Metropol 25 shtator 2013

Page 1

»18

Akuzon At Nikollë Marku

Kryepeshkopi Anastas Janullatos, ky kalë Troje i shqiptarëve E mërkurë

25 shtator 2013 Viti IX, Nr. 3089 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Shqiptarët në Itali

I përdhunon në banjë të Kapet hajduti-spiderman, dashurën “Isha i dehur” njëri që vodhi “tigrin” Një 35-vjeçar nga Erskeka përdhunon anglezen te Unaza e Re. I dashuri e rreh në lokal, »6 policia i arreston të dy

dhe banda speciale

»7

Pamja e re e PD Olldashi e Patozi pa zyra, Topalli me 2 ambiente, në Kuvend e PD. Selia e vjetër, polici bashkiake

Lotaria amerikane

Aplikimet më 1 tetor, si do të veprohet për regjistrimet online Këshillat e ambasadës amerikane në Tiranë, për të pasar kujdes nga mashtrimet. Si ta dallojmë një aplikim zyrtar e të vërtetë nga ai i gabuar

»4 »8-9

Rrugorët e rinj

Ministria e Brendshme: Ja katër kriteret për policët e emëruar Pas fortunës, Policia e Rendit mbështet kolegët gjatë pikut të trafikut. Gati projekti për vendosjen e kamerave në kroskotët e makinave të policisë

»7

Opinion Nga Lavdim Hamiti

Grupi parlamentar i rametlive »11 Nga Elvis Kotini

Depozita bankare e roli i prerjes emisionare »11

Fotot e zyrave të reja të Bashës, mobiliet e doktorit në magazinë Rama vijon vizitën në SHBA

»2-3

Nëpunësi civil, PD e PS drejt bllokimit politik Dossier nga Albert Kotini

Përplasjet

Rama nxjerr fotot e Rendit. Tabaku: Ja si e kishte lënë bashkinë Vijon “lufta” e fotove mes PD dhe PS për fotografitë e ambienteve të reja të krerëve, sapo hynë brenda

»2

Shefqet Isuf Frashëri dhe roli i tij në Kongresin e Manastirit Cili ishte statusi dhe funskioni i delegatit në Kongresin e Manastirit dhe përpjekjet e Esat Toptanit për ta eleminuar fizikisht »16-17

Policia e bashkitë në aksion

Dhjetëra procedime për ndërtimet pa leje. Banka Botërore: Siguri për pronën

»6


02

« POLITIKË

E mërkurë 25 shtator 2013 •

VIZITA NË SHBA, KRYEMINISTRI RAMA TAKIM ME HOMOLOGUN KOSOVAR THAÇI Oli Xhilaga

I

ntegrimi në Bashkimin Europian dhe aplikimi i projekteve të përbashkëta mes Kosovës dhe Shqipërisë ishin në qendër të takimit të zhvilluar në Nju-Jork mes kryeministrave Rama e Thaçi. 10 ditë pasi zhvilloi vizitën zyrtare në Kosovë, Kryeministri Edi Rama pati sërish mundësinë për një takim me homologun e tij kosovar Hashim Thaçi. Takim që kësaj here zhvillohet në SHBA, ku dy kryeministrat marrin pjesë në sesion e radhës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Gjatë ditës së djeshme Rama e vijoi axhendën e tij të punës me një takim me presidentin e Austrisë Heinz Fisher dhe kongresmenin Eliot Engel. Qëndrimi Kryeministrat Rama e Thaçi në takimin e punës së zhvilluar mes tyre diskutuan për shumë çështje të interesit të përbashkët për të dy vendet, veçanërisht për integrimin në Bashkimin Europian dhe rritjen e numrit të njohjeve të Kosovës. Gjatë takimit u bisedua gjithashtu edhe për projekte me interes reciprok për të dy shtetet. “Ishte kënaqësi e posaçme që u takuam, edhe pse takimet midis nesh janë gjithnjë e më të shpeshta. Ishte kënaqësi aq më tepër këtu në Nju-Jork në këtë moment të rëndësishëm të vitit politik dhe pa dyshim që mundëm të shkëmbejmë pikëpamjet për thellimin e një procesi bashkëpunimi që tanimë ka filluar. Në ndërkohë shkëmbyem mendime edhe për koordinimin e forcave në funksion të njohjeve të reja të shtetit të Kosovës, si dhe në funksion të partneriteteve ekonomike midis nesh dhe me palë të treta”, - vuri në dukje Rama. Nga ana e tij kreu i qeverisë së Kosovës evidentoi faktin se në takim u diskutua për hapat që do të ndërmerren

Integrimi, zhvillimi i vendit si dhe marrëdhënia me fqinjët ishin disa nga çështjet e trajtuara nga Kryeministri Edi Rama në një intervistë për agjencinë e lajmeve greke “ANA-MPA”. Sipas tij, qeveria do të priret nga parimi që të mos ketë asnjë problem me fqinjët. Ndërkohë ai e ka cilësuar Greqinë si një partner strategjik. “Në dhjetor të këtij viti Shqipëria do të marrë statusin e vendit kandidat për në BE dhe më pas do të vazhdojë të hedhë hapat për anëtarësimin e plotë. Në këtë kontekst, një partner strategjik dhe një vend fqinj si Greqia mund të luajë një rol kyç në përshpejtimin e udhëtimit të Shqipërisë për në destinacionin përfundimtar: në Bashkimin Europian”, - u shpreh Rama gjatë intervistës së tij. Në vlerësimin e Ramës, qeveria e drejtuar prej tij e kon-

Në fokus integrimi dhe bashkëpunimi Kreu i ekzekutivit shqiptar bisedë dhe me presidentin Fisher për bashkëpunimin strategjik mes Shqipërisë dhe Kosovës. “E falënderova edhe një herë Kryeministrin Rama për mbështetjen e fuqishme që po jep për Republikën e Kosovës në procesin e njohjeve në çdo takim që ka pasur me lidershipin botëror këtu në Nju-Jork. Ne diskutuam për hapat që do të ndërmerren për bashkëpunimin strategjik mes Shqipërisë dhe Kosovës, për paqen dhe stabilitetin në rajon. Natyrisht, kemi një axhendë që lidhet drejtpërdrejtë edhe me procesin e njohjeve të pavarësisë së Kosovës. Për këtë çështje, që njohjet të rriten, besoj se angazhimi i Shqipërisë dhe i Kryeministrit Rama do të vazhdojë të jetë fuqimisht i përkushtuar”, - nënvizoi Thaçi. Takimi Axhenda e takimeve të Ramës vijoi me presidentin e Austrisë Heinz Fisher, me të cilin diskutoi për marrëdhëniet dypalëshe dhe ndihmën e mbështetjen që Austria ka dhënë deri tani për Shqipërinë. Nga ana e tij presidenti Fisher e siguroi Kryeministrin për mbështetjen që Austria do t’i japë Shqipërisë në dhjetor për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE. Marrëdhëniet e mira tregtare dhe të sipërmarrjes mes dy vendeve ishin një tjetër pikë e rëndësishme e takimit. Kryeministri Rama e siguroi presidentin Fisher për klimën pozitive të biznesit në Shqipëri dhe ftoi sipërmarrësit austriakë të investojnë në vendin tonë. Po dje Rama zhvilloi një takim miqësor me kongresmenin Eliot Engel, i cili e përgëzoi atë për fitoren e thellë në zgjedhjet e 23 qershorit.

Reagimi i deputetes së PD

Tabaku: Rama bastisi jo vetëm Bashkinë por edhe sheshet e Tiranës

Rama në “Iniciativa globale Klinton” Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar dje në hapjen e konferencës së organizuar nga “Iniciativa globale Klinton”, që mbahet këto ditë në Nju-Jork. Gjatë fjalës përshëndetëse ish-presidenti Klinton e vuri theksin tek ato iniciativa që synojnë të rritin pjesëmarrjen e gruas në politikë, që respektojnë të drejtat e njeriut, por edhe te disa projekte që synojnë

INTERVISTA PËR AGJENCINË GREKE

Rama: Greqia aleat strategjik dhe vend mik

sideron Greqinë një vend mik, ku punojnë një numër i madh shqiptarësh që nga viti 1990. “Aleanca për Shqipërinë Eu-

ropiane ka një program politik proeuropian dhe jo nacionalist. Shqiptarët më 23 qershor votuan kundër retorikave nacionaliste. Ne duam të shohim përpara dhe ta lëvizim gjeneratën e ardhshme drejt BE-së”, - u shpreh Rama, duke ripërsëritur se politika e jashtme e qeverisë së tij mbështetet në parimin “zero probleme me fqinjët”. Ndalur në lënien jashtë qeverisë të PBDNJ-së Rama shprehu besimin se “kreu i saj, Vangjel Dule, me pjekurinë dhe përvojën e tij do të kontribuojë në menaxhimin e punës së Kuvendit në postin e zëvendëskryetarit të tij”.

të promovojnë energjinë e rinovueshme dhe mbrojtjen e mjedisit. Në përfundim të takimit Kryeministri Rama pati mundësi të zhvillojë edhe një takim të shkurtër me Presidentin Klinton dhe Kryeministrin Thaçi, gjatë të cilit Rama e falënderoi presidentin Klinton për të gjithë mbështetjen dhe ndihmën që ai ka dhënë për shqiptarët gjatë presidencës së tij.

Nga Kryeministria denoncimi i gjendjes së godinave ministrore është ndalur në Ministrinë e Brendshme. Kështu, Kryeministri Edi Rama pas fotove të ambienteve të Kryeministrisë, që ngjallën mjaft debate ditët e fundit, dje ka zgjedhur t’u paraqesë ndjekësve të tij në “Facebook” ambientet e Ministrisë së Brendshme. Në një koment të shkurtër mbi foto Rama shkruante: “Ka edhe më keq se ç’është katandisur Kryeministria. Mjafton të shohësh, për shembull, mjediset e ministrisë që supozohet të jetë shëmbëlltyra e rregullit, disiplinës, pastërtisë”. Komentin e tij kreu i qeverisë e shoqëroi me fotot përkatëse nga ambientet e kësaj ministrie. Albumi me pamjet e Ministrisë së Brendshme përmbante 30 foto. Kanë nisur prej ditësh

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka publikuar dje disa foto të gjendjes së sheshit Skënderbej, dhe prapa Pallatit të Kulturës, para ardhjes së Lulzim Bashës në krye të këtij institucioni. Sipas Tabakut, dhe institucioni i Bashkisë ka qenë i bastisur nga administrata e Ramës “Nuk kam dashur të përfshihem ne diskutimet e fundit dhe të tregoja e nxirrja foto se si e gjetëm të bastisur Bashkinë e Tiranës, as se si i refuzuam ofertat e çdo televizioni për të xhiruar ambjentet e brendshme të Bashkise, por dua vetëm të ndaj me ju atë që me të vertete ishte fytyra publike e qytetit dy prej shesheve kryesore të tij! SI e gjetëm Sheshin Skenderbej dhe Sheshin mbas Pallatit te Kultures dhe si u shndërruan në vetëm 6 muaj! Këtë presim dhe nga qeveria e re, jo fasada, jo zyra, jo veprime por aksione! Të bëjnë atë për të cilën u votuan dhe të fillojne të mbajne premtimet!” ka theksuar Tabaku, në faqen e saj në Facebook

PAS KRYEMINISTRISË RADHA E RENDIT

Kreu i qeverisë publikon fotot e kësaj godine

polemikat në rrjetet sociale për disa fotografi të godinës së Kryeministrisë, që u postuan nga shefi i qeverisë Edi Rama.

Nëse nuk rregullon dot shtëpinë tënde, nuk mund të rregullosh shtëpinë e shqiptarëve. Kjo vlen për kryeministrin e larguar Sali Berisha, që e ka lënë Kryeministrinë në një gjendje të mjeruar. Kryeministri i ri, Edi Rama, postoi një sërë fotosh në rrjetin social “Facebook” për ambientet e brendshme dhe të jashtme të Kryeministrisë me titullin: “Kryeministria siç nuk e keni parë”. Komentet u pasuan me reagimet zyrtare të Partisë Demokratike, e cila mohoi vërtetësinë e gjendjes që paraqesin fotot mbi godinën e Kryeministrisë.


POLITIKË • E mërkurë 25 shtator 2013

Sotiraq Stratobërdha kandidatura e PD-së për Bashkinë e Korçës Partia Demokratike përzgjodhi dje Sotiraq Stratobërdhan për të kandiduar për kreun e Bashkisë së Korçës. Nëpërmjet një njoftimi për shty, selia blu bëri me dje për përcaktimin e Stratobërdhas i cili do të garoj kundër

zëvendëskryetarit të Bashkisë së Korçës, Sotiraq Fillo. Ndryshe nga zgjedhjet e shkuara, Sotiraq Stratobërdha është propozuar nga shoqëria civile dhe jo nga anëtarët e PD-së. pavarësisht se kandidati për kryetar të Bashkisë së Korçës ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë përgjatë legjislaturës së parë

SHKAKU I KONFLIKTIT NDRYSHIMET NË STATUSIN E NËPUNËSIT CIVIL

PD dhe PS drejt bllokimit politik PS-së i mungon një votë, PD kërcënon me bllokim të votimit

84

S

ituata politike në vend po merr një kthesë bllokimi nga mosmarrëveshjet ndërmjet PS-së dhe PD-së. Partia Demokratike kërcënoi dje për bllokim nga ana e saj për ndryshimet që po parashikon mazhoraca në ligjin e nëpunësit civil. Nëpërmjet një deklarate për mediet demokrati Eduard Halimi pohoi se PD-ja do të bëjë gjithçka për të parandaluar këto ndryshime në ligjin “Për statusin e nëpunësit civil”, duke akuzuar mazhorancën se po synon që të ndryshojë një ligj që kërkoi shumë kohë që të miratohej në Kuvend, për shkak se mungonte vullneti politik nga ana e Partisë Socialiste. Ndryshimet që kërkon të bëjë mazhoranca në këtë ligj mund të sjellin një bllokim tjetër në Kuvendin e Shqipërisë. Kjo pasi ligji i miratuar në seancën e jashtëzakonshme në maj do të hyj në fuqi më 1 tetor, pas pak ditësh, dhe për ta ndryshuar atë duhet një ose disa amendamente në ligj, gjë e cila do të kërkonte sërish një shumicë të cilësuar votash. Situata Edhe pse e majta shqiptare mori një rezultat tepër të mirë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 23 qershorit, ajo sërish nuk i ka 84 vota për të bërë ndryshime apo miratime në ligje që kërkojnë shumicë të cilësuar. Mazhoracna e majtë arriti të merrte në zgjedhjeve 83 mandate, duke bërë që ajo të mos ketë shumicën absolute në Kuvend. Mungesa e kësaj vote mund të shkaktojë një bllokim në punën e Kuvendit, pavarësisht se PD-ja nga ana e saj është shprehur pro çdo ligji që përshpejton hapat e vendit drejt Bashkimit Europian. Por nga e saj e tërë opozita shprehet kundër ndryshimit të draftit të miratuar në maj, duke shprehur se ai është konform të gjitha kërkesave të Bashkimit Europian dhe për këtë nuk ka nevojë që ky draft të ndryshohet. Por situata bëhet edhe më kaotike për faktin se PS-ja dhe LSI-ja do të kërkojnë të bëjnë këto ndryshime pasi atyre do t’u duhet që të marrin një votë hua nga opozita. Duke marrë pasash rrjedhjen e votave që pati opozita gjatë miratimit të Ilir Metës në krye të Kuvendit, mund të mendohet se mazhoranca e ka gjetur që tani votën e saj të 84-t dhe se tek opozita ka nisur përçarja e deputetëve. Kjo gjë bëhet edhe më kaotike,

VOTA

Mazhoranca ka nevojë për 84 vota për të bërë ndryshimet në ligjin “Për statusin e nëpunësit civil”, gjë që nuk e ka. Pas zgjedhjeve të 23 qershorit koalicioni i majtë arriti të merrte 83 mandate deputetësh, një më pak se ç’duhet për të miratuar ligje që kërkojnë shumicë të cilësuar.

1

MANDAT pasi në gjirin e opozitës ka deputetë që para një viti ishin pjesë e opozitës socialiste, si Nard Ndoka apo Agron Duka, i cili ka qenë deputet i PS-së për disa legjislatura dhe tani është deputet nën siglën e PR-së. Deklarata Deputeti i PD-së Eduard

Halimi u shpreh dje kundër ndryshimeve që parashikon të bëjë Kryeministri në ligjin “Për statusin e nëpunësit civil”. “Partia Demokratike i bën thirrje publike Ramës: larg duart nga 3 ligjet! Mos e nëpërkëmb konsensusin e arritur. Mos vazhdo rrugën e konfliktit politik! Mos shkel-

mo ëndrrën e shqiptarëve për mirëqenie dhe integrim! Opozita do t’i mbrojë me forcë arritjet e kompromisit, do t’i shërbejë deri në fund integrimit, shtetit ligjor dhe mirëqenies së shqiptarëve”, - pohoi Halimi duke kërcënuar mazhorancën për një bojkot të mundshëm të opozitës në Kuvend.

Partia Demokratike arriti që nëpërmjet hetimit të bërë nga KQZ-ja të fitonte një mandat më shumë nga zgjedhjet e 23 qershorit, duke i hequr mandatin “e artë” së majtës. Kësisoj, opozita parlamentare arriti të merrte 57 mandate deputetësh, aq sa për t’i hequr mazhorancën absolute së majtës.

SEANCË PLENARE TË ENJTEN, NGRIHEN KOMISIONET PARLAMENTARE

Ligjet e Berishës në dorë të Ramës Meta: Draftet e pavotuara pas konsultimit me qeverinë Kuvendi do të mblidhet të enjten për të konfirmuar përbërjen 8 komisioneve të përhershme, të Byrosë dhe delegacioneve në organizmat ndërkombëtarë. Por Konferenca e Kryetarëve, e mbledhur këtë të martë nga Ilir Meta, për më shumë se një orë nuk ka përcaktuar se me cilat ligje këto komisione do të nisin punën. Qeveria e shkuar “Berisha” ka lënë gati për legjislativin mbi 16 projektligje, po ashtu dhe kabineti “Rama” ka miratuar disa të tjerë. Por sipas “kryetarit të “kuvendit, Meta, kalendari i punimeve do të koordinohet me Këshillin e ri të Ministrave. ‘’Do të veprohet në përputhje me Rregulloren e Kuvendit dhe me kompetencat që na jep kjo Rregullore me transparencë të plotë,

natyrisht edhe në bashkëpunim me Këshillin e Ministrave për sa i takon rendit të ditës të seancës plenare. Por sikurse jua thashë, në radhë të parë na duhet të përfundojmë miratimin e të gjitha këtyre projektvendimeve që kemi diskutuar sot, në mënyrë që të kompletohen të gjitha institucionet që drejtojnë Kuvendin dhe komisionet e tij, që Kuvendi të fillojë punë me kapacitet të plotë 100% në drejtim të përmbushjes së atyre objektivave për të cilët funksionon ky Kuvend dhe janë betuar forcat politike që përfaqësohen”, - tha Ilir Meta. Meta sqaroi se pavarësisht diferencës në numra komisionet do të ruajnë balancën politike. “Ka qenë një takim që është bazuar në vullnetin e kri-

jimit të hapësirave maksimale për të gjitha këto e në veçanti për opozitën, gjë që reflektohet në konsensusin që është dhënë nga ana e mazhorancës me kohë, që pavarësisht raporteve elektorale të shprehura edhe

03

së Korçës u caktuan që të zhvillohen në datën 3 nëntor dhe një dit më pas PD publikoi kandidaturën e saj për këtë post. Zgjedhjet për këtë njësi vendore janë një test kyç për forcat politike pasi PD-ja kërkon që të marr drejtimin e një Bashkie që prej shuam vitesh qeveriset nga e socialistët për të dëshmuar riforëcimin e saj, ndërsa e majta kërkon që të vijon me ritmin e fitoreve të zgjedhjeve.

nën siglën e PD-së, ai është shkëputur nga jeta politike [pas vitit 1996. Sipas njoftimit të PD-së thuhet se: “Kandidatura e tij u propozua nga shoqëria civile dhe qytetaria korçare dhe u mbështet fuqishëm nga të gjitha strukturat e Partisë Demokratike Dega Korçë dhe aleatët e saj”. Zgjedhjet për kryetar të Bashkisë

Ervin Koçi

»

në parlament, ku mazhoranca aktuale është ndjeshëm më e madhe se mazhoranca e mëparshme, lidhur me drejtimin e komisioneve të përhershme do të ruhet raporti i mëparshëm”, theksoi Meta.

ANKANDI Rekordi i ri

Bonot e thesarit 12-mujore arrijnë 4.04% Vijon rënia e interesave të bonove të thesarit. Në ankandin e djeshëm pranë Bankës së Shqipërisë, bonot me maturim 12-mujor kapën normën mesatare të ponderuar të interesit prej 4.04%, duke thyer sërish rekordin e ankandit të dy javëve më parë, me interes 4.31%. Nga 9 miliardë lekë që ishte shuma e shpallur nga qeveria për dy ankandet e datës 24 shtator, vlera totale e ofertave ishte afro 16 miliardë lekë. Ekspertët e financave shprehen se kërkesa e lartë e tregut financiar për këto instrumente ka shënuar një rënie të vijueshme të interesave, në mungesë të alternativave të tjera të investimit. Në mungesë të kreditimit, bankat dhe institucionet financiare kanë ndjekur rrugën e investimit masiv të kursimeve të tyre në titujt e borxhit publik. Përfitues kryesor mbetet qeveria që financon deficitin dhe borxhin me interesa më të ulëta për të. Përfitime ka edhe për kredimarrësit ekzistues në lekë, që e kanë interesin e kredisë të ndërtuar mbi bazën e interesit të bonove. Por, sigurisht që kjo kosto rëndon mbi fitimet e bankave që paguajnë interesave me të larta për depozitat e tyre, në një kohë kur interest për bonot vijojnë të tkurrin marzhet e fitimit. Aktualisht pjesa më e madhe e bankave të sistemit paguajnë për depozitat 12-mujore interesa më të larta se kthimi nga investimi në bono në ankandet e fundit. Nëse kreditimi nuk gjallërohet, përveç kostos së pashmangshume në përfitueshmëri, e vetmja zgjidhje do të jetë ulja në vlera minimale e interesave të depozitave bankare. Që nga fillimi i vitit interesi i bonove 12-mujore ka rënë me një të tretën e vlerës nominale.


04

« SOCIALE

E mërkurë 25 shtator 2013 •

JA SI DO TË PROCEDOHET PËR REGJISTRIMIN E LOTARISË ON-LINE

Lotaria amerikane, nisin aplikimet më 1 tetor 2013 Erta Bode

A

plikimet për lotarinë amerikane fillojnë më datën 1 tetor 2013 në orën 12:00 dhe përfundojnë më datën 2 nëntor të viti 2013. Ambasada amerikane në vendin tonë ka bërë me dije këtë informacion për të gjithë të interesuarit për këtë lotari. Ky aplikim bëhet për vitin 2015, çka nënkupton se procedurat e kësaj lotarie zgjasin. Programi i Vizave Emigruese të Shumëllojshmërisë, i autorizuar nga Kongresi, administrohet nga Departamenti i Shtetit në bazë vjetore. Seksioni 203(c) i Aktit të Emigracionit dhe Kombësisë (INA) mundëson viza për një grup emigrantësh të njohur si “emigrantë të shumëllojshmërisë” prej vendeve me shkallë historikisht të ulët emigrimi në Shtetet e Bashkuara. Për vitin fiskal 2015 do të jenë në dispozicion 50 mijë viza emigrantësh të shumëllojshmërisë (DV). Regjistrimi për Programin e Lotarisë është falas, ndërkohë një kompjuter përzgjedh rastësisht aplikuesit për vizën e lotarisë. Vizat e lotarisë shpërndahen mes 6 rajoneve gjeografike dhe asnjë vend i veçanta nuk mund të përfitojë më shumë se 7% të lotarive (DV-ve) të disponueshme për çdo vit. E reja e këtij viti qëndron në ligjshmërinë e aplikuesve për këtë lotari. Këtë vit janë mbyllur aplikimet për shtetin e Nigerisë, pasi gjatë këtij 5-vjeçari Nigeria e ka plotësuar numrin e emigrantëve që ka dërguar, përkatësisht 50 mijë të tillë. Për lotarinë DV-2015 vendasit e shteteve të mëposhtme nuk janë të ligjshëm për të aplikuar, pasi këto shtete kanë dërguar në total më shumë se 50 mijë emigrantë në SHBA në pesë

Kujdes nga mashtrimet, mund të jeni viktimë

vitet e shkuara: Bangladesh, Brazil, Kanada, Kinë (të lindurit në kontinent), Kolumbi, Republika Domenikane, Ekuador, San-Salvador, Haiti, India, Xhamajka, Meksikë, Pakistan, Peru, Filipine, Koreja e Jugut, Mbretëria e Bashkuar (me përjashtim të Irlandës së Veriut) territoret e varura prej saj dhe Vietnam. Personat e lindur në Hong-Kong SAR, Makau SAR dhe Tajvan janë të ligjshëm. Ligjshmëria Nëse nuk keni lindur në një vend të pranueshëm për të aplikuar për lotarinë, ka dy mënyra me anë të të cilave ju mund të kualifikoheni.

Mënyra e parë është vendlindja e bashkëshortit ose bashkëshortes. Nëse është vend i pranueshëm, ju mund të deklaroni vendlindjen e tij ose të saj në regjistrim, me kushtin që ju dhe bashkëshorti ose bashkëshortja jeni listuar në aplikimin e përzgjedhur, do t’ju lëshohet viza dhe do të hyni në SHBA në të njëjtën kohë. Nëse keni lindur në një shtet jo të pranueshëm për të aplikuar për lotarinë, por asnjëri nga prindërit tuaj s’ka lindur apo s’ka banuar atje në kohën kur ju keni lindur, mund të deklaroni si vendlindje një nga vendlindjet e prindërve tuaj, nëse ky vend

Një kujdes të veçantë ambasada amerikane në Tiranë u kushton mashtrimeve me këtë proces. Në faqen zyrtare të saj qytetarëve u bëhet e qartë se, nëse kanë marrë një postë elektronike (imeil) që njofton se aplikimi për programin e lotarisë amerikane ishte fitues dhe për të vazhduar duhet një shumë të hollash në emër të një personi, atëherë ju jeni viktimë e një mashtrimi. Ambasada risjell përvojën e viteve të shkuara, kur aplikuesut fitues njoftoheshin nga Departamenti i Shtetit, Qendra Konsullore në Kentucky (QKK) me anë të postës, jo me imeil, dhe të përzgjedhurve u jepeshin udhëzimet se si të vazhdonin në hapat e mëtejshëm të procesit. Qendra Konsullore në Kentucky nuk u kërkon fituesve para për vijimësinë e procesit. Për ata që kanë aplikuar njoftimi përzgjedhës do të kryhet nga kjo qendër, e cila do të jetë në përdorim që nga 1 maji i vitit 2014 në faqen e Internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore, dhe kjo është e vetmja mënyrë që merret njoftimi i statusit të aplikimit. Ambasada amerikane këshillon gjithashtu që, nëse aplikuesit kanë marrë një imeil mashtrues, ta dërgojnë atë në adresën elektronike të ambasadës amerikane: TiranaUSConsulate@state.gov. është vend i kualifikueshëm për programin e DV-2015. Në qoftë se nuk mund të plotësoni asnjërën prej këtyre kërkesave, ju nuk duhet të aplikoni në këtë lotari, sepse jeni të djegur automatikisht. Ambasada amerikane këshillon që të mos zgjidhni javën e fundit për të bërë aplikime, pasi hapen shumë rrjete false.

Kule: Riakreditimi i domosdoshëm dhe nga ekspertë të huaj Riakreditimi i universiteteve si të sektorit privat, ashtu dhe atij shtetëror është më se i domosdoshëm - ky është qëndrimi që ka mbajtur rektori i Universitetit të Tiranës Dhori Kule ndaj burimeve zyrtare se Ministria e Arsimit po kërkon riakreditimin e degëve. Ky rivlerësim, sipas Kules, duhet të bëhet sa më parë, madje edhe nga ekspertë të huaj, pasi në vendin tonë nuk ka specialistë të aftë për këtë. “Nevoja për të bërë akreditiminin e institucioneve të arsimit të lartë publik dhe jopublik me agjenci të specializuara ndërkombëtare tashmë është bërë akute. Universiteti i Tiranës vazhdimisht e ka kërkuar një gjë të tillë dhe do të ishte e vetmja mënyrë që standardet cilësorë të promovuara nga subjekte individuale të testohen e vlerësohen nga agjenci të specializuara në botë”, – shpjegon Kule. Rektori thotë se Agjencia Publike e akreditimit të institucioneve të arsimit të lartë nuk mund ta bëjë këtë vlerësim, pasi në Shqipëri nuk ka ekspertë të kësaj fushe të specializuar për akreditimet. “Pa i bërë komente agjencisë sonë publike që ka parashikuar ligji, unë kam bindje dhe ata vetë e ndiejnë nevojën për të pasur një organizëm më të specializuar. Nuk ka agjenci dhe institucione struktura të specializuara në këtë fushë në Shqipëri. Me këtë rast mësojmë edhe ekspertët tanë”, - tha Dhori Kule. Pas akreditimit pritet dhe renditja e universiteteve nga më i miri tek ai me nivel të dobët.

