Reclaiming Democracy (Albanian: Demokraci e Restauruar, 2013)

Page 1


Demokraci e Restauruar



Joerg Forbrig dhe Pavol Demesh, Editorë

DEMOKRACI E RESTAURUAR Shoqëria civile dhe ndryshimet në elektorale Europën Qendrore e Lindore

Përktheu nga anglishtja, Virgjil Muçi


Copyright © 2007 by The German Marshall Fund of the United States and Individual Authors

The opinions expressed in this book are those of individual authors and do not necessarily represent the views of the authors’ affiliation.

Published by The German Marshall Fund of the United States 1744 R St. N.W. Washington, DC 20009

All Rights Reserved

Cataloging-in-Publication Data

Forbrig, Joerg, and Pavol Demeš (eds.) Reclaiming Democracy. Civil Society and Electoral Change in Central and Eastern Europe p.  cm. ISBN 978 – 80 – 969639 – 0 – 4 (paperback)

Printed in the Slovak Republic


Pasqyra e lëndës Parathënia Vaclav Havel

7

Hyrje Joerg Forbrig dhe Pavol Demesh

9

Pjesa I: Raste OK’98: Fushata e OJQ-ve sllovake për zgjedhje të lira e të ndershme Martin Bútora

23

GLAS 99: SHOQËRIA CIVILE SHTRON RRUGËN PËR KROACINË PAS TUXHMAN Sharon Fisher and Biljana Bijelić

57

Izlaz 2000: Dalje në demokraci në Serbi Jelica Minić and Miljenko Dereta

85

Mjaft! Kmara dhe Revolucioni i Trëndafiltë në Gjeorgji Giorgi Kandelaki and Giorgi Meladze

107

Ka trokitur ora! Pora dhe Revolucioni Portokalli në Ukrainë Vladyslav Kaskiv, Iryna Chupryna, Yevhen Zolotariov

135

Pjesa II: Krahasime Autoritarizma të ndryshëm, modele të spikatur të ndryshimeve elektorale Vitali Silitski

165

Aksioni qytetar dhe zhvendosja e pushtetit demokratik: Rreth strategjive dhe burimeve Pavol Demeš and Joerg Forbrig

187

Të rinjtë dhe revolucionet elektorale të periudhës paskomuniste: A mund t’i besohet dikujt që është mbi të 30-at? Valerie J. Bunce and Sharon L. Wolchik

205

Ekonomia dhe ndryshimet demokratike: Hallka e munguar? Robin Shepherd

221

Perspektiva krahasuese rreth valës së katërt të demokracisë Taras Kuzio

233

Ku herën tjetër apo çfarë më pas? Ivan Krastev

253

Rreth autorëve

265

Bibliografi e përzgjedhur

271

5


6


PARATHËNIE Václav Havel Ndryshimet sociale epokale që ndodhën në Europën Qendrore e Lindore përgjatë viteve 1980 dhe 1990 u hapën udhë dhe bënë të mundur që miliona qytetarë europianë të shkonin një jetë dinjitoze në liri e demokraci pas dekadash të kaluara nën komunizëm. Zgjedhjet e lira, të drejtat e njeriut, liritë qytetare, shteti ligjor si dhe shndërrimet ekonomike e një politikë e jashtme e pavarur, zunë kryet e vendit në programet e qeverive demokratike të porsaformuara. E megjithatë, ndërkohë që vendosja formale e demokracisë ishte thjesht çështje ditësh, javësh ose, shumë-shumë, muajsh, demokracia e vërtetë nuk shfaqet dhe aq kollaj. Në të vërtetë, bëhet fjalë për një proces në vazhdim, i cili nuk ka përfunduar edhe sot e gjithë ditën. Brezat e rinj, ata që nuk e njohën barrën e përvojës së jetës së shkuar nën totalitarizëm, sapo kanë nisur të hedhin hapat e parë të burrërisë. Doradorës ata po zënë postet që u takojnë në proceset vendimmarrëse në vendet e tyre. Gjendja në vendet që dolën nga diktatura komuniste, si dhe problemet dhe pengesat që hasin në rrugë e sipër drejt demokracisë, quhet paskomunizëm. Duke qenë se u nacionalizua me forcë dhe në rrethana dramatike fill pas Luftës së Dytë Botërore, prona private nuk u lejua për dhjetëvjeçarë me radhë nën sundimin komunist. Po kështu ofiqet publike u njiheshin dhe lejoheshin vetëm atyre që qenë të lidhur ideologjikisht me regjimin. Kësodore, mbasi disa breza me radhë kishin përpunuar e zhvilluar ndjenjën e përgjegjësisë për pronën private dhe respektimin e shtetit ligjor, regjimi komunist ia doli mbanë të bëjë pluhur e hi gjithë këtë trashëgimi të krijuar prej klasës së vjetër politike dhe ajo e sipërmarrësve. Për qeveritë demokratike që u formuan rishtazi pas vitit 1989, rimëkëmbja e shtetit që kishte në themel shtetin e së drejtës, si dhe vënia në jetë e një procesi transformues ekonomik të bazuar mbi privatizimet, ishin thjesht e shkoqur masa standarde, të cilat, gjithsesi, qenë detyra mjaft të komplikuara. Rishpërndarja masive e pronës nga njëra anë ndreqi disa prej ekseseve të krijuara në të shkuarën, por, nga ana tjetër, shtinë në ngasje dhe ngjallën mundësi për një shumëllojshmëri aventurierësh në fushën e ekonomisë. Ndërkohë që qeveritë e reja përpiqeshin të mundësonin funksionimin e parimeve themelore kushtetuese dhe integrimin e vendeve të tyre në bashkësinë ndërkombëtare, nomenklatura e vjetër shtinte në punë përvojën, burimet dhe kontaktet për të nxjerrë përfitime. Me një shpejtësi të mahnitshme ajo iu përshtat kushteve të reja, duke zënë vende kyçe në politikë e në ekonomi, në drejtësi e në strukturat e zbatimit të ligjit, por edhe në media, ndërkohë që ruajti të paprekur lidhjet që kishte pasë trashëguar nga e kaluara. Trusnia e fortë sociale për të kryer ndryshme pa humbur kohë bëri që legjislacioni të hartohej e të miratohej pa pasur 7


Preface

kohën e duhur për ta vënë në provë. Për rrjedhojë shndërrimet ekonomike shpesh u kryen në rrethana ligjore të paqarta dhe larg të qenit të përkryera. Me atë emfazën e vet të ekzagjeruar rreth pushtetit ekonomik, politikës, zbatimit të ligjit, drejtësisë dhe medias, periudha që lidhet me paskomunizmin mund të këqyret, deri në një farë mase, si një jehonë e epokës së komunizmit. Shpesh herë ka ndodhur që mafiet e porsakrijuara u kanë zënë vendin autoriteteve të vjetra komuniste, duke valëvitur flamuj e slogane nacionaliste. Durimi i njerëzve ka qenë i jashtëzakonshëm, por edhe ai ka caqet e veta. Për fat të mirë etosi i revolucioneve antikomuniste të viteve 1989 e 1990, vetorganizimi i natyrshëm i shoqërisë civile dhe konteksti ndërkombëtar e bënë të pamundur një kthim për kah totalitarizmi. Herët ose vonë situata në një sërë vendesh që kishin dalë nga komunizmi shpuri në protesta qytetare kundër abuzimeve të reja të pushtetit. Por këto zhvillime ndoqën rrugë e kahe të ndryshme nga njëri vend në tjetrin, ndaj dhe nuk mund të vihet shenja e barazimit mes asaj që ndodhi në Sllovaki, me ato që ndodhën Serbi ose në Gjeorgji. Më vjen mirë që ky libër i kushtohet rolit të luajtur prej shoqërisë civile në protestat kundër regjimeve paskomuniste. Për mendimin tim fakti që këtyre revolucioneve nuk u është kushtuar vëmendja e duhur, por shpesh u eklipsuan prej atyre që u paraprinë në vitet 1989 dhe 1990 është thjesht një padrejtësi.

Washington, January 2007

8


HYRJE Joerg Forbrig dhe Pavol Demeš Sllovaki, shtator 1998: Zgjedhjet parlamentare shohin që koalicioni qeverisës i kryeministrit Vladimir Meçiar, i kritikuar si brenda ashtu edhe jashtë vendit për shkak të hapave pas në demokraci dhe politikave të tij izolacioniste, sfidohet nga një aleancë partish opozitare që u mëshojnë aspiratave të tyre demokratike dhe evropiane. Fushata politike tejet energjike dhe e polarizuar e partive, shoqërohet nga një përpjekje në masë të gjerë e grupeve të shoqërisë civile për t’i pajisur votuesit me informacionin e duhur rreth zgjedhjeve, për t’i inkurajuar që të marrin pjesë në procesin zgjedhor, si dhe për ta monitoruar procesin në të gjitha fazat e tij. Gara që vijoi qe mjaft e ngushtë. Me një pjesëmarrje prej 84 përqind në votime dhe një garë elektorale që u gjykua e ndershme nga bashkësia ndërkombëtare, qeveria populistenacionaliste e Meçiarit i humbi zgjedhjet dhe ia la vendin një qeverie koalicioni të forcave demokratike të kryesuar nga kryeministri Mikulash Xhurinda. Kroaci, janar 2000: Zhvillohen zgjedhjet parlamentare, duke larguar nga pushteti Unionin Demokratik të Kroacisë të ish-Presidentit Franjo Tuxhman, i vdekur parapak kohësh, politikat nacionaliste dhe gjysmautoritare të të cilit kishin sunduar në vend qysh nga shpallja e pavarësisë më 1990. Pjesë e një koalicioni qytetar për zgjedhje të lira e të ndershme, organizatat jo qeveritare iu drejtohen votuesve për ndryshime demokratike, iu ofrojnë informacion që ka të bëjë me zgjedhjet, si dhe i motivojnë qytetarët të dalin e të votojnë en masse. Ditën e zgjedhjeve iu drejtuan kutive të votimit 75 përqind e votuesve. Paralelisht edhe partitë e opozitës demokratike, të ndara e të përçara prej kohësh, bashkohen e formojnë dy koalicione çka shpije në fitoren në zgjedhje, duke formuar një qeveri të kryesuar nga kryeministri Ivica Raçan. Serbi, shtator 2000: Nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme presidenciale, nacionalisti me dorë të hekurt Slobodan Milosheviç rreket të zgjasë sundimin e vet, por sfidohet nga kandidati i Opozitës Demokratike të sapobashkuar të Serbisë, Vojisllav Koshtunica, i cili e mposht. Një koalicion i gjerë i shoqërisë civile i pajis votuesit me informacion, iu bën thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje dhe bën të mundur monitorimin e zgjedhjeve, ndërkohë që një lëvizje e qëndresës rinore bën fushatë kundër Milosheviçit e prag-diktaturës së tij dhe kërkon me forcë kryerjen e ndryshimeve demokratike në vend. Mbasi zgjedhjet manipulohen sheshit në favor të Milosheviçit, në vend shpërthejnë protesta dhe qindra e mijëra demonstrues dalin nëpër rrugë, praktikisht duke e shtrënguar Milosheviçin të jap dorëheqjen dhe duke

9


Hyrje

i hapur rrugën ardhjes në pushtet të opozitës demokratike të kryesuar nga Presidenti Koshtunica, rezultat ky që do të konfirmohej dy muaj më pas përmes një fitoreje të bujshme në zgjedhjet parlamentare. Gjeorgji, nëntor 2003: Blloku “Për një Gjeorgji të Re” i presidentit Eduard Shevarnaxe, pushteti dhjetëvjeçar i të cilit ka bërë që Gjeorgjia të kapërthehet nga një valë krizash politike, sociale dhe ekonomike, shpallet fitimtar në zgjedhjet parlamentare. Dyshimet për një vjedhje masive të votave janë të shumta, çka mbështetet edhe nga vëzhgues të pavarur të zgjedhjeve. Në ditët në vijim partitë politike në opozitë, shoqëria civile dhe grupet e të rinjve dalin në rrugë dhe ndërmarrin protesta të fuqishme, të cilat e mbërrijnë kulmin e tyre kur protestuesit paqësorë shpërthejnë dhe hynë në sallën e parlamentit, ditën e hapjes së legjislaturës së re. Si rrjedhojë e asaj lëvizjeje që shumë shpejt do të njihej me emrin Revolucioni i Trëndafiltë, Shevardnadze dha dorëheqjen dhe në vend zhvillohen zgjedhje të reja, parlamentare dhe presidenciale. Opozita demokratike e udhëhequr nga Mikhail Sakashvili fiton rëndshëm dhe Sakashvili shpallet president i vendit. Ukrainë, nëntor 2004: Zhvillohen zgjedhjet parlamentare për të përcaktuar pasardhësin e Leonid Kuçmas. Përgjatë presidencës së Kuçmas demokracia në Ukrainë ka bërë hapa pas. Pasardhësi i paracaktuar i Kuçmas, Viktor Janukoviç, sfidohet prej Viktor Jushçenkos, kandidatit të përbashkët të opozitës demokratike të bashkuar. Për të bërë të mundur që procesi zgjedhor të jetë sa më demokratik, organizatat e shoqërisë civile ndërmarrin një sërë fushatash për të informuar njerëzit, për të nxitur një pjesëmarrje sa më të gjerë në zgjedhje, si dhe për të vëzhguar procesin zgjedhor, ndërkohë që të rinjtë kërkojnë hapur ndryshime demokratike në vend. Rezultati zyrtar e nxjerr dukshëm përpara Janukoviçin, por kjo gjë kundërshtohet nga vëzhguesit e zgjedhjeve, të cilët sigurojnë dëshmi për manipulime në masë të kutive të votimit. Opozita demokratike dhe organizatat e shoqërisë civile i përgjigjen vjedhjes me protesta një mujore që nxjerrin në rrugët e Kievit qindra e mijëra njerëz. E gjendur nën trusninë e ushtruar prej Revolucionit Portokalli, Gjykata e Lartë urdhëron përsëritjen e zgjedhjeve. President i ri i vendit zgjidhet Viktor Jushçenko.

Restaurimi i demokracisë përmes zgjedhjeve Sekuenca e ngjarjeve që shpërtheu anë e mbanë Europës Qendrore dhe Lindore përgjatë viteve të fundit është vërtet një arritje e shënuar. Ato çka fillimisht u dukën sikur nuk qenë gjë tjetër veçse incidente të veçantë ripërshtatjesh të demokracisë në Sllovaki e në Kroaci, në vende krejt të ndryshëm nga njëri-tjetri si Serbia, Gjeorgjia dhe Ukraina u shndërruan në një sërë transformimesh politike spektakolare. Një model i ri, që do të ndërronte ngjyrë sipas vendit, erdh’ e u shfaq, ai i të ashtuquajturve “revolucione me ngjyrë”, “tranzicionit nga paskomunizmi” ose “zhvillime të vrullshme elektorale”. Madje disa vëzhgues shkuan edhe më tej dhe i përkufizuan këto zhvillime 10


Joerg Forbrig dhe Pavol Demeš

si “vala e katërt e demokracisë”1 . Puna është se, ndërkohë që vëzhguesit mund të ndryshojnë prej sho-shoqit lidhur me terminologjinë që përdorin, përsa i përket detajeve të analizës së kryer prej tyre, si dhe në vlerësimin e përgjithshëm të ngjarjeve, ata bien në një mendje për një numër karakteristikash të përbashkëta që kanë të bëjnë me ndryshimet e fundit demokratike dhe gjendjen e vendeve ku kanë ngjarë. Së pari, dhe ç’është më e rëndësishmja, të gjitha këto vende ndërmorën reforma fillestare demokratike në krye të viteve 1990. Me rënien e komunizmit në to u krijuan institucionet themelore të demokracisë dhe u zhvilluan zgjedhje konkurruese. U hartuan kushtetutat e reja, në të cilat vihej theksi mbi të drejtat themelore të njeriut dhe liritë politike, si dhe u hodhën hapat e parë drejt shtetit ligjor dhe një gjyqësori të pavarur. U shfaqën partitë politike, të cilat sakaq sollën pluralizmin social dhe pikëpamje të ndryshme, po ashtu siç u zhvilluan me të shpejtë strukturat e shoqërisë civile dhe media e pavarur. U futën parimet e tregut, ndërsa privatizimi nisi ta shndërrojë ekonominë. Kësisoj, duke hyrë në udhën e shndërrimeve të shumta politike, ekonomike dhe sociale, shpresat qenë të shumta se Sllovakia, Kroacia, Serbia, Gjeorgjia e Ukraina, tok me fqinjët e tyre të Europës Qendrore dhe Lindore, do të shëmbëllenin me demokracitë liberale të Perëndimit, si dhe do të integroheshin, pa humbur kohë, me strukturat evropiane dhe ndërkombëtare. E megjithatë këto pritshmëri shpejt u tronditën keqazi. Në ish-Jugosllavi shpërtheu lufta, çka i shkërmoqi shpresat demokratike. Në Sllovaki, Gjeorgji e në Ukrainë reformat ngecën në vend, ndërsa brenda pak vitesh rruga drejt demokracisë bëri hapa pas. Edhe pse ishin ngjitur në pushtet përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme, qeveritë e Meçiarit, Tuxhmanit, Milosheviçit, Shevardnadzes dhe Kuçmas nisën të shpërfillin parimet demokratike, si dhe të manipulojnë institucionet e brishta vetëm e vetëm për të konsoliduar pushtetin. Me kalimin e kohës trusnia e ushtruar prej ekzekutivit u zgjerua sistematikisht për të prekur çdo sferë që mundësonte e siguronte verifikimin dhe drejtpeshimin demokratik, duke nisur nga kundërshtarët politikë, partitë e institucionet, për të mbërritur te media e pavarur dhe organizatat e shoqërisë civile. Të gjitha mjetet e burimet shtetërore, nga ndryshimet ligjore, procedurat administrative dhe aparatet e sigurisë u vunë në punë për t’i kyçur gojën disidencës, ndërkohë që praktikat korruptive të privatizimit shërbyen për të përforcuar status quo-në ekonomike në favor të elitave sunduese. Në harkun kohor të fare pak viteve demokracia ishte shndërruar në një façade, një vello për ato regjime politikë natyra e të cilëve po bëhej gjithnjë e më autoritare. Ndonëse kredencialet e tyre demokratike ishin mëse të dyshimta, udhëheqësit e këtyre pesë vendeve ende e ndjenin të nevojshme të përligjnin dhe të legjitimonin aksionet e veta në sytë e publikut. Për t’ia mbërritur këtij synimi një mekanizëm ishte 1  Shih, ndër të tjera, Michael McFaul, “Transitions from Postcommunism”, Journal of Democracy, vol. 16, nr. 3 (Korrik 2005), f. 5-19.; dhe “The Fourth Wave of Democracy and Dictatorship: Compromise and Noncooperative Transitions in the Postcommunist Ëorld”, Ëorld Politics, vol. 54, nr. 2 (Janar 2002), f. 212-244.

11


Hyrje

retorika e ngjeshur nacionaliste, e cila sillte si argument se vendet e tyre që sapo e kishin fituar pavarësinë, kishin nevojë të konsolidoheshin e të mbroheshin nga rreziqet që u kanoseshin si nga brenda ashtu edhe nga jashtë, ndaj në vend të politikave të hallakatura demokratike, atyre u lypsej më fort një pushtet qendror i fuqishëm. Ky arsyetim rezononte me shumë, teksa të gjitha këto vende sapo kishin dalë nga një Çekosllovaki, Jugosllavi ose Bashkim Sovjetik i madh dhe multietnik, si dhe ofronte një themel social të konsiderueshëm për politika jo demokratike në të pesë vendet në fjalë, edhe pse ajo çka mund të pritej të dobësohej me kalimin e kohës, si shtetësia, ishte diçka që vihej gjithnjë e më pak në pikëpyetje. Në të pesë këto vende zgjedhjet zhvilloheshin rregullisht në mënyrë që, kësisoj, të përftohej legjitimiteti i brendshëm si dhe të ruhej njohja ndërkombëtare nga jashtë, çka konfirmonte rregullisht mbështetjen e bazës nga brenda shoqërisë për qasjen kundrejt “udhëheqjes me dorë të fortë”. Por në qoftë se Meçiar, Milosheviç, Tuxhman dhe Shevardnadze fillimisht u ngjitën në pushtet falë zgjedhjeve të lira e të ndershme, më pas ata nisën të ndjehen gjithnjë e më të pasigurt lidhur me përkrahjen që duhej të përftonin prej shoqërisë, ndaj dhe filluan t’i manipulonin proceset zgjedhore, duke mbuluar në mënyrë të njëanshme informacionin në mediat e kontrolluara prej qeverisë, ndryshuan kodet zgjedhore për të mënjanuar opozitën politike dhe, në fund fare, mashtruan ditën me diell ditën e zgjedhjeve. E megjithatë, pavarësisht nga orvatjet agresive dhe që s’kishin cak për të shtënë nën kontroll pushtetin, udhëheqësit politikë të këtyre pesë vendeve nuk ia dolën kurrë mbanë që të nënshtronin krejtësisht shoqëritë në vendet e tyre. Një sërë fushash mbetën jashtë kontrollit të shtetit, duke u shndërruar kështu në “ishuj të rëndësishëm të demokracisë”. Këtu hyn edhe opozita politike, e cila, edhe pse shpesh ishte e përçarë, do të qe kurdoherë e pranishme dhe e dukshme si në politikën kombëtare ashtu edhe atë lokale. Elementë të një medie të pavarur, ndonëse zakonisht komerciale, do të ekzistonin gjithmonë, qoftë pjesërisht, për t’iu kundërvënë propagandës së gazetave apo medias elektronike të kontrolluara nga shteti. Një pjesë e bashkësisë së biznesit zuri ta shohë korrupsionin dhe klientelizmin në rritje si një pengesë dhe qenë të gatshme për të venë burimet e tyre në shërbim të ndryshimeve politike. Grupet e shoqërisë civile nisën ta ngrenë përherë e më shumë zërin lidhur me deficitet demokratike që viheshin re në vendet e tyre. Segmente të caktuara të shoqërisë, në mënyrë të veçantë të rinjtë, dhe ndër ta qytetarët e të shkolluarit, filluan të mbajnë qëndrime gjithnjë e më kritike lidhur me situatën sociale në vendet e tyre, por edhe për politikat e brendshme dhe izolimin ndërkombëtar. Në të pesë vendet tundimi i qeverive në detyrë për t’u kapur fort pas pushtetit, nevoja për legjitimitet dhe mbijetesa e xhepave demokratikë në gjirin e shoqërive të tyre, ushtronin trusni të kryqëzuara që rezultuan në politika që fare mirë mund të karakterizohen si autoritare ashtu edhe demokratike. Analistët i kanë përshkruar këto regjime në mënyra të ndryshme: herë si “gjysmë autokratike” ose “neoautoritare”, 12


Joerg Forbrig dhe Pavol Demeš

herë si “joliberale” dhe demokraci të “rreme”2 . Puna është se kjo natyrë hibride kapsulonte dobësinë qendrore të këtyre regjimeve, duke qenë se demokracia dhe autoritarizmi në thelb janë krejtësisht të papajtueshëm me njëri-tjetrin. Hibriditeti i këtyre regjimeve eventualisht shpuri në rënien e tyre me anë të votës, pra, nëpërmjet mjetit më demokratik që mund të bëhet. Ajo çka pasoinë çdonjërin prej këtyre pesë vendeve pati një sekuencë mjaft të ngjashme në rrjedhjen e ngjarjeve. Një qeveri gjysmë autokratike përgatitej për zgjedhjet në mënyrë që të ripërtërinte legjitimitetin, ndërkohë që sfida e saj ishte rënia e përkrahjes nga populli dhe një opozitë e bashkuar, e cila, me sukses, i kishte portretizuar zgjedhjet si referendum lidhur me status quo-në kryesore në vend. Me anë të medias së pavarur, si dhe të mbështetur nga veprimtaritë e shoqërisë civile që rrihnin të informonin dhe të mobilizonin votuesit, kjo zgjidhje fondamentale i drejtohej publikut në përgjithësi, çka rezultoi në një pjesëmarrje mbi mesataren në votime, veçanërisht në radhët e atyre që tradicionalisht e ndryshojnë dorën në votime, siç janë të rinjtë, popullsia urbane dhe të shkolluarit. Masat mbrojtëse nga ana e qeverisë për t’i manipuluar zgjedhjet në favor të saj do të kufizoheshin si nga prania e vëzhguesve të pavarur të zgjedhjeve, siç ndodhi në Sllovaki e në Kroaci, ose shpallja hapur e votës, çka ndodhi nëpër rrugë en masse në shenjë proteste për mashtrimet në procesin zgjedhor, siç u veprua në Serbi, Gjeorgji e në Ukrainë. Tekefundit sfiduesit në emër të demokracisë ngadhënjyen mbi pushtetarët gjysmëautoritarë dhe erdhën në pushtet. Sidoqoftë në mënyrë që ky skenar të realizohej me sukses dhe regjimet hibride të hynin në shtegun e zhvillimeve demokratike, siç u dëshmua në pesë vendet e përmendura, nevojitej të qenë të pranishme një sërë kushtesh. Më të rëndësishmet ndër to janë: një udhëheqës dhe një qeveri jopopullore, një opozitë e bashkuar, vëzhgim i pavarur i zgjedhjeve dhe, të paktën, disa media të pavarura e burime informacioni objektiv dhe një potencial për mobilizim të masave. Po kështu u vunë re edhe një sërë faktorësh të tjerë, si një çarje në strukturat e forcave të sigurisë, pasja në dispozicion e e burimeve lokale si dhe e përkrahjes nga jashtë, si dhe trusnia e ushtruar prej faktorit ndërkombëtar, por edhe nxitja e ofruar prej tij3 .

Kontributet për këtë libër Një faktor i rëndësishëm që ushtroi ndikimin e vet në konstelacionin e ndryshimeve u bë edhe shoqëria civile. Organizatat jo qeveritare, fondacionet, grupet e të rinjve 2  Analiza dhe karakterizime në këtë hulli janë hedhur e propozuar, ndër të tjerë, nga Fareed Zakaria, “The Rise of Illiberal Democracy”, Foreign Affairs, vol. 76, nr. 6 (nëntor-dhjetor 1997), f. 2243; dhe Lucan A. Way, “The Sources and Dynamics of Competitive Authoritarianism in Ukraine”, Journal of Communist Studies and Transition Politics, vol. 20, nr. 1 (mars 2004), f. 143-161 3  Shih Valerie J. Bunce dhe Sharon L. Wolchik, “Favorable Conditions and Electoral Revolutions”, Journal of Democracy, vol. 17, nr. 4 (tetor 2006), f. 5-18.; Michel McFaul, “Transitions from Postcommunism”, Journal of Democracy, vol. 16, nr. 3 (korrik 2005), f. 5-19.

13


Hyrje

dhe një numër i madh iniciativash të tjera qytetare që u angazhuan në projektet dhe fushatat paraelektorale, dhanë një ndihmesë të shquar në restaurimin e demokracisë në vendet e tyre nëpërmjet monitorimit të zgjedhjeve, pajisjes së qytetarëve me informacion nga burime të pavarura, organizimin e veprimtarive të lidhura me votën ose edhe mobilizimin e qytetarëve për të protestuar kundër zgjedhjeve të manipuluara. Ndaj dhe për këtë arsye, ky libër i kushton një vëmendje më të madhe, si dhe analizat e veta rolit të shoqërisë civile në kryerjen e ndryshimeve demokratike përgjatë viteve të fundit në vende si Sllovakia, Kroacia, Serbia, Gjeorgjia dhe Ukraina. Pjesa e parë e këtij libri ofron një panoramë të detajuar të përpjekjeve të kryera prej shoqërisë civile në fushatat parazgjedhore dhe lëvizjet e tjera qytetare që shpërthyen në pesë vendet e lartpërmendura. Në të përmblidhen raste specifike nga të pestë vendet, falë kontributeve të dhëna prej aktivistëve të dorës së parë, të cilët kanë pasë qenë edhe vetë të angazhuar drejtpërdrejt në projektet qytetare që përshkruhen këtu, ndaj dhe janë në gjendje të ofrojnë e të ndajnë me ne dijet e tyre të patjetërsueshme dhe unike të zhvillimeve, qasjeve dhe efekteve të veprimtarive të kryera prej shoqërisë civile si para ashtu edhe gjatë proceseve zgjedhore kritike. Këto përshkrime nga brenda e vënë theksin më fort mbi autenticitetin sesa mbi një analizë me karakter akademik, ndaj dhe në fokusimin e tyre mbi grupe dhe fushata specifike, lypsen parë si përfaqësues të një spektri të gjerë të veprimtarive të shoqërisë civile që ndihmuan për të realizuar ndryshime e duhura demokratike në vendet përkatëse. Rastet specifike hapen nga Martin Butora, i cili merr e analizon Fushatën Qytetare OK ’98 që u zhvillua në Sllovaki. Si përgjigje ndaj neoautoritarizmit në rritje të qeverive të kryesuara prej Vladimir Meçiarit, dhe paralelisht me formimin e koalicionit nga ana e opozitës demokratike, organizatat e shoqërisë civile i bashkuan forcat dhe ndërmorën një fushatë jo partiake në suazë të zgjedhjeve parlamentare të vitit 1998. Si një aksion i konceptuar në mbarë vendin, duke u fokusuar në informimin e qytetarëve lidhur me zgjedhjet, duke u dhënë atyre zemër të dalin e të marrin pjesë në zgjedhje, si dhe duke mbikëqyrur si qytetarë procesin zgjedhor në të gjitha hallkat e tij, ky projekt jo vetëm që dha ndihmesën e vet për rikthimin e demokracisë në Sllovaki, por, nga ana tjetër, u shndërrua në një paradigmë të rëndësishme që shumë shpejt do të ndiqej prej aktivistëve civilë edhe në një sërë vendesh të tjera postkomuniste.

14

Të parët që përfituan nga përvoja sllovake ishin grupet e shoqërisë civile në Kroaci, siç na jepet në mënyrë të detajuar nga Sharon Fisher dhe Biljana Bijeliç në kapitullin e tyre rreth fushatës së GLAS 99. Pakënaqësitë politike dhe sociale me presidentin Tuxhman ishin rritur në një shkallë të atillë aq sa ndryshimet demokratike ngjanin të mundshme përmes zgjedhjeve parlamentare në janar të vitit 2000. Në qoftë se ndryshimet arritën të viheshin në jetë, kjo ndodhi edhe falë rolit të fuqishëm të luajtur prej shoqërisë civile në ndryshimin e ligjërimit publik, si dhe në ndërmarrjen e një fushate informative lidhur me zgjedhjet dhe përpjekjeve për mobilizim, të cilat u fokusuan në një numër të vogël grupesh të caktuara, ku hynin votuesit e rinj, gratë dhe pensionistët. Duke vepruar kësisoj GLAS 99 ndihmoi për të mposhtur kulturën


Joerg Forbrig dhe Pavol Demeš

e frikës që mbyllte gojët e njerëzve dhe shuante zërat që flisnin kundër padrejtësive politike e sociale që ndodhnin në Kroaci prej regjimit gjysmë autokratik. Siç na bëjnë me dije Jelica Miniç dhe Miljenko Dereta në kapitullin e tyre, zhvillimet e ndodhura në Sllovaki dhe në Kroaci, si dhe roli i fushatës qytetare për të ushtruar trusni në zhvillimin e zgjedhjeve demokratike, frymëzuan ndërmarrjen e përpjekjeve të ngjashme nga ana e shoqërisë civile në Serbi. Në Serbi fushata e quajtur IZLAZ 2000 (Dalja 2000) i prezantoi zgjedhjet presidenciale të shtatorit të vitit 2000 si një dalje të mundshme nga kriza e brendshme dhe izolimi ndërkombëtar, gjë që vendi e kishte përjetuar nën regjimin e Milosheviçit. Sidoqoftë, për shkak të natyrës së regjimit në fjalë, i mbërthyer me thonj e me dhëmbë pas pushtetit, në mënyrë që s’mund të krahasohet me udhëheqjen që kishte pasur Sllovakia dhe Kroacia, lypseshin forma të reja dhe suplementare të aksionit qytetar për të realizuar ndryshimet e duhura. Më i rëndësishmi ndër to kishte për të qenë lëvizja rinore OTPOR (Rezistencë), fushata më radikale anti-Milosheviç e së cilës ishte një element i rëndësishëm që i shtohej thirrjes më të moderuar dhe pozitive që bënte IZLAZ 2000. Të kryera së bashku, si nismat e mësipërme ashtu edhe një sërë të tjerash qytetare ia dolën mbanë dhe mobilizuan me qindra e mijëra qytetarë të Serbisë për të protestuar kundër mashtrimit të kryer faqe botës në zgjedhje, çka e shtrëngoi Milosheviçin të jepte dorëheqjen dhe t’i hapte udhë krijimit të një qeverie të zgjedhur demokratikisht. Modeli radikal i angazhimit qytetar në Serbi u riprodhua edhe nga shoqëria civile në Gjeorgji, veçanërisht prej grupit të të rinjve KMARA (Mjaft!), të cilët u frymëzuan nga OTPOR-i në Serbi. Giorgi Meladze dhe Giorgi Kandelaki na ilustrojnë se me sa efektivitet ky grup të rinjsh relativisht i vogël, duke bashkëpunuar me një grusht organizatash jo qeveritare, e sfiduan regjimin e Eduard Shevardnadzes. Ngandonjëherë të ashpër dhe ngandonjëherë shpotitës, por asnjëherë të dhunshëm në qëndresën e organizuar prej tyre, KMARA u hapi udhë protestave masive që pasuan në ditët në vijim pas zgjedhjeve të manipuluara të nëntorit 2003, çka rezultoi në ardhjen në fuqi të një qeverie të zgjedhur në rrugë demokratike. Me anë të Revolucionit të Trëndafiltë, siç e vënë në dukje autorët e këtij kapitulli, arriti të depërtojë me sukses në hapësirën post Sovjetike aksioni qytetar për të kryer ndryshime elektorale. Ukraina është rasti i fundit në vazhdën e analizave të kryera. Një prej forcave drejtuese në krye të Revolucionit Portokalli ishte, sipas Irina Çuprinës, Vladislav Kaskiv dhe Jevgjen Zolotariovit, Fushata Qytetare PORA (Është Koha!), e cila ndërmori një program informimi dhe mobilizimi para fushatës së zgjedhjeve presidenciale të vitit 2004, duke angazhuar një numër të madh grupesh vullnetare dhe të shoqërisë civile në krejt Ukrainën. Përveç shkallës së gjerë dhe vizibilitetit të arritur gjatë lëvizjes demokratike në Ukrainë, një tjetër aspekt interesant i PORA-s ka të bëjë me faktin se ajo diti të kombinojë dy format e fushatës qytetare të lidhur me zgjedhjet që u vunë re në vendet e tjera. Njëri prej krahëve të saj, PORA e verdhë, ndërmori një fushatë më të moderuar që synonte zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme nëpërmjet sigurimit të informacionit, daljes së njerëzve në votime dhe veprimtarive monitoruese,

15


Hyrje

siç kishin vepruar edhe OK ’98, GLAS 99 dhe IZLAZ 2000. Në të njëjtën kohë një tjetër krah i quajtur PORA e zezë parashtroi kërkesa të një karakteri më radikal dhe kërkoi haptazi largimin nga pushteti të qeverisë neo-autoritare të presidentit Kuçma, pak a shumë si OTPOR-i në Serbi dhe KMARA në Gjeorgji. Ajo çka rezulton nga gjithë këto raste specifike është një histori e mrekullueshme qytetarësh të angazhuar në mbrojtje të të drejtave të tyre demokratike, madje me një force të atillë aq sa shpesh ata që qenë në pushtet u ndjenë të befasuar. Ndërkohë që hasim një sërë paralelesh midis pesë rasteve të përmendura për të kryer ndryshimet, rastet specifike na shpalosin të gjitha ato nuanca që shpesh mbeten të fshehura pas kategorish më të gjera, siç janë revolucionet me ngjyrë të zbatuara gjatë ndryshimeve më të fundit demokratike në vende të Europës Lindore e Qendrore. Për t’i ndjekur hap pas hapi dhe në mënyrë më sistematike ndryshimet dhe ngjashmëritë, pjesa e dytë e këtij libri na ofron një sërë perspektivash krahasuese rreth zhvillimeve elektorale në pesë vendet e përmendura. Në të njëjtën kohë krahasimet e kësaj natyre na vijnë në ndihmë për ta vendosur komponentin e shoqërisë civile në një kontekst më të gjerë politik, social, ekonomik dhe ndërkombëtar, kësisoj, për të vlerësuar rëndësinë relative të një takëmi të gjerë faktorësh që kontribuuan në kryerjen e ndryshimeve demokratike në vendet postkomuniste. Në ndihmesën e vet Vitali Silitski na dëshmon se një faktor qendror për të përcaktuar shanset lidhur me mbarëvajtjen dhe rezultatet e pritshme nga ndryshimet elektorale ishte natyra gjysmautoritare e regjimit në fjalë. Shkalla e konsolidimit të pushtetit dhe e kontrollit të ushtruar mbi shoqërinë, ekzistenca ose mungesa e konkurrencës nga një lidership alternativ, si dhe përdorimi i identitetit politik, shpuri në skenarë mjaft të ndryshëm lidhur me ndryshimet elektorale, çka edhe mori trajtën e zgjedhjeve transformuese në Sllovaki e në Kroaci, ndërkohë që në Serbi, Gjeorgji dhe Ukrainë u shndërruan në revolucione elektorale. Ky faktor regjimi ka një peshë të posaçme në të ardhmen lidhur me ndryshimet e pritshme elektorale në Europën postkomuniste, çka ka ardhur duke rënë ndjeshëm gjatë viteve të fundit ngase regjimet gjysmautoritare që kanë mbetur ende në fuqi e kanë shtrënguar dhe sistematikisht i kanë ngushtuar hapësirat për ata pak aktorë të mbetur, të cilët, me gjasë, mund të bëhen mbartës të ndryshimeve demokratike në vendet e tyre.

16

Ky specificitet i vendeve të veçanta dhe regjimet e tyre të ndryshme jo demokratike shkon e lidhet ngushtë me strategjitë dhe burimet e shtëna në punë nga shoqëria civile në trusninë e ushtruar për ndryshime demokratike, ashtu siç e theksojnë Pavol Demesh dhe Joerg Forbrig në kapitullin e ardhshëm. Tashmë ekzistojnë një numër parimesh në shërbim të fushatave qytetare që ushtrojnë trusninë e tyre për ndryshime elektorale, duke përfshirë këtu veprimtarinë jopartiake dhe kundër dhunës, të cilat kanë qenë në thelb të një mbartjeje aktive të përvojës ndër ato vende që kanë kaluar përmes ndryshimesh të fuqishme elektorale. Nga ana tjetër nuk ka ndonjë recetë universale lidhur me përpjekjet e shoqërisë civile në favor të demokracisë, çka përbën një keqkuptim të përbashkët të mjaft njerëzve, pavarësisht nga synimi që nisen, i mirë


Joerg Forbrig dhe Pavol Demeš

ose i mbrapshtë. Ndërkohë që strategjitë dhe burimet lypset të maten me rrethanat tejet specifike të çdo vendi, çka, kërkon një shkallë të lartë fleksibiliteti dhe kreativiteti në radhët e atyre që i kanë venë vetes për qëllim dhe u dalin krah ndryshimeve demokratike. Një prej konstanteve të pakta në radhën e zhvillimeve elektorale ka qenë rëndësia kritike e të rinjve. Në kontributin e tyre, Valerie Bunce dhe Sharon Wolchik i përmbahen mendimit se të rinjtë luajtën një rol të spikatur qoftë se si subjekte, qoftë si objekte lidhur me ndryshimet më të fundit zgjedhore nga Sllovakia në Ukrainë, edhe pse roli i luajtur prej tyre ka ndryshuar si në formë ashtu edhe në përmbajtje nga njëri vend në tjetrin. Të rinjtë që votonin për të parën herë kanë qenë një rezervuar i rëndësishëm mbështetës për partitë demokratike, ashtu siç kanë qenë edhe të rinjtë vullnetarë të OJQ-ve dhe të fushatave qytetare, ndërkohë që kudo që janë zhvilluar protesta, të rinjtë kanë pasë qenë kurdoherë në ballë të mosbindjes civile. E megjithatë duhet thënë se, ndërkohë që në një periudhë afatshkurtër lëvizjet e ndërmarra prej të rinjve dhanë një ndihmesë të madhe për të realizuar ndryshimet e nevojshme demokratike me anë të zgjedhjeve, teksa të vendosura në një suazë kohore afatgjatë efektet nuk janë dhe aq të sigurt, duke qenë se një pjesë e madhe e të rinjve u tërhoqën në jetën private dhe u shkëputën nga angazhimet publike. Po kaq i paqartë ka qenë edhe ndikimi i ushtruar nga ekonomia në ndryshimet e arritura demokratike. Në kapitullin përkatës Robin Shepherd merret me vëzhgimin e parametrave të shumanshëm të zhvillimit ekonomik në të pesë këta vende postkomuniste para se të ndodhnin lëvizjet elektorale. Përmes analizës së kryer prej tij, autori nxjerr në pah se dinamikat aktuale ekonomike, rritja dhe inflacioni, të ardhurat dhe papunësia kanë luajtur role jashtëzakonisht të ndërthurur, çka na jep të kuptojmë se nuk ka lidhje të qarta shkakësore, ndonëse është e mundur të gjenden edhe shembuj specifikë të ndikimit ekonomik. Tërthorazi, perceptimet dhe besimet e opinionit të gjerë publik lidhur me çështje sociale-ekonomike, siç është korrupsioni, e dëmtuan legjitimitetin e gjysmautokratëve. Thënë më shkoqur, biznesi privat ka luajtur një rol në lëvizjet elektorale, më së paku, qoftë dhe nëpërmjet mediave komerciale që iu kundërvënë propagandës së mediave të kontrolluara nga shteti. Këta shembuj na dëftojnë se ndikimit e ushtruara prej ekonomisë lidhur me proceset demokratizuese kanë qenë të ndërthurura e me një spektër të gjerë faktorësh socialë e politikë. Këta faktorë të ndryshëm, përcaktues përsa i takon ndryshimeve elektorale, shtjellohen në kapitullin e shkruar nga Taras Kuzio. Përmes përshkrimeve të veta sistematike, autori përshkruan faktorët që shpunë drejt ndryshimeve, duke përfshirë këtu një shtet autoritar kompetitiv që linte hapësirë për opozitën demokratike, “rikthimin në Europë” të nacionalizmit qytetës që ka dhënë një dorë në mobilizimin e shoqërisë civile, një krizë politike paraprirëse, një kryeqytet pro demokracisë, elita sunduese aspak popullore, një kandidat karizmatik i mbështetur nga opozita e bashkuar, politikat e të rinjve, ndërhyrjet rajonale dhe ato nga jashtë. Ndërkohë që në një masë

17


Hyrje

të madhe të gjithë këta faktorë duhej të qenë të pranishëm që ndryshimet elektorale të qenë të mundura,konsolidimi i demokracisë në një vend të caktuar është i varur edhe nga një sërë kushtesh të tjera, duke përshirë këtu edhe aftësinë e qeverive të reja për t’u përshtatur me të shkuarën e afërt, ndarjet në radhët e demokratëve, rikthimin e partive politike që kanë qenë pranë regjimeve të dikurshme gjysmautoritare e që kanë dëshmuar progres lidhur me reformat demokratike. Këto, por edhe vështirësi të tjera, kanë shënjuar atë çka ndodhi në të pesë vendet e lartpërmendura pas zhvillimeve demokratike, gjë që ka ngjallur shqetësime. Vlerësimet kritike, gjithsesi, nuk duhet të shpërfillin hapat e hedhur në drejtim të demokracisë liberale, ku më shpejt e ku më ngadalë në disa prej këtyre vendeve, por që kurdoherë me sukses në shmangien e rrëshqitjes drejt regjimeve gjysmautoritare. Gjithsesi rezultatet përgjithësisht pozitive të ndryshimeve elektorale që u kryen në Europën Qendrore e Lindore, lenë të hapur çështjen e ndryshimeve të vazhdueshme demokratike në rajon e më gjerë. Por ashtu, siç e shtjellon Ivan Krastevi në vështrimin e tij kritik që edhe përmbyll këtë libër, modeli i vërejtur këtu i restaurimit të demokracisë përmes zgjedhjeve nuk do të thotë aspak se është një model i aplikueshëm edhe në vendet e tjera postkomuniste. Ngurtësimi dhe sofistikimi i atyre regjimeve autoritare që kanë mbetur ende në Europën Lindore, refuzimi gjithnjë e më i madh që i bëhet asistencës demokratike, rritjet e rrezikut populist në kurriz të liberalizmit, si dhe dobësimi i soft power të Bashkimit Europian, përbëjnë pengesa të fuqishme në rrugën e kryerjes së ndryshimeve të vazhdueshme demokratike.

Falënderime Ky libër dhe editorët e tij u detyrohet të gjithë atyre që e përkrahën qysh në fillim. Në radhë ata që meritojnë një falënderim të posaçëm janë kontribuuesit e tij. Veçanërisht dëshirojmë të falënderojmë të gjithë ata veprimtarë qytetarë, të cilët e panë veten në pozitën e pazakontë të të qenit shkrimtarë, ndërkohë të gjithë ata që e kanë zanat të shkruarit, duhet të ushtronin durimin e tyre të pazakontë që libri të shihte dritën e botimit. Mirënjohja shkon te të gjithë ata që bujarisht e pajisën librin me materiale fotografike dhe ilustrime. Craig Kennedy dhe Phil Henderson të Fondacionit Marshall të Shteteve të Bashkuara e mbështetën këtë projekt qysh në krye të herës, ndërkohë që Helena Mudrikova na ndihmoi mjaft me qetësinë dhe përkujdesjen e saj të njohur. Qemë me fat që në Fondacionin Erste, të Vjenës, Austri, gjetëm partnerë bujarë dhe dashamirë, si Boris Marte dhe Knut Neumayer me shokë, ndaj dhe shpresojmë se ky libër nuk është veçse fillimi i një bashkëpunimi të gjatë e të frytshëm. Dëshirojmë, gjithashtu, të falënderojmë redaktorin tonë Yael Ohana të Frankly Speaking në Bratislavë, Sllovaki, i cili ka qenë tejet fleksibël, i zoti dhe i durueshëm, por edhe Lucia Lorinczova si dhe krejt ekipin e saj krijues të Feritva në Bratislavë, Sllovaki, që bënë të mundur botimin në kohë e me cilësi të këtij libri. Por çka është më e rëndësishmja, gjithsesi, ky libër u detyrohet të gjithë atyre që dhanë ndihmesën e tyre për të kryer 18


ndryshimet demokratike që përshkruhen në të. Ndaj dhe këtë libër ua kushtojmë qytetarëve kurajozë të Sllovakisë, Kroacisë, Serbisë, Gjeorgjisë dhe Ukrainës.

19



PJESA I: RAST PAS RASTI


22


OK ’98: Fushata e OJQ-ve sllovake për zgjedhje të lira e të ndershme Martin Bútora Numri i fushatave qytetare të ndërmarra prej shoqërisë civile në Sllovaki është një nga karakteristikat më të shquara të këtij sektori të shoqërisë në historinë e viteve të fundit. Organizatat jo qeveritare në Sllovaki bënë goxha emër në opinionin publik lidhur me përpjekjet e tyre kundër praktikave aspak demokratike të kryeministrit Vladimir Meçiar dhe qeverisë së drejtuar prej tij. Me zgjedhjet parlamentare të shtatorit të vitit 1998, përpjekjet e tyre mbërritën kulmin. Një platformë e konsoliduar e OJQ-ve ndërmori një fushatë qytetare të njohur me emrin OK ’98 (emri i plotë ishte Obcianska kampan ’98). Synimi ishte që qytetarët të ndërgjegjësoheshin për zgjedhjet, t’u jepej zemër të merrnin pjesë në votime, si dhe të garantohej votimi i ndershëm nëpërmjet mbikëqyrjes së pavarur qytetare. Fushata ndihmoi në mobilizimin e elektoratit dhe kontribuoi në arritjen e shifrës rekord të 84 përqind të pjesëmarrjes në votime. Një duzinë OJQ-sh organizuan projekte edukative, veprimtari kulturore, koncerte, forume debatesh, si dhe hodhën në qarkullim botime, video-klipe dhe filma. Me qindra vullnetarë në të gjithë vendin bënë për vete me mijëra qytetarë të interesuar për gjithçka që ishte e lidhur me zgjedhjet. Zgjedhjet e vitit 1998 qenë një moment historik për qytetarët e Sllovakisë. Këto zgjedhje ishin një pikë kthese në përpjekjet e tyre për të përcaktuar një herë e mirë karakterin e shtetit që donin të ndërtonin. Mbas vitesh me radhë zhvendosjeje për kah izolimi dhe një sistem demokratik jo liberal, votuesit sllovakë e shprehën qartazi vullnetin e tyre për të jetuar në një vend ku respektohen parimet e demokracisë dhe shteti ligjor, të integrohen në Europë, të njihen botërisht, si dhe perspektiva e begatisë ekonomike të jetë e qartë. Me ndihmën e OK ’98 qytetarët sllovakë larguan nga pushteti qeverinë gjysmautoritare të Meçiarit dhe i hapën udhë demokratizimit të shpejtë të vendit, reformave ekonomike dhe integrimit të plotë europian. Qysh nga ajo kohë OJQ-të kanë vazhduar të luajnë një rol aktiv dhe të jenë të pranishme në jetën publike, duke synuar të krijojnë një frymë qytetarie të përgjegjshme, të sigurojnë shërbime, të mbrojnë diversitetin, të vënë në provë inovacionet shoqërore, të ushtrojnë kontroll mbi të gjithë ata që janë në pushtet, të promovojnë qeverisjen demokratike dhe të reflektojnë me frymë kritike problemet sociale, politike e ekonomike. Duke vepruar kësisoj organizatat e shoqërisë civile kanë lidhur rregullisht aleanca të gjera dhe kanë ndërmarrë fushata të përbashkëta, siç ka qenë, fjala vjen, fushata mbarëkombëtare e zhvilluar në vitin 2000 për të bërë të mundur dhe vënë në jetë një Akt të Lirisë së Informacionit (fushatë që u mbështet nga përmbi 120 OJQ me më shumë se 100.000 anëtarë). Ndaj dhe e zhgënjyer në një farë mënyrë nga politika,

23


OK ’98: Fushata e OJQ-ve sllovake për zgjedhje të lira e të ndershme

një pjesë e sektorit të shoqërisë civile u tregua aktive para zgjedhjeve të vitit 2002, duke mbajtur qëndrim kritik lidhur me aspiratat e integrimit euroatlantik të Sllovakisë, duke ecur në gjurmët e shembullit pozitiv të OK ’98.

Tundime Autoritariste: Sllovakia Nën Vladimir Meçiarin Revolucioni i Kadifenjtë i vitit 1989 ngjalli shpresa për një epokë të re demokratike, për mirëqenie ekonomike dhe integrimin euroatlantik të Çekosllovakisë. Puna është se rrjedha e natyrshme e një tranzicioni demokratik, duke përfshirë zgjedhjet për të konfirmuar ndryshimet, institucionalizimin demokratik dhe konsolidimin1 , erdh’ e u ndërlikua nga ndarja e vendit në fund të vitit 1992. Ndërkohë që, me të drejtë, shpërbërja paqësore e Çekosllovakisë u quajt “Divorci i kadifenjtë”, qytetarët e këqyrën këtë proces me ambivalencë dhe ndjenja të përziera. Te njerëzit gëlonin dyshimet, më së shumti lidhur me legjitimitetin e vendimit, duke qenë se nuk u mbajt ndonjë referendum, por edhe duke pasur parasysh bindjet demokratike të fituesve të zgjedhjeve të qershorit të vitit 1992, thënë më shkoqur të Vladimir Meçiarit, udhëheqësit të Hnutie za demokraticke Slovenko (Lëvizje për një Sllovaki Demokratike, këtu e më pas HZDS), e cila do ta drejtonte vendin pothuajse pandërprerje, nga këto zgjedhje deri në tetor të vitit 1998. Gjithsesi në rrugën e zhvillimit të Sllovakisë ajo çka i koklaviste punët nuk ishte vetëm populizmi nacionalist i politikës së ndjekur prej Meçiarit. Për Sllovakinë lypsej një politikë shtetndërtuese. Pjesa çeke e ish-shtetit të dikurshëm të përbashkët, e cila e kishte një histori shtetformuese, një traditë demokratike, homogjenitet etnik dhe, në vitin 1992, një ekonomi më të fuqishme, ishte në gjendje t’u përgjigjej sfidave që u shfaqën me shpalljen e pavarësisë. Ndërsa Republika e re Sllovake ballafaqohej me barrën e ndërtimit të demokracisë dhe të shtetit ligjor nisur nga një traditë demokratike relativisht e dobët dhe me një elitë politike tejet të polarizuar, ndërkohë që para shtetit të ri shpalosej detyra e krijimit dhe zhvillimit të një identiteti të ri shoqëror e kulturor. Krijimi i një burokracie të aftë shtetërore, mëkëmbja e institucioneve të reja (shpesh nga hiçi), si dhe fuqizimi i një infrastrukture të shoqërisë civile ishin ndër detyrat që duheshin realizuar medoemos. Në vend duhej rindërtuar ekonomia e tregut, çka ishte diçka e vështirë nisur nga historia në një vendi ku modernizimi ishte i vonuar, duke qenë se karakterizohej nga një ekonomi me rregulla tejet të ngurta, si dhe nga mbizotërimi i industrisë së rëndë dhe i asaj të prodhimit të armëve, tipike për një shtet socialist. Në një kohë kur inxhinieria socialiste e sistemit komunist bënte të mundur që shteti të rriste standardin e jetesë, si dhe të ofronte mundësi shkollimi e punësimi, nga ana tjetër, po kjo inxhinieri socialiste shpallte me të madhe idenë se përparimi është

24

1  Shih Sonja Szomolanyi dhe John A. Gould (eds.), Slovakia: Problems of Democratic Consolidation and the Struggle for the Rules of the Game (Slovak Political Science Association and Fridriech Ebert Stiftung, Bratislava. 1997).


Martin Bútora

i mundur edhe pa lirinë dhe se mund të mbërrihej edhe atëherë kur të drejtat civile dhe ato të njeriut mohohen. Dyzetë vjet të kaluara nën mbikëqyrjen dhe sqetullën e ndihmës sociale të shtetit socialist bënë që një numër i madh sllovakësh të mendonin se rritja drastike e papunësisë që kaploi vendin pas rënies së komunizmit ishte një çmim mjaft i lartë që s’ia vlente barra qiranë të paguhej qoftë edhe për lirinë. Duke qenë një politikan i paskrupullt me prirje autokratike, Meçiari e ndërtoi popullaritetin dhe pushtetin e vet mbi premtimin se ai ishte në gjendje të zgjidhte problemet e vendit në qoftë se i lihej dorë e lirë të sundonte pa u kundërshtuar prej kurrkujt. Mbas zgjedhjeve të parakohshme të vitit 1994, ai krijoi një aleancë parlamentare me nacionalistët e të djathtës radikale Slovenska narodna strana (Partia Nacionale e Sllovakisë, këtu e më pas SNS), si dhe me të majtën ekstreme antireformative, Zdruzenie robotnikov Slovennska (Aleanca e Punëtorëve të Sllovakisë, këtu e më pas ZRS). Kjo amalgamë e posaçme e politikës autoritariste përqafonte si populizmin nacionalist tradicionalist të paraluftës, ashtu edhe kolektivizmin socialist. Sllovakia rrëshqiti në gjysmautoritarizëm në atë që u quajt “nata e thikave të gjata” (3-4 nëntor 1994), gjatë së cilës maxhoranca e sapo zgjedhur në parlamentin sllovak shtiu nën kontroll të gjitha institucionet kyç, duke nisur nga Fondi Kombëtar i Pronave, Zyra e Inspektorit të Lartë për të mbërritur te Prokurori i Përgjithshëm, duke e dëbuar opozitën politike nga të gjithë postet kyç në parlament. Edhe pse nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës erdhën kritika të fuqishme për “tiraninë e shumicës”, Meçiari nuk hoqi dorë nga rruga e nisur. Mungesa e respektit dhe ballafaqimi ihapur me Presidentin Mihal Kovaç, shkeljet e përsëritura të kushtetutës, politikat obstruksioniste lidhur me referendumin për zgjedhjen e drejtpërdrejtë të Presidentit në maj të vitit 1997, ndërhyrjet gjithnjë e më të mëdha të pushtetit qendror në kurriz të pushtetit lokal, si dhe përjashtimi i opozitës nga mbikëqyrja e shërbimeve të fshehta, media publike dhe procesi i privatizimit, pra, të gjitha këto nuk bënë gjë tjetër veçse shërbyen për t’i vënë shkopinj nën rrota procesit demokratik verifiko e drejtpesho. Për rrjedhojë administrata shtetërore u politizua, qeveria ndërhynte haptazi në televizionin dhe radion shtetërore, minoriteti hungarez përndiqej, ndërsa procesi i privatizimit ishte shndërruar e bërë klientelist. Shqetësimi rreth lidhjeve mes krimit të organizuar dhe qeverisë zuri të rritej, çka mori shkas edhe nga dyshimi i hedhur për pjesëmarrjen e shërbimeve të fshehta në rrëmbimin e djalit të presidentit Kovaç dhe vrasjen e oficerit të policisë që merrej me hetimin. Stili antidemokratik i të qeverisurit që shumë shpejt u pagëzua me emrin ``meçiarizëm``2 , la gjurmët e veta në kulturën politike në Sllovaki. Maxhoritarizmi i stilit që ``fituesi merr gjithçka``, mungesa e vullnetit për të kërkuar konsensusin, mungesa e respektit për mendimin e pakicës dhe etikimi i vazhdueshëm i zërave kritikë si ``armiq``, ``antisllovak`` ose njerëz ``antishtet``, përsëritej dhe shumëfishohej nga autokratët lokalë besnikë të pushtetit qendror. Frika nga njerëzit e qeverisë u 2  Shih Marian Leshko, Meciar a meciarizmus, Politik bez skrupul, politika bez zabran (VMV, Bratislava, 1996).

25


OK ’98: Fushata e OJQ-ve sllovake për zgjedhje të lira e të ndershme

përhap gjithandej, sidomos në provincë. Përçarjet politike u thelluan edhe në gjirin e familjeve dhe cenuan marrëdhëniet midis fqinjëve. Kësisoj Sllovakia hyri në një periudhë të një ``demokracie të pakonsoliduar``, çka karakterizohej nga ushtrimi ad hoc dhe ad hominem i pushtetit dhe nga mungesa e rregullave të qëndrueshme3 . Edhe pse vendi kishte një opozitë politike që nuk e kyçte gojën, një pjesë të mediave të pavarur, sindikata relativisht të pavarura, universitete dhe një shoqëri të gjallë civile, pa zënë ngoje këtu një gjykatë kushtetuese dhe një president të pavarur, Republika e Sllovakisë mbeti pas fqinjëve të saj, duke mos përmbushur kriteret për t`u integruar në Bashkimin Europian dhe në NATO, çka kish të ngjarë që ta nxirrte jashtë loje nga vala e parë e zgjerimit. Vendi nisi të izolohej gjithnjë e më shumë ndërkombëtarisht, duke bërë që të përshkruhej si “një vrimë e zezë mu në zemër të Europës`` nga Sekretarja e Shtetit të SHBA, Madeleine Albright 4. Por, nga ana tjetër, sjellja dhe qëndrimet autoritare të qeverisë do të kishin edhe ca rezultate pozitive. Qytetarët filluan të shfaqin një vëmendje më të madhe kundrejt demokracisë. Në qoftë se në vitet e para të periudhës postkomuniste të transformimeve njerëzit ishin më të interesuar për standardet e jetesës, pasigurinë sociale, papunësinë, kriminalitetin dhe problemet e shëndetësisë, në mesin e viteve nëntëdhjetë çështjet që kishin të bënin me kulturën politike, demokracinë dhe shtetin ligjor nisën të bëhen gjithnjë e më të rëndësishme. Njerëzit zunë t’u kushtojnë më shumë vëmendje çështjeve të tilla si pluralizmi, respektimi iligjit, kërkimi i konsensusit dhe të drejtat e minoriteteve. Intelektualët që mbanin një qëndrim kritik debatonin se si e qysh shteti “mund të ngrihet nga hiçi” dhe të mbushet me përmbajtje demokratike5 . S’do mend që qëndrimet që shpaloseshin nga sondazhet e opinionit publik nuk qenë në gjendje të shpinin në ndryshime politike, sidomos në situata të tilla kur njerëzit qenë të pushtuar nga ndjesia e të qenit të pashpresë6 . Pakënaqësia në rritje te njerëzit vjen e bëhet një imperativ për ndryshime politike vetëm atëherë kur grupe të ndryshëm njerëzish i kushtohen një çështjeje të posaçme, ndaj dhe organizohen e angazhohen në veprimtari qytetare që sjellin ndryshim. Pikërisht kjo ishte sfida me të cilën shoqëria civile në përgjithësi dhe OJQ-të në veçanti në Sllovaki po përballeshin.

26

3  Philippe C. Schmitter, ``Democratikc Dangers and Dilemmas``, Journal of Democracy, vol. 5, no. 2 (Prill 1994), f. 57-74. 4  Shih Martin Butora, Grigorij Meseznikov dhe Zora Butorova, ``Diagnoza, ktora nepusti``, në: Sluby a realita. Slovensko ekonomika 1995-1998 (M.E.S.A. 10, Bratislava, 1998). 5  Milan Sutovec, “Kam povedu tie dialnice?”, Domino Forum (1 Bratislava, 1997). 6  Sipas një vëzhgimi të kryer nga Instituti i Punëve Publike (IVO) në tetor të vitit 1997, 80 përqind e sllovakëve e ndjenin se nuk ushtronin kurrfarë ndikimi ndaj zhvillimeve në vendin e tyre. Në vend mbretëronte një atmosferë sociale depresive, ndërkohë që, në qershor 1998, 55 përqind e qytetarëve shpreheshin se kishin frikë të shpalosnin në publik pikëpamjet e tyre për politikën. Shih Zora Butorova, “Development of Public Opinion: From Discontent to the Support of Political Change” te: Martin Butora, Grigorij Meseznikov, Zora Butorova dhe Sharon Fisher (eds.), “The Parlamentary elections and Democratic Rebirth in Slovakia” (Institute for Public Affairs, Bratislava, 1999).


Martin Bútora

Shoqëria Civile në Sllovaki pas vitit 1989 Historikisht jeta shoqërizuese ka lulëzuar në Sllovaki në kushtet e një demokracie, ndërkohë që këto periudha kanë qenë të rralla po të kemi parasysh pesëdhjetë vjet autoritarizëm që ra mbi supet e vendit (shteti sllovak i kohës së luftës, 1939-1945, ishte një aleat i Hitlerit, i cili, fill pas kësaj, do të pasohej nga një shtet socialist nga viti 1948 deri më 1989). E megjithatë historia na ofron një sërë shembujsh të asaj çka mund të quhet “ethja shoqërizuese” që shpërtheu mbas krijimit të Çekosllovakisë më 1918, si dhe në kohën e Revolucionit të Kadifenjtë, nëntor 1989, por edhe pas tij, kohë që njohu një vrull të vërtetë të veprimtarive qytetare, teksa lindte njëri prej protagonistëve kyç të ndryshimeve në Sllovaki, lëvizja Verejnost proti nasiliu (Publiku kundër dhunës). Me shembjen e komunizmit shoqëria civile u zhvillua me shpejtësi. Legjislacioni i ri lehtësoi zhvillimin e veprimtarive qytetare, në mënyrë të veçantë Ligji për Shoqërinë Civile i miratuar në mars 1990 nga parlamenti federal. Lëvizja mjedisore, një prej motorëve të ndryshimeve në Sllovaki, erdh’ e u bë disa shtresës. Disa prej “disidentëve të gjelbër” të dikurshëm vazhduan të vepronin me anë të organizatave ekzistuese, disa të tjerë krijuan organizata të reja, dhe një numër tjetër hynë në jetën publike e u bënë politikanë, zyrtarë publikë dhe ligjvënës. Në vend u shfaqën parti politike të reja, ndërsa studentët, të cilët kishin qenë jetikë për ngadhënjimin e Revolucionit të Kadifenjtë, themeluan grupe të reja interesi, po kështu edhe artistët, gazetarët, sipërmarrësit dhe veprimtarët e të drejtave të njeriut. Grupet e tjera që dikur kishin njohur shtypjen, fjala vjen shoqatat e krishtera, tanimë qenë të lira të zhvillonin veprimtaritë e tyre. Shoqëria civile lulëzoi në të gjithë rrafshet, kombëtar e lokal7 . Në tetor të vitit 1991, organizatat jo qeveritare mbajtën konferencën e parë kombëtare, gur themeli në historinë e shoqërisë civile në Sllovaki, çka bëri që të zërë fill një traditë e qeverisjes demokratike në sektorin e tretë. Më 1994 u themelua Gremium tretieho sektora, ose Gremiumi i Sektorit të Tretë: një grup vullnetar i avokatisë i përbërë nga përfaqësues të 16 OJQ-ve nga fusha të ndryshme të veprimtarisë qytetare, duke përfshirë këtu veprimtaritë humanitare e të bamirësisë, rinore e edukative, të mjedisit, të të drejtave të njeriut e të minoriteteve, si dhe të kulturës. Gremiumi ishte një strukturë unike për faktin se përfshinte të gjitha fushat kyç të veprimtarisë qytetare, çka i jepte legjitimitet dhe një përkrahje të gjerë. Shfaqja e Gremiumit përkoi me intensifikimin e trusnisë qeveritare mbi sektorin e tretë, çka, s’do mend, që shpuri bashkimin e tij në mbrojtje të interesave të përbashkëta të shoqërisë civile në Sllovaki. Në vazhdimësi të këtij zhvillimi ishte edhe krijimi i OJQ-ve në ndihmë të sektorit të tretë me anë të një sërë shërbimeve, duke përfshirë trajnimin, informacione, këshillim ligjor, zhvillimin e fondacioneve të bashkësive dhe analiza politike. Grante afatgjatë për hartimin e programeve u dhanë nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur, Fondacioni 7  Për një vështrim më të përgjithshëm të shoqërizimit qytetar, shih Jozef Majchrak, Boris Strecansky dhe Martin Butora (eds.), Ked’ l’ahostajnost nie je odpoved (Institut pre verejne otazky, Bratislava, 2004).

27


OK ’98: Fushata e OJQ-ve sllovake për zgjedhje të lira e të ndershme

për Zhvillimin e Shoqërisë Civile, i financuar nga Programi Phare i Bashkimit Europian, programi i Rrjetit për Demokracinë i Agjencisë për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara (USAID), si dhe nga një numër i madh donatorësh ndërkombëtarë. Forumi i Donatorëve u shfaq si një entitet shërbimesh për OJQ-të, ndërkohë që shoqata ChangeNet ndikoi në fushën e komunikimit elektronik, duke siguruar një server të pavarur interneti për shoqërinë civile. Një pjesë e madhe e OJQ-ve qenë të angazhuara në veprimtari që kishin të bënin me demokracinë, si organizimi i fushatave, edukimi dhe vënia e zyrtarëve të zgjedhur para përgjegjësisë. Vëmendja e publikut të gjerë u përqendrua te Fondacioni Gemma në Sllovakinë jugore, i cili organizoi një udhëtim anë e mbanë vendit për të shpërndarë literaturë dhe për t’u folur qytetarëve lidhur me rëndësinë e Bashkimit Europian dhe të NATO-s. Shoqata Njerëzit dhe Uji në Sllovakinë lindore ia doli mbanë të mobilizojë banorët lokalë, kryetarët e bashkive, klerikët dhe organet e medias që t’i kundërvihen me sukses ndërtimit të një dige të re në Tichy Potok. Për rrjedhojë Ministria e Mjedisit u shtrëngua ta fusë në sirtar projektin në fjalë. Aty nga mesi i viteve 1990, Sllovakia kishte njohur shfaqjen e pothuajse të gjitha formave të organizatave jo qeveritare dhe jo fitimprurëse të njohura në demokracitë e përparuara, ndoshta me përjashtim të entiteteve të mëdha të bamirësisë. OJQtë sllovake luftonin kundër racizmit dhe varësisë nga droga, përkujdeseshin për të sëmurët dhe invalidët, punonin për një ajër dhe ujë të pastër, u mësonin të rinjve muzikë, arte dhe sporte, u vinin në ndihmë punëtorëve rishtarë të gjenin punën e parë, si dhe trajnonin punëtorët e papunë për të gjetur vende të reja pune. Një pjesë e tyre nuk qenë veçse aksione të vogla të ndriçuar nga energjia dhe vizioni një grusht vullnetarësh. Ndërkohë që të tjerat kishin stafe të kualifikuar profesionalisht, site web dhe kontakte të shumta me botën. OJQ-të sllovake shumë më shumë se ishuj të një idealizmi të izoluar ose, thënë ndryshe, “ishuj të një devijimi pozitiv”, siç edhe quheshin nismat qytetare prej sociologëve sllovakë para shembjes së komunizmit në fund të viteve tetëdhjetë, të shndërruara e të bëra edhe më të forta prej përplasjeve me autoritetet përgjatë fushatës Treti sektor SOS (SOS, Sektori i Tretë) të zhvilluar në vitin 1996 në shenjë proteste ndaj legjislacionit shtrëngues kundrejt fondacioneve. Edhe pse numri i organizatave të regjistruara ra ndjeshëm mbas hyrjes në fuqi të ligjit të ri për fondacionet, në qershor 1996, ato u shndërruan në një forcë të konsiderueshme, si dhe tanimë përbënin një “arkipelag civil” vibrues dhe efikas të aksionit pozitiv e shpresëdhënës. Në shkurt 1998, në prag të fushatës OK ’98, në Sllovaki qenë regjistruar 14.400 organizata të shoqërisë civile, ku hynin 12.000 shoqata qytetare, shoqëri, sindikata, lëvizje, klube dhe OJQ ndërkombëtare, 422 fondacione dhe 161 fonde jo investimesh. Të gjitha këto qenë të pranishme në jetën publike, siç edhe dëshmohet nga afro 25.000 artikuj rreth OJQ-ve që u botuan në periudhën midis viteve 1995 e 1997.

28


Martin Bútora

Kapërcimi i përçarjes dhe bashkimi i opozitës demokratike Nën trusninë e zhvillimeve politike kundërthënëse, dora-dorës nisën të shfaqen shenja të një mobilizimi në rritje të shoqërisë civile. Ata vinin nga të gjithë sektorët e shoqërisë. Një spektër i gjerë organizatash civile u mblodhën në Shoqatën e Organizatave Civile të Sllovakisë për të protestuar kundër “Ligjit rreth Mbrojtjes së Republikës”, i cili përbënte një rrezik serioz për lirinë e demokracinë, por që, eventualisht u hodh poshtë nga parlamenti. Qendra për Mbrojtjen e Mjedisit Publik përfundoi me sukses mbrojtjen ligjore të banorëve të një fshati të vogël, Dubakovo, të cilëve, në vitin 1982, u ishte imponuar ndalimi i ndërtimit nga ana e shtetit. Në dhjetor të vitit 1997 gjykata kushtetuese e shpalli ndalimin jo kushtetues, çka përbënte një precedent të rëndësishëm për të drejtat e bashkësisë lokale përballë menaxhuesve të fuqishëm të ndërmarrjes së ujit dhe të lobeve të energjisë. Përfaqësuesit e pakicës hungareze mobilizuan votuesit e tyre për të refuzuar zbatimin nga ana e qeverisë të të ashtuquajturit arsimim “alternativ” në gjuhën sllovake, çka ishte imponuar pa u konsultuar më parë me bashkësinë hungareze. Nxënësit e shkollës së mesme në Bratislavë, Metodova, zmbrapsën përmes protestave të organizuara prej tyre pushimin nga puna të drejtorit, si një akt i motivuar politikisht. Aksionet e protestave të ndërmarra prej aktorëve dhe pjesëtarëve të tjerë të bashkësisë kulturore, të cilët organizuan forumin Zachranme kulturu (Të shpëtojmë kulturën tonë), për t’iu kundërvënë ndërhyrjes së qeverisë në sferën e kulturës, arritën të bëhen shumë popullore, edhe pse suksesi i tyre qe vetëm i pjesshëm. Shumë qytetarë u pajtuan me protestat e tyre, qoftë edhe privatisht8 . Në sferën politike opozita demokratike në Sllovaki ndërmori një sërë transformimesh aq të nevojshme dhe arriti të kuptojë se për t’u përballur me prirjet autoritariste të qeverisë, ata duhej të kapërcenin të gjitha dallimet sado thelbësore që mund të qenë. Nga njëra anë mbështetja popullore për opozitën në tërësi ishte shumë herë më e 8  Në vitin 1996, 64 përqind e qytetarëve i konsideronin të drejta protestat e mjekëve dhe punonjësve të sektorit shëndetësor kundër politikave qeveritare, 53 përqind i miratonin protestat e aktorëve të teatrit dhe përfaqësuesve të tjerë të bashkësisë kulturore, 52 përqind mbështesnin protestat e punonjësve të kompanive të privatizuara kundër vendimeve për privatizimin e tyre, ndërsa 50 përqind pajtoheshin me protestat e organizuara prej pedagogëve të universiteteve dhe pjesëtarëve të tjerë të bashkësisë akademike kundër projektligjit për universitetet të hartuar prej qeverisë. Sipas rezultateve të IVO-s nga korriku i vitit 1998, 70 përqind e të pyeturve i mbështesnin protestat e mjekëve dhe punonjësve të sektorit të shëndetësisë kundër politikave qeveritare. Shih Zora Butorova, “Development of Public Opinion: from Discontent to the Support of Political Change”, te: Martin Butora, Grigorij Mesezhnikov, Zora Butorova dhe Sharon Fisher (eds.), Zgjedhjet parlamentare të vitit 1998 dhe rilindja demokratike e Slovakisë (Institute for Public Affairs, Bratislava, 1999), vep. e cit. Për më shumë hollësi shih Grigorij Mesezhnikov, `Domestic Politics`, te: Martin Butora dhe Thomas Ë. Skladony (eds.), Slovakia 1996-1997: A Global Report on the State of Society (Institute for Public Affairs, Bratislava, 1998). Një vështrim i hollësishëm dhe analizë e referendumit të penguar mund të gjeni te: Grigorij Mesezhnikov dhe Martin Butora (eds.), Slovenske Referendum `97: zrod, priebeh, dosledsky (Institut pre verejne otazky, Bratislava, 1997).

29


OK ’98: Fushata e OJQ-ve sllovake për zgjedhje të lira e të ndershme

madhe sesa ajo për koalicionin qeverisës. Nga ana tjetër, duke qenë se partitë opozitare nuk komunikonin, bashkëpunonin dhe bashkëvepronin siç duhet, opozita ishte aq e fragmentuar sa nuk qe në gjendje të përfitonte nga përkrahja popullore. Në korrik të vitit 1997, kryetarët e Krestanskodemokraticke hnutie (Lëvizja Kristian Demokrate, këtu e më pas KDH), Demokraticka Unia (Bashkimi Demokratik, këtu e më pas DU), Demokraticka Strana (Partia Demokratike, këtu e më pas DS), Socialnodemokraticka strana Slovenska (Partia Socialdemokrate e Sllovakisë, këtu e më pas SDSS) dhe Strana zelenych na Slovensku (Partia e Blertë e Sllovakisë, këtu e më pas SZS), nënshkruan një marrëveshje ku zotoheshin të hynin në zgjedhjet parlamentare të vitit 1998 si një bllok i vetëm me emrin Slovenska demokraticka koalicia ose Koalicioni Demokratik Sllovak (këtu e më pas SDK). Krijimi i SDK-së ishte një mundësi për partitë e vogla opozitare që nuk ishin në gjendje të kapnin pragun e pesë përqindëshit, siç edhe kishte ndodhur në zgjedhjet e vitit 1992 dhe 1994. Pengesat e krijuara prej qeverisë lidhur me referendumin e majit të vitit 1997 për zgjedhjen e drejtpërdrejtë të presidentit dhe hyrjen e Sllovakisë në NATO, tronditën opinionin publik dhe opozitën në aksion . Debati rreth zgjedhjeve të drejtpërdrejta presidenciale filloi në dhjetor të vitit 1996, kur përfaqësuesit e opozitës argumentuan se kishte për të qenë e vështirë që parlamenti të gjente konsensusin e nevojshëm për zgjedhjen e presidentit të ri, mbas përfundimit të mandatit të Kovaçit më 1998. Duke qenë se koalicioni qeverisës s`pranoi të fuste në rendin e ditës debatin rreth propozimit të opozitës, atëherë opozita kërkoi zhvillimin e referendumit. Për këtë gjë ata mblodhën më shumë se 520.000 firma, një numër i jashtëzakonshëm ky në një vend me 5.3 milion banorë. Sipas një vëzhgimi të kryer në mars të vitit 1997, 57 përqind e të anketuarve synonin të merrnin pjesë në referendum, ndërsa 76 përqind e tyre deklaruan se ishin në favor të zgjedhjes së drejtpërdrejtë të presidentit, pra një sukses i qartë për opozitën, e cila i kishte dhënë formë diskursit publik9 . Paskësaj parlamenti kaloi një rezolutë me anë të së cilës presidenti udhëzohej të shpallte një referendum rreth anëtarësisë së Sllovakisë në NATO (pavarësisht nga fakti se Sllovakia nuk ishte ftuar ende t’i bashkohej aleancës). Atëherë presidenti Kovaç vendosi t’i shkrinte në një referendumet. Këtij vendimi iu kundërvu ashpër koalicioni qeverisës i kryesuar nga Meçiari dhe, për rrjedhojë, qeveria udhëzoi ministrin e Brendshëm, Gustav Krajçi, të rishtypte fletët e votimit pa përfshirë në to çështjen e zgjedhjes së drejtpërdrejtë të presidentit. Si përgjigje komisioni qendror i referendumit e shpalli rezultatin të pavlefshëm dhe kërkoi të ndërmerrej një hetim me anë të të cilit ministri i Brendshëm do të akuzohej më vonë për shkelje ligjore10. Opozita bëri thirrje për bojkot, çka rezultoi në 9.8 përqind të pjesëmarrësve. Fill paskëtaj u ngjallën dyshime nëse zgjedhjet e ardhshme parlamentare kishin për të

30

9  Shih Public Opinion Research Institute, Nazory. Informacny bulletin, vol. 8, no. 1 (Statistical Office os the Slovak Republic, Bratislava, 1997). 10  Prokurori i hodhi poshtë akuzat penale, ndaj dhe në nëntor 1997, shtatë muaj pas referendumit, qeveria u doli krah veprimeve të kryera prej ministrit të Brendshëm.


Martin Bútora

qenë të lira e të ndershme, teksa opozita demokratike dhe shoqëria civile filluan të diskutojnë se si mund të vepronin për ta bërë të mundur një gjë të tillë. Kjo shënoi një pikë kthese në jetën politike në dy aspekte, ndërkohë që krijoi shkakun për krijimin e Koalicionit Demokratik Sllovak (SDK), si dhe shtroi sfidën se si duhej të vepronin aktorët me mendësi demokratike për të shmangur një regjim autoritarist në Sllovaki.

Fillimi i fushatës OK ‘98 Në përgatitjen e fushatës OK ’98, OJQ-të sllovake mund të mbështeteshin në përvojën e disa prej fushatave të hershme. Një shembull i hershëm dhe i mirënjohur i mendimit dhe i veprimit të pavarur ishte studimi i vitit 1987 Bratislava nahlas (Bratislava me zë të lartë), një prodhim kolektiv i ambientalistëve, hulumtuesve dhe i gazetarëve. Raporti përmblidhte fakte rreth dëmeve të kryera në kurriz të mjedisit dhe bënte thirrje për dialog lidhur me këtë çështje. Kritika sistematike e këtij studimi përftoi një dimension politik. Një sërë figurash kyçe që kishin dorë në përgatitjen e raportit u persekutuan dhe hoqën të zitë e ullirit nga policia e fshehtë, kjo e fundit ishte shfaqur në ballë të qytetarëve aktivë në nëntor të vitit 1989. Një shembull i vlefshëm pas vitit 1989 ishte fushata Treti sektor SOS (Sektori i tretë SOS), e cila u ndërmor më 1996 nga ana e Gremium të Sektorit të tretë kundër një ligji diskriminues për fondacionet. Ligji u kritikua nga OJQ-të, duke qenë se në rast se kalonte, atëherë krijimi i një fondacioni kishte për të hasur në pengesa të panumërta burokratike dhe barriera artificiale. Edhe pse nuk ia doli mbanë ta shmangte këtë ligj, fushata në fjalë la gjurmë. Një pjesë e mirë e organizatave u shfaqën duke dalë nga zona gri e hijes, duke lidhur aleanca me struktura të tjera11 , si dhe duke u dhënë emër qytetarëve të angazhoheshin e të bëheshin pjesë e qëndresës civile12 . Mandati qeverisës i Meçiarit nga viti 1994 deri më 1998 praktikisht u “ndot” me mitingje proteste, peticione, letra të hapura dhe forma të tjera të shprehjes të të qenit në opozitë me politikat qeveritare. Të gjitha këto mbartnin në vetvete një mesazh demokratik, si atëherë kur synonin të mbronin të drejtat sociale të qytetarëve, ashtu edhe atëherë kur qenë një shprehje e drejtpërdrejtë në mbrojtje të demokracisë dhe të vetëqeverisjes në shoqëri. Nuk është ndonjë rastësi që shpesh këto protesta dhe veprimtari hasnin në reagime të ngjashme prej autoriteteve qeverisëse para dhe mbas vitit 1989. Në qoftë se në kohën e regjimit komunist këto veprimtari etiketoheshin “antisocialiste”, në kohën e Meçiarit 11  Pavol Demesh dhe David Saniel, “Third Sector SOS Campaign” te: Building Civil Society Worldwide: Strategies for Successful Communications (CIVICUS Publications, Washington, DC, 1997). 12  Jan Surotchak, një veprimtar civil me përvojë nga bota, i cili shërbeu si kreu i Programit për një Fondacion të Shoqërisë Civile në Slovaki, e vuri theksin te faktori i kapaciteteve të akumuluara, si më poshtë, “Fushata e vitit 1996 Sektori i Tretë SOS (…) krijoi një numër të konsiderueshëm kapacitetesh në këtë sektor (…), unë personalisht nuk besoj se OK ’98 kishte për të pasur gjith’atë sukses sikur të mos qe gjithë ajo përvojë (…)”. Cituar sipas Olga Berecka, Natalia Kusnierikova dhe Dusan Ondrusek, “ONG Campaign for Free and Fair Elections. OK ’98 – Lessons Learned” (Partners for Democratic Change, Bratislava, 1999).

31


OK ’98: Fushata e OJQ-ve sllovake për zgjedhje të lira e të ndershme

quheshin “antisllovake”. Mediat proqeveritare rëndom shpreheshin se veprimet e sektorit civil vinin si rrjedhojë e “stimujve nga qendra të huaja”dhe i akuzonin OJQtë se “përkrahnin kozmopolitizmin” dhe përpiqeshin të “përmbysnin republikën”. Përvoja e hidhur e referendumit, rreziku shumë serioz i “përjashtimit të dyfishtë” nga integrimi në BE dhe në NATO, si dhe arroganca e atyre që ishin në pushtet për të goditur shtetin e së drejtës bënë që te shumë sllovakë të rritej shqetësimi se qeveria do të manipulonte zgjedhjet për të ndenjur në pushtet13 . Njerëzit e ndjenin se trashëgimia e Revolucionit të Kadifenjtë po rrezikohej. Për veprimtarët civilë kishte ardhur koha të mendonin dhe të vepronin. Në verë të vitit 1997 drejtuesit e OJQ-ve sllovake nisën të diskutojnë lidhur me strategjitë për të qenë sa më të angazhuar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit 1998. Një kthesë e rëndësishme u bë konferenca e përvitshme e sektorit të tretë që u zhvillua në tetor të vitit 1997 në Koshice. E zhvilluar nën titullin “Të punojmë aktivisht për demokracinë”, konferenca adoptoi një deklaratë përfundimtare në mbështetje të veprimtarive të OJQ-ve që synonte të rriste ndjeshmërinë e qytetarëve për zgjedhje të lira dhe të ndershme më 1998. Nga ana tjetër nxitej prania e vëzhguesve të huaj përgjatë gjithë fushatës zgjedhore. Më vonë, në nëntor 1997, rezultatet e konferencës u shtruan në një takim informal me përfaqësues të Fondacionit për një Shoqëri Civile, Fondit German Marshall të Shteteve të Bashkuara, Fondacionit Charles Stewart Mott dhe organizatave të tjera donatore në Bruksel. Në një tjetër takim të mbajtur në Vjenë, më 15 dhjetor 1997, drejtues civilë nga Bullgaria dhe Rumania sollën përvojat e tyre lidhur me fushata të ngjashme që ata kishin zhvilluar në vendet e tyre. Kuadri i OK’98 u përpunua në janar 1998 nga SAIA – Qendra e Shërbimeve për Sektorin e Tretë (këtu e më pas, SAIA – SCTS), si dhe u parashtrua, diskutua dhe mbasi u amendua u adoptua në një takim të OJQ-ve themeluese të mbajtur më 10 janar 199814 . Në tre muajt e ardhshëm në gjirin e bashkësisë së OJQ-ve dhe të një numri donatorësh, duke përfshirë këtu Forumin e Donatorëve Sllovakë, u zhvillua

32

13  Mosbesimi i përgjithshëm i qytetarëve për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme parlamentare pasqyrohej në një sondazh të IVO të realizuar në janar të vitit 1998. Vetëm 41% e të anketuarve besonin se zgjedhjet do të zhvilloheshin të lira dhe të ndershme, ndërsa 37% e tyre qenë të mendimit se zgjedhjet nuk kishin për të qenë të tilla. Ndërkohë që 22% e të anketuarve nuk qenë në gjendje të thonin se ç’rrugë do të ndiqnin zgjedhjet. Shih Zora Butorova, Development of Public Opinion: From Discontent to the Support of Political Change”, te: Martin Butora, Grigorij Meseznikov, Zora Butorova dhe Sharon Fisher (eds.), The 1998 Parliamentary Elections and Democratic Rebirth in Slovakia (Institute for Public Affairs, Bratislava, 1999). 14  Fushata Qytetare OK’98 u iniciua nga njëmbëdhjetë personalitete të angazhuara në OJQ-të sllovake, të cilët përfaqësonin organizata që qenë aktive në fushën e shoqërisë civile dhe ndërtimit të demokracisë. Fill paskëtaj ata krijuan këshillin bashkërendues të fushatës. Këta personalitete qenë: Andrej Bartosieëicz (Association for the Support of Local Democracy), Ingrid Baumannova (The Foundation for a Civil Society [NOS], Daniel Brezina (Gemma’ 93), Zora Bútorová (Institute for Public Affairs), Pavol Demeš (SAIA-Service Center for the Third Sector), Péter Hunčík (Sándor Márai Foundation), Michal Kravčík (People and Water), Juraj Mesík (Ekopolis-EPCE), Dušan Ondrušek (Partners for Democratic Change Slovakia), Braňo Orgoník (Informal Association of Trenčín) and Šarlota Puffl erová (Foundation Citizen and Democracy, MRG) e cila u bë zëdhënëse e fushatës


Martin Bútora

një diskutim i gjerë. Për rrjedhojë më 3 mars 1998 përmbi pesëdhjetë drejtues të shoqërisë civile u takuan në Svolen dhe nxorën të parën deklaratë rreth fushatës. Deklarata përmbante kritika të forta ndaj qeverisë, duke shprehur “një pakënaqësi thelbësore” rreth legjislacionit që rregullonte procesin zgjedhor dhe mënyrën se si ai ishte përgatitur dhe miratuar, ndërsa nga ana tjetër deklarata parashtronte në sytë e opinionit publik parimet themelore të fushatës. Pikësëpari, ajo shpallte ndjenjën e përgjegjësisë në një moment vendimtar të historisë së Sllovakisë: “Aktualisht Sllovakia ndodhet në një fazë kritike të zhvillimit të saj. Qytetarët e ndjejnë se me votat e tyre nuk janë në gjendje të ndikojnë mbi zhvillimet e shoqërisë. Për këtë arsye është e një rëndësie të dorës së parë që të marrim mbi supe përgjegjësinë e të ardhmes sonë që vjen nga zgjedhjet e ardhshme”. Së dyti, ajo shpaloste angazhimin moral të pjesëmarrjes qytetare: “Ne e konsiderojmë si një përgjegjësi tonën morale për të kontribuar lidhur me faktin që qytetarët të marrin pjesë në procesin politik dhe të monitorojnë rrjedhën e zgjedhjeve”. Së treti, deklarata shprehte vendosmërinë për të rezistuar: “Ne deklarojmë se, në rast se ndokush përpiqet të ndërpresë procesin demokratik në Sllovaki, ne do të përdorim të drejtën tonë kushtetuese për t’u bërë ballë këtyre përpjekjeve, të gjithë së bashku me përfaqësuesit e sindikatave, kishave, autoriteteve lokale dhe forcave të tjera demokratike”15 . Mbi këtë bazë, fushata OK’98 u zhvillua si një nismë e hapur jopartizane dhe publike e përcaktuar për të dhënë ndihmesën e vet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ajo i shërbeu synimit të trefishtë për të rritur vetëdijen e votuesve dhe përmirësuar informacionin rreth zgjedhjeve parlamentare dhe lokale të vitit 1998, rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në sondazhe, si dhe rritjen e ndikimit të ushtruar prej qytetarëve në hartimin e ligjit zgjedhor, dhe prej këndej në sigurimin e mbikëqyrjes qytetare rreth ndershmërisë së procesit zgjedhor16 . Funksioni fondamental i fushatës ishte “për të qartësuar në radhët e qytetarëve lidhjen që ekzistonte midis një qëndrimi të përgjegjshëm në pohimin e të drejtës së çdonjërit për të votuar dhe potencialit për të zgjidhur problemet bashkëkohore individuale dhe ato kolektive” 17. Ndryshe nga fushata Treti Sektor SOS e vitit 1996 dhe 1997, e cila u krijua për të “mbrojtur” sektorin e tretë, fushata OK’93 zgjodhi një qasje pozitive dhe proaktive. Akronimi OK’98 që do të thoshte Obcianska kampan’98 (Fushata Civile 98) reflektonte këtë gjë dhe jepte sinjalin optimist se në qoftë se njerëzit do të angazhoheshin gjithçka kishte për të funksionuar siç duhej . Kjo nismë kishte rëndësi jetike për të luftuar atë frymë disfatiste që ishte krijuar në radhët e qytetarëve, si rrjedhojë e amendimeve të propozuara për ligjin elektoral nga ana e HZDS. Sipas ekspertëve ligjorë, një pjesë e ndryshimeve të propozuara binin ndesh me kushtetutën dhe standardet zgjedhore ndërkombëtare,

15  Shih Pavol Demeš, OK ‘98 Campaign of Slovak NGOs for Free and Fair Elections: A Case Study (Slovak Academic Information Agency, Bratislava, October 1998). 16  Ibid 17  Shih Olga Berecká, Natália Kušnieriková and Dušan Ondrušek, NGO Campaign for Free and Fair Elections. OK ‘98 – Lessons Learned (Partners for Democratic Change, Bratislava, 1999), vep. cit.

33


OK ’98: Fushata e OJQ-ve sllovake për zgjedhje të lira e të ndershme

çka e bënte edhe më të madh rrezikun për manipulimin e zgjedhjeve18 . E megjithatë, pavarësisht prej protestave të OJQ-ve, figurave të shquara publike dhe përfaqësuesve të sindikatave dhe kishave, legjislacioni i ri i cili, efektivisht krijonte një avantazh të pandershëm për HDZ-në në zgjedhjet e ardhshme hyri në fuqi në maj të vitit 1998. Dy muaj para zgjedhjeve, 51% e popullsisë shprehej se kryeministri Meçiar do të bëhej sërish kreu i qeverisë, ndërkohë që vetëm 24% ishte kundër këtij mendimi dhe 25% të tjerë nuk qenë në gjendje të parashikonin rezultatin e zgjedhjeve. Pothuajse të gjithë mbështetësit e HZDS (94%), si dhe pjesa dërrmuese e mbështetësve të SNS-së (66%) besonte në fitoren e Meçiarit. Ndërkohë që besimi i mbështetësve të opozitës lidhur me një fitore të mundshme kundër Meçiarit ishte pak më i vogël nga ç’kishte qenë në 1997. Nga ana tjetër, polarizimi politik i shoqërisë sllovake nisi të reflektojë gjithnjë e më shumë dallimet social-kulturore. Në një kohë që mbështetësit e HZDSsë dhe të SNS-së ishin kryesisht banorë të zonave të thella rurale, njerëzit me arsim të lartë, të rinjtë, studentët, sipërmarrësit, profesionistët dhe banorët e qyteteve të mëdha i dilnin në krah opozitës me një numër që vinte duke u rritur. Këta votues ishin të ndjeshëm ndaj mangësive të demokracisë, mbanin një qëndrim më kritik kundrejt politikanëve autoritarë, refuzonin të përshtatnin e të bënin të tyret qëndrime pasive dhe dorëheqjeje, ndaj dhe, kësisoj, qenë më të përgatitur për të mbështetur opozitën. Pra, ishte mëse e qartë se veprimtaria e qytetarëve kishte një potencialqë duhej mobilizuar.

18  Sipas Pavol Demeshit i cili e përvijoi këtë gjë “(…) ne nuk dëshirojmë që ta zhvillojmë atë si SOS – in për sektorin e tretë siç vepruam më parë kur u vumë për të mbrojtur veten tonë. Këtu unë mendoja që të angazhohej një element që sillte shpresë dhe veprimtari. Në qoftë se do t’i jepemi kësaj gjëje, atëherë kjo do të jetë OK më 1998”. Mbi këtë ton pozitiv u vu theksi edhe nga këshilltarja për median e fushatës, Hana Hanuskova: “Qysh në fillim ne ishim të vendosur të zhvillonim një fushatë mediatike pozitive. Madje ne u përpoqëm të reagojmë pozitivisht ndaj të gjithë sulmeve negativë kundrejt nesh, numri i të cilëve nuk qe dhe aq i pakët”. Cituar sipas Olga Berecká, Natália Kušnieriková and Dušan Ondrušek, NGO Campaign for Free and Fair Elections. OK ‘98 – Lessons Learned (Partners for Democratic Change, Bratislava, 1999), vep. cit. Amendimi kërkonte që çdonjëra prej partive pjesë e një koalicioni duhej të merrte 5% të votave për të pasur një vend në parlament. Padyshim që objektivi kryesor i kësaj mase ishte Koalicioni Slovak për Demokracinë (SDK). Klauzola të tjera problematike kishin të bënin me restrikcionet rreth transparencës së listave të zgjedhësve, masave inadeguate kundër votimeve të paautorizuara, si dhe pengesave që haste media private në mbulimin e fushatës. Shih “Comments on the Proposed Amendments to the Slovak Republic’s Election Laë”, dorëshkrim i përgatitur nga the National Democratic Institute for International Affairs, 30 prill, 1998.

34

Shih Zora Bútorová, “Development of Public Opinion: from Discontent to the Support of Political Change”, in: Martin Bútora, Grigorij Mesežnikov, Zora Bútorová and Sharon Fisher (eds.), The 1998 Parliamentary Elections and Democratic Rebirth in Slovakia (Institute for Public Affairs, Bratislava, 1999), vep. cit.


Martin Bútora

Fushata OK’98: “Mendoj, prandaj dhe votoj. Votoj, prandaj dhe jam”. Brenda objektivave të fushatës OK’98 u përgatitën afro 60 projekte për një informacion të pavarur, edukim dhe monitorim. Pjesa më e madhe e tyre kishin karakter rajonal, ndërkohë që kishte edhe një sërë projektesh më të mëdhenj, impakti i të cilëve shtrihej në të gjithë vendin dhe që shpesh u drejtoheshin të rinjve.

Shpërndarja e informacionit Projekti më i madh e më i dukshëm i OK’98 ishte “Rruga për Sllovakinë”, i organizuar nga shoqata GEMMA’93. Përgjatë një marshimi 15 ditor (19 gusht – 3 shtator 1998) rreth 350 veprimtarë civilë përshkuan më shumë se 850 qytete e fshatra në mbarë Sllovakinë dhe shpërndanë 500 mijë broshura për t’i informuar votuesit rreth zgjedhjeve. Fushata derë – më – derë shpjegonte procedurat e votimit, theksonte parimet bazë të demokracisë parlamentare dhe nënvizonte rëndësinë e pjesëmarrjes së qytetarëve në zgjedhje. Shfaqjet teatrore me pjesëmarrjen e aktorëve popullorë ishin pjesë përbërëse e këtyre veprimtarive 19.

Edukimi qytetar në media Konferenca e Përhershme e Institutit Civil dhe stacioni privat Radio Twist u bashkuan në partneritet për të rritur pjesëmarrjen e publikut në suazën e një programi edukativ parazgjedhor. Në një seri të titulluar “Sllovakia dhe Demokracia – Zgjedhjet 1998”, në këtë radio u intervistuan 25 personalitete sllovake. Në fund të çdonjërës prej intervistave i ftuari në studio theksonte se ai ose ajo do të merrte pjesë në zgjedhje, ndaj dhe i bënte thirrje publikut të bënte të njëjtën gjë. Por askush prej të intervistuarve nuk lëshonte deklarata partiake. Personalitetet e intervistuar i bënin thirrje përgjegjshmërisë civile dhe u drejtoheshin njerëzve të dilnin në votime.

“Shkunde Votën” dhe projekte të tjera rinore “Shkunde Votën” u organizua nga fondacioni i shoqërisë civile për të inkurajuar të rinjtë e moshës nga 18-21 vjeç të votonin. Me sloganin “Mos i lini të tjerët të vendosin për të ardhmen tuaj”, një autobus me veprimtarë shkeli në 23 qytete nga Sllovakia lindore deri në sheshin kryesore të Bratislavës dhe ngjiti në skenë 13 koncerte rroku me grupe rroku nga më popullorët20 . Veprimtarët e rinj u shpjegonin moshatarëve të tyre përse ishte e rëndësishme të votonin, u dëftonin se kush përfitonte nga indiferenca e tyre dhe u përshkruanin procedurat e votimit. Koncertet, këshillat praktike rreth procedurave zgjedhore, si dhe thirrjet e vazhdueshme që u drejtoheshin 19  Për shembull Stano Dançiak, njëri prej pjesëtarëve më të nderuar të Teatrit Kombëtar Sllovak. Aktori Matei Landl shprehej vazhdimisht “është e rëndësishme të shkoni dhe të votoni, duke qenë se zgjedhjet vendosin për të ardhmen tuaj”; shih Martin Porubjak, “I Think, Therefore I Am: The Artists in the 1998 Election Campaign”, in: Martin Bútora, Grigorij Mesežnikov, Zora Bútorová and Sharon Fisher (eds.), The 1998 Parliamentary Elections and Democratic Rebirth in Slovakia (Institute for Public Affairs, Bratislava, 1999), vep. cit. 20  Shih Marek Kapusta, Rock volieb ‘98 Campaign – Report on Activities and Results: A Case Study (Foundation for a Civil Society, Bratislava, 1998).

35


OK ’98: Fushata e OJQ-ve sllovake për zgjedhje të lira e të ndershme

votuesve të rinj që të mendonin në mënyrë të pavarur hasën në një përgjigje mjaft pozitive. Ndër projektet e tjerë të suksesshëm që u drejtoheshin të rinjve mund të përmendim “Fushata rinore për zgjedhjet” e organizuar nga Këshilli Rinor Sllovak, diskutimet rreth të drejtave të votuesve dhe përgjegjësisë së votuesve në 30 shkolla të mesme në 17 qytete të vendit, organizuar nga Shoqata Europiane e të Drejtave të Studentëve (ELSA) dhe projekti i Forumit për Solidaritet Studentor (FOSTUS), që informonte të rinjtë lidhur me aspektet teknike të zgjedhjeve dhe partitë në garë. Dy filma dokumentarë të përgatitur nga Instituti i Çështjeve Publike (IVO) i cili u kushtohej të rinjve që votonin për herë të parë u transmetuan në mënyrë të përsëritur nga kanalet televizivë rajonalë.

Spote televizivë: “Mendoj, prandaj votoj. Votoj, prandaj dhe jam”. Me synimin për të tërhequr votuesit e rinj shoqata civile Hlava’98 (Koka’98) organizoi një sërë spotesh televizivë dhe radiofonikë me sloganin “Mendoj, prandaj dhe votoj, Votoj, prandaj dhe jam” në kinema, në stacionin privat TV Markiza, në TV NASA në Sllovakinë lindore si dhe në 12 radiostacione private që mbulonin hapësira të ndryshme në vend. Me frymë jo tradicionale dhe shpirt krijues artistik, spotet e mësipërm theksonin lirinë dhe rëndësinë e të votuarit. Në spotet publicitare të rinjtë u bënin thirrje moshatarëve të tyre të merrnin pjesë në zgjedhje. Të rinj model si atletë dhe aktorë përcillnin mesazhin. Spotet publicitarë qenë shik, origjinalë, me humor dhe mbartnin sharmin e shprehjes personale.

Edukimi politik dhe zgjedhor Instituti i Çështjeve Publike (IVO) publikoi materiale edukativë dhe analitikë që u drejtoheshin gazetarëve, komentatorëve, intelektualëve me profil publik, drejtuesve civilë dhe atyre studentorë, politikanëve dhe diplomatëve. Botimet shtjellonin parimet themelore të sistemeve elektoralë demokratikë, mandatet parlamentare në Sllovaki dhe programet elektorale të partive politike21 . Fondacioni F. A. Hayek si dhe organizma të tjerë think tank do të botonin analiza të ngjashme rreth programeve të partive politike.

Monitorimi i performancës qeveritare Përveç analizave që u kushtoheshin punës së kryer prej partive politike, një pjesë e programeve u fokusuan në vlerësimin e performancës qeveritare në një sërë fushash politike. Këta projekte do të zhvilloheshin si në suazë të fushatës OK’98 ashtu edhe në mënyrë të pavarur. Ndër ta bënin pjesë projektet e konfederatës së sindikatave lidhur me politikat sociale dhe të punës, nga Shoqata në Përkrahje të Jetës rreth çështjeve të mjedisit, nga Greenpeace për energjinë, nga Qendra për Përkrahjen

36

21  Kálman Petőcz, Základy demokratických volebných systémov (Inštitút pre verejné otázky, Bratislava,1997); Milan Galanda and Juraj Hrabko, Poslanecký mandát na Slovensku (Inštitút pre verejné otázky, Bratislava, 1998); Grigorij Mesežnikov (ed.), Voľby 1998. Analýza volebných programov politických strán a hnutí (Inštitút pre verejné otázky, Bratislava, 1998).


Martin Bútora

dhe Mbështetjen e Mjedisit Publik për Menaxhimin e Ujit dhe Transportit Publik, nga Aleanca e Organizatave të Njerëzve me Aftësi të Kufizuara në Sllovaki dhe Bordi për Këshillimin e Punës Sociale në Sferën Sociale, nga Gremium i Sektorit të Tretë lidhur me legjislacionin e OJQ-ve, nga Komiteti Sllovak i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut dhe nga Forumi i Solidaritetit Studentor lidhur me çështje që kanë të bëjnë me të rinjtë.

Të synosh grupe të posaçëm Një pjesë e projekteve u drejtoheshin grupeve specifike të shoqërisë. Shoqata e Ekspertëve të Lartë përgatiti një sërë forumesh debati parazgjedhor për pensionistët. Ndërkohë që organizata të tjera kishin hartuar programe që u drejtoheshin grave, pakicave rome dhe njerëzve me aftësi të kufizuara.

Edukimi i anëtarëve të komisioneve zgjedhore Fondacioni Anton Tunega kishte përpiluar një projekt për të instruktuar anëtarët e komisioneve zgjedhore. Në bashkëpunim me organizatën Prezantimi Publik me qendër në Koshice, ky fondacion kishte përgatitur një video që përmbante udhëzime të përmbledhura, si dhe botoi 25 mijë kopje të një manuali të cilësisë së lartë për anëtarët e qendrave të votimit dhe trajnoi 250 prej anëtarëve pa përkatësi partiake të këtyre qendrave.

Sondazhet e opinionit publik dhe shpërndarja e tyre Impakti i OK’98 në radhët e qytetarëve u përforcua edhe më nga gjashtë sondazhe të kryera mes opinionit publik, të cilat dhanë ndihmesën e tyre në zhvillimin e debatit publik për zgjedhjet e ardhshme22 . Për sa i përket perceptimit publik të veprimtarive civile, një sondazh i kryer në maj të vitit 1998 nga IVO tregonte se shumica e qytetarëve i mbështesnin veprimtaritë e OJQ-ve në të gjitha sferat e jetës që mbuloheshin nga OK’98.

Diskutimet mbi kodin zgjedhor Një tjetër funksion i kryer nga OK’98 në fushën e edukimit parazgjedhor ishte nisma për t’i shpjeguar opinionit publik thelbin e kodit të ri zgjedhor, një kod që kishte hyrë në fuqi vetëm katër muaj para zgjedhjeve dhe që ishte kritikuar gjerësisht si jo demokratik (për një përshkrim më të hollësishëm lidhur me kontradiktat e kodit zgjedhor shih më sipër). Fushata kundër amendimeve tejet kontroverse të kryera në kodin zgjedhor u krye në bazë të analizave të ekspertëve.

22  Rezultatet e këtyre sondazheve të kryera si dhe të analizave të hollësishme që vinin si rrjedhojë e tyre paraqiteshin në konferenca të rregullta për shtyp, si dhe publikoheshin në një radhë artikujsh të botuar në të përditshmen më të lexuar SME. Nga ana tjetër të dhënat e tyre u përmblodhën në dy libra që iu drejtuan si publikut vendas ashtu edhe atij të huaj; shih Zora Bútorová (ed.), Slovensko pred voľbami. Ľudia – názory – súvislosti (Inštitút pre verejné otázky, Bratislava, 1997), and an extended English edition: Zora Bútorová (ed.), Democracy and Discontent in Slovakia: A Public Opinion Profile of a Country in Transition (Institute for Public Affairs, Bratislava, 1998).

37


OK ’98: Fushata e OJQ-ve sllovake për zgjedhje të lira e të ndershme

Forumet, debatet dhe diskutimet në publik Në qytetet kryesore të vendit u organizuan rreth 45 takime që afronin qytetarët me kandidatët për deputet të organizuara nga një sërë OJQ-sh. Në përgjithësi udhëheqësit e opozitës ishin më të predispozuar për të marrë pjesë në këto takime, si dhe më mirë të përgatitur se sa përfaqësuesit e qeverisë dhe aleatët e tyre politikë.

Monitorimi i medias Edhe pse jo gjithmonë në mënyrë të drejtpërdrejtë kjo gjë nuk hynte brenda suazës së fushatës OK’98, një numër OJQ-sh u angazhuan në monitorimin e medias përgjatë muajve që i paraprinë zgjedhjeve. Më e spikatura ndër to ishte MEMO’98 e cila mbështetej nga Asambleja e Qytetarëve të Helsinkit Sllovake dhe Shoqata për Mbështetjen e Demokracisë Lokale. Ata vëzhguan organet më të mëdha të shtypit elektronik dhe atij të shkruar në vend, duke publikuar rregullisht analizat që kishin të bënin me mbulimin e zgjedhjeve prej medias, drejtpeshimin dhe objektivitetin ose njëanshmërinë në favor të qeverisë23 . Një projekt përplotësues u krye nga sindikata e gazetarëve sllovakë, mbështetur nga Artikulli 19 dhe Programi PHARE i Bashkimit Europian. Edhe ky projekt fokusohej mbi një sërë organesh të ndryshme të medias së shkruar dhe asaj elektronike. Përpjekjet e ndërmarra ndihmuan për të pasqyruar “se në mbulimin e procesit zgjedhor mbizotëronte njëanshmëria dhe mungesa e objektivitetit, veçanërisht në televizionin shtetëror sllovak”24.

