Gazeta Koha 18 maj 2019.

Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

E përditshme e pavarur

Viti i XXVIII i botimit

Nr: 116 (8557)

E shtunë, 18 Maj 2019

Çmimi 30 Lekë

Lulzim Basha nga Londra i kujton kryeministrit: Për liri e demokraci janë prerë koka mbretërish!

PD kërcënon Ramën Po shkojmë me vrik drejt përplasjes. Në PS dhe në grupin parlamentar thonë nën zë se kjo që po bën Edi Rama po na çon të përplasemi me komshiun ditën e votimeve, ku në vend që të jetë ditë feste e normaliteti për të votuar me 30 qershor, rrezikohet të kthehet në ditë lufte

FAQE 3

Presidenti Meta: Palët t’i Basha në parlamentin britanik: Vendi ndodhet në thërrasin mendjes! Shqipëria nuk ka pse të shkojë në konfrontim krizë të rrezikshme për interesa egoiste dhe okulte

Në foto: Kryetari i PD, Lulzim Basha dje gjatë takimit me Kryetarin e Komisionit për Punët e Jashtme në Parlamentin Britanik, Tom Tugendhat

FAQE 2

Në foto: Presidenti Ilir Meta

FAQE 24

ANALIZË

SEKRETARI I PD

NËNKRYETARI I LSI

MESAZHI

MINISTRJA

Shfaqja e panevojshme e Ramës në “Opinion”

Çlirim Gjata: Qeveria po rekruton mercenarë dhe kriminelë kundër opozitës

Petrit Vasili: 10 pyetje Edi Ramës për gjyqin e Becchetit për 140 mln euro

Protestat, ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët amerikanë

Ministrja, Ogerta Manastirliu: Mbi 1 milion qytetarë kryen Check Up-in

Nga Andi Bushati FAQE 9

KOMENT

FAQE 6

FAQE 11

FAQE 5

FAQE 16

KOMENT

Po e politizojnë edhe Akademinë e Shkencave të Shqipërisë

Pyetjet “serioze” që nuk po i bëhen Kryeministrit ...

Nga Haris Vongli

Nga Herion Mesi FAQE 11

FAQE 11


POLITIKE

2

E shtunë, 18 MAJ 2019

Kreu i PD-së takime në Londër: Po marrim eksperiencën britanike për modernizimin e PD-së. Duam zgjidhje politike

K

ryetari i PD-së, Lulzim Basha po zhvillon një vizitë në Britaninë e Madhe. Zyra e shtypit të PDsë, njofton se lideri demokrat dhe delegacioni që e shoqëron u pritën nga Kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme në Parlamentin Britanik Tom Tugendhat. Në takim u diskutua për gjendjen politike dhe situatën në Shqipëri e rajon, si dhe për krizën e rrezikshme ku ndodhet vendi, sipas PD-së. Në këtë takim, lideri i opozitës, sipas njoftimit të shpërndarë për mediat konfirmoi “angazhimin e Partisë Demokratike dhe të gjithë opozitës së bashkuar për një zgjidhje politike të krizës, që do të garantojë zgjedhje te lira dhe të ndershme, duke ndarë politikën nga krimi, duke i zgjidhur duart drejtësisë që të vërë para ligjit politikanët e përfshirë në shitblerje votash me krimin e organizuar si dhe afera të tmerrshme korruptive”. “Reformë e thellë politike për fuqizimin e rolit të qytetarit sipas praktikave më të mira të vendeve demokratike perëndimore është angazhimi ynë”, theksoi gjithashtu Basha. Lideri i opozitës theksoi rolin e rëndësishëm të Britanisë së Madhe, në bashkëpunim me partnerët e tjerë strategjikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian, në mbrojtje të demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Gjithashtu, Basha e falënderoi Tugenthat për qëndrimin e qartë dhe të

Basha në parlamentin britanik: Vendi ndodhet në krizë të rrezikshme LAURENT WAUQUIEZ

Kreu i opozitës në Francë: Shqipëria e mbushur me korrupsion

prerë të Britanisë së Madhe dhe Parlamentit Britanik kundër ndryshimit të kufijve dhe copëtimit të Kosovës, çka do të ishte një precedent i rrezikshëm kundër paqes dhe stabilitetit në Ballkan. Po gjatë qëndrimit në Britani, Basha u prit në selinë qendrore të Partisë Konservatore Britanike në Londër nga kryetari Brandon Lewis. Kryetari Basha i shprehu Kryetarit Lewis mirënjohjen për mbështetjen e jashtëzakonshme që Partia

Konservatore po i jep Partisë Demokratike për komisionin e përzgjedhjes së kandidatëve sipas modelit britanik, në kuadër të modernizimit dhe hapjes së PD-së dhe fuqizimit të mëtejshëm të anëtarësisë në procesin e organizimit të primareve. Basha i shprehu kryetarit Lewis vendosmërinë e tij për ta modernizuar Partinë Demokratike sipas modeleve më të mira perëndimore, ku përvoja britanike në këtë drejtim është nga më të vyerat. Përfshirja

direkte e Përzgjedhësit Kryesor të konservatorëve britanik (Chief Assessor) në ngritjen e komisionit të përzgjedhjes së kandidatëve në Partinë ka një domethënie shumë të madhe për bashkëpunimin e mëtejshëm afatgjatë midis dy partive simotra. Dy kryetarët biseduan më tej për bashkëpunimin e ngushtë dypalësh në shkëmbimin e ekspertëve më të mirë, në menaxhimin e fushatave elektorale si dhe në organizimin e brendshëm të partisë.

KREU I PR-së PJESË E DELEGACIONIT TË OPOZITËS NË LONDËR

Mediu: Partia Konservatore Britanike mbështet opozitën shqiptare për qeveri tranzitore

N

jë delegacion i opozitës shqiptare i kryesuar nga Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha po zhvillon një sërë takimesh me përfaqësues të politikës në Britaninë e Madhe, të cilët po njihen me situatën politike që po kalon vendi që prej djegies së mandateve të deputetëve nga ana e opozitës. Pjesë e këtij delegacioni është dhe kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, i cili përmes rrjeteve sociale bën me dije se gjatë takimit me kryetarin e Partisë Konservatore Brandon Leëis, Partia në pushtet në Angli, mbështet qëndrimin dhe kërkesën e opozitës, për zgjedhje të lira dhe të ndershme, me një qeveri transitore. “Londër me z. Basha dhe kolegë deputetë Bumçi dhe Gjunkshi. Takime me kryetarin e Partisë Konservatore Brandon Lewis, Partia në pushtet në Angli. Partia Konservatore Britanike dhe Partia Republikane janë pjesë e të njëjtës aleancë Europiane ACRE,

e cila ka mbështetur qëndrimin dhe kërkesën e opozitës, për zgjedhje të lira dhe të ndershme, me një qeveri transitore”, shprehet kryerepublikani Fatmir Mediu në komentin bashkëngjitur disa pamjeve nga ky takim. Lidhur me këtë takim Partia Demokratike njoftoi dje se në selinë qendrore të Partisë Konservatore Britanike

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi

në Londër, Kryetari i PD, Lulzim Basha, u prit nga Kryetari i Partisë Konservatore britanike, Brandon Lewis. Kryetari Basha i shprehu Kryetarit Lewis mirënjohjen për mbështetjen e jashtëzakonshme që Partia Konservatore po i jep Partisë Demokratike për komisionin e përzgjedhjes së kandidatëve sipas modelit

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com

britanik, në kuadër të modernizinit dhe hapjes së PD dhe fuqizimit të mëtejshëm të anëtarësisë në procesin e organizimit të primareve. Basha i shprehu kryetarit Lewis vendosmërinë e tij për ta modernizuar Partinë Demokratike sipas modeleve më të mira perëndimore, ku përvoja britanike në këtë drejtim është nga më të vyerat. Përfshirja direkte e Përzgjedhësit Kryesor të konservatorëve britanik (Chief Assessor) në ngritjen e komisionit të përzgjedhjes së kandidatëve në Partinë ka nje domethenie shumë të madhe për bashkëpunimin e mëtejshëm afatgjatë midis dy partive simotra. Në takim mori pjesë edhe kryetari i degës PD në Britaninë e Madhe z. Naim Hasani. Dy kryetarët biseduan më tej për bashkëpunimin e ngushtë dypalësh në shkëmbimin e ekspertëve më të mirë, në menaxhimin e fushatave elektorale si dhe në organizimin e brendshëm të partisë.

NUMRI I KONTAKTIT:

0697044477

“Emmanuel Macron është për zgjerimin e Evropës, ne jemi kundër”, tha Laurent Wauquiez për “Franceinfo”, mëngjesin e djeshëm. Kryetari i Partisë Republikane (LR) tha se zgjerimi i Evropës, tani i përbërë nga 28 vende, ishte një gabim i madh. “Mendoj se zgjerimi ka qenë një ndër faktorët kryesorë të dobësimit të Bashkimit Europian dhe ne duhet të mësojmë prej tij”, tha Laurent Wauquiez, i cili e ka mbështetur këtë proces kur ka qenë ministër i Jashtëm për Europën në qeverinë e e François Fillon në mes të 2010 dhe 2011. “Shikoni çfarë ndodhi”, tha Laurent Wauquiez, “Realiteti është se kur ka shumë vende rreth tryezës, realiteti është se standardet e jetesës, sistemet ekonomike dhe sociale janë shumë të ndryshme dhe për këtë arsye ne nuk jemi në gjendje të harmonizohemi”, tha ai. Por kreu i republikanëve është shprehur se partia e tij do të vëri veto kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë. “Presidenti i Republikës propozoi hyrjen e Shqipërisë në BE. Mendoj se është një gabim i madh. Është një shtet i mbytur nga korrupsioni. Ne do të kundërshtojmë do vendosim veton ndaj Shqipërisë”, deklaroi kreu i opozitës franceze. BE është angazhuar në “bisedimet e pranimit” me Serbinë në vitin 2014 dhe me Malin e Zi në vitin 2012. Ajo ka rënë dakord të hapë negociata me Maqedoninë dhe Shqipërinë nga qershori 2019 dhe po diskuton mënyrat për t’u integruar edhe Kosova dhe Bosnja.

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E shtunë, 18 MAJ 2019

Lulzim Basha nga Londra i kujton kryeministrit: Për liri e demokraci janë prerë koka mbretërish!

PD kërcënon Ramën Po shkojmë me vrik drejt përplasjes. Në PS dhe në grupin parlamentar thonë nën zë se kjo që po bën Edi Rama po na çon të përplasemi me komshiun ditën e votimeve, ku në vend që të jetë ditë feste e normaliteti për të votuar me 30 qershor, rrezikohet të kthehet në ditë lufte

Qeveria dhe kryeministri Edi Rama kanë vendosur të mos bëjnë asnjë hap pas nga ideja konfliktuale për të shkuar drejt zgjedhjeve të 30 qershorit pa opozitën. Intervista e kreut të qeverisë dy ditë më parë në emisionin “Opinion” dhe mesazhet më të gabuara që një kryeministër mund të jap për normalitetin e vendit. Kryeministri deklaroi se zgjedhjet do ishin me standarde edhe pa opozitën, ndërsa të gjithë ata që do të mundohen ta bllokojnë procesin e votimit, numri një i qeverisë u garantoi se do marrin si përgjigje burgun. Pas qëndrimeve të kryeministrit që tregojnë se marrëveshja është ende larg, zyrtarët e tjerë në PS kanë shtuar dozën e reagimeve të ashpra dhe deklaratave prej “të fortësh”. Taulant Balla deklaroi nga Elbasani se për më pak se 15 ditë PS do të nis fushatën elektorale dhe “kush guxon të pengojë, qoftë edhe një zgjedhës të vetëm të shkojë për të ushtruar të drejtën e vet, Kodi Penal është i qartë”. Pra burgu! Po dje, Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi në një takim me strukturat e policisë përsëriti të njëjtin mesazh duke paralajmëruar goditje nga strukturat e policisë për cenimin e zgjedhjeve. Ata që kanë përgjegjësi për shtetin dhe institucionet po zgjedhin të japin mesazhe lufte duke e çuar vendin me vetëdije drejt konfliktit civil. Ironikisht janë të njëjtët që pasi provokojnë dhe u tregojnë burgun qytetarëve mbeten të parët që bërtasin se përse protestuesit e irrituar bëjnë pis me bojë godinën e kryeministrisë. Apo që hedhin ndonjë molotov. Në këtë pikë, kur sinjalet që u vijnë nga qeveria janë burgu dhe reagimi policor me gaz, opozita nuk ka shumë rrugë për të zgjedhur. Ose do të pranojë një marrëveshje poshtëruese me ata që përfaqësojnë mazhorancën duke firmosur njëherësh dhe kapitullimin e saj, ose do të përgjigjet me të njëjtën mënyrë. Ka filluar beteja për jetë a vdekje mes opozitës dhe kryeministrit Rama.

Varianti i dytë është rruga që opozita ka vendosur të ndjekë, e detyruar nga rrethanat ku po e çon vendin kryeministri. Dje, numri dy i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi paralajmëroi kryeministrin Edi Rama se me qëndrimet që po mban do të ketë fundin e gangsterëve. Duke ju referuar akuzave që qeveria bëri ndaj gazetës më të madhe në Europë, gjermanes “Bild”, e cila akuzoi qeverinë për lidhje me krimin, Bardhi deklaroi se: “Kush sulmon gazetën Bild, që i zbulon telefonatën për vjedhjen e zgjedhjeve dhe fshihet prapa fustanit të Blerina Gjylametit, do të ketë fatin e gangsterëve me të cilët qeveris! Kush ka zgjedhur të vjedhë e të blejë vota me krimin e organizuar, është i destinuar të ikë!”. Mesazhi i përfaqësuesit të PD për kreun e qeverisë është i qartë. Fundi dhe fati i gangsterëve është kudo njëlloj, pas shkëlqimit të pushtetit që vjen nga vjedhja dhe krimet, një ditë përgjigjen para drejtësisë. Në të njëjtën linjë është dhe paralajmërimi që vjen për Edi Ramën nga ish-deputeti Flamur Noka. PD dhe

opozita po përgatiten për protestën e radhës të madhe më 25 maj. Nga qyteti i Shkodrës, Noka paralajmëroi Edi Ramën se qytetarët do e trajtojnë më 25 maj kryeministrin, njëlloj si banditët dhe horrat. “Largimi i Ramës është emergjent, pasi Shqipëria po rrëshqet çdo dite drejt diktaturës. Sot të gjithë jemi dëshmitar të arrestimeve politike, ai po tenton të rikthejë diktaturën. Largimi i tij është emergjencë kombëtare. Ne jemi duke intensifikuar aksionin dhe duke u bërë gati për protestën më të madhe të historisë, atë të 25 majit, që do të gjunjëzoje kryehorrin dhe kryebanditin Edi Rama”,- tha dje Flamur Noka. Qëndrimi i Sekretarit të PD konfirmon edhe një herë se zgjidhja mes palëve është ende larg, për sa kohë që palët i tregojnë njeri tjetrin arrestimet, burgun dhe fatin që i pret gangsterët. Po shkojmë me vrik drejt përplasjes për fajin e kryeministrit. Në PS dhe në grupin parlamentar thonë nën zë se kjo që po bën Edi Rama po na çon të përplasemi me komshiun ditën e

votimeve, ku në vend që të jetë ditë feste e normaliteti për të votuar me 30 qershor, rrezikohemi të kthehet në ditë lufte. Me datë 25 maj do jetë dita e protestës së opozitës, e cila nga tonet e ashpra mes palëve duket se do jetë ditë që do mbahet mend gjatë në histori. Ndërkombëtarët të ndërhyjnë para se vala e emigrantëve shqiptarë të mbushi Italinë dhe Gjermaninë. Në serinë e kërcënimeve që shkëmbejnë palët, nga Londra, mbrëmë Lulzim Basha tha se “për demokraci janë këputur koka mbretërish dhe këtu në Londër e dini më mirë se kushdo. Sa herë që monarku futet në parlament për të mbajtur fjalën e saj, i përplaset dera e dhomës së komuneve në fytyrë, për t’i kujtuar në mënyrë simbolike se ai nuk mund të ketë çdo pushtet në dore, garancia për drejtësinë që funksion për të gjithë njësoj nëse janë aristokratë apo refugjatë. Ligji është i barabartë për të gjithë”. Por kokën e prerë Basha ia kujtoi Edi Ramës!. Qamil Xhani


POLITIKE

4

E shtunë, 18 MAJ 2019

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së: Çdo përpjekje, qofshin me bomba molotov, apo me dhunë kundër institucioneve, nuk e pengon fillimin e bisedimeve me BE-në

P

artia Socialiste vijon të përsërisë kërcënimin me Kodin Penal për ata që i shkon mendja të prekin zgjedhjet e 30 qershorit. Nga qyteti i Elbasanit ku prezantoi listën e këshilltarëve bashkiakë, deputeti Taulant Balla kërcënoi opozitën me burg, nëse do tentohet pengimi i zhvillimit të zgjedhjeve. Në fjalën e tij, Balla theksoi se në të ardhmen bashkëpunimi mes deputetëve dhe këshilltarëve duhet të jetë më i madh, madje propozoi takime të përmuajshme mes palëve, për të diskutuar problematikat e marra nga takimet me qytetarët. Balla gjithashtu uroi kandidatët në rrugën e tyre ndërsa vuri në dukje rëndësinë e zgjedhjeve të 30 Qershorit dhe momentin e rëndësishëm në të cilin ndodhet vendi. “Kodi Zgjedhor parashikon që 30 qershori është afati i fundit për zgjedhjet vendore. Është shumë e rëndësishme që ne t’i përmbahemi respektimit të parashikimeve të Kodit Zgjedhor për sa i përket zhvillimit të fushatës. Fushata do të zhvillohet vetëm në 30 ditët e parashikuara nga kodi dhe për ne si Parti Socialiste, zhvillimi i një fushate në respektim të të gjitha kushtëzimeve që vendos Kodi Zgjedhor është mjaft e rëndësishme. Zgjedhjet do të zhvillohen. Kush guxon të pengojë, qoftë edhe një zgjedhës të vetëm të shkojë për të ushtruar të drejtën e vet, Kodi Penal është i qartë. Të gjithë e dinë se çfarë i pret nëse guxojnë të pengojnë një zgjedhës të shkojë të votojë, nëse guxojnë të dëmtojnë një qendër votimi, apo një material

Balla kërcënon: Të gjithë e dinë se ç’i pret nëse guxojnë të pengojnë zgjedhjet

votimi. Derisa të fillojë fushata, ne jemi shumë të vetëdijshëm se Shqipëria pret një vendim shumë të rëndësishëm siç është fillimi i bisedimeve për anëtarësim, rekomandimi i Komisionit Europian, i cili me të gjitha gjasat dhe konfirmimet do të jetë një rekomandim pozitiv. Çdo përpjekje, qofshin me bomba molotov, apo me dhunë kundër

institucioneve për të penguar fillimin e bisedimeve, për të penguar rrugën europiane të Shqipërisë, për të penguar vijimin e mëtejshëm të Reformës në Drejtësi nuk ka për t’ia dalë dot. Kjo është një gjë e sigurt. Të gjithë shqiptarët janë të bindur se ne duhet të ecim në rrugën e nisur”, deklaroi Balla. Përzgjedhja e kandidaturave për Këshillin Bashkiak të Elbasanit

është bërë në respekt të plotë të barazisë gjinore, po ashtu njësitë administrative do të kenë përfaqësuesit e tyre në Parlamentin e Qytetit. Në një tryezë me deputetët e Elbasanit, kryetarin aktual të bashkisë dhe kandidatin për kryetar në zgjedhjet e 30 Qershorit Gledian Llatja, Balla prezantoi të 51 emrat të zgjedhur për këshilltar bashkie.

PROTESTAT E OPOZITËS

Rama: Kush zgjedh të dëmtojë, i dënuar të dështojnë

Kur kanë kaluar vetëm pak ditë nga protestat e opozitës, kryeministri Edi Rama i rikthehet sërish atyre, duke u fokusuar jo vetëm tek bojatisja e godinës së Kryeministrisë, por edhe duke parashikuar fatin për kundërshtarët e tij politik. Përmes një komenti në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “facebook”, kryeministri Edi Rama, teksa sjell sërish në vëmendje bojën e hedhur në godinën qeveritare, shprehet se autori i kësaj shëmtie është i dënuar të turpërohet e të dështojë. “Kush ka zgjedhur të shëmtojë e të dëmtojë, është i dënuar të turpërohet e të dështojë. Kush ka zgjedhur të pastrojë e të ndërtojë, është i dënuar të durojë dhe të vazhdojë”, u shpreh dje kryeministri Rama, duke i bashkëngjitur komentit edhe fotografi nga pastrimi i Kryeministrisë.

MINISTRI I BRENDSHËM NË LINJË ME PS-NË SFIDON OPOZITËN: ASKUSH NUK MUND T’I NDALOJË ZGJEDHJET

M

inistri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka folur nga Korça për zgjedhjet e 30 qershorit për të cilat tha se do të mbahen duke nënvizuar përgjegjësitë e policisë për këtë proces. Ndër të tjera Lleshaj theksoi se kush do sabotojë votimin do të japë llogari para ligjit. “Për arsye se kështu e kërkon Kushtetuta dhe ndalimi i tyre nuk është atribut i kurrkujt, askush nuk mund t’i ndalojë zgjedhjet, zgjedhjet janë të qytetarëve shqiptarë. Sigurisht që nëse do të ketë njerëz që do të dalin nga kufijtë e arsyes dhe të ligjit, patjetër që organet përkatëse të sigurisë dhe të ligjzbatimit do të marrin masat e duhura. Plane ka për gjithçka”, tha Lleshaj. Prononcimi Zoti ministër, në datën 25, opozita ka lajmëruar sërish për një protestë të opozitës së bashkuar. Gazi lotues do të përdoret po aq fuqishëm sa në protestat e tjera? Pyetja nuk shtrohet kështu,

Lleshaj: Kush saboton votimin të japë llogari para ligjit

megjithëse nuk ju themi se si të bëni pyetje, por në qoftë se flasim për protesta dhe për masa të tjera të karakterit demokratik janë të mirëpritura nga të gjithë ne, pra Policia e Shtetit i mirëpret. A do të jeni pak më të kursyer, këtu e kisha pyetjen. A do të jetë proporcional reagimi i Policisë së Shtetit ndaj reagimit të protestuesve? Çështjet e reagimit të policisë ndaj protestuesve i ka në dorë Policia, ministri nuk merret me çështje të karakterit operacional. Po ju them që policia ka këtë qasje dhe detyra e dhënë nga ministri, që është shndërruar në strategji është “1 1 0”: një moment më mbrapa në kohë, pra Policia do të reagojë gjithmonë një hap më mbrapa; një shkallë më poshtë në nivelin e dhunës dhe 0 viktima, kjo është qasja e Policisë; pra gjithmonë

më pak sesa ajo që është përballë, nëse dikush ngre dorën kundër Policisë sigurisht Policia do të përgjigjet, sepse duhet të përgjigjet, por gjithmonë reagimi i Policisë do të jetë proporcional dhe gjithmonë më poshtë sesa reagimi i atyre që ngrenë dorën ose tentojnë të ballafaqohen me Policinë e Shtetit.

