www.kohajone.com
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
E përditshme e pavarur
Viti i XXVIII i botimit
Nr: 89 (8530)
E mërkurë, 17 Prill 2019
Çmimi 30 Lekë
Parlamenti Holandës votoi dje me 108 vota pro dhe 42 kundër, duke vendosur për rikthimin e vizave me Shqipërinë
Ti heqim vizën Ramës, para se BE t’ua heqë shqiptarëve
Të gjithë shqiptarët që kanë vuajtur me vite në dyert e ambasadave nuk duhet vetëm të luten që propozimi i Holandës të mos merret parasysh nga KE. Para se BE të marrë një vendim të tillë, për të kthyer vizat me Shqipërinë, është koha që shqiptarët t’i heqin vizën qeverisë “Rama”, që e solli vendin në këtë ditë FAQE 3
Presidenti Meta: Nga një “The Independent”: demokraci parlamentare kemi Presidenti Hashim Thaçi po kaluar në një liderizëm arbitrar hetohet nga Gjykata Speciale
FAQE 6-7
Në foto: Presidenti Ilir Meta dhe gazetari, Lutfi Dervishi
KREU I KUVENDIT
Gramoz Ruçi: Italia, partner i Shqipërisë FAQE 10
CHAMPIONS
Ajaksi shkatërron Juventusin në shtëpi
FAQE 21
REAGIMI
Në foto: Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi
KREU I PAA
FAQE 24
ANALIZË
ISH-MINISTRJA E INTEGRIMIT
Justifikimi idiot i Agron Duka: Përpos protestës, duhet Ministrisë së Jashtme: Duhet të ngrihet një tash Programi i Qeverisë Fajin e ka klima sistem i ri zgjedhor që alternative, zoti Basha! Nga Artur Zheji politike në Holandë! të rrëzohet tranzicioni FAQE 5
FAQE 10
INTERVISTA
Arta Dade: Mazhoranca duhet të gjejë kryeministër tjetër, ndryshe...
FAQE 2
FAQE 11
KREU I PD
Basha: Data e zgjedhjeve do shtyhet. Zgjedhje më 30 qershor s’ka për të patur
FAQE 2
Klajda Gjosha: Vendimi i Holandës dhe dy raportet e KE izolojnë Shqipërinë Intervistoi Jonida Halili
FAQE 4
POLITIKE
2
E mërkurë, 17 PRILL 2019
Kryetari i Partisë Demokratike: PD ka hequr çdo dilemë se kjo është betejë për pushtet, është shumë më shumë sesa kaq
K
reu i demokratëve, LulzimBasha i ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora u shpreh i prerë se zgjedhje lokale në 30 qershor nuk do të ketë.“Data e zgjedhjeve lokale do të shtyhet. Zgjedhje me 30 qershor nuk ka për të pasur. Sepse Shqipëria nuk është një humbëtirë e Afrikës… Pa u ndëshkuar krimi elektoral as që mund të mendohet që të garanytohet një proces zgjedhor. Zgjedhje falso nuk do të ketë”, deklaroi LulzimBasha. Kreu i PD, LulzimBasha tha se sondazhi i IPR-së e nxori opozitën në shumicë. “Po të shikosh të gjithë vrojtimet duke përfshirë edhe një vrojtim që bëhet nga një kompani me tendenca të majta siç është IPR, nxjerr opozitën në shumicë.IPR ka tendenca të majta, por e nxjerr opozitën në shumicë dhe tregon që aksioni opozitar është në rrugën e duhur”,- tha Basha. Kreu i demokratëve, LulzimBasha deklaroi se PD është forcuar sepse shqiptarët kanë kuptuar se opozita është rreshtuar krah tyre.Basha theksoi se Rama në 2013 i fitoi zgjedhjet sepse kishte 19 kriminelë, narkotrafikantë, tutorë prostitutash, përdhunues të miturish, trafikantë droge, heroine, kokaine.“Opozita është forcuar se shqiptarët e kanë kuptuar që është ndarë shapi nga sheqeri. PD ka hequr çdo dilemë se kjo është betejë për pushtet, është shumë më shumë sesa kaq.
Basha: Zgjedhje në 30 qershor nuk do të ketë!
Ka nevojë për një transformim. Ka ardhur koha ti mbyllim derën tranzicionit dhe t’i hapim derën Shqipërisë Europiane. Kjo do të thotë që ne duhet të krijojmë parakushtet në zgjedhje, shëndetësi, arsim, të mundësojmë që njerëzit të kenë akses të barabartë dhe të pamundësojmë
që pushteti të mbetet në dorë të një grupi oligarkësh. Rama përdori krimin në zgjedhjet e 2013, prandaj fitoi. Kishte 19 kriminelë, narkotrafikantë, tutorë prostitutash, përdhunues të miturish, trafikantë droge, heroine, kokaine. Kjo është e vërteta”, u shpreh LulzimBasha.
Duke u rikthyer në çështjen e zgjedhjeve, Basha deklaroi se opozita nuk mund të futet në zgjedhje me krimin. “Nëqoftëse ti sot do të shkosh në zgjedhje pa ndëshkuar kriminelët e Dibrës, ku është kapur DamianGjiknuri me Ymer Lalën… Drejtësia është e kapur, pikërisht se Ymer Lala,
DamianGjiknuri, NiçeAbdylaj, Vangjush Dako, Taulant Balla dhe EdmondBego, jo vetëm t’i shpëtojnë drejtësisë, por të shkojnë t’u marrin shtëpitë këtyre banorëve, t’ua prishë Edi Rama me ErionVeliajn, pa ligj, se s’ka as Gjykatë Kushtetuese, dhe të bëjnë 60 milionë euro projekt aty”,- tha ai. I pyetur për mënyrat sesi dilet nga kjo kriza, Basha tha se qeveria tranzitore është kusht i panegociueshëm.” Largimi i menjëhershëm i njeriut që e ka sjellë vendin në këtë pikë, në pikën që po kthen vizat për shqiptarët. Një qeveri tranzitore, roli i parë i të cilës është t’ja zgjidhë duart prokurorisë, ato çështje të hetohen, ata politikanë që janë kapur, janë përgjuar – nuk janë fantazitë e mia – duke u thënë kriminelët mbush këtë kuti, bli këto vota, fut këtë kriminel në listën e Durrësit, - këta duhet të shkojnë para drejtësisë, nga i pari tek i fundit. Po s’ndodhi kjo nuk është thjesht e vetëm se s’do ketë zgjedhje, por absolutisht vizat do tê kthehen dhe Shqipëria do tê rrethohet me mur”,- deklaroi Lulzim Basha.
ISH-DEPUTETJA E PARTISË SOCIALISTE
Arta Dade: Mazhoranca duhet të gjejë kryeministër tjetër
I
sh-ministrja e Punëve të Jashtme, Arta Dade në një intervistë për emisionin “Tempora” në RTV Ora foli për nevojën që ka Shqipëria për krijimin e një lëvizje brenda PS-së, që do të mendojë për interesat e Shqipërisë.“Sipas konceptit tim në Shqipëri mungojnë liderët. Kemi të bëjmë vetëm me drejtues të partive politike. Dikur PS mendonte se mund të sakrifikonte pushtetin për të bërë shtetin, ndërsa tani forcat politike kërkojnë të sakrifikojnë shtetin për të mbajtur me thonjë pushtetin, ose për të ardhur me rrugë të gabuara drejt pushtetit. Besoj se për sa kohë mungon vullneti politik dhe këtu dua të inkurajoj kolegët e mi që ndodhen në grupin e mazhorancës, realisht zërat nuk kanë munguar. Kujtoj Bushatin
që bëri thirrje për dialog. Ne duhet ta gjejmë forcën që të mendojmë për interesa madhore të Shqipërisë”, u shpreh Arta Dade.Ish-ministrja e Punëve të
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi
Jashtme, deklaroi se segmente shumë të rëndësishme të shtetit nuk funksionojnë. Dade theksoi gjithashtu se në vend është cënuar siguria
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com
kombëtare në mënyrë serioze, ndërsa pushteti ekzekutiv është kapur nga korrupsioni.“Nuk mendoj që kemi një kapje të shtetit në kuptimin klasik të fjalës, por është shqetësuese që ka segmente shumë të rëndësishme të shtetit që nuk po funksionojnë. Pra kam parasysh pushtetin gjyqësor, por mbi të gjitha Gjykata Kushtetuese që ka kohë e cila nuk funksionin. Kam parasysh edhe Parlamentin, i cili nuk punon në kapacitetin dhe në formatin e tij të zakontë me djegien e mandateve nga ana e opozitës që është një gjë e paprecedentë, që dëmton shumë rëndë funksionimin e parlamentit, dëmton shumë rëndë demokracionë dhe dëmton shumë rëndë vetë opozitën. Kemi një sërë institucionesh që nuk po funksionojnë, është cënuar
NUMRI I KONTAKTIT:
0697044477
siguria në mënyrë serioze, në vend dhe unë besoj se segmente shumë të rëndësishme të shtetit, si ekzekutivi janë kapur nga korrupsioni. Kemi një rezultat të munguar në luftën kundër krimit të organizuar”, tha Arta Dade.Arta Dade u shpreh se mazhoranca duhet të kërkojë largimin e kryeministrit Edi Rama, për zgjidhjen e krizës politike.“Nuk e shikoj zgjidhjen e krizës politike shumë të afërt, për arsye se mungon vullneti politik. Mazhoranca duhet ta zgjidhi këtë problem duke kërkuar që kryeministri të largohet, të vendoset një kryeministër tjetër që duhet të jetë më i pranueshëm dhe që nuk mbart përgjegjësi kaq të mëdha mbi veten. Sepse dihet që kemi një mazhorancë që është kapur në skandale”deklaroi Arta Dade.
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E mërkurë, 17 PRILL 2019
Parlamenti Holandës votoi dje me 108 vota pro dhe 42 kundër, duke vendosur për rikthimin e vizave me Shqipërinë
Ti heqim vizën Ramës, para se BE t’ua heqë shqiptarëve
Të gjithë shqiptarët që kanë vuajtur me vite në dyert e ambasadave nuk duhet vetëm të luten që propozimi i Holandës të mos merret parasysh nga KE. Para se BE ta marrë një vendim të tillë, për të kthyer vizat me Shqipërinë, është koha që shqiptarët t’i heqin vizën qeverisë “Rama”, që e solli vendin në këtë ditë Parlamenti Holandës votoi dje me 108 vota pro dhe 42 kundër duke vendosur për heqjen e vizave me Shqipërinë. Pesë partitë që përbëjnë shumicën në këtë parlament, argumentuan se vendimi vjen për shkak të kriminalitetit të shtuar shqiptar në Holandë. Propozimi i Holandës pritet të diskutohet në institucionet e Bashkimit Europian dhe fjalën e fundit e thotë Komisioni Europian. Pavarësisht se si procedohet deri në KE, vendimi i marrë dje nga Holanda është një lajm i keq për shqiptarët dhe një sinjal negativ në momentin që Shqipëria pret çeljen e negociatave për në BE. Rreziku mbetet se mund dhe disa shtete të tjera të fillojnë të njëjtën procedurë si Hollanda. Votimi i djeshëm në Holandë e kthen Shqipërinë, të paktën 10 vite pas. Deri në hyrjen e Shqipërisë në zonën Shengen, qeverive shqiptare që nga viti 1991 dhe deri në vitin 2010 iu është dashur të plotësojnë qindra kushte, kritere, afate dhe miliona euro investime për të mundësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve. Në atë kohë, lëvizja e lirë në BE pa nevojën e vizave u cilësua si një nga arritjet më të mëdha të Shqipërisë, pas hyrjes në NATO. Sot kjo arritje është e kërcënuar seriozisht dhe Shqipëria rezulton të hyjë në zonën e vendeve më problematike. Pavarësisht se cili do të jetë vendimi i KE, fakti që arritëm deri në këtë pikë tregon se Qeveria aktuale ka dështuar në prioritetin kryesor që ka pasur
çdo mazhorancë në vend; integrimi në BE. Pavarësisht vendimit të KE, sinjali që marrin gjithë vendet anëtare të Unionit Europian për Shqipërinë e dëmton më shumë se kurrë gjithë procesin integrues. Teksa Holanda do të kërkojë rikthimin e vizave, është e pashmangshme që vendet e tjera të shprehen në favor të çeljes së negociatave në muajin qershor, apo në shtator me parlamentin e ri europian. Vendimi i Holandës nuk është i rastësishëm dhe ka përgjegjës direkt qeverinë shqiptare. Kriteri kryesor për heqjen e vizave nga politikanët holandez është rritja e kriminalitetit dhe trafiqeve. Qeveria shqiptare ka dështuar në bashkëpunim me këtë vend kundër krimit, si dhe Ministria e Brendshme nuk ka arritur të sigurojë palën tjetër se këtu lufta
ndaj krimit po bëhet në mënyrë serioze. Nga ana tjetër, vendimi i Holandës është dhe një dështim spektakolar i gjithë diplomacisë sonë. Në këto muaj, kur në Holandë diskutohej për vizat ndaj Shqipërisë, Ministria e Jashtme nuk ka marrë asnjë masë për të informuar apo lobuar me palën tjetër. Shkarkimi i një diplomati profesionist si Ditmir Bushati dhe zëvendësimi i tij me një amator si Gent Cakaj, po jep sot efektet e para. Në vend që ministri i Jashtëm këto ditë të ishte në Holandë duke negociuar me qeverinë dhe institucionet, e shohim çdo ditë në Tiranë duke u marrë me targa makinash të ministrisë dhe me shkarkimet e sekretareve në ambasada. Për shkak të kësaj miopie të ministrive të linjës që përgjigjen direkt për vizat, shqiptarët rrez-
ikojnë të kthehen në kohën kur mbanin radhë në ambasada. Sepse vendimi i rikthimit të vizave nuk prek zyrtarët me pasaporta shërbimi, por gjithë qytetarët që tashmë u rikthehen edhe një herë historive me sekserë vizash dhe skafistë që kryejnë transport. Një zhvillim i tillë negativ që e kthen Shqipërinë në një “burg” dhe vend të izoluar si dikur, sigurisht që nuk ka përgjegjës vetëm disa ministra. Përgjegjësi kryesor që e ka kthyer vendin të paktën 10 vite pas është Edi Rama. Vendimet që ka marrë, si dhe gjithë strategjia e tij në raport me BE, po jep rezultatet më fatale të mundshme për qytetarët shqiptarë. Teksa në Holandë diskutohet për kthimin e vizave, duket të kuptojmë se tani në BE nuk ka më vend fjala hapje negociata me Shqipërinë. Është një goditje që nuk ka të bëjë me ndarjet partiake opozitë apo qeveri, por lidhet me çështje të izolimit të qytetarëve dhe dalje nga projekti i integrimit të vendit në BE. Një rrëshqitje nga ky projekt sjellë pasoja që cenojnë interesat kombëtare të vendit. Të gjithë shqiptarët që kanë vuajtur me dekada në dyert e ambasadave nuk duhet vetëm të luten që propozimi i Holandës të mos merret parasysh nga KE. Para se BE ta marrë seriozisht një vendim të tillë për të hequr vizat është koha që shqiptarët t’i heqin vizën qeverisë “Rama”, që e solli vendin në këtë pikë.
POLITIKE
4
E mërkurë, 17 PRILL 2019
Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha: Qershori nuk do të jetë muaji i dritës jeshile
Intervistoi Jonida Halili Parlamenti holandez votoi këtë të martë “Pro” mocionit të pesë partive më të mëdha në vend, për rivendosjen e regjimit të vizave për qytetarët shqiptarë, ku shkak ëshjtë bërë rritja e kriminalitetit nga grupet dhe bandat e shqiptarëve në Holandë. Por ky vendim i parlamentit fatkeqësisht e kthen Shqipërinë 10 vite pas, ku qytetarët shqiptarë do t’i rikthehen sërish rradhave për të marrë një vizë në sportelet e ambasadave, apo më keq akoma, kur shqiptarët do e kërkojnë “shpëtimin” nga ky vend përmes detit apo malit. Pa diskutim që është rast ekstrem dhe shteti që e merr këtë status, tregon që ka dështuar, pavarësisht përpjekjeve. Lidhur me këtë vendim ka pasur reagime të shumta nga faktori politik në vend e kryesisht në radhët e opozitës të cilët kanë fajësuar qeverinë për se po zhbën një arritjen e lëvizjes së lirë të shqiptarëve pa viza në Europë. Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha e pyetur nga “Koha Jonë” për këtë vendim shprehet se kjo situatë është e pamenduar ndonjëherë, por konfirmon dështimin e kësaj qeverie në luftën kundër krimit të organizuar, respektimit të rregullave për lëvizjen e lirë, si dhe dështimit të politikës së jashtme shqiptare dhe kredibilitetit që institucionet tona kanë në vendet anëtare. Më tej Gjoshaj shprehet se vendimi i djeshëm është tejet i rrezikshëm për vazhdimësinë mbi procesin e integrimit të Shqipërisë dhe nga vendet e tjera, madje shton se herë të parë këtë vit Komisioni Europian do të duhet të paraqesë dy raporte për Shqipërinë dhe njëri prej tyre do të jetë mbi çështjen e azilkërkuesve, problematikë të cilën e ngre fort Franca, Belgjika etj.
Znj. Gjosha, Holanda e ka marrë vendimin për kthimin e vizave për shqiptarët, por vulën e vë BE-ja. A mund të krijojë kjo situatë një precedent që edhe shtete të tjera të kërkojnë të njëjtën gjë? Ajo çka ka ndodhur dje në Parlamentin Holandez është një situatë e pamenduar ndonjëherë por që konfirmon dështimin e kësaj qeverie në luftën kundër krimit të organizuar, respektimit të rregullave për lëvizjen e lirë, si dhe dështimit të politikës së jashtme shqiptare dhe kredibilitetit që institucionet
tona kanë në vendet anëtare. Vendimi i sotëm është tejet i rrezikshëm për vazhdimësinë e diskutimit mbi procesin e integrimit të Shqipërisë dhe nga vendet e tjera. Të gjitha vendet mund të përdorin mekanizmin frenues të vizave nëse i cënohet siguria kombëtare dhe në rastin tonë krimi organizuar shqiptar ka cënuar sigurinë e qytetarëve europiane. Vendimi për çeljen e negociatave me BE-në do të jepet në qershor. Me Holandën që e mori vendimin, me Francën e cila është e shqetësuar për
Klajda Gjosha: Vendimi i Holandës dhe dy raportet e KE izolojnë Shqipërinë
rritjen e azilit nga shqiptarët dhe Belgjika e cila vë në pah krimin shqiptar, si e shihni vendimin e BE-së për Shqipërinë? Qershori tashmë është i qartë se nuk do të jetë muaji i dritës jeshile për çeljen e negociatave të Shqipërisë. Problemet me të cilat ndeshet vendi janë evidente në shumë vende anëtare. Për herë të parë këtë vit Komisioni Europian do të duhet të paraqesë dy raporte për Shqipërinë dhe njëri prej
tyre do të jetë mbi çështjen e azilkërkuesve, problematikë të cilën e ngre fort Franca, Belgjika etj. Kapja e shtetit dhe përqendrimi i të gjitha pushteteve në një dorë ka bërë që shteti i së drejtës të vihet në pikëpyetje dhe drejtësia të mos funksionoj njësoj për të gjithë. Partneriteti i qeverisë me krimin, cënimi i zgjedhjeve, kthimi i Shqipërisë në bazë operacionale për krimin e organizuar në Europë dhe në botë, thyerja e rregullave të marrëveshjes së
stabilizim asociimit për tenderat me mungesë trasparence dhe konkurrence. Për të mos folur më pas për shkeljen flagrante të të drejtave të njeriut, ku bën pjesë edhe çështja e pronës. Ajo çka po ndodh në disa zona të Tiranës ku qytetarët po dëbohen nga shtëpitë e tyre me anë të gazit lotsjellës nga policia është totalisht kriminale. Shqipëria ka ende rrugëtim të gjatë për të bërë mbi plotësimin e kushteve për çeljen e negociatave edhe pse kemi qe nga viti 2016 që marrim një rekomandim pozitiv! Zëra nga LSI-ja kanë folur edhe për përshkallëzim të protestës në forma të tjera. Protesta e së shtunës ishte më e fortë dhe agresive se protestat paraardhëse. Kjo do të thotë shtim të agresivitet të opozitës në rrugën për dorëheqjen e Ramës si kryeministër, sidomos pas vendimit të Holandës? Vendimi i Holandës është padyshim një kauzë më shumë për të protestuar por për të trajtuar këtë çështje na duhet më parë të kthehemi në binarët e demokracisë dhe të çlirojmë shtetin nga ky sistem antivlerash. Do të ketë shumë protesta në vijim që do ta detyrojnë qeverinë t’i hapë rrugë një zgjidhjeje politike ashtu siç e kërkojnë vetë qytetarët shqiptarë.
HOLANDA KËRKON VENDOSJEN E VIZAVE, CAKA: PËRRALLAVE TË EDIT, TAULANTIT DHE ELISËS, U ERDHI FUNDI
V
endimi i Parlamentit të Holandës për t’i kërkuar Komisionit Europian vendosjen e regjimit të vizave për Shqipërinë do të shkaktonte reagime të forta në radhët e politikës, e veçanërisht nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ishte ish-kreu i grupit parlamentar të kësaj force, Petrit Vasili i cili reagoi i pari lidhur me këtë vendim të ligjvënësve holandezë. Vasili e cilësoi si një lajm të keq dhe me pasoja për shqiptarët, vendimin e Parlamentit holandez për rikthimin e vizave. Ai u shpreh se ky vendim vjen nga pasojat e keqqeverisjes së Edi Ramës. “Lajm shumë i hidhur! Holanda, Parlamenti i saj votoi sot (dje) që shqiptarëve t’u vendosen vizat. Shqiptarët për shkak të kriminalizimit të qeverisë dhe kryeministrit
Rikthimi i vizave, reagon ashpër LSI. Vasili: Lajmi më i keq për Shqiptarët
dënohen që t’u vendosen sërish vizat. Kryeministri dhe qeveria nuk e luftojnë krimin, por mbështeten tek ai dhe përdoren prej tij. Opozita po kërkon me forcë largimin e Kryeministrit, sepse çdo ditë që ai rri në karrige është ditë e zezë për shqiptarët.
Sot (dje) shqiptarët morën lajmin më të keq që mund të mendohej. Ka vetëm një fajtor, ai është kryeministri që po çon vendin drejt greminës. Asnjë hap pas për largimin e tij, si shpëtimin e vetëm të Shqipërisë nga të tjera mynxyra dhe nga të
tjera lajme të zeza”, tha Vasili. Një tjetër reagimi fortë do të vinte edhe nga ish-deputetja tjetër e LSI-së, Silva Caka, e cila tha se kriminaliteti, trafiku i narkotikëve dhe azilantët, të eksportuara nga Shqipëria drejt Hollandës, rikthyen vizat mes Shqipërisë dhe Hollandës. “Zoti i shpëtoftë shqiptarët nga Edi Rama, Qeveria dhe qeverisja e tij! Kriminaliteti, trafiku i narkotikëve dhe azilantët, të eksportuara nga Shqipëria drejt Hollandës, sot rikthyen vizat mes Shqipërisë dhe Hollandës. 10 vite pas heqjes së regjimit të vizave me Shqipërinë, Parlamenti i Hollandës votoi
pro rikthimit të tyre. Çfarë fatkeqësie për shqiptarët! Sot, pas 10 viteve, do duhej të flisnim për çeljen e padiskutueshme të negociatave me Bashkimin Europian, por për fat të keq kemi bërë 108 hapa pas (108 vota pro heqjes së vizave) dhe diskutohet ende regjimi i vizave për Shqipërinë! Përrallave të Edit, Taulantit dhe Elisës me çelje të negociatave që vitin e kaluar, u erdhi fundi; Hollanda është vend i Bashkimit Europian dhe nuk ka asnjë shqiptar sot, që të mos e kuptojë që rikthimi i regjimit të vizave me vendim të Parlamentit, nuk do të thotë votë pro çeljes së negociatave për Shqipërinë. Zoti i shpëtoftë shqiptarët nga Edi, Taulanti, Damiani, Elisa, Sajmiri, Arbeni e të tjerë!”, u shpreh ish-deputetja e LSI-së Silva Caka.
