Koha Jone, 7 korrik 2018

Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

E përditshme e pavarur

Viti i XXVIII i botimit

Nr: 159 (8290)

E shtunë, 7 Korrik 2018

Çmimi 30 Lekë

Në procesverbalin e votimit për ligjin, që i hap rrugën prishjes së Teatrit Kombëtar, rezulton se ka votuar edhe Vangjel Tavo. Deputeti i LSI: Kam ditë që nuk jam në Shqipëri, nuk e di kush ka votuar në emrin tim

PD-LSI: Votimi i Teatrit u manipulua

Krerët e grupeve parlamentare të opozitës kërkesë kryetarit të Parlamentit, Gramoz Ruçi: Shpallni të pavlefshëm miratimin e ligjit sepse kanë "votuar" deputetë që nuk kanë qenë në seancën parlamentare FAQE 3

Revista britanike voton Erion Edi Rama takon kryeministrin e Kinës: Veliaj në ekipin e 11 kryebashkiakëve Bashkëpunim në turizëm dhe infrastrukturë më të mirë në botë

Në foto: Kryeministri Edi Rama dhe kryeministri i Kinës, Li Keqiang, dje në Sofje të Bullgarisë

Ministri Majko sfidon hapur Kryeministrin. Avokat Ngjela: Majko kryeministër, është proamerikan

FAQE 8

Në foto: Erion Velija dhe faksimile e artikullit të revistës britanike “Monocle”

KREU I PD

KRYETARJA E LSI

Lulzim Basha: Përballje në rrugë dhe sheshe. Të ndalim talebanin Rama

Kryemadhi: Teatrin do e mbrojmë me çdo kusht, me çdo formë e me çdo mënyrë

FAQE 4

OPERACIONI

Kastriot Skenderaj, kreu i policisë Tiranës, në sulm ndaj krimit FAQE 11

FAQE 2

RUSI 2018

NDESHJET SOT

FAQE 13

Shoqata e Konsujve me kryetar të ri, Ylli Ndroqi President Nderi për 6 vite FAQE 12

ANALIZË

FAQE 4

LIGJI PËR TEATRIN

Sistemi që pretendon emrin, pa zotëruar shpirtin e arsimit

Petrit Vasili: Prokuroria të fillojë hetimin për votimin në Kuvend

Nga Fran Gjoka

Rusi-Kroaci 16:00

Suedi-Angli 20:00

Franca siguron biletën për në gjysmëfinale, merr fund ëndrra Uruguait

"Djajtë" e Belgjikës në "parajsë", çojnë në shtëpi Brazilin dhe Neymarin

FAQE 20-21

Reformimi i shkollës është një sistem shumplanesh dhe, rezultat i bashkëndikimit dhe bashkëpunimit të shumë faktorëve e aktorëve,jep ndikimin e tij në harmoniziminemirë të faktorëve që ndikojnë drejtpërsedrejti... FAQE 17

FAQE 5


POLITIKE

2 E shtunë, 7 KORRIK 2018

Avokat Spartak Ngjela: Majko kryeministër, është proamerikan

Ministri Pandeli Majko sfidon hapur Kryeministrin P

armbrëmë u pa live se si ministri Pandeli Majko kundërshtoi hapur dhe pa e çarë kokën, kryeministrin e plotfuqishëm të Rilindjes, Edi Ramën. Nuk ka nevojë për të vënë në dyshim nëse iku apo e larguan ministrin nga salla e Kuvendit, para se të fillonte votimi i projektligjit më të rëndësishëm dhe problematik i viteve të fundit, atij për shembjen e Teatrit Kombëtar. Si për ironi të fatit, duhet të kujtojmë lexuesve se ka qenë pikërisht Pandeli Majko kryeministër në vitin 1999, kur Edi Rama, asokohe ministër kulture, donte ta shembte Godinën e Teatrit Kombëtar. Pothuaj 20 vite më vonë historia përsëritet, por tashmë Rama kryeministër dhe Majko ministër Diaspore. Prapë Majko stoik, nuk pranoi të votonte për shembjen e kësaj Godine historike dhe kombëtare. Debatoi, bile live, mu në sallën e Kuvendit dhe iku duke mos u bërë pjesë e votës për rrëzimin e historisë së artit. Kryeministri Rama e ka shumë zët ta kundërshtojë njeri, sidomos nga vartësit. Kush e kundërshton i pritet

koka! Por mbrëmë, me datë 6 korrik 2018, pikërisht ishkryeministri historik i PS-së, ose siç njihet "kryeministri i luftës së Kosovës" bëri gjestin kurajoz dhe fisnik. Tha "jo". E tha live duke ikur nga salla. Shumëkush mundohet, sidomos disa media proqeveritare, se ishte kryeministri që i tha "ik", por burime më të besueshme, aty pranë ku rri qeveria, tregon se ishte Pandeli Majko që i tha se "do iki dhe nuk bëhem pjesë e krimit tënd". Dhe iku! Natyrisht në shtator me ndryshimet e reja qeverisëse nuk do ta emërojë më ministër, kryeministri Rama. Por ai ikën dinjitoz. Pandeli Majko qëkur u bë ministër Diaspore, me idealizmin e tij, mendoj se duhej bërë kjo ministri, e shumëkërkuar nga emigrantët dhe shqiptarët këtu. Flitet për afro 1,3 milionë emigrantë nëpër botë dhe duhej që të ishte ministria më me shumë administratë, zyra, fonde dhe projekte. Është një punë titanike në këtë ministri, gjithnjë nëse duam ta bëjmë serioze dhe të regjistrojë dhe të ketë

online çdo emigrant shqiptar nëpër botë. Jo vetëm thjesht për t'ju marrë votën në votime, gjë e cila nuk duket se don mazhoranca, siç nuk ka dashur as PD dikur. Por duhet ti kemi në lidhje me hallet e shqetësimet që kanë emigrantët dhe familjet e tyre në Shqipëri. Ministria duhej të kishte kompetencë që edhe të ofronte shumë prej tyre të investojnë në Shqipëri, etj. Por ministrinë e Diasporës e kthyen në fasadë dhe në krye lanë Pandeli Majkon. Edhe si mëshirim, edhe si tallje. Pandeli Majko, mund të ketë defekte, si gjithë të tjerët, por pjesë e korrupsionit, krimit qeveritar apo lidhjeve me mafien nuk mund ti thuash. Ministri Majko mbrëmë tregoi se ka mbetur Pandeli Majko i vitit 1990. Nuk është pak kjo në një PS të kthyer në Rilindje. Avokati i njohur, Spartak Ngjela, i pyetur nga "KOHA JONË" në lidhje me ngjarjet e së enjtes në Kuvendin e Shqipërisë dhe sidomos me largimin demonstrativ të ministrit të Diasporës Pandeli Majko tha se Zoti Majko është politikan me integritet dhe atdhetar, ka qenë dy herë

kryeministër i Shqipërisë dhe ka drejtuar mirë e me pasion. Ai është i besuari i Washingtonit në krahun e majtë politik. Ai nuk u largua nga salla e Kuvendit, pa një kordinim amerikan. Majko njeh poli-

tikën gjeostrategjike dhe çdo akt e ka të kordinuar me amerikanët. Pandeli Majko do jetë kryeministër këtë vjeshtë. E pranon edhe opozita. Vetëm Majko e zgjidh krizën",-tha Ngjela.

ISH-MINISTRI I JASHTËM

Besnik Mustafaj: Majko tregoi dinjitet

I

sh-ministri dhe publicisti Besnik Mustafaj, e cilësoi qëndrimin e ministrit Pandeli Majko kundër ligjit për Teatrin Kombëtar si një akt dinjitoz. "Unë e përshëndes Majkon për këtë qëndrim dhe nuk dua të bëj fantazi në këtë rast. Por fakt është që Majko nuk e ka votuar, kjo është në nderin e dinjitetin e tij. Unë besoj se Shqipëria ka nevojë më shumë se sa për njerëz të aftë, por politikanë dinjitozë që kanë një bindje dhe respektojnë atë mbi interesat partiake. Majko me largimin e tij dje ka dhënë një shembull dinjiteti," tha ai. Mustafaj tha se me vendimin korruptiv që mori qeveria ka shpërfytyruar kryeqytetin, që

rrezikon të jetë i vetmi në Europë pa histori, pa të kaluarën e tij. "Ligji ka hyrë në rrugën pa kthim, ajo që është shqetësuese është vendosmëria që tregoi deri në fund kjo mazhorancë për të hedhur një hap pavarësisht të gjithave kritikave e kundërshtimeve të komunitetit artistik. Është aferë korruptimeve me erë të keqe që do ketë pasoja në historinë kulturore të Tiranës. Komuniteti artistik është përçarë, këtë e ka arritur qeveria, gjë e dëmshme kjo. Të gjitha elementët janë për të qenë të dëshpëruar. Ne do jemi i vetmi qytet në Europë, pa histori pa të kaluar. Mynihu u bombardua deri në themele, por bavarezët i morën gurë për gurë nga

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Albina Gjergji, Herion Mesi

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com

rrënojat dhe i rindërtuan me të njëjtët gurë e arkitekturë. Ne do jemi një qytet kullash, pa asnjë sens. Do jemi një qytet qelqi, jo normale për një qytet mesdhetar. Po shpërfytyrohet Tirana",- tha Musafaj. Ai kritikoi praktikën e ndjekur nga Edi Rama për ndërtimet. "Kjo është një praktikë që e ka futur Edi Rama në këto 5 vitet e fundit, partneriteti publik privat. FMN që është monitoruesi i ekonomisë së vendit e kanë kritikuar këtë se çon në borxh të fshehtë afatgjatë që është rrënues për ekonominë. Kjo është një praktikë jo e shpikur në Shqipëri, por kritikohet nga institucionet më elitare të ekonomisë në botë", -tha Besnik Mustafaj. NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::

0697044477

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E shtunë, 7 KORRIK 2018

Në procesverbalin e votimit për ligjin, që i hap rrugën prishjes së Teatrit Kombëtar, rezulton se ka votuar edhe Vangjel Tavo. Deputeti i LSI: Kam ditë që nuk jam në Shqipëri, nuk e di kush ka votuar në emrin tim

PD-LSI: Votimi i Teatrit u manipulua

Krerët e grupeve parlamentare të opozitës kërkesë kryetarit të Parlamentit, Gramoz Ruçi: Shpallni të pavlefshëm miratimin e ligjit sepse kanë "votuar" deputetë që nuk kanë qenë në seancën parlamentare Votimi i ligjit që i hap rrugën shembjes së Teatrit Kombëtar, veç debatit për shkatërrimin e një prone publike, dje ka hapur dhe sherrin për manipulimin e votimit. Të enjten në orën 22:00, Parlamenti miratoi ligjin vetëm me votat e mazhoranancës. Opozita nuk mori pjesë në votim dhe u largua në mënyrë demonstrative. Ndërkohë që edhe brenda PS-së pati rrjedhje votash, siç ishte largimi i ministrit Pandeli Majko duke mos pranuar të jetë pjesë e një vendimi që kundërshtohet nga artistët dhe shoqëria. Edhe pse pati mungesa, sipas procesverbalit të Kuvendit ligji për "Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt: "Projektimin dhe realizimin e projektit urban dhe godinës së re të teatrit kombëtar", mori 75 vota! Në këtë procesverbal rezulton se mes emrave që kanë votuar "pro" është dhe ai i deputetit të LSI-së, Vangjel Tavo. Deputeti i LSI-së deklaroi dje se jo vetëm që nuk ka votuar "pro" ligjit të qeverisë, por as nuk ka qenë i pranishëm në votimin e zhvilluar në seancë. Tavo konfirmoi se prej disa ditësh për arsye personale ndodhet jashtë Shqipërisë dhe fakti që emri i tij rezulton në votim do të thotë se vota është manipuluar dhe dikush tjetër ka votuar në emër të tij në sistemin elektronik të votimit. Ndaj këtij votimi dje reaguan në mënyrë zyrtare, kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili dhe kreu i deputetëve të PD-së, Edmond Spaho. Në një letër drejtuar kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, dy krerët e grupeve, Vasili dhe Spaho, kërkojnë anulimin e votimit për ligjin e Teatrit Kombëtar. Dy drejtuesit politikë të opozitës argumentojnë se kemi të bëjmë me një shkelje flagrante të rregullores parlamentare. Nga ana tjetër, ata deklarojnë se derisa një

votë është e provuar se u manipulua, në seancën e së enjtes mund të ketë edhe vota të tjera që janë manipuluar për këtë ligj. Dyshimi i partive të opozitës nuk është pavend. Në rrëmujën e krijuar gjatë protestës së opozitës dhe votimit të deputetëve të PS askush nuk mund të jap garanci se 75 votat ishin reale. Vota e Vangjel Tavos është prova se në seancë u "votua" edhe nga jashtë shtetit! Në çdo praktikë votimi, kur faktohet se ka parregullsi apo dhe manipulime, siç u faktua në Kuvend, procesi anulohet dhe përsëritet votimi. Kërkesa e opozitës nuk bazohet vetëm në parimin e zgjedhjeve, por edhe në Rregulloren e Parlamentit. Neni 61 i Rregullores thotë se "çdo votim i kryer në kundërshtim me Kushtetutën, ligjin ose Rregulloren e Kuvendit është i pavlefshëm. Drejtuesi i seancës, pasi merr mendimin e Sekretariatit për

Procedurat dhe Votimet, urdhëron anulimin e votimit dhe përsëritjen menjëherë të tij". Vota e deputetit të LSI-së edhe nëse nuk do të ishte llogaritur, sërish 74 vota mjaftojnë për kalimin e ligjit. Por në rastin e ligjit për Teatrin Kombëtar debati nuk është te numrat, por te parimi dhe serioziteti i institucioneve. Ligji i PS parashikon që një kompani private të marrë tokën ku ndodhet sot Teatri Kombëtar dhe të ndërtojë të paktën 6 kulla shumëkatëshe biznesi. Thelbi i gjithë protestës së artistëve dhe opozitës është se kjo procedurë mbetet një vjedhje e hapur. Prona publike po i jepet privatit, kur zakonisht për objektet kulturore kombëtare është shteti ai që i ble tokën privatit për investime të tilla dhe jo e kundërta. Procedura e miratuar nga qeveria cilësohet nga opozita si vjedhje me ligj. Ironia është se kësaj

vjedhje të pronës, tashmë i shtohen edhe dyshimet se votat për miratimin e ligjit janë vjedhur. Tashmë mbetet në dorën e kryeparlamentarit dhe sekretariatit të Kuvendit për të vendosur se çfarë do të bëhet me ligjin. Nëse anulohet, PS i ka votat për ta votuar edhe një herë, pavarësisht kritikave të opozitës dhe zhurmën që mund të bëjë Pandeli Majko. Nëse mendojnë se votimi ishte i rregullt, atëherë do të kemi dy vjedhje. E para, vjedhja e tokës së Teatrit Kombëtar dhe vjedhja e dytë, votat për miratimin e ligjit. Këto gabime të njëpasnjëshme të mazhorancës, vetëm sa u japin argumenta më shumë artistëve dhe opozitës në protestat e forta që kanë paralajmëruar kundër prishjes së Teatrit Kombëtar. Vota e deputetit të LSI, Vangjel Tavo vertetohet me firmë e vulë se është vjedhur. Q. Xh.


POLITIKE

4 E shtunë, 7 KORRIK 2018

Kreu i PD-së apel Presidentit të Republikës: Të mos ligjërojë vjedhjen. Djegia e mandateve, është opsioni më i lehtë

K

ryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, akuzon kryeministrin Edi Rama për grabitje të pronave në mes të Tiranës, për të ndërtuar gjashtë tulla betoni. Në një dalje për mediat nga selia blu, ku kryefjalë ishte pikërisht ligji që u miratua me forcën e kartonit në Kuvend mbrëmjen e së enjtes dhe që parashikon prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe ngritjen e një godine të re, Lulzim Basha tha se qëllimi kryesor i projektit të qeverisë është qarkullimi dhe pastrimi i parave të pista, i drogës krimit dhe korrupsionit. Në këtë linjë ai shtoi se vetëm prej korrupsionit Edi Rama ka fituar 200 milionë euro, duke e cilësuar si taleban. “Rama ka planifikuar kullën dhe projekte betoni, për të pastruar këto para. Ligji që ka miratuar dje Kuvendi, është antikushtetues dhe shkatërrues i shtetit ligjor dhe Kuvendi votoi për të ligjëruar plaçkitjen dhe krimin. Deri dje krimi dhe korrupsioni ishin antiligjor, sot krimi dhe korrupsioni është ligji i këtij vendi me votën e 75 hajdutëve dhe kryehajdutin Edi Rama”, u shpreh Basha. Në vijim, kreu i PD-së deklaroi se pamjet e filmuara në Kuvend tregojnë se si Edi Rama urdhëronte “ushtarët” e tij. Sipas tij, projekti i Edi Ramës është një akt barbar, ndaj kulturës dhe qytetarisë dhe se është një akt të cilin nuk guxuan ta bëjnë as komunistët, duke e quajtur shkatërrues të çdo vlere në Tiranë. Basha tha se Rama shkatërroi kinema “18 Nëntorin”, fusha sportive për ti mbushur me beton, stadiumin “Qemal Stafa”, për kullën e betonit dhe tani të njëjtën gjë po bën me Teatrin. Kreu i opozitës deklaroi se Rama, është njeriu që e ktheu Tiranën në lavatriçe të

“Teatri”, Basha: Ambasadorë flisni tani, nesër s’do ju besojnë! Kjo është skema e pastrimit të parave

pastrimit të parave të krimit dhe korrupsionit dhe tani të njëjtën gjë po e bën edhe me Shqipërinë. Ai i bëri thirrje Presidentit Ilir Meta, që të mos e dekretojë ligjin, duke thënë, se i bën thirrje që të mos e ligjërojë vjedhjen. Po ashtu, Basha u bëri thirrje qytetarëve që t’iu bashkohen artistëve, duke thënë se bashkë asnjë njeri nuk mund ta shembë Teatrin. “Ju bëj thirrje ambasadorëve të vendeve partnere, ja ku keni një projekt të pastrimit

të parave të krimit, një akt që bie ndesh me detyrimet e integrimit europian. Ja ku keni një tufë me peshq të mëdhenj. Nëse nuk flisni sot, nuk ka për t’iu besuar askush nëse flisni nesër”, deklaroi Lulzim Basha. I pyetur se pse nuk ishte në pritjen e lamtumirës të ambasadorit amerikan Donald Lu dhe asaj të BE, Romana Vlahutin tha prerë. “Nuk mund të ishim në dy vende njëherësh, ishim në parlament”- tha kreu i PD, Lulzim Basha.

PYETJE-PËRGJIGJE: Z. Basha, të enjten në mënyrë simbolike PD dhe deputetët e opozitës hodhën kartonët e votimit në drejtim të qeverisë. Ju folët në fakt për një betejë që vazhdon dhe Parlament që do të zhbëhet. Gjatë paradites keni thirrur edhe mbledhjen e grupit parlamentar a është diskutuar për masa ekstreme siç është bojkoti apo edhe djegia e mandateve të deputetëve të opozitës? A mund të

na thoni zyrtarisht cilat janë arsyet e mungesës tuaj dje në organizimin e lamtumirës së ambasadorëve? Pyetja e dytë është fare e thjeshtë. Me përjashtim të qenieve mbinatyrore, qeniet njerëzore nuk kanë aftësinë të jenë në dy vende në të njëjtën kohë, ne ishim në Parlament. Për pyetjen e parë, ajo që sapo thash është e qartë. Mjetet dhe kalendarin nuk kam ndërmend t’i bëj subjekt të sensacioneve mediatike. Të jeni të sigurt se jemi të vendosur t’i ndjekim hap pas hapi të gjitha etapat dhe të gjitha opsionet; ku djegia e mandatave është opsioni më i lehtë, përballja dhe çlirimi i parlamentit, çlirimi i Shqipërisë nga krimi është objektivi ynë dhe ne do ta arrijmë së bashku me të gjithë qytetarët. Ish-kryeministri Sali Berisha është ndër zërat më radikalë brenda PD i cili kërkon djegien e mandateve. Një lëvizje të tillë ekstreme Berisha e propozoi pas zgjedhjes së kryeprokurores Arta Marku. Ndërsa e ka përsëritur edhe në rastin e akuzave ndaj Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj si dhe për çështjen e Teatrit Kombëtar, godina e të cilit pritet të shembet për t’i hapur rrugë të riut.

KRYETARJA E LSI-së TREGON ARSYEN SE PSE EDI RAMA NUK FOLI ASNJË NË KUVEND: KISHTE FRIKË

“Teatri”, Kryemadhi: Ky vendim do të ketë kurbanin e tij K ryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar sërish ditën e djeshme pas vendimit të Edi Ramës për të legjitimuar shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe për të ngritur aty një teatër të ri. Përmes një reagimi në faqen e saj zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Kryemadhi shkruan se Kryeministri Rama ka heshtur gjatë gjithë ditës së enjte, pasi kishte frikë për vendimin e prishjes së Teatrit. Sipas Kryemadhit, Edi Rama e di mirë se ky vendim antikombëtar do të ketë kurbanin e tij një ditë, dhe ai që ka bërë kurban shokë e bashkëpunëtorë i trembet forcës së ligjit, do të rëndojë mbi të gjithë ata që me votën e tyre shkatërruan njërën nga pak vlerat e kulturës dhe qytet-

arisë që kanë mbetur në Tiranë. Në reagimin e saj, Kryemadhi vijon duke shtuar se qytetarët do ta mbrojnë teatrin me çdo kusht, me çdo formë e me çdo mënyrë. Në postimin e saj, Kryemadhi ka paralajmëruar kryeministrin Rama se asgjë nuk e shpëton atë nga përgjegjësia për shkatërrimin e Teatrit. “Edi Rama heshti dje përgjatë 12 orëve të seancës në parlament. Heshti, sepse frika për vendimin e prishjes së teatrit është më e fortë se dëshira për t’ju kundërvënë opozitës. Heshti, sepse më mirë se të gjithë kukullat e tij ai e di se ky vendim antikombëtar do të ketë kurbanin e tij një ditë. Dhe ai që ka bërë kurban shokë e bashkëpunëtorë i trembet më shumë se të gjithë forcës së ligjit, që dje e sot mungoi, por një ditë do të rëndojë mbi të gjithë ata që me

votën e tyre shkatërruan njërën nga pak vlerat e kulturës dhe qytetarisë që kanë mbetur në Tiranë. Edi Rama heshti dje në parlament me shpresën se nuk do të regjistrohet në procesverbalet e parlamentit si njeriu që ideoi dhe zbatoi shkatërrimin e Teatrit Kombëtar, duke harruar se sado të fshihet pas gishtit, sot të gjithë shqiptarët e kanë të qartë se përgjegjësia është vetëm e tij. Sikundër është e qarte se qytetarët do ta mbrojnë teatrin me çdo kusht, me çdo formë e me çdo mënyrë. Asgjë nuk e shpëton Edi Ramën nga përgjegjësia për shkatërrimin e teatrit, sikundër asnjë forcë shtetërore, policore apo fadrome nuk do mund të prishë Teatrin Kombëtar”- tha kryetarja e LSIsë, Monika Kryemadhi.


