Qytetar Nderi të Komunës Kallmet

Page 1

Ceremonia e dhenies së Titujve të Nderit. Imzot Luigj Bumçit, Imzot Gjergj Kolecit, Imzot Giovanni Topich, Imzot Nikoll Troshanit Imzot Francesco Malczynski, Motër Mrike Coli dhe Motër Dile Pjetri bestpowerpointtemplates.com


Të dhëna të përgjithshme rreth Komunës Kallmet • Komuna Kallmet shtrihet në pjesën veri-perëndimore të qarkut të Lezhës. • Është e vendosur në aksin e rrugës Lezhë - Vau Dejës duke siguruar një vendndodhje të mirë gjeografike në pikëpamjen e ndërlidhjes dhe aksesit në infrastrukturë mes qarqeve Shkodër dhe Lezhë. • Popullsia e komunës Kallmet është mbi 7000 banorë, e shpërndarë kjo në 4 fshatrat: Kallmet i Madh, Kallmet i Vogël, Rraboshtë dhe Mërqi . • Aktivitetet kryesore ekonomike të kësaj komunë janë të përqëndruara në fushën e bujqësisë dhe blegtorisë, me fokus vreshtarinë dhe pemtarinë si dhe prodhimtarinë e vajit të ullirit dhe veres.

bestpowerpointtemplates.com



Kallmeti si Qendër Ipeshkvnore • Kisha e Shën Eufemisë përmendet për herë të parë në një dokument të vitit 1343, ku Stefan Dushani e rendit në mes të kishave që i jepen Krujës. • Po ashtu, në letrën që papa Innocenti VII, i drejton nga Roma, më 12 nëntor 1404, ipeshkvit të Lezhës, Andrea, i jep atij të drejtën të gëzojë edhe të ardhurat e kishës famullitare të Kallmetit, Shën Eufemisë. • Pas pushtimit të Lezhës nga turqit, në vitin 1478, shihet se ipeshkevi i Lezhës nuk qendron më në qytet, por zhvendoset në Kallmet.


Kallmeti si Qendër Ipeshkvnore • Pas Kallmetit rezidenca ipeshkvnore ndryshoj përgjatë pushtimit osman në Mërqi, Velë, Fregën. • Me ardhjen në krye të Dioqezes së Lezhës se Imzot Giovanni Topich ne vitin 1842, zhvendoset në Kallmet me 1844 duke e rikthyer Kallmetin si Qendër Ipeshkvnore. • Në vitin 1845 rikonstruktoi kishën e Shën Nikollit të Kallmetit duke bërë që të jetë tamam e denjë

për

katedrale.

Nga rikonstruksioni i kishës ka mbërritur deri në ditët e sotme një pllakatë më të dhënat e rikonstruksionit.


Kallmeti si Qendër Ipeshkvnore • Pas tij, ishin Imzot Luigj Çurçija nga Raguza, Imzot Pali II Dodmasej që vdiq në Kallmet më 27 shtator 1868. Mbas tij erdhi Imzot Françesk Malczynski, polak, prej 1870 deri më 1908 dhe i fundit Luigj Bumçi 1911 deri 1944 që vdiq po në Kallmet. • Me 1945 fillon shkeputja e lidhjeve Vatikanin.

të Shqiperise me

• Gjithsesi në vitin 1951 hartohet Statuti i Kishës Katolike që miratohet edhe nga Këshilli i Ministrave, sipas së cilës ndër të tjera vazhdonte të qëndronte në Kallmet rezidenca e ipeshkëvit të Lezhës deri në mbylljen e kishave në vitin 1967.


Tek kisha e Kallmetit rreth vitit 1940


Qytetar Nderi i Komunës Kallmet dhe Nderi i Qarkut Lezhe • Imzot Giovanni Topich • Imzot Francesco Malczynski • Imzot Luigj Bumçi • Imzot Gjergj Koleci • Imzot Nikoll Troshani • Motër Mrike Coli • Motër Dile Pjetri


Imzot Giovanni Topich • u lind në vitin 1790 në Spalato të Kroacise se sotme, në atë kohë një qytet me popullsi të përzier italiane dhe kroate. • Ishte prift që i perkiste urdhërit Françeskan.

