290 LEKË
ALBANIA • TETOR 2014
ALKETA VEJSIU
“JETA IME ËSHTË SI FESTË”
ORNELA BREGU
TE “E DIELL”, PËRKRAH ALBAN DUDUSHIT "PËRSE E PRANOVA FTESËN"
FENOMEN
PËRSE FEMRAT DUAN TË RRINË ME FEMRAT?
MODË MODË
! Ë D MO
e chic Është koha e trikov ikona të sezonit! dhe aksesorëve
SHOPPING TENDENCAT E VJESHTËS
MAKE UP
Pesë truket e sezonit për shikim joshës 1
RË E DET PA E
Y CILËSIA AN
JENTËVE M RG
125 VJET E
E IN GERM AD
Riktheni rrobat jen ë gjend e preferuara n tare e tyre filles
ALBA DRINK & FOOD Sh.p.k Address: Ish Kombinati “Misto Mame”, 1006 Tirana, Albania e-mail: info@albadrink-food.com: web: www.face-energy.eu 2
Produktet d alli jua sjell dhe në amb im ientet ku Ju ndodheni Nga e hëna në të shtun ë Ora: 08:00 - 16:00
Te l : 0 6 8 9 0 9990
1
_PËRMBAJTJE
GRAZIA PERSONAZH Young Zerka AKTUALITET 14 10 LAJMET E MUA JIT • Kthehet “E Diell” bashkë me Ornelën • Për drekë? Një serum, ju lutem! • Sfilatat pranverë-verë 2015 • “Fury”, lufta s’mbaron qetësisht • Divorc?! Aspak! Bey & Jay rinovojnë betimet e martesës • Soni në gjurmët e Kim-it?! • “Çfarë të bëj kur fëmija im mëson?” • Stromae, ky artist formidable • Doni cigare? Dilni jashtë • VIP-at në alarm nga akuzat e rënda ndaj Scientology 34 RRËFIM E varfër isha më e lumtur 36 FENOMEN Pse femrat duan femrat? 39 OPINION Koloreto Cukali 40 PERSONAZH Denzel Washington: Mashkulli që i sfidon të gjithë 44 INTERVISTË Alketa Vejsiu: Gati për “Dance With Me” 47 JURIA E MODËS MODË 50 ËSHTË KOHA E TRIKOVE 56 VITET ‘60 62 DUELI I MODËS Kate Middleton VS Kate Moss 63 E DUA KËTË LOOK! FUSTAN ME MOTIVE 64 SHOPPING • Speciale tendenca • Aksesorët must 72 NË KËRKIM TË STILIT Mad pas stilit të “Mad Girls” 74 FASHION THERAPY 75 LOVE LOVE LOVE BEAUTY 76 5 BEAUTY MUST TË MUA JIT 78 PESË TRUKE PËR SYTË 82 PROBLEME ME YNDYRËN? JA ZGJIDHJA... 84 KREMRA BB, CC & DD: CILAT JANË NDRYSHIMET? 86 BEAUTY THERAPY 87 LOVE LOVE LOVE LIFESTYLE 88 GRAZIA KULT 90 UDHËTIM London Calling 92 LIBRAT 94 MIAM MIAM MIAM 96 FOOD THERAPY 98 HOROSKOPI
12
-Faqe-
56 Xhaketë prej lëkure me stampë leopardi, fustan Gucci, fedorë Borsalino, unaza Pellini, unazë floriri Vitamin D, çantë-kuletë Alexander McQueen.
FOTO: TSCHMIDT & GORGES
ORIAL 4 EDIT lda Laze nga E UA JIT UST TË M Ë... M 10 6 JI Q T E M UA 8 ISH T A ish-it? 11 DEB me të dashurën e e q o Sh
3
_EDITORIAL
Tetor 2014 NJË PARATHËNIE PËR ALKETËN DHE “DANCE WITH ME”
elda.laze@grazia.al
REDAKTORE AKTUALITETI REDAKTORE MODE ANISA ALLMUÇA anisa.allmuca@grazia.al
DESIGN
REDAKTORE BEAUTY
REDAKTORE LETRARE
SEKRETARIA info@grazia.al
MARKETING
SHTYPSHKRONJA PEGI
DORINA BASHA
ROLAND KARAJ marketing@grazia.al
MIGENA LALA redaktorbeauty@grazia.al
BASHKËPUNËTORË Manila Harizi, Fabiola Duro, Arben Çela
MONDADORI INTERNATIONAL BUSINESS Chairman & CEO Carlo Mandelli; General Manager Zeno Pellizzari; International Publisher & Head of Licensing and Syndication Sandra Gotelli; International Advertising Manager Daniella Angheben; Syndication and Photos & Rights Manager Melania Landini; International Brand Manager-Fashion Titles Europe Francesca Brambilla; International Brand Manager-Fashion Titles Mexico, Spain, South Africa, Middle East, Asia Erika Fantauzzi; Grazia International Art Director Giacomo Pasqualini GRAZIA INTERNATIONAL NETWORK INTERNATIONAL EDITOR IN CHIEF: CARLA VANNI
Shkruaji drejtores: elda.laze@grazia.al
4
DORIANA TUXHARI doriana.tuxhari@grazia.al JETMIR VEIPI design1@grazia.al
FOTO: ENDRIT MËRTIRI
Është hera e parë që do të thyej një rregull. Atë të editorialit tim, për të cilin që në fillim të krijimit të revistës Grazia Albania, e kisha ndarë mendjen të ishte në formën e një sugjerimi të ftohtë e pa emocione të artikujve që personalisht i konsideroj më interesantët në revistë. Kësaj here, siç e thashë më lart, po thyej një rregull. Sepse do të doja të ndalesha vetëm te një intervistë në veçanti: te ajo e Alketa Vejsiut, një intervistë ekskluzive për Grazia-n në kulmin e suksesit ose më saktë në rikthimin më të suksesshëm të dyshes Alketa Vejsiu-Vera Grabocka. Të hënën e datës 29 tetor, në orën 20.00, Televizioni Klan mund të ketë thithur audiencën më të madhe të kohëve të fundit. “Dance with Me”, spektakli i shumëpritur i vallëzimit të çifteve VIP, për të cilin është punuar prej pesë muajsh, e dha që natën e parë përshtypjen sesi do të vazhdojë të jetë: profesionist nga minuta e parë deri në të fundit, nostalgjik për shkak të rikthimit të një prej figurave më të dashura të baletit shqiptar Ilir Avdyli, modern dhe jokonvencional; falë pranisë së një artisti me një gjenialitet prej UFO-je në juri siç është Robert Aliaj, i kuruar deri në detajet më të vogla të skenografisë, teknikës,veshjeve, falë bashkëpunimit me profesionistë, me një ritëm, i cili nuk ra në asnjë moment, me një pjesëmarrje të zgjedhur me sqimë të konkurrentëve e me një kombinim harmonik mes tyre. Emocionues deri në ngazëllim! Më emocionuesi i çdo produkti televiziv të realizuar vitet e fundit në Shqipëri. Në fakt, entuziazmi i një gazetareje (siç pretendoj të jem unë), në kërkim dhe në pritje të një produksioni televiziv “si të perëndimorëve”, ishte i papërmbajtshëm në fund të spektaklit. Por, të jem e sinqertë, diçka nuk e prisja: të përfundonte fiks në orën e përcaktuar, për t’u lënë radhën transmetimeve të tjera të TV Klanit. Sikur të vazhdonte edhe pak! Si mund të jesh kaq preciz në një spektakël live me dhjetëra personazhe e të papritura jashtë skenarit?! Në orën 10 fiks spektakli përfundoi! Në orën 10:05 Alketa Vejsiu dhe Vera Grabocka i vunë vulën suksesit të “Dance with Me” dhe i kthyen besimin publikut shqiptar se SHQIPTARËT dinë dhe mund të organizojnë prodhime gjigante televizive. E ta bëjnë me të njëjtën cilësi si të kolegëve perëndimorë. Isha nisur të shkruaja më gjatë për Alketën, por vetiu kuptohet që ajo është në qendër të këtij shkrimi. Për të mësuar më shumë rreth saj, ju ftoj të lexoni të plotë intervistën në faqen 44. E theva rregullin e një editoriali të zakonshëm edhe atë të një numri më të vogël rreshtash. Në rastin e një personazhi si Alketa Vejsiu, rregullat shkelen një e nga një.
Drejtore ELDA LAZE
Editors in Chief: Italy: Silvia Grilli; Albania: Elda Laze; BosniaHerzegovina: Jelena Joksimovic; Bulgaria: Polia Alexandrova; China: Sun Zhe; Croatia: Selma Terlevic; France: Christine Régnier; Germany: Astrid Saß; Holland: Hilmar Mulder; India: Mehernaaz Dhondy; Indonesia: Zornia Devi Harisantoso; Korea: Sunghyun Ahn; Mexico: Fernanda Lebrija Garfias; Middle East: Elaine LLoyd-Jones; Poland: Anna Zaleska; Russia: Aliona Peneva; Serbia: Aleksandra Markovic (Acting Editor-in-chief); Slovenia: Spela Stamol; South Africa: Danielle Weakley; Spain: Charo Izquierdo; Thailand: Pimonrachada Indrapana; United Kingdom: Jane Bruton © 2013 Mondadori International Business S.r.l. All right reserved. Published by Hysenbelliu Group with the permission of Mondadori International
Business S.r.l. Reproduction in any manner in any language in whole or in part without prior written permission is prohibited.
5
TIRANË Rr. Dëshmorët e 4 Shkurtit, Nd.64, H.3 - Franchisee Weekend Max Mara
www.weekendmaxmara.
_MODË muça
All Anisa nga
2 PASTEL
Kjo pallto me ng jyrë bezhë dhe lejla pastel vishet nga të dyja anët. E ngrohtë dhe praktike për në dimër. 420 euro @ Max & Co
1
UNISEKS
FOTO: MANILA HARIZI
Ora uniseks nga Swarovski do ta plotësojë look-un tuaj sportiv. 659 euro @ Swarovski
6
3
ME GËRSHET
Kjo çantë e madhe nga Valentino është një must për këtë sezon. Valentino, 1 980 euro @ Jardin de Paris
4
CHIC
Dorashka lëkure të zeza deri tek bërryli, të përsosura për t’i veshur me një xhaketë ose pallto me mëngë treçerekëshe. Zara, 6 990 lekë @ TEG
6 OVERSIZE
Këto syze të zeza të mëdha dhe me detaje floriri ia shtojnë bukurinë look-ut tuaj. Ferragamo, 275 euro @ Jardin de Paris
5
E NGROHTË
Triko leshi e bardhë dhe e ngrohtë për në dimër. Detajet me gurë përreth qafës ia shtojnë bukurinë. 198 euro @ Max & Co
8 7 9
VISHNJË
Çizme llastiku ideale për kohë me shi. Të rehatshme dhe shumë moderne. Kombinohen lehtë me veshjet e dimrit, duke ju dhuruar një look casual. Valentino, 290 euro @ Jardin de Paris
ME GURË
Vathët me gurë dhe me nuanca me tonalitete të ngrohta janë të përsosura për t’u kombinuar me veshje chic për në mbrëmje. Lisa C, 165 euro @ Jardin de Paris
ART
Kjo çantë në formë dajreje, e pikturuar dhe e qëndisur me dorë, është një art më vete. Braccialini, 954 euro @ Madalena Farkoni
10
XHINS
Xhinsi si g jithmonë do të ngelet një must për çdo sezon. Këmishë e përshtatshme si për look-un sportiv, ashtu edhe për atë klasik. Mango, 5 990 lekë @ TEG
7
_LAJME
ISHTE . . . Ë Q I J MUA
PAPA VIZITOI SHQIPËRINË… DHE SHQIPTARËT U NDJENË QYTETARË TË BOTËS
Mund të kishte zgjedhur një vend të madh dhe të rëndësishëm si Gjermania apo Franca, por Papa Françesku zgjodhi Shqipërinë për të kryer vizitën e parë në Europë. Dhe për herë të parë në Europë ai është pritur me kaq entuziazëm jo vetëm nga katolikë, por edhe nga ortodoksë dhe myslimanë njëherësh. Toleranca fetare “është një vlerë që duhet ruajtur dhe zhvilluar çdo ditë. Uroj që Shqipëria të vazhdojë këtë rrugë dhe të jetë shembull për shumë vende të tjera”, u shpreh Ati i Shenjtë. Ai qëndroi këtu gjatë gjithë ditës së 21 shtatorit, duke mbajtur një meshë në sheshin “Nënë Tereza”, duke kryer vizita në Presidencë, në qendrën “Betania” dhe në Katedralen e Shën Palit. Gjithë media botërore atë ditë i kishte kthyer sytë nga Shqipëria dhe shqiptarët u ndien qytetarë të botës. “Lutem që Zoti të bekojë Shqipërinë”, tha ai. Dhe ne lutemi bashkë me të! 8
FAPPENING U KTHYE NË MAKTH
MË NË FUND BRANGELINA U MARTUAN!
Me një ceremoni intime në Francë, çifti më i famshëm (dhe më i bukur!) i showbiz-it Angelina Jolie dhe Brad Pitt më në fund i dha fund beqarisë dhe pikëpyetjeve të përhershme të medias mbi martesën e tyre. Angelina kishte veshur një fustan Versace, me një vello ku ishin stampuar vizatimet e gjashtë fëmijëve të çiftit. Zgjedhje me mend dhe zemër! Njësoj si 2 milionë dollarët që morën për ekskluzivitetin e fotove të dasmës nga revistat “Hello UK” dhe “People”, të cilat i dhanë për bamirësi.
Vjedhja dhe postimi i fotove nudo nga hackerët në faqen e internetit 4chan (që tashmë njihet botërisht me emrin fappening) u kthye në makthin e muajit. Viktima janë bërë disa personazhe të famshëm, si: Jennifer Lawrence, Kate Upton (në foto), Brie Larson, Ariana Grande, Rihanna, Amber Heard dhe pritet të ketë të tjerë. Gjithë kjo histori na mësoi një g jë: mos bëni selfie shumë intime me iPhone-in tuaj, sepse fotot vidhen nga iCloud, hapësira ku smartphone-i i ruan automatikisht.
RIHANNA LEU FLOKËT NGJYRË GRI
Ajo njihet për një look gjithmonë jokonvencional, por këtë herë i kapërceu të gjitha kufijtë e mundshëm të imagjinatës. Në një shërbim fotografik për revistën “Tush” në Gjermani, këngëtarja 26-vjeçare Rihanna u shfaq si një divë supersexy, me veshje e make-up glamour dhe me flokë e vetulla gri. Jo thjesht gri: gri të drejta dhe shumë të gjata. E bukur si gjithmonë! 9
_LAJME MILEY CYRUS U BË MODELE
Shpikjet e kësaj vajze s’kanë të sosur! Përveç gjuhës jashtë dhe twerking-ut, Miley Cyrus ka krijuar edhe aksesorët e koleksionit të ri të Jeremy Scott-it: varëse, byzylykë, vathë, kapëse flokësh me titull “Dirty Hippie”. Miley ndihet aq krenare për bashkëpunimin me stilistin e famshëm, saqë hipi vetë në pasarelën e sfilatës Jeremy Scott Pranverë 2015 për t’i prezantuar ato.
ISHTE . . . Ë Q I J A U M U NDA NGA JETA BESA IMAMI
“Besa Imami ishte edhe një nga hijet e larta të kohës së vjetër, kur me Arturin i shijonim byrekun e i dëg jonim kritikat. I lehtë i qoftë dheu!”, shkroi në Facebook kryeministri Edi Rama, duke i dhënë lamtumirën në moshën 86-vjeçare aktores. Me rreth 90 role në kinema dhe teatër, Besa Imami do të mbetet e paharruar në kujtesën tonë, sidomos me rolin e Donikës në filmin “Skënderbeu”.
10
IFT-I KATY PERRY DHE TAYLOR SW SHPALLËN LUFTËN lling Stone” se këngën e saj të
Taylor Swift u shpreh për revistën “Ro reje shpirtkeqe, që ka dashur re “Bad Blood” ia ka kushtuar një këngëta ka një emër: Katy Perry. Sepse të sabotojë turin e saj. Për median, ajo ta urrejnë njëra-tjetrën dhe, dihet që shoqet e dikurshme kanë filluar uar. “Kujdes nga thëngjilli i për më tepër, Katy-t nuk iu durua pa reag oi në Twitter. Qetësohuni, vajza! mbuluar”, ishte kuptimi i fjalëve që shkr
Debati i muajit Jennifer Lawrence (majtas) është lidhur me Chris Martin, ishbashkëshortin e Gwyneth Paltrow-t (djathtas). nga Doriana
Tuxhari
Kohët e fundit Gwyneth Paltrow ka deklaruar që është shumë e lumtur për lidhjen e re të ish-bashkëshortit (në fakt, nuk janë divorcuar ende) Chris Martin me aktoren Jennifer Lawrence. Ajo është shprehur se “Jennifer-i shkon shumë me Chris-in dhe e di që ajo e ka forcën për ta bërë atë të lumtur për një kohë shumë të gjatë”. Me këtë vullnet të mirë (që shpresojmë të mos shuhet pas rrjedhjes së fotove nudo të Lawrence-it në internet), duket se mes Gwyneth-it dhe Jennifer-it do të lindë një miqësi e sinqertë. Por a mund të bëhesh në të vërtetë mikeshë me të dashurën e ish-bashkëshortit tënd? Hollivudi ka shembuj që vërtetojnë se kjo është e mundur. Në filmin “Stepmom” (“Njerka”), Jackie, e interpretuar nga Susan Sarandon, që është në prag të vdekjes nga një sëmundje e pashërueshme, bëhet shoqe me të dashurën e bashkëshortit të saj, Isabel, rol i luajtur nga Julia Roberts. Por marrëdhënia e mirë mes të dyjave diktohet edhe për hir të fëmijëve, të cilët Jackie kërkon të sigurohet se do t’i lërë në duar të sigurta. Në fakt, Hollivudi na jep edhe kundërshembuj. Në “Sex
MENDIMI JUAJ... “Në jetë kurrë mos thuaj kurrë, por përsëri do të më dukej pak e çuditshme të shkoja mirë me të dashurën e re të ish-bashkëshortit.”
and the City”, kur Carrie Bradshow takohet me ish të dashurin, Mr. Big, në një restorant në Nju-Jork, ajo ndihet shumë keq dhe shpërthen në një krizë të vërtetë kur ai fillon t’i tregojë se sa e mirë është dhe sa i lumtur ndihet me të dashurën e re. Po pse është kaq e vështirë për Carrie-n ta pranojë këtë fakt, kur ajo është ndarë nga Mr. Big-u? Kaq e pamundur është të mbash një ekuilibër emocional?! E pyetur nga Grazia, psikologia Fleura Shkëmbi mendon se miqësia mes dy femrave, njëra ish dhe tjetra e dashura aktuale e të njëjtit partner, mund të ndodhë vetëm në rast se ish-partnerja është e bindur se lidhja e saj e dikurshme ka përfunduar dhe është aq e pjekur emocionalisht sa të pranojë që ishpartneri i saj është lidhur. “Duhet të kesh një nivel të lartë intelektual dhe një stabilitet emocional për të kuptuar se ish-partneri ka të gjitha të drejtat për të ndërtuar një lidhje të re. Ekzistojnë edhe raste kur fillimisht ish-partnerja me të dashurën e re duket se shkojnë mirë, por vjen një ditë që shpërthen xhelozia, që kishte qëndruar e fshehur. Kjo ndodh sidomos kur ish-partnerja nuk ka krijuar një lidhje të re, sepse xhelozia jo për lidhjen e ish-it, por për faktin që ajo vazhdon të jetë vetëm, është pothuajse gjithmonë e pranishme”, shpjegon psikologia Fleura Shkëmbi.
“Nuk kam hasur ndonjë rast trajtimi të marrëdhënieve të tilla në Shqipëri. Por kam trajtuar raste të çifteve të ndarë, të cilët kanë mbetur miq. Ata i gjenden gjithmonë njëri-tjetrit në rast nevoje dhe bisedojnë për gjithçka, përveç jetës personale. Ende nuk e kanë thyer atë kufi. Për mendimin tim, nuk ka arsye për të mbetur rob i një lidhjeje që ka përfunduar dhe për të pranuar se në jetën e ish-partnerit, pashmangshmërisht, do të hyjë dikush tjetër, njësoj si edhe në jetën tënde”, përfundon ajo. Po ju, do të pranonit miqësi me të dashurën e ish-it?
“Është një marrëdhënie njerëzore. Edhe po të mos duash, duhet të shkosh mirë. Sidomos nëse ke fëmijë me ish-bashkëshortin.”
“Më duket e pamundur. Edhe sikur të mos më ketë mbetur asnjë peng nga lidhja me ish-in, të dashurën e tij të re do ta shihja gjithmonë si rivalen time. Shpresoj të mos më ndodhë.”
Edlira Milo
Silvana Alija
Xheni D. Shehu
Bëhuni pjesë e temave tona të debatit. Na ndiqni në www.facebook.com/GraziaAlbania11
_PERSONAZH
Young Zerka E imagjinoni dot një këngëtar të quhet “Young Zerka”gjatë gjithë karrierës së tij? Por Zerka nuk ka plane të ndryshojë emrin e tij artistik. Do të mbetet gjithnjë i ri, në çdo kohë, sidomos nëse vazhdon të ketë të njëjtin sukses që pati këtë verë. Nga Elda Laze foto Ryan Simo për Grazia-n
Young Zerka me këngën “Roll”, arriti mbi katër milionë e g jysmë klikime në Youtube.
12
Këtë vit keni pasur një sukses të jashtëzakonshëm me bashkëpunimin me Dhuratën, me këngën “Roll”. Të ka ndryshuar suksesi? Po, është shumë e vërtetë që kënga ka pasur shumë sukses. S’e besoj se më ka ndryshuar mua si person, por mënyrën e punës. Më ka bërë të punoj më shumë, që t’iu dhuroj fansave të mi diçka ndryshe, me ritme të ngrohta dhe të kërcyeshme. Ju vini me një imazh të veçantë e që ju bën të fiksueshëm mes artistëve të tjerë... ...Rryma që bëj kërkon stil dhe të jesh sa më i lirshëm dhe i vërtetë në atë që bën. E kishit parashikuar këtë sukses tuajin? Jam munduar për këtë gjë, por besoj se çdokush ka kohën e vet dhe momentin e duhur. Ky është momenti im. Ku mendoni se do t’ju gjejë e ardhmja? Të them të drejtën, nuk jam parashikues, por di të them që prapë do të jem duke u marrë me muzikë, duke i dhuruar publikut një album dhe bashkëpunime të tjera me Dhurata Dorën. A kanë ndryshuar raportet me femrat tani që ju njohin më shumë? Po, kanë ndryshuar pak, por, të them të drejtën, edhe përkrahjet dhe përgëzimet më të mëdha i kam marrë nga vajzat dhe i falënderoj shumë. Mendoni se femrat joshen nga meshkujt e suksesshëm? S’e di, por s’më pëlqejnë femrat që lidhen për interes. Më përshkruani me tri fjalë femrën ideale. Respekti ndaj vetvetes. Aroma e mirë. Dhe buzëqeshja me dhëmbët e përsosur. (Qesh). Sa afër ideales kanë qenë femrat që keni pasur pranë? 90%. E shihni veten edhe baba, edhe këngëtar me emrin “Young Zerka” (I riu Zerka)? Po, sigurisht. Young për Forever Young.