POLITIKE

5 E shtunë, 7 KORRIK 2018

DEPUTETI I LSI-SË SQARON VOTËN E DHËNË NGA DIKUSH TJETËR PËR SHEMBJEN E TEATRIT

Rezultoi si votues, Tavo ngre dyshimin: Dikush ka votuar me kartën time V angjel Tavo pa qenë fare prezent në sallën e parlamentit, por rezulton se ka “votuar” pro shembjes së Teatrit Kombëtar. Thënë ndryshe nëse do të ishte e vërtetë kjo do të bënte edhe një tradhti ndaj grupit parlamentar të Lëvizje Socialiste për Integrim që është kundër këtij ligji. Vetë Tavo i habitur është shprehur ditën e djeshme për mediat se nuk ka votuar as pro as kundër, sepse ai nuk ka qenë fare në Shqipëri. Por deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo, rezulton sipas procesverbalit të Kuvendit se ka votuar “pro” ligjit që synon ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar. Projektligji kaloi në seancë pas 12 orësh diskutimi të

nxehtë me 75 vota pro. Në një reagim për Report Tv, deputeti i LSI-së sqaroi dje se të enjten nuk ka qenë në Kuvend për arsye shëndetësore. Ndërsa ngriti shqetësimin se ka qenë dikush tjetër ka votuar me kartën e tij të deputetit. “Sapo jam informuar. Nuk kam qenë në seancë dje. Mungoja për arsye shëndetësore. Nuk e di çfarë ka ndodhur. Dikush ka votuar me kartën time, mesa duket”- tha Vangjel Tavo. Karta e çdo deputeti ndodhet në tavolinën e tij në Kuvend dhe në jo pak raste deputetë të ndryshëm i përdorin për të votuar. LSI denoncoi më herët se Kuvendi kishte manipuluar votimin seancën e

kaluar, ndërsa publikoi edhe procesverbalin e votimit ku rezultonte se Tavo kishte votuar pro ligjit të Teatrit. I kontaktuar nga Ora Neës, deputeti i LSI-së Vangjel Tavo tha se nuk ka qënë i pranishëm në sallë për arsye shëndetësore, madje nuk ndodhet fare në Tiranë. Tavo sqaron se kartat e deputetëve rrinë mbi tavolinë dhe ai nuk ka dijeni se kush mund të ketë votuar në emër të tij. “Nuk kam qenë në seancë dje për arsye shëndetësore. Nuk jam fare në Tiranë. Nuk e kam idenë çfarë ndodhi. Kartat e deputetëve qëndrojnë gjithmonë në tavolinat e tyre në Kuvend”- tha deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo.

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së: Vangjel Tavo s’ishte në Shqipëri, Ruçi ta anulojë urgjentisht votimin

Petrit Vasili: Votimi për teatrin i manipuluar. Prokuroria të fillojë hetimet L

igji për teatrin mori 75 vota pro mbrëmjen e së enjtes, por pak orë pas votimit të tensionuar në Kuvend, Lëvizja Socialiste për Integrim ka hedhur akuza të forta pasi, sipas saj, Vangjel Tavo që rezulton në tabelë të ketë votuar pro ligjit nuk ka qenë fare gjatë seancës së të enjtes, madje ai nuk është fare në Tiranë. I pari që e denoncoi këtë fakt mëngjesin e djeshëm ishte kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, i cili kërkoi anulimin e menjëhershëm të votimit, duke e cilësuar atë të manipuluar. Dhe për të vërtetuar akuzat e tij, Vasili publikoi listën e votuesve, ku duket që midis deputetëve rezulton që pro të

ketë votuar edhe Vangjel Tavo. Në reagimin e tij përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Vasili tha se në procesverbalin e Kuvend, në seancë figuron deputeti Vangjel Tavo, i cili në fakt ka qenë të enjten jashtë Shqipërisë, pra edhe me sistemin TIMS ai figuron jashtë territorit të vendit. Duke e cilësuar si një shkelje flagrante, Vasili i bënë thirrje prokurorisë të nisë hetimet, ndërsa kërkon nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, anulimin e votimit ku u miratua ligji për shembjen e teatrit. “Manipulohet votimi i ligjit për teatrin, përgjegjësi penale nga kryetari tek më i fundit. Dje (të enjten) mazhoranca manipuloi

votimin e ligjit për teatrin. Deputeti Vangjel Tavo që mungonte në seancë rezulton votues. Ky është një manipulim banditesk dhe vjedhje votash edhe brenda sallës së Kuvendit nga po ata që vodhën votat në 25 qershor. Ky votim është nul dhe Kryetari i Kuvendit Ruçi duhet të deklarojë që sot anulimin e votimit dhe përsëritjen urgjente të votimit, përndryshe ai si institucion ka rënë juridikisht, politikisht dhe moralisht. Prokurorja e Përgjithshme të fillojë hetimin për këtë vepër penale shumë të rëndë të manipulimit të votimit parlamentar. Tanimë hajdutët e votave janë ulur këmbëkryq në parlament dhe në krye të

qeverisë. Nëse prokuroria mbyll sytë edhe përpara kësaj, atëherë çdo qëndrim ndaj saj është plotësisht legjitim”- deklaroi dje kreu i ligjvënësve të LSI-së, Petrit Vasili. Në seancën e një dite më parë, ligji për teatrin u miratua me

75 vota pro. Në votim nuk mori pjesë Ministri i Diasporës, Pandeli Majko, i cili la seancën pak minuta para votimit. Vota apo jo e Tavos, ligji do të quhej i miratuar edhe me 74 vota pasi miratohet me shumicë të thjeshtë.

KRERËT E GRUPEVE TË PD-SË DHE LSI-SË, SPAHO DHE VASILI: VOTUAN DEPUTETË PA QENË NË SALLË

PD dhe LSI kërkesë Ruçit: Anulo ligjin për teatrin. U manipuluan votat O

pozita i është drejtuar me një kërkesë Kuvendit të Shqipërisë përmes të cilës i kërkon anulimin e votimit të ligjit për Teatrit Kombëtar. Dy kryetarët e grupeve parlamentare të PD-së dhe LSI-së, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili kërkojnë nga kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi të shpallë votimin të pavlefshëm, pasi sipas tyre në votimin e së enjtes kanë shënuar deputetë që nuk kanë qenë prezent. “Votimi për Teatrin është antikushtetues dhe nul. Vjedhje votash edhe në Kuvend, siç po vidhet prona e teatrit”thotë opozita në kërkesën e saj. Sipas opozitës në votimin e bërë për projektligjin e Teatrit Kom-

bëtar, ka pasur vjedhje votash. “Pranimi i votimit nul është fundi i parlamentit”, shprehet opozita. Spaho dhe Vasili shprehen se votimi në seancë është manipuluar dhe votat “janë vjedhur në mënyrë banditeske”. Dy krerët e grupeve opozitare argumentojnë se në listën e deputetëve figuron

si votues pro ligjit dhe deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo. Ndërkohë që Tavo nuk ka qenë i pranishëm në seancë, pasi ndodhej jashtë Shqipërisë. “Ky akt përbën falsifikim të procesit të votimit, si dhe mund të krijojë bindjen se në listë mund të jenë si votues edhe deputetë të tjerë të cilët nuk

kanë qenë të pranishëm”,- thuhet kërkesën e Edmond Spahos dhe Petrit Vasilit. Deputeti i LSI, Vangjel Tavo ka deklaruar sot se vota e tij është hedhur nga dikush tjetër në seancë. Ai konfirmoi se mungonte në seancë për arsye shëndetësore dhe nuk ka qenë i pranishëm. Ligji për Teatrin Kombëtar u votua vetëm nga Partia Socialiste me 75 vota pro. Opozita kundërshtoi ashpër këtë projektligj që parashikon shembjen e Teatrit Kombëtar dhe nuk mori pjesë në votim. Por sipas procesverbalit të Kuvendit rezulton se në seanca ka “votuar” të paktën një deputet i që s’ka qenë i pranishëm, gjë që në pikëpyetje gjithë votimin.


POLITIKE

P

ak minuta pasi mazhoranca miratoi mbrëmjen e së enjtes me 75 vota pro ligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar, kryedemokrati Lulzim Basha do të reagonte me një gjuhë të ashpër ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Duke publikuar në rrjetet sociale filmimet e deputetëve të opozitës që gjuajnë Edi Ramën me kartona të kuq në shenjë revolte ndaj votimit të draftit që parashikon prishjen e Teatrit Kombëtar, Basha deklaroi se pushteti është i popullit dhe jo i qeverisë, duke shtuar se opozita do ta mbrojë prishjen e Teatrit me trupat e saj. “Vendimi që sapo morën Edi Rama dhe banda e tij në Kuvend është antikombëtar, antihistorik dhe i turpshëm! Votimi tregoi se Rama me hajdutet e tij janë në unitet të plotë për të grabitur Shqipërinë. Ne do t’i tregojmë kësaj bande se pushteti është i popullit dhe jo i saj, duke mos lejuar në asnjë mënyrë prishjen e teatrit, duke e mbrojtur atë edhe me trupat tanë. Rama tani do të kuptojë se qytetarët e bashkuar janë më të fortë se hajdutet e bashkuar!”deklaroi mbrëmjen e së enjtes Lulzim Basha. Por pikërisht kjo deklaratë e kryetarit të PD-së ka nxitur reagime të forta në radhët e demokratëve, të cilët njihen për qëndrimet e tyre të forta kritike ndaj Lulzim Bashës. Një reagimi i tillë do të vinte ditën e djeshme nga ish-nënkryetari i PD-së, Astrit Patozi. Ish-deputeti i PD-së, i ka reaguar me anë të një komenti në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook” pikërisht për çështjen e mandateve të opozitës. Në statusin e tij, Patozi shkruan se është pro mos djegies së mandateve, jo vetëm sepse LSIja nuk do t’i dorëzojë kurrë të vetat, por sepse ato duhet të përdoren ndershmërisht dhe mençurisht. Por sipas Patozit, përkundër qëndrinmit të tij ndaj kësaj çështjeje, kryedemokrati Basha ka një tjetër qasje ndaj arsyese se pse ai nuk vendos për djegien e mandateve. Sipas Patozit, Basha nuk e bën djegien e tyre dhe as nuk i përdor, duke u kthyer në shkakun e një krize të opozitës së vendit. “Meqë më akuzojnë prej kohësh se jam subjektiv kur gjykoj për aktet politike të Lulzim Bashës, sot po u jap atyre provën e kundërt. Jam pro tij fort për mos djegien e mandateve të deputetëve të Partisë Demokratike, jo thjesht për faktin se LSI-ja nuk i dorëzon të vetat kurrë, sepse Monika thotë që i kanë fituar me gjak. Kam qenë i këtij mendimi qysh në fillim fare, atëherë kur për herë të parë dikush e hodhi si ide, dhe unë sot i qëndroj ende fort bindjes sime. Edhe “radikalët” i mirëkuptoj, sepse janë të njëjtët, që i binin gjoksit me grusht para një viti, duke u betuar se opozita nuk duhet të hyjë kurrë në zgjedhje me Edi Ramën. Më pas, po këta ishin të parët, që

6 E shtunë, 7 KORRIK 2018

ENDIRA BUSHATI Ish-nënkryetari i PD-së sqaron pozicionin e tij: Mandatet e Opozitës nuk duhet të digjen, por të luftohet Anëtarja e kryesisë së

Astrit Patozi: Basha as i djeg dhe as i përdor mandatet, dhe ky është problemi

fërkuan duart për pazarin e 18 majit dhe, natyrisht, e ndoshta për pasojë edhe më të kuotuarit e listës Basha. Unë mendoj se mandatet e opozitës nuk ka nevojë të digjen, në asnjë rast, por ato thjesht duhet të përdoren ndershmërisht dhe mençurisht. Lulzim Basha, as i djeg dhe, as

i përdor, ndaj, jo rastësisht, të kujton një shprehje vulgare që është bërë shumë popullore kohët e fundit. Dhe, sipas meje, ky është edhe shkaku kryesor i kësaj krize të pashembullt të Partisë Demokratike dhe të opozitës zyrtare të këtij vendi”- u shpreh dje në reagimin e tij, ish-deputeti

i PD-së, Astrit Patozi. Po dje vetë Lulzim Basha teksa u pyet lidhur me këtë çështje në konferencën e tij për shtyp, është shprehur se djegia e mandateve është opsioni më i lehtë, por synimi, tha ai, është çlirimi i Shqipërisë nga krimi, synim të cilin do ta arrijnë me gjithë shqiptarët.

PD-së sfidon Bashën: Na jep vetëm një provë...digj mandatet!

Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Endira Bushati, ka sfiduar Lulzim Bashën që të djegë mandatet e deputetëve në Kuvend, pas votimit të projektligjit nga mazhoranca, që synon shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e të riut. Përmes një reagimi në llogarinë e saj në rrjetin social “Facebook”, Bushati shkruan se Basha duhet të lërë përrallat “veç po kaluan mbi trupat tanë”… dhe të djegë mandatet e deputetëve. “Lulzim, na jep vetëm një provë! Digj mandatet! Na provo ne që të dolëm kundër dhe të gjithëve, që je i gatshëm të sakrifikosh mandatin tënd e të Listës tënde….. Provo që, kush të ka akuzuar se i ke shitur mandatet e deputetëve, ka gabuar! Provo që, kush të akuzon se ti punon ditë natë për bashkëqeverisje me Ramën, gabohet! Provo që, mesnata e 1718 Majit nuk të mban peng! Digj mandatet! Lëri përrallat që “veç po kaluan mbi trupat tanë”…. Rama e bëri rrugë….. Digj mandatet! Ai nuk mund të quhet më Parlament! Askush nuk të ndjek ty, nëse nuk e sheh këtë provë nga ty! Për dikë që e quan veten Lider, kjo nuk është as sakrificë!”- u shpreh dje në reagimin e saj, anëtarja e Kryesisë së PD-së, Endira Bushati

PROPOZIMI SURPRIZË I PDIU-SË, PASI DY DEPUTETËT E SAJ BASHKUAN VOTAT ME PS-NË “PRO” SHEMBJES

Votimi i ligjit, Shpëtim Idrizi: Referendum për Teatrin Kombëtar P

artia për Drejtësi Integrim dhe Unitet bën një propozim surprizë për çështjen e Teatrit Kombëtar. Dy deputetët e kësaj force politike Dritan Bici dhe Elena Xhina bashkuan mbrëmjen e së enjtes votat me Partinë Socialiste duke votuar “pro” projektligjit që i hap rrugë shembjes së godinës së vjetër dhe ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar. Ndërsa, dje, kur kishin kaluar vetëm pak orë nga votimi i përbashkët në Kuvend, PDIU-ja që drejtohet nga Shpëtim Idrizi përmes një deklarate për media doli me propozimin që kjo çështje të zgjidhet nga vetë qytetarët e Tiranës përmes një referendumi lokal, për të përcaktuar fatin e Teatrit Kombëtar. “Dje (të enjten) në Parlament u votua akti që i hap rrugë prishjes së Teatrit Kombëtar, një ndërtesë pasuri kulturore e

shpirtërore e vendit. PDIU sot shpreh solidaritetin e saj dhe është në krah të artistëve, atyre që i dhanë kulturë, art e emocione këtij vendi. PDIU është me Teatrin si një ndër simbolet e këtij qyteti. Simbole të tilla në çdo vend të botës ruhen e restau-

rohen, po mesa duket Teatri Kombëtar u trajtua si një simbol për tu sulmuar dhe ndërkohë është një ndërtesë që kontraston me gjithë shëmtirat urbane të ndërtuara përgjatë këtyre viteve të tranzicionit … PDIU beson se për Teatrin, e vetmja ndërtesë

me shpirt e pamje në mes të Tiranës, e cila është pronë e shumë brezave dhe e qytetarëve të Tiranës do duheshin pyetur ata e jo pushteti i radhës. Për të vendosur për Teatrin do duhej të zhvillohej referendum, sic bën çdo qytet normal. Por në vend të referendumit ata që me arrogancë i kishin vënë syrin bënë me forcën e kartonave aktin e paprecedentë e antikushtetues për miratimin e një ligji të veçantë, për të përligjur prishjen e Teatrit, e rrëmbimin e pronës publike. Pikërisht, për ti dhënë fund vandalizmit e arrogancës së çdo pushteti përballë qytetarëve, PDIU bën thirrje të përsëritur që të ndryshojë ligji për referendumet, që do ti mundësonte qytetarëve demokracinë direkte për fatet e tyre”- u shpreh dje në reagimin e saj, Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet.


POLITIKE

7 E shtunë, 7 KORRIK 2018

“Jam pasionant në punën time”, Socialistët debatojnë vetëm, Braçe-Ahmetajt: Vera s’është alkool

N

ë mungesë të opozitës në sallë, mbledhja e djeshme e Komisionit të Ekonomisë, u shndërrua në një arenë debati mes vetë socialistëve, ku protagonistë ishin kreu i Komisionit Erion Brace dhe ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj. Kryetari i Komisionit, Erion Braçe ka replikuar me ministrin e Financave Arben Ahmetaj, lidhur me çështjen e mbylljes së pikave të lojërave të fatit, ku Braçe i ka thënë Ahmetajt, se pikat e lojërave të fatit duhet të mbyllen në fund të vitit 2018, dhe të shkojnë aty ku duhet të jenë. “Jam i lumtur që keni për këtë vullnet, por duhen marrë masat që ky aksion të mbyllet në dhjetor 2018, që në 1 janar 2019, lojërat e fatit të zhduken nga çdo fund pallati, bodrum pallati, e të shkojnë aty ku e kanë vendin”iu drejtua Braçe ministrit. Një tjetër çështje që mori vëmendje në Komision ishte dhe sistemi i taksave vendore, dhe ku Braçe mori si shembull agroturizmin, ku do t’i ka përmendte Ahmetajt një rast të një kantine vere në Berat. “Nga kongresi kemi këtë pikën këtu, pa asnjë lloj diskutimi që më pëlqejnë argumentet tuaja. E thatë me të vërtetë atë argumentin për tatimin mbi fitimin tek pijet, por në një rast të ngjashëm kemi vepruar ndryshe. Kjo lidhet thjesht dhe vetëm me produktin e prodhuar jashtë njësisë. Jo më larg se dje kam parë strukturën. Në qarkun e Beratit i bie të mos përfitojnë. Agro-turizmi për një arsye të

“Ekonomia”, Braçe iu shpall “luftë” lojërave të fatit: Ikni nga lagjet, afat deri në 30 dhjetor

thjeshtë, sepse ajo është një kantinë” - tha Erion Braçe. Ndërsa ministri Arben Ahmetaj do ta kundërshtonte deputetin socialist. “Kryetar unë nuk bie dakord me ju, për dy arsye. Është shumë e vështirë të kontrollosh agro-turizmin siç kontrollohen hotelet. Mos ta cënojmë shëndetshmërinë fiskale me emocione. Jemi mirë”tha Ahmetaj. Kaq ka mjaftuar

që situata të tensiohej mes tyre. “Zoti ministër besoj se ju e dini se vera nuk është alkool por pije alkoolike. Më pëlqen pasioni juaj…”- ironizoi Erion Braçe. Ndërsa, ministri do t’i kujtonte kreut të Komisionit se ai ishte pasionant ndaj punës së tij. “Unë jam pasionant për punën që bëj”u shpreh në replikë me Braçen, ministri Arben Ahmetaj.

Debatet për lojërat e fatit Erion Braçe: KLSH ka llogaritur një dëm ekonomik kolosal në sektorin e lojërave të fatit. Ne u informuam këtu se ky dëm i llogaritur i referohet aksionit të pak viteve më parë dhe faktit që sekuestrimi i çdo makine duhet të ishte shoqëruar me gjobën respektive. KLSH ka referuar se dëmi arrin në 500 milionë dollarë.

Arben Ahmetaj: E mirë tani… Erion Braçe: Më falni, e gjitha kjo u amplifikua si vjedhje si grabitje, pavarësisht se ato makina u sekuestruan. Ajo që më shqetëson mua është që duhet t’i japim një zgjidhje përfundimtare, njësimit. Arben Ahmetaj: Është dënimi maksimal, ça do tani? Edhe gjobë dhe konfiskim. Erion Braçe: Ju flisni si ministër, por unë flas nga pikëpamja politike. Ça thatë më parë “Kur të bëheni deputet”. Arben Ahmetaj: Po mirë mo, kam qenë edhe deputet s’është ajo logjika? Erion Braçe: E kam shumë të vështirë të dëgjoj akuza të rreme nga kjo ana që mungon. Në fund të këtij viti përfundon afati për mbylljen e lojërave të fatit. Arben Ahmetaj: Nuk shtyhet… Erion Braçe: Po mirë mo, jam i lumtur që keni për këtë vullnet, por duhen marrë masat që ky aksion të mbyllet në dhjetor 2018, që në 1 janar 2019, lojërat e fatit të zhduken nga çdo fund pallati, bodrum pallati, e të shkojnë aty ku e kanë vendin. Arben Ahmetaj: Po mo po, kryetar.

