Rilevimi i ndërtesës së Stacionit të Trenit në Ferizaj

Page 1


TEORIA DHE PRAKTIKA E RESTAURIMIT

RILEVIMI I NDËRTESËS SË STACIONIT TË TRENIT NË FERIZAJ Edmond Drenogllava, Erona Bexheti, Fortesa Baraliu dhe Manjolla Stublla, Studentë

Mësimdhënës të lëndës: Prof. Florina Jerliu, Ass. Rron Beqiri

Fakulteti i Arkitekturës, Universiteti i Prishtinës, Janar, 2021


Edmond Drenogllava, Erona Bexheti, Fortesa Baraliu dhe Manjolla Stublla, Studentë Prof. Florina Jerliu, Ass. Rron Beqiri Teoria dhe praktika e restaurimit Janar, 2021

RILEVIMI I NDËRTESËS SË STACIONIT TË TRENIT NË FERIZAJ

PËRMBAJTJA Hyrje.......................................................................................................................................2 1. Rilevimi i ndërtesës së stacionit të trenit në Ferizaj............................................................3 1.1. Historiku i ndërtesës së stacionit të trenit ...................................................................3 1.2. Vendosja e ndërtesës në kontekstin urban ..................................................................5 1.3. Studimi historik i ndërtesës .........................................................................................8 1.4. Përshkrimi i ndërtesës ............................................................................................... 18 1.5. Studimi i dëmeve në ndërtesë ................................................................................... 28 2. Valorizimi i ndërtesës së stacionit të trenit ...................................................................... 37 2.1. Vlerat sociokulturore ................................................................................................. 37 2.2. Vlerat ekonomike ...................................................................................................... 38 2.3. Deklarata e sinjifikancës ............................................................................................ 38 3. Projekti i intervenimit emergjent në ndërtesën e stacionit të trenit ................................ 39 3.1. Përshkrimi i konceptit të projektit ............................................................................. 39 3.2. Shqyrtimi i masave teknike ........................................................................................ 47 4. Projekti i konservimit-restaurimit të stacionit të trenit .................................................... 57 4.1. Përshkrimi i konceptit të projektit ............................................................................. 57 Përmbyllje ............................................................................................................................ 79 Bibliografia ........................................................................................................................... 80 Lista e fotografive................................................................................................................. 81


Hyrje Ndërtesa e stacionit të trenit në Ferizaj është një nga ndërtesat më të vjetra të qytetit, që paraqet një thesar të trashëgimisë historike, kulturore e arkitektonike të vendit. Kjo ndërtesë i ka mbijetuar kohës dhe ka ruajtur funksionin e saj si stacion i trenit, e në të njëjtën kohë ka ndikuar në zhvillimin e qytetit, duke tejkaluar rëndësinë lokale. Në kaptinën e parë është përshkruar dhe analizuar historiku i ndërtesës dhe vendosja e saj në kontekst të qytetit. Më pas është përfshirë dokumentacioni grafik nga rilevimi i ndërtesës dhe janë identifikuar e studiuar dëmet në objekt. Në kaptinën e dytë është bërë valorizimi, ku janë ndarë vlerat sociokulturore e ato ekonomike, për ta përmbyllur më pas me deklaratën e sinjifikancës. Kaptina e tretë përkon me projektin e intervenimit emergjent në stacionin e trenit, ku bazuar në dëmtimet e identifikuara janë përcaktuar intervenimet. Në detaje janë shqyrtuar masat teknike për sanimin e dëmeve, të cilave u është bashkangjitur projekti final pas ndërhyrjeve. Në kaptinën e fundit gjejmë projektin e konservimit-restaurimit të ndërtesës, ku në hollësi është përshkruar koncepti dhe qasja në një kontekst më të gjerë. Përveç idesë për një stacion treni bashkëkohor, është propozuar krijimi i një mjedisi interaktiv dhe një hapësire publike atraktive e mikpritëse për banorët dhe vizitorët.

2


1. Rilevimi i ndërtesës së stacionit të trenit në Ferizaj 1.1. Historiku i ndërtesës së stacionit të trenit Ndonëse si qyteti është krijuar vonë, Ferizaj ka një trashëgimi të pasur arkeologjike, arkitektonike dhe shpirtërore që dëshmojnë ekzistencën dhe zhvillimin e qytetit përgjatë periudhave të ndryshme në histori, duke filluar që nga parahistoria. Regjistrimet tregojnë se fshatrat përreth Ferizajt kanë qenë të banuara që nga shekulli XV, ndërsa qyteti është krijuar me ndërtimin e hekurudhës Shkup-Mitrovicë në vitin 1873.1 Kjo hekurudhë u projektua nga francezët, të cilët kishin bërë projekte të shumta në territoret e Perandorisë Osmane, e cila edhe ua kishte dhënë të drejtën ekskluzive për ndërtimin e kësaj vije hekurudhore kaq të rëndësishme për qytetin. Për Fig.1. Pamje e vjetër e hekurudhës. Burimi: web

këtë arsye banorët e quanin qytetin “Tasjan”, nga

shqiptimi turk i fjalës franceze për stacionin e trenit, ndërsa hekurudha njihej si “udha e frëngut”.2 Ndërtesa e stacionit të trenit u ndërtua në vitin 1874, në kohën kur përfunduan punimet e vijës hekurudhore dhe ishte një nga ndërtesat më të vjetra në qytet. Kjo ndërtesë, së bashku me vijën hekurudhore paten një ndikim krucial jo vetëm në formimin e qytetit por edhe në zhvillim linear të tij përgjatë dy anëve të hekurudhës. Brenda një perudhe të shkurtër, Ferizaj bëhet qytet me bujtina, depo dhe treg të përhershëm. Ishte i njohur për eksportimin e lëndëve të para, sidomos atë të drithërave, duke sjellë kështu shumë të huaj nga Shkupi e Selaniku në qytet.3 Ky zhvillim ishte arsyeja përse Ferizaj brenda një periudhe tridhjetë vjeçare numëronte tashmë rreth 400 shtëpi dhe 200 dyqane. Gjatë kësaj periudhe, hapja e dyqaneve koloniale dhe punëtorive artizanale përshpejtuan aq shumë zhvillimin e qytetit, saqë