13
KEMI DY LAJME TË MIRA: “E DIELL” KTHEHET NË EKRANIN E TV-SË ME DY FIGURA TË DASHURA PËR PUBLIKUN: ORNELA BREGU DHE ALBAN DUDUSHI. POR EDHE ME NJË AUTORE TË RE SI BELIOZA ÇOKU. nga
14
Elda Laze / Foto Manila Harizi
1 Belioza Çoku dhe Ornela Bregu Belioza Çoku vjen si autore e “E diell” pas një eksperience të suksesshme si producente e quizshowve: “Tjetri” dhe “Për vete”.
Si u zgjodhët si moderatore e “E Diell”? Me Top Channel vazhdoj të kem afeksion. Puna e palodhur, por njëkohësisht tërheqëse dhe emocionuese gjatë përgatitjes për sezonin e parë të show-t “ Portokalli”, më ka joshur dhe më mban “të dashuruar” edhe sot pas 10 viteve. Prandaj isha e gatshme për të hyrë në audicion: për korrektësinë dhe seriozitetin që ka ky televizion. Spektakli është një ndër më të rëndësishmit. Ju trembi përgjegjësia dhe pesha e një spektakli “big”? Unë tashmë jam e mësuar me spektakle të përmasave të tilla. E gjej veten më komode dhe të sigurt në formate të tilla, ku dhe vetëtestohem në rubrikat e shumta që ka “E Diell”. Zgjedhja juaj ka qenë surprizë. E menduat gjatë për të pranuar? Do të shisja mend nëse do të thosha që e mendova gjatë. Për mua ishte si dhuratë surprizë. Dhe një dhuratë të tillë e pranon dhe kaq.
Ju ka munguar ekrani? Për të qenë e pranishme me kohë të plotë, po. Daljet sporadike të mbushin për aq kohë sa je, pastaj harrohen, me gjithë emocionet. Si e mat një personazh publik nëse është i/e dashur nga publiku? Matës teknologjikë në kohët e sotme gjen shumë. Publiku gjithmonë kërkon një personazh “tokësor”, njerëzor dhe të drejtpërdrejtë. Nëse arrin të jesh i prekshëm nga shumë, ata pak sfumohen. Mendoni se vjen një moment që moderatorët bëhen të lodhshëm e ndoshta duhet të largohen vetë nga ekrani? Nëse ju do ta kuptonit kur vjen ky moment, do të hiqnit dorë prej tij? Kjo është një pyetje qe çdo personazh publik i çdo fushe duhet t’ia bëjë vetes. Unë mendoj që është i/e lumtur ai/ajo që e kupton në kohë këtë gjë. Cilat mendoni se janë pikat tuaja të forta për t’ia vjedhur zemrën publikut?
“E Diell”, për vetë formatin e g jatë në kohë, do të ketë larmi rubrikash, ku do të përfshihen grupmosha të ndryshme. Nuk do të mungojë loja e fëmijëve.
15
“E diell”do t’i përmbahet historikut të spektaklit që ka një vazhdimësi të kahershme. Por do të ketë ndryshime të rëndësishme në përmbajtje. “Të Diellave” në Top Channel do t’u gëzohet më shumë publiku, i cili do të bëhet protagonist më shumë se çdo herë tjetër.
Publiku do thjeshtësi! E me këtë, ia ke fituar zemrën. Kjo është pika ime e fortë.
Nevila Omeri, fituesja e Big Brother 7, do të jetë pjesë e stafit realizues të spektaklit “E Diell”
16
Publiku do thjeshtësi! E me këtë, ia ke fituar zemrën. Besoj se kjo është pika ime e fortë. Publiku i së dielës është mësuar me dy figurat qendrore që prej vitesh nuk ndryshojnë në Top Channel, si Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu. Si mendoni se do të pritet ky ndryshim? Arbana dhe Xhemi janë figura shumë të dashura për publikun e gjerë, në të cilin pak kohë më parë bëja pjesë edhe unë. Por besoj se nuk mund të bëhen krahasime në këtë pikë. Fakti që do të keni një partner në krah mendoni se do t’ju ndihmojë, apo do t’ju pengojë? Mua gjithmonë më ka pëlqyer të
pasurit një koleg partner. Puna në grup gjithmonë ka treguar që funksionon më mirë dhe është më jetëgjatë. Duke pasur një profesionist si Alban Dudushi në krah, gjithçka bëhet më e thjeshtë. Keni menduar gjatë kësaj kohe se çfarë do t’ju bënte një moderatore të mirë? Puna e një moderatori nuk është vetëm ajo që shfaqet në ekranet e vogla të shtëpive… ajo më e madhja është pas kuintave, në marrjen pjesë të së tërës. Ju vetë çfarë vlerësoni nga një moderator i një formati të tillë? Të dijë të ndajë temat serioze, konfidenciale, selektive, me ato të hareshmet, të lehtat, qetësueset. Keni ndjekur gjatë kësaj kohe të ngjashmit tuaj që moderojnë formate të tilla në Itali apo gjetkë. Kanë ndonjë sekret ata që nuk e kanë kuptuar ende në Shqipëri? (Qesh). Po. Sekreti i të qenit moderatorë të huaj që shfaqen para një publiku të huaj. Edhe më parë keni qenë moderatore e formateve televizive të së dielës. A mendoni se ka ndryshuar mënyra e të moderuarit nga koha kur jeni shfaqur për herë të parë si moderatore? Pritshmëritë mund të jenë të ndryshme. E diela është ditë pushimi dhe e tillë duhet të jetë deri në fund. Televizioni është tepër impenjativ, familja si e priti këtë ndryshim? Është e vërtetë! Për sa kohë impenjimi është për diçka që më pëlqen, është e mirëkuptueshme edhe në familje. Keni qenë për shumë kohë më tepër në rolin e një bashkëshorteje dhe një nëne, tani puna do t’ju zërë një pjesë të mirë të kohës. Si e keni zgjidhur në familje çështjen e mungesës suaj? Nuk do të më kushtëzojë në këtë aspekt. Unë thjesht do të ndryshoj oraret. Në televizion punohet me projekte. Mendoni se ky mund të jetë rikthimi juaj i përhershëm në ekran? Le ta shohim…
nga
Doriana Tuxhari
Të jesh i shëndetshëm dhe të ushqehesh me
serum, është diçka jonormale. Për ne ndoshta. Sepse në SHBA, të shkosh për drekë në një vend që ngjan me urgjencën, është kthyer në një mani. Edhe për shumë personazhe të famshëm. Rita Ora, Cara Delevingne, Ryan Phillippe, Madonna, Rihanna e shumë të tjerë kanë postuar në rrjetet sociale foto me serumin në krah, duke e kthyer atë në një trend të momentit. Quhet “vitamin drip” ose ndryshe koktej vitaminash, një përzierje vitaminash dhe mineralesh që injektohet drejt e në gjak. Në disa qytete të SHBA-së (Majami, Las Vegas, Los Anxhelos) shërbehet si meny kafeneje apo restoranti me një kosto nga 75 në 275 dollarë, për 30, 60, 90 minuta një dozë. Koktejet janë disa llojesh: për të shtuar energjinë, për lodhjen e një nate të kaluar në pub, për t’u dobësuar, për të forcuar sistemin imunitar nga sëmundje të ndryshme, për t’u dezintoksikuar etj. Deri këtu duket një mrekulli. Por sa e jep vërtet efektin e premtuar? Dhe, ç’është më e rëndësishmja, cilat janë rreziqet? Kathleen Fairfield, mjeke në Qendrës Mjekësore Maine në SHBA ka shpjeguar për revistën e shëndetit “Self” se “nuk është vërtetuar shkencërisht asnjë përfitim” nga këto serume, përkundrazi, rritet shumë rreziku i infeksioneve, mpiksjeve të gjakut, reaksioneve dhe shokut anafilaktik (bllokimi i frymëmarrjes). Ajo shpjegon se ka edhe rreziqe potenciale për helmim. Edhe pse njerëzit dalin të kënaqur nga efekti i tyre, Kathleen siguron se kemi të bëjmë më tepër me një efekt placebo. “Injektimi i sasive të mëdha të vitaminave drejt e në gjak e çekuilibron metabolizmin. Trupit tonë i mjaftojnë vitaminat që përthith nga ushqimi”. As ndaj abuzimit me alkoolin, “vitamin drip” nuk ka efekt. “Uji është më i miri, por edhe më mirë është të mos abuzosh. Asnjë vitaminë s’mund ta pastrojë organizmin tuaj”, përfundon Kathleen.
2 Lart: Aktori Ryan Phillippe me të dashurën, Paulina Slagter; Djathtas: krahu i Rihanna-s; Poshtë: Rita Ora
17
Sfilatat
3 FOTO: MONDADORIPHOTO/LAZZARI TEAM/CHIARLO
PRANVERË-VERË 2015
Djathtas: nga sfilata Tommy Hilfiger në NjuJork. Poshtë: nga sfilata Sibling në Londër. Më poshtë: nga sfilata Just Cavalli në Milano.
18
Kuadrate të vogla me nuanca të ndryshme të ngjyrave pastel u shfaqën në sfilatat e Marc By Marc Jacobs, Oscar De La Renta etj. Kombinojini me këpucë të thjeshta, që vëmendja të përqendrohet më shumë te veshja.
MICHAEL KORS
MARC BY MARC JACOBS
Me kuadrate
DIANE VON FURSTENBERG
OSCAR DE LA RENTA
DKNY
NEW YORK
Filloni përhapni lajmin se Java e Modës në Nju-Jork kishte një frymë të re! Sfilatat janë organizuar nëpër galeri dhe ambiente të mëdha; skenografitë kanë ndërthurur teknologjinë dhe artin e performancës në fashion. Ralph Lauren e realizoi shfaqjen e modës 4D në Central Park, me ekipin që ka realizuar “Avatar”. Ne kemi zgjedhur disa nga trendet për pranverën e ardhshme.
Pantallonat e gjera të viteve ’70 (parë te personazhet e filmit “Austin Powers”) janë rikthyer për pranverëverë 2015. Kombinojini me këpucë me taka të larta për një look të kompletuar.
B MICHAEL AMERICA
DEREK LAM
HONOR FUL
DONNA KARAN
Pantallona të gjera
LACOSTE TORY BURCH
THOM BROWNE
Do t’i shihni të lidhura në mes, si rripat e karatesë, në fustane, xhaketa e pardesy. Nyjat janë një detaj i shtuar në tendencat e reja të pranverës së ardhshme.
BOSS WOMAN
3 1 PHILLIP LIM
Të kapura nyje
J CREW
VICTORIA BECKHAM
THE ROW
Deri tek gjuri ose poshtë tij, me një palë ose i ngushtë. Këto janë modelet e fundeve për sezonin e verës 2015. Kombinojeni me këpucë me platformë dhe sapo keni krijuar një look të ri.
MM6 MAISON MARTIN MARGIELA
Të ngushta
Me viza Klasikja me viza është kthyer në grafikë për këtë sezon. Luani me kombinimin në versione të ndryshme, për të krijuar një efekt sa më të guximshëm.
19
Art në veshje Vishu me këmishë PETER PILOTTO
MARY KATRANTZOU
GILES
Nga arnat si aksesorë të shtuar në rroba tek lëkurat e gdhendura, kafshë që vallëzojnë apo gjarpërinj që zbukurojnë veshjet. Kreativiteti është shndërruar në art.
Këmishët e bardha ishin ngado në sfilatat e pranverë-verës. Nga cohat e stampuara e deri te jakat me majë, për çdo tip fashionisteje ka nga një këmishë.
LONDËR
MULBERRY
MARIOS SCHWAB
HOLLY FULTON
HOUSE OF HOLLAND
SIMONE ROCHA
MARCHESA
ASHLEY WILLIAMS
Jorku konsiderohet si shumë komercial, Londra është padyshim kryeqyteti më eksperimental, në Milano mbizotëron glamuri dhe në Paris pasqyrohen veshjet me chic. Kjo do të thotë se pjesa më e madhe e trendeve të shfaqura në Javën e Modës në Londër janë ato më avangarde. Ky sezon nuk përbënte përjashtim. Sportive, elegante, të pasura me frudha femërore, këto ishin tendencat që u shfaqën më së shumti në Javën e Modës në Londër. Christopher Kane, Erdem dhe Burberry Prorsum nuk na zhgënjyen as kësaj radhe. Nga palat te stili viktorian dhe këmishët e bardha, ditët e modës vulosën identitetin londinez.
EUDON CHOI
Kur flitet për Javët e Modës, Nju-
Nga ngjyra gri te e bronzta, veshjet me pala janë një nga tendencat më të bukura që pamë këtë sezon.
20
MATTHEW WILLIAMSON
SIBLING
Blu e vërtetë ERDEM
Me pala
Fustane të frymëzuara nga stili viktorian: të gjatë deri në fund të këmbëve, me jaka të ngrira dhe me rrudha. Këto tendenca u panë në sfilatat Viviene Westwood Red Label etj.
VIVIENNE WESTWOOD
TOPSHOP UNIQUE
MARGARET HOWELL
BARBARA CASASOLA
Stil viktorian
Bluja është ngjyra, moda është loja. Të gjitha nuancat e blusë, nga blue marine te blue royal apo pastel, janë përdorur për të krijuar tendencën e re të pranverës.
Thekë
MILANO
Xhins
Arti është një nga ndikimet e freskëta për këtë sezon. Ngjyrat e forta janë thelbësore. Ndërsa printimet dhe format janë në plan të parë për veshjen.
FENDI
DSQUARED
Pop Art
MOSCHINO
MOSCHINO
AU JOUR LE JOUR
Një trend i përjetshëm, por pranverën e ardhshme do të jetë më i ndjeshëm se kurrë. Kombinimet xhins me xhins nga koka te këmbët mbizotëruan në ditët e modës në Milano.
DSQUARED
DSQUARED
ANDREA INCONTRI
Prerje të reja pantallonash: të gjera e të gjata deri te kyçi i këmbës, me bel të lartë dhe cohëra që derdhen lirshëm në këmbë.
GIORGIO ARMANI
Stili i ri i pantallonave
BOTTEGA VENETA
Nëse 1970 ishte harruar, ky është momenti i rikthimit – tendencë e cila u shfaq në Javën e Modës në Milano. Huazuar nga fundi i viteve ‘60 dhe fillimi i viteve ’70, prerjet e veshjeve vinin pas trupit, me mëngë të ngushta dhe jaka të ngrira, u shfaqën në pasarelat e Prada dhe Gucci. Pantallonat e gjata që derdhen më të gjera në fund u panë në sfilatat e Versace dhe Emilio Pucci. Veshjet e fundit të viteve ’60 u kthyen më seksi se kurrë në pasarelën e Blumarine: kombinime të palltove të ngushta me një jakë prej peliçeje, që vishen mbi një fustan të shkurtër në formë kove dhe çizme të gjata deri te gjuri. Tendenca u përqafua menjëherë edhe nga fashioniste si J. Lo, e cila u shfaq në publik me një fustan lëkure gjarpri bojë qielli – e parë te Blumarine. Vitet ’70 janë sjellë edhe nga Miuccia Prada, e cila e ka studiuar këtë periudhë fashion kur ka punuar tek Yves Saint Laurent. Max Mara është frymëzuar nga stili i pagabueshëm i Anjelica Houston, duke risjellë stampat me lule dhe gjeometrike. Pop Art-i, një tendencë e cila është frymëzuar nga Andy Warhol është parë në stilimet e Dsquared2 me krijime të çmendura, por njëkohësisht tepër të gëzueshme. Giorgio Armani është ndier blu për koleksionin e tij Emporio Armani dhe gri për koleksionin e parë. Dhe më në fund Dolce & Gabbana solli një atmosferë spanjolle në pasarelë! Kombinimet e së kuqes, të bardhës dhe të zezës në xhaketa matadori dhe fustane flamengo të kujtojnë Seviljen dhe kostumet tradicionale spanjolle.
ETRO
EMILIO PUCCI
A do të guxonit të visheshit më transparente edhe jashtë dhomës së gjumit? Po! Mundeni, përderisa jua sugjerojnë stilistët. Është koha që të brendshmet të dalin në pah e të duken nën veshjet transparente.
FENDI
BLUMARINE
Transparente
ANGELO MARANI
AU JOUR LE JOUR
ANDREA INCONTRI
ALBERTA FERRETTI
AQUILANO RIMONDI
Nëse Clint Eastwood na ka mësuar diçka, është se west-i është shumë sexy. Veshjet me thekë janë përhapur në jetën e përditshme.
21
FUARY LUFT S’MBARON QETËSISHT
Cineplexx gjatë muajit tetor për publikun shqiptar do të shfaqë filmin“Fury”. Që pritet të jetë një nga filmat më të guximshëm mes disa filmave të tjerë me subjekt Luftën II Botërore në këtë sezon çmimesh në kinematografi e në një kohë lufte të egër në Siri nga
22
Doriana Tuxhari
4
Në foto: Gjatë xhirimeve, Brad Pitt, Shia LaBeouf, Michael Peña, Logan Lerman, Jason Isaacs dhe Jon Bernthal
“Fury” është drama e re e Luftës së Dytë Botërore nga skenaristi dhe regjisori David Ayer (i “End of Watch”). Thrilleri me mjaft skena aksioni ka në qendër rreshterin e ushtrisë amerikane Wardaddy, i luajtur nga Brad Pitt, i cili udhëheq pesë tankistë në një mision vdekjeprurës në prapavijën e armikut në Gjermani, 1945. Bashkëprotagonistë të Pitt-it janë Shia LaBeouf, Michael Peña, Logan Lerman, Jason Isaacs dhe ish-aktori i “Walking Dead” Jon Bernthal, të gjithë pjesë e njësisë së tij. Ayer-i – i cili është skenaristi i filmit me çmim “Oskar” “Training Day” – shprehet se ia doli ta shkruajë “të fundmin film të tankeve” për shkak të përdorimit të tankut të fundit funksional Tiger, të cilin produksioni e mori hua nga Tank Museum, në Dorset, Britani. Ky pritet të jetë një nga filmat më të guximshëm mes disa filmave të tjerë me subjekt Luftën II Botërore në këtë sezon çmimesh në kinematografi. Pitt dhe Ayer, bashkë me një grup producentësh të mbështetur nga Sony Pictures Entertainment, kanë bashkëpunuar për të prodhuar atë që kultura popullore rrallë e ka parë. Është një portretizim autentik – madje një kaskador u plagos me bajonetë gjatë xhirimeve – i tmerreve që shkaktuan dhe pësuan trupat aleate që hynë në Gjermani në pranverë të vitit 1945. Ayer-i, skenarist dhe regjisor i pavarur, kishte vite që e mendonte skenarin e “Fury”-t, por
Fury” është drama e re e Luftës së Dytë Botërore nga skenaristi dhe reg jisori David Ayer. Në role protagoniste janë: Brad Pitt dhe Shia LaBeouf. Ky i fundit vjen pas filmit të suksesshëm “Nymphoniac”. Fury do të shfaqet në Cineplexx, në Tiranë g jatë muajit tetor.
e shkroi me një frymë para rreth 18 muajsh. “Pak a shumë më shpërtheu nga brenda. E shkrova për vete. Kishte ardhur koha t’i shihnim më me realizëm ata që luftuan dhe humbën jetën në betejat e ashpra, edhe pse dorëzimi i Gjermanëve ishte i sigurt. Në të ka shumë ngjashmëri me atë që po ndodh sot në botë, – është shprehur ai, duke iu referuar ushtarëve të Afganistanit, edhe pse forcat amerikane tashmë duhej të ishin larguar prej andej. Skenat e filmit mund t’i shokojnë shikuesit, të cilët i kanë parë ushtarët amerikanë të sillen brutalisht në filmat e luftës në Vietnam, të paktën që prej “Apocalypse Now”, por rrallëherë kanë parë anën e shëmtuar të heronjve të Luftës së Dytë Botërore. Filmi, i cili ka kushtuar rreth 80 milionë dollarë, është xhiruar kryesisht në Britani. Përdorimi i tankeve ishte tepër i rëndësishëm për krijimin e skenave autentike. Tanket e vjetër Sherman në Britani ishin më të disponueshëm. Plus që produksioni u lejua të përdorte një tank Tiger, që e mori hua nga Muzeu i Tankeve në Bovington. Autenticiteti u shtri edhe tek uniformat. Shumica e tyre u bënë me porosi, për të shmangur ngjashmërinë me uniformat e përdorura në filmat si “Battle of the Bulge” (1965), të cilat i përafroheshin shumë pak uniformave të vërteta të tankistëve, apo me kamuflazhet e sofistikuara që vishnin gjermanët. Protagonistët e filmit janë trajtuar ashpër para se të fillonin xhirimet. Sipas sugjerimit të këshilltarëve ushtarakë, ata kaluan një javë në një tendë në Britani – pa u rruar, pa u larë, pa ujë – për t’u mësuar me anën më të keqe të ushtrisë. “Ayer-i – u shpreh Bernthal-i – e detyroi kastin të sillej sikur ky ishte filmi i fundit ku do të merrnin pjesë”. Vendimi i Brad Pitt-it për të luajtur rolin e Wardaddy-t ishte krejt i papritur. Në fillim të vitit të shkuar, ai e lexoi skenarin gjatë një udhëtimi në Europë dhe, pasi u kthye, e pranoi menjëherë. Sepse ajo që Ayer-i bëri me “Fury”-n është tronditëse dhe hap një debat të ri: A e njihni të vërtetën tronditëse të luftës? Grazia ju sugjeron ta zbuloni nëpërmjet filmit “Fury”, i cili gjatë tetorit do të shfaqet në sallat e Kinema Cineplexx. 23
5 Divorc?! Aspak! Bey & Jay rinovojnë betimet e martesës nga
Doriana Tuxhari
Të përqafuar në krahët e njëritjetrit, në një jaht luksoz në jug të
Francës, fytyrat e qeshura të Beyoncé dhe Jay-Z i tradhtojnë të gjitha zërat që i kanë përfolur për një divorc të mundshëm muajt e fundit. Mesazhet e fotove të pushimeve të tyre, të postuara në Tumblr në shtator, flasin qartë: çifti është më i bashkuar se kurrë. Në mes të shtatorit, Grazia UK shkroi se “Bey nuk do ta lejojë që situata t’i shkasë nga duart. Pas disa muajsh spekulimesh se ishte në prag të divorcit me Jay-Z, ajo do të bëjë gjithçka për të shpëtuar martesën 6-vjeçare, përfshirë edhe
24
rinovimin e betimeve”. Dhe pikërisht këtë bëri. Pas përfundimit të “On the Run Tour”, çifti shkoi me pushime të jug të Francës dhe rinovoi betimet e martesës në një ceremoni intime në plazh në fillim të shtatorit, që përkoi me ditëlindjen e 33-të të këngëtares. Madje flitet për një shtatzëni të mundshme të saj. Në një foto të mesit të shtatorit, kur çifti vizitoi muzeun “Picasso” në Antibes, Bey shfaqet duke mbajtur barkun pak të fryrë me një përkujdesje nëne. Çifti është martuar në 4 prill 2008, në një ceremoni intime në apartamentin e reperit në Nju-
Lart: Beyonce dhe Jay-Z në jaht në jug të Francës; Djathtas: Moment nga pushimet e këngëtares, postuar në Tumblr.