Vëzhguesit vendas të zgjedhjeve Shoqata për Zgjedhje të Ndershme organizoi një projekt të pavarur të quajtur “Syri Qytetar ‘98” (Obcianske oko ’98), i cili synonte trajnimin e vëzhguesve vendas të zgjedhjeve. Edhe pse pesë javë para se të mbaheshin zgjedhjet e gjendur nën trusninë ndërkombëtare qeveria i hapi rrugë vëzhguesve ndërkombëtarë dhe lejoi praninë e tyre nga vendet anëtare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE), ajo refuzoi angazhimin në këtë proces edhe të vëzhguesve vendas. Kësisoj Komisioni Qendror Zgjedhor nuk pranoi që të akreditonte zyrtarisht veprimtarët e “Syrit Qytetar ‘98”. Prapëseprapë 1746 vëzhguesit vullnetarë u treguan aktivë në kryerjen e detyrës së tyre jashtë qendrave të votimit. Falë kryetarëve të disa prej komisioneve zgjedhore lokalë një pjesë e vëzhguesve u pranuan edhe në qendrat e votimit. OSBE-ja dërgoi në vend 25 vëzhgues afatgjatë dhe 206 vëzhgues afatshkurtër. Ata vizituan afro 1700 qendra votimi. Edhe pse zgjedhjet u vlerësuan pozitivisht nga vëzhguesit, një prej kundërshtive të tyre ishte pikërisht “dështimi i qeverisë për të lejuar vëzhguesit vendas”. Në fakt media proqeveritare dhe veçanërisht televizioni sllovak dhe e përditshmja Slovenska Republika diskredituan sistematikisht të dy

38

23  Rastislav Kužel dhe Marek Mračka, Project MEMO ‘98: A Case Study (Helsinki Citizens’ Committee and the Association for the Support of Local Democracy, Bratislava, 1998). 24  Andrej Školkay, “The Media and Political Communication in the Election Campaign”, in: Martin Bútora, Grigorij Mesežnikov, Zora Bútorová and Sharon Fisher (eds.), The 1998 Parliamentary Elections and Democratic Rebirth in Slovakia (Institute for Public Affairs, Bratislava, 1999), vep. cit.


Martin Bútora

grupet25 . Përveç fushatës OK ’98 në mënyrë autonome do të zhvilloheshin edhe një sërë veprimtarish të tjera, të cilat, gjithashtu, u shërbenin zgjedhjeve. Në to hynin të shfaqurit në televizionet dhe radiot private të personaliteteve nga jeta publike dhe kulturore. Shumë prej artistëve dolën hapur në krah të Koalicionit Demokratik Sllovak (SDK), si dhe iu kundërvunë politikave kulturore të qeverisë së Vladimir Meçiarit, çka ata i konsideronin si një reminishencë e arrogancës politike të kohës së komunizmit. Konfederata e Sindikatave (KOZ), organizata më e madhe e punëtorëve në Sllovaki, mori në analizë traditën e votimit të parlamentarëve lidhur me problemet më të mprehta sociale të cilat i publikoi më pas në një broshurë me titull “Këshilla me vlerë nga KOZ”. KOZ studioi gjithashtu platformat zgjedhore të partive dhe arriti në përfundimin se partitë që gjendeshin më pranë objektivave të sindikatës qenë ato opozitare26.

Në brendësi të OK ‘98 Komunikimi me një spektër të gjerë partnerësh Fushata OK ’98 ishte një përpjekje në shkallë të gjerë e një numri të madh OJQ-sh, vullnetarësh dhe donatorësh. Ajo lypte mekanizma për të formuluar dhe vënë në jetë një strategji të përbashkët, si dhe për të bashkëvepruar efektivisht me një numër të madh partnerësh në Sllovaki dhe jashtë saj. Vendimmarrja kryej në rrafshe të ndryshëm, çka reflektonte përbërjen e shumëllojtë të aktorëve pjesëmarrës, por edhe natyrën e decentralizuar të fushatës. Në rrafsh kombëtar vendimmarrësi kyç ishte Këshilli Koordinues i përbërë nga 11 anëtarë i OK ’98. Fillimisht roli i këtij këshilli ishte të përpunonte një strategji si dhe të ngjallte interes dhe siguronte përkrahje për fushatën e ndërmarrë në gjirin e bashkësisë së OJQ-ve dhe të donatorëve. Më pas sigurimi i komunikimit në radhët e OJQ-ve dhe nismave të ndërmarra prej tyre erdh e u bë më i rëndësishëm, ashtu siç përftoi një rëndësi të dorës së parë realizimi i kontakteve me institucione vendase dhe të huaja, por edhe me ekspertët në mënyrë që të siguroheshin partneritetet dhe koalicionet e duhura. Për ta bërë gjithnjë e më fleksibël Këshillin Koordinues u krijua një komitet ekzekutiv i përbërë prej 3 anëtarësh27 . Marrëdhëniet me publikun dhe mediat, si dhe dialogu me përfaqësuesit politik, udhëheqësit e sindikatave, kryetarët e bashkive dhe të grupeve të tjerë qenë një pjesë e rëndësishme e veprimtarive. 25  Për një përshkrim të rolit të luajtur nga vëzhguesit e huaj, shih Jeremy Druker, “International Observers and the 1998 Elections”, in: Martin Bútora, Grigorij Mesežnikov, Zora Bútorová and Sharon Fisher (eds.), The 1998 Parliamentary Elections and Democratic Rebirth in Slovakia (Institute for Public Affairs, Bratislava, 1999), vep. cit. 26  Shih Darina Malová, “From Hesitation to a Calculated Strategy: The Confederation of Trade Unions in the 1998 Elections”, in: Martin Bútora, Grigorij Mesežnikov, Zora Bútorová and Sharon Fisher (eds.), The 1998 Parliamentary Elections and Democratic Rebirth in Slovakia (Institute for Public Affairs, Bratislava, 1999), op cit. 27  Anëtarët e komitetit ekzekutiv ishin Šarlota Pufflerová nga Foundation Citizen and Democracy (zëdhënëse), Andrej Bartosiewicz nga Association for Support of Local Democracy dhe Pavol Demeš from the SAIA-Service Center for the Third Sector.

39


OK ’98: Fushata e OJQ-ve sllovake për zgjedhje të lira e të ndershme

Sekretariati i fushatës u vendos në selinë e Fondacionit të Shoqërisë Civile në Bratislavë. Projektet individualë ishin autonomë si në vendimmarrje ashtu edhe në zbatim. Fillimisht pavarësia e projekteve shpuri në krijimin e disa vështirësive dhe fërkimeve në mënyrën e komunikimit midis partnerëve të ndryshëm. Por situata u përmirësua në kohën kur u përcaktuan disa rregulla të përbashkëta. Sakaq u krijuan një sërë grupesh rajonalë ad hoc ose koalicion OJQ-sh të cilat përvijonin strategjitë në bazë të nevojave lokale. Takime koordinimi rajonal zhvilloheshin rregullisht në Koshice, Zvolen dhe Stupava. Por pati edhe disa probleme bashkërendimi me partnerë të tjerë, siç qenë partitë e opozitës. Kjo gjë shpjegohet me risitë që sillte fushata OK ’98, ndaj dhe partive opozitare iu desh njëfarë kohe për të kuptuar potencialin e veprimtarive të bashkërenduara në mënyrë të ndërsjellë. Komunikimi me partitë e koalicionit qeverisës ishte një çështje krejt tjetër. Duke qenë se ishin dyshues ndaj nismave të shoqërisë civile, përfaqësuesit e këtyre partive shpesh refuzonin të merrnin pjesë në forumet publike dhe debatet e organizuar prej tyre, ose i kundërviheshin haptazi monitorimit qytetar të procesit zgjedhor. Ç`është më e keqja, disa prej politikanëve dhe gazetarëve i sulmonin haptazi OJQ-të dhe drejtuesit e tyre, duke i akuzuar se me veprimtarinë e tyre ata kërcënonin pavarësinë e Sllovakisë, ishin vënë në shërbim të armiqve të Sllovakisë dhe që nuk respektonin ligjet. Këto sulme përsëriteshin vazhdimisht në mediat shtetërore (sidomos në televizionin publik). Duke parë qëndrimet gjithnjë e më të njëanshme të mediave shtetërore proqeveritare, u bë kritike që puna me mediat private si televizioni privat TV Markiza dhe Radio Twist, por edhe me gazetën e përditshme SME të bëhej sa më efikase. Organizatorët e fushatës OK ’98 duhet të bëheshin proaktiv dhe t’i vinin fre dezinformimit të krijuar nga strukturat e qeverisë. “Për njerëzit e thjeshtë nuk ishte aspak e qartë se si fushata jonë mund të ishte në të njëjtën kohë edhe politike, edhe jo partiake. Steriotipet që kishin zënë vend në shoqërinë tonë përgjatë viteve të socializmit bënin që politika të identifikohej me udhëheqjen e partisë (...), njerëzit kurrë më parë nuk kishin dëgjuar për diçka të tillë siç qe politika qytetare”28 . Për fushatën OK ’98 e gjithë kjo do të thoshte që objektivat dhe veprimtaritë e saj duhet të shpjegoheshin dhe të bëheshin në një mënyrë sa më të lehtë për t’u kuptuar. Një fushatë në shkallë të gjerë, siç qe OK ’98, kërkonte burime dhe fonde të konsiderueshme. Një sistem dhe procedurë efektive për parashtrimin e projekteve të OJQ-ve u krijua nga Forumi i Donatorëve, një shoqatë informale e fondacioneve që

40

28 Hana Hanuskova, këshilltare për median e fushatës, e cituar te: Oľga Berecká, Natália Kušnieriková and Dušan Ondrušek, NGO Campaign for Free and Fair Elections. OK ‘98 – Lessons Learned (Partners for Democratic Change, Bratislava, 1999), vep. cit.


Martin Bútora

jepnin grante në mbështetje të demokracisë dhe pjesëmarrjes qytetare29 . Donatorët ndërtuan një sistem fleksibël financimesh, procedura aplikimi të thjeshta, si dhe siguronin bashkëfinancime për projektet. Informacioni rreth veprimtarive publikohej rregullisht në revistën NonProfit dhe në internet. Ndërkohë që fushata mbështetej dhe përfitonte në një masë të madhe nga puna vullnetare, nga kontributet e veçanta siç qenë për shembull veprimtaria krijuese e artistëve dhe profesionistëve të specializuar në “fushata sociale”, si dhe nga kontribute të vogla të ofruara nga biznesi lokal dhe donatorë privatë, përkrahja e ofruar nga donatorët europianë dhe amerikanë, që vinte si nga sektori privat ashtu edhe publik ishte e një rëndësie jetike30 . Gjithsesi kontaktet me botën shkonin përtej financimeve që vinin nga jashtë. Për vite me radhë para zgjedhjeve të vitit 1998, bashkësia demokratike në Slovaki kishte mbajtur marrëdhënie të rregullta me partnerët e tyre në demokracitë perëndimore. Kurdoherë kishte pasur një hapësirë të gjerë për ekspertët dhe politikanët perëndimorë, institucionet ndërkombëtare dhe organizatat e pavarura për të reflektuar lidhur me zhvillimet në Sllovaki. Opozita politike kishte partnerë në organizatat ndërkombëtare dhe mediat e pavarura, në botën akademike, në bashkësitë kulturore, ndërkohë që OJQ-të ruanin marrëdhëniet mes tyre. Për veprimtarët civilë në Sllovaki identifikimi me një “shoqëri civile globale” nuk ishte thjesht e vetëm një slogan. Ata e përjetonin këtë identifikim nëpërmjet partneriteteve në mbarë botën. Në janar të vitit 1998 njëmbëdhjetë presidentë të shteteve të Europës Qendrore u takuan në qytetin e Levoçës në Sllovakinë lindore. Duke qenë se tema e takimit ishte shoqëria civile, kryetarët e shteteve zhvilluan bisedime edhe me përfaqësues të OJQ-ve sllovake. Në maj të vitit 1998 Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara vlerësuan me medalje për demokracinë dhe shoqërinë civile 50 organizata dhe individë nga vende të ndryshme të Europës Qendrore dhe Lindore. Si një gjest i qartë në mbështetje të forcave demokratike tri shoqata sllovake u vlerësuan me medalje “në vlerësim e arritjeve për promovimin e vlerave demokratike dhe të një shoqërie civile”, duke përfshirë këtu edhe dy shoqata të angazhuara në fushatën OK ’98 (Shoqata për Popullin dhe Ujin dhe Gremium e Sektorit të Tretë). Një instrument unik për bashkërendimin e përpjekjeve të të gjitha forcave demokratike para zhvillimit të zgjedhjeve ishte Tryeza e Rrumbullakët Demokratike, një platformë informale që përmblidhte përfaqësues të partive opozitare, sindikatat, bashkitë e qyteteve, organizatat rinore dhe sektorin e tretë, me synimin për të siguruar një qëndrim të lirë dhe të ndershëm gjatë procesit zgjedhor, për të parandaluar 29  Këtu bënin pjesë Civil Society Development Foundation, the Open Society Foundation, the Foundation for a Civil Society, the Children of Slovakia Foundation, the Carpathian Foundation, the Charles Stewart Mott Foundation, the German Marshall Fund of the United States, the Jan Hus Educational Foundation, the British Know How Fund, the Fund of Canada, the United States Information Service (USIS) dhe të tjerë. 30  Vëllimi i përgjithshëm financiar i fushatës sipas vlerësimeve të bëra kapte shifrën afërsisht të 30 milion kronave slovake ose të ekuivalentit prej 857 mijë dollarësh amerikanë me kursin e kohës; shih Pavol Demeš, OK ‘98 Campaign of Slovak NGOs for Free and Fair Elections: A Case Study (Slovak Academic Information Agency, Bratislava, 1998).

41


OK ’98: Fushata e OJQ-ve sllovake për zgjedhje të lira e të ndershme

mashtrimet elektorale si dhe për të siguruar një kalim të butë të pushtetit politik nga njëra forcë tek tjetra. Kjo platformë u bë publike në qershor të vitit 1998 me shtatë takime që u zhvilluan para zgjedhjeve. Në të morën pjesë katër partnerë të opozitës demokratike: SDK (Koalicioni Demokratik Sllovak), SMK (Partia e Koalicionit Hungarez), Strana demokratickej l’avice ose SDL’ (Partia e së Majtës Demokratike), Strana obcianskeho porozumenia ose SOP (Partia e Mirëkuptimit Qytetar), si dhe katër aktorë jo partiakë: Konfederata e Sindikatave (KOZ), Gremium i Sektorit të Tretë, Bashkimi i Qyteteve dhe i Fshatrave dhe Këshilli Rinor i Sllovakisë. Këto tubime përfaqësonin një formë të re të dialogut politik. Tryeza e Rrumbullakët Demokratike mishëronte arritjet më të rëndësishme të përpjekjeve parazgjedhore të ndërmarra në Sllovaki: aftësinë për të krijuar aleanca demokratike. Media e pavarur dhe pjesa më e madhe e përfaqësuesve të kishave të rëndësishme, edhe pse nuk përfaqësoheshin në Tryezën e Rrumbullakët Demokratike, ishin pjesë informale e një orvatje të gjerë sociale për ndryshime demokratike. Në disa raste ky bashkëveprim bazohej në marrëdhënien e nënkuptuara mes aktorëve që aderonin për të njëjtat vlera demokratike. Në rastin e Tryezës së Rrumbullakët Demokratike kjo aleancë përftoi formën e një shoqate publike, të dukshme dhe efektive forcash prodemokratike. Në sytë e njerëzve u bë gjithnjë e më e qartë se ky grup gjysmë i institucionalizuar në gjirin e të cilit bënin pjesë parti si aktorë të demokracisë përfaqësuese dhe grupe qytetare që mbështesnin demokracinë pjesëmarrëse, ishte i gatshëm për të mbrojtur karakterin demokratik të zgjedhjeve dhe, në rast se opozita do të fitonte, nuk do lejonin kurrsesi t’i rrëmbenin fitoren nga duart.

Një shans i dytë për demokracinë: arritjet e Fushatës OK ‘98 Aktivizmi qytetar që u zhvillua përgjatë fushatës OK ’98, luajti një rol të dorës së parë në informimin e qytetarëve, monitorimin e zgjedhjeve dhe mobilizimin e votuesve, çka bëri që 84% e tyre të merrnin pjesë në zgjedhje dhe ndër ta tetë në dhjetë veta ishin votues për herë të parë31 . Sondazhet e kryer pas zgjedhjeve treguan se fushata OK ’98 arriti të ngërthejë vëmendjen e pjesës më të madhe të qytetarëve (70%), ndaj dhe shumica dërrmuese e atyre që kishin një opinion për fushatën e vlerësonin atë pozitivisht32.

42

31  Sipas një sondazhi të kryer nga Agjencia FOCUS në nëntor të vitit 1998, në bashkëpunim me Institutin Republikan Ndërkombëtar, 19% e votuesve për herë të parë dhe 9% e votuesve të tjerë deklaruan se ishte fushata e organizatave jo qeveritare ajo që u dha zemër dhe i bindi të merrnin pjesë në zgjedhje. 32  Ndërkohë që 38% e të anketuarve i dha fushatës një vlerësim që shkonte nga 1deri në 2, vetëm 8% e tyre e vlerësoi atë me 4 ose 5 pikë (1 pozitiv, 5 negativ). Vetëm 11% e qytetarëve i konsideronin veprimtaritë e fushatës OK ’98 si të padobishme edhe pse të padëmshme. Kuptimi i fushatës u vlerësua më shumë nga njerëz që kishin arsim të lartë; shih Zora Bútorová, “Development of Public Opinion: from Discontent to the Support of Political Change”, in: Martin Bútora, Grigorij Mesežnikov, Zora Bútorová and Sharon Fisher (eds.), The 1998 Parliamentary Elections and Democratic Rebirth in Slovakia (Institute for Public Affairs, Bratislava, 1999), vep. cit.


Martin Bútora

Shtrirja e spektrit të veprimtarive, ngjarjeve, materialeve dhe produkteve të fushatës ishte mbresëlënëse. Me qindra raporte të publikuar në shtypin kombëtar dhe rajonal dhe prej medias elektronike mbuluan gjithë përpjekjet e kryera lidhur me procesi zgjedhor; në të morën pjesë me mijëra vullnetarë, si dhe u prodhuan mbi 2 milion pllakate, broshura, kartolina, afishe, manualë, botime, stilolapsa, lapsa, kapele dhe bluza që mbanin imazhin piktorik të fushatës. Njerëzit e përkrahën ndryshimin. Fjala ndryshim u shndërrua në moton e fushatës elektorale. Rezultat i saj ishte që qeveria e re sllovake, e kryesuar nga kryeministri Mikulash Xhurinda, mund të niste procesin e transformimit të Sllovakisë, duke i dhënë vendit mundësinë të zinte vendin e vet në bashkësinë e demokracive. Në parlamentin e ri partitë që më parë kishin qenë në opozitë formonin shumicën kushtetuese (93 vende nga 150 në përgjithësi), çka ishte e mjaftueshme për të kryer ndryshimet e duhura pas katër vjetësh të “Meçiarizmit”. Pavarësisht nga shumëllojshmëria e programeve të tyre politike, profileve ideologjikë dhe qasjeve të ndryshme për zgjidhjen e problemeve sociale, të gjitha këto parti i përmbaheshin parimeve të demokracisë dhe mbështesnin integrimin e Sllovakisë në BE dhe në NATO. Një nga tiparet më të spikatur të fushatës ishte shpërthimi i një fryme krijuese që nuk ishte parë kurrë më parë. Në të u aplikuan teknika të reja dhe me fantazi si dhe qasje të papara, duke përfshirë këtu komunikimin ndëraktiv, reklamat në TV sipas stilit të MTV, e kështu me radhë. Votuesve të rinj ua kishte ënda elementët e ironisë dhe të vënies në lojë, çka bënte që të dukeshin qesharakë në sytë e tyre dogmatizmi i mendësisë autoritare. Në një sërë situatash fushata shkoi dhe mori “një karakter karnevalesk”. Kjo gjë çliroi një shkallë dinamizmi, romantizmi, pasioni dhe eksesi që në thelb ishin të rëndësishëm në dy aspekte. Së pari kjo gjë inkurajonte njerëzit të përftonin një ndjenjë bashkësie dhe të qenit të lidhur me njëri-tjetrin në një atmosferë të këndshme kolektiviteti. Së dyti, kjo gjë u bë një alternativë tërheqëse dhe e freskët përkundrejt natyrës së përhime të regjimit autoritarist burokratik, institucioneve, simboleve dhe zyrtarëve të tij. Një ndjesi “pronësie të përligjur” përfshiu mbarë vendin. Për mijëra njerëz, veçanërisht për të rinjtë, fushata kishte për të qenë një përvojë e rëndësishme emocionale. Shpërthime të ngjashme të frymës krijuese kishin ngjarë edhe në vende të tjera në të njëjtat rrethana (fjala vjen në Serbi dhe Ukrainë), ndërkohë që Sllovakia ishte rasti i parë i zgjedhjeve vendimtare në rrafsh kombëtar në të cilat fryma krijuese luajti një rol aq të rëndësishëm. Një rol kyç që lidhej me suksesin ishte “etosi i fitores” që fushata i prezantoi botës së jashtme, çka kontrastonte ndjeshëm me gjendjen e rënduar të publikut të përgjithshëm. Kjo gjë ishte e rëndësishme për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve të linin pas frikën e pjesëmarrjes në politikë dhe të angazhuarit në veprimtari qytetare, çka është guri i provës së shoqërive autoritare. Të fituarit e zemrave të qytetarëve ishte e rëndësishme për të mbërritur në suksesin e fushatës OK ’9833 . Kjo 33  Shih Zora Bútorová and Martin Bútora, Mimovládne organizácie a dobrovoľníctvo na Slovensku očami verejnej mienky (SPACE – Centrum pre analýzu sociálnej politiky, Bratislava, 1996) and Zuzana Fialová, Neziskový sektor na stránkach slovenskej tlače (SPACE – Centrum pre analýzu sociálnej politiky, Bratislava, 1997).

43


OK ’98: Fushata e OJQ-ve sllovake për zgjedhje të lira e të ndershme

fushatë pati sukses me këtë mënyrë të vepruari, çka shpuri në mbushjen e hendekut midis pozicionit pasiv të individëve të izoluar dhe partive politike konkurruese. Edhe pse zgjedhjet u kryen në përputhje me kodin e atëhershëm elektoral (i padrejtë siç ishte), gjykimi i përgjithshëm qe që zgjedhjet nuk u manipuluan. Kjo gjë u bë e mundur falë pranisë së vëzhguesve vendas dhe ndërkombëtarë dhe votimit paralel të kryer nga pjesëtarët e Koalicionit Demokratik Sllovak (SDK), të mobilizuar me sukses nga fushata. Angazhimi në shkallë të gjerë i qytetarëve në jetën politike, imazhet e shesheve të qyteteve të mbushur plot e përplot me njerëz, së bashku me euforinë e atyre rasteve, ringjallën te njerëzit kujtimet e nëntorit të vitit 1989, kur në Çekosllovaki ishte duke u shembur regjimi komunist. Gjithsesi, në qoftë se do ta krahasonim me Revolucionin e Kadifenjtë, dallimet janë të dukshme. Së pari, ndryshe nga viti 1989 kur ndryshimi konceptohej në mënyrë të vagullt, në vitin 1998 u shtrua qartë dhe prerë një kërkesë jetike: Sllovakia dëshironte më shumë demokraci. Së dyti, udhëheqësit e opozitës në vitin 1989 kishin qenë më së shumti të panjohur për publikun. Në shtator të vitit 1998, Sllovakët kërkonin t’i ndryshonin gjërat duke votuar për politikanë që njiheshin mirë nga publiku për profilin e lartë dhe betejat politike që kishin zhvilluar më parë. Së treti, ndryshimet në vitin 1989 nuk pritej të ndodhnin aq shpejt si dhe erdhën pa ndonjë angazhim aktiv afatgjatë të shumicës dërrmuese të qytetarëve. Më 1998, Sllovakëve iu desh të bënin përpjekje të ndërgjegjshme për të realizuar ndryshimet politike. Kur kjo gjë ndodhi, u nxit së pari nga brenda me vetë nismën e shoqërisë sllovake dhe u ushqye gjerësisht prej burimeve, ideve dhe vlerave që gjendeshin në gjirin e kësaj shoqërie. E megjithatë, dallimet e rëndësishme të ngjarjeve që ndodhën në nëntor të vitit 1989 dhe shtator të vitit 1998 lidhen ngushtësisht nga rëndësia e tyre politike. Në të dy rastet u realizua një shndërrim i plotë për sa i përkiste orientimit politik të vendit. Zgjedhjet e vitit 1998 nuk kishin të bënin thjesht e vetëm me një lëvizje në të majtë ose në të djathtë të spektrit politik. Përkundrazi, ato përbënin një zgjidhje midis dy alternativave: vazhdimësisë së një prirjeje jo demokratike, gjysmë autoritare në vend, ose të rikthimit përkah idealet origjinale të vitit 1989, çka do të thoshte drejt demokracisë dhe një shoqërie të hapur, shtetit ligjor dhe ekonomisë së tregut. Në këtë kuptim zgjedhjet e 1998-ës përfaqësonin një Revolucion të Kadifenjtë “të dytë” ose të “vonuar”, ndërsa fushata OK ’98 shërbeu si një prej katalizatorëve kyç të këtij revolucioni34 .

44

34  Shih Martin Bútora and Zora Bútorová, “Slovakia’s Democratic Awakening”, Journal of Democracy vol. 10, no. 1 (janar 1999), f. 80-95.


Martin Bútora

Efektet afatgjatë rreth demokracisë në Sllovaki Pas zgjedhjeve OJQ-të Sllovake nuk u zhdukën nga skena publike. Shoqëria civile e konsideroi si diçka të rëndësishme shmangien e efektit të mirënjohur të “djegies” që vjen pas një mobilizimi social në shkallë të madhe. OJQ-të dëshironin të ruanin disa prej mekanizmave thelbësorë të integrimit, komunikimit dhe bashkëveprimit në gjirin e shoqërisë civile, të konsolidonin besueshmërinë e tyre në sytë e opinionit publik, të vazhdonin të vepronin si vigjilues të qeverisjes demokratike dhe, në fund, të përvijonin një agjendë të re për përmirësimin e cilësisë së demokracisë. Duke pasur këtë gjë në mendje, organizatat civile sllovake zhvilluan një konferencë të jashtëzakonshme në fund të shtatorit 1998, në Stupava, rezultati i së cilës qe një thirrje për të vazhduar mbikëqyrjen nga ana e opinionit publik, për vazhdimin e decentralizimit të shtetit dhe fuqizimin e vetëqeverisjes lokale, si dhe pranimin e nismave civile si partnerë të barabartë në qeverisje, çka lypte rishikimin e legjislacionit fiskal për të lehtësuar ekzistencën e shoqërisë civile. Në tetor të vitit 1998, një numër organizatash qytetare iu drejtuan me një thirrje partive të opozitës së dikurshme demokratike për t’iu përmbajtur marrëveshjeve parazgjedhore dhe të përfshinin në qeverinë e re partinë e Koalicionit Hungarez (SMK). Në nëntor 1998, një duzinë OJQ-sh dhe qindra individë, iu drejtuan qeverisë me një letër të hapur të titulluar “Ne duam një ndryshim të vërtetë!”, duke e sfiduar atë “për të mos e ngatërruar tolerancën me mungesën e parimit për të gjykuar të gjithë ata që janë përgjegjës për aktet kriminale dhe për shkatërrimin e vendit dhe të shoqërisë”, duke u kërkuar atyre që të “mos e keqinterpretojnë ndryshimin në shoqëri thjesht e vetëm si një ndarje të re të pushtetit dhe kolltukëve në pushtet, por që ta shohin atë si një ndryshim themelor në mënyrën e administrimit të punëve publike”. Në një mënyrë më të gjerë dhe në përputhje me një zhvendosje të vazhdueshme “nga politikat politike tek ato publike”, disa prej OJQ-ve, koalicione OJQ-sh dhe platforma u angazhuan aktivisht në promovimin e një numri të madh çështjesh politikash publike, disa prej tyre me kalimin e kohës u shndërruan në qendra me peshë për kryerjen e reformave strukturore. Ato u morën me përgatitjen e analizave, studimeve të posaçme dhe publikimeve lidhur me qeverisjen demokratike, shtetin ligjor dhe të drejtat e njeriut, reformat ekonomike dhe sociale, mjedisin, politikën e jashtme, korrupsionin, problemet që kishin të bënin me bashkësinë e romëve, çështjet gjinore, arsimin dhe një sërë sfidash të tjera me të cilat përballej Sllovakia. Disa prej reformave të suksesshme që Sllovakia vuri në jetë duke nisur nga viti 1998 ose konceptet fillestare të reformave, u konceptuan dhe u rrahën në një sërë institucionesh të pavarura para se ato të zinin vend dhe të aplikoheshin në jetën politike të përditshme. Për të bërë që “ndryshimet të ndodhnin” shoqëria civile e ushtroi ndikimin e vet nëpërmjet medias, ndikoi mbi aktorët politikë, mbrojti interesat e publikut, iu drejtua qytetarëve të të gjitha krahëve dhe mori nismat për një legjislacion të ri. Politikat në vend u përforcuan dhe më tej nga zhvillimi i 45


OK ’98: Fushata e OJQ-ve sllovake për zgjedhje të lira e të ndershme

rolit të shoqërisë civile sllovake në ndihmën dhe asistencën për demokracinë ndërkombëtare. Mjaft prej OJQ-ve që luajtën një rol aktiv në fushatën OK ’98, e shtinë në punë përvojën e tyre për të përkrahur përpjekjet demokratike në vende të tjera të Europës Lindore dhe Qendrore, duke u ardhur në ndihmë veprimtarëve në Kroaci, Serbi dhe më vonë në Ukrainë dhe Bjellorusi, sa për të zënë ngoje disa syresh. OJQ-të sllovake u treguan gjithashtu aktive në zhvillimin e asistencës, duke ofruar asistencë teknike në vendet e Ballkanit, por edhe në misione humanitare në Afrikë dhe në Azi. Roli i vazhdueshëm i shoqërisë civile në fuqizimin e demokracisë në Sllovaki ka përftuar formën e fushatave qytetare edhe në një sërë rastesh të tjera. Në vitin 2000 u ndërmor një fushatë për një reformë të plotë të administratës publike dhe decentralizimit të saj (Za skutocnu reformu verejnej spravy). Nisma civile më e madhe për një Ligj të Mirëinformimi me slloganin “Ajo çka nuk përbën sekret duhet të bëhet publike”, u ndërmor në vitin 2000 dhe u përkrah nga mbi 120 organizata jo qeveritare që përmblidhnin në gjirin e tyre 100.000 anëtarë. Kjo aleancë dhe suksesi që ajo pati tek publiku, shpuri në hartimin e një legjislacioni themelor që u njihte të drejtën qytetarëve të kishin akses të lirë në burimet e informacionit, si dhe u kërkonte punonjësve civilë t’ua ofronin atë. Në vitin 2001, u ndërmorën fushata për të bërë të mundur shfuqizimin e një ligji për administrimin e mbeturinave (Za dobry zakon o odpadoch), si dhe për të hedhur dritë mbi përgjegjësinë e qeverisë lidhur me intolerancën etnike (Rasizmus je aj Tvoj problem). Një pjesë e shoqërisë civile u angazhua sërish në veprimtari që kishin të bënin me zgjedhjet në fushatën që u parapriu zgjedhjeve parlamentare të vitit 2002. Ndonëse klima e përgjithshme në shoqëri ishte shumë e ndryshme nga ajo e vitit 1998. Ndërkohë që frika dhe tensioni i viteve të pushtetit të Meçiarit ishte tretur po kështu ishte tretur dhe entuziazmi i vitit 1998, ndaj dhe pritshmëritë e paplotësuara rritën skepticizmin në gjirin e shumë prej atyre që kishin mbështetur ndryshimet demokratike para 4 vjetësh. Kjo klimë sociale depresive bëri që të ngjalleshin shqetësime se partitë radikale dhe nacional-populiste do të siguronin një përkrahje të fuqishme nga populli, çka kish të ngjarë të sillte efekte negative në vazhdimësinë e reformave demokratike dhe të integrimit euroatlantik. Krahasuar me vitin 1998 veprimtaritë e OJQ-ve në zgjedhjet e vitit 2002 ishin më të përpunuara dhe më të sofistikuara35 . Përparësi iu dha informacionit, edukimit dhe veprimtarive motivuese për të bërë të mundur një pjesëmarrje sa më të lartë në zgjedhje. Vlerësimet për veprimtarinë e qeverisë krahasuar me programin e saj origjinal, shqyrtimi i realizimit të premtimeve paraelektorale dhe analiza e programeve të partive politike iu erdhi në ndihmë votuesve për të vendosur për kë do të votonin. Shumë prej grupeve qytetare i adresuan projektet e tyre përkundrejt grupeve specifike (të rinjtë, romët, gratë), ose

46

35  Peter Novotný, Daniel Forgács and Marián Velšic, “Non-Governmental Organizations in the 2002 Elections”, in: Grigorij Mesežnikov, Oľga Gyárfášová, Miroslav Kollár and Tom Nicholson, Slovak Elections ‘02. Results, Consequences, Context (Institute for Public Affairs, Bratislava, 2003).


Martin Bútora

përkundrejt tematikave të caktuara (politikave sociale, politikës së jashtme, reformës ekonomike dhe zhvillimit të zonave rurale). Dy veprimtari me vizibilitet të lartë ishin “Nie je nam to jedno” (Nuk jemi indiferentë) dhe “Setri si svoj hlas na september” (Ruajeni zërin tuaj për në shtator-hlas në sllovakisht do të thotë “zë” dhe “votë”). Autorët e fushatës “Nuk jemi indiferentë”, Obcianske Oko (Syri Civil) dhe Hlava ’98 (Koka ’98) përdorën një taktikë të pazakontë për të bërë që njerëzit t’i bashkohen nismës së tyre. Ata iu kërkuan njerëzve që në fletën e peticionit për të mbështetur pjesëmarrjen në zgjedhje të vendosnin gjurmët e gishtërinjve, si dhe të bënin një deklaratë vetjake dhe të shpjegonin “pse nuk jam indiferent”36 . Influenca e ushtruar prej këtyre veprimtarive bëhet edhe më e dukshme kur sheh rezultatet e atyre që votuan për herë të parë. Ndërkohë që para verës së vitit 2002 vetëm 50% e votuesve për herë të parë kishin vendosur të shkonin te kutitë e votimit, përgjatë verës (në kulmin e fushatës së OJQ-ve) kjo shifër kishte mbërritur në 70%. Ndërkohë që kontributi i kësaj veprimtarie në rritjen e pjesëmarrësve në votime është mjaft e vështirë për t’u kuantifikuar, një gjë është e sigurt se sikur OJQ-të të mos kishin ndërmarrë fushatat e tyre para zgjedhjeve, numri i pjesëmarrësve në votime kishte për të qenë shumë më i vogël. Me një qeveri të re që garantonte vazhdimësinë e zhvillimeve demokratike duke futur Sllovakinë në NATO dhe në BE, rezultati i zgjedhjeve ishte pa ekuivok.

Përfundime: arritjet e fushatës OK ‘98 Fushata OK ’98 ia detyron suksesin e saj një sërë rrethanash favorizuese. Karakteri i saj rinovues rezultoi i rëndësishëm. Edhe pse OK ’98 nuk ishte e para në llojin e vet, duke qenë se sipërmarrje të ngjashme ishin zhvilluar gjatë zgjedhjeve presidenciale në Rumani dhe në Bullgari kohë më parë, organizatorët e saj zgjodhën modele që nuk ishin aplikuar gjerësisht më parë. Por kjo gjë mund të thuhet edhe për kundërshtarët e ndryshimeve demokratike, të cilët e nënvleftësuan efektivitetin e shoqërisë civile në mobilizimin e votuesve dhe nuk morën masa më parë për t’i vënë asaj shkopinj nën rrota. Trashëgimia e përpjekjeve jo të dhunshme të vitit 1989, si dhe një përvojë e akumuluar nga nismat e mëparshme civile në Sllovaki, rezultoi me rëndësi jetike. Kjo gjë ofroi një shkallë bashkëveprimi të sprovuar, besim të ndërsjellë dhe lidhje personale ndërmjet organizatave dhe aktorëve civilë, çka përbënte një bazë të vlefshme për kryerjen e 36  Të mbledhura të gjitha së bashku, veprimtarët grumbulluan 15 mijë gjurmë gishtërinjsh dhe qindra deklarata vetjake. Faza e dytë e fushatës u konkretizua në njoftime për shtyp, koncerte rrok, thirrje publike nga figura të respektuara, një seri 19 spotesh televizivë dhe një tur koncertesh përgjatë të cilave u vizituan 14 qytete nw gjithw Slovakinw; shih Peter Novotný, Daniel Forgács and Marián Velšic, “Non-Governmental Organizations in the 2002 Elections”, in: Grigorij Mesežnikov, Oľga Gyárfášová, Miroslav Kollár and Tom Nicholson, Slovak Elections ‘02. Results, Consequences, Context (Institute for Public Affairs, Bratislava, 2003), op cit.

47


OK ’98: Fushata e OJQ-ve sllovake për zgjedhje të lira e të ndershme

fushatës OK ’98. Bashkëpunimi midis forcave politike demokratike kishte për të qenë një tjetër faktor i rëndësishëm: për rrjedhojë u formua një aleancë për demokracinë në gjirin e së cilës bënin pjesë parti politike opozitare. Ato e kishin nxjerrë tashmë mësimin nga humbjet e mëparshme që kishin ardhur si rrjedhojë e përçarjes dhe e mungesës së bashkëpunimit. Veç kësaj, mobilizimi civil lypset parë si një gur themeli në ndërtesën e modernizimit të demokracisë në Sllovaki. Veçanërisht pas pavarësisë, shoqërisë sllovake iu desh të piqej politikisht dhe të linte pas pasivitetin e saj tradicional. Vendi duhej të bëhej i përgjegjshëm për punët e veta dhe për të propozuar alternativa konstruktive, çka angazhimi publik duhet të shkonte përtej “rebelimit”. Fushata OK ’98 ishte një pasqyrë e martesës së mosbesimit inteligjent qytetar me një vizion pozitiv për të ardhmen. OJQ-të sllovake dëshmuan se ishin të suksesshme për të depërtuar në sferën publike, e cila, më parë, kishte qenë e kolonizuar nga politikanët autoritarë. Ndërkohë që në të kaluarën komunikimi politik zakonisht rridhte nga kryeministri Meçiar në drejtim të opozitës, kampi pro demokracisë ia doli mbanë t’ia ndryshonte drejtimin këtij komunikimi. Kjo gjë ishte instrumentale në mobilizimin e një elektorati me bazë të gjerë të orientuar për kah ndryshimit, çka ishte një tjetër faktor i rëndësishëm. Fushata OK ’98 iu drejtua të rinjve që votonin për herë të parë, si dhe një elektorati të edukuar dhe urban, i cili shpesh kish dëshmuar se nuk votonte rregullisht. Këta grupe qenë vendimtarë për përcaktimin e rezultatit. Thirrja drejtuar votuesve me orientim për kah ndryshimet tingëlloi bindëse për shkak të imputit kreativ të profesionistëve të specializuar në “fushatat sociale”, pjesëmarrja e të cilëve ishte karakteristike. Artistët, profesionistët e medias dhe të tjerë nga mjedisi jo qeveritar vunë në shërbim të ndryshimeve mjeshtërinë dhe entuziazmin e tyre në vend që t’i përkushtoheshin veprimtarisë së tyre profesionale. Një rëndësi të madhe pati në këtë rast ngurrimi i autoriteteve për të ndërmarrë masa ekstreme, si dhe/ose për t’i manipuluar zgjedhjet në këtë rast. Elita politike e kohës nuk ishte e gatshme për të dhunuar brutalisht procedurat standarde. Pajtimi formal i saj me parimet demokratike dhe synimi për të mos vënë në rrezik legjitimitetin ndërkombëtar, krijoi hapësira të mjaftueshme për ta sfiduar qeverinë me anë të votës. Nga ana tjetër Sllovakia gëzonte një mjedis favorizues ndërkombëtar. Fqinjët vishegradas të këtij vendi kishin hyrë tashmë në rrugën e anëtarësimit në BE dhe në NATO. Të dyja këto organizata dhe vendet e tyre anëtare ishin mëse të predispozuara për të mirëpritur Sllovakinë me një qeveri demokratike. Një pjesë e tyre i ofruan vendit mbështetje politike dhe financiare. Në Sllovaki BE-ja luajti një rol parësor. Së fundmi, historia sllovake është shndërruar në një shembull frymëzues për shumë vende të tjera edhe pse sot e kësaj dite kjo gjë nuk është reflektuar mjaftueshëm në edia dhe literaturën akademike rreth “Revolucioneve Elektoralë”37 . Përvoja e OK ’98 u shfrytëzua në zgjedhjet e vitit 1999 në Kroaci, u studiua sistematikisht dhe u zbatua

48

37  Valerie J. Bunce and Sharon L. Wolchik, “Favorable Conditions and Electoral Revolutions”, Journal of Democracy, vol. 17, no. 4 (October 2006), f. 5-18.


Martin Bútora

në Serbinë e vitit 200038 , teksa komunikimi intensiv i ish-veprimtarëve të OK ’98 me drejtuesit civilë rezultoi i dobishëm në Ukrainën e vitit 2004. Veprimtarët sllovakë ishin të mendimit se fakti që fushata të ngjashme ishin kryer dhe më parë në vende të tjerë ishte diçka inkurajuese dhe motivuese 39. Në Sllovaki kjo gjë nuk ishte thjesht një “fushatë”. Kjo gjë ndihmoi për të realizuar “një tërmet politik”, një ndryshim real rrënjësor, gjë që nuk ishte paracaktuar qysh në krye të herës. Kjo gjë dëshmoi se një shoqëri civile vitale është një gjendje të ndikojë në mënyrë kuptimplotë mbi proceset politike në ato shoqëri drejtuesit e të cilave iu referohen praktikave autoritare. Ndërkohë që sot kjo gjë tingëllon e njohur pas fushatave të ndërmarra në Kroaci, Serbi, Ukrainë dhe Gjeorgji, në vitet 1997 dhe 1998 kjo gjë nuk dukej dhe aq e thjeshtë dhe as e qartë. Fushatat e suksesshme janë “produkt vendas” që zënë fill dhe zhvillohen brenda një vendi, teksa varen fuqishëm nga rrethanat lokale, traditat dhe kultura e atij vendi. E megjithatë, disa prej teknikave janë të transferueshme; për shembull trajnimi i vëzhguesve civilë, organizatorëve dhe moderatorëve të forumeve të kandidatëve, monitorimi i medias dhe veprimtaritë për pjesëmarrje në votime, sidomos kur bëhet fjalë për të rinjtë. Po kështu është kritik universaliteti i angazhimit të njerëzve “inkurajimi i tyre për t’u angazhuar, duke qenë se kjo gjë është zbavitëse dhe jo ngase është një detyrë” . Veprimtarët sllovakë kanë theksuar nevojën për një udhëheqje të përkushtuar vendase, të angazhuar për një synim të përbashkët, të përkushtuar në bashkëpunim dhe shërbim, të aftë për të zhvilluar dhe ruajtur marrëdhënie të mira me mediat, ekspertët ligjorë, politikanët, sindikatat, kryetarët e bashkive, komunitetet fetare dhe bashkësinë ndërkombëtare. Përvoja sllovake konfirmoi se në rrethana të favorshme prirjet jo liberale mund të përmbysen me anë të zgjedhjeve të lira. Qysh nga viti 1998, autokratët populistë kanë nxjerrë mësimet e tyre dhe gjasat janë të jenë shndërruar e bërë më efektivë në parandalimin e qytetarëve liridashës për të sfiduar sundimin e tyre. Prandaj dhe sfida kundrejt regjimeve bashkëkohore autoritare kërkon procedura dhe një mënyrë të re të menduari. Për të vepruar kësisoj ka të ngjarë të jetë e dobishme që herë pas herë t’i hidhet një vështrim historisë sllovake të vitit 1998 dhe asaj që erdhi më pas.

38  Fakti që Pavol Demeshi u çmua me medaljen e Demokracisë dhe të Shoqërisë Civile nga OJQ-të serbe në vitin 2000 është një reflektim domethënës. 39  “Kjo gjë na dëftoi udhën, na shfaqi dritën në fund të tunelit dhe për mendimin tim ky vizion ishte themelor për përpjekjet e OK ’98-ës”, u shpreh Marek Kapusta. “Duke qenë se në fillim vetëm një grusht njerëzish besonin se kjo gjë ishte e mundur, dhe se diçka mund të ndryshonte vërtet përmes veprimtarisë sonë dhe saktësisht shembulli pozitiv i Rumanisë dhe i Bullgarisë (…) fakti i thjeshtë që kjo gjë është e mundur, që kjo gjë ishte realizuar tashmë në tre vende është një gjë fantastike për mendimin tim”; cituar sipas: Oľga Berecká, Natália Kušnieriková and Dušan Ondrušek, NGO Campaign for Free and Fair Elections. OK ‘98 – Lessons Learned (Partners for Democratic Change, Bratislava, 1999), op cit. 43 Jan Surotchak, quoted in: Oľga Berecká, Natália Kušnieriková and Dušan Ondrušek, NGO Campaign for Free and Fair Elections. OK ‘98 – Lessons Learned (Partners for Democratic Change, Bratislava, 1999), vep. cit.

49


OK ’98: Fushata e OJQ-ve sllovake për zgjedhje të lira e të ndershme

Kronologji 7 janar 1997 Partitë opozitare ndërmarrin një peticion për të kërkuar referendum për zgjedhjen e drejtpërdrejtë të presidentit. Të mbështetur nga veprimtarët civilë mblidhen 520.000 firma të mjaftueshme që peticioni të konsiderohet i vlefshëm. 14 shkurt 1997 Në një përpjekje e sipër për ta penguar peticionin, koalicioni qeverisës në parlamentin sllovak bën thirrje për organizimin e një referendumi lidhur me hyrjen e Sllovakisë në NATO, pavarësisht se vendit nuk i ishte bërë ftesë për t’u pranuar në këtë organizatë. . 13 mars 1997 Presidenti Mihal Kovaç vendos që të dy çështjet të jenë pjesë përbërëse e një referendumi të programuar për t’u mbajtur më 23 maj 1997. Organizatat civile dhe personalitete të spikatura inkurajojnë qytetarët të marrin pjesë në mënyrë që referendumi të mbërrijë 50 përqindshin e nevojshëm.. 24 maj 1997 Mbasi qeveria i rishtyp fletët e votimit duke hequr prej tyre çështjen e zgjedhjes së drejtpërdrejtë të presidentit, Komisioni Qendror i Referendumit e shpall atë të pavlefshëm dhe kërkon kryerjen e një hetimi. Sipas rekomandimit të opozitës, shumica dërrmuese e votuesve refuzojnë të marrin pjesë, çka rezulton në 9.8% të zgjedhësve. Mbas referendumit shoqëria civile nis të diskutojë se si e qysh duhet vepruar për të pasur zgjedhje të lira e të ndershme. . 8 korrik 1997 Samiti i NATO-s në Madrid fton formalisht Poloninë, Republikën Çeke dhe Hungarinë t’i bashkohen aleancës. Sllovakia nuk përmendet në kandidatët e ardhshëm. 15 korrik 1997 Komisioni Europian raporton për 10 vendet që aspirojnë të bëhen anëtarë të BEsë, duke veçuar Sllovakinë si i vetmi vend që nuk përmbush kriteret politike të Kopenhagenit. Verë 1997 Debate informale në radhët e drejtuesve civilë shpien në përgatitjet për mbajtjen e një konference kombëtare për të diskutuar rolin e OJQ-ve në zgjedhjet demokratike. 1 tetor 1997 Mikulash Xhurinda, në emër të Koalicionit Demokratik Sllovak në opozitë, koalicioni i porsakrijuar i partive opozitare, i kërkon qeverisë të ftojë në vend vëzhgues ndërkombëtarë për zgjedhjet. Në përgjigje kryeministri Meçiar pohon se “Sllovakia është në gjendje të garantojë edhe vetëm zgjedhje demokratike”. 50


Martin Bútora

28-29 tetor 1997 Konferenca e Pestë Vjetore e Sektorit të Tretë në Stupava, ku mblidhen OJQ nga i gjithë vendi mbahet në Koshice. Nën moton “Të punojmë aktivisht për demokracinë”, konferenca i mbyll punimet me një deklaratë në mbështetje të veprimtarive të OJQve në ndihmë të përmirësimit të informacionit për qytetarët, si dhe për krijimin e kushteve për zgjedhje parlamentare të lira e të ndershme në vitin 1998. Konferenca gjithashtu, bën thirrje për praninë e vëzhguesve ndërkombëtarë. 6-9 nëntor 1997 Rezultatet e konferencës në Koshice iu paraqitën organizatave ndërkombëtare të donatorëve gjatë një takimi ndërkombëtar në Bruksel. 15 dhjetor 1997 Në një takim të zhvilluar në Vjenë, përfaqësuesit e OJQ-ve sllovake takohen me donatorët ndërkombëtarë. Veprimtarë civilë nga Bullgaria dhe Rumania përcjellin përvojat e veprimtarive të kryera në këto vende në situatat parazgjedhore. Fund dhjetori 1997 Diskutohen parimet e fushatës civile. Pavol Demesh udhëheqësi i fushatës SOS Sektori i Tretë të vitit 1996, si dhe zëdhënës i Gremiumit të Sektorit të Tretë propozon një fushatë të orientuar me kah pozitiv për të promovuar demokratizimin e shoqërisë sllovake. 10 janar 1998 Përfaqësues të demokracisë dhe OJQ në mbrojtje të saj marrin pjesë në takimin themelues të fushatës në Institutin për Çështje Publike (IVO). Marrëveshja arrihet në emër të nismës: Fushata Civile OK ’98. Paskëtaj, pjesëtarë të këtij grupi dhe përfaqësues të Gremiumit të Sektorit të Tretë dhe të Forumit të Donatorëve formojnë Këshillin Koordinues të Fushatës. 29 janar 1998 Presidenti Kovaç viziton Washingtonin. Komisioni i Helsinkit të Kongresit të Shteteve të Bashkuara shpreh shqetësimin se “rregullsia e zgjedhjeve në Sllovaki nuk është plotësisht e garantuar”. Janar – shkurt 1998 Këshilli Koordinues përpunon strategjinë e fushatës dhe kërkon përkrahjen e bashkësisë së OJQ-ve dhe të donatorëve. Komunikimi informal fillon me përfaqësuesit e partive demokrate në opozitë. 3 mars 1998 Mandati i presidentit Kovaç mbaron. Kryeministri Meçiar kërkon të vishet me pushtet presidencial ad interim, të cilin ai e përdor për të falur bashkëpunëtorë dhe persona të tjerë të implikuar në abuzime me pushtetin dhe shkelje ligjore. Përmbi 50 drejtues civilë që përfaqësojnë 35 organizata jo qeveritare, marrin pjesë në një takim në Zvolen. Fushata OK ’98 deklarohet si një nismë publike e hapur jo partiake e

51


OK ’98: Fushata e OJQ-ve sllovake për zgjedhje të lira e të ndershme

konceptuar me synimin për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme parlamentare e lokale. Pjesëmarrësit shpallin mobilizimin civil në të gjithë vendin dhe betohen se do t’i bëjnë ballë çfarëdolloj shkeljeje të procesit demokratik në Sllovaki.

Prill 1998 Forumi i Donatorëve Sllovakë ndërmerr një program për të përkrahur nismat civile që lidhen me zgjedhjet. Ai krijon një format të standardizuar dhe një procedura për projektet jo partiake të OJQ-ve për të përfituar mbështetje financiare që ofrohet nga donatorët europianë dhe amerikanë.

Pranverë 1998 Këshilli Koordinues krijon një Komitet Ekzekutiv të përbërë prej tre anëtarësh, për të përkrahur komunikimin fleksibël me nismat civile, për të garantuar kontaktet me institucionet vendase dhe të huaja, si dhe me ekspertë dhe për të mundësuar krijimin e partneriteteve dhe të koalicioneve. Një sekretariat për fushatën vendoset në Fondacionin e Shoqërisë civile në Bratislavë. Krijohen një sërë koalicionesh rajonale ad hoc të OJQ-ve për të përvijuar strategjitë dhe trajtuar nevojat lokale. Takimet rajonale të koordinimit zhvillohen në Koshice, Zvolen dhe në Stupava. 20 maj 1998 Pavarësisht kritikave nga bota, koalicioni qeverisës vendos të amendojë kodin zgjedhor, duke i kërkuar çdo partie pjesëtare e koalicionit të marrë 5% të votave, përballë mbështetjes gjithnjë e në rritje për platformën e opozitës gjithnjë e në rritje Koalicionit Demokratik Sllovak (SDK). Verë 1998 Afro 60 projekte të pavarur ndërmerren në kuadër të fushatës OK ’98. Të zhvilluara në të gjithë Sllovakinë këto projekte përfshinë një duzinë ngjarjesh informative dhe forumesh diskutimi, 13 koncerte rroku, spote televizivë dhe programe radioje, një numër projektesh për monitorimin e medias, trajnimin e 1700 vëzhguesve zgjedhorë, gjashtë sondazhe të opinionit publik, konferenca shtypi të rregullta dhe përgjatë një “marshimi anembanë Sllovakisë”, shpërndarjen në masë të informacionit të lidhur me zgjedhjen për qytetarët, së bashku me 500.000 broshura, 570.600 fletushka, 197.500 postera, 253.000 kartolina dhe 375.010 stikera. 4 qershor 1998 Nis punimet Tryeza e Rrumbullakët Demokratike. Në të marrin pjesë katër parti të opozitës demokratike dhe katër aktorë jo partiakë. Shtatë takime të tryezës së rrumbullakët do të mbahen në prag të zgjedhjeve. 18 gusht 1998 E gjendur nën trysninë ndërkombëtare, ministria e jashtme e Sllovakisë fton zyrtarisht OSBE-në të dërgojë një mision vëzhguesish për të monitoruar zgjedhjet parlamentare. Qeveria refuzon përfshirjen në këtë proces të vëzhguesve vendas, ndërsa një prej 52


Martin Bútora

zyrtarëve të saj i etiketon OJQ-të sllovake të angazhuara në procesin e monitorimit të zgjedhjeve, si provokatorë.

25 – 26 shtator 1998 Zhvillohen zgjedhjet parlamentare. Opozita demokratike fiton 93 nga 150 vende në parlament. Pjesëmarrja në zgjedhje ishte 84.2%. 27 shtator 1998 Raporti i OSBE-së vlerëson pozitivisht zgjedhjet dhe çmon pjesëmarrjen e lartë në to. Po ky raport kritikon kodin zgjedhor, mbulimin e njëanshëm nga televizioni shtetëror dhe “dështimin e qeverisë për të akredituar vëzhguesit vendas”. 30 tetor 1990 Qeveria e re sllovake, e përbërë nga katër parti të opozitës demokratike dhe e kryesuar nga Mikulash Xhurinda, nis nga puna. Qeveria e re premton të mbushë deficitet demokratike të krijuara në vend, të ripërtërijë procesin e reformave dhe të ndjekë rrugën e integrimit euroatlantik të vendit.

Vullnetarë të nismës “Rruga për Sllovakinë”, verë 1998, mbartin në bluza sloganin “Mendon? Voton? PO. Fushata civile OK ‘98”.

53


OK ‘98: A Campaign of Slovak NGOs for Free and Fair Elections

Një broshurë që lidhet me zgjedhjet e shpërndarë përgjatë nismës “Rruga për në Sllovaki”. Një pjesën e pasme të kopertinës lexohet: “Zgjedhjet parlamentare do të zhvillohen më 25-26 shtator 1998. Në këto dy ditë është në dorën tuaj të zgjidhni të bëni alpinizëm në mal, të pastroni bodrumin, të shkoni për pushime, të vizitoni kushërinjtë në cepin tjetër të Sllovakisë, të bëni piknik, të votoni, ose t’i harroni zgjedhjet dhe pastaj t’i qaheni një Zot e di se kujt”.

54

Marek Kapusta, koordinator i fushatës “Shkunde Votën”, Koshice, verë 1998.

Vullnetarë të OK ’98 gjatë një shfaqje teatrale.


15 ditë përpara zgjedhjeve: autobus me veprimtarë i fushatës OK ’98 që udhëhiqet nga dollari.

14 ditë përpara zgjedhjeve: “Stina e kërpudhave në Sllovaki”. Një fushë plot me kërpudha helmatisëse (organizatat ndërkombëtare) që kanë rrethuar “zgjedhjet e lira demokratike” në Sllovaki.

3 ditë përpara zgjedhjeve: “Mos u ngazëlleni! Jam një vëzhgues civil …”.

Dita e dytë e zgjedhjeve: “Lobi i huaj antisllovak”.

9 ditë pas zgjedhjeve: “Pushim i merituar pas një pune të mbarë!”. Zëdhënësi i Gremium të Sektorit të Tretë, Pavol Demesh, duke pushuar me një puro “Soros”.

Karikatura kundër fushatës OK ’98, të botuara në Slovenska Republika, një gazetë proqeveritare, shtator 1998. 55


56


GLAS 99: SHOQËRIA CIVILE SHTRON RRUGËN PËR KROACINË PAS TUXHMAN Sharon Fisher dhe Biljana Bijelić

1

Kur zgjedhjet parlamentare të janarit 2000 në Kroaci shënuan humbjen e rëndë të Unionit Demokrat Kroat (HDZ), vëzhguesit, në krye, duke i parë rezultatet si shenjë të fuqizimit të demokracisë, shprehën shpresat e tyre të ripërtërira për vendin. Duke ndjekur shembullin e Sllovakisë, Kroacia ishte vendi i dytë në Europën Qendrore e Lindore që përjetonte humbjen e një regjimi gjysmautoritar me anë të një “revolucioni civil e paqësor”, ose përmes procesit zgjedhor, çka më vonë shërbeu si frymëzim për të ndërmarrë ndryshimet politike në Serbi dhe kudo gjetkë në rajon. Ndërkohë që nga njëra anë rezultati i zgjedhjeve ishte rrjedhojë e gabimeve të vetë HDZ-së, nga ana tjetër, ky rezultat ishte fryt edhe dy i faktorëve të tjerë: rritjes e bashkimit të opozitës kroate, si dhe forcimit të rolit të organizatave të shoqërisë civile në ndryshimin e rrjedhës së ligjërimit publik. Në të dy aspektet, aktorët e huaj luajtën një rol kyç: në po atë hulli me qasjen që solli ndryshimin paqësor të regjimit të Sllovaki në vitin 1998, bashkësia ndërkombëtare nxiti bashkëpunimin mes gjashtë partive më të mëdha opozitare në vend, si dhe ofroi fonde dhe mundësi trajnimi për organizatat e shoqërisë civile, e cila mbërriti kulmin me fillimin e fushatës dilni-për-të-votuar para zgjedhjeve. Ky kapitull përqendrohet në fushatën parazgjedhore të organizuar e të drejtuar nga organizatat jo qeveritare në Kroaci. Ai merret kryesisht me Koalicionin Civil për Zgjedhje të Lira e të Ndershme, të njohur më së shumti me emrin GLAS 99, çka në gjuhën kroate do të thotë “zë” dhe “votë”. GLAS 99 u formua sipas modelit të fushatës OK ’98 në Sllovaki dhe organizimi i tij u ndihmua shumë nga mbështetja ndërkombëtare që përfitoi. Edhe pse është e pamundur të përcaktohet me saktësi roli i luajtur prej tij, fushata parazgjedhore e organizuar prej shoqatave të shoqërisë civile në Kroaci ndihmoi për të garantuar pjesëmarrjen e lartë në zgjedhje dhe, në të njëjtën kohë, për të mos lejuar që frustrimi i njerëzve të thjeshtë të shpinte ujë në mullirin e partive radikale. Pjesëmarrja e lartë në votime ishte një faktor jashtëzakonisht i rëndësishëm për shkak se votuesit e pavendosur, veçanërisht të rinjtë dhe banorët e zonave urbane, në rast se motivoheshin për të votuar, pritej që të votonin gjerësisht për opozitën dhe jo për partinë në pushtet. Impakti pozitiv i sektorit të OJQ-ve kroate në fushatën parazgjedhore dil-për-të-votuar u dëshmua jo vetëm e thjesht e nga fakti se 75 përqind e elektoratit mori pjesë në votime, çka ishte një shifër e lartë po të kemi Ky kapitull mbështetet në hulumtimet e kryera nga Sharon Fisher për librin Ndryshimet Politike në Sllovaki dhe Kroaci në periudhën post-komuniste: nga Nacionalistë në Europianë (Palgrave Macmillan, Nju Jork, 2006).

57


GLAS 99: SHOQËRIA CIVILE SHTRON RRUGËN PËR KROACINË PAS TUXHMAN

parasysh se zgjedhjet u mbajtën më 3 janar, pra, fill pas Vitit të Ri, por, gjithashtu, nga fakti se partitë opozitare fituan një shumicë dërrmuese në parlament. Ndonëse GLAS 99 rezultoi e suksesshme në fushatën parazgjedhore, duke qenë se ndihmoi në ndryshimet politike në vend, efektet afatgjata të veprimtarisë së tij nuk është se janë dhe aq të dukshme. Një fitore e pamohueshme ka të bëjë me faktin se fushata i dha fund kulturës së frikës, e cila u mbyllte gojën zërave kundër të disidencës politike dhe nuk i lejonte të flisnin kundër padrejtësive politike dhe sociale të kryera gjatë regjimit autoritar në Kroaci. Pjesa e parë e këtij kapitulli hedh një vështrim të shkurtër mbi politikën dhe shoqërinë kroate gjatë viteve 1990, duke këqyrur faktorët politikë si dhe zhvillimin e shoqërisë civile, duke përfshirë këtu OJQ-të dhe mediat. Pjesa e dytë shqyrton shfaqjen e fushatës GLAS 99, duke hulumtuar nismëtarët e saj dhe leksionet që ata kishin nxjerrë prej shembullit sllovak. Pjesa e tretë vështron mbi qasjen e fushatës dhe veprimtaritë e kryera prej saj, duke na dhënë në mënyrë të detajuar strukturat dhe burimet e saj. Së fundmi, pjesa e katërt ka të bëjë me mësimet që mund të nxirren prej kësaj fushate, si dhe me atë që ndodhi pas saj, por gjithashtu edhe me një vështrim për kah e ardhmja.

Politika, shoqëria dhe nismat qytetare në Kroaci përgjatë viteve 1990 Në raport me shumë vende të tjera të Europës Qendrore e Lindore, Kroacia kishte gëzuar një pozitë më të favorizuar në kohën e regjimit komunist për shkak se regjimi në Jugosllavi ishte më i hapur, ndaj dhe qytetarët e saj lejoheshin të udhëtonin e të punonin jashtë. E megjithatë, shoqëria civile në Kroaci u zhvillua mjaft ngadalë. Pavarësisht nga fakti se kjo Republikë njohu lëvizjen e protestës së Pranverës Kroate në vitin 1971, karakteri i saj përgjithësisht është konsideruar më shumë si diçka nacionaliste sesa liberale, duke qenë se shtytësit e saj kryesorë kishin të bënin me zhvendosjen e pasurive ekonomike kroate në drejtim të republikave më të varfra në gjirin e Jugosllavisë dhe me njohjen e kroatishtes si gjuhë me vete nga serbishtja2 . Ndonëse fillimisht u pa me sy të mirë prej udhëheqësit jugosllav Josip Broz Tito, në dhjetor të vitit 1971 kjo lëvizje u shtyp nga frika se po dilte jashtë kontrollit, duke qenë se pikat e krahasimit me shtetin e ustashëve të krijuar gjatë Luftës II Botërore në kohën kur Kroacia ishte një aleat i nazistëve, po bëheshin gjithnjë e më të mëdha. Përgjatë gjithë pjesës së mbetur të viteve 1970 dhe pjesës më të madhe të viteve 1980, veprimtaria e shoqërisë civile në Kroaci u mbyt, ndaj dhe opozita politike mbeti tejet e dobët. Qysh nga kjo kohë e më pas, çdo shfaqje e nacionalizmit ose thirrje për liberalizim të jetës në vend, konceptohej në Beograd si një hap pas drejt shtetit të ustashëve të Luftës II Botërore. Disa kroatë ia hedhin fajin mungesës së krijimit të një disidence të gjerë, faktit që regjimi nuk u tregua asnjëherë aq i ashpër sa të shtynte

58

2  Shih Barbara Jelavich, History of the Balkans: Twentieth Century (Cambridge University Press, Cambridge, 1983), f. 396-397.


Sharon Fisher dhe Biljana Bijelić

për një gjë të tillë. Ndërkohë që gjatë viteve 1980 në Slloveninë fqinje lulëzuan një sërë lëvizjesh sociale, veçanërisht në radhët e të rinjve, ambientalistëve, pacifistëve, feministëve dhe homoseksualëve, çka e shtrëngoi partinë komuniste në pushtet ta zbuste qëndrimin3 . Kjo gjë bëri që qendra e dialogut politik të zhvendosej nga boshti Beograd – Zagreb, në drejtim të boshtit Beograd - Ljubljanë. Shenja të veprimtarisë së shoqërisë civile nisën të shfaqen në Kroaci përgjatë viteve të fundit të periudhës komuniste, veçanërisht në fushën e çështjeve gjinore dhe të mbrojtjes së mjedisit. Për shembull grupi Gratë dhe Shoqëria u formua në vitin 1979 dhe, pavarësisht nga fakti se përbëhej kryesisht nga rrethe akademike, ky grup u shndërrua në djepin e shumë prej nismave të ardhshme për gratë. Duke qenë se problemet e dhunës në familje u shfaqën si një çështje e rëndësishme, Gratë dhe Shoqëria ndihmuan në krijimin e një linje emergjence për gratë në rrezik në vitin 1989, çka ishte e para në llojin e vet në Europën Qendrore dhe Lindore. Nga fundi i viteve 1980, një lëvizje e gjallë opozitare ishte shfaqur, çka pjesërisht u reflektua në krijimin e dy revistave të përjavshme liberale: Start dhe Danas4 . Pas vitit 1990, në kohën kur zgjedhjet e para shumëpartiake në Kroaci i dhanë fund komunizmit dhe shpunë në krijimin e një qeverie një partiake të kryesuar nga HDZ, fokusi i çështjes kombëtare iu mbivendos çështjeve që kishin të bënin me demokratizimin dhe liberalizimin ekonomik. Presidenti Franjo Tuxhman e udhëhoqi Kroacinë në një luftë për pavarësi, e cila shërbeu për të rritur frymën nacionaliste dhe fuqizimin e HDZ-së në pushtet në shtetin e ri kroat. Përgjatë pjesës më të madhe të viteve 1990, e gjendur përballë politikave qeveritare, opozita politike krijonte përshtypjen se qe krejt e pazonja. Në një aspekt kjo gjë ishte e kuptueshme, po të kemi parasysh se HDZ-ja dominonte në skenën politike kroate. Përgjatë viteve 1990, kjo parti fitoi shumicën absolute në shtatë zgjedhje të përgjithshme kombëtare. Pjesërisht këto fitore qenë rezultat i manipulimit të sistemit zgjedhor, por, gjithashtu, edhe një pasqyrim i atmosferës së tendosur politike të krijuar nga HDZ-ja, e cila prirej t’i etiketonte elementët e pavarur në shoqërinë kroate si “armiq” të kombit. E megjithatë, faji më i madh për dobësinë e opozitës gjendej në vetë gjirin e partive, duke qenë se nuk qenë të bashkuara dhe ngurronin të ndërmerrnin protesta serioze kundër regjimit të HDZ-së, madje as të luanin rolin tradicional të një opozite të të qenit kritikët kryesorë të qeverisë5 . Një nga çështjet qendrore që shtrohej para opozitës kroate gjatë viteve 90 ishte nëse ajo duhet të bashkëpunonte me HDZ-në dhe nëse po, deri në çfarë shkalle. Ndaj dhe një numër përfaqësuesish të opozitës ishin të mendimit se bashkëjetesa për një periudhë kohe me HDZ-në do të ishte lëvizja e duhur 3  Shih Tomaz Mastnak, “Civil Society in Slovenia: From Opposition to Power”, te: Paul G. Lewis (ed.), Democracy and Civil Society in Eastern Europe (Macmillan, London, 1992), f. 134-151. 4  “Danas” në gjuhën kroate do të thotë “sot”. 5  Shih Zoran Daskalovic, “Tuđman Triumphs Over Divided Opposition”, War Report, no. 51 (maj 1997), f. 3-5, dhe Jelena Lovrić, “Who Will Lead the Mass Protests?”, AIM, 20 shtator, 1996.

59


GLAS 99: SHOQËRIA CIVILE SHTRON RRUGËN PËR KROACINË PAS TUXHMAN

drejt tranzicionit të pushtetit demokratik. Ndërkohë, në vend të opozitës politike, do të ishte kisha e cila tërhoqi vëmendjen ndaj politikave të gabuara ekononomike të vëna në jetë nga HDZ-ja. Në mesazhin e Krishtlindjeve të vitit 1997, arqipeshkvi Josip Bozaniç e vuri gishtin te gjendja e vështirë sociale e vendit dhe kritikoi faktin se një grusht zyrtarësh qeveritarë po pasuroheshin me shpejtësi në kurriz të qytetarëve të mesëm, ndërkohë që shumica dërrmuese e popullsisë po varfërohej gjithnjë e më shumë6 . Vetëm paskëtaj partia kryesore në opozitë, social-demokratët e pas komunizmit (SDP), nisën të shfaqen si një alternativë reale sociale kundrejt HDZ-së. Pas çlirimit të rajonin të Krajinës nga kontrolli serb më 1995, publiku kroat filloi të distancohej nga nacionalizmi, duke qenë se njerëzit e zakonshëm nuk perceptonin më ndonjë rrezik real lidhur me ekzistencën e vendit. Ndërkohë që opozita që i bëhej HDZ-së ishte ende e dobët në fillim të viteve 1990, në gjysmën e dytë të këtij dhjetëvjeçari elitat konkurruese dalëngadalë nisën të nxjerrin mësime nga gabimet e tyre të mëparshme dhe zunë të bashkëpunojnë dhe t’i intensifikojnë përpjekjet e përbashkëta për të kryer ndryshimin politik. Kjo gjë nuk ishte e vërtetë vetëm për opozitën politike, por, gjithashtu edhe për organizatat e shoqërisë civile, duke përfshirë këtu grupet qytetare, sindikatat dhe median. Media veçanërisht luante një rol të rëndësishëm në largimin e njerëzve nga partitë në pushtet, duke qenë se ishin gazetarët ata që guxonin më shumë sesa politikanët të vinin në pikëpyetje mitet nacionalë. Ndërkohë që tri kanalet e mëdhenj shtetërorë televizivë në Kroaci, si dhe pjesa më e madhe e gazetave të përditshme, mbeteshin nën mbikëqyrjen e fortë të qeverisë gjatë gjithë viteve 1990, pak zëra në media ishin vazhdimisht në pozita antinacionaliste, duke përfshirë të përjavshmen Feral Tribune, të përditshmen Novi List (Gazeta e Re), si dhe ARKzin, një gazetë të përmuajshme e botuar nga Fushata Antiluftë (ARK). Po kaq të rëndësishme ishin edhe tabloidët e përjavshëm sensacionalë si Globus (Globi) dhe Nacional (Kombëtar), të cilët vazhdimisht nxirrnin në dritën e diellit pisllëqet e skandaleve që lidheshin me HDZ-në dhe kishin një audiencë shumë më të gjerë se botime të tjera, siç qe Feral Tribune. Përveç medias, sindikatat gjithashtu luajtën një rol jetik në zhvillimin e një diskursi alternativ publik, veçanërisht për çështjet ekonomike. Ndërkohë që punëtorët kroatë ngurronin të demonstronin kundër qeverisë para vitit 1996 për shkak të nevojës për t’u paraqitur si një front i përbashkët në kohën e luftës, sindikatat ndërmorën protesta të shpeshta përgjatë gjithë gjysmës së dytë të viteve 1990, çka nisi me grevën një ditore të postës dhe telekomunikacionit kroat, në shkurt të vitit 1996. Paskëtaj, punëtorët e metalurgjisë, pensionistët, mësuesit, studiuesit dhe punonjësit e hekurudhave ndërmorën një sërë demonstratash për të protestuar më së shumti për gjendjen e vështirë ekonomike dhe pozitën e tyre sociale. Duke qenë se gjendja ekonomike u përkeqësua edhe më në fund të viteve 1990, ndërsa nga ana tjetër stili i jetës luksoze i të gjithë atyre që kishin lidhje me HDZ-në zuri të bëhej gjithnjë e më i dukshëm, fuqia e lëvizjeve të sindikatave u rrit edhe më. 60

6  RFE/RL Newsline, December 12, 1997


Sharon Fisher dhe Biljana Bijelić

Ashtu siç kishte ndodhur edhe me elementët e tjerë të shoqërisë kroate, sektorit të OJQ-ve në vend iu desh kohë për të ngritur zërin kritik kundër politikave të qeverisë, pjesërisht për shkak të luftës, por, gjithashtu, edhe për shkak të pengesave të krijuara nga elitat në pushtet. Bashkësia e OJQ-ve nuk gëzonte respekt në sytë e HDZ-së. një qëndrim ky krejt i kuptueshëm po të kemi parasysh ngurrimin e përgjithshëm të kësaj partie për të zbutur kontrollin ndaj gjithë atyre grupeve që ishin përtej sferës së saj të ndikimit. Së bashku me aleatët e vet në media, HDZ punoi për të krijuar një imazh negativ të OJQ-ve. Një nga elementët më kritikë të tyre ishte se OJQ-të kontrolloheshin nga “armiku” i jashtëm, ndaj dhe synimi i tyre ishte të përmbysnin Republikën. Për shembull në vitin 1996, Tuxhmani akuzoi fondacionet perëndimore dhe ambasadat e huaja se përkrahnin opozitën kroate dhe u zotua se do të godiste “fondacionet, organizatat dhe individët” që financoheshin nga burime të huaja “shpesh për qëllime ilegale dhe subversive”. Ai vazhdoi t’ju drejtohej këtyre organizatave dhe t’i quante “instrumente në duart e fuqive të huaja” që rrekeshin të “minonin qeverinë”7 . Në vitin 1998, gazetari pro HDZ-së Milan Ivkoçiç shkruante se “80% e veprimtareve gra dhe e organizatave të ngjashme margjinale janë serbe, ndërsa pjesa tjetër janë pak a shumë kroate me të kaluar politike ose familjare në shërbimet sekrete të Jugosllavisë, policisë jugosllave ose oficerëve të ushtrisë jugosllave”. Më tej ai thoshte se gratë që bëjnë pjesë në këto OJQ “përfaqësojnë në jetën e tyre personale një model që i kundërvihet drejtpërdrejt idealit të dëshirueshëm të familjes kroate”, çka do të thoshte që ato janë “të martuara dhe pa fëmijë”, “të moshuara dhe të pamartuara”, ose “lezbike”. Ivkoçiç e përfundonte shkrimin e vet duke thënë se këto grupe janë “pa kurrfarë peshe” pa përkrahjen që marrin nga jashtë8 . Njëra prej organizatave që iu nënshtrohej kritikave të ashpra ishte Instituti i Shoqërisë së Hapur të George Soros. Sikur të mos mjaftonin sulmet verbale, HDZ u rrek ta asfiksonte sektorin e tretë nëpërmjet legjislacionit. Edhe pse në mes të viteve 1990 në Kroaci kishte rreth 20 mijë shoqata civile të regjistruara, legjislacioni i ri kontribuonte për ta reduktuar këtë numër9 . Në korrik të vitit 1997, parlamenti miratoi një ligj për shoqatat, i cili i njihte shtetit autoritetin për të kontrolluar punën e OJQ-ve, të vendoste gjoba të rënda dhe të ndalonte grupe që dyshohej se vepronin ilegalisht. Organizatave ekzistuese u kërkohej të riregjistroheshin deri në janar të vitit 1998. Gjithsesi vetëm një përqindje e vogël e tyre ishte në gjendje ta bënte këtë gjë10 . Fjala vjen, grupi Attack hasi në probleme për t’u regjistruar, duke qenë se ligji i ri ua ndalonte organizatave përdorimin e emrave të huaj11 . Edhe pse sulmet verbale dhe legjislative krijonin një ambient të vështirë për punën e veprimtarëve të OJQ-ve, një numër entuziastësh në Kroaci nuk hoqën dorë nga 7  AP 12 dhjetor 1996. 8  Večernji list, 14 qershor, 1998. 9  Milivoj Đilas, “NGOs in Croatia”, AIM, 22 shtator, 1999. 10  Feral Tribune, 19 janar, 1998. 11  Milivoj Đilas, “NGOs in Croatia”, AIM, 22 shtator, 1999, vep. cit.

61


GLAS 99: SHOQËRIA CIVILE SHTRON RRUGËN PËR KROACINË PAS TUXHMAN

përpjekjet e tyre, ndaj dhe në vend u shfaqën një numër i ri OJQ-sh që kryenin veprimtari në lidhje me luftën dhe efektet e saj. Një nga qendrat më të rëndësishme të veprimtarive ishte Fushata Anti Luftë (ARK), e themeluar më 1981. Nga gjiri i ARK-së dolën një numër organizatash të tjera me vetëdije politike, duke formuar një rrjet OJQ-sh në Zagreb dhe jashtë tij që rrihte në krijimin e paqes, pajtimin mes njerëzve, fuqizimin e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e të drejtave të grave. Shumë prej veprimtarëve paqedashës punonin në qytetin e Pakracit në Sllavoninë Perëndimore12 , duke krijuar një projekt të quajtur Vullnetarët e Pakracit që merrej me shpërndarjen e ndihmave humanitare, sigurimin e ndihmës ligjore, punonte me viktimat e traumatizuara të luftës dhe zhvillonte seminare edukativë për të rinjtë dhe gratë. Duke qenë se këto grupe nuk diskriminonin askënd bazuar mbi kombësinë, përfituan financime të konsiderueshme dhe u njohën gjerësisht nga bashkësia e donatorëve ndërkombëtarë. Grupet e grave vijuan të lulëzonin përgjatë gjithë viteve 1990, duke formuar kësisoj një element qendror në shoqërinë civile kroate të periudhës pas komuniste, duke trajtuar probleme të tilla si viktimat femra të luftës, pjesëmarrjen e gruas në politikë dhe të drejtën e abortit. Ishte befasues fakti që grupet e ambjentalistëve që kishin luajtur një rol kyç në disidencën gjatë viteve të fundit të regjimit komunist, e humbën peshën e tyre. Komiteti Kroat i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut (HHO), u krijua në vitin 1993 me synimin për të ndërgjegjësuar lidhur me rëndësinë e të drejtave të njeriut si një faktor kyç në jetën publike të vendit. Kjo gjë përftoi një rëndësi të posaçme pas operacioneve të policisë dhe të ushtrisë të kryera në vitin 1995, që shpunë në dëbimin nga Kroacia të serbëve etnikë. Në këtë kohë HHO-ja u bë një nga mbrojtësit kryesorë të të drejtave të serbëve të Kroacisë. Ivan Svonimir Çiçaku, njeriu që shërbeu si kreu i kësaj organizate nga koha e themelimit deri në zëvendësimin e tij në tetor të vitit 1998, do të ishte një nga personalitetet më kontroversë në Kroaci. Kjo gjë kishte të bënte me natyrën e deklaratave të HHO-së të cilat tërhoqën vëmendjen si brenda vendit ashtu edhe jashtë, lidhur me një numër problemesh në Kroaci, duke përfshirë këtu atmosferën e intolerancës kundër kthimit të serbëve etnikë, përdorimit të “gjuhës së urrejtjes” në media dhe rritjes së dhunës politike. Ndër mjetet më të përhapura të shtëna në punë nga pjesa më e madhe e OJQ-ve qenë ankesat me shkrim dhe konferencat e shtypit, ndërkohë që grupe të tjerë u fokusuan në përdorimin e mjeteve të ndryshme të protestës për të ngjallur debatin publik. Ndonëse veprimtaritë e sponsorizuara prej OJQ-ve shpesh dështonin dhe nuk arrinin të tërhiqnin numër të konsiderueshëm qytetarësh, Komiteti i Qytetarëve për të Drejtat e Njeriut ishte bërë i njohur për demonstratat e tij të përvitshme që synonin që Sheshit të Zagrebit të Heronjve Kroatë (Trg hrvatskih velikana) t’i kthehej emri që kishte pasur në epokën e komunizmit, Sheshi i Viktimave të Fashizmit (Trg zrtava

62

12  Para luftës popullsia e Pakracit përbëhej 46% nga serbë dhe 36% nga kroatë, ndërsa pjesa tjetër përmblidhte rreth 20 pakica kombëtare; shih Laura Silber dhe Allan Little, The Death of Yugoslavia (Penguin and BBC, London, 1995), f. 134-135, 146.


Sharon Fisher dhe Biljana Bijelić

fasizma). Në këto demonstrata zakonisht merrnin pjesë një numër aktorësh të njohur dhe figurash publike. Protesta e vitit 1999 u bë objekt i një vëmendjeje të posaçme kur një grup simpatizantësh të ustashëve dolën në shesh dhe policia vendosi të ushtronte dhunë kundër grupeve antifashiste. Grupet e grave gjithashtu sponsorizuan forma të ndryshme të protestave, të cilat përfshinin, për shembull, peticionin e vitit 1995 për një abort të ligjshëm dhe të sigurt, që u firmos nga 20 mijë vetë, si dhe demonstratën e zhvilluar përballë parlamentit në mars 1995, gjatë së cilës veprimtarët iu drejtuan deputetëve lidhur me një sërë çështjesh gjinore. Pavarësisht hapave pozitivë të kryer, shpesh mungonte uniteti në gjirin e sektorit të OJQ-ve. Në brendësi të rrjetit të ARK-së dhe të gjithë atyre OJQ-ve të orientuara drejt çështjeve humanitare që nuk kishin hedhur rrënjë në lëvizjen paqësore, kishte një përçarje të thellë. Puna e kryer prej shumë nga OJQ-të e fundit shihej sikur synonte kryesisht të ndihmonte kroatët etnikë, çka bënte që të kishin një këndvështrim thelbësisht të ndryshëm lidhur me çështje qendrore siç qenë lufta dhe nacionalizmi. Përpjekje për të bashkërenduar punën u ndërmorën nga grupe të tilla si grupi i Ombrellës, Qendra për Zhvillimin e Organizatave Jo Fitimprurëse (CERANEO), i themeluar më 1995 si një përpjekje për ta fuqizuar sektorin përmes organizimit të seminareve dhe forumeve të përvitshëm, si dhe botimit të një gazete. Në vitin 1996, më shumë se 100 OJQ kroate bashkuan forcat në përpjekje për të amenduar projekt ligjin e qeverisë lidhur me shoqatat, edhe pse pa sukses. Gjithsesi, ndryshe nga situata në Sllovaki, ku një fushatë e ngjashme e ndërmarrë kundër ligjit për fondacionet i bashkoi OJQ-të, në Kroaci uniteti pati jetë të shkurtër. Duhet theksuar se krejt spektri i vlerave ekzistuese në gjirin e sektorit të OJQ-ve kroate dhe shumë organizatave të tjera mbante lidhje të ngushta me qeverinë. Një shembull është Fondacioni Humanitar për Fëmijët e Kroacisë, drejtoreshë e të cilit qysh nga viti 1990 kishte qenë gruaja e presidentit Tuxhman, Ankica. Organizata gëzonte privilegje të posaçme, duke përfshirë këtu të drejtën për të vendosur kuti për mbledhjen e të hollave në vende publike dhe të shpërndante broshurat e veta në fluturimet e kompanisë Croatia Airlines. Një tjetër OJQ që mbante lidhje me HDZ-në ishte Fondacioni i Kroat i Zotimit Shtetëror, drejtor i të cilit Ivica Pashaliç, ishte një nga këshilltarët më të afërt të presidentit Tuxhman. Fondacioni jepte bursa për studentët dhe botonte një gazetë të quajtur Drzavnost (Shtetësia). Në disa prej artikujve të kësaj gazete bëheshin përpjekje të qarta për të ndërtuar kultin e personalitetit që lidhej me Tuxhmanin13 . Një nga aspektet më kontroversë të shoqërisë civile kroate në kohën e Tuxhmanit ishin grupet e shumtë të veteranëve dhe të viktimave të tjera të luftës për pavarësi në fillim të viteve 1990, të njohur gjerësisht si “Lufta për Atdheun”. Grupet e

13  Tomislav Čadež, “Zaklada hrvatskog državnog zavjeta: kako se kultivira kult ličnosti”, Globus, 27 nëntor, 1998, f. 32-35.

63


GLAS 99: SHOQËRIA CIVILE SHTRON RRUGËN PËR KROACINË PAS TUXHMAN

këtyre veteranëve përfitonin financime të konsiderueshme nga buxheti i shtetit dhe gëzonin një pozitë të privilegjuar në shoqëri14 . Pavarësisht nga qëndrimi konfrontues që HDZ-ja mbante kundrejt organizatave të shoqërisë civile, në tetor të vitit 1998 kabineti qeveritar krijoi Zyrën e Shoqatave, e cila iu jepte fonde disa prej OJQ-ve (duke përfshirë këtu edhe grupe grash), çka më parë kishte qenë diçka e papërfytyrueshme. Po atë muaj qeveria kroate së bashku me Zyrën e Komisionerit të Lartë për Refugjatët të Kombeve të Bashkuara (UNHCR), bashkësponsorizoi një panair tre ditor të OJQ-ve në Zagreb, i cili synonte të ishte një tubim i organizatave të fokusuara në çështjet humanitare dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Në fund panairi përbënte një miks të çuditshëm për shkak të spektrit të gjerë të OJQ-ve që merrnin pjesë në të, duke filluar nga feministet dhe grupet pro-jetës të organizatave të serbëve etnikë, si dhe grupet që mbronin interesat e veteranëve të “Luftës për Atdheun”15 . Është e paqartë përse HDZ-ja shkoi dhe përshtati këtë qasje favorizuese përkundrejt sektorit të OJQ-ve në fund të viteve 1990, edhe pse ndryshimi i qëndrimit ka të ngjarë të ketë qenë pjesë e një përpjekjeje për të qetësuar bashkësinë ndërkombëtare, e cila po e vinte gjithnjë e më shumë theksin në zhvillimin e OJQ-ve në rajon. Në maj të vitit 1998, Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara nderuan me Çmimin për Demokraci dhe Shoqëri Civile pesëdhjetë organizata dhe individë nga 29 vende të Europës Qendrore dhe Lindore, duke përfshirë këtu tre nga Kroacia: grupin për të drejtat e grave, Be active, Be emancipated (B.a.B.e.), i cili ishte pjesë e rrjetit ARK, grupin e trusnisë së Medias Forum 21 dhe Forumin Demokratik Serb të Qendrave të Këshillimit Ligjor. Një publikim i HDZ-së nga viti 1999 njihte një nivel individual të zhvillimit të OJQ-ve në vend si “tregues bazik” të demokracisë, duke shtuar se “roli i organizatave jo qeveritare kroate në zhvillimin e shoqërisë demokratike në Kroaci kishte qenë i madh”16 . E megjithatë, siç do të bëhej e qartë në periudhën parazgjedhore, afeksioni i sapo zbuluar i HDZ-së për OJQ-të nuk do të zgjaste shumë.

Shfaqja e unitetit në radhët e demokratëve kroatë: Fushata Glas 99 Në një farë mënyre HDZ-ja e sendërtoi vetë skenën e humbjes në zgjedhjet e vitit 2000. Kjo gjë reflektohej në politikat kontroverse ekonomike të partisë dhe në ligjërimin e sajpublik tëhuajëzues . Në dritën e një opozite që sa vinte dhe rritej në gjysmën e dytë të viteve 1990, HDZ-ja përballej me zgjedhjen për të ndryshuar diskursin publik

64

14  Shih Sharon Fisher, “Contentious Politics in Croatia: The War Veterans’ Movement”, in: Petr Kopecký and Cas Mudde (eds.), Uncivil Society? Contentious Politics in Postcommunist Europe (Routledge, London, 2003), f. 74-92. 15  Shih, për shembull Goran Borković, “Smotra nevladinih udruga postala sajam taštine i incidenata”, Vjesnik, 5 nëntor, 1998. 16  Izborni pojmovnik HDZ-a, HDZ, Zagreb, 1999, f. 250.


Sharon Fisher dhe Biljana Bijelić

në përpjekje për të zgjeruar elektoratin e vet të rrudhur dhe rrezikun që i kanosej me humbjen e zgjedhjeve të ardhshme. Edhe pse pas vitit 1995 u kryen një sërë orvatjesh nga HDZ-ja për ta zhvendosur politikën e vet më në qendër, e vërteta është se kjo zhvendosje e boshtit nuk ndodhi kurrë. Në vend që ta moderonte ligjërimin e vet publik, partia e radikalizoi edhe më retorikën me synimin për ta trembur popullsinë lidhur me rreziqet potenciale që i kanoseshin kombit. Për shembull, HDZ-ja e paralajmëroi elektoratin lidhur me katastrofën që do të ndodhte në rast të një fitoreje të opozitës, duke përfshirë në të edhe rikthimin e Jugosllavisë17 . Ndërkohë që HDZ-ja kishte patur sukses në “të ndjerët e pulsit” të popullit në fillim të viteve 1990, gjasat ishte që partia t’i kishte humbur pikat e kontaktit me votuesit e zakonshëm, të cilët aty nga fundi i dhjetëvjeçarit, shqetësoheshin gjithnjë e më shumë për problemet ekonomike dhe kufizimet e demokracisë. Sondazhet e kryera në fund të vitit 1998 tregonin se shumica dërrmuese e qytetarëve nuk u besonte më fjalëve të Tuxhmanit dhe nuk frikësohej për të ardhmen e vendit, madje edhe në qoftë se opozita vinte në pushtet18 . Edhe pse Tuxhmani ia kishte dalë mbanë të mblidhte forcat dhe të siguronte përkrahjen e duhur për HDZ-në para se të zhvilloheshin zgjedhjet, vdekja e tij në dhjetor 1999 e futi partinë në kaos. Edhe pse mbështetja për HDZ-në kishte rënë, ngandonjëherë dukej se opozitës politike i mungonte uniteti i nevojshëm që të fitonte zgjedhjet dhe të formonte qeverinë e re. Sidoqoftë, me nxitjen që vinte nga bashkësia ndërkombëtare, një pjesë e kroatëve i kishin kthyer sytë nga Sllovakia dhe e shihnin si një model për krijimin e një koalicioni 19 . Kishte për të qenë problemi i kodit elektoral që do të puqte sëbashku gjashtë partitë kryesore të opozitës në Kroaci. Gjashtëshja e Opozitës u mblodh për herë të parë në shtator të vitit 1998 për të përpunuar një projekt kod të përbashkët elektoral20 . Bashkimi i Gjashtëshes së Opozitës do të bëhej edhe më konkret me nënshkrimin, më 30 nëntor 1999, të “deklaratës rreth Drejtimit Themelor të Veprimtarisë Paszgjedhore”, me anë të së cilës partitë opozitare zotoheshin të krijonin një qeveri të përbashkët, premtonin se nuk do të formonin koalicion me HDZ-në dhe pajtoheshin për një sërë çështjesh të ndryshme politike. Nisur nga fakti se kodi elektoral kishte ndryshuar dhe tashmë ishte një sistem i pastër proporcional, gjashtë partitë opozitare krijuan dy koalicione: Koalicionin e Dyshes dhe Koalicionin e Katërshes. Teksa në Koalicionin e Dyshes hynte Partia Social-Demokrate (SDP) dhe Partia Social-Liberale Kroate (HSLS), Koalicioni i Katërshes gruponte Partinë Konservatore të Fshatarëve Kroatë (HSS) së bashku me tri parti të vogla liberale, ku bënin pjesë Partia Popullore Kroate (HNS), Partia Liberale (LS) dhe Kuvendi Demokratik i Istrias (IDS).

17  Shih Ivo Žanić, “Tuđmanov ‘sovjetski’ diskurs”, Jutarnji list, 9 dhjetor, 1998, dhe Zoran Daskalović, “Tuđman Triumphs Over Divided Opposition”, War Report no. 51, maj 1997, f. 3-5. 18  Shih Globus, 16 tetor, 1998, f. 24-26 dhe 18 dhjetor, 1998, f. 16-17. 19  Shih intervistën me Zëvendëskryetarin e Partisë Social – Liberale Kroate (HSLS), Vilim Herman në: Novi list, 19 janar 1999. 20  Vjesnik, 2 shtator, 1998; Večernji list, 22 dhe 23 shtator, 1998.

65


GLAS 99: SHOQËRIA CIVILE SHTRON RRUGËN PËR KROACINË PAS TUXHMAN

Pavarësisht se pakënaqësia në gjirin e popullsisë sa vinte dhe rritej në shoqërinë kroate, shtrirja e protestave publike ishte ende mjaft e ulët dhe tejet zhgënjyese nga fundi i viteve 1990, në një vend ku mbizotëronte pasiviteti dhe mosbesimi. Ndjenja e vetëbesimit në “kompetencën civile”21 kërkonte kohë që të zinte vend, çka do të thoshte se gjendja shpirtërore publike shpesh karakterizohej nga një ndjesi pafuqie përsa i takonte aftësisë për të ndikuar në politikat qeveritare, e cila për rrjedhojë përforconte atë kulturë politike të tëhuajëzimit të trashëguar nga regjimi komunist22. Kjo gjë reflektohej në zbehjen e interesit për zgjedhjet. Edhe pse pjesëmarrja në votime kapi shifrën e kënaqshme të 71% në zgjedhjet për dhomën e lartë të parlamentit në prill të vitit 1997, në qershor të po atij viti, në zgjedhjet presidenciale morën pjesë vetëm 55% e njerëzve me të drejtë vote, pavarësisht nga argumentet e hedhur prej opozitës se një pjesëmarrje e lartë në zgjedhje ishte e nevojshme për ta shtrënguar Tuxhmanin të kalonte në një raund të dytë zgjedhor. Për pasojë Tuxhmani i fitoi zgjedhjet qysh në raundin e parë. Pak kohë para zhvillimit të zgjedhjeve të vitit 2000 për dhomën e ulët të parlamentit, sondazhet e opinionit publik tregonin se njerëzit shfaqnin si shqetësim kryesor papunësinë e lartë, standardin e ulët të jetesës dhe të pensioneve më shumë se sa merakun për demokracinë23 . Detyra e OJQ-ve ishte që t’i bindte njerëzit se shpresa nuk kishte humbur krejtësisht, si dhe t’u jepte zemër të dilnin në zgjedhje dhe të votonin. Një rëndësi të posaçme përbënin 200.000 të rinj që votonin për herë të parë, të cilët përbënin më shumë se 5% të elektoratit në total. Shumë prej përfaqësuesve të OJQ-ve kroate dyshonin se mund të ishin në gjendje të organizonin dhe të drejtonin një fushatë për të dalë e marrë pjesë në votime si ajo në Sllovaki në vitin 1998. Problem ishte mungesa e unitetit në bashkësinë e OJQ-ve, e cila ishte e përçarë si rrjedhojë e konflikteve personale, ambicieve individuale dhe debateve me sfond ideologjik që e kishin pllakosur këtë sektor përgjatë gjithë viteve 1990. Njëri prej grupeve që kritikohej më së shumti nga pjesa tjetër e bashkësisë së OJQ-ve për mungesën e dëshirës për të bashkëpunuar, ishte HHO-ja, e cila kishte mbulimin më të mirë mediatik se çdo organizatë tjetër qytetare. Mungesa e një stacioni televiziv privat për të transmetuar fushatën përbënte gjithashtu shqetësim24 . Ndryshe nga Sllovakia, bashkësia e OJQ-ve në Kroaci nuk gëzonte respektin e gjithanshëm të popullsisë. Donatorët ndërkombëtarë i kishin përqendruar përpjekjet e tyre më së shumti në grupet e advokatisë, të cilët merreshin me promovimin e çështjeve të të drejtave të njeriut dhe të minoriteteve. Në një vend të varfër ekonomikisht, me një histori kulture politike autoritare, veprimtarët e OJQ-ve, pagat e të cilëve paguheshin

66

21  Shih Gabriel A. Almond dhe Sidney Verba, The Civic Culture: Political Attitudes and Democracy in Five Nations (Princeton University Press, Princeton, 1963), f. 180-183. 22  Pavle Novosel, “Croatian Political Culture in Times of Great Expectations”, in: Fritz Plasser and Andreas Pribersky (eds.), Political Culture in East Central Europe (Avebury, Aldershot, 1996), f. 109110. 23  International Republican Institute, Istraživanje javnog mnijenja, nëntor 1999, f. 8. 24  Novi list, 15 shkurt 1999; intervistë personale me Marija Raos e CERANEO, 19 tetor1998.


Sharon Fisher dhe Biljana Bijelić

nga agjencitë e huaja, në rastin më të mirë perceptoheshin si njerëz karrieristë, ose në rastin më të keq si spiunë të fuqive të huaja, por kurrsesi si profesionistë të angazhuar në krijimin e një ndërgjegjeje politike në publik. Pavarësisht nga këto sfida, në shkurt të vitit 1999, bashkësia e OJQ-ve u vu të diskutonte lidhur me mundësinë e ndërmarrjes së një fushate sipas stilit sllovak. Një tubim paraprak i mbajtur po atë muaj afroi së bashku përfaqësues të HHO-së, OSI-së, ARK-së, Attack, organizatës ambjentaliste Zelena Akcija (Aksioni i Gjelbërt), një sërë OJQ grash dhe Agjencinë e SHBA-s për Zhvillimin Ndërkombëtar (USAID). OJQ-të kroate mësuan nga homologët e tyre sllovakë nëpërmjet një numri seminaresh dhe shkëmbimi përvojash të sponsorizuar nga bashkësia ndërkombëtare, duke shënuar rastin e parë me anë të së cilit veprimtarët e OJQ-ve sllovake ofruan përvojat e tyre në një përpjekje për të ndihmuar në forcimin e demokracisë jashtë vendit. Për shembull, në një konferencë të shkurtit të vitit 1999 në Bratislavë,ku merrnin pjesë përfaqësues OJQ-sh nga Kroacia, Serbia, Ukraina, Bjellorusia dhe Rusia, veprimtarët sllovakë ofruan ekspertizën e tyre dhe përvojën nga programe të tillë si “Shkunde Votën”, Obcianske oko (Syri Civil) (vëzhgimi civil i zgjedhjeve) dhe MEMO ’98 (monitorimi i medias). Në mars të vitit 1999, një grup intelektualësh dhe veprimtarësh të OJQ-ve shpallën se organizatat dhe individët e angazhuar në zhvillimin e demokracisë dhe të shoqërisë civile do të merrnin pjesë në fushatën elektorale. Një ditë më pas veprimtarë grupesh të grave u shprehën se do të formonin një koalicion për të monitoruar dhe ndikuar mbi zgjedhjet. Përfundimisht sektori i OJQ-ve u mblodh së bashku në prill dhe maj 1999, me bashkimin e 35 grupeve për të krijuar Koalicionin Civil për Zgjedhje të Lira dhe të Ndershme, ose GLAS 99. Një muaj para zgjedhjeve, numri i organizatave të përfshira kishte mbërritur në 145 dhe sa vinte e rritej25 . Detyra kryesore e GLAS 99-ës ishte organizimi dhe drejtimi i fushatës dilni për të votuar, para se të zhvilloheshin zgjedhjet, me synimin për të siguruar një pjesëmarrje të gjerë publike në këtë proces demokratik, si dhe për t’i ndihmuar njerëzit të shkundeshin nga apatia dhe ekstremizmi. Një tjetër grup që ishte aktiv përgjatë gjithë periudhës parazgjedhore ishte Gradjani organizovano nadgledaju glasanje ose GONG (Qytetarët e Organizuar për të Monitoruar Zgjedhjet), i cili u krijua në fillim të vitit 1997 me synimin për të vëzhguar zgjedhjet në vend dhe për të rritur interesin e votuesve në procesin zgjedhor. GONG përfitoi përkrahje të konsiderueshme financiare nga zyra e USAID-it e Nismave Tranzitore (OTI), si dhe kurse trajnimi nga Instituti Kombëtar Demokrat me seli në SHBA (NDI). Në periudhën e zgjedhjeve të vitit 2000, GONG respektohej gjerësisht si një organizatë profesionistësh jopartiakë, pjesërisht për faktin se kjo organizatë kishte siguruar një fitore kyç në tetor të vitit 1998, kur Gjykata Kushtetuese iu kishte njohur të drejtën OJQ-ve të dërgonin vëzhgues vendas në zgjedhje mbasi policia i kishte penguar vëzhguesit e GONG-ut të hynin në qendrat e votimit gjatë zgjedhjeve 25  Intervistë personale me drejtorin e GLAS 99, Tin Gazivoda, 10 dhjetor 1999.

67


GLAS 99: SHOQËRIA CIVILE SHTRON RRUGËN PËR KROACINË PAS TUXHMAN

që kryheshin në fillim të atij muaji në Dubrovnik 26. Ashtu si dhe në rastin e Sllovakisë, prania e vëzhguesve të pavarur do të ishte shumë e rëndësishme në zgjedhjet e vitit 2000 në Kroaci, duke qenë se shumë prej qytetarëve druheshin se HDZ-ja do të mundohej të manipulonte rezultatin. HDZ-ja i trembej sheshit aplikimit të “modelit sllovak” në Kroaci. Në fjalimin e tij të mbajtur në kongresin e dhjetë të partisë në qershor të vitit 1999, Tuxhmani theksoi se “pavarësisht nga fakti që Kroacia ka marrëdhënie miqësore dhe partneriteti me disa prej vendeve europiane dhe Shtetet e Bashkuara”, ajo përballet me “përpjekje intensive nga të ashtuquajturat organizata jo qeveritare që dëshirojnë një tjetër Kroaci”. Ai paralajmëroi se të gjitha këto grupe po rrekeshin “në çdo mënyrë të mundshme” t’i përdornin zgjedhjet për të realizuar ndryshime politike 27. Pak kohë para se të zhvilloheshin zgjedhjet parlamentare në Kroaci, ish-kryeministri sllovak Vladimir Meçiar u intervistua nga e përditshmja pro HDZ-së Veçernji List rreth “modelit sllovak” dhe rolit të luajtur prej bashkësisë ndërkombëtare në humbjen e pësuar prej partisë së tij në zgjedhjet e vitit 199828 . Intervista në fjalë shkaktoi një fushatë të stuhishme në shtypin pro HDZ-së kundër një sërë organizatash të SHBA-së. Madje njëri prej artikujve i referohej Meçiarit dhe e tregonte si “provën e gjallë” të faktit se ishte Amerika që kishte vendosur se kush do t’i fitonte zgjedhjet e në Sllovaki 29.

GLAS 99: Veprimtaritë, strukturat dhe burimet Edhe pse GLAS 99 kishte një zyrë qendrore në Zagreb që merrej me koordinimin e veprimtarive të fushatës, struktura e organizatës synonte që të ishte sa më demokratike, ku çdonjëra prej OJQ-ve kishte një votë në asamblenë e përgjithshme. Tin Gazivoda, një ish-student në Shtetet e Bashkuara dhe në Mbretërinë e Bashkuar dhe i punësuar në HHO-në, u caktua drejtor i zyrës qendrore. Me të punonin Sonja Vukoviç (koordinatore marketingu), Darko Jurishiç (koordinator programi) dhe Koralka Diliç (përfaqësuese e marrëdhënieve me publikun). Veprimtaritë e para parazgjedhore të bashkësisë së OJQ-ve kishin të bënin me vetë kodin zgjedhor. Në tetor të vitit 1999, GLAS 99 prezantoi para publikut programin e veprimit dhe kërkoi t’i njihej e drejta të merrte pjesë në diskutimet në parlament për kodin zgjedhor, duke vepruar në sintoni me HHO-në dhe Lëvizjen për Demokraci dhe Drejtësi Sociale në përpjekjen për të amenduar projektin qeveritar. Në kohën që projekti u bë i njohur, GLAS 99 nisi një fushatë, duke i ftuar votuesit t’u drejtoheshin politikanëve kryesorë të paraqisnin mendimet e tyre rreth zgjedhjeve dhe kodit

68

26  Shih Novi list, 17 tetor 1998. 27  Croatia Watch, no. 6, 30 korrik 1999. 28  Večernji list, 17 nëntor 1999. 29  Dunja Ujević, “Slovački izbori u Hrvatskoj”, Večernji list, November 18, 1999. See also “Američki obavještajci sjede u IRI-ju i USAID-u koji fi nanciraju šestoricu, a odgovaraju Montgomeryju!”, Vjesnik, 1 dhjetor 1999.


Sharon Fisher dhe Biljana Bijelić

zgjedhor. Në të njëjtën kohë GLAS 99 shpërndau broshura për “mënyrën se si kodi i ri zgjedhor do t’i mashtronte votuesit”. Fushata ndihmoi për të përmirësuar imazhin e OJQ-ve në sytë e popullit. Një sondazh i kryer në nëntor 1999 tregonte se 25% e të anketuarve u shprehën se ishin “shumë të interesuar” të njihnin mendimet e OJQve rreth zgjedhjeve, ndërsa 35% e të anketuarve u shprehën se ishin “deri-diku të interesuar”30 . Veprimtaritë e tjera parazgjedhore të GLAS 99 kishin të bënin me edukimin e qytetarëve rreth të drejtave të tyre si votues, monitorimin e fushatës së partive politike dhe, çka ishte më e rëndësishme, motivimin e qytetarëve për të votuar. Fushatën të – dalim – për – të – votuar – GLAS 99 e ndërmori zyrtarisht në shtator të vitit 1999. Fushata u vu në jetë nëpërmjet banderolave, posterave, njoftimeve radiofonike, spoteve televizivë, si dhe broshurave, afisheve dhe koncerteve rock për të rinjtë. Një pjesë e materjaleve të GLAS 99 fokusoheshin në edukimin e votuesve, informimin e qytetarëve se kush ka të drejtë të votojë dhe përse zgjedhjet janë të rëndësishme. Vlen të përmendet se GLAS 99 e filloi fushatën e vet parazgjedhore shumë kohë para se ta ndërmerrte opozita politike. Madje dhe atëherë kur fushata filloi zyrtarisht, veprimtaritë e saj shpesh ishin më të dukshme dhe tingëllonin më bindëse se sa ato të partive opozitare. Kërkesa kryesore që shtrohej përpara të gjitha organizatave që bënin pjesë në GLAS 99 ishte që veprimtaria e tyre nuk duhej kurrsesi të ishte partiake. Gjithçka tjetër lihej në dorë të tyre. E megjithatë, të qenit jo partiake nuk do të thoshte të ishe dhe apolitik, ndaj dhe disa prej spoteve dhe materialeve të grupeve të ndryshme e kritikonin fuqimisht qeverinë. Slogani kryesor i mbarë fushatës së GLAS 99 ishte Zaokruzi i dobivas (“Rretho dhe fito”), teksa “o”-ja te fjala zaokruzi ishte vizatuar në mënyrë të tillë që të simbolizonte rrethin që i vendoset një partie të caktuar në fletën e votimit. Ky slogan synonte të luante me çmimet konkurruese që ishin hedhur nga një numër gazetash. Afishja kryesore e grupit i referohej zgjedhjeve si “çmimi më popullor konkurrues”, i cili ishte “duke mbërritur së shpejti në Kroaci”. Afishja shtonte se kishte për të pasur “më shumë se 3. 000.000 fitues”, çka korrespondonte me numrin e votuesve në Kroaci. Një prej reklamave në një revistë që përdorte sloganin “rretho dhe fito” iu bënte thirrje kroatëve të votonin dhe iu thoshte se zgjedhjet ishin “çmimi thelbësor i konkurrimit”. Një prej reklamave më tërheqëse në revista dhe gazeta të krijuara prej GLAS 99, tregonte një skenë në aeroportin e Zagrebit, ku vendoseshin shenjat për mbërritjet dhe nisjet jashtë së bashku me sloganin “dua të jetoj në një vend normal”. Në thirrjen përfundimtare drejtuar votuesve, GLAS 99 publikoi një faqe të tërë reklame ku lexohej: “Ejani të marrim pjesë në zgjedhje. Fati ynë dhe ai i fëmijëve tanë, por edhe i atdheut tonë, është sërish në duart tona. Ejani të votojmë me seriozitet dhe me përgjegjësi”. Një nga spotet kryesorë televizivë të GLAS 99 ishte ai i krijuar me stilin e prezantimit të MTV-së, i cili shfaqte një numër muzikantësh dhe këngëtarësh të njohur. Kënga 30  International Republican Institute, Istraživanje javnog mnijenja, nëntor 1999, f. 14.