AHMETAJ: BIZNESET E VOGLA NGUROJNË PËR TË DEKLARUAR XHIRON

K

omisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave miratoi sot ndryshimet e propozuara nga qeveria për uljen e tatimit mbi fitimin nga 15% në 5% për më shumë se 10800 biznese. Ky projektligj synon nxitjen e fermerëve të përfshirë në shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor, duke reduktuar normën e tatimit mbi fitimin korporativ nga 15% në 5%, nxitjen e bizneseve që janë të licencuara dhe operojnë në fushën e agroturizmit, duke reduktuar normën e tatimit mbi fitimin korporativ nga 15% në 5%, shkallëzimin e normës së tatimit mbi fitimin. Për bizneset me të ardhura deri në 14 milionë lekë norma e tatimit mbi fitimin propozohet 5% e fitimit para tatimit, ndërsa për bizneset me të ardhura mbi 14 milionë lekë, norma e tatimit mbi fitimin të mbetet 15%. Ndryshimet po ashtu parashikojnë ndryshimin e skemës së tatimit të industrisë së ndërtimit, me qëllim shpërndarjen e drejtë të barrës fiskale ndërmjet investitorit dhe pronarit të truallit. Njëkohësisht p/ ligji sjell unifikimin dhe harmonizimin me ligjin “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë” lidhur me bazën e tatueshme dhe normën e tatimit mbi

Miratohet projektligji për uljen e tatimit mbi fitimin në 5 për qind

lojërat të fatit, për të gjitha kategoritë e tyre. Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, i cili prezantoi ndryshimet ligjore në Komision dekla-

roi se synohet të lehtësohet kategoria e biznesit të mesëm. “Bizneset e vogla ngurojnë për të deklaruar xhiron reale, pasi nëse kjo xhiro është 7,9 milionë ky

biznes paguan 5% tatim mbi fitimin neto të tij dhe nëse xhiroja e tij do të rritet në 8,1 milionë, ai paguan jo 5% por tre herë më shumë, 15% tatim mbi fitimin. Pikërisht, për të shmangur këtë problem, po prezantojmë rishikimin e pragut dhe të ngarkesës fiskale të tatimit mbi fitimin për biznesin e vogël, duke synuar që pragu 8 milionë lekë të rritet në një kufi të arsyeshëm 14 milionë lekë në vit”, tha Ahmetaj. Po ashtu, sipas kreut të financave shqiptare, ky propozim synon të lehtësojë ngarkesën fiskale për një numër të konsiderueshëm tatimpaguesish, afërsisht 10.800, që aktualisht bëjnë pjesë në kategorinë me të ardhura mbi 8 milionë dhe i nënshtrohen shkallës së tatimfitimit 15%. Referuar parashikimeve të propozuara tatimpaguesit me të ardhura vjetore deri në 14 000 000 lekë do t’i nënshtrohen një shkalle tatim fitimi prej 5%.


POLITIKE VIZITA NË BULLGARI

8 E shtunë, 7 KORRIK 2018

Edi Rama takon kryeministrin e Kinës Kryeministri Edi Rama ndodhet në Sofje, Bullgari, ku do të zhvillohet Samiti në kuadër të Nismës së qeverisë kineze të bashkëpunimit me Europën Qendrore dhe Lindore, e njohur si Nisma 16+1. Në kuadër të kësaj Nisme, Kryeministri Rama zhvilloi sot një takim dypalësh me

Kryeministrin e Kinës Li Keqiang. Fokusi i takimit ishte programi i bashkëpunimit mes dy vendeve dhe projektet konkrete në bujqësi, turizëm, infrastrukturë ujore e portuale dhe kulturë. Përmes një postimi në ‘Facebook’ shihet Rama bashkë me kryeministrin kinez, teksa marrin

pjesë në takimin bilateral në kuadrin e Nismës 16+1. “Me kryeministrin Li Keqiang në takimin bilateral në kuadrin e Nismës 16+1, ku diskutuam për programin e bashkëpunimit dhe projektet konkrete në bujqësi, turizëm, infrastrukturë ujore e portuale dhe kulturë”, shkruan Rama.

Kryeministri: Zyrat e Punës, garant i bizneseve, por edhe i të drejtave të punonjësve

F

orcim i rolit të Zyrave të Punës, si garant i një shërbimi më të mirë për biznesin, por edhe garant i mbrojtjes së të drejtave të të punësuarve në këto biznese. Këtë kërkoi sot Kryeministri Edi Rama në takimin me drejtoritë rajonale të punësimit. “Roli juaj duhet të forcohet në raport me Inspektoriatet e Punës dhe Drejtorinë e Tatimeve në funksion të garantimit të një shërbimi sa më të mirë për biznesin. Zyrat e Punës duhet të jenë të parat e interesuara që biznesi të mos cënohet as nga Inspektoriati dhe, as nga Tatimet”, – tha Rama. Kryeministri tha se në pak muaj janë punësuar mbi 28 mijë persona. “Më vjen shumë mirë po ashtu, që duke iu referuar sistemit tonë të taksave, pra, emër për emër për çdo person të punësuar nga maji i vitit të kaluar në këtë qershor, ne kemi 28 324 të punësuar më shumë, formalisht dhe në sektorin jobujqësor. Kjo është një shifër që, jam i bindur, në atë rrjetin e komentatorëve të ERTV-së do të përqeshet, do të shikohet si gënjeshtër, etj., por është realiteti, siç është realiteti edhe fakti që vetëm përmes zyrave të punës janë punësuar 14 593 persona në këtë 6-mujor. Ky është fakt. Për të gjithë ata që nuk duan të mbeten thjesht te pasqyra e kazanit dhe nuk duan thjesht të jenë në anën e llogores së baltës dhe të përqeshjeve, por duan të bëjnë verifikimin e këtyre shifrave është shumë e thjeshtë, mjafton t’i referohesh regjistrit të Sigurimeve Shoqërore, mjafton t’i referohesh regjistrit të Tatimeve të Republikës së Shqipërisë dhe gjithçka është e lexueshme. Kush ka durim mund të numërojë deri në 641 657 emra”,- tha Kryeministri. Nga ana tjetër, Kryeministri nënvizoi rolin e Zyrave të Punës për të garantuar punonjësit në raport me kushtet dhe rregullat e punës. “Në 6-mujor kemi 31 237 vende pune të shpallura. Pra, nëse vendosim bazën krahasuese mes punësimeve të bëra prej nesh dhe vendeve të punës së shpallura, ka akoma hapësirë për të shtyrë fort dhe për të thithur më shumë njerëz në tregun e punës. Edhe pse, ju

Rama: Këtë vit kemi punësuar mbi 28 mijë persona

e dini më mirë nga të gjithë, e jetoni përditë, ndryshe nga unë, ndryshe nga zëvendësministrja apo vetë drejtoresha që e ndjekim këtë situatë, që tregu i punës ka një hall të madh me mungesën e kualifikimeve të caktuara për nevojat e tij. Këtu kemi punë për të bërë për programin e nxitjes së punësimit. Duhet që programi të ketë transparencë. Duhet që

programi të jetë në dijeni të plotë të të gjithë drejtuesve të zyrës së punës, pavarësisht rolit të tyre në përcaktimin e ndarjes së fondeve për këtë proces dhe duhet që të gjithë ju ta ndiqni zbatimin e programit. Është një pjesë e punës që ka rëndësinë e vet”,-tha Kryeministri. Kreu i qeverisë foli dhe për ndryshime ligjore që forcojnë

rolin e zyrave të punës. “Ka nevojë për qartësim nga ana e zyrës qendrore për procedurat e punësimit, me qëllim që të reflektohen në listëpagesat e bizneseve. Kjo është shumë e rëndësishme dhe këtë besoj edhe ju e keni të qartë. Sfida më e madhe dhe dobësia më e madhe e zyrave të punës sot është në masën, por edhe në suksesin

e kontakteve të bashkëpunimit me vetë biznesin. Ju e dini shumë mirë që janë mesatarisht 5%-6% të bizneseve me mbi 5 të punësuar që i referohen zyrës së punës. Që do të thotë nga njëra anë, se është problem për ne, por, nga ana tjetër, që mundësia aty është e jashtëzakonshme. Janë 93%, 94%, 95% e bizneseve që janë të paprekura, të patrokitura nga zyra e punës, ose të trokitura, por pa suksesin e domosdoshëm, që duhet të jetë pjesë e indikatorëve të performancës”,- tha kreu i qeverisë. Kryeministri Edi Rama u ndal dhe në rëndësinë që bashkëpunimi më i madh mes zyrave të punës, universiteteve dhe shkollave profesionale. “Bashkëpunimi i zyrave me universitetet dhe me shkollat e mesme profesionale ka nisur, por ka shumë vend për t’u përmirësuar. Ka bashki që nuk kanë mbulim me shërbime punësimi. Atëherë Shërbimi Kombëtar i Punësimit duhet të jetë më pranë tyre dhe duhet ta ndërtojë bashkëpunimin në një sens më proaktiv. Në disa zyra pune, të jemi të vërtetë, ka akoma probleme me standardizimin e procedurave. Zyrat rajonale duhet të jenë më bashkëpunuese, më të përfshira, më orientuese, më transparente me zyrat vendore, për mbarëvajtjen e punës së përbashkët, gjë që jo gjithmonë rezulton se bëhet”,tha Kryeministri.

Klosi: Do ta shndërrojmë vendin në destinacion europian të turizmit Ministria e Turizmit dhe Mjedisit hapi projektin veror të punësimit të 1000 të rinjve “Smile Albania”.Si asnjëherë tjetër, turizmi shqiptar këtë herë do të ketë në çdo pikë kufitare dhe zonë turistike, prezencën e të rinjve për mirëseardhjen e turistëve në Shqipëri. Të rinjtë e punësuar do të jenë në shërbim të informimit, asistencës, promovimit orientimit drejt zonave turistike vendase, dhe nga ana tjetër do të ndihmojnë në ndërgjegjësimin mjedisor. Kjo periudhë e punësimit, do t’ju njihet të rinjve edhe si praktikë pune, pranë administratës shtetërore të zonave të mbrojtura. Në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave të të rinjve fitues në këtë project, ministri

Blendi Klosi vuri theksin tek rëndësia e punës së të rinjve, në projektin SMILE ALBANIA. “Jo më kot projekti ka këtë emër”, deklaroi ministri Klosi, duke cituar nënvizimet që botimet prestigjoze ndërkombëtare bëjnë

për Shqipërinë, si vendi i mikpritjes dhe ciltërsisë së njerëzve të saj, si tokën që si rrallkund ka ende traditë. Jeni ju, - ju deklaroi ministri Klosi të rinjve, që keni përgjegjësinë e kontakit të parë të turistëve të huaj në vendin tonë, duke shtuar se ky është vetëm fillimi i punësimit të të rinjve në projektet turistike. Me rritjen e turizmit, do të rriten mundësitë e cdo të riu dhe të reje për ta parë jetën dhe karrierën e tij të lidhur me industrinë në zhvillim të këtij sektori. “Jeni përzgjedhur që të gjithë ju nën administratën e lartë të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura për të qenë ju ambasadorët e parë të një brezi të ri, të cilët pranojnë që në muajt e verës, në muajt e nxe-

htë të korrikut dhe të gushtit të lini plazhin tradicional dhe të jeni pranë shërbimit më të ri që ofrohet në vendin tonë, asistencës për turistët e huaj. “Ju të gjithë keni në dorë sot që të jeni Kryeministri i vendit tonë në çdo pikë hyrëse të vendit, të jeni ju ministër i turizmit, Ministër të çdo ministrie për të pasur mundësinë që t’i ofroni asistencën e nevojshme atyre të cilët po e shndërrojnë turizmin shqiptar nga një destinacion i sekretit të fundit në një destinacion europian të turizmit. Pra, keni jo vetëm detyrën e mirëpritjes nga pikëpamja turistike po ne kemi detyrën që të realizojmë misionin tonë të madh atë të revolucionit mjedisor”,- tha Ministri Klosi.


POLITIKE

9 E shtunë, 7 KORRIK 2018

Premtimi i integrimit të ardhshëm në Bashkimin Evropian ka ndihmuar shumë vende në udhëtimin e tyre drejt demokracisë së plotë

P

remtimi i integrimit të ardhshëm në Bashkimin Evropian ka ndihmuar shumë vende në udhëtimin e tyre drejt demokracisë së plotë, shkruan për “Euroactiv” ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati. Ndër të tjera, ministri thotë se Qeveria shqiptare ka bërë tashmë një progres të konsiderueshëm në reformimin e administratës publike, ristrukturimin institucional të gjyqësorit, si pjesë e planit më të gjerë për reformën e drejtësisë, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përmirësimin e të drejtave të njeriut dhe forcimin e bashkëpunimit me organet ndërkombëtare të zbatimit të ligjit, Shkrimi i Ditmir Bushatit për Euroactiv Më 10 korrik, qeveria britanike do të mirëpresë Samitin e Ballkanit Perëndimor në Londër – momenti kulmor i disa muajve kritikë në marrëdhëniet midis BE-së dhe rajonit tonë. Ai vjen menjëherë pas marrëveshjes unanime të vendeve anëtare të BE-së për të vendosur qershorin 2019 si datën e hapjes së negociatave për anëtarësimin në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë – një vendim historik dhe i drejtë për të dyja palët, BE-në dhe Ballkanin Perëndimor. Valët e njëpasnjëshme të zgjerimit të BE-së gjatë 45 viteve të fundit kanë gjeneruar stabilitet më të gjerë, kanë inkurajuar rritjen ekonomike dhe prodhuar paqe dhe pajtim mes armiqve të vjetër. Premtimi i integrimit në të ardhmen ndihmoi shumë vende në rrugëtimin e tyre drejt demokracisë së plotë. Ai inkurajoi zbatimin e programeve të tyre të modernizimit dhe reformës dhe

Bushati: Sfida e Ballkanit, s’na lejohet të zhgënjejmë qytetarët dhe partnerët tregoi përfitimet e përqafimit të vlerave të përbashkëta perëndimore. Shqipëria është krenare që ka ndërmarrë këtë rrugëtim. Është e përshtatshme që data e zgjerimit për Ballkanin Perëndimor u dakordësua nën presidencën e suksesshme të Bullgarisë, një vend tjetër ballkanik dhe e para që e mori këtë rol kryesor gjashtëmujor. Ne po presim me padurim të punojmë edhe me presidencën e ardhshme austriake të BE-së – Vjena ka qenë prej kohësh një mik dhe partner i ngushtë i Ballkanit Perëndimor. E dimë mirë se Shqipëria nuk është gati të bashkohet me BE-në nesër. Kemi shumë punë për të bërë në radhë të parë. Por do të jemi gati për të parashtruar pozicionin tonë në fillimin e procesit të zgjerimit në qershorin e ardhshëm. E dimë dhe jemi dakord me partnerët tanë evropianë që do na duhet të vazhdojmë programin tonë të reformave që forcojnë sundimin e ligjit dhe trajtojnë çështjet e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Qeveria shqiptare ka bërë tashmë një progres të konsiderueshëm në reformimin e administratës publike, ristrukturimin institucional të gjyqësorit, si pjesë e planit tonë më të gjerë për reformën e drejtësisë, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përmirësimin e të drejtave të njeriut dhe forcimin e bashkëpunimit me

organet ndërkombëtare të zbatimit të ligjit. Qeveria jonë nuk po ndjek reformat sepse Bashkimi Evropian e kërkon atë. Ne po ndërmarrim këto ndryshime gjithëpërfshirëse në sistemin tonë, sepse njerëzit tanë meritojnë më mirë. Shqiptarët meritojnë të jetojnë në një shoqëri më të drejtë, një vend më të drejtë dhe të qëndrueshëm, ku korrupsioni nuk dobëson ekonominë tonë dhe nuk minon demokracinë tonë. Shqiptarët e zakonshëm duhet të jenë ata që përfitojnë nga programi

ynë i reformës dhe nuk mund t’ia lejojmë vetës që t’i zhgënjejmë. Vendimi i BE për të hapur negociatat vitin e ardhshëm është një njohje e viteve të përpjekjeve dhe konfirmim i shpresave të mbajtura gjatë prej shumë shqiptarëve për një të ardhme në zemër të Evropës. Vendimi i jep përpjekjeve tona të reformës, inkurajim dhe energji dhe demonstron njohjen dhe rëndësinë e një të ardhmeje evropiane për rajonin më të gjerë. Bashkëpunimi ynë në çështjet

e sigurisë dhe të mbrojtjes dhe anëtarësimi në NATO-s demonstron angazhimin e Shqipërisë ndaj partneritetit pozitiv, parimeve të përbashkëta dhe vlerave të përbashkëta me fqinjët tanë evropianë. Liderët që bëjnë thirrje për reformimin e BE-së, tani kanë një mundësi që me këtë raund zgjerimi të çojnë përpara ndryshimet nga të cilat do të përfitojnë qytetarët e zakonshëm të këtij kontinenti dhe që do ta bëjnë BE-në funksionale për të gjithë. Forcat reformatore brenda BE-së mund të përdorin procesin e pranimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë si një mundësi për të fuqizuar të gjithë pro-evropianët në vendet tona dhe në kontinent, për të forcuar projektin evropian për dekadat e ardhshme. Në të njëjtën kohë, një Evropë më e fortë mund të jetë e tillë, vetëm me një Ballkan Perëndimor më të fortë, më të drejtë, më të qëndrueshëm dhe më demokratik, si një pjesë organike e saj. Takimi i mrëpritur nga Britania javë e ardhshme, tregon se edhe për ata që po largohen nga Bashkimi Evropian, stabiliteti në juglindje është vendimtar. Samiti i Londrës është një moment kur mund të riafirmojmë angazhimin tonë për të përmirësuar sigurinë, bashkëpunimin ekonomik dhe politik, në kontekstin e procesit të pranimit në BE; kjo është thelbësore për transformimin tonë. Ne jemi në rrugën e duhur drejt një demokracie më të drejtë dhe më të shëndetshme në Shqipëri. Është një rrugë e gjatë që shtrihet para nesh, por qytetarët shqiptarë me të drejtë presin që ne të japim rezultate. Ne nuk mund t’ia lejojmë vetës t’i zhgënjejmë dhe me mbështetjen e vazhdueshme të partnerëve tanë evropianë, do të kemi sukses.

“NEGOCIMI ME BE ËSHTË NJË PROCES KU UNIONI VENDOS STANDARDE DHE APLIKANTËT PËR ANËTARËSIM DUHET T’I PLOTËSOJNË ATO” Ndërsa ministrat e BE-së javën e kaluar u përballën me çështjet më të vështira që rrjedhin nga problemi i migrantëve, Brexit dhe rritja e populizmit, ata gjithashtu arritën të gjejnë një mënyrë për të shmangur ndërprerjen e procesit të integrimit të qëndrueshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, shkruan Bernard Kouchner, ish-ministri francez për Çështjet e Jashtme dhe Europiane, njëkohësisht edhe ishkreu i UNMIK-ut në Kosovë për EURACTIV.com. Çështja në fjalë ishte nëse dhe kur do të hapeshin bisedimet zyrtare me Maqedoninë dhe Shqipërinë, pavarësisht shqetësimeve të Francës, Holandës dhe Danimarkës. Ministrat ranë dakord të fillojnë bisedimet pas një viti, por, në mënyrë kritike, ata autorizuan një fillim të menjëhershëm për shqyrtimin e tyre para negociatave. Rezultati përfundimtar nuk duhet të shtyhet asesi, gjithashtu edhe perspektiva e qartë për këto dy vende dhe dy të tjerat për të proceduar së bashku drejt bisedimeve të anëtarësimit, mundësisht deri në vitin 2025, ka deklaruar presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker. Ky është një lajm i mirë për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Por, është edhe një lajm i shkëlqyer për një Europë të federalizuar, shumë pranë plotësimit të integrimit të territoreve kufitare jugore të kontinentit. Gjashtë vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor,

Kouchner: Rama ka tejkaluar pritshmëritë për negociatat pesë prej tyre nga ish-Jugosllavia plus Shqipëria e duan atë. Nga këto, Serbia dhe Mali i Zi janë tashmë në procesin e negociatave. Komisioni Europian beson se Shqipëria dhe Maqedonia janë gati t’u bashkohen. Pjesa më e madhe e vendeve anëtare të BE-së janë dakord, por vendimi kërkon një votë unanime. Përfundimisht, u vendos që përgatitjet për negociatat të fillojnë menjëherë dhe bisedimet zyrtare do të fillojnë brenda një viti. Le të jemi të qartë rreth asaj se çfarë nënkupton kjo. Të negociosh hyrjen në BE nuk është njësoj si të diskutosh çmimin e një qilimi. Negocimi me BE është një proces ku unioni vendos standarde dhe aplikantët për anëtarësim duhet t’i plotësojnë ato. Në fakt, Shqipëria dhe Maqedonia kanë negociuar dhe kanë arritur standarde prej

vitesh – kanë reformuar, kanë rishikuar dhe kanë ristrukturuar institucionet e tyre qeveritare. Maqedonia u bë kandidate për anëtarësim në vitin 2005 dhe Shqipëria në vitin 2014. Në të dyja rastet, u vendosën kushtet që të dyja vendet duhej të plotësonin përpara fillimit zyrtar të negociatave. Kjo është gjendja ku jemi aktualisht. Në rastin e Maqedonisë, çështja më kryesore ka qenë ajo që lidhej me emrin e saj, që qëlloi të ishte edhe emri i një province të rëndësishme të Greqisë fqinje. Kjo është një çështje shumë e ndjeshme për të dyja vendet, me shumë shekuj histori dhe identiteti kulturor pas tyre. Pak ditë më parë, me negociatat zyrtare për në BE që shërbyen si nxitje, qeveria maqedonase ra dakord për një kompromis. Ajo do të quhet Republika e Maqedonisë së Veriut, me miratimin e parlamentit dhe më pas me zhvillimin e një referendumi. Në Shqipëri, Komisioni Europian caktoi pesë kushte përpara se negociatat zyrtare të fillojnë. Komisioni tani ka thënë se të gjitha këto kushte janë përmbushur dhe

ka qenë veçanërisht e ndërgjegjshme për përpjekjet e jashtëzakonshme të Tiranës për të pastruar sistemin e saj të drejtësisë. Kjo ka qenë një luftë e jashtëzakonshme kundër interesave të caktuara të cilat disa herë pothuajse, kanë paralizuar procesin politik dhe ligjërimin civil. Modeli shqiptar për reformën e drejtësisë tani është rekomanduar për zbatim në të gjithë rajonin dhe ndoshta edhe në mesin e disa anëtarëve ekzistues të BE-së. Në shumë aspekte, qeveria e kryeministrit Edi Rama i ka tejkaluar pritshmëritë dhe madje ka arritur disa standarde që do të vendosen në negociatat formale. Shqiptarët, përfshirë shqiptarët etnikë në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, janë ndër më entuziastët rreth anëtarësimit në BE. I nxitur nga kjo mbështetje në vend, Rama ka qenë në gjendje të ketë një ndikim në zhvillimet e të gjithë rajonit. Është e drejtë të thuhet se pa inkurajimin e tij, aktivizmin e bazës që përfundimisht çoi në zgjedhjen e një qeverie reformiste në Maqedoni mund të mos kishte ndodhur dhe

marrëveshja me Greqinë do të vazhdonte të ishte ende e pamundur. Në mënyrë të ngjashme, roli i Ramës pas skenave për vazhdimin e bisedimeve të Serbisë me Kosovën ka qenë vendimtar. Me fjalë të tjera, Rama ka bërë atë që Bashkimi Europian, i preokupuar diku tjetër me Brexit, krizën e migrantëve dhe rritjen e reaksionarëve populistë, duke qenë shumë i shpërqendruar për t’u marrë me Ballkanin Perëndimor, ka përgatitur rajonin si një të tërë për të hyrë në BE, në thelb duke përfunduar Unionin e pothuajse të gjithë Europës. Tani çështja nuk është nëse Shqipëria dhe Maqedonia mund të prodhojnë reforma më të thella që BE-ja i konsideron si të nevojshme. Qeveritë e të dy vendeve kanë thënë se ndryshimet janë nxitur nga interesi kombëtar dhe jo thjesht për të kënaqur Brukselin. Pyetja e vërtetë është nëse BE-ja mund të vendosë mjaftueshëm rregull në shtëpinë e saj gjatë vitit të ardhshëm dhe të ndihet e sigurt për të menduar për zgjerimin e mëtejshëm të Unionit në të ardhmen.