1

Ajdini, Sh. Bytyqi, Q. Bycinca, H. Dema, I. Ferizaj dhe rrethina, 1975, fq. 45. Hyseni Ibrahim, Ferizaj 1873–1944, 2013, fq.7-8. 3 Të dhëna nga Arkivi Historik i Ferizajt. 2

3


disa udhëtarë të shek. XX përshkruanin që në atë kohë qyteti kishte më shumë dyqane se sa shtëpi.4

Fig.2. Pamje e udhëtarëve afër stacionit të trenit. Burimi: web

Ferizaj është rast i rrallë i krijimit të një qyteti në bazë të ndërtimit të hekurudhës. I themeluar vonë dhe i zhvilluar shpejtë si qytet, në zonën urbane të Ferizajt nuk gjejmë shumë monumente historike, së paku jo të tilla që tejkalojnë rëndësinë lokale. Sidoqoftë ndërtesa e stacionit të trenit i ka mbijetuar kohës dhe periudhave të neglizhencës e shkatërrimit dhe është një gjurmë e një vendi të zhvilluar në kushte të veçanta historike, socio-ekonomike, etnike dhe religjioze. Përtej rëndësisë historike, kulturore e arkitektonike, kjo ndërtesë siguron ndjenjën e identitetit dhe i jep “shpirt” vendit.5

4 5

Ibid[2] Plani i Zhvillimit Urban i Ferizajt, 12/2008, fq. 60

4


1.2. Vendosja e ndërtesës në kontekstin urban Ndërtesa e stacionit të trenit është e vendosur në zonën e parë të qytetit, mes hekurudhës dhe sheshit “Adem Jashari”, e në afërsi ka objektet e njohura si hotel “Lybeten”, shkolla fillore “Gjon Sereçi”, ndërtesa e komunës, arkivi i qytetit dhe bulevardi “Adem Jashari”. Lokacioni ka një shtrirje gjeografike të rrafshët dhe ndërtesa është e vendosur në një ambient urban, me një klimë kontinentale dhe temperatura vjetore mesatare 9.9 °C, lagështi mesatare prej 85-87 promil, me reshje vjetore mesatare 73,3 mm dhe ku fryejnë erërat veri-perëndimore (NW – 248).6 Dokumentet si “Plani Zhvillimor Komunal i Ferizajt” dhe “Plani rregullues urban (Zona e I-rë) – qendra e qytetit Ferizaj” tregojnë për bashkimin e qytetit të ndarë nga hekurudha dhe përfshirjen e ndërtesës së stacionit të trenit në qendrën e mobilitetit të qytetit. Për shkak të lokacionit, kjo ndërtesë është kryesisht e rrethuar me objekte afariste dhe administrative dhe dallohet një mungesë e theksuar e vegjetacionit përreth.7 Rrethina e ndërtesës karakterizohet me një infrastrukturë rrugore dhe hekurudhore të zhvilluar, duke përfshirë edhe nënkalimin që lidh stacionin e trenit me rrugën “Ahmet Kaçiku”. Sidoqoftë, përveç sheshit “Adem Jashari” dhe rrugës “Ahmet Kaçiku” e cila karakterizohet me shtigje të ngushta të këmbësorëve dhe shirit të gjelbërimit vetëm në njërën anë, rrugët tjera nuk janë të lidhura në ndonjë rrjet cilësor planifikues.

6 7

Plani Zhvillimor Komunal i Ferizajt Plani rregullues urban (Zona e I-rë) – qendra e qytetit Ferizaj

5




1.3. Studimi historik i ndërtesës Për shkak të neglizhencës së treguar nga Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Ferizaj për të dokumentuar ndërtesën e stacionit të trenit dhe ndryshimet që ka pësuar objekti ndër vite përgjatë historisë, analizën e historisë së ndërtesës e kemi bërë duke vizatuar dukjet e ndërtesës në disa periudha të ndryshme, bazuar në fotografitë e gjetura dhe informatat e marra nga punonjësit e stacionit. Këto fotografi janë ofruar nga Arkivi i qytetit dhe Muzeu i qytetit apo janë gjetur në burime të ndryshme në internet.

Fig.3. Pamje e stacionit të trenit nga një kartolinë e viteve 1874-1900. Burimi: Arkivi i qytetit

Një nga pamjet më të hershme të ndërtesës e gjejmë në një kartolinë të viteve 18741900 (Fig.3). Në këtë kartolinë me ngjyra janë të paraqitur disa punonjës të stacionit në uniformë përpara ndërtesës. Në fasadën nga hekurudha, të vizatuar nga kjo kartolinë, mund të dallojmë një ritëm të theksuar, ku hapjet janë trajtuar të gjitha njëjtë, dyert nga druri dhe dritaret poashtu nga druri të mbyllura me brisole. Të gjitha hapjet kanë nga një hark nga guri sipër, vërejmë rustikën nga guri në përdhesë ndërsa niveli i përdhesës nga kati ndahet me një brez horizontal përgjatë tërë fasadës. Ndërtesa është e mbuluar me kulm nga tjegullat, ndërsa jashtë në trotuar janë të vendosura dy ulëse nga druri për pritjen e trenit.

