KOHA-JONE_17 tetor 2018

Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

Prokuroria nuk guxon të thërrasë Kryeministrin E përditshme e pavarur

Viti i XXVIII i botimit

Nr: 246 (8377)

E mërkurë, 17 Tetor 2018

Çmimi 30 Lekë

Edi Rama kur ishte në opozitë i ka humbur çështjet në prokurori. Tani që është në pushtet, i fiton të gjitha FAQE 3

Presidenti Ilir Meta i jep Blerina Gjylameti së bashku me "Dekoratën e Flamurit Kombëtar", Erion Veliaj takime në kryeqytet për një "Tironë që po ndryshon" Princin e Monakos, Albert II

Në foto: Presidenti Ilir Meta gjatë dekorimit të Princin e Monakos, Albert II, dje në Pallatin e FAQE Brigadave INTERVISTA

PAKETA ANTI-SHPIFJE

Kryeministri ndryshon premtimin: Bastet online nuk do mbyllen

Kryedemokrati Lulzim Basha: Edi Rama do të vrasë të vërtetën

FAQE 4

2-12-13

Në foto: Deputetja dhe kryetarja e PS në Tiranë, Blerina Gjylameti në dëgjesën e zhvilluar nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, te Njësia Administrative nr. 8 për Buxhetin 2019

MINISTRI

FAQE 5

RRËFIMI I INTELEKTUALES SERBE

Ditmir Bushati: Një "Bisedimet për UNESCO e fortë për të ndarjen e Kosovës ruajtur arritjet dhe nisën mes Ramës dhe projektuar të ardhmen Vuçiç, dy vite më parë" FAQE 9

FAQE 9

FAQE 24

KRYEMINISTRI

Akuza e Ramush Haradinaj: Kush do ndryshim kufijsh, është i paguar!

FAQE 7


SPECIALE

2

E mërkurë, 17 TETOR 2018

Presidenti Meta pret në një vizitë shtetërore në Tiranë, Princin e Monakos, Albert i II

P

residenti i Republikës, Ilir Meta, priti dje në Tiranë, Princit Sovran të Monakos, Lartësisë së Tij të Përndritur Albert II, i cili po zhvillon një vizitë shtetërore në vendin tonë. Kjo është vizita e parë e një monarku të Principatës së Monakos në Shqipëri. Pas ceremonive të mirëseardhjes dhe ekzekutimit të himneve të të dy vendeve, Presidenti Meta dhe Princi Albert i II zhvilluan një takim kokë më kokë dhe më pas kryesuan takimin e zgjeruar midis dy delegacioneve zyrtare. Presidenti Meta vlerësoi vizitën e Princit Albert i II në Shqipëri dhe nënvizoi se, në këto shtatë vite marrëdhëniesh diplomatike, bashkëpunimi midis Republikës së Shqipërisë dhe Principatës së Monakos është zhvilluar në mënyrë shumë pozitive. "Vizita e Princit Albert i II është shprehje e qartë e dëshirës dhe vullnetit të

mbrojtura detare shqiptare. Të dy Krerët e Shtetit vlerësuan angazhimet në kuadër të Marrëveshjes së Parisit për Klimën, duke nënvizuar interesin për të bashkëpunuar ngushtë në këtë drejtim. Presidenti Meta dhe Princi Albert i II u shprehën dhe për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe konfirmuan rëndësinë e bashkëpunimit midis dy vendeve në të gjitha organizatat ndërkombëtare ku bëjnë pjesë, në interes të paqes, stabilitetit e zhvillimit të qëndrueshëm. Në fund të bisedimeve zyrtare, në praninë e të dy Krerëve të Shteteve, u nënshkrua një Memorandum Mirëkuptimi nga Ministrat e Jashtëm të të dy vendeve, me anë të së cilës palët bien dakord të identifikojnë fushat e veçanta të bashkëpunimit dhe t'i promovojnë më tej ato. Gjithashtu, u nënshkrua edhe një marrëveshje financimi mes Fon-

përbashkët për t'i nxitur e zhvilluar më tej këto marrëdhënie", nënvizoi Presidenti Meta. Presidenti Meta vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit konkret, në fushat ku eksperienca dhe ekspertiza e Monakos është shumë e njohur ndërkombëtarisht, si në turizëm e në mbrojtjen e mjedisit, zhvillimin e ekonomisë së gjelbër, inovacion e teknologjinë, në shërbimet financiare, trajnimin profesional e në fusha të tjera me interes. Kreu i Shtetit kërkoi gjithashtu nxitjen e biznesit të Monakos që të eksplorojë dhe investojë në tregun shqiptar. Duke iu referuar përkatësisë mesdhetare të të dy vendeve, Presidenti Meta dhe Princi Albert II i Monakos nënvizuan nevojën e rritjes së bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes së ambientit dhe të biodiversitetit. Presidenti Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Fondacioni Princit të Monakos dhe Shoqata për financim të qëndrueshëm të Zonave të Mbrojtura Detare në Mesdhe, po i japin strukturave dhe shoqatave përgjegjëse shqiptare për mbrojtjen dhe promovimin e burimeve natyrore dhe zonave të Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Albina Gjergji, Herion Mesi

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com

NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::

0697044477

dacionit të Princit Albert i II të Monakos me Administratën Rajonale të Zonave të Mbrojtura të Vlorës dhe Shoqatës për mbrojtjen e burimeve natyrore "Pisha Flamur". Në takim të pranishëm nga pala e Principatës së Monakos ishin: Ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimin e Monakos, Gilles Tonelli dhe Ministri Fuqiplotë dhe Administratori i deleguar i Fondacionit Princ Albert i II i Monakos, Bernard Fautrier. Ndërsa nga pala shqiptare ishin të pranishëm: Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati dhe Ministri për Turizmin dhe Ambientin, Blendi Klosi.

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3

E mërkurë, 17 TETOR 2018

Prokuroria nuk guxon të thërrasë Kryeministrin

Edi Rama kur ishte në opozitë i ka humbur çështjet në prokurori. Tani që është në pushtet, i fiton të gjitha Prokuroria e Krimeve të Rënda vendosi dje të mos fillojë hetimet ndaj kryeministrit Edi Rama për akuzën e "pengimit të së vërtetës" dhe "detyrimit për të dhënë prova". Kryeministri u padit nga dy kryetarët e grupeve kryesore parlamentare, Edmond Spaho i PD dhe Petrit Vasili i LSI. Padia e PD dhe LSI bazohej në deklaratat e kryeministrit pas publikimit të video-përgjimit të pretenduar të Albert Veliut (Babalja) me vëllanë e ministrit të Brendshëm. Dy ditë pas publikimit të përgjimit, kryeministri Edi Rama deklaroi se kishte analizuar materialin, në një laborator privat, dhe se në të nuk kishte asnjë provë që implikonte qeverisë. Kreu i mazhorancës deklaroi se ajo që cilësohej si përgjim, sipas tij, ishte një imitim aktorësh të përdorur nga Partia Demokratike me qëllim shantazhi ndaj qeverisë. Deklaratat e kreut të qeverisë u bënë ende pa nisur prokuroria hetimet dhe kur materiali i pretenduar si përgjim nuk ishte dërguar zyrtarisht në një laborator të huaj. Kjo ndërhyrje e kryeministrit në fazën e fillimit të historisë së njohur me emrin "Babale", u cilësua nga opozita si një ndërhyrje në vendimmarrjen e prokurorisë. Opozita pretendon se politikisht Edi Rama shkatërroi hetimin, duke i dhënë që në fillim rezultatin ku duhet të orientohej prokuroria. Ndërsa nga ana ligjore, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili bënë kallëzimin penal ku e akuzonin kreun e qeverisë për pengim të zbardhjes së të vërtetës. Në padinë e tyre, deputetët e PD dhe LSI argumentonin se nëse qeveria e kreu një analizë të audio-përgjimit, përse nuk e bëri publike dhe me çfarë parash u paguan kjo ekspertizë. Gjithashtu, dy deputetët argumentojnë se kreu i ekzekutivit nuk ka asnjë detyrë ligjore dhe institucionale që të kryejë hetime për çështje ndaj të cilave vepron prokuroria. Por të gjithave argumenteve që kanë renditur

ligjvënësit e PD dhe LSI, prokuroria u është përgjigjur se "nuk ndodhemi para kryerjes së një vepre penale". Sipas prokurorit veprimet dhe deklaratat e kryeministrit nuk kanë ndikuar në hetimin e çështjes "Babale", pasi nuk janë përdorur si prova nga ana e prokurorisë. Vendimi Prokurorisë së Krimeve të Rënda duket se do të përdoret dhe për një padi tjetër të PD dhe PS ndaj kryeministrit. Më 3 tetor, Edmond Spaho ka paditur thuajse me të njëjtat akuza kreun e qeverisë për atë që njihet si skandali "Xhiseiala". Edhe në këtë rast akuza është për pengim të institucioneve për zbardhjes së të vërtetës. Prokuroria duket se e ka gati vendimin e pushimit të çështjes dhe për këtë rast, mjafton t'i bëjë një kopje ven-

dimit të parë për rastin "Babale". Ajo çfarë krijon kontrast të fort në këtë histori është sjellja e ndryshme e prokurorisë ndaj padive të qeverisë dhe ndaj padive të opozitës. Po për këto dy dosje që janë në proces hetimor dhe janë thirrur si dëshmitarë ose të dyshuar për kallëzim të rremë, kreu i PD-së, Lulzim Basha, tre deputetë të PD dhe dy gazetarë. Të gjithë kanë shkuar në prokurori. Mjaftoi një padi e Taulant Ballës dhe prokuroria ka vënë në rresht kreun e opozitës dhe gjithë deputetët që kanë folur në publik për çështjen "Babale" dhe "Xhisiela". Basha shkoi në Prokurori brenda ditës kur iu bë thirrja, diçka jo e zakontë për krerët e opozitës shqiptare, si dhe dha llogari për të gjitha pretendimet e Taulant Ballës dhe PS. Ndërsa deputeti

demokrat Edvin Salianji ka dhe një proces hetimor që mund të çojë dhe në arrestimin e tij, nëse e kërkon prokuroria. Për këto dy skandale prokuroria ka hyrë dhe në një tjetër terren, duke paditur njëlloj si politikanët, edhe dy gazetarë për "kallëzim të rremë", kur në fakt ata kanë publikuar materiale dhe nuk kanë kallëzuar. Kur bëhen padi kundër opozitës prokuroria i merr të gjitha seriozisht dhe këtë vit Krimet e Rënda duket se do të kenë punë vetëm me paditë politike. Ndërsa kur paditet kryeministri, prokuroria ka frikë, qoftë edhe të nis formalisht një procedim. Edi Rama kur ishte në opozitë i ka humbur çështjet në prokurori. Tani që është në pushtet, i fiton të gjitha. Q.Xhani


POLITIKE

4

E mërkurë, 17 TETOR 2018

Rama në “Dritare”: I heqim miliarda krimit të organizuar. Rreth 700 milionë euro të lëna në baste do spostohen në ekonomi

K

ryeministri Edi Rama ishte i prerë para disa ditëve kur tha se do të mbyllet çdo bast sportiv. Edhe kazinotë elektronike, përjashtuar hotelet me 5 yje. Sipas Edi Ramës, 31 dhjetori do të jetë data e fundit kur pikat e basteve dhe kazinotë do të funksionojë kudo. Që nga 1 janari ato do të zhvendosen vetëm në hotele dhe resorte me 5 yje në zona turistike. “Ka pasur disa interpretime për këtë jo do ikin nga qendra do shkojnë në periferi. Do mbyllen të gjitha dhe do ketë të tilla vetëm në zona turistike dhe në hotele me 5 yje. Do ikin nga kudo. Është një mortje që është kudo”tha mbrëmjen e djeshme nga studioja e emisionit “Dritare me Rudinën”, në Neës24, shefi i ekzekutivit. Për sa i përket basteve sportive që funksionojnë online, kryeministri u shpreh se po punohet për mbylljen e tyre. Rama premtoi se bastet sportive që funksionojnë në Shqipëri do të mbyllen më 31 dhjetor, ndërsa ato që funksionojnë nga jashtë në një fazë të dytë. “Bastet sportive online do të mbyllen në një fazë të dytë”- u shpreh Rama. Pra, ndryshoi premtimi. Duket një tërheqje e kryeministrit nga ajo çka deklaroi para disa ditëve, kur tha se asnjë bast nuk do të ketë pas datës 31 dhjetor 2018. Me sa duket bosët e basteve kanë ndërhyrë fuqishëm pranë Qeverisë... PJESË NGA INTERVISTA Keni deklaruar edhe më parë për mbylljen e lojërave të fatit. Këtë herë mundeni t’i mbyllni të gjitha? Kjo ka qenë një përpjekje e nisur më parë e cila u materializua në një tentativë në parlament për kazinotë elektronike. Në atë kohë nuk u diskutua për bastet por kazinotë elektronike. Atë kohë dështoi. Nuk u fut menjëherë por sot e ka. Ka pasur disa interpretime për këtë jo do ikin nga qendra do shkojnë në periferi. Do mbyllen të gjitha dhe do ketë të tilla vetëm në zona turistike dhe në hotele me 5 yje. Do ikin nga kudo. Është një mortje që është kudo. Bastet do ikin nga Tirana dhe ku do shkojnë? Ne kemi marrë një sërë masash dhe kompanitë janë përgjysmuar dhe të ardhurat janë rritur. Por ka ende informalitet dhe burime kriminale. Do mbyllen të gjitha. Po monopolizohen dhe nuk po mbyllen? Ne do punojmë për regjimin e ri të basteve online. Ne kemi ngritur një grup pune dhe në 31 dhjetor do mbyllen të gjitha duke përfshirë edhe këtë monopolin online. Do kemi një

Kryeministri ndryshon premtimin: Bastet online nuk do të mbyllen

garë të hapur për këtë treg. Kam parë shumë përpjekje se do intestifikohen. Po i heqim miliarda krimit të organizuar. Një pjesë janë kompani ku fshihet një segment i krimit të organizuar. Më shumë se 95% e atyre që luajnë, nuk do luajnë më pas mbylljes. Thonë që e ka Olsi Rama, Vangjush Dako, Olsi Rama dalin emrat e bastarena... E gjitha kjo sforco për thënë se e ka vëllai, pikërisht nuk e ka Taulanti është përpjekje për t’i hedhur baltë. Facebooku është kazani më i madh që ekziston. Nëse do të ketë një hapje për online do të ketë një fazë të dytë. Nga 1 janari nuk do të ketë pika bastesh, por pjesa që i intereson edhe publikut, po mbyllim kompanitë poshtë pallateve, e poshtë dyqaneve. Në një treg normal ka një ligj, i cili ka disa rregulla konkrete. Kur shteti nuk i kontrollon dot vjen ky ligj, merret vendimi drastik për ta mbyllur tregun. Nga 1 janari e tutje ata që e kanë mikrob lojërat, do të gjejnë forma të reja, për të vënë bastet. Në 2016 nuk kishim mazhorancë. Gjatë mandatit të parë nuk patëm mazhorancë, kjo është një industri me influencë shumë të madhe. Unë e di se edhe ju si në të gjithë botën jeni. Hedh shumë para, lobon mbi deputetët dhe mbi mediat, por edhe me shpifjet, ku është vëllai, etj. U shty pasi nuk patëm dot vota. Kam patur debate të brendshme për këtë. Për sa i përket asaj se kjo bëhet se s’ka shtet që të kontrollojë apo si masë për të bërë

një spostim masiv të parasë nga bastet tek ekonomitë për familjet… Nëse do ishte se nuk e kontrollojmë dot, le të shikojmë si e kanë vende më të forta se ne. Shko vër baste në Neë York. Shko tek Trump dhe vër bast. Ne kemi punuar për këtë për disa muaj. Është e vërtetë që e nxorëm menjëherë por kemi punuar disa muaj me një grup të ngushtë. Nëse do e kishim hapur më parë dhe më shumë do kishin hedhur baltë. Në 31 janar mbyllen të tëra. Mbyllen kazinotë, mbyllen bastet, mbyllet online që është këtu. Po punojmë që të mbyllim dhe online që janë jashtë që të mos kenë akses këtu. Baste tek bordura para hotel Dajtit viheshin në kohën e Enverit. Është njësoj si të krahasosh një flotë të tërë në det me kalamajtë që kapin peshk tek liqeni me kavanoza. Ne po mbysim një flotë të tërë kriminale që shkatërroi këtë qytet. Në 2013 keni premtuar… Nuk e kam premtuar. Pyetjen bëjeni mbi fakte. Jo mbi bazën e një gënjeshtre. Shpifjet do t’i luftoj. Keni nisur aksionin “Fundi i Marrëzisë” dhe keni premtuar që do ta godisni këtë sektor. Ndërkohë xhiroja e këtij sektori është rritur. Nga 900 pika kanë shkuar në 4 mijë pika. Në një raport të KLSH thuhet se Agjencia e organizimit të lojërave të fatit ka dështuar. A mund të themi se Fundi i Marrëzisë ka dështuar dhe qeveria ka dështuar për ta luftuar këtë plagë sociale në 5 vite që keni

qenë në pushtet? Ne jo vetëm që nuk kemi dështuar por përkundrazi kemi vendosur goxha rregull në një fushë ku ka shumë llum dhe ka shumë informalitet ende. Kemi vendosur goxha rregull. Këto i rrëzon vetëm një fakt. Unë e kontestoj raportin e KLSH-së. Kompanitë që merren me këtë punë janë përgjysmuar dhe të ardhurat që merr shteti janë dyfishuar. Kompanitë mund të jenë përgjysmuar, por pikat e basteve janë shumëfishuar... Ka shumë më tepër formalizim se ç’kishte. Ka katërfishim të pikave të basteve. Në bazën e legjislacionit në fuqi ne nuk jemi marrë asnjë herë me bastet, por ka qenë për kazinotë elektronike. Po flas për kumarin si plagë sociale... Unë po flas për një drejtë elementare, mos më ndërprit. Gazetarët marrin kryeministrin dhe i ndërpresin fjalën. Rudina Xhunga: Mos humbasim kohë. Erl Murati: Nuk keni pse nxeheni. Edi Rama: E thashë që në këtë sektor kemi bërë shumë, por ka shumë llum akoma. Ndalimi i basteve nuk ka qenë temë. Bastet kanë hyrë si shqetësim sepse filluan të lulëzojnë. Jemi në kushtet ku kemi mundësinë të sfidojmë këtë llum. Ofertat do jenë duke u rritur. Unë jam këtu për të thënë se nuk ka më asnjë lloj diferencimi se nuk do ketë asnjë lloj basti. Po punojmë se çfarë do bëjmë për online në

të ardhmen. Pra a mundemi ne të bllokojmë edhe ato që janë jashtë vendit. Ky vendim u duk sikur erdhi pas vrasjes në bllok? Kemi bërë një studim të kësaj situate. Nuk ka lidhje fare me këtë që thua ti. Goditja është bërë blic. Unë përmenda emrin e Dakos për shkak të autobusëve të Durrësit me reklamat e basteve? Autobusat janë linja private dhe nuk pyesin bashkinë se çfarë reklame të bëjnë. Pra ti duhet të bësh investigimin pas asaj që ke parë. Mos flisni me hamendje. Është ofenduese për qytetarin që reklamat të bllokojnë autobusët? Unë jam babai i një djali 4-vjeçar dhe një 30 vjeç. Unë nuk i kam borxh askujt që djali im të rritet në terrorin e shpifjes. Unë jam babai i një djali 4 vjeç… Nuk e harroj atë momentin kur djali im ishte futur poshtë krevatit se kishte te dëgjuar se ai nuk ishte djali im. Nuk shpifin gazetarët në botë. Thotë njëri këtu vëllai jot kështu e del ky tjetri. Këtu nuk diskutohet fare për ngjarjet që u interesojnë njerëzve. Nëse unë do isha e papunë nesër nga bastet ku do punoja? Janë rreth 700 mln euro që do spostohen nga kumarhanet në ekonomi dhe të gjitha këto mjedise, këta njerëz që janë të vetëpunësuar do ndryshojë. Ato lokale që iu është rritur vlera në mënyrë artificiale për shkak të bastoreve do kthehen në treg për aktivitete të tjera biznesi. Kultivimi dhe trafikimi i kanabisit, në mbledhjen e grupit parlamentar të 8 tetorit ju keni thënë se e keni çrrënjosur përfundimisht kanabisin. Ndërkohë në ditët e mëpasme janë kapur 1 ton e gjysmë kanabis të kapur në Itali nga Shqipëria. Pyetja ime është keni fakte alternative? Kanabisi është çrrënjosur nga Shqipëria dhe këtë thotë raporti i Guardia di Finanza i cili dhe vjet ishte i qartë dhe u prit me entuziazëm nga komuniteti ndërkombëtar. Këtë vit është rrafshuar komplet. Ndërkohë që ka tek tuk. Janë stoqe të së kaluarës. Nga kapjet që janë bërë andej është më shumë se 1/10 e asaj që transportohej vetëm nga Lazarati dhe janë stoqe të së kaluarës. Janë stoqe të së kaluarës. Është droga e Saimirit që ka ngel? Ça të them unë ty. Kjo është fjali e njeriu që sikur ka humbur një bast.


POLITIKE

5

E mërkurë, 17 TETOR 2018

Reagon kreu i AKEP-it, Ilir Zela: Shikoni punën tuaj! Nëse nuk na ndihmoni, të paktën mos na sulmoni!