AKTUALITET ZV/MINISTRJA E FINANCAVE

10 E shtunë, 7 KORRIK 2018

Punësimi, Sorensen: Me rëndësi kohëzgjatja në punë e të punësuarve

K

ohëzgjatja e qëndrimit në punë të të punësuarve në panairet e punës është një nga pikat kryesore të punës së Shërbimit Kombëtar të Punës. Zv/ministrja e Financave, Danja Sorensen u shpreh se, është e rëndësishme kohëzgjatja e punësimit. “Duhet të shohim sesa është kohëzgjatja e të punësuarve”- theksoi Soresen. Në vijim, zëvendësminis-

trja bëri me dije se të gjitha zyrat e punës janë trajnuar dhe asistuar sa i përket menaxhimit të performancës, duke shtuar se zyrat janë në proces hartimi të planit të punës për gjatë gjithë vitit. “Shërbimi Kombëtar i Punës ka nisur punën në disa elementë si panairet e punës në Tiranë dhe në 10 qarqe në Shqipëri. Të gjitha zyrat e punës janë trajnuar dhe

asistuar sa i përket menaxhimit të performancës. Zyrat janë në proces hartimi të planit të punës për gjatë gjithë vitit. Në muajin korrik janë lançuar programet e punësimit. Procedurat dhe mënyrat e përzgjedhjes janë riparë Shërbimit Kombëtar i Punës dhe shpresoj të kemi një ecuri sa më të mbarë”, tha Zëvendësministrja e Financave, Danja Sorensen.

Ministri i Financave: Eksportet me rritje, pavarësisht goditjeve nga kursi. Përfshirja e biznesit të vogël në TVSH nuk solli rritje çmimesh

F

orcimi i lekut dhe rritja e masës së rimbursimeve janë dy arsyet kryesore që ka shkaktuar arkëtimin e më pak të ardhurave në buxhet në 6 muajt e parë të vitit. Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, theksoi se goditja që i ka dhënë mbiçmimi i lekut buxhetit të shtetit, ka qenë rreth 3.6 miliardë lekë. Ndërsa bëri një panoramë të ecurisë ekonomike të vendit për gjysmën e parë të vitit, Ministri Ahmetaj bëri me dije paraditen e djeshme se pavarësisht rënies së euros të ardhurat nga dogana t u regjistruan në 3.3 miliardë lekë më shumë. Ahmetaj foli edhe për lehtësisë fiskale ndaj bizneseve, ku theksoi se në vjeshtë pritet një tjetër paketë në mbështetje të sipërmarrjes. Ndërkaq, Disa ligje fiskale që lehtësojnë barrën e bizneseve dhe nxitin zhvillimin e tyre pritet të votohen në parlament javën e ardhshme. Gjatë një konference për shtyp, ministri i Financave Arben Ahmetaj tha se rritja ekonomike është në vazhdimësi dhe për këtë ka dhënë efekt edhe përfshirja e biznesit të vogël në TVSH. Ministri Ahmetaj tha se indeksi i çmimeve nuk është prekur nga skema e TVSH dhe ka një rritje prej 7% të importeve. “Rritja ekonomike është në vazhdimësi dhe ka dhënë efekt përfshirja e biznesit të vogël në TVSH. Indeksi i çmimeve, nuk është prekur nga skema, ndërsa ka një rritje prej 7% të importeve. Sot ne kaluam në Komisionin e Ekonomisë, paketën për agroturizmin, hoqëm takën e infrastrukturës si dhe reduktuam nivelin e tatimfitimin nga 15 në 5%. Ndërkohë që me TVSH-të kemi bërë lëvizjen pozitive. 91% e sipërmarrjeve u është ulur tatimfitimi, e kanë 0%-5%. Ekonomia shqiptare do t’i ndjejë efektet shumë pozitive dhe për këtë jam i sigurt”- tha ministri Arben Ahmetaj në konferencën e djeshme për shtyp mbi zhvillimet ekonomike në vend Papunësia Shqipëria është në nivelin më të ulët historik të papunësisë, e cila llogaritet në 12,5% dhe në terma vjetorë u ul me 1.75%. Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj deklaroi se të dhënat rekord të tregut të punës janë të pa krahasueshme me asnjë periudhë të mëparshme

Forcimi i lekut “goditi” buxhetin, Ahmetaj: Arkëtuam 3.6 miliardë lekë më pak

ku skanimi statistikor ka qenë standard. “Punësimi është 5% më i lartë se një vit më parë. Krahasuar me majin e 2017-s janë 33 mijë vende të reja pune, ndërsa krahasuar me janarin e 2013-s janë mbi 200 mijë vende të reja pune”, u shpreh ai. Në konferencën për shtyp, Ahmetaj vuri në dukje se gati 35% e vendeve të punës janë formuar në mandatin e parë, ndërkohë ai vlerësoi edhe rolin e Shërbimit Kombëtar të Punësimit për ndërmjetësimin midis punë kërkuesve dhe punëmarrësve. “Po bëhet një punë shumë e mirë nga ana e Shërbimit Kombëtar të Punësimit. Janë gati 14 600 të punësuar për gjysmën e parë të vitit vetëm nga zyrat e punësimit”, theksoi ai. Sipas kreut të financave publike, janë po ashtu 31 484 vende të lira pune të shpallura. Duke folur për programet e nxitjes së punësimit ai vuri në dukje se ka një fokus të rëndësishëm te formimi profesional i familjeve në nevojë, ku shteti paguan 5 500 lekë për ata që janë

në trajnime apo kanë dalë nga skema e ndihmës ekonomike. Biznesi i vogël në TVSH Biznesi i vogël me xhiro vjetore mbi 2 milionë lekë nga data 1 prill e këtij viti është përfshirë në skemën e TVSH, por ndryshe nga sa u deklarua nga disa ekspertë dhe opozita kjo masë nuk u shoqërua me rritjen e çmimeve në treg. Ministri i Financave dhe Ekonomisë deklaroi se nga të gjitha studimet e ekspertëve për ndryshimin e çmimeve është vënë re se indeksi i çmimeve për njësitë tregtare nuk është impaktuar nga përfshirja e tyre në skemën e TVSH-së. “Pra përveç logjikës së inflacionit total kemi bërë edhe një sondim brenda njësive tregtare. Fakt është se ka shumë çmime të ulëta. Gjithë ajo bolori e opozitës apo pseudo ekspertëve doli e pa vërtet dhe çmimet u ulën në shumë artikuj”, theksoi ai. Prej datës 1 prill të gjithë bizneset që kanë një xhiro vjetore më të madhe se 2 milionë lekë janë të përfshirë në skemën e TVSH-së. Përpara një prillit

pragu për përfshirjen në skemën e TVSH ishte një xhiro vjetore më e madhe se 5 milionë lekë. Investimet e huaja Investimet e huaja pritet të arrijnë sërish në shifra rekord edhe këtë vit. Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj theksoi se vijon përmirësimi i përgjithshëm i pozicionit të jashtëm të ekonomisë shqiptare. Sipas tij, bilanci i përgjithshëm i pagesave shënoi rritje, duke arritur në 185.4 milionë euro. “Flukset e investimeve të huaja u rritën 62% në tremujorin e parë të këtij viti, në krahasim me 3 mujorin e 2017. Ne presim që investimet e huaja edhe këtë vit të jenë rekord”, bëri të ditur ai. Kështu ai i dha përgjigje edhe akuzave të ngritura nga opozita se niveli i lartë i investimeve të huaja lidhet me dy investimet e mëdha TAP dhe Devoll. “Investimet e huaja po ecin konsoliduar. Stoku i investimeve të huaja në 2015-n llogariten 5 miliardë euro, ndërsa në dhjetor të 2016-s janë 6.5 miliardë euro. Kemi rrit-

je me 16%”, tha Arben Ahmetaj. Eksportet Pavarësisht luhatjeve të kursit të këmbimit që çuan në forcim të monedhës vendase lekut, sërish eksportet shqiptare në fund të 5 mujorit të parë të këtij viti rezultuan me rritje prej 18.4%. “Natyrshëm çdonjëri nga ne edhe eksportuesit u shqetësuan, por ndërkohë eksportet me gjithë këtë lëvizje në kursin e këmbimit rezultojnë me rritje, çka do të thotë se ekonomia shqiptare, produktet e kompanitë shqiptare janë bërë më produktive. Pra kanë rritur produktivitetin dhe konkurrueshmërinë, dy elementë kyç që tregojnë se ekonomia shqiptare do të performojë tani apo në periudhën afatmesme dhe afatgjatë pozitivisht”, deklaroi ministri Arben Ahmetaj. Gjatë konferencës për shtyp mbi zhvillimet e treguesve ekonomik gjatë këtij viti, ministri theksoi se po ashtu kemi rritje me 7% të importeve. Sa i përket të ardhurave të mbledhura në buxhet për gjysmën e parë të vitit, kreu i financave publike vuri në dukje se ato u rritën me 3.3%, megjithëse të ardhurat doganore u goditën nga efekti i kursit të këmbimit. “Kemi rritje me 3.3% të të ardhurave të mbledhur në buxhet gjatë gjysmës së parë të këtij viti. Janë gati 60 milionë dollarë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2017. Realizimi kundrejt planit është 98% me gjithë goditjen në të ardhurat doganore nga kursi i këmbimit”, tha ministri Arben Ahmetaj. Sipas kreut të financave, ka ende hapësirë për të përmirësuar. Por ai vuri në dukje se beteja anti informalitet po vazhdon dhe se skuadra e terrenit është fokusuar në njësitë që shërbejnë në zonat turistike.


AKTUALITET

11 E shtunë, 7 KORRIK 2018

Super operacion i Policisë së Shtetit, “Porosia e natës” vë në pranga 10 shpërndarës droge

Kastriot Skenderaj, kreu i policisë Tiranës, në sulm ndaj krimit PERSONAT E ARRESTUAR

-Shaqir Shtishi, 53 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve“); - Edmond Vlashi, 48 vjeç, banues në Tiranë; - Etmir Feta, 30 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për ‘Prodhim dhe shitje të narkotikëve); - Ylber Gaxherri, 47 vjeç, banues në Tiranë. -Kristo Papa, 62 vjeç, banues në Tiranë, i cili bashkëpunonte me këtë grup kriminal. -Klejvi Kalivaçi, 34 vjeç, banues në Tiranë; - Alti Zhurzhi, 51 vjeç, banues në Tiranë; - Tedi Neziri, 35 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “prodhim dhe shitje të narkotikëve”); - Jani Beja, 42 vjeç, banues në Tiranë; - Flamur Algjoni, 49 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”).

N

ë aktivitet dhe në sulm ndaj krimit mbetet drejtoria e policisë së Tiranës. Kreu i Policisë së Tiranës, Kastriot Skënderaj, ka bërë të ditur në një konferencë shtypi, se falë operacionit, “Porosia e natës”, është shkatërruar një grup prej 10 shpërndarësish të drogave të forta në kryeqytet. Sipas kry-

epolicit të Tiranës, mësohet se janë bllokuar disa doza kokaine, heroine dhe përzierësish. Sipas Skënderajt, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pas një hetimi 7 mujor me metoda speciale të hetimit në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër

të operacionit “Forca e Ligjit” finalizuan operacionin e koduar “Porosia e natës”, duke ekzekutuar masat arrest me burg për 10 persona. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se keta shtetas nën drejtimin dhe organizimin e shtetasit Shaqir Shtishi, shpërndanin lëndë narkotike në lokalet e natës në zonat e “Brrylit”, “Komunës së

Parisit”, “Shkozës”, “Xhamllikut”, “Ish-Bllokut”, “Oxhakut” dhe “Unazës së Re”. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale: përzierës për lëndën narkotike, doza narkotike të llojit kokainë dhe heroinë, telefona celular, 3 automjete, një sasi lekësh dhe eurosh. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së

Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”. Në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” janë kryer në këto 8 muaj, 13 goditje dhe rreth 120 persona të arrestuar dhe mbi 10 milion euro të sekuestruara.

EMËRIMI

TIRANË

Lorenc Shehu në krye të Forcave Speciale RENEA

U gjet me pistoletë pa leje, në pranga 29-vjeçari

D

y ditë më parë u largua nga detyra me firmën e Ardi Veliut, shefi i Forcave të RENEA-s, Vasillaq Sota. Edhe pse motivet e largimit të Sotës nuk janë bërë të ditura, mësohet se në vend të tij është emëruar Lorenc Shehu. Ky i fundit ka një karrierë të gjatë si drejtues në Policinë e Shtetit. Shehu ka mbajtur detyrën e shefit të Strukturës Speciale Operacionale. Ndërsa deri në 2013-ën, Lorenc Shehu ka qenë drejtor i Policisë së Tiranës. Më herët ai ka mbajtur edhe

P

detyrën e Komandantit të FNSH-së. Gjithashtu, Lorenc Shehu është ndër efektivët e Policisë së Shtetit të cilët mbetën të lënduar në

protestën e opozitës në 27 maj, ku pati incidente dhe tensione përpara Kryeministrisë dhe Ministrisë së Brendshme.

olicia e Tiranës ka arrestuar një 29-vjeçar, të cilit i është gjetur në çantën e krahut një pistoletë e llojit Zastava, që e mbante pa leje. 29-vjeçari Leonardo Rakipllari, banues në Tiranë, mësohet se lëvizte me pistoletën e fshehur në një çantë. Shërbimet e njësisë “Shigjeta” të Drejtorisë Vendore Tiranë në vijim të punës dhe në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në qytet si dhe për kapjen e ndalimin e shtetasve të cilët kryejnë vepra penale, gjatë ditës

të djeshme kanë ushtruar kontrolle në rrugë të ndryshme të kryeqytetit, ku si rezultat i tyre u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë e 29-vjeçarit.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

12 E shtunë, 7 KORRIK 2018

Shoqata e Konsujve me kryetar të ri, Ylli Ndroqi President Nderi për 6 vite

S

hoqata e Konsujve të Nderit të Shqipëri përcaktoi strategjinë në dy vitet e ardhshme të saj dhe rolin e përfaqësimit diplomatik në forcimin e marrëdhënieve mes vendeve respektive. Pas zgjedhjeve të zhvilluara nga Asambleja e saj, Shoqata e Konsujve të Nderit që do të drejtohet nga Z. Gentian Sula ndërsa Z. Ylli Ndroqi u zgjodh President Nderi i Shoqatës. Shoqata "Konsujt e Nderit në Shqipëri" diskutoi në mbledhjen e radhës strategjinë për dy vitet e ardhshme, duke u përqendruar te përmbushja e objektivave kryesorë të Shoqatës, veçanërisht forcimi i rolit të Konsujve të Nderit si promotorë të diplomacisë ekonomike dhe krijimin e urave të bashkëpunimit mes vendeve në fushat kyçe të zhvillimit. Diskutimi u përqendrua në çështje të bashkëpunimit për ekonominë, diplomacinë dhe turizmin, si dhe fusha me interes për punën e Konsujve të

Nderit dhe shtetet që përfaqësojnë. Katër vite nga themelimi i saj, Shoqata e Konsujve të Nderit u angazhua për t'u shndërruar në promotore e krijimit të një statusi dhe roli të ri të anëtarëve dhe autoriteteve më të larta në vend. Pas zgjedhjeve të radhës të zhvilluara nga Asambleja e saj, Shoqata e Konsujve të Nderit që do të drejtohet nga Z. Gentian Sula, do

të vijojë koordinimin e punës me autoritetet shqiptare dhe ndërkombëtare, për lobimin për çështjet me interes për Shqipërinë dhe fuqizimin e rolit të Konsujve të Nderit në Shqipëri. "Do të organizojmë tryeza me ekspertë dhe ministra për çështjet e turizmit dhe ato ekonomike. Bashkë me Ylli Ndroqin do të vazhdojmë me mekanizmat që shoqatës t'i shtohen vlerat",- tha Gentian Sula. Ndroqi: I nderuar për vlerësimin, do vazhdoj kontributin tim Gjatë këtij aktiviteti Z.Ylli Ndroqi, i zgjedhur rishtazi si President Nderi i Shoqatës "Konsujt e Nderit në Shqipëri", u vlerësua nga anëtarët me logon e artë te Shoqatës, në shenjë mirënjohje për kontributin 4 vjeçar për drejtimin e Shoqatës dhe hapat e rëndësishëm që ajo ka hedhur gjatë kësaj kohe. Gjatë fjalës së tij, Z.Ndroqi premtoi se në këtë pozicion të ri me mandat 6 vjeçar do të vijojë kontributin aktiv për zhvillimin e Shoqatës dhe përmbushjen e objektivave të saj. Anëtarët u angazhuan në vazhdimi e koordinimit të punës me autoritetet shqiptare dhe institucionet e huaja për lobimin për çështjet me interes për Shqipërinë me shtetet

që Konsujt e Nderit përfaqësojnë si dhe në zhvillimin e mëtejshëm të diplomacisë ekonomike. "Ka qenë një kënaqësi e veçantë dhe një nder për mua drejtimi i kësaj shoqate për 4 vite. Që prej krijimit të Shoqatës e deri më sot, na ka bashkuar të gjithëve një vizion i vetëm, fuqizimi i rolit dhe përfaqësimit të Konsujve të Nderit në Shqipëri. Para 4 vitesh kur krijuam Shoqatën, imazhi i Konsullit të Nderit ishte thuajse plotësisht i panjohur në Shqipëri dhe marrëdhëniet me institucionet ishin të pa zyrtarizuara dhe të ndryshme për çdo konsull. Para 4 viteve, imazhi i Konsullit të Nderit ishte thjesht një rol honorifik dhe i pa promovuar për rëndësinë e jashtëzakonshme për zhvillimin e urave të bashkëpunimit mes vendeve, sidomos nëpërmjet diplomacisë ekonomike. Kemi punuar fort që të lartësojmë figurën e Konsullit të Nderit dhe t'i japim rëndësinë e duhur në çdo sektor dhe

aspekt të punës përkatëse. Kemi synuar të punojmë me disa objektiva të qarta, të cilat mendojmë se sot pas 4 viteve punë intensive, i kemi përmbushur. Në radhë të parë, ne si Shoqatë kemi kontribuar me nxitjen e një diskursi serioz ndërinstitucional në lidhje me rëndësinë e diplomacisë ekonomike dhe rolin kyç që kanë konsujt e nderit në këtë fushë",- tha Z. Ylli Ndoqi. Në fjalën e tij, Ndroqi u ndal dhe në disa nga projektet kryesore ku janë fokusuar konsujt e nderit. "Nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme dhe sidomos tryezave për nxitjen e diplomacisë ekonomike dhe rolin e konsujve të nderit, që tashmë janë bërë traditë e Shoqatës, kemi sjellë së bashku, si asnjëherë tjetër, të gjithë aktorët e rëndësishëm për zhvillimin e një debati serioz mbi këto çështje. Kemi promovuar dhe për-

faqësuar imazhin e Konsujve të Nderit në komunitet duke kontribuar në nisma modeste por kuptimplota për të shprehur praninë dhe solidaritetin e Konsujve të Nderit në Shqipëri. Kemi promovuar punën dhe rolin e Konsujve të Nderit dhe bashkëpunimin institucional, duke bërë të mundur njohjen dhe angazhimin aktiv të Shoqatës dhe Konsujve në të gjitha institucionet shqiptare, duke filluar që nga Presidenca e Republikës, Parlamenti, Kryeministria dhe mbi të gjitha Ministria e Jashtme. Kemi bërë të mundur krijimin, përforcimin e privilegjeve dhe imuniteteve të Konsujve të Nderit për të lehtësuar detyrën dhe punën e përditshme të tyre", tha Ylli Ndroqi. Më tej, ai u ndal dhe në projektet e ardhshme. "Kemi bërë të mundur anëtarësimin dhe angazhimin aktiv të Shoqatës në nivel ndërkombëtar, duke u bërë organizata e parë shqiptare e përfaqësuar në të tilla struktura të rëndësishme, ai në nivel evropian ashtu edhe në nivel botëror. Me pasionin për të përmbushur vizionin e përbashkët kemi hedhur çdo herë hapa drejt fuqizimit të rolit të Konsujve të Nderit në Shqipëri. Më lejoni t'ju falënderoj për bashkëpunimin tuaj dhe për mbështetjen në çdo hap që kemi ndërmarrë së bashku. Falë zgjedhjes suaj, unë do të kem nderin e veçantë të vijoj kontributin tim për Shoqatën në pozicionin e Presidentit të Nderit dhe ju premtoj se ky kontribut do vijojë të jetë aktiv! I uroj punë të mbarë Kryetarit të ri të Shoqatës Z.Sula, dhe uroj që të gjithë bashkë të vijojmë angazhimin aktiv për ta përforcuar çdo herë e më shumë rolin e Konsujve të Nderit në Shqipëri",- përfundoi fjalën e tij, Z. Ylli Ndroqi.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

13 E shtunë, 7 KORRIK 2018

Revista britanike vlerëson kryetarin e Bashkisë së Tiranës

Veliaj në 11-shen e kryebashkiakëve më të mirë në botë

P

rej një muaji, i gjithë globi është përfshirë nga ethet e Kampionatit Botëror të Futbollit që po zhvillohet në Rusi. Në këtë fazë, shumë ndër ne kanë përjetuar edhe eleminimin e skuadrës së zemrës. Por, kur 8 skuadrat më të mira do të ndeshen sot dhe nesër për të përcaktuar kush do të kalojë në gjysmëfinale, revista e njohur britanike "Monocle", e cila shpërndahet në të gjithë botën, ka bërë një pyetje të thjeshtë për lexuesit e saj: Cila do të ishte 11-shja më e mirë nëse sot do të zhvillohej kampionati botëror i Kryebashkiakëve? Sigurisht, revista britanike është përgjigjur (duke marrë rolin e trajnerit) me hedhjen në fushë të 11-shes së Kryebashkiakëve më të mirë, mes të cilëve edhe kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ai renditet në të njëjtën skuadër me emra kryebashkiakësh shumë të njohur në botë, si e Montrealit në Kanada, Seattle dhe Las Vegas në SHBA, apo kreut të Bashkisë së Seulit, Taipeit, Nju Orlins etj. "Monocle" sjell në vëmendje disa nga nismat e kryebashkiakut Veliaj, të cilat ia kanë ndryshuar fytyrën Tiranës në tre vitet e fundit, duke përmendur veçanërisht përpjekjen e tij për një qytet të njerëzve dhe jo të makinave, me shtimin e përdorimit të biçikletave në kryeqytet. Revista thekson se cilësia që bashkon të gjithë 11-shen e kryebashkiakëve është qasja e tyre dhe mënyra se si këta janë njerëz e marrin seriozisht punën. Ah, roli i Veliajt në skuadrën e 11 kryebashkiakëve më të mirë? Mban nr. 11, pra sulmues krahu.