• Në vitin 1842, Gjon Topich emerohet në krye të Dioqezës së Lezhës, njëkohësisht duke mbajtur edhe funksionin e Administratorit Apostolik të Shkupit. • Në vitin 1844 zhvendoset në Kallmet ku rikonstrukton Katedralen e Kallmetit. • Nga data 27 Shtator 1853 emerohet Ipeshkev i Shkodrës, post qe e mban deri kur vdes, me 11 Qershor 1868. • Informacionet rreth aktiviteti të tij në Dioqezën e Lezhës i gjejmë në relacionet që ky ipeshkev i dergonte Kongregatës së Propagandës Fide në Vatikan.


Imzot Francesco Malczynski • U lind me 27 Dhjetor 1829 ne Holubia, Poloni. • Me 24 Maj 1870 u emerua si Ipeshkev i Lezhes, duke vazhduar te qendroj me rezidence ipeshkvnore ne Kallmet. • Kete post e mbajti deri ne vitin 1905 kur mbushi moshen 75 vjeç ku sipas rregullit kishtar u terhoq, dhe ne vend te tij u emerua Imzot Leonard Deda. • Imzot Leonard Deda vdiq pas dy viteve ne krye te Dioqezes së Lezhës, ne vitin 1907, duke lene bosh seline ipeshkvnore, seli te cilin e rimbajti imzot Malczynski edhe nje vit deri me 21 Prill 1908, kur vdiq. Trupi i tij u varros ne Kallmet. • Imzot Malczynski mbahet mend nga te vjetrit si ipeshkev i devotshem dhe me jete gjati ne krye te kesaj dioqezes së Lezhës.


Imzot Luigj Bumçi • Luigj Bumçi u lind në Shkodër më 7 nëntor 1872. • Ndoqi mësimët në shkollën e jezuitëve dhe vazhdoi studimet në Kolegjin Saverian ku u shqua në filozofi dhe teologji, studime që i përfundoi në Itali. • U shugurua meshtar më 3 maj 1903. Shërbeu si meshtar në fshatrat: Shkrel, Pentar, Juban dhe pastaj në Shkodër. • U emërua ipeshkëv më 18 shtator 1911 dhe u shugurua në Shkodër më 10 dhjetor 1911 si ipeshkëv i Lezhës me qendër në Kallmet. • Në vitin 1911 qe anëtar i misionit për marrëveshjen midis malësorëve dhe qeverisë turke, duke shërbyer si përkthyes.


Imzot Luigj Bumçi • U zgjodh senator në kohë të qeverisë së Durrësit, si dhe anëtar e mandej kryetar (nga Kongresi i Lushnjës) i Dërgatës në Konferencën e Paqes në Paris më 1919 ku mbajti një fjalim të fuqishëm rreth "Të drejtat e Shqipërisë etnike". • Ndërhyri pranë Papa Benediktit XV, e ky në shtetet e mëdha dhe Shoqërinë e Kombeve që Korça e Gjirokastra të mos i shkëputeshin Shqiperisë siç e kishin planifikuar mes tyre Italia me Greqinë në paktin Tittoni -Venizelos. • I dërrmuem nga seancat hetimore e kërcnuese, ipeshkvi plak vdiq menjiherë, më 1 mars 1945« shkruan Dr. Pjetër Pepa. • Varroset në Katedralen e Kallmetit të ndertuar nga ai.


Imzot Gjergj Koleci • U lind në Kallmet në vitin 1868. • Mësimet e para i mori në Kallmet pranë rezidencës ipeshkvnore. Ka kryer studimet në Kolegjin Papnor Urban të Propagandës në Romë. • Me 1 Nentor 1890 u shugurua meshtar. Shërbeu si famullitar në famullitë e Mirditës, si në : Kalivar, Qafëmali, etj. • Në vitin 1911 në katedralen e Shkodrës u shugurua ipeshkëv i Sapës së bashku me Imzot Luigj Bumçin. • Imzot Koleci u bë një nga figurat kryesore të aktivitetit për liri dhe pavarësi nga pushtimi shekullor osman.


Imzot Gjergj Koleci • Mori pjesë dhe ishte organizator i shumë kuvendevesiç ishte kuvendi i Kallmetit, Rrubikut etj. dhe takimeve të ndryshmë së bashku me Imzot Luigj Bumçin, me qëllim nxitjen e popullit të krahinave veriore të Shqipërisë për t’u ngritur kundër pushtuesve osmanë dhe me pas kundër atyre serbe e malazeze. • Imzot Koleci u bë pjesë e shoqërisë “Bashkimi”, ku dha kontributin e tij të çmueshëm në hartimin dhe botimin e shumë veprave të rëndësishmë të kësaj shoqërie. • Pas një jete dedikuar fesë dhe atdheut, Imzot Gjergj Koleci vdiq me 2 Janar1928.