MASH nxjerr listat e vendeve bosh në universitete Mesnatën e së hënës është mbyllur regjistrimi i fituesve të fazës së parë në universitetet publike të vendit. Të gjithë maturantët fitues që nuk bënë regjistrimin paraprak, i cili ishte on-line, kanë hapur vendet bosh për pjesën tjetër të maturantëve. Ministria e Arsimit dhe Sportit si dhe Agjencia Kombëtare e Provimeve nxorën kuotat e mbetura bosh në universitetet publike. Sipas specialistëve, fituesit që kanë preferuar të vijojnë garën për preferencat më sipër preferencës që është shpallur fitues dhe kanë zgjedhur opsionin “vazhdoj konkurrimin për një preferencë më të lartë” nuk e humbasin preferencën e fituar, në rast se sistemi nuk i gjen fitues në preferencat më sipër. Në rast se sistemi i nxjerr fitues në një nga preferencat më sipër asaj, ata shpallen fitues në këtë preferencë dhe humbasin preferencën e mëparshme. Ndërkohë ata fitues që deri mesnatën e së hënës nuk janë regjistruar në degën ku janë shpallur fitues humbasin të drejtën e vazhdimit të studimeve. Duke pasur parasysh edhe vitet e mëparshme, numri i studentëve që nuk regjistrohen në degët ku janë shpallur fitues shkon në rreth 4 mijë. Një pjesë e madhe e tyre janë ata të rinj që kanë preferuar të studiojnë në universitetet perëndimore, por që kanë plotësuar për procedurë formularin A-2. Për të bërë rishpërndarjen e kuotave të parealizuara do të publikohet formulari A-3. Ky formular përfshin programet e studimit të ofruara nga institucionet publike të arsimit të lartë me kuotat respektive të shpërndara nga Ministria e Arsimit. Kanë të drejtë të plotësojnë formularin A-3 të gjithë kandidatët që kanë marrë pjesë dhe kanë rezultuar fitues në provimet e Maturës Shtetërore, sesioni i parë, por nuk kanë plotësuar formularin A-2. Gjithashtu e drejta u jepet edhe kandidatëve që kanë marrë pjesë dhe kanë rezultuar fitues në provimet e Maturës Shtetërore në sesionin e vjeshtës 2013. MAS ka menduar t’u japë të drejtën për të aplikuar në A-3 edhe kandidatëve që kanë plotësuar formularin A-1Z në sesionin e dytë (të vjeshtës) dhe rezultojnë kalues në provimet me zgjedhje.

BEQJA: QSUT NË BORXH TË MADH, MUNGESË BARNASH Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, deklaroi ditën e djeshme se QSUT-ja ka një borxh të madh prej 22 milionë dollarësh. E gjitha kjo si pasojë e qeverisjes së shkuar, ç’ka ka sjellë një mungesë të theksuar barnash, sidomos gjatë vitit të fundit. Ministri u zotua se do t’i jepet zgjidhje edhe mungesës së medikamenteve, pavarësisht gjendjes financiare të vështirë në të cilën ndodhet QSUT-ja. Ai e shikon si një gjendje alarmante, për të cilën duhet krijuar një zgjidhje e menjëhershme, por që nuk është e lehtë të zgjidhet pas gjendjes financiare të kësaj qendre. “Po punojmë intensivisht për të mundësuar furnizimin e domosdoshëm me barna në të gjitha shërbimet bazë të QSUTsë, e cila është në gjendje të vështirë, ka borxh 22 milionë dollarë. Ne kemi një plan për të shlyer detyrimet e QSUT-së”, - tha Beqja. Ndërkohë ai nuk bën me dije asnjë detaj të këtij plani përveç zotimit të tij si ministër për të nxjerrë nga kjo gjendje qendrën spitalore më të madhe në vend. Gjatë gjithë këtij viti kjo qendër është ndeshur me një mungesë të theksuar medikamentesh, deri në ato që janë më elementaret, si serumet etj. Për pasojë kanë qenë pacientët ata që kanë siguruar nga xhepat e tyre në farmaci çdo medikament që i ka munguar kësaj qendre, që nga ish-ministri Halim Kosova është justifikuar si bllokim tenderi për barna dhe jo si një borxh, të cilin nuk kanë mundur ta shlyejnë.

MANASTIRLIU: HAPI I PARË PËR SHËRBIM MË TË MIRË PËR PACIENTËT

Beqja: Nisin punimet për pastrimin e QSUT Do të prishen ndërtimet në oborrin e Qendrës, se s’i përkasin asaj Oborri i Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” së shpejti do të jetë i pastruar nga ndërtimet që s’janë pjesë e strukturave të spitalit. Ministria e Shëndetësisë është duke hartuar planin e marrjes së masave për ç’do padrejtësi që i është bërë kësaj qendre spitalore duke i shfrytëzuar ambientet e jashtme të saj. Ilir Beqja ka bërë me dije para një jave se këto ndërtime nuk do lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre, madje do të prisheshin, sepse pengojnë mbarëvajtjen e punës së mjekëve në këtë qendër. Faktikisht, kanë qenë mjekët e Qendrës Spitalore ata që dhanë alarmin të parët. Kjo ndodhi pasi një mëngjes ata shkojnë në punë dhe shohin se pemët e oborrit të QSUT-së po priteshin, sepse hapësira do të shfrytëzohej për një parking. Ata protestuan në oborrin e kësaj qendre

se këto lloj propagandash në favorizimin e biznesit nuk duhej të lejoheshin, për më tepër në një qendër shëndetësore. Kështu, ditën e parë të emërimit të drejtoreshës së re të QSUT-së, Ogerta Manastirliu, Beqja bëri me dije se do të kujdesej për këtë situatë, duke e pastruar QSUT-në nga ndërtime të panevojshme. Ndërkohë ditën e djeshme Ministria e Shëndetësisë ka nisur zbatimin e planit të masave për lirimin e hapësirave publike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Ministri Beqja theksoi se institucioni që ai drejton është i vendosur për t’i kthyer hapësirat publike të QSUT-së në shërbim të pacientëve. “Që nga sot nisëm zbatimin konkret të planit të masave që kemi marrë për të çliruar mjediset e QSUT-së. Në këtë territor ka shumë aktivitete joshëndetësore, një pjesë e tyre

të padomosdoshme. Ne vendosëm t’i largojmë të gjithë. Kjo qendër ka një masterplan shumëvjeçar të zhvillimit dhe ne jemi të vendosur të zbatojmë atë masterplan, pasi ai është më produktiv sesa të lejojmë të ngrihen biznese që kanë interes të ngrihen pranë saj dhe brenda oborrit të saj”, shprehet Beqja. Ai bën me dije se plani për të pastruar QSUT-në nga këto ndërtime do të avancojë ditë pas dite. “Jemi të vendosur t’ua kthejmë QSUT-në qytetarëve”, - u shpreh ministri. Ndërkohë drejtoresha e QSUT-së, Ogerta Manastirliu, deklaroi se lirimi i hapësirave publike është vetëm hapi i parë i përmirësimit të cilësisë së shërbimit për pacientët. “Dita e parë e punës sot është t’i kthejmë hapësirat publike në funksion të QSUT-së, në funksion të pacientëve”, - deklaroi Manastirliu.


EKONOMI • E mërkurë 25 shtator 2013

18

»

05

INSTAT: INVESTIMET DIREKTE NË EKONOMI RANË 11.7%

Tregtia e jashtme, rënie në gusht

MILIARDË LEKË Në muajin gusht u eksportuan 18,1 miliardë lekë mallra, me ulje 25.3 për qind në krahasim me korrikun 2013, por me rritje me 4.4% në krahasim me muajin gusht të vitit 2012.

Deficiti tregtar arriti 24,1 miliardë lekë Importi i mallrave në tregun shqiptar është tkurrur në muajin gusht. Jo vetëm sa i përket importit të ushqimeve, pijeve dhe duhanit, por edhe në makineri dhe pajisje nga ana e bizneseve. Të dhënat e fundit të publikuara nga INSTAT, tregojnë se, në muajin gusht tregtia e jashtme shënoi rënie, me 18,1 miliardë lekë mallra të eksportuara, tregues ky me ulje 25.3% në krahasim me Korrikun 2013, por me rritje me 4.4% në krahasim me gushtin e një viti më parë. Ndërsa, importet arritën në vlerën 42,2 miliardë lekë, duke shënuar një

42

MILIARDË LEKË Importet arritën vlerën 42,2 miliardë lekë, sipas Institutit të Statistikave, duke u ulur 12.7% në krahasim me muajin korrik dhe 7.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2012.

ulje prej 12.7% në krahasim me muajin Korrik dhe ulje 7.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2012. Referuar këtyre të dhënave, deficiti tregtar i këtij muaji kapi vlerën e 24,1 miliardë lekë, duke shënuar një rritje të papërfillshme prej 0.03% krahasuar me muajin paraardhës dhe një ulje prej 14.8% krahasuar me Gushtin 2012. Nga të dhënat e INSTAT rezulton se gjatë periudhës 8-mujore të këtij viti importet e makinerive, pajisjeve dhe pjesëve të këmbimit, një tregues i investimeve direkte në ekonomi, arritën në

57 miliardë lekë, duke pësuar një rënie prej 11.7% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Kjo situatë dëshmon edhe gjithnjë e më shumë për ngadalësim të konsumit dhe investimeve private në ekonomi. Tregtia me vendet e BE-së zë dhe nivelin më të lartë të shkëmbimeve tregtare që llogaritet në 64.9 për qind. Partnerët kryesorë tregtarë vazhdojnë të jenë shtetet fqinje Italia dhe Greqia dhe përkatësisht tregtia me Italinë është 30.4 për qind, ndërsa me Greqinë është 7.8 për qind.

BUXHUKU: AKTIVIZIMI I BURSËS SË TIRANËS ME RËNDËSI, PARË POTENCIALIN EKONOMIK

Kapitalet, bursa thyen monopolin bankar Peleshi: Bashkëpunim të ngushtë të qeverisë dhe biznesit rajonal

L

istimi i kompanive shqiptare në Bursën e Tiranës do të sillte më shumë përfitime për ekonominë vendase dhe thithja e investimeve kapitale do të ishte më e thjeshtë. Bursa e Tiranës ende nuk ka një funksionim të plotë, edhe pse është shkëputur tërësisht nga Banka e Shqipërisë që në korrik 2002. Por qeveria e re premton se do të ketë një aktivizim shumë shpejt të këtij tregu. Premtimi është bërë nga zëvendëskryeministri Niko Peleshi në konferencën “Tregu u kapitalit, mundësi zhvillimi”, organizuar nga Konfindustria. Premtimi Qeveria Rama do të operojë me një model të ri ekonomik, i cili do të zhvillojë sektorë që do japin ndkim në rritjen ekonomike, rritja e investimeve në industritë prodhuese, të ekonomisë rurale, turizimit dhe

STAMBOLLI Presidenti i Bursës së Stambollit tha se bashkëpunimi rajonal do të rrisë investimet. “Bashkëpunimi mes bursave do të sjellë më shumë zhvillim në vendet tona. Tregjet e reja të kapitalit po rrisin nevojën për të pasur bashkëpunim rajonal. Ne ftojmë Bursën e Tiranës të jetë pjesë e këtij rrjeti global të tregut të kapitaleve. Bursat e vendeve të Ballkanit mund të thithin investime të rëndësishme, me ndikim në ekonomitë e tyre”,- tha Irbahim M.Turhan.

MINISTRIA “E tha mirë z. Buxhuku: -E ardhmja është integrimi me rrjetet evropiane të energjisë. Dhe, këtu në fakt po i bëj dhe një lloj përgëzimi edhe për idenë e përfshirjes së bursës, apo do ta thoja më gjerë të përfshirjes së publikut shqiptar më gjerë në ekonominë në sektor strategjik, që të fillojnë ta ndiejnë që është e tyrja. Unë them se nxitja e saj, dhe më vjen mirë për organizatën, e cila e ka marrë përsipër nismën, ta mbajë në një farë mënyre dhe të informojë publikun”, - tha Gjiknuri.

shërbimeve. “Modeli i vjetër ekonomik që e bazonte rritjen ekonomike në rritjen e borxhit,

Komuniteti i biznesit kërkon tryezë të përbashkët me qeverinë e re për të diskutuar problemet emergjente. Kreu i Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë Nikolin Jaka kërkoi edhe krijimin e Këshillit Ekonomik Kombëtar i premtuar më herët nga Kryeministri Edi Rama. “I kërkojmë qeverisë së re një tryezë të përbashkët për të diskutuar problemet emergjente të biznesit, si dhe për premtimet e dhëna. Ndër problemet me të cilat po has sot biznesi janë kreditë e këqija dhe infomaliteti i lartë. Kërkojmë të promovohet Këshilli Ekonomik Kombëtar i premtuar nga Kryeministri Rama. Kërkojmë një amnisti të plotë për biznesin dhe krijimin e Bursës së Tiranës, që biznesi të mos jetë i varur vetëm nga kreditë bankare. Kërkojmë të mos ketë rritje taksash dhe taksat e koorporatave të jenë të ulta”, - u shpreh Jakaj. Deklarata e Jakajt u bë pas takimit me Shoqatën e Biznesit ku u diskutuan problemet që aktualisht rëndojnë mbi sipërmarrjen.

të ardhura nga emigracioni, privatizimeve të shumta, tashmë kanë shteruar. Ndërtimi i një

modeli të ri ekonomik do të kthejë dinamizmin ekonomik. Sfida që do të duhet të përballet ky proces janë: së pari, ruajtja e stabilitetit fiskal, së dyti, shmangia e masave shtrënguese, dhe së treti, inkurajimi i investimit me synim parësor hapjen e vendeve të reja të punës. Thithja e inves-

timeve të huaja në sektorin prioritar si turizmin, energjia, prodhimi i import- eksportit, do të jenë për ne shumë e rëndësishme për jetën ekonomike të qëndrueshme. Bursa e Tiranës mund të aktivizohet vetëm me një bashkëpunim të ngushtë të qeverisë dhe biznesit rajonal, si dhe partneritet me

institucionet e rëndësishme në tregjet kapitale në rajonin tonë”,- u shpreh Niko Peleshi. Në bursë mund të listohen bizneset e fushave të ndryshme, por nga ky treg kapitali mund të përfitojnë edhe projektet më të rëndësishme të vendit, si ato më energjetike, hidrokarbure miniera e jo vetëm.

DEGA E THESARIT VIJON TË KRYEJË DISA PAGESA TË PRAPAMBETURA

Ndërtuesit: Grafik për shlyerjen e detyrimeve Borxhi i prapambetur i qeverisë, rreth 200 milionë euro Shlyerja e pagesave të prapambetura ndaj sipërmarrësve të ndërtimit duhet të bëhet me grafik. Kërkesa vjen nga zv/ drejtori ekzekutiv i Shoqatës Shqiptare të Ndërtuesve, Ilir Hebovija. Sipas tij, qeveria e re duhet të jetë më transparente në hartimin e një grafiku për procesin e shlyerjes së detyrimeve, duke hequr dorë nga praktika e qeverisë së mëparshme për kryerjen preferenciale të pagesave te subjekte të veçanta. Sipas Shoqatës së Ndërtuesve, borxhi i prapambetur i qeverisë ndaj kompanive të ndërtimit për punë të

kryera në rrugë dhe investime të tjera publike është rreth 200 milionë euro. Kjo temë ka qenë një nga çështjet e diskutuara edhe mes përfaqësuesve të Shoqatës së Ndërtuesve dhe ekspertëve të FMN pak ditë më parë. Përfaqësuesit e FMN shprehën habinë e tyre për mungesën e rregullave të qarta në marrëdhëniet kontroktore në prokurimet publike, ku qeveria shpallte punë të tjera pa likuiduar ato të kryera, ndërkohë që shoqëritë tregtare merrnin pjesë në këto tendera pa u likujduar për punët e mëparshme. Nga ana tjetër,

mësohet se Drejtoria e Thesarit në Ministrinë e Financave ka vijuar disa pagesa të prapambetura. Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të këtij dikasteri, vetëm ditët e fundit janë paguar 700 fatura të prapambetura që datojnë deri më 5 korrik të këtij viti. Pagesat e detyrimeve të prapambetura do të vijojnë me qëllim mbylljen e këtij procesi brenda kësaj jave. Këto pagesa duhet të ishin kryer në muajt e mëparshëm, por nuk u realizuan për shkak se sistemi i ri elektronik financiar nuk ishte funksional.


06

« AKTUALITET

E mërkurë 25 shtator 2013 •

BANKA BOTËRORE-MINISTRIT NAÇO: TË GARANTONI SIGURINË PËR PRONËN

Ndërtimet pa leje, procedohen penalisht 28 persona Aksionet për katet shtesë, garazhdet, ndërtesa, etj Strukturat e Policisë së Shtetit kanë proceduar 10 punonjës të agjencive ligjzbatuese, të cilët kanë detyrë funksionale monitorimin, evidentimin e marrjen e masave ligjore në rastet e ndërtimeve abuzive. Po ashtu janë proceduar 28 persona, si dhe nga shërbimet e policisë janë bllokuar dhe objektet që po ndërtoheshin pa leje në rrethet Vlorë, Fier, Lushnjë, Korçë, Ersekë, Tiranë, Elbasan, Gramsh dhe Shkodër. Në Vlorë filloi procedimi penal në ngarkim të shtetasve A. M., 42 vjeç, L.B, 37 vjeç dhe N.H, 37 vjeç, për veprën penale ndërtim i paligjshëm”, pasi

kanë ndërtuar shtesa pa leje. Gjithashtu, nga këto struktura kanë filluar edhe 6 procedime të tjera penale për “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe materialet procedurale janë referuar në Prokurori për punonjësit e Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar dhe atij Vendor për 6 raste të “Ndërtimeve të paligjshme”, të cilat janë dokumentuar dhe referuar në Prokurori gjatë muajve, Korrik, Gusht dhe Shtator. Policia në Fier e Lushnjë ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për 15 persona. Kështu, në Në Fier, po procedohen Albert P., 40 vjeç, Afrim M., 41 vjeç,

Pajtim G., 50 vjeç, Njazi V., 55 vjeç, Elkler A., 25 vjeç, Hamza A., 52 vjeç, Ilir G., 39 vjeç dhe Etmond Sh., 44 vjeç, pasi ata kanë ndërtuar objekte pa leje të organeve përkatëse. Në Lushnjë po procedohen Markeljan Z., 41 vjeç, Jorgji Sh., 71 vjeç, Gjoni Z., 25 vjeç, Mufit H., 33 vjeç, Vasil Sh., 63 vjeç, Gëzim Q., 61 vjeç dhe Nardi Sh., 45 vjeç, pasi po ndërtonin banesa pa leje të organeve përkatëse. Në Korçë janë proceduar shtetasit Veli B., 56 vjeç, Valter K, 49 vjeç, D.B, 25 vjeç, S.Sh, 57 vjeç dhe A.K, 40 vjeç, pasi kishin ndërtuar në mënyrë të paligjshme disa ndërtesa. Nga Drejtoria e

Policisë së Qarkut Elbasan janë proceduar e ndiqen në gjendje të lirë 2 shtetas për ndërtime abuzive, përkatësisht: Tomorr Ç., 40 vjeç dhe Arjan V., 46 vjeç, pasi po ndërtonin objekte pa leje. Policia në Berat ka proceduar e shtetasit Bari Q., 66 vjeç dhe Ilir L., 42 vjeç, pasi kanë ndërtuar objekte pa leje. Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë janë proceduar dy persona, shtetasi Eduart K., 48 vjeç 48, pasi në rrugën “Bogdani”, ka ndërtuar një objekt pa leje dhe është bërë arrestimi i shtetasit Besnik Domi, 46 vjeç, banues në Paskuqan Tiranë, pasi është kapur në flagerancë, duke ndërtuar një

objekt tre katesh, për të cilin nuk dispononte asnjë lloj dokumentacioni dhe toka nuk ishte në pronësi të tij. Nga Drejtoria e Policisë Qarkut Shkodër filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.C., vjeç 43, me detyrë Inspektor në inspektoratin ndërtimor urbanistik komuna Velipojë, pasi duke shpërdoruar detyrën, nuk ka pezulluar ndërtimin pa leje të banesës së një shtetasi në fshatin Pulaj. Një menaxhimi i mirë i tokës urbane kërkon siguri mbi pronën. Kjo ishte

tema kryesore e takimit të Ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço, me përfaqësues të Bankës Botërore në Shqipëri, Gavin Adlington, Kathrine Kelm dhe Drita Dade. Përfaqësuesit e BB vunë në dijeni Ministrin mbi objektivat specifike të projektit, që janë: përmirësimi i efiçencës dhe efektiviteti i administrimit të tokës dhe menaxhimit urban, nëpërmjet forcimit të sigurisë së pronësisë, përmirësimit të planifikimit urban, kontrollit të menaxhimit dhe zhvillimit të tokës.

PËRDHUNIMI I ANGLEZES TE UNAZA E RE. POLICIA ARRESTON AUTORIN

I përdhunon të dashurën në banjën e lokalit “Isha i dehur” Mariglen Mullai

N

jë 35-vjeçar nga Erseka përdhunon shtetasen angleze në banjën e një lokali, por ajo lajmëron të dashurin dhe aty plas sherri që përfundoi me plagosje. Policia mbërriti në vendngjarje dhe arrestoi të 2 personat, pasi njëri akuzohet për përdhunim dhe tjetri për plagosje.Vajza angleze është dërguar për ekspertizë mjekësore dhe ka bërë kallëzim penal, bashkë me të dashurin. Ndërkaq, mësohet se pasi i ka dalë pija, autori i ngjarjes ka shfaqur shenja pendese para oficerëve që po e merrnin në pyetje, duke u thënë se nuk mbante mend asgjë. Përdhunimi i anglezes Policia tha zyrtarisht se Seksioni kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Lirisë së Shëndetit në Policinë e kryeqytetit, bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin në kushtet e flagrancës të shtetasve Mariglen Xhepo, 28 vjeç, lindur në Korçë dhe banues në Tiranë, i

Në Dibër dhe Korçë

Prerja e paligjshme e pyjeve, procedohen penalisht 2 persona Policia e Shtetit për goditjen e parandalimin e prerjes së paligjshme të pyjeve, në qarqet Dibër dhe Korçë, gjatë ditës së djeshme, ka proceduar 2 persona, të cilët u kapën në flagrancë duke transportuar lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës. Po ashtu janë sekuestruar dhe 2 automjetet, me të cilën po realizohej transporti së bashku me lëndën drusore. Nga shërbimet e Policisë të komisariatit Devoll është proceduar e ndiqet në gjendje të lirë shtetasi Ilia B., 52 vjeç, i cili rreth orës 18.30’, në hyrje të qytetit të Bilishtit, është kapur teksa me mjetin kamion tip IFA, me targë DV 1459 A, po transportonte lëndë drusore pa dokumente. Mjeti së bashku me lëndën drusore është bllokuar me cilësinë e provës materiale. Ndërkohë strukturat e komisariatit të policisë Dibër, në kuadër të këtyre masave, rreth orës 12.00’, në fshatin Kastriot është kapur në flagrancë shtetasi Daut K., 41 vjeç, duke transportuar me mjetin tip “Benz”, me targë DI 5016 A, lëndë drusore pa dokumentacion përkatës. Të dy këto mjete së bashku me lëndën drusore u morën në cilësinë e provës materiale. Për të dyja këto raste materialet i janë referuar Prokurorisë për veprën penale të “prerjes së paligjshme të pyjeve”, parashikuar nga neni 205 i Kodit Penal.

Ministri takim me ambasadorin e BE dënuar për veprën penale të “Plagosjes së rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal dhe Muhamet Mullaj, 35 vjeç, banues në Ersekë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, parashikuar nga neni 102 Kodit Penal. Arrestimi i

tyre u krye sepse të hënën, orës 02:00’ në ambientet e një lokali te Unaza e Re, shtetasit Mariglen Xhepo dhe Muhamet Mullaj janë grindur për motive xhelozie, pasi ky i fundit dyshohet se ka ushtruar dhunë duke kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase angleze,

e cila ishte e dashura e shtetasit Mariglen Xhepo. Ndërkaq, mësohet se autori i ngjarjes ka qenë në gjëndje të dehur, kur e ka kryer këtë vepër penale. Materiali procedural për këtë ngjarje ju referuan për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

MAKINA BMW NË PRONËSI TË BIZNESMENIT TË NDËRTIMIT NGA LAÇI

Pronësia e lavazhit, pista për shpërthimin Policia: Maksimumi 100 gr tritol në makinë, s’ka të lënduar Ende asnjë rezultat konkret nga shpërthimi i makinës, 2 ditë më parë në Tiranë, teksa paraprakisht policia po ndjek vetëm pistën e konfliktit të pronësisë së lavazhit. Shpërthimi i një automjeti ka vënë në alarm blutë e kryeqytetit. Ngjarja u regjistrua rreth orës 21:30, të ditës së hënë, në hyrje të Liqenit Artificial, pranë një lavazhi, ku automjeti tip BMW X 6, me targa AA 886 ka shpërthyer, duke dëmtuar

edhe dy automjete të tjera që gjendeshin pranë saj, njëra “Audi” në pronësi të një dentisti e tjeta një “Ford Fiesta”. Fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz dhe konstatohen vetëm dëme materiale, pasi makina ishte e parkuar dhe zotëruesi i saj, nuk gjendej në makinë në çastin e shpërthimit. Forcat e komisariatit nr 2, forcat genius dhe ato antieksploziv, kanë nisur hetimin për ngjarjen, pasi dyshohet

që automjeti të jetë shpërthyer qëllimisht, nga vendosja e një sasie tritoli dhe kanë përcaktuar paraprakisht se lënda plasëse është tritol dhe sasia 50-100 gramë. Makina BMW aktualisht ishte në përdorim muajt e fundit nga biznesmeni i ndërtimit Arben Xhaferri, nga Lezha. Me letra automjeti figuronte në emër të një qytetari nga Laçi, Edmond Ndoj, i cili ka deklaruar në polici se e ka shitur mjetin dy muaj më parë.

Naço-qytetarëve: Denonconi Korrupsionin. Sekui: Reforma “Shqipëria duhet të tregojë qartë një histori në luftën kundër korrupsionit”. Deklarata e Ambasadorit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Ettore Sequi, u bë gjatë një takimi që ai zhvilloi me ministrin e Drejtësisë, Nasip Naço. Më tej ambasadori Sequi deklaroi se “Ne jemi tepër të qartë që reforma në drejtësi, lufta kundër korrupsionit janë mjetet e duhura që Shqipëria të ecë përpara drejt BE-së. Theksova mbështetjen e BE për Shqipërinë në rrugën e integrimit të saj drejt BE. Sistemi i drejtësisë për ne është çështje kritike. I prezantova ministrit një paketë projektesh që ne do të financojmë prej disa milionë eurosh. Kjo është arsyeja pse ne i mbështesim në mënyrë konkrete reformat në sistemin e drejtësisë. E sigurova zotin ministër se BE është i gatshëm dhe i përkushtuar për të ndihmuar”,-u shpreh Sequi. Ndër të tjera, ai shtoi se Shqipëria duhet të tregojë një histori të fortë të hetimeve dhe luftën kundër korrupsionit, duke nënvizuar se sistemi i drejtësisë është një çështje kritike, duke shtuar se “Shqipëria duhet të tregojë qartë një histori të fortë në luftën kundër korrupsionit”. Nga ana e tij ministri Nasip Naço bëri me dije se po përgatitet një paketë anti-korrupsion, e cila do të ketë në fokus luftën kundër korrupsionit. Naço ftoi qytetarët të mos jenë indiferentë, por të denoncojnë, duke u ndalur edhe në portalin e denoncimeve në Ministrinë e Drejtësisë. Ndër të tjera ai u ndal edhe në reformën në të gjitha hallkat e gjyqësorit, duke thënë se nuk do të bëhet me deklarata para medieve, por me një staf të kualifikuar, që sipas tij, do ta përmirësojë sistemin e drejtësisë.