Shkrimi i plotë i revistës Monocle: E gjitha për t'u luajtur ... luajtur... Me ethet e Kupës së Botës që na kanë rrëmbyer të gjithëve, menduam të formojmë së bashku një skuadër kryebashkiakësh superstarë, të gatshëm të japin 110% 'në fushën e lojës'. Të gjithë e dimë se ndeshjet fitohen me gola dhe, duke filluar nga përmirësimi i transportit publik (për këmbësorët) deri në trajtimin e temës së racizmit, skuadra jonë e kryebashkiakëve ka plot golashënues. Rregulli i futbollit na ka treguar shpesh se një ekip me kampionë, del i dyti vetëm pas ekipit kampion. Por, Njëmbëdhjetëshja jonë e Kryebashkiakëve Botërorë i përfshin të dyja këto. Ndryshe nga shumica e trajnerëve që u është dashur të sjellin vetëm një

skuadër në Kupën e Botës, ne patëm mundësi të zgjidhnim nga e gjithë bota - por kjo, sigurisht, e bëri edhe më të vështirë detyrën tonë. Cilësia që e bashkon 11-shen e zgjedhur është mënyra e tyre e të menduarit, me një nuhatje të shkujdesur e të pazakontë. Ata janë njerëz që i kushtojnë shumë rëndësi punës, por jo vetes. Në vend që të fajësojnë të tjerët, humbjet i shohin si mundësi për të mësuar sit ë fitojnë herës tjetër. Kurse, në fitore tregohen bujarë. Kryebashkiakët më të mirë, ashtu si futbollistët më të mirë, është një kënaqësi e vërtetë t'i njohësh. PORTIER 1. Phil Goff - Auckland Duar të sigurta, që bëjnë të mundur atë që Gianluigi Buffon bëri

për Italinë: jep siguri. Si të gjithë pritësit e mirë të goditjeve, Goff i ka dhënë përparësi të drejtave themelore: mjedisit, transportit dhe strehimit. MBROJTËS 2. Libby Schaaf - Oakland Kryebashkiaku Demokrat i qytetit Kalifornian që prej 2015-ës, Schaaf ka mbajtur një qëndrim kundër Donald Trump dhe u sulmua rëndë nga ky i fundit kur paralajmëroi komunitetin lokal për ndërhyrjet e mundshme të oficerëve të emigracionit. MBROJTËS 3. Bart Somers - Mechelen Somers është mësuar të ndalojë sulmet me përkushtimin për të integruar refugjatët. E ndonëse Belgjika ishte vendi kryesues që furnizonte legjionin e huaj të ISISit për banorë, asnjë prej tyre nuk ishte nga Mechelen. Ai është Franz Beckenbauer-i ynë. MBROJTËS 4. Carolyn Goodman - Las V egas Vegas Një shembull i njeriut jo-partiak, Goodman nuk identifikohet as si Republikane dhe as Demokrate. Ajo ka bërë shumë për transportin public në një qytet të mbushur me makina dhe reagoi fuqishëm për sulmet e vitit të kaluar në Harvest Festival në Rrugën '91. MESFURSHOR-MBROJTËS 5. Mitch Landrieu - New Orleans Çdo rol në qeverisjen e Neë Orleans është dukshëm në mbrojtje: detyra e përjetshme e qytetit është të mbajë larg rrugëve të tij Liqenin Pontchartrain. Landrieu zë vend para tre mbrojtësve të tjerë, për shkak se si e menaxhoi situatën me fushatën për heqjen e monumenteve të Konfederatës. MESFUSHOR en-Je - T aipei 6. K oW Taipei Ko Wen-Je Kryebashkiaku i Taipeit është një lojtar kyç, timonier i lirë, pa parti, i cili mund t'i konfuzojë shokët e tij po aq sa edhe kundërshtarin. Por, ia vlen bara qeranë. MESFUSHOR 7. P ark W on-soon - Seoul Park Won-soon Furnizues kreativ, por i ndjeshëm, në qendër të gjithçkaje - ai është Luka Modriç i ekipit tonë. Ka instinktet e nevojshme bashkëpunuese, i cili u votua nën sloganin "Qytetarët janë kryebashkiakë". MESFUSHOR 8. V alerie Plante - Montreal Valerie Një prurje e re dhe energjike, pjesë

e dukshme e së majtës, Plante është dikush që beson në lëvizjet e shpejta, ka premtuar të pajisë rrugët e Montrealit me 300 autobusë të rinj dhe të ndërtojë një linjë të re metroje. SULMUES 9. Jenny Durkan - Seattle Kur mori detyrën, Durkan tha se ajo dëshironte një Seattle "të fortë dhe të butë" - një besim jo i keq për një sulmues në pozicionin e Lionel Messit. SULMUES 10. Ridw an K amil - Bandung Ridwan Kamil Një sulmues i shkollës së vjetër, Kamil e di se ajo çka vlen është rezultati. Në 5 vite si kryebashkiak i Bandung, ish-arkitekti superstar ka organizuar një pastrim të shpejtë të rrugëve. SULMUES eliaj - Tirana 11. Erion V Veliaj Përpjekjet e Veliajt për të ulur makinat në qytet dhe rritur përdorimin e biçikletave në rrugët e qytetit, e kanë bërë Tiranën më efiçente. E shkuara e tij si aktivist, i fal atij pasionin ikonoklasik të një ish redaktori reviste. Në stolin e rezervave

Kryebashkiaku i Toyama-s, Misashi Mori ka marrë goxha vlerësime për ambiciet e tij për të sjellë sa më afër qytetarëve çdo shërbim të qytetit ky planifikim ngjason me stilin e futbollit total të mjeshtrit hollandez Johan Cruyff. Përpjekja e Lisa Helps për modernizim - pavarësisht zhurmës së tradicionalistëve - e bën kryebashkiaken e Victorias, në British Columbia, t'i ngjajë Arsene Wenger-it. Formacioni: Ekipi i formuar nga revista Monocle ka një qasje sulmuese: të bësh punë në nivel vendor kërkon shpesh vullnet dhe dëshirë për të rrezikuar, prandaj kemi zgjedhur një formacion krejtësisht atipik: 31-3-3. Mbrojtja dhe sulmi: Mbrojtja jonë mund të jetë e besueshme dhe pragmatike, por nënkupton se është edhe fronti i parë e sulmit. Mesfusha është metodike në qendër, por guxuese në krahë. Kurse, sulmuesit, janë kreativë, prodhues dhe të sigurt në gjetjen e shanseve për të fituar ndeshjet.


AKTUALITET

14 E shtunë, 7 KORRIK 2018

Marrëveshja synon përmirësimin e drejtësisë penale, duke hetuar dhe parandaluar veprimtaritë antiligjore në territoret e të dyja vendeve përmes informacionit

P

as takimit në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, qeveria shqiptare ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me Britaninë. Për palën shqiptare kanë firmosur ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, si dhe ai i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ndërsa për Britaninë, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Duncan Norman. Ministrat Xhafaj dhe Gjonaj, firmosën paraditen e së premtes, marrëveshjen me ambasadorin britanik në vendin tonë, Norman Duncan. Ambasadori britanik është shprehur se marrëveshja synon shkëmbimin e informacionit për kriminalitetin mes dy vendeve dhe intensifikimin e luftës kundër “peshqve të vegjël dhe të mëdhenj”. “Qeveria shqiptare dhe ajo e Britanisë së Madhe kanë nënshkruar sot (dje) një Memorandum Mirëkuptimi, që synon përmirësimin e drejtësisë penale, duke hetuar dhe parandaluar veprimtaritë antiligjore në territoret përkatëse, përmes shkëmbimit të informacionit mbi të dhënat kriminale”,-thuhet në reagimin e ministrisë. Këtë memorandum bashkëpunimi, ambasadori Duncan, e sheh si një mundësi të artë për të vënë përpara ligjit të gjithë të inkriminuarit. “Ne jemi duke bërë diçka ndryshe. Nënshkruam një memorandum bashkëpunimi për të ndarë me dy vëndeve të dhënat për personat e përfshirë në kriminalitet në Angli dhe Shqipëri. Ky ëshë një shembull i mirë i punës që ne bëjmë bashëkrisht mes dy qeverive në luftën me krimin e organizuar këtu në Shqipëri dhe Mbretërinë e Bashkuar. E gjitha kjo është për të kapur “peshqit e vegjël”, “peshqit e mëdhenj” pra

Ministrat Xhafaj-Gjonaj firmosin marrëveshje me Britaninë, Duncan: Luftë “peshqve” me imunitet SYNIMI “Përmirësimin e drejtësisë penale, duke hetuar dhe parandaluar veprimtaritë antiligjore në territoret përkatëse, përmes shkëmbimit të informacionit mbi të dhënat kriminale”.

PESHQIT “Mbeten ende në oqean dhe se anëtarët më të lartë të grupeve kriminale kanë imunitet sa i përket ndjekjes penale dhe kjo duhet të ndryshojë”-tha ambasadori Duncan.

peshq të çdo madhësie. Ky është një hap i madh në puën tonë të përbashkët”,-tha Duncan. Marrëveshja e nënshkruar në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë, krijon kushtet ndërmjet palëve për shkëmbimin e informacionit të historikut kriminal, lidhur me një dënim apo gjurmët e gishtave, për shtetas të Mbretërisë së

Bashkuar dhe shtetas shqiptar. Kjo do të ndihmojë në cilësinë e drejtësisë penale, duke rritur informacionet e shkëmbyera, administruar nga 2 vendet partnere. Informacion mes agjencive do të shkëmbehet edhe për shtetas nga vendet e treta, duke zvogëluar në këtë mënyrë kërcënimet e sigurisë së brendshme dhe

sigurisë publike. Në aktivitetin e së enjtes për “Forcën e Ligjit”, ambasadori i Britanisë së Madhe Duncan Norman, u shpreh se “peshqit e mëdhenj” janë ende në oqean, ndërsa shtoi se rrjeta duhet të mbyllet dhe duhet ti kapë. “Ata peshqit e mëdhenj për të cilët është folur mbeten ende në oqean dhe se anëtarët më të

lartë të grupeve kriminale kanë imunitet sa i përket ndjekjes penale dhe kjo duhet të ndryshojë në vitet në vijim dhe ajo rrjeta duhet të mbyllet dhe duhet ti kapë. Unë e di që ministrat e Mbretërisë së Bashkuar mezi po presin të kalojnë kohë me ministrin Xhafaj dhe ekipin e vet në takime të ndryshme me të. Kemi shembuj suksesi. Një vit është një kohë shumë e shkurtër sa i përket zbatimit të ligjit”,-tha Duncan.

DOSJA

ANGLI

Vdekja e nënës me foshnjën, tre mjekë nën akuzë

Trafiku i emigrantëve, 6 vite burg për skafistin Xhekaliu

Dy vite nga vdekja e Aida Çajkës bashkë me foshnjën në maternitetin “Koço Glizheni” në Tiranë, tre mjekë të QSUT janë vënë nën akuzë nga Prokuroria. Organi i akuzës ka marrë si të pandehur mjekët e QSUT Besiana Hysi, Olvis Petre e Zamira Hysenaj për “mjekim të pakujdesshëm”. Prokuroria ka dorëzuar dosjen në gjykatë dhe seanca paraprake pritet të mbahet më datë 17 korrik. Prokuroria ka kërkuar gjithashtu të pushohet akuza për tre mjekët e maternitetit “Koço Glizheni” të ndaluar pak kohë më parë. Sipas ekspertizës, ndaj nënës së dy fëmijëve, që priste të sillte në jetë një të tretë nuk është treguar kujdesi i duhur mjekësor. “Mjekët e neglizhuan trajtimin e shtatzënës. Cakja u transferua në tre spitale brenda 5 orëve. Gabuan mjekët në tre spitalet që 35-vjeçarja u transferua”-thanë ekspertët e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë pak kohë më parë.

D

ënohet me 6 vite burg Afrim Xhekaliu, i cili tentoi që përmes një gomoneje të çonte nga Franca në Angli 8 shqiptarë. Gomonia u shpëtua pasi ishte duke u mbytur nga dallgët, dhe erërat e forta në kanalin e Lamanshit. Policia britanike që zbuloi këtë rast trafiku gjeti në telefonin e 41-vjeçarit shqiptarë disa foto të ruajtura nga ai, pasi kishte kërkuar në internet modele të ndryshme gomonesh për t’i blerë. Kur Xhekaliu, dhe personat e tjerë në gomone u shpëtuan ai u tha oficerëve të marinës se të gjithë njerëzit në Shqipëri duan të shkojnë në Angli. Kur e pa të pamundur vijimin e udhëtimit në kanalin e Lamanshit si pasojë e dallgëve dhe erërave të forta, ai

telefonoi numrin e emergjencës për ndihmë. Anijet e shpëtimit e gjetën gomonen me karburant të mbaruar, dhe uji kishte nisur të depërtonte brenda saj. Roja bregdetare angleze dhe dy helikopterë

u përfshinë në një operacion të vështirë shpëtimi më 31 janar 2018. U deshën 4 orë kërkime për të gjetur mjetin lundrues 22 metra të gjatë në bordin e të cilës ishin 9 emigrantë shqiptarë.


AKTUALITET

15 E shtunë, 7 KORRIK 2018

Deputetët e Komisionit të Sigurisë vlerësuan jo vetëm mjetet e reja me të cilat janë pajisur helikopterët, por edhe qasjen e re të Ministrisë së Mbrojtjes sa i përket emergjencave

V

itin e shkuar vendi për 2 muaj (korrik dhe gusht), ishte nën “sundimin” e flakëve të zjarrit që dogjën hektarë pa fund, duke shkaktuar dëme kolosale. Por për ti paraprirë të njëjtit rrezik, helikopterët ‘’Cougar’’ të Forcës Ajrore, janë pajisur me kova të reja për shuarjen dhe lokalizimin e zjarreve në terrene të vështira. Kovat e reja me kapacitet 2500 litër secila, rrisin me 12 herë kapacitetet e Forcave të Armatosura në krahasim me 1 vit më parë kur për shuarjen e zjarreve nga ajri, kontraktohej shërbimi privat. Rritja e kapaciteteve falë mjeteve të reja të montuar në helikopterë mundësohet edhe përmes orëve t më të mëdha të fluturimit që mundësojnë helikopterët ‘’Cougar’’. Për futjen në përdorim të pajisjeve të reja, u krye një demonstrim në liqenin e Farkës, i cili u ndoq nga afër nga ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, shoqëruar më pas me një mëngjes pune për emergjencat civile me prefektët e qarqeve, strukturat e Forcave të Armatosura që angazhohen në këto situate si edhe deputetët e Komisionit të Sigurisë Kombëtare. Ministrja Xhaçka foli për avantazhet që sjellin në përballimin e zjarreve pajisjet e reja, pa harruar të përmend djemtë dhe vajzat që angazhohen në terren në rastet e emergjencave. “Prej ditës së sotme, infrastruktura e Forcave të Armatosura është përmirësuar, pas pajisjes së helikopterëve me kovat e posaçme, të cilat kanë një kapacitet prej 2 mijë e 500 litrash uji. Ky kapacitet në fakt është 12 herë më im madh sesa përpjekjet e shkuara po kapacitet e shkuara që nuk kanë qenë tonat, por i kemi nënkontraktuar për të adresuar problemin e shuarjes së zjarreve. Përtej infrastrukturës dhe kapaciteteve ushtarake, fuqia dhe forca jonë e vërtetë mbeten

SITUATA

L

ëkundjet sizmike që po prekin Shqipërinë janë bërë tashmë një rutinë e zakonshme. Prej tre ditësh, toka lëkundet ditë e natë, edhe pse magnitudat e këtyre të fundit kanë qenë më të ulëta sesa tërmeti që shkaktoi panik ditën e mërkurë në orën 11:01. Lëkundje të lehta janë ndjerë rreth orës 11:42 të së premtes në qytetin e Lezhës. Mesnatën e së premtes janë shënuar 3 tërmete të reja, dy në harkun e 3 minutave në Adriatik dhe në zonën përreth Gjirit të Lalzit, konkretisht 49 dhe 51 minuta pas mesnatës dhe me magnituda 4.3 dhe 3.7, ndërsa lëkundja e orëve të para të mëngjesit është regjistruar në orën 5:51 me magnitudë 3.1. Sizmologo Rrapo Ormeni, sqaron situ-

Helikopterët e ushtrisë pajisen me kova uji, Xhaçka: 61 bashkitë të japin 3% të buxhetit për Emergjencat Civile BASHKITË “Shumë pak nga 61 bashkitë kanë dhënë detyrimin e tyre prej 3% të buxhetit për Emergjencat Civile. Nga pushteti lokal në raste emegjence ka munguar koordinatori”,-tha Xhaçka.

pa diskutim djemtë dhe vajzat tona në uniformë që zbresin në terren që në momentet e para kur kërkohet ndihma për sigurimin e jetës dhe pronës së qytetarëve’’,-u shpreh ministrja. Xhaçka nga ana tjetër kërkoi angazhim më

të madh nga pushteti lokal, duke filluar që nga buxheti i bashkive. ‘’Pak, për të mos thënë shumë pak, nga 61 bashki në rang territori, kanë vënë në dispozicion për emergjencat 3% të buxhetit të tyre vjetor, siç parashikon ligji.

Rezulton se gjatë përballjes së situatave të kaluara, strukturat lokale nuk kishin të përcaktuar drejtuesin e operacionit, siç e parashikon ligji aktual’’. Prefektët vlerësuan kalimin e emergjencave civile nën varësinë e Minis-

“520 tërmete”, sizmologët: Ja kur qetësohet situata

atën më të fundit sizmike në vendin tonë. Ai theksoi se janë regjistruar gjithsej 516 tërmete, duke theksuar se

ato mund të zgjasim me ditë dhe me javë. Ormeni thotë se lëkundjet post-termike janë të zakonshme pas një tërmeti

të fortë. Pasgoditjet janë më të vogla, por ka edhe ndonjë pasgoditje më të dallueshme që ndihet nga njerëzit në zonë epicentrale dhe më gjerë. Epiqendra e tërmeteve mbetet e njëjta zonë, Gjiri i Lalzit. A është vijueshmëria e tërmeteve aktivitet normal, apo anomali? “Është një tipologji e njëjtë e tërmeteve, që pas një goditjeje të fortë shoqërohen me pasgoditje. Tërmeti i Leskovikut në vitin 2004, ngjarje me të njëjtën magnitudë; tërmeti i 2009-s që ka vazhduar për një muaj; tërmeti i

trisë së Mbrojtjes, për shkak të specifikave të veçanta të vendit tonë, por edhe për kapacitetet që ofrojnë Forcat e Armatosura. Ministrja Xhaçka e cilësoi ligjin e ri të emergjencave civile si një reformë të mirëfilltë ligjore, administrative, operacionale dhe strukturore. ‘’Vlerësuam si të domosdoshme, së pari, të rikonceptojmë sistemin e emergjencave civile, duke e përshtatur menaxhimin e tyre me strukturën dhe rolin e ri në kuadrin e Ministrisë së Mbrojtjes. Prej kohësh kemi nisur punën për projektligjin, drafti i të cilit pritet të përfundojë brenda kësaj vere për tu konsultuar më pas me ju, me pushtetin vendor, me grupet e interesit dhe pa diskutim me ekspertë lokalë e të huaj”, deklaroi ministrja e Mbrojtjes. Deputetët e Komisionit të Sigurisë vlerësuan jo vetëm mjetet e reja me të cilat janë pajisur helikopterët, por edhe qasjen e re të Ministrisë së Mbrojtjes sa i përket emergjencave.

