PER NJE
RILINDJE SHQIPTARE
Rimëkëmbje e Ekonomisë
Ripërtëritje e Shoqërisë
Rivendosje e Demokracisë
Ribashkim me Europën
1
2
3
Tiranë, 05 Nëntor 2011
4
PER NJE RILINDJE SHQIPTARE Shqipërisë i duhet një ndryshim rrënjësor. Ju e doni këtë ndryshim dhe ne jemi gati ta bëjmë të mundur bashkë me ju ndryshimin e dëshiruar. Shqipëria s’mundet të vazhdojë më tutje në rrugën e degradimit të ekonomisë, shtetit, demokracisë. S’ka më kohë për të humbur dhe as justifikime që mund të rrinë në këmbë para fëmijëve të atdheut tonë. Rruga e polarizimit ekstrem që po shkakton një çarje të mirëfilltë sociale, ku të varfërit apo të gjithë ata që jetojnë me një rrogë të zakonshme, paguajnë më shumë taksa se rrogëtarët e lartë dhe se madje edhe më të pasurit e këtij vendi, duhet të mbyllet. Një rrugë e re duhet të hapet. Me një model të ri ekonomik. Me një projekt social të mirëfilltë. Me një shtet funksional dhe një qeverisje të mirë. Me një frymë ribashkuese me Europën të cilës i përkasim qysh prej kohëve të vjetra. Për një Rilindje Shqiptare. Së bashku ne mund ta heqim qafe këtë qeveri, megjithë politikën e vet të borxheve mbytëse që i merr kryetari i saj po i paguan çdo familje shqiptare, sa një faturë dritash në muaj. Së bashku ne mund të ndërtojmë një sistem më të drejtë të rishpërndarjes së pasurisë. Mund të krijojmë 300 mijë vende të reja pune. Mund të përmirësojmë shkollat dhe spitalet. Mund të pastrojmë Shqipërinë nga plehrat e kudondodhura dhe të bëjmë Shqipërinë e nesërme të prodhimeve cilësore e të bukurive turistike. Së bashku ne mund ta bëjmë edhe politikën më të mirë padyshim. Asgjë s’është e pamundur së bashku. Prandaj unë ju ftoj të bashkoheni me ne, për të bërë të mundur një tjetër lloj politike dhe qeverisjeje për Shqipërinë. Duke filluar nga thellimi e përsosja e këtij programi bazë. Së bashku. Edi Rama
5
PERMBAJTJA
Hyrje Rimëkëmbje e Ekonomisë
1.1 Rikthim në rritje të qëndrueshme ekonomike 1.2 Më pak borxhe për brezat e ardhshëm, më shumë qëndrueshmëri fiskale 1.3 Punësim për t’u dhënë shqiptarëve dinjitetin që meritojnë 1.4 Rishpërndarje më e drejtë e të ardhurave që krijohen në vend 1.5 Ekonomi dhe tregje progresive, jo shpërdorim të burimeve natyrore 1.6 Mbështetje për prodhuesit dhe eksportuesit shqiptarë 1.7 Zhvillimi rural dhe bujqësia - pjesë e rëndësishme e rritjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm 1.8 Shërbime turistike të shekullit 21-të 1.9 Infrastrukturë moderne si pjesë e infrastrukturës europiane 1.10 Mjedis të pastër për sot dhe për të ardhmen
Ripërtëritje e Shoqërisë
2.1 Shërbime jetike të domosdoshme që përballohen e arrihen nga të gjithë 2.2 Edukim, dituri, kulturë 2.3 Shërbim shëndetësor të barabartë, universal e solidar 2.4 Kujdesje për familjen, fëmijët dhe të moshuarit. Vëmendje të veçantë për veteranët e Luftës Nacionalçlirimtare dhe ish-të përndjekurit e diktaturës komuniste. 2.5 Rivendosje e rendit publik - Një shtet një polici 2.6 Kohezion territorial e rajonal për solidaritet kombëtar 2.7 Politika rregullatore dhe shërbime efiçiente si rojtare të shëndetit dhe interesave ekonomike të konsumatorëve 6
PERMBAJTJA
Rivendosje e Demokracisë
3.1 Ndërtimi i një shoqërie demokratike 3.2 Shteti i së drejtës 3.3 Çmontimi i sistemit të korrupsionit dhe kulturës së pandëshkueshmërisë 3.4 Një administrim publik europian 3.5 Mbrojtja dhe gëzimi i të drejtave pronësore 3.6 Rigjenerim i autonomisë vendore 3.7 Rigjallërim i shoqërisë civile 3.8 Liria e medias dhe rikthimi i RTVSH-së publikut 3.9 Liria dhe praktikimi i besimit e fesë
Ribashkim me Europën
4. 1 Shqipëria Europiane në marrëdhëniet me jashtë dhe shqiptarët jashtë vendit 4.2 Shqipëria Europiane si anëtare e NATO-s 4.3 Shqipëria në procesin e aderimit në BE 4.4 Shqipëria Europiane në bashkëpunimin shumëpalësh 4.5 Shqipëria Europiane në bashkëpunimin rajonal 4.6 Ribashkim me Europën mes një shërbimi diplomatik të reformuar
7
PER NJE RILINDJE SHQIPTARE
8
HYRJE Shqipëria kërkon një ndryshim rrënjësor.
Ekonomia shqiptare ka hyrë në fazën më kritike të krizës së saj. Modeli i rritjes
ekonomike pa punësim, madje së fundmi rritja negative ekonomike, ka shkaktuar
më shumë varfëri dhe një numër më të madh të papunësh. Sipërmarrja në Shqipëri është bërë torturuese. Klientelizmi ka zënë të gjitha shtigjet e konkurrencës.
Korrupsioni ka vënë përfund shtetin. Shteti është njësuar me pushtetin. Shërbimet publike degradojnë përditë. Shqipëria ka ngecur vendnumëro në rrugën drejt Bashkimit Europian.
Kapitali në Shqipëri është përqëndruar në duart e vetëm 5% të njerëzve,
ndërsa sistemi i taksimit është shembëlltyra e padrejtësisë: Kush fiton më pak
taksohet më shumë, kush fiton më shumë taksohet më pak. Monopolet kontrollojnë
furnizimin dhe tregtimin e produkteve themelore për shqiptarët dhe ekonominë tonë. Keqshfrytëzimi i burimeve natyrore po dërrmon vendin. Administrata publike është një armatë politike me objektiva elektoralë.
Të gjesh punë është thuajse e pamundur. Të edukohesh është gjithmonë e
më e vështirë, edhe pse të pajisesh me një diplomë është sot më e lehtë se kurrë. Shërbimet shëndetësore janë rrënuar e shtrenjtuar njëkohësisht. Ndërsa skema e pensioneve po fundoset.
Borxhet po ia zënë frymën Shqipërisë. Ato kanë arritur sa i gjithë prodhimi i
brendshëm bruto.
Prona mbetet lëmsh i pazgjidhur. Pronarët enden prej 20 vitesh me letrat e
trashëgimisë në dorë. Po ashtu kanë mbërritur në 250 mijë familjet që mbajnë rradhë në derën e shtetit për legalizim. Ndërkohë prona publike abuzohet dhe tjetërsohet në kanalet e korrupsionit që lidhin shtetin me pushtetin.
Ish të përndjekurit, ata që për vite me rradhë vuajtën mbi kurriz barbarinë e
diktaturës komuniste, enden po ashtu prej 20 vitesh më kot, pa asnjë kompensim të premtuar.
Drejtësia ka rënë. Shteti ligjor ka pushuar së funksionuari. Zgjedhjet e lira dhe të
ndershme të standardeve ndërkombëtare po bëhen mision i pamundur. 9
PER NJE RILINDJE SHQIPTARE Shqiptarët kanë humbur besimin se politika mund të zgjidhë problemet e tyre të
përditshme apo se politikanët mund të ndërtojnë një të ardhme më të mirë. Njerëzit e zakonshëm ndjehen të zhgënjyer dhe pyesin “Pse të votojmë?”. Ky dokument synon t’i përgjigjet kësaj pyetjeje.
Ne jemi gati ta kthejmë faqen e historisë së vështirë të gjithë këtyre viteve dhe
të hapim një rrugë të re për Shqipërinë. Jo duke premtuar gjithçka që nuk është e mundur, po duke bërë gjithçka mundemi. Për një Rilindje Shqiptare. Ne duma ta ndryshojmë Shqipërinë mbi bazën e këtij programi.
Kemi një vizion të ri, ide dhe zgjidhje të reja, për të rimëkëmbur ekonominë,
për të rivendosur demokracinë, për të ripërtërirë shoqërinë e për ta ribashkuar Shqipërinë me Europën.
Idetë e paraqitura në këtë program janë radikale, ambicioze dhe moderne. Por
vlerat tek të cilat ne besojmë mbeten të pandryshuara. Ato janë vlerat që na mbajnë bashkuar në familjen e madhe të Internacionales Socialiste dhe Partisë Socialiste Europiane.
Ne besojmë tek Shqipëria dhe shqiptarët. Ne besojmë tek një Shqipëri e respektit
dhe besimit tek çdo njeri. Në atdheun tonë nuk duhet të dështojë askush për shkak të gjinisë, fesë, krahinës, minoritetit apo përkatësisë politike.
Ne besojmë tek një Shqipëri e punës, e shpërblimit sipas punës dhe e taksimit
sipas fitimit. Shqipëria është një vend ku me energji të mëdha individuale krijohen
familje, ndërtohen shtëpi e sipërmarrje, prodhohen të mira materiale. Në këtë vend,
ku ka një dëshirë të madhe individuale për sukses ekonomik, ne duam të zhvillojmë një ambicie të re shoqërore për zhvillim ekonomik përmes një vlerësimi të ri për
punën, një tregu të ri të punës dhe një shpërblimi të merituar me punë. Çdo shqiptar duhet të gëzojë të drejtën e punës dhe askujt nuk duhet t’i mohohet mundësia për të jetuar me punë të ndershme.
Ne besojmë tek një Shqipëri solidare me çdo shqiptar në vështirësi. Jo të gjithë
i’a dalin vetë për njëmijë e një arsye. Ende shumë ndër ne jetojnë nën minimumin
10
HYRJE jetik. Plot të tjerë nuk arrijnë të shkollojnë fëmijët e tyre. Të tjerë akoma detyrohen të braktisin atdheun në pamundësi të një pune e të një strehe. Asnjë shqiptar nuk
duhet të ndjehet i vetmuar në Shqipërinë ku ne besojmë dhe ku për secilin duhet të ketë një shans për të dalë nga kurthi i varfërisë e i përjashtimit social.
Ne besojmë tek një Shqipëri dashamirëse me natyrën. Bukuria është pasuria më
e madhe e atdheut tonë seriozisht të rrezikuar nga shëmtimi dhe varfërimi për shkak të dorës së njeriut që tradicionalisht ka qenë e pakujdesshme me të, por veçanërisht
pas rënies së diktaturës komuniste, i ka shkaktuar tokës, ajrit, detit, plagë rrëqethëse. Një përmasë e re ekologjike është esenciale për zhvillimin e qëndrueshëm dhe modernizimin e shoqërisë sonë.
Ne besojmë tek një Shqipëri e respektuar në Europë. Shqipëria e krimit,
korrupsionit dhe informalitetit nuk është atdheu ynë dhe s’do të jetë barra që do u lemë në kurriz fëmijëve tanë.
Të katër shtyllat e programit për një Rilindje Shqiptare – rimëkëmbja e
ekonomisë, rivendosja e demokracisë, ripërtëritja e shoqërisë dhe ribashkimi i
Shqipërisë me Europën – janë një sipërmarrje e jashtëzakonshme. Por ne jemi të
bindur se në këtë sipërmarrje nuk do të jemi vetëm. Përmes kontributit dhe energjisë të çdo shqiptari e shqiptareje që dëshiron një Rilindje Shqiptare, ne jemi të sigurt se do të arrijmë ta ndryshojmë të ardhmen e atdheut tonë dhe të fëmijëve tanë.
11
Rimëkëmbje e Ekonomisë
12
RIMEKEMBJE E EKONOMISE • 300 mijë vende të reja pune brenda mandatit të parë qeverisës; formim profesional për çdo shqiptar në kërkim të një pune • Politikë e re fiskale në funksion të zhvillimit ekonomik e social; ulje e kostos së jetesës për 95% të popullsisë, duke hequr barrën e taksës së sheshtë dhe duke vendosur drejtësi sociale përmes tatimit progresiv • Politikë e re fiskale që ul kostot e prodhimit bujqësor; rrjet kombëtar i grumbullimit dhe tregtimit të produkteve bujqësore; pesëfishim i financimit publik për bujqësinë • Ulje e TVSH-së për produktet ushqimore bazë; Zero taksë mbi konsumatorin për miellin, bukën, qumështin, vezët dhe ilaçet. • Liri e garantuar për çdo sipërmarrje
dhe masterplanit kombëtar për zhvillimin e turizmit; dobishmëri
publike në shfrytëzimin e burimeve natyrore; anullim i të gjitha konçesioneve të paligjshme; rikthim i transparencës së plotë në garat publike • INSTAT nën kontrollin e Kuvendit të Shqipërisë.
1.1 Rikthim në rritje të qëndrueshme ekonomike Sot kryefjala është ekonomia. Kudo në botë. Rasti i vendit tonë është edhe më kompleks: Shqipëria vuan jo vetëm pasojat e krizës globale të ekonomisë, por, mbi të gjitha, vuan pasojat e keqqeverisjes, korrupsionit dhe monopoleve. Çdo familje shqiptare që javën e tretë të muajit kupton se paratë kanë mbaruar dhe ushqimet e ilaçet duhen shënuar në listën e borxheve, e di fare mirë se ”Thelbi është ekonomia”. Duhet ndryshim. Ne socialistët shqiptarë, jemi të gatshëm që përmes një vizioni të ri dhe idesh të reja ta bëjmë ndryshimin realitet. TANI! Ristrukturimi i plotë i ekonomisë shqiptare është një domosdoshmëri. Shqipërisë i nevojitet një model i ri ekonomik. Me prioritete të qarta. Prej vitit 2009 kemi hyrë në një
dhe sukses i bazuar mbi konkurrencën jo mbi borxhet; çmontim i monopolit
dhe kartelit të grurit, sheqerit, orizit, vajit, barnave dhe karburanteve; heqje e sistemit të referencave për sipërmarrjen • Zgjidhje e çështjes së pronës • Shqipëri pa plehra brenda mandatit të parë qeverisës • Infrastrukturë moderne që mbështet zhvillimin dhe afron Shqipërinë me Europën • Hartim dhe miratim i Planit të
Përgjithshëm Kombëtar të Shqipërisë
13
PER NJE RILINDJE SHQIPTARE periudhë krize ekonomike. Rritja ekonomike e pretenduar nga qeveria është nën 3%. Parashikimet për dy vitet e ardhshme tregojnë se rritja ekonomike do të luhatet në nivele edhe më të ulëta. Pavarësisht besueshmërisë shumë të ulët të shifrave zyrtare, edhe përmes tyre kriza lexohet qartë. Por ndjehet edhe më qartë në buxhetin e familjes së zakonshme shqiptare dhe rënien e fuqisë së saj blerëse. Rikthimi në një rritje të qëndrueshme ekonomike është një prioritet kombëtar për Shqipërinë dhe shqiptarët. Synimi ynë strategjik është transformimi i ekonomisë shqiptare nga ekonomia e shtetit më të varfër në kontinent, në ekonominë e një vendi të begatë dhe të integruar plotësisht në Bashkimin Europian. Rruga e realizimit të këtij synimi kalon nga ndryshimi i strukturës së ekonomisë, nga një ekonomi bazuar tek konsumi i mallrave të importuara, emigracioni e informaliteti në një ekonomi që bazohet tek puna dhe rritja e produktivitetit. Për këtë kemi tre prioritete: Një ekonomi rurale, moderne dhe produktive, që furnizon tregun e brendshëm me produkte ushqimore [të cilat deri më sot importohen] dhe gjeneron të ardhura të larta, duke
përmirësuar standardet e jetesës në fshat, është . Një ekonomi prodhuese që ka nevojë urgjente të zgjerohet e të rrisë produktivitetin dhe efikasitetin me produkte cilësorë, me përdorim afatgjatë. Mbështetje për ata sektorëve prodhues që krijojnë vlerë të shtuar për ekonominë, nxisin punësimin dhe zgjerojnë prezencën e produkteve shqiptare në tregjet e eksportit. Shërbime tregu që duhet të rriten në sasi dhe cilësi. Turizmi mbetet një nga sektorët më të lënë pas dore gjatë dy dekadave të fundit. Për zhvillimin e këtij shërbimi prioritar do të shfrytëzojmë bukurinë natyrore dhe trashëgiminë kulturore të vendit. Mbështetje e lehtësim i shërbimeve logjistike, me synim që Shqipëria të kthehet në një qendër rajonale shërbimesh, duke shfrytëzuar pozicionin tonë gjeografik në raport me Bashkimin Europian dhe vendndodhjen strategjike në kryqëzimin e rrugëve natyrale perëndim-lindje. Qeverisja jonë do të modernizohet rrënjësisht dhe cilësia e shërbimeve publike, veçanërisht në arsimim dhe shëndetësi, do të synojë standarde të njëjta me Bashkimin Europian. Ajo do të bazohet me përkushtim në parimet 14
RIMEKEMBJE E EKONOMISE e nismës së Presidentit Obama ”Open Government Partnership”. Ekonomia shqiptare do të mbështetet gjerësisht në dije, inovacion dhe kërkim shkencor. Mbështetja jonë për sipërmarrjen vendase do të jetë shembullore dhe paprekshmëria e lirisë së sipërmarrjes dhe e të drejtave të sipërmarrësve pa dallim është angazhimi ynë solemn. Çështja ende e pazgjidhur e pronës është një përgjegjësi njëzetvjeçare dhe zgjidhjen e kësaj çështjeje mund ta bëjmë realitet vetëm ne. Përveç mospërmbushjes së detyrimeve ligjore ndaj pronarëve dhe familjeve që kërkojnë legalizim, rrethi vicioz në të cilin ka hyrë çështja e pronës ka krijuar një pengesë reale për investime serioze e afatgjata. Qeveria e djathtë i quan pronarët ish pronarë. Të tillë ata janë quajtur edhe në tërësi nga politika njëzetvjeçare. Ne socialistët, jo vetëm do t’i quajmë ata sot e tutje pronarë, por do t’i trajtojmë si një potencial të rëndësishëm të zhvillimit të vendit tonë, duke i dhënë fund talljes së qeverisë me pronarët dhe vendosur në vend padrejtësinë ndaj tyre që për ne do të thotë një Shqipëri më e drejtë për të gjithë. Ne do të bashkëpunojmë
me ta për të hartuar e zbatuar një kuadër të ri ligjor, që nga njëra anë respekton të drejtat e pronarëve dhe nga ana tjetër siguron drejtësi sociale për kategoritë e tjera të popullsisë. Qëllimi ynë është i qartë: pronarëve që duan t’u kthehet prona, fermerëve që punojnë tokën, apo atyre qytetarëve që duan të përfitojnë pronësinë nga procesi i legalizimit, u duhet një pronë e rregjistruar e me çertifikatë. Të cilën ne do t’ua japim. Por kaq nuk u mjafton atyre dhe nuk mjafton as për Shqipërinë që duam. Ne do t’u garantojmë një pronësi të plotë dhe të qarkullueshme në tregun e tokës dhe të pasurive të patundshme, me vlerë të shtuar nga politikat e zhvillimit rajonal, rural e urban. Politika jonë e re fiskale do t’i shërbejë zhvillimit ekonomik të vendit, duke u kujdesur për rivendosjen e ekuilibrave socialë, por edhe duke i kushtuar vëmendje mirëadministrimit dhe mbrojtjes së burimeve natyrore. Të vetëdijshëm se politikat fiskale janë të sukseshme nëse realizohen përmes mirëadministrimit fiskal, ne do të çmontojmë sistemin e referencave. Sipërmarrësit do të jenë të lirë të vetëdeklarojnë dhe nuk do të penalizohen nga referencat e numrit të individëve të punësuar, nivelit të 15
PER NJE RILINDJE SHQIPTARE publike në shërbim të qyetarëve dhe faktorëve ekonomikë. Do të kthejmë seriozitetin dhe pavarësinë e Institutit të Statistikave, duke e vënë drejtimin e tij nën kontrollin e Kuvendit të Shqipërisë. Shqipëria është e vonuar në hartimin e Planit të Përgjithshëm Kombëtar. Qeveria e djathtë e ka vonuar qëllimisht hartimin dhe miratimin e këtij plani, me qëllimin e keq për të zhvilluar vetëm ato projekte nga të cilat përfitojnë, në mënyrë korruptive, një numër i vogël biznesesh dhe individësh, të lidhur drejtëpërdrejtë me pushtetin. Hartimi e miratimi i Planit Kombëtar, është detyra jonë më e parë, në funksion të modelit të ri ekonomik të vendit. Plani do t’i japë fund lejeve barbare për fabrika çimentosh, përpunim mbeturinash të importuara, prodhim energjie me qymyr, e me rradhë shembëlltyrat e modelit të zhvillimit shkatërrues. Hartimi i Planit Kombëtar, i shoqëruar me ngritjen e Kadastrës Shumëqëllimëshe, do të jenë instrumentat themelorë për të orientuar investimet private, vendase e të huaja. Korrupsioni, kapja e shtetit, informaliteti dhe krimi i organizuar i kanë tkurrur mundësitë për zhvillimin e sipërmarrjes. Ne do të rivendosim
pagave, çmimit të importit apo vlerës së transaksioneve. Referencat aktuale, që ne do të heqim, jo vetëm nuk përputhen me realitetin, por zbatohen edhe me efekte prapavepruese me pasoja shumë të dëmshme për biznesin dhe ekonominë. Parashikueshmëria është vendimtare për të patur një politikë fiskale të suksesshme. Në gjashtë vitet e fundit, gjashtë ligjet bazë tatimore janë ndryshuar 64 herë nga qeveria e djathtë. Kjo është tragjikomike dhe e papranueshme. Ndryshimet ligjore që ne propozojmë do të hartohen përmes diksutimeve serioze dhe realiste, ku komuniteti i sipërmarrësve do të luajë rolin që i takon si palë e interesuar. Tek ne sipërmarrja do të gjejë partnerin që i mungon prej njëzet vjetësh. Që sipërmarrja të jetë e suksesshme, i nevojitet edhe informacion ekonomik i bollshëm, i saktë dhe transparent për vendimmarrjen. Aktualisht informacioni statistikor zyrtar është i mangët, i vonuar dhe i manipuluar. Operatorët ekonomikë dhe publiku i gjerë kanë humbur plotësisht besimin tek Instituti i Statistikave, i cili është kthyer në një instrument në dispozicion të propagandimit të gënjeshtrave të pushtetit. Ne e konsiderojmë informacionin statistikor një të mirë 16
RIMEKEMBJE E EKONOMISE rendin publik dhe do të çlirojmë sipërmarrësit nga kanosja e ekonomisë kriminale. Pushteti i klientës do të marrë fund dhe çdo subjekt i ligjshëm do të mund të lidhë kontrata me fonde publike përmes garash të ndershme e transparente. Ne do të ndërtojmë një administratë publike që bazohet në meritë dhe proçedura të standardeve europiane, duke u ndarë prerazi nga nepotizmi e klientelizimi politik. Administrata publike do të ofrojë shërbime në përputhje me legjislacionin europian të adoptuar nga Shqipëria, në funksion të nxitjes së konkurrencës në treg e në përfitim të publikut.
më të shumtën e rasteve vetëm për nevoja elektorale, me kosto të shtuara artificialisht e në mënyrë korruptive dhe pa leverdishmëri të qartë ekonomike. Ekonomia shqiptare nuk ka dhënë asnjë shenjë përfitimi nga këto investime. Punësimi nuk është rritur, përkundrazi, numri i të papunëve është shtuar. E për më tepër cilësia e këtyre investimeve nuk përputhet aspak me standartet europiane. Për stadin e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë, niveli aktual i borxhit vlerësohet shumë i lartë. Institucionet ndërkombëtare financiare që kanë asistuar e mbështetur Shqipërinë në 20 vitet e fundit kërkojnë me insistim një plan të qartë për uljen e tij.