AKTUALITET • E mërkurë 25 shtator 2013

»

07

KATËR RASTE TË VEÇUARA NË ITALI ME SHQIPTARËT SI MJESHTRA TË GRABITJEVE

Kapet hajduti-spiderman, banda e 4-shes, një mat dhe i “tigrit” Mariglen Mullai ITALI- Disa shqiptarë janë shndërruar në protagonistë të dosjeve policore dhe shkrimeve të medieve, pasi metodat e tyre të grabistjeve të shtëpive (një specialitet i hershëm shqiptar ky), tashmë nuk po njohin kufij fantazie. Një shqiptar grabiste shtëpitë, duke mbajtur në kokë maskën e personazhit të njohur të filmave “Spideman” (njeriu merimangë), kurse një tjetër u kap si pjesë e bandës që hyntë katërshe në shtëpi e pasi mbyllte pronarët në dhomë, grabiste sendet e floririt dhe paratë. Një tjetër shqiptar u kap se vodhi ushqime në marketin “Tigri”, ndërsa një tjetër shqiptar u kap mat duke vjedhur nga pronarja e shtëpisë. Hajduti spiderman Një shqiptar u arrestua dje në Itali, pasi kishte grabitur disa banesa, duke vepruar si spider man, pasi mbante maskën e këtij personazhi filmi. Mediet italiane shkruajnë se parmbrëmë, në rrjedhën e monitorimit të territorit në Lariano, policët e stacionit lokal të drejtuar nga Mauro Straffi, së bashku me stafin e departamentit në Velletri, gjatë bastisjes në shtëpinë e një shtetasi shqiptar, të dyshuar për disa vjedhje në zonë, gjetën disa sende. Policia gjeti të fshehura brenda një një pistoletë të kalibrit 22, një pistoletë lodër, një palë doreza, një send si trapan për të hapur dyet dhe një maskë të kuqe të Spiderman. Arma, plotësisht funksionale është sekuestruar dhe më pas u dërgua në departamentin për hetimet shkencore dhe vlerësimet teknike. Shqiptari u mbajt kështu në paraburgim dhe u shoqërua në ambientet policore në Velletri. Nga 4 në shtëpi Policia në Benevento, në bashkëpunim me ato në Casoria, Caivano, Trentola e Dugenta, si pjesë e hetimeve në një seri plaçkitjesh të shtëpive në provincë, arrestuan 25-vjeçarin shqiptar Miftar Xheta, ose ndryshe Eli Xheta, si një nga autorët e këtyre krimeve. Mbi të rëndojnë krimet e grabitjes së rëndë, rrëmbimit dhe armëve pa lejë. Urdhri i paraburgimit është lëshuar nga gjyqtari hetues i Gjykatës së Beneventos, me kërkesë të prokurorit lokal. Shqiptar ishte kapur në San Marcellino, në provincën e Kazertës, pas një ndjekjeje të gjatë. Hetuesit besojnë se ai është pjesë e bandës së specializuar në sulmet mbi shtëpitë e izoluara, të kryera në dy muajt e fundit. Teknika e përdorur ka qenë gjithmonë e njëjtë. Të armatosur me pistoleta, pushkë dhe shkopinj, hynin zakonisht nga 4 persona brenda në

Shqiptari, 37 vjeç u kap në aeroport

Pranga Zenunit, tutorit dhe kërcënuesit të prostitutave ITALI- Të shtunën në mëngjes, u kap nga Policia Kufitare në Malpensat, një i arratisur shqiptar, pjesë e një bande të rrezikshme që trafikoi disa prostituta nga Evropa Lindore në Xhenova. Në aeroportin e Milanos “Malpensa” u ndal dhe u arrestua Lulzim Zenuni, shqiptari 37 vjeç. Hetuesit, të cilët kurrë nuk i kanë ndalur kërkimet, ishin në gjurmët e një të arratisuri për më shumë se një muaj, pasi ai zbarkoi vetëm në aeroport nga fluturimi Tiranë-Milano. Zenuni, i cili kishte arritur t’i shpëtonte kapjes, ka luajtur një rol të rëndësishëm në grupin e dhunshëm kriminale të Ballkanit që tashmë është shpërbërë plotësisht, që kishte të bënte drejtpërsëdrejti me kërcënimin e grave që shfrytëzoheshin në mënyrë që të vazhdonte prostitucioni.

Ngjarja e 2000-ës, në akuzë 2 shqiptarë

Vrasja e Rrapit për luftën e prostitutave, gjyqi pas 13 vitesh

shtëpi, duke përfituar nga në verë dyert apo dritaret ishin lënë të hapura. Pasi viktimat mbylleshin në një dhomë, hajdutët i bënin të dorëzonin sendet e floririt dhe të hollat. Më pas ata shkonin te makinat e vjedhura, zakonisht një ditë më parë. Janë gjetur dy makina të përdorura nga grabitësit, një “Alfa Romeo 159” , që u përdor për grabitje më 22 gusht dhe një “Fiat Panda”, e përdorur në vjedhjen në Solopaca më 22 gusht. “Tigri” dhe kapja mat Më 23 shtator 2013, në përfundim të hetimit, Stacioni

Policor në Porto në Ascoli ka denoncuar shtetasin shqiptar me inicialet P. A, 33 vjeç, pasi kishte kryer vjedhje të sendeve ushqimore brenda qendrës së supermarketit “Tigri”. Shqiptari u bllokua nga udhëheqësit e strukturës, që menjëherë kanë kuptuar vjedhjen dhe më pas lajmëruan policët, të cilët ishin në zonë, me një patrullë. Pas hetimeve të para të kryera në vendin e ngjarjes, policat kthyen sendet e vjedhura. Një shtetas shqiptar 28 vjeç, që ka hyrë në Itali në mënyrë klandestine është arrestuar në Castelfranco nga karabi-

nierët. Ata ndërhynë natën me kërkesë të një gruaje, e cila kishte kapur brenda shtëpisë së saj dy njerëz që kishin vendosur të provonin fatin dhe duke përfituar nga errësira, do kryenin një vjedhje. Pasi dalluan pronaren, të dy u arratisën, ndërsa gruaja ka thirrur menjëherë policinë, e cila ka filluar hetimet në zonat përreth, ku më vonë u identifikua një 28-vjeçar shqiptar, i cili nuk mund ta shpjegonte praninë e tij në atë kohë dhe në atë zonë. Nga hetimet rezultoi se i arretuari ishte deportuar në Shqipëri, por kishte hyrë përsëri fshehurazi.

RRUGORËT E RINJ, TË MIRËARSIMUAR

Sektori i Rendit mbështet policinë Rrugore, kamera online makinave Policia e Rendit do t’u vijë në ndihmë Policive Rrugorë, gjatë orareve të pikut të trafikut në Tiranë. Më konkretisht mësohet se Policia e Rendit do të angazhohet në rrugët e Tiranës nga ora 07:00 deri në 09:00 dhe nga ora 15:00 deri në 17:00, për të lehtësuar trafikun e rënduar në kryeqytet. Një gjë e tillë është vendosur nga Ministria e Brendshme, teksa prej ditës së djeshme pjesë e Policisë Rrugore janë bërë 88 efektivë të rinj, të cilët zëvendësojnë oficerët dhe policët e larguar nga detyra me urdhër të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Plot 11 oficerë dhe 77 policë janë larguar nga detyra, pasi sikurse thuhet zyrtarisht, janë kapur me shkelje të rënda në ushtrimin e detyrave funksionale, gjatë një kontrolli të kryer nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm. Ndërkaq, 4 oficerë të nivelit drejtues dhe 1 oficer i rolit zbatues, janë kallëzuar në Prokurori si të dyshuar për “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”. Përzgjedhja e punonjësve të rinj në shërbimin e Policisë Rrugore të Tiranës është bërë nga një komision i përbërë nga drejtues të lartë dhe me eksperiencë të Policisë Rrugore, duke pasur parasysh disa kritere kryesore si arsimin dhe për përgatitjen e tyre profesionale, me njohuri të përgjithshme për detyrat, organizimin dhe funksionimin e Policisë së Shtetit, vlerësimet e treguesve të punës për çdo punonjës në sektorin apo komisariatin ku kanë punuar deri tani, përgatitjen fizike dhe moshën e re, për t’ju përshtatur sa më mirë ngarkesës së punës në trafikun rrugor dhe barazinë gjinore, duke shtuar një numër të caktuar të policeve femra në këtë

shërbim. Deri tani efektivi i Komisariatit të Policisë Rrugore në kryeqytet është rinovuar me 6 oficerë të Rolit të Parë Drejtues dhe me 53 oficerë të Rolit të Parë Zbatues. Më ndryshimet e bëra, mosha mesatare e këtij komisariati është ulur nga 47.4 vjeç që ishte deri dje, në 33.2 vjeç. Për nga arsimimi, oficerët e Rolit të Parë Drejtues janë të gjithë me arsim të Lartë në Akademinë e Rendit Publik dhe disa me arsim të lartë jopolicor në degët si: Inxhinieri mekanike, juridik, psikologji etj. Që prej ditës së sotme të gjithë efektivat e rinj janë pajisur edhe me bazën e nevojshme materiale, përfshirë jeleket fosforeshentë dhe kanë nisur me ritëm të mirë punën sipas një plani masash për reduktimin e aksidenteve dhe ofrimin e një shërbimi cilësor për qytetarët. Nga ana tjetër Ministria e Brendshme ka vendosur që policët rrugorë të pisen edhe me kamera në mënyrë që ata të kontrollohen ku ndalojnë makinat dhe të shmanget marrja e ryshfetit. Kjo nismë u ndërmor nga drejtuesit e rinj të Ministrisë së Brendshme, të cilët menduan të krijojnë një Central Elektronik kontrolli të vazhdueshëm. Policia i pajisur me një kamerë dhe radio, i lejon qendrës që të kontrollojë makinën që mund të kenë ndaluar policët, të gjitha veprimet që do të kryejnë këta të fundit me shoferin e pasagjerët, për të bërë të mundur ndëshkimin për çdo rast që konstatohet se është dhënë e pranuar ryshfet për shkak të detyrës. Projekti është i vështirë për t’u realizuar, por jo i pamundur, venë në dukje specialistët e fushës. Aq më tepër, kur do të sigurohet një asistencë e premtuar financiare e teknike nga homologët evropianë e amerikanë.

ITALI- Në Savona, pas një serie pafund shtyrjesh dhe vonesash që lidheshin me problemet burokratike, dje në mëngjes, në Gjykatën Penale u hapën zyrtarisht punimet e gjyqit për vrasjen e Sali Rrapit. Viktima ishte një shqiptar 32-vjeçar, i vrarë më 10 qershor të vitit 2000 në Borghetto nga disa bashkatdhetarë që i kishin gjuajtur dy të shtëna në kokë. Në gjyq për vdekjen e tij është Xhevedet Plaku, 33 vjeç, dhe Besnik Adrian Plaku, 37 vjeç. Më parë, procesi u shty për shkak Xhevedet Plaku, i quajtur “Deti” ishte arrestuar për herë të parë në Shqipëri. Objekti i gjykimit daton në vitin 2000 dhe sipas hetuesve vrasja ka ndodhur në kontekstin e përleshjeve në mes të grupeve për kontrollin e tregut të prostitucionit rrugë përgjatë rrugës “Aurelia”, ku u vra Rrapi dhe u plagos rëndë shqiptari tjetër Alfred Hasa.

Rëndë në spital 28-vjeçari

E verbon dielli, 80-vjeçari italian përplas shqiptarin ITALI- Pardje në Carasco të Xhenovas, një 80-vjeçar që po i jepte makinës së tij, i verbuar nga dielli, përplasur një shqiptar 28 vjeç. Incidenti ndodhi në zonën pasrrethrrotullimi në udhëkryqin ndërmjet sheshit “Umberto Primo” dhe Parma. I plagosuri është 28-vjeçari Florian Bekua, banues në Casarza Ligure. Ai është dërguar në spitalin S Martino në Xhenova, ku u transportua me helikopter nga brigadat e zjarrfikëseve, me një traumë në kafkë, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në Tiranë

Makina përplas çiftin e moshuar, plagosen Një aksident me pasojë plagosjen e dy kalimtarëve të moshuar ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Sulejman Delvina”, pranë stadiumit “Dinamo”, kur një automjet ka përplasur çiftin e të moshuarve, të cilët po kalonin në anën tjetër të rrugës. Menjëherë të plagosurit, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa policia ka bërë të mundur ndalimin e drejtuesit të mjetit.

Aksionet në të gjithë vendin

Policia kap 108 persona, 3 në kërkim, 5 për dhunë në shtëpi Policia e Shtetit ka vijuar punën për rritjen e parametrave të sigurisë publike, kapjen e personave të kërkuar, evidentimin e bllokimit të ndërtimeve të paligjshme, si dhe kundër prerjes së paligjshme të pyjeve. Gjatë 24 orëve të fundit, nga shërbimet e policisë janë proceduar 108 persona, të cilët akuzohen për kryerjen e veprave të ndryshme penale. Ndërkohë janë kapur dhe 9 persona të shpallur në kërkim, tre prej të cilëve në kërkim ndërkombëtar, 1 nga Italia dhe 2 nga Kosova, për pjesëmarrje në organizatë kriminale të trafikut të narkotikëve dhe trafikim të qenieve njerëzore. Në 11 raste të dhunës në familje nga strukturat e policisë janë kryer veprimet procedurale, duke arrestuar në flagrancë 5 persona autorë të dhunës në familje, në 5 raste të dhunës në familje janë plotësuar kërkesë paditë për lëshimin e urdhrave të mbrojtjes, ndërsa në 1 rast autori është shpallur në kërkim.


08

« reportazh

E mërkurë 25 shtator 2013 •

SHQUP-i në ditët e fundit të shndërrimit

Selia e PD,

mobiliet e doktorit në magazinë, Olldashi dhe Patozi pa zyra Ambiente për Topallin, Boden dhe Nokën, por edhe për Bylykbashin e Husin

Armand Maho

M

ëngjesi fillon herët tek ish-SHQUP-i, sot selia e Partisë Demokratike. Është ora 10:00 e mëngjesit dhe kafet rrotull saj janë populluar tashmë. Tani në opozitë, që prej 23 qershorit këtu mund të takosh gjithkënd, përveç atyre që u shpallën si kundërshtarë të kryetarit Basha gjatë zgjedhjeve për kryetarin e PD-së. Sherri mes militantëve Ish-nostalgjikët e SHQUP-it vazhdojnë të rrufitin kafenë e mëngjesit në ambientet e jashtme të tij. Një konflikt mes një ish-të persekutuari të regjimit dhe disa nostalgjikëve të vjetër të diktaturës për pak sa nuk kaloi në konfrontim fizik. Për ironi, duhej ndërhyrja e ish-ministrit të Drejtësisë Eduard Halimi që ish-i përndjekuri të largohej duke iu hakërryer nostalgjikëve të sistemit. Pak më tej ai që kish qenë ministër i Brendshëm vetëm një javë më parë ka përveshur mëngët për të sistemuar mobiliet në zyrën e tij. Është Flamur Noka, i rehatuar tashmë dhe nga truprojat, eskorta e të tjera, por edhe nga telashet e pushtetit. Vazhdon të jetë sekretar organizativ në Partinë Demokratike, por në këto kohë zhvendosjeje duket se po merret vetëm me organizimin e zyrës së tij. Rrëmuja e ambienteve E teksa sehirxhinjtë vazhdojnë të rrufitin kafenë në

Ambiente të jashtme të godinës ambientet e jashtme, brenda vazhdon puna për restaurimin e selisë së re. Ish-punonjësit e SHQUP-it, kur ikën, kishin marrë çdo gjë. Kishin shkulur abazhurët, lavamanët e deri te çelësat e dritave. Në ditët e para godina të kujtonte imazhet e institucioneve të shkatërruara në vitin 1997, por këtë herë ka qenë marrëzia e nëpunësve të shtetit që e kishin katandisur në atë derexhe. Punimet vazhdojnë. Pasi është përmirësua disi salla e mbledhjeve, salla e konferencave për shtyp dhe salloni qendror, ustallarët po vazhdojnë punën për sistemimin e zyrave të funksionarëve

Zyra e re e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë punimeve të lartë të partisë. Teksa bredhim korridoreve, shohim dhe deputetin Gerti Bogdani, i cili është veshur me rroba pune, me sa duket për të sistemuar zyrën e tij. Një ditë më parë veshja e tij ishte tepër zyrtare, kurse sot... Kati i parë i ndërtesës është një amulli e plotë. Aty ku më parë organizoheshin dasma apo dreka varrimi sot është planifikuar të bëhet salla qendrore e mbledhjeve të Këshillit Kombëtar. Në këtë sallë hëpërhë janë futur të gjitha mobiliet që vishnin dikur selinë e vjetër. Karriget, tavolinat, ekranet e Këshillit Kombëtar janë në këtë kat.

Makinat vazhdojnë të vijnë dhe hamejtë vazhdojnë punën me ngarkim-shkarkimin. Zhvendosja është në ditët e fundit të saj, për të mos thënë në ditën e fundit, ndërkohë që nga ana e kryetarit është dhënë urdhër që ky proces të mbarojë sa më shpejt Mobiliet e doktorit Pastruesja e PD-së, e punësuar në këtë parti që prej 23 vjetësh, shtyn duke ofsharë disa kolltukë në një si biçim magazine në katin e dytë të godinës. Shan nëpër dhëmbë hamejtë që janë kaq të pakujdesshëm dhe përplasin mobiliet që ajo vetë i ka pastruar

për kaq vjet. Janë kolltukët e zyrës së ish-kryetarit të PDsë, që janë zhvendosur nga godina e vjetër tek e reja. Kjo pasi zyra e kryetarit të ri është konceptuar krejt ndryshe nga ajo e doktor Berishës. Kolltukët e rëndë, disa në ngjyrë të zezë e disa ngjyrë mjalti, që qëndronin në zyrën e tij prej më shumë se 14 vjetësh, nuk janë preferuar të merren as nga doktori, i cili ka një zyrë në katin e 14-të në qendrën tregtare “COIN” pranë Pallatit të Kongreseve. Zyra e kryetarit të ri është lyer me të bardhë dhe poshtë e shtruar me një tapet me nuanca gri. Deri diku ngjan me zyrën e re të

Bashkisë, e mobiluar thjesht e në mënyrë moderne. Nëpër ambientet e PD-së duket edhe bashkëshortja e Bashës, Aurela, e cila me ç’duket kujdeset për dizajnin e zyrës së kryetarit. Burime në PD thanë se një zyrë i është ofruar dhe ish-kryetarit Berisha, të cilën e ka refuzuar për të qëndruar disa kohë në zyrën e tij te qendra tregtare “COIN”, ku pret edhe vizitat nga personalitete dhe bashkëpunëtorë të tij. Organizimi i ri Por jo gjithkush do të ketë zyrë në Partinë Demokratike. Përveç administratës, siç janë financat dhe logjistika, në


reportazh • E mërkurë 25 shtator 2013

»

09

i cili pret e përcjell hamejtë që zhveshin muret e selisë. Kjo seli ka funksionuar për më shumë se 22 vjet, që nga koha kur u zhvendosën nga Rruga e Durrësit. Në këtë seli organizoheshin protestat e opozitës gjatë viteve 1997-2005, në këtë seli priteshin rezultatet e votimit për zgjedhjet lokale dhe të përgjithshme gjatë kohës që PD-ja ishte në opozitë. Sot ka vetëm heshtje, që duket se nuk do të zgjasë shumë kohë. Nuk do të zgjasë për shumë kohë pasi në ambientet e saj shumë shpejt do të vendoset drejtoria e policisë bashkiake. Vendimi i qeverisë ia ka kaluar këtë godinë nën administrim Bashkisë së Tiranës. Gjithsesi, këto janë ditët e fundit të selisë së vjetër, e cila së shpejti do të popullohet nga të tjerë zyrtarë, këtë herë të shtetit.

Salla e konferencave të shtypit

selinë e SHQUP-it hëpërhë janë planifikuar të pajisen me zyrë krerët e lartë të PD-së, të cilët vazhdojnë të qëndrojnë në detyrë deri në zgjedhjet e ardhshme brenda kësaj partie. Pavarësisht se kanë dhënë dorëheqjen, zyrë në katin e dytë të ndërtesës do të ketë sekretari i përgjithshëm Ridvan Bode, i cili së bashku me nënkryetaren Topalli i kanë rralluar shumë vizitat. Të dy do të kenë nga një ambient për zyrë në katin e dytë, përgjatë korridorit që të çon në zyrën e kryetarit, megjithëse Topalli është shpërblyer me një zyrë në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Zyrë do të kenë dhe

Flamur Noka, sekretar organizativ, Gerti Bogdani, Oerd Bylykbashi, Glori Hysi. Edi Paloka, kryetari i komanduar i grupit, ende nuk është vendosur nëse do ketë ambient në PD. Pa zyrë me sa duket kanë mbetur edhe Astrit Patozi, i cili e ka refuzuar, dhe Sokol Olldashi, ish-ministër i Transporteve. Por sërish zyrat ende mbeten të përkohshme derisa të bëhen zgjedhjet e brenda partisë. Lufta e heshtur Megjithëse i heshtur, duket se ka njëfarë tensioni brenda Partisë Demokratike. Ata më të vjetrit s’e kanë përcjellë shumë mirë “uzurpi-

Salla e mbledhjeve të grupit parlamentar min” që i kanë bërë të rinjtë selisë së tyre. Nga ana tjetër, mendimi mes militantëve është ndryshe. Pavarësisht se ish-kryetari dhe ish-kryeministri Berisha dha dorëheqjen nga të gjitha funksionet, duke marrë mbi vete pjesën më të madhe të përgjegjësisë, sërish shigjetat e fajtorit janë drejtuar pikërisht mbi funksionarët e lartë të partisë, që kishin dhe postet kyçe në administratë. Ndoshta është

humbja e thellë në zonat e tyre, pse jo dhe arroganca e dikurshme, ajo që tashmë s’i lejon të vijnë lirshëm në Partinë Demokratike. Një kosto e madhe për një parti, pasi nuk do të jetë e largët dita kur turmat e militantëve të pushuar me ose pa shkak nga puna të mësyjnë në selinë e PD-së dhe të tregojnë me gisht fajtorin. Gjithsesi, ata që e konsideronin veten të pazëvendësueshëm në këtë

parti vazhdojnë të luftojnë, dhe pse në distancë dhe jashtë syve të publikut. Është kjo një tjetër arsye pse analiza dhe zgjedhjet brenda PD-së do të vonojnë dhe ca kohë derisa të gjendet momenti i përshtatshëm. Selia e vjetër polici bashkiake Te selia e vjetër lëvizjet janë rralluar shumë. Në derën e saj ka mbetur vetëm roja,

SHQUP-i një çështje e mbyllur E pra, duket se me gjithë kërcënimet e mazhorancës për rishikime vendimesh, SHQUP-i tashmë është një çështje e mbyllur. Ky me sa duket është një debat që nuk i intereson as mazhorancës, pavarësisht se vendimi u mor në ditët e fundit të qeverisjes “Berisha”. Ndoshta kjo ishte zgjidhja më e mirë, pavarësisht kërcënimeve dhe qejfmbetjeve të disa ish-ushtarakëve, votues tradicionalë të së majtës, të cilët vazhdojnë t’i mbeten besnikë kafesë së mëngjesit në ambientet e SHQUP-it, të patrazuar nga askush, pavarësisht nga ndonjë incident sporadik si ai i djeshmi. Dita-ditës selia e re e PD-së, të paktën nga brenda, po merr formën e saj. Nga jashtë do të ndërhyhet në një kohë tjetër, për t’i ndërruar atë formë ndërtimi, tipike e vendeve të regjimit komunist. Po për fasadën jashtme tashmë s’e ka mendjen askush. Vëmendja është përqendruar te vënia në funksion si seli dhe më pas tek analiza dhe zgjedhjet brenda PD-së. Por duhet thënë se godina relikte, e cila në të djathtë ka kishën katolike, ndërsa në të majtë ka filluar ndërtimi i xhamisë së re, ka më shumë jetë brenda saj. Askush nuk pengohet për të hyrë, madje në ambientet e jashtme të lokalit një kënd i improvizuar lojërash vazhdon të presë fëmijët, ndërsa gjyshërit e tyre janë të zhytur në muhabetet e politikës dhe shijimin e kafesë së mëngjesit.


10

« opinion

E mërkurë 25 shtator 2013 •

Bacë, a po bëhen hajnia dhe krimi standarde morale? Nga Behxhet Sh. SHALA

N

Ëndrrat e një dite vjeshte ë promovimin e një studimi për veprimtarinë ilegale të grupeve ekstremiste serbe në Kosovë nga autorja Fetnete Ramosaj morën pjesë kryesisht ata që kishin kontribuar për lirinë e Kosovës që nga përfundimi e Luftës së Dytë Botërore deri në këtë të fundit, e cila duket se ende nuk ka përfunduar. Kishte edhe të tillë që nuk kanë kontribuar fare, por pameritueshëm përfitojnë nga kjo liri. Spekulantë dhe dallaveraxhinj, me një fjalë, të cilët janë të respektuar nga mjedisi ku jetojnë dhe janë të shpërblyer nga pushteti dhe “shteti”. Me poste, ndere, favore materiale, përparime në karrierë dhe rehabilitime të pabesueshme. Të gjithë e kemi të qartë faktin se më nuk po bëhet luftë në kuptimin ushtarak, por luftë politike, psikologjike dhe ekonomike nga pozicionet e fortifikuara në Beograd dhe qendrat e aleatëve të Serbisë. Ne, si fitues të luftës, po prehemi të mbuluar me dafina (lule dhe jo vetëm lule) dhe po sillemi sikur e tërë bota po sillet rreth nesh dhe sikur ne jemi përcaktues të politikëbërjes dhe vendimmarrjes në nivel global. Nuk merremi ne me punë të vogla, siç është kjo e Kosovës! Pastaj, ne jemi optimistë të mëdhenj dhe ëndërrimtarë të pashoq. Të tillë na nxjerrin të gjitha anketat që dalin nga qendrat e mëdha hulumtuese, në bazë të të cilave pastaj krijohen opinione. Me t’u zgjuar nga gjumi, kush më herët e kush më vonë, mendja na shkon tek Obama, Merkel dhe vendimmarrës të tjerë të fuqishëm, të cilët dizajnojnë politika të mëdha, sepse ata fjalët e para që i thonë qenkan (sipas nesh): “Si e kemi Kosovën dhe si i kemi kosovarët?”. Mbase ky perceptim mund të jetë vazhdim i ëndrrës me sy mbyllur dhe të hapur e atyre që gjithmonë kanë jetuar nën hije duke mrizuar, pa bërë gjë për vendin e vet dhe popullin që i takon dhe i atyre që aksidentalisht apo si hajdutë janë bërë pjesë e pushtetit dhe të cilin duan ta mbajnë me çdo kusht. Qoftë edhe si zvarranikë. Të tillë e kanë edhe ëndrrën. Ajo zvarritet për aq kohë sa kanë nevojë për të. Ish-luftëtarja e UÇK-së Fetnete Ramosaj në mënyrë të përmbledhur paraqiti organizatat sekrete serbe që veprojnë në Kosovë edhe pas çlirimit, duke theksuar rrezikun që paraqesin edhe sot për vendin tonë dhe hapësirat ku jetojnë shqiptarët. Fetnetja e bëri punën e saj mrekullueshëm para lufte, gjatë luftës dhe po e bën edhe tani. Pa ndonjë zhurmë të madhe dhe pa qëllime përfitimi politik apo material, çka është e pakuptueshme dhe jonormale për ditët që po i mbijetojmë. Kjo ishte edhe arsyeja pse erdhi në këtë promovim edhe Adem Demaçi, siç e quajnë “patriotët”, dhe Baca Adem, siç e quajnë budallenjtë (idealistët). E tillë mbase ka mbetur edhe autorja e kësaj monografie apo regjistri të kriminelëve dhe organizatave kriminale serbe që kanë vepruar dhe veprojnë papengueshëm në Kosovë, Fenete Ramosaj. Në fakt, kam përshtypjen se promovimet e veprave të ndryshme më shumë po u përngjajnë mbledhjeve komemorative apo vizitave për kryeshëndoshje, sepse fliten vetëm fjalë të mira, si për një të vdekur, pavarësisht se mund të ketë qenë horr i llojit të vet gjatë jetës së tij. Të tillë jemi ne. Gjithmonë i kemi një ose disa fytyra rezervë. Na duhen pasi ta kemi konsumuar (mos të mos e themi pasi ta kemi shitur fytyrën me të cilën kemi lindur). Të rrallë janë ata që varrosen me fytyrën që ua ka falur Zoti. Mbase kushtet klimatike, kriza globale financiare ndikojnë në transformimin e fytyrës së njeriut. Edhe të pafytyrët vdesin me fytyrë, prandaj jam bërë shumë përzgjedhës kur vendosë të shkoj apo të mos shkoj në ndonjë promovim. Më mbetet shumë merak që kam munguar në dy promovime të dy autorëve të shquar të krijimtarisë shqiptare, kosovare dhe botërore. Të veprave “Nga sfida në sfidë” dhe “Në Europë apo në Europë?”. Nuk po i quaj thjesht libra, por vepra, duke ua ditur peshën e përmbajtjes, por dhe peshën e autorëve. Të parën e qëndisi gjenerali i patriotizmës politike, kombëtare, ekonomike kosovare, shqiptare. por dhe ndërkombëtare, njeriu pa të cilin politika e sotit në Kosovë nuk do të kishte kuptim e as sukseset e saj, njeriu falë të cilit na njohu Afrika, Azia, Amerika (e Veriut, Qendrore dhe e Jugut) dhe përfundimisht njeriu pa të cilin kryeministri ynë nuk do të ishte në gjendje të bëjë as hapin më të vogël në politikë e sidomos në ekonomi. Të mos e zgjasë shumë dhe të luaj me durimin tuaj duke mos e thënë emrin e këtij alkimisti modern. Fjala është për Behxhet Pacollin, të cilit kryeministri ynë, duke ia ditur vlerat dhe kontributin për çlirimin e Kosovës, e emëroi zëvendësin e tij të parë, duke ma dërguar mikun tim Hajrën në ligë të dytë, pasi e emëroi zëvendëskryeministër të dytë. Kjo ka qenë dhe mbetet

