonjë vigan. Dhe, bukuria ishte që s’i kishte sytë të hapur, po të mbyllur, flinte dhe ëndërronte që po luftonte me viganin. Duke pandehur se po godiste 152


viganin,kishte shpuar shakujt dhe plevica ishte mbushur e tëra me verë. Kur e pa këtë gjë hanxhiu, u zemërua aq shumë, sa iu vërtit Don Kishotit dhe nisi ta godiste me grusht aq keq, sa , sikur të mos e mbanin Kardeni dhe prifti, do të kishte marrë fund beteja e viganit. Po, megjithëkëtë kalorësi i varfër prapë nuk u zgjua, gjersa solli berberi një kovë ujë të ftohtë nga pusi dhe ia derdhi të tërë mbi trup dhe nga kjo i doli gjumi Don Kishotit, po jo aq sa të shikonte në ç’hall ndodhej Dorotea, e cila vuri re veshjen e tij të shkurtër dhe të hollë, nuk deshi të hynte brenda për të shikuar betejën. Sançoja po shikonte përtokë kokën e viganit dhe duke mos e gjetur tha: – E di fare mirë se në këtë shtëpi të gjitha janë të magjepsura, se ja edhe tani u zhduk ajo kokë që e pashë me sytë e mi, kur e preu ustai dhe i rridhte gjaku si krua. – Ç’kokë dhe gjak më thua, more budalla i djallit? – tha hanxhiu. – Nuk i sheh, or buf shakujt e shuar dhe verën e kuqe të derdhur në odë. Ah, iu derdhtë shpirti në skëterrë atij që m’i shpoi. – Nuk di gjë, – u përgjigj Sançoja, – di vetëm që, po të mos e gjej unë i ziu atë kokën e prerë, atëherë më humbi e m’u tret nisia si kripa në ujë.

Kështu Sançoja i zgjuar ëndërronte më keq se i zoti i fjetur. Aq shumë ia kishin turbulluar mendjen zotimet që i kishte dhënë ustai. Hanxhiu po marrosej nga përçartjet e shqytarit dhe nga zullumet e kalorësit, po bënte se këtë herë nuk shpëtonin më, se duheshin paguar të gjitha dëmet për verën e derdhur dhe për shakujt e shpuar. Prifti po e mbante për dore Don Kishotin, i cili besonte që e kishte mbaruar aventurën e viganit. 153


– Nuk e thashë unë? tha Sançoja. – Jo, ore jo se nuk jam as budalla, as i pirë. E fitova nisinë dhe titullin e kontit dhe më bëfshin mirë. Kush mund të mbante të qeshurat për marrëzitë e të dyve, të ustait e të çirakut! Të gjithë qeshnin përveç hanxhiut, i cili shfrynte dhe mallkonte. Më në fund, me një mijë mundime, berberi, Kardeni dhe prifti e shpunë në shtrat Don Kishotin, të cilin e zuri menjëherë gjumi nga lodhja e madhe. E lanë të flinte dhe dolën te dera e hanit, për të ngushëlluar Sançon që nuk e gjeti dot kokën e viganit. Gjithashtu, u përpoqën të qetësonin hanxhiun, i cili ishte i dëshpëruar për vdekjen e papritur të shakujve. Hanxhiu po ulërinte me klithma: – E mallkuar qoftë dita dhe ora që na hyri në shtëpi ky kalorës i arratisur! Ah, sikur të mos ma kishin parë sytë kurrë, se më ka kushtuar shumë shtrenjtë. (Shqipëroi : Fan Stilian Noli) Romani aventuror Romani aventuror është roman që pasqyron ngjarjet shqetësuese të jetës së pastër në natyrë. Lindi nga elemente aventurore të romanit helen, të romanit kalorësiak , të librave popullorë të shekullit XVI dhe u paraqit në mesjetën e vonshme si kundërshti e idealizimeve të letërsisë së oborrit. Shembuj klasik të romanit aventuror në letërsinë botërore janë romani spanjoll Lasarilo de Tormes, Don Kishoti i Servantesit, Robinson Kruso i Daniel Defos etj. ___________________________________________________________________________ Njohim fjalë dhe shprehje plevicë-a – kasolle, ahur bagëtish, shtëpi përdhese zuzar-i– njeri i poshtër, rrugaç jatagan-i – shpatë jo shumë e madhe, e lakuar në majë shakull-i – kacek lëkure bagëtish të imëta e regjur dhe e bërë si thes për të mbajtur bulmet, vaj etj. nisi-a – ishull shqytar-i – trimi që shoqëronte kalorësin në mesjetë dhe i mbante armët dhe shqytin shqyt–-i mburojë KUPTOJMË TEKSTIN Me cilin luftonte Don Kishoti? Si e kupton Sançoja sjelljen e ustait të vet, e si e kuptojnë të tjerët? Po si i kuptoni ju sjelljet e Don Kishotit? Për se? VLERËSOJMË DHE INTERPRETOJMË TEKSTIN Çfarë qëndrimi keni për sjelljet e Don Kishotit dhe të Sanços? Si e pranojnë sjelljen e Don Kishotit hanxhiu e prifti? Për se? Për se Hanxhiu thotë: „…Ah sikur të mos ma kishin parë sytë kurrë, se më ka kushtuar shumë shtrenjtë…”

154


STUDIOJMË GJUHËN E TEKSTIT Me cilat figura letrare është sajuar ky tekst? Gjeni disa prej tyre dhe sqaroni. Se ndonjëherë gjatë të folurit themi: U bë si Don Kishoti. Diskutoni mbi këtë në klasë. Në tekst shpesh përdoret apostrofi si p.sh. ç’kokë etj. Pse përdoret ai në tekst?

ISHUJ NË QIELL ARTUR KLARK Kjo pjesë është shkëputur nga romani fantastiko–shkencor „Ishuj në qiell“ i Artur Klarkut. – Kështu, pra, ti je Roi Malkolm! Ke udhëtuar ndonjëherë me raketë? – Jo! – iu përgjigja. – Mos ki merak. Nuk është aq e vështirë sa ç’thonë disa. Ulu, lidh rripat e sigurimit dhe rri i qetë. Frikë nuk kisha por, të them të drejtën, isha shumë i tronditur. Më në fund, pas disa vjet ëndërrimesh, ndodhesha brenda në anijen kozmike „Apolo 7“. Kjo nuk ishte ëndërr. Pas disa minutash, më shumë se njëqind milionë kuaj fuqi do të më vërtitnin në qiell. ... Anija filloi të dridhej. Një varg llambash të vogla sinjalizimi u ndezën njëra pas tjetrës. Kur u ndez llamba e gjelbër, piloti më thirri me të shpejtë. – Shtrihu mirë! Pas pak ndjeva sikur dikush m’u hodh sipër. Veshët më buçitën. Fryma m’u pengua. A thua se mushkëritë kishin dalë jashtë përdorimit? Kjo gjendje zgjati vetëm pak sekonda, pastaj fillova të mësohem. Anija kozmike po ngrihej lart nën shtypjen e raketambajtësve, të cilat, pasi të harxhonin lëndën djegëse, do të shkëputeshin dhe atëherë do të ishin larg Tokës. Këtë çast e kuptova nga zvogëlimi i papritur i peshës. Do të duhen ca kohë për t’u mësuar me këtë gjendje – më tha piloti. – Veç një gjë mos harro: Mos u ngut në lëvizje dhe asnjëherë mos e lësho dorën nga mbajtësja. I gjallëruar u ngrita në këmbë. E mbërtheva divanin para se të ngrihesha si shigjetë në tava. Kuptohet, ky tani nuk ishte më tavani. Në anijet kozmike fjalët „lart“ dhe „poshtë“ nuk kishin asnjë kuptim. Pesha nuk ekzistonte më, mjaftonte t’i jepte vetes një shtytje fare të lehtë, që të lëvizje në çdo anë që të dëshiroje. – Pasi i mora leje pilotit, iu afrova dritares. Toka tani gjendej shumë larg. Unë vështroja yjet dhe për pak kohë mbeta i mahnitur. Jo larg nga anija jonë vura re dhe disa trupa të tjerë që ndriçonin. Nuk ishin yje. E pyeta pilotin për këtë.

155


– Tani në qiell ka edhe anije të tjera kozmike të lëshuara nga Toka, – më tha. – Ne do të lidhemi me to. A nuk të duken si ishuj në qiell? – Unë pranova, pa e hequr vështrimin nga pamja e mrekullueshme që më dilte përpara. Ai vazhdoi: – Nga „këta“ ishuj stacione do të nisen raketatë tjera për në hapësirën kozmike... A dëshiron të fluturosh dhe ti andej? – Sigurisht, por a do të mundem? – Njeriu mundet gjithmonë, – tha piloti. Në anijen tonë kozmike të gjithë punonin, por edhe zbaviteshin, sepse mjaftonte fare pak gjumë. Gjatë gjithë kohës që isha në hapësirë, nuk besoj të kem bërë më shumë se katër orë gjumë. Komandant Dojli herë pas here na bënte leksione të ndryshme. Nuk do ta harroj kurrë mësimin që na dha për meteorët. Në kohët e para të fluturimeve kozmike shumë njerëz kishin frikë nga ata. Disa mendonin se, po të dilje në qiell, ishte njëlloj sikur të hyje në një fushë me zjarr mitralozash, ku plumbat (meteorët e vegjël) do të të bënin shoshë. Tani ne e dimë mirë si qëndron puna: ndonëse meteorët nuk janë rrezik serioz, ata shpojnë anijen kozmike, prandaj është e domosdoshme të merren masa. Kjo ishte arsyeja që anija jonë kishte mure të dyfishta. Mbulesa e jashtme siguron pothuajse mbrojtjen e plotë ndaj çdo meteori që mund të përplaset me të. Komandanti Dojli na tregoi një disk, që ngjante shumë me një kapak tenxhereje. Ai ishte i lyer me lëndë të verdhë të ndezur. – Ky, – na tha ai, – vendoset në vrimat që mund të shpohen nga meteorët. Ai pengon daljen jashtë të ajrit aq të nevojshëm, në anijen kozmike.

Si për çudi, mu në këtë kohë, ndodhi një shpërthim i fortë, që të shurdhonte veshët në atë dhomë të vogël. Aty për aty, shpërthimi u pasua nga një uturimë e fortë e shfryrjes së ajrit, që vërshonte nëpër një vrimë që ishte shfaqur papritur në murin e dhomës. Për një çast mbetëm të shtangur. Pastaj të tërë lëvizën shpejt drejt diskut dhe me të mbyllëm vendin e hapur. Për habinë time, komandant Dojli qëndronte i qetë dhe qeshte nën hundë. Ai tha: – Ju lumtë, juve ju deshën vetëm 5 sekonda për të arritur te vendi i hapur.

156


Ç’kishte ndodhur?! Shokët e tij, pa u dukur, me një lëndë plasëse kishin hapur një vrimë për „provë“, që të shikonin se për sa kohë do ta mbyllnin vendin e hapur anëtarët e anijes kozmike. Prova kishte dalë me sukses. Për të gjitha këto ngjarje unë fillova të mbaj shënime në ditarin elektronik, për t’ua treguar shokëve kur të kthehesha në Tokë. Duke qeshur me vete, mendova: U desh ky udhëtim jashtë Tokës, që të më bëhej një zakon i përhershëm në Tokë, të mbaj ditarin vetjak për çështje e ngjarje kryesore në jetë. (Shqipëroi: B.Ibrahimi ) _____________________________________________________________________________ Njohim fjalë dhe shprehje

kuaj-fuqi – njësi matëse, në fizikë, këtu: një fuqi shumë e madhe kozmos-i – hapësirë e pakufishme jashtë Tokës, hapësirë ndërplanetare anije kozmike– anije që fluturon në kozmos kozmonaut-i– ai që fluturon në kozmos me anije kozmike meteor-i – trup qiellor i vogël e i ngurtë, që bie nga hapësira

Romani fantastik – shkencor Në këtë lloj romani gërshetohen elementet realiste me ato fantastike dhe shkencore. Gjithashtu trillohen personazhet , ngjarjet, vendet dhe kohët kur ndodhin veprimet.Në këto romane vjen në shprehje imagjinata e shkrimtarit.Në romanin “Ishuj në qiell” autori përfytyron vende, ngjarje dhe personazhe që nuk ekzistojnë realisht,por mënyra se si i paraqet ato është shumë reale dhe bindëse.Këto romane nxisin fntazinë te lexuesi. KUPTOJMË TEKSTIN Për çfarë udhëtimi bëhet fjalë në këtë tekst të bukur? Pse autori e titullon kështu këtë tekst? Si e përshkruan autori udhëtimin në qiell? Cilët e rrezikojnë anijen kozmike? Çfarë masash janë ndërmarrë që më parë? Pse Roi Malkolmi mbante ditar? A keni dëshirë të udhëtoni me anije kozmike? Arsyetoni dëshirën tuaj. Detyrë: Duke pasur për bazë këtë tekst, zhvilloni në klasë një debat në lidhje me të arriturat e sotme shkencore në këtë sferë.

157


TAULAU, KRYETAR I FISIT THANAS QERAMA THANAS QERAMA(1945) u lind në vitin 1945 në Tiranë. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Durrës, ndërsa studimet i kreu në Tiranë. Shkruan kryesisht për fëmijë. Pjesa është shkëputur nga përmbledhja „Roboti i pabindur“ nga Thanas Qerama, botuar më 1981. Taulau ishte nga djemtë më të rinj të fisit, por jo më i forti. Ai jo vetëm që s’kishte vrarë, por as ishte ndeshur me ndonjë ujk. Vetëm pasi të kishte hedhur ujkun para këmbëve të kryetarit të fisit e gjithë të tjerëve, ai mund të quhej gjahtar i zoti. Tërë puna ishte se Taulaut nuk i pëlqente dhe aq shumë pylli me gjithë ato kafshë të egra. Dëshira e tij e vetme ishte të notonte në lumë dhe të rrinte në diell. Prandaj edhe atë e thërrisnin shpesh „biri i diellit dhe i ujit“. Një ditë, Taulau ishte ca i mërzitur, rrinte shtrirë në breg të lumit dhe mendonte., Tutje, matanë bregut tjetër, u duk një kope mamutësh. Ishin kafshë gjigante, të cilave u hapnin rrugë edhe arinjtë, edhe luanët. Më kot mamutët nuk i quanin kryetarët e pyllit. Megjithëse ishin kafshë paqësore, asnjë nga kafshët e tjera nuk donte të matej me to kur egërsoheshin. Toka dridhej. Nga ulërimat e tyre trembej çdo gjë e gjallë deri 6 km larg. Mërzia e Taulaut kishte të bënte me kurorën e fitores. Atë ditë do të shkonin në gjueti gjithë djemtë e rinj. Ai që do të vriste më shumë ujq, do të merrte nga dora e Horës kurorën. Taulau ia kishte ngulur sytë çomanges që kishte aty pranë. E pa një copë herë dhe e mori në dorë. Sa e rëndë që ishte! Provoi ta hidhte dhe ajo ra pak më tutje. Asnjë ujk nuk mund të vriste ai me këtë çomange. Duhej t’i afroheshe shumë kafshës për ta vrarë, por ajo largohej sapo ndjente rrezikun. Kishte ndodhur që djem të fisit të ishin afruar shumë pranë kafshëve dhe ato i kishin ngrënë. Taulau nuk donte të përfundonte në dhëmbët e kafshëve. Duke menduar kështu, kishte marrë si padashur në dorë dy shkopinj, degë të një peme shumë të fortë dhe po i ngulte në tokë. E bëri disa herë këtë punë, kur, papritur, qëndroi dhe pa me çudi. Njëri nga shkopinjtë futej në tokë më thellë se tjetri. Ndenji kështu një copë herë. I pa shkopinjtë me vëmendje dhe vetëm pasi kishte kaluar një kohë e gjatë mendoi: – Druri i hollë... thellë në tokë...

158


Kurse ai priste të futej më thellë shkopi më i trashë. E mori shkopin e hollë dhe e nguli me forcë në një pemë aty pranë. U ngul pak. E hoqi dhe e nguli përsëri, por me shumë forcë. U ngul më thellë. Pas çdo gjuajtjeje, ai çuditej shumë, por nuk dinte si ta shpjegonte këtë gjë. Në një nga gjuajtje shkopi nuk u ngul fare. E pa te maja . Ajo ishte shtypur. – E hollë maja, jo e trashë, – tha me vete dhe kapi shkopin tjetër që ishte më i rëndë. E holloi majën dhe, kur e nguli në pemë, pa se ajo u fut thellë. Gëzimi i tij ishte i madh, shumë i madh. Në mendje i erdhën ujqit e vrarë me këtë armë të re, që nuk e kishte askush. Nuk dinte ç’të bënte nga gëzimi. E nguli shtizën në tokë dhe pa një copë herë. Dielli ishte ngjitur lart dhe bënte te shtiza shumë pak hije. Taulau u hodh në ujë dhe notoi me vrull. Doli në bregun tjetër dhe u ngjit lart, në një majë shkëmbi dhe thirri: – Biri i diellit dhe i ujit është edhe biri i pyllit! Taulau do t’i vrasë gjithë ato kafshë. Heeej, heeej... U shtri mbi shkëmb dhe vështroi qiellin. Kur u ngrit, dielli ishte larguar pak më tej, gati për të rënë pas malit. – Kur të dalë dielli tjetër, – mendoi Taulau, – do të vras shumë ujq. Notoi përsëri me shpejtësi dhe iu afrua shtizës së tij të ngulur në dhe. U çudit përsëri. Shtiza tani bënte më shumë hije se më parë. Kur dilte nga ana e diellit, hija e tij e zhdukte hijen e shtizës. Me dorë ajo nuk kapej. Por mendja e Taulaut, megjithëse më i zgjuari i fisit, nuk mund ta kapte këtë dukuri. E mori shtizën dhe u nis për ne banesat e fisit. Rrugës një dhelpër e shpejtë i kaloi përpara. Taulau nuk e zgjati, por ia lëshoi me shpejtësi shtizën. Dhelpra u shtri përtokë. Kur u afrua Taulau, pa me çudi se kishte ngordhur, shtiza i ishte ngulur thellë në gjoks. Gëzimi i tij ishte i papërmbajtshëm. Hodhi dy-tri valle rreth dhelprës, pastaj pasi fshehu mirë shtizën, hodhi dhelprën në kurriz dhe u nis. Banorët e fisit e panë me çudi kur Taulau u solli dhelprën. – Taulau është gjahtar, – thirri me të madhe Taulau. – Taulau nuk vret ujq, – foli me inat Dundinaki, një nga gjahtarët më të fortë të fisit. Dundinaki iu afrua shokut të tij, Spuridakit, e i tha: – Dundinaki do të vrasë shumë ujq dhe do të marrë kurorën. – Dundinaki është gjahtar i zoti, – tha Spuridaki. Dielli perëndoi tutje dhe nisi të shkëlqente hëna. Kur hëna u zhduk dhe doli dielli i ri, i gjithë fisi u mblodh në shesh. Njerëzit filluan të hidhnin valle. Kjo ishte festa e tyre më e bukur. Hora, që do të dorëzonte kurorën, ishte veshur me një lëkurë të mrekullueshme, të cilën ia kishte dhuruar i ati. Dundinaki shtrëngoi edhe më shumë topuzin e rëndë në duart e tij. Ai e dinte se në gjithë fisin nuk kishte njeri tjetër që ta hidhte më larg topuzin dhe të vriste më shumë ujq se ai. Në rresht me gjahtarët që do të niseshin, u fut edhe Taulau. Kryetari i fisit e pa dhe foli: – Taulau, biri i diellit dhe i ujit! Rri këtu dhe mendo ndonjë gjë. Ti nuk je gjahtar. Ti nxjerr gjëra të reja. Dundinaki dhe Spuridaki bënë buzën në gaz. Edhe pjesëtarë të tjerë të fisit e panë me çudi Taulaun, kur u fut në rresht. Ata e dinin se nuk kishte ndonjë krah të fortë, megjithëse shpikte gjëra të reja. 159


Taulau ngriti kokën dhe tha: – Biri i diellit dhe i ujit, biri i zjarrit është edhe biri i pyllit! – Mirë kush do të vrasë shumë ujq do të marrë kurorën nga dora e Horës. Sheshi u mbush me klithma luftarake dhe gjahtarët u nisën njëri pas tjetrit. Të gjithë kishin topuzë në duar, kurse Taulau nuk kishte asgjë. Më pleqtë qeshën me këtë mendjelehtësi të të riut. Ata u zhdukën në pyll dhe Taulau mori shtizën e bërë nga duart e tij. Disa zogj të mëdhenj fluturonin mbi kokat e tyre, por ai kërkonte vetëm ujk. Taulau shkoi edhe më thellë. Një çast qëndroi në vend, u përkul pak dhe priti. Pak më tej po kalonte një ujk. Ai mori vrull dhe i lëshoi shtizën. Shtiza u ngul thellë në barkun e ujkut. Taulau vrapoi atje. Gjithë gëzim i ra ujkut me gur në kokë dhe ai ngordhi. E fshehu mirë pas një ferre dhe shikoi më tej. Ujku i dytë që i doli përpara ishte më i madh. E fshehu edhe atë pasi e vrau. E ndjeu veten të lodhur. Desh të pushonte pak, por i erdhi në mendje çasti i dorëzimit të kurorës dhe hoqi dorë. Bëri disa kilometra rrugë. Dielli ishte ngjitur lart, djersët po i kullonin çurk po ai nuk ndalonte. Kur doli mbi një breg, sytë i zunë dy ujq që ecnin pranë e pranë. Ia dha vrapit dhe pas pak i lëshoi me vrull shtizën. Ajo u ngul e një nga ujqit u rrëzua, tjetri u zhduk. E mori ujkun e tretë atje ku kishte fshehur dy të tjerët. Por qëndroi menjëherë në vend. Rrotull tij po sillej me egërsi ujku i dytë që nuk ishte vrarë. Me siguri do të ketë qenë ujkonja. Ajo ishte gati t’i hidhej Taulaut në grykë. Ai as që kishte ndër mend ta vriste. Por ajo nuk po largohej. Atëherë ai nuk e lëshoi ujkun në tokë. Hodhi me mjeshtëri shtizën dhe në çast ujku tjetër u shtri i vrarë. Me shumë vështirësi ai i lidhi të katër ujqit dhe i tërhoqi zvarrë. Kur doli nga pylli, ishte bërë gjithë djersë. Pa së largu sheshin dhe nisi të ecte përsëri. Akoma pa u afruar mirë dëgjoi thirrjet: –Taulau erdhi! – Erdhi biri i pyllit! Tmerri i ujkut!

160


_____________________________________________________________________________ Njohim fjalë dhe shprehje Mamuth-i – kafshë e ngjashme me elefantin, me trup shumë të madh, që ka jetuar në kohën e akullnajave dhe prej të cilit kanë mbetur gjer në ditët tona fosilet e eshtrave të tij. Çomange-ja -shkop i trashë e i qëruar, që bëhej me maje dhe përdorej si armë për të që qëlluar kafshët e egra në gjueti, shtizë topuz-i – shkop i trashë me kokë të madhe, të rrumbullakët e me thumba, që përdorej në kohë të vjetra si armë për të goditur taulantë-t – një prej fiseve kryesore ilire që ka jetuar në trojet bregdetare të Shqipërisë midis lumenjve Mat dhe Vjosë.

KUPTOJMË TEKSTIN

161


Pse Taulaun e thërrasin „biri i diellit dhe i ujit“? Me çfarë arme shkoi Taulau në gjueti? Për çka luftonin të gjithë gjahtarët? Sa ujq vrau Taulau dhe çka menduan pjesëtarët e fisit? Si numëronin njerëzit më parë? Çka vendosi kryetari i fisit për gjahun e Taulaut dhe Dundinakit? Për se? Për sa kohë e solli Taulau ujkun e vrarë? (Si matej koha dikur?) Kush e fitoi kurorën? Si? Çka solli vepra e Taulaut? STUDIOJMË GJUHËN E TEKSTIT Shpjegoni shprehjet: Taulau gjahtar i zoti. Taulau kryetar i fisit. Rroftë Taulau, biri i diellit dhe ujit, biri i zjarrit, biri i pyllit, kryetari ynë. Gjeni pjesët ku rrëfimi zhvillohet nëpërmjet fjalëve të autorit. A është e përshtatshme kjo mënyrë e rrëfimit? Për se? Ilustrojeni me shembuj.

RAPORTI I „SHKËLQYER“ I SHOKUT ZYLO DRITËRO AGOLLI Të nesërmen ia dhashë diskutimin shokut A. Të pasnesërmen filloi mbledhja e madhe. Raportin do ta mbante shoku Zylo. Shoku Shemshedin rrinte i vrenjtur në një nga karriget e para. Unë rrija pranë Adiles, gruas së shokut Zylo. Shoku Zylo e shoku A. ishin në presidium. Fjala iu dha shokut Zylo. Unë dëgjoja frazat e mia. Zyloja lexonte me një ton të qetë, qartë dhe bukur. Të gjithë dëgjonin dhe e ndiqnin me interes. Gruaja e shokut Zylo herë pas here afronte gojën te veshi im e thoshte: Dy javë të tëra u sfilit Zyloja me këtë raport. Gjer më dymbëdhjetë të natës ka punuar. Por nuk më vjen keq, sepse e ka bërë të mirë. Unë ulja kokën e heshtja. Ndonjëherë më vinte për të qeshur me fjalët e saj.