Imzot Nikollë Troshani • U lind u me 14 Maj 1915 ne Troshan. • U shugurua prift me 8 Mars 1941. Me ardhjen e sistemit komunist, ne momentet e nje terrori, ku shume prifterinj dhe ipeshkvij ishin arrestuar dhe po pesonin turtura nga me cnjerzoret, ku shume te tjere ishin vrare, imzot Nikoll Troshani me 18 prill 1958 i besohet titulli si Administrator Apostolik i Durresit dhe ipeshkev i Cisamus, Krete. • Arrestohet dhe ben burg gjate sistemit komunist. Vazhdon te mbaje postin deri ne fillim te viteve ’90, vdes me 25 Maj 1994 dhe varroset ne Kishen Katedrale te Kallmetit. • Ai ishte protagonist i fillimit te lirise fetare ne Shqiperi pas viteve ‘90, duke vazhdur famulli pas famullie, kishe pas kishe te jepte meshet e para, gje e bere edhe ne Kallmet, duke dhene meshen e pare pas 25 viteve.


Motër Mrike Coli • U lind në Kallmet me 10.03.1925. • Shkollën fillore e cila zgjaste 4 vjet e kreu pranë shkollës së Murgeshave në Kallmet ku pati si mësuese motrën Sharlota e Portugena nga Kosova. • Në vitin 1933 hyn në kuvend bashkë me Palinë Zef Lorenci, shoqen e ngushtë të shkollës. • Më 01.09.1934 vazhdoi shkollën në Shkodër tek motrat Stigmatine. Në vitin 1937 dha provimet e shtetit, mbaroi semimaturën dhe filloi liceun. • Në vitin 1940 rikthehet te Kuvendi i Murgeshave në Kallmet. • Në fund të gushtit 1945, tre policë e 2 ushtarakë kërkojnë të dinë sa veta banojnë në kuvend. Ushtarakët sekuestruan mallin e pajisjet e kuvendit dhe e mbyllin.


Motër Mrike Coli • Në vitin 1947 paraqitet në Kallmet togeri famekeq Toger Baba. Arrestohet Motër Mrika dhe Motër Dile Pjetri vuajten tortura, rrahje, sharje e poshtërime. • Me ndalimin e lirise fetare nuk dorezohet por sëbashku me motrën Dile Pjetri, përpiqen me force të ruajne besimin dhe të shperndajne sakramentet ne popull. • Me ardhjen e lirise fetare pas viteve ‘90 i sherbeu famullisë se Kallmetit në formimin e krishtere të të rinjeve.

• Në vitin 2000 merr veshjen rregulltare nga Imzot Dod Gjergji. • Vdiq me 25 Nentor 2012.


Moter Dile Pjetri • Motra Dilë Pjetri lindi në Kallmet në Tetor të vitit 1928 nga prindërit Pjetër dhe Mara në një familje të thjeshtë e të krishterë. Që në fëmijëri u dukën tek ajo tiparet e një njeriu të lutjes e të heshtjes. • Në atë kohë ajo ndieu dëshirën që t’i kushtohej Zotit dhe hyri në kuvendin e murgeshave ne Kallmet. • Në vitin 1945 me fillimin e sistemit komunist, mbyllet Kuvendi i Murgeshave duke bërë që ajo sebashku me motër Mriken të kthehen në shtëpi. • Në vitin 1947 provon presionin e famekeqit Toger Baba ndersa të atin e saj, Pjetrin, e arrestojne dhe rrugës për ne Lezhe e vrasin.


Moter Dile Pjetri • Në vitin 1974 i vendoset flete-rrufeja sebashku me motren Mrike ngaqe kishin shkuar për t’u lutur tek kisha e Shën Eufemisë dhe kërkohet internimi por detyrohen të dalin të punojne në kooperative që të mos kene mundesi të merren me predikimet fetare. • Pas vitit 1990 me rikthimin e lirise fetare, sebashku me motren Mriken vihen në dispozicion të përhapjes se fese tek brezat e rinj. • Ne vitin 2000 merr veshjen rregulltare nga Imzot Dod Gjergji. • Vdiq me 30 Janar 2011


FALEMINDERIT!


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.