Voyage en Albanie

Page 1



































kalaja e petreles











NDROQ



Fragment nga afresku ne kishen e Lsboves se kryqit , rrethi i Gjirokastres. Fragmenti pareqet portretin e Krishtit dhe eshte pjese e skenes Deissis ( lutja ) , ku ne krah te djathte ndodhet Gjon Pagezori , ne te majten Shen Meria .Piktura doli ne drite pas shune dakadash nga clirimi i shtreses se gelqeres nga punonjesit e departamentit te artit ne Institutin e monumenteve te kultures . Duke u nisur nga stilistika qe na ofron piktura , mendoj se i takon shek. Xl




Ikone . "Kryeengjelli Mihali " Ikona eshte realizuar nga piktore anonim te shekullit 14 qe perkon me kohe me te ndriturte lulezimit te artit te mbreterimit te Paleologeve . Prejardhja e saj eshte nga zona e Korces.ikona ka dimensione 177.5 x 45 cm . Ndodhet e ekspozuar ne Muzeun e Artit mesjetar Korce


Fragment nga figura e Shen Merise, marre nga baldakini i i ikonostasit te kishes se Ungjillizimit ne kalane e Beratit , pikturuar nga Onufri. Tani ndodhet e ekspozuar ne Muzeun " ONUFRI " ne Berat.


Jo pa qellim une i kam vendosur prane njera tjetres dy nga kryeveprat e mjeshtrave te medhenj, ONUFRI me skenen " Shen Meria me Krishtinte pikturuar rreth viteve1525 dhe te LEONARDO DA VINCIT me skenen Madona Litta , pikturuar me1490. Dikur nje kolegu im ne nje panel televiziv tha : ... ."..Ate qe nuk arriti Onufri , e arriti Leonardo da vinci .." Por me pas une i thash ," ...ate qe nuk arriti Leonardo e arriti Onufri. Mendoj se te dy veprat jane pa asnje dyshim te nje niveli te larte .Qe te dyja jane realizuar pothuajse ne nje kohe , por me nje filozofi te ndryshme , koncept estetik te ndryshem


Fragment i ikones " Krishti i gjithepushtetshem " i atribohet dores se magjishme te ONUFRIT .Origjina e prejardhjes se saje eshte nga qyteza e Gllavinices pastaj u be pjese integrale e kishes " Shen Triadha " ne kalane e Beratit . Sot ndodhet ne Muzeun mesjetar te Korces.


Dyert e bukura Onufri ( muzeu Korce) Shek.XVI


Ikona "" Fjetja e Shen Merise " Eshte e realizuar nga ikonografi i shekullit 16 _17 Onufer Qiprioti l cili ka kryer kfijimtarine e tije kryesisht ne Berat dhe Rrethinat e Gjirokastres . Eshte e dimensioneve te medhe te cilat srrijne 184 x 62 cm. Kryevepra ne fjale u gjet ne kishen e Shen Merise te fshatit Saraqinisht , te rrethit te Gjirokastres e cila luante funksionin e deres dhe e vendosur ne menyre barbare nga sherbyesit e kishes ne nje gjendje teper skandaloze dhe teper e nxire ku ne nuk dallonim asgje. Me pas ikona ju nenshtrua restaurimit te mirfillte nga punonjesit e Ateljes se restaurimit te rrethit te Gjirokastres z. Mantho Bozhori dhe nen kujdesin e Institutit te Monumenteve te Kultures . Vepra ndodhet e ekspozuar ne Pavionin e ikonave ne Muzeun Historik Kombetar.


" Kryeengjelli Mihaili " Ikona i atribohet shkolles se Ohrit dhe e pikturuar nga anonim qe i perket dinastise Paleologeve te cilet mbreteruan ne shekullin e 14. Vepra vjen nga kisha e Shen Merise ne fshatin Mborje te rrethit te Korces. Disa studjues te huaj apo kritike te artit e kane quajtur "Monaliza Shqiptare " . Kjo veper ben pjese ne fondin e Muzeut Mesjetar te Korces


Detal ( nga figura e Gabrielit )


Ikone ."Dyert mbreterore " te gjendura ne shpellen e Bllashtojes ne Prespe, rethi i Korces.eshte e te njejtit stil me ate te piktures murale te kishes se " Shen Merise " ne fshatin Mborje e pikturuar nga piktore anonim me 1369.ikona ne fjale peraqet skenen e lajmerimit , kur engjelli Gabriel lajmeron Shen merine duke i thene qe eshte shhtatzene. Vepra eshte fond i Muzeut mesjetar ne Korce.

































Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.