162


– Ke për të parë, të gjithë do ta pëlqejnë. Zyloja, po iu vu një pune, ia del mbanë, – tha ajo. – Ia del, – thashë. – Ka ca njerëz që e kanë inat. Ke parë ti? Më tha se donte t’ia përlante raportin shoku Shemshedin. Zyloja e bëri, shoku donte ta mbante për t’u mburur. Kur e mori vesh shoku K, i dha një dush shokut Shemshedin, që do ta mbajë mend për tërë jetën. Ke parë ti?! Mua më hipi në kokë një marrëzi. Më lindi dëshira ta fyej këtë budallaqe. Por u përmbajta. – Sa punë të vështira ka Zyloja! Lodhet shumë! Atë pasdite që mbaroi së shkruari raportin, ne bëmë festë. U shkarkua nga një barrë e rëndë. U shkarkuam edhe ne, gjithë shtëpia u shkarkua, se ishin në tension, – tha ajo. Në këtë çast salla duartrokiti. Shoku Zylo fshiu djersët dhe priti sa të pushonin duartrokitjet. Ato ishin duartrokitje të sinqerta. Atë pjesë të raportit unë vërtet e kisha shkruar bukur. Kisha bërë edhe pak humor, edhe pak sarkazëm. Tok me sallën ndjeva edhe unë emocion, unë i panjohuri, unë që rrija diku në një karrige në auditorin e madh. – Ashtu është, – thashë dhe u përpoqa ta hidhja mendjen diku jashtë sallës, për të mos e dëgjuar këtë llafazane. Por ajo nuk pushonte. – E ke lexuar ti raportin e Zylos apo e dëgjon për herë të parë? – më pyeti Adila. Unë e humba durimin. – E kam lexuar përpara shokut Zylo, – thashë. Ajo shtangu një herë. Pastaj ia dha të qeshurit. – Qenke shakaxhi, Demkë! – Jam pak shakaxhi, – thashë unë. Ndërkohë, përsëri në sallë rrahën shuplakat. Shoku Zylo mblodhi fletët e raportit dhe u largua nga mikrofoni. Ai i dha fund fjalës së tij. Pasdite do të fillonin diskutimet. Ne me gruan e shokut Zylo dolëm nga salla. Në korridoret e pallatit ku bëhej mbledhja, njerëzit e takonin shokun Zylo dhe i shtrëngonin dorën: – Na pëlqeu shumë raporti, shoku Zylo!... – I shkëlqyer!... – Probleme të mëdha!... Nga shkallët e mëdha zbritnin shkrimtari Adem Adashi me të shoqen. Qafa e saj ishte e gjatë, me një nishan të vogël në anë. Ata na vunë re mua e Adilën dhe u afruan. Kleopatra buzëqeshi dhe ia zgjati dorën në fillim Adilës, pastaj mua. Nga gëzimi ajo mezi përmbahej. Padashka përplaste dhe shuplakat e saj të vogla. – Sa i mrekullueshëm ishte shoku Zylo! Ah, ç’fjalim të hatashëm që mbajti, – tha. – U pëlqye mjaft, – tha Adem Adashi. Adilës i vinte mirë të dëgjonte për të shoqin mendime entuziaste nga një grua aq simpatike dhe me aq kulturë. Kleopatra mendohej si një nga gratë më të kulturuara të kryeqytetit. – Unë, bile, shënova një frazë që m’u duk shumë e bukur. E kam në çantë, – tha Kleopatra dhe hapi çantën e saj, nxori një copë letër dhe lexoi: „ Kultura e fisnikëron njeriun, ia 163


fshin kërcejtë e egërsisë së lashtë dhe e zbukuron. Njeriu i kulturuar është i bukur!“ E mrekullueshme, Adem! – thirri ajo, duke u kthyer nga i shoqi. Kur u shpërndanë njerëzit, unë dhe Adila e zumë për dore shokun Zylo dhe dolëm bashkë. Ai ishte ende i shquar dhe i djersitur nga lodhja. Por në qenien e tij ndihej kënaqësi dhe një lumturi e hapur: – Rrija me zemër të ngrirë. Thosha me vete: Si do të pritet raporti i Zylos ?“ Por bukur, bukur, – i tha Adila burrit. Të tre ne ecnim në rrugë. Fliste vetëm ajo. Nga fjalët e saj më gumëzhinin veshët. – Kur e pyeta Demkën nëse e kishte lexuar raportin tënd, e di ç’më tha? Më tha: „E kam lexuar përpara shokut Zylo.“ Po sa lezet i pati! Unë nuk e dija se Demka qenka shakaxhi! – tha ajo duke qeshur. Shoku Zylo u vrenjt. Ai më hodhi një vështrim të rreptë dhe pastaj iu kthye së shoqes me një buzëqeshje të shtirë: – Demka rrallë bën shaka , por kur bën, bën! Pas këtyre fjalëve ne heshtëm gjer në mes të bulevardit. Kur po ndaheshim, shoku Zylo më tha ngadalë: – Unë këto ditë transferohem dhe bëhem drejtor i kulturës masive. Do të ngul këmbë që ti të mbetesh me mua, pasi bashkë me shokun Shemshedin donin të të transferonin. Do të jesh krahu im i djathtë. U fola për ty edhe atyre atje lart... – Po shoku Shemshedin ku shkon? – tha ai. – Transferohet në një rreth tjetër, – tha ai. – Pse? – Ka çaluar sektori i tij... – Po ti s’më ke thënë mua, Zylo! – ndërhyri gruaja. – Mirë, mirë. Ja të thashë. Këto pastaj janë punë kuadri, – tha shoku Zylo dhe m’u drejtua. – Ti nuk je kundër? – Si të vendoset, – thashë, – por do të mendohem. – Mendohu dhe më jep përgjigje, – tha ai. Ne i dhamë dorën njëri-tjetrit dhe u ndamë. Unë i duhesha shumë shokut Zylo.I duhesha shumë. Vetëm atëherë e kuptova përse s’e mbajti raportin shoku Shemshedin: ai transferohej. KUPTOJMË TEKSTIN Për çka bisedojnë Adila dhe Demka? Si ndjehej shoku Zylo pas leximit të raportit? Si vlerësohet raporti prej të pranishmëve, veçmas prej shkrimtarit Adem Adashit dhe të shoqes?

VLERËSOJMË DHE INTERPRETOJMË TEKSTIN Pse raportin e lexoi shoku Zylo? 164


Si mund të kuptohet shakaja e Demkës? Si mund të kuptohen figurat e Zylos dhe Demkos? Cilin demaskon autori? Për se?

STUDIOJMË GJUHËN E TEKSTIT Si mund të shpjegohen shprehjet: i dha një dush, ia del mbanë, u shkarkua nga një barrë e rëndë, rrija me zemër të ngrirë, ka çaluar sektori i tij ? Shpesh autori në tekst përdor vizën. Çfarë funksioni ka ajo në fjali?

NË EGJIPT RAMIZ KELMENDI I Edhe pa nisur në këtë rrugë nëpër Mesdhe, pa nisur që të njoh këtë pjesë të rruzullit tonë, e kam ditur: do të, më joshi padyshim Venediku, interesante do të jetë Pireja, do të më mahnitë Akropoli e do të më pëlqejë shumë Athina. Mirëpo e mira duhej të vinte tani. Përshtypja më e thellë nga ky udhëtim. Kureshtja më e madhe. Kurorëzimi i kënaqësive të deritashme nga vizita e bërë. Caku më interesant e kryesor i kësaj xhiroje nëpër Mesdhe: Egjipti. Ky vend që qysh në kohët e stërlashta ka qenë vend i mrekullive. Dhe ka mbetur i atillë. Përmendet vetëm fjala Egjipt, e njeriut i shkojnë ndër mend gjithfarë kuptimesh: faraonët, dinastitë, kalifatet, pashallarët, bejlerët. Mandej: Muhamed Alia, njëfarë Ataturku i Egjiptit, me origjinë shqiptare. Trashëgimtarët e tij. Dikur Faruku. Abdikimi. Jahta »Mahrusa«. Revolucioni, Naseri .. .

165


Egjipti me dy mrekullitë më të mëdha të botës: me piramidën e Keopsit dhe me pishtarin e Farosit. II Autobusët u ndalën pikërisht para piramidës së famshme të Keopsit, mrekullisë më të madhe nga shtatë mrekullitë e mëdha të botës. E harruam menjëherë atë shirit të pakëputur rruge, që lidh Aleksandrinë me Kajron, shirit 200 kilometra të gjatë, që shkon mu nëpërmes shkretëtirës, ku me orë të tëra nuk të sheh syri kurrgjë tjetër pos hapësirës, rërës, ndonjë deve aty–këtu dhe . .. Zagushi, zagushi në të gjitha anët. Dyqint kilometra monotoni të mërzitshme u davaritën para këtij monumenti të madh të fuqisë së njeriut, krijuar para mijëra vjetësh. Menjëherë na u afruan disa njerëz me galabije të gjata, gjer në majë të gishtërinjve. Në gjoksin e njërit prej tyre lexova »dragoman«. Ishin këta »çiçeronë« egjiptianë, njerëz të ngarkuar për strehimin e turistëve dhe të interesuarve për historinë e këtyre piramidave, për të kaluarën e Egjiptit. Secili nga ata fliste ndonjë gjuhë të huaj. Disa nga ata mandej edhe disa gjuhë. Kështu së paku, thonë ata vetë nëse i pyet sa gjuhë dinë. Në të vërtetë ata mezi dinë disa fjalë, që i kanë përsëritur kushedi sa mijëra herë gjatë dhjetë e më shumë vjetëve. Sepse të gjithë dragomanët e piramidave të famshme në Giza afër Kajros janë bukur të shtyrë në moshë. Njerëz, që në të shikuar të parë të çojnë mallin e myezinëve a imamëve të fshatrave. Unë u njoha me njërin nga ata. E quanin Abaz el Doktor. Numri i tij ishte 115. Me një italishte të gjymtë mori të më tregojë se ajo »el Doktor«, mbiemri i tij, do të thotë se është doktor për ushtrimin e detyrës së dragomanit, se nuk ka shok ndër të gjithë ata që punojnë aq vjet në atë vend. Edhe kolegët e tij, vërtet e quanin el Doktor. Por përkundër kureshtjes sime mjaft të madhe, nuk munda të marr vesh a thua ia kishin vënë këtë emër për t’u mahnitur me të, apo për ndonjë arsye tjetër. Kur i tregova emrin tim, e bëra dashamir edhe më të madh. Për t’u bindur plotësisht, më pyeti: – Myslim? Pohova. E ai çoi menjëherë dorën e madhe te zemra dhe disa herë tha: – Myslim! Elhamdulil–lah . .. Elhamdulil–lahi rabbil–alemin. – Kurrgjë nuk m’u desh më tepër. Abaz el Doktori tash nuk kërkonte kurrnjë tjetër në tërë atë grup njëqind e sa vetësh pos meje. U bëmë miq të mëdhenj. El Doktori i kishte mbushur moti të shtatëdhjetat. * * *

166


Durohet disi rruga e gjatë dyqind kilometra nëpër shkretëtirë, durohet ajo zagushi dhe ai pluhur që të duket se ka zënë vend në çdo atom të ajrit, durohet vapa, durohet lodhja, durohen edhe dragomanët... por, por shumë vështirë mund të durohet ai batalion felahësh të rinj e të vjetër me gomarë, me kuaj të vegjël e të mëdhenj, me deve; ata nuk të lënë të bësh një hap, duke ju lutur t’ua plotësoni dëshirën. E dëshira e tyre është: të hipësh mbi gomar. Të hipësh në deve. Të fotografohesh. Të bësh disa metra rrugë nëpër shkretëtirë me ta. Nuk dinë tjetër pos: – Mister!... Mister!.. . Pranë nesh kaloi një kolonë e tërë turistësh anglezë, të hypur mbi gomarë, në poni, në karroca, në deve. Miku im i ri, dragomani el Doktor, i përzuri ata që nuk më linin të vazhdoj bisedën me të për piramidat madhështore, që shkëlqenin në diell. U thoshte diçka arabisht, e ata menjëherë largoheshin. Pastaj filloi të tregojë se si këtu në Giza janë tri piramida të mëdha – e Keopsit, e Kefrenit dhe e Monkarinës. Janë këto piramidat e tre faraonëve të mëdhenj, e më tutje gjenden edhe gjashtë të tjera, më të vogla, të fëmijëve të faraonëve. Për të parën, më të madhen e më të njohurën, për piramidën e Keopsit, më tha se i ka 450 shkallë, se është 150 metra e lartë, dhe se e kanë ndërtuar njëqind mijë vetë plot tridhjetë vjet...

167


UDHËPËRSHKRIMI Udhëpërshkrimi është lloj i veçantë i prozës letrare. Zakonisht sajohet nga udhëtimi, nga takimet e shkrimtarit me ambiente dhe njerëz të huaj, të panjohur dhe me interes të veçantë historik, kulturor, shoqëror etj. Mbresat e takimeve të këtilla, të fituara gjatë udhëtimeve, shkrimtari i shënon në letër, e më vonë i përgatit për botim. Në letërsinë tonë të re dallohen udhëpërshkrimet e Ramiz Kelmendit.

KUPTOJMË TEKSTIN Çka përshkruhet në pjesën e parë të tekstit? Çka i shkojnë ndër mend autorit? Ku u ndalën autobusët pas një udhëtimi të gjatë? Për se? Me cilin njihet autori? Çfarë elementi i afron ata edhe më shumë? Çka e pengon autorin dhe të tjerët? Për çka i rrëfen el Doktori autorit?

VLERËSOJMË DHE INTERPRETOJMË TEKSTIN Cilat janë karakteristikat e këtij vendi që theksohen në tekst? Çfarë elemente të reja mësuat për Egjiptin? Sikur të udhëtonit për në Egjipt, çfarë përgatitjesh do të bënit?

Detyrë: Shkruani një hartim me shkrim nga një udhëtim në ndonjë shtet tjetër.

NËPËR STUHITË E DETIT ZHYL VERNI Kjo pjesë është shkëputur nga libri “20 000 lega nën det” i shkrimtarit francez Zhyl Vern. Zhyl Verni njihet në botë për veprat e tij fantastikoshkencore.

— Profesor, mund të caktojmë përpikërish se gjendemi në oqean. Mund të caktojmë drejtimin e udhëtimit tonë, — më tha kapiteni Nemo. — Tash po dalim në sipërfaqe.

168


Ai vuri gishtin në një pullë. Pompat filluan të qesin ujin prej rezervoarit dhe ne filluam të çohemi përpjetë. Së shpejti u ndalëm. — Mbërritëm? — tha kapiteni. Dolëm në shpinën e „Nautilusit". Vura re se sipërfaqja e „Nau-tilusit" u përngjante leskrave të kafshëve detare. E kuptova qartë pse nëndetësja, e shikuar me dylbitë më të mira, i përngjante një kafshe detare... Deti ishte madhështor, qielli i kthjellët si loti. Puhia e lehtë rrudhte pak sipërfaqet e detit. Para nesh shtrihej gjerësia, kurrkund asnjë shkëmb, kurrkund ujdhesa. Kapiteni mati gjatësinë gjeografike dhe llogariti se gjendeshim nja treqind mijë mile larg Japonisë. Sot, më 8 nëntor në mesditë, do të fillojë udhëtimi hulumtues nëpër thellësitë detare — tha kapiteni Nemo. — Tash po ju lë me studimet tuaja, profesor. Do të shikojmë në verilindje, nja pesëdhjetë metra nën sipërfaqen e ujit. Bibliotekën e keni në dispozicion. Me të kryer këto fjalë, u largua. Unë mbeta vetëm, i thelluar në mendime për kapitenin. A do të mësoj ndonjëherë se çfarë kombësie ka ky njeri? Kush zgjoi në të këtë urrejtje ndaj mbarë njerëzimit? A mos është një nga dijetarët e papranuar ose ndonjë ngjarje politike ka thyer karierën e tij? Mua, që fati më qiti në nëndetësen e tij, më priti me një ftohtësi, por edhe me mikpritje. Por, ende nuk ma shtriu dorën, e as që pranoi timen kur ia shtriva. Ned Lendi dhe Këshilli m'i ndërprenë këto mendime. Ata mbeten si të shtanguar kur panë një luks kaq të madh para syve të tyre. — Ku gjendemi kështu? — pyeti Nedi i çuditur. — Në muzeun e Kuebekut? Këshilli u afrua menjëherë te vitrinat dhe filloi t'i shikojë e t'i klasifikojë të gjitha këto sende të rralla e të çmueshme. Gjatë kësaj kohe Nedi më pyeste për kapitenin Nemo. I tregova aq sa dija dhe e pyeta se çka kish parë dhe vënë re ai. — As që pashë e as që dëgjova gjë, — u përgjigj kanadezi. — Madje nuk e pashë as ekuipazhin e nëndetëses. A mos është elektrik, ndoshta edhe ekuipazhi? A dini ju, ndoshta, sa njerëz ka në këtë mjet? Dhjetë njëzet, pesëdhjetë, njëqind? — Lend, nuk e di. Tekembramja hiqe krejt mendimin se do të mund të dini dhe ikni prej „Nautilusit"... Papritmas mbretëroi terri i plotë. Ne mbetëm si të pagojë, pa luajtur, pa ditur se çka. Në atë moment dëgjuam si një farë rrëshqitjeje. — Mbaruam, mbaruam! — briti Ned Lendi. Menjëherë u ndriçuan të dy anët e sallonit. Dy pllaka kristalore na ndanin prej oqeanit. Unë u dridha kur mendova se këto dy pllaka të holla qelqi mund të thyheshin, por m'u kujtua se kjo nuk mund të ndodhte dhe u qetësova. Deti mund të shihej qartë nja një mile rreth e rrotull. Sa pamje e bukur! Kush do të mund ta përshkruante me fjalë! Kush do të mund të përshkruante efektet e dritës në këto masa transparente!... Kurrkush prej nesh nuk kishte guxim të prishë qetësinë. Më në fund Këshilli foli: — O miku Ned, deshët të shihni; qe, shikoni!

169


— Njëmend çudi, — përsëriti Nedi, i cili kish harruar zemërimin e tij dhe planet e ikjes. — Njerëzit do të paguanin të holla të shumta për t'i parë këto çudi. — E peshqit? Peshq nuk po shoh — tha kanadezi... Patëm rastin të shohim peshqit më të rrallë e më të bukur. Mrekulloheshim gjithnjë e më tepër. Britnim pareshtur prej çudie. Nedi shqiptonte emrat e tyre, e Këshilli i klasifikonte menjëherë. E mua peshqit më lanë të habitur me shpejtësinë e lëvizjeve dhe me bukurinë e tyre me të cilën po kalonin pranë nesh. Papritmas salloni u ndriçua, mburojat prej çelikut u lëshuan dhe kjo pamje magjike u zhduk. Shkuam të flemë...

_________________________________________________________________________ Njohim fjalë dhe shprehje

Nautilits - lloj kafshe e detit. Këtu është emri i nëndetëses madhështore, të cilën e ëndërroi Zhyl Verni, mila - njësi për matjen e largësive detare, transparente - e tejpashme, e nëpërdukshme,

170


KUPTOJMË TEKSTIN 

Për çfarë udhëtimi bëhet fjalë në këtë tekst?

  

Si quhej nëndetësja madhështore të cilën e ëndërroi autori i kësaj vepre — Zhyl Verni? Si e përshkruan shkrimtari sipërfaqen e detit dhe bukurinë në thellësinë e tij? Sa persona paraqiten në këtë pjesë dhe çfarë pune bëjnë ata?

STUDIOJMË GJUHËN E TEKSTIT LIBRI FANTASTIKOSHKENCOR Ky lloj libri quhet fantastiko-shkencor sepse shkrimtari ndërthur të dhëna shkencore me imagjinatën e tij. Ai mendon se si do të jenë gjërat në vitet e ardhshme . Këto i mbështet mbi parashikimin e arritjes së shkencës. Me këtë lloj shkrimi shkrimtari ndërthur gjuhën letrare me atë shkencore. 

Plotësoni më poshtë me shprehje nga:

Fjalori letrar: Deti ishte madhështor, qielli i kthjellët si loti. ________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________ ______________________________________________________________

Fjalori shkencor: Kapiteni mati gjatësinë gjeografike. _____________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________ _________________________________________________________ DETYRË

171


Duke pasur për bazë këtë tekst të bukur , zhvilloni një debat në klasë mbi arritjet e teknologjisë së sotme shkencore në këtë sferë.

SHOKËT E MI STERJO SPASSE I dashur Sokol,sa i lumtur duhet të jesh në familje, që paske edhe baba, edhe nënë, edhe motra. Kushedi sa duheni njëri me tjetrin. Kushedi se si të përkëdhelin, edhe në gjumë, të dy motërzat e tua, se thonë që motrat i duan vëllezërit më shumë se shumë. Makar të kisha edhe unë një motër! Më fal, Sokol, bëra gabim që u shpreha kështu! Më të shumtën e kohës e ndiej veten me vëllezër e me motra. Sidomos kur ndodhem në shkollë. Aty jemi një grup shokësh, që s'ndahemi kurrë. S'i njeh ti: është Pirroja i Llambkës, një djalë i shkathët dhe i hollë: është Gjergji i Shemos, që s'ka gjë tjetër veç ata dy sy si filxhanë e ato dy buzë të trasha; është Vasoja i Gjergjevicës,një çapkën që s'le dy gurë bashkë; është Todi i Trinkës, — një nursëz, si e quan gjyshja e tij — gjithmonë i vrenjtur, gjithmonë i menduar. Pastaj kemi Liljanën, një këngëtare, që të magjeps, si thotë mësuesi i gjuhës; është Nala që s'prish kurrë qejf me njeri ; është Vita, pak përtace, e shëndoshë e faqekuqe. Është... e është... ehu, sa jemi ne këtu! Fjalën e kisha gjetkë: unë kam shumë shokë e shumë shoqe, që i dua e që më duan si vëlla e motër. Bashkë mësojmë, bashkë pastrojmë, bashkë luajmë. Pa fjalë që neve edhe zihemi e zemërohemi ngandonjëherë. Për shembull dje Vasos i kishte hipur të qeshte e të cyste të tjerët. Ishte caktuar ta vizatonte Gazetën e Murit,— se e vërtetë është se atij i vjen shumë përdoresh për vizatim,— po a e di ti se ç'bëri burri i botës: Kishte marrë me vete Todrin e i kishin shpënë të gjyshit bukën në arë. Mirë kishte bërë për këtë. Por pastaj në vend që të vinin në shkollë në orën e caktuar, ata të dy i kishin rënë korijes përpjetë, kishin ndjekur zogj dhe lepuj si gjahtarë, — veçse me shkopinj, se s'kishin as çifte e as llastikë, — e të kthehen si burra të mirë vonë fare e na u krekosën sikur kushedi se ç'kishin bërë. „Po gazetat e murit?" — e pyetëm Vason. Ai fërkoi zverkun, si e ka zakon, fërshëlleu një herë me gishtërinjtë në gojë e pastaj... hopa bëri një pehlivanllëk duke kërcyer mbi bankat. Mua më erdhi rëndë e s' m' u durua: — Na turpërove organizatën, more derëzi! — i thashë. — Gazeta duhej të dilte dy ditë më parë, kurse ne s'e nxjerrim as nesër! Ai shtrembëroi pak buzët, fërshëlleu edhe një herë dhe hopa... përsëri pehlivanllëqe. Ç't'i bënim? Pirros i hipi gjaku: — Ore, ai të flet! Përgjigju këtu! — i tha tërë inat. Ai pa na e varur fare, hapi derën e sallës së leximit dhe u zhduk! Ne mbetëm të ngurosur. Vendosëm që ta thërrisnim e të përgjigjej për këtë fshehtësi përpara shtabit të çetës. Por... sot gabimin e tij çeta jonë e pagoi shtrenjtë. Pa pandehur

172


na erdhi inspektori i arsimit nga Korça. Gjëja e parë që i ra në sy sapo hyri brenda ishte mungesa e Gazetës së Murit të shkollës. U turpëruam! Turpi na takoi më tepër neve, që prisnim zbukurimin vetëm nga Vasoja. Sot pasdreke iu përveshëm me Pirron e me Liljanën dhe vonë fare e nxorëm gazetën. Sigurisht jo ashtu si e bënte Vasoja. Veçse jemi të gëzuar se nesër në mëngjes inspektori, mësuesit tanë, edhe shokët e shkollës, do ta gjejnë Gazetën e Murit në rregull. Në gazetë i hoqëm një fashë Vasos. Të shohim si do ta presë. Sokol, se si më duket kjo letër: shumë e ngatërruar, por s'ka gjë. Po e le me kaq. Mos harro, veç prindërve, m'i përqafo për mua edhe të dy motërzat e tua. Mirëupafshinm Ylli.

_____________________________________________________________________________ Njohim fjalë dhe shprehje Pashkë-t - festë e krishterimit stihi-a - këtu ka këtë kuptim: pasi mishi i kaut ka qenë i prishur, prandaj djemtë kane vdekur gjeraqine-a - grua e shpejtë dhe e shkathtë kallogre-ja - murgeshë; grua që i shërben kishës ajodhimë-a - vend i mbyllur ne kishë, ku prifti i bën ceremonitë fetare

173


LETRA Letra është njëra nga format më të vjetra të komunikimit ndërmjet njerëzve.Me anë të saj i komunikohet dikujt diçka të rëndësishme, personale ose të përgjithshme.Gjithashtu me të mund të ndërrohen mendime, pikëpamje dhe ide me interes të përgjithshëm. Të rëndësishme janë letrat e rilindësve tanë si : De Radës, N.Frashërit, Thimi Mitkos, Asdrenit,Kristoforidhit, Çajupit, Nolit F. Konicës etj. Sterjo Spasse këtë tregim e ka shkruar në formë letre. KUPTOJMË TEKSTIN 1. Kush rrëfen në këtë tregim? Në cilën vetë rrëfehet tregimi? 2. Çka kuptoni në fragmentin e parë? 3. Çka i tregon Ylli shokut të vet në lidhje me jetën në shkollën e qytetit? VLERËSOJMË DHE INTERPRETOJMË TEKSTIN 1. Ju pëlqen letra e Yllit? Pse? 2. Po ju keni ndonjë shok që i shkruani apo merrni letra prej tij? 3. Po ju pëlqen sjellja e Vasos? Arsyetojeni mendimin tuaj. 4. Plotësoni: Vasoja është: ( i shkathët) _______________ _______________ _______________

Ylli është: _(punëtor) __________________ __________________ __________________

5. Përshkruani shkurt në fletore mbi aktivitetet tuaja në lidhje me gazetën e murit në shkollë. KUPTOJMË GJUHËN E TEKSTIT 1. Gjeni dhe shkruani disa nga frazeologjizmat që janë përdorur në tekst. ___________________________________________________________ ____________________________________________________________ ____________________________________________________________ Shpjegoni kuptimin e tyre.