69


GLAS 99: SHOQËRIA CIVILE SHTRON RRUGËN PËR KROACINË PAS TUXHMAN

“Novo vrijeme” (Një kohë e re) shoqëronte spotin. Sipas një vëzhguesi kënga dëshmonte një kombinim të rrallë të utopisë dhe nostalgjisë ironike31 . Edhe pse spoti nuk kishte një referencë të drejtpërdrejtë që i drejtohej GLAS 99-ës, në të shfaqeshin njerëz duke hequr një rreth në ekran, kësisoj tregonin simbolin kryesor të grupit. Si pasojë e sulmeve të kryera kundër GLAS 99 nga përfaqësuesit e HDZ-së, televizioni shtetëror kroat ndaloi transmetimin e dy spoteve të GLAS 99-ës, duke përfshirë këtu klipin “Novo vrijeme”, me pretendimin se në të transmetohej “një mesazh politik jo i drejtpërdrejtë”. Me kërkesë të televizionit kroat, komisioni qendror zgjedhor e rishqyrtoi reklamën dhe në mes të dhjetorit njoftoi se GLAS 99 nuk kishte asnjë të drejtë të kryente fushatë parazgjedhore. Ndonëse Gjykata Kushtetuese në fund të po atij muaji vendosi se spoti mund të transmetohej32 , vendimi u mor pak ditë para zgjedhjeve, duke i dhënë mundësi televizionit kroat të fitonte kauzën e ngritur kundër GLAS 99 dhe të mos lejonte transmetimin e mesazhit. GLAS 99 përbëhej nga katër grupe të ndarë: njëri fokusohej te të rinjtë, tjetri te gratë, i treti te organizatat ambjentaliste dhe i katërti te pensionistët. Fushata për të rinjtë drejtohej nga Unioni i Organizatave Jo Qeveritare (UNO 99), çka shënonte krijimin për herë të parë të një rrjeti të tillë në Kroaci. Fushata për gratë drejtohej nga Koalicioni Ad Hoc për Gratë i cili gruponte së bashku njëzet e shtatë organizata grash që kishin një traditë bashkëpunimi, duke qenë se edhe më parë kishin organizuar fushata zgjedhore, si ato të viteve 1995 dhe 1997. Fushata që synonte pensionistët drejtohej nga Unioni i Pensionistëve, ndërkohë që Zelena akcija u përkujdes për fushatën ambjentaliste. Përveç fushatave që iu drejtoheshin katër grupeve të lartpërmendura ekzistonte edhe një komitet bashkërendimi me përfaqësues nga të katër rajonet (Osijek, Rijeka, Zagreb dhe Split). Fushatat që drejtoheshin nga OJQ-të ambjentaliste dhe ato të pensionistëve ishin më pak të dukshme se të tjerat, ndaj dhe konsideratat e mëpasme do të fokusohen kryesisht në fushatën që u drejtohej të rinjve dhe grave. Fushata për të rinjtë konsiderohej veçanërisht e rëndësishme, duke qenë se tërheqja e të rinjve që votonin për herë të parë konsiderohej si një lëvizje kyç për të siguruar një fitore të fuqishme të pozitës politike. Ndërkohë që HDZ-ja dikur kishte pasur një mbështetje të konsiderueshme nga të rinjtë në zgjedhjet që e sollën fillimisht në pushtet33 , ajo e kishte humbur me kohë dhe në masë mbështetjen e votuesve të rinj, pavarësisht nga fakti se kjo parti kontrollonte sistemin arsimor në vend. Një sondazh i kryer pak kohë para zgjedhjeve të vitit 2000 tregonte se vetëm 12% e të rinjve që votonin për herë të parë mbështesnin HDZ-në krahasuar me 29% të pensionistëve34 . Një ngjarje që i zemëroi votuesit e rinj pak muaj para zgjedhjeve, ishin ndërhyrjet e policisë nëpër

70

31  Paul Stubbs, “New Times? Towards a Political Economy of ‘Civil Society’ in Contemporary Croatia”, Narodna Umjetnost, vol. 38, no. 1, 2001, f. 89-103. 32  Foreign Press Bureau, Daily Bulletin, Zagreb, 22 dhe 29 dhjetor, 1999. 33  Shih Dejan Jović, Kakvu Hrvatsku žele, Danas, 3 prill 1990, f. 7. 34  Globus, 12 dhe 19 nëntor 1998.


Sharon Fisher dhe Biljana Bijelić

kafene dhe klubet e natës. Duke pasur parasysh këtë gjë, një gazetar e akuzoi policinë se po sulmonte “oazet e fundit të kulturës urbane”35 . Slogani kryesor i fushatës së të rinjve ishte “Izadi i bori se” (Dil dhe lufto), me një “z” që shtohej midis “i” dhe “bori” për të formuar kësisoj fjalën “zgjedhje” (izbori). Një nga elementët kryesorë të fushatës paraqiste një breshkë me kokën dhe këmbët në zhguall, në pjesën e sipërme të reklamës dhe të njëjtën breshkë në pjesën e poshtme të reklamës e cila me gjasë ecte me një synim. Një tjetër reklamë e fushatës tregonte tre të rinj të veshur bardhë e zi, (po me flokë me ngjyrë të çelët) të cilët qëndronin me fytyrë nga një mur ku shkruhej slogani “Mësymje ose demokraci”. Një pamflet i këndshëm i fushatës së të rinjve tregonte në kopertinë një burrë që thyente me kokë një masë betoni dhe në të lexohej slogani “Mendo me kokën tënde!”. Në brendësi të broshurës gjendej një seri ku lexuesve u kërkohej të nxirrnin në pah dallimet midis dy fotografive. Në njërën faqe ishte një foto e tri femrave bionde të veshura sexy, e cila i mbivendosej një tjetër fotografie grash në moshë të mesme që demonstronin në qendër të Zagrebit, duke mbajtur në duar pllakate me sloganin “Pse na gënjyet!”. Në një tjetër faqe gjendej fotografia e një këngëtari rock përkundrejt valltarëve popullorë kroatë, e cila bënte aluzion për preferencat e shfaqur atë HDZ-së lidhur me format tradicionale të kulturës. Përmes tekstesh të ndryshëm pamfleti iu drejtohej votuesve të rinj, duke trajtuar çështje që i shqetësonin ata dhe duke përdorur një gjuhë të kuptueshme për ta. Një tjetër pamflet i inkurajonte votuesit të përqendroheshin në të ardhmen e Kroacisë me fjalët “Gëzuar Vitin e Ri 2000!” të vendosura në kopertinë. Në brendësi kishte citate nga një numër politikanësh dhe gazetarësh të lidhur me HDZnë, në të cilat shpaloseshin këndvështrimet e tyre aspak favorizuese për zgjedhjet, opozitën, demokracinë dhe të rinjtë. Një tjetër fotografi shpaloste evoluimin e njeriut, i cili mbërrinte në fazën më të fundit me tekstin “Homo Croaticus”. Skena fillonte diku rreth vitit 1995 (vit që lidhej me zgjedhjet e fundit parlamentare në Kroaci), në të cilin njerëzit “zgjodhën midis një jete më të mirë dhe premtimeve të rreme”, por fituan këto të fundit. Një pamflet i tretë që i drejtohej fushatës së të rinjve u shpjegonte votuesve kuptimin e demokracisë. Fushatës së të rinjve iu bashkua edhe Qendra e Informimit të Studentëve, e cila prodhoi afishe që inkurajonin studentët “t’i merrnin gjërat në duart e tyre” dhe të votonin. Duke iu referuar pjesës femërore të elektoratit kroat, fushata e grave shënjohej nga slogani “51%”. Platforma zgjedhore e Koalicionit të Gruas rendiste kërkesat e mëposhtme: punë me rrogë të rregullt; ndarjen e përgjegjësisë për shtëpinë dhe pjesëmarrjen në vendimmarrje; dhënien fund të dhunës kundër grave; abort ligjor, të sigurt dhe të lirë, si dhe përdorimin e kontraceptivëve; dhe edukimin për tolerancë dhe të drejtat e njeriut në shkolla. Një prej spoteve tregonte buzagazin e një gruaje të zhytur në mendime, me slogan kryesor “Partnerë dhe jo objekt”. Një tjetër poster jepte fytyrën e një gruaje me sloganin “Le t’i ndryshojmë pozitat dhe të votojmë për partnerët”, ndërsa një tjetër përbëhej nga fotografi të vogla të një numri 35  Ivan Vidić, Urbana kultura na udaru represije, Globus, 12 nëntor 1999, f. 82-84.

71


GLAS 99: SHOQËRIA CIVILE SHTRON RRUGËN PËR KROACINË PAS TUXHMAN

grash veprimtare të OJQ-ve, së bashku me sloganin “Gra! Ejani të tregojmë fuqinë tonë!”. Koalicioni prodhonte gjithashtu edhe një quiz parazgjedhor për gratë, duke iu kërkuar atyre të fokusoheshin në çështjet kyç. Me rastin e Ditës Ndërkombëtare kundër Dhunës së ushtruar ndaj Grave më 25 nëntor 1999, Koalicioni u shpërndau qytetarëve materiale të ndryshme që kishin të bënin me zgjedhjet. Pak kohë para votimeve, grupi B.a.B.e. që merrej me të drejtat e njeriut për gratë publikoi analizat e veta për trajtimin e gruas dhe çështjet e gruas në media, si dhe shpërndau postera me citate rreth grave. Një citat i marrë nga një grua japoneze shkruante: “Në qoftë se është e vërtetë që burrat janë më të mirë se gratë për shkak të fuqisë së tyre, përse atëherë mundësit sumo nuk bëjnë pjesë në qeveri?” Veç kësaj B.a.B.eja, Qendra e Informimit për Gratë dhe organizata e grave me qendër në Split Stop Nade, krijuan një numër materialesh të tyre për gratë dhe zgjedhjet. Ndërkohë që të parat prodhuan një broshurë rreth grave dhe zgjedhjeve, kjo e fundit përgatiti një manual për zgjedhjet dhe demokracinë, si dhe një tjetër që trajtonte çështje të grave dhe përfshinte sloganin “Një botë e mirë për gratë është një botë e mirë për racën njerëzore”. Sipas Gazivodës, problemet kryesore me të cilët përballej fushata GLAS 99 kishin të bënin si me një mungesë koordinimi mes pjesëmarrësve, ashtu edhe me një mungesë koordinimi mes donatorëve36 . Dy kontribuuesit më të mëdhenj të financimit të veprimtarive të grupeve ishin OTI dhe OSI të USAID-it, ndaj dhe të dy organizatat shpesh qenë në valë të ndryshme lidhur me atë se çfarë priste GLAS-i prej tyre. Ndërkohë që grupe të tjera të SHBA-së, si NDI, Instituti Republikan Ndërkombëtar (IRI) dhe Bordi i Kërkimit të Informacionit dhe të Ndryshimit (IREX) ofronte trajnim dhe ekspertizë, pjesa më e madhe e fondacioneve private që ndihmonin me fonde fushatën gjendeshin në Shtetet e Bashkuara (the National Endowment for Democracy, Freedom House dhe Charles Stewart Mott Foundation). Nga Europa Perëndimore ishte Komisioni Europian që jepte fonde ashtu siç vepronin edhe organizata të tilla si British Know – How Fund dhe Westminster Foundation for Democracy. Ndërkaq grupi suedez Kvinna Till Kvinna ofronte mbështetje për OJQ-të e grave. Mbështetje financiare dhanë gjithashtu edhe një numër ambasadash perëndimore, veçanërisht ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe ajo britanike. Gjithsesi në pjesën më të madhe asistenca ishte e pakoordinuar37 . Në disa aspekte argumentet e shtruar prej HDZ-së lidhur me një konspiracion ndërkombëtar nuk ishin krejtësisht të pabaza, duke qenë se disa financues perëndimor nuk i fshihnin synimet e tyre për të ndryshuar situatën politike në vend nëpërmjet asistencës së ofruar për veprimtari civile. USAID-i ishte treguar i kujdesshëm të shmangte shpalosjen e drejtpërdrejtë të objektivave të tij në Sllovaki. Gjithsesi në kohën e zhvillimit të zgjedhjeve në Kroaci, përfaqësuesit e OTI-së vendosën të merrnin përsipër një rol më aktiv në fushatën parazgjedhore, duke i udhëzuar aktivistët lokalë se çfarë duhet të përfshinin në literaturën e tyre38

72

36  Fjala e mbajtur nga Gazivoda në Forumin e 3-të të përvitshëm sponsorizuar nga CERANEO, 3 dhjetor 1999 në Zagreb. 37  Intervistë personale me Gazivodën, 10 dhjetor 1999. 38  Intervista personale me aktivistë kroatë të OJQ-ve, dhjetor 1999.


Sharon Fisher dhe Biljana Bijelić

OTI kontribuoi me 3.7 milionë dollarë amerikanë në vitin 1999 në Kroaci, pjesa më e madhe e të cilave u përqendruan në veprimtaritë parazgjedhore dhe u përdorën për të ofruar një ekip profesionistësh në media për të ndihmuar në përpunimin e detajeve të fushatës. Veç kësaj USAID-i ofroi edhe 1.3 milion dollarë të tjerë po atë vit nëpërmjet programit të Rrjetit të Demokracive, teksa Komisioni për Demokracinë i ambasadës së Shteteve të Bashkuara shpërndau 200.000 dollarë amerikanë për grante të vogla39 . Lypset theksuar se bashkëpunimi dhe kontaktet me opozitën ishin të kufizuara, pavarësisht se OJQ-të u vinin në ndihmë për fushatën zgjedhore. Ndërkohë që zgjedhjet afroheshin, partitë opozitare nisën të shfaqin dora-dorës më shumë interes për t’u takuar me OJQ-të. E megjithatë, kur vinte puna për të marrë vendime të rëndësishme politike, ata nuk përfshinin në to edhe OJQ-të40 . Në një takim të OJQ-ve të sponsorizuar nga CERANEO një muaj para zgjedhjeve, u ftuan përfaqësues nga të gjitha partitë politike për të diskutuar rreth rolit të OJQ-ve në zgjedhje. Megjithatë në të nuk morën pjesë as edhe një përfaqësues nga HDZ-ja ose edhe tri nga gjashtë partitë kryesore opozitare.

Mësime dhe perspektiva Fushata GLAS 99, e ndërmarrë nga OJQ-të në Kroaci, pati një sërë rezultatesh pozitive. Duke organizuar një fushatë të – dalim – për – të – votuar, OJQ-të dhanë ndihmesën e tyre që shumica dërrmuese e votuesve kroatë të merrnin pjesë në procesin zgjedhor, siç edhe u demonstrua nga pjesëmarrja e 75% të votuesve. Veç kësaj, pavarësisht nga përpjekjet e vazhdueshme të HDZ-së duke i paralajmëruar njerëzit rreth rrezikut të një fitoreje të mundshme të opozitës, votuesit mbështetën në shumicë partitë opozitare, duke i dhënë Koalicionit të Dyshes dhe Koalicionit të Katërshes më shumë se tre të pestat e vendeve në parlament, për rrjedhojë duke i hapur rrugën një administrate politike të orientuar për kah demokracia në Kroaci, të udhëhequr nga kryeministri Ivica Racan. Në zgjedhjet presidenciale që u mbajtën pas një muaji, bashkësia e OJQ-ve organizoi fushatën GLAS 2000, duke ndihmuar në zgjedhjen e Stipe Mesic, i cili ishte larguar nga HDZ-ja në vitin 1994 dhe ishte një nga zërat e pakët kritikë në opozitën politike kundër politikave nacionaliste të Tuxhmanit. Një rezultat i dytë dhe po aq pozitiv, ishte se fushata GLAS 99 ndihmoi në krijimin e një atmosfere aktivizmi qytetar që derimë atë kohë kishte munguar në mënyrë të ndjeshme. Të gjitha këto suksese nuk duhet të shpërfillen, sidomos po të kemi parasysh skepticizmin e shfaqur prej shumë nga aktivistët kroatë të OJQ-ve të cilët thoshin se situata e Sllovakisë nuk mund të përsëritej për shkak të rrethanave mjaft të ndryshme në Kroaci. Gjithsesi, efektet afatgjatë të fushatës GLAS 99 janë më pak të prekshëm, ndërsa impakti i saj në fuqizimin e shoqërisë civile kroate duket të jetë më i kufizuar. 39  Support for East European Democracy (SEED) Report, Financial Year 1999, mars 2000,f. 55. 40  Intervistë personale me Gazivodwn, 10 dhjetor 1999.

73


GLAS 99: SHOQËRIA CIVILE SHTRON RRUGËN PËR KROACINË PAS TUXHMAN

Një nga problemet kyç ishte imazhi publik i OJQ-ve. Edhe pas ndryshimit të qeverisë grupet civile nuk shiheshin me sy të mirë nga pjesa më e madhe e kroatëve, pjesërisht edhe për shkak të retorikës së përdorur nga HDZ-ja lidhur me ndikimin e ushtruar nga të huajt në bashkësinë e OJQ-ve. Një mësim i nxjerrë ka të bëjë me politikanët vendas. Ndërkohë që OJQ-të dhe sindikatat i erdhën në ndihmë Racanit në janar të vitit 2000, partitë në pushtet shpejt harruan se si dhe me ndihmën e kujt ishin zgjedhur. Gjatë kohës që Racani ishte në pushtet u kryen një sërë përpjekjesh për të shfrytëzuar ekspertizën e OJQve. Sipas një analize të kryer përgjatë vitit të parë të qeverisë në pushtet nuk ndodhi ndonjë ndryshim konkret, pavarësisht nga retorika në mbështetje të OJQ-ve. I vetmi ndryshim pozitiv lidhej me imazhin publik të OJQ-ve, të cilat nuk perceptoheshin më si “antikroate”41 . Situata filloi të përmirësohet nga viti 2001 në 2002 me miratimin e një legjislacioni të ri për OJQ-të dhe fillimin e një bashkëpunimi formal midis OJQ-ve dhe qeverisë. Puna është se studimet e kryera dëshmojnë se vetëm një numër i vogël ministrash i shihnin OJQ-të si partnerë të besueshëm. Po kështu vetëm pak OJQ kishin krijuar një partneritet real me institucionet qeveritare, pjesërisht edhe për shkak të dobësisë së advokasisë publike42 . Raporti i parë i përvitshëm i Komisionit Europian lidhur me Stabilizim – Asocimin e Kroacisë, i publikuar në fillim të vitit 2002, kritikonte mungesën e OJQ-ve në procesin vendimmarrës dhe legjislativ, si dhe rekomandonte një bashkëpunim më të madh. Pavarësisht nga kjo, në vitin 2004, OJQ-të kroate kishin arritur të realizonin një sukses të kufizuar në veprimtari advokatie, duke qenë se qeveria e re e Ivo Sanaderit kishte bërë hapa pas në lidhje me bashkëpunimin43 . Një numër problemesh lidheshin me strategjitë e donatorëve. Për shembull, hyrja në vend e sasive të mëdha të financimeve ndërkombëtare për fushatën parazgjedhore krijuan një unitet artificial, i cili rezultoi jetëshkurtër, duke qenë se veprimtaritë e përbashkëta shteruan fill pas fushatës GLAS 2000 për zgjedhjet presidenciale. Në zgjedhjet e mëpasme parlamentare të mbajtura në nëntor 2003, OJQ-të nuk organizuan më një fushatë dilni-për-të-votuar. Për rrjedhojë HDZ-ja u rikthye në pushtet edhe pse në një formë të re dhe më të pranueshme ndërkombëtarisht, nën udhëheqjen e kryeministrit Sanader. Një zyrtar i USAID-it u shpreh se bashkësia e donatorëve nuk ofroi asistencë për një fushatë të re dilni-për-të-votuar, ngase ndryshe prej rastit sllovak të vitit 2002, OJQ-të kroate nuk kërkuan ndihmë44 . Për më tepër, fakti që financimet ndërkombëtare për fushatat qytetare ishin afatshkurtër për nga natyra dhe nuk shkonin përtej fushatës zgjedhore, krijoi një

74

41  USAID, The 2000 NGO Sustainability Index for Central and Eastern Europe and Eurasia (USAID, Washington, DC, 2001), f. 60. 42  Igor Vidačak, “The Non-Governmental Sector and the Government: A Dialogue for Europe”, in: Katarina Ott (ed.), Croatian Accession to the European Union: Economic and Legal Challenges (Institute of Public Finance and Friedrich Ebert Stiftung, Zagreb, 2003), pp. 260-79. 43  USAID, The 2004 NGO Sustainability Index for Central and Eastern Europe and Eurasia (USAID, Washington, DC, 2005), f. 103. 44  Intervistë përsonale me një zyrtar të USAID-it, Washington DC, nëntor 2004.


Sharon Fisher dhe Biljana Bijelić

cinizëm të madh nga ana e OJQ-ve. Kroacia kishte tërhequr mbi vete vëmendjen afro dhjetë muaj para se të ndodhnin ndryshimet në Serbi, çka bëri që bashkësia ndërkombëtare t’i kthente sytë menjëherë nga ai vend. OTI-ja e mbylli programin e vet në Kroaci në mars të vitit 2000, duke e lënë në duart e donatorëve të tjerë ndihmën për shoqërinë civile, si fondacioni Charles Stewart Mott, British Know-How Fund dhe Misioni i USAID. Në të njëjtën kohë, sasia në total e fondeve që vinte nga donatorët amerikanë për sektorin e OJQ-ve në Kroaci u tkurr ndjeshëm, me rrjetin për demokraci të USAID-it që ofroi vetëm 750 mijë USD në vitin 2000 dhe Komisionin për Demokraci në ambasadën amerikane i cili dha sërish rreth 200 mijë USD për grante të vegjël45. Gjithsesi gjasat janë që USAID-i ta ketë vlerësuar rolin e tij si një prej donatorëve kryesorë në mbështetje të shoqërisë civile në Kroaci. Tashmë organizata ishte e shqetësuar lidhur me ndihmën për të krijuar një sektor të tretë që të ishte vetëmbështetës. Pas “Luftës për Atdheun” donatorët e huaj u fokusuan fuqishëm në promovimin e të drejtave të njeriut dhe projektet e advokasisë, çka reflektohet në strategjitë e tyre financiare. E megjithatë, kishte nga ata që e kundërshtuan këtë gjë duke thënë se ky ishte një zhvillim jo i natyrshëm që kishte shpënë në shfytyrimin e sektorit të tretë46 . Në fazën e dytë të programit Rrjeti për Demokracinë i USAID-it në Kroaci , të ndërmarrë në fund të vitit 2001, kjo organizatë në mënyrë të qëllimtë e zhvendosi qasjen e saj duke u fokusuar kryesisht në OJQ-të që ofronin shërbime sociale jo kontroverse, pjesërisht me synimin për të ndihmuar në përmirësimin e imazhit dhe të vetëqëndrueshmërisë së këtij sektori. Ndërkohë që më parë pjesa më e madhe e fondeve shkonte për OJQ-të e përqendruara në Zagreb dhe në tri qendra rajonale, përpjekjet e donatorëve ndihmuan për hapjen e organizatave të reja edhe në bashkitë e vogla. Në vitin 2003, numri i përgjithshëm i OJQ-ve kroate kapte afërsisht shifrën e 23.80047. Problemet që kishin pllakosur bashkësinë e OJQ-ve kroate në të kaluarën ishte e vështirë që të kapërceheshin. Aftësinë vetëmbështetëse të OJQ-ve kroate në vitin 2004 USAID-i e përcaktoi me 3.5 pikë, duke dëshmuar se ky sektor në vend ishte ende në mes të tranzicionit. Kjo gjë përbënte një përmirësim të konsiderueshëm krahasuar me 5.0 pikë që kishte vendi në vitin 1999, kjo gjë vinte kryesisht për shkak të rënies së mprehtë të pikëve për mjedisin ligjor dhe aftësitë financuese (çdonjëra prej të cilave më parë kishte pasur 6.0 pikë). E megjithatë, shumë punë lypset bërë për të sjellë pikaverazhin e vendit në nivelet e fqinjëve të Kroacisë që u bënë anëtarë të Bashkimit Europian në vitin 2004, vende që të gjithë, me përjashtim të Slovenisë, kishin një vlerësim për vetëqëndrueshmërinë që shkonte nga 2.1 deri në 2.7 pikë. 45  Mbështetje për demokracinë në Europën Lindore (SEED) Raport, Viti Financiar 2000, mars 2001, f. 62, vep. cit. 46  Intervistë personale me ish-drejtorin për Kroacinë të Academy for Educational Development (AED), Michael Kott, Washington, DC, 19 nëntor 2004. 47  USAID, The 2003 NGO Sustainability Index for Central and Eastern Europe and Eurasia (USAID, Washington, DC, June 2004), f. 55.

75


GLAS 99: SHOQËRIA CIVILE SHTRON RRUGËN PËR KROACINË PAS TUXHMAN

Sipas vlerësimit të fundit të kryer nga USAID-i, aftësia financiare vazhdon të mbetet problemi kryesor për OJQ-të në Kroaci, sidomos po të kemi parasysh reduktimin e ndihmës së huaj. Kjo gjë është mëse e vërtetë duke qenë se fondet e USAID-it për Kroacinë u ndërprenë në 2006. Gjithsesi perspektivat për më shumë fonde në vend janë përmirësuar disi, falë politikave të qeverisë së Raçanit në fund të vitit 2003, e cila krijoi Fondin Kombëtar për Zhvillimin e Shoqërisë Civile, fond i cili mbështetet nga të ardhurat prej llotarisë dhe financimet shtetërore me synimin për ta bërë sektorin e OJQ-ve më të vetëqëndrueshëm, por duke promovuar gjithashtu punën në rrjet dhe vullnetarizmin. Prapëseprapë Fondacioni Kombëtar u përfshi nga një sërë polemikash në janar të vitit 2005, kur doli në dritë se fondet qenë caktuar për ato OJQ koordinatorët kombëtarë të të cilave ishin pjesë e bordit të menazhimit48 . Perceptimi publik për bashkësinë e OJQ-ve vijon të mbetet një nga sfidat kryesore për sektorin e tretë në Kroaci, duke qenë se ai luhatet nga indiferenca në një qëndrim përgjithësisht negativ. Një sondazh i kryer në opinionin publik në vitin 2002 nga Grupi i Grave për të Drejtat e Njeriut B.a.B.e. tregoi se më shumë se gjysma e popullsisë së vendit nuk ishte në dijeni për veprimtaritë publike të OJQ-ve, ndërkohë që një shumicë relative e shihte punën e kryer të OJQ-ve si diçka të pasuksesshme49 . Sektori i OJQ-ve në Kroaci në shekullin XXI vazhdon të përballet me të njëjtat vështirësi dhe mundësi ashtu si edhe elementët e tjerë të shoqërisë, duke paraqitur shumë kontradikta. Pavarësisht nga një rritje e shëndetshme e PBB-së, burimet e pakta financiare në vend kanë kontribuar në rritjen e borxhit të jashtëm. Pavarësisht nga retorika e tolerancës multinacionale dhe e një hapjeje më të madhe ndaj shteteve të tjerë të ish-Jugosllavisë, rastet individuale të dhunës etnike në Kroaci kanë vazhduar. Pavarësisht nga mbrojtja legjislative dhe institucionale për gratë që të jetojnë të lira dhe të gëzojnë të drejtat e tyre, në vend janë rritur dhe kanë ardhur duke u bërë gjithnjë e më serioze rastet e dhunës në familje. Në një kontekst si ky social dhe politik, shoqëria civile në Kroaci përballet të paktën me dy dilema të rëndësishme “të normalitetit politik”. Së pari, vazhdon të mbetet e paqartë në se OJQ-të janë në gjendje të bëhen partnere të elitave në pushtet, pa e humbur qëndrimin e tyre kritik si vëzhgues politik. Së dyti, mbetet e paqartë se si e qysh organizatat civile mund ta zgjerojnë sferën e tyre të veprimtarive edhe në një sërë fushash që nuk kanë qenë eksploruar para vitit 1990 (siç janë, e drejta e azilit, të drejtat e homoseksualëve dhe të lesbikeve dhe të drejtat e kafshëve), pa qenë e nevojshme për të kujtuar vazhdimisht faktin se shoqëria civile në Kroaci ka çështje shumë më të rëndësishme për t’u marrë. Ndryshimet politike që u kryen pas zgjedhjeve të vitit 2000 sollën një sërë reformash që përfshinin një mbrojtje më të mirë ligjore për grupet sociale dhe etnike të drejtat

76

48  Për më shumë informacion rreth skandalit shih, http://www.zamirzine.net under “Stalne rubrike: Nevladine udruge”. 49  “Percepcija NVO u Hrvatskoj”, gjendet e dhe në http://www.babe.hr/istrazivanja/ percepcijaNVO_BaBe.pdf.


Sharon Fisher dhe Biljana Bijelić

e të cilëve qenë shkeluar më parë, duke transformuar në të njëjtën kohë retorikën politike në vend dhe përshtatur atë sipas kërkesave të Bashkimit Europian. Gjithsesi ndryshimet formale politike mund të sjellin vetëm efekte të kufizuara në qoftë se nuk ndiqen nga një kulturë civile e transformuar. Ndërkohë që fushata GLAS 99 pati sukses në çrrënjosjen e kulturës së frikës që kishte karakterizuar vitet 1990-t, në vend lypset kryer ende shumë punë. Një zhvendosje nga retorika politike e tolerancës parkah kultura civile e tolerancës kërkon që organizatat e shoqërisë civile të pajisen me profesionalizëm, këmbëngulje dhe kurajo civile, por edhe me mjetet e duhura financiare, duke qenë se ato përballen tashmë me tensione dhe sfida të reja politike e sociale.

77


GLAS 99: SHOQËRIA CIVILE SHTRON RRUGËN PËR KROACINË PAS TUXHMAN

Kronologji 1 janar 1999 Në intervistën e Vitit të Ri dhënë televizionit kroat, presidenti Franjo Tuxhman deklaron se, për sa i përket politikave sociale në vend, zor se mund të gjendet një shtet më vetëdijë të tillë sociale si Kroacia. Në të njëjtën kohë Freedom House e klasifikonte Kroacinë si “pjesërisht të lirë” për sa i përket lirisë së medias, si dhe me një nivel më të ulët demokracie nga viti 1997. 26 janar 1999 Tuxhmani flet me udhëheqësit e opozitës Drazen Budisa (Partia Social Liberale Kroate) dhe Ivica Racan (Partia Social Demokrate), rreth rindërtimit të kabinetit qeveritar dhe i ofron Budisës të marrë pjesë në kabinet. 12 shkurt 1999 Përfaqësuesit e OJQ-ve organizojnë një takim paraprak ku vendosin të ndërmarrin një fushatë të përbashkët para zhvillimit të zgjedhjeve të programuara të mbahen në fillim të vitit të ardhshëm. 7 mars 1999 Intelektualë publikë dhe veprimtarë të OJQ-ve Gojko Bezovan, Ivan Zvonimir Cicak, Damir Grubisa, Darko Jurisiç dhe Cedo Prodanoviç deklarojnë se organizatat dhe individët e angazhuar në zhvillimin e demokracisë dhe shoqërisë civile do të marrin pjesë në fushatën elektorale. Një ditë më pas aktivistë nga grupet e grave shpallin se kanë formuar një koalicion për të monitoruar dhe ndikuar mbi zgjedhjet. 19 mars 1999 Hartohet një kod i ri elektoral, i cili e ndan Kroacinë në 10 njësi elektorale me një sistem zgjedhor proporcional. Kjo gjë konsiderohet në favor të partive të mëdha dhe të partive rajonale, por jo në favor të partive të vogla dhe të koalicioneve. Projekti mbetet i hapur për amendime. 10 maj 1999 Në sheshin e Heronjve të Kroacisë në Zagreb, ushtrohet dhunë gjatë një proteste të përvitshme qytetare, e cila synonte që sheshit t’i rikthehej emri i vjetër, Sheshi i Viktimave të Fashizmit. Simpatizuesit e ustashëve dhe të ekstremistëve të djathtë hedhin bomba me gaz lotsjellës kundër protestuesve antifashistë. Policia nuk reagon por zgjedh të bëjë sehir konfliktin si diçka midis “antifashistëve” dhe “antikomunistëve”. 2 korrik 1999 Këshilltari ligjor i presidentit Tuxhman, Mirko Ramuscak iu bën thirrje publike qytetarëve kroatë të bojkotojnë gazetat “që i shërbejnë [George] Sorosit dhe idesë së tij të sëmurë për t’ia nënshtruar vendet dhe shtetet perandorisë së tij të së keqes”.

78

8 korrik 1999 GONG nis përgatitjet për monitorimin e fushatës zgjedhore.


Sharon Fisher dhe Biljana Bijelić

6 gusht 1999 Udhëheqësit e opozitës Ivica Racan dhe Draze Dudisa, njoftojnë formimin e një koalicioni në të cilin Partia Social Demokrate (SDP) do të përfaqësohet me dy të tretat e kandidatëve, ndërsa Partia Social Liberale Kroate (HSLS) me një të tretën e kandidatëve. Gusht 1999 Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara e kërcënon Kroacinë me vendosjen e sanksioneve ekonomike për mungesë bashkëpunimi me Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve të Luftës për Ish-Jugosllavinë. Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE) kritikon televizionin shtetëror kroat, duke qenë se koha që i kushton Bashkësisë Demokratike Kroate në pushtet (HDZ) është shumë herë më e madhe se koha që i kushtohet partive të opozitës. 2 shtator 1999 Një koalicion OJQ-sh i njohur si GLAS 99 nis zyrtarisht fushatën dilni-për-të-votuar. 7 tetor 1999 Aktivistë për të drejtat e grave ndërmarrin publikisht një fushatë për një pjesëmarrje më të gjerë të gruas në politikë si pjesë e GLAS 99. 21 tetor 1999 GLAS 99 prezanton publikisht programin e vet të veprimit dhe kërkon t’i njihet e drejta të marrë pjesë në diskutimet parlamentare rreth kodit elektoral. 26 tetor 1999 Federata Ndërkombëtare e Helsinkit për të Drejtat e Njeriut deklaron mbështetjen e vet për GLAS 99. 11 Nëntor 1999 Presidenti Tuxhman sëmuret rëndë.

24 nëntor 1999 OSBE nis vëzhgimin e fushatës parazgjedhore në Kroaci dhe përgatitet për misionin e vëzhguesve zgjedhorë ndërkombëtarë. 12 dhjetor 1999 Ministri i mbrojtjes deklaron se ushtria do të respektojë rezultatin e zgjedhjeve. Vdes presidenti Tuxhman. 22 dhjetor 1999 Komisioni zgjedhor shtetëror vendos që GLAS 99 “nuk ka të drejtë të zhvillojë fushatë parazgjedhore”. Vendimi merret si përgjigje ndaj spoteve televizivë të GLAS 99.

79


GLAS 99: Civil Society Preparing the Ground for a Post-Tuđman Croatia

29 dhjetor 1999 Pak ditë para zgjedhjeve gjykata kushtetuese i njeh të drejtën GLAS 99 të transmetojë spotet e veta. 3 janar 2000 Zgjedhjet parlamentare shënojnë një fitore dërrmuese të dy koalicioneve opozitare, të cilat zënë më shumë se 60% të vendeve në parlament. Pjesëmarrja në votime kap shifrën e 75%.

51%. Zgjedhjet 99 – Koalicioni ad hoc i grave. Quiz parazgjedhor (vetëm për gratë).

80


Bëhu zot i punëve të tua! 8:0012:00 – leksione. 12:00-13:00 – kantinë. 13:00-17:00 – bibliotekë, 17:00-votë.

Come out! GLAS 99 – Vote / Have your say!

81


GLAS 99: SHOQËRIA CIVILE SHTRON RRUGËN PËR KROACINË PAS TUXHMAN

Mendo me kokën tënde! Dil! Voto dhe fito!

Vullnetare të B.a.B.e. duke bërë fushatë në qendër të Zagrebit.

82


Sharon Fisher dhe Biljana Bijelić

Zbulo ndryshimin!

Zbulo ndryshimin! Në spotin e protestës shkruhet: “Pse na gënjyet?”

83


84


IZLAZ 2000: RRUGËDALJE DREJT DEMOKRACISË NË SERBI Jelica Minić dhe Miljenko Dereta IZLAZ 2000 (Rrugëdalje 2000) është emri që iu vesh fushatës për zgjedhje të lira dhe të ndershme presidenciale të vitit 2000 nga një grup OJQ-sh serbe. Një imazh dhe një slogan i përbashkët i fushatës i ftonte qytetarët të merrnin pjesë në zgjedhje, si dhe ta shfrytëzonin këtë mundësi për të dalë nga kriza politika e sociale, nga privimet ekonomike dhe izolimi ndërkombëtar ku Serbia po zhytej gjithnjë e më thellë, si rrjedhojë e sundimit neoautoritar prej trembëdhjetë vjetësh të Slobodan Milosheviçit1 . Synimi kryesor i fushatës ishte të inkurajonte votuesit që të dilnin në zgjedhje, të vëzhgonte procesin zgjedhor, si dhe të siguronte që vota të ishte në të gjitha fazat e saj e lirë, e ndershme dhe të reflektonte vullnetin e qytetarëve. Qasja e përbashkët e më shumë se njëqind e pesëdhjetë OJQ-ve, në gjirin e të cilave ishin angazhuar nga 25-30.000 vullnetarë, synonte të rriste efektivitetin dhe ndikimin e shoqërisë civile. Fushata ishte pjesë e një strategjie të gjerë dhe të koordinuar nga ana e të gjitha forcave demokratike në Serbi, duke përfshirë median e lirë, partitë opozitare, sindikatat e pavarura dhe organizatat jo qeveritare. Të gjithë këta grupe bashkoheshin nga dëshira për të kryer ndryshime demokratike, duke lënë mënjanë interesat dhe dallimet mes tyre. Kontributi i shoqërisë civile në veprimtaritë pro demokracisë para zgjedhjeve federale dhe presidenciale në Serbi të vitit 2000, janë vlerësuar si shembullore, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Fushatat dhe veprimtaritë civile qenë zhvilluar në një atmosferë tejet të tendosur sociale dhe politike, duke qenë se regjimi i Milosheviçit nuk nguronte të përdorte represionin dhe arrestimet, të prishte aktivitetet, të konfiskonte materjalet ose të kanoste drejtpërdrejtë personat dhe organizatat e angazhuara në këto veprimtari. Frika e raprezaljeve kishte zënë vend në një pjesë të madhe të qytetarëve të zakonshëm. Gjithsesi, ditën e zgjedhjeve (24 shtator 2000) mbi 71% e votuesve iu drejtuan kutive të votimit, ndërkohë që mbi 50% e tyre votuan në favor të Voislav Koshtunicës, sfidantit demokratik të Slobodan Milosheviçit, sundimi i gjatë dhe jodemokratik i të cilit kishte përfunduar falë një shfaqje mbresëlënëse të vullnetit të qytetarëve serbë për ndryshime demokratike. Zgjedhjet parlamentare më 23 dhjetor 2000, në të cilat 1  “Izlaz” (në serbisht do të dhotë “dalje”) ka një kuptim të dyfishtë: të dalësh nga një vend ose nga një situatë e shkaktuar nga një problem dhe të shfaqesh diku gjetkë (në zgjedhje, të shkosh me shoqërinë në një mbrëmje, të shfaqesh një publik etj.).

85


IZLAZ 2000: RRUGËDALJE DREJT DEMOKRACISË NË SERBI

opozita demokratike e Serbisë korri një fitore të madhe, konfirmuan ndryshimet e thella në politikën serbe. Shoqëria civile dha një kontribut të konsiderueshëm për rivendosjen e demokracisë në Serbi, ndaj dhe me të drejtë ajo mund të jetë krenare për rolin e luajtur qysh nga ajo kohë. Sot është e vështirë të thuash se cila prej përpjekjeve të shumta qytetare të kryera për zgjedhjet e shtatorit të vitit 2000 dhanë kontributin më të rëndësishëm, nëse projektet e mëdhenj dhe të mediatizuar në nivel kombëtar, siç qenë ata të Qendrës për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (këtu e më pas CeSID), lëvizja rinore OTPOR2 , G17+, Nisma Civile ose Lëvizja Europiane në Serbi, ose edhe më të voglat që angazhuan shumë grupe të margjinalizuar pa burime të qenësishme ose pa mbulimin e gjithanshëm mediatik. Çka është më e rëndësishme, të gjitha këto veprimtari dëshmuan fuqinë dhe ndikimin e sektorit jo qeveritar, frymën krijuese dhe aftësinë e tij për të mobilizuar qytetarët, si dhe forcën për t’i bërë ballë qoftë dhe regjimit më antidemokratik. Kjo përvojë vijon të jetë një frymëzim për të gjithë ata në Serbi dhe kudo gjetkë që janë të përkushtuar ndaj demokracisë e të drajtat e njeriut, si dhe për reformat politike, sociale dhe ekonomike. Si përfaqësues i të gjitha këtyre përpjekjeve civile, ky studim paraqet fushatën civile IZLAZ 2000, duke ofruar një vështrim të përgjithshëm në kontekstin e gjerë në të cilin u zhvillua dhe u vu në jetë kjo fushatë, si dhe duke përshkruar protagonistët kryesorë, por edhe veprimtaritë dhe duke vlerësuar rezultatet kryesore.

Serbia e Milosheviçit: Shoqëria dhe politika para zgjedhjeve të vitit 2000 Veprimtaritë parazgjedhore që qenë pjesë e fushatës IZLAZ 2000 ishin pjesë integrale e një përpjekjeje më të gjerë të kryer nga forcat demokratike në Serbi për ndryshime politike në favor të demokracisë. Në të bënin pjesë parti opozitare, sindikata të pavarura, universitete, organizata rinore, një numër shoqatash profesionale, si dhe media e pavarur. Konteksti në të cilin të gjitha këto forca zhvilluan veprimtaritë e tyre ishte ai i regjimit të Slobodan Milosheviçit në të cilin të gjithë aktorët pro demokracisë përballeshin me sfida të rënda që lidheshin me vetëekzistencën dhe mbijetesën e tyre, e megjithatë fakti që fushatat qytetare ia dolën mbanë për t’i dhënë fund sundimit të Milosheviçit mund t’i atribuohet natyrës dhe strukturës së shoqërisë civile në vend, si në kohë ashtu edhe historikisht.

Konteksti politik Në vitin 2000, Republika Federale e Jugosllavisë (RFJ) ishte një shtet federal i përbërë nga Serbia dhe Mali i Zi, dy shtetet e mbetur në federatë një dhjetëvjeçar pas shpërbërjes progresive dhe gjymtimit të Republikës Federale Socialiste të Jugosllavisë. Pas njohjes ndërkombëtare të Slovenisë, Kroacisë, Bosnje-Hercegovinës dhe Maqedonisë, në vend shpërthyen një sërë luftrash (1991). Marrëveshja e Dayton-it 2  Informacioni i hollësishëm rreth OTPOR-it gjendet në Center for Applied Non-Violent Action 86

and Strategies në Beograd, Serbi; shih http://www.canvasopedia.org/


Jelica Minić dhe Miljenko Dereta

e nënshkruar në dhjetor të vitit 1995, solli tre vjet paqe në territorin e ish-Jugosllavisë. Fillimi i konfliktit në Kosovë shpuri në sulmet ajrore të NATO-s kundër Jugosllavisë në mars të vitit 1999. Përgjatë dy viteve që iu paraprinë zgjedhjeve federale më 2000, situata për sektorin jo qeveritar dhe të orientuar më demokratikisht në Serbi karakterizohej nga një rritje e trusnisë së ushtruar prej qeverisë ndaj dhe qe tejet e brishtë. Represioni zuri fill me eliminimin e pavarësisë së universiteteve dhe me mbylljen e gojës së medias së pavarur, si në nivel kombëtar ashtu edhe lokal. Ndërhyrja e NATO-s që pasoi dhe bombardimi i Beogradit, si përgjigje ndaj veprimeve të regjimit në Kosovë, nuk bënë gjë tjetër veçse e egërsuan dhe më shumë karakterin represiv të regjimit të Milosheviçit. Media e kontrolluar nga shteti kishte ndërmarrë një propagandë nacionaliste dhe ksenofobe dhe godiste sistematikisht opozitën demokratike dhe të gjithë veprimtarët e tjerë të orientuar demokratikisht. Objektivi fundor i kësaj propagande ishte që të diskretitonte forcat demokratike në sytë e opinionit publik, duke i etiketuar ato si bashkëpunëtorë dhe tradhtarë dhe, për pasojë, skualifikimin e tyre nga jeta publike dhe politike. Kjo propagandë ngjalli frikë në rradhët e qytetarëve, duke i shtyrë ata të mendojnë se regjimi do të hakmerrej kundër kujtdoqoftë që iu bashkohej grupeve me orientim demokratik. Regjimi intensifikoi aksionet e veta represive edhe më shumë në fillim të vitit 2000, kur u bë e qartë se grupet prodemokracisë kishin arritur një përparim kuptimplotë në rritjen e bashkëpunimit mes tyre dhe krijimin e një strategjie për veprime të përbashkëta. Regjimi ndërmori një sulm të koordinuar mbi atë çka kish mbetur nga media e lirë dhe e pavarur, duke mbyllur një sërë mediash lokale ose duke i kaluar ato në duart e simpatizantëve të regjimit. Një luftë sistematike u ndërmor kundër të rinjve të OTPOR-it dhe lëvizjes së tyre të qëndresës, përgjatë së cilës u arrestuan pothuajse 2000 aktivistë. Shumica e tyre u rrahën nga policia. Në pranverë të vitit 2000, organizatat jo qeveritare u gjendën nën një sulm sistematik qeveritar, duke u etiketuar si terroristë, mercenarë të NATO-s dhe tradhëtarë. Aktivitetet e tyre paraqiteshin në një dritë të shtrembër në media. Inspektimet e rregullta dhe ligjore financiare të shoqatave civile shfrytëzoheshin nga autoritetet si pretekst për të futur gjithnjë e më shumë hundët në veprimtarinë e tyre. Pajisje dhe materjale që kishin të bënin me marrëdhëniet me publikun u konfiskuan, ndërkohë që aktivistët dhe punonjësit e organizatave jo qeveritare merreshin në pyetje nga policia, dhe e gjithë kjo kryej në përpjekje për të ngjallur psikologjikisht frikë dhe për t’u vënë fre veprimtarive. Nuk ka dyshim që ky polarizim i jetës publike dhe lufta psikologjike e ndërmarrë prej regjimit kundër forcave pro demokracisë, ndikoi për t’i dhënë trajtë dhe për ta bërë më të vendosur opozitën dhe sektorin jo qeveritar. Në të njëjtën kohë, bombardimi nga ana e NATO-s i Beogradit rriti në mënyrë të ndjeshme vetëdijen sociale dhe politike të veprimtarëve dhe grupeve pro demokracisë. Shumë shpejt ata e kuptuan që një ndryshim efektiv dhe jetëgjatë në 87


IZLAZ 2000: RRUGËDALJE DREJT DEMOKRACISË NË SERBI

Serbi mund të mbërrihej vetëm në qoftë se ata bashkonin forcat dhe ndërmerrnin veprime ndërsektoriale për të rrëzuar nga pushteti Partinë Socialiste të Serbisë (PSS), e cila, për më shumë se një dekadë, ishte shndërruar në një forcë desktruktive për zhvillimet politike dhe sociale në Serbi. Në fillim të shtatorit 1999 u ndërmor një proces për bashkimin e të gjitha partive të opozitës demokratike në formën e një tryeze të rrumbullakët, çka shpuri në krijimin e opozitës demokratike në Serbi (ODS) dhe për rrjedhojë, në fitoren e saj në zgjedhjet federale të mbajtura në vitin 2000. ODS-ja përbëhej nga 18 parti, ku hynin Partia Demokratike e Zoran Xhinxhiçit, Partia Demokratike e Serbisë e Vojislav Koshtunicës, Aleanca Civile e Serbisë e Goran Svilanoviçit, Partia Demo-Kristiane e Serbisë e Vladan Batiçit, Serbia e Re nën Velimir Velja Iliçin, Lidhja e Social Demokratëve të Vojvodinës e Nenad Çanakut, Bashkimi Social Demokrat i Zharko Koraçit, Aleanca e Hungarezëve nga Vojvodina e Jozhef Kasas, Partia Demokratike Reformiste e Vojvodinës e Miodrag Mile Isakovit, Koalicioni i Vojvodinës i Dragan Veselinovit, Social Demokracia e Vuk Obradoviçit, Lëvizja për një Serbi Demokratike e Monçillo Perishiçit, Partia Demokratike e Sanxhakut e Rasim Ljajiçit, Lidhja e Shumadijas e Branislav Kovaçeviçit dhe Shoqata e Sindikatave të pavarura të Serbisë e Dragan Milovanoviçit. Partnerët e OJQ-ve të angazhuar në dialog përfshinin Qendrën për Demokraci, CeSID, Komitetin Jugosllav të Juristëve për të Drejtat e Njeriut, Iniciativat Civile, Qendra për Zhvillimin e Sektorit Jo Fitimprurës, Lëvizja e të Rinjve OTPOR dhe të tjera. Uniteti i demonstruar nga opozita demokratike shpuri në një zhvendosje në opinionin publik, duke qenë se qytetarët e thjeshtë morën zemër dhe fituan besim tek opozita demokratike si dhe u ngrohën nga ideja se nëpërmjet zgjedhjeve mund të mbërrihej në ndryshime politike. Përgjatë muajve që u paraprinë zgjedhjeve të shtatorit të vitit 2000, erdh e u bë gjithnjë e më e qartë se votimi duhej të kuptohej si një referendum për regjimin dhe ndryshimet politike në vend. Në komunikimin e vet me qytetarët regjimi iu drejtua demagogjisë populiste. Qeveria premtoi të shpërndante kursimet në valutë të huaj, të cilat kishin qenë të bllokuar në llogaritë personale në banka dhe të paprekshme për njerëzit që kishin këto llogari bankare, ofroi të jepte bono thesari dhe shpalli masat kundër korrupsionit në sistemin e sigurimeve shëndetësore dhe sociale. Regjimi deklaroi se zgjedhjet ishin një referendum për të ardhmen e Kosovës dhe shpalli se rindërtimi i vendit dhe veprimtaritë për zhvillimin e tij që ishin ndërmarrë prej qeverisë deri më atë ditë vërtetonin se Serbia nuk kishte nevojë për ndihmë ndërkombëtare. Opozita, nga ana e saj, fliste për ndryshimin, për të rivendosur marrëdhëniet e vendit me bashkësinë ndërkombëtare, rikthimin në shtetin ligjor, reformimin e sistemit ligjor dhe atij arsimor, për median dhe riinstalimin e demokracisë në vend3 .

88

3  Pikëpamjet e opozitës demokratike u përmblodhën në “Librin e Bardhë”, botuar nga G17+ në vitin 2000, ku pasqyroheshin pasojat e dhjetë viteve të kaluara nën regjimin e Milosheviçit për Serbinë, ndërsa Lëvizja Europiane në Serbi publikoi një libërth me titull “Duke përgatitur Serbinë për integrimin europian”.


Jelica Minić dhe Miljenko Dereta

Konteksti social Vitet e qeverisjes së Milosheviçit dhe PSS-së së tij kishin ngjallur pakënaqësi të konsiderueshme tek qytetarët e thjeshtë. PSS-ja e kishte diskredituar sistemin ligjor, dëmtuar shtetin e së drejtës, kishte sjellë një përkeqësim të vazhdueshëm dhe të pandalshëm të standartit të jetesës, bjerrje të vlerave sociale, shkatërrimin e sistemit të përkrahjes sociale dhe atij shëndetësor, kishte futur një korrupsion të papërmbajtur në të gjitha institucionet shtetërore, si dhe kishte ndikuar në krijimin e një gjendjeje pasigurie të vazhdueshme vetjake ligjore dhe financiare te njerëzit e thjeshtë. Në të hyrë të shtatorit të vitit 1999, analistët e opinionit publik raportonin se 80% e qytetarëve ishin në favor të ndryshimeve dhe se arsyeja kryesore e pakënaqësisë së tyre kishte natyrë ekonomike. Një tregues i kësaj gjendjeje në këtë kohë është se 35% e qytetarëve vlerësoheshin të varfër, ndërsa 35% të tjerë jetonin nën pragun e varfërisë. Në Serbi kishte 1.25 milion pensionistë, ndërkohë që afro 50% e njerëzve në moshë për punë ishin të papunë ose të punësuar vetëm formalisht4 . Nga ana tjetër, analizat e opinionit publik të kryera deri në verë të vitit 2000 tregonin se qytetarët ishin tejet apatikë dhe se një pjesë e mirë e tyre dyshonin që ndryshimet paqësore ishin të mundura me anë të zgjedhjeve. Në fund të korrikut të vitit 2000, në kohën kur u shpall data e zgjedhjeve, hulumtimet e opinionit tregonin se 42.2% e qytetarëve besonin në mundësinë e ndryshimit nëpërmjet zgjedhjeve5 . Në të njëjtën kohë, rezultatet e sondazheve afatgjata dhe të zgjedhjeve të mëparshme dëftonin se mundësia më e madhe ishte për një pjesëmarrje të ulët në votime. Grupi më i madh i njerëzve që abstenonte në votime ishte ai i pesëdhjetë e pesë vjeç e sipër, i cili përbëhej kryesisht nga gra pa arsim të lartë dhe që jetonin në zona rurale ose zona urbane të pazhvilluara6 . Veç kësaj, analizat tregonin se një numër i madh të rinjsh do t’u qëndronin larg kutive të votimit, pavarësisht nga fakti se kishin mbërritur në moshën e pjekurisë për të votuar dhe u jepej rasti të votonin për herë të parë. Sipas analistëve, një në gjashtë votues të rinj, ishte në favor të partive politike aktuale, ndërkohë që ndër pesë të tjerët, tre kishte gjasë të mos votonin në zgjedhjet e ardhshme 7. Pakënaqësia qytetare e përgjithshme nga njëra anë, dhe treguesit e opinionit publik që shumë prej votuesve do të abstenonin nga ana tjetër, jepnin të kuptonin se në mënyrë që forcat demokratike t’i fitonin zgjedhjet ishte e domosdoshme të motivonin sa më shumë votues që të ishte e mundur për të marrë pjesë në zgjedhje, çka do

4  Žarko Paunović et al (eds.), Exit 2000 – Nongovernmental Organizations for Democratic and Fair Elections (Center for Democracy Foundation, Center for Development of the Non-Profi t Sector, Civil Initiatives, Belgrade, 2001). 5  Rezultatet e CPS-CPA Center for Policy Studies, organizatë jo qeveritare. 6  Analizë e kryer nga G17+, organizatë jo qeveritare. 7  Žarko Paunović et al (eds.), Exit 2000 – Nongovernmental Organizations for Democratic and Fair Elections (Center for Democracy Foundation, Center for Development of the Non-Profi t Sector, Civil Initiatives, Belgrade, 2001), f. 7, vep. cit.

89


IZLAZ 2000: RRUGËDALJE DREJT DEMOKRACISË NË SERBI

të shërbente si një kanal për pakënaqësinë civile për ta ripërkufizuar votën si votë kundër regjimit dhe në favor të ndryshimeve demokratike

Situata në sektorin jo qeveritar Në vitin 2000 mendohej që në vend të kishte 1500 OJQ të reja e të pavarura, puna e të cilave fokusohej në problemet që rridhnin nga kriza sociale në vend, në promovimin e aktivizmit social dhe ndryshimeve, në përfshirjen në rendin e ditës së çështjeve të reja sociale, si dhe në mobilizimin e grupeve të reja sociale. Deri në vitin 1995, shoqëria civile u zhvillua me shpejtësi me një numër organizatash në rritje, të angazhuara kundër luftës dhe në promovimin e çështjeve humanitare, feministe dhe të drejtave të njeriut. Po kështu, u rritën dhe u bënë popullore edhe ato organizata dhe shoqata që merreshin me edukimin alternativ, kërkimet dhe problemet kulturore. Promovimi i parimit të shtetit të së drejtës ishte emëruesi i përbashkët te të gjitha OJQ-të e pavarura. Sektori i OJQ-ve kontribuoi në zhvillimin e sistemeve alternative të vlerësimit, artikulimin e pluralizmit të interesave në grupet socialë të ndryshëm, dhe në zhvillimin e një opinioni kritik publik. Pas protestave civile që ndodhën në dimër të viteve 1996-1997, si rrjedhojë e refuzimit nga ana e Milosheviçit për të pranuar rezultatet e zgjedhjeve lokale të vitit 1996, sektori i OJQ-e dëshmoi se ishte një promotor i rëndësishëm i vlerave demokratike, ndaj dhe zuri të rritet. Ndërtimi i një koalicioni midis sektorëve qytetarë dhe qeveritarë, në formën e mbështetjes së autoriteteve lokale të porsazgjedhura, e fuqizoi atë edhe më tej. Pas luftës në Kosovë dhe ndërhyrjes së NATO-s në mars të vitit 1999, organizata dhe rrjete të një lloji të ri nisën të shfaqen në të gjithë Republikën Federale të Jugosllavisë, duke përfshirë këtu grupet e advokasisë, parlamenteve qytetare, lëvizjeve qytetare të rezistencës, sindikatave dhe shoqatave të reja profesionale të gazetarëve, profesorëve të universiteteve dhe gjykatësve. Këto organizata janë një shembull i zhvillimit të shoqërisë civile të Serbisë në fund të viteve 1990 dhe evoluan duke u kthyer në promotorë të rëndësishëm të veprimtarive qytetarerreth zgjedhjeve të vitit 2000. Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSID) u krijua në Beograd në vitin 1997 me synimin për të përmirësuar kuptimin e zgjedhjeve dhe të proceseve demokratike nga ana e publikut. Nëpërmjet veprimtarive trajnuese, fushatave dhe monitorimit parazgjedhor, CeSID-ja luajti një rol kyç në fuqizimin e proceseve demokratike. Ajo zhvilloi një rrjet në të gjithë vendin që konsistonte në 21 mijë vëzhgues vullnetarë të zgjedhjeve, 165 ekipe bashkiake, 16 zyra lokale dhe 5 rajonale, si dhe një grup ekspertësh dhe hulumtuesish. Veç kësaj, një numër personalitetesh të spikatura publike u bënë pjesë e bordit këshillues të kësaj qendre.

90

Iniciativat civile u themeluan në maj të vitit 1996 për të fuqizuar pjesëmarrjen qytetare, edukimin dhe trajnimin për demokraci, si dhe zhvillimin e rrjeteve të OJQve dhe veprimtarive të përbashkëta të lobimit. Iniciativa civile i fokusoi veprimtaritë


Jelica Minić dhe Miljenko Dereta

e saj tek OJQ-të jashtë kryeqytetit të vendit, Beogradit, duke mbërritur në qytetet e vogla dhe zonat rurale në të gjithë Serbinë (dhe Malin e Zi), si dhe duke lidhur grupet lokale me kryeqytetin. Kjo gjë ishte jetike gjatë fushatës IZLAZ 2000. Lëvizja Europiane në Serbi u themelua me misionin e rritjes së vetëdijes dhe të promovimit të integrimit europian të Serbisë, bashkëpunimit rajonal dhe zhvillimit lokal. Kjo lëvizje zhvilloi një strukturë të fortë rrjetesh në 20 qytete të Serbisë. Nëpërmjet Forumit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare politika e jashtme u bë pjesë e agjendës publike. OTPOR (Rezistenca) u shfaq si një lëvizje të rinjsh pro demokracisë në Universitetin e Beogradit, në tetor të vitit 1998. Pas ndërhyrjes së NATO-s në vitin 1999, OTPOR ndërmori një fushatë politike kundër presidentit Slobodan Milosheviç. Ajo vazhdoi t’i drejtohej drejtpërdrejt presidentit gjatë fushatës presidenciale më 2000, kur ndërmori fushatën e vet me moton “Gotov je” (“Ka mbaruar”), ndaj dhe u bë e njohur gjerësisht për rolin e luajtur në rrëzimin e Milosheviçit. Qysh nga ajo kohë OTPOR ka frymëzuar dhe trajnuar grupe të rinjsh në një numër vendesh, duke përfshirë këtu Gjeorgjinë, Ukrainën dhe Bjellorusinë. Në vitin 1998, G17+ u shndërrua në një rrjet ekspertësh. Në fillesën e vet ishte një grup i përbërë nga 17 ekonomistë dhe sociologë të shquar nga Serbia dhe Mali i Zi, të cilët kritikonin politikat ekonomike të luftës të regjimit të Milosheviçit dhe pasojat e tyre katastrofike për vendin, duke përfshirë sanksionet dhe izolimin ndërkombëtar. Nëpërmjet krijimit të një numri pamfletesh, publikimesh dhe organizimit të veprimtarive publike, ky grup inkurajoi krijimin e një blloku pro reformave në Serbi. Shoqëria civile, gjithashtu, luajti një rol të rëndësishëm paradiplomatik në kohën e izolimit të ashpër politik dhe ekonomik të Serbisë. Disa grupe aktorësh të rëndësishëm të skenës në vend u angazhuan në proceset rajonale dhe europiane të bashkëpunimit, siç qenë procesi i Szeged-it “për bashkitë dhe qytetet e lirë në Serbi”, Nisma e Timishoarës për Median e Lirë, Procesi i Grazz-it ku hynin rrjetet që punonin në fushën e një arsimi alternativ dhe jo formal, Procesi i Royaumont-it ku hynin organizatat qeveritare nga mbarë rajoni, forma të posaçme të punës humanitare (për shembull “energji për demokracinë”, “asfalti për demokracinë” dhe “shkolla për demokracinë” 8), si dhe krijimi i rrjeteve midis instituteve të pavarura dhe qendrave të kërkimit. Në vitet që u paraprinë zgjedhjeve të vitit 2000, numri i organizatave jo qeveritare të regjistruara erdhi vazhdimisht duke u rritur. Veç kësaj, kapacitetet dhe kompetencat e organizatave jo qeveritare erdhën duke u rritur në lidhje me dijet dhe njohuritë rreth metodave dhe teknikave të organizimit publik. Përgjatë viteve 1999 dhe 2000, përvoja e vjelë nga veprimtaritë e organizuara nga sektori i shoqërisë civile në fushatat parazgjedhore të zhvilluara në Sllovaki (OK’98) dhe në Kroaci (GLAS ’99) u 8  Këta projekte konkretë më së shumti u konceptuan nga G17+ dhe u mbështetën nga një numër qeverish europiane dhe nga Komisioni Europian. Projektet ofronin mbështetje për qytetet dhe bashkitë ku ishin në pushtet partitë opozitare dhe ndihmonin për të ndërtuar një elektorat të prirë nga ndryshimet.

91


IZLAZ 2000: RRUGËDALJE DREJT DEMOKRACISË NË SERBI

prezantuan në një sërë konferencash, seminaresh dhe takimesh të OJQ-ve të mbajtura në Beograd dhe kudogjetkë në Serbi, në Bratislavë, Szeged dhe në Timishoara, duke u bërë, kësisoj një vlerë për mbarë shoqërinë civile. Po atë vit OJQ-të bënë një sërë përpjekjesh për të intensifikuar kontaktet e tyre me qytetarët, veçanërisht në nivelin lokal. Kjo qasje e re kishte të bënte me organizimin e forumeve të diskutimit, në diskutime me anëtarët e bashkësive lokale dhe organizimin e veprimtarive në shkallë të vogël në nivel lokal për të zgjidhur probleme që konsideroheshin akutë dhe të rëndësishëm në gjirin e bashkësive. Udhëheqësit e OJQ-ve morën pjesë në debate publike dhe programet e medias elektronike në nivel lokal, ndërkohë që u shpërndanë një sasi broshurash, manualesh dhe materjalesh të tjerë me karakter promovues. Veç kësaj, u organizuan një sërë veprimtarish lokale për të sfiduar politikat zyrtare dhe për të ofruar një vizion të ri të Jugosllavisë- për një të ardhme europiane, paqeje në rajon dhe bashkëpunim me vendet fqinje. Realiteti social – politik nxori qartazi në pah nevojën e përfshirjes së sektorit të OJQve në procesin parazgjedhor. OJQ-të e kuptuan se roli i tyre parësor kishte të bënte me çështjet e edukimit qytetar, sidomos për sa i përkiste zgjedhjeve dhe procesit zgjedhor. Veç kësaj, ata e kuptuan se mund të shërbenin si një instrument për të motivuar qytetarët për të marrë pjesë dhe për të votuar në zgjedhje. Ata e kishin të qartë rolin e tyre për të realizuar këtë mobilizim. Synimi i tyre ishte të shfrytëzonin nivelin e lartë të pakënaqësisë qytetare dhe ta shndërronin atë në vota për të sjellëndryshimin. Veprimtaritë e tyre rrihnin në promovimin e ndryshimeve shoqërore brenda një konteksti europian, por edhe më gjerë. Ndërkohë që zgjedhjet afroheshin, u bë gjithnjë e më e qartë se qytetarët lypsej të kuptonin se ishin ata që duhej të fitonin kundër Milosheviçit, dhe të gjithë qytetarëve duhej t’u jepej shansi për të folur qartë e për të shprehur se çfarë lloj të ardhmeje ata dëshironin për veten dhe për fëmijët e tyre. Pasi ta kishin kuptuar këtë gjë, objektivi kryesor i shoqërisë civile ishte rikthimi i besimit te qytetarët për rëndësinë e votës së tyre, si dhe për t’i bindur ata se çdo votë kishte rëndësinë e vet në rikthimin e besimit në aftësinë e popullit për të fituar dhe sjellë ndryshimet demokratike.

Fushata IZLAZ 2000 IZLAZ 2000 ishte një fushata politike, por jo partiake. Diskutimet rreth veprimtarive jo qeveritare dhe fushatës dil-për-të-votuar filluan atëherë kur aktivistët serbë mësuan rreth suksesit të Fushatës Civile OK’98 në Sllovaki. Në fillim të vitit 2000, duke pasur parasysh zgjedhjet e ardhshme federale dhe lokale, sektori i organizatave jo qeveritare nisi të këqyrë mundësinë e organizimit të fushatave të ngjashme. Madje disa prej organizatave hartuan programet paraprake të veprimtarive, ndërmorën marrëveshje bashkëpunimi me organizata të ngjashme, krijuan rrjetet e bashkëpunimit dhe bashkëveprimit, si dhe kryen disa veprimtari paraprake. Në këtë mënyrë u përvijua synimi i trefishtë i fushatës. 92


Jelica Minić dhe Miljenko Dereta

T’u mundësohej qytetarëve të njihnin më mirë procesin zgjedhor Në të kaluarën regjimi i Milosheviçit kishte vënë dorë në mënyrë të përsëritur në procesin zgjedhor dhe rezultatet e tij. Mbasi regjimi refuzoi të njihte rezultatet e zgjedhjeve lokale në dimrin e vitit 1996-1997, qytetarët dolën në rrugë dhe protestuan për tre muaj me rradhë. Kjo ishte fitorja e parë për opozitën demokratike. E megjithatë, për të arritur një ndryshim demokratik vendimtar përmes zgjedhjeve, dija publike rreth zgjedhjeve ishte ende në një nivel të pamjaftueshëm.

Të rritej numri i qytetarëve në votime Rruga e vetme për të fituar zgjedhjet ishte që qytetarët të dilnin në votime, duke qenë se partia në pushtet përfitonte nga aftësia për të mobilizuar masën e zakonshme të votuesve të saj, të cilët qenë jashtëzakonisht të disiplinuar për t’u paraqitur te kutitë e votimeve. Prandaj dhe ishte jetike që të bindeshin votuesit e pavendosur dhe të zhgënjyer, një grup i madh i votave të të cilëve mund të siguronte fitoren elektorale të opozitës demokratike (ashtu siç edhe rezultoi në fund).

Të rritej numri i qytetarëve që merrnin pjesë në mënyrë aktive në procesin zgjedhor Një faktor vendimtar ishte mobilizimi i një numri të madh qytetarësh si vullnetarë për të kontrolluar listat e zgjedhësve, për të vëzhguar zgjedhjet, për të marrë pjesë në komisionet zgjedhore dhe për të bërë të mundur një proces të lirë dhe të ndershëm. Fushata IZLAZ 2000 u realizua në dy faza. Në fazën e parë u përgatit fushata, ndërsa në të dytën ajo u vu në jetë dhe u zbatua. Hapi i parë i përgatitjes në terma konceptualë ishte një konferencë me titull “Një vështrim drejt së ardhmes”, e organizuar nga Nisma Civile, në shtator 1999, në të cilën u mbajt një seminar rreth përvojës sllovake me OK’98. Pas një muaji, përfaqësuesit e partive opozitare, medias së pavarur dhe sindikatave të pavarura, u takuan me përfaqësues të OJQ-ve dhe, për herë të parë, vendosën të punojnë së bashku në një bllok të madh opozitar. Në shkurt të vitit 2000, një grup i përbërë nga 30 OJQ nisi studimet rreth strategjisë së fushatës, të frymëzuar nga prezantimet e fushatës GLAS ’99 nga OJQ-të kroate në Beograd dhe në disa qytete të tjerë të vendit. Përgjatë muajit në vazhdim u krijua një bord për përgatitjen e fushatës, ku bënin pjesë përfaqësues të Shoqatës së Medias së Pavarur, CeSID, Qendrës për Alternativa Politike, Qendrës për Zhvillimin e Sektorit Jo Fitimprurës, Qendrës së Fondacionit për Demokraci, Nismës Civile, G17+, OTPOR, Partneritetit për Ndryshim, Timok Club Intake dhe Rrjetit të Grave9 . Në qershor të vitit 2000, bordit iu bashkuan edhe disa anëtarë të tjerë: Lëvizja Europiane në Serbi, Aksioni Politik i Grave, AZIN dhe Grupi për Promovimin e të Drejtave Politike të Grave. Me këtë rast u krijua një qendër informacioni dhe përkrahjeje, si dhe një sekretariat për fushatën. Pas 27 korrikut të vitit 2000, kur u bë e ditur përfundimisht se zgjedhjet 9  Žarko Paunović et al (eds.), Exit 2000 – Nongovernmental Organizations for Democratic and Fair Elections (Center for Democracy Foundation, Center for Development of the Non-Profi t Sector, Civil Initiatives, Belgrade, 2001), f. 10, vep. cit.

93


IZLAZ 2000: RRUGËDALJE DREJT DEMOKRACISË NË SERBI

do të zhvilloheshin në shtator të po atij viti, nisën të organizohen në mënyrë të përjavshme takimet e koordinimit të fushatës, ndërsa në fazën që u paraprinte zgjedhjeve këto takime nisën të zhvillohen dy herë në javë. Me rrjetet lokalë u vendos një bashkëpunim i ngushtë, ndërkohë që u rekomandua që të krijoheshin organizma koordinimi në nivel lokal për fushatën. Koordinimi kishte të bënte gjithashtu edhe me krijimin e një fondi të përbashkët për aktivitete dhe ndërhyrje të ngutshme. Një tjetër detyrë e rëndësishme ishte krijimi i kaneleve efektivë të komunikimit në lidhje me fushatën. Nga fundi i pranverës së vitit 2000, me qëllim që publiku të pajisej me informacionin më të rëndësishëm për fushatën, u botua një buletin me titull “Organizatat jo qeveritare dhe fushata ‘Dil-për-të-votuar’”. Më pas, një informacion i rregullt shpërndahej ditë për ditë nga Qendra për Zhvillimin e Sektorit Jo Fitimprurës, si dhe publikohej përmes një edicioni special të IZLAZ News. Prezantime në web dhe komunikata shtypi për IZLAZ 2000 kryheshin nga Free Serbia dhe ANEM. IZLAZ 2000 u ndërmor zyrtarisht në gusht të vitit 2000, ndërsa në fillim të shtatorit veprimtaritë u intensifikuan. Në mes të shtatorit pjesa më e madhe e veprimtarive kishin mbërritur kulmin e tyre për të siguruar impaktin maksimal të fushatës në kohën e zgjedhjeve. Në fushatën dil-për-të-votuar morën pjesë më shumë se 150 OJQ, duke realizuar përmbi 60 projekte të ndryshme nën logon e përbashkët IZLAZ 2000. OJQ-të lokale që nuk kishin projektet e tyre të fushatës, iu bashkuan OJQ-ve të tjera dhe i ndihmuan ato të rekrutojnë vullnetarë dhe t’u shpërndajnë qytetarëve materjale parazgjedhore. Fushata IZLAZ 2000 u shtri në mbarë vendin dhe zor se mund të përfytyrohet qoftë dhe një bashki e vetme ndër 164 që ishin në krejt Serbinë, ku të mos kryhej qoftë edhe një veprimtari ku u bëhej thirrje qytetarëve të votonin. Bashkëpunimi midis OJQ-ve pjesëmarrëse në projekt ishte shembullor, në një kohë kur fushatat në nivel lokal, rajonal dhe kombëtar ishin të koordinuara dhe të përbashkëta. Përveç veprimtarive mbarëkombëtare që u drejtoheshin qytetarëve në përgjithësi, siç qenë ato të organizuara nga OTPOR, G17+ ose Nisma Civile, kishte edhe projekte të tjera që iu drejtoheshin grupeve specifikë. Fushatat për të rinjtë organizoheshin nga 37 OJQ, të cilat mbështeteshin nga radiostacioni B92 dhe ANEM, nën emrin e përbashkët “Vreme je” (Ka ardhur koha), nga Lëvizja Europiane në Serbi dhe Unioni i Studentëve të Serbisë. Fushatat e tyre përmblidhnin koncerte dhe shfaqje, shpërndarjen e fletushkave, pllakateve, afisheve, lapsave, balonave dhe materjaleve të tjerë promocioanlë, si dhe spoteve radiofonikë dhe televizivë. Projekte specifikë që kishin si shënjestër gratë u ndërmorën në 50 qytete në krejt republikën federale të Jugosllavisë si dhe në shumë fshatra. Synimi ishte të motivoheshin sa më shumë gra që të ishte e mundur për të marrë pjesë dhe përdorur të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhje. Shumëllojshmëria e veprimtarive përfshinte sesione trajnimi vullnetar për gratë, debate publike me votuesit, shpërndarjen e materjaleve të shtypur, promovimin e veprimtarive në media (spote televizivë dhe në radio), 94


Jelica Minić dhe Miljenko Dereta

afishe, stema dhe simbole. Këto fushata zhvilloheshin nga Grupi për Promovimin e të Drejtave Politike të Grave dhe Lëvizja e Grave – Rrjeti i Grave, së bashku me disa OJQ lokale. Veprimtaritë për t’u shtrirë në bashkësitë rurale u zhvilluan nga Qendra për Aksion Kundër Luftës, Hapi në Fshat ’98, Parlamenti Alternativ i Qytetarëve etj. Ndër projektet e tjerë kishte edhe një për popullsinë rome që zbatohej nga Qendra për Informim e Romëve dhe Qendra YUROM, si dhe një projekt tjetër për punëtorët dhe pensionistët që zbatohej nga Partneriteti për Ndryshim Demokratik. CeSID, së bashku me Komitetin e Juristëve Jugosllavë për të Drejtat e Njeriut dhe Qendrën e të Drejtave të Njeriut në Beograd, organizuan një fushatë për të siguruar vëzhgimin e zgjedhjeve. Rrjedha e fushatës IZLAZ 2000 do të kushtëzohej gjithashtu nga disa faktorë të jashtëm. Ndihma financiare për projektet e fushatës në të gjithë nivelet, nga ai kombëtar deri në lokal, do të pengohej rregullisht dhe realizohej me vonesa të ndjeshme. Veç kësaj, shumë prej mediave lokale dhe kombëtare kontrolloheshin nga shteti, ndaj dhe nuk qenë të predispozuara për të mbuluar fushatën.

Roli i bashkëpunimit ndërkombëtar Një sërë nismash ose fushatash sociale dhe politike kanë qenë vendimtare gjatë viteve të fundit në kryerjen e ndryshimeve demokratike përmes zgjedhjeve në Europën Qendrore dhe Lindore. Para zgjedhjeve të vitit 2000 në Serbi rastet më të njohura ishin ato të Sllovakisë dhe Kroacisë. Bashkëpunimi ndërkombëtar dhe shkëmbimi i përvojave të vyera i veprimtarive para dhe pas zgjedhore, u shndërrua në një element jetik për suksesin në Serbi. Në kohën e përgatitjes së fushatës dil-për-të-votuar, si brenda ashtu edhe jashtë Serbisë u organizuan një numër takimesh dhe trajnimesh me kolegë nga sektori i OJQ-ve në Kroaci dhe në Sllovaki. “Procesi i Bratislavës” u shpall në një konferencë ndërkombëtare të mbajtur në Bratislavë, Sllovaki, në korrik të vitit 1999, me titull “E ardhmja e Republikës Federale të Jugosllavisë në dritën e zhvillimeve të pasluftës”, të organizuar nga Instituti East-West dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Sllovakisë. Si pjesë e Procesit të Bratislavës u krijua një task force për t’i hapur rrugë dialogut dhe aksionit të përbashkët mes anëtarëve të forcave të ndryshme pro demokracisë në Serbi dhe organizatave nga bashkësia ndërkombëtare. Përfaqësues të partive opozitare, OJQ-ve, sindikatave, organizatave të studentëve dhe medias së pavarur u bashkuan përgjatë këtij procesi. Task force, si një nismë ndërkombëtare, dha një kontribut vendimtar për fitoren e forcave demokratike në Serbi. Ajo përbënte një risi të rëndësishme në marrëdhëniet ndërkombëtare. Forma e bashkëpunimit, përmbajtja dhe aktorët kryesorë, kontribuan që të gjithë në natyrën novatore dhe eksperimentale të kësaj nisme. Kjo nismë e

95


IZLAZ 2000: RRUGËDALJE DREJT DEMOKRACISË NË SERBI

njëanshme e ndërmarrë nga një vend i vogël europian (Sllovakia) dha një ndihmë të rëndësishme për kryerjen e ndryshimeve politike në një tjetër vend të vogël europian (Republika Federale e Jugosllavisë), me të cilin nuk kishte as kufij të përbashkët as lidhje të veçanta historike, pavarësisht nga fakti se në rajonin e Vojvodinës jetonte një minoritet i vogël sllovak. Përfaqësuesit e autoriteteve sllovake dhe të OJQ-ve mobilizuan me sukses organizata ndërkombëtare shumëpalëshe, fondacione dhe institucione ndërkombëtare, duke përfshirë këtu Këshillin e Europës, Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE), Parlamentin Europian, Instituti EastWest, Fondacioni për një Shoqëri të Hapur, Fondacioni Rockefeller, German Marshall Fund i Shteteve të Bashkuara dhe Pakti për Stabilitetin i Europës Juglindore, ndër shumë organizma të tjerë, në përkrahje të ndryshimeve politike dhe konsolidimit të reformave në Republikën Federale të Jugosllavisë. Detyra kryesore ishte konsolidimi dhe strukturimi i unitetit të forcave të ndryshme në favor të ndryshimit përmes një dialogu të hapur midis partive opozitare dhe përfaqësuesve të autoriteteve lokale, OJQ-ve, medias së pavarur, sindikatave dhe biznesit, me mbështetjen e partnerëve sllovakë dhe ndërkombëtarë të cilët lehtësuan e mundësuan procesin e krijimit të konsensusit dhe të një platforme të përbashkët lidhur me ndryshimet e dëshiruara politike. Një aspekt i rëndësishëm i dimensionit ndërkombëtar të përgatitjes së fushatës ishte Forumi i Donatorëve, i cili i filloi veprimtaritë e tij në fillim të korrikut 2000. Ai përbëhej nga Agjencia Kanadeze e Zhvillimit Ndërkombëtar, Fondacioni për një Shoqëri të Hapur, Know How Fund i Britanisë së Madhe, ambasada holandeze dhe ajo zvicerane në Beograd dhe seksioni i interesave gjermane në Beograd. Paskëtaj, German Marshall Fund i Shteteve të Bashkuara iu bashkua kësaj nisme dhe ofroi përkrahjen e vet për veprimtaritë që lidheshin me zgjedhjet për 50 OJQ. Forumi i Donatorëve garantoi që procesi, domethënë parashtrimi i propozimeve për projekte, vlerësimi i tyre dhe marrja vendim për t’i financuar të përshpejtohej dhe të bashkërendohej. Objektivi ishte që të financohej sa më shumë të qe e mundur një numër projektesh të OJQ-ve, të parandalohej dublikimi në financim dhe të sigurohej një shpërndarje e drejtpeshuar territoriale e projekteve të miratuar. Organizatat e donatorëve siguruan burime të konsiderueshme, falë të cilavve fushatat paraelektorale të OJQ-ve u bë e mundur të kreheshin. E megjithatë, lypset thënë se kjo nuk ishte asistenca e vetme që ofruan organizatat e donatorëve, edhe pse financimi kishte rëndësi kritike. Përpjekje u bënë gjithashtu për të vendosur një bashkëpunim midis OJQ-ve dhe partnerëve të tjerë me peshë, si brenda vendit ashtu edhe jashtë tij. Përvojat, sugjerimet dhe këshillat e përftuara nga kolegët sllovakë dhe kroatë rezultuan të dobishme. Përfaqësuesit e organizatave të donatorëve u erdhën në ndihmë OJQ-ve të përfitonin dijet e domosdoshme duke organizuar veprimtari trajnimi për aktivistë civilë, duke ofruar materjale trajnimi të rëndësishëm, si dhe publikime të tjera. Në të njëjtën kohë, dhe pavarësisht se bashkëpunimi ishte shumë i ngushtë, donatorët nuk u imponuan OJQ-ve serbe qasjet ose idetë e tyre. 96


Jelica Minić dhe Miljenko Dereta

Rezultate dhe mësime Ndonëse është e vështirë të përcaktohet saktësisht sesa qe ndikimi i saj, nuk ka pikë dyshimi se angazhimi i lartpërshkruar i shoqërisë civile dha një ndihmesë të konsiderueshme për ndryshime demokratike në Serbi. Në zgjedhjet presidenciale në 24 shtator 2000, morën pjesë në votime përmbi 71% e qytetarëve dhe vota e tyre i dha një fitore të qartë kandidatit demokrat Vojislav Koshtunica (50.24%) ndaj Slobodan Milosheviçit (37.15%) 10. Në zgjedhjet për parlamentin federal të Jugosllavisë, që u mbajtën po atë ditë, Opozita Demokratike e Serbisë siguroi shumicën në të dy dhomat, me 11 deputetë në Dhomën e Republikës dhe 55 në Dhomën e Qytetarëve11 . Vullneti i qartë i qytetarëve serbë për ndryshime demokratike u konfirmua edhe në zgjedhjet parlamentare më 23 dhjetor 2000, kur Opozita Demokratike e Serbisë korri një fitore dërrmuese me 64.7% të votave. Kjo valë demokratike ishte qartazi rezultat i përpjekjeve të përbashkëta të të gjitha forcave pro demokratike në vend të orientuara për kah ndryshimi. Niveli i lartë i konsensusit, platforma e përbashkët dhe koordinimi i përpjekjeve për ndryshim solli një cilësi të re në jetën politike të vendit dhe siguroi një pikënisje të mirë për qeveritë e reja në Serbi dhe në Republikën Federale të Jugosllavisë. Pavarësisht nga vështirësitë dhe nivelit në rritje të represionit në fushatën parazgjedhore, kyçi i suksesit ishte një front i konsoliduar dhe i bashkuar që iu kundërvu haptazi regjimit të Milosheviçit. Ky qëndrim i përbashkët ishte fryt i një zhvillimi afatgjatë. Suksesi i protestës publike kundër mospranimit nga ana e qeverisë për të njohur rezultatin e zgjedhjeve lokale në dhjetor të vitit 1996, si dhe bashkëpunimi midis shoqërisë civile dhe pushtetit lokal të porsazgjedhur, u hapën rrugë ndryshimeve që ndodhën në vitin 2000. Në atë kohë, ekzistonte një mirëkuptim dhe mirëbesim i ndërsjelltë midis atyre që punonin në nivel lokal, veçanërisht përmes Shoqatës së Bashkive dhe Qyteteve të Pavarur, e cila u krijua në fillim të vitit 1997. Në shumë prej qyteteve të Republikës Federale të Jugosllavisë media e pavarur u shndërrua në një faktor shumë të rëndësishëm për ndryshim dhe ndihmoi në hartimin e një platforme të përbashkët me anë të së cilës opozita mund të fitonte besimin e publikut të gjerë. Pavarësisht një afati tejet të kufizuar kohor, fushata IZLAZ 2000 ishte tejet efektive për shkak të një energjie sociale të pamasë që kishte akumuluar dhe që mund ta vinte në jetë. Veç kësaj, për herë të parë në dhjetë vjet histori të protestave civile publike në Serbi, fushata gëzoi përkrahje logjistike, financiare dhe morale nga bashkësia ndërkombëtare. Duke pasur parasysh izolimin e gjatë të vendit, opozita demokratike dhe shoqëria civile u elektrizuan ndjeshëm nga ndjenja e solidaritetit dhe përkrahja morale e ofruar nga bashkësia ndërkombëtare dhe, ajo çka nuk është më pak e rëndësishme, kjo gjë u shoqërua me burime të konsiderueshme në mbështetje të fushatës civile. 10  Gazeta zyrtare e RFJ, no.55, vol. IX, 10 tetor 2000, f.1. 11  Gazeta zyrtare e RFJ, no. 56, vol. IX, 13 tetor 2000, f.1.

97


IZLAZ 2000: RRUGËDALJE DREJT DEMOKRACISË NË SERBI

E megjithatë, peshën qendrore për kryerjen e ndryshimeve e mbajtën qytetarët. Sipas një analize lidhur me opinionin publik në Serbi, të kryer nga Qendra për Studime Politike (CPA/CPS), në tetor të vitit 2000, “qytetarët e konsideruan vendimin e tyre për ta hequr qafe përfundimisht regjimin e vjetër, i cili kishte pasur pasoja katastrofike për shtetin, një faktor jetik që shpuri në kthesën e ngjarjeve dhe në fitoren elektorale për kryerjen e ndryshimeve demokratike”12 . Pavarësisht nga një mangësi njohurish e shprehur nga pjesa më e madhe e qytetarëve lidhur me veprimtaritë e sektorit civil, një numër i konsiderueshëm qytetarësh ishin të mendimit se kontributi i OJQve për fitoren e Opozitës Demokratike në Serbi (DOS) ishte i rëndësishëm (29%), ose kishte një rëndësi mesatare (23%), çka ilustron qartazi se fushata për t’i motivuar qytetarët të merrnin pjesë në zgjedhje dhe të bëheshin pjesë e procesit të vëzhgimit të zgjedhjeve kishte qenë e suksesshme. Kontributi i fushatës IZLAZ 2000 dhe përpjekjeve të tjera qytetare për fitoren elektorale u reflektua më së shumti në pjesëmarrjen e lartë në zgjedhje të qytetarëve me arsim të lartë, veçanërisht të studentëve të shkollave të mesme dhe të universiteteve, si dhe të profesionistëve. E megjithatë duhet theksuar se punëtorët shprehën gjithashtu besimin e tyre se fushata qytetare parazgjedhore kishte qenë një instrument kyç në fitoren e forcave demokratike. Sigurisht që fushata e OJQ-ve u vlerësua pozitivisht nga pasuesit e DOS-it. Në tërësi, ngjan se fushata e OJQ-ve pati një efekt pozitiv mbi pothuajse të gjithë grupet e vegjël socialë, ndryshe nga ç’pati mbi qytetarët e moshuar dhe ata me arsim të ulët ose të paarsimuar. Ekspertët e ekipit të kërkimeve CPA i krahasuan rezultatet e mësipërme me ato të një kërkimi të kryer në shtator të vitit 1999 dhe arritën në përfundimin se “organizatat e shoqërisë civile kanë luajtur një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në ushtrimin e autoritetit të tyre mbi çështjet politike”13 . Sipas një eksperti tjetër, Vukasin Pavloviç, “OJQ-të këtu morën përsipër rolin e opozitës sociale” 14. Përtej ndryshimeve politike në vitin 2000, disa prej efekteve të fushatës së OJQ-ve u ndjenë edhe më pas një një periudhë afatgjatë. Nisur nga perspektiva e shoqërisë civile, kushtet në të cilat punojnë OJQ-të kanë ndryshuar në mënyrë të ndjeshme qysh nga vala e ndryshimeve demokratike. Ndërkohë që zgjedhjet e vitit 2000 shënuan një gur themeli në zhvillimin e demokracisë dhe të shoqërisë civile, zhvillimi i mëpasëm i institucioneve demokratike dhe zbatimi i parimeve dhe vlerave demokratike në Serbi kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë prioritet për këtë sektor. Në pranverë të vitit 2005 në Serbi u publikuan dy studime mbi shoqërinë civile, në të cilat shpalosej perceptimi

98

12  Žarko Paunović et al (eds.), Exit 2000 – Nongovernmental Organizations for Democratic and Fair Elections (Center for Democracy Foundation, Center for Development of the Non-Profi t Sector, Civil Initiatives, Belgrade, 2001), f. 26, vep. cit. 13  Cituar te Žarko Paunović et al (eds.), Exit 2000 – Nongovernmental Organizations for Democratic and Fair Elections (Center for Democracy Foundation, Center for Development of the Non-Profi t Sector, Civil Initiatives, Belgrade, 2001), f. 26, vep. cit. 14  Ibid.


Jelica Minić dhe Miljenko Dereta

publik i këtij sektori dhe i kushteve në të cilat ai punon15 . Të dy studimet dëshmuan rëndësinë e madhe që publiku i kushton sektorit jo qeveritar, stabilizimit politik, social dhe ekonomik në Serbi, në promovimin e reformave dhe përmirësimin e pozitës së vendit në gjirin e bashkësisë ndërkombëtare. Edhe pse ka patur një sërë kritikash, madje edhe sulme ndaj sektorit të OJQ-ve në Serbi, në vend nuk është krijuar ende një kornizë e re dhe e përmirësuar ligjore për veprimtaritë e sektorit civil, edhe pse besimi i qytetarëve në rolin e organizatave civile si aktorë të ndryshimeve është rritur ndjeshëm dhe madje ia ka kaluar besimit që ata kanë tek partitë politike. Funksionet kryesore të OJQ-ve në Serbi përfshijnë arsimin, zgjidhjen e problemeve sociale, promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të minoriteteve, mbështetjen e reformave në institucionet shtetërore dhe në përmirësimin e politikave publike, zhvillimin e bashkësisë lokale dhe mbrojtjen e mjedisit. Veç këtyre, OJQ-të janë aktive në promovimin e sipërmarrjeve, bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar, si dhe integrimin europian. OJQ-të janë shndërruar në një partner të rëndësishëm të degëve të ndryshme të pushtetit (parlamentit, qeverisë dhe gjyqësorit) dhe në nivele të ndryshme të qeverisjes (lokale, rajonale, kombëtare). Ato kanë luajtur një rol të rëndësishëm në miratimin e një sërë rezolutash rreth integrimit europian në Serbi, Mal të Zi dhe atë federal më 2005, si dhe në përfshirjen në rendin e ditës të Kuvendit të Serbisë të çështjes së gjenocidit të ushtruar në Srebrenicë në vitin 1995. Një numër i madh veprimtarish ndërkombëtare ku hyjnë kërkimet, analizat, konferencat ndërkombëtare, seminaret dhe publikimet në fusha të ndryshme nuk do të bëheshin të mundura pa ekspertizën e sektorit të OJQ-ve dhe formave të tjera të mbështetjes së ofruar prej tij. Kësisoj, shoqëria civile dhe organizatat e saj, vazhdojnë të luajnë rolin e tyre në mbarëvajtjen në Serbi dhe të ardhmen e saj demokratike. Duke vepruar në këtë mënyrë, ato janë në gjendje të ngjallin frymëzim dhe të motivojnë, duke luajtur një rol qëndror ashtu siç vepruan atëherë duke i dhënë fund sundimit autoritar të Milosheviçit dhe futjes së vendit në rrugën e demokracisë.

15  Center for Free Elections and Democracy, Political Divisions in Serbia in the Context of Civil Society (CeSID, Belgrade, 2005); Civic Initiatives, The NGO Sector in Serbia (Civic Initiatives, Belgrade, 2005).

99


IZLAZ 2000: RRUGËDALJE DREJT DEMOKRACISË NË SERBI

Kronologji 3 – 5 shtator 1999 Nismat Civile organizon konferencën e OJQ-ve “Një vështrim në të ardhmen”, për të diskutuar platformën e përbashkët dhe veprimtaritë për ndryshime demokratike në Serbi, si dhe përvojat e vyera të Sllovakisë, Rumanisë dhe vendeve të tjera. 26 – 27 tetor 1999 Konferenca “Si të arrihen ndryshimet”, u organizua nga Fondacioni për Paqen dhe Menaxhimin e Krizave dhe Sindikatat e Bashkuara Nezavisnost (Pavarësia). Partitë opozitare, media e pavarur, sindikatat dhe grupet e shoqërisë civile ndajnë mendimin se aksioni i organizuar i një lëvizjeje opozitare me bazë të gjerë është parakusht për ndryshime demokratike. 18 shkurt 2000 Përfaqësuesit e 30 OJQ-ve dhe partive politike opozitare hartojnë një deklaratë të përbashkët. 21 shkurt 2000 Në një miting të organizuar nga Nisma Civile, shoqëria civile në Serbi nis të diskutojë rreth strategjisë së fushatës. OJQ nga Kroacia prezantojnë në Beograd dhe në qytete të tjerë të Serbisë fushatën GLAS 99. 13 prill 2000 Bordi për përgatitjen e fushatës mblidhet për të mbledhur informacion rreth veprimtarive dhe fushatave të planifikuara nga shoqëria civile në fazën që i paraprinte zgjedhjeve presidenciale, parlamentare dhe lokale të shtatorit të vitit 2000. Qershor 2000 Për të shkëmbyer ide dhe për të planifikuar veprimtari që lidhen me fushatën zgjedhore, organizohen dy konferenca nga grupe të shoqërisë civile. Rreth 400 përfaqësues të shoqërisë civile dhe të partive politike nga e gjithë Serbia dhe jashtë saj, marrin pjesë në këto takime. 21 – 23 qershor 2000 OJQ-të serbe dhe donatorët ndërkombëtarë takohen në Szeged, Hungari. Krijohet Forumi i Donatorëve për të sjellë së bashku organizmat financues të pranishëm në Serbi dhe për t’i lidhur me donatorë të tjerë të huaj. 6 korrik 2000 Miratohen amendamentet e kushtetutës për të kaluar në zgjedhjet e drejtpërdrejta presidenciale. Analistët parashikojnë se ndryshimet e kryera do t’i shërbejnë Milosheviçit për të siguruar edhe katër vjet të tjera në pushtet. 100


Jelica Minić dhe Miljenko Dereta

27 korrik 2000 Pas disa javë spekulimi me datën e zgjedhjeve, Milosheviçi shpall si datë zgjedhjesh 24 shtator 2000. Përveç zgjedhjeve presidenciale bëhet fjalë për zgjedhjen e një legjislature të re presidenciale për Malin e Zi dhe Serbinë, parlament të ri për provincën autonome të Vojvodinës dhe këshillat lokalë në Serbi. 17 gusht 2000 Fushata IZLAZ 2000 fillon me një projekt të rinjsh në Kralievo me slloganin “Vreme je”, (Ka ardhur koha). 1 shtator 2000 Opozita politike formon një aleancë të përbërë nga 18 parti e të njohur me emrin Opozita Demokratike e Serbisë (DOS). Vojislav Koshtunica, një jurist i të drejtës kushtetuese 56 vjeç, zgjidhet kandidat i përbashkët i opozitës për president. Në fazën parazgjedhore sondazhet e japin vazhdimisht Koshtunicën para Milosheviçit. 24 shtator 2000 Në Serbi dhe në Mal të Zi zhvillohen zgjedhjet. Vëzhguesve ndërkombëtarë iu ndalohet monotorimi i zgjedhjeve. Thirrjeve të qeverisë së Malit të Zi për të bojkotuar zgjedhjet njerëzit i përgjigjen në masë. 25 shtator 2000 Opozita Demokratike e Serbisë (DOS) shpall fitoren, duke deklaruar se ka fituar 55% të votave. Vojislav Koshtunica e shpall veten “president të popullit”. 26 shtator 2000 Komisioni Zgjedhor i Republikës Federale të Jugosllavisë bën thirrje për një raund të dytë të zgjedhjeve duke qenë se asnjëri prej kandidatëve nuk ka marrë shumicën e duhur të votave. Sipas komisionit Koshtunica ka fituar 48% të votave, ndërsa Milosheviçi 40%. 27 shtator 2000 Qindra e mijëra përkrahës të opozitës vërshojnë nëpër rrugët e Beogradit dhe qyteteve të tjera të vendit për të kërkuar dorëheqjen e Milosheviçit 2 tetor 2000 Në Serbi fillon një grevë e përgjithshme. Shkollat mbyllen, rrugët bllokohen ndërsa minierat e qymyrit lenë punën. Milosheviçi thekson se ka ndërmend të marrë pjesë në raundin e dytë të votimeve. 3 tetor 2000 Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSID) dhe Qendra për Studime Liberal Demokrate (CLDS), organizojnë një konferencë për shtyp për të parashtruar në detaje parregullsitë e vëna re gjatë zgjedhjeve. 101


IZLAZ 2000: RRUGËDALJE DREJT DEMOKRACISË NË SERBI

4 tetor 2000 Ndërkohë që greva e përgjithshme ka pushtuar gjithë Serbinë, Koshtunica shkon në minierën e qymyrit në Kolubara dhe pritet krahëhapur nga mijëra përkrahës të tij. Gjykata kushtetuese anullon rezultatin e zgjedhjeve, por propozon që Milosheviçi të rrijë në krye të detyrës derisa të zhvillohen zgjedhjet e reja në vitin 2001, por ky vendim hidhet poshtë nga opozita. 5 tetor 2000 Opozita vë si afat orën 3 të pasdites që Milosheviçi të dorëzojë pushtetin dhe për të mbështetur kërkesën e saj bën thirrje për një miting masiv në qendër të Beogradit. Me mijëra bujq, minatorë dhe përkrahës të tjerë të opozitës nga mbarë Serbia mblidhen në Beograd. Kur ora shënon 3 e mbasdites dhe nga Milosheviçi nuk ka asnjë përgjigje, protestuesit pushtojnë parlamentin dhe televizionin shtetëror. Në orën 6:30 Vojislav Koshtunica i drejtohet me një fjalim gjysmë milioni të përkrahësve të tij nga ballkoni i bashkisë së Beogradit, duke deklaruar që Serbia është e lirë dhe që ai është krenar që është zgjedhur “president i Republikës Federale të Jugosllavisë”. 6 tetor 2000 Gjykata kushtetuese konfirmon që Koshtunica është fitues i zgjedhjeve presidenciale. Milosheviçi përgëzon presidentin e ri. 7 tetor 2000 Parlamenti i Republikës Federale të Jugosllavisë mblidhet në sesionin konstitues. Vojislav Koshtunica betohet si president i vendit. 23 dhjetor 2000 Opozita Demokratike e Serbisë (DOS) korr një fitore të bujshme në zgjedhjet parlamentare në Serbi. Ajo fiton 64.7% të votave krahasuar me 13.2% të votave të Partisë Socialiste të Serbisë të Milosheviçit (SPS) dhe 8.6% të votave të Partisë Radikale Serbe.

102


Jelica Minić dhe Miljenko Dereta

OTPOR! Vullnetarë duke ngjitur postera të fushatës.

Poster i fushatës: “Koha për të pastruar! Serbia për Europën. Vetëm ndryshimi do të na kthejë në Europë”.

Poster i fushatës: “Në qoftë se nuk ka zgjedhje, atëherë çfarë ka!”. 103


IZLAZ 2000: RRUGËDALJE DREJT DEMOKRACISË NË SERBI

Afishe e OTPOR-it: “Ka mbaruar!”.

Poster i OTPOR-it: “Rezistoni! Zgjohuni!” 104


Jelica Minić dhe Miljenko Dereta

Protestues para ndërtesës së parlamentit, Beograd, 5 tetor 2000.

Poster i IZLAZ 2000: “Zgjidhje ka! Dilni! Zgjidhni! Zgjidhni ndryshimin! Dalje 2000“.

Poster i IZLAZ 2000: “Jemi shumë. Dil dhe zgjidh ndryshimin! Dalje 2000”.

105


106


MJAFT! KMARA DHE REVOLUCIONI I TRËNDAFILTË NË GJEORGJI Giorgi Kandelaki dhe Giorgi Meladze Ndryshe nga ajo që ndodhte në demokracitë perëndimore, lëvizjet studentore popullore dhe të mirëorganizuara në ish-Bashkimin Sovjetik dhe veçanërisht në Kaukaz, kanë qenë më pak të rëndësishme, këqyrur nga një perspektivë politike,. Me tu shfaqur në prill të vitit 2003, lëvizja rinore gjeorgjiane KMARA (Mjaft) pa humbur kohë zuri një vend qëndror në jetën politike të këtij vendi të dobët post komunist. Pranohet gjerësisht që KMARA ka luajtur një rol të dorës së parë në krijimin e Revolucionit të Trëndafiltë që i dha fund mbretërimit prej tri dekadash të presidentit Eduard Shevardnadze. Revolucioni i Trëndafiltë, efektivisht i pari ndryshim pa derdhje gjaku i pushtetit në historinë e rajonit të Kaukazit, ripërtëriu shpresat që demokracia mund të triumfojë në Gjeorgji dhe në rajon, diçka për të cilën ishin të shumtë ata që besonin se qe e huaj dhe e pamundur për t’u realizuar në këtë pjesë të botës. Vëzhguesit, ndër ta edhe presidenti i ri i Gjeorgjisë, Mikhail Sakashvili, i janë referuar Revolucionit të Trëndafiltë si një ndër frymëzuesit për një “valë të re demokratizimi” dhe si diçka që ka shpënë në rritjen e vëmendjes dhe përkrahjes për aktivistët e demokracisë në ish-Bashkimin Sovjetik. Përvoja gjeorgjiane i bindi politikëbërësit perëndimorë që ndryshimi i regjimit dhe kalimi në demokraci është diçka e mundur në ish-Bashkimin Sovjetik dhe nuk është e thënë të përfundojë në aq shumë të frikshmen luftë civile, për sa kohë që janë të pranishme disa kushte. Pavarësisht nga vëmendja që Revolucioni i Trëndafiltë përftoi si brenda ashtu edhe jashtë vendit, dimensioni i tij real dhe impakti i asistencës perëndimore në dobi të përpjekjes së kryer ishte jashtëzakonisht i kufizuar. Përse vallë nga të gjithë vendet post sovjetike Gjeorgjia ishte pikërisht vendi ku u bë e mundur për të parën herë ndryshimi demokratik? Cilët qenë ata faktorë dhe aktorë që e bënë të mundur revolucionin? Sa e rëndësishme dhe thelbësore ishte ndihma perëndimore? Analizat në vijim rreken t’u japin përgjigje këtyre pyetjeve.

“Autokracia Liberale” e Shevardnadzes” Shumë prej shkrimtarëve dhe studiuesve janë përpjekur të klasifikojnë llojin e regjimit që ka ekzistuar në Gjeorgji dhe që gjithashtu mund të hasej edhe në vende të tjera të ish-Bashkimit Sovjetik. Sipas teoricienëve të demokracisë Huan J. Linz dhe Alfred Stepan, gjasat më të mëdha janë që regjimi të përfshihet në kategorinë 107


MJAFT! KMARA DHE REVOLUCIONI I TRËNDAFILTË NË GJEORGJI

e gjerë të vendeve “post totalitare”1 . Studiuesi gjeorgjian i politikës Ghia Nodia e përkufizon regjimin e Shervardnadzes si një “autokraci liberale” ose një “oligarki liberale”2 . Gjithsesi, një nga tiparet karakteristike të regjimit ishte lejimi i një numri lirish fondamentale, si liria e shprehjes dhe liria e organizimit, pavarësisht nga prirjet përgjithësisht autoritare të regjimit në Gjeorgji. Në kohën kur Eduard Shevardnadze u zgjodh presidenti i Gjeorgjisë në vitin 1995, vendi vuante nga konfliktet etnike dhe civile, ndërkohë që zotërit lokalë të luftës kishin shtënë në dorë dhe kontrollonin rajone të tëra. Në përpjekjet për të nxjerrë jashtë loje zotërit e luftës, Shervardnadzes i duhej të kërkonte aleatë dhe të konsiderohej si një drejtues demokrat jashtë vendit, prandaj dhe ai lejoi krijimin e qendrave alternative të pushtetit, duke përfshirë këtu opozitën politike, median e pavarur dhe shoqërinë civile. Deri në vitin 1999 kjo gjë bëri që Shevardnadze të fitonte reputacionin e pamerituar në rradhët e shumë prej qeverive dhe vëzhguesve perëndimorë, si një histori suksesi e demokratizimi të një vendi post sovjetik 3. Kushtetuta e vitit 1995 u konsiderua si një hap i rëndësishëm përpara për zhvillimet demokratike në Gjeorgji. Qeveria njohu nevojën e zhvillimit të zgjedhjeve të rregullta, ndërkohë që opozita dëshmoi se ishte në gjendje të arrinte një farë suksesi në zgjedhjet lokale. Gjithsesi, “pushteti real” mbetej i përqëndruar në gjirin e një elite të ngushtë politike. Shevardnadze besonte se kishte për të qenë gjithnjë në gjendje të fitonte zgjedhjet dhe se, nëse e lypte nevoja, ato edhe mund të manipuloheshin. Edhe sikur kjo gjë të ngjallte kritikat ndërkombëtare, shumë shpejt ato do të harroheshin. E rëndësishme është që të kuptohet se lejimi i ushtrimit të këtyre lirive nuk ishte një shenjë altruizmi ekskluziv nga ana e qeverisë. Si qeveria ashtu edhe elementët që përbënin elitën sunduese, i shihnin këto liri si një instrument për të nxjerrë jashtë loje armiqtë politikë. Klima relativisht liberale dhe korniza ligjore shpunë në zhvillimin e një shoqërie civile e cila nuk i pranonte rregullat dhe praktikat e oligarkisë në pushtet4 . Pak kohë mbasi ishte zgjedhur president në vitin 1995, Shevardnadze e rrethoi veten me një grup reformatorësh të arsimuar në perëndim, të cilët njiheshin me emrin “ekipi Zhvania-Sakashvili”, me synimin për të çuar më tej marrëdhëniet e Gjeorgjisë me qeveritë perëndimore dhe institucionet financiare ndërkombëtare, një burim i

108

1  Juan Linz and Alfred Stepan, Problems of Democratic Transition and Consolidation: Southern Europe, South America and Postcommunist Europe (The Johns Hopkins University Press, Baltimore and London, 1996), f. 42-51. 2  Sipas Nodias, “hamendja e sunduesve ishte që t’u përmbaheshin disa normave bazë të demokracisë liberale. Për të qenë sa më të qartë, e gjithë kjo nuk do të thotë se opozita duhet lejuar të largonte nga pushteti përmes zgjedhjeve elitën sunduese. Sistemi politik duhet të jetë “i civilizuar”, “progresist” dhe “reformist”, ndërkohë që pushteti politik duhet mbajtur në gjirin e një rrjeti relativisht të vogël elitash”. Shih Ghia Nodia, “Breaking the Mold of Powerlessness: The Meaning of Georgia’s Latest Revolution”, in: Zurab Karumidze and James V. Wertsch (eds.), Revolution of Roses in the Republic of Georgia (Nova Publishers, New York, 2004), f. 96-97. 3  Laurence Broers, “After the ‘Revolution’: Civil Society and the Challenges of Consolidating Democracy in Georgia”, punim i prezantuar në Universitetin e Londrës, dhjetor 2004, f. 1. 4  Ghia Nodia, The Development of Civil Society in Georgia: Achievements and Challenges (Citizens’ Advocate! Program, Tbilisi, 2005), in Georgian.