K

ryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ngjallur debate në distancë me kreun e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Ilir Zela, teksa ka dalë kundër nismës së kryeministrit Edi Rama për regjistrimin e portaleve. Përmes një qëndrimi të shprehur në faqen e tij zyrtare në rrjetet sociale, lideri demokrat thotë se Rama kërkon regjistrimin e portaleve për t’i shantazhuar më pas për të vrarë të vërtetën. Sipas Bashës, AKEP-i është kthyer tashmë në policinë e mendimit në duart e Ramës. “AKEP është Policia e Mendimit në duart e Ramës për të kërcënuar lirinë e shprehjes dhe vrarë të vërtetën. Rama kërkon që mediat online të regjistrohen si biznese që t’u lëshojë tatimorët për t’i shantazhuar dhe dhunuar. Do të dështojë turpshëm, së bashku me veglat qorre në AKEP”- u shpreh dje kryedemokrati Lulzim Basha. Paketa anti-shpifje e iniciuar nga kryeministri Edi Rama nis me legalizimin e portaleve. Kryeministri i cilëson si “fantazma” pa adresë dhe pa emër, portalet e paregjistruara në Qendrën Kombëtare të Bizneseve. Dhe për të “faktuar” këtë, të hënën AKEP-i publikoi një listë me portalet e paregjistruara dhe la afat 72 orë që të publikojnë numrin e Nipt-it në faqen e tyre online, pasi në të kundërt do të bëhet mbyllja e çdo portali të paregjistruar. AKEP u ka kërkuar të gjitha mediave online të regjistrohen tek Qendra Kombëtare e Biznesit si çdo aktivitet tjetër që ka të ardhura dhe ka për detyrë

“Antishpifja”, Basha kundër regjistrimit të portaleve: Rama do të vrasë të vërtetën

të paguajë sigurime shoqërore të gazetarëve. Shumë media online janë pajisur me Nipt dhe shume të tjera janë duke pajisur sipas legjislacionit. Por deklarata e Bashës do të pasonte me një reagim të kreut të AKEP-it, Ilir Zela, i cili i është përgjigjur akuzave të kreut të PD-së Lulzim Basha, i cili u

shpreh se AKEP-i është Policia e Mendimit të Ramës. Po përmes rrjeteve sociale, Zela i sugjeroi Bashës të shohë punën e tij, ndërsa u shpreh se në rastin më të mirë e konsideron deklaratën e Bashës të papjekur. “Zoti Basha, ju sugjeroj të shikoni punën tuaj, e cila uroj t’ju shkojë më mirë, e jo të përqendrohe-

ni në përçmimin e punës së të tjerëve. Përkundrazi, deklarata juaj për AKEP është në rastin më të mirë e papjekur, ndërsa në rastin më të keq gjejani vetë emrin. AKEP-i nuk synon të mbyllë asnjë media online, sepse po ta kishte këtë synim do të mjaftonte zbatimi i ligjit ekzistues, miratuar me votën

tuaj, për të mbyllur një pjesë të madhe të tyre. Por jo, AKEP-i synon të ndihmojë formalizimin e të gjitha portaleve online dhe kërkesa për vendosjen e NIPT-it në seksionin “kontakt” të faqes ueb, buron nga ligji jo nga ndonjë synim i errët i AKEP. Për ta lehtësuar këtë shpjegim, unë ju ftoj ju dhe këdo që dëshiron, të klikojë një çfarëdo media online në vendin fqinj, Itali. Aty do te gjeni NIPT-in identifikues, që nuk është një damkë censure, por një karte identiteti e veprimtarisë ekonomike. Dhe po zoti Basha, çdo media online (përjashto Blogjet individuale) është një entitet tregtar dhe jo një frëngji nga ku persona të paidentifikuar qëllojnë, pa treguar as burimet e financimit, e madje duke ofruar edhe hapësira për reklama tregtare, apo shitje të natyrave të tjera. Ndaj edhe në këtë çështje ju ftoj të na mbështesni dhe jo të na pengoni. Prandaj zoti Basha, shikoni punën tuaj dhe nëse nuk e ndihmoni dot, të paktën mos e sulmoni e shantazhoni AKEP-in. Sepse AKEP-i është një institucion i ligjshmërisë dhe shtetit të së drejtës, jo një vegël qorre, siç qorrazi e etiketoni ju”- u shpreh dje kreu i AKEP-it, Ilir Zela.

KREU I PAA-SË: FERMERËT PUNOJNË TË MBAJNË FRYMËN GJALLË. NAFTA PO PREK CCMIME REKORDE

Duka: Mazhoranca nuk mbajti premtimin për akcizën e naftës

K

ryetari i Partisë Agrare Ambientaleste Agron Duka ka shprehur revoltën e tij lidhur me ccmimin e lartë të naftës dhe problemet që po hasin fermerët shqiptarë pas këtyre ccmimeve, të cilat nuk u rishikuan nga qeveria edhe pse kjo e fundit, sicc thotë Duka, premtoi se do të ndërhynte në akcizën e naftës për fermerët. Përmes një reagimin në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, kreu i PAA-së theksoi se duke e lënë ccmimin e naftës me akcizë fermeri shqiptar punon vetëm për të mbajtur frymën dhe jo për të plotësuar nevojat e tregut, që afërmendsh mbushet me produkte nga vendet e rajonit, të cilat janë më konkurruese në çmim edhe si pasojë e kostos së naftës. Agron Duka shprehet se oremtimi elektoral për heqjen

e akcizës së naftës dhe taksës së qarkullimit nuk u mbajt kurrë nga kjo mazhorancë. “Ndërsa gjithë energjitë e mazhorancës janë përqendruar te një paketë propagandistike “anti-shpifje”, çmimi i naftës në vendin tonë po prek rekorde marramendëse krahasuar me vendet e rajonit dhe Europës. Në Shqipëri çmimi për një litër naftë është 182 Lekë, ndërsa mesatarja e tij në botë është 117 Lekë, rreth 40% më shumë. Vendi ynë ndodhet në listën e 10 shteteve në kontinentin europian me çmimin më të lartë, si Danimarka, Franca, Anglia, Italia dhe Zvicra, ndërsa lë pas sa i takon vlerës së çmimit të karburantit Austrinë, Holandën, Japoninë e Gjermaninë. Në Shqipëri çmimi është më i lartë se në të gjithë rajonin. Në Serbi 174, në Maqedoni nafta kushton

136, në Mal të Zi 163 Lekë, në Bosnjë Hercegovinë 145 dhe në Kroaci 172 Lekë. Sikurse ndodh për çdo degë të ekonomisë, çmimi

tejet i lartë i naftës ndikon në mënyrë shumë negative në fushën e bujqësisë. Punimi i tokës, si pasojë e çmimit të lartë të naftës,

bëhet i papërballueshëm. Mjetet agromekanike të fermerëve furnizohen me të njëjtin çmim me të cilën furnizon makinën personi që shëtit për kënaqësi. Si pasojë, fermeri shqiptar punon vetëm për të mbajtur frymën dhe jo për të plotësuar nevojat e tregut; që afërmendsh mbushet me produkte nga vendet e rajonit, të cilat janë më konkurruese në çmim edhe si pasojë e kostos së naftës. Premtimi elektoral për heqjen e akcizës së naftës dhe taksës së qarkullimit nuk u mbajt kurrë nga kjo mazhorancë. Nafta është elementi kryesor për një bujqësi në zhvillim siç është bujqësia shqiptare; prandaj ka ardhur momenti që t’i vendoset një akcizë shpifjeve të mazhorancës në këtë fushë, dhe të hiqet akciza për fermerët”- u shpreh dje në reagimin e tij, kreu i PAA-së, Agron Duka.


POLITIKE

6

E mërkurë, 17 TETOR 2018

Kryeministri ironizon bojkotin e opozitës në PE-së dhe i kthehet “Anti-shpifjes”: Humbësit e përdorin shpifjen

Sherri në Bruksel, Edi Rama ironi me PD: Ai momenti kur të vjen zor për komshiun

DEPUTETI I PD-së

Salianji ironizon Ballën: Në prokurori jepet llogari, s’është faltore për krimet

I

ncidenti i kësaj të hëne në Bruksel gjatë takimit ndërparlamentar të PE-së dhe Kuvendit të Shqipërisë, ku opozita pasi denoncoi në PE inkriminimin e kreut të delegacionit shqiptar Taulant Balla u largua nga salla e mbledhjes ku temë e diskutimit ishte integrimi i vendit në BE, ka shkaktuar reagime të politikës dhe në Tiranë. Paraditja e djeshme i ka shërbyer vetë kryeministrit Edi Rama për të reaguar lidhur me këtë veprim të deputetëve të opozitës të cilët kërkuan përjashtimin e Taulant Ballës nga tryeza e punimeve në Bruksel, pasi sipas tyre është i lidhur me krimin. Nisur nga kjo, Rama përmes një foto-montazhi që do ta publikonte në rrjetet sociale, ironizoi bojkotin e opozitës, pasi u largua nga salla e PE-së, por jo nga dreka e përbashkët në të cilën i pranishëm ishte edhe kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla. Kryeministri shoqëron foton me shkrimin: “Ai momenti kur të vjen zor për komshiun që të ka rënë për hise…”. Dhe pak minuta më vonë, për këtë cëcshtje kryeministri Rama do të reagonte sërish. Rama do të publikonte në rrjetet sociale mesazhin e një eurodeputeti të Parlamentit Europian, lidhur me situatën e krijuar një ditë më parë në Parlamentin Europi-

an, ku PD-ja hodhi akuza të ashpra ndaj kreut të delegacionit shqiptar, Taulant Balla, për lidhje me trafikantët e drogës dhe kërkoi përjashtimin e tij nga delegacioni. Eurodeputeti, të cilin Rama nuk e identifikon, sipas kryeministrit është mik i Shqipërisë, i cili shkruan se ajo që ka ndodhur dje në PE është e tmerrshme dhe e padëgjuar. “Një mik i Shqipërisë në Parlamentin Europian: I dashur Edi! S’kam dashur kurrë të dëgjoj aq keq sa dëgjova sot për

çka kishin bërë kolegët shqiptarë! Është e tmerrshme dhe e padëgjuar nën çatinë e BE-së! Jam pa fjalë dhe uroj të gjeni forca e kurajo për të vijuar punën por me ata... ”, i është drejtuar ai kryeministrit Edi Rama. Anti-shpifja Dhe pak orë më vonë, kryeministri Edi Rama do të reagonte sërish ditën e djeshme përmes rrjeteve sociale, por kësaj radhe në lidhje me pretendimet e opozitës për paketën anti-shpifje që po përgatitet nga ekspertët e

Paralajmërimit nga ana e kryetarit të grupit parlamentar socialist Taulant Balla që do të kallëzonte në Prokurori përfaqësuesit e PD-së pas incidentit të së hënës në Bruksel, do të reagonte edhe deputeti demokrat, Ervin Salianji. Me ironi i është përgjigjur edhe deputeti i PD-së, Ervin Salianji. Ky i fundit ka ironizuar paralajmërimin e Ballës duke u shprehur se Prokuroria është vendi ku jepet llogari për krimet dhe jo faltore për shpëlarjen e krimeve! “E ke ngatërruar Taulant! Prokuroria është vendi ku jepet llogari për krimet, jo faltore për shpëlarjen e krimeve! Kështu jemi ndarë, ne japim llogari për denoncimin e krimit ju jeni të ngrehur nga lidhjet me krimin!”- u shpreh dje deputeti i PD-së, Ervin Salianji.

qeverisë. Në reagimin e tij, Rama thotë se vetëm humbësit përdorin shpifjen për të mundur kundërshtarin. “Imagjinoni për një moment sikur fëmijëve t’u mësonim se shpifjet, sharjet, hiletë e gënjeshtrat, janë mjete jo vetëm të lejueshme, po edhe të nevojshme për të mundur një kundërshtar! Sot këto mjete po u tregtohen përditë shqiptarëve nga humbësit politikë dhe kazanët mediatikë”- shprehet kryeministri Edi Rama në reagimin e tij.

KREU I GRUPIT TË PS-SË: NUK E LE UNË NË HARRESË, SEPSE TURPËROVE SHQIPËRINË

Sherri në PE, Balla: Padi për Bashën, Salianjin dhe Hoxhën

K

reu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka paralajmëruar një kallëzim në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ditën e sotme për Ervin Salianjin, Lulzim Bashën dhe Florenc Hoxhën, ish-polici pranë PD-së, i cili intervistoi Fredi Alizotin në atë njihet ndryshe si audio-përgjimi “Babalja 2”. Kallëzimi vjen pas deklaratave të PD-së, në takimin e së hënës në Parlamentin Europian. Përmes një reagimi në rrjetet social, kreu i grupit parlamentar të PS-së sqaroi se nuk e harron

turpërimin që sipas tij, PD-ja i bëri vendit gjatë mbledhjes në PE. “Lulzim Basha është zyrtarisht në hetim për “kallëzim të rremë të kryer në bashkëpunim” me shpifës Nuhun. Pse nuk shkon PD t’i shohë kamerat e komisariatit dhe praninë time në komisariatin e Fushë-Krujës, apo edhe të vetë Nuhut? Ti Lulzim si person në hetim ke të drejtë t’i shohësh. Apo hajt se do harrohet. Nuk e le unë në harresë, Lulzim! Sepse dje turpërove Shqipërinë aspak mua, me një paçavurre që i dhe të lexojë Pollua. Edhe

Ervin Salianji është zyrtarisht në hetim bashkë me Babale&co. Nesër tek Prokuroria e Krimeve të Rënda depozitoj kallëzim të plotë për vepra penale të kryera në bashkëpunim për Lulzim Bashën, Ervin Salianjin dorë për dore me Florenc Hoxhën, pazarxhinjtë e sëmurë që ranë brenda në kurthin që ngritën vetë me ca personazhe qesharakë e që nuk ka alibi që i shpëton. Ti Lulzim duhet të sqarosh pazaret me këta persona, të bëra në SHQUP apo në oborrin e SHQUP-it. Kallëzimi dhe çdo informacion tjetër është në diz-

pozicion të Prokurorisë, sepse shqiptarët duan të dinë të vërtetën sa më shpejt. Luli kërcen nga një degë në një degë, nga një gënjeshtër në tjetrën. Turp

s’ka. Lulzim mos kërko marrëveshje për t’u tërhequr nga kallzimet. Do t’i shkojmë deri në fund secilës prej shpifjeve”- tha Taulant Balla.


POLITIKE

7

E mërkurë, 17 TETOR 2018

Kreu i grupit të LSI-së flet për grusht shteti: Prokuroria i dorëzohet përfundimisht krimit

K

ryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, informoi dje se prokuroria ka vendosur të mos fillojë hetimet për kryeministrin Edi Rama, pas kallëzimit të opozitës. Kallëzimi i opozitës për Ramën, lidhet me deklaratën e kryeministrit në muajin maj pas publikimit të audio-përgjimit të Albert Veliut. Rama tha nga selia e PS se e kishte marrë përgjigjen e audio-përgjimit dhe nga ekspertiza kishte konstatuar se audioja ishte e montuar. Petrit Vasili dhe Edmond Spaho, depozituan më 11 korrik një kallëzim në prokurori për Ramën, ku e akuzonin se kishte kryer veprën penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”. Në vendimin e prokurorisë për të mos filluar hetimet thuhet se kryeministri Edi Rama nuk ka kryer vepër penale dhe se mungojnë elementët për këtë vepër. Sipas prokurorisë, kryeministri nuk ka prishur provat hetimore. Në vendimin e prokurorisë për të mos filluar hetimin për Ramën, thuhet se kryeministri s’ka kryer vepër penale dhe nuk ka prishur provat hetimore. Pikërisht kjo duket se ka shkaktuar dhe reagimin e ashpër të kryetarit të grupit të LSI-së, Petrit Vasili, i cili përmes një reagimi në rrjetet sociale, teksa publikon dhe vendimin e zbardhur të akuzës, u shpreh dje se me këtë vendim, prokuroria i dorëzohet përfundimisht krimit. “Prokuroria i dorëzohet përfundimisht krimit dhe i mbyll çështjen Edi Ramës. Prokuroria e

Pushimi i hetimeve, Vasili: Prokuroria në shërbim të Ramës, burg për shqiptarët

dorëzuar kokë e këmbë te krimi dhe që pacipësisht dënon me arrest gazetarët që denoncojnë të vërtetat e mëdha. Prokuroria që thërret kryetarin e Partisë Demokratike për çështje ordinere. Prokuroria që mbulon provat në audio-përgjimin e Agron Xhafës. Sot (dje) prokuroria pas kallëzimit të opozitës ndaj Edi Ramës që gjoja kishte kryer ekspertizën e

audio-përgjimit ia mbylli pacipësisht sot (dje) çështjen. Gazetarët në burg, Edi Ramës i mbyllet çështja. Prokuroria i mbylli më parë çështjen Edi Ramës me një falje me “Facebook”, kur i bëri i beri thirrje policisë të hiqte uniformat e të bënte vota për rilindjen. Qytetarë! Reforma në drejtësi ishte burg për ju dhe mbulim i çdo zullumi për Edi

Ramën! Turp, turp, turp!”- u shpreh kreu i ligjvënësve të LSIsë, Petrit Vasili në reagimin e tij. Grushti i shtetit Më herët gjatë ditës së djeshme, Petrit Vasili do ta sulmonte ashpër kryeministrin Edi Rama. Teksa foli për grusht shteti, ai tha se faktet tregojnë regjinë e Ramës për të inskenuar aktorë për çështjen “Babalja”, duke u ofruar

PROKURORIA PUSHON HETIMIN PËR PADINË E OPOZITËS NDAJ KRYEMINISTRIT, KREU I PD-së: NË SHQIPËRI KA DY DREJTËSI

K

Basha: Prokuroria refuzon të hetojë Ramën, Veliun, Ballën dhe mbron luksin e Tahirit

ryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se në Shqipëri janë vendosur dy drejtësi: një për Edi Ramën dhe kriminelët dhe një për pjesën tjetër të popullit. Reagimi i kryedemokratit do të vinte vetëm pak minuta pasi Prokuroria pushtoi hetimet për Edi Ramën në lidhje me deklaratat e tij për ekspertizën e audio-përgjimit të publikuar për Agron Xhafën. “Prokuroria ka refuzuar të hapë hetimet për Edi Ramën, edhe pse ai mashtroi publikisht se kishte bërë ekspertizë private të audio-përgjimit, me qëllim të qartë që të mbronte një kriminel dhe për të ndikuar dhe kërcënuar organet e drejtësisë që të mos hetonin. Gjithashtu, sot (dje), prokuroria ka refuzuar të marrë nën hetim Ardi Veliun dhe Taulant Ballën. Po sot (dje), prokuroria ka lëshuar përmes mediave të pushtetit lajmin se Saimir Tahiri e ka të ligjshëm gjithë luksin në të cilin jeton. Është e njëjta prokurori që burgosi kuksianët, që burgos përditë njerëzit e thjeshtë për shkeljet më të lehta, që heton gazetarët kritikë dhe

kundërshtarët politikë. Në Shqipëri janë vendosur dy drejtësi: një për Edi Ramën dhe kriminelët dhe një tjetër për popullin. Edi Rama dhe kriminelët janë mbi ligjin, kurse mbi popullin ushtrohet dhunë duke abuzuar ligjin. Kësaj “drejtësie” do ti vijë fundi shumë shpejt!”- u shpreh kreu i PDsë, Lulzim Basha. Vendimi i Prokurorisë Kallëzimi i opozitës për Ramën, lidhet me deklaratën e kryeministrit në muajin

maj pas publikimit të audio-përgjimit të Albert Veliut. Rama tha nga selia e PS se e kishte marrë përgjigjen e audio-përgjimit dhe nga ekspertiza kishte konstatuar se audioja ishte e montuar. Petrit Vasili dhe Edmond Spaho, depozituan më 11 korrik një kallëzim në prokurori për Ramën, ku e akuzonin se kishte kryer veprën penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”. Në vendimin e prokurorisë për të mos filluar hetimet thuhet se kryeministri Edi Rama nuk ka kryer vepër penale dhe se mungojnë elementët për këtë vepër. “Në lidhje me faktin e pretenduar në kallëzim se shtetasi Edi Rama, me detyrë Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, dhe njëkohësisht deputet i Kuvendit të Shqipërisë ka kryer veprën penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, dhe “Detyrimi për të kallëzuar provën”, të parashikuara nga nenet 301 dhe 304 të Kodit Penal, rezulton se fakti i pretenduar nuk parashikohet nga ligji si vepër penale”, thuhet në vendimin e zbardhur të Prokurorisë.

atyre paprekshmëri. “Rama-gate, thellohet në mënyrë tronditëse grushti i shtetit. Faktet tronditëse më të fundit të inkriminimit të qeverisë në mbulimin kriminal dhe korruptiv të audio-përgjimit të vëllait të ministrit, plotësojnë qartë pamjen e Rama-gate, thënë ndryshe, grushtit të shtetit në veprim. Faktet tregojnë qartë regjinë e kryeministrit për të inskenuar aktorë, për t’i paguar dhe për t’u ofruar garancitë e paprekshmërisë së tyre. Qeveria, qe ka çuar përpara drejtësisë drejtorë, specialistë, infermierë, e plot e plot njerëz thjesht dhe vetëm me faktet e emisioneve televizive investigative, sot mbulon përgjimet pjesë e dosjes se audio-përgjimit. Qeveria, që ka çuar në burg njerëz për denoncimet në portalin e saj, sot e mbështetur nga kryeprokurorja po mbulojnë sheshit një krim shtetëror. Kryeprokurorja po shkel mbi çdo ligj dhe mbi institucionin që ajo vetë drejton, në emër të borxhit, që ka ndaj kryeministrit që e votoi me 69 vota. Rama-gate po thellohet orë pas ore dhe grushti i shtetit tashmë është në sytë e të gjithëve. Rama-gate është pa rrugëdalje për të”- tha dje Petrit Vasili.