1.2 Më pak borxhe për brezat e ardhshëm, më shumë qëndrueshmëri fiskale
Në vitin 2011, do të shpenzohen 600 milionë dollarë për shërbimin e borxhit publik, shumë kjo dy herë më e lartë se e gjashtë viteve më parë. Shërbimi i borxhit, për herë të parë, do të kalojë këtë vit 4% të PBB, që do të thotë një shpenzim 25% më i lartë se fondet publike në shërbim të arsimit, 40% më i lartë se fondet publike për shëndetësinë apo madje dyfish më i lartë se fondet publike për bujqësinë.
Borxhi publik është kthyer në kërcënim alarmant duke arritur pragun zyrtar 60% të PBB. Në gjashtë vitet e qeverisë së djathtë borxhi publik i vendit tonë është rritur me 3 miliardë dollarë. Gjatë tre viteve të fundit, rritja e borxhit ka ardhur si pasojë e shpenzimeve kuturu në projekte infrastrukture pa studime të plota, në
Gjatë dy fushatave të fundit zgjedhore, 17
Borxhi për çdo shqiptar:
1460$ 2005
1850$ 2008
2450$ 2011
18
RIMEKEMBJE E EKONOMISE qeveria shqiptare ka kontraktuar punë publike, ndonëse nuk ka patur fonde për të mbuluar kostot e tyre. Për pasojë, qeveria nuk ka arritur të shlyejë detyrimet e saj ndaj kontraktorëve, duke e transferuar gradualisht krizën financiare tek sipërmarrësit e kontraktuar për të realizuar punët publike. Rrjedhimisht, kjo krizë u transferua më pas edhe tek familjet e të punësuarve dhe tek furnitorët e lëndëve të para, që nuk paguheshin dot nga këta sipërmarrës. Pikërisht në këtë moment, kriza filloi të prekë edhe bankat, që nuk arrinin dot të arkëtonin më këstet e kredive nga bizneset apo individët e punësuar në këto sipërmarrje, të cilat vërtet rezultonin të kontraktuara nga qeveria, por realisht ishin të papaguara prej saj.
se borxhet në Shqipëri kalojnë 80% të prodhimit të brendshëm bruto. Bashkë me detyrimet e njohura me ligj ndaj shtresave të ndryshme, ishtë përndjekurit politikë, pronarët e shpronësuar nga regjimi komunist apo ushtarakët në lirim, borxhi me të cilin shqiptarët duhet të përballen kalon 100% prodhimin e brendshëm bruto. Por e gjitha kjo është barra e detyrimit që pushteti i ka ngarkuar çdo familjeje të zakonshme shqiptare. Për sot e për nesër. Çdo fëmijë shqiptar lind sot me një borxh prej rreth 2450 dollarë. Ndërsa çdo familje shqiptare duhet të paguajë çdo muaj 65 dollarë për shërbimin e borxhit - shumë kjo më e madhe se fatura mujore e energjisë elektrike, ose sa afërsisht gjysma e pensionit mesatar në qytet.
Sot, ky lloj borxhi i akumuluar nga qeveria ka arritur në më shumë se 100 milionë dollarë, ndërsa bankat regjistrojnë aktualisht 1 miliard dollarë detyrime të pashlyera në kohë nga kredimarrësit.
Është detyrimi ynë që fëmijët shqiptarë të mos e nisin jetën me këtë barrë financiare, ndërkohë që buxhetet familjare nuk kanë pse të paguajnë për zgjedhjet e gabuara të qeverisë, për vënien e financave publike në funksion të orekseve elektorale, apo për shpërdorimet në rritje të qeverisjes së kalbur nga korrupsioni.
Nëse do të llogarisnim edhe detyrimet që familjet, sipërmarrjet dhe institucionet publike kanë tek administrata fiskale dhe tek kompanitë e furnizimit me ebergji e ujë, vlerësohet
Duke kuptuar rëndësinë që borxhi
19
PER NJE RILINDJE SHQIPTARE ne synojmë të ofrojmë mundësi punësimi për të gjithë individët e aftë për punë. Vizioni ynë për punësimin mbështetet në katër shtylla:
publik mbart edhe për brezat e ardhshëm, jemi të përgatitur profesionalisht e të gatshëm politikisht që përgjegjësitë për kontrollin e borxhit publik t’i ngremë në nivelin e detyrimeve ligjore apo kushtetuese. Bashkë me parashikimet e sakta, reale dhe afatgjata të rritjes ekonomike dhe programeve buxhetore afatmesme, ne do të mbajmë të kontrolluar defiçitin buxhetor në parametrat e kërkuar nga Traktati i Mastricht-it, edhe pse ky nuk është ende një detyrim për Shqipërinë.
• Rritje ekonomike cilësore mbështetur në modelin tonë të ri ekonomik • Koordinim i politikave të tregut të punës, arsimit, barazisë së shanseve dhe politikave sociale parandaluese • Hapje e sektorit të punëve publike për punëtorët e pakualifikuar dhe të papunët afatgjatë e të dekurajuar
Rivendosja e ekuilibrave buxhetorë, që synojnë rritje të qëndrueshme ekonomike, do të zbusë barrën e detyrimeve mbi brezat e ardhshëm. Veprimi ynë do të shëndoshë financat publike, do të lehtësojë buxhetet familjare, do të kthejë besimin tek qeverisja.
• Fleksibilitet në marrëdhëniet e punës. Modeli i derisotëm ekonomik i Shqipërisë ka synuar rritjen ekonomike pa krijuar vende të reja pune. Shqipëria ka patur një rritje ekonomike vjetore mesatare 6% në periudhën 2000 - 2008, por numri i të punësuarve nuk është shtuar.
1.3 Punësim për t’u dhënë shqiptarëve dinjitetin që meritojnë
Qeveria e djathtë ka krijuar 1 milion të papunë që nuk kanë mundësi të sigurojnë të ardhura të mjaftueshme për një jetesë dinjitoze. Në vitin 2000, për çdo 100 vetë në moshë pune punonin 60, ndërsa sot punojnë vetëm 52 vetë.
Ne e kemi bërë zgjedhjen politike si një forcë progresiste europiane: Në kundërshtim me ata që pretendojnë se punësimi i plotë është i pamundur,
20
RIMEKEMBJE E EKONOMISE Politikat e punësimit nuk kanë ndihmuar zhvillimin e vendit. Programet e punësimit janë pasive dhe abuzive. Gjatë këtyre viteve, janë më të shumtë punëtorët që kanë humbur punë se ata që kanë arritur të punësohen. Punëkërkuesit nuk kanë informacion për vendet e lira të punës, ndërsa sipërmarrjet nuk kanë informacion mbi individët e kualifikuar në kërkim të një pune. Shërbimet e punësimit janë të dështuara dhe qesharake. Shërbimet private të punësimit jane inekzistente dhe mungesa e konkurrencës i bën shërbimet publike joefiçiente.
në nivelin e punësimit të shqiptarëve. Ndryshe nga premtimet e qeverisë, nuk u vu re as rritje e produktivitetit, as ulje e çmimeve të mallrave e shërbimeve, as ndonjë përmirësim i pozicionit të ekonomisë tonë në tregjet e eksporteve. Përkundrazi, të gjithë këta tregues erdhën duke u përkeqësuar. Ndërsa zbatimi arbitrar i pagave referuese dhe vendosja e taksës së sheshtë nuk e ulën koston e punës, por në të kundërt, pakësuan nivelin nominal të të ardhurave nga puna. Sistemi i formimit profesional është i vjetëruar dhe joefikas.
Gjysma e të rinjve dhe grave janë të papunë. Produktiviteti i punës është i ulët dhe studime të pavarura tregojnë se ky tregues është përkeqësuar në dekadën e fundit.
Për ne, puna është dinjitet. Ne do të zbatojmë politika ekonomike që krijojnë vende të reja pune, të mirëpaguara dhe të denja për çdo shqiptar. Ne do të financojmë programe të posaçme për vetëpunësim dhe punësim në zonat e prapambetura veriore, veri-lindore, zonat e thella malore dhe ato me fluks të lartë emigrimi.
Punëtorët shqiptarë punojnë në kushte të vështira, shëndeti dhe jeta e tyre është në çdo çast e rrezikuar. Minatorët dhe punëtorët e ndërtimit humbasin jetën për bukën e gojës dhe qeveria vetëm ngushëllon e bën sehir. Kjo situatë duhet të ndryshojë urgjentisht. Ne jemi gati ta ndryshojmë.
Ne do të krijojmë jo më pak se 75 mijë vende të reja pune në vit dhe do të synojmë punësimin me përparësi të grave e vajzave, të rinjve, të arsimuarve, pjestarëve të pakicave
Uljet e ngarkesës së kontributeve sociale të detyrueshme në vitet 2007 dhe 2009 nuk sollën asnjë ndryshim 21
RIMEKEMBJE PER E EKONOMISE T A KS A T ULIM
% 5 9
TE
VE E R A T SHQIP
300
MIJE
VENDE TE REJA
PUNE 22
RIMEKEMBJE E EKONOMISE dhe individëve me aftësi të kufizuar.
bujqësi, duke vënë në efiçiencë të plotë forcën e punës në zonat rurale.
Të gjithë të papunëve të regjistruar do t’u ofrohet trajnim profesional falas brenda 2 viteve. Të gjithë djemve dhe vajzave të papunë, nën moshën 25 vjeç, do t’u ofrohet trajnim profesional falas brenda 6 muajve.
Ne do të luftojmë konceptin e vjetëruar të ”asistencës për të papunët” dhe do të nxisim riaktivizimin e riintegrimin sa më të shpejtë të të papunëve në tregun e punës. Programin e deritanishëm të sigurimit të papunësisë ne do ta shndërrojmë në Programin e Sigurimit të Punësimit dhe do të përfshijmë në këtë program çdo individ që humbet punën.
Ne do të përgjysmojmë papunësinë femërore. Të gjitha grave e vajzave do t’u ofrojmë një shans punësimi, vetëpunësimi ose trajnimi brenda një viti. Ne do të garantojmë punësimin me përparësi për gratë dhe vajzat që kanë imigruar në zonat urbane dhe qytetet e mëdha.
Si një model i solidaritetit tonë aktiv, ne do të garantojmë pagën minimale mbi minimumin jetik, të publikuar dhe të indeksuar me inflacionin.
Personave me aftësi të kufizuara dhe invalidëve do t’u mundësohet një punë e përshtatshme pas dy vjet përfitimesh nga skemat e programeve të aftësisë së kufizuar.
Ne do të krijojmë kushte të përshtatshme pune për të gjithë punëtorët, do të garantojmë mbrojtjen e jetës, shëndetit dhe sigurisë në punë, në përputhje me standardet europiane.
Ne do mbrojmë punën dhe njerëzit e punës, nëpërmjet dialogut e bashkëpunimit me partnerët social, punëdhënësit dhe sindikatat.
Modeli i mbrojtjes shoqërore në marrdhëniet e punës që ne synojmë është flexicurity: kombinim i fleksibilitetit për punëdhënësin me mbrojtjen e sigurinë për punëmarrësin.
Ne do të dhjetëfishojmë financimin publik për punësimin. Do t’i kushtojmë vëmendjen dhe burimet e nevojshme rritjes së punësimit në
23
PER NJE RILINDJE SHQIPTARE
1.4 Rishpërndarje më e drejtë e të ardhurave që krijohen në vend
kryeministri paguan sot më pak sesa gjashtë vjet më parë kur ishte në opozitë, ndërsa një infermiere paguan 30 herë më shumë taksa se sa ditën që Sali Berisha u bë kryeministër. Nëse gjashtë vjet më parë, mbi një pagë mesatare paguheshin 14 lekë taksa për 100 lekë të ardhura, sot paguhen 21 lekë taksa për 100 lekë të ardhura. Pra taksat mbi pagat janë rritur me 50%.
Qeveria propagandon se gjatë periudhës 2006 - 2010 ka ulur taksat. Por faktikisht ka ndodhur e kundërta: për 95% të popullsisë taksat janë rritur.
Vendimi për të përgjysmuar tatimin mbi fitimin rezulton të ketë privilegjuar vetëm kompanitë e mëdha, në pjesën dërrmuese klientë të pushtetit, apo kompani që ushtrojnë aktivitetin e tyre në tregje të kontrolluara ose kartele a monopole.
Rritja e taksave e ka bërë më të vështirë jetën e shqiptarëve të zakonshëm. Përveç pakice shumë të vogël, kryesisht klientë të pushtetit, për të gjitha familjet e zakonshme shqiptare kostoja e jetesës është shtrenjtuar, varfëria është thelluar.
Përveç pakësimit të të ardhurave nominale në xhepin e të punësuarve si pasojë e rritjes së taksave, periudha 2005 - 2011 është karakterizuar nga një rritje marramendëse e çmimeve të produkteve jetikë.
Vendosja e taksës së sheshtë nuk solli uljen e taksave, por vetëm zhvendosjen e barrës fiskale nga kompanitë tek të punësuarit. Pra tek konsumatorët. Për pasojë, familjet e shqiptarëve të zakonshëm ndiejnë vështirësi reale për të përballuar jetesën e përditshme. Përpara vendosjes së taksës së sheshtë, barra fiskale mbi të ardhurat e punonjësve ishte 2 - 3%, ndërsa pas vendosjes së taksës së sheshtë u rrit në 10%. Aktualisht, mësuesit paguajnë 10 herë më shumë taksë mbi të ardhurat se sa gjashtë vjetë më parë. Ose, shembull emblematik,
Shqiptarët vazhdojnë të jetojnë në realitetin e ushqimeve dhe mallrave të importuara. Përveç shtrenjtimit të çmimeve të importit, në shtrenjtimin e kostos së jetesës kanë ndikuar fort edhe nënçmimi i lekut, rritja e akcizës dhe shtrenjtimi i tarifave. Për një litër naftë, një kilogram vaj, sheqer, miell, 24
PER NJE RILINDJE SHQIPTARE
Taksa mbi të ardhurat për mësuesit: Taksa
Të ardhura
2005
Taksa
Të ardhura
2011 25
PER NJE RILINDJE SHQIPTARE konsumit dhe taksim proporcional i të ardhurave në një taksim progresiv për të gjithë, që do të bëjë që kush është më i pasur të ketë një barrë më të lartë fiskale se sa një më i varfër.
oriz, si edhe për një kilovat energji elektrike sot paguhet dy deri në tre herë më shumë taksa se gjashtë vjet më parë. Qeveria e sotme pranon se në Shqipëri konsumi taksohet 3 herë më shumë se fitimi dhe pasuria. Si pasojë, pasuria është përqëndruar tek një pakicë shumë e vogël shqiptarësh. Vetëm 5% e depozituesve në bankat shqiptare zotërojnë më shumë se 50% të depozitave të shqiptarëve. Të pasurit pasurohen dhe të varfërit varfërohen. Pabarazitë midis shumicës së shqiptarëve dhe një pakice përherë e më të vogël po shtohen dita ditës.
1.5 Ekonomi dhe tregje progresive, jo shpërdorim të burimeve natyrore Politika fiskale nuk mund të përdoret me efektivitet për të përmbushur objektivat e saj, nëse zbatohet në një mjedis ekonomik ku nuk respektohen parimet kryesore të ekonomisë së tregut të lirë. Pas 20 vitesh përpjekje të mundimshme të sipërmarrësve shqiptarë, në mjedisin tonë ekonomik këto parime shkelen përditë. Zhvillimet e gjashtë viteve të fundit e kanë përkeqësuar mjedisin ekonomik dhe të bërit biznes në Shqipëri është bërë gjithmonë e më e vështirë. Gjashtë vitet e fundit kanë sjellë në skenën ekonomike shqiptare konsolidimin e monopoleve në disa tregje të rëndësishme të vendit, me pasoja serioze në rritjen e çmimeve për familjet shqiptare, në rënien e cilësisë së mallrave dhe shërbimeve që ofrohen, në shmangien e llogaridhënies
Kjo situatë alarmante kërkon urgjentisht vendosjen e një drejtësie sociale për 95% të popullsisë. Politikat tona fiskale do të jenë në shërbim të drejtësisë sociale, pa cënuar zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë. Parimi ynë themelor është se rishpërndarja funksionon përmes progresivitetit. Qeveria nuk mund t’u kërkojë sforco të reja e t’u shtojë mundimet konsumatorëve shqiptarë nëse nuk rrënjoset bindja se kushdo duhet t’i kontribuojë sipas të ardhurave e pasurisë së vet dhe askush nuk duhet t’i shmanget taksimit progresiv. Do të ndryshojmë rrënjësisht sistemin fiskal, duke kaluar nga një taksim regresiv i 26
RIMEKEMBJE E EKONOMISE nga qeveria për disa shërbime jetike bazë, deri në shpërbërjen e marrëdhënieve shitës-konsumator.
dhe financiare me familjen në pushtet. Shumë projekte konçesionare kanë injoruar në mënyrë të plotë impaktin në mjedis, duke instaluar një sistem, ku për fat të keq, avantazhi konkurrues që ofron Shqipëria e sotme është dumpingu mjedisor. Ky sistem do të thotë përfitim përmes shkatërrimit.
Monopolet sundojnë furnizimin dhe tregtimin e disa mallrave të domosdoshëm për shqiptarët dhe ekonominë tonë si gruri, sheqeri, orizi, vaji, barnat, karburantet, çimento, hekuri. Të kontrolluara janë edhe tregjet e shërbimeve të telekomunikimit dhe të tregtimit të titujve financiarë të lëshuar nga Qeveria e Shqipërisë.
Ndryshimet ligjore të viteve të fundit që synonin të nxisnin partneritetin publik - privat, janë kompromentuar nga mbizotërimi i tejskajshëm i “koncesionit të pakërkuar”. Përdorimi në mënyrë të mbrapshtë i kësaj forme koncesionare të partneritetit publik-privat, rrezikon të ardhmen e pasurive nëntokësore minerare, burimeve ujore, të drejtave publike mbi frekuenca numerike televizive e të telekomunikimit, të avantazheve që ofron relievi, klima dhe pozicioni gjeografik i vendit.
Ndryshimet e çmimeve në tregjet ndërkombëtare pasqyrohen në tregun vendas vetëm përmes rritjes së çmimeve me shumicë. Autoritetet fiskale dhe rregullatore janë të pafuqishme dhe në më të shumtën e rasteve nuk kanë për qëllim të nxisin konkurrencën e ndershme, as edhe kur konstatojnë prezencën e monopoleve. Qeveria e sotme e ka orientuar me qëllim punën e këtyre autoriteteve vetëm drejt kapjes së “peshqve të vegjël”.
Shembull i qartë i keqpërdorimit të partneritetit publik - privat, është realiteti i mbi 200 konçesioneve në vepra hidroenergjitike. Teksa afatet ligjore për nisjen e punës kanë kaluar, vetëm 10% e tyre janë sot në proces jetësimi, ndërkohë që me 90%shin e mbetur po lulëzon tregu informal i shkëmbimit dhe tregëtimit të lejeve konçesionare.
Qeveria i ka shtrirë monopolet edhe në shfrytëzimin e pasurive natyrore të vendit, duke vënë shumë të mira publike në shërbim të një pakice sipërmarrësish, ngushtësisht të lidhur përmes interesave politike 27
PER NJE RILINDJE SHQIPTARE transparente, duke respektuar mjedisin.