Giorgi Kandelaki dhe Giorgi Meladze

rëndësishëm huash dhe grantesh, duke pasur parasysh situatën e rëndë ekonomike në vend. Administrata shpresonte gjithashtu se reformatorët do të ishin të dobishëm edhe për marrëdhëniet publike në vend. Ndërkohë që reformatorët “ishin bërë zap”, duke ndikuar paknë politikëbërjen e vërtetë, dhe në një kohë që nomenklatura partiake e vjetër dhe e korruptuar ruante postet kyç të vendimmarrjes, presidenti Shevardnadze mendonte se vendi mund të drejtohej sipas stilit të vjetër. E vërteta është se në çastin që reformat nisën të vihen në jetë nga ekipi i ri, sakaq nisi konflikti i interesave me nomenklaturën dhe aleatët e ngushtë (të korruptuar) të Shevardnadzes, Gjeorgjia u bë dëshmitare e një shndërrimi. Reformat u lanë pas dore. Në këtë kohë parlamenti gjeorgjian kishte miratuar më shumë se 2000 ligje që rregullonin aspektet e jetës private dhe publike. Ndër ta më i rëndësishmi kishte të ngjarë të ishte kodi i përgjithshëm administrativ, i cili virtualisht bënte që informacioni i strukturave shtetërore të qe publik. Kodi u shndërrua në një armë të rëndësishme në duart e shoqërisë civile dhe të gazetarëve investigativë për të nxjerrë në dritë të diellit paudhësitë e zyrtarëve dhe për të mobilizuar publikun të merrte pjesë në debatin politik. Gjithsesi, administrata e Shevardnadzes besonte se për aq kohë sa asaj do t’i njiheshin meritat për liritë e mëdha politike në vend (ndryshe nga situata në shumë prej shteteve të tjerë post sovjetikë), sfidat që vinin nga sektori civil mund të kontrolloheshin, ndërsa fusha e veprimit e OJQ-ve që rebelonin, do kufizohej në shkrimin dhe parashtrimin e ca ankesave ndaj organizatave ndërkombëtare. Por ndërkohë sistemi po gërryhej vazhdimisht nga brenda dhe koha do të tregonte se hamendjet e Shevardnadzes ishin të gabuara. Konflikti i interesave dhe marrëveshjet informale politike hodhën rrënjë në jetën politike dhe ekonomike të Gjeorgjisë. Shumë shpejt u vu re që shteti kishte vështirësi të përballej me përgjegjësitë e veta, kaq të papërfillshme ishin të ardhurat që vileshin nga taksat si rezultat i një korrupsioni të shfrenuar5 . Ndërkaq po bëhej gjithnjë e më e vështirë të kënaqeshin interesat e shumëfishta të një numri të madh grupesh që rrethonin presidentin6 . Në këtë kohë politika gjeorgjiane mbartte në realitet vulën e asaj që disa prej studiuesve e përshkruanin si “shtet i shantazheve”7 . Paaftësia e qeverisë dhe mungesa e vullnetit për t’u ballafaquar me problemin e korrupsionit shpuri në pezullimin e programeve tashmë të planifikuara dhe të zbatuara nga ana e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Në këtë kohë për presidentin ishte bërë e pamundur që të ruante edhe një aparencë të imazhit të tij si reformist. Në kohën kur më 2001, autoritetet u rrekën të mbyllin 5  Lawrence Broers, “After the ‘Revolution’: Civil Society and the Challenges of ConsolidatingDemocracy in Georgia”, punim i prezantuar në Universitetin e Londrës, dhjetor 2004, f. 2, vep 6  Ibid. 7  Keith A. Darden, “Blackmail as a Tool of State Domination: Ukraine and Kuchma”, East European Constitutional Review, vol. 10, no. 2/3 (Spring/Summer 2003).

109


MJAFT! KMARA DHE REVOLUCIONI I TRËNDAFILTË NË GJEORGJI

Rustavi 2, një kanal televiziv privat i njohur, reformatorët pranë presidentit u larguan nga administrata dhe kaluan në opozitë. Në këtë kohë vendimi ishte marrë. Presidenti Shevardnadze hoqi dorë një herë e përgjithmonë nga të shtirurit si një udhëheqës reformist. Edhe pse siç pranohet, Shevardnadze me të drejtë mund të pretendonte t’i njihej fakti se shoqëria civile në Gjeorgji njohu zhvillime të konsiderueshme gjatë mandatit të tij, e vërteta është se ai vetë e shihte këtë gjë si gabimin e tij më të madh. Në një sërë intervistash pas Revolucionit të Trëndafiltë, ai shprehte keqardhjen që në Gjeorgji nuk ishin shtënë në punë mekanizmat e duhur për të “menaxhuar demokracinë”. Këqyrur nga perspektiva e kulturës politike, Gjeorgjia ishte një shoqëri tipike post sovjetike. Qëndrimet popullore përkundrejt çfarëdolloj pjesëmarrjeje, veçanërisht pjesëmarrjes në jetën politike, kushtëzoheshin ndjeshëm nga përvojat e epokës sovjetike, ndaj dhe, për rrjedhojë, qenë nihiliste dhe mosbesuese. Në mendësinë publike zgjedhjet ishin që të gjitha të pandershme, ndaj dhe ndryshimi i ekipit qeverisës përmes zgjedhjeve nuk konsiderohej një perspektivë e mundshme8 . Të tilla qëndrime kishin zënë më së shumti vend në rradhët e të rinjve. Partitë politike dhe politikanët shiheshin me sy dyshues. Në perceptimin e njerëzve të thjeshtë anëtarësimi në një parti politike ose pjesëmarrja në fushatën e saj zgjedhore konsiderohej një akt vetjak materjal dhe përpjekje për t’u pasuruar. E vërteta është se shumë njerëz u angazhuan në politikë për arsye të gabuara dhe realisht disa prej tyre patën sukses të mbushnin xhepat. Në këtë kontekst ishte e qartë se partitë politike nuk qenë të zonjat, madje shiheshin si një instrument anemik, për të mobilizuar një publik të katandisur në këtë gjendje nga apatia politike. Një tjetër pengesë ishte fakti se strukturat rinore të partive politike ishin relativisht të dobta. Veç kësaj, fushatat qytetare të ndërmarra në Gjeorgji para vitit 2003 kufizoheshin te disa qarqe të vegjël dhe zona urbane, ndaj dhe nuk qe e lehtë të kuptoheshin nga njerëzit e thjeshtë. Por një efekt pozitiv i kësaj gjëje ishte se njerëzit që jetonin në rajonet e largëta të Gjeorgjisë kishin qenë më pak të ekspozuar ndaj fushatave të mëparshme dhe përgjithësisht kishin një entuziazëm dhe motivim më të madh se të tjerët, çka e bënte mobilizimin në masë të tyre më të lehtë. Mendohet se tre kanë qenë aktorët që luajtën një rol kyç në mundësimin e Revolucionit të Trëndafiltë: lëvizja rinore KMARA në veçanti dhe shoqëria civile në përgjithësi, partitë opozitare, dhe veçanërisht Lëvizja Kombëtare e Mikhail Sakashvilit, si dhe Rustavi 2, aktori më i shquar aso kohe i medias së pavarur. Çdonjëri prej këtyre grupeve luajti një rol të spikatur në realizimin me sukses të ndryshimeve demokratike dhe jo të dhunshme në Gjeorgji. Identitetet dhe rolet e luajtura prej tyre gjatë revolucionit do të shtjellohen hollësisht në seksionet e mëpasëm.

Shfaqja e shoqërisë civile në Gjeorgji Shfaqja e shoqërisë civile në Gjeorgji ze fill në epokën post staliniste të historisë sovjetike. Elementë embrionalë të shoqërisë civile u zhvilluan në universitete dhe 110

8  Përmbledhje e 32 grupeve të fokusit, kryer nga Hulumtimi BCG, 12-19 gusht 2003.


Giorgi Kandelaki dhe Giorgi Meladze

bashkësi të ndryshme që ekzistonin dhe kontrolloheshin nga shteti. Në kontekstin e përpjekjeve të ndërmarra prej Krushovit për të zhvilluar “fytyrën njerëzore” të shtetit sovjetik, këtyre shoqatave u lejohej të ngrinin zërin dhe të kritikonin në mënyrë mjaft të kufizuar. Këta grupe u bënë shtylla në ngjarjet e vitit 1978, kur gjeorgjianët mbrojtën statusin zyrtar të gjuhës gjeorgjiane, por edhe në ngjarjet e turbullta të vitit 1989 që shpunë më pas në shembjen e Bashkimit Sovjetik. Në fund të viteve 1980, problemet e mjedisit artikuloheshin si pjesë e çështjes kombëtare, ndaj dhe u bënë një motiv i fortë për organizimin e shoqërisë civile9 . Njëkohësisht partitë politike të angazhuara në çështje të ngjashme nisën të shfaqen duke iu mbivendosur çështjes së mjedisit. Peizazhi ndryshoi në mënyrë të ndjeshme pas vitit 1995, në kohën kur Unioni i Qytetarëve të Gjeorgjisë i Eduard Shevardnadzes, i cili ishte në pushtet u ofroi OJQve mundësinë të merrnin pjesë në agjendën e tij politike “reformiste”. Kjo gjë shpuri në një valë të re zhvillimi në sektorin civil. Shumë OJQ u shfaqën përreth partisë në pushtet dhe kundërshtarëve të saj politikë, të cilat kërkonin të legjitimizoheshin në sytë e publikut. Për rrjedhojë pati një bum të vërtetë në krijimin e OJQ-ve, teksa numri i tyre kapi shifrën e 3000 organizatave, prej të cilave rreth 500 u bënë përfitues të dy ose më shumë granteve nga donatorë perëndimorë. Pavarësisht këtyre shifrave mbresëlënëse, anëtarësia e OJQ-ve nuk ishte e madhe në numër, ndaj dhe shumë prej organizatave përbëheshin pak a shumë nga themeluesi ose themeluesit e tyre, duke bërë që të shembëllenin më fort si gjeneralë pa ushtri se sa si organizata të shoqërisë civile. Në fund të fundit, veprimtaria e OJQ-ve ishte e përqëndruar kryesisht në kryeqytet, Tbilisi, dhe nuk ia dilte të shtrihej në të gjithë vendin. Ndaj dhe ishte e kuptueshme që impakti i OJQ-ve në vendimmarrjen politike ishte mjaft i dobët dhe varej më shumë në përkrahjen politike se sa në përmasat e vërteta të tyre. Vendimi i qeverisë për të lejuar një numër të kufizuar lirish vinte si rrjedhojë e një përllogaritjeje politike dhe nuk dëshmonte angazhimin e saj për një shoqëri të hapur. E megjithatë, kjo gjë shpuri në zhvillimin e një shoqërie civile e cila nuk i pranonte vlerat, rregullat dhe praktikat e oligarkisë sunduese10 . Gjithsesi Shevardnadze dhe ndihmësit e tij vazhdonin të mendonin se ndërkohë që ata meritonin vlerësimet për liritë e mëdha politike, sfidat që vinin nga opozita ose sektori civil mund të kontrolloheshin lehtësisht. OJQ-të rebele këqyreshin si të dobta, nuk kishin mbështetje dhe as veprimtari. Shoqëria civile nuk merrej seriozisht, ndërkohë që Shervardnadze do të jetonte aq gjatë sa të ndjente keqardhje për hamendjet e tij.

Shfaqja e KMARA-s: “Këta të rinj” Fill pas dorëheqjes, Eduard Shevardnadze citohet të ketë thënë: “Unë nuk mendoja se duhet t’u kushtoja vëmendjen e duhur këtyre të rinjve që vinin përqark duke 9  Levan Tarkhnishvili, The Democratic Transition of Georgia (Warsaw, 1997). 10  Ghia Nodia, The Development of Civil Society in Georgia: Achievements and Challenges (Citizens’ Advocate! Program, Tbilisi, 2005), in Georgian, vep. cit.

111


MJAFT! KMARA DHE REVOLUCIONI I TRËNDAFILTË NË GJEORGJI

valëvitur flamuj dhe pikturuar grafiti nëpër mure. Gabohesha”. Pakkush mund të kishte menduar se “këta të rinj” kishin për të zënë kaq shumë vend në kujtimet e Shevardnadzes. Zanafilla e KMARA-s shkon pas në vitin 2000, kur një grup studentësh me mendësi të orientuara për kah reformat, vendosën krijimin e një strukture vetëqeverisëse të studentëve në institucionin më të madhe në Gjeorgji të studentëve të arsimit të lartë, Universitetin Shtetëror në Tbilisi. Shqetësimi parësor i këtij grupi ishte gjendja në arsimin e lartë. Ata ndërmorën fushata për një reformë radikale në sektorin e arsimit, i cili qysh nga koha që Shevardnadze ishte kthyer në Gjeorgji, ishte bërë dëshmitar i një shkatërrimi të vazhdueshëm dramatik nga ana cilësore, si dhe një rritje të ndjeshme të korrupsionit11 . Veprimtaritë e këtij grupi qenë të suksesshme, u publicizuan gjerësisht dhe përfshinë një fushatë që përmblidhte një ndërmarrje ligjore kundër administratës së universitetit dhe demaskimin e korrupsionit në fushën e arsimit në media. Gjithsesi, me kalimin e kohës erdh e u bë gjithnjë e më e qartë se asnjë reformë nuk ishte e mundur të realizohej në arsimin e lartë pa ndryshuar qeverisjen12 . Përgjatë protestave të studentëve pas përpjekjes së Shevardnadzes për të mbyllur Rustavi 2, në tetor të vitit 2001, u formua një grup i dytë aktivistësh studentë që e quajtën veten Lëvizja e Studentëve për Gjeorgjinë. Në fillim të vitit 2003, të dy grupet u bashkuan për të formuar KMARA-n, në përpjekje për të zgjeruar sferën e veprimtarisë së shoqërisë civile për të mobilizuar masat. Një sërë OJQ-sh të tjera, më shkoqur Instituti i Lirisë, Shoqata e Juristëve të Rinj Gjeorgjianë (GYLA), si dhe Shoqata për Edukimin Ligjor dhe Publik (ALPE), i dhanë trajtë krijimit të KMARA-s. Këto organizata ishin të rëndësishme në lehtësimin e krijimit të mundësive materjale dhe komunikimit në rrjet për KMARA-n. Instituti i Lirisë ishte përgjegjës për koordinimin me Opozitën Politike, trajnimin e veprimtarëve të rinj, shtrirjen në provinca dhe marrëdhëniet publike. Ata u lidhën në rrjet gjithashtu edhe me OJQ-të ndërkombëtare, rezultat konkret i së cilës ishte një udhëtim në Beograd për t’u takuar me aktivistët e OTPOR-it dhe më pas, organizimin e vizitave të aktivistëve të OTPOR-it dhe të fushatës OK ’98 në Tbilisi, në fillim të vitit 2003, për t’i informuar kolegët e tyre gjeorgjianë se si u kryen fushatat civile në Serbi dhe në Sllovaki. GYLA u mor me përfaqësimin ligjor dhe shërbimet për aktivistët e KMARA-s, ndërsa ALPE u tregua aktive në zhvillimin e veprimtarive trajnuese dhe ndërgjegjësimin e publikut lidhur me çështje të tilla si zgjedhje të ndershme, brutaliteti i policisë dhe korrupsioni.

112

11  Tinatin Zurabishvili and Tamara Zurabishvili, “Serving Bilateral Interests? Corruption in the System of Higher Education in Georgia”, in: Evangelina Papoutsaki and Tinatin Zurabishvili (eds.), Caucasus Higher Education in Transition (Civic Education Project, Tbilisi, 2005), f. 41-55. Në një rast famëkeq, personi që u cilësua me emër si pjesëtari më i korruptuar i stafit të fakultetit si 12  Në një rast famëkeq, personi që u cilësua me emër si pjesëtari më i korruptuar i stafit të fakultetit si rezultat i një vëzhgimi të kryer nga ky grup, ditën e nesërme u promovua dhe u nderua publikisht


Giorgi Kandelaki dhe Giorgi Meladze

Pas vitit 2001, shoqëria civile ishte e vetëdijshme se zgjedhjet e ardhshme do të manipuloheshin, ndaj dhe për të mbrojtur demokracinë dhe zgjedhjet e ndershme ishte i domosdoshëm mobilizimi i masave. Përpjekjet për të mobilizuar njerëzit e kishin dëshmuar peshën e tyre edhe në vende të tjera ku regjimet autoritarë ishin rrëzuar nga pushteti nga protestat masive. Dhe në fund, ishte e qartë se aktorët tradicionalë të politikës gjeorgjiane nuk kishin për të qenë të zotë të realizonin ndryshimet demokratike aq të nevojshme. Vlerësimi i këtyre faktorëve shpuri në krijimin e KMARA-s. Fushata e KMARA-s ndryshonte nga ajo e partive politike, duke qenë se ajo shtrihej në të gjithë vendin dhe kryente përpjekje të konsiderueshme për të përfshirë edhe bashkësi tradicionalisht të izoluara, minoritete etnike dhe religjioze dhe popullsinë rurale. Veç kësaj, rezistenca jo e dhunshme u bë forma e protestët së zgjedhur prej tyre. Si opozita politike ashtu edhe publiku në përgjithësi ishin kundër dhunës, çka e shtoi popullaritetin e fushatës dhe ofroi një kundërargument të fuqishëm për mashtrimin aq shpesh të cituar se lëvizjet masive shpien në mënyrë të pashmangshme në gjakderdhje. Me rëndësi ishte fakti që KMARA e bëri të qartë se nuk kishte ndër mend të konkuronte për poste politike, ndaj dhe e poziciononte vetveten si një forcë qytetare, çka, kësisoj, bëri të mundur krijimin e kushteve për bashkëpunim me partitë opozitare. Fillimisht planet afatgjëtë të KMARA-s dhe të koalicionit të gjerë opozitar, synonin zgjedhjet presidenciale të programuara për vitin 2005. E megjithatë, një sërë faktorësh, duke përfshirë këtu mashtrimin në masë, nivelin e lartë të mobilizimit në gjirin e popullsisë dhe disiplinën kundër dhunës të lëvizjes së protestuesve, bëri të mundur realizimin e ndryshimeve demokratike në Gjeorgji qysh në nëntor të vitit 2003, kur në vend u zhvilluan zgjedhjet parlamentare.

Opozita Politike Mbasi iu bashkuan administratës së Shevardnadzes në vitin 1995, të orientuarit nga reforma “ekipi Shvania-Sakashvili” e panë veten “duarlidhur”, pa ndonjë peshë në degën e ekzekutivit. Presidenti Shevardnadze mendonte se vendi mund të drejtohej ende sipas stilit të vjetër, ndaj dhe reformat shumë shpejt u lanë pas dore, në prag të përpjekjeve të ndërmarra nga ekipi i reformatorëve për t’u përballuar me korrupsionin e regjimit. Kriza mbërriti kulmin me orvatjen e qeverisë për të mbyllur televizionin Rustavi 2, në tetor të vitit 2001. Reformatorët u përballën me vendimin e vështirë nëse duhej të vazhdonin të përpiqeshin për ta ndryshuar gjendjen duke qenë në qeveri ose të dilnin prej saj dhe të fillonin luftën e tyre politike të pavarur: zgjedhja e njohur midis ndryshimit nga brenda ose nga jashtë sistemit. Mikhail Sakashvili, asokohe ministër i Drejtësisë, dha dorëheqjen dhe formoi Partinë e Lëvizjes Kombëtare. Pas një orvatjeje për të shpëtuar Unionin e vjetër të Qytetarëve të Gjeorgjisë, Zurab Zhvania ndoqi 113


MJAFT! KMARA DHE REVOLUCIONI I TRËNDAFILTË NË GJEORGJI

shembullin e të parit dhe formoi Partinë e Demokratëve të Bashkuar. Ai ishte për një strategji më të moderuar dhe ndryshime më graduale nga ç’kërkonte Sakashvili. Strategjia kryesore e Sakashvilit mund të përmblidhet në këto fjalë: Radikalizim i situatës politike dhe zgjerim i hapësirës politike. Ai e kuptoi se edhe nëpërmjet zgjedhjeve të ndershme politike, diçka që askush nuk e besonte se mund të ishte e mundur, si për Lëvizjen Kombëtare ashtu edhe për partitë e tjera të opozitës, do të nevojiteshin disa raunde zgjedhjesh për të krijuar elektoratin e tyre si dhe për t’u fuqizuar nga ana organizative. Ai ishte i vetëdijshëm se kishte për të qenë e vështirë të krijonte një forcë politike të disiplinuar dhe me lidhje të gjera përgjatë gjithë kësaj periudhe të gjatë, ndaj dhe ishte e domosdoshme që përkrahësve të tij t’iu tregonte rezultate konkrete në formën e një lëvizjeje13 . Në të njëjtën kohë, ishte e qartë se në hapësirën ekzistuese politike dhe me njerëzit tashmë të angazhuar në procesin politik, lëvizja ishte e pamundur, çka dëshmonte nevojën për elementë të rinj dhe më të motivuar. Mitingjet e vitit 2000 dëshmuan se një lëvizje e tillë nuk mund të kishte sukses duke mobilizuar vetëm grupet urbane të arsimuara. Duhej të bëhej e mundur zgjerimi i rradhëve me përkrahës jashtë këtyre grupeve. Grupet që u shfaqën si objekte të përpjekjeve të mëtejshme për të mobilizuar sa më shumë njerëz, përfshinin në gjirin e tyre pjesëtarë nga klasa e mesme dhe e ulët, banorët e provincave dhe persona të moshës së mesme . Një nga arritjet më të rëndësishme të lëvizjes kombëtare ishte përpjekja e suksesshme për t’u shtrirë efektivisht në popullsinë e provincave rurale. Në historinë bashkëkohore të Gjeorgjisë, hera e fundit kur provincat kishin luajturnjë rol të rëndësishëm politik, që kur ato mbështetënZviad Gamsakhurdias në ngjarjet që çuan në luftën civile të vitit 1991. Në fakt, çdo mundësi për të marrë pjesë në politikën gjeorgjiane të periudhës pas Gamsakhurdias ishte praktikisht e shkatërruar për atë grup, ndaj dhe Sakashvili kreu një sërë përpjekjesh për t’i rihapur rradhët e politikës për këtë segment tejet të frustruar të publikut. Ndërkohë që Sakashvili e radikalizoi hapësirën politike dhe e hapi atë për grupe më të alienuar që të bëheshin pjesë, ai përforcoi reputacionin e tij si përfaqësuesi më kurajoz kundër regjimit. Ai u shpreh se aryeja përse ai qe ndarë nga Shevardnadze, qe fakti se qëndrimet e e tij të fuqishme kundër korrupsionit qenë bërë të papranueshme në gjirin e qeverisë. Të gjithë këta realitete politikë u puqën dhe punuan në favor të Sakashvilit, siç u dëshmua në mënyrë të veçantë gjatë mitingjeve të Lëvizjes Kombëtare në Kvemo Kartli dhe në Adjara, që u mbajtën fill pas zgjedhjeve në nëntor të vitit 2003. Në asnjërën prej këtyre provincave nuk kishte ndodhur të kryhej ndonjë herë veprimtari politike opozitare. Kvemo Kartli, një krahinë në jug të kryeqytetit, Tbilisit, banohet nga më shumë se 400.000 azerë, pjesa më e madhe e të cilëve nuk flasin gjeorgjisht dhe kanë zgjedhur t’i rrinë larg politikës kombëtare. Tradicionalisht, qeveria qendrore e kishte pasur të lehtë të siguronte votat në këtë rajon, duke e rritur numrin e 114

13  Intervistë personale me Levan Ramishvili, Tbilisi, 25 qershor 2005.


Giorgi Kandelaki dhe Giorgi Meladze

“votuesve” pro administratës. Adjara e sunduar nga diktatori pro rus Asllan Abashitze, kishte shërbyer gjithnjë si një bazë politike për Partinë e Ringjalljes së Bashkimit. Siç pritej, demonstratat e zhvilluara në të dy këto krahina, provokuan një reagim të dhunshëm nga ana e qeverisë14 . Kurajoja e dëshmuar nga Lëvizja Kombëtare për të kuturisur e hyrë në të ashtuquajturat “zona të mbrojtura politikisht”, ndikoi në mënyrë të konsiderueshme në rritjen e konsideratave për të dhe një fitore të mundshme në zgjedhje, edhe pse mitingjet u shpërndanë dhunshëm nga policia. Qindra pjesëmarrës u keqtrajtuan në Adjara, ndërsa zyrat e Lëvizjes Kombëtare në Batumi u dogjën. Mitingjet dëshmuan gjithashtu se qenë të rëndësishme për t’i bërë njerëzit e këtyre krahinave të kapërcenin frikën dhe apatinë dhe të angazhoheshin në politikë. Mitingjet dëshmuan suksesin e opozitës në përgjithësi dhe veçanërisht të lëvizjes kombëtare në zgjerimin e pjesëmarrjes politike. Duke u përballur në mënyrë energjike dhe me kurajo me regjimin e Shevardnadzes. Si rrjedhojë, një numër i madh gjeorgjianësh morën pjesë aktive në votime dhe më pas në luftën për të mbrojtur liritë e tyre demokratike për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme, në një kohë kur manipulimet u bënë të prekshme.

Dinamika e zgjedhjeve Protestat masive që praktikisht shpunë në dorëheqjen e presidentit Shevardnadze, vazhduan për njëzet ditë me rradhë: nga 3 nëntor deri më 23 nëntor 2003. Pas zgjedhjeve parlamentare të 2 nëntorit 2003, rezultatet zyrtare shpallën fitues bllokun për një Gjeorgji të re të Shevardnadzes me 21% të votave, të ndjekur nga Lëvizja Kombëtare e Sakashvilit, Partia e Punës, Demokratët e Bashkuar, Unioni për Ringjallje dhe Partia e të Drejtave të Reja. Rezultatet zyrtare binin sheshazi në ndesh me exit poll-et e kryera nga Rustavi 2 dhe tabulacionet e votës paralele të aplikuar nga vëzhguesit e zgjedhjeve, Shoqata Ndërkombëtare për Zgjedhje të Ndershme dhe Demokracinë . Kjo gjë bëri që në 3 nëntor një numër i vogël demonstruesish të mblidheshin në Sheshin e Lirisë në qendër të Tbilisit, numri i të cilëve filloi të rritej mbrëmje pas mbrëmjeje. Për sa kohë që numri i protestuesve vijonte të ishte relativisht i vogël, qeveria zgjodhi rrugën e injorimit të kërkesave të tyre. Edhe mbasi Lëzja Kombëtare dhe Demokratët e Bashkuar bënë të ditur se do t’i bashkonin forcat, qeveria nuk ndërmori as edhe një veprim. Në periudhën para zgjedhjeve, as opozita, as grupet e shoqërisë civile, duke përfshirë edhe KMARA-n, nuk mund të parashikonin një skenar që do të rezultonte me dorëheqjen e Shevardnadzes, duke qenë se presidenca nuk kanosej nga zgjedhjet parlamentare. Qysh nga fillimi ata u përpoqën të tregohen realistë, duke shpresuar që të siguronin përkrahje të mjaftueshme gjatë zgjedhjeve parlamentare, në mënyrë që kjo gjë të mund të ndikonte mbi zgjedhjet presidenciale të vitit 2005, koha kur 14  Në kuadër të bashkëpunimit KMARA bëri të mundur që në demonstratën e zhvilluar në Batumi të merrnin pjesë më shumë se 100 aktivistë.

115


MJAFT! KMARA DHE REVOLUCIONI I TRËNDAFILTË NË GJEORGJI

skadonte edhe mandati i fundit i Shevardnadzes. Por një sërë faktorësh përshpejtuan rrëzimin e Shevardnadzes, duke përfshirë këtu manipulimet e dukshme parlamentare në rezultatin e zgjedhjeve në provincën e Axharës, mungesën e plotë të vullnetit nga ana e qeverisë për të marrë në konsideratë një kompromis të mundshëm, si dhe disiplinën, frymën kundër dhunës dhe aftësitë organizative të grupeve opozitare.

Shpalosja e fushatës Në vijim të fazës fillestare të planifikimit në hyrje të vitit 2003, e cila përfshinte përfaqësues të dy organizatave serbe (lëvizjes rinore OTPOR dhe Qendrës për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci [CeSID]), emri KMARA nisi të shfaqet në publik nëpërmjet aksioneve masive të grafitit. Aksioni i parë publik i KMARA-s u zhvillua më 14 prill 2003, kur më shumë se 500 të rinj marshuan nga Universiteti Shtetëror i Tbilisit te rezidenca qeveritare. Studentët protestues mbanin flamuj të periudhës sovjetike ku qenë stampuar portrete të Shevardnadzes dhe të udhëheqësve të tjerë të bllokut të porsaformuar Për një Gjeorgji të Re, çka nënvizonte të kaluarën sovjetike të Gjeorgjisë. Protestuesit dënuan synimet e hamendësuara të qeverisë për të manipuluar zgjedhjet parlamentare të 2 nëntorit. Dita e demonstratës ishte zgjedhur enkas për të përkuar me përvjetorin e demonstratave studentore të zhvilluara në vitin 1978, kur Sekretari i Partisë Komuniste të Republikës Socialiste Sovjetike të Gjeorgjisë së asaj kohe, Eduard Shevardnadze, mbajti krahun e të rinjve protestues kundër planit për t’i hequr gjeorgjishtes statusin zyrtar si gjuhë shtetërore. Nga kjo ditë e më pas, qeveria e Eduard Shevardnadzes ndoqi tri strategji për t’i vënë fre KMARA-s dhe grupeve të tjera të opozitës demokratike: duke u përpjekur ta diskretitonte lëvizjen thjesht duke e shpërfillur atë dhe duke ushtruar një represion të kufizuar, veçanërisht në krahina. Në një konferencë për shtyp të mbajtur më 21 prill 2003, Irina Sarishvili-Chanturia, udhëheqëse e Partisë Kombëtare Demokratike dhe zëdhënëse e bllokut për një Gjeorgji të Re të Shevardnadzes, shpalli se “forcat speciale ruse kanë planifikuar një operacion në shkallë të gjerë (…) me emrin e koduar ‘Mjaft’”15 . Qeveria vazhdoi të akuzonte KMARA-n se ishte dega e të rinjve e Lëvizjes Kombëtare, e cila i paguante çdo aktivisti 500 USD për t’u angazhuar16 . I mllefosur nga grafitet e KMARA-s në fasadën ballore të Pallatit të Rinisë ku do të mbahej kongresi i Partisë Socialiste, kryetari i kësaj partie dhe aleati i ri i Shevardnadzes, Vakhtang Rcheulishvili, shkoi deri atje sa ta akuzonte KMARA-n se ishte pjesë e një konspiracioni armen. Në konferencën mujore për shtyp Eduard Shevardnadze u tha gazetarëve se rrugës për në punë ai kishte ndaluar limuzinën e vet për të parë me sytë

116

15  Giorgi Lomsadze, “Amid Controversy, Georgian Student Protest Movement Grows”, Eurasianet, http://eurasianet.org/departments/rights/articles/eav061003.shtml, accessed June 4, 2005. 16  Ministri i brendshëm Koba Narçe Mashvili ishte i pari që e bëri këtë deklaratë. Shërbimet speciale gjeorgjiane, të sprovuara në përhapjen e thashethemeve qysh nga koha e KGB-së, shpenzuan kohë dhe energji për ta përhapur këtë thashethem anë e kënd. Për rrjedhojë, edhe njëra prej nënave të autorëve ishte pothuajse e bindur nga kolegët e saj se i biri paguhej për t’u angazhuar në fushatë.


Giorgi Kandelaki dhe Giorgi Meladze

e tij nëse ndokush ishte duke lexuar grafitet e KMARA-s dhe u shpreh se “(…) askush nuk ishte duke i lexuar ato”. Mbas dhunës së shpërthyer në Adjara, në të gjithë vendin u morën një sërë masash represive. Të frikësuar nga ndonjë përplasje e fuqishme, policia parapëlqente t’i rrihte ose t’i frikësonte aktivistët dhe jo t’i arrestonte ata (edhe pse Adjara ishte një përjashtim në rastin konkret). KMARA u angazhua në një lloj aktivizmi çka kultivoi një farë “mitologjie”, duke e portretizuar atë shumë më të fuqishme nga ç’ishte në të vërtetë. Kjo strategji bllofi zuri fill me fushatën e grafiteve, e cila në thelb ishte tejet e thjeshtë por nga ana tjetër dhe jashtëzakonisht e fuqishme. Të frymëzuar nga përvoja e OTPOR-it, një grup prej njëzet anëtarësh themelues të KMARA-s pikturuan me qindra dhe mijëra grafite të KMARA-s në rrugët e Tbilisit. Dy ditë pas deklaratës për shtyp të Irina Sarishvilit grafitet zinin vendin kryesor të lajmeve në vend, ndërkohë që gazetarët i mëshonin faktit se shenja më e madhe e simboleve të KMARA-s zinte vend përballë zyrave në Tbilisi të Partisë Demokratike Kombëtare. Një ditë më pas autoritetet mobilizuan shërbimin e zjarrfikësve për të fshirë grafitet, por shumë shpejt hoqën dorë ngase e kuptuan ironinë e situatës në të cilën ndodheshin. Në javët në vazhdim shfaqja e grafiteve të KMARA-s në nëntë prej qyteteve më të mëdhenj të Gjeorgjisë zinte vendin kryesor në lajmet e mbarë vendit. Veprimtari të tjera të kryera nga KMARA përfshinin “aksione” jo të dhunshme dhe tryeza të rrumbullakta debatesh në universitet me synimin për të përfshirë studentët dhe për të rekrutuar veprimtarë të rinj për fushatën. Personalitete me popullaritet ftoheshin të flisnin në tryezat e rrumbullakta. Kjo gjë tërhoqi vëmendjen ndaj aktiviteteve dhe rriti nivelin e pjesëmarrjes në fushatë. KMARA bëri gjithashtu të mundur trajnimin e tetëqind aktivistëve, duke u fokusuar në mjeshtëritë bazike të pjesëmarrjes në fushatat qytetare, trajnim ky i mbështetur nga ekspertiza e Institutit të Lirisë dhe e Shoqatës për Edukim Ligjor dhe Publik. Aktivistët dhe të porsarekrutuarit në këtë veprimtari vinin nga pjesë të ndryshme të vendit dhe një nga synimet e trajnimit ishte zhvillimi i aftësive për të krijuar celula të KMARA-s në vendet e origjinës. Ndërkohë që pjesa më e madhe e veprimtarive synonin mobilizimin masiv për zgjedhjet, një rendësi qendrore pati fushata e KMARA-s dil-për-të-votuar. Fushata u realizua me mbështetjen e Fondacionit të Shoqërisë së Hapur në Gjeorgji dhe synonte ndërgjegjësimin e publikut lidhur me zgjedhjet dhe inkurajimin e tyre për të marrë pjesë aktivisht në to e për të votuar. Një sërë veprimtarish u zhvilluan në suazën e këtij programi, siç qenë spotet publicitare në TV, koncertet, garat sportive dhe shpërndarja e posterave dhe blizave. Kjo fushatë edukimi për votuesit u mbështet fuqimisht nga shoqata ndërkombëtare për demokracinë dhe zgjedhje të ndershme. Të lidhur ngushtësisht me fushatën, ekipi i vëzhguesve të KMARA-s zbuloi dhe bëri publik rreth katër mijë shembuj të manipulimit në zgjedhje gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2003. Vëzhguesit e pavarur vunë në dukje se afro 30% e 117


MJAFT! KMARA DHE REVOLUCIONI I TRËNDAFILTË NË GJEORGJI

votuesve nuk ishin përfshirë në listat e votimit dhe iu qe mohuar e drejta për të votuar. Sondazhet e opinionit publik qenë jetike për të zbuluar manipulimet. Të publicizuara gjerësisht nga organet e medias së pavarur, sondazhet e kryera iu erdhën në ndihmë qytetarëve për t’i informuar rreth rezultateve të zgjedhjeve, si dhe për t’iu dhënë një mundësi të krahasonin rezultatet zyrtare me shifrat e pavarura. Qysh në fillim të fushatës u përpilua një inventar shterues i burimeve njerëzore. Ky inventar bazohej në raportet e siguruara nga OJQ-të pjesëmarrëse, bashkësia e donatorëve, si dhe individë të ndryshëm. Bazuar në të ishte e rëndësishëm zhvillimi i një rrjeti komunikimi me një sërë grupesh të caktuara, duke përfshirë të rinjtë, qytetarët e moshuar, studentët, klerikët, minoritetet fetare dhe etnike, OJQ-të lokale, veprimtarët lokalë politikë dhe median lokale. Shtrirja në publik e KMARA-s udhëhiqej nga sondazhe të kryer rregullisht në krahina të ndryshme të Gjeorgjisë. Sondazhet përpiqeshin të identifikonin gjendjen e votuesve dhe dallimet në qëndrime midis krahinave të ndryshme. Formulimi i mesazheve dhe i sloganeve të përdorur gjatë fushatës ndikohej ndjeshëm nga gjetjet e e kryera përmes këtyre sondazheve. Veprimtaritë publike planifikoheshin dhe zbatoheshin në tri faza: përgatitja, mobilizimi i vullnetarëve dhe fokusimi në zgjedhje.

E “fshehta” e suksesit të KMARA-s Suksesi i KMARA-s mund t’i atribuohet një sërë karakteristikave kyç të kësaj organizate. E para dhe më e rëndësishmja është se lëvizja kishte një strukturë horizontale. KMARA nuk kishte një udhëheqës të vetëm ose një hierarki domethënëse. Të gjithë veprimtarët konsideroheshin të barabartë. Struktura horizontale iu shërbeu dy qëllimeve kryesore. Në qoftë se aktivistët arrestoheshin, organizata mund të vazhdonte të funksiononte. Ndërkohë që në Gjeorgji represioni nuk u përshkallëzua në arrestime masive, struktura e mësipërme rezultoi tejet efektive në Adjara, ku autoritetet e Abashidzes morën një sërë masash më drakoniane. Taktika e shumë celulave aktive dhe të palidhura me njëra – tjetrën ishte jetike për mbijetesën e fushatës. Kjo strukturë pengoi si qeverinë ashtu edhe agjentët e tjerë të infiltroheshin në lëvizje dhe ta diskreditonin atë. Sigurisht që në realitet lëvizja kishte udhëheqësit e saj. Disa prej aktivistëve iu peshonte fjala më shumë se të tjerëve. E megjithatë, mospasja e një hierarkie formale e bëri më të lehtë që aktivistët e edukuar dhe të motivuar të jepnin një kontribut të rëndësishëm për fushatën. Të qenit të angazhuar të aktivistëve ishte diçka jetike për të bërë të mundur dhe siguruar ndjesinë e të qenit zot të fushatës dhe të një motivimi të lartë për të marrë pjesë në veprimtaritë e saj. Ndërkohë që në kryeqytet gjendej shtabi qendror, në nëntë krahina të vendit kishin hapur zyrat e tyre. Zyra në Tbilisi koordinonte planifikimin, implementimin, monitorimin dhe vlerësimin e fushatave kombëtare. Të gjithë aktivistët punonin në

118


Giorgi Kandelaki dhe Giorgi Meladze

katër fusha: marrëdhëniet me publikun, puna në terren, trajnimi dhe financimi. Çdo grup kishte dhe nëngrupet e veta. Grupi i marrëdhënieve me publikun përfshinte nëngrupe që punonin për të zhvilluar marrëdhëniet me mediat, folësat, materjalet e shkruara dhe monitorimin e medias. Grupi i punës në terren trajtonte çështje që kishin të bënin ndërlidhjen midis krahinave, çështjet administrative të shtabit në Tbilisi dhe të komunikimit të brendshëm. Grupi i trajnimit ishte përgjegjës për trajnimin e trajnuesve dhe të aktivistëve; ndërsa grupi i financave merrej me planifikimin financiar dhe kujdesej për shpenzimet. Burimi më i çmuar i KMARA-s ishte koha që i dedikohej fushatës nga ana e veprimtarëve vullnetarë. I filluar me një bërthamë njerëzish të përbërë nga njëzet vetë, në kulmin e fushatës, numri i vullnetarëve mbërriti në tre mijë. Pjesa më e madhe e veprimtarive të KMARA-s financohej përmes Programit për të Mbështetur Zgjedhjet i Fondacionit të Shoqërisë së Hapur në Gjeorgji. Financimet nuk jepeshin drejtpërdrejtë për fushatën në vetvete, por për materjalet dhe veprimtaritë e lidhura me zgjedhjet (spote publicitarë në TV, fletushka, materjale edukativë, etj.), dhe si të tilla përdoreshin me sukses nga lëvizja për synime edhe më të mëdha. Shuma në total e shpenzimeve të veprimtarive të KMARA-s kapte afërsisht shifrën e 175.000 USD. Fillimisht KMARA mund të mbështetej në një numër shumë të kufizuar aktivistësh, të cilët bënë të mundur që bashkëpunimi me partitë opozitare në fazat e hershme të fushatës të qe i rëndësishëm dhe intensiv. Të lehtësuar nga OJQ-të dhe kontaktet me Lëvizjen Kombëtare dhe Demokratët e Bashkuar, krahu rinor i të dy partive në mënyrë klandestine bëri që qindra aktivistë t’iu bashkoheshin mitingjeve të para të KMARA-s, veçanërisht atij të datës 14 prill 2003, çka i dha besueshmëri lëvizjes dhe ndikoi fuqishëm për krijimin e imazhit “mitologjik” të fuqisë që kishte kjo organizatë në publik. Një tjetër qasje që e rriti ndjeshëm perceptimin e fuqisë së KMARA-s ishte organizimi i aksioneve në vende të ndryshme dhe me aktivistë të ndryshëm njëkohësisht. Aksioni i parë mbarëkombëtar u mbajt më 12 maj 2003, çka bëri të mundur shpërndarjen në masë të broshuravev që theksonin nene të kushtetutës së Gjeorgjisë lidhur me torturën dhe mbajtjen në burg në mënyrë të paligjshme dhe përcaktimin e rajoneve të policisë të njohura për abuzime me ligjin. Aktivistëve të KMARA-s që demonstronin në Tbilisi, Gori, Kutajisi, Zugdidi, Poti, Telavi, Akhaltsikhe, Ozurgeti, Samtredia dhe Rustavi iu bashkuan përfaqësues OJQ-sh që merreshin me të drejtat e njeriut17 . Agjenda proaktive e KMARA-s dhe qëndrimet pohuese të saj bënë që shumë shpejt prezenca e kësaj organizate në politikën gjeorgjiane të fitonte legjitimitet dhe një reputacion të shkëlqyer qysh në fazat e hershme të ekzistencës së saj.

17  Veprimtari të ngjashme u zhvilluan në Tbilisi, më 4,5 dhe 23 maj, më 22 korrik dhe 24 shtator, në Borjomi më 6 korrik, në Rustavi më 3 tetor dhe në Poti më 17 tetor. Të gjitha këto veprimtari u mbajtën gjatë vitit 2003.

119


MJAFT! KMARA DHE REVOLUCIONI I TRËNDAFILTË NË GJEORGJI

Një tjetër tipar thelbësor i KMARA- s kishte të bënte me faktin se ajo kish deklaruar që nuk synonte të merrte pushtet dhe vazhdimisht kishte mbajtur një distancë të qartë nga partitë opozitare. Kjo gjë kishte tërhequr një numër të madh të rinjsh të paangazhuar në politikë. Aktivistët e bënë të qartë se angazhimi i tyre kishte të bënte tërësisht dhe ishte i motivuar nga ndryshimi i regjimit dhe se ata nuk dëshironin të merrnin poste politike dhe përfitime personale që rridhnin prej tyre. Aktivistët nuk e konsideronin pjesëmarrjen e tyre në lëvizje si një hap për të bërë karrierë, çka i dha dorë KMARA-s të shmangte disa prej konflikteve tipike të përjetuar më parë në organizatat me karakter hierarkik në Gjeorgji. Veç kësaj, angazhimi me lëvizjen ishte fund e krye vullnetar. As edhe një aktivist i vetëm nuk paguhej për punën e bërë. Ndërkohë që pas revolucionit një numër aktivistësh pranuan të zgjidheshin në poste të ndryshme në qeverinë e re, kjo gjë duhet parë si një provë e efektivitetit të KMARA-s që iu jepte mundësi të rinjve të talentuar të ecnin përpara dhe të kishin sukses, dhe jo si provë e përfitimit nga ana e tyre. Suksesi i KMARA-s u bë gjithashtu i mundur nga përdorimi në vazhdimësi dhe me zgjuarsi i humorit përgjatë veprimtarive të ndryshme të saj. Në një shoqëri politikisht apatike siç qe Gjeorgjia, pjesëmarrja rastësore në veprimtari ose qoftë dhe soditja e aksioneve me frymë pozitive dhe humori të KMARA-s, që synonin të shpotisnin regjimin, bëri që pjesëmarrja e qytetarëve të thjeshtë të rritej në këto veprimtari, madje dhe atyre që nuk kishin kurrfarë synimi për të votuar18 . Në një prej këtyre veprimtarive, veprimtarët e KMARA-s kishin vendosur banderola të mëdha nëpër rrugë ku kalimtarët mund të dilnin në fotografi duke shkarkuar në tualet Shevardnadzen dhe qeverinë e tij. Në një tjetër veprimtari ata inskenuan një funeral të mbushur me lule, në përpjekje për të ndërhyrë në prezantimin e programit ekonomik të “Për një Gjeorgji të Re” në oborrin e kancelarisë shtetërore. Shtatë prej anëtarëve të KMARA-s u arrestuan dhe u akuzuan për huliganizëm edhe pse përpjekja e tyre rrihte të injektonte sado pak humor në protestën politike.

Media Pranohet gjerësisht se një tjetër faktor madhor që garantoi suksesin e KMARA-s dhe më vonë të Revolucionit të Trëndafiltë, ishte media e pavarur. Në këtë aspekt stacioni televiziv i pavarur Rustavi 2 është përshkruar si “jashtëzakonisht i rëndësishëm” 19. Gjithsesi, një pjesë e vëzhguesve e kanë ekzagjeruar rolin e medias në revolucionin gjeorgjian. Për shembull, dhe pavarësisht nga fakti se shtypi i shkruar në Gjeorgji është mjaft i ndryshëm, duke qenë se shtrihet nga fletushkat liberale te tabloidët e mbushur plot e përplot me teori konspiracioni, tirazhi i tyre mjaft i ulët, çka s’lejonte që gazetat të ushtronin ndonjë ndikim të dukshëm në opinionin publik si në fazën parazgjedhor ashtu edhe gjatë Revolucionit të Trëndafiltë.

120

18  Aksionet “pozitive” të KMARA-s përfshinin koncerte rock, mbledhjen e librave për shkollat sipas sloganit “Mjaft më me mungesa në arsim!” dhe pastrimin e mbeturinave. 19  Intervistë me Mikheil Saakashvili, në: Zurab Karumidze and James V. Wertsch (eds.), Revolution of Roses in the Republic of Georgia (Nova Publishers, New York, 2004), f. 25.


Giorgi Kandelaki dhe Giorgi Meladze

Sidoqoftë, media ishte një instrument i rëndësishëm, por në mënyrë që të shqyrtojmë rolin e saj në ngjarjet e nëntorit të vitit 2003, lypset të kthehemi pas dhe t’i hedhim sytë nga historia e Gjeorgjisë. Pas grushtit të shtetit të armatosur që rrëzoi nga pushteti presidentin e parë nacionalist të Gjeorgjisë, Zviad Gamsakhurdia, Eduar Shevardnadze u ftua të kthehej në Gjeorgji dhe të merrte pushtetin. Në krye pushteti i Shevardnadzes ishte thjesh nominal, ndërkohë që vendimmarrja ishte e përbashkët me anëtarët e tjerë të këshillit ushtarak dhe krerët e grupeve paraushtarake, njerëz si Tengis Kitovani dhe Jaba Ioseliani. Duke dashur t’i vinte fre pushtetit që kishin kundërshtarët e tij, Shevardnadze punoi për shfaqjen e shtypit të lirë, në mënyrë që të krijonte hapësira për lojtarë me përvojë në politikë, siç ishte ai vetë, dhe për të përfituar avantazh politik 20 . Kur në vitin 1995 ai ia doli mbanë të arrestonte figurat famëkeqe dhe njëherazi të shpartallonte grupet paraushtarake, Shevardnadze i ktheu sytë nga një ekip reformatorësh të rinj të cilët mund “të flisnin të njëjtën gjuhë” me Perëndimin për ta ndihmuar atë që të konsolidonte pushtetin. I ashtuquajturi “ekip Zhvania-Sakashvilli” kishte nevojë për aleatë politikë. Ata nga ana e tyre përkrahën lindjen e medias së pavarur, prej të cilës Rustavi 2 ishte më i fuqishëm dhe më i njohur. Fakti që në atë kohë as edhe një aktor i vetëm në politikën gjeorgjiane s’kishte monopol të plotë mbi pushtetin, e bëri edhe më të mundur zhvillimin e medias së pavarur. Në të njëjtën kohë, Rustavi 2 ishte një kanal thjesht komercial dhe reputacioni i tij u formua në një lojë komplekse politike, me një shumëllojshmëri aktorësh politikë para se të zhvilloheshin zgjedhjet parlamentare të vitit 1999 21. Kur regjimi i Shevardnadzes nisi të tronditet dhe reformat u braktisën në vitin 2001, qeveria u përpoq ta mbyllte Rustavi 2. Kjo gjë shkaktoi protesta masive në rradhët e studentëve. Krejt qeveria u rrëzua ndërsa Rustavi 2 mbijetoi. Gjithsesi, regjimi i Shevardnadzes vazhdimisht u përpoq ta afronte këtë kanal televiziv pranë qëndrimeve të veta duke shtënë në punë mjete të tjera, përfshirë këtu edhe orvatjen për ta blerë atë. Pas shfaqjes së kanalit komercial Imedi TV, si një konkurent i fuqishëm në vitin 2001, Rustavi 2 iu desh të mbijetonte, çka i shtyu drejtuesit e tij të afroheshin gjithnjë e më shumë me opozitën. Rustavi 2 u bë gjithashtu një forum për zërat kritikë të OJQ-ve ndaj qeverisë, duke u dhënë dorë atyre të zhvillonin agjendat e tyre 22. Kjo gjë sinjalizoi një farë radikalizimi të klimës politike në Gjeorgji. Në kontekst të procesit revolucionar, Rustavi 2 u bë bashkësponsorizues i një exit poll-i, i cili sëbashku me tabulacionin e votës paralele rezultoi një mjet i rëndësishëm

20  Intervistë personale me Levan Ramishvili, Tbilisi, 25 qershor 2005, vep. cit. 21  Ibid 22  James V. Wertsch, “Forces Behind the Rose Revolution”, in: Zurab Karumidze and James V. Wertsch (eds.), Revolution of Roses in the Republic of Georgia (Nova Publishers, New York, 2004), f. 136, vep. cit.

121


MJAFT! KMARA DHE REVOLUCIONI I TRËNDAFILTË NË GJEORGJI

për të sfiduar rezultatet e manipuluara zyrtare të zgjedhjeve të vitit 200323 . Rezultati i sondazheve u transmetua në televizion menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit, më 20:00 të datës 2 nëntor 2003 dhe u ndoq nga një publik i gjerë. Kjo gjë garantonte pakënaqësinë e publikut në rast se rezultati zyrtar i zgjedhjeve do të ndryshonte në mënyrë të konsiderueshme nga ai i exit poll-it. Duke qenë mëse e vetëdijshme për “rrezikun që i kanosej”, qeveria ndërmori një fushatë për të diskretituar exit poll-in, duke ftuar një ekspert sondazhesh të huaj për të kryer një exit poll “alternativ”, i cili, ashtu siç pritej, përputhej me rezultatin zyrtar. Popullariteti në publik i Rustavi 2 arriti t’i mbivendosej exit poll-it rival dhe ta mposhtte atë

Një shpjegim i mospërdorimit të dhunës gjatë Revolucionit të Trëndafiltë Fakti që në nëntor të vitit 2003 u shmang dhuna, së cilës i ndruheshin shumë si gjeorgjianët ashtu edhe qeveritë perëndimore, ka të bëjë me një numër faktorësh. Pavarësisht nga fakti që, si aktivistët e KMARA-s ashtu edhe ata të Lëvizjes Kombëtare u trajnuan gjerë e gjatë me teknikat e protestës jo të dhunshme, e vvërteta është se pjesa dërrmuese e revolucionarëve gjeorgjianë nuk ishin aspak pacifistë të betuar. Kur parlamenti dhe ndërtesat e tjera qeveritare u pushtuan, policia kishte të drejtën legjitime të përdorte forcën, por ajo nuk e bëri këtë gjë. Protestuesit ishin krejtësisht të vetëdijshëm se rreziku i një gjakderdhjeje ishte real, ndërkohë që shumë prej tyre besonin se, në qoftë se një banjë gjaku mund të shmangej, atëherë duhej të bëhej çmos për të24 . Çka është më e rëndësishme, te gjeorgjianët e thjeshtë ishte ende e pranishme hija e dhunës së luftës civile të fillim viteve 1990, madje edhe në rradhët e qeverisë në një farë mase. Natyra gjysmë liberale e pushtetit të Shevardnadzes bëri të mundur shfaqjen dhe fuqizimin e institucioneve demokratike dhe të aktorëve me mendësi demokratike. Në kohën kur Zvijad Gamzakhurdia ra nga pushteti, të tillë elementë mungonin në shtet, ndaj dhe funksionet kryesore kryheshin nga formacionet paraushtarake dhe grupet kriminale. Aty nga mesi i viteve 1990 zyrtarë të qeverisë, duke përfshirë edhe shumë prej atyre që bënin pjesë në rradhët e policisë dhe të forcave të armatosura, duhet të mësoheshin të përballonin trusninë kritike të ushtruar ndaj tyre prej forcave demokratike, edhe pse kjo ishte e kufizuar. Pas vitit 1999, legjitimiteti i tyre filloi të vihej gjithnjë e më shumë në pikëpyetje, pozita e këtyre njerëzve erdh e u bë më e

122

23  Kjo sipërmarrje u financua nga Këshilli Britanik, Fondacioni për Shoqërinë e Hapur në Gjeorgji dhe Fondacioni i Euroazisë, si dhe u realizua nga një organizatë sondazhesh në SHBA e quajtur Grupi i Strategjisë Globale. 24  Ghia Nodia, “Breaking the Mold of Powerlessness: The Meaning of Georgia’s Latest Revolution”, in: Zurab Karumidze and James V. Wertsch (eds.), Revolution of Roses in the Republic of Georgia (Nova Publishers, New York, 2004), f. 100, vep. cit.


Giorgi Kandelaki dhe Giorgi Meladze

vështirë25 . Shevardnadze nuk konsiderohej si njeri që i kishte duart të zhyera thellë në gjak. Edhe sikur pushteti dhe postet të humbeshin, askush nuk mendonte që kjo do të shpinte në një dhunë kataklizmike. Përgjatë protestave që shpërthyen fill pas zgjedhjeve në nëntor të vitit 2003, për gjithkënd u bë gjithnjë e më e qartë se reagimet e presidentit Shevardnadze ishin të kufizuara dhe nuk kishin forcën e duhur. Një numër fraksionesh rreth e qark tij donin të mbronin pozitën, duke kontribuar në zgjerimin e hapësirës së negociatave për opozitën26 . Fragmentimi i grupeve pro Shevardnadzes u bë edhe më i madh nisur nga fakti se ai nuk kishte një pasardhës të përcaktuar qartë. Kur një ushtri nuk ka një zinxhir komande të konsoliduar dhe të efektshme, ajo e ka të vështirë t’i fitojë betejat. Përsa i përket policisë dhe ushtrisë, fakti i thjeshtë që udhëheqja e tyre pranoi të hynte në negociata dëshmonte se ata e kuptuan se duke pasur virtualisht mbarë vendin të përfshirë në lëvizje protestash, me një “masë kritike” tashmë në shesh, çdo përpjekje për të përdorur forcën herët ose vonë do të shpinte në shkatërrimin e tyre. Numri i protestuesve nuk ka rëndësi thjesht e vetëm për të legjitimizuar revolucionin në sytë e opinionit publik, por, gjithashtu, ka një rëndësi të dorës së parë për t’iu kundërvënë trupave policore dhe atyre të armatosura në momentet kyçe të revolucionit, siç ndodh atëherë kur ndërtesat qeveritare pushtohen. Gjithsesi, më 22 nëntor 2003, rreziku i dhunës u ndje fuqishëm. Ndërkohë që udhëheqësit e opozitës tashmë e dinin se disa prej njësive ushtarake nuk do të ndërhyrnin, ata nuk kishin kurrfarë lajmi për qëndrimin që do të mbanin disa njësi të forcave speciale besnike ndaj presidentit. Nuk ka pikë dyshimi se një dimension i rëndësishëm i krejt këtij procesi ishte retorika kundërdhunë e qartë dhe e prerë, si dhe disiplina e aktivistëve të KMARA-s. Kjo qasje u shfaq në një sërë rastesh kur veprimtarë të KMARA-s u shpërndanë lule trupave të dislokuara në qytet, si dhe atëherë kur me të njëjtin kujdes dhe vëmendje që iu kushtua demonstruesve, iu shpërndanë sanduiçe dhe atyre 27. Në asnjë rast asnjë grup i lidhur me KMARA-n nuk nxiti dhe nuk përdori veprime të dhunshme në emër të synimeve të kësaj lëvizjeje. Impakti i kësaj disipline u duk qartë gjatë pushtimit të parlamentit kur u thyen vetëm xhamat e një dritareje, ndërkohë që dyert ishin mjaft të ngushta për të lejuar kalimin e numrit të madh të demonstruesve. Pavarësisht shkëmbimit të nja dy grushteve midis qytetarëve dhe deputetëve në parlament, njerëzit e caktuar për të ruajtur qetësinë e vunë situatën shpejt nën kontroll. Paskëtaj, grupe vullnetarësh zunë vend dhe qëndruan në mjediset e parlamentit dhe të zyrave për të moslejuar që të ndodhnin plaçkitje dhe vjedhje28 . 25  Chris Miller, Understanding Strategic Nonviolent Struggle: Case Analysis of the Georgian “Rose Revolution”, BA Thesis, 2004, f. 39. 26  Një shembull i mirë mund të gjendet në intervistën me Tedo Japaridze, në: Zurab Karumidze and James V. Wertsch (eds.), Revolution of Roses in the Republic of Georgia, (Nova Publishers, New York, 2004), pp. 53-60, op cit. 27  Chris Miller, Understanding Strategic Nonviolent Struggle: Case Analysis of the Georgian ‘Rose Revolution’, BA Thesis, 2004, f. 48, vep. cit. 28  Kancelaria u dorëzua vullnetarisht prej drejtuesit të saj.

123


MJAFT! KMARA DHE REVOLUCIONI I TRËNDAFILTË NË GJEORGJI

Roli i aktorëve ndërkombëtarë Qeveritë e vendeve perëndimore, dhe në mënyrë të veçantë ajo e Shteteve të Bashkuara, janë dënuar por dhe lëvduar për mbështetjen që i kanë dhënë Revolucionit të Trëndafiltë. Reagimet e vëzhguesve janë luhatur sa nga entuziazmi rreth të ardhmes demokratike në Gjeorgji e në rajon, deri te teoritë e konspiracionit në qendër të të cilave shpesh do të gjendej ambasadori i SHBA në Tbilisi, Richard Miles, i konsideruar eminence grise i revolucionit. Fakti që Miles kishte qenë gjithashtu ambasador i SHBA-së në Beograd në kohën e revolucionit që përmbysi Milosheviçin, nuk bëri gjë tjetër veçse inkurajoi hamendje të tilla. Ndihma perëndimore për Revolucionin e Trëndafiltë mund të ndahet në dy kategori: ndihmë për të hedhur themelet për zgjedhje, duke zgjeruar vlerat demokratike dhe edukuar opinionin publik, si dhe mbështetje e menjëhershme politike në periudhën parazgjedhore dhe përgjatë revolucionit. Një sërë skemash financimi perëndimore për OJQ-të ishin të rëndësishme për edukimin civil dhe informimin e publikut rreth të drejtave të njeriut. Por me qenë se financimet vinin nga jashtë, agjenda përcaktohej në kryeqytetet perëndimore dhe më së shumti fokusohej në mbarë rajonin, duke neglizhuar problemet specifike të Gjeorgjisë. Me fjalë të tjera, pjesa më e madhe, për të mos thënë të gjithë programet e mbështetur prej Perëndimit dhe SHBA-së në Gjeorgji, ekzistonin prej kohësh në shumë prej vendeve post sovjetike, ndaj dhe atyre nuk mund t’u njihet merita për lëvizjet demokratike. Disa prej vëzhguesve nuk kanë arritur të kuptojnë se gjatë revolucionit pjesëmarrja e aktorëve perëndimorë jo gjithmonë ka qenë e dobishme. Madje ngandonjëherë ka shkaktuar më shumë zarar. Për shembull, disa prej pjesëtarëve të shoqërisë civile në Gjeorgji u është dashur të këmbëngulin fort për t’u mbushur mendjen një pjese të zyrtarëve të këshillit të Europës se disa parti, si ajo e Ringjalljes dhe Industrialistëve, nuk mund të konsideroheshin parti opozitare. Ndaj mund të thuhet se ambasadori i SHBA-së Miles jo vetëm që nuk ishte “mentori” i revolucionit, por në ndonjë rast përfshirja e tij rezultoi problematike. Në mënyrë të veçantë ai shkurajoi me forcë aksionet vendimtare të ndërmarra nga opozita, duke u shprehur në favor të negociatave, si dhe e konsideronte Mikhail Sakashvilin një radikal të rrezikshëm. Të njëjtin qëndrim refuzues mbajti edhe OSBE në raportin paraprak me frymë kritike lidhur me zgjedhjet parlamentare të 2 nëntorit 2003.

Përfundime Fushata e KMARA-s ishte e rëndësishme për ndërgjegjësimin e publikut për çështje që lidheshin me zgjedhjet, si dhe për kapërcimin e apatisë politike në vend, veçanërisht te të rinjtë gjeorgjianë në fazën që iu parapriu zgjedhjeve të vitit 2003. Konferencat e shtypit, veprimtaritë e përjavshme, demonstratat, veprimtaritë e bamirësisë dhe aksione të tilla si “pastroni rrugën tuaj-pastroni vendin tuaj” kontribuan në 124


Giorgi Kandelaki dhe Giorgi Meladze

popullarizimin e qëllimeve të lëvizjes së KMARA-s dhe bënë që emri i saj të njihej gjithandej brenda një periudhe kohore shumë të shkurtër. Rrjeti i lëvizjes i krijuar në të gjithë vendin bëri të mundur organizimin “e fushatave në zinxhir”. Një aksion i ndërmarrë në kryeqytet përkrahej njëkohësisht nga veprimtari në krahina, duke krijuar kësisoj përshtypjen që KMARA ishte shumë e fuqishme. Frika e ngjallur në rrethet qeveritare lidhur me popullaritetin e lëvizjes provokoi marrjen e kundërmasave, duke kontribuar kështu në popullarizimin e mëtejshëm të lëvizjes. Tek e fundit KMARA ia doli mbanë të informonte qytetarët rreth të drejtave të tyre dhe rëndësisë së zgjedhjeve, duke rritur në mënyrë të ndjeshme pjesëmarrjen në zgjedhje dhe duke ua komplikuar punën manipuluesve të zgjedhjeve. Kapacitetet dhe efektiviteti i KMARA-s për të mos ushtruar dhunë bëri të mundur mobilizimin e një numri të madh njerëzish të dëshiruar për të mbrojtur veten e tyre në ato raste kur vihej re manipulim i zgjedhjeve. Pas Revolucionit të Trëndafiltë, veprimtarët e KMARA-s ashtu si edhe gjeorgjianët e tjerë, e kuptuan se suksesi i tyre kishte frymëzuar shumë njerëz, si në lindje ashtu edhe në perëndim të Gjeorgjisë. Me dëshirë ata ndanë përvojat dhe entuziazmin e tyre me aktivistët pro demokracisë në Kazakistan, Ukrainë dhe Bjellorusi. Lidhur me zhvillimin e mëtejshëm dhe të ardhmen e lëvizjes u hodhën për diskutim një sërë opcionesh, duke përfshirë këtu atë që mund të shndërrohej në një parti politike, të kthehej në një OJQ për të drejtat civile ose thjesht të shpërbëhej. Revolucioni i Trëndafiltë u bë i mundur falë një tërësie faktorësh: dobësia sistematike e regjimit në pushtet, historia e tij e politikave liberale, suksesi i Partisë së Lëvizjes Kombëtare në radikalizimin e politikës dhe zgjerimin e pjesëmarrjes në politikë, përpjekjeve për edukimin civil prej organizatave të shoqërisë civile përgjatë viteve që i paraprinë Revolucionit të Trëndafiltë, medias së lirë dhe aksioneve radikale, jo partiake dhe jo të dhunshme të KMARA-s. Pritshmëritë për mosmiratimin e zgjedhjeve të manipuluara ranë në Gjeorgji pasi Perëndimi mbajti një qëndrim mjaft të rezervuar lidhur me zgjedhjet presidenciale në Azerbaixhanin fqinj në tetor të vitit 2003. E megjithatë, suksesi i Revolucionit të Trëndafiltë ia doli mbanë të bindë shumë prej politikanëve perëndimorë se një ndryshim jo i dhunshëm i regjimit ishte përnjëmend i mundshëm në vendet e ishBashkimit Sovjetik, ndaj dhe nuk qe e thënë që me doemos duhet të përfundonte në aq të frikshmen luftë civile. Të përgatitur kësisoj, Perëndimi ishte i gatshëm të angazhohej shumë më shumë në mënyrë proaktive në Ukrainë dhe në Revolucionin Portokalli të atij vendi pas një viti. Duke ofruar këtë shembull të suksesshëm demokratizimi, shoqëria civile në Gjeorgji kontribuoi gjithashtu në debatin ndërkombëtar lidhur me ndihmën për demokracinë në vendet e Europës Qendrore dhe Lindore e kudogjetkë. Ajo dëshmoi se cilat forma të mbështetjes janë jetike për të bërë të mundur që shoqëria civile të japë ndihmesën e saj për të kryer ndryshimet e duhura elektorale. Kjo gjë përfshin domosdoshmërinë për të financuar dhe trajnuar vëzhguesit zgjedhorë të aftë për të kryer tabulatin e votimit paralel dhe të exit polling

125


MJAFT! KMARA DHE REVOLUCIONI I TRËNDAFILTË NË GJEORGJI

me mbështetjen nga organizata të ngjashme të CIS-së. Grupet rinore politikisht aktive, si KMARA, lypsen përfshirë ashtu siç duhen përfshirë në një spektër sa më të gjerë të mundur OJQ-të, grupet e advokasisë, nismat lokale dhe strukturat e tjera civile. Në të njëjtën kohë, në vende me regjime edhe më represive dhe autoritarë, si në Bjellorusi, ku një monitorim i plotë është tejet problematik, madje i rrezikshëm, ekziston gjithmonë rreziku që regjimi të kontrollojë projektet e monitorimit të zgjedhjeve, por edhe qasjen e suksesshme të aktorëve të huaj për t’i financuar ato. Asnjëherë nuk duhet nënvlerësuar rëndësia e shpenzimit në projekte që kanë të bëjnë me edukimin civil, edhe pse kjo është një përpjekje më afatgjatë, për të cilën lypsen shpenzuar fonde të konsiderueshme në kohë. Së fundi, aktorët ndërkombëtare si Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara, duhet të braktisin çdo iluzion se zgjedhjet e manipuluara “mund të mos jenë dhe aq të këqia” ose “shënojnë një hap përpara në krahasim me zgjedhjet e fundit” kur bëhet fjalë për vendet postsovjetike. Sot Rusia është një fuqi revizioniste e ringjallur, e cila këqyr përparimin e demokracisë në vendet fqinje si një rrezik që duhet shmangur. Në këtë aspekt Rusia ka ndërmarrë ofensiva në kontekst të marrëdhënieve të saj dypalëshe me demokracitë e mëdha, por edhe në gjirin e organizatave shumëpalëshe, si Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE). Aktorët kryesorë në OSBE nuk duhet të dorëzohen para presioneve të Rusisë dhe të ulin standardet e organizatës lidhur me monitorimin e zgjedhjeve. Mospërballimi ndaj trusnisë së ushtruar prej Rusisë për të rritur praninë e saj në misionet e monitorimit rrezikon që të shpjerë në një humbje kolosale të besueshmërisë. Kjo gjë mund të rrezikojë aktivistët dhe forcat demokratike. Dhe në fund, trusnia e ushtruar mbi ato pak regjime jo demokratike që kanë mbetur në hapësirën postsovjetike duhet të përfshijë një sërë masash të fokusuara kryesisht në gjendjen e brendshme të vendit. Për shembull, mbi autoritetet e këtyre vendeve duhet ushtruar trusni për të ndaluar arrestimin e njerëzve që shpërndajnë materjale gjatë fushatës, si dhe për lirimin e të burgosurve politikë. Për këtë arsye, ambasadorët e vendeve perëndimore dhe të Bashkimit Europian mund ta përdorni siç duhet statusin e tyre diplomatik dhe të demonstrojnë përkrah forcave pro demokratike për t’i dhënë kujtdo të kuptojë se liria është një e drejtë, dhe jo një privilegj

126


Giorgi Kandelaki dhe Giorgi Meladze

Kronologji 14 prill 2003 KMARA zhvillon aksionin e vet të parë publik. Rreth 500 studentë marshojnë nga Universiteti Shtetëror i Tbilisit deri tek zyrat qendrore të shtetit, për të protestuar kundër bllokut pro qeveritar të quajtur Për një Gjeorgji të Re. 21 prill 2003 Udhëheqësja e Partisë Demokratike Kombëtare, e cila bën pjesë në bllokun e Shevardnadzes për Një Gjeorgji të Re, Irina Sarishvili-Chanturia, akuzon shërbimet inteligjente ruse se mbështesin KMARA-n me synimin për të destabilizuar Gjeorgjinë. 22 prill 2003 Grafitet e KMARA-s shfaqen në të gjithë Tbilisin, paskëtaj edhe në qytetet e tjerë të Gjeorgjisë. 12 maj 2003 KMARA zhvillon aksionin e vet të parë mbarëkombëtar për të dënuar brutalitetin dhe korrupsionin në rradhët e policisë, me demonstrata që zhvillohen në Tbilisi dhe në dhjetë qytete të tjerë në mbarë Gjeorgjinë. Demonstrata të tjera të ngjashme zhvillohen në ditët në vijim. 2 qershor 2003 Presidenti Shevardnadze kërcënon se do të përjashtojë organizatat që inkurajojnë prishjen e stabilitetit politik. Ndihmësit e presidentit konfirmojnë më vonë se këto akuza i drejtoheshin Fondacionit të Shoqërisë së Hapur për Gjeorgjinë. 3 qershor 2003 KMARA dhe pesë parti opozitare ndërmarrin një protestë të fuqishme me 5,000 njerëz përballë ndërtesës së parlamentit për të kërkuar ndryshimin e komisionit qendror zgjedhor, si rrjedhojë e së cilës kryetari i këtij komisioni dhe nëntë anëtarë japin dorëheqjen. 13 korrik 2003 Rreth 1,000 aktivistë të KMARA-s, përfaqësues të OJQ-ve për të drejtat e njeriut dhe anëtarë të tri partive opozitare kryesore mblidhen para Ministrisë së Punëve të Brendshme për t’i dorëzuar diplomën “për bindje të verbër ndaj presidentit Shevardnadze dhe shkelje të ligjit”. 20 shtator 2003 Mbi 1,000 njerëz mblidhen në parkun Mziuri në Tbilisi për të marrë pjesë në një koncert të organizuar nga KMARA. Pjesëmarrësve u kërkohet të dhurojnë libra në gjeorgjisht. 127


MJAFT! KMARA DHE REVOLUCIONI I TRËNDAFILTË NË GJEORGJI

2 tetor 2003 50 aktivistë të KMARA-s mbledhin ushqime, veshje dhe lodra për një jetimore në Telavi. Njëri prej aktivistëve arrestohet, por akuzat kundër tij nuk bëhen publike. 10 tetor 2003 Aktivistët e KMARA-s mblidhen para zyrave qendrore të shtetit në Tbilisi dhe inskenojnë funeralin e rremë të bllokut të Shevardnadzes, Për një Gjeorgji të Re. Shtatë aktivistë arrestohen. 20 tetor 2003 Aktivistët e KMARA-s organizojnë një shfaqje në Tbilisi dhe ftojnë kalimtarët të fotografohen me “WC-në e Bllokut”. KMARA dhe partia opozitare Lëvizja Kombëtare organizojnë një tubim në Zestafoni ku kërkojnë dorëheqjen e presidentit Shevardnadze. 23 tetor 2003 Zyrat e KMARA-s në Tbilisi shkatërrohen nga njerëz të panjohur. 2 nëntor 2003 Në Gjeorgji zhvillohen zgjedhjet parlamentare. 6 nëntor 2003 Skadon afati për shpalljen e rezultateve zyrtare të zgjedhjeve të 2 nëntorit nga ana e komisionit qendror të zgjedhjeve. Qindra njerëz mblidhen në Tbilisi dhe kërkojnë dorëheqjen e presidentit Shevardnadze. Në të gjithë qytetin shpërndahen me mijëra policë me uniforma ushtarake. 7 nëntor 2003 Mijëra demonstrues mblidhen në Tbilisi dhe në Zugdidi. Ata kërkojnë dorëheqjen e presidentit Shevardnadze dhe thonë se zgjedhjet parlamentare kanë qenë të manipuluara. 8 nëntor 2003 Turma të mëdha njerëzish pushtojnë rrugët e Tbilisit. Personeli ushtarak i armatosur bllokon rrugën që shpie te zyrat qendrore të shtetit. Me qindra trupa shtesë urdhërohen të zhvendosen nga Gjeorgjia lindore në drejtim të Tbilisit. 9 nëntor 2003 Ndërkohë që masa e protestuesve vazhdon të qëndrojë para parlamentit, zhvillohen bisedime ndërmjet Shevardnadzes dhe tre udhëheqësve kryesorë të opozitës, por shumë shpejt bisedimet dështojnë. Komisioni qendror i zgjedhjeve pezullon numërimin e mëtejshëm të votave dhe kërkon që gjykata të vendosë për vlefshmërinë e zgjedhjeve.

128


Giorgi Kandelaki dhe Giorgi Meladze

11 nëntor 2003 Presidenti Shevardnadze takohet me ambasadorin e SHBA-së Richard Miles për të diskutuar rreth krizës politike, ndërkohë që demonstruesit vazhdojnë të demonstrojnë jashtë ndërtesës së parlamentit.

12 nëntor 2003 Udhëheqësi i Lëvizjes Kombëtare, Mikhail Sakashvili, iu bën thirrje demonstruesve të hyjnë në grevë urie derisa Shevardnadze të japë dorëheqjen. 13 nëntor 2003 Ndërkohë që afro 10,000 protestues kanë vërshuar në rrugët e Tbilisit, zyrtarët e lartë qeveritarë propozojnë thirrjen nën armë të të gjithë aktivistëve të KMARA-s. Ndërkaq, Mikhail Sakashvili iu bën thirrje qytetarëve të mos paguajnë taksat. Komisioni qendror i zgjedhjeve kërkon që zgjedhjet të përsëriten në nëntë zona elektorale. 14 nëntor 2003 Mijëra demonstrues rrethojnë zyrat e presidentit Shevardnadze, por sakaq bllokohen nga forcat e policisë. Mikhail Sakashvili njofton përkrahësit e tij se do të mbledhë 1 milion firma dhe të kërkojë dorëheqjen e Shevardnadzes. Teksa një sërë figurash të opozitës bëjnë thirrje për “mosbindje të plotë civile”, duke nisur nga data 17 nëntor. Komisioni qendror i zgjedhjeve ngre padi kundër televizionit Rustavi 2 dhe KMARA-s për një spot publicitar ku thuhet se zgjedhjet parlamentare janë manipuluar. 17 nëntor 2003 Guvernatori i Telavit, Medea Mezrishvili, jep dorëheqjen pas një kërkese të demonstruesve të Lëvizjes Kombëtare më 16 nëntor. Në një sërë zonash të caktuara nga komisioni qendror zgjedhor rizhvillohen zgjedhjet. 18 nëntor 2003 Mijëra njerëz mblidhen në Tbilisi për të demonstruar pro Shevardnadzes. 19 nëntor 2003 Pas kritikave nga presidenti Shevardnadze, kreu i korporatës shtetërore të radios dhe televizionit, Zaza Shendelia, jep një konferencë për shtyp ku njofton dorëheqjen e tij. 20 nëntor 2003 Komisioni qendror i zgjedhjeve shpall rezultatin final të zgjedhjeve parlamentare: blloku Për një Gjeorgji të Re 21.32% të votave; Unioni i Ringjalljes 18.84%; Lëvizja Kombëtare 18.08%; Partia e Punës 12.4%; Demokratët-Burjanadze 8.79% dhe Partia e të Drejtave të Reja 7.35%. 22 nëntor 2003 Mbi 20,000 protestues të mbledhur në Tbilisi kërkojnë dorëheqjen e presidentit Shevardnadze dhe zgjedhje të reja parlamentare e presidenciale. Mikhail Sakashvili udhëheq demonstruesit drejt zyrave qendrore të shtetit dhe i lëshon një ultimatum 129


MJAFT! KMARA DHE REVOLUCIONI I TRËNDAFILTË NË GJEORGJI

Shevardnadzes: Jep dorëheqjen brenda një ore dhe kërkoji ndjesë popullit gjeorgjian. Paskëtaj Sakashvili iu prin demonstruesve drejt parlamentit dhe hyn me forcë në ndërtesë pa hasur në qëndresën e trupave të Ministrisë së Brendshme të caktuara për të siguruar mjedisin. Ndërkohë që pushtojnë ndërtesën, protestuesit mbajnë në duar trëndafilë.

23 nëntor 2003 Ministri i jashtëm rus, Igor Ivanov, takohet me presidentit Shevardnadze dhe udhëheqësit e opozitës Nino Burjanadze, Mikhail Sakashvili dhe Zurab Shvania. Presidenti Shevardnadze jep dorëheqjen në orët e vona të mbrëmjes në këmbim të imunitetit që të mos procedohet penalisht. Kryetari i parlamentit Nino Burjanadze zgjidhet president ad interim. 24 nëntor 2003 Gjykata e Lartë anullon zgjedhjet parlamentare të 2 nëntorit.

130


Giorgi Kandelaki dhe Giorgi Meladze

Poster i KMARA-s: Shevardnadze dhe aleatët e tij Marks, Engels, Lenin. Në sllogan lexohet: Jeni një sëmundje! Largohuni

Aksion me foto i KMARA-s në Tbilisi: Dilni në fotografi me udhëheqësit e bllokut pro Shevardnadzes ``Për një Gjeorgji të Re``, rrugës për në burg ose duke u shkarkuar në WC.

131


MJAFT! KMARA DHE REVOLUCIONI I TRËNDAFILTË NË GJEORGJI

Maska të karikaturizuara të presidentit Shevardnadze dhe udhëheqësve të bllokut ``Për një Gjeorgji të Re``.

Aktivistë të KMARA-s bllokojnë një nga rrugët kryesore të Tbilisit në shenjë proteste për shtypjen me dhunë të demonstratës në Borjomi në korrik të vitit 2003. 132


Aktivistë të KMARA-s duke mbrojtur ndërtesën e parlamentit gjatë protestave që vijuan pas zgjedhjeve.

22 nëntor 2003. Demonstrues duke u përballur me forcat e sigurisë ngrenë duart lart për të treguar se protesta e tyre nuk është e dhunshme.

22 dhjetor 2003. Me mijëra demonstrues mblidhen në Sheshin e Lirisë në Tbilisi.

133


134


ËSHTË KOHA! PORA DHE REVOLUCIONI PORTOKALLI NË UKRAINË Vladyslav Kaskiv, Iryna Chupryna, Yevhen Zolotariov Zgjedhja e presidentit të Ukrainës në vitin 2004 ishte një sprovë serioze për pjekurinë e shoqërisë civile në Ukrainë. Revolucioni Portokalli shpërtheu pas mashtrimit të qartë të bërë gjatë zgjedhjeve. Në harkun kohor të shtatëmbëdhjetë ditëve ai bëri që miliona qytetarë të Ukrainës të dalin dhe të protestojnë në mënyrë paqësore në rrugë. Një në pesë ukrainas mori pjesë në Revolucionin Portokalli duke e bërë atë lëvizjen më të madhe të protestës në Europë qysh nga fundi i Luftës së Ftohtë. Edhe pse në të nuk u derdh as edhe një pikë e vetme gjaku, Revolucioni Portokalli shpuri në ndryshimin e regjimit, bëri që presidenti të zgjidhej në rrugë legjitime dhe ndryshoi në mënyrë rrënjësore imazhin e Ukrainës në botë. Kjo valë demokratike dëshmoi një nivel të lartë vetëdije qytetare në rradhët e qytetarëve ukrainas dhe shënoi lindjen e një epoke të re politike në vend. Njëra prej forcave kryesore pas Revolucionit Portokalli ishte PORA, një fushatë qytetare synimi i të cilës ishte të bënte të mundur zgjedhjen demokratike të presidentit në vitin 2004. PORA ishte e para që ngriti çadra në rrugët e Kievit duke organizuar kështu të famshmin qytet çadrash, bllokoi ndërtesat e administratës dhe dha një kontribut kritik për organizimin e grevës së përgjithshme të studentëve ukrainas, çka ishte kyçi i Revolucionit Portokalli. Para fillimit të ngjarjeve revolucionare, PORA mobilizoi publikun për fushatën zgjedhore dhe informoi zgjedhësit për një mashtrim të moundshëm të zgjedhjeve. Përgjatë gjysmës së dytë të vitit 2004, PORA kreu një informim në shkallë të gjerë kombëtare, aktivitete në fushë të edukimit dhe mobilizimit, duke shtënë në punë metodën “dorë më dorë” dhe “derë më derë”. Në mungesë të një mediaje të pavarur, vullnetarët e PORA-s u bënë burimi kryesor i një informacioni të pavarur dhe alternativ për qytetarët ukrainas. Nga marsi i vitit 2004 deri në janar të vitit 2005, PORA shpërndau 40 milion kopje materjal të shtypur, angazhoi në punën e saj 35 mijë pjesëmarrës të përhershëm, si dhe një numër më të madh mbështetësish të rregullt. Aktivistët e PORA-s kryen më shumë se 750 manifestime rajonale dhe aksione publike, organizuan 17 tubime me më shumë se ,000 pjesëmarrës, krijuan kampin e çadrave në Khreshchatyk në Kiev (1,546 çadra dhe më shumë se 15 mijë “banorë”) dhe 12 kampe të tjerë me çadra në mbarë Ukrainën. Website zyrtar i fushatës (www.pora.org.ua) ishte ndër pesë websitet më popullorë në Ukrainë gjatë fushatës popullor dhe më pas përgjatë Revolucionit Portokalli. PORA ishte një dukuri e veçantë. Për herë të parë aktorët e shoqërisë civile në Ukrainë ishin në gjendje të ushtronin ndikim mbi proceset politike në vend, për rrjedhojë krijimin e parakushtit për ndërtimin e një kombi të ri politik. Boris Nemtsov, anëtar

135


ËSHTË KOHA! PORA DHE REVOLUCIONI PORTOKALLI NË UKRAINË

i Këshillit Federal të Unionit të Forcave të Djathta u shpreh se “Për herë të parë në historinë botërore, brenda një periudhe kohe kaq të shkurtër (PORA) ia doli mbanë të zgjidhte detyra të karakterit organizativ dhe edukativ të një kompleksiteti fantastik: të krijojë një strukturë menaxhimi efikase, të angazhojë dhe të trajnojë mijëra aktivistë, të mobilizojë mbarë shoqërinë dhe së pari të rinjtë për mbrojtjen aktive të të drejtave të tyre qytetare”1 . Ky kapitull hedh një vështrim mbi faktorët që janë në themel të lindjes dhe zhvillimit të PORA-s si një nismë qytetare masive, duke përfshirë edhe një përshkrim shterues të formimit dhe zhvillimit të fushatës, fazave kryesore të veprimtarisë së saj dhe analizës së parimeve organizative dhe metodologjike si elementë kyç për suksesin e arritur. Duke vepruar kësisoj kapitulli do të fokusohet mbi atë çka erdh e u bë i njohur me emrin PORA i Verdhë, pa trajtuar atë që kish të bënte me të por edhe ndryshonte prej saj, PORA-n e Zezë 2.

Ukraina e periudhës së pas pavarësisë dhe demokratizimit Në vitin 1991, Ukraina u shkëput nga Bashkimi Sovjetik dhe për rrjedhojë u vetëpërcaktua si një shtet i pavarur. Edhe pse ishte diçka e rrallë ndër shtetet e periudhës pas sovjetike, ajo ia doli mbanë t’u shmangej konflikteve ndëretnike dhe luftës civile. Më 1 dhjetor të vitit 1991, Leonid Kravçuk u zgjodh presidenti i parë i Ukrainës. Më 1994 ai u zëvendësua nga Leonid Kuçma, i cili kreu dy mandate si kryetar i shtetit në Ukrainë, duke u larguar nga detyra në vitin 2004. Qysh nga viti 2000 Ukraina kishte shenjuar një rritje të konsiderueshme ekonomike. “Në rrjedhën e katër viteve të fundit rritja mesatare e përvitshme ekonomike ishte 7.3%, prodhimi industrial u rrit me 16%, ndërsa volumi i eksportit me 28%”3 . Vendi zotëronte një rrjet të zhvilluar tubacionesh gazi dhe nafte, depozitash dhe rafinerish, si dhe një rrjet të fuqishëm dhe të përparuar të energjisë elektrike. Ukraina gjithashtu është pjesë e një koridori të rëndësishëm transporti Euroaziatik. Në fillim të vitit 2000 në qeveri hyn një ekip reformatorësh të udhëhequr nga kryeministri Viktor Jushçhenko dhe zëvendëskryeministrja Julia Timoshenko. Ata nisën një sërë reformash për të kufizuar ekonominë hije dhe zbatuan një sërë aksionesh për të përmirësuar standartin e jetesës. Në mënyrë më specifike u paguan të gjitha vonesat në paga dhe në pensione.

136

1  Boris Nemtsov, duke folur në ceremoninë e përfundimit të veprimtarive të PORA-s, në 29 janar 2005. 2  E ndikuar nga OTPOR-i në Serbi dhe KMARA në Gjeorgji, PORA e Zezë ishte për një qasje më spontane dhe më të decentralizuar që synonte diskreditimin e drejtpërdrejtë të qeverisë së Kuçma-s. 3  Nga fjala e Anders Aslund në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit të SHBA-së, Washington, DC, 12 maj 2004. Tekstin e plotë të këtij fjalimi mund ta gjeni në këtë website: http://artukraine.com/ buildukraine/uafuture1.htm.


Vladyslav Kaskiv, Iryna Chupryna, Yevhen Zolotariov

Në kohën e kësaj periudhe reformash Ukraina deklaroi aspiratat e veta për integrim europian. Kjo qasje e re ngjalli një frymë optimizmi në shoqëri dhe ndikoi në stimulimin e bizneseve dhe veprimtarive sociale. Kjo periudhë kohe u karakterizua nga një rritje e qëndrueshme ekonomike dhe një bum në biznese. E megjithatë, një klasë sipërmarrësish dhe profesionistësh të rinj të shtresës së mesme dhe të lartë që vinte duke u rritur nisi të shprehte gjithnjë e më qartë pakënaqësitë e veta lidhur me tendencat sheshazi korruptive dhe autoritare të qeverisë dhe të aleatëve të saj, oligarkëve të gjithëfuqishëm ukrainas4 . Suksesi i reformatorëve kërcënonte interesat e klaneve financiare, politike dhe kriminale, ndaj dhe një vit pas ardhjes në pushtet, më 28 prill 2001, qeveria e orientuar për kah reformat dha dorëheqjen. Viktor Jushçenko u zotua: “Po shkoj në mënyrë që të kthehem sërish” 5. Kjo gjë shpuri në krijimin e opozitës demokratike të udhëhequr nga ish-kryeministri reformat politike të të cilit i garantuan atij një përkrahje të konsiderueshme në rradhët e qytetarëve. Në fillim të vitit 2002 opozita ishte shndërruar në një forcë politike me influencë. Blloku politik Ukraina Jonë fitoi zgjedhjet parlamentare në mars të vitit 2002. E megjithatë, presidenti Kuçma shtypi opozitën parlamentare dhe krijoi një maxhorancë pro presidenciale që e kontrollonte me anë të frikës, shantazhit dhe korrupsionit. Dallimet midis këtyre blloqeve të pushtetit karakterizoheshin gjithnjë e më shumë nga përparësitë kryesore sociale dhe orientimet gjeopolitike: pro ose kundër demokracisë liberale, ekonomisë së tregut dhe integrimit Euroatlantik. Në vitin 2002, Ukraina shpalli zyrtarisht aspiratën e vet për integrim Euroatlantik dhe synimet e veta për të hyrë në Bashkimin Europian dhe në NATO. E megjithatë, gjatë mandatit të presidentit Leonid Kuçhma (1994 – 2004), politika e jashtme karakterizohej nga një doktrinë “multivektoriale”6 , thënë me fjalë të tjera nga mungesa e prioriteteve dhe e një politike të jashtme të qartë. Thelbi i qasjes multivektoriale ishte një luhatje konstante midis Moskës dhe Bashkimit Europian dhe një politikëbërje në bazë të konfiguracioneve të përkohshme politike. Shumica e deklaratave të bëra nga Kuçma, që shprehnin nevojën për integrimin europian, kishin natyrë deklarative dhe nuk shoqëroheshin nga ndonjë aksion real. E megjithatë, duke pasur parasysh pozitën e saj gjeopolitike dhe potencialin në burime njerëzore, Ukraina mbetej një element kyç i sigurisë Euroatlantike. Pesha gjeopolitike e Ukrainës erdhi duke u rritur pas zgjerimit të Bashkimit Europian më 1 maj të vitit 2004, në kohën kur ajo u bë vend fqinj i disa prej shteteve anëtare të Bashkimit Europian. 4  Anders Aslund, “The Ancien Regime”, in: Anders Aslund and Michael McFaul (eds.), Revolution in Orange: the Origins of Ukraine’s Democratic Breakthrough (Carnegie Endowment for International Peace, Washington, DC, 2006), f. 23-26. 5  Intervistë me Viktor Jushçenko, The Ukrainian, 10 shtator 2004. Teksti i plotë i kësaj interviste mund të gjendet në këtë website: http://www.yuschenko.com.ua/ukr/present/Mass_media/1125/. 6  Shih Viktor Zamyatin, “One Vector”, Day newspaper, April 27, 2004, http://www.day.kiev. ua/13495/ and Andriy Okara, “Ukraine Is Focusing”, Day newspaper, July 5, 2005, http://www.day. ua/139829/.

137


ËSHTË KOHA! PORA DHE REVOLUCIONI PORTOKALLI NË UKRAINË

Aty nga viti 2004 Ukraina karakterizohej nga tendenca në rritje autoritare, në një kohë kur të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve të saj rrezikoheshin ose dhunoheshin hapur. Shoqëria e kishte humbur besimin në ish-nomenklaturën komuniste që ishte në pushtet qysh nga shpallja e pavarësisë në vitin 1991. Regjimi kishte natyrë tejet oligarkike dhe dominohej nga tri grupe kryesore të shpërndarë rajonalisht dhe që kontrollonin burime të konsiderueshme ekonomike dhe politike, në veçanti në marrëdhënie të ngushta me fraksione të ndryshme parlamentare, presidentin dhe agjencitë e sigurisë7 . Shoqëria civile po radikalizohej gjithnjë e më shumë e gjendur përballë abuzimeve të qeverisë dhe represionit që ushtrohej mbi organizatat qeveritare. Një metodë veçanërisht popullore ishte fabrikimi i mospagimit të taksave dhe për rrjedhojë, ndëshkimi me gjoba. Synimi i këtyre aksioneve ishte qartazi për të diskredituar elementët kritikë të shoqërisë civile në sytë e opinionit të gjerë publik. Duke parë situatën e mësipërme, ishte e qartë se zgjedhjet e vitit 2004 ishin vendimtare për të përcaktuar rrugën që do të ndiqte Ukraina. Kandidatët kryesorë për presidencën ishin kandidati i opozitës Viktor Jushçenko dhe kryeministri i mbështetur nga qeveria Viktor Janukoviç. Ky i fundit kishte qenë ish-guvernator i rajonin lindor të Donetskut dhe qysh nga nëntori i vitit 2002 ishte në postin e kryeministrit. Ndërkohë që në sytë e opinionit publik Jushçenko përfaqësonte zërin e një qeverisjeje me “duar të pastra”, kryeministri aktual ishte zgjedhja e bërë nga oligarkët e Donetskut. Këtu vlen të kujtohet se i madh dhe i vogël në Ukrainë e dinin se Janukoviç kishte bërë tre vjet e gjysmë burg për grabitje me dhunë.

Zhvillimi i shoqërisë civile si një forcë opozitare efektive në Ukrainë Qysh nga pavarësia në vitin 1991, shoqëria civile ka pësuar një transformim dinamik. Një numër OJQ-sh nisën të shfaqen në fillim të viteve 1990. E megjithatë, ato lindën, u zhvilluan dhe vepronin ndarazi prej njëra-tjetrës. Sipas statistikave zyrtare, në fillim të vitit 2003, në vend kishte më shumë se 30.000 OJQ aktive. Pjesa më e madhe e tyre vepronin në rajone me një infrastrukturë mjaft të zhvilluar, si Kievi, Dnipropetrovsk dhe Donetsk, ose në zona me potencial kulturor dhe intelektual, si puna e Lvivit dhe e Republikës Autonome të Krimesë, me një minoritet tartarësh të Krimesë mjaft aktivë 8 . Me autoritarizmin në rritje dhe gjithnjë e më të prekshëm të regjimit, si dhe pas çdo fushate elektorale, në vend po zhvillohej një lloj i ri organizate të shoqërisë civile: organizata civile që merrej drejtpërdrejtë me politikat elektorale, transparencën

138

7  Anders Aslund, “The Ancien Regime”, in: Anders Aslund and Michael McFaul (eds.), Revolution in Orange: the Origins of Ukraine’s Democratic Breakthrough (Carnegie Endowment for International Peace, Washington, DC, 2006), p. 9, op cit. 8  Për një informacion të mëtejshëm lidhur me këtë gjë ju lutemi të konsultoheni me këto website: www.ngoukraine.kiev.ua dhe www.civicua.org.


Vladyslav Kaskiv, Iryna Chupryna, Yevhen Zolotariov

në zgjedhje dhe mbikëqyrjen e tyre9 . Këto organizata frekuentoheshin nga të rinj që nuk dëshironin të bëheshin pjesë e partive politike (në perceptimin e tyre të korruptuara dhe që u shërbenin vetëm interesave të veta) për arsyen e thjeshtë se ishin të shqetësuar lidhur me zhvillimet e mëtejshme të proceseve demokratike. Këto organizata përpunuan një përvojë të çmuar në fushë të informacionit, edukimit dhe monitorimit. Kjo periudhë bie në sy gjithashtu nga përmirësimi i ndjeshëm i bashkëpunimit midis përfaqësuesve të sektorit civil. Krijimi i kualicioneve të OJQ-ve me peshë si dhe programet e bashkëpunimit në shkallë të gjerë që rroknin projekte të llojeve të ndryshëm e lehtësuan dhe e bënë të mundur këtë gjë. Ky koalicion gjigant OJQ-sh i quajtur Liria e Zgjedhjes u krijua në vitin 1999. Patforma të tjera me peshë përfshinin Koalicionin për Një Zgjedhje të Re 2004 dhe Komitetin e Votuesve të Ukrainës. Zhvillimi i shoqërisë civile, si një aktor i fuqishëm dhe koherent përgjatë viteve që i paraprinë valës së ndryshimeve në 2004, u mbështet nga një numër faktorësh. Në veçanti prej rritjes ekonomike dhe zhvillimit të një klase të mesme sipërmarrësish me akses në teknologji dhe, për rrjedhojë, median e pavarur, si dhe me interesa të shfaqur interesuar në biznese dhe mundësitë sociale që ofroheshin prej reformave politike (duke përfshirë këtu perspektivën e rritjes së investimeve të drejtpërdrejta të huaja), inkurajuan kërkesat sociale për liri civile. Kjo shtresë e re në lulëzim ndjehej e pakënaqur me abuzimet e pushtetit që kryheshin sheshit prej elitës politike dhe ekonomike dhe pasurimit të tyre personal të paturpshëm. Shtypja dhe përkeqësimi i gjendjes së medias së pavarur, si dhe zhdukja skandaloze e vrasja e Heorhiy Gongadze, themelues i gazetës së pavarur në web Ukrainska Pravda, sipas gjasave me urdhër të zyrtarëve të lartë qeveritarë, shqetësuan seriozisht qytetarët e thjeshtë. Por, ndërkohë që gjithë këto pakënaqësi binin në veshin e shurdhër të qeverisë, shoqëria civile u shndërrua në kanalin e artikulimit të tyre dhe me kohë nisi të bëhet gjithnjë e më e politizuar dhe më e radikalizuar10 . Ky zhvillim kulminoi me ndërmarrjen e një programi komplekst bashkëpunimi ndër aktorët e sektorit civil, program që synonte zhvillimin e zgjedhjeve presidenciale të lira e të ndershme dhe që zuri fill nën sloganin “Vala e Lirisë” të fushatës së fillimvitit 2004. Në të përfshiheshin një sërë projektesh informimi, edukimi dhe monitorimi. Vënia në jetë e kësaj fushate u bë pjesë e një strategjie demokratizimi të koordinuar nga organizata të ndryshme, duke përfshirë opozitën demokratike me ambicjen për të bërë të mundur ushtrimin e influencës së shoqërisë civile në zhvillimet politike

9  Nadia Diuk, “The Triumph of Civil Society”, në: Anders Aslund and Michael McFaul (eds.),Revolution in Orange: the Origins of Ukraine’s Democratic Breakthrough (Carnegie Endowmentfor International Peace, Washington, DC, 2006), f. 26. 10  Anders Aslund, “The Ancien Regime”, and Michael McFaul, “Conclusion – The Orange Revolution in Comparative Perspective”, in: Anders Aslund and Michael McFaul (eds.), Revolution in Orange: the Origins of Ukraine’s Democratic Breakthrough (Carnegie Endowment for International Peace, Washington, DC, 2006), f. 9-27 dhe f. 165-195, vep. cit.

139


ËSHTË KOHA! PORA DHE REVOLUCIONI PORTOKALLI NË UKRAINË

në Ukrainë, si dhe për të çimentuar rendin demokratik në vend dhe orientimin Euroatlantik. Fushata “Vala e Lirisë” përmbante shumë projekte që synonin monitorimin publik të financave të fushatës dhe përpilimin e listave të votuesve para zgjedhjeve, duke përfshirë në të një linjë informimi “hotline” për çështje që kishin të bënin me zgjedhjet, trajnimin e komisionerëve të qendrave të votimit, monitorimin ndërkombëtar të votimit në qendrat e votimit jashtë vendit dhe një fushatë informimi dhe edukimi në shkallë të gjerë të publikut të quajtur me emrin PORA.

PORA: Koha për të ndryshuar! PORA ishte një fushatë qytetare që synonte të siguronte zgjedhjen demokratike të presidentit të Ukrainës në vitin 2004 nëpërmjet zgjedhjeve të lira e të ndershme, falë informimit të pavarur të qytetarëve lidhur me rezultatin e zgjedhjeve dhe regjistrimin e shkeljeve të vërejtura gjatë procesit zgjedhor. PORA funksiononte si një nismë e bashkuar e qindra OJQ-ve ku qenë angazhuar një numër i madh vullnetarësh dhe ku zbatoheshin duzina projektesh. PORA përmblidhte elementë të monitorimit, informimit, edukimit dhe të protestës publike. Duke vepruar kësisoj PORA funksiononte brendapërbrenda një kornize më të madhe, asaj të fushatës “Vala e Lirisë”. Edhe pse ishte e mirëinformuar nga përvojat e partnerëve ndërkombëtarë, PORA drejtohej dhe mbështetej kryesisht nga aktorë vendas ukrainas nga të gjitha krahët e shoqërisë. Synimi kryesor i PORA-s, bazuar në parimet e hapjes, jo rreshtimit partiak, përgjegjësisë, vullnetarizmit, si dhe dhënies përparësi të interesave publike mbi ato të korporatave, ishte që të bënte të mundur sigurimin e kushteve për zhvillimin e demokracisë në Ukrainë, duke përfshirë këtu realizimin e reformave komplekse, formimin e strukturave transparente të pushtetit si dhe vënien sërish të theksit te zgjedhja euroatlantike e vendit përgjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2004. Objektivi më i rëndësishëm strategjik i fushatës ishte zhvillimi i zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe transparente për presidentin e Ukrainës përmes të cilave do të bëhej e mundur ardhja në pushtet e atij kandidati që mbështetej nga shumica e qytetarëve ukrainas. PORA nuk bëri fushatë për asnjë kandidat presidencial në veçanti. Parimi kyç ishte që populli i Ukrainës duhej të zgjidhte vetë presidentin e tij. Veç kësaj, anëtarët e PORA-s mendonin se zhvillimi i zgjedhjeve demokratike ishte hapi i parë për të përmirësuar situatën në vend lidhur me respektimin e lirisë së shprehjes dhe të medias, eliminimin e një korrupsioni që kishte hedhur rrënjë dhe zbatimin e ngutshëm të reformave të nevojshme ekonomike. Detyrat parësore të fushatës përmblidhnin krijimin e një mekanizmi alternativ për shpërndarjen e një informacioni objektiv përgjatë fushatës elektorale si dhe pozicionet e çdo kandidati në lidhje të drejtpërdrejtë me qytetarët e të gjithë rajoneve, rritjen 140


Vladyslav Kaskiv, Iryna Chupryna, Yevhen Zolotariov

e pjesëmarrësve në zgjedhje ndër ato grupe elektoralë që mbështesnin zhvillimin demokratik, prioritetet kombëtare dhe integrimin Euroatlantik, mobilizimin e shoqërisë për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive demokratike (veçanërisht në rast të ndonjë falsifikimi të rezultateve zgjedhore ose veprimeve të tjera jo të ligjshme të ndërmarra nga autoritetet). Menaxhimi i PORA-s u krye në një masë të madhe nga aktivistët me përvojë dhe drejtuesit si të lëvizjes studentore të krijuar në fillim të viteve 1990, ashtu edhe të Komitetit të Rezistencës Publike të të gjithë Ukrainasve, Za Pravdu! (Për të Vërtetën). E megjithatë ishin studentët ata që përbënin shumicën e aktivistëve të PORA-s, çka shpjegohet me faktin se studentët janë grupi social më i arsimuar dhe më i mirëinformuar, me një nivel të lartë solidariteti, falë mobilizimit të studentëve dhe përdorimit intensiv të teknologjive të reja të informacionit dhe të komunikimit. Për funksionimin e fushatës do të ishte jetike shpërndarja e shpejtë e informacionit. Në ato krahina ku nuk kishte institucione të arsimit të lartë, aktiviteteve të PORA-s iu bashkuan studentët e shkollave profesionale dhe teknike, gjimnazeve, liceve dhe shkollave të tjera. Në fazën e fundit të fushatës elektorale në të u angazhuan edhe përfaqësues të sipërmarrjeve të vogla e të mëdha. Përfaqësuesit e klasës së mesme ukrainase nuk u bënë vetëm një burim financiar dhe formash të tjera mbështetjeje, por ata qenë të gatshëm të angazhoheshin në veprimtari për të bërë të mundur zgjedhje të lira e të ndershme. Si një lëvizje e gjerë qytetare, PORA përmblidhte në gjirin e vet një spektër të gjerë njerëzish, si përsa i përkiste moshës, gjendjes shoqërore ashtu edhe pikëpamjeve ideologjike. Veprimtaritë e fushatës përfshinin që nga pjesëtarët e lëvizjeve të djathta nacionaliste dhe rroknin të gjithë spektrin politik, për të përfunduar tek anarkistët. Pjesa më e madhe e veprimtarive karakterizoheshin nga tri tipare fondamentale: përkushtim i fuqishëm ndaj ideve dhe parimeve të demokracisë, vendosmëri për t’iu përmbajtur këtyre parimeve, madje edhe në kushtet e një represioni dhe trusnie të ushtruar nga autoritetet, si dhe vetëdija që i përkisnin një brezi postsovjetik. Mendësia e pjesës më të madhe të anëtarëve të PORA-s nuk formësohej nga ideologjia sovjetike dhe ishte e çliruar nga frika, paragjykimet dhe skemat e trashëguara nga epoka sovjetike, çka edhe bëhej pengesë për njerëzit e gjeneratave të hershme për të dalë e për të marrë pjesë në protesta. Në fakt, aktivisti tipik i PORA-s ishte një mashkull, i moshës që shkonte nga 18 deri më 20 vjeç, si dhe student i vitit të parë ose të dytë universitet. Më shumë se 80 organizata publike nga të gjitha rajonet e vendit, më së shumti anëtare të Koalicionit të Lirisë për të Zgjedhur, shprehën gatishmërinë e tyre për t’i ofruar mbështetje fushatës, ndërkohë që një “deklaratë lidhur me përkrahjen për fushatën mbarëkombëtare të informimit dhe edukimit PORA” u nënshkrua prej përfaqësuesve të këtyre organizatave në harkun kohor nga marsi deri në prill të vitit 141


ËSHTË KOHA! PORA DHE REVOLUCIONI PORTOKALLI NË UKRAINË

2004. Fushatës së porsakrijuar iu bashkuan edhe anëtarë të të gjitha organizatave të mëdha rinore ukrainase, duke përfshirë këtu Rininë Kristian-Demokrate të Ukrainës, Unionin e të Rinjve Ukrainas, Zarevo, Të Rinjtë Prosvita, Shoqatën e Studentëve të Drejtësisë, si dhe organizata studentësh të universiteteve dhe instituteve të arsimit të lartë. Struktura organizative e PORA-s u ngrit mbi modelin e administrimit të një rrjeti horizontal. Elementi qendror i strukturës ishte i ashtuquajturi Riys, një grup i lëvizshëm rajonal. Kjo strukturë ofronte informacion dhe njohuri për votuesit e një rajoni të caktuar dhe çdonjëra prej tyre përmbante nga 10 deri më 15 anëtarë. Përafërsisht 400 Riys përbënin një rrjet veprimtaritë e të cilit kapnin rreth 25 milion njerëz. Riys vepronin në territore administrative të quajtur Kusches, ku objekt i punës qenë banorët e këtyre njësive. Krejt territori i Ukrainës mbulohej nga 78 Kusches, ku çdonjëra prej tyre përmbante një popullsi prej afro 500.000 banorësh dhe reflektonte profile specifikë rajonal, social dhe kulturor. Detyra parësore e qendrës së koordinimit ishte organizimi i punës së grupeve Riys. Qendra përgjigjej për përpunimin e strategjisë së informacionit të fushatës, koordinimin e aksioneve të njësive rajonale, organizimin e punës për prodhimin dhe shpërndarjen materialeve të shtypura dhe për konsultimin me partnerët. Qendra e koordinimit merrej edhe me kontaktet me rajonet, përpunimin e programit të fushatës, dimensionin krijues të informimit të publikut, marrëdhëniet me publikun, bashkëpunimin ndërkombëtar, sistemet e sigurisë së informacionit dhe të komunikimit, ndihmën ligjore dhe përkujdesjen për aktivistët (në raste keqtrajtimesh nga ana e qeverisë), nxjerrjen e fondeve dhe administrimin e financave, dhe në fund me logjistikën dhe çështje me karakter organizativ. Veç këtyre, në gjirin e këshillit të fushatës bënin pjesë figura publike me ndikim, përfaqësues të bashkësisë së biznesit, të politikës, shtetit dhe të strukturave ndërkombëtare, si dhe kishte për detyrë të merrte vendime të rëndësishme strategjike e të siguronte mbështetje politike për fushatën. Asambleja kushtetuese e fushatës së PORA-s me pjesëmarrjen e 70 drejtuesve rajonalë u zhvillua në Uzhhorod nga 14 deri më 18 prill. Në mënyrë që të ruante stabilitetin dhe efikasitetin, qendra e koordinimit të PORA-s përpunoi një sistem të decentralizuar të administrimit financiar e të burimeve. Me ndihmën e partnerëve kryesorë të fushatës u përpunua një skemë për diversifikimin e burimeve financiare, si dhe për burime shtesë për veprimtari individuale dhe projekte. Kjo skemë ndihmoi për uljen e rrezikut që mund të vinte nga përqëndrimi i burimeve. Fondi fillestar i fushatës u sigurua nga themeluesit e vetë PORA-s. Fondet u përdorën për të organizuar veprimtari, për të zhvilluar mbështetje për informacionin dhe për të shtypur materiale. Trajnimi i veprimtarëve u bë i mundur falë granteve të vogla të siguruara nga German Marshall Fund i SHBA-së, Freedom House dhe Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar e Kanadasë (në total rreth 130.000 USD). Vlen të theksohet 142


Vladyslav Kaskiv, Iryna Chupryna, Yevhen Zolotariov

se kjo shumë ishte krejt minimale po qe se do ta krahasonim me shumën në total të mbështetjes financiare që ishte dhënë nga bashkësia ndërkombëtare për lëvizje të ngjashme në Serbi dhe në Gjeorgji. Sipërmarrës nga e gjithë Ukraina bënë të mundur sigurimin e burimeve bazë aq të nevojshme për zhvillimin e veprimtarive të PORA-s në kohën e zgjedhjeve presidenciale. Një masë e konsiderueshme e tyre kishte qenë angazhuar drejtpërdrejtë në lëvizjen studentore në fillim të viteve 1990. Mbështetja e dhënë qe kryesisht në natyrë, domethënë në shtypjen e materialeve, sigurimin e mjeteve të transportit e të komunikimit etj. Mendohet që vlera e mbështetjes në natyrë duhet t’i ketë kaluar 6.5 milion USD. Para të thata PORA ka shpenzuar 1.56 milion USD. Më shumë se 60 përqind e këtyre burimeve u shpenzuan gjatë Revolucionit Portokalli për nevoja organizative: çadra kampi, transport, ushqime etj. Qasja e PORA-s u frymëzua pjesëmarrja në lëvizjen paqësore të studentëve në përpjekjet për pavarësinë e vendit në fillim të viteve 1990, përvojën e Ukrainës pa lëvizjen e Kuçma-s, si dhe veprimtaritë e Komitetit Publik të Rezistencës së të Gjithë Ukrainasve Za Pravdu! (Për të Vërtetën) në vitet 2000 dhe 2001. Në metodat e përdorura prej tyre hynin grevat e urisë, demonstratat, mitingjet, grevat dhe forma të tjera të aksionit protestues. Metodat e përpunuara nga lëvizja studentore në fushat e zhvillimit rrjetit të vullnetarëve, të krijimit të komiteteve të grevave në universitete dhe inskenimin e protestave rezultuan efektive në kohën e fushatës të vitit 2004. Mënyra kryesore e aksionit të protestave masive (ngritja e kampeve me çadra në kryeqytet dhe në qytete të tjera të vendit) e ka origjinën e vet në protestat e studentëve të viteve 1990. Në fazën që u parapriu zgjedhjeve të vitit 2004, erdh’e u bë gjithnjë e më e qartë se Ukraina kishte probleme të mëdha lidhur me zhvillimet demokratike në vend (korrupsion i gjithanshëm, shkelje të të drejtave të njeriut dhe përndjekje e medias së pavarur). Në këtë kontekst nisma për të mbajtur protesta u rishfaq në veprimtaritë e Komitetit të Qëndresës Publike të të gjithë Ukrainasve, Za Pravdu! (Për të vërtetën), i themeluar në kohën kur qëndresa ndaj regjimit të Kuchmas sa vinte e po rritej në vitet 2000 e 2001. Protestat u shkaktuan pas zhdukjes dhe vrasjes së hamendësuar të gazetarit të opozitës Heorhiy Gongadze, kryeredaktor i sajtit në internet, Ukrainska Pravda, në shtator të vitit 2000, si dhe të sabotimit që iu bë nga ana e autoriteteve hetimit për gjetjen e vrasësve. Kundër pjesëmarrësve në këto protesta autoritetet përdorën represionin në masë. Në procesin e përgatitjes dhe të vënies në jetë të fushatës PORA, u morën dhe u analizuan hollësisht përvojat e Ukrainës pa Kuçman, Revoltohu Ukrainë! dhe Komiteti i Rezistencës Publike të të gjithë Ukrainasve Za Pravdu! (Për të vërtetën). Të preokupuar për të shmangur hierarkinë dhe për të ruajtur marrëdhëniet horizontale midis pjesëmarrësve, as lëvizja Ukraina pa Kuçman, as Komiteti i Rezistencës Publike të të gjithë Ukrainasve Za Pravdu! (Për të vërtetën), nuk e kuptuan rëndësinë e një

143


ËSHTË KOHA! PORA DHE REVOLUCIONI PORTOKALLI NË UKRAINË

bashkërendimi të koordinuar. Një mungesë e plotë e planifikimit strategjik dhe paaftësitë në çështjet organizative bënë që disa prej funksioneve ekzekutive të mos kryheshin, si dhe që të mos kishte kurrfarë mbikëqyrjeje. Po kështu nuk u bë asgjë edhe për promovimin e një imazhi pozitiv të këtyre lëvizjeve në sytë e bashkësisë ndërkombëtare. Ukraina pa Kuchman nuk u identifikua qartësisht si një lëvizje që e bazonte veprimtarinë e vet në një qëndresë krejtësisht paqësore. Një sërë përleshjesh me policinë i shtynë një numër njerëzish të dilnin nga radhët e lëvizjes. Nga ana tjetër Komiteti i Rezistencës Publike të të gjithë Ukrainasve Za Pravdu! (Për të vërtetën) vuante nga një politizim i tejskajshëm. Një pjesë e madhe e anëtarëve të kësaj lëvizjeje ishin, gjithashtu, anëtarë partish politike, çka bëri që legjitimiteti i këtij Komiteti të luhatej në sytë e publikut.