arsyeja kryesore për ftohjen e marrëdhënieve me kryeministrin Thaçi. Faktikisht jemi si në kohën e Luftës së Ftohtë. Në çdo çast mund të përfundojë ky armëpushim. Veprën e dytë e telejisi ishaktivisti politik para lufte, luftëtari i madh dhe trim, njëkohësisht komandant i zonës operative të Llapit, gjeneral pas përfundimit të luftës, i përndjekur dhe i dënuar, deputet i Kuvendit të Kosovës, kontribues në ndërtimin e paqes dhe luftimin e krimit të organizuar, zhvatjes, haraçit, analist i spikatur i çështjeve politike dhe ekonomike, koluminst i respektuar i medieve të shkruara të hapësirës shqiptare, i shquar për vetëmohim në dobi dhe shërbim të ish-luftëtarëve të tij, aktualisht nënkryetar i partisë në pushtet (PDK-së), si dhe faktor i pazëvendësueshëm në skenën politike kosovare dhe mbarëshqiptare. Sigurisht që në bazë të përshkrimit të pjesshëm nuk e keni vështirë ta qëlloni se e kam fjalën për Rustem Mustafën - Remin. Sinqerisht u kërkoj falje të dy gjigantëve të krijimtarisë sonë që nuk jam në gjendje t’ua përmend të gjitha atributet që i karakterizojnë dhe kontributin e dhënë si dhe atë që po e japin aktualisht. U mbetet brezave që vijnë pas t’i vlerësojnë këto dy figura madhore të kombit tonë dhe të njerëzimit, pasi Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës nuk ka bërë gjë në këtë drejtim. Haram u qoftë tagjia e Hashimit! Po çka foli Baca Adem në këtë promovim? Gjon Boriçi dhe Adem Demaçi ishin folësit që folën nga koka, duke mos lexuar shkrimet që i shkruajnë të tjerët. Si politikanët tanë të çnderuar. Ishin origjinalë. Në fakt, edhe të mençur. sepse fjalët ikën me erën dhe nuk lanë asgjë me shkrim, që pastaj mund të përdoret si rrethanë inkriminuese. Ishin që të dy në të njëjtat valë, që rrallë ndodhë kur folësit janë nga Shqipëria dhe Kosova. Baca Adem në pamje të jashtme dukej shumë mirë. Shumë normal. Edhe me folë kishte kondicion me ia kaluar edhe vet Fidel Kastros. U ndieva mirë kur Baca foli për kontributin e autores së librit. U ndieva se jam i vendit, pjesë e kësaj toke dhe një argat i vockël i këtij kontributi të madh. Pastaj u shkëputa nga realiteti dhe ndihesha si i huaj në vendin tim. Po çka tha Baca që me fjalën e tij më preu biletën për udhëtim së bashku me Zhyl Vernin? Baca Adem tha se Kosova ka nevojë për njerëz të mençur që e udhëheqin. Ka nevojë për arsim cilësor dhe kombëtar, i cili gjithmonë duhet të jetë në shërbim të kombit dhe shtetit, jo të prodhojë analfabetë me diploma. Më tej tha se Kosova ka nevojë për një shëndetësi profesionale dhe të ndershme, e cila kujdeset për shëndet të kombit dhe të shtetit. Për një ekonomi të zhvilluar dhe konkurrente, ku profesionalizmi dhe ndershmëria janë parakushte. Pa hajni, shanatzh, zhvatje dhe korrupsion. Pastaj Baca tha se duhet ta shkruajmë një histori kombëtare dhe shtetërore pa zbukurime, glorifikime, ku antivlerat bëhen vlera, ndërsa vlerat kombëtare mohohen skajshmërisht. Duhet të kemi një gazetari të pavarur dhe profesionale, e cila e krijon opinionin në shërbim të kombit dhe shtetit. Bujqësinë duhet ta zhvillojmë, sepse natyra na ka krijuar kushte. Gjithashtu edhe turizmin duhet ta bëjmë konkurrent me vendet që vjelin miliarda euro nga ky aktivitet. Duhet të hiqen të gjitha bllokadat e bashkëpunimit ekonomik, kulturor, arsimor, sportiv dhe politik me Shqipërinë. Në këtë kontekst e lëvdoj kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Diplomacia kosovare duhet të jetë në shërbim të kombit dhe t’i shërbejë shtetit. Kosova duhet të ketë një polici profesioniste, që e duan kombin duke i shërbyer atij e jo duke i mbrojtur të korruptuarit. Patjetër që duhet të kemi një ushtri kombëtare, e cila do të mbrojë shtetin nga rreziku eventual me një përcaktim të qartë kombëtar. Edhe një gjyqësor të pavarur, profesional dhe në shërbim të kombit. Duhet t’i ruajmë miqtë ndërkombëtarë që na ndihmuan, por duhet

ta ruajmë dhe mbrojmë dinjitetin kombëtar. Pastaj, duhet të bëhemi shtet dhe komb që do të jemi shembull për botën dhe të anëtarësohemi në të gjitha mekanizmat ndërkombëtarë. Partitë politike duhet t’i shërbejnë popullit dhe jo ta grabitin shtetin pa pushtet. Duhet t’i respektojmë të gjithë ata që në kohën kur atdheu kishte nevojë për sakrificën e tyre e derdhën gjakun duke e flijuar jetën e tyre. Ndërkaq tash, sipas Bacës, duhet një sakrificë shumë më e vogël, për të cilën nuk ka nevojë të derdhet gjaku. E ajo është se duhet ta lënë karrigen dhe t’i lëshojnë postet. Pikërisht këtu më plasi filmi! Sepse: - kokat më të mençura të kombit (akademikët e partive politike) çdo gjë bëjnë, veçse jo atë që e kërkon Baca Adem; - intelektualët me tituj shkencorë janë shndërruar në rrogëtarë dhe shërbyes civil të politikanëve të padijshëm, duke bashkëdyzuar servilizmin e tyre me arrogancën e injorantëve në politikë. Ka shumë pak përjashtime këtu. - Arsimin e kemi si në kohën e Konstatin Kristoforidhit për dallim që Kristoforidhi ka qenë kombëtar, ndërsa këta të sotit prodhojnë kuadro multietnikë dhe shkombëtarizues. Nuk ka vend në rruzullin tokësor se ka analfabetë me tituj shkencorë dhe akademikë siç ka në Kosovë. - Shëndetësinë e kemi siç e kemi. Duhet të ndiheni të lumtur, nëse në vend të zorrës qorre të mos ua heqin njërën veshkë një herë e pastaj të dytën në kontrollin e radhës. Pak kanë mbetur mjek, nxënës besnik të Hipokratit, prandaj duhet të ndryshojë teksti i betimit të mjekëve. Ndryshku moral e ka metastazuar shëndetësinë kosovare, prandaj është aventurë në këto rrethana të flitet për një shëndetësi kombëtare. - Ekonominë e kemi si në kohën e ilirëve. Tokat ose nuk i punojmë fare, ose i punojmë me teknologji antike. Kryesisht përdorim farën e huaj, prandaj edhe bereqetin e kemi të huaj. E blejmë me euro të thata. Ekonominë kombëtare e forcojmë duke blerë mallra të Serbisë, Maqedonisë, Turqisë, Rumanisë, Greqisë dhe vendeve tjera mike. - Është e vërtetë se nuk kemi polici kombëtare që i shërben kombit dhe shtetit, por pas ligjit për amnisti kjo mungesë do të eliminohet, duke integruar në të mbi 400 policë të Veriut, të cilët që 14 vjet i kanë shërbyer Serbisë dhe kombit të tyre. Do të ketë edhe ngritje profesionale, sepse nuk kanë lënë të zezë pa bërë në të gjitha profesionet. Edhe gjyqësori do të ketë të njëjtin fat. Këto gjykatat tona punojnë sipas standardeve ndërkombëtare, duke filluar nga Kushtetutka. Cik nuk guxojnë të bëjnë nga Brukseli. E kanë tejkaluar kombëtaren për t’i përmbushur standardet ndërkombëtare. - Historinë po na e shkruan sulltan Sulejmani. Puro kombëtare. - Partitë politike janë ekskluzivisht kombëtare dhe në shërbim të kombit. Dëshmi për këtë janë: lista e bashkuar serbe, iniciative qytetare serbe e Parteshit, lista e serbe e Ranillugut, drejtësia, qytetaria dhe demokracie serbe e Oliverit, patriotët serbë nga Kamenica, rojat e urës dhe banditët serbë të Ivanoviçit nga Mitrovica, vullnetarët Serbë nga Osojani dhe trashëgimtarët serbë të gjeneral Drazhës nga Gjilani, çetnikët e Nikoliçit nga Serbia dhe serbët e Asadit nga Siria, lista e shqiptarëve të bashkuar nga Kazakistani, shqiptarët e Erdoganit nga Kurdistani, azerët shqiptarë nga Lugina e Peshavarit, dega shqiptare e VMRO-së e Gostivarit, malësorët shqiptarë të Mileshit si dhe shqiptarët e vërtetë të Bangladeshit. Baca Adem, e di se ke njohuri për mjekësinë, sepse jeta të ka mësuar, por edhe vetë ke mësuar. Por një gjë duhet ta kesh të qartë: prapanica dhe karrigia janë si binjakët siamezë. Gjithmonë shkojnë bashkë dhe vullnetarisht nuk ndahen. Ndarja e binjakëve siamezë bëhet vetëm me një operacion të vështirë, me shumë dhimbje dhe rrezik të madh për jetën. Ndarja nga karrigia është edhe më e dhimbshme dhe në shumë raste përfundon me fatalitet për pronarin e prapanicës. Prandaj mos na ngushto aq tepër. Mos e lypë nga ne të pamundurën. Mos u prish me shokë, miq, dashamirë, që gjithmonë ta kanë dashur të mirën ty dhe kombit, të cilët edhe sot janë ulur në karrige vetëm për të mirën e kombit, duke bërë sakrificë sublime. Nuk është aspak e lehtë të ulesh në karrige për vite të tëra. Na duhet përkrahja jote. Si në ditët më të vështira. I dashuri Bacë, thashë më lartë se dukeshe mirë me shëndet. Mirëpo pas kërkesës sate, që e the në promovimin e librit të Fetnete Ramosaj për largimin vullnetar nga posti, seriozisht jam i brengosur për shëndetin tënd. Zoti të ndihmoftë, siç të ka ndihmuar gjatë gjithë kësaj kohe! Ti e fitove përjetësinë, kurse ne “horrat” karrigen dhe pasurinë. Në shërbim të kombit dhe atdheut!!


opinion • E mërkurë 25 shtator 2013

»

11

Depozita bankare dhe roli prej 3.3 % i prerjes emisionare Nga Elvis KOTINI

D

eficiti 3.1 % dhe suficiti 2.1 % fusin në ndërmjetësi agjencinë bankare. Kontrata e agjencisë është një status themelimi midis shumë aksionarëve ose një pronari tokash për të ndikuar në çmimin më të arsyeshëm në treg, ku futen para, çeqe emisionare, libra llogarish dhe bono privatizimi. Kjo agjenci, që njihet si bankë, përfaqëson të njëjtin agregat si aktorët e tjerë të tregut, duke përftuar deri në 1 % të vlerës së kapitalit në treg. Ky 1% emisionohet në dy aspekte: akumulimin e të gjitha depozitave nën tituj dhe komisionin respektiv të tyre nisur pikërisht nga shërbimi i njohjes së çekut. Komisioni bazë në bankat e kapitalit lidhet me kuotën prej 8%, si një rezolutat i saktë që buron nga njëvlerësimi matematik prej 2% të kostos së prodhimit në treg. Por nënçmimi i komisioneve bankare në vende të konsoliduara si Gjermania nuk kalon 3.2% risk dhe 2.4 % produkt. Sisteme të tilla janë perfekte në aksione dhe fiskun tregtar, duke i hapur rrugën ekonomisë kombëtare, që ngre lart rolin bankar dhe sistemin e kreditimit sipas modusit “shumicat aksionere” janë pasuria më e madhe monetare. Si hyjnë në treg bankat? 999.3 % çeku misionar, çka do të thotë se të gjitha monedhat që dalin nga bankat e kreditimit, kapitali dhe banka qendrore i referohen presjes prej 0.6 % monetare. Kjo i bën aksionet civile të vlefshme sipas një përqindje elementare që buron nga 20 % deficit. Monedhat emisionare ndër baka tatohen sipas kostos së prodhimit kombëtar bruto dhe i referohen agjentëve ekonomike në masën 3%. Këtu del edhe vlera më e saktë komisionare e mbajtjes së depozitave sipas interesit bazë që duhet të jetë 200% në treg. Duke bërë zbritje komisionare ndaj çdo depozite mujore, dilet në konkluzionin koncesionar për t’i hapur rrugë fuqisë së monedhës hyrëse në treg. Komisioni bankar nuk është thjesht një vlerë e logaritmit bazë, por kushtëzon të gjithë aktivitetin fiskal të shtetit, kompanisë tregtare apo bonos së thesarit bankar. Komisionet luhaten në treg sipas bankave dhe se bankat i përpunojnë këto komisione sipas interesit maksimal në vlerën prej 10 pikësh nga mazhoranat aksionare (4.1%). Këto mazhoranca nuk janë njëlloj në çdo bankë, por variojnë me humbje të kreditit të

vetë bankës nga 2.1 % deri 3.4 %, duke vendosur kështu çmimin e bonove i paraprihet edhe komisionit themeltar për çdo bankë. Mendohet se ideja e komisionit bankar është vlera e dividendit tregtar midis 40 klientëve më të mirë në treg. Këto janë politika financiare si vetë statusi i bankës dhe sidomos buletini informativ i kompanive që e subvencionojnë një bankë. Monedha llogaritet si njësi bazë e natyrës ekonomike dhe se bankat duhet të konsiderojnë entin rregullator si bazë të statusit të tyre juridik. Sasia monetare i përmbahet normës prej 8.1 % të kapitalit monetar dhe nën kushtin fizik ¾ e interesit ekonomik. Produktet dhe paratë janë kriteri më ligjvënës i një banke. Vlera e produktit në treg lidhet me 70% të dobisë marzhinale që ato përcjellin dhe se kjo vlerë e kapitalit shumëzohet nga bankat sipas 300% të miliardit në treg. Kjo përqindje varion nga 8.4% deri ne 5.2 %. Unë nuk bëj gjë tjetër në nënvlftësimin monetar sesa zhvendos kuotën “L” drejt koeficientit 0.5 cent. Unë mendoj se grosistët e Londrës janë një kooperativë e madhe labursitësh aty. 5.1 -5.2% janë kuotat e garancive bankare që nga pengjet (titujt) e deri tek hipotekat (qiratë), por që këto kritere garancish nuk ndikojnë në politikën më të mirë të zhvillimit financiar, që zyrtarisht njihet si qeveri. Unë i përmbahem mendimit se bankat janë interesi më konsumator më i shpejtë dhe më i rregullt në planin e inves-

timit. Kjo sigurisht që nuk varet nga politika e blerjes së borxhit apo fitimi marzhinal, por që elementi lidhet direkt me deficitin monetar, i cili ka për bazë bursën e aksioneve civile në treg të lirë dhe licensa publike [U]. Akumulimi i titujve të kreditit nuk mund të llogaritet një parajsë fiskale në vetvete, pasi kooperimi më i mirë lidhet me blerjen e çekut emisionar, d.m.th. paraja që blen para është investimi më i drejtë sipas famës së 2%. Produktet e tregtueshëm a janë më të vlefshëm sesa monedha fiskale? Deri në masën 40% produkti i tregtueshëm sjell fitimin prej 5%, por që llogaria lidhet me vlerën e kapitalit bazë dhe se elementi prek sferën e deficitit buxhetor të ndërmarrjes në masën 20%, d.m.th 0.5 % blihet 10 herë. Këtu futen përqindjet në treg, të cilat tregojnë për një treg sa vertikal, aq edhe horizontal duke përcaktuar agregatet reale në bursë, ku njerëzit “mbyten” nga shifrat e fryra të kapitalit mazhoritar. Ndërsa blerjet monetare janë linjë vertikale e produktit, kapitalizimet në treg përfaqësojnë çdo linjë të borxhit horizontal. Borxhi nuk është një dukuri e rregullt në vetvete, por përfaqëson linjën e kreditimit fiskal në vlerën 10.0 %, pra që nga çasti i kredisë bankat hyjnë në borxh me klientin duke llogaritur koston e investimit në masën e pasurisë literale në treg. Mirëpo borxhi kuotohet si vlerë garancie gjithashtu në masën 0.4 %, duke i bërë risqet tregtare një çështje te arsyeshëm ekonomike. Borxhi njihet ndryshe edhe si likuidim monetar, pra ndërrimi i mallit me mall ose pagesat alternative në detyrimet juridike-civile. Tregu ekonomik e njeh borxhin si dukuri financiare, dhe jo si një mjet të rrënimit social. Kjo është aq e vërtetë saqë 1/3 e borxhit ekonomik mbulohet më së miri nga shifrat e thesarit prej 5.4%. Në planin personal borxhi është i dënueshëm, por në kompanitë aksionere borxhi vlerësohet si aksion bazë. Kjo i bën borxhet para të vërteta dhe nën siguracione të volitshme ndërkombëtare. P.sh banka gjermane ka shtrirjen e tentakulave të saj në shumë vende të botës. Por që për prodhuesit aty, efekti do të thotë emision i rregullt kreditimi, plus paktin fiskal, borxhi i huaj e bën monedhën një shifër të besueshme në thesar. Kriteret e formimit në bilanc i referohen pozitës prej 0,4 % të pasivit dhe 3.8 % të aktivit, praktikisht një llogaritje që shkon përkatësisht nga 30 %-40% për të dy anët e bilancit.

Grupi parlamentar i “rahmetlive”

P

a u shtyrë me bërryla në radhë të gjata, të qetë dhe pa i vërejtur askush, do t’i hedhin “kokrrat” edhe në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit. Nuk ka ndodhur asnjëherë që të manipulojnë me vota apo të akuzohen për vjedhje industriale të tyre, të shtyhen për parti të ndryshme politike apo për të preferuarit e tyre politikë t’i drejtojnë edhe armët. Sa për rregullsinë e zgjedhjeve u japin leksion të gjallëve, prandaj, duke i marrë parasysh gjithë këto fakte të pamohueshme që 14 vjet pas përfundimit të luftës në vend, ku u organizuan shumë zgjedhje në nivel lokal dhe qendror, institucionet kompetente për organizimin e këtij procesi kanë vendosur që edhe këtë vit t’ua japin “mundësinë” dhjetëra mijë të vdekurve të votojnë në zgjedhjet lokale. Vlerësohet se janë rreth 40 mijë të vdekur në listat e votuesve për zgjedhjet e vitit 2013, të cilët nuk kanë mundur për vite të tëra t’i ndajë nga të gjallët Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Ministria e Punëve të Brendshme.

Nga Lavdim HAMIDI

Këta të fundit jo që nuk kanë mundur t’i pastrojnë listat e votuesve, por kështu u konvenon, sepse në emër të tyre do të votojnë të gjallët, nga të cilët do të zgjidhen shumë këshilltarë komunalë, apo edhe shumë deputetë në Kuvendin e Kosovës, në institucionin më të lartë legjislativ të vendit. Pastaj, këta të fundit me vota të vjedhura për katër vjetët e ardhshme do të vendosin për fatin e shtetit dhe qytetarëve, do të luftojnë korrupsionin, do ta integrojnë Kosovën në BE etj. Nga mospastrimi i emrave të personave të vdekur në listën votuese në vazhdimësi është krijuar hapësirë për manipulime në zgjedhje, duke u ndryshuar kështu rezultati në favor të partive të caktuara politike, të cilat kanë pasur kapacitet që t’i “bindin të vdekurit” të votojnë për kandidatët e tyre. Po të ishin pastruar listat e votuesve nga emrat e personave të vdekur, do të ishte një situatë shumë e favorshme për rregullsinë e procesit zgjedhor, për zgjedhjet e ardhshme nacionale që do mbahen në vitin 2014, nga të cilat do të dalë parlamenti dhe qeveria e re e Kosovës. Megjithatë, problemi me zgjedhjet e ardhshme lokale e par-

lamentare nuk është se figurojnë në listat e votuesve vetëm shqiptarët që kanë vdekur, mirëpo një numër i madh i “votuesve potencialë“ pritet të vijë edhe nga Serbia, pasi askush nuk është marrë seriozisht me pastrimin e listave të votuesve në shtetin fqinj. Madje, nga Serbia mund të vijnë edhe më shumë vota nga personat e vdekur, pasi që kontrolli i mbushjes së kutive të votimeve nga monitoruesit ndërkombëtarë e vendorë do të jetë minimal. Dhe në emër të vdekurve të gjallët do të mund të votojnë më shumë se një herë dhe kështu kutitë do të mbushen plot me vota, që më pas do të konvertohen në mandate në kuvendet lokale e qendrore. Pa i përfshirë këtu edhe serbët e vdekur që gjenden në listat e votuesve për votime në Serbi, të cilët ende nuk dihet afërsisht se sa janë, vetëm në Kosovë me manipulimin e 40 mijë votave të personave të vdekur në listat e votuesve, do të mund të krijohet një grup parlamentar në legjislativin e ardhshëm të vendit, të cilët madje do të mund të identifikohen me emrin “grupi parlamentar i rahmetlive”.


12

« gossip

J-Lo s’ka mendje për martesë Këngëtarja dhe aktorja Jennifer Lopez nuk ka ndërmend të martohet. Tashmë disa muajsh, që kur e nisi historinë e dashurisë me Casper Smart, Jennifer Lopez e ka gjetur veten gati çdo ditë nëpër kopertina gazetash, faqesh interneti dhe rrjete sociale. E lodhur nga kjo gjendje, ajo ka vendosur të sqarojë njëherë e mirë këtë situatë. “Të gjitha shkrimet që shkruhen për mua rreth martesës janë gënjeshtra. Mos u mashtroni nga unaza që mbaj në gisht”. “Jo që nuk jam martuar por as që e kam ndërmend ta bëjë një veprim të këtillë. Jam mirë në këtë gjendje në të cilën jam dhe kështu edhe do të vazhdojë në të ardhmen, pra jemi mirë kështu dhe kryesorja është që e duam njëri-tjetrin”, tha ajo.

Belen Rodriguez në zi, vetëm 24 orë pas martese Pas martesës me balerinin Stefano de Martino, showgirli argjentinase Belen Rodriguez tashmë është në zi, pas vdekjes së gjyshit të saj në moshën 74-vjeçare. “Faleminderit që më mësuat të jetoj këtë jetë dhe të luftoj për gjithçka që doja. Ti dhe gjyshja më mësuat dashurinë dhe sot jam e lumtur nga gjithë këshillat dhe mësimet tuaja. Do jesh gjithnjë me mua, nuk të shoh ende, por të ndiej në ajër. Të dua shumë dhe një ditë do të jemi të gjithë bashkë. E jotja, Belen”. Me këto fjalë të publikuara në Instagram, Belen Rodriguez e ka ndarë këtë lajm të hidhur me të gjithë fansat e saj.

David dhe Victoria makina sportive dhuratë për nënat e tyre David dhe Victoria Beckham duket se kanë falenderuar nënat e tyre të cilat gjithmonë i kanë ndihmuar me kujdesjen e fëmijëve të tyre. Dyshja e famshme e Holliwodit raportohet se kanë zgjedhur si dhuratë për nënat e tyre Jackie Adams dhe Sandra Beckham, nga një veturë sportive që kapin vlerën e 50 mijë funteve, në shenjë falenderimi për durimin që ato tregojnë gjatë kohës kur kujdesen për fëmijët e tyre, kur çifti holliwudian janë në udhëtime zyrtare. ”David dhe Victoria nuk shpenzojnë kot pa lidhje sepse ua dinë mirë vlerën të hollave, por kur bëhet fjalë për njerëzit e tyre më të dashur, për ta asgjë nuk ka çmim. Ata këto ditë i kanë dhuruar nënave të tyre nga një veturë sportive, për t’i falënderuar për kujdesin që ato tregojnë ndaj nipave dhe mbesës”, ka deklaruar një burim i afërt i çiftit.

E mërkurë 25 shtator 2013 •

Gjërat që s’duhet t’ia thoni

A

mësia është një moment shumë i veçantë dhe emotiv të cilin gratë e përjetojnë shumë ndryshe. Përshtatja në mënyrën e re të jetesës, frika nga e panjohura dhe shumë ndryshime emocionale të nxitura nga puna e hormoneve, janë vetëm disa nga gjërat për shkak të të cilave nënat e reja janë shumë të ndishme dhe të frikuara. Nëse planifikoni që së shpejti të vizitoni ndonjë miken tuaj apo familjre e cila së fundmi është bërë nënë, këto janë 10 fjalitë që nuk guxoni t’i shqiptoni pasi mund t’i lëndoni ndjenjat e saj. “Nuk i jep gji. Nuk më besohet se nuk i jep gji!” • “Nuk ka nevojë t’i japësh ushqim bebes sa herë që qanë. Ashtu do ta lazdrosh” • “Kur planifikon të kthehesh në punë?” • “Akoma je e lodhur? Prit do të shohësh në muajt në vazhdim, as nuk do të bësh gjumë bilës!” • “Bebaja ime pothuajse asnjëherë nuk qanë!” • “Kur planifikoni fëmijë tjetër?” • “A arrite që të dobësohesh?” • “Kjo nuk është asgjë. Kur të lindësh fëmijën e dytë do të shohësh çfarë janë obligime!” • “Kur je vet në shtëpi, çfarë bën tërë ditën?” • “Uuuu sa qenka i trashë, me çfarë e ushqen?” apo “Sa qenka i dobët, a e ushqen me diçka?

D Yjet e “Victoria’s Secret” “Victoria’s Secret” shfaqi me krenari imazhet e anës së saj më të bukur, e “ëngjëjve” më të njohur me linjën e re të të brendshmeve të kompanisë së mirënjohur së modës. Emra të mëdhenj si Candice Swanapoel, Adriana Lima apo Behati Prinsloo treguan edhe një herë më shumë të gjithë hiret e tyre, në pozat e jashtëzakonshme të publikuara prej tyre. 24-vjeçarja Swanapoel, një supermodele që prej tre vitesh, është pa dyshim edhe imazhi kryesor i “VS”, ndërsa është e vetmja vajzë që nuk ka munguar në asnjë prej fushatave të fundit publicitare të kryer prej shtëpisë së modës.

një nëne të re

oni të ndiheni sa më afër qiellit? Harrojini grataçelat njujorkeze apo ato në superfuqitë aziatike. Më i rekomanduar është tempulli Wat Arun. Ai ndodhet në Tajlandë dhe emri i tij i përkthyer do të thotë “Tempulli i Agimit”. I lartë 82 metra, ai do t’ju bëjë të ndiheni në qiell. Por për ta vizituar duhet të prisni të paktën tre vjet, pasi objekti i kultit do të mbyllet për mirëmbajtje dhe restaurim.

Tempulli që prek qiellin


gossip • E mërkurë 25 shtator 2013

»

13

Cristiano

Ronaldo Michael

Douglas

bën thirrje për të parë djalin në burg

Në ndarjen e çmimeve “Emmy”, aktori i famshëm Michael Douglas dërgoi një apel deri tek pushteti që t’i lejohet të vizitojë djalin e tij, i cili është në burg për shkak të trafikimit me drogë. Pasi testi për drogë ka dalë pozitiv, Cameron Douglas, nga burgu i “thjeshtë” është dërguar në burg të vetmisë, ku nuk ka të drejtë për vizita, e pikërisht për këtë babai i tij aktori Douglas, gjatë fjalimit të tij në ndarjen e çmimeve “Emmy” ka shtuar: “Më lejoni ta shoh!” Ndryshe, Cameron ka përfunduar në burg në vitin 2010 për shkak të trafikimit me drogë, ndërsa dënimi i tij 5 vjeçar ka qenë i dyfishuar për shkak të disa problemeve që i ka bërë në burg. Njëherësh, para disa muajve ai nuk e ka kaluar testin për drogë në burg dhe për këtë shkak tani është i burgosur në vetmi dhe plot dy vite nuk ka të drejtë për vizita, që donë të thotë se babai i tij nuk do të ketë mundësi ta shoh deri në vitin 2015, ndërsa Cameron do të jetë i burgosur të paktën deri në vitin 2018. Në kuadër të fjalimit të tij, Douglas i është falënderuar edhe bashkëshortes së tij Catherine Zeta-Jones edhe pse sipas informacioneve të fundit në media, këta të dy së shpejti do të duhet të divorcohen.

i blen vetes një Ferrari

Tamara Ecclestone dëshiron të lindë vajzë Tamara Ecclestone që dje bëri të ditur se është shtatzënë është duke shpresuar që bebja të jetë vajzë. Bukuroshja 29 vjeçare është e lumtur që po pret fëmijë me burrin e saj Jay Rutland- me të cilin u martua në qershor pas katër muaj lidhje- por ajo nuk ka fshehur dëshirën e saj që fëmija të jetë vajzë sepse ajo dëshiron që vajza e saj të luaj me vajzën e motrës, Lavinia Stunt. “Shpresoj që të jetë vajzë. Dëshiroja të jetë djalë, por tani Petra ka vajzë dhe e ndjej se vajzat tona mund të jenë si motra”, ka thënë Tamara për revistën “Hello”.