Majtas dhe poshtë: Dy postime të tjera të Beyonce-s në Tumblr g jatë pushimeve në fillim të shtatorit.
Jork. Një burim i besueshëm u shpreh për revistën “OK! US” se: “Ata po veprojnë njësoj si herën e parë që Bey ishte shtatzënë: kanë dalë shpesh në publik duke treguar shumë dashuri për njëri-tjetrin para se të jepnin lajmin e madh”. Ndërsa këto zëra mbeten ende për t’u vërtetuar, çifti po bën gjithçka për t’i zgjidhur problemet e tyre dhe për të fituar harmoninë e plotë. Terapia e kohëve të fundit duket se i ka dhënë rezultatet. Ata po flenë përsëri në të njëjtën dhomë gjumi, pas disa muajsh në dhoma të ndryshme hoteli gjatë turit të kësaj vere. Jay-Z, ndërkohë, ka anuluar projektet e tij personale për vitin tjetër, në mënyrë që t’i përkushtohet plotësisht bashkëshortes. Tashmë e ardhmja duket plot shpresë. Sidomos me lëvizjen e fundit. Ata po bëhen gati të zhdukin njëherë e mirë shijen e keqe që la sulmi i motrës së Beyoncé-s Solange ndaj Jay-Z-së në ashensor pas Met Ball në maj, që mendohet se ndodhi për shkak të një tradhtie të tij. Ata kanë planifikuar ta tregojnë gjithçka me muzikë. Lajmin që çifti më i përfolur i momentit në showbiz do të hedhë së shpejti në treg albumin e parë të përbashkët, e ka dhënë DJ Skee. “Kam folur me disa burime dhe e kam konfirmuar”, është shprehur ai, “se albumi i tyre do të dalë vitin tjetër”. Sipas një burimi të Grazia UK, çifti ka ndër mend të hedhë në këtë album të gjitha problemet e tyre martesore. “Periudha e vështirë që kanë kaluar këtë vit do të dokumentohet në çdo tekst kënge që do të përmbajë albumi. Do të jetë albumi më i sinqertë që kanë bërë ndonjëherë, sepse do t’i tregojnë të gjitha të vërtetat, ashtu siç janë. Ata duan t’i tregojnë botës se si i shohin këto probleme duke qenë vetë
protagonistë”, përfundon burimi. Ka zëra që flasin se në krijimin e këngëve do të marrë pjesë edhe Solange, 28 vjeçe (të shpresojmë që do të jenë të gjithë të qetë kur të hyjnë në studion e regjistrimit…). Por nuk është hera e parë që Beyoncé and Jay-Z po i mundin demonët e tyre nëpërmjet muzikës. Gjatë koncertit të Ohajos në turin e tyre “On The Run”, Beyoncé qau në skenë dhe e ndryshoi tekstin e këngës “Resentment” (“Indinjatë”), duke shtuar: “Ajo nuk është as sa gjysma ime. Ajo k***a nuk do të jetë kurrë si unë”. U supozua që e kishte fjalën për një tradhti të Jay-Z-së. Në fakt, reperi është përfolur për disa tradhti të mundshme, madje edhe për një fëmijë jashtë martese. Ndër disa emra të përfshirë në këtë histori janë edhe disa personazhe të njohura, si Rita Ora dhe ish-Miss Belgjika Claudia Schelen. Në fillim të gushtit, Beyoncé hodhi në treg një remiks të këngës së saj “Flawless” (“E patëmetë”), ku i referohej sulmit të famshëm të Solange-s në ashensor me këto fjalë: “Ndonjëherë gjërat marrin për keq në një ashensor, kur bëhet fjalë për miliona dollarë”. Tani të gjitha provat vërtetojnë se çifti, të cilët janë prindër të një vajze dyvjeçare me emrin Blue Ivy, po punon për një projekt të ri. Ata janë parë duke dalë nga një studio muzikore në Francë në fund të shtatorit, ku patën një takim pune, ndërsa Beyoncé mbante në dorë laptopin e saj. A do të jetë albumi i ardhshëm terapia e vërtetë e martesës së tyre? Kjo mbetet për t’u parë.
Gjatë performancës së tyre në VMA, në gusht, ata hipën në skenë edhe vajzën e tyre 2-vjeçare Blue Ivy.
25
6 Kush e pati mendjen të shihte sfidën e Ice
Foto kryesore: Soni Malaj në backstage të “X-factor”. Poshtë: Duke bërë stërvitje; g jatë sfidës të Ice Bucket Challenge.
Bucket Challenge të këngëtares Soni Malaj, kur të gjithë u mahnitëm pas të pasmeve të saj?! Këngëtarja me vetëdije i nxori në pah ato, duke shmangur qëndrimin përballë kamerës e duke dalë në profil. Të pasmet e Sonit u shndërruan në tema debati në rrjete sociale. Dhe pyetja njëmilionëshe është: Janë origjinale apo të bëra me operacion? Sikur të pyesnim vetë këngëtaren Soni Malaj, me siguri nuk do të ishim të besueshëm. Për të shmangur spekulime mbi këtë temë, pyetëm një specialist fitnesi. A është e mundur të kesh të pasme si të Soni Malajt apo Kim Kardashian-it, pa pasur nevojën për ndërhyrje kirurgjikale? “Po, është e mundur. Gjatë përvojës sime si specialist fitness-i dhe trajner personal i disa personazheve publike, kam parë ndryshime të mëdha në fizikun e atyre që merren rregullisht me fitness. Sa i takon këngëtares Soni Malaj, mund të them që edhe
Majtas: Soni Malaj g jatë realizimit të klipit. Djathtas: Kim Kardashian.
26
më parë ajo i ka pasur të gjitha parametrat për të krijuar të pasme në formën e tanishme. Trupi i Sonit hyn te ata në formë dardhe, ku pjesa e poshtme është e predispozuar të akumulojë më shumë dhjamë. Duke punuar me ushtrimet bazë për të pasmet dhe kofshët, arrihet rezultati i dëshiruar”, shpjegon thotë Argjir Muzaka, specialist fitness-i pranë “Golden Gym”. Ushtrimet bazë për të pasur të pasme a la Kim Kardashian janë: squats, dead lifting, walking lunges, step up, jumping box, bridge, kick back, plie squats, sumo squats. Nëse punoni disa herë në javë me pjesën e poshtme të trupit e nëse keni një trup në formë dardhe, shumë shpejt mund të jeni ju Kim Kardashian e ardhshme... ose edhe Soni Malaj.
Me fillimin e shkollës, filloi edhe dilema e prindërve: “Të ulemi bashkë me fëmijët, apo t’i lëmë të mësojnë në mënyrë të pavarur në shtëpi?” Lexoni opinionet e Grazia-s
7
IRIS LUARASI Pedagoge Kjo është një temë super e diskutueshme, me plot “pro” dhe “kundër”. Unë si prind kam dilemat e mia në këtë proces. Personalisht ulem me fëmijët pothuajse përditë për të ndihmuar në rast se kanë nevojë ose thjesht për të kontrolluar se si kanë mësuar e si i kanë bërë detyrat. Por kjo nuk kupton se jam e pranishme gjatë gjithë kohës së tyre të studimit, se jam e sigurt që do filloja unë të urreja shkollën pastaj. Unë mendoj se përfshirja e prindërve në procesin e mësimit ndihmon që fëmijët të kuptojnë më shpejt atë pjesë që nuk e kanë të qartë nga pjesa mësimore në klasë dhe shton vlerësimin për shkollën, si nga ana e prindërve, ashtu edhe nga ana e fëmijës. Gjithsesi jam shumë e kujdesshme që përfshirja ime të mos ndërhyjë në procesin e mësimit. Nuk do t’i udhëzoja kurrë fëmijët në bërjen e detyrave që ata i kanë të qarta, sepse kjo do t’u ulte atyre besimin që kanë te vetja se mund të zgjidhin detyrat që janë dizenjuar për moshën e tyre. Megjithatë nuk mendoj se këshillat janë shumë të vlefshme për këtë, sepse kjo varet shumë edhe nga lloji i fëmijës. Ka fëmijë që do ta vlerësonin pak ndihmë, ashtu siç ka edhe fëmijë që mund t’ia dalin totalisht të pavarur. Personalisht mendoj se kontrolli i vazhdueshëm është një masë pozitive sigurie që fëmija shkon mirë e nuk ka nevojë për ndihmë ekstra.
R U K J Ë B Ë T Ë “ÇFAR ” ? N O S Ë M M I FËMIJA ARJANA MUÇAJ Psikologe
Prindi është i pranishëm për t’i dhënë fëmijës siguri, dashuri, ngrohtësi dhe përkujdesje, por jo për t’ia bërë shumë të lehtë kapërcimin e vështirësive të para që has. Kur ata kanë nevojë për ndihmë, prindi duhet t’i orientojë që të mos gabojnë, por kurrsesi të japë zgjidhje sipas mënyrës së tij. Drejtimi drejt një rruge të drejtë i bën fëmijën më përgjegjës për të marrë vendimin e duhur, kur duhet të realizojnë detyrat që mësuesi(ja) iu ngarkon. Ndjenja e fëmijës për siguri dhe përkujdesje nuk kërkon një aktivitet të rritur të prindërve, por një lindje të pavarësisë
në personalitetin e tij. Prindërit që janë shumë ndihmues i heqin fëmijës aktivitetin personal dhe i bllokojnë zhvillimin psikologjik. Këta prindër bllokojnë pavarësinë e fëmijës në rritjen e vetëvlerësimit në aspektin psikologjik, kundrejt secilit proces psikik. Prindërit sot janë të prirur t’iu japin me shumë pavarësi nga ç’u duhet dhënë fëmijëve, por kur bëhet fjalë për arsimin e tyre, atëherë ata janë më të rreptë, kërkojnë më shumë nga ato çfarë kanë mundur të bëjnë vetë. Shumica e fëmijëve nuk e mirëpret këtë lloj pranie, pasi ndihen jo fort të lirshëm për të shprehur dëshirat dhe idetë që kanë. Por fëmijët kanë nevojë për ndihmë, për udhërrëfyes, dhe prindi i mirë iu jep siguri, bashkëbisedon dhe ecën bashkë me fëmijën (jo në vend të tij) për pengesat që dalin gjatë rrugës, duke e stimuluar atë në aktivitetin e tij. 27
8
Stromae, ky artist
formidable
Stromae vjen në ut vëmendjen e publik s shqiptar me “Toute ti les memes”, ku artis jë si n androg jen paraqitet r më personazh g jysmëfe ll. dhe g jysmëmashku është Dhe, si g jithmonë, able” absolutisht “ formid 28
nga
Doriana Tuxhari
Në foto nga lart poshtë: Pjesë nga klipet “Toutes les memes”; “Papaoutai”; “Alors on danse”.
Kantautori 29-vjeçar nga Belg jika Stromae (Paul Van Haver) në cover-in e albumit “Racine Carrée”, me të cilin ka fituar tetë herë çmimin “Platinum” nga Belgian Entertainment Association në Belg jikë
M
und të jetë një mes artistëve më gjenialë të kohës sonë. Dhe ne s’mund të bëjmë gjë tjetër përveçse të mrekullohemi me gjenialitetin e tij. Siç ka ndodhur me këngën e tij më të re “Toutes les memes”, të sapolançuar nga televizionet muzikore shqiptare, në të cilën artisti androgjen paraqitet si një personazh gjysmëfemër dhe gjysmëmashkull (për secilën këngë ai paraqet një personazh të ndryshëm). Stromae, një artist multidimensional, arrin të portretizojë mirë të dy karakteret: mashkullin dhe femrën. Dhe as i bëhet vonë nëse duke interpretuar rolin e gruas, do të nxisë spekulimet mbi seksualitetin e tij. Shumë nga këngët vijnë bashkë me një botë të trilluar. Ashtu si një gjeni i letrave arrin të krijojë një botë plot personazhe, ashtu edhe Stromae arrin që me një klip rreth 3 minuta e gjysmë të tregojë një ngjarje (si në klipin “Formidable”). Muzika e tij është medituese, e trishtë – me të cilën nuk rri dot pa kërcyer – që e tejkalon nivelin mesatar. SHBA-ja u vonua pak, por më në fund e njohu: Kanye West ka bërë remiksin e hitit të tij “Alors on danse”. 8 FAKTE PËR STROMAE-N
1. Stromae trajton çfarëdo lloj teme.“Në jetën reale kam shumë tabu, nuk mund të flas për gjithçka lehtësisht. Muzika është i vetmi vend ku unë nuk kam tabu.” 2. Videoklipi i tij fantastik me kamerë të fshehtë i këngës “Formidable”, ku
ai sorollatet rrugëve të Brukselit duke bërtitur dhe duke u sjellë si i droguar, ka rreth 75 milionë klikime në YouTube. “Njerëzit mendonin se unë isha vërtet i dehur në rrugë. Në internet [para se të dilte videoklipi], njerëzit thoshin”: ‘E keni parë Stromae-n? Mirë është?’. Në të vërtetë, askush nuk donte të më shihte në atë gjendje. Më mbështetën shumë.” 3. Presidenti Obama e ka albumin e tij. “Kryeministri i Belgjikës ia dha albumin tonë Barack Obama-s. U çudita shumë që vendosi t’i jepte një CD tonën. I pëlqen muzika atij? Nuk jam i sigurt nëse ka kohë ta dëgjojë diskun. (Qesh)”. 4. Ai mendon që “dashuria është si Twitter-i”. “Në remiksin tim të saj, unë e krahasoj dashurinë me zogun blu të Twitter-it. Për shembull, që bie në dashuri vetëm për 48 orë. 5. Atij nuk i pëlqen të jetë i famshëm. “Ndoshta prandaj e dua Brukselin. Sepse është një qytet i mërzitshëm dhe unë jam krenar për këtë qytet pikërisht sepse është i mërzitshëm”. 6. Ai mendon që arti është i pavlerë. “Para muzikës, kishte art dhe arti në fakt është kot fare. S’ka pikën e vlerës, e kuptoni? Para një babai, një bukëpjekësi, punëve për mbijetesë, arti nuk është fare i nevojshëm. Ky ishte një mësim i madh për mua”. 7. Ai nuk është pesimist. “Nëse dëgjoni albumin tim, mund të mendoni që jam në depresion ose që do të vras veten, por jo. Muzika është si ilaç. Unë parapëlqej të flas për problemet e mia, edhe pse problemet
e mia janë të mëdha. Në fakt, janë problemet e njerëzimit dhe unë parapëlqej t’i tregoj ato në vend që t’i fsheh. Mund të argëtohesh edhe duke folur për problemet e tua. Po, mund të kërcesh me problemet e tua. (Qesh)”. 8. Ai nuk e merr seriozisht reputacionin e tij si “zëri i një gjenerate”. “Mund të mendosh që ndoshta po bëhesh gjeni, por ky është një mendim i rrezikshëm. Në fakt, ti je si gjithë të tjerët, që po mundohesh të tregosh histori”. 29
9
TANI ASKUSH NUK MUND TË PIJË MË CIGARE NË AMBIENTE TË MBYLLURA. GRAZIA JU SHPJEGON SE PSE MË NË FUND FILLOI TË FUNKSIONOJË LIGJI ANTIDUHAN, I MIRATUAR QË NË 2006-N nga
30
Doriana Tuxhari
Ligji “antiduhan”
Duhanpirës jashtë ambienteve të Charl’s duke tymosur, menjëherë pasi lig ji “antiduhan” filloi të zbatohej.
Merreni seriozisht kujtesën e
sjellshme të kamerierëve për të mos pirë cigare sapo uleni në mjediset e brendshme të një lokali. Sepse ligji antiduhan për herë të parë i miratuar në vitin 2006 dhe i rikthyer në vëmendjen e njerëzve së fundmi, kësaj radhe duket se po funksionon vërtet. Nëse pi cigare në një bar apo restorant, gjobitesh me 5 mijë lekë të reja, ndërsa pronari i barit me 300 mijë lekë të reja (të cilat ka të drejtë t’i ndajë mes punonjësve). Dhe nuk ka shanse të mos e paguani gjobën, pasi çdo shërbim institucional do t’ju pezullohet deri në shlyerjen e saj, madje mund të ndiqeni penalisht. Kjo është vetëm një pikë e ligjit “për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit” ose siç njihet ndryshe ligji “antiduhan”, i miratuar në korrik të këtij viti, i cili ka filluar të zbatohet në të gjitha ambientet e mbyllura. Fakti që gjobiten edhe vetë klientët, një masë e shtuar që ligji i pazbatuar i 2006-ës nuk e parashikonte, bën që ky ligj i rimiratuar me disa ndryshime më 2014 të funksionojë vërtet. Për këtë arsye, stafi i ambienteve publike i paraprin çdo mundësie shkeljeje. “Nuk kemi pasur raste mosbindjeje nga ana e klientëve. Kontrolli ka ardhur dy herë brenda këtyre tre muajve”, shpjegon Donald Ramushi, kamerier në një nga lokalet e ish-bllokut në Tiranë, i cili tregon se frika për pakësimin e klientelës rezultoi e pabazuar.
“Jemi të udhëzuar t’i njoftojmë të gjithë klientët sapo hyjnë që këtu brenda nuk pihet duhan”. Po çfarë do të ndodhë gjatë dimrit? Duket se duhanpirësit do ta kalojnë natën jashtë. Pak ditë më parë, menaxheri i Charl’s Bistro, një nga nightclub-et me muzikë live më të frekuentuar në kryeqytet, publikoi në faqen zyrtare të këtij nightclub-i në Facebook një foto ku tregoheshin dhjetëra klientë, të cilët tymosnin jashtë dyerve të Charl’s, ndërsa brenda të tjerët argëtoheshin nën tingujt e muzikës live, me diçiturën: “Dhe thoni pastaj që ligjet në Shqipëri nuk zbatohen”. Të gjithë klientët duken të ndërgjegjshëm për të mos konsumuar duhan në ambiente publike. Por pikëpyetja ende mbetet. Mos ndoshta kjo është vetëm një lëvizje e përkohshme? Në Shqipëri moszbatimi i ligjeve nuk është një gjë e panjohur. Edhe për ligjin antiduhan. I miratuar për herë të parë në vitin 2006, ligji kishte disa mangësi në përcaktimin e masave ndëshkuese, të cilat u bënë të qarta me rishikimin dhe ndryshimin e disa neneve të tij në vitin 2014. Nëse në vitin 2006 ndaj të gjobiturit (që ishin të paktë) nuk merrej asnjë masë detyruese për ta paguar, tani ato janë të qarta dhe të pashmangshme. Megjithatë, duhet të presim edhe pak para se të themi që “U deshën 9 vjet që ligji antiduhan më në fund të zbatohet”.
Grazia ka pyetur juristin Rubin Basha, i cili numëron arsyet se pse ligji po zbatohet. 1. Tashmë i është kushtuar rëndësia e duhur sensibilizimit të publikut në luftën kundër duhanit. Ministria e Shëndetësisë ka hartuar projektin “Shqipëria jo duhanit”. Është shtuar edhe një nen që parashikon detyrimin e medias për të sensibilizuar publikun. 90 minuta në ditë kohë televizive në Televizionin Publik Shqiptar u kushtohet programeve të luftës kundër duhanit. 2. Ka një shtim të numrit të ambienteve ku ndalohet përdorimi i duhanit: mjediset e punës, institucionet shëndetësore dhe arsimore, mjetet e transportit publik, mjediset e mbyllura tregtare, përfshirë baret, restorantet, diskotekat dhe klubet e natës, mjediset e mbyllura kulturore e sportive, mjediset e përbashkëta në banesat me bashkëpronësi të detyrueshme, mjediset e tjera publike të mbyllura. 3. Ka një shtim të organeve të ngarkuara me detyrën e zbatimit të ligjit antiduhan. Përpara ndryshimeve të ligjit, detyrën kryesore për kontrollin e zbatueshmërisë së ligjit e kishte Inspektorati Sanitar Shtetëror, ndërsa tani edhe policia bashkiake e komunare, si dhe policia tatimore. 4. Më e rëndësishmja, ka një rritje të nivelit të gjobës dhe një rritje të subjekteve të cilët ndëshkohen. Tashmë për subjektin e tatueshëm është rritur niveli i gjobës nga 50 000 lekë, në 300 000 lekë. Për personin përgjegjës në institucionet publike ose administratorin në banesat me bashkëpronësi të detyrueshme parashikohet një gjobë prej 50 000 lekësh. Por ndryshimi më i rëndësishëm në këtë drejtim është fakti që për herë të parë parashikohet një gjobë edhe për duhanpirësin në masën 5 000 lekë. Gjobat paguhen pranë çdo sporteli bankar dhe të derdhin shumën në llogari të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor. Ky institucion ka një numër llogarie sipas kontratave që ka me bankat, ndërkohë që vlera monetare derdhet në buxhetin e shtetit. Në rast se personat apo subjektet e penalizuara nuk pranojnë të paguajnë gjobat, përveç penalizimeve që do të kenë në marrjen e shërbimeve nëpër institucione shtetërore, do t’u duhet të përballen edhe me përmbaruesit. Nëse refuzohet pagimi i gjobës, organet përmbaruese dhe tatimorët do të mundësojnë vjeljen e saj. Për sa u takon parave që do të paguajë i penalizuari, do të përfitojë ulje të çmimit, nëse e paguan gjobën përpara afatit. E kundërta do të ndodhë me qytetarët që do të refuzojnë të paguajnë, pasi ata jo vetëm që do të paguajnë shumën e gjobës, por edhe kamatëvonesën, ndërsa do të ndiqen edhe penalisht.
31
Scientologist-ë të tjerë të famshëm: Juliette Lewis, John Travolta (majtas), Laura Prepon, Giovanni Ribisi (poshtë), Tom Cruise (djathtas) dhe Kirstie Alley (poshtë në të djathtë)
10 VIP-AT NË ALARM NGA AKUZAT E RËNDA NDAJ SCIENTOLOGY
Lart: Elisabeth Moss, anëtare e Kishës Scientology; Karen de la Carriere, akuzuesja.
32
Kisha e Scientology-t në fund të shtatorit u alarmua nga akuzat e rënda që bëri një ish-anëtare e saj. Karen de la Carriere, 70 vjeçe, dikur e ashtuquajtur “rock star” e kishës, foli për herë të parë në një intervistë për MailOnline mbi jetën si scientologist-e. Scientology është një lloj sekti fetar i themeluar në vitin 1952 nga Ron Hubbard në SHBA, që sot numëron rreth 3.5 milionë anëtarë. Kisha ka tërhequr shumë personazhe të famshëm, si: John Travolta, Tom Cruise, Juliette Lewis, Giovanni Ribisi, Kirstie Alley etj. Karen de la Carriere ka qenë për 35 vjet anëtare e sektit deri në largimin përfundimtar më 2010. Ishte martuar me Heber Jentzsch, paraardhësin e liderit aktual David Miscavige. Ajo deklaroi se u dënua me burg me punë të rëndë për 6 muaj në bazën e kishës në shkretëtirën
kaliforniane, sepse e vuri në pikëpyetje udhëheqjen e re në vitin 1986. Gjatë kësaj kohe, nuk e lanë të takonte djalin dyvjeçar dhe bashkëshortin e internuan në Gjermani (është zhdukur që në vitin 2004). Në vitin 1990 krijoi një familje të re, më 2010 u shkëput tërësisht nga kisha, përfshirë edhe nga familja, më 2012 e mësoi në Facebook që djali i saj kishte vdekur nga pneumonia. Pas largimit, Karen-i pretendon se kisha ka ndërmarrë shumë veprime për ta diskretuar, duke e akuzuar për trafik fëmijësh, për kushte johigjienike banimi dhe mizori ndaj kafshëve. Karen-i tha: “Nuk po flas për t’u hakmarrë, por flas kundër këtyre abuzimeve që ndërmerren në emër të Scientology-t. Ato duhet të marrin fund”. Kisha i ka mohuar të gjitha akuzat, ndërsa anëtarët VIP nuk kanë reaguar.