DEBATI NË BRUKSEL

Duma: BE-në e kemi partner të vërtetë ndaj i themi të vërtetat Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka deklaruar se të vërtetat e Shqipërisë sado të hidhura qofshin, ato duhet t’i raportohen një partneri kryesor siç është Bashkimi Europian. “Jemi përballë një qeverisje, pasi e vetmja mënyrë që mund të na dëgjojë është kontestimi. Na kanë thënë , sepse nuk duhet të nxjerrim të palarat e vendit jashtë. Asgjë nuk lulëzon nga gënjeshtra. Sot bëjmë një logjikë të thjeshtë, duhet ti themi të vërtetat për Shqipërinë, apo nuk do t’ia themi. BE është partneri ynë dhe të vërtetat duhet t’ia themi. Nëse kemi të minuar kodin moral, nuk mundet që ky të besohet. Duam marrëdhënie sikur, apo marrëdhënie të vërteta. Jemi në një situatë kur ujku nuk mund të bëjë moral për delet”, tha Duma. E ftuar në rubrikën “Opinion” në Neës 24, ajo deklaroi dje se opozita do të vijojë të denoncojë të gjithë veprimet që kryhen në dëm të qytetarëve, ndërsa theksoi se procesi i negociatave ende nuk ka një datë zyrtare edhe pse u njoftua për në muajin dhjetor. “Kjo është e vetmja mundësi për t’i thënë të vërteta dhe për të fituar aleatë në BE. Nuk ka një moment të vetëm që Brukseli merr problemet tona dhe ti zgjidhë ato.Sipas Ramës, kjo opozitë është edhe e keqe, por edhe e mban peng vendin. Për hapjen e negociatave ne bëmë konsensus.”, tha Duma.


POLITIKE

8

E mërkurë, 17 TETOR 2018

Debate te “Ekonomia”- Ministri Ahmetaj: Borxhi brenda objektivit. KLSH: Nuk është 70, por 72 përqind

KLSH kritika qeverisë: Nuk janë raportuar shpenzimet për të ulur deficitin dhe borxhin

K

omisioni i Ekonomisë dhe Financave ka diskutuar buxhetin faktit të vitit 2017. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kritikuar Ministrinë e Financave se ka fshehur shpenzimet për të ulur defiçitin dhe nivelin e borxhit publik. Gjatë raportimit në Komisionin e Ekonomisë për buxhetin e 2017, KLSH raportoi ndër të tjera një sërë shkeljesh. Por për kreun e Financave, të dhënat fiskale janë të konfirmuara edhe nga institucionet ndërkombëtare. Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj e ka vendosur ndër të tjera theksin te borxhi publik, që sipas tij në vitin 2017 ka një rënie me 2 për qind dhe nga 72.3 për qind ky borxh ra në 70.1 për qind. “Në vitin 2017 shënuam një ulje të borxhit publik. Ekonomia shqiptare performoi mjaft mirë, rritja ka qenë 3.84% nga 3.4% në vitin 2016. Buxheti duhet të ulet deri në nivelin 45%. Viti 2017 ishte elektoral dhe pati edhe një specifikë, qeverinë teknike dhe e bënë që të ishte test real për financat publike dhe perspektivën e qëndrueshmërisë së tyre. Qeveria nuk krijoi borxh të ri. Shifrat janë në përputhshmëri të plotë me ligjin dhe me detyrimet që Parlamenti i ka vendosur qeverisë. Në vitin 2017 treguesi i borxhit publik ka një rënie me 2 për qind dhe nga 72.3 për qind ky borxh ra në 70.1 për qind”tha ministri Ahmetaj. Raporti i KLSH-së mbi buxhetin faktik të vitit 2017 ka vënë në pikëpyetje rezultatet e nivelit të borxhit publik dhe të defiçitit. Në komision nuk ishte i pranishëm Bujar Leskaj, kjo për arsye se i mbaron mandati, ndërsa institucioni është përfaqësuar nga Manjola Naço, drejtoreshë në KLSH,

e cila u shpreh se vlera e detyrimeve të prapambetura nuk është raportuar në tabelën e treguesve fiskalë, çka do të sillte një deficit mbi 2% të PBB. Drejtoresha e Kontrollit të Lartë të Shtetit deklaroi në Komisionin e Ekonomisë se nga auditimet ka rezultuar se Ministria e Financave nuk ka raportuar shpenzimet reale, duke tejkaluar nivelin e defiçitit të përcaktuar në ligj. “Disa tendera kanë nevojë për investigim. Kanë mbetur pa likuiduar një stok i likuidimit të TVSH. Megjithëse janë miratuar stoku i TVSH-ve nuk rezulton në tatime. Ka rrezik për rimbursimin e TVSH-së në investimet në energji. Vendimet gjyqësore nuk reflektohen si borxh. Raporti i borxhit është ende larg. Stoku

i borxhit paraqitet i nënvlerësuar. Vlera e detyrimeve të prapambetura, si shpenzim i konstatuar, nuk është raportuar në tabelën e treguesve fiskalë, çka do të sillte një deficit mbi 2% të PBB, por është raportuar si shpenzim i periudhave të ardhshme. Nëse merren në konsideratë këto detyrime, stoku i borxhit publik të raportuar, nga 1,088 miliardë lekë, do të ishte në rreth 1,104 miliardë lekë, i cili në raport me PBB do të jepte një tregues të borxhit në nivelin mbi 71%. Nëse marrim në konsideratë edhe shlyerjen e stokut të rimbursimit të TVSH në vlerë 11 miliardë lekë borxhi publik do të jepte një tregues në nivelin 72% të PBB”- tha drejtoresha në KLSH, Manjola Naço.

KOMISIONI

Braçe injoron Ahmetajn, vjen pas 30 minutash dhe rri në celular gjithë kohën

Deputeti i socialist, drejtues i komisionti të Ekonomisë, tregohet më i vëmendshëm kur nis të raportojë përfaqësuesja e Kontrollit të Lartë të Shtetit, ndërsa fjalën e ministrit të Financave thuajse nuk e ka dëgjuar fare. Arben Ahmetaj dhe Erion Braçe treguan edhe njëherë tjetër se raportet mes tyre nuk janë në ditët më të mira. Ministri i Financave raportoi sot përpara Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave për buxhetin faktit 2017. Por, ndryshe nga deputetët e tjetër të maxhorancës, Braçe duket se nuk ka qenë fort i interesuar për shifrat e Ahmetajt. Ai është parë teksa përdorte telefonin celular, thuajse gjatë gjithë raportimit të ministrit. Ndërsa vlen të theksohet gjithashtu se si rrallë herë, Braçe ka mbërritur 30 minuta me vonesë në komision. Deputeti i socialist tregohet më i vëmendshëm kur nis të raportojë përfaqësuesja e KLSH. Edhe javën e kaluar në interpelancën në Kuvend, Erion Braçe dhe Arben Ahmetaj replikuan për një sërë çështjesh, ndërsa nuk kursyen as ironitë ndaj njëri-tjetrit.

KRYEMINISTRIT KOSOVAR

Akuza e Ramush Haradinaj: Kush do ndryshim kufijsh, është i paguar!

K

ryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka folur sot sërish për çështjen e korrigjimit të kufijve me Serbinë, por dhe një sërë çështjesh të tjera të nxehta të aktualitetit. Në forumin e hapur në UET, Haradinaj tha se ata që mbrojnë idenë e korrigjimit të kufijve kanë axhenda të caktuara dhe të paguara. “E kam marrë punën mbi një parim nuk do merrem me pararendësit e mi. Në Washington e dinë se jemi të vendosur që do të arrijmë synimin tonë. Kemi mbështetjen dhe respektin e Amerikës. Vetëm kur të përmbyllim shtetbërjen e plotë të Kosovës do të mendojmë se çfarë do të bëhet me kombin shqiptar do të vazhdojmë të jetojmë të ndarë apo të bashkuar. Që me mbarimin e luftës kufiri i Kosovës është fiksuar në atë që është sot duke krijuar një brez sigurie në të dy anët

25 kilometra dhe ky diskutim na kthen ne para vitit ‘99. Njerëzit që mbrojnë idenë e korigjimit të kufijve kanë axhenda të caktuara dhe të paguara dhe ne e dimë se kush janë e kush i paguan dhe mua më vjen keq për ata që janë kyçur në këtë ide. Agresorët që kanë bërë krime në Kosovë duke dhunuar 20 mijë gra sot na kërkojnë të tjera”,deklaroi Haradinaj. Lidhur me mosmarrëveshjet me presidentin për të hapur si temë kufijtë në bisedimet Kosovë-Serbi, Haradinaj tha se Thaçi është President me mandat parlamenti, por nuk ka marrë mandat të qytetarëve të Kosovës për të biseduar mbi kufijtë e shtetit. “Nuk mund të bëhen eksperimente për gjënë më të shtrenjtë për të cilën shqiptarët e Kosovës ndër breza kanë dhënë jetën”, theksoi kryeministri i Kosovës.


POLITIKE OPINION Nga Enver Robelli

N

ë deklarimet e saj publike Sonja Biserko ka qenë mjaft e zëshme muajve të fundit kundër idesë së Aleksandar Vuçiçit dhe Hashim Thaçit për ndarjen e Kosovës. Presidenti serb Vuçiç e quan projektin e tij ndarje me shqiptarë, ndërsa kolegu i tij kosovar Thaçi flet për korrigjim të kufijve dhe bashkim të Luginës së Preshevës me Kosovën. Presidenti serb në një fjalim para funksionarëve të partisë së tij, të cilin e mbajti së fundi, sulmoi drejtpërdrejtë Sonja Biserkon, duke e radhitur në mesin e armiqve të Serbisë. Në një intervistë me revistën “Vreme” Biserko nënvizoi se çfarë kishte thënë Vuçiç paraqet një kërcënim, por “pas të gjitha përvojave që kam kaluar – dhe kur i kam parasysh të gjitha pushtetet tona – nuk mund të përcaktohem sa është serioz ky kërcënim. Nuk kam më ndjenjë për këtë”. Sipas Biserko stigmatizimi i përhershëm në retorikën e Vuçiçit dhe përsëritja e këtij stigmatizimi në gazetat bulevardeske dhe në disa “shërbime të caktuara televizive” shërbejnë për ndërprerjen apo humbjen e kuptimit të çdo dialogu mbi atë se ç’është Serbia dhe nga shkon ajo. Biserko mendon se tërbimi i Vuçiç kundër saj ka të bëjë me dështimin tani për tani të planit për ndarjen e Kosovës dhe me letrën e përfaqësuesve të shoqërisë civile nga Serbia dhe Kosova dërguar kryediplomates së BE-së, Federica Mogherini, ku shprehet qëndrimi kundër ndarjes së Kosovës. “Kjo letër

në botën e jashtme u prit mjaft mirë dhe gjatë verës është cituar shpesh. Ndonëse nisma për ndarje doli së fundi në sipërfaqe, ajo është zier së paku dy vite. Në të vërtetë, Beogradi gjatë gjithë kohës ka kërkuar partner në Tiranë dhe më në fund e ka gjetur atë: është kryeministri shqiptar Edi Rama. Ato bisedime (për ndarjen) filluan para dy vitesh kur Rama ishte në Nish, por këto atëbotë e zbuluan Washingtoni dhe Londra”, deklaroi Biserko. Më vonë, shtoi Biserko, idesë për ndarjen e Kosovës iu bashkuan dhe një sërë figurash prominente nga Perëndimi, siç është Wolfgang Petritschi, i cili punon për një zyrë avokatore që lobon për qeverinë serbe, pastaj Tony Blair, ish-ambasadori amerikan në Beograd, Cameron Munter, Aleks Soros, por edhe Ivan Vejvoda, Jelena Miliç, Ivan Krastev… Të gjithë këta emra tërhoqën vëmendjen te projekti i ndarjes. Kjo tani nuk është më marrëveshje mes Thaçit dhe Vuçiçit, përkatësisht Vuçiçit dhe Ramës, por ka edhe konotacion të ri ndërkombëtar. Deri së fundi për këtë nuk ka pasur përkrahje nga bota e jashtme”. Asnjë zyrtar amerikan nuk ka thënë se është për ndarjen e Kosovës Biserko tha se ideja për ndarjen e Kosovës vjen nga Beogradi – “ajo ka qenë përherë në qarkullim, në tavolinë dhe nën tavolinë. Gjithçka varej vetëm nga rrethanat ndërkombëtare. Tani kur bota gjendet në një turbullirë me të gjitha paqartësitë dhe sfidat, elita politike serbe llogarit se kjo do të

9

E mërkurë, 17 TETOR 2018

“Bisedimet për ndarjen e Kosovës nisën mes Ramës dhe Vuçiç, dy vite më parë”

jetë e përshtatshme për planet e saj. A ju kujtohet posteri i madh ‘Trampe Srbine’ (Trump, o serb), kur ishte zgjedhur presidenti i tanishëm amerikan. Çfarë duan amerikanët? Duan të mbyllin sa më shumë çështje të hapura për t’u fokusuar te Kina. Megjithatë, asnjë zyrtar amerikan nuk ka thënë se është për ndarjen e Kosovës. Ata thonë: merruni vesh ju, psataj ne do të shohim. Duket qartë se pa Gjermaninë kjo çështje nuk mund të zgjidhet. Dhe Vuçiç hapur e pranon se kancelarja Angela Merkel nuk është për ndarje, por ai thotë se prapë do të përpiçet të marrë diçka – të gjithë e dimë si shprehet ai publikisht. Në përgjithësi, ideja për ndarje është kalkulim që bazohet në paqartësitë në botën e tanishme. Këtu ende nuk ka ndodhur asgjë, çka nuk do të thotë se nuk do të ndodhë”. Biserko tha se tregimi për ndarjen e Kosovës i ka shqetësuar serbët dhe shqiptarët. Serbët në jug të lumit Ibër, sipas saj, tani

nuk e kanë të qartë se çfarë do të bëhet me ta dhe një pjesë e tyre në Graçanicë tashmë mendojnë t’i shesin shtëpitë e tyre, ndërsa Lista Serbe, e imponuar me manipulime nga Beogradi si forcë kryesore politike e pakicës serbe, fare nuk angazhohet për interesat e serbëve të Kosovës. Aleks Soros është duke zhvilluar një lloj diplomacie shëtitëse mes Vuçiçit, Thaçit dhe Ramës Si përkrahës të ndarjes së Kosovës Biserko ka përmendur Aleks Sorosin, të birin e filantropit George Soros. Biserko tha se Aleks Soros është duke zhvilluar një lloj diplomacie shëtitëse mes Vuçiçit, Thaçit dhe Ramës. “Në këtë kontekst është interesant edhe Instituti East West, i cili ka dalë me qëndrimin se duhet treguar fleksibilitet ndaj Kosovës”. Biserko tha ky aktivitet tani për tani është ndërprerë, por kjo nuk domethënë se nuk do të ngjallet sërish. Biserko tha se Vuçiç ka pasur përkrahje të madhe nga bashkësia ndërkom-

bëtare për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, por atij i mungon guximi për diçka të tillë, ndërsa për Thaçin nuk dihet si do të pozicionohet, sepse ndaj tij amerikanët mund të ndikojnë kur dhe si të duan, theksoi aktivistja serbe për të drejtat e njeriut. Biserko tha se ka dy vite që në Bruksel nuk zhvillohen bisedime, për shkak se është hapur kanali që nën rrogoz të flitet për ndarjen. “Këtë më së miri e kemi parë këtë pranverë kur morëm raportet e Ivan Vejvodës, Institutit EastWest, Jelena Miliçit, pastaj vizitat e shpeshta të Aleks Sorosit dhe të ngjashme. Për çka atëherë po flasin Vuçiç dhe Thaçi, këtë nuk e di askush. Aty është kyçur edhe Mogherini për shkak të ambicieve të saj personale. Në përgjithësi, kur e shihni në mënyrë të izoluar këtë dialog për Kosovën, tmerroheni sa njerëz jokompetentë dhe të pamoralshëm ka aty, të cilët interesin shoqëror dhe nacional e vënë nën interesin e tyre personal. Papërgjegjësia dhe papjekuria e këtyre elitave është humbëse”. Në pyetjen e “Vreme” se si e sheh ajo zgjidhjen e problemit të Kosovës, Biserko u përgjigj: “Më së shkurti – që Serbia të pranojë pavarësinë e Kosovës. Nuk ka zgjidhje tjetër. Gjithçka tjetër është humbje kohe. Që nga viti 2000 është investuar shumë në opsionin europian të rajonit dhe në anëtarësimin në NATO, dhe krejt kjo është bazuar në kufijtë ekzistues. Çdo ndryshim i tyre do të ishte shembje e Europës”. Dialogplus.ch

MINISTRI PËR EVROPËN DHE PUNËT E JASHTME, DITMIR BUSHATI FLET PËR 60-VJETORIN E ANËTARËSIMIT TË SHQIPËRISË NË UNESCO

Bushati: Një UNESCO e fortë për të ruajtur arritjet dhe projektuar të ardhmen M

inistri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati mori pjesë në aktivitetin e organizuar për 60-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në UNESCO. Në fjalën e tij ministri Bushati u ndal tek marrëdhënia e Shqipërisë me UNESCO-n, forcimin e multilateralizimit, investimit në brezin e ri dhe reformimin e vetë organizatës. Ndërsa gjatë dekadave nën regjimin komunist prania në UNESCO e ndihmoi Shqipërinë të luftonte analfabetizmin, në përpjekje për të nxjerrë vendin nga një prapambetje e theksuar, me ndryshimin e regjimit, ndërveprimi ynë me organizatën vuri në qendër nevojën për mbështetjen, integrimin e vendit në botë, ndryshimin e imazhit, mbështetjen për lirinë e shprehjes, mbrojtjen

dhe nxitjen e të drejtave të njeriut, etj. Duke folur për rëndësinë e ruajtjes dhe forcimit të multilateralizmit, Bushati tha se ndryshimet epokale gjatë gjysmës së dytë të shekullit të 20-të e deri sot, kanë ndryshuar rrënjësisht gjeopolitikën ndërkombëtare duke e bërë botën një vend më të paqtë e më të sigurt. “Por, do të ishte iluzive nëse do t’i merrnim gjerat të mirëqena. Retorika populiste në rritje edhe në shoqëritë e zhvilluara, banalizimi i gjuhës së urrejtjes dhe përçarjes, presioni ndaj multilateralizmit dhe tendencat për tkurrje nacionale, na thërrasin për vigjilencë të shtuar dhe imponojnë nevojën për një fokus të përtërirë, më të qartë, më kërkues dhe për bashkëpunim më efikas”, nënvizoi ministri Bushati. Ai shprehu angazhimin

e Shqipërisë për të qenë në linjën e parë të përpjekjeve, për të forcuar bashkëpunimin mes vendeve të rajonit përmes nxitjes, evidentimit dhe konsolidimit të trashëgimisë së përbashkët kulturore, shpirtërore dhe diversitetit kulturor.Bushati vuri

theksin në investimin te rinia, si mënyra më e mirë që energjitë dhe krijimtaria e tyre të vihet në shërbim të së ardhmes. “Angazhimi, vullneti, aftësitë dhe shkathtësitë e brezit të ri do të jenë vendimtarë si për Shqipërinë dhe rrugëtimin tonë evropian, por, edhe për të ndërtuar një rajon që jeton më së fundmi në paqe dhe prosperitet”, tha ndër të tjera ministri Bushati. Shqipëria, vijoi ministri, mbështet projektin e transformimit strategjik të iniciuar nga Drejtorja e Përgjithshme që synon t’i japë Organizatës “një rol të ripërtërirë në një botë kryekëput të ndryshuar, e cila kërkon ide, energji, vizion, projekte dhe mbi të gjitha rezultate bindëse”. Në harkun kohor të tre dekadave, Shqipëria është

bërë palë e të gjitha konventave kryesore të UNESCO-s, ka marrë pjesë aktive në diskutimet mbi çështje madhore të agjendës së organizatës dhe ia ka dalë të përfshijë në regjistrat e ndryshëm të UNESCO-s një numër pasurish që përfaqësojnë dhe nxjerrin në pah vlerat universale të padiskutueshme e të vyera të trashëgimisë tonë kulturore, shpirtërore, natyrore. Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, e cila u shpreh se kur Shqipëria u fut në UNESCO, 60 vite përpara, ende nuk e kishim zgjidhur problemin e paqes me veten, ndaj dhe për më shumë se 30 vite, prania jonë ishte gati formale, thjesht me dëshirën për të qenë në paqe të rreme me të tjerët. Ndaj, tha ajo, gjithçka nis pra me njohjen e vetes dhe tjetrit.