Kush tejkalon reagimin, do të mbajë përgjegjësi dhe nga ana e Policisë? Kush tejkalon reagimin patjetër. Ka mbajtur deri tani, ka pasur të proceduar nga radhët e Policisë? Nuk ka pasur, sepse nuk ka pasur asnjë tejklalim nga radhët e Policisë në të gjitha protestat. Keni hetuar për këtë Policinë? Sigurisht që po. Policia ka një strukturë të tërë, e cila merret vetëm me verifikimin e standardeve të sjelljes së saj. Ky vit zgjedhor a mund të shfrytëzohet për bimët narkotike? Po e bëj të thjesht pyetjen, cilat do të jenë masat që do të merren? Sigurisht që elementët kriminal, rrjetet kriminale, trafikantët kërkojnë mjegull për të ushtruar ose për të zgjeruar aktivitetin e

tyre kriminal. Mund të ekzistojë iluzioni që duke qenë se është një vit zgjedhor, vigjilenca e institucioneve mund të jetë e reduktuar, unë sapo e kam diskutuar këtë çështje edhe me drejtuesit e degëve territoriale dhe drejtuesit e tjerë të pushtetit vendor këtu në Korçë që, jo vetëm që vigjilenca nuk do të ulet, por ajo do të shtohet pikërisht për arsye se është një vit zgjedhor dhe ashpërsia e reagimit të institucioneve ligjzbatuese do të shtohet pikërisht për arsye se kemi të bëjmë me një vit zgjedhor dhe pikërisht sepse kemi të bëjmë me një prioritet të madh kombëtar, i cili synon ta zhdukë përfundimisht kultivimin e narkotikëve nga sipërfaqja e Shqipërisë. Do ta realizoni një gjë të tillë? Patjetër që po, nuk ka asnjë rrugë tjetër. Dështimi nuk është opsion.


POLITIKE NJOFTIMI

L

idhur me protestat e planifikuara nga opozita e bashkuar, ambasada e SHBA në Shqipëri paralajmëron qytetarët amerikanë. Përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare, kjo ambasadë shprehet se demonstrata të përsëritura pritet të ndodhin në Shqipëri, ditët në vijim. “Mbledhje të demonstruesve përfshijnë, këto zona në Shqipëri: Godina e Kuvendit (Tiranë); Zyra e Kryeministrit; Të tjera godina qeveritare; Kryqëzimet kryesore të autostradës me bllokada

5

E shtunë, 18 MAJ 2019

Protestat, ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët amerikanë rrugore (Mbarëkombëtare)! Ngjarja: Demonstrata të përsëritura pritet të ndodhin në të gjithë Shqipërinë për një periudhë të pacaktuar kohore, me mundësinë që ata të bëhen të dhunshëm. Datat e sakta dhe kohëzgjatja e këtyre demonstratave janë të panjohura. Demonstrimet e kohëve të fundit përfshijnë dhunën, me disa demonstrues duke përdorur predha duke përfshirë

pajisjet shpërthyese, molotov dhe gurë. Forcat e sigurisë janë përgjigjur me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat. Personeli i Ambasadës së SHBAsë dhe anëtarët e familjes janë drejtuar për të shmangur të gjitha pikat e grumbullimit dhe vendet ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdimësi. Masat Shmangni grumbullimet e mëdha

dhe zonat ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdimësi”, thuhet në njoftimin e djeshëm të ambasadës amerikane në vendin tonë.

Nënkryetari i LSI-së: Shqiptarët paguajnë nga xhepat e tyre 160 milionë euro për mirëmbajtjen e rrugëve, por Qeveria nuk përdor as gjysmën e tyre

N

ënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili e cilëson të papranueshme vendosjen e taksës nga ana e Qeverisë “Rama” për kalimin e automjeteve në rrugën Tiranë-Durrës. Në një reagim në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Vasili jep argumente se përse një taksë e tillë është vjedhje e shqiptarëve dhe nuk do të pranohet nga qytetarët. Pagesë për rrugën Tiranë-Durrës ilegjitime, ndërsa refuzimi i saj legjitim. Shqiptarëve u kërkojnë tani të paguajnë para për të përdorur autostradën Tirana -Durrës. Po pse akoma duhet të paguajnë shqiptarët për rrugët? Shqiptarët paguajnë nga xhepat e tyre 19 miliardë lekë në vit, ose 160 milionë euro për mirëmbajtjen e rrugëve. Qeveria nuk përdor as gjysmën e këtyre parave për mirëmbajtjen e rrugëve. Qeveria vetëm 8.2 miliard lekë, ose 73 milionë euro përdor për të ndërtuar rrugë të reja. Qeveria i shtrëngon shqiptarët e varfër të paguajnë karburantin me çmimin më të lartë në rajon dhe zhvat përditë para nga xhepat e tyre. Këto para përfundojnë në xhepat e qeverisë, siç tregoi skandali i Unazës së Re me plot 40 milionë euro. Qeveria ju rrëmben pa pushim para qytetarëve dhe megjithatë rrugët nuk mbarojnë, rrugët e qyteteve përmbyten me 10 minuta shi dhe zona të tëra të Shqipërisë kanë rrugë primitive. Ky rrëmbim i parave të shqiptarëve prodhon krizë ekstreme, varfëri të skajshme dhe tension social shpërthyes. Shqipëria nuk ka nevojë për asnjërën prej këtyre. Refuzimi i pagesës për autostradën Tiranë-Durrës është legjitim, sepse taksa është ilegjitime”, tha dje në reagimin e tij, ish-kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili. Pagesa në Durrës-Tiranë Një ditë pas lajmit mbi koncesionin e

Petrit Vasili: Shqiptarët refuzojnë pagesën e rrugës Tiranë-Durrës

autostradës Tiranë-Durrës, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku i është përgjigjur interesit të gazetarëve, duke thënë se për momentin nuk është vendosur niveli i tarifës që do të aplikohet, por gjithsesi një nga kushtet kryesore që do të ketë qeveria gjatë negocimit të kontratës do të jetë përshkallëzimi i saj, në varësi të kalimeve.

Gjithashtu, Balluku ritheksoi faktin se në vjeshtë do të jetë nënshkruar kontrata, ndërkohë që nisja e aplikimit të taksës do të bëhet pas realizimit të punimeve si dhe krijimit të një rruge alternative, pa pagesë. “Ne po punojmë, në vjeshtë projekti të shpallet për garë dhe më pas të kemi një garë transparente për të qenë fituesi i radhës dhe më pas të fillojnë

punimet dhe jo që në shtator do të fillojë kalimi me pagesë. Do të ketë një dialog publik. të gjitha rrugët që në të ardhmen do të jenë me pagesë do të kenë gjithmonë rrugë alternative. Asnjë mundësi e vetme nuk do të jetë asnjëherë me pagesë”, tha Balluku. E pyetur nëse është në fuqi oferta e grupit indian, ministrja është shprehur se nuk është e rëndësishme për momentin sa do të paguhet, pasi një gjë e tillë do të ndodhë pas realizimit të projektit. Më tej, ministrja ka sqaruar dhe mënyrën si do të bëhen pagesat, duke thënë se gjithçka do të bëhet në varësi të rrugës që do të përshkruajë çdo automjet. “Janë dy të ketë një pagesë të përshkallëzuar, jo cdo dalje të paguhet me një tarifë, nëse dikush do të dalë në Rinas apo…pra në varësi të rrugës që do të përshkruajë cdo automjet. Pra tjetër pagesë kur del në Rinas, tjetër kur del në zonat periferike në Durrës apo në port. Dhe e dyta, kush do që të jetë fituesi detyra e parë që do të ketë është përmirësimi i rrugës së vjetër TiranëPlepa pa pagesë. Më parë do të vendoset në dispozicion rruga, që Shqipëria do të përfitojë me parametra të rrugës nacionale, jo sikur është sot. Fillimisht do të bëhet nga i njëjti investitor me kostot e tij për të filluar më pas punimet në autostradë”, deklaroi ministrja Belinda Balluku.

Ish-deputeti i LSI-së: Pakt kombëtar për t’u ndarë nga blerja, presioni, si dhe deformimi i votës

Panariti: Asnjë sistem zgjedhor nuk i reziston dot kalbëzimit moral politik!

I

sh-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Edmond Panariti ngre shqetësimin lidhur me sistemin e ri zgjedhor që do të realizohet si pjesë e paketës së tejkalimit të krizës politike që ka përfshirë vendin. Sipas Panaritit, asnjë sistem zgjedhor nuk i reziston dot kalbëzimit moral politik! Thënë këtë, Panariti ngre pikëpyetjen e tij se a na shpëton sistemi zgjedhor nga blerja dhe devijimi i votave. Në këtë kontekst, Panariti shprehet se sistemi, cilido qoftë ai, nuk garanton votë përfaqësuese nëse ngrihet mbi një moral të kalbëzuar politik! “Asnjë sistem zgjedhor nuk i reziston

dot kalbëzimit moral politik! A na shpëton sistemi zgjedhor nga blerja dhe devijimi i votave? Kush na e garanton këtë? Ndryshimet në kod dhe në sistemin zgjedhor janë të nevojshme në mënyrë periodike, për të

“optimizuar” votën popullore përfaqësuese. Kjo ndodh në të gjitha demokracitë funksionale. Sigurisht! Por kjo presupozon së pari moral politik dhe pakt kombëtar për t’u ndarë nga blerja, presioni, si dhe deformimi i votës duke shfrytëzuar xhepat ligjore të sistemit… Thënë shkurt nënkupton të mos futesh duart në proces. Pyetja që shtroj për reformatorët e sistemit dhe kodit zgjedhor është kjo: A nuk

patëm ne para ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008, një tjetër sistem zgjedhor? Përse e ndryshuam atë ? Sepse nuk ishte përfaqësues? Jo aspak! Por partitokracia futi duart dhe e deformoi atë me metodën e Dushkut. E dhunoi e shfytyroi me një amoralitet të paprecedent! Prandaj një deputet u zgjodh dhe u fut në Kuvend me 25 mijë votues, pas një gare burrërore dhe ballafaquese, ndërsa dikush

tjetër me “marifete” dhe pa u dukur fare në fushatë doli deputet vetëm me tre mijë vota “të trafikuara”. Pa llogaritur këtu paratë e pista dhe shantazhet e pushtetit të asaj kohe. Prandaj asnjë iluzion! Sistemi cilido qoftë ai, nuk garanton votë përfaqësuese nëse ngrihet mbi një moral të kalbëzuar politik!”, u shpreh dje në reagimin e tij, ish-deputeti i LSI-së, Edmond Panariti.


POLITIKE

6

E shtunë, 18 MAJ 2019

Akuza e fortë e Partisë Demokratike: Në forcat e policisë janë inkuadruar forca ushtarake që i njeh zoti Lleshaj

P

artia Demokratike ka lëshuar një akuzë të fortë ndaj qeverisë, duke theksuar se në polici po angazhohen ushtarakë, por edhe kriminelë për ti përdorur verbërisht kundër opozitës në protestë, por dhe në zgjedhjet e 30 qershorit. Sekretari për Çështjet Ligjore, Çlirim Gjata, tha se ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj po zbaton skenarin “Titushky” të Ukrainës, ku mercenarët përdoreshin kundër popullit. Deklaratat e tij Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata, i bëri dje në një intervistë për RTV Ora, ku akuzoi publikisht tentativën e Ministrisë së Brendshme për të përfshirë ushtarakë në polici, si dhe po rekruton kriminelë për ti përdorur kundër protestave të opozitës, por edhe si mercenarë në zgjedhjet e 30 qershorit. “Në forcat e policisë janë inkuadruar forca ushtarake që i njeh zoti Lleshaj, është e ndaluar me Kushtetutë, është veshur si polic. Shembullin më të mirë e pamë te zoti Dollapi, e pamë çfarë ndodhi. Policët profesionistë nuk e bëjnë atë. Përveç forcave të ushtrisë kemi informacione që po përgatiten të futen edhe

Çlirim Gjata: Qeveria po rekruton mercenarë dhe kriminelë kundër opozitës

trupa rrugaçësh ordinerë, të fortë të lagjes etj, shembulli i titushkave të Ukrainës”, u shpreh Çlirim Gjata. Në vijim, anëtari i Kryesisë së PD-së

ISH-DEPUTETI I PD-SË

Hasa: Nuk ka marrëveshje Rama-Basha, është propagandë e qeverisë

sqaroi edhe vendimin opozitës për të dërguar komisionerë në KZAZ-të, ndërsa garantoi se opozita as nuk do të marrë pjesë dhe as nuk do të lejojë zgjedhje

në 30 qershor. “Ne nuk jemi regjistruar në KQZ si parti dhe si opozitë në terësi dhe nuk do të lejojmë zhvillimin e zgjedhjeve me 30 qershor, nuk do të bëhen

zgjedhjet me 30 qershor. E vetmja alternativë, ajo që kemi thënë, largimi i Ramës, qeveri tranzitore, shtyrja e zgjedhjeve. Arsyeja se pse po i dërgojmë ne këta komisionerë është sepse po shohim përditë, na vinë informacione se në komisione po ndodhin manipulime”, deklaroi Çlirim Gjata. Po ashtu, Gjata tha se Partia Demokratike ka fakte konkrete se në Kavajë është regjistruar një kandidat edhe pse atë ditë ai rezulton jashtë shtetit. “Një nga këto “partitë” e krijuara nga zoti Rama është rasti i Kavajës ku ka dashur të regjistrojë një kandidat, ai është jashtë shtetit, i kemi të gjitha të dhënat, i kalon afati i regjistrimit atij. Ai kthehet dhe shënohet sikur është regjistruar në kohën e duhur. Një manipulim i hapur fare, është i saktë dhe i provuar”, u shpreh dje gjatë intervistës së tij, Çlirim Gjata. Sekretari demokrat thotë se nuk ka asnjë shkelje ligjore sa i përket emrave politik të anëtarëve të Komisioneve Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve, edhe pse ata janë zëvendësuar më herët nga shoqëria civile, duke theksuar se zëvendësimi i tyre është krejt teknik.

ISH-DEPUTETI I PD-SË: RAMA DE FACTO ËSHTË I RRËZUAR, NUK PO QEVERIS, POR KAPET ME KTHETRA PAS KARRIGES

Noka takim në Shkodër: Më 25 maj do gjunjëzojmë kryehorrin Edi Rama P

Ish-deputeti demokrat Endri Hasa i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora komentoi vendosjen e komisionerëve zgjedhore të Partisë Demokratike në Komisionet Zonale Zgjedhore. Hasa u shpreh se kjo nuk bëhet për një marrëveshje të mundshme Rama-Basha, por për të kontrolluar dhe monitoruar edhe këtë proces, që sispas tij është fasadë. “Nuk ka pasur dhe nuk ka për të pasur marrëveshje Rama-Basha. Janë trillime mediatike dhe propagandë e pastër e qeverisë. Opozita e popullit, legjitime ka zgjedhur të propozojë eventualisht anëtarë në të gjitha komisionet zonale zgjedhore për të shmangur manipulimin edhe të këtij procesi fasade. Një proces që tenton të fusë kandidatë fasadë dhe praktikisht as ato nuk po i gjen dot, ku tenton të regjistrojë kandidatë jashtë kushteve të ligjshme. Ne për të monitoruar shkeljen që i bëhet ligjit kemi menduar si një opsion faktin e paraqitjes së komisionerëve në Komisionet zonale zgjedhore. Kjo bëhet për monitorim dhe evidentim të gjitha shkeljeve për të gjitha masakaradat në kurriz të shqiptarëve”, u shpreh ishdeputeti demokrat, Endri Hasa.

artia Demokratike ka nisur punën për organizimin e protestës së 25 majit. I deleguari i PD-së në qarkun e Shkodrës, Flamur Noka tha se kjo do jetë protesta më e madhe që do zhvillohet nga opozita, ndërsa theksoi se do gjunjëzojë kryeministrin Edi Rama, duke e quajtur atë një “kryehorr” dhe “kryebandit”. “Largimi i Ramës është emergjent, pasi Shqipëria po rrëshqet çdo dite drejt diktaturës. Sot të gjithë jemi dëshmitar të arrestimeve politike, ai po tenton të rikthejë diktaturë. Largimi i tij emergjencë kombëtare. Ne jemi duke intensifikuar aksionin dhe duke u bërë gati për protestën më të madhe të historisë, atë të 25 majit, që do te gjunjëzoje kryehorrin dhe kryebanditin Edi Rama”, u shpreh ish-deputeti demokrat. Në vijim i deleguarai për organizimin e strukturave të PD-së në Shkodër, deklaroi se Rama është rrëzuar nga qeveria de facto dhe se shumë shpejt

do vijë dita që ai do rrëzohet de juro. “Ajo që është e qartë sot, është se Edi Rama de facto është i rrëzuar. Ai nuk po qeveris, por kapet me kthetra pas karriges. Shpreson se mund të shtyjë ditët ne pushtet duke shkatërruar shtetin. Shpreson dhe beson se mund te shtyje ditët duke e kthyer shtetin në policor, ku dhunon opozitën dhe qytetarët dhe jo bandat e krimin. De juro do të jetë e shpejtë dita që do të largohet. Sa më parë të largohet aq më mirë do të jetë për të. Është përpjekur të kërcënojë

qytetarët me gjyqe politike, por burgu që kërcënon është vendi i tij. Sa më shumë të zgjasë aq më shumë afron burgun e tij”, tha Noka. Në këtë kontekst, ishdeputeti i PD-së u bëri thirrje gjithë shqiptarëve që më 25 maj të marshojnë drejt Tiranës për të rrëzuar qeverinë Rama. “25sa është apel për çdo shqiptar, të shkojmë drejt Tiranës dhe ti japim goditjen finale klikës se dhunës. Do të jetë protesta më e madhe dhe që do ti japë një leksion qeverisë së krimit”, deklaroi ish-deputeti demokrat Flamur Noka.


POLITIKE

7

E shtunë, 18 MAJ 2019 NËNKRYETARI I PD-SË: PARAJA KRIMINALE PO PËRZË PARANË E NDERSHME, KANTIERET E VËRTETA TË PUNËSIMIT NUK EKZISTOJNË

Edmond Spaho: Qeveria “Rama” në 6 vjet zero investime të reja P

ër Partinë Demokratike, Qeveria “Rama” në këto 6 vjet ka sjellë zero investime të reja të huaja, si dhe nuk ka hapur vende të reja pune. Kështu ka deklaruar dje nënkryetari demokrat Edmond Spaho, i cili ka komentuar njoftimin e Bankës së Shqipërisë, sipas të cilës rritja ekonomike e vendit vazhdon të bjerë pa ndërprerje që nga tetori i vitit 2018. Në reagimin e tij, Spaho thekson më tej se ekonomia shqiptare po mbaron, ajo është në rënie, për shkak se të rënies së investimeve të huaja. Në vijim, nënkryetari i PD-së vlerëson se paraja

kriminale po përzë paranë e ndershme dhe, me përjashtim të kantiereve të pastrimit të parave me ndërtime luksoze në qendër të Tiranës, kantieret e vërteta të punësimit nuk ekzistojnë. “Banka e Shqipërisë sapo ka njoftuar se rritja ekonomike e vendit vazhdon të bjerë pa ndërprerje që nga tetori i vitit 2018. Arsyeja kryesore është rënia drastike e investimeve të huaja. Deri tani kontribuesit kryesore në rritjen ekonomike ishin investimet e mëdha që siguroi PD. Me përfundimin e punimeve në gazsjellësin TAP dhe Hidrocentralin e Devollit, ka rënë edhe rritja ekonomike e vendit. Ekonomia shqiptare po mbaron. Qeveria “Rama” në këto 6 vjet ka sjellë zero investime të reja te huaja dhe nuk ka hapur vende të reja pune. Paraja kriminale po përzë paranë e ndershme dhe, me përjashtim të kantiereve të pastrimit të parave me ndërtime luksoze

në qendër të Tiranës, kantieret e vërteta të punësimit nuk ekzistojnë. Kriminalizimi dhe klientelizimi i ekonomisë po shkatërron të ardhmen e vendit: sot vetëm kriminelët dhe klientët mund të punojnë duke pastruar para dhe vjedhur pasuritë e vendit. Fotografia me e qartë e gjendjes së mjeruar ekonomike të vendit janë radhët pa fund të të rinjve shqiptarë në Ambasadën Gjermane për viza të përkohshme punësimi. Të gjithë duan të ikin nga Shqipëria e Edi Ramës. I vetmi investim që ka bërë ndaj tyre Edi Rama është blerja e gazit helmues për të shuar protestat kundër rrënimit që u ka bërë Rama. E vetmja rrugë për rikthimin e shpresën në këtë vend, për të kthyer investimet, punësimin dhe mundësitë ekonomike është bashkimi me opozitën për t’i dhënë fund qeverisë së mjerimit të vendit”, u shpreh dje në analizën e tij, nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho.