C

ristiano Ronaldo është parë me një Ferrari të ri në rrugët e Madridit, një model ekskluziv që sipas mundodeportivo.com e ka blerë 1.3 milionë euro për të festuar rinovimin me Realin deri në vitin 2018. Mendohet se makina me ngjyrë blu është blerë në një koncesionar të markës italiane në Portugali. Me këtë blerje të re, parkingu i yllit të madrilenëve arrin një vlerë prej 6 milionë eurosh. Ai zotëron 20 makina luksoze, ku spikasin një Bugatti Veyron, një Koeningsegg CCX, një Lamborghini Aventator, një McLaren MP4-12C, një Bentley, një Porsche apo një Maserati. Vetëm në një sezon Cristiano Ronaldo fiton 17 milionë euro nga kontrata, pa futur në llogari të ardhurat nga të drejtat e imazhit dhe reklamat.

Rita dhuron shishen e shampanjës 400 usd

Swift e fokusuar në aktrim Taylor Swift planifikon të bëjë pushim nga muzika për t’u shndërruar në yll filmash. Këngëtarja, e cila provoi të aktrojë në seriale televizive si “CSI”, “New Girl” dhe në filmin “Valentine’s Day”, është duke u bërë gati për të marrë role më serioze. Burime të afërta me të thonë se menaxhmenti i Taylor është mbushur me oferta, përfshirë ato për ribërjen e filmave klasikë si “Gone with the Wind”, “Pretty Woman”, dhe një ribërje tjetër e “A Star Is Born”.

Është pjesë e traditës që kur shkon si e ftuar në shtëpinë e dikujt dërgon atje një dhuratë. Edhe Rita Ora e ka bërë diçka të tillë ditën e djeshme në një festë të organizuar në shtëpi nga miqtë e saj. E shoqëruar nga partneri i saj Calvin Harris i cili u shfaq me një shishe shampanje në dorë, Rita gjithashtu është fotografuar me një shishe shampanje 400 dollarëshe në dorë. E veshur me një fustan në ngjyrë rozë të lehtë Rita është dukur mjaft elegante. Calvin dhe bukuroshja kosovare duket se janë bërë të pandashëm pasi së fundmi ata shfaqen vetëm në prani të njëri-tjetrit në vende të ndryshme.


14

« BOTA

B

esimi është një monedhë e shtrenjtë në kohë të vështira. Angela Merkeli e gëzon këtë besim te zgjedhësit. Por një besim kaq të thellë nuk e kish pritur askush. Volker Wagener komenton: Vetëm eksperimente jo. Aq më pak në krizë. Kur kështu mendojnë shumë vetë dhe kur veprojnë në përputhje me këtë në kabinën e votimit, atëherë fitorja kthehet në triumf. Gati tetë për qind rritje për CDU-në dhe Angela Merkelin, FDP-ja si partner koalicioni e copëtuar, E Majta dhe Të Gjelbrit me humbje. Kjo është plaçka politike e Angela Merkelit mbrëmjen e 22 shtatorit. Çfarë aftësish ka ajo, çfarë është në gjendje të bëjë, që nuk e bën dot konkurrenca politike? Shumicë absolute në votime deri tani ka arritur vetëm Konrad Adenaueri (CDU) në vitin 1957. CDU-ja e Merkelit do ta kishte arritur këtë për pak. Por është më mirë për Merkelin që nuk e arriti, sepse një shumicë e vogël do të kishte sjellë pasoja paradoksale. Në radhët e partive unioniste janë të paktën dy kritikë këmbëngulës të europolitikës së Merkelit. Fitoren madhështore ata do ta kishin kthyer në një periudhë katërvjeçare pasigurie. Kështu që tani, me koalicionin me socialdemokratët, Merkeli do të bëjnë të heshtin edhe kundërshtarët e fundit në radhët e saj. Të paktën ky kostelacion mbetet më i mundshmi. Me një shumicë prej dy të tretash në Parlament, Merkeli mund të verë shumë gjëra në lëvizje. Kjo është mirë për të zbatuar reformat dhe keq për demokracinë. Sepse opozita në Bundestag reduktohet në dy parti me tetë përqind (E Majta dhe Të Gjelbrit). Periudha në post e Merkelit ka kohë që është kthyer në një epokë. Çështja që shtrohet është: a do të bëhet SPD-ja pjesë e kësaj epoke dhe nëse po, me ç’rol? Nga periudha në koalicion qeveritar, si partneri më i vogël, në vitet 2005-2009 socialdemokratët nxorrën mësimin se një bashkëpunim i suksesshëm dhe pa fërkime si numri dy nuk ia vlen. Katër vjet dominim i Merkelit në kabinet i solli SPD-së në vitin 2009 rezultatin më të keq zgjedhor në historinë e saj. Dhe në këto zgjedhje, ku rezultati socialdemokrat është vetëm 2,5 përqind më i lartë se ai i vitit 2009, SPD arriti rezultatin e dytë më të keq në histori. Prandaj SPD-ja do të bënte mirë të mos hynte në koalicionin e madh. Por askush më pak se ish-kryetari i SPD-së dhe strategu i fushatës elektorale, Franz Müntefehring, ka paraiqitur kundërargumentin më të fuqishëm për qëndrimin në opozitë. “Ndenjia në opozitë është budallallëk!” ishte kredoja e tij. SPD-ja me sa duket do të vendosë të hyjë në koalicion dhe do të përpiqet ta shesë lëkurën shtrenjtë. Urime e përgëzime Presidenti francez François Hollande ishte një nga udhëheqësit e parë të huaj që e përgëzoi zonjën Merkel, madje ndryshe nga të tjerët me telefon. Në bisedë ata ranë dakord që të “vazhdojnë të bashkëpunojnë ngushtësisht për të përmbushur sfidat e projektit evropian”, u tha nga Pallati Elize. Merkel dhe Hollande duan gjithashtu “të punojnë me zell për afrimin ndërmjet Francës dhe Gjermanisë”. Këto përpjekje konstante për afrim janë të domosdoshme, sepse Merkel dhe Hollande janë mjaft larg njëri-tjetrit në çështjet e politikës ekonomike dhe asaj evropiane. Hollande e ftoi Merkel në Paris, sapo të krijohet qeveria e re gjermane. Pas pas tij erdhën urimet e Kry-

E mërkurë 25 shtator 2013 •

GJERMANIA

Besimi, “pasuria” e madhe e Angelës

eministrit britanik David Cameron. Cameron tha përmes twitter, se është i kënaqur që do të vazhdojë të punojë ngushtë me Merkelin. Në Bruksel thuhet prej disa kohësh se Merkeli dhe Cameron qëndrojnë politikisht më afër se Merkeli me Hollande, por nuk mund ta thotë kaq qartë këtë. Presidenti italian Enrico Letta e quajti fitorjen e Merkelit “brilante”. Letta tha se është “mirë për Bashkimin Evropian që Alternativa euro-kritike

për Gjermaninë (AfD) nuk arriti të hynte në Bundestag. Nëse AfD do të hynte në Parlamentm, kjo do t’i vështirësonte vërtet koncesionet gjermane ndaj Italisë në krizë. Presidenti i Këshillit të BE-së Herman Van Rompuy uroi gjithashtu duke shkruar. “Unë jam i sigurt se Republika Federale e Gjermanisë dhe qeveria e saj e re do të mbeten të angazhuara për të kontribuar në ndërtimin e një Evrope të qetë dhe ekonomikisht të

Vetëm eksperimente jo. Aq më pak në krizë. Kur kështu mendojnë shumë vetë dhe kur veprojnë në përputhje me këtë në kabinën e votimit, atëherë fitorja kthehet në triumf. Gati tetë për qind rritje për CDU-në dhe Angela Merkelin, FDP-ja si partner koalicioni e copëtuar, E Majta dhe Të Gjelbrit me humbje. Kjo është plaçka politike e Angela Merkelit suksesshëm që u shërben të gjithë qytetarëve” Martin Schulz, Presidenti i Parlamentit Evropian, shkruan në letrën e tij të urimit: “E gjithë BE-ja pret me interes të madh formimin e qeverisë së ardhshme. Si dhe në zgjedhjet e tjera, për shembull në Francë, Itali dhe Greqi, mund të shohim se kemi të bëjmë gjithnjë e më tepër me një politikë evropiane të brendshme dhe një sfere publike evropiane”. Schulz kërkoi që qeveria e re federale dhe Parlamenti Evropian të bëjnë diçka së bashku, veçanërisht kundër shkallës së lartë të papunësisë së të rinjve në Evropë dhe për “plotësimin e konsolidimit buxhetor me impulse rritjeje”. Në këtë pikë, socialdemokrati Schulz nuk e mohon origjinën e tij partiake. “Politika e Rritjes” e kuptuar në formën e programeve stimuluese nga qeveria, është kërkesë e e përsëritur e socialistëve në Parlamentin Evropian dhe e shumë qeverive evropiane, por Angela Merkel refuzon atë gjithmonë. Grupi parlamentar socialist në Parlamentin Evropian, u përpoq madje të ndërhyjë drejtpërdrejtë në bisedimet për koalicion në Berlin. Kreu i grupit parlamentar Hannes Svoboda nga Austria u rekomandoi socialdemokratëve në Gjermani “ta pranojnë mandatin e votuesve dhe të marrin përgjegjësi në një koalicion të madh. Gjermania ka nevojë urgjente për ndikimin socialdemokratik në qeveri që të zbatojë reformat progresive në Evropë dhe për të arritur drejtësi më të madhe sociale në Gjermani” mendon Svoboda. Eurodeputeti i SPD-së Jo Leinen është i shqetësuar në lidhje me rezulatet e mira të Alternativës për Gjermaninë, e cila refuzon kursin e shpëtimit të euros dhe do të kthehen monedhat kombëtare. Jo Leinen kritikoi se politikën evropiane nuk qe e spikatur gjatë fushatës zgjedhore dhe kjo tani po hakmerret. Kurse eurodeputeti i pavarur Hans-Peter Martin nga Austria gëzohet për rezultatin e mirë të partisë AfD: “Me AfD tani edhe në shtetetin më të rëndësishëm anëtar të BE-së ka një forcë të konsiderueshme kritike ndaj BE-së”. Ai tha se dhe pse nuk është gjithmonë dakord me qëndrimet e AfD, mendon se është e rëndësishme që politika në

Gjermani tani do të merret më shumë me rezistencën kundër politikës së deritanishme të shpëtimit të euros. Dyzim “Një triumf për mbretëreshën e rreptësisë”, kryetitullon gazeta athinase “Ta Nea” të hënën: Në faqen kryesore një fotomontazh me Angela Merkelin me kurorë të ulur fronin e artë duke qeshur e lumtur. Ndërsa gazeta konservatore “Eleftheros Typos” shkruan “për një triumf” të Merkelit dhe markës gjermane”. Kjo e fundit nënkupton suksesin e papritur të partisë “Alternativa për Gjermaninë”, e cila u deklarua kundër eruos. Analistët politikë grekë gjykojnë se në Berlin do të krijohet “një koalicion i madh” mes CDU-së kristiandemokratëve dhe Partisë Socialdemokrate, (SPD). Analisti Giorgos Tzogopoulos nga ELIAMEP mendon se nuk pritet ndonjë ndryshim kursi edhe në një rast të tillë. Megjithatë, një pjesëmarrje e socialdemokratëve në koalicion do t’i jepte politikës evropiane një drejtim më pozitiv, beson Tzogopoulos. Nga ana tjetër analisti grek i sheh me skepticizëm shanset për një program të rimëkëmbjes ekonomike për Greqinë dhe Evropën jugore, program për të cilin kanë bërë fjalë politikanë drejtues socialdemokratë. Ky diskutim tërheq vëmendjen e medieve, por pas tij fshihet pak substancë. Ndërkohë që në Greqi nuk ka ndonjë gëzim të madh për suksesin e Merkelit, në sondazhet polake, Merkeli është politikanja e huaj më popullore. Në përkim me këtë preferencë, ishin edhe titujt e gazetave polake. “Merkel e pakonkurrueshme”, “Merkeli shtrysh konkurrentët”, “Gruaja më e rëndësishme e botës”. Kryeministri konservatoro-liberal, Donald Tusk u shpreh pas fitores së Merkelit, ai është i gëzuar që ai do të vazhdojë të bashkëpunojë me “partnerin më të besueshëm”. Publicisti Piotr Buras në Këshillin Europian për Marrëdhëniet Ndërkombëtare shprehet se për Poloninë janë mjaft interesante marrëdhëniet ekonomike me Gjermaninë. Sepse nga ekonomia gjermane varet si ekonomia polake, por edhe shpëtimi i eurozonës. Po qe se reformat do të kenë sukses, atëherë edhe Varshava do ta ketë më të lehtë futjen në eurozonë. Ndryshe nga Greqia dhe Polonia, në opinionin publik turk, diskutohet më pak për politikën dhe ekonominë, por për rolin e gjermano-turqve në Gjermani. Ministri turk për BE-së, Egemen Bagis, twiterte pas bërjes publike të fitores së Merkelit: “Zgjedhjet që zhvillohen sot në Gjermani, paraqesin një shans për motrat dhe vëllezërit tanë, të forcojnë pozicionin e tyre në Gjermani.” Pas zgjedhjeve, agjencia turke Cihan dhe gazeta Hürriyet japin lajmin. “11 deputetë me origjinë turke futen në parlamentin gjerman”. Por Turqia nuk pret shumë nga një mandat i ri i Merkelit, thotë Emre Gönen, politolog nga Instituti evropian i Universitit të Stambollit, Bilgi. “Kjo lidhet me atë që Turqia nuk pret ndonjë ndryshim nën udhëheqjen e Merkelit”. Kancelarja gjermane nuk ka për ta ndryshuar qëndrimin e saj refuzues për një anëtarësim të plotë të Turqisë në BE.


BOTA • E mërkurë 25 shtator 2013

K

y është një moment i vështirë për vendin tonë”. Ish-kryeministri i Kenias, Raila Odinga shqipton atë që mendojnë shumë vetë: atentati i grupit terrorist islamik në kryeqytetin Nairobi e vë sërish në provë Kenian. Që prej së shtunës në mesditë atentatori vazhdon të rrijë i fshehur me pengje. Me 62 të vrarë, atentati është më i përgjakshmi atentat islamik që ka përjetuar vendi në 15 vitet e fundit. Kur në vitin 1998 shpërthyen bomba në ambasadën e SHBA, jetën e humbën 200 vetë. Në Somali, islamistëve iu desh të pranojnë disfata muajt e fundit. Prej shtatorit 2012, me Hasan Sheikh Mohamudin Somalia ka një president të zgjedhur - një rreze shprese pas dy dekadave shpërbërje të shtetit. Dhe një aksion ushtarak i shteteve afrikane arriti që t’i dëbonte milicët Al Schabab nga qytetet me rëndësi strategjike Mogadishu dhe Kismayo. Që prej tetorit 2011 në luftë marrin pjesë edhe 4.600 ushtarë kenianë. Që prej atëherë ka pasur dyzina atentatesh të vogla. Por tani kërcënimi merr një dimension të ri. Edhe nëse misioni i Bashkimi Afrikan në Somali (AMISOM) ka shënuar suksese - luftën kundër terrorizmit ata në asnjë mënyrë nuk e kanë fituar, supozojnë ekspertët. “Vetëm në qytete kanë humbur terren islamistët”, thotë Emmanuel Kisiangani, nga Instituti për Studimet e Sigurisë në Nairobi. “Në Somalinë e Jugut ata vazhdojnë të mbajnë të pushtuar një territor të gjerë. Dhe vazhdojnë të ruajnë aftësinë për të shkaktuar dëm”. Që milicët Al-Schabaab e marrin kaq hapur përgjegjësinë për atentatin në Kenia është një shenjë e qartë për këtë. Për Kisinganin ishte e qartë: AlSchabaab donte të tregonte me atentatin se kjo organizatë duhet llogaritur ende. Këtë e tregon edhe objektivi i sulmit, një qendër tregtare në Perëndimin më të pasur të vendit, vend i rrahur nga turistët dhe bashkëpunëtorë të organizatave ndërkombëtare. Një vend që tërheq vëmendjen ndërkombëtare. Momentin islamistët e zgjodhën shumë mirë, thotë një bashkëpunëtor i një fondacioni gjerman në Nairobi: e gjithë vëmendja në atë ishte e përqendruar te procesi gjyqësor në Gjykatën Penale Ndërkombëtare në Hagë kundër zëvendëspresidentit të Kenias, William Ruto. Në lidhje me përleshjet pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2007 në Kieni, Ruton e akuzojnë për krime kundër njerëzimit. Që Kenia do t’i dëgjojë kërkesat e xhihadistëve dhe do t’i tërheqë nga Somalia trupat e saj, këtë eksperti i sigurisë, Kisiangani e konsideron jorealiste. Në fund të fundit, Kenia vendosë të marrë pjesë në misionin ushtarak pikërisht si pasojë e sulmeve islamike. Edhe sikur të duan kenianët t’i tërheqin trupat, për këtë tashmë është vonë. Schabaabët tashmë e kanë përcaktuar Kenian si armik të rëndësishëm. Veç kësaj, në Somalia kenianët nevojiten për të stabilizuar vendin. Lirimi Në portën perëndimore të qendrës tregtare në kryeqytetin e Kenias, Nairobi, ka pasur shpërthime dhe tym, që janë shkaktuar prej ekstremistëve, komunikoi ministri i Brendshëm Ole Lenku. Megjithatë, sipas tij, zjarri do të shuhet shpejt. Luftëtarët e milicëve somalezë Al-Shabaab të shtunën (21-09.2013) sulmuan qendrën tregtare në Mairobi duke vrarë të pak-

tën 69 vetë dhe duke mbajtur shumë të tjerë peng. Mëngjesin e së hënës, herët nga qendra tregtare e Nairobit u dëgjuan sërish të shtëna. Mesa duket kemi të bëjmë me një sulm tjetër të esktremistëve, të cilët i kanë mbledhur klientët dhe punonjësit në katin e sipërm. Zëdhënësi i ushtrisë keniane, Cyrus Oguna njoftoi gadishmërinë e ushtrisë. “Ne presim që kjo situatë të mbarojë sa më parë. Unë nuk mund të them saktësisht se kur, por gjithçka do të marrë fund shumë shpejt. “Ndërhyrja duhej të përfundonte me sa më pak gjakderdhje. Ne i kemi pothuajse të gjitha ndërtesat nën kontrollin tonë. Katër ushtarë janë plagosur lehtë dhe janë shtruar në spital”. Sulmuesit nuk kanë pranuar të negociojnë. Rreth 15 burra dhe gra të armatosur rëndë pushtuan qendrën të shtunën. Ata qëlluan dhe hodhën granata. Konsumatorët vrapuan në panik përmes një supermarketi në katin e parë. Shumë prej tyre u goditën nga plumbat. Qeveria keniane njoftoi se 69 njerëz u vranë dhe më shumë se 170 u plagosën. Përgjegjësinë e sulmit e mori përsipër milicia Shabaab nga Somalia. Ajo thotë se ka ndërmarrë një luftë shpaguese. Dy vjet më parë, trupat keniane pushtuan vendin fqinj për të mbështetur qeverinë e Somalisë në luftën kundër islamistëve. Gjatë muajve të fundit, islamistët kanë kryer disa sulme në Kenia. Atentatorët vetvrasës kanë hedhur veten në erë në stacione autobusësh apo nëpër kisha. Autoritetet keniane kanë kontakte me individë që kanë lidhje me milicinë Al-Shabaab. Por me sa duket këtë herë sulmi ka qenë i përgatitur prej një kohë të gjatë. Presidenti i Kenias Uhuru Kenyatta bëri thirrje që tani më shumë se kurrë duhet vazhduar lufta kundër islamistëve: “Ne u kemi mbijetuar edhe më përpara sulmeve terroriste, i kemi goditur ata brenda dhe jashtë vendit. Ne do ta mbrojmë përsëri veten. Terrorizmi është filozofia e frikacakëve”. Sipas raporteve të medies, mes terroristëve janë edhe dy amerikanë. FBI-ja ka nisur hetimet lidhur me këtë. Presidenti amerikan Barak Obama premtoi mbështetje për hetimin e sulmit. Interpoli gjithashtu ka kërkuar të ndihmojë. Presidenti Kenyatta tha se ai do t’i pranojë ofertat: “Kjo nuk është një luftë keniane, është një luftë ndërkombëtare. Ne duhet të punojmë së bashku për t’i shkatërruar terroristët”. Ushtria e Kenias thotë se po i jep fund operacioneve, ndërsa policia i bëri thirrje njerëzve të mos ja venë veshin asaj që e cilësuan “propagandë” të grupit Shabab. Më parë, zyrtarët kenianë thanë se ushtria kishte marrë nën kontroll qendrën tregtare në Nairobi, e cila ishte rrethuar nga terroristët islamikë, dhe se të gjitha pengjet ishin liruar. Dje në orët e para të mëngjesit u dëgjuan të shtëna të reja, të cilat u pasuan me të shtëna të tjera tri orë më pas. Militantët e grupit militant somalez al-Shabab morën përgjegjësinë për sulmin ndaj qendrës tregtare të shtunën. Ata vranë të paktën 62 vetë gjatë rrethimit disa ditor të kësaj qendre tregtare. Zyrtarët në Kenia thanë se ata besojnë se ne mesin e personave të armatosur kishte luftëtarë nga disa vende të botës. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Ben Rhodes, tha se Shtetet e Bashkuara prej kohësh kanë qenë të shqetësuara në lidhje me përpjekjet e organizatës Al-Shabab për të rekrutuar shtetas amerikanë në Somali, dhe se qeveria amerikane është duke shqyrtuar njoftimet se disa amerikanë ishin të përfshirë në rrethimin e qendrës tregtare.

»

15

KENIA, islamistët tregojnë forcën

Në Somali, islamistëve iu desh të pranojnë disfata muajt e fundit. Prej shtatorit 2012, me Hasan Sheikh Mohamudin Somalia ka një president të zgjedhur - një rreze shprese pas dy dekadave shpërbërje të shtetit. Dhe një aksion ushtarak i shteteve afrikane arriti që t’i dëbonte milicët Al Schabab nga qytetet me rëndësi strategjike Mogadishu dhe Kismayo. Që prej tetorit 2011 në luftë marrin pjesë edhe 4.600 ushtarë kenianë


16

« dossier

E mërkurë 25 shtator 2013 •

Historia shkruhet e nuk bëhet

Shefqet Isuf Frashëri - binjak me shekullin Nga Albert KOTINI Momentum

K

a vdekur në Tiranë më 11 gusht 1966, në moshën 102-vjeçare dhe varroset i përcjellë nga të afërmit dhe dashamirës në heshtje. Shefqet Frashëri punoi për të mirën e mëmëdheut pa u ndier, por i shpërblyer, sepse qëllimi i jetës së tij ishte arritur, sado që shkoi buzëplasur se po e linte vendin nën robërinë e “Kainit të vatanit”. Në revistën “Leka” të vitit 1938 shkruhet: “Historia shkruhet e nuk bëhet, - thonë historishkruesit e ndërgjegjshëm të shekullit tonë. - Historia shkruhet në bazë të dokumenteve të asaj kohë e jo sipas hamendjesh e thëniesh të njërit apo të tjetrit, të cilët e sjellin ujin sipas qejfit në mulli të vet. ‘Është kështu, pse e them unë’. Ngadalë njëherë. Kjo ndoshta mund të ndodhë nëpër biseda të një gjysmë të kulturuar, në mes një sasie njerëzish të paditur, të cilët i marrin fjalët e atij si dogmë dhe i mbajnë si fjalë orakulli. Mirëpo në rrethet e kulturuara, po nuk u provua me dokumente çfarë flitet, nuk ka vlerë historike e vihet në radhët e përrallave. Thamë shkruhet në bazë të dokumenteve të asaj kohe, por shtuar, edhe se dokumentet e një burimi nuk janë gjithmonë ato që e provojnë të vërtetën e thënieve të tyre. Lypsen dokumente burimesh të ndryshme e që për argumentim bëhen nëpër hulumtime të shumta arkivore.” Pikërisht dosjeri në fjalë është mbi personalitetin e harruar që për së gjalli, Shefqet Isuf Frashërin, i cili ka kontribuar në formimin e ndërgjegjes kombëtare. Mbi këtë figure kombëtare gjoja mungon baza historiografike, që në fakt është shumë e pasur për ata që duan t’i zbulojnë fenomenet, pasi mund të formohet një koleksion botimesh të pastudiuara ende. Lumo Skëndo, po te revista “Leka”, shkruante: “Pse të gënjejmë vetveten? - Dashuria nuk ngjallet me para? Duhet të na vijë nga zemra. Kemi me qindra shqiptarë të shpërndarë. Sa të shkojnë ditët dhe vitet në kafene me fjalë të kota, le të punojnë. Unë që shkruaj këto radhë kam patur fatin të njoh të venë e historianit grek Sathas. Më ka rrëfyer se i shoqi gjersa vdiq i moshuar, më tepër se 80-vjeç, ka rrojtur në Venedik me bukë e me qumësht, punonte tërë natën gjersa gdhihesh, se s’kishte asnjë frangë ndihmë nga qeveria greke. Rronte me një mënyrë më tepër se modeste, me pak të holla që fitonte me shkrimet e tij dhe vdiq pothuaj urie. Dhe kjo nuk e ndaloi të ishte një njeri i madh dhe një punëtor i palodhur i kombit dhe i vendit të tij. Nuk kërkoi njerëz sa Satha dhe si Satha, por si çirak të atij njeriu.” Po te “Leka” është një artikull i botuar nga Lumo Skëndo më dt. 18.12.1938, i cili bën fjalë për koleksionin e humbur të Abdyl Frashërit, midis të cilave një dorëshkrim që e tregonte historinë e Frashërit, fëmijëve të atij vendi dhe të gjithë Frashellinjve, të cilët Abdyli i kishte shkruar sipas rrëfimeve të zn.Tato (hallo dhe teze) e të gjithë Frashëllinjve. Kjo ka qenë mjaft e moshuar dhe e njohur dhe deri në moshën 90-vjeç ka pasur një memorie dhe inteligjencë fort të mendshme e të shëndoshë e që Abdyli e shfrytëzoi mirë që në rini të tij. Po kështu një dorëshkrim tjetër ka qenë për Lidhjen e Prizrenit, që nuk ishte një biografi, as një histori biografike, por një përshkrim i plotë i ngjarjeve në të gjitha aktivitetet. Në Janinë, Gjirokastër, Frashër, Dibër, Prizren, Stamboll dhe në pesë kabinete europiane. Akoma ndihem keq që nuk kam në dorë dorëshkrimin tjetër të humbur të babait tim, që ka qenë një defter gjenealogjie me shënime jetëshkrimi për të gjithë të parët e familjes.” Personaliteti i njërit prej Frashellinjëve, Shefqet Frashëri

Diyarbakir qyteti ku u emërua prefekt

Esat Pashë Toptani njeriu që tentoi eleminimin fizik të Shefqet Frashërit (Marrë nga libri “Ali Këlcyra, aristokrati kuq e zi” me autor Tanush Frashërin, viti 2005). Shefqet Isuf Frashëri lindi në Frashër të Dangëllisë më 28 nëntor 1864 në derën e familjes bektashiane të Sulejmanbejllinjve. Në shtëpi mësoi të fliste shqip, kurse mësimet e para i mori në shkollën fillore të Frashërit e në teqenë e bektashinjve. Sulejmanbejllinjtë, kishin marrëdhënie të mira me Dumellarët, që e kishin shtëpinë poshtë sarajeve të tyre dhe vinin të faleshin në xhamitë e familjes së Shefqetit. Me Naimin është pjekur djalë i rritur, 12-vjeçar, kur ai vinte në Frashër për të kaluar stinën e verës e të vjeshtës. Më 1878 shkon të vazhdojë mësimet e mesme e të larta në Stamboll. Për efekte ligjore tutori i tij u bë Samiu, gjersa erdhi Naimi më 1882. Në kohën e lirë shkonte te Frashorët, të cilët i futën në gjak frymën nacionale dhe ndikuan në përgatitjen e tij, si ushtar i lëvizjes kombëtare. Naimi me natyrën e tij prej artisti i tregonte historinë e shqiptarëve, i mësonte vjersha e shëtiste mes bukurive të Stambollit, kurse marrëdhëniet me Samiun ishin, “shkencore”, ai e pyeste për dijet e mara gjatë javës dhe biseda bëhej edhe në frëngjisht edhe në shqip. Më 10 gusht 1892, përfundon studimet e larta, në fakultetin e administratës civile dhe emërohet në Bejrut, por me ndërhyrjen e Naimit, dërgohet në gjimnazin e Manastirit, ku e rekomandon te Halit bej Bërzeshta, alias Bej Babaj. Në takimet e shpeshta, që Shefqeti e disa patriotë të tjerë bënin në shtëpinë e Bej Babajt, në përpjekjet për përhapjen e idesë kombëtare, vendosën të formojnë “Komitetin e Fshehtë të