8


Fotografinë

pasuese

e

gjejmë

bibliotekën e Universitetit të Stambollit, në kuadër të koleksionit të fotografive nga Sulltan Abdulhamidi II të shkrepura gjatë sundimit të tij në Ferizaj (Fig.4). Në fasadën e vizatuar nga kjo fotografi mund të vërejmë largimin e rustikës dhe vendosjen Fig.4. Pamje nga koleksioni i fotografive të Sulltan Abdulhamid II. Burimi: Arkivi i qytetit

e një guri në lartësi 30 cm i cili e mbështjell

objektin në të gjitha anët. Dritarja që kishte qenë e vendosur në mes në përdhesë tashmë është hapur si derë, duke numëruar kështu katër hyrje në objekt nga ana verilindore. Harqet mbi dritare janë larguar dhe të gjitha dyert dhe dritaret janë mbështjellë me një kornizë tjetër nga druri. Faza e tretë e ndryshimit të ndërtesës së stacionit të trenit është bazuar në një fotografi nga albumi i një profesori të gjeografisë të Universitetit të Oklahomas, i cili për dekada me radhë kishte udhëtuar dhe fotografuar vende të ndyshme që kishte vizituar. Në fotografinë e tij të Fig.5. Pamje e ndërtesës së stacionit të trenit në vitin 2002. Burimi: Arkivi i qytetit

stacionit të trenit të vitit 2002 gjejmë një

ndërtesë me shumë ndryshime të pasluftës (Fig.5). Dallojmë vendosjen e dritareve dhe dyerve të reja nga plastika dhe shndërrimin e njërës derë në përdhesë sërish në dritare. Poashtu kemi vendosjen e një brezi tjetër horizontal mbi etazhën e dytë dhe krijimin e dy brezave vertikalë në dy skajet e fasadës. Në pamjen e ndërtesës sot dallojmë një renovim tjetër që, në mungesë të informacionit, supozojmë se ka ndodhur në periudhën mes viteve 2002-2012 e që është ndryshimi i mbulesës së kulmit nga tjegullat në llamarinë. Ndryshime tjera në fasadë nuk ka, por duhet theksuar se gjatë dhjetëvjeçarit të fundit ndërtesa ka pësuar dëmtime të rënda nga jashtë.

9








1.4. Përshkrimi i ndërtesës Ndërtesa e stacionit të trenit ka një sipërfaqe prej 230 m2 të

Fig.6. Perspektivë e ndërtesës e skicuar nga Edmond Drenogllava

ndarë në dy etazha, me lartësi të përdhesës prej 3.70 m dhe të katit 2.25 m dhe me një planimetri në formë të rregullt drejtëkëndëshe. Në anën jug-lindore është e ngjitur me një objekt afarist P+0, përderisa në tre anët tjera ka një lidhje të mirë me sheshin “Adem Jashari”, hekurudhën dhe nënkalimin që të shpie në anën tjetër të qytetit. Qasja në përdhesë bëhet përmes pesë hyrjeve: hyrja kryesore për punonjësit, dy hyrje për udhëtarë, hyrja në biletari, hyrja për në kat si dhe hyrja për te kthina e rrobaqepësit në anën e pasme të ndërtesës. Përveç kthinës së rrobaqepësit, të gjitha hapësirat tjera në përdhesë janë në shërbim të stacionit të trenit, ku numërojmë: kthinën e kontrollorit të binarëve, zyren e drejtorit, biletarinë, sallën për pritjen e udhëtarëve, dy depo, kthinën sanitare dhe komunikimin vertikal. Funksionalisht janë të ndara hapësirat për udhëtarë nga ato për punonjësit e stacionit dhe nga zyra e drejtorit. Për shkak të hapjeve të mëdha dhe orientimit të mirë mundësohet ndriçimi i nevojshëm nga veri-lindja dhe jug-perëndimi. Në kat gjejmë dy njësi banimi të cilat në të kaluarën janë shfrytëzuar për banim nga punonjësit e stacionit të cilët nuk kanë qenë vendas, ndërsa sot shfrytëzohen nga punonjësit e komunës së Ferizajt. Në pamundësi të qasjes brenda këtyre dy njësive,

16


planimetria e katit është supozuar bazuar në një skicë të vizatuar nga z. Fetah Salihu, i cili ka rolin e përcjellësit të trenave për tashmë 40 vite. Sipas z. Salihu secila njësi banimi ka nga dy dhoma dhe nga një kthinë sanitare, tre prej dhomave të orientuara nga verilindja dhe një nga jug-perëndimi. Ndërtesa ka një konstruksion masiv, me mure mbajtëse nga tulla me gjerësi prej 50-60 cm dhe ato ndarëse rreth 30 cm. Shumica e mureve nuk janë të drejta dhe kanë gjerësi të ndryshme. Pllaka ka një trashësi prej 25 cm dhe dallojmë që ka pësuar ulje prej 2 cm nga njëri skaj në skajin tjetër të objektit, si në aspektin gjatësor edhe në atë tërthor. Shtresat finale të dyshemese variojnë mes pllakave të qeramikës te kthina e kontrollorit, salla për pritje, biletaria, depotë e kthina sanitare dhe laminatit te zyra e drejtorit, përderisa komunikimi vertikal dhe koridori në kat janë lënë në estrih. Në pamundësi të qasjes në kulm për shkak se komunikimi vertikal është bllokuar dhe shëndrruar në depo, kulmi i ndërtesës është supozuar të jetë nga druri, me mbulesë nga llamarina. Në dizajnin e brendshëm dallojmë disa hapësira të cilat janë të mirëmbajtura dhe krijojnë një ambient të këndshëm siç janë kthina e kontrollorit të binarëve dhe zyra e drejtorit përderisa hapësirat tjera lënë për të dëshiruar. Karakteristike është inventari i vjetër rreth pesëdhjetë vjeçar nga druri dhe metali, të cilin e gjejmë në kthinën e drejtorit.