Ish-deputetja e PD-së: Përqendrimi i çdo pushteti ekonomik në duart e oligarkëve si dhe atij politik në duart e një mazhorance të korruptuar, ka zhbërë mundësinë për të jetuar në Shqipëri

Tabaku: Kjo mazhorancë po e bjerr Shqipërinë nga shqiptarët I

sh-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku shprehet se kjo maxhorancë po e bjerr Shqipërinë nga shqiptarët. Përmes një reagimi në faqen e saj zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Tabaku tha dje se Shqipëria renditet e para në rajon dhe e treta në botë për numrin e azilkërkuesve. Nisur nga kjo, Tabaku thekson se beteja e Partisë Demokratike është kthimi i besimit tek secili prej nesh, çlirimi i ekonomisë nga kthetrat e oligarkëve që kanë mbytur ekonominë e tregut duke e centralizuar, çlirimin e politikës nga inkriminimi dhe betejë e pakompromistë ndaj korrupsionit dhe krimit. “Kjo mazhorancë po e bjerr Shqipërinë nga shqiptarët. Shqipëria e para në rajon dhe e treta në botë për numrin e azilkërkuesve! Sa më e zhurmshme bëhet propaganda e qeverisë aq më shumë shqiptarët largohen nga gjoja parajsa e rilindjes që shfaqet në ekranet e televizive apo median personale të kryeministrit. Të dhënat e institucioneve ndërkombëtare raportojnë se Shqipëria është vendi i parë në rajon sa i takon azilkërkuesve. Nga janari i këtij viti deri në mars janë 6267 shqiptarë që kanë kërkuar azil në vendet e BE ndërkohë që rastet e mbajtura në shqyrtim i kalojnë 10 mijë kërkesave për azil. Sipas statistikave shqiptarët përbëjnë 4% të totalit prej 55 mijë azilkërkues për marsin 2019. Kjo plagë e thellë dhe e dëmshme për shoqërinë tonë dhe për të ardhmen e vendit vazhdon të dëmtojë popullatën e vendit duke e bjerrur atë përditë e më shumë. Janë 43 mijë shqiptarë që kanë kërkuar azil

nga viti 2017 deri në 2018 ndërsa numrat në rritje për vitin 2019 na rendisin si vendi me më shumë azilkërkues pas Irakut, Iranit dhe vendeve të tjera që janë në konflikt. Janë këto shifra që nuk blihen dhe as nuk paguhen nga opozita që ofrojnë panoramën më dramatike të

Shqipërisë sonë. Një vend që lëngon dhe tkurret përditë e më shumë nga largimi i shqiptarëve sepse nuk shohin shpresë. Gjendja e rënduar ekonomike, gjendja e rënduar e qeverisë së korruptuar, përqendrimi i çdo pushteti ekonomik në duart e oligarkëve si dhe atij politik në

SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I PD

Bardhi paralajmëron Ramën: Do kesh fundin e gangsterëve

Kush sulmon gazetën “Bild”, që i zbulon telefonatën për vjedhjen e zgjedhjeve dhe fshihet prapa fustanit të Blerina Gjylametit, do të ketë fatin e gangsterëve me të cilët qeveris!. Kështu shprehet në një reagim të tijin gjatë ditës së djeshme Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama dhe eksponentëve të tjerë të PS-së lidhur me artikullin e bujshëm të gazetës gjermane “Bild”. Përmes një qëndrimi të shprehur përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Bardhi u shpreh dje se, kush sulmon “Bild” do të ketë fatin e gangsterëve me të cilët qeveris, duke pasur parasysh pikërisht kreun e qeverisë, Edi Rama. Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazmend Bardhi i është përgjigjur kryeministrit Rama, duke thënë se kush vjedh votat e shqiptarëve, është i destinuar të largohet. “Kush sulmon gazetën Bild, që i zbulon telefonatën për vjedhjen e zgjedhjeve dhe fshihet prapa fustanit të Blerina Gjylametit, do të ketë fatin e gangsterëve me te cilët qeveris! Kush ka zgjedhur të vjedhë e të blejë vota me krimin e organizuar, është i destinuar të ikë!”, u shpreh dje Gazment Bardhi në reagimin e tij. Deklarata e Sekretarit të PD-së vjen pasi kryeministri Edi Rama më herët gjatë ditës së djeshme, po përmes rrjeteve sociale, kishte deklaruar se kush ka zgjedhur e të dëmtojë, është i dënuar të turpërohet dhe të dështojë. “Kush ka zgjedhur të shëmtojë e të dëmtojë, është i dënuar të turpërohet e të dështojë. Kush ka zgjedhur të pastrojë e të ndërtojë, është i dënuar të durojë dhe të vazhdojë”, u shpreh dje kryeministri Edi Rama. duart e një mazhorance të korruptuar, ka zhbërë në themel mobilitetin shoqëror dhe mundësinë për të jetuar në Shqipëri. Beteja e Partisë Demokratike është kthimi i besimit tek secili prej nesh. Çlirimi i ekonomisë nga kthetrat e oligarkëve që kanë mbytur ekonominë e tregut duke e centralizuar. Çlirimin e politikës nga inkriminimi dhe betejë e pakompromistë ndaj korrupsionit dhe krimit. Unë e di që duhet të merren vendime të rëndësishme, e di që nuk do të jetë e lehtë për te rikthyer shpresën, por zgjidhje tjetër nuk ka! Ose ta ndërtojmë këtu Europën tonë, ose ta lëmë Shqipërinë të degradojë në një rrugë pa kthim! Shqiptarët do të zgjedhin të parën!”, u shpreh dje në reagimin e saj, ishnënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Jorida Tabaku.


POLITIKE

8

E shtunë, 18 MAJ 2019

KREU I PD-SË

Zgjedhjet në Akademinë e Shkencave, Basha: Rama po gatuan zgjedhjen e Gjinushit K ryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me një reagim në rrjetet sociale nga Britania e Madhe u shpreh dje se kryeministri Edi Rama po dhunon artin dhe shkencën njësoj siç po bën me rendin demokratik. Në mesazhin e tij, lideri demokrat theksoi se ashtu si në zgjedhjet e tjera false, edhe në Akademinë e Shkencave, kryeministri Rama

po synon të “gatuajë” emrin e Skënder Gjinushit në krye të saj. Ai thekson se opozita e bashkuar nuk do të bëjë asnjë hap pas, por do të qëndrojë deri në fund përballë veprimeve aspak demokratike, që po kryhen nga kjo qeverisje. “Ashtu si “zgjedhjet” e tjera fallco edhe në Akademinë e Shkencave po gatuhet “zgjedhja” e Gjinushit. Rama dhe banda në

pushtet dhunon shkencën dhe artin njësoj si demokracinë, pronën, qytetarin, ekonominë, të drejtat politike, drejtësinë. Asnjë hap pas! Shqipëria Si Europa 25Maj”, shprehet në mesazhin e tij, kryedemokrati Lulzim Basha duke ftuar shqiptarët që ti bashkohen protestës së opozitës të thirrur pasditen e 25 majit në sheshin para Kryeministrisë.

Kryetarja e LSI-së takim me gjimnazistët e Tiranës: Shqipëria nuk ka nevojë për një lider të fortë, por ka nevojë për sistem të fortë

Kryemadhi: Angazhimi i të rinjve i ka dhënë frymë dhe entuziazëm LSI-së K

ryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi zhvilloi një takim me gjimnazistë të kryeqytetit, takim në të cilin u fol për problematikat e arsimit parauniversitar dhe për maturën shtetërore. Kryemadhi tha se arsimi është një prioritet kryesor për LSI-në dhe se misioni i LSI është krijimi i një sistemi të fortë arsimor. Pjesë nga fjala e Kryetares së LSI-së Në fakt kambana e alarmit për ne si LSI edhe pse jemi partia më rinore për shkak të anëtarësisë që ka pjesën më të madhe gati 70% të anëtarësie së saj janë të rinj, kambana e alarmit ka rënë në këtë periudhë, sepse me qindra dhe mijëra shqiptar sidomos të rinj po largohen nga Shqipëria. Fotografia e tmerrshme që Kejdi para disa ditësh bëri publike sesi qindra të rinj rrinin në dyert e ambasadës gjermane për tu pajisur me vizë pune është jo vetëm e frikshme, por është therëse dhe mbi të gjitha demotivuese për të gjithë ne. Ndërkohë nga ana tjetër statistikat tregojnë që në katër vitet e fundit janë mbi 500 mijë shqiptarë të larguar. Vazhdojmë dhe kërkojnë të tjerë për tu larguar. Dhe kjo vjen si rezultat i mungesës së mundësisë që ka sot rinia shqiptare jo vetëm për tu shkolluar por dhe për tu punësuar. Prandaj e shikojmë të domosdoshme bashkëbisedimin me ju, e shikojmë të domosdoshëm komunikimin me ju më të shpejtë për shkak të kësaj situate të rrezikshme që po ndodh me rininë shqiptare. Në fakt maturantët dhe gjimnazistët janë një gjeneratë ose shtresë e cila është shumë energjike, shumë e sinqertë në të gjithë aksionin e saj shoqëror apo dhe politik dhe në pjesën më të madhe të aktiviteteve politike ata janë edhe zemra apo frymëzimi që i vjen organizatave, por kur kthehesh pastaj në këndvështrime të tjera, sigurisht që politika ndonjëherë bëhet e pavëmendshme. Megjithatë unë dua t’ju falënderoj shumë dhe është shumë e rëndësishme që, tryeza të tilla ju i bëni shpesh, dhe gjithmonë në formën e konsultimeve, gjë që ndihmon jo vetëm për t’ju ndihmuar ju për të kaluar vështirësitë që ka sistemi arsimor për të gjetur rrugët e zgjidhjes, por nga ana tjetër ju bën edhe të pavarur, ju bën edhe me më dinjitet por edhe më të fortë me shkaktarët e problemeve që kanë sot gjimnazet shqiptare. Ne takimin sot e kemi me gjimnazistët dhe maturantët e Tiranës, ku pjesa më e madhe janë pjesa më aktive e Lëvizjes Rinore për Integrim, por mos harroni që keni me qindra shok tuaj që pavarësisht se çfarë partie politike janë, do të dëshiroja që mundësitë e këshillimit apo edhe të informimit t’ua jepnit shokëve tuaj nëpërmjet rrjeteve sociale, nëpërmjet Facebook dhe Instagram, ku secili nga

ju të marri përsipër që në statuset e tij të japi këshillimin se si duhet vepruar për të gjitha ata maturantë, që kanë dëshirën për të aplikuar për universitete. Ndërkohë dhe nga ana tjetër, të gjithë ju duke ngritur edhe problematikat merrni përsipër të përballeni edhe me mësuesit, sepse nuk ka asgjë për tu përballur me mësuesit, madje përkundrazi do tu japi forcë, do tu japi më shumë dinjitet për tu përballur edhe me jetën, sepse jeta që do të vijë pas shkollës do të jetë edhe më e vështirë se jeta e shkollës. Jeta e shkollës është jeta më e bukur që kaloni. Unë dua t’ju falënderoj dhe vërtet ju jam mirënjohëse sepse angazhimi juaj ka qenë vërtet i jashtëzakonshëm, jo vetëm për të dhënë frymë dhe entuziazëm LSI-së, por angazhimi juaj ka qenë një angazhim i jashtëzakonshëm për ne. Sepse pjesëmarrja juaj në të gjithë aktivitetet tona rrit detyrimin tonë partiak dhe politik ndaj jush. Por duke rritur detyrimin tonë partiak dhe politik ndaj jush, duhet të rrisim edhe detyrimin tonë ndaj të gjithë të rinjve shqiptarë. Sepse nuk mund të diferencosh një djalë apo një vajzë shqiptare, pavarësisht bindjeve politike apo angazhimit të tyre. Nuk duhet diferencuar asnjë qytetar, e jo më të rinjtë e të rejat. Prandaj edhe misioni i LSI është shumë i qartë, është shumë i qartë që pa një sistem arsimor, i cili jo vetëm investon figura dhe kualitete shumë të mira në jetën profesionale shqiptare, do të ishte i domosdoshëm për krijimin e një sistemi të fortë. Ne mendojmë që ka ardhur koha që Shqipëria nuk ka nevojë për të pasur një lider të fortë. Shqipëria ka nevojë për sistem të fortë. Ju nuk keni nevojë për një drejtoreshë shkolle që është e fortë, ju keni nevojë për një sistem shkollor, për mësues të fortë e të mirë. Nuk është forca duke vendosur diktatin e notës, por forca vjen me dijen që ka

mësuesi dhe me atë çka ofron mësuesi. Nuk vjen forca dhe nënshtrimi i nxënësve duke vendosur policin te dera e shkollës, por vjen forca te dëshira që u instalohet fëmijëve për të vajtur në shkollë. Nuk vjen forca as duke i detyruar për të blerë libra të shtrenjtë apo libra që janë jashtë kurrikulave, por vjen duke u krijuar më shumë hapësira nxënësve për të lexuar. Dua të them që arsimi është shumë i rëndësishëm, një nga prioritet tona kryesore. Unë mendoj që angazhimi juaj i menjëhershëm, jo vetëm në politikë, por edhe në institucionet ku ju shkolloheni, pra në shkollat tuaja apo edhe në rrethet tuaja shoqërore për të folur pa frikë dhe pa problem është i domosdoshëm. Ne duhet të vrasim frikën. Protestat e opozitës kanë treguar që shqiptarët kanë filluar ta vrasin frikën, madje nuk e njohin më atë saqë e kanë ekzagjeruar, e kanë kaluar më shumë seç duhet, por kjo nuk do të thotë që ne kemi qëllim të tregojmë muskujt përpara kundërshtarit. Qëllimi ynë kryesor është që të tregojmë dijen, të tregojmë forcën mendore, të tregojmë mendimin tonë, i cili është ai që kapërcen dhe thyen dhe shpon male, pra hap tunele të forta më shumë se matrapikët e forcës dhe të dhunës. Ajo çka unë mendoj dhe është shumë e rëndësishme është që të gjithë së bashku duke qenë në një unison të plotë për të krijuar mundësinë e shprehjes së mendimit, por jo vetëm të shprehjes së mendimit, por dhe të angazhimit të të gjithë të rinjve dhe të rejave shqiptare, për të krijuar një arsim më të merituar sepse jam e bindur që secili nga ju meriton një sistem arsimor të mirë, një sistem arsimor jo të kushtueshëm, pra mund të themi falas, se vërtetë themi se sistemin e kemi falas, por në të vërtetë ka një faturë shumë të kushtueshme që u

bashkëngjitet xhepave të prindërve tuaj, ne mendojmë që ju meritoni shumë më shumë. Edhe pse kemi qenë pjesë e qeverisjeve të kaluara ne marrim përsipër gabimet tona dhe nuk kemi frikë për gabimet tona, ashtu siç kemi dhënë votën për ligjin e arsimit të lartë përballë një besueshmërie ose një premtimi që na u dha përsa i përket akteve nënligjore për ta kthyer dhe për ta bërë të funksionueshëm ligjin e arsimit të lartë dhe sot kemi një paçavure, që për hir të së vërtetës ka bllokuar gjithë sistemin. Unë ju uroj suksese në takimin tuaj dhe unë do të jem e kënaqur të dëgjoj dhe idetë tuaja edhe pse ne jemi takuar me një pjesë të madhe tuajën dhe në fakt është si një lloj autokritike që dua ta bëj përpara jush, që duhet të flasim më shumë për ju, duhet të punojmë më shumë për ju dhe duhet t’ju motivojmë më shumë ju sepse ne dështuam në bërjen e Shqipërisë dhe i vetmi mëkat që ne duhet të shlyejmë është që duhet t’ju japim forcën ju, duhet t’ju japim guximin dhe kurajën që ta bëni ju Shqipërinë, që të bëhet ajo Shqipëri që ju e meritoni. E them këtë me bindje të plotë sepse 30 viteve të tranzicionit për hir të së vërtetës i kanë kushtuar Shqipërisë i kanë kushtuar brezave, i kanë kushtuar të gjithë atyre shqiptarëve që nuk janë sot në Shqipëri, kanë emigruar, por mbi të gjitha kanë rrudhur dhe kanë plakur zemrat e nënave shqiptare të cilat qajnë çdo ditë për fëmijët e tyre që nuk i shikojnë dot dhe përveçse nuk i ndihmojnë dot, nuk e dinë si i kanë ata, kur të bëheni prindër do ta kuptoni se çdo të thotë të zgjohesh në mëngjes dhe ti lutesh Zotit që fëmija yt të jetë shëndoshë dhe të jetë i lumtur ashtu sikurse zgjohesh në mëngjes dhe e puth në ballë para se të ikësh për në punë është një kënaqësi komplet tjetër, megjithatë unë ju uroj gjithë të mirat, t’ju jeni mirënjohës prindërve tuaj.


FORUM Nga Andi Bushati

K

E shtunë, 18 MAJ 2019

Shfaqja e panevojshme e Ramës në “Opinion”

ANALIZË a një kod të pashkru ar të të gjithë mash truesve profesionistë (përjashto këtu delirantët, të sëmurët apo mitomanët): mos e shpërdoro gënjeshtrën kur nuk ke nevojë. Pikërisht këtë “urdhër” theu Edi Rama, të enjten, me paraqitjen e tij në “Opinion”. Ai doli përpara publikut për të rreshtuar një seri të pavërtetash të frikshme. Gazetarët i nxorën përpara dokumentet zyrtare të prokurorisë, të pranuara edhe vetë nga Vangjush Dako, ku ai dëgjohet duke bashkëpunuar për grabitjen e votave me trafikantë droge, Rama tha se kjo është thjeshtë një “sallatë fjalësh”. Ata

9

insistuan se pse prokuroria e përgjithshme po e varros këtë dosje, Rama u përgjigj se Arta Markun nuk e ka zgjedhur ai. Ata i kërkuan se përse nuk reflektonte së paku politikisht me shkarkim, Rama tha se nuk bëhet politikë me përgjime. Ata këmbëngulën se ai pati bërë të njëjtën gjë me videon e Metës në 21 janar, Rama lëshoi një pasthirmë të gjatë… Por, ky nuk qe i vetmi episod, ku kryeministri u detyrua të gënjente rëndshëm. Historia u përsërit dhe me shkrimin e tabloidit më të madh gjerman “Bild”, që e etikentonte regjimin e tij si gangster dhe e implikonte

vetë kryeministrin në përgjimet e dosjes 184. Ai u rrek të bindte publikun shqiptar se shtypi gjerman qenkësh aq i paaftë, sa artikujt t’ia diktonin kundërshtarët e vet shqiptarë. Madje shkoi edhe më tej. Kur iu përmend akuza e Blerina Gjylamentit se ky artikull ishte i blerë, ai u justifikua se ajo e kishte thënë këtë në kokë të vet. Sikur të mos mjaftonin mashtrimet për Dakon, Arta Markun, përgjimet dhe Bildin, ai i shtriu ato deri në Kosovë. Ai gënjeu edhe njëherë tjetër kur pretendoi se Ramush Haradinaj e kishte shpikur fabulën e presionit për heqjen e tak-

sës. Megjithëse tashmë në shtyp kanë dalë edhe dëshmitarë të tjerë të kësaj ngjarjeje, ai këmbënguli me kokfortësi në versionin e tij. Natyrisht, askush nuk priste që Edi Rama të thoshte të vërtetën qoftë edhe për një nga këto tema që do të kishte qenë e mjaftë për të përligjur dorëheqjen e tij. Ai nuk mund të pranonte as implikimin e trafikantëve në vjedhjen e zgjedhjeve, as akuzat e rënda të shtypit gjerman dhe as dyfytyrësinë epike që po tregon për Kosovën. Por, është logjikisht e pakuptueshme se pse ai nuk iu përmbajt kodit të vjetër të mashtruesve: të mos gënjente pa pasur nevojë. Ta

shmangte daljen në “Opinion” për të mos u përballur me ato pyetje që do ta nxirnin zbuluar. Në të gjitha vendet normale të rruzullit, nuk ka shef qeverie apo kryetar shteti, që shfaqet në një intervistë aq të gjatë, për të mos dhënë asnjë mesazh, për të mos përcjellë asnjë ide, për të mos shpalosur asnjë vizion për të ardhmen. Rama bëri pikërisht këtë: Hapin e panevojshëm të paraqitjes publike për të mashtruar. Dhe fatkeqësisht ky ves i doli dy fish në pah, tani që shpallja e paqes për mos denigrimin e gazetarëve, nuk e mbron dot si më parë. Lapsi.al

INTERVISTË

Gazetari i Bild: Shqipëria, Kolumbia e Europës; zgjidheni vetë rolin e Ramës në këtë fotografi Intervistoi: Liridon Cecja

G

azetari gjerman, Peter Tiede, artikulli i të cilit në gazetën Bild e tronditi qeverinë shqiptare, ka folur për Politiko.al dhe ka sqaruar se pse i intereson Shqipëria dhe çështjet e saj. Tiede habitet me deklaratën e deputetes Gjylameti, dhe thotë se ‘ajo duhet të ketë pirë barin e gabuar shqiptar’. Gazetari nuk e kupton as se, si një deputete, që është zgjedhur për të kontrolluar qeverinë flet në emër të qeverisë. Tiede ngulmon se Shqipëria është Kolumbia e Europës në punët e drogës dhe janë narkotrafikanët dhe paratë e tyre që kontrollojnë vendin. “Nuk kam thënë se Rama është gangster”, sqaron ai, por se, “vendi juaj është në duar gangsterësh”. Tiede, duke e lënë për në fund ‘helmin’, shton: “zgjidheni vetë ju rolin e Ramës në këtë fotografi”. Z. Tiede, a mund të na tregoni se si iu lindi idea për të ardhur në Shqipëri dhe të shkruani një artikull? Për vite me radhë e kam parë Shqipërinë të bëhet metropoli i drogës në Europë. Se si varfëria i bën njerëzit kafshata të lehta për Mafian dhe politikanët e korruptuar. Nuk është hera e parë që kam qenë në Shqipëri. Kam qenë disa herë-përfshirë Maqedoninë, Kosovën. Serbinë dhe shtete të tjera ballkanikedhe nuk ke se si i shpëton këtij problemi. Por, Shqipëria është, fatkeqësisht, Kolumbia e Europës në punët e drogës. Kështu që, çfarë bën një gazetar kur sheh një gjë të tillë? Ai hulumton. Këtë bëra edhe unë. Ju e ndoqët nga afër protestën e opozitës të shtunën. Cilat janë përshtypjet tuaja për situatën në Shqipëri?

Përshtypja ime: nuk është një situatë e lehtë-sigurisht që jo. Nuk ka një shpëtimtar të vetëm për ju. Vendi ka vuajtur nga korrupsioni, Mafia dhe varfëria, jo vetëm që pas ardhjes në pushtet të Edi Ramës. Por, gjendja së fundmi është përkeqësuar dhe, si gazetar, mua më interesojnë arsyet. Kam qenë duke e vëzhguar gjendjen për vite me radhë… Deputetja socialiste Blerina Gjylameti, duke folur në emër të qeverisë, iu akuzon se keni marrë para nga opozita shqiptare për atë artikull… Lëre të të shkrijë në gojë-është një karamele helmuese: Një deputete e zgjedhur flet në emër të qeverisë. Me gjithë mend? Cila është puna e një parlamentari? Në një demokraci me ndarje të pushteteve: të miratojë ligje të

cilat qeveria duhet t’i zbatojëdhe të kontrollojë qeverinë. A nuk mundet qeveria juaj të flasë për veten? A nuk ka një zë të vetin? A ka nevojë qeveria juaj të marrë hua zërin e një deputeteje? Dhe zonja flet në emër të qeverisë? Dhe, qartësisht, asaj i mungon fantazia për të imagjinuar një shtyp të lirë, gazetari të pavarur. Nuk e di nëse kësaj zonje i duhet të paguajë për t’u pasqyruar në gazeta, por punëdhënësi im më paguan mua për gazetari të pavarur-

askush tjetër. Akuzat e zonjës janë kaq absurde sa, mundem vetëm të hamendësoj se ajo ka pirë barin e gabuar shqiptar. Kjo është krejtësisht absurde dhe qesharake. Politiko: Një tjetër deputete e PS, Elona Gjebrea, tha në një emision televiziv se artikulli juaj është ‘fake’ (i rrejshëm) dhe qeveria do t’iu padiste për të. A keni frikë nga kjo? Sigurisht, që jo. A mendoni se shkrimi juaj, ku e konsideroni Ramën dhe

qeverinë e tij ‘gangsterë’ dëmton imazhin e Shqipërisë, e cila pret t’i hapen negociatat nga BE? Unë vetëm sa përshkruaj gjëra që zbuloj. Pra, kush po ndot çfarë dhe kë? Unë Shqipërinëapo politika juaj dhe Mafia e vendin tuaj? Mos mendoni se unë zgjohem në mëngjes në Gjermani dhe them me vete: epo, cilin vend do të luaj mendsh sot? Oh, jo? Vendi juaj është i mrekullueshëm, kam takuar njerëz të mrekullueshëm dhe të njerëzishëm dhe, gjithashtu shumë gazetarë të mirë të ndershëm dhe të kërcënuar-dhe kam parë shumë varfëri-dhe pasuri shumë të çuditshme. Dhe një mafia të drogës që kontrollon vendin me paratë e saj. Nuk e kam quajtur Ramën gangster. Kam shkruar se vendi juaj është në duart e gangsterëve. Tani zgjidheni vetë rolin e Ramës në këtë fotografi. BE nuk ka nevojë për mua për të parë se çfarë po ndodh në Shqipëri. Dhe nuk janë artikujt e gazetarëve që ndikojnë shanset europiane të Shqipërisë, por kriteret e thjeshta. Kjo përfshin pavarësinë e gjyqësorit, lirinë e medias, kornizën ligjore dhe ekonomike, një forcë policore funksionale… Dhe, druaj se, politika shqiptare ka një mal gjigand me punë para vetes.