Ne do ta shkatërrojmë sistemin e monopoleve, si edhe do të normalizojmë formën e propozimit të pakërkuar. Ne do të favorizojmë një shfrytëzim optimal të pasurive natyrore të vendit, në harmoni me ruajtjen e mjedisit dhe me përfitim të prekshëm e të drejtpërdrejtë për konsumatorin shqiptar. Do të mbështesim ato partneritete publik/privat që mundësojnë zgjerim të ciklit brenda vendit, duke filluar nga nxjerrja e lëndëve të para deri tek përpunimi i tyre brenda kufijve shqiptarë, për të përfituar sa më shumë vlerë të shtuar dhe sa më shumë punësim.
Ne do të rishikojmë të gjitha kontratat e partneritetit publik – privat dhe do të kërkojmë anullimin e të gjitha atyre marrëveshjeve që shkelin ligjin, në kushtet e konfliktit të interesit dhe në dëm të interesit të shqiptarëve. Partneriteti publik – privat që ne do të mbështesim dhe promovojmë do të bazohet në objektiva të qarta të dobishmërisë publike, në legjislacion inkurajues e efikas, në procedura të rregullta e transparente, në institucione publike të përgjegjshme e kompetente.
Shqipëria ka mundësi të prodhojë energji elektrike përmes burimeve të rinovueshme, por kurrsesi jo në rrugën e ndjekur nga qeveria e sotme. Pasuritë e bollshme ujore dhe ditët e shumta me diell do të shfrytëzohen me efektivitet për të krijuar vlerë të shtuar, rritur punësimin dhe përmirësuar nivelin e jetesës në zona të izoluara e periferike të vendit. Do të shfuqizojmë të gjitha lejet konçesionare për vepra hidroenergjitike që nuk kanë respektuar afatet ligjore dhe do të krijojmë mundësi për përfshirjen e investitorëve seriozë, vendas e të huaj, që dinë të zhvillojnë projekte në mënyrë
1.6 Mbështetje për prodhuesit dhe eksportuesit shqiptarë Sektorët prodhues të ekonomisë shqiptare kanë performancë shumë të ulët. Në 20 vitet e fundit, elementi i vetëm konkurues ku janë bazuar politikat e zhvillimit të sektorëve prodhues, ka qënë kostoja e ulët e fuqisë punëtore dhe neglizhimi i rregullave dhe kërkesave në mbrojtjen e mjedisit e të kushteve të punës.
28
RIMEKEMBJE E EKONOMISE Sektorët e prodhimit të veshjeve dhe lëkurë-këpucëve gjenden për herë e më shumë nën kërcënimin e tregjeve globalë. Shqipëria nuk mundet dhe nuk duhet të jetë më vendi i Europës me pagat më të ulëta. Vetëm duke rritur produktivitetin, shqiptarët mund të fillojnë të pretendojnë për një standard më të lartë jetese.
mbështesin drejtpërdrejt sipërmarrjet.
Zhvillimi i parqeve industriale dhe zonave ekonomike nuk ka dhënë asnjë rezultat, edhe pse prej disa vitesh qeveria ka miratuar shtatë projekte të tilla. Sot, asnjë prej këtyre projekteve nuk ka nisur nga puna.
Deri më tani, aktiviteti i bizneseve prodhuese është pothuajse i padukshëm për botën e jashtme. Përdorimi i faqeve të internetit nga ndërmarrjet është jashtëzakonisht i ulët dhe përbën një pengesë serioze për zhvillimin e tyre. Në botën e sotme moderne websiteet nuk janë më një opsion shtesë, po një domosdoshmëri për të shkëmbyer informacion të karakterik ekonomik dhe tregtar. Ne do të mbështesim ngritjen e një sistemi online të informacionit ekonomik kombëtar, që do të orientojë investitorët e huaj dhe vendas.
Infrastruktura në Shqipëri është e dobët, por ne angazhohemi të veprojmë në këtë drejtim. Sektori i agro-përpunimit është ende shumë i brishtë edhe pse klima, toka pjellore dhe mbulimi me ujë ofrojnë mundësi për zhvillimin e bujqësisë.
Mundësitë e rritjes së sektorëve prodhues do të orientohen në gjetjen e tregjeve të reja për eksport, si dhe në përpjekjet për të zëvendësuar importet. Ne do të punojmë që të tërheqim tregjet ndërkombëtare drejt Shqipërisë. Eksperienca e fituar në marrëdhëniet me Italinë fqinje do të shërbejë për të penetruar në më shumë tregje dhe për të vendosur partneritete të tjera.
Ne do të ndihmojmë sipërmarrësit shqiptarë të përfitojnë sa më shumë nga pozicioni gjeografik i vendit tonë, duke i nxitur e ndihmuar që të zgjerojnë partneritetin me njëri-tjetrin, përmes krijimit të zinxhirëve të plotë të prodhimit. Synimi është që ne të rrisim
Por, aftësia e këtyre sektorëve për t’u rritur në mënyrë të qëndrueshme varet edhe nga cilësia e infrastrukturës, nga kualifikimi i fuqisë punëtore dhe politikat fiskale e monetare që 29
PER NJE RILINDJE SHQIPTARE aftësinë konkurruese të produkteve “Made in Albania” në tregjet europiane dhe globale.
që jetojnë në qytet. Kjo gjendje kërkon ndryshim rrënjësor. Ne jemi gati për këtë ndryshim.
Do të reformohen dhe modernizohen agjensitë shtetërore të nxitjes së investimeve. Do të mbështesim komunitetin e biznesit dhe sipërmarrësve të angazhuar për një ndryshim rrënjësor të performancës së tyre, bazuar në burimet e brendshme financiare dhe intelektuale.
Kapaciteti i vogël i fermave bujqësore, niveli i ulët i teknologjisë së përdorur dhe mungesa e bashkëpunimit midis fermerëve, janë disa nga faktorët që pengojnë zhvillimin e qëndrueshëm e të shpejtë të bujqësisë shqiptare. Shumica e fermave në vend, afërsisht 60%, nuk arrijnë të shesin prodhimet e tyre në tregun shqiptar. Marrëveshjet e Tregtisë së Lirë, ku Shqipëria bën pjesë, e kanë ekspozuar prodhimin tonë bujqësor përballë një konkurence të fortë në tregjet fqinje. Deri më sot, bujqësia shqiptare është zhvilluar në mënyrë krejt spontane, pa ndihmën e shtetit, duke përdorur vetëm energjinë e pashtershme të fshatarit shqiptar dhe duke u mbështetur vetëm tek kërkesa e tregut vendas, të cilin për më tepër, nuk e akseson dot në të shumtën e herës. Sot, Shqipëria eksporton 9 herë më pak prodhime bujqësore në krahasim me importin. Për ne, ky raport është i papranueshëm. Ne jemi të gatshëm ta ndryshojmë atë tani.
1.7 Zhvillimi rural dhe bujqësia - pjesë e rëndësishme e rritjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm Bujqësia vazhdon të ketë një rol të rëndësishëm ekonomik në Shqipëri, duke qënë, praktikisht, sektori kryesor i ekonomisë. Gjysma e popullsisë së vendit jeton në fshat dhe gjysma e numrit të të punësuarve merret me bujqësi. Bujqësia kontribuon me 1/5 e PBB dhe shfrytëzon rreth 40% të burimeve tokësore të vendit. Por, fatkeqësisht, të ardhurat mesatare të familjeve që jetojnë në fshat nuk janë as gjysma e të ardhurave të familjeve
Sfida kryesore në zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale në
30
RIMEKEMBJE E EKONOMISE Shqipëri është transformimi i sektorit bujqësor nga një sektor prodhimi për mbijetesë, në një sektor të qëndrueshëm, modern, konkurues, të aftë për t’iu pergjigjur sfidave të zhvillimit lokal dhe rajonal, për të përballuar ndryshimet klimatike si dhe nevojat në rritje të popullsisë për prodhime bujqësore.
prioritar dhe të vazhdueshëm bujqësisë, pa ndërhyrë në veprimtaritë ku sipërmarrja private ka dëshmuar se është më efektive. Përkundrazi, qeveria jonë do të nxisë investimet private dhe, njëkohësisht, do të përforcojë institucionet që mundësojnë cilësi dhe garanci për materialin mbjellës bujqësor dhe blegtoral. Do të ofrojmë garanci për shërbime cilësore veterinare dhe fitosanitare, për trajtimin e harmonizuar dhe efiçient të tokës bujqësore, krijimin e një modeli funksional të administrimit të kapaciteteve ujitëse e sistemeve kulluese dhe fondit gjenetik. Për të rritur konkurrencën dhe promovuar ekobujqësinë, qeveria do të ndihmojë në ngritjen e një sistemi efikas e të besueshëm që ruan gjurmë të origjinës së produkteve shqiptare dhe garanton vërtetësinë e etiketave të produkteve shqiptare bujqësore dhe blegtorale.
Ferma shqiptare është sot e bazuar totalisht në modelin familjar, që kushtëzohet nga sipërfaqja e saj shumë e vogël dhe kërcënohet nga konfliktet e pronësisë. Ne do të arrijmë konsolidimin ligjor të fermës duke respektuar të drejtën e pronës private mbi tokën. Ne do të krijojmë mundësi që fermerët shqiptarë të përfitojnë realisht nga avantazhet konkurruese që disponon bujqësia e vendit tonë, si toka pjellore, burimet e shumta ujore, numri i madh i ditëve me diell dhe mundësia për të nxjerrë në treg produktet shqiptare përpara konkurrentëve fqinjë. Do të mbështetemi në traditën e bujqësisë tonë, do të promovojmë historitë e suksesit të 20 viteve të fundit dhe do të nxisim prodhimin e kulturave që krijojnë më shumë vlerë të shtuar.
Duke u zhvilluar në harmoni me nevojat e agropërpunimit, zgjerimit të turizmit dhe ruajtjes së mjedisit, bujqësia do të jetë pjesë e një rritje ekonomike të qëndrueshme. Për të arritur këtë, do të mundësojmë krijimin e rrjetit kombëtar të grumbullimit, ruajtjes dhe tregëtimit me shumicë,
Ne angazhohemi për t’i dhënë kujdes 31
PER NJE RILINDJE SHQIPTARE si shoqëritë e kursim - kreditit, që përkrahin bujqësinë do të mbështeten fuqimisht nga qeveria jonë e re, për të lehtësuar dhe balancuar mungesën e sistemit bankar në fshat, duke nxitur bashkëpunimin dhe shpërndarë rrezikun midis fermerëve.
me qëllim që produktet vendase bujqësore e blegtorale të jenë prezente sa më gjatë në tregun shqiptar. Aktualisht, çmimi i naftës është tre herë më i shtrenjtë se në vitin 2005. Pas tre vitesh zbatim, skema e rimbursimit me 6% të TVSH-së për shitjen e produkteve bujqësore nuk ka dhënë asnjë rezultat. Nuk është faji i fermerit pse në fshat nuk funksionojnë mekanizmat e ekonomisë moderne të tregut të lirë dhe pse në fshat aktivitetet prodhuese e tregëtare janë ende shumë joformale. Fermeri ynë duhet vendosur në kushte të njëjta për të kryer biznes si çdo sipërmarrës tjetër që ushtron aktivitet në qytet. Politika fiskale që ne ofrojmë do të shënjestrojë uljen e drejtpërdrejtë të çmimeve të mekanikës bujqësore dhe imputeve bujqësore, me qëllim uljen e kostove të prodhimit, rritjen e konkurrencës dhe lehtësimin e daljes së produkteve vendase bujqësore në tregjet e eksportit.
Do të pesëfishojmë financimin publik për zhvillimin rural. Në Shqipëri nuk ka patur politika efektive për mbrojtjen e pyjeve dhe burimeve të tjera natyrore. Pas vitit 2005, emërimet politike në institucionet menaxhuese të pyjeve nxitën dukshëm dëmtimin e sipërfaqeve pyjore dhe zgjeruan hapësirat për fenomene korruptive. Dukuritë negative të shpyllëzimeve të sipërfaqeve të mëdha duke prerë më shumë se dyfishin e mundshëm të pemëve, prerjet e paligjshme të rrënjëve, mbikullotjet dhe zjarret masive, kanë sjellë dëmtim të tokave pyjore, rritjen e erozionit të tokës dhe degradim serioz të larmisë biologjike.
Të gjitha të dhënat tregojnë se bujqësia shqiptare mund të jetë tepër konkuruese, veçanërisht në kushtet e një infrastrukture të përmirësuar. Por bujqësia nuk mund të zhvillohet pa shtuar mbështetjen financiare të qeverisë. Eksperiencat pozitive të institucioneve financiare vendase,
Ne synojmë decentralizimin e sistemit të menaxhimit të burimeve pyjore, por, në të njëjtën kohë, synojmë t’i japim qeverisjes qëndrore përgjegjësinë e plotë për hartimin e politikave dhe miratimin e kuadrit rregullator në këtë 32
RIMEKEMBJE E EKONOMISE shtyllat kryesore të ekonomisë, ku sipërmarrjet e vogla dhe të mesme do të kenë mundësi të mbështesin suksesin e tyre.
fushë. Zhvillimi i zonave rurale do të marrë hov edhe nga përfitimet që sjell mirëmenaxhimi i territorit. Do të rehabilitohen sipërfaqet e mëdha të shfrytëzuara për gurore dhe do të promovohen prodhimet e dyta pyjore.
Forma kryesore e turizmit në Shqipëri përqëndrohet në shfrytëzimin e rërës dhe të detit. Për pasojë, 40% e turistëve vizitojnë vendin tonë vetëm në muajt korrik e gusht.
Shqipëria ka fatin të përfshijë në territorin e saj tre liqene ndërkufitare me vlera unikale natyrore, por edhe me potenciale të mëdha për zhvillim.
Pas vitit 1990, ndryshimet gjeopolitike krijuan mundësinë që bregdeti shqiptar të kthehet në bregdetin natyral të të gjithë shqiptarëve dhe sot, 60% e vizitorëve në vendin tonë vijnë nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi, duke dëshmuar se turizimi në Shqipëri mbetet ende një turizëm etnik. Rritja e numrit të vizitorëve nuk është shoqëruar me rritjen e të ardhurave dhe sektori ka ende një bilanc negativ financiare.
Të dy zonat bregliqenore të Shkodrës dhe Ohrit, por edhe ajo e Prespës, janë lënë në mëshirën e fatit e për pasojë, zhvillimit të tyre i mungon vizioni dhe karakteri miqësor ndaj mjedisit. Në bashkëpunim me vendet fqinje kufitare, do të hartohen e miratohen plane rajonale zhvillimi për të mirën e komunitetit dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të tyre. Në mirëkuptim me komunitetin e peshkatarëve, do të ndalohen në të gjithë liqenet, përfshirë edhe në ata të brendshëm, natyralë e artificialë, të gjitha aktivitetet që dëmtojnë rezervën peshkore duke e kthyer aktivitetin e peshkimit në normalitet.
Furnizimi i pandërprerë me ujë të pijshëm mungon në shumë zona me potenciale për zhvillimin e turizmit. Transporti nuk është i organizuar si në vendet fqinjë. Mjedisi është i ndotur dhe anës së rrugëve kombëtare e në destinacioneve turistike gjenden me shumicë mbeturina urbane. Për 6 vjet rresht, qeveria e bllokoi hapësirën detare, duke dëshmuar jo vetëm
1.8 Shërbime turistike të shekullit 21-të Turizmi duhet të kthehet në një nga 33
PER NJE RILINDJE SHQIPTARE fushatë informuese dhe promovuese intensive, për të shtuar sa më shumë numrin e turistëve të huaj që vizitojnë për herë të parë Shqipërinë. Prioritet do të përbëjë rehabilitimi i qyteteve dhe qendrave turistike tradicionale arkeologjike. Do të arrijmë shumë shpejt një ekuilibër të mirë midis akomodimit në hotele dhe promovimit të bujtinave tradicionale shqiptare. Sistemi i ri i “liçensimit dhe vlerësimit” do të mundësojë integrimin e shpejtë të shërbimeve turistike vendase në rrjetin europian të turizmit.
paaftësi në ruatjen e brigjeve nga aktivitete të paligjshme, por edhe duke paralizuar projekte e kapacitete me interes turistik. Ne do ta çlirojmë detin dhe do ta zgjojmë atë duke e vënë në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të një turizmi dhe ekonomie me përgjegjësi sociale. Politikat tona për turizmin përmbajnë tre drejtime kryesore: Së pari, do të analizojmë hollësisht përbërjen e flukseve turistike, për të dalluar më qartë vizitorët me shtetësi shqiptare, vizitorët me kombësi shqiptare dhe turistët e huaj. Synimi ynë është të krijojmë një ofertë sa më tërheqëse, që nuk përqëndrohet vetëm në muajt e verës, por gjatë gjithë vitit. Trashëgimia kulturore shqiptare, potenciali real për një turizëm të shtrirë gjatë gjithë vitit, është sot fatkeqësisht e pashfrytëzuar. Gjithçka disponojmë në “magazinën tonë të trashëgimisë së lashtë e moderne, do ta vëmë në dispozicion të turizmit. Mjediset rurale me klimë, peisazh, zakone dhe kulinari të larmishme, do të përfshihen në ofertën turistike shqiptare për vizitorët vendas e të huaj.
Së treti, do të punojmë për hartimin e një plani afatgjatë zhvillimor të turizmit, që do të synojë planifikimin e të gjitha investimeve strategjike madhore në këtë fushë. Fatkeqësisht, Shqipëria ndodhet sot nën presionin për tu industrializuar në mënyrë të pakontrolluar, duke rrezikuar shkatërrimin e trashëgimisë kulturore dhe natyrore që e bën Shqipërinë një vend pothuajse unik në Europë. Masterplani Kombëtar i Zhvillimit të Turizmit, në harmoni me Planin e Përgjithshëm Kombëtar, do të orientojë çdo investitor potencial shqiptar dhe të huaj, në tre drejtime themelore: Ku lejohet zhvillimi. Çfarë lejohet të
Së dyti, do të angazhohemi në një
34
RIMEKEMBJE E EKONOMISE zhvillohet. Çfarë ndodh përreth zonës së zhvillimit.
ajror e hekurudhor. Kjo infrastrukturë do të vihet në shërbim të përmbushjes së objektivave tona të zhvillimit ekonomik dhe kohezionit territoral e social, duke u përfshirë në Planin e Përgjithshëm Kombëtar.
1.9 Infrastrukturë moderne si pjesë e infrastrukturës europiane
Mesdheu po bëhet përherë e më tepër një urë lidhëse midis Europës dhe Azisë. Shfrytëzimi i kësaj mundësie për zhvillim është detyrimi ynë.
Ne synojmë të ndërtojmë një infrastrukturë funksionale dhe një sistem efiçent të shërbimeve të infrastrukturës, që do të përshpejtojë zhvillimin dhe rritjen ekonomike në vend. Shpenzimet e bazuara mbi borxhe për infrastrukturën rrugore, përjashtuar një segment i rrugës Durrës Kukës, nuk janë kthyer në investime që garantojnë standarde europiane. Shqipëria ka nevojë për një përmirësim radikal infrastrukturor, me standarde europiane.
Infrastruktura e dobët rrugore i sjell biznesit shqiptar kosto më të larta dhe një disavantazh konkurrues në tregun ndërkombëtar. Për më tepër, aty ku nuk ekzistojnë, akset rrugore bëhen pengesë për të shkuar në vendin e punës, bëhen pengesë për të sjellë prodhimet e fermës tek konsumatori në qytet, bëhen pengesë që fëmijët të shkojnë në shkollë, bëhen pengesë për të patur sa më pranë shërbimin shëndetësor. Për këtë arsye, ne do të realizojmë një zhvillim total të rrjetit rrugor që do të përfshijë si rrjetin kombëtar, ashtu dhe atë urban, por mbi gjithçka rrjetin rural.
Përmirësimi i rrjetit të transportit luan një rol themelor në zhvillimin e vendit. Transporti lehtëson lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave, ndihmon njerëzit dhe sipërmarrjet të realizojnë qëllimet e tyre ekonomike, si dhe të plotësojnë nevojat jetësore e shoqërore.
Zhvillimi i rrjetit rural do të synojë të lidhë të gjithë fshatrat me rrjetin rrugor primar, atë sekondar, si edhe me zonat bregdetare.
Ne synojmë të ndërtojmë një infastrukturë transporti të integruar, ku harmonizohet transporti rrugor, ujor, 35
PER NJE RILINDJE SHQIPTARE Plani ynë për rrugët urbane synon përmirësimin e sistemit të transportit publik, ngritjen e terminaleve modernë të autobuzëve dhe krijimin e parkingjeve, përmirësimin e legjislacionit për përdoruesit e rrugës, si edhe zbatimin e konceptit të menaxhimit të trafikut dhe mbrojtjes së komunitetit. Qytetet do të njohin një transformim rrënjësor falë qeverisjes sonë.
nuk kanë arritur ta shfrytëzojnë faktorin gjeografik dhe ta kthejnë këtë transport në një alternative të mundshme zhvillimi për Shqipërinë. Ne synojmë që ta shndërrojmë Shqipërinë në një vend të respektueshëm për infrastrukturën detare, duke e kthyer atë njëkohësisht në një vend tranziti të mallrave Lindje - Perëndim dhe anasjelltas. Ky synim do të arrihet, jo vetëm nëpërmjet zgjerimit të mëtejshëm të portit të Durrësit, por edhe përmes ndërtimit të paktën të një porti të ri tregtar. Vlora është padyshim një potencial i pashfrytëzuar dhe madje i abuzuar. Shëngjini po ashtu, për thellësinë që ka, përbën një pasuri strategjike në këtë drejtim dhe do të jetë një vlerë e shtuar me impakt të madh në ekonominë e vendit.
Ne socialistët, jemi të vetëdijshëm se aseti më i madh i vendit tonë janë qytetarët, dhe është mision i qeverisë të garantojë me çdo kusht sigurinë e jetës së tyre. Në 20 vjet janë shpenzuar miliarda dollarë në infrastrukturë rrugore, por rrugët sot nuk ofrojnë asnjë siguri dhe aq më pak komfort. Do të investojmë shumë fuqimisht në sigurinë rrugore. Në Shqipërinë e sotme kemi 4 herë më pak automjete për frymë se në vendet e Bashkimit Europian, por në rrugët tona vdesin 4 herë më shumë njerëz. Nuk do të lejojmë që rrugët shqiptare të kenë këtë bilanc tragjik të humbjes së jetës së njerëzve.