Manastirit për Lirinë e Shqipërisë” (1895), në të cilin bën pjesë Halit Bërzeshta, Shefqeti dhe i vëllai Sabriu (asokohe nënprefekt i qytetit), Fehim bej Zavalani; një vit më vonë u anëtarësuan aty edhe Qiriazët, Jorgji e Kristoja (1896). Në gjimnaz, Shefqeti jepte lëndë shkencore e matematikë, por fshehurazi nxënësve shqiptarë u mësonte shqipen, i këshillonte ta donin gjuhën amtare, ta përhapnin atë e u mësonte vjersha të Naimit. Veprimtaria e tij, tërhoqi vëmendjen e policisë. Mbi bazat e raportit të saj drejtori i përgjithshëm i arsimit, Vasil Janina, i kumtoi ministrisë në Stamboll, se “është një revolucionar kokëfortë, i pabindur, që e ka kthyer shkollën në një çerdhe të propagandimit të gjuhës shqipe”. Ministria e Arsimit më 1897 e transferon Shefqetin në Vilajetin e Kosovës, si nëndrejtor të Liceut të qytetit të Shkupit dhe këtu, ai vazhdoi të përhapë gjuhën shqipe e të zgjojë ndjenjën kombëtare mes nxënësve. Kësaj radhe Komisariati i Policisë së Shkupit, e gjurmonte këmba-këmbës dhe disa herë shpëtoi nga thonjtë e policisë së Stambollit, kur udhëtonte për në Shkup, konsulli austro-hungarez, August Kral, mik i madh i shqiptarëve, i cili valixheve të Shefqetit, me libra e gazeta shqip, u vinte kartëvizitën e tij diplomatike. Pyetjeve provokuese të Dervish Agait (agjenti mbikëqyrës), u përgjigj drejtpërdrejtë: “Armiqësia e elementeve greko-bullgarë, kundër perandorisë osmane, do t’i sjellë, një rrebesh Maqedonisë, prandaj, ne shqiptarët kërkojmë të na njihet zyrtarisht e drejta e mësimit të gjuhës sonë në krahinat me shqiptarë”. Nuk shkoi shumë kohë, kur i vjen njoftimi, se e largojnë nga arsimi, për të kaluar në shër-

bim të administratës dhe “transferohet” i shoqëruar me roje, si nënprefekt në Lumë (18991900). Atje, krijon lidhje me patriotë, që kishin bashkëpunuar me Abdyl Frashërin, me të cilët punon për propagandimin e idesë kombëtare. Praj kallëzimit të një kallauzi, futur në mjedisin e atdhetarëve, e largojnë në Preshevë (19001901), pastaj në Follorinë (1901-1902), në Përlep (1902-1904), Merqes-Kajmekam në Manastir (1905-1906). Ndërkohë, “Komiteti i Fshtehtë i Manastirit”, ishte zgjeruar me patriotë të rinj e degë të reja. Në gjirin e këtij komiteti vepronin H.B. Bërzeshta, Shefqet Frashëri, Fehim Zavalani, Jorgji e Kristo Qiriazi, Bajo Topulli, Shefki Zavalani, Sulejman Luzati (nënprefekt i Tetovës), Sejfi Novosela (Vllamasi), Dalip Panariti, Rasim Dasova, Muharrem Dibra etj. Komiteti mëmë, me seli në Manastir, duke parë gjendjen e vështirë, ku gjendeshin viset shqiptare, i vuri tashti vetes për detyrë propagandimin e idesë së rrëmbimit të armëve kundër pushtetit osman. Arratisjet e njëpasnjëshme të disa anëtarëve të komitetit, sidomos e Bajo Topullit, e shtrëngoi ministrinë e Brendshme të merrte masa. Shefqetin e largojnë përsëri për në Përlep (1906-1908). Në vitin 1908, me formimin e Komitetit të itifadistëve (xhonturqve në Rumeli “Ittihat ve Terakki”, dega e Përlepit, e fton Shefqetin të marrë pjesë në të, por, meqë nuk dhanë garanci për njohjen e të drejtave kombëtare shqiptare, ai refuzoi prerazi ofertën që i bënë. Nga ana tjetër, e nisi familjen me të shpejtë për në Korçë, që të ishte jashtë çdo rreziku. Niazi Resnja, në kujtimet e tij “Hatërat - i Nijazi”, botuar në Stamboll më 1910, kur flet për aktivitetin e komitetit shqiptar..., në radhë të parë, ndërmjet shqiptarëve, përmend Shefqet Frashërin, si eksponent në shërbim të komunitetit për mbrojtjen e interesave shqiptare. “Në qytetin e Përlepit, organizata e lartpërmendur kishte anëtar Shefqetin, kajmekam i Përlepit. Nga një veprimtari e tillë, Xhemijeti u shqetësua dhe kishte të drejtë”, - shkruan N. Resnja, prandaj u vendos “zhdukja fizike” e Shefqetit dhe e tre oficerëve të tjerë shqiptarë. I njoftuar me kohë, Shefqeti, së bashku me disa shokë, Shefki Zavalanin, Sulejman Luzatin, Rasim Dasovën, Muharrem Dibrën, e Dalip Panaritin, vendosën të arratisen e atë bashkohen me çetën e Bajo Topullit. Shefqeti shkruan: “Duke përfituar nga muaji i Ramazanit në kohën e Iftarit, morëm rrugën që na nxirrte në teqenë e Kanatllarit. Ashtu, të armatosur, siç ishim, shkuam fshehurazi në shtëpinë e Shefki Zavalanit, kur të nesërmen u njoftua shpallja e formimit të qeverisë së Xhemijetit”. Kthehet në Korçë, në gjirin e familjes. Aty bashkëpunon me patriotët e qytetit, e pas kthimit të Orhan Pojanit nga internimi, formuan në gusht të vitit 1908, “Klubin shqiptar të Korçës”. Me thirrjen e Kongresit të Manastirit (1422. nëntor 1908), Shefqeti merr pjesë si delegat i Korçës. Ministria e Brendshme Osmane, duke e parë se ai nuk hiqte dorë nga “qëndrimet e tij për çështjen shqiptare, kundër shtetit osman”,


dossier • E mërkurë 25 shtator 2013

Siverek qyteti ku Shefqet Frashëri u emërua Kajmekam vendosi ta largojë nga territoret me shqiptarë. (shih- dokumentin MP. Brendshme Osmane me të dhëna biografike të Sh. Frashërit, të shqipëruara nge osmanishtja në AQSH). Valiu i Manastirit, me të mbaruar kongresi e thirri Shefqetin dhe e njoftoi, se ishte emëruar kamejkan në Siverek, një qendër e vogël, në Kurdistanin turk, por ai nuk pranoi; atëherë valiu e njoftoi, se atje do të shkonte e shoqëruar me xhandarë bashkë me familjen, të cilën, si e sollën në Manastir i nisën së bashku në afërsi të kufirit, të sotëm turk me Sirinë. Në Siverek, qëndroi 1 vit (1908-1909). Në Dijarbakir, shkon, si myrtesarif (prefekt); aty dallohet, për vendosjen e rregullit e të qetësisë për mbrojtjen e popullsisë nga abuzimet e nëpunësve të lartë, për afrimin dashamirës me vendasit, saqë fiton besimin e simpatinë e banorëve, disa syresh i përdorte si ndërlidhës me patriotët e tjerë shqiptarë. Për këto qëndrime “shpërblehet” më një varg lëvizjesh, nëpër zonën arabe të perandorisë osmane. Në krye, e dërguan me një “zonë të nxehtë”, në Sham Xharabulus i Garb (buzë kufirit të sotëm siriano-turk-irakian), në Alep dhe prej aty në Mardin, të Kurdistanit turk (1912-1913), ku e gjen shpalljen e pavarësisë. Prej Mardini, gjatë kohës së iftarit, arratiset së bashku me familjen e disa shqiptarëve të tjerë. Vendoset në Selanik, në pronat e veta. Më 1914, me ardhjen e Princ Vidit emërohet prefekt i Durrësit, por për mosmarrëveshje të thella me qëndrimet e Esat Toptanit (i cili vuri njerëz ta vrasin, por që shpëtoi për mrekulli) dha dorëheqjen e kthehet përsëri në Selanik. Në vitin 1923 kthehet përfundimisht me familjen në Shqipëri, duke braktisur mallin e shtëpinë në Greqi. Në 11 prill 1923 emërohet nënprefekt i Pogradecit, transferohet si prefekt i Beratit, kur më 11 shtator 1925 merr pjesë edhe si njeri prej organizatorëve të festimit në kishën e vakëfit të shpalljes së Kishës Autoqefale Shqiptare. Më 10 prill 1926, emërohet në gjykatën e lartë, kurse më 13 prill 1929-1936, e gjejmë anëtar të Këshillit të Shtetit deri më 10 maj 1933, është edhe në Këshillin e Minierave pranë ministrisë së Ekonomisë Kombëtare. Në bazë të ligjit të kufizimit të moshës, del në pension në vitin 1936. Pushteti i diktaturës komuniste, me vendimin nr. 92, Tiranë, dt. 4 janar 1949, i pret pensionin me përligjen: “Ke qenë funksionar i lartë në regjimet shtypëse antipopullore, si dhe në atë, të regjimit feudo-borgjez të Zogut”. Pas një viti, në moshën 86-vjeçare, internohet së bashku me familjen në Kavajë. Shefqet Isuf Frashëri dhe roli i tij i veçantë në Kongresin e Manastirit Në foton origjinale të botuar në revistën “Dituria” nga Mithat Frashëri është Shefqet Frashëri, si delegat i Korçës. Në librin e Institutit të Historisë, (Akademia e Shkencave të RPS-të Shqipërisë) me titull “Akte të rilindjes kombëtare shqiptare” 1878-191, të botuar në Tiranë më 1978, fq 115, emri i Shefqet Frashërit është

Foto nga Kongresi i Manastirit, ku Shefqet Frashëri ishte delegat hequr. Në revistën politike-kulturore “Përpjekja” të muajit dhjetor 1936, Feim Zavalani në disa numra, shkruan për Komitetin Shqiptar të Manastirit dhe ngjarje të tjera” (Arkivi Kombëtar). Midis kujtimeve, monografive, dokumenteve në kapitullin “Organizata e Manastirit 18961905”, shkruan: “Për arsye familjare u vendosëm në Manastir në vitin 1896. Edhe këtu gjeta të formuar një organizatë të përbërë prej ushtarit trim, nënkolonel, Halit bej nga Bërzeshta, i njohur më tepër me emrin Bej Babaj dhe tim kunetër, Sabri dhe Shefqet Frashëri, i pari ndihmës prefekt dhe i dyti profesor në xhimnazin e shtetit. Natyrisht, edhe unë me të ardhur, u futa në këtë shoqëri. Në fillim, punonim me një fshehtësi të madhe, duke sjellë gazeta së jashtmi dhe duke përfituar nga çdo rast për të zgjeruar qarkun e veprimit tonë. Në atë kohë dhe zoti August Krali, konsulli i Austrisë (sot ministër në Sofie) na ndihmonte me çdo mënyrë në bazë të porosive të qeverisë austriake, që të përkrahej çdo lëvizje nacionaliste shqiptare në Turqi. Sidomos, ay na dërgonte rregullisht me anën e S. Blloshmit, kavasë të konsullatës, fletoren “Drita”, që nxirrte në Sofie, i ndjeri Shahin Kolonja dhe shumë gazeta dhe të përkohshme të tjera. Takimet i bënim në shtëpinë e të ndjerit Jorgji Qiriazi. Zoti Krali, ndërmjetësoi, për emërimin e Jorgjit, si Dragoman Honorar i Konsullatës. Kësisoj, ajo u bë për neve si një vend, ku mund të siguroheshin kundra çdo rreziku. Po në ato kohë nga konsullata austriake e Shkupit përhapeshin këto shkrime në gjuhën shqipe me anën e kavasit të saj, Kaja Zagari. Kjo gjendje vazhdoi afro dy vjet, në krye të të cilave ideja kombëtare sa vinte e po forcohej duke u përhapur, por nga ana tjetër edhe

qeveria turke, po ndjente korent të keq e të dëmshëm për të. Mbi këtë, dhe të dy kunetërit, Sabri dhe Shefqet Frashëri, u transferuan, si nënprefekta në Kocanë e në Lumë. Për fat të mirë, në xhimnaz erdhi si profesor Mehdi Zavalani, një fis i jem kështu, që me Bej Babanë, u bëmë prapë tri vetë në organizatë. Vetëm këta të fundit, duke qenë nëpunës të shtetit, ishin të shtrënguar të silleshin me shumë rezervë, kurse unë, i lirë nga çdo shtrëngatë dhe i bindur në fuqinë e së drejtës, nuk ndruhesha aspak në sjelljet e mija, por veproja me një guxim, i cili sot më duket mjaft i rrezikuar”. Në vijim autori Feim Zavalani shkruan për lëvizjen greko-bullgare në Maqedoni: “Këto ndjekje të qeverisë ishin përhapur në të gjitha anët. Në Shkup, p.sh, ku ndodhej im kunat, Shefqet Frashëri, si nëpunës, komisari i policisë së qendrës, njeri i quajtur Dervish, ishte caktuar të hetojë mbi sjelljet e tij. Shefqet beu, duke mos ditur situatën, fliste lirisht. Një ditë në tren, takoi që ndodhen të dy në një kompartiment. Dervishi, duke sjellë fjalën mbi lëvizjen tonë i bëri disa pyetje. Dhe Shefqet beu pa u menduar aspak i përgjigjet, se armiqësia që po ushqejnë elementet greko-bullgare, kundër Turqisë, do t’i sjellë një rrebesh Maqedonisë, prandaj edhe neve shqiptarë, lypim që të na njihet zyrtarisht liria e mësimit të gjuhës sonë, meqenëse këto vende janë shqiptare. Në rast që të pranohet, ky proponim, atëherë dhe Fuqitë e Mëdha, nuk do të shfaqin dot ndonjë kundërshtim dhe kësisoj, do të “shpëtojë” atdheu. Përveç kësaj e siguroi se nuk kishte ndonjë mendim për indipendecë. Atëherë Dervishi u bind nga këto mendime dhe i tregoi të vërtetën Shefqet Beut. Por duke ditur se kjo zgjidhje nuk do të apro-

»

17

vohej prej qeverisë, e këshilloi, të vazhdojë në punën e tij dhe të heqë dorë nga këto ide, dhe kështu i dha fund gjurmimit të tij. Me gjithë këto ndjekje dhe vëzhgime, neve nuk e prishëm aspak programin tonë dhe u përpoqëm për zbatimin e projektit që kishim përgatitur. Kur neve, vepronim në këtë mënyrë, grekët dhe bullgarët, duke venë në zbatim, sistemin e komitëve që kishin shpikur, që më 1904, filluan të vrasin shoqi-shoqin sheshazi. Si një nga këto ngjarje, do t’iu tregoj vrasjen e një bullgari të dorës së parë në rrugën më të madhe të Manastirit nga ana e një vullnetari grek, Sejfi Novosela (Vllamasi), i cili ndodhej atje në çastin e ngjarjes, e na tregoi me tërë trishtimin, tmerrin e përpjekjes që kishte bërë. Kur filluan të përsëriten shpesh herë të tilla ngjarje nëpër qytete e nëpër katunde, u kuptua, se një katastrofë ishte e pandalshme dhe atëherë e ndjemë, që me pendë e me propagandë verbale nuk do të mundnim të siguronim një përfundim me të vërtetë të dobishëm, ose përfundimin e dëshiruar. Prandaj, duke zbatuar parimin e shenjtë, filluam të përgatisim opinionin mbi nevojën e domosdoshme që t’u derdhemi armëve, për të mbrojtur të drejtat tona shekullore të shkelura në shpatën e pushtuesit”. Në të gjitha kujtimet e mbledhura mbi aktivitetin e Shefqet Frashërit të bën përshtypje, se ajo që ka lenë më shumë gjurmë në jetën e tij ishin ngjarjet e Manastirit në vitit 1930. Për këtë ngjarje “Ylli i mëngjesit” i vitit 1918 shkruan: “Duke dalë nga Manastiri për të vajtur në Korçë, ose në Elbasan është një kopsht, i cili quhet Dovlexhik. Në ketë kopsht, ka ngjarë një nga tragjeditë më të mëdha të historisë tonë kombëtare; por për të cilin, pothuaj, se asnjë shkrimtar shqiptar nuk ka bërë fjalë”. Jo vetëm në ketë revistë, por edhe në revistën “Leka” viti 1938, numër i veçantë, në fq. 428-429, masakra e Manastirit, kihet si pikë referimi për të gjitha kryengritjet shqiptare deri më 28.11.1912. Kjo ngjarje është e botuar në disa versione, sidomos në ato greke, ku shqiptarët, u masakruan për motive të pronave. Në atë kohë, kur reforma e sulltanit, caktoi, kthimin e të gjithë trashëgimtarëve, në origjinën e tyre, d.m.th-në, që të zvogëloheshin sipërfaqet e tokës në maksimum. Kjo gjë u puq dhe me interesat e Greqisë. Deri në vitin 1930, kur u shpall pavarësia greke, interesat grekoshqiptare, kundër turqve ishin të përbashkëta. Mirëpo në Greqi mjaft prona zotëroheshin nga shqiptarët, të cilat të trashëguara në disa breza u shtrinë mjaft në territorin grek. Çështja u shtrua, që trashëgiminë e këtyre pronave ta kthenin në origjinën e tyre fillestare. Kështu, që masakra e Manastirit, t’u shërbente turqve dhe grekëve jo vetëm kundër pavarësisë së Shqipërisë, por edhe për t’iu marrë pronat shqiptarëve. Se çfarë është bërë për këtë simbiozë interesash, është një tragjedi e vërtetë, që nisi në Manastir. Edhe, rumunët, mjaft shqiptarë i shfrytëzuan kundër otomanëve, gjoja për pavarësinë e Shqipërisë, por në fakt, deri sa rumunet fituan pavarësinë e tyre. Kisha ortodokse, nga ana tjetër, në bashkëveprim midis tyre, si ruse, serbe, greke, dhe rumune, benë një lidhje shpirtërore, thjesht për interesat e veta që të binin në kurriz të interesave shqiptare. Këto ide, janë pikante edhe në jetëshkrimin e Shefqet Frashërit. (Shih: AQSH. Fondi 1075. dosja 9-12, kujtime të dr. Naim Vretos, për Halit bej Bërzeshtin, dhe fondi 252. dosja 2, fleta 1.2., si dhe veprimtaria e Shefqet Frashërit në “Komitetin e Fshehtë të Manastirit. Për lirinë e Shqipërisë”, viti 1895. - Sipas motiveve të historisë sonë kombëtare. Jeta dhe vepra e Shefqet Frashërit, përkufizon një vrull të terë ideologësh nacionalistë, të cilët ngritën lart moralin dhe vlerat e Shqipërisë. Edhe, pse u benë vite që të paudhët nuk kanë shkruar në librat e historisë veprën e tyre, do të ishte sinteza e studimit shkencor, fakti, që po të mos ishte vepra e një serë Frashellinjve dhe së bashku me ta e të gjithë patriotëve dhe ideologëve të vërtetë, Shqipëria nuk do të ishte sot, një prej popujve më virtytshëm, pas rënies së perandorisë otomane. Kështu që, fakti se drejtues të kësaj perandorie kane qenë shqiptarët dhe jo grekët, rumunët, rusët, apo legjendat serbe, tregon se me sa dinjitet dhe aftësi njerëzore kanë qenë, qysh në gjenezën dhe tablonë e tyre historike. Kjo do të thotë se po të ishim përplasur në shtjellime të tjera historike, shqiptarët do të ishin një popull, po aq i pavarur, sa edhe sot.


18

« AKTUALITET

E mërkurë 25 shtator 2013 •

AT NIKOLLA MARKU AKUZA TË FORTA KRYEPESHKOPIT TË KISHËS ORTODOKSE AUTOQEFALE TË SHQIPËRISË

Janullatos, ky “KALË TROJE” i shqiptarëve

N

isur nga titulli i shkrimit unë nuk mund të mendoj ndryshe veçse si shqiptar. Nuk mund të veproj ndryshe vetëm si shqiptar. Nuk mund të ëndërroj ndryshe vetëm si shqiptar. Së fundi, unë nuk mund të vdes ndryshe, por vetëm si shqiptar. Shqiptarizmi shekullor na tregon së në periudha të ndryshmë historike, ne dallohemi për një tolerancë tejet humane dhe jo fyese apo përçmuese, por për një tolerancë respektuese ndaj të tjerëve. Kombi shqiptar përballë historisë së njerëzimit, vetëm se është dëmtuar nga të tjerët dhe askujt nuk i ka shkaktuar vuajtje të llojeve të ndryshmë. Toleranca shqiptare nuk vjen nga dobësia apo nga mungësa e forcës, por ajo vjen si rezultat e natyrës që nga origjina e shqiptarëve. I pajisur nga zoti me një inteligjencë të skajshme tëpër të lartë prej artistësh, kombi shqiptar nuk ka qenë kurrë e qetë për të nxjerrë në pah madhështinë hyjnore. Madhështi të bllokuar nga trazirat e ndryshme historike. Nga materialet që kam studiuar dhe kryesisht autorët që na akuzojnë për barbarë dhe besim pagan, jam përpjekur të gjej në historinë tonë një natyrë të tillë kolektive por nuk më rëzulton asnjë e tillë. Përkundrazi në momente luftërash, pushtimesh, lëvizje kufijsh etj, del në pah një natyrë tjetër të jetë dashamirëse dhe plotë mëshirë. Natyra kristianë. Barbarizëm apo vetëmbrojtje Në vitin më të afërt 1997 kur Janullatos u largua nga Shqipëria, i dëklaroi televizionit italian (RAI UNO) se ajo çfarë po ndodhte në Shqipëri ishtë një barbarizëm i jashtëzakonshëm. Kuptohet se ky deklarim nuk e bënte mirë kombit shqiptar. Në çdo komb mund të gjesh njërës që blihen për të keqen e kombit të tyre, por ata që morën armët në fillim erdhën nga fqinji ynë jugor e kështu pjesa tjëtër e popullsisë shpërtheu depot për vëtëmbrojtje. Askush nuk ju përgjigj skenarit të zi për një luftë jug-vëri siç shprësonte “fort lumturia” Janullatos. Ajo që nuk ndodhi ishte një mrekulli ë zotit dhe e maturisë shqiptare. Në asnjë rast në ngjarjet historike, nuk ekziston një barbarizëm kolektiv shqiptar, por përkundër, kemi një barbari serbe mbi shqiptarët dhe një barbari greke kundër shqiptarëve të Çamërisë. Kur e përmendim këto fakte nuk dua të ushqej urrejtje për të ardhmen, por thjeshtë një kujtësë që ka për qëllim mos përsëritjen e fenomenit në breza dhe kohë të ndryshmë. Integrimi e Shqipërisë në Evropë i vë në lëvizje ata që nuk duan të ardhmen e kombit shqiptar për ta penguar sadopak ardhmërinë kombëtare shqiptare. Ata, të blerët historikë, fatkeqësisht dhe në brezat e tyre të kaluar, duan që integrimin e Shqipërisë ta lidhin me tjetërsim gjuhe zakonesh, e prejardhje dhe kur ne rezistojmë për identitetin tonë paqësor e prejardhjen tonë fisnike, ata të blerët dhe ai që i josh na quajnë barbarë, për të krijuar

një panik e pse jo dhe shqëtësim tek popujt e tjerë evropianë. Një etikëtim të tillë e ka përdorur gjërësisht Janullatos jashtë kufijve të Shqipërisë në organizmat ku ai shkon për të prëzantuar “mrekullinë” greke mbi atë shqiptare. Barbarizëm është pabesia ndaj një kombi e jo vetmbrojtja, vetqëndresa, vetsakrifikimi. Barbarizëm i egër dhe e tepër i hidhur është kur përdor fjalën e Zotit të dredhuar në drejtim të greqizimit të shqiptarëve ortodoksë. Ata që shkruajnë si servilë të Janullatosit për kishë ortodokse e që po shndërrohen në barbarë pa komb e atdhe, la ta pranojnë publikisht në radhë të parë se çfarë janë përpara se të jenë ortodoksë. Barbari është shpifja dhe trillimi dhe më e rëndë është akoma kur shoqërohet me tituj pseudo-shkencorë e pseudofetarë. Të thuash gjëra që nuk janë të vërtëta dhe që mund të vërtetohen se janë krejtë ndryshe nga mashtrimi e përfitimi, vëtvetiu të lind mendimi se sa e kanë humbur shpirtin këta njerëz që trillojnë të pavërteta, për të fituar simpatinë e padronit të tyre, i cili në fund të misionit të tij do ti flakë pa asnjë mëshirë. Komb pagan apo qiellor Thonë që modestia e tepruar është vetë kulmi i mburrjes, apo e vërteta të jep energji të pafunde jete. Nuk është e udhës fetare të jesh besimtar i ndonjë besimi e të trajtosh të tjerët si paganë të pafe. Ortodoksët e Shqipërisë kanë ndërtuar një lidhje shpirtërore të shkëlqyer më pjesën tjetër të kombit që ka besim të ndryshëm lidhje që nuk i pëlqen Janullatosit, dhe të blerëve të tij e të shiturit tek ai, siç është rasti me priftin Thomollari e të tjërë me kokrra. Në shkrimet e shenjta thuhet se fundi i botës do të vijë nga veprimi e budallait se ai nuk ja di rëndësinë asaj që po bën. E shumta do të jetë një vëlla në ngjasim me Thomollarin. Zoti na ruajtë por, fjala vjen çvarrimet e atij lloji që udhëhoqi Janullatos me shërbëtorin e tij Thomollarin, janë një paganizëm që buron nga koha kur grekët ishin paganë me njëmijë e një zota të ndryshëm, që infektuan gjithë botën, e cila dhe sot vuan pasojat e asaj kulture. Shqiptarët kanë një natyrë që nuk të besojnë kollaj e po ashtu gjithmonë janë kritikë të instiucioneve fetare të ndryshme se, derisa organizohen nga njeriu kanë dhe gabimin njerëzor brënda. Kriticizmi shqiptar vjen si rezultat e natyrës sonë se ne i duam gjërat të përkryera si vetë krijimi i Zotit pra dhe origjina e kiticizmit është hyjnore dhe kjo është e padiskutushme. Në përgjithësi tek ne ekziston autoriteti i një Zoti dhe ky autoritet është shekullor ku për këtë që shpreh ka prova të shumta. Në thelb të mendimit shqiptar si botë shpirtërore e konceptuale, ka një ngjashmëri të jashtzakonshme me fjalët e zotit tone Jëzu Krisht, për atë çfarë e sundon botën deri në kthimin e tij. Bashkëkzistenca dhe mos tjëtërsimi janë dy tiparet më të qëndrueshme të kombit shqiptar që ndër shekuj e pushtime të ndry-

shme. E tillë është dhe periudha që kalon tani me një emigracion të madh jashtë vendit e me një bashkekzistencë me Janullatos e kompani. Veprat shpirtërore kanë vlerë hyjnore e jo objektet apo ndërtimet kur përdoren si kali Trojës që është simbol i pseudopendesës, pseudodhuratës e ku fshihet vdekja apo arma e krimit. Barbarizëm e paganizëm që nga koha e zeusit që shqiptarët nuk e bësonin ndonjëhërë. Shqiptarët janë kristianë përballë Janullatosit sepse janë tolerantë e gjakftohtë përballë veprimeve të tij në dëm të shqiptarëve që sillen me “indifërëncë” e “jashtë” vëmendjes e kur shqisat punojnë me kapacitet të plotë përballë drethisë së të “urtit” Janullatos. Kristianë përballë fqinjëve Atdheu i shqiptarëve është i vendosur në një pozitë gjeografike ku

përplasjet kufitare e kulturat deri në lashtësi, i ngjajnë një demarkacioni biblik i krahasueshëm me luftërat e zakoneve të ndryshme që burojnë nga gatimi si qenie, e shpirtit si formë jetese. Se sa kristianizëm kanë fqinjët tanë, mund ta përcaktosh me sjelljet historike ndaj popullit shqiptar. Sjellje që në Shqipëri e njohin që nga fëmijët e deri tek pleqtë e shenjtëruar. Jo rastësisht serbët derdhën gjak shqiptari në Kosovë e grekët shfrytëzojnë mizorisht djersën e shqiptarëve e kisha jonë ka të drejtë t’i mbrojë me forcë shqiptarët pa hezitim sepse është kishë e tyre. Nuk mund të bëjmë sehir ashtu siç kërkon Janullatos e të merremi me varret. Dëmonstrim kristian është edhe ai i çamëve në Qafë -Botë ku me të drejtë kërkojnë të kthehen në shtëpitë e tyrë dhe pronat e tyre aty ku i kanë në Çamëri. Gjarpër më dy

kokë, janë dy kishat fqinje që na sulmojnë herë pas herë, por ne përsëri mbetemi paqësorë e njërëzorë, ashtu thjeshtë kristianë, derisa durimi e maturia të fitojnë mbi intrigën e barbarinë e dyndjeve sllavë me kalin e Trojës si dhuratë, që na ndërton kisha e na çkishëron nga shqiptarizmi, na ndërton manastire e na kthen në prostituta për të huajt e ti kundërvihëmi njëri -tjetrit. Edhe ata që shpifin kundër meje unë nuk i urrej, sepse porosia e Krishtit është “Duaje të afërmin tënd”. Shqiptarizëm është dhe veprimi i Aleksandrit të Madh me nënë shiptare, i cili familjen e Darit të Persisë të zënë rob, nuk e keqtrajtoi, por i liroi të shkonin gjetiu. Është ky kristianizëm natyral që e ka sensibilizuar dhe komunitetin ndërkombëtar për t’i qëndruar më afër problemeve të shqiptarëve. AT NIKOLLA MARKU ELBASAN

DREJTORI PËR BALLKANIN NË MINISTRINË E JASHTME

Pugeau: Do nxis kompanitë franceze për investime ELBASAN- Aleanca Franceze ka qenë pikënisja e një vizite në Elbasan të drejtorit për Ballkanin në Ministrinë e Jashtme Franceze Francois Pugeaut, i cili pasi është ndalur në zyrat e saj, është pritur nga kryetari i Bashkisë z. Qazim Sejdini. Pugeaut është njohur me problematikat që shqetësojnë Elbasanin gjatë takimit në zyrën e kreut të Bashkisë duke u njohur

me problematikat e mjedisit dhe shëndetësisë si dy pikat strategjike ku duhet ndërhyrë. Pugeaut u shpreh i interesuar për çështjet e shtruara prej kryebashkiakut. Ai tha se ato çfarë u parashtruan në bisedë do të jenë edhe qëllimi i komunikimit me investitorët francezë. “ Të gjitha ato që ju më parashtruat shkojnë pikë për pikë me ato që Franca

dhe investitorët francezë janë të specializuar dhe ofrojnë në fushën e ambientit, infrastrukturës dhe menaxhimit urban apo në fushën mjekësore. Dhe në të gjitha këto fusha janë mundësitë që të ndërhyhet dhe të ofrohet diçka konkrete. Sapo të kthehem do t’i paraqes të gjitha kërkesat tuaja firmave dhe ndërmarrjeve të qytetit dhe jam i bindur në interesimin e tyre. Ndërkohë që shpreh bindjen që marrëdhëniet tona kulturore dhe ekonomike do të rriten dita ditës ka përfunduar zyrtari francez në përfundim të kësaj vizite.