FORUM KOMENT Nga Lutfi Dervishi

N

ë se do të rregullohej puna e shpifjes me paketë - do t'ia vlente të paguanim edhe një taksë nëse na premtohej jeta ë në një ambient ku nuk ka shpifje, thashetheme, gënjeshtra, fyerje, tallje, përqeshje. Kjo është bota ideale. Bota reale është pak a shumë ajo që parashikonte Aldous Huxley në Vitin 1931 kur shkroi novelën "Bota e re e marrosur". Huxley, ndryshe nga bashkëkombasi i tij George Orwell që në vitin 1948 shkroi romanin e famshëm "1984", ku parashikonte një shoqëri që do të ndalonte informacionin- ishte më profetik, -Huxley thoshte se jo vetëm që nuk do të ndalohej informacioni do të ketë cunam informacioni. Orwell thoshte se e vërteta do të ndalohet, Huxley thoshte se e vërteta do të zhytet në oqeanin e kotësisë. Orwell parashikonte që individi do të torturohet, Huxley thoshte se "tortura" do të injektohet përmes kënaqësisë. Përpjekja e qeverisë për të ndaluar shpifjen me paketë i ngjan përpjekjes së laboratorit më të mirë britanik që nuk arriti të ndaj dot "sinjalin" nga zhurma babale. Të merresh me median sot është një nismë shumë e guximshme. Media nuk është ajo që ka qenë. Nuk është e lehtë të japësh përgjigje për pyetjen: kush është media? Kush është gazetar? Është gazetar gazetari tradicional që beson se do të ndryshojë botën me punën e tij, ndërkohë që bota po ndry-

10

E mërkurë, 17 TETOR 2018

Shpifja, beteja e gabuar!

shon vetë me një shpejtësi marramendëse? Është gazetar çdo njeri me celular në dorë që prodhon tekst, foto video apo kombinim të tyre? Është gazetar, moderatori/moderatorja e njohur që të mahnit me pyetje të tipit: çfarë mendon për… kohën/raketat/babalen/rrugën e kombit/FMN/ Trump/Shkollën, etj etj etj? Është gazetar ai/ajo që (sipas zëvendësministrit të brendshëm) është vënë në shërbime të bandave kriminale rivale? Është gazetar këngëtarja e njohur që ka miliona klikime në you tube? Është gazetar/e kryeministri? Kryetari i partisë? Ministri? Kryebashkiaku që raportojnë për veten përmes medias sociale? Është gazetar - ai/ajo që i shërben si kamarjer/kamarjere pushtetit të radhës? Është gazetar ai i marri që nuk e dëgjon njeri në shtëpi, që e tallin në lagje, por që jep leksione në ekran? Është gazetar ai që punon me "qera" në këtë profesion? Është gazetar ai që punon në televizion kombëtar dhe ka 3 muaj pa marrë rrogën? Është gazetar ai i marrëdhënieve me publike që informacionin e paketon si lajm dhe do ta shesë përmes televizionit? Është gazetar/e ai/ajo që ka alergji nga e vërteta? Situata në lidhje me meidan ka ndry-

shuar dhe jo vetëm në Shqipëri. Opinioni publik nuk ndikohet më vetëm përmes medias tradicionale dhe gazetarëve, por edhe prej rrjeteve sociale. Fuqia e individëve të pafuqishëm deri dje që shprehin lirshëm mendimet e veta është gjithnjë në rritje. Aty ku media tradicionale mërmërit, media e re ulëret dhe shpesh me të drejtë. Për shkaqe historike ne nuk jemi ende shoqëri informacioni, por jemi shoqëri thashethemi. Kemi frikë të lexojmë të vërtetën sepse druajmë se do të na ndryshojë mendje. Më lehtë besohet thashethemi më i pabesueshëm se e vërteta që të zë sytë. Nuk ka rast të dytë në kontinent që në "prime time" çdo natë të kesh nga 10 programe me politikë. Nëse "politika" do të eksportohej ne do të ishim vendi parë eksportues në glob. Ata që zotërojnë median (tradicionale) sot nuk janë filantropë që i kanë zënë ethet e dashurisë për të treguar ngjarjet e ditës dhe historinë, ata i kanë zënë ethet e parasë dhe median e kanë për të bërë më shumë pare, për të ushtruar më shumë pushtet, për të dëshmuar më shumë vanitet! Në epokën e cunamit të informacionit, të lajmeve të rreme e të post truth (rastit kur nuk kanë rëndësi faktet, por çfarë emocioni shkakton me "argumentat" e tua) - beteja me shpifjen i ngjan pak betejës me mullinjtë e erës. (Megjithëse sot mullinjtë e erës janë

burim i pastër energjie) Shpifja e ka përgjigjen në ligjin ekzistues. Ajo çfarë vlen off line, vlen edhe on line. Një vendim i mirë gjykate, një vendim që merr në konsideratë dhe peshon të drejtën e informacionit, të drejtën për jetë private dhe interesin publik, shërben më shumë se 100 kode etike. Ligji shpifjes nuk është vetëm për median. Media është lule krahasuar me…politikanët apo jo?! Kodi etik i gazetarëve (i ripunuar së fundmi) është mjaft i qartë në deontologjinë e profesionit, por ndikimi i tij në praktikë i ka ngjarë efektit që kishte dikur urdhri i oficerit ndaj ushtarit një ditë para se ky i fundit të lirohej nga ushtria. Shqipëria ka mbi 20 gazeta të përditshme, 56 televizione, mbi 200 kabllorë, mbi 700 portale, mbi 1.8 milionë llogari facebook. Dhe gjithë këto operatorë mediatik - janë në një treg që nuk funksionon si treg. Sigurisht kryeministri dhe qeveria mund të bëjnë shumë për lirinë e medias. Rastet e dhunës ndaj gazetarëve duhen hetuar me shpejtësinë me përparësi dhe duhet dërguar sinjali i qartë që me gazetarët nuk bëhet shaka. Kryeministri do të jepte një kontribut të madh për lirën e gazetarëve nëse nuk do të shkonte në asnjë televizion, nëse inspektoriati i punës nuk do të certifikonte që gazetarët janë me kontrata dhe paguhen rregullisht. Ka televizione

që qëndrojnë hapur vetëm për të patur në studio kryeministrin /ministrin e radhës. Kryeministri do të ndihmonte shumë në lirinë e medias nëse do të jepte një urdhër të qartë që mos zbatimi i ligjit për të drejtën e informimit (një nga ligjet më të mira që kemi) është krim i ndëshkueshëm. Kryeministri do të ndihmonte në pastrimin e diskursit publik nëse në Parlament, ata që ka nën hyqëm të zbatojnë kodin e etikës dhe të kenë minimumin e njerëzillëkut në komunikimin publik. Shpifja është pjesë e lirisë së shprehjesJO e lirisë së medias. Kryeministri është në detyrën e lartë edhe për të duruar. Ka plot që e konsiderojnë lirinë e medias si "leje gjuetie", por teprimet në lirinë e medias janë çmimi që një shoqëri paguan për të qenë e lirë. Media ka kusuret e veta, por më mirë një media që "shpif" se një qeveri që kumton se çfarë është e vërtetë dhe çfarë është e gënjeshtër?! Skenari Huxley nuk luftohet me "skenarin orwellian". Nuk ka nevojë për ndalime të reja. Ka nevojë për shtet ligjor që funksionon. E fillon dot i pari kryeministri? E nis dot me hapin e parë- ndarjen/disntancimin nga oligarkët e medias që rrënojnë rregullat e profesionit për ca para buxheti më shumë?!

NJOFTIM PËR HAPJEN E PROCESIT, PËR SHPREHJEN E INTERESIT, PËR T'U PËRZGJEDHUR SI KANDIDAT QË DO T'I PROPOZOHET KUVENDIT TË SHQIPËRISË PËR T'U ZGJEDHUR NË POZICIONIN KUSHTETUES TË KRYETARIT TË KONTROLLIT TË LARTË TË SHTETIT Presidenti i Republikës, në mbështetje të nenit 162 pika 2 të Kushtetutës, si dhe të neneve 19 pika 2, 20, 21, 23 pika 1/a, të ligjit nr. 154/2014 "Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit", duke qenë se mandati 7-vjeçar i qëndrimit në detyrë i z. Bujar Leskaj si Kryetar i Kontrollit të Lartë Shtetit, përfundon më datë 22 dhjetor 2018, si dhe me vullnetin për realizimin e një procesi sa më objektiv e transparent për përzgjedhjen e një kandidature me integritet të lartë moral dhe profesional të përshtatshme për këtë pozicion Kushtetues, ka vendosur: Hapjen e procesit për çdo të interesuar, për të shprehur interesin për të qenë kandidat për pozicionin kushtetues të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit që do të zgjidhet nga Kuvendi i Shqipërisë me propozim të Presidentit të Republikës. Presidenti i Republikës fton; Çdo person të interesuar që plotëson kushtet dhe kriteret e parashikuara në, Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, nenin 20 të ligjit nr.154/2014 "Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit", dhe legjislacionin e brendshëm, që të marrë pjesë në këtë proces të hapur publik, për të shprehur interesin për të qenë kandidat për Kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit, të paraqesë pranë Institucionit të Presidentit të Republikës dokumentacionin si më poshtë; - Kërkesën për shprehjen e interesit për të qenë kandidat për Kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit; - Jetëshkrimin në gjuhën shqipe me të dhënat e plota të kontaktit; - Dokumentacionin shoqërues që vërteton përmbushjen e kushteve dhe kriter-

eve për t'u zgjedhur në këtë pozicion, të përcaktuara në nenin 20 të ligjit nr.154/ 2014 "Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit". Kërkesa për shprehje interesi dhe dokumentat shoqëruese mund të dorëzohet me postë ose drejtpërsëdrejti në ambjentet e Presidencës, në adresën: Institucioni i Presidentit të Republikës, Blv. "Dëshmorët e Kombit", Nr.1 Tiranë, Kodi Postar 1001. Afati i paraqitjes së shprehjes së interesit, shoqëruar me dokumentacionin e nevojshëm, do të jetë duke filluar nga data 12 tetor 2018 deri më datë 30 tetor 2018. Pas administrimit të dokumentacionit, emrat e personave, të cilët kanë shprehur interesin dhe CV-të e tyre, do të bëhen publike në faqen zyrtare të internetit të Institucionit të Presidentit të Republikës. Kandidatit të përzgjedhur për këtë pozicion kushtetues, do t'i kërkohet paraqitja e dokumentacionit shtesë si më poshtë: - Formularin e vetëdeklarimit të plotësuar dhe nënshkruar sipas përcaktimeve të ligjit nr.138/2015 "Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike"; - Formularin e aplikimit të plotësuar "Për informim përpara emërimit/zgjedhjes në poste të larta", në përputhje me parashikimet ligjore të nenit 29, të ligjit nr. 45/ 2015 "Për të drejtën e informimit për dokumentet e Ish-sigurimit të shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë"; - Vetëdeklarim i aplikantit se nuk ndodhet në kushtet e pengesës ligjore të papajtueshmërisë së funksionit sipas përcaktimeve të nenit 21 pika 1, të ligjit nr.154/ 2014 "Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit".


POLITIKE

11

E mërkurë, 17 TETOR 2018

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe ambasadori Izraelit Boaz Rodkin, vizituan dje ambientet e spitalit Pediatrik në QSUT

“Doktorët gazmorë”, ekipi izraelit trajnime për mjekët dhe infermierët M

jekët dhe infermierët shqiptarë do të trajnohen për të qenë miqësorë me pacientët nga ekipi profesionist i “doktorëve gazmorë” të Izraelit. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe ambasada e shtetit të Izraelit në Tiranë, kanë firmosur marrëveshjen e bashkëpunimit për trajnimin e 30 mjekëve dhe infermierëve nga e gjithë Shqipëria, për programin e “Dream Doctors”, pra doktorët gazmorë të Mjekësisë. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe ambasadori Izraelit Boaz Rodkin, vizituan dje ambientet e spitalit Pediatrik në QSUT, ku ekipi doktorëve gazmorë profesionistë nga Izraeli performuan për pacientët e vegjël. “Kjo mënyrë e re e trajtimit të fëmijëve në spitale do të mundësojë që ata të mos ndihen si në spital. Sigurisht medikamentet bëjnë pjesën e tyre por edhe sjellja e mirë është një element më shumë për t’u shëruar sa më shpejt”, tha Ministrja Manastirliu. Duke treguar mbështetjen për

TRAJTIMI “Kjo mënyrë e re e trajtimit të fëmijëve në spitale do KROATI të mundësojë që ata të mos ndihen si në spital. Sigurisht medikamentet bëjnë pjesën e tyre por edhe sjellja e mirë është një element më shumë për t’u shëruar sa më shpejt”, tha Ministrja Manastirliu.

“DREAM DOCTORS” trajnimet e ekipeve shqiptare, ambasadori i Izraelit u shpreh i lumtur që konkretizuam përpjekjet disa mujore për realizimin e këtij projekti të Agjencisë së Zhvillimit të shtetit

të Izraelit me Ministrinë e Shëndetësisë së Shqipërisë. “Është e provuar që t’i kthesh buzëqeshjen fëmijëve i ndihmon të shërohen më shpejt, ndaj jam shumë i lumtur

profesionistë, të cilët janë të trajnuar për terapi pacienti gjatë shtrimeve në spital, apo trajtimit ambulator. Kjo praktikë e njohur botërisht, ka të integruar këta profesionistë në stafin mjekësor multidisiplinar, kryesisht (por jo vetëm) në repartet pediatrike.

SITUATA

AKSIONI

Shuhet zjarri në malin e Taraboshit

N

Forcat e Armatosura kanë shuar zjarrin në malin e Taraboshit në Shkodër. Kanë qënë efektivët e batalionit të Vaut të Dejës, ata që punuan gjithë natën për shuarjen e zjarrit, i cili dogji një hapësirë me pyje dhe kullota. Ndërhyrja e efektivëve të FA-së ishte e domosdoshme për shkak të pamundësisë së afrimit të mjeteve të zjarrfikëseve për shkak të terrenit malor. FA-ve iu desh që të ecin 6-7 km në këmbë gjatë natës për të bërë të mundur shuarjen e flakëve. Trupat dhe mjetet e Batalionit të Vaut të Dejës u vunë menjëherë në lëvizje pas kërkesës së pushtetit lokal dhe urdhrit nga Qendra e Bashkuar Operacionale e Forcave të Armatosura (QBO). Afrimi pranë vatrës së zjarrit nga mjetet zjarrfikëse ka qenë i pamundur për shkak të terrenit të thyer dhe për këtë efektivëve të b1k iu desh të ecnin gati 7 km në errësirë dhe në një terren malor për t’iu afruar flakëve.

që konkretizuam përpjekjet disa mujore për realizimin e këtij projekti të Agjencisë së Zhvillimit të shtetit të Izraelit me Ministrinë e Shëndetësisë së Shqipërisë”. Trajnimi i mjekëve dhe infermierëve zhvillohet nga data 15-20 tetor në Tiranë, ku ekipi profesionist i “doktorëve gazmorë” të Izraelit do të prezantojë teknikat e terapive për pacientët, jo vetëm ata në Pediatri, për t’jua bërë sa më të lehtë qëndrimin në spital. “Dream Doctors” janë animatorë mjekësorë

KROATI “Animatorë mjekësorë profesionistë, të cilët janë të trajnuar për terapi pacienti gjatë shtrimeve në spital, apo trajtimit ambulator. Kjo praktikë e njohur botërisht, ka të integruar këta profesionistë në stafin mjekësor multidisiplinar, kryesisht në repartet pediatrike”.

Tymi toksik nuk ka të ndalur në Fushë Krujë

ë furrat artizanale të prodhimit të gëlqeres në Fushë Krujë dhe Krujë vijon djegia e materialeve plastike dhe gomave te automjeteve. Autoritetet thanë se i mbyllën furrat ndotëse por banorët e zonës tregojnë të kundërtën. Qielli mbi shtëpitë e tyre mbushet me tym toksik gjatë natës deri në mëngjes. Furrat e gëlqeres që djegin goma dhe mbetje plastike u tha se u mbyllën. Por pamja e mëngjesit të kësaj të marte në fshatin Halil të Fushë-Krujës, tregon krejtësisht të kundërtën. Prodhimi i gëlqeres duke djegur goma automjetesh vazhdon. Për banorët e kësaj zone mëngjesi dhe mbrëmja janë të padallueshme pasi tymi është aq i dendur sa shtëpitë përreth fshatit nuk mund të shihen me sy të lirë. “Se nga vjen tymi nuk

dimë gjë. Është shumë i keq, saqë njerëzit vendosin dorën në hundë. Ka edhe në mbrëmje edhe në mëngjes dhe është shumë i

rëndë. Nuk e di kush i djeg. Kam burrin me frymëmarrje. Kam çuar analizat e gjakut në Tiranë, dalin keq”, shprehet një banore e zonës.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

12

E mërkurë, 17 TETOR 2018

Presidenti i Republikës vlerëson Princin e Monakos, Albert II me "Dekoratën e Flamurit Kombëtar"

P

residenti i Repub likës, Ilir Meta vlerësoi dje me "Dekoratën e Flamurit Kombëtar", në një ceremoni solemne të zhvilluar në Pallatin e Brigadave, Princin e Monakos, Albert II

"Për kontributin e çmuar në inkurajimin dhe intensifikimin e marrëdhënieve miqësore dhe të bashkëpunimit midis Republikës së Shqipërisë dhe Principatës së Monakos; për mbështetjen e vyer për

ruajtjen e biodiversitetit në zona të mbrojtura detare në Shqipëri, si pjesë e mjedisit të pellgut të Mesdheut. *** Fjala e Presidentit të Republikës në ceremoninë e nderimit me dekoratën më

të lartë të shtetit shqiptar të Princit të Monakos, Lartësisë së Tij të Përndritur, Albert II: "Sot, kishim nderin dhe kënaqësinë shumë të veçantë që të mirëprisnim në Tiranë, Princin Sovran të Monakos, Albert II, dhe delegacionin shtetëror që e shoqëron. Ndihemi shumë të nderuar, pasi kjo është vizita e parë e një Monarku të Principatës së Monakos në Shqipëri, pas shumë shekujsh monarki. Gjithashtu, dëshiroj që të vlerësoj lart që në fillim, vëmendjen e veçantë që Lartësia e Tij e Përndritur dhe Qeveria e Monakos po u kushtojnë në vitet e fundit, marrëdhënieve me Shqipërinë. Megjithëse marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve tona janë relativisht të reja, falë dëshirës dhe vullnetit të përbashkët, ato po zhvillohen shumë

pozitivisht. Në më pak se një vit, kjo është hera e dytë që takohem me Princin Albert II. Herën e parë u takuam në Marsejë, ku zhvilluam një bisedë shumë të frytshme e bashkëpunuese. Gjatë bisedimeve të sotme, një vëmendje të veçantë ia kushtuam interesit të përbashkët në fushat e mundshme të bashkëpunimit dhe nxitjes në mënyrë të veçantë bashkëpunimin ekonomik. Principata e Monakos gëzon një reputacion të jashtëzakonshëm ndërkombëtar veçanërisht në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe ekonominë e gjelbër, turizmit, inovacionit dhe teknologjisë, apo në fushën e shërbimeve financiare. Të gjitha këto fusha janë me shumë interes edhe për Shqipërinë në këtë stad zhvillimi, ndaj dhe shfrytëzova rastin, dhe përmes (Vijon në faqen 13)


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE FJALIMI

N

ë fjalën e tij, Princi i Monakos Albert II falenderoi kreun e shtetit shqiptar për vlerësimin duke u shprehur se ky dekorim është një impuls i ri për marrëdhëniet mes dy vendeve. "Zoti President, zotërinj ministra, Lartësi, Shkëlqesi, te dashur miq, Më lejoni t'ju shpreh falendërimet e mia më të sinqerta për nderin që më bëni me Dekoratën e Flamurit Kombëtar". Ky vlerësim honorifik bën të njohur, ashtu sikurse ju e keni nënvizuar në dekretin tuaj, intensifikimin e marrëdhënieve ekzistuese mes vendeve tona, që u ilustrua kryesisht edhe nga firmosja sot e një memorandumi mirëkuptimi. Ju keni theksuar gjithashtu qe ky titull nënvizon veprimet që në duhet të ndërmarrim së bashku për ruajtjen e biodiversitetit në Mesdhe e më veçanërisht të zonave detare të brigjeve shqiptare. Kjo ambicie u konkretizua nga firmosja e një partneriteti me OJQ-ne "Pisha flamur". Jam i

13

E mërkurë, 17 TETOR 2018

Princi i Monakos: Vlerësimi nga Meta, impuls i ri për intensifikim të marrëdhënieve

bindur që tërësia e fushave të bashkëpunimit që ju përmendet, Zoti President, do të mund te njohin zhvillime të frytshme që dy komunitetet tona kanë aftësinë t'i arrijnë",- tha Princi i Monakos. Princin e Monakos, Albert II shtoi se "unë i gëzohem perspektivës së aderimit të Shqipërisë në CIESM, kësaj organizate ndërkombëtare që më shumë se kurrë na tregon dobinë e

saj në ruajtjen e të mirës sonë të përbashkët. Ky det mesdhetar, djep i njerëzimit, duhet të jetë objekt i gjithë vëmendjes sonë sepse ai është garanti i të ardhmes sonë dhe vulos fatin e përbashkët të tërësisë së vendeve që e kufizojnë atë. Shpreh urimin që kjo trashëgimi e përbashkët të jetë në vitet e dekadat e ardhshme një vektor paqeje e mirëkuptimi të përbashkët".

FJALA E PRESIDENTIT (Vijon nga faqja 12)

Lartësisë së Tij të Përndritur i bëra një thirrje biznesit monegask për ta eksploruar e për ta parë Shqipërinë si mundësi investimi, por edhe për shtrirjen e aktiviteteve të tyre përmes Shqipërisë në rajonin tonë. Nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit midis dy Ministria të Jashtëm të dy vendeve është një hap i parë shumë pozitiv që më bën optimist për arritjen në një kohë të afërt të një Marrëveshje Kuadër Bashkëpunimi. Po kështu, mendoj se jemi me fat që njëri prej pinjollëve të Familjes fisnike xhenoveze, Durrazo, zoti Giuseppe Durazzo, na përfaqëson sot si Konsull Nderi në rajonin e Ligurias në Itali dhe në Principatën e Monakos. Është një lidhje e fuqishme historike e shpirtërore, pasi

kjo familje fisnike me prejardhje nga qyteti i Durrësit, i ka dhënë në shekuj nëntë shtetarë Qytetit të Xhenovës dhe ka pasur marrëdhënie të ngushta me dinastinë dhe Shtëpinë Grimaldi. Sot, patëm gjithashtu mundësinë që të vlerësojmë rolin dhe kontributin e Princit Albert II në kuadër të promovimit dhe mbrojtjes së ambientit, veçanërisht në pellgun e Mesdheut, por edhe në nivel global. Si dy vende mesdhetare, Shqipëria dhe Principata e Monakos, ndajnë vlera, interesa dhe sfida të përbashkëta, përballimi i të cilave kërkon një bashkëpunim të ngushtë. Në këtë aspekt, vlerësoj shumë bashkëpunimin dhe mbështetjen e dhënë nga Fondacioni i Princit dhe Shoqata për Financim të Qëndrueshëm të Zonave të

Mbrojtura Detare në Mesdhe, për projekte të veçanta në zonat e mbrojtura detare të rajonit të Vlorës. Për shkak të klimës së mrekullueshme mesdhetare dhe burimeve të shumta ujore e natyrore, Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për të qenë një "green economy", në të ardhmen. Jam i bindur se, përmes bashkëpunimit me Monakon dhe vendet e tjera të Mesdheut në këtë fushë, Shqipëria do të bëhet së afërmi anëtare e Komisionit Shkencor Mesdhetar. Të nderuar zonja e zotërinj, Dita e sotme ishte një ditë historike për marrëdhëniet dypalëshe midis Shqipërisë dhe Principatës së Monakos. Ndaj dhe dëshiroj që këtë ditë ta mbyll me një ceremoni të veçantë për nder të mikut tonë të nderuar, Princit Albert II. Dëshiroj që edhe në emër të

shqiptarëve t'i akordoj Dekoratën e "Flamurit Kombëtar", për kontributin e çmuar në nxitjen e marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve dhe e falënderoj për pranimin e saj. Kjo është dekorata më e lartë, me të cilën ne shqiptarët nderojmë e respektojmë miqtë tanë më të mirë. Po kështu një mirënjohje të veçantë e kam edhe për njohjen e Shtetit të Kosovës nga Principata e Monakos, 10-vjet më parë, duke qenë ndër të parat vende. Duke besuar se sot na u dha mundësia të ofrojmë diçka nga tradita jonë e mik-

pritjes, shpresoj gjithashtu që Princi Albert II dhe delegacioni që e shoqëron të jenë ndjerë mirë në Shqipëri. I nderuar Princ Albert II dhe të nderuar anëtarë të delegacionit monegask, ju falënderoj edhe njëherë për pranimin e ftesës për të vizituar Shqipërinë dhe ju siguroj se do të jeni gjithmonë të mirëpritur. Po kështu, ju uroj Juve, Princeshës Charlenë dhe dy fëmijëve Tuaj binjakë, Princeshës Gabriella dhe Princit trashëgimtar Jacques, jetë të gjatë e të lumtur! Jetë të gjatë miqësisë mes shqiptarëve dhe monegaskëve!".