Do të ndërtojmë dy qendra të mëdha logjistike për tranzitimin e mallrave dhe do të lidhim portet me rrjetin hekurudhor dhe infrastrukturën rrugore, por pikësëpari do të vëmë në funksionim të plotë Administratën Detare. Do të hartojmë të gjithë legjislacionin e nevojshëm për t’i hapur rrugë investimeve në marina në të gjithë bregdetin shqiptar, për t’i
Transporti detar luan një rol të rëndësishëm në transferimin e mallrave midis shteteve, por faktorët politikë 36
RIMEKEMBJE E EKONOMISE dhënë shtysë zhvillimit të turizmit.
përgjigjur nevojave të reja dhe në rritje të sektorit të energjisë elektrike në Europën Juglindore dhe më gjerë. Është shumë e rëndësishme që të kemi një Ent Rregullator të Energjisë të pavarur, efiçient dhe transparent. Pavarësia e ketij organizmi jetik për sektorin e energjisë elektrike dhe të gazit natyror si dhe për tërë vendin, është e lidhur ngushte me vendimarrje efikase, kompetente dhe në kohën e duhur, për t’u shkëputur përfundimisht nga politika.
Hekurudha nuk do te lihet më tutje në gjendjen e lëngimit. Do të punohet për zhvillimin e trenave të frekuencës së lartë në territoret më të populluara, sikundërse do të modernizohet dhe do të rritet siguria e të gjithë rrjetit hekurudhor kombëtar. Prioritet do të ketë edhe lidhja me rrjetin hekurudhor maqedonas, portin e ri të Vlorës, portin e Porto Romanos dhe portin e ri të Shëngjinit. Sektori i energjisë elektrike në Shqipëri do të synojë furnizimin e pandërprerë të konsumatorëve familjarë dhe jofamiljarë, përmes shfrytëzimit të burimeve të brendshme dhe me kosto të pranueshme dhe të përballueshme. Transparenca dhe vendosja e rregullave të qarta në tregun e furnizimit me shumicë të energjisë elektrike është domosdoshmëri. Me këtë synim, do të fuqizojmë me disiplinë teknike dhe sipërmarrëse kompannë kryesore të sektorit të energjisë elektrike, Operatorin e Sistemit të Transmetimit. Si e vetmja kompani publike me detyra tejet të rëndësishme për rregullimin e tregut me shumicë dhe pakicë të energjisë elektrike, kjo kompani do të ristrukturohet dhe aftësohet për t’iu
Kërkesa e lartë për energji elektrike do të balancohet përmes diversifikimit të lëndëve energjitike për përdorim vetjak familjar dhe sidomos të aktiviteve prodhuese dhe atyre tregtare private. Ne jemi ambiciozë dhe pikërisht prandaj synojmë që çdo qytetar dhe sipërmarrje të mund të përfitojë nga pafundësia e mundësive që ofron internetit. Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) kërkon një angazhim serioz, dhe jo slogane propagandistike. Infrastruktura me fibër optike ka rëndësi esenciale në përhapjen e internetit me brez të gjerë. Por, kjo infrastrukturë ndesh pengesa serioze për t’u zhvilluar dhe shpeshherë tenton të krijojë monopole. Qeveria 37
PER NJE RILINDJE SHQIPTARE politik të besueshëm, transparent dhe jodiskriminues, të aftë për të promovuar inovacionin teknologjik dhe konkurrencën, duke favorizuar investimet e nevojshme në ndërtimin e insfrastrukturës dhe zhvillimin e shërbimeve të reja.
ka vonuar miratimin e legjislacionit për të “drejtën e kalimit”, duke sjellë mbivendosje të rrjeteve dhe për pasojë shpenzime të panevojshme që rrisin kostot për konsumatorët. Prioriteti ynë do të jetë nxitja e konkurrencës në fushën e komunikimit, duke u dhënë mundësi edhe pushteteve vendore apo kompanive utilitare për të qenë pjesë e tregut të shërbimeve, për të ofruar, aty ku është e mundur, internetin falas ose përkundrejt çmimeve minimale.
1.10 Mjedis të pastër për sot dhe për të ardhmen Pas një periudhe 20 vjeçare tranzicioni ekonomik, shkatërrimi dhe keqshfrytëzimi i burimeve natyrore, së bashku me pasojat mjedisore, janë kthyer në shqetësim kryesor i shoqërisë shqiptare. Shqipëria e sotme nuk pastron dhe nuk përpunon dot mbeturinat e veta. Këto mbeturina, në të shumtën e rasteve, digjen si në mesjetë, në anë të rrugëve, buzë lumenjve si dhe mbi toka bujqësore. Mbledhja, grumbullimi, seleksionimi dhe përpunimi i mbeturinave, në pjesën më të madhe të vendit, është tërësisht jashtë kontrollit.
Ne do të shmangim procedurat jotransparente që janë realizuar gjatë viteve të fundit në liçensimin e operatorëve të ndryshëm me fuqi të ndjeshme në treg. Për të patur shërbim me kosto të përballueshme, do të përshpejtojmë miratimin dhe zbatimin e tarifave të interkoneksionit dhe do të realizojmë portabilitetin e telefonisë fikse. Teknologjia e informacionit ka potencialin jo vetëm për t’i dhënë më shumë efikasitet shërbimeve publike, por dhe për të përfshirë qytetarët në përgatitjen e politikave qeverisëse.
Shqipërisë i mungojnë kapacitetet dhe infrastruktura e nevojshme për të përpunuar plehrat sipas standardeve të Bashkimit Europian. Po mbi të gjitha Shqipërisë i mungon prej 20 vitesh
Për të maksimalizuar përfitimet ekonomike dhe sociale të Shoqërisë së Informacionit, ne do të krijojmë një mjedis ligjor, rregullator dhe 38
RIMEKEMBJE E EKONOMISE bregdetit dhe të zvoglimit të dukshëm të sipërfaqes pyjore.
vullneti politik për ta pastruar atë nga plehrat. Pisllëku në territorin e vendit është emergjencë kombëtare. Ndryshimi i kësaj gjendjeje dramatike është urgjent. Ne jemi gati për këtë ndryshim tani.
Situata e krijuar gjatë dy dekadave të fundit kërkon ndërhyrje energjike dhe të menjëhershme. Objektivi ynë është krijimi i Inspektoratit Kombëtar të Pastrimit, që do të mundësojë një Shqipëri pa plehra, brenda mandatit të parë qeverisës.
Në të njëjtën kohë, në kushtet e sotme Shqipëria e ka plotësisht të pamundur të importojë plehra nga vendet e huaja. Pikërisht prandaj, ne do të ndalojmë importin e plehrave në atdheun tonë - kjo është garancia që ne ofrojmë.
Mbrojtja e mjedisit do të thotë zhvillim i qëndrueshëm e i integruar me përgjegjësi sociale për të sotmen e për të gjithë brezat dhe kurrësesi ngadalësim i zhvillimit ekonomik. Problemet dhe edukata mjedisore do të bëhen pjesë e pandarë e të gjitha niveleve të shkollimit në Shqipëri.
Shqiptarët janë dëshmitarë të shtimit të mbetjeve urbane në të gjithë territorin e vendit, të shkatërrimit të shtretërve të lumenjve, të ndotjes së ujrave në plazhet kryesore të
39
Ripërtëritje e Shoqërisë
40
RIPERTERITJE E SHOQERISE abuzuese, cilësia e dobët dhe kontratat e pafavorshme
• Shërbim shëndetësor universal dhe solidar për çdo shqiptar; çrrënjosje e korrupsionit nga spitalet dhe rrjeti i shpërndarjes së barnave
• Një Shtet - Një Polici - në mbrojtje të jetës, lirisë dhe pronës
• Pagë minimale dhe minimum jetik i garantuar; pensione jo më të ulëta se
2.1 Shërbime jetike të domosdoshme që përballohen e arrihen nga të gjithë
40% e pagës mesatare
• Ujë të pijshëm dhe kanalizime, energji elektrike, telefoni dhe internet të arritshëm dhe të përballueshëm për të gjithë; FONDI PER STREHIM TE
Shoqërinë shqiptare është kthyer në një shoqëri konsumi, ku fatkeqësisht thuajse çdo gjë shihet si mall që duhet shitur apo blerë dhe nuk përbëjnë përjashtim as disa shërbime jetike e të domosdoshme për çdo shoqëri, siç janë edukimi, shëndetësia, kultura apo komunikimi.
PERBALLUESHEM një institucion në ndihmë të familjeve të reja dhe të pastreha
• Buxheti i arsimit = 5% e PBB; sistem i pavarur për vlerësimin dhe renditjen e shkollave të larta; rrjet i kolegjeve të arsimit profesional
Ne jemi të vendosur ta ndryshojmë këtë realitet e ta ripërtërijmë shoqërinë tonë përmes frymës së solidaritetit social. Elementët e domosdoshëm të jetesës në një shoqëri demokratike do të trajtohen nga ne si të mira të përbashkëta dhe të arritshme nga të gjithë. Aksesi i vërtetë në shërbimet jetike dhe në të mirat kolektive, me cilësi të lartë dhe çmime të pranueshme, është tregues i zhvillimit të shoqërisë dhe vizioni ynë për Shqipërinë sociale.
• Përfitim shtatëzanie për çdo nënë që
lind fëmijë
• Pension social për çdo shqiptar në moshën 75 vjeçare, pavarësisht historisë së punësimit
• Status social dhe ekonomik për veteranët e luftës dhe ish të përndjekurit politikë • Stop punësimit të të miturve • Mbrojtje konsumatorëve nga çmimet 41
PER NJE RILINDJE SHQIPTARE për një pjesë të madhe të popullsisë. Numri i familjeve të pastreha në Tiranë dhe në qytetet e mëdha të vendit është thuajse i barabartë me numrin respektiv të apartamenteve të pashitura.
Ne besojmë se çdo familje dhe individ ka të drejtë të zgjedhë lirisht vendbanimin, të ketë një strehë dinjitoze e me kosto të përballueshme. Qëllimi ynë është strehim i përshtatshëm dhe i përballueshëm për të gjithë. Mungesa e strehimit është një ndër problemet më të mprehta e të dhimbshme të shoqërisë dhe familjeve shqiptare. Ne jemi gati ta adresojmë këtë problem tani.
Strehimi është një e drejtë e dmosodoshme. Për t’i dhënë mundësi familjeve të reja të konsolidohen dhe emancipohen, duke qënë të lira në zgjedhjet e tyre profesionale dhe emocionale, ne do të krijojmë Fondin për Strehim të Përballueshëm, nën administrimin e një organizmi të posaçëm, në përputhje me politikat sociale dhe nevojat e popullsisë për strehim. Përmes këtij fondi, do të reduktojmë rreziqet e përjashtimit social dhe do të nxisim mobilitetin social.
1 në 15 familje është aktualisht e pastrehë, ndërkohë që rreth gjysma e familjeve në zonat urbane shfrytëzojnë një strehim të pamjaftueshëm, me kushte të papërshtatshme ose përkundrejt një çmimi të papërballueshëm. Kushtet e strehimit në fshat vështirësohen përditë e më shumë për shkak të varfërisë, mungesës së infrastrukturës, të shërbimeve jetësore dhe kostos së papërballueshme të materialeve dhe forcës së punës në ndërtim.
Uji është një e mirë natyrale, por edhe një e drejtë universale e njeriut. Prandaj ne mbështesim parimin se aksesi individual dhe kolektiv në ujin e pijshëm duhet të garantohet si një e drejtë e pacënueshme dhe e patjetërsueshme. Burimet ujore në sipërfaqe dhe ato nëntokësore duhet të përpdoren sipas parimit të solidaritetit.
Mungesa dhe vështirësitë në strehim nuk janë pasojë e pamundësive objektive, por rrjedhojë e mungesës së politikave vizionare të strehimit. Është e papranueshme që boom-i në sektorin e ndërtimit nuk ka ndikuar në përmirësimin e kushteve të strehimit
Ujërat janë një nga pasuritë më
42
RIPERTERITJE E SHOQERISE të vyera dhe më të abuzuara të Shqipërisë.
dhe mbitokës. Mungon gjithashtu baza e domosdoshme e të dhënave për sasitë e prurjeve dhe kapacitetet hidrike të baseneve natyralë gjatë një viti kalendarik. Ne do të krijojmë Kadastrën Kombëtare të Ujrave, për të patur një inventar të saktë të burimeve ujore në të gjithë vendin dhe volumit e shpërndarjes së prurjeve hidrike gjatë vitit.
Për të përballuar nevojat në rritje për ujë të pijshëm, ujë vaditës për bujqësinë, burime hidrike për prodhimin e energjisë si dhe ujë teknologjik për sipërmarrjet, nevojitet një shfrytëzim i plotë dhe i koordinuar i pasurive ujore nëntokësore dhe mbitokësore të vendit. Shqipëria vazhdon të jetë një konsumator tepër i pakujdesshëm i ujit të pishëm, duke kapur norma të cilat janë disa herë më të mëdha se ato të vendeve të zhvilluara të Europës. Ndërkohë, furnizimi me ujë të pishëm arrin në 90% të familjeve që jetojnë në qytet dhe në vetëm 55% të familjeve që jetojnë në fshat - për një kohëzgjatje mesatare prej 12 orë në ditë. Gjendja e kanalizimeve paraqitet edhe më skandaloze, duke patur parasysh se mbulimi i familjeve në qytet është 65%, ndërsa në fshat vetëm 3%. Ndërtimet pa kriter në 20 vitet e fundit dhe shfrytëzimi i pakontrolluar i rezervave ujore, kanë sjellë dëme të pariparueshme në një pjesë të madhe të burimeve nëntokësore.
Ne do të mbështesim familjet e varfëra në përballimin e kostove të furnizimit me ujë dhe trajtimit të ujrave të përdorura. Furnizimi me energji elektrike është një tjetër shërbim i domosdoshëm për familjet shqiptare. Edhe pse konsumatorët nuk përballen më me ndërprerje të shpeshta të energjisë, furnizimi me tension të qëndrueshëm është ende i pamundur, ndërsa çmimi i energjisë elektrike ka ardhur duke u rritur viti pas viti, megjithë situatën shumë të favorshme hidrike në kaskadën e lumit Drin. Privatizmi i sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike nuk ka sjellë as cilësi më të mirë shërbimi dhe as transparencë më të madhe. Ne do të forcojmë autoritetet rregullatore, me qëllim rritjen cilësore të shërbimit të furnizimit
Në Shqipëri nuk ekziston ende një hartë e plotë e burimeve ujore të nëntokës
43
PER NJE RILINDJE SHQIPTARE dy vitet e fundit, qeveria ka anulluar të gjitha reformat e zbatuara nga po ajo vetë në vitet 2005 - 2009, duke konfirmuar mungesën e plotë të një vizioni për të ardhmen e arsimit shqiptar.
me energji elektrike dhe do të përdorim politikat fiskale për të zbutur efektet e shtrenjtimit të çmimit të energjisë.
2.2 Edukim, dituri, kulturë
Propaganda qeveritare për masivizimin e arsimit të lartë dhe përhapjen e teknologjive të informacionit dhe të komunikimit nuk i mbulon dot dështimet e viteve të fundit: nivelin e lartë të analfabetizimit dhe braktisjen e hapur apo të fshehtë të shkollës, prapambetjen e arsimit parauniversitar, burimet e kufizuara për kërkimin shkencor, cilësinë e ulët të mësimdhënies, menaxhimin e vjetëruar të sistemit, bazën e varfër didaktike e laboratorike, lidhjen e kufizuar të arsimit me tregun e punës, mungesën e sinergjisë midis arsimit dhe formimit profesional, konkurrencën e ulët të pranimeve në shkollat e larta, mungesën e njohjes apo konvertimit të diplomave shqiptare në vendet e zhvilluara, politikat konfuze dhe klienteliste në reformimin dhe financimin e arsimit të lartë apo edhe vetë dobësimin e rolit edukues të shkollës.
Për ne kapitali njerëzor është pasuria më e çmuar e vendit. Zhvillimi i këtij kapitali do të bëjë që shqiptarët të punojnë në mënyrë më inteligjente, të jenë të adaptueshëm me transformimet e shpeshta bashkëkohore dhe të bëhen më produktivë e konkurrues në tregun e punës vendas e të huaj. Edukimi është një faktor vendimtar jo vetëm për karrierën individuale, por edhe për mirëqënien sociale. Ne synojmë një edukim cilësor për çdo fëmijë, pavarësisht vendndodhjes, rrethanave familjare dhe gjendjes ekonomike. Për qeverinë e sotme, arsimi nuk përbën asnjë lloj prioriteti real. Ai është një prioritet virtual, tërësisht i pa mbështetur me burime financiare. Pesha e buxhetit për arsimin ndaj PBB ka ardhur në rënie: nga 3.4% në vitin 2004, në 2.8% në vitin 2011. Në
Ne jemi të vendosur për të mos lejuar asnjë lloj diskriminimi në shërbimet 44
RIPERTERITJE E SHOQERISE
“ Emri im është Bora dhe jam 20 vjeç. Shkoj në një shkollë nga e cila do mar një diplomë, por jo një profesion. Ne të rinjtë duam më shumë. Ne kërkojmë punë, jo letra pa vlerë. Programi i Partisë Socialiste për arsim e punësim të të rinjve është zgjidhja që kemi pritur prej kohësh” 45
PER NJE RILINDJE SHQIPTARE edukuese, pasi edukimi është më shumë sesa fitimi i dijeve dhe shprehive. Shkolla duhet t’i pajisë nxënësit me vlera morale, aftësi sociale e krijuese, shpirt sipërmarrjeje, përvojë estetike, kulturë politike dhe sjellje demokratike. Ne do t’i sigurojmë çdo nxënësi, pavarësisht origjinës dhe burimeve ekonomike familjare, mësues të aftë dhe me status, tekste me njohuri bashkëkohore, mjedise motivuese për të mësuar, zhvilluar aftësitë, mendimin kritik dhe shprehitë problemzgjidhëse.
zgjedhje nga nxënësit. Edukimi kulturor i të rinjve ka një rëndësi parësore. Një vend të veçantë në programet e arsimit të mesëm do të gjejnë edhe lëndët e artit. Çdo gjimnazist do të duhet të zgjedhë një prej këtyre lëndëve, si muzika, aktrimi, piktura apo poezia. Mësimi do të mund të zhvillohet edhe në mjedise jashtë shkollore, apo në klasa që mbledhin nxënës nga shkolla të ndryshme. Ne do të bëjmë të mundur edukimin e të gjithë fëmijët deri në moshën pesë vjeç dhe do të ofrojmë shërbim social për familjet e tyre që janë në nevojë. Politikat tona arsimore do të mundësojnë që çdo i ri deri në moshën 18 vjeç të jetë duke u arsimuar ose formuar profesionalisht, në shkollë ose në vendin e punës.
Ne do të konsolidojmë arsimin parashkollor dhe nëntëvjeçar, do të zgjerojmë dhe rrisim cilësinë e arsimit të mesëm të përgjithshëm e profesional, do të konsolidojmë standardet e arsimit universitar, publik dhe privat. Arsimin në shkollat publike dhe mundësinë për të ndjekur universitetin publik, ne e konsiderojmë një të drejtë natyrore për të gjithë, por që ushtrohet vetëm përmes konkurrencës dhe bazohet vetëm në meritë.
Mësuesi është forca që do të ndryshojë faqen e arsimit në Shqipëri. Do përmirësojmë të ardhurat reale të mësuesve, ndërkohë që kriteret e shpërblimit të tyre do të bazohen në angazhimin në punë, aftësinë profesionale dhe rezultatet e nxënësve. Ne do t’i japim fund njëherë e mirë militantizimit politik të shkollës dhe përndjekjes së mësuesve për arsye të
Ne do ta kthejmë shkollën në një mjedis kulture, që do të ofrojë jo vetëm arsim por edhe edukim: lëndë të formimit kulturor, sportiv, edukativ, me të drejtë 46
RIPERTERITJE E SHOQERISE më teknologjik, më konkurrues e më global.
bindjeve e përkatësive të tyre politike. Mësuesi – nxënësi – prindi do të përbëjnë një bosht të pandashëm të politikës sonë të re me arsimin.
Ne do të punojmë që universitetet, publike dhe private, të rrisin autonominë, cilësinë dhe standardet e mësimdhënies, për t’i pajisur studentët me të gjitha aftësitë e nevojshme për të përballuar sfidat e shekullit të 21. Por ne do t’i japim fund praktikës së licensimit të universiteteve, thjesht me qëllim fitimi dhe të mbylljes së syve përpara shfrytëzimit të studentëve e të prindërve të tyre vetëm si burim të ardhurash. Për këtë do të vëmë në funksionim Sistemin e Pavarur të Vlerësimit dhe Renditjes të shkollave të larta.
Shkollat do të jenë një mjedis i sigurt për fëmijët, me tolerancë zero ndaj sjelljes antisociale. Ne do t’i kushtojmë arsimit burimet e nevojshme financiare, të cilat nuk do të jenë më pak se 5 % e PBB. Sepse ne besojmë që arsimimi është politika më e mirë ekonomike. Arsimi profesional do të zhvillohet në sinergji me formimin dhe trainimin profesional, duke i pajisur të rinjtë me dijet, shprehitë, shpirtin e sipërmarrjes dhe duke nxitur integrimin e tyre në tregun e punës. Ne do të promovojmë ngritjen e kolegjeve kombëtare të formimit profesional në qytetet e mëdha, kolegjeve komunitare pranë çdo bashkie dhe qendrave profesionale të lëvizshme për komunat.