ADV 33
_RRËFIM
A H S I R Ë F E VAR R U T M U L E MË Zgjohem! Është ora 8:40, por
NJË MILIONERE SHQIPTARE TREGON JETËN E SAJ DHE DILEMËN NËSE TË QENIT NJË FEMËR E PASUR E KA SHNDËRRUAR NË NJË GRUA MË PAK TË LUMTUR
34
mund ta shtyj edhe një orë me vështrimin e zbrazët e të ngulur në tavan. Madje mund ta shtyj deri në orën 11:00. Nuk kam asgjë kaq urgjente që mund të më bëjë të ngrihem vrik nga shtrati. Rri të paktën 30 minuta ashtu me vështrimin e ngrirë e duke menduar plotësisht... ASGJË. Pak e nga pak filloj ritualin tim të përditshëm dhe mendimi i parë që më vjen është: “Çfarë do të vesh sot?”. Kaloj nga dhoma ime e gjumit për në dhomëngardërobë. Sapo hyj atje, filloj të kontrolloj varëset e rregullta me veshjet e firmuara. Kam punësuar tre
punëtore: njëra, më e besueshmja, kujdeset për të më sistemuar veshjet, çantat, bizhuteritë, për të hekurosur e për t’i çuar veshjet në pastrim kimik. Tjetra merret vetëm me kuzhinën dhe pritjen e miqve dhe e treta kryesisht me pastrimin dhe me bërjen e pazareve. Thërras të parën dhe e pyes nëse ka ardhur nga pastrimi kimik fustani Moschino, të cilin e kisha njollosur një javë më parë. E kam veshur vetëm një herë. Por ndryshova mendje sërish: do të vesh më mirë fustanin Blumarine, të cilin megjithëse e pata blerë para tre muajsh, nuk e kam veshur asnjëherë. Pasi vendos
Në foto: Pjesë nga filmi “Blue Jasmine” me aktoren Cate Blanchett, e cila interpreton rolin e një pasanikeje që bie në varfëri.
për fustanin, spostohem në zonën ku vendos çantat. Hermes, Miu Miu, Prada, Ferre, Louis Vuitton, Versace… kryesisht të koleksioneve të fundit, por ka edhe nga ato të një apo dy vitesh më parë, të cilat i kam përdorur vetëm pak herë. Zgjodha një model të Prada-s, që i shkon fustanit. Këpucët - të blera në një nga dyqanet më të mira në kryqytet. Një palë Ferre të zeza me takë të lartë e me lustër. Me sa mbaj mend, i pata blerë 54 000 lekë, dhe siç më tha shitësja, ishin me ulje. Pasi bëj një dush dhe tualetin e zakonshëm të mëngjesit, lajmëroj shoferin të më bëjë gati makinën. Shtëpinë e kam në një pallat të ri në zonën e ishBllokut dhe zyrën vetëm pak metra larg, por parapëlqej të shmang njerëz të njohur apo komente të fqinjëve që mbipopullojnë kafenetë në ish-Bllok. Bashkë me tim shoq, kemi hapur disa biznese, por më shumë sesa merrem me punë, ndihmoj veten për të shtyrë një copë të mirë të ditës në zyrë. Hipi në makinë dhe përgjatë atij pesëminutëshi rrugë përhumbem në kujtime... Kthehem edhe njëherë 20 vjeç, kur vazhdoja studimet në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja. Jo më kot ia kanë vënë nofkën “Filoqyli”. Kohën e fakultetit më shumë e kam kaluar në kafene me miqtë sesa në auditoriume. Kur vinte periudha e sezonit, mblidheshim në dhomat e njëra-tjetrës. Konvikti i Gjuhëve të Huaja gjatë periudhës së sezonit shndërrohej në një godinë të madhe argëtimesh. Megjithëse e kishim punën pisk me të mësuarit, përsëri e gjenim mënyrën për t’i bërë bisht. Kur mblidheshim gjoja për të mësuar, në të vërtetë shtroheshim në thashetheme e biseda vanitoze për veshjet apo make up-in. Ndodhte edhe që, në kulmin e sezonit, të na kapte një dëshirë për të shijuar edhe më shumë argëtimet që ofronte Tirana minimoderne e ‘98-ës. Po sezoni i verës? Atë e kalonim
“Jeta është si një pavijon spitali ku çdokush dëshiron të ndryshojë shtratin e vet me atë të tjetrit”,
Charles Baudelaire
në plazhin e Durrësit. I hipnim furgonëve të Durrësit në orën 8 të mëngjesit dhe ktheheshim në orën 7 të mbrëmjes. Ndonjëherë mbeteshim shumë keq për para. Ishte momenti kur kruanim xhepat nga qindarkat e fundit dhe përsëri mendonim ku të shkonim t’i prishnim. Ishin kohë të tjera: pa shqetësime, pa strese pune, pa maska për t’u dukur në lartësinë e duhur të statusit social. Ishim të gjithë studentë, të gjithë njësoj, të varfër, me ëndrrën që të bëheshim të pasura. Ishim të lumtur! Në krahasim me shoqet e fakultetit, unë arrita të pasurohem brenda një kohe të shkurtër. U martova shpejt me tim shoq, menjëherë pasi mbarova studimet e larta dhe bashkë me të hapëm disa biznese. Vitet e para të 2000-shit ishin të arta sa i takon bizneseve. Ndërkohë që ato sa vinin e lulëzonin, unë dhe im shoq u përfshimë gjithnjë e më shumë në punë. Fillonim punën në mëngjes dhe mezi arrinim të përfundonim gjatë orëve të vona të natës. Harruam miqtë, harruam të afërmit, por e dinim që kjo gjë ishte e përkohshme. Gjithçka bëhej për të ndërtuar një të ardhme të sigurt për fëmijët. Vitet kaluan dhe ne u përfshimë në listën e
milionerëve shqiptarë. Një listë që na detyroi të krijonim edhe mure për të mbrojtur jo vetëm pasurinë, por mbi të gjitha vetveten nga miqtë e shtirur apo nga partnerë biznesi që donin të përfitonin prej nesh. Megjithatë, kisha arritur të plotësoja të gjitha ato ëndrra dhe dëshira që në kohën e fakultetit më dukeshin aq të largëta. Kurrë nuk e kisha menduar që brenda pak kohësh do t’i finalizoja të gjitha ëndrrat e mia: të martohesha, të krijoja familje, të kisha një biznes e të hyja në elitën e shoqërisë. Tani i kam të gjitha këto, por e kufizuar brenda një kornize, caqet e së cilës nuk guxoj t’i kaloj. Prej vitesh luaj rolin e një gruaje të rëndësishme, një rol që më ka privuar nga ato gjërat e thjeshta, që ta bëjnë jetën më të shpenguar e më të lumtur. Edhe miqtë kam filluar t’i numëroj me gishtat e njërës dorë. Sa më lart jam ngritur, aq më shumë është rrudhur liria ime. Kujtimet më ndërpriten sapo arrij në qendrën e biznesit ku kemi ndërtuar zyrat. Hyj në zyrën time dhe hap disa shkresa sa për të thënë që po merrem me diçka. Kam një ditë kaq të gjatë para meje! Mund të rri aty edhe dy orë të tjera e për drekë t’i telefonoj një mikeshës sime, me të cilën kaloj më së shumti orët e pushimit gjatë drekës. Ajo është mes atyre pak mikeshave me të cilat shoqërohem kohët e fundit. Nuk ka statusin tim social, bën një jetë më të thjeshtë. Kur unë i tregoj për udhëtimet e mia në Cote D’azur, në hotelet me pesë yje të Monakos, Saint-Tropez-it, apo të një vendi më të lirë si Nisa, më dëgjon gjithë vëmendje e nuk fsheh faktin që një ditë do të donte të kishte jetën time. Por kur nis të më tregojë ajo, më kujtohet vetja ime 15 vjet më parë. Herë pas here kam ndier zili dhe do të doja të isha unë në vendin e saj. Ndërkohë ka ardhur koha që secila t’i kthehet rutinës së saj. Unë jetës sime të mbyllur prej milionereje dhe ajo të sajës, me luftën dhe sfidat e përhershme për mbijetesë. 35
FOTO: MANILA HARIZI / MONDADORIPHOTO / LAZZARI TEAM/CHIARLO
_FENOMEN
36
SHOQET I GJENDEN PRANË NJËRA-TJETRËS NË MOMENTET MË TË BUKURA DHE TË VËSHTIRA TË JETËS. A PO ZËVENDËSOJNË ATO TË DASHURIT? nga
“P
Elda Laze
o sikur ne të jemi shpirti binjak i njëra-tjetrës?”, i thotë Charlotte-a, personazh i “Sex and the City”, mikeshave të saj në një situatë kur të gjitha ndiheshin të zhgënjyera nga përpjekjet e vazhdueshme për të gjetur mashkullin ideal. A është kjo një nga deklaratat më të bukura që i bëhet miqësisë në një trillim televiziv? Apo është një e vërtetë të cilën duhet ta marrim seriozisht në ditët tona? Candace Bushnell, autore e “Sex and the City”, e cila shkroi një bestseller mbështetur në historitë personale të vetes dhe mikeshave të saj, në të vërtetë zbulon një raport të ri të femrave me femrat. Një raport nga i cili ndoshta mikeshat shumë të ngushta me njëra-tjetrën duhet të fillojnë të kenë frikë: A po zëvendësojnë mikeshat partnerët meshkuj? Ermira I. dhe Lorena K. janë dy mikesha të cilat njihen prej më shumë se 15 vjetësh. Miqësia e tyre filloi në bankat e një prej gjimnazeve të qytetit të Korçës. Më pas të dyja erdhën në Tiranë për të vazhduar studimet e larta. Që atëherë nisën të jetonin bashkë: fillimisht në një dhomë konvikti në Qytetin Studenti e më pas (pasi mbaruan studimet) në një shtëpi të marrë me qira në qendër të Tiranës. Aktualisht po përpiqen të blejnë
së bashku një shtëpi me kredi. Ky vendim ka bërë që shumë prej të njohurve të dyshojnë në seksualitetin e tyre. Ermira, sikur ta ketë nuhatur që pyetja e radhës gjatë intervistës do të ishte pikërisht për këtë, nxiton të sqarojë: “Jo, nuk jemi lesbike. Jemi shoqe të ngushta, që mendojmë se është zgjidhja më e mirë të kemi një shtëpi tonën sesa të vazhdojmë të paguajmë qiranë e shtëpisë”. Vajzat, të cilat bashkëjetojnë prej 15 vitesh, në fakt funksionojnë si një çift të martuarish. Punët e shtëpisë i kanë të ndara e secila bën pjesën e vet, pa iu shmangur përgjegjësive. Edhe kontributin financiar e ndajnë në mënyrë të barabartë. Sa i takon mbështetjes morale, janë njerëzit më të afërt për njëra-tjetrën. Kur Ermira pati një problem shëndetësor për shkak të të cilit u shtrua në spital, gjejeni pak kush i qëndroi më afër? Lorena, sigurisht! Mikesha e saj e ngushtë! As prindërit, të cilët vazhdojnë të jetojnë në qytetin e lindjes, dhe as i dashuri, me të cilin ishte e lidhur në atë periudhë. A nuk ngjajnë vërtet me një çift të martuarish, që bashkëjetojnë në mënyrë të përsosur?! Kjo mund të tingëllojë çuditshëm, por për dy shoqet e ngushta që e ndajnë jetën bashkë është diçka e zakonshme. Në Shqipëri qëndrimi i femrave, por edhe i meshkujve, ndaj martesës, ka ndryshuar. Pas viteve ’90, marrëdhëniet në çift pësuan ndryshime të mëdha konceptuale. Sot një çift mund të bashkëjetojë pa qenë nevoja të celebrohen zyrtarisht. Ndryshimet ekonomike, sociale të vendit sollën ndryshime të mëdha edhe në psikologjinë që kanë femrat sot ndaj martesës. Pavarësia ekonomike dhe individuale ka sjellë ndryshime të mëdha në raportet romantike mes çifteve shqiptare. Femrat, pasi përfundojnë studimet e larta, në vend të martesës, 37
_FENOMEN janë në kërkim të realizimit profesional. Pavarësia ekonomike rrjedhimisht ka krijuar edhe mundësinë për të jetuar vetëm. Për më tepër, të rritura në një shoqëri maskiliste si Shqipëria, femrat e kanë më të lehtë të gjejnë mbështetje te femrat sesa te një partner mashkull. Shkurt, gjetja e partnerit nuk është më “një e keqe e domosdoshme”, por një “e mirë e nevojshme”. “Përse ta dua një partner?! Vetëm për të më ngrohur shtratin?! – thotë Ermira. – Mashkulli i duhur për mua është ai që, përveçse burrë, di të jetë edhe një shok me të cilin të ndaj të gjitha të mirat dhe vështirësitë e jetës. Vetëm nëse është i tillë mund ta rikonsideroj idenë për t’u lidhur, mund të bindem për të bashkëjetuar, apo edhe për t’u martuar me të. Por pikërisht të jetuarit në një shoqëri maskiliste si e jona, është një nga faktorët kryesorë që afron femrat me femrat. E kjo gjë duket në të përditshmen tonë: femrat i sheh duke u argëtuar në nightclub në grupe të mëdha pa meshkuj, shkojnë për pushime bashkë etj. Për më tepër, femrat ndajnë mes tyre pasione dhe hobi, të cilat janë të vështira për t’u kuptuar nga një mendje mashkullore. A mund të thoni se sa prej jush i ka shoqëruar partneri kur keni bërë shopping? Sa herë keni folur me partnerin hapur për probleme intime? A ju ka rastisur ndonjëherë t’ju shoqërojë i dashuri në një ambient plot meshkuj të bukur, ku krahas një kokteji falas, ofrohet edhe një orë flirtimi me bukuroshin pranë banakut? Një mashkull, mik apo i dashur, vështirë se mund të kuptojë disa dëshira dhe pasione që janë tërësisht femërore. Por ky lloj intimiteti dhe solidariteti femëror ka edhe anët e veta negative, për të mos thënë që bëhet i rrezikshëm. Sepse të qenit singëll bëhet një status kaq komod dhe “i ëmbël”, sa vështirë se mund të të lindë dëshira për ta ndryshuar. Nëse e keni gjetur shpirtin binjak te një femër, përse u dashka të humbësh kohë duke e kërkuar te një partner mashkull?! Të kesh një mikeshë të ngushtë do të thotë që me të mund të jeni plotësisht vetvetja. Duke pasur këtë lloj komoditeti, shumë “mikesha të ngushta” kalojnë kaq shumë kohë bashkë sa nuk u mbetet më asnjë minutë më tepër për të njohur njerëz të tjerë të rinj, përfshirë këtu edhe mundësinë për të gjetur një të dashur. Ermira dhe Lorena punojnë në të njëjtin vend pune dhe ja sesi është një ditë e zakonshme për to. “Në mëngjes para se të nisim punën, ulemi një orë për të pirë kafen e mëngjesit në barin poshtë 38
Rita Ora dhe Cara Delevingne janë dy nga mikeshat më të njohura të showbiz-it botëror.Vajzat kanë provokuar duke u puthur në buzë për një kopertinë reviste.
pallatit. Punojmë në të njëjtin vend pune, ndaj edhe orarin e pushimit të drekës e kalojmë sërish bashkë. Rrallë ndodh të na bashkohet edhe ndonjë kolege. Gjithmonë na duket sikur “kemi muhabetet tona” dhe nuk ka vend për një të tretë. Pas pune shkojmë në shtëpi. Përfundojmë secila detyrat e veta si larje apo gatim dhe ndonjëherë dalim pasditeve për ndonjë koktej. Pushimet e verës i kemi bërë gjithmonë bashkë. Në përgjithësi preferojmë të shkojmë jashtë Shqipërisë. Ndonjëherë na është bashkuar edhe vëllai i Ermirës ose ndonjë shoqe tjetër. Por edhe kur kemi qenë vetëm të dyja, ia kemi kaluar shumë mirë”. Të dyja vajzat sot janë 37 vjeçe dhe janë të dyja singëll. “Sigurisht që kemi pasur lidhje romantike, por nuk kanë funksionuar. Për më tepër, ndarja shkakton shumë dhimbje dhe unë nuk e di a jam gati t’ia nis një historie të re, që me shumë gjasa mund të përfundojë në një tjetër ndarje të dhimbshme”, thotë Lori, duke vazhduar se “tani edhe mosha nuk më favorizon shumë për të gabuar apo për të dalë e për të njohur njerëz të rinj. Duket se në këtë moshë e paragjykoj më shumë veten dhe them: ose të krijoj një lidhje serioze, ose të mos i hyj fare këtyre telasheve. Pastaj nuk jam më as 20 vjeçe! Atëherë po, kisha më shumë meshkuj që më kortezhonin”, qesh Lorena, ndërsa Mira është e sigurt që edhe kështu si janë, jeta e tyre është pak a shumë e përsosur. Kanë njëra-tjetrën për çdo të mirë apo të keqe me të cilën i përball jeta. Sa i takon një të dashuri, kur të vijë, është i mirëpritur. “Ne jetojmë shumë mirë edhe kështu”.
T Ë M I R AT E T Ë PA S U R I T NJË SHOQE: KUSH KA SHOQE FEMRA, JETËN TË GJATË E KA
Studime në fushën e marrëdhënieve kanë zbuluar se meshkujt që martohen kanë një jetë më të gjatë sesa ata që rrinë beqarë. Ndërkohë, femrat që martohen, kanë të njëjtën jetëgjatësi sa edhe femrat singëll, por ato që kanë lidhje të forta sociale me femra jetojnë më gjatë sesa ato që nuk kanë.
MË PAK STRES
Nga një studim i kryer nga UCLA Medicine School u zbulua se kur femrat janë në shoqërinë e mikeshave, trupi i tyre lëshon më tepër oksitocinë i ashtuquajtur “hormoni i lumturisë”, i cili ndihmon në uljen e nivelit të stresit të përditshëm. Kjo do të thotë se sa më shumë rëndësi i japim kohës së kaluar me mikeshat, aq më shumë arrijmë të ulim nivelin e stresit.
MË SHUMË VETËBESIM
Një studim i kryer nga firma kozmetike “Dove”, ka zbuluar se 70% e femrave ndihen më të bukura për shkak të miqësisë që kanë me femra. Prania e mikeshave ndihmon femrat të ndihen më të bukura.
PROBLEME ME SHËNDETIN
Femrat që nuk kanë miqësi me femra, rrezikojnë shëndetin – janë më të predispozuara ndaj mbipeshës dhe tymosjes së duhanit.
_OPINION
Një Femër mund të ketë shumë pasione, shumica të përkohshme. Por ka të tilla që një femër i ka edhe para se të ketë lindur. Pasione që do ta ndjekin tërë jetën. Nga këto, dy më tërheqin vëmendjen: përkujdesja për kafshët dhe nevoja për t’u ndier e bukur. KAFSHËRORJA DHE NJERËZORJA
Dashuria për një kafshë, edhe pse nuk ka gjini, gjithsesi bën sy më shumë te femrat. Për shembull, pjesa më e madhe e iniciativave për mbrojtjen e kafshëve kanë pasur iniciatore vajza e gra, të ndjeshme ndaj një dhune bukurie. Pra, 2 pasionet e një femre të verbër ndaj qenieve pa gojë. Kam vrasin njëra-tjetrën. Më saktë, bukuria parë femra që të ushqejnë me biberon e saj vret qeniet për të cilat ajo kotele macesh të flakura në rrugë përkujdeset. (ndoshta nga femra të tjera) si t’i PA KOMPROMIS kishin fëmijët e tyre. Megjithatë, Ka njerëz, burra e gra që u bashkohen j nda përtej asaj që shohim ne, krimi kauzave, kur nuk kanë asgjë për të kafshëve ka përmasa ndërkombëtare. vënë në lojë. Për shembull, mund të Dhe krimet më të mëdha i bëjnë firmosësh një peticion për të mbrojtur kompanitë e farmaceutikës dhe ato të kafshët, për sa kohë ti nuk humbet veshjeve. Kremrat që zbusin lëkurën asgjë personale nga kjo. Por lufta e femërore apo veshjet që stolisin trupat vërtetë për një kauzë nuk është kjo. e tyre, shpesh vijnë nga industri Të paktën, jo thjesht peticionet, që kryejnë krime monstruoze ndaj like-et, apo dhe hedhja e një dymijëkafshëve. lekëshi në kutinë e ndihmës. Lufta E BUKURA E KAFSHËVE TË për një kauzë të drejtë nuk mund VDEKURA të ketë kompromis, ajo duhet të Ka qenë një femër nga e cila kam shkojë deri në fund. Pjesë e luftës dëgjuar për herë të parë shprehjen: për të mbrojtur kafshët është edhe “të vjen ta hash”. Bëhej fjalë për një bojkoti pa kompromis i kompanive krem trupi. Marrëdhënia femërore që denoncohen nga organizatat me produktet e bukurisë shkon përtej ndërkombëtare për mbrojtjen e dijes, përvojës apo instinktit që mund kafshëve (si WWF) si kompani të ketë ndonjëherë një mashkull. që kryejnë krime ndaj kafshëve e Vetëm në Amerikë, çdo vit, mbi mjedisit. 25 milionë vertebrorë përdoren në Është e vështirë, e di, që pasi ke t laboratorët e testimit e kërkimi kërkuar gjatë për kremin ideal për (sipas Human Society), pjesa më e fytyrën tënde, të detyrohesh të heqësh madhe për kërkime mbi kozmetikën dorë, sepse kompania mëmë (ajo që e apo barnat. Sepse ka një nevojë zotëron markën e kremit) është në të papërballueshme për produkte
Lady Gaga e veshur me një peliçe kafshësh, duke mbajtur në dorë qenin e saj.
listën e zezë të kompanive abuzuese të kafshëve (që t’ju heq justifikimin se nuk e keni parë listën, e keni këtu: peta.org). Për fat, ka dhe kompani që janë të pastra. Duhet vetëm të lini kremin e parapëlqyer për një tjetër. Është kaq e thjeshtë. Vetëm se kjo duhet bërë përditë, gjithë jetën tuaj. Gjithë jetën, duke kontrolluar markat e produkteve që blini. Pa kompromis. Meqë kafshët tuaja nuk kanë gojë.