Shpalosja e fushatës Plani i aksionit u nda në dy faza, në përputhje me objektivat dhe detyrat e fushatës. Faza e parë përfshinte implementin e një sërë aksionesh që kishin të bënin me informimin dhe edukimin e qytetarëve për një pjesëmarrje sa më të lartë në zgjedhje, kundërvënie ndaj censurës, si dhe pajisja e qytetarëve me një informacion objektiv rreth fushatës zgjedhore, programet të kandidatëve të veçantë, të drejtat e votuesve dhe nevoja e mbrojtjes së tyre në raste dhunimesh. Faza e dytë parashikonte organizimin e protestave masive për të mbrojtur rezultatin e zgjedhjeve në rast të një manipulimi të mundshëm. Në mars të vitit 2004, u përpunuan elementët kryesorë grafikë të fushatës, u vendos për emrin (PORA), si dhe për logon e saj. PORA ka të njëjtin kuptim si në gjuhën ukrainase ashtu edhe ruse, çka ishte diçka e rëndësishme për një vend dygjuhësh. Veç kësaj PORA mund të përdoret edhe si emër (në kuptimin e “ka ardhur koha”), por edhe si një imperativ me një thirrje për aksion (koha për t’i vënë gishtin kokës, koha për të zgjedhur etj.). Ngjyrë kryesore e fushatës u përzgjodh e verdha, por në përdorim ishin edhe e kuqja dhe e zeza. Website i fushatës u vendos të ishte www.pora.org.ua, i cili shërbeu jo thjesht e vetëm si një burim informacioni, por, gjithashtu, edhe për bashkërendimin midis departamenteve rajonalë. Ky website ka qenë dhe mbetet një nga pesë sitet politikë në Internet më popullor në Ukrainë. Po kështu, u krijua edhe një sistem i shpërndarjes së menjëhershme të informacionit me anë të SMS, i cili rezultoi se ishte i rëndësishëm. Më 9 mars 2004, koncepti i fushatës u prezantua zyrtarisht në www.hotline.net.ua – “Gjithçka rreth Zgjedhjeve”.

144

Një nga aksionet e para publike të PORA-s, si dhe një nga më të rëndësishmit, synonte pikërisht zgjedhje të lira e të ndershme bashkiake në qytetin e Mokacheve-s, në zonën e Transkarpateve, më 18 prill 2004. Këto zgjedhje u zhvilluan nën vëzhgimin e organizatave ndërkombëtare, në veçanti të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE). E megjithatë përfaqësuesit e autoriteteve në pushtet i konsideruan


Vladyslav Kaskiv, Iryna Chupryna, Yevhen Zolotariov

këto zgjedhje një lloj prove të përgjithshme për zgjedhjet e ardhshme presidenciale që do të zhvilloheshin në tetor 2004, ndaj dhe shtinë në punë një arsenal të tërë të metodave nga më të dhunshme të obstruksionizmit: frikësim të votuesve, ndeshje fizike, hyrje me dhunë në qendrat e votimit dhe vjedhje të kutive të votimit. Pavarësisht nga fitorja e pastër e kandidatit tjetër, fitues u shpall kandidati pro regjimit, Ernest Nuser. Në bashkëpunim të ngushtë me përfaqësuesit e Koalicionit për Lirisë për të Zgjedhur, aktivistët e PORA-s punuan si vëzhgues dhe kryen sondazhe publike ditën e zgjedhjeve. Pas një sërë treguesish të qartë të falsifikimit të votave në favor të Ernest Nuserit, fushata mobilizoi banorët e qytetit për të dalë në mbrojtje të drejtave të tyre dhe që të ushtronin trusni mbi autoritetet lokale. Banorët e kampit të çadrave shpërndanë broshura me kopje të protokolleve të komisioneve zgjedhore zonale, rezultatet e numërimit të votimit paralel dhe exit poll-et e kryera nga OJQ të pavarura. Më 8 maj, aktivistët e PORA-s i drejtuan një letër të hapur Ernest Nuserit ku i kërkonin të jepte dorëheqjen dhe t’u kërkonte ndjesë banorëve të qytetit. Një ditë më pas një tjetër letër e hapur rreth ngjarjeve në Mukacheve iu drejtua kryeministrit Viktor Janukoviç. Më 11 maj, PORA kishte mbledhuir më shumë se 7000 firma nga banorë të Mukacheve-s që u dilnin në krah veprimeve të saj. Po atë ditë veprimtarë të saj organizuan një aksion publik satirik “Koha për biskota të thata”, çka kishte të bënte me përgatitjen e një diete të ushqyeri në burg për kreun e komisionit zgjedhor të Mukacheve-s, Juri Peresta (njeriun që ishte përgjegjës për manipulimet në zgjedhje). Dieta iu dorëzua Ernest Nuserit. Në fund të majit aktivistët e PORA-s nisën të piketojnë administratën krahinore Transkarpate. Në Kiev, PORA organizoi një ekspozitë me titull “MUKAcheve e demokracisë” (në gjuhën ukrainase kjo është një lojë fjalësh: muka do të thotë dhimbje ose torturë) në mjediset e Universitetit Kombëtar të Akademisë Kiev-Mohyla, me fotografi ku shfaqeshin qendra votimi të dhunuara, dritare e karrige të thyera dhe njerëz duke u përleshur me gangesterë. Më 1 qershor, PORA vari në galeri flamujt e fushatës në kohën që në parlament po zhvillohej një seancë dëgjimore kushtuar hetimit të krimeve të kryer gjatë zgjedhjeve në Mukacheve. Me anë të këtyre aksioneve, PORA ia doli mbanë ta shtrëngonte kryetarin e bashkisë, të zgjedhur ilegalisht, të jepte dorëheqjen. Ky sukses i frymëzoi anëtarët e saj të formulonin Manifestin e PORA-s, dokumentin ideologjik të fushatës, ku parashtroheshin parimet kryesore të saj, duke përfshirë angazhimin e vazhdueshëm në luftë për një demokraci të vërtetë në Ukrainë. Manifesti shpallte: “Liria është vlera më e madhe, ndaj dhe duhet mbrojtur”. PORA krijoi një përvojë të dobishme gjatë monitorimit të zgjedhjeve në krahinën bujqësore të Poltavskas në Ukrainën qendrore (20 qershor 2004), në qytetin e rëndësishëm jugor të Odesës (30 maj 2004) dhe në qytetin industrial të Vakusheves, në Ukrainën lindore (11 korrik 2004). Përgjatë këtyre zgjedhjeve u vunë në sprovë lidhjet

145


ËSHTË KOHA! PORA DHE REVOLUCIONI PORTOKALLI NË UKRAINË

midis grupeve të lëvizshme të drejtuesve, monitorimi i listave të zgjedhësve, aksesi në burimet e informacionit, vëzhgimi i komisioneve zgjedhore, kontrolli i përdorimit të burimeve administrative, monitorimi i votës dhe organizimi i protestave masive. Një element kyç në këtë kohë ishte testimi i formateve të ndryshme të veprimtarive që kishin të bënin me informacionin dhe edukimin, si metodat “dorë më dorë” dhe “derë më derë”, të cilat kishin rezultuar efektive për rritjen e pjesëmarrjes në zgjedhje në fushatën OK ’98 në Sllovaki. Në gusht të vitit 2004, PORA luajti një rol aktiv në Revolucionin e Sumy-t, në të cilin studentë universitarë në qytetin verior të Sumyt ndërmorën një sërë aksionesh masive për të protestuar kundër shkrirjes së papërligjur dhe ilegjitime të disa universiteteve lokale, si dhe të trusnisë politike të ushtruar ndaj tyre prej autoriteteve. Më 7 gusht 2004, duke dalë kundër arrestimeve në masë dhe pa dallim të studentëve në Sumy, PORA ripohoi vendosmërinë e vet për të mbrojtur të drejtat e studentëve në përputhje me ligjin ukrainas dhe standardet ndërkombëtare. Po atë ditë pjesëmarrësit në kampin e trajnimit të ngritur prej PORA-s në Eupatoria, iu bashkuan marshimit të studentëve të Sumyt drejt Kievit. Trajnimi luajti një rol të rëndësishëm përgatitor para se të fillonte faza aktive e fushatës. Nga 1 deri më 8 gusht 2004 në Krime, në qytetin e Eupatorias u ngrit një kamp trajnimi i quajtur “PORA pochynaty!” ose “Koha për të filluar!” ku morën pjesë më shumë se 300 udhëheqës rajonalë të fushatës. Leksionet intensive dhe seminaret interaktive mbuluan një sërë elementësh të rëndësishëm për aktivistët dhe drejtuesit rajonalë, si çështje të brendshme organizative, marrëdhënie të ndërveprimit me jashtë të fushatës me një numër grupesh të caktuara dhe metoda të organizimit të protestave. Shtatori i vitit 2004 shënoi konsolidimin përfundimtar të një rrjeti stabël të 72 qendrave rajonale, ku përfshiheshin rreth 150 grupe të lëvizshëm në të gjithë Ukrainën. Në muajt në vazhdim vijoi mobilizimi i vullnetarëve, i cili rezultoi në rregjistrimin e më shumë se 30.000 njerëzve. Strategjia e informacionit të fushatës përmblidhte pesë faza që synonin çështje individuale të konceptuara si jetike për zgjedhje të ligjshme e demokratike, duke përfshirë shpërndarjen e informacionit objektiv rreth fushatës zgjedhore dhe programet e kandidatëve të ndryshëm, mobilizimin e votuesve për të marrë pjesë në zgjedhje, shpjegimin e të drejtave të votuesve, informimin rreth akteve kriminale në rast të shkeljes së kodit zgjedhor dhe, në rast se do të gjykohej e nevojshme, thirrje publike për protesta masive.

146

Shtatori dhe tetori i vitit 2004 ishte një periudhë kyçe për realizimin e komponentëve informativë dhe edukativë të fushatës së PORA-s. Faza e parë e fushatës së informimit “Është koha për t’u ngritur!” kishte filluar qysh në gusht dhe u drejtohej kryesisht studentëve dhe të rinjve me një thirrje që t’u bashkoheshin radhëve të PORA-s si vullnetarë. Materialet e prodhuara gjatë kësaj faze u shpërndanë më së shumti në


Vladyslav Kaskiv, Iryna Chupryna, Yevhen Zolotariov

mjediset studentore: universitete, konvikte studentësh përmes rrjetit të organizatave të të rinjve dhe në kohën e kampingut trajnues në Eupatoria. Në fillim të shtatorit 2004, u vu në jetë elementi i dytë i fushatës, ai me titull “Është koha për të menduar”, me synimin për t’i pajisur votuesit me informacionin e duhur rreth zgjedhjeve presidenciale, të drejtat e votuesit, si dhe për kandidatët për presidencën dhe programet e tyre. Forma të ndryshme publikimesh, fletushka dhe afishe u shpërndanë “derë më derë”, në mjetet e transportit publik, duke shtënë në punë një sërë metodash krijuese. Informacioni u shpërnda gjithashtu edhe nëpërmjet Internetit dhe postës elektronike. Në fillim të tetorit 2004, aktivistët e PORA-s u vunë të realizonin dy faza të tjera të fushatës së informimit. “Është koha për të votuar” synonte rritjen e numrit të pjesëmarrësve në zgjedhje në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. PORA shtiu në punë një sërë teknikash, duke përfshirë koncertet, veprimtaritë civile dhe materialet e shtypur për të mbërritur segmente të ndryshme të popullsisë, veçanërisht të rinjtë. Në të njëjtën kohë, u vu në jetë një aksion preventiv i quajtur “Është koha për të kontrolluar”, i cili synonte parandalimin e manipulimeve elektorale. Kjo fazë parashikonte dërgimin e letrave të personalizuara përfaqësuesve të autoriteteve lokale, krerëve dhe anëtarëve të komisioneve zgjedhore, si dhe punonjësve të organeve të sigurisë, duke i informuar ata lidhur me përgjegjësitë ligjore që kishte çdonjëri prej tyre në rast të shkeljes së kodit zgjedhor. Në bashkëpunim me Koalicionin e Lirisë për të Zgjedhur, PORA organizoi monitorimin në të gjithë vendin të listave të zgjedhësve. Kjo gjë tërhoqi vëmendjen e zgjedhësve lidhur me manipulimin e listave të votuesve gjatë fushatës zgjedhore. Veç këtyre, më 29 shtator 2004, PORA ndërmori një aksion në të gjithë vendin duke u bërë thirrje anëtarëve të komisioneve zgjedhore (TEC) në të 225 zonat elektorale në mbarë Ukrainën për t’i administruar zgjedhjet me ndershmëri. Një nga veprimtaritë kyçe të PORA-s në këtë periudhë ishte diskreditimi i organeve të medias që sistematikisht përhapnin informacion të njënashëm dhe të shtrëmbëruar. Aksioni kishte të bënte me shpërndarjen e stikersave me logot e pesë mediave të njohura në Ukrainë (kanaleve televizivë UT-1, Inter, 1+1, si dhe të gazetave Fakty dhe Segodnia) me sloganin “Janë gënjeshtarë”. Pranë zyrave të stacioneve televizivë të lartpërmendur u kryen edhe një sërë aksionesh (“Është më mirë të gëlltitesh sesa të llapësh”, “Vrit TV-në brenda teje” e të tjera). PORA shpërndau deri në skajet më të humbura të vendit materiale të shtypura. Kjo gjë erdh’ e u bë një instrument i fuqishëm për të kapërcyer bllokadën informative, si dhe për të bërë të mundur që edhe qytetarët e pjesëve më të izoluara të vendit të bënin një zgjedhje duke qenë të informuar. Pavarësisht nga shpërpjesëtimet në mbulimin televiziv, kanalet kryesorë të TV i mbuluan aksionet e PORA-s, të impresionuar nga karakteri i pazakontë dhe kurajoja e veprimtarëve të saj. Në luftën kundër regjimit e qeshura u bë një instrument i fuqishëm. Për shembull aktivistët e PORA-s organizuan 147


ËSHTË KOHA! PORA DHE REVOLUCIONI PORTOKALLI NË UKRAINË

shfaqje teatri me titull “Kushërinjtë e vezës”, duke aluduar për një incident më 4 tetor ku kryeministri Viktor Janukoviç u godit me vezë para ndërtesës së qeverisë në IvanoFrankivsk. Në tërësi në suazë të gjashtë fazave të fushatës së informimit (“Koha për tu ngritur”, “Koha për t’u menduar”, “Koha për të votuar”, “Koha për të fituar”, “Koha për të kuptuar – ata gënjejnë” dhe “Voto ose do të humbisni”), u publikuan dhe u shpërndanë anekënd vendit 37 lloje të ndryshme materjalesh të shtypur me një tirazh të përgjithshëm rreth 40 milion kopje. Versioni në anglisht i website-it të PORA’s dhe shkëmbimet e rregullta të lajmeve në postën elektronike luajtën një rol të rëndësishëm në vendosjen dhe ruajtjen e kontakteve me përkrahësit dhe partnerët ndërkombëtarë. Kësisoj njerëzit jashtë Ukrainës jo vetëm që mësonin lajmet më të fundit nga PORA, por kjo gjë, gjithashtu, gjeneroi mbështetjen ndërkombëtare për lëvizjen, siç qe “Letra e Lirisë dhe e Solidaritetit”, që u nënshkrua nga më shumë se 560 njerëz nga 29 vende të botës. Veç kësaj, një fletushkë speciale rreth rolit të shoqërisë civile në Ukrainë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2004, e quajtur “Koha për të ndryshuar”, iu dërgohej rregullisht qindra marrësve në Shtetet e Bashkuara dhe në Europë 11.

Reagimi shtetëror Në fillim të tetorit të vitit 2004, të frikësuar nga pwrmasat mbresëlënëse të veprimtarive të PORA’s, si dhe prej karakterit të parrokshëm të grupeve të saj të lëvizshëm, regjimi ndërmori një valë të paparë represioni kundër udhëheqësve dhe aktivistëve të saj. Kjo valë persekutimi mbërriti kulmin me fabrikimin e një rasti kriminal me anë të të cilit PORA akuzohej për akte terrorizmi. Në një konferencë për shtyp më 14 tetor 2004, PORA bëri të ditur nismën për të hartuar një “listë të zezë” të të gjithë atyre zyrtarëve shtetërorë të angazhuar në akte dhune kundër aktivistëve të Poras, studentëve dhe anëtarëve të organizatave të tjera publike, si dhe të atyre që ishin bërë të njohur me akte dhune dhe shkeljeje të të drejtave dhe lirive kushtetuese të qytetarëve të Ukrainës. Më 15 tetor 2004, zyrat e PORA’s në Kiev u bastisën. Policia e shtetit gjeti eksploziv në këto mjedise. Kaq mjaftoi për të ngritur një padi penale kundër PORA’s. Aktivistët e saj u akuzuan për “organizimin e njësive të jashtëligjshme ushtarake” dhe për “organizimin e akteve terroriste”. Kjo gjë vijoi me bastisjen e zyrave të Kualicionit të Lirisë për të Zgjedhur, apartamenteve të banimit të drejtuesve të fushatës, si dhe me burgosjen dhe marrjen në pyetje të më shumë se 110 aktivistëve të PORA’s. Në krahina të ndryshme të Ukrainës u fabrikuan 15 padi penale kundër aktivistëve të PORA’s me akuza që shkonin nga falsifikimi i kartëmonedhave, përdhunimi, mbajtje të jashtëligjshme të armëve dhe eksplozivëve. Më shumë se 300 persona që kishin marrë pjesë në veprimtaritë e PORA’s u arrestuan dhe u burgosën para se të zhvillohej raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale.

148

11  Arkivi i të gjithë buletinëve të botuar në www.pora.org.ua.


Vladyslav Kaskiv, Iryna Chupryna, Yevhen Zolotariov

PORA u përgjigj me një sërë reagimesh nën sloganin “Nuk jemi terroristë”. Më konkretisht, më 18 tetor 2004 aktivistët e PORA’s u vetëprangosën me zinxhirë te Monumenti i Pavarësisë në Kiev. PORA i dënoi sulmet e autoriteteve kundër të drejtave dhe lirive demokratike, duke iu drejtuar OJQ-ve, partive politike dhe organizatave ndërkombëtare me një thirrje për solidaritet, thirrje që u nënshkrua nga Koalicioni i Lirisë për të Zgjedhur i OJQ-ve ukrainase, Grupi i Helsinkit në Ukrainë për të Drejtat e Njeriut, një numër autorësh të njohur Lviv, Amnesty International, përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare, si dhe një numër i madh qytetarësh ukrainas. Amnesty International i cilësoi aktivistët e arrestuar të PORA’s “të burgosur të ndërgjegjes”. Rezultat i këtyre aksioneve ishte rrëzimi edhe i iluzionit më të fundit që mund të kishte mbetur në sytë e opinionit publik ukrainas lidhur me mundësinë për të mbajtur zgjedhje të lira dhe të ndershme. Pas 21 tetorit 2004, PORA u shndërrua nga një fushatë informuese dhe edukative në një fushatë qytetare që rrihte në organizimin e mbrojtjes aktive të rezultatit të zgjedhjeve, duke u fokusuar thelbësisht “në aksion të drejtpërdrejtë”, duke përfshirë organizimin e protestave masive. Orvajtjet e autoriteteve për të lidhur veprimtaritë e PORA’s me akte terrorizmi ishte një sfidë serioze për fushatën. Ruajtja e legjitimitetit të fushatës në sytë e votuesve dhe të opinionit publik ishte diçka jetike. Për këtë arsye veprimtaria studentore u ngrit një shkallë më lart dhe u bë më e dukshme. Perceptimi publik për studentët në Ukrainë është në përgjithësi pozitiv. PORA vendosi të krijonte komitete grevistësh në institucionet e arsimit në të gjithë Ukrainën. Këto të fundit luajtën një rol kyç në kontekstin e Revolucionit Portokalli.

Një lëvizje qytetare me një diferencë Sipas Nadia Diuk “aspekti më prekës i Revolucionit Portokalli ishte shkalla e pjesëmarrjes masive – jo vetëm në Maidan – por gjithashtu edhe ata miliona njerëz që i ndiqnin ngjarjet me anë të televizorit Channel 5, ose duke dëgjuar Radio Era, ose nga tregimet e miqve dhe të të afërmve në Maidan”12 . Njeriut i falet nëse e merr si të mirëqenë këtë fakt dhe ndërkaq nënvlerëson rëndësinë që përfaqësonte në të vërtetë ky mobilizim i masave. Suksesi eventual i këtij revolucioni ka të bëjë me suksesin e PORA-s dhe partnerëve të saj që kryen mobilizimin. Lëvizja kishte shumë gjëra të përbashkëta me pararendëset e saj në vende të tjera13 . Por nga ana tjetër PORA shpalosi disa tipare krejt unike ukrainase. Një diskutim më i hollësishëm, si i ngjashmërive ashtu edhe dallimeve midis PORA-s dhe lëvizje të tjera, është i domosdoshëm në këtë pikë. 12  Nadia Diuk, “The Triumph of Civil Society”, in: Anders Aslund dhe Michael McFaul (eds.), Revolution in Orange: the Origins of Ukraine’s Democratic Breakthrough (Carnegie Endowment for International Peace, Washington DC, 2006), f. 69-84, vep. e cit. 13  Shih Pavol Demes dhe Joerg Forbrig, “Pora – ‘Ka ardhur koha’ për demokraci në Ukrainë”, te: Anders Aslund dhe Michael McFaul (eds.), Revolution in Orange: the Origins of Ukraine’s Democratic Breakthrough (Carnegie Endowment for International Peace, Washington DC, 2006), f. 85-102, vep. e cit.

149


ËSHTË KOHA! PORA DHE REVOLUCIONI PORTOKALLI NË UKRAINË

PORA lindi si një nismë jo partiake dhe e pavarur. E megjithatë që veprimtaritë e ndërmarra prej saj të qenë të suksesshme, lypsej një komunikim i shpeshtë me përfaqësuesit e forcave të ndryshme politike. Qysh në kohën e zgjedhjeve bashkiake në Mukacheve, PORA bashkëpunoi me kandidatët kryesorë për të bërë të mundur zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Gjatë zgjedhjeve presidenciale, PORA informonte vazhdimisht shtabet elektorale të kandidatëve rreth veprimtarive të saj, si dhe i përditësonte me të dhënat që dilnin nga monitorimi i zgjedhjeve. Sidoqoftë, PORA nuk u rreshtua përkrah as edhe një kandidati për president gjatë fushatës zgjedhore. Pas shpalles së rezultateve të raundit të parë, PORA deklaroi publikisht se dukej sheshit që regjimi aktual ishte i vendosur ta ruante pushtetin me anë të manipulimit të zgjedhjeve presidenciale, duke dalë në krah të kandidatit të vet Viktor Janukoviç. Në përgjigje të kësaj, PORA ndërmori një sërë aksionesh të drejtpërdrejta me synimin për të mbrojtur zgjedhjet e lira e të ndershme. Ndaj, duke nisur nga data 15 tetor 2004 këto veprimtari u bashkërenduan me koalicionin e forcave demokratike Syla Narodu (Pushteti popullit), ku bënin pjesë partia e Viktor Jushçenkos Ukraina jonë, Partia Socialiste e Ukrainës dhe kolaicioni i udhëhequr nga Julia Timoshenko. Të gjitha këto forca politike punuan së bashku me PORA-n dhe disa lëvizje të tjera qytetare (Studentska Khvylia [Vala studentore], Chysta Ukraina [Ukraina e pastër]), në kuadër të një plani aksioni që fokusohej në bërjen të mundur të publikimit të rezultatit të ligjshëm të zgjedhjeve, si dhe përgatitjes për protesta masive në rast të manipulimit të zgjedhjeve. Kësodore bashkëpunimi i ngushtë i PORA-s me forcat politike opozitare zuri fill vetëm pas raundit të parë të zgjedhjeve. Ky bashkëpunim bazohej mbi partneritetin, por në të nuk hynte shkrirja e strukturave organizative dhe e burimeve. Falë statusit jo qeveritar dhe jo partiak të fushatës së PORA-s, si partnerë të saj numërohen një sërë OJQ-sh ukrainase, organizatash ndërkombëtare dhe lëvizjesh demokratike në vende të tjera, veçanërisht në Europën Qendrore e Lindore. Edhe pse PORA përfitoi burime modeste prej partnerëve të huaj dhe ndërkombëtarë, e vërteta është se përvoja e tyre, solidariteti dhe përkrahja politike bënë shumë që fushata e saj dhe roli për proceset demokratike të fuqizoheshin. Struktura administrative dhe burimet njerëzore të PORA-s në një shkallë të madhe vinin nga stafi i kualifikuar dhe burimet organizative të organizatave jo qeveritare ekzistuese, në veçanti prej atyre që i përkisnin Koalicionit të Lirisë për të Zgjedhur. Bashkëpunimi me një grup të vogël mediash të pavarura ia dha hapësirë publikimit të aktiviteteve të PORA-s. Shërbimi i informacionit “Hotline” (www.hotline.net.ua), një gazetë në Internet e quajtur Ukraina Pravda (www.pravda.com.ua), Channel 5, Radio Era, si dhe gazetat Ukraina Moloda dhe Vechyrny Visty, luajtën një rol të dorës së parë për të përcjellë në popull mesazhet e fushatës.

150

Në rrafshin ndërkombëtar dhe në radhët e lëvizjeve të huaja të ngjashme, ndër më të çmuarat qenë përvojat e vjela nga fushata sllovake OK ’98, Solidarnosc (Solidariteti)


Vladyslav Kaskiv, Iryna Chupryna, Yevhen Zolotariov

në Poloni dhe FIDESZ në Hungari. Fushata me shtrirje të gjerë OK ’98 në Sllovaki ia doli mbanë të rriste pjesëmarrjen e votuesve në një vend me pjesëmarrje tradicionalisht të ulët, siç ishte Sllovakia, çka bëri të mundur garantimin e kalimit paqësor të pushtetit nga qeveria e Meçiarit në duart e forcave demokratike, duke zhvilluar veprimtari që shkonin në favor të mobilizimit të votuesve, edukimit të tyre dhe parandalimit të manipulimeve elektorale. PORA e ngriti strategjinë e vet pikërisht mbi këto tri shtylla. Figura të njohura të fushatës OK ’98 luajtën një rol të dorës së parë në trajnimin e aktivistëve të PORA-s në kampin e trajnimit në Eupatoria, ndërsa të tjerë kontribuan në zhvillimin e strategjisë së informimit publik të fushatës. Ashtu si Solidarnosci polak, PORA ishte e orientuar për kah zhvillimi i një lëvizjeje të gjerë publike, ndaj dhe shfrytëzoi në mënyrë të konsiderueshme rrjetin e komiteteve të grevistëve. Ndër lëvizjet partnere të PORA-s hynte ZUBR14 , si dhe organizata të tjera demokratike në Bjellorusi. Më 9 mars 2004, ZUBR nënshkroi një deklaratë partneriteti me PORA-n. Përfaqësues të këtyre lëvizjeve, së bashku me një numër të madh aktivistësh nga vende të tjera, morën pjesë në ngjarjet e Revolucionit Portokalli. Përvoja e OTPOR-it në Serbi dhe e KMARA-s në Gjeorgji ishte më pak e aplikueshme në Ukrainë. Karakteri postmodern, karnevalesk i revolucionit ukrainas, parimet e tij pacifiste dhe mungesa e dhunës janë disa nga elementët më kuptimplotë të ndryshimeve me ngjarjet në Serbi e në Gjeorgji. E megjithatë, PORA shtiu në punë e përdori disa prej logove dhe simboleve të këtyre lëvizjeve (për shembull, ora u huazua nga logotipet e fushatës në Serbi “Gotov je!” [Ka marrë fund!]). E vërteta është se PORA u konceptua posaçërisht si diçka që i shkonte kontekstit ukrainas, duke marrë parasysh specifikat e situatës politike dhe sociale në Ukrainë, duke përfshirë këtu përmasat e vendit, popullsinë, administratën, veçanësitë kulturore dhe gjeografike, faktorët rajonalë dhe ndërkombëtarë, burimet dhe partneritetet.

Dimensioni i patjetërsueshëm ukranias i PORA-s Kushtet në të cilat zuri fill e u realizua nisma e edukimit qytetar të PORA-s dhe sidomos organizimi i protestave masive ishin tejet komplekse dhe ndryshojnë ndjeshëm pej lëvizjeve qytetare në vende të tjera. Këto kushte kwrkonin përpunimin e teknikave specifike dhe formateve të informimit, edukimit e të protestave të pështatshme në kontekstin ku do të zhvilloheshin. Në mënyrë të veçantë duhet vënë theksi në një sërë kushtesh të realitetit ukrainas. Së pari, Ukraina ka një territor shumë të madh (603.700 kilometra katrorë) dhe një popullsi të madhe (47 milion). Kjo gjë lypte përpjekje të të konsiderueshme për ta mbuluar gjithë vendin veprimtari informative, edukimi dhe mobilizimi. Struktura rajonale e mirëzhvilluar e fushatës rriti në mënyrë të ndjeshme autonominë e qendrave rajonale dhe shmangu orvatjet për të krijuar pengesa gjatw zhvillimit të fushatës. Së dyti, një 14  ZUBR është një lëvizje rinore pro demokracisë në Bjellorusi (www.zubr-belarus.org).

151


ËSHTË KOHA! PORA DHE REVOLUCIONI PORTOKALLI NË UKRAINË

pjesë relativisht e vogël e popullsisë së Ukrainës jeton në kryeqytetin e vendit, Kiev (vetëm katër përqind), ndërkohë që në Beograd (kryeqyteti i Serbisë) ose në Tbilisi (kryeqyteti i Gjeorgjisë), fjala vjen, jeton më shumë se 30 përqind e popullsisë. Në këto rrethana, veprimtari që do të kishin për objekt vetëm banorët e Kievit nuk do të siguronin përkrahje në të gjithë vendin. Së treti, heterogjeniteti social dhe kulturor i popullsisë ukrainase kishte shpënë në dallime të konsiderueshme në nivelin e zhvillimit, gjendjen sociale dhe preferencat linguistike të rajoneve të ndryshme të vendit. Si rezultat i rusifikimit, për periudha të gjata në historinë e Ukrainës, gjuha që ka mbizotëruar në Ukrainën Lindore dhe Jugore ka qenë më shumë rusishtja sesa ukrainishtja. Faktori gjuhësor duhej të mbahej parasysh në përgatitjen e materialeve të shtypura. Po kështu lypsej mbajtur parasysh edhe historia. Për shkak të propagandës ruse, Stepan Bandera, udhëheqësi i Organizatës së Nacionalistëve Ukrainas, një hero për shumë prej ukrainasve që jetojnë në pjesën perëndimore të vendit, ka një reputacion ambig në sytë e banorëve të Ukrainës Lindore. Kësisoj, ndërkohë që në pjesë të tjera të vendit portreti i tij përdorej si stiker gjatë fushatës, në Ukrainën Lindore ishte përzgjedhur një imazh asnjanës, ai i Che Guevarës. Së katërti, po kaq të rëndësishme e kuptimplote qenë edhe veçanësitë e brendshme në zhvillimin e lirive dhe të drejtave demokratike. Kur flasim për lirinë e shtypit ose të fjalës në Ukrainë është e nevojshme të kemi parasysh se niveli i aksesit në median e pavarur ndryshonte gjerësisht nga një krahinë në tjetrën. Ndërprerjet e vazhdueshme në transmetimet e Channel 5, nënkuptonin se aksesi në informacionin e pavarur ishte mjaft i kufizuar. Informacioni në Internet është i vlefshëm vetëm për afro 6 milion ukrainas që kanë akses në Internet. Pjesa e luanit e përdorimit të Internetit ndahet midis banorëve të Kievit dhe atyre të qyteteve të mëdha, ku protestat qytetare dhe opozita ishin më të vendosur15 . Dhe e fundit, ndërhyrja e konsiderueshme e Rusisë në procesin zgjedhor në Ukrainë nuk mund të neglizhohet. Një sërë vizitash të presidentit rus Putin në Ukrainë para zgjedhjeve presidenciale, si dhe përgëzimet e parakohshme në adresë të Janukoviçit, fill pas zgjedhjeve, dëshmonin interesin e madh të Rusisë në fushatën zgjedhore dhe rezultatin e saj. Orvatjet e kryera nga ana e Rusisë për të ndikuar mbi rezultatin e zgjedhjeve në Ukrainë dhe synimi i Rusisë për të mbështetur atë kandidat që mbështeste shtetësinë e dyfishtë ukrainase dhe ruse, përbënte një rrezik real për pavarësinë e Ukrainës. Ndaj dhe detyra kryesore e PORA-a konsistonte në komunikimin e një sensi të rëndësisë strategjike që kishin zgjedhjet presidenciale për drejtimin e ardhshëm të vendit për të gjitha palët e shoqërisë ukrainase. Për këtë arsye, ishte jetike për elektoratin që të kuptonte nevojën për ndryshime radikale.

152

15  Adrian Karatnycky “Ukraine’s Orangae Revolution”, Foreign Affairs, vol. 84, nr. 2 (mars – prill 2005), f. 35 -52.


Vladyslav Kaskiv, Iryna Chupryna, Yevhen Zolotariov

Përfundime Ndër sfidat kryesore dhe pengesat që PORA hasi gjatë daljes së saj në dritë, zhvillimit dhe aktiviteteve të saj, më me peshë dhe më problematikët qenë problemet e brendshme në gjirin e shoqërisë civile, si dhe mungesa e një koordinimi të mjaftueshëm dhe komunikimi midis anëtarëve të lëvizjeve të ndryshme qytetare dhe drejtuesve të tyre, madje edhe konkurrenca mes tyre. Në një shkallë të madhe kjo u kapërcye me krijimin e një koalicioni të fuqishëm OJQ-sh, realizimit të fushatës “Vala e lirisë”, si dhe nëpërmjet bashkëpunimit të PORA-s me lëvizjet e tjera miqësore civile, si Studentska khvylia (Vala studentore), Chysta Ukraina (Ukraina e pastër) dhe Znayu (Unë e di). Teknologjitë e informimit dhe të komunikimit kontribuan, gjithashtu, pozitivisht në këtë proces. Për fat të keq, konkurrrenca mbetet një problem për sektorin e tretë në Ukrainë, madje edhe pas Revolucioni Portokalli. PORA-s i duhej të merrte parasysh mungesën e medias së pavarur, një faktor ky që e hasim rëndom te të gjithë regjimet autoritarë. Të gjitha shpresat për shpërndarjen e një informacioni objektiv vareshin te vetë fushata. Vendosja e kontakteve të drejtpërdrejta me votuesit nëpërmjet fushatës “derë më derë” dhe aktivitetet në krahina të ndryshme qenë jetike për suksesin e fushatës. Madje edhe publiciteti negativ në media (qoftë ajo e pavarur ose jo) u shndërrua në diçka pozitive kur administrohej në mënyrë korrekte (refuzim i menjëhershëm i akuzave të rreme ose të gabuara, fjala vjen). Represioni i ushtruar kundër PORA-s ishte një tjetër problem serioz, duke qenë se ai rrezikonte kapacitetet e fushatës për të përmbushur misionin. Kundërveprimet efektive u bënë të mundura falë strukturave rajonale të përpunuara dhe shtënies në punë të një menaxhimi të decentralizuar. Kjo gjë parandaloi paralizimin e fushatës kur drejtuesit e saj bëheshin objekt i sulmeve. Një tjetër sfidë ishte edhe mungesa e burimeve të mjaftueshme financiare. PORA qe në gjendje t’i kapërcente të gjitha këto pengesa si rrjedhojë e një sërë tiparesh të veta specifike. Strukturat tejet të zhvilluara rajonale bënë të mundur nxjerrjen e fondeve nga një numër i madh përfaqësuesish të ndërmarrjeve të vogla e të mesme në nivel rajonal, çka bëri të mundur që fushata nuk do të dështonte edhe sikur drejtuesit në rrafsh kombëtar të burgoseshin. Aktivitetet e fushatës ndihmuan për të krijuar një “prani” në çdo cep të vendit, çka funksionoi si një mjet i fuqishëm alternativ i komunikimit me qytetarët. Përdorimi intensiv i teknologjive moderne dhe në veçanti i Internetit, postës elektronike, komunikimeve me SMS dhe telefona celularë ishte jetik, duke ndihmuar në shpërndarjen e menjëhershme të informacionit lidhur me abuzimet që ndodhnin në kohë reale gjatë zgjedhjeve, mënyrës se si mund të merrej pjesë në protesta dhe informacionit alternativ ndaj atij që botohej në mediat e kontrolluara nga regjimi. Gjatë dymbëdhjetë muajve që ekzistoi, fushata e PORA-s u shndërrua në një shtyllë të demokracisë së re në Ukrainë: një bashkësi njerëzish që u përkisnin gjeneratave, profesioneve, të kaluarave sociale dhe gjeografike të ndryshme, madje edhe 153


ËSHTË KOHA! PORA DHE REVOLUCIONI PORTOKALLI NË UKRAINË

pikëpamjeve politike të kundërta, por që kishin një besim të përbashkët për një Ukrainë të lirë, të drejtë dhe demokratike në të ardhmen. PORA u bë një prototip gjenuin për zhvillimet e shoqërisë civile dhe pas përfundimeve të aktiviteteve të saj, transformimi i saj shpuri në krijimin e një numri organizatash të shoqërisë civile dhe nismash politike. Partia Civile PORA16 është një parti e re politike që u themelua nga një numër ishaktivistësh të PORA-s fill pas Revolucionit Portokalli. Pavarësisht nga një vonesë në regjistrimin e partisë dhe pas një sërë muajsh sorollatjesh në dyert e gjykatave, partia ia doli të fitojë një gjyq me Ministrinë e Drejtësisë dhe u regjistrua, duke e lënë të hapur mundësinë për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare e lokale të vitit 2006. Kuvendi themelues i Partisë Civile PORA u zhvillua në Kiev më 12 janar 2005. Kjo parti e re politike është shndërruar në një forcë të re në skenën politike të Ukrainës dhe ka ambicien të jetë një alternativë përkundrejt figurave të spikatura të politikës ukrainase. Partia Civile PORA mori pjesë në zgjedhjet parlamentare dhe lokale që u zhvilluan më 26 mars 2006, duke formuar një koalicion me partinë liberale “Reforma dhe Rend”, duke vendosur në krye të listës së përbashkët boksierin e famshëm të peshës së rëndë Vitali Kliçko. Duke fituar vetëm 372.931 vota (1.47 përqind), partia nuk kapi pragun e domosdoshëm për të hyrë në parlament. Por duke pasur parasysh kohën e kufizuar për të zhvilluar fushatë zgjedhore, ajo arriti një sukses të mirë në zgjedhjet lokale. 361 përfaqësues të Partisë Civile PORA u zgjodhën në nivele të ndryshëm të këshillave lokalë. Një tjetër organizatë që u krijua fill pas fushatës ishte Instituti Ndërkombëtar Demokratik (IDI). Kjo është një organizatë jo qeveritare që synon të mbështesë proceset demokratike në Europën Qendrore dhe Lindore, duke puqur përvojën me dijet e lëvizjeve demokratike në rajon, duke mundësuar shkëmbimet midis aktivistëve civilë e ekspertëve, dhe krijimin e udhëheqësve rajonalë ukrainas në fushën e demokracisë. Vendet që përbëjnë prioritete të IDI-s janë Bjellorusia, Rusia, Azerbajxhani, Kazakistani dhe Moldavia. Dhe së fundi, një numër organizatash jo qeveritare janë shfaqur qysh nga koha e fushatës (ndër to Fushata Civile e OJQ-ve PORA dhe NOVA PORA) me synimin për të përsosur arritjet e fushatës dhe për të vigjiluar në ruajtjen e demokracisë në Ukrainë. Sferat përparësore të këtyre OJQ-ve përfshijnë luftën kundër korrupsionit, informimin publik, edukimin e votuesve, monitorimin e zgjedhjeve dhe promovimin e integrimit Euroatlantik

154

16  http://pora.org.ua/eng/.


Vladyslav Kaskiv, Iryna Chupryna, Yevhen Zolotariov

Kronologji 9 mars 2004 Fushata civile PORA dhe koncepti i saj shpallen publikisht në website-n www.hotline. net.ua. 14-18 prill 2004 Aktivitetet e fushatës fillojnë me një seminar të parë për 70 drejtues rajonalë në Uzhhorod. 18 prill 2004 Metodologjia e fushatës testohet gjatë zgjedhjeve bashkiake në Mukacheve. Pas falsifikimit të rezultateve zgjedhore, aktivistët e PORA-s nisin aksionet e protestave që në fund shpijen në dorëheqjen e fituesit të paligjshëm të atyre zgjedhjeve. 27 prill 2004 Website zyrtar i PORA-s nis jetë me www.pora.org.ua.

Maj – korrik 2004 Teste praktikë të metodologjisë së fushatës vazhdojnë përgjatë zgjedhjeve interim në Verkhovna Rada (parlamenti) i Odesës (30 maj) dhe në Poltavska oblast (20 qershor), si dhe gjatë zgjedhjeve bashkiake në Vakrusheve dhe Luhansk (11 korrik). 1-8 gusht 2004 Një kamp trajnimi i quajtur “PORA pochynaty” ose “Koha për të filluar” organizohet për më shumë se 300 aktivistë të PORA-s, në Eupatoria, Krime. 7 gusht 2004 PORA përkrah aksionet e protestës së studentëve në qytetin e Sumyt kundër shkrirjes të paligjshme të universiteteve lokale. Më pas i bashkohet marshimit të studentëve të Sumyt drejt Kievit.

1 gusht – 21 nëntor 2004 Fushata e PORA-s shtrihet në të gjithë vendin. Nis faza e parë e fushatës që do të pasohet nga një sërë të tjerash; kjo quhet “Koha për t’u ngritur”. Në muajt në vazhdim zhvillohen edhe fazat e tjera “Koha për të menduar”, “Koha për të votuar”, “Koha për të fituar”, “Koha për të kuptuar – ata gënjejnë” dhe “Voto ose do të humbasësh”. 12 shtator 2004 Zgjedhjet bashkiake në qytetin e Zdolbunivit në oblastin e Rivnenskas, ofrojnë një tjetër rast për të testuar metodologjinë e fushatë së PORA-s.

155


It’s Time! PORA and the Orange Revolution in Ukraine

0 shtator – 21 nëntor 2004 Si një masë parandaluese kundër manipulimit të zgjedhjeve, komisionerët e komisioneve zgjedhore informohen për detyrimet e tyre ligjore në rast të falsifikimit të rezultatit të zgjedhjeve. 29 shtator 2004 PORA ndërmerr një aksion mbarëkombëtar ku bën thirrje për të kryer zgjedhje të ndershme dhe në rrugë demokratike. Thirrjet u dorëzohen anëtarë të 225 komisioneve zgjedhore zonale. 1 – 31 tetor 2004 Në bashkëpunim me Koalicionin e Lirisë për të Zgjedhur, PORA kryen monitorimin e listave të zgjedhësve në të gjithë vendin dhe zbulon parregullsi deri në 10 përqind të të gjitha rasteve. 14 tetor 2004 PORA shpall nismwn për të krijuar një “Listë të zezë” të të gjithë zyrtarëve shtetërorë dhe nëpunësve të implikuar në akte represive kundër aktivistëve të PORA-s, studentëve dhe pjesëtarëve të organizatave të tjera publike. 15 – 31 tetor 2004 Nis një valë represioni kundër PORA-s nga ana e autoriteteve shtetërore, duke përfshirë këtu edhe fabrikimin e akuzave për padi penale, arrestime të aktivistëve të PORA-s, bastisje në zyrat e Koalicionit të Lirisë për të Zgjedhur dhe në banesat e aktivistëve. PORA përgjigjet me organizimin e një sërë veprimtarish të titulluar “Nuk jemi terroristë”. 20 tetor – 21 nëntor 2004 Nis “Vala Portokalli” ku nis shpërndarja masive e shiritave, shallave dhe teshave ngjyrë portokalli. Në universitete dhe institucionet e arsimit të lartë në të gjithë Ukrainën krijohen komitetet e grevës, me synimin për të organizuar protestave masive nga studentët në rast të mashtrimeve elektorale. 21 tetor 2004 PORA shndërrohet nga një fushatë edukimi dhe informative në një fushatë qytetare që synon organizimin e mbrojtjes aktive të rezultatit të zgjedhjeve, me fokus qendror tek “aksioni i drejtpërdrejtë”, ku hyjnë protestat masive. 31 tetor 2004 Zhvillohet raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale, i cili vëzhgohet nga aktivistët e PORA-s. 1 – 21 nëntor 2004 Zhvillohet fushata informative “Çdokush për mbrojtjen e zgjedhjeve” dhe “Voto ose do të humbasësh”. 156


Vladyslav Kaskiv, Iryna Chupryna, Yevhen Zolotariov

6 – 21 nëntor 2004 Fillojnë protestat kundër manipulimit të zgjedhjeve që u vunë re gjatë raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale. Në Kontraktova ploshcha, pranë Universitetit Kombëtar Kiev-Mohyla Akademi, ngrihet një kamp me çadra PORADiy. 21 nëntor 2004 Zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, i cili, gjithashtu, vëzhgohet nga aktivistët e PORA-s. Po atë mëngjes aktivistët e PORA-s bllokojnë një autobus që po shkonte në Poltava me njerëz që synonin të votonin jo në zonën e tyre. Në mbrëmje aktivistë të PORA-s marshojnë nga Kontraktova Ploshcha për në Maidan Nezhalezhnosty. 22 nëntor 2004 Mu në qendër të Kievit, në Khreshchatyk ngrihet një kamp çadrash. Ky kamp do të shndërrohet në epiqendrën e protestave popullore gjatë Revolucionit Portokalli. Nëntor – dhjetor 2005 Protestat sa vinë e zgjerohen, deri sa arrijnë në bllokimin e e ndërtesës së presidencës (24 nëntor), krijimin e kampit të çadrave pranë Verkhovna Rada (28 nëntor), rezidencën e presidentit të larguar Leonid Kuchma (3 dhjetor) dhe mjediset e autoriteteve të tjera shtetërore. 14-24 dhjetor 2004 Një kolonë motorash nën sloganin “Treni i miqësisë”, përshkon 3700 km nëpër rajonet Lindore dhe Jugore të Ukrainës për të përçuar “frymën e Revolucionit Portokalli” dhe për të mbrojtur unitetin kombëtar dhe zhvillimet demokratike në Ukrainë. Gjatë gjithë kësaj kohe zhvillohen koncerte, mitingje dhe ekspozita fotografike. 26 dhjetor 2004 Zhvillohet raundi i tretë i zgjedhjeve presidenciale, i cili vëzhgohet nga aktivistët e PORA-s. Vëzhguesit janë të mendimit se këtë herë zgjedhjet u zhvilluan në përputhje me standardet ndërkombëtare. Viktor Yushchenko fiton mbi 51.99 përqind të votave. 23 janar 2005 Në Kiev zhvillohet ceremonia zyrtare e inaugurimit të presidentit të zgjedhur të Ukrainës, Viktor Yushchenko. 29 janar 2005 Zhvillohet një ceremoni zyrtare për ta shpallur të mbyllur fushatën civile të PORA-s.

157


It’s Time! PORA and the Orange Revolution in Ukraine

Aktivistë të PORA-s në kampin e trajnimit në Eupatoria, gusht 2004.

Afishe e fushatës së PORA-s: “Është koha për të kuptuar!”

“Mos u bëj pulë!”

158


Vladyslav Kaskiv, Iryna Chupryna, Yevhen Zolotariov

Protestuese e prangosur me zinxhirë te një ndërtesë shtetërore. Pllakata shkruan: “Nuk jam terroriste”.

Aktivistë të PORA-s gjatë një demonstrate në Kiev pas manipulimit të zgjedhjeve.

Protesta gjatë Revolucionit Portokalli në Kiev.

Forcat e sigurisë bllokojnë rrugët e Kievit.

159


It’s Time! PORA and the Orange Revolution in Ukraine

Qyteti i çadrave në Kreshchatyk në Kiev. Mijëra qytetarë ukrainas ngulen në qytetin e çadrave teksa protesta sa vjen e rritet.

“PORA – Pararojë e fitores”.

160


161



PJESA II: KRAHASIME


164


AUTORITARIZMA TË NDRYSHËM,MODELE TË NJOHUR TË NDRYSHIMEVE ELEKTORALE Vitali Silitski Sekuenca e shpërthimeve demokratike në Eurazinë e periudhës paskomuniste, të njohur shpesh si revolucionet me ngjyrë, ka riformësuar në mënyrë dramatike peizazhin politik në rajonduke rriturshpresat se përhapja e impulseve demokratike do të shpinte në zhvillime të tjera demokratike. Ndryshe nga revolucionet e vitit 1989 që sollën demokracinë liberale në skajin Perëndimor të ish-botës komuniste, kjo valë e re tranzicionesh demokratike u shty drejt vendesh që gjenden shumë larg njëritjetrit, si kulturalisht ashtu edhe gjeografikisht, nga Sllovakia në Europën qendrore në Kroacinë ballkanike, nga Gjeorgjia në Kaukazin e largët në Ukrainën e KSHP (Komonuelthin e Shteteve të Pavarura) dhe, së fundi, në Kirgistanin e Azisë qendrore. Të gjitha këto ngjarje ngjallën dyshime të mëdha lidhur me mëtimet e shumë prej analistëve se kufijtë e qytetërimeve e ruajnë rajonin nga impulset demokratike dhe se pjesë të tëra të këtyre rajoneve nuk kanë asgjë të përbashkët me lirinë dhe shtetin e së drejtës. Roli i zgjedhjeve ishte parësor për të elektrizuar të gjitha këto shpërthime demokratike: nga Slovakia në Gjeorgji njerëzit nuk është se thjesht u ngritën kundër prijësve të këqij, përkundrazi ata bënë zgjedhje të ndërgjegjshme, të cilat më pas imbrojtën , duke u rreshtuar në krah të demokracisë. Përzierja e vetorganizimit, gatishmërisë për t’u vetësakrifikuar dhe vetëpërmbajtjes së treguar nga ana e qytetarëve, sidomos në kontekstin engjarjeve dramatike që ndodhën në Serbi, Gjeorgji dhe në Ukrainë, ishte diçka për t’u admiruar. Madje edhe në Kirgiztan, atje ku revolucioni ishte kaotik dhe i dhunshëm, situata u qetësua shumë më shpejt nga ç’e kishin parashikuar analistët. Fitorja e partive opozitare në sigurimin e ndryshimeve elektorale, me mbështetjen e lëvizjeve qytetare në mbarë vendin, çka dhe është analizuar në hollësi në këtë botim, rihapi shtigjet e zhvillimeve demokratike në një sërë vendesh. Ironia është se ato, kanë shërbyer gjithashtu për t’i bërë politikat paskomuniste më pak demokratike në disa vende të tjera. Në vitin 2005, pjesa më e madhe e vendeve të periudhës pas sovjetike të paprekur nga vala revolucioneve elektorale, regjistruan një hap mbrapa

165


AUTORITARIZMA TË NDRYSHËM, MODELE TË NJOHUR TË NDRYSHIMEVE ELEKTORALE

si në fushën e të drejtave politike ashtu edhe të lirive civile 1. Në shumë aspekte, ky përkeqësim ishte pasojë e drejtpërdrejtë e ankthit të autokratëve të mbijetuar lidhur me mundësinë e përhapjes të demokracisë në vendet e tyre dhe të rrëzimit nga pushteti. Siç do ta shpjegojmë më pas në këtë punim, këta udhëheqës jo vetëm që reagojnë kundrejt ndryshimeve që ndodhin tjetërkund në rajon, por ata përpiqen t’i parandalojnë ato duke eliminuar kundërshtarët e tyre, duke kufizuar veprimtaritë e OJQ-ve, duke kriminalizuar asistencën demokratike dhe duke vënë në shënjestër çdo rrezik tjetër të mundshëm, edhe sikur këto të mos kenë ndër mend të sfidojnë efektivisht pushtetin autoritar në një të ardhme të afërt. Për rezultat, vala e ndryshimeve është dukshëm duke u zvogëluar. Zgjedhjet në Moldavi, në Taxhikistan dhe në Azerbajxhan në vitin 2005, si dhe në Bjellorusi dhe Kazakistan në vitin 2006, përfunduan duke konfirmuar gjithandej status quo-në, ndërkohë që përpjekjet e opozitës për të sfiduar efektivisht pushtetin u zmbrapsën egërsisht. Në rrethana më tragjike, shtypja e përgjakshme e rebelimit në qytetin uzbekas të Andianit në maj të vitit 2005, konfirmoi se disa prej pushtetarëve të periudhës pas sovjetike do vazhdojnë të mbeten të varur me mish e me thonj pas pushtetit dhe për një kohë të gjatë. Nisur nga prirja e përgjithshme, rrëzimi nga pushteti në Kirgistan i presidentit Askar Akaev, pas zgjedhjeve të manipuluara parlamentare në shkurt 2005, përbën një përjashtim të rëndësishëm2 . Pas të gjithë akteve të represionit dhe hapave mbrapa që kanë ndodhur në atë rajon pas revolucionit portokalli, duket sikur pyetja “Kush e ka radhën?”, ka ardhur duke u zhvlerësuar gjithnjë e më shumë. Në vend të saj ajo çka shtrohet në formën e pyetjes është nëse mund të pritet realisht ndonjë demokratizim i mundshëm si dhe mos vallë koha e revolucioneve të koduar me ngjyra ka mbërritur në fund.

Shpalosja e valëve të ndryshimeve elektorale: Tri forma të ndryshimit të regjimit Ndërkohë që një demokratizim i mëtejshëm në hapësirën pas sovjetike zor se mund të parashikohet, padyshim që këto konsiderata fillestare tregojnë se zhvillimet

166

1  Sipas vëzhgimit Transit të Freedom House Nations, situata politike në vitin 2005 në Azerbajxhan, Bjellorusi, Kazakistan, Moldavi, Rusi, Taxhikistan, Turkmenistan dhe Uzbekistan ishte përkeqësuar. Nga të gjithë rastet “jo revolucionarë”, vetëm Armenia bënte përjashtim, duke shënuar një përmirësim të lehtë. Po kështu situata në Kirgiztan ishte përkeqësuar ndjeshëm, se ashtu siç do të shpjegohet në këtë kapitull, për shkak të natyrës dhe dinamikës së “Revolucionit të Tulipanëve”. Lidhur me gjendjen e vendeve në vëzhgimin e Transit për vitet 2005 dhe 2006, mund të shihni në http://www.freedomhouse.hu/nit2005.html dhe http://www.fredomhouse.hu/nit2006.html. Rreth metodologjisë së përdorur nga Freedom House për të përgatitur vlerësimet e veta shih: http:// freedomhouse.org/template.cfm?page=35&year=2005. 2  Për një analizë më të thellë të rastit Kirgiz, shih Vitali Silitski, “Beware of the People”, Transitions Online, 31 mars 2005.


Vitali Silitski

në vende që kalojnë në demokraci përmes zgjedhjeve, ushtrojnë një ndikim të ndjeshëm në realitetet e atyre vendeve që deri më sot nuk e kanë bërë këtë gjë. Mbasi e kemi thënë këtë gjë, për të kuptuar perspektivat politike të atyre vendeve të ish-Bashkimit Sovjetik që aktualisht vazhdojnë të mbeten autoritarë dhe vazhdojnë të ecin drejt formave gjithnjë e më represive të regjimeve jodemokratike, nevojitet një rilexim i faktorëve dhe arsyeve që shpunë në valën e ndryshimeve demokratike. Nëpërmjet këtij rivlerësimi ky kapitull kërkon të sfidojë disa prej pikëpamjeve që kanë fituar popullaritet pas zhvillimit të disa revolucioneve me ngjyrë dhe veçanërisht pas Revolucionit Portokalli në Ukrainë. Le të marrim për shembull, idenë aq fort të përhapur që ndryshimet demokratike më të fundit përfaqësojnë një “valë” revolucionesh. Është kurdoherë e vështirë të përcaktosh lidhjet shkakësore midis rasteve të veçuara të tranzicionit drejt demokracisë, madje është edhe më e vështirë të vërtetosh që këto lidhje shkakësore janë shtytësit parësor të tranzicionit3 . A janë revolucionet demokratike në Euroazinë pas komuniste një valë, apo sikur t’i referoheshim një përkufizimi cinik të historisë, “thjesht një mallkim që ndjek një tjetër” 4? Dikush mund të argumentojë se lidhja midis episodeve të veçantë të ndryshimit të regjimeve, veçanërisht në këtë sekuencë, është diçka evidente dhe substanciale. Të gjitha revolucionet e kohëve të fundit kanë ndodhur në epokën e internetit dhe komunikimeve me celularë, të medias globale, të një shoqërie civile ndërkombëtare tejet të lëvizshme, me rrjete rajonale aktivistësh për demokracinë. Sot e kësaj dite imazhet frymëzuese të pushtetit në duart e popullit, të ideve dhe të dijeve organizative përhapen me atë shpejtësi që na lejon teknologjia më e fundit. Me të përfunduar revolucionet në “shtëpitë e veta”, organizatorët e tyre zhvendosen në territore të reja, shkëmbejnë përvojat dhe stërvitin kohortat e aktivistëve të rinj që aspirojnë për demokraci. OTPOR në Serbi ia kaloi përvojën e vet KMARA-s në Gjeorgji, PORA në Ukrainë bashkëpunoi me Kel-Kel në Kirgiztan. Qasjet e IZLAZ 2000 mund të gjurmohen e të pikasen mjaft lehtë te OK ’98 në Sllovaki, madje edhe te fushatat e mobilizimit masiv të vitit 1996 në Rumani, për të mos thënë

3  Michael McFaul, “The Fourth Wave of Democracy and Dictatorship: Compromise and Non Cooperative Transitions in the Postcommunist World”, World Politics, vol. 54, no. 2 (January 2002), f. 212-244. 4  Kjo shprehje i atribuohet herë Winston Churchill-it e herë Arnold Toynbee-t.

167


AUTORITARIZMA TË NDRYSHËM, MODELE TË NJOHUR TË NDRYSHIMEVE ELEKTORALE

që kujtesa mund të shtyhet edhe më pas në kohë e të shkojë te revolucioni i parë elektoral5, i cili u krye në Filipine në vitin 1986. Puna është se edhe sikur të gjitha këto tranzicione të konsiderohen pjesë e një vale, nuk ka pikë dyshimi se në rastet e ndryshimeve të regjimeve ka pasur dallime të rëndësishme, sidomos përsa i përket formës me të cilën erdhën e u shfaqën. Kësisoj zgjedhjet në Sllovaki në vitin 1998, dhe në Kroaci më 2000, ishin revolucionare përsa u përket rrjedhojave të tyre, duke qenë se të dy vendet hoqën qafe prirjet autoritariste në jetën politike dhe me vendosmëri u rikthyen në shinat e demokracive liberale dhe të integrimit europian. E megjithatë, lypset thënë se ngjarjet e zhvilluara në të dyja këto vende nuk qenë revolucione në kuptimin e mirëfilltë të fjalës6 . E vërteta është se në të dy rastet tranzicioni u krye nëpërmjet ushtrimit të rregullt të votimit që u krye, në pjesën më të madhe të rasteve, në mënyrë të lirë e të ndershme. Rezultatet e zgjedhjeve qenë të besueshme dhe u pranuan nga të gjitha palët. Këtë mënyrë tranzicioni mund ta quajmë zgjedhje transformative. Tranzicionet në Serbi më 2000, në Gjeorgji më 2003 dhe në Ukrainë më 2004-2005, ishin revolucione elektorale. Krejt ndryshe nga zgjedhjet transformative, ata sapo kanë filluar dhe janë ende larg fundit, pavarësisht fitores së opozitës në zgjedhje. Kur regjimet autoritare u rrekën t’u mohojnë fitoren opozitës në vendet e tyre dhe të falsifikonin rezultatin e zgjedhjeve, opozita u mobilizua dhe doli në rrugë. Kësisoj revolucionet elektorale janë procese dy hapësh, duke kombinuar ushtrimin e rregullt të votës me një rebelim popullor për të hedhur poshtë falsifikimin e votës, si dhe për të konfirmuar me forcë fitoren e opozitës, edhe pse jo në mënyrë të dhunshme. Pikërisht për shkak të këtij dualiteti, revolucionet elektorale janë në thelb të ligjshëm: legjitimiteti i pretenduar i pushtetit të opozitës vjen nga mbajtja peng e institucioneve prej pushtetarëve autoritarë, ndërkohë që shoqëria mobilizohet ta bëjë sistemin të funksionojë sipas ligjeve e rregullave të shkruara. E megjithatë, legaliteti i revolucioneve elektorale ka një farë çmimi. Ndërkohë që këto revolucione

168

5  Ka dy mënyra për t’i përkufizuar revolucionet elektorale. Njëri është procedurial dhe i referohet situatës ku “shfaqja e dy grupeve që pretendojnë autoritet sovran mbi të njëjtin territor dhe përpjekja e pashmangshme nga fituesit revolucionarë për të shkatërruar institucionet politike dhe ekonomike të ancient regime” dhe ngjet si rezultat i zgjedhjeve të kontestuara; shih Michael McFaul, “Refocusing American Policy toward Russia: Theory and Practice”, Democratizatsiya, vol. 6, no. 2 (pranverë 1998), f. 326 - 246, citati: 331. I dyti, i orientuar nga përfundimi, përkufizimi është bërë nga Bunce dhe Wolchik, që i konsiderojnë revolucionet elektorale si ushtrime votimi që “kanë pasur pasoja politike, të cilat kanë qenë shumë herë më me peshë për të ardhmen e demokracisë sesa “politikat normale elektorale’”; shih Valerie J. Bunce dhe Sharon L. Wolchik, “Defining and Domesticating the Electoral Model: A Comparison between Slovakia dhe Serbia”, CDDRL Working Paper, no. 61, Stanford University, maj 2006, f. 6. Për t’i shërbyer analizës që kemi në dorë një revolucion elektoral do të përkufizohet në terma procedurialë dhe do t’u referohet zgjedhjeve me pasoja revolucionare, por pa pasur ndonjë situatë revolucionare në proces, si në rastin e “zgjedhjeve transformative”. 6  Shih përkufizimin e bërë nga Michael McFault në “Refocusing American Policy toward Russia: Theory and Practice”, Democratizatsiya, vol. 6, no. 2 (pranverë 1998), f. 326 – 246, citati: 331, vep. e cit.


Vitali Silitski

garantojnë që tranzicioni të jetë i rregullt dhe pa gjak (regjimet e vjetër zëvendësohen automatikisht nga udhëheqësit e rinj që zotërojnë autoritetin e nevojshëm për të vendosur rendin), në të njëjtën kohë ato ligjërojnë institucionet e regjimit të vjetër, duke u mohuar demokratëve fitimtarë mundësinë që t’ia nisin nga e para. Ndryshimi i regjimit që ndodhi në Kirgiztan më 2005, ishte diçka e jashtëzakonshme, ndaj dhe nuk mund të klasifikohet as si zgjedhje transformative, as si revolucion elektoral. Më fort ai mund të këqyret pak a shumë si një revolucion në kuptimin konvencional të fjalës. Edhe pse mori zjarr nga zgjedhjet e manipuluara parlamentare, forcat që u bënë faktori kyç për të përmbysur regjimin e vjetër (në vend të shoqërisë civile dhe shtresës së kulturuar qytetare do të shfaqej një nënklasë rurale që do t’u printe ndryshimeve) dhe logjika e mobilizimit masiv (e cila zuri fill në periferi dhe jo në kryeqytet) do të ishte krejt ndryshe krahasuar me revolucionet elektorale në Serbi, Gjeorgji ose në Ukrainë. Dhe ajo çka nuk është më pak e rëndësishme, duke qenë se opozita nuk i fitoi zgjedhjet, atëherë revolucioni i “paligjshëm” krijoi një vakum pushteti që shpuri në akte dhune dhe në një trazirë të zgjatur politike në vend. Revolucioni i Tulipanëve mund të konsiderohet rezultat i përplasjes midis dy prirjeve në konflikt me njëra-tjetrën, të gjeneruar prej revolucioneve elektorale më konvencionalë. Në këtë pikë mund të thuhet se forcat e infektimit (nuk ka pikë dyshimi se opozita në Kirgiztan kishte marrë zemër nga shembulli i revolucioneve të suksesshme që qenë zhvilluar në vende të tjera, veçanërisht në Ukrainë) lëvizën më me shpejtësi se forcat e parandalimit. Regjimi i Akaevit ishte përgatitur për diçka të ngjashme me atë që kishte ngjarë në Ukrainë (gjë që ai e demonstroi duke i mohuar opozitës rezultatin e vlefshëm), por e humbi fillin kur gjërat nisën të zhvillohen sipas një skenari të ndryshëm, të pashkruar dhe shumë më kaotik. Ironia e kthesës në Kirgiztan është se duke qenë më revolucionari përsa i përket formës, ai ishte gjithashtu edhe revolucioni me ngjyrë që solli me vete pasojat më pak revolucionare që mund të bëhen, thënë me fjalë të tjera, fshiu çdo perspektivë për vendosjen në vend të një demokracie të pjekur, liberale. Gjithsesi kjo gjë dëshmon kufizimet e shtrirjes revolucionare, si dhe shkallën në të cilën këto kufizime janë pjesë e vetë dinamikës së procesit. Modeli i ndryshimit të regjimit është krijuar në ato vende ku edhe ka parakushte më të favorshme. Ai shkon dhe zë vend edhe më fort nga forca e të demonstruarit, duke qenë se zbulimi i “recetës për ndryshime” u jep dorë opozitave të krijojnë një repertor të ri qasjesh, si dhe i motivon të sfidojnë pushtetin autoritar, madje edhe atëherë kur rrethanat nuk janë dhe aq të favorshme. E megjithatë, teksa “impakti i precedentëve nga njëri vend në tjetrin vjen duke u rritur (…), ai shoqërohet me struktura lokale që përkrahin ndryshimin,gjithnjë e më të dobëta”7 . Kur revolucionet fillojnë të kryhen më shumë për shkak të shembullit të huazuar dhe jo aq nga kushtet e brendshme, 7  Valerie J. Bunce dhe Sharon L. Wolchik, “International Diffusion and Post communist Electoral Revolutions”, Communist and Postcommunist Studies, vol. 39, no. 3 (Shtator 2006), f. 283-304, citati: 287.

169


AUTORITARIZMA TË NDRYSHËM, MODELE TË NJOHUR TË NDRYSHIMEVE ELEKTORALE

ata karakterizohen gjithnjë e më shumë “nga një pjesëmarrje përherë e më e vogël, nga dhuna në rritje, teksa rrjedhojat demokratike janë të pakta”8 . Në fund të fundit është gjendja në vend që mbizotëron dhe i imponohet frymës së importimit të revolucionit dhe kryerjes së ndryshimeve që nxisin valën. Veç kësaj meqenëse episodet e ndryshimit të regjimit bëjnë që pushtetarët aktualë të bëhen vigjilentë, mund të ndodhë që vala të zmbrapset.

Burimet e brendshme të ndryshimit elektoral 1: Autoriteti i pakonsoliduar Natyra vetëkufizuese e infektimit demokratik bën që vëmendja të kthehet për kah faktorët e brendshëm që kushtëzojnë tranzicionin drejt demokracisë. Një aspekt i qartë janë institucionet e regjimit të vjetër. Në fakt shkalla e hapjes institucionale për zgjedhje të lira e të ndershme përcakton në një masë të madhe formën (për të mos thënë faktin) e tranzicionit, duke krijuar kushtet minimale për të sfiduar demokratisht pushtetin e futur në llogore. Kështu që revolucionet demokratike janë realizuar vetëm nëpërmjet zgjedhjeve transformative në ato raste kur integriteti i procesit elektoral nuk është dhunuar me themel nga pushtetarët autoritarë. Kjo gjë ndodhi veçanërisht në Sllovaki, ku pavarësisht nga abuzimet e kryera prej pushtetit dhe shtypjen e lirive civile nga qeveria nacional populiste e Vladimir Meçiarit, u ruajt i pacenuar integriteti i procesit zgjedhor. Për rrjedhojë, kur partia e tij fitoi më pak vota se ç’duheshin për të formuar qeverinë e re në shtator të vitit 1998, ai thjesht u zbyth dhe dha dorëheqjen. Por politika ishte më e ndrydhur dhe mbi procesin elektoral abuzohej më shumë nën sundimin e Franjo Tuxhmanit në Kroaci. Ç’është e vërteta, me kushtetutën e tij goliste, ku qenë kodifikuar me anë të kodit zgjedhor avantazhet për partinë në pushtet, me një numër rekord manipulimesh zgjedhore dhe sulmesh kundër kundërshtarëve politikë, Kroacia ishte shndërruar në një rast klasik të autoritarizmit konkurrues, krahas vendesh si Ukraina, Rusia, madje edhe Serbia9 . Gjithsesi, vdekja e Tuxhmanit nga fundi i 1999’s, vetëm pak muaj para zgjedhjeve parlamentare, erdhi tamam në kohë duke e kredhur në një rrëmujë totale regjimin e ndërtuar përreth presidentit

170

8  Ibid. 9  Me termin autoritarizëm konkurrues u referohemi atyre regjimeve politike që, teksa shkelin parimet demokratike, nga ana tjetër “nuk bien krejtësisht në pozitat e një autoritarizmi të pastër. Edhe pse pushtetarët në një regjim autoritar konkurrues nuk e kanë për gjë të manipulojnë në mënyrë rutinore rregullat formale të demokracisë, ata nuk janë krejtësisht në gjendje e të aftë t’i eliminojnë ato ose t’i reduktojnë thjesht në një fasadë (…). Për rrjedhojë edhe pse institucionet demokratike mund të cenohen keqazi, si pushtetarët autoritarë ashtu edhe kundërshtarët e tyre janë të shtrënguar t’i marrin seriozisht në konsideratë”; shih Stephen Levitsky dhe Lucan A. Way, “The Rise of Competitive Authoritarianism”, Journal of Democracy, vol. 13, no. 2 (prill 2002), f. 51-56, citat: 53f.


Vitali Silitski

karizmatik, duke shpërbërë makinën e tij të abuzimeve dhe duke i mohuar shansin për të fituar në një garë të ndershme10 . Veç kësaj, revolucionet elektorale ndodhnin në mjedise institucionalë që kombinonin bashkë në të njëjtën kohë logjikat e autoritarizmit dhe të demokracisë. Regjimet konkurruese autoritare mund të thuhet gati nuk e lejonin zhvillimin e zgjedhjeve krejt të ndershme por nga ana tjetër ishin edhe mjaft të hapura për t’i dhënë opozitës një hapësirë legjitime për kontestim. Zakonisht, ata që janë në pushtet nuk zotërojnë kontroll total mbi institucionet e shtetit, administratën lokale dhe, në disa raste, as gjykatat. Ky dualizëm i veçantë kish lindur prej mënyrës se si ishin zhvilluar këta regjime hibridë. Në fund të fundit, pushtetet e ndërtonin autoritetin e tyre mbi një legjitimitet elektoral ndaj përpiqeshin të tregonin një aparencë demokratike duke pranuar një nivel të caktuar kontestimi dhe një shkallë transparence në zgjedhje. Kjo gjë lejonte zhvillimin e një opozite në parlamente dhe në periudhën midis zgjedhjeve. Dhe së fundmi, këto bërthama u rritën e u bënë forca të afta për të sfiduar pushtetet. Dyzimi institucional i autoritarizmave konkurrues u përsërit gjithashtu në marrëdhëniet shtet-shoqëri, duke bërë të mundur një hapësirë më të zgjeruar dhe legjitime për organizim të pavarur, autonomi shoqërore, shoqëri civile dhe media të pavarur, përfshirë këtu transmetime televizive dhe radiofonike. Nëpërmjet mjeteve ekonomike ishte arritur decentralizimi i pushtetit dhe i ndikimit në nivele të ndryshëm, mbasi mungonte një kontroll i konsoliduar si në sferën e politikës ashtu edhe të biznesit, sferë kjo që siguroi mbështetjen e brendshme financiare për opozitën. Autoritarizmi konkurrues funksiononte pa probleme për aq kohë sa pushtetarët arritën ta afirmonin autoritetin e tyre nëpërmjet zgjedhjeve pjesërisht të kontrolluara dhe të manipuluara. Gjithsesi, kur nuk ishin më në gjendje ta bënin këtë, marifeti dështoi dhe i hapi udhën ndryshimeve demokratike. Në këto momente krize, dyzimi i sundimit konkurrues autoritar luajti në favor të opozitës. Autoriteti pjesërisht i decentralizuar përbënte një pengesë kur vinte puna te përpjekjet për të mbuluar manipulimin e votës, apo për tëgoditur protestën popullore. Media e pavarur, kryesisht ajo elektronike, i mobilizoi dhe nxori njerëzit në rrugë. Për më tepër, pavarësia jo e pakët e parlamenteve dhe e gjykatave bëri të mundur zgjidhjet ligjore për krizat politike, të cilat më pas pushtetarët ishin të detyruar t’i pranonin. Pushteti i pakonsoliduar në regjimet autoritare konkurruese pati gjithashtu rrënjë sociale. Shumë nga këta regjime ishin “pluraliste në mungesë”. Ndarjet e shumta sociale, kulturore, ekonomike dhe politike në këto shoqëri kanë bërë që politikat të jenë të fragmentuara dhe fuqia e shpërndarë, për faktin e thjeshtë se nuk ka një forcë të vetme ose një individ që të mund t’i rrëmbejë të gjitha. Këto shoqëri kanë mangësi si në homogjenitet, i cili do të lejonte lindjen e një sundimi primitiv prej sulltani, e 10  Qysh kur Tuxhman ishte ende gjallë, sondazhet e jepnin opozitën në avantazh. Vdekja e tij jo vetëm që i përshpejtoi ngjarjet, por HDZ-ja në fuqi tregoi se ishte e pazonja të nxirrte një kandidat të aftë për të konkurruar me atë të opozitës, Stipe Mesiç; shih Fisher dhe Bijeliç në këtë volum.

171


AUTORITARIZMA TË NDRYSHËM, MODELE TË NJOHUR TË NDRYSHIMEVE ELEKTORALE

po ashtu edhe në kulturën gjithëpërfshirëse politike demokratike të konsensusit dhe kompromisit. Nga njëra anë, politika të tilla të përçara luajnë në favor të pushtetarëve, duke i dhënë atyre një bazë shoqërore dhe një arsye të gatshme në qëllimin e tyre për të “mbrojtur” pasuesit e vet besnikë nga të rrezikshmit e “tjerë”, si liberalët properëndimorë, nacionalistët apo kombinimi i këtyre të dyjave. Nga ana tjetër, një politikë e përçarë nënkupton gjithashtu që opozita mund të mobilizojë këto forca sociale të lëna pas nga pushtetmbajtësit aktualë.

Burimet e brendshme të ndryshimit elektoral 2: Avantazhet e lidershipit dhe të hegjemonisë Gjithsesi, institucionet në vetvete nuk janë në gjendje të paracaktojnë rezultatet politike. Ndryshimi i regjimit mund të arrihet vetëm mbasi të jetë ndjerë fort nevoja për ndryshime sociale dhe të ketë dalë një opozitë e besueshme dhe mjaft e bashkuar demokratike, me një udhëheqës të aftë dhe të denjë për t’u zgjedhur. Lindja e kësaj kërkese sociale nuk përcaktohet thjesht dhe vetëm nga rëndimi i kushteve ekonomike, varfëria e papërballueshme dhe zemërimi publik për korrupsionin e atyre në pushtet. Ndërkohë që votuesit në Beograd, Tbilisi dhe Kiev ishin vërtet të zemëruar me teprimet e vazhdueshme të udhëheqësve të tyre, ata po ashtu ishin vazhdimisht të prirë të votonin kundër kandidatëve demokratë në po të njëjtat kushte të tmerrshme, ndoshta më të këqija ekonomike gjatë gjithë viteve 1990. Diskutimet rreth krahut mbështetës të ekuacionit, ose disponueshmërisë së agjencive demokratike efektive, shpesh e vinin theksin mbi mobilizimin e protestave publike nga grupe të tillë si OTPOR në Serbi, KMARA në Gjeorgji ose PORA në Ukrainë. Nuk ka pikë dyshimi që këto grupe luajtën një rol të rëndësishëm dhe të domosdoshëm në tranzicionin demokratik në këto vende. Ata çmitizuan këta regjime dhe u hoqën maskat dobësive parësore të tyre, përfshirë frikën prej popullit të vet dhe sidomos ndaj të rinjve. Anëtarët e këtyre grupeve motivuan prindërit e tyre që të bëhen aktivë dhe t’u bashkohen turmave në protestat pas-elektorale. Gjithsesi, lëvizjet e të rinjve në vetvete nuk ishin ato që fituan zgjedhjet. Ato vetëm ndihmuan për të mbrojtur fitoret e arritura nga politikanët demokratë. Përvoja e Bjellorusisë konfirmon që shoqëria civile, pa ekzistencën e një opozite të fuqishme politike dhe pa një lidership opozitar të besueshëm, është në thelb e pafuqishme. Ajo mund ta verë diktatorin në vështirësi të forta morale, por jo politike. Në vitin 2001, kur fushata opozitare për zgjedhjet presidenciale u përpoq të orientohej për kah skenari serb i një revolucioni elektoral, Bjellorusia mundi të krijonte kopjen e vet të OTPOR-it, të quajtur ZUBR (Bizon). Ekzistonte gjithashtu edhe një fushatë mjaft e sofistikuar dhe e mirë organizuar OJQ-sh që synonte mobilizimin e votuesve. E megjithatë, Bjellorusia nuk ishte gjëkundi në zhvillimin e një lëvizje të fuqishme opozitare, po ta krahasojmë për shembull me Opozitën Demokratike në Serbi. Ajo 172


Vitali Silitski

nuk kishte një udhëheqës opozitar të besueshëm në krye të lëvizjes, sikurse ishte Koshtunica në Serbi, Sakashvili në Gjeorgji ose Jushçenko në Ukrainë. Dhe, natyrisht, institucionet e pushtetit të Lukashenkos ishin mjaft të fuqishëm sa për të mohuar zgjedhje të ndershme të çfarëdo shkalle. Dështimi i opozitës politike kish dënuar gjithashtu me dështim edhe shoqërinë civile. Historia përsëriti vetveten në shumë aspekte gjatë zgjedhjeve presidenciale të marsit 2006. Megjithëse opozita arriti një shkallë të lartë uniteti dhe zhvilloi një fushatë energjike, sfida e saj për pushtet ishte e pafuqishme dhe jobindëse në sytë e shoqërisë. Protestat masive që shpërthyen mbas ditës së zgjedhjeve më 19 mars 2006, habitën shumë nga vëzhguesit për nga përmasat dhe vendosmëria e tyre. E megjithatë, liderët e opozitës nuk kishin as idenë më të vogël sesi i të menaxhonin dhe të drejtonin këto protesta, duke qenë se ata ishin të paaftë të shpallnin fitoren e kandidatit të tyre Aleksandër Milinkieviç dhe të përcaktonin kështu objektivat e protestës. Kjo veprimtari spontane dhe e paorganizuar e shoqërisë civile dështoi shpejt dhe u shtyp me lehtësi nga autoritetet11 . Po të kemi parasysh opozitën, dy janë avantazhet politike që mund të konsiderohen si kritike për sigurimin e ndryshimeve demokratike në ngjarjet më të fundit të tranzicionit në demokraci. I pari është avantazhi i lidershipit12 . Në mënyrë të veçantë, revolucionet elektoralë kërkojnë një kombinim të faktorëve të ndryshëm, përfshirë këtu liderët e opozitës të cilët të jenë në gjendje me të njëjtin sukses të fitojnë vota dhe të drejtojnë turmat në rrugë për protesta, dy detyra këto që është e vështirë t’i kombinosh. Milosheviçi mund të ketë qenë i falimentuar në 2000-in, por askush përveç Koshtunicës nuk mund ta rrëzonte (edhe ai pati nevojën e Zoran Xhinxhiç-it për të nxjerrë njerëzit në rrugë e për të neutralizuar xhelatët e Milosheviçit). Kuçma mund t’u kishte ardhur në majë të hundës e të ishte bërë armik me të gjithë ukrainasit në lindje e në perëndim të vendit, por pa Jushçenkon, Revolucioni Portokalli kundër pasuesit të zgjedhur nga Kuçma do e kishte patur pothuaj të pamundur edhe të fillonte (dhe ndoshta nuk do të kishte përfunduar ashtu sikurse përfundoi, pa aftësinë dhe vendosmërinë e zëvendëses së tij të atëhershme Julia Timoshenko). Dhe është madje më e vështirë të përfytyrosh Revolucionin Trëndafili në Gjeorgji, pa këmbënguljen dhe karizmën, marrjen parasysh të riskut dhe aftësinë e treguar për të marrë vendime të pamundura të Mikhail Sakashvilit (i cili pati një zëvendës kyç në menaxhimin e prapaskenës së revolucionit, Zurab Zhvanian). Në fund të fundit, ai arriti të organizonte përzënien e Shevardnadzes në kontekstin e zgjedhjeve parlamentare, të cilat as që kishin të bënin me zyrën e presidentit13 . 11  Për më shumë informacion mbi zgjedhjet presidenciale të marsit 2006 në Bjellorusi shih Vitali Silitski, “Belarus: Learning from Defeat”, Journal of Democracy, vol. 17, no. 4 (tetor 2006), f. 138-152. 12  Avantazhi i lidershipit ka të bëjë me aftësitë elektorale të opozitës dhe mundësitë e saj për të mobilizuar masat, që zakonisht varet në joshjen, karizmën dhe (ose) aftësitë organizative të liderve të saj. 13  Natyrisht, ky përshkrim thjeshtëzon disi faktorin e lidershipit. Në të tre rastet e revolucionit elektoral, ka pasur një radhitje midis liderëve parësorë (Koshtunica, Sakashvili dhe Yushchenko) dhe menaxherëve efektivë të opozitës (Xhinxhiç, Zhvania dhe Timoshenko).

173


AUTORITARIZMA TË NDRYSHËM, MODELE TË NJOHUR TË NDRYSHIMEVE ELEKTORALE

Avantazhi i lidershipit të opozitës në të gjithë këta revolucione elektoralë plotësohet nga vetëkënaqësia e pushtetarëve. Milosheviçi besonte sinqerisht se mund të fitonte 70 përqind të votave. Madje ai amendoi edhe kushtetutën për të organizuar zgjedhje presidenciale të drejtpërdrejta. Shevardnadze mbas largimit të tij, e pranoi vetë që nuk do ta kishte menduar kurrë që të rinjtë të bërtisnin kundër tij, jo më ta rrëzonin. Nga ana tjetër, Kuçma dhe Janukoviç ishin vigjilentë kundrejt rrezikut. Gjithsesi, edhe pse ata e konsideronin detyrën e tyre më të lehtë nga ç’ishte në të vërtetë, kontrolli i pakufizuar administrativ i provincave lindore dhe votimi fuqishëm për kryeministrin në pushtet në Lindje, treguan se, po të qe nevoja, mashtrimi elektoral mund të organizohej lehtë, edhe pse në shkallë relativisht të kufizuar. Kjo logjikë, përfundimisht, rezultoi katastrofale kur u bë mjaft i qartë manipulimi i zgjedhjeve në një zonë të vetme. Faktori i dytë i rëndësishëm që siguroi dominimin e opozitës në politikat elektorale të autokracive të pakonsoliduara, ishte fakti se patëm një ndryshim të dukshëm përsa i takon avantazhit hegjemonik në favor të opozitës14 . Hegjemonia ka qenë vendimtare në të gjitha valët elektorale të kohëve të fundit për një arsye krejt të thjeshtë. Të gjitha vendet në fjalë kanë qenë më parë pjesë e shteteve federale multietnike (Çekosllovakia, Jugosllavia dhe Bashkimi Sovjetik). Rënia e komunizmit i futi ata në epokën e zhvillimit të pavarur kombëtar, në fillim të së cilës politikat autoritare mund të justifikoheshin nga nevojat e shtet-formimit dhe komb-formimit. Aftësia e opozitës për të barazuar, ose të paktën për të pajtuar, nocionin e kombit me demokracinë, ishte një faktor thelbësor në mohimin e legjitimitetit të politikave autoritare dhe të protagonistëve të tyre. Mbi të gjitha, ndërrimi i avantazhit hegjemonik “minoi kapacitetin aktual dhe i dha dorë mobilizimit opozitar madje edhe atëherë kur shoqëria civile ishte e dobët”15 . Përftimi i avantazhit hegjemonik lehtësohej sa herë që pushtetarët shpallnin kredencialet e tyre demokratike dhe përpiqeshin të zhvillonin marrëdhënie pozitive me Perëndimin, duke u angazhuar kështu në politika dhe ligjërime që legjitimonin opozitën demokratike dhe shoqërinë civile. Në vende të cilat nëpërmjet zgjedhjeve transformuese përjetuan valë ndryshimesh demokratike, dikush e ka të lehtë të pranojë deri diku argumentin Huntingtonian16 , sepse do të ishte e vështirë që Sllovakia dhe Kroacia të mund të përligjin pafundësisht sundimin autoritar, duke treguar me gishtPerëndimin demokratik si një armik në planin e qytetërimit. Tabloja ishte rrënjësisht e ndryshme në Serbi, ku tonet

174

14  Avantazhi hegjemonik mund të kuptohet si kapacitet për të lidhur axhendën politike me identitetin. Një pozicion fiton avantazh hegjemonik në qoftë se ai arrin të formulojë identitet në terma të antipushtetit dhe, për më tepër, antiautoritarë. Ky term është i lidhur ngushtë dhe frymëzohet nga ajo çka Lucan Way e përkufizon si “identitet antipushtetar”; shih “Authoritarian State Building and the Sources of Regime Competitiveness in the Fourth Wave: The Cases of Belarus, Moldova, Russia and Ukraine”, World Politics, no. 57 (janar 2005), f.. 231-61. 15  Ibid, f. 232 16  Këtu aludohet mbi konceptin e qytetërimit dhe lidhjen që bën Samuel T. Huntington midis kulturës perëndimore dhe përhapjes së demokracisë në librin e tij “The Clash of Civilization and the Remaking of World Order”, 1998.


Vitali Silitski

antiperëndimore të mitologjisë nacionaliste serbe dukej se formonin dukshëm themelet mbi të cilat mbështetej sundimi autoritar i Milosheviçit17 . Rënia e tij lidhet gjerësisht me zhgënjimin e serbëve nga nacionalizmi. Mbas pasojave katastrofike të mundjes në Kosovë në vitin 1999, Milosheviçi e humbi besimin e nacionalistëve, domethënë të atyre që i kishin besuar atij në fillim krijimin e Serbisë së Madhe. Por është gjithashtu e rëndësishme të theksohet që opozita pati gjithnjë e më shumë sukses në bashkimin e nacionalizmit me demokracinë. Si në Gjeorgji ashtu edhe në Ukrainë, ndryshimi në avantazhin hegjemonik ishte pasojë e papritur e politikave të vetëlegjitimimit të pushtetarëve gjysmë autoritarë, e politikave të tyre shtet-formueset si dhe e strategjive për të siguruar legjitimitet ndërkombëtar dhe ndihmë nga jashtë. Kjo pati një impakt veçanërisht të thellë në Ukrainë. Dështimi i përpjekjeve të para për demokratizim, qysh në fillim të viteve 1990, u kushtëzua ndjeshëm nga fakti që, në kontekstin e konkurrimit elektoral, nacionalistët ukrainas properëndimorë ishin në disavantazh numerik krahasuar me forcat politike dhe kulturore “kreole” thellësisht të sovjetizuara dhe të rusizuara në pjesët lindore dhe jugore të vendit18 . Hegjemonizmi ideologjik i nacionalizmit të Ukrainës u fuqizua dora-dorës gjatë viteve 1990, mbasi ringjallja kombëtare ukrainase u mbështet nga pushtetarët, të cilët panë tek ajo një zgjidhje të pranueshme për legjitimimin e statusit të tyre si një elitë sunduese në shtetin e pavarur19 . Bashkë me këtë erdhi edhe miratimi i përmbajtjes themelore politike dhe ideologjike lidhur me ligjërimin kombëtar, si dhe legjitimimi i promovimit të demokracisë, i ndryshimeve kulturore dhe i një sërë programesh të ndryshëm trajnimi dhe edukimi si për studentë ashtu edhe për zyrtarë të qeverisë. Të rinjtë ukrainas jo vetëm u rritën në një Ukrainë të pavarur dhe u arsimuan në gjuhën ukrainase, por ata u pajisën gjithashtu me një cilësi tjetër arsimimi, me aftësi, botëkuptim, aspirata dhe zakone të ndryshme krahasuar me prindërit dhe gjyshërit e tyre. Nacionalizmi ishte thikë me dy presa për perspektivën demokratike të Gjeorgjisë, e cila kish përjetuar një periudhë të shkurtër dhe tragjike nacionalizmi homogjenik autoritar nën sundimin e Zviad Gamsakhurdias, nga viti 1990 deri më 199120 . Orientimi properëndimor i Gjeorgjisë në periudhën e Shevardnadzes ishte pjesërisht 17  Për me tepër, gjatë kohës kur në sundim ishte Milosheviçi, opozita u përpoq të lëkundte kredencialet e tij nacionaliste dhe jo themelet e ideologjisë praktike të regjimit, duke fuqizuar kështu edhe me tepër avantazhin hegjemonik të pushtetarit. 18  Ky term është përdorur nga akademikët ukrainas për të identifikuar segmentet e “rusizuar” të shoqërisë që ruanin një besnikëri më fort politike sesa etnike ndaj shteteve respektivë të pavarur. Shih Mykola Ryabchuk, Dvi Ukrainy: realni mezhi, virtualni vijny (Kritika, Kiev, 2003). 19  Shih Timothy Garton Ash dhe Timothy Snyder, “The Orange Revolution”, New York Review of Books, vol. 52, no. 7 (28 prill 2005). 20  Sipas Charles Fairbanks’it, “lëvizjet e pavarura që triumfuan në Gjeorgji dhe Azerbaixhan në fillim të viteve 1990, i dhanë vetes emrin kryengritje demokratike. Nacionalizmi që ushqeu lëvizjet e para demokratike më pas e komplikoi jashtë mase institucionalizimin e suksesshëm të tyre”; shih Charles Fairbanks, “Georgia’s Rose Revolution”, Journal of Democracy, vol. 15, no. 2 (prill 2004), f. 110-124, citimi: 111.

175


AUTORITARIZMA TË NDRYSHËM, MODELE TË NJOHUR TË NDRYSHIMEVE ELEKTORALE

produkt i varësisë së vendit nga ndihma e huaj mbas luftës civile, dhe po aq rezultat i përpjekjeve të qeverisë për të minimizuar kërcënimet ruse ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Gjeorgjisë21 . Kjo rezultoi në praktika që krijuan më tej hapësirë për një retorikë, ligjërim dhe praktika që shkonin në favor të rritjes eventuale të një opozite të fortë demokratike22 . Tërheqja e Shevardnadzes drejt autoritarizmit gjatë viteve të fundit të sundimit të tij, e futi atë në një kurs që binte ndesh me komunitetin i cili mbështeste demokracinë. Duke përzënë Fondacionin Soros nga Gjeorgjia, ai iu bashkua dukshëm Milosheviçit dhe Lukashenkos. Autoritarizmi e bëri atë të përdorte retorikën e dorës së hekurt dhe, për pasojë, kështu vetëm sa shkatërroi kredibilitetin e tij, duke fuqizuar, në anën tjetër, atë të opozitës demokratike, e cila përkrahte një zgjedhje të qartë në favor të demokracisë, sundimin e ligjit dhe europianizimin e vendit. Në përgjithësi, rëndësia e identitetit dhe e hegjemonisë thekson dimensionin kulturor të valëve demokratike të vëzhguara. Por, ndryshe nga argumentet më tradicionalë që kanë prirjen t’i përkufizojnë vendet si “të përshtatshëm” ose “jo të përshtatshëm” për demokracinë, për shkak të trashëgimisë së tyre kulturore, kultura këtu nuk kuptohet në terma kaq të ngurtë. Padyshim që kultura mund të ndryshojë brenda një periudhe kohore relativisht të shkurtër për të krijuar kushtet e domosdoshme për tranzicion demokratik. Në rastin e lëvizjeve të fundit demokratike, ishin brezat e rinj që, ndryshe nga prindërit dhe gjyshërit e tyre, u rritën në një kontekst shtetësie të pavarur dhe kishin njohur pluralizmin demokratik, idetë demokratike, edukimin perëndimor dhe median e lirë, të cilët përfundimisht e shtynë balancën në favor të forcave demokratike.

``Zmbrapsja e dallgës: Parandalimi dhe Internacionalja Autoritariste Në dritën e këtyre fakteve, ndryshimet e fundit demokratike në Eurazi mund të konsiderohen se janë të varura nga rruga e ndjekur. Është i rëndësishëm fakti që të gjitha lëvizjet e kohëve të fundit kanë ndodhur në shoqëri që tashmë zotëronin një shkallë të konsiderueshme pluralizmi politik dhe social. Sidoqoftë, vlen të përmendet që shumica e ish-shteteve sovjetike që kanë mbetur sot nuk zotërojnë tiparet bazë sociale dhe politike që kemi parë te sistemet autoritarë konkurrues. Zakonisht autoriteti është i përqendruar fuqimisht në duar e presidentit, me institucionet përfaqësuese që shërbejnë kryesisht si vitrina. Kontrolli i centralizuar mbi pasurinë (në veçanti burimet natyrore) ndihmon të ruhet një nivel i kënaqshëm kohezioni

176

21  Rusia shihej gjerësisht në Gjeorgji si sponsorizuese e separatizmit të Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut dhe si një rrezik i drejtpërdrejtë i pavarësisë së vendit. 22  Elitat gjeorgjiane dhe azere kanë qene pothuaj unanime në dëshirën e tyre për një fillim të ri në forma perëndimore të paktën në dukje. Kësisoj, të dy vendet kishin shumë parti, media formalisht të lira nga censura (Gjeorgjia kishte madje më shumë se dy rrjete televizivë) dhe gjithë pjesën tjetër të armatës së institucioneve perëndimore”; shih Charles Fairbanks, “Georgia’s Rose Revolution”, Journal of Democracy, vol. 15, no. 2 (April 2004), pp. 110-124, quote: 111, op cit.


Vitali Silitski

social, mbasi e bën më të lehtë ndjekjen e politikave rishpërndarëse. Kazakistani dhe Rusia e Putinit, po aq sa Bjellorusia, përfaqësojnë shembuj të përdorimit efektiv të politikave sociale për të siguruar pranimin nga ana e publikut të politikave autoritare. Elitat monitorohen dhe spastrohen gjerësisht, duke parandaluar kësisoj zhvillimin e një opozite të brendshme, si dhe duke e bërë kështu tepër të lartë çmimin që do duhej paguar për të kaluar në opozitë. Media e pavarur ose nuk ekziston ose është e kufizuar vetëm në median e shtypur, të detyruar të vetëcensurohet. Në këta regjime, konkurrenca politike, edhe atëherë kur ekziston zyrtarisht, zor se ka kuptim. Presidentët e Azisë Qendrore, në veçanti, kanë një traditë të gjatë të zgjatjes së sundimit të tyre nëpërmjet referendumeve dhe jo zgjedhjeve. Opozita politike është ose e ndaluar (si në Turkmenistan dhe Uzbekistan) ose përballet me kufizime të rënda të hapësirës që kanë në dispozicion për një konkurrim të vërtetë (si në Rusi dhe veçanërisht në Bjellorusi). Liderët më të shquar dhe karizmatikë të opozitës mund të përballen me burgun mbi bazë akuzash të sajuara (nganjëherë të bëra pikërisht përpara zgjedhjeve), shkatërrim të emrit të tyre nga ana e mediave të kontrolluara prej regjimit, apo dhe me përpjekje për eliminim të drejtpërdrejtë. Mungesa e transparencës së procesit zgjedhor tashmë është kthyer në një rregull, me pak përjashtime. Në rastet më pak të rrezikshëm pushtetarët e riformësuan arenën politike për ta paraqitur veten si zgjedhja më e respektueshme ndër ata që janë në dispozicion të zgjedhësve. Në Taxhikistan, për shembull, një parti islamike është e vetmja konkurrente e dukshme për partinë sunduese të presidentit Emomali Rakhmonov. Në Rusi, përdorimi i burimeve administrative dhe mediatike, bëri që skena politike të futej në një kornizë të tillë, ku presidenti Putin dhe partia pro regjimit Rusia e Bashkua, kishin si konkurrentë në terren vetëm komunistët dhe ultranacionalistët, të cilat, gjithashtu, janë të dyja de facto parti të manipuluara nga Kremlini. Për më tepër, disa nga autokracitë post sovjetike të mbijetuara nuk kanë as zhdërvjelltësinë e as një strukturë sociale të favorshme për ndryshim demokratik. Sidomos në shtetet e Azisë Qendrore vazhdojnë të mbeten shoqëri rurale dhe të varfëruara, ku ka pak gjasa të formohet një koalicion social qytetar-rini, faktor i cili gjetkë ka qenë në mënyrë të konsiderueshme në favor të lëvizjeve demokratike,. Kazakistani është përjashtim nga ky rast i veçantë, por si një ekonomi që mbështetet tek nafta, aty ekzistojnë barriera të tjera dhe specifike për ndryshimin demokratik. Në Rusi, brezi i ri është në favor të një presidenti autoritar po aq sa, e ndoshta edhe më shumë se pjesa tjetër e shoqërisë23 . Kremlini e përdor këtë fakt për të organizuar grupet besnike të të rinjve me synimin e qartë të mbushjes së rrugëve dhe parandalimin e daljes së një lëvizje opozitare rinore.

23  Shih, për shembull rezultatet e studimit të qendrës VCIOM me bazë në Moskë, që dëshmojnë se politikat e Putinit janë tejet popullore ndër të rinjtë. Mund të gjendet online në http://www.wciom. ru/?pt=41&article=861.

177


AUTORITARIZMA TË NDRYSHËM, MODELE TË NJOHUR TË NDRYSHIMEVE ELEKTORALE

Po ashtu, ekzistojnë pengesa të konsiderueshme për formulimin e një ligjërimi politik që do të mund t’ua hiqnin avantazhin hegjemonik pushtetarëve. Nacionalizmi autoritar në Rusi merr formën e një doktrine zyrtare morale që denoncon demokracinë si një tradhti perëndimore dhe, më së fundmi, si një përpjekje për të përhapur terrorin24 . Lukashenko në Bjellorusi po e lufton me sukses opozitën me mendësi demokratike dhe kombëtare, duke imponuar një ideologji dhe simbolizëm pak të modifikuar sovjetik, i cili vazhdon të gëzojë simpatinë e gjerë popullore. Në Azinë Qendrore, shpesh si bazë morale e opozitës shërben Islami, i cili u jep mundësinë pushtetarëve, me të drejtë ose jo, të fitojnë legjitimitet, duke e prezantuar veten si mburoja kundër terrorizmit ndërkombëtar brenda vetë vendeve, në Rusi dhe madje edhe në Perëndim. Pa dyshim që mjedise të tillë socialë nuk i favorizojnë ndryshimet demokratike. Sundimit autoritar tashmë të përforcuar i shtohen masa akaparuese. Epidemia revolucionare mbartte me vete një informacion të avancuara përsa i takon rreziqeve me të cilët përballen pushtetarët, dhe rrjedhimisht dhe për objektivat e mundshëm që duhen përmbushur para se kushtet për ndryshimin e regjimit të piqeshin mjaftueshëm për të bërë të mundur shpërthimin e revolucionit në vend. Për më tepër, duhet marrë parasysh dhe epidemia autokratike, ose “efekti copycat” 25. Kjo lidhet me rastet kur legjislacioni ose praktikat e futura nga regjimi në një vend kopjohen nga të tjerët, duke u përdorur me synimin për të parandaluar përhapjen e aktivizmit demokratik. Jo të gjithë sulmet e ndërmarra kundër kundërshtarëve politikë gjatë viteve 2005 dhe 2006 në ish vendet e Bashkimit Sovjetik ishin të nxitura drejtpërdrejtë nga Revolucioni Portokalli, mbasi shumë nga këta aksione mund të konsiderohen pjesë e “punëve të zakonshme” në autokraci. Gjithsesi, shumë prej tyre u nxitën nga një ndjenjë “antirevolucionare”. Gjithashtu, është krejt e qartë se autokratët në mbarë rajonin përdorin strategji shumë të ngjashme për të luftuar epideminë demokratike

Largimi i kundërshtarëve politikë nga arena politike Shembujt më famëkeq të ngacmimeve, arrestimeve dhe burgosjeve të kundërshtarëve politikë për qëllime parandaluese kanë ndodhur në Azerbajxhan, Bjellorusi dhe Kazakistan. Në vitin 2005, në Kazakistan u nxor jashtë ligjit një parti e madhe opozitare dhe u miratua një ligj i ri, i cili e bënte praktikisht të pamundur themelimin e partive të reja politike (kërkohej që ato të kishin 50,000 anëtarë përpara

178

24 Çuditërisht, presidenti Putin kur iu adresua kombit mbas sulmit terrorist në Beslan, ia hodhi fajin shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik për mungesën e sigurisë së vendit dhe daljen zbuluar përpara terrorit. Ai përdori gjithashtu tragjedinë për të justifikuar forcimin e mëtejshëm të kontrollit të pushtetit nga ana e tij duke shfuqizuar zgjedhjet e drejtpërdrejta për guvernatorë provincash. 25  Shih Carl Gershman dhe Michael Allen, “The Assault on Democracy Assistance”, Journal ofDemocracy, vol. 17, no. 2 (korrik 2006), f. 36-51, citimi: 40.


Vitali Silitski

se të aplikonin për t’u regjistruar) 26. Bjellorusia miratoi normativa te reja ligjore që kufizonin rëndë veprimtaritë e partive opozitare, ajo ndryshoi normativat e strehimit duke e bërë të pamundur për degët lokale të partive të merrnin hapësira me qera, gjë që çoi në çregjistrimin e më shumë se 300 degëve të partive opozitare në mbarë vendin27 .

Kufizimi i garës politike duke ndryshuar ligjet zgjedhore Ligji i ri zgjedhor i miratuar në Rusi më 2005, e rriti pragun e hyrjes në parlament nga pesë në shtatë përqind, duke ulur kështu ndjeshëm mundësinë për partitë e vogla të pavarura e jo të kontrolluara nga Kremlini që të hynin në parlament. Ndryshimet në ligjin zgjedhor në Bjellorusi në tetor 2006, vendosën kufizime të reja mbi vëzhgimin e zgjedhjeve dhe fushatën e opozitës.

Shpërbërja e monitorimit të pavarur të zgjedhjeve Në prag të zgjedhjeve parlamentare në shkurt 2005, Moldavia përzuri shumë nga vëzhguesit ndërkombëtarë. Në shkurt 2006, KGB-ja bjelloruse arrestoi drejtuesit e OJQ-së (Partneritet) më të madhe që monitoronte zgjedhjet me akuza për terrorizëm dhe drejtim të një organizate ilegale, duke e mbyllur përfundimisht aktivitetin e saj.

Kufizime të veprimtarive të shoqërisë civile të pavarur dhe sulmet e ndërmarra ndaj asistencës për demokracinë Miratimi në dhjetor 2005, i një ligji të ri për OJQ-të në Rusi, që pengonte në mënyrë të konsiderueshme aktivitetin e shoqërisë civile dhe kufizonte aksesin e saj në fondet e huaja, u përligj haptazi me nevojën për të parandaluar një revolucion të stilit ukrainas në Rusi. Kufizime edhe më të thella mbi veprimtaritë e OJQ-ve u bënë në Kazakistan (nën maskën e ligjeve antiterrorizëm) dhe, sidomos, në Bjellorusi, ku aktiviteti i organizatave që nuk kishin arritur të regjistroheshin zyrtarisht u bë i dënueshëm deri me tre vite burg. Ligje të reja në Bjellorusi ndalojnë gjithashtu ndihmën e huaj për të mbështetur monitorimin e zgjedhjeve ose veprimtaritë që përkrahin “ndërhyrjen e huaj në punët e brendshme të Bjellorusisë” (që nënkupton, mes të tjerash, dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut) 28. Normativa të reja në Taxhikistan kufizojnë kontaktet e diplomatëve të huaj dhe medias me përfaqësuesit e sektorit të OJQ-ve vendore. Degët e OJQ-ve ndërkombëtare u detyruan të mbylleshin29. .