POLITIKE
5
E mërkurë, 17 PRILL 2019
Ish-deputetët reagojnë ashpër. Spahia i kthehet Ramës: More një vend që i ishin liberalizuar vizat, tani hesht si i pacipë
KREU I PR-së:
Vendosja e vizave, PD: Ngrihuni ndaj këtij monstre, që të mos kthehemi në ditët e zeza
V
endimi i parlamentit holandez për rikthimin e regjimit të vizave me Shqipërinë ka shkaktuar mjaft reagime brenda politikës dhe opinionit publik. “Kryeministri Edi Rama jo vetëm po shkatërron të ardhmen, por po na kthen mbrapa në kohët më të errëta të historisë së Shqipërisë”. Është ky qëndrimi i nënkryetarit të Partisë Demokratike, Edi Paloka, i cilido të reagonte ashpër lidhur me votimin në parlamentin holandez për rikthimin e vizave për qytetarët shqiptarë. Përmes një komenti në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, numri 2 i selisë blu u shpreh dje se çdo ditë vetëm lajme të këqija për shqiptarët, dhuratë këto të një qeverie dhe një kryeministri që punon kundër interesit të shqiptarëve. Dhe në këtë kontekst, Paloka i fton shqiptarët të ngrihen që shqiptarët mos të trajtohen më qytetarë të dorës së fundit nga Evropa, për shkak të kryeministrit. “Çdo ditë vetëm lajme të këqija për shqiptarët, dhuratë e një qeverie dhe një kryeministri që jo vetëm po shkatërron të ardhmen, por po na kthen mbrapa në kohët më të errëta. Nuk ka kaluar shumë kohë, por për fat të keq, ne jemi njerëz që memorien e kemi të shkurtër… 2010-2019! Nuk ka kaluar shumë nga koha
kur në tentativë për të shkuar drejt Perëndimit, qindra jetë shqiptarësh humbën në ujërat e ftohta të detit, apo rrëpirat e maleve. I kemi harruar ! Kemi harruar radhët e gjata nëpër ambasada! Prindër që prisnin me muaj për një vizë, sepse i kishte marrë malli për fëmijët emigrantë. Vizë, që në shumicën e rasteve as nuk arrinin ta merrnin nëse nuk paguanin sekserë e matrapazë, jashtë e brenda ambasadave… Nuk ka nevojë të tregoni mirënjohje as për Berishën, e as për Bashën,
REAGIMI I MEPJ-së
Z
ëvendësministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka reaguar lidhur me vendimin e parlamentit të Holandës që kërkon kthimin e regjimit të vizave për Shqipërinë, ku vendimin e Holandës e lidh me fushatën elektorale që zhvillohet në këtë vend për vizat. Një interpretim i tillë i asaj që po ndodh është jo vetëm jo realist, por edhe jo produktiv. Holanda zhvillon zgjedhje një herë në katër vjet. Me këtë logjikë të Tiranës zyrtare, i bie që çdo katër vite parlamenti i Holandës të heq vizat për Shqipërinë. Ndërkohë që vendimi i Holandës bazohet në krimin që Shqipëri apo importon atje, pra është një çështje që lidhet direkt me punën e qeverisë shqiptare dhe jo zhvillimet politike në Holandë. “Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon shtetasit shqiptarë se votimi i Dhomës së Dytë të Përfaqësuesve në Parlamentin Hollandez për t’i kërkuar Bashkimit Evropian inicimin e procedurës
që bën të mundur liberalizimin e vizave, por të paktën ngrihuni për vete, e mos lejoni që për shkak të një kryeministri monstër, të rikthehemi në ditët e zeza, kur trajtoheshim si qytetarë të dorës së fundit nga Evropa”, u shpreh dje në reagimin e tij, nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka. Një reagim i ashpër do të vinte edhe nga ish-deputeti tjetër i PDsë, Bardh Spahia, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan se, ky nuk ishte një vendim surprizë pasi kjo gjë ishte paralajmëruar disa herë në
dy vitet e fundit. Sipas Spahisë, fajtori kryesor i gjithë kësaj është kryeministri Edi Rama. “Edi Rama ia del të rrënojë arritjen e liberalizimit të vizave! 9 parti parlamentare në Parlamentin e Holandës imponuan sot (dje) votën “Pro” kthimit të vizave për shqiptarët! Tashmë Parlamenti i Holandës ka detyrimin t’i kërkojë zyrtarisht Komisionit Europian të frenojë në mënyrë emergjente pezullimin e lëvizjes pa viza për qytetarët e Shqipërisë. Një lajm i zi për qytetarët e një vendi që tashmë po largohen në masë për shkak të regjimit diktatorial të Edi Ramës, kryeministrit më të paaftë e më të papërgjegjshëm në historinë e shqiptarët. Nuk ishte surprizë vendimi i Holandës, pasi ishte paralajmëruar sistematikisht 2 vitet e fundit, por kryeministrit thjesht nuk iu bë vonë për të bërë detyrën e vet. Natyrisht, Holanda është vetëm një nga 28 vendet e BE, por vendimi i jep së pari një goditje të fortë aspiratës për hapjen e negociatave. Kjo është “arritja” e Edi Ramës, që tani hesht pacipësisht, ndërsa në 2013ën mori një vend, të cilit i ishin liberalizuar vizat që në dhjetor 2010! Ky kryeministër po na kthen rrezikshëm prapa si vend! Largimi i tij është emergjencë kombëtare. Rama Shporru!”, u shpreh dje ish-deputeti demokrat Bardh Spahia.
Cakaj gjen fajtorin për rikthimin e vizave: Klima elektorale në Holandë
për pezullimin e përkohshëm të liberalizimit të vizave nuk ndryshon rregullat e lëvizjes drejt vendeve Shengen. Shtetasit shqiptarë do të vazhdojnë të lëvizin të lirë drejt vendeve Shengen, sipas praktikës të derisotme dhe duke plotësuar vetëm
kushtet aktualisht në fuqi. Një shtet anëtar i BE mund t’i kërkojë Komisionit Evropian hapjen e procedurës së pezullimit të lëvizjes pa viza vetëm mbi bazën e kushteve të mirëpërcaktuara në legjislacionin e BE dhe asnjë kusht nuk plotësohet për paraqitjen e kësaj kërkese nga Holanda për Shqipërinë. Gjithsesi, është Komisioni Evropian që do të shqyrtonte kërkesën dhe do t’i jap përgjigje asaj. Duke gjykuar objektivisht, në bazë të fakteve dhe shifrave zyrtare, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është besimplotë se rezoluta në fjalë nuk mund të gjejë mbështetje në Komisionin Evropian, pasi asnjë nga kriteret që do të çonin në aplikimin e mekanizmit të pezullimit të përkohshëm nuk është plotësuar në rastin e Shqipërisë. Migracioni
Rikthimi i vizave, Mediu: Rama shkaktar, cenoi çdo liri dhe shpresë të shqiptarëve
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka reaguar në lidhje me votimin në Parlamentin holandez për rivendosjen e vizave për Shqipërinë. Mediu thotë se Holanda kërkoi rikthimin e vizave, pasi krimi dhe kartelet e drogës shqiptare janë tashmë rrezik për Europën dhe SHBA. “Parlamenti Holandez vendos kthimin e vizave për shqiptarët. Ky është lajmi më i keq mbas 2011-ës, kur ne hoqëm vizat me Bashkimin Europian. Jo vetëm nuk hapen negociatat, por për më keq, kthehemi mbrapa në kohën e izolimit nga Europa, kohën e vizave dhe ndarjes së familjeve shqiptare. Ka një dhe vetëm një përgjegjës: Edi Rama, i cili ka shkatërruar çdo element kushtetues të shtetit, ka ngritur krimin dhe korrupsionin në sistem, ndërtoi dhe mbështeti kartelet e drogës. Krimi dhe kartelet e drogës shqiptare janë tashmë rrezik për Europën dhe SHBA, prandaj kërkohet kthimi i vizave. Paratë e krimit e drogës kanë vetëm një mbështetje: ekonominë dhe pushtetin e qeverisë shqiptare. Rama cenoi çdo liri dhe shpresë të shqiptarëve. Rama ka shkaktuar spastrimin më të madh të Shqipërisë nga qindra mijëra të rinj dhe të reja, qindra mijëra intelektuale që rendin rrugëve të Europës për shpresë dhe jetë më të mirë”, u shpreh dje në reagimin e tij, kreu i PR-së, Fatmir Mediu.
i paligjshëm i shtetasve shqiptarë drejt Holandës ka rënë vazhdimisht, ndërkohë që pezullimi aplikohet në rast rritje mbi 50%. Shifrat e krimit shënojnë gjithashtu ulje përmbajtësore. Po ashtu, edhe kriteri i fundit që ka të bëjë me bashkëpunimin mes strukturave ligjzbatuese të dy vendeve janë cilësuar të shkëlqyera qoftë nga zyrtarët shqiptarë, qoftë nga ata holandezë. Qeveria e Republikës së Shqipërisë është e angazhuar të vazhdojë në mënyrë intensive bashkëpunimin si me autoritetet e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta dhe me vendet e tjera anëtare të BE për të luftuar aktivitet e paligjshme ndërkufitare. Klima elektorale në Hollandë, padyshim, ka ndikimin e vet dhe edhe pse jemi të keqardhur për futjen e Shqipërisë ne agjendën e partive në garë, s’kemi asnjë dyshim në faktin se përtej horizontit të zgjedhjeve evropiane faktet do të prevalojnë mbi klishetë elektorale”, thuhet në reagimin e MEPJ-së.
INTERVISTA
6 E mërkurë, 17 PRILL 2019
Presidenti Meta: Nga një demokraci parlamentare kemi kaluar në një liderizëm arbitrar
Presidenti Ilir Meta, në një intervistë për TVSH, flet për krizën politike dhe vendimin e parlamentit të Holandës për rikthimin e vizave për Shqipërinë Intervistoi: Lutfi Dervishi Lutfi Dervishi: Parlamenti i Holandës me një shumicë të pazakontë ka votuar mekanizimin e kthimit të vizave për shqiptarët, për shkak të asaj që ata e cilësojnë shqetësime për rritjen e kriminalizmit shqiptar në vend. Cili është komenti juaj për këtë votim të parlamentit holandez? Presidenti Meta: Nuk do të doja t’a nisnim me krizën dhe me njoftimin më të fundit që vjen nga Holanda, megjithatë unë jam këtu për tu pyetur nga ju, kështu që duhet të përgjigjem sipas rendit të pyetjeve që ju më drejtoni dhe mund të them që akti i parlamentit holandez është i paprecedentë. Sepse në dijeninë time, më parë nuk ka ndodhur që të kemi një mocion të tillë për një vend tjetër, të paktën të Ballkanit Perendimor apo të rajonit tonë dhe sigurisht që është një kambanë alarmi për të gjithë ne, për të reflektuar në mënyrë që të japim mesazhe shumë më të forta, më konsistente në drejtim të luftës kundër krimit të organizuar, që është një shqetësim jo vetëm për Holandën, por edhe për disa vende të tjera të Bashkimit Europian, apo për Britaninë e Madhe, pavarësisht nga raporti i saj me BE, por një partner mjaft i rëndësishëm i Shqipërisë. Së dyti, duhet të punojmë me Komisionin Europian, me vendet e tjera anëtare, në mënyrë që të mos kemi një rast tjetër si rasti i Holandës që do të krijonte një perceptim negativ për vendin tonë. Njëkohësisht ky hap na kujton që janë disa arritje, të cilat nuk janë të dhëna njëherë e përgjithmonë, të cilat mund të cenohen në rast se ne nuk respektojmë detyrimet tona dhe unë shpresoj se kjo nuk do të shkojë më tej, drejt akteve të tjera të cilat mund të kërcënonin liberalizmin e vizave, qoftë në hapësirën Shengen apo qoftë edhe në Holandë për qytetarët tanë, por kërkon edhe një reflektim edhe një angazhim të fortë. Lutfi Dervishi: A rrezikojmë në këtë rast, sepse ky është votim i kryer, a rrezikojmë që parlamente të tjera të marrin të njëjtën masë?
Presidenti Meta: Përderisa kjo ndodhi në Holandë, kjo nuk përjashtohet të ndodhi edhe në një vend tjetër, por e rëndësishme për ne është që të reagojmë në një mënyrë sa më të përgjegjshme për t’ju përmbajtur detyrimeve që neve kemi, në radhë të parë për qytetarët tanë, por padyshim edhe ndaj partnerëve tanë europianë apo euroatlantikë. Lutfi Dervishi: Le të kthemi të kriza politike në Shqipëri. Ju e keni quajtur krizë kushtetuese dhe institucionale. Keni thënë që i dini dhe rrënjët e kësaj krize. Mund të na thoni çfarë është në themel të kësaj krize? Presidenti Meta: Nuk është një zhvillim i ri në Shqipëri mungesa e dialogut, për fat të keq, midis mazhorancës dhe opozitës, gjë që duhet të ishte normale vazhdimi i dialogut për prioritet kombëtare të vendit. Por të re sot ne kemi hapin ekstrem dhe të papranueshëm të opozitës parlamentare, e cila në bllok la mandatet apo dogji mandatet e saj dhe praktikisht është jashtë Parlamentit që është institucioni kryesor ku përfaqësohen qytetarët shqiptarë, por është edhe institucioni më demokratik dhe përfaqësues i vendit. Në këtë drejtim, po të keni parasysh edhe disa elementë të tjerë sikurse është mungesa funksionale e Gjykatës Kushtetuese prej më shumë se një vit dhe paraliza në tërësi e sistemit gjyqësor, po të kemi parasysh mosfunksion-
imin e Gjykatës së Lartë, po të kemi parasysh atë raport të sforcuar që kemi mes institucioneve të pavarura dhe në përgjithësi ekzekutivit, po të kemi parasysh funksionimin e vet Parlamentit do të shohim se kriza është më e thellë, madje për mua është më e thellë sesa para një viti apo dy vjetësh apo dhe më para. Ajo fillon praktikisht që në ndryshimet kushtetuese të vitit 2008. Unë mendoj që aty mund të gjejmë rrënjët e kësaj krize në tërësinë e saj, e cila është ashpërsuar më shumë në këto dy vite dhe sidomos në dy muajt e fundit, pas këtij akti të opozitës. Po të vëmë re, ka patur një nxitim kohët e fundit nga të dy palët për të përshkallëzuar krizën... Lutfi Dervishi: Si e keni lexuar këtë dëshirën për të shkuar me shpejtësi drejt përplasjes? Presidenti Meta: Mendoj se është llogaritja gabim e të dy palëve dhe për arsye të ndryshme mendojnë që mund të imponojnë mënyra jo demokratike, si opozita ashtu dhe mazhoranca aktuale. Do të doja lejen tuaj, nëse ka mundësi, për të ndaluar te 2008. Ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, më pas mënyra sesi u zbatua Reforma në Drejtësi ... Lutfi Dervishi: Ju jeni protagonist i të dyja momenteve. Në 2008 keni bërë grave urie për ndryshimet kushtetuese. Në reformën në drejtësi keni qenë protagonist për të farkëtuar një konsensus në kalimin
e saj. Tashmë në këtë 10vjeçar, ju shikoni rrënjët te 2008 dhe frytet te 2016 apo është diçka e përzjerë? Presidenti Meta: Unë shikoj që kemi kaluar ose kemi bërë hapa prapa përsa i takon demokracisë parlamentare në Shqipëri dhe kemi bërë hapa para drejt instalimit të një liderizmi arbitrar. Është dëmtuar rëndë demokracia parlamentare për arsye të dëmtimit të sistemit zgjedhor, të listave të mbyllura ku qytetarët votojnë për partinë dhe kryetarin e partisë. Dhe natyrisht që është kryetari i partisë që bën listën e deputetëve. Po të vëmë re edhe sjellja e deputetëve ka ndryshuar mjaft nga ajo periudhë deri më sot, sepse çdo deputet që do të kishte parësor interesin publik apo kombëtar dhe që do të shkonte në kundërshti me diktatin e lidershipit të partisë së tij, një ditë pa shpjegime fare do ta kuptonte veten që nuk ishte më në listën e radhës për deputet. Kjo na ka çuar në një tronditje serioze, jo vetëm të demokracisë parlamentare, por edhe të raporteve qeveri-Kuvend. Tashmë është evidente që nuk është më Kuvendi që kontrollon qeverinë, por është qeveria e cila kontrollon Kuvendin duke imponuar shpesh edhe miratimin e ligjeve në mënyrë flagrante në kundërshtim me Kushtetutën e Shqipërisë apo me interesin publik dhe njëkohësisht duke miratuar shumë ligje të cilat janë rezultat i një lobingu të caktuara, në
kundërshtim edhe me parimet kushtetuese, me konventa në të cilat Shqipëria aderon, në kundërshtim me legjislacionin tonë, i cili është i plotë dhe i standardeve europiane, por që anashkakohet për shkak të ligjeve të posaçme të cilat tashmë po shndërrohen në një normë shumë të rrezikshme. Lutfi Dervishi: Le të qëndrojmë një moment në këtë që thatë se sistemi zgjedhor i cili ka forcuar liderin na ka sjellë këtë situatë.... Presidenti Meta: Është dobësuar demokracia parlamentare sepse është dobësuar demokracia partiake. Ka rënë gjithë sistemi i llogaridhënies të drejtuesve të partitë e tyre dhe njëkohësisht edhe i qeverisë në Parlament. Lutfi Dervishi: Dakord, nëse i qëndrojmë një varianti tjetër që ky është sistem shumë i mirë. Nëse liderët politikë do të ishin të përgjegjshëm do t’i jepnin vendit elitën. D.m.th, nuk ka rast më të mirë që Parlamenti i Shqipërisë të ketë elitën e vet më të mirë për shkak të vullnetit të liderëve. Pyetja është: pse do të ndryshojmë sistemin dhe jo liderët që na kanë sjellë këtë përbërje në Parlament? Presidenti Meta: Sepse pa ndryshuar sistemin e ke të vështirë të ndryshosh liderin apo mënyrën e lidershipit. Së dyti, të mos harrojmë se ne jemi një vend që kemi trashëgimi autoritare dhe nëse i jepet mundësia një lideri për të qenë më arbitrar, padyshim që ai edhe për shkak të këtij graviteti që vjen nga mendësia jonë, nga e kaluara, padyshim që do të shkonte me shpejtësi drejt një modeli autoritar. Kështu që ne nuk mund ta kemi garancinë e të ardhmes tonë tek individët, por duhet t’u besojmë institucioneve dhe garantimit të një sistemi me rregulla të qarta dhe me dy parime të domosdoshme që bëjnë dallimin nga sistemi autoritar apo diktatorial nga ai demokratik, ai i check and balance dhe ai i garantimit të llogaridhënies. Lutfi Dervishi: Z. President ju folët për sistemin, por një pjesë e opozitës ka dalë nga (Vijon në faqen 7)
INTERVISTA
7 E mërkurë, 17 PRILL 2019
(Vijon nga faqja 6)
sistemi duke bërë djegien e mandateve. Nuk është se ju nuk e keni paralajmëruar për ti ndaluar në këtë akt. Unë po citoj një deklaratë që keni bërë në janar ku keni thënë: “Mos mendoni se duke djegur mandatet dikush në Bruksel apo gjetkë do të mbetet pa gjumë. Mendoj se opozita duhet të ketë një qasje tjetër, shumë më aktive, më produktive dhe më institucionale. Kjo nuk përjashton reagimin dhe protestat e format e tjera që e bëjnë demokracinë më vitale”. Kjo duket dhe receta që u dha më vonë dhe nga analistë të ndryshëm, që opozita duhet të bënte një kombinim dhe jo të dilte nga sistemi. Përse nuk ju dëgjuan? Presidenti Meta: Duhet të keni parasysh që qëndrimi im, jo kundër djegies së mandateve që gjithmonë më është dukur një marrëzi, mund ta them pa frikë këtë gjë, por edhe ndaj bojkotit ka qenë gjithmonë që bojkoti është për të dhënë një mesazh, mund të ikësh në një seancë ku shkelet një e drejtë apo do të japësh një qëndrim që do të tërheqësh vëmendjen e opinionit, por nuk është një zgjidhje, pasi duke mos pasur iluzione dhe duke mos kërkuar standardet e demokracisë daneze, pasi kjo është dhe çështje kulture e tradite, besoj se edhe pse Parlamenti ynë apo institucionet tona kanë mangësitë e tyre, rruga më e mirë është të punosh brenda institucioneve për t’i përmirësuar ato. Ashtu sikurse mund të punosh edhe jashtë tyre përmes protestave duke ushtuar presion apo ndikim në mënyrë që ato të jenë në lartësinë e duhur që kërkon Kushtetuta, ligji, interesi kombëtar dhe publik. Pra, nuk kam qenë dakord me këtë qasje, ashtu sikur se kam qenë gjithmonë i bindur që mazhoranca duhet të bënte përpjekje shumë më të mëdha për dialogun me opozitën, për tu bashkërenduar me të për shumë çështje të rëndësishme, sidomos ato të integrimit europian, sepse duhet paraqitur duhet demonstruar si një interes kombëtar, po këtë gjë nuk e kemi vënë re. Mua më vjen keq për këtë situatë sepse ka qenë tërësisht e evitueshme. Por dëshira për të treguar forcë secila palë më tjetrën na ka sjellë në këtë përshkallëzim të krizës. Shpresoj të jemi ende në kohë që të mos shkojmë drejt një konfrontimi që do të ishte tërësisht i pafalshëm për të gjithë. Siç e kam theksuar dhe më parë të gjithë duhet të kemi nxjerr mësime nga ‘96-’97 dhe nuk do të rrezikojmë arritjet e vendit që nga ajo kohë e deri më tani, përfshirë edhe liberalizmin e vizave dhe shumë arritjeve të tjera. Në këtë drejtim duhet një reflektim nga të gjithë për të rikthyer vendin në normalitet kushtetues, institucional, demokratik, sepse ky është vendi i të gjithë neve dhe nuk mund të ecim me logjikën e përjashtimit.
Lutfi Dervishi: Nëse një i huaj, p.sh si z. Palmer që vizitoi Shqipërinë, do të kuptojë se çfarë është kjo krizë dhe ju kërkon një shpjegim, ju si i përgjigjeni? Presidenti Meta: Duhet të kemi parasysh se ne jemi këtu ku jemi me arritjet dhe mangësitë tona, falë përkrahjes së partnerëve, të cilët janë pjesë e arritjeve tona, të cilët janë pjesë edhe e mangësive... Lutfi Dervishi: D.m.th ka autorësi të huaj edhe në dështime tona? Presidenti Meta: Nuk ishte ky qëllimi, por dua të them se nuk duhet të mbivlerësojmë faktorin ndërkombëtar, aq më tepër tani pas tre dekadash. Sepse faktori ndërkombëtar ka dhe punë të tjera, ka kriza më të forta, ka konflikte më të ashpra... Lutfi Dervishi: Ju keni thënë demokracia nuk vjen as nga SHBA dhe as nga Brukseli, të gjithë do pajtohen me atë demokraci që do pranojnë njerëzit këtu. D.m.th ku dallon demokracia jonë nga ajo e vendeve që na kanë mbështetur? Presidenti Meta: Demokracia jonë është e re dhe si e re është e rrezikuar për t’u kthyer atje ku ishte dhe sikurse e shpjeguam deri tani, aq sa patëm mundësi, ne.... Presidenti Meta: Në qoftë se shohim dy e vite e ca vërejmë se zbatimi ka qenë tërësisht i njëanshëm, dhe ka qenë i orientuar drejt emrave dhe standardeve. Standardeve kushtetuese, standardeve të përcaktuara në shtatë ligjet e reformës, dhe në tërësi në gjithë atë rrjedhë dhe logjikë që duhet të ecte ky proces. Gazetari: Cilat janë ato raste që ju bëjnë të thoni se nuk po shkohet drejt standardeve, por po shkohet drejt emrave, në një kohë që kjo reformë po bëhet mbi bazën e një, dhe po citoj: “nevoje ulëritëse që kishte për ndryshime në sistem”?” Presidenti Meta: Nevoja ka qenë ulëritëse. Është akoma edhe më ulëritëse sot, por mjafton t’ju shpjegoj përse ne, sepse në fakt kushdo mund të pyesë sot me të
drejtë: Përse Shqipëria nuk ka Gjykatë Kushtetuese? Në fillim të tetorit, kur ka ardhur Drejtori i Përgjithshëm i Komisionit Europian për Zgjerimin, zoti Danielson dhe ka filluar të më flasë për sukseset e reformës në drejtësi, i kam thënë: “Patjetër. Tani t’i lemë pak sukseset! Le të shikojmë pak problemet se janë shumë të mëdha! Unë jam Presidenti i Shqipërisë dhe Shqipëria nuk ka Gjykatë Kushtetuese!” Dhe ne kemi probleme, sepse ka probleme, jo vetëm midis opozitës dhe qeverisë. Ka probleme midis parlamentit dhe qeverisë, midis presidentit dhe qeverisë, midis presidentit dhe parlamentit. Ka midis grupeve të interesit, ka midis qytetarëve probleme nga më të ndryshmet. Nuk jap dot përgjigje se kur do të ketë Shqipëria Gjykatë Kushtetuese. Thonë shpesh: Hë se nuk ka më mirë kështu, pa Gjykatë Kushtetuese...! Unë kam qenë ndoshta i vetmit,që kur kemi diskutuar për çështjen e vettingut, kam thënë: Vetting kudo, por jo pa Gjykatën Kushtetuese, pr dy arsye: sepse ka pasur një shqetësim që vërtet mund të vijmë në një situatë të tillë. Nuk e kam menduar kurrë se mund të vijmë deri këtu, por sidoqoftë, qoftë edhe një kufizim më i madh i trupës nga vettingu, do të sillte probleme të mëdha në funksionimin e Gjykatës Kushtetuese. Dhe së dyti, për arsye se Gjykata Kushtetuese në Shqipëri në të kaluarën, ndryshe nga pjesa tjetër e sistemit, ka qenë një gjykatë e cila në tërësi ka mbajtur qëndrime... Gazetari: Kë ngarkoni me përgjegjësi për këtë? Presidenti Meta: Të paktën për Gjykatën Kushtetuese, më falni, se nuk do të merrem tani me historitë e të gjitha institucioneve të drejtësisë, sepse nuk është jy qëllimi im, por unë kam për detyrë që të them gjëra të vërteta, sepse nuk mund të pranoj ndërkombëtarë të papërgjegjshëm, që mund të thotë se do të bëhet kështu, dhe do të bëhet ashtu! Si mund të flasin këta kështu?!