Fig.7. Skica të enterierit të punuara nga Edmond Drenogllava

17












1.5. Studimi i dëmeve në ndërtesë Ndërtesa e stacionit të trenit është në gjendje relativisht të mirë, në aspektin konstruktiv objekti është i qëndrueshëm, por sidoqoftë dallojmë një mungesë të madhe të mirëmbajtjes e pastërtisë si dhe disa dëme tjera në materiale dhe shtresa finale. Për shkak të implementimit të “Plani rregullues urban (Zona e I-rë) – qendra e qytetit Ferizaj”, ndërtimi i nënkalimit ka shkaktuar dëme të mëdha në parterin përreth ndërtesës së stacionit. Këtë parter e gjejmë herë të asfaltuar, herë të shtruar me kubëza betoni e herë të tjera me zhavor. Kjo e bën të vështirë lëvizjen e këmbësorëve në afërsi të objektit, siç shihet në situacion të ngushtë dhe në planimetri. Të dëmtuara janë poashtu shkallët e komunikimit vertikal dhe shkallët para hyrjeve të objektit. Dëmet më të mëdha i gjejmë në të tre dukjet e jashtme të ndërtesës, ndërsa në brendësi te salla e pritjes e udhëtarëve. Këto dëme përfshijnë largimin e shtresave të suvasë, çarjet në suva, ndryshimi i ngjyrës së suvasë, humbjen e materialit lidhës dhe korodimin e profileve të metalit të dyerve. Shumica e përkeqësimeve dhe dëmtimeve në objekt vijnë si pasojë e disa shkaqeve.

Ndër

to

numërojmë: ndikimin dhe pasojat nga uji, si lagështia, akulli

apo

shiu

shkaktojnë kripëra në gur dhe papastërti; shkaqet Fig.8. Dëmet e dukshme në suva. Burimi: web, përpunuar nga autorët

mekanike, nga përdorimi,

ulja e tokës apo erërat; gabimet teknike si rrjedhjet, lidhja jo e mirë mes materialeve apo trajtimet sipërfaqësore shumë të forta; përkeqësimi i materialeve sipërfaqësore për shkak të papërshkueshmërisë nga uji; si dhe përdorimi jo i duhur, neglizhenca dhe mungesa e mirëmbajtjes dhe intervenimeve konservuese/ restauruese profesionale.

28


Shkaku i dëmeve shpesh është fakti se materialet e përdorura për trajtim sipërfaqësor janë shumë të papërshkueshme nga uji, gjë që shpie në zvogëlimin e transmetimit të lagështisë dhe avullit. Në këtë rast lagështia grumbullohet prapa sipërfaqeve nga të cilat avullohet ngadalë, ndërsa kristalet depozitohen dhe rriten. Dëme të tjera provokohen nga uji që depërton nga jashtë përmes çarjeve të imëta dhe grumbullohet Fig.9. Pamje e dëmeve në fasadë. Burimi: autorët

pas sipërfaqes së padepërtueshme, duke mos pasur mundësi të avullojë shpejtë për shkak të sipërfaqes së dendur.

Plasaritjet në ndërtesën e stacionit të trenit i gjejmë si plasaritje sipërfaqësore, të cilat nuk e kalojnë trashësinë e shtresave të suvatimit dhe në përgjithësi nuk ndjekin një drejtim specifik, por shfaqen në çdo drejtim. Bazuar në literaturë dhe analizat në teren mendojmë se këto plasaritje janë pasojë e përdorimit të llaçit me përbërje jo të përshtatshme (skica 1), aplikimi i llaçit në sipërfaqe shumë të thatë e cila shkakton ngurtësim shumë të shpejtë (skica 2) dhe aplikimi i llaçit në sipërfaqe të dobët, të kripur apo të papastër, duke rezultuar në kohezion të dobët me bazën dhe humbje të shtresës së suvasë (skica 3). Shqyrtimi i këtyre kushteve të plasaritjeve të suvasë është bërë me metodën e goditjes së sipërfaqes me një bosht druri, ku tingulli i qartë dhe i hapur na ka treguar për ngjitjen e suvasë për bazë ndërsa tingulli i zbrazët dhe i thellë për shkëputjen e suvasë.

Fig.10. Çarjet në suva. Burimi: web, përpunuar nga autorët

29



29




29


2. Valorizimi i ndërtesës së stacionit të trenit 2.1. Vlerat sociokulturore Vlera historike Ndërtesa e stacionit të trenit u ndërtua në vitin 1874, në kohën kur përfunduan punimet e vijës hekurudhore dhe ishte një nga ndërtesat më të vjetra në qytet. Kjo ndërtesë së bashku me hekurudhën, paten një ndikim thelbësor jo vetëm në formimin e qytetit por edhe në zhvillimin e mëtutjeshëm të tij, duke tejkaluar madje edhe rëndësinë lokale. Kjo ndërtesë ka ruajtur funksionin e saj si stacion i trenit, duke i mbijetuar kohës dhe periudhave të neglizhencës e shkatërrimit. Pavarësisht katër fazave të ndryshimeve që ka pësuar ndër vite në pamjen e saj të jashtme, në sytë tanë dhe të banorëve të qytetit ajo mbetet në thelb po e njejta ndërtesë sikurse para 146 viteve. Është një gjurmë e një vendi të zhvilluar në kushte të veçanta historike, socio-ekonomike, etnike e religjioze dhe si e tillë konsiderojmë se ka një vlerë të lartë historike. Vlera sociale Përtej rëndësisë historike, kulturore e arkitektonike, ndërtesa e stacionit të trenit siguron ndjenjën e identitetit dhe i jep “shpirt” qytetit të Ferizajt. Kujtesa kolektive e banorëve të vendit është e lidhur ngushtë me këtë ndërtesë, e cila tashmë është pjesë shumë e rëndësishme e qendrës së qytetit pa të cilën ai nuk do të dukej njësoj. Kjo rëndësi është rrënjosur në kujtesën e komunitetit përmes rrëfimeve gojore dhe historive popullore, duke krijuar një koleksion dinamik të historive të fragmentuara rreth ndërtesës dhe ngjarjeve që e shoqërojnë atë. Historia dhe rëndësia që kjo ndërtesë bart është përcjellë brez pas brezi, duke ju dhënë banorëve ndjenjën e identitetit dhe vazhdimësisë.