174


SHEKSPIRI DHE UNË FAN NOLI FAN STILIAN NOLI ( 1882-1965) u lind në vitin 1882 në qytezën Ibrik Tepe në afërsi të Edrenesë në Turqi. Vdiq në vitin 1965 në Boston të SHBA. Veprat e tij në poezi e prozë janë : “Historia e Skënderbeut”, “Albumi” etj. Fan Noli pasuroi letërsinë shqiptare edhe me përkthime shumë të bukura nga letërsia botërore. Kjo pjesë është nxjerrë nga shkrimet e Nolit për jetën e tij. Në të tregohet lidhja e ngushtë që pati ai me veprën e Shekspirit. Noli është përkthyesi më i madh shqiptar që i bëri të flasin shqip ( që i përktheu) kryeveprat e Shekspirit. Ishte viti 1897 ,unë atëherë isha 15 vjeç, kur takova Shekspirin për herë të parë. Kjo ishte një nga ngjarjet më të mëdha të jetës sime. Atëherë studioja në një gjimnaz grek. megjithëse me prejardhje shqiptare , më duhej të shkoja në një shkollë greke në Adrianopojë, pasi shkollat shqipe nuk i lejonte qeveria turke. Një ditë shkova për të ngrënë mëngjesin tim mikroskopik që s’ ish veçse një tas i vogël me kafe të zezë pa sheqer. Në tavolinën e gjatë ku isha ulur vura re katër të panjohur, që hanin të njëjtën gjë. Zonjat binin në sy për kapelat e çuditshme me pupla që gati arrinin tavanin. Diskutonin zhurmshëm për vënien në skenë të “Hamletit”. Menjëherë e kuptova që ishin aktorë e aktore të një shoqërie shëtitëse greke. Nga bisedat e tyre mora vesh se dy aktorët e rinj dinin të lexonin e të shkruanin greqisht, ndërsa dy aktoret bukuroshe ishin analfabete. Pas këtij mëngjesi të lirë, me gjysmë tasi kafe turke, dy djemtë morën të ngrihen. Po, para se të largoheshin thanë: “ Tani , vajza studioni pjesët që keni!” Ato u përgjigjën: “ Po si ta bëjmë këtë? Ne s’dimë të lexojmë”. Aktorët ua kthyen: “ I thoni atij djalit ( e kishin për mua), që t’ju ndihmojë. Ai ndjek gjimnazin dhe di të lexojë greqisht”. Aktorët u përgjigjën : “ Po ne s’kemi para. Si ta paguajmë?” Aktorët ua kthyen: “ As ne s’kemi , po e rregullojmë kështu: t’i japim bileta falas për të gjitha shfaqjet tona”. Duke më vështruar thanë: “A jeni i kënaqur kështu?” Unë pranova pa një pa dy. Aktorët më dhanë pjesët dhe filluan menjëherë. Njëra do të luante Ofelinë, ndërsa tjetra të ëmën e Hamletit, mbretëreshën. Do të vepronim kështu: unë do të lexoja pjesën, fjali për fjali , ndërsa aktoret do t’i përsëritnin. Pas pak kohësh m’u ngarkua një detyrë tjetër po në këtë shoqëri. Sufleri u sëmur e s’ kish kush ta zëvendësonte. Dy aktorët që po ushtroheshin me mua, i sugjeruan drejtuesit: “ Njohim ne një djalë, që e bën këtë punë”. Përsëri edhe këtë herë unë pranova pa asnjë 175


kundërshtim. M’u dha kështu rasti të bëja punën e suflerit tek “Otelloja” i Shekspirit, dhe unë mund ta bëja këtë pa parë fare tekst. Vetëm për pak ditë arrita të recitoja në greqisht të gjithë monologët e “Hamletit” e të “Otelos”. Pasi mbarova gjimnazin , shkova në Konstantinopojë , ku i hipa anijes për në Athinë, për të gjetur ndonjë punë. Gjëja e parë që bëra kur mbërrita në Athinë, shkova në zyrën e trupës së Tavularisit dhe i kërkova të më jepnin punë në shoqërinë e tyre teatrore. E pritën me qejf. Më dhanë punë menjëherë të kopjoja pjesët. Një nga aventurat tona teatrore më të këqija ishte ajo e Panto-Iraklias në Anatoli. Të ardhurat nga shfaqja e parë tregonin se gjithçka s’do të të ish veçse një dështim i tmerrshëm. Dy javë më pas drejtuesi i shoqërisë iku natën duke marrë me vete dhe paratë. Aktorëve u duhej t’ia dilnin vetë dhe të jepnin shfaqje në një sallë të zymtë për të mbajtur frymën gjallë. Pikërisht në mes të këtij mjerimi arrita të kuptoj ëndrrën më të shtrenjtë të çdo aktori. Hamleti dhe Ofelia ishin sëmurë nga të pangrënët dhe lodhja. Dilte problemi nëse duhej shtyrë shfaqja apo duhej dhënë ajo, me qëllim që të nxirreshin ca para për bukë. Më thanë në mund t’i zija vendin aktorit kryesor dhe të luaja Hamletin. Pranova menjëherë, para se t’u kthehej mendja. Fundi i fundit unë e dija pjesën më mirë se çdo aktor kryesor, me të cilin kisha bërë punën e suflerit. Puna u ngatërrua kur u menduam të gjenim dikë për të luajtur Ofelinë. Vetëm një njeri mbahej ende në këmbë. Kjo ish Kaliroi . Ishte e çalë dhe kurrë s’ kish dalë në skenë, madje as me ndonjë rol të vogël. Ajo i shërbente së motrës që ishte aktorja kryesore. Askush s’mund ta merrte me mendje se ajo krijesë e gjorë kish ushqyer ndonjëherë shpresën për të luajtur Ofelinë. Ndodhi çka s’pritej. Kur të çalës iu dha pjesa e Ofelisë, s’u besonte veshëve. Pranoi se gjatë gjithë jetës kish përgatitur fshehurazi rolin e Ofelisë. Kështu tragjedia “Hamleti” u shfaq menjëherë të nesërmen në darkë të asaj dite, e improvizuar në këtë mënyrë dhe pati sukses të madh. Askush nuk dyshoi se Ofelia ishte e çalë. Unë si Hamlet , bëra ç’ishte e mundur që publiku të mos e vinte re atë gjë. Meqenëse Hamletin e marrin për gjysmë të çmendur , unë bëra lloj-lloj piruetesh përreth karriges për ta theksuar këtë edhe më. Ofelia ishte e detyruar të ndiqte lëvizjet e mia me sy, krejt e shtangur. Vite më pas e solla ndërmend Kalironë e çalë kur pashë Sara Bernardin të moshuar , që jepte një shfaqje të mrekullueshme me zërin , fytyrën dhe krahët e saj, megjithëse mezi qëndronte në këmbë. Vitet e mia të para në Amerikë ia kushtova arsimimit tim. Kur një ditë, një miku im, i ndjeri Faik Konica , që kish marrë një gradë ( mester’degres) në Harvard, më sugjeroi t’i ndanim bashkë pjesët e Shekspirit për t’i përkthyer shqip. Ai pati vetëm një rezervë , që, “Romeo dhe Zhulijeta” t’i jepej atij. Pranova menjëherë me kusht që “ Hamletin” ta merrja unë. Kështu filluam të dy. Unë me “Otellon” botuar në shqip më 1916 e që u ndoq pas dhjetë vjetësh nga “Hamleti”, “Jul Cezari” dhe “Makbethi” që ishte më i miri, pasi u përkthye i fundit dhe atëherë unë e kisha mësuar pak më mirë atë punë të vështirë. Më vjen mirë të them që disa nga të rinjtë shqiptarë po e vazhdojnë punën për përkthimin e Shekspirit. Sa më përket mua, unë e kam braktisur mikun tim të vjetër Shekspirin këta 38 vjetët e fundit , për arsye të ndryshme , një nga të cilat ka qenë dhe Lufta e Dytë Botërore. Kam shpresë t’i kthehem përsëri duke dhënë disa kryevepra të tij të tjera në shqip. Unë mund ta bëj këtë . Jam vetëm, 82 vjeç.

176


Autobiografia Autobiografia ose vetëjetëshkrimi është një hartim ku ndonjë njeri i përmendur përshkruan jetën e vet. Në këto shkrime autori jep të dhëna për jetën dhe veprimtarinë e vet, tregon për historinë e jetës dhe të punës së vet. Autobiografia mund të shërbejë si burim për jetën e një njeriu të rëndësishëm dhe jetën e shoqërisë së atëhershme. Autobiografia artistike dallon nga ajo e thjeshtë. Në letërsinë botërore kemi një varg autobiografish artistike, si p.sh. Fëmijëria,djalëria dhe rinia e Leon Tolstoit, autobiografia e Çarls Darvinit etj. Autobiografi artistike në letërsinë tonë ka shkruar Jeronim de Rada (Autobiografia).

_____________________________________________________________________________ Njohim fjalë dhe shprehje

prejardhje - origjinë mikroskopik – këtu: shumë i varfër, shumë i paktë trupë-a - tërësia e aktorëve të një teatri, cirku, estrade për të mbajtur frymën gjallë - sa për të jetuar shëtitës-e - që vete nga një vend në tjetrin sufler- i - njeriu i caktuar në teatër për t’iu kujdesur për fjalët e rolit autorëve duke ua pëshpëritur Ofelia - personazh i tragjedisë “Hamleti” të Shekspirit i sugjeruan – e këshilluan, i dhanë mendim Hamleti – personazh i tragjedisë “Hamleti” të Shekspirit KUPTOJMË TEKSTIN 1. Si u lidh për herë të parë Noli i ri me trupën teatrore? 2.Çfarë ndodhi pas ikjes së drejtuesit të shoqërisë teatrore? 3. Kur iu kthye përsëri Noli veprës së Shekspirit? 4.Ritregojeni pjesën duke u ndalur në të dhënat kryesore që jep autori për jetën e tij. VLERËSOJMË DHE INTERPRETOJMË TEKSTIN 1. Për ç’arsye Noli gjimnazist pranoi punën e vështirë në trupën e aktorëve: nga dëshira për të fituar para nga pasioni për artin nga etja për ta njohur thellë veprën e Shekspirit? Argumentojeni përgjigjen tuaj.

177


2. Që të përkthesh mirë një vepër ( veçanërisht poezi) është shumë vështirë. Çfarë duhet të zotërojë përkthyesi: _________________________ _________________________ _________________________ 3. Si i kuptoni këto fjalë të Nolit: “ Jam ende i ri. Jam vetëm 82 vjeç”. STUDIOJMË GJUHËN E TEKSTIT Siç thamë , në këtë pjesë autori jep të dhëna për jetën e tij. Shumë njerëz të shquar e shkruajnë vetë librin me kujtime nga jeta e tyre. Ky quhet LIBËR AUTOBIOGRAFIK. 4. Përmendni ndonjë libër të tillë. 5. Në shprehjen e takova Shekspirin për herë të parë Shkrimtari e ka fjalën për poetin apo veprën e tij? 6. Gjeni shprehje të tilla të ngjashme që ju përdorni në jetën e përditshme. P.sh. Lexova Kadarenë _____ ______________ 7. Si i kuptoni këto dy shprehje? mëngjes mikroskopik _____________________ mëngjes i lirë _________________________ Gjeni antonimet e tyre.

178


MBRETI DHE NASTRADINI ANEKDOTË I tha mbreti Nastradinit: –A ke qejf me ndejtë me mue? –Tamam, besa! Me dekë unit! – Si? Te unë me dekë unit? – Po, se ti nuk han groshë e pulendër, e prandaj unë kisha dekë unit se m’i kanda për kjamet. Me ato jam rritë.

KUPTOJMË TEKSTIN Cili është mesazhi i kësaj anekdote? Si krijohen anekdotat dhe çka thumbojnë ato? Shkruani një anekdotë, sillni në shkollë dhe diskutoni për të.

179


UNAZA E RE E FLORIRIT ANEKDOTË POPULLORE Njëherë një burrë kishte blerë një unazë floriri dhe donte të dëftehej. Shkon te një kasap të blejë mish dhe, duke zgjatur gishtin me unazë, i tha kasapit: – Premë dy okë mish, po këtu tek them unë. Kur kasapi matej t’ia priste, ky e luante gishtin me unazë në një vend tjetër të mishit, gjersa kasapi e pa unazën dhe i tha: – Me shëndet unazën, sa të bukur e paske! Atëherë ai burri i tha: – Pre ku të duash tashti!

KUPTOJMË TEKSTIN Cili ishte qëllimi kryesor i burrit me unazë, mishi apo të dëftuarit e unazës? Pse? Si e vlerësoni sjelljen e burrit? Pse?

Detyrë Shkruani një anekdotë dhe bisedoni për të.

ANEKDOTA Anekdotat janë përralla të ndryshme me karakter humoristik që kanë për qëllim të luftojnë të metat e njeriut dhe të shoqërisë në përgjithësisht. Ato zakonisht janë të shkurtra. Personazhet e anekdotave zakonisht janë njerëz përtacë, budallenj, mashtrues.

180


ROZAFATI SIPAS MITRUSH KUTELIT Krenare ngrihet mbi Bunën e gjatë e mbi qytetin e Shkodrës kështjella e lashtë e Rozafatit. Kur është hedhur guri i parë në themelet e kësaj kështjelle? S’dihet. Historia e saj humbet në mjegullën e lashtësisë ilire , banorëve të moçëm të kësaj ane. Një gjë dihet mirë e qartë: atë e kanë pasur labeatët dhe pastaj ardianët, që ishin fise të forta ilire. në atë kohë tërë bregu i këtejshëm i Adriatikut, gjer në Tërgestën e bujshme apo Trieshtën e ditëve tona ish breg ilir. Më vonë u derdhën këtej romakët , pastaj sllavët , normanët ,venetikët, turqit e shumë popuj të tjerë të huaj. Gjatë shekujve ata krepat e thatë nën muret e Rozafatit , si edhe vet muret e kështjellës, janë lagur me përrenj gjaku të atyre që e kanë sulmuar dhe të atyre që e kanë mbrojtur. Të huajt erdhën dhe shkuan, populli ynë mbeti ngulur në këtë tokë ilire. Ndërtimi i kështjellës së Rozafatit ka një gojëdhënë të bukur dhe të hidhur që na ka ardhur nga lashtësia. jonë. Ja se ç’ thotë kjo gojëdhënë: ... I ra mjegulla Bunës dhe e mbuloi të tërë. Kjo mjegull mbeti aty tri ditë e tri net. Pas tri ditësh e tri netësh fryn një erë e hollë dhe e lartoi mjegullën. E lartoi dhe e shpuri gjer në kodrën e Valdanuzit. Aty majë kodrës punonin tre vëllezër. Ndërtonin një kështjellë. Muri, që bënin ditën, u prishej natën dhe kështu nuk e lartonin dot. Na shkon aty një plak i mirë. - Puna mbarë , o tre vëllezër! - Të mbarë paç , o plak i mirë! - O ku e sheh ti të mbarën tonë? Ditën punojmë, natën shembet. A di të na thuash ndonjë fjalë të mirë: ç’ të bëjmë që të ngremë muret më këmbë? - Unë di , u thotë plaku , - po e kam për mëkat t’ jua them. - Atë mëkat hidhe mbi kryet tona, se ne duam që ta qëndrojmë më këmbë këtë kështjellë. Plaku i mirë mendohet e pyet: - A jeni të martuar, o trima? A i kini ju të tri vashat tuaja? - Të martuar jemi, - i thonë ata. – Edhe të tre i kemi vashat tona. Na thuaj pra ç’ të bëjmë që ta qëndrojmë këtë kështjellë. - Në doni ta qëndroni , lidhuni me besë-besë: vashave mos u rrëfeni, në shtëpi mos kuvendoni për fjalët që do t’ ju them unë. Atë nga, që do të vijë nesër t’ ju sjellë bukë, ta merrni e ta muroni të gjallë në mur të kështjellës. Atëherë keni për të parë se muri do të zërë vend e do të qëndrojë për jetë e mot. Tha kështu plaku e shkoi : tani u pa , pastaj s’u pa. Vaj! Vëllai i madh e shkeli besën e fjalën. Kuvendoi në shtëpi, i tregoi vashës

181


së vet e i tha të mos vinte atje të nesërmen. Edhe i mesmi e shkeli besën e fjalën: ia tregoi të gjitha vashës së vet. Vetëm i vogli e mbajti besën e fjalën: nuk kuvendoi në shtëpi , nuk i tregoi vashës së vet. Në mëngjes, ata të tre ngrihen shpejt shkojnë në punë. Çekanët godasin gurët, copëtohen , zemrat rrahin, muret lartohen...

Në shtëpi, nëna e djemve s’di gjë. I thotë së madhes: - Moj nuse e madhe , mjeshtrit duan bukë e ujë , duan kungullin me verë. Nusja e madhe ia kthen: - Besa , nënë , sot s’po mundem të shkoj , se jam e sëmurë. Kthehet i thotë së mesmes: - Moj nuse e mesme , mjeshtrit duan bukë e ujë , duan kungullin me verë. - Besa nënë, sot s’po mundem të shkoj se e sëmurë. Nëna e djemve i kthehet nuses së vogël:

182


- Moj nuse e vogël... Nusja e vogël brof në këmbë: - Urdhëro, zonja nënë! - Mjeshtrit duan bukë e ujë, duan kungullin me verë. - Besa, nënë unë vete, po e kam djalin të vogël. Druhem se do gji të pijë e qan. - Nisu, shko , se djalin ta shikojmë ne , s’ta lemë të qajë , - i thonë të kunatat. Ngrihet e vogla, e mira , merr bukë e ujë, merr kungullin me verë , e puth djalin në të dy faqet e bie në Kazenë: që aty ngjit kodrën e Valdanuzit , i afrohet tek punojnë të tre mjeshtrit : dy të kunetërit dhe i shoqi. - Puna e mbarë, o mjeshtër! Po ç’është kështu? Çekanët ndalen e s’godasin, po zemrat rrahin fort e fort . Fytyrat zbehen. Kur e sheh i vogli të shoqen , hedh çekanin nga dora , mallkon gurin e murin. E shoqja i thotë: - Ç’ke ti , o im shoq? Pse mallkon gurin e murin? Hidhet kunati i madh: - Ti paske lindur në ditë të zezë, moj kunata jonë. Ne e kemi bërë me fjalë të të murojmë të gjallë në mur të kështjellës. - Shëndosh ju , o trima kunetër. Po unë do t’ju lë një porosi: kur të më muroni në mur , syrin e djathtë të ma lini jashtë, dorën e djathtë të ma lini jashtë, këmbën e djathtë të ma lini jashtë ,gjirin e djathtë të ma lini jashtë, se djalin e kam të vogël. Kur të nisë të qajë, me njërin sy do ta shikoj , me njërën dorë do ta ledhatoj, me njërën këmbë do t’i tund djepin e njërin gji do t’ia japë ta pijë. Gjiri im u nguroftë , kështjella qëndroftë , djali im trimëroftë. Ata marrin nusen e vogël dhe e murojnë në themel të kështjellës. Dhe muret ngrihen , nuk shemben më si më parë. Po rrëzë tyre gurët janë edhe sot të lagur e të myshkët, sepse vazhdojnë të pikojnë lotët e saj... Dhe biri u rrit , luftoi trimëroi. ___________________________________________________________________________ Njohim fjalë dhe shprehje Bunë – a - lumë në Shqipëri kështjellë – a - kala labeatët, ardianët – fise ilire Tergestë – a - Trieshta e sotme në Itali përrua- përroi – vijë uji Valdanuz-i - vend afër kështjellës Rozafati mëkat – i – gjynah Kazenë – a - vend afër Valdanuzit sakrificë – a – theror, viktimë, fli

183


KUPTOJMË TEKSTIN 1. A dihet kur është hedhur guri i parë i kështjellës së Rozafatit? 2. Po çka dihet mirëfilli për këtë kështjellë? Cilët e kanë zotëruar atë? 3. Kush erdhi e shkoi , ndërsa kush mbeti ngulur në këtë tokë ilire? 4. Kush i mëson tre vëllezërit që të qëndrojmë muret për jetë e mot? 5. Cila prej nuseve qe viktimë e kështjellës? 6. Cila është porosia e nuses së vogël? VLERËSOJMË DHE INTERPRETOJMË TEKSTIN 1. Pse vëllai i vogël nuk ka kuvenduar me të shoqen për takimin me plakun e mirë dhe porosinë e tij? Arsyetojeni mendimin tuaj. 2. Si e vlerësoni veprimin e dy vëllezërve më të mëdhenj? 3. Si ndjehet vëllai i vogël kur e sheh të shoqen se u sjell bukë e ujë dhe kungullin me verë? 4. Ç’ mendoni për veprimet e nuseve të vëllezërve më të mëdhenj? Vallë kanë vepruar mirë? Arsyetojeni mendimin tuaj. STUDIOJMË GJUHËN E TEKSTIT 1. Në pjesën hyrëse të tekstit paraqitet vendi ku gjendet kështjella e Rozafatit, zotërimin e saj nga fiset e fuqishme ilire, labeatët dhe ardianët , mandej ardhjen dhe largimin e shumë sunduesve ,derdhja e gjakut të atyre që e kanë sulmuar dhe të atyre që e kanë mbrojtur ,ndërsa në pjesën tjetër flitet për gojëdhënën e ndërtimit të saj. Vërehet se në pjesën më të madhe të tekstit kemi një dialog ndërmjet personazheve. Autori popullor me mjeshtri të rrallë e ka sajuar këtë pjesë duke ngjallur interesimin për zhvillimin e ngjarjes dhe përfundimin e saj. Detyrë: Ndajeni këtë pjesë në role dhe interpretojeni në klasë. LEGJENDA Ky tregim ka për bazë legjendën me motivin e murosjes. Legjendat janë tregime figurative . Ato lidhen më të shumtën me ndonjë toponim , si legjenda për ndërtime kalash, qytetesh ,ose me ndonjë person historik, si Skenderbeu, Gjergj Arianiti etj. Legjendat origjinën e kanë nga kohërat më të lashta të zhvillimit të shoqërisë. Njerëzit primitivë kanë ruajtur me kujdes në kujtesën e tyre dhe u kanë lënë trashëgim brezave të mëvonshëm tregime për ngjarje më me rëndësi të jetës së tyre.

184


VIZITA E ZONJUSHËS ANA NË KULLËN TIME ( DITAR INTIM) LASGUSH PORADECI Poradec e Djelë , 25 Qershor 1978. Sot ma solli zonjusha Ana Dosarin ngjyrë kafe, të cilin m’a mori dje të Shtunën 24 Qershor. E solli në ora 6 pas m.d. ardhi në kullë, ardhi e lehtë si gjarpërushkë siç vjen ngaherë , i’a hapa derën e odiçkës së kullës, buzëqeshte shumë e dashur, shumë e përzemërt, shumë delikate. M’a solli dhe më tha : “ Që dje më ora 9 kur ika natën prej kullës punova gjer më 2 e ½ pas mesnatës , e lexova më parë dorëshkrimin e kopjes së pastër, tërë dorëshkrimin dhe pastaj e kopiova gjer në orën 2 e gjysmë pas mesnatës. “Pse e kopiove “ i thashë , “ më the se vetëm do t’a lexosh”. “ Jo” tha “ s’të thashë se vetëm do t’a lexoj, meqë s’kisha kohë, sepse në orën 4 para mëngjesit do të ngrihesha - ashtu e kisha punën – kopjova ¾ e 222 faqeve in-extenso ( shumë gjerësisht) të kopjes së dorëshkrimit, kopiova pjesët që kishin hëpërhë për mua rëndësi nga të 222 faqet.. “ Si m’a bëre kështu “ i thashë , “ ato unë i mbaj shumë sekrete , i mbaj sekret si nata , siç të kam thënë, po ja dhe të m’i lexojë dhe të m’i kopjojë tjetri”. “Tjetri “ tha ajo , “ jam unë?” dhe kapi me rrëmbim, me etje , si e zijosur, prej bibliotekës së kullës 2 paqeta të holla, të lidhura prej meje me kujdes dhe kur shkovi më 9 e ½ të natës në shtëpi të saj i mori për në shtëpi. “Si i rrëmben kështu?” – i thashë me zë të dashur. “Unë jam “ rrëmbenjëse” e arkivit të Lasgushit” tha, edhe iku , e përcolla gjer poshtë, gjer te porta jashtë.

185


Poradec , e Hënë 26 Qershor 1978. Në orën 3 . 30 dyke ngrënë drekën me gurnecka të thekura, erdhi Ana në dhomën poshtë ku hanja , i fshiva shpejt buzët me dorë se i kisha me vaj dhe e ngrita shpejt lloskën me që e mbaj me lloskë mos më hyjë macja - u hap dera prej lluskës , hyri e qeshur e e lëvizur si një gjarpërushkë. Ana sapo hyri , u ngjitmë në odiçkën lart në kullë , ku folmë gjer në orën 9 e ½ të natës. Sot të Hënën 26 Qershor . Ana më solli të 2 paqetat e holla që m’i mori dje më 25 , m’i futi ajo vetë në baullën e lëkurtë , i futi me kujdes atje ku i kishte marrë dje dhe zuri të rrëmojë prapë në baullën e lëkurtë prej së cilës mori të 2 paqetat. Poradec , 26 VI. 78. M’i solli Ana 2 paqetat e holla. Poradec , e Hënë 26 Qershor 1978. Sot natën, ,kur iku Ana më ora 9,30 prej kullës sime për në shtëpi, më mori prej baullës së lëkurtë ( pasi rrëmova në baullë) 2 paqetka të vogla po të trasha , të pështjella me letër të bardhë edhe të lidhura mirë me spanga. Njëra paqetkë ka të shkruar prej meje me bojë shkrimi këtë mbishkrim: Karnetë – Kalendare shënimesh nga 1930 deri më 1940. Tjetra paqetkë ka të shkruar prej meje me bojë shkrimi këtë mbishkrim: Karnete – Kalendarë shënimesh : 1935 deri më 1943.

KUPTOJMË TEKSTIN    

Ditari i Lasgush Poradecit ka rëndësi të veçantë për kulturën shqiptare. Përse? Cili ishte qëllimi i vizitës së Anës Lasgush Poradecit? Çka kuptojmë nga shënimi i datës 26 qershor 1978? A ia jepte Lasgushi dorëshkrimet me dëshirë Anës? Përse?

DITARI Këto janë disa fragmente nga ditari intim i Lasgush Poradecit , shkrimtarit të letërsisë moderne shqiptare të viteve të 30-ta të shekullit XX. Ditar quhet hartimi letrar – shkencor ku njeriu shënon çdo gjë që i ka ndodhur gjatë ditës , për çdo ditë rregullisht, duke shprehur njëherit edhe mendimet dhe ndjenjat e përjetuara me atë rast. Ditari është krijim që ka karakter personal. Ditari e zbulon botën e brendshme të autorit që nuk mund ta shprehë lirisht në rrethana dhe situata të tjera ,qoftë për vetveten , qoftë për të tjerët. Ditarë të njohur janë ata të Ana Frankut , Lasgush Poradecit , Albert Ajnshtajnit etj Në letërsinë shqiptare kemi romanin Sikur t’ isha djalë të Haki Stërmillit të shkruar në formë ditari.

186


MALLI I ATDHEUT FAIK KONICA FAIK KONICA (1876 – 1942) u bë njohur me revistën “Albania”, e cila konsiderohet ndër revistat më serioze të kohës. Me botimet në faqet e kësaj reviste i siguroi vetes një vend të meritueshëm në kulturën shqiptare. Përveç revistës “Albania”, drejtoi “Diellin” e Bostonit dhe është ndër katër themeluesit e shoqërisë panshqiptare “Vatra” ( 1912). Faik Konica ka shkruar një numër të madh artikujsh politikë, gjuhësorë, letrarë ,kritikë,. Ishte përfaqësues i ambasadës shqiptare në Uashington në kohën e Zogut. Ka botuar novelën “Doktor Gjilpëra” , mjaft skica poetike, vjersha, studime, artikuj etj. Në vitin 1995 “Rilindja” në Prishtinë botoi veprën e Konicës – Vepra 1,2,3.