FORUM OPINION Nga Artan Fuga

A

kademia e Shkencave e Sh qipërisë njofton zyrtarisht se në datën 24 maj do të kryhen zgjedhjet për kryetar dhe ekipin e ri drejtues të saj. Pa u ndaluar aktualisht te fakti që zgjedhjet atje bëhen si gjithmonë pa kandidatura konkurrente, dhe realizohen sipas parimit të qëmotit, si farsë, ku kryetarit bëhet nënkryetar dhe nënkryetari ribëhet kryetar, veçoj se kandidatura e vetme për kryetar të Akademisë të Shkencave është paraqitur ajo e z. Skënder Gjinushi, aktualisht kryetar i Partisë Socialdemokrate, e shpallur në 30 prill si parti aleate në koalicionin ASE të forcave politike qeveritare, një politikan karriere prej disa dekadash. Kam dyshimin e arsyetuar dhe mbështetur në fakte objektive e dokumente shkresore zyrtare se Akademia e Shkencave është bërë monedhë shkëmbimi midis disa grupimeve politikanësh dhe burokratësh në pushtet dhe grupit uzurpator të Akademisë të Shkencave. “Na jepni drejtimin e Akademisë të Shkencave, t’ju japim mbështetje për zgjedhjet e ardhshme politike për pushtetin lokal të 30 qershorit 2019!”. Është fare e qartë që në kushtet e degradimit të plotë të Akademisë të Shkencave të Shqipërisë, të dështimit të procesit të reformimit të saj, politika ka vënë dorë, po merr

drejtimin, po pushton duke uzurpuar edhe Akademinë e Shkencave të Shqipërisë ! Politizimi i shkencës dhe i kërkimit shkencor është akt i fundit i këtij kobi kombëtar ! Mendja e shqiptarit do të drejtohet zyrtarisht nga politika ! Ndarja e pushteteve si vlera bazë e demokracisë pô dhunohet aq fort saqë nuk do të ketë më asnjë dallim midis drejtimit politik dhe gjykimit shkencor ! Brenda javës që vjen ky kob shpallet fakt i kryer me mbështetjen e atyre akademikëve që e pranojnë këtë për të ruajtur thjesht interesat e tyre egoiste, në kundërshtim të plotë dhe të hapur me parimet dhe vlerat e shkencës, sidomos me moralin e saj. Eshtë një ngjarje e paprecedent që nga koha e themelimit të kësaj akademie ! Edhe në periudhën e diktaturës, qoftë edhe formalisht, kurrë Akademia e Shkencave nuk ka pasur në krye të saj një njeri politik, madje as anëtar partie, por personalitete shkencore, madje të parreshtuara hapur me pushtetin e kohës ! Politizimi i shkencës nëpërmjet kapjes nga politika e Akademisë të Shkencës është një parametër që mat shkallën e politizimit të institucioneve dhe përbën një puç institucional, duke anashkaluar të gjitha ligjet dhe parimet demokratike, duke i treguar grushtin e politikës të gjithë

ANALIZË Nga Klodian Tomorri

K

atër vjet më parë qeveria shqiptare pajtoi një ko mpani të njohur greke për të hartuar Strategjinë Kombëtare të Rrugëve me Pagesë. Për 6 muaj Egnatia Odos studioi të gjithë rrjetin rrugor të Shqipërisë dhe në fund dorëzoi raportin, në të cilin listoheshin akset potenciale për t’u bërë me pagesë si dhe tarifat përkatëse, që duhet t’u ngarkoheshin qytetarëve. Sipas raportit, niveli i tarifave të kalimit në rrugë duhet të varionte nga 0.01 euro për kilometër deri në 0.035 euro për kilometër. Kjo e fundit është gjykuar nga konsulenti si nivel maksimal i tarifës së kalimit që mund të përballojnë qytetarët shqiptarë. Pra e thënë ndryshe kompania konsulente i sugjeroi qeverisë që në një rrugë me gjatësi 100 kilometër, tarifa e kalimit për automjetet duke përfshirë dhe tatimin mbi vlerën e shtuar nuk duhet të ishte më e lartë se 3.5 euro në rastin më të keq. Por rekomandimi u thye që herën e parë. Në koncesionin e autostradës

Milot-Morinë, një segment me gjatësi totale 116 kilometër, qeveria e vendosi tarifën e kalimit 5 euro, pra 25 për qind më të rëndë se sa niveli maksimal i përballueshmërisë që sugjeroi konsulenti. Vendosja e tarifës mbi nivelin e përballueshmërisë, çoi në zemërimin e qytetarëve Kuksianë. E gjendur përballë protestave, qeveria lehtësoi tarifat e kalimit për përdoruesit e shpeshtë të rrugës, por koston e transferoi sërish në buxhet duke ja u ngarkuar të gjithë qytetarëve. Skenari i Milot-Morinë po përsëritet, madje këtë herë edhe më i rëndë. Pak ditë më parë ministrja e infrastrukturës, Belinda Balluku, deklaroi se në vjeshtë qeveria do të nisë procedurat për të bërë me pagesë aksin më të rëndësishëm rrugor të vendit, Superstradën Tiranë-Durrës. Në fakt, ideja për të bërë me pagesë rrugën TiranëDurrës, është lakuar që nga vitet 20002 . Por gjatë gjithë kësaj kohe, ajo ka qenë thjesht ide dhe asnjëherë qeveritë që kanë qenë në

10 E shtunë, 18 MAJ 2019

Skandal, politika pushton Akademinë e Shkencave me puç institucional! komunitetit shkencor të vendit. Nuk është rastësi pushtimi i pritshëm i shkencës shqiptare nga politika. Ai po kryhet në kushtet kur rrugën ja ka hapur vetë ministrja e arësimit qytetarja Besa Shahini duke lënë në mes të rrugës detyrën e vet institucionale dhe duke shpalosur platforma personale antiinstitucionale të pambështetura në asnjë ligj, ja ka hapur rrugën grupi i deputetëve socialistë kryesuar nga deputetja qytetarja Eglantina Gjermeni, që duke shpërfillur komunitetin shkencor të vendit shpall si iniciativë ligjore të vetën faktikisht dokumentin e formuluar nga grupi i kryesuar nga z. Skënder Gjnushi, dhe me komplicitetin e drejtueseve të Komisionit parlamentar për edukim dhe mjetet e informimit publik, ku spikat përfaqësuesja e shumicës, qytetarja deputete Milva Ekonomi, ndërkohë që kryetarja e këtij komisioni, e opozitës së re, as nuk ndihet ta ndalojë farsën që bëhet nën hundën e saj.

Pas pushtimit të Akademisë të Shkencave nga ana e politikës, Kryetari i ri i kësaj akademie mund edhe të shpalli largimin nga kryesia e partisë së tij në aleancë me qeverinë, por kjo është tanimë pa asnjë vlerë edhe nëse ndodh ! Të gjitha procedurat e ndjekura prej muajsh kanë privilegjuar këtë akt pushtimi ! Duke qenë edhe kryetar i grupit reformues, caktuar po me urdhër politik nga ana e ministres të arsimit, Kryetari i pritshëm i Akademisë të Shkencave është në konflikt të hapur interesi që vetëm të marrët dhe uzurpuesit nuk do të duan ta shohin. Reforma dhe marrja e pushtetit në Akademi bëhen kështu njësh !!! Kjo pikërisht e dështoi reformën e vërtetë të Akademisë të Shkencave në Shqipëri ! Në këto kushte, i angazhuar deri në fund për ta shpëtuar Akademinë e Shkencave nga rrënimi përfundimtar, pa interes të veçantë person-

al të asnjë lloji, pa konflikt interesi, u bëj thirrje krerëve të shtetit shqiptar që ta ndalin këtë aventurë fatkeqe, i bëj thirrje opozitës ta denoncojë politikisht këtë akt të paprecedent në asnjë nga akademitë e shkencave të Europës a të Botës, i bëj thirrje zotit Lugi Soreca si përfaqësues i BE në Tiranë të ngrejë zërin kundër kësaj katastrofe që po ndodh në mes të ditës kundër vlerave europiane të marrëdhënieve mes shkencës dhe politikës, i bëj thirrje komunitetit shkencor të vendit : Ngrihuni më këmbë për të mbrojtur jo thjesht dinjitetin tuaj, por për të bërë detyrën për të cilën na paguan shoqëria dhe i detyrohemi kombit ! Përsa më takon, në ditët në vazhdim do të publikoj faktet e pakundërshtueshme të këtij pushtimi fatkeq të politikës ndaj simbolit të rrënuar të shkencës dhe dijes kombëtare !

Afera që po gatuhet me koncesionin e Tiranë-Durrës pushtet, nuk kanë ndërmarrë ndonjë hap konkret për ta realizuar. Situata ndryshoi vitin e kaluar. Në kulmin e valës së koncesioneve rrugore, diku nga fundi i vitit të kaluar në Ministrinë e Infrastrukturës mbërriti një propozim i pakërkuar për të marrë me koncesion rrugën Tiranë-Durrës. Propozuesi ishte një kompani indiane e quajtur Kanoria, por pas saj qëndrojnë edhe dy kompani shqiptare; Albstar dhe Trema Inginiering. Sipas ofertës së pakërkuar të koncesionit, ky konsorcium do të investonte një shifër rreth 150 milionë euro për ta zgjeruar rrugën me dy korsi shtesë dhe në këmbim do të vendosej një tarifë kalimi nga 2 deri në 5 euro për çdo automjet, në varësi të madhësisë së tij. Rruga Tiranë-Durrës është 34 kilometra e gjatë në total. Sipas propozimit të konsulentit tarifa

maksimale e kalimit në këtë rrugë nuk duhet të ishte më shumë se 1 euro për kalim në të gjithë distancën e saj, por tarifa e kërkuar nga kompania private ishte të paktën 2 herë më e lartë se sa niveli maksimal. Pavarësisht tarifës së kripur qeveria u vu në lëvizje. Por e vënë nën presion nga FMN dhe publiku për valën e koncesioneve rrugore, qeveria u detyrua që të bëjë përkohësisht një hap pas duke miratuar një darft, i cili rrëzon automatikisht çdo ofertë të pakërkuar pas datës 1 korrik. Projektligji pritet që shumë shpejt të kalojë edhe në seancë plenare duke rrëzuar ofertën e pakërkuar për rrugën TiranëDurrës. Përballë këtij ngërçi, qeveria po e ringjall projektin përmes një manovre tjetër. Ajo që ka lindur si ofertë e pakërkuar nga privatët, tani po shpallet si thirrje e vetë shtetit.

Gjasat janë që koncesioni i rrugës Tiranë-Durrës të përfundojë në duart e ofertuesit të pakërkuar, dhe po me të njëjtën tarifë kalimi, 2 euro për automjetet e thjeshta dhe 5 euro për autobusët dhe mjetet më të rënda. Një tarifë të paktën 2 herë nga niveli më i rëndë i propozuar nga konsulenti, që do u ngarkohet qytetarëve në kurriz, përmes një koncesioni që i bie ndesh edhe Kushtetutës. Shqiptarët paguajnë 160 milionë euro në vit si taksë qarkullimi tek karburantet, mbi këtë do të paguajnë tarifa kalimi në akset me kyç të vendit. Pra 2 pagesa për të njëjtin shërbim, edhe pse Kushtetuta e ndalon qeverinë të taksojë dy herë të njëjtën gjë. Dhe ky është një biznes marramendës. Në rrugë kalojnë 60 mijë mjete në ditë, që do të thotë se janë të paktën 50 milionë euro në vit të ardhura të garantuara për privatin.


POLITIKE

11 E shtunë, 18 MAJ 2019

NËNKRYETARI I LSI

Petrit Vasili:10 pyetje Edi Ramës për gjyqin e Becchetit për 140 mln euro

N

ënkryetari i LSI, Petrit Vasili, në një reagim në Facebook i ka drejtuar kryeministrit Edi Rama 10 pyetje publike lidhur me vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit, e cila dënoi shtetin shqiptar me rreth 140 milionë euro për padinë e biznesmenit italian, Francesco Becchetti. Postimi i plotë i P etrit V asilit në Petrit Vasilit Facebook: ““10 pyetje Edi Ramës për krimin ndaj financave publike! Shqipëria është dënuar të paguajë 140 milionë euro biznesmenit Becchetti për shkak të veprimeve të paligjshme, arrogante dhe arbitrare të Edi Ramës dhe qeverisë. Janë 10 pyetje, përgjigja e të cilave është detyrim i pakapërcyeshëm

për të gjithë shqiptarët. 1. Përse nuk e bën publik qeveria vendimin? 2.Kush do ta paguajë këtë shumë marramendëse? 3.Cilat janë veprimet antiligjore të qeverisë, të cilët çuan në këtë vendim shumë të rëndë. 4.Cila është përgjegjësia e Edi Rames në këtë çështje? 5.Cilat janë përgjegjësit e ekzekutivit individualisht ministra, drejtorë që lidhen me këtë çështje? 6.Cilat janë përgjegjësitë e prokurorisë në këtë proces? 7.Çfarë procesesh arbitrazhi të tjera janë duke u zhvilluar kundër qeverisë dhe sa shkon vlera e tyre? 8.Përse nuk u mor asnjë masë pas alarmit të dhënë nga ministri i

KOMENT Nga Herion Mesi

K

ryeministri i vendit tim e shikon popullin opozitar si popullin e destinuar që të vuajë përgjatë qeverisjes së tij, si shenjë proporcionaliteti ndaj asaj çfarë i ndodh popullit të tij, kur ai është në opozitë, duke na thënë që “popull” është ai që rri në shtëpi, nuk bëzan, është i kënaqur, nuk ka ankesa nga politikat e tij qeverisëse, pra nuk ka arsye pse të protestojë. Akoma më serioze bëhet situata kur brenda javës kryeministri i vendit tim detyrohet që të dalë tre herë para medieve të bëjë gallata me atë çfarë ndodh në rrugët e kryeqytetit, teksa deklaron që protestat e opozitës dëmtojnë Shqipërinë, por jo Qeverinë e tij, a thua se ky tipi po qeveris në Amsterdam dhe se Holanda është vendi që po i prish imazhin Shqipërisë me denoncimet e saj të rritjes së kriminalitetit nga bandat shqiptare. Por përtej kësaj ka dhe diçka më serioze! Kryeministri i vendit tim “ka të drejtë” kur thotë që opozita vetë kërkoi të dilte jashtë sistemit, ndaj ajo duhet të vuajë pasojat e vendimmarrjes së saj, duke mos marrë pjesë në jetën parlamentare, si dhe duke mos u bërë pjesë e procesit zgjedhor të parashikuar për t’u mbajtur më 30 qershor. “Opozita iku, qafën theftë!”, duket sikur është mesazhi i mazhorancës qeverisëse. Dhe për këto arsye kjo opozitë “e papërgjegjshme”, e cila flamurin e betejës së saj ka kthimin e vendit në kushtetutshmëri dhe rikthimin e in-

stitucioneve ligjzbatuese në rendin normal të një vendi demokratik, gabon kur kërkon (të paktën parimisht) garanci që në vendin tim të zhvillohen zgjedhje të lira e të ndershme, ku çdokush që vendos të shprehet me votë të mos ketë frikë nga deformimi i saj. Duke marrë shkas nga këto gabime të njëpasnjëshme të opozitës, i jap të drejtë kryeministrit që me kokëfortësinë e tij nuk heq dorë nga dëshira që një herë të vetme gjatë qeverisjes së tij të zbatojë Kushtetutën (që nuk ekziston, për shkak se nuk ka kush gjykon kushtetutshmërinë e vendimmarrjeve të tij), duke mos hequr dorë jo vetëm nga rimbushja e Parlamentit, që ngjan me rimbushjen e kartave celulare, ku e vetmja domosdoshmëri është e folura, por pa thelb dhe pa krye, por kryeministri i vendit tim është i vendosur që të respektojë edhe datën e përcaktuar për zgjedhjet vendore. Është fat i madh për ne si popull që pas më shumë se 6 vitesh shikojmë këmbënguljen për të zbatuar ligjin themeltar të shtetit, Kushtetutën! Në këtë kuadër, kryeministri i vendit tim edhe pse thotë që nuk shqetësohet nga opozita, protestat e saj, denoncimet e saj, e ku di unë tjetër, ka nisur punën intensive për zhvillimin e garës zgjedhore duke përcaktuar dhe kush do jenë kandidatët e PS-së për një garë pa kundërshtarë, apo thënë në gjuhë sportive, (siç i pëlqen dhe kryeministrit të vendit tim): më 30 Qershor do luhet

Drejtësisë në letrën dërguar kryeministrit në prill të vitit 2017? 9.Interesat e kujt janë favorizuar nga prishja e njëanshme e kontratave ku shteti rrezikon të humbasë edhe qindra milionë euro të tjera. 10.Përse prokuroria shqiptare nuk ka filluar ende çështjen penale ndaj Edi Ramës dhe qeverise për shpërdorim të detyrës, që me veprimet dhe me mosveprimet e tyre kanë sjellë pasojën e dëmeve kolosale ndaj financave publike. Përgjigjet e këtyre pyetjeve janë të pakapërcyeshme për këtë situatë kritike dhe për rrezikun madhor të ekulibrave ekonomike të vendit, si provë e administrimit kriminal shtetëror, që po i bëhet shtetit nga pushteti”.

KOMENT

Po e politizojnë edhe Akademinë e Shkencave të Shqipërisë Nga Haris Vongli

P

o si nuk u dhemb sadopak se çfarë po i bëjnë këtij kombi?! Po politi zojnë dhe shkrijnë edhe Akademinë e Shkencave. Po ku janë këta intelektualë të Shqipërisë që e lejojnë një krim të tillë?! Ku janë këta shkencëtarë? Njerëz të letrave e dijedashës? Këta letrarë e të papolitizuar, ku janë? Pra nga e gjithë shumatorja e të ndriturve shqiptarë, i vetmi kandidat për në krye të Akademisë së Shkencave, madje pa asnjë konkurrent, na qenkërka z. Gjinushi?! Po pse bëjnë sikur nuk e dinë, edhe ata pak që gjenden ndofta në udhë të mbarë, që shkatërrim i arsimit do të thotë robërim i së ardhmes dhe që përveçse rrezikojmë të kthehemi në azil pleqsh, rrezikojmë të mbetemi analfabet po ashtu, ndërsa politika dhe pushteti i babëzitur lëshon tentakulat e mjerimit kudo? Do bëhet një parti e re që do quhet “Partia Akademia e Shkencave e Shqipërisë”?! Po pse po të ishte Akademia e Shkencave një qenie njerëzore, e do të merrej zvarrë kështu, atëherë do t’u vinte keq, sadopak?! Po a e dini se për nga vlerat që ajo mbart është disa qenie bashkë, dhjetëra, qindra, mijëra, miliona?! Dhe këto miliona qenie njerëzore, shqiptarë, që po i robëroni për ditë, o plackitës e pushtues, po humbin shpresën sikurse dritën që veç dija mund ta japë aq sublime! Profesor Fuga me të drejtë e quan këtë akt si “të paprecedent në asnjë nga akademitë e shkencave të Europës a të Botës”. “Politizimi i shkencës dhe i kërkimit shkencor është akt i fundit i këtij kobi kombëtar ! Mendja e shqiptarit do të drejtohet zyrtarisht nga politika !”, shkruan ai, një ndër mendjet me të bukura që kemi mes nesh, dhe që nuk pushon së ngrituri zërin për problemet më madhore me të cilat përballet Shqipëria sot. Turp e faqe zezë! Kaq të verbër të jeni? Kaq pak e doni vendin, shtëpinë tuaj? Ndonjëherë më duket krejt absurde dhe naive tek përpiqem kaq shumë për të sjellë ndryshime. Në Shqipëri ka pllakosur zia kombëtare, në çdo fushë! Mjerë ne! Duan ta gllabërojnë edhe Akademinë e Shkencave, si çdo centimetër fizik e shpirtëror të këtij vendi.

Pyetjet “serioze” që nuk po i bëhen Kryeministrit ... futboll me një portë, ku porta është bosh dhe të gjithë do bëjnë gola plot! Dhe për të çuar më tej idenë brilante që dhe UEFA do e kishte zile, ai i fton shqiptarët e urtë, ata pa pretendime, që nuk protestojnë të bëhen pjesë e kësaj ndeshjeje futbolli me një portë, si tifozë. Që ndeshja të jetë serioze duhen sa më shumë tifozë në stadium, por këta tifozë duhet të bëjnë tifozllëk për ekipin e tij, pasi në këtë ndeshje nuk ka kundërshtarë. Dhe si e tillë në këtë ndeshje nuk vend as për tifozët e ekipit kundërshtar, nuk ka vend as për spektatorët që do rrinë në shtëpi pasi nuk i tërheq fare futbolli si lojë e luajtur mes ekipeve, por si koncept. Një ndeshje e tillë do të falimentonte edhe kompanitë e basteve dhe bukmejkërsat, edhe pse fitorja me portë bosh dhe kundër një ekipi që nuk i lejohet të luajë, është garanci për një golavarazh të thellë. E në këtë gjithë suazë ngjarjesh dhe parashikimesh, duke u larguar tashmë nga futbolli për t’u bërë pak seriozë në këtë analizë, kryeministri i vendit tim, “i pa shqetësuar” nga opozita dhe për fatin e tij politik, brenda 6 ditësh ka zhvilluar dy konferenca për shtyp dhe një komunikim me audiencë të gjerë mbrëmjen e së enjtes në

emisionin “Opinion” në Tv Klan. Ajo që më shqetëson nga këto dalje publike është fakti se të gjithë kolegët e mi gazetarë nuk e marrin seriozisht kryeministrin e vendit tim, pasi të gjithë e pyesin: “Ore si do zgjidhet kriza politike që ka përfshirë vendin tim prej më shumë se 4 muajsh? Ore si do e shmangësh një përplasje popullore, duke qenë se klima politike sa vjen e tensionohet? Ore kur dhe si do ndëshkohen përgjegjësit për blerjen e votave? Si dhe kur do ndëshkohen përgjegjësit për aferën korruptive tek Unaza e Re? Kur do ketë Gjykatë Kushtetuese?”. Të dashur kolegë nuk mund ta shqetësoni kryeministrin e vendit tim për këto gjëra sipërfaqësore, ai po zbaton Kushtetutën! Do bëjë zgjedhje, edhe vetëm po qe nevoja! Ku është problemi këtu?! Ndaj zini mend dhe në konferencën e ardhshme për shtyp pyeteni kryeministrin e vendit tim për gjëra tejet serioze, duke qenë se nuk heq dorë nga vendosmëria për të respektuar datën kushtetuese për zgjedhjet vendore: Pse duhen votuar kandidatët e Partisë Socialiste për bashkitë? Çfarë platforme ka qeveria për bashkitë? A ka frikë ai nga humbja e të përzgjedhurve të tij përballë atyre të pavarur apo të disa partive të kri-

juara me kontribut vullnetar? A do e japë ai dorëheqjen në rast disfate në këtë betejë titanësh (pa opozitën)? Por nëse kryeministri ju bën premtimin e mrekullueshëm që do ta bëjë Shkodrën si Vlora, atëherë duartrokiteni fort dhe plot pasion. Pasi “Shkodra si Vlora” është ëndrra e çdo mallakastrioti. Nëse ju premton që projekti i rilindjes urbane do vijojë pa u ndalur edhe tek bashkitë që deri sot qeverisen nga përfaqësuesit e opozitës “së papërgjegjshme”, atëherë do kemi qendra bashkishë në të gjithë vendin me të njëjtin ndriçim, me të njëjtat shtylla, me të njëjtat pllaka siç janë bërë bashkitë e majta gjatë këtyre viteve, a thua se projektet e tyre i ka realizuar një kompani e vetme, qoftë larg të jetë kjo monopol pranë qeverisë. Pra, kolegë kujdes kur komunikoni me kryeministrin e vendit tim dhe mos ma shqetësoni atë për gjëra demode që kanë të bëjnë me refuzimin e çeljes së negociatave, krizën ekonomike, vendosjen e taksave për kalimet e automjeteve në çdo rrugë interurbane, mungesën e alternativës, vrasjen e shpresës, rritjen e emigracionit, apo dhe më e fundit rënia e lindshmërisë... Nuk shqetësohet njeriu për këto!