AKTUALITET

14

E mërkurë, 17 TETOR 2018

I vetmi që vazhdon të jetë në kërkim është mjeku Edi Smajlaj, i cili sipas burimeve pritet që shumë shpejt të paraqitet në Gjykatën e Shkallës së Parë

G

jykata e Apelit në Shkodër, ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për mjekët dhe infermierët e spitalit rajonal të Shkodër. Apeli ka vendosur “detyrim paraqitje” për ish-drejtorin e spitalit Përparim Çela, ish-drejtoren dhe mjeken Dhurata Uruçi, infermierin Renato Kepi ndërsa mjeku Luan Dragusha është totalisht i lirë, pasi ndaj tij nuk ka asnjë masë sigurie që në vendimin e shkallës së parë. Po ashtu janë lënë të lira edhe katër shtetaset pjesë e administratës. I vetmi që vazhdon të jetë në kërkim është mjeku Edi Smajlaj, i cili sipas burimeve pritet që shumë shpejt të paraqitet në Gjykatën e Shkallës së Parë. Mjekët u akuzuan fillimisht nga prokuroria për disa abuzime lidhur me stendat tek koronarografia por më pas gjykata i la të lirë mjekët dhe i infermierët, vendim të cilin e dha edhe gjykata e Apelit në Shkodër. Në seancën e 22 shtator, vendimi u prit mes lotësh nga të afërmit dhe kolegët e mjekëve, që qëndruan gjatë të gjithë kohës jashtë dyerve të gjykatës. Pasi u njohën me lirimin e mjekëve, ata u lejuan të ngjiten në sallë, ku nuk munguan as përfaqimet dhe lotët. Në seancën e 22 shtatorit, avokatët mbrojtës e kundërshtuan që në nisje veprimin që kishte kryer prokuroria dhe policia, duke argumentuar se mjekët janë porositës të medikamenteve sipas nevojave vjetore të spitalit, ndërsa tenderin e kryen ministria dhe më pas kalon në filtrin e drejtorisë së spitalit.

Mjekët e Shkodrës, Apeli i lë të lirë

Gjithashtu ato theksuan faktin se në farmacinë dhe depon e spitalit janë gjetur këto pajisje, duke shpjeguar më pas në detaje me gjuhë mjekësore edhe veprimin që ndiqet në rastin e një operacioni mjekësor të koronarografisë. Prokuroria i arrestoi mjekët me akuzën e shpërdorimit të detyrës pas një hetimi dy

AKUZA

“Prokuroria i arrestoi mjekët me akuzën e shpërdorimit të detyrës, duke theksuar se në fund të vitit 2016, porositën 400 pako barnash për repartin e hemodinamikës”.

mujor, duke theksuar se në fund të vitit 2016, porositën 400 pako barnash për repartin e hemodinamikës. Sipas

Qendër 3 në 1 në Stan Karbunarë që janë mësuar tashmë t’i drejtohen kësaj ndërtese për shërbimet bazë, por kushtet e saj nuk janë të mira, ndaj është kërkuar disa herë ndërhyrja e Drejtorisë së Shëndetit Publik por pa rezultat. Kjo qendër 3 në 1 u shërben 5500 banorëve të Stan Karbunarës.

“I vetmi që vazhdon të jetë në kërkim është mjeku Edi Smajlaj, i cili sipas burimeve pritet që shumë shpejt të paraqitet në Gjykatën e Shkallës së Parë”. shumë ndërhyrje sa stenda, e material të tjera ka blerë. Për këtë periudhe kohore ky spital ka realizuar vetëm 3 ndërhyrje. Në fund të vitit 2016, në magazinën, farmacinë e spitalit ka pasur një gjendje stendash, 397 stenda të cilat nëse do të kishin standartet e kërkuara nga ligji duhet te plotësonin nevojat për vitin pasardhës vitin 2017, e shume vite te tjera. Për vitin 2017 janë lidhur 6 (gjashtë) kontrata për blerje barnash dhe materialesh për kabinetin e Hemodinamikës, Planifikimet dhe blerjet për vitin 2017 prej 700 stenda janë bërë duke mos patur parasysh gjëndjen e stokut, afatin e tyre të skadencës së materialeve, kapacitetin e spitalit, ndërhyrjet e planifikuara për atë vit etj. Nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, pasi është pranuar kërkesa e Spitalit Rajonal Shkodër janë zhvilluar procedurat e tenderimit të materialeve mjekësore dhe dokumentacioni përkatës pas shpalljes së fituesit është përcjellë në Spitalin Rajonal Shkodër me qëllim lidhjen e kontratës dhe marrjen e materialeve në dorëzim.

SEANCA

FIER

Në fshatin Stan Karbunarë, ndodhet një godinë që funksionon si një qendër shëndetesore, si kopsht dhe shkollë. Kur ka mësim, nuk kryhen vizita por me largimin e pacientëve nga mjediset e kopshtit, shkollës dhe qendrës shëndetësore, bakteret mbeten aty. Ka banorë

prokurorisë, ky spital nuk ka pasur asnjë mundësi akomodimi dhe resurse njerëzore, mjek etj, që të realizonte kaq

ARRATI

D

‘’Xhisiela’’, në Apel djali i deputetit

osja “Xhisiela” nga Kruja rikthehet në Tiranë por këtë herë në gjykatën e Apelit. Djali i deputetit të PS-së, Rexhep Raja, ka apeluar vendimin e Shkallës së Parë duke kërkuar lirinë në apel, ndërsa seanca do të zhvillohet këtë të mërkurë në orën 10:30. Rexhep Rraja u prangos më 30 shtator 2018, me akuzën e përndjekjes së ish-të dashurës së tij Xhisiela Maloku, ndërsa pas tre javësh ai kërkon lirinë. Gjyqtarja Shpresa Becaj do të shqyrtojë kërkesën e Rrajës për liri dorëzuar që më 8 tetor, ndërsa hetimet për këtë dosjen janë ende të hapura nga prokurorja Mirela Kapo. Xhisiela

Maloku shprehet se me Rexhepin ka pasur vetëm marrëdhënie xhelozie dhe ai se ka keqtrajtuar dhe gjithçka e thënë nga ajo në media ishte sajesë. Si prova hetimore prokuroria radhit akt-ekspertimin ku duken shenjat e dhunës ndaj vajzës, sikurse shenja të djegies nga cigarja por edhe përgjimin ambiental mes vajzës dhe

Rexhep Rrajës, një përgjim i kryer në ambientet organit të akuzës në datën 29 shtator. Duke iu referuar tërheqjes nga kallzimi, prokuroria thotë se në dëshminë e parë, ku denoncohet dhuna në komisariatin 3, më pas edhe tek oficeri Emiliano Nuhu, ka përputhje me provat e mbledhura gjatë veprimeve hetimore.


AKTUALITET

15

E mërkurë, 17 TETOR 2018

Një mes 22 personave që tentuan kalimin e kufirit në tetor të vitit 2008, ishte edhe 18-vjeçari Festim Hoxha, i cili u mbyt në liqenin e Butrintit 10 vite pas tragjedisë së Butrintit, ku 5 persona u mbytën në liqen në tentativë të kalimit ilegal drejt Greqisë, Policia e Shtetit falë një aksioni, ka arrestuar një prej organizatorëve të trafikut. Albert Gega, 36-vjeç, rezulton i dënuar me 10 vjet burg për ngjarjen e 19 tetorit 2008. Një dekadë pas tragjedisë së Butrintit, Gega u kap në fshatin e tij të lindjes në Kurjan të Fierit gjatë një aksioni të forcave Operacionale. Në tetor të vitit 2008, Albert Gega në bashkëpunim me 5 shtetas të tjerë, kishte organizuar kalimin në mënyrë të paligjshme drejt Greqisë me varkë të 22 personave. Por varka u përmbys dhe 5 persona humbën jetën. Viktima të tragjedise së 19 tetorit 2008 ishin Elvira Jaho dhe e bija 3-vjeçare Klara Jaho, Festim Hoxha, Ndriçim Myftari dhe Amarildo Kuka. Gjykata e Sarandës dënoi me 21 vjet burg Hyqmet Sollakun, 17 vjet burg Dashamir Mane, 16 vjet burg Brahim Madhin dhe 10 vjet burg Albert Gegën. Tre të parët u gjobitën me 8 mln lek, ndërsa Gega me 6 lekë. Ata do të merrnin nga 600 euro për person për ti kaluar drejt Greqisë. Ngjarja Tragjedia e Butrintit shkaktoi pesë viktima, mes tyre edhe foshnja, 3 muajshe Klara. Sipas prokurorëve, viktimat ishin mashtruar nga sekserët e trafikut të qenieve njerëzore, kundrejt përfitimit të një shpërblimi të majmë, që shkonte deri në 1200 euro. Liqeni i Butrintit kalohej me varkat e peshkimit me ngarkesë sa dyfishi i kapacitetit të tyre, duke rrezikuar ekstremisht jetën

Kapet trafikanti i tragjedisë së Butrintit DËNIMET Hyqmet Sollaku-21 vjet BrahimKROATI Madhi-16 vjet Dashamir Mane -17 vjet Albert Gega-5 vjet

e njerëzve. Varka prej druri, që shkaktoi tragjedinë, kishte nisur udhetimin e vdekjes me 22 persona, të cilet sapo kishin përshkuar afro një kilometër sipërfaqe ujore u përmbyt tek prita e peshkimit në Vivar. Trafikantët ishin përp-

jekur t’i shmangeshin policisë kufitare, duke shkaktuar kështu një tragjedi të rëndë me vdekjen e 5 personave që ishin nisur drejt Greqisë. Nga hetimet e nisura menjeherë pas ngjarjes, Prokuroria e Sarandës dhe Prokuroria

KOMSIONI

MAT

Masakra, familja e autorit largohet nga fshati

I

braktisur nga familja dhe pa avokat mbrojtës, Kujtim Koxha, autori i masakrës në fshatin Shëlli të Matit, doli të hënën përpara Gjykatës për masën e sigurisë “arrest me burg”. Familjarët e autorit të krimit të 3-fishtë, i cili u la në burg nga gjykata e Matit, nuk kanë shkuar për sqarim në familjet e tre viktimave. Në banesën e ish-kryeplakut të fshatit ndodhet vetëm gruaja, e cila ruhet nga forca policore pas mbrojtjes që u vendos për këtë familje. Ndërkohë, mësohet se nga policia ruhet edhe vëllai tjetër i Kujtim Koxhës, i cili jeton në Mamurras. 51-vjeçari pranoi autorësinë e krimit por nuk është penduar për tre viktimat, dy nga të cilët punonjës të Bashkisë, Er-

zen Aliaj dhe Mentor Hoxha, dhe bashkëfshatarin e tij, Hamit Buçi, ndërsa mbeti i plagosur Astrit Hani, i cili ndodhet në spitalin e Burrelit. Ai është shprehur se debatoi fillimisht me viktimat, ndërsa njëri prej tyre, Erzen Aliaj

e ka goditur me një shpullë, teksa ndodheshin në lokalin e fshatit. Në gjendje të dehur, 51-vjeçari ka dalë nga lokali dhe është kthyer më pas me një armë zjarri kallashnikov, karikatorin e të cilit e zbrazi mbi tre viktimat.

e Krimeve të Rënda zbuluan autoret e rrjetit të trafikut me shtrirje të gjerë, si nga Fieri, Berati dhe Tirana. Albert Gega u largua në drejtim të paditur. Familja Hoxha Arrestimi i Gegës, riktheu në

vëmendje tragjedinë e Butrintit, ku në përpjekje për të kaluar në Greqi, 5 persona humbën jetën. Një mes 22 personave që tentuan kalimin e kufirit në tetor të vitit 2008, ishte edhe 18-vjeçari Festim Hoxha, i cili u mbyt në liqenin e Butrintit. Babai i të ndjerit, Kadri Hoxha thotë se i biri ishte në KEMP: “E kishin marrë për ta ndihmuar për ta çuar te motra. Djalin e morën për ta çuar në Greqi, nuk ishim ne ata që e nisëm. Një djalë kisha, gjithë jetën për të punova”,-shprehet mes lotësh 78-vjeçari. Të njëjtën gjë thotë edhe e ëma e Festimit, Liria dhe djalin e kanë marrë me zor. “Djalin e kanë marrë me zor. Kur na mori në telefon përpara se të mbytej tha e nuk kthehej dot pas. Kishte pistoletën në kokë. E parandjeja që do ndodhte diçka e prandaj i thashë të mos ikte”.

K

Rritje e efikasitetit në luftën kundër krimit

omisioni për Sigurinë Kombëtare miratoi dje projektligjin që mundëson aderimin e Republikës së Shqipërisë, në dy protokolle ndërkombëtare të cilat synojnë forcimin e bashkëpunimit dhe përmirësimin e shkëmbimit të informacionit ndërmjet Shqipërisë dhe Organizatës Ndërkombëtare Detare për të rritur efikasitetin në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit, në aspektin e sigurisë detare. “Aderimi synon forcimin e bashkëpunimit dhe përmirësimin e shkëmbimit të informacionit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Organizatës Ndërkombëtare Detare për të rritur efikasitetin në luftën kundër krimit të

organizuar, terrorizmit, në aspektin e sigurisë detare duke bashkëvepruar me organet përgjegjëse dhe marrjen e masave të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, nëpërmjet rrugëve detare; realizimin

e objektivave nga palët në lidhje me evidentimin e shkeljeve të rregullave të përcaktuara në protokollet e Konventës dhe legjislacionin kombëtar dhe ndërkombëtar në fuqi”, tha zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Vodo.


AKTUALITET

16

E mërkurë, 17 TETOR 2018

Hetimet kanë nisur që më 30 gusht. Zamir Leka akuzohet se ka marrë në kundërshtim me ligjin shuma deri në 5 mijë euro

G

jykata e Apelit në Shkodër, ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-drejtorin e Hipotekës në Shkodër, Zamir Leka, i cili akuzohet për korrupsion. Ndërkohë për ish-juristen, Frida Mirashi është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”. Gjatë seancës në apel, ish-drejtori i Hipotekës Zamir Leka, ka kërkuar lirimin e tij për shkak të rrethanave familjare. Kjo pasi gruaja e tij është shtatzënë, duke kërkuar kështu që t’i jepet një masë më lehtësuese ndërsa ka qenë i gatshëm të vendosë edhe garanci pasurore. Pavarësisht kërkesës së tij, Gjykata e Apelit nuk e ka pranuar këtë kërkesë duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë “arrest me burg”. Hetimet kanë nisur që më 30 gusht. Zamir Leka akuzohet se ka marrë në kundërshtim me ligjin shuma deri në 5 mijë euro. Leka mbante edhe oferta në pritje nga të interesuarit, dhe në momentin që merrte paratë, atëherë praktikat përkatëse i kalonte tek juristët e zonave. Për arrestimin e Lekës, reagoi në atë kohë edhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila u shpreh se zbulimi dhe arrestimi i Lekës, është një fryt i bashkëpunimit mes prokurorisë dhe policisë. “Jo vetëm në rastin e Shkodrës por në një sërë operacionesh ditët e fundit janë fryt i një bashkëpunimit mes prokurorisë dhe policisë”,-tha

“Kam gruan shtatzënë”, Apeli lë në burg Lekën

SEANCA “Gjatë seancës në apel, ish-drejtori i Hipotekës KROATI Zamir Leka, ka kërkuar lirimin e tij për shkak të rrethanave familjare, ndërsa ka qenë i gatshëm të vendosë edhe garanci pasurore. Pavarësisht kërkesës së tij, Gjykata e Apelit nuk e ka pranuar këtë kërkesë”.

5 MIJË EURO “Hetimet kanë nisur që më 30 KROATI gusht. Zamir Leka akuzohet se ka marrë në kundërshtim me ligjin shuma deri në 5 mijë euro. Leka mbante edhe oferta në pritje nga të interesuarit, dhe në momentin që merrate paratë, atëherë praktikat përkatëse i kalonte tek juristët e zonave”.

Gjonaj. Ministrja u shpreh se angazhimi do të vijojë edhe më tej. “Ky angazhim do të vijojë me reagime konkrete, do të goditet kushdo që abuzon me detyrën”, tha Gjonaj. Zamir Leka, nuk është i panjohur për mediat. Lekës i doli emri në media për herë të parë në muajin janar të këtij viti, pasi

u emërua në krye të hipotekës në Shkodër nga ministria e Drejtësisë. Leka njihet si një simpatizant i Partisë Socialiste dhe anëtar i degës së PS-së në Velipojë. Pas emërimit të tij në detyrë, në media dolën foto dhe lajme ku thuhej se Zamir Leka kishte qenë një banakier në një lokal në Velipojë, e më

pas në sajë të lidhjeve partiake u katapultua në këtë pozicion. Pasi u zgjodh për të drejtuar hipotekën, Leka sqaroi të gjithë polemikat në rrjet se kishte punuar si banakier në lokal. Në një prononcim për mediat, në janar të këtij viti, ai shkruante se kishte punuar si menaxher i një kafeneje

dhe se fotot e dala në media i takojnë një momenti kur është montuar një ekspres kafeje. “E kam dëgjuar punën e banakierit por duhet të dini se ato foto janë para 4 viteve besoj kur unë kam qenë menaxher rajonal i një kafeje dhe në ato momente ishim duke montuar një ekspres. Kaq është e gjitha. Ama duhet të dini se unë jam profesionist i kësaj fushe”-ka thënë Zamir Leka.

ITALI

AKSIONI

Shkatërrohet grupi i drogës

FNSH rrethon Vlorën F

Policia italiane e Bergamos, në bashkëpunim me atë të Breshës, ka ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të djeshëm, një operacion antidrogë që ka çuar në shkatërrimin e një organizate kriminale të trafikut të drogës. Në pranga janë vënë 9 italianë e shqiptarë të akuzuar per trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike. Gjatë operacionit janë sekuestruar 12,5 kg heroinë, 1 kg kokainë, 10 kg marijuanë e 70 mijë euro cash. Ky grup kriminal furnizonte me drogë të gjithë provincën e Bergamos. Në komunën Odio Sotto policia italiane ka sekuestruar një rafineri të vertetë përpunimi e konfeksionimi të dozave të drogës. Pak muaj më parë, Drejtoria Qendrore për Shërbimet e Antidrogës në Itali publikoi raportin e saj për vitin 2017, ku vlerësohet një rritje e ndjeshme e trafikut të marijuanës në të dy anët e Kanalit të Otrantos, mes Shqipërisë dhe Italisë.

orcat Speciale kanë blinduar qytetin e Vlorës. Në hyrje nga fshatrat e Vlorës dhe në dalje të tij drejt autostradës, janë vendosur postoblloqe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Kontrollet kanë nisur në orët e para të mëngjesit të djeshëm dhe sipas zyrtarëve të policisë lokale, do të vazhdojnë. Shtimi i forcave speciale dhe i kontrollove është pjesë e një plani masash për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë të armatosur. Hyrja e qytetit nga fshatrat e lumit cilësohet si zonë e nxehtë, ndaj mbetet një nga pikat ku kontrollet janë shumë të rrepta. Kontrolle janë duke u bërë edhe brenda në qytet. Kujtojmë se Forcat Speciale në Vlorë ishin vetëm disa ditë më parë por pa ndonjë rezultat të dukshëm. Ndërsa pak ditë më

parë, “Forca e Ligjit”arrestoi në flagrancë një prej të fortëve të Fierit. FNSH, në bashkëpunim me Policinë Vendore Lushnje e Fier, në kontrolle të befa-

sishme për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri dhe personave të shpallur në kërkim, kanë vënë në pranga Ilir Boriçin.