ZHDUKJA E PIKTURAVE NË GALERINË E KORÇËS

Komisionerja për inventarizimin: Në 2011 pati parregullsi KORCE - Gjyqi për skandalin e zhdukjes së 61 pikturave nga galeria e arteve “Guri Madhi “ në Korçë është rikthyer sërish në Gjykatën e Shkallës së Parë, pas revokimit të kërkesës së Sotiraq Xegës për ndryshimin e gjyqtarit. Seanca e djeshme ka vijuar me dëshminë e komisioneres së inventarizimeve në galeri, Mimoza Balli, e cila ka ripohuar para gjykatës se inventaret në këtë

institucion kanë qenë të përvitshme, por në inventarin e 2011-ës janë hasur parregullsi të ndryshme deri tek mungesa e veprave. Ajo ka mohuar që dera e galerisë të jetë shkallmuar më herët nga komisioni, ndërsa ka pranuar se kushtet në të cilat ruheshin këto punime ishin të papërshtatshme. I pranishëm në sallë ka qenë edhe vetë i pandehuri Sotiraq Xega, i cili ka quajtur

gënjeshtra fjalët e Ballit në seancë. Në seancë kanë munguar dy dëshmitarët e tjerë Engjëllush Minai dhe Kristi Ktona, por ndërsa i pari ka paraqitur një raport mjekësor në sekretarinë e gjykatës, Ktona nuk ka justifikuar mungesën e tij, dhe për këtë gjykata ka vendosur që në seancën e ardhshme Ktona të thirret forcërisht. Gjyqi ndaj Xegës vijon në akuzën e ‘shpërdorimit të detyrës, ndërsa ndaj Vladimir Topit, i cili aso kohe u akuzua për të njëjtën vepër penale, çështja u pushua, dhe aktualisht Topi është rikthyer në postin e drejtorit të qendrës kulturore “Vangjush Mio”.


AKTUALITET • E mërkurë 25 shtator 2013

»

19

DËRGOHET DOSJA NË GJYKATË ELBASAN- Prokuroria përfundon dosjen, dërgohet për gjykim ish drejtuesi i ndërtimorëve në Bashki. Përfundon në gjykim ish kryeinspektori ndërtimor i Bashkisë, lejoi 20 ndërtime pa leje. Sipas hetimeve të Prokurorisë janë dokumentuar 20 raste të ndërtimeve pa leje në qytetin e Elbasanit për të cilët ai kishte informacion dhe nuk ka reaguar. Sipas këtij hetimi, ish-kryeinspektori ndërtimor Neritan Zotaj me veprime dhe mosveprime nuk ka marrë masat e parashikuara nga ligji për prishjen, bllokimin apo marrjen e masave administrative për ndërtimet e paligjshme. Në bazë të hetimeve të kryera

Proces inspektorit të bashkisë, lejoi 20 ndërtime pa leje nga Inspektorati Ndërtimor për ish-kryeinspektorin Zotaj, është konstatuar dhe provuar se në 5 raste nuk janë marrë masa administrative “gjobë dhe pezullim punimesh”, në pesë raste nuk është referuar për “kallëzim penal” në organin e Prokurorisë, në 9 raste nuk janë marrë masat “gjobë dhe prishje të objekteve të paligjshme” dhe në një rast nuk është marrë masa për “prishje objekti”. Sipas Prokurorisë së Elba-

sanit, shtetasi Neritan Zotaj, në cilësinë e kryeinspektorit deri në Tetor 2012, i ngarkuar me detyrën për marrjen e vendimeve përkatëse, nuk ka kryer detyrën, duke i shkaktuar kështu shtetit dëm jo vetëm material, por edhe në cenimin e imazhit të institucioneve shtetërore. Ndërkohë mësohet se Bashkia Elbasan e ka ngritur si shqetësim procedimin e drejtuesve të saj në sektorin e Policisë Ndërtimore. Sipas kreut të bashkisë, të gjithë drejtuesit e

kësaj strukture janë proceduar disa për veprim e disa për mosveprim duke krijuar një ngërç më veprimet e institucionit vendor kundër ndërtimeve pa leje. Ndërkohë qytetarët vazhdojnë denoncimet për ndërtim pa leje. Pas një denoncimi ka filluar procedimi penal në ngarkim të shtetasit T. Ç banues në lagjen “5 Maj”, pasi ky shtetas ka ndërtuar një mur rrethues duke hyrë në tokën e një shtetasi tjetër fqinj me të. L. Lleshi

ROBOTI “MADE IN ALBANIA” BEFASON POLUMBARËT

“Shkencëtarët” zbulojnë gjurmët e një anije austriake Nga ARTUR AJAZI

D

urrësi antik, Dyrrahu 3mijë vjeçar, befason çdo ditë me zbulimet e fadromave të firmave ndërtuese pas gërrmimeve të themeleve të ndonjë pallati të ri, tek dëgjon zbulimin e ndonjë varri ilir apo romak, tek shikon pamjet filmike të servirura nga zhytës amatorë në thellësi të detit, apo zbulimet e gjetura muajt e fundit në themelet e Amfiteatrit. Por Durrësi, mbetet më shumë i mahnitshëm nga ajo çfarë ai fsheh brenda dhe në thellësinë e detit. I përmbytur tre herë gjatë gjithë historisë tij 3-mijë vjeçare, Durrësi mbetet vlera e historisë sonë qysh nga lashtësia e deri sot, duke zgjuar vazhdimisht interesin e arkeologëve dhe ekspeditave të huaja. Të pasura me vlera antike mbetet edhe zona nënujore e Durrësit, Currilat, zona e Gjirit të Lalëzit, Kepi i Rodonit, Rrushkulli, Golemi, Shkëmbi Kavajës, e shumë zona të tjera, janë vendet ku po dalin në dritë thesaret nënujore të Durrësit Antik. Në një nga zonat nënujore, e ndodhur vetëm 2 km larg bregdetit të Durrësit është zbuluar dhe filmuar, një gjetje e jashtëzakonshme, e cila pas konstatimit rezultoi se ishte një anije e madhe gjigande, ndërtuar me konstruksion çimentoje, dhe çuditërisht e ruajtur mirë. Anija Filmimet e rralla dhe pamjet të gjetjes nënujore, i ka bërë nga thellësia e detit njëri prej pionerëve të prodhimit të mjeteve zhytëse të Marinës Detare Shqiptare, shpikësi robotit nënujor Thoma Berberi. Duke folur me modesti për gjetjen e rrallë Thomai u shpreh se “anijen gjigande e kam gjetur ndoshta rastësisht gjatë një gjuetie me pushkë deti, në thellësi jo më shumë se 10-15 metrash, kur pashë dhe konstatova gjurmët e anijes,

Vranë at e bir në Shkodër, identifikohen autorët SHKODER-Policia e Shkodrës ka identifikuar të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë, ku u vranë babë e bir, në gusht të vitit 2012. Sipas policisë, të dyshuarit për vrasjen e 46-vjeçarit, Frederik Marku dhe djalit të tij, 22-vjeçarit Jurgen Marku janë shtetasit A.Doçaj, L.Martini, E.Boka , A.Prebibaj, L.Nika. Policia ka shpallur në kërkim pesë të dyshuarit, si dhe po punon për gjetjen e vendndodhjes së tyre. Gjithçka kishte nisur pasi një grup të rinjsh ishin grindur me Frederik Markun dhe me Jurgenin një natë para vrasjes. Frederik dhe Jurgen Marku u qëlluan nga një breshëri automatiku pranë spitalit në qytetin e Shkodrës nga persona me të cilët ishin grindur një natë më parë. Babë e bir po lëviznin me mjetin e tyre tip fuoristradë me ngjyrë të zezë dhe targë TR 3413 T. Ndërsa ndodheshin para derës së spitalit obstetrik-gjinekologjik, ata janë qëlluar me armë zjarri nga një mjet tjetër motor, që sipas dëshmitarëve okularë u ka ardhur nga prapa të dëmtuarve, u ka dalë në krah dhe i ka qëlluar, për t’u larguar më pas me shpejtësi.

Kanos me kallash bashkëfshatarin, arrestohet SKRAPAR – Rreth 48 orë më parë blutë e komisariatit të Skraparit kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Juljan Zeni Lushka, 32 vjeç, banues në fshatin Prishtë të këtij rrethi. Po të njëtat burime bëjnë me dije se arrestimi i shtetasit të mësipërm u bë, në bazë të kallëzimit të bërë nga shtetasi me iniciale B.B, 70 vjeç, banues në të njëtin fshat, Prishtë, i cili deklaroi se ky shtetas më datë 21.09.2013, në vendin e quajtur “Panja e Guces” e ka kanosur me armë zjarri automatik. Pas arrestimit kanë qënë forcat blu të këtij komisariati, të cilat kanë bërë kontroll të menjëherëshmë në banesën e shtetasit në fjalë ku dhe i janë gjetur dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri automatike model 63, një krehër fishekesh me kapacitet maksimal, 20 copë fishekë si dhe 17 copë fishekë të kalibrit 7.62mm. Pas arrestimit kanë qeënë oficerët e Policisë Gjyqësore ata që kanë marë nënhetim 32-vjeçarin Lushka, si dhe kanë përpiluar akuzat dhe dosjen përkatëse për të. S. G

Godet me thikë vëllain, shpallet në kërkim BERAT – Nis procedimi penal në mungesë në ngarkim të shtetasi me iniciale S.Sh, 35 vjeç, banues në Samaticë të komunës Kutalli të rrethit Berat,me gjendje gjyqësore i dënuar më parë për të tjera vepra penale. Po të njëtat burime thanë për gazetën se procedimi penal në ngarkim të shtetasit të mësipërm filloi për arsye se pas një konfliktit në familje për motive të dobëta, personi në kërkim ka goditur me thikë vëllain e tij shtetasin me iniciale R.Sh 26 vjeç. Ngjarja e rëndë familjare ka ndodhur tre ditë më parë kur dy vëllezërit për një konflikt banal në familje jan ëgrindur dhe 35 vjecari e ka goditur me thikë në sy të prindërve vëllain më të vogël 26 vjeç, gjë e cila i ka shkatuar plagosje në trup. Burimet policore thanë për gazetën se kanë qenë familjarët e tjerë ata që kanë dërguar të plagosurin në urgjencën e spitalit dhe më pas në repartin e kirurgjisë ku dhe viktima ka marrë mjekim intensiv prej bluzave të bardha dhe se është jashtë rrezikut për jetën. Pas denoncimit familjarë kanë qënë oficerët e Policisë Gjyqësore ata që kanë përpiluar dosjen dhe akuzën përkatëse për autorin e kësaj plagosje shtetasin S.Sh, 35 vjeç, si dhe e kanë shpallur person në kërkim këtë të fundit. S. G

dhe konturet nënujore të mjetit detar, sipërfaqja nënujore e Durrësit veçanarisht, është e pasur, por kjo lloj anije është më e veçanta në llojin e saj, anijen e preka, e filmova, dhe vizitova çdo centimetër të saj, por ajo ka pësuar dëmtime në zona të ndryshme, por ruhen mirë disa zona të veçanta”. Thomai apo siç e thërrasin të gjithë në portin detar dhe Durrës “shkencëtari”, thotë se “anija ndodhet rreth 1 km larg bregdetit të Durrësit në një thellësi aktualisht prej 8 metrash, ajo ka afërsisht gjatësi prej 80 metrash, dhe 15 metra lartësi, prodhimi i anijeve prej betoni është i hershëm, kështu në Ekspozitën Universale të Parisit në vitin 1855, një avokat francez me emrin Lambot, çuditi botën mbarë teksa paraqiti atje një mjet detar të vogël të ndërtuar me një rrjetë metalike të mbuluar me llaç, po

ashtu edhe italiani Gabellini, pas disa vitesh dhe pikërisht në 1890, filloi prodhimin e anijeve me skaf betonarmeje dhe prej asaj kohe kjo teknologji filloi të përhapej në botën e asaj kohe”. Edhe në Shqipëri, Kantierin Detar i Durresit, ka eksperimentuar prodhimi i varkave prej betoni qysh para 37 vitesh, pas specializimeve të inxhinierëve tanë në Kinë. Shtetet që ende edhe sot realizojnë prodhimin e anijeve të tilla janë Filipinet, Zelanda e Re, Kina apo edhe Indonezia. Zhytësi Berberi ka nisur të perfeksionojë edhe djalin e tij Eraldin, i cili edhe në ekspeditën e tij të fundit, ka filmuar gjatë procesit të zbulimit të anijes prej betoni. Ai tregon se “kur jemi future brënda ambienteve të saj, konstatuam se, zonat e obllave, pjesët e rrumbullakta të dritareve ku vendoseshin xhamat ishin

dëmtuar dhe aty dukej përbërja prej betoni e kesaj anijeje, filmuam me kujdes dhe i ruajtëm pamjet filmike, ashtu siç kemi ruajtur edhe pjesë të tëra me filmime pamjesh të mrekullueshme të bregdetit nënujor që përbëjnë një fond të pasur”. Anija prej betoni e gjetur në ujërat e bregdetit të Durrësit, mbetet objekt i studimit të arkeologëve tanë, pasi nuk dihet ende se si ka mundur të gjendet atje. Anija ka stemën e Austrisë dhe mendohet që është mbytur në një periudhë para 100 vitesh. Gjetja e rrallë nënujore, ka shtyrë arkeologët durrsakë, të kërkojnë pranë qeverisë Rama shpalljen e bregdetit të Durësit si “Zonë Monumentale Nënujore”, pasi atje ka ende shumë gjëra pa u zbuluar, dhe do të ishte një interesim i jashtëzakonshëm për t’u vizituar nga turistët e huaj.

Viktimat e dhunës, asnjë i punësuar në shtet vitet e fundit Viktimat e dhunës kërkojnë punësim, por aktualisht asnjë institucion nuk ka punësuar qoftë edhe një grua viktimë e dhunës e mbetur pa përkrahje dhe shpesh edhe pa strehë. Sipas drejtuesve të forumit të gruas përveç problemit të ndërgjegjësimit një ndër problemet kryesore mbetet rehabilitimi dhe integrimi në shoqëri i viktimave të dhunës. Kryesisht janë gratë ato që hasin vështirësi në rehabilitimin dhe nisjen e një jete normale. Drejtuesja e forumit të gruas Shpresa Banja shprehet se forumi i gruas po punon me përfaqësuesit e institucioneve vendore, në mënyrë që të shtohet numri i grave të dhunuara, të cilat punësohen në institucionet shtetërore. “Deri më tani asnjë grua e dhunuar nuk është punësuar në administratën publike, por vetëm në biznese private me ndërmjetësimin e forumit të gruas. Për këtë arsye drejtuesja e këtij forumi ka organizuar një seminar me përfaqësues të institucioneve vendore, duke u kërkuar që të marin parasysh punësimin e grave viktimë të dhunës. Gjatë tre muajve të fundit janë evidentuar 36 raste të dhunës në familje, ku 26 prej tyre janë raste të grave, të cilat janë abuzuar nga bashkëshortët dhe kanë bërë denoncime në polici. Por veç rasteve të grave të dhunuara pranë formuit të gruas janë paraqitur edhe raste të burrave, të cilët kanë kërkuar ndihmë pasi janë dhunuar nga gratë.


20

J

«

Kulturë

avët e fundit trupa të shumta baleti në Shtetet e Bashkuara kanë nisur punën për sezonin e ri 2013-2014. Një ndër më të njohurat prej tyre është trupa e baletit të kryeqytetit, The Washington Ballet. Balerina shqiptare Esmiana Jani është prej dy vjetësh pjesë e kësaj kompanie dhe në një intervistë me kolegun Julian Zyla ajo flet për punën dhe jetën e saj. Dy vjet më parë, në moshën 18-vjeçare, Esmiana Jani iu bashkua grupit të “Studio Company”, pjesë e trupës së Baletit të Uashingtonit, ku balerinë të rinj përgatiten për karrierën profesioniste. Trupa e Baletit të Uashingtonit interpreton disa shfaqe në vit, në skena të njohura të kryeqytetit si Qendra Kennedy, Teatri Warner apo Teatri Shakespeare. Esmiana u zhvendos në kryeqytetin amerikan nga Filadelfia në shtetin e Pensilvanisë, ku jetonte me familjen. Në mjediset e “The Washington Ballet”, një nga trupat më të njohura të baletit në Shtetet e Bashkuara, tashmë ka nisur puna për sezonin e ri dhe Esmiana na tregoi se përvoja aty i pëlqen shumë. “Së pari më pëlqejnë njerëzit këtu, ata të ndihmojnë dhe janë shumë frymëzues. Nëse sheh secilin prej tyre të interpretojë mëson gjithmonë gjëra të reja, pasi ata kanë pasur eksperienca të ndryshme nga e imja dhe kanë stile të ndryshme. Pra, përbëjnë frymëzim për t’u përmirësuar çdo ditë. Gjithashtu më pëlqen që drejtori ynë artistik Septim Webre na jep sfida të reja çdo ditë. Kjo na bën të përmirësohemi dhe e bën këtë përvojë të mrekullueshme”. Esmiana Jani ka studiuar balet që në moshë të vogël, në Shqipëri, në Greqi e më pas në Shtetet e Bashkuara. Rreth ardhjes në trupën e Baletit të Uashingtonit ajo tregon: “Isha në shkollën e mesme dhe sapo kisha nisur të kërkoja kompani që do të ishin të përshtatshme për mua, si dhe për teknikën dhe stilin tim. Gjatë asaj kohe, rreth tre vjet më parë, mora pjesë në një konkurs baleti në Orlando në të cilin David Palmer, zv/drejtor artistik i trupës së baletit të Uashingtonit, ishte në juri. Mendoj se ajo provë shkoi mirë për mua, përderisa gjendem këtu. Ai erdhi të më takonte dhe më pyeti nëse do të doja të bëhesha pjesë e seksionit Studio Company të trupës. Unë u përgjigja PO dhe kjo është mënyra se si erdha këtu”. Ashtu si zëvendësi i tij, edhe drejtori artistik Septime Webre tashmë e vlerëson lartë Esmianën. “Esmiana është një talent i jashtëzakonshëm. Ajo ka një fizik shumë të mirë, është një vajzë e bukur. Me një trup që vërtet e pranon teknikën e baletit. Në veçanti ka dy gjëra që më pëlqejnë tek Esmiana: e para është se ajo ka një lloj fiziku shumë ekstrem, këmbët e saj janë shumë të gjata dhe të bukura. Ndërsa gjëja e dytë është se shpesh i pëlqen të bëjë shaka, është argëtuese. Mendoj se është gjë e mirë që disa herë edhe të qeshim me sfidat dhe prania e saj është e këndshme. Pra, ajo i shton humor atmosferës dhe unë e vlerësoj shumë këtë. Përveç kësaj, ajo sjell dhe një prani poetike mes nesh. Pavarësisht humorit të saj gjatë pushimit kur muzika është e fikur, mendoj se natyra e saj është ajo e një pranie poetike. Tani ne po punojmë me disa lëvizje abstrakte por ajo është në gjendje t’i japë përvojës ndjenjë”. Zëri i Amerikës: Esmiana, ti ike

E mërkurë 25 shtator 2013 •

ESMIANA JANI, balerina shqiptare me trupën e Uashingtonit

nga Shqipëria në një moshë të vogël, 5 vjeç. Cili është kujtimi yt më i fortë nga vitet e fëmijërisë atje? -“Është kujtimi i dëshirës për t’u bërë balerinë në Shqipëri. Një ditë isha në një park në Tiranë me mamanë dhe një grua u afrua dhe e pyeti nëse unë isha balerinë. Arsyeja e pyetjes ishte se kur isha e vogël unë ecja vetëm mbi majat e gishtave. Mamaja më qortonte shpesh duke thënë se nuk ecja si njeri normal. Pra, kjo grua në park e pyeti nëse unë isha balerinë dhe ajo iu përgjigj “jo”. Por kjo i dha asaj idenë se ndoshta unë duhet të filloja baletin. Gjithçka filloi prej atij momenti. Më pas shkova në Greqi, ku ndenja për rreth katër vjet dhe ku gjetëm një mësuese shumë të mirë. Më pas erdha këtu në Amerikë dhe vazhdova studimet më tej. Pra, unë e dashurova atë dhe që e vogël dhe nuk kam rreshtur kurrë së dashuri baletin”. Esmianës i kujtohet mirë dhe eksperienca e saj e parë mbi puante. “Ndjeva dhimbje të madhe. Por pasi u mësova me dhimbjen, që është diçka me të cilën të gjithë balerinët përballen, më pëlqenin më shumë se këpucët e sheshta. Mendoj se ato e bëjnë një balerinë të duket më elegante. Edhe pse ndoshta nuk më duken aq të rehatshme sa këpucët e sheshta, tani më pëlqejnë puantet. Megjithatë, u desh pak kohë që të më pëlqenin, pasi ato ta bëjnë teknikën shumë më të vështirë dhe kalimi nga këpucët e sheshta tek puantet është sikur të jesh duke mësuar baletin nga fillimi. Por me kalimin e kohës këm-

Mjeshtri Zhani Ciko, dekorohet me Kryqin Austriak të Nderit për Shkencën dhe Artin Presidenti Federal i Republikës së Austrisë dekoron me Kryqin Austriak të Nderit për Shkencën dhe Artin, Dirigjentin dhe Drejtorin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë, Mjeshtrin Zhani Ciko. Kjo dekoratë e lartë nderimi nga pala austriake, Maestro Zhani Cikos, iu dorëzua me ceremoni më 24 Shator 2013 në Tiranë, nga ambasadori austriak Florian Raunig. Mjeshtri Zhani CIKO, i cili ka lindur në vitin 1945 në Tiranë, është që prej dhjetë vitesh Drejtor i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Ciko është jo vetëm një njohës dhe adhurues i kulturës dhe muzikës austriake, por edhe një drejtues dhe realizues i shumë veprave të kësaj muzike. Veçanërisht gjatë viteve të fundit pati një bashkëpunim akoma më intensiv me ambasadën austriake në Tiranë, ndër të tjera në realizimin e projekteve të përbashkëta si “Vejusha Gazmore” në vitin 2011, „Flauti Magjik“ në vitin 2012 dhe “Don Giovanni” në vitin 2013. Përveç punës drejtuese dhe artistike, Maestro Zhani Ciko komenton rregullisht prej mëse 20 vitesh transmetimin e drejtpërdrejtë të Koncertit të Vjenës, në Radio Televizionin

publik shqiptar dhe prej 10 vitesh organizon nje event elitar si ballo e fundvitit “From Vienna to Tirana“, ku në fokus janë muzika dhe baleti austriak. Sipas njoftimit për medies, “përmes punës së tij aktive në promovimin e kulturës dhe muzikës austriake, ashtu edhe në zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh përmes projekteve kulturore në Shqipëri me mbështetje nga Austria, Maestro Zhani Ciko ka merita të mëdha”, të cilat vlerësohen lartë nga Presidenti Federal i Austrisë, përmes akordimit të Kryqit Austriak të Nderit për Shkencën dhe Artin.

bët mësohen”. Karriera e një balerine është e mbushur me sfida, thotë Esmiana. Për të, një nga ditët më të vështira ishte fillimi i punës këtu pranë trupës së Baletit të Uashingtonit. “Para se të bëhesha pjesë e kësaj kompanie nuk kisha qenë asnjëherë në një trupë profesioniste baleti dhe nuk e dija se si funksiononte. Prandaj dita e parë e mësimit këtu ishte një përvojë që ndryshoi gjithçka për mua. Kalimi nga një studio në një kompani përbën një ndryshim shumë të madh dhe m’u desh të mësoja çdo gjë që në fillim, që herën e parë, ndryshe nga se isha mësuar në Filadelfia ku kisha studiuar deri atëherë. Ishte një ditë jashtëzakonisht e vështirë, e cila edhe më trembi pak, por më pëlqeu fakti që më mbajti të përqëndruar dhe mësova shumë prej asaj përvoje”. Përveç vështirësive, baleti i jep Esmianës dhe shumë kënaqësi dhe emocione. “Zakonisht kur jam në skenë bëhem një person tjetër, shndërrohem në personazhin që luaj. Dhe kjo është pjesa ime e preferuar në gjithë përvojën e baletit. Momentet në skenë janë arsyeja pse unë punoj aq shumë”. Por disa emocione janë më të forta e të bukura se të tjerat, si për shembull kur sheh nënën e saj mes publikut. Zëri i Amerikës: Si përgatitesh para interpretimeve në skenë, fizikisht dhe psikologjikisht? Çfarë i thua vetes para interpretimit? -“Më parë mendoja për mamanë meqenëse ajo është arsyeja që unë jam balerinë dhe i thoja vetes që çdo gjë do të shkojë mirë. Por nuk më pëlqen të kërkoj që gjërat thjesht të ndodhin, pasi në fund të fundit varet prej meje. I jap vetes kurajo të dal sa më mirë, megjithatë preferoj të mos mendoj shumë pasi kur filloj të mendoj shumë shpesh humbas në mendime”. Esmiana thotë se ka shumë dëshirë të vizitojë vendin e lindjes së shpejti. “Nuk kam qenë në Shqipëri që kur isha pesë vjeç. Kam parë shumë foto të miat kur isha atje si dhe fotografi të qytetit tim. Është një vend shumë i bukur. Gjithashtu gjyshërit e mi ndodhen në Berat tani, por ata do të kthehen. Mendoj se verën e vitit që vjen ose një verë më pas mund të shkoj të vizitoj gjyshërit si nga ana e babait, ashtu dhe të nënës. Tashmë e kam diskutuar dhe me mamanë dhe të dyja jemi dakord se ka kaluar tepër kohë dhe se duhet të kthehem ta vizitoj vendin. Mezi pres ta shoh”. Ndërkohë, Esmiana Jani thotë se është mjaft e kënaqur me jetën e saj në Uashington, duke punuar me koreografë e kolegë, të cilët ajo i vlerëson dhe prej të cilëve përpiqet të mësojë sa më shumë.