39
_PERSONAZH
40
N O T G N I H S A DE N Z E L W
MASHKULLI QË I SFIDON TË GJITHË
NË FUND TË SHTATORIT U SHFAQ NË KINEMA SI NJË HERO QË I SFIDON TË GJITHË NË EMËR TË DREJTËSISË. POR GRAZIA ZBULOI SE DENZEL WASHINGTONI ËSHTË HERO EDHE NË JETËN REALE. QË I SFIDON TË GJITHË, MADJE EDHE RREGULLAT E PASHKRUARA TË JETËS PERSONALE NË HOLLIVUD… nga
Doriana Tuxhari / foto Profimedia
G
jashtëmbëdhjetë sekonda. Kjo është koha që ish-agjenti Robert McCall (Denzel Washington) mendon se do t’i duhet për të sfiduar kriminelët rusë në një skenë aksioni në trillerin “The Equalizer”. Ai kërkon t’u blejë rusëve një vajzë që e ka njohur rastësisht në një bar (Chloe Grace Moretz) për 9800 dollarë, të cilën ata e kishin rrahur dhe shfrytëzuar për prostitucion. Duke mos pranuar “jo” si përgjigje, McCall-i shpenzon 3 sekonda më shumë nga ç’mendoi për ta eliminuar fizikisht bandën. Dakord, kjo shpejtësi ekziston vetëm nëpër filma, por Denzel-i ka diçka të përbashkët me personazhin: vendosmërinë dhe gjakftohtësinë, të cilat e shpallin fitues të të gjitha sfidave në jetën reale. Sfidën e suksesit e fitoi këtë vit si krejt papritur, pas një periudhe dyvjeçare kur dukej se karriera e tij kishte pësuar rënie. Revista “People with Money” e klasifikoi të parin ndër 10 aktorët më të paguar të vitit 2014, me 82 milionë të ardhura. A e dinit se Denzel-i ka një parfum të vetin shumë të shitur me emrin “With Love from Denzel” dhe një linjë veshjesh të quajtur “Denzel Washington Seduction”? Po, dhe përveç
këtyre, ka një vodkë të vetën “Pure Wonderwashington – US”, një skuadër futbolli dhe një zinxhir restorantesh. Person me shije në fashion dhe lifestyle, përveçse me nuhatje në biznes! Nga debutimi në një skenë 30-sekondëshe në moshën 19-vjeçare në “Death Wish” e deri sot me dy çmime “Oskar” (njërin si protagonist dhe tjetrin si aktor në rol dytësor), aktori ka arritur majat e karrierës vetëm duke u përpjekur të jetë njeri i mirë. “Unë nuk e shoh veten si yll kinemaje. Kështu më shohin të tjerët. Unë jam vetëm një aktor, që përpiqet ta bëjë punën e tij mirë. Ëndrrat pa një qëllim mbeten thjesht ëndrra që kthehen në zhgënjim, prandaj ju duhet një qëllim. Qëllime ditore, javore, mujore, vjetore. Përqendrohuni tek qëllimi, jini të ndershëm dhe mos u përpiqni të bëheni yje kinemaje. Përpiquni të jeni njerëz të mirë”, është këshilla e tij në një intervistë dhënë para pak javësh në emisionin “1Xtra Breakfast Show” për të gjithë aktorët e rinj, që duan të ecin përpara në profesionin e tyre. Por kjo vlen vetëm nëse ke një talent si të Denzel-it dhe një nuhatje për të zgjedhur skenarin e duhur. Filmi “The Equalizer”, që vazhdon
NË K INEM A Lart: Skenë nga filmi “The Equalizer”, i cili po shfaqet në Kinema Millennium. Në rol kryesor: Denzel Washington.
41
_PERSONAZH
K A R R IER A UNË JAM VETËM NJË AKTOR, QË PËRPIQET TA BËJË PUNËN E FA M I L JA TIJ MIRË. Washington në filmat me të cilët mori Lart, nga e majta në të djathtë: Denzel ”; në Çmimet “Oskar” 2002. Day ning “Trai dhe ry” çmim “Oskar”: “Glo
të shfaqet në kinematë e Shqipërisë, portretizon një Denzel me të cilin tashmë jemi mësuar: një hero që vë në vend drejtësinë. Por ai ka diçka ndryshe nga heronjtë e zakonshëm të filmave aksion. Nuk mban armë, por përdor ato të armiqve, njëkohësisht duke i çarmatosur ata. Edhe pse i pashëm, nuk rreket ta tregojë atë (nuk i shfaq domosdoshmërisht muskujt) dhe theksi bie mbi karakteristikat e tij psikologjike: vuan nga çrregullime obsesivo-kompulsive (përsërit të njëjtat veprime disa herë dhe llogarit gjithçka me detaje). “Ai nuk është një personazh tipik aksioni. Ka një karakter të trazuar, me defekte, dhe nuk e përfundojmë historinë me mbylljen tipike ku papritur ndihet mirë (qesh). Karakteri i tij është në ndryshim e sipër gjatë filmit. Kemi shtuar disa gjëra përgjatë xhirimeve, në biseda e sipër, për shembull, që në një skenë do ta hapja derën pesë herë. Studiuam shumë për sjelljen obsesive. U habita kur mësova që një sjellje e tillë mund të lidhej me gjithçka”, është shprehur gjatë një interviste sapo mbaruan xhirimet e filmit. “The Equalizer”, me regji të Antoine Fuqua, regjisori që e udhëhoqi Denzelin drejt çmimit “Oscar” me “Training Day”, u xhirua në Boston, një qytet që nuk është i panjohur në jetën reale të aktorit. Në Boston Denzel Washington-i ka sfiduar para shumë vjetësh
42
diskriminimin racial, me një stil të ngjashëm me filmin. Kishte shkuar për të takuar bashkëshorten Pauletta Pearson në hotelin ku ishte vendosur (Pauletta, që është aktore dhe këngëtare, kishte shkuar në Boston për të dhënë shfaqjen e saj “One Woman Show”), kur rojat e trajtuan si tutor dhe Pauletta-n si prostitutë. “Nuk dija se si të luftoja, por dija se si të fitoja, – kujtoi Denzel-i në konferencën për shtyp në Toronto Film Festival para pak javësh. – Edhe kur shkova në shfaqje, dikush m’u drejtua: ‘Hej, zezak, zezak, zezak, hej…’. ‘Dreqin’, mendova. Kjo ishte shija që më kishte lënë Bostoni”. Pastaj kujtoi që hera e parë kur i janë drejtuar me fjalën ofenduese “zezak”, ka qenë në moshën 9-vjeçare, në Florida, nga një grup fëmijësh. “Vrapova tek mamaja për ta pyetur pse. ‘Oh, të kanë thirrur ata që kanë frikë se mos u zësh vendin’, më tha ajo. Në atë kohë nuk e kuptova se ku e kishte fjalën”. Por tani ai e di mirë se prej nga e ka marrë shpirtin e sfiduesit… dhe fituesit! Edhe në sfidat e jetës personale, Denzel-i është një fitues i shpallur. Martesa e tij 31-vjeçare me Pauletta Pearson, me të cilën ka katër fëmijë, i ka rezistuar ambientit të ashpër të Hollivudit. Edhe kur vjet u përfol për një tradhti të mundshme të tij. Zërat që u përhapën në media se ishte parë duke u puthur me një femër, ai i mbyti brenda tij duke i rënë
Denzel Washington është i martuar prej 31 vjetësh me Pauletta Pearson dhe kanë katër fëmijë.
thesit të boksit – me boks ka vite që merret, për të mbajtur trupin në formë dhe për të pasur një ekuilibër psikologjik. Para pak muajsh, pyetjes së David Letterman-it “A të kanë rrëzuar ndonjëherë nokaut?”, ai iu përgjigj: “Jo duke bërë boks”, duke lënë të nënkuptonte se edhe ai e ka një pikë të dobët. Të jetë bashkëshortja e tij Pauletta?! I pyetur se cili është sekreti i jetëgjatësisë së martesës, ai është shprehur se: “Nuk kemi ndonjë sekret. Kemi ulje-ngritjet tona si çdo çift tjetër”, ndërsa një herë tjetër për të njëjtën pyetje është përgjigjur “Bëj çfarë të të thotë gruaja dhe mbaje gojën mbyllur”, si me shaka, por nuk mund të themi që në të dyja herët nuk është përgjigjur me sinqeritet. Tani sfida e radhës është një projekt i ri me të njëjtin regjisor të “The Equalizer”, Antoine Fuqua, në një remake të filmit western “The Magnificient Seven” (edhe ky një remake i “Seven Samurai” të Akira Kurosawa-s). Teksa presim llogaritjet e të ardhurave të “The Equalizer”, mbetet të shohim se në ç’shifra do ta fitojë edhe këtë sfidë të re, sepse, sa për fitoren, ditët e dështimit për Denzel-in duket se janë shumë larg. Edhe nëse vijnë, ai e ka një filozofi të vetën edhe për këtë: “Nëse do të dështoj, nuk dua të kem diçka nga pas ku të mbështetem. Dua të dështoj duke rënë përpara, që të paktën ta shoh se ku do të bie. Të bie duke ecur përpara, këtë dua të them”.
ADV 43
_INTERVISTË
u i s j e V a Alket
E M I JETA të s e f ë j n i s ë t h s ë Elda Laze siu y Alketa Vej Foto Class b nga
44
SI NJË FESTË KA NISUR EDHE SPEKTAKLI “DANCE WITH ME”. ME NJË RACIONALITET TË LINDUR, VIZION LARGPAMËS, SUPERSTICIOZE E NUMRIT 12 DHE ME BESIM NË ZOT, NGA ALKETA VEJSIU, PRODUCENTJA DHE MODERATORJA E PRODHIMEVE MË TË MIRA NË BOTËN E ARGËTIMIT, NUK DUHET TË PRESIM MË PAK... SESA NJË TJETËR SUKSES TË RADHËS
Patenta është ndërkombëtare, prodhim i “Endemol”. Juria rikthen në Shqipëri: Ilir Avdyli, Valbona Selimllari dhe Robert Aliaj. Foto nga nata e parë e spektaklit.
Si lindi ideja e një programi si “Dance with me”? Ka qenë ide e drejtuesve të TV Klan-it. Donin të rikthenin formatin “12 vallëzime pa një të shtunë”. Qëndruam tek patentat, sepse na pëlqen standardi i kompanive prodhuese, të cilat në fakt udhëheqin në disa procese të rëndësishme. Është bukur, pastaj, të jesh pjesë e një familjeje globale. Përsëri një spektakël nga Vera Grabocka me numrin 12. Është supersticiozitet apo rastësi? Dymbëdhjeta është numër fati. Krahas spektaklit, ju drejtoni edhe një biznes. Si ia bëni për të organizuar gjithçka? Nuk e di as vetë. Po nuk e lë asnjëherë veten në kufijtë e bllokimit. Kur ndiej që avioni s’ka më vend për njerëz të tjerë, nuk marr më pasagjerë në bord. Pas javësh sulmi, gjej pastaj gjithmonë një kohë për t’u çlodhur.
Ndërkohë, prej një viti, drejtoni biznesin “Class by Alketa Vejsiu”. Si lindi ideja për të krijuar një biznes të tillë? Ndjeshmëria ime ndaj së bukurës lidhet me fëmijërinë time që në vitet kur uleshim buzë rrugës me kalldrëm të Korçës me vajzat e lagjes dhe punonim me qëndisma e me grep. Pastaj në shtëpi nëna dhe babai, për aq kohë sa jetuan bashkë, ishin gjithmonë alegro. Në shtëpi këndohej e vallëzohej, në fundjavë mblidheshim me familje të tjera dhe dilnim në piknik. Jeta ishte si një festë. Kështu ka qenë jeta ime gjatë këtyre viteve. Një festë në ekran, një festë edhe përtej. “Class” është një festë, është një ritual i përsëritur për të bukurën dhe lumturinë. Është një biznes në rritje dhe sukses, që, përveç të tjerash, më gëzon. E kishit parashikuar suksesin? Jo për mungesë modestie, por nuk kam dështuar asnjëherë në jetën time! Zoti më ka mbrojtur, por edhe për racionalitetin që më karakterizon, jam përpjekur të bëj zgjedhje të mirëmenduara. Alketa duhej të ishte një “brand”. Ndiej që është një garanci për njerëzit gjithçka që ky emër ka reflektuar ndër vite në paralelen tjetër: në televizion. Thjesht tani jeta po më shpërblen ndjeshëm tek besimi që marr nga qindra njerëz në biznesin tim dhe po më mëson që përsosja është një proces që nuk përfundon asnjëherë. Përse menduat se mund t’ia dilnit mbanë edhe në rolin e një sipërmarrëseje? Sepse, si vizionare largpamëse, kam 10 vite që akumuloj për të materializuar një biznes. Kam studiuar në Fakultetin e Ekonomisë për Menaxhim-Administrim Biznesi. Biznesi për mua është një lojë tjetër adrenaline, si ajo që ndodh me kiminë time kur jam përpara kamerave dhe prozhektorëve në transmetimet live. Gjatë vizitës te “Class by Alketa Vejsiu” vura re një staf njerëzish tepër të edukuar. Thuhet se “vartësit” janë shëmbëlltyrë e drejtuesit. Ju si mendoni? Etika e komunikimit për mua është themeli i çdo perandorie biznesi. Keni të drejtë, mendoj si ju: njerëzit e mi më reflektojnë mua. Jemi në kohën e marketingut të orientuar drejt kënaqësisë së klientit, jo drejt produktit dhe shitjes. Dua shumë që klientët, bashkë me shërbimin, të marrin me vete kënaqësinë e një eksperience të mrekullueshme shërbimi. Njerëzit e mi ushqehen çdo ditë me këtë frymë dhe trajnohen vijimësisht për këtë. “Zero Klientë” të pakënaqur tek “CLASS by AV”! (Qesh). Keni organizuar ceremoni martesore të njerëzve të rëndësishëm. E kishit menduar që më parë të shfrytëzoni faktin e të qenit celebrity në biznes? 45
_INTERVISTË Në foto nga lart poshtë: Gjatë natës së parë të “DWM”; nga “X Factor 3”; në martesën e Ajola Xoxas, organizuar nga “Class by Alketa Vejsiu”, showroom multibrand dhe event designer.
Emri im është një garanci, patjetër. Mendoj që e kam shkruar siç duhet historinë e jetës sime. Fama ndihmon shumë për mirë kur ke një emër të mirë dhe është sigurisht shkatërruese nëse nuk e ke këtë vlerë të shtuar. Por, mbi të gjitha, është puna. Punoj shumë. Kur më shohin në terren duke punuar vetë me kutitë, shtrimin e mbulesave, rregullimin e luleve, njerëzit habiten... Unë s’kam lidhje me vajzat vanitoze të ekranit, të famshme e të përkëdhelura. Forca ime është puna dhe thjeshtësia për t’i bërë gjërat pa zhurmë, por me rezultat. Ndërkohë, së shpejti lançohet edhe revista juaj online. A mund të më tregoni pak më shumë rreth këtij projekti? Do të jetë një revistë online “lifestyle” për të jetuarin me “class”. Jam shumë e lidhur me teknologjinë dhe trendi botëror po orienton zhvillimet drejt teknologjisë ku me një klik nga telefoni, nga çdo cep i botës, ti mund të hysh në faqen që do, kur do. Vendimet e mia bazohen mbi shifrat dhe shifrat flasin pro këtij projekti. Një moment më keni treguar që jeni shumë e kujdesshme me mediat. A mund të më tregoni pse? Sepse çdo gjë që ngelet e shkruar për mua është pjesë e historisë së jetës sime. Dua shumë që të paktën gjërat ku unë jam e gatshme të bëhem pjesë me vullnetin tim, të kenë një kuptim. Ndërsa pjesa tjetër e lirë e shtypit dhe e njerëzve të lirë në botën online nuk mund të kontrollohet. Dhe është shumë 46
bukur që njeriu e ka arritur këtë stad lirie përmes online-it. Media sociale tani po konkurron edhe median tradicionale. Mendoni se kjo gjë është avantazh i personazheve apo disavantazh? Uroj shumë që liria të mos trulloset nga dashakeqësia dhe njerëzit, dështimet dhe humbjet e tyre në jetë, të mos i projektojnë tek njerëzit e suksesshëm. Në përgjithësi në rastin tim nuk ndiej të kem “haters”. Por shoh në faqe njerëzish të famshëm një llum mllefesh. Më duket e tepërt dhe e padrejtë, siç kuptoj që natyra humane është shumë komplekse. S’dua të mendoj gjatë për këtë. Ju jeni aktive në mediat sociale dhe jeni ndër personazhet me më shumë ndjekës në Facebook. Mendoni se media sociale ju shërben për të bërë një bilanc dhe të karrierës profesionale? Si medium komunikimi për biznesin është i përsosur. Kthimi është i kënaqshëm. Por është edhe një lloj pavarësie ndaj shtypit të shkruar. Lajmin, ti vendos ta publikosh vetë kur ty të përkon me strategjinë tënde mediatike. Nga ana tjetër, media sociale ka krijuar personazhe të cilët janë modele jo fort pozitive. Çfarë mendoni për këtë gjë? Ky është një trend i pashmangshëm. Analizat dhe morali sot janë “old fashioned”. Sigurisht, media ngre në tym modele që shkëlqejnë, siç edhe i katandis keq fare pas një viti kur sheh se ishte veç një “farsë”. Ka liri shprehjeje,
por ka edhe liri zgjedhjeje. Çdo njeri është mirë të mos gjykojë, por të zgjedhë kujt t’i ngjasojë e kujt jo, kë të ndjekë e kë të braktisë. Është stad i lartë lirie e drejta për të zgjedhur. Me të gjitha revolucionet sociale që mund të ndodhin, kjo do të mbetet e paprekshme në çdo epokë. Trendi pastaj është i përbotshëm, viral. Nuk ka logjikë të shëndetshme, sado të fuqishme, që të mund ta ndalë. Jeni mes atyre njerëzve që keni rënë në rrjetë të fenomeneve që përhapen në mënyrë të rrufeshme në rrjet, për shembull, “Ice Bucket Challenge”? Jo, nuk i jam përgjigjur me “po” asnjë nominimi. Mendoj që rezultati është shumë i mirë, megjithatë. Si njeri i fokusuar tek rezultati, kur ai arrihet, pavarësisht të gjitha “pro” dhe “kundër”, them që misioni është kryer me sukses. Unë kam bërë bamirësitë e mia të heshtura për raste të tjera dhe do të vijoj t’i bëj, pa zhurmë dhe pa show. Mendoni se një personazh duhet të tregohet i kujdesshëm edhe në median sociale? Për sa i takon pjesës sime, patjetër. Unë jam një model që ndiqem nga dhjetëra njerëz. Si mund të mos jem e përgjegjshme për këtë? Ju ka “rrëshqitur” ndonjëherë ndonjë info në media, për të cilin jeni penduar më vonë? S’kam asgjë për t’i fshehur a për t’ia shmangur medias. Rezervohem për sa i përket jetës private. Jam supersticioze dhe nuk më pëlqen ta vë në vitrinë. Mund të them vetëm se Zoti më ka dashur shumë dhe më ka shpërblyer kur përpara shumë vitesh më njohu me njeriun e jetës sime dhe më dha dy fëmijë aq të bukur e të mbarë, që nuk ka se si të mos më ngazëllejnë. Do të ikja dhe në planetin tjetër dhe do të lija gjithçka për familjen time… Me siguri do të gjeja një skenë tjetër kudo për spektaklin e jetës – më i bukuri i të gjithave.
Alketa dhe Vera Grabocka, g jatë momenteve të punës.
JURIA
E MODËS Fustane me motive e ngjyra të theksuara, fjongo që i kalojnë përmasat e të zakonshmes... Kur bëhet fjalë për fashion icon, gjithçka është e mundur. Po çfarë mendon juria jonë e modës për look-un e personazheve të kësaj rubrike? Grazia i ka pyetur...
PANELI YNË KLODI MENGRI Drejtore kreative pranë televizionit “Klan”. Kujdeset për imazhin e moderatorëve kryesorë të këtij televizioni, si dhe të shumë personazheve të tjera.
FOTO: PROFIMEDIA
NIKO KOMANI Është redaktor mode dhe stilist i shumë personazheve publike shqiptare. Prej kohësh, kujdeset për imazhin e këngëtares Tuna. Është aktiv në median e shkruar dhe atë vizive me shumë shkrime, si dhe opinionist në debate të lidhura me modën. MARIGONA NILA Është përzgjedhur dy herë nga revista Grazia Albania për look-un më të mirë në rubrikën “Në kërkim të stilit”. Me blogun e saj “Ninna’s blog” ka bërë për vete shumë fashioniste të Tiranës, të cilat e ndjekin rregullisht.
Olivia Palermo DETAJE MOTIVESH
KLODI MENGRI Olivia Palermo shfaqet shumë elegante dhe me stil të veçantë me këtë fustan colour block. Sandalet dhe clutch-i shumë të g jetur kombinohen mjaft mirë për të thyer linearitetin e fustanit. As do t’i shtoja dhe as do t’i hiq ja g jë këtij look-u. NIKO KOMANI Olivia njihet për klasin dhe elegancën e saj. Çdo foto e saj në rrjetet sociale bëhet frymëzim për çdo femër që i ndjek risitë në fashion. Në këtë foto shikojmë Olivia-n të veshur me Valentino, të kombinuar me një çantë me shenjat zodiake g jithashtu Valentino. Shumë chic! MARIGONA NIL A Klasike, elegante, linja të pastra! Çfarë mund të them tjetër për Olivia-n?! Ajo duket g jithmonë chic në çdo event. Flokët e verdhë e nxjerrin edhe më në pah feminilitetin e saj. Vërtet e përsosur në të g jitha këndvështrimet!