QETËSIMI “Pasgoditjes së këtij tërmeti do të vazhdojnë dhe mund të zgjasin me ditë, por edhe me javë në varësi të tektonikës së atij vendi. Nuk ka tërmete që mund të shkaktojë dëme”.

Durrësit; në vitin 2014 ai i Cërrikut; për të ardhur te tërmeti i ditës së mërkurë”, thotë Edmond Dushi. Por sa ditë mund të zgjasë kjo situatë? “Pasgoditjes së këtij tërmeti do të vazhdojnë dhe mund të zgjasin me ditë, por edhe me javë në varësi të tektonikës së atij vendi. Nuk ka tërmete që mund të shkaktojë dëme. Tërmetet të këtij niveli 4.2, 4.3 janë të zakonshme”,-tha Ormeni.


FORUM

16 E shtunë, 7 KORRIK 2018

OPINION Nga Artur Zheji

N

uk del dot më nga qerthulli që ka krijuar KMja, një pellg kënetor banuar nga gjallesa mediokre dhe në një pjesë të madhe të diskretituara e që s’kanë më se ç’thonë. E bëri qeverinë e re, një vit më parë, me po ato rrangalle njerëzore që ricikloi nga dështimet e qeverisë së vet të mëparshme. Ministra dhe drejtorë të suksesshëm? Aspak jo. Vetëm të jesh në zyrat kryeministrore dhe të dëgjosh shpërthimin e pështjelluar të KM-së, sharjet, gëlbazat, fyerjet dhe pakënaqësinë e thellë për “vemjet” e shtuara në oborrin e tij qeveritar dhe joqeverisës. Do të donte ti hiqte qafe dhe ti hidhte nga shkallët një pjesë të madhe syresh, ca ngordhje pa dritë dhe pa rendiment, ca thithlopa e pleshta për nga pesha publike, që kanë ndalur makinën e shtetit në llucë dhe merren vetëm me gjueti lekësh dhe shpikje formulash për të përsosur zhvatjen, trafikun dhe sofistikimin e jetës së dashnoreve të tyre “gjakpirëse” dhe gojëarta… Por as nuk i largon dot nga postet “vemjet” dhe as nuk i ndërron dot pjesët e këmbimit të mekanizmit të ngecur qeverisës, sepse është komprometuar në marrëdhëniet e tij

me ta, KM-ja, është zvenitur dhe zvetënuar dhe s’ka më forcë të ringjallë organizmin e pothuaj vdekur të qeverisë, sepse ata, vartësit servilë të djeshëm, që zgërdhihen si hiena, e kanë të dhimbshëm dhe të thellë kafshimin hakmarrës, në publik, në ambasada, në portale private, e më the, e të thashë. Sigurisht, ky KM-ja i sotëm, nuk është i pari në këtë llucëzhytje dhe në këtë llucëngecje, edhe KM-ra të tjerë, kanë kaluar kësaj rrugë para tij, i kam parë dhe i kam vëzhguar prej vitesh tashmë. Marrëdhënia fëlliqësisht e tepruar me paranë e prejardhjeve nga më të ndryshmet, është ngërçi bazë. Kjo edhe e mplak, e mpin, e bukos, e ngordh, e asfikson, ta vdes në duar çdo përpjekje, edhe në qoftë se KM-së i lind përsëri një e tillë herë pas here, për ta shkundur qeverinë e vet që nuk prodhon ide, nuk ka nur dhe ka në krye marka tashmë të njohura të zhvatjes kombëtare, vese pështironjëse e maniakale personale, që kutërbojnë në jo pak ministri të rilindjes së përmbysur… Edhe vetë KM-ja, s’ka më fuqi shesë tullumbacet e veta gënjeshtare me artin e dikurshëm mbresëlënës, i shteruan të gjitha metaforat, fjalëformimet dhe fjalëshkatrrimet, ne-

Lojëra të rrezikshme pushteti dhe KM-ja në çarkun e vetngritur… ologjizmat dhe kalamburet e mësuara për tjetër arsye, në laboratorët shpirtërorë të ca pak dijetarëve e mjeshtrave shqiptarë që e deshën si birin e tyre, KM-në e sotëm, para viteve ’90 e më pas, por mbi të gjitha KM-ja nuk ka më energji. Është një bateri e shkarkuar. Sepse në vend të energjisë për të bërë edhe për të tjerët diçka të re e të mirë, që e shtyn qenien njerëzore për të bërë sidoqoftë ndonjë gjë në themel, KM-ja, stivos vetëm skema korruptive kullash me shumë kate për ta bërë Tiranën që nuk ka më as hapësira, as sheshe frymëmarjeje për të qenë, as nënkalime dhe as rrugë të reja, një ferr të pajetueshëm. Për të mbajtur në këmbë këtë ngrehinë bojëdalë të qeverisë së vet, të përbërë nga arrna dështimesh dhe fjalimesh e premtimesh të kurrëmbajtura, për të cilat tashmë nuk kurrëskuqet më, KM-ja, e ul gjithmonë e më shumë stekën e marrëveshjeve të fshehta dhe jo erëmira, me llumin e vjetër dhe me llum të ri speciesh, që qëndrojnë ndërmjet banditit dhe biznesmenit, ku edhe ministrat e drejtorët e rëndësishëm raportojnë në lo-

kalet e tyre dhe shkojnë e falen te llumi si te hoxha, për një fjalë të mirë, për një mbështetje, për një ndërhyrje paqtuese te KMja, për të pastruar paratë dhe për të paguar kontributet, apo për ti punuar ato, e kështu me radhë… E dhimbshme kur e mendon, kur dëgjon bythëçarjen e gagaçëve dhe gagaçeve, që përbetohen se buxheti s’ka para as për teatër, as për spitale, as për shkolla, as për asistencë sociale… sepse në më të shumtën e vet, paraja e shqiptarëve, është përthithur nën dysheqe, në qypa, në offshore anë e mbanë botës, në shpërdorime marramendëse dhe shpenzime idiote prej sheikësh… Është pra koha që kur “zullumi ntrashet kaq shumë dhe s’di të bëjë tjetër përveçse të ntrashet” ky zullumziu, KM, kur mundësitë e vetëkorigjimit janë Zero, kur një tërmet i Ndërgjegjes që rizgjon, si nëpër romane, madje edhe vrasësit serialë nga etja e krimit, kur një tërmet i tillë pra, për të lënë sadopak emër, për të mbjellë një apo disa lule në kënetë, mungon apo është i pamundësuar nga pengmarrja, është pra koha për

të ikur. Po ku të shkojë KM-ja? Në Paris, të rikthehet si bohem? Si mundet? Punë që s’bëhet dot më! Nëpër botë për të bërë afreske në shkretëtirë? Do ta ndiqnin e do ta shqyenin të parët, lukunia e qenve, që sot janë ushtarët e tij të llumit. Do ta persekutonin sigurisht, edhe ata, të cilëve u ka bërë dëme në jetë… Prandaj dhe detyrohet të rrijë i vetëburgosur, në qelinë e tij të artë, të hajë krudot e mira dhe të qëndisë fjalime përherë e më të zgjyrosura dhe të gënjejë veten se po jeton si mbret në bunkeret që ka ndërtuar rreth vetes, duke shtuar rojet, me shpresën e vërtetuar si idiotë se rojet të ruajnë, kur dikush apo disa, kanë vendosur vërtet të të heqin qafe. Në të vërtetë KM-ja, kërkon të ikë, posi? Nëse dikush ka ndonjë ide të mirë, le t’ja dërgojë, shpërblim i majmë nuk do të mungojë, kjo është e sigurtë, po a e gjeni dot, se si iket tashmë në majë të gishtave? Kjo është çështja e sotme e KMsë, por e shqiptarëve…

KOMENT

Nuk qeveriset vendi me Ambasadorë

Nga Ylli Manjani

N

jë mësim që duhet mësuar. 5 vitet e fundit duhet të na kenë shërbyer për të mësuar një mësim: Nuk qeveriset vendi as nga e as me Ambasadorë! Nuk është çështje sovraniteti, e as tangërllëku provincial. Është çështje parimi dhe logjike. Duke ruajtur respektin dhe konsideratat për SHBA dhe BE, ambasadorët e tyre që shërbyen në 5 vitet e fundit nuk e ndihmuan Shqipërinë! Ata qartësisht

ndihmuan Qeverinë e Edi Ramës, por jo Shqipërinë e as Shqiptarët! Ndihma e pa kursyer që i dhanë pushtetit personal të Edi Ramës, e ka çuar Shqipërinë sot pas 27 vitesh pluralizëm, në një shtet me qeveri moniste dhe parlament me shumicë monopartiake. Vendi sot është një hap larg vendosjes së një sistemi të ri diktature. Një diktaturë e frymëzuar nga komunizmi Shqiptar por i përshtatur me modelin Erdoganist. E thënë më thjesht, populli mbahet me terapinë propahandistike “pasanikët në burg” (siç bëri Enveri), ndërsa qeveria në realitet e ka Shqipërinë çiflig personal, që bën bisnes me një dorë pasanikësh (siç bën Erdogani). Këtë realitet e kemi peshqesh edhe nga mbështetja e pa kursyer e ambasadorëve që ikën Lu dhe Lei. Unë jam nga ata që as kërkoj të keqen e as pres të mirën nga Ambasadorët!

Por roli i tyre ishte i jashtëzakonshëm dhe me efekte të dukshme në instalimin e klikës Rama në krye të një pushteti absolut! Më i rrezikshmi që nga koha e pushtetit të Enver Hoxhës! As më intereson fare debati “vepruan me kokë të vet, apo me udhëzimet e qëndrave të tyre”! Neve na është bërë një dëm shumë i madh, vështirësisht i riparueshëm! Nuk e besoj dot që në Washington (dje dhe sot) apo në Bruksel të jenë dhënë udhëzime që Shqipëria të kthehet në shtet Monist dhe shqiptarët në trafikantë ose emigrantë!! Çështja është që ne jemi një vend shuuuuumë i vogël, që na i dinë mirë zorrët në bark! Ne nuk jemi as rrezik e as partner me askënd! Ndaj asnjë kancelari nuk ka ndonjë vemendje të shtuar për ne! Në këto kushte ambasadorët që vijnë këtu, në një mjedis ku fjala

e ambasadorëve është ligj, sillen natyrshëm sikur na qeverisin! Faji është yni, natyrisht! Faji është krej yni, që nuk i kërkojmë hesap atyre të zgjidhen për të qeverisur, por presim ta bëjnë këtë disa rrogëtarë të huaj, të mirëpaguar nga shtetet e tyre! Ky është kulmi i budallëkut! Nuk është punë e tyre as të na qeverisin e as të na ndryshojnë qeverinë! Shpresoj shumë që ta mësojmë të gjithë këtë mësim! Nëse duam të jemi popull normal si çdo popull i Europës, duhet të zgjedhim dhe të rrëzojmë vetë qeverinë. Nuk funksionon me Ambasadorë! Nëse nuk bindemi dot as pas këtij dështimi spektakolar me këto të dy që ikën, ska më shpresë! Ka ndodhur edhe në të shkuarën kjo gjë… Parardhësit tanë prinin aletatën të zbarkojnë. Por s’e qethi njeri… Njësoj është prapë…


FORUM

17 E shtunë, 7 KORRIK 2018

ANALIZË Nga Fran Gjoka

R

eformimi i shkollës është një sistem shumplanesh dhe, re zultat i bashkëndikimit dhe bashkëpunimit të shumë faktorëve e aktorëve,jep ndikimin e tij në harmoniziminemirë të faktorëve që ndikojnë drejtpërsedrejti në reformën e nisur,e cila do të bënte të mundur që të funksiononte më së miri mekanizmi i drejtimit dhe i menaxhimit subjektiv të arsimit. Arsimi nuk është një pirg reformash subjektive qëkanë mbetur në letër, por një projekt inteligjent që kërkon një menaxhim intelektual nënë rang qarqesh dhe rrethesh të vendit. Në këtë kuptim mendojmë se jo kushdo mund të bëhet drejtues, pavarësisht nga vullneti e dëshira e mirë e njërit apo tjetrit. Parë në këtë këndvështrim, mendojmë se militantizmi e ka dëmtuar rëndë sistemin e arsimit të vendit. Përzgjedhja e kuadrit drejtues të arsimit,i thënçin me konkurs, por që kanë vepruar ndryshe, duke i emruar drejtuesit mbi bazën e kritereve të tjera si ato nepolitike, partiake e, pse jo, edhe korruptive e servile, e kanëkompromentuar rëndë realizimin e reformës, duke krijuar mendimin e gabuar se drejtor arsimidhe,për më tepër, drejtorshkolle, mund të bëhet kushdo. Në këtë kuptim është paradoksale dhe i ofrohet një shërbim i keq institucionit të arsimit dhe të ardhmes së tij, kur drejtori, "që ka fituar" të ashtuquajturin konkurs, ka më pak arsim dhe përgatitje shkencore e pedagogjike sesa kolegët e tjerë. "Meritat"e tij ai le t'i shfaqënë një vend pune tjetër, por kurrsesi nëfushën e arsimit, këtë sektor delikat, prioritar dhe shumë të ndjeshëm për shoqërinë dhe të ardhmen e saj. Të shqetëson fakti se në mesin e vitit shkollor MAS bën ndryshime, dukendryshuar strukturën e orëve dhe lëndëve mësimore. Pra tre lëndëtë ndryshme në një ditë, nga gjashtë lëndë që bëheshin. Kjo demagogji afatshkurtër e peshës së çantës së lehtë do të zëvendësohet ngadalë me dije të cunguara të nxënësve. Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë e përligj me faktin se s'kemi shkollë e kushte minimale të domosdoshme për punë në shumë fshatra e qytete të vëndit, prindërit s'kanë patur ndonjë informacion paraprak për

orët e ndryshuara, kuadrin ligjor dhe, mbi të gjitha, s'janë parëkushtet sociale dhe ekonomike të familjeve shqiptare. I ashtuquajturi portal "Mësues për shqipërinë", është huazuar në formën më të shëmtuar në arsimin tonë. Ështëparadoks i vërtetë, praktikimi i kësaj formule abstrakte, kur në Itali dhe vende të tjera europiane bazohet në meritë dhe ështëi vërtetë e kuptimplotë. Për Italin,ë mësuesit shkojnë ku ka nevojë vëndi, sepse motivohen dhe u krijohen kushte optimale për punë dhe jetesë. E kundërta ndodh në sistemin tonë arsimorë. Ky është portal që po shërben si fasadë djallëzore e MAS-s, dhe Drejtorive Rajonale e ZA - ve, për të mbuluar korrupsionin nëkëto drejtori të vendit, që si pasojë sjell njëpaligjshmëri të vërtetë që po bëhet me emërimet dhe shkarkimet e mësuesve. Vazhdojmë me metodën alla shqiptarçe. Me të drejtë Frederik Vilhelm thoshte "Shkolla vlen aq sa vlen edhe mësuesi". E kemi thënë edhe herë të tjera se kemi drejtorë shkollash që po e shkatrrojnë sistemin tonëarsimor, që nuk i shërbejnë vëndit të punës, që janë nën nivelin e formimit shkencor - pedagogjik dhe profesional të mësuesisë në shkolla. Me keqardhje shikojmë aty-këtu një liberalizim të theksuar të veprimtarisë mësimore dhe edukative të punës në shkollat shtetërore, ndryshe ndodh në shkollat jopublike ku zotëron rregulli dhe disiplinajanënë kuota optimale. Në shkollat publike mungon kërkesa unike e llogarisëndaj nxënësit, ku mësuesi e sidomos nxënësi, fillon e mbaron ditën e mësimit duke lëvizur sa andej këtej dhe, më keq akoma, duke e lënë vetëm klasën e tij në kujdestari. Në pikun e punës së ditës mësimore grupe mësuesish i gjenëkafeneve, të ulur për shtatë palë qejfe, madje shpesh, bashkë me drejtuesin, ndaj ndodhin dhe ngjarje të pakëndëshme në shkollat tona. Kemi drejtues shkollash që kanë mbi 25 - 30 vjet në drejtim dhe janë kthyer si feudalë, apo pronarë në shkollat e tyre. Ka ardhur koha të kemi një lidership të formuar në mënyrë të plotë, kundërkonformist e racional, që me kurajo civile dhe

Sistemi që pretendon emrin, pa zotëruar shpirtin e arsimit guxim intelektual pranon se ky sistem arsimor duhet ndryshuar, të gjenerojë intelekt e qytetari, duke iu larguar "lidershipit tëtenderave e bandave" të të gjitha niveleve që ka kapur për fyti sot shumë drejtorë qarqesh dhe të ZA-ve të vendit. Fatkeqësisht, sot kemi drejtorë qarqesh dhe të ZA-ve tëvendit që kanë hyrë në vitin e gjashtë të drejtimit. Kjo stërgjatje e pasuksesshme në drejtimin e arsimit ka dhënë mundësinë e pasurimit të tyre përmes emërimeve pa kriter. Kemi plot raste të vërtetuara, për veprime abuzive dhe korruptive, nga media e shkruar dhe ajo vizive. Me sa vemë re, MASnuk e ka pikën e impinjimit për të parë në se është e domosdoshme një ndërhyrje e tillë në reformimin e kuadrit drejtues në të gjitha nivelet në arsimin tonë. Si në çdo institucion tjetër, edhe administrata rajonale e arsimit ka nevojë urgjente për një reformim total të saj. Mendoj se duhet të vendosen në krye të arsimit rajonal, apo të ZA ve drejtues që kanë guxim intelektual, persona apolitikë dhe që janë kundër konformizmit, të jenë racional dhe të realizojnëdy synime të mëdha: aktin e pastrimit dhe të ndryshimit në administratën publike të arsimit. E themi këtë, se ka mbi 20 vjet që qëndrojnë në një vend pune, pa kontribuar në asnjë fushë të kërkimit shkencor, pedagogjik, apo didaktik, në një kohë që kemi breza të rinjsh që janë të shkëlqyer e me një apo dy mastera shkencor e profesionalë, qëi mbajmë larg institucionit të arsimit rajonal. Kjo administratë, do të thosha e fryrë, po mbahet me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Nga ana tjetër, nuk ka një sistem të vlerësimit të përformancës të punonjësve në nivel DAR dhe ZA-ve dhe drejtuesve të institucioneve arsimore vartëse, gjë e cila le për të dëshiruar. Në çdo drej-

tori qarku apo dhe të ZA-ve të arsimit kaspecialist, që fatkeqësisht janë kthyer vetëm në zbatues të shkresave dhe vendimeve burokratike që vijnë nga lart dhe që në shkollë pak ose aspak shkojnë. Çdo gjë ka mbetur vetëm në besimin absolut të drejtuesve të shkollave, ndërsa me mësuesin, vështirësitë e punës së tij, nuk merret askush. Fatkeqësisht u hoq kontrolli i inspektoriatit rajonal të arsimit. Mendoj se ishte një gabim i rëndë për MAS-n. Shpresojtë rikthehet, sepse drejtuesit e shkollave dhe mësuesit do të jenë më impenjativ për punën e tyre mësimore. Sado të flasim, përsëri është politika që po e shkatërron sistemin arsimor, sepse simpatizantet po e mbajnë gjallë politikën e ditës në arsim. Ka ardhur koha që drejtorët e arsimit duhet të largohen, duke sjellë prurje të reja në drejtimin e arsimit në qarqet dhe rrethet e vendit. Vetëm kështu i bëjmë nder shkollës dhe komunitetit arsimdashës. Vetëm kur të heqim dorë nga preferencat politike dhe servilizmat në punën me kuadrin në arsim dhe të orientohemi vetëm nga ana profesionale, do të garantojmë disi realizimin me sukses të reformës dhe plotësimin e standarteve në arsim. Është folur dhe shkruar për ngarkesën mësimore të mësuesit, për libra të mbingarkuar me material pa vlerë, për asimilim të vështirë të marrjes së njohurive nga nxënësit, për peshën e rëndë të çantës etj. Çfarë po ndodh me tekstet shkollore, ku janë vlerat intelektuale kombëtare që përçohen me anë të tyre? Po bota akademike pse është mënjanuar nëmënyrën më të qëllimshme dhe më dashakeqëse përballë këtyre fakteve qëna shqetësojnë?Vazhdojmë të kopjojmë librat e vendeve të tjera të botës, kur kemi programet tona mësimore,të cilat mund të përshtat-

Shoqata Greke e Biznesit në Shqipëri shpall Bordin e ri Drejtues Asambleja e Përgjithshme e Shoqatës Greke të Biznesit në Shqipëri zgjodhi Bordin e ri Drejtues, si më poshtë: Z. Georgios Papanastasiou (Alpha Bank Albania), Kryetar. Z. Konstantinos Tsigaras (Tirana Bank), Zëvendëskryetar. Z. Efthymios Navridis (Egna Law Firm), Sekretar i Përgjithshëm. Z. Charalampos Bartzelis (Sideral), Arkëtar. Z. Mario Bracci (Antea Cement), Anëtar dhe Z. George Lantzas (PPC Albania), Anëtar. Shoqata Greke e Biznesit në Shqipëri, themeluar në vitin 2003, është zëri kryesori bizneseve

greke në Shqipëri, që janë investuesit më të mëdhenj në vend, me një total investimesh prej rreth 1.5 miliard eurosh,duke forcuar në këtë mënyrë marrëdhëniet dypalëshe socioekonomike midis dy vendeve. Ajo mbështet dhe inkurajon gjithashtu anëtarët e saj që të zhvillojnë dhe të mbrojnë aktivitetet e tyre të biznesit si një pjesë integrale e komunitetit të biznesit vendor. Aspirata e shoqatës është që të zhvillojë dhe të forcojë lidhjet e përbashkëta ekonomike, arsimore, tregtare dhe kulturore midis Shqipërisë

dhe Greqisë, sikurse dhe zhvillimin e mëtejshëm të shpirtit tëndihmës reciproke midis dy vendeve. Anëtarët e Shoqatës Greke të Biznesit në Shqipëri përfaqësojnë një spektër të gjerë biznesesh në vendin tonë, që nga sipërmarrjet e vogla dhe të mesme, deri te kompani të mëdha me shtrirje globale, në fusha si: arsimi, telekomunikacioni, sistemi bankar dhe financar, tregtia, kujdesi shëndetësor dhe bukuria, ushqimi, materialet e ndërtimit, investime të reja si dhe shërbime profesionale (si reklamimi, këshillimi, auditimi etj.).

en fare mirë, duke ruajtur kulturën, pavarësinë dhe vlerat tona të çmuara kombëtare. Flitet se sitemi i arsimit me kohë të pjesshme do të hiqet. Të rinjtë që kanë kaluar moshën e adoleshencës kërkojnë të arsimohen dhe pse janë koshient për vonesën e marrjes në kohë të arsimimit. Të rinjtë e sotëm mbeten të shqetësuar dhe i bëjnë apel MAS-s të përcaktohet edhe për vitin e ri mësimor kuadri ligjor, që këto grupe moshash të vonuara të mos mbeten të paarsimuar. Fatkeqësisht, sot lloj - lloj shoqatash po futen çdo ditë në shkollat tona, pa dijeninë e autoriteteve dhe komunitetit prindëror, duke aplikuar programe qëi kanë fituar në tendera të ndryshëm, madje shpesh, duke cenuar edhe programin mësimorë. Ajo qëështë më e turpshme, përmes një ankete, nxënësit nga mosha 1115 vjeç janë pyetur për llojin e seksit që kanë kryer, anal,vaginal apo oral, duke thyer kështu çdo normë të edukatës qytetare. Dhe kjo, me justifikiminse plotësimi i formularit ishte "vullnetar" dhe nxënësit nuk ishin të detyruar t'i përgjigjeshin të gjitha pyetjeve apose pyetësori ishte përgatiturnga ndërkombëtarët. Kështudeklaron MAS: Ne e lejuam se në të kundërt ndërkombëtarët na përjashtonin nga studimi etj. Për të shkuar në rrënjë të problemit, duhet të kthehemi te qëllimi themelor i menaxhimit intelektual të arsimit që, me keqardhje,themi se askush nga drejtuesit e arsimit në qarqe dhe ato tëZA - ve e shkollave se kanë marrë ende seriozisht dhe të kenënjë përgjigje se si duhet drejtuar dhe administruar në të ardhmen arsimi ynë kombëtar. Ne na duhet gjithashtu, ta shëndrrojmë këtë në mesazhsensibilizimi për shkollën, qëarsimi ynë të jetë sakaq ipranishëm dhe frymëzues për të ardhmen e brezit të ri.