Kjo pjesë është shkruar nga Faik Konica (1875–1942), një nga figurat qendrore të kulturës shqiptare. Në të do të gjeni fjalë të bukura dedikuar dashurisë ndaj atdheut nga i cili vetë poeti qe i detyruar të largohet. Kur vete njeriu i lirë, larg atdheut, viset e reja, ndryshimi i zakoneve, ëmbëlsia e udhëtimit e një mijë gjëra që vihen re ndër popuj të huaj, të gjitha këto ta pagëzojnë zemrën e ta bëjnë jo ta harrosh Shqipërinë, po të mos vejë tek ajo aq dendur mendja. Më tutje, si ngopen sytë së pari ndryshime, gazi shuhet pak nga pak. S’di ç’të mungon, s’di ç’të duhet. Një hije trishtimi ta mbulon fytyrën, pikë së pari, herë–herë, pastaj më dendur e më në fund shpesh e pothuaj kurdo e kudo,kujtim i prindërve, i miqve dhe i shokëve, kujtimi i dheut ku lindëm e u rritëm, ku qan foshnja e ku lozin djemtë, kujtimi i atyre maleve, larg të cilave nuk rron dot mirë një shqiptar, kujtimi i kombit, që me gjitha ca të liga që ka, është kombi ynë, e më tepër se kujtimi dëshira e etja e gjuhës sonë ta trashëgojnë e ta dërmojnë me të vërtetë zemrën. Ah, malli i atdheut të dashur, i shenjti mall e dashuri e shenjtë, kush është ai shqiptar që s’e ka pasur në dhe të huaj! Duhet të jesh jashtë Shqipërisë e të jesh larg, për të kuptuar se ç’forcë e ç’bukuri të ëmbël ka për veshët kjo fjalë: Shqipëri! Ajo më e zbrazura letër, ajo fjala më e vogël, na sjell, kur vjen nga Shqipëria, një gaz të parrëfyeshëm, se na sjell një copë të atdheut. KUPTOJMË TEKSTIN Si e përshkruan autori takimin me vendin e huaj? Çka i kujtohen mërgimtarit nga atdheu i vet? Në çfarë pozite duhet të jesh që të ndiesh dashurinë ndaj atdheut? STUDIOJMË GJUHËN E TEKSTIT Në cilën vetë është shkruar ky tekst? Arsyetojeni me shembuj konkretë. Mësoni përmendsh disa fjali që të pëlqejnë më shumë. Bëni një hartim me shkrim mbi vendlindjen tuaj. (Për këtë qëllim shfrytëzojeni tekstin e mësipërm të Faik Konicës). 187


PARATHËNIE TË ARBËRESHËVET GAVRIL DARA I RIU GAVRIL DARA I RIU ( 1826-1885) u lind në një fshat të kolonive arbëreshe në Itali. Pasi kryen studimet bëhet avokat. Ndjek lëvizjet kombëtare me interes të veçantë. Përkrah Lidhjen e Prizrenit të vitit 1878. Botoi veprën “Kënka e sprasme e Balës”. Gjyshërit tanë, që kur ikën nga Arbëria dhe e themeluan katundin e Pallac-Adrianit në vitin 1482, ruajtën gjithnjë të ndezur në zemër kujtimin dhe mallin e atdheut të humbur. Ati birit, dhe biri nipit i rrëfenin punët e shkëlqyera dhe luftërat e ndershme, që u bënë në kohë të Skënderbeut, se vetëm atëherë për të parën dhe, mjerisht, për të fundit herë gjithë bujarët, gjithë trimat e Arbërisë, burra e gra, pleq e të rinj, patën një zemër, duke dashur nderin dhe lirinë e vendit dhe atë që deshte njëri, e deshën të gjithë. Andaj nga ai bashkim i shenjtë lindi fuqia, që për njëzet e pesë vjet theu forcën e turqve dhe përpiu njërën pas tjetrës ushtritë e zotit të madh, ndërsa Evropa e përmbysur i tmerrohej sa i dëgjonte emrin. Pastaj si u shua nga viti në vit në varrin që e mblodhi, zulma e madhe e të lartit kastriot, u ftohën edhe shokët e tij; u mungoi besa, iu zgjidh nyja e zemrave; kush shkoi këtej, kush andej; filluan të ziheshin midis tyre, katund me katund, fis me fis. Pasi ata ishin të ndarë e të përçarë, i vuri nën një zgjedhë hekuri, pastaj i zvarisi të tërë, të gjithë fushat e lindjes që të derdhnin për të huajin gjakun e kursyer të vendit të vet.

Që atëherë emri i Arbërisë u harrua ndër shekujt e ai vend e ai gjak, që kishin habitur botën me gjestet e trimërisë, mbetën në errësirë gjer tashti. E dashtë Perëndia që të shuhet nëma e moçme, që copëton gjendjen tonë të lindur për të zotëruar, po të shtrëngohen prapë në

188


bashkimin e parë të krishterë e myslimanë, katolikë dhe ortodoksë, çfarëdo që të jenë, duke menduar se janë vetëm arbëreshë! KUPTOJMË TEKSTIN Kur u shpërngulën shqiptarët në Itali dhe pse? Si përshkruhet gjendja e shqiptarëve në periudhën e Skënderbeut Cila është dëshira e shkrimtarit?

dhe pas tij?

VLERËSOJMË DHE INTERPRETOJMË TEKSTIN Shqiptarin në periudhën e Skënderbeut e karakterizonin dashuria për nderin dhe lirinë e vendit. Për se? Diskutoni për këtë në klasë duke gjetur në tekst pjesë ku flitet për këtë element. Si e vlerësoni porosinë e autorit? (Të bashkohen myslimanë e të krishterë duke menduar se janë vetëm arbëreshë.) STUDIOJMË GJUHËN E TEKSTIT Teksti është hartuar me shumë periudha. Nënvizoni tri prej tyre dhe tregoni a janë me bashkërenditje, nënrenditje, apo me bashkërenditje dhe nënrenditje. Në fjalinë e parë gjeni kryefjalën dhe kallëzuesit. Bisedoni mbi kallëzuesit dhe ndërtimin e tyre. Shpjegoni shprehjet: “Mbajtën gjithnjë të ndezur kujtimin e mallin e atdheut të humbur.” “Atë që deshte njëri, e deshin të gjithë.”

189


NAIM FRASHËRI DRITËRO AGOLLI Vargjet e tua me thërrimet e dheut janë përzierë Dhe na duket sikur me qenien tonë janë shkrirë, Se i kemi thithur mes qumështit, frutave, erës Dhe në burime me ujin i kemi pirë. Çdo rrokje e varg e poemë është rritur Tok me lisat e gjatë e me barin në gurë Dhe në kurorat e pishave është ngjitur Dhe, si në pisha, s’humb blerimi kurrë. Ti, si bujk i mirë, lërove arën e fjalëve, Arën e fjalëve të stërgjyshërve mbetur djerrë, Mbuluar nga barëra të liga maleve; E lërove që djerrë mos mbetej asnjëherë... Ish punë e vështirë plugimi i asaj are. Fjalë të tjera frymën ja merrnin fjalës stërgjyshërore, Po ti gjoksin ja vure përpara Dhe rrënjët gremit të hidhur ja nxore. Dhe tek lëroje këtë arë në vapë e në shqotë, Gabove kur the se perëndia na qenka kudo: në lulet e lisat, Pse s’the që vargjet e tua do të ishin kudo: në tokën e ngrohtë Në lulet, në barin, në plisat. Vargjet e tua me thërrimet e dheut janë përzierë Dhe na duket sikur me qenien tonë janë shkrirë. Rrugën marrin në male e në buzë i mbajmë ngaherë: “ O malet e Shqipërisë!...”

190


KUPTOJMË DHE NDIEJMË VJERSHËN Për se poeti ia kushton rilindësit të madh kombëtar këtë vjershë të bukur? Çfarë mesazhi kuptojmë nga strofa e parë? Për se poeti thotë: „Ish punë e vështirë plugimi i asaj are“ Çka nënkuptojmë me fjalën arë? Është kuptimi i parë apo i dytë i saj? Çka shpreh poeti në strofën e pestë? STUDIOJMË GJUHËN E VJERSHËS Që këtë vjershë autori ta bëjë sa më emocionale, ka përdorur figurën e metaforës. Gjeni disa prej tyre dhe shpjegoni domethënien e tyre. Gjeni krahasimet në këtë vjershë.

KOMPOZICIONI I POEZISË LIRIKE Veprat lirike janë të ndërtuara në vargje. Në poezitë lirike nuk ka subjekt dhe personazhe, ndjenjat dhe mendimet i shfaq vetë poeti. MOTIVI Fjala motiv rrjedh nga fjala latine (motio, motos) që do të thotë ngacmoj, zgjoj, arsye, shkas për dika. Njësia më e vogël tematike , pjesa më e vogël e krijimit letrar, e cila nuk mund të ndahet më tej quhet motiv. Motivi është element i rëndësishëm në poezitë lirike. Sipas tij poezitë mund të jenë patriotike, erotike ( të dashurisë), sociale ( shoqërore) , peizazhiste, refleksive etj. RITMI Fjala ritëm rrjedh nga fjala greke rhitmos që do të thotë ndryshim i njëtrajtshëm i ndonjë elementi. Në letërsi me fjalën ritëm kuptojmë ndryshimin e njëtrajtshëm të rrokjeve të theksuara dhe të patheksuara në vargjet e poezisë. Ritmi luan një rol të rëndësishëm për arritjen e muzikalitetit sa më të madh në poezi dhe bisedat e përditshme. Ritmi mund të jetë i shpejtë dhe i ngadalshëm.

191


GJENIU I ANIJES LASGUSH PORADECI Vështroni si shket sipër valash e tundet anija më nge? ...me krismë e me prush prej stërkalash mi të shkreptiu një rrufe!... Ti det brohori fshehtësire! Kuptim i potershëm, ti ,det! ...Po heshtje: ndaj valës së nxirë Gjeniu i anijes po flet: Prej zallit që sot po largohem, fillova mërgimin e ri; hepohem...anohem...humbohem... po sulmën s’e ndal kurrsesi. Dhe aspak nuk më tremb zhurmëria, ndaj turret me hov e vërtik mi ballë e mi korje të mia ndërsimi i tallazit armik.

E moti fatkeq më çiku n’u desh tmerrësisht të fundasaspak nuk më thyen rreziku, po nis e përmbysem me gas: Se prapa le vazhdën e ndritur q’e hapa me shpirtin fatos-: fistonin gazmor ku pat shkitur valimi i anijes q’u sos. .............................................. ............................................. ............................................. ............................................. Valimi i anijes së letë qetohet,ndalohet,mbaron: gjeniu i anijes përjetë hepohet... anohet... valon...

Përpara kur shoh gjeratore, dh’ato më gremisin në fund – mi kulmin e valës malore un’ heq të shpëtoj sa me mend.

_________________________________________________________________________ Njohim fjalë dhe shprehje gjeni-u – këtu: lundërtari, gjeniu i anijes stërkallë-a– pikë uji që shpërndahet në vrull hepohem – përkulem, epem valim-i – valëvitje (vazhdon jeta me gëzim)

192


KUPTOJMË DHE NDIEJMË VJERSHËN Kjo vjershë është njëra ndër lirikat më të bukura të lirikut shqiptar Lasgush Poradeci. Vjersha i kushtohet lundërtarit guximtar e trim, i cili nuk i trembet rrezikut. Ajo krijon përshtypjen e fitores nëpërmjet vetëflijimit për njeriun dhe përparimin njerëzor. Në këtë poezi poeti mediton se mundja e vdekjes nuk arrihet duke ikur, por duke u ballafaquar me të. Këtë ide qendrore poeti e shpalos edhe në poezinë Gjeniu i anijes. Në vargjet :”Valimi- i anijes së letë Qetohet, ndalohet, mbaron”; themi se shkallëzimi( gradacioni) shkon drejt uljes apo zbritjes, pra duke përdorur fjalë të buta e më të buta. GRADACIONI Gradacioni ose shkallëzimi (rrjedh nga fjala latine gradatio – gradualisht, shkallëzim), është një figurë e mendimit që sajohet duke i renditur dukuritë, idetë, mendimet e ndjenjat sipas rëndësisë dhe fuqisë së tyre. Gradacioni i jep fuqi dhe bukuri të madhe stilit, prandaj e gjejmë mjaft shpesh në veprat e shkrimtarëve të ndryshëm.  Përse poeti e titullon kështu vjershën e tij? Çfarë përshtypje të lënë vargjet e strofës së tretë? Si na paraqitet fytyra e lundërtarit në këtë poezi? Ç’kuptoni nga strofa e fundit?

STUDIOJMË GJUHËN E VJERSHËS Kjo vjershë është përbërë prej tetë strofave katërvargëshe. Çfarë rime ka përdorur autori në strofat e kësaj vjershe? Gjeji vargjet me aliteracion. Shkruaj më pak tri folje të vjershës që janë në kohën e tashme të vetës së parë. Shkruaj një hartim të shkurtër në temën „Lundërtari i guximshëm“. Mësojeni vjershën përmendsh dhe recitojeni në klasë.

193


HEJ, MOJ ZANË... GJERGJ FISHTA Hej, moj, zanë të qofsha true, si s’të bjen ndërmend për mue, punë të hershme me m’kujtue këngë e valle me m’fillue, por më rrin tuj fluturue mollë më mollë, ftue më ftue me ato shoqe tuj këndue, me ato shoqe tuj vallzue, tuj vallzue, moj tuj lodrue nëpër lëndina e nëpër rudina n’ato brej,aha çetina ku ban çerdhen gjeraqina? Buloi molla e lulzon thana e prijnë valle Orë e Zana nëpër rreze qi lëshon hana ardhun shtatit si breshana rreze dielli dora e llana ftyra shndërrue n’ fletë trandafili, shartue zani e m’za bilbili dishka dorë e dishka brymë, si nj’ai n’fërfëllimë!

(Marrë nga „Lahuta e Malcisë)

194


____________________________________________________________________________ Njohim fjalë dhe shprehje të qofsha true – të qofsha falë me kumtue – lajmëroj, njoftoj, them rudinë-a – shesh i gjerë me bar të njomë në mal; lëndinë bre-ni – bredh-i çetinë-a – pishë e zezë, borigë bulon – bulëzon, mungullon, lëshon sytha, nis të mbijë e prijnë valle – udhëheqin valle Orë-a – figurë e besimeve popullore shqiptare që përfytyrohej si një grua ardhun shtatit – me shtat të rritur breshan-a – lloj pushke e gjatë llanë-a – llërë kamba matë – këtu: këmba e ngjashme me... fërfëllimë-a – fërfëllëzë, borë e imët me erë të ftohtë KUPTOJMË DHE NDIEJMË VJERSHËN Çka kërkon poeti nga Zana? Si përshkruhet Zana në pjesën e dytë të vjershës? (Ilustrojeni me shembuj konkretë). STUDIOJMË GJUHËN E VJERSHËS Si duhet kuptuar vargu: “Punë të hershme me m’kumtue këngë e valle me m’fillue“. Gjeni anaforat dhe sinonimet në këtë vjershë. Gjeni cilin rrokësh dhe rimë ka përdorur poeti në këtë vjershë? Argumentojeni me shembuj konkretë. Mësojeni vjershën përmendsh dhe recitojeni bukur në klasë.

195


MËNGJESI OMAR KHAJAN Zgjohu! Mëngjesi me shigjet’ e grisi perden e Natës. Yjt ‘ i arratisi dhe Dielli gjahtar me rreze kapi çdo majë mali, e pallati, e lisi.

Shiko luadhe, lule, bukuri lumenj kristali, kronj e brohori: nga dimri Ferr pranvera Qiell na ndriti, gëzo mbi Dhe Parajsën me Huri.

Mbi lulet po pikojnë vesë retë, dhe me një zë qiellor, Bilbil’ i shkretë: Ah, Verë! Verë! Trëndafilit i lyp t’i skuqë faqezën e zbetë.

Qesh Trëndafili e thotë: „Lulëzonj dhe botës’ bukurinë po ia shtonj: pastaj e hap kuletën e mëndafshtë dhe përmbi kopsht thesarin po e shtronj!” (Përkthyer nga Fan Noli)

____________________________________________________________________________ Njohim fjalë dhe shprehje kristal-i – lloj qelqi i përpunuar, më i tejdukshëm se qelqi i zakonshëm. Këtu: shumë i pastër, shumë i kthjellët, shumë i kulluar huri-a – hyri, e bukur e dheut KUPTOJMË DHE NDIEJMË VJERSHËN Çka ndieni duke lexuar vargjet e kësaj vjershe? Si i paraqet poeti diellin, lulet, bilbilin, natën, trëndafilin, dimrin, pranverën, kopshtin? Veçoni njërën nga strofat që ju lë përshtypje më të mirë? STUDIOJMË GJUHËN E VJERSHËS Në këtë vjershë dukshëm janë përdorur metaforat. Nënvizojini dhe shpjegoni se çfarë ndjenjash shprehin ato? Në të katër strofat hasim vargje të rimuara. Gjeni ato dhe bisedoni për llojet e rimave. Të shikojmë shembullin e mëposhtëm. “Mëmëdhe quhet toka ku më ka rënurë koka“.

196


RIMA Rima krijon harmoni, muzikalitet ndërmjet vargjeve. Mund të thuhet se rima paraqet përsëritjen e të njëjtave zanore dhe bashkëtingëllore, përsëritjen e rrokjeve të theksuara në fund të dy a më shumë vargjeve. Këto vargje rimojnë. Dy fjalët e fundit të dy vargjeve tingujt apo rrokjet nga fundi i kanë të njëjta, pra fjalët toka dhe koka bëjnë rimë. Dallojmë këto rima: të puthur, të alternuar dhe kryqëzuar. P.sh. Rimë të puthur Doje drit’ o qiell , more dritën time (A) dhe më mbushe jetën plot me hidhërime; (A) Tani rroj pa shpresë, ndaj s,dua të rroj, (B) se dhe Perëndinë tani s’e besoj. (B) ÇAJUPI

Rimë e alternuar Sa det i madh e i gjerë (A) Edhe sa mijëra valë (B) Secili atje do të bjerë (A) Prapë soje do të dalë. (B) Rimë e kryqëzuar Ktheni ndër shpija, o djelm sokola ktheni (A) Me at dritë t’shkëlqyeshme qi ju suell trimnija (B) Krahas me ju vjen nami, e vjen lumnija (B) Qi përhapur gjith’ shekullit ja kemi (A)N. M.

197


FJALËT E QIRIRIT NAIM FRASHËRI Në mes tuaj kam qëndruar E jam duke përvëluar, Që t’u ap pakëzë dritë, Natënë t’ua bënj ditë. Do të tretem, të kullohem, Të digjem, të përvëlohem, Që t’u ndrinj mir e të shihni, Njëri-tjetrin të njihni. Për ju do të rri të tretem, Asnjë çikë të mos mbetem, Të digjem e të qanj me lot, Se dëshirën s’e duronj dot. Unë zjarrit nuk i ndruhem Dhe kurrë s’dua të shuhem, Po të digjem me dëshirë, Sa të mund t’u ndrinj më mirë. Kur më shihni që jam tretur, Mos pandehni se kam vdekur;

Jam i gjallë e jam ndë jetë, Jam në dritë të vërtetë, Unë jam në shpirtin tuaj, Mos më kini për të huaj, Më’është falurë durimi, Andaj po digjem si trimi, Se ma kënda t’u bënj mirë, Të mos mbeti n’errësirë. Jakëni rreth meje rrini, Flisni, qeshni ,hani, pini. Në shpirtit kam dashurinë, Pa digjem për njerëzinë, Lemëni të përvëlohem, Nuk dua më të ftohem, Dua ta djek trupn’ e shkretë Për atë zotn’ë e vërtetë. Me zjarr ta djek mushkërinë, E të tretem për njerinë,

198


KUPTOJMË DHE NDIEJMË VJERSHËN Kjo poezi është e para të cilën Naim Frashëri e ka botuar shqip. Cilin motiv trajton poeti në këtë vjershë të gjatë? Në cilat vargje poeti shpreh: – Vetëflijimin për hir të njerëzimit – Detyrën e poetit për atdheun – Vetasgjësimin fizik për t’u shkrirë në Zotin. Për se poeti dëshiron të vetëflijohet: – Për fanatizmin fetar – Për dhembjen që ndien ndaj atdheut – Për dashurinë që ndien ndaj njeriut – Për shenjtërinë e tij shpirtërore. Cila është porosia që u jep poeti bashkatdhetarëve të vet në vargjet: “Andaj po digjem si trimi Se m’a kënda t’u bënj mirë, të mos mbeti n’errësirë” ? Si i kuptoni vargjet: “Asnjë çikë të mos mbetem Dhe kurrë s’dua të shuhem.“? Cila është porosia e shprehur në vargjet: “Në më doni si u dua, Njëri tjetrin të doni Të paudhë mos punoni.”? Si i kuptoni katër vargjet e fundit? Çka shpreh poeti nëpërmjet tyre? STUDIOJMË GJUHËN E VJERSHËS Shpjegoni kuptimin e figurshëm të vargjeve: “Unë zjarrit nuk i druhem Dhe kurrë s’dua të shuhem “Natënë t’ua bënj dritë“. Analizoni formën e rimimit të vargjeve. Në cilën kohë është përdorur folja në këtë vjershë ? Shkruani në fletore mbi atdhedashurinë e poetit. POEZIA REFLEKSIVE (MEDITATIVE) Në poezinë refleksive ( meditative) poeti i shpreh emocionet e veta në lidhje me një mendim, me një dukuri ose me një dilemë jetësore. Poeti nëpërmjet kësaj poezie, krahas emocioneve, shpreh një mendim, një përplasje rreth problemeve ekzistenciale,filozofike,jetësore etj. Poezi të këtilla kanë shkruar poetët tanë të Rilindjes Kombëtare si: De Rada,Z. Serembe,Naim Frashëri,Lasgush Poradeci, mandej edhe Migjeni,Dritëro Agolli, Sabri Hamiti etj.

199


PUNËRAT E PERËNDISË ANDON ZAKO ÇAJUPI ANDON ZAKO ÇAJUPI ( 1866-1930) u lind në Sheper të Zagorisë ( Gjirokastër). Në vendlindje ndoqi një shkollë gjysmë të mesme në gjuhën greke. Në moshën 15 vjeçare shkon në Egjipt, ku vazhdon të studiojë në liceun francez. Më vonë vazhdon drejtësinë në Zvicër , ku martohet Evgjeninë , e cila pasi i lind një djalë vdes. Këtë hidhërim të madh Çajupi do ta derdhë dhjetë vjet më vonë në elegjinë “Vajet”. Përmbledhja e tij poetike ,ku është përfshirë kjo poemë, është “Baba Tomorri”.

Zot i madh e i vërtetë, çdo pun’ e ke bërë vetë: bëre qiejtë dhe denë, bëre yjet dhe dhenë, bëre diellin me dritë, bëre nat’ e bëre ditë, bëre erënë dhe retë, bëre pemëtë me fletë, bëre hënëzën me yje, bëre fusha ,male, pyje, bëre zoqtë që këndojnë dhe lulet që lulëzojnë, bëre dimër e beharë, bëre kuaj dhe gomarë, bëre misër edhe grurë, po më shumë bëre gurë.

Si bëre kaq të mira, bëre dhe shum egërcira: bëre arinë dhe derrë, bëre ujqër e të tjerë, bëre ... Po ç’nuk ke bërë? Bëre botënë të tërë. Bëre dhe djallë me brirë! Çdo pun’ e ke bërë mirë, po një gjë bëre pa mënde dhe prishe punënë tënde: kur bëre derr’ e arinë, ç’deshe që bëre Turqinë? Se të mos qenkej kjo farë, bota do të vinte mbarë, dheu do të lulëzonte, Shqipëria do t’gëzonte.

200


KUPTOJMË DHE NDIEJMË VJERSHËN 1. Me cilin kuvendon poeti në këtë vjershë? 2. Ndaj kujt e shpreh poeti urrejtjen? 3. A ka respekt poeti në këtë vjershë ndaj Perëndisë? 4. Cilët punë të mira i ka bërë Perëndia? STUDIOJMË GJUHËN E VJERSHËS 1. Në cilin dialekt është shkruar kjo vjershë? 2. Si i kuptoni këto vargje të fundit të vjershës: “Se të mos qenkej kjo farë, bota do të vinte mbarë, dheu do të lulëzonte, Shqipëria do t’gëzonte.”?

IRONIA Ironia (nga greqishtja eironeia – të fshehurit e mendimit , tallje e fshehur) është një trop që sajohet nëpërmjet një fjale , ose një shprehjeje me kuptim të kundërt prej asaj që mendohet të shprehet për ndonjë fenomen ose një njeri. Te fabula e famshme “ Korbi dhe dhepëra”, dhelpra i flet në këtë mënyrë korbit: “ – Fatmirosh më qenke: thotë zonja dhelpër, Bukurinë tënde nuk e ka zog tjetër! Pëndë të florinjta sikundër doje!” Këtu dhelpra nuk e lavdëron me të vërtetë korbin, po i flet me ironi, e tall, sepse korbi vetë është një zog jo i bukur. Kemi ironi edhe në shumë raste të tjera si p.sh.: “Sa bukur që fole mbrëmë. Na le me gojë të hapur të gjithëve.” ( Kur e tallim dikë nëse ka folur në ndonjë mbledhje etj.)

201


JETA NAIM FRASHËRI Sa e dua gjithë jetën! Se atje gjenj të vërtetën, Yjtë,hënën,hapësirë, Të mugëtit, natën, ditën, Mbrëmën dh’atë errësirën.\ Natën, kur është e qetuar, Edhe gjësendi s’dëgjonet; Qjellin kur ësht’ i qëruar, E hapësira ndritonet, Ret’ e zeza sterrë nd’erë. Vapën, vjeshtën ,dimrin verën, Retë ,shinë, dhe lumenjtë, Gjëmim,mjegullë, përrenjtë, Dhorën,breshrin e errën, Malet , fushat edhe brigjet, Grykat,çukat edhe shtigjet.

Oshëtimën,pyjet drurët, Shkëmbenjtë,gërxhet’ e gurtë, Lulet, barërat që mbijnë, E shpenet që fluturojnë, Edhe këngëra këndojnë, E nëpër degëra lëvrijnë. Dhe njerin’ e bagëtinë Dhe gjithë ç’është në jetë I dua si Perëndinë, Se nga do që këthenj sytë Shoh atje Zotn’ e vërtetë Q’është një e s’ka të dytë.

202


KUPTOJMË DHE NDIEJMË VJERSHËN 1. Përse poeti e ka titulluar këtë vjershë me këtë titull? 2. Çfarë toni e përshkon këtë vjershë? 3. Ndaluni në strofën e fundit dhe bisedoni për të? STUDIOJMË GJUHËN E VJERSHËS 1. Kjo vjershë është e përbërë prej pesë strofave gjashtëvargëshe. Çfarë rime ka përdorur poeti në këtë vjershë? 2. Gjeni cilin rrokësh ka përdorur poeti në këtë vjershë? Argumentojeni me shembuj konkretë. 3. Mësojeni vjershën përmendsh dhe recitojeni në klasë.