47
JURIA E MODËS
Iggy Azalea
VËMENDJA TE MOTIVET
Chiara Ferragni
SHKËLQIM ELEGANT
Anna Dello Russo
FJONGO E GUXIMSHME
KLODI MENGRI sso! Fashionistja ka bërë një , Ru e and Gr përsosur ng jyrash përzierje avangarde dhe të dhe avangard. duke krijuar një stil unik këtë fustan dhe Është tepër elegante me ft interesante. fjongoja e madhe është mja
KLODI MENGRI ragni ka një look korrekt, Fer Chiara se. Veshja por nuk ka asg jë frymëzue cë, ku den e saj është vërtet një ten elegancën, me elementet rock janë zbutur iara mund Ch si te nis hio fas një por se kaq. të kishte bërë më shumë
NIKO KOMANI nuk 50-vjetorit të Vogue Italia e tën Në fes . Ky sso Ru lo del na An nte mund të mungo resëlënës. Fustani është një look shumë mb këpucë Sophia me uar bin Delpozo, i kom më elegante. shu Webster, e bëjnë të ng jajë
NIKO KOMANI aksesorët Më pëlqen veshja, si dhe Chiara-s. e uar bin kom e ta çan dhe çizmet. ëm vet oja ysh Unë do t’i ndr të g jata. më in ish të ja lqe apë par Do të aspak. in dis bez nuk o Por edhe kët
MARIGONA NILA në me Russo më befason g jithmo eshtë llo De Anna thj të rje pre me ni sta Fu . zg jedhjet që bën është i përsosur. dhe me një fjongo g jigante on dhe ky look sez ë kët st mu E verdha është detaj që shoh. më mrekullon vërtet në çdo 48
MARIGONA NILA rje të drejtë i Fustani i shkurtër me pre me ng jyrën iara-s përshtatet më së miri Ch ka. Kombinuar që ë sin e lëkurës dhe g jatë n, kam me këtë clutch Louis Vuitto azing! Am k: loo ë kët për vetëm një fjalë
KLODI MENGRI t të në një nga performanca ësh nuk y Igg me r jtu lua Ka n. hio fas saj më të mira të ng jyrash një kombinim të lodhshëm Stili si ss. dre ope osc eid me këtë kal dhe në i Robin Hood-it në fustan heqës. tër aq e edh të ësh këpucë nuk NIKO KOMANI më “fancy” në Iggy shfaqet në mënyrën dio. Ajo na ka Ra tapetin e kuq të iHeart min prej saj mu ksi ma sim pre mësuar që të kurrë. Me se y sex dhe kësaj here ishte më ë kokat. ejn kth të ë jith g të ë siguri i ka bër MARIGONA NILA ka pritur g jithë Miss Iggy duket qartë që -it (serial Jem e jetën të ketë pamjen rra dhe ënd a lizu rea iu dhe i animuar) Duket o. enz Lor dëshira nga Tom and tim, min ndi me për e, gar paksa vul r. rua tep e pak ose ekstravagante
Unë zgjodha cilësinë! Cilësi në mësimdhënie, institucion i Arsimit të Lartë jopublik prej 11 vjetësh Diploma e marrë tek Luarasi njihet në të gjithë botën pa asnjë provim shtesë Tek “Luarasi” lektrojnë pedagogët më të shquar të ekonomisë dhe drejtësisë
ADV
Të vetmit studentë nga universitetet private, që ndjekin Shkollën e Magjistraturës Bursa studimi për studentët me mesatare të lartë
Kredi studentore me interesa të ulëta nga Banka “CREDINS
Promovim për studentët ekselentë si pjesë e grupit më të madh mediatik Praktikë profesionale në bashkëpunim me institucionet më të rëndësishme Punësim që në vitin e parë të diplomimit
R A U T I D E R I AK TRANSFERONI STUDIMET TANI! Na kontaktoni: e Hënë - e Shtunë, 8:30 - 16:30 Rr. “Dritan Hoxha”, Nr. 127/1, TIRANA-ALBANIA, TEL./0696026900, INFO@LUARASI-UNIV.EDU.AL WWW.LUARASI-UNIV.EDU.AL 49
_MODË
Ë T ËSH A H KO VE O K I R T E Trikot chic dhe aksesorët ikona të sezonit!
Nga Marine Chaumien Foto Naomi Yang
50
ËSHE XS DYNGJYR
ÇANTË LËKURE FAURÉ LE PAGE, FUSTAN KASHMIRI CHRISTOPHE LEMAIRE, KËPUCË LËKURE ADIEU, FEDORË MARIE MAROT, ÇANTA NË SUP LANCEL, ÇANTA ME LËKURË TAURILLON GEX MOYNAT.
Sandale ic très ch SANDALE LËKURE TOD’S, SHALL DHE FUSTAN SONIA RYKIEL, ÇANTA NË SUP LE TANNEUR, ÇANTA TJETËR GUESS, VATHI MONSIEUR PARIS, UNAZË GIVENCHY BY RICCARDO TISCI, MANSHETË FLORIRI I VERDHË DINH VAN.
51
_MODË
ak Feltër perandor FEDORË FELTRI EMPORIO ARMANI, PULOVËR I LESHTË COTÉLAC, ÇANTË LËKURE GUCCI, BYZYLYKË HERMÈS.
52
Miniçantë MINIÇANTË LËKURE, PULOVËR ME GOLF PAMBUKU, RRIP LËKURE, VATHË FLORIRI DHE MANSHETË FLORIRI I VERDHË, TË KUQ DHE METALI LOUIS VUITTON.
53
_MODË tokrate is r a të le u k ta n Ça SANDALE KADIFEJE GIVENCHY BY RICCARDO TISCI, PULOVËR I LESHTË LES PETITES, FUND I LESHTË MANGO, RRIP LËKURE I ZI HERMÈS, ÇANTËKULETË KAMOSHI GERARD DAREL, ÇANTË LËKURE KAFE HOGAN, ÇANTË LËKURE E KUQE MAX MARA, VATHË METALI ME PERLA AGATHA, UNAZË METALI DHE XHAMI GRIPOIX X ELISA NALIN, BYZYLYK EMMANUELLE ZYSMAN.
54
Rrip me fjongo RRIP LËKURE MAISON BOINET, TRIKO E LESHTË LIU JO, JAKË E LESHTË DIOR, STREÇE TË LESHTA ISABEL MARANT, ÇANTA NË SUP ROGER VIVIER, ÇANTA BLU LANCASTER, VARËSE AURÉLIE BIDERMANN, ORË ME FLORI TË VERDHË DHE RRIP LËKURE CARTIER, UNAZË SAINT LAURENT BY HEDI SLIMANE. SARAH, E AGJENCISË “WOMEN”, ËSHTË ANGLEZE. FLOKËT HÉLÈNE BIDARD, MAKE-UP JEAN-CHARLES PERRIER, ASISTENTESTILISTE MAEVA DANEZAN.
55
_MODË
VI TET ‘60 SI NJË FANSE E ROLLING STONES: LËKURË ME FANTAZI DHE STAMPA KAFSHËSH, FUSTANE TË SHKURTËR, ÇIZME E KAPELA QË BIEN NË SY DHE BIZHU TË LARMISHME Stiliste Nadya Khamneipur Foto Schmidt & Gorges
56
BLUZË E THURUR REPLAY, 319 €, FUND ME TEMINA MIU MIU, UNAZA TË MËDHA PELLINI, UNAZA ME GURË VITAMIN D, ÇORAPE MARIA LA ROSA. FAQJA PËRBRI: XHAKETË PREJ LËKURE ME STAMPË LEOPARDI, FUSTAN GUCCI, FEDORË BORSALINO, UNAZA PELLINI, UNAZË FLORIRI VITAMIN D, ÇANTËKULETË ALEXANDER MCQUEEN.
57
_MODË
58
XHAKETË PATRIZIA PEPE RRETH 1.290 €, BLUZË SANDRO 175 €, PANTALLONA H&M STUDIO, 149 €, VATHË ELSA PERETTI PER TIFFANY & CO., UNAZA TË MËDHA PELLINI, UNAZA ME GURË VITAMIN D, MOKASINA PRADA. FAQJA PËRBRI: PARDESY LËKURE PITONI ME KOPSA BIZHU DSQUARED2, BODY ME DANTELLË INTIMISSIMI 39,90 €, UNAZA TË MËDHA PELLINI.
59
_MODË
60
XHAKETË, PULOVËR DHE SHALL, TË GJITHA PRADA, UNAZA PELLINI, ÇIZME ME LËKURË GJARPRI GUCCI. FAQJA PËRBRI: PELIÇE ME JAKË TË GJATË LËKURE DHELPRE ROBERTO CAVALLI RRETH 12.940 €, VARËSE ELSA PERETTI PER TIFFANY & CO. MODELE: ALEXANDRA, MAKE-UP: NATALIE FRANZ@NINAKLEIN. COM, ME PRODUKTE DIOR, FLOKËT: HAUKE KRAUSE@ KULTARTISTS.COM, ME PRODUKTE BUMBLE & BUMBLE.
61
_MODË
9 500 lekë @ Pandora Art of Jewelry
Dueli i modës
200 euro @ Liu Jo
KATE MIDDLETON VS KATE MOSS Zara, 1 990 lekë @ TEG
Cortefiel, 6 490 lekë @ TEG
Burberry @ VIVI
150 euro @ Estela Koni Couture
Pepe Jeans, 14 500 lekë @ COIN Tirana
FOTO: MANILA HARIZI
11.37 euro @ Asos
Zara, 7 990 lekë @ TEG
62
119 euro @ Swarovski
230 euro @ Liu Jo
_E DUA KËTË LOOK!
1. Just Cavalli, 425 euro, me ulje 213 euro @ Brand Room 2. Pepe Jeans, 30 000 lekë @ COIN Tirana 3. Zara, 2 990 lekë @ TEG 4. 220 euro @ Liu Jo 5. 168 euro @ Max and Co
SON MATTHEW WILLIAM
FOTO: MANILA HARIZI, MONDADORIPHOTO/LAZZARI TEAM/CHIARLO
1.
e v i t o m e m Fustan IDEAL PËR SEZONIN E VJESHTËS, FUSTAN ME MOTIVE DHE NGJYRA TË NDRYSHME, PËR T’JU DHURUAR NJË PAMJE SHUMË FEMËRORE. KOMBINOJENI VETËM ME NGJYRËN E ZEZË: XHAKETË DHE AKSESORË TË ZINJ.
5.
3.
4. 2. 63
SPECIALE TENDENCA
Mirë se erdhe, vjeshtë! Është koha kur i moti i freskët na ka bërë të kërkojmë xhaketat, trikot e ngrohta dhe një palë këpucë të mira. Ja cilat janë sugjerimet e Grazia-s! Nga Anisa Allmuça
64
FOTO: MANILA HARIZI / MONDADORIPHOTO/LAZZARI TEAM/CHIARLO
_SHOPPING
Cortefiel, 15 950 lekë @ TEG
Vero Moda, 6 450 lekë @ COIN Tirana
Henry Cottons, 57 000 lekë @ COIN Tirana
Zara, 4 990 lekë @ TEG
Springfield, 5 990 lekë @ TEG
GRAFIKE FAUSTO PUGLISI
Lërini mënjanë lulet! Ka ardhur koha për grafikë mbi rroba. Nga ato me katrore, me drejtkëndësha dhe forma të ndryshme gjeometrike bardhezi e me ngjyra.
Parfois, 2 590 lekë @ TEG
140 euro @ VIVI
65
_SHOPPING
7.99 euro @ New Look
LUSTËR
E kush tha që lustra është vetëm për thonjtë?! Për këtë sezon në rroba është një must. Kombinime të lëkurës me detaje peliçeje, pardesy me shkëlqim: e ashtuquajtura gardëroba e borgjezisë moderne, që na kujton pak veshjet sensuale të Catherine Deneuve në filmin “Belle de Jour”, vjen me një prekje të rafinuar lustre.
Zara 6 990 lekë @ TEG
17.06 euro @ Asos
Braccialini, 387 euro @ Madalena Farkoni
68 euro @ Max & Co
LOUIS VUITTON
@ Madalena Farkoni
66
Aquamarine, 132 euro @ Madalena Farkoni
Parfois, 2 090 lekë @ TEG Zara, 4 490 lekë @ TEG
Mango, 2 990 lekë @ TEG
Parfois, 1 290 lekë @ TEG
180 euro @ Liu Jo
Cortefiel, 14 490 lekë @ TEG Parfois, 4 390 lekë @ TEG
LEOPARD Një botë që vishet e gjitha me leopard! Nga këpucët te çantat; nga fundet në formë tubi te xhaketat me stil klasik; e rëndësishme është që dizenjoja leopard të përfshihet në veshjet tuaja. Tendenca u pa në sfilatat e Giorgio Armani, Céline dhe Givenchy.
BALMAIN
280 euro @ Liu Jo
67
_SHOPPING
130 euro @ Max & Co
Marciano by Guess, 65 900 lekë @ COIN Tirana 135 euro @ Liu Jo
Chloe, 375 euro @ Jardin de Paris
Valentino Garavani, 2 350 euro @ Jardin de Paris
LOUIS VUITTON
Zara, 8 990 lekë @ TEG
68
VITET ‘60
Twiggy dhe Jane Birkin ishin në mendjen
e stilistëve të Gucci, Saint Laurent dhe Louis Vuitton këtë sezon. Moda e viteve ‘60 rikthehet dhe në dimër, më moderne dhe e përditësuar. Funde të shkurtër dhe fustane në formë kove, të stiluara si për një kukull.
Zara, 10 990 lekë @ TEG
Springfield, 6 490 lekë @ TEG
Koan, 6 150 lekë @ COIN Tirana
Kokai, 18 000 lekë @ COIN Tirana
190 euro @ Max & Co
Marciano by Guess, 41 000 lekë @ COIN Tirana
8 000 lekë @ Pandora Art of Jewelry
VISHNJË
Guxoni dhe vishuni nga koka
Gattinoni, 55 200 lekë @ COIN Tirana
BURBERRY PRORSUM
te këmbët vetëm me vishnjë! Ngjyrë ideale për ditët me pak diell në vjeshtë dhe dimër, por njëkohësisht një mënyrë e mrekullueshme për t’i shtuar ngjyrë gardërobës suaj. Është një investim i mirë për këtë sezon.
69
_SHOPPING Braccialini, 372 euro @ Madalena Farkoni
Moreschi, 71 900 lekë @ COIN Tirana
200 euro @Liu Jo Braccialini, 47 000 lekë @ COIN Tirana
Moreschi, 47 500 lekë @ COIN Tirana
Parfois, 4 390 lekë @ TEG
A G N , T S U M T Ë R O S E AKS ÇFARËDO STRATEGJIE TË KENI NË BLERJE, HIDHINI NJË SY TRENDEVE TË ÇANTAVE QË KEMI ZGJEDHUR PËR JU!
70
pas aksesorëve, atëherë jeni në vendin e duhur për të parë trendet e vjeshtë-dimrit 2014. Modele të ndryshme çantash: të rehatshme për t’u mbajtur në dorë, moderne dhe të bukura për t’u kombinuar me veshje. Asgjë nuk e bën look-un tuaj më tërheqës se sa çanta e duhur. Sido që t’i parapëlqeni (të mëdha ose të vogla), mundohuni të zgjidhni ato që ju bëjnë të bini në sy. Stilistët prezantuan në pasarelë modele të ndryshme, nga ato të mëdhatë deri te të pikturuarat, parë te Burrbery, dhe të voglat (me dorezë apo clutch), të zbukuruara me gurë, parë te Dolce & Gabbana.
REBECCA MINKOFF
LOUIS VUITTON
Nëse e konsideroni veten “të çmendur”
ROCCOBAROCCO
STIL R O L L U K H S MA
E dimë që nuk janë vetëm rrobat që e bëjnë veshjen. Këpucët janë ato që na tërheqin më shumë vëmendjen. Vjeshta e 2014-ës ka një gamë të gjerë modelesh, nga atletet që i pamë në sfilatën e Chanel deri tek çizmet e stolisura të prezantuara nga Saint Laurent, si dhe shumë modele të tjera këpucësh e çizmesh me takë, por sigurisht edhe të sheshta.
1.
2.
3.
4.
ÇIZME 8.
ËSHTË E VËSHTIRË TË ZGJEDHIM KËPUCËT QË NA PËLQEJNË MË SHUMË, SEPSE NE I DUAM TË GJITHA!
DUART TE KËMBËT ATLETE
6.
9.
10.
5.
7.
1. Iceberg, 199 euro @ Madalena Farkoni; 2. 225 euro @ Max & Co; 3. Cortefiel, 14 490 lekë @ TEG; 4. Ras, 26 900 lekë @ COIN Tirana; 5.205 euro @ Liu Jo; 6.168 euro @ Max & Co; 7. Valentino, 490 euro @ Jardin de Paris; 8.298 euro @ Max & Co; 9.225 euro @ Max & Co; 10. Mango, 11 490 lekë @ TEG; 11. Armani Jeans, 145 euro @ VIVI; 12. Springfield, 6 490 lekë @ TEG
11. 12.
71
_MODË
t i l i t s ë t m i k r ë Në k MAD PAS STILIT TË “MAD GIRLS”
zave të Mad Donim të zbulonim sesi ishte stili i vajrne, sexy, me TV në një ditë të zakonshme. Mode një look të detaje ekstravagante, por të gjitha me nistet e Mad TV përsosur. Ja përse na pëlqejnë fashio foto
Manila Harizi
LOOK-U
MË I MIRË NEVINA SHT YLL A
Nëse vendosni të visheni total black, në çdo kohë, në çdo vend, në çdo situatë, dihet që nuk do të gaboni kurrë, pasi e zeza mbetet mbretëresha e elegancës. Pikërisht këtë zgjedhje ka bërë edhe Nevina, e cila ka kombinuar të zezën rock, xhaketën e lëkurës nga Pink Woman dhe këpucët me të zezën delikate dhe femërore të bluzës me dantellë dhe fundit tepër femëror. Ky kombinim funksionon përsosmërisht, aq sa e ka kthyer në të parapëlqyerën e Grazia-s për këtë muaj. KRISTINA ISMAILI
Kuadratet skoceze edhe këtë vit janë në modë? Absolutisht po! Këtë tendencë na e risjell Kristina me pantallonat e shkurtra shumë moderne, kombinuar me të zezën në pjesën tjetër të veshjes. Nuk ka asg jë për t’i shtuar dhe për t’i hequr këtij look-u, duke veçuar kapelën shumë interesante, e cila e bën Kristinën të duket fine dhe elegante dhe na kujton vajzat chic parisiene. 72
ARJOLA SHEHU
E thjeshtë, por shumë e sigurt duket Arjola me veshjen e saj, të cilën mund ta g jeni edhe ju te Georgias Boutique. Këmisha e hollë me g jethe dhe ng jyra të ngrohta vjeshte është zg jedhja e përsosur e një dite tetori. Bie në sy modeli shumë interesant i këpucëve, të cilat i japin një prekje të veçantë veshjes. Thyerja me jelekun e bardhë që u ka bërë ng jyrave dimërore, i jep jetë dhe g jallëri pamjes së Arjolës.
EINXHI SHKIRA
E kush nuk do t’i kthente sytë pas një bruneje të bukur të veshur me kaq stil?! Të njëjtin efekt pati edhe tek ne Einxhi, e cila me thjeshtësinë dhe sharmin e veshjes së saj na goditi menjëherë. Fundi xhins nga Pink Woman dhe trikoja nga Piazza Italia krijojnë një harmoni të ngrohtë ng jyrash, të cilat përshtaten përsosmërisht mes tyre. Ah, dhe çanta, me ng jyra dhe motive krejt të ndryshme nga kompozimi i veshjes, çuditërisht e plotëson në mënyrë të përsosur Einxhin!
MARSEL A HOXHA
Me sa duket, streçet prej lëkure do të jenë pjesë e rëndësishme e gardërobës. E nuk kishin si të mungonin në veshjen e një vajze trendy si Marsela! Rikthehen dhe vizat, shumë të parapëlqyera në çdo sezon, sjellë me këtë këmishë moderne. Të g jithë elementet janë në vendin e duhur. Duam të veçojmë edhe flokët e zinj me balluke, buzët e kuqe dhe një vështrim të thellë përfshirës të Marselës! 73
1
teve të sk ta pa të ve ti ku e ën rm fo ë n të an Ç të ve te te qy ye kr e t gë u rr ë n rë pa ë janë disa tendenca që jan modës këtë sezon 1 A mund të vishem me ngjyra gjatë dimrit?
Megjithëse ngjyrat klasike të dimrit janë e zeza dhe grija, fashionistet më të guximshme mund të tentojnë ngjyra. Madje jo një dhe dy, por disa ngjyra njëherësh. Një nga tendencat që mbizotëroi pasarelat vjeshtëdimër 2014 janë veshjet si kaleidoskop: kombinime të shumë ngjyrave njëherësh, të cilat aplikohen në fustane, funde, pantallona dhe bluza. Megjithatë, për të qenë më të sigurt, ju këshilloj të mbani vetëm një element të veshjes me ngjyra të kaleidoskopit. Ekuilibrojeni këtë shpërthim ngjyrash me ngjyrën e zezë. Ruani monotoninë e të zezës edhe në aksesorë dhe këpucë.
2
A mund të përdor në jetën e përditshme çanta me grafika comics? Jo vetëm që mundeni, por duhet! Është një tendencë e cila pushtoi fashionistet e shfaqura në “Street Style” gjatë Javëve të Modës. Aksesorët me grafika comics janë sjellë si tendencë kryesisht nga Moschino dhe patën një përhapje të gjerë që vitin e kaluar. Këtë vit, nëse nuk keni një çantë të tillë në gardërobë, duhet ta blini patjetër! Për të mos e mbingarkuar look-un, ju sugjeroj që të ruani thjeshtësinë në pjesën tjetër të veshjes. Për shembull, nëse zgjidhni një stil casual, të thjeshtë dhe të pastër, mund të shtoni një aksesor të tillë si çantë në formë buzësh, në formë kutie kartoni për patate të skuqura që përdoren në McDonald, apo çanta të animuara.
UNIQUE TOP SHOP
2
3
3
Valentino @ Jardin de Paris
74
Si mund ta bëj look-un më të gëzueshëm kur vishem “total black”? Nëse ka një këshillë që do t’jua sugjeroja në çdo kohë është: Mos u vishni me një look total black! Të zezën nga koka te këmbët ruajeni nëse do të shkoni në ndonjë funeral. E zeza gjithmonë duhet thyer me ngjyra. Mjafton të përdorni një çantë me ngjyrë të fortë, apo një varëse me lule që ju çel pjesën e sipërme. Por, mbi të gjitha, mjafton ta thyeni me një palë këpucë me ngjyra. Për një look më casual, ju sugjerojmë një palë mokasine me dizenjo me lule. Përveçse janë një tendencë e këtij sezoni, i japin gjallëri veshjes suaj.
FOTO: MANILA HARIZI, MONDADORIPHOTO/LAZZARI TEAM/CHIARLO
Anisa Allmuça
Fashion Theuqurraa? Ppo! Jaycilat FAUSTO PUGLISI
_PYETJE
_MODË
e v o e L v o e L v o L
Kjo kapotë, aq e ngrohtë dhe fashion në të njëjtën kohë, është mënyra më e përsosur për të rinovuar gardërobën tuaj në pjesën e sipërme të trupit. Duhet ta kombinoni me ngjyra sa më neutrale dhe mundësisht me këmbë të zbuluara, që të bini në sy. Kocca, 32 000 lekë @ COIN Tirana
FOTO: MANILA HARIZI
FOTO: ROSITA HABAZAJ
KUADRATE
75
y t u a e B
_BEAUTY
ala igena L Nga M
1
3
SHUMË FEMËRORE
Buzëkuq me nuanca të shumta, që përshtaten me çdo tonalitet të lëkurës. I hidraton buzët dhe, si rezultat, ngjyra mban edhe më gjatë. Formulë e pasur me shea butter, që lejon buzëkuqin të përhapet lehtësisht në buzë. 4 500 lekë @ TEG
MANIKYR I KUQ
Me një ngjyrë të theksuar dhe me shumë shkëlqim. Zgjat për një kohë të gjatë dhe nuk copëtohet. Ka një furçë speciale, që e bën aplikimin dhe më të lehtë. 400 lekë @ TEG
5
LOCION TRUPI
FOTO: MANILA HARIZI
Locion për trupin në formë qumështi. Aroma vjen nga jasemini, vanilja, manaferra e kuqe etj. Ajo është krijuar për një femër sensuale dhe joshëse. 4 950 lekë @ Farmaciaime.com
76
2
PARFUM I RAFINUAR
Një eliksir i këndshëm Moschino, i përbërë nga një lëng frutash dhe petale lulesh. Me një stil joshës dhe shumë të rafinuar, me një shishe kristali, i cili paraqitet me një kombinim të së kuqes me ngjyrën e artë. 5 100 lekë @ Farmaciaime.com
4
SERUM PËR FLOKËT
Serum për zbutje të flokëve të dëmtuara. Me një përdorim të vetëm, i hidraton dhe i zbut flokët tuaja. Gjithashtu ndihmon në krijimin e një shtresë mbrojtëse, që parandalon dëmtime të mundshme. 1 200 lekë @ QTU
ADV 77
_BEAUTY
PESË TRUKE PËR STILISTËT KANË KTHYER KËTË VJESHTË-DIMËR TENDENCAT E VITEVE ’60. NDËRSA ARTISTËT E MAKE UP-IT E KANË PLOTËSUAR MË SË MIRI KËTË LOOK ME RIKTHIMIN E SË NJËJTËS PERIUDHË. SYTË JANË NË PLAN TË PARË: NGA PENELI I TRASHË PËR EFEKTIN FELINE EYES TE SYTË E ERRËT, SI TË EDIE SEDGWICK. JA ÇFARË SUGJEROJNË ARTISTËT E MAKE UP-IT KËTË VJESHTË-DIMËR Nga Migena Lala
78
FOTO: MANILA HARIZI, MONDADORIPHOTO/LAZZARI TEAM/CHIARLO
SYTË
79
_BEAUTY Pupa Multiplay në tri ng jyra të ndryshme 690 lekë @ QTU
Lapsa me ngjyrë Parë në sfilatat e Armani, Giles Deacon dhe Anna Sui, të përsosura për jetën e natës, e frymëzuar nga vitet ‘60. Si ta realizoni: 1. Lyejini sytë përpara se të vendosni fondatintën, në mënyrë që hijezuesit të mos e prishin atë. 2. Aplikoni një hijezues të errët në formë ovale për qepallat e syrit. 3. Aplikoni një laps ose penel me ngjyrë në pjesën e poshtme të syrit. Nëse doni të bini akoma më shumë në sy, mund të aplikoni penelin ose lapsin me ngjyrë dhe në pjesën e sipërme të syrit. 4. Vija duhet të jetë sa më afër me bazën e qerpikut; as shumë e trashë as shumë e hollë.