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

REKLAMA

12 E shtunë, 18 MAJ 2019


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SOCIALE

13 E shtunë, 18 MAJ 2019

Bashkia e Tiranës mbolli 500 pemë përgjatë rrugës dytësore Tiranë - Kashar

Erion Veliaj: Ulim ndotjen në zonën industriale

R

ruga dytësore përgjatë autostradës TiranëKashar është mbjellë e gjitha me pemë. Bashkia e Tiranës, falë edhe kontributit të Raiffaisen Bank, mbolli 500 pemë të mëdha panje, të cilat do të ulin nivelin e ndotjes që shkaktojnë jo vetëm makinat, por edhe ndërmarrjet industriale që funksionojnë në zonë. Aksionit të mbjelljeve iu bashkua edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili vlerësoi përgjegjësinë sociale që kompanitë apo sipërmarrjet pri-

PROJKETI

D

ita e djeshme shënoi 3vjetorin e fillimit të ndërtimit të Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP). Deri më tani, në Greqisë dhe Shqipërisë 99% e tubave janë shtrirë në tokë. Gjithashtu: Më shumë se 93% e tokës përgjatë gjurmës së TAP në Greqi dhe Shqipëri është kthyer në gjendjen fillestare; në Itali, po vijojnë punimet në terminalin pritës të gazsjellësit; kanë përfunduar mbi 85% të punimeve për stacionet e matjes dhe kompresorëve; shtrimi i tubave në pjesën detare po vijon në përputhje me afatet e projektit; projekti ka arritur një rekord botëror për sigurimin teknik në punë lidhur me kohën e humbur për shkak të incidenteve e cila është shumë më e ulët se normat botërore; Ekipet e TAP kanë drejtuar mjete për më shumë

vate tregojnë, duke kontribuar për të patur një qytet më të mirë dhe të jetueshëm. “Jam sot në një ditë me diell pas shirave, që është momenti ideal për të mbjellë pemë dhe në këtë ditë ideale kemi disa miq idealë, që janë miqtë tanë nga Raiffeisen Bank, të cilët na kanë dhuruar 500 pemë panje, të cilat do qëndisin të gjithë rrugën dytësore të autostradës. Një rrugë, e cila konsumon një pjesë të madhe të ndotjes, për arsye pune të njerëzve që transportojnë mallra dhe që kanë gjithë bizneset në zonën Ti-

ranë-Kashar, ka nevojë që për çdo makinë që kalon këtu, të kemi një pemë. Besoj se miqtë tanë me një përgjegjshmëri sociale të jashtëzakonshme na kanë ndihmuar me kënde lojërash, me çerdhe, kopshte, tani me 500 pemë të reja; janë donatorë përsëritës, pra çdo vit e rrisin kontributin e tyre”, tha Veliaj. Kryebashkiaku i bëri thirrje qytetarëve, bizneseve dhe çdo kujt tjetër që të shfrytëzojë ditët që kanë mbetur dhe të dhurojnë pemë për të patur një qytet më të mirë nesër. “Dua t’i ftoj të gjithë qytetarët që të mbjellin pemë pas shirave që na ndihmuan sepse toka është ideale. Kush e ka lënë për në fund këtë punë, këto janë ditët, ndaj për të gjithë qytetarët që kanë kontribuar, qofshin kompani, biznese, shoqata, administratorë pallati, grupe banorësh apo edhe familjarë që e kanë bërë këtë për një ditëlindje apo për të kujtuar të afërmit e tyre, ky është momenti. Janë ditët e fundit ku ne duam të kapim dhe tejkalojmë rekordin tonë dhe dua posaçërisht të falenderoj Raiffeisen Bank për një kontribut fantastik për qytetin tonë”, u

shpreh Veliaj. Drejtori i Përgjithshëm i Raiffeisen, Christian Canacaris falenderoi Bashkinë e Tiranës për bashkëpunimin jo vetëm në mbjelljen e pemëve, por edhe në shumë projekte të tjera. “Ne dhamë kontributin tonë me mbjelljen e 500 pemëve përgjatë autostradës, të cilat ndikojnë realisht në krijimin e hapësirave të gjelbra dhe duam po ashtu që të

vazhdojmë të japim kontributin tonë të mëtejshëm në përmirësimin e mjedisit. Falë kryebashkiakut, kemi marrë përsipër edhe angazhimin tonë social, duke ndihmuar njëkohësisht edhe komunitetin. Kemi bashkëpunuar në mjaft projekte me Bashkinë e Tiranës dhe do të vijojmë të japim këtë kontributin edhe në të ardhmen”, tha Canacaris.

Tre vite pas nisjes së punimeve më shumë se 87% e TAP ka përfunduar se 116 milionë kilometra dhe kanë bërë rreth 41 milionë orë pune pa incidente madhore në lidhje me sigurimit teknik në punë. Luca Schieppati, Drejtor Menaxhues i TAP, u shpreh: “TAP është i rëndësishëm për tre arsye kryesore: Ai sjell përfitime të menjëhershme për të tre vendet tona pritëse. Për më tepër, ai do t’i ofrojë rajonit siguri në furnizimin me energji dhe diversifikim të burimeve, që më parë nuk e kishte. TAP është gjithashtu një projekt kyç që do ta bëjë më të lehtë tranzicionin energjetik të Evropës. Megjithatë, ne gjithmonë kemi qenë të vetëdijshëm se përtej këtyre arsyeve, TAP është një vepër që duhet të sjellë përfitime të prekshme shoqërore dhe ekonomike për komunitetet që do të mirëpresin tubacionin gjatë dhjetëvjeçarëve në vijim. Kemi punuar shumë për ta arritur këtë gjatë tre viteve të shkuara dhe të njëjtën gjë do të bëjmë edhe pas përfundimit të ndërtimit.” Pasi të jetë ndërtuar, TAP do të ofrojë mundësi të reja për furniz-

imin me energji të banesave dhe industrisë në Evropën Juglindore, ndërkohë rajoni po kalon një tranzicion drejt një të ardhmeje me nivele më të ulëta emetimit të karbonit. Gazi natyror është lënda djegëse fosile më e pastër dhe do të vazhdojë të luajë një rol thelbësor në morinë e burimeve energjetike të Evropës, duke ndihmuar në zëvendësimin e burimeve energjetike që emetojnë më shumë karbon. TAP do të rrisë gjithashtu sigurinë energjetike duke diversi-

fikuar burimet me energji të BE-së. TAP është pjesë e Korridorit Jugor të Gazit që shtrihet nga Deti Kaspik deri në Evropë, me gjatësi rreth 3’500 kilometrash dhe vlerë rreth 40 miliardë USD. TAP do të ofrojë një korridor të drejtpërdrejtë dhe me leverdi ekonomike për vendet e Evropës Juglindore, dhe më tej. Ai do të transportojë gaz natyror nga basenet e Kaspikut drejt Evropës, duke u lidhur me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në kufirin turko-grek, dhe duke përshkuar Greqinë, Shqipërinë dhe Detin Adriatik, përpara se të dalë në tokë në brigjet e Italisë së Jugut, ku do të lidhet me rrjetin italian të gazit natyror.


AKTUALITET

14

E shtunë, 18 MAJ 2019

Marrëveshja i mundëson Frontex-it, Agjencisë Evropiane të Rojave Kufitare dhe Bregdetare, të kryejë operacione të përbashkëta dhe të vendosë ekipe në kufijtë e përbashkët të Shqipërisë dhe BE-së

M

inistri i Brendshëm, Sandër Lleshaj zhvilloi një inspektim në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, në prag të nisjes së zbatimit në terren të marrëveshjes me Frontex për menaxhimin e përbashkët të kufirit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian për parandalimin e klandestinëve që vijnë nga vendet e lindjes dhe Afrikës Veriore që janë në konflikte duke përdorur Shqipërinë si trampolinë për të kaluar në vendet e BE-së. “Së shpejti ne do të fillojmë një operacion të gjerë në bashkëpunim me Frontex, i cili synon të rrisë kapacitetet e Policisë shqiptare për menaxhimin më të mirë të pikave të kufirit dhe kufirit të gjelbër. Është hera e parë që BE nënshkruan një marrëveshje të tillë me një vend jo anëtar, pra e bënë me Shqipërinë për herë të parë dhe synojmë që përmes këtij projekti shumë të rëndësishëm, të mund të forcojmë kapacitetet e kontrollit të kufirit, të frenojmë flukset migratore, të frenojmë trafikun dhe të rrisim bashkëpunimin e Policisë së Shtetit me këtë agjenci shumë të specializuar të BE, prej të cilës mendojmë që do të përfitojmë shumë eksperiencë dhe shumë mbështetje teknike dhe materiale. Në datën 21 do të zhvillohet një aktivitet i madh në Tiranë, i cili do ta lançojë fillimin e këtij projekti të rëndësishëm, të cilin ju ftoj ta ndiqni pastaj për më shumë detaje”,-deklaroi ministri. A ka Shqipëria kapacitet për të pritur klandestinët? Për ministrin e

ITALI

A

vokatja e Moisi Habilaj, Maria Katerina Kaltabiano, kërkoi lehtësimin e akuzave dhe të dënimit për klientin e saj në Gjykatën e Katanias. Para trupit gjykues në Gjykatën e Katanias, mbrojtja e Moisi Habilaj ka kërkuar: Hedhjen poshtë të akuzave të ekzistencës së një grupi kriminal me aktivitet në trafikun e lëndëve narkotike. Përjashtimi (hedhja poshtë) i pretendimit se Moisi Habilaj ishte drejtuesi e promotori i aktvitetit kriminal të këtij grupimi. Përjashtimi (hedhja poshtë) i akuzës se ky ishte një grupim kriminal i armatosur. Përjashtimi (hedhja poshtë) i rrethanave rënduese se në këtë grupim bënin pjesë më shumë se 10 persona. Përjashtimi

Oficerët e BE-së blindojnë kufirin, Lleshaj: Nuk kemi kapacitete OPERACIONI “Është hera e parë që BE nënshkruan një marrëveshje të tillë me një vend jo anëtar, pra e bënë me Shqipërinë për herë të parë dhe synojmë që përmes këtij projekti shumë të rëndësishëm, të mund të forcojmë kapacitetet e kontrollit të kufirit, të frenojmë flukset migratore, të frenojmë trafikun dhe të rrisim bashkëpunimin e Policisë së Shtetit me këtë agjenci shumë të specializuar të BE”. Brendshëm, Shqipëria nuk ka kapacitete pritëse për flukes të mëdha, ndaj dhe u bë pjesë e këtij projekti të Frontex. “Shqipëria nuk ka kapacitete për të pritur flukse të mëdha dhe arsyeja e fillimit të këtij projekti të madh me Frontex është edhe kjo, shtimi i kapaciteteve me qëllim që një numër i konsiderueshëm i oficerëve që do të vijnë nga vendet e Bashkimit Europian do të kryejnë patrullim real bashkë me oficerët dhe punonjësit tanë të policisë me qëllim që ky fenomen të mbahet nën kontroll të plotë. Kjo është dhe risia e madhe që na pret duke filluar që nga data 21 maj e në vijim”. Për

shkak të procesit të skanimit, udhëtarët shqiptarë dhe jo vetëm, presin për orë të tëra në kalimin kufitar edhe në kushte të vështira atmosferike. I pyetur për këtë çështje, Lleshaj tha se: “Kam diskutuar pikërisht për këtë çështje me gjithë drejtuesit e Policisë Vendore dhe atyre të Doganës e të Kufirit. Është një shqetësim, i cili meriton vëmendje dhe do të merremi më të, nuk mund t’ju them sot konkretisht se çfarë do të bëjmë, por di që do të përfshihet shumë shpejt në planet tona për të adresuar, është një shqetësim shumë i drejtë, i cili prek shumë qytetarë. Kushtet

Avokatja e Moisi Habilajt: Të rrëzohen akuzat

(hedhja poshtë) i masave rënduese se ky grup kriminal kishte aktivitet ndërkombëtar. Dhënia e të drejtës së palës rrëzuese në bazë të ligjit 73 paragrafi 7 309/90 sipas të cilit Moisi Habilaj ka qartësuar

pozicionin e tij. Dhënia e rrethanave lehtësuese të përgjithshme si dhe dënim minimal për Moisi Habilaj. Gjykata e Katanias ka konfirmuar datën e dhënies së vendimit më 19 qershor 2019, ora 15:00.

fizike këtu janë këto që janë por ne do të marrim masa për ta adresuar këtë si problem, sigurisht që meriton zgjidhje”,përfundoi ministri. Negociatat për Marrëveshjen e Statusit midis Bashkimit Europian dhe Republikës së Shqipërisë u mbyllën në tetor 2018, duke u bërë marrëveshja e parë e këtij lloji nga BE-ja me një vend fqinj jo të BE-së. Në marrëveshje me autoritetet shqiptare, do të nisin operacione për të ndihmuar për trajtimin e migracionit të parregullt dhe krimit ndërkufitar. Operacioni i përbashkët do të fillojë më 22 maj në kufirin shqiptaro-grek.

TAKIMI

N

ë Romë janë mbledhur krerët e Policive të Ballkanit, në një konferencë ku mori pjesë dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Shqiptare, Ardi Veliu. Të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit më të lartë të Agjencive Europiane si Frontex, Europol dhe Selec. Gjatë takimit me gazetarë, kreu i policisë italiane Franko Gabrielli, u shpreh se tre temat qëndrore të diskutimeve të këtij takimi ishin lufta kundër kriminalitetit të organizuar, terrorizmi ndërkombëtar e trafiku i qënieve njerëzore. “Gjatë javëve të fundit ndryshe nga çfarë po ndodh në Mesdhe ku kemi një reduktim të dukshëm të fluksit të emigrantëve klandestinë që mbërrijnë në Itali, kemi verifikuar

EMIGRANTËT “Shqipëria nuk ka kapacitete për të pritur flukse të mëdha dhe arsyeja e fillimit të këtij projekti të madh me Frontex është edhe kjo, shtimi i kapaciteteve me qëllim që një numër i konsiderueshëm i oficerëve që do të vijnë nga vendet e Bashkimit Europian do të kryejnë patrullim real bashkë me oficerët dhe punonjësit tanë të policisë”.

Emigrantët, policitë takim në Romë

një riaktivizim të rrugës ballkanike për trafikun e qënieve njerëzore, dhe pse jo në shifrat e madhësitë që mori në fund të vitit 2015 e në 2016. Ky fenomen i lidhur

me ngjarjet e humbjes e rrëzimit të Kalifatit, pra Shtetit Islamik, paraqesin një motiv preokupim për sigurinë e këtij rajoni e të gjithë territorit të Bashkimit Europian”.


AKTUALITET

15

E shtunë, 18 MAJ 2019

Në fillim të muajit maj, në Prokurorinë e Bochum, Gjermani është zhvilluar një takim pune ndërkombëtar ndërmjet organeve ligjzbatuese të prokurorive dhe policive respektive të dy vendeve

I

shpallur në kërkim ndërkombëtar, një shtetas është vënë në pranga nga Policia Shqiptare, pasi mbi të rëndonin disa vepra penale. Në një njoftim për median, Policia e Shtetit ka njoftuar se është arrestuar një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga shteti Gjerman. Operacioni ndërkombëtar për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së banesave ka arritur të finalizohet me arrestimin A.L, i cili kishte mundur të largohej nga Gjermania. Në fillim të muajit maj 2019 në Prokurorinë e Bochum, Gjermani është zhvilluar një takim pune ndërkombëtar ndërmjet organeve ligjzbatuese të prokurorive dhe policive respektive të dy vendeve, ku u përcaktuan detyra të përbashkëta policore dhe procedurale me qëllim dokumentimin ligjor të aktivitetit kriminal të gjithë anëtarëve të këtij grupi dhe sidomos të këtij shtetasi shqiptar. Ky shtetas ishte person i shpallur person në kërkim europian, i dënuar më parë për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave apo i vizave”, person nën hetim, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhja”, kryer në kuadrin e “Grupit të strukturuar kriminal” parashikuar nga legjislacioni gjerman dhe nga nenet 287/1, 134/3 dhe 333/a të Kodit Penal Shqiptar. Policia e Shtetit, përmes një reagimi

Në kërkim Europian, në pranga “tmerri” i gjermanëve ARRESTIMI “Në një njoftim për median, Policia e Shtetit ka njoftuar se është arrestuar një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga shteti Gjerman. Operacioni ndërkombëtar për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së banesave ka arritur të finalizohet me arrestimin A.L, i cili kishte mundur të largohej nga Gjermania”.

zyrtar, bën me dije se Policia Gjermane ka bashkëpunuar me Task-Forcën “Anti-Skifter” dhe më pas nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, ku dhe është regjistruar procedimi penal. “Ndalimi u bë në zbatim të lëtër-porosisë së organeve ligjzbatuese Gjermane, pasi u regjistrua procedimi penal nr.

39/ viti 2019, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë. Gjatë kontrollit të banesës së tij, iu sekuestruan disa dokumente për transferta parash nga Gjermania në Shqipëri, orë të markave të shtrenjta, telefona celularë, bizhuteri si dhe një automjet. Në bashkërendim me organet ligjzbatuese të

POLICIA

I dënuar me burg, kapet 52-vjeçari

Policia e kryeqytetit ka arrestuar një 52-vjeçari të shpallur në kërkim, pasi rezultonte i dënuar nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda me 10 vjet e 6 muaj burg, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim”. Mësohet se 52-vjeçari i arrestuar është shtetasi me inicialet F.M, 52-vjeç. Gjithashtu gjatë kontrollit Policia gjeti dhe sekuestroi edhe disa dokumente në gjuhën italiane të cilat dyshohet se mund të jenë të falsifikuara. Në përfundim të veprimeve ky shtetas u procedua edhe për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve i pasaportave ose vizave”. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi u referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë për Krime të Rënda, Tiranë.

GREQI

M

ikel Kasaj, i arratisur nga gjykata e Vlorës një vit më parë, është vënë në pranga në Greqi. Kasaj, sipas policisë greke, u arrestua në Athinë si pjesëtar i një grupi që akuzohet për grabitje të armatosura në pika karburanti dhe banesa. Në këtë operacion u arrestuan gjithsej 6 shtetas shqiptarë dhe 2 grekë. Gjatë operacionit policia sekuestroi ndër të tjera një automatik kallashnikov, dy pistoleta dhe një revolver, si dhe një sasi prej më shumë se 1 kg kanabis. 29-vjeçari Mikel Kasa, arriti të arratisej në mënyre spektakolare nga salla e gjykatës së Vlorës më 23 maj të vitit të shkuar, menjëherë sapo u shqiptua dënimi ndaj tij me 3,4 vite burg. Kasa ishte akuzuar për pengmarrje. Pasi ka marrë vendimin e dhënë nga gjykata në sallën e Gjyqit, Mikel Kasaj ka kërcyer mbi tavolinën e të pandehurit,

rajonit të Bochumit, Gjermani, Task-Forca “Anti-Skifter” dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, po vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të aktivitetit kriminal të këtij grupi të strukturuar, ku deri tani është provuar se ka kryer 25 vjedhje banesash por dyshohet se ka kryer edhe

vjedhje të tjera në këtë rajon. Aktiviteti kriminal i këtij grupi shtrihet në periudhën kohore 2015-2018 në dhjetë rajone në Gjemani. Policia Gjermane ka bashkëpunuar me TaskForcën “Anti-Skifter” dhe më pas nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, ku dhe është regjistruar procedimi penal. Operacioni “Anti-Skifter” vazhdon në bashkëpunim me organet ligjzbatuese të Gjermanisë dhe vendeve të tjera të BE-së”, bëri me dije në njoftimin e saj Policia e Shtetit.

Ikje spektakolare nga Gjykata, kapet Kasaj

duke u larguar nga dera e gjyqtarit dhe jo dera kryesore e sallës. Nga pamjet duket se policët shoqërues të burgut

e ndjekin menjëherë por Mikeli është “zhdukur” nëpër korridoret e gjykatës dhe ka dalë menjëherë përjashta.


AKTUALITET

16

E shtunë, 18 MAJ 2019

Në qendrën e Koordinimit kundër Ekstremizmit të dhunshëm u nënshkrua një memorandium mirëkuptimi me krerët e Komuniteteve fetare në Shqipëri

E

ngarkuara me punë e SHBA-ve në Ambasadën Amerikane në Tiranë, Leyla Moses-Ones foli për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm, teksa e konsideroi Shqipërinë një shembull në rajon. Moses-Ones foli në shqip, ku deklaroi se për të luftuar ekstremizmin duhet të bashkëpunojnë të gjithë aktorët social duke cituar edhe një shprehje në gjuhën shqipe “Punë e mirë me shokë shumë”. “Ne do të vazhdojmë të mbështesim përpjekjen kundër ekstremizmit të dhunshëm në gjithë Shqipërinë. Qeveria e SHBA, mbështet më shumë se 5 milionë dollarë programe të financuara në ndihmë kundër ekstremizmit të dhunshëm bë Shqipëri”, tha ajo. Për më tepër, Moses-Ones theksoi se: “Shqipëria vendosi një standard për pjesën tjetër të rajonit që ka shërbyer si shembull për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm. Strategjia fuqizoi edhe aktorët vendas për të zbatuar çështje të ndjeshme për të trajtuar këtë fenomen. Kjo hapi rrugë për këtë problem. Ne përgëzojmë punën e bërë kundër ekstremizmit të dhunshëm. Të gjithë aktorët e kuptojnë përgjegjësinë parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm. Duhet bashkëpunim mes të gjithë aktorëve socialë. Si thotë një shprehje e vjetër punë e mirë me shokë shumë. Qytetarët tani e kuptojnë se mund të kenë një ndikim pozitivë në komunitetin e tyre”. Nga ana tjetër, ajo tha se do të ndihmojë për fuqizimin e gruas dhe të të rinjëve. “Ne do vazhdojmë të mbështesim luftës kundër ekstremizmit të dhunshëm. Ne po ju ndihmojnë për fuqizimin e

SHBA: Shqipëria në rrugë të mbarë kundër ekstremizmit MEMORANDIUM “Në qendrën e Koordinimit kundër Ekstremizmit të dhunshëm u nënshkrua një memorandium mirëkuptimi me krerët e Komuniteteve fetare në Shqipëri. Ky memorandium u firmos me synimin që të arrihet konsolidimi i të mirës së përbashket përball rreziqeve të mundshme, përmes pozicionimeve dhe veprimeve që ushqejnë e nxisin ekstremizmin e dhunshëm e radikalizmin”.

grave dhe të rinjve. Ne i mbetemi të përkushtuar ndaj partneritetit tonë me Shqipërinë që ofrojnë mundësinë shqiptarëve për të kontribuar për të mirën e përbashkët. Të gjithë ju mund të bëni ndryshimin. Faleminderit dhe dijeni se ne qëndrojmë krah jush për të trajtuar këtë çështje kaq të rëndësishme”, u shpreh Moses-Ones. Në

qendrën e Koordinimit kundër Ekstremizmit të dhunshëm u nënshkrua një memorandium mirëkuptimi me krerët e Komuniteteve fetare në Shqipëri. Ky memorandium u firmos me synimin që të arrihet konsolidimi i të mirës së përbashket përball rreziqeve të mundshme, përmes pozicionimeve dhe veprimeve që

EKSTREMIZMI

ushqejnë e nxisin ekstremizmin e dhunshëm e radikalizmin. Ky memorandium vjen në vazhdim të Deklaratës se Angazhimeve Morale të Përbashkta e komuniteteve fetare Shqiptare, të firmosur më 18 mars 2005. Ajo u shpreh se Shqipëria është ndër të parat në rajon që ka implementur strategjinë kundër ekstremizmit të dhunshëm.