Ku ndodh në një vend të Bashkimit Europian që të rrijë vendi qoftë edhe një minutë pa Gjykatë Kushtetuese?! Një vend pa Gjykatë Kushtetuese, është një vend pa kushtetutë! Kjo duhet të jetë një gjë e qartë. Nuk mund të na marrin ne për një vend të kategorisë së dhjetë! As në vendin më të prapambetur afrikan nuk mund të thuhen këto gjëra, nëqoftëse ne u japim mirëbesim. Edhe u japim këtë rol, atëherë ata këtë rol duhet ta luajnë drejt, në respekt të parimeve të shtetit të së drejtës që na e kërkojnë, në respekt edhe të rolit që i kemi dhënë, sepse ne e kemi vendosur në Kushtetutë, nuk e kemi vendosur kot që çfarë i pëlqen një pale që thotë ONMja, e kualifikon. çfarë nuk i pëlqen, e kthen prapë. Ky është një proces që duhet marrë shumë më seriozisht nga sa është marrë deri tani. Dhe të vijmë prapë te rasti tjetër: Bëhem President i Republikës në korrik. Duke e ditur këtë çështje, sepse shorti i KED-së hidhet çdo vit. Duke e ditur këtë gjë, mandatin njëvjeçar, sepse zoti Nishani nuk e di për çfarë arsye si president nuk e hodhi shortin. Nuk e mbaj mend. Pastaj procedura është që bën parlamenti. Por duke i ditur këto probleme dhe duke qenë i shqetësuar për këtë gjë, i kërkoj zyrtarisht ambasadores së BE-së dhe i them zyrtarisht që të takohemi dhe të bisedojmë për këtë çështje. Sepse unë jam president, duhet të hedh shortin dhe dua të shmang çdo lloj kontestimi që hedhjes së shortit pas shortit, që jo u zbatuan kriteret, jo nuk u zbatuan kriteret! Sepse nuk shkon që Presidenti i Republikës të bëjë këtë procedurë dhe të kontestohet si proces. Takohemi, biem dakord me EURALIUS-in. EURALIUS-i bie dakord me grupin e këshilltarëve të mi në një takim informal, pa media, në mënyrë që ne të unifikojmë qëndrimin mbi kriteret e të gjitha institucioneve. Të shmangnim ato gjëra që ndodhën herën e parë. Një ditë përpara se të ndodhte ai takim, ku normalisht do të merrnin pjesë edhe përfaqësuesit e tjerë të institucioneve të pavarura, përfshirë edhe nga parlamenti, EURALIUS-i i çon zyrës së këshilltarëve të mi ligjorë që ne nuk marrim dot pjesë nesër në këtë takim! Atëherë u detyrova që të mos e bëja takimin, sepse unë nuk do të bëja takim për të menaxhuar debatet apo interesat e ndryshme. Unë e doja EURALIUS-in aty sepse ne prandaj i kemi këta këtu. Sepse prandaj BE-ja i paguan që të na japin mendimin e tyre të pavarur e të paanshëm, pavarësisht se çfarë mendon secila palë: qeveria apo opozita, presidenti apo kuvendi, bazuar në ndryshimet kushtetuese që kemi bërë, më shtatë ligjet që kemi bërë, apo me çdo gjë tjetër. Në atë moment u detyrova dhe ia kalova kryetarit të Kuvendit menjëherë, duke ia bërë të qartë se jemi në një situatë ekstra ligjore. sepse kishin kaluar shumë afate dhe kishim shumë probleme. Par-
lamenti e ka miratuar reformën dhe parlamenti është institucioni kryesor që mund të bëjë edhe interpretimin, sepse ka edhe komision ligjesh, ka byro parlamentare, ka shumë instrumente. Ju lutem ndiqeni këtë çështje që të ecë sa më parë! Kuvendi e bëri si e bëri, sepse nuk po u hyj këtyre komenteve. Prapë dalin emrat. Prapë nuk pëlqehen emrat. Prapë goditen emrat publikisht. Dhe nuk mblidhet më. Mblidhet vetëm njëherë KED-ja dhe nuk mblidhet më. Kështu ikën dy vite me Këshillin e Emërimeve të Drejtësisë dhe prandaj jemi në këtë situatë që jemi me Gjykatën Kushtetuese. Sepse pati interesa për të orientuar një proces drejt emrave dhe drejt kapjes së Gjykatës Kushtetuese apo Inspektorit të Përgjithshëm të Drejtësisë, sepse KED-ja zgjedh edhe Inspektorin e Përgjithshëm të Drejtësisë dhe jo drejt standardeve. Nëqoftëse kishte probleme, unë ua kisha thënë me kohë: ka probleme, i kemi kaluar afatet me Kushtetutë, hajde se i zgjidhim këto gjëra, i rivendosim proceset në afate! Por ne nuk mund të lemë vendin në këtë situatë, sepse kjo situatë është tepër e rrezikshme, e cila rrezikon të gjitha garancitë demokratike. Jo vetëm të opozitës apo të grupeve të interesit, por të çdo qytetari. Presidenti Meta: Ndiqeni këtë çështje që të ecë sa më parë. E bëri Kuvendi, si e bëri, nuk po i hyj këtyre komenteve. Prapë dalin emra, prapë nuk pëlqehen emrat, prapë goditen emrat publikisht, mbidhet vetëm njëherë KED dhe nuk mblidhet më. Kështu ikën dy vite më Komisionin e Emërimeve të Drejtësisë dhe prandaj jemi në këtë situatë që jemi me Gjykatën Kushtetuese sepse pati interesa për të orientuar një proces drejt emrave dhe drejt kapjes së Gjykatës Kushtetuese apo Inspektorit të Përgjithshëm të Drejtësisë sepse KED zgjedh dhe Inspektorin e Përgjithshëm të Drejtësisë dhe drejt standardeve. Unë i kisha thënë me kohë nëse do të kishte probleme në afatet në Kushtetutë, hajde i zgjidhim këto probleme dhe i vendosim proceset në afate. Ne nuk mund të lemë vendin në këtë situatë sepse kjo është një situatë tepër e rrezikshme, e cila rrezikon të gjitha garancitë demokratike jo vetëm të opozitës apo të grupeve të interesit, por të çdo qytetari. Gazetari: Ekspozeja që po bëni është e qartë. Presidenti Meta: S’është e qartë, është e rëndë. Gazetari: Nëse i vë përballë deklaratat e ndërkombëtarëve që thonë, reforma po jep sukses, këto po pastrohen, është një tablo krejt tjetër… Presidenti Meta: Unë jam Presidenti i Shqipërisë, unë nuk jam President ambasadash. Këtë duhet ta keni të qartë dhe nuk fshihem pas ambasadave. Marrë me shkurtime nga “RTSH”|
POLITIKE Kur kanë mbetur vetëm pak muaj nga data e dekretuar për mbajtjen e garës vendore, numërimi ka nisur mbrapsht për të interesuarit që duan të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Zëvendëskryetari i KQZ-së, Denar Biba, në një intervistë dhënë dje për “A2CNN” sqaroi se kur skadojnë afatet për regjistrimin në zgjedhje. “Deri në datën 21 prill është regjistrimi i partive politike, jo më vonë se 1 maji janë koalicionet dhe jo më vonë se 13 maji është regjistrimi i kandidatëve për kryetar”, thotë Biba. Por rasti i Kavajës në 2017-ën, tregoi se pavarësisht datës së dekretuar të zgjedhjeve të pjesshme lokale më 7 maj dhe fletëve të votimit të
8
E mërkurë, 17 PRILL 2019
NËNKRYETARI I KQZ-SË: ZGJEDHJET E KALUARA TREGUAN SE LIGJET MBETEN VETËM NË LETËR
Denar Biba: E vështirë nëse fleta printohet, por e mundur përgatitura, apo edhe 18 qershori i zgjedhjeve parlamentare, i shtyrë më 25 qershor treguan se ligjet mbeten vetëm në letër. Por i pyetur nëse mund të përsëritet i njëjti skenar, në rast se partitë politike të opozitës dhe mazhoranca mund të gjejnë dakordësi në moment të fundit, nënkryetari i institucionit më të lartë zgjedhor në vend u shpreh se pas datës 30 qershor nuk ka më periudhë zgjedhore. Për Denar Bibën, një gjë e tillë do të çonte në shtyrjen e zgjedhjeve në vjeshtë. “Pas datës 30 qershor
nuk ka më periudhë zgjedhore përveçse në vjeshtë. I mbetet pastaj Presidentit, në bashkëpunim me partitë politike. Uroj që jo. KQZ është duke marrë masat për të prokuruar të gjithë infrastrukturën zgjedhore, ku ndër më kryesoret është fleta e votimit dhe në rast se ajo se do të printohet do të jetë e vështirë, por asgjë nuk është e pamundur”, thotë Denar Biba. Deri më tani, opozita jashtë parlamentare nuk ka artikuluar asnjë qëndrim që mund ta kthejë atë në ringun politik të 30 qershorit.
Ambasadori i OSBE-së nga Shkodra: Duam që të gjithë faktorët politikë të marrin pjesë në zgjedhje
Kriza politike, Borchartd: Po tentojmë në çdo formë që të ketë bisedime mes palëve T
eksa kriza politike ndodhet në pikun e vlimit me opozitën në rrugë dhe maxhorancën që ka nisur përgatitjet për zgjedhjet, faktori ndërkombëtar jo vetëm vijon të apelojë për dialog dhe bashkëpunim, por duket se tashmë ka nisur bisedimet për të bërë të mundur uljen e palëve në tavolinë. Këtë gjë e ka thënë nga Shkodra, ambasadori i OSBE-së në Tiranë Bern Borchartd. Ambasadori tha dje përpara të rinjve në Shkodër se po nxisin dialogun mes palëve. Sa i përket shqetësimit themelor të ngritur nga opozita atë të vjedhjes së votave në zgjedhjet e kaluara të përgjithshme, Borchardt tha se të gjitha partitë kanë pasur përfaqësues në KQZ dhe i kanë njohur zgjedhjet e vitit 2017. “Po tentojmë në çdo formë që të ketë bisedime. Duam që të gjithë faktorët politikë të marrin pjesë në zgjedhje. Është e pamundur për mua që të shikoj të ardhmen se çfarë mund të ndodhë në Shqipëri. Të gjitha partitë kanë pasur përfaqësues në KQZ dhe i kanë njohur zgjedhjet e vitit 2017”, tha dje ambasadori Borchardt pas një takimi që ai zhvilloi me studentët e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” , ku ka shprehur dëshirën që të gjitha palët të marrin pjesë në zgjedhje. Nga ana tjetër, po dje, e ngarkuara me punë e SHBA-ve në Tiranë, kërkoi nga
gratë deputete pjesëmarrëse në një tryezë, bashkëpunim për të patur zhvillim ekonomik dhe reformë zgjedhore. Prej fillimit të krizës politike, ndërkombëtarët kanë bërë thirrje për bashkëpunim mes palëve, në një kohë që Shqipëria prêt dhe vendimin për hapjen e negociatave në qershor. Prononcimi i ambasadorit Zoti Ambasador, ju sot ishit në një
takim me studentët e Shkodrës. Cili ishte fokusi i diskutimeve me ta dhe a lidhej kjo me zhvillimet politike qe po përjeton Shqipëria? Ky i sotmi qe një diskutim shumë i gjerë. Shkoi që nga situata e tanishme politike te protestat e studentëve të fundit të vitit të kaluar. Dhe me thënë të drejtën studentët më bënë shumë përshtypje; më bënë pyetje
shumë të informuara. Më kujtohet kur isha më përpara Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, studentët më bënin pyetje që lidheshin me gatimet shqiptare. Kurse këto të sotmet ishin pyetje me natyrë politike dhe ekonomike dhe unë u përpoqa që t’i përgjigjesha sa më mirë që mundesha. Nuk po arrijnë të gjejnë dakordësinë palët dhe kriza për fat të keq po tejzgjatet duke rrezikuar edhe zgjedhjet. Çfarë mund të bëhet tashmë në gjykimin tuaj? Ne po kërkojmë dhe nxisim të gjitha forcat politike që të marrin pjesë në zgjedhje. Nxisim dialogun dhe një përpjekje të përbashkët për të zgjidhur problemet me të cilat ballafaqohet vendi. A mund të ketë zgjedhje tranzitore? A mund të ketë zgjedhje pa opozitën? Nuk e kam sferën e kristaltë që të parashikoj të ardhmen. Z. Ambasador, ju komentuat diçka rreth opozitës së re që është në Kuvend megjithëse dy partitë e mëdha opozitare që ndodhen në protesta nuk e njohin këtë opozitë. Është në gjykimin tuaj një kuvend legjitim ky që kemi sot? Të gjitha partitë politike që kishin përfaqësuesit e tyre në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve i njohën rezultatet e zgjedhjeve të 2017-ës.
Presidenti i Komitetit Ekonomik e Social Evropian, Luca Jahier bën thirrje për vetëpërmbajtje
Kreu EESC-së apel klasës politike: Ndërtoni perspektivë të re
T
eksa në qershor Shqipëria pret të mësojë nëse do të ulet ose jo në tavolinën e negociatave me Bashkimin Europian, Presidenti i Komitetit Ekonomik e Social Evropian, Luca Jahier i bën thirrje për vetëpërmbajtje klasës politike shqiptare. Në analizën që i bën krizës shqiptare, ai thekon se përballjet politike nuk duhet të shndërrohen të dhunshme dhe institucionet duhen respektuar. “Roli i politikës nuk është të dëmtojë institucionet por të ndërtojë një prespektivë e re. Shqipëria po kalon një periudhe të fortë të konfliktit politik.
Për sa kohë përballjet do të mbeten në rrafshin e ideve të ndryshme apo prioriteteve të ndryshme, është absolutisht normale për demokracinë. Por me dy përcaktime të qarta: jo dhunë në përballjet politike dhe respekt të plotë dhe aspak minim apo delegjitimimin e instituciuoneve të përbashkëta, sepse institucionet e përbashkëta janë të vendit, nuk i përkasin partive, asaj në pushtet apo asaj që kërkon të marrë pushtetin”, tha ai. Luca Jahier pranon se ka presione apo ndikime nga vende të treta kur flitet për procesin e zgjerimit europian. Qeverisë
shqiptare ai i rekomandon t’i qëndrojë objektivit të saj, integrimin në BE. “Nuk duhet të jemi naivë. Forcat e jashtme gjithnjë luajnë rol në politikë, kanë rol në çdo hap të ndërtimit të Bashkimit Europian. Edhe
atëherë kur BE u ngrit nga 6 vendet themeluese. Asokohe ishte Lufta e Ftohtë, ndërsa sot ka të bëjë me një situatë me interesa gjeopolitike. Sigurisht që forcat e jashtme gjithmonë punojnë dhe sa më shumë gjejnë një hapësirë për të ndërhyrë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Itali, po ashtu edhe në Britaninë e Madhe, në Francë e vende të tjera të BE, ata do ndërhyjnë, sepse kanë agjendën e tyre gjeopolitike. Mund të jetë Rusia, mund të jetë Turqia, vendet arabe apo Kina. Ata gjithnjë luajnë. Është detyra e autoriteteve të vendit të kenë një vendim të qartë se cili
duhet të jetë drejtimi. Të mbahen raporte të mira me të gjithë, por duke thënë qartë se drejtimi juaj duhet të jetë Bashkimi Europian. Kështu sa më fuqishëm qeveria juaj të qëndrojë në këtë drejtim, aq më e fortë do të jetë për t’i rezistuar këtyre influencave që nuk janë vetëm miqësore, por që ndonjëherë shkojnë përtej kësaj”shprehet ai. Presidenti i Komitetit Ekonomik e Social Evropian flet për progres të Shqipërisë, veçanërisht sa i takon reformës në drejtësi. Ai mendon se me reformat e ndërmarra në qershor vendimi për çeljen e negociatave duhet të jetë pozitiv.
POLITIKE
9
E mërkurë, 17 PRILL 2019
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së paralajmëron Edi Ramën: Lotët e nënave dhe dhuna do t’i kthehen mbrapsht Gjykata e Tiranës dha këtë të martë masën e sigurisë për 37 protestuesit e arrestuar gjatë tubimit të opozitës së bashkuar të 13 prillit, i mbajtur para godinës së Kryeministrisë. Konkretisht, është caktuar masa e sigurisë arrest me burg për tre protestues, ndërsa në dy prej tyre është caktuar masa “arrest shtëpie”. Gjithashtu, togat e zeza dhanë masën detyrim paraqitje edhe për 32 të arrestuarit e tjerë. Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi tha se ky vendim është politik. Sipas tij, Edi Rama po vijon t’i vendosë tjetër damkë vendit dhe kjo është “burgosja politike” e opoziës. Gjithashtu Bardhi pohoi se qytetarët nuk ushtruan asnjë akt dhune në protestë, ndërsa masat e gjykatës shtoi ai, janë vendim i radhës i Kryeministrit, ndaj qytetarëve që janë mbështetës të opozitës dhe kundërshtarë të pushtetit. Sipas Bardhit, Prokuroria shërbeu sërish si vegël politike e Edi Ramës, kur kërkoi mbajtjen nën arrest të 16 protestuesve pa pasur asnjë provë se kanë ushtruar dhunë në protestë. Nga ana tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së paralajmëroi kreun e Qeverisë që të jetë i sigurtë se sa më shumë të burgosur politikë të ketë, aq më shumë qytetarë do të jenë në sheshin e protestave, duke shtuar se lotët e nënave dhe dhuna do t’i kthehen mbrapsht. “Klithmat e asaj nëne që ju dëgjoni në këtë moment, sigurisht, janë mesazhi që unë dua t’i përcjell sot Edi Ramës dhe gjithë bandës së tij në qeveri: Lotët e nënave që i burgos për arsye politike fëmijët e tyre, të jesh i sigurt që do të kthehen mbrapsht në familjen tënde dhe familjet e bandës tënde qeverisëse. Asnjëri prej tre të arrestuarve që u mbajtën sot në burg me urdhër politikë të Edi Ramës nuk ka kryer asnjë akt dhune gjatë protestës së fundit të 13 prillit. Asnjëri prej 40 të arrestuarve që u mbajtën 48 orë nën arrest si të burgosur politikë me urdhër të Edi Ramës nuk ka kryer as edhe një akt dhune, nuk
Masa për 37 protestuesit e së shtunës, Gazment Bardhi: Burgosje politike
ka asnjë ndryshim të organit të Prokurorisë. Prokuroria edhe sot shërbeu si vegël politike ku kërkoi mbajtjen nën arrest të 16 protestuesve. Gjykata konstatoi atë që unë ju thashë dje përpara Prokurorisë, që nuk ka asnjë fakt, asnjë provë, asnjë pamje filmike që këta qytetarë të arrestuar të kenë kryer një akt dhune. Ata janë thjesht të burgosur politikë për shkak se janë mbështetës të Partisë Demokratike, janë kundërshtarë politikë të Edi Ramës dhe Edi Rama është duke vendosur një tjetër damkë Shqipërisë, atë të burgosjes politike. Sigurisht, që është në ditët e fundit të tij
dhe është e kuptueshme që do të bëjë çdo përpjekje për të mbajtur pushtetin e tij kriminal edhe duke burgosur për arsye politike qytetarët. Të jetë i sigurt se sa më shumë të burgosur politikë të ketë atje brenda, aq më shumë qytetarë do të ketë në shesh, në protestat e radhës. Deri më tani protestuesit kanë qenë në protesta paqësore për të kërkuar largimin e një qeverie antikushtetuese. Të jetë i sigurt se nëse vazhdon me dhunën ndaj protestuesve dhuna do t’i kthehet mbrapsht”, u shpreh Gazment Bardhi. I pyetur se sa ka shkuar se sa ka shkuar numri i të ndaluarve që prej protestës
së parë të opozitës, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së u shpreh se janë mbi 200 të ndaluar. “Janë mbi 200 qytetarë që shoqërohen në mënyrë kriminale me urdhër politikë në të gjitha protestat e opozitës. Janë mbi 10 të burgosur politikë në këtë moment që flasim që mbahen në burg me urdhër politikë të Edi Ramës dhe sigurisht që janë me dhjetëra qytetarë të tjerë të shpallur në kërkim apo të proceduar penalisht. Koha kur shqiptarët frikësoheshin me burgim politikë ka mbaruar, siç ka mbaruar edhe koha e qeverisë ilegjitime të Edi Ramës”, tha Bardhi.
ISH-DEPUTETI
Protestat, Balliu: PD-ja nuk kërkon pushtet me dhunë
Ish-deputetit i Partisë Demokratike, Klevis Balliu tha dje në një intervistë në rubrikën “opinion” në News 24 se Shqipëria është në një moment dramatik, ndërsa përgjegjëse për këtë situatë bëri qeverinë e drejtuar nga Edi Rama. Sipas Balliut, qytetarët dalin në rrugë dhe sheshe, sepse kërkojnë një demokraci gjithëpërfshirëse. “Gjatë fjalimeve të tij në Kuvend, Rama provokon protestuesit. Protestuesit mblidhen aty pasi janë të thirrur nga PD. Shqipëria është në një moment dramatik. Kemi parë lidhje të krimit me qeverinë, në këtë kushte kur t’i nuk ke një qeveri për qytetarët, atyre iu lind e drejta të revoltohen. Sot nuk kemi Gjykatë Kushtetuese. Kjo është një betejë për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe maxhoranca kërkon ta politizojë çështjen, pot kjo është një çështje kombëtare. PD-ja nuk kërkon pushtet me dhunë, por zgjedhje të lira. Me qytetarët do të shkojmë në fitore të sigurt”, u shpreh dje ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu.
“THE INDEPENDENT”
“Presidenti Thaçi po hetohet nga Gjykata Speciale” G
azeta kryesore britanike “The Independent” shkruan se Hashim Thaçi ka edhe probleme personale, pasi Gjykata Speciale po heton disa nga udhëheqësit e UCK’së, përfshirë edhe presidentin Thaçi. Presidenti Hashim Thaçi në një intervistë për “The Independent” ka folur, ndër të tjera, edhe për Gjykatën Speciale. “Thaçi ka problemet e tij. Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe Dhomat e Specializuara, që u vendosën në Hagë në 2017 janë duke i hetuar dyshimet për krime lufte ndaj disa prej figurave kryesore të
UCK-së, përfshirë edhe presidentin kosovar”, shkruan prestigjiozja britanike. Thaçi insiston se nuk ka asgjë për tu frikësuar, ndërsa thotë se është i gatshëm të pres cka do të sjellë e ardhmja “Si gjithmonë, ne nuk do të ikim, nuk do të turpërohemi, do të përballemi me to dhe jam i sigurt se do ta përfundojmë me dinjitet dhe integritet”, ka thënë Thaci. Ai thotë se ka zëra që dëshirojnë që ta njollosin Kosovën dhe atë personalisht. Megjithatë, ai thotë se
nuk do të hezitojë t’i përgjigjet cdo gjëje që vjen. “Jam personalisht shumë krenar që kam qenë një nga liderët e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës. Gjithmonë do të ketë zëra që do të provojnë ta denigrojnë Kosovën ose ta akuzojnë Kosovën, të përbuzin Kosovën dhe mua personalisht. Por kjo nuk do të thotë që unë kam ndonjë hezitim para asaj që mund të vijë. Unë besoj në drejtësi. Çka nuk duhet të lejojmë ne është përsëritja e historisë”, ka thënë tutje Thaçi. /Express/
POLITIKE
10 E mërkurë, 17 PRILL 2019
Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi u prit nga Presidentja e Senatit Casellati dhe Presidenti i Dhomës së Deputeteve Fico
Gramoz Ruçi: Italia, partner i Shqipërisë
N
ë ditën e dytë të vizitës zyrtare në Itali, Krye tari i Kuvendit Gramoz Ruçi u prit në takime të veçanta nga Presidentja e Senatit Maria Elisabetta Alberti Casellati dhe Presidenti i Dhomës së Deputeteve Roberto Fico. Në delegacionin e Kuvendit bëjnë pjesë edhe Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, Kryetarja e Komisonit të Jashtëm dhe Kryetare e Grupit të Miqesisë me Italinë Mimi Kodheli, Kryetari i Këshillit të Qarkut Tiranë Al-
drin Dalipi dhe Ambasadorja e Shqipërisë në Itali Anila Bitri. Gjatë këtyre takimeve Kryetari i Kuvendit Ruçi falenderoi Presidenten e Senatit Casellati dhe Presidentin e Dhomës Fico për “Kontributin e mbështetjen që Italia, fqinji ynë i çmuar, ka dhënë dhe vazhdon të japë si avokatja më e fuqishme në rrugëtimin evropian të Shqipërisë. Demonstrimi i fuqishëm i fundit ishte qëndrimi i qartë italian në Këshillin Evropian vitin e kaluar dhe në mbledhjen e kryeparlamen-
tarëve të BE-së në Vienë, ne datat 8-9 prill, në lidhje me hapjen e negociatave të pranimit. Ne jemi të bindur se kjo mbështetje do të vazhdoje të jetë po kaq e madhe edhe në ditët që vijnë, deri në qershor 2019. Italia është partneri i parë tregtar, ndër donatorët kryesorë bilateralë dhe një nga partnerët kryesorë strategjikë të Shqipërisë dhe bashkëpunimi bazohet në lidhjet historike, kulturore dhe ekonomike. Dialogu ndërshtetëror midis qeverive është i qëndrueshëm, i fortë dhe i integruar nëpërmjet bashkëpunim-
it të thellë dypalësh në shumë sektorë dhe fusha. Ne jemi të angazhuar që bashkëpunimi politik ti përgjigjet më mirë ndjenjave e miqësisë midis popujve. Kjo vizitë dhe bashkëpunimi ynë janë një hap në këtë drejtim.” Kryetari i Kuvendit bisedoi me Presidenten e Senatit Casellati dhe Presidentin e Dhomës së Deputetëve Fico edhe mbi nevojën e rritjes së bashkëpunimit ndërparlamen-
tar midis Senatit, Dhomës së Deputetëve dhe Kuvendit të Shqipërisë. U diskutua gjithashtu edhe mbi modalitetet e Partneritetit Strategjik midis Shqipërisë dhe Italisë, përmes dialogut ndërqeveritar, i cili do të përcaktojë fushat e bashkëpunimit, projektet bilaterale e rajonale me interes të përbashkët, në fushat ekonomike, tregtare, të arsimit, kulturës, drejtësisë, mbrojtjes, punëve të brendshme etj. Kryetari i Kuvendit u propozoi Senatit dhe Dhomes organizimin e takimit të komisionit ndërqeveritar për bashkëpunimin ekonomik për identifikimin e fushave të ardhshme Pjesë e bisedimeve ishin edhe disa çështje aktuale të bashkëunimit midis Shqipërisë dhe Italisë në kontekstin rajonal, europian dhe ndëërkombëtar, në kuadrin e OKB-së, OSBE-së, Iniciativës së Evropës Qendrore, Këshillit të Europës dhe UNESCO-s.