Sulme mbi median e pavarur dhe censura në Internet Shtypi opozitar u zhduk pothuaj plotësisht nga stendat e gazetave dhe katalogët e abonimeve në Bjellorusi vetëm pak muaj përpara zgjedhjeve presidenciale, në mars 26  Shih raportin mbi Kazakistanin për vendet në tranzicion më 2006. Gjendet në: http://www. freedomhouse.hu/nitransit/2006/kazakhstan2006.pdf. 27  Shih raportin mbi Bjellorusinë për vendet në tranzicion më 2006. Gjendet online në: http:// www.freedomhouse.hu/nitransit/2006/belarus2006.pdf. 28  Shih raportin mbi Bjellorusinë për vendet në tranzicion në 2006. Gjendet online në: http:// www.freedomhouse.hu/nitransit/2006/belarus2006.pdf, vep. cit. 29  Shih raportin mbi Uzbekistanin për vendet në tranzicion në 2006. Gjendet online në: http:// www.freedomhouse.hu/nitransit/2006/uzbekistan2006.pdf.

179


AUTORITARIZMA TË NDRYSHËM, MODELE TË NJOHUR TË NDRYSHIMEVE ELEKTORALE

2006. Medias së mbetur në treg, të lidhura me opozitën anti Putin në Rusi, i është mbyllur goja nëpërmjet proceseve gjyqësore si dhe duke e detyruar të ndryshonte pronësi. Shumë gazetarë që raportonin për mediat e huaja u arrestuan ose u përzunë nga Uzbekistani30 . Në disa prej shteteve të KSHP-së është praktikuar censurimi i Internetit dhe në samitin e KSHP-së, në dhjetor të vitit 2005, u bënë diskutime për përpjekje të përbashkëta për të kontrolluar Internetin.

Parandalim me anë të imitimit Dhe e fundit, por jo për kah rëndësia, është që autoritarët e mbijetuar kanë mësuar si t’i luftojnë revolucionet elektorale, jo vetëm duke goditur paraprakisht liderët e opozitës, OJQ-të, shtypin e pavarur dhe vëzhguesit ndërkombëtarë, por gjithashtu duke lëshuar zagarët e tyre, surrogatot dhe mediat e veta besnike. Ata kanë mësuar, për shembull, sesi ta bindin publikun që pretendimet për vjedhje vote janë hile në vetvete. Ata kanë praktikuar gjithashtu grumbullimin me autobuza të besnikëve të tyre në sheshet qendrore për të inskenuar antimitingje kundër protestave pas-elektorale31 . Ata kanë themeluar dhe promovuar lëvizje rinore me agjenda “anti revolucionare” dhe kanë kooptuar artistë e këngëtarë me të njëjtat mënyra si edhe revolucionarët demokratë. Me pak fjalë, ata e kanë fshehur veprimtarinë antirevolucionare duke e bërë atë të duket si revolucionare. Presidenti Nursultan Nazarbaev i Kazakistanit shkoi deri aty sa të organizonte një fushatë të “koduar me ngjyrë” për rizgjedhjen e tij në dhjetor 2005. Një nismë e ngjashme e kulturës pop për të luftuar epideminë, megjithëse pa kodim me ngjyra, u ndërmor nga bjellorusi Alyaksandr Lukashenko në garën e zgjedhjeve presidenciale në mars 2006. Autoritarizmi parandalues nuk është një fenomen i ri në rajon, por zhvillimet e fundit kanë sjellë me vete një rritje të dukshme të sulmeve mbi opozitën politike dhe shoqërinë civile. Suksesi i Revolucionit Portokalli në Ukrainë, në veçanti, ka treguar se përhapja e demokracisë dhe, për pasojë, zëvendësimi i elitës në pushtet, mund të ndodhë në ish Bashkimin Sovjetik. Ai bindi autokratët e Eurazisë që edhe thjesht prania e elementëve të pluralizmit, siç janë OJQ-të e pavarura dhe zyrat e organizatave që promovojnë demokracinë perëndimore, mund të jenë një rrezik afatgjatë. Autoritarizmi parandalues po përfton me shpejtësi një dimension ndërkombëtar. Shembull për këtë prirje, janë veprimet e qeverisë së Putinit në lidhje me ngjarjet revolucionare në Ukrainë.. Rusia derdhi një gamë të paparë burimesh politike, financiare dhe informacioni për të parandaluar fitoren e opozitës demokratike, me synimin për të imponuar jo vetëm një lider pro rus, por gjithashtu një sistem të

180

30  Ibid. 31  Lëvizja rinore pro Putin “Nashi” ka organizuar disa “mitingje stërvitore” në Moskë gjatë vitit 2005. Mjeshtërit e endjes në Kremlin më vonë pranuan se ata kishin synim t’i tregonin opozitës që protestat e saj mund të ndaloheshin jo vetëm nga policia, por gjithashtu edhe nga dhuna gjoja “private” dhe “spontane”.


Vitali Silitski

stilit rus të Putinit32 . Si pasojë e Revolucioneve Portokalli dhe Trëndafili, Kremlini bëri përpjekje të minonte shtetet e sapo demokratizuara, duke vendosur një sërë bllokadash tregtare, duke hapur “luftëra nafte” dhe duke mbështetur në mënyrë demonstrative opozitën. Në rastin e Gjeorgjisë, Rusia ka mbështetur për kohë të gjatë grupet separatiste që kërcënonin integritetin territorial të vendit. Konfliktet ekonomike i paraqiteshin pa ekuivokë publikut rus si masa ndëshkimore kundër regjimeve që guxuan të demokratizohen dhe tentuan të dalin jashtë orbitës ruse. Media e kontrolluar nga Kremlini bëri çmos të trembte publikun me imazhe të përzishme dhe privimesh në shtetet post revolucionare, duke përhapur epideminë e frikës në shoqëri. Megjithëse dështoi në Ukrainë, Rusia është plotësisht e vendosur të mbrojë partnerët e saj të KSHP e të mos lejojë përhapjen e demokracisë. Ish kreu i këshillit rus të sigurisë dhe sekretari aktual ekzekutiv i KSHP, Vladimir Rushallo, deklaroi në mënyrë eksplicite që “zëvendësimi i elitave në pushtet nëpërmjet teknikave politike është kërcënim për të gjitha shtetet e KSHP dhe në veçanti për Rusinë33 . Kremlini sulmoi misionet vëzhguese elektorale të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE) për “ndërhyrje” në zgjedhjet e Ukrainës34 dhe, një vit më vonë, në Bjellorusi, për “nxitjen e protestave masive”35. Kremlini i bëri presion OSBE-së të hiqte dorë nga veprimtaritë e monitorimit dhe madje kërcënoi të bllokonte financat e organizatës po qe se ajo nuk e bënte atë36 . Misione vëzhguesish për zgjedhjet u dërguan në zgjedhjet e mbarë rajonit në një numër më të madh se kurrë me synimin e qartë që të denoncoheshin përpjekjet monitoruese të perëndimit dhe të opozitës si të falsifikuara ose të motivuara ideologjikisht. Gjithsesi, duket se Rusia ka qenë më e suksesshme në ndihmën për mbijetesën e pushtetarëve autoritarë, sesa në eksportimin e autokracisë në mjedise më konkurrues sic është Ukraina. Në garën për zgjedhjet presidenciale të vitit 2006 në Bjellorusi, forcat ruse të sigurisë përsëritën propagandën e Lukashenkos, duke deklaruar se ishin 32  Përveç vizitës paraelektorale dhe daljes de facto në fushatë për kandidatin pro regjimit, Putin ka dorë në manipulimin e votës, pasi uroi dy herë Yanukoviçin për “fitoren” e tij. Yury Luzhkov, kryebashkiaku i Moskës, mbështeti publikisht përpjekjet separatiste të rajoneve lindore pro Yanukoviçit; shih, Jan Maksymiuk, “Analysis: Will Ukraine Split In Wake Of Divisive Ballot?”, Radio Free Europe/Radio Liberty, November 30, 2004. Zyrtarët më të lartë rusë, përfshirë zëdhënësin e Duma’s, Boris Gryzlov, paralajmëronin kundër ardhjes në fuqi të opozitës; shih “Compromise in Kiev, Confrontation Abroad”, The Economist, December 10, 2004. Vlerësohet se rusët kanë shpenzuar në fushatën e Yanukoviçit më shumë se 300 milion USD; shih Jackson Diehl, “Putin’s Unchallenged Imperialism”, The Washington Post, October 5, 2004, p. A19. 33  “Vladimir Rushailo ispugalsya Gleba Pavlovskogo”, Charter ‘97 News, 13 janar 2005. 34  Ronald Eggleston, “OCSE Election Monitoring Criticized by Russia”, RFE/RL Newsline, April 21, 2005. Gjendet online në http://www.rferl.org/featuresarticle/2005/04/f08f6c6a-6848-4ea3-b6aa28097ea1e560.html. 35  http://www.apn-nn.ru/event_s/21531.html. 36  Vladimir Socor, “Moscow Defying OSCE on Democracy Front”, Eurasia Daily Monitor, November 4, 2004. GJendet në: http://www.jamestown.org/edm/article.php?volume_id=401&issue_ id=3130&article_id=2368797.

181


AUTORITARIZMA TË NDRYSHËM, MODELE TË NJOHUR TË NDRYSHIMEVE ELEKTORALE

zbuluar komplote të fuqive perëndimore për të rrëzuar burrin e fortë të Bjellorusisë. Qyteti rus Smolensk ishte nën presion që të refuzonte printimin e shtypit të pavarur bjellorus. Gjithashtu, Kremlini nuk ka nguruar për të riatdhesuar kundërshtarët politikë të burrave të fortë të KSHP-së që kishin kërkuar strehim dhe azil politik në territorin rus. Fuqia financiare në rritje e këtij shteti të pasur në naftë do të thotë gjithashtu se Rusia është në gjendje të shpenzojë më shumë për të përmbushur agjendën antirevolucionare jashtë vendit. Në një përpjekje për të klonuar institucionet që mbështesin demokracinë perëndimore, ajo është angazhuar gjithnjë e më shumë në financimin e medias, rekrutimin e politikanëve madje edhe në financimin e partive politike në vendet fqinjë37 . Një tregues tjetër i dimensionit ndërkombëtar të Internacionales Autoritare është Organizata Shanghai Cooperation, e përbërë nga Kina, Kazakistani, Kirgizstani, Rusia, Taxhikistani dhe Uzbekistani (me vëzhgues që përfshijnë Bjellorusinë dhe Iranin). Grupi i bashkëpunimit rajonal për ekonominë dhe sigurinë e ripërkufizoi veten si një instrument i mbrojtjes së përbashkët kundër përhapjes së ndikimit të “padëshiruar” politik dhe ekonomik në rajon (duke e mbrojtur atë gjithashtu nga “pazarllëqet” mbi çështje që lidhen me mbrojtjen e të drejtave të njeriut) 38, dhe ka miratuar politikat e veta “antiterroriste” që, në fakt, lehtësojnë ekstradimin e kundërshtarëve politikë nga një vend anëtar tek tjetri39 . Kësisoj, Internacionalja Autoritare nuk është e kufizuar në veprimtaritë e Rusisë në KSHP-së ose brenda vetë KSHP-së. Autoritetet komuniste të Kinës janë të shqetësuara mbasi “rënia e regjimeve autoritare post sovjetike ka rritur spektrin e sikletshëm të një kryengritjeje popullore kineze”40 . Si reagim ndaj kësaj, qeveria kineze rriti kontrollet mbi OJQ-të ndërkombëtare, thuhet se ajo dërgoi studiues në Europën Lindore për të vlerësuar rolin e OJQ-ve në favor të demokracisë dhe për të propozuar masa kundërvepruese, gjithashtu ajo ka bërë presion mbi kompanitë e huaja që t’i vënë në dispozicion mjete më efikase për kontrollin dhe monitorimin e Internetit41 . Disidentët kinezë i lidhin këto masa të reja goditëse mbi fjalën e lirë në mënyrë të drejtpërdrejtë me impaktin e revolucioneve me ngjyrë të zhvilluar gjetkë42 .

182

37  Shih Ivan Krastev, “Democracy’s ‘Doubles’”, Journal of Democracy, vol. 17, no. 2 (korrik 2006), f. 56-62, dhe Carl Gershman dhe Michael Allen, “The Assault on Democracy Assistance”, Journal of Democracy, vol. 17, no. 2 (korrik 2006), f. 36-51. 38  “‘Authoritarian Internationale’ Leads Anti-Democratic Backlash”, Democracy Digest, vol. 3, no. 1 (March 31, 2006); available online at http://www.civnet.org/journals/democracy_digest_3_1.html. 39  http://ru.iras.ir/rendermodule.aspx?SelectedSingleViewItemID=1175&ModuleID=348&rendert ype=print. 40 Ying Ma, “Democracy Slow Boat to China”, Asia Wall Street Journal, 15shkurt 2006. 41  Thuhet se autoritetet kineze ia kanë shitur Bjellorusisë teknologjinë e tyre për kontrollin e Internetit; shih “‘Authoritarian Internationale’ Leads Anti-Democratic Backlash”, Democracy Digest, vol. 3, no. 1 (March 31, 2006), op cit. Available online at http://www.civnet.org/journals/democracy_ digest_3_1.html. 42  Yongding, “China’s Color-Coded Crackdown”, Foreign Policy, 18 tetor 2005.


Vitali Silitski

Janë të gjitha gjasat që Kina të dalë në të ardhmen e afërt si një burim i rëndësishëm asistence financiare dhe i ndihmës së huaj, që mund të përdoret nga qeveritë autokratike (përfshirë ato të hapësirës post sovjetike) për të lehtësuar tensionet e brendshme dhe përforcuar aftësitë represive të tyre. Përveç Kinës, vende si Venezuela dhe Irani kanë rritur praninë e tyre në hapësirën post sovjetike, duke përdorur pasuritë e tyre të naftës për të bërë investime dhe blerë armatime. Ka shumë të ngjarë që ata të kenë marrë gjithashtu disa mësime politike nga tranzicionet e kohëve të fundit43.

Konkluzione: çfarë vjen pas? Tani për tani, autokratët e mbijetuar post sovjetikë duket se i kanë ngulur rrënjët mirë në pushtet. Ata janë të arsimuar mirë, të organizuar mirë dhe të pajisur mirë me burime financiare për të mbrojtur status quo-në e tyre në rajon në një të ardhme të afërt. Sado paradoksale që mund të tingëllojë, dinamika dhe natyra e dhunshme e Revolucionit të Tulipanëve në Kirgizstan (megjithëse rezultatet e tij në asnjë mënyrë nuk mund të quhen demokratike), sikurse dhe imazhet e tmerrshme të masakrave në Andixhan, duhet të shërbejnë si paralajmërim për autokracitë e mbetura në Eurazi, që të mos ndjehen të vetëkënaqur. Në fund të fundit, revolucioni elektoral nuk është e vetmja mënyrë e mundshme për ndryshimin e regjimit. Frenimi i konkurrencës politike dhe rritja e represionit mund t’u japë pushtetarëve ca kohë më tepër në pushtet, por përfundimisht mund t’u kushtojë shumë më tepër nga ç’u kushtuan kolegëve të tyre revolucionet elektorale, njëri nga të cilët, Viktor Janukoviç në Ukrainë, jo vetëm që i mbijetoi rënies, por arriti gjithashtu të kthehej në pushtet si një lider i zgjedhur në mënyrë demokratike. Revolucionet elektorale u ndihmuan nga mjediset politike dhe sociale ku ekzistonte një nivel i favorshëm hapjeje dhe pluralizmi. Dinamikat e tranzicioneve post elektorale mund të jenë përcaktuar fare mirë nga mungesa e këtyre elementëve të lirisë. Autokracitë e konsoliduara ende vuajnë nga mangësi thelbësore, përfshirë personalizimin ekstrem të pushtetit, egërsinë e represionit, një tendencë për të bllokuar inputet shoqërore në qeveri dhe, e fundit por jo më pak e rëndësishme, vendosmëria e pushtetarëve për t’iu qepur pushtetit pafundësisht. Në mënyrë të pashmangshme, të paktën disa prej këtyre regjimeve do të përballen me përmbysje të dhunshme, thjesht për faktin se nuk do të ketë asnjë mënyrë tjetër për ata që kërkojnë ndryshim dhe mbasi presioni për ndryshim ka arritur një nivel kritik 44. Mënyrat alternative për ndryshimin e lidershipit, siç janë krizat e njëpasnjëshme, nuk premtojnë të jenë të qeta e pa dhunë. Vetëm autokracitë më pak të personalizuara dhe më pak represive kanë gjasa për një tranzicion më të butë. 43  Një grup studimor i ngjashëm me atë të dërguar nga kinezët thuhet se është organizuar nga qeveria e Iranit. Komunikim i autorit me Abbas Milani, koleg i tij në Institutin Hoover në Universitetin e Stanfordit. 44  Një diskutim më i plotë që tregon se si represioni i shtetit mund të provokojë lëvizje revolucionare mund të gjendet në: Jeff Goodwyn, No Other Way Out: States and Revolutionary Movements, 1945-1991 (Cambridge University Press, Cambridge, 2001).

183


Different Authoritarianisms, Distinct Patterns of Electoral Change

Pasoja kthjelluese e karakterit jo elektoral të tranzicioneve të mundshëm në të ardhmen është se, kur këta nuk mbajnë firmën e një opozite të fortë dhe të organizuar si dhe të shoqërisë civile, kanë fare pak gjasa të gjenerojnë demokraci. Sidoqoftë, është represioni i papërmbajtur që përfundimisht do t’i kushtojë liderëve autokratë pushtetin, më shumë se sa ndonjë truk i komunitetit që mbështet demokracinë ose veprimet e të ashtu quajturve “terroristë”. Gjithsesi, promovimi aktiv i demokracisë vazhdon të mbetet në Eurazi një betejë e vështirë. Si prania e saj ashtu dhe burimet financiare janë gjithnjë e më pak të mirëpritura në rajon. Dijet dhe përvoja e fituar si rezultat i sekuencave të fundit të lëvizjeve të suksesshme demokratike, do të jetë e vështirë të vihen në jetënë mjedise të rinj dhe më represivë. Skenari i revolucionit elektoral, që vetëm pak vite më parë ishte në vetvete një zhvillim revolucionar, tashmë është studiuar mirë nga autokratët në pushtet dhe aparatet e tyre të sigurisë. Dhe, ndërsa autoritarizmat e konsoliduar, të përforcuar edhe nga metodat parandaluese, refuzojnë mundësinë e një transferimi të paqtë, jo të dhunshëm të pushtetit, institucionet që promovojnë demokracinë zor se mund të përshtaten (e vështirë edhe ta mendosh) me promovimin e aktorëve dhe zhvillimin e strategjive që përdorin dhunë. Mirë ose keq, realiteti i asaj çka është “opozita”, veçanërisht në Azinë Qendrore, do të parashtrojë përpara institucioneve që promovojnë demokracinë dilema etike dhe dilema të tjera që kanë të bëjnë me angazhimin me Islamin politik. Në këtë kontekst, ndryshimet e reja demokratike në ish-Bashkimin Sovjetik shihen si një perspektivë e largët. Promovimi demokratik efektiv do të kërkojë jo vetëm që OJQ-të ndërkombëtare të vazhdojnë të punojnë në rajon, por gjithashtu një angazhim të fortë politik dhe mbështetje nga demokracitë perëndimore. Së pari, ndryshimi demokratik ka nevojë të ngutshme që të zhvillojë një imazh më pozitiv mes masave të zgjedhësve në rajon, veçanërisht pasi në autokracitë që kanë mbetur, ai është paraqitur zakonisht si banditizëm ose si krejtësisht kaotik. Për më tepër, këta vende që kanë arritur së fundmi ndryshime elektorale, nuk mund të lihen nga fqinjët e tyre demokratë që të lëngojnë. Përkundrazi, konsolidimi i demokracisë kërkon mbështetje dhe inkurajim, pasi një përvojë pozitive post revolucionare në këto vende, mund të frymëzojë fqinjët e tyre në rajon. Së dyti, sa herë që të jetë e mundur, Perëndimi duhet të ushtrojë një ndikim sistematik politike për të siguruar të paktën respektin bazë për procese elektoralë të lirë e të drejtë si dhe pavarësinë e shoqërisë civile e të medias së pavarur në rajon. Shpërfillja e mëtejshme e rrëshqitjes së Rusisë në autoritarizëm, do të kishte pasoja katastrofike, duke patur parasysh rolin e saj qendror në organizimin e aksioneve të mbrojtjes së përbashkët kundër zhvillimeve demokratike në Eurazi. Në qoftë se duam të shmangim në të ardhmen incidente edhe më të dëmshëm, i duhet bërë e qartë Kremlinit që përfitimet e bashkëpunimit me Perëndimin, janë të mundura vetëm brenda disa kushtesh të caktuara. Ato duhet të përfshijnë një shkallë më të lartë lirie politike brenda 184


vendit dhe kufizimin e mbështetjes së dhënë për të mbajtur gjallë liderët e linjës së ashpër në hapësirën post sovjetike. Dhe së fundi, lidhur me komunitetin që përkrah demokracinë, është nevojë urgjente që të freskohet në mënyrë të konsiderueshme fokusi i tij në punën në terren. Nga njëra anë, përvoja e grumbulluar para 1989’s mund të jetë gjithnjë e më shumë e rëndësishme në raport me mjediset aktualë represivë, të cilët mund të krahasohen më shumë me shteteve represivë socialistë të para 1989’s se sa me shtetet pseudo demokratë të postkomunizmit. Aktivistët duhet të mësojnë se si ta vazhdojnë punën dhe të përhapin mesazhin e tyre kur ka gjithnjë e më pak mjete legjitime dhe ligjore për ta bërë këtë. Nuk është më e mjaftueshme që ndihma demokratike të jetë vetëm bujare. Ajo duhet të jetë e mençur dhe lypset të ofrojë inpute të forta intelektuale dhe mbështetje praktike në një përpjekje për t’i vendosur demokratët qoftë edhe pak përpara sunduesve autokratë në kurbën e tyre të të mësuarit. Ndihma demokratike duhet të jetë e vazhdueshme. Përkrahja e agjencive demokratike të përgjegjshme dhe të civilizuara është një investim i domosdoshëm për të ardhmen e shteteve të Eurazisë, sidomos duke patur parasysh faktin që çlirimi nga kushtet e tanishme autoritare ka gjasë të shoqërohet me dhunë dhe akte çnjerëzore. Vetëm atëherë premtimi që sollën ndryshimet demokratike të kohëve të fundit do të bëhet realitet për këto shoqëri post sovjetike, ku demokracia shihet ende tepër larg dhe si një perspektivë e pasigurt.

185


186


AKSIONI QYTETARDHE NDRYSHIMET DEMOKRATIKE TË PUSHTETIT:MBI STRATEGJITË DHE BURIMET Pavol Demeš and Joerg Forbrig Mbas rënies së komunizmit më 1989, vendet e Europës Qendrore dhe Lindore nisën një udhë reformash politike dhe sociale e cila ka qenë plot vështirësi të papritura dhe rezultate të paparashikuara. Një nga vështirësitë me të cilat u përballën disa nga vendet post komuniste ishte lindja e tendencave neoautoritariste, të cilat fillimisht ndaluan dhe pastaj shpejt më pas, filluan të bëjnë hapa pas në reformat drejt standardeve bazë të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe të shtetit ligjor. Në vendet ku ndodhi kjo, përfshirë Sllovakinë, Kroacinë, Gjeorgjinë dhe Ukrainën, udhëheqësit e fuqishëm karizmatikë filluan në mënyrë sistematike të ndryshojnë demokracitë e reja, duke centralizuar pushtetin dhe së fundmi, duke u angazhuar në shtypjen e kundërshtarëve politikë dhe zërave kritikë, ndonëse në shkallë të ndryshme. Megjithëse historia dhe rrethanat e vendeve të veçanta ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme, ka një numër të habitshëm ngjashmërish mes tyre në mënyrën se si u shfaqën regjimet e reja neoautoritare dhe, çka është më e rëndësishme, në mënyrën se si u rrëzuan ata. Së pari, të pesë vendet janë shtete të rinj që u bënë të tillë mbas shpërbërjes së njësive më të mëdha multi etnike (Çekosllovakia, Jugosllavia dhe Bashkimi Sovjetik). Fillimisht, ndërtimi i kombit dhe i shtetit mori përparësi mbi ndërtimin e demokracisë, fakt ky që u shfrytëzua fare lehtë nga autokratët për të përligjur politikat e tyre autoritare si politika në mbrojtje të kombit. Së dyti, megjithëse natyra e tyre ishte në mënyrë të konsiderueshme autoritare, këta regjime ruajtën një numër institucionesh dhe procesesh në thelb demokratikë dhe shpallën aderimin me standardet europiane dhe ndërkombëtare. Së fundi, të gjithë këta vende përjetuan zgjidhje demokratike që ndoqën modele shumë të ngjashëm, që kishin të bënin me përpjekje të shoqërisë civile të koordinuara e me bazë të gjerë përreth zgjedhjeve parlamentare ose presidenciale, që synonin të siguronin një votim demokratik në proces dhe në rezultate. Këto zgjidhje kanë rezultuar së fundi në qeveri të ardhura në pushtet në mënyrë demokratike (dhe me mendësi të tillë). Kjo formë demokratizimi përfaqësonte një risi në Europën Qendrore dhe Lindore. Në vitin 1989, ndryshimi politik erdhi (pjesërisht) si rezultat i protestave masive tejet të papritura dhe të paplanifikuara. Në kontrast me këtë, ndryshimet më të fundit demokratike që përkonin me zgjedhje, përfshinin mobilizimin e ndërgjegjshëm të qytetarëve dhe ndihmoheshin nga përpjekje të bashkërenduara të shoqërive civile të organizuara. Angazhimi i organizatave të shumta joqeveritare, nismave qytetare,

187


AKSIONI QYTETARDHE NDRYSHIMET DEMOKRATIKE TË PUSHTETIT: MBI STRATEGJITË DHE BURIMET

grupeve të të rinjve dhe monitoruesve në zgjedhje, është pranuar gjerësisht si vendimtare, sikurse dhe uniteti e vendosmëria e partive politike në favor të demokracisë, harmonia e tyre mbi taktikat politike dhe strategjitë, dhe ç’është më e rëndësishmja, se kush do t’i drejtojë ato. Në të njëjtën kohë, ky rol i shoqërisë civile ka shkaktuar një mori kritikash, që fillojnë nga ndërhyrje të paligjshme në politikat demokratike e deri tek “importimi i revolucioneve” nga ana e agjencive financuese të huaja. Ky kapitull dëshiron të trajtojë aspekte të strategjisë dhe burimeve të përfshirjes së shoqërisë civile në valët elektorale që shpërthyen në Sllovaki, Serbi, Kroaci, Gjeorgji dhe Ukrainë. Ai do të përpiqet gjithashtu të trajtojë disa nga kritikat e zakonshme të shoqërisë civile në këtë drejtim. Kapitulli fillon me një vështrim të shkurtër mbrapa, në zhvillimin e shoqërisë civile në vendet post komuniste qysh nga viti 1989 dhe vazhdon me një pasqyrë më të detajuar të qasjeve strategjike të ndërmarra nga nismat qytetare në fushatat dhe veprimtaritë e tyre para elektorale. Kjo pasohet nga një diskutim mbi burimet që shoqëria civile ka në dispozicion, përfshirë financimet e huaja. Në mbyllje të këtij kapitulli është një pasqyrë e shkurtër e disa ngjashmërive kryesore dhe dallimeve të angazhimit të shoqërisë civile në kontekstin e valëve elektorale në pesë vendet në shqyrtim.

Shoqëria civile në vendet postkomuniste qysh nga viti 1989 Organizatat e shoqërisë civile luajnë një rol të dorës së parë për t’i dhënë jetë demokracisë. Mes funksioneve të tjera, ato sensibilizojnë shoqërinë për çështje të ngutshme të brendshme dhe ndërkombëtare, krijojnë kohezion brenda komuniteteve, ndihmojnë qytetarët të artikulojnë atë që besojnë dhe interesat e tyre, ushtrojnë kontroll mbi ata që kanë pushtetin politik si dhe ofrojnë shërbime sociale. Në pesë vendet për të cilat flitet këtu, sikurse edhe më gjerë në Europën Qendrore dhe Lindore, strukturat e shoqërisë civile qenë në gjendje të zhvilloheshin lirisht vetëm mbas vitit 1989, pasi regjimet komuniste në rajon nuk lejonin ekzistencën dhe funksionimin e organizatave vullnetare, në kuptimin e vërtetë të fjalës. Me rënien e komunizmit, në kushtet e sapo fituara të lirisë së shprehjes dhe të grumbullimit, të praktikave dhe besimeve fetare si dhe të bashkëpunimit me homologët në botën demokratike, ndodhi ringjallja masive e shoqatave qytetare. Kjo u shpreh në përhapjen e shpejtë të shoqatave qytetare, fondacioneve e formave të tjera të organizatave jo qeveritare, si dhe të veprimtarive të para në rajon qysh nga viti 19891 .

188

1  Informacion krahasues mbi zhvillimin e shoqërisë civile në vendet e Europës Qendrore dhe Lindore mund të gjendet në Indeksin e Qëndrueshmërisë së OJQ-ve botuar nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar e Shteteve të Bashkuara (USAID), raporti vjetor i Vendeve në Tranzicion i hartuar nga Freedom House dhe Indeksi i Shoqërisë Civile të Civicus.


Pavol Demeš dhe Joerg Forbrig

Kjo rritje e shpejtë e nismave dhe e vetëorganizimit qytetar u shoqërua nga një proces i jashtëzakonshëm nxënieje. Njerëzit në këto vende fituan aftësi të reja kur vinte puna për të krijuar dhe zhvilluar organizata të qëndrueshme dhe të pavarura, në hartimin e planeve strategjikë dhe krijimin e partneriteteve, sigurimin e fondeve nga burime të brendshme dhe të jashtme dhe sigurimin e vullnetarëve. Me synim arritjen efektive të objektivave të tyre, organizatat e shoqërisë civile filluan të krijojnë koalicione, organizata ombrellë dhe rrjete, duke përfituar nga progresi i teknologjive të informacionit dhe komunikimit për të lehtësuar bashkëpunimin brenda dhe jashtë kufijve. Me shfaqjen e qendrave të trajnimit dhe të burimeve për shoqërinë civile, u hap një fushë e re profesionale, që u jepte aktorëve shoqërorë mundësinë të mësonin nga shembulli i homologëve dhe trajnerëve lokalë dhe ndërkombëtarë. Kësisoj, shumë shpejt, organizatat e shoqërisë civile u bënë “shkolla të demokracisë” për qytetarët e pavarur dhe aktivë, të cilët lidhnin shtetin e ri demokratik me decentralizimin e pushtetit, sundimin e ligjit, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, median e lirë e të pavarur dhe drejtësinë. Nëpërmjet veprimtarive në organizatat e shoqërisë civile njerëzit mësuan t’i çmonin këto vlera, të angazhohen në fuqizimin e tyre dhe të mobilizohen për mbrojtjen e tyre. Një pjesë e rëndësishme e këtij procesi nxënieje ishte ndërveprimi me partnerët ndërkombëtarë. Fill mbas vitit 1989, filloi një shkëmbim intensiv i ekspertizës dhe burimeve midis demokracive të konsoliduara perëndimore dhe demokracive të reja postkomuniste. Gjatë viteve 1990, shkëmbime të tilla u zhvilluan gjithashtu edhe midis vendeve në tranzicion më shumë ose më pak të zhvilluara. U krijuan partneritete në një mori fushash të nismave shoqërore. Programet për anëtarësim dhe bursa pajisnin aktivistët shoqërorë dhe më në përgjithësi, qytetarët, me mundësinë për të mësuar nga përvoja e demokracive të përparuara. Patëm një mobilizim masiv të mbështetjes financiare nga ana e fondacioneve private dhe agjencive publike në Europë dhe Amerikën e Veriut, e cila siguroi burimet që nuk ishin të disponueshme në vend, duke mbështetur kështu spektrin e plotë të aktiviteteve shoqërore që fillonte nga projektet humanitare, sociale, edukative, mjedisore deri tek veprimtari promovuese më sensitive nga ana politike në fusha si të drejtat e njeriut dhe minoriteteve, lufta kundër korrupsionit dhe monitorimi i agjencive qeveritare e i aktorëve politikë2 . Në të vërtetë, zor se ka patur ndonjë program për asistencë demokratike që të mos ketë përfshirë si një target specifik të mbështetjes shoqërinë civile. Shoqëria civile, dikur një sferë e panjohur e jetës sociale, duhej të fitonte pëlqimin dhe mbështetjen e qytetarëve për veprimtaritë e saj. Në disa fusha kjo ishte relativisht e lehtë, si për shembull në ato të mirëqenies sociale, arsimit, kohës së lirë dhe bamirësisë, fusha ku ofronin shërbime organizatat shoqërore, ose në mbrojtjen e mjedisit dhe ruajtjen e pasurisë kulturore që zor se janë të diskutueshme. Gjithsesi, në fusha të tjera, 2  Janë të pakta studimet gjithëpërfshirëse të ndihmës demokratike. Për mbështetjen e SHBAsë shih Thomas Carothers, Aiding Democracy Abroad: The Learning Curve (Carnegie Endowment for International Peace, Washington, DC, 1999); për ndihmën europiane shih Richard Youngs (ed.), Survey of European Democracy Promotion Policies 2000-2006 (FRIDE, Madrid, 2006).

189


AKSIONI QYTETARDHE NDRYSHIMET DEMOKRATIKE TË PUSHTETIT: MBI STRATEGJITË DHE BURIMET

ishte shumë më e vështirë të fitohej simpatia publike. Organizatat dhe veprimtaritë të cilat kundërshtonin politikat publike që synonin kontrollin e pushtetit politik dhe ekonomik ose që shprehnin pozicionin e tyre kritik kundrejt aktorëve qeveritarë dhe politikë, e kishin më të vështirë të afirmonin legjitimitetin në sytë e publikut dhe të elitës qeverisëse. Për shumë nga ata, çdo formë e tillë përkrahjeje nga ana e shoqërisë civile ishte e papranueshme, pasi domeni publik kuptohej si një rezervat i agjencive shtetërore, partive politike dhe, deri diku, medias. Mosmarrëveshjet arritën deri brenda vetë shoqërisë civile, pasi aktivistët shoqërorë debatonin mbi “politizimin” e OJQ-ve dhe legjitimitetin e tyre për t’u angazhuar në sferën publike. Argumenti tipik që përdorej ishte se ata që dëshironin të angazhoheshin në politikë duhet t’i bashkoheshin partive politike. Këto çështje morën më shumë rëndësi kur organizatat shoqërore të pavarura u gjendën përballë mosmarrëveshjeve në rritje me politikat gjysmë autoritare të qeverive në Sllovaki, Serbi, Kroaci, Gjeorgji dhe Ukrainë. Aftësia e shoqërisë civile për të shërbyer si qen roje i pushtetit politik dhe për të mobilizuar protesta kundër abuzimit me të, nuk i shpëtoi vëmendjes së elitave politike në pushtet. Për pasojë, qeveritë tentuan t’i mbyllnin gojën sektorit civil duke miratuar ligje që kufizonin hapësirën në dispozicion të veprimtarive të tij, duke i zvogëluar burimet bazë financiare, duke sajuar skandale për të diskredituar organizatat dhe aktivistët e shoqërisë civile në sytë e publikut dhe, në përpjekje për t’i shpëtuar kritikave, duke ofruar mbështetje materiale dhe forma të tjera mbështetjeje për organizatat proqeveritare. Këto masa nxorën përpara organizatave qytetare në këto pesë vende vështirësi të konsiderueshme, duke i detyruar disa prej tyre të mbylleshin dhe duke i shtyrë të tjerat të tërhiqeshin nga angazhimi i hapur në punët publike. Gjithsesi, në të njëjtën kohë, armiqësia e qeverisë pati një efekt integrues në shoqërinë civile e cila po kërkonte aktivisht mënyra me të cilat mund t’i kundërpërgjigjej presionit që ushtrohej ndaj saj.

Aksioni qytetar për zgjedhje demokratike: Elementë kyç strategjikë Aty nga fundi i viteve 1990, në pesë vendet që po shqyrtojmë, patëm një intensifikim të hapave mbrapa përsa i takon demokracisë, si dhe të një gjysmë autoritarizmi. Institucionet demokratike ishin të manipuluara, abuzohej me aparatet shtetërore dhe ishte rritur propaganda. Mbi kundërshtarët politikë ushtrohej dhunë fizike. Autorët nuk kishin pse t’i frikësoheshin ndjekjes penale për shkelje të ligjit, sepse sistemi gjyqësor ishte gjerësisht nën kontrollin e qeverisë. Politika dhe biznesi u gërshetuan ngushtë, mbasi përfaqësuesit e këtyre regjimeve dhe biznesmenët që i mbështesnin ishin përfshirë në veprimtari ilegale, madje shpesh kriminale. Interesi i regjimeve në pushtet dhe i miqve të tyre për të ruajtur pushtetin dukej sheshazi.

190

Për ironi, udhëheqësit gjysmë autoritarë dhe mbështetësit e tyre e kuptuan që, po qe se dëshironin të ruanin pushtetin, do t’u duhej ta legjitimonin atë nëpërmjet procesit zgjedhor, duke treguar se kishin fituar shumicën e votave. Në përgatitjet për zgjedhje,


Pavol Demeš dhe Joerg Forbrig

këta regjime u mbështetën në përkrahjen e disa segmenteve të popullsisë që ata e dinin se mund t’i mblidhnin pas vetes, në frikën dhe apatinë e të tjerëve dhe, gjithnjë e më tepër, në aftësinë e tyre për të manipuluar zgjedhjet në favor të tyre. Gjithsesi, në të njëjtën kohë, potencialisht zgjedhjet ishin gjithashtu një moment dobësie për regjimin. Edhe pse jo tërësisht të lira e të drejta, duke kufizuar konkurrencën politike ose duke manipuluar, zgjedhjet përfaqësonin ende një mundësi për forcat prodemokratike, përfshirë grupet shoqërore, që t’i bënin thirrje popullatës për mbështetje dhe që të kontestonin legjitimitetin e qeverive. Dhe siç do ta tregonin përfundimisht valët demokratike në këta pesë vende, regjimet kishin gabuar kur kishin nënvlerësuar dobësinë e tyre në kontekstin e zgjedhjeve. Të befasuar dhe të kapur të papërgatitur, regjimet u përmbysën. U ushtrua presion nga ana e opozitës demokratike dhe qytetarëve, të cilët u aktivizuan nëpërmjet informimit mbarëkombëtar dhe fushatave mobilizuese të ndërmarra nga shoqëria civile gjatë organizimit të zgjedhjeve. Në të pesë vendet, këto fushata kishin disa karakteristika kyç të përbashkëta.

Aktivizmi masiv Deri përpara shpërthimit të valëve më të fundit demokratike, vendet për të cilat flasim kishin traditë të dobët në vetorganizimin e aksioneve qytetare gjatë procesit elektoral. Mendimi që zotëronte mes politikanëve dhe publikut të gjerë ishte se qytetarët duhet të kishin sigurisht të drejtën për të votuar përfaqësuesit e tyre të zgjedhur, por ishte detyrë e shtetit të organizonte procesin elektoral, në të cilin partitë do të kishin mundësinë të konkurronin për një mandat politik. Shoqëria civile përballej me detyrën e vështirë për të kundërshtuar dhe ndryshuar këtë traditë të ngulur thellë Në krye të herë kjo gjë pati të bëjë me një test të rëndësishëm psikologjik. Aktivistët shoqërorë duhet të kuptonin se mund të kontribuonin për një ndryshim politik kuptimplotë dhe se kishin të drejtë të hynin në arenën zgjedhore e të zhvillonin veprimtari shoqërore të pavarura për të siguruar akses të lirë në informacion dhe proces të drejtë zgjedhor, madje edhe (ose sidomos) në situatat kur elitat qeverisëse dhunonin hapur rregullat e shkruara dhe të pashkruara. Mbasi të ishte kapërcyer kjo barrierë kyç psikologjike, komuniteti i OJQ-ve duhej të zhvillonte aftësi të reja komunikuese për të qenë në gjendje të angazhonte votuesit, institucionet qeveritare dhe politike, agjenci të medias dhe të donatorëve, për të gjithë ata për të cilët kjo përvojë ishte mjaft e re. Në secilin nga vendet për të cilët flitet në këtë libër, ka patur një grup të vogël OJQ-sh aktive në fushat e edukimit qytetar, të drejtave të njeriut, analizave dhe përkrahjes politike të cilat nisën këtë proces, që së fundi u rrit me shpejtësi, duke përfshirë shumë lloje të ndryshëm grupesh të shoqërisë civile e nga një mori e gjerë fushash. Përfaqësuesit e shoqërisë civile e kuptuan se do të ishin në gjendje të kishin ndikim në kursin e zgjedhjeve vetëm po të bënin përpjekje mbarëkombëtare gjithëpërfshirëse për të mobilizuar e informuar zgjedhësit si dhe për monitorimin e procesit zgjedhor.

191


AKSIONI QYTETARDHE NDRYSHIMET DEMOKRATIKE TË PUSHTETIT: MBI STRATEGJITË DHE BURIMET

Këto përpjekje qytetare konsistonin zakonisht në një ose disa fushata kombëtare mobilizimi-informimi (për shembull, OK’98 dhe “Shkunde Votën” në Sllovaki, GLAS 99 në Kroaci, IZLAZ 2000 dhe OTPOR në Serbi, KMARA në Gjeorgji, PORA dhe Znayu [E di] në Ukrainë) dhe projekte të shumtë lokalë, për çështje bazë, që kishin si target grupmosha të veçanta ose grupe interesi. Besimi thelbësor i këtyre fushatave dhe i projekteve të fushatave individuale ishte që po qe se votuesit informoheshin drejt atëherë ata do të bënin zgjedhjen e duhur, në favor të demokracisë dhe kundër autoritarizmit. Informacioni jepej me një sërë mënyrash. Për të ulur frikën që kishte mbërthyer segmente të gjerë të shoqërisë për t’u angazhuar në diçka politike, u përdor humori, madje me mjaft sukses, mbasi në këto fushata qytetare u tërhoqën vullnetarë të shumtë, veçanërisht të rinj të cilët shpërndanin materialet e fushatës, u organizuan koncerte dhe mitingje me votuesit, si dhe veprimtari të tjera publike. U prodhuan imazhe krijuese, përfshirë logo, simbole dhe slogane që i siguronin fushatës një identitet të qartë. Ishte veçanërisht e rëndësishme që këto fushata të kuptoheshin si të ndara nga ato të partive politike. Kësisoj, në vend që të përdorin portrete të politikanëve, tipike për fushatat e partive politike, ata përdorën imazhe të qytetarëve, orë që tregonin pesë minuta përpara mesnatës, duar të hapura ose grushte sfidues, slogane që e vinin theksin mbi ndryshimin dhe rëndësinë e votës individuale në zgjedhje. Shpesh kreativiteti, profesionalizmi dhe impakti i këtyre fushatave qytetare ia kaloi përpjekjeve parazgjedhore të partive politike me përvojë. Një grup i vogël OJQ-sh mjaft të specializuara ndërmorën projekte për monitorimin, vlerësimin e performancës së qeverisë, procedurave të zgjedhjeve dhe mbulimin nga media të zgjedhjeve dhe të kandidatëve. Shembuj të rëndësishëm të OJQ-ve të tilla të specializuara në monitorimin e brendshëm ishin Obcianske oko (Syri civil) në Sllovaki, GONG (Qytetarë të Organizuar për të Monitoruar Zgjedhjet) në Kroaci, CeSID (Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci) në Serbi, Shoqata Ndërkombëtare për Zgjedhje të Drejta dhe Demokraci, në Gjeorgji, dhe Komiteti i Votuesve Ukrainas3 . Me to lidheshin ngushtë dhe projektet për monitorimin e medias, si për shembull ato për analizimin si cilësor ashtu edhe sasior të medias që krehu MEMO’98, fillimisht në Sllovaki, e më pas në vende të tjera të rajonit. Këto veprimtari monitoruese zakonisht tërhiqnin mjaft vëmendjen e medias, si të brendshme ashtu edhe asaj ndërkombëtare, dhe rezultatet shpesh përfshiheshin në një raport final të agjencive ndërkombëtare të monitorimit të zgjedhjeve, përfshirë Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE). Një karakteristikë e habitshme e drejtimit në fushatat qytetare që po shqyrtojmë, është se ato mundën të arrijnë një nivel të lartë bashkëpunimi dhe efikasiteti, pavarësisht faktit që ato drejtoheshin nga entitete pa një hierarki, të decentralizuar dhe në shumicën e rasteve të vogla për nga përmasat, pa shumë përvojë të mëparshme në veprimtaritë lidhur me zgjedhjet. Fushatat e mëdha kombëtare krijuan grupe 192

3  Në vitin 2001, këto grupe dhe të tjerë themeluan Rrjetin Ndërkombëtar të Organizatave për Monitorimin e Zgjedhjeve (ENEMO).


Pavol Demeš dhe Joerg Forbrig

koordinimi ad hoc, të cilët vendosën lidhjet me degët lokale ose organizatat e vullnetarëve që bashkëpunonin. Vëmendje e veçantë iu kushtua ngritjes së rrjeteve të projekteve të pavarur me qëllim që të minimizohej dublikimi dhe të arrihej sinergjia. Aktivistët që organizonin projektet brenda fushatës, duhej të kapërcenin shumë pengesa logjistike dhe organizative, përfshirë këtu tensionet e rastit midis grupeve të ndryshëm të angazhuar për sa i përket taktikave, strategjive e madje edhe çështjeve të prestigjit publik. Në Serbi, Gjeorgji dhe Ukrainë, dolën edhe vështirësi të tjera kur qeveritë filluan të sulmojnë aktivistët dhe t’i deklarojnë veprimtaritë e tyre ilegale. U desh të zhvilloheshin teknika të nëndheshme të cilat i zotëronin grupet e të rinjve si OTPOR, KMARA dhe PORA.

Mospërkatësia partiake Synimi i fushatave politike parazgjedhore të partive është që të mobilizojnë numrin më të madh të mundshëm të votuesve për kandidatët e tyre, kësisoj të sigurojnë ardhjen në pushtet. Për të siguruar që ky proces kyç politik e demokratik të zhvillohet në përputhje me kushtetutën dhe legjislacionin përkatës të zgjedhjeve, institucionet shtetërore ngarkohen me punën organizative të zgjedhjeve. Partitë politike përdorin anëtarët e tyre, agjencitë profesionale dhe mbështetësit vullnetarë për t’i ndihmuar të informojnë publikun votues mbi programet dhe profilet e kandidatëve të tyre. Një tipar thelbësor i fushatave qytetare parazgjedhore për të cilat flitet në këtë libër, është që ato u zhvilluan në mënyrë të pavarur nga partitë politike konkurruese. Këto fushata ishin veprimtari të organizuara në mënyrë vullnetare nga OJQ-të dhe grupet qytetare për t’i ndihmuar qytetarët të kuptonin më mirë të drejtat e tyre, duke u ofruar informacion objektiv rreth zgjedhjeve dhe duke siguruar që institucionet shtetërore të përmbushnin detyrimin e tyre e që kandidatët do të konkurronin sipas rregullave demokratike. Ato nuk synonin të siguronin mbështetje për ndonjë lider të caktuar politik. Materialet zgjedhore që u prodhuan dhe shpërndanë, si dhe veprimtaritë e organizuara prej tyre, ishin qartësisht të dallueshme nga ato që kishin përgatitur partitë politike. Në të njëjtën kohë, pavarësisht theksit që ato i vinin pavarësisë nga ndonjë parti politike e veçantë, natyrisht që këto fushata kishin ndikimin e tyre në hapësirën politike, duke kontestuar autoritetin dhe legjitimitetin e regjimeve jo demokratike në pushtet, të cilët u përpoqën të monopolizojnë sferën publike. Kësisoj, ishte e pashmangshme që këto fushata të kishin karakter antipushtetar, duke patur parasysh presionin që bënë ato për nevojën e ndryshimit dhe kërkesat për një qeverisje të mirë. Një parim kyç në secilën nga këto fushata ishte që sa më i lartë numri i votuesve, aq më shumë shanse kishin kandidatët dhe partitë demokratike për të dalë mirë në zgjedhje. Të gjitha analizat theksonin faktin që zgjedhësit me prirje demokratike dhe një numër i madh votuesish për herë të parë (të arsimuarit, të rinjtë, banorët e qytetit) nuk do t’i afroheshin kutive të votimit pa bërë përpjekje të veçanta për t’i mobilizuar ata. 193


AKSIONI QYTETARDHE NDRYSHIMET DEMOKRATIKE TË PUSHTETIT: MBI STRATEGJITË DHE BURIMET

Në rrethana normale, nisma të tilla qytetare nuk do të kishin qenë të nevojshme. Sido që ta shohësh, në vendet për të cilat po flasim, këto fushata iu përgjigjën dhe kompensuan mungesat e demokracisë, të tilla si mungesa pothuajse e plotë e informacionit objektiv të ofruar nga media e lirë dhe e pavarur, margjinalizimi dhe madje shtypja e opozitës politike, mungesa e një gjykimi të pavarur dhe paanshmërisë së qartë të shërbimit publik. Në mungesë të këtyre kontrolleve dhe balancave demokratike, duhej gjetur një mekanizëm alternativ që do të siguronte konkurrimin e drejtë midis rivalëve politikë dhe do të mbikëqyrte pavarësinë e proceseve politike. Gjithsesi, dhe pavarësisht identitetit jopartiak të tyre, këto përpjekje qytetare paraelektorale duheshin koordinuar, të paktën për disa arsye mjaft praktike, me opozitat demokratike. Për shembull, kur aktivistët shoqërorë organizonin mitingje me votuesit në zona të ndryshme anë e mbanë vendit, ata duhej të dinin nëse ishin organizuar tubime partish të tjera në atë vend e po në të njëjtën kohë. Përveç kësaj ishte edhe në një aspekt tjetër thelbësor, aktorët shoqërorë e politikë kishin një qëllim të përbashkët të rëndësishëm, atë të rrëzimit të sundimit gjysmë autoritar në vendin e tyre. Në rastin e Sllovakisë, për shembull, krijimi i një “tryeze të rrumbullakët demokratike”, të përbërë nga elementë prej opozitës demokratike, sindikatat dhe OJQ-të, provoi të ishte një mjet efektiv për koordinimin e këtyre hapave të përbashkët mjaft të nevojshëm. Lëvizjet e mëdha të protestës që u provokuan pas manipulimit të zgjedhjeve në Serbi, Gjeorgji dhe Ukrainë janë gjithashtu shembuj të shkëlqyer të koordinimit efektiv midis aktorëve politikë dhe shoqërorë.

Pa dhunë Një karakteristikë e rëndësishme e planifikimit dhe e zbatimit të këtyre fushatave qytetare ishte se ato i qëndruan strikt parimit të mosaplikimit të dhunës, edhe pse nuk kishte garanci që regjimet gjysmë autoritare, mbasi të ishin zënë ngushtë prej fushatave qytetare, nuk do të vepronin me masa shtrënguese e ndaluese duke filluar nga kërcënimet, sajimi i skandaleve e madje brutaliteti i hapur kundër aktivistëve shoqërorë dhe qytetarëve të thjeshtë. Për fushatat ishte thelbësore respektimi i rregullit e i ligjit dhe sjellja etike, ndaj aktivistët u trajnuan për mënyrën se si të shmangnin konfrontimin dhe si të silleshin po t’i merrnin në polici për t’i pyetur. Ata e lidhën veten me një histori të gjatë lufte jo të dhunshme politike, u frymëzuan nga luftërat që udhëhoqën Mahatma Gandhi dhe Martin Luther King, si dhe bënë paralelizëm me shpërbërjen paqësore të komunizmit më 1989. Në veçanti, grupe të rinjsh në Serbi, Gjeorgji dhe Ukrainë, u frymëzuan (dhe u udhëzuan) nga manuale praktikë për aksione jo të dhunshëm, si ai i Gene Sharp’it “Nga Diktatura në Demokraci”4 . Përveç kësaj, aktivistët shoqërorë konsultoheshin me kujdes me think tank-e, analistë politikë, specialistë të medias dhe ekspertë ligjorë mbi çështjet e të drejtave të njeriut.

194

4  Për t’u vënë më me lehtësi në përdorim aktivistëve lokalë dhe në një shkallë më të gjerë, ky libër u përkthye gjerësisht në serbisht, rusisht dhe në gjuhën ukrainase.


Pavol Demeš dhe Joerg Forbrig

Kur e lypte nevoja, OJQ të tilla ofronin mbështetje ligjore dhe për të drejtat e njeriut për aktivistët e burgosur ose të paditur për aktivizimin e tyre në fushata. Dhunimet e të drejtave të njeriut, që ishin të formave nga më të ndryshme, dhe sulmet mbi aktivizimin qytetar monitoroheshin me sukses dhe u bëhej publicitet nëpërmjet medias së pavarur, internetit dhe kanaleve të tjera të komunikimeve, si të brendshëm ashtu edhe ndërkombëtar. Fakti që regjimet gjysmë autoritare do të përdornin dhunë kundër qytetarëve të tyre luajti një rol të rëndësishëm për diskreditimin e tyre në sytë e qytetarëve të vet dhe përpara komunitetit ndërkombëtar. Qëndrimi besnik ndaj parimit për mospërdorimin e dhunës ishte veçanërisht i rëndësishëm gjatë protestave masive që shpërthyen mbas mashtrimit me zgjedhjet në Serbi, Gjeorgji dhe Ukrainë, gjatë të cilave atmosfera shpesh u bë jashtëzakonisht e tensionuar. Forcat e sigurisë së rendit u aktivizuan në numër të madh për të shtypur protestën e qytetarëve dhe pati gjithmonë rrezik që konfrontimet të merrnin për keq. Në këto situata, zgjuarsia dhe kurajoja e aktivistëve ishte e mrekullueshme dhe kontribuoi në faktin që këto ndryshime demokratike ndodhën pa asnjë dëmtim të vetëm.

Pjesëmarrja rinore Në ndryshimet demokratike të shqyrtuara në këtë libër, të rinjtë e moshës 18 deri në 25 vjeç luajtën një rol të veçantë, qoftë si votues (shumë prej tyre votonin për herë të parë) qoftë si grup tejet i angazhuar që kërkonte ndryshim, dëshmi e të cilit është që një kapitull i këtij libri i kushtohet në mënyrë të veçantë pjesëmarrjes së tyre. E megjithatë, në këtë aspekt ia blen barra qiranë të ripërsëriten disa çështje kyç. Partitë politike konkurrente, sikurse dhe organizatorët e fushatave qytetare, i kushtuan vëmendje të veçantë kësaj grupmoshe. Shpesh mendohet se të rinjtë janë më pak të interesuar në institucionet formale dhe proceset e demokracisë, si partitë politike dhe zgjedhjet. Në të njëjtën kohë, ata shpesh janë shumë të ndjeshëm karshi çështjeve më të gjera sociale dhe politike, të hapur kundrejt prirjeve të reja dhe të interesuar në forma pjesëmarrjeje jokonvencionale, spontane dhe të orientuara përkah aksioni. Për pasojë, ata janë votuesit tipikë që mbështesin ndryshimin në shoqëri. Studimi i opinionit publik tregoi që të rinjtë në të pesë vendet, mund të jenë një bazë e fuqishme mbështetëse për forcat demokratike, vetëm po qe se mobilizohen për të hedhur votën, e gjithashtu për të frymëzuar votuesit e tjerë më të vjetër. Në qoftë se në fund, pjesëmarrja në votime rezultoi shumë e lartë në Sllovaki (84 përqind), Kroaci (75 përqind), Serbi (71 përqind) dhe Ukrainë (77 përqind), kjo i detyrohet jo pak angazhimit të të rinjve. Gjithashtu, të rinjtë ishin mbartësit kryesorë dhe grupi target i disa fushatave të specializuara dhe mjaft të dukshme të lidhura me zgjedhjet, përfshirë “Shkunde Votën” në Sllovaki, GLAS 99 në Kroaci, OTPOR në Serbi, KMARA në Gjeorgji dhe PORA (si e verdha ashtu e dhe e zeza) në Ukrainë. Fushatat masive rinore ishin veçanërisht efektive në kapërcimin e frikës që kishin votuesit për t’u angazhuar. Ata bënë për vete 195


AKSIONI QYTETARDHE NDRYSHIMET DEMOKRATIKE TË PUSHTETIT: MBI STRATEGJITË DHE BURIMET

dhe tërhoqën një numër të konsiderueshëm vullnetarë të rinj me aftësi të veçanta krijuese, qasje pozitive, kurajo dhe shpirt aksioni, ndërkohë që logot dhe sloganet e tyre u shndërruan në marka të patjetërsueshme brenda vendit. Aktivistët e rinj arritën të shkonin praktikisht në çdo cep të vendeve të tyre dhe përdorën mirë teknologjitë moderne të informimit dhe komunikimit për të zgjeruar shtrirjen e tyre si nga ana gjeografike, ashtu edhe për sa i përket publikut. Për shumë të rinj, fushatat qytetare që kishin të bënin me zgjedhjet ishin një moment kur politika bëhej “interesante”. Sidoqoftë, deri diku, grupet e të rinjve niseshin nga parimi i mospërkatësisë partiake. Herë në mënyrë të hollë e herë jo, këta grupe u vunë emra, i fajësuan, i bënë me turp dhe u tallën me udhëheqësit autokratë dhe praktikat e tyre abuzive nëpërmjet prodhimit dhe shpërndarjes masive të fletëpalosjeve, fletushkave, grafiteve dhe materialeve të tjera të ngjashme. Slogani i fushatës serbe “Gotov je” ose “Ka mbaruar”, i menduar dhe i ekspozuar masivisht nga aktivistët e OTPOR-it, është një shembull i shkëlqyer i udhës ku kishin hyrë. Këto fushata ishin tejet provokuese për regjimin dhe kishin impakt të fortë në publik. Të tilla qasje janë pranuar si pjesë e praktikës së rezistencës jo të dhunshme prej nga dhe janë influencuar grupet e të rinjve në Gjeorgji, Ukrainë dhe gjetkë5 . Roli i të rinjve ka qenë mjaft i vlerësuar lidhur me trusninë e ushtruar për të realizuar ndryshimet demokratike, sikurse ilustrohet nga një letër dërguar aktivistëve të PORA’s nga lideri i Revolucionit Portokalli, Viktor Jushçenko, i cili, më pas, u bë president i Ukrainës: “Përshëndes brezin e ri të qytetarëve të cilët, në kohë të vështira, u ngritën për lirinë dhe demokracinë në vendin e tyre. Jam krenar për kurajon që treguat, ndershmërinë dhe besimin që patët në forcat tuaja për të luftuar dhe fituar. Kam parë flamurin e PORA-s mes të tjerëve çdo ditë. Kjo më dha mua dhe njerëzve të rigjallëruar fuqi dhe vetëbesim. Gjatë atyre ditëve kushdo e dinte se kudo që ishte PORA do të kishte sukses dhe fitore”6 .

Orientimi prodemokratik dhe proeuropian Në vendet postkomuniste, ku qytetarëve u mungonte përvoja afatgjatë me kulturën politike demokratike, politikanët populistë gjetën një terren veçanërisht pjellor. Udhëheqësit neoautoritarë në mënyrë deklarative mbështesnin demokracinë dhe objektivin afatgjatë të integrimit europian, në të njëjtën kohë që vinin theksin mbi tiparet unike të situatës së brendshme të vendeve të tyre, të ndryshme nga ato të vendeve europiane të konsoliduar, tipare që vazhdonin të kërkonin “masa speciale”. Duke përdorur median shtetërore dhe një armaturë të provuar e të testuar qasjesh propagandistike, regjime të tillë indoktrinuan në mënyrë efektive segmente të gjerë

196

5  Në vazhdim të ngjarjeve në Serbi dhe si dëshmi e ekspertizës së qartë të zhvilluar nga OTPOR-i në këtë fushë, u themelua në Beograd një rrjet ndërkombëtar trajnerësh dhe konsulentësh që punojnë në fushën e rezistencës jo të dhunshme me emër Qendra për Strategjitë dhe Aksionet jo të Dhunshëm të Aplikuar (CANVAS). 6  Kjo letër u drejtohej pjesëmarrësve në ceremoninë mbyllëse të PORA-s në Kiev më 29 janar 2005.


Pavol Demeš dhe Joerg Forbrig

të popullatave të tyre. Shumë njerëz nuk besonin më se ishte i mundur ndryshimi i vërtetë, kaq të zhgënjyer ishin ata me premtimet e pambajtura të bëra nga politikanët gjatë përpjekjeve të hershme për demokratizim në vitet 1990. Të tjerëve thjesht u ishte mbyllur goja nga regjimi, që i kishte bërë të humbitnin mjetet e jetesës dhe mundësinë për të folur. Çdo kritikë ndaj lidershipit ose opozitë e brendshme, interpretohej si sulm mbi kombin dhe shtetin. Dhe, çdo kritikë nga ana e qeverive demokratike të huaja ose organizatave ndërkombëtare kundërshtohej si injorante përsa i përkiste situatës së brendshme, si rrezik ose si ndërhyrje. Në situata të tilla, mundësitë që një opozitë politike prodemokratike dhe proeuropiane të kishte shanse të barabarta konkurrimi me regjimin ishin jashtëzakonisht të kufizuara. Shfaqja e një qytetarie në votim, që të ishte e mirinformuar, e edukuar dhe të mos kishte frikë, u bë qëllimi kyç i të gjitha nismave qytetare. Natyrisht, ky ndryshim u ndje nga regjimet si kërcënim, të bazuar siç ishin ata në supremacinë dhe pandëshkueshmërinë e liderëve të fortë dhe diskurset e tyre kombëtare populiste. Dhe ndërsa qeveritë ishin të përgatitura të neutralizonin kundërshtarët politikë nëpërmjet konkurrencës surrogate zgjedhore, ato nuk ishin aspak të përgatitura të përballeshin me qytetarët e vetëorganizuar që kërkonin informim, përgjegjshmëri, drejtësi, të drejtën e tyre për të zgjedhur udhëheqësit e tyre dhe mbikëqyrje ndërkombëtare të procesit zgjedhor. Në këto fushata u shfaq një formë e re atdhetarie, bazuar në krenarinë, qytetarinë aktive dhe jo në nacionalizmin agresiv populist të regjimeve. Aktivistët shoqërorë dilnin me flamurë shtetërorë dhe simbole, duke i përdorur ata si imazhe pozitivë dhe progresistë, si pjesë të simbolizmit të fushatave të tyre. Duke vënë theksin në dëshirën e tyre për t’u “kthyer në Europë”, këto fushata bënë lidhjen eksplicite midis izolimit ndërkombëtar (madje edhe statusit prej pariahu) të vendeve të tyre dhe politikave të regjimeve në pushtet. Kur më në fund shpërthyen revoltat e këtyre segmenteve të gjerë të popullatës së mobilizuar, kjo u ndje si fitore jo vetëm e aktorëve politikë demokratikë, por gjithashtu si fitore e qytetarëve aktivë të gatshëm të angazhoheshin si anëtarë të një komuniteti më të gjerë demokratik dhe europian

Burimet bazë të fushatave qytetare: OJQ-të, vullnetarët, media, financimet Këto tipare strategjike të angazhimit të shoqërisë civile reflektojnë karakterin e vërtetë vendor të ndryshimeve më të fundit zgjedhore në Europën Qendrore dhe Lindore. Kjo pasqyrohet në burimet bazë të këtyre fushatave qytetare, të cilët konsistojnë në disa elementë kryesorë. Së pari, fushatat qytetare u shfaqën si përpjekje të përbashkëta të strukturave ekzistuese të shoqërisë civile në të pesë vendet. Ky bashkëpunim ishte zakonisht rezultat i një procesi afatgjatë nxënieje, i cili i bëri aktivistët dhe organizatat qytetare

197


AKSIONI QYTETARDHE NDRYSHIMET DEMOKRATIKE TË PUSHTETIT: MBI STRATEGJITË DHE BURIMET

të kuptonin që arritja e objektivave për demokratizimin e vendeve të tyre kërkonte veprime të bashkërenduara, pavarësisht nga pluralizmi i grupeve dhe i pikëpamjeve, aq karakteristik për shoqërinë civile. Në disa vende, këto fushata përbënte gjithashtu një zhvillim të përvojave të më hershme të OJQ-ve në krijimin e koalicioneve, siç është rasti i fushatës së Treti sektor SOS (Sektori i Tretë SOS) në Sllovaki më 1996, i koalicionit të OJQ-ve kundër luftës në Kroaci dhe Serbi, ose i Komitetit të Gjithë Rezistencës Publike Ukrainase Za Pravdu! (Për të vërtetën), në 2000 dhe 2001. Mësime të rëndësishme nga këto përpjekje të hershme përfshinin, për shembull, implementimin e parimeve të koordinimit pa një hierarki dhe të decentralizuar, një angazhim për pavarësinë afatgjatë të OJQ-ve pjesëmarrëse dhe krijimin e organeve të koordinimit të dobët por gjithsesi të centralizuar7 . Mbi këto baza, fushatat qytetare në fund qenë të suksesshme në tërheqjen e rrjeteve të mëdhenj të OJQ-ve. Sikurse raportojnë rastet studimorë, fushata OK’98 konsistonte në 58 projekte të pavarur të drejtuar nga OJQ-të, ndërsa GLAS 99 në Kroaci, pati 35 grupe qytetare të bashkuara në Koalicionin Civil për Zgjedhje të Lira e të Ndershme. Fushatat IZLAZ në Serbi dhe PORA në Ukrainë, mblodhën bashkë secila më shumë se 150 OJQ. Kjo u dha këtyre fushatave një shtrirje dhe infrastrukturë mbarë kombëtare, një prani të fuqishme në komunitetet lokale, kontakte në nivel rajonal dhe lokal, njohje të grupeve target specifikë dhe aftësi organizative, të tilla si mbështetje me zyra, anëtarë dhe vullnetarë. Duke kontribuar në këto burime organizativë, OJQ-të e veçanta gëzonin mjaft pavarësi e ishin të lidhura vetëm nga parametra shumë të gjerë të fushatës, përfshirë këtu objektivat e përgjithshme, mesazhet dhe imazhet kryesore, të cilat qenë rezultat i diskutime me bazë të gjerë midis përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe organizatave që merrnin pjesë. Në shkëmbim, organet qendrore koordinuese që ishin krijuar për fushatat, fokusoheshin në pak funksione thelbësore, përfshirë mbulimin e fushatave nga media, donatorët dhe aktorët politikë. Kjo natyrë e mirëfilltë e lidhur ngushtë me bazën e fushatave qytetare parazgjedhore, pasqyrohet gjithashtu në një bazë të fortë vullnetare, që përbën një burim të dytë të rëndësishëm. Megjithëse është e pamundur të vlerësosh saktësisht shkallën e angazhimit të vullnetarëve, mendohet se fushata serbe IZLAZ 2000 përfshiu mbi 25,000 njerëz, ndërsa thuhet se PORA në Ukrainë ka patur mbështetjen e rreth 35,000 njerëzve. Gjithashtu, edhe grupet e të rinjve vepruan nëpërmjet një numri të madh vullnetarësh. Vlerësohet se OTPOR-i në Serbi ka angazhuar 20,000 aktivistë dhe KMARA në Gjeorgji rreth 3,000 aktivistë. Këto shifra janë të mrekullueshme për vende që shumë nga vëzhguesit i karakterizonin si të zhytur në apati, me mungesë të theksuar interesi në punët

198

7  Një shembull interesant i natyrës johierarkike dhe të decentralizuar të fushatave është që ato shmangnin përdorimin e termit “liderë”, duke përdorur në vend të tij terma si zëdhënës ose përfaqësues. Në komunitetin egalitarist të OJQ-ve, kjo kishte një nënkuptim të rëndësishëm psikologjik.


Pavol Demeš dhe Joerg Forbrig

publike dhe frikë mjaft të përhapur ndaj ndëshkimit nga ana e regjimit. Këto shifra, përkundrazi, tregojnë nivelet në rritje të pakënaqësisë mes qytetarëve ndaj situatës politike dhe sociale në vendet e tyre dhe dëshirën në rritje të tyre për t’u angazhuar për ndryshimin, veçanërisht mes të rinjve dhe segmenteve qytetarë e më të arsimuar. Kësisoj të motivuar, vullnetarët u bënë burimi kryesor i fushatave qytetare, gjë që ishte vendimtare për përmasat e konsiderueshme që ato arritën dhe suksesin që patën në të gjitha fazat, duke filluar nga shpërndarja e gjerë e materialeve informative dhe deri tek kontaktet me qytetarët për monitorim gjithëpërfshirës të zgjedhjeve dhe mobilizim në masë gjatë zgjedhjeve. Një burim i tretë kritik për fushatat qytetare ishte bashkëpunimi me median e pavarur dhe mbështetja e marrë prej tyre. Megjithëse qeveritë në të pesë vendet kishin vënë nën kontroll shumicën e mediave, disa stacione radio dhe transmetues TV kishin arritur të ruanin pavarësinë e tyre. Këtu futeshin TV Markiza dhe Radio Twiist në Sllovaki, radiostacioni B92 në Serbi, kanali televiziv Rustavi 2 në Gjeorgji dhe në Ukrainë TV Channel 5 dhe stacioni radio Era, përveç një morie mediash të shkruara dhe platformash në Internet në secilin nga këto vende. Nëpërmjet këtyre mediave të pavarura, fushatat qytetare patën akses tek një audiencë masive. Ato siguruan raportime objektive dhe të rregullta rreth fushatave, veçanërisht e rëndësishme kjo në kohët kur media e kontrolluar nga shteti ndërmerrte sulme për të diskredituar grupet e shoqërisë civile. Disa media morën pjesë direkt në projekte që lidheshin me zgjedhjet, si për shembull në Sllovaki, ku stacione radio dhe TV transmetonin mesazhe ku i bënin thirrje qytetarëve të dilnin e të votonin, ndërsa Rustavi 2 në Gjeorgji bashkësponsorizoi një sondazh i cili dha prova për mashtrimin në zgjedhje. Së fundi, rëndësi kishte mbështetja financiare e projekteve të veçantë të fushatës dhe të infrastrukturës organizative të angazhuar për vënien e tyre në jetë. Megjithëse OJQtë që morën pjesë në fushatat qytetare kontribuuan me burime të konsiderueshme dhe vullnetarët në anën tjetër shtuan kapacitete të rëndësishëm, shumë shpenzime mund të mbuloheshin vetëm nëpërmjet financimeve të drejtpërdrejta. Duke qenë se qeveritë gjysmë autoritare në pesë vendet bënë çdo përpjekje për t’i mohuar shoqërisë civile mjetet e brendshme, ndihma financiare për veprimtaritë e lidhura me zgjedhjet të organizatave shoqërore duhet të vinte nga donatorët e huaj. Në Sllovaki, raportohet se fushata OK ’98 ka marrë 857,000 USD si ndihmë financiare nga donatorë të huaj që bashkëpunonin me Forumin e Donatorëve, një shoqatë fondacionesh sllovake, europiane dhe amerikane që përfshinte Fondacionin Britanik Know How, Carpathian Foundation, Fondin për Zhvillim të Shoqërisë Civile (që operonte me Fondacionin Phare të BE), Fondacionin Charles Stewart Mott, Fondacionin Fëmijët e Sllovakisë, Ambasadën Holandeze, Fondacionin e Shoqërisë Civile, Fondin e Kanadasë, Fondin Gjerman Marshall të Shteteve të Bashkuara, Jan 199


AKSIONI QYTETARDHE NDRYSHIMET DEMOKRATIKE TË PUSHTETIT: MBI STRATEGJITË DHE BURIMET

Hus Educational Foundation, Fondacionin e Shoqërisë së Hapur dhe Shërbimin e Informimit të Shteteve të Bashkuara. Fushata GLAS 99 në Kroaci pati dy financues kryesorë, Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe Institutin e Shoqërisë së Hapur (OSI). Burime shtesë erdhën nga National Endowment for Democracy, Freedom House dhe Charles Stewart Mott Foundation në Shtetet e Bashkuara, nga Komisioni Europian, British Know-How Fund, Fondacioni Westminster për Demokraci dhe një sërë ambasadash perëndimore. IZLAZ 2000 në Serbi, mori modelin sllovak të Forumit të Donatorëve, i cili përbëhej nga Agjencia Kanadeze për Zhvillim Ndërkombëtar, Fondi për një Shoqëri të Hapur, Fondi Know How i Britanisë së Madhe, ambasadat holandeze dhe zvicerane në Beograd, seksioni për mbrojtjen e interesave gjermane në Beograd dhe Fondi Gjerman Marshall i Shteteve të Bashkuara. KMARA në Gjeorgji dhe PORA në Ukrainë morën shumë më pak fonde të huaja. KMARA raporton se në total ka marrë 175,000 USD e kryesisht nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur. PORA raporton se në total ka marrë 130,000 USD financime të huaja, nga Freedom House, Fondi Gjerman Marshall i Shteteve të Bashkuara dhe Agjencia Kanadeze për Zhvillim Ndërkombëtar8 . Këto nivele financimi dhe këta partnerë përfaqësojnë ata që dhanë fonde drejtpërdrejtë për pesë fushatat qytetare që janë marrë si shembull e dokumentuar në këtë libër. Grupet dhe fushatat e tjera si ajo e OTPOR në Serbi, ose Znayu në Ukrainë dhe një gamë e gjerë projektesh individualë të lidhur me fushatat dhe organizimet qytetare në këta pesë vende ka të ngjarë të kenë marrë të tjera mbështetje financiare nga agjenci ndihmash në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara. Gjithsesi, këto nivele financimi mbeten relativisht modestë dhe japin një ide të rolit krahasimisht më të vogël që luajti mbështetja financiare e huaj për lindjen dhe suksesin e fushatave qytetare që synonin ndryshimin demokratik zgjedhor në Europën Qendrore dhe Lindore. Ndryshe nga dyshimet e përhapura për “revolucione të importuar nga agjencitë e huaja”, ndryshimi demokratik dhe fushatat qytetare që kontribuuan për to, ishin kryesisht zhvillime të brendshme që u mbështetën së pari dhe kryesisht në impulset dhe burimet e brendshme, në individë të veçantë, grupet qytetare si dhe shoqëria në përgjithësi.

200

8  Financimet e huaja përfaqësojnë vetëm një pjesë të shpenzimeve të fushatës së PORA-s, e cila raporton si total shpenzimesh mbi 6,5 milion USD, nga të cilat 1,56 milionë u siguruan prej mbështetjes direkte financiare nga burime lokale, ndërsa pjesa tjetër ishin kontribute në natyrë; shih Pavol Demes and Joerg Forbrig, “Pora – ‘It’s Time’ for Democracy in Ukraine,” in: Aslund, Anders, and Michael McFaul (eds.), Revolution in Orange: the Origins of Ukraine’s Democratic Breakthrough (Carnegie Endowment for International Peace, Washington, DC, 2006), f. 85-101.


Pavol Demeš dhe Joerg Forbrig

Adaptimi dhe transferimi i fushatave qytetare Shumë nga strategjitë, teknikat dhe burimet e përdorura nga fushatat qytetare ishin të përshtatshme për të pesë vendet që janë objekt i këtij libri, ndërsa elementë kyç të tyre, si përkrahja qytetare, informimi dhe komunikimi elektoral, monitorimi dhe mobilizimi për protesta, janë venë në jetë edhe në vende të tjera të botës si më parë ashtu edhe më vonë9 . Gjithsesi, kjo nuk duhet t’i çojë vëzhguesit në përfundimin se ekziston ndonjë lloj udhëzuesi apo libri me receta për rrëzimin e regjimeve gjysmë autoritare nëpërmjet ndryshimit zgjedhor. Sikurse në rastin e rrëzimit të komunizmit në Europën Qendrore dhe Lindore në fund të viteve 1980, këto valë demokratike të kohëve të fundit dhe fushatat qytetare që ndihmuan për t’i sjellë ato në jetë, qenë të kushtëzuara nga një mori faktorësh politikë, socialë, ekonomikë dhe psikologjikë që ishin të veçantë për secilin nga vendet. Ndaj dhe aktivistëve qytetarë iu desh t’ia përshtatnin fushatat e tyre pikërisht këtyre rrethanave specifike të postkomunizmit dhe të secilit vend në veçanti. Teksa bënin këtë, ata përfituan nga proceset e rëndësishme të të mësuarit ndër-rajonal. Aktivistët qytetarë nga Bullgaria dhe Rumania frymëzuan kolegët e tyre sllovakë të cilët, bashkë me OK ’98, organizuan për herë të parë fushata qytetare paraelektorale në shkallë të gjerë dhe vazhduan të trajnojnë dhe të mbështesin aktivistët e vendeve të tjera të rajonit dhe më tej, siç bënë më vonë dhe veteranët e OTPOR-it në Gjeorgji, Ukrainë dhe gjetkë. Gjatë këtij transferimi të përvojave, dilte nevoja e përshtatjes së tyre me rrethanat specifike të secilit vend. Sllovakia, për shembull, kishte padyshim kushtet më të favorshme politike dhe sociale e po ashtu edhe mjedisin ndërkombëtar më favorizues nga të pesë vendet që shqyrtohen në këtë libër. Me komunitetin e saj të OJQ-ve relativisht të zhvilluar mirë dhe një mjedis relativisht liberal për opozitën politike dhe median, si dhe afërsia e saj me Perëndimin, bënin që zhvillimi dhe drejtimi me sukses i fushatave qytetare të ishte relativisht më i lehtë se në vendet e tjera. Përkundrazi, drejtuesit e OJQ-ve në Kroaci dhe Serbi vepruan në situata që kishin të bënin me periudha pas konfliktesh. Luftërat në Jugosllavi kishin shkatërruar si tokën ashtu dhe mendjet e njerëzve. Vetëm kohët e fundit regjimet në pushtet kishin treguar prirjen e tyre drejt dhunës. Sikurse thotë një demokrat serb “Meçiari ishte Nënë Tereza në krahasim me Milosheviçin”. Futja në këtë kontekst e aktivizmit qytetar kërkonte kurajo të veçantë, forcë morale dhe angazhim për mospërdorimin e dhunës, përveç përpjekjeve të fuqishme për të futur aktivizmin qytetar në një kontekst të tillë. Fushata si GLAS 99 dhe IZLAZ 2000, ndryshuan kulturën politike të vendeve të tyre, sikurse bëri OTPOR-i me atë llojin e vet të veçantë të protestave jo të dhunshme që 9  Shih për shembull, National Democratic Institute, How Domestic Organizations Monitor Elections. An A to Z Guide (National Democratic Institute, Washington, DC, 1995), and Robert Norris and Patrick Merloe, Media Monitoring to Promote Democratic Elections (National Democratic Institute, Washington, DC, 2002).

201


AKSIONI QYTETARDHE NDRYSHIMET DEMOKRATIKE TË PUSHTETIT: MBI STRATEGJITË DHE BURIMET

luajtën një rol aq të rëndësishëm në përmbysjen e autokratëve në Serbi dhe, me pas, në pjesë të tjera të rajonit dhe në botë KMARA në Gjeorgji, përfitoi nga përvojat e mëparshme në Sllovaki, Kroaci dhe Serbi, por e futi aktivizmin qytetar të lidhur me zgjedhjet në një mjedis shumë të ndryshëm post sovjetik, të komplikuar edhe më tepër nga trashëgimia e një lufte civile, ku ndryshimi i regjimit ishte shoqëruar gjithmonë me dhunë dhe gjakderdhje. Aktivistët e rinj qenë në gjendje të kapërcenin apatinë sociale dhe i dhanë një kontribut të veçantë Revolucionit Trëndafili, ata e dërguan valën goditëse në mbarë hapësirën post sovjetike, duke u dhënë shpresë demokratëve ngurrues dhe një paralajmërim vetëbesimit të autokratëve. Këto sinjale u morën gjithashtu edhe në Ukrainë, vend ky mjaft i shtrirë krahasuar me katër vendet që tashmë kishin përjetuar ndryshimin elektoral. Duke përfituar nga këto përvoja të mëparshme, por duke ia përshtatur ato kushteve të Ukrainës, fushata qytetare që u zhvillua përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2004 ishte më e madhja dhe më kompleksja nga të gjitha përpjekjet e mëparshme të shoqërisë civile, dhe e domosdoshme për suksesin e Revolucionit Portokalli. Fushata ukrainase jo vetëm që solli një mobilizim të paparë të qytetarëve, të gdhendur në kujtesën publike me imazhin e kampit të madh të tendave në qendër të Kievit, por bazohej gjithashtu kryesisht në burimet e gjeneruara në nivel lokal. Me pak fjalë, kushtet specifike politike dhe sociale në një vend të caktuar, si dhe aftësia e liderëve qytetarë për të përshtatur si duhet teknika të përdorura me sukses diku gjetkë, janë po aq të rëndësishme sa dhe aftësia e tyre në grumbullimin e burimeve të nevojshme për fushatat qytetare

Përfundime Zgjidhjet demokratike, që mbajnë vulën e fitoreve zgjedhore të kandidatëve prodemokratë në të pesë vendet, u ndeshëm pak a shumë njësoj me euforinë dhe një pritshmëri tepër të madhe, ndonëse shpesh jo dhe aq realiste, për një progres të shpejtë të reformave. Gjithsesi, mbas rënies së entuziazmit revolucionar, liderët politikë dhe qytetarët e zakonshëm u përballën me detyrën e përshtatjes në realitetin e ri, sikurse bënë liderët qytetarë tani pasi fushatat e tyre kishin qenë plotësisht të suksesshme. Mbas ndryshimeve demokratike, shumë prej liderëve qytetarë iu kërkua t’i bashkoheshin qeverive të reja kombëtare dhe lokale në pozicione të ndryshme autoriteti dhe influence. Shumë nga aktivistët e rinj me më ndikim besonin se mundej thjesht të transformonin fushatat e tyre në parti të mirëfillta politike. Gjithsesi, si aktivistëve të OTPOR-it ashtu edhe atyre të PORA-s iu desh të mësonin se aktivizmi qytetar i suksesshëm nuk përkthehet domosdoshmërisht në të njëjtin sukses në arenën formale politike. 202


Të tjerë parapëlqyen të mbeten të angazhuar me shoqërinë civile, por edhe ata gjithashtu, duhej të rivlerësonin rolin e tyre në jetën publike. Në qoftë se përpara ndryshimit demokratik, realiteti shpesh e paraqiste veten thjesht në terma “bardhë e zi”, ku objektivi ishte i përkufizuar qartë dhe mbështetësit të dalluar mirë nga kundërshtarët, në kushtet e reja demokratike, situata bëhet shumë më e nuancuar dhe më komplekse. Për një pjesë të mirë të tyre, kjo u shndërrua në një test të së vërtetës për angazhimin e tyre në idealet demokratike dhe vendosmërinë e vazhdueshme për të bërë presion për reforma. Sidoqoftë, cilatdoqofshin vështirësitë e hasura në rrugën e mëtejshme drejt demokracisë, në të pesë vendet ka ndodhur një ndryshim rrënjësor dhe ky lidhet me rolin e qytetarëve në shoqëri. Qytetarët zbuluan forcën që mund zotërojnë dhe politikanët ishin të detyruar të pranonin që qytetarët kanë të drejtë dhe janë në gjendje të formësojnë procesin demokratik përmes nismave të tyre dhe përmes organizatave të pavarura qytetare. Në të gjithë këta vende, monitorimi nga afër i performances së udhëheqësve politikë dhe zyrtarëve publikë, në nivel lokal dhe kombëtar, u kthye natyrshëm në ambicien e shoqërisë civile dhe të medias së lirë. Ky rol i vazhdueshëm i qytetarëve dhe i organizatave të tyre për modernizimin politik të vendeve të tyre është trashëgimia më e rëndësishme që kanë lënë pas ndryshimet më të fundit zgjedhore për demokracinë.

203


AKSIONI QYTETARDHE NDRYSHIMET DEMOKRATIKE TË PUSHTETIT: MBI STRATEGJITË DHE BURIMET

204


TË RINJTË DHE REVOLUCIONET ELEKTORALE TË PERIUDHËS POSTKOMUNISTE: MOS I BESO KURRKUJT QË ËSHTË MË SHUMË SE 30 VJEÇ? Valerie J. Bunce dhe Sharon L. Wolchik 1

Të rinjtë, veçanërisht ata me arsim të lartë, janë shpesh segmenti i popullsisë më i rrezikshëm për status quo-në e regjimeve politikë, qofshin ata demokratikë, autoritarë ose diçka mes këtyre të dyve. Protestat e të rinjve në Shtetet e Bashkuara dhe në atë që njihej si Europa Perëndimore nga fundi i viteve 1960, pati paralelet e veta në rolin e studentëve në përpjekjen për të krijuar “Socializmin me Fytyrë Njerëzore”, të quajtur Pranvera e Pragës, në Çekosllovaki, më 1968. Të rinjtë luajtën një rol të rëndësishëm në lëvizjet e reja shoqërore që u zhvilluan në Europën Perëndimore në vitet 1970 dhe 1980, përfshirë të Gjelbërit, lëvizjet për çlirimin e grave, lëvizjet e geive dhe lesbikeve dhe ato antibërthamore . Ata morën pjesë gjithashtu në numër të madh protestash masive dhe demonstratash që ndihmuan në rrëzimin e regjimeve komuniste në disa vende të Europës Qendrore dhe Lindore, në demonstratat në Vendet Baltike dhe në zhvillimin e lëvizjeve kombëtare që pasuan shpërbërjen e Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike, më 19912 . Natyrisht, të rinjtë në Slloveni, duke filluar nga fundi i Autorët dëshirojnë të falënderojnë Qendrën Ndërkombëtare për Konfliktet jo të Dhunshëm, Fondacionin Smith Richardson, Qendrën Einaudi për Studime Ndërkombëtare, Institutin e Shkencave Shoqërore në Universitetin Cornell dhe Institutin e Studimeve Europiane, të Euroazisë dhe Rusisë në Universitetin George Washington për mbështetjen e tyre për projektin në të cilin u zhvilluan kërkimet për këtë tekst. Autorët do të donin gjithashtu të shprehnin mirënjohjen e tyre për Vlad MIcic, Sara Rzyeva, Nancy Meyers dhe Melissa Aten për ndihmën që ofruan në kërkimet. Shih Herbert P. Kitschelt, The Transformation of European Social Democracy (Cambridge University Press, Neë York, 1994); Joerg Forbrig (ed.), Revisiting Youth Political Participation (Council of Europe Publishing, Strasbourg, 2005); and Nils R. Muiznieks, “The Infl uence of the Baltic Popular Movements on the Process of Soviet Disintegration”, Europe-Asia Studies, vol. 47, no. 1 (1995), pp. 3-25 2  Për rolin e rinisë në këta raste të ndryshëm, shih Mark R. Beissinger, NationalistMobilization and the Collapse of the Soviet State (Cambridge University Press, New York, 2002); Christian Joppke, East German Dissidents and the Revolution of 1989: Social Movements in a Leninist Regime (New York University Press, New York, 1995); Tomaz Mastinak, “From Social Movements to National Sovereignty”, in: Jill Benderly and Evan Kraft, (eds.), Independent Slovenia: Origins, Movements, Prospects (St. Martin’s Press, New York, 1994), pp. 93-112; John Glenn, III, Framing Democracy: Civil Society and Civic Movements in Eastern Europe (Stanford University Press, Stanford, 2001); and Padraic Kenney, A Carnival of Revolution: Central Europe 1989 (Princeton University Press, Princeton, 2002).

205


TË RINJTË DHE REVOLUCIONET ELEKTORALE TË PERIUDHËS POSTKOMUNISTE: MOS I BESO KURRKUJT QË ËSHTË MË SHUMË SE 30 VJEÇ

viteve 1980, luajtën një rol kritik duke sfiduar jo thjesht komunizmin në Jugosllavi, por edhe shtetin jugosllav, veçanërisht përsa i përket fuqisë që kishte ushtria. Sfida e tyre, mbi të gjitha, gjeneroi konflikte midis lidershipeve partiake të Sllovenisë dhe Serbisë. Partitë sllovene në fund morën anën e të rinjve rebelë dhe përqafuan fillimisht agjendën e tyre politike liberale dhe më pas, shumë shpejt, luftën për një Slloveni të pavarur e po ashtu demokratike. Gjithsesi, në shumë nga demokracitë e reja që lindën në rajonin postkomunist, roli politik i të rinjve ra menjëherë pas fundit të komunizmit. Kësisoj, pavarësisht faktit se të rinjtë kishin në përgjithësi një qëndrim më të favorshëm kundrejt përpjekjeve për të krijuar një ambient demokratik dhe një ekonomi tregu, si dhe ndaj rikthimit në Europë, se ato të qytetarëve më të mëdhenj në moshë3 , shumica e tyre iu kthyen mjaft shpejt studimeve ose profesioneve të tyre fill mbas zgjedhjeve të para, të lira. Të tjerë përfituan nga mundësitë e reja të shumta për të ngritur kualifikimin duke studiuar jashtë vendit, hynë në programe trajnimi në biznese privatë, filluan punë në nivele fillestarësh për firmat shumëkombëshe që hapën degët e tyre në rajon ose nisën bizneset e veta. Pati edhe nga ata që u bënë aktivë si lider në sektorin joqeveritar në zhvillim. Kësisoj, vetëm një pakicë e atyre që kishin qenë aktivë iu futën politikës si profesion, duke kandiduar për në parlament ose duke punuar për partitë e reja politike. Përpjekjet e bëra nga ish udhëheqësit studentorë për t’iu bërë thirrje më të vjetërve që të jepnin llogari, si për shembull fushata “Faleminderit, Tani Ik”, në përvjetorin e dhjetë të Revolucionit të Kadifenjtë në Pragë, qenë zakonisht jetëshkurtër. Në fakt, mbas risisë që sollën zgjedhjet e para konkurruese, të rinjtë, në përgjithësi, ishin më pak të prirur të votonin sesa moshat e mëdha, tendencë kjo që, duhet pranuar, është e zakonshme dhe në demokracitë liberale perëndimore4 . Përjashtim nga kjo tendencë kryesore e rënies së veprimtarisë politike bëjnë ato vende në të cilat përpjekjet e hershme për të krijuar ambiente demokratike ngecën ose dolën nga binarët (Sllovaki, Bullgari, Rumani), ose ato ku vendin e lidershipit komunist e zunë regjimet gjysmë autoritare ose kompetitive, vetëm për t’u rrëzuar më pas me radhë nga fushatat qytetare të organizuara për zgjedhjet dhe që zakonisht njihen si revolucione elektoralë (Serbi, Ukrainë, Gjeorgji). Siç do të tregohet, të rinjtë luajtën rol të rëndësishëm qoftë si aktorë qoftë si objekte të këtyre fushatave. Pavarësisht se forma që mori aktivizmi i tyre, marrëdhëniet e tyre me opozitën më të “vjetër”, si me partitë politike ashtu edhe sektorin e OJQ-ve, si dhe rëndësia e tyre në suksesin e

206

3  Samuel H. Barnes and János Simon (eds.), The Postcommunist Citizen (Erasmus Foundation and Institute for Political Science, Hungarian Academy of Sciences, Budapest, 1998) and Ulrich Beck, Democracy without Enemies (Polity Press, Cambridge, 1998). 4  Shih Rafael López Pintor and Maria Gratschew, Voter Turnout Since 1945: A Global Report (International IDEA, Stockholm, 2002); Richard Rose, “Public Opinion in New Democracies: Where are Postcommunist Countries Going?”, Journal of Democracy, vol. 8, no. 3 (July 1997), pp. 92-108; and Krzysztof Jasiewicz, “Sustainable Democracy in Post-Communist Europe: Public Attitudes and Elite Actions”, Soviet and Post-Soviet Review, vol. 26, no. 1 (1999). See also the World Values Survey series, available at www.worldvaluessurvey.org.


Valerie J. Bunce dhe Sharon L. Wolchik

fushatave, ndryshonin, fakti është që të rinjtë kanë kontribuar në secilin nga proceset zgjedhorë demokratizues të analizuar në këtë vëllim. Sikurse kanë argumentuar edhe në rastet e mëparshëm këta autorë, si zhvillimi i modelit elektoral të ndryshimit ashtu edhe ngjarjet që çuan në zëvendësimin e udhëheqësve gjysmë autoritarë nga opozita, ose një hapje demokratike, u ndikuan fort nga zhvillimet në shoqëri të tjera që kishin përjetuar procese të ngjashëm ndryshimi5 . Kësisoj, sikurse flasin esetë e tjera në këtë vëllim si dhe studimet më të hershme të këtyre autorëve, strategjitë dhe taktikat për mobilizimin në masë të qytetarëve në kontekstin e një fushate zgjedhore, së bashku me unitetin e opozitës politike për të rrëzuar udhëheqësit gjysmë autokratë, u provuan gjatë zgjedhjeve në vitet 1996 dhe 1997 në Rumani dhe Bullgari dhe për herë të parë u artikuluan plotësisht në botën postkomuniste në fushatën e OK ’98 në Sllovaki, e cila rrëzoi Vladimir Meçiarin më 1998. Modeli u përdor më pas në Kroaci dhe Serbi në vitin 20006 , në Gjeorgji në vitin 20037 dhe në Ukrainë më 20048 , sikurse dhe në Kirgistan më 20059 . Ky proces përhapjeje, që u ndihmua edhe nga një sërë karakteristikash të përbashkëta të vendeve postkomuniste në këtë rajon, përfshirë popullatën e arsimuar mjaft mirë, traditën e mospërfshirjes së ushtrisë në politikë dhe një sërë problemesh të përbashkëta që kish krijuar sistemi i mëparshëm, kishte të bënte gjithashtu me transferimin e drejtpërdrejtë të dijes dhe përvojës nga “të diplomuarit” e rasteve më të hershëm të cilët ndanë me të tjerët perspektivat e tyre dhe ndihmuan për të trajnuar e këshilluar aktivistët në lëvizjet e mëvonshme. Në aksionet e të rinjve ishte gjithashtu evidente përhapja e strategjive dhe teknikave. Në shumë raste, të mbështetur me financime nga aktorë të huaj sikurse dhe nga qeveritë e tyre, aktivistët e rinj të fushatës sllovake OK ’98 ndikuan në zhvillimet mes të rinjve në Kroaci dhe në Serbi. OTPOR, grupi i të rinjve që luajti rol kritik në rrëzimin e Slobodan Milosheviçit në Serbi, luajti nga ana e vet, një rol veçanërisht të 5  Shih Bunce, Valerie J., and Sharon L. Wolchik, “Favorable Conditions and Electoral Revolutions”, Journal of Democracy, vol. 17, no. 4 (tetor 2006), f. 5-18; Bunce, Valerie J., and Sharon L. Wolchik, “International Diffusion and Postcommunist Electoral Revolutions”, Communist and PostCommunist Studies, vol. 39, no. 3 (shtator 2006), f. 283-304. 6  Sarah Birch, “The 2000 Elections in Yugoslavia: The ‘Bulldozer’ Revolution”, Electoral Studies, vol. 21, no. 3 (shtator 2002), f. 499-511; Florian Bieber, “The Serbian Transition and Civil Society: Roots of the Delayed Transition in Serbia”, International Journal of Politics, Culture and Society, vol. 17, no. 1 (vjeshtë 2003), f. 73-90. 7 Zurab Karumidze and James V. Wertsch (eds.), Enough: The Rose Revolution in the Republic of Georgia 2003 (Nova Science Publications, New York, 2005); Jonathan Wheatley, Georgia from National Awakening to Rose Revolution: Delayed Transition in the Former Soviet Union (Ashgate, New York, 2005). 8  Lucan Way, “Ukraine’s Orange Revolution: Kuchma’s Failed Authoritarianism”, Journal of Democracy vol. 16, no. 2 (prill 2005), f. 131-145; Taras Kuzio, “From Kuchma to Yushchenko: Ukraine’s 2004 Elections and ‘Orange Revolution’”, Problems of Post-Communism, vol. 52, no. 2 (mars-prill 2005), f. 29-44. 9  Erica Marat, The Tulip Revolution. Kyrgyzstan One Year After (The Jamestown Foundation, Washington, DC, 2006).

207


TË RINJTË DHE REVOLUCIONET ELEKTORALE TË PERIUDHËS POSTKOMUNISTE: MOS I BESO KURRKUJT QË ËSHTË MË SHUMË SE 30 VJEÇ

rëndësishëm në transferimin e informacionit rreth strategjive dhe teknikave tek të rinjtë e rasteve të tjera, si te KMARA në Gjeorgji dhe PORA në Ukrainë10 . Aktivistët e rinj ofruan mësime të nxjerra nga jeta reale, falë përvojës vetjake dhe suksesit të arritur në rolin që ata kishin luajtur për t’u dhënë shpresë dhe ndjesinë e mundësisë për t’u aktivizuar në jetën aktive qytetarëve apatikë e të tëhuajëzuar11 . Ky kapitull do të fokusohet në disa faktorë që kushtëzuan pjesëmarrjen e të rinjve në revolucionet elektorale në vendet që shqyrtohen në këtë vëllim si dhe te impaktin që pati pjesëmarrja e të rinjve jo vetëm gjatë revolucioneve, por edhe pas tyre12 . Ndër çështjet kyç që trajtohen janë rëndësia që patën të rinjtë në zhvillimet që çuan në fitoren e opozitës në zgjedhje, marrëdhëniet e tyre me drejtuesit më të vjetër të OJQve dhe të opozitës, procesi që radikalizoi të rinjtë, taktikat dhe strategjitë e përdorura, si dhe ndikimi që patën teknologjitë e reja në veprimet e të rinjve. Trajtohen gjithashtu edhe faktorë themelorë që ndikuan në përfshirjen e të rinjve si dhe çfarë lanë pas këto periudha të angazhimit intensiv të tyre në procesin politik.

Rinia: Sa e rëndësishme është? Në diskutimet e mëparshme të këtyre autorëve mbi këtë çështje është argumentuar se roli që luajti rinia, si në nxitjen ashtu edhe mbështetjen e lëvizjeve qytetare që çuan në ndryshimet politike, ndryshon në mënyrë të konsiderueshme për rastet që shqyrtohen. Në Sllovaki dhe Kroaci, të rinjtë ishin pjesë e një fushate më të gjerë qytetare, e cila, në rastin e parë rrëzoi Meçiarin dhe, në të dytin, mundi partinë e udhëheqësit të vdekur nacionalist, Franjo Tuxhman. Kësisoj, të rinjtë sllovakë ishin pjesëmarrës të rëndësishëm të veprimtarive si “Marshim nëpër Slovaki” që përcolli mesazhin e opozitës te votuesit në qytete e fshatra në mbarë vendin, apo dhe në mitingjet e qytetarëve me kandidatët politikë. Ata kontribuuan gjithashtu në fushatë duke bërë dhe shpërndarë fletëpalosje dhe fletushka me anë të të cilave përpiqeshin të informonin qytetarët dhe t’i bënin të votonin. Një nga aksionet e tyre më të dukshëm quhej “Shkunde Votën” (Rock volieb), gjatë të cilit u zhvilluan një sërë koncertesh rok dhe performancash publike që kishin për synim të tërhiqnin veçanërisht votuesit e

208

10  Giorgi Kandelaki, Rose Revolution: A Participant’s Story (U.S. Institute of Peace, Special Report, nëntor 2005). 11  Këta autorë kanë analizuar rolin e rinisë në revolucionet elektorale në Sllovaki, Serbi dhe Gjeorgji deri diku në detaje në një artikull të botuar më parë. Shih See Valerie J. Bunce and Sharon L. Wolchik, “Youth and Electoral Revolutions in Slovakia, Serbia and Georgia”, SAIS Review, vol. 26, no. 2 (verë-vjeshtë 2006), f. 55-65. 12  Ibid.


Valerie J. Bunce dhe Sharon L. Wolchik

rinj13 . Të rinjtë përbënin gjithashtu një grup të rëndësishëm cilave iu drejtoheshin fushatat më të gjera qytetare. Sondazhe të sponsorizuar nga Instituti Ndërkombëtar Republikan treguan shumë qartë që votuesit e rinj kishte shumë më tepër gjasë të votonin për koalicionin e opozitës sesa për partinë e Meçiarit. Kësisoj, fushata dile-voto e vinte fort theksin në frymëzimin dhe mobilizimin e të rinjve, veçanërisht të atyre që votonin për herë të parë. Në të njëjtën kohë, megjithëse të rinjtë ishin padyshim pjesë e rëndësishme e fushatës, ata nuk ishin drejtuesit e saj. Më saktë, ata ishin pjesë e një fushate më të gjerë të organizuar dhe udhëhequr nga aktivistë më të vjetër të komunitetit të organizuar mirë të OJQ-ve. Anëtarë të organizatave radikale studentore në universitete, përfshirë Odbojava mladezh (Rezistenca Rinore), morën pjesë në aktivitetet e OK ’98, por formalisht ata nuk iu bashkuan fushatës, pjesërisht sepse veprimtaritë e tyre, të cilat përfshinin inskenimin e provokacioneve në mitingjet e Lëvizjes së Meçiarit për një Sllovaki Demokratike (HZDS), shiheshin si shumë radikalë nga disa prej udhëheqësve të OK ’98. Roli i të rinjve ishte shumë i ngjashëm në fushatën kroate të vitit 2000. Të identifikuar si burim i mbështetjes elektorale për opozitën, votuesit e rinj ishin një nga targetet kryesorë të fushatës get-out-the-vote në Kroaci. Sikurse edhe homologët e tyre në Sllovaki, ata morën pjesë në numër të konsiderueshëm si monitorues në zgjedhje dhe ndihmuan për të përcjellë mesazhin e aktivistëve më të vjetër tek një publik më i gjerë. Gradjani organizovano nadgledaju glasanje (Qytetarë të Organizuar për të Monitoruar Zgjedhjet) ose GONG, luajti rol të rëndësishëm në trajnimin dhe organizimin e pjesëmarrjes së të rinjve në monitorimin e zgjedhjeve14 . Fushata për të mobilizuar votuesit e rinj zinte gjithashtu një pjesë të mirë të GLAS 99, gjë që diskutohet më me hollësi në një tjetër kapitull të këtij vëllimi. Të rinjtë dhe të tjerët që u aktivizuan në fushatën drejtuar të rinjve përdorën një shumëllojshmëri sloganesh satirikë, reklamash dhe pamfletesh, në mënyrë që të ballafaqonin mënyrat e vjetruara dhe të mërzitshme të regjimit me mënyrat rinore, moderne e me mendim të përparuar të fushatës së qytetarëve. Gjithsesi, sikurse në Slovaki, të rinjtë ishin një forcë dytësore ose mbështetëse në veprimtaritë e organizuara nga komuniteti më i gjerë i OJQ-ve dhe opozita politike. Ky rol u reflektua, pjesërisht, në faktin që opozita “më e vjetër” mbeti e angazhuar politikisht përgjatë gjithë periudhës së tranzicionit. Në rastet e tjera të shqyrtuara të rinjtë patën më shumë rol drejtues. Nuk ka pikën e dyshimit që OTPOR-i ishte forcë drejtuese në rrëzimin e Milosheviçit në Serbi. Ajo organizatë luajti rol themelor, së pari, nëpërmjet sfidës që i bëri pushtetit të Milosheviçit 13  Intervistë me Sharlota Pufflerova, zëdhënëse e fushatës OK ’98, Bratislavë, maj 1999, intervistë me Pavol Demesh, Washington, DC, Bratislavë, maj 1999. shih Marek Kapusta, Rock volieb ‘98 Campaign-Report on Activities and Results: A Case Study (Foundation for a Civil Society, Bratislava, 1998); Martin Bútora, Grigorij Mesežnikov, Zora Bútorová and Sharon Fisher (eds.), The 1998 Parliamentary Elections and Democratic Rebirth in Slovakia (Institute for Public Affairs, Bratislava, 1999); and Preliminary Report. Slovakia, 1999, Civil Society and Governance (Comparative Research under the Auspices of the Institute of Development Studies, University of Sussex, 1999), për shembuj intervistash që trajtojnë më gjerë fushatën OK ’98. 14  Intervistë me Alan Vojvodiç, Zagreb, qershor 2005

209


TË RINJTË DHE REVOLUCIONET ELEKTORALE TË PERIUDHËS POSTKOMUNISTE: MOS I BESO KURRKUJT QË ËSHTË MË SHUMË SE 30 VJEÇ

duke organizuar si të rinjtë e moshës studentore ashtu edhe më të rinjtë në mbarë Serbinë, duke vënë regjimin në lojë, duke i thurur lavde Kishës Ortodokse Serbe, si dhe duke ushtruar presion mbi aktorët më të vjetër të opozitës për të formuar aleanca më të mëdha e më të qëndrueshme politike. Me thirrjen e zgjedhjeve të parakohshme në verën e vitit 2000, duke qenë se krejt papritur Milosheviçi futi në garë emrin e tij, OTPOR-i u bë nyja e fushatës për regjistrimin e votuesve, dil-e-voto, monitorimin e zgjedhjeve, dhe më gjerësisht, diskreditimin e regjimit nëpërmjet humorit dhe teatrit të rrugës. Kur Milosheviçi u përpoq të vidhte zgjedhjet, një numër i madh aktivistësh të OTPOR-it, të cilët ishin trajnuar qysh më parë në teknikat e konflikteve jo të dhunshëm15 , dolën në rrugë në protesta të shkurtra por të rëndësishme, që e detyruan Milosheviçin të lëshonte pushtetin. Në Gjeorgji, ku në përgjithësi lëvizja për ndryshim ishte shumë më e vogël, KMARA, organizata e të rinjve sipas modelit të OTPOR-it, dhe udhëheqësit e saj, ishin në ballë të lëvizjes16 . Në të vërtetë, ata shoqëronin Mikheil Sakashvilin (i cili kishte qenë dikur ministër në qeveri) kur ky udhëhoqi protestuesit drejt parlamentit, duke kundërshtuar jo vetëm rezultatin e zgjedhjeve parlamentare në fund të vitit 2003, por gjithashtu edhe të drejtën e presidentit Eduard Shevardnadze për të qëndruar në detyrë. Përveç kësaj, shumica e aleatëve më të rëndësishëm të Sakashvilit ishin drejtues të rinj në moshë të OJQ-ve të rëndësishme, të tilla si Instituti i Lirisë dhe Shoqata e Juristëve të Rinj të Gjeorgjisë. Ashtu si në Serbi, aktivistët e rinj në Gjeorgji i koordinonin veprimtaritë e tyre me opozitën më të vjetër dhe udhëheqësit e OJQ-ve. Gjithsesi, OTPOR-i u dallua në ruajtjen e autonomisë së vet dhe funksionoi më shumë si një shtytës i procesit të ndryshimit sesa si “ndihmës” i tij. Të rinjtë ishin gjithashtu në qendër të procesit që solli fitoren e Jushcenkos në Ukrainë, në vitin 2004. Sikurse tregohet në kapitullin mbi PORA-n në këtë vëllim, studentët, shumë nga të cilët kishin qenë aktivë në fushatat studentore të mëparshme në vitet 1990, përbënin shumicën e aktivistëve të PORA-s. Si pjesë e një fushate më të gjerë qytetare që synonte edukimin dhe mobilizimin e votuesve, si dhe sigurimin e zgjedhjeve të lira e të drejta presidenciale, PORA e tregoi veten si një aktor kritik në organizimin e protestave masive për të parandaluar falsifikimin e raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale 17. Të rinjtë morën pjesë gjithashtu në fushatat parazgjedhore dhe protestat postzgjedhore si anëtarë të OJQ-ve të tjera përfshirë

15  Një nga burimet kryesore për trajnim në rezistencë jo të dhunshme ishte Gene Sharp’s From Dictatorship to Democracy; gjendet online në http://www.aeinstein.org/organizations/org/FDTD. pdf. 16  Shih Valerie J. Bunce and Sharon L. Wolchik, “Youth and Electoral Revolutions in Slovakia,

210

Serbia and Georgia”, SAIS Review, vol. 26, no. 2 (verë-vjeshtë 2006), f. 55-65., vep. cit. 17  Shih Nadia Diuk, “The Triumph of Civil Society”, in: Anders Aslund and Michael McFaul (eds.), Revolution in Orange: The Origins of Ukraine’s Democratic Breakthrough (Carnegie Endowment Press, Washington, DC, 2006) and Taras Kuzio, “Ukraine Is Not Russia: Comparing Youth Activism”, SAIS Review, vol. 26, no. 2 (verë-vjeshtë 2006).