Ne do të mbështesim kërkimin shkencor, duke i dhënë përparësi zhvillimit të shkencave albanologjike, gjuhës, historisë dhe kulturës kombëtare. Mbështetja e zhvillimit të shkencës do të përfshijë subvencionimin e institucioneve akademike e shkencore, si Akademia e Shkencave dhe universitetet, si edhe kombinimin e burimeve publike me burimet private të financimit të arsimit dhe kërkimit shkencor.
Ne do t’i kushtojmë burimet dhe incentivat e nevojshme arsimimit të të rinjve në shkencat natyrore dhe inxhinierike. Aktualisht, vetëm një në pesë studentë frekuenton degët e shkencave natyrore apo inxhinierike. Ky është një raport i papranueshëm, që bie ndesh me kërkesat e rritjes së ekonomisë në një kontekst përherë e
Ne do të punojmë që shkolla shqiptare të kultivojë kulturën e mundësisë së 47
PER NJE RILINDJE SHQIPTARE dytë dhe të tretë. Ne do t’i krijojmë të gjithëve mundësinë për t’u shkolluar ose kualifikuar në profesione dhe mjeshtëri të reja, në përshtatje me interesat individuale dhe kërkesat e tregut të punës.
ndryshuar këtë realitet të dhimbshëm shkurajues. Duke ndërmarrë një reformë radikale ne do të ofrojmë një shërbim shëndetësor universal, ku asnjë qytetar të mos mbetet i përjashtuar nga sistemi shëndetësor siç ndodh sot me 1 milionë shqiptarë.
Politika do të shkëputet përfundimisht nga arti dhe institucionet e artit. Politika jonë e re kulturore, do të shkojë shumë përtej rendjes pas llozhës së rradhës dhe financimeve për kulturën e vulgaritetit e për vegjetimin e mediokritetit. Përzgjedhja e projekteve artistike e kulturore që do të financohen përmes fondeve publike, do të jetë transparente dhe demokratike, brenda një sistemi të reformuar rrënjësisht.
Qytetarët marrin një shërbim shëndetësor gjithnjë e më pak të sigurtë për shëndetin dhe gjithnjë e më fyes për dinjitetin. Ndërsa profesionistët e shëndetsisë janë lënë vetëm, me një financim publik krejt të pamjaftueshëm, nën tutelën e drejtimit të korruptuar politik dhe kanosjen e vazhdueshme të sigurisë së tyre fizike. Sfida jonë është t’u rikthejmë qytetarëve besimin e humbur tek shërbimi shëndetësor, t’u japim atyre mbrojtjen e merituar përmes një sistemi shëndetësor universal, dhe t’u krijojmë profesionistëve kushtet e nevojshme për të shërbyer me cilësi.
2.3 Shërbim shëndetësor të barabartë, universal e solidar
Sistemi i sotëm i financimit të shëndetësisë stimulon korrupsionin, burokraci të tepruar dhe diskriminin në masë. Paratë publike, edhe pse të pamjaftueshme, shpërdorohen në mënyrë kriminale, ndërsa qytetarët paguajnë nën dorë, për të marrë shërbime thelbësisht jetike. Ky sistem i marrë fund shëndetësor, nuk arrin të plotësojë as nevojat e gjysmës së popullsisë së
Sistemi i sotëm shëndetësor është në krizë të thellë. Shëndetësia shqiptare nuk arrin të realizojë asnjë nga funksionet e saj: nuk parandalon, nuk diagnostikon, nuk kuron dhe nuk rehabiliton. Ne kemi vizionin dhe guximin për ta 48
RIPERTERITJE E SHOQERISE
Do t’u rikthejmë qytetarëve besimin e humbur tek shërbimi shëndetësor dhe profesionistëve kushtet e nevojshme për të shërbyer me cilësi. Shëndeti publik është pasuri e përbashkët, ndaj askush nuk do të mbetet i përjashtuar nga shërbimi shëndetësor universal.
49
PER NJE RILINDJE SHQIPTARE Sot 1/5 e territorit të vendit gjendet pa asnjë shërbim shëndetësor. Ne do të ndërtojmë institucionin e Shërbimit Kombëtar Shëndetësor (Sh.K.SH), ku të gjithë do të jenë të siguruar dhe do të kenë mundësi të marrin kujdesin e duhur shëndetësor, pavarësisht nga të ardhurat financiare, gjendja shoqërore, vendbanimi, gjinia apo mosha.
vendit që është e siguruar. Ndërkohë që të varfërit janë të përjashtuar se nuk sigurohen dot, as ata që paguajnë sigurime nuk i ushtrojnë dot të drejtat e tyre. 1 milionë shqiptarë në moshë pune nuk gëzojnë kujdes shëndetësor publik, sepse janë të papunë. Madje pikërisht këtyre 1 milionë shqiptarëve, qeveria u ka rritur tarifat e shërbimit shëndetësor katër deri në pesë herë, ndërsa nga fillimi i vitit 2011, barrës së papunësisë i ka shtuar edhe taksën prej 10% për çdo vizitë apo ndërhyrje mjekësore. Praktikisht, ka dënuar me përjashtim nga sistemi shëndetësor të gjithë ata që janë të pamundur jo për faj të tyre.
Ne do të jemi promotorët e solidaritetit social midis të shëndetshmëve dhe të sëmurëve. Fatkeqësisht, gjendja e spitaleve publike është e mjerueshme. Ato janë kthyer në vatra të shpërdorimit të parasë publike. Mungesa e ilaçeve në spitalet tona është një dukuri kronike, aq sa shqiptarët po „mësohen“ me faktin se në spital shkohet me ilaçe dhe çarcafë me vete. Ne do të hapim kantierin e shëndetësisë, me qëllim modernizimin infrastrukturor dhe rritjen e sigurisë në spitale e ambulanca. Spitalet publike do të jenë jo vetëm vendet ku njerëzit mjekohen, por edhe qendra që mishërojnë solidaritetin e kulturën shoqërore.
Ne e konsiderojmë shëndetin publik si pasuri të përbashkët dhe faktor themelor zhvillimi. Të gjithë atyre që varfëria apo papunësia i ka lënë pa sigurim shëndetësor, ne do t’u ofrojmë shërbim shëndetësor falas dhe ata do të sigurohen nga shteti. Të gjithë ata që paguajnë sigurime, do të kenë mundësi të përfitojnë një shërbim cilësor dhe plotësisht falas nga skema ku kontribuojnë.
Ne do të rrisim financimin për shëndetin publik dhe programet e parandalimit. Pjesë e vizionit tonë do të jenë edhe programet e parandalimit të sëmundjeve tumoriale dhe sëmundjeve
Ne do ta heqim taksen 10% mbi shërbimin shëndetsor dhe ilaçet. 50
RIPERTERITJE E SHOQERISE të vendosim një bashkëbisedim të përhershëm me ta, për të adresuar të gjitha çështjet që lidhen me formimin e tyre, kërkimin shkencor, autonominë profesionale, përfshirjen në qeversjen klinike, pa lënë mënjanë nevojën për të plotësuar boshllëqet e krijuara në vite në trupën mjekësore të vendit.
kardiovaskulare. Shpenzimet farmaceutike zënë 1/3 e shpenzimeve të përgjithshme të shëndetit. Çmimet e barnave janë shpesh më të larta se në vendet e Bashkimit Europian. Në zonat rurale shërbimi farmaceutik mungon. Skema aktuale mbulon plotësisht apo pjesërisht vetëm ¼ e barnave të regjistruara që jepen me recetë.
Profesorët e shquar me eksperiencë të gjatë në shërbimin shëndetësor shqiptar, do të jenë partnerët tanë për reformimin e sistemit formues të mjekëve të rinj dhe për transformimin e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në një universitet mjekësor të Shqipërisë, ku të garantohet transferimi i dijeve e përvojave të tyre të çmuara.
Ne do të ulim çmimin e shitjes së barnave në Shqiperi. Nuk do të ketë asnjë produkt farmaceutik të regjistruar që do të shitet në vendin tonë me një çmim më të lartë se në vendin e tij të origjinës. Ne do të rrisim cilësinë dhe sigurinë e barnave, duke shtuar kujdesin për indikacionet, në përputhje me standardet europiane dhe njëkohësisht, do të rrisim kontrollin e cilësisë gjatë të gjithë zinxhirit të shpërndarjes të barnave. Ne do të zgjerojmë mbulimin me shërbim farmaceutik të kualifikuar në të gjithë vendin, duke garantuar shërbim farmaceutik publik, aty ku nuk ka mbulim me shërbim privat.
2.4 Kujdesje për familjen, fëmijët dhe të moshuarit. Vëmendje të veçantë për veteranët e Luftës Nacionalçlirimtare dhe ish-të përndjekurit e diktaturës komuniste.
Ne jemi vendosmërisht në krah të mjekëve, infermierëve dhe profesionistëve të shëndetit. Respektojmë përkushtimin me të cilin ata kujdesen për shëndetin e bashkëqytetarëve të tyre. Prandaj, do
Sot një në dy shqiptarë është i varfër; një në pesë shqiptarë jeton me më 51
PER NJE RILINDJE SHQIPTARE minimumi 35 mijë lekë në muaj për të jetuar, ndërsa dy pensionistë në qytet nuk marrin së bashku më shumë se 25 mijë lekë në muaj.
pak se 2 dollarë në ditë; një në njëzetë jeton me më pak se 1 dollar në ditë. Niveli zyrtar i varfërisë është rreth 13%, por varfëria reale është rreth 30%, madje në disa zona rurale mbi 50%. Ky tregues flet qartë, jo vetëm për nivelin e varfërisë, por edhe për pabarazinë e zhvillimit të rajoneve në Shqipëri, si edhe për ekzistencën e rajoneve tejet të varfëra.
Rënia e dërgesave të emigrantëve po vështirëson jetesën e familjeve shqiptare, duke bërë që një pjesë prej tyre të bien në varfëri. Nevojitet një qasje tjetër për mbështetjen e shtresave në nevojë. Përllogaritja sa më e shpejtë e minimumit jetik, është hapi i parë i rëndësishëm. Trajtimi i minimumit jetik në mënyrë të shpejtë dhe efikase është domosdoshmëri.
Familjet më të varfëra janë familjet e reja. Varfëria në Shqipëri nuk karakterizohet vetëm nga mungesa e mjeteve financiare për të jetuar, por edhe nga mungesa e aksesit në shërbimet publike më jetike, duke ndikuar kështu edhe në tregues të zhvillimit njerëzor. Familjet e varfëra kanë pamundësi për të çuar fëmijët në shkollë dhe s’kanë akses në shërbimin shëndetësor publik.
Për ne socialistët s’ka ekuivok: Të qënit i varfër nuk do të thotë as të jesh fatkeq as të jesh i paaftë, po të kesh një qeverisje të keqe.
Ndihma ekonomike prej mesatarisht 4 mijë lekë në muaj është e pamjaftueshme. Përfitimi i të papunëve është jo më shumë se 7 mijë lekë në muaj. Edhe trajtimi i veçantë i punonjësve të nëntokës është jo më shumë se 7 mijë lekë në muaj.
Por ne nuk do t’i masim politikat sociale me rritjen e lëmoshës për të varfërit, siç bën qeveria e sotme, po vetëm me numrin e familjeve që do të dalin përgjithmonë nga varfëria. Për dinjitetin e familjeve të varfëra, ne do të zëvendësojmë kafshatën e ndihmës ekonomike me mundësi reale për punësim.
Sipas INSTAT, një familje shqiptare me dy persona duhet të shpenzojë
Në vend të lëmoshave pasive që nxisin papunësinë, do të ketë më shumë 52
RIPERTERITJE E SHOQERISE politika aktive që luftojnë varfërinë. Për të gjithë ata që jetojnë nën minimumin jetik, do të mundësohet formimi i duhur profesional, në mënyrë që kjo shtresë e popullsisë të dalë sa më shpejt nga skamja e të rehabilitohet në tregun e punës.
të bëhen pjesë e pensionit. Çdo rritje e pensionit do të zbatohet mbi shumën e plotë të të ardhurave të pensionistëve. Do të zgjerojmë mbështetjen për nënat e reja në periudhën e parë të jetës së fëmijëve të tyre. Përfitimi i lejes së lindjes do të jepet për çdo nënë, pavarësisht nga kontributet në sigurimet shoqërore. Shteti dhe shoqëria do të ofrojnë kujdesje për fëmijën e sapolindur dhe për nënën. Do të ofrojmë shërbimet më cilësore për gratë shtatëzënë, nënat dhe fëmijët në të gjithë vendin, pavarësisht nga gjendja shoqërore apo ekonomike.
Do të ofrojmë më shumë përfishirje sociale për personat me aftësi të kufizuar. Në vlerësimin e paaftësisë, përveç elementëve të sotëm mjekësorë, do të përfshihen edhe elementët socialë. Ne do ta reformojmë sistemin e sigurimeve shoqërore, me qëllim që shqiptarët të mund të ruajnë një nivel të pranueshëm jetese, edhe në kushtet e pamundësisë për të fituar para që burojnë nga puna. Ne angazhohemi për t’i garantuar çdo shtetasi shqiptar, që ka bërë të gjitha përpjekjet për t‘u integruar në skemën e punësimit, minimumin jetik, si vlerë e solidaritetit shoqëror.
Ne e konsiderojmë familjen institucionin themelor të shoqërisë dhe do të punojmë vazhdimisht për forcimin e saj, në përputhje me traditat e vlerat më të mira morale të familjes shqiptare. Ne angazhohemi të mundësojmë që çdo familje të realizojë, si detyrë parësore, edukimin dhe arsimimin e fëmijëve, në një mjedis të lirë dhe pa dhunë.
Personat mbi 75 vjeç, do të kenë të garantuar një përftim social, pavarësisht nga historia e tyre e punësimit.
Ne jemi për një familje të fortë e të qëndrueshme, ku të mbizotërojë mirëkuptimi dhe respekti reciprok i pjesëtarëve dhe brezave. Ne mbështesim të gjitha format e jetës familjare:
Pensionet nuk do të jenë më të ulëta se 40% e të ardhurave mesatare të viteve të punës. Kompensimet e ndryshme që jepen prej 17 vjetësh do 53
PER NJE RILINDJE SHQIPTARE familjen e lidhur me martesë, bashkëjetesën, familjet me një prind dhe të gjitha format e tjera të partneritetit. Ne e konsiderojmë dhunën familjare e seksuale një kërcënim serioz për shoqërinë dhe do të mobilizojmë të gjitha burimet dhe energjitë e shoqërisë për luftën ndaj tyre. Ne përkrahim politikën e planifikimit familjar, të drejtën e prindërve për të vendosur numrin e fëmijëve të dëshiruar dhe parandalimin e shtatzanisë së padëshiruar.
dhe pjesëmarrje janë larg kushteve dhe standardeve të zhvillimit normal të fëmijëve. Mjaft fëmijë janë viktima të skllavërimit, punës së detyruar, trafikimit të drogës, shfrytëzimit seksual, punësimit familjar në punë të rrezikshme për shëndetin dhe moralin e tyre. Tragjedia e Gërdecit, përpos shpërthimit të korrupsionit vdekjeprurës, ekspozoi dhe fenomenin e skllavërimit të të miturve për shfrytëzimin e krahut të tyre për punë.
Ne e konsiderojmë mirërritjen fëmijëve një çështje shoqërore dhe jo private. Asnjë fëmijë të mos mbetet prapa - ky është misioni i socialistëve shqiptarë.
Një në tre fëmijë shqiptarë është i përfshirë në punë, kryesisht në format e këqija të punës dhe shfytëzimit. Kjo është skandaloze dhe ne do ta ndryshojmë medoemos një gjendje të tillë turpëruese për Shqipërinë e për të gjithë shoqërinë tonë.
Qeveria e sotme, megjithë retorikën, nuk ka mundur të zgjidhë problemet me të cilat përballen fëmijët shqiptarë. Një në katër fëmijë është i varfër. Një në tre fëmijë është aktualisht në nevojë, por vetëm 30% e tyre përfitojnë shërbime mbështetëse.
Mbi 50 mijë fëmijë të moshës së arsimit të detyruar, shfrytëzohen për punë familjare, duke braktisur ose neglizhuar ndjekjen e shkollës. Statistikat zyrtare pranojnë se vetëvrasja e fëmijëve është pasoja më frekuente e dhunës në familje dhe abuzimit me ta.
Shërbimet publike dhe private plotësojnë më pak se gjysmën e nevojave të fëmijëve. Fëmijët janë hallka më e dobët në familjen shqiptare. Të drejtat e fëmijëvë për kujdes shëndetësor, mbrojtje shoqërore, arsim, zhvillim
Ne socialistët, jemi nismëtarët e ndërgjegjësimit të shoqërisë në fushën e barazisë gjinore dhe i konsiderojmë
54
RIPERTERITJE E SHOQERISE mundësitë e barabarta për gratë dhe burrat si një mënyrë për të emancipuar shoqërinë. Ne mendojmë se barazia midis burrave dhe grave është ende larg minimumit të pranueshëm dhe pabarazia gjinore përbën një pengesë themelore për zhvillimin e mirëqënien e Shqipërisë. Barazia ligjore nuk sjell automatikisht mundësi të barabarta.
demokracisë dhe rritjen e mirëqënies së familjeve shqiptare.
Gratë dhe vajzat janë ende shumë më të kërcënuara se burrat nga përjashtimi.
Ne do të luftojmë për arritjen e barazisë gjinore në tregun e punës, do të zhdukim diskriminimin, segregimin dhe segmentimin gjinor në pagat e shpërblimet dhe do të rrisim fleksibilitetin për prindërit, sidomos për nënat. Do të nxisim punësimin nëpërmjet lehtësimit të barrës fiskale për sipërmarrësit që punësojnë gra dhe vajza të papuna. Gratë do të paguhen me pagë jo më të ulët se burrat. Ne do të mbrojmë gratë dhe vajzat nga shfrytëzimi ekonomik e seksual dhe trafikimi, nëpërmjet masave ligjore, politike dhe ndëshkuese.
Gjykatat raportojnë se çdo ditë, dy gra kërkojnë mbrojtje të menjëhershme për shkak të dhunës ndaj tyre. Ne do të kërkojmë rritjen e masave ndëshkimore kundër dhunës ndaj grave.
Gratë dhe vajzat janë shumë më të diskriminuara edhe në tregun e punës: kur e gjejnë një punë, për punë të barabartë, paguhen më pak se burrat. Në vendimmarrjen politike, gratë dhe vajzat janë ende një pakicë. Ne socialistët jemi shembulli i rritjes së pjesëmarrjes së tyre në vendimmarrje dhe garantojmë se siç kemi vepruar për barazi gjinore brenda partisë, do të veprojmë energjikisht për barazi gjinore në qeverisje, në administratën publike e shtetërore dhe në jetën shoqërore në tërësi.
Socialistët janë bartës të vlerave më të mira të patriotizmit shqiptar dhe të atdhetarizmit të veteranëve të Luftës Nacional Çlirimtare. Ne nderojmë historinë tonë kombëtare dhe Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, me heronjtë e dëshmorët e vet, si një faqe të ndritur të historisë, ku roli i
Për ne, barazia gjinore nuk është thjesht dhe vetëm një vlerë morale e shoqërisë, por edhe rrugëzgjidhja për përballimin e sfidave demografike, forcimin e
55
PER NJE RILINDJE SHQIPTARE të përndjekurit politikë do të zgjerojë grupin e përfituesve dhe do të zbatojë një shpërblim progresiv, në varësi të viteve të dënimit. Dëmshpërblimi për të përndjekurit mbi moshën 75 vjeç do të kryhet brenda një viti. Politikat tona publike dhe sociale do të respektojnë Statusin e ish të Përndjekurit. Të gjitha shërbimet publike për ish të përndjekurit do të përballohen nga shteti.
veteranëve të luftës mbetet një pikë referimi e palëvizshme. Veteranët çliruan vendin nga terrori nazifashist dhe e rreshtuan Shqipërinë në anën e duhur të historisë, krah për krah me të gjitha fuqitë e mëdha çlirimtare. Me mundin dhe sakrificat e tyre, ata kontribuan për zhvillimin e vendit dhe krijuan kulturën e punës e të shërbimit ndaj atdheut. Politikat tona publike dhe sociale do të respektojnë Statusin e Veteranit. Shërbimi dhe kujdesi ndaj veteranëve do të jenë prioriteti ynë i patjetërsueshëm social. Të gjitha shërbimet publike për veteranët do të jenë falas.
Ne do të ngremë një institucion europian të kujtesës historike që do të dokumentojë dhe bëjë të aksesueshme për publikun historinë e persekucionit nën regjimin komunist.
2.5 Rivendosje e rendit publik - Një shtet një polici
Socialistët përulen përpara martirëve e viktimave të rezistencës antikomuniste dhe vlerësojnë me nderim vuajtjet e sakrificat e të përndjekurve politikë të regjimit komunist.
Ne jemi tejet të ndjeshëm ndaj pasigurisë së qytetarëve. Sikur të mos mjaftonte krimi i organizuar dhe vrasjet e tipit mafioz, qytetarët sot ndihen të kërcënuar nga krimi ordiner, vjedhjet e bankave, të shtëpive apo sendeve personale në rrugë. Kjo histori, që të kujton ditët e errëta pa shtet të fillimviteve ’90-të, duhet të marrë fund. Janë bërë vazhdë edhe rastet kur
Ne marrim përsipër t’i japim fund hipokrizisë dhe abuzimit të njëzetëvjeçar me të përndjekurit politikë. Ne do të bashkëpunojmë me ta për ta mbyllur me dinjitet plagën e hapur të moskompensimit të tyre. Skema jonë e re e kompensimit për
56
RIPERTERITJE E SHOQERISE profesionistëve pa dallim prejardhjeje krahinore e bindjesh politike. Ky është angazhimi ynë solemn.
drejtues të lartë të shtetit, si deputetë, kryetarë komunash, gjykatës apo agjentë të shërbimeve të inteligjencës, ekzekutohen në mënyrë mafioze dhe ndërkohë vrasësit zhduken gjithmonë në drejtim të paditur. Mbjellja e lëndëve narkotike vazhdon të jetë prezente në ato zona të vendit ku ka varfëri më të theksuar dhe ku mungon shteti. Mbetet plagë e thellë edhe trafikimi i drogës dhe qënieve njerëzore.