INTERVISTA

Intervistoi: Albert Vataj Është e vështirë për gratë të balancojnë karrierën me familjen. Bëhet gati e pamundur që të kenë ekuilibër kur aty shtohet edhe shoqëria. Por ç'mund të thuash nëse për një grua dëgjon se ajo mundet të harmonizojë në mënyrë të mrekullueshme jetën në karrierë, detyrimet në familje, angazhimet me shoqërinë e vjetër e të re, e mbi të gjitha dashurinë që ka për vendlindjen, të cilën nuk ia ka shuar Tirana e bukur, e zhurmshme dhe konsumuese. E pra, unë e njoh një grua të tillë. Quhet Manjola Arizaj (Zekaj) "një bijë e vërtetë e Malësisë së Madhe" siç e cilësojnë shpesh komentuesit e shumtë në profilin e saj të facebookut. Ndoshta nuk e di se jashtë Shqipërisë "reklamat" nuk bëhen falas. Këtë desha t'i them drejtoreshës së Marrëdhënieve me Publikun në Kuvendin e Shqipërisë, por ma preu shkurt: Për vendin tim vetëm paguaj. Le ta njohim më nga afër këtë grua të veçantë që rrjedh nga rrënjët më të thella të Malësisë së Madhe dhe që duket se nuk ka për t'u ndarë kurrë prej saj. A mund të kemi një përkufizim telegrafisht se cila është Manjola (Arizaj)Zeka? Jam e bindur se nuk kërkoni thjesht pasaportën time. Prandaj po e përmbledh veten me pak fjalë: mbroj me fanatizëm atë dhe ata që dua; jam mirënjohëse edhe për një "mirëmëngjes" të sinqertë; jam falënderuese ndaj Zotit dhe familjes për gjithçka kam dhe jam sot. Diçka nga rrugëtimi juaj nga Kopliku, ky qytet periferik i Malësisë së Madhe Madhe,, në Tiranën e zhurmshme dhe sfiduese? Në fakt do të thosha se më shumë sfidë do të ishte qëndrimi dhe puna për qytetthin dhe Malësinë tonë, por ja që aty nuk kishte një shkollë për t'u bërë gazetare, ndaj prej vitit 1996 e deri më sot, jam një gazetare që jetoj dhe punoj në Tiranë, por bëj "tifo" për Veleçikun (qesh) dhe Malësinë e Madhe. Gjithë këta vite kanë rrjedhur herë butë, herë egër, herë me lot e herë me gaz, por asnjëherë nuk më ka reshtur dashuria për vendin tim, nuk ka rëndësi në isha në Tiranë, Koplik, apo Prishtinë. Kjo besoj është sfida më e madhe për ne shqiptarët dhe ne gazetarët në radhë të parë: të duam vendin. Sa ka mbetur ende tek ju e lidhur me të shkuarën, me vvendlindjen, endlindjen, me ato vite vite,, të vend, ato njerëz? Oo, është një pyetje që përveçse më mallëngjen, më fut në një botë tjetër, më bën fëmijë, më hedh në mes të lodrave, bujarisë, gëzimit, mallit dhe dhimbjes. Unë nuk jam shkëputur kurrë nga asgjë, as nga vendi im, as nga qytetthi im, as nga fshati im, as nga njerëzit, as nga era e pemëve dhe luleve, as nga maja e bjeshkëve tona, që aq përzemër i kam (Lepushë, Vermosh, Razëm) as nga era e misrit (kollomoqit) (qesh) të sapokëputur… Gjithçka është në mendjen dhe zemrën time dhe unë shfrytëzoj çdo rast, çdo mundësi të gjendem diku aty dhe të çmallem me vendim tim, me njerëzit e mi, të vdekur apo të gjallë, të njohur apo të panjohur. Emocionohem gjithmonë sa herë dëgjoj për një malësor që bëhet i dëgjuar në një fushë të caktuar. Ashtu si gëzoj për çdo punë të mirë që sjell progres dhe mirëqënie në Malësinë tonë.

17

E mërkurë, 17 TETOR 2018

Manjola Arizaj (Zeka): Buzëqesh nga mirënjohja për bulëzat e lumturisë që më dhurohen

Cila është Manjola Arizaj ( Zeka) nënë? As më shumë e as më pak se gjithë nënat e botës. Vetë fjala "nënë" na bën njësoj të gjithave, janë veç mundësitë apo pamundësitë që na ndajnë. Besoj se krijimi më i madh, i bukur, e i fortë i Zotit ka qenë nëna. Dy fëmijët e mi, Edma dhe Erdeti më bëjnë çdo minutë që kalon falenderuese dhe mirënjohëse. Veç prania dhe ndjesia se ata janë, më bën të duroj lodhjet, zhgënjimet, tensionet, sëmundjet, vështirësitë. A është e vështirë për një grua në karrierë, nënë në angazhim prindëror dhe bashkëshorte bashkëshorte,, të ofrojë atë buzëqeshje të çiltër dhe plot dritë, si e juaja? Ju falënderoj. Ndihem e privilegjuar që i dëgjoj këto fjalë. Të mos gënjej, edhe pak e përkëdhelur në sedër. Të qënit nënë dhe bashkëshorte ma kanë ndriçuar buzëqeshjen. Karriera pastaj, ka pasur dritëhijet e saj, por profesioni kurrë nuk më ka bërë të humbas optimizmin. Vështirësitë shumëzohen me zero kur sheh një buzëqeshje, kur merr një përqafim a falenderim. E ke shpirtin e mbushur. Prandaj dhe buzëqeshja ime është falenderimi dhe mirënjohja për ato bulëza lumturie. Bashkëshorti juaj, një personalitet në gazetarinë shqiptare shqiptare,, a ju ka ndihmuar që karriera dhe angazhimi juaj të mos detyrohej të kalonte përmes një terreni të ashpër dhe refuzues? Për diçka i jam mirënjohëse bashkëshortit Mondit : asnjëherë nuk më ka kundërshtuar me arrogancën mashkullore në zgjedhjet e mia. Gjithçka e kemi diskutuar, debatuar pse jo, duke përfituar që jemi në një profesion dhe e njohim botën e gazetarisë mjaft mirë. Nuk e mohoj që i kam kërkuar ndihmë, dhe mund të them që është një këshilltar shumë i keq (qesh) ta thotë të vërtetën pa asnjë zbukurim, dhe ndonjëherë e vërteta është si një dru që të bie në kokë. Mund të them që kemi ecur krah për krah në këto vjet profesionialisht. Kam marrë, dhe shpresoj edhe të kem dhenë prej tij. Gjatë karrierës suaj a keni ndeshur në barriera, të cilat i ka "ngritur" prejardhja juaj, ajo që mund të quhet diferencim krahinor? Të them të vërtetën jo aq shumë. Më shumë barriera ka pasur nga njerëz të paaftë e egoistë që kërkonin të shfaqeshin si talente të paarritshëm. Por besoj që kjo egziston në çdo profesion. Mund të ketë pasur prapamendime, nënvlerësime padyshim, madje edhe debate sidomos për termin e turpshëm "malok". Por gjithsesi asgjë nga këto nuk më ka stepur, apo trembur. Fundja jam Malësorë (qesh) Tani që ka kaq shumë vite që jetoni dhe punoni në Tiranë, sa ka mbetur nga ju e lidhur ende me vendlindjen dhe çfarë do të kujtonit me nostalgji? U përgjigja dhe pak më lartë. Mund t'i hyj pak në hakë Tiranës dhe duhet ta pranoj që jam në borxh të pashlyeshëm me të. Por jo se ka mbetur diçka e lidhur me vendlindjen, unë nuk jam shkëputur kurrë prej saj. Sapo kaloj lagjen Rus në Shkodër dhe makina merr rrugën e Malësisë së Madhe, sa kaloj urën e Vrakës, kaloj në Grizhë (Ktosh) ku kam kaluar pjesën më të madhe të fëmijërisë time, Kopliku (ku jam lindur dhe rritur) Vermoshit (ku kam veruar për vite me radhë)… men-

jëherë një dorë e padukshme më shndërron në fëmijën e dikurshëm më të voglën e familjes, që babai e merrte me vete dhe i fliste e i tregonte çdo gur, çdo pemë, çdo mal, e çdo histori a lëgjendë të vendit tonë. Malësia jonë është aq e bukur, njerëzit e saj janë aq të mirë, të bukur e bujarë, sa edhe kur fryn erë duket sikur fërshëllen: mos harro. E si mund të harrojmë qoftë edhe një minutë të shkuarën dhe vendin tonë?! Kënaqem pa fund kur shkëmbejmë biseda edhe me malësorë të tjerë që kanë po të njëjtat ndjenja e kujtime për Malësinë. Dhe jam e bindur se një ditë, me këta djem e vajza që rrit Malësia jonë do të jetë dhe do të ketë jo vetëm bukurinë e natyrës, por edhe atë të dorës, zemrës dhe mendjes së njerëzve të saj. Për atë çfarë juv juvee keni arritur arritur,, a do të kishit dikën, të cilit do t'i ishit mirënjohës, nëse po, cili dhe për çfarë? Ka pak njerëz ndaj të cilëve jam përjetësisht mirënjohëse, ua them përditë madje (qesh). Dhe me qenë se e kam mundësinë t'ua them, për përgjigjen tuaj do të them një emër të cilit nuk pata mundësinë kurrë t'i them se sa mirënjohëse i jam për çka jam. Ai është babai im Ramadan Zekaj. Eshtë ndarë nga jeta prej vitesh, por këshillat e tij i kam të renditura çdo moment. Mbështetjen e tij e ndjej në shpatulla çdo çast. Më kujtohet dikur kur humba konkursin e parë për gazetarinë fytyra e tij e mërzitur, por gjithsesi vazhdonte të më ngrinte moralin dhe të më jepte kurajo dhe kam thërritur e thërras sa herë dhe dua ta përsëris dhe tash: Bab, ia dolëm! Sa është femra shqiptare e penguar në sfidat e saj dhe sa ka mundur ta çlirojë nga këto vargonj e ashtuquajtura politike e barazisë gjinore? Eh sa pak hapa kemi bërë për këtë! Vetëm në Tiranë dhe pak qendra qytetesh grua-

ja shqiptare ka disa liri. Disa ë. Unë nuk besoj tek barazia gjinore, por jam ekstremiste për respektin gjinor. Fillimisht duhet të kultivojmë respektin për vajzën, për gruan, pastaj tek barazia. Çdo burri të këtij vendi do i thosha: Çdo mendim a veprim që bëni ndaj një gruaje, dijeni se dikush tjetër si ty mund t'ia bëjë, gruas, motrës a vajzës tënde. Duhet kulturë, shumë kulturë, në çdo skaj të Shqipërisë. Nuk mund të flasim për barazi gjinore, kur vajzat ende shiten si 300 vjet më parë. Për çfarë barazie mund të flasim kur ende gratë përdoren si kafshë ngarkese. E si mund të flasim për barazi kur denoncimet për dhunë në familje janë në shifra të frikshme dhe të mendosh se shumica nuk denoncon. Duhet të kulturohemi, këtë mendoj. Është rrugë e gjatë, por duhet ta marrin gratë në dorë, jo të presin burrat që të bëjnë ligje diskrimues "30 përqindëshi". Manjola Arizaj( Zeka) njihet nga të gjithë si një gazetare gazetare,, ndoshta do të kishit diçka për marrëdhënien tuaj me këtë profesion dhe gazetarinë në përgjithësi? Në Shqipëri është një profesion sa i lehtë aq dhe i vështirë. I lehtë, sepse kushdo mund t'i hynte gazetarisë, madje edhe sot po ke shkruar diçka, të cilësojnë gazetar. Harrojnë një gjë, këtë e kam huazuar nga bashkëshorti im: Gazetar është titull, si inxhinier, doktor etj. Duhet shkollë, punë e mund ta meritosh. Por sot është kaq inflancionist përdorimi i këtij titulli, sa e ka ulur fare vlerën e gazetarit. Dhe kjo është vështirësia dhe sfida e ardhshme për gazetarët shqiptarë: t'i kthejnë vlerën që meriton fjalës, gazetarit. Më vjen keq që gazetarët i ka hedhur politika prej kohësh në ingranazhet e përballjes, përbaltjes dhe fyerjes. Eshtë e vështirë sot të qëmtosh sadopak gazetari, vërtetësi dhe ndersh-

mëri. Besoj është problem i përgjithshëm, jo vetëm i profeeionit tonë. Sigurisht që edhe gazetarët kanë mëkatet e tyre. Por jam e sigurtë që më shumë janë bërë mëkate mbi ta. Juve keni një kohë relativisht të gjatë të punës së afërt me politikanë, si është të punosh me ta, sa e vështirë është të ndërtohet ajo marrëdhënie që nga ju është shndërruar në atribut suksesi. Po është e vërtetë. Prej afro 12 vitesh punoj në Parlamëntin e Shqipërisë. Politikanët janë njerëz, si unë e si ti, me të mirat dhe të këqijat e tyre. Ai njeri që i bën ballë pushtetit dhe fuqisë që ai të jep, duke qëndruar me të njëjtin karakter, ai është njeri nga i cili duhet mësuar dhe duhet ta dëgjosh e respektosh. Njoh disa të tillë, sidomos gra. Çdokush deputet ka huqet dhe egon e tij, por gjithsesi pa përjashtim të gjithë janë të komunikueshëm dhe njerëzorë. Gjithsesi, po flas për marrëdhëniet e komunikimit jo zyrtar, pasi Kuvendi i Shqipërisë ka ligje strikte dhe të qarta dhe që zbatohen me rigorozitet. Për këtë duhen falënderuar të gjithë, politikanë dhe administratë. Manjola Arizaj (Zeka) a ka menduar se në një të ardhme të jetë pjesë aktive e politikbërjes? Vjen një moment, pas një karriere, pas njohjes së administratës, njerëzve, profesioneve të ndryshme, vendit, që synon të bësh dhe të japësh më shumë. Të jesh pjesë e ndryshimit. Nëse do të vinte një ditë që ju të kandidonit në vendlindjen tuaj, çfarë do të ishte ajo që do të premtonit dhe do të punonit me mish e me shpirt që ta realizonit? Oo, ëndrrat e mia për Malësinë e Madhe. Nuk dalin faqet e gazetës (qesh). Por synimi dhe ambicia më e madhe do të ishte që Malësinë e Madhe ta vizitonin aq shumë njerëz, të cilët do të donin të riktheheshin sërish, sërish e sërish. Do të doja që kushdo që hynte në Malësi të largohej prej saj me pak "bukë e kripë e zemër" dhe këtë ta çonte në vendin e tij. Në hyrje të Malësisë dhe në dalje të saj do ndërtoja bazorelievin "bukë, kripë e zemër". Cila është koha e lirë e Manjola Zekës dhe kush janë hobet e saja? Profesioni ynë është vështirë të ketë kohë të lirë. Shumë e vështirë. Megjithatë, jam e dhënë pas gatimit, lexoj, më pak se dikur sigurisht. Jam e dhënë pas filmave aksion, mbase gjaku, origjina(qesh). Aaaa po, kam dëshirë përherë t'i bëj "reklamë" Malësisë. A ka diçka që ju ka mbetur peng që mundësitë nuk u'a realizojnë dot? E përsëris jam falënderuese dhe mirënjohëse ndaj Zotit dhe familjes për çka kam. Nuk kënaqem me pak, por kurrë nuk harroj të gëzoj dhe kënaqem me ato që kam. Nuk kam për të qenë kurrë peng i diçkaje. A ka patur në rrugën tuaj një idhull, një udhëheqës shpirtëror shpirtëror,, një model sfidues që ju ka frymëzuar dhe motivuar në synimet dhe arritjet tuaja. Im atë do të jetë përherë idhulli im, frymëzuesi dhe ai ku jap llogari çdo ditë. Në çdo veprim, fjalë madje dhe mendim më duket se kam sytë e tij përballë që më miratojnë apo kundërshtojnë. Kushdo që më njeh e di këtë lidhje timen që vazhdon edhe përtej kësaj jete.


VIP

18

E mërkurë, 17 TETOR 2018

Eminem performon nga maja e lartë e Amerikës Ai u rikthye më fuqishëm se kurrë me albumin e tij "Camikaze". Reperi Eminem ka performuar në një prej majave më të larta në botë hitin e tij "Venom". Gjithmonë ka ditur se si t'i kalojë limitet dhe të marrë vëmendje të madhe. Ai ishte pjesë e emisionit "Jimmy Kimmel Live", me stafin e të cilit realizoi perfor-

mancën në majë të ndërtesës Empire State. Është një nga ndërtesat më të larta në New York dhe në Shtetet e Bashkuara në përgjithësi pasi arrin deri në 443 metra lartësi. Performanca e reperit mori vëmendje të madhe edhe nga kalimtarët që u ndaluan për ta parë dhe për ta fotografuar.

Kanye do shtatë fëmijë, Kim: Jo faleminderit! Kanye ka befasuar bashkëshorten e tij me deklaratën e tij. Gjatë një vizite tek Presidenti i Ugandës, Kanye West dhe Kim Kardashian kanë mbetur në një situatë të sikletshme. Derisa ata ishin duke folur, presidenti Yoweri Museveni i ka pyetur ata se sa fëmijë kanë, ndërsa Kanye është përgjigjur: "I kemi tri por dua të kem shtatë fëmijë". Bashkëshortja e reperit, e cila do të mbushë 38 vjet këtë të diele, ka mbetur e shokuar nga ky lajm. Kim menjëherë ka reaguar, duke thënë: "Unë nuk do të doja të kem shtatë"! Ylli televiziv ishte duke qeshur në këto momente. Çifti kanë tri fëmijë, North, Saint dhe vajza e vogël e cila ka ardhur në jetë nga nëna surrogate, Chicago.

Pas Lamborghinit, reperi i dhuron të dashurës diamantë 100 karat

Reperja Cardi B festoi 26-vjetorin e lindjes para disa ditësh dhe dhuratat e bashkëshortit e kanë bërë të shkëlqejë. Offset kishte shpenzuar një pasuri në bizhuteri të shtrenjta. Ai i bleu një varëse me diamantë që shkruanin "I like it", hit i Cardi B. Nuk munguan dhe dhuratat me emrin e vajzës së tyre, Kulture. Në postimet në Instagram, Cardi B tregon se i dashuri i zemrës i ka blerë

një palë vathë, një byzylyk dhe një varëse të madhe me emrin e anëtares më të re në familje. Të treja dhuratat janë të punuara me diamantë 100 karat. Për reperët, aksesorët e ndritshëm janë shumë të rëndësishëm. Nuk janë të rralla rastet kur Offset bën surpriza të tilla. Kujtojmë se para pak ditësh, ai i dhuroi Lamborghinin më të re në treg.

Miley Cyrus do bëhet nënë? Ja fotografia që i vuri të gjithë në mendime Këngëtarja Miley Cyrus është parë duke blerë rroba për fëmijë në Los Angeles. Të gjithë filluan sepkulimet nëse ajo dhe i fejuari Liam Hemsworth do të bëhen prindër për herë të parë. Një burim pranë saj konfirmoi se Miley nuk është shtatzënë, ndonëse është parë në një dyqan për fëmijë. "Ajo do donte të bëhej nënë një ditë. Ajo është e mirë,e ëmbël dhe i do fëmijët, por nuk kishte dalë për vete. Stomaku i saj është më i hollë se asnjëherë. Ajo është në formë të përkryer dhe nuk është e fokusuar që të krijojë tani familje. Miley dhe Liam kanë kaluar shumë kohë në shtëpinë që bleu në Tennessee", tha burimi për Hollywood Life. Ndër të tjera shtoi se Miley ka patur gjithmonë dëshirë që të bëjë fëmijë, por tani nuk është e fokusuar në këtë gjë.

Vincent Cassel shokon fansat, fotografohet me fytyrë të gjakosur Vincent Cassel ka shokuar fansat ndërsa postoi në rrjetet sociale një fotografi me fytyrë të gjakosur. Por s'duhet të shqetësoheni. Foto është publikuar vetëm për të promovuar filmin e tij të ri "L'empereur de Paris" që do publikohet në 19 dhjetor. Aktori i famshëm na prezantoi me një pjesëz nga roli i tij në film.


SHOWBIZ

19

E mërkurë, 17 TETOR 2018

Nick Jonas drejt martesës me Priyanka: Kur e ardhmja duket kaq e ndritshme Priyanka Chopra dhe Nick Jonas raportohet se do të martohen brenda disa javëve të ardhshme, pas njoftimit të fejesës të tyre në verë. Dhe duket se këngëtari mezi po pret të kalojë pjesën tjetër të jetës së tij me aktoren e "Quantico". Në një postim në Instagram, 26vjeçari publikoi një fotografi të tyren në një fushë ndërsa shihnin diçka, "të ardhmen e tyre së bashku". "Kur e ardhmja duket kaq e ndritshme", shkruan këngëtari. Ndërsa përshkrimi duket se ka thënë gjithçka për çiftin. Fotografia vjen pas raportimeve se Priyanka dhe Nick po planifikojnë të martohen muajin e ardhshëm, në një ceremoni të madhështore në Indi. Fillimisht u pohua se çifti kishte vendosur të martohej në vitin 2019, por më pas ndryshuan mendje duke vendosur ta bëjnë ceremoninë sa më shpejt në Jodphur.

Gylseren sërish drejt altarit Aktorja e famshme Nurgul Yesilcay po shkon sërish drejt altarit. Ylli i kinematografisë turke është shprehur se po mendon të martohet me producentin Necati Kocabay. Ajo i ka prezantuar të dashurin djalit të saj, Osman Nejat nga martesa e mëparshme me Cem Ozer që përfundoi me divorc në vitin 2010. "Çdo gjë po shkon mirë,"-tha aktorja për gazetarët. "Po mendojmë të martohemi". Ndërsa në lidhje me ish-bashkëshortin, i cili u dëmtua gjatë xhirimeve të një filmi në Afyonkarahisar, tha se kishin një marrëdhënie të mirë. "Kemi mbajtur marrëdhënie miqësore sepse kemi një djalë së bashku,"-shtoi Nurgul. Aktorja është e njohur në Shqipëri për rolet e saj si Sulltanesha Kosem dhe Gylseren në flimin "Fate të kryqëzuara".

Pas ndarjes, Ariana Grande i kthen ish-të fejuarit unazën 100 mijë dollarëshe Ariana Grande dhe Pete Davidson kanë njoftuar se i kanë dhënë fund romancës së tyre. Burime pranë këngëtares tregojnë se ajo ka kthyer unazën e fejesës 100 mijë dollarëshe që Pete ia dhuroi në qershor. Unaza përbëhej nga një diamant 3 karat që u dizejnua veçanërisht për Arianën. TMZ raporton se nuk ka debat se kush do e mbajë unazën. Kujtojmë se këtë fundjavë, ata i dhanë fund

fejesës 5 mujore. Thuhet se gjithçka ndodhi për shkak të vdekjes së ish të dashurit, Mac Miller. Vendimi ishte i ndërsjellë, por Ariana ishte ajo që ndërmorri hapin e parë. Çifti të shtunën u duk shumë i qetë dhe Ariana shkoi në 'SNL' për të mbështetur Pete. Por çdo gjë mori fund të dielën. Asnjëri prej tyre nuk ka komentuar ende ndarjen.