INTERVISTË
Kreu i PAA: Duhet të ngrihet një sistem i ri zgjedhor që të rrëzohet tranzicioni
Agron Duka: Nuk pranojmë rrugë të mesme K
reu i Partisë Agrare Ambien taliste, Agron Duka deklaron se kriza politike në vend nuk duhet të zgjidhet në mënyrë të pjesshme. Në një intervistë për “Koha Jonë”, Duka shton se është momenti që Shqipëria të ketë një sistem të ri zgjedhor, i cili do t’i japë fund tranzicionit. Z. Duka cili do të jetë hapi i radhës i opoz itës pas protestës të 13 prillit? opozitës Shtrati në të cilin lëviz aksioni opozitar është tashmë i qartë. Duke u bazuar mbi kërkesat tona për qeveri tranzitore, që të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershëm, dhe ndryshimet e sistemit zgjedhor, të cilat duhet t’i japin sërishmi vlerë votës së shqiptarëve dhe të normalizojnë raportet midis pushteteve, do të vijojmë me protestat deri në realizimin e këtyre qëllimeve. Të mos harrojmë se sot opozita nuk është vetëm ajo e partive politike që e përbëjnë atë,
por është më e gjerë se kaq. Në opozitë janë grupet shoqërore që kanë protestuar hapur kundër pushtetit si fermerët, studentët, pedagogët, naftëtarët, minatorët, artistët e Teatrit, të padëmshpërblyerit për pronat e sekuestruara nga shteti, përfshirë banorët e Bregut, ata të Unazës së Re etj. Pra është një masë e madhe që mund të injorohet për pak kohë, por jo përgjithmonë. Edhe pse kanë kaluar dy muaj nga djegia e mandatev mandatevee, mazhoranca duket e vendosur për të mos pranuar kushtet e opozitës, mendoni se protestat do të mjaftojnë? Protestat janë një mjet demokratik nëpërmjet të cilave ne kërkojmë të ndërgjegjësojmë jo vetëm qytetarët por edhe ndërkombëtarët, për situatën kritike përballë të cilës ndodhemi. Me sa duket protestat po japin një farë rezultati, pasi sondazhet tregojnë një mbështetje në rritje ndaj
opozitës. Sigurisht nuk do të vijojmë vetëm me protesta, por edhe me propozime konkrete mbi përbërjen e qeverisë teknike por edhe të ndryshimeve që duhen kryer në sistemin zgjedhor. Megjithatë, kjo do të ndodhë në një fazë të dytë, atë në të cilën palët do të ulen në tryezën e dialogut. Ju përmendi sondazhet sipas të cilave opozita do të dilte fituese në zgjedhjet e ardhshme ardhshme.. A nuk mendoni se duke pasur këtë epërsi në numra do të ishte e udhës të hyjë në zgjedhjet vendore? Rritja e opozitës nuk mbështetet vetëm nga sondazhet, por edhe nga konfigurimi i gjerë i partive politike që e përbëjnë grupimin tonë. Por ne nuk po kërkojmë thjesht zgjedhje, ne po kërkojmë një zgjidhje afatgjatë. Përmirësimi i infrastrukturës zgjedhore, i sistemit, por edhe dalja nga xhungla e mosmarrëveshjes duke thyer krizën e besimit midis palëve, do të ishin kushtet e duhura për të hyrë në zgjedhje. Shoqëria shqiptare ka nevojë për rregulla të reja loje, nëse nuk do të jemi në lartësinë e kësaj detyre, atëherë për-
pjekja e deritanishme do të rezultojë e kotë. Për këtë arsye ne nuk pranojmë rrugë të mesme. Duhet të ngrihet një sistem i ri zgjedhor që të rrëzohet Tranzicioni i tejzgjatur drejt një demokracie funksionale. Vendi është një udhëkryq të vështirë; nuk po qeveriset, ekonomia nuk është në ditët e saj më të mira, bujqësia vijon të jetë në nivele mbijetese, korrupsioni është ende i lartë, integrimi ende në pikëpyetje. Nga udhëkryqe të tilla nuk dilet nëpërmjet zgjedhjeve, por ndryshimeve rrënjësore që të garantojnë përfaqësim të denjë politik, mirëqeverisje dhe ndarje reale midis pushteteve. Z. Duka edhe pse sondazhet flasin për një mbështetje në rritje të qytetarëve ndaj opozitës, ndërkombëtarët janë shprehur kundër vendimit për të lënë Parlamentin dhe për të bojkotuar zgjedhjet vendore dore.. Si e komentoni këtë pozicionim? Qëndrimi i ndërkombëtarëve nuk përbën asnjë surprizë, sepse rruga e zgjedhur nga opozita nuk përkon me botëkuptimin e tyre. Megjithatë, pavarësisht se qëndrimet fillestare
kanë qenë mjaft të vendosura, jemi duke parë një qasje të ndryshme të disa nga përfaqësive ndërkombëtare. Njëra prej tyre është ajo e Italisë. Ambasadori Cutillo është shprehur se është koha që mazhoranca të bëjë një hap prapa, pasi përgjegjësitë më të shumta i takojnë asaj në këto rrethana. Jam i bindur se, me kalimin e kohës, do të kemi një zbutje të përgjithshme të qëndrimeve të ndërkombëtarëve dhe se ata do të luajnë përsëri rolin e negociatorit midis palëve. Eksperienca në ka mësuar se herët apo vonë, me mbështetjen e ndërkombëtarëve, të gjithë aktorët e politikës sonë do të gjejnë rrugën e mesme. Ajo që është më e rëndësishme në këtë krizë të radhës, është se duhet të këmbëngulin bashkërisht që të mos te jetë një përsëritje e zgjidhjeve të dakordësuara më parë, por të kthehet në një faqe të re dhe të domosdoshme për historinë tonë. Duke vendosur interesin kombëtar mbi atë partiak, duhet t’i japim vendit tonë statusin e shtetit të barabartë mes të barabartësh në Europën, ku e kemi vendin jo vetëm gjeografikisht.
FORUM
Nga ArturZheji
KOMENT
K
emi Opozitë, kemi Protestë, kemi vëmendje ndërkombëtare, kemi zullum qeveritar, njerëzit kanë padyshim një shpresë apo një iluzion të ri.Të gjitha këto arritje, duke nisur nga 16 Shkurti dhe djegia e mandateve, janë të dukshme, të ndjeshme dhe të prekshme, qartë dhe pastër e në 3D.Trysnia opozitare ka nxjerr në pah dobësinë e nervave të Shumicës, metodat trashanike dhe me ngjyrën gri tëregjimit policor, me gaz dhe arrestime në masë, gjithmonë në mbrojtje dhe gjithmonë nga skandali në skandal. Nga 20 milionët për km të DamianGjiknurit, te shpartallimi i Aeroportit të Rinasit dhe te vjedhja e miliona eurove, nga gangsterët gjenialë, nën hundën e strukturave që kanë harxhuar edhe ato miliona euro, në aparatura e trajnime dhe sigurisht edhe mjaft vila jashtë qytetit të titullarëve të pasur, me “tepricat” e bollshme të tenderave të shumtë. Mirëpo, përpos Protestës, shqiptarët duhet të shohin të nesërmen pas krizës, alternativën opozitare dhe jo vetëm buldozerin e britmës “Rama
OPINION
Nga ArmandShkullaku
H
eshtja kaploi mbrëmë miliona njerëz, ndërsa ndiqnin live djegien e katedrales së Notre Dame të Parisit. Rrallëherë fatkeqësia e një godine mund të prekë aq thellë në brendësinë e qënieve njerëzore. Të shtangur, me një vështrim të mpirë prej trishtimit, me dhimbjen për atë masë gurësh mbi 800 vjeçarë, njerëzimi përjetoi rrënimin e një pjese të historisë së tij. Dukej se në flakë nuk po kallej një ndërtesë, por një qënie e gjallë që kish marrë jetë në shekuj në shpirtin e çdo francezi. Ndoshta e njëjta dhembje, mbase edhe më e madhe, nëse do të bëhej fjalë për një tragjedi me jetë njerëzore. Ekzistenca e një ndërtese mund të marrë trajtën e një ekzistence njerëzore përsa kohë ajo është e lidhur me kujtimet e atyre që
11
E mërkurë, 17 PRILL 2019
Përpos protestës, duhet tash Programi i Qeverisë alternative zoti Basha! ik!” dhe klithmën kumbuese të pakënaqësisë, që të nesërmen e protestës, rikthehet duarzbrazur në shtëpi. Janë të paktën 5 pika të pasqaruara dhe që duhet të jenë kthjellësisht para syve të shqiptarëve zoti Basha, sepse tik-taku i kohës politike të protestave, e kryen herët a vonë, ciklin e saj dialektik. E Para, si do të jetë “Qeveria kalimtare” që ju kërkoni? Një qeveri e Partisë socialiste, minus Ramën kryeministër? Nëse kjo mbrrihet, apo është në rrugë e sipër, cilat do të jenë detyrat e saj dhe sa do të jetë kohëzgjatja e saj dhe kush do ta përcaktojë këtë? E Dyta. Reforma në Drejtësi, është sot e gjithë ditën, një Reformë drejt kapjes, por po ecën përpara nëpërmjet një “kapjeje” me forma të shtrembëruara ligjore, duke u mbështetur rrejshëm në një Reformë Kushtetuese që e keni votuar symbyllur me shumicë absolute, me 140 nga 140 votat që ka Kuvendi i Shqipërisë. Si do të mund zhbëhet kjo ngrehinë juridike që ja dhuruat pushtetit të sotëm? E Treta, shqiptarët që ju besojnë, dhe që janë përditë më të shumtë, duan dhe kanë të drejtë të dinë, cilat do të jenë të paktën 5 reformat e para që do të bëni në 100 ditët
e para të qeverisë dhe qeverisjes suaj alternative? Kundër varfërisë, kundër papunësisë, kundër taksave të larta, për depolitizmin e policisë, për shkollimin dhe studentët që kanë “ngecur” në sistemin tonë arsimor, sepse nuk shkollohen dot jashtë Shqipërisë? E Katërta. Qershori është pas dere dhe KM-ja duket se nuk i njeh vetes rrugëdalje tjetër, përveçse të shkojë para kutive të votimit, kinse ju nuk egzistoni politikisht. Cili do të ishte “Ultimatumi” juaj politik ndaj një kokëkrisje të tillë të qeverisë së sotme, që fshihet prapa fasadës së Kushtetutës dhe të ligjeve zgjedhore? Ju keni deklaruar disa herë se nuk do të hyni në Zgjedhje me Ramën kryeministër, pork jo krijon një lloj simetrie me tezën kryeministrore: “Zgjedhjet janë të hapura, kush të dojë të hyjë, hyn!” sepse janë shqiptarët që zgjedhin dhe jo partitë politike. Si dilet nga ky ngërç? Vetëm më forcën dhe buldozerin e Protestave? Personalisht mendoj se tanimë, kjo është e pamjaftueshme, Opozita e bashkuar, PD, LSI, PDIU, PAA, PR e të tjerë, e rrëfyen bollshëm forcën e numrave të tyre, sondazhet e pavarura gjithashtu, tani pra, krahas “gjeneralëve” të Protestës, duhet të hyjnë në skenë:
Politikanët. Me planet përkatëse: A, B, C. E Pesta. Loja taktike e KM-së, është tashmë e qartë. Ai ka lënë të vetëm përballë jush vetëm ministrin e brendshëm, Lleshaj dhe ndonjë shpërthim sporadik e fyes, të ErionBraçes, duke ju shmangur me djallëzi përballjesdirekte. Kjo sepse ai e njeh dobësinë e madhe që po kalon në këtë periudhë, në pritje të Qershorit. Qershori zoti Basha, është dyfish i rrezikshëm për Opozitën, e para është data kushtetuese e zgjedhjeve dhe e dyta, shqiptarët në Qershor, në shumicë të tyre, heqin spinën dhe derdhen në det, në mal apo në katunde, duke boshatisur Tiranën. Ju duhet të gjeni formën të mos ja lejoni këtë luks taktik KM-së, sepse është krejt në favorin e tij, që të sorollatet herë në Arabi Saudite e herë në Kuvait e Qatarr, duke ngrënë hurma arabie dhe duke shijuar banketet e sheikëve, ndërkohë që protestuesit gdhihen të helmuar me gaz dhe spitaleve. Duhet urgjentisht të gjendet mekanizmi që KM-së, ti hiqet ky luks dhe të mos i jepet paqe asnjë ditë, nëse mundeni, përndryshe kjo maratonë vështirë të fitohet deri në vjeshtë, si dhe e keni shpallur. 360gradë.al
Ne e dogjëm vetë katedralen tonë jetojnë me të. Ajo kthehet në pjesë të jetës së tyre jo thjesht si objekt, por si një dëshmitare e dashurive, vuajtjeve, gëzimeve, ngjarjeve të vogla apo ndodhive të përditshme. Bëhet pjesë e rrëfimeve dhe e memories njerëzore, mbartëse e kujtimeve qindravjeçare që brezat ua transmetojnë njëritjetrit. Ekzistenca e saj është diçka që njerëzit e zakonshëm e përcjellin edhe si dëshmi të ekzistencës së tyre. Duke e patur të pranishme në rrëfimet e tyre, ata komunikojnë me të, krijojnë një raport të veçantë emocional, preken kur rikthehen pas një mungese të gjatë, u mungon kur largohen nga vendi i tyre, mjafton një foto që t’i përlotë, duke përzierë në shpirtra kujtime të largëta që ai objekt i mbart ndër gurët e tij. Janë pikërisht këto ndërtesa, qofshin madhështore si Notre Dame apo të thjeshta si kinemaja e vjetër e një lagjeje, që lidhin rrënjët dhe shpirtrat e atyre që jetojnë bashkë me to. Ato përbëjnë “memorien e pafajshme” që i bën njerëzit më të ndjeshëm, më të butë, më të dashur me njëri- tjetrin, që krijon
historinë e vogël të përbashkët dhe kujdesin për ta përcjellë atë të padëmtuar tek ata që vijnë më pas. Kjo memorie mban gjallë emocionet, nostalgjinë, historinë dhe vetë rrëfimin e lashtë që i jep kuptimin jetës njerëzore. Godinat, pemët, rrugicat, madje dhe qentë apo macet e lagjes, që e përbëjnë këtë memorie, frymojnë bashkë me banorët e tyre. Ndaj humbja e tyre dhemb po ashtu si një humbje njerëzore. Shoqëritë njerëzore që nuk e kanë këtë dimension të ekzistencës së tyre, janë më të vrazhda, me mungesë thuajse të plotë të solidaritetit human. Ato motivohen nga materializmi, eksitimi për të fituar, individualizmi dhe papërgjeshmëria ndaj të përbashkëtës. Për këto shoqëri gjithçka fillon e mbaron brenda mureve të shtëpisë së tyre. Memoria e tyre regjistron vetëm vlerën e pasurisë që mund të mbledhin, si të vetmen vlerë që do të lenë pas. Rrëfimi i përbashkët që do t’i bënte qënie më sociale, më të ndjeshme e më të përgjegjshme, e ka humbur fillin dhe konflikti, si dominim i më të fortit, kthehet në ligjësi.
Ne të gjithë jemi dëshmitarë se si ndër dhjetra vjet ranë të gjitha godinat, lagjet dhe hapësirat ku gjallonin kujtimet tona. Bashkë me to u fshi edhe ajo memorie e pafajësisë që kishte rritur disa breza. U zhduk Tirana historike, shtëpitë e vjetra, pastaj me radhë kinematë, fushat e sportit, dyqanet e vogla, parqet e lodrave. U shkatërrua lulishtja emblematike e sheshit Skëndebej, u shemb stadiumi, do prishet Teatri Kombëtar, Durrësi antik, e kështu me radhë. Më të fortët do ngrenë kulla, ndërtesa moderne, kryevepra të arkitekturës, të cilat do të prodhojnë memorien tonë të re, atë të asgjesimit të përkatësisë së përbashkët dhe lartësimit të etjes për të fituar, duke shkelur mbi gjithçka e mbi gjthëkënd. Prej shumë vitesh po ecim në këtë rrugë dhe habitemi pse jemi gjithnjë një shoqëri në konflikt permanent. Prekemi papritur vetëm nga një foto bardhezi që dikush e hedh në facebook e na provokon nostalgjinë për qytetet tona që nuk i përfshiu flaka por i fshiu kazma që i vumë vetë ne. Ku jetojnë kujtimet e gjyshërve, prindërve tanë? Po
kujtimet tona cilat janë? Nuk ka mbetur më asgjë. Edhe fotot ngacmojnë emocionet e atyre që i mbajnë mend dhe i kanë përjetuar lagjet e qyteteve tona të dikurshme, e që do vazhdojnë të jetojnë edhe pak kohë pas tyre. Po fëmijëve tanë, çfarë memorie u kemi lënë nga jetët e mëparshme? A ndjejnë ata diçka kur shemben edhe shenjat e fundit të kujtesës sonë për t’ua lënë vendin strukturave të xhamit e betonit? Në sytë e tyre nuk do të gjendet kurrë ai trishtim sublim që rridhte tek miliona francezë ndërsa shihnin katedralen e Notre Dame të përpëlitej mes flakëve. “Sot po digjet një pjesë e jona, tha presidenti francez. Ajo është historia jonë, letërsia jonë, imagjinarja e jonë. Ajo është epiqendra e jetës tonë”. Po epiqendra e jetës sonë, cila është? Atë ne e kemi djegur prej kohësh. Prandaj është e kotë, ne nuk do të përjetojmë kurrë të tilla ndjesi si ato që përjetuan mbrëmë miliona qënie njerëzore, ndërsa shihnin të digjej një pjesë e shpirtit, e jetës dhe e kujtimeve të tyre. Lapsi.al
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
KULTURE
12 E mërkurë, 17 PRILL 2019
Bardhyl Londo mesazh të trishtuar për miqtë: Po iki nga kjo botë! Poeti i mirënjohur Bardhyl Londo, duket se po kalon ditë të vështira shëndetësore në një spital të kryeqytetit. Kjo ka qenë edhe arsyeja që ai ka "autorizuar" miqtë e tij më të afërt që të shpërndajnë lajmin e keq se ai, "po ikën nga kjo botë". "Bardhyl Londo e ke kot! Ti na autorizon të shpërndajmë lajmin se po ikën nga kjo botë! Kërkon të shohësh në sytë tanë lot për ty së gjalli! Kërkon të shohësh sa do marrë malli! Kërkon ta shohësh vetë përcjelljen tënde! Mirëpo e ke kot o Mik! Poeti është varg! Njeriu është mish e kockë që tretet! Vargu i poetit mbetet! Ti nuk ikën dot! Bardhi e ke kot!', shkruan miku i tij Ilir Kadia në faqen e vetë në Facebook.
Thesaret e Notrë Damit N
otrë Dami i shkatërruar nga flakët, mban relike të adhuru ara nga katolikët, një organo të përmasave të mëdha dhe shumë vepra arti. E plaçkitur dhe e shpartalluar gjatë Revolucionit Francez dhe gjatë trazirave në vitin 1831, ky xhevahir gotik humbi një pjesë të kryeveprave të tij. Thesari i tij liturgjik që ishte një ndër më të pasurit në Francë, para se të zhdukej në vitin 1789, u rindërtua gradualisht. "Punonjësit e Notrë Damit, arkitektët e ndërtesave të Francës, stafi i Ministrisë së Kulturës u mobilizuan për të drejtuar zjarrfikësit tek veprat që duheshin shpëtuar me çdo kusht", tha sot sekretari i Brendshëm i Shtetit, Laurent Nunez. Reliket. Relikja më e çmuar e mbajtur në Notrë Dam është Kurora e Shenjtë, që është mbajtur në kokë nga Jezu Krishti pak para kryqëzimit, sipas besimit katolik. "Kurora është e ndërtuar nga një rreth floriri fijesh xunkthi të mbledhura në tufë, me një diametër prej 21 centimetrash dhe me gjemba sipër", sipas faqes së katedrales. "Kjo relike u shpëtua nga flakët të hënën, si edhe tunika e Shën Luisit, që ruhej gjithashtu në katedrale", sipas rektorit të saj. Përveç Kurorës së Shenjtë, Notrë Dami ruante edhe dy relike të tjera nga Kryqëzimi i Krishtit: një pjesë nga kryqi edhe një gozhdë nga kryqëzimi. Përveç kësaj tri relike ishin vënë pranë staujës së Gjelit me Shigjetë që u shemb të hënën në mbrëmje: një kopje e Kurorës së Shenjtë me gjemba, një relike e shën Denisit dhe një e shën Zhënevievës.Organoja e madhe. Ndër tri organot e Notrë Damit, ajo më e madhja, ajo me pesë tastiera, 109 taste dhe rreth 8 000 tuba, është më e veçanta. E ndërtuar nga shekulli XV, organoja është zgjeruar gradualisht, derisa arriti përmasat aktuale në shekullin
XVIII. Ajo e kaloi Revolucionin pa dëmtime, padyshim falë interpretimit të muzikës patriotike, siç shkruhet në faqen e katedrales.Rozetat. Tri rozetat e Notrë Damit, që përfaqësojnë lulet e parajsës, janë ndërtuar në shekullin XVIII dhe janë rinovuar disa herë. Rozetat në veri dhe jug, dy më të mëdhatë, kanë një diametër prej 13 metrash. Ato gjenden në medaljone, te profetët, shenjtët, engjëjt, mbretërit dhe në pamjet për jetën e shenjtëve. Tri rozetat përfaqësojnë respektivisht Virgjëreshën, Jezuin fëmijë dhe Krishtin Madhështor.37 statujat e Virgjëreshës. Në shenjtore, gjendet pranë kolonës juglindore të pjesës anësore, Virgjëresha dhe Fëmija, statujë e gdhendur në mes të shekullit XIV, që është më e famshmja e 37 figurave të Virgjëreshës në katedrale. Pas altarit është statuja monumentale e skulptorit Nicolas Coustou, një piedestal i porositur nga Luigji XIV sipas dëshirës së babait të tij Luigji XIII. Realizuar mes viteve 1712 dhe 1728, Virgjëreshës mban në gjunjë trupin e Krishtit të
zbritur nga kryqi. Të enjten e kaluar, 16 statuja, të 12 apostujve dhe katër evangjelistëve, u hoqën nga muri i katedrales për t'u restauruar dhe i shpëtuan kështu fatkeqësisë.1 maj. Ndërmjet viteve 1630 dhe 1707, çdo 1 maj, korporata e argjendarëve parizianë dhuronte një pikturë në katedrale. Prej këtyre 76 pikturave të mëdha, 13 prej tyre janë të varura në kupola të ndryshme të katedrales. Në murin perëndimor të shën Guljelmit varet një nga pikturat më të bukura të katedrales, "La Visitation" e Jean Jouvenet (1716) kryevepër e shekullit XVIII dhe pjesë e korit barok të katedrales. Këmbana Burdon. Në kullën jugore gjendet këmbana më e madhe e Notrë Damit, e quajtur Burdon, që përdoret për festat katolike më të mëdha dhe për ngjarje të rëndësishme. Burdon u krijua më shumë se 300 vjet më parë dhe u pagëzua me emrin Emanuel nga kumbari i saj, Luigji XIV. Ajo peshon 13 tonë, vetëm pjesa brenda ziles që goditet me muret për të krijuar tingullin, peshon 500 kilogramë.