Në dimensionin ekonomik: Do të garantojmë mbështetjen e domosdoshme financiare e logjistike për një siguri cilësore, duke rivlerësuar të gjithë kapitalin e çmuar njerëzor të krijuar në vitet e tranzicionit dhe të shpërdoruar rëndshëm nga qeveria e sotme.
Për ne siguria është një e mirë publike që shteti ka për detyrim t’ia ofrojë qytetarëve të vet.
Në dimensionin social: Do të afrojmë policinë me komunitetin dhe qytetarin. Në kriterin e vlerësimit të performancës së punës të forcave të rendit, do të mbështetemi edhe në vlerësimet e opinionit publik. Policia e Shtetit Shqiptar do të reflektojë kulturën e përgjegjësisë sociale që ne socialistët duam të promovojmë.
Koncepti ynë për sigurinë përmban jo vetëm luftën pa kompromis ndaj krimit, por edhe luftën e përditshme ndaj shkaqeve të krimit – si papunësia, varfëria e përjashtimi social. Ne u propozojmë shqiptarëve një politikë të sigurisë që përmban këto dimensione: politike, ekonomike, sociale dhe institucionale.
Në dimensionin institucional: Zgjidhja jonë është e thjeshtë dhe praktike. Pluralizmi policor ka qenë një dështim me kosto të lartë financiare e sociale. Një pafundësi policish e inspektoriatesh, uniformash e strukturash, sa të pakoordinuara aq edhe të panevojshme, ka stimuluar kaosin në territor dhe mungesën e përgjegjësisë shtetërore për garantimin e rendit
Në dimensionin politik: Do t’u japim forcave të sigurisë pavarësinë e plotë nga politika. Koha e emërimeve politike, të badigardëve të inkriminuar apo kriminelëve të liruar, në strukturat e policisë do marrë fund dhe Policia e Shtetit Shqiptar do t’u kthehet
57
PER NJE RILINDJE SHQIPTARE publik, pronës publike e private, cilësisë së mjedisit dhe të shërbimeve publike e me rradhë.
shërbimit shëndetësor dhe arsimor. Kështu për shembull, në rajonin Tiranë - Durrës, janë zhvendosur pjesa dërrmuese e sipërmarrjeve dhe familjeve. Aktualisht, duke përjashtuar sektorët e transportit dhe bujqësisë, në Tiranë përqëndrohen më shumë se 40% e ndërmarrjeve të vendit, ndërsa në të gjithë korridorin Tiranë Durrës rreth 55% tyre.
Ne do ta ndryshojmë rrënjësisht këtë realitet kaotik dhe ta ulim në mënyrë drastike nivelin e pasigurisë, numrin e krimeve e të kundravajtjeve të çfarëdollojshme në dëm të qytetarit, të shoqërisë e të territorit. Policia e Shtetit Shqiptar do të kryejë për një shumëllojshmëri shërbimesh sigurie dhe do të disponojë fuqi të reja ligjore për t’i dhënë zgjidhje një numri të gjerë problemesh, duke e bërë uniformën blu garancinë e qetësisë së çdo qytetari shqiptar.
Por, përqëndrimi i sipërmarrjeve dhe familjeve në qendrat e mëdha të vendit, ka ulur deri në zero në pjesë të caktuara nivelin e shërbimeve sociale dhe ekonomike, që ofrohen në rajonet më periferike. Si pasojë e përqëndrimit të ekonomisë në korridorin Tiranë - Durrës, rajonet e tjera të Shqipërisë janë detyruar të mbijetojnë vetëm me bujqësi.
2.6 Kohezion territorial e rajonal për solidaritet kombëtar
Aktualisht, shumë nga rajonet e vendit nuk arrijnë të përfitojnë nga rritja ekonomike kombëtare, sado e vogël qoftë ajo. Përmes politikave të reja rajonale, ne synojmë zhvillimin social dhe ekonomik anembanë Shqipërisë.
Në 20 vitet e zhvillimit të ekonomisë së vendit kanë dalë në pah pabarazi serioze ndërmejt rajoneve të ndryshme të Shqipërisë. Me fillimin e viteve 90-të, u vu re një lëvizje e brendshme migruese, drejt qendrave të mëdha urbane. Banorët e zonave të largëta e të pazhvilluara u zhvendosën drejt qyteteve më të mëdha, ku të paktën kishte një prezence minimale të
Legalizimi i ndërtimeve informale do të përfundojë menjëherë, ndërsa urbanizimi i zonave “informale” është detyra prioritare që ne socialistët i vendosim vetes. Ne besojmë se vetëm 58
RIPERTERITJE E SHOQERISE urbanizimi do tu japë mundësi të gjithë banorëve të zonave “informale” të jetojnë denjësisht, në një vend të zhvilluar.
vendosjen e të gjithë pasurive kombëtare në shërbim të rritjes së shpejtë ekonomike dhe përafrimin e standardit të jetesës me atë të vendeve të anëtarësuara rishtaz në Bashkimin Europian. Miratimi i Planit të Përgjithshëm Kombëtar do të mundësojë që edhe autoritetet vendore të shohin përtej kufijve të njësive nën administrimin e tyre dhe të operojnë në harmoni me perspektivat zhvillimore të rajoneve e të të gjithë vendit.
Objektivi ynë është, jo vetëm kohezioni territorial i zonave rurale dhe atyre me ndërtime “informale”, por çka është dhe më e rëndësishme, kohezioni social për banorët e këtyre zonave në një shoqëri që synon të integrohet në Bashkimin Europian. Nëse ndërtojmë në mënyrë të suksesshme kohezionin e duhur territorial dhe rajonal, duke menduar si një komb e si një popull, do të arrijmë të rrisim standardin e jetesës të çdo qytetari.
Ne do të inkurajojmë bashkëpunimin mes politikbërësve rajonalë e vendorë dhe qeverisjes qëndrore, për të patur një shkallë sa më të lartë mirëkuptimi të pasojave që kanë mbi rajonet, njësitë, komunitetet e veçanta, veprimet e pakoordinuara dhe politikat e paharmonizuara mes niveleve të ndryshme të qeverisjes.
Plani i Përgjithshëm Kombëtar dhe 12 planet e zhvillimit rajonal të integruara në të, për të 12 qarqet e Shqipërisë, janë një domosdoshmëri për modelin tonë të ri të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, social e urban. Ne angazhohemi për hartimin e shpejtë të këtij plani me standardet më të larta europiane.
Ne besojmë se kështu do t’i jepet përfundimisht fund çorodisë mbizotëruese në administrimin e territorit dhe rrënimit institucional që materializohet në politizimin e tejskajshëm të marrëdhënieve mes pushtetit qendror e atij vendor.
Administratat rajonale dhe vendore do të nxiten të bashkëveprojnë më ngushtë me qeverisjen qëndrore. Vetëm kështu do të mundësojmë
59
PER NJE RILINDJE SHQIPTARE
2.7 Politika rregullatore dhe shërbime efiçiente si rojtare të shëndetit dhe interesave ekonomike të konsumatorëve
së dobët i kushton çdo përdoruesi automjeti 200 dollarë në vit dëm dhe riparim të autoveturës. Ankesat se gazi i lëngshëm mbaron më shpejt dhe nuk ka fuqinë e duhur kalorike, janë shtuar dukshëm kohët e fundit. Numri i operatorëve privatë që tregtojnë shërbime tradicionalisht të ofruara nga shteti ka shtuar rrezikun që qytetari të gjendet gjithmonë e më i vetëm përballë forave të verbëra të tregut.
Ekonomia e tregut të lirë ka sjellë, pavarësisht prapambetjes së madhe në kuptimin e në trajtimin e saj, avantazhe të konsiderueshme për qytetarët shqiptarë. Hapja e ekonomisë ndaj tregjeve rajonale, europiane dhe globale rrit natyrshëm larminë e mallrave dhe shërbimeve që mund t’i ofrohen sot qytetarëve shqiptarë. Por, në të njëjtën kohë, kjo situatë e vendos konsumatorin shqiptar përpara zgjedhjeve jo të lehta, shpesh herë duke e detyruar të marrë vendime pa patur informacion.
Në vitet e fundit është shtuar arbitrariteti i operatorëve publikë e privatë që veprojnë në tregje monopoliste. Ofruesit e shërbimeve të furnzimit me ujë të pijshëm, energji elektrike dhe komunikim telefonik fiks duket se kanë një interes të limituar për të informuar konsumatorët e tyre si dhe për të vendosur një komunikim të hapur me ta.
Qytetari ynë nuk është i informuar për origjinën e produktit, cilësinë e tij, përbërësit dhe afatet e skadencës. Rastet e helmimeve masive janë prezente në të gjithë territorin e vendit. Të gjithë përdoruesit e autoveturave janë të pakënaqur me cilësinë e karburantit me të cilin furnizohen. Përveç dëmeve të drejtpërdrejta në shëndet e në mjedis, vlerësohet se karburanti i cilësisë
Faturime arbitrare të energjisë elektrike apo ujit të pijshëm, ndërrime të pamotivuara të matësve, duke ngarkuar koston direkt te konsumatorët, ndryshime kushtesh të kontratave të telefonisë fikse në mënyrë të papritur e të paparalajmëruar, janë dukuri shqetësuese, prezente në jetesën e përditshme të familjes shqiptare. 60
RIPERTERITJE E SHOQERISE
Ne do të jemi avokatë të interesave ekonomikë të konsumatorëve. Do të garantojmë lirinë e zgjedhjes së konsumatorit, të drejtën ligjore të informimit dhe garancinë e produkteve dhe shërbimeve që ofrohen në treg, për sigurinë, cilësinë, sasinë, përbërjen dhe çmimet.
Ne do të mbrojmë konsumatorët nga veprimi i forcave të verbëra të tregut. Ndikimi i ”dorës së padukshme” të tregut të lirë do të kompensohet nga veprimi i ”dorës së dukshme” informuese, rregullatore dhe inspektuese të qeverisjes. Jemi kundër privatizimit apo dhënies me konçesion të shërbimeve të kontrollit të matësve, peshëmatjes, kalibrimit dhe cilësisë.
Ne do të miratojmë legjislacionin e nevojshëm që do të rrisë afatin e garancisë për blerjen e produkteve të reja elektronike, elektroshtëpiake dhe produkteve të tjera të kushtueshme për familjet.
Kompanitë e shërbimeve utilitare do të kontrollohen në sistemet e tyre të matjes e të faturimit dhe do të çertifikohen nga autoritete publike.
Ne do të nxisim fushata reklamuese të ndershme, jashtë çdo mashtrimi për konsumatorët. Do të sigurojmë përfaqësim të bashkimeve vullnetare të konsumatorëve në procesin legjislativ dhe do të shpenzojmë fonde publike për të informuar qytetarët mbi të drejtat e tyre dhe mënyrën për t’u mbrojtur nga rreziqet me të cilat përballen.
Që politika jonë e re fiskale të arrijë të ulë me sukses koston e prodhimeve bujqësore e blegtorale vendase, për t’i ofruar shqiptarëve produkte me çmime sa më të ulëta, ne do të forcojmë legjislacionin dhe rolin e agjensisë për mbrojtjen e konkurrencës. Synimi ynë është të luftojmë efektivisht oligopolet dhe kartelet që dominojnë tregjet e produkteve dhe shërbimeve kryesore të konsumuara nga shqiptarët e thjeshtë. Ne do të sistemojmë pikat e shitjes së produkteve bujqësore në qytete. Askush nuk do të lejohet të shesë prodhimet në mjedise të papërshtatshme. 61
Rivendosje e DemokracisĂŤ
62
63
PER NJE RILINDJE SHQIPTARE instalimin e një sistemi demokratik, Shqipëria nën pushtetin e Sali Berishës, po përjeton periudhën e çdemokratizimit. Ky model i çdemokratizimit karakterizohet në thelb nga dhunimi i vullnetit popullor, shpërdorimi i parave publike, kthimi i Kuvendit si në një organ ratifikues i vendimeve autokratike të qeverisë dhe asfiksues ndaj opozitës, rrënimi i institucioneve kushtetuese, ofrimi si model karriere i mëkatarëve të ligjit dhe çimentimi i kulturës së pandëshkueshmërisë, promovimi i kompanive dhe sipërmarrësve klientë të pushtetit, të cilët sigurojnë të ardhura vetëm nga fonde publike apo aksesi i privilegjuar për keqpërdorim të pasurive kombëtare.
• Përmbushje e standardeve të
zgjedhjeve të lira dhe të ndershme;
rikthim i parlamentarizmit dhe respekt ndaj opozitës
• Shkurtim i afatit të gjykimit të çështjeve; drejtësi e shpejtë dhe profesionale
• Çmontimi i sistemit të korrupsionit dhe kulturës së pandëshkueshmërisë;
konkurrencë e ndershme në interes të publikut; pezullim të funksionit publik për çdo zyrtar që përballet me drejtësinë
• Administratë publike e depolitizuar, profesionale dhe e përgjegjshme • Rigjallërim i autonomisë vendore dhe
decentralizim i plotë fiskal
Modeli i çdemokratizimit bazohet në vendimmarrjen dhe ushtrimin e autoritetit qeverisës nën ndikimin e interesave ekonomike e financiare të një kaste të krijuar nga lidhjet nepotike, klanore e klienteliste të pushtetit; në kapjen e shtetit e të sistemit të drejtësisë dhe tjetërsimin e funksionit të administratës publike; në presionin mbytës ndaj mediave dhe manipulimin e informacionit për publikun; në asfiksimin e shoqërisë civile.
• Përmirësimi i legjislacionit dhe
masave financiare që rregullojnë veprimtarinë e OJF-ve
• Ndal dhunës qeveritare ndaj medias së pavarur dhe piraterisë televizive; transformim rrënjësor i Radio Televizionit Shqiptar
3.1 Ndërtimi i një shoqërie demokratike
Shqipëria anëtare e NATO-s është larg
Pavarësisht përpjekjeve 20 vjeçare për 64
RIVENDOSJE E DEMOKRACISE të qënurit një “demokraci e Aleancës së Atlantikut Verior”, ku zhvillohen zgjedhje të lira e të ndershme, ku të gjithë qytetarët pavarësisht statusit shoqëror janë të barabartë para ligjit, ku korrupsioni e krimi i organizuar ndëshkohet përmes drejtësisë së pavarur, ku prona mbrohet e respektohet, ku administrata publike është në shërbim të qytetarit e jo të pushtetit, ku liria e informacionit dhe saktësia e të dhënave zyrtare janë të pacënueshme.
Ne socialistët e konsiderojmë të shenjtë shprehjen e lirë të mendimit, ushtrimin e të drejtës demokratike për transparencë e kontroll, detyrimin për llogaridhënie të të zgjedhurve ndaj zgjedhësve dhe qeverisë ndaj opozitës, parimin se demokracia vendoset dhe mbrohet vetëm me metoda demokratike. Ne besojmë se vullneti i shumicës është tirani pa respektin për pakicën. Qeverisja jonë do ta trajtojë opozitën si një partner të pazëvendësueshëm dhe zëdhënëse të qytetarëve që mendojnë ndryshe nga ne, por që ashtu si dhe ne duan suksesin e tyre dhe të Shqipërisë.
Për ne progresistët, ndërtimi i një shoqërie demokratike fillon nga zgjedhjet e lira e të ndershme, po nuk mund të kufizohet vetëm me zgjedhjet, pa të cilat s’ka paqe të mirëfilltë sociale dhe as drejtësi të mundshme sociale. Ne duhet të ndërtojmë një demokraci me rrënjë të thella, që bazohet tek një kulturë demokratike e vërtetë, tek institucione të vërteta demokratike, tek roli i pazëvendësueshëm i lirisë së konkurrencës e të informacionit dhe pjesëmarrjes së shoqërisë në vendimmarrje.
Objektivat tona në funksion të ndërtimit të një shoqërie demokratike janë të qarta. Do ta kthejmë Kuvendin, nga një institucion monokratik ku ratifikohen vendimet autokratike të qeverisë, në qendrën e gravitetit politik e vendimmarrës për Shqipërinë, si ushtrues i sovranitetit të popullit. Do të fuqizojmë institucionet kushtetuese duke vendosur një kufi të qartë e të pakarpëcyeshëm mes shtetit dhe pushtetit. Do të vijojmë të promovojmë dialogun dhe debatin konstruktiv politik, duke dëshmuar përgjegjshmëri politik e qytetare dhe aftësi qeverisëse përmes forcës së shembullit e jo shembullit të
Parimi një anëtar një votë, që udhëheq funksionimin dhe veprimin tonë politik, është një pikënisje e sigurtë për një Shqipëri me zgjedhje vërtetësisht demokratike.
65
PER NJE RILINDJE SHQIPTARE forcës. Do të promovojmë vlerat e demokracisë, lirisë, gjithpërfshirjes, solidaritetit social, barazisë së të drejtave, zhvillimit të qëndrueshëm, stabilitetit, sigurisë dhe paqes. Do të rrisim ndikimin dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në veprimtaritë e të gjitha niveleve të pushtetit, duke mbështetur instrumentat e referendumeve vendore dhe kombëtare për vendime që kërkojnë ballafaqim dhe pëlqim publik.
Pushteti ekzekutiv dhe segmente të caktuara t ë politikës të lidhura me interesa korruptive diktojnë një pjesë të konsiderueshme të vendimarrjes së Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë dhe pjesës tjetër të sistemit të drejtësisë. Institucionet drejtuese e kontrolluese të sistemit i janë nështruar frymës klienteliste, korrupsionit dhe presionit të interesave të pushtetit. Kjo ka diktuar dështimin e sistemit të karrierës dhe meritokracisë në pushtetin gjyqësor, por edhe në prokurori. Sistemi i pagave nuk garanton një sistem gjyqësor të motivuar e profesional. Solemniteti në gjykim mungon për shkak të mosrespektimit të kodit etik dhe rregullave të administrimit, por edhe për shkak të mungesës së infrastrukturës së përshtatshme.
3.2 Shteti i së drejtës Sot Shqipëria ka një sistem drejtësie që karakterizohet nga mungesa e besimit dhe profesionalizmit, me një vendimarrje të nënshtruar nga interesat korruptive dhe presioni i ekzekutivit. Shkelja e parimeve e normave kushtetuese dhe të drejtave të njeriut është bërë një dukuri zotëruese. Aksesi te sistemi i drejtësisë, barazia para ligjit, sundimi i së drejtës, respekti për ligjin dhe institucionet kushtetuese mbeten shumë larg standardeve të Europës demokratike ku duam të integrohemi.
Hetimi penal është i paqartë, i shpërndarë, jo profesional dhe jo efektiv. Prokuroria është apatike në funksionalitetin dhe efiçensën e saj dhe për rrjedhojë e paaftë të përmbushë përgjegjësitë dhe detyrat sipas Kushtetutës dhe ligjeve, për të çrrënjosur kulturën e çimentuar të pandëshkueshmërisë.
Mungesa e shtetit të së drejtës përkthehet në sundimin e korrupsionit e kulturës së pandëshkueshmërisë, krimit, abuzivizmit dhe arrogancës së pushtetit dhe mos zgjidhjes së konflikteve sociale.
Shërbimet ligjore në përgjithësi dhe për grupet sociale në nevojë në veçanti janë larg standarteve europiane. Sistemi i edukimit ligjor është i dobët. Formimi 66
RIVENDOSJE E DEMOKRACISE Kushtetutës dhe ligjeve që rregullojnë veprimtarinë e shtetit. Ne besojmë se një sistem gjyqësor i pavaruar, efiçent dhe efikas përbën garancinë më të mirë të mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut.
fillestar dhe vazhdues profesional vuajnë nga mungesa e burimeve të nevojshme njerëzore, financiare dhe të infrastrukturës mbështetëse. Ndërmjetësimi dhe zgjidhja me pajtim e mosmarrëveshjeve, ndonëse një traditë e lashtë e shqiptarëve nuk i përgjigjen sa dhe si duhet nevojës për zgjidhjen e konflikteve në rrugë jashtëgjyqësore.
Ne progresistët duam të ndërtojmë një shoqëri europiane të së drejtës. E drejta dhe ligji në Shqipëri duhet të jenë pjesë e së drejtës Europiane. Ndërsa gjykatat duhet të shndërrohen në garancinë maksimale të funksionimit të shtetit dhe garantimit të marrëdhënieve të drejta shtet-qytetar. Përmes veprimeve tona do të sigurojmë një sistem të së drejtës të pavarur sipas Kushtetutës dhe standardeve Europiane, të besueshëm për publikun, që jep drejtësi për të gjithë njësoj. Një drejtësi të shpejtë dhe profesionale.
Ne e konsiderojmë një kusht jetik për procesin e integrimit, zhvillimin e demokracisë dhe konsolidimin e shtetitë së drejtës, kryerjen e një reforme të thellë dhe të gjithanshme në sistemin e drejtësisë, bazuar në një strategji gjithëpërfshirëse që garanton një qasje europiane të sistemit gjyqësor, të hartuar përmes një procesi transparent me qytetarin, grupet e interesit dhe shoqërinë civile.