DITIRAMBI Këtë vjershë të bukur të Çajupit e përshkon toni i gjallërisë dhe i entuziazmit ndaj atdheut të autorit. Kjo lloj vjershe quhet ditiramb ( nga greqishtja dithyrambos – këngë lavdërimi dhe adhurimi). Ditirambe të bukura në letërsinë antike kanë shkruar Arioni dhe Pindari . Në ditiramb këndohet edhe për bukurinë e natyrës , për jetën e lumtur e pa brenga, për rininë e dashurinë fatlume, si edhe për dashurinë ndaj atdheut. Në letërsinë shqiptare , përveç Çajupit, ditirambe të bukura kanë shkruar : Naim Frashëri (Jeta, Dit’ e re), Kristo Floqi ( Pylli gjelbëruar).

203


VAJI I BYLBYLIT NDRE MJEDA NDRE MJEDA(1866-1937) – u lind në Shkodër në një familje të varfër. Meqë ishte tejet I zgjuar, nga jezuitët u dërgua të studiojë shkollë fetare jashtë atdheut, në Spanjë, Itali, Poloni, Francë. Pasi kryen shkollimin e lartë fetar , kthehet në atdhe dhe zhvillon aktivitete kulturore-patriotike. Është njëri ndër udhëheqësit e shoqërisë “Agimi” të Shkodrës dhe si përfaqësues I saj mori pjesë në Kongresin e Alfabetit në Manastir në vitin 1908. Botoi vëllimin poetic “Juvenilja”.

Po shkrihet bora, Dimni po shkon; Bylbyl i vorfën, Pse po gjimon?

Ndër pyje e ograja, N’ma t’mirin vend, Me rreze dielli Po e gëzon gjithkend.

Pushoi murlani Me duhi t’vet; Bylbyl i vorfën, Çou, mos rri shkret.

E tuj gjimue Shkon rreth e rreth Nji prrue që veret Rrjedh nëpër gjeth.

Gjith’, fushët e malet Blerimi i mbëloi; Livadhi e pema Gjithkah lulëzoi.

A çilë kafazi, Bylbyl fluturo; Ndër pyje e ograja, Bylbyl shpejto.

__________________________________________________________________________ Njohim fjalë dhe shprehje murlani – erë e ftohtë, që fryn nga verilindja duhi – stuhi, furtunë, tufan ograjë – pyll veret – gjatë verës a – formë e shkurtër e foljes është

204


KUPTOJMË DHE NDIEJMË VJERSHËN Poemthi „Vaji i bylbylit“, nga i cili është shkëputur ky fragment, për herë të parë është botuar në vitin 1887, kur poeti gjendej jashtë atdheut. Pse poeti i vë këtë titull këtij poemthi? Cili motiv trajtohet në të? Çfarë idesh e shtyjnë autorin të shkruajë një vepër me përmbajtje të këtillë? Çfarë grishje shpreh poeti në vargjet: “Pushoi murrlani me duhi t’vet; Bylbyl i vorfën, Çou mos rri shkret.” Çfarë mesazhi na jep autori me strofën e fundit? STUDIOJMË GJUHËN E VJERSHËS Kur e lexojmë këtë fragment të shkëputur të poemthit „Vaji i bylbylit“ kuptojmë se poeti shpreh idetë e tij patriotike. Me fjalën bylbyli (bilbili) nënkuptojmë shqiptarin e robëruar; me fjalën kafazi që çilet – fillimin e Rilindjes Kombëtare, dhe bora që shkrihet e dimri që po shkon paraqesin skllavërinë dhe injorancën që po fillojnë të largohen nga tokat shqiptare me fillimin e Rilindjes Kombëtare. Pra, autori ka sajuar një poezi simbolike.

SIMBOLI Në këtë poemth fjala bylbyl përveç kuptimit të parë merr edhe një kuptim tjetër të figurshëm. Fjala bylbyl nënkupton shqiptarin e skllavëruar. Duke e lexuar këtë poemth kuptojmë se poeti nuk e ka fjalën për zogun, por për popullin e robëruar nën sundimin otoman. Pra, kuptimi i dytë që merr fjala bylbyl në letërsi quhet simbol. Edhe ne jetën tonë të përditshme hasim shpesh fjalë që përdoren me kuptim të figurshëm, p.sh. fjala flamuri shënon jo vetëm pëlhurën e ngjyrosur në një shtizë, por nënkupton kombin që e ka atë flamur, pra është simboli i kombit, pëllumbi është simboli i paqes, dhelpra është simboli i dinakërisë etj.

205


MIQËSIA ZEF SEREMBE ZEF SEREMBE ( 1844-1901) u lind në fshatin arbëresh San Kozmo Albaneze të Kalabrisë në Italinë Jugore, ku zakonet dhe gjuha shqipe janë ruajtur deri më sot. Shquhet si një poet thellësisht lirik. Shkroi vjersha dhe poema. Veprat e tij më të njohura janë: Poezi italisht dhe këngë origjinale të përkthyera nga shqipja: “Sonete të ndryshme”, “Ushtari I kthyer”, “Flamuri shqiptar”, “Vjershë”. Nga deti dallëndyshja fluturoi Dhe në vende të ngrohta ngre folenë; Me mallin brodhi atje, po nuk harroi,

Kështu e shenjta miqësi është bërë: Megjithëse larg, po puqen me sevda Dy zëmra që prej fatit qenë ndarë.

Kur sosi çasti, të shkonte n’atdhenë.

Harresa e keqe kurrë s’mund të zërë: Dhe po i preu vdekja me gërshërë ata, Mbi varrin vjen mendimi duke qarë.

I shkundi pendët n’erë edhe shkoi Udhës së vjetër ku kish lënë harenë; Po n’udhë e zuri bora që e mundoi, Kështu për dashurinë humbi vetëhenë.

KUPTOJMË DHE NDIEJMË VJERSHËN Si e përshkruan poeti skenën kur dallëndyshja kthehej në atdheun e vet? Me çfarë malli brodhi ajo në vende të ngrohta? Çka shprehin vargjet e strofës së tretë? Po të strofës së katër? Çka nuk harroi dallëndyshja? STUDIOJMË GJUHËN E VJERSHËS Cilën kohë të foljes përdor më tepër poeti dhe për se? Si e kuptoni vargun: “Dy zemra që prej fatit qenë ndarë“. Shkruajeni shkurt në fletore përmbajtjen e vjershës. Mësojeni vjershën përmendsh dhe recitojeni bukur.

206


VAJET ANDON ZAKO ÇAJUPI Që ditën që vdiqe që kur s’të kam parë, Lotët që kam derdhur s’më janë dhe tharë! Shumë vjet u bënë,sot u mbushën dhjetë, Që kur më ke lënë dhe s’të shoh në jetë! Në ç’kopshte me lule ke qëndruar vallë? S’të vjen keq për mua? S’të vjen mallë për djalë? O ëngjëll i bukur, mos mëno në botë, Kthehu të të shomë, të na mbeten lotë. S’rrojmë dot pa tynë, ti si rron pa neve? Motëmot që rrojtëm bashkë, s’më urreve. Atje tek rri janë qipariz’ e varre… Kthehu të të shomë,mos na le për fare! Mos na le të gjorë, me zemër të ngrirë, Kthehu të gëzohesh kur të shoç tët birë: E ke lënë foshnjë,tani u bë burrë, s’arrite ta rritje,s’të ka parë kurrë! Për ty shumë herë çoç do të më thotë, po s’mund t’i përgjigjem,se më mbytin lotë! Kthej kokën mënjanë deh vështroj përpjetë, Duke psherëtitur te zot i vërtetë.

O zot i vërtetë,s’terdhi keq për djalë, Kur i more mëmën dhe më le të gjallë? Të më keshe marrë do të që më mirë dhe të rronte mëma të rriste të birë. Me se rrojnë foshnjat? Ç’i rrit çilimitë? Dashuri e mëmës dhe përkëdhelitë. O zot, të jam falë, mos më le të mjerë, dërgom ‘ Evgjeninë ta shoh dhe një herë! “Pse s’kuvendin mirë,more punëbardhë, cili vdiq një herë dhe prapë ka ardhë? Gjithë humbasën gruan ,mëmën a babanë, po ata që mbetën si ti nukë qanë: të vdekurin lotët s’e bien në jetë, po lutu dhe falu të rriç djalën vetë“. Doje drit’, o qiell, more dritën time dhe më mbushe jetën plot me hidhërime! Tani rroj pa shpresë, ndajs’dua të rroj, Se dhe perëndinë tani s’e besoj! (Nga „Baba Tomorri”)

KUPTOJMË DHE NDIEJMË VJERSHËN Vjersha “Vajet” është një vjershë elegjiake , në të cilën poeti shpreh ndjenjat e pikëllimit personal për gruan e vdekur të cilën e kujton edhe pas dhjetë vjetëve me lot në sy. Në cilat vargje shprehet pikëllimi i poetit për vdekjen e së shoqes? Nënvizoji ato.  Gjeni vargjet ku shprehet: - malli për gruan e vdekur - rëndësia e nënës për fëmijën - revolta kundër perëndisë.

207


STUDIOJMË GJUHËN E VJERSHËS Edhe pse prania e emrit të Evgjenisë haset vetëm në vargun e 27-të, ajo është e pranishme gati në çdo varg. Me çfarë mjetesh gjuhësore shprehet ajo? Gjejini ato në disa vargje si p.sh.: “S’rrojmë dot pa tynë, ti si rron pa neve” Në vargun e shtatë poeti i drejtohet gruas me fjalët “O ëngjëll i bukur, mos mëno në botë” Çfarë cilësish fizike dhe shpirtërore zbuloni prej këtij vargu? Cilat figura stilistike janë përdorur në këtë varg? Në këtë vjershë janë përdorur fjali lutëse, pyetëse, habitore etj. Nënvizojini disa prej tyre dhe thoni çfarë funksioni stilistik kanë ato? Mësoni përmendsh 20 vargje që ju pëlqejnë më shumë dhe recitoni bukur në klasë.

PUSHIMI Le të lexojmë vargjet e mëposjtme: Që ditën që vdiqe , || që kur s’të kam parë,| Lotët që kam derdhur || s’më janë dhe tharë!...| Shumë vjet u bënë, || sot u mbushën dhjetë, | Që kur më ke lënë || dhe s’të shoh në jetë! | Në fund të çdo vargu të fragmentit të mësipërm rregullisht kemi një pushim.Përveç këtij kemi edhe një pushim në mes të vargut ( të shënuara me dy viza vertikale) që quhet cezurë. Kështu me anën e pushimeve , në të shqiptuar , i ndajmë ndërmjet veti njësitë ritmike që janë më të vogla se gjysmë vargu, që quhen prerje.

208


SHKËMBI I FSHATIT TIM MURAT ISAKU Mbi brijtë e ngrirë, o shkëmb i fshatit tim, Që rritesh n’shpat ahishtesh, kur stinët vijnë me radhë, Unë kokën e mbështes dhe ndjej, kur zemra të rrah, Se prej zemrës sate kam lindë n’agimin e bardhë. O shkëmb – strofull i fisit tim, e gur i varrit, Rritu bashkë me mua dhe rro edhe mbasi të vdes. Hajt… Derdhu në gaz fëmijëror dhe shkëlqim, Se në ballin tënd lexoj me ëndje çdo shpresë. O shkëmb i fshatit tim, vetëm unë gjuhën ta di, Prandaj flas, flas pa kanda, ti ujemin pa ma shtuar, Unë digjem nga malli, kur në ledhet tua përtri Kujtimet e fëmijërisë që ti ndër përralla m’i thua.

KUPTOJMË DHE NDIEJMË VJERSHËN Pse poeti e titullon kështu këtë vjershë? Çka përfaqëson shkëmbi? Çka përshkruhet në strofën e parë, në të dytën dhe të tretën? Krahasojini ato. Çfarë vetish i jep autori shkëmbit? STUDIOJMË GJUHËN E TEKSTIT Poeti kujton shkëmbin e fshatit të vet të ëmbël. Ai bisedon me të si me një krijesë të gjallë. Ilustrojeni këtë me vargje.

209


NË MËRGIM ASDRENI ALEKSANDËR STAVRE DRENOVA - ASDRENI (1872-1947) u lind në fshatin Drenovë të Korçës. Në Korçë kreu gjimnazin në gjuhën greke. Imigron në Rumani, ku e kaloi kohën më të gjatë të jetës. Bashkëpunoi me Rilindësit kombëtarë. Veprat letrare janë: “ Rreze djelli”, “Psallme murgu”, “Ëndrra e lotë” dhe “Këmbana e Krujës”.

I mërguar prej shtëpisë, Prej atdheut vendit tim, Kur agimi i djalërisë Zu ndriçonte me shkëlqim.

Ec o djalëth i gëzuar Ndë atë anë mb’atë vis, Sill një lule të bekuar Nga ai vend si paradis!

Aty larg i mallëngjyer, Porsi murgu në shkreti, Po mejtohem zemërthyer: Vall’a kthehem përsëri?!

Edhe ti ylli i mëngjesit, Që sheh ditën kur mburon, Që ke qenë brez pas brezit Yll i bukur që ndriton.

Ty moj shpezë udhëtare, Që përpjetë fluturon Me vrapim, që s’lodhesh fare Nëpër viset ti ku shkon;

Si kandilë e pashuar Që ndë jetë s’ka shterim Dërgoi dritë të uruar Atij vendit , dheut tim!”

Ecë, ecë shpezë e lirë, Që më dukesh sikur flet, Dhe një lajm sill të mirë: Një të „falur me shëndet“!

……………………… Me sa mall e sa dëshirë Atë ditë po e pres, Që edhe unë atje i lirë Pranë prindërve të vdes!

Detëtar, o trim o burrë Nëpër vajat që këndon, Dhe nga deti s’druhesh kurrë, Kur fryn era edhe trazon!

210


KUPTOJMË DHE NDIEJMË VJERSHËN Poeti nëpërmjet kësaj vjershe të bukur lirike shpreh ndjenjat dhe dhembjen e vet për atdheun. Pse poeti i vë këtë titull vjershës? Çka kërkon poeti prej shpendit? Po nga të tjerët? Ilustroni sipas vargjeve të vjershës. Çka kuptoni nga tri strofat e fundit? Cila është dëshira e poetit?

STUDIOJMË GJUHËN E VJERSHËS Në këtë vjershë më shpesh poeti ka përdorur epitetin, me të cilin përshkruan gjendjen e vet shpirtërore. Gjeni epitetet, nënvizoni dhe diskutoni për to. Cilin varg dhe rimë ka përdorur poeti në këtë vjershë? Mësoni katër strofat që ju pëlqejnë më shumë dhe recitoni në klasë.

_________________________________________ FJALA ABDYLAZIS ISLAMI ABDYLAZIS ISLAMI (1930- 2006) u lind në fshatin Gajre të Tetovës në vitin 1930. Punoi si mësues, këshilltar pedagogjik dhe redaktor në Radio-Shkupi prej ku edhe u pensionua. Shkruan për fëmijë dhe të rritur. Veprat më të njohura janë “ Fatiana” ( roman për të rritur), “Oaza” ( vjersha për të rritur) , “Korrieri Artan Arta” ( poemë), “Agullina” ( sonet për të rritur), “Hekurani në Artas (roman për të rinj) , “Dredhia” ( roman për të rritur) etj. Fjala t'urren — zhgënjen T'mallkon — qorton Ajo të shkel — përkëdhel Të zhduk — të shpik Fjala është ujë që freskon Zjarr që shkrumon 0, ajo është kamxhik Që stuhitë i ndërsen i mund!

Fjala është e thellë sa toka E lart — sa qielli mbi koka E hidhët — sa mëkati Që në vete ndryn Fjala të xhvesh, të ngjesh Të fryn e shfryn — E bukur është kur sjell lulzim në bokë.

211


________________________________________________________________ Njohim fjalë dhe shprehje

shpik - trillon zhgënjen - të dëshpëron bokë - kodër gurishtë shkrumon - të djeg mëkat - gjynah KUPTOJMË DHE NDIEJMË VJERSHËN 1. Pse poeti e titullon kështu këtë vjershë? Për çfarë fjale mendon ai? 2. Çfarë shprehet në tri vargjet e para? Krahasojini ato me katër vargjet vijuese. 3. Shkruani të gjitha emërimet e figurshme që i bën poeti fjalës dhe shpjegojini ato. ujë ______________ ______________ ______________ ______________ 4. Pasi të keni zgjidhur ushtrimin e mësipërm , shkruani veprimet që poeti i vesh fjalës: t’urren ________________ ________________ ________________ STUDIOJMË GJUHËN E TEKSTIT Poeti i vesh fjalës cilësi njerëzore. Nëpërmjet këtij përngjasimi ai nxjerr dukuri dhe veti njerëzore në pah. Ilustrojeni këtë me vargje nga teksti. Figurat letrare të mëposhtme quhen metafora: Fjala t’urren Fjala të shkel Fjala të përkëdhel....

212


E MARTA RRAHMAN DEDAJ E martë është Sot vijnë fshatarët e mi Dhe sjellin në treg Zemrën e vendlindjes sime. Të martën e blertë Të martën e verdhë Të martën me shi... Ne dalim në treg Dhe blejmë nga një pjesë të verës së pjekur Nga një pjesë të marte prej fshatarëve të mi.

Kur kthehen në shtëpi Me nga një yll të ndezur në plis Janë më të pasur për një të martë E më të mëdhenj për një dashuri Që na e lanë në sofrat e qytetit të bardhë. E marta në sytë e vashave Që blejnë në treg – Lulet e vendlindjes sime E marta e fëmijëve që blejnë Mollët e arta të gjakut tim

KUPTOJMË DHE NDIEJMË VJERSHËN Cilës ditë i këndon poeti dhe pse? Si e kuptoni strofën e dytë? Çka përshkruhet në strofën e tretë, të katër dhe të pestë? Cili është mesazhi kryesor i kësaj vjershe? STUDIOJMË GJUHËN E VJERSHËS Si duhet kuptuar „Zemrën e vendlindjes sime“: – si një përshkrim të zakonshëm – si një kuptim të figurshëm për të thënë se në treg sjellin sendet më të vlefshme të vendlindjes sime. Bëni përpjekje të argumentoni çdo përgjigje të drejtë. Gjeni metaforat në këtë vjershë dhe shpjegoni funksionin e tyre. Nënvizojini fjalët e përbëra dhe shpjegoni si janë formuar ato. Nënvizojini vargjet e vjershës që nuk kanë folje. Mësojeni vjershën përmendsh dhe recitojeni bukur.

213


SYRGJYN VDEKUR (Elegji për Luigj Gurakuqin)

FAN S. NOLI Nëno moj, mbaj zi për vëllanë Me tre plumba na i ranë, Na e vranë e na e shanë Na i thanë tradhëtor. Se të deshte dhe s’të deshnin, Se të qante kur të qeshnin, Se të veshte kur të çveshnin, –Nëno moj, të ra dëshmor.

Nëno moj, ma qaj në Vlorë Ku të dha liri, kurorë, Shpirt i bardhë si dëborë; Ti s’i dhe as varr për hor. Nëno moj, ç’është përpjekur Gojëmjalt’e zemërhekur, Syrgjyn–gjall’e syrgjyn vdekur, Ky vigan liberator.

Nëno moj, vajto, merr mallin, Larot ta përmbysnë djalin, Që me Ismail Qemalin Ngriti flamur trimëror. _____________________________________________________________________________ Njohim fjalë dhe shprehje nëno – poeti mendon për atdheun larot – plaçkitës, njerëz të poshtër syrgjyn – i mërguar, i arratisur, i internuar

KUPTOJMË DHE NDIEJMË VJERSHËN Për se poeti e titullon kështu veprën? Kujt i drejtohet poeti me fjalët „Nëno moj“? Për se? Si e kuptoni strofën e tretë? Për se përmendet Ismail Qemali? Në cilën strofë karakterizohet trimi në këtë vjershë?

214


STUDIOJMË GJUHËN E TEKSTIT Shpjegoni shprehjet e figurshme: “Se të deshte dhe s’të deshnin Se të qante kur të qeshnin Gojëmjalt’ e zemërhekur Syrgjyn gjallë e syrgjyn vdekur“. Komentojeni me shkrim këtë poezi. Teksti të përmbajë deri në 150 fjalë.

Për shembull: Edhe e varfër Edhe e pasur Edhe e dobët Edhe e fuqishme...

THEKSI Çdo fjalë e gjuhës shqipe ka theksin e saj. Gjithashtu edhe çdo varg ka theksin ose theksat e tij.Këto theksa quhen theksa ritmikë. Ashtu si në çdo fjalë, edhe në çdo varg mëshojmë zërin jo vetëm në një,po disa herë në dy a në shumë rrokje. P.sh. Se të deshte dhe s’të deshnin, Se të qante kur të qeshnin Në vargun e parë theksi ritmik bie në rrokjet de dhe desh, ndërsa në vargun e dytë - qan dhe –qesh.

215


KU SHTROHET VALA LASGUSH PORADECI Ku shtrohet vala përmi zall E fryn një këng’ e pakuptuar, Të pashë, motër, plot me mall, Më pe më shpirt të llaftaruar.

............................................ ........................................... ............................................ ...........................................

Q’ ahere silleshim më nge Gjith vet5-i dytë, vet – e dytë... Dh’i shtinja sytë gjith përdheGjthë përdh3e m’i shtinje sytë...

Q’ahere qamë plot me mall Atq vështrimin e kaluar, Ku shtrohet vala përmi zall E fryn një këng’ e pakuptuar.

Po me t’u ndarë vet e vet Më s’kishim turp që s’kishte fjalë... Na ritej malli posi det, Posi një det që vjen me valë:

Se kish kuptim, që s’kish kuptim Kuptim’ i fellë-i mallit t’onë; Se malli jon’ ish zotërim, Që robëronb përgjithmonë.

E prapë silleshim më nge Gjith vet-i dytë, vet-e dytë; E prapë sytë gjith përdhe, Gjithë përdhe pikonin sytë.

Se s’dashuronja –as un’ as ti, Po dashuronte dashurija: Një dashuri – një fshehtësi M’e fshehur sesahehtësija.

216


KUPTOJMË VJERSHËN 1. Si ndjeheni pasi ta keni lexuar këtë poezi? 2. Si e kuptoni strofën e parë? 3. Çka shpreh autori në strofën e katërt? 4. Ç’thotë poeti për dashurinë?

ANALIZOJMË GJUHËN E VJERSHËS 1. Çfarë ritmi kemi në këtë vjershë? Arsyetojeni mendimin tuaj. 2. Në cilin dialekt është shkruar kjo vjershë? Arsyetojeni mendimin tuaj. 3. Gjeji dhe shkruaji më së paku tri fjalë që u shmangen rregullave drejtshkrimore. 4. Format foljore silleshim, shtrohet janë në formën : a. veprore b. joveprore Bisedoni në klasë për përgjigjen e dhënë.

ROMANCA Romanca është vjershë në të cilën ka elemente lirike dhe epike, dhe me një ritëm të shpejtuar. Në këtë lloj vjershe shpesh këndohet dashuria dhe fati ndërmjet djalit dhe vajzës. Në disa romansa përfshihen momente pikëlluese me përfundim tragjik. kemi romansa popullore dhe artistike.

217


NJË NATË PA GJUMË MIGJENI Pak dritë ! Pak dritë! Pak dritë, o shok, o vëlla. të lutem pak dritë në kët natë kur shpirti vuen, kur të dhemb e s’di ç’të dhemb, e syni gjum nuk ka, urren, nuk din ç’urren, don e s’din se ç’don. Pak dritë! O burrë! O hero! Nga do që të jeshë!... burrë që shkatërron edhe që ndërton sërish! pak dritë vetëm, të lutem mëshirë të kesh se do të çmendem në këtë natë pa gjumë dhe pa pishë. Oh! Ta kishe pishën të madhe edhe të ndezun! me flakën e pishës në qiellin e kësaj nate ta shkruejshe kushtrimin... Ehu Burrë i tretun! do ta shifsha vallen tande në maje të një shpate. Por pishë nuk kam e vëtëm janë burrat, shokët... dergjem n’errësinë pa gjumë dhe pa dritë... askush s’më ndigjon, çirrem kot më kot... hesht more, hesht! Por qindro o shpirt. Gjeli këndon dhe thotë se asht afër drita gjel rren a s’rren? Cila asht fjala jote? kur ti këndon thonë se asht afër drita... por un s’besoj sonte në fjalët e ksaj bote. Hiqmuni qafet! Mendime, o jastek ty të rroki, të përqafoj si shpëtimin, më fal ate që due: gjumin dhe andrrimin e dy buzvet që pëshpëritin ngushllimin.

Në këtë vjershë autori kërkon dritë, sepse pa dritë nuk ka jetë. Është njëra ndër vjershat më të prekshme të Migjenit të ciklit „Kangët e fundit“.

218


KUPTOJMË DHE NDIEJMË VJERSHËN Çka shpreh poeti në këtë vjershë? Çka shprehin dy vargjet e strofës së parë? Prej kujt kërkon poeti dritë? Për se? Si e kuptoni strofën e parafundit dhe të fundit? STUDIOJMË GJUHËN E VJERSHËS Në cilin dialekt poeti e ka shkruar këtë vjershë? Poeti në fund të disa vargjeve ka përdorur pikëçuditjen, ndërsa në disa të tjera trepikëshin. Për se? Shpjegojini dy vargjet në vijim: “Pak dritë vetëm, të lutem mëshirë të kesh se do të ç’mendem në këtë natë pa gjumë dhe pa pishë.” Fjalia: „Të lutem mëshirë të kesh“. është: a. habitore b. dëftore c. dëshirore Përcaktoni rimën e vargjeve të vjershës. Mësoni katër strofat që ju pëlqejnë më shumë dhe recitoni në klasë.

219


ERË BJESHKE, ERË DRINI ALI PODRIMJA Kjo vjershë i kushtohet pas vdekjes shkrimtarit dhe studiuesit të shquar shqiptar në mërgim Martin Camaj. Përshkrimi i mjedisit shqiptar , i shtëpisë së tij në Gjermani, ku ai jetoi e punoi shumë vjet, flet qartë për dashurinë e madhe që Martin Camaj kishte për atdheun, për vendlindjen, të cilën nuk mundi ta shohë 40 vjet. (Te shtëpia e Martin Camajt) Gjithçkaje i vinte era Dukagjin. Aty ishte edhe Dranja nga Temali, pastaj oda e burrave me qilim Peje dhe lahuta në ballë të oxhakut, punuar nga lëkura e buallit të Drinit nga një artist anonim, që kishte dalë andej në Rrafsh, Vetëm mungonte i zoti i shtëpisë, i cili kish dalur... kreshtës së malit, aty ku ngrin fluturimi i shqipes e fillon ëndërra...