“Shqipëria vendosi një standard për pjesën tjetër të rajonit. Kjo shërbeu si shembull i angazhim të Shqipërisë ndaj kësaj çështje për zbatimit të strategjisë kombëtare të ekstremizmit të dhunshëm. Strategjia fuqizoi edhe aktorët vendas për të zbatuar çështje të ndjeshme të përshtatura ndaj kulturave vendore dhe besimeve fetare për të trajtuar këtë fenomen. Kjo hapi rrugë për këtë problem. Ne përgëzojmë punën e bërë kundër ekstremizmit të dhunshëm. Të gjithë aktorët e kuptojnë përgjegjësinë parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në komunitet e tyre”.

VENDIMI

Sojati: Nga 2015, asnjë shqiptar në Siri 1.4 mln euro shpërblim për policët K Q oordinatori kombëtar i Qendrës kundra Ekstremizmit të Dhunshëm, Agron Sojati i ftuar në “News 24”, foli ndër të tjera për shqiptarët që kanë qenë në Siri dhe si trajtohen ata. Sojati tha se në sajë të masave që janë marrë, duke filluar nga viti 2015, asnjë shqiptar nuk ka shkuar në Siri, ndërsa foli edhe për 16 fëmijë të kthyer nga zonat e luftës dhe kujdesin që tregohet për ta. Ai theksoi se Plani Kombëtar i Veprimit po bashkëpunim me autoritetet shqiptare, me qëllim që kujdesi social për persona në nevojë apo të prekur nga fatkeqësitë të jetë më i madh. ‘’Ka raste për fat të keq ka pasur persona që kanë shkuar në Siri dhe në Irak, duke keqpërdorur fenë. Është negative që një grup shqiptarësh ikën në Siri e Irak por mund të quajmë pozitive se një pjesë e shqiptarëve vendosën që të kthehen, sepse ata kishin hasur në realitet tjetër nga se iu ishte premtuar. Duke filluar nga viti 2015, nuk ka më shqiptarë që të ikën në zonat e konflikteve. Ka ende shqiptarë për fat të keq që ndodhen në Siri dhe zona të konfliktit. Periudha

nga viti 2011-2012 ka qenë e fundit kur shqiptarët janë larguar. Për të kthyerit ka pasur trajtim ligjor dhe social, për shkak të çështjes. Në informacionin që kemi ne, rreth 16 fëmijë kanë qenë në Siri dhe vijnë nga zona ku kanë qenë të ekspozur me dhunë e terror. Për fëmijët ka nevojë për kujdes social e special’’.

everia miratoi një fond prej 1.4 milionë eurove për shpërblimin e punonjësve të policisë të Shtetit për rezultate të larta në kryerjen e detyrës. Sipas vendimit të qeverisë, ky fond i hiqet Ministrisë së Mbrojtjes dhe i kalon Ministrisë së Brendshme. Lista e punonjësve që do të shpërblehen do të miratohet nga ministri i Brendshëm, me propozim të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. “Në buxhetin e miratuar për vitin 2019 të bëhet rishpërndarja e fondeve, ndërmjet Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Mbrojtjes, si më poshtë vijon: Ministrisë së Brendshme t’i shtohet fondi prej 170 000 000 (njëqind e shtatëdhjetë milionë) lekësh, në programin buxhetor “Policia e Shtetit”, për shpërblimin e punonjësve të Policisë së Shtetit, për rezultate të larta në kryerjen e detyrës; Ministrisë së Mbrojtjes t’i pakësohet fondi prej 170 000 000 (njëqind e shtatëdhjetë milionë) lekësh, në zërin “Shpenzime korrente”, të programit “Mbështetja e luftimit”. Masa e shpërblimit të jetë deri në një pagë mujore dhe lista e punonjësve të

Policisë së Shtetit, që do të shpërblehen, të miratohet nga ministri i Brendshëm, me propozim të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Ngarkohen Ministria e Brendshme, Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare”,-thuhet në vendimin e firmosur nga Kryeministri Edi Rama.


AKTUALITET

17

E shtunë, 18 MAJ 2019

Prej 4 vitesh 385 kabinetet që ofrojnë cilësi të lartë shërbimi kanë forcuar rolin e mjekut dhe infermierit tek qytetari dhe kanë rritur profesionalizmin brenda sturkturave të kudjesit parësor “Një në 7 qytetarë janë identifikuar me probleme të tensionit arterial, një prej shkaktarëve kryesorë të sëmundjeve kardiovaskulare. Në Ditën Botërore të Hipertensionit, Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik, organizuan Forumin Shkencor: “Kontrolli Mjekësor Bazë, në kuadër të mbulimit shëndetësor universal”, ku u prezantuan gjetjet pas 4 vitesh zbatim të programit kombëtar “Si je?” për grupmoshën 35-70 vjeç. “Falë programit të kontrollin mjekësor bazë falas, është rritur aksesi i qytetarëve te mjeku i familjes, duke dyfishuar kontaktin me të”, tha Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu. Gjatë fjalës së saj, Manastirliu u shpreh se ky program i nisur 4 vite më parë, ishte implementimi i vizionit të Qeverisë për të përmirësuar kujdesin parësor me insturmenta real, që ndikojnë në ruajtjen dhe kujdesin për shëndetin e qytetarëve. Manastirliu nënvizoi se në 4 vite janë më shumë se 90 mijë qytetarë që janë referuar për vizita të specializuara, pas rezultateve që ka prodhuar kontrolli mjekësor bazë. “Sot pas 4 vitesh, të dhënat tregojnë se 1 në 7 persona ka vlera mbi normat të hipertensionit; 1 në 4 qytetarë rezultojnë me kolesterol të lartë, pra kanë rrezik të lartë për tu prekur nga sëmundjet e zemrës; 1 në 6 raste ka rezultuar me vlera më të larta të glicemisë, që orjenton për sëmundje të diabetit; 1 në 30 qytetare ka probleme me konsumin e lartë të alkoolit”, u shpreh Ministrja. Duke u ndalur tek një prej të dhënave të Kontrollit Mjekësor Bazë, Manastirliu tha: “Kontrolli mjekësor bazë ka zbuluar më shumë se 73 mijë qytetarë në fazën prediabetike. Kapja e hershme e diabetit do të thotë që të kesh mundësi ta parandalosh sëmundjen nëpërmjet sitlit të jetës, dietës të shëndetëshme dhe pa patur nevojë për t’u trajtuar me medikamente”. Sa i përket akuzave që janë hedhur mbi këtë program, ministrja Manastirliu u shpreh se sot, pas 4 vitesh, përgjigjen më të mirë ndaj këyre akuzave e kanë dhënë mbi 1 milion qytetarë që e kanë kryer kontrollin mjekësor. “Akuza të pavërteta, të artikuluara nga goja e atyre që kanë dashur të hedhin baltë mbi këtë program kaq të vlefshëm. Ne nuk bëjmë politikë me sëmundjen dhe shëndetin, ne bëjmë politika për shëndetin. Pas 4 vitesh të realizimit të këtij programi, kontrollet që kanë realizuar qytetarët janë përgjigja më e mirë për akuza të pabaza. Shpenzimet për shëndetin nuk janë kosto, janë investime”, tha Manastirliu. Përveçse qytetarët e kanë përrfituar falas këtë shërbim shëndetësor, kontrolli mjekësor bazë ka ndikuar edhee në uljen e kostove të trajtimit

Manastirliu: Mbi 1 milion qytetarë kryen Check Up-in 385 KABINETE “Prej 4 vitesh 385 kabinetet që ofrojnë cilësi të lartë shërbimi kanë forcuar rolin e mjekut dhe infermierit tek qytetari dhe kanë rritur profesionalizmin brenda sturkturave të kudjesit parësor. Rezultatet që kanë prodhuar të dhënat nga kontrolli mjekësor bazë tregojnë se kemi një riskë të lartë për sëmundjet kardiovaskulare, diabetin, etj”.

4 VITE

për institucionet e Shëndetësinë. Shefi i shërbimit të sëmundjeve interne, prof. Mihal Tase u shpreh gjatë fjalës së tij në forum se ky program ka sjellë zbulueshmëri të lartë të rasteve me Hipertension Arterial, gjë e

cila nëse mbahet nën kontroll, sjell uljen e sëmundshmërisë kronike. Drejtori i OBSH-së për Shqipërinë, Raul Gorzales Montero vlerësoi programin e konsoliduar të Kontrollit Mjekësor Bazë. Prej 4 vitesh

385 kabinetet që ofrojnë cilësi të lartë shërbimi kanë forcuar rolin e mjekut dhe infermierit tek qytetari dhe kanë rritur profesionalizmin brenda sturkturave të kudjesit parësor. Rezultatet që kanë prodhuar të

“Sot pas 4 vitesh, të dhënat tregojnë se 1 në 7 persona ka vlera mbi normat të hipertensionit; 1 në 4 qytetarë rezultojnë me kolesterol të lartë, pra kanë rrezik të lartë për tu prekur nga sëmundjet e zemrës; 1 në 6 raste ka rezultuar me vlera më të larta të glicemisë, që orjenton për sëmundje të diabetit; 1 në 30 qytetare ka probleme me konsumin e lartë të alkoolit”.

dhënat nga kontrolli mjekësor bazë tregojnë se kemi një riskë të lartë për sëmundjet kardiovaskulare, diabetin, etj.

LISTA

RAPORTI

3 degët më të pëlqyera nga studentët

Shqipëria e së ardhmes do t’u përkasë femrave

Të studiosh për ekonomi apo drejtësi vijon të jetë tendence në Shqipëri. Ndërkohë që degët e mësuesisë kryesisht në shkencat ekzakte nuk po ngjallin interes tek të rinjtë. Instituti i Statistikave vëren se vjet vetëm 4.3% e studentëve janë diplomuar në këto programe studimi. Biznes, administrim dhe ligj duket se janë degët më të pëlqyera nga të rinjtë shqiptarë. Vitin e shkuar në këto programe sipas Institutit të Statistikave u diplomuan 28.4% e studentëve në vend. Ndiqen nga degët që ofrojnë njohuri në shëndet e mirëqenie me 14% të të diplomuarve dhe nga shkencat sociale, gazetaria dhe informacioni ku kanë përfunduar universitetin 10.3% e studentëve. Interes duket se nuk po vijojnë të ngjallin degët e shërbimeve me numrin më të ulët të të diplomuarve në vend, vetëm 2.7%. Ato që kanë lidhje me bujqësinë por dhe programet e studimit për mësuesi të shkencave të natyrës e matematikes ku në vitin 2018 kane përfunduar universitetin 4.3% e studentëve. Instituti i Statistikave vëren një rënie të numrit të diplomuarve me 3% krahasuar me vitin 2017.

Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave, tregojnë se në sektorët më jetikë të mbarëvajtjes dhe mirëqenies së një shoqërie, femrat janë në mazhorancë të ndjeshme ndaj meshkujve. Sektorët ku është më e theksuar epërsia e gjinisë femërore janë ato të shëndetësisë dhe mirëqenies, së bashku me arsimin, me rreth 79% dhe 78% respektivisht prani femërore. Femrat janë në shumicë edhe në sektorë të tjerë të rëndësishëm për një shoqëri, si shkencat sociale, gazetari dhe informacion me një raport 70 me 30 në favor të tyre. Edhe në drejtim të shkencave ekonomike, administrimit por edhe ligjit, epërsia është e ndjeshme dhe raporti fiksohet në 61% me 39% në raport të femrave. Shkencat natyrore, matematika, statistika por edhe artet së bashku me shkencat humane janë sektorët e tjerë ku të diplomuarat femra kanë epërsi ndaj gjinisë së kundërt. Meshkujt janë në avantazh ndaj tyre vetëm në bujqësi, inxhinieri, shërbime dhe teknologji informacioni. Të dhënat sinjalizojnë qartë se Shqipëria e të nesërmes mund të jetë nën drejtimin e femrave, me praninë e tyre jo vetëm në sektorët më strategjikë por edhe në postet drejtuese.


KULTURE Kukëli me histori dhe krenari malësore, kisha, muzeu dhe shtatorja e Dom Ndre Mjedës Nga Jak Rrozhani Tre familje nga tre vende të ndryshme të Malësisë së Madhe, u vendosën në pika të ndryshme dhe në kohë të ndryshme. Në fillim, rrjedha ishte spontane, e qetë dhe pa shumë shpresa. Çobanë malësorë erdhën krejt rastësisht me qëllimin për të kaluar me blegtorinë e imët ditët e vështira të dimrave me dëborë dhe të ftohtit, e të ktheheshin sërish nga kishin ardhur. Në këndvështrimin e themelimit e konturimit si fshat , gjithçka lidhet me ardhjen e malësorëve në

malin e Kukëlit, në rrethin e Shkodrës. Me kalimin e viteve , dukej qartazi se po rifillonte dalëngadalë e si pa u kuptuar konturimi i fshatit të ardhshëm Kukël. Kishte ardhur koha , që të formohej një fshat i ri, me fillesat e tij që nga viti 1907. Në këtë vit, ndryshon rrjedha e jeta e malësorëve të ardhur përkohësisht në këtë truall. Po në këtë vit, Dom Ndre Mjeda, poeti i shquar vjen si Meshtar në Grash (rrethi Lezhë) e në këtë zonë (Zadrimë) me lumin Drin në mes, me urën lidhëse të fshatrave. Me të ardhur në këtë vend, Dom Ndre

Mjeda, filloi punën për themelimin e një famullie e se do të merrte edhe pamjen e plotë të fshatit Kukël. Kështu, Ndre Mjeda, mund të quhet arkitekti i këtij fshati dhe i famullisë së tij ku shërbeu si meshtar. Përpjekjet e tij prej pesë vitesh, kurorëzohen në vitin 1913 ku në këto kohë ishte bërë e plotë famullia dhe filluan të hidhen themelet e të ndërtohet kisha , e cila pagëzohet me emrin e Shën-Shtejfnit. Kjo famulli kishte në gjirin e saj 17 familje në tri lagje, në të cilat renditeshin: tri familje kukëljane, pesë seliane, tri lohjane, pesë

18 E shtunë, 18 MAJ 2019

nga Reçi e një traboinase .Me krijimin e kësaj famullie më, 1913 , pa dyshim mund të themi, se u themelua dhe fshati Kukël, me kontributin e meshtarit të fshatit, Dom Ndre Mjeda. Këto fakte dhe ngjarje i mëson, teksa lexon librin e studjuesit të njohur nga ky fshat , me origjinë malësore , Nikollë Vilajeti, “Kukëli-vendbanimi me dy histori “. Ku edhe sot, vazhdon kjo traditë e pasur, me pasurimin shpirtëror të besimtarëve katolikë të këtij fshati e

të kësaj zone. Kisha me famullitarin e saj të devotshëm, Muzeun i Dom Ndre Mjedës që u flet në çdo kohë banorëve të fshatit të zonës e më gjerë , turistëve dhe vizitorëve vendas dhe të huaj. Ku i pret në hyrje të këtij kompleksi muzeal, shtatorja e Dom Ndre Mjedës, meshtar i devotshëm dhe poet i shquar. Me rrjedhën e malësorëve, që erdhën krejt natyrshëm e formuan komunitetin e sotëm në këtë truall, që mban emrin e vjetër, që nga të parët e tyre e mesjetës.

Përse 140 artistë kërkuan bojkotimin e Eurovizionit?

Shqipëria në finalen e Eurovision

J

onida Maliqi me “Ktheju tokës” ia ka dalë që të kalojë në finalen e Eurovision, duke u kualifikuar pas performancës së shkëlqyer në mbrëmjen e dytë të këtij eventi ndërkombëtar të muzikës. Jonida Maliqi këndoi në shqip këngën përfaqësuese për Shqipërinë para miliona njerëzve. Bashkë me Shqipërinë, në përfundim të votimit u kualifikuan edhe Maqedonia e Veriut, Holanda, Suedia, Rusia, Azerbajxhani, Danimarka, Norvegjia, Zvicra, si edhe Malta. Faqja zyrtare e Eurosong e cilësoi zërin e Jonidës mahnitës dhe interpretimin e shkëlqyer.

Fundjava kulturore në Tiranë Një sërë shfaqjesh do të rivihen për publikun e kryeqytetit këtë fundjave. Teatri Eksperimental sjell dramën Antigona me regji të Andrea Brusque, e po ashtu komedinë e zezë “Mbretëresha e Bukurisë” me interpretim të Ermira Gjatës dhe Laura Nezhës si dhe “Magjinë e Jozef Biderit”. Amfiteatri në Tiranë në 18 dhe 19 Maj do të rezervojë muzikë tradicionale nën titullin “Hitet e veriut” e po ashtu edhe komedinë muzikore “Prapaskenat e Fatit” nga Herion Mustafaraj. Publiku do të mund të shikojë në galerinë Kombëtare të arteve koleksionin interesant nga Jan Dibbets dhe ekspozitën e Sokol Beqirit. E në Qendrën për hapje

dhe Dialog në kryeministri, nga mbrëmja e të premtes ekspozohet një koleksion me imazhe nga Shqipëria e viteve 20 dhe 30. Ndërsa për publikun e vogël, në teatrin e kukullave, trupa aktoriale nga Elbasani do të ngjisë shfaqjen “ Magjistari i Ozit.

Gjatë shtatorit që lamë pas, afro 140 artistë kanë kërkuar bojkotimin e Eurovizion, shkaku ishte sipas tyre, brutaliteti që Izraeli ka treguar ndaj palestinezëve. “Vetëm pak ditë pas fitores izraelite të Eurovizion-it, në maj të 2018ës, ushtria izraelite ka vrarë 62 palestinezë të paarmatosur, që protestonin kundër burgimit të tyre në Gaza. Mes të vrarëve ka pasur edhe fëmijë. Po në këtë kohë, presidenti izraelit Benjamin Netanzahu ka shprehur gëzimin e tij për faktin se Netta Barzilai, këngëtarja fituese, ishte për Izraelin ambasadorja më e mirë në botë. Ne artistët suedezë që kemi firmosur këtë kërkesë, nuk mund të bëjmë sikur nuk ka ndodhur asgjë, ndërkohë që Izraeli përdor Eurovizionin për të fshehur krimet kundër popullit palestinez. Derisa Izraeli, me politikën e tij të “apertheid” do t’u mohojë palestinezëve të drejtat themelore të njerëzimit, dhe të heqim dorë nga çdo pjesëmarrje dhe shkëmbim kulturor në Izrael”. Po gjatë kësaj periudhe apelit për të bojkotuar edicionin e 2019-të të Eurovizionit ju bashkua edhe Roger Waters, legjenda e Pink Floyd dhe e rrokut botëror, që përmes “Guardian” i kërkoi Madonnas të refuzojë ftesën për të

performuar në këtë event (për disa miliona dollarë): “Madonna është ende në kohë për ta rimenduar, nëse beson në të drejtat njerëzor. Le ta bëjë diçka të tillë për arsye etike dhe politike. Disa nga kolegët e mi muzikantë kanë performuar kohët e fundit në Izrael duke thënë se e bëjnë diçka të tillë për të krijuar ura dhe për të inkurajuar paqen. Borçkulla! Të performosh në Izrael, është një marrëveshje fitimprurëse, por në këtë mënyrë artistët kontribuojnë për të

normalizuar pushtimin, pastrimin etnik, masakrën e manifestuesve të paarmatosur e fakte të tjera të tmerrshme”. Këtij apeli i janë bashkëngjitur edhe dhjetëra personalitete britanike, mes të cilëve muzikanti Peter Gabriel dhe regjisori Ken Loach. Ndërsa nga ana e Izraelit u përgjigjën përmes fitueses së Eurosong 2018 Netta Barzilai, e cila është shprehur se të bojkotosh konkursin “nuk është përgjigje” e që “nëse drita bojkotohet, përhapet errësira”.


SHOWBIZ

19 E shtunë, 18 MAJ 2019

Elton Deda: Jonida Maliqi iu tregoi vendin injorantëve Këngëtarja Jonida Maliqi ia doli të ishte në 10 këngët që u kualifikuan për në finalen e madhe të Eurovizion-it. Ajo ka dhuruar një performancë elektrizuese teksa këndonte në shqip “Ktheju Tokës”. Pas kësaj fitore kanë shkuar shumë reagime në adresë të suksesit të saj. Këngëtari i njohur Elton Deda, ka reaguar pas kualifikimit të Jonida Maliqit në finalen e Eurovisionit. “Kjo dite e bukur me diell ( heperhe), përtej mynxyrave politike dhe gjendjes depresive që kalojnë të gjithë shqiptarët, u hap me ndjenja të bukura dhe pozitivitet. Mbrëmë Manjola Nallbani këndoi jo vetëm për njerëzit në sallë por për të gjithë shpirtrat e lodhur të artistëve shqiptarë. E shoqërova bashkë me muzikantë të mëdhenj në këtë rrugëtim të bukur dhe të them të drejtën e kam shijuar shumë koncertin. Kaloi shumë shpejt, nuk e kuptova fare kur arriti në këngën e fundit. Kishte në salle shumë kolegë të cilët i pashë gati në mallëngjim dhe kjo është e natyrshme. Ne

1 muaj pas divorcit, Adele blen vilën luksoze Një muaj më parë, këngëtarja e hitit “Someone like you”, Adele, i dha fund martesës së saj 3-vjeçare me bashkëshortin, Simon Konekci. Në deklarata të ndryshme, Adele e ka marrë me sportivitet temën e ndarjes së saj, ndërsa vetëm një muaj pas divorcit, ajo i ka blerë vetes vilën super luksoze. Vila ndodhet në Beverly Hills, shumë pranë shtëpisë ku ajo jetonte me partnerin dhe i ka kushtuar këngëtares plot 10 milionë dollarë. Shtëpia ka një sipërfaqe prej 6045 metra katrorë, përfshin një studio arti, një zyrë të madhe, një dhomë zanati, një palestër, një bibliotekë, pesë dhoma gjumi, gjashtë banjo dhe një pishinë.

duam gjëra të bukura, kaq e thjeshtë është. Dhe vetëm njerëz të mëdhenj por modestë si Manjola dinë t’i shërbejnë aq bukur në art. Urimi im për Manjolën është që të mos ndalojë këtu pasi artistët e mëdhenj ndalojnë vetëm kur ndalon ora. Ka shumë akoma për të dhënë. Ndjenja tjetër e bukur ishte kualifikimi i Jonidës. Histeria kolektive e disa injorantëve që u morën me nivelin e anglishtes së saj,

u kthye në një dashuri të pafundme direkt. Kjo tregon që një pjesë e shoqërisë sonë vuajnë nga hipokrizia, mospasje boshti dhe boshllëk shpirtëror. Merreni si këshillë miqësore, lerini artistët të bëjnë punën e vet dhe bëni dhe ju ndonjë punë se nuk del keq. Shumë suksese e dashur Jonida dhe të jesh e qetë pasi muzika ka vetëm një gjuhë universale, që e kuptojnë të gjithë”, shkruan ai.