VIP

18 E shtunë, 7 KORRIK 2018

48 vjeç, J. Lo drejt altarit për herë të katërt Pas tri martesave dhe dy fejesave të gjata, duket se Jennifer Lopez do të guxojë sërish. Këngëtarja dhe aktorja duket se ka marrë më në fund propozimin nga i dashuri, ish-truproja i saj, Alex Rodrigues. J.Lo është fotografuar gjatë pushimeve për Ditën e Pavarësisë, me një unazë diamanti në gishtin e fejesës. 48-vjeçarja e publikoi vetë foton në Instagram, ndërsa po i ndan ditët e pushimit me fëmijët e saj dhe të Alexit. E pyetur shpeshherë, nëqoftëse do të martohej sërish, Jennifer është shprehur se këtë herë ka gjetur dashurinë e jetës dhe do të mundohet ta mbajë përjetë. Nëse vërtetë do të ketë martesë, kjo nuk do të ishte e para për J.Lo. Jennifer ndan sot kujdestarinë e dy binjakëve, Max dhe Emme, me ish-bashkëshortin Marc Anthony, me të cilin ka qenë e martuar për një dekadë, nga viti 2004 deri në 2014-ën. Ajo ka qenë e martuar edhe më herët, me balerinë apo basketbollistë, ndërsa lidhjet më të gjata i ka pasur me Ben Affleck apo Sean Combs, i njohur më së shumti me emrin e artit Puff Daddy.

Një bebe është rrugës, këngëtari i njohur do të bëhet baba Këngëtari i famshëm, Michael Buble dhe bashkëshortja e tij kanë ndarë ditën e sotme me fansat lajmin se janë në pritje të fëmijës së tyre të tretë. Këngëtari 42- vjeçar ka konfirmuar për TMZ se bashkëshortja e tij është shtatzënë. "Vogëlushja ime do të vijë në jetë brenda 3 javëve. Kurrë nuk e kam thënë këtë në publik, por pres një vajzë! Bashkëshortja ime është shtatzënë me fëmijën tonë të tretë". Deri më tani mediat kishin aluduar për një shtatzëni të mundshme të gruas së këngëtarit, por vetëm tani çdo gjë është konfirmuar.

Ylli i "Rocky" feston 72-vjetorin e lindjes Sylvester Stallone, aktori i njohur amerikan feston sot 72-vjetorin e lindjes. Ai është një prej artistëve më të suksesshëm që nisi karrierën e tij me një buxhet shumë të vogël. Ishte filmi "Rocky" ku ai fitoi vëmendje të madhe në vitin 1976, me të cilin fitoi tre cmime Oscar. Ai ka kaluar disa eksperienca dashurie në jetën e tij, nga të cilat erdhën në jetë pesë fëmijë. Të tre vajzat e tij të vogla Sophia, Sistina dhe Scarlet janë të rritura dhe punojnë si modele. Ato erdhën në jetë nga martesa e tretë me Jennifer Flavin. Por për herë të parë, u martua në moshën 28 vjeç dhe u bë për herë prind me Sage dhe Seargeoh. Më vonë kishte një martesë shumë të përfolur me aktoren dhe modelen Brigitte Nielsen, e cila zgjati vetëm dy vjet. Kjo e fundit ka vetëm pak kohë që është bërë sërish nënë, edhe pse 54 vjeç.

E vetmja Kardashian pa fëmijë është gati të bëjë lidhjen zyrtare Modelja e njohur Kendall Jenner është fotografuar në disa momente të bukura me të dashurin e saj, Ben Simmons. Të dy ishin në festën që organizoi familja Kardashian me miqtë e ngushtë për Ditën e Pavarësisë së Amerikës. Ajo së bashku me basketbollistin e NBA qëndruan së bashku në një krevat. Ndërkohë që Kendall i kishtë vënë këmbët pranë tij, një mik po i tregonte disa batuta. Lidhja e tyre nuk është diçka kalimtare, pasi ylli i Victoria's Secret po mendon ta bëjë zyrtare.

Arrestohet reperi i njohur, në pranga sapo përfundoi koncertin Këngëtari i hiteve "Loyal", "New flame", etj., Chris Brown ka mbajtur ditën e djeshme një koncert në Palm Beach. Mirëpo, të gjithë fansat janë alarmuar kur menjëherë pas performancës së tij, reperi është vënë në pranga. Brown ka arritur të shpëtojë pa përfunduar në qeli, duke paguar një shumë të majme parash, duke bërë që policia ta lërë atë të lirë. Mediat e huaja shkruajnë se ky mund të jetë një rreng për të tërhequr vëmendjen e fansave të tij, mirëpo asgjë nuk është ende e sigurt.


SHOWBIZ

19 E shtunë, 7 KORRIK 2018

Kledi Kadiu dhe Charlotte Lazzari, çifti publikon fotot e para të dasmës Pas një lidhjeje të gjatë ata i thanë "Po" njëri-tjetrit. Kledi Kadiu dhe Charlotte Lazzari tashmë janë zyrtarisht burrë e grua. Vox Albaniae.com ditën e djeshme publikoi ekskluzivisht foto dhe video nga dasma e 28 qershorit, e mbajtur në Lago di Braçiano, në periferi të Romës. Ndërsa ditën e sotme, përveç revistës italiane "Gente" që ka dalë në treg me çiftin e famshëm në kopertinë, ka shkruar edhe vetë Kledi Kadiu. Në profilin e tij të Facebook ai falenderon të pranishmit për pjesëmarrjen e tyre në këtë ditë të veçantë, si dhe pub-

likon imazhe nga ceremonia e dasmës, shkruan Vox Albaniae.com. Ja çfarë

shkruan ai: "Faleminderit të gjithë miqve tanë që ndanë me ne këtë ditë shumë të

rëndësishme, një ditë që unë nuk besoja se do të vinte ndonjëherë. Dashuria për Charlotte dhe për Lean tonë të mrekullueshme, fjalët që shoqëruan ceremoninë, dashuritë e familjeve tona dhe miqve tanë që erdhën nga afër e nga larg për ne, kurorëzuan dashurinë tonë dhe e bënë gjithçka të përsosur. Faleminderit për shpërthimin e emocioneve që më dhuruat. Faleminderit Charlotte-s që është gruaja që kam dashur gjithmonë dhe që më bëri babanë e Leas tonë".

Një kafe mes "Djemve të Detit", Gentian Demaliaj s'harrohet kurrë… Berisha më romantik se kurrë, ja çfarë bën për ditëlindjen e Lilit Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka zbuluar sa romantik dhe i ndjeshëm është duke bërë një urim për ditëlindjen e partneres së tij, Lili në ditën e saj të vecantë. Sot ajo feston 70-vjetorin e lindjes dhe Berisha e ka quajtur perëndeshë të dashurisë dhe mirësisë. Postimi i plotë i Sali Berishës në Facebook: Te dashur miq, sot per te gjithe familjen tone eshte nje dite e veçante, gezimi dhe feste! Ne sot festojme ditelindjen e Lilit, perendeshes se dashurise, miresise, fisnikerise te familjes tone, 70 vjetorin e lindjes se saj dhe 47 vjetorin e marteses tone! Sot, pas dekadash dashurie te pakufishme, mbeshtetje te jashtezakonshme tejet te çmuar, kujdesi te pakursyer te deshmuar ndaj meje, femijeve dhe femijeve te femijeve tane, fjalet nuk arrijne te shprehin ndjenjen e mirenjohjes tone te pakufishme ndaj saj! Por me gjuhen e zemrave tona i urojme Lilit sot edhe shume e shume vite te tjera se bashku plot shendet, gezime dhe suksese te tjera ne ndihmen e femijeve ne Shqiperi. Gezuar Lili!! sb.

Adi Krasta rikthehet në ekran, ja ku do e shohim së shpejti Adi Krasta është cilësuar si një nga gazetarët më të mirë shqiptarë. Prej disa kohësh ai i mungon televizionit me emisionet e tij. Ishim mësuar që ta shihnim teksa prezantonte në "Top Channel" emisione të përjavshëm por pas është shfaqur shumë pak në ekran. Mirëpo ndërkohë që në televizionet shqiptare kanë filluar lëvizjet për moderatorët e rinj që do të shohim në ekranet tona gjatë sezonit të ri televiziv, një ndër ta është edhe Adi Krasta, shkruan Icon Style. Burimet tregojnë se moderatori ka nisur bisedimet për një emision në televizionin "News

Kushdo që dëgjon të flitet për "Djemtë e detit" menjëherë në mendje u vjen Gentian Demaliaj, vokalisti i grupit të famshëm lezhjan, ndarë nga jeta 3 vite më parë. Por, gjithashtu të gjithë e dinë që ky grup i famshëm rock-u, i cili tashmë e ka bërë historinë e tij përbëhej nga disa djem të talentuar lezhjanë, shkruan Vox Albaniae.com. Ndër ta përmendim Flamur Toskën, Shkëlqim Metajn, Theodhor Bllahovën, të çilët pas shumë vitesh shkuptjeje këto ditë janë takuar me njëri-tjetrin në një nga bar-kafetë e qytetit të tyre të dashur, duke kujtuar kohët e arta (kohë kur, ndryshe nga sot vërtetë bëhej muzikë). Këtë e bën të ditur njëri nga ishanëtarët e grupit të famshëm, i cili mes nostalgjisë ka publikuar edhe ritakimin me miqtë e tij. Ja çfarë shkruan Flamur Toska në profilin e tij të Facebook ditën e sotme: "Kishim kohë pa bërë një foto bashkë, megjithëse pa insturmenta një foto çasti të bën mirë kur shihesh rrallë me njëri-tjetrin, sidomos kur flitet për kujtime të bukura të grupit "Djemtë

e Detit" Do doja të ishim të gjithe në këto foto lirike, por jeta e tille është… Përshëndetje nga Lezha që na deshi dhe na dha frymëzim për të mbetur në memorien e saj". Anëtar i "Djemve të Detit" ka qenë edhe Valentin Markvukaj, i cili prej vitesh jeton në Australi. Grupi asokohe përbëhej nga tastieristi Valentin Markvukaj; kitaristi Flamur Toska; basisti Shkëlqim Metaj dhe bateristi Theodhor Bllahova, përcjell Vox Albaniae.com. "Djemtë e Detit" është

një nga grupet e rrokut shqiptar krijuar që në vitin 1990 dhe ndër të rrallët që vjen jashtë Tiranës dhe që ka pasur sukses të jashtëzakonshëm. I krijuar në Lezhë, muzika e tyre e hershme kishte ndikime nga hard-rroku dhe metali, që ishte shumë aktual në mesin e viteve '80 në të gjithë botën. "Djemtë e Detit" kanë marrë pjesë në shumë koncerte dhe festival, duke fituar çmime dhe duke u vlerësuar nga publiku me ovacione të jashtëzakonshme.

Duke u zënë për faturën si shqiptarë, Dua shkrin rrjetin së qeshuri 24". Nëse bisedimet zyrtarizohen, në shtator Adin do e shohim të shfaqet në ekran me emisionin e tij.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa vazhdon të jetë në qendrën e mediave. Ama në videon e fundit që ka postuar në Instastory, Dua ka treguar edhe njëherë me krenari origjinën. Dy, ose më shumë njerëz "zihen" kush do të paguajë faturën. Të njëjtën gjë ka bërë edhe babai i saj, Dukagjin Lipa, me mikun e tyre nga Ballkani. "Duke u përpjekur të paguajmë faturën, në stil ballkanas", ka shkruar me humor Dua.


20

KUPA E BOTËS

E shtunë, 7 KORRIK 2018

Vendosin golat e Varane dhe sulmuesit të Atleikos, një dorë i jep edhe gafa e Muslerës

Franca siguron biletën për në gjysmëfinale, Griezman i bën gjëmën Uruguait

URUGUAI

Tabarez: S’kam kritika për futbollistët, u eliminuam me kokën lart

Rozalb Lika

N

ë një Kupë Bote të mbushur me surpriza, Franca konfirmon ekuilibrat edhe pa të skualifikuarin Matuidi, duke kaluar me lehtësi provën ndaj Uruguait që vuajti së termi mungesën e Cavanit. Për “Gjelat” po vijnë ditë krenarie, me Deschamps që drejton një skuadër që siguroi gjysmëfinalen e 6-të në histori, me shumë meritë, dhe me superioritet ndaj kundërshtarit. Rezultati në fund shënon 2-0 për Francës, në një duel që dhuroi pak raste për shënim, por u interpretua në mënyrën më të mirë nga francezët. Uruguai vazhdon që të dështojë kur bëhet fjalë për të përmbysur disavantazhin me 1 gol në 17 sfidat e fundit të Kupës së Botës. Hera e fundit që ata ia dolën që të kthenin rezultatin ndaj Francës, kur kishin pësuar një gol ndodhi në 1966 (2-1). Rasti i parë serioz për uruguaianin në portën e mbrojtur nga Hugo Lloris erdhi në të 37’. Por Franca d të gjejë golin e parë në të 40. Bentacur shkaktoi faull, Griezmann goditi drejt zonës së rreptësisë dhe aty Raphael Varane devijoi me kokë në portë. Dy minuta më pasCaceres gjuajti bukur me kokë drejt portës, por Hugo Lloris bëri një pritje shpëtim-

tare duke ruajtur avantazhin. Me nisjen e pjesës së dytë, uruguaianët tentuan që të shtonin presionin karshi rivalëve të tyre. Por ëndrra e tyre për të barazuar do të merrte një goditje të fortë në minutën e 61. Antoine Griezmann nga jashtë zone goditi portën kundërshtare fort dhe shënoi golin e dytë. Por një ndihmë të madhe atij i dha gardiani Fernando Muslera, i cili me pritjen e tij e çoi sferën në rrjetë. Griezmann është francezi i parë që jep asist dhe shënon në një ndeshje të

FRANCË

Deschamps: Jam krenar për këtë grup, por na mungon eksperienca

Trajneri i Francës, Didier Deschamps është shfaqur në “qiellin e shtatë” pas fitores së skuadrës së tij ndaj Uruguait, ku siguroi edhe një biletë për në gjysmëfinale.“Jemi mes katër kombëtareve më të mira në botë, jam krenar me këtë grup dhe që jam francez. Kemi arritur diçka të madhe ndaj Argjentinës, dhe e kemi arritur nivelin tonë. Edhe nëse nuk shkojmë në finale, nuk do të jetë një Botëror i dështuar. Jemi shumë krenar, dhe e kemi merituar. Na mungon ende eksperienca, është parë disa herë, por ky ekip është shumë bujar. Nuk ishte e thjeshtë që të ktheheshim në këtë formë pas ndeshjes me Argjentinën. Nuk kishte asnjë dëmtim, asnjë karton të verdhë, kjo është gjëja pozitive. Do të rikuperojmë edhe Blaise Matuidi”, ka thënë trajneri i Francës pas fitores 2-0.

Uruguai-Francë 0-2 Uruguai (4-3-1-2): Muslera; Caceres, Gimenez, Godin, Laxalt; Nandez (73’ Urretaviscaya), Torreira, Vecino; Bentancur (59’ C. Rodriguez); Suarez, Stuani (59’ Gomez). Francë (4-3-3): Lloris; Pavard, Varane, Umtiti, Hernandez; Tolisso (80’ Nzonzi), Kanté, Pogba; Griezmann (93’ Fekir), Giroud, Mbappé (88’ Dembélé). Gjyqtari: Nestor Pitana (Argjentinë) Golat: 40’ Varane, 61’ Griezmann Kartonë të verdhë: Hernandez, Bentancur, Rodriguez, Mbappé

fazës së eliminimit direkt në botëror, që nga viti 2006, kur një gjë të tillë e bëri Patrick Vieira kundër Spanjës (1 gol e 1 asist). Sfida pati edhe momente

LOJTARI I NDESHJES

A

ntoine Griezmann ishte më i miri në fushë në fitoren e Francës 2-0 ndaj Uruguait, duke i siguruar ekipit të Deschamps një biletë për në gjysmëfinale. Sulmuesi i Atletico Madrid shënoi një gol dhe dhuroi një asist për Varane, i cili shënoi golin që zhbllokoi ndeshjen. Griezmann ra në sy edhe për faktin se nuk festoi në momentin që shënoi, por duke folur pas takimit, ai ka sqaruar edhe arsyen e këtij veprimi. “Nuk festova golin sepse kur nisa karrierën time si futbollist më ndihmoi një uruguaian. Ishte ai që më mësoi gjërat e mira dhe të këqija të futbollit. Kam shumë respekt për këtë vend. Diego Godin është kumbari i djalit tim. Kam konsideratë për Ururguajin. Luaja edhe kundër dy shokëve të mi te Atletico Madrid dhe nuk mund të festoja në sy të tyreUruguai është një skuadër e vështirë, që më kujton Atletiko, ku të gjithë punojnë shumë, duke sulmuar dhe u mbrojtur së bashku. Ishte një kënaqësi, pasi një gjë të tillë

tensioni, ku uruguaianët u tërbuan me Kylian Mbappe-në për simulim. Franca luajti deri në fund rezultatin, duke siguruar një biletë për në gjysmëfinale.

Uruguai ka bërë një prezantim shumë të mirë në Kupën e Botës në Rusi, por ndaj Francës, ata vuajtën shumë mungesën e Cavanit. Eliminimi nuk ka mërzitur aspak trajnerin Tabarez, i cili ndihet krenar për atë që ka bërë skuadra gjatë këtij turneu, duke dalë me kokën lart sipas tij. “Për vende si Uruguai, ndihesh keq kur humbet, por sigurisht që do ta kalojmë. Duhet të ecim përpara. Ka shumë vende që kanë një futboll elitar, dhe e kanë lënë turneun shumë herë. Vetëm ata që nuk bëjnë asgjë, nuk bëjnë edhe gabime. U kam thënë edhe futbollistëve pas ndeshjes, se jam krenar, dhe se duhet ta mbajnë kokën lart. Nuk kam asgjë të keqe për t’u thënë atyre. Të gjithë e pamë se nuk ishte një gabim i qëllimshëm, por Muslera ka bërë një punë shumë të mirë deri më tani në këtë turne”, ka thënë Tabarez.

Griezmann: Nuk festova sepse kam respekt për shokët e mi dhe Uruguain

e shoh çdo ditë në ekipin tim. Gjysmëfinalja do të jetë shumë e vështirë për ne, por kemi futbollistët e duhur për të qenë të suksesshëm. Ne e kuptojmë se kur

është momenti për të sulmuar dhe kur duhet qarkulluar topi. Personalisht, kur kam topin në zotërim e çoj gjithmonë atje ku dua”, ka thënë Griezmann.