220


____________________________________________________________________________ Njohim fjalë dhe shprehje Temali – emër vendi në krahinën e Dukagjinit lahutë-a – vegël muzikore ku ngrin fluturimi i shqipes- këtu : vargu ka kuptim figurativ, mbaron jeta.

d.m.th. kur

KUPTOJMË DHE NDIEJMË VJERSHËN Pse poeti e titullon kështu këtë vjershë? Çfarë shprehet në shtatë vargjet e para? Po në gjashtë vargjet e tjera? Cilat toponime i përmend autori në këtë vjershë? Për se?

STUDIOJMË GHJUHËN E VJERSHËS Si i kuptoni vargjet: ...dhe lahuta në ballë të oxhakut, punuar nga lëkura e buallit të Drinit nga një artist anonim që kishte dalë andej në Rrafsh... Autori ka përdorur vargun e lirë. Arsyetoni këtë! Mësoni vjershën përmendsh dhe recitoni në klasë!

221


QYTET I LASHTË MARTIN CAMAJ Aty, si tash, para se me ardhë fiset, ishe... me tambël në plasaritjen e currave e me themele një emër: Shkodra, E të thirrën qytet me kunora, e të hodhën përkrye gur e hekurat para. U zgjove e përgjakun sa herë e u kqyre në pasqyrën tande. Me atë emën u lave ndër ujna t’lumenjve dhe qëndrove me petka të reja në shkamb, e ndritun, ballë diellit mbi fusha.

222


________________________________________________________________________ Njohim fjalë dhe shprehje fis-i – grup njerëzish me gjuhë të përbashkët e zakone të njëjta. Këtu autori e përdor në kuptimin, fiset sllave etj., që u dyndën shumë më vonë në Ballkan (aty nga shek, Vll). curr-i – shkëmb i lartë me anë të thepisura kqyr – vështroj petk-u – veshje, rroba

KUPTOJMË DHE NDIEJMË VJERSHËN Ndaj kujt shpreh dashurinë autori me këtë vjershë? Si e cilëson qytetin e lindjes autori? Për se e titullon kështu këtë vjershë? STUDIOJMË GJUHËN E VJERSHËS Si i kuptoni vargjet e para: Aty , si tash, para se me ardhë fiset ishe... .......................................................... E thurrën qytet me kurora .......................................................... U zgjove e përgjakun sa herë e u kqyre në pasqyrën tënde Vjersha është hartuar pa rimë, me vargje të lira. Arsyetoni këtë. Vjersha është shkruar në dialektin gegë. Ktheni atë në gjuhën letrare. Mësoni vjershën përmendsh dhe recitoni në klasë.

223


GURRA DHE OQEANI VIKTOR HYGO VIKTOR HYGO ( 1802-1885) është shkrimtari më i madh i letërsisë francezen të periudhës së romantizmit. Ka shkruar poezi, drama, tregime dhe romane. Romanet e tij e bënë të njohur në letërsinë botërore. Veprat më të njohura të tij janë: “Ndëshkimet”, “Gavroshi”, “Të mjerët” etj. Gurra që lart nga shkëmbi qan e bie në det si pika loti; i pamëshirshmi oqean i flet: „Moj qaramane, ç’do ti? Përulësisht të njelmëtit hon ia kthen aherë gurra e dëlirë: “Që të të jap diçka të mungon, ca pika ujë për t’u pirë“. (Shqipëroi Sotir Caci) __________________________________________________________________________ Njohim fjalë dhe shprehje gurr-a – burim, krua i, e njelmët – i, e kripur hon-i – greminë, gropë e thellë; këtu: oqean i pafund i, e dëlirë – i, e pastër, i kthjellët KUPTOJMË DHE NDIEJMË VJERSHËN Çka shpreh autori në strofën e parë? Ç’i thotë oqeani gurrës? Si i përgjigjet gurra oqeanit? STUDIOJMË GJUHËN E VJERSHËS Cilat figura letrare përdoren në këtë vjershë? Gjeni se ç’përfaqësojnë gurra dhe oqeani? Shpjegoni dy vargjet e fundit të vjershës?: “Që të të jap diçka të mungon, ca pika një për t’u pirë“. Mësojeni vjershën përmendsh dhe recitojeni bukur.

224


TINGËLLIMË DASHURIE PABLO NERUDA PABLO NERUDA (1904 ) është poet i njohur demokrat i Kilit.. Poezitë e tij të ëmbla lirike janë të mbushura me frymë sociale dhe erotike. Ka shkruar shumë. Në vitin 1971 mori çmimin Nobël për letërsi. Mori pjesë aktiven jetën politike të Kilit në kohën e Salvador Alendes, duke qenë përfaqësues diplomatik në Paris, ku mbeti edhe pas vrasjes së Alendes në vitin 1973 nga junta ushtarake. Përmbledhjet më të njohura të poezive të tij janë: “Këngët e mbrëmjes”, Banori dhe shpresa e tij”,Gurët e Kilit”, “Unazat” etj.

Nuk jam vetëm i dheut ku guri i njelmët është i vetmi trëndafil, lule e varrosur në dete, ecte, por edhe lumenjtë që brigjeve borën prenë. Lartësitë e idhta të Rordilerës hapi i ka njohur. E ngatërruar, krahinë fishkëlluese e atdheut tim t’egër, kulpër, puthjet e vdekura që i përhapen pyllit, klithja e lagur e zogut që shfaqet në dridhje, oh, krahina të dhimbjes së bukur e vajit të rëndë. S’janë vetëm të miat lëkurat e helmuara të bakrit, salnitër e shtruar si statujë e rrëzuar prej bore, por dhe bregvreshtat e kopshtkumbullat me dhurata pranvere, të miat janë, e unë i takoj si thërmizë e zeshkët tokës shterpërore dhe dritës vjeshtore, të rrushit, këtij atdheu metalesh të ngritur me kulla acarësh. KUPTOJMË DHE NDIEJMË VJERSHËN Kujt ia kushton poeti këtë vjershë? Për se? Cili motiv dominon në këtë vjershë? Çfarë ndien poeti ndaj atdheut të vet? Cili është mesazhi i vjershës? Po ju çfarë ndieni ndaj atdheut? Ilustroni këtë mendim. STUDIOJMË GJUHËN E VJERSHËS Si është ndërtuar vjersha, me varg të gjatë dhe me rimë, apo me varg të gjatë dhe pa rimë? Arsyetoni mendimin tuaj me shembuj konkretë nga vjersha. 225


HALILI DHE HAJRIA KOLË JAKOVA Personazhet: Halil Gërria Sokoli Musta Sulejman Pasha Asllani Selim beu Bejtash Sulejmani Lajmëtarë ,roje, sejmenë etj.

-kryetar çete -shok i Halilit -vëlla i Halilit -pashai i Shkodrës -javeri i pashës -dizdar i kalasë -kryespiun i kalasë

Ngjarja ndodh në Shkodër në fillim të shekullit tetëmbëdhjetë Halil Gërria me shokë ka dalë malit të luftojë për të çliruar vendin nga zgjedha osmane. I tradhtuar nga burri i motrës , nga Bejtash aga, për të cilin nuk di se është spiun i pashës,Halili bashkë me Sokolin dhe Halilin e vogël kapen prej osmanëve. Ata i sjellin të lidhur përpara Sulejman pashës që do t'i dënojë me vdekje. AKTI III Oborri i kalasë. Në skenë janë Sulejman pasha, Asllan beu, Selim beu dhe roja ( Hyn Bejtash aga ) SULEJMANI: Fol , Bejtash aga, se tek një fjalë jotja varet e ardhmja jote. BEJTA: Pashë ,përgatitu të dëgjosh një lajm shumë të gëzueshëm. SULEJMANI: U zu Halili? BEJTA : Nuk, due, pashë, që zania e tij të të sjellë ty ndonjë të keqe. SULEJMANI: Çka janë këto fjalë, o Bejtash aga? BEJTA: Thonë se nga një lajm i gëzueshëm ndodh nganjëherë që dobësohet zemra. SULEJMANI: Fol, a u zu Halili, a je çmendë? 226


BEJTA : Po ,pashë, u zu Halili , vëllai i tij Musta dhe shoku i tij i ngushtë Sokoli. Rojat po i sjellin të lidhun këtu përpara teje. SULEJMANI: Bejtash aga ,çka don prej meje? BEJTA: Dëshirën time kam kohë që ta kam thënë. SULEJMANI: Po , ja tashti do t'i shkruaj sulltanit. Të thërritet qatipi. Në qoftë se flen, të zgjohet me shqelma. Ai flen porsi buell. ( Një roje del). Eja, Bejtash aga, e zen vend ngjitë mbas meje. Këtu do të jetë përherë vendi yt. A bani dam përpara se t'u lidhte? BEJTA: Vrau kallukbashin Hasan e dy rroja të tjera. Një e ka shitue randë. SULEJMANI: Nuk janë shumë. Edhe luani në pritë e ban do dam para se të ngordhë. Më dhimbet kallukbashi. E kisha armë të fortë. Gjithçka shkoi ashtu si e kishim mendue? BEJTA: Planet e tua e këshillat e mia nuk mund të shkojshin ndryshe. SULEJMANI: Po e motra çka bani? BEJTA: Ajo nuk din hala se u hutuen apo i tradhtova. E kanë rrëmbye rojet papritmas dhe e kanë ndrye në një odë. SULEJMANI : Shumë e bukur ajo grue. BEJTA : Shumë , pashë. ( Hyn Asllan beu) Asllan bej ,çfarë lajmi na sjell? ASLLANI: Çfarë lajmi mund t'ju sjell, kurse këtu shof Bejtash agën? SULEJMANI: Të kam thënë, Asllan bej, po plakesh çdo ditë. Të tjerët po bajnë më tepër se ti. Pse shikon ashtu? A të duket i tepërt ky vend që i kam dhanë Bejtash agës?

Ja, ku po më sjell Halilin. 227


ASLLANI: Gjithmonë kam thënë, pashë, se Bejtash aga është i zoti. SULEJMANI : Ma i zoti se ti? ( Asllani hesht). Hajde, hajde. Dhelpër plakë, hajde se unë baj shaka. Sot jam në qejf. Unë e di, Bejtash aga e kishte me Tahir bejnë. Atij ia dhashë të shtimen, por ty, jo. Shërbimet e tua kanë qenë të çmueshme. ( Asllani vete në vend). Tek e mbramja shkaktarin e kokçarjeve e të grindjeve tona do ta kemi para nesh të lidhun si qen. ( Hyn një sejmen.) SEJMENI: Pashë, ju sjellin hajdut Halilin këtu përpara. SULEJMANI: Sillnje, çka pritni? (Rojat sjellin Halilin, Musten dhe Sokolin.) Shikoni çfarë fytyrash! ... Cili është Halili? BEJTA: Ai në mes. SULEJMANI: (Ulet e shikon.) Halili. Ja, Halili. Asllan bej, e shikon? Bile i lidhun si një kafshë. ( Të lidhurve). Pa më thoni, ku jeni? HALILI: Në kala të Shkodrës. SULEJMANI:

Me

këtë

za

u

jepshe

urdhër

shokëve

t'i

bini

turkut?

HALILI: Po. SULEJMANI: A e dini ju se sa i fortë është sulltani? HALILI : E dimë. SULEJMANI: E pse luftoni, pra? HALILI: Mbrohemi nga mizoritë e tua. SULEJMANI: Gjithmonë ke folur kaq egër? HALILI: Nuk di me folë ndryshe.

228


SULEJMANI: Qafir, a mendon se je përpara pashës së Shkodrës? HALILI : Qëndro ma burrë. I dobëti shan! Çka don veç jetës prej meje? SULEJMANI : I dobëti shan!... ( Qesh nga zori.) E dëgjoni! A jam i dobët apo jo do ta tregojë xhelati, që pret vetëm urdhërin tim. HALILI: Xhelati asht ma i dobët se ti. Ai pret vetëm urdhra. SULEJMANI :Le të flasë edhe pak gjuha jote. Kam dëshirë ta dëgjoj edhe kur pret si shpatë. Pa më thuaj, kush asht ma i fortë: unë që të kam lidhë apo ti që hungëron si qen stani në vargoj? HALILI: Edhe në vargoj nuk ta kam frikën. SULEJMANI: Po pse u lidhe atëherë? HALILI : Në besë të lidh edhe një grue. Burrat vriten ballë për ballë. E sa për ballë, mos të qofsha falë. Edhe ti vetë ma ke njohë hovin. Por njerëzit si Bejtash aga e thyejnë besën për pare. SULEJMANI: Bejtash aga ia ka dhanë besën sulltanit, që i jep dritë e jo hajdutëve qafira si ti. HALILI: Besa e shqiptarit nuk i jepet të huajit për me tradhtue e me zanë në kurth vëllanë e vet. Këtë e bani ju. Na në malet tona këtë e quajmë premje bese dhe e paguajmë shtrenjtë. SULEJMANI: A do ta ulësh atë kokë apo do t'i them xhelatit ta ulë për tokë.. HALILI: Sokol, pasha na kërcënohet me xhelat, si thua ti? SOKOLI: Të këndojmë një herë, ndoshta i largohet mërzia. HALILI: ( Qesh.) Tamam të këndojmë.Ku ka ditë ma të bukur të këndojmë para pashës e para xhelatit. SOKOLI: Mu në kala të Shkodrës. BEJTA : Pashë , kam frikë se do ta teprojmë. Nuk i njef çfarë krenash kanë. SOKOLI: A e ke dëgjue kangën e Tahir beut, pashë? 229


HALILI: Eh, Tahir beu,asht bukë e përditshme. Sa herë ka kthye pasha me bisht ndër shalë si qen i lagun, prej malsorëve të Kuçit e të Kelmendit. SULEJMANI: Domus, pis arnaut! ASLLANI :Mbanja gojën qafirave. BEJTA: E thashë se do ta teprojnë. SELIMI: Të gjallë do t'i djegim allah.

HALILI: Çudi, na lidhë, e ju tuti.Qetësohu, pashë e mos i rrudh dhambët.Bahu i urtë si atëherë kur ktheheshe prej fushës së Kelmendit e Kalasë së Medunit. E mban mend si t'u varshin veshët e kishe në kala si një mace e ngordhët ?Luftojnë malet tona,pashë. Na kemi pyetë pleqtë ma të vjetër. Ata thonë se kurrë nuk kemi pasë turk në këto ana, por dikah kanë ardhë. Ky vend yni, pashë. Na nuk i lajmë haraç një zoti të huaj. Nuk durojmë babën me na e jo ma kërbaçin e halldupit anadollak. Mos i rrudh dhambët se burri i malësisë nuk trembet. SULEJMANI: Mjaft! More i ndëgjoni të gjitha këto e duroni? Kemi gjak ndër dej,apo jo? ASLLANI: Presim urdhërin tand ,pashë.

230


SULEJMANI: Çfarë urdhëri, ndoshta kërkoni që t'i gjykojmë mbas sheriatit? ASLLANI: Vdekja e tyne asht bamë hak. SULEJMANI: Vdekjen e tyre e bekon vetë allahu, i cili edhe ai si unë në këtë rast besoj se do ta ketë humb durimin. T'u pritet koka edepsëzave. Kam dëshirë t'i shoh edhe unë pa kokë, prandaj do t'i prisni këtu në kala. Nesër kufomat e kokat e tyne të shëtiten nëpër pazar të Shkodrës. HALILI: Sokol, po na pret pasha, si thue ti ? SOKOLI: Pa kokë, s'do të mundem me këndue,pra,po ja filloj tashti : Tahir bege prej Stambolle Na djeg shpi, na djeg kasolle. ASLLANI: Pushoni! SELIMI : Qafirat! BEJTA: Ja, po këndojnë. ( Rojat ndërhyjnë menjëherë t'i ndalojnë.) SULEJMANI : Jo, leni të këndojnë! Do të shoh deri ku arrin guximi në këtë qerata milet. BEJTA: Do të tërbohen fare. SULEJMANI: ( Të lidhurve). Mos kujtoni se kam frikë nga guximi juej ? Po hajt na këndoni një herë : Sulejman pasha i Shkodrës ju dëgjon: SOKOLI : Don Halilin me na pre Sulejmani ka ba be Ndal, Tahir, o Tahir beg, Duel Halili në beleg, Ndalu, beg, merre haraçin, ndalu, turk, luaje gërbaçin luej gërbaçin këtu n'mejdan, fyta-fyt,tagan m'tagan! HALILI: Nuk po na thoni: ju lumtë goja? 231


SULEJMANI: (Trimave të tij.) Shikoni qafirat çfarë kangë i kanë vu Tahir beut! Këtë milet duhet me e qitë faret. Vetëm atëherë do të rimë të qetë. HALILI: Si të duket, Bejtash aga, a e kemi këndue kaq bukur edhe në shtëpinë tande? Nuk po flet ? Si të duket, a po vdesim burrnisht. Mue më vjen keq që i kemi duert lidhë se do të kërcenim këtu para pashës e para xhelatit. Ptu!... Lugat,por ma lugat ai që ti mban përbri. (Rojat ndërhyjnë.)

________________________________________________________ Njohim fjalë dhe shprehje sejmen-i - rojë që rri pas pashait etj javer-i - adjutant, ndihmës a bani dam - këtu: a vrau shitoj - plagos ndryj - mbyll brenda, kyç tek e mbramja - më në fund qafir - i pabesë, armik xhelat - i - ai që zbaton publikisht dënimin me vdekje të një njeriu. hungron - ulërin qeni a ujku duke nxjerrë zë nëpër dhëmbë. bash - pikërisht, vetë tutem - trembem, frikohem rrudh dhambët - tregoj dhëmbët, kërcënoj beleg-u - dyluftim - i haraç-i - lloj takse në kohën e pushtimit osman kërbaç-i - kamxhik, dredhë halldup-i - emër përbuzës, për pushtuesin osman anadollak-u - nga Anadolli, këtu: turk sheriat-i - ligj fetar mysliman milet-i - popull-i

KUPTOJMË TEKSTIN 1. Përse Halil Gërria me shokë ka dalë malit ? 2. Me ndihmën e kujt zihet Halili me shokë nga pashai?

232


3. Çfarë qëndrimi keni ndaj Bejtash agës, Asllanit, Tahir beut. 4. Ç'mendim keni për malësorët dhe Halilin me shokë në veçanti? 5. Pse autori përdor dialektin e veriut?

VLERËSOJMË DHE INTERPRETOJMË TEKSTIN 1. Si e vlerësoni qëndrimin e Halilit para Sulejmanit e të tjerëve? 2. Si e vlerësoni thënien e Halilit: “Qëndro ma burrë. I dobëti shan! Çka don veç jetës prej meje?” Pas kësaj çfarë përgjigje i jep Sulejmani Halilit ? Si e vlerësoni atë? 3. Çfarë domethënie kanë fjalët e Halilit :” Në besë të lidh edhe një grue. Burrat vriten ballë për ballë. E sa për ballë, mos të qofsha falë. Edhe ti vetë ma ke njohë hovin. Po njerëzit si Bejtash aga e thyejnë besën për pare.

STRUKTURA E KRIJIMEVE DRAMATIKE Drama është gjini e letërsisë artistike që e pasqyron jetën përmes veprimit skenik të personazheve dhe të dialogëve e të monologëve të tyre. Disa lloje të krijimeve dramatike ( tragjedia,komedia dhe drama) ndahen në akte , pamje dhe skena. Ç’është akti? Akti është ajo pjesë e krijimit dramatik që luhet në skenë pa ndërprerje që nga ngritja e perdes e deri në lëshimin ( mbylljen) e saj. Ndonjëherë ndihet nevoja që në kuadër të një akti të ndërrohet skena. Akti ndahet në dy e më tepër pjesë të vogla. Kur kemi ndërrimin e skenës në kuadër të një akti , atëherë kemi ndarjen e aktit në disa pjesë më të vogla, që quhen pamje. Përveç ndarjes së dramës në akte, në krijimet dramatike kemi edhe disa ndërrime të tjera më të vogla, të cilat sajohen me paraqitjen e çdo personi në skenë ose me largimin e tij prej saj. Këto ndërrime quhen skena.

233


KOPRRACI MOLIERI MOLIERI ( 1622-1673). Emri i vërtetë i Molierit është Zhan Batist Pokëlen. Është përfaqësuesi më i rëndësishëm i klasicizmit francez. U lind në Paris në vitin 1622. Me një trupë teatrore shëtit tërë Francën , ku njihet me jetën e popullit dhe maniret e provincës. Ka shkruar një numër të madh të komedive,si: “ I sëmuri imagjinar”, “Tartufi”, “Mizantropi”,”Koprraci”, “Borgjezi fisnik” etj. Harpagoni është fajdexhi i pasur dhe koprrac i jashtëzakonshëm. Kleanti, i biri , në bashkëpunim me shërbëtorin e tij, ia marrin arkën me florinj. Harpagoni bëhet si i marrë dhe thërret komisarin e policisë për zbulimin e hajdutëve.

Personazhet kryesore: Harpagoni ( koprraci) – i ati i Kleantit dhe i Elizës Kleanti – i biri Eliza – e bija Komisari i policisë e tj. HARPAGONI – (Thërret që nga kopshti dhe del në skenë pa kapelë) Hajdutët! Hajdutët! Vrasësit! Kriminelët! Oh! I mjeri unë! Drejtësi, o Zot i drejtë! Më fikën, më vranë, më prenë kokën, më vodhën paratë e mia! Kush m’i ka marrë? Ç’u bë? Ku është? Ku fshihet? Si mund ta gjej? Ku të vete? Ku të mos vete? Mos është atje? Mos është këtu Kush je ti? Qëndro! Paratë! Paratë, i poshtër!... (Zë krahun e tij.) Oh, jam unë! M’u prish mendja s’di ku jam, cili jam e ç’po bëj. Oh, paratë e mia të gjora, miqtë e mi të dashur! Më lanë pa ju. Tani që ju rrëmbyen prej meje, e humba mbështetjen, ngushëllimin, gëzimin; të gjitha mbaruan për mua; s’ ë duhet më jeta; pa ju është e pamundur të rroj. Kaq ishte, më la fryma, po vdes, vdiqa, më varrën. S’ka ndonjë zemërbardhë që të më ngjallë, të më kthejë verdhushkat e mia të dashura, ose të më thotë kush m’i ka marrë? E? Si thoni? Asnjë s’ka? Kushdo që ma bëri gjëmën, mirë ma gjeti rastin; zgjodhi tamam kohën kur i flisja atij të mallkuarit djalë. Të dal. Të vete në polici e t’i themi t’i shkojnë në hell të gjithë të shtëpisë, me shërbëtorë e shërbëtore, me djalë, me vajzë, more dhe mua vetë. Sa njerëz qenkan mbledhur! Kujtdo që i hedh sytë, më bën të dyshoj, të gjithë më ngjajnë me hajdutin që më vodhi. Ej! Për cilin flisni atje tej? Për atë që më vodhi? Çfarë zhurme bëhen atje lart? Mos është atje hajduti? Amani kush e di ku është futur, i lutem të ma tregojë! Mos është fshehur aty në mes tuaj? Më vështrojnë të gjithë dhe qeshin. Keni për të parë, edhe ata kanë gisht në vjedhjen që më është bërë, pa tjetër. Hajde, shpejt, komisarë, xhandarë, gjykatës, litarë, trarë, xhelatë! Të gjithë t’i varin, të gjithë: dhe, sikur të mos i gjej paratë e mia, do të varem edhe vetë pastaj. 234


KOMISARI – Ma lini mua në dorë, ai është zanati im, u rixha në kësi punësh. S’është e para herë që po merrem me zbulimin e hajdutëve dhe do të isha bërë pasanik i madh sikur të kisha aq thasë nga një mijë franga sa njerëz kam varur. HARPAGONI – Të gjithë gjykatësit të interesohen për shqyrtimin e kësaj çështjeje dhe, në qoftë se nuk m’i gjejnë paratë e mia, do të kërkoj drejtësinë e drejtësisë. KOMISARI – Duhen bërë gjithë hetimet e nevojshme. Sa para kishit në arkë, thatë? HARPAGONI – Dhjetë mijë florinj, të numëruar një për një. KOMISARI – Dhjetë mijë florinj?! HARPAGONI – Dhjetë mijë florinj. KOMISARI – Vjedhje e rëndësishme. HARPAGONI – S’ka torturë që mund ta lajë këtë krim kaq të madh dhe, sikur të mos i jepet dënimi i merituar hajdutit, s’ka siguri më as për gjërat më të shenjta. KOMISARI – Në ç’monedhë ishte kjo shumë? HARPAGONI – Në flori tingëllues. KOMISARI – Cilin dyshoni për këtë vjedhje? HARPAGONI – Të gjithë dhe dua të arrestoni e të burgosni qytetin me gjithë rrethet. KOMISARI – Po të më dëgjoni mua, nuk duhet të inatosim asnjeri, po të mundohemi me të urtë e me të butë, të shtiem ndonjë provë në dorë, që të mundim të veprojmë pastaj me anën e forcës dhe të kërcënimit për t’i gjetur gjithë paratë që ju kanë vjedhur. Njohim fjale dhe shprehje gjëmë-a – këtu: fatkeqësi e madhe, e keqe e madhe xhelat-i – ai që pret kokën, vrasës, mizor u regja – këtu: u mësova, u kalita KUPTOJMË TEKSTIN Cila është tema qendrore e këtij fragmenti? Cilët janë personazhet kryesore në të? Ritregoni fragmentin sipas një plani të caktuar? VLERËSOJMË DHE INTERPRETOJMË TEKSTIN Autori shtron një varg pyetjesh. Si ndikojnë ato te lexuesi apo shikuesi? Veçoni fjalitë me të cilat shprehet koprracia e personazhit kryesor. Pse nuk e arsyetoni sjelljen e Koprracit? Ilustrojeni atë me shembuj konkretë. STUDIOJMË GJUHËN E TEKSTIT Kjo pjesë është shkëputur nga një komedi. Komedia është një lloj i gjinisë dramatike. Në të jepen dukuri shoqërore të shëmtuara dhe të ulëta. Këto veti goditen përmes ironisë dhe sarkazmës. Komedia mbaron në mënyrë të gëzueshme. Fitues janë personazhet pozitivë. Fjalët që thonë, personazhet zbulojnë cilësitë e tyre. Ndaluni në cilësitë e koprracit dhe Komisarit. 235


Ndani pjesën në role dhe interpretojeni në klasë.

ROMEO DHE ZHULIETA VILIAM SHEKSPIR VILIAM SHEKSPIRI (1564-1616) u lind në vitin 1564 në qytetin e vogël Stratford, në të ciline kaloi fëmijërinë dhe rininë. Pati mundësi të njohë mirë jetën e zakonet e krahinës angleze, të dëgjojë prej gojë së fshatarëve gojëdhënat popullore, të njohë mirë gjuhën e gjallë popullore. Për 22 vjet veprimtari krijuese, ai i dha skenës së letërsisë 37 vepra të mrekullueshme nga ana e jetës plot gjallëri. Kulmin e krijimtarisë së vet e arrin kur shfaqen në skenë tragjeditë madhështore të tij “Hamleti”, “Makbethi”, “Mbreti Lir” etj.