Coldplay vjen me një dhuratë shumë të veçantë për fansat Së shpejti do të jetë 20 vjetori i Coldplay dhe grupi i famshëm raportohet se do të sjellë një dhuratë shumë të veçantë për fansat. Gjatë dy dekadave të fundit, djemtë kanë punuar fshehurazi për realizmin e një dokumentar së bashku, që do vijë në ekranet e mëdha më 14 nëntor. Më parë këtë javë, grupi zbuloi titullin e dokumentarit: A Head Full Of Dreams. "Muajin e ardhshëm Coldplay do të publikojë një dokumentar të ri që do të pasqyrojë dy dekadat tona së bashku,"-tha grupi në një postim në Instagram.

Michelle Obama dhe Melania Trump kanë të njëjtën këshillë për martesë të lumtur Michelle Obama dhe Melania Trump kanë të njëjtin sekret për një martesë të lumtur: banjo të ndara. Ish Zonja e Parë, Michelle që po promovonte iniciativën e saj në shfaqjen "Today" foli për martesën e saj me Barack. "Një prej celësve të një martese të lumtur është të keni banjo të ndara. Kur ai hynte në banjon time, unë i thoja, "Përse je këtu?" Dhe ai më thoshte, 'Unë jetoj këtu, mund të hy në cdo banjo'", tregoi Michellle. Ndërsa Melania Trump tha në 2015 të njëjtën gjë për People. Ajo nuk e konsideronte këtë si distancë me partnerin, ndonëse në 2017 tha se flejnë në dhoma të ndara.


SPORT KUQEZINJTË

20

E mërkurë, 17 TETOR 2018

UEFA zbulon rrugën e Shqipërisë nëse bie me Skocinë Humbja e dytë në tre ndeshje e para të Shqipërisë ndaj Izraelit në Beer sheva, mund të ketë pasoja edhe më të mëdha. Shanset për kualifikim nuk ekzistojnë, por tani kuqezinjtë rrezikojnë të zbresin në Ligën D, aty ku aktualisht luan Kosova në rast se nuk fitojnë as ndaj Skocisë. Aktualisht

kombëtarja pozicionohet në vendin e fundit të grupit 1 në Ligën C. Skuadra e Christian Panucci-t, në rast se nuk arrijnë të mposhtin Skocinë në ndeshjen e ardhshme do të bien automatikisht një Ligë më poshtë, ku do të përballen me skuadra modeste si Malta, Andora, Letonia apo San Ma-

rino. UEFA ka bërë një përshkrim të shkurtër për gjendjen e grupeve dhe shkurtimisht shkruan se Shqipëria ka nevojë për të mposhtur Skocinë për të mos zbritur në Ligën D. “Shqipëria do të bjerë nga Liga nëse nuk arrin të fitojë ndaj Skocisë”, shkruan UEFA. Panucci e nisi këtë kompeticion

Sulmuesi i talentuar ka dhënë një intervistë për “Gazzetta dello Sport” duke rrëfyer emocionet e debutimit

Rozalb Lika

G

azeta më e madhe në Itali, “Gazzetta dello Sport” i ka kushtuar një hapësirë të konsiderueshme Vrionit, dy faqe në edicionin e saj lokal ditën e djeshme, duke treguar historinë e djaloshit që bashkon dy kultura dhe që Italinë e konsideron shtëpinë e tij, edhe pse është shqiptar 100% dhe e ka bërë zgjedhjen e tij. Sulmuesi i talentuar e ka të lidhur ngushtë karrierën me Italinë, sepse është rritur te Sampdoria dhe vitin e shkuar ishte në huazim te Pistoiese, ndërsa këtë vit është huazuar te Venezia, në Serinë B. Shqipëria, vendi prej ku në vitin 1996 u arratisën prindërit e tij Arben e Rita, ndërsa dy vite më vonë lindi Giacomo. Italia e Shqipëria në fatin e tij, dy vende dhe dy fanella, sepse sulmuesi i talentuar ka luajtur për Italinë U18 dhe U19, ndërsa më pas kaloi te Shqipëria U21 dhe Shqipëria A. Marche është krahina ku është rritur Vrioni, ku familja e tij u përshtat në mënyrë perfekte dhe ku sulmuesi nisi fluturimin. Të hënën u kthye në Mestre, për të festuar ditëlindjen në stërvitje me Venezia-n, aty ku ka takuar një legjendë të futbollit italian, ish-portierin Valter Zenga, i cili gjatë kohës që Vrioni ishte jashtë Italisë mori drejtimin e skuadrës lagunare (u pushua nga puna Stefano Vecchi). E kishte takuar edhe para 3 vitesh, kur “Njeriu Merimangë” drejtonte Sampdorian, por tashmë Vrioni do ta ketë trajner atë që para pak kohësh u përfol edhe si kandidat për drejtimin e Shqipërisë. Prindërit lanë Shqipërinë për Italinë, Giacomo ka ndjekur rrugën e kundërt, por në aspektin sportiv. Dhurata- “Dhuratën e ditëlindjes ma bëri para kohe Panuçi, duke më lejuar të debutoj në kombëtare pa mbushur 20 vjeç. Emocion i pabesueshëm, nuk e prisja të luaja në Ligën e Kombeve. Isha i ulur në stol, kur më tha të bëhesha gati. Kur do futesha, më kërkoi që të tregohesha sa më i egër në zonë, ashtu si në stërvitje”. Trajnerët- Alban Bushi i dha një fanellë titullari në Cagliari,

Rrëfimi i Vrionit: Më bindi Panucci, më bëri dhuratën perfekte për ditëlindje

kundër Italisë, dhe Vrioni ia shpërbleu, duke shënuar ndaj Italisë U21. “Debutimi me Shqipërinë U21 ishte i çuditshëm: në Itali dhe kundër axurrëve. Ishte si të sfidoja një pjesë të vetes sime, edhe goli më krijoi një ndjesi të çuditshme. Ishte një shenjë e fatit”. Më pas Panucci dhe debutimi në Izrael: “Është meritë e tij nëse zgjodha Shqipërinë për të luajtur në nivel kombëtaresh A. Në javët e fundit më ka telefonuar

pa fund, duke më bërë të ndihem i rëndësishëm”. Familja- Giacomo Vrioni është shumë i lidhur me familjen e tij. “Falë prindërve të mi, kam ruajtur një lidhje të fortë me vendin tim të origjinës. Ishin jashtëzakonisht krenarë për debutimin tim në kombëtare: u dhanë një gëzim të paparë. Kam marrë qindra mesazhe pas ndeshjes së Shqipërisë. Më i veçanti? Më mallëngjeu një mesazh nga

mamaja ime Rita pas ndeshjes. Në fund të ndeshjes telefonatën e parë e pata me të: doja të dëgjoja zërin e prindërve”. Ronaldo- Vrioni dhe Zenga, “ish” te Sampdoria, por edhe tifozë të thekur të Interit. “Jam dashuruar me futbollin dhe jam bërë tifoz me Interin për faj të xhaxhait tim Arian, i cili kur isha i vogël më tregonte videot e Ronaldos. Isha i çmendur pas tij: ishte fenomenal, unik. Më pëlqen

me ambicie të mëdha ku kalimi i grupit nuk diskutohej, por rezultatet e fundit bënë që ai të dorëzohet dhe të pranojë se shanset për t’u renditur të parët nuk ekzistojnë. Ndeshjen e radhës kombëtarja e luan në Shqipëri kundër Skocisë, ku fitorja do të jetë objektivi i vetëm.

ELITE ROUND

Kombëtarja U-19 e mbyll me të gjitha humbje, mposhtet edhe nga Norvegjia

Pas humbjeve ndaj Ukrainës dhe Sllovakisë, 19-vjeçarët janë mposhtur edhe në ndeshjen e fundit ndaj Norvegjisë, këtë herë me rezultatin minimal 0-1. Mjaftoi një gabim i qendërmbrojtësit të Skënderbeut, Enes Isufi në minutën e 31-të të pjesës së parë, që kuqezinjtë të mposhteshin minimalisht 0-1 ndaj nordikëve. Në minutat në vijim, kuqezinjtë e Bogdanit tentuan të rikthejnë baraspeshën, por nuk ia dolën të shënojnë gol në portën e norvegjezëve, ndërsa rezultati mbeti i pandryshuar. Kështu kuqezinjtë mbyllën fushatën eliminatore të “Elite Round” me 3 humbje në po kaq ndeshje, ndërsa statistikat bëhen edhe më negative, kur llogarit që Kombëtarja U-19 ka pësuar 5 gola dhe nuk ka shënuar asnjë. shumë edhe Ibrahimovic, por fenomeni ishte tjetër kategori”. Tani Vrioni e ka mendjen te Venezia e tij: “Jam mirë, ndihem gati, duhet të dalim sa më shpejt nga kjo situatë në renditje. Na pret Verona, Zenga do na japë karikimin e duhur”.

KUALIFIKUESET

Shpresat e mbyllin me një barazim spektakolare ndaj Estonisë, shkëlqen Seferi Kombëtarja Shpresa nuk ka shkuar më shumë se një barazim 2-2 në ndeshjen e fundit të kualifikueseve të Europianit ndaj Estonisë. Edhe pse gjithçka është mbyllur sa i përket kualifikimit, të besuarit e Alban Bushit, bënë një paraqitje shumë të mirë në transfertë. Taulant Seferi, i dha avantazhin e kuqezinjve në minutën e 12-të. Mesfushori i talentuar depërtoi mjaft mirë

në portën kundërshtare, duke arritur që të realizojë në fund edhe pse ishte në një pozicion disi të prirët. Kundërpërgjigja e Estonisë erdhi në minutën e 32-të, teksa Liivak, përfitoi nga një përgjumje e mbrojtjes sonë, që i dhuroi vetë topin. Sulmuesi estonez humbi një penallti në minutën e fundit shtesë të pjesës së parë. Pjesa e dytë foli sërish për ekipin tonë që arriti

të gjente edhe golin e avantazhit me të njëjtin autor, Seferin, i cili tregoi një qetësi vrastare hyrje të zonës kundërshtare. Gjithsesi skuadra e Bushit nuk arriti që të administronte rezultatin, pasi Liivak shënoi pas një tjetër përgjumje të mbrojtjes sonës. Pas këtij barazimi Shqipëria mban vendin e parafundit në renditjen e grupit 2, me 7 pikë, 5 më shumë se Estonia.


SPORT

21

E mërkurë, 17 TETOR 2018

Bardhezinjtë dhe parisienët e kanë nisur me të gjitha fitore sezonin në kampionat

Juventus dhe PSG në kërkim të rekordevenëligatemëdhaeuropiane J

uventus dhe PSG dominojnë prej vitesh kampionatet e tyre, francezët 6 kampionate radhazi, ndërkohë që italianët me 7 tituj radhazi. Pas një sezoni të vështirë, Thomas Tuchel, ka shfrytëzuar më së miri yjet e tij, Neymar, Kylian Mbappe dhe Edinson Cavani, duke u shkaktuar disfata të thella kundërshtarëve. PSG ka gjetur rrugën e rrjetës 32 herë në 9 ndeshjet e para, duke rrëmbyer në secilën prej tyre 3 pikë. Parisienët kanë thyer rekordin e Lyon në Ligue 1 në sezonin 193637, teksa fitonin në 8 ndeshjet e para. Juventus ndërkohë pas transferimit të Cristiano Ronaldos është kthyer në një makineri të pandalshme në kampionat dhe Champions, duke fituar në 10 ndeshje radhazi (8 në kampionat dhe dy në Ligën e Kampionëve). Bardhezinjtë dhe PSG synojnë që të thyejnë rekorde në 5 kampionatet kryesore. Tottenham, fitoi 11 ndeshje radhazi në sezonin 1960-61, duke qenë skuadra me nisjen më të mirë në Europë. Skuadra londineze drejtohej nga Vill Nicholson, i dha fund serisë së rezultateve pozitive në atë kohë me një barazim në javën e 12-të ndaj Manchester City-it. Në

QYTETARËT

Manchester City bën gati 70 milionë euro për De Jong

Frenkie De Jong po bind gjithmonë e më shumë me paraqitjet e tij, si me skuadrën nga Amsterdami, ashtu edhe me përfaqësuesen e “tulipanëve”. 21-vjeçari ishte nga më të mirët në fushë edhe në triumfin e skuadrës së Koeman, 3-0 ndaj Gjermanisë, ndërsa të shumtë janë klubet që kërkojnë të rrëmbejnë talentin holandez. Interes për të kanë shprehur Tottenhami dhe Barcelona, por duket se së fundi është futur në garë edhe Manchester City, me Guardiolën që është i bindur ta marrë në “Etihad Stadium”. Tabloidi “The Sun” raporton se Manchester City po përgatit një ofertë prej 70 milionë euro, më e larta e shpenzuar ndonjëherë, për të blerë kartonin e De Jong. Kujtojmë që lojtari më i shtrenjtë i Manchester Cityt është fantazistit Rijad Mahrez, i cili u transferua për shumën e 68 milionë eurove nga Leicesteri te “qytetarët”.

DËMTIMET Seria A, skuadra me nisjen më të mirë, është Roma që ka fituar 10 ndeshjet e para në sezonin 201314. Skuadra që në atë kohë kishte si kapiten Francesco Tottin, e mbylli në vendin e dytë pas Juventusit. Në Gjermani, Bayerni i Pep Guardiolës ka bërë nisjen më të mirë në sezonin 2015-16, duke

KROATI

fituar 10 ndeshjet e para të kampionatit dhe sigurisht që mbylli sezonin disa javë para kohe. Real Madrid ndërkohë është skuadra që mban rekordin në Spanjë me 9 fitore radhazi në sezonin e largët 1968-69, me 9 fitore në 9 javët e para. Skuadra mbretërore fitoi kampionatin e 14-t, vetëm pas 30

javësh në atë sezon. Skuadra e Allegrit dhe ekipi francez duken të pandalshëm në këtë sezon, teksa nuk njohin rivalë në kampionatet e tyre respektive. PSG mundi 5-0 kundërshtarin kryesor, Lyonin, ndërkohë që bardhezinjtë mundën me lehtësi 3-1 Napolin në shtëpinë e tyre.

Ndeshjet e kombëtareve “sakatojnë” Liverpool, Shaqiri gati të përfitojë

DËNIMI

Modric: Vendosëm bast për largimin e Ronaldos nga Reali

Përdori fjalë fyese pas ndeshjes, Federata Angleze mund të dënojë Mourinhon

Mesfushori i Realit të Madridit, Luka Modriç ka dhënë një intervistë për francezen L’Equipe, ku ka folur mbi të gjitha për largimin befasues të Cristiano Ronaldos dhe trajnerit Zinedine Zidane, pasi fituan 3 Champions radhazi. Kapiteni i Kroacisë pranoi se largimi i të dyve ka qenë një befasi e madhe, jo vetëm për të, por për të gjithë ambientin madrilen, për më tepër, pas triumfit në Champions. “Largimi i Zidane ishte një befasi e madhe për ne. I Ronaldos gjithashtu. Kur dëgjuam thashethemet për largimin e Cristianos, filluam të vëmë baste me njëri-tjetrin, që nuk do të largohet, pasi ishim të bindur që do të mbetej në Madrid. Megjithatë zgjedhjet e jetës së tij, ka të drejtë t’i bëjë vetëm ai dhe askush tjetër”, deklaroi kroati. Luka Modriç ka qenë gjithmonë një lojtar i jashtëzakonshëm, nga më të mirët në llojin e tij, si në nivel klubesh, ashtu edhe me kombëtaren kroate, por ndryshe nga portugezi, ka qenë larg vëmendjes mediatike. “Ka qenë një zgjidhje e imja, që të mbetem larg vëmendjes së medias, pasi kështu më pëlqen. Ronaldo është një tjetër nivel futbollisti dhe normal që do të jetë në qendër të vëmendjes”, tha Luka Modriç.

Jose Mourinho mund të humbasë ndeshjen e radhës ndaj Chelsea-a që do të luhet në fundjavë, pas veprimit që bëri në fund të ndeshjes ndaj Neëcastle United. Tekniku i Manchester United teksa dilte nga fusha po bënte me shenjë para kamerës me gishtin e vogël të dorës ndërsa fliste në portugalisht. Siç shkruan “The Sun”, tekniku portugez ka ofenduar në gjuhën portugeze ndërsa tha “Ik pirdhuni bijë k**vash”. Zyrtarët e Premier League kanë hetuar incidentin e ndodhur, për të parë nëse 55-vjeçari ka shkelur ndonjë ligj. “Special One” mund të akuzohet për përdorim të gjuhës abuzive ose fyese. Të premten deri në orën 18:00 ai ka kohë për të vendosur nëse do të pranojë akuzën ose ta kundërshtojë atë. Por, nëse FA vendos kundër tij, dhe nëse kjo ndodh, atëherë do të dënohet për ndeshjen e ardhshme. Mirëpo, siç raporton tabloidi britanik “The Sun”, FA mund ta shtyjë vendimin për javën e ardhshme, ku pritet t’i japë një paralajmërim ose gjobë teknikut portugez. Për ngritjen e gishtit të vogël në përfundim të ndeshjes, nuk do të ndërmerret asnjë masë.

Shtohen telashet për Liverpoolin për shkak të dëmtimeve të disa futbollistëve në ndeshjet e përfaqësueseve. Pas Salah dhe Van Dijk, edhe senegalezi Sadio Mane është lënduar në kualifikueset e Kupës së Afrikës. Sulmuesi senegalez kërkoi ndihmë mjekësore në spital, për dëmtimin në stërvitjen e kombëtares së tij para ndeshjes ndaj Sudanit. Fraktura në gisht nuk është diçka shumë e rëndë, por gjithsesi shqetësuese, për një ekip që po vuan edhe dëmtimet e Mohamed Salah në sulm, apo mbrojtësit më të shtrenjtë në historinë e Liverpoolit, Virgil van Dijk. Sadio Mané pritet të mos luajë në ndeshjen e radhës, që “të kuqtë” do të zhvillojnë të shtunën kundër Huddersfieldit. Trajneri gjerman duhet të vlerësojë edhe gjendjen fizike të egjiptianit Salah, që braktisi kombëtaren për shkak të një shqetësimi fizik, ndërsa për mbrojtësin holandez, Van Dijk, duket se nuk do të ketë probleme serioze, edhe pse prej javësh ka pasur dy brinjë të thyera. Shumë ekspertë i kanë bërë thirrje trajnerit Klopp që t’u japë më shumë minuta mesfushorit Xherdan Shaqiri dhe sulmuesit Sturridge, si dy emra që janë po kaq të aftë sa sulmuesit afrikanë për të prodhuar gola në Premier League.


KURESHTI

22

E mërkurë, 17 TETOR 2018

Birra më efektive se paracetomoli për dhimbjen e kokës Kur ke dhimbje koke, e vetmja zgjidhje duket të jetë barnat farmaceutike. Megjithatë, një revolucion mund të vijë. Sipas një studimi të botuar në "The Journal of Pain", dy gota birrë mund të jenë më efektive sesa ilaçi i dhimbjes. Studiuesit në Universitetin e Greenwichit kanë zbuluar se konsumimi i dy gotave birrë mund të zvogëlojë dhimbjet e kokës. Ngritja e përmbajtjes së alkoolit në gjak me rreth 0.08 për qind i lejon trupit të reduktojë në mënyrë të moderuar intensitetin e perceptimit të dhimbjes. Hulumtuesit shpjeguan: "Rezultatet sugjerojnë se alkooli është një analgjezik efektiv që siguron reduktime klinike të ndjeshme në rezultatet e intensitetit të dhimbjes. Kjo shpjegohet me abuzimin ndaj alkoolit nga ata që kanë dhimbje të vazhdueshme, pavarësisht pasojave të mundshme për afatgjatë". Megjithatë, nuk është e qartë nëse

alkooli pakëson ndjesinë e dhimbjes sepse ndikon në receptorët e trurit ose sepse zvogëlon tensionin. Dr. Trevor Thompson, i cili udhëhoqi studimin në Universitetin e Greenwich në Londër, tha për The Sun: "Alkooli mund të krahasohet me ilaçe opioide si kodeina

dhe efekti është më i fuqishëm se paracetamoli". Megjithatë, edhe ekspertët janë të prirur për të bërë të qartë se rezultatet e studimit të ri nuk duan të thonë se alkooli është i mirë për shëndetin dhe përsërisin në periudhën afatgjatë, efektet e konsumit të alkoolit janë absolutisht të dëmshme.

Guru dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e foshnjes dhe 4 grave

Një guru indian dhe 14 të tjerë janë dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e katër grave dhe një fëmije 18 muajshe në vitin 2014. Gjykata në Haryana dënoi Rampal javën e kaluar. Ai u shpall gjithashtu fajtor për një vrasje tjetër dhe do të dënohet në rastin të mërkurën. Viktimat u mbytën pasi u mbyllën në një dhomë ndërsa mbështetësit e tij dhe policia u përplasën, tha gjykata. Guru pre-

tendon se ka dhjetëra mijëra ndjekës në të gjithë Indinë. Dënimi u njoftua mes sigurisë së rreptë, raporton BBC. Avokatët e Rampal thanë për BBC se do të apelonin kundër dënimit. Çfarë ndodhi në vitin 2014? Katër gratë dhe fëmija u gjetën të vdekur në një dhomë të vogël të mbyllur në ashram pas përleshjes së përgjakshme, ku të vdiqën të paktën gjashtë vetë. Një grua tjetër e gjetur në të

njëjtën dhomë u dërgua në spital por nuk mbijetoi. Dënimi për rastin e saj do të jepët të mërkurën (17 tetor). Rampal u akuzua fillimisht për përfshirje në një rast vrasjesh që datojnë nga viti 2006. Por ai i mohoi akuzat dhe u lirua me kusht. Autoritetet urdhëruan arrestimin e tij me akuzën e shpërfilljes pasi ai në mënyrë të përsëritur nuk u paraqit në gjykatë. Guru nuk pranoi të dorëzohej në polici kur ata shkuan në në shtëpinë e tij Satlok Ashram në Barwala në nëntor 2014. Mijëra përkrahës të tij u përleshën me policinë dhe i ndaluan të hyjnë në ashram. Më shumë se 200 persona u plagosën gjatë përleshjeve. Policia akuzoi përkrahësit e armatosur të gurusë për mbajtjen e pengjeve, si edhe përdorimin e grave dhe fëmijëve si mburoja njerëzore.