Ne do të nxisim e mbështesim forcimin e përgjegjshmërisë dhe efikasitetit të institucioneve të drejtësisë përmes procesit ligjbërës dhe zbatimit të një sërë masash ligjore dhe institucionale që sigurojnë: ndërtimin dhe konsolidimin e një sistemi të karrierës, që nuk lejon në asnjë mënyrë abuzimet e çfarëdo lloji; përmirësimin rrënjësor të trajtimit material të punonjësve të sistemit të drejtësisë; përmirësimin rrënjësor të kushteve
Prioriteti ynë madhor është synimi për të ndërtuar një shoqëri ku sundon ligji dhe ku synohet drejtësia sociale. Për ne, pavarësia dhe balancimi i pushteteve është detyrim kushtetues. Misioni ynë është konsolidimi i sistemit kushtetues dhe shtetit të së drejtës, ku të gjithë shtetasit janë të barabartë para ligjit dhe në zbatimin e tij. Në përmbushjen e këtij objektivi veprimi ynë politik e shoqëror udhëhiqet nga respekti dhe zbatimi i 67
PER NJE RILINDJE SHQIPTARE të punës të punonjësve të drejtësisë; pandikueshmërinë dhe pavarësinë në vendimarrje; paprekshmërinë profesionale në lidhje me vendimet e marra dhe në të njëjtën kohë mekanizëm efikas dhe transparent për të verifikuar dhe ndëshkuar sipas ligjit rastet e vendimarrjeve dukshëm të marra në mungesë të profesionalizmit dhe/ose bazuar në interesa të tjera jo të ligjshme; zbatimin efektiv të sistemit të ri të vlerësimit për gjyqtarët e prokurorët, progresin e kërkuar në luftën kundër korrupsionit në rradhët e njerëzve të drejtësisë; përmirësimin e inspektimit në gjykata e prokurori, përfshirë shmagien e konfliktit të kompetencave; trajnimin profesional të gjyqtarëve e prokurorëve dhe verifikimin e aftësive të tyre në cilësinë e vendimeve përkatëse; zbatimin e kodit etik për zyrtarët e punonjësit e sistemit; ngritjen e një sistemi funksional të plotë, uniform, të harmonizuar dhe të integruar të menaxhimit të çështjeve në të gjitha gjykatat, duke përfshirë mbledhjen e shëndoshë të statistikave; shmangien e zvarritjeve të proceseve hetimore dhe gjyqësore.
shtetit që do të garantojë jo vetëm funksionimin e përditshëm të tij, por edhe progresin e kërkuar lidhur me fuqizimin e kapaciteteve njerëzore e infrastrukturore. Ne do të mbështesim përmes masave konkrete rritjen e transparencës në dhënien e drejtësisë dhe të aksesit të qytetarëve në drejtësi, duke hequr të gjitha barrierat ligjore e administrative që e pengojnë seriozisht gëzimin realisht të të drejtave kushtetuese nga të gjithë. Ne do të bëjmë të mundur që ndjekja penale dhe ngritja e akuzës në Republikën e Shqipërisë të jetë pjesë e një sistemi të pavarur dhe efiçent, tërësisht në përputhje me standartet e konsoliduara europiane. Do të krijojmë një klimë të përshtatshme ndëshkimi për çdo krim dhe person që shkel ligjin. Do të zbatojmë parimin e barazisë para ligjit për të gjithë shtetasit. Ne angazhohemi të krijojmë kushtet e nevojshme për një prokurori të aftë e të përgjegjshme, që ushtron ndjekjen penale për çdo shkelje të ligjit dhe ndaj çdo shkelësi të tij. Do të krijojmë kushtet për një organ të akuzës aktiv, efikas dhe funksional, duke depolitizuar përfundimisht ndjekjen penale dhe ngritjen e akuzës, dhënies së statusit e mbështetjes së nevojshme
Ne do ta konsiderojmë të rëndësishme pavarësinë financiare të prokurorisë dhe gjykatave përmes vendosjes së një standarti detyrues në buxhetin e 68
RIVENDOSJE E DEMOKRACISE shërbim noterie sa më të besueshëm, profesional dhe të standardizuar. Do të ndërmarrim një proces të thellë reformues të shërbimeve të ekspertizës publike për t’i kthyer ato tërësisht në funksion të cilësisë në dhënien e drejtësisë penale dhe civile.
prokurorëve në ushtrimin e detyrës së tyre, përmirësimit rrënjësor të cilësisë së ndjekjes penale, reformimit të policisë gjyqësore duke e vendosur atë tërësisht në drejtimin dhe kontrollin real të prokurorit si kusht për zhvillimin e hetimeve proaktive dhe intensive. Një shoqëri europiane e së drejtës i konsideron shërbimet ligjore si pjesë integrale të shërbimeve ligjore europiane. Ne progresistët, synojmë t’i bëjmë këto shërbime sa më reale dhe në shërbim të shqiptarëve si qytetarë europianë. Për të rritur aksesin në drejtësi, ne do të kontribuojmë në marrjen e masave ligjore, administrative dhe financiare për të mundësuar akses në drejtësi dhe në ndihmën ligjore për cilindo. Do të nxisim një shërbim avokatie profesional dhe të besueshëm. Ne do të lehtësojmë aksesin në drejtësi për grupet më të dobëta në shoqëri. Ne do të kontribuojmë në krijimin e mundësive ligjore dhe administrative për ndërtimin e një shërbimi përmbarimor efikas e të shpejtë, që do të sigurojë zbatimin në kohë të të gjitha vendimeve gjyqësore të formës së prerë, përfshirë edhe ato të pazbatuara deri më sot, duke ndëshkuar rëndë atë që pengon në mënyrë të paligjshme ekzekutimin e këtyre vendimeve. Do të ndërtojmë një
3.3 Çmontimi i sistemit të korrupsionit dhe kulturës së pandëshkueshmërisë Korrupsioni është kthyer në një sistem, që fatkeqësisht kushtëzon sistemin politik në çdo nivel të tij. Pushteti kontrollon për qëllime dukshëm korruptive çdo të mirë publike, çdo kontratë publike, çdo licensë e leje për të ushtruar aktivitet sipërmarrës në formë konçesionare apo tërësisht të pavarur, çdo ankand publik, duke privatizuar vit pas viti prona publike dhe hequr dorë nga çdo interes publik. Vendimmarrja shtetërore, politike dhe administrative, por edhe ligjbërja, gjithnjë e më shumë po kushtëzohen nga interesa ekstraligjore. Qytetari nuk përballet dot me këtë sistem dhe i është
69
PER NJE RILINDJE SHQIPTARE dhe interesin publik në themel të qeverisjes sonë, për ta hapur dhe zhvilluar ekonominë e shoqërinë. Dhe njëkohësisht për të çmontuar sistemin e korrupsionit. Do të shqyrtojmë imtësisht çdo praktikë korruptive dhe do të kërkojmë me këmbëngulje drejtësi për çdo shkelës të ligjit në dëm të interesit publik.
nënshtruar atij. Çdo shërbim, çdo e drejtë, çdo pasuri publike në shitje, çdo kontratë me vlerë të vogël apo të madhe monetare, kalon përmes kanaleve të këtij sistemi korrupsioni. Korrupsioni shoqërohet me kapjen e shtetit. Po bëhen gjithnjë e më alarmante rastet kur investimet publike orientohen pikërisht në ato zona, ku klientët e pushtetit kanë interesa ekonomike, apo ku për të njëjtat arsye prona kthehet nga tokë bujqësore në tokë urbane ose kalon nga e drejta e pronarëve legjitimë në zotërimin e pronarëve të krijuar nga ky sistem.
Në dallim nga qeveria e sotme, zyrtarët e lartë të së cilës i kanë bishtnuar drejtësisë, ne socialistët do të vendosim një standard të ri të përgjegjësisë publike në funksion të çmontimit të korrupsionit dhe kulturës së pandëshkueshmërisë: Jo vetëm reduktim të imunitetit për të zgjedhurit dhe vënie në dispozicion të çdo të akuzuari ndaj drejtësisë, por edhe pezullim të funksionit për çdo zyrtar të lartë të administratës publike që përballet me drejtësinë.
Prona dhe pasuria publike administrohet në kundërshtim flagrant me interesin publik. Ajo keqpërdoret dhe vidhet në përmasa gjithnjë e më alarmante. Tregjet më të rëndësishme dhe më fitimprurëse në Shqipëri, janë të kapura dhe të mbyllura brenda rrethit të klientëve të pushtetit. Vendimmarrja klienteliste dhe e korruptuar e qeverisë, ka krijuar mjedis për zgjerimin e aktivitetit kriminal të pastrimit të parave të pista.
3.4 Një administrim publik europian Administrimi i punëve publike dhe vetë administrata publike vuan nga mungesa e vizionit dhe efiçencës, kaosi legjislativ dhe keqzbatimi i ligjit, kaosi strukturor dhe organizativ, politizimi dhe klientelizmi i
Ne socialistët, jemi të gatshëm t’i japim fund kësaj situate dramatike, duke vendosur konkurrencën e ndershme
70
RIVENDOSJE E DEMOKRACISE tejskajshëm, mungesa e planifikimit dhe e kapaciteteve projektuese si edhe buxhetimi shumë i çalë.
private. Do të sigurohemi që prona publike të trajtohet njësoj si prona private në qarkullimin civil, duke rritur përgjegjshmërinë e administratës publike ndaj privatëve, por edhe ndaj vetë publikut.
Ne socialistët, do të ndryshojmë rrënjësisht jo vetëm administrimin e punëve dhe shërbimeve publike, por edhe vetë funksionimin e administratës publike. Për të arritur këtë, do të aplikojmë të gjithë elementët që kanë bëjnë me “Qeverisjen e Mirë” si:
Administrimi i punëve publike. Për
ne progresistët, punët publike janë detyrime që i ndërmerr shteti për të përmirësuar infrastrukturën dhe cilësinë e jetës. Ne do të krijojmë një sistem unik dhe të standardizuar të administrimit të punëve publike, duke rritur efiçencën e administrimit të punëve publike, duke rritur transparencën e organeve vendimmarrëse, duke luftuar praktikat korruptive, duke vendosur rregulla të qarta për administrimin dhe duke krijuar kushtet për audit dhe përgjegjësi konkrete.
• Pjesëmarrje e publikut në qeverisje dhe sundimi i të drejtës • Ligjbërje dhe zbatueshmëri efektive • Transparencë në vendimmarrje e në llogaridhënie • Shërbim standard për të gjithë • Orientim drejt konsensusit social Administrimi i pronës publike. Për ne progresistët, prona publike është njësoj e shenjtë si prona private. Shteti është administrator i pronës publike dhe vetëm populli, nëpërmjet ligjit ose referendumit, mund të vendosë për tjetërsimin e saj. Ne do të krijojmë rregulla dhe standarde të sjelljes publike mbi bazën e tagrave të nëdorësisë së pronës publike, duke përcaktuar përfundimisht kufijtë ndërmjet pronës publike dhe asaj
Administrimi i shërbimeve publike.
Për ne progresistët, çdo qytetar duhet të gëzojë shërbime publike të mira, të drejta dhe cilësore. Ne do të sigurojmë shërbime publike cilësisht të ndryshme, duke krijuar një administratë profesionale që vepron brenda kornizës ligjore. Do të standardizojmë sjelljen administrative në shërbim të publikut. Do të rregullojmë në mënyrë të detajuar marrëdhënien individ–administratë
71
PER NJE RILINDJE SHQIPTARE
3.5 Mbrojtja dhe gëzimi i të drejtave pronësore
publike. Do të vendosim parametra shkencore të matjes dhe përmirësimit të cilësisë së shërbimit. Do të përcaktojmë përfundimisht gamën dhe nivelin e shërbimeve që ofron pushteti lokal dhe ai qendror.
Saga e mbrojtjes dhe gëzimit të të drejtave pronësore, jo vetëm nuk duket se do të mbarojë, por vijon të marrë jetë njerëzish në mënyrë mafioze. Për shkak të korrupsionit dhe paaftësisë, qeveria e sotme ka dështuar në adresimin e kësaj çështjeje jetike për zhvillimin ekonomik e shoqëror të vendit.
Administrata publike. Për ne progresistët, asnjë reformë nuk mund të ketë sukses nëse burimet njerëzore nënvlerësohen, trajtohen politikisht apo keqmenaxhohen. Ne do të krijojmë një administratë publike të aftë profesionalisht dhe të përgjegjshme, duke u ndarë një herë e mirë nga praktikat e mobilizimit partiak, nepotik e klientelist. Do të krijojmë rregjistrin e burimeve njerëzore të të gjithë personave të kualifikuar brenda dhe jashtë vendit. Do të aplikojmë të gjitha parimet e menaxhimit të burimeve njerëzore, ku çdokush të mund të kontribuojë sipas aftësisë. Do të ndryshojmë rrënjësisht procedurat e përzgjedhjes dhe promovimit të nëpunësve publikë, si e vetmja mundësi për të garantuar qëndrueshmërinë dhe përgjegjshmërinë e administratës publike. Do të garantojmë transparencën e veprimtarisë së administratës publike si dhe përsosjen e marrëdhënies me qytetarin përmes dhënies së pandërprerë të informacionit dhe publikimit të tij.
Ne progresistët e konsiderojmë pronën private, ashtu si atë publike, të shenjtë. Ndaj, jemi të vendosur të ofrojmë zgjidhjen e duhur. Fillimisht do të përgatisim, miratojmë e zbatojmë një Strategji dhe Plan Veprimi Kombëtar për Pronën, duke iniciuar një proces të gjerë e gjithëpërfshirës konsultimi, në përputhje me jurisprudencën e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, që duhet të adresojë: transparencën në kthimin e në kompensimin e pronës dje, sot, nesër; domosdoshmërinë e një legjislacioni që krijon mekanizma efikasë në funksion të vendosjes dhe konsolidimit të së drejtës së pronës në të gjithë territorin e vendit; aprovimin e një pakete të posaçshme masash ligjore kundër korrupsionit me pronën. 72
RIVENDOSJE E DEMOKRACISE
3.6 Rigjenerim i autonomisë vendore
Ende nuk ka përfunduar procesi i transferimit të pronave drejt bashkive dhe komunave. Bashkitë presin që nga viti 2005, kalimin nga qeveria të pronave të nevojshme për ndërtimin e shkollave, kopshteve, çerdheve, hapësirave publike apo banesave sociale.
Çdo nismë e qeverisë së sotme në raport me bashkitë e komunat, e propaganduar si reformë, ka pasur në thelbin e saj cënimin e vazhdueshëm të Kushtetutës e të ligjit, në kufizimin konstant të hapësirës së veprimit të të zgjedhurve vendorë. Në këto vite pushteti i Sali Berishës ka shkelur shtatë herë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Kartën Europiane të Autonomisë Vendore, duke gjeneruar konflikt permanent kompetencash, duke kufizuar instrumentat financiarë, fiskalë e rregullatorë në ushtrimin e detyrës së të zgjedhurve vendorë, duke cënuar çdo vit e më rëndë punën e bashkive e të komunave në shërbim të komunitetit.
Ne socialistët, mbështesim decentralizimin si një reformë dhe proçes transformimesh që ndryshon e modernizon shoqërinë. Me qëllim rritjen e cilësisë së shërbimeve komunitare në nivele europiane, ne do të punojmë për plotësimin e kërkesave të komuniteteve vendore për shërbime publike sa më cilësore. Do të nxisim demokracinë direkte duke transformuar organet e qeverisjes vendore në organe autonome partneriteti në qeverisje, me pjesëmarrjen e komunitetit vendor në administrimin e jetës publike. Në funksion të thellimit të reformës, do të vazhdojmë përsosjen e legjislacionit për transformimin e mëtejshëm të organeve të qeverisjes vendore drejt përafrimit me standardet e përcaktuara në strategjinë e decentralizimit.
Qeveria e sotme, në mënyrë permanente, diskriminon për arsye të përkatësisë politike njësitë e pushtetit vendor nën administrimin e opozitës. Gjatë gjashtë viteve të fundit, nuk ka patur asnjë nismë në drejtim të zbatimit të strategjisë së decentralizimit fiskal. Në të kundërt, taksat vendore janë ulur në mënyrë arbitrare nga pushteti qendror, duke ulur ndjeshëm mundësitë financiare të njësive vendore për t’iu përgjigjur pritshmërisë në rritje të qytetarëve.
Komunitetet tona meritojnë cilësi më të mirë të shërbimeve që marrin. Ne do të rrisim cilësinë dhe efektivitetin e shërbimeve publike dhe do të 73
PER NJE RILINDJE SHQIPTARE punojmë për rritjen e mëtejshme të kapaciteteve menaxhuese të strukturave administrative të bashkive e komunave. Për rritjen e autonomisë financiare të qeverisjes vendore, do të sigurojmë të ardhurat e mjaftueshme dhe autonominë e nevojshme në shpenzimin e tyre. Do të forcojmë përgjegjësitë ekzekutive të kryetarit të bashkisë e komunës, por edhe të drejtuesve të fshatrave, në funksion të një zhvillimi të balancuar të tyre brenda të njëjtës njësi vendore. Do të inkurajojmë rritjen e mëtejshme të rolit të këshillave të qarqeve në programimin dhe zhvillimin rajonal.
shkallës së demokracisë të një vendi. Ndikimi i pushtetit dhe politikës në këtë sektor, ka rezultuar fatal, si pasojë e frikës dhe presionit nga qeveria, mungesës së mbështetjes financiare, mungesës së pavarësisë financiare, mungesës së një mjedisi mbështetës, si dhe paqartësisë të kuadrit ligjor të OJFve. Për më tepër, politika po e dominon tërësisht hapësirën e debatit publik duke ngushtuar gjithnjë e më tepër hapësirën për shoqërinë civile. Ne progresistët, e konsiderojmë shoqërinë civile si partneren kryesore në realizimin e ëndrrës europiane. Ne besojmë se fuqizimi i shoqërisë civile është një mjet i rëndësishëm për të shuar hendekun mes qytetarëve dhe institucioneve. Ne do të mundësojmë një partneritet real me shoqërinë civile, duke e konsideruar fuqizimin e rolit të saj një domosdoshmëri për procesin e demokratizimit dhe emancipimit të shoqërisë.
3.7 Rigjallërim i shoqërisë civile Një nga tiparet përcaktuese të cilësisë së demokracive moderne është pjesëmarrja e qytetarëve në politikat e zhvillimit të vendit. Në çdo demokraci funksionale, lidhjen e qytetarit me politikat e zhvillimit e bën shoqëria civile. Krahas partive politike, shoqëria civile ofron një alternativë pikëpamjesh, këndvështrimesh dhe interesash në procesin e dialogut dhe vendimmarrjes, që lidhet me zhvillimin social ekonomik të vendit. Për ne socialistët, shoqëria civile përbën “letrën e lakmusit” në përcaktimin e
Krijimi i një klime të shëndetshme për një shoqëri civile të lirë, realisht të pavarur, efektive dhe të qëndrueshme, që i shërben zhvillimeve demokratike, është sot mëse e nevojshme. Ne do të bëhemi promotorë të kësaj klime duke ia nisur nga përmirësimi i legjislacionit dhe masave financiare 74
75
PER NJE RILINDJE SHQIPTARE që rregullojnë veprimtarinë e OJFve, duke i konsideruar ato si shërbëtorë të interesit publik dhe jo atij vetjak.
të presionit mbi pronarët e mediave të parreshtuara. Mosrespektimi i ligjit që rregullon kuadrin e aktivitetit të lirë mediatik në Shqipëri është kthyer në normë duke cënuar seriozisht lirinë e shprehjes. Ne jemi të vendosur të ndërtojmë marrëdhënie të reja, të drejta e të ndershme me median, duke krijuar e zhvilluar mjedisin social, politik e juridik, të përshtatshëm për forcimin e këtij pushteti përcaktues për shëndetin e demokracisë.
Ne do të lehtësojmë aksesin e tyre në qeverisje dhe përfshirjen e tyre në vendimmarrje si dhe do t’a asistojmë këtë sektor duke rritur kapacitetet në fushën e shërbimeve, të cilat ende nuk përballohen nga shteti për të fuqizuar aktorët që demokratizojnë vendin. Ofrimi i praktikave më të mira në shërbimet ndaj grave, fëmijëve, të moshuarve, romëve dhe grupeve të tjera në nevojë, janë detyrimi ynë, në funksion të fuqizimit të këtij sektori.
Rruga jonë e veprimit politik e shoqëror në funksion të lirisë së paprekshme të medias është e thjeshtë: Do të ndërpresim menjëherë çdo formë dhune e presioni ndaj medias së pavarur, do t’i japim fund çdo forme të favorizimit shtetëror për media të caktuara, do të ndalojmë rreptësisht çdo formë piraterie televizive dhe do të transformojmë rrënjësisht Radio Televizionin Shqiptar nga një media e propagandës qeveritare në një instrument të shërbimit publik.
3.8 Liria e medias dhe rikthimi i RTVSH-së publikut Ne socialistët, e konsiderojmë median si mbikëqyrës të cilësisë së qeverisjes dhe zëdhënëse të interesit qytetar. Media publike duhet të jetë një shërbëtor i denjë i taksapaguesve. Fatkeqësisht, vizioni i pushtetit të sotëm për median nuk është ky. Shkalla e ndërhyrjes së qeverisë në lirinë e medias dhe orvatjet për të vendosur nën kontroll median e lirë dhe të pavarur, janë flagrante, deri në shfaqje mafioze 76
RIVENDOSJE E DEMOKRACISE
3.9 Liria dhe praktikimi i besimit e fesë
të komuniteteve fetare në bazë të rregullave të tyre, si dhe përjashtojmë çdo ndërhyrje që ushqehet nga fondamentalizmi i çdo lloj feje që cënon sadopak tolerancën tradicionale dhe harmoninë në marrëdhëniet ndërfetare në Shqipëri. Ne respektojmë dhe e konsiderojmë arsimimin fetar çështje të bashkësisë përkatëse, ndërkohë që shteti dhe arsimi publik janë laikë.