SKENA II Gjithatje. Pemëtore e Kapuletit. Hyn Romeo. ROMEO: Ai që kurrë dhimbje nuk ka ndjerë, Me plagët e të tjerëve le të tallet. (Zhulieta duket lart në një dritare). Pa dale! Ç’dritë feks n’atë dritare? Ajo është lindja, diell është Zhulieta! O diell çkrep dhe hënën e venit, Sepse ajo është verdhur nga zilia Që ti, e bij e saj je më e bukur; Po bij e saj moj ji, kur është ziljare. Kostum’i saj q’është veshje e çupërisë, Ka ngjyrë krejt të vakët dhe të zbetë Që mund ta mbajnë vetëm budallenjtë. Oh, flake atë veshje se s’ka hije. Kjo është ime zojë ,ime shoqe! Oh, po sikur ta dinte edhe ajo! Po flet; megjithatë s’po thotë asgjë. Ç’të bëj? Po ja ku duket syr i saj Qe hapur, po më flet; do t’i përgjigjem. S’më shohin sytë, nuk po më flet mua. Dy yjtë më të ndritshëm që ka qielli, Me punë do largohen edhe lutin 236


Dy sytë e saj të ndritin atje lart, Gjersa ata të kthehen përsëri. Ç’do ngjiste vallë , sikur syt’e saj Moho t’et – atë e flake këtë emër, Ta ndronin vendin sot me yjt’e qiellit? A ndryshe, m’u beto që do të më duash Shkëlqim ‘i faqes i turpëronte Dhe s’dua që të quhem Kapulet. Si një kandil të zbetë, dritë e ditës, ROMEO: (Me nj’anë) Kurse në qiell sytë e saj do ndritnin Të rri e ta tregoj a t’i përgjigjem? ZHULIETA: Armiku im është vetëm Në tërë firmamentin aq shumë, Sa zogjtë natën këngës do t’ia thoshin, emri yt Po ti, për herë, je ai që je Tamam sikur t’ish ditë e vërtetë. Edhe në qoftë se s’do jesh Montag. Shiko sa bukur faqen pshet mbi dorë! Oh, t’isha dot një dorëz mbi atë dorë, Po çfarë është vallë një Montag? Nuk është as dorë, as këmbë, as krah , as Të prekja atë Faqe! ballë ZHULIETA: E mjera unë! ROMEO: Po flet! Oh fol prapë, i ndritur Dhe as gjymtyrë tjetër e njeriut ; Oh ki një emër tjetër! Po çka një emër? gjëll! Çdo emër s’i humb erën trëndafilit; Sepse tani që je më lart se mua Prandaj si do të quhej dhe Romeo. Më dukesh si lavdia e shkëlqimit, Këtë përsosje prapë do ta kish. Si engjëlli me krahë i paradisit Romeo, flakë tutje këtë emër Që njerëzve u vret sytë e çakaritur Edhe për të, që s’është mis’i yt, Në kohën që vështrojmë me çudi Të jap të gjithë vetën time! Kur çan posi shigjetë retë e plogta ROMEO: Të zura në fjalë! Edhe lundron në gji të hapësirës. ZHULIETA: Romeo, oh Romeo! Pse je Dashnor, më thirre e prapë gëzohem. meo? Këtej e tutje s’quhem Romeo. _______________________________________________________________________ Njohim fjalë dhe shprehje feks-i – ndrit, shkëlqej zili-a – lakmi vakët-i – kohë-a firmament-i – dokument që vihet në shkrim engjëll-i – këtu: i pafajshëm e i butë, njeri pa faj KUPTOJMË TEKSTIN Veprimi i dramës zhvillohet në kohën e mesjetës, në qytetin Veronë të Italisë. Konflikti ndodh ndërmjet dy familjeve, Montag dhe Kapulet. Romeo, i biri i Montagut dhe Zhulieta, e bija e Kapuletit, dashurohen fuqishëm dhe kurorëzohen fshehtazi. Kjo dy të rinjtë i çon deri në vetëvrasje. Në varret e tyre dy familjet e armiqësuara pajtohen.  Me çfarë shprehjesh e paraqet autori dashurinë e Romeos ndaj Zhulietës? Cilat fjalë të Romeos dëshmojnë se dashuria është më e fuqishme edhe se vdekja? 237


Cilit lloj të letërsisë i takon kjo pjesë? Ndani pjesën në role dhe interpretoni në klasë ose në ndonjë pasdite letrare.

VDEKJA E NJË MBRETËRESHE REXHEP QOSJA

Kjo pjesë është shkëputur nga monodrama “Vdekja e një mbretëreshe” e Rexhep Qosjes. Është botuar në vitin 1978. Trajton çastet e fundit të mbretëreshës Teuta. Përfshihet koha kur e ka humbur luftën me romakët dhe do ta humbë edhe fronin. Ajo tani shpalohet shpirtërisht edhe si mbretëreshë edhe si grua.

( Dëgjohet zëri i brirtë, më i buitshëm, që paralajmëron sulmin e menjëhershëm në kështjellën e mbretëreshës. Kthehet e meritur , e vendon kamxhikun e artë , parzmoren e unit, thikën dhe gotën e helmit në dollap. I afrohet dritares , vendos duart në skajet e saj dhe u drejtohet pushtuesve, që nuk shihen , me zë të vendosur dhe të lartë.)

Keni kaluar shtrëngata, detërat dhe shkëmbinjt që të pushtoni tokat e mia. Mendoni se këtu do të gjeni qetësinë? keni harruar se qetësia juaj do të varet prej nesh, ashtu siç varet gjithmonë paqja e pushtuesit prej durimit të të pushtuarit. Jo. Nuk na njihni mirë. Ju keni marrë guxim prej fatkeqësisë sime dhe prej urrejtjes suaj. Guximi juaj do të jetë edhe fatkeqësia juaj. Ju do t’i shihni kufijtë e vetes vetëm kur t’i kaloni kufijtë. Nuk e dini se prej luleve këtu bëhen shpesh ferrat; prej qengjave dalin shpesh ujqit, prej kaprojve lindin shpesh arinjtë ; prej dafinave farkohen shpesh shigjetat, kurse prej melosit bëhet shpesh helmi. Ju nuk e njihni këtë popull. Nuk e duron ai shpatën e të vetit e aq më pak e duron shpatën e të huajit . Ky popull e vë krenarinë mbi lumturinë. Përmbi malet tona fluturojnë shqiponjat dhe prej tyre jemi mësuar të çmojmë mbi çdo gjë tjetër lirinë. Edhe buka e thatë na duket e ëmbël, edhe gurët na duken të butë; edhe malet na duken fusha; edhe dimri na duket pranverë vetëm kur jemi të lirë. Ne i kemi këputur gjithmonë prangat dhe do t’i këpusin aq më shpejt prangat tuaja. Si nuk keni mësuar prej ushtarëve të mi? A ka ngjarë ndonjë herë të zini ndonjë rob dhe ta bëni skllav? Jo tani mendoni se do ta shtini në duart bazileshën e tyre! Jo. Nuk do ta shtini në duar as të gjallë, as të vdekur. Kufomën e saj do ta lëshojë dheu dhe s’do ta shihni kurrë me sytë tuaj. Do të bindeni se edhe pushtimi juaj do të dëshmojë namin tim . Namin e bazileshës, që s’ju ka lënë kurrë të qetë. ( I largohet fronit dhe i afrohet bustit të perëndisë Medaurus para të cilit gjunjëzohet dhe fillon të lutet.)

238


Perëndi? Pse hesht? Fol, së paku sot, mos të shkoj pa ta njohur zërin. Kurrë nuk ta kam dëgjuar fjalën edhe pse kurrë vullnetin tim s’e kam vënë mbi vullnetin tënd. Ti me heshtje e ke drejtuar fatin tim dhe fatin e popullit tim: të keqen dhe të mirën t’i pranuar njësoj. Kurrë s’të kam lutur si sot, sepse kurrë s’kam dashur ta shqetësoj heshtjen tënde. . E, sot? jam pajtuar me vdekjen time, por mos u pajto Ti me pushtimin e popullit tim. perëndi! Bëj që nami i tij të mos shuhet! Bëj që nami im të ruhet! Unë do të vdes ashtu si më ka hije: pa më prekur dora e armikut dhe tradhtarit. Kujdesu që të mos ketë uri dhe etje, që të lulëzojnë pemët dhe të shtohen të korrat, të pjellin bagëtia dhe të shumëzohen bletët , të kenë gjinj nënat dhe të rriten foshnjat. Perëndi! Vetëm Ty të bie në gjunj dhe vetëm Ty të lutem: mallkoje armikun, dënoje tradhtarin. Dhe mos e harro Laidin tim të vogël të humbur. Perëndi! më jep ndjesën herën e fundit, se unë të jap veten. ( Ia ndërpreu lutjen zëri i bririt, që bie shtatë herë , duke paralajmëruar dorëzimin e përgjithshëm edhe të rojtarëve të kështjellës. Mbas zërit të bririt shikon dritare më dritare. Heshtje e plotë . Kur kthehet sheh se valltaret dalin njëra pas tjetrës. pastaj fillon marshi triumfues.) Të gjithë janë dorëzuar. tani edhe ato më lanë. Edhe Fari është bërë me ta. Kam mbetur vetëm. Mes luleve më kanë çelur gjarpërinjtë. Kam parë dashurinë edhe atje ku ka qenë urrejtja – si gjithnjë; besnikërinë edhe atje ku ka qenë tradhtia – si gjithnjë. Kam zgjatur dorën që të më nxirret krahu – gjithnjë; më është dhuruar buzëqeshja e është shikuar froni – si gjithnjë. Unë e vdekur , derisa të tjerët do të jetojnë. Vetëm ... ( Qesh duke qarë .) Ha-ha-ha! Sa bukur! Unë prej fronit e tjetërkush në fron! Me daulle, me valle e me këngë. Ato do të vallëzojnë si deri sot! para syve të Medaurit. Para heshtjes së tij! E këmbët e mia akoma mund të vallëzojnë ... As Medauri nuk turpërohet. Hesht si gjithnjë. (Qesh duke vallëzuar , qan duke qeshur.) Le të ngushtohen rudinat dhe le të zgjerohen kënetat; le të tërbohen detyrat dhe le të shuhen yjet; le të rrafshohen malet dhe le të ngrihen fushat; le të digjen lumenjtë dhe le të thahen të mbjellat ; le të vdesin njerëzit dhe le të sundojnë shtazët! (Ndalet e shtangur në vend.) Unë të vdes e Ai të sundojë! Unë të vdes e ato të vallëzojnë! (Çel dyert e dhomës me rrëmbim.) Qe, hajdeni, jam gati,Merreni bazileshën. Mos të jetë bazilesh. Le të jetë grua. Vetëm grua. 239


(Hedh veshjen mbretërore.) Unë të vdes e ata të jetojnë! Kurrë! Kurrë...! Kurrë...! ( Godet statujën e perëndisë dhe përmbyset edhe vetë në dysheme. Vjen duke heshtur ritmi triumfal.) Vetëm grua... vetëm grua. ( Bie perdja ngadalë.)

240


KUPTOJMË TEKSTIN 1 Ç’dini ju për mbretëreshë Teuta.? 2. Çfarë u thotë ajo pushtuesve? 3. Çfarë dini për konfliktin iliro-romak? 4. Çfarë cilësish na dalin nga monologu i Teutës për vendasit (ilirët)? VLERËSOJMË DHE INTERPRETOJMË TEKSTIN 1. Si shprehet mbretëresha për pushtuesit që vijnë të pushtojnë me forcë Ilirinë e saj? 2. Mbretëresha i lutet Perëndisë si perëndeshë dhe si grua . Për se? Arsyetojeni mendimin tuaj. 3. Si duket mallkimi i mbretëreshës për natyrën dhe njerëzit që e rrethojnë në çastet e fundit të humbjes? 4. Thoni se çfarë strukture ndërtimi ka ky tekst. Arsyetoni mendimin tuaj. 5. Thoni fuqinë e fjalëve të Teutës dhe të emocioneve të saj kur flet për atdheun dhe kur flet për fatin e vet.

Detyrë : Duke u mbështetur në tekstin mundohuni të shkruani një portret për mbretëreshën Teuta.

Monodrama Monodrama është një vepër që i takon gjinisë letrare të dramatikes. Në këtë lloj dramatik si dramë shfaqet drama e një personazhi. Në këto vepra dramatike zakonisht nuk ka shumë veprime. Teksti shfaqet si monolog i shpalimit shpirtëror të personazhit. Kjo lloj vepre dramatike është e përhapur sot në botë, si element i teatrit modern.

241


KULTURA E MEDIAS FILMI ARTISTIK Me zbulimin e kamerës filloi të prodhohet filmi. Ai regjistron fotografinë, lëvizjen dhe zërin. Filmi është një term që përmban tërë fotografitë në lëvizje si projekte në veçanti apo si fushë në përgjithësi. Origjina e fjalës vjen nga materiali që përdoret për të regjistruar dhe treguar ato, i cili quhet film fotografik. Filmat prodhohen duke regjistruar ose filmuar objekte dhe persona të vërtetë ose duke përdorur vizatime dhe efekte speciale. Filmat përbëhen nga një seri fotografish të treguara me shpejtësi njëra pas tjetrës të cilat japin iluzionin e një lëvizjeje të pandërprerë tek syri i njeriut. Filmi xhirohet sipas skenarit. Filmi artistik kombinon tekstin dramatik, lojën e aktorëve, muzikën, peizazhin, hapësirën etj. në funksion të motiveve, që realizohen përmes fotografisë. Pasi të bëhet skenari, hartohet libri i xhirimit. Ai përcakton rendin dhe gjatësinë e kuadrove të filmit. Materiali i xhiruar më tej zgjidhet dhe përpunohet nga pikëpamja teknike e tij.

242


EMISIONET TELEVIZIVE Fjala televizion rrjedh nga fjala greke tele- larg dhe visio- shikim. Televizioni është sistem telekomunikativ për emetimin dhe pranimin e fotografive dhe zërit nga largësi të mëdha. Përmbajtja që emeton stacioni ose rrjeti i caktuar televiziv quhet program televiziv. Programi televiziv përbëhet prej emisioneve specifike , por shpesh ndahet në: • programi informativ ( më shpesh lajme televizive); • programi argëtues , që shpesh përbëhet nga emisione të ndryshme argëtuese. Gjithashtu mund të ketë edhe nënlloje të veçanta si: *programi i sportit, që më shpesh përmban transmetime ose ritransmetime të ndeshjeve sportive; *programi muzikor , që përbëhet nga emisione të ndryshme me përmbajtje kryesore muzikore, muzikë popullore dhe argëtuese; *programi i dramës që më shpesh përbëhet nga emetimi i dramave të shkruara enkas për televizion , si p.sh programet humoristike etj.; *programi i filmit që përbëhet nga emetimi i filmave të ndryshëm. •

programi kulturo-arsimor, që përbëhet nga emisione me përmbajtje nga sfera e kulturës dhe arsimit. Këtu bën pjesë edhe programi për fëmijë dhe të rinj, që ka për qëllim edukimin e fëmijëve dhe të rinjve. Përmbajtja e programit të televizionit shpesh varet nga pronari dhe financimi i punës së stacionit ose rrjetit televiziv , nga ligjet tradita dhe standardet kulturore të rrethit në të cilin emetohet programi , si edhe nga publiku. Kështu programet televizive të TV shtetërore kanë më shumë programe nga fusha e kulturës, arsimit, politikës etj. sesa ata private.

243


RADIOJA Ç’është radioja? Radioja (lat.: radius = rreze) është një aparat elektronik marrës - dhënës i rrezeve elektromagnetike, të ashtuquajtura radiovalë. Një radioaparat është i aftë vetëm të lëshojë valë dhe quhet radiotransmetues. Nëse një radioaparat është i aftë vetëm të kapë radiovalët e lëshuara quhet radiomarrës. Radioaaparati që është i aftë të marrë dhe lëshojë radiovalë, quhet radiomarrës e dhënës, apo shkurt radio.

244


*

LLOJET E RADIOEMISIONEVE

Programi i radios përbëhet prej emisioneve specifike: programi informativ (lajme); programi argëtues , që shpesh përbëhet nga emisione të ndryshme argëtuese. Gjithashtu mund të ketë edhe nënlloje të veçanta si: • •

*programi i sportit, që më shpesh përmban transmetime të ndeshjeve sportive; *programi muzikor , që përbëhet nga emisione të ndryshme me përmbajtje kryesore muzikore, si muzikë popullore dhe argëtuese; *programi i dramës (radiodrama) që më shpesh përbëhet nga emetimi i dramave të shkruara enkas për radio , si p.sh programet humoristike etj.; • programi kulturo-arsimor, që përbëhet nga emisione me përmbajtje nga sfera e kulturës dhe arsimit. Këtu bën pjesë edhe programi për fëmijë dhe të rinj, që ka për qëllim edukimin e fëmijëve dhe të rinjve.

Përmbajtja e programit të radios shpesh varet nga pronari dhe financimi i punës së stacionit të radios, nga ligjet tradita dhe standardet kulturore të rrethit në të cilin emetohet programi , si edhe nga publiku. Kështu programet e radiove shtetërore kanë më shumë programe nga fusha e kulturës, arsimit, politikës etj. sesa ata private.

0T*

HISTORIA E RADIOS

Nikola Tesla ishte zbuluesi i parë që dëshmoi zbatimin e përçimit të pateltë në vitin 1893. Shpikësi italian Guljelmo Markoni (Bolonjë 1874 - 1937 Romë), ishte i pari që zhvilloi një radiokomunikim funksionues. Ai dërgoi dhe kapi radiosinjalet e tij të para në Itali në vitin 1895 në Pontichio. Patentoi sistemin e ri telegrafik pa fije në Britani të Madhe. Themeloi "Marconi's Wireless Telegraph and Signal Company" në të cilën punuan shkencëtarë të shumtë në përmirësimin e aparatit.

245


RIKUJ TE SË HIPERBOLA Hiperbola është figurë stilistike, e cila i përngjet metaforës dhe krahasimit. Me të zmadhohet ose zvogëlohet një ide më tepër se sa është në të vërtetë. Kjo bëhet me qëllim që të fuqizohet shprehshmëria e veprës letrare. Për shembull: Balli i saj, si balli i hanës. Jeta e djeshme ka qenë lumë. Ka frikë nga hija e tij.” POEMA Poema është një nga llojet e gjinisë epiko-lirike tregimtare e letërsisë. Tregimi thurret gjithmonë në vargje. Ka një subjekt të caktuar. Mund të tregohet edhe një ngjarje historike, por kurdoherë në vargje. Ngjarjet dhe personazhet në poemë paraqiten në mënyrë hiperbolike dhe të idealizuar KRAHASIMI Krahasimi është ajo figurë stilistike që na jep një send të krahasuar me një tjetër. Mund të kemi të krahasuar cilësi të ndryshme si psh. posi ambli fllad; gjendje si p.sh. Posi fluturimi i zogut. Krahasimi ndërtohet duke përdorur gjithnjë lidhëzat krahasuese si, posi, sikurse. SONETI Dy strofat e para të kësaj vjershe janë katërvargëshe, ndërsa dy të tjerat trevargëshe. Kjo lloj vjershe quhet sonet ose tingëllimë. Sonete të bukura në letërsinë botërore kanë shkruar Dante Aligieri, Françesko Petrarka etj., ndërsa në letërsinë tonë kombëtare Ndre Mjeda etj. ELEGJIA Elegji – fjalë greke: elegos, elegon – këngë me të qara. Elegjia është një vjershë lirike me të cilën poeti shpreh pikëllimin e thellë në lidhje me një ngjarje të pikëllueshme. Elegji të bukura në letërsinë shqiptare kemi: „O moj Shqypni“ të Vaso Pashës, „Syrgjyn vdekur“ dhe „Shpella e Dragobisë“ të Nolit, ndërsa në letërsinë botërore „Korbi“ të Alan Posë etj.

246


ELEMENTET LETRARE PERSONIFIKIMI Personifikimi është një lloj i metaforës, në të cilën gjërave, dukurive, sendeve abstrakte, kafshëve ose bimëve u jepen cilësi njerëzore. Për shembull: xbrit, pa xbrit o e vërtetë xbrit nga gjur’i perëndisë, jakë pakë tatëpjetë, tu apç dritë njerëzisë…( „Historia e Skënderbeut“ Naim Frashëri)

ANTITEZA Elegjia „Syrgjyn vdekur“ e shkrimtarit të shquar shqiptar Fan Stilian Nolit dallohet me shumë shprehje të bukura. Figurë letrare në të është antiteza apo kontrasti. Antitezë në letërsi quajmë atë figurë letrare kur dy fjalë, dy mendime me kuptime të kundërta, dy tablo të kundërta, qëndrojnë pranë njëra tjetrës për të nxjerrë më mirë në dukje dhe më me forcë artistike thelbin e një fenomeni.

METAFORA Metafora është ajo figurë letrare me anën e së cilës shkrimtari bën përafrimin , përngjasimin ndërmjet dy dukurive apo sendeve. Metafora është e ngjashme me krahasimin, por në të nuk përdoret lidhëza si. Në metaforat e mësipërme kemi përngjasimin e fjalës me njeriun. Është njeriu ai që të urren, të shkel, të përkëdhel. Në këtë rast dhe fjala që përdoret nga njeriu shkakton po ato veprime si dhe vetë njeriu.

ONOMATOPEA Në tekst i hasim fjalët: ush, shkllap-shkllap, pllas-pllus, ë, bëllduf dhe plluf. Me këto fjalë jepet thirrja e njeriut kur i drejtohet një kafshe ose imitohet zhurma që krijohet kur bie diçka. Me përdorimin e këtyre fjalëve tregimi bëhet më konkret dhe i drejtpërdrejtë. Këto fjalë quhen fjalë onomatopeike apo tingullimituese.

247


PËRRALLA Përrallat janë llojet më të njohura të tregimeve popullore. Në to hasim personazhe dhe ngjarje të çuditshme, që flasin për vise dhe kohë fantastike. Në përrallën e mësipërme kemi personazhe që kryejnë veprime. Nëpërmjet veprimeve të tyre zbulohet edhe qëllimi i personazhit kryesor, të martuarit me më të bukurën, por që durimi dhe naiviteti ia humbin atë.

ROMANI Romani është një vepër e madhe tregimtare që pasqyron një proces të ndërlikuar të jetës, një sasi të madhe fenomenesh të jetës në zhvillim e sipër. Në roman përshkruhen dhe jepen karakteristika të shumë personazheve, zhvillimi dhe përfundimi i tyre pas zgjidhjes së konfliktit.

TRAGJEDIA Tragjedia është lloj i dramës në vargje apo prozë, në formë dialogu. Termi tragjedi rrjedh nga fjala greke trakos, keci dhe ode, këngë. Personazhi kryesor në luftë për realizimin eidealeve të veta mbaron tragjikisht. Tragjedi të njohura në letërsinë botërore janë : „Hamleti“, „Makbethi“, të Shekspirit etj.

248


TË SHPREHURIT ME GOJË DISKUTIMI Diskutimi është një lloj komunikimi që kryhet ndërmjet dy a më shumë personash për të shkëmbyer ide , informacione dhe opinione për një fakt a ngjarje të caktuar. Nëpërmjet diskutimit këmbehen opinione për një problem ndërmjet shumë personash. Diskutimi mbështetet më së paku në tri elemente bazë: - faktet - argumentet - opinionet . Me fakte kuptojmë dëshmi të ndryshme që pranohen si të vërteta. Ato shërbejnë për të argumentuar ose për të kundërshtuar një mendim, një ide, një tezë etj. Me argumente kuptojmë arsyetimet ose provat që shfrytëzohen gjatë diskutimit. Ata përdoren për të vërtetuar ose kundërshtuar një mendim, një ide ose diçka tjetër. Duke u mbështetur në fakte dhe argumente pjesëmarrësit në diskutim formojnë opinione të caktuara. Këto opinione të caktuara janë mendime, gjykime, vlerësime për çështjen që diskutohet. Përse organizohet diskutimi? Diskutimi përmban dy synime kryesore: 1. Të diskutosh për të bindur dikë. Diskutimi organizohet të paktën për të bindur dikë. Pjesëmarrësit në diskutim flasin, sjellin fakte dhe opinione me qëllim që të bindin njëri-tjetrin. 2. Të diskutosh për të informuar Të informuarit paraqet një qëllim themelor të diskutimit. Gjatë diskutimit faktet duhet të thuhen ashtu që dëgjuesi të informohet mbi çështjen që shtjellohet. Mund të organizohet një diskutim vetëm nëse dëshmohen njohuri të plota.

249


Gjatë diskutimit duhet respektuar disa rregulla praktike: 1. Të dish të dëgjosh. Të dish të diskutosh do të thotë të dish të dëgjosh. Të dish të dëgjosh në përgjithësi do të thotë ballafaqim të kulturuar qytetar dhe demokratik të ideve, tolerancë dhe respektim të opinioneve, mendimeve dhe arsyetimeve të tjerëve.

2. Të përgatitesh për ndërhyrje. Ndërhyrja mund të jetë e dobishme e qartë dhe e suksesshme vetëm nëse përgatitet mirë. Pra , ndërhyrja e suksesshme kërkon përgatitje të mirë. Për këtë përdoret skeda e bisedimit. Ajo përmban kryesisht ide, fakte, mendime , gjykime e propozime të reja që dalin gjatë diskutimit. Ndërhyrja zakonisht përdoret për të plotësuar e për të çuar më tej mendimin e dikujt ,për ta kundërshtuar atë, ose për ta zëvendësuar me një mendim tjetër më cilësor dhe të argumentuar. Disa rregulla praktike për zhvillimin e diskutimit Për zhvillimin e një diskutimi duhet të respektohen disa rregulla të zakonshme: -Çdo i pranishëm në diskutim duhet të përpiqet të marrë pjesë në të dhe të shprehë mendimin e tij, duke u mbështetur në argumente dhe pa përsëritje. -Duhet të dëgjojmë me kujdes të tjerët kur flasin, të mbajmë shënime për çështjet më të rëndësishme të diskutimit. ` -Të marrim pjesë në diskutim pasi të na jepet fjala nga drejtuesi i diskutimit. Kur të tjerët flasin, nuk duhet t’i ndërpresim. -Zakonisht, diskutimin e drejton një drejtues. Drejtuesi ka për detyrë të hapë diskutimin, t’i përcjellë diskutimet, të kujdeset për kohëzgjatjen e diskutimeve, të mos dalin nga tema etj. -Drejtuesi i diskutimit bën përmbledhjen dhe jep përfundimet e diskutimit dhe e mbyll atë. Pyetje dhe ushtrime 1. Si duhet t’i paraqesim idetë dhe mendimet tona në një diskutim? 2. Thoni disa nga rregullat e diskutimit. 3. Cilat janë detyrat e drejtuesit të diskutimit? 4. Në çfarë forme duhet të ulen pjesëmarrësit e diskutimit? 5. Cilat nga tri cilësitë në vijim i konsideroni më të rëndësishme për drejtuesin e diskutimit? • •

të jetë i bukur të jetë i mençur

250


• • • • • • • • •

të jetë i madh të jetë i pasur të jetë i dëgjueshëm të dijë të dëgjojë të tjerët të dijë të ndërhyjë të jetë i veshur bukur të dijë të komunikojë me të tjerët të dijë të hajë të dijë të organizojë punën

6. Diskutoni për njërën nga temat e mëposhtme: a. Si të arrijmë sukses më të madh në mësime b. Raporti nxënës mësimdhënës c. A ka konflikt ndërmjet brezave

251


TREG IMI Tregimi është një krijim artistik që i kushtohet një ngjarjeje pa hyrë në hollësi se çka ka ndodhur para dhe pas saj. Tregimi është produkt i të treguarit. Të treguarit ( rrëfimi) e ngjarjes është arti dhe mjeshtëria e të rrëfyerit. Marrim dhe analizojmë tregimin e mëposhtëm..