Paparacët “thyejnë” çdo limit, irritohet Princ Harry Për të mësuar sa më shumë detaje rreth jetës së Princ Harryt dhe Dukeshës Meghan Markle duket se paparacët kanë ‘thyer’ çdo limit. Sipas mediave të huaja të punësuarit e një agjencie britanike kanë fluturuar me helikopter pranë rezidencës së Harryt dhe Meghanit. Ata kanë dashur të fotografojnë pjesë nga dhoma e ndenjes, kuzhina apo edhe nga dhoma e gjumit. Këto foto janë publikuar në rrjete sociale çka ka çuar në irritimin e Harryt, i cili ka thirrur menjëherë avokatët e tij. Ky “sulm” ndaj tyre ka bërë që Meghan dhe Harry të largohen menjëherë nga rezidenca. Ata nuk kanë dhënë ende një deklaratë për shtyp, por diçka e tillë pritet të ndodhë nga përfaqësuesit e pallatit mbretëror. Princ Harry dhe Dukesha Meghan Markle janë bërë prindër për herë të parë të vogëlushit Archie më 6 maj.

Keanu Reeves krenar që është person me ngjyrë Aktori i famshëm, Keanu Reeves së fundmi ka dhënë një intervistë për Essence, i cili ka folur hapur për faktin që është pjesë e njerëzve me ngjyrë. Edhe pse shumica e fansave e njohin si yllin 54-vjeçar nga Kanadaja, ai faktikisht ishte rritur i rrethuar me kulturë kineze dhe thotë se është krenar me trashëgiminë e tij. Keanu tha se ai “megjithatë nuk është përfaqësues” për aktorët aziatikë në Holliwood. “Shpresoj se çfarëdolloj mundësie të kem pasur, ose punën që jam duke e bërë, në ndonjë mënyrë mund t’i argëtojë dhe gjithashtu nuk dua të them mësojë, por të ketë një lloj vlere që del prej saj”, ka shtuar më tej aktori. Aktori gëzon simpati të madhe në gjithë botën për shkak të punës humanitare. Me gjithë famën, Keanu nuk sillet si person i famshëm i pasur.

Robert Pattinson zgjidhet Batmani i ri, rebelohen fansat Aktori i famshëm britanik Robert Pattinson mendohet se do të jetë protagonist në filmin më të ri të Batman, pikërisht në rolin kryesor të superheroit. Filmi i ri “Batman, Apes Revolution, planti i majmunëve” do të dalë në të gjitha kinematë botërore më 25 qershor të 2021-it shkruan “Variety Fair”. Xhirimet e filmit do të nisin më vjeshtën e këtij viti. Ndërkohë ish-vampiri i “Twilight” është duke xhiruar filmin e tij të fundit, “Lighthouse”. Fansat e këtij filmi kanë reaguar menjëherë ashtu si ata të “Game of Thrones” të cilët me anë të disa peticioneve online i kanë kërkuar “Warner Bros” që Robert Pattinson të largohet menjëherë nga kasti. Sipas publikut do të ishte qesharake që një aktor i njohur për rolin e tij si vampir papritur ta shohësh në atë të superheroit. E njëjta gjë vlen edhe për Ben Afflec i cili është konsideruar si i padenjë dhe aspak serioz për të marrë pjesë në serinë e re të Batman.


SPORT

20

E shtunë, 18 MAJ 2019

Klubi bardhezi ka njoftuar se strategu toskan nuk do të jetë më trajneri i tyre

Allegri mbyll zyrtarisht “martesën” 5-vjeçare me Juventusin M

Rozalb Lika

assimiliano Allegri ka mbyllur aventurën prej 5 vitesh te skuadra e Juventusit. Trajneri italian dhe drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” kanë vendosur me marrëveshje të ndërpresin bashkëpunimin sapo të mbyllet sezoni. Duket se palët nuk kanë rënë dakord për strategjinë që duhet të ndiqte klubi në merkato. Allegri kishte kërkuar ndryshime në organikë, duke sugjeruar largimin e disa lojtarëve dhe 5 blerje të rëndësishme, kërkesa që nuk janë plotësuar nga presidenti Agnelli. Trajneri do të dalë sot, në orën 14:00, në një konferencë lamtumire. Lajmi është konfirmuar nga klubi bardhezi nëpërmjet një njoftimi zyrtar. Sa i përket të ardhmes së strategut të njohur, me shumë mundësi mund të jetë një klub prestigjioz si PSG, Chelsea, apo nuk përjashtohet mundësia që të përfundojë nën drejtimin edhe të Barcelonës. Reagimi i Allegri - Pak orë pas shkarkimit nga skuadra e Juventusit, Massimiliano Allegri ka thënë fjalët e para pas shkarkimit për një emision humoristik në “Canale 5”. “Kanë qenë 5 vite dashurie dhe shumë të bukura. 5 vite për mua janë shumë. Zëvendësuesi? Këtë gjë nuk e di, një duhet ta drejtojë ekipin, nuk e di se kush. Kushdo që të shkojë do të jetë një trajner i madh, pasi Juventusi është një klub i madh. E ardhmja në një ekip si Barcelona? Jo, jo, jo absolutisht. Berlusoni ju

BARDHEZINJTË

STRATEGU

Guardiola i mbyll derën Juventusit dhe Griezmann-it

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, ka folur nga konferenca për shtyp para ndeshjes finale të FA Cup kundër Watford. Rëndësia e ndeshjes në plan të dytë, pasi pyetjet kryesore janë lidhur me mundësinë e transferimit të Antonie Griezmannit në Angli dhe një flirt me Juventusin pas shkarkimit të Allegrit. “Mund të siguroj drejtuesit e Barcelonës se ne nuk do të firmosim me Antoine Griezmann. Nuk e përballojmë dot atë”, - u shpreh tekniku spanjoll. Ai reagoi dhe në lidhje me zërat që e lidhin me klubin e Juventusit pas shkarkimit të Max Allegrit. “Sa herë duhet ta përsëris? Nuk kam asnjë qëllim të lëviz drejt Torinos, apo Italisë. Jam shumë i kënaqur me punën te City dhe njerëzit këtu. Kështu ndihem për momentin, në futboll mund të ndryshojnë shumë gjëra. Sezoni i ri ndoshta nuk do të jetë aq i mirë, por unë do të jem trajner i Manchester City-t”.

ZIKALTRIT

Interi merr “dritën jeshile” nga UEFA, gati blerje të mëdha në merkato

ka telefonuar te Monza? Po, vërtetë!”, deklaroi strategu i ekipit bardhezi. Prapaskenat - Deklarata e Andrea Agnellit, presidentit të “Zonjës”, që pas eliminimit ndaj Ajax mbrojti trajnerin duke përgëzuar kundërshtarin, ishte thjesht një “aktrim” për të mos krijuar tension dhe mbyllur vitin ashtu si duhej. Disa lojtarë nuk e donin më trajnerin, mes tyre, ylli i ekipit, Cristiano Ronaldo, që i ka

këshilluar menjëherë Agnellit, sipas medieve, emrin e Carlo Ancelottit, për të krijuar grup dhe për t’i dhënë një lojë ndryshe ekipit. Por, gjatë kësaj periudhe, dyshja Paratici-Nedved, që kishin fituar pushtet të plotë pas largimit të Marottas, kanë punuar për të larguar trajnerin aktual. Në fakt, “Corriere dello Sport” shkruan se ata kanë patur biseda me trajnerë të ndryshëm, teksa Allegri e kishte kuptuar që po i punohej pas krahëve.

Interi mund të bëjë investime të mëdha në merkaton e kësaj vere, pasi ka marrë zyrtarisht një përgjigje pozitive nga UEFA në lidhje me Fair Play Financiar pasi kanë përmbushur me sukses kërkesat e qeverisë europiane të futbollit në marrëveshjen që kishin nënshkruar para 4 vitesh, duke dalë përfundimisht nga regjimi i “Settlement Agreement”. E konfirmon UEFA në adresën e saj zyrtare, ku komunikon rrugëtimin virtuoz të përshkruar nga klubi zikaltër që nga viti 2015 dhe që ka sjellë gjatë këtij sezoni plotësimin e të gjitha kërkesave që organi kishte vendosur bashkë me presidentin e asaj kohe, Erick Thohir. Bashkë me Interin, çlirohen edhe Astana (Kazaksitan) dhe Besiktas (Turqi), ndërsa shtyhet “amnistia” e Trabzonspor, pasi në bilancin e fundit nuk ka respektuar bilancet. Interi ka mundësi që të rrezikojë dhe investojë shuma të mëdha në merkato, por duke ditur se pas 3 vitesh, do të sërish llogaritë.

Nga Guardiola te Inzaghi, ja emrat që mund të pasojnë Allegrin Massimiliano Allegri nuk do të jetë trajneri i Juventusit në sezonin e ardhshëm. Drejtuesit bardhezi vendosën që të mbyllin përfundimisht aventurën me strategun toskan, për shkak të kërkesave të tij në merkato dhe ato ekonomike personale në kontratën e re. Ëndrra e madhe e presidentit të “Zonjës së Vjetër”, por edhe e tifozëve është padyshim Pep Guardiola. Problemi i madh është fakti që do të jetë shumë e vështirë për të bindur drejtuesit e “Qytetarëve”, ndërkohë që zgjidhja mund të vijë nga UEFA. City rrezikon që të përjashtohet nga Champions League në sezonin e ardhshëm, që mund të

sjellë edhe vendimin për largimin e strategut spanjoll, i cili nuk fiton Champions League që nga viti 2011. Guardiola ka një kontratë deri në vitin 2021, teksa përfiton një shifër të frikshme, 20 milionë sterlina në sezon. Emri i dytë është Didier Deschamps, i cili mund të rikthehet në krye të bardhezinjve pasi i drejtoi në Seria B. Trajneri aktual i Francës, është kampion bote me “Gjelat” dhe ka një lidhje të veçantë me klubin torinez. Mauricio Pochettino ndërkohë është zgjidhja më ideale për klubin torinez, duke u nisur edhe nga fakti se argjentinasi ka bërë një punë fantastike me Tottenhamin duke e dërguar deri në finalen

e Championsit, edhe pse ka një vit e gjysmë që nuk ka bërë asnjë blerje. Problemi i madh është kontrata e tij që skadon në vitin 2023, por në rast se ai do ta mbyllë me mirëkuptim me “Spursat”, mund të firmosë me ekipin torinez për 10 milionë euro në sezon, duke lënë të kënaqur të dyja palët. Zgjidhja më e thjeshtë vjen nga Seria A, atje ku Simone Inzaghi, fitues i freskët i Kupës së Italisë, mund të bëjë hapin e madh në karrierën e tij. Strategu i bardhekaltërve është një zgjidhje me çmim të ulët, por pa eksperiencën e duhur në Europë. Në orët e fundit është një ndër pistat më të ndezura nga drejtuesit e ekipit të Juventusit.


SPORT

21

E shtunë, 18 MAJ 2019

Portieri i kombëtares sonë shihet si zëvendësuesi ideal i portierit Lloris që është drejt largimit

Strakosha në “orbitën” e finalistëve të Champions League T

homas Strakosha në sezonin e ardhshëm mund të mos ta shohim më në Seria A. Portieri i kombëtares sonë mund të fillojë një aventurë të re me finalistët e Champions League-s, Tottenhamin. Paraqitjet shumë të mira në muajt e fundit, kanë konfirmuar rritjen e madhe për Thomasin, që është gati për të bërë hapin e madhe në një klub të njohur evropian. Sipas revistës së njohur sportive “Fuorfourtwo. com”, skuadra e Pochettinos e kërkon me ngulm. “Spursat” më 1 qershor do të luajnë finalen e Champios League ndaj Liverpoolit, por më pas duhet të fillojnë që të mendojnë për një portier që të zëvendësojë Lloris. Sipas medieve franceze, portieri dëshiron rikthimin në Francë, aty ku PSG është gati t’i ofrojë një kontratë të mirë me një pagë të majme. Në rast se kampionët e Francës nuk rinovojnë me Buffonin, mundësitë për kalimin e Lloris në kryeqytetin francez pritet të jenë të mëdha. Gjithmonë duke referuar mediave angleze, Thomas Strakosha do të ishte zgjidhja ideale, duke parë dhe moshën e tij të re, vetëm 23 vjeç dhe faktin që e ka provuar veten në ndeshje të mëdha në Itali. Këtë sezon portieri shqiptar është aktivizuar në 44 ndeshje në total duke pësuar 46 gola, por nuk duhet harruar as fakti se ka një mbrojtje shumë të dobët te bardhekaltrit. Nuk mund të

PORTUGEZI

Ronaldo me zemër të madhe, dhuron 1.5 mln euro për palestinezët

Cristiano Ronaldo njihet si një nga futbollistët më humanë dhe këtë gjë e konfirmon shpesh herë. Ylli portugez ka dhuruar 1,5 milionë dollarë për Palestinën me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Sulmuesi i Juventusit dhuroi për fëmijët palestinezë 1,5 milionë euro edhe në vitin 2012, kur lejoi shitjen me ankand të trofeut të tij personal të Këpucës së Artë. Dhurimi është një gjest solidariteti që mund të lehtësojë nevojat e palestinezëve, veçanërisht në Gaza, të cilët janë bllokuar nga toka, deti dhe ajri nga masat e vendosura nga Izraeli, duke ndikuar në jetën e palestinezëve. 34-vjeçari njihet si një person me zemër të madhe, pasi dhuron shpeshherë shuma të mëdha parash për të ndihmuar nevojtarët, por Palestina është një nga vendet për të cilët ka bërë më tepër donacione.

KUKËSI

Gjoka: Të ruajmë vendin e dytë, sezonin tjetër synojmë titullin

përjashtohet mundësia që në Londër të zbarkojë edhe një tjetër shqiptar, Elseid Hysaj. Mbrojtësi shkodran po vuan te Napoli, pasi Ancelotti nuk i ka dhënë të njëjtat hapësira si Sarri. Gjithsesi e ardhmja e tij do të jetë shumë e lidhur nga e ardhmja

e strategut italian, e cila është shumë e paqartë për momentin. Largimi i mundshëm i Trippier nga Tottenhami do t’i hapte rrugën një afrimi të mundshëm të Hysajt te Tottenhami, por që të gjitha këto të ndodhin do të dojë kohë për ta mësuar.

Trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka, në konferencën për shtyp para ndeshjes me Skënderbeun këmbënguli se në këto tri javë të mbetura skuadra që ai drejton duhet të ruajë vendin e dytë dhe në fund të fitojë Kupën e Shqipërisë. “Nuk e kemi fokusin te finalja e Kupës, duhet të bëjmë mirë këto 3 javë për të ruajtur vendin e dytë dhe për të mbajtur ekipin në formë perfekte. Deri tani jam shumë i kënaqur, ekipi ka reaguar mirë, edhe pse kemi pasur shumë dëmtime. Shkurtaj u dëmtua në Gjirokastër dhe nuk do jetë për këtë ndeshje, ndërsa Shameti ka ndier sërish dhimbje dhe gjithashtu nuk do jetë i gatshëm. Finalja e Kupës? Nuk e kemi bërë ne kërkesën për afrim të finales, ishte propozim i FSHF-së. Ne dhamë “OK”, që finalja të luhej në 31 maj. Disa klube refuzuan dhe nuk u ndryshua asgjë. Kontratat? Ne duam që të vijojmë me këtë grup lojtarësh. Ky vit na shërbeu për konsolidim, vitin e ardhshëm do të synojmë titullin. Reginaldo? Është pjesë e planeve për sezonin e ardhshëm. Flas për pjesën e klubit, pastaj çdo lojtar vendos në varësi të interesit dhe ofertave. Për ne është shumë i rëndësishëm. Në datën 2 për finalen ai do jetë në dispozicion”, deklaroi Gjoka.

PARTIZANI

Gega: Tani të argëtohemi, uroj të ikin të gjithë te Barcelona P

asi siguroi titullin kampion në Superligë, trajneri i Partizanit Skënder Gega është mëse i qetë në prag të ndeshjes së radhës ndaj Teutës. Strategu i të kuqve ka konfirmuar se do të ketë ndryshime në formacion. “Kemi plan që këtë javë të aktivizojmë një pjesë të lojtarëve, që ndoshta s’kanë pasur hapësirën e duhur, por që kanë qenë pjesë e Partizanit dhe kanë kontribuar edhe ata. Impenjimi në stërvitje ka qenë nga të gjithë, përjashto Alban Hoxhën që ka pasur probleme shëndetësore. Në Durrës do shkojmë të luajmë futboll. Shkojmë përfaqësojmë Partizanin dhe të

luajmë me dinjitet. Shumë shpejt do të ulemi me presidentin dhe drejtorin të shikojmë për një projekt të ri, pa zbehur vlerat e asnjë lojtari te Partizani. Kryesorja u arrit. Do të kisha dëshirë të kishim sa më shumë pikë. Do t’i marrim ndeshjet me radhë. Po presim me padurim të luajmë me Kukësin, do të jemi pranë festës dhe ngritjes së trofeut Merkato? Kur e kam nisur me Partizanin, baza ka qenë. Nuk ishte brilante, pasi kemi pasur probleme. Edhe Ibrahimi që u tha se ishte ne limite, u rrit dhe korrigjoi veten. Ndërhyrjet nuk do jenë drastike. Nuk

kemi nevojë për ndërhyrje drastike. Nuk është vetëm Championsi sezoni ynë, punojmë për të ardhmen. Mund të mbarojë shumë shpejt, mund të zgjas pak. Nuk do tentojmë të bëjmë spektakël. Kemi nevojë për afrime, sikurse Reali dhe Barcelona. Kam dëshirë që ky grup të respektohet. Po të ishte për mua, do i mbajmë të gjithë. Shitje? Uroj me shpirt. Nëse një lojtar fiton titullin pas 26 vitesh dhe merr një ofertë shumë të mirë, do ta mbështesja. Gjithsesi ka marrëveshje mes tij dhe klubit, janë të tjerë që drejtojnë. Uroj të ikin te Barcelona të gjithë”, deklaroi Gega.


SHENDETESI

22 E shtunë, 18 MAJ 2019

SPECIALISTI

Si të shfrytëzohen sa më mirë vlerat ushqyese të mollës M

olla përmban dy substanca të fuqishme që mbrojnë shëndetin: flavonoidët pengojnë zhvillimin e qelizave kanceroze, ndërsa proantocianidinat ndihmojnë sistemin imunitar. Kësisoj, kombinimi i këtyre dy antioksidantëve e bën mollën një ushqim, veç vlerave të saj të shumta pozitive për organizmin, ka edhe një potencial të madh për parandalimin e kancereve. Sipas një studimi, molla është një frut shumë i mirë për parandalimin e disa lloje kanceresh.

Për të shfrytëzuar sa më mirë vlerat antioksidante të mollës, këshillohet që ato të lahen mirë e të konsumohen pa ua hequr lëkurën, duke shfrytëzuar të gjithë përbërësit e tyre ushqimorë, meqenëse flavonoidët (substanca që ndikojnë në ngjyrimin e disa luleve, frutave dhe bimëve) janë të përqendruara në lëkurën e tyre dhe pikërisht në pjesën më të jashtme të mishit të frutit. Molla mund të përdoret në çfarëdo ore të ditës, por për të shmangur

ngrëniet e tepërta të ushqimit, mund të merret edhe midis vakteve, pasi ajo ndihmon për shuarjen e urisë, gjë që ndihmon gjithashtu edhe për reduktimin e ngrënies së tepruar gjatë vaktit. Një faktor tjetër që duhet marrë parasysh në efektin e mollës për parandalimin e kancereve është konsumi i tyre i rregullt, pra, është e rëndësishme që konsumi i mollës të kthehet në një zakon. Fëmijëve t'u jepen mollë të vogla ose të prera me kubikë apo feta, në

mënyrë që ata t'i hanë vetë, duke fituar kështu edhe një farë autonomie. Ndryshe nga ushqime të tjera me vlera antioksidante, molla nuk kri-

jon probleme nëse konsumohet e gjallë apo jo, prandaj ajo mund të përdoret edhe e pjekur në furë apo si shoqëruese e ushqimeve të tjera.