VEZHGIM
I
Guri i Kamjes, ky monument natyre
fijsshëm, madhështor, legjendar, drithërues, plot hijeshi dhe krenari Guri i Kamjes shtrin shtatin e tij në një lartësi gati 1400 m mbi nivelin e detit në vargmalet e krahinës së Gorës. Ai është ballkoni i kësaj krahine që shtrin tej vetes gjithë hapësirën e saj në një sipërfaqe prej 380 km2. Si një legjendar mistik krijuar prej dekadash dhe mijëvjeçarësh ai qëndron i palëkundur duke mos bërë kompromis me askënd. Si një kufitar i përbetuar hedh tej shikimin vigjilent relievit malor gorar dhe me penën e historisë ka shkruar ngjarjet ndër shekuj. Dëshmitar i shumë betejave, evenimenteve dhe brendive. Në ballinë të tij ku tret gjithnjë vështrimin në lindje shtrihet Mali i Thatë, në verilindje liqeni i Ohrit, në jug Mali i Ostrovicës dhe në perëndim Mali Valamarë. Ndërsa në veri shtrihet krahina e Mokrës. Ai qëndron stoik dhe i pakompromistë. Hesht dhe flet me heshtjen e tij. Ballin nuk ia mpiu as shiu as bora. Shtatin nuk ia lëkundën dot as breshëri as rrufetë. Tre vargmaleve që u bën karshi rrethojnë në gjirin e tyre krahinën e Gorës, e ndarë në disa njësi administrative dhe në një bashki. Shtrirja gjeografike e saj fillon nga qafa e Plloçës dhe qafa e Panjës në veri dhe deri në malësinë e Vithkuqit në jug. Nga kufizimi i Vënçës dhe të Oparit në perëndim dhe deri në fushën e Korçës dhe malin e Thatë në lindje. Kjo krahinë përbëhet pothuajse nga 65 fshatra. Ndërsa Guri i Kamjes mbetet syri vëzhgues, busulla orientuese dhe emblemë e kësaj krahinë. Të gjendesh pranë tij të krijon një afeksion të veçantë. Tek e sheh nga afër ai duket sikur çjerr qiellin dhe bisedon me retë. Një mrekulli që natyra ka nxjerrë nga gjiri i saj. Pamja dhe relievi që shpaloset nga ballkoni i tij është mbreslënës. Syri të kap liqenin e Ohrit dhe tej kodrinat, malet dhe pyjet me shumëllojshmërinë e florës dhe faunës. Shpesh pranë i tingëllojnë zilet e bagëtive duke e zgjuar herët nga gjumi me vesën që i ledhaton shtatin. Aty ku ngrenë foletë shqiponjat, të cilat duken sikur mbretërojnë mbi hapësirën e tij. Nëse i troket në portën e arkivit, historia i ka regjistruar ngjarje të tëra ndër shekuj. Si një pikë nevralgjike nuk i ka shpëtuar gjurmëve të bizantit, kohës së ilirëve, regjimit osman, si dhe Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare. Çetat e krahinës së Gorës dhe asaj të Mokrës pranë tij do kishin vend takimin nga ku do të nisnin sulmin për çlirimin e qytetit të Pogradecit dhe Korçës nga pushtuesit sllavë, grekë dhe turq. Madje në 28 korrik të vitit 1912 çetat e Gorës dhe Mokrës me komandat Kajo Babjenin ngritën flamurin e shpalljes së pavarësisë për këto qytete, si dhe ishin delegatë edhe në Vlorë pranë Ismail Qemalit në 28 Nëntor 1912. Gjithashtu beteja të ashpra janë bërë dhe me pushtuesin gjerman ku mbeti i plagosur komandanti Teki Kolaneci. Ky monument mbeti regjistruesi më i mirë i asaj kohe. Sot Guri Kamjes është një atraksion turistik, ku nuk kanë qënë të pakët turistët e huaj që e vizitojnë nga afër. Nëse vjen nga Pogradeci, në qaf Plloçë do të kthehesh djathtas. Kalon pranë fshatit Stropckë dhe ngjitesh luginës së fshatit Beragozhd, ose ndryshe dhe njësia administrative Dardhë. Me makinë rruga përshkohet për një periudhë kohe gati 20 minuta, kjo vetëm me mjete me dy diferencialë. Por turistët çekë me motorra e kanë vizituar dhe nga pjesë të tjera rruge të krahinës duke u ngjitur që nga fshatrat e Strekanjit, Dërdushës si dhe Osnatit. Ky i fundit është fshati që çdo mëngjez dielli i buzëqesh mbi ballët e Gurit të Kamjes. Ai është aty, nuk lëviz, por pret që vizitorë të shumtë ta shohin nga afër. Për shumë të tjerë ka qënë objekt eksplorimi për thesarë të fshehur gjatë kohërave. Përgatiti: Besnik Bedollari
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SOCIALE
13 E mërkurë, 17 PRILL 2019
Bashkia e Tiranës mban premtimin për Kartën e Studentit, përfitohen mbi 40 shërbime
P
as rikonstruksionit të konvik teve të studentëve, Bashkia e Tiranës përmbush një tjetër premtim për studentët. Në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Bashkia e Tiranës prezantoi sot modelin që do të ketë Karta e Studentit, e cila do të shpërndahet shumë shpejt për studentët. Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ministrja e Arsimit, Besa Shahini, bën publike kopjet e para të kartave të studentit, të cilat do të jenë të ndryshme për çdo universitet, por të ngjashme me shërbimet që do t’i ofrohen nga Bashkia e Tiranës, institucionet e tjera shtetërore, por edhe nga kompani private që ofrojnë shërbime në kryeqytet. Kryebashkiaku theksoi se Bashkia e Tiranës përmbushi në kohë rekord këtë detyrim, ndërsa shtoi se Karta e Studentit do të shpërndahet shumë shpejt për studentët. “Këto janë dy kartat e para si model; do donim shumë që në muajin maj secili prej jush të kishte kartën e vet të studentit. Në pjesën mbrapa ka logon e Bashkisë dhe të Ministrisë, si dy institucionet që emetojnë kartën,
dhe në pjesën përpara ka të dhënat e studentit, një numër rendor, dhe e gjitha është e përkthyer në një barkod unik për ju. Nëse shkoni në një galeri apo kinema, dhe ata kanë një skaner, uljen e marrin direkt, duke skanuar barkodin që ka secili prej jush”, tha Veliaj. Ai shtoi se prodhimi dhe shpërndarja e Kartës së Studentit ishte një detyrim i vetë universiteteve, por kjo nuk u bë prej tyre, çka detyroi bashkinë që ta merrte në dorë procesin. Sipas Paktit për Universitetin, këtë detyrim e mori Ministria e Arsimit dhe Bashkia e Tiranës për pjesën e studentëve që studiojnë në kryeqytet. “Kemi dy mundësi, ose të gjejmë kush e ka fajin ose të themi nuk ka rëndësi kush e ka fajin, por t’i japim dum. Një nga gjërat që duhet me i dhënë dum është çështja e Kartës së Studentit, ku Bashkia ka patur kapacitetin, por duke qenë se universitetet morën autonominë, secili universitet duhet ta prodhonte vetë kartën. Kur zbulojmë që në Universitetin e Tiranës nuk kanë akoma email zyrtar, që është një
Veliaj: Brenda majit fillojmë shpërndarjen e kartave për studentët
nga gjërat më bazë, do të thotë që nuk ia vlen të merremi me këtë histori. Pra, më mirë kjo kompetencë t’i kalojë ministrisë, e cila lidh marrëveshje me bashkitë dhe bashkitë ofrojnë shërbimet”, u shpreh Veliaj. Ministrja e Arsimit, Besa Shahini deklaroi se karta e studentit është një premtim i bërë që prej një dekade, por që nuk është përmbushur pasi universitetet nuk kanë kryer detyrimet e tyre. Ajo theksoi se tashmë, falë bashkëpunimit me Bashkinë e Tiranës, Karta e Studentit do të ofrojë një sërë lehtësirash për studentët, duke filluar nga blerjet me çmime më të lira e deri tek disa shërbime nga institucionet. “Është një premtim i para një dekade. Ka qenë edhe një kërkesë në ligjin e Arsimit të Lartë që nga viti 2007. Ekziston në ligjin e 2015. Në mënyrë që karta të realizohej do të duhej të kishte një bashkëpunim më të mirë mes universiteteve dhe institucioneve, për të pasur mundësi për të bërë marrëveshjet. Karta
nuk përfshin vetëm uljet që merren nga kompanitë, por edhe shërbimet që përfitohen. Deri tani universitetet nuk kanë qenë shumë aktive në pjesën e tyre. Kemi marrë përsipër që Ministria bashkë me Bashkinë e Tiranës të realizojë kartën e studentit”, tha ministrja Shahini. Më tej kryebashkiaku Veliaj bëri dhe një prezantim të shërbimeve bazë që përfitojnë studentët e
universiteteve publike në Tiranë, ndërsa njoftoi procedurat deri në hyrjen në fuqi të Kartës së Studentit. “Plastika është vetëm mjeti, jo qëllimi. Qëllimi është që të marrim një listë me shërbime shumë të nevojshme në Bashkinë e Tiranës. Më vjen mirë që edhe në këtë operacion jemi të parët me Ministrinë. Sot bëjmë këtë prezantim, nesër kalon VKM që autorizon ministrinë të hyjë në këtë marrëdhënie me Bashkinë. Menjëherë pas VKM, ministrja e Arsimit nxjerr një udhëzim për të gjitha bashkitë; ne jemi përgjigjur pozitivisht që në fillim, jam i bindur se do marrë përgjigje pozitive edhe nga bashkitë e tjera, por le të jetë Tirana ajo që ngre standardin dhe krijon një etalon. Me të kaluar ky udhëzim, Bashkia e Tiranës do të fillojë procesin në çdo fakultet, njësoj siç është bërë me kartat e identitetit dhe pasaportat”, sqaroi Veliaj. Kryebashkiaku Veliaj merr pjesë në Forumin e Shoqërisë Civile të Ballkanit Perëndimor
Veliaj u shpreh se secili prej fqinjëve duhet konsideruar si një destin i përbashkët për një rrugëtim të përbashkët në Bashkimin Evropian. “Suksesi juaj është edhe suksesi im, suksesi ynë i këtij qyteti dhe këtij vendi dhe suksesi i secilës prej organizatave që përfaqëson një nga vendet e Ballkanit Perëndimor është edhe suksesi i fqinjëve tanë. Ndaj, herën tjetër kur të mungojë kritiku, të mos kemi paragjykim se çfarë do na thotë komshiu, por ta konsiderojmë secilin prej fqinjëve një fat të përbashkët, një destin të përbashkët për një rrugëtim të përbashkët në Bashkimin Evropian”, deklaroi Veliaj. Ai nënvizoi se pavarësisht se ndonjëherë në Shqipëri ka një paragjykim për ata që kalojnë nga Shoqëria Civile në politikë, secili mundohet
të japë sërish kontributin e tij. “Do të doja shumë që të vazhdonim ta konsideronim Shoqërinë Civile si një fidanishte, edhe për të pasuruar jetën politike, edhe për të pasuruar jetën mediatike apo diplomatike. Sot jam shumë i lumtur që një grup i djemve dhe vajzave të kohës së Shoqërisë Civile janë sot të angazhuar në pozicione të ndryshme. Unë e kuptoj ndonjëherë që në Shqipëri paragjykimi i jashtëzakonshëm i atyre që kapërcejnë nga Shoqëria Civile në politikë. Nuk kanë kaluar nga shoqëria civile në shoqëri të armatosur, jemi prapë pjesë e të njëjtit mentalitet qytetar, ku secili prej nesh mundohet të japë kontributin e vet në atë pjesë të parcelës, të tokës, të arës, që do duhet të punojë”, deklaroi Veliaj.
Veliaj: Roli i shoqërisë civile të jetë avokatia e interesit publik
T
irana mblodhi sot organizatat e shoqërisë civile dhe aktorë të rëndësishëm të saj nga i gjithë Ballkani Perëndimor për të diskutuar mbi qasjen ndaj iniciativave kryesore të Strategjisë së BE-së për Ballkanin Perëndimor Ligji, Siguria dhe Migracioni, Zhvillimi Social-
Ekonomik, Lidhshmëria, Agjenda Dixhitale dhe Marrëdhëniet e Fqinjësisë së Mirë. I ftuar në Forumin e Shoqërisë Civile të Ballkanit Perëndimor, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj theksoi se suksesi i qyteteve është krijimi i hapësirave të tilla të dis-
kutimit, ku secili mund të shprehë talentin dhe idetë e tij. “Shumë respekt për të gjithë ata kolegë që kanë marrë angazhime të tjera dhe një mirënjohje të veçantë për shumë prej jush që i shoh këtu, nga sindikata, organizatat për mbrojtjen e grave etj. Kjo është e bukura e qyteteve. Në një qytet të madh ti mund të jesh çfarë të duash. Unë besoj që suksesi i qyteteve është pikërisht në krijimin e kësaj hapësire, ku secili mund të jetë ai që do të jetë, të shprehë talentin e vet dhe të krijojë e të fillojë gjëra të reja”, tha Veliaj, ndërsa nënvizoi se pret që edhe në Shqipëri roli i shoqërisë civile të jetë ai i avokatisë së interesit publik. “Mezi pres që edhe në këtë situatë paksa kritike që kemi në Shqipëri, roli i shoqërisë civile të jetë roli i avokatisë së interesit publik, përtej interesave specifikë politikë që mund të kemi në moment të caktuara”, shtoi ai.
FORUM OPINION Nga Luan Rama*
P
ërpjekja shtetërore që përmes harresës të largo het vëmendja e opinionit prej aktit kriminal të grabitjes me armë në aeroportin e Rinasit, është në fakt jo vetëm qasja më e papërgjegjshme e qeverisë dhe organeve të zbatimit të ligjit ndaj ngjarjes dhe sidomos ndaj autorëve të saj e personave përgjegjës por edhe ortakëria e rradhës që iu ofrohet banditëve grabitës, siç për fat të keq ka ndodhur edhe më parë! E pikërisht m’u këtu mendoj se duhet të nisë kerkimi i shkaqeve se pse ndodhi që ngjarja u përsërit, pse ndodhi që pas zhurmës së pasngjarjes, njësoj si në ngjarjen pararendëse të grabitjes mbi dy vjet më parë po në pistën e aeroportit të Rinasit, ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtar se çfarë ndodhi, përse ndodhi, cilët janë personat nën hetim që me veprimet apo mosveprimet e tyre krijuan kushtet që favorizuan apo ndihmuan grabitësit, cilët prej zyrtarëve shtetërorë nuk kanë përmbushur detyrat e tyre e kështu me rradhë. Pra, janë një mori pyetjesh, pas të cilave qëndrojnë edhe një mori problemesh në fakt, për të cilat transparenca e qeverisë ndaj qytetarëve është detyrim kushtetues, jo çështje qefi apo dëshire personale. Natyrisht, kur flas për transparencë nuk kam parasysh aspak elementë që janë objekt i hetimit nga ana e organit që ligjërisht
ka tagrin e hetimit të ngjarjes, po për të dhënë informacionin e nevojshëm, për të kuptuar që institucionet e zbatimit të ligjit, por edhe ato që kishin detyrime ligjore për të garantuar paprekshmërinë e aeroportit të Rinasit, po bëjnë detyrën dhe që nga ana tjetër, qytetarët të mund të presin zbardhjen e të vërtetës dhe ndëshkimin e fajtorëve. Dhe kjo, jo vetëm se pandëshkueshmëria është për fat të keq konstante e pandryshueshme e institucioneve shtetërore në këtë vend por që të paktën, të mund të shpresojmë që nuk do të kemi më një rast të përsëritur të grabitjes në pistën e aeroportit të Rinasit. Afërmendsh që grabitja dhe dhunimi i aeroportit është një vepër kriminale i mirë organizuar e kurrësesi nuk mund të jetë vepër e katër, pesë apo gjashtë grabitësve siç është paraqitur deri tani, ashtu sikundër nuk mund të besohet alibia, sipas të cilës, ai që u gjend i vrarë është truri apo organizatori i grabitjes. Kush njeh sado pak tipologjinë e të tilla veprave kriminale, e kupton shumë mirë se të tentosh ta mbyllësh këtë krim me ata që realizuan grabitjen dhe duke thënë se u vra organizatori, do të thotë as më shumë e as më pak, të synosh t’i imponosh prokurorisë vijësjelljen se deri ku duhet të hetojë e deri ku duhet t’i kërkojë fajtorët. Prandaj, prokuroria e ka për
14 E mërkurë, 17 PRILL 2019
Harresa shtetërore si ortakëri me banditët që grabitën 10 mln euro në aeroportin e Rinasit detyrë të informojë opinionin, se hetimi që ajo po kryen, nuk është i kushtëzuar nga “urdhëri” i qeverisë, por nga urdhëri i ligjit. Mirëpo, memecëria si dëshmia më tipike e injorancës, vjen e na shfaqet me gjithë shëmtinë e vet, duke na lënë të hapur shtegun e hamendësimeve, se grabitja nuk ka për t’u zbardhur kurrë! Jo vetëm se precedentët janë të tillë e kështu ka ndodhur edhe më parë, por edhe sepse dikush është i interesuar të mbrojë organizatorin e vërtetë të krimit. Jo atë që shkon me automatik në dorë në pistën e aeroportit; por atë që e dinte prej në bankë se si dhe se kur do të transportoheshin paratë; atë që megjithëse kishte një urdhër të firmosur nga ish ministri Fatmit Xhafaj që detyronte masa të rrepta sigurie për transportin e vlerva monetare, e dinte që asnjë prej atyre masave nuk ishin zbatuar; atë që e dinte se rrethimi i aeroportit nuk ishte përforcuar; atë që e dinte se mund te hynte deri tek avioni në pistë e të dilte prej andej se askush prej punonjësve të policisë kufitare dhe as prej atyre të policisë së rendit, të
policisë kriminale e kështu me radhë nuk do të reagonte. Organizatori i vërtetë pra është dikush tjetër, është ai që nuk duket, por që ende nuk na është thënë se po hetohet! Dhe këtu nuk kam parasysh vetëm një emër, por të gjithë emrat bashkë të atyre që nuk kanë kryer detyrën e që na shfaqen edhe të revoltuar, duke thënë se nuk është cënuar siguria kombëtare, se siguria kombëtare është një gjë e madhe e jo kaq e vogël sa të mund t’a cënojë grabitja me armë në pistën e aeroportit të Rinasit! Për këta injorantë, një tufë e të cilëve edhe ministra e zëvendësministra të qeverisë së grabitjes së aeroportit të Rinasit, po sjell në vëmendje përcaktimin e faktorëve të riskut sipas Strategjisë së Sigurimit Kombëtar të Republikës së Shqipërisë, të miratuar nga Kuvendi në vitin 2014. Aty shprehimisht thuhet: “Mjedisi strategjik karakterizohet nga nje kompleksitet ne rritje dhe nje nivel parashikueshmerie ne ulje. Rreziqet e tanishme ndaj sigurise kombetare jane me te
nderlikuara dhe te ndervarura se ne te kaluaren. Ato nderthurin kercenimet tradicionale konvencionale dhe ato jokonvencionale, te shkaktuara nga krimi i organizuar, individe te korruptuar, terrorizmi, perhapja e armeve te shkaterrimit ne mase dhe armeve me rreze te larget veprimi, perfshire rreziqet ekonomike, politike dhe ndaj qeverisjes se mire”. Ndërsa, në klasifikimin që u bëhet rreziqeve ndaj sigurisë kombëtare po në këtë dokument, korrupsioni dhe krimi i organizuar, përcaktohen si rreziqe të nivelit të parë në “kategorite e rreziqeve me prioritetin me te larte per sigurine e Republikës së Shqipërisë”. Grabitja me armë e aeroportit të Rinasin m’u në pistë pak para nisjes e avionit të mbushur me udhëtarë, është një akt i rëndë cënimi e dhunimi i sigurisë kombëtarë të shtetit shqiptar. Si i tillë duhet hetuar dhe nga kjo përgjegjësi duhet reaguar, prej prokurorisë në rend të parë! Por, a ka Prokurori në Republikën e Shqipërisë?! *Zëvendëskryetar i LSI
FORUM
Koha është tani! Nga Leyla Moses-Ones*
F
aleminderit të gjithëve për ftesën që të jem pjesë e këtij aktiviteti sot. Fuqizimi i grave dhe vajzave është ndër prioritetet kryesore të qeverisë së SHBA-së. Dhe, strategjia jonë e sigurisë kombëtare së SHBA thekson faktin se investimi tek gratë i ndihmon vendet të arrijnë paqe dhe begati më të madhe. Gjatë viteve, Ambasada e ShBA-së ka mbështetur një numër programesh dhe nismash këtu në Shqipëri që kanë kontribuar në fuqizimin politik, social dhe ekonomik të grave. Për 10
vjet, kemi mbështetur "Marshimin për kancerin e gjirit" që mbahet çdo vjeshtë. Kjo është një fushatë e shkëlqyer për të përkrahur ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit dhe për të ndihmuar për të shpëtuar jetë. E falënderojmë YWCA Albania për këmbënguljen për fillimin e nismës, si dhe për energjinë dhe ruajtjen e vrullit prej më shumë se një dekade. Dhe që prej fillimit, nisma vetëm është rritur në suksesin e saj. Jo vetëm për shkak të angazhimit dhe përpjekjeve të mëdha të YWCA, por edhe prej mbështetjes kritike nga anëtarët e shoqërisë civile, medias, bizneseve, institucioneve qeveritare dhe politikës. Cilët janë këta mbështetës? Të gjithë ju në auditor sot.
Kush ndikohet prej saj? Të gjithë ne që jemi këtu sot. Ndërsa hedh sytë në sallë, shoh një numër mbresëlënës grash udhëheqëse. Sepse kjo kauzë bashkon gratë si asnjë tjetër, duke tejkaluar moshën, kombësinë, dhe bindjen politike. Dhe siç tha edhe Ambasadori Soreca, diplomatët janë qenie njerëzore. Do të ndaj me ju sot diçka thellësisht personale. Dymbëdhjetë vjet më parë në këtë muaj humba nënën time për shkak të kancerit. Prandaj unë e di personalisht se kanceri i gjirit na prek të gjithë ne, pavarësisht se kush jemi apo nga vijmë. Partitë politike? Të parëndësishme. Lidhjet familjare? Të parëndësishme. Pasuria apo varfëria? Të parëndësishme. Kanceri i gjirit nuk njeh kufij dhe është i verbër
ndaj privilegjeve. Dhe ne e dimë se diagnoza e kancerit është tragjike dhe zemërthyese për familjet. Për pasojë, asnjë punëdhënës nuk duhet të ndëshkojë gratë që u duhet të luftojnë këtë sëmundje të tmerrshme. Studimi i bërë publik sot tregon edhe një tjetër mundësi për drejtuesit e Shqipërisë që të punojnë së bashku për të përmirësuar situatën për gratë në Shqipëri, veçanërisht atyre me kancer gjiri. Shpresoj që kjo do të jetë një hapësirë e përbashkët ku ju - drejtuesit politikë të Shqipërisë - të mund të vini së bashku dhe të bashkoheni për ta çuar vendin përpara. Kur t'i lini mënjanë dallimet tuaja dhe të bashkoheni për një kauzë më të madhe, do ta drejtoni këtë vend me frymëzim. Ju,
gratë e Shqipërisë, mund të jepni shembuj për vajzat e reja, udhëheqëset e ardhshme të këtij vendi, por gjithashtu edhe për kolegët tanë meshkuj. Kështu, koha është tani. Dhe, mundësia është këtu. Udhëheqëset shqiptare që punojnë së bashku për të dhënë një shembull të shkëlqyer për qytetarët tuaj. Zhvillim ekonomik, paqe dhe siguri, ndoshta edhe reformë zgjedhore. Të gjitha këto janë të mundshme me udhëheqës të mirë në krye, në një bashkim përpjekjesh. Faleminderit sërish për këtë mundësi dhe faleminderit që u mblodhët sot për të rritur ndërgjegjësimin për këtë çështje jashtëzakonisht të rëndësishme që na prek të gjithëve. *Fjala e të Ngarkuarës me Punë Moses-Ones gjatë Mëngjesit të Punës me Gratë në Politikë
AKTUALITET
15
E mërkurë, 17 PRILL 2019
KONTROLLET
ISHP
“Task-Forca”, në 2 muaj 121 farmaci në sitë Zgjerohet paketa e shërbimeve për fëmijët P Me urdhër të ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu është ngritur “Task-Forca” e ushtrimit të kontrollit të barnave, ku deri tani kanë kaluar në sitë 121 farmaci. Ministrja Manastirliu ka garantuar se nuk do të tolerohen farmacitë, të cilat ushtrojnë aktivitetin jashtë kushteve të sigurisë. Nga të dhënat e bëra publike nga ministria, rezultatet e kontrolleve 2-mujore të “Task-Forcës” për sigurinë e barnave tregojnë se janë ndërmarrë një sërë masash kundrejt tyre. Sipas MSHMS, janë kontrolluar 121 farmaci, janë dhënë 46 masa për
shkelje administrative dhe për mungesë të recetave sipas klasifikimit, 13 masa për barna pa recetë, 4 masa për ruajtjen dhe shpërndarjen e barnave, 1 masë për tregtim të barnave spitalore, 1 masë për ushtrim aktivitetit në mungesë të
farmacistit. Gjithashtu, janë 13 farmaci që nuk duhet të ushtrojnë aktivitetin e tyre, 2 farmaci nuk tregtojnë barna në referim të paketimit të jashtëm, 1 farmaci për mosdhënien e informacionit periodik pranë agjencisë për veprimtarinë e tyre.