ASTRITI I NDERSHËM Ishte ditë e bukur dhe e ngrohtë pranverore, e ndritur nga rrezet e arta të diellit. Sot Astriti ishte shumë i lumtur dhe i gëzuar. Ai sot doli të shëtiste nëpër qytet. Rrugët e qytetit ishin plot e përplot me automjete, karroca dhe njerëz. Në udhëkryq, pranë një semaforit Astriti hetoi një plakë. Trupin e kishte të kërrusur, me flokë të thinjura, sytë i kishte thellë në gropëzat e syve, me rudha nëpër fytyrë. Plaka ishte e veshur me rroba të zeza. Në krahun e majtë mbante një shportë të mbushur me perime. Në dorën tjetër mbante një shkop, me të cilin ndihmohej gjatë të ecurit. Plaka ishte ndalur në udhëkryq dhe dëshironte të kalonte në anën tjetër të rrugës. Ngaqë s'i njihte shenjat e komunikacionit, ajo pa parë ngjyrën e semaforit deshi të kalonte rrugën. Kur qiti këmbën të kalonte, zëri i trishtueshëm i sirenave e frikësoi dhe ajo u spraps në vendin e mëparshëm. Kjo i ndodhi edha ca herë me radhë. Astriti e kuptoi se ç'kërkonte plaka, prandaj ai me zërin e tij lakmues e pyeti plakën: - Ku doni të shkoni,gjyshe? - Në shtëpi, bir i nënës , por s'mund ta kaloj këtë rrugë, e marrtë dreqi, u përgjigj gjyshja disi e dëshpëruar. - Eja gjyshe, se të nxjerr unë andej rrugës, - i tha Astriti gjyshes duke e kapur për dore. Astriti priti që në semafor të ndizet ngjyra e gjelbër. Pastaj djaloshi, me gjyshen për dore, me kujdes e kaloi rrugën. Pasi kaluan rrugën, Astriti e pyeti gjyshen: -Ku banoni gjyshe? - u dëgjua zëri i njomë i djaloshit. - Në rrugën "Xh.Taun" numër 36 - iu përgjigj plaka. Astriti e dinte këtë rrugë, pasi asaj rruge shkonte për në shkollë. Kur arritën te shtëpia e gjyshes, gjyshja e thirri të hynte brenda, por Astriti i tha gjyshes se s'kishte kohë, duhej të shkonte në shkollë. Atëherë anëtarët e familjes, së bashku me gjyshen, e falënderuan shumë Astritin. Astriti u gëzua sepse bëri një nder ndaj gjyshes. Gjyshja dhe familja e saj nuk e harronin Astritin. Çdo herë e lavdëronin veprën e tij duke u thënë fëmijëve të tjerë: Të bëheni si Astriti. (Bujar Durmishi)

252


Le t'i caktojmë pjesët e tregimit të mësipërm. 1. Pjesa deri te fjalia : "Plaka ishte në udhëkryq dhe dëshironte të kalonte në anën tjetër të rrugës. ..." përbën hyrjen e tregimit. Kjo pjesë paraqet personazhet kryesore, vendin ku do të zhvillohet ngjarja. Kjo pjesë është përshkruese me folje kryesisht në kohën e pakryer. 2. Pjesa e dytë fillon me fjalinë :"Plaka ishte në udhëkryq dhe dëshironte të kalonte në anën tjetër të rrugës. ..." dhe përfundon me fjalinë :"Astriti u gëzua sepse bëri një nder ndaj gjyshes. Kjo pjesë paraqet veprimet e personazhit kryesor dhe ngjarjet që ndihmojnë veprimin e tij. Në këtë pjesë foljet zakonisht janë në kohën e kryer të thjeshtë. 3. Pjesa e tretë fillon me fjalinë: " Gjyshja dhe familja e saj nuk e harronin Astritin" dhe përfundon me fjalitë" Çdo herë e lavdëronin veprën e tij duke u thënë fëmijëve të tjerë: Të bëheni si Astriti.", pra ajo lavdëron realizimin e veprës së Astritit. Cilët janë personazhet e këtij tregimi? -Astriti - personazh kryesor - ndihmon plakën të kalojë rrugën. -Plaka - personazh i dytë - ka nevojë për ndihmë ta kalojë rrugën. Në tregim mund të shfaqen disa personazhe, por njëri është personazhi kryesor. Në tregime jepen vetëm anët më kryesore të personazhit. Kur ndërtojmë një tregim duhet të kemi kujdes që fabula e tij të ketë tri pjesë: 1. hyrjen; 2. përmbajtjen ( pjesën kryesore) 3. mbylljen. Gjithashtu tregimi mund të ketë disa personazhe: 1. personazhin kryesor; 2. personazhet ndihmëse; 3. personazhet kundërshtarë të personazhit kryesor. Detyrë 1. Zgjidhni një tregim që ju ka pëlqyer më shumë dhe përpiquni të bëni analizën e strukturës së tij: fabulën, konfliktin,shtresën kuptimore, personazhin,skenën. 2. Hartoni një hyrje të një tregimi. Në hyrje të jepen të dhëna për vendin, kohën dhe personazhet pjesëmarrës në ngjarje. 3. Në njërin prej tregimeve që do të zgjidhni,përpiquni të zbuloni shtresën e tij kuptimore. Nënvizoni fjalët që kanë ngjyrim emocional. 4. Mendoni një temë nga jeta shkollore dhe ndërtoni mbi bazën e saj një tregim, p.sh. kremtimi i patronatit të shkollës etj. 253


RITREGIMI Lexoni me vëmendje përrallëzën e mëposhtme dhe ritregojeni sipas planit që do të hartoni.

Ç' TË MBJELLËSH , DO TË KORRËSH Ishte një lypsar plak që bredhte derë më derë me një torbë krahut e kërkonte lëmoshë. Plaku thoshte orë e çast: "Ç'të mbjellësh , do të korrësh". Një ditë erdhi në një fshat e trokiti te dera e një kamësi. Doli e shoqja e kamësit e pa lypsarin e i tha të priste pak, pastaj hyri prapë në shtëpi. Pas një copë here doli përsëri me një pite të ngrohtë në duar, ia dha lypsarit e i tha: - Bukë s'na u ndodh në shtëpi. Merre këtë pite e haje. Kur të vish njëherë tjetër, do të jap bukë. Plaku mori piten, e futi në torbë, uroi e shkoi më tej. Si lypi derë më derë , la fshatin e shkoi më tutje. Udhës gjeti ulur në një gur një djalosh që rënkonte e gulçonte.Djaloshi dukej shumë i lodhur. Lypsari e pyeti: -Ç'ke që rënkon e gulçon, o djalosh? Djaloshi i tha: - Unë jam udhëtar e po vij nga një vend i largët. më ka marrë uria, mezi mbahem në këmbë. Plakut i erdhi keq për këtë djalosh. Nxori nga torba piten që i kishte falur në fshat e shoqja e kamësit e ia dha. -Merre haje, o djalë i mirë, që të marrësh fuqi e të shkosh më tej. Pastaj plaku shikoi udhën. Ne po e lëmë lypsarin në punë të tij e po kthehemi të shohim se ç'bëri udhëtari. Si hëngri një copë pite të butë dhe e mori pak veten djaloshi, që ishte i biri i kamësit, u ngrit dhe u nis për në fshat. Bëri një copë udhë, ndenji pak në një gur dhe hëngri copën tjetër të pites që i kishte dhënë plaku. Shko- shko , nisi t'i brejë barku. Shtrëngoi dhëmbët, u ul poshtë, u ngrit përsëri e shkoi më tutje. Kështu arriti në fshat e shkoi në shtëpi të tij. Barku po i dhembte shumë. Djaloshi zuri të përpëlitet. -Oh, nëno, po vdes! Nëna u trondit shumë dhe e pyeti se ç'kishte ngrënë e ç' kish pirë. -Më kishte marrë uria, nëno. Mezi çapesha. Udhës gjeta një lypës plak që më dha një pite të ngrohtë. E hëngra. Kur dëgjoi këto fjalë, nëna mënt u çmend,zuri të shkulë leshrat. Ç'kishte ndodhur? E shoqja e kamësit i kishte dhënë lypsarit plak një pite të helmuar, që të mos i shkelte kurrë më në derë. Tani ne po e lëmë të shoqen e kamësit të bëjë ç'të dojë që ta shpëtojë të birin, dhe do të kthehemi te lypsari plak...

254


Ky arriti në një fshat tjetër. Zuri të trokasë derë më derë, të zgjatë dorën për të kërkuar lëmoshë dhe të thotë orë e çast siç e kish zakon: -Ç'të mbjellësh, do të korrësh. Mos i mih varrin tjetrit, se do të biesh vetë brenda. Njohim fjalë dhe shprehje: bridhte - endej,ecte andej e këndej gulçonte - mezi merrte frymë lëmoshë - para, ushqim a sende të ndryshme, që i jepen për mëshirë një të varfëri ose lypësi kamësi,-i - pasanik,-u rënkonte - ankohej djaloshi zuri të përpëlitet- djaloshi zuri të lëvizë herë nga njëra anë herë nga ana tjetër prej dhembjeve Përpiquni ta ndani përrallëzën e mësipërme në pjesë dhe ta ritregoni atë sipas pikave të planit që gjetët . Gjatë ritregimit duhet të keni parasysh pyetjet në vijim: 1. Ku dhe kur zhvillohet ngjarja? 2. Cili është personazhi kryesor? 3. Cilat janë personazhet ndihmëse dhe personazhet kundërshtare të personazhit kryesor ? 4. Ç'probleme kanë personazhet ? 5. Si përpiqen t'i zgjidhin problemet që kanë ato? 6. Cili është problemi kryesor në përrallëz dhe si zgjidhet ai në fund të saj? 7. Në ç'kohë janë përdorur foljet në hyrje të përrallëzës? Po në përmbajtjen (zhvillimin) e mbylljen e saj? 8. Ç'mendim keni për gjuhën e përrallëzës?.

Kur dëshironi të ritregoni përmbajtjen e ndonjë teksti që keni lexuar, duhet të keni kujdes në këto elemente: -

lexoni tekstin me kujdes që të kuptoni përmbajtjen; lexojeni për së dyti tekstin dhe ndajeni në pjesë - fragmente; nxirrni idenë kryesore të çdo fragmenti; ritregoni përmbajtjen e tekstit sipas planit që keni hartuar; gjatë ritregimit nëpërmjet ndryshimit të zërit përpiquni të shprehni ndjenjat e personazheve; ngjarjen mund ta shkurtoni, por assesi ta ndryshoni ose shtrembëroni.

255


PËRSHKRIMI Lexoni me vëmendje tekstin e mëposhtëm .

PRANVERA NË VENDIN TIM Është sot një ditë e kthjellët dhe e shndritshme. Dielli shkëlqen posi xhevahir në mes të qiellit me një ngjyrë të kaltër madhështore. Disa re të holla e të bardha sillen e lozim andej e këndej, e goditen e shtrohen lara-lara si leshi rudë i një deleje peshtarake. Një erë e lehtë, e freskët prej fundit të detit, të cilit i rrudh faqen, sjell një frymë të shëndoshë e të këndshme e prek zhurmë të butë e gazmore gjethet e reja të pemëve e të bimëve, duke hedhur e duke lëshuar ngadalë për tokë, posi flokët e borës, lulet e bardha të kumbullave e të qershive. Qengjat e vegjël, duke kërcyer e duke hedhur nëpër livadhe,kullosin me shend barin e njomë që ka gjelbëruar fusha. Blegtori i bie përmallshëm fyellit nën hije të lisit. Përroi rrjedh me një ushtimë të lehtë e lag me ujera të argjendta e të freskëta, të mbuluara me vjollca e me të tjera lule. Natyra kudo shihet në të përtrime e në gaz ... Oh, sa e bukur është pranvera në vendin tim!

256


Në tekstin e mësipërm ,me sa gjallëri përshkruhet stina e pranverës, me ditë të kthjellët dhe të shndritshme, me diell që shkëlqen si xhevahiri në mes të qiellit me ngjyrë të kaltër. Në vazhdim përshkruhen retë e bardha,era e freskët e fundit e detit,gjethet e reja të pemëve e të bimëve, qengjat e vegjël,përroin që rrjedh me një ushtimë të lehtë e lag ujëra të argjendta e të freskëta, të mbuluara me vjollca e me të tjera lule. Përshkruan natyrën kudo në të përtrime e në gaz. Ku duhet të vendoset përshkrimi ? Përshkrimi vendoset: 1. Në fillim të një tregimi kur përshkruhet vendi, rrethanat ku do të fillojë veprimi. Mund të përshkruhet , sipas rastit, një pejzash (pyll,mal,rrugë etj) ose një mjedis i mbyllur ( shtëpi,dhomë,klasë etj.). 2. Në brendi të një tregimi: - kur prezantohet një personazh i ri përshkruhen tiparet e tij fizike dhe shpirtërore, gjestet,qëndrimet, pra bëhet portreti i tij.; - kur shfaqen vende ,mjedise të reja,objekte të reja që janë me rëndësi për rrjedhën e mëtejshme të tregimit ( për shembull një shesh ,një shkollë, një dyqan, një zyrë etj.; - kur një personazh ndalon në një pikë vëzhgimi ( në një dritare,në një kodër etj) shkrimtari përshkruan pamjen që shfaqet para personazhit: rrugën,kalimtarët,ndërtesat e tjera etj. Detyrë: Zgjidhni një tekst nga libri i leximit të cilin e keni lexuar dhe tregoni: -Cilët janë paragrafët përshkrues në tekst? -Ku janë vendosur paragrafët e përshkrimeve? -Cila është përshtypja e përgjithshme e përshkrimit dhe si është realizuar ajo? Përshkruani një mjedis apo një njeri që ju ka bërë përshtypje të veçantë. Përshkruani klasën tuaj të shkollës.

257


PROCESVERBALI Procesverbali është një shkrim administrativ- zyrtar. Në të shënohen ato që thuhen në një mbledhje , që shërben si dëshmi e diskutimeve dhe e vendimeve për një çështje të caktuar. Kemi procesverbale që mbahen në mbledhje të ndryshme, procesverbale nga seanca gjyqësore etj. Procesverbalin zakonisht e mban sekretari i organizatës , por mund të caktohet edhe një individ tjetër, i cili merr pjesë në mbledhje. Në fund të mbledhjes , procesverbalin e nënshkruan sekretari i procesverbalit dhe udhëheqësi i mbledhjes . Në procesverbal shënohet koha kur mbahet mbledhja, vendi,organi që mban mbledhje, pjesëmarrësit në mbledhje, hapja e mbledhjes dhe përshëndetja e mysafirëve ( nëse ka të tillë) dhe propozimi i rendit të ditës e miratimi i tij. Më tej shënohen pjesëmarrësit në diskutime sipas radhës dhe në fund shënohet ora e mbarimit të mbledhjes.. Në të nënshkruhen sekretari i procesverbalit dhe kryesuesi i mbledhjes. Është mirë që shënimet e procesverbalit të hidhen “në të pastër” sa më shpejt pas mbledhjes.

PROCESVERBAL MBAJTUR NGA MBLEDHJA E KËSHILLIT ARSIMOR TË SHKOLLËS “ D I T U R I A” RENDI I DITËS 1. 2. 3. 4.

Shqyrtimi i suksesit në tremujorin e parë të vitit shkollor 2008/09 Shqyrtimi i rregullshmërisë së nxënësve Realizimi i programit të shkollës Eventuale

Mbledhja u mbajt më 10 nëntor të vitit 2008, në orën 9.00. Në mbledhje morën pjesë të gjithë arsimtarët , pedagogu, psikologu dhe drejtori i shkollës. Mbledhjen e udhëhoqi drejtori i shkollës. Për suksesin e tremujorit të parë të vitit shkollor 2008/09 paraqiti pedagogu i shkollës, i cili tha se, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar shkollor ,të arriturat janë përafërsisht të njëjta dhe ka tendencë përmirësimi. Në vazhdim diskutuan disa nga arsimtarët e shkollës dhe u pajtuan me konstatimet dhe vlerësimet që u paraqitën nga prezantuesi. Në bazë të diskutimeve u mor qëndrim që të vazhdohet me intensitetin e njëjtë të punës edukativo-arsimore me theks të veçantë në shfrytëzimin dhe aplikimin adekuat të gjithë potencialit teknik dhe të tjera të shkollës me të cilat disponon., të intensifikohet bashkëpunimi i shkollës me prindërit e nxënësve, të bëhen përpjekje të vazhdueshme në drejtim të furnizimit të shkollës me mjete mësimore për lëndët që kanë nevojë etj.

258


Në lidhje me pikën e dytë të rendit të ditës u konstatua se rregullshmëria e nxënësve nuk paraqet problem të veçantë për shkollën. U vendos që të vazhdohet me punë, duke pasur kujdes të veçantë që të ruhet kjo situatë e mirë. Për pikën e tretë të rendit të ditës, të pranishmit u deklaruan se programi i shkollës realizohet sipas planifikimit. Meqë për pikën e fundit , eventuale, nuk u paraqit askush, drejtori i shkollës e shpalli të mbyllur mbledhjen. Mbledhja përfundoi në orën 12.00.

259


PËRMBAJTJA HYRJE ........................................................................................................................................ ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPE .......................................... DREJTSHKRIMI DHE DREJTSHQIPTIMI I DISA TINGUJVE TË GJUHËS SHQIPE ....... 1. Zanoret y dhe i ..................................................................................................................... 2. Bashkëtingëlloret r dhe rr .................................................................................................... INTONACIONI,THEKSI,RROKJA .......................................................................................... 1. Theksi i fjalisë ..................................................................................................................... 2. Theksi i fjalës ....................................................................................................................... 3. Rrokja .................................................................................................................................. PIKËSIMI ................................................................................................................................... STRUKTURA E FJALËS .......................................................................................................... EMRI .......................................................................................................................................... TRAJTA DHE GJINIA E EMRIT .............................................................................................. 1. Trajta e emrit ....................................................................................................................... 2. Gjinia e emrave dhe mbiemrave .......................................................................................... NUMRI I EMRAVE DHE MBIEMRAVE ............................................................................... LAKIMI I EMRAVE .................................................................................................................. 1. Rasa e emrit ......................................................................................................................... 2. Lakimi i emrave ................................................................................................................... PËREMRAT PRONORË ........................................................................................................... PËREMRI I PACAKTUAR ....................................................................................................... PËREMRI PYETËS ................................................................................................................... NUMËRORI ............................................................................................................................... FOLJA ........................................................................................................................................ 1. Vetat ..................................................................................................................................... 2. Kohët .................................................................................................................................... 3. Mënyrat ................................................................................................................................ KLASIFIKIMI I FOLJEVE NË ZGJEDHIME ........................................................................... FOLJET KALIMTARE DHE FOLJET JOKALIMTARE ......................................................... FORMAT VEPRORE DHE JOVEPRORE TË FOLJEVE ........................................................ 1. Zgjedhimi i foljeve në formën veprore dhe joveprore ......................................................... KOHËT E FOLJES ..................................................................................................................... MËNYRA LIDHORE ................................................................................................................. 1. Mënyra lidhore ..................................................................................................................... GRUPI EMËROR ........................................................................................................................ KALLËZUESI DHE KRYEFJALA ........................................................................................... KUNDRINORI I DREJTË ......................................................................................................... KUNDRINORËT E ZHDREJTË ............................................................................................... 1. Kundrinori i zhdrejtë pa parafjalë ........................................................................................ 2. Kundrinori i zhdrejtë me parafjalë ...................................................................................... RRETHANORËT .......................................................................................................................

3 4 6 6 7 9 10 10 11 12 15 18 21 21 23 25 30 30 31 36 40 43 45 48 49 49 49 50 52 55 56 58 62 62 65 67 69 73 73 74 77

259


1. Kuptimi i rrethanorëve ......................................................................................................... PËRCAKTORI I SHPREHUR ME MBIEMËR, PËREMËR DHE NUMËROR ... . ................. 1. Përcaktori i shprehur me mbiemër ...................................................................................... 2. Përcaktori i shprehur me përemër ........................................................................................ 3. Përcaktori i shprehur me numëror ....................................................................................... 4. Përcaktori i shprehur me emër ............................................................................................. NDAJSHTIMI ............................................................................................................................ FJALIA E PËRBËRË ................................................................................................................. FJALIA E PËRBËRË ME BASHKËRENDITJE ..................................................................... 1. Llojet e fjalive të përbëra me bashkërenditje ...................................................................... LETËRSIA .................................................................................................................................. LETËRSIA GOJORE DHE E SHKRUAR ................................................................................ GJINITË LETRARE ................................................................................................................... AJKUNA QAN OMERIN –POPULLI ..................................................................................... KËNGA E DHOQINËS – POPULLI ......................................................................................... KËNGËT E MILOSAOS – JERONIM DE RADA .................................................................... TANUSHA - POPULLORE ...................................................................................................... SKËNDERBEU - GLIGOR PËRLIÇEV ................................................................................... GËRZHETA - POPULLI .......................................................................................................... NË STAMBOLL KARTA DËRGOJNË – POPULLI ................................................................ MBULOI ZIA ÇAMËRUNË - POPULLI ................................................................................. KËSHTJELLA - ISMAIL KADARE ........................................................................................ VDES PËR TRUALLIM TIM – MITRUSH KUTELI ............................................................... FSHATARI - ISMAIL KADARE ............................................................................................. KISHI I MENÇUR – XHEK LONDON ..................................................................................... NJERIU DHE STUHIA E DETIT – HOMERI .......................................................................... BABAI – STERJO SPASSE ...................................................................................................... MOLL’ E NDALUEME – MIGJENI ......................................................................................... KAMELEONI - ANTON ÇEHOV ............................................................................................ SUSHILLA - RABINDRANAT TAGORA ............................................................................. QYTETI I RRETHUAR - JUSUF BUXHOVI ......................................................................... RRËFIMI I NJERIUT ME SAMAR - RAMIZ KELMENDI ................................................... DON KISHOTI PRET ME SHPATË KOKËN E VIGANIT- MIGUEL SERVANTES ........... ISHUJ NË QIELL - ARTUR KLARK ...................................................................................... TAULAU,KRYETAR I FISIT -THANAS QERAMA .............................................................. RAPORTI I “SHKËLQYER” I SHOKUT ZYLO - DRITËRO AGOLLI ................................ NË EGJIPT - RAMIZ KELMENDI ......................................................................................... NËPËR STUHITË E DETIT - ZHYL VERN .......................................................................... SHOKËT E MI - STERJO SPASSE ........................................................................................ SHEKSPIRI DHE UNË - FAN NOLI ...................................................................................... MBRETI DHE NASTRADINI - ANEKDOTË ......................................................................... UNAZA E RE E FLORIRIT - ANEKDOTË POPULLORE .................................................... ROZAFATI - SIPAS MITRUSH KUTELIT ............................................................................ VIZITA E ZONJUSHËS ANA NË KULLËN TIME – LASGUSH PORADECI ......................

78 80 81 81 82 83 85 88 91 91 96 96 97 98 100 104 106 107 109 113 115 117 121 125 128 131 134 137 139 142 144 148 152 155 158 162 165 168 171 174 178 179 180 184

260


MALLI I ATDHEUT -FAIK KONICA ..................................................................................... PARATHËNIE TË ARBËRESHËVET - GAVRIL DARA I RIU ........................................... NAIM FRASHËRI - DRITËRO AGOLLI ............................................................................... GJENIU I ANIJES - LASGUSH PORADECI ......................................................................... HEJ,MOJ ZANË - GJERGJ FISHTA ...................................................................................... MËNGJESI - OMAR KHAJAN ............................................................................................... FJALËT E QIRIRIT - NAIM FRASHËRI ................................................................................ PUNËRAT E PERËNDISË - ANDON ZAKO ÇAJUPI .......................................................... JETA - NAIM FRASHËRI ....................................................................................................... VAJI I BYLBYLIT - NDRE MJEDA ...................................................................................... MIQËSIA - ZEF SEREMBE .................................................................................................... VAJET - ANDON ZAKO ÇAJUPI .......................................................................................... SHKËMBI I FSHATIT TIM - MURAT ISAKU ...................................................................... NË MËRGIM - ASDRENI ....................................................................................................... FJALA - ABDYLAZIS ISLAMI .............................................................................................. E MARTA - RRAHMAN DEDAJ ........................................................................................... SYRGJYN VDEKUR - FAN S. NOLI ..................................................................................... KU SHTROHET VALA - LASGUSH PORADECI ............................................................... NJË NATË PA GJUMË - MIGJENI ........................................................................................ ERË BJESHKE , ERË DRINI - ALI PODRIMJA ................................................................... QYTET I LASHTË - MARTIN CAMAJ ................................................................................. GURRA DHE OQEANI - VIKTOR HYGO ............................................................................ TINGËLLIMË DASHURIE - PABLLO NERUDA ................................................................. HALILI DHE HAJRIA - KOLË JAKOVA .............................................................................. KOPRACI - MOLIERI ............................................................................................................. ROMEO DHE ZHULIETA - VILIAM SHEKSPIR ................................................................. VDEKJA E NJË MBRETËRESHE - REXHEP QOSJA ......................................................... KULTURA E MEDIAS .............................................................................................................. FILMI ARTISTIK ....................................................................................................................... EMISIONET TELEVIZIVE ....................................................................................................... RADIOJA ................................................................................................................................... RIKUJTESË ............................................................................................................................... ELEMENTE LETRARE ............................................................................................................ TË SHPREHURIT ME GOJË .................................................................................................... DISKUTIMI ................................................................................................................................ TREGIMI .................................................................................................................................... RITREGIMI ................................................................................................................................ PËRSHKRIMI ............................................................................................................................ PROCESVERBALI .................................................................................................................... PËRMBAJTJA ...........................................................................................................................

186 187 189 191 193 195 197 199 201 203 205 206 208 209 210 212 213 215 217 219 221 223 224 225 233 235 237 241 241 242 243 245 246 248 248 251 253 255 257 259

261


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.