Valerie J. Bunce dhe Sharon L. Wolchik

Studentska khvylia (Vala Studentore), Znayu (E di), Koalicioni Liri për të Zgjedhur dhe Komiteti i Votuesve të Ukrainës18 . Sikurse e ilustron ky përshkrim i shpejtë, dhe marrëdhëniet e të rinjve dhe organizatave të tyre me aktorët e tjerë ndryshonin në ngjarjet që përshkruhen në rastet studimore në këtë libër. Megjithëse aktivistët e OTPOR-it dhe PORA-s punuan të lidhur ngushtësisht me elementë të tjerë të opozitës dhe OJQ-të, ata ruajtën mjaft autonomi. OTPOR-i, në veçanti, mbetej skeptik për motivet e opozitës politike të organizuar, pjesërisht për shkak të historisë së saj. Opozita serbe, megjithëse aktive, ishte relativisht e përçarë nga brenda, dhe kishte raste kur disa nga liderët e saj bashkëpunuan me regjimin. Për më tepër, anëtarët e OTPOR-it ishin fuqimisht të ndikuar nga dy zhvillime karakteristike për Serbinë: 88 ditët e shquara të protestave më 1996 e 1997, që ushtruan një presion të konsiderueshëm mbi regjimin për të pranuar rezultatet e zgjedhjeve lokale dhe i dhanë mundësinë opozitës të vinte në fuqi, dhe goditja e ashpër, menjëherë mbas kësaj, mbi pushtetin e qeverisjes vendore dhe autonominë e universiteteve19 . Sidoqoftë, ajo çka është e rëndësishme të dihet, është që nga gjysma e dytë e viteve 1990, shtypja në Serbi pati një rritje të konsiderueshme. Si të rinjtë ashtu edhe opozita më e vjetër ishin targetet kryesore të saj. Aktivistët e KMARA-s në Gjeorgji, të cilët ishin shumë më të pakët në numër se ata që numëronte OTPOR dhe PORA, punuan të lidhur më ngushtë me OJQ-të e konsoliduara dhe me opozitën politike, veçanërisht Mikheil Sakashvilin. Për më tepër, mjedisi politik në Gjeorgji ishte më pak i ashpër se ai në Serbi, veçanërisht përsa i përket kontrollit të regjimit mbi median. Në Kroaci dhe Sllovaki, studentët ishin aktivë kryesisht si pjesë përbërëse dhe si objekt i një strategjie të përgjithshme të hartuar nga të tjerë

Strategji dhe taktika Një nga aspektet më interesantë të rolit që luajtën të rinjtë në revolucionet elektorale që po shqyrtohen është fakti që, pavarësisht lidershipit të tyre, apo mungesës së tij dhe pavarësisht mënyrave të shumta në të cilat situatat ndryshonin nga një vend në tjetrin, strategjitë dhe taktikat e tyre ishin krejt të ngjashme. Kësisoj, shumica e liderëve dhe organizatave rinore në vendet e studiuara zgjodhën forma organizimi pa hierarki dhe teknika jo të dhunshme20 . Me pak përjashtime, aktivistët e rinj iu përmbajtën shumë idesë që do të mund të mblidhnin më shumë njerëz rreth 18  Shih Taras Kuzio, “Ukraine Is Not Russia: Comparing Youth Activism”, SAIS Review, vol. 26, no. 2 (Summer-Fall 2006), op cit; Taras Kuzio, “Everyday Ukrainians and the Orange Revolution”, in: Anders Aslund and Michael McFaul (eds.), Revolution in Orange: The Origins of Ukraine’s Democratic Breakthrough (Carnegie Endowment Press, Washington, DC, 2006). 19  Mladen Lazić (ed.), Protest in Belgrade: Winter of Discontent (Central European University Press, Budapest, 1999); Vladimir Ilić, OTPOR: In or Beyond Politics (Helsinki Committee for Human Rights in Serbia, Belgrade, 2001). 20  U.S. Institute of Peace, Strategic Non-Violent Confl ict: Lessons from the Past, Ideas for the Future (U.S. Institute of Peace Special Report, May 2002).

211


TË RINJTË DHE REVOLUCIONET ELEKTORALE TË PERIUDHËS POSTKOMUNISTE: MOS I BESO KURRKUJT QË ËSHTË MË SHUMË SE 30 VJEÇ

vetes dhe do të kapërcenin apatinë dhe izolimin e popullatës, veçanërisht mes të rinjve, duke i ndenjur larg dhunës dhe duke u mbështetur tek besimi, organizimi dhe planifikimi, si dhe tek fuqia e shembullit. Shumë ishin trajnuar mbi teknikat e konflikteve jo të dhunshëm, përfshirë sidomos ato të shpallura nga Gene Sharp21 . Ata ishin të ndërgjegjshëm për burimet që regjimet mund të grumbullonin kundër tyre dhe në përgjithësi zgjodhën metoda jo të dhunshme për të ekspozuar të metat e lidershipeve në pushtet. Pjesëmarrja e të rinjve në sulmin ndaj parlamentit në Beograd në Serbi dhe në Shtëpinë e Bardhë në Tbilisi, në Gjeorgji, sikurse dhe roli që luajtën të rinjtë në protestat spontane që shpërthyen në Bullgari në fillim të viti 1997, mund të shihen si përjashtime të pjesshme nga ky rregull, por vetëm në Kirgistan ndodhi që fundi i regjimit të vjetër rezultoi në dhunë22 . Gjithsesi, sikurse ilustrojnë kapitujt në këtë vëllim dhe studime të tjera, ka patur gjithashtu edhe dallime të qarta midis aksioneve të ndërmarra nga të rinjtë, dallime që reflektonin rrethanat e veçanta në të cilat gjendeshin ata si dhe traditat kombëtare. Kësisoj, aktivistët e PORA-s në Ukrainë përshtatën një strategji organizative që reflektonte si përvojat e mëparshme të lëvizjeve studentore të viteve 1990 dhe përmasat e mëdha të vendit, ashtu edhe simbolet që mund të kishin jehonë te popullata në pjesë të ndryshme të vendit23 . Sidoqoftë, ata mbështeteshin fort gjithashtu në strategjitë dhe teknikat e përdorura në revolucionet elektoralë të mëparshëm, sikurse dhe në luftërat më të hershme kundër komunizmit në Europën Qendrore e Lindore, si dhe në Bashkimin Sovjetik. Njësoj si në aksionet e të rinjve kundër regjimit në Poloni në vitet 198024 , humori dhe satira luajtën një rol të rëndësishëm në aksionet e të gjithë këtyre grupeve dhe ishin të zakonshme simbolet dhe aksionet që përshkruanin regjimin e vjetër si të pafuqishëm dhe të vjetruar, e njëkohësisht si të korruptuar e të dëmshëm për të ardhmen e vendit. Në të gjithë këta janë përdorur postera, fletëpalosje dhe bluza aq sa nganjëherë gjysmë duke qeshur janë quajtur “revolucionet e bluzave”, siç u përdorën edhe teatrot e rrugës, koncertet rock dhe aktivitete të tjera të menduara për të nxjerrë qytetarët nga apatia e tyre dhe për të krijuar ndjesinë që ndryshimi jo vetëm ishte i mundur, por gjithashtu i dëshiruar. Slogani në Serbi, “Gotov je” (Ka mbaruar) ishte tipik për këtë lloj apeli mjaft sintetik dhe efektiv që të rinjtë i bënë publikut për të sfiduar liderët autoritarë. Tipike ishte gjithashtu edhe tendenca për të vendosur kontakte të drejtpërdrejta me votuesit potencialë.

212

21  Ibid. 22  Në këtë rast, rrëzimi i qeverisë së Akayevit bëri që protestuesit të merrnin gjysmën jugore të vendit dhe të organizoheshin demonstrata kundër rezultatit të zgjedhjeve parlamentare. Kjo krijoi vakum në pushtet gjë që solli përhapjen e grabitjeve. 23  Shih Vladyslav Kaskiv, Iryna Chupryna and Yevhen Zolotatiov, “It’s Time! PORA and the Orange Revolution in Ukraine” in this volume; Nadia Diuk, “The Triumph of Civil Society”, in: Anders Aslund and Michael McFaul (eds.), Revolution in Orange: The Origins of Ukraine’s Democratic Breakthrough (Carnegie Endowment Press, Washington, DC, 2006), vep. cit. 24  Shih Padraic Kenney, A Carnival of Revolution: Central Europe 1989 (Princeton University Press, Princeton, 2002), op cit.


Valerie J. Bunce dhe Sharon L. Wolchik

Aktivistët e rinj u mbështetën edhe në teknologjitë e reja e në mediat e reja. Kjo forcë, që tregon se sa mirë orientohen të rinjtë me celularët, komunikimin me mesazhe dhe me aspektet e ndryshëm të Internetit, duke filluar nga email deri te web sitet, ishte veçanërisht evident në rastin e Ukrainës, ku aktivistët dhe drejtuesit e PORA-s përdorën gjerësisht celularët për t’u lidhur me njëri-tjetrin dhe për të koordinuar veprimtaritë e tyre.

Faktorë të shtresëzuar Një nga betejat me të cilën përballet çdo analist i episodeve të “politikave kundërshtuese” është se si të pajtojë shpjegimet që privilegjojnë strukturën me ato që fokusohen mbi agjencinë. Me fjalë të tjera, i duhet dhënë përgjigje pyetjes se deri ku shkon nevoja për t’u fokusuar tek strukturat e mundësive politike, në këtë rast përsa i takon aktivizmit rinor, dhe deri ku analiza duhet të fokusohet më shumë në vendimet dhe veprimet e mundshme nga aktorët e përfshirë. Një nga enigmat që dalin kur sheh në rolin e rinisë është se si ndodhi që në fund të viteve 1990 dhe në fillim të viteve 2000, një numër kaq i madh të rinjsh në vendet për të cilët flitet u bënë aktivë politikisht. Deri diku, sigurisht, të rinjtë u ndikuan nga të njëjtët faktorë që ndikuan dhe mbi më të mëdhenjtë në moshë. Sikurse skicohet më në detaje diku tjetër 25, ka patur dallime të rëndësishme në rrethanat në të cilat u zhvilluan revolucionet elektorale, dhe këto dallime mund të kenë patur ndikim në nivelin e angazhimit të rinisë, sikurse edhe në strategjitë dhe taktikat. Këto janë veçanërisht të dukshme nëse sheh nivelin e shtypjes nën regjimin e vjetër, nëse ky karakterizohej nga kontrolli mbi median, dëshira dhe kapaciteti për të kontrolluar zgjedhjet, kufizimi i lirive qytetare dhe të drejtave politike ose përdorimi i dhunës për të ndëshkuar si armiqtë potencialë ashtu dhe armiqtë e vërtetë. Nisur nga kjo pike përparësore, rastet e revolucioneve elektorale mund të kuptohen e të shpjegohen, duke u nisur nga një pike e spektrit, siç është Sllovakia, në skajin tjetër të këtij spektri me rastet e dhunës së ushtruar në Serbi dhe në Kirgistan. Këtu, është e rëndësishme të theksohet, për shembull, që 1,700 anëtarë të OTPOR-it në Serbi u morën në polici përpara zgjedhjeve të vitit 2000, apo sesi gjatë fushatës elektorale, në mënyrë të vazhdueshme, policia mësyu zyrat e OTPOR-it, konfiskoi pajisjet e tyre dhe mori në pyetje vullnetarët26 . Gjeorgjia dhe Kroacia, në kohën e revolucioneve të tyre, shkojnë e zënë një vend diku në mes të këtij spektri, ndërsa Ukraina ishte më pranë Serbisë dhe Kirgistanit. Kjo tregon se sa 25  Shih Valerie J. Bunce and Sharon L. Wolchik, “Youth and Electoral Revolutions in Slovakia, Serbia and Georgia”, SAIS Review, vol. 26, no. 2 (verë-vjeshtë 2006), f. 55-65, vep. cit; “Electoral Breakthroughs in Postcommunist Europe and Eurasia: How Do We Explain Successes and Failures?”, dorëshkrim i pabotuar. 26  Vladimir Goati, “The Nature of the Order and the October Overthrow in Serbia”, in: Ivana Spasić and Milan Subotić (eds.), Revolution and Order: Serbia After October 2000 (Institute for Philosophy and Sociology, Belgrade, 2001), f. 45-57.

213


TË RINJTË DHE REVOLUCIONET ELEKTORALE TË PERIUDHËS POSTKOMUNISTE: MOS I BESO KURRKUJT QË ËSHTË MË SHUMË SE 30 VJEÇ

rëndësi merr dallimi përsa i takon përmasave dhe pavarësisë së shoqërisë civile. Këtu mund të grupojmë (në vija të trasha) rastet ku shoqëria civile qe nga më të zhvilluarat, si në Sllovaki, deri te më pak të zhvilluarat në Kirgistan, teksa të tjerat që mbeten në fakt anojnë më shumë nga kahu i Sllovakisë. Gjithsesi, thënë më thjeshtë, niveli i shtypjes nuk parashikon dhe aq mirë zhvillimin e shoqërisë civile, gjë që dëshmon, mes të tjerash, rëndësinë e shoqërisë civile dhe të zhvillimit të asaj afatgjatë për revolucionet zgjedhore. Përveç kësaj, rastet variojnë për nga gjendja e ekonomisë, aspiratat e vendit, ose mungesa e tyre, deri tek lidhja me institucionet Euroatlantike, si dhe deri në ç’masë kish qenë dezertimi nga ana e mbështetësve të regjimeve ekzistuese, qofshin këta nga politikanët,,policia ose forcat e rendit. Gjithsesi, mes këtyre rasteve kishte gjithashtu edhe një numër ngjashmërish që, në fund të fundit, dolën se ishin më të rëndësishme. Kësisoj, në të gjitha rastet e shqyrtuar, lideri ose regjimi i vjetër ishte i dobët, qoftë kjo dhe për shkak të dështimit ekonomik, izolimit ndërkombëtar, korrupsionit ose konsumimit qeverisës të perceptuar. Është e habitshme në rastin e Gjeorgjisë, për shembull, se sa e përhapur ishte mes të rinjve dhe liderëve të opozitës liberale ideja që Shevardnadze ishte i lodhur, i distancuar dhe, për rezultat, me pak gjasa të mbronte pushtetin e tij, madje edhe kur, siç ndodhi më 2003, nuk kishte ardhur koha për zgjedhje të reja. Fakti që ai nuk arriti të mblidhte sërish partinë e tij qeverisëse, mbasi ajo filloi të shpërbëhej gjatë dhe mbas zgjedhjeve lokale, duke u dorëzuar përballë protestave popullore e nuk u përpoq më të mbizotëronte median, fakte këto që paraprinë me disa vite zgjedhjet aq të rëndësishme të 2003-it, përçuan te të gjithë ata që ishin të pakënaqur me sundimin e Shevardnadzes idenë se atij i mungonte dëshira dhe mjetet për të qëndruar në pushtet. Zgjedhjet, për më tepër, e përqendronin vëmendjen te një tipar shumë i rëndësishëm të veprimtarisë së të rinjve, të cilat përbënin ngjarje mjaft të dukshme,, të rëndësishme, por të kufizuara në kohë. Ato kërkonin aksione specifike, shpërthime të shkurtra të angazhimit politik dhe u jepnin individëve një mundësi të qartë për të shprehur shqetësimet e tyre, njëkohësisht ato kishin si qëllim përfundimtar të tregonin se deri ku shkonte mbështetja politike për regjimin. Veç kësaj, zgjedhjet, shumë më tepër se aspektet e tjera të jetës demokratike, shihen nga publiku si njësi matje e demokracisë, gjë e cila i bën madje edhe liderët autoritarë të ndjehen të detyruar t’i mbajnë ato rregullisht, qoftë edhe duke mos lejuar të zhvillohen plotësisht të lira. Sikurse dhe aktivistët e vjetër, rinia në këto vende u ndikua gjithashtu nga rrjetet ndërkombëtare të aktorëve të jashtëm që i mbështetën dhe i inkurajuan e madje, në disa raste, edhe iniciuan veprimtaritë e tyre. Çka është e rëndësishme këtu është fakti që lëvizjet elektorale dhe pjesëmarrja e të rinjve në to, ndodhën në ato çka studiuesit e strukturave të oportuniteteve politike i quajnë njëlloj regjime me oportunitet të lartë dhe oportunitet të ulët, si 214


Valerie J. Bunce dhe Sharon L. Wolchik

dhe në sisteme me aftësi qeverisëse të lartë dhe të ulët27 . Sikurse e ilustron përhapja e strategjive dhe e teknikave të përdorura në revolucionet zgjedhorë në botën postkomuniste, oportunitetet e perceptuara politike mund të jenë njëlloj ose edhe më të rëndësishme se sa oportunitetet e vërteta 28. Deri diku, kjo nuk të habit. Ka shumë raste jashtë këtij rajoni ku kur protestat politike janë goditur fuqishëm, kjo në vend që të pengojë i ka ushqyer raundet pasues të mobilizimit politik 29 . Një çështje e ngjashme ka të bëjë me procesin nëpërmjet të cilit aktivistët e rinj u politizuan ose u radikalizuan mjaftueshëm sa për t’u bërë aktivë në sferën publike. Sikurse argumentohet në rastet e mëparshme, disa të rinj që u bënë aktivë në revolucionet elektoralë duket se ndoqën një udhë që gjatë viteve 1960, kishte qenë mjaft e zakonshme në Shtetet e Bashkuara dhe në Europën Perëndimore. Kësisoj, disa aktivistë fillimisht u angazhuan në jetën publike ose protestuan lidhur me çështje që preknin drejtpërdrejtë statusin e tyre si studentë ose të rinj. Disa në drejtuesit e PORA-s, për shembull, patën marrë pjesë në lëvizjet studentore në Ukrainë në fillim të viteve 1990. Po njësoj, themeluesit e OTPOR-it ishin veteranë të protestave studentore të viteve1996 dhe 1997 kundër regjimit të Milosheviçit dhe vetë themelimi i OTPOR-it ishte një kundërpërgjigje ndaj përpjekjeve të tij, në fillim të vitit 1998, për të kufizuar autonominë e universitetit. Nga ana tjetër, aktivistët rinorë në Gjeorgji, Kroaci dhe Kirgistan, sikurse edhe shumë aktivistë të rinj në Sllovaki, fillimisht u angazhuan për të protestuar ose ndryshuar politikat apo personelin e qeverive kombëtare30 . Disa prej faktorëve që duket se kanë ndikuar në vendimmarrjen e të rinjve për t’u angazhuar, janë gjithashtu të ngjashme me ato që kanë çuar në nivele më të lartë aktivizimi në kushte të tjera. Këto përfshijnë një regjim antipopullor që përdorte politika të cilat nuk u pëlqenin të rinjve, idealizmi dhe entuziazmi rinor, e shoqëruar kjo me perceptimin që ata kishin shumë për të humbur shumë po qe se nuk ndodhte ndryshimi dhe, në disa raste, përvoja të mëparshme në mobilizim për çështje që lidheshin me jetën studentore. Në shumë nga rastet që shqyrtohen, për më tepër, regjimet autoritarë të rrënjosur prej kohësh, i lanë të rinjtë praktikisht pa asnjë shpresë për mundësi ekonomike, ndaj dhe kush mund të largohej shpesh e bëri këtë. Kjo ishte një tendencë e qartë në Serbinë, Gjeorgjinë dhe Ukrainën e mbas pavarësisë .

27  Shih Mark R. Beissinger, Nationalist Mobilization and the Collapse of the Soviet State (Cambridge University Press, New York, 2002); Doug McAdam, Sidney Tarrow and Charles Tilly, “Comparative Perspectives on Contentious Politics”, in: Mark Lichbach and Alan Zuckerman (eds.), Ideals, Interests and Institutions: Advancing Theory in Comparative Politics (Cambridge University Press, Cambridge, 2006). 28  Valerie J. Bunce and Sharon L. Wolchik, “Youth and Electoral Revolutions in Slovakia, Serbia and Georgia”, SAIS Review, vol. 26, no. 2 (verë-vjeshtë 2006), f. 55-65; “Favorable Conditions and Electoral Revolutions”, Journal of Democracy, vol. 17, no. 4 (tetor 2006), f. 5-18, vep. cit. 29  Ronald Francisco, “After the Massacre: Mobilization in the Wake of Harsh Repression”, Mobilization: An International Journal, vol. 9, no. 2 (June 2004), f. 107-126. 30  Shih Valerie J. Bunce and Sharon L. Wolchik, “Youth and Electoral Revolutions in Slovakia, Serbia and Georgia”, SAIS Review, vol. 26, no. 2 (verë-vjeshtë 2006), f. 55-65, vep. cit.

215


TË RINJTË DHE REVOLUCIONET ELEKTORALE TË PERIUDHËS POSTKOMUNISTE: MOS I BESO KURRKUJT QË ËSHTË MË SHUMË SE 30 VJEÇ

Faktorë të tjerë që kontribuuan në mobilizimin e të rinjve ishin karakteristikë për kushtet postkomuniste. Cilado qofshin dallimet që ekzistonin përsa I takonte situatës ekonomike dhe politike me të cilat ndesheshin të rinjtë përpara revolucioneve elektorale, shoqëritë e tyre përballeshin me shumë probleme ekonomike e politike të ngjashme, duke qenë se ishin të gjitha shoqëri paskomuniste. Të rinjtë u rritën në vende ku strukturat e vjetra që kishin modeluar dhe kufizuar jetën e prindërve të tyre, nuk ekzistonin më. Ky faktor pati të mirat e veta por krijoi edhe pengesa për të rinjtë. Ana negative ishte se fundi i komunizmi krijoi shumë pasiguri në të gjitha fushat e jetës dhe, për disa grupe të popullatës, veçanërisht në vende si ato për të cilat diskutohet këtu, ku nuk kishte një ndarje radikale e të qëndrueshme me të kaluarën, krijoi vështirësi jo të pakta. Këto efekte shpesh komplikoheshin nga përçarja dhe zhgënjimet që solli tranzicioni dhe sjellja pa skrupuj si e liderëve politikë ashtu dhe e njerëzve të tjerë. Nga ana tjetër, shumë të rinj, sidomos ata të zonave urbane dhe të universiteteve, kanë patur shumë më tepër mundësi se sa brezat e prindërve të tyre për të udhëtuar nëpër botë ose, të paktën, ta njohin botën e gjerë nëpërmjet televizionit dhe internetit. Dëshira e zjarrtë, sikurse janë shprehur disa, për të jetuar në një vend “normal”, me akses të lehtë në të mirat materiale dhe kulturore të shoqërisë industriale të përparuar, i shtyu disa të rinj të bëjnë lidhjen midis situatës në të cilën ndodheshin dhe regjimeve gjysmë autokratikë ose të prapambetur në vendet e tyre. Kësisoj, shumë të rinjve u erdhi në majë të hundës me mundësitë e kufizuara me të cilat përballeshin në vendet e tyre dhe filluan të bëhen aktivë sepse donin të njehsonin pakënaqësinë e tyre me pamundësinë për të gjetur një punë të mirë dhe mungesën e mundësisë për t’u ngritur profesionalisht, pasi regjimi kishte dështuar në përpjekjen për të kryer reforma të vërteta ekonomike dhe ishte i korruptuar, ose me rrezikun e mbetjes së izoluar nga “Perëndimi” duke ngecur në “zonën gri” të vendeve për shkak se udhëheqësit politikë të tyre ishin treguar mendjengushtë në veprimet e tyre, sikurse në Sllovaki, ose nuk pranonin t’i bindeshin kërkesave të komunitetit ndërkombëtar për bashkëpunim me gjykatën ndërkombëtare të krimeve të luftës, siç ishte rasti në Kroaci dhe Serbi. Sidoqoftë, ndoshta pilula më e hidhur që të rinjve në Serbi iu desh të pinin ishte bombardimi i vendit të tyre nga NATO, në vitin 1999. Lehtësia me të cilën të rinjtë përdorin mënyrat e reja të komunikimit si internetin, celularët dhe mesazhet telefonike gjithashtu ndihmoi në përhapjen e aktivizmit rinor. Impakti i këtij faktori ishte veçanërisht i dukshëm në rastin e Ukrainës, ku regjimi ushtronte kontroll të rreptë mbi median, e megjithatë roli që luajti një gazete në internet, Ukrainskaya Pravda, për të arritur te të rinjtë ishte i jashtëzakonshëm. Po njësoj, koordinimi i grupeve të ndryshme të PORA-s dhe organizimi i protestave në Maidan, do të kishte qenë i vështirë, në mos i pamundur, të arrihej pa përdorimin e celularëve. Aktivistët e rinj mësuan mjaft nga sitet në internet rreth zhvillimeve në pjesë të tjera të botës, përfshirë vendet që kishin patur më parë revolucione elektorale, por interneti shërbeu gjithashtu edhe si mjet për komunikim të brendshëm. 216


Valerie J. Bunce dhe Sharon L. Wolchik

Përpjekjet për të reformuar dhe zgjeruar edukimin qytetar janë një tjetër faktor që deri diku mund të ketë ndikuar në mobilizimin e të rinjve në disa nga këto shtete paskomuniste. Megjithatë, ndryshimet në rajon janë të konsiderueshme si përsa i takon përmasave të këtyre përpjekjeve, ashtu dhe aftësisë së aktivistëve për t’i ushtruar ato pa u ndikuar nga regjimi, në gjithë këto vende adoptimi i demokracisë si një normë zyrtare, u shoqëruar nga një përpjekje, qoftë kjo dhe sipërfaqësore, për të edukuar qytetarët që të marrin pjesë aktivisht në jetën qytetare dhe politike. Madje edhe në një vend si Sllovakia, e cila kishte përjetuar një shkëputje të shpejtë por të rëndësishme nga e kaluara si dhe një periudhë të shkurtër lëvizje të shpejtë drejt demokracisë, përpara se Meçiari të bëhej figura politike dominuese, përpjekje të tilla ishin kontroverse, duke u përballur shpesh me pengesa politike dhe burokratike. Në kushte më autoritariste, siç ishte Kroacia me Tuxhmanin dhe Serbia me Milosheviçin, hapësira e lirë për një edukim të tillë qe më e vogël dhe ndërhyrja politike ishte shumë më e madhe. Në fakt, në këto raste, me kalimin e kohës regjimi ishte bërë më ndërhyrës. Por, të paktën zyrtarisht në gjithë këto vende qytetarëve u njihej e drejta për t’u angazhuar në procesin politik, si dhe për t’iu dëgjuar zëri dhe, tek të gjithë ata, gjeje të paktën një pjesë të dekorit demokratik. Studimet mbi të rinjtë treguan se shumë prej tyre ndjehen të tjetërsuar nga sistemi politik e po ashtu, edhe prej kastës në pushtet. Megjithatë, si brezi i parë në këtë rajon i rritur pothuaj tërësisht në periudhën paskomuniste, mund të shpresohej që të rinjtë të kishin qenë më të hapur se të moshuarit ndaj thirrjes për të hequr dorë nga pasiviteti i tyre, duke luajtur një rol më aktiv në formësimin e të ardhmes së tyre, nëpërmjet pjesëmarrjes në zgjedhje dhe në fushata qytetare. Dhe vetë formati i lëvizjeve qytetare që u zhvilluan (koalicione të gjera të qytetarëve të organizuar pa një hierarki) mund të ketë qenë mjaft më tërheqës për të rinjtë se sa anëtarësimi në një parti politike ose forma të tjera “të zakonshme të të bërit politikë”. Përvojat dhe modelet elektoralë të ndryshimit që ata patën në dispozicion dhe mbështetja që morën nga rrjetet ndërkombëtarë që promovonin demokracinë, janë faktorët përfundimtarë që ndikuan për politizimin e të rinjve në rastet e shqyrtuar. Mes atyre që udhëtonin në shtete të tjerë gjysmë autoritare, për të treguar përvojat dhe strategjitë e tyre, ata që spikasnin më shumë qenë ata të rinj që kishin marrë pjesë në ndryshimet e mëparshme zgjedhore. Aktivistët e rinj, qofshin ata liderët e MEMO ’98’s apo Syrit Qytetar në Sllovaki, në 1998, apo të OTPOR-it ose CeSiID-it, organizatave kryesore në Serbi më 2000, ndihmuan për të frymëzuar e po ashtu për të trajnuar të rinjtë me teknikat e konflikteve jo të dhunshme, monitorimin e medias dhe të zgjedhjeve, si dhe në strategjitë e fushatës get-out-the-vote. Duke patur parasysh ngjashmëritë në moshë dhe në përvoja, “diplomantët” e rinj ishin shembuj të fuqishëm të mënyrës sesi kapërcimi i pasivitetit dhe përfshirja në jetën publike ta shpërblente

217


TË RINJTË DHE REVOLUCIONET ELEKTORALE TË PERIUDHËS POSTKOMUNISTE: MOS I BESO KURRKUJT QË ËSHTË MË SHUMË SE 30 VJEÇ

Përfundime: Impakti më afatgjatë në shoqërinë civile dhe në politikë Mund të pritej që mobilizimi i të rinjve në kontekstin e zgjidhjeve elektorale të shqyrtuara do të çonte në një rritje më të madhe e më të qëndrueshme të pjesëmarrjes së të rinjve në procesin politik. Ka prova që, në disa raste, pjesëmarrja në fushatat get-out-the-vote dhe protestat shërbyen si një “shkollë e demokracisë” me efekte të qëndrueshme. Por, kjo ndodhi vetëm në disa raste dhe vetëm për disa grupe. Organizatat e të rinjve që u krijuan për të drejtuar ose për të marrë pjesë në zgjidhjet elektorale kanë patur fate të ndryshëm. Disa nga aktivistët e rinj i dhanë fund mosbesimit që kishin për politikat parlamentare dhe formuan parti politike. Përpjekjet e disa drejtuesve të OTPOR-it për të bërë këtë dështuan, pasi partia e tyre mori më pak se dy përqind të votave në zgjedhjet parlamentare të dhjetorit të vitit 2003. Në mënyrë të ngjashme, përpjekjet e një fraksioni të PORA-s për të kthyer në votë mbështetjen popullore gjatë Revolucionit Portokalli dështuan, si parti politike PORA gjithashtu fitoi më pak se dy përqind të votave në zgjedhjet parlamentare të marsit 2006. KMARA nuk ekziston më si organizatë, megjithatë disa nga drejtuesit e saj kanë patur sukses individualisht si këshilltarë të lidershipit aktual në Gjeorgji. Shumica e udhëheqëse të rinj që u shfaqën gjatë këtyre episodeve të zgjimit qytetar, gjithsesi, kanë ndjekur udhën e mbështetësve të tyre, domethënë, iu kthyen studimeve ose vazhduan karrierat si avokatë, mjekë, profesorë ose profesione të tjera. Por disa prej tyre zgjodhën tjetër rrugë. Më qartë e dukshme në veprimtaritë e disa prej drejtuesve të OTPOR-it, por gjithashtu dhe në punën e disa aktivistëve të PORA-s, si dhe te të rinjve që morën pjesë në fushatën OK ’98 në Sllovaki, është se disa prej tyre vazhduan të punojnë si organizatorë dhe aktivistë, këtë herë në vende të tjera. Me mbështetjen e qeverive të tyre, të qeverive të tjera dhe të organizatave të ndryshme ndërkombëtare, këta të rinj kanë themeluar ose u janë bashkuar grupeve ekzistuese think tank, gjë që u bën të mundur të ndajnë ekspertizën e tyre me aktivistë që përpiqen të ndryshojnë regjimet në Bjellorusi dhe vende të tjera, përfshirë Azinë Qendrore. Për këta aktivistë, pjesëmarrja në fushatat që çuan në ndryshimin e lidershipit në vendet e tyre ka patur impakt të qëndrueshëm. Gjithsesi, impakti i këtyre përvojave mbi sjelljen dhe pozicionin politik të të rinjve të tjerë nuk duket të ketë qenë kaq i qëndrueshëm. Studimet që janë bërë për të rinjtë në Kroaci, për shembull, kanë treguar se ka patur ndryshime të mëdha në preferencat për të votuar mes të rinjve më 1999, vetëm pak kohë përpara zgjedhjeve të vitit 2000 dhe më 2004. Shumë nga të rinjtë thjesht u kthyen sërish në rolin e tyre në përgjithësi pasiv në politikë. Kësisoj, nivelet e pjesëmarrjes në votim mes të rinjve, sikurse edhe format më aktive të angazhimit të të rinjve në politikë, ishin përsëri shumë më të ulta sesa ato të grupeve më të vjetra në moshë të popullatës31 . Drejtuesit e OJQ-ve 218

31  Institut za drustvena istrazivanju, Mladi Hrvatski i europska integracija (Zagreb, 2005).


në Ukrainë shënojnë nivelet në përgjithësi më të larta përsa i takon interesit të të rinjve për politikë qysh nga Revolucioni Portokalli, por mbetet kuptimplotë fakti që ata nuk morën numrat e mjaftueshëm në zgjedhjet parlamentare të marsit 2006 për të ndaluar fitoren e forcave të Janukovicit. Rënia e aktivitetit politik dhe e interesit mes të rinjve mund të reflektojë zhgënjimin e tyre nga rezultatet e zgjidhjeve elektorale. Në Serbi, nivelet e larta të largimit të të rinjve reflektojnë, pjesërisht, paaftësinë e vazhdueshme të qeverisë për të arritur ndonjë progres të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit, reformat ekonomike dhe zgjidhjen e problemeve lidhur me kufirin shtetëror. Gjithsesi, një tjetër faktor mund të ketë qenë në lojë këtu, veçanërisht në rastet kur zgjidhja ka sjellë progres të qëndrueshëm drejt krijimit të jetës politike demokratike dhe njohjes ndërkombëtare të ndryshimit të drejtimit që kishte marrë vendi. Kësisoj, disa nga të rinjtë mund të jenë tërhequr nga angazhimi aktiv në politikë sepse ndjenë që vendi i tyre kishte hyrë në udhën e duhur dhe ata patën luksin të veprojnë si shumë të rinj në shoqëritë e konsoliduara, domethënë të fokusohen në jetët e tyre private, të përfundojnë studimet, t’i futen karrierave dhe, në disa raste, të krijojnë familje. Nëse kjo tërheqje nga politikat e fushatave dhe protestave është shenjë e suksesit ose e dështimit të qeverive që erdhën në fuqi mbas zgjidhjeve në fjalë dhe impaktit të eksperiencave të tyre në vlerat politike dhe pozicioneve që mbajtën më vonë të rinjtë është, sidoqoftë, një çështje që duhet hetuar më thellë.

219


TË RINJTË DHE REVOLUCIONET ELEKTORALE TË PERIUDHËS POSTKOMUNISTE: MOS I BESO KURRKUJT QË ËSHTË MË SHUMË SE 30 VJEÇ

220


EKONOMIA DHE NDRYSHIMI DEMOKRATIK: HALLKA QË MUNGON? Robin Shepherd INë një organ të përkatërmujshëm, botohej dikur një artikull rreth besimit ideologjik sipas të cilit ishte e vetëkuptueshme marrëdhënia që ekzistonte midis kushteve ekonomike e sociale dhe perspektivës për ndryshim revolucionar. Në zhargonin e vjetër të ligjërimit marksist, ndryshimet në “superstrukturën” politike paracaktoheshin gjithmonë nga ndryshime tektonike në “bazë” të ekonomisë. Natyrisht, jo shumë kohë më parë, në vendet që studiohen në këtë libër, sisteme qeverisës totalitarë, të frymëzuar nga parime të tillë ideologjikë, kishin ndaluar në mënyrë eksplicite çdo diskutim serioz rreth rrugëve alternative në përpjekjet për të kuptuar korrentet e ndryshimit politik që i japin formë rrjedhës së historisë. Në ditët e sotme, gjithsesi, determinizmi ekonomik, veçanërisht ai i llojit të parashtruar në ideologjinë marksiste – leniniste, ka dalë mode. Sot pranohet nga të gjithë që sistemet reduksionistë të analizës nuk janë në gjendje të përballen me kompleksitetin absolut të organizmave socialë dhe politikë. Askush nuk e vë në diskutim që ekonomia luan deri diku rol duke ndikuar në ndryshimet politike. Por, faktorët ekonomikë që duket se kanë luajtur rol kyç në zinxhirin e shkaqeve dhe pasojave që çuan në ndryshim revolucionar në një vend shpesh kanë rezultuar më pak të rëndësishëm, ose kanë munguar krejt në vende të tjerë. Për më tepër, faktorët ekonomikë nuk ekzistojnë të izoluar nga faktorë të tjerë që janë në lojë. Shtysa për t’u ngritur në revoltë kundër një sistemi të caktuar qeverisës vjen nga një shumëllojshmëri impulsesh psikologjikë që zakonisht është e vështirë t’i shkoklavisësh nga njëri-tjetri. Le të shohim nëpërmjet një ilustrimi të shkurtër Ukrainën përpara Revolucionit Portokalli. Në atë vend, në atë kohë, shumë nga opozitarët do të përmendnin llahtarin e tyre mbi fatin e gazetarit të vrarë të opozitës Heorhiy Gongadze, si motivin kryesor për të kërkuar rrëzimin e regjimit të Kuçmas. Por ata do ta rreshtonin atë krahas gjithë shqetësimeve të tjera rreth korrupsionit në privatizim, praninë e censurës politike, zemërimin e tyre ndaj padrejtësive sociale dhe shumë çështje të tjera. Asnjë faktor i vetëm nuk ekziston i izoluar nga të tjerët. Në skajin tjetër të spektrit ideologjik të determinizmit marksist, ekziston natyrisht, një gamë egjerë të menduari, që mbron idenë se ka një lidhje të fortë midis demokracisë dhe ekonomisë së tregut. Një ekonomi e privatizuar, mendohet se e përhap pushtetin tek shoqëria në mënyrë të tillë që autoritarizmi politik bëhet gjithnjë e më pak i mundshëm. Ai siguron një përmirësim dinamik social dhe ndryshime për zgjidhje demokratike e konsolidim demokratik në rritje, mbasi të jenë bërë këto zgjidhje. 221


EKONOMIA DHE NDRYSHIMI DEMOKRATIK: HALLKA QË MUNGON?

Pa dyshim që ka diçka që ia vlen në këtë lloj arsyetimi. Por, përvoja e gjatë pak a shumë një dekade e gjysmë e më shumë se dy duzinave të vendeve paskomuniste, duhet t’i bëjë sigurisht eksponentët e saj të ndalen për një moment e të mendojnë. Rusia, për shembull, është ekonomi tregu mjaft e privatizuar. E megjithatë, janë të paktë atë që mund të pretendojnë se demokracia nën administratën e Putinit është bërë më e fortë si rezultat i kësaj. Sllovakia dhe Polonia, të dy vende anëtare të Bashkimit Europian, kanë qenë mes reformuesve më të mirë ekonomikë në botën paskomuniste gjatë viteve të fundit. Kjo nuk i ndaloi populistët dhe nacionalistët të fitonin terren në pushtet mbas zgjedhjeve të fundit. Me të tilla mendime në kokë, ajo çka pason nuk është përpjekja për të kthyer në jetë kufomën e kalbur të determinizmit ekonomik, që gjithsesi mund të flasë vetë. Përkundrazi, ky kapitull përpiqet të përmbledhë diskutimet mbi ngjarjet revolucionare në botën paskomuniste duke vëzhguar më gjerë kushtet ekonomike në vendet në shqyrtim përpara ndryshimit politik, si dhe duke parë në mënyrë selektive disa çështje që lidhenme ekonominë të cilat duket se janë më domethënëse. Ç’është më e rëndësishmja, ai paralajmëron disa nga rreziqet që sjell imponimi i mënyrave perëndimore të të kuptuarit të marrëdhënieve midis ekonomisë dhe politikës në vende ku kulturat politike dhe infrastrukturat bazë ekonomike janë të formuara shumë ndryshe. Në fund të fundit, ajo çka ka më shumë rëndësi përsa i përket rolit të ekonomisë në një situatë potencialisht revolucionare, nuk është mënyra se si i shohin gjërat vëzhguesit nga jashtë, por si perceptohen ato nga agjentët e vërtetë të ndryshimit, njerëzit e vetë këtyre vendeve

Dinamikat ekonomike para ndryshimeve demokratike Përveç Revolucionit Portokalli në fund të vitit 2004, historia e kohëve të fundit ka parë vetëm pak revolucione, çka tregon sesa pak lidhje ka midis performancës së përgjithshme politike dhe impulsit drejt ndryshimit politik. Gjatë vitit 2004, shifrat e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD) 1 tregojnë se rritja e produktit të brendshëm bruto në vend ishte 12.1 përqind. Në pesë vitet që pasuan qysh prej vitit 2000, rritja vjetore nuk ra kurrë nën 5 përqind dhe mesatarja ishte 8.4 përqind. Të ardhurat mujore bruto u rritën mesatarisht me një raport 28 përqind. Inflacioni qëndronte në 9 përqind dhe shifrat zyrtare të papunësisë tregonin 3.5 përqind. Me pak fjalë, gjithsesi, cikli ekonomik vështirë se ishte në disfavor të regjimit të Kuçmas. Sidoqoftë, tregues të tillë makroekonomikë kaq impresivë, mund të krijojnë një ide të gabuar. Nuk duhet harruar që shifrat e rritjes ekonomike vetëm sa japin një pasqyrë të mënyrës se si performon një ekonomi brenda një kohe të caktuar në raport me vetveten. Në ekonomitë perëndimore me nivele të larta të ardhurash, shifrat që

222

1  Të gjitha të dhënat ekonomike në këtë kapitull janë marrë nga Raportet e Tranzicionit të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD), që gjenden online në http://www.ebrd.com/pubs/ econo/series/tr.htm.


Robin Shepherd

tregojnë rritje të lartë zakonisht pritet të krijojnë një faktor “të të ndjerit mirë” me pasoja pozitive për pushtetarët politikë. Rritja e lartë në një ekonomi të zhvilluar do të thotë që një popullsi e caktuar lëviz nga një nivel absolut i lartë të ardhurash të një viti në një nivel absolut edhe më të lartë në vitin tjetër. Gjithsesi, rregullat e lojës për shoqëri me të ardhura shumë më të ulta mund të jenë krejt të ndryshme dhe është jetike që kjo të ngulet mirë në mendje, në qoftë se duam të shmangim gabime serioze në të gjykuar. Po të shohësh më thellë në situatën ekonomike në Ukrainë, është mjaft e lehtë të kuptohet pse. Produkti i brendshëm bruto për frymë nga niveli 1,053USD që ishte në vitin 2003, ose afërsisht 3,75 USD për person në ditë, u rrit në vitin 2004 në nivelin e 1,374 USD, ose afërsisht 3.75 USD për çdo njeri në ditë. Megjithëse shifrat e rritjes ishin të larta, po të krahasohen me standardet perëndimorë, ato mund të konsiderohen një bazë jashtëzakonisht e ulët, pasi rritja që prodhoi në të ardhurat kombëtare ditore për frymë ishte vetëm 75 qindarka. Thelbi pra është se shifrat e rritjes që nga jashtë mund të duken impresionuese, nga brenda vendit ato mund të shihen fare mirë krejt ndryshe. Natyrisht ky është një mësim që duhet mbajtur parasysh kur përpiqemi të kuptojmë dinamikat e ekonomisë politike në të gjithë vendet relativisht të varfër. Ndaj, edhe po të pranojmë supozimin e diskutueshëm që këto shifra të rritjes së lartë janë të shpërndara në mënyrë të barabartë në të gjitha grupet me të ardhura të popullsisë, përfitimi absolut që mund të prodhonin ato është shumë i vogël. Njerëzit me të ardhura shumë të ulta mund të kenë nevojë të shohin një dyfishim ose trefishim të fuqisë së tyre blerëse përpara se të fillojnë të ndjejnë se nuk janë më të varfër. Rritjet dyshifrore që mund të krijojnë eufori në Europën Perëndimore ose në Shtetet e Bashkuara mund të mos jenë të mjaftueshme për të kapërcyer ndjenjat e ngulura thellë të privimit ekonomik në vende të tjera. Rritja mund të jetë e lartë, por pakënaqësia ndaj realitetit të përditshëm të jetës në një vend me të ardhura të ulta mbetet. Vërejtje të ngjashme mund të bëhen rreth situatës ekonomike në vigjilje të Revolucionit Trëndafili në Gjeorgji, më 2003. Madje edhe një shikim i shpejtë sipërfaqësor i treguesve më të rëndësishëm ekonomikë vështirë se mund të tregonin një depresion ekonomik. Rritja e vërtetë ekonomike atë vit ishte 11.1 përqind, me një mesatare 5.8 përqind qysh prej vitit 2000. Papunësia ra nga 11.9 përqind në vitin 2002, në 10.7 përqind në 2003, ndërsa të ardhurat mujore bruto u rritën me një mesatare vjetore prej 10.4 përqind, mbasi ishin rritur me 20.5 dhe 30.8 përqind respektivisht në dy vitet e mëparshëm. Inflacioni qëndroi në 4.9 përqind. Gjithsesi, në terma absolutë, produkti i brendshëm bruto për frymë më 2003 ishte vetëm 864 USD, ose afërsisht 2.35 USD për frymë në ditë. Situata e përgjithshme në Serbi më 2002, vit që pa Slobodan Milosheviçin të bjerë nga pushteti, ishte më e përzierë. Ndërkohë që rritja ishte e fortë, 5.0 përqind, ekonomia kishte rënë me 15.7 përqind më 1999, vitin kur NATO bombardoi vendin për shkak të 223


EKONOMIA DHE NDRYSHIMI DEMOKRATIK: HALLKA QË MUNGON?

krizës në Kosovë. Vendin e kishte mbërthyer papunësia në masë, e cila në fund të vitit llogaritej 25.6 përqind. Për ata që ishin në punë, të ardhurat bruto po rriteshin më shumë se 90 përqind, megjithëse inflacioni vjetor llogaritej mbi 60 përqind. Produkti i brendshëm bruto për frymë ishte vetëm 834 USD, ose afërsisht 2.30 USD në ditë. Përzënia e partisë nacionaliste kroate HDZ më 2000 ndodhi në një sfond ekonomik me rritje negative minus 0.9 përqind për vitin 1999. Papunësia ishte 13.6 përqind, të ardhurat mujore bruto u rritën me një raport vjetor prej 10.2 përqind, ndërsa inflacioni qe 4.2 përqind. Produkti i brendshëm bruto ishte 4,371USD për frymë ose në një nivel afërsisht prej 12USD në ditë për njeri. Për Sllovakinë, populli i së cilës i hyri një kursi të ri politik mbas rrëzimit të Vladimir Meçiarit në zgjedhjet e 1998’s, produkti i brendshëm bruto për frymë ishte 3,951 USD ose 10.8 USD në ditë. Rritja e produktit të brendshëm bruto ishte 4.0 përqind me të ardhura mujore bruto që panë një rritje mesatare vjetore prej 8.4 përqind, kundrejt rënies prej 6.7 përqind të inflacionit. Papunësia ishte 15.6 përqind. Pra, këto mund të thuhen për sfondin bazik ekonomik të pesë vendeve në shqyrtim në këtë vëllim për periudhën që i parapriu ndryshimit radikal politik. Dhe është gati e pashpresë të krijosh një model. Të pesë vendet paraqiten nivele rritjeje krejt të ndryshëm, disa janë të mahnitshëm, disa të fuqishëm, të tjerë më të moderuar, dhe vetëm njëri (Kroacia) ka rënie. Në të gjitha rastet, rritja e të ardhurave është pozitive, në disa nga rastet e fortë, në të tjerët më e dobët, por në asnjë rast nuk ka rënie në të ardhurat e vërteta. Papunësia është e lartë në shumicën e rasteve, megjithëse jo e tillë, po qe se shifrat janë të besueshme, në Ukrainë. Inflacioni varionte nga më i ulti 4.2 përqind në Kroaci, tek më i larti 60 përqind në Serbi. Gjithsesi, ndoshta e vetmja gjë që të gjitha vendet në shqyrtim e kanë të përbashkët, është se pavarësisht shifrave të rritjes, të ardhurat kombëtare për frymë ishin mjaft nën nivelet mbizotëruese në Europën Perëndimore dhe në Shtetet e Bashkuara. Kësisoj, dinamikat ekonomike, mund të jenë shumë më pak të rëndësishme për njerëzit e zakonshëm sesa realiteti në dukje i pandryshueshëm i deprivimit social në vazhdimësi. Ndaj nuk është e vështirë të gjendet burimi i pakënaqësisë politike të ndjenjës relative ose absolute të lindur.

Perceptime: Politika korruptive Por kjo nuk është thjesht një çështje që ka të bëjë me kushtet e mirëfillta në të cilat jetojnë njerëzit. Ekzistojnë gjithashtu çështje kritike që lidhen me faktin nëse njerëzit besojnë që rregullat e lojës janë të njëjta për të gjithë, apo që gjithsecili ka një shans të përmirësojë fatin e vet po të punojë fort e të përdorë efektivisht aftësitë e veta. Rrethanat e vështira nuk përkthehen detyrimisht në pakënaqësi sociale dhe politike. Edhe kur mbizotëron besimi se shoqëria drejtohet mbi parimet e meritokracisë, pakënaqësia nuk është e pashmangshme. Por në qoftë se nga ana tjetër, perceptimi 224


Robin Shepherd

i përgjithshëm është se sunduesit bashkë me klanet e veta kanë manipuluar sistemin në favor të tyre dhe kanë përvetësuar padrejtësisht ose ilegalisht prona dhe pasuri për veten, kjo mund të ketë një efekt thellësisht dëshpërues në shoqëri. Mënyra me të cilën perceptimet e publikut për ekonominë dhe shoqërinë pleksen me politikën, mund të shihet krejt qartë, ndaj, kur flasim për korrupsionin, ai përbën ndoshta spazmën numër një në të gjithë vendet e botës paskomuniste. Në fund të fundit, perceptimi i praktikave korruptive mbizotëruese, reflektohet në reputacionin e elitave politike në një mënyrë që mund të dëmtojë fatalisht reputacionin e regjimit. Të gjitha vendet ish-komuniste iu futën rrugës së reformave në sistemin gjyqësor dhe agjencitë e zbatimit të ligjit, të cilat ishin totalisht mirënjohëse ndaj regjimeve të mëparshëm. Në vendet komuniste, vendin e sundimit të ligjit e kishte zënë sundimi i politikës, çka donte të thotë se partia në pushtet qëndronte gjithmonë mbi ligjin dhe e drejtonte atë sipas trilleve të veta. Kësisoj, kishte për të qenë gjithmonë e vështirë të krijoheshin praktika të mira mbas dekadash të tëra në të cilat gjykatësit, juristët dhe policët ishin trajnuar të mendonin dhe vepronin në një mënyrë që i përshtatej mjedisin totalitar. Gjithsesi, problemi ishte komplikuar dhjetëfish për shkak të nevojës urgjente të qeverive për të privatizuar fasha të tëra të asaj çka më parë kishte qenë tërësisht (ose pothuajse tërësisht) ekonomi shtetërore. Shembujt e korrupsionit në privatizim janë natyrisht të kudogjendur, gjë që e bën tejet të vështirë vlerësimin e rëndësisë së tij në diskreditimin e këtyre regjimeve, të cilët iu nënshtruan një vale të dytë veprimtarish revolucionare. Sidoqoftë, shembulli i Sllovakisë, veçanërisht kur shihet në kontrast me Republikën Çeke, mund të jetë domethënës. Privatizimi filloi kur të dy vendet qenë pjesë e Çekosllovakisë, e cila u nda paqësisht në fund të viti 1992. Qeveria federale zgjodhi të përdorë një sistem tejet inovativ bonosh për të realizuar privatizimin e pronave të shtetit. Ideja e sistemit të bonove konsistonte në shitjen e aseteve të vendit pa i dhënë avantazh të paligjshëm atyre që kishin përfituar nga komunizmi, shumica e të cilëve vinin nga ish elita politike apo ishin matrapazë të tregut të zi. Blloqet e bonove iu shitën me një çmim të arsyeshëm të gjithë qytetarëve mbi 18 vjeç. Kuponat e këtyre blloqeve u përdorën në raunde ofertash. Sa më e lartë të ishte kërkesa për një aksion, aq më shumë raunde dhe kupona nevojiteshin për ta blerë. Sikurse ishte planifikuar nga ideatorët e tij, sistemi ishte transparent, i drejtë dhe mbartte në vetvete një mekanizëm që parandalonte korrupsionin, sepse njerëzi në pushtet nuk kishin asnjë avantazh të dukshëm krahasuar me qytetarët e thjeshtë. Procesi i privatizimit në masë me kupona u krye në dy raunde, ku i pari u realizua përpara se Republikat Çeke dhe Sllovake të dilnin si shtete të pavarur, më 1 janar 1993. Mbas ndarjes, Republika Çeke vazhdoi më tej me fazën e dytë të privatizimit me bono, ndërsa Sllovakia, nën udhëheqjen e Vladimir Meçiarit, e anulloi atë. Arsyeja pse qeveria e Meçiarit anuloi raundin e dytë të privatizimit me bono u bë krejt e qartë

225


EKONOMIA DHE NDRYSHIMI DEMOKRATIK: HALLKA QË MUNGON?

më 15 mars 1994, kur brenda natës 27 ndërmarrje shtetërore iu shitën në mënyrë të drejtpërdrejtë aleatëve dhe miqve të Meçiarit. Rasti më i turpshëm ishte ai i uzinës së çelikut VSZ Koshice, që në atë kohë ishte kompania më e madhe në vend. Ajo iu shit Alexander Rezesh-it, që ishte krahu i djathtë i Meçiarit. Më vonë po atë vit, Rezesh u bë ministër i transportit në qeverinë e Meçiarit. Në vitit 1998, ai organizoi fushatën elektorale të partisë së Meçiarit. Një studim i thellë që u bë për korrupsionin në privatizime në Çekosllovakinë e mëparshme dhe shtetet pasues arriti në përfundimin se në Sllovakinë e Meçiarit korrupsioni kishte marrë natyrë “sistematike”2 . Qeveria thjesht kishte përdorur privatizimin e aseteve të shtetit për të farkëtuar aleancat me individë që do të bëheshin aleatë të pasur. Këta aleatë nganjëherë do të merrnin pozita në pushtet dhe prej tyre do të kërkohej gjithmonë të përdornin pasurinë e tyre për të mbështetur qeverinë e cila i kishte ndihmuar të fitonin si pasuri ashtu edhe pushtet. Kishte ardhur epoka e kapitalizmit klientelist. Duke parë qartë se çfarë ishte duke bërë Meçiari, pjesë të shoqërisë që nuk ishin besnike të qeverisë u indinjuan dhe kjo luajti rol të rëndësishëm në nxitjen e lëvizjes opozitare, duke patur parasysh edhe terrenin pjellor në të cilin vepronte. Edhe një herë pra është e dobishme të vendosen ngjarjet në kontekstin e duhur. Po t’i kthehemi sërish Republikës Çeke, vend i cili nuk përjetoi ndryshim revolucionar, nuk mund të thuhet se qytetarët e zakonshëm ishin të kënaqur me mënyrën se si doli në fund procesi i tyre i privatizimit. Mes dhjetëra rasteve mjaft të njohur e ndoshta më famëkeqi ishte ai i Jaroslav Liznerit, shefi i zyrës së procesit të privatizimit të bonove dhe kryetar i Qendrës së Regjistrimit të Letrave me Vlerë, i cili u kap në flagrancë jashtë një restoranti kinez me një valixhe me 300.000 USD. Ai i kishte marrë paratë për të “ndërmjetësuar” një marrëveshje midis kompanisë TransWorld International, një baxhoje të quajtur Klatovske Mlekarny dhe Fondit CS. Ai u dënua me shtatë vite burg (vendim që apeli e reduktoi në gjashtë vjet) për mitmarrje dhe abuzim me detyrën. Një sondazh i zhvilluar në korrik të vitit 2004, tregoi se 69 përqind e popullsisë çeke besonte se kompanitë kishin përdorur ryshfetin për të blerë prona shtetërore. Sidoqoftë, kontrasti midis asaj çka është përshkruar si korrupsion i “institucionalizuar”, korrupsioni që kishin lejuar elitat sunduese gjatë procesit të privatizimit në Republikën Çeke, por që nuk kishte qenë i qëllimshëm, dhe korrupsionit “sistematik” të Sllovakisë së Meçiarit, ku ai ishte pjesë e politikave qeveritare, mund të ketë qenë i konsiderueshëm3 . Çekët e thjeshtë sigurisht besonin se shteti, ku me shtet i referoheshin zyrtarëve shtetërorë në përgjithësi, nuk u kishte dhënë atyre të njëjtin shans gjatë privatizimit. Por ishte pothuaj e pamundur për njerëzit e thjeshtë në Sllovaki të mos shihnin sesi

226

2  Quentin Reed, “Political Corruption, Privatization and Control in the Czech Republic: a Case Study of Problems in Multiple Transition”, tezë doktorature, Oriel College, Oxford, shtator 1996. 3  Ibid.


Robin Shepherd

Meçiari kishte krijuar një rrjet miqsh të cilët tani po financonin veprimtaritë e tij. Lidhja mes praktikave të korruptuara dhe zyrtarëve më të lartë të shtetit, siç ishte kryeministri, nuk ka qenë asnjëherë kaq e ngushtë sa në Sllovaki. Si përfundim, ky shkatërrim ilustronte hendekun e madh që ishte hapur midis stilit qeverisës që vepronte në Republikën Çeke dhe atij në Sllovaki qysh nga pavarësia. Me sllovakët që u bënë menjëherë të ndërgjegjshëm për këtë dallim, logjika të shtyn të mendosh që ai luajti një rol jo të vogël në motivimin e një pjese të madhe të popullatës për t’u ngritur në revoltë kundër Meçiarit e për të ndihmuar Sllovakinë t’i futej një kursi të ri mbas zgjedhjeve të vitit 1998. E megjithatë, mbetet e vështirë të nxjerrësh përfundime më të gjera. Ajo çka u aplikua në rastet e veçanta si Republika Çeke dhe Sllovakia mund të mos jetë e aplikueshme diku tjetër. Korrupsioni në privatizim ishte sistematik si në Rusi ashtu edhe në Ukrainë, të dy vende që gjithashtu dolën si entitete të pavarur nga i njëjti shtet federal. Ndryshimi revolucionar ndodhi në Ukrainë. Rusia nuk pati të tillë. Për të ardhur në ndihmë e ilustruar rreziqet e të pandehurit me të tepërt të rëndësisë që i kushtohet korrupsionit, si dhe për të ushqyer pritshmërinë e perëndimorëve ndaj një grupi njerëzish në sytë e të cilëve mënyra e të sjellurit normalisht ka të ngjarë të jetë diçka krejtësisht tjetër nga ajo çka presin të huajt prej tyre, ndoshta do të ishte e udhës të marrim e të shqyrtojmë një kundërshembull, thënë me fjalë të tjera një rast ku nuk ngjanë ndryshime revolucionare pavarësisht se dëshmitë për korrupsion masiv qenë të gjithanshme. Indeksi i perceptimit të korrupsionit i Transparency International4 për vitin 2005 e rendiste Bjellorusinë e Alyaksandr Lukashenkos në vendin e 107 nga 159 vende të vëzhguara, me 2.6 pikë. Në indeks, 10 pikë, vlerësimi më i mirë i mundshëm, përkufizohet si “shumë i pastër” ndërsa 0, vlerësimi më i ulët i mundshëm, përkufizohet si “shumë i korruptuar”. Islanda ka 9,7 pikë, që është vlerësimin më të lartë, ndërsa Çadi dhe Bangladeshi janë të lidhur bashkë në nivelin më të ulët me 1.7 pikë secili. Kjo renditje e vendos Bjellorusinë në të njëjtën kategori me Ukrainën dhe mes vendesh si Zimbabve dhe Eritrea. Në optikën perëndimore, s’do mend që situata ngjan e tmerrshme. Por përsa i përket opinionit publik brenda Bjellorusisë mbi nivelin deri ku ata e shohin korrupsionin si “të pranueshëm” ose të “papranueshëm”, është e dobishme të krahasohet situata me atë që mbizotëron në vendet fqinjë, ku bjellorusët e thjeshtë shkojnë shpesh dhe, stili qeverisës i të cilëve me plot të drejtë mund të pritet të rezonojë në vetëdijen publike. Rusia ishte renditur në vendin e 127’të me 2.4 pikë. Kjo është më poshtë se sa Bjellorusia, por jo në mënyrë të konsiderueshme. Ukraina, sikurse e thamë, ishte njësoj me pikë. Polonia, anëtari i ri më i madhi në kufi me 4  Indekset e perceptimeve të korrupsionit të Transparency International, sipas vetë organizatës, bazohen në vlerësimet e ekspertëve dhe në sondazhe. Gjendet në: http://www.transparency.org/ policy_research/surveys_indices/cpi.

227


EKONOMIA DHE NDRYSHIMI DEMOKRATIK: HALLKA QË MUNGON?

Bjellorusinë, ishte më mirë me pikë por, ndoshta e habitshme, jo dhe kushedi se sa. Polonia vinte në vendin e 70’të, me 3.4 pikë. Letonia ishte e 51’ta, me 4.2 pikë, ndërsa Lituania renditej e 44’a, me 4.8 pikë. Me fjalë të tjera, megjithëse Bjellorusia vlerësohet shumë keq përsa i përket korrupsionit kur shihet nga një perspektivë globale dhe veçanërisht perëndimore, një panoramë krejt tjetër duket po ta vendosësh korrupsionin në një kontekst që i afrohet më shumë popullit bjellorus. Kur e vendos problemin e korrupsionit në kontekstin e vet rajonal, ndoshta është më e lehtë të kuptosh se sa nga bjellorusët dhe ukrainasit e thjeshtë (sikurse edhe të tjerët në rajon) nuk arrijnë të reagojnë ndaj mjedisit të korruptuar, që në vend mund të perceptohet fare mirë si diçka pak a shumë normale, pa atë lloj tmerri që vëzhguesit e huaj mund të presin apo do dëshironin prej tyre ta shihnin

Zëri i biznesit dhe ekonomia private Zvetënimi dhe korrupsioni social na ofrojnë shembuj të atij lloji problemesh ekonomike që mund të pritet të kenë pasoja negative për pushtetarët. Por, nëse në një shoqëri nuk ekziston hapësira për opozitarët që t’i ngrenë e t’i bëjnë publike këto probleme, duke i lidhur ato në mendjet e njerëzve me praktikat e qeverisë dhe duke sugjeruar se gjërat mund të jenë ndryshe nën një regjim të ri, perspektiva për ndryshim politik do të ishte e zymtë. Sidoqoftë, roli i medias ka qenë vendimtar. Le të shohim sondazhin e shkurtër që vijon. Më 2003, biznesmeni multimilioner ukrainas, Petro Poroshenko, bleu një stacion të vogël televiziv ukrainas me nivel të ulët shikuesish dhe mbulim të kufizuar në vetëm disa pjesë të popullatës. Mbështetës i fortë i grupit Ukraina Jonë të opozitës, Poroshenko i dha udhëheqësit të opozitës në atë kohë, Viktor Jushçenko, hapësirë televizive për të barazpeshuar sadopak median llafazane të njëanshme, të kontrolluar dhe të mbështetur nga shteti. Rëndësia e Channel 5 dhe audienca e saj u ngrit në qiell në fund të vitit 2004, kur filloi të transmetonte pandërprerje pamjet e turmave që gëlonin në qendër të Kievit për të protestuar kundër manipulimit të zgjedhjeve presidenciale. Të gjithë lojtarët e rëndësishëm në Revolucionin Portokalli janë në një mendje që pa Channel 5 perspektiva për ndryshim radikal do të kishte qenë tejet e kufizuar.

228

Në vitin 1994 në Gjeorgji, biznesmeni Erosi Kitsmarishvili ishte bashkëthemelues dhe pati rol drejtues në menaxhimin e stacionit televiziv Rustavi 2, i cili, fillimisht, transmetonte nga dy dhoma të një hoteli lokal. Mbas vite përpjekjesh për ta mbyllur dhe vrasjes së një prezantuesi të lajmeve mjaft të njohur, Georgy Sanaya në 2001, stacionit i njihet merita për rolin shumë të rëndësishëm që pati në rënien e Eduard Shevardnadzes në Revolucionin Trëndafili të vitit 2003. Në Serbi, mbas mbylljes së stacionit radio B92 të Veran Matiçit, Shoqata e Mediave Elektronike të Pavarura (ANEM), të cilën gjithashtu e kishte themeluar ai, për njerëzit në Serbi përbënte një


Robin Shepherd

burim jetik informacioni që çoi në rrëzimin e Slobodan Milosheviçit në tetor 2000. Në krye të ndryshimit radikal në Sllovaki, televizionet private dhe stacionet radiofonik si TV Markiza dhe Radio Twist (Sllovaki), siguruan që paraqitja tërësisht paragjykuese i medias shtetërore të mund të kundërshtohej në mënyrë efektive. Në Kroaci, Radio 101, e cila funksiononte qysh nga koha e komunizmit, u shfaq si një qendër e rëndësishme për zërat e pavarur nën regjimin e Tuxhmanit, i cili kontrollonte televizionin dhe radion shtetërore, si dhe tre nga katër gazetat kombëtare. Në të gjithë këta vende, problemi nuk është shtruar kurrë nëse pushtetarët autoritaristë donin apo jo të mbysnin zërin e opozitës. Ishte në vetë natyrën e regjimeve respektive të kërkonin ta bënin këtë. Faktikisht, të gjithë ata u përpoqën. Problemi i vërtetë ka qenë nëse ata i kishin apo jo në dispozicion mjetet e duhura për të përkthyer këtë dëshirë në realitet. Të përqendruar tek ekonomia, e cila nga mesi i viteve 1990 ishte privatizuar në masë të madhe, autoritetet e Ukrainës, Gjeorgjisë, Serbisë, Kroacisë dhe Sllovakisë thjesht nuk e kishin atë nivel kontrolli mbi shoqërinë për të parandaluar që dikush, diku, të fitonte mjaft terren për ta përdorur kundër tyre. Në këto vende kishte aq shumë njerëz,me burime financiare të mjaftueshme, sa që për autoritetet ishte e pamundur t’i ndalonin të gjithë ata të ngrinin një stacion radio këtu, apo një gazetë atje ose një kanal televiziv diku tjetër. Diçka e ngjashme, natyrisht, vlen të thuhet edhe për rolin e njerëzve të biznesit me mendim opozitar që krijuan grupe qytetare dhe parti politike në periudhat para zgjedhore. Me përjashtim të Ukrainës, ku oligarkët, milionerët dhe miliarderët me profilin më të lartë, u identifikuan publikisht o me opozitën ose me pushtetarët, nuk është e lehtë dhe madje mund të jetë e pamundur, të hartosh një listë përfundimtare me emrat e saktë të njerëzve që themeluan grupimet politike të caktuara. Në mungesë të stilit perëndimor të traditës së financimit të partive, në pjesën më të madhe ajo që bëhej mbahej e fshehtë, ndaj mbetet e vështirë të verifikosh se deri ku shkoi dhe sa i rëndësishëm ishte ky financim. Gjithsesi, dëshmi anekdotike na japin të kuptojmë se njerëz të biznesit që e shihnin si pozitiv ndryshimin e regjimit luajtën një farë roli, të paktën në skaje, sikurse e ilustrojnë qartë shembujt e Julia Timoshenkos dhe Petro Poroshenkos. Mësimet që mund të nxirren nga raste të tilla janë me pasoja të mëdha dhe shkojnë thellë deri në thelbin e dallimit mes asaj çka mund të arrihet dhe çka jo nga regjimet me mendësi autoritariste, në varësi të strukturës ekonomike ku mbështeten ata. Duke qenë kryesisht të privatizuara, ekonomitë e tregut e shpërndajnë pushtetin ekonomik. Duke vepruar mbi një bazë të tillë ekonomike, për qeveritë është e pamundur të ushtrojnë kontroll total mbi shoqërinë. Kësisoj, ato mund të jenë autoritare por nuk mund të quhen totalitare, sepse, për përkufizim, është e pamundur të zotërosh një pushtet absolut kur krejt një degë e shoqërisë funksionon sipas interesave të veta dhe jo të shtetit. 229


EKONOMIA DHE NDRYSHIMI DEMOKRATIK: HALLKA QË MUNGON?

Bjellorusia si kundërshembull Me këtë mendim të fundit në mendje, natyrisht që kundërshëmbulli më i mirë është përsëri Bjellorusia, ku regjimi i Alyaksandr Lukashenkos arriti të parandalojë me sukses ndryshimin revolucionar në zgjedhjet e marsit 2006, dhe ka vazhduar ta bëjë këtë për vite me radhë. Bjellorusia, ku 80 përqind e ekonomisë është nën kontrollin e shtetit dhe ku elita e biznesit privat o i ishte mirënjohëse regjimit ose ishte shumë e vogël dhe e parëndësishme, e pati të lehtë ta shtynte median disidente në periferi të shoqërisë. Por rasti i Bjellorusisë ilustron jo vetëm sa i rëndësishëm është kontrolli i shtetit mbi median për të parandaluar daljen e lajmeve të këqija, por gjithashtu, natyrisht, tregon se si kontrolli total mbi median mund të përdoret për të furnizuar propagandën e regjimit në mënyrë të tillë që nuk e gjejmë në regjimet e tjera për të cilët flitet në këtë libër. Dhe është pikërisht menaxhimi i tij gjoja i suksesshëm i ekonomisë që u bë shtylla kryesore ku Lukashenko mbështet legjitimitetin e vet politik. Sikurse shkruante në 2005’n analisti biellorus Vitali Silitski, “Performanca ekonomike është bërë një nga pikat qendrore të propagandës zyrtare. Prirje të vërteta pozitive (rritja ekonomike, rritja e të ardhurave reale, siguria e vendit të punës) promovohen në mënyrë agresive nga media shtetërore dhe në fjalimet zyrtare por pa përmendur çmimin që duhej paguar për t’i arritur ato, ndërsa pikat problematike (çmimet jashtëzakonisht të larta të shitjes me pakicë, hendeku mjaft i madh në paga midis Bjellorusisë dhe fqinjëve të saj si Lituania ose Polonia) minimizohen ose injorohen (…), propaganda e paraqet Bjellorusinë si një ‘ishull stabiliteti në mes të detit në shtrëngatë’, duke u munduar fort ta bindë popullatën që çdo ndryshim në qeverisje do të thotë kaos dhe varfërim”5 . Natyrisht, nuk është thjesht aftësia e saj për të kontrolluar mjetet e informacionit që e dallon një ekonomi kryesisht shtetërore nga një ekonomi kryesisht private, gjë që përndryshe mund të jetë situatë potencialisht revolucionare. Lukashenko ka përdorur gjithashtu në mënyrë të drejtpërdrejtë politikat ekonomike për t’u dhënë subvencione dhe ndihmë pjesëve të rëndësishme të popullsisë me synimin e qartë që t’i bëjë ata klientë besnikë të regjimit të vet, detyrë e cila bëhej në mënyrë të konsiderueshme më e lehtë prej faktit që pjesa më e madhe e njerëzve në Bjellorusi janë nëpunës të shtetit. Në qoftë se mund t’i besojmë shifrave, rritja e pagave (ose më mirë në kontekstin Bjellorus, rritja e pagave e urdhëruar nga shteti) gjatë viteve të fundit ka qenë fenomenale. Në vitin 2000, të ardhurat mujore mesatare bruto u rritën mbi një bazë vjetore prej 201 përqind (inflacioni ishte 169 përqind). Në 2001, të ardhurat u rritën me 109 përqind (inflacioni ishte 61 përqind), në 2002 me 54 përqind (inflacioni ishte 43 përqind), në 2003 me 33 përqind (inflacioni ishte 28 përqind), në 2004 me 39 përqind (inflacioni ishte 18 përqind) dhe në 2005 me 35 përqind (inflacioni ishte 10 përqind). Kësisoj, shteti ka rritur të ardhurat reale në mënyrë të konsiderueshme përgjatë një periudhe të gjatë kohore. Edhe po të 230

5  Vitali Silitski, “Internal Developments in Belarus”, in: Changing Belarus, Chaillot Paper no. 85 (EU Institute for Security Studies, Paris, 2005), f. 36.


Robin Shepherd

pranojmë një skepticizëm të justifikuar mbi besueshmërinë e këtyre shifrave, shumica e të huajve që vizitojnë Bjellorusinë kanë përshtypjen se në fakt standardi i jetesës është rritur gjatë viteve të fundit. Natyrisht mbetet pikëpyetja e madhe nëse kjo lloj politike ekonomike e zhurmshme dhe populiste është e qëndrueshme në një afat kohor më të gjatë, kur çmimi që duhet paguar është natyrisht më i madh dhe më i dhimbshëm. Sikurse thuhet për Bjellorusinë në Raportin e Tranzicionit për vitin 2005 të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, “(…) perspektiva afatgjatë e rritjes mbetet e vagullt në qoftë se nuk zbatohen reforma themelore të orientuara nga tregu. (…) Gjithashtu, varësia e tepruar te Rusia si treg kryesor i eksportit dhe burim i energjisë së lirë, është një burim madhor dobësie”. Por, për një afat kohor të shkurtër, është e qartë se ekonomia e kontrolluar nga shteti ka aftësinë të “blejë” mbështetje publike të konsiderueshme në masë të tillë që është e pamundur për ekonomi që janë kryesisht të privatizuara. Për më tepër, çelësi nuk është thjesht në faktin që njerëzit shohin rritjen reale të pagës. E rëndësishme është gjithashtu që ata e lidhin rritjet reale të pagave direkt me regjimin. Lukashenko nuk është vetëm president i Bjellorusisë, praktikisht ai e ka bërë veten bos të shumicës së punëtorëve në vend. Ai llogarit që po t’i trajtojë mirë, ndoshta në mënyrë pak strikte, por me bujari, ata do t’i qëndrojnë besnikë. Kjo është një përllogaritje që, të paktën për tani, ndoshta i ka dhënë frytet e veta. Bjellorusia është vend që duhet studiuar për shumë arsye. Por qysh kur regjimi e bëri stabilitetin ekonomik dhe social diçka kaq qendrore në ofertën e vet për besnikërinë e njerëzve, do të ishte joshëse të shihnim çfarë ndodh në qoftë se ka një rënie të ekonomisë ose krizë të plotë. Problemet në këtë aspekt mund të jenë mjaft pranë. Rusia, e cila aktualisht subvencionon regjimin e Lukashenkos duke i akorduar miliarda dollarë në vit nëpërmjet eksporteve me çmim të lirë të gazit, e ka detyruar Bjellorusinë kohët e fundit të pranojë një rritje të konsiderueshme të çmimit e të paguajë në 2007 më shumë se dyfishin e çmimit të 2006. Gazprom, kompania monolite e gazit në Rusi, është shprehur se do të bëjë presion për rritje të mëtejshme të konsiderueshme të çmimit për vitet në vazhdim. Kjo mund të ketë pasoja shkatërruese për bazën e popullaritetit të Lukashenkos. Mund të jetë një rast studimor shumë interesant.

Përfundime Problemi qendror i paskomunizmit në pjesën e parë të viteve 1990 shprehet më së miri në frazën “tranzicion i shumëfishtë”. Qeveritë u ngarkuan me detyrën e largimit prej sistemeve totalitare, ato duhet të ndërtonin ekonomitë e tregut dhe demokracitë liberale si dhe, në shumë raste, të ripërkufizonin qënien kombëtare. Atyre u duhej të luftonin në disa fronte njëkohësisht. 231


EKONOMIA DHE NDRYSHIMI DEMOKRATIK: HALLKA QË MUNGON?

Qeveri të tilla mund të grupohen gjerësisht në dy kampe: ato që u përpoqën dhe ato që nuk u përpoqën. Vendet e studiuar në këtë libër i përkasin kategorisë së dytë, tek e cila ka nënndarje të mëtejshme. Sidoqoftë, në një formë ose në një tjetër, ato me të drejtë përshkruhen si “neo-autoritare”. Roli i ekonomisë në përkrahjen ose frenimin e ndryshimit është vështirë të përkufizohet, sikurse përshkruhet në pjesën e parë të këtij kapitulli që thekson kontekstin e gjerë makro ekonomik. Roli i disa pjesëve të ekonomisë, më dukshëm ai i medias, është disi më e lehtë të kuptohet. Është gjithashtu e qartë se përmasa dhe forca e ekonomisë private mund të jenë fare mirë shumë të lidhura, si përsa i përket llojit të problemeve të pronësisë në ekonomi që veçojnë Bjellorusinë nga pjesa tjetër, gjithashtu edhe në një kuptim më të përgjithshëm, një ekonomi kryesisht e privatizuar e shpërndan pushtetin në shoqëri në mënyrë të tillë që madje edhe qeveritë neo autoritare e kanë të vështirë ta kontrollojnë. Numri i problemeve që shtrohen për diskutim është pothuaj i pakufizuar. Një çështje për të cilën është folur gjerësisht është se deri ku të rinjtë, që aspirojnë klasën e mesme e që zakonisht jetojnë në kryeqytete, ua kalojnë më të vjetërve apo atyre që jetojnë në provincë, në ndihmën që japin për të ndikuar në ndryshimin politik. Duket se në shumicën e rasteve kjo ka qenë e rëndësishme. Por, të ndash ambiciet politike dhe kulturore të qytetarëve urbanë kaq të rinj, nga ambiciet e tyre ekonomike dhe sociale, është e vështirë. Shumë nga të rinjtë aktivë në lëvizjet e opozitës ishin të bindur se vendet e tyre duhet t’i bashkoheshin Bashkimit Europian. A e kërkonin këtë sepse besonin që do të ndihmonte cementimin e demokracisë apo sepse mendonin që do t’i bënte më të pasur? Gjasat janë që ata shpresonin se përgjigjja do të ishte të dyja. Ndoshta përfundimi më i arsyeshëm i kësaj analize të shkurtër është që vlerësimi i rolit të ekonomisë është vërtet i mundur vetëm kur bëhet bashkë me të gjithë faktorët e tjerë që kanë qenë gjithashtu të pranishëm. Ka më shumë gjasë që analiza të jetë e fortë kur bëhet në disa disiplina dhe e fokusuar në raste individuale e jo në përgjithësi. Ekonomia është e rëndësishme sepse në të gjitha vendet, qofshin revolucionare ose jo, postkomuniste ose jo, ana materiale e jetës ndikon në ndjenjën e mirëqenies së njerëzve të zakonshëm. Ajo ka rëndësi sepse struktura e saj ndihmon të përcaktojë raportet e pushtetit me shoqërinë. Por, kushdo që kërkon për raste të thjeshtë shkakpasojë, modele të përgjithshëm ose përfundime të palëkundshme mbi mënyrën si ky apo ai faktor ekonomik çoi tek ky apo ai rezultat politik, ka gjasë të mbetet i zhgënjyer.

232


PERSPEKTIVAT KRAHASUESE NË VALËN E KATËRT TË DEMOKRACISË Taras Kuzio Ndryshimet demokratike që ndodhën nga viti 1998 deri në vitin 2004 në Sllovaki, Kroaci, Serbi, Gjeorgji dhe Ukrainë, përbëjnë një fazë të dytë dhe finale të transformimit të tyre në shtete postkomuniste. Të pesë vendet përjetuan revolucione kombëtare, të cilët i penguan ata që njëkohësisht të ndërtonin shtetin komb dhe të forconin demokracinë menjëherë pas kolapsit të komunizmit. Mbas shpërbërjes së shtetit Çekosllovak, Sllovakisë i duhej të pajtohej me faktin e të qenit e pavarur dhe vështirësinë e bashkekzistencës me një minoritet të madh hungarez. Lufta e Kroacisë për pavarësi zuri krejt gjysmën e parë të viteve 1990 dhe rreziku i Serbisë u largua vetëm mbas rimarrjes së Krajinës më 1995. Në vitet 1988 deri më 1999, Serbia dominohej nga Slobodan Milosheviçi dhe planet e tij për një Serbi të madhe që ishin dhe origjina e krimeve të papara të luftës dhe kaosit në ish Jugosllavi, politika këto që sollën bombardimet e NATO-s mbi Serbi më 1999. Gjeorgjia hyri në epokën post sovjetike e dominuar nga nacionalizmi etnik, që çoi në luftë civile dhe humbjen e dy enklavave. Ukraina ishte kyçi i shpërbërjes së BRSS-së më 1991, kur 91 përqind e ukrainasve votuan për pavarësinë në një referendum. Por, pavarësia kombëtare erdhi pa demokracinë, me shtetin që deri më 2004 qe i rrëmbyer nga ish “sovranët komunistë”, që u bënë centristë, Leonid Kravçukun dhe Leonid Kuçman. Kësisoj, fushata OK ’98 u perceptua nga opozita demokratike sllovake si shansi paskomunist i Sllovakisë për të përfunduar Revolucionin e Kadifenjtë dhe rrëzuar nacionalizmin populist të Vladimir Meçiarit që dominoi deri më 1998. Opozita kroate kërkoi gjithashtu të distanconte veten nga nacionalizmi i viteve 1990 në favor të “kthimit në Europë”, nëpërmjet reformave të brendshme demokratike. Opozita e Gjeorgjisë kërkoi të kapërcente efektet e një shteti të dështuar e të gjymtuar, të prekur thellë nga stanjacioni nën qeverisjen e Eduard Shevardnadzes. Analisti gjeorgjian, Ghia Nodia, beson që “revolucioni ynë i vitit 2003 na kujton revolucionin e Europës Lindore më 1989”, kur pushtetin e mori një brez i ri i elitës jo komuniste1 . Një ndjesi e ngjashme e diçkaje të lënë përgjysmë përshkoi Revolucionin Portokalli të Ukrainës që, për udhëheqësit dhe mbështetësit e tij, përfaqësonte përmbylljen demokratike të revolucionit kombëtar të vitit 1991. Ky kapitull është i ndarë në dy seksione. Seksioni i parë analizon dhjetë faktorët që kontribuuan në ndryshimet demokratike dhe revolucionet që u zhvilluan në Sllovaki, Kroaci, Serbi, Gjeorgji dhe Ukrainë. Këta faktorë ndryshojnë përsa i përket shkallës së 1  Intervistë e Robert Parsons me Ghia Nodia në RFE/RL Features, 15 qershor 2005.

233


PERSPEKTIVAT KRAHASUESE NË VALËN E KATËRT TË DEMOKRACISË

intensitetit të tyre për secilin nga vendet. Gjithsesi, ia vlen të përmendet që mungesa e plotë ose e disa prej këtyre faktorëve do të pengonte zhvillimin e suksesshëm të revolucioneve demokratikë gjetkë në hapësirën post sovjetike. Seksioni i dytë trajton zhvillimet në pesë vendet e marra në konsideratë mbas ndryshimeve të tyre demokratike.

Faktorët nga morën shkas ndryshimet demokratike të Valës së Katërt Janë dhjetë faktorët që patën rëndësi në suksesin e ndryshimeve demokratike dhe revolucioneve që u zhvilluan në shtetet postkomuniste. Këta përfshijnë një shtet konkurrues (domethënë gjysmë-) autoritar që krijon hapësirë për opozitën demokratike, nacionalizëm qytetar për “kthim në Europë” që ndihmon në mobilizimin e shoqërisë civile, një krizë politike të mëparshme, një kryeqytet prodemokratik, elita në pushtet jopopullore, një kandidat karizmatik, një opozitë të bashkuar, politikanë të rinj, ndërhyrje rajonale e të huaj. Këta dy të fundit herë kanë vështirësuar e herë kanë mbështetur ndryshimet demokratike, në varësi të vendit në fjalë dhe të aktorëve të huaj 2. Këta faktorë shkakësorë janë ekzaminuar në vlerësimet e mëposhtme.

Një regjim autoritar konkurrues Zëvendësimi i regjimeve autoritarë në Sllovaki (1998) dhe Kroaci (1999 deri 2000), dhe revolucionet demokratike në Serbi (2000), Gjeorgji (2003) dhe Ukrainë (2004), ndodhën në pesë vendet që mund të klasifikohen si “autoritarë konkurrues”, me regjime hibridë që kombinojnë elementë si të autoritarizmit ashtu edhe të demokracisë3 . Sikurse demonstron Silitski në kontributin që dha në këtë vëllim, Sllovakia dhe Kroacia treguan disa ngjashmëri me Serbinë, Gjeorgjinë dhe Ukrainën

234

2  McFaul rendit shtatë faktorë: një regjim gjysmë autoritar, një udhëheqës dhe regjim jopopullor, një opozitë të bashkuar, perceptimin e zgjedhjeve të manipuluara, media deri diku të pavarur, aftësia mobilizuese e opozitës dhe forca të sigurisë të përçara; shih Michael McFaul, “Transitions From Postcommunism”, Journal of Democracy, vol. 16, no. 3 (July 2005), pp. 5-19. 3 Steven Levitsky and Lucan A. Way, “The Rise of Competitive Authoritarianism”, Journal of Democracy, vol. 13, no. 2 (April 2002), pp. 51-65; Lucan A. Way, “The Sources and Dynamics of Competitive Authoritarianism in Ukraine”, Journal of Communist Studies and Transition Politics, vol. 20, no. 1 (March 2004), pp. 143-161. 3  Steven Levitsky and Lucan A. Way, “The Rise of Competitive Authoritarianism”, Journal of Democracy, vol. 13, no. 2 (April 2002), pp. 51-65; Lucan A. Way, “The Sources and Dynamics of Competitive Authoritarianism in Ukraine”, Journal of Communist Studies and Transition Politics, vol. 20, no. 1 (mars 2004), f. 143-161.


Taras Kuzio

ku shoqëritë civile u mobilizuan për t’i bërë njerëzit të votojnë dhe për të parandaluar manipulimin e zgjedhjeve4 . Por ishin gjithashtu edhe tre faktorë të tjerë vendimtarë. Së pari, regjimi kroat dhe ai sllovak nuk organizuan manipulim masiv të zgjedhjeve dhe nuk kishin në plan të kundërshtonin njohjen e fitores për opozitën demokratike. Në mungesë të këtyre dy faktorëve, për pasojë, nuk lypsej që opozita dhe shoqëria civile të organizonin protestat në rrugë që do të kulmonin me revolucion. Në Serbi, Gjeorgji dhe Ukrainë këta dy faktorë (manipulimi i zgjedhjeve dhe mungesa e dëshirës për të pranuar fitoren e opozitës) ishin të pranishëm dhe instrumentalë që çuan drejt revolucioneve demokratikë (ose elektoralë). Së dyti, mendohej se regjimi sllovak dhe ai kroat kishin pak gjasë të përdornin dhunën për të shtypur opozitën ose për të shpërndarë protestat në rrugë. Pa dyshim që në Sllovakinë e Vladimir Meçiarit forcat e sigurisë ishin të përfshira në veprimtari ilegale kundër opozitës dhe, në Kroaci, disa nga elementët e forcave të brendshme të sigurisë mund të kenë marrë pjesë në luftën për pavarësi të viteve 1991 deri më 1995 ose në krime lufte. Por, në Serbi dhe Ukrainë, forcat e shumta të sigurisë së brendshme u përzien në krime serioze dhe dhunë. Në rastin e Serbisë, forcat e sigurisë kryen krime lufte në territoret fqinjë. Në Ukrainë ata ushtruan dhunë kundër gazetarëve dhe udhëheqësve të opozitës. Ministritë e Punëve të Brendshme në Gjeorgji, Serbi dhe Ukrainë kishin të gjitha lidhje të forta me krimin e organizuar. Në Ukrainë, elementë të grushtit të hekurt brenda forcave të sigurisë mund të jenë inkurajuar nga Rusia gjatë krizave. Së treti, faktorët e jashtëm luajtën një rol të ndryshëm në të pesë rastet, ku BE luajti rol pozitiv në Sllovaki dhe Kroaci, duke inkurajuar ndryshimet demokratike nëpërmjet “karotës” së anëtarësimit, faktor i cili mungonte në Serbi, Gjeorgji dhe Ukrainë. Në Gjeorgji dhe në Ukrainë faktori i jashtëm kryesor ishte Rusia, e cila luajti rol negativ. Ndërhyrja e Rusisë në Gjeorgji shërbeu për të ngrirë konfliktet në Abkhazi dhe në Osetinë e Jugut. Në Ukrainë, Rusia ndërhyri masivisht në zgjedhjet presidenciale të vitit 2004. Në të pesë rastet, prania e regjimeve konkurruese autoritare pati implikime të thella përsa i takonte një suksesi të mundshëm të opozitës demokratike në zgjedhje, si dhe për suksesin e revolucioneve demokratike që pasuan manipulimin e zgjedhjeve në Serbi, Gjeorgji dhe Ukrainë. Regjimet autoritare konkurruese lejuan hapësirë për shoqërinë civile si dhe një numër të kufizuar mediash dhe organizatash ndërkombëtare për të vepruar lirisht në vend. Për më tepër, ato lejuan hapësirë për ekzistencën e një opozite demokratike si dhe pjesëmarrjen e saj në institucionet shtetërore (p.sh. parlament dhe qeverisje vendore). Gjithsesi, regjime të tillë janë të dobët gjatë zgjedhjeve dhe 4  Shih numrin e veçantë të Communist and Post-Communist Studies (redaktor special Taras Kuzio), vol. 39, no. 3 (shtator 2006) “Democratic Revolutions in Post-Communist States”. Për Serbinë, shih Damjan de Krnjević-Misković, “Serbia’s Prudent Revolution”, Journal of Democracy, vol. 12, no. 3 (korrik 2001), f. 96-110.; për Georgjinë, shih Charles H. Fairbanks, “Georgia’s Rose Revolution”, Journal of Democracy, vol. 15, no. 2 (prill 2004), f. 110-124; për Ukraine, shih Taras Kuzio, “Kuchma to Yushchenko: Ukraine’s 2004 Elections and ‘Orange Revolution’”, Problems of Post-Communism, vol. 52, no. 2 (mars-prill 2005), f. 29-44.

235


PERSPEKTIVAT KRAHASUESE NË VALËN E KATËRT TË DEMOKRACISË

krizave të njëpasnjëshme e mund të çojnë drejt ndryshimeve demokratike, sikurse ishte rasti i pesë vendeve që trajtohen këtu. Megjithatë, këto regjime mund të ndryshojnë dhe drejt një konsolidimi të autoritarizmit. Në këtë rast, opozita demokratike do ta ketë të vështirë të sjellë ndryshime demokratike dhe, kur regjime të tillë manipulojnë zgjedhjet, përpjekjet e opozitës demokratike për të mobilizuar potencialin protestues të qytetarëve ka gjasë të pengohen. Përveç Ukrainës, Gjeorgjia dhe Moldavia, të cilat Freedom House i klasifikoi si “qeveri tranzicioni” ose “regjime hibridë”, nëntë shtetet që mbeten nga Komonuellthi i Shteteve të Pavarur (CIC) janë klasifikuar si regjime “autoritarë gjysmë të konsoliduar” ose “autoritarë të konsoliduar” 5. Përpjekjet për të organizuar revolucione demokratike duke protestuarkundër manipulimit të zgjedhjeve në Bjellorusi, Azerbajxhan, Armeni dhe Uzbekistan, dështuan për shkak të dobësisë së opozitës demokratike por edhe sepse regjimet në fjalë nuk nguruan të përdornin dhunën dhe të bëjnë presion kundër opozitës, ku rasti më i njohur nga të gjithë ishte ai i Andixhanit në Uzbekistan, në maj të vitit 2005

Nacionalizmi qytetar “Rikthim në Europë” Nacionalizmi qytetar për “kthim në Europë” mobilizoi opozitën demokratike e shoqërinë civile dhe veçanërisht të rinjtë në Sllovaki, Kroaci, Serbi, Gjeorgji dhe Ukrainë. BE-ja inkurajoi aktivisht Sllovakinë e më pak Kroacinë, duke ofruar “karotën” e anëtarësimit të ardhshëm. Nacionalizmi qytetar i opozitës demokratike në Sllovaki dhe Kroaci konkurronte me nacionalizmin e ekstremit të djathtë ose populist të regjimit. Në Sllovaki, udhëheqja e Meçiarit ngriti një regjim autoritar populist nacionalizmi i të cilit drejtohej jo përkah “kthimit në Europë”, por kundër çekëve dhe minoritetit hungarez në vend. Gjatë viteve 1990, Kroacia e dominuar nga regjimi politik i Franjo Tuxhmanit, ngriti një nacionalizëm të ekstremit të djathtë që e pat marrë frymëzimin e vet veçanërisht nga shteti kukull ustash nazist i Luftës së Dytë Botërore. Një nga kërkesat qendrore të BE-së ishte që Kroacia të bashkëpunonte me Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve të Luftës, kërkesë të cilën opozita demokratike, mbasi erdhi në fuqi, e plotësoi deri diku. Në Serbi, opozita demokratike e quajti ndarjen prej regjimit të Slobodan Milosheviçit si kthim të Serbisë në rrugën drejt Europës ku i takonte të ishte e me të cilën Jugosllavia ka patur lidhje të forta si shtet komunist jashtë perandorisë sovjetike. Jugosllavët mund të udhëtonin e të punonin në Europë e në pjesët e tjera të botës, në një kohë kur një gjë e tillë as mund të mendohej për shumicën e atyre që jetonin brenda perandorisë sovjetike. Në Gjeorgji dhe Ukrainë, nacionalizmi qytetar për “kthim në Europë” u zhvillua mbi bazën e ëndrrës së integrimit në strukturat transatlantike dhe të ndarjes me politikat e jashtme multivektoriale boshe, të lëkundshme e të paqarta të epokës së Shevardnadzes dhe Kuçmas. 236

5  Shih Freedom House, Nations in Transit surveys, në www.freedomhouse.org.


Taras Kuzio

Gjithsesi, në rastin e këtyre vendeve, BE-ja nuk u tregua aq bujare dhe anëtarësimi nuk ishte pjesë e ekuacionit. Megjithatë, platforma politike opozitare e Viktor Jushçenkos mbështeti një orientim pro Europian për Ukrainën, që mbështetej në një identitet kombëtar që e shihte Ukrainën në “Europë” dhe jashtë Eurazisë. Por në Ukrainë, nacionalizmi qytetar për “kthim në Europë” nuk ishte i fortë njësoj në mbarë vendin, ai ishte më i dobët në Ukrainën Lindore ku Revolucioni Portokalli pati pak mbështetje. Në Gjeorgji, nacionalizmi etnik në pjesën e parë të viteve 1990, kur për një kohë të shkurtër vendi drejtua nga Zviad Gamsakhurdia, u zëvendësua nga nacionalizmi qytetar i liderit gjeorgjian të opozitës Mikheil Saakashvili. Ndërkohë, Saakashvili ka punuar për të rivendosur besimin te shteti dhe institucionet e tij mes gjeorgjianëve dhe për të “injektuar krenarinë kombëtare [te popullsia], por pa e kthyer atë në krenari etnike” 6. Ai tërhoqi vëmendjen mbi simbolet shtetërore si himni kombëtar dhe vula shtetërore, si dhe ndryshoi flamurin kombëtar, lëvizje kjo mjaft popullore. Ka lloje të ndryshme nacionalizmash që mund të përdoren për të vendosur një regjim demokratik dhe mbështetur “kthimin në Europë” të vendit, apo për të institucionalizuar një regjim autoritar, duke e bërë vendin t’i kthejë shpinën Europës. Dy llojet e tjerë të nacionalizmit (Sovjetik dhe Fuqi e Madhe) mbështesin krijimin e regjimeve autoritarë dhe nuk janë të interesuar t’i kthejnë vendet e tyre në Europë. Në Bjellorusi, nacionalizmi i shfaqur dhe i institucionalizuar nga Alyaksandr Lukashenko, ka një bazë më të fortë mbështetëse se sa ligjërimi i nacionalizmit qytetar për “kthimin në Europë” që reklamonte opozita demokratike e udhëhequr nga Alaksandar Milinkieviç. Në Rusi, Vladimir Putin ia ka dalë me sukses të margjinalizojë opozitën demokratike dhe mbështet fort nacionalizmin e Fuqisë së Madhe, i cili kombinon bashkë simbolikat sovjetike, cariste dhe euroaziatike.

Kryeqytet demokratik Ndryshe nga sistemet autoritare, regjimet konkurruese autoritare nuk e margjinalizojnë krejtësisht opozitën demokratike. Në kohën përpara ndryshimeve demokratike, opozita demokratike do të jetë zgjedhur në qeverisjet vendore, duke fituar kryesimin e bashkive si dhe dhe vende në parlament. Këto baza institucionale vendore të mbështetjes ishin pedana të rëndësishme prej nga u ndërmorën sfidat demokratike kundrejt autoriteve konkurruese në detyrë në Sllovaki, Kroaci, Serbi, Gjeorgji dhe Ukrainë. Fronti Demokratik - Lëvizja Kombëtare (EM-DP) fitoi shumicën në Asamblenë e Përgjithshme të Tbilisit në qershor 2002 dhe drejtuesi i tij, Mikheil Saakashvili u bë kryetar. Në Ukrainë, kryetari i bashkisë së Kievit, Oleksandr Omelçenko, kishte kohë që shihej me simpati nga Jushçenko, ndërsa qytetarët e Kievit kishin votuar vazhdimisht në zgjedhjet e njëpasnjëshme, qysh prej vitit 1994, për reformatorët dhe opozitën. Sjellja dashamirëse e banorëve të Kievit dhe e autoriteteve të qytetit ishte vendimtare për suksesin e Revolucionit Portokalli. Zakonisht revolucionet fillojnë në kryeqytete, ndaj mbështetja e popullsisë dhe politikanëve të tyre ka rëndësi strategjike për suksesin e tyre. 6  Intervistë e Robert Parsons me Ghia Nodia, RFE/RFL, 15 qershor 2005, vep. cit.

237


PERSPEKTIVAT KRAHASUESE NË VALËN E KATËRT TË DEMOKRACISË

Elitë sunduese jo popullore Kriza Kuchmagate në Ukrainë shërbeu për të minuar mendimin që zotëronte në shtetet pas-sovjetike që udhëheqësi është i pagabueshëm, por fajin e kanë ata përreth tij, sindromë së cilës zakonisht i referohen si “Mbret i mirë, këshilltarë të liq”. Ndërkohë që Kuçma arriti me sukses ta largonte fajin nga vetja për zgjedhjet e 1999, qe e pamundur ta bënte këtë mbas krizës Kuchmagate. Në vendet ku funksionon ende sindroma “Mbret i mirë, këshilltarë të liq”, si Rusia dhe Bjellorusia, shanset për një ndryshim demokratik janë fare të pakta. Një drejtues jo popullor, i pazoti ta shkarkojë fajin mbi “Këshilltarët” e tij, i jep opozitës demokratike shkas të bashkohet, ai bëhet objektivi ku opozita mund të fokusojë energjitë e veta. Putini dhe Lukashenko vazhdojnë të gëzojnë popullaritet, sepse popujt e tyre nuk ua hedhin atyre fajin drejtpërdrejtë për problemet e vendit dhe nuk ka patur skandale të mëdha që t’ua përlyejnë reputacionin. Ndryshimet demokratike ndodhën në Sllovaki, Kroaci, Serbi, Gjeorgji dhe Ukrainë ku në drejtim ishte një regjim jopopullor dhe kishte një opozitë me popullaritet. Regjimi i Meçiarit në Sllovaki shfaqi karakteristika të ngjashme me ato që i gjejmë në regjimet hibride, si Kroacia, Serbia, Gjeorgjia dhe Ukraina. Këtu përfshihet një ekzekutiv që përpiqet të përqendrojë pushtetin, politika ekonomike statiste, nuk ka ndarje mes partisë në pushtet dhe fuqisë së shtetit, klientelizëm gjatë privatizimit, ndikim tek mediat dhe përpjekje për të margjinalizuar opozitën. Por me kohë u shfaq një ndjesi nguti: duhej shmangur llogorja autoritare e regjimit. Së pari, ekzistonte frika se në qoftë zgjedhjet e 1998’s i fitonte HZDS-ja e Meçiarit, Sllovakia do të shkonte drejt konsolidimit të autoritarizmit. Së dyti, ekzistonte frika se një tendencë e tillë do të dëmtonte në mënyrë të pakthyeshme shanset e Sllovakisë për t’iu bashkuar BE-së dhe NATO-s.

238

Gjatë viteve 1990, Kroacia sundohej nga Bashkimi Demokrat Kroat (HDZ) dhe Franjo Tuxhmani. HDZ-ja deklaronte meritat e saj në luftën e suksesshme për pavarësi të Kroacisë, ruajtjen e integritetit territorial të vendit dhe shpagimin që iu bë rrezikut serb. Suksesi nacionalist ia bëri të vështirë opozitës demokratike që të sfidonte regjimin HDZ-Tuxhman, i cili e akuzonte rregullisht për tradhti dhe si në shërbim të Shteteve të Bashkuara. Edhe Jushçenko u akuzua se ishte kukull e amerikanëve gjatë zgjedhjeve të vitit 2004 në Ukrainë. Rimarrja e enklavës serbe të Krajinës më 1995, e largoi rrezikun e minoritetit serb që mund t’i mblidhte kroatët rreth HDZ-së, njësoj siç kishte përdorur Meçiari me sukses minoritetin hungarez për t’i siguruar HZDS-së mbështetje në Sllovaki. Megjithatë, vdekja e Tuxhmanit më 1999, në vigjilje të zgjedhjeve të janarit 2000, doli e papritur për opozitën demokratike. Largimi i Tuxhmanit nga politika kroate i hapi rrugën ndarjes së HDZ në ekstremistë dhe të moderuar përsa i përket nevojës për të vazhduar në rrugën e nacionalizmit kundrejt pranimit të demokratizimit si një parakusht për anëtarësim në BE. Gjithashtu edhe opozita demokratike u nda në dy pjesë ku njëra ishte për të bashkëpunuar me HDZnë dhe tjetra e kundërshtonte këtë.


Taras Kuzio

Ndarje të tilla pllakosën opozitat demokratike në të pesë vendet. Në Ukrainë, Jushçenko ishte besnik i Kuchmas deri në prill të vitit 2001, kur ra qeveria e tij. Mbas kësaj, ai krijoi Ukraina Jonë, si një forcë opozitare “konstruktive” (d.m.th besnike) që luhatej midis bashkëpunimit me opozitën anti Kuçma (e bashkuar në lëvizjet Ukraina pa Kuçman dhe Lart Ukraina!) dhe bashkëpunimit me forcat politike pro Kuçmas. Thirrjet për t’u bashkuar rreth kreut të shtetit mund të joshin për mbështetje krahun e djathtë të opozitës demokratike, e cila shpesh është gati të sakrifikojë përkohësisht demokratizimin në shkëmbim të konsolidimit të shtetit-komb. Blloku i Shevardnadzes ‘Për një Gjeorgji të Re’, i cili u krijua me ngut mbas shpërbërjes së Bashkimit të Qytetarëve të Gjeorgjisë në verën e vitit 2001, filloi të zbërthehej mbas zgjedhjeve të nëntorit 2002, duke krijuar në këtë mënyrë një krizë brenda elitës sunduese në Gjeorgji. Blloku ‘Për një Ukrainë të Bashkuar’ i Kuchmas, i cili u rendit i dyti mbas grupimit ‘Ukraina Jonë’ në zgjedhjet e 2002’it, u shpërbë vetëm një muaj mbas krijimit të parlamentit të sapo zgjedhur. Gjeorgjia dhe Ukraina janë shembuj të dështimit të regjimeve autoritare konkurruese për të krijuar parti sunduese të pushtetshme. Nga ana tjetër, grupimet HZDS dhe HDZ në Sllovaki dhe Kroaci, dështuan në përpjekjet e tyre për të monopolizuar pushtetin. Elitat sunduese të Ukrainës hynë në zgjedhjet e vitit 2004 të përçara dhe të pasigurta për epokën pas Kuçmas, kur një pjesë e mirë nga kampi i Kuçmas nuk e donin Janukoviçin. Ndaj ata, o i bënë sehir ose mbështetën jozyrtarisht fushatën e Jushçenkos. Gjatë Revolucionit Portokalli, parlamenti nxorri një rezolutë me të cilën refuzonte njohjen e vendimit zyrtar të komisionit qendror të zgjedhjeve që deklaronte fitues Janukoviçin. Parlamenti gjithashtu nuk i dha votëbesimin qeverisë së Janukoviçit. Nga ana tjetër, në regjimet autoritare si Rusia, Bjellorusia dhe Azerbajxhani, pushtetarët e kanë ruajtur popullaritetin ndërsa opozita demokratike vazhdon të jetë e margjinalizuar përmes çka Silitski i përkufizon si “sulm i akaparuar” ose “autoritarizëm i akaparuar”7 . Ndryshimet demokratike dhe revolucionet janë të pamundur në vende ku pushtetarët gëzojnë popullaritet dhe opozitat janë të margjinalizuara.

Një kandidat karizmatik i opozitës Në Sllovaki, Kroaci dhe Gjeorgji, nevoja për të patur një lider karizmatik për opozitën nuk ishte dhe aq e rëndësishme, pasi ndryshimet demokratike të tyre ndodhën gjatë zgjedhjeve parlamentare. Në Gjeorgji, Revolucioni Trëndafili u pasua nga zgjedhjet presidenciale që çuan në një fitore të përgjithshme të Saakashvilit me 96 përqind të votave. Karizma e tij sigurisht që luajti rol të rëndësishëm në suksesin e Revolucionit Trëndafili, në zgjedhjen e tij dhe popullaritetin që pati më pas. Në Serbi, popullariteti Vojislav Koshtunicës mbështetej jo aq në karizmën e tij sesa në faktin që ai i bënte thirrje të dy kampeve. Nga njëra anë, ai i bënte thirrje opozitës pasi nuk ishte i korruptuar dhe nuk ishte i lidhur me regjimin e Milosheviçit. Nga ana tjetër, 7  Vitali Silitski, “Preempting Democracy: The Case of Belarus”, Journal of Democracy, vol. 16, no.4 (tetor 2005), f. 83-97.