ër t’u kujdesur për shëndetin e fëmijëve në të gjitha rajonet e vendit, ka nisur trajnimi i ekipit shëndetësorqëdotëzhvillojnë vizita në shtëpi. Trajnimi “Integrimi i shërbimeve shëndetësore dhe sociale në praktikën e konsultorit të fëmijës, mbështetje familjeve për mirëqenien e fëmijëve”, mbështetur nga zyra e UNICEF në Shqipëri, synon krijimin e një ekipi trajnerësh të kualifikuar për programin e vizitave në shtëpi në Shqipëri për qarqet Elbasan, Vlorë, Korçë dhe Tiranë, të cilët do të ofrojnë trajnimin e të gjithë personelit
shëndetësor që kujdeset për shëndetin e fëmijëve në rajonet respektive. Sipas Institutit të Shëndetit Publik, trajnimi do të ofrojë përmirësim të njohurive teorike të pjesëmarrësve për rolin e ri dhe të zgjeruar të programeve të vizitave në shtëpi. “Kjo iniciativë është në përputhje me
politikat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale që fokusohen drejt investimit në shëndetin e fëmijëve si dhe garantimin e një qasje holistike, sociale dhe shëndetësore, gjatë ofrimit të shërbimeve për fëmijët dhe familjet në të cilat ata rriten”, bën të ditur ISHP.
Për vitin 2018 u rehabilituan dhe u mobiluan me pajisje të reja mjekësore vetëm në bashkinë e Tiranës u rehabilituan 15 qendra shëndetësore
P
ika e rehabilituar e ambulancës 10/1, ofron shërbim cilësor për 39 mijë banorë të Njësive Administrative 3 dhe 4 në Tiranë. Një tjetër qendër shëndetësore në kujdesin parësor është rehabilituar me fondet e buxhetit të shtetit, duke siguruar shërbim cilësor për 39 mijë banorë të Njësive Administrative 3 dhe 4, në periferi të Tiranës. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, pa nga afër këtë investim, ku deklaroi se investimet afër komunitetit do të vazhdojnë për të garantuar mbulimin shëndetësor universal. “Investojmë në zemër të komunitetit, për të garantuar akses në shërbime aty ku qytetarët jetojnë, afër vendbanimit. Ambulanca 10/1 në këtë zonë periferike, ku nuk investohej prej 20 vitesh, sot siguron jo vetëm kushte më të mira infrastrukture por edhe shërbime të reja si ofrimi falas i testit për depistimin e kancerit të qafës së mitrës si dhe Kontrollin Mjekësor Bazë”, deklaroi ministrja. Manastirliu nënvizoi nga ana tjetër se do të ketë për herë të parë një ndërthurje të shërbimeve sociale dhe shëndetësore. “Strategjia e re e kujdesit parësor që prezantojmë së shpejti, do të mundësojë ofrimin edhe të shërbimeve sociale, brenda qendrave shëndetësore, në shërbim të komuniteteve më vulnerabël”, tha ndër të tjera ajo. Për vitin 2018 u rehabilituan dhe u mobiluan me pajisje të reja mjekësore
Manastirliu: Shërbime sociale brenda qendrave shëndetësore STRATEGJIA “”Strategjia e re e kujdesit parësor që prezantojmë së shpejti, do të mundësojë ofrimin edhe të shërbimeve sociale, brenda qendrave shëndetësore, në shërbim të komuniteteve më vulnerabël”, tha ndër të tjera ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu”.
QENDRAT
“Për vitin 2018 u rehabilituan dhe u mobiluan me pajisje të reja mjekësore vetëm në bashkinë e Tiranës u rehabilituan 15 qendra shëndetësore. Për vitin 2019 do të investohen për rehabilitimin dhe mobilimin me pajisje të reja mjekësore për 100 qendra shëndetësore dhe ambulanca në të gjithë Shqipërinë, nga ku do të përfitojnë rreth 450 mijë qytetarë”.
vetëm në bashkinë e Tiranës u rehabilituan 15 qendra shëndetësore. Për vitin 2019 do të investohen për rehabilitimin dhe mobilimin me pajisje të reja mjekësore
për 100 qendra shëndetësore dhe ambulanca në të gjithë Shqipërinë, nga ku do të përfitojnë rreth 450 mijë qytetarë. “Investojmë në zemër të komunitetit, për të
garantuar akses në shërbime aty ku qytetarët jetojnë, afër vendbanimit. Ambulanca 10/1 në këtë zonë periferike, ku nuk investohej prej 20 vitesh, sot siguron jo vetëm kushte më të mira infrastrukture por edhe shërbime të reja si ofrimi falas i testit për depistimin e kancerit të qafës së mitrës si dhe Kontrollin Mjekësor Bazë”, deklaroi ministrja. Nga ana tjetër, për t’u kujdesur për shëndetin e fëmijëve në të gjitha rajonet e vendit, ka nisur trajnimi i ekipit shëndetësor që do të zhvillojnë
vizita në shtëpi. Trajnimi “Integrimi i shërbimeve shëndetësore dhe sociale në praktikën e konsultorit të fëmijës, mbështetje familjeve për mirëqenien e fëmijëve”, mbështetur nga zyra e UNICEF në Shqipëri, synon krijimin e një ekipi trajnerësh të kualifikuar për programin e vizitave në shtëpi në Shqipëri për qarqet Elbasan, Vlorë, Korçë dhe Tiranë, të cilët do të ofrojnë trajnimin e të gjithë personelit shëndetësor që kujdeset për shëndetin e fëmijëve në rajonet respektive. Sipas Institutit të Shëndetit Publik, trajnimi do të ofrojë përmirësim të njohurive teorike të pjesëmarrësve për rolin e ri dhe të zgjeruar të programeve të vizitave në shtëpi.
AKTUALITET
G
16
E mërkurë, 17 PRILL 2019
I arrestuari konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë. Mbi Ukën rëndon edhe akuza e stërvitjes për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste
jykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, e ka cilësuar të ligjshëm arrestimin e ish-komandos Erzen Uka të arrestuar për shpërndarjen e videove me përbajtje terroriste, duke vendosur ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”. Seanca u shoqërua me tensione, pasi ish-komandoja i ushtrisë ka kërcënuar gjyqtarin Bib Ndreca dhe prokurorin Eugen Beci, duke i paralajmëruar se do të japin llogari sapo ai të dalë nga burgu dhe se nuk do ta kalojnë kollaj. Po kështu Uka nuk ka pranuar të ngrihet në këmbë para gjykatës, sepse sipas tij, Prokuroria dhe gjykata drejtohen nga djalli dhe jo nga Allahu. Gjatë seancës, Erzen Uka nuk kishte zgjedhur avokat e në këto kushte gjykata i caktoi një avokat kryesisht nga shteti, të cilin ish-komandoja e refuzoi me frazën: Jemi të gjithë të barabartë para Allahut, s’kam nevojë për avokat. Erzen Uka, ish-komando i ushtrisë, i cili ka shërbyer në Irak dhe Afganistan, u arrestua nga zyra Antiterrorit në Policinë e Shtetit si person i dyshuar me prirje radikale dhe ka nxitur urrejtje me qëllim kryerjen e veprave terroriste. 29-vjeçari me origjinë nga Kruja kishte me shumë se dy vite që hetohet nga Krimet e Rënda, grup hetimor që drejtohet nga Eugen Beçi. I arrestuari konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë. Mbi Ukën rëndon edhe akuza e stërvitjes për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste. Në kanalin personal në YouTube ai ka postuar video ku shihen dy djemtë e tij të mitur, duke u stërvitur. Në një tjetër video,
Ish-komandoja ekstremist kërcënon prokurorin: Allahu do të marrë hak
ai shihet duke stërvitur në shtëpinë e tij një person se si mund ti merret nga dora arma kundërshtarit dhe neutralizimi i tij. Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe departamenti i antiterrorit, thonë se ish-komando ka bërë publike në facebook edhe flamujt e ISIS në vijim të përpjekjeve të tij për të bërë
propagandë për organizatën terroriste. 29-vjeçari, i cili ka qenë pjesë e misioneve në Irak dhe Afganistan gjatë vitit 2011, aktualisht i papunë shfaqet me prirje radikale prej vitesh. I divorcuar dhe i hetuar me herët pas denoncimit të bashkëshortes për dhunë në familje Erzen Uka, nuk ka lejuar që dy djemtë e tij t’i
Në prag të sezonit turistik dhe shtimit të fluksit të kosovarëve që vijnë në Shqipëri, kontrolli doganor në Morinë do të realizohet vetëm me një ndalesë për qytetarët. Deputetë të Komisionit të Sigurisë, miratuan projekligjin e unifikimit të pikave të kontrollit por ngritën shqetësimin e radhëve të gjata në kufi. Zv/ministrja e Brendshme, Rovena Voda, shpjegoi se i gjithë ngërçi vjen si rezultat i radhëve të kamionëve. Prej vitesh dy shtetet shqiptare, kanë dhënë premtimin për heqjen e barrierave doganore. Çështja është konkretizuar me propozimin e nismës ligjore e cila është diskutuar në komisionin e sigurisë kombëtare. Projektligji parashikon unifikimin e pikës së kontrollit në pikën doganore, çka do të sjellë lehtësira të mëdha në qarkullim. “Parimi një ndalë një kontroll, pra do të kemi kontrollin vetëm në hyrje të të dy vendeve duke shmangur kontrollet e dyfishta. Kjo marrëveshje vjen në kohë dhe me një investim të madh të kryer nga delegacioni i BE”,-tha Voda.
“Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe departamenti i anti-terrorit, thonë se ish-komando ka bërë publike në facebook edhe flamujt e ISIS në vijim të përpjekjeve të tij për të bërë propagandë për organizatën terroriste. 29-vjeçari, i cili ka qenë pjesë e misioneve në Irak dhe Afganistan gjatë vitit 2011, aktualisht i papunë shfaqet me prirje radikale prej vitesh”. pas kontrolleve në banesën e tij u sekuestruan fishekë luftarakë. Gjatë një vëzhgimi të llogarisë së tij në Youtube, mund të vihet re se Uka ka ngarkuar gjithsej 6 video, e fundit është para një jave. Në video e fundit, rreth 1 minutë, shfaqen dy fëmijë të vegjël, të cilët nën “komandon” e tij të rreptë bëjnë pompa. Bashkangjitur videos, Uka shkruan: “Përgatiteni fëmijët tuaj fizikisht dhe psikoligjikisht! Myslimani është ushtar i Allahut dhe si i tillë duhet të përgaditet”. I divorcuar dhe i hetuar më herët pas denoncimit të bashkëshortes për dhunë në familje Erzen Uka, nuk ka lejuar që dy djemtë e tij t’i mbante e ëma edhe pse gjykata kishte urdhëruar dhënien e kujdestarisë të ëmës. Ende nuk dihet nëse 29-vjeçari ka pasur lidhje me grupet radikale që veprojnë në lindje dhe aktiviteti i tij në Shqipëri.
SEANCA
PROJEKTLIGJI
Voda: Një kontroll për të gjithë kosovarët
mbante e ëma edhe pse gjykata kishte urdhëruar dhënien e kujdestarisë të ëmës. Përmbarimi ka tentuar ta zgjidhe këtë çështje për të ekzekutuar vendimin e Gjykatës por kjo gjë nuk është realizuar çka ka sjellë edhe hetimin e tij edhe per pengim të vendimit të Gjykatës. Prokuroria e Krimeve të Rënda deklaron se
RADIKAL
R
itvan Zykaj, autor i masakrës së Selenicës, ku mbetën të vrarë 8 persona, doli dje para trupës gjykuese. Që pas seancës të së martës, Zykaj mësoi se do të mbrohet nga një tjetër avokat pasi avokati i mëparshëm e la. Seanca e radhës ndaj Ritvan Zykajt do të mbahet në datën 7 Maj. Jashtë dyerve të Gjykatës, një dëshmitar tha për mediat se shtëpia ku jetonte Zykaj është braktisur nga familjarët dhe askush nuk jeton më atje. “E kam tokën afër atje. Vendi ishte rrethuar me polici atje dhe nuk pashë asnjë atje. Familjarët e tij kanë ikur të gjithë. Askush nuk jeton më atje”, tha dëshmitari. Zykaj ka folur për herë të parë pas kaq kohësh duke thënë ishte dakord me shtyrjen e seancës. Me zëvendësimin e avokatit u prezantuan dhe trupi gjykues, Ervin Trashi, Skënder Haluci dhe Laurent Fuçia. Prokuror i çështjes është Saimir Smaka. Seanca tjetër do të zhvillohet në 8 maj. Prokuroria e Vlorës konfirmoi se do të kërkohet burgim i përjetshëm për Zykajn.
Flet Ritvani, braktiset nga avokati dhe familja
Ritvan Zykaj vrau me armë zjarri tetë persona, nga të cilët dy të mitur. Demir Zykaj 76-vjeç, Perri Zykaj 76-vjeç, Besim Zykaj 45-vjeç (i biri), Vasilika Zykaj 40-vjeç (bashkëshorte e Besimit), Sara Zykaj 17-vjeç (vajza e Besimit) Ledion Zykaj 6-vjeç (djali i
Besimit), Azem Zykaj 49-vjeç (i biri), Afërdita Zykaj 47- vjeç (bashkëshorte e Azemit) ishin 8 personat që u vranë nga dora e Ritvan Zykajt. Në deklaratat e tij të para autori i masakrës tha se i vrau për shkak se e akuzonin për vjedhjen e pulave.
AKTUALITET
17
E mërkurë, 17 PRILL 2019
Gjykata i kërkoi prokurorisë që përpos certifikatës së vdekjes, të paraqesë edhe prova të tjera, si akt ekspertime të vendit të ngjarjes dhe viktimës
G
jykata për Krime të Rënda, i ka dhënë kohë 2 javë Prokurorisë që të vërtetojë vdekjen e Admir Muratit, procesi ndaj të cilit pritej të niste gjatë ditës së djeshme. Gjykata i kërkoi prokurorisë që përpos certifikatës së vdekjes, të paraqesë edhe prova të tjera, si akt ekspertime të vendit të ngjarjes dhe viktimës. Seanca e radhës do të mbahet në 2 maj, ora 9:00. Kujtojmë se Murataj mbeti i vrarë pasditen e 9 prillit, pas grabitjes së vlerave monetare brenda aueroportit të Rinasit, ndërsa ishte në kërkim si organizatori i 3 grabitjeve me blinda në harkun kohor të 2015-2017. Grupi i tij u dënua gjatë marsit me më shumë se një shekull burg, ndër ta edhe vëllai i Admir Muratajt, Aleksandër Murataj. Drejtoria e Aviacionit Civil, konfirmon se gjatë një auditimi që është bërë në maj vitit 2018 ka rezultuar se siguria e aeroportit ishte e cënueshme në rrethimin e pistës. Pas mangësive të konstatuara i kishte kërkuar zyrtarisht koncesionarit të ndërhynte për riparimin e problemeve. Në audit kishte marrë pjesë Drejtoria e Aviacionit Civil dhe Policia e Shtetit, të cilat i kishte dërguar me shkrim konkluzionet e tyre tek koncesionari, i cili duket se nuk ka marrë asnjë masë. Ekspertiza mjeko-ligjore Ekzekutimi i Admir Muratajt ka ndodhur gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë. Ky fakt
Krimet e Rënda: 2 javë kohë të vërtetohet vdekja e Murataj
sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka ardhur nga përgjigja paraprake e ekspertizës mjekoligjore, ku Murataj u qëllua me një plumb në kokë duke i
bërë rezistencë uniformave blu. Dyshimet e organit të akuzës janë se 46-vjeçari me orgjinë nga Çermi i Tropojës ishte kryesori gjithashtu dhe
ideatori i supergrabitjes së ndodhur mesditën e së martës brenda aeroporit të Rinasit. Në fshatin Tapizë, vendi ku ndodhi shkëmbimi i zjarrit, oficerët e
policisë gjyqësore sekuestruan në total 100 gëzhoja automatike të armëve të kalibrave të ndryshëm. Ekspertiza, vërtetoi se viktimës Admir Murataj i është gjetur edhe mbetje të barutit në duar, duke përforcuar pistën e ekzekutimit gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë. Hetimet Janë 3 prokurorë që po merren me super grabitjen e Rinasit, ndërsa janë regjistruar veprat penale për këtë ngjarje, për “shpërdorim detyre”, “krijim i grupit të strukturuar kriminal”, “grabitje me armë” dhe “vrasje e punonjësit të policisë e mbetur në tentativë”. Brenda kësaj jave pritet të merren në pyetje, zinxhiri komandues i kompanisë së sigurisë “ICTS” si dhe familjarët e të ndjerit Admir Murataj. Nga ana tjetër, janë sekuestruar të gjitha raportet e shërbimit, nga organi i akuzës për të parë nesë janë zbatuar procedurat nga koncesionari po ashtu edhe ligjshmërinë e veprimeve të Komisariatit të Rinasit dhe patrullës së FNSH.
LËVIZJET
SITUATA
VENDIMI
Ahmetaj kreu i ri i policisë Berat
Kokaina, Policia e Shtetit nisin hetimet
Caktohet seanca e parë gjyqësore për Tahirin
Emërohet drejtori i ri i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Berat. Hasan Ahmetaj, rikthehet si drejtor në këtë qark, ku ka drejtuar blu-të e Beratit në vitet 98-99. Pas largimit rreth 1-muaj më parë të drejtorit Artion Duka, që u emërua Drejtor i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë, vendin e tij e mbajti si i komanduar, zëvendësi i tij, Fatmir Hoxha, deri pasditen e djeshme kur në krye të drejtimit të Policisë Berat u emëruar drejtori i ri, Hasan Ahmetaj. Ahmetaj ishte Drejtor i Forcave Operacionale të Lëvizshme për Rendin dhe Sigurinë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit nga vitit 2018 e deri dje që u emërua në Berat. Hasan Ahmetaj ka lindur në 15 korrik të vitit 1957 në fshatin “Mashkullorë” në Gjirokastër. Ahmetaj ka mbaruar studimet e larta në “Shkollën e Lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, dega “Kufi”. Hasan Ahmetaj ka një karrierë të shkurtër por shumë të pasur në Policinë e Shtetit.
Pas një pretendimi te mediave malteze se kokaina e sekuestruar të dielën në portin e Friportit do të kishte destinacion Shqipërinë dhe Greqinë, Departamenti i Drejtorisë Kriminale në policinë e Shtetit ka nisur verifikimet. Burime nga Policia e Shtetit pohojnë se nga hetimet e përbashkëta me homologët e Interpolit, Shqipëria dhe konkretisht porti i Durrësit nuk rezultojnë të kenë qenë destinacioni i 91 kg kokainë. Nga ana tjetër, mësohet se po bashkëpunohet edhe me autoritetet italiane, pasi dyshohet se shqiptarë pjesëtarë të mafias italiane, mund të jenë përfshirë në këtë trafik të kokainës. Mediat malteze pohuan se droga kapte vlerën e 10 milionë eurove ndërsa kokaina ishte e fshehur në tre konteinerë të nisur nga Amerika e Jugut, dy prej të cilëve kishin si destinacion portin e Durrësit në Shqipëri dhe një tjetër atë të Selanikut në Greqi. Burime nga grupi hetimor thanë se do të kërkohet bashkëpunim me palën malteze për të parë nëse porositësit e lëndës narkotike janë shtetas shqiptare dhe se cili do të ishte destinacioni final i saj.
Ish-ministri i brendshëm, Saimir Tahiri do ulet në bankën e të akuzuarve më 19 qershror. Pas përzgjedhjes së gjyqtarëve, këtë të martë është caktuar edhe data e seancës së parë ndaj ish-ministrit, i cili do të ulet në bankën e të akuzarve. Treshja që do të gjykojnë Tahirin janë: Ardit Mustafaj, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka. Procesi i Saimir Tahirit do të zhvillohet me procedurë të përshpejtuar, pasi ish-ministri kërkoi gjykim të shkurtuar, pa pranuar akuzën duke këmbëngulur se është i pafajshëm. Të pandehur janë edhe tre ishzyrtarët e lartë të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, Gjergj Kohila e Sokol Bode. Prokuroria për Krime të Rënda i mbylli hetimet më 28 shkurt dhe dërgoi dosjen e Saimir Tahirit në Gjykatë me akuzën për “Trafikim të lëndëve narkotike” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal “Habilaj” dhe “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”.
AKTUALITET
18
E mërkurë, 17 PRILL 2019
Can Murataj thotë se pret nga drejtësia të vërtetën dhe se do të japë ndihmesën e tij nëse do të jetë e nevojshme, ndonse deri tani nuk është kontaktuar nga askush
N
ë një rrëfim për mediat nga vila e vëllait të vrarë, Can Murataj, thotë se mediat kanë aluduar shumë mbi familjen e tij. Kjo vilë sipas tij nuk vlen 3 milion euro. Ajo është blerë 26 milion lek të vjetra në vitin 2007 dhe për ta rikonstruktuar ka punuar edhe vetë ai. Sipas Canit edhe vëllai tjetër tij, Aleksandër Murataj është dënuar me 12 vjet e gjysëm burgim si pjesëtar në grabitjen e blindave në 2017-ën, pa asnjë provë. Cani thotë se Admiri ishte një familjar i dashur, që punoi si mësues, emigroi në Greqi ku punoi si murator por në vitin 2014 për arsye që as ai vet ai nuk i di, devijoi nga “rruga e drejtë”. Cani është një biznesmen që ka në pronësi një servis në Vorë dhe si vëllai i Admirit ka qenë një person në hetim. Ai thotë se policia i ka bastisur disa herë biznesin. Në lidhje me 13 identitetet që përdorte Admir Murataj, Cani thotë se këtë veprim e bën çdo emigrant për të përfituar asistencë nga shteti grek. Për zbardhjen e ngjarjes së fundit, ku vëllai i tij humbi jetën ai thotë se pret nga drejtësia të vërtetën dhe se do të japë ndihmesën e tij nëse do të jetë e nevojshme ndonse deri tani nuk është kontaktuar nga askush. Unë di aq sa kam nga polica, prokuroria dhe bashkëpunëtorët e policisë. Bashkëpunëtorët kanë dorëzuar disa lekë. Nuk jam specialist i fushës por bashkëpunëtorët kanë përmendur emrin “Adi ose malësori, na e ka prezantuar një shoku jonë”. PJESË NGA INTERVISTA A mendoni se shteti, policia po ju persekuton si familje, pakënaqësitë tuaja? Unë flas gjithmonë për hetimet, që i kam ndjekur. Kam qenë person në hetim vetë, kam qenë në dijeni të dosjes, kam parë të gjitha seancat e grupit të parë, asnjëherë nuk kam parë një akuzë. E tashmja është shumë e vështirë. Po shohim një vëlla që flasin të gjithë njerëzit, e vranë, e hodhën, jam munduar që të mbaj qetësi. Te policia kam kërkuar sqarim që në 14 shkurt 2017. Kam qenë transparent që në ditën e parë. E keni parë edhe te servisi që nëse ka një detaj grabitjeje, po pati ligj me varje në Shqipëri, duhet ta meritoj unë i pari. Kam pritur nga hetimet, kanë hapur kasafortat kanë marrë
Admiri nga mësues në grabitës, vëllai: U përdor për guximin
100 dollarë, kemi shkuar në polici për të dhënë sqarime dhe pas një kohe, u arrestua edhe vëllai tjetër, i dyshuar për grabitje. Kjo vila është shkaku i arrestimit të tij, është kapur duke pirë cigare me Admir Murataj, dhe policia ka ngritur akuzën për grabitje. U kam kërkuar sqarim prokurorëve. Vëllai im është peng për Admirin, ky vdiq. Ai është marrë peng për Adin, tani shohim për drejtësinë. Është parë një kamer 3 minuta. Aleksandër ka qenë në operacion. 12 vite e 8 muaj, as nuk e mendonte askush që ky do ishte vendimi për të. Sot jemi pas një historie që nis për herë të parë nga 2015, që policia dhe prokuroria ia faturon Admir Murataj. Kush ishte Admir Murataj, për opinionin publik? Ai është vëllai më i mirë që mund të jetë, historia do mbetet. Ai ka qenë për familjen, për miqtë, më i i miri. Unë kurrë nuk mund të bëhem më i mirë se ai. A kishte familja dijeni për aktivitetin e Admirit, pasi gjithë pasojat vijnë prej tij. Çfarë bënte ai në Greqi dhe Shqipëri. Kur kemi marrë rrugën e emigracionit “unë i thosha
vëllaçko si mund të jesh kaq punëtor”, se unë nuk e bëja punën e tij. E kam gjetur në shtëpi me kushte të tmerrshme, që pikonte çatia, “i thoja ik nga Greqia, është Europa e madhe”. Admir Murataj, të jeni të bindur tek Zoti, ka filluar punën murator në Greqi. Ngaqë ishte shumë profesionist, mori një supermarket për mirëmbajtje. Pastaj, se si erdhi çekulibrimi, nuk e di, kam qenë në Belgjikë. Kanë qenë autoritetet greke që e kanë dyshuar dhe hetuar për grabitje bandash, një histori që do të rikthehej më pas në Shqipëri. Në këto vite, kur e keni mësuar për herë të parë për këtë çekuilibrim? Unë e kam mësuar çekuilibrimin e tij familjar, rreth vitit 2014. Ai ishte momenti që erdhi nga Greqia, më tha shumë drejtë “vëllaçko, Greqia për mua ka marrë fund”. Ai është bastarduar nga 15 ditë hetimi, ka rënë rreth 16 kile nga pesha, nuk e kanë njohur familjarët. Aty ka filluar historia, ka ardhur në Shqipëri, ka pasur një jetë shumë normale, shumë korrekt. Cilat janë identitetet e Admir Murataj, se flitet që ka pasur shumë emra?