35


2.2. Vlerat ekonomike Vlera e përdorimit Ndërtimi i objektit të stacionit të trenit ka pasur një ndikim të madh në zhvillimin ekonomik të qytetit të asaj kohe. Nga një vend i panjohur dhe i pazhvilluar, brenda një perudhe të shkurtër, Ferizaj bëhet qytet me bujtina, depo dhe treg të përhershëm. Hekurudha mundësoi eksportimin e lëndëve të para, sidomos atë të drithërave, duke i dhënë një rëndësi tjetër kështu qytetit i cili tashmë vizitohej nga shumë të huaj nga Shkupi e Selaniku. Ky zhvillim ishte arsyeja përse Ferizaj brenda një periudhe tridhjetë vjeçare numëronte tashmë rreth 400 shtëpi dhe 200 dyqane. Pas kësaj periudhe pasoi hapja e shumë dyqaneve koloniale dhe punëtorive artizanale, me çrast ai njihej si qytet me më shumë dyqane se sa shtëpi. Kjo ndërtesë ka ruajtur funksionin dhe përdorimin e saj duke pasur po të njëjtën vlerë ekonomike për vite me radhë. Sot ajo konsiderohet si pjesë qëndrore e mobilitetit në qytet dhe bazë për zhvillimin e mëtutjeshëm të Ferizajt. 2.3. Deklarata e sinjifikancës Ndërtesa e stacionit të trenit në Ferizaj, e ndërtuar në vitin 1874, është një nga monumentet më të vjetra të qytetit që e karakterizon qytetin në kulmin e zhvillimit industrial dhe ekonomik të tij. Kjo ndërtesë është e lidhur me veçantinë e krijimit të një qyteti nga ndërtimi i hekurudhës dhe një përkujtuese e rëndësishme e tregtisë së shekullit XIX dhe ndikimit që ka pasur në zhvillimin e atëhershëm të qytetit. Rëndësia historike e kësaj ndërtese qëndron në përdorimin e saj të vazhdueshëm si stacion i trenit. Përkundër ndryshimeve të mëdha që ka pësuar në pamjen e jashtme të saj, kjo ndërtesë vazhdon të ketë një rëndësi të madhe në kujtesën kolektive të banorëve, duke siguruar ndjenjën e identitetit dhe duke i dhënë karakteri qytetit të Ferizajt. Për shkak të lokacionit të saj në qendër dhe afërsisë me objektet tjera të rëndësishme të periudhës së modernizmit që e karakterizojnë qytetin, kjo ndërtesë konsiderohet si qendër e ardhshme e zhvillimit të mobilitetit, që do të mundësojë dialog mes dy pjesëve të qytetit të ndara nga hekurudha.

36


3. Projekti i intervenimit emergjent në ndërtesën e stacionit të trenit 3.1. Përshkrimi i konceptit të projektit Koncepti i projektit të intervenimit emergjent në ndërtesën e stacionit të trenit ka lindur bazuar në hulumtimet mbi historinë e ndërtimit dhe zhvillimit të ndërtesës dhe qytetit, rëndësinë që ka objekti për banorët si dhe të dhënat nga inçizimi i gjendjes ekzistuese të tij. Siç e kemi shpjeguar edhe më parë në punim, historiku i pasur i ndërtesës është një faktor shumë i rëndësishëm i hulumtimit dhe punimit tonë. Gjatë studimit historik dhe analizave të pamjeve të objektit ndër vite, kemi identifikuar katër faza të ndryshimit të pamjes së objektit, ndonëse shumë prej tyre kanë zgjatur pak. Gjatë krijimit të konceptit të planit të intervenimit emergjent është shtruar pyetja nëse ekziston një pamje nga këto katër faza që do të duhej ti rikthehej objektit sot, cila do të ishte ajo dhe a do ta pranonin banorët e Ferizajt një pamje tjetër të ndërtesës së stacionit të trenit. Përfundimisht kemi konsideruar se përtej rëndësisë historike, kjo ndërtesë i jep ndjenjën e identitetit banorëve të qytetit dhe kujtesa kolektive e banorëve është e lidhur ngushtë me të. Për më tepër, bazuar në vjetërsinë pothuajse 150 vjeçare të kësaj ndërtese, përfundojmë se gjeneratat e sotme që jetojnë në Ferizaj nuk njohin ndonjë pamje tjetër të ndërtesës së stacionit përpos asaj që ajo ka sot dhe rikthimi i pamjes fillestare të saj nuk do të kishte kuptim. Rrjedhimisht koncepti i projektit tonë bazohet në ruajten e pamjes që ka objekti sot. Ky projekt konsiston në intervenimet në dëmet të cilat janë identifikuar gjatë analizës së gjendjes ekzistuese, ku përfshijmë suvatimin e mureve të jashtme dhe të brendshme të objektit, ngjyrosjen e dyerve metalike të korroduara, riparimin e shkallëve të dëmtuara në hyrje dhe në brendësi të ndërtesës dhe rregullimin e parterit përreth stacionit të trenit. Këto intervenime i shohim si nevojë emergjente, jo aq në aspektin e qëndrueshmërisë sa për t’i rikthyer ndërtesës shkëlqimin që e gëzonte dikur.