239


PERSPEKTIVAT KRAHASUESE NË VALËN E KATËRT TË DEMOKRACISË

për krahun më liberal të regjimit të Milosheviçit, kredencialet e tij si nacionalist i moderuar e bënin kandidat më të sigurt. Kësisoj, Koshtunica luajti pak a shumë rolin e Jushçenkos në Ukrainë, kandidatura e të cilit e bindi krahun liberal të regjimit të Kuçmas, rol te cilin Timoshenko si më radikale që ishte, nuk mund ta luante. Një kandidat karizmatik, e kaluara e të cilit nuk është e njollosur dukshëm nga korrupsioni, është jetik. Kjo i jep opozitës figurën rreth së cilës të bashkohet. Gjithashtu i jep votuesve shpresën se jo të gjithë politikanët janë të korruptuar, mendim shumë i përhapur në vendet pas komuniste. Sondazhet e opinioneve në këto vende tregojnë rregullisht se votuesit besojnë që politikanët janë të interesuar vetëm në pasurimin e tyre dhe jo për të drejtat e votuesve apo interesat kombëtare të vendit. Në Ukrainë, sondazhet e opinionit publik të zhvilluar në vitet 2003 deri 2004 nxorën në pah vetëm dy politikanë me moral të lartë, Jushçenkon dhe liderin socialist Oleksandr Moroz. Si kandidat i moderuar dhe i pritur mirë, Jushçenko pati ndihmën edhe të kundërshtarit të vet kryesor, Janukoviçit, i cili shihej si kundërshembull negativ. E kaluara kriminale që kishte Janukoviçi, perceptimi i përhapur i Doneskut si “Perëndimi i Egër”, ku gjithçka zhduket, niveli i tij i ulët arsimor dhe personaliteti i mbrapshtë iu qepën pas përgjatë zgjedhjeve të vitit 2004. OJQ-të rinore të Ukrainës mësuan nga homologët e tyre sllovakë, kroatë dhe serbë që përdorimi i humorit dhe i teatrit politik për të satirizuar liderët me reputacion të dyshimtë do të ndihmonte për t’i hequr votuesve frikën ndaj regjimit

Një opozitë e bashkuar Një opozitë e bashkuar u tregon votuesve se politikanët mund të ngrihen mbi interesat e ngushta personale për t’u bashkuar rreth një platforme të fortë elektorale. Gjatë viteve 1990, opozitat në të pesë shtetet ishin të përçara. Vetëm gjatë krizave politike në vigjilje të ndryshimeve demokratike opozita u bashkua, shpesh mbas presionit të OJQ-ve rinore, shoqërisë civile dhe, në rastin e Sllovakisë dhe të Kroacisë, me ndihmën e BE-së. Kjo bie në kontrast me regjimet autoritare, në të cilët opozita është e margjinalizuar, e burgosur ose e internuar dhe, megjithatë, e zonja t’i nxjerrë vështirësi serioze regjimit. Koalicioni Demokratik Kroat (SDK) bashkoi më 1997, katër partitë kryesore demokratike dhe u rreshtua me fushatën qytetare OK ’98 e cila mblodhi bashkë 35 OJQ. Në Kroaci, në shtator të vitit 1998, gjashtë parti të opozitës u takuan dhe formuan dy koalicione opozitare kundër HDZ-së. Këto u mbështetën nga koalicioni me bazë të gjerë i OJQ-ve, GLAS 99, strategjia e te cilit u mbështet në suksesin e fushatës së OK ’98, në Sllovaki. Opozita Demokratike e Serbisë (DOS) bashkoi 18 parti dhe disa OJQ të cilat, deri më atëherë, nuk kishin bashkëpunuar, ku barra më e madhe e fajit u binte radikalëve dhe të moderuarve, ndarje kjo mjaft e zakonshme në koalicionet demokratike në shtetet pas komuniste, të cilët i bashkon më shumë ajo çka se cilës i kundërvihen se sa ajo çka mbështesin. Në Gjeorgji, gjatë Revolucionit Trëndafili, opozita u bashkua rreth 240


Taras Kuzio

EM-DP-së, e cila u shkri më pas në Lëvizjen e Bashkimit Kombëtar. Forcat politike të Shevardnadzes i bënë shumë pak opozitë EM-DP-së, ndryshe nga ç’ndodhi në Sllovaki, Kroaci, Serbi dhe Ukrainë

Politika rinore Sikurse e thonë dhe Bunce me Wolchik në pjesën që kanë shkruar për këtë libër, rinia luajti një rol strategjik në ndryshimet demokratike dhe revolucionet në Sllovaki, Kroaci, Serbi, Gjeorgji dhe Ukrainë8 . Ata japin shifrat për burimet njerëzore në fushatat e OJQ-ve civile në të pesë vendet dhe inkurajuan politikanët e vjetër të kapërcejnë dallimet midis tyre e t’i bashkohen koalicioneve të opozitës demokratike. Këta të rinj ishin brezi që u rrit gjatë 1980 e 1990 dhe që ishte më pak i influencuar nga kultura komuniste dhe sovjetike. Zgjedhjet e viteve 1998 (Sllovaki), 2000 (Kroaci, Serbi), 2003 (Gjeorgji), 2002 dhe 2004 (Ukrainë) ishin rastet e para kur ky brez i ri u shfaq si aktor serioz në politikën e brendshme. Brezi i ri tashmë i kish zhvilluar aftësitë e veta politike gjatë krizave të mëparshme politike, në të cilat ata mësuan nga gabimet dhe mprehën aftësitë e veta organizative. Mobilizimet qytetare masive që u panë në fushatën e vitit 1998 në Sllovaki dhe po ashtu në Kroaci e Serbi në vitin 2000, u përhapën në Gjeorgji e më pas në Ukrainë, përmes trajnimeve të përbashkëta, botimeve dhe diskutimeve në internet, shpesh me ndihmën e fondacioneve e të think tank-ëve perëndimore. Të rinjtë ishin më të zotë në përdorimin e mjeteve moderne të komunikimit si interneti (për komunikime me e-mail, si burim informacioni dhe si platformë diskutimesh) dhe celularët (komunikime, SMS, celularë me kamera). Përveç internetit, televizionet e brendshëm kabllorë dhe televizionet ndërkombëtare luajtën një rol të rëndësishëm që i hoqi shtetit monopolin mbi informacionin e që shërbeu gjithashtu për mobilizimin e votuesve. Në të pesë shtetet, të rinjtë krijuan lëvizje të cilat morën iniciativën e mobilizimit të shoqërisë civile. Ato më të njohurat janë OTPOR, KMARA dhe PORA respektivisht në Serbi, Gjeorgji dhe Ukrainë. Përveç këtyre OJQ-ve mjaft të njohura, pati edhe të tjera që u fokusuan në monitorimin e zgjedhjeve, mobilizimin e studentëve në veprimtaritë e shoqërisë civile, në greva si dhe për monitorimin e medias. Sondazhet dhe anketat në rajon treguan se rinia kishte tendencë të ishte pro perëndimore dhe i shihte me simpati vlerat demokratike

Rajonalizëm Rajonalizmi mund të jetë sa faktor nxitës aq dhe frenues në ndryshimet dhe revolucionet demokratike. Meçiari, Tuxhman dhe Milosheviçi e përdorën keq nacionalizmin etnik dhe ky ishte një nga faktorët e kundërshtuar prej opozitës demokratike e cila përkrahu një nacionalizëm qytetar gjithëpërfshirës. Në Gjeorgji, 8  Shih gjithashtu Taras Kuzio, “Civil Society, Youth and Societal Mobilization in Democratic Revolutions”, Communist and Post-Communist Studies, vol. 39, no. 3 (September 2006), pp. 365386.

241


PERSPEKTIVAT KRAHASUESE NË VALËN E KATËRT TË DEMOKRACISË

nacionalizmi qytetar i Saakashivlit erdhi mbas nacionalizmit etnik shkatërrues të Gamsakhurdias që kish çuar në disfatën dhe ngrirjen e konfliktit në Abkhazi dhe në Osetinë e Jugut. Rajonalizmi në Ukrainë është thikë me dy presa. Nga njëra anë ai pengoi fitoren dërrmuese të forcave demokratike në Revolucionin Portokalli. Nga ana tjetër, ai vazhdon të frenojë monopolizimin e pushtetit nga autokratët potencialë qofshin këta në në pushtet (siç ndodhi në kohën e Kuçmas), qoftë mbas kthimit të tyre në pushtet (si në rastin e Janukoviçit në 2006). Minoriteti hungarez i Sllovakisë u përdor nga HZDS-ja dhe aleatët nacionalistë të saj për të mobilizuar mbështetjen populiste-nacionaliste. Opozita demokratike mbështeti një alternativë gjithëpërfshirëse nacionalizmi qytetar që përfshinte dhe minoritetin hungarez. Pastrimi etnik gjatë luftës për pavarësi e bëri Kroacinë një shtet mono-etnik, ku që nga viti 1995 rreziku i perceptuar prej serbëve brenda vendit s’ekzistonte më. Përveçse në Vojvodinë, Serbia ka pak minoritete kombëtare brenda territorit të saj. Duke lënë mënjanë Kosovën, shumica me kombësi serbe përbën 83 përqind të popullsisë. Shumë nga partitë demokratike, si për shembull Lëvizja për Ringjalljen Serbe e Vuk Drashkoviçit dhe Partia Demokratike e Serbisë e Koshtunicës, ishin në mëdyshje në duhej mbështetur objektivi i Serbisë së madhe, që përkrahte përfshirjen e të gjithë serbëve në një shtet të vetëm. Opozita demokratike në Gjeorgji trashëgoi një shtet të përçarë dhe të dështuar. Dy rajone, Osetia e Jugut dhe Abkhazia, vuanin nga konflikte të ngrirë qysh në fillim të viteve 1990. Shevardnadze kishte bërë një marrëveshje me udhëheqësin rajonal të Adjaras (ku jetonin shumica e myslimanëve të Gjeorgjisë), Aslan Abashidze, i cili do të mbështeste politikisht Shevardnadzen në shkëmbim të mosndërhyrjes në Adjaran e korruptuar dhe autokratike. Përkrahësit e Abashidzes u çuan në Tbilisi me autobuza për të mbështetur Shevardnadzen gjatë zgjedhjeve të 2003’it. Shevardnadze kërkoi të ruante më tej pushtetin nëpërmjet manipulimit masiv të zgjedhjeve në Adjara, ku Bashkimi i Ringjalljes Demokratike fitoi 95 përqind të votave në zgjedhjet e 2003’it. Në Ukrainë, ekzistonte gjithashtu një marrëveshje jo zyrtare midis Kuçmas dhe drejtuesve në Donesk, një nga të cilët ishte Renat Akhmetov, oligarku më i pasur i Ukrainës. Në shkëmbim të besnikërisë politike dhe territoriale, Kievi do ta bënte një sy qorr për mënyrat se si elitat lokale i drejtonin çifligjet e tyre. Kjo besnikëri u pa në zgjedhjet e vitit 2002, kur blloku i krahut të Kuçmas ‘Për një Ukrainë të Bashkuar’ u rendit i pari vetëm në provincën autonome të Donetskut. Në të gjitha provincat e tjera të Ukrainës të parët u renditën ‘Ukraina Jonë’ ose komunistët.

242

Nga të pesë vendet ku ndodhën ndryshime dhe revolucione demokratike, Sllovakia ishte vendi më heterogjen etnikisht dhe Ukraina vendi i ndarë në më shumë rajone. Megjithatë, ndarjet etnike dhe rajonale nuk duhen mbivlerësuar. Ndarjet rajonale, si në Ukrainë, mund të çojnë në tensione gjatë hartimit të kushtetutave dhe marrëveshjeve për ndarjen e pushtetit midis qendrës dhe provincës, por jo domosdoshmërisht në dhunë. Gjithsesi, ndarjet etnike, si ato të pranishme në Sllovaki, mund të çojnë në konflikt. Një ngjashmëri e dukshme ka të bëjë me preferencat në votime. Në Sllovaki,


Taras Kuzio

pakicat etnike hungareze votuan për partitë hungareze. Në Ukrainë, struktura e votimit në zgjedhjet e viteve 2004 dhe 2006 ndoqi shumë ndarjet gjuhësore që pasqyronin po ashtu ndarjet rajonale (d.m.th. rajonet perëndimore e qendrore ku flitej gjuha ukrainase votuan Portokalli, ndërsa rajonet rusishtfolëse në jug-lindje votuan Blu)

Ndërhyrja e huaj Ndërhyrja e huaj mund të jetë pozitive ose negative. E para mund të marrë formën e ndërhyrjes së BE-së në mbështetje të opozitës demokratike, sikurse ishte rasti i ndryshimeve dhe revolucioneve demokratike në këta pesë vende. Ndërhyrja e BE-së ishte veçanërisht e dukshme në Sllovaki dhe Kroaci, ku ajo ofroi “karotën” e anëtarësimit. Në Serbi, NATO luajti një rol pozitiv, duke “zbutur” regjimin me anë të bombardimeve të vitit 1999. Kjo u pasua një vit më vonë me mbështetjen që SHBA i dha opozitës demokratike serbe. Qëllimi i NATO-s dhe i SHBA-së ishte i qartë: të rrëzonin Milosheviçin nga pushteti. Rusia dhe një pakicë gazetash perëndimore aluduan se revolucionet demokratike në Gjeorgji dhe në Ukrainë ishin “konspiracione amerikane”, dyshime këto që nuk u provuan kurrë. Nga të pesë vendet që janë marrë në konsideratë, faktori rus ka luajtur rol vetëm në Gjeorgji dhe Ukrainë. Rusia nuk ndërhyri në Sllovaki, Kroaci ose në Serbi, megjithëse në heshtje ajo mbështeti regjimet e Meçiarit dhe Milosheviçit. Rusia gjithashtu dënoi bombardimin e Serbisë nga NATO-ja. Në Gjeorgji, Rusia preferoi t’i ngrinte konfliktet në Abkhazi dhe në Osetinë e Jugut, në vend që të ndërmerrte operacione paqeruajtëse dhe të organizonte negociata për ribashkimin e Gjeorgjisë. Në mënyrë të paligjshme banorëve të Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut iu dha qytetaria ruse, ndërsa në dhjetor 2006 Duma shtetërore ruse bëri thirrje për bashkimin e këtyre dy enklavave me Rusinë. Rusia ndërhyri masivisht në zgjedhjet e Ukrainës të vitit 2004, duke i dhënë ndihmë politike fushatës së Janukoviçit dhe nga ç’raportohet, 300 milion USD. Dyshohet gjithashtu që Rusia kishte dorë në dy nga tre atentatet që iu bënë Jushçenkos (helmimi në shtator 2004 dhe bomba në nëntor 2004).

Mbas ndryshimit demokratik: Fushat kryesore të problemeve Siç përshkruhet në këtë libër, ndryshimet demokratike nuk janë kurrë fundi i procesit të demokratizimit. Mbasi opozita demokratike të ketë hyrë në qeveri, lypset që demokracia të konsolidohet më tej. Në Sllovaki dhe Kroaci, procesi i reformave ishte më i shpejtë se në Serbi, Gjeorgji dhe Ukrainë. Shpejtësia e reformave dhe suksesi i tyre lidhen me ato çka kanë trashëguar qeveritë e reja në secilin vend, si dhe disponueshmëria e stimujve të jashtëm për t’i kapërcyer ato. Katër janë fushat problematike thelbësore në zhvillimet që pasuan ndryshimet demokratike në katër vendet e shqyrtuara. Këto janë shqyrtuar në vlerësimet e mëposhtme.. 243


PERSPEKTIVAT KRAHASUESE NË VALËN E KATËRT TË DEMOKRACISË

Ballafaqimi me të kaluarën Ballafaqimi me regjimin e kaluar ka qenë i vështirë për shumë vende në tranzicion, qoftë Spanja mbas Frankos, Kili mbas Pinoçetit apo Greqia mbas juntës ushtarake. Shumica e vendeve pas komuniste nuk morën kurrë përsipër të bëjnë një proces lustrimi ose të dënonin komunizmin. Në pjesën më të madhe të vendeve të CIS, si dhe në disa nga vendet e Europës Qendrore, elitat e mëparshme komuniste vazhduan të qeverisin edhe mbas shpërbërjes së BRSS-së. Ballafaqimi me atë çka është trashëguar nga e kaluara ka preokupuar dhe ndarë opozitën demokratike në Serbi, Kroaci dhe Ukrainë, por jo në Sllovaki dhe Gjeorgji. Kjo ndoshta sepse krimet dhe abuzimet që bënë me pushtetin Meçiari dhe Shevardnadze ishin krejt të zbehta krahasuar me krimet dhe abuzimin me pushtetin në Kroaci, Serbi dhe Ukrainë. Shevardnadze dhe Kuçma patën imunitet gjatë revolucioneve demokratike në Gjeorgji dhe Ukrainë. Ndërsa, sikurse shkruan Masoni rreth Gjeorgjisë, “arrestimi i zyrtarëve të regjimit të vjetër dhe miqve të tyre përbën shenjën dalluese të periudhës kur Saakashvili kishte pushtetin9, në Ukrainë duket se imuniteti qe shtrirë deri në figura të tjera të kohës së Kuçmas dhe asnjë nga zyrtarët e vjetër nuk doli përpara gjyqit. Ndër problemet veçanërisht përçarës për Koalicionin Portokalli mbasi erdhi në pushtet, ishin abuzimet me detyrën të bëra gjatë ancien regime, si duhej sjellë me ata që dihej se kishin patur dorë në vrasjen e Gogadzes, si do të trajtoheshin autorët e manipulimit të zgjedhjeve të 2004’s dhe procesi i riprivatizimit ku prekeshin oligarkët. Shumë nga anëtarët e koalicionit ‘Ukraina Jonë’, përfshirë Jushçenkon, i kishin qëndruar besnikë Kuçmas përgjatë shtatë viteve nga dhjetë vjet që ai kishte qenë në pushtet dhe u pa se nuk kishin dëshirë të përkrahnin persekutimin e zyrtarëve të regjimit të Kuçmas. Mungesa e dëshirës për të vënë para akuzës organizatorët e vrasjes së Gongadzes dhe të manipulimit të zgjedhjeve lidhet me marrëveshjet e fshehta për imunitet të bëra me anë negociatash në tryezë gjatë Revolucionit Portokalli. Problemi i riprivatizimit ndau koalicionin ‘Ukraina Jonë’, i cili e kundërshtonte këtë lëvizje, nga blloku i Timoshenkos, i cili e mbështeste atë. Pyetja se kush do të ishte përgjegjës (një sistem gjyqësor i korruptuar apo parlamenti) për identifikimin e rasteve që do të shkonin në riprivatizim u kthye në një tema jashtëzakonisht të diskutueshme 10. Ballafaqimi me krimet e luftës në rastin e Serbisë, ose me krime kundër politikanëve të opozitës dhe gazetarëve si në rastin e Ukrainës, është një test përsa i takon dëshirës politike të presidentit si dhe aftësisë së organeve zbatuese të ligjit për të ndjekur penalisht. Në Serbi dhe në Ukrainë, zbatimi i ligjit dështoi në këtë test. Gjithsesi, Koshtunica dhe Jushçenko ndryshojnë nga njëri-tjetri në atë që ndërsa i pari e mohoi krejtësisht se kishte patur krime, ndërsa i fundit këtë çështje me forcë gjatë zgjedhjeve të 2004’s dhe Revolucionit Portokalli, duke bërë thirrjen “Banditët në Burg”, por më pas kur u zgjodh, e harroi krejt. As edhe një proces i vetëm kriminal

244

9  Whit Mason, “Trouble in Tbilisi”, The National Interest (Spring 2005), f. 140 10  Shih Anders Aslund, “The Economic Policy of Ukraine after the Orange Revolution”, Eurasian Geography and Economics, vol. 46, no. 1 (korrik-gusht 2005), f. 327-353.


Taras Kuzio

nuk është ngritur kundër ish-zyrtarëve të lartë në Ukrainë. Në fakt, shumica e atyre që u përfshinë në manipulimet e 2004’s, u rizgjodhën në parlament si përfaqësues të Partisë së Rajoneve, më 2006. Hetimet për vrasjen e Xhinxhiçit dhe të tre tentativave për të vrarë Jushçekon më 2004 kanë përparuar fare pak. Mbështetësit e një tranzicioni “të hekurt” duan të shohin një ndarje më radikale me regjimin e mëparshëm që do të përfshinte dhe dënimin e krimeve të bëra. Përsa i përket këtyre çështjeve, Jushçenkos, ashtu si Koshtunicës i mungoi vullneti politik, ndaj dhe preferoi t’u jepte atyre imunitet. Serbia dhe Ukraina e humbën shansin për t’u përballur me regjimet e mëparshëm menjëherë mbas revolucioneve. Serbia demonstroi rrezikun e një tranzioni të “butë” i cili i jep mundësinë gardës së vjetër të rigrupohet. Ata që kishin kryer krime gjatë kohës së Milosheviçit vazhduan më tej me vrasjen e Xhinxhiçit. Në Ukrainë, garda e vjetër u rigrupua mbas shpërbërjes së kampit Portokalli, në shtator 2005, dhe përdori pakënaqësinë publike dhe grindjet e brendshme në krahun Portokalli, për të fituar zgjedhjet e vitit 2006

Përçarjet në gjirin e opozitës demokratike Sllovakia dhe Gjeorgjia mbajnë rekordin përsa i përket qëndrimit më të gjatë në pushtet të asaj force që më parë kishte qenë në opozitë dhe u shndërrua në forcë qeverisëse. Dallimet midis radikalëve dhe të moderuarve në këta dy shtete nuk çuan në çarje të koalicioneve të rinj qeverisës. Opozita demokratike është e ndarë në mënyrë të pashmangshme midis të moderuarve dhe radikalëve. Koalicioni i Revolucionit Portokalli në Ukrainë u shpërbë nga presidenti Jushçenko në shtator të 2005’s, kur ai shpërndau qeverinë e Timoshenkos. Gjeorgjia është i vetmi rast ku koalicioni demokratik mbeti i bashkuar dhe partitë e moderuara dhe radikale në EMDP, të udhëhequra nga kryetari i parlamentit Nino Burjanadze dhe presidenti Mikheil Saakashvili, u bashkuan në një parti të vetme (Lëvizja Kombëtare e Bashkuar), diçka jo e zakontë në shtetet pas komuniste. Një dallim i madh midis Gjeorgjisë dhe Ukrainës ka qenë në llojin e liderit që erdhi në pushtet. Ndërsa në Gjeorgji, krahu radikal i Revolucionit Trëndafili fitoi presidencën, në Ukrainë në detyrë erdhi një i moderuar. Fitorja e Saakashvilit në Gjeorgji rezultoi në tre faktorë pas revolucionarë që mungojnë në Ukrainë. Së pari, ai solli në pushtet një grup politikanësh të rinj “jashtëzakonisht të motivuar dhe jashtëzakonisht të paduruar”. Nodia ve gishtin mbi “energjitë masive” të Saakashvilit për të shtyrë reformat përpara, e megjithatë, disavantazhi ishte se Saakashvili, ashtu si ekuivalentja e tij në Ukrainë, Julia Timoshenko, mund të ketë “instinkte autoritare modernizuese”11 . Së dyti, Saakashvili e përkufizon veten në opozitë me paraardhësin e tij, Shevardnadzen, ndërsa ekuivalenti i tij më i moderuar Jushçenko, nuk e kritikoi kurrë Kuçman mbasi u zgjodh. Më e pakta që prisnin votuesit e tij Portokalli ishte një denoncim moral i regjimit të Kuçmas, gjë të cilën Jushçenko nuk arriti ta bënte (maksimumi do të kishte 11  Intervistë e Robert Parsons me Ghia Nodia, RFE/RL Feautures, 15 qershor 2005, vep. cit.

245


PERSPEKTIVAT KRAHASUESE NË VALËN E KATËRT TË DEMOKRACISË

qenë dalja e tij para gjyqit për abuzim me detyrën). Kjo çoi në zhgënjim të thellë mes votuesve dhe largimin e tyre nga Jushçenko për t’iu bashkuar Timoshenkos, siç u pa qartë në rezultatin e zgjedhjeve më 2006 12. Së treti, Saakashvili kishte vetëbesim në politikat dhe aksionet e tij si brenda vendit ashtu edhe jashtë. Kjo nuk mund të thuhet për marrëdhëniet e Jushçenkos me Rusinë, sidomos përsa i përket sektorit të energjisë. Nga të pesë vendet ku ndryshimet demokratike dhe revolucionet patën sukses, Serbia dhe Ukraina paraqesin më shumë ngjashmëri. Presidenti Jushçenko dhe Koshtunica, ish kryeministrat Timoshenko dhe Xhinxhiç përfaqësojnë ndarjen midis të moderuarve dhe radikalëve në opozitat e Ukrainës dhe të Serbisë. Gordy e klasifikon Koshtunicën si mbështetës të “tranzicionit të butë”, ndërsa Xhinxhiç zgjodhi qasjen drejt një “tranzicioni të ashpër”13 , Jushçenko dhe Timoshenko mbajtën pak a shumë të njëjtin qëndrim si Koshtunica dhe Xhinxhiç. Dallimi midis tranzicionit të “butë” dhe të “ashpër” konsiston në qëndrimin e mbajtur përkundrejt ancien regime përsa i takon ballafaqimit dhe ndarjes prej tij. Partia Demokratike e Koshtunicës në Serbi dhe Ukraina Jonë e Jushçenkos e humbën popullaritetin, gjë që çoi në kthimin në pushtet të partive të ancien regime (nacionalistëve dhe socialistëve në Serbi dhe Partisë së Rajoneve, në Ukrainë). Partia Ukraina Jonë e presidentit Jushçenko u rendit e treta në zgjedhjet e vitit 2006, me vetëm 13.95 përqind të votave, humbje kjo e madhe krahasuar me 23.57 përqind të marra në zgjedhjet e 2002’it. Votuesit Portokalli u larguan nga Ukraina Jonë, për t’iu bashkuar bllokut të Timoshenkos, gjë që rriti mbështetjen e saj nga 7.26 përqind në vitin 2002, në 22.29 përqind më 2006 e duke u renditur kështu në vend të dytë. Qysh nga zgjedhjet, Ukraina jonë kish vazhduar të humbiste popullaritet e tani mbështetësit e saj kishin vetëm tetë përqind të votave, si rezultat i reagimit negativ të publikut ndaj dështimit në negociatat për koalicion mbas zgjedhjeve të vitit 2006. Duke qenë se Blloku i Timoshenkos vazhdoi të mbetej popullor, kjo pengoi margjinalizimin e forcave politike të Revolucionit Portokalli, ndryshe nga ç’ndodhi në Serbi ku gjithashtu popullariteti i Partisë Demokratike të Xhinxhiçit pati rënie. Koalicioni i Revolucionit Portokalli nuk u nda vetëm mes partisë së moderuar Ukraina Jonë dhe bllokut radikal të Timoshenkos. Ukraina Jonë ka qenë gjithmonë një opozitë “konstruktive” (d.m.th besnike), me lidhje të ngushta me krahun e butë të regjimit të Kuçmas. Blloku i Timoshenkos dhe Socialistët ishin në rrënjët e opozitës së vërtetë ndaj Kuçmas gjatë protestave ‘Ukraina pa Kuçman’ dhe ‘Lart Ukraina!’ të viteve 2002 e 2003. Brenda partisë Ukraina Jonë pati gjithashtu mosmarrëveshje midis nacional demokratëve dhe centristëve të biznesit. Të parët refuzuan të konsiderojnë çdo lloj

246

12  Shih dy anketat e detajuara të bëra në Ukrainë nga Fondacioni Ndërkombëtar për Sistemet Zgjedhore (IFES) në Prill dhe Nëntor 2005. Të dyja analizat gjenden në http://www.ifes.org/ publications-detail.html?id=175 and http://www.ifes.org/publications-detail.html?id=270. 13  Eric Gordy, “Serbia After Djindjic. War Crimes, Organized Crime, and Trust in Public Institutions”, Problems of Post-Communism, vol. 51, no. 3 (maj-qershor 2004), f. 10-17.


Taras Kuzio

marrëdhënieje me Partinë e Rajoneve, ndërsa të fundit preferuan Partinë e Rajoneve ndaj Timoshenkos. Kësisoj, strategjia e negociatave në dy binarë që ndoqi partia Ukraina Jonë mbas zgjedhjeve të vitit 2006, nuk ishte vetëm rezultat i mospëlqimit personal ndaj kthimit të Timoshenkos në qeveri, por gjithashtu reflektim i ekzistencës së dy fraksioneve brenda vetë partisë Ukraina Jonë: nacional demokratët pro Timoshenkos dhe centristët e biznesit, pro Rajonalistë. Secili nga krahët kërkonte të negocionte koalicionin e vet në parlament, nacional demokratët e partisë Ukraina Jonë me aleatët Portokalli, ndërsa centristët e biznesit me Partinë e Rajoneve për një Koalicion të Madh. Një strategji e tillë kaq fraksioniste dhe e përçarë krijoi hapësirën që bëri të mundur kthimin e ancien regime, në formën e koalicionit antikrizë

Kthimi i Partive të Regjimeve të Vjetër Ndryshimet demokratike në Sllovaki dhe Kroaci si dhe revolucionet demokratike në Serbi dhe Ukrainë nuk i mënjanuan krejt simpatizantët e ancien regime. Kjo ndodhi vetëm në Gjeorgji, ku forcat pro Shevardnadzes ishin shpartalluar dhe nuk kishin as shansin më të vogël për t’u kthyer në pushtet. Në katër vendet e tjera, ancien regime ruajti një bazë të konsiderueshme mbështetëse që i dha mundësinë të rikthehej në pushtet qoftë në një format të reformuar, si në Kroaci, ose në një format krejt të pareformuar, si në Serbi. Në Sllovaki, HZDS-ja e Meçiarit dhe aleatët e saj nacionalistë u rikthyen në qeveri mbas zgjedhjeve të vitit 2006, megjithëse si partnerë të rinj. Po sipas këtij modeli, koalicionet e opozitës demokratike në Sllovaki, Kroaci, Serbi dhe Ukrainë u shpërbënë mbas arritjes së ndryshimeve demokratike dhe disfatës së regjimit të para revolucionit. Ato u dobësuan aq sa partizanët e rikthyer të ancien regime u bënë kandidatë të besueshëm në zgjedhjet e mëpasshme. Shpesh kjo kishte qenë pasojë e gabimeve politike strategjike nga ana e opozitës demokratike dhe mosmarrëveshjeve të dukshme midis të moderuarve dhe radikalëve. Në Sllovaki, zgjedhjet e vitit 2002 shënuan herën e parë kur HZDS-ja e Meçiarit mori më pak vota se e majta ose qendra e djathtë, megjithëse ajo ende ruante një mbështetje të konsiderueshme me 28.8 përqind. Në të njëjtën kohë, në vend ishte konsoliduar mjaf demokracia sa të mos lejoheshin forcat nacionaliste populiste të devijonin kursin e reformave apo të pengonin hyrjen e Sllovakisë në NATO apo në BE. Në mënyrë të ngjashme, në Kroaci, krahu i butë i HDZ-së mbështeti transformimin e saj në parti konservatore të qendrës së djathtë, proces ky i ngjashëm me atë të reformatorëve gjatë regjimit të Frankos në Spanjë, të cilët krijuan Partinë Popullore të drejtuar nga Jose Maria Aznar. HDZ-ja e reformuar u kthye në pushtet më 2003, duke mundur koalicionin e qendrës së djathtë që ishte zgjedhur në vitin 2000. Gjithsesi, ky kthim në pushtet nuk e kishte penguar progresin demokratik të Kroacisë dhe pranimin e saj të mundshëm si anëtare e NATO-s dhe eBE-së. Në Serbi dhe Ukrainë, ancien regime është më shqetësues. Në Serbi, dy shtyllat e regjimit të Milosheviçit, Socialistët dhe Partitë Radikale, vazhdonin të zotëronin një mbështetje të konsiderueshme. Partia Radikale fitoi në zgjedhjet e dhjetorit 2003, 247


PERSPEKTIVAT KRAHASUESE NË VALËN E KATËRT TË DEMOKRACISË

vetëm nëntë muaj mbas vrasjes së Xhinxhiçit dhe pavarësisht faktit që drejtuesi i saj, Vojislav Seselj, ishte në gjykatën e Hagës për krime lufte. Nga ana tjetër, në Ukrainë, Partia oligarke e Rajoneve që dikur kishte qenë pro Kuçmas, fitoi zgjedhjet e marsit 2006, me 32.14 përqind të votave. Mbasi partitë që kishin kryer Revolucionin Portokalli nuk arritën të krijojnë një koalicion të vetin, doli një tjetër koalicion i ashtuquajtur Koalicioni i Antikrizës në të cilin Socialistët dhe Komunistët i bashkoheshin Partisë së Rajoneve me kryeministër Janukoviçin, qeveria e të cilit kishte rehabilituar shumë nga anëtarët e vjetër të regjimit të Kuçmas. Si në Serbi ashtu edhe në Ukrainë, ancien regime përbën një rrezik ekzistent me potencialin për të minuar demokracinë në vitet që vijnë. Në Serbi, ekstremet e majtë dhe të djathtë gëzojnë një mbështetje të qëndrueshme nga 30 deri 40 përqind të popullsisë dhe janë më të bashkuara se partitë demokratike të përçara që drejtuan revolucionin demokratik në vitin 2000. Në Ukrainë, Partia e Rajoneve është e vetmja parti që dikur kish mbështetur Kuçman dhe që hyri në parlament në vitin 2006. SDPUo, partia që kish siguruar autoritarizmin që hiqej zvarrë të Kuçmas gjatë viteve të tij të fundit në pushtet, nuk arriti të futet në parlament. Rikthimi i Partisë së Rajoneve shtron dy pyetje serioze në Ukrainë14 . Së pari, a mundet Partia e Rajoneve ta shndërrojë veten në një parti pas oligarke dhe demokratike? Transformime të tilla kanë ndodhur në Europën Lindore dhe Qendrore si dhe në Vendet Baltike, por nuk ka patur asnjë rast të tillë në vendet e CIS. Së dyti, a do të çojë rikthimi i Janukoviçit në qeveri në një kthim mbrapa përsa i takon atyre çka u arritën gjatë Revolucionit Portokalli? Vëzhguesit kanë vënë në dukje se “do të ishte e gabuar të dilej me përfundimin se nuk ka ndryshuar asgjë. Ukraina e sotme është një vend krejt ndryshe nga ai komb i druajtur që ekzistonte përpara Revolucionit Portokalli. Ka një ndjenjë më të fortë lirie dhe identiteti kombëtar15” . Ndërkohë që ka pak gjasa për kthimin mbrapa pasi Partia e Rajoneve nuk ka popullaritet të mjaftueshëm në vend për të monopolizuar pushtetin, stanjacioni në procesin e reformave demokratike është krejt i mundshëm Serbia po përballet me një problem shumë të ngjashëm. Por, Serbia ka një tipar që e dallon nga Ukraina. Anëtarësimi në BE, megjithëse i largët, mbetet një nga perspektivat e Serbisë dhe mund të shërbejë për të inkurajuar procesin demokratik. Ukrainës, nga ana tjetër, mbas hyrjes së saj në WTO, i është ofruar vetëm një marrëveshje për tregti të lirë dhe një marrëveshje e zgjeruar për të zëvendësuar Marrëveshjen aktuale për Partneritet dhe Bashkëpunim

Demokratizimi TFitoret e opozitave demokrate në Sllovaki dhe në Kroaci ndaj regjimeve autoritare konkurruese, respektivisht në vitet 1998 dhe 1999 deri 2000, përbëjnë ndryshime të vërteta demokratike në të dy vendet. Suksesi i reformave demokratike në Sllovaki

248

14  Shih Taras Kuzio, “The Orange Revolution at a Crossroads”, Demokratizatsiya, vol. 14, no. 4 (vjeshtë 2006), f. 477-492. 15  Stefan Wagstyl, “Ukraine: Orange Revolution Gives Way to Reality”, Financial Times, 15 dhjetor 2006.


Taras Kuzio

dhe shkatërrimi i trashëgimisë së Meçiarit çuan në anëtarësimin në NATO më 2002 dhe në BE, në vitin 2004. NATO i bëri ftesë Kroacisë të bëhej pjesë e Planit të Veprimit për Anëtarësim, në maj të vitit 2002 dhe ka të ngjarë që ajo do të ftohet t’i bashkohet NATO-s në vitin 2008-të. Gjithashtu ka të ngjarë që Kroacia të marrë shpejt ftesën për t’iu bashkuar BE-së, ndryshe nga Serbia, Ukraina dhe Gjeorgjia. Këta tre vende, të cilët ndërmorën revolucione të vërtetë demokratikë, kanë trashëgimi më të vështira për t’u kapërcyer dhe po përballen me mbeturina të rrënjosura thellë të ancien regime16 . Liritë bazë demokratike, si mbështetja për shoqërinë civile, liria e medias, zgjedhje të lira, mbështetje për demokracinë mbi alternativën e autoritarizmit, janë rezultate pozitive të ndryshimeve demokratike dhe revolucioneve në të pesë vendet. Gjithsesi, Serbia, Gjeorgjia dhe Ukraina kanë rezultate më të dobëta në procesin demokratik krahasuar me Slloveninë dhe Kroacinë. Në raportin për Vendet në Tranzicion të Freedom House për vitin 2006, Sllovakia klasifikohet si “demokraci e konsoliduar”, ndërsa Kroacia dhe Serbia përkufizohen si “demokraci gjysmë të konsoliduara”. Gjeorgjia dhe Ukraina konsiderohen si vende “në tranzicion” ose regjime “hibride”. Sondazhi Liria në Botë i Freedom House, për vitin 2006, e ngriti në nivel më lart Ukrainën, duke e konsideruar si vend i “Lirë”, duke e bashkuar atë me Sllovakinë, Kroacinë dhe Serbinë, ndërsa Gjeorgjia klasifikohet si “Pjesërisht e Lirë”17. Mbas revolucioneve demokratikë, demokratizimi në Gjeorgji dhe Ukrainë është përmirësuar. Ministritë e Brendshme në të dy vendet, të cilat patën lidhje me krimin e organizuar dhe ishin të përfshira në dhunë të paligjshme kundër kundërshtarëve të regjimit dhe gazetarëve, u spastruan. Sondazhi për Vendet në Tranzicion i Freedom House për vitin 2006, vlerëson Gjeorgjinë për rritjen e kapacitetit të qeverisjes lokale, nëpërmjet luftës kundër korrupsionit dhe përmirësimit të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, por nuk tregon asnjë ndryshim përsa i takon administratës zgjedhore të Gjeorgjisë, shoqërisë civile, medias dhe qeverisjes kombëtare. Sipas Ghia Nodias, një nga arsyet e rënies së aktivitetit të shoqërisë civile mbas Revolucionit Trëndafili ishte se “gjysma” e shoqërisë civile u futën në qeveri. Në Ukrainë, Freedom House regjistroi një mjedis mediatik shumë të përmirësuar e pa censurë, transparencë më të madhe në politikat dhe veprimtaritë e shtetit dhe të qeverisë, si dhe mjedis me zgjedhje të lira. Gjithsesi, mbeten ende fusha problematike. Gjeorgjisë i mungon një opozitë e fortë, pjesërisht për shkak të kufirit të lartë që kërkohet për të hyrë në parlament (shtatë përqind) dhe sepse sistemi gjyqësor është i ndikuar nga politika. Partitë politike në Gjeorgji dhe në Ukrainë mbeten të dobëta dhe të lidhura më tepër mbas personaliteteve politike se sa ideologjive. Kjo është e vërtetë në mënyrë të veçantë për fraksionin radikal të opozitës demokratike që erdhi në pushtet në vitet 2003 deri 2004, përfshirë Saakashvilin dhe Timoshenkon. 16  Shih Steven Levitsky and Lucan A. Way, “International Linkage and Democratization”, Journal of Democracy, vol. 16, no. 3 (korrik 2005), f. 20-34. 17  Shih sondazhin Vende në Tranzicion të Freedom House, gjendet online në: www.freedomhouse. org

249


Comparative Perspectives on the Fourth Wave of Democracy

Demokratizimi kishte ecur më shpejt në shtetet pas komuniste, të cilët kishin futur sistemet parlamentare, zakonisht në Europën Lindore dhe Vendet Baltike. Gjatë tranzicionit pas komunist, ekzistonte tendenca për abuzim me detyrën, manipulim të zgjedhjeve dhe korrupsion në ekzekutiv. Nga dymbëdhjetë vende të CIS, dhjetë prej tyre kishin sisteme super presidenciale me parlamente të zhvlerësuar. Përjashtim bëjnë sistemi parlamentar-presidencial në Ukrainë dhe një sistem plotësisht parlamentar në Moldavi. Fitorja e opozitës demokratike në Sllovaki dhe Kroaci i bindi liderët e tyre për nevojën e kalitjes së pushtetit ekzekutiv, pasi ishte abuzuar me të gjatë regjimeve autoritare konkurruese të Meçiarit dhe Tuxhmanit. Në vitin 2000, Kroacia kaloi nga një sistem gjysmë presidencial në një sistem parlamentar dhe nga parlament me dy dhoma në formën e parlamentit me një dhomë. Negociatat në tryezë gjatë Revolucionit Portokalli çuan drejt një kompromisi politik në elitën udhëheqëse që përfshinte tre elementë: një marrëveshje të pashkruar për imunitet ndaj ndjekjes ligjore, reformë në ligjin zgjedhor dhe reformë kushtetuese në vitin 2006. Reformat kushtetuese e shndërruan Ukrainën nga sistemi gjysmë presidencial i vitit 1996, në një republikë parlamentare presidenciale, e cila i reduktonte pushtetin presidentit ,duke ia transferuar atë kryeministrit, si dhe duke e vënë qeverinë nën kontrollin e shumicës në parlament dhe jo të ekzekutivit

Përfundime Sllovakia u bashkua me “Europën” relativisht shpejt mbas ndryshimeve demokratike të vitit 1998. Kjo, në vetvete, tregonte që nacionalizmi populist i Meçiarit kishte qenë më shumë një aberracion sesa një faktor që mund të prishte përfundimisht demokratizimin e Sllovakisë. Kroacia gjithashtu kishte ecur shpejt përpara në kapitalizimin e ndryshimeve të saj demokratike të viteve 1999 e 2000 dhe ka gjasë që brenda pak viteve t’i bashkohet NATO-s dhe BE-së.

250

Gjithsesi, të dhënat e Serbisë, Gjeorgjisë dhe Ukrainës janë shumë të përziera. Anëtarësimi në BE, i cili mund të jetë inkurajues për forcat politike demokratike që përballen me një mbështetje të brendshme ende të konsiderueshme për ancien regime, është një perspektivë e vërtetë, edhe pse e largët, vetëm për Serbinë. Por, Serbia nuk do ta kapërcejë dot shpejt çfarë ka trashëguar nga Milosheviçi, mbasi ekstremi i majtë dhe nacionalistët e djathtë vazhdojnë të kenë një bazë të fortë mbështetëse në vend. Në Gjeorgji dhe Ukrainë, demokratizimi do të komplikohet nga mungesa e çfarëdo lloj oferte për anëtarësim në BE dhe, në rastin e Ukrainës, nga kthimi në pushtet i Partisë së Rajoneve, e cila është e lidhur ngushtë me ancien regime. Liritë demokratike, zgjedhjet e lira, pavarësia e medias dhe konkurrenca politike janë përmirësuar në Gjeorgji dhe Ukrainë qysh prej revolucioneve demokratike të tyre, por të dy vendet përballen ende me vështirësi madhore, veçanërisht forcimin e shtetit të së drejtës dhe zhdukjen në mënyrë efektive të korrupsionit.


Nga ana ndërkombëtare, Serbia është e pozicionuar mes vendesh ku shumica janë demokraci të konsoliduara, faktor ky që mund të çojë në difuzion demokratik. Në krahasim me të, Gjeorgjia nuk favorizohet nga gjeografia, ajo kufizohet me tre shtete autoritare, përfshi një fqinj kërcënues e të madh si Rusia, e cila kontrollon dy enklavat e saj separatiste dhe kundërshton integrimin e saj në strukturat transantlantike, si dhe vetëm një demokraci që është Turqia. Në fakt, pozicioni gjeografik i Gjeorgjisë është thembra e tij e Akilit, që e bën të mundshëm një anëtarësim në NATO, por jo në BE. Nga ana tjetër, Ukraina, kufizohet me katër vende anëtare në NATO dhe BE, Moldavinë gjysmë demokratike, Bjellorusinë autoritare dhe Rusinë. Kësisoj, megjithëse nuk janë në pozicionin më të favorshëm, revolucionet demokratike që u zhvilluan në Gjeorgji dhe Ukrainë janë, gjithsesi, dëshmi e dëshirës së tyre për të ngritur shoqëri demokratike që janë mishëruar fort në institucionet Euroatlantike.

251


PERSPEKTIVAT KRAHASUESE NË VALËN E KATËRT TË DEMOKRACISË

252


PASKËTAJ, KU OSE PO MË PAS, ÇFARË? Ivan Krastev Fillimi i shekullit të 21-të u shënua nga një shpërthim revolucionesh elektorale në Europën Lindore. Një revolucion “buldozer” i dha fund regjimit kriminal të Slobodan Milosheviçit në Serbi. Revolucioni Trëndafili ndryshoi ngjyrën e regjimit politik në Gjeorgji dhe Revolucioni Portokalli i dha fund sundimit kleptokrat në Kiev 1. Të tre revolucionet ishin jo të dhunshëm, liberalë dhe pro perëndimorë. Ata u dukën si vala e dytë e 1989-s. Revolucionet me ngjyrë pushtuan imagjinatën e Perëndimit me shpresën që revolucionet liberal demokratë mund të jenë të suksesshëm madje edhe në vende me të kaluar të trazuar, me një të tashme të dalë nga konflikti dhe ku institucionet janë të dobëta dhe të ardhurat të ulta. Pikërisht në çastin kur ideja e revolucionit liberal demokrat u rrëzua dhe u diskreditua në Lindjen e Mesme, ata që vërtet besonin në demokracinë liberale i panë shpresat e tyre të rriten e shpirtin t’u mbushej nga ngjarjet në Gjeorgji dhe Ukrainë. Gjeorgjia dhe Ukraina u panë si lider të një vale të re ndryshimi demokratik në botë. Revolucioni elektoral antisirian në Liban e përforcoi më tepër këtë përshtypje. Nga këndvështrimi i shumë aktivistëve demokratë e vetmja pyetje e rëndësishme ishte se edhe sa javë do të mbijetonte në pushtet në Minsk Alyaksander Lukashenko dhe ku do të ndodhte revolucioni tjetër. Teoricienët politikë dhe aktivistët demokratë ishin të bindur se revolucionet me ngjyrë ishin një model i ndryshimit demokratik që do të shpërndahej në të gjithë Europën Lindore dhe në Azinë Qendrore. Përsëritja e revolucioneve me ngjyra ishte një strategji fituese për të ardhmen. Në atë kohë, këta revolucionet me ngjyra konceptoheshin në mënyra që varionin si a) revolucione liberale, b) revolucione të frymëzuar nga BE, c) revolucione të OJQ-ve, d) një model për brezin tjetër të revolucioneve demokratike. Tani mbas dy vjetësh, të gjitha këto ide rreth revolucioneve me ngjyra kërkojnë një rishqyrtim të thellë. Mund të dalë që në natyrën e tyre këta revolucione të kenë më shumë të përbashkëta me revolucionet populiste të kohëve të fundit në Amerikën Latine sesa me revolucionet liberale të Europës Qendrore dhe Lindore të vitit 1989. Interpretimet për revolucionet me ngjyra që venë në qendër të tyre MGO-të, kanë patur deri tani prirjen të jenë një përzierje e volisë ideologjike dhe interesit vetjak institucional, më tepër se sa një reflektim i drejtë mbi forcën reale të aktorëve të përfshirë të shoqërisë civile. Dhe, nocioni që revolucionet me ngjyra përfaqësojnë një model për ndryshimin demokratik që mund të përsëritet, mund të jetë jo vetëm i pasaktë por madje edhe i 1  Revolucioni i Tulipanëve” në Kyrgystan u zhduk në mënyrë të dyshimtë nga lista e revolucioneve me ngjyra në literaturën mbi këtë subjekt.

253


PASKËTAJ, KU OSE PO MË PAS, ÇFARË

rrezikshëm, po të merret parasysh mënyra si zhvillohen strategjitë që ndihmojnë demokracitë në vendet pas sovjetike. Duke i pranuar revolucionet me ngjyrë si paradigmë të re të ndryshimit demokratik, dikush mund të rrezikojë të bëjë të njëjtin gabim si atëherë kur përgjithësohet përvoja politike e Europës Qendrore. U desh që komuniteti demokratik të dështonte në Irak, fitorja e Hamasit në Palestinë dhe vala e revolucioneve populiste në Amerikën Latine, për të parë atë çka duket sheshit. Fundi i Luftës së Ftohtë, shfaqja e demokracive liberale pro perëndimore dhe e ekonomive të tregut në Europën Qendrore, janë ngjarje që nuk mundet thjesht të “kopjohen” në rajone si Lindja e Mesme ose Azia Qendrore. Sikurse komenton hidhur Francis Fukuyama, profeti i zhgënjyer i “Fundit të historisë” në librin e tij të fundit, “(…) demokratizimi i Europës Qendrore ishte një mrekulli. Kësisoj, përpara një mrekullie, dikush mund të reagojë qoftë duke rritur në mënyrë dramatike shpresat për një efekt të përsëritur, ose duke qenë mirënjohës për fatin e ardhur në derë e duke reflektuar mbi rrethanat unike. Për fat të keq, komuniteti që përkrahte demokracinë i përkiste reagimit të parë dhe u përpoq ta shndërronte mrekullinë në një ligj të natyrës”2 . A do të përsëritet ky gabim? A nuk është më e mençur t’i gëzohesh fatit e të reflektosh mbi rrethanat unike kur vjen puna për të nxjerrë mësime nga revolucionet me ngjyra që tashmë kanë ndodhur, në vend që të rrisësh shpresat për efekte të përsëritura? A mos vallë muzika ka pushuar dhe valltarët ende nuk e kanë kuptuar? Argumenti qendror i këtij kapitulli është se në natyrën e tyre revolucionet me ngjyra nuk janë revolucione liberal-demokratë. Ajo çka u pa në hapësirën pas sovjetike nuk ishte një valë revolucionesh demokratike, por kolapsi i regjimeve hibride që u shfaqën nga gërmadhat e demokratizimit të pjesshëm të viteve 1990. Ky kolaps mori formën e ndryshimeve demokratike në Gjeorgji dhe Ukrainë, por çoi në konsolidimin e tendencave autoritare në Rusi dhe në Azinë Qendrore. Dështimi i strategjisë revolucionare në rastin e Bjellorusisë ishte vetëm sinjali i parë paralajmërues i kufizimeve të revolucionit me ngjyrë, si model për rrëzimin e regjimeve autoritare dhe mbështetjen e demokracisë Gjithsesi, në këndvështrimin e këtij autori, pyetja e vërtetë që duhet shtruar nuk është se ku do të ndodhë revolucioni tjetër me ngjyrë, por si duhet artikuluar strategjia e re pas revolucionare për mbështetjen e demokracisë në Europën Lindore.

254

2  Francis Fukuyama, America at the Crossroads: Democracy, Power, and the Neoconservative Legacy (Yale University Press, New Haven, 2006), f. 67.


Ivan Krastev

Revolucione liberale? Ajo çka regjistruan shumica e vëzhguesve politikë, por që nuk arritën ta vënë në dukje siç duhet, ishte se revolucionet me ngjyrë ishin revolta kundër regjimeve gjysmë autokratike dhe jo autokratike. Në vitin 1989, njerëzit dolën në rrugët e Budapestit dhe të Pragës e kërkuan zgjedhje të lira shumë partiake, liri të fjalës dhe ekonomi të tregut të lirë. Sloganet në rrugët e Tbilisit dhe Kievit ndryshonin. Ata protestonin kundër regjimeve që e quanin veten demokraci, që dukeshin si demokraci, por që në natyrën e tyre ishin antidemokratikë. Këta ishin regjime ku qytetarët kishin të drejtën e votës, por ku qeveritë i rezervonin vetes privilegjin e numërimit të votave dhe të njoftimit të rezultateve. Ukrainasit dhe gjeorgjianët nuk protestuan kundër regjimeve totalitare, por kundër “dyzimit të demokracisë”3 . Pakënaqësia dhe zhgënjimi me demokratizimin postkomunist nga lart ishte shkaku kryesor i shpërthimit të protestave. Revolucionet me ngjyrë kishin më shumë gjëra të përbashkëta me valën e revolucioneve populistë në Amerikën Latine sesa me revolucionet e kadifenjtë të Europës Lindore. Revolucionet me ngjyrë shprehën një dëshirë të fortë për ndryshim, por jo domosdoshmërisht dëshirë për më shumë demokraci e aq më pak për më shumë kapitalizëm. Njerëzit në rrugët e Kievit, ndryshe nga njerëzit në rrugët e Europës Qendrore më 1989 ( por njësoj si votuesit populistë në Amerikën Latine sot), kërkonin revizionimin e procesit të privatizimit dhe jo më shumë privatizime. Ata luftonin korrupsionin, jo komunizmin. Idealet demokratike luajtën vetëm një rol të kufizuar në sigurimin e mbështetjes për revolucionet me ngjyrë, ku fitimtarët e morën pushtetin më tepër si lëvizje opozitare sesa si lëvizje demokratike. Sikurse vëren Michael McFaul, “mesazhi kryesor i tyre ishte thirrja ‘Mjaft!’ që ua përplasën në fytyrë pushtetmbajtësve”4 . Është për t’u habitur që ngjashmëritë midis revolucioneve me ngjyrë të Eurazisë dhe ndryshimeve dramatike të kohëve të fundit në Amerikën Latine kanë kaluar kryesisht pa u vënë re, ose thjesht janë neglizhuar. Vëzhguesit janë verbuar prej faktit që Revolucioni Portokalli u drejtua nga një liberal i tregut të lirë sikundër ishte Viktor Yushchenko, ndërsa revolucionet elektorale të Amerikës Latine janë udhëhequr nga simpatizantë të majtë të Fidel Kastros. Ngjashmëritë midis Ukrainës dhe Amerikës Latine i errësoi gjithashtu fakti që retorikat antielitë në Ukrainë flisnin me tone antiruse, ndërkohë që antielitizmi në Amerikën Latine fliste me gjuhën e antiamerikanizmit. Por pavarësisht nga këto, si dhe shumë dallime të tjera, revolucionet me ngjyrë ishin shumë më pranë me kushërinjtë e tyre të Amerikës Latine sesa me paraardhësit e Europës Lindore. Ankesat për mashtrimet dhe jo për të ardhmen ishin në thelb të diskutimeve politike. Votuesit ukrainas kundërshtuan zgjedhjet e manipuluara dhe, për pasojë, dolën në rrugë gjatë Revolucionit Portokalli. Elektorati i zemëruar në 3  Ivan Krastev, “Democracy’s ‘Doubles’”, Journal of Democracy, vol. 17, no. 2 (prill 2006), f. 52-62. 4  Michael McFaul, “Transitions from Postcommunism”, Journal of Democracy, vol. 16, no. 3 (korrik 2005), f. 16.

255


PASKËTAJ, KU OSE PO MË PAS, ÇFARË

Amerikën Latine protestoi jo vetëm kundër neoliberalëve dhe politikave të tyre, por dhe kundër mashtrimit dhe “politikave violinë” të themelimit. Sikurse ka thënë dikur kryeministri i Spanjës Jose Maria Aznar, ushtrimi i pushtetit në Amerikën Latine gjatë kësaj një dekade e gjysmë ka qenë si t’i biesh violinës. Njëri mban violinën me dorën e majtë, ndërsa një tjetër i bie asaj me dorën e vet të djathtë5 . Tipari dallues i politikave të reja është që maxhorancat e reja populiste nuk kanë një projekt të qartë për transformimin e shoqërisë. Ato frymëzohen jo aq nga shpresa sesa nga një ndjesi tradhtie. Ato janë moraliste, jo programatike. Ato përfaqësojnë krizën e identitetit politik tradicional. Në këndvështrimin e tyre, ndryshimi social dhe politik është i mundur vetëm nëpërmjet një mal ndryshimesh në elitë. Mungesa e ideve të reja dhe e një vizioni të ri për shoqërinë ka rezultuar në rritjen e presionit për të sjellë njerëz të rinj në pushtet. Britma për luftë e politikave të reja të protestës është slogani elektoral i Hugo Chavez’it: “Çlirohu nga të gjithë”. Revolucionet me ngjyrë, ndryshe nga revolucionet e kadifenjtë, nuk janë manifestime të fitores së ideve liberale, por simptoma të tensionit në rritje midis konceptit të pushtetit të popullit dhe institucioneve përfaqësuese të demokracisë liberale. Sikurse revolucionet në Amerikën Latine, revolucionet me ngjyrë përfaqësojnë protestën kundër pafuqisë së popullit, por në një kontekst demokratik. Ata ishin revolucione që kërkonin demokracinë, në të njëjtën kohë kur në fakt refuzonin “demokracinë e jetës së vërtetë” që përjetuan gjatë dekadës së fundit. Natyra populiste e revolucioneve me ngjyrë shpjegon të paktën pjesërisht vështirësinë që kanë patur liderët e rinj në konsolidimin e fitoreve revolucionare në periudhën post revolucionare. Sot, dy vjet mbas Revolucionit Portokalli në Kiev dhe shtatë vjet mbas revolucionit “buldozer” anti-Milosheviç në Serbi, ka ardhur koha për t’u përballur me realitetin e shoqërisë post Portokalli. Duhet pranuar, natyrisht, që Ukraina sot është më demokratike nga ç’ishte dy vjet më parë. Sot ka një mjedis mediatik të lirë e plot jetë, qeveria është më e përgjegjshme se kurrë më parë dhe ndarja e pushteteve funksionon më mirë se dikur, por euforia që shoqëronte revolucionin dhe shpresat që ngriti ai janë tulatur. Gjendja shpirtërore në popull luhatej nga dëshpërimi, zemërimi dhe cinizmi midis mbështetësve të revolucionit, deri te pështjellimi, pakënaqësia dhe zhgënjimi mes kundërshtarëve të revolucionit. Gjithnjë e më shumë ukrainasit po largohen nga udhëheqësit e tyre dhe i shohin premtimet që bëjnë ata si boshe. Në terma gjeopolitikë, Kievi po rrëshqet sërish mbrapsht drejt sferës së influencës ruse, ndërsa vrulli reformist është ngadalësuar gati në zvarritje. Në dallim me të, Gjeorgjia është ankoruar fort pas Perëndimit dhe qeveria e saj po përpiqet për anëtarësim në NATO dhe në BE. Por, tendencat autoritare të qeverisjes në Gjeorgji duken aq sheshit sa nuk mund të shpërfillen dhe disa drejtues të OJQ-

256

5  José María Aznar, “(...) leftist politics of Latin America is like playing the violin. You grab it [the violin/power] with your left hand (...) and play it with your right”. Shih http://www.rgemonitor.com/ blog/roubini/91201.


Ivan Krastev

ve pretendojnë se qeveria e re është më pak e hapur ndaj kriticizmit se “regjimi autoritar” të cilin rrëzoi. Serbia, nga ana e saj, nuk ka arritur të fashisë të kaluarën e saj nacionaliste dhe, ndërkohë që ekzistojnë proceset konkurruese politike, intoleranca është në rritje. Ndërkohë, përkundër logjikës shumëngjyrëshe të përkrahësve të demokracisë së orientuar përkah revolucionit, Lukashenko në Minsk vazhdonte të mbijetonte, ndërsa Moska i ishte nënshtruar një ndryshimi në regjim në kah të kundërt me atë që pritej. Sikurse ka thënë njëherë Jean Cocteau, “Çdo revolucion fillon në këmbë dhe përfundon ulur”6.

Miti i Revolucionit të OJQ-ve Është e vështirë të kuptohet se çfarë i bën revolucionet kaq angazhues. Sa e sa herë është parë historia që shpaloset: turma të nxehura, slogane të paqartë dhe liderë karizmatikë që regëtijnë në ekranet e televizorëve, në një lloj të njohur (melo) drame heroike. Por askush nuk ka qenë ndonjëherë i përgatitur për zhgënjimin që pason. Dhe është gjithmonë joshëse të besosh se ajo çfarë sheh është një lloj i ri revolucioni. Revolucionet me ngjyrë besohej se ishin një fenomen i ri, “revolucion i OJQ-ve”. Wikipedia, bibla e shoqërisë së informacionit, ngul këmbë që revolucionet me ngjyrë “dallohen për rolin e rëndësishëm të organizatave joqeveritare (OJQ-ve) dhe veçanërisht të organizatave me veprimtarë studentë në organizimin e rezistencës krijuese pa dhunë”7 . Koncepti i shoqërisë civile ishte për revolucionet me ngjyrë po aq thelbësor sa ç’ishte koncepti i “shtetit të tretë” për revolucionin francez. Roli që luajtën OJQ-të u konsiderua po aq i rëndësishëm për suksesin e revolucioneve me ngjyrë sa ai që luajti partia bolshevike në suksesin e revolucionit të vitit 1917 në Rusi. “Revolucionet e OJQ-ve janë revolucione në epokën e globalizimit dhe të informacionit. Është krejt pa kuptim të protestosh kundër këtij realiteti”, shkruan teknologu politik i Kremlinit, Sergei Markov, “(…) kushdo që do të marrë pjesë në politikat e shekullit të 21-të duhet të krijojë rrjetin e vet të OJQ-ve e t’u japë atyre ideologji, para dhe njerëz8” . OJQ-të janë konceptuar si protagonistë kryesorë të ndryshimit politik në shekullin e ri. Ato shihen si më të rëndësishme se partitë politike, sindikatat apo udhëheqësit politikë karizmatikë. Gjithsesi, pyetja që shtrohet është se sa i bazuar është në të vërtetë për revolucionet me ngjyrë ky interpretim që vë në qendër OJQ-të. Dalja në dritë e interpretimit që vë në qendër të revolucioneve me ngjyrë OJQ-të ishte një takim rastësor i lumtur midis volitshmërisë ideologjike dhe vetëpromovimit institucional. Në qoftë se dikush kërkon të shkruhet për të në tekstet e historisë, lypset që ai të sigurohet që të ketë dorë në shkrimin e tyre. Pikërisht këtë bënë udhëheqësit e 6  Jeanne Fuchs, “George Sand: Notorious Woman, Celebrated Writer”, The Coast of Utopia, no.43 (vjeshtë 2006). 7  Shih http://en.wikipedia.org/wiki/Color_revolutions, parë në 23 janar 2007. 8  Shih http://en.wikipedia.org/wiki/Color_revolutions, parë në 23 janar 2007.

257


PASKËTAJ, KU OSE PO MË PAS, ÇFARË

OJQ-ve. Ata jo vetëm që ishin mes udhëheqësve të revolucioneve me ngjyrë, por, çka edhe është më e rëndësishme, ata kanë qenë interpretuesit më aktivë të ngjarjeve. Ishin ata që e flisnin rrjedhshëm anglishten dhe gjuhën e demokracisë. Humori antipolitik që mbizotëronte si në Lindje ashtu edhe në Perëndim, ka kontribuar në suksesin e këtij interpretimi me qendër OJQ-të. Partitë politike janë etiketuar si përfaqësuese të interesave të veçanta, ndërsa OJQ-të ishin zëri i shoqërisë civile. Dhe në një nga këto kthesa ironike të fatit kaq të dashura për historianët, rëndësia e interpretimit që vë OJQ-të në qendër të revolucionit me ngjyrë u arrit nga bashkëpunimi i paqëllimshëm i aktivistëve demokratë dhe teknologëve politikë të Kremlinit. Fondacionet perëndimore prodemokracisë ishin komisionerët e interpretimit me qendër OJQ-të të revolucionit me ngjyrë. Për ta, njohja publike e rolit kritik që kanë luajtur OJQ-të ishte gjithashtu njohje e rolit kritik që luajtën agjencitë dhe fondacionet e angazhuar në asistencën demokratike për të sjellë ndryshimin demokratik. Thënë ndryshe, fondacionet perëndimore nuk mund të konsiderohen si palë jo të interesuara kur bëhet fjalë për revolucionet me ngjyrë. Kjo është gjithashtu e vërtetë dhe për qendrat akademike të lidhura me to. Ambalazhimi i revolucioneve me ngjyrë si revolucione të OJQ-ve ishte gjithashtu i përshtatshëm nga pikëpamja ideologjike. OJQ-të e financuara nga perëndimi ishin të vetmet organizma që dolën hapur si liberalë, prodemokratë dhe prokapitalistë në revolucion. Interpretimi me qendër OJQ-të i revolucioneve e bëri më lehtë argumentimin e përparësisë së natyrës liberale të ndryshimit politik. Theksi mbi rolin dhe potencialin e OJQ-ve si aktorë udhëheqës në revolucionet demokratike tërhoqi gjithashtu vëmendjen te natyra transnacionale e ndryshimit politik në kontekstin e revolucioneve me ngjyrë. Nuk është e rastit që teoricienët politikë i kanë kushtuar shumë më shumë vëmendje aktivistëve serbë që shkuan në Gjeorgji, ose aktivistëve gjeorgjianë që shkuan në Ukrainë, sesa pabarazisë sociale dhe tensioneve etnike që treguan këto shoqëri në rrugën e tyre drejt përparimeve demokratike. Marketingu e kishte tejkaluar marksizmin kur bëhet fjalë për përkufizimin e revolucionit. Por, doracaku revolucionar që u shkrua mbi bazën e përvojës së revolucioneve me ngjyrë i dha zemër komunitetit që mbështeste demokracinë të kapte mundësinë që iu dha për ndryshim në vende ku atyre u mungojnë dijet lokale dhe janë të pamundura lëvizjet e vërteta demokratike. Ekzistenca e një regjimi gjysmë autokratik jopopullor, të ndarë mes “djemve me pushkë”, një media e pavarur, një opozitë e përçarë, një sektor qytetar i zotë në artin e mobilizimit popullor dhe kapacitete për monitorimin e zgjedhjeve u klasifikuan të gjithë si faktorë të mjaftueshëm për suksesin e një revolucioni liberal. Mantra e re e ndryshimit demokratik u bë “ajo çfarë na duhet janë OJQ-të”.

258

Strategjitë politike të Kremlinit ishin të tjerë avokatë të zjarrtë të pikëpamjes se revolucionet me ngjyrë ishin revolucione të OJQ-ve. Ky version i ngjarjeve justifikonte pretendimet e tyre se ajo çka Perëndimi e quante revolucion ishte në fakt një goditje elektorale, një operacion i fshehtë i hartuar dhe vënë në jetë nga


Ivan Krastev

agjencitë perëndimore të inteligjencës dhe infrastruktura e tyre e bazuar tek OJQtë mbas kurrizit të shoqërive post komuniste. Interpretimet me OJQ-të në qendër të revolucioneve me ngjyrë i shkonin për shtat në mënyrë të përkryer besimit të thellë të strategjive të Kremlinit në përparësinë e teknologjive politike mbi përfaqësimin politik. Faqet e këtij libri na ofrojnë një analizë të thellë të veprimtarisë së OJQ-ve në secilin nga vendet, duke zënë fill qysh nga kreu si dhe përgjatë revolucioneve me ngjyrë. Rastet studimorë të dhënë dokumentojnë atë çfarë bënë OJQ-të, si e bënë dhe pse ajo që bënë ishte e rëndësishme në rrjedhën e revolucioneve. Askush nuk mund të hedh dyshime të besueshme mbi rëndësinë e OJQ-ve në artikulimin e një vështrimi alternativ të shoqërive të tyre, në mobilizimin e njerëzve, veçanërisht të të rinjve si dhe solidaritetin me protestuesit në rrugët e Europës Lindore. Gjithashtu kritik ishte dhe roli i tyre në monitorimin e zgjedhjeve. Qëllimi i këtij kapitulli nuk është që të hedhë baltë mbi këto analiza. Do të ishte gabim i rëndë të injorohej roli i OJQ-ve në revolucionet me ngjyrë. Por, qëllimi i autorit është të vërë në pikëpyetje besimin që OJQ-të janë aktori qendror i hapjes së shoqërive. Është bindje e këtij autori se ka një tendencë të qartë për të mbivlerësuar rolin e OJQ-ve si agjentë të ndryshimit demokratik dhe për të mos vënë re kufizimet në ndikimin e tyre. Strategjia për t’ia rritur vlerat OJQ-ve mund të dështojë shumë lehtë, duke krijuar shpresa që është e pamundur të përmbushen. Për më tepër, duket se ekziston një bindje e përhapur se rëndësia e rolit të OJQ-ve si aktorë në promovimin e demokracisë do të rritet në mënyrë të pashmangshme. Gjithsesi, kjo bie në kontradiktë me shenjat që bëhen gjithnjë e më të dukshme e që tregojnë se lëvizja e OJQ-ve në politikat demokratike është në proces rënieje. Në rastin e Europës Lindore, shumica e OJQ-ve aktive në politikë nuk janë organizata që bazohen në anëtarësim. Si rregull, shumicën e financimeve ata e marrin nga jashtë dhe janë shumë më liberale dhe properëndimore se rrjedha e përgjithshme e shoqërisë. Përpjekja që bënë OTPOR dhe PORA për të hyrë në politikat kombëtare mbas përfundimit të revolucioneve me ngjyrë në vendet e tyre ishte një fiasko. Këto dështime treguan kufizimet e ndikimit të OJQ-ve. OJQ-të ishin të rëndësishme, por ato nuk ishin protagonistët kryesorë të ndryshimit. Ajo çka u nënvlerësua në mënyrë të ndërgjegjshme ose jo nga analistët me qasje pozitive për kah OJQ-të ishte fuqia e ndjenjës nacionaliste dhe populiste në ndonjë nga këta revolucione dhe rëndësia e rolit që luajtën liderët e tyre politikë. Gjuhën antielitë dhe antipolitike që ishte kritike në popullaritetin e OJQ-ve në vitet “e gjatë 1990” e bënë të vetën populistët. Me fjalë të tjera, rritja e suksesit të partive populiste dhe e programeve populiste përfaqëson një sfidë të drejtpërdrejtë që i bëhej rolit publik të sektorit të shoqërisë civile. Idetë liberale ishin shumë tërheqëse për shoqëritë që po luftonin totalitarizmin. Por, në epokën e demokratizimit të dështuar, OJQ-të liberale janë më pak tërheqëse se alternativat populiste. Ajo çka premtojnë liberalët është ndryshimi institucional. Ajo çka premtojnë populistët është

259


PASKËTAJ, KU OSE PO MË PAS, ÇFARË

hakmarrja mbi elitat politike në pushtet. OJQ-të mbështesin pjesëmarrjen qytetare dhe maturinë si mekanizma për korrigjimin e dështimeve të demokracisë, ndërsa populistët premtojnë një lidership të fuqishëm dhe marrëdhënie pa ndërmjetës midis liderëve dhe popullit. Një tjetër faktor që kontribuon në kontekstin e ri ku janë të detyruara të punojnë OJQ-të prodemokratike është strategjia e forcave jo demokratike që përdorin retorika në mbështetje të demokracisë dhe që krijojnë OJQ-të e tyre si një instrument për të promovuar agjendat e veta të politikës së jashtme. Krijimi i rrjeteve të OJQ-ve të dominuar nga Rusia, përfshirë ato think tank, organizata të mediave dhe qendra për zhvillim, në territorin e republikave post sovjetike, është një element thelbësor i politikave të reja të Rusisë për dominim në rajon.

Duke menduar sërish për revolucionet me ngjyrë Revolucionet me ngjyrë ishin ngjarje të rëndësishme në Europën post komuniste, por ata ishin pjesë e një prirjeje më të gjerë. Ajo çfarë përkrahësit e tezës së “valës së re të revolucioneve demokratike” nuk arritën të kuptojnë është që faktori i përbashkët në Europën Lindore nuk ishte një valë e re për demokratizim, por kolapsi i regjimeve hibride që u shfaqën mbas demokratizimit vetëm të pjesshëm të viteve 1990. Revolucionet me ngjyrë çuan në hapjen e regjimeve hibride në Ukrainë dhe në Gjeorgji, por konsolidimi i mëtejshëm i tendencave antidemokratike të regjimeve në Rusi dhe në vendet e Azisë Qendrore është pjesë e të njëjtit proces. Kundërrevolucioni parandalues i menduar nga strategët politikë të Moskës është pjesë thelbësore e trashëgimisë së revolucionit me ngjyrë. Në thelb Kremlini “ishte në një mendje” me teoricienët e demokracisë që regjimet hibridë ishin struktura të paqëndrueshme dhe të dënuara të rrëzohen. Në sytë e Moskës revolucionet me ngjyrë mishëronin kërcënimin e fundit: revoltat popullore të kontrolluara në distancë. Kundërrevolucioni parandalues i Putinit që pasoi ndryshimet demokratike në Ukrainë, shënoi një transformim të thellë në regjimet e menaxhuar demokratikë në Rusi. Ndryshimi në mendimin politik të Rusisë si rezultat i Revolucionit Portokalli mund të krahasohet vetëm me ndryshimin që ndodhi në mendimin politik amerikan si rezultat i 11 shtatorit. Përgjigjja e menjëhershme e Moskës ndaj “rrezikut portokalli” ishte ushtrimi i kontrollit total mbi mediat në Rusi. Sot, nuk ka as edhe një talk show politik të vetëm që të transmetohet drejtpërdrejtë në kanalet kryesore televizive në Rusi.

260

Kremlini ishte gjithashtu “në një mendje” me analizat e teoricienëve të demokracisë që ndarjet në elita ishin një faktor i rëndësishëm për suksesin e revolucionit. Kësisoj, në Rusi, përgjigjja ishte shtetëzimi në shumicë i elitës. Industritë e naftës dhe të gazit u vunë nën kontrollin e plotë të qeverisë. Dhe Kremlini e ka bërë të qartë se nuk do të tolerojë flirtimin me opozitën. Ligji i ri për OJQ-të që miratoi Kremlini dhe krijimi i Dhomës së Qytetarëve kishin si qëllim vendosjen nën kontroll të


Ivan Krastev

shoqërisë civile. Marrja e “parave politike” nga jashtë konsiderohet krim. Çfarë është më e rëndësishme, Rusia ka kundërshtuar idenë e legjitimitetit të angazhimit ndërkombëtar në mbrojtjen e të drejtave bazë të njeriut. Në të njëjtën kohë, Kremlini ka bërë përpjekje të marrë nën kontrollin e vet sektorin e OJQ-ve, duke rritur sasinë e parave që shteti i vë në dispozicion sektorit të tretë brenda vendit dhe duke hequr një vijë të qartë midis OJQ-ve të dëshiruara dhe atyre të padëshiruara. I frikësuar nga eficienca e protestave në rrugë dhe veçanërisht nga potenciali politik i lëvizjeve studentore, Kremlini u është larguar politikave të shpolarizimit dhe ka krijuar grupe rinore të trajnuar për të mbështetur në mënyrë aktive qeverinë (këtu hyjnë Nashi dhe Molodaya Gvardia). Zhvillimi i ideologjisë së demokracisë sovrane është elementi i fundit i kundërrevolucionit parandalues të Moskës. Demokracia sovrane shërben si justifikim ideologjik i regjimit të ri të vendosur në Rusi. Argumenti i fundit dhe më bindës për “ndryshimin e motit” në Rusi është shija e rinovuar që duket se ka zhvilluar qeveria për represion të hapur ndaj atyre grupeve radikalë që sfidojnë regjimin. Aktivistët e grupit “Rusia Tjetër” janë rrahur dhe arrestuar. Mesazhi ishte i qartë. Koha e revolucioneve jo të dhunshëm ka mbaruar. Kremlini ka treguar gatishmërinë e vet për të përdorur dhunën kundër armiqve të tij. Shtypja e dhunshme e trazirave në mbështetje të demokracisë në Uzbekistan ishte demonstrimi më i fuqishëm i kësaj tendence të re.

Përfundime Argumenti qendror i këtij kapitulli është që revolucionet me ngjyrë, sado të rëndësishëm të jenë dhe sado frymëzues të jenë, nuk mund të shërbejnë si model për ndryshime të mëtejshme demokratike në Europën Lindore. Promovimi i demokracisë në rajon ka hyrë në një fazë të re post revolucionare. Kësisoj, pyetja e vërtetë që shtrohet nuk është “paskëtaj, ku?”, por “po më pas, çfarë?”. Po ndodh një ndryshim i thellë në kontekstet gjeopolitike, ideologjike dhe institucionale ku do të zhvillohen përpjekjet për demokratizim. Lufta në Irak dhe rritja e antiamerikanizmi janë bërë pengesë e rëndësishme në promovimin e demokracisë. Politika e jashtme e SHBA-së po zhvendoset drejt “realizmit”. Ajo që ka më shumë rëndësi tani për politikat e jashtme të SHBA-së janë politikat e jashtme të vendeve të tjera dhe jo politikat e brendshme të tyre. Vizita e famshme e Dick Cheney-t në Europën Lindore, gjatë së cilës ai një ditë kritikoi ashpër masat shtypëse të Rusisë kundër demokracisë dhe, ditën tjetër, çmoi arritjet demokratike të regjimit edhe më autoritar të Kazakistanit, përfaqëson qartë realitetin e ri. “Standardet e dyfishta” nuk do të jenë më thjesht një akuzë kundër qasjeve të administratës së SHBA-së ndaj çështjeve të tilla. Ato do të jenë realiteti i trajtimit të tyre. Ky trajtim do të ushqejë ndjenjat antiamerikane dhe do ta bëjë ndihmën e demokracisë së mbështetur tek Amerika shumë më të pambrojtur ndaj kriticizmit dhe akuzave. Në të njëjtën kohë, antiamerikanizmi do të përdoret në mënyrë cinike

261


Where Next or What Next?

nga qeveritë jo demokratike për të diskredituar grupet që përkrahin demokracinë. Këto grupe do të jenë gjithnjë e më pak të pritur të pranojnë mbështetje financiare nga jashtë nga frika se humbasin legjitimitetin e tyre publik. Shfaqja e Bashkimit Europian të periudhës së pas zgjerimit është një tjetër faktor i rëndësishëm që do të ndikojnë negativisht jo vetëm në shanset për një valë të re ndryshimesh demokratike në Europën Lindore, por gjithashtu dhe në shanset për konsolidim të regjimeve post revolucionare. Revolucionet me ngjyrë ishin demonstrimi më i fuqishëm i “pushtetit të butë” të Bashkimit Europian. Në mënyrë të veçantë, çarja demokratike në Ukrainë, ka zbuluar një paradoks të jashtëzakonshëm: që Bashkimi Europian është një forcë revolucionare me fuqi transformuese të mjaftueshme për të rrëzuar regjimet jo demokratikë në të njëjtën kohë kur shumica e shteteve të tij anëtare janë të angazhuar të ruajnë status quon-në. Por në të njëjtën kohë, revolucionet me ngjyrë kanë treguar që pushteti i butë i BE-së, aftësia e tij për të mobilizuar dhe fuqizuar popullin, për të frymëzuar imagjinatën e tyre, për të ndikuar në ndryshimin përmes shembullit qytetar dhe jo superioritetit të forcës fizike, buron vetë nga kufijtë e saj të dobët e të ndryshueshëm. Pushteti i butë i BE-së mbështetet në premtimin që “po qe se jeni si ne, mund të bëheni njëri nga ne”. Në momentin kur kufijtë e dobët do të zëvendësohen me kufij të fortë, aftësia e BE-së për të frymëzuar do të bjerë në mënyrë dramatike. Për më tepër, konteksti ideologjik ka ndryshuar. Liberalizmi antiautoritar që mbron të drejtat e njeriut, tregun e lirë dhe sundimin e ligjit, çka dhe përbënte hegjemoninë ideologjike të viteve 1990, është duke u zbythur. Shoqëritë si në Europën Qendrore ashtu edhe atë Lindore janë në një humor antitranzicioni. Ideologjitë nacionaliste dhe populiste janë bërë popullore në mënyrë shqetësuese mes publikut votues. Ndonjë mund të vëzhgojë sulme të egra mbi liberalizmin dhe demokracinë përfaqësuese në disa nga vendet e rajonit. Veç kësaj edhe konteksti institucional ka ndryshuar. Lufta kundër terrorizmit ka rritur frikën ndaj aktorëve jo shtetërorë. Financimi i shoqërisë civile nga jashtë tani ndesh rezistencë në pjesë të ndryshme të botës. Dhe, shtimi i partive populiste ndikon drejtpërdrejtë në legjitimitetin e OJQ-ve. Populizmi, si një botëkuptim, e konsideron shoqërinë si të ndarë në fund të fundit në dy grupe homogjene dhe antagoniste, “njerëz të pastër” kundër “elitës së korruptuar”, dhe argumenton që politika është shprehja e dëshirës së përgjithshme të njerëzve dhe që ndryshimi social është i mundur vetëm si ndryshim radikal i elitës. Ndaj dhe, ndonëse tingëllon mjaft ironike në këtë rast, OJQ-të liberale shihen gjerësisht si anëtare të elitave të tilla, s’ka rëndësi me dëshirë ose jo. Sektori i OJQ-ve të mbështetura nga perëndimi e ka humbur monopolin e vet në “përfaqësimin” e shoqërisë civile. Në Rusi dhe vende të tjera është në zhvillim e sipër një përpjekje e organizuar mirë nga ana e qeverisë për të kriminalizuar OJQ-të që janë për demokracinë nga njëra anë dhe, nga ana tjetër, për të përkrahur dhe financuar një 262


sektor të tretë që të mbaj anën e qeverisë. Sot janë tkurrur si legjitimiteti ashtu edhe hapësira për të manovruar e sektorit qytetar që mban krahun e demokracisë. “Asgjë nuk duket më e vështirë sesa të kuptosh një revolucion të madh kur ai të ketë mbaruar”9 , shkruante Stephen Sestanoviç. Nga pikëpamja e këtij autori, vëzhgimi i tij është veçanërisht i vërtetë përsa i përket valës së fundit të revolucioneve me ngjyrë në Europë. Besimi që revolucionet me ngjyrë janë një model ndryshimi politik që mund të përsëritet është i gabuar. Këto trazira historike nuk sinjalizuan një valë të re revolucioni demokratik, por rraskapitjen e “vrullit liberal” në politikat demokratike. Kjo nuk do të thotë që agjenda e demokratizimit është e vjetërsuar ose që populli nuk do të dalë në rrugë për të kërkuar të drejtat e veta. Ajo, megjithatë, sugjeron që roli i aktorëve ndërkombëtarë do të bjerë dhe që protagonistët e tjerë të revolucioneve demokratike ndoshta nuk do të jenë liberalë në mendime dhe as OJQ të sponsorizuara nga perëndimi. Demokratizimi nuk do të jetë më ai që ka qenë më parë, ndaj dhe është koha të përballemi me këtë gjë.

9  Stephen Sestanovich, “Force, Money, and Pluralism”, Journal of Democracy, vol. 15, no. 3 (korrik 2004), f. 32-42.

263


PASKËTAJ, KU OSE PO MË PAS, ÇFARË

264


MBI AUTORËT Biljana Bijeliç është studente për Ph.D. e degës së historisë në Universitetin e Torontos në Kanada, ku studion ndikimin e kujtimeve të Luftës së Dytë Botërore në Kroaci. Ajo përfundoi studimet e saj M.A. mbi Rusinë, Europën Lindore dhe Azinë Qendrore në Universitetin e Washingtonit (Shtetet e Bashkuara). Gjatë viteve 1990, ka qenë aktiviste e Grupit për të Drejtat e Grave B.a.B.e. dhe me Qendrën për të Drejtat e Njeriut në Zagreb (Kroaci). Si vullnetare, ajo ka marrë pjesë në shumë fushata publike të organizuara nga grupe të shoqërisë civile në Kroaci, përfshirë GLAS 99. Valerie J. Bunce është Profesor i Qeverisjes, Drejtues i Departamentit të Qeverisjes dhe Drejtues i Studimeve Ndërkombëtare Aaron Binenkorb të Universitetit Cornell në Shtetet e Bashkuara. Qysh kur ka marrë doktoraturën në Shkenca Politike në Universitetin e Michigan-it (Shtetet e Bashkuara), ajo ka dhënë mësim në Northwestern University (Shtetet e Bashkuara), në Universitetin e Zagrebit (Kroaci) dhe në Universitetin e Europës Qendrore, në Budapest (Hungari). Kërkimet e saj kanë përqendruar në katër grupe kryesore, të gjithë në një perspektivë krahasuese: demokratizim, reformë ekonomike, nacionalizëm dhe shpërbërje e shtetit. Studimi i saj aktual (me Sharon L. Wolchik) fokusohet në promovimin e demokracisë amerikane dhe ndryshimet elektorale në Europën post komuniste dhe në Eurazi. Martin Butora është President Nderi i Institutit për Punët Publike, një think tank i pavarur i politikave publike në Bratislavë, Slovaki. Sociolog për nga trajnimi, ai ka qenë një nga themeluesit e Lëvizjes Publike kundër Dhunës në Sllovaki, në nëntor 1989 dhe ka shërbyer si këshilltar për të drejtat e njeriut i presidentit Vaclav Havel të Çekosllovakisë (1990 deri 1992). Ai ka dhënë mësim në Charles University, në Pragë (Republika Çeke) dhe Trnava University (Sllovaki), përpara se të themelonte Institutin e Punëve Publike në 1997. Në vitet 1999 deri 2003, ai ka shërbyer si ambasador i Republikës Sllovake në Shtetet e Bashkuara. Martin Butora shkruan mbi shoqërinë civile, politikat e jashtme dhe transformimin demokratik, si dhe është autor i tre veprave në prozë. Iryna Chupryna është diplomuar në Akademinë Kyiv-Mohyla të Universitetit Kombëtar në Kiev (Ukrainë) dhe Universitetin Europian Viadrina në Frankfurt/Oder (Gjermani). Në vitin 2004 ajo ka shërbyer si nënkryetare e Koalicionit Liria e Zgjedhjes dhe ka qenë përgjegjëse për monitorimin e projekteve dhe sigurimin e fondeve. Ajo ka ndihmuar kreun e qendrës koordinuese PORA me kontakte të jashtme dhe për organizimin e punës së përditshme të qendrës së koordinimit. Ajo është një nga themelueset e Partisë Qytetare PORA dhe ka marrë çmimin përkujtimor “për pjesëmarrje të jashtëzakonshme në Revolucionin Portokalli”. Pavol Demesh është drejtor i Fondit Gjerman Marshall të Shteteve të Bashkuara për Europën Qendrore dhe Lindore, me qendër në Bratislavë, Sllovaki. Më parë ai ka qenë 265


About the Authors

Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë së Informimit Akademik Sllovak – Qendra e Shërbimit për Sektorin e Tretë dhe ka pasur detyrën e zëdhënësit për Komisionin e Sektorit të Tretë nga viti 1994 deri më 1999. Në këto detyra, Pavol Demesh është angazhuar në mënyrë aktive në fushatën OK ’98. Ai ka shërbyer si këshilltar për politikat e jashtme për presidentin e Republikës Sllovake në vitin 1993 deri më 1997, si ministër i marrëdhënieve ndërkombëtare në 1991 deri 1992 dhe si drejtor i departamentit të marrëdhënieve me jashtë në Ministrinë e Arsimit në 1990 deri më 1991. Pavol Demesh ka shumë botime mbi çështje të demokracisë dhe shoqërisë civile. Kohët e fundit botoi librin Perspektivat për demokraci në Bjellorusi (2006), dhe ka trajnuar gjerësisht aktivistë në mbarë Europën Qendrore dhe Lindore. Miljenko Dereta është drejtor ekzekutiv i Iniciativave Qytetare, një OJQ serbe që ka themeluar në 1996 për të angazhuar njerëz nga komunitetet lokale për ndryshimin demokratik. Ai ka shërbyer gjithashtu në këshillin e Federatës së OJQ-ve të Serbisë, platforma më e madhe e organizatave të shoqërisë civile në vend. Fillimisht ka punuar si regjisor në profesion të lirë për programe televizivë dhe filma, por e më pas iu mohua e drejta të punonte në profesion, kur mori pozicion hapur kundër Milosheviçit, luftës dhe nacionalizmit në 1989. Në vitin 1992 ai u bë president i bordit ekzekutiv të Aleancës Qytetare dhe u angazhua me Qendrën për Aksionin Antiluftë dhe Qarkun e Beogradit. Sharon Fisher është specialiste për Europën Qendrore dhe Ballkanin i Global Insight në Washington DC, në Shtetet e Bashkuara, ku kryen analiza ekonomike dhe politike, vlerësim të rrezikut dhe parashikime për një numër vendesh. Ajo ka qëndruar gjashtë muaj në Kroaci gjatë kohës kur punonte për doktoratën, në shkollën me qendër në Londër të Studimeve Sllavo dhe Europiano-Lindore (Mbretëria e Bashkuar) dhe ka qenë në Zagreb një muaj përpara zgjedhjeve parlamentare të janarit 2000, gjë që e ndihmoi të vëzhgonte nga afër fushatën. Tezën e saj të doktoratës Sharon Fisher e shkroi mbi identitetin kombëtar në Sllovaki dhe Kroaci gjatë viteve 1990 dhe është autore e Ndryshimi politik në Sllovakinë dhe Kroacinë post komuniste: nga nacionalizmi tek europianizmi (2006). Joerg Forbrig është drejtues programi për Europën Qendrore dhe Lindore i Fondit Gjerman Marshall të Shteteve të Bashkuara, me qendër në Bratislavë, Sllovaki. Përpara se të merrte këtë detyrë në 2002, Joerg Forbrig ka punuar si anëtar i Fondacionit Robert Bosch pranë Qendrës për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Varshavë (Poloni) dhe i ka kryer studimet për doktoratën në European University Institute në Firence (Itali). Si studiues dhe profesionist, ai ka shumë punime mbi demokracinë, shoqërinë civile dhe problemet e Europës Qendrore dhe Lindore dhe ka botuar shumë mbi këto çështje, librat e tij më të fundit janë Prospects for Democracy in Belarus (2006), Revisiting Youth Political Participation (2005) dhe Ukraine after the Orange Revolution (2005). 266


About the Authors

Vaclav Havel është shkrimtar dhe dramaturg çek i mirënjohur, disident dhe politikan. Ai u bë i njohur si dramaturg në vitet 1960 me pjesë si “Pritje në kopshtije” (The Garden Party, 1963), “Memorandumi” (The Memorandum, 1965) dhe “Vështirësia në rritje e përqendrimit” (The Increased Difficulty of Concentration 1968). Ai ka qenë një nga zëdhënësit e parë të Kartës 77 dhe një nga figurat udhëheqëse të Revolucionit të Kadifenjtë në Çekosllovaki më 1989. Ai ka qenë president i Çekosllovakisë nga viti 1989 deri më 1992 dhe i Republikës Çeke nga 1993 deri në 2003. Për veprat e tij letrare dhe dramatike, për përpjekjet dhe mendimet e tij gjatë gjithë jetës, si dhe pozicionin e palëkundur në mbrojtje të të drejtave të njeriut, Vaclav Havel ka marrë dekorata të shumta shtetërore, çmime ndërkombëtare dhe doktorata honorifike. Giorgi Kandelaki u zgjodh në vetëqeverisjen e parë studentore të Universitetit Shtetëror të Tbilisit, në Gjeorgji, më 2001. Në këtë cilësi, ai kontribuoi për një fushatë të profilit të lartë kundër korrupsionit dhe për reformë në edukimin e lartë. Në prill 2003, ka qenë një nga themeluesit e lëvizjes rinore KMARA, e cila luajti rol të rëndësishëm në Revolucionin Trëndafili të Gjeorgjisë më 2003. Kohët e fundit ai është marrë me trajnimin e aktivistëve të rinj për organizimin e ndryshimeve jo të dhunshme në Kazakistan, Ukrainë, Moldavi dhe Bjellorusi, ku ai dhe kolegët e tij u burgosën për njëmbëdhjetë ditë në gusht të vitit 2005. Qysh prej qershorit 2005, Giorgi Kandelaki ka punuar si këshilltar në administratën e presidentit Mikheil Saakashvili. Vladislav Kaskiv është aktivist qytetar i dalë nga lëvizja studentore ukrainase e viteve 1990. Ai ka qenë anëtar i presidiumit të Komitetit të Rezistencës Publike të të Gjithë Ukrainasve Za Pravdu! (Për të Vërtetën) në 2000 dhe 2001. Në vitet 1999 deri 2004 ka qenë koordinator i Freedom of Choice Coalition, i cili ka zbatuar projekte për monitorimin e zgjedhjeve presidenciale në vitet 1999 dhe 2004. Autor i strategjisë së PORA-s, ai ka qenë anëtar i këshillit të PORA-s dhe kryetar i qendrës së saj të koordinimit. Mbas Revolucionit Portokalli, ai ka drejtuar një grup pune për transformimin e PORA-s në organizata të ndryshme të shoqërisë civile. Qysh nga prilli i vitit 2005, ai ka qenë këshilltar i presidentit në Ukrainë. Aktualisht, ai drejton këshillin politik të Partisë Qytetare PORA. Ivan Krastev është studiues i politikës. Ai është kryetar i bordit të Qendrës për Strategjitë Liberale në Sofje, Bullgari. Ai ka shërbyer gjithashtu si drejtor ekzekutiv i Komisionit Ndërkombëtar mbi Ballkanin dhe drejtor i Open Century Project të Central European University, në Budapest (Hungari). Në vitin 2006, Ivan Krastev u bë anëtar nderi i Forum of Young Global Leaders, organizatë kjo partnere e World Economic Forum. Ivan Krastev është kryeredaktor i botimit në bullgarisht të Foreign Policy dhe kontribuon rregullisht me shkrime në Journal of Democracy, openDemocracy dhe Europe’s World. Ndër librat e tij të fundit janë Shifting Obsessions: Three Essays on the Politics of Anticorruption (2004) dhe The Anti-American Century (me bashkë editor Alan McPherson, 2006). 267


About the Authors

Taras Kuzlo është profesor i asociuar në Institutin për Studime Europiane, Ruse dhe të Eurazisë në Elliot School of International Relations të George Washington University në Shtetet e Bashkuara, ku kishte punuar më parë si profesor i jashtëm. Në detyra të mëparshme, Taras Kuzlo ka qenë anëtar i përhershëm pranë Qendrës për Studime Ruse dhe Europiano Lindore në Universitetin e Torontos (Kanada), anëtar akademik i Yale University (Shtetet e Bashkuara), studiues i lartë shkencor pranë Universitetit të Birminghamit (Mbretëri e Bashkuar) dhe kryetar i Misionit të Qendrës për Informim dhe Dokumentim të NATO-s në Kiev (Ukrainë). Ai ka kontribuar rregullisht në një numër të madh mediash ndërkombëtare dhe botimesh akademike. Giorgi Meladze është drejtor programi i Liberty Institute, një institut i politikave publike liberale me qendër në Gjeorgji. Ai ka filluar punë në institut në vitin 2001 dhe ka shërbyer si Drejtor i Shtetit të së Drejtës qysh nga shtatori 2004. Giorgi Meladze është diplomuar për juridik në Universitetin Shtetëror të Tbilisit në Gjeorgji dhe ka qenë visiting scholar at Columbia University Law School, të Shteteve të Bashkuara, në vitet 2002 dhe 2003. Jelica Miniç është një nga aktivistët kryesorë të OJQ-ve serbe dhe eksperte në integrimin europian, aktualisht shërben si Këshilltare e Vjetër Shkencore në Institutin e Shkencave Ekonomike të Beogradit në Serbi. Nga 1992 deri në 2000, ka qenë zëvendës presidente dhe më pas sekretare e përgjithshme e Lëvizjes Europiane në Serbi. Ajo ka shërbyer si zëvendës ministre e punëve të jashtme nga viti 2000 deri në 2004, e ngarkuar për marrëdhëniet ekonomike, Çështjet Europiane dhe Integrimin Rajonal. Ajo ka qenë këshilltare për think tanks dhe OJQ, për Paktin e Stabilitetit për Europën Jug-Lindore, donatorët ndërkombëtarë, për projekte të Bashkimit Europian dhe Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara. Jelica Miniç ka mbajtur leksione në një sërë institucionesh akademike dhe profesionale në Serbi dhe është autore e më shumë se 150 botimeve. Robin Shepherd është Senior Transatlantik Fellow me Fondin Gjerman Marshall të Shteteve të Bashkuara. Puna e tij është fokusuar mbi problemet e integrimit global në Europën Qendrore dhe Lindore, si dhe në marrëdhëniet midis zhvillimit ekonomik dhe demokratizimit. Më parë një studiues i politikave publike pranë Woodrow Wilson International Center for Scholars dhe qysh nga viti 2003, anëtar i asociuar i Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, Robin Shepherd ka qenë shef i zyrës së Moskës të revistës Times të Londrës, si dhe ka punuar për agjencinë e lajmeve Reuters në vende të ndryshme të Europës Lindore dhe qendrore e në Londër. Ai është autor i Czechoslovakia: The Velvet Revolution and Beyond (2000) dhe kontribuon rregullisht me editorialë dhe artikuj në një mori mediash dhe publikimesh ndërkombëtare. Vitali Silitski, analist politik me qendër në Minsk, i diplomuar më 1994 në Universitetin Shtetëror të Bjellorusisë dhe ka marrë doktoraturën për shkenca politike nga Rutgers University në Shtetet e Bashkuara më 1999. Ai u kthye në Bjellorusi për të punuar si profesor i asociuar pranë European Humanities University në Minsk (Bjellorusi), 268


About the Authors

pozicion të cilin u detyrua ta lerë mbasi kritikoi publikisht qeverinë e presidentit Alyaksandar Lukashenko. Qysh atëherë, ka punuar si autor në profesion të lirë dhe analist për Freedom House Nations in Transit Report dhe Radio Free Europe/ Radio Libery. Nga viti 2004 deri 2005 ka qenë Reagan-Fascell Fellow at the National Endowment for Democracy (Shtetet e Bashkuara). Në 2006-n, filloi punë në Stanford University (Shtetet e Bashkuara) si visiting scholar at the Center for Democracy, Development, and the Rule of Law. Sharon L. Wolchik është profesoreshë e shkencave politike dhe e marrëdhënieve ndërkombëtare në George Washington University në Shtetet e Bashkuara. Ajo është autore e Czechoslovakia in Transition: Politics, Economics, and Society, dhe bashkë redaktore e Women and Democracy: Latin America and Central and Eastern Eastern Europe; Domestic and Foreing Policy in Eastern Europe in the 1980s; Ukraine: In Search of a National Identity; The Social Legacies of Communism; dhe Women, State and Party in Eastern Europe. Aktualisht ajo po kryen një studim mbi rolin e grave gjatë tranzicionit post komunist në Europën Qendrore dhe Lindore, mbi problemet etnike në shoqëritë post komuniste dhe zhvillimin e sistemeve partiake si dhe të aspekteve të tjera të politikës në Republikat Çeke dhe Sllovake. Yevhen Zolotariov është diplomuar për histori në Universitetin Pedagogjik Shtetëror të Kharkivit, në Ukrainë. Në vitet 2000 deri 2001, ai drejtoi degën e Kharkivit të Komitetit të Rezistencës Publike të të Gjithë Ukrainasve Za Pravdu! (Për të Vërtetën). Në vitin 2004, ai ka punuar për këshillin e PORA-s dhe ka drejtuar departamentin për operacionet speciale në qendrën e koordinimit të PORA-s. Ai ka koordinuar aksionet në rrugë dhe rezistencën qytetare gjatë fushatës presidenciale dhe Revolucionit Portokalli. Ai është head of the all-Ukrainian NGO Nova PORA dhe një nga themeluesit e Partisë Qytetare PORA që doli mbas transformimit të PORA-s në fushatë qytetare. Ai ka marrë çmimin përkujtimor “për pjesëmarrje të jashtëzakonshme në Revolucionin Portokalli”.

269


270


BIBLIOGRAFI E ZGJEDHUR Aslund, Anders, “The Economic Policy of Ukraine after the Orange Revolution”, Eurasian Geography and Economics, vol. 46, no. 1 (korrik – gusht 2005), f. 327-353. Aslund, Anders, and Michael McFaul (eds.), Revolution in Orange: the Origins of Ukraine’s Democratic Breakthrough (Carnegie Endowment for International Peace, Washington DC, 2006). Berecká, Oľga, Natália Kušnieriková, and Dušan Ondrušek, NGO Campaign for Free and Fair Elections. OK ‘98 – Lessons Learned (Partners for Democratic Change, Bratislava, 1999). Bieber, Florian, “The Serbian Transition and Civil Society: Roots of the Delayed Transition in Serbia”, International Journal of Politics, Culture and Society, vol. 17, no. 1 (vjeshtë 2003), f. 73-90. Birch, Sarah, “The 2000 Elections in Yugoslavia: The ‘Bulldozer’ Revolution”, Electoral Studies, vol. 21, no. 3 (shtator 2002), f. 499-511. Bunce, Valerie J., and Sharon L. Wolchik, “Electoral Breakthroughs in Postcommunist Europe and Eurasia: How Do We Explain Successes and Failures?”, unpublished manuscript. Bunce, Valerie J., and Sharon L. Wolchik, “Favorable Conditions and Electoral Revolutions”, Journal of Democracy, vol. 17, no. 4 (tetor 2006), f. 5-18. Bunce, Valerie J., and Sharon L. Wolchik, “International Diffusion and Postcommunist Electoral Revolutions”, Communist and Post-Communist Studies, vol. 39, no. 3 (shtator 2006), f. 283-304. Bunce, Valerie J., and Sharon L. Wolchik, “Youth and Electoral Revolutions in Slovakia, Serbia and Georgia”, SAIS Review, vol. 26, no. 2 (verë - vjeshtë 2006), f. 55-65. Bútora, Martin, and Zora Bútorová, “Slovakia’s Democratic Awakening”, Journal of Democracy vol. 10, no. 1 (janar 1999), f. 80-95. Bútora, Martin, Grigorij Mesežnikov, Zora Bútorová, and Sharon Fisher (eds.), The 1998 Parliamentary Elections and Democratic Rebirth in Slovakia (Institute for Public Affairs, Bratislava, 1999). Bútorová, Zora (ed.), Democracy and Discontent in Slovakia: A Public Opinion Profi le of a Country in Transition (Institute for Public Affairs, Bratislava, 1998). D’Anieri, Paul, “Explaining the Success and Failure of Post-Communist Revolutions”, Communist and Post-Communist Studies, vol. 39, no. 3 (shtator 2006), f. 331- 350. Demeš, Pavol, OK ‘98 Campaign of Slovak NGOs for Free and Fair Elections: A Case Study (Slovak Academic Information Agency, Bratislava, 1998). 252 Fairbanks, Charles H., “Georgia’s Rose Revolution”, Journal of Democracy, vol. 15, no. 2 (prill 2004), f. 110-124.

271


Selected Bibliography

Fisher, Sharon, Political Change in Post-Communist Slovakia and Croatia: From Nationalist to Europeanist (Palgrave Macmillan, New York, 2006). Hale, Henry E., “Democracy or Autocracy on the March? The Colored Revolutions as Normal Dynamics of Patronal Presidentialism”, Communist and Post-Communist Studies, vol. 39, no. 3 (shtator 2006), f. 305-329. Ilic, Vladimir, Otpor: In or Beyond Politics (Helsinki Committee for Human Rights in Serbia, Belgrade, 2001). Kandelaki, Giorgi, Rose Revolution: A Participant’s Story, Special Report (U.S. Institute of Peace, Washington DC, 2005). Kapusta, Marek, Rock volieb ‘98 Campaign-Report on Activities and Results: A Case Study (Foundation for a Civil Society, Bratislava, 1998). Karatnycky, Adrian, “Ukraine’s Orange Revolution”, Foreign Affairs, vol. 84, no. 2 (mars prill 2005), f. 35-52. Karumidze, Zurab, and James V. Wertsch (eds.), Enough: The Rose Revolution in the Republic of Georgia 2003 (Nova Science Publications, New York, 2005). Kaskiv, Vladyslav, Iryna Chupryna, Anastasiya Bezverkha, and Yevhen Zolotariov, PORA – Vanguard of Democracy (PORA, Kiev, 2005). Krastev, Ivan, “Democracy’s ‘Doubles’”, Journal of Democracy, vol. 17, no. 2 (prill 2006), f. 52-62. Krnjević-Misković, Damjan, “Serbia’s Prudent Revolution”, Journal of Democracy, vol. 12, no. 3 (korrik 2001), f. 96-110. Kužel, Rastislav, and Marek Mračka, Project MEMO ‘98: A Case Study (Helsinki Citizens’ Committee and Association for the Support of Local Democracy, Bratislava, 1998). Kuzio, Taras, “Civil Society, Youth and Societal Mobilization in Democratic Revolutions”, Communist and Post-Communist Studies, vol. 39, no. 3 (shtator 2006), f. 365-386. Kuzio, Taras, “From Kuchma to Yushchenko: Ukraine’s 2004 Elections and ‘Orange Revolution’”, Problems of Post-Communism, vol. 52, no. 2 (mars -prill 2005), f. 29-44. Kuzio, Taras, “The Orange Revolution at a Crossroads”, Demokratizatsiya, vol. 14, no. 4 (vjeshtë 2006), f. 477–492. Lazić, Mladen (ed.), Protest in Belgrade: Winter of Discontent (Central European University Press, Budapest, 1999). Levitsky, Steven, and Lucan A. Way, “International Linkage and Democratization”, Journal of Democracy, vol. 16, no. 3 (korrik 2005), f. 20-34. 253 Levitsky, Steven, and Lucan A. Way, “The Rise of Competitive Authoritarianism”, Journal of Democracy, vol. 13, no. 2 (prill 2002), f. 51-65

272


Selected Bibliography

Locke-Binnendijk, Anika, and Ivan Marović, “Power and Persuasion: Nonviolent Strategies to Infl uence State Security Forces in Serbia (2000) and Ukraine (2004)”, Communist and Post-Communist Studies, vol. 39, no. 3 (shtator 2006), f. 411-429. Marples, David R., “Color Revolutions: The Belarus Case”, Communist and PostCommunist Studies, vol. 39, no. 3 (shtator 2006), f. 351-364. McFaul, Michael, “The Fourth Wave of Democracy and Dictatorship: Compromise and Noncooperative Transitions in the Postcommunist World,” World Politics, vol. 54, no. 2 (January 2002), pp. 212-244. McFaul, Michael, “Transitions from Postcommunism”, Journal of Democracy, vol. 16, no. 3 (July 2005), pp. 5-19. Paunović, Žarko et al. (eds.), Exit 2000 – Non-governmental Organizations for Democratic and Fair Elections (Center for Democracy Foundation, Center for Development of the Non-Profi t Sector and Civil Initiatives, Belgrade, 2001). Silitski, Vitali, “Belarus: Learning from Defeat”, Journal of Democracy, vol. 17, no. 4 (October 2006), pp. 138-152. Silitski, Vitali, “Preempting Democracy: The Case of Belarus”, Journal of Democracy, vol. 16, no. 4 (October 2005), pp. 83-97. Spasić, Ivana, and Milan Subotić, (eds.), Revolution and Order: Serbia after October 2000 (Institute for Philosophy and Sociology, Belgrade, 2001). Szomolányi, Soňa, and John A. Gould (eds.), Slovakia: Problems of Democratic Consolidation and the Struggle for the Rules of the Game (Slovak Political Science Association and Friedrich Ebert Stiftung, Bratislava, 1997). Way, Lucan A., “The Dynamics of Autocratic Coercion after the Cold War”, Communist and Post-Communist Studies, vol. 39, no. 3 (September 2006), pp. 387-410. Way, Lucan A., “The Sources and Dynamics of Competitive Authoritarianism in Ukraine”, Journal of Communist Studies and Transition Politics, vol. 20, no. 1 (March 2004), pp. 143-161. Way, Lucan A., “Ukraine’s Orange Revolution: Kuchma’s Failed Authoritarianism”,J ournal of Democracy vol. 16, no. 2 (April 2005), pp. 131-145. Wheatley, Jonathan, Georgia from National Awakening to Rose Revolution: Delayed Transition in the Former Soviet Union (Ashgate, New York, 2005).

273


Fondi Gjerman Marshall i Shteteve të Bashkuara (GMF) është një institucion amerikan jopartiak për politika publike dhe dhënie grantesh për promovimin e një bashkëpunimi dhe mirëkuptimi më të madh midis Shteteve të Bashkuara dhe Europës. GMF e bën këtë duke mbështetur individët dhe institucionet që punojnë për çështje transatlantike, duke thirrur liderët në bisedime mbi temat më urgjente transatlantike, si dhe duke ekzaminuar mënyrat me anë të të cilave bashkëpunimi transatlantik mund të trajtojë një mori sfidash politike globale. Përveç kësaj, GMF mbështet një numër iniciativash për fuqizimin e demokracisë. I themeluar në vitin 1972 si dhuratë e Gjermanisë në shenjë kujtimi të përhershëm të Planit Marshall të ndihmës, GMF vazhdon të ruajë praninë e vet të fuqishme në të dy krahët e Atlantikut. Përveç zyrave kryesore në Washington DC, GMF ka gjashtë zyra në Europë: Berlin, Paris, Bratislavë, Bruksel, Beograd dhe Ankara. German Marshall Fund i Shteteve të Bashkuara 1744 R St. N.W. Washington, D.C. 20009 T: (+1) 202 745 3950 F: (+1) 202 265 1662

The German Marshall Fund of the United States Transatlantic Center for Central and Eastern Europe Sturova 3, 811 02 Bratislava, Slovak Republic T: (+421) 2 5931 1522 F: (+421) 2 5931 1405


DIE ERSTE österreichische Spar-Casse Privatstiftung është pasardhës direkt i savings association bank Erste Oesterreichische Spar-Casse, i themeluar në Vjenë në 1819. Fondacioni ERSTE e ka marrë mandatin e vet sipas traditës së bankave të kursimeve, të cilat u themeluan më shumë se 180 vjet më parë si organizata joqeveritare. Si aksioner kryesor i Erste Bank, Fondacioni ERSTE siguron të ardhmen e pavarur të bankës. Ai është një nga fondacionet më të mëdhenj në Europë dhe një pjesë e fitimit të tij kalon për të mirën e përbashkët të rajonit në të cilin operon Erste Bank Group. DIE ERSTE österreichische Spar-Casse Privatstiftung është aktiv në të gjithë rajonin e Europës Qendrore dhe Juglindore. Ai i ka filluar aktivitetet e tij në vitit 2005, duke e fokusuar punën e vet në tre programe në fushat e përgjegjësisë sociale, kulturë dhe Europë. Nëpërmjet ndërveprimit midis këtyre programeve, u zhvillua një platformë e cila promovon dialogun dhe transferimin e dijes në Europën Qendrore dhe Juglindore. Fondacioni ERSTE bashkëpunon sa më drejtpërdrejtë që të jetë e mundur me partnerë lokalë që identifikojnë dhe iniciojnë kërkesa dhe nevoja lokale. Në një afat jo të largët, Fondacioni ERSTE do të ndërtojë një rrjet partnerësh të tillë në Europën Qendrore dhe Juglindore. DIE ERSTE österreichische Spar-Casse Privatstiftung Graben 21, 1010 Vienna, Austria T: (+43) 50100 15430 Postkomunizmi, me theksin që ve në mënyrë të ekzagjeruar mbi fuqinë e ekonomisë, politikës, zbatimit të ligjit, mbi drejtësinë dhe median, mund të shihet, deri diku, si jehonë e periudhës komuniste. Durimi i njerëzve ka qenë i jashtëzakonshëm, por jo i pa cak. Për fat të mirë, karakteri i revolucioneve antikomunistë të 1989-s dhe 1990s, vetorganizimi i natyrshëm i shoqërisë civile dhe konteksti ndërkombëtar e bënë kthimin e totalitarizmit të pamundur. Herët a vonë, situata në vende të ndryshme postkomuniste u poq dhe çoi në protesta qytetare kundër abuzimeve me pushtetin. Marrë nga parathënia e Vaclav Havel-it




Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.