Mbi 20 identiteti i kam kaluar unë, ka qenë për të marrë asistencë në Europë. Ka qenë për motive përfitimi. Keni marrë ndonjë informacion nga Policia, jeni thirrur në Prokurori? Deri në këto momente, ka qenë në emision që e kam marrë vesh që Admir Murataj është vrarë. Në orën 6 të mëngjesit kam shkuar në polici. U thashë që nëse doni ta identifikoni, e njoh unë, s’ka nevojë për ADN. Nuk kemi punë me gjurmët e bashkëpunëtorëve, i gjen policia. Në këto 2 vite që ka qenë në kërkim, ku qëndronte Admiri? Bashkëshortja me 4 fëmijët ka jetuar gjithmonë në Tiranë, nuk është shkëputur nga Tirana. Admiri ka qenë në 2015, ne e dëgjonim emrin e tij kur ishte në gjykatë ose në TV. S’kemi pasur asnjë telefonatë. Ka qenë hije gjatë gjithë kësaj kohe. A njihni shoqërinë e Admirit? Kurrë s’kemi pasur kontakte me shoqërinë e Admirit. Kishe dyshime se si ndodhi ngjarja, a keni marrë ndonjë informacion se me kë ka qenë? Jo nuk kam asnjë informacion. Kanë kaluar disa ditë, më
shumë se 2 vjet në hije, një person të 2014 kishte filluar një deformim, përse u rikthye Admir Murataj grabitjes, përse i duheshin paratë? Kjo është ajo që më shqetëson më shumë. E kam biseduar edhe me policinë, gjithmonë flitet për 2-7 mln por kurrë në jetën time nuk kemi pasur asnjë cen nga ana familjare. Ne e kemi zakon, barra e vëllait më bien mua. Është disa miliona shtëpia, këtu del ajo pangopja. A jeni gati të bashkëpunoni për emrat e bashkëpunëtorë? Ne nga ky moment, sot ka qenë një ditë pushimi. Nuk kemi pasur kohë që të mendojmë as ish-shokun dhe as ishgrabitësin. Unë jam nga 14 prill 2017 deri sot, i kam thënë në polici dhe do t’i them. Me policinë do t’i qajmë hallet. Kemi pasur hall të përcjellim vëllanë tonë. Sekuestro e prokurorisë? Asnjëherë nuk e kam kthyer kokën mbrapsht. Kam pasur prona pa asnjë element krimi, ca është dashur për ta justifikuar, e kam dërguar në polici. Nuk e kthej kokën pas te sekuestrimi. Nëse e duan për bujë, ose se po e bëjnë se duan të tregojnë se po punojmë. Nuk jam bashkëpunëtor i prokurorisë kurrë. Qajmë hallet, por jo bashkëpunëtor. Keni ndjekur shumë seanca gjyqësore, Admir Murataj ka marrë ndonjëherë para vetëm, apo i ka ndarë me të tjerët? Unë di aq sa kam nga polica, prokuroria dhe bashkëpunëtorët e policisë. Bashkëpunëtorët kanë dorëzuar disa lekë. Nuk jam specialist i fushës por bashkëpunëtorët kanë përmendur emrin “Adi ose malësori, na e ka prezantuar një shoku jonë”. Admir Murataj, ka prona llogari bankare? Koha do ta vërtetoj, kjo shtëpi është shtëpia që mund të jetë pronë e vetme e Admir Murataj.
FORUM Nga Camille Bouissou
D
ritare të shkatërruara, çatia që bie e që bën një vrimë mbi altar na lë përshtypjen se ka ndodhur një bombardim, përshkruan Philippe Marsset, vikar i përgjithshëm i kryepeshkopatës së Parisit, i cili ishte midis të parëve që hynë në katedrale pas zjarrit. “U bënë 850 vite tashmë që kur kjo kishë u ndërtua, u rezistoi luftërave, u rezistoi bombardimeve, i rezistoi gjithçkaje”, thotë i pikëlluar prifti i shuguruar në këtë katedrale 31 vjet më parë. “Me shumë vështirësi flakët u vunë nën kontroll duke hyrë nata, por ndërkohë vatrat e zjarrit janë ende aktive ,duket sikur jemi përballë një bombardimi”, thotë ai. “Në pamje të parë gjithçka ishte e zezë dhe në sfond ishte kryqi i madh i verdhë, i ndriçuar nga flakët. Ishte mbresëlënëse!” përshkruan ai, që ka qëndruar gjithë natën në Apsidën e një Notrë Dami që “qan”. “Në të djathtë të këtij kryqi, është një statujë e Shën Marisë. Ajo qëndron në këmbë, aty është kryqi dhe Zonja jonë, atje mu në
19 E mërkurë, 17 PRILL 2019
Në Notrë Damin që qan zemër të Notrë Damit”, thotë ai. Dhe në mes të gjithë kësaj, një objekt që nuk kishte lidhje me gjithë këtë: një robot që hidhte ujë dhe flakë të shkaktuara nga plumbi i shkrirë që binte nga çatia. “Gjatë gjithë natës, kam parë njerëz me lot në sytë e tyre, ky imazh është vërtet një kaos, por ne nuk duhet të lejojmë që Katedralja të na ikë”, shton prifti. Megjithatë, është fjala “ferr” ajo që i vjen ndërmend atij kur kujton momentin e zjarrit që shpërtheu pak pas përfundimit të meshës. “Nuk është vetëm Notrë Dami i katolikëve, është Notrë Dami i Francës, i botës. Kisha digjet dhe e gjithë bota fillon të qajë”, thekson ai. Zjarrfikës heronj Për famullinë e përgjithshme, nuk është një kishë e vogël që është dëmtuar, është simboli i historisë së Francës dhe Parisit. “Kjo kishë është kaq simbolike, pasi që nga Notrë Dami ne fillojmë të numërojmë kilometrat, ajo është kërthiza e Parisit”, thotë vikari. “Të gjithë jemi të habitur, është më shumë se e mrekullueshme,
është heroike për shkak të mrekullisë, që do të thotë se është një ndërhyrje hyjnore”, thekson ai duke shtuar se zjarrfikësit ishin heronj. “Pak përpara Pashkëve, që përkujton ringjalljen e Krishtit
për të krishterët, shumë plane u organizuan për të mërkurën, të enjten, të premten”, thotë ai, pa pasur asnjë ide se çfarë do të ndodhë më pas. “Ne nuk e dimë se ku do t’i zhvillojmë ende meshat, është
sikur të na kenë lënduar nënën tonë”, shton i pikëlluar. Edhe pse pak i çorientuar, ky njeri përcakton katedralen si “shtrati im është atje, këtë mëngjes, unë jam në krye të një Notrë Dami që qan”.
Notre Dame dhe shqiptarët
Nga Ruben Avxhiu
Z
jarri shkatërrimtar që goditi dje Katedralen e famshme Notre Dame të Parisit, solli reagime emocionale në mbarë botën. Ndonëse në esencë një objekt fetar, bukuria e madhështia arkitekturale, lidhja me ngjarje të mëdha historike, vendi në vepra letrare, filma e vepra të mëdha artistike, lidhjet me Parisin, kujtime personale e shumë arsye të tjera kanë ndikuar që ta bëjnë atë një ikonë të civilizimit perëndi-
mor, apo një simbol mbarëbotëror. Shumë shqiptarë e amerikanë ashtu si njerëz në mbarë botën komentuan ngjarjen e shumë prej tyre botuan e ribotuan kujtime kolektive e personale, historike e intime, të lidhura me Katedralen e famshme. Në këtë kuadër, ia vlen të kujtojmë një moment të caktuar në histori, kur shqiptarë nga e gjithë bota u mblodhën në Notre Dame për një meshë historike. Ngjarja ndodhi, 39-vjet më parë, në 6 maj 1980, kur qyteti i Parisit nderoi Heroin Kombëtar shqiptar, Gjergj Kastriot Skënderbeun duke emërtuar një shesh me emrin e tij. At Sofron Prence, murgu i shquar arbëresh udhëhoqi meshën e madhe. Kori i famshëm i vajzave arbëreshe nga Siçilia, që kishin mahnitur Parisin me kostumet e tyre,
kënduan nën drejtimin e At Sotirit. Sipas "Buletinit Katolik Shqiptar", në meshë merrte pjesë edhe Kardinali i Parisit si dhe figura të njohura zyrtare e fetare franceze. Meritën më të madhe që një shesh në Paris mori emrin e heroit tonë kombëtar e kishte
Lec Shllaku, gazetar dhe redaktor i gazetës "Koha Jonë". Kryetari i Bashkisë së Parisit në atë kohë, ishte njeriu që do të bëhej një ditë President i Francës, Zhak Shirak (Jacques Chirac). Në fakt, një numër i gazetës "Koha Jone" e vitit 1982, i fotografuar këtu, tregon se
vendimi për emërtimin kishte qenë një kurorëzim i një pune gati 10-vjeçare, e nisur me sa duket që në 500-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut. Vendimi zyrtar u mor nga Këshilli Bashkiak i Parisit, në 10 korrik 1978. Datat e ceremonive për nderimin e ikonës historike shqiptare u caktua 67 maji i vitit 1980. Në këto data, qindra shqiptarë udhëtuan nga vende të ndryshme të Europës si dhe nga SHBA për të marrë pjesë në ngjarjen e madhe. "Koha e Jonë" shkruan se ditët e festës filluan me mbëritjen e arbëreshëve nga Piana degli Albanesi në Itali, e mbaruan me një gosti zyrtare në mbrëmjen e 7 marsit. Është një kujtim i bukur shqiptar, në paradën e kujtimeve nga e gjithë bota, kushtuar Katedrales që pavarësisht prej zjarrit të tmerrshëm, dukt se ka mbijetuar, do të riparohet në kohë, e do të vazhdojë të frymëzojë e zbukurojë Parisin.
SPORT
20
E mërkurë, 17 PRILL 2019
Në orën 15:00, strategu 73-vjeçar flet për herë të parë për aventurën e re
Kombëtarja prezanton sot trajnerin italian Edy Reja Nga Rozalb Lika
M
ë në fund vjen momenti i zyrtarizimit: Edy Reja do të prezantohet sot në krye të kombëtares sonë. Strategu italian do të mbërrijë në kryeqytetin shqiptar për t’iu drejtuar menjëherë zyrave të Federatës së Futbollit ku do të formalizojë marrëveshjen e tij me Presidentin Duka për të marrë drejtimin e kombëtares Shqiptare. Të hënën ai mori draftin e kontratës për t’u konsultuar me avokatët e tij. Por rënia dakord paraprakisht mes palëve duket se ka shërbyer si faktor që trajneri të bëjë gati valixhen për të udhëtuar drejt Shqipërisë. Fillimisht ai do të firmosë për 1 vit me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër për një shumë prej 250 mijë Eurosh në vit dhe 200 të tjera në formë bonusi për çdo fitore dhe për kualifikimin në Euro 2020. Një tjetër problem që është zgjidhur është çështja e zëvendës-trajnerit. Reja kërkon si asistent Alesandro Calori-n dhe për këtë, Federate Shqiptare është dakord, por trajneri italian i sapo larguar nga Ternana nuk ka zgjidhur ende kontratën me klubin e Serie C. Kështu që Reja do të nisë punën momentalisht pa staf teknik, deri në zgjidhjen e situatës së Calori-t. Trajneri
MESFUSHORI
A
mir Abrashi pavarësisht atij dëmtimi të gjatë që e mbajti jashtë fushave të futbollit për thuajse një vit, është rikthyer më i fortë se kurrë dhe këtë e tregoi edhe në grumbullimin e fundit të kombëtares shqiptare ku arriti të realizonte edhe golin e tij të parë me fanellën kuqezi, pikërisht në ndeshjen ndaj Andorrës. Te Freiburgu, Abrashi ka rifituar rolin e liderit dhe kërkon të përcjellë entuziazëm pas 2 humbjesh rresht që ka pësuar skuadra. Këtë javë Freiburg ndeshet me Borussian e Dortmundit. Abrashi me shokë janë gati të ndalin verdhezinjtë edhe pse e dinë që nëse kjo ndodh mund t’i japin një asist Bayernit në garën për titull. “Sigurisht që
italian ndërkohë nuk ka humbur kohë dhe ka filluar menjëherë punë, pasi ka qenë në tribunën e “Atleti Azzurri” të Bergamos, ku ka ndjekur sfidën mes Atalantas dhe Empolit, pasi luajnë 3 shqiptarë me të dyja ekipet. Megjithatë, jo çdo gjë ka shkuar siç e parashikonte. Trajneri i Atalantas, Gasperini, ka lënë në stol si Etrit Berishën, ashtu edhe Berat Gjimshitin, që janë dy pika të forta të kombëtares.
Kështu, Reja ka marrë shënime vetëm për Frederic Veselin, që ka zhvilluar një ndeshje të rëndësishme. Edoardo Reja, 73 vjeç ka një eksperiencë shumë të gjatë në trajnim. Aventurën në këtë profesion e ka nisur në vitin 1979, pasi kishte luajtur për afro 12 vite futboll. Duke e filluar me skuadra modeste në kategori të ulëta të kampionatit italian, Reja arriti të marrë drejtimin e skuadrave të serie A si Vicenza, Catania, Cagliari, Napoli, Lazio.
Humbi dy ndeshje radhazi, reagon Abrashi: F Të mbledhim forcat …
ndaj Bremenit ishim më mirë se në Mainz, por kemi pësuar dy gola në fund, kjo nuk duhet të ndodhë. Ne duhet të mbrojmë deri në fund. Nuk ka faj ekipi, por ne nuk duhet të heqim dorë deri në fund. Ndaj Bremen kemi pasur shanset tona
dhe nëse do kishim luajtur kundërsulmin më mirë, do të kishte qenë gjithçka ndryshe. Në shtëpi kundër Dortmundit ne duhet të mbledhim të gjitha forcat dhe të bëjmë një ndeshje të shkëlqyer. Përndryshe nuk kemi asnjë mundësi”.
Atalanta ishte skuadra e fundit që ka drejtuar deri në 2016. Prej afro një muaji Federata e Futbollit ka qenë në negociata me teknikun. Më 22 Mars ai ishte i pranishëm në “Loro Boriçi” në ndeshjen që Shqipëria humbi me Turqinë. Një javë pas ndeshjes u përfol për një ofertë konkrete në tavolinë nga ana e presidentit Duka, por negociata zgjatën shumë më gjatë dhe u deshën më shumë se dy javë për të gjetur gjuhën e përbashkët.
SHORTI
ederata Shqiptare e Futbollit, ka hedhur dje shortin për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë. Golat përcaktuan këto çifte: Kukësi-Skënderbeu dhe Luftëtari-Tirana. Ndeshjet e vajtjes do të zhvillohen më 24 prill, ndërsa ato të kthimit më 8 maj. Finalja e madhe pritet të zhvillohet datën 2 qershor. Verdikti i shortit ishte vërtet interesant, pasi shmang paragjykimet për aleanca të mundshme në funksion të objektivave në kampionat. Kukësi dhe Skënderbeu në njëfarë mënyrë i kanë mbyllur llogaritë me kampionatin dhe duan me çdo kusht të fitojnë trofe. E në këtë kontekst, asnjërës palë i i leverdis të lëshojë në Kupë. Luftëtari-Tirana, parashikohet rivalitet i
FORMACIONI
Si ndryshon Shqipëria me ardhjen e Rejës, Gjimshiti në 11-she me “mik” Edy Reja nga sot do të marrë drejtimin e kombëtares sonë. Strategu i njohur italian do të jetë në krye të kuqezinjve për dy ndeshjet e muajit qershor. 73-vjeçari nuk tregon skuadër që nga qershori i vitit 2016, kur mbylli aventurën me Atalantën. Skema e tij e preferuar është 4-2-3-1, teksa në kohën që drejtonte bergamaskët pjesë e formacionit të tij në fakt ishte edhe një shqiptar. Bëhet fjalë për Berat Gjimshitin, që ishte titullar në atë, duke formuar dyshen e qendrës me Masiellon. Por si ndryshon formacioni i kombëtares sonë me ardhjen e Rejës? Me siguri që i pari që përfiton është Gjimshiti, i cili me siguri që do të jetë titullar, pasi është një njohje me vjetër me trajnerin. Në portë tashmë titullar do të jetë Strakosha, pasi njihen lidhjet e Rejës me Lazion, ndërkohë që ndikon edhe faktin se Berisha nuk është më titullar te Atalanta. Në mbrojtje Hysaj sigurisht mbetet titullar, ndërkohë që Veseli fiton balotazhin me Ismajlin, duke parë faktin se luan rregullt titullar në Seria A me Empolin. Në mbrojtje Binaku dhe Aliji do të luftojnë për një vend titullari. Në mesfushë Memushaj është i sigurt për shkak të paraqitjeve fantastike në Seria B me Pescarën, ndërkohë që risia pritet të jetë Ndoji. Në mesfushë Abrashi mbetet titullar, ndërkohë që Roshi dhe Grezda mund të jenë titullar pas krahëve të Sadikut, që duket i pazëvendësueshëm në majën e sulmit.
Gjysmëfinalet e Kupës, Kukësi-Skënderbeu dhe Luftëtari-Tirana
fortë, aq më tepër që të dyja skuadrat luftojnë për mbijetesë dhe janë thuajse në të njëjtat pozita. Gjithsesi, gjirokastritët e kanë një epërsi të lehtë jo vetëm nga pikët, por edhe
për faktin që do të marrin tri pikët në tavolinë në javën e 34-t, për ndeshjen me Kamzën, ndërsa në javën e 31-të do t’i presin bardheblutë edhe në sfidën e kampionatit.
SPORT
21
E mërkurë, 17 PRILL 2019
Cristiano Ronaldo nuk i mjafton bardhezinjve, që munden 2-1 nga ekipi holandez në Torino
Super Ajax-i eliminon Juven, Barcelona shkatërron United në duelin e kthimit
A
jax vazhdon të shkëlqejë në Europë. Pasi eliminoi kampionët në fuqi të Real Madridit, skuadra holandeze ka nxjerrë nga Champions League edhe Juventusin, duke fituar 2-1 në ndeshjen e kthimit. Bardhezinjtë e nisën mirë duke dominuar në minutat e para, por skuadra holandeze me kalimin e minutave filloi që të fitonte terren. Sinjalin e parë do ta jepete Dybala në minutën e 23-të, por portieri Onana bën një ndërhyrje fantastike. Gjithsesi vendasit do të gëzonin shumë shpejtë, pasi 4 minuta më pas, Pjanic kroson nga goditja e këndit për Ronaldon, i cili me një goditje spektakolare mposhtë portierin e ekipit holandez. Ajax nuk demoralizohet aspak nga goli i pësuar, teksa në minutën e 34-t, do të shënonte golin e barazimit me van de Beek, që përfiton nga një vendosje shumë e gabuar e mbrojtjes torineze. Juventus do ta niste në gjumë pjesën e dytë, teksa holandezët krijojnë dy mundësi të arta për shënim, por portieri Szczesny bën dy pritje spektakolare. Në minutën e 52të, ndali me një zgjatje të krahut të majtë van de Beek, ndërkohë që 10 minuta më pas devijoi në goditje nga këndi një gjuajtje nga distanca të mesfushorit të holandezëve. Ajax dhuron spektakël duke krijuar shanse të
SHKODRANI
Hysaj nënshkruan me kompaninë e njohur “Adidas”
shumta, por do të shpërbleheshin vetëm në minutën e 67-të, kur Kapiteni i Ajax, De Ligt shënon golin e avantazhit me kokë, pas një goditje nga këndi, duke kërcyer më lart se të gjithë. Në kohën shtesë Juventusi kërkoi një penallti, por arbitri Turpin nuk mendoi kështu. Ajax në këtë mënyrë përsërit mrekullinë, ashtu si ndaj Real Madrid duke siguruar kalimin në gjysmëfinale. Barcelona bën detyrën edhe në ndeshjen e kthimit ndaj Manchester United, duke
siguruar një biletë për në gjysmëfinalen e këtij edicioni në Champions. Blaugranët kanë fituar me lehtësi 3-0 në duelin e zhvilluar në “Camp Nou”. Sfida nisi mjaft mirë për skuadrën e Valverdes që gjeti shumë shpejtë rrugën e rrjetës që në minutën e 16-të. Lionel Messi arrin të shmanget mjaft mirë në hyrje të zonës dhe me një goditje të bukur e dërgon topin në cepin e portës, atje ku De Gea nuk kishte shans reagimi. Skuadra angleze tronditet nga goli dhe gabon 4 minuta më pas duke i
dhuruar një tjetër top Messit. Sulmuesi argjentinas përfiton nga një gabim i ekipit anglez, dhe me një goditje të lehtë mposhtë De Gean, i cili këtë herë bën një gabim qesharak. Barcelona e nis mjaft mirë edhe pjesën e dytë duke shënuar golin e sigurisë. Coutinho me një lëvizje të bukur në hyrje të zonës, e dërgon topin në cepin e portës, atje ku De Gea këtë herë nuk kishte asnjë mundësi reagimi. Katalanasit ruajtën rezultatin deri në fund duke siguruar një vend në gjysmëfinalen e këtij edicioni.
TRAJNERI
T
Guardiola: Nuk kam ardhur për të fituar Champions-in te City
rajneri i Manchester City-it, Pep Guardiola është shprehur se kjo javë do të jetë vendimtare për skuadrën e tij, pasi do të luajë sfida të rëndësishme. Fillimisht “qytetarët” duhet të përmbysin humbjen minimale 1-0 në ndeshjen e parë të çerekfinales së Champions League ndaj Tottenhamit. Të shtunën ndërkohë City do të luajë një tjetër ndeshje të rëndësishme ndaj Manchester United. “Nëse nuk i fiton këto ndeshje, mund të dalësh jashtë garës në të dyja kompeticionet. Do të jenë dy finale për ne. Jam kurioz të di se si do të jetë sjellja e tifozëve. Një atmosferë si ndaj Liverpoolit, mund të jetë e mjaftueshme, ndoshta
dhe pak më mirë. Dua të shoh nëse fansat duan që të shkojmë në gjysmëfinale. Nuk kam ardhur këtu për të fituar Champions-
in. Kam ardhur për të ndihmuar ekipin të luajë siç ka luajtur në 20 muajt e fundit, për këtë arsye jam këtu. Kam qenë te një klub i madh si Bayern dhe pas tre sezonesh kam fituar gjithçka përveç Champions-it. Ka qenë një dështim i madh. Çfarë mund të them? E pranoj, e di, duhet të bashkëjetoj me këtë mendim, por nuk është një problem i madh. Sigurisht, të motivon më shumë për ta fituar, por nëse nuk e fiton, atëherë duhet të pranosh se skuadrat e tjera kanë qenë më të forta. Për këtë arsye kam thënë shpesh se, për mua, Premier League është titulli më i rëndësishëm”, deklaroi Guardiola.
Bashkëpunimi i kompanisë Adidas me klubin e Napolit vijon të rritet, teksa pas kontratës së vitit të kaluar me Lorenzo Insignen, këtë herë kanë nënshkruar edhe 4 futbollistë të tjerë napolitanë. Bëhet fjalë për portierin David Ospina, mbrojtësin shkodran Elseid Hysaj si dhe sulmuesit anësorë, Simone Verdi dhe Amin Younes, të cilët kanë nënshkruar sot bashkëpunimin me Adidas. “Jemi shumë të lumtur që kemi përfshirë në skuadrën tonë të atletëve, edhe 4 futbollistë të talentuar të Napolit. Futbolli mbetet fusha jonë prioritare dhe mbetemi në kërkim të bashkëpunëtorëve më të mirë për të reklamuar markën tonë”, tha përfaqësuesja e Adidas në momentin e nënshkrimit. Sipas marrëveshjes së nënshkruar me klubin napolitan, Simone Verdi do të veshë atletet Adidas X18, Amin Younes dhe Hysaj ato Copa 19 dhe portieri Ospina, modelin Predator.