Feline Eyes Parë në sfilatat e Dolce & Gabbana. Ideale për në zyrë, në të përditshme dhe për jetën e natës. Si ta realizoni: 1. Me një majë të hollë lapsi, konturoni pjesën e qepallës së sipërme, ku do të vendosni penelin. 2. Mbushni pjesën boshe me penel. Kujdes, mos dilni jashtë vijës që keni krijuar! 3. Kompletojeni look-un me një buzëkuq nude. Vështirësitë: Ju këshillojmë që të mbështesni bërrylat mbi tavolinë në rast se ju dridhen duart.
Gosh Smokey Eyes, 1 200 lekë @ QTU
L’Oreal Super Liner, 1 050 lekë @ Farmaciaime.com
80
Christian Dior, 7 500 lekë @ Beauty.com
Collistar, 2 250 lekë @ COIN Tirana
Sytë metalikë
Parë në sfilatat e Anna Sui, Desigual dhe Donna Karan. Zakonisht përdoret në raste festash, po në tonalitetin e duhur mund të përdoret dhe gjatë ditës. Si ta realizoni: 1. Për t’u siguruar që hijezuesi do t’ju zgjasë për një kohë të gjatë, vendosni si fillim primer-in në kapakët e syve. 2 . Aplikoni hijezuesin metalik në tonalitete të lehta mbi kapakun e syrit, nga brenda jashtë. 3. Duke e tërhequr lehtësisht kapakun e syrit nga jashtë, vendoseni hijezuesin më të errët në drejtimin e syrit nga jashtë brenda. Më pas sfumojini dy hijezimet për të arritur rezultatin e duhur. 5. Aplikoni një hijezues me shkëlqim në tonalitet më të çelët në cepat e brendshëm të syve, për një efekt më shkëlqyes.
Qerpikë falsë, 2 500 lekë L’Oreal, 2 200 lekë @ QTU
Max Factor False Lash Effect, 1 600 lekë @ Farmaciaime.com
Smoky eyes Parë në sfilatat e Roberto Cavalli. Një vështrim shumë chic për një natë jashtë! Si ta realizoni: 1. Filloni vijëzimin te cepi i brendshëm i qepallës së sipërme dhe konturoni një hark që shkon deri në kockën e syrit. 2. Mbushni formën e krijuar nga lapsi, duke aplikuar hijezuesin që keni zgjedhur për të realizuar efektin smoky eyes. 3. Sfumoni hijezuesin për një efekt sa më të mirë.
Qerpikë falsë Estee Lauder, 6 300 lekë @ COIN Tirana
Parë në sfilatat e Aquilano Rimondi dhe Versace. Bashkë me tendencën e veshjeve të viteve ’60, rikthehet në modë edhe make up-i i këtyre viteve. Qerpikët falsë janë një nga tendencat që duhet t’ia shtoni rutinës suaj beauty. Vështirësitë: Të vendosësh qerpikë falsë është e ndërlikuar. Vendosni rimel pasi të thahet ngjitësja, në mënyrë që ajo të mos duket.
81
_BEAUTY
! N Ë R Y D N Y E PRO BL E M E M Nga Migena Lala
Ja zgjidhja...
Clinique Anti-Blemish Solutions Cleansing Foam, 3 400 lekë @ Beauty.com
Garnier Pure Active Oil Control, 690 lekë @ Farmaci
Estee Lauder Perfectly Clean, 4 380 lekë @ COIN Tirana
SEKRETI ËSHTË QË TA MBANI TË HIDR ATUAR LËKURËN E FYTYRËS, PA E YNDYROSUR ATË. Vichy Normaderm 3-in-1 Cleanser Biotherm Pure Fect Skin, 3 200 lekë @ COIN Tirana
YRËS
FOTO: MANILA HARIZI, MONDADORIPHOTO/LAZZARI TEAM/CHIARLO
T LARËSIT E FY
Biotherm Pure Fect Skin, 3 200 lekë @ COIN Tirana
Avene Eau Thermale Cleanance, 1 850 lekë @ Farmaciaime.com
La Roche-Posay Effaclar, 3 000 lekë @ Farmaciaime.com
82
Më shumë se çdo tip tjetër lëkure, ajo e yndyrshmja ka nevojë për një pastrim të kujdesshëm. Yndyra në fytyrë ka si qëllim ta mbajë atë të hidratuar, por tepria e saj, në fakt, nëse nuk largohet, tenton të mbushë poret dhe të pengojë oksigjenimin e duhur të qelizave të lëkurës. Bëni kujdes në përzgjedhjen e larësve të fytyrës. Produktet duhen të jenë delikate, me veprim qetësues, pastrues dhe pa përmbajtje vajore (oil free). Nuk duhet ta teproni me pastrimin e fytyrës. Mjafton që ta bëni atë në mëngjes dhe në mbrëmje. Pastrimi më i shpeshtë mund ta irritojë dhe të shkaktojë mbiprodhim të yndyrës. Shpëlani lëkurën me kujdes që të mos ju mbeten pjesëza të papastruara, të cilat bllokojnë poret. Por lëkura e yndyrshme ka dhe të mirat e saj. Duke qenë elastike, i reziston më mirë plakjes së parakohshme.
HIDRATUE
SIT
Clinique AntiBlemish Solutions Cleansing Mask, 6 500 lekë @TEG
Sado e çuditshme që mund të duket, lëkurat e yndyrshme vuajnë shpesh nga dehidratimi. Në përgjithësi mendohet që hidratuesit ia shtojnë yndyrën fytyrës. Fytyra juaj, sado e yndyrshme që të jetë, ka gjithmonë nevojë të hidratohet. Përdorimi i rregullt i një kremi hidratues ndihmon në normalizimin e funksioneve të lëkurës dhe për të luftuar “efektin shkëlqyes”. Duhet të zgjidhni hidratues me teksturë të lehtë dhe pa përmbajtje vajore (oil free). Bëni kujdes në zgjedhjen e produkteve kozmetike, pasi një produkt i gabuar e përkeqëson akoma më shumë gjendjen e fytyrës.
Biotherm Pure Fect Skin Gel Hydratante, 4 400 lekë @ COIN Tirana
Clarins Masque Purifiant, 5 000 lekë @ COIN Tirana
Bioclin Maschera, 1 950 lekë @ Farmaciaime.com
APLIKOJINI PASTRUESIT SI MASKË, DUKE I LËNË NJË OSE DY MINUTA PAR A SE TË SHPËLANI FYTYRËN
flash
ee të, edh shpesh e e, i a m rj h a L yndyrs të e limi v ra lëku ata. Ka më të th yrshme, to a n bë ynd fytyrë e atë, e bën nga një th të rë ku ndaj në një lë të ndjeshme . ë m hshme lëkurën parako ë s s je plak
L’Oreal Paris Triple Active Anti Shine 1 900 lekë @ Farmaci
Vichy Normaderm Hydrating Care 2 500 lekë @ Farmaci
Estee Lauder DayWear, 9 900 lekë @ COIN Tirana
83
L’Oreal BB Cream 1 600 lekë
1
Maybelline BB Cream 1 700 lekë @ QTU
2 Kremra CC
Kremrat BB
Ose ndryshe Beauty Balm. Këto kremra janë produkte që kanë më shumë se një funksion. Përveçse të japin një shtresë mbulimi fondatinte të lehtë, kanë në përbërje: hidratues, primer, mbrojtës dielli dhe ndriçues për fytyrën. Kremrat BB këshillohet për përdorim të përditshëm, si dhe janë ideale për fytyra të tipit të thatë, pasi i japin shkëlqim. Por ndryshe nga fondatinta normale, kremrat BB për shkak të një teksture më të lehtë, nuk arrijnë të japin të njëjtin efekt mbulues. Janë në dispozicion në tre tonalitete: të lehta, të mesme dhe të errëta.
Olaz CC cream 2 750 lekë @ Rossmann & Lala
Kremrat CC njihen ndryshe si Color Correcting. Janë produkte me përdorim të shumëfishtë: hidratojnë, përmbajnë vitamina dhe antioksidues. Kanë një bazë më të trashë fondatinte, që ndihmon në fshehjen e njollave dhe shenjave të tjera të plakjes. Këto kremra kanë një shumëllojshmëri tonalitetesh dhe falë teksturës më të trashë se kremrat BB, arrijnë një efekt fondatinte më të plotë.
D D & C C , B B
Clinique CC Cream 7 800 lekë
A R M E KcilR ? t e m i h s y r d n ë n a j at 3 Kremrat DD Ose ndryshe Dynamic Do All janë produktet më të reja të industrisë beauty. Së shpejti pritet të bëhen pjesë edhe e tregut shqiptar. Kanë të gjitha benefitet e kremrave BB dhe kremrave CC në një produkt të vetëm. Ndryshimi i vetëm është se kanë në përbërje edhe serumin, i cili është një trajtim ideal kundër rrudhave. Me një përdorim të vazhdueshëm, jep efekte të dukshme: poret të zvogëluara dhe një lëkurë më e hidratuar. Gjendet në disa tonalitete.
84
Përse të përdorni disa kremra kur mund të përdorni vetëm një me efekte të shumanshme?! Spf, serum, hidratues dhe fondatintë: të g jitha në një! nga
Migena Lala
FOTO: MANILA HARIZI, MONDADORIPHOTO/LAZZARI TEAM/CHIARLO/ PETER GEHRKE
_BEAUTY
OptimalTemp Hekurosje e thjeshtë, nuk ka nevojë të përcaktoni vlerat e temperaturës. Hekurosni çdo rrobë që nga mëndafshi, lino, pambuk, kashmir dhe çdo lloj tjetër pa patur nevojë të përcaktoni vlerat e hekursojes. Hekuri PerfectCare mundëson rezultate ultra të shpejta pa patur rrezikun e djegies ose shkëlqimit të rrobave tuaja. Hekurosja është tashmë shumë e thjeshtë.
ADV *E
u ro
m o ni
tor 2 0 1 2
20
13
85
_BEAUTY
Beauty Therapkëtuy.
i n je g e n je h d ji g Z ? e ik t e Probleme est
Sofia Kazazi Artiste flokësh @ Abstraction Studio
LES COPAINS
1
1
Më sugjeroni një make-up dite për sezonin e vjeshtës?
Për këtë sezon ju këshillojmë që të qëndroni sa më larg ngjyrave të ndezura dhe t’i zëvendësoni ato me tonalitetet e tokës. Këto tonalitete i japin ngrohtësi fytyrës edhe në qoftë se keni lëkurë të zbehtë. Nuancat e bronzit, ngjyrat kafe deri tek bezha, fardi shkëlqyes për mollëzat dhe një buzëkuq sa më natyral janë ideal për të realizuar një make-up të thjeshtë, që shkon me çdo tip lëkure dhe ngjyrë flokësh e për më tepër nuk duket se e keni ekzagjeruar. Mund “ta vishni” nga mëngjesi deri në darkë.
2
2. A mund ta zhvendos çantën time beauty në tualet?
3
A ndihmon në eliminimin e akneve larja e shpeshtë e fytyrës?
Moisturizing 24h 3 200 lekë @ Farmaciaime.com Clinique 5 900 lekë @ Beauty.com
Lierac 5 000 lekë @ Farmaciaime.com
86
2
3
Aknet shfaqen si pasojë e faktorëve të ndryshëm, si: çrregullimet hormonale, stresi, faktorët gjenetikë, përdorimi i produkteve kozmetike të gabuara, kequshqyerja etj. Por një faktor tjetër që i favorizon ato është larja e shpeshtë e fytyrës, që tejthan sekrecionet yndyrore. Larja e shpeshtë e fytyrës nuk jep rezultat, për shkak se aknet janë manifestim i një problemi nën lëkurë dhe jo në sipërfaqe të saj. Mjafton që ta lani fytyrën dy herë në ditë (në mëngjes dhe në mbrëmje). Duhet të bëni kujdes dhe në zgjedhjen e produkteve larëse të fytyrës. Ato duhet të jenë të butë dhe oil free, që të mos irritojnë lëkurën.
FOTO: MANILA HARIZI, MONDADORIPHOTO/LAZZARI TEAM/CHIARLO
Absolutisht jo! Këshilla numër një që duhet të mbani mend për rutinën tuaj beauty është: Ruajini kremrat në vende të thata. Edhe në rastet ideale kur supozohet që keni një banjë të thatë, sërish avujt e ujit të ngrohtë të dushit krijojnë një ambient me lagështirë, i cili është armiku kryesor i ruajtjes së kremrave. Në ambiente me lagështirë, kremrat humbasin efikasitetin e tyre. Vendi ideal për të ruajtur kremrat? Frigoriferi! Është si një dyqan kozmetik, pasi i mban kremrat të thatë dhe në temperaturë konstante.
_BEAUTY
e v o e L v o e L v o L
PURE COLOR FOTO: MANILA HARIZI
Koleksioni New Pure Color i Estee Lauder përmban 48 hijezues me 4 efekte të ndryshme: mat, mëndafsh, metalik dhe me shkëlqim. Me ng jyra intensive, për të realizuar çdo lloj kombinimi në look-un tuaj. 6 300 lekë @ COIN Tirana 87
_KULT
1
e Girl” n o G “ i n Shih llennium i M a m e n në Ki
2 NDIQNI STAND-UP COMEDY “40 vjeç je vetë”. Është ky titulli i stand-up comedy-së me skenar nga Koloreto Cukali dhe rregji te Altin Bashes me aktorin Salsano Rrapi në skenën e Teatrit Kombëtar. Në një intervistë për Grazia-n, Salsano përgjigjet si... 40 vjeç... Cili është disavantazhi më i madh i të qenit 40 vjeç? Është se je 40 vjeç. Po avantazhi? Është se je 40 vjeç. Cilat janë problemet sociale të një 40-vjeçari sot në Shqipëri? Probleme pa fund... Të kanë rënë 88
flokët. Bën muhabete të rëndomta. Qan shpejt. Ndonjëherë dhe me reklamat. Gruan nuk e ke më sexy, madje nuk ke as grua, të është bërë si motër. Nëse ke një pozitë të mirë, të vijnë të gjithë nga mbrapa; nëse jo, pse duhet të të kenë shok ty... 40 vjeç?! A ka probleme më sociale se këto?! Kur jeni ndier më mirë me veten tuaj: 20 apo 40 vjeç? Njëzet vjeç kam shijuar rininë në maksimum, duke menduar dhe punuar për karrierën artistike. Ndërsa 40 vjeç shijoj rininë në maksimum dhe karrierën artistike. Imagjinoni sikur të kishit mundësi të ktheheshit pas në kohë. Çfarë moshe do të donit të rijetonit sërish dhe pse? Unë jam nudisti i parë shqiptar. Gjithmonë mamaja më ka thënë që ti do të bëhesh kryeministër një ditë. Që tre vjeç ikja lakuriq nga legeni, merrja rrugët... S’kuptuat gjë! Po e them më shkurt. Do të doja të isha edhe një herë 3 vjeç. (Qesh).
Mund t’i sigurojë një tjetër “Oskar” aktorit Ben Affleck. Sepse filmi “Gone Girl” është një nga filmat më të vlerësuar nga kritika. Në kinema Millennium vjen g jatë muajit tetor filmi triller “Gone Girl”. I mbështetur në librin me të njëjtin
titull, “Gone Girl” flet për historinë e një çifti, por më tepër për luftën e madhe mes dy sekseve: mashkullfemër. Me aktorët Ben Affleck dhe Rosamund Pike, Grazia ju sug jeron të mos e humbisni një nga filmat më të mirë të këtij viti.
3 MOS HUMBISNI TEATRIN
Në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” nuk do të mungojnë një varg aktivitetesh artistike, si “Hamletmachine”, komedia “Shiko kush erdhi” dy premiera për fëmijë,me aktorët: Elidon Alikaj, Laura Nezha etj.
4 KONCERT NGA VEDAT ADEMI DHE BANDA E TIJ
Çdo të enjte rikthehen netët e muzikës live në “Charl’s”. Një nga night club-et më me emër sa i takon organizimeve të koncerteve live hap sezonin dimëror. ku Vedat Ademi dhe banda e tij, performojnë çdo të enjte në mbrëmje.
5
Jonida Vokshi kthehet me “Thurje” Në kanalin TPlus në Digitalb, çdo të hënë, transmetohet emisioni “Thurje” me autorësi të Sokol Shametit. Artistë të teatrit apo zhanreve të tjera vijnë në studio jo vetëm për t’u intervistuar dhe për të folur për përvojat e tyre, por edhe për të performuar live përpara publikut. Një risi është përfshirja e një analisti të përhershëm në emision: Edmond Tupja, i cili drejton një rubrikë të titulluar “Do you parlate shqip?”.
6
SHIJONI KUZHINËN E MASTERCHEF-AVE
Miklovan Zeqo dhe Alfio Rrotani ju mirëpresin me specialitetet e tyre në restorant “Melograno”, që ndodhet në bulevardin “Zhanë d’Ark”, pranë Ministrisë së Jashtme. Nëse kërkoni receta të cilat nuk i keni provuar më parë e madje receta unike që mbajnë autorësinë e dy MasterChef-ave shqiptarë, “Melograno” është vendi i duhur.
7 FILLON TETORI GJERMAN
Përgjatë plot katër javëve, në qytete të ndryshme të Shqipërisë do të zhvillohen aktivitete në kuadër të Tetorit Gjerman. Krahas dhjetëra eventeve kulturore, Grazia ju sugjeron të mos humbisni ekspozitën “Diktatura dhe demokracia në epokën e ekstremeve”.
8
PROVONI CINNABON
Është ëmbëlsira e momentit. Nëse do të flasim për modë kur bëhet fjalë për ushqim, atëherë këtë sezon, kjo modë shijeje të ëmbël mban emrin Cinnabon. Ëmbëltoren ku shërbehet Cinnabon e gjeni me të njëjtin emër në rrugën e Kavajës.
9 DËGJONI MUZIKË KLASIKE
Nën drejtimin artistik të David Tukiqit, në sallën e Universitetit të Arteve ka nisur Stina Koncertore e Orkestrës Simfonike të Radio Televizionit Shqiptar. Hyrja është falas.
10
QESHNI ME AL PAZAR
Agron Llakaj me programin e tij të humorit Al Pazar kthehet në ekranin e Vizion Plus çdo të shtunë në mbrëmje. Personazhe të sezonit, por edhe personazhe të rinj, premtojnë të shtuna gazmore e dhimbje barku nga të qeshurit. 89
_UDHËTIM
LONDON CALLING
PAS MBYLLJES SË SEZONIT TË PLAZHIT DHE PA ARDHUR TEMPERATURAT E ULËTA TË DIMRIT, KJO ËSHTË PERIUDHA MË E MIRË E VITIT PËR TË VIZITUAR NJË QYTET SI LONDRA. KU SOFISTIKIMI GJENDET NË ÇDO CEP NË TË GJITHA LLOJET: NGA MBRETËROR E DERI TEK MODERN E BASHKËKOHOR. FJALA E NJË MIKESHE TË GRAZIA-S Doriana Tuxhari Foto Enis Ferra nga
90
Këtu: Pallati i Westminster-it ose parlamenti anglez. Poshtë: Neal’s Yard në Covent Garden dhe parada e rojave mbretërore të Pallatit Buckingham.
Për një darkë chic, restoranti “Rules” në Covent Garden; më poshtë: bari “Bisquiteers” në Notting Hill.
SURPRIZAT
NJË QYTET ME GJITSHË NGJYRAT E BOTË Nëse e keni fiksuar Londrën si një qytet i
zymtë, ku bie gjithmonë shi, kjo nuk është e vërtetë, sepse atje reshjet janë më të pakta se në Nju-Jork dhe në Romë. Kryeqyteti britanik jo vetëm që nuk është aspak i zymtë, por ka ngjyra nga e gjithë bota. “Kur e vizitova Londrën për herë të parë, më bëri shumë përshtypje për larminë. Njerëz nga e gjithë bota janë mbledhur dhe kanë lënë shenjën e tyre në atë qytet. Kudo që shkon, kthen kokën, pasi njerëzit vishen me shije të veçantë, duke kombinuar stile të ndryshme”, rrëfen për Grazia-n Enis Ferra, e cila është dashuruar kaq shumë pas Londrës, saqë kthehet herë pas here atje. Biletën mund ta rezervoni online për minimumi 300 euro për person vajtje-ardhje në opodo.com, ndërsa për ta shijuar atmosferën si një londineze e vërtetë, merrni me qira një apartament në faqen airbnb.com. Mund të gjeni nga dhomat teke me 25
dollarë nata deri apartamente boutique ose cottages për 125-140 dollarë nata. Kaq mjafton për të nisur aventurën tuaj drejt eksplorimit të zonave të ndryshme të një prej qendrave kozmopolitane më të mëdha në botë. “Në Camden Town qëndron zemra punk e qytetit, në Brick Lane ngjyrat e Indisë, Pakistanit dhe gjithë Azisë, që tregojnë një pjesë të historisë perandorake të Londrës. Kesington është chic, Notting Hill shabby chic dhe Soho të tërheq me night life-in fantastik”, na tregon Enisi, duke shpjeguar se nuk ka ndonjë vështirësi për të kaluar nga njëra zonë në tjetrën. “Metroja (që është më e vjetra në botë e përuruar që më 1863), ka 11 linja që mbulojnë gjithë qytetin”. Nisuni nga stacioni më i afërt i vendqëndrimit tuaj, për të parë se si gërshetohen kulturat nga njëra zonë tek tjetra. Kujdes! Viza duhet të merret paraprakisht në Ambasadën Britanike në Tiranë!