SEMUNDJA

D

himbja e fytit zakonisht është shenja e parë e një ftohjeje. Mirëpo, dhimbja e fytit nga ftohja zakonisht përmirësohet ose kalon pas një ose dy ditësh. Ndërkaq, mund të shoqërohet edhe me rrjedhje nga hundët dhe kongjestion (zënia e hundëve). Infeksioni i fytit me streptokok (faringjiti streptokoksik) është një tjetër shkaktar i dhimbjes në fyt. Në këtë rast, dhimbja është më e madhe dhe qëndron më gjatë. Tonsiliti është një inflamacion i dhimbshëm ose infeksion i tonsilëve (bajameve) masa indore të lokalizuara në pjesën e pasme të fytit. Ftohja dhe fyti Dhimbja e fytit mund të shkaktohet nga viruset ose bakteret. Shkaktarët më të shpeshtë janë viruset, me ç'rast dhimbja e fytit mund të shoqërohet edhe me simptomat tjera të ftohjes, si rrjedhje nga hundët, kollitje, sy të kuq ose të njomur dhe teshtitje. Shkaktarët tjerë të dhimbjes së fytit janë edhe duhanpirja, ndotja ose irritantët tjerë në ajër, alergjitë dhe ajri i thatë. Përveç dhimbjes së fytit, te ftohja përfshihen edhe këto simptoma: • Rrjedhja e hundëve • Teshtitja • Kollitja • Kokëdhimbje e lehtë • Dhimbje të lehta trupore • Temperaturë Edhe pse nuk ka mjekim adekuat për shërimin e dhimbjes në fyt të shkaktuar nga viruset e ftohjes, ekzistojnë mënyra që të ndjeheni më mirë. Pirja e lëngjeve të nxehta, shpëlarja me ujë të ngrohtë të kriposur apo marrja e barnave të caktuar, mund t'i lehtësojë simptomat e dhimbjes ose etheve. Kur jeni të ftohur është me rëndësi që të pushoni mjaftueshëm, të konsumoni ushqim të shëndetshëm dhe të pini shumë lëngje. Barnat kundër dhimbjes (acetaminophen, ibuprofen, naproxen) mund të lehtësojnë dhimbjet e shkaktuara nga ftohja e fytit. (Aspirina nuk guxon t'u jepet fëmijëve për shkak të lidhjes me sindromën Reye - një çrregullim që mund të shkaktojë dëmtimin e

Cilat janë shkaqet e dhimbjes së fytit, dhe trajtimi i duhur?

trurit apo vdekjen). Spërkatësit dhe tabletat për zbutjen e fytit dhe 'mpirjen' e përkohshme të dhimbjes janë po ashtu të dobishëm për lehtësimin e gjendjes. Për lirimin e hundëve përdoren spërkatës që përmbajnë dekongjestivë nazalë. Antibiotikët nuk duhet shfrytëzuar për trajtimin e viruseve të ftohjes dhe dhimbjes së fytit, duke qenë se ata janë të efektshëm vetëm kundër baktereve. Antibiotikët nuk kanë kurrfarë efekti mbi viruset. Faringjiti streptokoksik Dhimbja e fytit që shkaktohet nga infeksioni me bakterin streptokok, quhet laringjit streptokoksik. Infeksioni merret gjatë kontaktit me pështymën e personit të infektuar apo sekretet nazale. Është më i shpeshtë te fëmijët e moshave, ndërmjet 5-15 vjeç, por mund të haset edhe te të rriturit. Faringjiti streptokoksik mund të

shkaktojë sëmundje më serioze, siç janë ethet reumatike (sëmundje që mund të dëmtojë valvulet e zemrës). Prandaj është shumë e rëndësishme që të merret mjekimi i duhur që zakonisht zgjat 10 ditë. Simptomat e faringjitit streptokoksik janë zakonisht më të rënda se ato te dhimbja e fytit e shkaktuar nga ftohja, dhe mund të përfshijnë: • Dhimbje të vrullshme të fytit • Humbje të apetitit • Gëlltitje të dhimbshme • Tonsilë të kuq me njolla të bardha • Temperaturë dhe ethe Diagnostikimi i saktë i këtij infeksioni bëhet me anë të testit të streptokokut, i cili tregon praninë e bakterit në fyt. Trajtimi i faringjitit streptokoksik bëhet me anë të antibiotikëve, të cilët shkatërrojnë bakteret që e kanë shkaktuar infeksionin. Penicilina dhe amoksicilina janë

antibiotikët më të shpeshtë që përdoren për mjekimin e dhimbjes së fytit të shkaktuar nga streptokoku. Ndërsa te njerëzit që janë alergjikë në penicilinë, jepen antibiotikë tjerë. Kërkoni ndihmë mjekësore, nëse ndodh që pas terapisë së ordinuar të mjekut shfaqen simptomat e mëposhtme: • Temperaturë dhe ethe, një ose dy ditë pasi jeni ndier më mirë • Nauze ose vjellje • Dhimbje veshi • Kokëdhimbje • Skuqje lëkure • Kollitje • Ënjtje të gjëndrave • Dhimbje nyjash • Frymëzënie • Urina e errët, ekzantema ose dhimbja në gjoks (mund të shfaqen tri apo katër javë më vonë). Tonsiliti

Ndonjëherë dhimbja e fytit shkaktohet nga tonsiliti, një inflamacion i bajameve që mund të shkaktohet nga viruset ose bakteret. 'Puna' e tonsilëve (bajameve) është që të ndihmojnë në luftimin e infeksioneve, mirëpo edhe ato mund të infektohen. Nëse ndodh kështu, atëherë rezultati është tonsiliti dhe dhimbja e fytit. Krahas dhimbjes së fytit, te tonsiliti ënjten bajamet te të cilat mund të ketë njolla të bardha ose të verdha të shpërndara. Simptomat tjera, janë: • Erë e keqe e gojës • Temperaturë dhe ethe • Ndryshime të zërit për shkak të ënjtjes • Gëlltitje e dhimbshme • Ënjtje të gjëndrave limfatike në qafë Nëse infeksioni i tonsilitit është bakteror, atëherë përdoren antibiotikët, ndërsa nëse infeksioni është viral, atëherë antibiotikët nuk ndihmojnë. Rekomandimet • Te cilido infeksion i fytit, rekomandohet: • Pushim i mjaftueshëm • Konsumim i sasive të mëdha të lëngjeve • Konsumim i ushqimit të butë dhe të lëngshëm • Shmangia e ushqimeve të forta dhe pikante • Përdorimi i avullit • Shfrytëzimi i barnave kundër dhimbjes, temperaturës dhe inflamacionit Në rast se infektimi i bajameve ndodh shpesh në mënyrë të përsëritur ose nëse bajamet pengojnë gjumin dhe frymëmarrjen, atëherë mjeku mund të rekomandojë tonsilektominë (ndërhyrje kirurgjike për largimin e bajameve).


KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 1. Mjetet e Bulqizës, e kishin ashtu targën 4. Përmbledhje e sistemuar e normave juridike. I tillë është civil, penal dhe i punës, i pashkruar është ai moral 6. Pjesë e hapur në murin e një ndërtese, në vagonët e trenit, në kabinat e anijeve, për tu bashkuar me botën jashtë 11. Vija që kufizon diçka, kufiri; buza në skajet e një sendi. 13. Që mund të jetojë në tokë dhe në ujë 15. Shkrimtari, skenaristi dhe politikani ... Laço, lindi më 29 shtator të vitit 1936 në fshatin Dardhë të Korçës 16. Makinat e Elbasanit ashtu e kishin targën 17. Murg i një urdhri reaksionar katolik, të themeluar në shekullin XIII 18. Vangjush ....., piktor i shquar shqiptar 22. Kinezët shquhen shumë për atë. Ne e kemi të famshëm atë të malit 27. Aparat, zakonisht në trajtë hinke, që shërben për të përforcuar tingujt e për t'i përhapur larg 30. Secila nga qimet e kokës së njeriut. Ato janë korniza e fytyrës 31. Ai që beson në fenë katolike, përkrahës e pasues i katolicizmit. 36. Një enë prej metali me një rubinet që shërbente për të larë duart, fytyrën 38. Gjyqtar ose lojtar i krahut të majtë a të djathtë, ndryshe i thone gardeline 39. Kosh i madh i thurur me purteka, që përdoret zakonisht për të mbartur fruta 40. Luftar ..., i jashtëzakonshmi i kinemasë, teatrit dhe humorit. Më 1990 merr titullin "Artist i popullit" 42. Rrethi i Shkodrës, ashtu e kishte targën 45. Mjet i madh lundrimi, që përdoret për të mbartur nëpër ujë mallra e njerëz, për peshkim, për qëllime ushtarake 46. Anatoli ..., matematikan rus, i njohur me librin "Kronologjia e Re". Lindi më 13 mars 1945 47. Them diçka duke thirrur fort 49. I imët nga trupi, i shkurtër dhe i dobët; jo i bëshëm, i ... 50. Adem ... veprimtar i shquar i kauzës kombëtare, vuajti 28 vjet në burgjet e ish-Jugosllavisë 52. Thurje, prerje a qëndisje me bedena e me lule, që bëhen ose që qepen anës një rrobe. 54. Enë druri e gjatë dhe e ngushtë në të cilën rrahim qumështin ose kosin për të nxjerrë gjalpin, tundës 55. I vë emrin dikujt a diçkaje; e quaj me një emër, e emërtoj, ose e ... 58. Janë atributet e paditësit 61. Urdhërpagesë e shkruar sipas një modeli të caktuar. Ai i bardhi ishte i famshëm 63. Kuvendim, bisedë që bëhet për të kaluar kohën, për t'u zbavitur 65. Gozhdë të shkurtra me kokë të rrumbullakët a katrore që u vihen këpucëve nën shoje 66. Shkurtesa e Union of European Football Associations dhe e shoqatës Futbolle Evropiane 67. Nuk është shumë, as mjaftueshëm, është ... 68. Energjia që harxhohet ose që

E shtunë, 18 MAJ 2019

Nga Albert VATAJ

çlirohet në një njësi kohe për të bërë një punë 70. Rrethi i Pukës, ashtu e shënonte targën 71. Kolumbiani i famshëm ... Escobar, emblematiku i trafikut të drogës 72. Haxhi ... etnomuzikolog i shquar, ka krijuar dhe riorkestruar shumë këngë e valle popullore të trevave shqipfolëse 74. Kështjellë në vend të ngritur nga mund të vështrohej një qytet 78. Rrethi i Mirditës, e kishte asht targën 79. Josif Visarionovic Xhugashvillit i njohur si... ish udhëheqës i Bashkimit Sovjetik 80. Pika a bula të vogla uji, që bien në mbrëmje, natën ose në mëngjes herët mbi bar 81. Rrethi i Malësisë së Madhe e kishte targën 83. Romani i Anton Pashkut 84. Ka atë emër përfaqësia e atyre që kryejnë shërbime dhe kanë detyrime fetare 85. Sëmundje vdekjeprurëse, njihet edhe me emrin tumor 89. Honore Balzak e huazoi atë shtesë të emrit si dëshmi e prejardhejes nga familje fisnike 90. Osama bin Laden publikoi më 23 shkurt 1998, ... (si quhet) duke shpallur xhihad kundër të gjith "judëve dhe kryqëzuesve" 92. Toponim që merr e gjithë zona me qytet Peshkopinë 93. Unioni Postar Universal 95. Fryti i disa bimëve, i gjatë e i hollë, i përbërë nga dy fletë të ngjitura, brenda të cilave gjenden farat 97. Shqipëria e tillë, ka qënë dhe është ëndërr e nacionalistëve 99. Ashtu quhet një shkëmb me majë të mprehtë, shkëmb i thep-

isur 102. Partia Levizja e Legalitetit 103. Ai që shiste me pakicë gjëra ushqimore dhe disa sende të vogla për nevoja shtëpiake 105. Periudha më e lashtë e zhvillimit të shoqërisë njerëzore të një populli 106. Rrethi i Korçës, ashtu shënohej në targën e makinave 107. Metal me ngjyrë të argjendtë e me shkëlqim të kuqërremë, që është i brishtë e shkrihet shpejt, (simboli Bi) 109. GRamshi e kishte ashtu targën 110. Përdoret për të përforcuar thirrjen kur i drejtohemi dikujt. 111.Degë e mjekësisë që studion metodat për shërimin e disa sëmundjeve me anë të operimit 114. Një nga bashkëtingëlloret e gjuhës shqipe që formohet nga bashkimi i Z me H 115. Lumi pas reshjeve është ashtu 116. Vjen nga PPSH, bëhet ashtu VERTIKALISHT 2. Gur i vogël e i lëmuar, që gjendet zakonisht në shtratin e lumit. 3. Rrethi i Dibrës, ashtu ishte targa 4. ... Gligorov, politikan dhe avokat bullgaro-maqedonas, Presidenti i Parë i Republikës së Maqedonisë 5. Ngjesh mirë e mirë diçka (barin, pambukun etj.); e mbush një thes 6. Pohim me shkrim ose me gojë, që bën dikush për të vërtetuar diçka 7. Newton, fizikan dhe matematikan i famshëm anglez, Lindi

më 4 janar 1643, vdiq më 1727 8. Shteg i ngushtë; rrugë e ngushtë e hapur në dëborë 9. Vë dikë a diçka në një vend të caktuar... bëj ashtu 10. Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë 12. Shumë i verdhë, shumë i zbehtë 14. Kopsht i vogël zakonisht pranë shtëpisë 19. Partia Bashkimi Liberal Demokrat 20. Giordano ..., ishte filozof, prift, kozmolog dhe okultist italian, u dogj për së gjalli në turrën e druve 21. E mbajnë atë të varur në qafë, zakonisht zyrtarë dhe dhëndra 23. Eshtë i tillë një fëmijë që ka humbur njërin ose dy prindërit 24. Fat në lojë, në punë a në jetë. 25. I dhënë pas një loje si mënyrë argëtimi, luaj ose ... 26. Institucion financier e tregtar në vendet kapitaliste 28. Pjesë e dalë në murin e prapmë të një kishe, që ka trajtën e një gjysmërrethi ose të një shumëkëndësh 29. Tirana, e kishte targën e makinave ... 32. Sistem pune që bëhet zinxhir, duke kaluar diçka dorë më dorë, pa ndërprerë punën 33. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, targa e saj ishte 34. Andon ... aktor dhe regjisor shqiptar. Është nderuar me titullin "Artist i Merituar". 35. Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu 37. Pëlhurë e trashë prej liri, që përdoret për thasë etj., burdhë 39. Përdorimi i sendeve ose i të mirave materiale për të plotësuar nevojat vetjake e shoqërore

e Punës 60. Tërësi fjalësh, të lidhura me njëra-tjetrën sipas rregullave gramatikore të një gjuhe 62. Njeri i varfër që është për t'u mëshiruar, njeri i mjerë 63. Tërësia e kushteve natyrore, në të cilat jeton e zhvillohet një gjallesë, habitat 64. Haptas, sy ndër sy, Sheshit 69. Peshk i stërmadh që rritet në oqeane e dete dhe gjuhet për mishin e për dhjamin e saj 73. ... ose thur një pëlhurë apo diçka tjetër për të krijuar 75. Makinë e posaçme ku vihen vezët në temperaturë të ngrohtë që përshpejton lindjen e zogjve 76. Tokë që lërohet e mbillet, tokë buke 77. Isuf ... (1913-2000) ishte arsimtar, shkrimtar, veprimtar i Ballit Kombëtar dhe filozof shqiptar 82. ... Schumacher, pilot gjerman dhe kampion bote i disafishtë në Formula 1. Lindi më 3 janar 1969 86. E sjell rrotull derisa e lodh a e mërzit, e mundoj. 87. Dollap, ka mbahen zakonisht qelqurinat, pjatat, pijet e disa ushqime të thata 88. Kukës, ashtu e identifikoje targën e këtij rrethi 89. Lënda e këtij druri që përdoret për ndërtim, për të bërë orendi etj 91. Shokë që pinin gjakun njëritjetrit dhe bëheshin si vëllezër 94. Bashkimi Evropian, shkurtimisht ashtu 96. Një fshat në jugperëndim të qytetit të Shkodrës. Ndodhet mes Oblikës dhe Muriqanit 98. Punoj tokën për ta mbjellë, e ... 100. Kthimi prapa në një gjendje të pazhvilluar, e kundërta e progresit 101. Eshtë shterruar fare, është dobësuar, është tretur, është ... 103. Josip ... Tito, ishte Presidenti i Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë në periudhën 1953-1980 104. Pemë frutore me trup të lartë e të trashë, me dru të fortë e shumë të mirë për orendi etj 105. Secila nga të dy pjesët me dhjamë që nxjerrin nga kurrizi e nga barku i derrit të therur 108. Organizata Ndërkombëtare për Zhvillim 111.Rrethi i Krujës, ashtu si e shënonte në targë 112. United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland, shkurtima 113. Po Gjirokastra si e kishte targën

41. Pika më e largët nga Toka në orbitën e Hënës 43. Element kimik, gaz pa ngjyrë, pa erë e pa shije, i domosdoshëm për frymëmarrjen. 44. Ndoc ... lindi në Shkodër më 15 qershor 1865, vdiq në burg më 1951. Shkrimtar me mbi 400 vepra, dhe babai i romanit shqip 47. Emri i ish-Presidentit amerikan, të cilit i Kosova i detyrohet... Klinton 48. Shkrim me përmbajtje publicistike a shkencore 51. Titulli fillestar i atij që merret me punë mësimore në një shkollë të lartë; ai që mban këtë titull 53. Radhë sendesh të një lloji, që janë shkuar në pe 56. Turqishtja e vjetër që përdorej në kohën e Perandorisë Osmane 57. Vend i cekët në një lumë, quhet ashtu 58. Thirrjet që përdoren në tubime dhe stampohen në pankarta 59. Organizata Ndërkombëtare 1

PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR

SUPERFJALEKRYQI

23

2

D

3

V

4

5

P

A T

R A

O

E R

I

C

12

L I

15 17

K

R

P

N T

I

D A

L L

P

A V

E R

E

M

J

E

S

H

K O

A

N

E K

M E

C

8

9

M E V P

B 19

L

T

22

O O

P

23

D

L

R

E

U

E

N

F

K

U

O

S

E

G

20

A

G A

K U

B

R

R

I

O N

K

T

Z I

R D

O B

I

29

O Z

30

L B

33

N

31

M A

H M U R

M

34

U

37

P

˙

39

V

J

D

O

40

B

L I

B O

A

P

E

T

Z V

G

G

E

A

R

E M I

S

A R

A

J

H

45

A

Z I

L

R

R

L E

E

K

R

¸

T

N

A

C E

G

G

L T I

U T

E L

O

N

P

A

M

I

56

J

D I

57

D

I

61

H E

B

58

B

O K 60

I

K

52

F

55

59

V

L

L 48

E N 51

C E

54

R

I

47

I 50

I

¸

A

D E 44

46

53

E T

42

O R

43

49

I 36

41

E B

Z 32

35

N D

38

F

E

27

T

V

10

L U

D

24

26 28

D

7

˙

14

L

18

U A

E P

13

R 16

21 25

6

P

A

11

A

N

64

I

K

62

P

O

L

63

S

T

R O

F

B

A S

H K

E

65

˙

A

A

N

T R

M 66

P

70

A

L A

K

O

M E T

E O

C

U

R

O

I

A R

A K

T

V

69

72

K A

F

S

H O

73

J

L

75

74

J

M U R

A

U

O

A

K

A S

O L

L E

E

H

L

L

E

M

77

K

78

D O

L F

O P

81

L

E

P

Q E

R S

H O

82

N

83

F

O

T

S

E

85

A

87

M I

˙

I 84

R

86

N E

S

79

N

B

80

A

R

76

˙

Z

J

68

G

P 71

M U G

K D U

M

67

G J

˙

D

E

88

L

R

H E

I

D

S

L S

I

N

K I

T

J

89

J

K 90

A

91

A H

T

92

P

97

A N

D O

94

M K

T

96

B R

F

93

D

M I

N

98

H

95

L

J

D

L

99

C

T

M U

R M U R

I

E 100

L

C 101

L

R 102

I

Y

T H

T A

103

U

A

D

E

A

105

S

G J

I

L

O S

O J

G 106

L

109

V I

G

104

J

108

B 107

S

K

H

T R

110

E

V ¸

O 111

S

O J

112

G

I

E

D W A R

D

M

¸

H

Z


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

24 E shtunë, 18 MAJ 2019

Presidenti Ilir Meta, apel palëve: Kujdes, mos e çoni vendin drejt konfrontimit!

Presidenti Meta: Shqiptarët kanë vendosur të bashkëjetojnë në mënyrë demokratike Presidenti Ilir Meta, në një prononcim dhënë dje për mediat për krizën politike dhe vendimin e kryeministrit Rama për të shkuar në zgjedhje pa opozitën, u shpreh se palët duhet të marrin përgjegjësinë e tij. Pyetje: Zoti President, a rrezikon vendi të shkojë në përplasje civile në kohën që kriza politike po thellohet dhe palët politike janë ekstremisht të kundërta në qëndrimet e tyre? Presidenti Meta: Mendoj që kjo situatë nuk duhet të ekzistonte kurrsesi pas 22 vjetësh, që kur Shqipëria u nda me vitin 1997, që

ishte një vit mjaft fatkeq. Të gjithë t’i thërrasin mendjes dhe të marrin përgjegjësitë e tyre, sepse për interesa tërësisht egoiste dhe okulte, Shqipëria nuk ka pse të shkojë në konfrontim dhe as shqiptarët me njëri-tjetrin. Ata kanë vendosur të bashkëjetojnë në mënyrë demokratike dhe janë ndarë me sistemet përjashtuese që në vitin 1990. Pyetje: Zoti Meta, kush i ka këto interesa okulte për të cilat flisni ju? Presidenti Meta: Nuk i kanë ata të cilët mezi po presin turizmin dhe shtimin e rezervimin dhe jo anulimin e rezervimeve.

Gazetari: Kryeministri thotë që Ju nuk i keni ftuar në një tryezë për të zgjidhur krizën politike. A do të ndërmerrni një hap të tillë në vijim? Ju keni thënë në mënyrë të vazhdueshme se edhe jo publikisht keni bërë ç’të mundeni për të shpëtuar krizën politike në vend... ? Presidenti Meta: Askush nuk mund t’i transferojë përgjegjësitë te të tjerët aq më tepër te Presidenti i Republikës. Ata e dinë vetë shumë mirë se çfarë duhet të bëjnë dhe duhet të jenë të ndërgjegjshme për pasojat që do të kenë në rast se do ta çojnë vendin drejt konfrontimit.

Kreu i shtetit merr pjesë në 76-vjetorin e themelimit të Batalionit partizan “Dumrea

P

residenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë dje dhe përshëndeti ceremoninë përkujtimore të 76-vjetorit të themelimit të Batalionit partizan “Dumrea”. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, Kryetari i Bashkisë së Cërrikut, Altin Toska, autoritetet vendore, ish-partizanë dhe partizane, të afërm të dëshmorëve të Luftës Antifashiste NacionalÇlirimtare si dhe banorë të zonës. Pasi vendosi një kurorë me lule në lapidarin kushtuar ngjarjes historike në nderim të të rënëve gjatë luftës heroike për çlirimin e vendit nga pushtuesit fashistë dhe nazistë, Presidenti i Republikës përshëndeti të pranishmit duke u shprehur: Duke folur për rëndësinë e luftës anti-fashiste, Presidenti Meta deklaroi se “ne jemi krenarë, jo vetëm se vendi ynë, u çlirua vetë, pa pasur nevojë për ndihmën e Ushtrisë së Kuqe apo forcave të tjera, por njëkohë-

“Askush nuk mund të ketë sukses duke cenuar vlerat e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare”

isht atë ditë të triumfit të lirisë mbi shtypjen dhe mbi fashizmin. Por absolutisht ndihemi

sisht sepse e ndoqëm pushtuesin deri në thellësi të ishJugosllavisë duke dhënë një kontribut të çmuar për çlirimin

e të gjithë Europës. Ne nuk e patëm fatin që të bëheshim pjesë e atij projekti europian, që nisi pikërisht më 9 maj 1945, pikër-

krenarë, sepse Lufta Antifashiste Nacional-Çlirimtare është periudha më e ndritur e popullit dhe e kombit tonë, së bashku me periudhën e Skënderbeut e Rilindjes Kombëtare që solli pavarësinë e Shqipërisë”. Kreu i shtetit komentoi dhe debatin e fundit lidhur me Luftën Antifashiste. “Ndaj askush nuk mund të ketë sukses duke cenuar vlerat e Luftës Antifashiste Nacional-Çlir-

imtare, sepse ato janë kaq të forta e të larta, sa që kushdo që sulmon ato vlera, thjesht tregon dëshpërimin e tij. Nuk është koha për t’u marrë me të kaluarën, sepse shqiptarët në atë periudhë e bënë detyrën e tyre me dinjitet dhe me sakrifica të panumërta. U vendosën në anën e duhur të historisë. Na ndihmuan edhe ne, që sot jemi në anën e duhur të historisë”,- deklaroi kreu i shtetit.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.