GJERMANI
T
rajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, ka folur në prag të çerekfinales së kthimit të Champions League kundër Porto-s. Ndeshja e parë është fituar 2-0 nga “Të Kuqtë”. “Do të jetë një ndeshje e vështirë. Po bëjmë një sezon të mirë, por akoma nuk mund të festojmë asgjë. Sezoni nuk ka mbaruar dhe do të duhet të luftojmë në maksimumin e forcave tona për të kaluar në gjysmëfinale. Nuk duhet të harrojmë se Porto i ka fituar të gjitha ndeshjet e Champions-it që ka luajtur në shtëpi”, ka thënë Klopp. “Fitorja 5-0 e sezonit të kaluar? Nuk mendojmë për atë. Deri në momentin që shënuam golin e dytë në takimin e parë, ndeshja ishte e hapur, lojtarët e mi nuk do ta nënvlerësojnë ndeshjen. Nuk e kam të nevojshme t’u them lojtarëve ‘kujdes nga
Klopp: E pabesueshme që jemi sërish në këtë fazë
Porto’, e njohin mirë forcën e kundërshtarit. Mjafton të shikosh fitoren e tyre kundër Roma-s. Si do të luajmë? Do ta thotë fusha, është e kotë të flasësh për këtë në konferencë për shtyp. Ndjesitë e mia? Kur
po ecja nga aeroplani te autobusi kam menduar se është me të vërtetë e pabesueshme që jemi përsëri këtu. ‘Conquered all of Europe’ është kori ynë i preferuar (këngë e tifozëve të Liverpool)”.
SHOWBIZ
B
22 E mërkurë, 17 PRILL 2019
Bebe Rexha: Jam bipolare dhe nuk më vjen turp
ebe Rexha gjithmonë ka folur hapur për problemet e saj me ankthin dhe shëndetin mendor. Së fundmi këngëtarja zbuloi se vuan nga çrregullimi bipolar. Në një postim në Instagram, Bebe tha se bipolariteti e sëmur dhe e bën të paaftë për të punuar. Këngëtarja tha se nuk ndihet më e turpëruar për gjendjen e saj. “Nuk e kuptoja se ndihesha e sëmurë”,-shkroi Bebe. “Nuk doja të dilja nga shtëpia ose të qëndroja me njerëz. Tani e kuptoj se pse”. Ndërsa shtoi se po punon për të sjellë këngë të reja dhe asgjë nuk mund ta bëjë të kthehet mbrapasht, pas zbulimit të sëmundjes së saj. Kim Kardashian avokate: Nuk e bëj për privilegj apo për para Kim Kardashian iu është përgjigjur kritikëve, të cilët pohuan se ylli i televizioneve po studion drejtësinë për shkak të pasurisë dhe statusit të famshëm që ka. Kim zbuloi se po studion për avokati javën e kaluar dhe se do japë provimin në vitin 2022. Por ajo shprehet se nuk e ka ndërmarrë këtë hap për privilegj apo
Kledi Kadiu: Kur u bëra baba jeta më ndryshoi komplet
B
alerini i suksesshëm shqiptar në Itali Kledi Kadiu, i ftuar në Wake Up në Top Channel, ka folur për karri erën e tij, por edhe jetën private. Ai ka qenë pjesë e emisioneve më të suksesshme, si “Buona Domenica”, “C’è posta per te”, “Amici” duke bërë që emri i tij të pozicionohet në majat e figurave më të njohura të artit në Itali. Por edhe pse ka ndërtuar karrierën artistike atje, ai shpesh zgjedh të jetë dhe pjesë e publikut shqiptar në projekte të ndryshme televizive. I pyetur për familjen e tij Kadiu u shpreh se Martesa i ka ndryshuar jetën. “Kur bëhesh baba jeta të ndryshon komplet. Nga të premtja në të shtunën jam i angazhuar në gjithë Italinë. Rri larg familjes 3-4 ditë në javë. Por marr kohë në ditët e javës për t’ia dedikuar familjen”, shprehet Kledi. para. Ndërsa shtoi se asgjë nuk duhet të na kufizojë në ndjekjen e ëndrrave. Kardashian publikoi një foto në Instagram së bashku me dy mentoret e saj avokate, Jessica Jackson dhe Erin Haney. “Kam parë disa komente nga njerëz që thonë se është privi-
legji dhe paratë e mia që më çuan drejt kësaj rruge, por nuk është kështu,”-shkroi Kim. “Dua që njerëzit të kuptojnë se nuk ka asgjë që duhet të na kufizojë ndjekjen e ëndrrave apo përmbushjen e qëllimeve. Ju mund të ndiqni rrugën tuaj, ashtu siç po bëj unë.”
Eleni Foureira sërish në Eurovision
Eleni Foureira është futur në historinë e Eurovision. Këngëtarja me origjinë shqiptare do performojë në natën finale të festivalit të madh të këngës. Ajo zuri vendin e dytë me këngën “Fuego”me të cilën prezantoi Qipron në Eurovizionin e vitit të kaluar. Dhe Eleni ka zbuluar se do jetë sërish në Eurovizion. Por këtë herë për të performuar. Këngëtarja zyrtarizoi lajmin në një postim në Instagram. “Është zyrtare. Eleni Foureira do performojë këtë vit në Eurovizion,”-shkruhet në foton e publikuar nga Eleni. Ndërsa këngëtarja shtoi: “Jam e nderuar të njoftoj se këtë vit do performoj në finale e Eurovision. Mezi prej të perjetoj dhe njëherë live momentet e vitit të kaluar.” Në natën finale të Eurovision është konfirmuar se do këndojë Madonna dhe për këtë do paguhet plot 1 milionë dollarë.
Naomi Campbell i jep fund romancës me Liam Paynen
S
upermodelja Naomi Campbell në moshën 48-vjeçare i dha fund edhe një romance pas asaj me Michael Fass benderin. Bukuroshja më nuk është në lidhje me këngëtarin britanik, Liam Panen, pas vetëm katër muajsh në një marrëdhënie. Liam dhe Naomi shpeshherë kanë shkëmbyer mesazhe përmes rrjeteve sociale, por ishin shumë të mbyllur sa i përket dashurisë. Ata do të mbeten miq dhe nuk do ta shqetësojnë për asgjë njëri-tjetrin, zbuloi një burim i afërt me modelen për The Mirror Ndërkohë, portali “The Sun” njoftoi se arsyeja e vërtetë është se këngëtari nuk është më i interesuar për Naomin. Liam u përfol njëkohës se ishte edhe i dashuri i këngëtares sonë shqiptare, Rita Ora.
SPECIALE
Nga Agim Jazaj Diaspora e re, dhe më e madhja e diasporës, mbi një e treta e shqiptarëve, e vendosur kryesisht për mëse 30 vjet në Greqi, ka merita të pa kontestueshme, duke qënë së pari investitorja më e madhe e vendit, por dhe kontributorja më e pa vlerësuar e vlerave qytetaroeuropiane, pjesa më e emancipuar dhe e civilizuar dhe e pa përfaqsuara e shoqërisë... Përveç këtyre kontributeve, emigracioni ka përfituar dhe ka shpalosur vlera qytetrimi, ka ruajtur dhe ka pasuruar edhe aty traditat, ka ruajtur e zhvilluar gjuhën amëtare, ka demonstruar qytetrim dhe lëvizje, të cilat edhe brenda vendit kanë munguar, e madje mungojnë, admirohen, sa dhe duhet të lakmohen. E thënë me plotë gojën: Emigracioni është edhe pjesa më e emancipuar e shoqërisë tonë, e ngelur jashtë portë Europës padrejtësishtë nga politika shtetrore e pa emacipuar, e korruptuar e kriminalizuar dhe e koopropmentuara. Për këtë përfqasim të emigracionit nuk ndihemi keq, por nuk duhet të ndihemi aspak mirë, nga përçmimi që i bëhet nga politikbërsit dhe keqpërdoret për fasadë fushatash nga politka shqiptare e (deri) sotme. Në ikursionet e shumta të emigracionit dhe të ikonës së saj, si prijëse, kryesisht në Athinë, kemi ndjekur, pasqyruar, jemi dhe kemi frymëzuar në mënyrë të ndërsjelltë, akte madhore të demonstrimit publik edhe përpara rezidencave europiane; në mbrojtje të çështjes kombëtare, të popullit të Kosovës, në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të emigrantëve, kundër dhunimit dhe vrasjeve nga plumbat mbi trupin e bijve shqiptarë. Ballafaqimet e shpeshta në mediumet publicistike dhe mediatike, për të mbrojtur çështjen kombëtare të popullsisë së Kosovës dhe të shqiptarve në trojte e tyre në Maqedoni, janë bërë nga emigrantë të thjeshtë, por arsyetimet e tyre kanë lënë gjurmë edhe në opinonin vendas dhe nuk kanë dhënë atë efekt në vendin tonë. Këto ballalfaqime të pa barabarta, por dhe nën trysninë mbi emigrantët, e pa sigurtë sa dhe të “kërcënuar” nga albanofobia e kudondjerë, e kapërxyer kanë mundur të përballen denjësisht nga emigrant të thjeshtë, intelektual të emigracionit, shkuar diplomatëve, të cilët kanë ditur dhe arsyetuar, duke mbrojtur kauzën shqiptare. Përpara këtyre njerëzve që kalojnë në heshtje deri dhe në përçmim, ngrihemi më këmbë, duke nderuar kontributin e tyre të shumfisht për vendin dhe mbarë kombin dhe kanë mbetur jo vetëm në kujtesën e emigrantëve:
23 E mërkurë, 17 PRILL 2019
Një mikroenciklopedi për emigracionin Bashkim Zeneli: ish ambasadori dhe gazetari i njohur, hokatar me emigrantët, kontributor në marëdhëniet mes dy vendeve dhe dy popujve. Andi Mahila: ish konsulli më jetëgjatë, shtatlart dhe shikim largët, ngrinte ura mirëkuptimi dhe bashkëjetese mes kulturave dhe vendeve! Vili Minarolli: ish ambasadori pasuses, njeriu i qet sa dhe i matur, i cili përfaqsonte dhe pasuronte vendin dhe popullin me dinjitetin e tij! Jani Dako: ish këshilltari ekonomik dhe njeriu që posedonte dijeni, orientohej dhe orientonte. Sadie Xheko: ish këshilltarja, që përfaqsonte denjsisht shtetin që aspirojnë qytetarët, këshillonte dhe frymëzonte emigrantët. Tomorr T opore: gazetari i njohur Topore dhe emigranti më i njohur, vuri në lëvizje, organizoi dhe themeloi «celulat» e para të shoqatave të emigracionit. Gazmend Kapllani: ndër gazetarët dhe analistët kalibër, i pozuar në meduimet pamore dhe të shkruara, si gazeta prestigjoze greke: “Tanea”, etj. Jovan Mëhilli: i njohur si një ndër liderët me peshë dhe vizionar i zgjedhur nga forumet e emigracionit, për urtësinë dhe tejpamësinë. Kristo Mërtiri: gazetari i njohur dhe njeriu i shkuar me emigrantët, drejtoi disa gazeta me fytyrën e emigrantëve, në mediat e emigracionit. Tahir Mici: përfaqsuesi dinjitoz që ka bërë më shumë se sa një qeveritar i zgjedhur për të drejtat e shqiptarve, dhe të vendit në mediumet e Athinës edhe për të mbrojtur çështjen kombëtare, të Kosovës. Lefter Marta: përfaqsues i emigracionit dhe sindikalist i njohur, kudondodhej dhe kudoprinte emigrantët në tubimet dhe në mbrojtjen e të drejtave të tyre! Leart V asili: aktori shqiptar, i Vasili njohur në skenat greke, i fiksuar ndoshta për rolin dinjitoz në filmin: “Dashuria erdhi nga larg”, Shqipëria në rolin e Saimirit, vëllai së fejurës, së Ilias, vajzës shqiptare. Aleksandër Rr api: luan po në këtë Rrapi filmin, në rolin e Agronit. Armando Dauti: aktori shqiptar në filmin grek, luan në rolin e Omerit. Ilia Llambro: aktori nga Gjirokastar në rolin e përgjegjsit, Ramizit. Adelina V ogëli: me këngën e Vogëli madhe në festivalet antiraciste, ka ngritur lartë figurën e emigrantëve në Greqi. Alush Metou: një ndër emigrantët që protestonte nëpër rrugët e
Athinës për të drejtat e emigrantëve, bashkë me tre brezat: djalin në krah dhe nipin e vogël, në zverk. Liljana Nanaj: ish zvëndës drejtoresha e bankës AmerikanoShqiptare në Athinë tek e cila ndërthureshin; komunikimi, dashamirsia e dhëmsura me bashkëkomabasit e vet! Remzi Gjika: ndër promotorët dhe organizatorët në emigracion, që themeluan shoqatën e parë shqiptare, “Vllazërimi”, meritonte dhe nuk kërkonte! Robert Goro: ish gazetar i BBC dhe ndër themeluesit e parë të shtypit të emigracionit shqiptar, pikë orientuese për bashkëkomabasit e vet. Sonila Laci: gazetarja e njohur dhe drejtuesja e “Gazeta e Athinës” për problematikën emigratore, njohjen dhe publikimin e ligjeve, orientonte bashkëkombasit e vet në emigracion. Met Metani: emigrant i thjeshtë, ish kreu i shoqatës “Vllazërimi” i cili e përligji pagëzimin “Vllazërimi” mes emigrantëve në Athinë. Shijonte bashkëbisedimi dhe kafja me Metin, tek kafja e Shabanit! Novruz Abileka: mësuesi i njohur dhe mendimari në komunitetin e emigracioni, i cili botoi dhe shpërndau për fëmijtë e emigrantëve mbi 300 abetare, me koston e tij. Mihal Jano: kish lezet si antar i denj dhe kreu i shoqatës “Lushnja” në gjithë veprimatritë e saj të shumta, atdhetare sa dhe të larmishme. Alberd Ruda: gazetar i njohur në “Intervista e Emigrantit” dhe në gazetat e emigracionit në Athinë. Ervin Shehu: ndër liderët e “Forumit Rinor”, të emigrantëve, me vizionin e së nesërmes, i cili hynte në komunkimim dhe dinte të zgjidhte situatat. Shpëtim Zinxhiria: kur plumbat e policit të Athinës, i muarrën jetën të riut Gentian Çeliku, kërkoi shtëpinë, dhe i’u ndodh tek familja për t’ju lehtësuar sadopak dhimbjen. Paulin Shestani: fjala e ëmbël dhe qetsia e tij, lehtësonin shumë hallet e emigrantëve. Lorenc (Dhionis) Kekaj: ish sindilkalisti i njohur, i kudondodhur ku emigrantët kishin halle, i printe ata në gjithë inkursionet që ndërrmernin, kërkonte më shumë për të tjerët dhe për vete fitonte aspak. Bardha Mançe: ish pedagoge UT, emigrante në Athinë, sillte nga shtëpia e vet mbulesat e tavolinave, për të paraqitur në festivalet Antiraciste si të veçantë, përfaqsojnë kulturën e vendit të saj. Rajmonda Qirjo: emigrantia me pasionin e madh dhe një ndër gazetaret e njohur të shtypit të
emigracionit. Bari Zanaj: intelektuali vizionar një “bari” i vërtetë i së vërtetës që ndiçonte dhe udhërrefente emigracionin. Flutura T afillaku: zonjë e nderuar Tafillaku që ngrinte problemet që shoqëronin emigraconin, e zgjedhur me unanimitet në forumet e emigracionit, mbronte të drejtat e emigrantëve edhe në paralamentin grek. Zagoll Minga: emigranti që tundi Ligjin e vendit, ratifikimin e “Konventës së Vjenës”, përpara trupit gjykues në gjykatën e Pireut. Patenta shqiptare e ligjshme! Shpëtim Beqiri: udhëhiqte emigrantët, themeloi dhe përfaqsoi subjektin politik në emigracion. Ari Stefa: përfaqsuesi më i sukseshmëm në shoqërinë e sigurimeve “Interamerikane” me një reputacion të pa zvendësueshëm, përfaqsues i denjë i shqiptarve. Edi T oska: në ballinën e emigrantëve, Toska me flamurin e kombit të tij për të kërkuar dhe mbrojtur të drejtat e bashëkombasve dhe të emigrantëve me djalin e vogël në sup. Eda Gemi: ndër përfaqsueset e emigracionit në forumet europiane, punonte, mbronte dhe përfaqsonte denjësisht shqiptarinë. Kandidate për europarlamentare e Greqisë. Mimoza Dako: emigrantia që botoi me dinjitet dhe sillte në faqet e gazetës së saj “Vëzhguesi” fytyrën dhe problematikat e emigrantëve shqiptar. Kastriot Kaçupaj: themeluesi i bashkimit të shqiptarëve në emigracion dhe një ndër krijuesit me zë në Athinë! Fred Dyrmishi: emigranti nga Mallakastra, kishte aftësinë dhe mundësinë të mblidhte në firmën e ndërtimit ku punonte dhe drejtonte makineri të rënda, vetëm emigrant shqiptar. Vladimir Fikaj: emigranti i thjeshtë kudoprine në gjithë tubimet e emigrantëve me Flamurin kuq e Zi trupmbuluar! Artur Bibe: gazetari që trasmetonte jetën e emigrantëve, ndodhej ku ishin ata me shqetsimet dhe gëzimet, ndihej njëllojë me bashkëvuajtësit- bashkëkombasit e vet. Fehmi Oshafi: regjizori me emër dhe elitë e emigracionit, patrioti i shpallur, kur vajti përpërball serbit, i tha drejtuesit Makis Trënfailopus: “ela, e la”- eja: “Shekspiri ka thënë: “Ena që është bosh bën shumë zhurmë”! Drejtuesi i’u hodh dhe e përqafoi. Kastriot Lekdushi: organizatori dhe krijuesi i apasionuar i polifonisë labe, në gjithë veprimtaritë artistike dhe festive të emigra-
cionit, i respektuar nga artdashësit. Rudi Mezini: ndër krerët e njohur të emigracionit; organizonte, drejtonte dhe mbronte të drejtat e emigracionit dhe të bashkëkombasve të Kosovës. Seferina Serani: gazetarja në televizionin 902, aktiviste e kudondodhur e aksioneve për të drejtave dhe liritë e bashkëkombasve të saj. Dhimitra Malo: veprimtare e shquar, itelektuale e njohur në aktivitetet emigratore. Aleks Bifsha: intelektuali, veprimtari, përkthyesi dhe avokati i të drejtave të emigracionit shqiptar në Athinë, njeriu i së nesërmes. Stefan Miho: i moshuar dhe krijuesi i ri, botoi dhe shpërndan librin e tij dhe të krijuesve të tjerë në emigracionin e Greqisë! Hasan Aliaj: pasioni i krijuesit e ndoqi atë edhe në emigracion Itali, i cili botoi gazetën me titullin e shumëkuptimt “RRËNJËT” Arqile Dumo: emigranti nga Vlora, shofer i trupës diplomatike të akredituara në Athinë, ish ambasadores egjyptiane, Makda Shahin, etj. Kujtim V ani: telekronisti TV, Vani përcillte për shikuesit vendas dhe emigrantët veprimtaritë e emigracionit në Greqi. Luan Zifla: një ndër ndriçuesit e emigracionit, dhe në rrugën krijuese, i pozuar me dinjitet dhe me vëllimin poetik: “Pragu i Mallit”. Altin Meta: ndër gazetarët e shtypit shqiptar në Athinë pasqyronte me shpejtësi dhe saktësi gjithësa lidhej me emigracionin! Shkëlqim Azizi: miku i studiuesit arvanitas Niko Stylo, emigranti që investon fond, mund e shpirt për të evidencuar e publikuar vlerat e kombit, gjuhën shqipe. Neki Kodra e Kosta Baka: dy në një miq të vjetër, e ruajnë të re, bashkëudhëtar dhe në emigracion, frymëzojnë dhe ndihmojnë emigrantët në Athinë. Marko Caka: emigranti dhe gazetari i njohur, i kudondodhur në komunitetin e emigracionit në Greqi. Odise Goro: poeti i njohur edhe në emigracion, ish kreu i parë i bashkisë së Himarës të cilin banorët himariot e mbajn si prijsin model! Vasil Logo: ndër themeluesit e shoqatës së parë “Vllazërimi”, dhe aktivist i shquar emigracionit. Mihal Dusha Dusha: ndër promotorët dhe organizatorët për verpimin e emigrantëve si bashkësi legale... Edhe kjo plejadë njerëzish me mbi vlera, jashtë vendit, kanë bërë për vete dhe për vendin e tyre, kanë prezantuar dhe përfaqsuar jo më veten, por edhe vendin, por pa të drejtën e votës dhe pa të drejtën e zgjedhjes në vendin e tyre...
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
24 E mërkurë, 17 PRILL 2019
Presidenti Meta dekoron Batalionin shqiptaro-amerikan “Atlantiku” me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”
P
residenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi sot me anë të një ceremonie të veçantë, kontributet dhe sakrificat heroike të anëtarëve të Batalionit shqiptaro-amerikan “Atlantiku”, të cilët dolën vullnetarë para 20 vitesh duke luftuar për lirinë e Kosovës, si dhe për t’i dhënë fund gjenocidit dhe spastrimit etnik të makinerisë ushtarake të Millo-
sheviçit, ndaj popullsisë së pambrojtur civile të shqiptarëve kosovarë. Presidenti Meta dekoroi Batalioni “Atlantiku” me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”: “Me mirënjohje për ndjenjat më të larta atdhetare; si dhe në vlerësim të kontributeve të jashtëzakonshme të vullnetarëve shqiptaro-amerikanë të këtij batalioni, të cilët bënë sakrificat më sublime për
çlirimin e Kosovës, dhënien fund të genocidit e spastrimit etnik në trojet shqiptare”. Në fjalën e Tij drejtuar të pranishmëve, anëtarit të Këshillit Bashkiak të NjuJorkut Mark Gjonaj, pjesëtarëve të Batalionit shqiptaro-amerikan, familjarëve dhe të afërmve të tyre, Presidenti Meta vuri në dukje rolin e pazëvendësueshëm që diaspora shqiptare ka dhënë dhe jep për Kosovën dhe Shqipërinë. Duke marrë në dorëzim titullin e lartë nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, përfaqësuesi i Batalionit “Atlantiku”, zoti Gani Shehu si dhe anëtari i Këshillit Bashkiak të Nju-Jorkut, zoti Mark Gjonaj i shprehën mirënjohjen kreut të shtetit shqiptar dhe vunë në dukje kontributin e Presidentit Meta për suksesin e këtij udhëtimi si dhe mbështetjen e tij për vendosjen e flamujve ko-
mbëtarë përgjatë gjithë rrugës Tiranë-Prishtinë, për nder të Batalionit “Atlantiku”. “Kemi një kërkesë në emër të këtyre zotërinjve dhe zonjave, modele dhe frymëzim për brezat e ardhshëm, duke ju falënderuar për njohjen që i keni dhënë diasporës sonë për sakrificat e tyre, që për për 14 mijë të rënët në Kosovë, 1696 të zhdukurit që ende nuk janë gjetur, 20 mijë gratë e
përdhunuara, që ju zoti President të adoptoni simbolin e shqiponjës së zezë për të gjitha viktimat shqiptare, ose çdo simboli tjetër të përshtatshëm, sepse ka ardhur koha për të nderuar të gjithë ata që kanë shërbyer, të gjithë veteranët dhe për të vënë në dukje përndjekjen ndaj së cilës jemi ekspozuar ne të tërë.” – theksoi zoti Gjonaj.
Ambasadori i Gjeorgjisë i dorëzon letrat kredenciale Presidentit Meta
P
residenti Ilir Meta ka pranuar dje letrat kredenciale nga Ambasa dori i ri i Gjeorgjisë, George Janjghava. Meta vlerësoi marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve dhe nënvizoi nevojën e konkretizimit dhe intensifikimit të tyre në të gjitha nivelet dhe fushat me interes të ndërsjellë. Presidenti nënvizoi interesin për të nxitur në
mënyrë të veçantë bashkëpunimin në fushën e turizmit dhe të shkëmbimeve kulturore. Duke u ndalur në çështjet e sigurisë, Meta shprehu mbështetjen për integritetin territorial dhe sovranitetin e Gjeorgjisë dhe vlerësoi kontributin e saj në kuadër të operacioneve dhe misioneve të NATO-s, si dhe përparimin në kuadër të bashkëpunimit me Aleancën.
Presidenti Meta pret delegacionin e Konferencës Konsultative Politike të Popullit kinez
P
residenti i Republikës, Ilir Meta, priti dje delegacionin e Konfer encës Konsultative Politike të Popullit kinez, të kryesuar nga Nënkryetari Zhang Qingli, që po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri me ftesë të Kuvendit të Shqipërisë. Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera e
tradicionalisht miqësore midis dy vendeve, si dhe shprehu kënaqësinë për vizitën e delegacionit të lartë kinez. Në mënyrë të veçantë, Presidenti Meta, vlerësoi intensifikimin e shkëmbimit të vizitave në nivele të ndryshme politike, parlamentare dhe akademike në vitet e fundit.