21

KUPA E BOTËS

E shtunë, 7 KORRIK 2018

Një autogol i Fernandinhos dhe një gol i De Bruyne vendosin për kualifikimin historik të ekipit të Martinez

“Djajtë” e Belgjikës në “parajsë”, çojnë në shtëpi Brazilin dhe Neymarin

ora 16:00

Dje

Uruguai (0-2) Francë

1

ora 20:00

Dje

Brazil (1-2) Belgjikë

2

ora 16:00

SOT

Rusi - Kroaci

3

ora 20:00

SOT

B

elgjika shkakton surprizën e madhe në Kupën e Botës, duke eliminuar një nga favoritët e këtij edicioni, Brazili. Në “Kazan Arena” skuadra e Martinez ka fituar 2-1, në një ndeshje me dy “fytyra”. Një pjesë e parë e dominuar nga belgët, ndërkohë që në të dytën “Selecao” reagoi, por nuk mundi që të shmangte eliminimin. De Bruyne dha sinjalin e parë me një goditje nga distanca në minutën e 2-të, por ishte e lehtë, duke përfunduar jashtë kuadratit. Reagimi i “Selecaos” ishte i menjëhershëm me Thiago Silvën që tronditi shtyllën në minutën e 8-të, me një goditje me kokë brenda zonës. Belgjika kaloi në avantazh ndaj “Selecaos” që në minutën e 13-të, pasi mbrojtësi Fernandinho e ka dërguar topin në rrjetën e tij, duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi portierit Alisson. Ekipi i Tites shton presionin, duke vendosur në disa raste në provë portierin Courtois, i cili dhuron spektakël me disa grushtime fantastike. Në momentin më të rrezikshëm të “Selecaos”, Belgjika shënoi një tjetër gol, me një kundërsulm vrastar. Në minutën e 31-të, skuadra e Martinez shënoi një super gol me De Bruyne, i cili mori një pasim mjaft të mirë dhe më pas lëshoi një të djathtë të hidhur që përfundoi në cepin e portës së Alisson. Brazilianët nuk humbin besimin, dhe provojnë me Coutinhon në hyrje të zonës, por sërish është portieri

ÇEREKFINALE

Suedi - Angli

4

GJYSMËFINALE 10 korrik

ora 20:00

Francë - Belgjikë 11 korrik

1

ora 20:00

Sfida 3 - Sfida 4

2

FINALE 15 korrik

ora 17:00

Gjysmë 1- Gjysmë 2 RUSIA

Brazil-Belgjikë 1-2 Brazil (4-2-3-1): Alisson Becker; Fagner, Thiago Silva, Miranda, Marcelo; Fernandinho, Paulinho (dal 72’ Renato Augusto); Willian (46’ Firmino), Neymar, Coutinho, Gabriel Jesus (58’ Douglas Costa). Belgjikë (3-4-3): Courtois; Alderweireld, Kompany, Vertonghen; Meunier, Witsel, Fellaini, Chadli (83’ Vermaelen); De Bruyne, R.Lukaku (87’ Tielemans), E.Hazard. Golat: 13’ Fernandinho (aut), 31’ De Bruyne, 76’ Renato Augusto Kartonë të verdhë: Alderweireld, Meunier, Fernandinho, Fagner

belg që e ndal. Ndërkohë në krahun tjetër De Bruyne vendos në vështirësi Alisson me një tentativë nga një goditje dënimi. Fraksioni i dytë nisi furishëm për Brazilin, që hodhi në fushë edhe Firminon, por sulmuesi i Liverpoolit humbi një mundësi shumë të mirë që në start. Në krahun tjetër në minutën e 61-të, Hazard

ANGLIA

ju afrua shumë golit me një goditje fantastike nga një pozicion i prirët. Tite hodhi në fushë edhe Douglas Costën, duke u shfaqur disa herë i rrezikshëm me daljet e tij në krahun e djathtë. Brazili rihapi ndeshjen 15 minuta nga fundi i kohës së rregullit. Coutinho dha një pasim shumë të bukur me kokë për Renato Auguston, i

cili e devijon topin me një prekje të lehtë duke mposhtur portierin Courtoise. Futbollisti brazilian në minutën e 80-të kishte shansin për të shënuar edhe golin e dytë, por goditja e tij në hyrje të zonjës, përfundoi pak jashtë kuadratit. Courtois në minutën e 4-të shtesë, bën një pritje spektakolare në trekëndëshin e portës, për të kompletuar një ndeshje perfekte. Në 4 botërorët e fundit, verdhejeshilët janë eliminuar nga një kombëtare evropiane. (Franca në 2006, Holanda në 2010, Gjermania në 2014 dhe Belgjika 2018). Sfida me përfaqësueset e kontinentit të vjetër është kthyer në mallkim për Seleçaon. Belgjika do të luajë në gjysmëfinale ndaj Francës më 10 korrik në orën 20:00.

TRAJNERI

Southgate: Duam kualifikimin historik ndaj Suedisë

Andersson: Suedia kampione? Nuk merrem me gjëra të tilla!

“Erdhëm në këtë turne si skuadra me më pak përvojë. Një nga ekipet më të reja, por kemi thënë gjithmonë se jemi një ekip i mirë dhe tani duam të shkruajmë historinë.” Këto kanë qenë disa nga fjalët e trajnerit të Anglisë, Gareth Southgate, në prag të çerekfinales kundër Suedisë. “Për momentin jemi kualifikuar për herë të parë në dhjetë vitet e fundit në një ndeshje me eliminim direkt dhe kemi fituar për herë të parë me penallti në historinë e botërorëve, gjithashtu kemi mesatare më të lartë gol për ndeshje. Që nga viti 1990 nuk kemi qenë në një gjysmëfinale të Botërorit. Jemi shumë ambiciozë dhe duam të shkojmë sa më larg në Rusi” deklaroi Southgate në daljen për mediat.

Trajneri i Suedisë, Janne Andersson, është gati për sfidën e sotme ndaj Anglisë, te vlefshme çerekfinalet e Botërorit “Rusi 2018”. Strategu duke folur në konferencën për mediat para duelit është shprehur se skuadra e tij ka shanse për të kaluar “Tre Luanët”, madje dhe të shpallet kampion Bote. “Kampion Bote? Sinqerisht e them, nuk e kaloj kohën me këto gjëra. Jemi të përqendruar 100% në ndeshjen e radhës, çerekfinalen kundër Anglisë. Nëse fitojmë me Anglinë, do të mendojmë për ndeshjen tjetër. Ky është plani ynë tani dhe ky ka qenë që në fillim. Për herë do të përballemi me një vend, që do ta shohë me respekt”, shtoi Andersson.

Cherchesov: Putin më telefonoi para penalltive ndaj Spanjës!

Trajneri i Rusisë, Sergei Cherchesov synon që të mos ta mbyllë sot aventurën në Kupën e Botës, por ai është shprehur se Kroacia është një rival që mund t’u hapë me shumë probleme se Spanja. “Unë mendoj se ndeshjet e rëndësishme për Rusinë nuk kanë ardhur ende. Kjo ndaj Kroacisë është një e tillë, madje shumë e vështirë për ne”, deklaroi trajneri. Rusia ndodhet në çerekfinalet e Kupës së Botës për herë të katërt në histori, por kjo gjë nuk përsëritet prej 48 vitesh. Cherchesov pranon se edhe presidenti Vladimir Putin e ka telefonuar për ta karikuar skuadrën. “Po, presidenti më ka telefonuar para, gjatë penalltive dhe pas ndeshjes me Spanjën, duke na përgëzuar dhe duke na dhënë mbështetjen e tij. I sheh ndeshjet nga TV, pasi e përjeton shumë këtë Botëror. Duhet të kontrollojmë euforinë, pasi Kroacia është më e vështirë se sa Spanja”, tha Cherchesov.


KURESHTI

22 E shtunë, 7 KORRIK 2018

Nga fukarenj në miliarderë me një mënyrë të thjeshtë! Kompania Airbnb ka vlerën 30 miliardë dhe është bërë një mënyrë jetese për udhëtarët modernë. Rreth 10 vjet më parë, kur u themelua në San Francisko, krijuesit ëndërronin që të arrinin deri këtu. Kjo ishte ide e dy miqve që jetonin bashkë, Brian Chesky dhe Joe Gebbia që po luftonin për të paguar apartamentin e tyre në gusht të 2007. Për të mbledhur para, ata nxorrën me qera dyshekët e tyre duke marrë 3 persona, një indian 30 vjec, një grua 35 vjeç nga Boston dhe një 45-vjeçar nga Utah. Ata paguan rreth 80 dollarë për natë. Zyrtarisht, ato ishin dollarët e parë për kompaninë e quajtur Air Bed and Breakfast. Por vitin vijues gjatë Konventës Kombëtare Demokratike të vitit 2008 në Denver ishte vendi ku filloi të funksiononte si biznes i mirëfilltë.

Rrëzohet në publik elefanti i cirkut, për pak shkakton tragjedi Një shfaqje cirku me elefantë në Gjermani gati ka përfunduar në tragjedi. Tre kafshë që mbanin performuese femra u drejtuan për tek turma, por fatmirësisht nuk ka patur asnjë të lënduar. Një video amatore e publikuar shfaq ne internet momentin kur ata afrohen tek publiku dhe njëri rrëzohet. Elefanti që u rrëzua nuk u dëmtua, pasi dy të tjerët e ndihmuan të ngrihej në këmbë. Stafi i cirkut në Osnabruck i ka kërkuar falje audiences, duke thënë se gjëra të tilla ndodhin. Ndërhyrja e menjëhershme e trajnerëve bëri që situata të kontrollohej dhe shfaqja të vazhdonte sërish pas pak minutash pushim. Cirku "Evolution" ka filluar një turne në 30 qytete të Gjermanisë, dhe ky është rasti i parë që ka ndodhur një gjë e tillë.

Shpëtohet ujku që po vdiste nga uria, i kishte ngecur koka në bidon Një ujk që po vdiste nga uria është vënë re teksa vuante, pasi koka e tij kishte ngecur në një enë plastike. Ujku u zbulua në Indi nga 26vjeçari, Tanay Panpalia, një kontabilist dhe fotograf amator, i cili ishte futur në pyll me miqtë e tij për të fotografuar kafshët e egra dhe liqenin. Pasi pa ujkun e zbehtë që po endej me kokën e ngecur në bidon, Tanay dhe shokët e tij e dinin që duhet të bënin dicka për të për ta ndihmuar. Ai telefonoi Dartamentin e Pyllit në Nagpur dhe bashkë me miqtë e tij ndoqi ujkun për rreth 3 orë derisa ekipi i shpëtimit mbërriti. Ata arritën ta shpëtonin atë duke prerë enën, përpara se ta lëshonin ujkun sërish në botën e egër.

E pazakontë, kirurgët heqin një krimb 10 cm nga fytyra e pacientit Disa pamje që janë publikuar në internet tregojnë momentin kur kirurgët nxorën nga fytyra e një pacienti një krimb të gjatë 10 cm. Mjekët thanë se pacienti 29-vjeçar shkoi në spital me dhimbje të forta në anën e majtë të fytyrës. Mjekët diagnostikuan një kist të madh dhe vepruan duke e shpuar dhe hequr atë kur zbuluan një krimb parazit, i cili ishte rritur për një muaj në fytyrën e pacientit. Procesi i operacionit u filmua më 20 shtator në spitalin KIMS në Koçi në shtetin indian jugor të Kerala.

Menduan se ishte kancer, ajo që iu gjet pacientit shokoi mjekët Një pacient 47-vjeçar, emri i të cilit është i panjohur u ankua tek mjekët për dhimbje në kraharor dhe vështirësi në kollitje. Ai kërkoi ndihmë nga mjekët. Skanimet treguan një masë në mushkëritë e tij, për të cilën mjekët supozuan se ishte një shenjë e kancerit për shkak se kishte pirë duhan për tre dekada dhe urgjentisht e shtruan atë në spital. Gjatë një procedure për të inspektuar rrugët e frymëmarrjes, mjekët zbuluan se masa ishte një kon lodër, të cilin pacienti e kishte gëlltitur që fëmijë dhe kishte rreth 40 vite që jetonte me të në trup. Mjekët në Raportet e Çështjeve Mjekësore e quajtën atë një mister mjekësor, për shkak të kohëzgjatjes që kaloi pa u shfaqur ndonjë simptomë. Ata shkruan: "Për njohuritë tona, ky është rasti i parë i një trupi të huaj trakeobronkar, që nuk u vëzhgua për 40 vjet".


KULTURE 99 grimca drithëruese të Shqipërisë së viteve 1981-1991 Për herë të parë 99 fotografi nga Shqipëria e viteve 1981-1991 vijnë për publikun kryeqytetas në COD. Këto imazhe do të shfaqen në ekspozitën fotografike të Michel Setboun të titulluar, "Fundi. Fillimi Shqipëria 1981-1991". Në hapësirat e COD, Setboun sjell për herë të parë fotot në dimensione të mesme e të mëdha si imazhe emblematike që kanë në thelb kujtesën e dokumentimin, diakroninë përgjatë një dekade dramatike, të mbushur me ngjarje të një rëndësie të jashtëzakonshme për historinë e shqiptarëve. Brendia e kësaj ekspozite në retrospektivë ndalet në kontraste të fuqishme, tablo të gjalla që kanë në fokus të objektivit Shqipërinë e pas '80-ës me demagogjinë, pankartat a parullat me gurë, paradat komuniste, bunkerët e kudogjendur, ngrehinat e kultit të shndërruara në salla teatri, kafene, shtëpi kulture të braktisura, varfërinë ekonomike, shtypjen politike e shoqërore gjatë periudhës së autarkisë, figurën e gruas shqiptare, fëmijë dhe nxënës të shkollave dhe jo vetëm. Për Setboun janë po kaq tronditëse

23 E shtunë, 7 KORRIK 2018 ART

Puthja pasionante e simbolistit Gustav Klimt, një grishje tunduese epshi Nga Albert Vataj

momentet e Shqipërisë në pikënisje të viteve '90, (aso kohe kur po zhbëhej regjimi komunist), janë foto që flasin për eksodin shqiptar dhe anijet e tejmbushura në portin e Durrësit, pritjen e Nënë Terezës, humanistes shqiptare në shtetin amë, ringjalljen e fesë, rihapjen e kulteve fetare, zgjedhjet e para pluraliste, zbulimin dhe përballjen me kapitalizmin, gjendjen tronditëse në qendrat e fëmijëve me aftësi të kufizuar, dasmat dhe shumë aspekte të tjera të përditshmërisë së jetës shqiptare. Michel Setboun - siç transmeton

atsh - konsiderohet si një ndër fotoreporterët më të rëndësishëm ndërkombëtarë për Shqipërinë dhe një nga dokumentuesit më këmbëngulës të historisë së Shqipërisë nga viti 1981 e në vazhdim, pasi mbetet thuajse i vetmi fotograf i huaj, i cili ka mbërthyer me aparatin e tij, si askush tjetër e në mënyrë të vazhdueshme, gjatë gati katër dekadave të fundit gjithë zhvillimin politik, shoqëror dhe kulturor të vendit skaj më skaj. Arkivi fotografik mbi Shqipërinë ka mijëra fotografi dhe është i një rëndësie të veçantë, si historike ashtu edhe artistike. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 2 shtator.

Filmi dhe kulinaria bëhen bashkë në Pogradec në Festivalin Ballkanik Në qytetin e Pogradecit ka nisur Festivali Ballkanik i Filmit dhe Kulinarisë. Edicioni i tetë sjell për publikun në konkurrim në programe të ndryshme mbi 70 filma shqiptarë dhe të huaj. Në natën e parë për publikun dhe turistët u shfaq filmi "Skënderbeu" i restauruar, ndërsa programi po vijon me filma artistikë dhe dokumentarë, të producentëve dhe regjisorëve të afirmuar por mes tyre dhe emra të rinj. President nderi i festivalit këtë vit është aktori i njohur Viktor Zhusti. Por gjatë netëve të festivalit aktorë të njohur të kinemasë shqiptare nuk mungojnë. Aktorë të shquar si Margarita Xhepa, Tinka Kurti, Mirush Kabashi, etj, janë të pranishëm në këtë edicion të festivalit të tetë të filmit dhe kulinarisë në qytetin e Pogradecit. Festivali ka nisur mbrëmjen e së hënës dhe do të vijojë deri të shtunën në mbrëmje. Filmat shfaqen jo vetëm në sallë, por dhe në sheshin e qytetit. Gjatë ditëve të festivalit është jo vetëm filmi, por edhe gatimet karakteristike për të pranishmit. Festivali ka si objektiv edhe nxitjen e marrëdhënieve

ndërkulturore mes popujve që jetojnë në kufij të përbashkët dhe prezantimin në një shkallë sa më të madhe të mundshme të resurseve turistike të zonës PogradecKorçë, duke nxitur edhe aktivitete në fushën e zejtarisë tradicionale dhe kulinarisë krejt të veçantë.

Letra e vetëvrasjes së shkrimtares së madhe

Nga Virginia Woolf, përkthyer nga Elona Caslli (letra e shkruar para aktit të vetëvrasjes, dedikuar burrit të saj, Leonard Woolf) Jam e sigurt se do të çmendem përsëri. E ndjej se nuk mund t'i përballojmë edhe një herë kohët e tmerrshme. Dhe unë nuk mund të bëhem më mirë kësaj radhe. Kam filluar të dëgjoj zëra dhe nuk mund të përqendrohem. Ndaj do të bëj gjënë më të mirë.

Ti më ke dhënë lumturinë më të madhe që mund të ekzistojë. Ti ke qenë gjithçka që një Njeri mund të jetë. Unë besoj se dy njerëz nuk mund të kishin qenë më lumtur derisa kjo sëmundje e tmerrshme u shfaq. Unë nuk mund të luftoj më gjatë. Unë e di se po e dëmtoj jetën tënde dhe pa mua ti mund të punosh. Dhe e di se do të punosh. E sheh, as ta shkruaj siç duhet këtë letër nuk ia dal dot. Dua vetëm të të them se lumturia e jetës sime është falë teje. Ti ke qenë tejet i duruar me mua dhe jashtëzakonisht i mirë. Dua të ta them këtë - kushdo e di. Nëse dikush do të mund të më shpëtonte ai do të ishe ti. Gjithçka është larguar nga unë veçse siguria për mirësinë tënde jo. Nuk mendoj se dy njerëz mund të jenë më të lumtur nga sa ishim ne.

"The Kiss" është një nga kryeveprat e simbolistit austriak Gustav Klimt. Tabloja është realizuar me bojra vaji, e veshur me fletë argjendi dhe ari. Realizimi i saj daton në periudhën ndërvitase 1907 - 1908, kohje krijuese që përkon me "Periudhë e Artë" të Klimtit. Piktura përshkruan një çift të përfshirë në një përqafim që kredh tërësoren e tyre mish e shpirt. Trupat e tyre i mbështjell një veshje solemne e stolisur përmes një stili modern, tepër të ndërlikuar dhe të sofistikuar. Kjo vepër, nga një shqyrtim i gjithpranuar, konsiderohet si kryevepra e periudhës së hershme moderne. "The Kiss" është nga emblemat e Gustav Klimt. Një dashuri në ekstazë, të cilës i hidhet mbi lakuriqësi të epshme një mantel i florinjtë, stolisur me një gjuhe misikën, përmes një larmie simbolesh, thellësisht erotike. Thua se ka rrëmuar të gjitha kulturat dhe ka nxjerr së andejmi mëtimet abstrakte të simbolizmit që kumtojnë pasionin e zanafillës, elementin bazë të krijimit, seksin. Trupat i përthyen në densitetin e përqafimit. I mbërthen me gishtërinjë të stërgjatë e trupa që i zgjat joshja. Burri në ngulmin për të dominuar, e ka vënë parfundi objektin e joshjes së tij të epërme. Femra është përthyer në gjunjë, duke ngasur afrinë dhe gadishmërinë për tu dhënë. Shkrehja e saj lexohet në portretin që është fikur në zjarrin e brendisë ku ajo po tretet. Gjithçka te "The Kiss" të është një lojë zjarri ngjyrash dhe grishje përpirëse. Ai në këtë tablo ka treguar gjithçfarë përfaqëson vetë postulatin e piktorit, sipas të cilit, "I gjithë arti është erotik". Gjithshtu, sfida e tij erotike është një përleshje me kohën dhe vetveten si vullnesë çliruese. Forca gllabëruese e femrës në pikturën e Klimt, e ka të përcaktuar qartë pozitat e saj, atë të dominimit, dhe e nis ta bëjë këtë duke sfiduar, një sfidë kjo që arrin të jetësojë stuhi ndjesish sa herë që shihesh me çfarë ai mëton epshin. Gustav Klimt përshkruan në këtë tablo çiftin e mbyllur në një përqafim intim, përkundër një sfondi ari dhe argjendi, të sheshtë dhe llamburitës. Përngjet sikur të dy figurat janë të vendosura në buzë të një livadhe me lule që cek skajin e fundmë nën këmbët e ekspozuara të gruas. Burri vesh një mantel të zbukuruar me modele gjeometrike dhe grafika të tjera delikate. Ai mban në kokë një kurorë të hardhisë ndërsa gruaja mban një kurorë me lule, simbolika këto të begatisë, epshit dhe pjellorisë, dehjes dhe shpengimit. Ajo është treguar veshur me në një fustan të rrjedhshëm të lulëzuar. Fytyrën e burrit, qëllimisht nuk i është shfaqur audiencës. Koka e tij dhe profili i shfaqur është i tendosur poshtë për të ofruar një puthje gruas, ndërsa duart e tij mbështjellin fytyrën e saj. Sytë ajo i ka të kapitur, fytyrën të praruar, shprehi këto të një ëmbëlsi grishëse, joshjeje dhe epshi. Një krah i saj i rrethvjen qafës së partnerit, si shenj pranimi dhe dorëzanie. Dora tjetër i jepët një pushimi të butë dhe një gatitje për të marrë çdo rreze të këtij diellimi shkrirës e kësaj epje pasionante. Gjithqysh mund ta shijosh këtë pikturë, por në gjithësinë e gjendjeve dhe çasteve të epjes dhe ëndjes, ajo ka fuqinë të të përfshijë si në një përqafim si ky që udhëton plot 110 vite për të ndezur dhe epshur.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

REKLAMA

24 E shtunë, 7 KORRIK 2018


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.