Kush tha që transporti në Londër është vetëm nën tokë?! Surpriza është “Venecia e vogël”. Një shëtitje me barkë nëpër lumin Tamis nga “Venecia e vogël” tek Camden Lock është udhëtimi më romantik që keni bërë ndonjëherë. E dinit që brenda Londrës ndodhet një Londër tjetër?! Surpriza e radhës është qyteti historik, i themeluar nga romakët me emrin Londinium në vitin 50 pas Krishtit, po aq e sofistikuar sa qiellgërvishtësit e pjesës bashkëkohore të qytetit. Për të mos folur për muzetë e panumërt, ku, ndryshe nga shumë vende të botës, hyrja është falas. Doni pak pushim? Uluni nëpër pub-et e famshme, me ushqime tipike britanike që gjenden kudo dhe pjesën më të mirë të argëtimit rezervojeni për klubet e natës. Siç është “Madame Jojo’s” në Soho. Shfaqje kabareje, burlesku, travestitësh, me DJ, me grup rock-u? I keni të gjitha llojet. Se cila nga këto do të jetë natën që do të shkoni? Bëjani vetes surprizë!
SHOPPING
Bukuria e Londrës shpaloset edhe te larmia e shopping-ut. Itinerari juaj i parapëlqyer shopping duhet të përmbajë së paku këto pika kryesore, sipas mikeshës së Grazia-s Enis Ferra: “Camden Town, për një treg gjigant me dyqane të ndryshme që shesin gjithçka, nga vintage në punk rock style; Regent Street dhe Oxford Street, për dyqanet jo shumë të shtrenjta, si: Zara, Mango, Juicy Couture, Top Shop etj.; dhe, më e rëndësishmja, lini më shumë kohë për djepin e revolucionit të modës në vitet ’60, Carnaby Street, ku gjenden rreth 150 butikë firmash të njohura dhe dizajnerësh të rinj. Rreth 50 restorante dhe bare ndodhen vetëm në këtë rrugë. Ç’mund të kërkoni më shumë?! Dyqani PopUp në King’s Road, një tjetër rrugë leg jendare për shopping.
91
LIBRAT
PËR T’U LEXUAR NË TETOR DIANA ÇULI ju sugjeron... “MIKESHA” SIMONE DE BEAUVOIR
Kohë pas kohe, përveç punëve të ndryshme, merrem dhe me përkthime. Përkthimi i letërsisë, për mua, ka disa përmasa: së pari të ul ngultazi në tryezë të punosh në mënyrën më të kujdesshme dhe më të përkushtuar me fjalën, me frazën, me kuptimin, me tingëllimën, me thelbin e veprës... Është si një ushtrim mendor dhe si një dialog i brendshëm e i gjatë me autorin. Kjo nuk më ndodh me të gjithë autorët që përkthej, por ishte e pamundur të mos më ndodhte me librin “Mikesha” të shkrimtares së njohur franceze Simone de Beauvoir, së cilës i kam përkthyer edhe vepra të tjera. Libri “Mikesha” është në shtyp dhe me siguri del së afërmi në treg nga Botimet Pegi. Është një nga romanet e saj të parë, por i dha famë të menjëhershme dhe e vendosi në listën e autorëve më të njohur të kohës. “Mikesha” është një roman për dashurinë, për marrëdhëniet e ndërlikuara njerëzore, për mundimet shpirtërore dhe forcën për t’i kapërcyer ato, për pozicionin e njeriut mes rrethanave që nuk janë rezultat i veprimeve të tij, por vektorë që ndikojnë këto veprime... – pra një vepër shumëdimensionale, tepër e thellë dhe që theu shumë dogma morale të kohës. Si të gjithë shkrimtarët e mëdhenj, De Beauvoir transmeton përmes veprës së saj një ndjenjë të fortë lirie dhe pavarësie. Liri në kuptimin shumë të gjerë të fjalës – liri dhe pavarësi shpirtërore, liri për të trajtuar në mënyrë origjinale tema të përjetshme, si dashuria për shembull, dhe të mos përfillësh rregullat apo normat – qofshin ato letrare apo sociale, liri e pafundme mendimi – që është dhe një nga kontributet më të mëdha që shkrimtarja ka dhënë në fushën e letrave dhe të problematikës shoqërore.
92
NJË ROMAN “I NDALUAR” “Varg jet satanike” Autori: Salman Rushdie Çmimi: 1 500 lekë Libri që ka hapur shumë polemika dhe është ndaluar në shumë vende, vjen në libraritë e Shqipërisë nga shtëpia botuese “Dudaj”. Një mëng jes dimri, pak para se të zbardhte, një avion i marrë peng shpërthen mbi Kanalin e La Manshit. Mes mbetjeve të g jymtyrëve, karrocave të pijeve, dy leg jendar i njerëz bien në det: Xhibril Farishta, ylli ça, njeriu kinematografisë indiane dhe Saladin Çam duke trit, i një mijë zërave. Mbërthyer pas njëri-tje pjet tatë ë dhe kënduar këngë të ndryshme, ata bien luara me ngecin më në fund g jallë mbi rërat e mbu është tyre dëborë të një plazhi anglez. Shpëtimi i olë, aure një një mrekulli e dyshimtë. Xhibrili fiton n bëhe i bët ndërsa Saladinit, për tmerrin e vet, këm rsa Ndë leshatore dhe i shndërrohen në thundra. sirë drejt dy burrat gremisen në kohë dhe në hapë dëshmitarë mi përballjes së tyre vendimtare, ne bëhe tradhtie oni, të një cikli rrëfenjash dashurie dhe pasi dhe besimi.
ZOFINË PËR TË DASHURUARIT ME FILO “Kant, Schopenhauer, Nietzsche” Autori: Will Durant Çmimi: 600 lekë Ky libër paraqet tre kolosë, të cilët kanë bërë histori në filozofi dhe në mendimin njerëzor. Nuk mund të thuhet se ata janë të panjohur për publikun shqiptar, përkundrazi. Por gjithmonë lind domosdoshmëria e një mentori, që të marrë në dorë dhe të na shpjegojë filozofinë e gjenive, aq më tepër sepse ajo shtrihet në ë mund dhe shumë vepra, të cilat do të kërkonin shum të tyre, timit shes të kohë, ndërsa rezultati në drejtim mon ndih na që do të ishte krejt i dyshimtë. Mjeshtri ë ësht t dimi men e të kuptojmë dhe shijojmë heronjtë ant Dur . guar mun ka Will Durant dhe pikërisht kjo na erudicion është një personalitet i madh i letrave, me e gjithë nga jes të rrallë, i nderuar para dhe pas vdek “Historia ë ësht sore bota intelektuale. Vepra e tij krye në zoi reali e e qytetërimit” në 11 volume, të cilën edhe ky por ant, Dur l bashkëpunim me të shoqen, Arie ëm. libër nuk është më pak i rëndësish
NGA LETËRSIA GREKE “I papranishëm” Autori: Mirela Papaikonomu Çmimi: 1 000 lekë Shkrimtarja Mirela Papaikonomu është e njohur në Greqi dhe jo vetëm si skenariste e serialeve televizivë, mes të cilëve edhe i serialit të famshëm “Ishulli”. Këtë herë ajo vjen në shqip me një roman që tregon se çfarë ndodh me jetën dhe shpirtin e një gruaje kur i dashuri i saj largohet pa ditur në do të kthehet: “Sa meje! Urrejtja mirë do qe sikur të kisha urrejtje brenda boshllëk, është një ndjenjë e gjallë. Por unë kam një k keq, pasi aspa vjen më Nuk h. mad të Sifi. Një boshllëk a: Të mund të me këtë luftë ndaj vetes sime, fitova diçk u siç jam dhe të jetoj me veten time. Ta pranoj veten asht ike pa kuptuar pajtohem me asgjënë. Edhe ti, ashtu siç uar. Që çfarë nga jeta ime, ashtu u ktheve përsëri, pa kupt m, ajo që kaq të vazhdojmë? Çfarë ishte vallë ajo që kishi e kalbur. Dhe shpejt u hodh në erë? Jo, nuk e dua. Doli dashnori im. unë nuk jam aty ku më le… Po. Stathi u bë ai të hakmerret Jo që unë të hakmerrem ndaj teje, jo, që a anije. U ndaj teje. Ne ishim dy marinarë nga e njëjt tur. Dhimbja i mbajtëm nga njëri-tjetri për të mos u mby Zbulojeni vetë! bashkoka njerëzit”. Çfarë ndodh më tej? ESE MEDITATIVE “Portat pa epilog” Autori: Moikom Zeqo Çmimi: 1 000 lekë Ky është bleu i katërt me ese i librave “Refuzimi i Shkrimit”, “Vetullat Hyjnore” dhe “Ofelia me mjekër” të autorit Moikom Zeqo. Duhet ta lexoni, për disa arsye. E para, sepse rrallëherë gjejmë autorë shqiptarë që ta shkruajnë esenë me një stil kaq të rrjedhshëm dhe orig jinal. Së dyti, sepse ka një larmi temash, ë, por të cilat nuk kufizohen nga kufijtë kalendarik kaluara, e E ave. trajtohen nëpërmjet konceptit të port shme, ndry të a tashmja, por edhe e ardhmja janë port , treti Së ë. por janë njëkohësisht edhe e njëjta port të onte horiz n nëpërmjet këtyre eseve, do t’ju hape uan autori reja të këndvështrimit të botës. Siç shkr njëjës… në në parathënie, “Shumësi shndërrohet e ardhmja dhe ara Përditshmëria zotëron, ndërsa e kalu derbeu Skën habitërisht janë më efemeride. Në Had Topia Karl jeni, dhe De Rada, Thomas Elioti dhe Mig ë”. bart bara dhe Dantja janë qytetarë deri diku të
ADV 93
_KUZHINË
m a i M m a Mi
m a i M
TARTAR VIÇI
Kjo pjatë është përgatitur nga shefat Miklovan Zeqo dhe Alfio Rrotani të restorantit “Melograno”, që gjendet në bulevardin “Zhanë d’Ark”, pranë Ministrisë së Jashtme, në Tiranë. Për 4 persona
94
Përbërësit: mish viçi i freskët 300 g rukola 50 g pomodorini 100 g kripë vaj piper sipas dëshirës lakër e kuqe 1 karotë e grirë
Përgatitja: Marrim mishin e viçit dhe e presim hollë në formë kubikësh të vegjël. I hedhim kripë, vaj dhe piper dhe rukola të prerë dhe i përziejmë duke përgatitur atë që quhet tartar. Pastaj fillojmë me montimin e pjatës. Vendosim lakrën e kuq
të prerë hollë në formë rrethi, sipër së cilës vendosim një pjesë të karotës së grirë dhe tartarin përsëri në formë rrethi. Sipër tij vendosim pjesën tjetër të karotës së grirë dhe pomodorinit e prera. Në fund e zbukurojmë pjatën me vaj borziloku ose me përbërës të tjerë sipas dëshirës.
FOTO: MANILA HARIZI
Kuzhinzëe france
TEL: +355 44 80 95 95 CEL: +355 69 955 0888 ADRESA: TEK ISH EKSPOZITA
ADV
, en ik ch za iz p o, vi u es V za iz P : Llojshmeri Picash re, pizza americna, pizza me patate. pizza frutti di ma
95
_KUZHINË
Enkeleida Ferrollari
Food Theilrlaat e nputricyionistes
ësh k i n iq d n , ta u sh o r p n e lq Nëse ju p ë iv... it r e p a jë n r ë p -s ia z ra G sonë, bashkë me idetë e
1
1
Në treg gjej disa lloje kungujsh (frutë). Cilin duhet të zgjedh?
Pasi ta piqni në furrë, me kungull mund të realizoni sallata të ndryshme.
Kungullin e verdhë. Megjithëse në shije të ëmbël, ka të njëjtën sasi kalorish sikurse edhe kungujt e gjelbër. Kungulli i verdhë ka 27 kcal për 100 g, ndërkohë që kungulli i gjelbër ka rreth 31 kcal për 100 g. Duke qenë pak kalorik dhe i pasur me vitaminë A, është i rekomandueshëm në dietat hipokalorike për rënien nga pesha. Nga studime të kryera është parë që ka vlera të mira antibakteriale dhe antihipertensive. Megjithatë, të gjithë llojet e kungujve janë të mirë. Grazia ju sugjeron të përgatisni një sallatë me kungull të pjekur, të prerë në kubikë.
2
Kur mund ta konsumoj proshutën dhe në ç’sasi?
3
2
Ç’aperitivë mund të përgatis për një festë me miqtë në shtëpi?
Proshutën shoqërojeni me perime të pjekura, për të mos e tepruar me sasinë.
3
Ky aperitiv me karotë është ideal për një festë me miqtë në shtëpi.
96
Grazia ju këshillon shkopinj me karota. Për 15 copë, hidhni në një enë dy vezë, 60 ml lëng karote dhe 60 ml vaj, 80 g djathë kaçkavall të grirë dhe një lugë fara kumini duke i përzier. Shtoni 120 g miell me pak kripë dhe përziejeni derisa të krijohet një brumë homogjen. Shtoni 4 karota të vogla të grira, 60 g pancetë të prera në kube të vegjël dhe përziejini. Me këtë brumë mbushni tavën me forma për kekë të vegjël. Piqini në 200 gradë celsius për 20-25 minuta. Pastaj lërini të ftohen, nxirrini nga format dhe ngulini në shkopinj të vegjël. Shkopinjtë mund t’i shërbeni të futura në gota me lëngje të ndryshme frutash.
FOTO: MANILA HARIZI / MONDADORIPHOTO/LAZZARI TEAM/CHIARLO
Proshuta mund të konsumohet në çdo vakt, qoftë në ato kryesoret, qoftë në ato të ndërmjetmet. Duhet të përzgjedhim proshuta pa dhjamë të dukshëm. Do të rekomandohej më mirë proshuta e pulës ose edhe proshuta krudo, por duke i hequr dhjamin e dukshëm. Është e pasur me yndyrna shtazore dhe kripë dhe ka pak aftësi ngopëse, çka na bën të konsumojmë sasi të konsiderueshme pa e kuptuar. Sasia e rekomandueshme është rreth 40 g në ditë.
ADV 97
_HOROSKOPI LUANI
23 KORRIK - 23 GUSHT Dashuria: Nëse jeni singëll, mund të ketë të reja të papritura, që do t’ju emocionojnë. Nëse jeni e lidhur, shijon i çdo moment me partnerin tuaj. Karriera: Në punë nuk ka sfidë që ju mposht. Këshillë: E kthejnë kokën njerë zit për të të parë në rrugë? Kjo ndodh sepse ju rrezatoni optimizëm dhe energji, që reflektohet edhe në veshjen tuaj. Na duheni në këtë kohë të pasigurt të ekonomisë botër ore!
KIM KARDASHIAN
VIRGJËRESHA
24 GUSHT - 22 SHTATOR Dashuria: Një përqafim vlen sa njëmijë fjalë. Dhe ju do të keni nevojë ta ndjeni këtë nga partneri juaj. Karri era: Ju prisni që gjithçka të jetë e përsosur në punën tuaj, por jo gjithçka varet prej jush. Këshillë: Përzgjidhen i ushqimin dhe përkushtojuni pak më shumë gatimit. Fami lja do t’ju falënderojë dhe ju do të ndiheni më e shëndetshm e.
PESHORJA
23 SHTATOR - 22 TETOR Dashuria: Do të lindë një shkëndijë e re në zemr ën tuaj, por gjykojeni më me gjakftohtësi para se të ndërm errni një hap, sidomos nëse jeni e lidhur. Karriera: Do të keni mjaft ide të reja. Përpiquni t’i bëni realitet. Mund të përkt hehen me lekë në bankë. Këshillë: Nxirrini jashtë dhomës së gjum i të gjitha mjetet elektronike. Një gjumë cilësor është i nevojshëm për ju këtë muaj.
Peshorja
AKREPI
- 20 PRIL
L
o t’ju
I 21 MjaAtRqSë keni për partnjekriënndaqësi DASuriH : a Ndjen vetes sua
aj do t’ju Dash tij dhe : Këtë mu ë t’i falni a ur frymëzojn E meritoni! Karriera e për të përmbush . m maksimale energjia e mundsh ëshillë: Dilni për ë të K duhet gjith ë i keni vënë vetes. grohta, në vend që luar. n q ka objektivat e blini veshje më të jeve të sezonit të dh esh shopping heni pas uljeve të v o zm a entuzi
ILL - 20 MA J DEMI 21 PR fjalën “jo” në ardhur koha të përdorni
Dashuria: Ka shumë nga ç’ndjeni për et fjalorin tuaj. Mos bëni më që ju pëlqen. Dashuria duh ë dik për apo j partnerin tua nte të me mo oni kal të Do ra: të jetë reciproke. Karrie i për ni mënyrën të shkëputen tensionuara në punë. Gje dy herë ni ndo Me llë: shi Kë . tër shëtitje në ajër të pas s shpenzoni pa kriter. para se të veproni dhe mo
T 21 MA J - 21 QERSHOmirë për të BINJAKË shta është një periudhë e R
Dashuria: Vje i partnerin, por mos harron po kaluar çaste romantike me dhe më shu oni pun po se et shoqërinë. Karriera: Ju duk im. Nuk është momenti i i dur shpërbleheni pak, por bën që ju ar punë. Këshillë: E dimë rru ndë të për hëm ats se përsht sep to, me des e, por bëni kuj pëlqejnë ushqimet pikant onisht. zak se ëm esh ndj i më sistemi juaj tretës do të jetë HOR - 22 KORRIK JA 22 QERSnuk GAFORR ka qenë ashtu siç e ale a juaj person
Dashuria: Jet për dit, por gjërat po marrin keni dëshiruar kohët e fun rriera: Ka rin. tne par me ë koh mirë. Kaloni më shumë htirë dhe ju duhet një Puna do të bëhet pak e vës luar atë. Këshillë: Kur të bal për strategji e qartë për ta ni ni stresin prapa saj. Ktheje mbyllni derën e zyrës, lëre ë. ësis qet j të çlodhjes dhe shtëpinë në tempullin tua
98
23 TETOR - 22 NËNTOR Dashuria: Do të përpiqeni të punoni edhe në fundjavë, por kjo nuk është ideale për lidhjen tuaj. Edhe partn eri do kohën e vet dhe duhet t’ia jepni nëse nuk dëshironi ta humbisni atë. Karriera: Do të keni shumë vullnet për të përfunduar të gjitha projektet që keni në dorë, madje para afatit të përcaktuar, por vendosni ekuilibrat. Këshillë: Palestra është shumë e rëndësishm e këtë muaj për shëndetin tuaj dhe për të rrëzuar kilet që keni shtuar gjatë verës.
SHIGJETARI
23 NËNTOR - 21 DHJETOR Dashuria: Pasioni juaj do të jetë aq i madh, sa nuk do ta kuptoni se si ai do të shpërhapet për interesa të tjera përveç partnerit tuaj. Kjo do ta bëjë pak xheloz atë, por mos e ktheni në problem. Karriera: do të keni mosmarrëveshje me një koleg apo ortak, por ju duhet të tregoni vetëbesim dhe këmb ëngulje për të mos rënë pre e pengesave të tij. Këshillë: Meditoni për të qenë më e përqendruar dhe për të pasur më shum ë vetëbesim.
BRICJAPI
22 DHJETOR - 20 JANAR Dashuria: Dëshironi të merrni pjesë në shum ë aktivitete shoqërore gjatë tetorit, por përpiquni të përfs hini edhe partnerin tuaj në to. Mos e lini pas dore! Karriera: Mos harroni që nuk mund të bëni gjithçka për një projekt që keni në dorë. Vendosni përparësitë tuaja. Këshillë: Nëse do të përfs hiheni në ndonjë aktivitet sportiv, bëni një kontroll mjekësor rutinë më parë.
UJORI
21 JANAR - 19 SHKURT Dashuria: Partneri është oazi juaj i qetësisë dhe sigurisë gjatë tetorit. Shijoni çastet e bukura që ju dhuro n ai, por jepini edhe jua atij atë që meriton. Karriera: Këtë muaj do të ndiheni pak rebele dhe nuk do t’u bindeni urdhr ave të shefit. Përpiquni të bini në kompromis për të mirën tuaj. Këshillë: Nëse keni plane për ndonjë udhëtim këtë muaj, shtyjeni për më vonë. Nuk është momenti i përshtatshëm për të lëvizur.
PESHQIT
20 SHKURT - 20 MARS Dashuria: Përpiquni të kaloni çdo mosmarrëv eshje të mundshme me tolerancë dhe mirëkuptim. Partneri juaj e kupton lodhjen tuaj të përditshme. Karriera: Do të keni një muaj të ngarkuar në punë. Nëse keni të plan të hapni një bizne s tuajin, mos ua tregoni të tjerëve. Bëni gati gjithçka dhe prisni momentin e duhur për ta hapur. Ia vlen! Këshillë: Do të udhëtoni? Nuk është mirë të merrni me vete veshjet dhe stolitë më të shtrenjta, sepse mund të keni probleme me bagazhet.
ALBtelecom FestON F
undjavën e 26, 27 e 28 shtatorit, super eventi Fest On nga ALBtelecom e Eagle Mobile ka elektrizuar përsëri kryeqytetin, madje duke u kthyer tashmë në një traditë të vërtetë. Fest On ka sjellë me vete shumë argëtim, spektakël e dhurata. Në tre ditët e mbushura me aktivitete e festime publiku i kryeqytetit ka shijuar gjithëfarë performancash, duke filluar nga lojërat e Cirkut të Tiranës, balonat me ajër, balerinat e zjarrit, shatërvani spektakolar, e duke vazhduar me shoqërinë e jashtëzakonshme të këngëtarëve më në zë të skenës shqiptare, si Flori Mumajesi, Vedat Ademi, Marsela Çibukaj, Eugent Bushpepa, Kaos dhe sigurisht, imazhi i ALBtelecom, Elvana Gjata, që e ndezën sheshin tek Piramida e dhuruan plot adrenalinë. Fest On kurorëzoi fushatën shumë të sukseshme “ALBtelecom të Do” që kompania çeli gjatë muajve të verës. Fushata që mbushi rrugët e shumë qyteteve me “puthje” e dhurata ishte mënyra origjinale e ALBtelecom për të falenderuar të gjithë abonentët e tij anekënd Shqipërisë, si edhe për të ndryshuar jetën e dyve prej tyre: fituesit të Makinës Super Porsche e atij të Super Apartamentit, të cilët natën e 27 shtatorit, në sytë e qindra njerëzve morën çelësat e dy dhuratave të çmuara të fituara vetëm me një rimbushje të numrit të tyre Eagle. ALBtelecom prej shumë kohësh tashmë kujdeset për të qenë gjithmonë pranë abonetëve të tij me cilësinë e lartë të shërbimeve, me produktet e ofertat më të mira, me risitë e tij teknologjike e sigurisht edhe me organizimet e panumërta që shënojnë një epokë të re për këtë lider të telekomunikacionit në Shqipëri; ku fokusi është dhe mbetet abonenti. Dhe ashtu siç shprehet Drejtoresha e Marketingut të kompanisë, Znj. Floreta Zhulali: “Ky është vetëm fillimi i një vazhdimësie surprizash e risish që ALBtelecom dhuron për të gjithë abonentët e tij...” …sepse ALBtelecom ju do!
99
100