Ne socialistët respektojmë bindjet fetare personale të çdo individi, duke krijuar hapësirat e nevojshme për lirinë e mendimit dhe të besimit, si dhe të praktikimit të besimit fetar në institucionet fetare respektive. Respektojmë organizimin e lirë
77
Ribashkim me EuropĂŤn
78
79
PER NJE RILINDJE SHQIPTARE • Partneritet strategjik me SHBA dhe
studentët jashtë vendit
• Përmbushje të angazhimeve që burojnë nga anëtarësimi në NATO;
• Programe edukuese në TVSH 2, me qëllim arsimimin e fëmijëve të emigrantëve
BE
buxheti për Forcat e Armatosura = 2% të PBB-së
4.1 Shqipëria Europiane në marrëdhëniet me jashtë dhe shqiptarët jashtë vendit
• Marrja e statusit të vendit kandidat
dhe çelje e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian
• Reforma që mundësojnë aksesim të
shpejtë në komponentët e ndihmës së para aderimit të BE (zhvillimi
Ne jemi krenarë për historinë e kombit tonë dhe për bashkëkombasit tanë kudo ku ata punojnë e bëjnë sukses me punë.
rajonal, zhvillimi i burimeve njerëzore, zhvillimi rural • Fond i posaçëm për specializimin e
• Reformë në shërbimin konsullor; larmishmëri shërbimesh për emigrantët dhe studentët që jetojnë jashtë vendit
Të vetëdijshëm për përkatësinë tonë europianë në zemër e kulturë, ne vlerësojmë aderimin e Shqipërisë në NATO dhe ribashkimin me vendet e zhvilluara demokratike në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Ndërkohë, aderimi në Bashkimin Europian përbën për ne një objektiv kombëtar, në funksion të demokratizimit dhe transformimit të shoqërisë shqiptare, në përputhje me vlerat dhe parimet e Europës së Bashkuar.
• Votim në distancë për emigrantët dhe
Konsolidimi i pozicionit të Shqipërisë
administratorëve të rinj në çështjet europiane
• Reformë e thellë në shërbimin diplomatik; rishikim i pranisë diplomatike të Shqipërisë në botë, bazuar mbi interesat politike, ekonomike dhe kulturore të vendit
80
RIBASHKIM ME EUROPEN si anëtare e OKB-s, NATO-s, Këshillit të Europës, OSBE-s, procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian, partneriteti strategjik me SHBA, intensifikimi i diplomacisë ekonomike dhe kulturore, si dhe kontributi në politikën rajonale, përbëjnë themelet e parimeve mbi të cilat ndërtohet vizioni ynë për një Shqipëri Europiane në marrëdhëniet ndërkombëtare.
e të gjithanshëm me Gjermaninë dhe Austrinë, inkurajimin e rritjes së shkëmbimeve dypalëshe me Francën, Mbretërinë e Bashkuar, Spanjën dhe Turqinë, forcimin e lidhjeve me të gjitha vendet e tjera të Bashkimit Europian sikundër dhe të shkëmbimeve me vende të rëndësishme në rrafshin global si: Kina, Japonia, Rusia, India, Brazili.
Parimet bazë që udhëheqin vizionin tonë për një Shqipëri Europiane në marrëdhëniet ndërkombëtare janë normat e gjithëpranuara të së drejtës ndërkombëtare, të mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë ndërmjet kombeve, të respektimit të lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, fqinjësisë së mirë, bashkëpunimit rajonal, dhe solidaritetit ndërkombëtar.
Shqipëria Europiane në marrëdhëniet ndërkombëtare ka në qendër të misionit të saj mbrojtjen e interesave kombëtare, të pavarësisë, lirisë e të sovranitetit të vendit, parandalimin e konflikteve dhe kontributin për paqe dhe stabilitet në rajon e më gjerë. Ndërtimi i një partneriteti shumë planësh me shtetin e ri të Kosovës, adresimi i çështjes çame në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, respektimi i të drejtave themelore të shqiptarëve që jetojnë në vendet fqinjë, janë të një rëndësie strategjike për paqen, demokracinë, zhvillimin dhe stabilitetin në rajon.
Shqipëria Europiane në marrëdhëniet ndërkombëtare, mbështetet mbi partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian, marrëdhëniet e konsoliduara me fqinjët tanë anëtarë të BE-së dhe NATO-s si Italia dhe Greqia, influenca dhe rrezja e veprimit e të cilave është e pazëvendësueshme në rajonin e Mesdheut dhe në Ballkan, zgjerimin e bashkëpunimit më të thellë
Shqipëria është vendi me fluksin më të lartë migrator në Evropë. Jashtë vendit tonë jeton mbi 30% e popullsisë ose rreth 40% e popullsisë aktive. Rreth një milion e gjysëm shqiptarë punojnë e jetojnë në vendet e BE-së 81
PER NJE RILINDJE SHQIPTARE kulturore në shërbim të emigrantëve dhe fëmijëve të tyre.
dhe Amerikës Veriore. Shqiptarët janë komuniteti më i madh i emigrantëve në Greqi: mbi 60%, i dyti në Itali: rreth 12%, dhe i treti në vendet e BE-së: rreth 3%. Të ardhurat nga emigrantët përdoren kryesisht si mjet konsumi dhe mbijetese për një pjesë të madhe të popullatës në Shqipëri. Por, kujdesi i qeverisë për emigrantët është minimal. Shërbimet konsullore janë të një niveli qesharak, të krimbura në korrupsion dhe aspak në ndihmë të emigrantëve tanë.
Duke ndjekur modelin e disa vendeve të zhvilluara ku bashkëkombasit tanë jetojnë e punojnë, për herë të parë do t’u mundësojmë shqiptarëve që jetojnë jashtë, të drejtën e votës në zgjedhjet parlamentare, si një detyrim kushtetues që qeveria e sotme refuzon ta zbatojë. Në axhendën e socialistëve për politikat e migrimit, do të zërë një vend të rëndësishëm menaxhimi i kapitaleve financiare, humane dhe sociale të migracionit, si burim investimi dhe zhvillimi. Ne do të zhvillojmë politika për të inkurajuar kthimin në Shqipëri të emigrantëve të suksesshëm dhe investimin e kapitaleve të tyre në ekonominë dhe shoqërinë shqiptare.
Ne synojmë të jemi qeveria e parë që u shërben njësoj të gjithë shqiptarve, duke përfshirë edhe ata që punojnë ose studiojnë jashtë vendit. Do të mbështesim veprimtarinë e emigracionit dhe diasporës kudo në botë, përmes krijimit të qendrave të promovimit të kulturës shqiptare, në mënyrë që shqiptarët të ruajnë e lëvrojnë gjuhën, kulturën, traditat e zakonet e veta kombëtare. Ne do të reformojmë shërbimin e jashtëm dhe atë konsullor, duke krijuar shërbime të posacme për emigrantët, sipas praktikave më të mira të vendeve të njohura dërguese të emigrantëve. Televizioni Publik Shqiptar do të dedikojë një kanal të tij satelitor, vetëm për transmetime edukuese dhe
Shqipëria Europiane në marrëdhëniet ndërkombëtare i vlerëson minoritetet si një urë lidhjeje dhe bashkëpunimi ndërmjet popujve dhe i konsideron veçoritë e minoriteteve në Shqipëri si pasuri kulturore. Ne angazhohemi të zbatojmë dhe respektojmë të drejtat e minoriteteve në përputhje me të gjitha aktet e së drejtës ndërkombëtare.
82
RIBASHKIM ME EUROPEN
4.2 Shqipëria Europiane si anëtare e NATO-s
dhe besojmë në zgjerimin e rolit të Aleancës, si kontribut i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin demokratik.
Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO ishte një proces i natyrshëm, i cili kurorëzoi përpjekjet, kontributet dhe reformat e ndërmarra nga shteti dhe shoqëria shqiptare. Megjithatë, qeveria shqiptare ende nuk i ka përmbushur angazhimet që burojnë nga aderimi i vendit tonë në NATO.
Projekti ynë për një Shqipëri Europiane në NATO synon krijimin e një sistemi mbrojtës efektiv, brenda strukturave të NATO-s. Detyrimet për mbrojtjen e Atdheut, ne progresistët i shohim të lidhura ngushtë me interesat për jetën demokratike të shoqërisë, depolitizimin dhe modernizimin e Forcave të Armatosura dhe rritjen e gatishmërisë së tyre, në përputhje me kushtet dhe kërkesat bashkëkohore, duke u shërbyer interesave kombëtare dhe aleancës së NATO-s.
Projekti ynë për një Shqipëri Europiane na përkushton seriozisht në jetësimin e angazhimeve të papërmbushura nga qeveria, që burojnë nga aderimi në NATO, në lidhje me: çështjet strategjike; planifikimin strategjik dhe atë të mbrojtjes; arsimin dhe trainimin individual; trajnimin kolektiv dhe manovrat; logjistikën.
Projekti ynë për një Shqipëri Europiane në NATO, e vlerëson të një rëndësie të veçantë bashkëpunimin ushtarak me SHBA-në, vendet e tjera anëtare të NATO-s dhe BE-së dhe përkrah çdo nismë që synon çarmatimin dhe kontrollin e armëve të shfarosjes në masë dhe forcimin e masave për sigurimin global të paqes.
Projekti ynë për një Shqipëri Europiane në NATO, angazhohet të mbajë buxhetin e mbrojtjes në nivelin 2% të PBB. Projekti ynë për një Shqipëri Europiane në NATO, angazhohet për zbatimin rigoroz të statusit të ushtarakut dhe kontrollin demokratik civil në Forcat e Armatosura. Ne mbështesim plotësisht kontributin e forcave tona të armatosura në misionet e NATO-s 83
PER NJE RILINDJE SHQIPTARE
4.3 Shqipëria në procesin e aderimit në BE
bëri Shqipëria me 28 Prill 2009. Për të dytin vit radhazi, Shqipëria shënon një precedent të rëndë dhe humb një shans historik, në lidhje me aplikimin për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Edhe këtë vit, BE-ja nuk na dha as dritën e gjelbër për fillimin e bisedimeve për anëtarësim, dhe as marrjen e statusit të vendit kandidat, për shkak të mospërmbushjes së 12 përparësive kryesore të identifikuara nga Komisioni Europian që kanë të bëjnë me: funksionimin e duhur të Parlamentit dhe miratimin e ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar në funksion të shtet-ndërtimit; kryerjen e një procesi të shëndetshëm demokratik gjatë përzgjedhjes së emërtesave kushtetuese; mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme në pajtim me standardet ndërkombëtare dhe ndryshimet në kuadrin ligjor për zgjedhje; reformën në administratën publike; reformën në drejtësi; luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar; garantimin e të drejtave pronësore në pajtim me praktikën gjyqësore të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut; forcimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, sidomos të grave, fëmijëve dhe
Ne socialistët, Europën dhe vlerat e saj, kërkojmë t’i ndërtojmë këtu, në vendin tonë. Misioni ynë është marrja e statusit të vendit kandidat dhe çelja e menjëherëshme e bisedimeve për anëtarësim, për të jetësuar procesin e ribashkimit të Shqipërisë me Europën. Shqipëria është pjesë e Procesit të Stabilizim Asociimit (PSA), i cili përbën kuadrin e përgjithshëm politik të Bashkimit Europian, për vendet e Ballkanit Perëndimor. Ky proces është shoqëruar me ndryshime të strukturës politike, institucionale, ekonomike dhe shoqërore, të cilat mundësojnë rritjen e cilësisë së jetës dhe standardeve të zhvillimit për vendet e Ballkanit Perëndimor. Instrumenti kryesor që vendos PSAnë mbi baza kontraktuale është Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA), ndërmjet Shqipërisë nga njëra anë dhe Komunitetit Europian dhe Shteteve Anëtare të BE-së nga ana tjetër, e cila është në fuqi prej 1 Prillit 2009. Hyrja në fuqi e MSA-së u pasua nga aplikimi për anëtarësim në BE që 84
RIBASHKIM ME EUROPEN romëve; përmirësimin e trajtimit të të ndaluarve në rajonet e policisë, në qendrat e paraburgimit dhe në burgje.
mishërohet në projektin dhe vlerat e Bashkimit Europian. Ne e konsiderojmë procesin e integrimit Europian të Shqipërisë thelbësor dhe të pazëvendësueshëm në funksion të zhvillimit, demokratizimit dhe transformimit Europian të shoqërisë e vendit. Mbështetja dhe konsensusi popullor për këtë proces përkthehet nga ne progresistët në veprime konkrete e reforma të qëndrueshme që synojnë konsolidimin e demokracisë e shtetit të së drejtës, krijimin dhe forcimin e një ekonomie tregu funksionale, të aftë për të përballuar forcat e konkurrencës dhe zbatimin e standardeve Europiane në jetën e përditshme.
Le të jemi të qartë e të mos ushqejmë asnjë iluzion: Politika e këtyre 20 viteve ka bërë pak për ta afruar Shqipërinë drejt Bashkimit Europian. Pikërisht prandaj, është thelbësore, që e gjithë klasa politike të veprojë në unison përballë sfidave tona integruese. Vetëdija për kombin, fatin e përbashkët europian dhe interesin e ndërsjellë, duhet të bëhen një emërues i përbashkët për të gjithë aktorët politikë, në mënyrë që Shqipëria të përparojë në rrugëtimin e saj europian.
Zbatimi me korrektësi i MSA-së, përmbushja e të gjitha detyrimeve që mundësojnë marrjen e statusit të vendit kandidat dhe fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE, janë elementë thelbësorë për cilësinë dhe shpejtësinë e procesit të aderimit të Shqipërisë në BE. Ne synojmë përshpejtimin e këtij procesi, duke u angazhuar në një kurs reformash radikale që do ta kthejnë procesin e integrimit Europian në aksin e politikave zhvillimore të vendit.
Për ne socialistët, procesi i aderimit të Shqipërisë në BE është përparësia kryesore e veprimit tonë politik e shoqëror. Ne e konsiderojmë Bashkimin Europian një komunitet demokratik vlerash dhe në të njëjtën kohë një hapësirë zhvillimi ekonomik e social që i jep peshë dimensionit social të ekonomisë në raport të drejtë me konkurrencën e ndershme të sipërmarrjes së lirë. Koncepti ynë për lirinë, drejtësinë, solidaritetin, barazinë gjinore, të drejtat themelore të njeriut dhe politikat anti-diskriminuese
Ne jemi të vetëdijshëm se procesi i integrimit Europian kërkon ndryshimin 85
PER NJE RILINDJE SHQIPTARE Ne angazhohemi për kryerjen e reformave të domosdoshme që do t’i mundësonin vendit aksesin në tri komponentët e mësipërm, duke krijuar një strukturë të mirëfilltë kapilare në nivel qendror dhe vendor të qeverisjes që përthith dhe administron ndihmën e BE-së në mënyrë të decentralizuar, me eficiencë e transparencë të plotë. Krahas strukturës administruese të ndihmës komunitare, ne socialistët angazhohemi për një planifikim strategjik më të mirë, që ka si qendër graviteti fusha të rëndësishme për zhvillimin dhe transformimin e vendit, të tilla si bujqësia dhe zhvillimi rural, transporti, infrastruktura, mjedisi dhe turizmi.
radikal të konceptit të qeverisjes, i cili do të duhet të ndryshojë si pasojë e kombinimit të efekteve që vijnë nga reforma administrative dhe rigjenerimi i politikave kombëtare zhvillimore të vendit. Ne synojmë transformimin e vendit jo thjesht përmes ushtrimit rutinor të kompetencave të ekzekutivit, por nëpërmjet ndërtimit gradual të një mekanizmi dialogu me partnerët socialë, shoqërinë civile, shoqërinë akademike dhe grupet e interesit, duke rritur pjesëmarrjen dhe zërin e aktorëve të tillë në procesin politikbërës. Si vend kandidat potencial, Shqipëria përfiton asistencë nga BE-ja vetëm në dy prej pesë komponentëve të Instrumentit të Para-Aderimit (asistencë tranzicioni dhe ngritja e institucioneve; bashkëpunimi ndërkufitar). Këto dy komponentë ofrojnë vetëm asistencë horizontale. Ndërkohë, në përmbushje të axhendës së integrimit Europian për krijimin e një shteti zhvillimor, ne besojmë se Shqipëria ka nevojë dramatike për thithjen dhe menaxhimin e tri komponentëve të tjerë të IPA-s (zhvillimi rajonal, zhvillimi i burimeve njerëzore, zhvillimi rural), prej të cilave përfitojnë drejtpërdrejtë individët dhe operatorët në treg.
Ne e konsiderojmë suksesin e procesit të integrimit europian të lidhur ngushtë me komunikimin e zhdërvjelltë që duhet të përfshijë të gjithë aktorët kryesorë, e më posaçërisht partnerët socialë, shoqërinë civile, shoqërinë akademike dhe grupet e interesit. Vetëm në këtë mënyrë pritshmëria e qytetarëve do të jetë realiste dhe reformat do mund të shoqërohen me mbështetjen e duhur. Për ne socialistët, pasqyrimi shpirtëror dhe konsolidimi i vlerave të përbashkëta europiane, tradicionale 86
RIBASHKIM ME EUROPEN e të reja, nënkupton ruajtjen dhe zhvillimin e identitetit tonë kombëtar, afirmimin e vlerave të origjinalitetit kulturor e shpirtëror të shqiptarve.
konsolidimit të shtetit të së drejtës, fuqizimit të institucioneve demokratike, respektimit të të drejtave të njeriut, luftës ndaj korrupsionit dhe autonomisë së pushtetit vendor.
Ne vlerësojmë të rëndësishëm edukimin e administratorëve të rinj të specializuar në çështjet europiane. Për të arritur këtë, ne do të parashikojmë një fond të posaçëm, i cili do të bëjë të mundur specializimin e administratorëve të rinj në çështjet europiane në institucionet më prestigjioze europiane.
Shqipëria Europiane e konsideron bashkëpunimin në kuadër të OSBE-së, si një mundësi reale për zhvillimin e dialogut midis vendeve pjesëmarrëse, në përballimin e sfidave rajonale, asistimin në zhvillimin e demokracive të reja dhe parandalimin e konflikteve. Shqipëria Europiane e çmon bashkëpunimin me FMN-në, Bankën Botërore dhe OBT-në, si një shans për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik e social, konsolidimin makroekonomik, dhe fuqizimin e urave tregtare përmes rregullave të harmonizuara me vendet e tjera pjesëmarrëse në këto organizata.
4.4 Shqipëria Europiane në bashkëpunimin shumëpalësh Projekti i Shqipërisë Europiane kalon përmes riformësimit të bashkëpunimit shumëpalësh në kuadër të Kombeve të Bashkuara dhe të organizmave të saj, si një kontribut për garantimin e paqes, sigurisë dhe përballimin e sfidave të globalizmit.
4.5 Shqipëria Europiane në bashkëpunimin rajonal Projekti ynë “Shqipëria Europiane” mbështet përpjekjet për një bashkëpunim të frytshëm rajonal në funksion të paqes, sigurisë e
Shqipëria Europiane angazhohet në kuadër të Këshillit të Europës për ndjekjen dhe realizimin e objektivave të kësaj organizate, në drejtim të 87
PER NJE RILINDJE SHQIPTARE mirëqenies, duke shmangur gjenezën dhe shkaqet e konflikteve. Ne duam një Shqipëri pjesë të një politike bashkëpunimi rajonal cilësisht të ndryshme, ku popujt e Ballkanit jetojnë në paqe, punojnë për progres e demokraci, dhe nxisin bashkëpunimin në të gjitha fushat e interesit të ndërsjellë.
të jashtme të karakterizuar nga ekuilibri dinamik dhe fqinjësia e mirë. Projekti ynë “Shqipëria Europiane” synon intensifikimin e kontributit të vendit tonë në të gjitha nismat rajonale që kanë në fokus aspektet politike, ekonomike dhe sociale, strukturat e sigurisë dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Ruajtja dhe konsolidimi i paqes dhe stabilitetit demokratik, sikundër thellimi i bashkëpunimit rajonal me pikësynim final ankorimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, përbëjnë shinat kryesore ku drejtohet projekti ynë i Shqipërisë Europiane. E shkuara e hidhur e konflikteve që rajoni ynë ka lënë pas, e bën edhe më të mprehtë nevojën që të ndërmerret çdo masë për të shmangur lindjen e vatrave të reja konfliktuale në Ballkan.
Ne synojmë të intensifikojmë më tej bashkëpunimin dypalësh me vendet e Ballkanit Perendimor, por edhe me vendet e rajonit që kanë përparuar në procesin e integrimit Europian, si edhe me vendet anëtare të Bashkimit Europian dhe NATO-s, për çështje të interesit të ndërsjellë.
4.6 Ribashkim me Europën mes një shërbimi diplomatik të reformuar
Ne mbështesim angazhimin e Shqipërisë në nismat rajonale në interes të paqes e të sigurisë, shtimit të komunikimit, zhvillimit ekonomik, përmirësimit të infrastrukturës, zhvillimit të tregtisë së lirë, duke vlerësuar realitetet e reja gjeopolitike e gjeoekonomike, si një mundësi për t’i dhënë përparësi faktorëve rajonalë, të cilët kërkojnë një politikë
Shërbimi diplomatik shqiptar po kalon një nga periudhat më të errëta të tij, për shkak të politizimit të skajshëm, nepotizmit, klientelizmit, mungesës së konkurrencës, dhe eliminimit
88
RIBASHKIM ME EUROPEN
NE JEMI GATI TA BËJMË REALITET KËTË PROGRAM TANI.
të sistemit të karrierës në bazë të meritës. Në themel të këtij problemi qëndrojnë moszbatimi apo keqzbatimi i ligjit. Sfidat nëpër të cilat kalon vendi e bëjnë jetike reformën në shërbimin diplomatik. Ne progresistët, do të bëjmë të mundur kthimin e shërbimit diplomatik brenda binarëve të ligjit duke respektuar e promovuar sistemin e karrierës në shërbimin diplomatik. Ne duam të ndërtojmë një shërbim diplomatik që udhëhiqet në punën e tij nga interesat kombëtare dhe jo nga interesa partiake apo klienteliste. Ne duam të ndërtojmë një shërbim diplomatik në shërbim të shtetit e qytetarëve dhe jo pushtetit. Ne do të rishikojmë praninë diplomatike në botë, bazuar mbi interesat politike, ekonomike dhe kulturore të vendit. Në të njëjtën kohë, do të konsolidojmë misionet përfaqësuese pranë organizmave shumëpalëshe apo qendrave kryesore vendimmarëse që lidhen direkt me përparësitë e politikës së jashtme.
89
90
91
www.ps.al 92