37


36


29


29


29


29


29


29


29


29


3.2. Shqyrtimi i masave teknike Mungesa e njohurisë apo neglizhimi i përkeqësimit gradual dhe dëmeve në fasadë janë zakonisht shkaqet e shkatërrimeve afatgjate apo edhe humbjes së shumë ndërtesave të rëndësishme historike. Sidoqoftë, në rastin e ndërtesës së stacionit të trenit nuk kemi të bëjmë me shkatërrime të tilla, por vetëm me dëme sipërfaqësore, ndaj të cilave janë shqyrtuar masat teknike si në vijim. Duke u bazuar në literaturë, kemi përcaktuar hapat dhe metodat që duhet të ndërmerren gjatë intervenimit në suvanë e mureve të jashtme dhe të brendshme të ndërtesës. Së pari bëhet pastrimi i fasadës nga papastërtitë dhe ngjyra e vjetër me presion të ulët dhe një përzierje të ujit dhe rërës. Puna ekzekutohet me shumë kujdes në mënyrë që të mos dëmtojmë akoma më Fig.11. Intervenimi në suvatimin e mureve. Burimi: web, përpunuar nga autorët

shumë muraturën nga sasia e tepërt e

ujit, ndërsa pjesët e dyerve e dritareve në këtë rast mbulohen para se të fillojë trajtimi. 8 Pas përfundimit të pastrimit të fasadës, bëjmë përforcimin e materialit lidhës të suvasë poroze dhe të dëmtuar, me ujë dhe gëlqere. Më pas analizohen dhe priten pjesët e dëmtuara të suvasë dhe plasaritjet. Pjesët e suvasë të riparuara me llaç ose çimento gjithashtu priten dhe largohen për tu zëvendësuar me gëlqere. Këto prerje bëhen në vija dhe kënde të drejta. Pas prerjes, muratura pastrohet me kujdes nga mbetjet e llaçit dhe pluhurit, spërkatet me ujë dhe mbushet sërish me llaç gëlqereje. Pas përfundimit këto shtresa fiksohen e ngjeshen dhe bëhet shtrëngimi i boshllëqeve.

8

Plaster Architecture Essay. http://www.palazzospinelli.org/plaster/essay/essay/Soren10.html?fbclid=IwAR3Zdy0QlauIQ8lpgmYmsfSSWCxvYh hH8PLLF80lpV1e9bWpkeXbhxvkO18. Qasur më 01/12/2020

47


Gjatë analizës së dëmeve janë identifikuar edhe dëmtimet e shkallëve në brendësi të ndërtesës dhe atyre para hyrjeve të objektit, të cilat poashtu duhen riparuar. Së pari bëjmë pastrimin e pjesëve të dëmtuara të shkallëve nga betoni, duke larguar zhavorin, rërën dhe papastërtitë me një furçë të pastër dhe të fortë, e në disa raste edhe me çekan. Më pas përgatisim pahitë, duke i bashkuar në kënd të drejtë në formë të shkronjës “L”.

Fig.12. Intervenimi në riparimin e shkallëve. Burimi: web, përpunuar nga autorët

Pahitë e spërkatura me vaj në brendësi, i vendosim dhe i fiksojmë në këndin e dëmtuar të shkallës në mënyrë të rrafshët. Përmes një furçe të bojës aplikojmë një shtresë të trashë të lëngut lidhës në pjesën e dëmtuar të shkallës ku do të aplikohet betoni i ri. Këto pjesë spërkaten me ujë, ashtu që ngurtësimi të bëhet në mënyrë të duhur, e më pas bëhet vendosja e çimentos së re me mjete të mprehta. Ushtrojmë presion në çimenton e posahedhur që të mbushen vrimat, të cilën pastaj e lëmojmë dhe e lëmë të thahet brenda natës.9 Një tjetër dëmtim është korrodimi i dyerve metalike nga depërtimi i ujit në çarjet e vogla të ngjyrës, duke shkaktuar njolla në dyer, korrozion dhe dobësim të strukturës së derës. Intervenimi në këtë rast fillon me largimin e ndryshkut dhe ngjyrës me thikë, lëmues elektrik apo mjete tjera për sipërfaqe metalike, ndërsa pjesët më të vogla largohen duke i lëmuar me lesh çeliku ose letër rëre, deri sa të pastrohet e gjithë sipërfaqja. Dera përgatitet duke u lyer me një shtresë përgatitore për metal, së cilës më pas i duhet 4-24 orë për tu tharë. Më pas vazhdojmë të aplikojmë ngjyrën, qoftë me furçë apo spërkatje. Rekomandohet që të fillohet me një shtresë të hollë të ngjyrës, e pasi që ajo të thahet plotësisht, të aplikojmë shtresën tjetër po ashtu të hollë. Vendosja e disa shtresave shumë të holla të ngjyrës zvogëlon rrezikun e rrjedhjeve dhe siguron një pamje përfundimtare të njëtrajtshëm të derës. 10

9

Cement Step Repair. https://www.homerepairtutor.com/cement-step-repair/ Qasur më 04/12/2020 Metal Door Damage: How to Fix Rust and Dents. https://www.realtor.com/advice/home-improvement/metaldoor-damage-fix-rust-dents/ Qasur më 04/12/2020 10

48


Fig.13. Intervenimi në ngjyrosjen e dyerve metalike. Burimi: web, përpunuar nga autorët