Konkurrentet që donin të njëjtin mashkull lidhen bashkë Dy konkurrente u larguan nga "The Bachelor Vietnam" pasi i shprehën ndjenjat njëra-tjetrës dhe tani po jetojnë të lumtura. Ishte Minh Thu që tronditi shikuesit në shtator kur pranoi se është e dashuruar me konkurrenten e saj, Truc Nhu. Ajo po fliste me një mashkull që e donin të dyja, të cilit i tha hapur se nuk ka ndjenja për të. Në intervistën e tyre për BuzzFeed, ato thanë se kuptuan ndjenjat kur ishin larg njëra-tjetrës pasi Minh u largua nga spektakli. "Kur Mihn Thu u largua dhe unë mbeta pas, filloi të më merrte malli. Kisha shumë kujtime me të," tha Nhu. Sapo zbriti nga avioni, u takua me Thu që e priti në aeroport dhe kuptoi rëndësinë e lidhjes. Nhu shtoi se vendosi të qëndrojë pjesë e "The Bachelor" për t'u siguruar se ndjenjat ishin të vërteta dhe ti jepte një shans kësaj marrëdhënie. Është hera e parë që kuptojnë se kanë ndjenja për një person të së njëjtës gjini. Dalja në publik ishte pjesa më e vështirë pasi familja do të zbulonte cdo gjë. "Para se të transmetohej episodi, u përgatita mendërisht për ç'do t'i thoja familjes sime. Kur më kërkuan të shpjegohesha, iu përgjigja me 'Çfarë doni nga unë? Që të gjej një burrë dhe të bëj fëmijë? Apo të gjej lumturinë?'", tregoi Minh. Ndërsa Turc i tregoi hapur se është e lumtur dhe rruga tradicionale për një lidhje nuk është gjithmonë e duhura. Të dyja janë mbështetur nga ndjekës në të gjithë botën për këtë romancë të re. Historia e tyre theu rekord audience pasi në Vietnam është ende e paligjshme martesa e të njëjtit seks.

Daily Mail shkruan për "ferrin" e ku jetojnë kafshët e egra në Fier Autoritetet shqiptare po nxiten të ndërmarrin veprime kundër një parku safari privat, pasi u shfaqën fotografi të reja ku ekspozohen kushtet tronditëse të kopshtit zoologjik. Kështu nis artikullin tabloidi britanik, "Daily Mail", sipas të cilës, fotot e marra në kopshtin zoologjik në Fier, në jugperëndim të Shqipërisë, tregojnë një luan "të kequshqyer" që jeton në kushte tejet të këqija dhe në hapësirë të ngushtë. Kafshë të tjera, duke përfshirë një zebër, një ujk të dobët dhe disa drerë, shihen në kafaze të ngushta betoni. Imazhet thuhet se u morën nga një fotograf anonim për të ekspozuar kushtet e këqija në kopshtin zoologjik. Imazhet tregojnë luanët dhe kafshët e tjera që lëngojnë në kafaze të mjera dhe të pista.

Zgjohet e shëndoshë, fjeti 22 orë në ditë për dy vite Një grua që ka fjetur gjumë 22 orë në ditë për pothuajse dy vjet ka zbuluar se u zgjua e shëndoshur. Mise Coakley tha se kishte fituar peshë ndërsa flinte. 34-vjeçarja u sëmur nga meningjiti, fruthi dhe ethet. Ndërsa rrëfeu se mezi lëvizte dhe hante vetëm patetina e çokollata gjatë orëve të rralla të zgjimit. Mise, nga Whitby, North Yorkshire, ndihej aq i lodhur saqë familja e saj duhej ta çonte atë nga shtrati në divan. Gjatë qëndrimit shtrirë pesha e saj kaloi nga madhësia 10 në 24 dhe arriti peshën 117 kg. Pasi kuptoi se kishte shtuar shumë peshë, ajo iu nënshtrua një diete strike duke humbur 50 kg që kishte fituar gjatë kohës që ishte sëmurë. "Jam më e shëndetshme se kurrë,"-tha Mise.


KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 5. Eshtë një term nençmues për një njeri të dobët, shëndetlig 7. Ashtu e shënonte Lezha në targat e makinave 9. E mbajnë atë të varur në qafë, zakonisht zyrtarë dhe dhëndra 11. Mbështetja kryesore e diçkaje 13. Partia Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet 15. Barkë që vihet në lëvizje me motor dhe që ecën në kufinj shpejtësie sipas fuqisë motorike 16. Një copë e vetme dhe e madhe shkëmbi a guri 18. Kohëmatës. E mbajmë në dorë, në murë, në tryezë. 19. Thënie a fjali e shkurtër, e goditur e me fuqi shprehëse, që përmban një mendim të përgjithësuar a një mësim të nxjerrë nga jeta 20. Njësia monetare bazë e Bullgarisë, para euros 23. Kur nuk më lejohet të ..., më mbetet vetëm se të hesht 24. Njëra nga të dymbëdhjetë pjesët e vitit, e cila shërben si njësi për matjen e kohës 25. Përkufizim trupor për një grua apo vajzë, e shëndoshë, e plotë, e mbushur, po e hishme 27. Flas kot e pa pushim, flas gjepura, flas pa përgjegjësi, llomotit 30. Njësi për të matur gjatësinë, e barabartë me 64 ose me 80 centimetra 31. Monedha e Hondurasit quhet ashtu 34. Themi ashtu ku na del hyq 36. Anohet gati për t'u përmbysur, i merr ana; përmbyset 38. Hapësirë a sipërfaqe tokësore. Edhe ku po qëndron, quhet ashtu 40. Shkencë që studion proceset kimike tek organizmat e gjalla 43. Çitjane, një lloj veshjeje të gruas myslimane 46. Përdoret, kryesisht e përsëritur, për të lidhur dy gjymtyrë të një fjalie a dy fjali 47. Rrethi i Korçës, ashtu shënohej në targën e makinave 48. Të holla që i jepen dikujt për shërbime të vogla mbi vlerën e punës që bën. Korrupsioni ashtu e ka ngjyrën dhe fytyrën 50. 1. Më mbushet mendja se diçka është e vërtete a e drejtë, besoj plotësisht për ketë 52. Trungu i trupit të njeriut, shtati pa gjymtyrët e pa kokën; trupi 55. Zakone në jetën shoqërore të një populli, që lindin në kushte të caktuara historike dhe ruhen brez pas brezi 56. Pije alkoolike e ëmbël dhe e fortë, e cila përmban zakonisht lëng frutash 58. Romani i Anton Pashkut 59. Ministria e Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjitikës, shkurtima 61. Që bëhet a prodhohet me dorë e me mjete të thjeshta nga zejtarët 64. Punoj tokën me shatë, me bel etj., rrëmih, gërmoj tokën me diçka 65. Shkurtim i ofshamës 68. Rrethi i Pogradecit, ashtu e

E mërkurë, 17 TETOR 2018

Nga Albert VATAJ

kishte targën 69. Secila nga dy gjymtyrët e sipërme të trupit të njeriut nga supi deri te dora është 70. Ai që lëron tokën me qe dikur, quhej ashtu 73. Fjalë që shqiptojmë kur thërresim dikë ose kur na flet dikush në telefon 78. Si kishtin makinat e Durrësit targën 79. Periudhë kohe që zgjat dhjetë vjet rresht 83. Rrethi i Skraparit, ... ashtu e kishte targën e mjeteve 85. Mjet për të nxjerrë ujë nga pusi 87. Teoria mbi metodën e përgjithshme të njohjes shkencore dhe të shndërrimit të botës reale 89. Pablo... kolumbiani i famshëm i drogës, mafies dhe politikës 92. Strofë apo vargje që përsëriten në një këngë 93. Kalaja e Shkodrës mban emrin e saj gruaje që u muros në themelet e saj 94. E vendos dikë a diçka në një vend 95. Popull e ..., shprehje e hershme 96. Nuk e marr diçka nga vendi ku është 97. Stina e dytë dhe më e ngrohtë e vitit, që vjen pas pranverës, quhet... 99. Tërësi e dokumentuar ku rënditen emra, mjete, shpenzime, etj 101. Kujdesi për thonjtë e duarve e ka atë shumëngjyrëshin dhe shndritësin si aksesor kryesor 102. Kryeqyteti i Bangladeshit është 106. Koha nga mesdita deri në

mbrëmje 110. Gatishmëria për të flijuar të mirën vetjake për të mirën e të tjerëve 112. Mbrojtja, përkrahja dhe kujdesi për dikë nga një më i madh 115. Alexander Graham ... (mbiemri), fitoi patentën për zbulimin e telefonit, më 7 mars 1876 116. ..ho, sa e mirë është. VERTIKALISHT 1. United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland, shkurtima 2. Makinat e Delvinës ashtu e kishin targën 3. Në fare pak vende, në ndonjë vend të rrallë 4. Banka Botërore 5. Piktori i mirënjohur ... Kodheli (24 dhjetor 1918 - 18 shkurt 2006), lindi në katundin Kodhel të Shkodrës 6. Institucion që merret me një veprimtari të caktuar në fushën e ekonomisë, të arsimit etj 7. Dru pylli i lartë, me gjethe me dhëmbëza anash, që përdoret si lëndë ndërtimi, për zjarr dhe dushk 8. S'jam i sigurt a i bindur plotësisht nëse diçka është vërtet ashtu si paraqitet 10. I tillë është ai që nuk është i zoti për diçka 12. Pamje e pjesshme e diçkaje, e paraqitur në një fotografi 14. Bosnje-Hercegovina e ka kryeqytet atë 15. Ai që jep mësim, arsimtar, mësimdhënës 16. Këllëf prej metali, prej lëkure a prej druri, që shërben për të futur në të shpatën, thikën, hanxharin etj

17. Më 1817, me 8 mars, u themelua tregu i organizuar financiar New York Stock Exchange (inicialet) në SHBA. 18. Quheshin dikurë punonjësit e sigurimit. 21. Bashkëshortja e rilindasit të madh, Sami Bej Frashërit 22. Njeri që vjedh, plaçkit e grabit me dhunë, ka edhe atë status 26. Rrethi i Lushnjës, e shënonte ashtu targën 27. Teori shkencore ose filozofike; tërësia e parimeve teorike të një shkence a të një dege të saj 28. Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë 29. Tërësia e tipareve të fytyrës, shprehja e saj; pamje, fytyrë 32. Pastaj e ka brenda 33. Ndërpres ndjekjet penale për njerëz që kanë bërë faje 34. Secili nga dy fëmijët që lindin njëkohësisht nga e njëjta mëmë 35. Ai që jep jetën për një çështje të madhe, bëhet ashtu 37. Sëmundje ngjitëse, shfaqet me ethe, me puçrra të kuqe në fytyrë, në kokë e në trup 39. Fabulat e tij janë nga më të famshmet, emblematike mbetet "Dhelpra dhe Rrushi" 40. Ashtu ishte targa e Rrethi Tropojë 41. Zëri që nxjerr një njeri kur qan. 42. Përfaqësues i zgjedhur nga një organizatë, nga një kolektiv etj 44. Rrethi i Malësisë së Madhe e kishte targën 45. ... bej Toptani (1908-2000), ishte veprimtar i çështjes kombëtare dhe gazetar shqiptar

66. Targat e mjeteve të Fiertit ashtu e kishin targën 67. Vegjë për të endur, tezgjah, ndryshe quhet "veg" 71. Ai që ka në duart e veta gjithë pushtetin e lartë, ai që sundon me pushtet të pakufizuar, sundimtar absolut. 72. Pika a vendi në qendër të diçkaje. Ura e Mesit në Shkodër gjendet në ... 74. Partia Lëvizja Socialiste për Integrim 75. Mbulesë e gjerë prej leshi, e endur jo shumë dendur e zakonisht pa thekë 76. Secila nga paftat në ngjyrë si flori, që i varnin gratë për stoli në veshje, në vesh si vëth etj.; groshar 77. Partia Socialiste e Moderuar 80. Bimë për prodhimin e birrës, për të bërë një lloj kafeje etj 81. Po rrethi i Matit, si e kishte targën 82. Shtet me vende fqinje si Argjentina, Brazili, Kili, Paraguai dhe Peruja 84. Quheshin ashtu udhëheqëst politikë në një njësi ushtarake 86. Trup i përbërë që përftohet nga bashkimi i karbonit me metale, me hekurin, me kalciumin etj. 88. Ema mëkatare e njerëzimit, Havaja, sipas besimit mysliman 90. Gradë nënoficeri e shkallës së parë, më e ulët se e kapterit 91. ... Gjezi ka interpretuar në mbi 15 role në kinematografinë shqiptare, ku 10 janë role kryesore 94. Me të cilën nuset ose gratë mbulonin fytyrën 98. Makinat e Elbasanit ashtu e kishin targën 100. Aktori i famshëm... Roshi, lindi më 4 janar 1924 në Mallakastër, vdiq më 6 shkurt 2007 në Tiranë. Realizoi rreth 180 në kinema dhe teatër 103. Emri i një lojtari legjendar brazilian. 104. Nuk shkoj por v... 105. Përdor atë monedh Bullgaria 107. Tokë që lërohet e mbillet, tokë buke 108. Shkoj nga brenda jashtë 109. Organizata Botërore e Shëndetësisë 111. Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu 113. Partia Aleanca Popullore 114. Njeri i shquar, me aftësi të veçanta në një fushë të caktuar

48. Gatesë me petë të holluara një nga një e të ndera në tepsi 49. Partia Konservatore 50. Nën të dikur mbaheshin mallrat për myshteritë 51. I vë zjarrin diçkaje a e hedh në zjarr dhe e bëj shkrumb e hi 53. Grup bimësh me ndërtim më të ndërlikuar se algat, pa lule, që kanë gjethe, kërcell dhe rrënjë, riprodhohen me spore dhe rriten në vende me lagështi 54. Aktorja Elvira ..., roli i saj më i spikatur mbetet ai i Marigosë në filmin "Përrallë nga e kaluara" 57. Rrethanë a gjendje e domosdoshme, nga e cila varet qenia e diçkaje ose zhvillimi i saj 60. Fondi Monetar Ndërkombëtar 62. Përmbledhje e sistemuar e normave juridike. I tillë është civil, penal dhe i punës, i pashkruar është ai moral 63. Parajamërues i të mirës. 1 8

PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR

SUPERFJALEKRYQI

23

2

K

3

K

4

A M F I E

K O M U N ¸ E

18

L

B

M

19

B I

30 33

P A Q

A A

A

L

60

R

65

P

49

84

B

50

61

B R A R I Z 81

36

M

E

S

H

P

75

76

91

B

E L

106

M A N I U

L

S D

O

D R E

S I

Q

E

E

112

93

C

107

I J

S

A

U

B

V A

U

A R

J

O

A

¸

S

104

D E

48

S

72

S 113

K

63

B

80

M I

A

R O R

88 90

96

97

T M

M E N

C S

K R

I D

S 110

H T

E D I O

R

L I

A

M A J

U

74

S

D

O

D R O G E

O

F

109

G

L B

V L

73

O R

L

108

V E

D

K O D

H

A U

94

H

U

53

R O P O J N

40

P

59

˙ ˙

C T

39

58

I

100

C

V A R A K R

E

R 87

M

29

B

V ¸

P A F U N D ¸

J

E

V I

H U L Y

H

R

L

O

O

86

O

U

L

M

44

I T

79

B

Z

¸

R 71

E

H

M U H A R

M ¸

E

A

89

103

38

D

57

D R A P E

K

I

Z

N

A

K

52

L

O

V A N G ¸

L

47

H A U R

70

O B U S

M

A N I

T

78

R 102

37

17

E 23

31

D

13

A P

28

35

K O P J

V E S

J

A N E

E

H

69

N

92

A

P U L I

51

B

L

R

99

H

P A L L

N G ¸

L A U R

N I

J

J

77 83

85

I

L

S R

R

A

R

56

68

H

S

¸

12

B

M O N A U T

I

Z

O

U K U

O

C Y T

105

K ¸

16

N

A

62

11

E

A

A L T

E

7

L

L

43

N

6

E N ¸

S

B

D A L J

V E

D

42

M

67

M

P

E L

M J

M A R O K U

E B

V A

66

K

O

¸

A

15

M

K U V E N D

H

64

10

22

34

G

L

T

82

O N

O

K O Z

A L

M E

I

M

P

54

25

P

P A R A

H

S

95

111

46

I

98 101

T

A

L

R A S H T ¸

G J

S

Y T

55

K

L

Z

L

K ¸

P H

R

21

27

N I ¸

U

L

41 45

R A

I

A

O P I

B I

S H A

A

A

9

P

M O T O R

˙

32

Z

M E

K

24 26

A

20

14

5

B

M


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SOCIALE

24

E mërkurë, 17 TETOR 2018

Kryebashkiaku Veliaj u uron mirëseardhjen studentëve që ulen për herë të parë në auditoret e universiteteve në kryeqytet

Veliaj: Çdo djalë dhe çdo vajzë, ka shans t'ia dalë me sukses në Tiranë

E

më të mirë. "Pyetja është se çfarë do të bëjmë me jetën tonë? Mund të vijmë vërdallë tre vite nëpër Tiranë, ose mund të themi: Hej, kjo është maratonë, duhet vrapuar përditë sepse ndërkohë që ti je pushim, po vrapon dikush tjetër. Nëse dikush vjen nga një provincë e Shqipërisë, duam ta dini se në Tiranë ju presim krahëhapur, ju respektojmë,

dhe jemi tifozët më të mëdhenj të suksesit tuaj. Besojmë se shtimi i Tiranës me studentë të mirë, me njerëz të mirë, me qytetarë të devotshëm, me njerëz të rinj pasionantë, e bën qytetin më të mirë, jo më të keq", nënvizoi ai. Kryebashkiaku nënvizoi se Tirana përfaqëson epiqen-

dhe këtë vit të ri akademik Tirana mikpriti mijëra studentë të ardhur nga rrethe dhe treva të ndryshme të Shqipërisë. Rreth 20 mijë prej tyre do të ulen për herë të parë në auditoret e universiteteve. Për t'i uruar mirëseardhjen në rrugëtimin e tyre të ri në Tiranë, kryebashkiaku Erion Veliaj zhvilloi një bashkëbisedim me të rinjtë dhe të rejat në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, ku theksoi se investimi më i madh për një vend është tek arsimi. Veliaj tha se pavarësisht skeptikëve, shtimi i Tiranës me studentë dhe me qytetarë të devotshëm, e bën qytetin

drën e çdo zhvillimi politik, kulturor dhe ekonomik, duke i dhënë mundësi të përparojë çdo të riu e të reje. "Për mbi 20 mijë studentët që fillojnë për herë të parë vitin e ri studentor, statistikat tregojnë se 9 nga 10 do të jetojnë në Tiranë dhe nuk do të kthehen në rrethin nga kanë ardhur. Kjo nuk duhet të na trembë. Unë besoj se Tirana sot është epiqendra e çdo zhvillimi politik-kulturor-ekonomik dhe mendoj se çdo djalë e çdo vajzë, pavarësisht si e kanë mbiemrin, pavarësisht çfarë lidhje ka me partitë, duhet të ketë një shans t'ia dalë me sukses në Tiranë dhe kjo është ambicia e Bashkisë së Tiranës", deklaroi ai. Teksa i njohu studentët e rinj me disa nga nismat e ndërmarra nga Bashkia e Tiranës, sikurse janë hapja e bibliotekave të lagjeve, pistat e biçikletave, Veliaj ftoi studentët e ardhur që t'i bashkohen rrjetit të vullnetarëve, ku qindra të rinj angazhohen në punë në dobi të komunitetit.

Blerina Gjylameti së bashku me Erion Veliaj, takime në kryeqytet për një "Tironë që po ndryshon" Kryebashkiaku Erion Veliaj ka nisur nga Njësia 8 rrugëtimi i dëgjesave me qytetarët e Bashkisë së Tiranës për Buxhetin 2019 dhe bilanci i punës së realizuar në këto 3 vjet. Duke filluar pikërisht nga Pazari i Ri, si simbol i transformimit që ka pësuar kryeqyteti, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se në tre vite Tirana ka bërë më shumë progres se çdo kryeqytet tjetër në rajon. Ai theksoi se vetëm në Njësinë 8 Bashkia e Tiranës ka investuar më shumë nga sa kishte premtuar në 2015. E pranishme në takim ishte dhe Kryetarja e PS për Tiranën, Blerina Gjylameti u shpreh se sikurse në këto tre vite, edhe në katër vitet e ardhshme, vëmend-

ja do të jetë tek qytetarët e thjeshtë. "Çdo veprim, çdo aksion, çdo investim të jetë i fokusuar për t'i dhënë vëmendje qytetarit të thjeshtë. Do e vazhdojmë cep më cep këtë punë të bukur. Garën nuk e kemi me ata që garën e kanë të humbur që në fillim. Nuk e kemi me ata që duan ta kthejnë Shqipërinë pas, por e kemi me vetveten, për t'u treguar se nuk është pak ajo që kemi bërë në 5 vite qeverisje, nuk është pak ajo që bëmë me Erionin në 3 vite. Për ne është shumë e rëndësishme që të jemi në lartësinë që na kanë caktuar qytetarët. 74 mandate për ne ishin numër i konsiderueshëm, por një përgjegjësi shumë e madhe që jemi në atë lartësi detyre dhe

duhet t'ua kthejmë me punë", tha Gjylameti. Në një postim në Facebook ditën e djeshme, kryabashkaku Veliaj shkruan; "Nisëm nga zemra e Tiranës, Nj.8 me Blerina Gjylameti & Nin Bushatin turin e llogaridhënies së Bashkisë së Tiranës, që me moton e gjithë vemendja të njerëzit, do të shpjegojë në secilën prej 27 njësive, punën e skuadrës sonë këto 3 vite për kryeqytetin që duam; rikualifikuam Pazarin e Ri, rehabilituam zonën e Bregut të Lumit, ndërhymë në 7 shkolla, 3 kopshte, 3 çerdhe, rikualifikuam 3 hapësira publike, rrjet i ri ujësjellësi dhe kanalizimi në akset kryesore, bibliotekë e re".


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.