» Kulturë

• E mërkurë 25 shtator 2013

Festivali i të Drejtave të Njeriut Nga historia e Salmës, në të tjera rrëfime për dhunën apo seksin

21

H

istoria e një gruaje të jashtëzakonshme, që bëhet aktiviste legjendare, politikania dhe poetja Salma ka qënë ajo që ka “inauguruar” shfaqjen e filmave në këtë edicion të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të të Drejtave të Njeriut në Akademinë e Filmit dhe Multimedias “Marubi”. E vlerësuar ndërkombëtarisht, fituesja e shumë çmimeve, regjisorja Kim Longinotto ( ROUGH AUNTIES, Çmimi i Jurisë së Kinemasë Botërore për Dokumentarin, Sundance 2009), kthehet në Sundance 2013 me premierën botërore të këtij dokumentari, “Salma”. E pranishme në festival ishte edhe vetë personazhi i filmit dokumentar, Salma. Realizuar me mjeshtëri si një histori me detektivë që zbulohet pak nga pak, Longinotto me kujdes heq nga e kaluara shtresat e kontradiktave që përcaktojnë Salman- një protagoniste e angazhuar që kontribuon duke thirrur me zërin lart, për t’u ngritur mbi “respektin dhe lidhjet e dashurisë” që përdoren për të burgosur zemrën dhe shpirtin femëror. Ndërkohë, festivali ditën e djeshme ka vijuar me shfaqjen e të tjerë filmave. “Secrets And Doubts” (Sekrete Dhe Dyshime) ka qenë një prej tyre. Një dokumentar 14 minutësh, prodhim serb i vitit 2013, me skenar & Regji nga Zelimir Gvardiol, me një sens humori dhe kritik, kalon nëpër vijën e hollë që ndan të vërtetën dhe gënjeshtrat. Regjisori ndërton një dialog midis karaktereve të filmit dhe ia lë vendimin shikuesit. Ngjarja ka të bëjë me njerëzit e braktisur, të moshuar dhe të vetmuar, të cilët shpesh janë viktima të njerëzve imoralë në funksione të larta. Gruaja e moshuar, djali i saj dhe gjyqtari ....dhe një testament. Histori tragji-komike (i tipit Rashomon) mbi mashtrime, dyshime dhe sekrete. Kush është humbësi i vërtetë? Mashtruesi, apo i mashtruari? Sekreti mbetet... “Tea or Electricity” (Çaj apo Drita), një dokumentar 93 minuta, realizim belg i vitit 2012 ka vijuar shfaqjen në programin e djeshëm të festivalit. Regjisor: Jerôme le Maire, “Çaj apo Drita” tregon historinë epike të sjelljes së energjisë elektrike në një fshat të vogël të izoluar, të mbyllur në mes të Atlasit të Lartë maroken. Për më shumë se tre vjet dhe stinë pas stine, regjisori zbulon me durim linjat e rrjetit që në mënyrë të pashmangshme do të përfundojnë duke i mbyllur banorët e IFRI-t. Para syve tanë ravijëzohet imazhi i modernitetit të pamëshirshëm me të cilin do të jetë tashmë i lidhur fshati i vogël. Më pas ka vijuar shfaqja e filmit “Body And Soul” (Trup e Shpirt), një prodhim danez i vitit 2010, 54 minuta i gjatë. Regjisor & Producent: Matthieu Bron. Viktoria, Mariana dhe Vasko janë tre të rinj mozambikas me aftësi të kufizuara fizike, që jetojnë në fshatra të qytetit Maputo, kryeqyteti i Mozambikut. Viktoria u përcjell grave të tjera të pamundura fizikisht, vetëbesimin që ajo mori nga arsimimi që ka kryer, duke organizuar një shfaqje mode; Mariana përdor energjinë e saj sociale për të krijuar miqësi të dobishme dhe kapërcimin e pengesave arkitekturore urbane dhe Vasko bën biznes, duke riparuar këpucë në sektorin joformal. Përmes sfidave të tyre të përditshme fizike dhe emocion-

Salma

Forum për medien dhe lëvizjet shoqërore

Battle for Syria

Paraditen e sotme, në ditën e tretë të Festivalit do të mbahet forumi me temën “Media dhe Lëvizjet Shoqërore”. Revolucionet virtuale dhe media e re do të jenë në qendër të forumit që do të shtrojë pyetjen: A po e shtyn medie publikun larg aktivizimit civil? Shfaqja e Filmave do të fillojë mbasdite me “Love And Rubbish” (Dashuri Dhe Plehra), një dokumentar rus 8 minutësh i vitit 2012. Më pas do të vijojë shfaqja e dokumentarit “Afghan Girl” (Vajza Afgane), Danimarkë / 2012. “Rogalik” (Rogalik), Poloni / 2012 ka vijuar më tutje, për t’u pasuar me shfaqjen e “Dreaming Apecar” (Ëndrra E Rikthimit), një film artistik italian prodhim i 2012-ës. Me aktorë Lorenza Indovina & Mircea Andreescu, Regjisor: Dario Samuele Leona dhe skenar të Chiara Nicola, në qendër të filmit është Katerina, një italiane 45-vjeçare, prej muajsh e papunë dhe që nuk mund të gjejë një tjetër. Kështu, ajo pranon të punojë si kujdestare për Gheorghe-n, një rumun i moshuar, energjik, i mbërthyer në një karrocë. Kjo përvojë do t’i ndryshojë asaj jetën. “Words Of Witness” (Fjalët E Dëshmitarit), SHBA/ 2012; “Battle For Syria” (Beteja Për Sirinë), Britania e Madhe - Siri / 2012; “Mama Illegal” (Mama E Paligjshme) dhe “Inside A Closed Iran: Letters From Iran” (Brenda Një Irani Të Mbyllur: Letra Nga Irani) janë filmat e programuar për t’u shfaqur ditën e sotme.

Marta’ s Suitcase

The silen chaos ale, filmi eksploron se si ata shikojnë veten dhe të tjerët dhe ngre pyetje universale rreth asaj se si duhet ta gjejë dikush vendin në shoqëri. “Marta’s Suitcase” (Valixhja E Martës), një prodhim austriako-spanjoll i 2013, Prodhuar nga: Günter Schwaiger ka vijuar më tej shfaqjen. Marta, vite më parë, pësoi sulmin brutal të ish-burrit të saj dhe ishte gati të vdiste. Tani sulmuesi i saj është liruar

Mama Illegal nga burgu dhe ajo është e sigurtë se ai do të përpiqet përsëri. Në shtëpinë ku fshihet, ajo na tregon përpjekjet e saj ditë pas dite për të kapërcyer traumën dhe frikën. Harald, konsultues psikoterapist për burrat “MännerWelten”, ndihmon burra të dhunshëm të largohen nga dhuna mashkullore dhe analizon shkaqet e mundshme. Dëshmia e njërit prej këtyre njerëzve na çon në thellësi të dhunës së tij

... Valixhja e Martës me shembuj të vërtetë përshkruan si vuajtjet ashtu dhe luftën e grave të dhunuara, si vizioni i atyre që punojnë kundër dhunës. Filmi është xhiruar në Spanjë dhe Austri, dy vendet ku regjisori jeton, si një shembull i universalitetit të problemit. “Rent Boys” (Djem Me Qera), një prodhim gjerman i 2010-ës është tjetër film i shfaqur mbrëmjen e djeshme. Një prodhim i Rosa von

Kledi Kadiu rikthehet te “Amici” si profesor danci Balerini shqiptar Kledi Kadiu do të jetë profesori i kërcimit në spektaklin e njohur italian që transmetohet në kanalin 5, “Amici” dhe që drejtohet nga moderatorja e njohur, Maria de Filipi. Lajmi është publikuar në profilin e “Amici” në rrjetin social Facebook. Sipas shtypit italian, prania e Kadiut në kastën e profesorëve është një surprizë e vërtetë, pasi emri i balerinit shqiptar është tashmë i njohur pikërisht prej talentit të tij gjatë debutimeve me balerinët e mirënjohur italianë, Alesandra Celentano dhe Garrison Rochelle. Mes emrave të njohur të profesorëve të të rinjve konkurrues në “Amici” janë edhe Rubi Zerbi dhe Grazia di Michele. Audicionet për të përzgjedhur konkurruesit e rinj të “Amici” kanë nisur në Romë dhe

spektakli, i cili këtë vit shënon edicionin e 13-të, do të çelë tiparin më 23 Nëntor. Këtë vit, në spektakël nuk do të dominojë konkurrimi vetëm në kanto dhe ballo, por edhe artistë të rrymave të ndryshme, si: hip-hop, dance crew, muzikë band dhe për herë të parë edhe konkurrimi si DJ.

Praunheim, filmi sjell tregime nga Berlini pas kuintave të seksit për para. Të përbuzur, stigmatizuar dhe të shtypur në skutat e shoqërisë - ky është realiteti me të cilin përballen prostitutat meshkuj në Berlin. Shumica e prostitutave të rrugës janë emigrantë, shumë prej të cilëve veprojnë të shtyrë nga nevoja. Rosa von Praunheim i shoqëron të rinjtë në punën e tyre në bare, kinematë porno dhe në rrugë. Ai tregon arsyet e tyre, historitë dhe mbi të gjitha vullnetin e tyre të fortë për të mbijetuar. Filmi i fundit i shfaqur dje ka qenë “Life Locked In A Suitcase” (Jeta Mbyllur Në Një Valixhe), një prodhim kanadez i 2013-ës. Me regjisore Evgenia Kolinkovsky dokumentari tregon historinë e Olesia Kornienko, që pavarësisht aftësisë së kufizuar të rëndë fizike dhe perceptimit diskriminues të shumë njerëzve, rreket ta jetojë jetën e saj të plotë dhe ëndërron të bëhet e pavarur. Një poete, shkrimtare, balerinë, alpiniste që ka fituar çmime, me gjithë zellin e vet për jetën, Olesia nuk do të bëjë realitet asnjë nga ëndrrat e saj, pa engjëllin mbrojtës dhe Yllin e vet Polar nënën e saj, Tatiana.


22

« speciale

K

a patur periudha ku secli prej nesh ka ndjer brënda vetvetes një frikë. Një frikë… që vjen si pakuptuar në një moment që ngelesh vetëm. Një frikë… e cila mbulon mendjen dhe shpirtin. E gjitha kjo vjen na historitë e famshme të fantazmave ose siç quhen ndryshe të shpirtrave të vdekur. Fantazmat bëjnë pjesë prej shekujsh në realitetin tonë: misterioze, të frikshme, ndërhyrëse, ato gjenden kudo. Secila ka historinë e vet, dashuritë e veta, vuajtjet e veta. Por…çfarë janë fantazmat? Nuk është e lehtë t’i jepet një përgjigje kësaj pyetjeje: Nuk egziston ndonjë përkufizim shkencor dhe askush nuk ka mundur të na ofrojë një përkufizim bindës. Egzistojnë shumë teori, çka se asnjera, e marrë në veçanti, nuk është në gjendje t’i shpjegojë të gjitha fenomenet që lidhen me botën e fantazmave. Secila nga teoritë e propozuara nuk ka një themel logjik të vetin, por natyra e këtyre pranive tërheqëse dhe mbresëlënëse është e destinuar të mbetet për të gjithë një mister.

Profil

E mërkurë 25 shtator 2013 •

NASA: Si shpëtoi toka nga kometa e Halley në 1910

Teoritë mbi të vërtetën e

fantazmave një i vdekur dëshiron të dëfrehet duke trembur të gjallët e gjorë me shfaqjen e tij? Përse duhet të rrijë mbi këtë Tokë në vend që të migrojë drejt një jete të re? Por kjo mund të kundërshtohet me: Fantazmat janë (simbas Hans Holzer) “Stay-behinds” (të mbetur mbrapa) sepse kanë pësuar vdekje të dhunshme. Nëse do të ishte kështu, ata do të ishin ende të paisur me inteligjencë. Pse atëherë në shfaqjet e tyre, pjesa dërrmuese e tyre kryen veprime mekanike dhe përsëritëse? Nëse me të vërtetë janë shpirtëra, përse nuk shfaqen me pamje thjesht eterike, por shfaqen të veshur me rrobat e kohës së tyre të dikurshme? Kjo teori është krijuar nga lëvizja “spiritiste” e në shumë gjëra bie në kundërshtim me konceptet më moderne të parapsikologjisë.

Fantazmat nuk ekzistojnë Në bazë të kësaj teorie të parë, fenomeni i këtyre shfaqjeve të pazakonta do të nxiste një sërë gënjeshtrash, ose do të ishte gjithnjë e përherë i shpjegueshëm nëpërmjet ligjeve që rregullojnë fizikën dhe natyrën: rënkimi i kobshëm në një pyll të shkretë mund të krijohet nga era, që, duke kaluar mes bisqeve e degëve të pemëve prodhon fishkëllima veçanërisht “fantazmore”. Fantazmat janë vetëm legjenda Ja që në këtë rast Fantazmat do të shumoheshin me lehtësi të madhe nga njëri vend në tjetrin, nga një cep në cepin tjetër të Tokës, e secila prej tyre do të ishte thjesht frut i fantazisë popullore: thuhet se njëfarë Frank Smith ka pasë provuar të krijojë një Fantazëm duke hapur fjalën se, po të shkoje në molin e Tamizit mund të takoje aty një klerik të vitit 1600. Rezultati? Disa nga personat që ai pyeti në ditët e mëvonshme… u betuan se e kishin parë këtë fantazëm të tmerrshme!!! Fantazmat janë haluçinacione Ato egzistojnë vetëm në mendjen e atij që është i pranishëm në fenomenin e shfaqjes së tyre. Kjo teori mund të përshtatet në mënyrë të vlefshme vetëm në një kazuistikë mjaft të zvogëluar: si mund të shpjegohet fakti se një Fantazëm nuk i shfaqet më shumë se një personi?? Sigurisht, do thoni ju,

kush sheh një Fantazëm nuk nuk ka si ta njohë gjithashtu edhe pamjen e të vdekurit që shekuj më parë banonte në atë kështjellë të lashtë.

egzistojnë edhe të ashtuquajturat “haluçinacione kolektive” (në të cilat ai “që sheh” arrin që në mënyrë telepatike t’ua përcjellë këtë imazh edhe të tjerëve)…por…hollësitë e shfaqjes mund të jenë krejtësisht të panjohshme që të mund të rrëfehen mandej si të vërteta. Përshembull:

Fantazmat si prodhime telepatike Fantazmat nuk janë shpirtëra personash tashmë të zhdukur, por një manifestim individësh që janë gjallë ndërkohë. Ata, (përmes një “dyzimi” ndijimor të personit të tyre) në çaste rreziku dërgojnë një mesazh në formë tipike telepatike. Simbas disa ekspertëve, shfaqjet e këtij tipi përbëjnë numrin më të madh të rasteve që janë marrë në shqyrtim. Fantazmat si shpirtëra personazhesh të vdekur Kjo është padyshim teoria më romantike por… përse vallë

Fantazmat si regjistrime psikike Peter Underëood (një nga më të famshmit Ghost Hunter të botës) vëren se shpesh fantazmat përshkojnë porta dhe mure që nuk egzistojnë më, por që dikur egzistonin. Është njëlloj si të rishohësh një film që ritransmetohet në mënyrë ciklike. Fantazmat atëherë do t’ishin “fotografi” të mbetura në celuloidin hapësirë kohë. Këto regjistrime do të verifikoheshin vetëm në vijim të ngjarjeve veçanërisht të ndërlikuara nga pikëpamja emocionale: ja sepse shumë fantazma riparaqesin në shfaqjet e tyre gjëndje të përcaktuara shpirtërore (frikë, trishtim, ankth, dashuri, etj). Ndonëse është rishikuar dhe plotësuar në kohët e fundit, kjo teori është në bazë të konceptimeve parapsikologjike që lidhen me këto shfaqje.

Kometat janë trupa të mëdha qiellore, të cilat qarkullojnë në orbitë eliptike rreth Diellit. Kështu, ato mund të shndërrohen në të padukshme për ne dhe në vijim të zhduken në pikën më të largët të sistemit tonë diellorë. Përsa i përket përbërjes së tyre, kometat përbëhen nga uji i ngrirë, dyoksid karboni, gurorë, metale dhe përbërës të tjerë. Ndërsa qasen pranë diellit, rrezet diellore ngrohin akullin e ngrirë, i cili dhe “shpërthen”. Ky gaz largohet nga dielli dhe është pikërisht ajo që ne shohim si “bishti i kometës”. Kometa Halley, e mori emrin e saj nga astronomi anglez Edmond Halley (16561742), i cili më 4 shtator 1682 e zbuloi dhe e përshkroi atë. Ndërsa nga ana tjetër, janë zbuluar dhe përshkrime dhe informacione të dokumentuara rreth Halley, që në vitin 240 para erës së re. Në Maj të viti 1910 mbarë njerëzimi kishte besuar se erdhi fundi i botës! Kjo për shkak të shfaqjes së Kometës Halley, të tmerruar nga astrolog dhe parashikues të së ardhmes, të cilët pretendonin se do të përplasej me Tokën. Paniku arriti kulmin kur u zbulua se bishti i kometës kishte një gaz helmues cianid. Në Oklahoma, një sekt fetar u përpoq të sakrifikojë një vajzë të virgjër me qëllim që të dëbonte të keqen, por u ndalua nga policia. Në Vjenë një tërmet i vogël tmerroi banorët, të cilët u larguan nga kryeqyteti i Habsburgëve dhe ikën në male për të parë fundin e botës. Albert Ajnshtajnë, duke ruajtur gjakftohtësinë e tij, deklaroi kur u pyet nëse meteoriti do të përplaset me tokën: “Me siguri ju them JO”, dhe kur e pyetën se si ai është kaq i sigurt, tha: “Nëse nuk bie, do të vërtetohem. Nëse bie, atëherë askush nuk do të jetoj për të më thënë se bëra gabim”. Përfundimisht, kometa kaloi shkarazi me tokën, më 18 Maj 1910, vetëm 25 km larg duke përgënjeshtruar kështu parashikimet për fundin e botës.


SPORT • E mërkurë 25 shtator 2013

Konte: Kush sillet si Pirlo, përjashtohet për një muaj Nuk janë thjesht fjalë apo aludime për një ftohje të mundshme mes Juventusit dhe mesfushorit Andrea Pirlo. Palët duken edhe më të ftohta pas episodit të së dielës kur lojtari i zëvendësuar nga Konte, nuk preferoi të ulej në pankinë për të ndjekur pjesën e mbetur të ndeshjes kundër Veronas, gjest që nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit. Në konferencën e zakonshme për shtyp përpara transfertës së radhës në fushën e Kievo, Konte ka lëshuar një mesazh për të gjithë lojtarët duke u shpre-

hur: “Pirlo? Pas asaj që ndodhi të dielën vendosa një rregull që nuk e kemi pasur më parë. Nëse lojtari zëvendësohet, duhet të qëndrojë në pankinë bashkë me shokët e tjerë për të ndjekur ndeshjet. Nëse nuk e respekton këtë rregull do të gjobitet dhe përjashtohet për një muaj”. Më qartë se kaq nuk mund të flasë trajneri i bardhezinjve, i cili shton presionin ndaj lojtarit që tashmë është më një pikën referimi në mesfushë pasi Pogba, Vidal dhe Markisio janë në garë bashkë me ish milanistin

për dy vende. Shumë shkurt Konte ka folur edhe për sfidën kundër Kievos, duke theksuar: “Do të jetë shumë e vështirë të konfirmojmë gjërat pozitive që kemi bërë në të shkuarën. Në garë janë shumë skuadra të tjera dhe të them të drejtën nuk e prisja që Napoli e Interi, Roma dhe Fiorentina të ishin në këto nivele. Gjithsesi ne nuk jem i aspak pas të tjerave, përkundrazi. Takimi kundër Kievos do të jetë shumë i vështirë, por ne futemi në fushë vetëm për të fituar.”

Dënohet Tirana dhe kroati Gerc Komisioni i Disiplinës dënoi me 5 ndeshje pezullim sulmuesin kroat dhe me gjobë klubin bardheblu. Gers ka marrë një dënim edhe më të rëndë nga vetë klubi i tij. Tirana e gjobiti me 8 mijë euro lojtarin dhe kërkon që ngjarja të hetohet me hollësi nga Prokuroria e Shkodrës

K

omisioni i Disiplinës ndëshkon Tiranën dhe sulmuesin kroat, Vedran Gerc. Komisioni i Disiplinës dënoi me 5 ndeshje pezullim Gercin, pasi në ndeshjen VllazniaTirana goditi me grusht lojtarin e Vllaznisë, Rajoviç. Po kështu ky komision ka dënuar Tiranën me gjobë për shkak të koreve fyese të tifozëve të saj në ndeshjen Tirana-Skënderbeu, ku për këtë arsye kjo ndeshje u ndërpre përkohësisht. Tirana gjobë 8 mijë euro kroatit dhe e çon në Prokurori Pas dënimit që i është bërë me 5 ndeshje nga federata, kroati Gers ka marrë një dënim edhe më të rëndë nga vetë klubi i tij, që nuk u mjaftua me kaq. Tirana e gjobiti me 8 mijë euro Vedran Gercin dhe kërkon që ngjarja të hetohet me hollësi nga Prokuroria e Shkodrës. Është ky vendimi që ka marrë komisioni i disiplinës në klubin bardheblu, pas ngjarjes në stadiumin “Loro Boriçi”. Kujtojmë që në ndeshjen e luajtur mes Vllaznisë dhe Tiranës, në minutën e 15-të të takimit, sulmuesi kroat goditi me grusht malazezin Blazho Rajoviç. Ky gjest u ndëshkua menjëherë me karton të kuq prej kryesorit të atij takimi, por nga ana tjetër solli edhe reagimin e vet klubit, që e konsideroi absurd reagimin e këtij lojtari. komisioni i disiplinës së klubit, i përbërë nga administratori Krenar Alimehmeti, donatori Ndriçim Babasi dhe juristi Lorin Burba, pasi konsultuan veprimin e lojtarit e konsideruan antisportiv dhe shkelje të rregullores së brendshme. Për pasojë, lojtarit i hiqet e drejta e tri pagave mujore (afërisht e ka rrogën 2600 euro), por jo vetëm kaq, pasi drejtuesit e bardhebluve kanë ndër mend që t’i kërkojnë Prokurorisë së Shkodrës që të

23

Isko si Zidan Trajneri i Realit të Madridit, Karlo Ançeloti ka theksuar se mesfushori i këtij ekipi Isko mund të krahasohet me legjendën e Realit, Zinedine Zidan. Ai beson se organizatori i Realit mund të bëhet po aq i mirë sa i madhi, Zidane. “Krahasimi mes Iskos e Zidanit nuk është një gjë e keqe. Ai është pothuajse aq i mirë sa Zidan me aftësitë e tij. Ata kanë shumë ngjashmëri. Zidani është në një pozitë më të mirë me gjyqtarët, ndërsa Isko nuk është ende atje, por ai në të ardhmen mund të arrij edhe aty”, deklaroi Ançeloti.

Lehman: Ozil e Bejl nuk vlejn aq Ish-portieri i Arsenalit, Jens Lehman, ka kritikuar drejtuesit e Realit të Madridit për çmimin e lartë që shpenzuan për të blerë Garet Bejlin dhe për shitjen e Mesut Ozilit. Portieri që gjithnjë është njohur për deklarata e tij thumbuese nuk është kursyer as këtë herë, ku në qendër të kritikave janë si Ozil dhe Bejl. “Nuk shoh një diferencë prej 50 milionë eurosh mes Bejlit dhe Ozilit. Këto janë mekanizma të merkatos dhe që e prishin atë, sepse një klub si Reali çmendet pas një futbollisti dhe bën gjithçka deri sa ta blejë atë”, tha Lehman, i cili shtoi: “Ozil është shumë më i shtrenjtë se Bejli. Reali shpenzoi 100 milionë euro për të, por asnjë futbollist nuk vlen kaq shumë. Një lojtar i vetëm nuk mund të fitojë dot kampionatin apo Champions League”.

Man. Junajtid kërkonte Bejl për 60 milion paund Man. Junajtid ka bërë përpjekjet e veta për të marrë Gareth Bejl. Në fakt, oferta e tyre nuk ishte e vogël, por 60 milion paund. E megjithatë, Totenhem nuk ka pranuar ta shesë me këtë shifër sulmuesin e saj. Do të duhej oferta e Realit të Madridit prej 100 milion eurove për të bindur drejtuesit e Spurs për të lëshuar lojtarin e famshëm. Këtë gjë e pohon edhe Perez. “Ne i bëmë një ofertë në fillim dhe ata nuk pranuan. Edhe Man. Junajtid bëri një ofertë dhe ata sërish refuzuan. Ne këtë e respektojmë, pasi ata nuk donin ta shisnin. Por ishte ëndrra e Bejl që i vogël për të luajtur tek Reali i Madridit që duhej për të bindur të gjithë që ai të kalonte në Spanjë”,- u shpreh Perez.

Edhe Rumenige probleme me taksat zbardhet e gjithë ngjarja. Shfajësohet Gerc: Më shau Vedran Gerc nuk ka dashur që të reagojë mbi këtë ngjarje. Lojtari kërkoi falje që e ndëshkoi skuadrën me veprimin e tij të pamenduar, megjithëse shp-

jegoi se u ndje i detyruar që të reagonte në atë mënyrë, pasi malazezi e shau nga nëna. “Ju kërkoj falje. Nuk e kisha për qëllim që ta dëmtoja ekipin me gjestin tim, të cilin duhet ta pranoj se ishte i shëmtuar dhe antisportiv. Mirëpo, u ndjeva i detyruar që

të veproja kështu. Më shau nënën dhe në ato momente nuk mendova dy herë. Ju kërkoj serish falje të gjithëve, si stafin teknik ashtu edhe shokët e skuadrës”, – pat thënë ndër të tjera sulmuesi, duke dhënë argumentet e tij mbi atë ndodhi.

MILANI NDËSHKON BALOTELIN Mario Baloteli ka shkaktuar një rrëmujë të madhe brenda skuadrës së Milanit, e cila në këtë moment po kalon një moment shumë të vështirë. Sjellja e tij në fund të takimit kundër Napolit nuk ka qenë aspak e hijshme dhe si rezultat është skualifikuar për tre ndeshje. Ndërkohë nga ana tjetër edhe Milani e ka ndëshkuar SuperMarion, pasi ai tashmë nuk është më një fëmijë dhe sjelljet e tij nuk mund të justifikohen. Në shenjë “hakmarrje” kuqezinjtë kanë vendosur të mos prezantuar apelim kundër skualifikimit prej tre javësh të Mario Balotelit për motive etike. Një mesazh i qartë ndaj lojtarit nga Milani

kryeredaktor BRAHIM SHIMA

S T A F F

»

zv/kryeredaktor: ARMAND MAHO MARIGLEN MULLA

që pasi lexoi relacionin e arbitrin Banti konsideroi se nuk ekzistonin kushtet për të kontestuar vendimin e gjykatësit sportiv. Ndërkohë trajneri Masimiliano Alegri nuk do ta ketë në dispozicion për ndeshjen e sotme ndaj Bolonjës, në “San Siro” kundër Sampdorias dhe në Torino kundër Juventusit. Ndonëse ka pranuar dënimin e Balotelit, Milani nuk ka pranuar mbylljet e “Curva Sud”, në të cilën qëndrojnë tifozët. Gjykata sportive e ka mbyllur pas koreve raciste ndaj lojtarëve të Napolit, por kuqezinjtë janë të mendimit se ky vendim nuk është i drejt ndaj kanë vendosur edhe të apelojnë.

politika: ERVIN KOÇI, OLI XHILAGA ekonomia: BRIKENA DERVISHAJ sociale: ERTA BODE rrethet: BLERINA SPAHO kronika: MARIGLEN MULLA kultura: BLERINA GOCE design&layout: DANIEL PRIFTI, GËZIM DUZHA

ADRESA: RR. DULL KETA, NR. 5. (RR. E DIBRËS), TIRANË

Nuk është vetëm Uli Hënes, presidenti i Bajernit, që ka probleme me drejtësinë. Së fundmi në skenë ëhstë shfaqur dh emri i shefit të klubit bavarez, Karl Hainc Rumeinge. Ai pritet të përballet me drejtësinë gjermane, sërish për të njëjtën çështje, atë të evazionit fiskal. Drejtuesi i klubit bavarez duhet të paguajë 250 mijë euro gjobë pasi nuk deklaroi blerjen e dy orëve Roleks, për shumën e 100 mijë eurove. Blerjen Rumenige e kreu gjatë një vizite në Katar dhe në momentin që mbërriti në Gjermani, ai nuk i deklaroi orët e blera në doganë, për të evituar një taksë prej 19 përqind, përkthyer në shifër monetare, 19 mijë euro për të dy orët zvicerane. Por kjo duket se i kushtoi shtrenjtë bosit të Bajernit të Mynihut, pasi tashmë gjoba që ai duhet të paguajë është 250 mijë euro pasi ka shkelur ligjet e vendit.

Klop një ndeshje pezullim nga UEFA Komisioni i Disiplinës i UEFA-s ka dënuar trajnerin e Dormundit, Jurgen Klop pas gjesteve antisportive që bëri në takimin e Champions League përballë Napolit, ku ju vërsul gjyqtarit të takimit. Megjithatë dënimi ndaj teknikut është vetëm një ndeshje në Champions pra ai do të humbasë takimin e radhës që Dortmund do të luajë në shtëpi me Olimpik Marsejës. Karakteri i tij impulsive ka bërë që shpesh herë ai të dënohet në Bundesliga, ndërsa në Europë kjo ishte hera e parë që Klop ndëshkohet.

menaxhere marketingu: ELIGERTA DYRMISHI cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« hipotekat

E mërkurë 25 shtator 2013 •


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.