Fig.14. Intervenimi në parterin e objektit. Burimi: web, përpunuar nga autorët

Për riparimin e parterit të dëmtuar përreth ndërtesës është përcaktuar metoda infra e kuqe për riparimin e asfaltit e cila mundëson shkrirjen e asfaltit ekzistues me atë të ri, duke pamundësuar rrjedhjen e ujit dhe duke rezultuar në një riparim të përhershëm. Përdorimi i teknologjisë së nxehtësisë infra të kuqe mundëson riparimin duke recikluar asfaltin ekzistues, përmes teknikave të shpejta dhe me kosto efektive. Kjo teknologji bën lidhjen termike me asfaltin ekzistues dhe lejon lëvizjen në asfalt gjysëm ore pasi të ketë përfunduar procesi. Procesi fillon me ngrohjen e makinës ngrohëse për 7-12 minuta, për të vazhduar me shënimin e zonës së dëmtuar dhe largimin e asfaltit të dëmtuar deri sa të arrihet në një bazë të fortë. Në vazhdim aplikohet një aditiv riparues që rikthen në jetë asfaltin e vjetër, duke lejuar rreth 95% të ripërdorimit të tij. Më pas shtohet asfalti i ri i nxehtë, i cili mbahet në temperaturë optimale nga makina, duke arrirë kështu në një sipërfaqe të përfunduar kompakte.11

11

Pothole Repair Process. http://potholestopper.com/infrared.php Qasur më 10/12/2020

49


37


49


49


49


49


49


49


4. Projekti i konservimit-restaurimit të stacionit të trenit 4.1. Përshkrimi i konceptit të projektit Për qëllimin e konservimit-restaurimit jemi përcaktuar bazuar në kategorizimin e shkallës së ndërhyrjes, sipas Charles Bloszies (2012), Old Buildings New Designs, ku kemi përzgjedhur konceptin “shtesa madhore”. Ndërtesa e stacionit të trenit ka arritur të ruajë funksionin e saj përgjatë një shekulli e gjysmë, e bazuar në faktin se kjo ndërtesë shihet si qendër e ardhshme e zhvillimit të mobilitetit në qytet, konsiderojmë se funksioni i saj si stacion i trenit duhet ruajtur. Pas analizave të gjendjes ekzistuese kemi përfunduar se hapësirat e vogla që ofron ndërtesa e stacionit të trenit në Ferizaj nuk i plotësojnë nevojat e një stacioni të trenit të kohës, aq më pak me potencialin që ka për të qenë qendër e ardhshme e mobilitetit. Andaj koncepti i projektit tonë të konservimit-restaurimit bazohet në sanimin e dëmeve të identifikuara në objektin e vjetër të stacionit të trenit (sipas masave teknike të shpjeguara në projektin e intervenimit emergjent në kapitullin paraprak) dhe shtimin e hapësirave të nevojshme për një stacion treni bashkëkohor. Lokacioni i ndërtesës së stacionit të trenit kufizon zgjerimin e ndërtesës në anët tjera, përpos asaj juglindore. Nga fotografi të vjetra dhe biseda me banorët e vendit kemi mësuar që hapësirat e objektit ngjitur stacionit, që sot i gjejmë si biznese private, në të kaluarën i kanë shërbyer ndërtesës së stacionit. Prandaj koncepti ynë fillon me një zgjerim prej 47 metrash në anën juglindore të ndërtesës, hapësirë kjo që kryesisht do të shërbejë për udhëtarët që presin për trenin e tyre. Kjo hapësirë është dizajnuar në mënyrë që të krijohet një ambient i këndshëm për udhëtarët, të cilëve ju ofrohen hapësira fleksibile për ulje dhe pritje, një platformë e ngritur për lexim, shitore të vogla, kafene, ushqim dhe shërbimet tjera të nevojshme në kuadër të stacionit të trenit. Në anën tjetër, përmes një lidhjeje direkte shtesa bashkohet me ndërtesën e vjetër të stacionit të trenit, e cila tashmë i shërben në tërësi, përdhesë e kat, administratës së stacionit, e dizajnuar kjo poashtu për të krijuar një hapësirë pune të përshtatshme për punonjësit.

57


Nisur nga pozita qëndrore që ka stacioni i trenit në qytet dhe frekuentimi i madh i banorëve dhe udhëtarëve në të ardhmen, janë menduar në detaje qasja dhe lëvizja e këmbësorëve, çiklistëve dhe makinave deri te ndërtesa, si nga sheshi “Adem Jashari” ashtu edhe nga ana tjetër e qytetit, përmes nënkalimit. Një pjesë tjetër shumë e rëndësishme e konceptit tonë është krijimi i urës që lidh sheshin me pjesën tjetër të qytetit, duke kaluar nëpër shtesën e re të ndërtesës, mbi hekurudhë. Hekurudha në fakt ka ndarë qytetin në dy pjesë gjatë gjithë historisë, e kjo urë do të shërbejë për të krijuar një dialog mes dy pjesëve dhe për të lidhur ndërtesën me komunitetin. Ura bashkon banorët e qytetit, nën efektin poetik të fijeve metalike nga të cilat është thurrur, nën hijen dhe dritën e së cilave krijohet një hapësirë që mundëson bashkëveprimim mes njerëzve dhe ofron një moment reflektimi e pushimi nga ritmi i transformimit të shpejtë të qytetit. Ky mjedis interaktiv ofron gjelbrimin e munguar në këtë pjesë të qytetit dhe hapësira fleksibile të përshtatshme për grupmosha e aktivitete të ndryshme. Fijet metalike janë të recikluara nga shinat e vjetra të trenit që janë zëvendësuar me të reja, e përveç aspektit estetik dhe atraktivitetit, janë përzgjedhur si dizajn për të forcuar akoma më shumë konceptin e lidhjes së ndërtesës me komunitetin. Në anën tjetër, pjesa e shtuar e stacionit të trenit është e thurrur nga një Fig.15. Koncepti i rrjetës. Burimi: Kolazh punuar nga autorët

material rrjetë metalike i cili respekton

rëndësinë dhe vlerën e ndërtesës së vjetër në material e ngjyrë, e në anën tjetër lejon transparencën e nevojshme për një objekt të tillë publik. Ky konstelacion intervenimesh publike, qofshin ato minimale apo madhore, kontribojnë në “shpirtin e vendit” dhe në krijimin e një hapësire publike shumë të nevojshme për qytetin sot.

58


38


58


38


58


58


58


58


58


58


58


58


58


58


58


58


58


58


58


58


58


Përmbyllje Ndërtesa e stacionit të trenit në Ferizaj i ka mbijetuar rrjedhës së kohës, periudhave të mospërfilljes dhe shkatërrimit ndër vite, duke u dalluar nga ndërtesat tjera të qytetit. Duke ruajtur funksionin e saj për vite të tëra, paraqet një gjurmë të një vendi të zhvilluar në kushte të veçanta historike, socio-ekonomike, etnike dhe kulturore. Sot, evoluimi i dukshëm i zonës urbane dhe tendencat e planifikimit urban bashkëkohor nuk e shohin këtë ndërtesë si pengesë për zhvillimin e qytetit, por përkundrazi, si një vlerë unike e cila i jep identitet vendit dhe reflekton historinë e tij. Nga ne pritet që të synojmë përmirësimin e kualitetit jetësor dhe mjedisor duke respektuar rëndësinë dhe vlerat e trashëgimisë, në funksion të mbrojtjes së monumenteve historike nga çfarëdo lloj dëmtimi, përdorimi i papërshtatshëm apo ndryshimi që cenon humbjen e vlerave historike dhe kulturore të tij.

79


Bibliografia LIBRA: Ajdini, Sh. Bytyqi, Q. Bycinca, H. Dema, I. Ferizaj dhe rrethina, 1975 Arkivi i qytetit Hyseni Ibrahim, Ferizaj 1873–1944, 2013 Muzeu i qytetit Plani rregullues urban (Zona e I-rë) – qendra e qytetit Ferizaj Plani i Zhvillimit Urban i Ferizajt, 12/2008 Plani Zhvillimor Komunal i Ferizajt

WEB: http://www.albanianphotography.net/index.html http://www.palazzospinelli.org/plaster/essay/essay/Soren10.html?fbclid=IwAR3Zdy0QlauIQ8lpgmYms fSSWCxvYhhH8PLLF80lpV1e9bWpkeXbhxvkO18 https://www.homerepairtutor.com/cement-step-repair/ https://www.realtor.com/advice/home-improvement/metal-door-damage-fix-rust-dents/ http://potholestopper.com/infrared.php

80


Lista e fotografive Figura.1. Pamje e vjetër e hekurudhës. Burimi: http://www.albanianphotography.net/index.html Figura.2. Pamje e udhëtarëve afër stacionit të trenit. Burimi: http://www.albanianphotography.net/index.html Figura.3. Pamje e stacionit të trenit nga një kartolinë e viteve 1874-1900. Burimi: Arkivi i qytetit Figura.4. Pamje nga koleksioni i fotografive të Sulltan Abdulhamid II. Burimi: Arkivi i qytetit Figura.5. Pamje e ndërtesës së stacionit të trenit në vitin 2002. Burimi: Arkivi i qytetit Figura.6. Perspektivë e ndërtesës Burimi: Skicuar nga Edmond Drenogllava Figura.7. Skica të enterierit Burimi: Punuar nga Edmond Drenogllava Figura.8. Dëmet e dukshme në suva Burimi: Plaster Architecture Essay http://www.palazzospinelli.org/plaster/essay/essay/Soren10.html?fbclid=IwAR3Zdy0 QlauIQ8lpgmYmsfSSWCxvYhhH8PLLF80lpV1e9bWpkeXbhxvkO18, përpunuar nga autorët Figura.9. Pamje e dëmeve në fasadë Burimi: Fotografuar nga autorët Figura.10. Çarjet në suva Burimi: Plaster Architecture Essay http://www.palazzospinelli.org/plaster/essay/essay/Soren10.html?fbclid=IwAR3Zdy0 QlauIQ8lpgmYmsfSSWCxvYhhH8PLLF80lpV1e9bWpkeXbhxvkO18, përpunuar nga autorët

81


Figura.11. Intervenimi në suvatimin e mureve. Burimi: Plaster Architecture Essay http://www.palazzospinelli.org/plaster/essay/essay/Soren10.html?fbclid=IwAR3Zdy0 QlauIQ8lpgmYmsfSSWCxvYhhH8PLLF80lpV1e9bWpkeXbhxvkO18, përpunuar nga autorët Figura.12. Intervenimi në riparimin e shkallëve. Burimi: Cement Step Repair. https://www.homerepairtutor.com/cement-steprepair/, përpunuar nga autorët Figura.13. Intervenimi në ngjyrosjen e dyerve metalike. Burimi: Metal Door Damage: How to Fix Rust and Dents. https://www.realtor.com/advice/home-improvement/metal-door-damage-fix-rustdents/, përpunuar nga autorët Figura.14. Intervenimi në parterin e objektit. Burimi: Pothole Repair Process. http://potholestopper.com/infrared.php, përpunuar nga autorët Figura.15. Koncepti i rrjetës Burimi: Kolazh punuar nga autorët

82


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.